8
77 NEWS MENDIMI POZITIV E SHTUNË, 28.07.202 VITI I - NR.44 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Lëvizja Shqipëria e Re, tryezë debati me të rinjtë në Durrës!............................................f.2 Shkodër, nxirren me dhunë nga shtëpia 6 jetimët dhe nëna e tyre!.......................................f.4 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/ Anjeza Malaj: Tema ime mbi fëmijët autikë!.........f.7 Zëri i së vërtetës/ Çfarë ndodhi në 17 janar? Dëshmia publike e Marsilda Rexha.........................f.5 N jë nga frikërat më të mëdha që gjen- dem shpesh është frika nga gabimet. Ndon- jëherë pyes veten, si ka mundësi që në sho- qërinë tonë nuk lejohet më të gabosh? Sinqerisht nuk e di. E vetmja gjë që di është që kjo frikë “instalohet” që në vitet e para të jetës e ne e mbajmë gjithmonë pas vetes me shumë nder. Duke menduar gjith- monë periudhat e para që kalojmë në këtë planet të mrekullueshëm, vëmë re sesa e bukur dhe normale është të gabosh. Nëse shikon një fëmijë që mëson të ecë, ju mund të thoni lehtësisht sesa miliona herë pasi ka rënë është ngritur e provon sërish të çojë në fund këtë mision të rëndë. Nga kujdesi i pakët mund ta përplasin kokën herë këtu e herë atje. Thjesht mëson se është më mirë të përdorësh këmbët sesa kokën. Tani kalojmë tek vetja jonë. Para se të ndër- marrim hapin tonë të radhës, bëjmë një pamje të saktë të të ardhmes tonë nëpërmjet imagjinatës. Sa e çuditshme! Mundemi realisht të imagjinojmë kush do jemi së shpejti, herët a vonë. Çfarë ndodh ekzaktësisht pas 20 sekonda imagjinate e përqën- drim mbi një ëndërr për t’u realizuar? Arrijnë shokët tanë të udhëtimit, mendime të lumtuara që fillojnë të të tregojnë sa “idiot” je që ke patur momentin tënd të triumfit. Je i çmendur, është një gjë e parealizueshme. Ata si ty, nuk ja kanë dalë mbanë. Kujto çfarë ka thënë babai yt në lidhje me çështjen? Po nëna jote? Me siguri miqtë e mi do thonë se jam...e ku t’i gjej lekët për të realizuar ëdrrën time? Sikur të kisha ndonjë burim më shumë... >> VIJON NË FAQEN 2 Frika nga veprimet, dëshira për të vepruar! Qendra e Mendimit Pozitiv 22 vite që gjykatat s’japin drejtësi! Babai i djalit të vrarë: Ramazan Kuniqi...>>fq.3

GAZETA 77 NEWS BOTIMI NR 144

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e pëditshme informative organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

Citation preview

Page 1: GAZETA 77 NEWS BOTIMI NR 144

77 NEWS

MENDIMI POZITIV

E SHTUNË, 28.07.202 VITI I - NR.44BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Lëvizja Shqipëria e Re, tryezë debati me të rinjtë në Durrës!............................................f.2 Shkodër, nxirren me dhunë nga shtëpia

6 jetimët dhe nëna e tyre!.......................................f.4 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/

Anjeza Malaj: Tema ime mbi fëmijët autikë!.........f.7 Zëri i së vërtetës/ Çfarë ndodhi në 17 janar?

Dëshmia publike e Marsilda Rexha.........................f.5

Një nga frikërat më të mëdha që gjen-

dem shpesh është frika nga gabimet. Ndon-jëherë pyes veten, si ka mundësi që në sho-qërinë tonë nuk lejohet

më të gabosh? Sinqerisht nuk e di.E vetmja gjë që di është që kjo frikë “instalohet”

që në vitet e para të jetës e ne e mbajmë gjithmonë pas vetes me shumë nder. Duke menduar gjith-monë periudhat e para që kalojmë në këtë planet të mrekullueshëm, vëmë re sesa e bukur dhe normale është të gabosh. Nëse shikon një fëmijë që mëson të ecë, ju mund të thoni lehtësisht sesa miliona herë pasi ka rënë është ngritur e provon sërish të çojë në fund këtë mision të rëndë. Nga kujdesi i pakët mund ta përplasin kokën herë këtu e herë atje. Thjesht mëson se është më mirë të përdorësh këmbët sesa kokën.

Tani kalojmë tek vetja jonë. Para se të ndër-marrim hapin tonë të radhës, bëjmë një pamje të saktë të të ardhmes tonë nëpërmjet imagjinatës. Sa e çuditshme! Mundemi realisht të imagjinojmë kush do jemi së shpejti, herët a vonë. Çfarë ndodh ekzaktësisht pas 20 sekonda imagjinate e përqën-drim mbi një ëndërr për t’u realizuar? Arrijnë shokët tanë të udhëtimit, mendime të lumtuara që fillojnë të të tregojnë sa “idiot” je që ke patur momentin tënd të triumfit.

Je i çmendur, është një gjë e parealizueshme. Ata si ty, nuk ja kanë dalë mbanë. Kujto çfarë ka thënë babai yt në lidhje me çështjen? Po nëna jote? Me siguri miqtë e mi do thonë se jam...e ku t’i gjej lekët për të realizuar ëdrrën time? Sikur të kisha ndonjë burim më shumë...

>> VIJON NË FAQEN 2

Frika nga veprimet, dëshira për të vepruar!

Qendra eMendimit Pozitiv

22 vite që gjykatat s’japin drejtësi!Babai i djalit të vrarë:

Ramazan Kuniqi...>>fq.3

Page 2: GAZETA 77 NEWS BOTIMI NR 144

2 E SHTUNË, 28 KORRIK 201277 NEWS POLITIKËBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

MENDIMI POZITIV

<< VIJON NGA FAQJA ... është gabim?! Të gjithë këto të vinë në fraksion sekonde, e çfarë bëhet në shumicën e rasteve? U kush-tohet rëndësi pikërisht këtyre mendimeve e u lejohet të kenë fuqi të plotë mbi ne dhe realitetin tonë. Ja kështu, si me magji ëndrra jonë përfundon në kosh, problemi është se në shumicën e rasteve as që e ke provuar ta realizosh. Thjesht ke evituar të gabosh. Frika të gabosh e të jesh i gjykuar për këtë, të pen-gon të ëndërrosh e të kënaqesh, të eksperi-mentosh duke e bërë jetën tënde një kafaz në të cilën gjithçka është në rregull, por kujdes është gjithmonë një gabim në pritë. Çfarë ndodh nëse gabon? Çfarë do të thonë të tjerët nëse gabon? Çfarë do thuash nëse gabon? Çfarë figure do bësh nëse gabon? Kush nuk të lejon të gabosh?

Një këshillë të madhe që mund të të jap është të kontrollosh e të ndryshosh frikën se mos gabon me kënaqësinë e të mësuarit nga gabimet. Mund të të siguroj se nëse gabon pa u ndjerë në faj, pa ndjerë zemërim e pa u nd-jerë nën presion nga të tjerët, do bëhesh një person i mrekullueshëm. Shprehja që duhet

të përsërisësh shpesh është: ”dhe nëse gaboj? E kujt i intereson”? Për të lehtësuar futjen e këtij programi në “ kompjuterin tënd ener-gjitik” të lë një program lidhur me frikën. Të uroj që jeta jote mund të transformojë duke të lejuar të gabosh kur të duash, duke mësuar nga gabimet e duke mësuar ditë pas dite me gëzim e mirënjohje.

Ja frazat që duhet të përdoren mbi karak-terin:

• Edhe pse kam frikë të gaboj, e dua dhe e pranoj thellësisht dhe plotësisht veten time.

• Edhe në qoftë duhet t’u jap llogari të tjerëve për gabimet e mia, shijoj si një iriq mësimin nga gabimet e mia.

• Edhe nëse të tjerët do më gjykojnë për çdo gabim që bëj, jam gati të eksperimentoj kënaqësinë e të gabuarit pa u ndjerë i gjykuar.

Tani frazat që fokusohen mbi problemin:• vetullat: “kam frikë të gaboj”.• cepi i syrit: “në jetë nuk lejohet të gabosh”.• hunda: “është mirë për mua të kem frikë

të gabojë, nëse jo, gaboj”.• mendja: “çfarë do mendojnë të tjerët nëse

gaboj”?

• klavikula: “duhet t’u jap llogari të tjerëve për gabimet e mia”.

• sipas krahut: “edhe nëse do më gjykojnë për gabimet që bëj”.

• sipër kokës: “më duket se gjithçka është kundër e mua nuk më lejohet të gabojë”.

Frazat që fokusohen mbi zgjidhjen e pro-blemit:

• vetullat: “adhuroj të mësojë nga gabimet”.• cepi i syrit: “është normale të gabosh”.• hunda: “unë mund të gaboj e të ndihem

i dashur nga të gjithë”.• mendja: “është bukur tani që mund të

gaboj, më duket sikur nuk ka më limite për atë që mund të jem”.

• klavikulat: “jam një qenie e limituar”.• sipas krahut: “meritoj të gaboj e të mësoj

nga eksperiencat e mia”.• sipër kokës: “jam një mrekulli, ç’rëndësi

ka nëse gaboj”?Gjej sa më shumë programe të fuqishme

mbi braktisjen e frikës. Shpresoj të kemi qenë të dobishëm.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Lëvizja Shqipëria e Re ka organizuar në qytetin e Durrësit një tryezë të rrumbu-

llakët me dhjetëra të rinj. Ata janë ftuar për të debatuar dhe sygjeruar ide lidhur me arsi-mimin, shërbimet sociale dhe punësimin. Synimi i lëvizjes është jo vetëm të dëgjojë zërin e qytetarëve, por edhe të mbledhë pro-pozime konkrete, (ide dhe perspektiva për 2012-2021), të cilat do t’i sygjerohen insti-tucioneve përkatëse në vend. Koordinatori i Lëvizjes Shqipëria e Re, Sevin Serjani i ka ftuar të rinjtë të propozojnë, të jenë aktivë, si

dhe u ka premtuar se zëri i tyre do të përcillet ligjërisht nëpërmjet një projekti propozues. “Synojmë që nëpërmjet tryezave të tilla të diskutojmë jo vetëm për problematikat që ndeshim, por të japim ide. Pra, të mos mbe-temi në nivelin e konstatimit”, tha ai. Tryeza e rrumbullakët u karakterizua nga një debat i fortë lidhur me sistemin e arsimit në vend. Të rinjtë propozuan se duhet të ketë më tepër vëmendje për shkollat profesionale. Sipas 23-vjeçarit nga Durrësi, Enea Dautit rritja e numrit të shkollave profesionale do

të sjellë më tepër punësim, pasi do të zgjero-hen mundësitë për të gjithë. Ndërsa lidhur me punësimin shumë të rinj të mbledhur rreth tryezës, propozuan krijimin e lehtë-sirave për biznesin, si për shembull uljen e taksave, me synim që ky i fundit të kri-jojë vende të reja pune. Shumë të tjerë u ndalën tek zhvillimi i turizmit, sektorit minerar dhe bujqësisë. Sipas tyre këto janë shtyllat ku duhet të mbështeten politikat e zhvillimit ekonomik dhe punësimit. Përsa i përket çështjeve sociale, të rinjtë debatuan për shërbimin që u jepet qytetarëve në spi-talet publike, si dhe tek problematikat që hasin shtresat në nevojë. Ata u shprehën se ka ardhur koha që të denoncohen rastet e marrjes së parave nën dorë nga bluzat e bardha, si dhe të respektohen vlerat e indi-vidit. Në tyrezë u diskutua edhe për rolin e sindikatave në vend. U propozua sesi këto duhet të jenë më aktive dhe më prezente në jetën e gjithkujt.

Nga Eriselda Martini Për më tepër: www.77news.al

“Arsim, punësim, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021”, flasin të rinjtë!

Lëvizja Shqipëria e Re, tryezë në Durrës!

Page 3: GAZETA 77 NEWS BOTIMI NR 144

E SHTUNË, 28 KORRIK 2012 77 NEWSHISTORI NJERËZOREE duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Ofrohet pozicioni i punës si Menaxher shitjesh. Të interesuarit të kontaktojnë në numrin e tel: 0685867581/për më tepër: www.njoftime.com

70-vjeçari Ramazan Kuniqi, me ori-gjinë nga Dibra dhe banues në

Berat, ka 22 vite që nuk gjen drejtësi nga gjykatat në lidhje me vrasjen e djalit të tij (dëmshpërblimi dhe statusi i dëshmorit). Ja sesi shprehet i moshuari për “77 News”, në lidhje me zvarritjet pafund të gjyqeve si dhe apelin që iu bën institucioneve, të cilët duhet të zgjidhin një orë e më parë këtë rast të paprecedentë në drejtësinë shqiptare. Si ndodhi vrasja e djalit tuaj?

Në datën 15 maj 1990 në “ish-Repartin

Ushtarak 6550”, djali im Halil Kuliqi, në detyrë nënoficer, në kohën që ishte ko-mandant truproje, ndërhyri për të evituar një konflikt midis ish-oficerit Krenar Xha-ferri dhe ushtarit Ardian Kuci. Për pasojë oficeri i shërbimit qëllon në drejtim të us-htarit dhe nga pakujdesia vret djalin tim 24-vjeçar, që ishte në krye të detyrës. Pas kësaj oficeri u dënua me 12 vite burg për vrasjen e djalit tim. Gjatë kohës që u bë gjyqi në vitin 1990, unë dhe bashkëshor-tja nuk asistuam asnjëherë në seancë dhe si përfundim u dha një vendim që nuk ishim dakort. Nga viti 1990-1997 bashkë me bashkëshorten time i jemi drejtuar të gjitha institucioneve për të kërkuar të dhëna të hollësishme për rrethanat e vrasjes, si dhe të na dorëzohej vendimi penal. Në fakt, asnjëherë ky vendim nuk na u dha. Vetëm në vitin 2008 ne morëm një konfirmim zyrtar për vendimin penal dhe dosjen e vitit 1990, që janë djegur dhe nuk figurojnë. Në këto kushte i jemi drejtuar Ministrisë së Brendshme, e cila në vitin 2008 na kthen përgjigje që nuk ekziston dosje penale dhe as vendim penal në lidhje me çëshjen e djalit tim. Kurse Ministria e Drejtësisë na jep më në fund dëshminë e penalitetit të autorit të vrasjes së djalit, ku dalin edhe të dhënat e vendimit. A iu drejtuat më pas gjykatës?

Në vitin 2009 ne i drejtohemi Gjyka-tës së Rrethit Gjyqësor Berat, për të bërë rivendosje në afat në lidhje me ngritjen e padisë si dhe kërkonim dëmshpërblim për cenimin e jetës së djalit tonë. Kjo gjykatë për mungesë të hapësirës ligjore,

dispozitave materiale dhe proceduriale civile, rrëzon kërkesën. Më pas Gjykata e Apelit Vlorë pa arsyetuar dhe pa bërë një interpretim logjik ligjor të rastit nuk na e njeh këtë të drejtë. Në këto kushte ne i jemi drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë për të cilën jemi në pritje dhe shpresojmë që kjo gjykatë të na japë të drejtë. Ne e kemi humbur besimin nga gjykatat që kanë shqyrtuar këtë çështje, e cila ka 22 vite që nuk është zgjidhur. Por kohët e fundit kemi filluar edhe një gjyq tjetër, i cili aktualisht shqyrtohet në Gjykatën e Apelit Vlorë, pasi padinë e rrëzoi Gjykata e Shkallës së Parë, me objekt për të riven-dosur të drejtën morale si dhe dëmshpër-blim moral në cenim të jetës së djalit, në mënyrë të paligjshme. Paralelisht kemi kërkuar nga institucionet kompetente statusin e dëshmorit të atdheut dhe në fakt Komisioni i Këshillit të Qarkut Berat ka propozuar në Ministrinë e Mbrojtjes që të jepet ky status, por komisioni i këtij institucioni ka vendosur mospranimin e kërkesës, me arsyetimin e gabuar se djali nuk ka rënë në krye të detyrës. Përsëri në lidhje me këtë çështje i jemi drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. A jeni lodhur nga drejtësia shqiptare pas dhjetëra seancave gjyqësore?

Po na humbet besimi dhe jemi lodhur së tepërmi. Ne kemi 22 vite që sorollatemi nga institucionet e administratës si dhe nga gjykata, por sa të jemi gjallë do të kërkojmë drejtësinë që iu mohua djalit tonë.

Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

Babai i djalit të vrarë: 22 vite që gjykatat s’japin drejtësi!

Ramazan Kuniqi

Page 4: GAZETA 77 NEWS BOTIMI NR 144

4 E SHTUNË, 28 KORRIK 201277 NEWS SOCIALEBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Internet Glob kërkon Operatore femër me eksperiencë. Mund të dërgoni Cv në adresën e e-mail: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

Vështirë se mund të bashkohen në ven-din tonë institucione të ndryshme

në një aksion të veçantë, por duket se kur bëhet fjalë për interesa të larta, kjo gjë edhe mund të ndodhë. Zyra e Përmbarimit në Shkodër, përfaqësues të Myftinisë dhe Policia Bashkiake kanë bastisur shtëpitë e

5 familjeve në Shkodër, mes të cilave ishte dhe familja Hardadhija, rastin e të cilëve e kemi pasqyruar edhe në faqet e gazetës “77 News”. Prej disa vitesh, 5 familje janë hasur në një konflikt pronësie me Myfti-ninë Shkodër, pasi kjo e fundit pretendon pronësinë e tokës mbi të cilën janë ndër-tuar shtëpitë e këtyre familjeve. Në këtë betejë 3 familje janë dorëzuar dhe kanë gjetur zgjidhje alternative banimi, ndërsa dy të tjera që janë në nevojë dhe jetojnë në varfëri eks-treme vazhdojnë betejën, që duket si kalvar i gjatë. Të gjitha aksionet e Zyrës së Përm-barimit të Shkodrës, janë hasur në letrat, që njëra nga familjet ka siguruar nga autorite-tet qeverisëse, në të cilat urdhërohej të mos dëbohej kjo familje nga shtëpia pa gjetur së pari një strehë tjetër për të. Përpjekjet e fundit të znj. Hardadhija, morën përgjigjen e Prefektes së Shkodrës znj. Voltana Ademi, e cila i drejtoi një kërkesë kryetarit të bash-kisë që ta shihte me përparësi mundësinë e strehimit të kësaj familjeje para se të dëbo-hej nga shtëpia e saj. Por duket se sot askush nuk dëgjon askënd, kjo familje mori godi-tjen finale nga Myftinia Shkodër. Pritën sa të largoheshin nga shtëpia fëmijët dhe me dhunë shkelmuan derën kryesore, duke ndarë pjesën e brendshme nga ajo e jasht-mja dhe filluan të ngarkonin në një makinë pajisjet e shtëpisë. Ky veprim i çuditshëm u kap në flagrancë nga e zonja e shtëpisë, e cila ishte afër dhe ndaloi aktin e shëmtuar që po i bëhej familjes së saj. Në fillim iu dha 3 orë kohë të boshatiste shtëpinë, kohë e

cila u reduktua pas 2 minutash në 1 orë të vetme. Nuk dihet se kush e dha urdhrin e dytë, por dihet me siguri se ky zë ishte më i fortë se i pari edhe pse fizikisht personi që dha urdhrin nuk ishte prezent. Lina thirri në telefon të gjithë fëmijët e saj të vinin të mblidhnin materialet e shtëpisë, pasi për-ndryshe “të fortët e përmbarimit” do t’i shembnin muret e shtëpisë mbi to. Nuk mund të mos përfshiheshe në emocione kur shihje këta jetimë, të cilët mblidhnin në qese plastmasi rrobat dhe sendet e tjera që do të ishin e vetmja gjë që do t’ju mbetej nga shtëpia e tyre. Shtëpia ishte e vjetër dhe me shumë lagështirë, por ishte shtëpia e tyre. Nënës nuk i bënin duart të punonte, iu rrinte nga mbrapa fëmijëve se mos përfshiheshin në ndonjë konflikt me “miqtë e paftuar”. Situata ishte shumë e tensionuar, herë pas here dëgjoje goditjet në mur të çekiçit të rëndë, që Myftinia e kishte dërguar në Muajin e Ramazanit, në shtëpinë e nënës së ve dhe jetimëve të saj. Duhej pasur kujdes sepse policët nuk e kishin problem t’i nxirrnin me dhunë nga shtëpia dhe ta ndalnin në mes përpjekjen e fëmijëve, për të shpëtuar çfarë të mund-nin. Dua ta mbyll shkrimin tim me pamjen paradoksale që më ka mbetur në mendjen time. Pajisja e fundit që u nxorr nga shtëpia ishte frigoriferi. Një nga jetimët e ngriti atë me përfaqësuesin e Myftinisë, për ta nxjerrë jashtë shtëpisë. Shumë i sjellshëm për t’i nxjerrë në qiell të hapur.

Nga Vasilika ZekaPër më tepër: www.77news.al

Shkodër, nxirren me dhunë nga shtëpia 6 jetimët dhe nëna e tyre!

Page 5: GAZETA 77 NEWS BOTIMI NR 144

E SHTUNË, 28 KORRIK 2012 77 NEWSZËRI I SË VËRTETËS

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

Kërkohen Agjent shitjeje me fugon. Të interesuarit të dërgojnë Cv në adresën e e-mail: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

Çfarë ndodhi në 17 janar?

Koordinatorja e Fondacionit Banka e Ideve, Marsilda Rexha, me dëshminë e

saj ndriçon më tepër të vërtetën e 17 janarit në kampusin universitar “Vitrina”. Ajo tre-gon se policët janë dyndur nëpër mjediset e kampusit dhe kanë dhunuar çdo zyrë. Znj. Rexha shprehet se zhurma e madhe e

shkaktuar atë ditë nga efektivët e policisë, nuk lejonte askënd të punonte i qetë. Ajo konstaton se policia ka shoqëruar të gjithë meshkujt që gjente në kampus dhe ka fyer punonjësit, pavarësisht nga pozicioni i tyre i punës. Paniku e ka shoqëruar koordina-toren e Fondacionit Banka e Ideve, atë ditë të martë.Ku ndodheshit ju më 17 janar?

Më 17 janar kam qenë në zyrën time, duke punuar si koordinatore e Fondacionit Banka e Ideve. Në momentin e ngjarjes, rreth orës 11:00-11:30, me sa mbaj mend unë kam qenë po aty. Si u informuat ju mbi ngjarjen?

Për momentin nuk mora vesh gjë sepse forcat e policisë ndodheshin në hyrje të kampusit. Më pas ato u futën nëpër zyrat e secilit prej nesh dhe në klasat e studentëve dhe nxënësve. Në zyrën time nuk u futën, por në momentin që dola nga zyra për të mësuar se çfarë kishte ndodhur, sepse kaosi dhe situata e tensionuar më bëri kureshtare, pashë policë nëpër zyra duke ushtruar pre-sion ndaj punonjësve dhe duke i kërcënuar ata. Gjithashtu i pashë të futen nëpër klasat e studentëve dhe nxënësve të shkollës së mesme. Është vërtetë shumë e pahijshme që forcat e policisë hynë me dhunë dhe pre-sion nëpër klasa, ku po zhvillohej mësimi normalisht, si për studentët ashtu edhe për nxënësit e shkollës së mesme dhe kursantët

e Qendrës së Formimit Profesional. A patë shoqërime të nxënësve dhe studen-tëve në rajonin e policisë?

Kam parë që forcat e policisë janë futur në shkollën e mesme, kanë nxjerrë min-orenë nga klasa dhe i kanë marrë me forcë për t’i shoqëruar në furgonat e policisë, e më pas në rajon. Kur u larguat ju nga kampusi, a kishte ende policë aty?

Për shkak të situatës së pazakontë kam qëndruar më vonë se zakonisht, kam qën-druar deri pasdite vonë. Forcat e policisë kanë qëndruar në kampus gjatë gjithë ditës. Kur jam larguar kam menduar se edhe të nesërmen do t’i gjeja ende aty, pasi lashë shumë forca policie në kampus, megjithëse u largova pasdite vonë. Si e përjetuat ju këtë ngjarje?

Duhet shumë kohë për të treguar peri-pecitë dhe tensionin që kemi përjetuar atë ditë, por po e mbyll shumë shkurt. Jo vetëm unë por të gjithë ata që kanë qenë të pranishëm atë ditë në kampus e kemi përjetuar shumë keq 17 janarin. Ankthi dhe frika se do të përballeshim sërish me të njëjtën situatë edhe të nesërmen, na ka sho-qëruar deri në momentin që jemi rikthyer në punë. Ka qenë një ngjarje shokuese, aspak e denjë për një institucion arsimor.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Dëshmia publike e koordinatores së Fondacionit Banka e Ideve, Marsilda Rexha

Marsilda Rexha

Page 6: GAZETA 77 NEWS BOTIMI NR 144

E SHTUNË, 28 KORRIK 201277 NEWS KURIOZITETEBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

SPECIAL OFFER IN BEACH CLUBS

4cl Metaxa 5*

15 cl tonix

4 kuba akull

1 fetë portokall

& një buzëqeshje

300

Lamborghini ka festuar një ditë m ë p a rë , p ro d h i m i n e m a k i n ë s s ë n j ë m i j t ë Ave n ta d o r L P 7 0 0 -4 , t ë pro dhuar në fabr ikën Sant Agata Bolognese. Një ekzemplar me ngjyrë p or tokal l i ka shënuar numrin një mijë ndërsa , çmimi i sa j shkon tek 250 mi jë euro dhe

p oros ia ë shtë b ërë në Gjermani . Supermakina nuk është prapa sa i përket aerodinamikës. Aventador ka n jë motorr V 12 me 6 ,5 l i t ra dhe me një ci l indratë 700 CV, çka i lejon që të ketë një shpejtësi nga 0 deri në 100km/h për tre sekonda.

Për më tepër: www.newnews.al

Lamborghini regjistron makinën e një mijtë!

"PRINCE HOTEL" kërkon të punësojë banakier/kamarier. Të interesuarit të kontaktojnë në nr: 069 40 222 60/Për më tepër: www.njoftime.com

Numri i f luturave në Britaninë e Madhe po vazhdon të shkojë

drejt rënies, kjo sipas një studimi kombëtar, i cili zbuloi se numri i insekteve ra më shumë se 20 për qind gjatë viteve 2010-2011. Rezultatet, të shpallura nga Fondacioni për Mbro-jtjen e Fluturave, bien ndesh me një studim të kryer së fundmi, i cili zbu-loi një bum në num-rin e llojeve të rralla britanike. Por ndërkohë që llojet e rralla mund të lulëzojnë, pamja e përgjithshme shfaqet më e zezë. Sipas koordinatores, Dr. Zoe Randle, stu-dimi në mbarë vendin i fluturave na ofron një pamje më të saktë shkencore të numrit të fluturave përgjatë zonave rurale. Në korrik dhe gusht 2011, më shumë se 500 vullnetarë numëruan fluturat në zonat rurale, ku çdo person numëroi mesatarisht 47 flutura dhe ndeshi 7 lloje të ndryshme. Këto të dhëna çojnë në një reduktim të më

shumë se 20 për qind në numrin e fluturave të marra në studim, kraha-suar me vitin 2010. Shoqata në mbro-jtje të fluturave fajëson temperaturat rekord të vitit të kaluar në verë, por gjithashtu shprehet se ka pasur një degradim afatgjatë të habitatit të përs-htatshëm për fluturat në zonat rurale. Dr. Randle shprehet se në më pak se një dekadë më parë, kjo specie ishte e mundur të gjendej në pothuajse çdo kopësht dhe vend të lulëzuar gjatë muajve të verës. "Përhapja e prakti-kave moderne të agrikulturës, si për-dorimi i pesticideve dhe herbicideve, vështirëson mbijetesën e fluturave", shpjegon Dr. Randle. Studimi u zhvil-lua nga shoqata për mbrojtjen e flu-turave në bashkëpunim me Trustin Britanik për Ornitologji dhe Qendrën Britanike për Ekologji dhe Hidrologji.

Përgatiti: Vilma PiroliPër më tepër: www.banka-ideve.com

Fluturat në Britani, një specie në zhdukje!

Page 7: GAZETA 77 NEWS BOTIMI NR 144

7E SHTUNË, 28 KORRIK 2012 77 NEWSPROJEKTI ‘’VITRINA NË KAMPUS’’

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

Kërkohen punonjës me eksperiencë për një restorant të ri. Të interesuarit të kontaktojnë në numrin e cel. : 0672028340/Për më tepër: www.njoftime.com

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Falë mjedisit yjor të ndikuar tërë-sisht nga venusi, bashkëpunimi në çift do jetë shumë i mirë.

Demi: Kujdes me financat. Hëna do iu nxitë të shpenzoni pa kufij dhe ky mund të jetë fillimi i rrënimit tuaj.

Binjakët: Mos e lini zgjidhjen e proble-meve financiare për më vonë, merruni sot sepse situata mund të ndërlikohet.

Gaforrja: Intimiteti do të favorizohet shumë sot. Edhe ata që kanë pasur pro-bleme do fillojnë t’i stabilizojnë gjërat.

Luani: Projekti që kishit menduar për të përmirësuar financat do të realizohet.

Virgjëresha: Financat do jenë të stabili-zuara. Do jeni më realistë dhe largpamës me to. Më në fund!

Peshorja: Financat do jenë të qën-drueshme, por gjithsesi nuk është momenti i duhur për të bërë transaksione.

Akrepi: Situata financiare do fillojë të përmirësohet. Mund të shpenzoni edhe pak më shumë.

Shigjetari: Do jeni mjaft romantikë gjatë kësaj dite dhe do bëni gjithçka që lidhja juaj të shkojë më së miri.

Bricjapi: Mos ndërmerrni operacione të mëdha financiare gjatë kësaj dite sepse nuk është momenti i duhur.

Ujori: Ambienti yjor do jetë i mirë sot dhe jeta sentimentale e çifteve do shkojë më së miri.

Peshqit: Pasioni do të ndizet për të gjithë ata që janë në një lidhje dhe kënaqësitë që do përjetoni do jenë të shumta.

Fakulteti i Shkencave të Edukimit diplo-moi studentët e Mësuesi Cikli i Ulët. Në

larminë e temave të referuara ne na bëri përshtypje ajo e studentes Anjeza Malaj, që trajtonte fëmijët me autizëm. Për të marrë më shumë detaje sjellim një intervistë të plotë për “77 News”. Pse vendosët të trajtonit temën mbi autiz-min?

Së pari kam një mirënjohje për ''Vi-trinën'', pasi këtu mu dha mundësia të rri-tem profesionalisht, kjo më bën të jem më e sigurtë në punën time. Kam vite që punoj si edukatore dhe në mjedisin ku punoj shoh që nga viti në vit po vijnë fëmijë me pro-bleme. Unë kisha një fëmijë me autizëm në grupin tim, punova tre vite me të, por ende kishte shumë punë për t’u bërë. Kjo temë së pari është një sfidë me veten, pasi më duhej më shumë informacion teorik, literaturë më shkencore. Kam marrë pjesë në disa seminare në qytetin e Laçit, në Lezhë dhe Tiranë, ku trajtohej tema e autizmit dhe aty mu dha mundësia të merrja informacione

të ndryshme. Të gjitha njohuritë teorike i gërshetova me punën praktike për të qenë sa më në ndihmë të fëmijëve autikë, kon-kretisht në rastin e fëmijës autik që ndodhej në grupin tim. Sa e informuar është shoqëria shqiptare mbi autizmin?

Një fëmijë autik manifeston çdo ditë sjellje të veçanta, por prindi e ka të vësh-tirë ta pranojë çrregullimin e tij. Ne kemi kërkuar dhe ndihmën e psikologëve për disa raste. Jemi munduar të bëjmë biseda të afërta edhe me prindin, që të na japë mundësinë që fëmijën e tij ta trajtojmë ndryshe dhe pak të veçuar nga të tjerët. Problemi kryesor i fëmijëve autikë është komunikimi, disa prej tyre janë të mbyllur në vetvete, ndërsa të tjerët janë hiperaktiv.Sa e vështirë është për ju dhe fëmijët e grupit të punoni me fëmijët autikë?

Sidomos për fëmijët e tjerë është e vësh-tirë, ndërgjegjësimi ndaj autizimit duhet të fillojë nga individi. Së pari prindi duhet të ketë më shumë informacion, jo vetëm mbi fëmijën e tij, por për të gjitha çrregul-limet që ndodhin me fëmijët. Së dyti, ne si edukatore duhet të kërkojmë më shumë nga vetja nga ana profesionale dhe e formi-mit, në mënyrë që të mund të qëndrojmë pranë tyre dhe të jemi ndihmë profesio-nale. Kërkoj nga të gjitha instancat vendore e më gjerë dhe nga organizatat private të kthejnë kokën nga kjo problematikë dhe të japin ndihmën e tyre.

Nga Daniela SulaPër më tepër: www.77news.al

Anjeza Malaj: Tema ime mbi fëmijët autikë!

Anjeza Malaj

Page 8: GAZETA 77 NEWS BOTIMI NR 144

8 E SHTUNË, 28 KORRIK 201277 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................Email: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al Q.F.PAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

TopografArkitekturëMenaxher MarketinguAuto ServisXhenerikMekanikElektroaut

540 € 540 € 540 € 540 € 540 € 540 €540 €

1000 € = 1000 € = 1000 € = 1000 € = 1000 € = 1000 € =1000 € =

Teknik KompjuteriTeknik KondicionerëshHidraulikElektriçistMarangozRrobaqepësBerber

540 € 540 € 540 € 540 € 540 € 540 €

540 €

1000 € = 1000 € = 1000 € = 1000 € = 1000 € = 1000 € =1000 € =

540 € 1000 € =Teknik Ndërtimi

KuzhinierParukeri-EstetikëGraphic DesignerWebdesignerDesignerWeb MasterAdministrator Rrjeti

Shef Kuzhine 540 € 540 € 540 € 540 € 540 € 540 €540 €

1000 € = 1000 € = 1000 € = 1000 € = 1000 € = 1000 € =

1000 € =

2000 € = 540 €

Qendra e Formimit Profesional "Vitrina". Numër 1 në Shqipëri, për larminë e shërbimeve. E njohur për raportin e favorshëm Cilësi, Çmim. Rreth 80% e Kursantëve tanë zenë një vend pune në profesion akoma pa e mbaruar kursin. 97% e Kursantëve, rezultojnë të punësuar në profesionin e fituar te ne. Një Zanat Ta Bën Jetën të Begatë! Me të vërtetë, Të Begatë dhe Kuptimplotë.

.

1 Vit Konvikt + Mensë

= 1000 € Kurs special për

patentë makine.Deri më 1 Gusht

Përfito FALAS

PROFILBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Është një mrekulli e vërtetë të qën-drosh, të pushosh dhe të shijosh mje-

diset e kompleksit “America” në Kukës. Aty ku mikpritja dhe buzëqeshja me zemër e sipërmarrësit Musli Lleshaj, të bëjnë të ndjehesh mirë në bar-kafenë, në një oborr të gjelbërt të mbushur me tufa zogjsh dhe pëllumbash; në restorantin, ku veç tryezave dhe karrikeve të punuara me dru, sipas tra-ditës kuksiane, armë gjahu varur në mur të joshin t’i bashkohesh grupeve të gjahtarëve, që nisen drejt bjeshkëve të larta të Mori-nit, Kolshit dhe Hasit, me 4 fuoristrada të hotelit, të vëna në dispozicion të kujtdo që dëshiron të prekë magjinë e shkrepjes së çiftes mbi derrat e egër, mbi fëllënzat e malit dhe tufat e pëllumbave të egër. E kësaj magjie nuk ka mundur t’i shmanget as ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu, fotografia e të cilit, krah për krah me Musliun, qëndron e fiksuar në një kor-nizë të thjeshtë xhami, në një cep të hotelit luksoz “America”. Një godinë 6 katëshe, e gjitha me fasadë xhami blu, me 42 dhoma hoteli në tri kate, njëra më e mirë dhe më e rehatshme se tjetra, ku pushuesit dhe turis-tët mund të frekuentojnë, veç kushteve të mrekullueshme, edhe xhakuzin dhe dho-mat me sauna, vaskat e bardha si qumështi dhe gjithçka dëshiron një çift udhëtarësh, turistësh, a një familje e ardhur nga Tirana, Vjena, Prizreni, Prishtina, Hamburgu dhe Kalifornia. Që kompleksi “America” është një model i pakrahasueshëm në fushën e hoteleri-turizmit në zonat e veriut të ven-dit, kjo nuk ka nevojë për koment, sapo t’i bëhesh pjesë e qëndrimit në mjediset e tij, nuk ka sesi të mos ndjesh aromat e traditës dhe zakoneve kuksiane, kur ulesh në tryezat e restorantit dhe kamerierët të sjellin çorbën e Gorës, gatesë kjo karakteristike e trevës së

Kukësit; fli-në e pjekur në furrat e restoran-tit dhe tavën e krapit të Liqenit të Kukësit; mishin e pjekur të qingjit të bjeshkëve dhe frutat e zonës falas, në një pjatancë porce-lani, që të kujton dëborën e bardhë në malin e Gjallicës. Në dy katet e para të hotelit me 5 yje, Musliu ka ndërtuar edhe një sallë të madhe dasmash, për 250 dasmorë; dy salla konferencash për veprimtari të ndryshme; restorantin për 150 klientë dhe lart, në katin e 6-të, në taracë barin e bukur. Në taracë, çdo klient mund të shohë si në pëllëmbë të dorës pejsazhet fantastike të qytetit, liqenit, malit dhe zonës përreth qytetit alpin të Kukësit.

Mund t’i afrohet edhe teleskopit, ose dylbive blu, për të parë ditën kafshët që shëtisin në malin e Gjallicës dhe natën yjet mbi qie-llin verior të Kukësit. Por, të mos harrojmë se për gjithë pushuesit, frekuentuesit dhe turistët që vijnë tek “America” gjenden edhe 2 parking të mëdhenj, ndërsa 9 makina janë në dispozicion të klientëve. Në krah të barit ndodhet Klubi i Gjuetarëve, ku çdo klient, mund të marrë një armë gjahu, t’i bashko-het grupeve, që ngjiten lart në bjeshkë, për të prekur magjinë e gjahut.

Nga Agim Pipa Për më tepër: www.77news.al

Kukës, mirësevini në hotelin ‘‘America’’!

Musli Lleshaj