8
MENDIMI POZITIV E ENJTE, 10.01.2013 VITI II - NR.310 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Kthimi në republikë presidenciale, një hap i rëndësishëm!............................................fq.2 Dibrani Ali Rama: Tërmeti më shembi shtëpinë, nuk jam dëmshpërblyer!.........................................fq.4 Invalidi I.D.: Kërkoj kujdestari për xhaxhain e lindur shurdh!.................................fq.5 Klodian Dhoska i ftuar në Kampusin "Vitrina"!........fq.7 Përfaqësuesit e LSHR, Domi dhe Kujtila: Mbështesim sipërmarrësit dhe të rinjtë!................fq.8 ...>>fq.3 E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! www.shqiperiaere.al Qendra e Mendimit Pozitiv Berisha: Të përdorim linjat e transparencës si avantazh komunikimi me qytetarët! Si të jemi të fortë! P se ne disa herë ndjehemi kaq të dobët kur përballemi me problemet e jetës dhe pse ndjehemi të fortë në kohë të tjera? Çfarë e bën një person të fortë në përballi- min e jetës dhe çfarë e bën disa herë kaq të dobët? Ekziston një formulë... >> VIJON NË FAQEN 2

Gazeta 77 News Botimi Nr.310

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77 News Botimi Nr.310

MENDIMI POZITIV

E ENJTE, 10.01.2013 VITI II - NR.310 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Kthimi në republikë presidenciale, një hap i rëndësishëm!............................................fq.2 Dibrani Ali Rama: Tërmeti më shembi shtëpinë,

nuk jam dëmshpërblyer!.........................................fq.4 Invalidi I.D.: Kërkoj kujdestari

për xhaxhain e lindur shurdh!.................................fq.5 Klodian Dhoska i ftuar në Kampusin "Vitrina"!........fq.7 Përfaqësuesit e LSHR, Domi dhe Kujtila:

Mbështesim sipërmarrësit dhe të rinjtë!................fq.8

...>>fq.3

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion,plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

www.shqiperiaere.al

Qendra eMendimit Pozitiv

Berisha: Të përdorim linjat e transparencëssi avantazh komunikimi me qytetarët!

Si të jemi të fortë!

Pse ne disa herë ndjehemi kaq të

dobët kur përballemi me problemet e jetës dhe pse ndjehemi të fortë në kohë të tjera? Çfarë e bën një person të fortë në përballi-

min e jetës dhe çfarë e bën disa herë kaq të dobët? Ekziston një formulë... >> VIJON NË FAQEN 2

Page 2: Gazeta 77 News Botimi Nr.310

2 77 NEWS

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

AKTUALITET E ENJTE, 10 JANAR 2013

Kthimi në republikë presidenciale, një hap i rëndësishëm!

<< VIJON NGA FAQJA 1 që ju ndihmon ju të ndaloni së qeni kaq të dobët në përballjen e problemeve tuaja. Çfarë e bën një person të dobët?

Më poshtë janë faktorët më të mëdhenj të jetës që mund t’ju bëjnë ju të dobët për-ballë jetës:

Besimet e gabuara: besimet formohen si rezultat i eksperiencave jetësore, por fakti interesant që shumë njerëz nuk e dinë ësh-të se njerëzit mbledhin besime të gabuara të shumta rreth botës, ndërkohë që ato rriten. Të besosh që dielli lind në anën lin-dore është shumë mirë sepse ky është fakt por të besosh se nuk ka shpresë, që nuk mund të arrini sukses, që jeta nuk do t’ju japë ju atë që ju dëshironi ose madje edhe

që jeni pa vlera është diçka katastrofike. Nëse nuk dëshironi të jeni kaq të dobët atëherë lexoni këtë udhëzues për tu lar-guar nga besimet tuaja të gabuara.

Mungesa e informimit ju bën ju të do-bët: Mungesa e njohurive rreth zgjidhjes së një problemi ose mungesa e aftësisë për të kërkuar për një zgjidhje iu bën ju të paaftë. Mbi të gjitha nëse ju përballeni me një problem por e dini që mund ta gjeni përgjigjen diku ju nuk do të ndjeheni fare keq. Dobësia dhe paaftësia janë dy anët e të njëjtës monedhë dhe të dyja tregohen kur ju e shihni veten të paaftë për tu për-ballur me një problem. Nëse dëshironi të bëheni të fortë atëherë mësoni si të kërkoni për zgjidhje nëse përballeni më

një problem në vend që të shtriheni në shtrat si të paaftë.

Burimet e limituara mund t’ju bëjnë ju të dobët. Dhe nuk bëhet fjalë për para ose diçka material por për kohë. Le të supo-zojmë se ju përballeni me një problem të caktuar dhe duhet të kërkoni për një zgjidhje por në të njëjtën kohë jeni më-suar të punoni 15 orë në ditë, a nuk do t’ju pengonte kjo për gjetjen e zgjidhjes? Padyshim që kjo do t’ju bëjë ju të dobët. Të qenit i aftë për të gjetur kohë, për të kërkuar për një zgjidhje është ekzaktësisht e njëjtë me të qenit i paaftë për të gjetur një zgjidhje.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Eneid Bezati një nga përfaqësuesit e Lë-vizjes Shqipëria e Re, takimin e radhës

e zhvilloi me studentë dhe të rinj. Një ndër to ishte edhe studentja Griselda Lumani e cila dha një mbështetje të fortë për pikat e platformës së kësaj lëvizje përsa i përket arsimit. “Mënyra se si do të korrigjohen provimet e studentëve është vërtet e rën-dësishme sepse shmang korrupsionin në institucionet arsimore dhe secili merr atë që meriton”, u shpreh Griselda . Një tjetër e re në takim ishte edhe Marina, e cila tha që e shikon me shumë optimizëm kthimin në Republikë Presidenciale.

Për më tepër: www.77news.al

Në vazhdimësinë e takimeve të një-pasnjëshme me njerëz të ndryshëm

për prezantimin e platformës politike, përfaqësuesja e Lëvizjes Shqipëria e Re, Dezdemona Porja, ka zhvilluar takimin e radhës me disa të rinj të zonës së Don Boskos. Në këtë takim ishin të pranishëm dy të rinjtë Ersa Karaj dhe Eno Xhaferraj, të cilët janë njohur me 7-të pikat e plat-formës së LSHR-së. Ata shprehën interes për këtë forcë politike e cila ka si qëllim kryesor mbështetjen e të rinjve dhe punë-simin e tyre në administratën shtetërore. Ata u shprehën se vetëm të rinjtë mund të ndërtojnë një Shqipëri të Re.

Për më tepër: www.77news.al

Të rinjtë për një Shqipëri të re!

Page 3: Gazeta 77 News Botimi Nr.310

377 NEWS

Qen

dra p

ër Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Agjencia Shqiptare e Punësimit ofron vend pune Pedagog për Programe Grafike. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

POLITIKËE ENJTE, 10 JANAR 2013

Aleksandër Arvizu: Me shumë rëndësi konfiskimi i pasurive të krimit!

Kryeministri Berisha: Të përdorim linjat e transparencës si avantazh komunikimi me qytetarët!

Duke folur në mbledhjen e qeverisë, Kryeministri Berisha theksoi se në li-

dhje me mospagesat nuk ka pasur mungesë fondesh por vonesë të listëpagesave. Krye-ministri iu referua edhe vonesave në dis-

bursimin e invalidëve të cilat i cilësoi si ta papranueshme por shtoi se qeveria ka bërë maksimumin për ta. “Invalidët kanë pasur vonesa të papranueshme, shkaku ka qenë sepse në përllogaritjen e faturës së energjisë ka pasur një abuzivitet të paparë dhe qeve-ria u detyrua ta përcaktojë atë mbi bazën e kritereve të përcaktuara qartë nga një studim i ERE, por ky studim është mbësh-tetur edhe nga Banka Botërore. Qeveria ka bërë maksimumin i asaj që mund të bëhet”, shtoi Berisha. Kryeministri është ndalur gji-thashtu në politikat e qeverisë në ndihmë të personave me aftësi të kufizuar duke bërë edhe një analizë krahasuese të fondeve në dispozicion të tyre. Ai kërkoi sërish nga ministrat që deri ditën e shtunë të kenë publikuar në faqet zyrtare të ministrive numrin e tyre të celularit dhe adresën e e-mailit. “Të publikohet adresa e e-mailit në

faqen zyrtare dhe në Facebook, deri ditën e shtunë të jenë funksionuese për të gjithë qytetarët. Këto janë linjat e transparencës dhe kjo është edhe avantazhi i komuniki-mit”, shtoi Berisha. Ndërkohë kryeministri Berisha ka deklaruar se antenat e telefonisë celulare nuk do të jenë objekt tatimi as nga pushteti vendor e as nga ai qendror. “Ka shpërthyer një histeri e autoriteteve lokale kundër antenave të kompanive celulare. Iu këpusin taksa e kryesisht disa nga ata që po zotohen të heqin taksat. Ministër i Finan-cave, do më sjellësh ligjin me urgjencë, antenat e komunikimit përjashtohen në vendosjen e tyre nga çdo lloj takse. Ven-dosja e tyre nuk do të jetë objekt tatimi as nga autoritetet vendore e as qendrore në asnjë pjesë, natyrisht kur i vënë në pronë private, është tjetër punë”, tha Berisha.

Për më tepër: www.77news.al

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e orga-nizuar për nënshkrimin e memoran-

dumit të bashkëpunimit për administri-min e pasurive të konfiskuara, ambasadori amerikan Aleksander Arvizu, theksoi se është me rëndësinë konfiskimi i pasurive të krimit, për të mos lejuar që të përfitojnë kriminelët.“Kriminelët nuk duhet të lejo-hen të përfitojnë prej krimeve të tyre. Pro-kurori duhet të bëjë çdo përpjekje për të sekuestruar përfitimet e fituara në mënyrë të paligjshme nga të pandehurit. Së dyti, sekuestrimi i përfitimeve prej krimit ndih-

mon në parandalimin e aktiviteteve të paligjshme nga kriminelët. Dhe së treti, kur një qeveri është e aftë të konfiskojë pasuri, atëherë kjo në fund fare shërben për zbatimin e ligjit”, tha z. Arvizu. Ai dekla-roi se nënshkrimi i këtij memorandumi është dëshmi e bashkëpunimit të frytshëm SHBA-Shqipëri.

“Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që ndodhen këtu, sepse ka qenë bashkëpuni-mi juaj për të realizuar dhe sjellë në reali-tet këtë memorandum bashkëpunimi. Ky memorandum në thelb përcakton detyrat

dhe detyrimet e secilës agjenci për sekues-trimin e pasurive. Ky është një hap shumë i rëndësishëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, do doja t’iu zotohem edhe njëherë për mbështetjen tonë të va-zhdueshme”, u shpreh ambasadori Arvizu. Nënshkrimi i memorandumit të bashkëpu-nimit me Agjensinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, u bë ndërmjet SHBA, Prokurorisë, Minis-trisë së Drejtësisë, Financave, Transportit dhe të Ministrisë së Brendshme.

Për më tepër: www.77news.al

Sali Berisha

Page 4: Gazeta 77 News Botimi Nr.310

77 NEWS

DJ.O ofron vend pune Sales Representative. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITET E ENJTE, 10 JANAR 2013

Dibrani Ali Rama:

Tërmeti më shembi shtëpinë, nuk jam dëmshpërblyer!

“Më refuzuan kallëzimin penal për heqjen e emrit nga listat e dëmshpërblimit”. Prej

tre vjetësh Ali Rama po kërkon dëmshpërbli-min për shtëpinë që i shkatërroi tërmeti i 6 shtatorit 2009. Banori i Komunës Zerqan në Qarkun e Dibrës e ka përcjellë ankesën në të gjitha institucionet, ndërsa këto ia përcjellin përgjegjësinë njëra-tjetrës. Institucionet më të larta e adresojnë problemin më poshtë, ndërsa institucioni i fundit, Komuna Zerqan përsëri e përcjell problemin në Qark, duke pretenduar se nuk ka kompetenca ligjore sepse ka kaluar afati 10-ditor i vlerësimit të dëmit. Nga shkresa me nr. Protokolli 3947-14 e dt. 6.11.2010 drejtuar disa institucioneve, veçojmë: “Për çfarë do të konkludoni rreth problemit të qytetarit, kërkohet informa-cion, pasi do të vëmë në dijeni Kryeminis-trin”. Por Problemi i Ali Ramës ka përfun-duar në një rreth vicioz. Ali Rama tregon se çfarë ka ndodhur. "Të nesërmen pas tërmetit,

u ngrit një komision nga komuna Zerqan që konstatoi dëmet në çdo shtëpi të fshatit. Të pasnesërmen erdhi një komision i dytë që kishte në përbërje përfaqësues edhe nga Këshilli i Qarkut Dibër edhe nga Drejtoria e Emergjencave Civile Tiranë. Të dyja komi-sionet mbajtën shënim prishjen e rëndë të shtëpisë". Ali Rama thotë se ai me gruan e tij patën fat që mundën të dalin jashtë, pasi kishte rënë gjysma e shtëpisë dhe po bëhej gati gjysma tjetër. Por as që e shkonte nëpër mend, se shtëpia e tij, më e dëmtuara e fsha-tit, do të mbetej e padëmshpërblyer. “Ata të komisionit erdhën në shtëpi, më morën nu-mrin e pasaportës dhe ikën duke më thënë se do të merren vetë me dokumentet", tregon Ali Rama. "Pas dy javësh doli lista me emrat e kryefamiljarëve që merrnin lekët, por emri im nuk ishte. Në listat që kishte bërë Qarku me Komunën, ishte hequr emri im nga Krye-tari i Komunës, Dëfrim Fiku. Shkova tek ai dhe më tha, që ne nuk kemi bërë lista, pran-daj të shkoj në Qark. Atje Pajtim Nezha më tha: “E di që të është shembur shtëpia, unë listat i kam bërë në rregull. Nuk di kush ta ka hequr emrin”. Qytetari i moshuar tregon më tej, se në listë ishte shënuar dy herë një person nga fisi i tij si dhe një emër tjetër që nuk i përkiste asaj komune. “Di që i ka shkuar një listë e dytë Emergjencës Civile, por unë sërish nuk isha në listë. Kam më-suar kofidencialisht, se Emergjencat Civile e kanë pyetur kryetarin e komunës për rastin tim dhe u ka thënë në telefon që ankuesi e kishte kasolle, nuk ishte shtëpi e banuar.

Ndërkohë unë jetoja bashkë me gruan në atë shtëpi që ishte model në fshat”, thotë Ali Rama. (Ai posedon vërtetimet e lëshuara nga kryetari i komunës se shtëpia e tij është shembur nga tërmeti). Ndërkohë, Këshilli i Qarkut Dibër i drejtohet me një shkresë kryetarit të komunës ku i thotë se nuk ka fonde për të ndihmuar qytetarin Ali Rama! Kur këto fonde vinin nga buxheti i shtetit sipas VKM-së dhe Këshilli i Qarkut duhet të shtonte emrin e tij në listat e dyta, pasi sipas VKM nr. 965 dt. 30.9.2009, “Për miratimin e vlerës së dëmeve të shkaktuara në objektin pronë private si rrjedhojë e tërmetit të rënë në Qarkun Dibër”, ishte ky institucion që kishte në dispozicion listën e familjarëve që dëmshpërbleheshin. Këtë detyrim ia kujton Këshillit të Qarkut edhe institucioni i Prefek-turës. Ndërkaq, Komuna Zerqan i përgjigjet në një letër qytetarit Ali Rama se i ka nisur shkresë Këshillit të Qarkut dhe Drejtorisë së Emergjencave Civile ku u kërkon rishqyrtim të objekteve për familjet që kanë pretendime për dëmet e shkaktuara dhe se në këtë listë me numër rendor 27 është emri i tij, Ali Ramës. Por, Ali Rama ka dyshuar për heqje të qëllimshme të emrit të tij nga lista dhe ka bërë kallëzim në Prokurori ndaj kryetarit të komunës Zerqan, Dëfrim Fiku.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Ali Rama

Page 5: Gazeta 77 News Botimi Nr.310

77 NEWS

Diamond Dental ofron vend pune Mjeke Stomatologe. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE ENJTE, 10 JANAR 2013

Invalidi I.D.:

Kërkoj kujdestari për xhaxhain e lindur shurdh!

Shpesh invalidët ankohen për mungesën e kujdestarisë si dhe janë të pakënaqur

për vlerësimin e shkallës së paaftësisë dhe pagesën e caktuar për të. Herë të tjera nuk janë të qartë nëse meritojnë më tepër dhe nëse u takon apo jo kujdestari. Megjithëse ndihen të paaftë për të përballuar të vetëm nevojat dhe kërkesat e tyre, janë pa kujdes-tar. Përshembull, a mundet një person i lindur shurdh, që të kuptojë përgjigjen që i japin në një institucion apo sportel pa qenë i shoqëruar? A mund të pyesë ai për adresa rrugësh? A mundet të dëgjojë borinë e një makine që i vjen nga pas, ndërsa shoferi nuk e di se kalimtari nuk dëgjon? Apo të dëgjojë një shpërthim pranë? Pa shoqërue-sin e tij, ai thuajse nuk mund të zgjidhë asnjë situatë komunikimi. Sepse komisio-net e KEMP përbëhen vetëm nga mjekë që vendosin diagnoza, por nuk njohin nevojat

sociale të personave me aftësi të kufizuara, gjë që e ka vërejtur si një mangësi në një studim Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara. Një qytetar kontaktoi Qendrën për Drejtësi dhe Solidaritet duke prezantuar proble-min e xhaxhait, invalid. Iliaz D. (edhe ai vetë invalid), tha se xhaxhai i tij ka lindur i shurdhër, nuk dëgjon absolutisht dhe as nuk di të flasë. “Xhaxhai im është invalid dhe e kanë caktuar invalid të shkallës së dytë. Ai merr një pension invaliditeti prej 9400 lekësh (të reja). Mendoj se duhet të përfitojë kujdestari sepse është gati i izo-luar. Të dalë në rrugë, e shtyp makina”. Nga KEMP, personat me paaftësi të plotë për të dëgjuar dhe folur klasifikohen si paaftësi e shkallës së dytë dhe rrjedhimisht nuk u paguhet kujdestari. Por kjo bie ndesh me kuadrin ligjor i cili përcaktimin e grupit të invaliditetit e bën mbi shkallën e paaf-tësisë dhe jo mbi llojin e diagnozës. Juris-tët e Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet konstatojnë se personat që e kanë shkallën e dëgjimit zero, duhet të përfshihen tek grupi i parë i invaliditetit. Ndërkaq, edhe ISSH, që është institucioni i ngarkuar me ligj për administrimin dhe pagimin e pen-sioneve të invaliditetit, ka bërë të qartë se personat që humbasin aftësinë për punë si rezultat i sëmundjeve fizike dhe mendore përfitojnë pension të plotë dhe të pjessh-ëm i cili nuk lidhet me llojin e sëmundjes, por me shkallën e humbjes së aftësisë për punë, si rezultat i saj. Pensioni prej 9400

lekësh për një invalid të shurdhër është rrjedhimisht i vendosur në kundërshtim me shkallën e paaftësisë së plotë të tij për të dëgjuar. Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara vëren se “janë pak diagnoza që parashikojnë kujdestari, ndërsa në rregulloret e tjera që përcaktojnë kriteret mjekësore, nuk janë përcaktuar në mënyrë taksative se cilat dia-gnoza kanë të drejtë të përfitojnë kujdes-tari, gjë që lë shteg për abuzime. Studimi i Fondacionit kërkon që të shikohen dhe të trajtohen të gjitha llojet e diagnozave kur janë në shkallën që kërkojnë kujdestari. Po ashtu, nuk janë të përcaktuara ligjërisht në mënyrë të qartë grupet e invaliditetit.Iliazi, 17 vjet invalid, prapë një mal me dokumente për rikomisionim

Iliazi është edhe vetë një invalid. Ai na tregon se si u sëmur në vitin 1996 kur shkoi në Greqi, kur ende nuk kishte mbushur 20 vjeç. Që atëherë është i pafuqishëm për të punuar. Ai merr nga dy qetësues çdo natë, përndryshe nuk mund të flejë. “Nuk kam fuqi të punoj në punë fizike si ndërtimi, por dua një punë pa shumë ngarkesë se mendoj që do të më bënte mirë. Kam katër fëmijë për të ushqyer. Unë marr 9400 lekë pension, thotë Iliazi.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Page 6: Gazeta 77 News Botimi Nr.310

77 NEWS

Valiant13 ofron vend pune Analist Programator Java. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

IDE E ENJTE, 10 JANAR 2013

Domethënia e ngjyrës së syve!

Hapja e zonave të lira ekonomike, prioritet për LSHR!

Sytë dyngjyrësh: Janë sytë me tërheqës dhe bindës, në raste të veçanta zotërojnë

pushtetin e hipnotizimit të personave të tjerë. Konsiderohen shumë tërheqës, janë mjaft ekzotikë. Shprehin vetëbesim dhe dëshmojnë krenari. Sytë gështenjë: Dësh-mojnë se individi është zot i fjalës dhe se meriton t’i zihet besë. Sa më e mbyllur të jetë ngjyra aq më shumë ato rrezatojnë sensualitet. E meta kryesore është se flasin shumë për veten.

Sytë e kaltër: Shprehin kthjelltësinë e cila nënkupton romantizmin dhe femini-litetin tuaj. Ndoshta nuk duhet të imagji-nojnë princin e ardhshëm, por duhet të lëvizin nga vendi dhe të jenë në kërkim të tij.

Sytë e gjelbër: Shumica e njerëzve me

sy të gjelbër, konsiderohen mjaft të urtë dhe të bindur. Këta njerëz dinë të sillen dhe respektojnë të tjerët, por në raste të veçanta kur u shkelet në kallo nuk nguro-jnë të bëhen mjaft agresivë.

Sytë e zinj: Ngjyra e syve tuaj, ju bën që të jeni gjithnjë njeri serioz dhe që gjërat i bëni me pjekuri. Mos harroni se gjithnjë përtej shikimit të personave që kanë sy të zinj fshihet një mister i trashëguar.

Sytë kafe: Sytë kafe janë mjaft ekspresivë dhe dëshmojnë për aftësi mbi mesataren dhe janë mjaft të talentuar. Zakonisht ata janë njerëz këmbëngulës dhe kërkues ndaj vartësve, kjo për shkak të hijes së rëndë.

www.banka-ideve.com

Në kuadër të takimeve të ndërmarra me qëllim prezantimin e platformës

politike të Lëvizjes Shqipëria e Re, përfa-qësuesja e saj, Miranda Sinani, realizoi një takim me të riun nga Burreli, Shkëlzen Lena. Gjatë takimit, ndër pikat e platfor-mës që u diskutuan, i riu vlerësoi ndarjen territoriale, që do të thotë që çdo komunë të ketë 50 000 mijë banorë, dhe hapjen e zonave të lira ekonomike, në akset kombë-tare si: Rruga e Kombit, Rruga e Arbërit, rruga Shkodër -Han i Hotit, rruga Korçë–Kapshticë, rruga Gjirokastër -Kakavijë, gjë e cila do sillte shumë burime të ardhurash për zhvillimin e vendit tonë.

Për më tepër: www.77news.al

Page 7: Gazeta 77 News Botimi Nr.310

77 NEWS

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Një kurs nëntëmujor,(

pa asnjë detyrim tjetër.= 320 euro

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

Vetëm sot!plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Vërtet që në punë nuk duhet t’u mungojë përqendrimi, por të paktën mbrëmja do të jetë ashtu si dëshironi ju.

Demi: Mos e shtyni për më vonë një qartësi të rëndësishme që do iu ndih-mojë të bëni paqe me veten tuaj.

Binjakët: Në këtë moment nuk doni të ekspozoheni shumë dhe do të prefe-roni të rrini paksa në hije.

Gaforrja: Nëse iu pret ndonjë provim apo konkurs, do të dilni shumë mirë falë qartësisë tuaj në mendime.

Luani: Merrni pak kohë për të reflek-tuar dhe qëndroni pak më shumë vetëm derisa të qartësoni mendimet tuaja.

Virgjëresha: Do të keni shumë të papritura gjatë ditës dhe do të duhet të jeni shumë të qetë dhe elastikë.

Peshorja: Zakonisht ju jeni shumë të pavendosur dhe humbisni shumë mun-dësi, por sot do të jetë gjithçka ndryshe.

Akrepi: Një ide e re dhe shumë e shn-dritshme do të fillojë një seri të rejash që kishit kohë që i dëshironit.

Shigjetari: Çdo gjë që do të prekni do të kthehet në arë si në kuptimin e parë të fjalës, ashtu edhe në kuptimin simbolik.

Bricjapi: Vërtet që pothuajse të gjithë planetët janë në anën tuaj, por nuk duhet të abuzoni me forcat tuaja.

Ujori: Mërkuri në aspekt negativ shton xhelozinë tuaj dhe mund të çojë në një rritje të peshës.

Peshqit: Duhet të kuptoni që disa trena kalojnë vetëm një herë në jetë dhe është një mëkat i madh që t'i lini të largohen.

Alb Web ofron vend pune Agjent Shitjesh. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

VEPRIMTARIE ENJTE, 10 JANAR 2013

Klodian Dhoska i ftuar në Kampusin Universitar "Vitrina"!

Shkolla e Lartë Private “Vitrina” në bashkëpunim me Fakultetin e Inxhinie-

risë organizoi tek salla “Sami Frashëri” një seminar të hapur. I ftuar në këtë takim ishte Dr.proc. Klodian Dhoska i cili disku-toi temën “Standardizimi dhe rëndësia e standardit ISO/IEC 17025:2005”. Lektori u shpreh se të futesh në K.E. duhet të plo-tësosh disa standarde ku ndër to janë ato ndërkombëtare. Ai tregoi për auditorin se cili ishte dallimi ndërmjet standardizimit dhe akreditimit. Gjithashtu u diskutua përse nevojiten këto standarde dhe se cili është funksioni i tyre. Standardet kanë si qëllim mbrojtjen e klientit, zhvillimin e

shteteve, mbrojtjen e mjedisit dhe për-mirësimin e tij. Standardet u mundësojnë kompanive të ndryshme për të realizuar shitje globale, njerëzit të jenë të sigurt, të shëndetshme, f leksibël dhe me cilësi të lartë jetese. Pasi bëhet një vlerësim para-prak për një laborator ku bëhen analiza të fushave nga më të ndryshme, merren masat për veprimet korrigjuese si dhe veprimet parandaluese, plane veprimi të zhvilluara, zbatuese dhe monitoruese. Të shumta ishin pyetjet e ngritura nga studentët e degës së Inxhinierisë ku pedagogu i sqaroi me mjaft përkushtim.

Për më tepër: www.77news.al

Page 8: Gazeta 77 News Botimi Nr.310

77 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

SHQIPËRIA E RE NË FOKUS E ENJTE, 10 JANAR 2013

Mbështesim sipërmarrësit dhe të rinjtë!

Të kthehet dënimi me vdekje!

Nënkryetari i Lëvizjes Shqipëria e Re z. Vullnet Domi, si dhe Sekretari i

Përgjithshëm z. Ervin Kujtila, vijuan taki-met me disa nga qytetarët e Tiranës. Pjesë e takimeve të tyre ishin qytetarë të shumtë dhe me profesione të ndryshme. Ata i njo-hën qytetarët me këtë lëvizje dhe bënë të mundur shpalosjen e platformës politike të saj. Mbyllja e rubinateve të korrupsio-nit, mbështetja e sipërmarrësve shqiptarë, si dhe përfshirja e sa më shumë të rinjve në administratë ishin pikat që u diskutuan me këta qytetarë. Pjesëmarrësit e këtyre taki-meve dhanë mbështetje dhe u shprehen se janë të gatshëm të bëhen pjesë e kësaj force të re politike.

Për më tepër: www.77news.al

LSHR në Gjirokastër:

Përfaqësuesit e LSHR, Domi dhe Kujtila:

Vijojnë takimet e organizuara nga koordinatori i Partisë Shqipëria e Re

në qarkun e Gjirokastrës, Kamber Leskaj. Takimi i radhës ishte me studentin nga Libohova. Pasi u njoh me platformën politike të kësaj lëvizje dhe qëllimet që kjo parti ka, ai tha: Kjo platformë më duket i vetmi ilaç për të zhdukur njëherë e përgjithmonë sëmundjen e korrupsio-nit. Gjithashtu ai theksoi se është shumë dakord me kthimin e dënimit me vdekje. Ai shprehu interes të madh në lidhje me fuqizimin e institucioneve arsimore dhe shëndetësore. Takimin e mbylli duke thënë që LSHR është parti për të gjithë shoqërinë dhe u tregua përkrahës dhe mbështetës për këtë parti.

Për më tepër: www.77news.al