8
ORGAN PERIODIK I SHOQATËS KALLARATI E-mail: [email protected] Kryeredaktor: Seit Jonuzaj MALI I BOGONICËS Duke gjykuar nga topografia, po dhe nga emri, ka shumë të ngjarë që Bogonica të jetë mali i Akrokerauneve ku banorët paganë të Bregut dhe të rrjedhjes së sipërme të Shushicës i bënin nderime Diellit dhe kaonët, siç na thotë Hamondi, i bënin nderime dhe fli Zeusit Kaon. Ardhësit sllavë, duke u njohur me emrin e malit dhe traditën vendëse të nderimit të perëndive, e quajtën Bogonicë (bog “zot”, dmth. “mal i zotit”). Midis Bogonicës dhe malit të Skëndolleshit (1382 m) ndodhet Lëmi i Lejlerëve, ose Lëmi i Shenjtorëve. Në këtë vend, të cilin tradita popullore e krahinës e mban si të shenjtë, deri para myslimanizimit të Labërisë bënin pelegrinazhe si fshatrat në rrjedhjen e sipërme të lumit të Shushicës edhe ato të Bregut të Detit. Gjatë shekujve, Bogonica ka shërbyer si një kështjellë dhe strehë mbrojtjeje nga ku banorët u kanë bërë ballë pushtuesve të ndryshëm. Vlen të përmendet ekspedita e vitit 1492 e ushtrive të Sulltan Bajazitit kundër krahinës së Himarës, kur njëri nga malet e përmendura nga kronistët turq ku u tërhoqën kryengritësit, të vendosur për të qëndruar deri në fund, ka qenë, pas shumë gjasash, mali i Bogonicës. Me shpellat e saj, Bogonica ka shërbyer si strehë mbrojtjeje për banorët edhe në shekujt e mëvonshëm, deri në Luftën II Botërore. Bogonica (1673,1m) është pjesë e vargut të Maleve të Vetëtimës. Nga: prof. dr. Rami MEMUSHAJ. SHËNIME 1) Jo çdo shkrim është detyrimisht i botueshëm 2) Për çdo pasaktësi në fakte nuk mban përgjegjësi redaksia, por autori i shkrimit LAJMERIME PËR NDARJEN NGA JETA Venetike Binjar Memetaj, Pashako Habilaj, Resul Xhezair Qejvanaj, Agron Çune Qejva- naj, Toliat Rushan Habilaj, faqe 8 SI E LASHË SHQIPËRINË... Nga: Ismail Qemal bej Vlora KURIOZITETE (të ndryshme) POEZI PËR KALLARATIN Nga: Hasan Kallarati POEZI PËR ATDHEUN Përgatitit: Hiqmet Meçaj Intervistë me Nako Jovanin Intervistoi: Gafur Shameti K ALLARAT I Ec ngado, Kallaratin mos e harro! CMIMI 50 LEKË faqe 2 Në brendësi faqe 4 faqe 5 faqe 6 Viti i 8-të i botimit, nr. 61 Janar-shkurt 2012 BOGONICA BOGONICA BOGONICA, MALI I SHENJTË I PERËNDIVE DHE I KALLARATASVE , MALI I SHENJTË I PERËNDIVE DHE I KALLARATASVE , MALI I SHENJTË I PERËNDIVE DHE I KALLARATASVE PËR RRITJEN E CILËSISË SË GAZETËS Një nga problemet që u diskutua në mbledhjen e përgjithshme të Shoqatës sonë “KALLARATI” të muajit dhjetor 2011 ishte edhe përmirësimi i cilësisë dhe i larmisë së gazetës, përballimi i problemeve dhe i vështirësive që lidhen me të. Prandaj, për t’iu përgjigjur më mirë problemeve të ngritura, redaksia e gazetës u zgjerua, duke përfshirë në të edhe intelektualë të njohur të letrave e krijues, që deri tani nuk qenë angazhuar me punën e kësaj gazete, si: Hiqmet Meçaj, Rami Memushaj e Petrit Qejvanaj. Për vënien në jetë të detyrave shtroi ajo mbledhje drejtim të gazetës, redaksia e re, bashku me kryetarin e Shoqatës, z. Kastriot Karabollaj, gjatë muajit janar- shkurt ka bërë tre mbledhje, ku është diskutuar e janë rrahur mendimet si ta bëjmë gazetën më tërheqëse e më të dashur për lexuesin, çfarë rubrikash të ketë për ngjallur interes tek lexuesit, me sa faqe të dalë e si mund të bëhet më e bukur pamja e saj, duke përfshirë edhe përdorimin e ngjyrave për aq sa mund lejonin mundësitë tona financiare për të përballuar shkrimet e fotot me ngjyra që kanë kosto të lartë, etj. Dhe ja, i nderuar lexues, siç e shikoni, ky numër ka ndryshime si përmbajtje edhe sasi faqesh. Shpresojmë që të pëlqehet dhe të merret e lexohet më me interes nga të gjithë kallaratasit dhe miqtë e dashamirët e interesuarit Kallaratit. Shënojmë, se përveç përpjekjeve do bëjë redaksia për ngritjen e nivelit e të përmbajtjes së gazetës, janë mirëpritur mendimet dhe bashkëpunimi i çdo lexuesi të saj. Seit JONUZAJ faqe 7 ATDHEU DHE GJUHA-nga Enver Golloshaj Një vjershë e Nase Benit...-nga Idajet Jahaj AROMË SHUSHICE-nga Përparim Hrisllari faqe 3

Gazeta Kallarati Nr.61 -

Embed Size (px)

DESCRIPTION

faqe 5 faqe 6 faqe 7 faqe 3 BOGONICABOGONICABOGONICA , MALI I SHENJTË I PERËNDIVE DHE I KURIOZITETE (të ndryshme) POEZI PËR KALLARATIN Nga: Hasan Kallarati Seit JONUZAJ Intervistë me Nako Jovanin Intervistoi: Gafur Shameti POEZI PËR ATDHEUN Përgatitit: Hiqmet Meçaj 2) Për çdo pasaktësi në fakte nuk mban përgjegjësi redaksia, por autori i shkrimit prof. dr. Rami MEMUSHAJ. SI E LASHË SHQIPËRINË... Nga: Ismail Qemal bej Vlora 1) Jo çdo shkrim është detyrimisht i botueshëm

Citation preview

Page 1: Gazeta Kallarati  Nr.61 -

ORGAN PERIODIK I SHOQATËS KALLARATI E-mail: [email protected] Kryeredaktor: Seit Jonuzaj

MALI I BOGONICËS

Duke gjykuar nga topografia, po dhe nga emri, ka shumë të ngjarë që Bogonica të jetë mali i Akrokerauneve ku

banorët paganë të Bregut dhe të rrjedhjes së sipërme të Shushicës i bënin nderime Diellit dhe kaonët, siç na thotë

Hamondi, i bënin nderime dhe fli Zeusit Kaon. Ardhësit sllavë, duke u njohur me emrin e malit dhe traditën

vendëse të nderimit të perëndive, e quajtën Bogonicë (bog “zot”, dmth. “mal i zotit”). Midis Bogonicës dhe malit

të Skëndolleshit (1382 m) ndodhet Lëmi i Lejlerëve, ose Lëmi i Shenjtorëve. Në këtë vend, të cilin tradita

popullore e krahinës e mban si të shenjtë, deri para myslimanizimit të Labërisë bënin pelegrinazhe si fshatrat në

rrjedhjen e sipërme të lumit të Shushicës edhe ato të Bregut të Detit. Gjatë shekujve, Bogonica ka shërbyer si një

kështjellë dhe strehë mbrojtjeje nga ku banorët u kanë bërë ballë pushtuesve të ndryshëm. Vlen të përmendet

ekspedita e vitit 1492 e ushtrive të Sulltan Bajazitit kundër krahinës së Himarës, kur njëri nga malet e përmendura

nga kronistët turq ku u tërhoqën kryengritësit, të vendosur për të qëndruar deri në fund, ka qenë, pas shumë

gjasash, mali i Bogonicës. Me shpellat e saj, Bogonica ka shërbyer si strehë mbrojtjeje për banorët edhe në shekujt

e mëvonshëm, deri në Luftën II Botërore. Bogonica (1673,1m) është pjesë e vargut të Maleve të Vetëtimës. Nga:

prof. dr. Rami MEMUSHAJ.

SHËNIME

1) Jo çdo shkrim është

detyrimisht i botueshëm

2) Për çdo pasaktësi në fakte

nuk mban përgjegjësi redaksia,

por autori i shkrimit

LAJMERIME PËR NDARJEN NGA JETA

Venetike Binjar Memetaj, Pashako Habilaj,

Resul Xhezair Qejvanaj, Agron Çune Qejva-

naj, Toliat Rushan Habilaj,

faqe 8

SI E LASHË SHQIPËRINË...

Nga: Ismail Qemal bej Vlora

KURIOZITETE

(të ndryshme)

POEZI PËR KALLARATIN

Nga: Hasan Kallarati

POEZI PËR ATDHEUN

Përgatitit: Hiqmet Meçaj

Intervistë me Nako Jovanin

Intervistoi: Gafur Shameti

KALLARATI Ec ngado, Kallaratin mos e harro!

CMIMI 50 LEKË

faqe 2

Në brendësi

faqe 4

faqe 5

faqe 6

Viti i 8-të i botimit, nr. 61 Janar-shkurt 2012

BOGONICABOGONICABOGONICA, MALI I SHENJTË I PERËNDIVE DHE I KALLARATASVE, MALI I SHENJTË I PERËNDIVE DHE I KALLARATASVE, MALI I SHENJTË I PERËNDIVE DHE I KALLARATASVE

PËR RRITJEN E CILËSISË

SË GAZETËS

Një nga problemet që u diskutua

në mbledhjen e përgjithshme të Shoqatës sonë “KALLARATI”

të muajit dhjetor 2011 ishte edhe

përmirësimi i cilësisë dhe i larmisë së gazetës, përballimi i

problemeve dhe i vështirësive që lidhen me të. Prandaj, për t’iu

përgjigjur më mirë problemeve të ngritura, redaksia e gazetës u

zgjerua, duke përfshirë në të edhe intelektualë të njohur të

letrave e krijues, që deri tani nuk

qenë angazhuar me punën e

kësaj gazete, si: Hiqmet Meçaj,

Rami Memushaj e Petrit Qejvanaj.

Për vënien në jetë të detyrave që shtroi ajo mbledhje në

drejtim të gazetës, redaksia e re, së bashku me kryetarin e

S h o q a t ë s , z . K a s t r i o t

Karabollaj, gjatë muajit janar-shkurt ka bërë tre mbledhje, ku

është diskutuar e janë rrahur mendimet si ta bëjmë gazetën

më tërheqëse e më të dashur për lexuesin, çfarë rubrikash të ketë

për të ngjallur interes tek

lexuesit, me sa faqe të dalë e si mund të bëhet më e bukur

pamja e saj, duke përfshirë edhe përdorimin e ngjyrave për

aq sa mund të lejonin mundësitë tona financiare për të

përballuar shkrimet e fotot me ngjyra që kanë kosto të lartë,

etj.

Dhe ja, i nderuar lexues, siç e sh ikoni , ky numër ka

ndryshime si në përmbajtje e d he n ë s a s i f a q e sh .

Shpresojmë që të pëlqehet dhe të merret e lexohet më me

interes nga të gjithë kallaratasit

dhe miqtë e dashamirët e interesuarit të Kallaratit.

S h ë n o j m ë , s e p ë r v e ç përpjekjeve që do të bëjë

redaksia për ngritjen e nivelit e të përmbajtjes së gazetës, janë

të mirëpritur mendimet dhe

bashkëpunimi i çdo lexuesi të saj.

Seit JONUZAJ

faqe 7

ATDHEU DHE GJUHA-nga Enver Golloshaj

Një vjershë e Nase Benit...-nga Idajet Jahaj

AROMË SHUSHICE-nga Përparim Hrisllari

faqe 3

Page 2: Gazeta Kallarati  Nr.61 -

2

intervistë

Redaksia: Kryeredaktor: Seit Jonuzaj; Redaktorë: Hiqmet Meçaj; Petrit Qejvanaj; Çize Xhaferi; Lefter Hysi;

Rami Memushi; Besnik Gjonbrataj. Arti grafik: Andi Meçaj. E-mail: [email protected]

e shoshitën mirë, vendosën të ktheheshin

në vendlindje. Shtëpi nuk kishim, kishim

vetëm arat e kullotat. Erdhëm në Kallarat,

duke sjellë nga Borshi rreth 40 kokë

dhen, dy lopë dhe rraqet e shtëpisë.

Vuajtëm në fillim për strehim, por

pushteti shumë shpejt na ndërtoi banesë.

Në Kallarat fillova klasën e katërt. Mbaj

mend mësues Kozma Llazarin nga

Lukova dhe mësuese Lizën nga Shkodra.

Klasa kishte rreth 20 nxënës, më shumë

ishin çupa. Në klasë kisha Imer Stratajn,

Zilo Tozajn, Neki Xhaferajn, Agim

Qejvanajn, Bexhet Jonuzajn me të cilin

ishim në një bankë etj... Nxënësi më i

mirë i klasës ishte Imer Strataj. Klasën e

pestë e të gjashtën i kreva në Kuç. Rrija

te dajot. Ndërsa klasën e shtatë e bëra në

Himarë, më mbante një mik i familjes,

Jorgo Bollanua.

Mbasi mbarova 7-vjeçaren, shkova në

Vlorë. Aty kisha motrën, Shelegen që

ishte e martuar. Në Vlorë u futa në punë

dhe natën vazhdoja gjimnazin, të cilin e

mbarova me nota të shkëlqyera. Pastaj

shteti më akordoi bursë për vazhdimin e

studimeve të larta në Poloni, në

universitetin e Krakovit, në degën

elektromekanike. Universitetin e

mbarova më 1956 dhe u ktheva në atdhe,

ku më emëruan kryeenergjetik në

minierën e serës së Selenicës.

Në Selenicë u njoha me Athina Qirjo

Petron, bijë e dëshmorit të Selenicës.

Athinaja kish mbaruar shkollën për

financë në Shkodër dhe punonte

financiere në Ndërmarrjen e Furnizimit të

Punëtorëve (NFP) në Selenicë. U

dashuruam me njëri tjetrin dhe këtë

dashuri e kurorëzuam me martesë në vitin

1959. Po në këtë vit shteti më çoi në

shkollë ushtarake në Tiranë, për

specializim në armë të veçanta. Athinanë

e hoqa nga puna dhe e çove te prindërit e

mi në Kallarat.

Më 1961 mbarova shkollën ushtarake dhe

u emërova në Korçë, në regjimentin e

artilerisë me komandant Bako Dervishin.

Në ushtri punova vetëm një vit dhe me

kërkesën time u largova. U ktheva në

Vlorë , ku u emërova inxhinier elektrik

në TEC-in e këtij qyteti. Këtu bleva këto

shtëpi që kam edhe sot, në të cilat jetova

me gruan dhe prindërit.

Vitet që pasuan sollën kalvarin e

transferimeve në punë: drejtor i

Prapavijës së Sektorëve të Naftës, drejtor

i Ndërmarrjes së Furnizimit të Punëtorëve

në Vllahinë, zëvendësdrejtor i NFP në

Selenicë dhe, së fundi, drejtor i

Ndërmarrjes së Shitblerjes në Vlorë, ku

më 1991 më nxorën në asistencë, ndërsa

më 1992 dola në pension të

parakohshëm.

Pyetje - Për gjithë këtë aktivitet e

përkushtim në punë, a je vlerësuar nga

shteti?

Nakua - Po, jam vlerësuar. Kam marrë tri

dekorata pune të klasit I, II dhe III, si dhe

dekoratën e Trimërisë.

Pyetje - Dekoratën e trimërisë?

Nakua - Po. Në vitin 1961, kur isha oficer

në Korçë, aty krimineli Irfan Goskova

hynte si diversant brenda kufirit tonë dhe

qëllonte mbi oficerët tanë. Në një

moment u ndodha ballë për ballë me të, u

tregova më i shkathët, qëllova i pari dhe e

vrava. Për këtë akt më dekoruan me

dekoratën e Trimërisë.

Pyetje - Si kuadër drejtues në ekonomi në

rrethin e Vlorës, a ke kontribuar në

ndihmë të vendlindjes tënde, Kallaratit?

Nakua - Po, kam kontribuar. Gjatë viteve

të elektrifikimit kam dërguar në Kallarat

materiale për linjat elektrike. Kam

dërguar bazë materiale për ndërtimin e dy

INTERVISTË ME NAKO ISLAM

JOVANAJ

Nako Jovanajt i ka ndodhur një

fatkeqësi e rëndë familjare. Para dy

muajsh iu nda nga jeta bashkëshortja,

Athina Qirjo Petraj, me të cilën kish

lidhur jetën prej 53 vjetësh dhe kishin

lindur së bashku, rritur dhe edukuar pesë

vajza e një djalë. Kisha shkuar tri herë në

shtëpinë e tij për ngushëllim. Këtë radhë

vajta me një mision tjetër: t’i merrja një

intervistë për të shtatëdhjetë e pesë vjetët

e jetës së tij për gazetën “KALLARATI”.

Sapo do fillonim bisedën, në dhomë

hynë dy bashkëfshatarët tanë: Enver

Golloshaj dhe Bejkush Laçaj e pak më

vonë, nipi i tij, Petrit Jovanaj. Ardhësit e

ngushëllojnë me shprehjet e zakonshme

të ritit mortor shqiptar, ndërsa Nakua,

teksa i dëgjon, pëshpërit: Më mirë të

kisha ikur unë. Fjalët i mblidhen lëmsh

në grykë, nxjerr shaminë dhe fshin lotët

që i rrjedhin në faqe.

Pas një ore mbetëm përsëri vetëm dhe

filluam intervistën.

Pyetje - Nako! Fisi Jovanaj në cilën

mëhallë të Kallaratit bën pjesë?

Nakua - Babai thoshte që ne Jovanajt

rrjedhim nga trungu i Breshanajve,

ndërsa në një bisedë që kam bërë me Çize

Xhaferajn, më ka thënë se fisi ynë bën

pjesë në mëhallën Mërtiraj.

Pyetje - Cilët kanë qenë prindërit e tu?

Nakua - Babai im quhej Islam Malo

Jovanaj, ndërsa nëna quhej Zilo Muho

Ngucaj nga Kuçi. Ky çift lindi nëntë

fëmijë. Në vitet 1935 e 1937 dy fëmijët e

parë, një djalë e një vajzë, u ndanë nga

jeta në moshën 12-vjeçare. Sot, nga nëntë

fëmijët, jetoj vetëm unë, se para disa

muajsh ndërroi jetë edhe motra e fundit,

Shelegia.

Pyetje - Ç’mund të na thuash për

fëmijërinë tënde?

Nakua - Jam lindur në vitin 1937. Sipas

radhës jam fëmija i tetë. Kemi qenë katër

motra e pesë vëllezër. Ishim të varfër.

Babai punonte gjithë ditën ato pak ara që

kishim në Gjokushtë, Gjimuf e Fierë, nuk

siguronim dot as bukën e vitit. Kishim

edhe pak dhen që i kullosnim në Hundë e

Brinjë të Gurëve. Mbaj mend që nëna i

lëshonte dhëntë që në të gdhirë dhe ato, të

shoqëruara ngado qen, shkonin vetë në

kullotë dhe në të ngrysur shkonte nëna që

t’i mblidhte e t’i sillte në shtëpi.

Pyetje - Kur jini shpërngulur nga

Kallarati?

Nakua - Në vitin 1940, në luftën italo-

greke, ikëm nga Kallarati dhe u strehuam

në Finiq të Sarandës, tek prifti i kishës që

ishte mik me gjyshen tonë, nënë Safën

nga fisi Gjonbrataj. Nga Finiqi shkuam

në Sarandë. Babai punonte në pronat e

beut të Borshit, Temo Husit. Në vitin

1944, në kulmin e Luftës Antifashiste

Nacionalçlirimtare, babai, për të na

siguruar jetën na çoi për të banuar në

Borsh, ndërsa vetë u aktivizua në

prapavijë të formacioneve partizane që

luftonin për çlirimin e vendit. Në Borsh

nisa shkollën, ku kreva tri klasat e para të

fillores. Mbaj mend edhe emrat e

mësuesve të parë, Fiqirete Husin nga

Borshi dhe Mulla Isufin.

Pyetje - Me ç’po më tregon, paske kaluar

një fëmijëri endacake.

Nakua - Eh, unë isha fëmijë dhe nuk i

kuptoja mirë hallet dhe vuajtjet e

prindërve... Ata e dinë se ç’kanë hequr.

Pyetje - Më the që tri klasat e para të

shkollës i kreve në Borsh, po klasën e

katërt e të tjerat ku i vazhdove?

Nakua - Në vitin 1948 na kërkoi Kallarati

që të ktheheshim në fshat. Prindërit, pasi

urave-vinç, njëra në Povël e tjetra poshtë

Karabollajve. Mora dhe një djalë nga fisi

Gjonaj dhe e specializova për elektricist, i

cili punoi për shumë vite në Kallarat.

Pyetje - Cili ka qenë hobi yt në jetë?

Nakua - Hobi im ka qenë gjahu. Kam

qenë gjahtar ajri, vrisja thëllëza. Në

Kallarat gjuaja në Val dhe në fshatin e

djegur.

Pyetje - Gjahu është aq sa i bukur, aq dhe

i rrezikshëm, a të është rrezikuar

ndonjëherë jeta?

Nakua - Disa herë. Më tronditësja më ka

ndodhur në malin e Bardhë të Sevasterit.

Rrëshqita në borë rreth 400 metra dhe po

të mos më kishte mbajtur një shqope, do

kisha përfunduar në një humnerë që nuk

do të më gjenin dot.

Pyetje - Dhe tani një pyetje disi e vështirë

për mua. Sa kohë ke i paralizuar?

Nakua - Në vitin 1991, kur më pushuan

nga puna, pësova hemorragji cerebrale.

Nuk lëvizja fare, por falë kurimit që më

bëri mjeku i talentuar Maksim Qejvanaj,

bashkëfshatari ynë, kam filluar të lëviz

me shkop nëpër shtëpi.

Pyetje - Kam dëgjuar se në vitin 1990 ke

bërë një debat me ish-presidentin e vendit

të asaj kohe, Ramiz Alinë, është e

vërtetë?

Nakua - Po, e vërtetë është. Ramiz Alia

kishte ardhur në një mbledhje të plenumit

të komitetit të Partisë të Vlorës dhe në

fund të një fjalimi të gjatë për situatën e

komplikuar politike, kërkoi nëse kishte

ndonjëri pyetje. U ngrita dhe i thash:

Shoku Ramiz, përse nuk del në televizor

apo të bësh një miting në Tiranë dhe t’i

thuash troç popullit se në këto kushte ne

jemi të detyruar të rishikojmë politikën?

Ti s’e bën këtë se ke frikë.

Sa mbaroi mbledhja, dy oficerë të

sigurimit më hodhën hekurat. Për këtë u

dënova me tre muaj burg.

Pyetje - Sa fëmijë ke?

Nakua - Kam gjashtë fëmijë, pesë vajza e

një djalë, të gjithë të shkolluar, të martuar

dhe më kanë bërë dymbëdhjetë herë

gjysh.

Pyetje - Në Shqipëri i ke fëmijët?

Nakua - Tri vajza jetojnë e punojnë në

Firence të Italisë, të tjerët i kam këtu.

Pyetje - Cila është stina që të pëlqen më

shumë?

Nakua - Dimri, nga që kam qenë gjahtar.

Pyetje - Ushqimi yt i preferuar?

Nakua - Buka me dhallë.

Pyetje - Vesi që urren më tepër?

Nakua - Gënjeshtra.

Pyetje - A je i kënaqur nga jeta?

Nakua - Kam qenë i kënaqur, por humbja

e gruas sime të dashur ma prishi

ekuilibrin.

Pyetje - Cila është dëshira jote?

Nakua - Kam vetëm një dëshirë që

fëmijët dhe fëmijët e fëmijëve të jenë të

lumtur.

Pyetje - Ç’mendim ke për gazetën

“KALLARATI”?

Nakua - Uroj të bëhet më e mirë...

janar-shkurt 2012

KALLARATI [email protected]

Intervitoi: Gafur SHAMETI

Py e t j e - C i l i k a

qen ë ho b i y t n ë

j e t ë?

N aku a - Ho b i im k a

qen ë g j ah u . K am

qen ë g j ah ta r a j r i ,

v r i s j a t h ë l l ëza . N ë

K a l l a r a t g ju a j a n ë

V a l dh e n ë f s h a t in

e d j egur .

Py e t j e - G jah u

ësh të aq s a i bu kur ,

aq dh e i

r r ez ik sh ëm, a t ë

ë sh t ë r r ez iku a r

ndon jëh er ë j e t a?

N aku a - D is a h er ë .

M ë t ro nd i t ë s j a më

ka ndo dhu r n ë

ma l in e B a rd h ë t ë

S ev as t e r i t .

Rr ës hq i t a n ë bor ë

r r e th 4 00 me tr a d h e

po t ë mo s më

k i sh t e mb a j tu r n j ë

shq op e , d o k i sh a

pë r fu ndu a r n ë n j ë

hu mn er ë q ë nu k do

t ë më g j en in do t .

Page 3: Gazeta Kallarati  Nr.61 -

bashkëfshatarët

3 prej tyre ranë në luftime: Ramadan

Gjiziu, Murat Avduli, Hyso Balili, Çelo

Boshi, Dervish Saliu (Maçi)... Vijëzohen

virtyte të luftëtarëve, trimëria, veshja e

ndonjërit, copëtimi nga bombat,

mostërheqja nga lufta; mundja e armikut

etj. Vetë kapitenit të tyre “i mbeti kapelja

në gropë”... Muzikaliteti i vjershës e

shton edhe më shumë frymën heroike të

luftëtarëve të popullit.

Ja teksti i këngës:

Kallarat 100 shtëpi,

Luftuan me trimëri,

Për vatan qenë të zotë;

Gjithë vendi në pusi,

I gjithë fshati u dogj,

Bëhet luftë me syngji,

Po derdhet gjaku me okë;

U vranë ca djem të rij,

U vranë ca djem të zotë;

Ramadani i Gjizi,

U godit mu në çapokë;

Murati xhamadani,

Pse s’del në lëmë e në portë;

Humbi atë pasuri,

Salltaneti treqind kokë!

Njëqind dhën e dyqind dhi,

Dhe mushkë e kuqe me lopë;

Gjithë trima-djem të rij,

Hyso Balili me shokë;

Çelo Boshi, djal i ri,

E bë bomba copë-copë.

I shkreti Dervish Sali,

E mori plumbi në kokë,

Do mbetet në histori,Do lëvdonetë në

shokë;

Kapetanin gjiritli,

E mori plumbi në kokë,

Mu si derr në tokë u shtri,

I mbet kapelja në gropë!...*)

Populli i Kallaratit ua ka kthyer nderimin

dhe fisnikërinë trimave të Bregut, Nase e

Pilo Andoni, me vargjet:

...Foli Nase Beni vetë

Me Pilon që të dy,

Patriotë të vërtetë,

Me pushkë e libra në gji...

*) Marrë nga F. M. Rrapi, “Këngë popullore të

Labërisë”,Tiranë 1991, f. 1104.

AROMË SHUSHICE

S’ka gjë më të lumtur në këtë vend,

Kur shkel të gjitha trevat e atdheut

tënd.

Nga Tirana një rrugë të gjatë mora,

Në Vlorë e drejt Kallaratit shkova.

M’u dha rasti për herë të parë,

Të shoh Shushicën e tërë krahinën

mbarë.

Grykës së Shushicës kur kam kaluar,

Lapidarë të shumtë syri më ka

shikuar.

Djem e burra të vrarë vite e vite më

parë,

Të gjithë brezave të ardhshëm, një

amanet u lanë:

Mos e harroni e mos e lini kurrë

vatanë.

Natyra asnjëherë s’ka gabuar,

Kur atij bukuri të shumta i ka

dhuruar.

Në Kallarat me Azem Xhaferin kam

shkuar,

Shtëpinë e tij për të rindërtuar.

Sytë te Bogonica me Çipinin përballë

më vanë,

Ata të dy qëndrojnë si aleatë të

pandarë.

Te këmbët u shkon Shushica me

valë,

Ajo freskon të gjithë krahinë mbarë.

Në këmbë të Bogonicës një fshat i

djegur qëndron,

ATDHEU DHE GJUHA

Edhe një herë po shkruaj për atdheun dhe

gjuhën, pasi e quaj të nevojshme ngaqë

nga Kallarati (dhe nga e tërë Shqipëria)

janë larguar shumë njerëz dhe kanë

shkuar në shtete të ndryshme si në Greqi,

Itali, Gjermani e gjetkë.

Dihet që fjala “atdhe” është një bashkim

i fjalës “at” me fjalën “dhe’” (tokë), nga

ku kemi kompozitën “atdhe”. Por

meqenëse fjala “mëmë” është më e

ngjitur për shpirti, më e dashur, më e

dhembshur, rilindësit tanë krijuan edhe

kompozitën “mëmëdhe”. Mirëpo fjala

atdhe gjeti përdorim më të gjerë, duke

zënë më mirë vend. Prandaj mbetet

kryesore kjo fjalë për ne.

Në kohët shumë të vjetra, kur njerëzimi

ishte në gjendje të egër, për shkaqe të

ndryshme njerëzit nuk qëndronin në një

vend, por lëviznin nga një vend në një

tjetër. Një nga shkaqet e lëvizjeve kanë

qenë luftërat midis grupeve apo fiseve të

ndryshme. Më të fortët i mundnin më të

dobëtit, i shfarosnin ose i detyronin të

iknin në vende të tjera. Me kalimin e

kohës lindi nevoja e nguljes në një vend

të caktuar që ishte më i pëlqyer e me

kushte më të mira për të jetuar. Por ky

vend duhej mbrojtur. Dhe kështu njerëzit

e një gjaku bëheshin bashkë për ta

mbrojtur vendin që kishin zënë. E

kështu, lidhja e gjakut ishte arsyeja që të

formoheshin bashkësitë. Një arsye tjetër

ishte mundësia e të marrurit vesh të

njerëzve të një bashkësie me njëri tjetrin.

Dhe kjo arrihej me anë të gjuhës së

përbashkët që kishin. U krijuan edhe

familjet. Një familje bashkohej me një

familje tjetër për t’u fuqizuar, një fshat

me tjetrin e një krahinë me tjetrën e

kështu bashkësia zmadhohej dhe bëhej

më e fuqishme për t’u mbrojtur, duke

mbrojtur edhe dheun që u linin etërit dhe

ky dhe i trashëguar u bë i domosdoshëm

për të jetuar, u bë i shtrenjtë deri edhe i

shenjtë. Prandaj luftonin për ta mbrojtur,

gjë që edhe sot vazhdon të mbetet detyrë

parësore mbrojtja e trojeve, mbrojtje e

atdheut.

U krijuan edhe simbolet, siç ishte flamuri

që mori edhe ky vlerën e shenjtërisë. Dhe

të gjitha këto u bënë mbi bazën e një toke

dhe të një toke të përbashkët. Prandaj

atdheu, flamuri dhe gjuha janë të shenjta.

Nëna, bashkë me qumështin e gjirit të

saj, i mëkon fëmijës edhe gjuhën.

Prandaj i thonë gjuha e nënës. Vllehët

(dhe jo vetëm ata) kanë shekuj që janë

larguar nga atdheu i tyre, por gjuhën e

tyre e flasin në familje dhe me njëri

tjetrin, sepse nëna e tyre në familje

foshnjës, fëmijës i flet në gjuhën e saj. E

kundërta ndodh me shumë nëna shqiptare

në Greqi, Itali, apo Gjermani etj.

fëmijëve nuk u flasin shqip, por në

gjuhën e vendit ku jetojnë e punojnë sot.

Me “Na su paro to kako” e përkëdhel

fëmijën nëna shqiptare në Greqi, në vend

që t’i thotë shqip të keqen nëna. Ose

tjetra në Itali: “Mio adorato figlio” etj.

Shumë keq! Përkëdhelja e fëmijës nga

nëna shqiptare duhet të bëhet në gjuhën e

saj me fjalët që i dalin nga zemra.

Shtrojmë pyetjen, si mund të ndiej

kënaqësi kjo nënë duke e përkëdhelur

dhe folur fëmijës me fjalë të një gjuhe të

huaj?! Fëmijës kur i flet, ai merr

kuptimin e fjalës, po thith edhe

shqiptimin, si i bashkon buzët, ç’pamje

merr fytyra. Ju nëna mund të mos e dini

këtë, por kjo kështu është se është e

vërtetuar shkencërisht. Arbëreshi

profesor Agostino Xhordano që merret

me gjuhën arbëreshe dhe boton edhe një

revistë arbërisht, këshillon nënat

arbëreshe që t’u mësojnë fëmijëve

arbërishten. Dhe thotë shumë të vërteta

për gjuhën e nënës.

U them nënave shqiptare kudo që janë

t’u mësojnë fëmijëve gjuhën shqipe.

Është ca e vështirë, por duhet ta bëjnë atë

me këmbëngulje, siç thuhet, me thonj e

me dhëmbë, duke u folur në familje me

krenari shqip. Gjuhën e vendit ku

ndodhen ata do ta mësojnë me shokët

vendës dhe në shkollë. Mësuesja e

shqipes të bëhet nëna. Kujtoni se ç’kanë

hequr patriotët shqiptarë për të mbajtur

gjallë gjuhën shqipe deri në sakrifikimin

e jetës së tyre si Papa Kristo Negovani,

Petro Nini Luarasi etj. Koto Hoxhi tha:

“Vritmëni, por gjakun mblidheni se do

t’ju duhet të shkruani gjuhën shqipe...”.

Duke mësuar e ditur shqipen, fëmija do

të ketë edhe një gjuhë tjetër më tepër se

moshatarët e tjerë të tij, përveç gjuhës së

vendit ku ndodhet.

Enver GOLLOSHAJ

NJË VJERSHË E NASE BENIT

PËR KALLARATIN

-Nga Idajet JAHAJ-

Kur lexon vjershat e Nase Benit nga

Vunoi, një ndjenjë krenarie të pushton

për këtë poet popullor të spikatur. Forca

e përshkrimit në vargje, figuracioni i

hollë, muzikaliteti në kolonën e gjatë të

vjershave e të tjera tipare të vjershërimit

të tij të gëzojnë e frymëzojnë.

Gjithsesi e ndjen veten si në përjetimin e

një kënge liriko-heroike, ku spikat

krenaria atdhetare. Ai shkruan për

sakrifica të popullit, por mbi to kumbon

madhështia e qëndresës; ravijëzon drama

historike, po nga ato shkëlqejnë mesazhe

e ideale të mëdha. E, në funksion të

këtyre vlerave, ritmi e rima (dyshe),

përsëritëse deri në fund të vjershës

(mono-dyshe-rimë) gjëmon vala e isos,

në një kadencë të ëmbël popullore, me

figuracione e detaje të imta, që

pikturojnë më mirë tablonë.

Prej këtij poeti vunjotës na kanë mbetur

deri më sot shtatë vjersha. Ai, sigurisht,

ka shkruar shumë të tilla, por edhe në

këto që disponojmë, që i kanë mbijetuar

shekullit, shohim poetikën e tyre të lartë.

Vjershat janë të llojit-himn, si “Evropa

shkruajnë e thonë” (nga më të njohurat,

në mos himni kryesor i epopesë së 20-s);

“Himara në breg të detit”-një perlë lirike

e rivierës; “Vaj medet, Çika me

borë” (një epizëm meditativ për

historinë); “O Himarë e Toskërisë”-një

qortim për disa të gënjyer që përkrahnin

megaliidhenë) etj.

Nasia ka qenë poeti i temave të mëdha, i

tonacioneve madhore e të ëmbla epike.

Në to kumbon lirika atdhetare, virtytet e

shqiptarëve, natyra kartolinë, krenaria

etnike. Ai ka qenë një këngëtar i shquar,

një tribun kënge, daveti, mbledhjesh.

Thonë se vjershën “Kush është lulja e

vilajetit” (për Himarën) e ka kënduar një

natë të verës së vitit 1920 në Kaninë, për

t’u krenuar me rivierën e tij e historinë e

saj.

Por këtu veçojmë njërën prej vjershave të

tij historike, atë për Kallaratin. Atë e

thuri pas luftës që u zhvillua aty me

andartët grekë më 1914, ku mori pjesë

edhe vetë Nasja me vëllain e tij Pilon.

Vjersha titullohet “Kallarat-njëqind

shtëpi”. Në korrikun e atij viti kallaratasit

bënë luftë të ashpër me grekët gjiritlinj,

siç i quan poeti. Ata e dogjën fshatin, por

edhe vetë lanë kërmat e tyre aty. Ata

ishin një forcë e madhe, e ardhur nga

Kreta, të dërguar prej qeverisë greke e të

bekuar prej Fanarit grek. Komandanti i

tyre, Cullaqi, shoqërohej nga dy

tradhtarët tanë... Por ata gjetën vdekjen

aty nga plumbat e trimave kallaratas e të

Nase Benit me shokë. Vjersha jep shumë

informacion për atë luftë: “Fshati 100

shtëpi”; përmenden emrat e disa prej

luftëtarëve kallaratas, nga të cilët disa

janar-shkurt 2012

KALLARATI [email protected]

Historia e tij nisi të më shqetësojë.

Mësuesin pensionist, Çizen, kam

pranë,

E pyes se ç’histori kanë ato shtëpi

vallë?

Ai i qetë e me ngadalë më shpjegoi,

Për të kaluarën e fshatit Kallarat më

tregoi:

Ja Kunjova, atje shekuj më parë

Të parët tanë kanë pasur vatanë,

Po ikën nga fshati Kallojrat si era,

Ikën se u pat rënë kolera.

Ku e ku ata nuk kanë shkuar.

Një “ninullë” e lashtë për ta u

trashëgua.

Në Pilingri, ata që mbetën, shkuan,

Aty fshatin e ri nga e para ndërtuan.

Atje gjetën qetësinë e ruajtën

harmoninë.

Po në fillimin e shekullit të njëzetë,

Në korrik të vitit katërmbëdhjetë,

Kallaratasit luftuan me andartët

grekë.

Ata ua dogjën fshatin plot lezet.

Shtëpitë e dikurshme, gërmadha tani,

Janë gjurmë të të madhes histori.

Një ditë që kisha pushim,

Vendosa, me mikun tim të shkoja,

Fshatin e djegur të vizitoja.

Atje një botë tjetër po shikoja,

Shtëpitë e djegura qëndronin kupicë.

U bëra kurioz për t’i shikuar,

Si vallë një shekull qëndrojnë pa u

rrënuar!

Meqë jam i atij zanati,

M’u shtua edhe më shumë inati,

Një copë llaçi e thërrmova,

Me kujdes atë e shikova,

Me se vallë i kanë punuar

Që ende qëndrojnë si të betonuara.

Me gëlqere e rërë Shushice,

Qëndrojnë si shkëmb Bogonice.

Këtu, nga pllaja e Pilingrisë,

Tërë luginën e Shushicës të shikojnë

sytë.

Në Kallarat, ditët që qëndrova,

Respektin e njerëzve takova,

Kurrë pa folur nuk kalonin,

Bisedën si të njohur të lashtë e

çonin.

Sigurisht që nuk jam poet,

Po më bëri natyra e qetë,

Shushica e bukur me male,

Që të shkruaj këto vargje.

Përparim HRISLLARI, Korçë.

Page 4: Gazeta Kallarati  Nr.61 -

4

letërsi PËRGATITI: Hiqmet MEÇAJ

POPULLI

MË NJËZET E TETË NËNTOR

Më njëzet e tetë nëntor

Më këmb' u ngre Shqipëria

Smail Qemali në Vlorë

Me gjithë shokët e tija

Ç'i tha popullit me gojë -

Poshtë o shokë, robëria

Evropa le ta dëgjojë

Nuk ka vend këtu Turqia

Ja te vdesim, ja të rrojmë

Është e jona, Shqipëria

NAIM FRASHËRI

SHPREH

Kam shumë shpresë

Te Perëndija,

Që të mos jesë

Kshu Shqipërija,

Po të ndritohet

Të lulëzohet.

Pa vjen një ditë

Që të na sjellë

Të madhe dritë

P’ ajo të pjellë:

Qytetërinë,

Fatbardhësinë.

Vëllazërija

Edhe bashkimi

E njerëzija

Është shpëtimi,

Lum kush t’arrinjë!

Pa do të vinjë.

Që Shqipërija

Do të ndritohet,

Dhe ligësija

Do të mërgohet.

Jak’ e vërtetë!

Pse rri e qetë?

Për Shqipërinë

Ditët e mira

Paskëtaj vinë

Shkoj errësira,

Lum kush të rronjë,

T’a shohë zonjë!

Se Shqipëtari

E gjuh’ e tija

Venë së mbari

Dhe Shqipërija,

Lum kush t’a shohë

Për pakë kohë.

Pa dituritë

Dhe mbrothësija

E mirësitë

Dhe njerëzija,

Do të burojnë

Nukë mënojnë.

POEZI DASHURIE PËR ATDHEUN

n'Shqipni shko, pra, fluturim,

shko në Shkodër, n'qytetin tim.

Shëndet prej meje të m'i falësh

saj shpisë vjetër ku kam le,

me ato vende rreth t'përfalesh,

ku kam shkue kohën e re;

atje shko, pra, fluturim,

fal me shndet qytetit tim.

Me ato male, me ato kodra,

me ato prroje rreth t'përfalesh

n'ato fusha që m'ka Shkodra

të lulzueme, aty t'ndalesh;

tue kndue me ambëlcim,

fal me shndet qytetit tim.

T'mujsha dhe un' me fluturue

dojsha dhe un' me u nisë me ty,

dojsha n'Shkodër me kalue,

m'e pa prap at'vend me sy!

Por... ti shko atje... fluturim

e ti qajma fatin tim.

HIL MOSI

MALL

Vend i dashtun , ku un'leva,

Sa sa her' me mall t'kujtoj!

Kurr si sot dashtni nuk ndjeva,

Shum' Shypni, un' ty t'dishroj!

Shpesh kujtimet m'shkojn' te shpia,

Ku me mall e shkush fmininë,

Zemrën krejt ma grin dashtnia

E prej mallit mrend po zin.

Ah, at' votër kur kujtova,

Ku qark saj un' jam rrethu...

Dy tri pika lot i lshova,

Ktu n'kët vend ku jam mërgu.

Kur ma thell' jam shty n'mendime

E mjerimin kam kujtu...

Ikne, ikne ç'pata gzime,

Zemra faret m'u coptu!

LAME KODRA

UNË E DUA SHQIPËRINË

(fragment)

........................................

Unë e dua Shqipërinë,

Për tërfilin mi lëndinë,

Për një vajzë gjeraqinë,

Dhe për ujët që buron

Nga një shkem e gurgullon

Nëpër lisat gjetheshumë,

Edhe zbret përposh në lumë.

Unë e dua Shqipërinë

Për një lule trëndelinë,

Për një zok që fluturon,

Për bilbilin që këndon

Në ato ferra në ato hije

Këngë malli e dashurie,

Këngë shpirti të helmuarë.

Unë e dua Shqipërinë

Si poet i dhemshuruarë.

GJERGJ FISHTA

SHQYPNIJA

(fragment)

ASDRENI

SA TË DUA O SHQIPËRI!

Sa të dua, o Shqipëri,

sa me mall ndiej e sa dëshirë,

për ty gaz e dashuri

mu në zemër më ka mbirë!

Se për mua, o Atdhè,

je një lule aq e vyer,

sa nuk gjendet përmbi dhè

shpirtin tim për të ushqyer!

ÇAJUPI

MËMËDHEU

Mëmëdhe quhetë toka

ku më ka rënurë koka,

ku më ka dashur mëm' e atë,

ku më njeh dhe gur' i thatë,

ku kam pasurë shtëpinë,

ku kam njohur perëndinë,

stërgjyshet ku kanë qënë

dhe varret që kanë vënë,

ku jam rritur me thërrime,

ku kam folur gjuhën time,

ku kam fis e ku kam farë,

ku kam qeshur ku kam qarë,

ku rroj me gaz e me shpresë,

ku kam dëshirë të vdesë.

NOLI

HYMNI I FLAMURIT

O Flamur gjak, o flamur shkabë,

O vënd e vatr' o nën' e babë,

Lagur me lot, djegur me flagë,

Flamur i kuq, flamur i zi.

Fortesë shkëmbi tmerr tirani,

S'të trëmp Romani, as Venecjani,

As Sërp Dushani, as Turk Sulltani,

Flamur i math për Vegjëli

Flamur që lint Shën Kostandinin,

Pajton Islamn' e Krishtërimin,

Çpall midis feve vllazërimin,

Flamur bujar për Njerëzi.

Me Skënderben' u-lavdërove

Dhe në furtun' i funtmi u-shove,

Me Malon prapë lart vrapove,

Yll i pavdekur për Liri.

Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive

Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive,

Po çdo mizor me shpat' e grive,

O fushë-kuq, o shkabë-zi.

Përpjetë pri-e Shqipërinë,

Përlintj'a shpirtin dhe fuqinë,

Diell për vllanë, yrnek për fqinë

Për botën ëndr' e qjell i ri.

FILIP SHIROKA

SHKO DALLËNDYSHE...

Udha e mbarë se erdh pranvera,

shko, dallëndyshe tue fluturue,

prej Misirit n'dhena tjera,

fusha e male tue kërkue;

1. Edhè hâna do t' a dije,

Edhè dielli do t' két pá,

Se per qark ksaj rrokullije,

Si Shqypnija 'i vend nuk ká !

.............................................

5. Mbi ato male e bjeshkë kreshnike

Léjn mande' ata djelm si Zâna,

Armët e t' cillvet, p'rherë besnike,

Janë permendë nder fise t' tana.

6. Atje léjn, po Toskë e Gegë,

Si dý rreze n' flakë t' nji dielli:

Si dý rrfé, qi shkojn tue djegë,

Kúr shkrepë rêja nalt prej qielli.

...................................................

11. Shkundu pluhnit, prá, Shqypnì,

Ngrehe ballin si mbretneshë,

Pse me djelm, qi ngrofë ti n' gjì,

Nuk mund t' quhesh, jo, robneshë.

...................................................

14. Kaq të bukur, kaq të hieshme

Perendija t' fali i Amshueshem,

Sá 'dhe deka âsht per tý e shieshme:

N' gjì t' and vorri âsht i lakmueshem.

15. Po, edhè hâna do t' a dije,

Edhè dielli do t' két pá,

Se per qark ksaj rrokullije,

Si Shqypnija 'i vend nuk ká !

16. Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypnì,

Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera,

E me dije e me Lirì

Për jetë t' jetës të rrnoftë tý ndera.

ALI ASLLANI

7 PRILL 1939

Shtatë prill...

Kopilove o kopil

E u lute u këpute

Njëqind pash në dhé u fute!

Natyrisht një tradhëtor

Spor e fisit arbëror

E pret hasmin me daulle

Kur gjen ditën ta bën pulle!

Na e gjeti dhe na ra

Vret Shqiponjën që s'u vra

Nuk u vra dhe nuk do vritet

Posht përpjet me vrull vërtitet!

Ja dhe hymni që na thurri

Hymn'i zi i një qivuri:

"Eja, eja alala

Të na rrojë Duçeja

Duçeja guguçeja

Le të rroj’ edhe flamuri

Sa për sy e për bela!”

I pabesi ta dij’, pra

Ndër kasolle me një tra

Që nga Shkodra gjer në Dropull

Rron ai që i thon’ popull!

Ajo dor’ që rreh dybekun

Di ta mbush edhe dyfekun

Në se ditën çan ugar

Edhe natën thurr litar

Thurr litar e kalit grushtin

Dhe e var nga këmbët pushtin!

janar-shkurt 2012

KALLARATI [email protected]

Page 5: Gazeta Kallarati  Nr.61 -

poshtë bregut u shpërndanë,

rraqet në vënd i lanë,

dhe një mushk e disa armë

i muarr’ e iknë e vanë,

Mattera me merçenarë,

u mbëlodh’e pas u ranë,

në Graben për nënë shkallë,

u përpojnë e hapnë zjarrë;

mbeti Meçani i vrarë,

shokët rrethimn e çanë

së bashku me materialë,

iknë e në çeta vanë.

*Meçan Shamo Meçaj nga Kallarati (i

vëllai i autorit të kësaj kënge), sëbashku

me Xhevahir Golloshin, dëshmor i Luftës

së Vlorës dhe Xhelo Razipin nga Brataj,

më 20 Maj 1920, sulmuan Post-

Komandën e Karabinieris Pilur (Himarë)

dhe pasi i shpartalluan muarrë një

mushkë e disa armë, Brigadier Luixhi

Matera (Luiggi Mattera), Komandant i

Postës u plagos lehtë, por pasi mblodhi

fuqitë dhe disa merçenarë u ra pasë ku në

vëndin e quajturë Graben i arrijti dhe atje

pas një përpjekje Meçani u vra, ndërsa

shokët ikën me gjith material.

(Për shkak të biografisë sonë, times dhe

të vëllait tim Skënder, për turp Meçani

edhe sot e kësaj dite nuk është shpallur

dëshmor i Luftës së Vlorës).

ELEGJI PËR HEROIN

MUMIN BAJRAM (SELAMIN)

Shkove për punë në Tiranë,

që i vogël çilimi,

se halle të kishnë rarë,

doje të mbaje shtëpi,

atje u njohe me shokë,

dhe u lidhe për Shqipëri,

po spiunëtë s’të lanë,

së shpejti u re në sy.

Internim tyja të dhanë,

që të rrije në shtëpi,

Kallarat e jo Tiranë,

se kishin frikë nga ti,

se ti bëje propagandë,

dhe punoje për Shqipëri,

në Kuç drejtimin ta dhanë,

që të të mbajnë në sy,

atje bëre shamatanë,

brënda në Xhandërmari,

ike dolle ilegalë,

bëje grupe me rini.

Tu qepnë pas e s’të lanë,

të kërkojnë me qiri.

Telegraf më të gjith anë,

në të gjithë Shqipëri,

të ziri Mumin Barjamnë,

paraqet rrezikshmëri,

erdhe zure Topananë,

dhe formove grup të ri,

me Haredin e Barjamnë,

Hiqmet Buzi djal’i ri.

BOGONICA

Qesh Bogonica, me kryet lart!

Duke shikuarë më të dy kratë,

andej detin dhe rivjerën,

këtej grykën dhe Shushicën,

andej drit’e jetë, begati!

Ashtu si në gjithë Shqipëri.

Kujton Bogonica jetën e kaluarë,

Kohën e vuajtjeve të shëmtuarë,

që me shekuj ke provuarë,

me luftra e gjak-derdhje pa

pushuarë,

kujton me neveri luftërat antike,

me turqit osmënlli në kryengritje,

dhe strehimin që populli i jepte,

me shpellat, gropat, shkëmbme

shpellat,

gropat, shkëmbënjt i mbronte,

Ai mban mënt ti Bogonicë,

Gjermanët me top kur të qëlloninë,

nga qafa poshtë, se lart s’guxonin,

të ngjiteshin me këmbë të të

sulmonin?!

GËRMADHAVE TË FSHATIT

VJETËR

(KALLARATIT)

Nga xhadeja kur kaloj,

hedh sytë dhe të shikoj,

gërmadhat e’fshatit tim,

me lot e zi i kujtoj.

Fshati rrëzë malit, nënë hon.

I bukur ishte dhe luluzon,

po sot më ai, nukë jeton,

gurët dhe bari e mbulon,

fshati anti, fshat i vjetër,

pllajës shtrirë, pllajës ngrehur,

radhë si me plan, shtëpitë ndrequr,

nashti ka kohë që rri i fjetur,

kujtimi i tij janë rrënojet,

heshtje dhe heshtje bëjnë trojet,

ndo një zë bilbili, qyqeje digjohet,

dhe kukumjaçja me vajtim

argëtohet,

për verë kish rrapin e madh për

hie,

për orë kish gurin me hije,

orë e saktë që s’duaj kurdimë,

jeton dhe sot, por s’e fërshëllijnë!

KËNGË KUSHTUAR QAFËS

SË HUBAVIT

Qaf e Hubavit moj nënë,

qendër e fshatit tinë je,

ti je sot e ti ke qenë,

vëndi i mbëledhjeve,

me mot e jetë të tërë,

i gjysh e stërgjyshëve,

një varg kodrina të ndajnë,

nga të dy fushat që ke,

nga Fieri me Hubavë,

ti në mes të tyre je,

dhe çeta me partizanë,

besoj se ndërmend e ke,

kur iku nga ti u ndanë,

ti udh’e mbarë u the,

hajde dalçi faqebardhë,

djemtë e nënësë rrufe,

të na çlironi vatanë,

ja mos rroni për mbi dhe,

Dhe ata fjalën ta dhanë,

e derdhë gjakun rrëke,

dëshmorët ku do që ranë.

Ti në gji i mban atje,

edhe ti qëndron krenare,

që pranë vetes i ke,

ata të bukurë varre,

me pllakata përmbi kre,

dhe Lapidarinë pranë,

ngrijturë për mbi xhade.

KËNGË KUSHTUAR

NGREHJES

FLAMURIT NË SHKOLLË TË

KALLARATIT

MË 28 NËNTOR 1919

Mu te shkolla me përralle,

bëhej fest e hidhej valle,

viti ish nëntëmbëdhjetë,

muaji i njëmbëdhjetë,

dita e njëzetetetë,

ishte Dita e Flamurit,

Dita e Flamurit tonë,

që u ngre më dymbëdhjetë,

nga Ismahili në Vlorë,

populli ishte mbëledhë,

ishte mbëledhë në shkollë,

nxënësit po këndojnë,

Hymnin e Flamurit tonë,

me flamuj të kuq në dorë,

një fjalim mbajti Meçani,

për mbi historinë tonë,

po një spiun që ish shitë,

me të shpejtë lajmëroi,

nukë shkoi shumë ditë,

që Kallaranë e rrethoi,

karabinier e milicë,

dhe gjashtë vet’arrestoi,

Meçan e Selam Barjamnë,

Shamon* e Alem Qejvanë,

Dudën e Remëzi Janjnë,

që qenë si kryetarë,

lidhur i shpunë Himarë,

vdekjenë me sy e panë,

nga torturat që u dhanë,

pastaj në këmbë i nisnë,

kaptuanë Llogaranë;

dhe në Vlorë i degdisnë (1)

katër muaj diell s’panë,

të mbyllurë në qeli,

në Manazgja në hapsanë (2)

më njëzetë nëntë marsi,

në gjyq ushtarak i dhanë,

prokurori në seancë,

i cilëson tradhëtarë,

dhe si të tillë fajtorë,

kërkoi vdekjen në litarë,

po me para e miq shumë

pafajësinë u dhanë.

*Shamo Meçaj, babai i autorit të kësaj

kënge.

(1)shpunë.

(2)Burg (turqisht), paguanë 600 lireta

rryshfete dhe avokatin dhe me ndërhyrjen

e patriotëve miq u liruanë.

KËNGË KUSHTUAR

AKSIONIT KUNDËR

POST-KOMANDËS

KARABINIERISË

PILURIT MË 20 .V. 1920.

Njëzet maji dit e marë,

Xhevahiri me Meçanë*,

të tre dhe me Xhelo Branë,

postës në Pilur i ranë,

me një sulm brënda i vanë,

karabinier italianë,

5

tradita

Kallarati i djegur - foto nga ushtria

italiane-1917

POEZI NGA

HASAN

KALLARATI

(MEÇAJ) (1903-1980)

Hasan Kallarati

është përfshirë në

antologjinë e

rapsodëve të

përzgjedhur

shqiptarë nga

shtëpia botuese

“Naim Frashëri”.

Ka lindur më

1903, në Kallarat,

në një familje me

tradita të vjetra

patriotike. Gjyshi i

tij Meçe Haxhiu

është i përfshirë në

historikun e

Kurveleshit si

njëri nga krerët e

kryengritjes së

vitit 1847. Vetë ka

qenë pjesëmarrës

në Luftën e

Vlorës, në

Revolucionin e

Qershorit, 1924, si

dhe në luftën NA-

ÇL. Megjithëse u

burgos në vitet e

Komunizmit, ai

dhe vëllai i tij

Skënderi, mbeti

deri në fund të

jetës me bindje të

flakta patriotike.

Ndërroi jetë në

vitin 1980 duke

lënë pas bij të

denjë që do ta

vazhdojnë traditën

patriotike të fisit.

janar-shkurt 2012

KALLARATI [email protected]

Page 6: Gazeta Kallarati  Nr.61 -

Në krahinën e Dalmatisë janë:

Burni, Andetri, Tribuli, kështjella

të përmendura në luftëra të

ndryshme.

Genti mbreti i ilirëve ka zbuluar

Gentianën (bimë mjekësore).

Përdoret lëngu dhe rrënja . Nuk

duhet ta përdorin gratë me barë.

SHËN

VALENTINI (14 shkurt 269 -14 shkurt 2012)

Perandori romak me origjinë ilire,

Klaudi, mbretëroi në vitet 268-270

pas Krishtit. Klaudi u lind në

Dardani, Kosovë dhe u përfshi në

ushtrinë romake qysh i ri duke

ngjitur shkallët e karrierës me

shpejtësi, pasi u dallua mes të

tjerëve për zgjuarsinë e tij dhe

trimërinë e pashoqe. Ushtria

romake e mirëpriti me entuziazëm

ardhjen në krye të Perandorisë

Romake të Klaudit, pasi

Perandoria Romake po kalonte

çaste të vështira të një shthurje të

përgjithshme.

Klaudi vuri rregull në të gjithë

ushtrinë dhe përcaktoi edhe disa

klauzola strikte, të cilat nuk

duheshin shkelur. Një nga

rregullat e forta që Klaudi vendosi

për ushtarët romak ishte edhe

ndalimi i fejesave apo martesave

të tyre gjatë kohës që shërbenin në

ushtri. Kush do të thyente këtë

urdhër të Perandorit Klaud ai do të

ekzekutohej në mënyrën më

shembullore.

Pikërisht ky urdhër u thye nga

prifti Valentino, i cili u mundua të

kurorëzonte në fshehtësi dashurinë

e një ushtari romak me një vajzë

nga Roma. Kur Perandori Klaud e

mori vesh shkeljen e urdhrit të tij

nga ana e priftit Valentino, ai dha

urdhër që Valentino të

ekzekutohej në sheshin e Romës,

që të zinin mend edhe të tjerët.

Ngjarja ndodhi në 14 shkurt të

vitit 269 pas Krishtit, kur në

sheshin e Romës ishte ngritur një

tribunë enkas për ekzekutimin e

priftit Valentino. Vetë Perandori

Klaud mori pjesë në këtë ceremoni

shembullore, ku ushtria ishte

rreshtuar në të dy krahët e tribunës

dhe populli përkarshi. Priftin e

gjorë Valentino e sollën të lidhur

një duzinë ushtarësh të armatosur

dhe e ngjitën në tribunën e

ekzekutimit ku e priste xhelati me hanxhar në duar.

Ishte ora 14.00 e datës 14 shkurt të

vitit 269 pas Krishtit dhe

trumbetat gjëmuan frikshëm duke

bërë që të dridhej sheshi i Romës.

Kokën e priftit Valentino e

vendosën mbi një trung të prerë,

ndërkohë që xhelati me kapuç të zi

NGA ILIRËT

DHE

EPIROTËT (nga historianët e vjetër grekë)

Një i quajtur Dandon rrojti 500

vjet.

Gishti i madh i këmbës së djathtë

të Pirros së Epirit shëronte me

prekje shpretkën.

Ky gisht nuk u dogj bashkë me

trupin por u vendos në një

tempull.

Pirrua, kur flijoi ditën që u vra,

krerët e bagëtive të therura u

tërhoqën zvarrë dhe lëpinë gjakun

e tyre.

Pellazgët ndërtuan murin që

rrethon Akropolin e Athinës, si

shpërblim morën nga athinasit

tokat në këmbët e malit Hymet

dhe i lulëzuan.

Heleni, këto vise i quajti Kaoni

nga emri trojan Kaon.

Këtë emër e mori ky vend nga

Iliri i biri i Polifemit, bijtë e

ciklopit Polifem dhe e Galatës, të

quajtur Keltë, Ilir dhe Gal lanë

Sicilinë dhe u bënë sundimtarë

mbi fise të cilët nga emrat e tyre u

quajtën keltë, ilirë dhe galë. Bijtë

e Ilirit kanë qenë: Enkeleu,

Autari, Dardani, Medi, Taulanti

dhe Perrebi. Vajzat ishin Partha,

Daortha, Dasara dhe të tjera. Prej

tyre kanë dalë fiset Ilire.

Bardhyli, mbreti ilir thuhet se

luftoi mbi kalë kundër Filipit të

Maqedonisë, kur ishte 90-të vjeç.

Gërmat e alfabetit latin i sollën në

Lat (Romë) pellazgët.

Tek tribalët dhe ilirët ka njerëz të

cilët me vështrimin e tyre

magjepsin dhe bëjnë të vdesin ata

të cilëve ua ngulin sytë e tyre të

inatosur.

Në detin Jon, 3000 hapa nga

Oriku gjendet ishulli i Sasonit i

përmendur si qendër piratësh.

Nëntë të rinj dhe po aq

virgjëresha të ardhura nga Iliria

bënë që të lindin 12 popuj në

Itali.

6

kuriozitete në kokë shikonte nga Perandori.

Trumbetat oshtin përsëri dhe

Perandori bëri shenjë me dorë,

ndërkohë që xhelati ngriti

hanxharin në ajër dhe e lëshoi mbi

kokën e priftit të gjorë Valentino.

Koka e Valentinos u rrokullis nga

tribuna dhe ra poshtë. Ishte një

heshtje varri, veç kambanave të

kishave që gjëmonin ethshëm.

Perandori u ngrit në këmbë dhe

mërmëriti.

- Le të guxojë kush të shkel më

urdhrat e mia.

Kjo ndodhi në orën 14.00 të datës

14 shkurt të vitit 269 pas Krishtit.

Që nga ajo ditë 14 shkurti festohet

në mbarë botën si dita e të

dashuruarve.

Përgatiti: Çlirim Hoxha

BIMË

MJEKËSORE

RIGONI I

ZAKONSHËM (Origanum vulgare)

Është bimë mjekësore nga më të

përhapurat, që mbin vetvetiu kudo,

në kodra të ulëta, në pyje, në vende

të thata e të papunuara. Lulet kanë

ngjyrë të kuqe në të verdhë, me erë

të ëmbël, të kënaqshme dhe

aromatike. Janë plot nektar dhe

gjithmonë e shohim të mbushur me

bletë. Është një bimë mjekësore

shumë e kërkuar, aromatike dhe

pikante. Nga ajo nxirret me distilim

vaj eterik i shkëlqyer. Në 100 kg

bimë të thata nxirren 2–2,5 kg vaj.

Rigoni njihej edhe në lashtësi për

cilësinë e tij shëruese. Sot përdoret

në vështirësitë e frymëmarrjes dhe

në terapinë e sëmundjeve të gjoksit

dhe si qetësues i dhimbjeve të

dhëmbëve. Industria e parfumeve

përdor vajin eterik për prodhimin e

sapunëve aromatikë, për parfume e

pasta dhëmbësh. Ai këshillohet

kundër mungesës së oreksit dhe për

qetësimin e dhimbjeve të stomakut.

Vlesa bëhet me një lugë gjethe e

lule në një gotë ujë. Pihen dy gota

në ditë.

QEPA (Allium cepa)

Përdoret rrënja e saj. Ajo është

diuretike, tretet mirë dhe është

stimuluese. Përdoret nga ata që vuajnë nga zorra e trashë, kanë

gurë në veshka, nga ngjirja e zërit,

nga kapsllëku, dhimbja e fytit,

g ë l b a z a e o r g a n e v e t ë

frymëmarrjes, nga krimbat, hurdhe,

puçrrat, dhimbjet reumatizmale etj.

Nga “Enciklopedia e Kurveleshit”

KËSHILLA

PRAKTIKE

MISH VIÇI

Nëse piqni mish viçi në furrë,

vendosni në fund të saj një tepsi

tjetër të mbushur me ujë.

Kështu, gjatë pjekjes avujt e

lëshuar do të shkaktojnë një

ambient me lagështi, i cili do ta

bëjë mishin më të butë.

ERA E PESHKUT

Një mënyrë mjaft e mirë për të

shmangur erën e peshkut të skuqur është të hidhni brenda në

vajin e skuqjes 2-3 feta limoni.

Limoni ka aftësinë të thithë erën

e rëndë të peshkut.

ORIZ I SHKRIFËT

Për të dalë orizi sa më i shkrifët,

shtoni gjatë zierjes një lugë supë

uthull. Në këtë mënyrë kokrrat

nuk do të ngjiten me njëra-

tjetrën.

ZIERJA E PATATEVE

Preferohet që të shtoni pak

qumësht në ujin ku do të zieni

patatet, në mënyrë që të bëhen

më të shijshme e të marrin

ngjyrë më të bardhë.

PRODUKTE TË SKUQURA

MË TË LEHTA

Produktet e skuqura thithin mjaft

vaj. Nëse dëshironi t’i bëni ato

më të lehta, hidhni në vajin e

janar-shkurt 2012

KALLARATI [email protected]

Page 7: Gazeta Kallarati  Nr.61 -

SI E LASHË

SHQIPËRINË...

Nga Ismail Qemal Bej Vlora

Mbretërimi i shkurtër i Wilhelm

Wiedit, qe më i pasur në episode

groteske, se sa në veprime për

organizimin e një shteti të ri. Kjo ishte

prova e kujdesit të pakët që Fuqitë

kishin përdorur në zgjedhjen e një

sovrani për një vend, lumturia e të

cilit varej nga një zgjedhje e

kujdesshme. Kishim shpresuar se takti

dhe urtësia e Princit, do të shërbenin

si kundërpeshë për humbjet e

territorit, për të cilat kishim vuajtur,

dhe ngjitja e tij në Fron, do ti jepte një

shtytje të konsiderueshme zhvillimit

të vendit. Përkundrazi situata u bë më

e ngatërruar dhe për pak kohë u bë

kritike. Një mëngjes mora një

telegram nga Vlora, që më shkaktoi

një tronditje të thellë. Shtëpia e Esad

Pashës ishte bombarduar dhe vetë

ministri ishte arrestuar. Ky njoftim i

shkurtër pa asnjë shpjegim tjetër, mu

duk kaq i çuditshëm, sa për një çast

nuk e besova për të vërtetë. Sidoqoftë,

nxitova të shkoja tek konsujt italian e

austriak në Nicë e në Vjenë për të

vërtetuar informatën nëse ishte e

vërtetë e për të përcaktuar

domethënien. Përgjigjet që mora, nuk

lanë asnjë dyshim, e pas pak kohe

mora vesh hollësitë e ngjarjes.

Kisha parashikuar gjithnjë se Esad

Pasha do të ndodhej në një pozitë

jashtëzakonisht të vështirë në Durrës.

Ky qytet me më pak se pesë mijë

banorë, kishte qenë qendër intrigash e

kundërshtimesh për kandidaturën e

Wiedit si princ evropian, si dhe

qendër e kryengritjes së Esadit kundra

Qeverisë së Përkohshme të Vlorës.

Esadi, që menjëherë pas një kthimi të

dyshimtë, ishte vënë ministër

pikërisht i atij Princi që ishte aq i

padëshiruar për shokët e tij, nuk mund

të kishte tjetër veç mungesë

popullariteti e përbuzje. Mllefi kundra

tij u bë shpejt më i thellë dhe

demonstratat popullore në vend,

morën një karakter kërcënues. Princi,

përkundrazi, në vend që të qetësonte

popullin kur lëvizja ishte në kulm,

përdori topin. Nga ana tjetër, në vend

që të pushonte ministrin e tij të

padëshirueshëm, me një procedurë

legjitime të rregullt, Princi vetë, duke

vepruar nën një influencë, që nuk jam

në gjendje ta përcaktoj, përdori

përsëri mjete të dhunës. Ai adaptoi një

linjë veprimi të pashembullt në analet

e qeverisjes. Shtëpia e Esadit u

rrethua e u bombardua deri sa gruaja e

tij doli në një dritare duke tundur një

çarçaf të bardhë si shenjë

armëpushimi. Bombardimi u pezullua.

Ndërhyri ministri italian Carlo Aliotti,

në sajë të të cilit Esadi pati mundësi të

dilte pa incidente të tjera. Të

shoqëruar me marinarë e gjithë

familja mundi të largohej me një anije

vrojtimi austriake, nga ku u transferua

në anijen bazë të Italisë, me të cilën

Esadi shkoi në Evropën Perëndimore,

pasi kishte dhënë fjalën e nderit, se

nuk do të kthehej më në Shqipëri.

Duke patur parasysh këto ngjarje të

çuditshme, e quajta detyrë që të

kthehesha menjëherë në Vlorë.

Pikërisht kur po i hipja trenit në Nicë,

më takoi konsulli italian, me një

telegram të Ministrit të Jashtëm,

Markezit San Xhiuliano, që më

kërkonte të njihte mendimin tim, për

gjendjen në Shqipëri dhe për masat që

duheshin marrë, duke pasur parasysh

se gjendja po bëhej gjithnjë e më

alarmuese. Meqë kërkonte, nëse ishte

e mundur të diskutonim argumentin

me të, ndalova në Romë, ku San

Xhuliano e unë u morëm vesh për

masat që do të ishin të përshtatshme të

merreshin. Në Vlorë, sapo arrita,

mora vesh hollësitë e ngjarjeve që

isha njoftuar dhe se Durrësi ishte i

rrethuar nga të gjitha anët e nuk kishte

komunikim me pjesën tjetër të vendit.

Autoriteti më i lartë dhe juridiksioni i

Mbretit tonë ishte kufizuar në atë

qytet të vogël. Pas disa ditësh, u nisa

për në Durrës me pesëmbëdhjetë

fisnikë të krahinës, me qëllim që ti

parashtronim Princit opinionin tonë

për situatën, që përputhej me atë të

ministrit San Xhuliano. Gjatë një

takimi tete-a-tete (kokë më kokë) që

pata me të, i paraqita konkluzionet që

kishim arritur dhe masat e nevojshme.

Princi më çuditi për mungesën e një

ideje për gjendjen dhe koshiencën e

vështirësive të jashtëzakonshme të

momentit. U tregua i paaftë të bënte

një vërejtje, apo të bënte një pyetje të

dalë nga arsyetimi i tij personal.

Ndërsa i ilustroja masat e ndryshme

që mund të zgjidhte, për të dalë nga

gjendja e vështirë, nuk më pyeti

asnjëherë se si mund të viheshin në

praktikë këto masa.

Të nesërmen Princi priti të

pesëmbëdhjetë fisnikët e Vlorës. Nuk

na la megjithatë, pa dhënë më parë

ndonjë shenjë kujdesi për vendin. Në

Pallat u bë një mbledhje e të gjithë

krerëve shqiptarë që ndodheshin në

Durrës. Princi e hapi vetë mbledhjen

me pak fjalë frëngjisht, duke

shpjeguar që na kishte mbledhur që të

shprehnim mendimet tona personale

mbi gjendjen në vend. Nuk kishim

pasur asnjë diskutim paraprak, siç

është zakon kur është puna për të

dhënë një mendim në rrethana të këtij

lloji, por iu përshtatëm dëshirave të

tij. Në vend që të mbyllja serinë e

propozimeve, siç duhet të bëja lidhur

me pozitën time, unë fola i pari. Në

fund Princi na falenderoi e tha se pasi

të përktheheshin vërejtjet tona e ti

studionte, do të na njoftonte vendimin

e tij. Pritëm disa ditë, dhe pastaj për

shkak të mungesës së njoftimeve të

tjera, shkuam në Vlorë.

Duke parë rëndimin e gjendjes së

përgjithshme të vendit dhe të

paaftësisë së dukshme të Qeverisë së

Durrësit, me qëllim që të merreshin

masat përkatëse për të shpëtuar

Shqipërinë, u caktua në sheshin e

madh të Vlorës një mbledhje e

banorëve të qytetit e të krahinës, ashtu

dhe të gjithë refugjatëve të krahinave

të tjera të pushtuara nga armiku. Mbas

një diskutimi të gjerë, u vendos të

formohej Komiteti i Shpëtimit Publik,

nën kryesinë time. Njoftuam Fuqitë e

Mëdha dhe Princin me një

proklamatë, në të cilën deklarohej se

përfaqësuesit e popullit të Vlorës dhe

të një duzine krahinash të tjera, ishin

mbledhur dhe kishin votuar krijimin e

Komitetit të Shpëtimit Publik me

qëllim që tu kërkonin Fuqive garante

figura

historike

7 të princit, që tia transferonin

përkohësisht pushtetin Komisionit

Ndërkombëtar të Kontrollit, e të

merrnin të gjitha masat që kërkonin

rrethanat. Mesazhi i nënshkruar nga

tridhjetë delegatë, i bënte thirrje

drejtësisë së Fuqive, e i lutej ti

besonte Komisionit këtë detyrë pa

vonesë, duke shtuar se ishte fjala për

të vetmen masë, sipas mendimit tonë,

që mund të mbajë sovranin legjitim

në fron, të sigurojë bashkimin

kombëtar dhe tërësinë tokësore e të

shpëtojë nga shkatërrimi mbi njëqind

mijë qenie njerëzore, që duke u

larguar nga hekuri e zjarri, iu desh të

braktisin pronat e tyre të djegura e

vatrat e tyre të rrënuara e të

mbroheshin në të vetme qoshe të

Shqipërisë që ende ishte e lirë, në

qytetin e Vlorës e në rrethinat e saj.

Arrita në momentet e fundit të këtij

mbretërimi të dhimbshëm e të kotë. I

mbyllur, siç kam thënë, në

kryeqytetin e tij fatkeq Princi kishte

humbur çdo autoritet dhe sovraniteti i

tij nuk ekzistonte më. Nuk mbeti

asgjë nga dhjetë milion frangat që i

kishin dhënë paradhënie dhe që ai i

kishte harxhuar marrëzisht në gjëra si

krijimi i një gjykate Kasacioni, kur

në vend nuk kishte asnjë gjykatë,

emërimin e inspektorëve të arsimit

publik, kur nuk kishte shkolla,

mbajtjen e ministrave të

plotfuqishëm të akredituar në vende

të huaja, por që rrinin rehat në shtëpi.

Megjithëse dërgonte Ministrin e

Financave në Romë për kontribute të

tjera, qoftë Roma, qoftë Vjena

luajtën pjesën e shurdhit. Si një

spekulator i falimentuar Wilhelm

Wiedit e kuptoi se nuk mbetej tjetër

veçse të largohej. Lufta e madhe

kishte filluar e do të përmbyste shpejt

Evropën. Anijet e Fuqive e braktisën

Durrësin dhe e lanë në dorë të

ngjarjeve, kurse Princi i ndoqi me një

jaht të vogël italian, që i ishte lënë në

dispozicion.

Me gjithë përvojën e këtyre tre

muajve, bashkatdhetarët e mi e panë

me trishtim të largohej, sikur ai të

përfaqësonte një shpresë që merrte

fund, një ëndërr që zhdukej. Ai

s’kishte bërë asgjë për ti njohur e

kuptuar, asnjë hap për tiu afruar

zemrave të tyre, që i ishin hapur me

aq besim.

Tashti nuk mbetej tjetër, veçse të

pritej dita kur përfaqësuesit e

njerëzimit të mblidheshin e të

vendosnin të njihnin të drejtat tona

që deri në këtë moment fatkeqësisht

kishin mbetur të harruara, me

preteksin për të evituar atë që ishte e

paevitueshme. Jemi të bindur që një

akt drejtësie i dhënë për ne, do të jetë

i dobishëm jo vetëm për ne vetë, por

dhe për të gjithë ata që kanë kërkuar

zgjerimin e tyre me shkatërrimin

tonë. Rindërtimi i bllokut ballkanik

dhe garancia e pavarësisë së tij, do të

jetë një nga faktorët më të fuqishëm

për paqen e Evropës Lindore dhe të

botës.

Kjo ndërtesë ballkanike mund të

forcohet, vetëm me forcimin e

Shqipërisë, që përbën kolonën e

katërt që e mban.

*Paris, korrik 1917

Jemi të bindur që

një akt drejtësie i

dhënë për ne, do të

jetë i dobishëm jo

vetëm për ne vetë,

por dhe për të gjithë

ata që kanë kërkuar

zgjerimin e tyre me

shkatërrimin tonë.

Rindërtimi i bllokut

ballkanik dhe

garancia e

pavarësisë së tij, do

të jetë një nga

faktorët më të

fuqishëm për paqen

e Evropës Lindore

dhe të botës.

Kjo ndërtesë

ballkanike mund të

forcohet, vetëm me

forcimin e

Shqipërisë, që

përbën kolonën e

katërt që e mban.

janar-shkurt 2012

KALLARATI [email protected]

Page 8: Gazeta Kallarati  Nr.61 -

NJOFTIME PËR

NDARJE NGA JETA

Më 11 janar 2012 u nda nga jeta

Venetike Binjar Memetaj. E

ndjera kish lindur më 1925 në një

familjen Haxhiaj me tradita atdhetare.

Ishte një grua punëtore që me punën e saj

ka dhënë një kontribut të vyer në

rindërtimin e fshatit dhe në zhvillimin e

ekonominë familjare e kolektive të

fshatit. E martuar me Boço Memetajn,

lindi e rriti 3 djem e 4 vajza. La pas

fëmijët dhe kujtimin e paharruar.

Më 24 janar 2012 u nda nga jeta

Pashako Habilaj. E ndjera kish

lindur në Tërbaç më 1918 në një familje

atdhedashëse dhe ishte martuar në

Kallarat me luftëtarin e LANÇ, Kapo

Habilaj. Pashakua dha kontributin e saj të

vyer në mbështetje të luftës çlirimtare si

aktiviste e organizatës së grave

antifashiste dhe në rindërtimin e fshatit e

në zhvillimin e ekonomisë. Ajo lindi e

rriti 4 djem e 4 vajza. La pas emrin e

mirë dhe fëmijët.

Në Vlorë, nga një sëmundje e rëndë, u

nda nga jeta më 28 janar 2012 Resul

Xhezair Qejvanaj. Kish lindur më

1942 në një familje patriotike të njohur.

Gjyshi i tij, Meçan Selami pjesëmarrës

në shpalljen e Pavarësisë më 1912, në

Luftën e 1920-s, ndërsa në LANÇ më të

tre djemtë e tij, Xezairin, Perlatin dhe

Selamin. Resuli karakterizohej nga cilësi

të larta moralo-shoqërore dhe punoi me

përkushtim rreth 30 vjet në ndërmarrjen

e minierës së serës në Selenicë, ku ishte

vendosur familjarisht. La pas

bashkëshorten, fëmijët dhe emrin e mirë.

Më 11 shkurt

2012, në Tiranë, u

nda nga jeta

Agron Çune

Qejvanaj. Kish

lindur më 1952 në

një familje lufte

për çlirimin e

vendit, ku i ati,

Çunia, u rreshtua

në formacionet

partizane që në fillim. Agroni, pas

kryerjes së shkollës së mesme teknike,

punoi në fillim në ndërtimin e H/Ç të

Vaut të Dejës e pastaj në Ndërmarrjen e

Ndërtimit të Minierave Tiranë. Pas vitit

1992 u mor me punë private. La pas,

nënën, bashkëshorten, dy vajzat dhe

kujtimin e paharruar të tij.

Më 18 shkurt 2012, në Angli, u nda nga

jeta nga një sëmundje e pashërueshme

Toliat Rushan Habilaj. I ndjeri

kish lindur më 1949 në familjen

atdhedashëse të Habilajve. I ati i tij

Rushani ishte pjesëmarrës aktiv i

Lëvizjes Antifashiste për çlirimin e

vendit. Toliati u rrit me cilësi të larta

moralo-shoqërore dhe punoi me

përkushtim e ndërgjegje të lartë në ish-

kooperativën bujqësore të fshatit. Kushtet

ekonomike e detyruan të largohej nga

vendi. La pas bashkëshorten, 3 fëmijë

dhe emrin e mirë.

Kryesia e Shoqatës

“KALLARATI” dhe Redaksia e

Gazetës u shprehin ngushëllime të

thella familjeve për humbjen e

njerëzve të tyre të dashur.

8

të ndryshme aprovua. Megjithatë, siç jeni duke thënë ju,

ata janë në një moshë të ndikueshme. Unë do bëj gjithçka që të mundem”. Të shtunën e

Pashkëve, Harvi Bope po hapte një kuti të

madhe me pamje të bukura nën vështrimet

kureshtare të të nipërve. -“Xhaxhai ju ka sjellë lodra nga më të rejat, -tha Eleonora me

krenari, ndërsa imagjinata e të rinjve priste me

padurim ushtri shqiptarësh ose njësi somaleze

trupash me deve. Eriku kishte shumë dëshirë të ishin këta të dytët. -“Do të jenë arab në

kuaj”, pëshpëriti ai. “Uniformat e shqiptarëve

kanë pamje të gëzueshme dhe ata luftojnë

gjithë ditën dhe gjithë natën po të ketë Hënë. Po vendi i tyre është shkëmbor dhe ata nuk

mund të kenë kavaleri”. Ata panë një letër pak

të zhubravitur kur u hoq kapaku. Kështu

kishte filluar gjithmonë me lodrat më të mira. Harvi hoqi shtresën e sipërme dhe nxori një

godinë në formë katrore që nuk të linte ndonjë

përshtypje.

-“Është një fortesë!” bërtiti Berti. -“Jo, është Pallati i Mbretit të Shqipërisë”, tha

Eriku, me krenari për njohuritë e tij mbi

vendet e largëta. “E shikon, nuk ka dritare, në

mënyrë që kalimtarët nuk mund të qëllojnë mbi familjen mbretërore”.

-“Është një kuti mbeturinash”, tha Harvi me

nxitim. “E shikoni, mbeturinat e qytetit janë

mbledhur aty, në vend që të rijnë sa andej këtej e të dëmtojnë shëndetin e qytetarëve”.

Me një qetësi që s’durohej, ai zbuloi pjesën e

sipërme të një njeriu me rroba të zeza.

-“Ky”, tha ai “është një qytetar i shquar, Xhon Stuart Mill. Ai ishte një personalitet në

Politikat Ekonomike”.

-“Pse”? pyeti Berti.

-“Po, në fakt ai donte të ishte. Ai mendonte se ishte një gjë e mirë të ishte”.

Berti mërmëriti në një mënyrë që donte të

thoshte që shijet e tyre nuk po llogariteshin.

Një godinë tjetër katrore u nxorr jashtë, po kësaj here me dritare dhe oxhak.

-“Ky është një model i degës së Mançesterit

për Shoqatën e të Rejave të Krishtere”.

-“A ka luanë?”, pyeti me shpresë Eriku. Ai kishte lexuar historinë e Romës dhe mendonte

se ku kishte të krishterë duhet të kishte edhe

luanë.

-“Nuk ka luanë”, tha Harvi. -“Ky është një tjetër qytetar civil, Robert Raik, themeluesi i

Shkollave të së Dielës. Dhe ky është modeli i

një banje publike. Këto të rrumbullakëtat këtu

janë franxholla to pjekura në një furrë sanitare. Ai në qendër është një inspektor

sanitar, ky këtu është një këshilltar i qarkut

dhe ky është një zyrtar i qeverisë lokale”. -“E çfarë bën ai?”, pyeti Eriku pak si i lodhur.

-“Ai merret me çështjet që i takojnë

departamentit të tij”, tha Harvi.

-“Kjo kutia me këtë të çarën këtu është një kuti votimi. Votat hidhen aty në ditën e

zgjedhjeve”.

-“E çfarë vihet në të ditët e tjera?”, pyeti

Berti. “Asgjë. Dhe këtu janë disa vegla industriale,

një karrocë dore, një shat dhe këto më duket

se janë shtylla gardhi. Ky është modeli i një

koshereje dhe ky është një ventilator për ventilimin e gjirizeve.

-Ky duket si një tjetër kazan llozhrash i

Bashkisë -jo, është modeli i një shkolle arti

dhe i bibliotekës. Kjo në qendër është zonja Hemans, një poete dhe ky është Roland Hill,

që krijoi sistemin postar me qindarka. Ky

është zoti Xhon Herskel, astrologu i shquar.”

-“Ne duhet të lozim me këto”? pyeti Eriku. -“Sigurisht”, tha Harvi, “këto janë lodra dhe

prandaj janë bërë, për të lozur”.

-“Po si”?

S’ishte pyetje e lehtë. -“Ju mund t’i vini dy nga ata të konkurrojnë për një vend në

parlament nëpërmjet”, tha Harvi, “një

fushate…”

-“Me vezë të prishura, përleshje pa rregulla dhe kokë të çara”! shpërtheu Eriku.

-“Dhe me hundë që rrjedhin gjak dhe fare të

dehur”, e pasoi Berti, që kishte studiuar me

kujdes një nga pikturat e Hogartit. -“Asgjë nga ato”, tha Harvi, “absolutisht asgjë

si ato. Votat do të hidhen në kutinë e votimit

dhe kryetari i bashkisë do t’i llogarisë dhe do

thotë kush ka marrë shumicën e tyre. Pastaj dy kandidatët do ta falënderojnë atë për

mbikëqyrjen dhe secili do thotë që gara u krye

në mënyrë të drejtë dhe të kënaqshme. Pastaj,

ata do të ndahen me njëri tjetrin duke shprehur vlerësime reciproke. Kjo është një lojë e

këndshme për ju djem të luani. Unë nuk pata

kurrë lodra të tilla kur isha i ri”.

-“Unë nuk besoj se ne do fillojmë të lozim me

to menjëherë”, tha Eriku, pa treguar aspak entuziazëm, siç kishte bërë daja i tij. “Unë

them se duhet të bëjmë ca nga detyrat e pushimeve. Duhet të mësojmë diçka mbi

periudhën Burbone në Francë”. -“Periudhën Burbone”, tha Harvi, me një

shprehje mospëlqimi. -“Duhet të mësojmë diçka për Luigjin e 14”, vazhdoi Eriku”. Unë kam mësuar tashmë gjithë

emrat e betejave kryesore”. Kjo nuk do ndihmonte aspak. -“Sigurisht që u

bënë disa beteja gjatë mbretërisë së tij”, tha Harvi, “po unë mendoj se ato janë ekzagjeruar

shumë. Lajmet nuk ishin shumë të bazuara në ato kohëra. Nuk kishte kronikant lufte dhe

kështu që gjeneralët dhe komandantët mund të zmadhonin ç’do përleshje të vogël deri sa

arrinin në beteja përfundimtare. Luigji ishte shumë i famshëm si një ideator kopshtesh.

Mënyra se si bëri Versajën u admirua aq shumë sa u kopjua në gjithë Europën”.

-“A dini ndonjë gjë rreth zonjës Dy Berri”, pyeti Eriku, “asaj a nuk ju pre koka”?

-“Ajo ishte një admiruese tjetër e kopshteve”, tha Harvi në mënyre evazive. -“Në fakt, unë besoj se trëndafili i mirënjohur

Dy Berri ka marrë emrin e saj. Tani ju duhet të luani pak dhe t’i lini mësimet për më vonë”.

Harvi u kthye në bibliotekë dhe kaloi nja 30-40 minuta duke u menduar në se do të ishte e

mundur të përpilonte një tekst historie për shkollat elementare në të cilin të mos u jepej

rendësi luftërave, masakrave, vrasjeve dhe vdekjeve të dhunshme. Periudhat e Jorkut,

Lankasterit dhe Napoleonit, ai e dinte, do të paraqisnin vështirësi të madhe, dhe lufta 30

vjeçare do krijonte një boshllëk të madh po të lihej jashtë. Megjithatë, do të ishte diçka

pozitive në se, në këtë moshë kaq të influencueshme, fëmijët do të kthenin

vëmendjen e tyre në mënyrën e prodhimit të basmës me figura, në vend të Armatës Spanjolle ose Betejës së Vaterlosë. Ishte koha

për t’u kthyer prapë në dhomën e djemve dhe të shihte se sa ishin miqësuar me lodrat e

paqes. Kur iu afrua derës mundi të dëgjonte zërin komandues të Erikut dhe Bertin që

ndërhynte herë pas here me këshilla ndihmuese.

-“Luigji i 14”, ishte duke thënë Eriku, “është ai atje me pantallona deri tek gjunjët që daja tha

krijoi shkollat e së dielës. Nuk ngjan shumë me të po do ta bëjmë që t’i ngjajë”.

-“Do t’i veshim shpejt një kapotë ngjyrë manushaqeje nga kutia ime”, tha Berti.

-“Po, dhe takat e kuqe. Ajo është zonja Mentënon, atë tjetrën ai e quajti zonja Hemans.

Ajo i lutet Luigjit të mos shkojë në ekspeditë, po ai e bën veshin të shurdhër. Ai merr marshallin Seiks me vete dhe ne do supozojmë

që ata kane mijëra ushtarë nga mbrapa. Parulla është: “Qui vive”1) dhe kundërparulla është:

“L’etat c’est moi”2), që ishte një nga shprehjet më të preferuara të tij. Ata zbarkojnë në

Mançester në mes të natës dhe një komplotist Jakobin u jep atyre çelësat e kështjellës”. Duke

përgjuar nëpërmjet derës Harvi vuri re që kazanit të llozhrave të qytetit i ishin hapur

vrima për tytat e topave dhe tani paraqiste pjesën kryesore të fortifikimit të Mançesterit.

Xhon Stuart Mill ishte zhytur i tëri në bojë të kuqe dhe ishte në rolin e marshallit Seiks.

-“Luigji urdhëron trupat të rrethojnë Qendrën e të Rejave të Krishtere dhe të kapin sa më

shumë nga ato. “Sapo të kthehemi në Luvër, vajzat janë të miat”, bërtiti ai. Ne duhet të përdorim zonjën Hermans prapë për një nga

vajzat. Ajo thotë “kurrë” dhe qëllon marshallin Seiks në zemër”.

-“Atij i del gjak tmerrësisht”, u hodh Berti, duke derdhur bojë të kuqe me bollëk mbi

fasadën e godinës së grave. -“Ushtarët turren menjëherë dhe marrin hakun

e tij me egërsinë më të madhe. Njëqind vajza vriten”, dhe këtu Berti zbrazi mbi godinën e

martirizuar gjithë bojën e kuqe që kishte mbetur “dhe 500 vajzat që i shpëtojnë vdekjes

janë hequr zvarrë deri tek anijet franceze.” -“Unë kam humbur një marshall”, thotë Luigji,

“po nuk po kthehem duar bosh”. Pa u ndjerë, Harvi u largua nga dhoma dhe

shkoi e gjeti të motrën. -“Eleonor”, tha ai, “eksperimenti…” -“Hë”?

-“...dështoi. Ne kemi filluar shumë vonë”. 1) kush rron? 2) Shteti jam unë.

janar-shkurt 2012

KALLARATI [email protected]

Tregim Nga HECTOR HUGH MUNRO

(1870-1916)

Hector Hugh Munro me pseudonimin

Saki, është autor anglez. Ai filloi karrierën

e tij duke shkruar satira politike për “Westminster Gazette”. Nga 1902 në 1908

ai ishte një korrespondent i jashtëm për

“Tory Morning Post” dhe bashkëpunëtor i

disa gazetave të tjera. Ai është më shumë i njohur për historitë e tij të shkurtra, të

mprehta, disa herë kapricoze, shpesh cinike

dhe të çuditshme. Ato janë përmbledhur në

librat: “Reginald” (1904), “The Chronicles of Clovis” (1911), “Beasts and Super-

Beasts” (1914) dhe volume të tjera. Mes

veprave të tjera të tij janë dhe dy romane:

“The Unbearable Bassington” (1912) dhe “When William Came” (1914). Munro u

vra në Francë në Luftën e Parë Botërore.

Përktheu Leonard ASLLANI

LODRAT E PAQES

-“Harvi”, tha Eleonora Bope, duke i dhënë

vëllait të saj një artikull të prerë nga një

gazetë Londineze e mëngjesit të 19 marsit, -

“lexoje, të lutem, këtë mbi lodrat e fëmijëve.

Rekomandon tamam disa nga idetë tona mbi

influencën dhe edukimin e fëmijëve”.

“Sipas pikëpamjes të këshillit kombëtar të

paqes”, vazhdonte artikulli , “ka

kundërshtime të forta mbi dhënien djemve

tanë regjimente luftëtaresh, bateri pushkësh

dhe skuadra të arteve të ndryshme luftarake.

Djemtë, komiteti pranon, në mënyre të

natyrshme duan zënien dhe gjithë veshjet

luftarake, por ajo nuk duhet të jete arsye për

t’i inkurajuar dhe ndoshta t’u jepet formë të

përhershme instiktive të tyre primitive. Në

“Ekspozitën e Shëndetit të Fëmijëve”, që do

të hapet në Olimpia mbas tre javësh, Këshilli

i Paqes do t’u tregojë prindërve alternativa të

tjera brenda përmasave të njërës prej

ekspozitave, asaj të “Lodrave të Paqes”. Një

manifestim do të organizohet përpara pallatit

të Paqes te Hagës, jo me manekinë

ushtarësh, po me manekinë civilësh, jo me

armë, po me plugje dhe vegla industriale.

Shpresohet që prodhuesit të kuptojnë

mesazhin e manifestimit dhe frytet të shihen

pastaj në dyqanet e lodrave”.

-“Ideja është me të vërtetë interesante dhe

me shumë kuptim”, tha Harvi “Në se do të

ketë sukses në praktike...”

-“Ne duhet ta provojmë”, e ndërpreu e

motra. -“Ti do vish tek ne për Pashkët dhe ti

gjithmonë u sjell djemve lodra. Ky do të jetë

një rast shumë i mirë për ty të inaugurosh

eksperimentin e ri. Shko nëpër dyqane dhe

bli modele dhe lodra të vogla me veshje të

jetës civile me aspekte nga më paqësore të

saj. Sigurisht, ju duhet t’ua shpjegoni

fëmijëve lodrat dhe idenë e re. Më vjen keq,

po lodra e “Rrethimit të Adrianopojës” që ua

dërgoi halla e tyre, Suzana, nuk kishte

nevojë fare për shpjegime. Ata njihnin të

gjitha uniformat dhe flamujt, bile edhe emrat

e komandantëve të tyre. Kur një ditë i

dëgjova të përdornin nga fjalët më të

papëlqyeshme, më thanë që ato ishin fjalët e

komandimit në bullgarisht. Sido që të ishte,

unë ua mora ato lodra. Tani, unë shpresoj që

lodrat e tua për Pashkët t’u japin një impuls

dhe drejtim të ri mendjes së tyre. Eriku nuk

është akoma 11 dhe Berti është vetëm 9

vjeç e gjysmë, d.m.th. në moshën më të

influencueshme”.

-“Është instinkti primitiv për t’u marrë në

konsiderate, e di”, the Harvi me një farë

dyshimi, “dhe tendencat e trashëguara

gjithashtu. Një prej vëllezërve të gjyshit të

tyre luftoi në mënyrën më pak toleruese në

Inkerman dhe përmendej në veçanti për

trimëri. Dhe stërgjyshi i tyre shkatërroi të gjitha shtëpitë e komshinjve rrotull në

njërën prej kolonive kryengritëse kundër

sundimit britanik kur Ligji mbi Reformën u