8
MENDIMI POZITIV E ENJTE, 16.05.2013 VITI II - NR.436 BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Qendra e Mendimit Pozitiv Zhvillohet forumi ekonomik për rritjen e bashkëpunimit Shqipëri-Meksikë!.....................fq.3 Çajup Çangollari: PLSHR, projekti me ide dhe misione të qarta!...........................................fq.4 Invalidi, Shëndet Pillati: Detyrohem të shes në rrugë për të mbajtur familjen!.........................fq.5 Erdogan, i ftuar i Shtëpisë së Bardhë!...................fq.7 Irida Hazizi: PLSHR kërkon mbrojtjen e familjes, të grave e fëmijëve me ligj të veçantë!.................fq.8 ...>>fq.3 Ecni në drejtimin më të mirë të mundshëm! Kryeministri Berisha: Qeveria do të ulë TVSH e industrisë turistike, hap i rëndësishëm investimi për ekonominë tonë! Ç do çështje në reali- tet është e përbërë nga dy nënçështje: diç- ka që ju dëshironi dhe mungesa e asaj që ju dëshironi. Nëse nuk e kuptoni që këto të dyja kanë frekuenca vibruese shumë të ndryshme, atëherë ju mund të besoni...>> VIJON NË FAQEN 2

Gazeta 77 News Botimi Nr.436

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77 News Botimi Nr.436

MENDIMI POZITIV

E ENJTE, 16.05.2013 VITI II - NR.436BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

...>>fq.2

Qendra eMendimit Pozitiv

Zhvillohet forumi ekonomik për rritjen e bashkëpunimit Shqipëri-Meksikë!.....................fq.3 Çajup Çangollari: PLSHR, projekti me ide

dhe misione të qarta!...........................................fq.4 Invalidi, Shëndet Pillati: Detyrohem të shes

në rrugë për të mbajtur familjen!.........................fq.5 Erdogan, i ftuar i Shtëpisë së Bardhë!...................fq.7 Irida Hazizi: PLSHR kërkon mbrojtjen e familjes,

të grave e fëmijëve me ligj të veçantë!.................fq.8

...>>fq.3

Ecni në drejtimin më të mirë të mundshëm!

Kryeministri Berisha: Qeveria do të ulë TVSH e industrisëturistike, hap i rëndësishëm investimi për ekonominë tonë!

Çdo çështje në reali-tet është e përbërë

nga dy nënçështje: diç-ka që ju dëshironi dhe mungesa e asaj që ju dëshironi. Nëse nuk e kuptoni që këto të dyja

kanë frekuenca vibruese shumë të ndryshme, atëherë ju mund të besoni...>> VIJON NË FAQEN 2

Page 2: Gazeta 77 News Botimi Nr.436

2 77 NEWS

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

AKTUALITET E ENJTE, 16 MAJ 2013

MENDIMI POZITIV

PLSHR duhet të jetë fituesja e 23 qershorit!

<< VIJON NGA FAQJA 1 se jeni të fokusuar në diçka që dëshironi, kur në fakt jeni foku-suar totalisht në drejtimin e kundërt. Disa besojnë se janë fokusuar në çështjen e një trupi të shëndetshëm, kur në fakt, ata janë të fokusuar në frikën e një trupi të sëmurë. Disa besojnë se ata janë duke menduar në lidhje me përmirësimin e situatave të tyre financiare, kur në fakt janë të fokusuar në mos pasjen e mjaftueshme të parave.

Por për arsye se çështjet janë para ose shëndet, ata besojnë se sa herë që foku-sohen në këtë çështje, ata mendojnë për atë që duan por, shpesh herë nuk ndodh kështu. Shpesh herë njerëzit thonë, “E kam dashur këtë për aq gjatë sa nuk mbahet mend. Përse nuk ka ndodhur akoma”? Ata

nuk ishin në dijeni se çdo çështje është e përbërë nga dy nënçështje: çka dëshirohet dhe mungesa e saj...

Për shembull, ata menduan se duke qenë se flasin për paratë, ishin duke folur për atë që donin, kur në fakt, ishin të foku-suar në të kundërtën e asaj që donin. Ve-tëm atëherë kur ju jeni të ndjeshëm ndaj mënyrës se si ndjeheni, do ta kuptoni me të vërtetë se cili është qëllimi juaj. Por me pak praktikë, ju do të jeni shumë të aftë që gjithmonë të kuptoni shumë qartë se ku jeni fokusuar.

Ky proçes do t’ju ndihmojë që në mëny-rë vetëdijshme të identifikoni frekuencën vibruese të mendimit tuaj aktual. Kjo lojë luhet në mënyrë më efektive nëse jeni

vetëm, sepse askush tjetër nuk mund ta dijë, apo ta kuptojë më mirë se ju, se cilat ndjenja ndjehen më mirë për ju. Shpesh, kur ju bisedoni me të tjerët, mund të jeni konfuzë nëse mendimi ndjehet mirë për ju, apo ju po e ofroni atë sepse mendoni se është zgjedhja që dikush tjetër do të donte që të merrrnit.

Është e rëndësishme që ju t’i lini mën-janë idetë, dëshirat, opinionet dhe besimet e kujdo tjetër kur jeni duke identifikuar mënyrën se si ndjeheni vetë. Nga përdo-rimi i këtij proçesi ju do të jeni të vetëdij-shëm se si ndjeheni në të vërtetë kur diçka ecën mirë.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Partia Lëvizja Shqipëria e Re

Qytetarët e Beratit:

Bashkëbisedimet rreth platformës po-litike dhe synimeve të Partisë Lëvizja

Shqipëria e Re po bëhen tashmë në çdo qytet dhe familje shqiptare. Qytetarë të shumtë janë bërë pjesëmarrës në këto bashkëbisedime edhe në qytetin e Beratit, të organizuar nga kandidatja për deputete e këtij Qarku, Esma Hoxha. Qytetarët sh-prehen shumë të zhgënjyer nga politikat e politikanët dhe shpresojnë për risi e zhvi-llim. Synimet për qeverisjen e katër viteve të ardhshme të PLSHR kanë zënë vend të veçantë në idetë dhe dëshirat e këtyre nje-rëzve, të cilët presin dhe urojnë që PLSHR të jetë fituesja e 23 qershorit dhe të bëjë realitet Drejtësinë dhe Zhvillimin e vendit.

Për më tepër: www.77news.al

PLSHR, mundësia dhe përkrahja më e madhe e të rinjve!

Kryeqytetasit, të rinj e në moshë, të punësuar e të papunë kanë ngjallur

interes të madh për njohjen e synimeve të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, për të ardh-men e begatë të qytetarëve dhe vendit në katër vitet e ardhshme. Ata janë njohur me shumë kujdes nga përfaqësuesja e kësaj partie Dorina Saraçi, e cila ka bërë të mundur prezantimin e platformës poli-tike dhe synimeve të saj për të ndërtuar Shqipërinë e Re, të Zhvilluar në Drejtësi. Ajo është ndalur gjithashtu edhe me të rinjtë e Kavajës, të cilët e kanë vlerësuar PLSHR si mundësinë dhe përkrahjen më të madhe të këtij brezi.

Për më tepër: www.77news.al

Page 3: Gazeta 77 News Botimi Nr.436

377 NEWS

Qen

dra p

ër Drejtësi dhe Zhvillim

Partia Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

POLITIKËE ENJTE, 16 MAJ 2013

"Billa General Works" ofron vend pune Topograf. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

Kryeministri Berisha: Qeveria do të ulë TVSH e industrisë turistike, hap i rëndësishëm investimi për ekonominë tonë!

Zhvillohet forumi ekonomik për rritjen e bashkëpunimit Shqipëri-Meksikë!

Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha theksoi se kjo

është përmbushja e një premtimi për rritjen e prodhimit. “Zoti Ruli nuk pashë hekurin për serat, duhet të jemi shumë të qartë, se 70% e serës është hekur dhe ne

u zotuam se do të bëjmë gjithçka që ka të bëjë me prodhimin” iu drejtua Krye-ministri, Ministrit të Bujqësisë. Berisha theksoi gjithashtu se, duhet të merren masat për hartimin e planit kombëtar për peshkimin. “Ne duhet të bëjmë gjithçka

për prodhimin dhe nxitjen e peshkimit, ky është zotimi ynë. Ne kemi shpallur se do të hartojmë një plan kombëtar për peshkimin. Të gjitha taksat të shkojnë në promocionin e duhur. 1 mijë euro për të ankoruar anijen është një problem i madh. Ne do bëjmë gjithçka që ta nxjerrim peshkimin në vendin që meriton”, - tha Kryeministri. Kreu i qeverisë bëri me dije se do të ulet edhe taksa për industrinë e turizmit. “Do ulim TVSH-në e industrisë turistike. E vërteta është se kjo degë e kësaj industrie është një degë e rëndësishme e ekonomisë dhe ky hap do të jetë një leh-tësim i madh për ekonominë. Por edhe konsumi i brendshëm është një faktor tjetër shumë i rëndësishëm, pasi në 4.8 milion turistë, kjo nënkupton një rritje të madhe të konsumit”, - shtoi Kryeministri.

Për më tepër: www.77news.al

Është zhvilluar dje në Tiranë forumi ekonomik për rritjen e bashkëpunimit

Shqipëri-Meksikë. Në fjalën e tij përshën-detëse Konsulli i Nderit të Meksikës në Shqipëri z. Ylli Ndroqi theksoi se ky forum rrit bashkëpunimin ekonomik mes dy ven-deve. “Në cilësinë e Konsullit të Nderit të Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Tiranë, kam kënaqësinë që hap këtë forum biznesi për të forcuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Meksikës. Ku forum do të afrojë bizne-sin meksikan dhe atë shqiptar në fushën e tregtisë, turizmit dhe industrisë. Duke

patur parasysh që Konsullata e Nderit Mek-sikane është hapur përpara tre muajsh këtu në Shqipëri, ne hymë në kontakte të me-njëhershme për ti ofruar biznesit shqiptar mundësinë e koordinimit me biznesin mek-sikan”, - theksoi Konsulli i Nderit Ylli Ndroqi. Ndërsa kreu i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka vlerësoi punën e bërë nga Konsullata e Meksikës në Shqipëri për prezantimin e mundësive të bashkëpunimit mes dy ven-deve. Konsulli i nderit të Meksikës në Itali, Eleazar Velasco Navarro vlerësoi arritjet e bëra nga Shqipëria, ndërsa vlerësoi edhe

homologun e tij në Tiranë Z. Ylli Ndroqi. Navarro bëri edhe një përshkrim të shkurtër të ekonomisë meksikane, duke e cilësuar atë si ekonominë e dytë më të rëndësishme në Amerikën Latine. Ndërsa e cilësoi bashkë-punimin mes dy vendeve si mjaft të rëndë-sishëm, konsulli i nderit të Meksikës në Itali Navarro theksoi se biznesi është një aleat shumë i mirë për të rritur këtë bashkëpu-nim. Në mbyllje të forumit, z. Ylli Ndroqi i bëri thirrje investitorëve meksikanë të vijnë e të investojnë në Shqipëri.

Për më tepër: www.77news.al

Page 4: Gazeta 77 News Botimi Nr.436

4 77 NEWS

DGA shpk ofron vend pune Agjent Shitjesh. Dërgoni CV në: [email protected] /www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

OPINION E ENJTE, 16 MAJ 2013

Qen

dra

r Drejtësi dhe Solidaritet

Partia Lëvizja Shqipëria e R

e

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Nokia Servis ofron raparim për celularë & shitje celularësh

të markave të ndryshme.Adresa:Rruga e "Durrësit"- Tiranë

Cel:+355 69 62 54 645

PLSHR, projekti me ide dhe misione të qarta! Çajup Çangollari:

Lëvizja Shqipëria e Re nuk është thjesht një parti politike e cila vjen në këto

zgjedhje për t'u mundësuar disa njerëzve të hyjnë në politikë për përfitimet dhe jo-

shjen që të jep pushteti, por është pjesë e kësaj gare me ide të qarta, misione konkrete dhe me synime që ndikojnë praktikisht në jetën e çdo qytetari. PLSHR vjen me projek-tin e saj për Drejtësi dhe Zhvillim, vizion që ka vite që ka nisur, kjo peme ka vite që është mbjelle dhe ka ardhur momenti që pema e PLSHR të dalë në dritë dhe të konkurrojë për dobishmërinë e saj në shoqërinë tonë midis shumë pemësh, bimësh, shkurresh e ferrash që gjenden në bahçen e begatë të vendit tonë. Çfarë është kjo pemë? Kjo është pema e begatisë, është një pemë që i dihen se çfarë frutash do prodhojë, që në momentin që është mbjellë. Trualli ku lulëzon kjo filizë e re, plot ngjyra e jetë, duhet të pastrohet një herë e mirë nga të gjitha këto lloje shkurresh që sa vjen dhe i marrin frymën. Ka ardhur momenti ta

dallojmë cila prej këtyre pemëve është e dobishme për ne e cila jo. PLSHR dallon prej pemëve të tjera sepse ajo nuk ka vetëm gjethe jeshile, ajo ka fruta dhe aromë të këndshme. Ferrat dhe shkurret që jeshilo-jnë sot në vendin tonë, nuk prodhojnë ma-naferra, por këto lloj shkurresh kujtohen një herë në 4 vjet të nxjerrin disa pseudo manaferra dhe frute të rreme, e pastaj të na gënjejnë se po i lamë edhe këtë vit në bahçe, vitin tjetër do të prodhojnë më shumë. STOP, duhet të dallojmë pemët e bekuara dhe të dobishme. Ta pastrojmë një herë e mirë këtë vend nga këto lloj ferrash. Të mbështesim PLSHR dhe Projektin DRE-JTËSI dhe ZHVILLIM. Me ndihmën e Zotit dhe punën tonë, ky vend do të lulëzohet dhe begatohet.

Për më tepër: www.77news.al

Qytetarët e Elbasanit, përkrahje dhe vlerësim të madh për PLSHR!

Qytetarët e Elbasanit njihen çdo ditë me platformën politike dhe synimet e

PLSHR, nga përfaqësuesi i saj Serxhio Peqi-ni. Gjatë këtyre takimeve banorët shprehën shqetësimet e tyre rreth konkurrencës së padrejtë nga shitësit ambulantë, shqetësi-met mbi ruajtjen e votës dhe gjithashtu një qytetar i takimit të radhës, shprehu shqetësimin e tij mbi pronat që i përkasin ish-pronarëve dhe që nuk janë kompensuar akoma. Pasi u njohën me PLSHR ata dhanë përkrahjen e tyre për të.

Për më tepër: www.77news.al

Çajup Çangollari

Page 5: Gazeta 77 News Botimi Nr.436

577 NEWSE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE ENJTE, 16 MAJ 2013

Ghoxhallari ofron vend pune Financiere. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Detyrohem të shes në rrugë për të mbajtur familjen!

Invalidët në Shqipëri shpesh herë luftojnë për të mbijetuar. Pensioni minimal që ata

marrin nuk përmbush as kushtet minimale të jetesës. Një pjesë e tyre janë të detyruar që të punojnë si shitës ambulantë në rrugët e Tiranës, për të mbajnë familjet e tyre. Një prej këtyre invalidëve është edhe Shëndet Pillati 42 vjeç, i cili (edhe pse me një dorë) prej vitesh detyrohet që të shesë në rrugë, pasi 95 mijë lekët e pensionit të invalidite-tit janë të pamjaftueshme për familjen me katër frymë. Mund të më thoni diçka rreth jetës suaj?

Unë që prej vitit 2000 banoj në Tiranë dhe jam me origjinë nga Korça. Kam krijuar familje dhe kam sjellë në jetë dy fëmijë, të

cilët aktualisht shkojnë në shkollë. Një prej fëmijëve është në klasë të pestë, kurse tjetri është në klasë të tretë. Kur jeni aksidentuar, në ç’rrethana?

Unë jam aksidentuar në moshën 5 vjeç, pasi u rrëzova nga mushka dhe theva dorën. Mund të kisha shpëtuar, por në atë kohë im atë duhet të shkonte në zbor me detyrim, kështu që ndaj meje nuk kishte kujdes shën-detësor. Në këto kushte krahu im filloi të përkeqësohej dhe në momentin që shkuam për vizitë tek doktorët ata thanë që duhej prerë, sepse nuk kishte rrugë zgjidhjeje tjetër. A merrni pension invaliditeti?

Unë marr vetëm 95 mijë lekë të vjetër pen-sion invaliditeti, pa kujdestari. Me këtë masë

të vogël pensioni nuk jam dakord, por është gjysma e së keqes dhe nuk kam çfarë të bëj. Imagjino sikur të mos i kisha dhe këto lekë, atëherë me se do ta mbaja frymën gjallë?! A jeni i punësuar?

Pensioni është i pamjaftueshëm, prandaj unë jam i detyruar që të shes në rrugët e Tiranës si ambulant, me qëllim që të fitoj ndonjë të ardhur për rritjen e fëmijëve, si dhe arsimimin e tyre. Kjo punë është tepër e vështirë për mua, pasi duhet të mendosh se qëndroj në kushte të vështira atmosferike, njëkohësisht dhe gjendja ime shëndetësore nuk është e mirë. Detyrohem që të rri në ditë të ftohta e të nxehta vetëm e vetëm që të bëj detyrën time si prind.A punon bashkëshortja juaj?

Bashkëshortja ime është pa punë. Që kur jemi martuar para 14 viteve, ajo nuk ka mun-dur dot që të gjejë një punë. Është e vështirë sikur një prej nesh të mos punojë, pasi dihet që të ardhurat kryesore për një familje vijnë vetëm nga puna. Cili është apeli juaj?

Apeli im ndaj shtetit është që të hapen sa më shumë vende pune. Nëse do të kishte vende pune për shqiptarët, atëherë dhe bashkëshortja ime do të ishte në punë, njëko-hësisht dhe unë do të kisha ndonjë punë që i përshtatet gjendjes sime shëndetësore.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Partia Lëvizja Shqipëria e Re

Invalidi, Shëndet Pillati:

Shëndet Pillati

Page 6: Gazeta 77 News Botimi Nr.436

6 77 NEWS

Lim-Em shpk ofron vend pune Inxhinier Hidroteknik. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

IDE E ENJTE, 16 MAJ 2013

Alergjia mund të kurohet edhe me ujë!

PLSHR do të ketë vendin e merituar në Kuvendin e Ri!Pedagogë të rinj në selinë e "Multimedia 77"

Një grup pedagogësh të rinj, së bashku me kandidatin për deputet të PLSHR

për qarkun e Tiranës, Dr. Proc. Arben Voci dhe kandidaten për deputete në qarkun e

Korçës, Elona Hasimllari kanë qenë në 14 maj 2013 të ftuarit e radhës në mjediset e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, si dhe në qendrën e hapur për publikun “Multime-dia 77”. Mysafirëve iu uruan mirëseardhjen drejtues të PLSHR, Vilma Kërçiku dhe Çerçiz Loloçi. Bashkëbiseduesit debatuan për forcat politike që marrin pjesë në zgje-dhjet parlamentare, për alternativat e tyre, si dhe për kandidatët e përzgjedhur. Vend të veçantë në takim zuri edhe qasja e re e kësaj force politike në këtë garë zgjedhore. PLSHR nuk ka pranuar të sigurohet me një deputet në listën e një partie prirëse të koalicionit, por po bën përpjekje që me platformën, synimet dhe kandidatët e saj të ketë vendin e merituar në Kuvendin e ri.

Për më tepër: www.77news.al

Elementi natyral më i bollshëm mbi sipërfaqen e Tokës, po

bëhet një ilaç efikas për shumë tipe problemesh fizike. Është zbu-luar që uji mund të jetë një aleat i vlefshëm kundër alergjive dhe sëmundjeve të smogut. Për të pa-randaluar rrufët, teshtitjet, lotët e bezdisshëm, por edhe dëmet e mu-shkërive të shkaktuara nga ndotja e qyteteve të mëdha, ose nga tymi i cigares, kurat termale me bazë ujin sulfurik po tregojnë që janë

një ilaç efikas.“Janë gjithmonë e më të shumta studimet shkencore, që tregojnë sesi ujërat sulfurikë janë idealë për parandalimin e alergjive nga pjalmet e luleve dhe nga ato të pluhurave. Aktiviteti i squfurit, nën formën e hidrogjenit sulfurat, nxit në fakt proceset e mbrojtjes imu-nitare, bromi ushtron një veprim qetësues, jodi kundër tharjes dhe kloruri i sodiumit kundër infeksio-nit dhe rigjenerimit të mukozave.

www.banka-ideve.com

Page 7: Gazeta 77 News Botimi Nr.436

77 NEWS

Autoshkollë(A, B, C,)

Deri më 22 Maj

SHTONI VLERAT TUAJA PERSONALE!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

vetëm 180 euro të gjitha të përfshira.

Airport Shuttle ofron vend pune Agjente Udhëtimi. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

TURQIAE ENJTE, 16 MAJ 2013

Turqia i shlyen FMNkëstin e fundit të borxhit!

Ka përfunduar marrëdhënia 51-vjeçare e borxhit që Turqia i kishte Fondit Mone-tar Ndërkombëtar. Sot është shlyer kësti i fundit i detyrimit të Ankarasë ndaj FMN. Tashmë Turqia nuk është më një vend kredimarrës, por është ngjitur në statu-sin e vendit kredidhënës. Turqia pagoi sot këstin e fundit prej 421 milionë dollarësh të borxhit, që buronte nga marrëveshjet stand-by të arritura me FMN-në ndër vite. Marrëveshjen e parë stand-by Turqia e ka firmosur në vitin 1961. Pas asaj date, po-thuajse çdo vit është bërë një marrëveshje e re. Kurse në 2005 është nënshkruar ma-rrëveshja e 19-të dhe e fundit stand-by me FMN. Turqia ka trokitur plot 19 herë në portat e Fondit Monetar Ndërkombëtar, borxhi total ndaj të cilit në vitin 2002 ka arritur kulmin me 23,5 miliardë dollarë, ndërsa sot ky borxh është shlyer përfun-dimisht. Madje, Turqia do të akordojë për FMN një kredi prej 5 miliardë dollarësh, duke lënë prapa statusin e vendit kredi-marrës dhe fituar atë të vendit kreditues.

Për më tepër: www.77news.al

Kryeministri Erdogan i ftuar special i Shtëpisë së Bardhë!

Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan me ftesë të Presidentit Barak Obama do

të shkoj në Shtetet e Bashkuara të Ame-rikës. Sipas deklaratës së bërë nga qendra për informim pranë kryeministrisë, Krye-ministri Erdogan në kuadër të vizitës në SHBA më 16 maj do të takohet me Pre-sidentin Obama. Takimi në fjalë që do të realizohet në Shtëpinë e Bardhë, krahas marrëdhënieve dypalëshe mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të shkëmbehen mendimet në lidhje me çështjet aktuale rajonale dhe glo-bale që gjenden në rendin e ditës të të dyja vendeve.Në kuadër të vizitës që do të realizoj në SHBA Kryeministri Erdo-

gan do të pritet me protokoll të tipit “A”. Kryeministrin Erdogan, krahas Ministrit të Jashtëm, Ahmet Davutollu, Ministrit të Ekonomisë, Zafer Çaëllajan, Ministrit të Integrimit Evropian dhe kryenegociato-rit, Egemen Baësh, do ta shoqëroj edhe një delegacion i përbërë prej 90 përfaqësuesve të kompanive të shquara në sektorin e tyre të biznesit. Për Kryeministrin Erdogan në Uashington do të organizohen dy ceremo-ni ushtarake për pritjen në aeroport dhe në hyrje të Shtëpisë së Bardhë. Erdogan do të jetë mysafir në “Blair House”, e cila përdoret për mysafirët “të rëndësishëm”. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Ame-rikës, Barak Obama do të kalojë një ditë

të plotë me Kryeministrin Erdogan. Pre-sidenti Obama, i cili do të mirëpresë Krye-ministrin Erdogan në Shtëpinë e Bardhë, ka ndarë një kohë të gjerë për takimin kokë më kokë dhe mes delegacioneve në Zyrën Ovale. Pas takimit të dy liderët do të dalin para kamerave të Shtëpisë së Bardhë, ku do të organizojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Për më tepër: www.77news.al

Rexhep Tajip Erdogan

Page 8: Gazeta 77 News Botimi Nr.436

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

PLSHR2013UNË VOTOJ

Drejtësi dhe Zhvillim

SHQIPËRIA E RE NË FOKUS E ENJTE, 16 MAJ 2013

Irida Hazizi: PLSHR kërkon mbrojtjen e familjes, të grave e fëmijëve me ligj të veçantë!

Emisioni “Shqipëria e Re në Fokus” vazhdon prezantimin e kandidatëve

për deputetë të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re. Këtë radhë ishte e ftuar znj. Irida Ha-zizi, kandidate për deputete në Qarkun e Tiranës. Irida Hazizi është nënë, bashkësh-orte, një artiste dhe pedagoge e lëndëve të artit, që ka zbuluar pasionin për politikën duke u angazhuar në fushatën zgjedhore nën siglën e PLSHR. Znj. Hazizi foli për pa-sionin e saj për artin, eksperiencën e punës në këtë fushë ku ajo kishte bashkëpunuar në disa projekte të organizatave joqeveri-tare në ndihmë të gruas. Aktualisht ajo jep mësim lëndët e artit në universitet, për degët e edukimit, eksperiencë të cilën znj.

Hazizi e vlerësoi si një nga më interesantet. Në dimensionin politik dhe shoqëror Znj. Hazizi është e angazhuar si Drejtoreshë e Fondacionit “Banka e Ideve”, një organi-zatë që funksionon si partnere e PLSHR me organizimin e tryezave të diskutimit për tema që prekin drejtpërdrejt qytetarët si; lufta kundër korrupsionit, punësimi i të rinjve, arsimimi, etj. Lufta kundër korrup-sionit si një sfidë e shoqërisë shqiptare ishte në fakt një nga arsyet që e kanë shtyrë znj. Hazizi të bëhet pjesë e politikë-bërjes duke u angazhuar drejtpërdrejt në politikën ak-tive. “PLSHR i kushton një vëmendje të veçantë dhe të rëndësishme luftës kundër korrupsionit, një fenomen që na prek të

gjithëve çdo ditë. Kjo parti ka gjithashtu në fokus mbrojtjen e familjes, të gruas dhe të fëmijëve me një ligj të veçantë”, - tha znj. Hazizi, duke iu përgjigjur pyetjes për platformën politike të PLSHR. Në fund të intervistës znj. Hazizi pati mundësinë të kërkonte votën e elektoratit të saj duke u shprehur se; “unë nuk kërkoj votën, unë kërkoj që të më njohin, të njohin Partinë Lëvizja Shqipëria e Re dhe të zgjedhin më të mirën dhe PLSHR ju ofron më të mirën”. Emisionin “Shqipëria e Re në Fokus” mund ta ndiqni online në website 77News.al, në webiste shqipëriaere.al dhe në gazetën e përditshme “77News”.

Për më tepër: www.77news.al