8
MENDIMI POZITIV E DIELË, 23.12.2012 VITI I - NR.292 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Vijojnë takimet me sekretarët e Forumit Rinor, Paloka: Më shumë hapësira punësimi për të rinjtë!...........fq.2 Avokati i Popullit letër prefektëve dhe kryebashkiakëve: Shpëtoni romët nga dimri!...fq.3 Familjet e Dëshmorëve të Atdheut: Të zbatohet ligji për policët e rënë në krye të detyrës!......................fq.4 72-vjeçari Millan Karanxha: 20 vjet zvarritje për pronën time, do ta çoj çështjen në gjykatë!......fq.5 Në Kampusin "Vitrina", së bashku për të festuar!...fq.7 ...>>fq.8 E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! www.shqiperiaere.al Qendra e Mendimit Pozitiv Zbatoni strategjitë tuaja! LSHR takohet me të rinjtë e Beratit, Çangollari: Të përdorim burime alternative për prodhimin e energjisë! D obësimi i mend- jes ka padyshim një rol shumë të rën- dësishëm në mirëqe- nien tuaj. Mund të jetë shumë më keq se lodhja fizike për shkak të paaftësisë për të menduar qartë ose... >> VIJON NË FAQEN 2

Gazeta 77 News botimi Nr 292

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77 News botimi Nr 292

MENDIMI POZITIV

E DIELË, 23.12.2012 VITI I - NR.292 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Vijojnë takimet me sekretarët e Forumit Rinor, Paloka: Më shumë hapësira punësimi për të rinjtë!...........fq.2 Avokati i Popullit letër prefektëve

dhe kryebashkiakëve: Shpëtoni romët nga dimri!...fq.3 Familjet e Dëshmorëve të Atdheut: Të zbatohet ligji

për policët e rënë në krye të detyrës!......................fq.4 72-vjeçari Millan Karanxha: 20 vjet zvarritje

për pronën time, do ta çoj çështjen në gjykatë!......fq.5 Në Kampusin "Vitrina", së bashku për të festuar!...fq.7

...>>fq.8

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion,plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

www.shqiperiaere.al

Qendra eMendimit Pozitiv

Zbatoni strategjitë tuaja!

LSHR takohet me të rinjtë e Beratit, Çangollari:Të përdorim burime alternative për prodhimin e energjisë!

Dobësimi i mend-jes ka padyshim

një rol shumë të rën-dësishëm në mirëqe-nien tuaj. Mund të jetë shumë më keq se lodhja fizike për shkak të paaftësisë

për të menduar qartë ose... >> VIJON NË FAQEN 2

Page 2: Gazeta 77 News botimi Nr 292

2 77 NEWS

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

POLITIKË E DIELË, 23 DHJETOR 2012

Vijojnë takimet me sekretarët e Forumit Rinor të LSHR

<< VIJON NGA FAQJA 1 për të shprehur ndje-njat, emocionet dhe irritimet. Dhe akoma më keq, stresi mendor njihet edhe si shka-ku për lodhjen dhe sëmundjet fizike.

Dobësimi ose lodhja mendore krijohet si rezultat i punës, jetës familjare, konflik-teve ose edhe mungesës së gjumit. Nëse duhet që të merrni ndonjë vendim të rën-dësishëm, ka shumë mundësi t’ju krijohet ndonjë stres mendor që mundet t’ju çojë madje deri në depresion. Kjo është një nga arsyet e shumta për të shmangur pasojat dhe për të përdorur disa strategji për ta kapërcyer këtë dobësim. Si të qetësoheni dhe të jeni më energjik.

Për të larguar stresin mendor, është shu-më e nevojshme që të qetësoheni dhe të ripërtërini trupin dhe mendjen. Ndoshta mund të mendoni, “Po si mund ta bëj unë këtë”? Më poshtë janë disa këshilla për t’ju ndihmuar të ulni dobësimin mendor dhe të filloni të bëni si rutinë disa momente qetësie që do t’ju bëjnë shumë mirë:Kushtojini kohë vetes suaj.

Kaloni disa orë të mira në dhomën tuaj

ku mund të reflektoni dhe t'i kushtoni vëmendje anës tuaj shpirtërore. Të gjithë kanë mënyra të ndryshme për të reflek-tuar. Disa luten, disa të tjerë meditojnë, disa shkruajnë në ditar, e disa të tjerë thjes-ht lejojnë mendimet e tyre të çlirohen dhe të qetësohen në qetësinë e dhomës.Bini në një gjumë të thellë.

Lodhja mendore ndodh sado që të flini, por gjumi iu ndihmon të freskoni trupin dhe mendjen. Të flini mjaftueshëm do t’ua largojë shumë stresin tuaj ditor. Një gjumë i mirë lejon trupin tuaj të ketë një shans për tu ripërtërirë dhe për tu karikuar.Lirojeni mendjen tuaj nga çdo problem.

Largojeni mendjen nga ato gjëra që po iu shkaktojnë stres duke bërë një lojë shah ose duke kaluar pak kohë me miqtë ose shoqërinë. Ose ndoshta të shkoni për pushime diku ose të shijoni një darkë të këndshme me një mik a mikeshë.Bëni rregullisht ushtrime.

Ushtrimet bëjnë që truri juaj të çlirojë endorfinë, që njihet si hormon i lumtu-

risë. Gjithçka që duhet të bëni është të ecni për 15 ose 20 minuta në një park, vetëm me veten tuaj.Bëni ushtrime frymëmarrje.

Kur gjërat bëhen të vështira, merrni frymë thellë me hundë; mbajeni për 10 sekonda, pastaj qetësohuni. Do të kuptoni që kjo do t’ju çlirojë nga tensioni.Kushtojini një ditë vetes tuaj.

Shkoni të shikoni një film, të vizitoni një muze ose një galeri artesh ose bëni diçka që keni dashur gjithmonë. Duke bërë kështu do të mundeni të shijoni paqen dhe qetësinë e të qëndruarit vetëm.Zbatoni strategjitë tuaja.

Këto janë vetëm disa ide për t’ju ndih-muar të kapërceni dobësinë mendore. Ju mund të keni metoda të tjera për t’ju ndihmuar të qetësoheni dhe të gjeni paqen në jetën tuaj. Në momentin që të bëni këto veprime do të filloni të ndjeni t’u hiqet një peshë nga shpatullat dhe para se ta kuptoni do të ndiheni si të rinj.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Takimi i radhës së Forumit Rinor të Lëvizjes Shqipëria e Re, ishte me

sekretarin e Forumit Rinor për Komunën Bubq në Fushë-Krujë. Ai quhet Guljem Paloka dhe studion për Imazheri. Gjatë takimit, ai ka shprehur dëshirën për t'u bërë pjesë e Lëvizjes dhe për të dhënë

kontributin e tij për një Shqipëri të re e të begatë. Kryetarja e Forumit Rinor të Lëvizjes Shqipëria e Re, Vilma Kërçiku, shpalosi platformën dhe diskutoi me Palokën për disa nga pikat më kyçe të saj. I pyetur se çfarë mendon në lidhje me rikthimin e dënimit me vdekje, Paloka

u shpreh: “Duhet rikthimi i dënimit me vdekje, sepse kohët e fundit janë bërë disa krime vërtetë të patolerueshme dhe kjo vjen si pasojë e një dënimi të lehtë. Po të vuanin dënime më të rënda, ata që vra-sin apo që bëjnë krime të tjera makabre, do të kishim një ulje të krimit në vend, gjë që do të sillte qetësinë e munguar të qytetarëve shqiptarë kohët e fundit”, shtoi ai. “E mbështes Lëvizjen Shqipëria e Re, për pikat e rëndësishme që ka përfshirë në platformë, pasi janë vërtet çështje the-melore dhe me interes, siç është për shem-bull lufta ndaj korrupsionit. Është shumë e rëndësishme të ndërgjegjësohen njerëzit që me ryshfet nuk zgjidh asgjë, vetëm sa i bën dëm vetes dhe shoqërisë, duke dhënë një shembull negativ, përfundoi Guljemi. Më pas, Palokës, ashtu si edhe pjesës tje-tër të Sekretarëve të Forumit Rinor, iu dhuruan nga stafi i FRLSHR-së një dosje me dokumente ku përfshihen platforma politike, statuti, axhenda si dhe materiale të tjera propagandistike.

Për më tepër: www.77news.al

Guljem Paloka: Duhen krijuar më shumë hapësira punësimi për të rinjtë!

Page 3: Gazeta 77 News botimi Nr 292

377 NEWS

Qen

dra p

ër Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

EderStudio ofron vend pune Webdesigner & Webdeveloper. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

AKTUALITETE DIELË, 23 DHJETOR 2012

Policia dyfishon sportelet në Portin e Durrësit për kthimin e emigrantëve!

Avokati i Popullit letër prefektëve dhe kryebashkiakëve: Shpëtoni romët nga dimri!

Avokati i Popullit iu kërkon njësive të qeverisjes vendore të marrin masa

urgjente për strehimin e kategorive në nevojë, gjatë periudhës së dimrit.

Në një prononcim për një televizion

kombëtar, Igli Totozani kërkoi që drej-tuesit vendorë të përshtasin mjedise për strehimin dhe ushqimin e të pastrehëve dhe romëve. "Janë dërguar letra në të gji-tha njësitë e pushtetit vendor, për dijeni

të prefektëve, në mënyrë që të marrin masat e nevojshme, zgjidhje qoftë edhe të përkohshme për dimrin, për vendstre-hime emergjente për njerëz në nevojë, për romët, të pastrehët, endacakët", tha Totozani. Avokati shtoi se ky do të jetë prioriteti kryesor i tij për periudhën e dimrit, pasi vitin e kaluar u shënuan humbje jete nga i ftohti. Ai sugjeron që mjedise publike si shkolla, palestra apo magazina të përshtaten për këta persona. "Avokati i Popullit gjatë këtij dimri, një nga prioritetet e tij do të ketë të drejtën e jetës, të drejtën e njerëzve për të jetuar dhe për t'u siguruar atyre mbijetesë në kushte tepër të vështira që mund të krijohen nga dimri, nga përmbytjet, nga bora, blloki-met, i ftohti",-thekson ai. Marrja e masave emergjente për përballimin e fenome-neve natyrore për kategoritë e shtresave në nevojë si romët apo të pastrehët është detyrim i të zgjedhurve vendorë. Vitin e kaluar në institucionin e Avokatit të Po-pullit u strehuan për disa javë 50 pjesëtarë të komunitetit rom.

Për më tepër: www.77news.al

Porti i Durrësit është pika kryesore, ku është përqendruar puna e policisë për

festat e fundvitit. Pritja e mbërritjes së mi-jëra emigrantëve për festat e fundvitit ka bërë që policia kufitare dhe ajo e qarkut të hartojnë një plan masash të veçantë. Kështu, nga 20 sportele që qëndrojnë të

hapura në terminalin e pasagjerëve në ditët normale, numri i tyre do të dyfish-ohet duke mbajtur në funksionim gjatë gjithë ditëve të fundit të vitit 40 sportele, për të shmangur radhët dhe pritjen e udhëtarëve.

Gjithashtu policia rrugore ka dyfishuar

numrin e patrullimeve për këshillimin e drejtuesve të mjeteve për shmangien e aksidenteve. Patrullime të veçanta do të ketë në tregjet e qytetit, stacionet e lëvizjes publike, qendrat tregtare, sheshet, pikat e këmbimit valutor etj.

Për më tepër: www.77news.al

Page 4: Gazeta 77 News botimi Nr 292

77 NEWS

XH@M ofron vend pune Inxhinier Ndërtimi. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

Adresa: Në hyrje të qytetit të Kavajës,

në drejtim tëRrogozhinës

Cel: +355 68 20 98 176e-mail: [email protected]

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITET E DIELË, 23 DHJETOR 2012

Të zbatohet ligji për policët e rënë në krye të detyrës!Ankesa e familjeve të Dëshmorëve të Atdheut:

Janë vrarë në krye të detyrës, në mbrojtje të rendit kushtetues dhe të jetës së qyte-

tarëve, duke lënë pas gra vejusha dhe fëmijë jetimë me ‘trashëgimi’ varfërinë. Llesh Gjon Lasku, përfaqësuesi i shoqatës për familjet e policëve të vrarë në detyrë, ka kontaktuar me Qendrën për Drejtësi dhe Solidaritet ku ka adresuar pakënaqësitë e tyre. “Gratë e policëve të vrarë janë të irrituara, pasi pensioni familjar nuk u është llogaritur në rregull. Ka gabime në përllogaritjen e indek-sit të pensioneve,thotë Lasku, dhe këto gra kanë përpiluar një peticion. Ligji nr. 10289 dt. 17.6.2010 në nenin 2 të tij, thotë që fëmi-jët e policëve të vrarë përfitojnë pension të barabartë me pagën referuese të punonjësit në çastin e humbjes së jetës. Por, indeksimi i këtyre pagave në vite nuk është bërë si duhet.” Sipas Laskut, i cili përfaqëson zërin e këtyre familjeve që kanë humbur babanë

dhe bashkëshortin në përpjekje me krimin, nuk është zbatuar udhëzimi i Ministrisë së Brendshme, që parashikon punësimin e tyre me përparësi. “Nuk kemi të punësuar në Durrës thuajse asnjë grua polici të vrarë në krye të detyrës”, thotë ai, ndërsa vëren se në Shkodër e Lezhë ka funksionuar bashkëpu-nimi i pushtetit lokal me strukturat e poli-cisë së qarkut për t’i punësuar familjarët e policëve të vrarë. Në kuadrin e 100-vjeto-rit të formimit të Policisë së Shtetit, më 13 janar 2013, shoqata e familjeve të policëve të vrarë bashkë me sindikatën e policisë kanë kërkuar të ngrihen pllaka përkujtimore për policët e vrarë në çdo qark, që t’i njohin edhe qytetarët. Familjet e policëve të vrarë para ’90-s sipas ligjit përfitojnë njësoj, por…Nga viti ’90 e deri sot janë vrarë në krye të dety-rës 270 policë të policisë së shtetit, gardistë, truproja, policë të burgjeve, etj. që kanë lënë po kaq vejusha si dhe 500 fëmijë jetimë. Por më tepër se gjysma e tyre nuk janë trajtuar konform ligjit. Shoqata e familjeve të po-licëve, e përfaqësuar nga Llesh Lasku, babai i Arben Laskut, Heroit të Policisë, i ka dërguar letra Parlamentit, Qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme. Në këto letra u bën të ditur se dy nga nenet e ligjit nr.10289 dt. 17.6.2010, nuk janë zbatuar për familjet e policëve të vrarë para ’99-s. Konkretisht neni 3 që parashikon ndihmën e menjëhershme ekonomike për familjet e policëve të vrarë, në vlerën jo më pak se 200 mijë lekë të reja, si dhe neni 4 që flet për përballimin e shpenzimeve të varri-mit nga shteti. Lasku thotë se familjet e tyre

nuk janë trajtuar si pjesa tjetër e policëve të vrarë në vitet 2000, ndërkohë që policia ka qenë më e goditur në vitet ’90 dhe nga ajo kohë, sipas tij, kemi më tepër policë të vrarë. “Nuk i kam marrë shpenzimet e rivarrimit të djalit dëshmor”. Llesh Lasku, duke folur si babai i policit dëshmor Arben Lasku, tre-gon se ashtu si familjet e tjera të policëve të vrarë para ’90-s, nuk ka marrë ndihmën e menjëhershme financiare prej 200-300 mijë lekësh (të rinj), as shpenzimet e varrimit dhe as të rivarrimit të djalit. Madje, rivarrimi vetëm sa i shkaktoi më shumë dhimbje dhe shpenzime familjes së tij. “Rivarrimi i djalit tim, Arben Lasku, u bë me vendim të Qarkut të Durrësit nr.174, dt. 12.10.2004 në Mauzo-leumin e Dëshmorëve të Durrësit. I kam çuar faturat në Ministrinë e Brendshme, brenda shumës limit të parashikuar nga vendimi i qeverisë, por nuk më kanë shlyer asnjë faturë”, tregon babai i dëshmorit. Sipas Ligjit 8607 dt. 24.4.2000 dhe VKM 151 dt. 22.4.2002, shteti merr përsipër shpenzimet e varrimit të Dëshmorëve të Atdheut deri në vlerën e 150 mijë lekëve si dhe tri paga referuese plus. “Djali im u shpall dëshmor menjëherë, pa u futur në varr, thotë i ati, por ne këto para nuk i morëm”.

Për më tepër: www.77news.al«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,

Lëvizja Shqipëria e Re

Llesh Lasku

Page 5: Gazeta 77 News botimi Nr 292

77 NEWS

Wop Shpk ofron vend pune Farmaciste. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE DIELË, 23 DHJETOR 2012

72-vjeçari Millan Karanxha:

20 vjet zvarritje për pronën time, do ta çoj çështjen në gjykatë!

Millan Karanxha, 72-vjeçari me origjinë nga Dibra, por që jeton prej vitesh në

kryeqytet, ka 20 vjet që sorollatet në insti-tucionet shtetërore për të fituar të drejtën e tij të pronës. Edhe pse Millani disponon të gjithë dokumentacionin përkatës për pronën e tij të trashëguar nga gjyshi dhe hipoteka ka lëshuar certifikatën e pronësisë në lidhje me këtë pronë. Persona të panjo-hur kanë ndërtuar në këtë tokë shtëpinë e tyre dhe madje edhe e kanë legalizuar hapë-sirën prej 500 m katrorë. I moshuari tregon se tashmë vetëm një rrugë i ka mbetur për të fituar pronën e tij dhe kjo është dërgimi në gjykatë i çështjes për pronën e tij. Millanin e takojmë në afërsi të zyrës së pensioneve pasi është duke kryer procedurat për nxjerrjen në pension të bashkëshortes së tij. Sapo i rrëfejmë që jemi gazetarë në Qendrën për Drejtësi dhe Solidaritet dhe duam ta ndih-mojmë, ai shprehet se është i gatshëm të

bashkëpunojë me ne. Millani tregon se jeton në Tiranë që prej vitit 1964. Bashkë-shortja punon në një firmë private, ndërsa të ardhurat financiare të familjes Karanxha janë rroga e saj e ulët dhe pensioni i Milla-nit që shkojnë në shumën 320 mijë lekë të vjetra, të cilat janë të pamjaftueshme për të gjitha shpenzimet. Në lidhje me problemin e pronës së tij e cila ndodhet në Shkozet të Durrësit Millani tregon se ka për 20 vjet më radhë që e kërkon me çdo kusht kthimin e tokës që ja ka lënë amanet gjyshi i tij, por e ka të pamundur këtë gjë pasi pronën ja ka zaptuar një person i panjohur. “Prona prej 500 m katrorë në Shkozet të Durrësit është legalizuar padrejtësisht në emër të perso-nit që e ka zaptuar tokën dhe unë që jam pronar i ligjshëm, sorollatem 20 vjet për të fituar këtë çështje, ndaj do ta çoj çështjen në gjykatë”, shprehet Millani i shqetësuar.Historia

Sipas 72-vjeçarit, prona ndodhet ne Shko-zet të Durrësit. Gjyshi i tij fillimisht ka je-tuar në këtë tokë, në një dhomë të vogël, por që më pas e përfitoi, ia dha shteti brenda rregullave. Në atë kohë, sipas Millanit gjyshi i tij ka qenë sipërmarrës, ka qenë një prej ndërtuesve të bashkisë së Durrësit së bashku me disa inxhinierë Italianë. I moshuari i bën apel Institucionit të legalizimit të pro-nave që ta marrë në shqyrtim çështjen e tij, pasi ai disponon të gjitha dokumentet me vendim hipoteke e me gjithçka tjetër, që dëshmon se toka është e tij dhe i është zaptuar padrejtësisht nga personat që kanë

ndërtuar në mënyrë flagrante shtëpinë aty. “Dokumentin e parë për vërtetimin e tokës e kam marrë më 21 Shtator 1993 e që prej asaj kohë sorollatem nëpër institucione për të fituar sërish tokën time, e për këtë do luftoj deri në fund”. Siç shprehet i moshuari me një vendim të kthimit dhe kompensimit të pronave me 2 Shkurt 1999, siç thuhet në shkresën (vendim) me numër 368 datë 11 dhjetor 1998 komisioni i kthimit të pronave Durrës e ka marrë në shqyrtim kërkesën time për kthimin dhe kompensimin e pro-nave të këtij qytetari dhe në përfundim i kanë dhënë të drejtë. Vendimi i këtij komi-sioni ishte që u njoh dhe u pranua e drejta e pronësisë në emrin e të moshuarit për sipërfaqen e tokës, truall, prej 500 m2 e cila në atë kohë ishte e lirë. Apeli

Apeli i të moshuarit i shkon institucio-neve shtetërore, pasi ai e disponon pronën e tij me të gjithë dokumentacionin por s’mund ta marrë sërish atë, pasi toka është zaptuar në mënyrë të jashtëligjshme nga persona të dytë. Sipas Millanit, edhe pse ai ka provuar të shkojë të ballafaqohet e të flasë me personat që i kanë zaptuar prej vitesh pronën, e ka pasur të pamundur të gjejë gjuhën e përbashkët me ta.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Millan Karanxha

Page 6: Gazeta 77 News botimi Nr 292

77 NEWS

Botime Pegi ofron vend pune Ekonomiste. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

KURIOZITETE E DIELË, 23 DHJETOR 2012

Rëndësia e konsumimit të misrit! Misri përmban shumë pak yndyrë,

ndërsa është i pasur me niseshte, albumina dhe sheqer. Përmban vitamina B dhe C, thartirë folike, fosfor, kalium dhe magnez. Me pjekje ose zierje, misri bëhet akoma më i shëndetshëm, sepse lirohen molekulat të cilat e mbrojnë organizmin nga ndikimet e dobëta të radikalëve të lirë. Kokrrat e misrit janë të pasura me fijeza të cilat e ulin nivelin e kolesterinës në gjak. Misri mbron nga kanceri, nga sëmundjet e zemrës, nga katarakti dhe nga sëmundja e Alzhaimerit. Misri u rekomandohet edhe shtatzënave në tre muajt e parë. Përmban shumë fijeza bimore dhe kështu zvogëlon rrezikun nga shfaqja e kancerit të zorrës së

trashë. Çaji nga tufa e misrit përdoret te ras-tet e sëmundjeve të rrugëve urinare, te së-mundjet e zemrës, edemat dhe reumatizmi. Nëse përdoret një kohë të gjatë, i zbërthen gurët dhe e nxjerr rërën nga veshkat. 1 lugë e tufës së tharë të misrit nxirret në 3 dl ujë të valë. Zien 3 minuta. Pihet 3 herë në ditë nga një filxhan çaj. Për uljen e tensionit të gjakut: 3 lugë miell misri nxirren në 3 dI ujë të ftohtë. Lëngu i përgatitur nuk duhet të përzihet. Mielli lihet në fund të enës. Ky lëng duhet pirë çdo ditë, për një periudhë të gjatë kohore, ndërsa kujt i pëlqen, mund ta shfrytëzojë në vend të ujit.

Xhulia Zefiwww.banka-ideve.com

Buzëqeshja në fakt është gjuha universale për të gjithë njerë-zit në botë. Buzëqeshja tregon lumturinë dhe largon ndje-

njat e këqija dhe mos harroni buzëqeshja është “ngjitëse”. Të buzëqeshësh është e shëndetshme për zemrën dhe mushkëritë, rrit sasinë e oksigjenit në trup, që është tepër e dobishme për sistemin respirator. Ekspertët kanë vlerësuar se një buzëqeshje e mirë nxit zemrën të rrahë ngjashëm sikurse të kishte ushtruar për 15 minuta në biçikletë. Njëkohësisht vjen deri te lirimi i endorfinës, derisa sasia e hormoneve të stresit zvogëlohet. Gjatë buzëqeshjes në mënyrë të koordinuar punojnë shumica e mus-kujve, përfshirë ata të stomakut, fytyrës, shpinës dhe këmbëve. Buzëqeshja ndikon mirë edhe në sistemin imun. Shakatë edhe në mënyrë psikologjike na lidhin me njerëz të tjerë. Në këtë mënyrë thyhet ndjenja e të qenit të pikëlluar dhe të vetmuar, që janë ndër faktorët kryesorë në shfaqjen e depresionit.

www.77news.al

Buzëqeshja, gjuha të cilën e kuptojnë të gjithë!

Page 7: Gazeta 77 News botimi Nr 292

77 NEWS

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 530 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 24 Dhjetor

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Gjykimi i të tjerëve nuk iu inte-reson shumë, vazhdoni të ecni përpara.

Demi: Nuk duhet të demoralizoheni. Vazhdoni me kokën lart të sigurt që gjërat do të përmirësohen shumë shpejt.

Binjakët: Gjërat që doni të thoni nuk do të dalin ashtu si dëshironit.

Gaforrja: Sot do të jeni dinamikë, perceptivë dhe shumë të aftë. Kjo do iu ndihmojë veçanërisht në punë.

Luani: Për shkak të kundërshtisë së shumë planetëve, sot mund ta gjeni ve-ten duke luftuar kundër një sërë ndjesish shumë të shëmtuara.

Virgjëresha: Do të merrni një propo-zim pune shumë interesant.

Peshorja: Do të dini që të mos përfshi-heni nga ngjarjet dhe të merrni një ven-dim sa më të menduar dhe të pjekur.

Akrepi: Më në fund mbas një pe-riudhe të lodhshme pune, do të merrni atë që kishit kohë që e meritonit.

Shigjetari: Sot nuk do iu mungojnë mundësitë për t’u takuar me persona tepër interesantë me të cilët do të keni një shkëmbim opinionesh të pëlqye-shëm.

Bricjapi: Asnjëherë nuk është e lehtë që të merrni vendime e sidomos kur bëhet fjalë për vendime në lidhje me ndjenjat.

Ujori: Në këtë periudhë që është fre-nuar entuziazmi juaj duhet të jeni më të qetë dhe mos të mërziteni.

Peshqit: Në dashuri duket sikur situa-ta rinovohet me shumë lehtësi. Sot është dikush gati që t’iu bëjë tu rrahë zemra.

OpenCubed ofron vend pune System Administrator. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

VEPRIMTARIE DIELË, 23 DHJETOR 2012

Në Kampusin "Vitrina", të gjithë së bashku për të festuar!

Kremtimi i festave të fundvitit është një traditë në mbarë botën që mbledh fa-

miljarë, miq e shokë në tryeza të përbashkë-ta. Pas një viti shumë intensiv, me plot punë e arritje të suksesshme, edhe stafi i SHLUP “Vitrina” u mblodh i gjithë së bashku për të festuar, për t’i uruar njëri-tjetrit festa të gëzuara dhe një Vit të Ri plot mbarësi dhe suksese.

Ishin të pranishëm në këtë festë gjithë stafi akademik dhe administrativ të cilët fillimisht morën urimet dhe vlerësimet për punën e arritur nga zv. Rektorit, Dr. Teki

Kurti, Drejtori i Përgjithshëm, z. Edmond Vlashaj dhe Rektori i Universitetit.

Të gjithë u përfshinë nga atmosfera fes-tive, muzika, shoqëria e njëri-tjetrit dhe urimet e përzemërta. Kjo atmosferë u bë akoma më tërheqëse kur të gjithë morën pjesë në shorteun e dhuratave, organizuar nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun dhe 77Club.

Urime për stafin e SHLUP “Vitrina” dhe gjithë studentët tanë, Festa të gëzuara dhe një Vit të Ri të mbarë e shumë suksese!

Për më tepër: www.77news.al

Page 8: Gazeta 77 News botimi Nr 292

77 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

DREJTËSI DHE ZHVILLIM E DIELË, 23 DHJETOR 2012

Të rinjtë e Beratit diskutojnë platformën politike të LSHR-së

Çangollari: Të përdorim burime alternative për prodhimin e energjisë!

Në qytetin e Beratit është organizuar një takim me të rinj të këtij qyteti, në

zyrën koordinuese të Lëvizjes Shqipëria e Re në këtë qark. Në këtë takim ku morën pjesë kryetari për çështjet organizative, z. Çajup Çangollari, anëtari i kryesisë, z. Ervin Kujtila, sekretarja e LSHR-së për qarkun e Beratit, znj. Ladiola Rexha, u diskutua mbi platformën politike të LSHR-së. Sipas z. Çangollari, Lëvizja Shqipëria e Re ka në fokusin e saj shtresat në nevojë, të rinjtë dhe sipërmarrësit. ‘’Të rinjtë sot hasin më shumë probleme në fushën e arsimit dhe në punësim. Përsa i përket arsimit ne pro-pozojmë që t’i kushtohet vëmendje arsimit profesional, në mënyrë që të kemi një orien-tim më të drejtë të arsimit dhe punës. Gji-thashtu, propozojmë ngritjen e një agjencie të vlerësimit të studentëve, në këtë mënyrë

i hiqet e drejta pedagogut ose mësuesit të vlerësojë studentin’’, u shpreh z.Çangollari. Duke marrë shkas nga nevojat që ka sistemi arsimor shqiptar, por edhe fusha e shëndetë-sisë dhe përkujdesjes sociale për investime, z.Çangollari tha se platforma e LSHR-së propozon që për çdo biznes që investon në këto drejtime të ketë përjashtim nga taksat. “Bizneset hasin vështirësi me inspektoratet tatimore. Nëse biznesit do t’i krijohen leh-tësirat e nevojshme, do të kemi më shumë investime, më shumë vende pune dhe shërbime më cilësore’’, tha z.Çangollari. Burimet alternative të burimit të energjisë, popullarizimi i prodhimit dhe shpërndarjes së saj janë pika tjetër e diskutuar në këtë takim. “Duhen gjetur burime alternative të burimit të energjisë. Teknologjia ka përpa-ruar dhe sot mundësohen panelet diellore,

të cilat vijnë në treg me një çmim të konsi-derueshëm. Ne propozojmë që shteti të sub-vencionojë familjet që kërkojnë të vendosin këto panele dhe nga ana tjetër këto para shtetit t’i kthehen në formën e energjisë që vetë këto familje do prodhojnë’’, u shpreh z. Çangollari. Një tjetër burim alternativ i prodhimit të energjisë është edhe biogazi, i cili prodhohet nga mbetjet e kafshëve. Zhvillimi i ekonomisë është çështja e ra-dhës e diskutuar më të rinjtë e Beratit. “Ne kemi futur konceptin e qerasë tatimore, pasi kemi bërë një kategorizim dhe analizë të plotë të biznesit. Gjithashtu duhet të kemi politika konkrete për tërheqjen e investi-torëve, sidomos ata nga diaspora jonë’’, u shpreh Çangollari.

«Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»,Lëvizja Shqipëria e Re