8
77 NEWS MENDIMI POZITIV E HËNË, 06.08.202 VITI I - NR.53 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Dy familjet 14 vjet konflikt pronësie, në prag të vetgjyqësisë!...........................................f.3 Motrat humane, një kamp veror për të pamundurit mendorë!....................................f.4 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/ Muzeu 100 për qind shqip!......................................f.7 Zëri i së vërtetës/ Çfarë ndodhi në 17 janar? Dëshmia publike e mësuesit Andi Rama.................f.5 S hndërroni men- dimet tuaja nega- tive që keni në kokë që të jeni më të shën- detshëm dhe të përfi- toni nga çdo e mirë që ju dhuron dita juaj. “Nëse ju do të ndjeni keqardhje për veten tuaj do të rrezikoni shumë për të qënë depresiv dhe të pakënaqur me jetën tuaj, duke ndikuar në këtë mënyrë në cilësinë e te gjitha marrë- dhënieve tuaja të përditshme. Fatmirësisht, është e mundur të ndryshojmë mendimet negative”, thotë Dr. Edelman. Ja disa mënyra praktike: -Të njihni problemin tuaj! Shpesh herë, shumë prej nesh nuk e kupto- jnë se si e lënë veten të bien poshtë, prandaj: “Vëzhgoni mirë vetën tuaj, flisni dhe nxirreni veten tuaj nga kjo situatë”, thotë Dr. Edelman. Provoni të shiheni në pasqyrë. Nëse mendimi i parë që ju vjen në mendje është negativ, si: “Jam shumë i shëndoshë, i lodhur, i pafat, i vje- tër”, ju duhet të thoni “Mjaft më” dhe t’i hidhni larg këto mendime. Nëse nuk do të donit që tjerët t’ju thonë, minimalisht ju mos ia thoni vetes tuaj. -Të njihni burimin e problemit! Shumica e dyshimeve për veten i’u vijnë nga brenda nesh, thotë Dr. Edelman. “Në ditët e sotme, bombardohemi në mënyrë periodike nga mesazhe se si dukemi sot, se si mund të jemi prindër shembullorë, se si mund të kemi një marrëdhënie shumë të mirë, duke e bërë kështu mjaftë të lehtë rrugën për t’u ndjerë të papërshtatshëm”. Duhet të jemi të vetëdijshëm për ato mesazhe, por jo të biem pre e tyre... >> VIJON NË FAQEN 2 10 hapa praktikë për të menduar pozitivisht! Qendra e Mendimit Pozitiv Votimi për heqjen e imunitetit, i domosdoshëm për luftën kundër Korrupsionit! Sali Berisha...>>fq.2 Kryeministri Berisha:

Gazeta 77 News Botimi Nr 153

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e përditshme informative organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77 News Botimi Nr 153

77 NEWS

MENDIMI POZITIV

E HËNË, 06.08.202 VITI I - NR.53BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Dy familjet 14 vjet konflikt pronësie, në prag të vetgjyqësisë!...........................................f.3 Motrat humane, një kamp veror

për të pamundurit mendorë!....................................f.4 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/

Muzeu 100 për qind shqip!......................................f.7 Zëri i së vërtetës/ Çfarë ndodhi në 17 janar?

Dëshmia publike e mësuesit Andi Rama.................f.5

Shndërroni men-dimet tuaja nega-

tive që keni në kokë që të jeni më të shën-detshëm dhe të përfi-toni nga çdo e mirë që ju dhuron dita juaj.

“Nëse ju do të ndjeni keqardhje për veten tuaj do të rrezikoni shumë për të qënë depresiv dhe të pakënaqur me jetën tuaj, duke ndikuar në këtë mënyrë në cilësinë e te gjitha marrë-dhënieve tuaja të përditshme. Fatmirësisht, është e mundur të ndryshojmë mendimet negative”, thotë Dr. Edelman.

Ja disa mënyra praktike:-Të njihni problemin tuaj!Shpesh herë, shumë prej nesh nuk e kupto-

jnë se si e lënë veten të bien poshtë, prandaj: “Vëzhgoni mirë vetën tuaj, flisni dhe nxirreni veten tuaj nga kjo situatë”, thotë Dr. Edelman. Provoni të shiheni në pasqyrë. Nëse mendimi i parë që ju vjen në mendje është negativ, si: “Jam shumë i shëndoshë, i lodhur, i pafat, i vje-tër”, ju duhet të thoni “Mjaft më” dhe t’i hidhni larg këto mendime. Nëse nuk do të donit që tjerët t’ju thonë, minimalisht ju mos ia thoni vetes tuaj.

-Të njihni burimin e problemit!Shumica e dyshimeve për veten i’u vijnë nga

brenda nesh, thotë Dr. Edelman. “Në ditët e sotme, bombardohemi në mënyrë periodike nga mesazhe se si dukemi sot, se si mund të jemi prindër shembullorë, se si mund të kemi një marrëdhënie shumë të mirë, duke e bërë kështu mjaftë të lehtë rrugën për t’u ndjerë të papërshtatshëm”. Duhet të jemi të vetëdijshëm për ato mesazhe, por jo të biem pre e tyre...

>> VIJON NË FAQEN 2

10 hapa praktikë për të menduar pozitivisht!

Qendra eMendimit Pozitiv

Votimi për heqjen e imunitetit, i domosdoshëm për luftën kundër Korrupsionit!

Sali Berisha...>>fq.2

Kryeministri Berisha:

Page 2: Gazeta 77 News Botimi Nr 153

2 E HËNË, 06 GUSHT 201277 NEWS POLITIKËBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

MENDIMI POZITIV

<< VIJON NGA FAQJA -Rrethojeni vetën me buzëqeshje!Nëse ju do të shikonit disa foto të perso-

nave tuaj të dashur apo të pushimeve tuaja me të bukura, do të ndiheni shumë mirë…atëherë, jepjani më shpesh mundësinë vetes për t’i parë ato. Studime të ndryshme konfirmojnë që të parit e fotove ku fëmijët qeshin, nxitin humorin e mirë tek ne.

-Krahasimet janë të padrejta!“Të gjithë ne kemi pikat e dobëta e të

forta, unike, të ndryshme, kemi prejardhje të ndryshme biologjike dhe rrethohemi nga ambjente të ndryshme familjare”, thotë Dr. Edelman. “Është jo normale të presësh për të arritur të njëjtat gjëra nga të gjithë”. Të krahasosh veten me të tjerët është një zakon i padobishëm, prandaj mos e aplikoni.

-Praktikoni vetë-pranimin!Të kritikosh veten për dobësitë tuaja ës-

htë si të mbulosh personalitetin tënd me “jorgan”, gjë e cila nuk të ndihmon. Mësoni

të praktikoni vetë-pranimin: “Dakort, kjo nuk është ana ideale e imja, por do ta pra-noj si pjesë të jetës time dhe ta përdor në mënyrën më pozitive të mundshme”.

-Bëje njësh veten me natyrën!Studime të ndryshme kanë arritur në

përfundimin se: soditja në mëngjes e një vazoje me lule ndikon në rritjen e mendi-mit pozitiv, apo vetë natyra dhe gjelbërimi ndikojnë në përmirësimin e humorit, zvo-gëlojnë zemërimin dhe rritin lumturinë.

-Filloni të shënoni përparësitë tuaja!Fokusohuni tek pikat e forta tuaja dhe

shënojini ato. “Ne tentojmë të jemi çfarë të tjerët pëlqejnë të jemi dhe injorojmë anët pozitive tonat”, pranon Dr. Edelman. A jeni ju një prind i dashur, a jeni të suksesshëm në punë, a keni ju një buzëqeshje të ngrohtë? Gjithë cilësitë tuaja shkruani në një listë dhe rinovojeni atë herë pas here.

-Ndërtoni marrëdhënie mbështetëse!Kemi shumë gjasa për t’u ndjerë mirë kur

rrethohemi nga njerëz të cilët na vlerëso-jnë dhe mbështesin. “Është shumë e rën-dësishme të zgjedhim marrëdhënie që na bëjnë të ndihemi të përshtatshëm”.

-Bëhuni pjesë e rrjeteve sociale!Nga një studim i kohëve të fundit nga

“Cornell University” rezulton që rrjetet sociale ndikojnë pozitivisht në vetëvlerë-sim, sepse nëpërmjet tyre ne përzgjedhim gjërat që janë më afër nesh dhe filtrojmë ato negativet. Reagimet e miqve tanë në rrjetet sociale gjithashtu nxitin vetëvlerësimin.

-Të jeni aktiv!Njerëzit të cilët janë aktivë dhe apliko-

jnë ushtrime fizike pasqyrojnë më pak mendime dhe qëndrime negative sesa ata pasivët. Ushtrimet çlirojnë hormonin e të ndjerit mirë serotonin. “Nëse serotoni është i ulët, ka shumë mundësi të bëhemi depresiv”.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Konfindustria i shpreh shqetësimin për mospasqyrimin në kreditimin e

ekonomisë reale, të uljes së normës bazë të interesit të Lek-ut.

Në një deklaratë për shtyp, kreu i konfin-dustrisë i ka bërë apel qeverisë, politikës dhe bankës së Shqipërisë të marrin masa për këtë situatë, pasi janë shfaqur shenja të qarta të sjelljeve oligopol sidomos në: tregun e letrave me vlerë, komisionimet bankare dhe termat e kreditimit të biznesit dhe qytetarëve nga sistemi bankar shqiptar

i nivelit të dytë. Konfindustria thekson se mbështet

vendimin e fundit për uljen e normës së interesit për lek-un prej 0.25% nga Banka e Shqipërisë, por njëkohësisht vlerëson se është e domosdoshme marrja e masave të tjera shtesë për tejkalimin e gjendjes së vështirë në ekonominë reale si pasojë e likuiditetit të munguar në gjysmën e parë të vitit 2012.

Sipas konfindustrisë, ndikimi i uljes së njëpasnjëshme të normës bazë të intere-

sit për lek-un me 0.75% nga fillimi i vitit 2012 për të arritur në nivelin 4% të sotëm ka qenë i papërfillshëm si në kreditimin e ekonomisë reale ashtu edhe në tregun e letrave me vlerë të qeverisë.

Duke u bazuar nga të dhënat e industrive, Konfindustria vlerëson, se për 5 mujorin e parë të vitit financiar e në vazhdim vihet re një ulje e ndjeshme e masës së likuidite-tit në ekonomi, që i bashkangjitet faktorit negativ psikologjik të konsumatorëve.

Për më tepër: www.77news.al

Ulja e normës bazë, Konfindustria: Të shoqërohet me masa shtesë!

Kur ka mbetur pak kohë para votimit në Kuvendin e Shqipërisë të ndryshimeve

kushtetutese për heqjen e imunitetit, Krye-ministri Sali Berisha i është drejtuar sërish opozitës që të bëhet bashkëpërgjegjëse në këtë proces mjaft të rëndësishëm për sho-

qërinë shqiptare duke e parë votimin una-nim për heqjen e imunitetit si mjaft të do-modoshëm për luftën kundër korrupsionit.

Nga fshati turistik Dhërmi, gjatë një ta-kimi pune më të rinjtë demokratë, lideri i Partisë Demokratike dhe njëherësh kreu i maxhorancës qeverisëse tha se “imuniteti nuk është kusht i vetëm për statusin kandi-dat në Bashkimi Europian, por mosvotimi i tij është pengesë në këtë rrugë. Duke mos vo-tuar heqjen e imunitetit, Shqipëria i dërgon një mesazh negativ Brukselit”, tha Berisha.

Kryeministri është shprehur para të rin-jëve të forumit demokrat optimist për një mandat të tretë të qeverisë, pasi sipas tij qe-

veria po i përmbush premtimet e bëra për qytetarët shqiptarë.

Dita e sotme është përcaktuar nga konfe-renca e kryetarëve të grupeve parlamentare që të votohen ndryshimet kushtetuese për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë. Ndërsa palët kanë miratuar një draft të për-bashkët për këtë çështje, opozita është dekla-ruar kundër këtij votimi, pasi kërkon që të bëhen ndryshime të plota në Kushtetutë.

Në takimin e zhvilluar me të rinjtë de-mokrat të rrethit të Vlorës, kryeministri Berisha ka folur edhe për investimet që janë dyfishuar në fushën e turizmit.

Për më tepër: www.77news.al

Kryeministri Berisha: Votimi për heqjen e imunitetit, i domosdoshëm për luftën kundër Korrupsionit!

Kryeministri Berisha

Page 3: Gazeta 77 News Botimi Nr 153

3E HËNË, 06 GUSHT 2012 77 NEWSAKTUALITETE duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Kompania Delta kërkon të punësojë shitës/e. Të interesuarit të paraqesin Cv adresen e e-mail: [email protected]/për më tepër: www.njoftime.com

Vlash Piroli nga Mamurrasi ka 14 vjet që ka një konflikt pronësie me Vat Pirolin

nga i njëjti fis me të, dhe kjo gjë i ka acaruar së tepërmi të dyja familjet, të cilat preten-dojnë të njëjtën sipërfaqe toke. “77 News” instervistoi 63-vjeçarin Vlash Piroli, i cili pretendon se gjykatat kanë dhënë vendime të padrejta ndaj tij (i cili disponon pronën), pasi prokuroria ka hetuar dhe ka gjetur fal-sifikime të akteve. Gjithashtu, ne morëm në pyetje dhe palën tjetër në konflikt, Valentin Pirolin (djali i Vatës), i cili tha se së shpejti përmbarimi do të ekzekutojë vendimin që e kemi fituar në mënyrë të drejtë. Nga ana tjetër, ai theksoi se në lidhje me çështjen penale janë zhvilluar në gjykatë 8 seanca ku e kanë fituar të drejtën, duke cilësuar ven-dimin e prokurorisë të pabazuar në fakte. Gjithsesi, ajo që vihet re është që fisi Piroli është në prag të një vetgjyqësie dhe organet shtetërore duhet të parandalojnë me mjete ligjore një konflikt të mundshëm mes dy

familjeve. Ku banoni dhe ku konsiston konflikti juaj i pronës?

Unë banoj në lagjen “Zef Hoti” në Ma-murras dhe disponoj një pronë 17 dynym ku kam edhe shtëpinë time. Këtë pronë e përfitova në bazë të ligjit 7501, si dhe VKM Nr 452 ku trajtohen me tokë ish-punonjësit e NB-ve (Ndërmarrjeve Bujqësore). Këtë gjë e vërtetoj nëpërmjet aktit të marrjes së tokës në përdorim dhe në pronësi. Por që prej 14 vjetësh kam një konflikt pronësie me Vat Pirolin (nga i njëjti fis me mua), i cili pre-tendon se kjo sipërfaqe është e tij dhe pse ai banon jo në fshatin tonë por në një fshat tjetër dhe nuk është subjekt i NB-ve. Në këto kushte, unë i jam drejtuar organeve të admi-nistratës, të cilat më kanë dhënë të drejtë, por pala tjetër që donte të përfitonte në rrugë të paligjshme iu drejtua gjykatës. Në mënyrë të padrejtë, gjykatat i dhanë të drejtë këtij per-soni me arsyetimin se ai e ka përfituar tokën nëpërmjet një akti të marrjes së tokës në pronësi për regjimin e tokave të refuzuara. Në fakt, ky akt rezultoi i falsifikuar dhe këtë gjë e vërteton hetimi që ka bërë prokuroria e Rrethit Kurbin datë 18.07.2008, nr 548, ku thuhet se në të gjitha rrethanat e hetuara, vihet re falsifiteti, shpërdorimi i detyrës dhe shkelja e ligjit nga tre ish-anëtarët e komisio-nit të tokës të vitit 1993-1996 të rrethit Kur-bin, subjekti Mamurras. Në këto kushte, pro-kuroria nuk filloi ndjekjen penale për shkak të parashkrimit të veprës penale pasi kishin kaluar shumë vite nga falsifikimi, por kjo gjë nuk do të thotë se efektet e paligjshmërisë nuk veprojnë akoma edhe sot, prandaj ky person duhet të dënohej për veprën e kryer.

Unë e disponoj pronën prej vitesh dhe nuk mund ta lëshoj, pasi prokuroria vërtetoi që dokumentat janë falsifikuar nga pala tjetër dhe nëse vjen dikush dhe kërkon pronën ne nuk e lëshojmë dhe kjo çëshje mund të shkojë deri në vrasje. Për pak kohë do të fillojë ekzekutimi i vendimit, cili është apeli juaj?

Nëse do fillojë ekzekutimi i vendimit do të jetë një përplasje fizike e paparashikuar pa më treguar mua ku është e drejta ime që manipulohet e dhunohet në këtë formë. Unë jam invalid pune që prej vitit 1998 (aksi-dentuar në uzinë) dhe jam invalid i grupit të katërt. Duke qënë se jam i papunë, kam je-tuar nëpërmjet kësaj prone. Apeli im i shkon presidentit të Republikës, Bujar Nishani, mi-nistrit të Drejtësisë Eduart Halimi, kryemi-nistrit Sali Berisha për të shmangur një tra-gjedi të paralajmëruar dhe të parapërgatitur duke përfshirë dhe anëtarë të trupit gjykues. Kërkoj drejtësi pasi vendimet kanë qënë të njëanshme e të padrejta, në të kundërt do arrij deri në vetëgjyqësi. Më tej, çfarë rruge ligjore do të ndiqni?

Ne menjëherë këtë vendim të prokurorisë e paraqitëm bashkë me rekursin, por gjykata e lartë rrëzoi ankimin tonë. S’na ka ngelur gjë tjetër vetëm t’i drejtohemi Gjykatës së Lartë për “rishikim vendimi” pasi dispono-jmë shumë prova të reja, të cilat nuk kishim mundësi që t'i paraqitnim gjatë shqyrtimeve gjyqësore, si akti i marrjes së tokës në përdo-rim dhe në pronësi, vendimi i prokurorisë si dhe vendime të tjera nga organet adminis-trative që na japin të drejtë.

Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

Dy familjet 14 vjet konflikt pronësie, në prag të vetgjyqësisë!

Vlash Piroli

Page 4: Gazeta 77 News Botimi Nr 153

E HËNË, 06 GUSHT 201277 NEWS

Cel: 066 20 50 200

SOCIALEBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

MEGATEK kërkon të punësojsë menaxher rajonal shitjesh. Të interesuarit të paraqesin Cv në adresen e e-mail: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

“Çdo i sëmurë është një elter në të cilin Krishti qëndron ditë e natë”. Për ata

askush nuk kujtohet. Duket sikur kanë hu-mbur në një botë që nuk sheh tej egoizmit dhe etjes së pashfrenuar për fituar e jetuar në rehatinë e vet. Historitë e tyre janë nga më të ndryshmet, por që si emërues të përbashkët kanë dhimbjen e skajshme njerëzore. Vull-netaret murgesha por dhe studentë shqip-tarë dhe italianë, më rrëfejnë për historitë e disa prej tyre. Ja, ajo vajza e vogël atje, e kërrusur tërësisht në moshë të njomë dhe që flet vetëm me veten e saj si me një gojë të pazëshme, nuk ka prindër. E ka sjellë gjyshja që përkujdeset për të dhe në fshat. Babai i bëri hasha kur vuri re moszhvillimin e saj, mamanë e kishte të sëmurë si veten dhe ajo vdiq para 5 vitesh. Gjyshja e moshuar mbi 80 vjeçe, i ka mbetur i vetmi njeri i afërt që i rri pranë. Më tej janë dhe dy fëmijë të tjerë të sëmurë, vijnë nga rrethinat e qytetit, por dhe dy prindërit janë me zhvillim të vonuar mendor. Të vetmen strehëz të ngrohtë e gje-jnë pikërisht këtu, tek qendra e përkujdesjes së motrave tek Kisha e Rrëshenit. Motra bra-

ziliane Letnicia, me një shpirt të butë e të ndjeshëm human, na rrëfen gjithë peripecitë që heqin për ta organizuar këtë kamp veror, por dhe mbajtjen në strehëzën e tyre hu-mane të fëmijëve më të pamundur, që nuk kanë as shtëpi e as katandi, as prindër dhe as përkujdesje. Janë disa motra murgesha që shërbejnë këtu në Shën Luigji Orione që nga vitit 2007, kur superior ishte Madre Del Gesi Bambinp, pastaj është mbreteresha e Engjujve, Evangelizacion, Madre Segrada e të tjera. Janë dhe 18 vullnetarë italianë si dhe një numër i madh vullnetarësh shqiptarë. Marinela që studion për mjekësi e ka vitin e gjashtë të shërbimit ndaj të sëmurëve me zhvillim të vonuar mendor. E kisha shumë vështirë në fillim, rrëfen ajo, pasi nuk mund t’u afrohesha këtyre fëmijëve të sëmurë, por vit pas viti u mësuam dhe u miqësuam aq shumë, sa nuk mund ta kuptoj të mos shërbej këtu gjatë muajit gusht, ndaj vij me shumë kënaqësi. Janë të mrekullueshëm kur ua mëson “gjuhën” e tyre, janë të dashur dhe me një botë të çuditshme. Si veprohet me këta të sëmurë?

Ne kemi qëllim t’i nxjerrim nga shtëpitë e izoluara, më thotë ipeshkvi Padër Kristoforo, t’i nxjerrim nga ajo që familjet i quajnë si “turp” dhe janë të frustruar nga opinioni. Por këta janë fëmijë të Zotit dhe ne duhet të kujdesemi për ta. Ndaj, kampi ofron mënyra të shumta didaktike dhe një mënyrë jetese perfekte në përshtatje me zhvillimin e tyre. Motër Letnicia, që e gjetëm në arredimin e mjediseve çlodhëse, thotë se kemi orare të caktuara që fillojnë me mëngjesin, muzikë,

teatër sipas mundësive të secilit grup, ata që nuk flasin dhe lëvizin, kalojnë në faza fizioterapike, të tjerët bëjnë punë të vogla më dorë, pastaj koha e lirë sepse lodhen shpejt, thonë rruzaret, hanë drekë, pusho-jnë, pastaj lojëra jashtë në mjedis, dush dhe tualet. Çdo vullnetar i lan rrobat fëmijës që ka në patronazh, më pastaj në meshë dhe në darkë i nxjerrin shëtitje rrugëve të qytetit, që ata të socializohen me të tjerët, por dhe vetë banorët e qytetit t’i shohin e t’i bëjnë të ndihen si qytetarë të barabartë të kësaj bote. Marinela, Mira, Sola, Klotilda, Geni, Adela e të tjerë janë studentë dhe u shërbe-jnë me përpikmëri, ndërsa rrëfejnë raste të paimagjinueshme për fëmijë që janë shëruar mrekullisht nga duart e motrave. Një prej fëmijëve, që mjekët ia kishin hequr vizën, pas punës me durim të motrave murgesha, për vite të tëra, tani ajo flet dhe luan muzikë dhe teatër. Motoja e këtyre vullnetarëve në shërbim është pikërisht ajo që kanë shkrua-jur: “Çdo i sëmurë është një elter në të cilin Krishti qëndron ditë e natë”. Sot për drekë, bukë dhe makarona!

Të lë shije tmerrësisht të hidhur fakti se kur ngjitem në kuzhinë, duket një varfëri e tejskajshme. Janë dy thasë të vegjël me pa-tate, ndonjë kilogram kripë a vaj, një arkëz me patëllxhana dhe ndonjë shishe vaj. Duhet të jetë kuzhina më e varfër në qytet dhe prej saj do të ushqehen 25 gojë mëngjes, drekë, darkë, si dhe po kaq vullnetarë. Ata mundo-hen të mbledhin sa andej-këtej.

Nga Gjergj Marku Për më tepër: www.77news.al

Motrat humane, një kamp veror për të pamundurit mendorë!

Page 5: Gazeta 77 News Botimi Nr 153

5E HËNË, 06 GUSHT 2012 77 NEWSZËRI I SË VËRTETËS

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

Albes turist kërkon staf për 2 pozicione pune agjent turistik. Të interesuarit të paraqesin Cv në adresen e e-mail: [email protected]/ Për më tepër: www.njoftime.com

Çfarë ndodhi në 17 janar?

Andi Rama, mësues i kursit të berberit në Qendrën e Formimit Profesional “Vi-

trina”, më 17 janar e ka patur të pamundur të zhvillojë orën e mësimit normalisht. Kur-santët janë trembur shumë nga forcat e poli-cisë dhe nuk kanë mundur të përqëndrohen. Ata i kanë kërkuar mësuesit të tyre t’i lërë të lirë, nga frika se mund të shoqërohen me forcë në furgonat e policisë, siç po ndodhte me shumë të tjerë. Kjo ngjarje është përje-tuar shumë keq edhe nga vetë mësuesi Andi Rama, i cili bën apel për drejtësi. Çfarë ndodhi më 17 janar në kampusin universitar "Vitrina"?

Më 17 janar në kampusin universitar "Vitrina" ndodhi diçka e pazakontë. Teksa po vija në punë, para portës hyrëse shoh

shumë forca policie. Porta ishte e shkyer. U çudita. Kur po futesha tek dera, policët më vështronin shumë ashpër, me egërsi dhe presion. U tremba. U futa në kampus dhe u drejtova tek klasa ku kisha mësim. Përpara klasës shoh një grup tjetër policësh që bër-tisnin, ulërisnin, bënin presion. I ushtronin presion drejtuesve të kampusit, i thonin që do ta mbyllnin universitetin. Ishte një rrë-mujë totale. Si reaguan kursantët përballë gjendjes së krijuar në kampus?

Ishte koha kur unë duhet të filloja mësi-min. Kursantët që kishin ardhur si zakonisht për të bërë mësim, të çuditur dhe të trem-bur më pyesnin se çfarë po ndodhte. Unë u mundova t’i qetësoja, i thashë që nuk kishte

asgjë për t’u shqetësuar, por ishte shumë e kotë, ata nuk ishin në gjendje të vijonin mësimin. M’u lutën të largohen sepse kishin frikë se mos ndodhte edhe me ta e njëjta gjë që kishte ndodhur me shumë meshkuj brenda në kampus, kishin frikë se do të sho-qëroheshin edhe ata në komisariat. Pavarë-sisht se unë e bëra një tentativë të fundit për t’i qetësuar, ishte e kotë. Kursantët u larguan. Çfarë veprimesh bënin efektivët e poli-cisë në mjediset e kampusit universitar "Vitrina"?

Pak momete pasi u larguan kursantët, unë dola tek dera e klasës dhe pashë që zyra përballë ishte e rrethuar me shirita. Aty kishte shumë policë që ruanin vendin dhe nuk lejonin askënd që të afrohej. Ata gjatë gjithë kohës bërtisnin, ulërisnin. Ishte një katastrofë e vërtetë, një rrëmujë totale. U larguat nga kampusi ju, pas largimit të kursantëve?

Qëndrova edhe disa minuta pasi ishin lar-guar kursantët, për të parë se ç'mund të bëja, por ishte e kotë, sepse çdo gjë ishte marrë nën kontroll nga policët, të cilët vetëm bër-tisnin dhe kërcënonin se do të mbyllnin universitetin dhe shpreheshin të vendosur të bënin atë që donin brenda në kampus. Si e përjetuat ju këtë ngjarje?

E kam përjetuar shumë keq. Shpresoj që ngjarje të tilla të mos përsëriten më. I kërkoj shtetit që të vendos drejtësinë në vend.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Dëshmia publike e mësuesit të kursit të berberit, Andi Rama

Andi Rama

Page 6: Gazeta 77 News Botimi Nr 153

6 E HËNË, 06 GUSHT 201277 NEWS KURIOZITETEBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

TATOO

OLSIProfile: Olsi Clinic Tattoo (Bota e Tatuazheve)Fan Page: Tattoo (Tatuazhe)

Adresa: Rruga e Kavajës, pranë Spitalit Gjerman

068 20 04 339

ATY KU ARTI I TRUPIT TEJKALON KUFIRIN E ARTIT TË LETRËS.

PUNA FLET, SHIKONI PUNËN TONË NË FACEBOOK

Këto janë një seri e monumen-teve në Maltë. Shtatë prej tyre janë trashëgimi e UNESCO-s. Arkeolo-gët besojnë se ata janë ngritur s i rezu l tat i evo luc ioni t ku l turor. Ata janë ndër tuar së pari në mes 3 5 0 0 d h e 2 5 0 0 p . e . s . d h e j a n ë përshkruar s i monumentet më të v jetër që qëndrojnë ver t ikal i sht

në të gj i thë botën. Nga dëshmitë është gjetur se ka pasur aktivitet n jerëzor rreth zonës që datojnë p othua j se 5000 p.e . s . Dëshmitë për f sh i jnë qeramikë , mb et j e t e zjarrit dhe eshtra. Takim i fazave të ndryshme të tempujve nuk ësh-të një punë e lehtë.

Për më tepër: www.newnews.al

Monumente në Maltë!

Turke High Kimeks.co kërkon të punësojë marangoz. Të interesuarit të paraqesin Cv në adresen e e-mail: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

Edhe pse meritat për shpikjen e parashu-tës së parë praktike i ka Sebastien Lenor-

mand në 1783, Leonardo da Vinçi konceptoi idenë e parashutës rreth 200 vjet më parë. Da Vinci krijoi një skicë të kësaj shpikjeje

me përshkrimin shoqërues: “Nëse njeriu do të kishte një tendë të prodhuar prej cope, cepat e së cilës do të jenë bashkuar fort dhe do të ishte 7 m e gjerë dhe 3.5 m e gjatë, do të hidhej nga një lartësi e madhe pa patur

dëmtime kur të zbriste në tokë”. Ndoshta as-pekti më i dallueshëm i dizajnit të parashu-tës së da Vinçit ishte që copa të kishte formë drejtkëndore dhe jo të rrumbullakët, duke çuar shumë njerëz në mendimin se a do të kishte rezistencë ajrore të mjaftueshme sa për të lundruar në ajër? Dhe meqënëse parashuta e da Vinçit do të prodhohej nga copa që mbulon një copë dru, edhe pesha e këtij mekanizmi shihet gjithashtu si një çështje më vete. Si shumë prej ideve të da Vinçit, shpikja nuk u ndërtua dhe nuk u pro-vua kurrë nga vetë Leonardo. Por në vitin 2000, një sfidues i djallit Adrian Nichols, ndërtoi një prototip të bazuar në vizatimet e da Vinçit dhe e testoi. Duke lënë mënjanë skepticizmin e ekspertëve, dizajni i da Vinçit funksionoi siç duhej, madje Nichols vuri re se kishte një zbritje shumë më të butë se parashuta moderne.

Përgatiti: Irida Hazizi Për më tepër: www.banka-ideve.com

Shpikjet e Leonardo da Vinçit!

Page 7: Gazeta 77 News Botimi Nr 153

E HËNË, 06 GUSHT 2012 77 NEWSPROJEKTI ‘’VITRINA NË KAMPUS’’

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

MEGATEK kërkon të punësojsë shitës në departamentin e hidrosanitareve. Të interesuarit të paraqesin Cv në e-mail: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Financat do të rriten nëse puna do të vazhdojë normalisht. Filloni sot pro-jektin që keni menduar prej kohësh.

Demi: Në planin familjar pranojeni çdo situatë që mund të krijohet. Ka ardhur koha të hapni një faqe të re në jetën tuaj.

Binjakët: Nuk iu pëlqejnë fare ma-rrëdhëniet sipërfaqësore. Duhet të jeni të duruar dhe të veproni me takt.

Gaforrja: Ju pëlqen shumë deti dhe marrja e rrezeve në plazh. Përgatituni për pushime.

Luani: Në jetën profesionale jeni mërzitur nga rutina dhe do të bëni disa ndryshime.

Virgjëresha: Energjia juaj pozitive do i rrethojë të gjithë sot. Financat do të jenë të shkëlqyera.

Peshorja: Harmonia dhe ekuilibri do të jenë tema e ditës në çift. Do donit që ato momente të mos mbaronin kurrë.

Akrepi: Në punë do jeni plot energji, por kujdes me vendimet që do merrni. Bëhuni më të duruar.

Shigjetari: E gjithë ajo energji e brendshme është duke e bërë humorin tuaj të arrijë qiellin!

Bricjapi: Përsa i përket punës, bëni pak pushim sepse javët që vijnë do jenë plot me preokupime.

Ujori: Mos e merrni shumë seriozisht jetën. Dëgjoni zemrën për çdo zgjedhje që duhet të bëni.

Peshqit: E keni shumë të vështirë ta lini mënjanë karrierën dhe të niseni me pushime. Keni shumë ambicie.

Projekti ''Vitrina në kampus'' zbulon një mrekulli të vërtetë, muzeun 100

për qind shqip, i cili ndodhet në mjediset e kampusit universitar ''Vitrina''. Projek-ti 100 për qind shqip duke rrugëtuar në Shqipëri dhe trevat shqiptare ka bërë të mundur mbledhjen e shumë produkteve

shqiptare, qofshin ato të vjetra dhe me vlerë të madhe, por edhe prodhime të ndryshme vendi. Vetë koordinatorja e këtij projekti, Mirgita Margjini na tregon për këtë projekt. Në kuadër të 100-vjeto-rit të pavarësisë është menduar dhe është vënë në zbatim krijimi i këtij muzeu me objekte të vjetra shqiptare, por edhe pro-dhime vendi. Gjithashtu Mirgita na tre-gon që më së shumti ata kanë udhëtuar në zonat e thella të Shqipërisë. ''Kemi shkuar atje ku tradita është ruajtur më shumë; gjej rastin të falënderoj të gjithë popullin shqiptar për bashkëpunimin që kanë patur me ne për të ngritur këtë muze'', shprehet koordinatorja e pro-jektit 100 për qind shqip. Në këtë muze mund të gjeni punime balte, druri, kos-tume popullore, vegla pune të vjetra, ma-dje disa qindra vjeçare, por nga ana tjetër edhe prodhime 100 për qind shqiptare, si verë, raki, vaj ulliri. ''Të gjithë studen-tët, pedagogët që kanë patur mundësinë ta shohin këtë muze që ne kemi krijuar, kanë mbetur të befasuar, madje disa prej tyre edhe kanë dhënë ndihmesën e tyre duke sjellë dhe ata objekte të vjetra'', shprehet Mirgita. Koordinatorja e këtij projekti thotë për “77 News” se rrugëtimi i tyre do të vazhdojë dhe shumë shpejt në këtë muze do të ketë më shumë objekte e produkte të vjetra dhe të kohës, por të gjitha shqiptare.

Nga Daniela SulaPër më tepër: www.77news.al

Muzeu 100 për qind shqip!

Mirgita Margjini

Page 8: Gazeta 77 News Botimi Nr 153

8 E HËNË, 06 GUSHT 201277 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................Email: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

-Hoteleri - Turizëm-Ekonomike

-Elektronike

-Mjekësore-E Përgjithshme

Shkolla e Mesme “Vitrina” me Profilet:

900 € / vit = 1 Vit Shkollor

550 € / vit 1 Vit Konvikt + Mensë = 1000 €

Fuqia e mëndjes është fuqia më e madhe në Botë. Rrethoje dhe kultivoje me energji pozitive atë! Përdore në të mirën e njerëzve pa përjashtim! Ngulitja rrënjët në truallin e vlerave më të mira dhe natyrisht

pema e dijes nuk do të vonojë të të japë ty dhe familjes tënde, frytet e mirësisë dhe begatisë pa kufi! Tregoje Veten!

JEPI BOTËS ENERGJI POZITIVE!

Të regjistruarit deri më datë 6 Gusht përfitojnë Kurs Anglisht Falas.

Deri më 6 Gusht

PROFILBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Qyteza e Këlcyrës me 4000 banorë është e bukur në të gjitha stinët. Por në verë,

shushurimat e ujërave të Vjosës, që kalon e bukur ndanë qytezës, e bëjnë atë më jo-shëse për turistët vendas dhe të huaj. Para Bar Restorant Piceri “Zagoria” gjëmojnë 5 motorë Harley Davidson. 5 të rinj, turistë të huaj gjermanë, veshur me uniforma lëkure dhe skafandra të zeza, bëhen gati të “flutu-rojnë” mes përmes grykave, për të çarë tutje, drejt Përmetit. Sapo janë ndarë nga i zoti i Bar Restorant Picerisë, Robert Hila, një “yesman” i shkathët, i komunikueshëm dhe shumë mikpritës. Ai është vetë sipërmarrësi i “Zagorisë” hapur këtu qysh në vitin 1997. Ishte vit i vështirë, për shkak të ngjarjeve tronditëse që përfshinë edhe Këlcyrën. Më parë lokali shërbente si një dyqan i vogël për prodhime brumërash. Ndërsa Roberti, i sapo kthyer nga mërgimi në vendin fqinj Greqia, ku punoi disa vite në një piceri dhe mësoi atje sekretet e zanatit, erdhi dhe e ndryshoi destinacionin e sipërmarrjes: nga prodhime brumrash, në Bar Restorant Piceri. E pagëzoi me emrin “Zagoria” për të respektuar ori-gjinën e familjes së tij. Ndërsa në menunë e përditshme, për të gjithë ata që frekuentojnë lokalin, që hapet qysh në orën 6 të mëngjesit dhe qëndron deri afër mesnatës në shërbim të klientëve, ai gatuan dhe shërben ushqime tradicionale të zonës së Përmetit. Nga resto-ranti, veçojmë specialitetet e zonës: mish i pjekur keci dhe qengji në hell, që vjen nga sta-net e Dëshnicës dhe Dhëmbelit, gatuar dhe spërkatur edhe me erëza dhe limon; pula të pjekura, edhe ato në hell, marrë nga pularia me nam “Andon Poçi” e Gjirokastrës; kaposh deti me përshesh; kaposh deti me pilaf; kuku-rec dhe të brendshme dashi, qengjash, kecash; sallata të ndryshme, turshi patëllxhani dhe arme Këlcyre. Të gjitha këto, shoqëruar me

raki rrushi Përmeti, raki dëllinje dhe raki mani; raki manaferre dhe raki frutash; verë Debinë e bardhë, verë e kuqe Kabërnet dhe Merlot, nxjerrë nga kantinat e prodhuesve të Këlcyrës dhe Përmetit; antipasta përgatitur me bërxolla, por edhe gjysëm kile mish të pjekur, për çdo racion dhe në sfond muzikë popullore përmetare dhe zagoritshe. Të duhet të bësh një porosi? Telefono: 069 51 56 287. Por, mund të kërkosh që porosia jote të të vijë në shtëpi. Motori pica taxi i Bertit, në çast ta sjell porosinë. Në menunë e përgatitur

çdo ditë nga usta Berti, çmimet janë të lira për të gjithë përbërësit. Ndërsa ajo që bie në sy në takimin me Bertin është buzëqeshja dhe mikpritja tradicionale shqiptare. Bar Restorant Piceri “Zagoria” nuk është ndonjë lokal shumë i madh. Ai ka një kapacitet për 50 klientë njëherësh dhe festat e fundvitit këtu festohen shumë bukur, me prenotime familjare dhe prenotime çiftesh, por edhe turistësh vendas dhe të huaj...

Nga Agim Pipa Për më tepër: www.77news.al

Bar Restorant Piceri “Zagoria” në zemër të Këlcyrës!

Robert Hila