8
MENDIMI POZITIV E MËRKURË, 09.01.2013 VITI II - NR.309 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Fuqizimi i institucioneve arsimore, një hap i rëndësishëm!............................................fq.2 Flamur Noka: Menaxhimi i kufijve u bë i mundur me bashkëpunimin ndërkombëtar!........................fq.3 Muhamet Hoxha: Kam katër muaj që marr me listë për të ngrënë!...............................fq.5 Në Kampusin "Vitrina", kryeredaktorja e tv 'AS'!....fq.7 LSHR takim me të rinj nga kryeqyteti: Vlerësojmë maksimalisht fuqizimin e familjes!......fq.8 ...>>fq.4 E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! www.shqiperiaere.al Qendra e Mendimit Pozitiv Rexhep Avdiu: Mbështetja e fermerëve, ritme më të larta zhvillimit të bujqësisë! Çfarë iu bën të lumtur? A mundet paraja të blejë lumturinë? Përgjigjja, duket që varet në atë se çfarë nënkuptojmë me “lumturinë”. Duket që fituesit e mëdhenj në përgjithësi janë më të kënaqur me jetët e tyre, por mirëqenia emo- cionale e një personi nga dita në ditë është e ndikuar nga paraja deri në një pikë. Lumturia është një industri, pranojeni atë. Njerëzit nuk janë gjatë gjithë kohës të lumtur. Ata i njohin momentet e gëzimit, lumturisë dhe kënaqësisë. Por, gjithashtu ata njohin dhe momentet e tërbimit, dëshpërimit dhe të gjitha llojet e emocioneve të tjera negative. Lumturia është një lehtësim ose një pakësim i brengave. Nëse keni me pak dhimbje koke në lidhje me financat tuaja, atëherë ju keni mundësi për të ndjekur ëndrrat tuaja. Nëse jeni në gjendje të mirë financiare, kujdesi juaj shëndetësor është më i arritshëm. Pra, në qoftë se ju keni të ardhura të kënaqshme, atëherë ju do të ndiheni më mirë, edhe pse paraja nuk garanton lumturinë tuaj. Të marrim si shembull rastin kur blejmë një makinë të re. Ky fakt mund të na lumturojë së tepërmi duke filluar nga çasti që ndjejmë aromën karakteristike të makinës së dyqanit dhe prekim aksesorët e saj modernë, e deri në çastet kur provojmë emocionet e ngarjes së një makine të re. Megjithatë, nëse dikush në parkim na e godet makinën e na shtrembëron parafangon e saj, lumturia që provuam zhduket menjëherë. Ky lloj lumturimi venitet edhe me kalimin e kohës teksa shohim makinën tonë që fillon e vjetrohet. Pra, paratë mund të blejnë lumturi, por ato nuk... >> VIJON NË FAQEN 2

Gazeta 77News Botimi Nr.309

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77News Botimi Nr.309

MENDIMI POZITIVE MËRKURË, 09.01.2013 VITI II - NR.309

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Fuqizimi i institucioneve arsimore, një hap i rëndësishëm!............................................fq.2 Flamur Noka: Menaxhimi i kufijve u bë i mundur

me bashkëpunimin ndërkombëtar!........................fq.3 Muhamet Hoxha: Kam katër muaj

që marr me listë për të ngrënë!...............................fq.5 Në Kampusin "Vitrina", kryeredaktorja e tv 'AS'!....fq.7 LSHR takim me të rinj nga kryeqyteti:

Vlerësojmë maksimalisht fuqizimin e familjes!......fq.8

...>>fq.4

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion,plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

www.shqiperiaere.al

Qendra eMendimit Pozitiv

Rexhep Avdiu: Mbështetja e fermerëve,ritme më të larta zhvillimit të bujqësisë!

Çfarë iu bën të lumtur?

A mundet paraja të blejë lumturinë?

Përgjigjja, duket që varet në atë se çfarë nënkuptojmë me “lumturinë”. Duket që fituesit e mëdhenj në përgjithësi janë më

të kënaqur me jetët e tyre, por mirëqenia emo-cionale e një personi nga dita në ditë është e ndikuar nga paraja deri në një pikë.

Lumturia është një industri, pranojeni atë. Njerëzit nuk janë gjatë gjithë kohës të lumtur. Ata i njohin momentet e gëzimit, lumturisë dhe kënaqësisë. Por, gjithashtu ata njohin dhe momentet e tërbimit, dëshpërimit dhe të gjitha llojet e emocioneve të tjera negative.

Lumturia është një lehtësim ose një pakësim i brengave. Nëse keni me pak dhimbje koke në lidhje me financat tuaja, atëherë ju keni mundësi për të ndjekur ëndrrat tuaja. Nëse jeni në gjendje të mirë financiare, kujdesi juaj shëndetësor është më i arritshëm. Pra, në qoftë se ju keni të ardhura të kënaqshme, atëherë ju do të ndiheni më mirë, edhe pse paraja nuk garanton lumturinë tuaj.

Të marrim si shembull rastin kur blejmë një makinë të re. Ky fakt mund të na lumturojë së tepërmi duke filluar nga çasti që ndjejmë aromën karakteristike të makinës së dyqanit dhe prekim aksesorët e saj modernë, e deri në çastet kur provojmë emocionet e ngarjes së një makine të re. Megjithatë, nëse dikush në parkim na e godet makinën e na shtrembëron parafangon e saj, lumturia që provuam zhduket menjëherë. Ky lloj lumturimi venitet edhe me kalimin e kohës teksa shohim makinën tonë që fillon e vjetrohet. Pra, paratë mund të blejnë lumturi, por ato nuk... >> VIJON NË FAQEN 2

Page 2: Gazeta 77News Botimi Nr.309

2 77 NEWS

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

POLITIKË E MËRKURË, 09 JANAR 2013

Fuqizimi i institucioneve arsimore, një hap i rëndësishëm!

Me rëndësi, zhvillimi ekonomik dhe lufta kundër korrupsionit!

<< VIJON NGA FAQJA 1 mund ta ruajnë atë përgjithmonë.

Si përfundim, paratë janë të domos-doshme për të siguruar gjërat materiale dhe për t’ju ardhur juve në ndihmë për të zgjidhur situata të vështira në aspektin financiar. Megjithatë, njerëzit e lumtur janë njerëzit me të ardhura me të këna-qshme dhe njerëzit e lumtur janë në gjendje për të bërë më shumë progres në jetë se sa njerëzit që janë të pakënaqur me jetën e tyre.

Paraja nuk mund të blejë lumturi, por lumturia mund të përmirësojë gjendjen financiare. Një studim i kryer nga shke-

ncëtarë nga një universitet i Londrës tregon se të rinjtë të cilët raportojnë një nivel më të lartë të lumturisë dhe këna-qësisë në jetën e tyre, fitojnë nivelet më të larta të të ardhurave më vonë në jetë. Ndërsa, studimi nuk gjen një shkak dhe efekt të drejtpërdrejtë, ai tregon se adole-shentët e lumtur kishin më shumë gjasa për të marrë një diplomë kolegji, apo të gjejnë një punë dhe të bëjnë karrierë më shpejt se bashkëmoshatarët e tyre më pak të lumtur.

Lumturia është sinonim me lirinë. Li-rinë e zgjedhjes. Jeni ju ata që e përcaktoni se çfarë ju bën të lumtur. Për disa njerëz,

paraja i bën të lumtur, për disa jo. Por, a është lumturia një idhull i rremë? Një tendencë e shekullit XXI? Një shenjë e asaj që ne nuk e gjejmë lumturinë më nje-rëzit e dashur, miqtë, kolegët dhe familja?

Nuk pyesim në qoftë se ju jeni të lum-tur? Po këshillojmë që lumturinë ta kërkoni në gjëra pozitive. Në gjëra që ju bëjnë të ndjeni kënaqësinë e punës së mirë, kënaqësi në marrëdhënie, kënaqësi që ju falin fëmijët tuaj. Lumturinë shpir-tërore nuk jua dhuron paraja, por vetëm ngrohtësia e njerëzve.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Përfaqësuesja e LSHR, dega Korçë, Jola Gjonomadhi organizoi sot një takim

me studenten Noela Alilaj nga Pograde-ci. Gjatë këtij takimi u fol rreth pikave të platformës politike dhe interesi i saj ishte më shumë në fuqizimin e institu-cioneve arsimore, shëndetësore dhe ato të përkujdesjes sociale.

Ajo u ndal kryesisht tek nënpika (d) pra, heqja nga sistemi i vlerësimit në shkolla të atributit të mësuesit për të vlerësuar me notë nxënësit që vetë ai mësues u ka dhënë mësim, meqenëse ajo është në ma-rrëdhënie shkolle. Ajo shprehu dëshirën dhe vullnetin për të qenë pjesë e kësaj Lëvizje Politike.

Për më tepër: www.77news.al

Diskutohet platforma politike me të rinjtë e Kukësit

Koordinatori i LSHR-së Hazir Kastrati vazhdon prezantimin e programit

politik të kësaj lëvizje me të rinjtë Kuk-sianë, veprim ky që ka ngjallur interes të madh tek të rinjtë, veçanërisht për rëndë-sinë që zë kjo grupmoshë në programin politik të saj.

Gjatë bisedës, interes më i madh u tregua mbi zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe luftës kundër korrupsio-nin, probleme të mirtrajtuara nga plat-forma politike e LSHR-së dhe që po gjen përkrahje nga të rinjtë.

Për më tepër: www.77news.al

Page 3: Gazeta 77News Botimi Nr.309

377 NEWS

Qen

dra p

ër Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

TV&Internet ofron vend pune Kabllist dhe Teknik Transmetimi. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

AKTUALITETE MËRKURË, 09 JANAR 2013

KQZ miraton modelin dhe sasinë e kutive të materialeve zgjedhore!

Noka: Menaxhimi i kufijve u bë i mundur me bashkëpunimin ndërkombëtar!

Ministri i Brendshëm Flamur Noka ka deklaruar se menaxhimi i mirë

i kufirit bëri që Shqipëria të mos jetë më vend tranzit i drogave të rënda. Duke folur në konferencën e organizuar nga Drejto-ria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Noka theksoi se menaxhimi i kufijve

është bërë i mundur me bashkëpunimin ndërkombëtar.“Që nga 2007 që u ngrit grupi për zbatimin e strategjisë për me-naxhimin e integruar të kufijve ka pasur një sërë arritjesh. Menaxhimi i integruar i kufijve bëri të mundur që kufijtë tanë të jenë më të sigurt dhe Shqipëria të mos jetë

vend tranzit i drogave të forta. Është arri-tur që policia kufitare të godasë të gjithë përpjekjet e trafikantëve për futjen e dro-gave të lehta. Ne jemi të vendosur për një luftë me tolerancë zero ndaj mbrojtjes së kufirit dhe goditjes së trafikantëve. Kufi-jtë janë të pakalueshëm për çdo element kriminal. Kemi pasur mbështetje të par-tnerëve ndërkombëtarë për ndihmën e pa kursyer në trajnime, asistencë teknike”, theksoi Noka.

Sipas ministrit Noka, qeveria është e vendosur të përmbushë të gjitha detyrat e saj në kuadër të proceseve integruese të vendit.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Poli-cisë së Shtetit Hysni Burgaj e ka cilësuar si shumë të suksesshëm punën e bërë nga policia kufitare për menaxhimin e kufirit.

Sipas Burgajt, gjatë vitit të kaluar janë kapur 624 persona të shpallur në kërkim, 180 mijë euro të padeklaruara, si dhe 115 raste të falsifikimit të dokumenteve.

Për më tepër: www.77news.al

KQZ miratoi të martën me konsensus pr/vendimin që përcakton modelin

dhe sasinë e kutive të materialeve zgjed-hore që do të përdoren në zgjedhjet e 23 qershorit.

Akti i propozuar nga administrata e KQZ-së parashikon që në zgjedhjet e ardhshme modeli i kutive të materialeve zgjedhore të jetë i unifikuar për të gji-

tha qendrat e votimit dhe i njëjtë me atë të përdorur që nga viti 2005. Sa i takon sasisë së tyre, aktualisht, KQZ disponon 3 mijë kuti të tilla, që rezultojnë të pam-jaftueshme, ndaj dhe propozohet blerja e 3 mijë kutive të tjera, të nevojshme për procesin.

Sipas kodit zgjedhor KQZ dërgon në selitë e KZAZ-ve, jo më vonë se tre ditë

para datës së zgjedhjeve, materialet zgjed-hore të ndara në kuti të veçanta për çdo qendër votimi. Këto kuti duhet të jenë të sigurta dhe të mbyllura me kode sigurie. Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme KQZ po shqyrton dhe disa p/vendime të tjera, si ai për bojën matriku-luese, për modelin e kutisë së votimit etj.

Për më tepër: www.77news.al

Flamur Noka

Page 4: Gazeta 77News Botimi Nr.309

77 NEWS

Kompania Brunes ofron vend pune Menaxher/e Vinoteke. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITET E MËRKURË, 09 JANAR 2013

Rexhep Avdiu: Mbështetja e fermerëve, ritme më të larta zhvillimit të bujqësisë!

Sezoni i mbjelljes së grurit sapo u mbyll, por në vitin 2013 sipërfaqe të mbjella

me grurë nuk do të ketë më tepër sesa vitin që shkoi. Ndërsa, shumë vjet më parë mbje-llja e grurit ishte një detyrë e rëndësishme e planifikuar, (Myzeqeja në veçanti mbahej si "Hambari i Shqipërisë"), sot situata ësh-të krejt tjetër. Fshatarët nuk preferojnë të mbjellin tokat e tyre me grurë për shkak të kostos së madhe dhe shërbimeve të shumta që kërkon bima dhe mungesës së fitimit.

Traktoristi Rexhep Avdiu, që dikur kishte punuar në kooperativën e tipit të lartë në Lapardha (të Beratit), tregon se kultivimi i grurit vijon me një proces shumë të gjatë që nga plugimi, frezimi, mbjellja e farës me me-kanikë (që nuk e kanë shumica e fshatarëve). Pastaj, duhet ta plehërosh një herë në fillim dhe tre herë në sezone (janar, prill, qershor). Gruri ka nevojë edhe për herbicite kundër

insekteve dhe barërave të këqija që pushto-jnë fushat dhe i zënë frymën kallinjve. "Deri tek korrja është një punë me shumë kosto", tregon Rexhep Avdiu. Kostoja dhe mundi që kërkon bima, është arsyeja që fshatra të tërë, që e mbjellnin më parë sipas direktivave të udhëheqjes për të siguruar bukën në vend, tani nuk mbjellin më asnjë hektar. "Unë do t’ju tregoj se çfarë shpenzimesh ka gruri: 14 mijë lekë të vjetra të duhet të plugosh 1 dynym, 10 mijë lekë frezimi për 1 dynym, 50 mijë plehrimi me superfosfat për 1 kuintal për dynym, 21 mijë lekë bëjnë 30 kg fara (70 mijë lekë kuintali), 6 mijë lekë mbjellja e një dynymi me traktor, 90 mijë lekë kushtojnë tre doza pleh nitrat nga 30 kuintal për çdo sezon, 10 mijë lekë herbicite për 1 dynym, që hidhet para se të lidhet kokrra, 13 mijë kushton korrja me autokombanjë, 5 mijë lekë transporti i një dynymi, 3.5 mijë lekë bluarja për 1 kuintal, 14 mijë lekë bluarja për një dynym (3.5x4). Ndërkohë, që shitja e një kg grurë të pabluar kushton 30 mijë lekë të vjetra kuintali". Traktoristi llogarit një shumë prej 120 mijë lekësh, shpenzime për 1 dynym tokë. "Shpenzimet me të ardhurat janë gati barabar. Vetëm kashta del pa lekë, thotë bujku. Me një dynym grurë të korrur, dalin 5 dengje. Po të shiten, 5 dengjet bëjnë 10 mijë lekë. Ky është fitimi që ka për 1 vit pune fermeri! Edhe në kohët e kooperativës, gruri ka qenë me humbje, por mbillej sepse kishte plan shteti dhe ishte i detyrueshëm të zbatohej. Madje, kooperativa kishte edhe

më shumë shpenzime sepse hidhte ure. Për shkak të shpenzimeve më të larta se të ar-dhurat, kooperativa merrte kredi në shtet dhe që të shlyente borxhet, shiste prodhimet e tjera, sidomos fruta-perimet. Këto kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë me fitim dhe me këto kompensoheshin humbjet nga kulti-vimi i grurit". Më tej, Rexhep Avdiu kujton se para ‘90-s ishte detyrim mbjellja 100% e sipërfaqes së tokës, ndërsa tani është lënë pas dore, rri djerrë dhe kështu po shterpëzohet. "Toka madje duhet shfrytëzuar jo 6 muaj, por 12 muaj në vit", na thotë ai. Pas grurit tani është koha të mbillet misri hamullor, që shërben edhe për bukë, edhe ushqim për kafshë, edhe si silazh që shton qumështin e lopëve. Fshatari orientohet nga fitimi, kur vendos se çfarë të kultivojë. "Në fshatin tim në Moravë historikisht është mbjellë pam-buk, tani nuk po mbillet më. Nuk ka kush ta blejë, prandaj nuk ka interes nga fermerët. Për më tepër, nuk ka ujë për vaditje", thotë traktoristi. Ai tërheq vëmendjen mbi intere-simin që po tregohet për bimët medicinale vitet e fundit. Fshatarët që shesin rigon, lule-basani, çaj mali, gjethe dafine, majdanoz, spec të kuq, mollë të egër, bishtamithi deri tek hithrat e lëpjetat e mbledhura nëpër kanale ia kanë ndjerë leverdinë kësaj pune.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Rexhep Avdiu

Page 5: Gazeta 77News Botimi Nr.309

77 NEWS

FmAlb ofron Vend Pune me Kohë të Plotë/Pjesshme. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE MËRKURË, 09 JANAR 2013

Muhamet Hoxha, pensionist pa librezë:

Kam katër muaj që marr me listë për të ngrënë!

Nëpër korridoret e Agjencisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, Tiranë

shkojnë e vijnë pensionistë pa librezë pen-sioni. Për të sqaruar që në fillim se ç’janë këta pensionistë pa librezë pensioni, duhet të themi se janë "më të rinjtë", që nuk kanë bërë ende gëzuar pensionin e parë. Muha-met Hoxha është një nga ata. Ai tregon për Qendrën për Drejtësi dhe Solidaritet rastin e tij. "Jam banues në Tiranë, kam dokumentet dhe moshën e pensionit, por mbeta duke ardhur poshtë e lart në zyrat e sigurimeve. Kam ardhur 20 herë. Sa herë që vij, më thonë që nuk ka dalë akoma libreza e pensionit. U mbushën 4 muaj vonesë. Sot ngula këmbë dhe u thashë, "më jepni një përgjigje tjetër, se këtë e kam dëgjuar gjith-një, kam që nga gushti që e dëgjoj. Çfarë të bëj unë tani? Më thanë që të flas një herë me shefin". Qytetari tregon se afati

i marrjes së librezës është tejkaluar, filli-misht pasi kishte dorëzuar dokumentet, i kishin thënë që të paraqitej për të tërhequr librezën pas 10 ditësh. I moshuari tregon se ka marrë borxh për t’u ushqyer gjithë këto muaj. Po nëse askush nuk i jep borxh një të moshuari? Këtë frikë e shpreh një tjetër pensioniste, e cila tregon se ka kërkuar të lërë pensionin e saj dhe të marrë të burrit që nuk jeton dhe që del rreth 12 mijë lekë të vjetra më i lartë. "Gati jam penduar, thotë e moshuara, se sikur të më vonohet ndryshimi i pensionit, unë nuk kam me se jetoj, jetoj vetëm".Dokumentet e pensionit nuk pranohen para moshës

H.A. nuk e ka mbushur ende moshën e pensionit. I duhen edhe disa muaj, por do-kumentet i ka gati. "Nuk t’i pranojnë, thotë ai, duhet të vish të dorëzosh dokumentet fiks në datën që mbush moshën, asnjë ditë më parë. Unë kam lindur në 16 maj dhe nuk duhet të vij para kësaj date sipas praktikës së sigurimeve. Këta shkelin ligjin, se e di me ligj që dokumentet për pension mund t’i përgatitësh dhe t’i dorëzosh edhe 6 muaj deri një vit para se të mbushësh moshën e pensionit. Kur unë të dal në pension, që nga ai moment, e deri kur të më japin librezën, i bie që të rri pa bukë". Në kërkim të drejtorit

E premte, 4 janar, ora 12.00 e drekës. Dre-jtori i Agjencisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore për rreth 1 orë e 30 minuta nuk gjendej aty. Për të dytën herë nuk arrijmë

ta takojmë. Na thonë se duhet të jetë në Drejtorinë e Sigurimeve. Pra, ka lëvizur për punë. Kërkojmë një numër telefoni kontak-ti. Punonjësja e sportelit x thotë që nuk e ka, ndërsa informacioni nuk është e autorizuar ta japë. Shefin e kërkojnë edhe qytetarë të tjerë, të moshuar për më tepër. Duan të dinë a të presin a të ikin. Por, zyrave të shtetit u ka mbetur ora. Nuk mund të mbajnë telefona celularë për punë, që njerëzit të kenë ku t’i kontaktojnë. Vetëm numra fiks! Ndërkohë që telefonatat me fiksat kushtojnë edhe më shtrenjtë sepse qytetarët mbajnë me vete celularë dhe jo numra shtëpie. Ndryshimi me dhe pa karton në qafë…

Ndërsa endesh korridoreve, dëgjon tone të ngritura, nerva të acaruara punonjësesh, përgjigje rutinë shpërfillëse dhe qytetarë që rrinë në radhë si ‘pulat’. Një moment, ven-dosim në qafë kartën e gazetares. Në fyty-rat e punonjësve ravijëzohen buzëqeshje, zëri bëhet arsyetues. "Tani që të panë ty, e kthyen gjuhën, thotë një grua e moshuar, këtu duhet të rrijë gjithë ditën një gazetar". Punonjësja në sportelin me numrin që na adresoi qytetari Muhamet Hoxha, pyetjes sonë të drejtpërdrejtë se përse nuk i ka dalë libreza qytetarit, i përgjigjet fillimisht me "ku banon ai, se mbase nuk e ka këtu".

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Page 6: Gazeta 77News Botimi Nr.309

77 NEWS

ITK Group ofron vend pune part time Petagoge për gjuhën Angleze. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

IDE E MËRKURË, 09 JANAR 2013

Si të sillemi me njerëzit që nuk na duan!

1. Mos lejoni t’ju mashtrojnë:Për të kri-juar armikun e dëshiruar, duhet vazhdi-

misht t’i kërkoni të drejtat tuaja. Nëse nuk rebeloheni atëherë kur në pazar ju japin molla të kalbura, një gjë e tillë do t’ju ndodh shpesh. Porsa i tregoni dhëmbët, njerëzit do të fillojnë t’ju kuptojnë.

2. Kanalizoni agresivitetin tuaj: Armiqtë janë të duhur sikurse që i duhet thesi bo-ksierit për ta ushtruar teknikën e vet dhe për ta mbajtur vitalitetin. Në vend se t’i shkundni anëtarët e familjes dhe miqtë që s’kanë bërë asnjëfarë mëkati ndaj jush, shfryhuni në armiqtë tuaj.

3. Vendosni kufijtë tuaj: Nëse pranoni se keni armiq, me këtë tregoni se keni vlera dhe principe. Sa më shumë pakënaqësi kapërdini, të tjerët aq më shumë nga ju

do të presin që të kapërdini. Ai që është mjaft i guximshëm të ketë armiq, shkakton ndjenjë respekti dhe tërheq vëmendjen tek të tjerët. Pas kësaj nuk do t’ju thërrasin çdo herë kur kanë nevojë për ndihmën tuaj. Me juve do të sillen me më shumë respekt.

8. Dashuroni me sinqeritet: Nëse keni vetëm miq të vërtetë , më shumë t’i doni ata. Kur të keni armiq, miqësitë e vërteta do të jenë më të vlefshme për ju. Së paku do të dini se, kur jeni në telashe ku mund të mbështeteni.

9. Le të f litet për ju: Armiqtë shpesh ju bëjnë reklamë të mrekullueshme. Me këtë që flasin keq për ju, ndoshta e shtrem-bërojnë dukjen tuaj të vërtetë, por që pa vetëdije në të njëjtë.

www.banka-ideve.com

Fuqizimi i institucioneve shëndetësore, prioritet për LSHR!

Ermir Gjokhilaj vijon takimet për prezantimin e platformës politike

të LSHR-së në qytetin e Lezhës. Pasi u njohën me pikat e platformës politike pjesëmarrësit e këtij takimi vlerësuan veçanërisht fuqizimin që kjo parti kërkon të bëjë për institucionet shëndetësore dhe ato të përkujdesjes sociale. Gjithashtu ata vlerësuan luftën ndaj korrupsionit dhe u shprehën pro vendosjes së dënimit me vdekje si zgjidhja e domosdoshme për pengimin dhe zhdukjen e fenomenit të gjakmarrjes.

Për më tepër: www.77news.al

Page 7: Gazeta 77News Botimi Nr.309

77 NEWS

Autoshkollë (A, B, C,)

të gjitha të përfshira.vetëm 220 euro

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Vetëm sot!

HOROSKOPI DITOR

Studentët e Fakultetit të Shkencave Politike, në Kampusin “Vitrina”, patën

mundësinë të marrin pjesë në një seminar të hapur me të ftuar znj. Anila Rrushi, krye-redaktore e Albanian Screen Tv, me temën: “Misioni i humbur i politikës dhe roli i gaze-tarëve”. Znj Rrushi është njohur fillimisht si gazetare, më pas ka punuar në zyrën e shtypit në kryeministri për disa vite. Tashmë ajo është kryeredaktore në një nga televizio-net më të ndjekur në Shqipëri. Seminari u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi, ku studentët patën mundësinë të bënin pyetje mbi rolin e gazetarëve dhe mbi ndërthur-jen e gazetarisë me politikën. Znj Rrushi e ftuar në Sh.L.U.P "Vitrina" nga znj. Blerina Gjoka, pedagoge e gazetarisë dhe u shoqërua në panel nga zv. Rektore, znj. Ejona Isufaj, Shefi i Dep. të Gazetarisë, z. Sokol Paja dhe Përgjegjëse e Zyrës për Marrëdhëniet me Publikun znj. Jonada Cenolli. Gjatë semi-

narit, znj. Rrushi tregoi për eksperiencën e vetë personale në gazetari dhe gjatë punës si staf politik i ish-kryeministrit Fatos Nano. Ajo tha se preferonte ta shihte politikën më shumë si "art" se sa si "shkencë", ndërsa foli për problemin që ka politika sot në misio-nin për tu shpërblyer qytetarëve dhe jo pushtetarëve. Gjithashtu zonja Rrushi foli mbi rolin e padiskutueshëm të gazetarëve në kontrollin e politikës dhe politikbërjes duke treguar shembuj nga eksperienca e saj dhe gazetaria botërore. Ajo u shpreh se profesioni i gazetarit është mjaft i rën-dësishëm, është punë shumë e bukur dhe duhet bërë me pasion. E pyetur shpesh për politikën dhe politikanët vendas Rrushi tha se në vendin tonë politika është kthyer në një profesion dhe jo më në një mision të caktuar që i shërben të tjerëve. Një tjetër temë që ngjalli interes tek studentet ishte dhe puna investigative e gazetarit. Ajo u shpreh se nuk mund të shkruash në një gazetë për një person kur është i zgjedhur (titullar) pa pasur dokumente dhe fakte, pasi mund ta shkatërrosh nga ana e karrierës si dhe nga ana familjare. Por nga ana tjetër, ajo shtoi se çdo i zgjedhur duhet të përgatitet të jetë një libër i hapur për publikun dhe në jetën personale sepse zgjedhje e karrierës në politikë e bën atë një njeri publik dhe nuk ka më një jetë private. Pas seminarit, znj. Rrushi iu dhurua një shportë dhuratë nga Club 77, paketa “Jeto Shëndetshëm”.

Për më tepër: www.77news.al

Dashi: Sot nuk mund të pajtoheni me idenë se dikush do iu vendos kufij në punë.

Demi: Jeni në formë të shkëlqyer dhe do të paraqiteni në mënyrën më të mirë para një personi i cili ju pëlqen shumë.

Binjakët: Atmosfera e dashurisë, em-ocionet pozitive dhe kontaktet e afërta do t’iu shoqërojnë gjatë ditës së sotme.

Gaforrja: Sot nuk të dëshironi që të pajtoheni me disa standarde mesatare të cilat po mbizotërojnë në ambientin tuaj.

Luani: Forcojeni iniciativën sot, në mënyrë që të zgjidhni disa çështje pronësore, juridike apo statusore.

Virgjëresha: Formulat e suksesshme duhen aplikuar sot sepse është dita ideale për sukses.

Peshorja: Do të gjendeni në rrethana ku do të realizoni kontakte të reja dhe të pazakonshme.

Akrepi: Nëse dëshironi aventurë, asgjë nuk do mund t’iu pengojë që t’i realizoni qëllimet tuaja.

Shigjetari: Sot do të dini të tërhiqni vëmendjen e partnerëve financiarë dhe të vini në pah aftësitë tuaja.

Bricjapi: Bashkëpunëtorët do iu ad-mirojnë për suksesin tuaj prandaj duhet që të bëni zgjedhjen e duhur.

Ujori: Tregoni kujdes në mundësinë e perfeksionimit profesional apo në para-qitjet publike.

Peshqit: Mungesën e optimizmit për-piquni ta plotësoni me disa argëtime të jashtme apo me shoqëri alternative.

Axeta ofron vend pune Professional Project Evaluator. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

VEPRIMTARIE MËRKURË, 09 JANAR 2013

E ftuar në Kampusin "Vitrina" Anila Rrushi, kryeredaktore e tv 'AS'!

Page 8: Gazeta 77News Botimi Nr.309

77 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

SHQIPËRIA E RE NË FOKUS E MËRKURË, 09 JANAR 2013

Vlerësojmë maksimalisht fuqizimin e familjes!Lëvizja Shqipëria e Re takim me të rinj nga kryeqyteti

Nënkryetari i Forumit Rinor të LSHR takim me të rinj nga Komuna Domje

Sipërmarrjet, nevojë për mbështetje!Nënkryetari i Forumit Rinor të Lëvizjes

Shqipëria e Re Ervis Çaushi, zhvi-lloi një takim me disa të rinj të Komunës Domje. Pasi u njohën me Platformën, të rinjtë shfaqën interes për mbështetjen që LSHR u jep sipërmarrësve. Kurt Sinaj, një sipërmarrës i vetëpunësuar, tha se biznesi i tij ka nevojë për mbështetje, pasi has shumë pengesa dhe nuk është e lehtë me gjithë ato taksa që paguan. Afrim Bellku dhe Erzen Bellku i ofruan mbështetjen e tyre dhe i uruan shumë suksese Lëvizjes Shqipëria e Re. Ai vlerësoi qeranë tatimore dhe policin tatimor si dy pikat më krye-sore që do të minimizonin në maksimum karrupsionin.

Për më tepër: www.77news.al

Vazhdojnë takimet e organizuara nga përfaqësuesi i Lëvizjes Shqipëria e

Re, Xhulio Matana i cili në këtë takim diskutoi platformën politike me të riun Bajram Derri nga qyteti i Tiranës. Ai u njoh me shtatë pikat kryesore të kësaj platforme dhe vlerësoi maksimalisht fuqizimin që LSHR ka në projekt për familjet shqiptare e kryesisht familjet në nevojë. Ai vlerësoj gjithashtu luftën ndaj korrupsionit në institucionet arsimore, ashtu edhe ato shëndetësore. Matana mbështeti me shumë optimizëm idenë që kjo lëvizje ka për punësimin e të rinj-ve në këto institucione shtetërore si një rrugë drejt suksesit dhe për ndërtimin e një Shqipërie të Re.

Për më tepër: www.77news.al