8
S iç është e njohur për lexuesit e gazetës ‘Kallarati”, më 1 maj të vitit 2012 me nismën e një grupi intelektualësh kallaratas dhe sponsorizim të bashkëfshatarit tonë, Shkëlqim Leskaj (Laçaj) u çel faqja e internetit www.kallarati.com. Në njoftimin për çeljen e kësaj faqeje intermeti midis të tjerash shkruhej: “Le të shërbejë kjo faqe e internetit, ashtu si edhe gazeta "Kallarati" dhe çdo rrjet tjetër social komunikimi për forcuar më shumë lidhjet shpirtërore, për mbajtur ndezur ndjenjën e atdhedashurisë e të patriotizmit, për të mbajtur në kujtesën Tuaj vendlindjen, Kallaratin që u lindi dhe u rriti, duke rritur e forcuar më shumë ndjenjën e bashkimit e të mirëkuptimit mes nesh, duke shmangur çdo keqkuptim politik a partiak. Ajo që duhet të na bashkojë të gjithëve, duhet të jetë vendlindja, Kallarati” . Më 1 Maj 2013 u mbush plot një vit jetë e kësaj faqeje interneti, e cila nga dita në ditë është zgjeruar dhe në të është përfshirë pak a shumë jeta e Kallaratit ndër vite. Kushdo kallaratas dhe jo kallaratas, për qejf e dëshirë, por edhe për çështje studimore, mund të shfletojë këtë faqe dhe të gjejë aty të dhëna të mjaftueshme për Kallaratin dhe njerëzit e tij. Në këtë faqe interneti janë pasqyruar shumë rubrika si: “Rreth Kallaratit”, ku ka disa nënrubrika për njohjen e kontributit të kallaratasve për liri e demokraci; njohjen e historikut të Kallaratit; jetën e dëshmorëve të Kallaratit; mendime të ndryshme për origjinën e Kallaratit; roli i Kallaratit Enciklopedinë e Kurveleshit; kontributin e Kallaratit luftërat për çlirim kombëtar duke filluar që nga ato të vitit 1847 kundër reformave Tanzimatit, në shpalljen e Pavarësisë, luftën e Vlorës, luftën nacionalçlirimtare, kontributin pas çlirimit për rindërtimin e vendit të shkatërruar, e deri në ardhjen e demokracisë e në ditët e sotme etj. “Arsimi” është një nga fushat më të rëndësishme, e cila në këtë faqe zë një vend të veçantë, duke dhënë shifra dhe fakte të etjes për dituri dhe arsim të kallaratasve, ashtu si gjithë populli shqiptar. Vend të veçantë zë roli dhe kontributi i Myftar Aliut, si një ndër të parët në Kurvelesh që përqafoi idetë e rilindësve për përhapjen e arsimit dhe të gjuhës shqipe; Telo Zhibaj, i cili pasi mbaroi shkollën e Muradies (mejtepin turk) dhe filloren shqipe, bëhet nismëtar i parë i mësimit shqip në Kallarat; Meçan Qejvanaj, i cili pasi shkollohet dhe përkrah idetë përparimtare të kohës moshën 18-vjeçare, më 1913- ën bëhet mësues i shkollës së parë shqipe të Vranishtit, si dhe kontributi i më shumë se 90 mësuesve kallaratas që punuan në arsim në periudha të ndryshme, si edukatorë të brezit të ri në arsimin parashkollor, arsimin 9 vjeçar, arsimin e mesëm, arsimin e lartë e atë pasuniversitar, në Kallarat dhe anembanë Shqipërisë, duke fituar me meritë edhe grada të larta shkencore. Një rubrikë tjetër është “Kultura & Sporti”. Nëpërmjet nënrubrikave të saj jepen informacione shkrimeve botuara në media mbi krijimtarinë popullore të Kallaratit, duke filluar nga rapsodët popullorë si: Xhebro Muço, Isan Sejdiu, Veliko Murati, Elmaz Çerçizi, Barxhul Musai, Hasan Shamo, Mehmet Karabolli e duke ardhur te studiuesit dhe krijuesit e sotëm e me zë të fushave të ndryshme me interes mbarëkombëtar, por edhe ndaj vendlindjes si: Prof. dr. Rami Memushaj, Neshat Tozaj, Saimir Strati, Gafur Shametaj, Hiqmet Meçaj, Seit Jonuzaj, Petrit Qejvanaj, Andi Meçaj, Enver Golloshaj, Enver Strataj, Namik Abazaj, Dalan Memushaj, Llano Llanaj, Agim Mataj etj, të cilët me krijimet e tyre kanë ngritur më lart jo vetëm emrin e tyre, por edhe lavdinë e krenarinë e Kallaratit. Një vend të rëndësishëm zënë edhe figurat e sportistëve kallaratas me emër si: kampionia e Evropës qitje me pistoletë, Elisabeta Karabollaj, futbollisti Çlirim Hysaj, basketbollistja Afërdita Laçaj, volibollistja Drita Shakaj, qitësja Klarita Strataj, futbollistët e rinj Ledian Memushaj e Serxho Gjonbrataj etj, sportistë, të cilët kanë qenë dhe janë krenaria jo vetëm e sportit shqiptar, por edhe krenaria e Kallaratit. Në rubrikën “Ekonomia” jepen të dhëna, shifra Rubrika “Përshtypjet Tuaja” është rubrika kryesore, ku njerëzit e kanë mundësinë të japin përshtypjet e tyre Në këtë faqe interneti janë pasqyruar shumë rubrika si: “Rreth Kallaratit”, ku ka disa nënrubrika për njohjen e kontributit të kallaratasve për liri e demokraci; njohjen e historikut të Kallaratit “Arsimi” është një nga fushat më të rëndësishme, e cila në këtë faqe zë një vend të veçantë Një rubrikë tjetër është “Kultura & Sporti”. Nëpërmjet nënrubrikave të saj jepen informacione të shkrimeve të botuara në media mbi krijimtarinë popullore të Kallaratit Një rubrikë e veçantë është ajo ”Këngë &video”. Për herë të parë shikuesve u është krijuar mundësia për të parë filmin dokumentar për Kallaratin Vend kryesor këtë faqe rubrika “Galeria fotografike” me foto e albume të veçanta Tjetër rubrikë është edhe “Intervista”, ku janë hedhur mjaft intervista të bashkëfshatarëve tanë, botuar më parë edhe në gazetën “Kallarati”, apo edhe në media të tjera “Blogu”, është një tjetër rubrikë në të cilën hidhen shkrimet më të fundit, të cilat e bëjnë më tërheqëse për shikuesit e kësaj faqeje “Të tjerët shkruajnë për Kallaratin”, është rubrika ku hidhen dhe pasqyrohen shkrimet e atyre njerëzve edhe pse jo kallaratas në origjinë, por të lidhur shpirtërisht me të ‘Sondazhet”, është një rubrikë tjetër ku mund të bëhen sondazhe të ndryshme me karakter studiues, që kanë të bëjnë me Kallaratin ORGAN PERIODIK I SHOQATËS KALLARATI Viti i 10-të i botimit, nr. 70 Korrik-Gusht 2013, Çmimi 30 L www.kallarati.com; E-mail: [email protected] Kryeredaktor: Seit Jonuzaj SHËNIM. Jo çdo shkrim është detyrimisht i botueshëm. Për çdo pasaktësi në fakte nuk mban përgjegjësi redaksia, por autori i shkrimit Ec ngado, Kallaratin mos e harro! Nga Besnik Gjonbrataj Z.HIQMET MEÇAJ I JEPET TITULLI: “NDERI I QARKUT VLORE” KALLARATI NË REGJISTRAT OSMANË TË NDRYSHME Në brendësi faqe 2 faqe 4 faqe 7,8 faqe 7 KALLARATI NJË VIT NGA ÇELJA E FAQES NË INTERNET www.kallarati.com NJË VIT NGA ÇELJA E FAQES KALLARATIT NË INTERNET LUFTA E DRASHOVICËS. TË PLAGOSURIT MBËRRIJNË EDHE NË KALLARAT faqe 3 Nga Seit Jonuzaj faqe 5-6 FAQJA LETRARE RUBAIRAT E OMAR KHAJAMIT (SHQIPËROI FAN NOLI) KËNDI I SHËNDETIT Nga Hiqmet Meçaj

Gazeta kallarati,nr 70

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta Kallarat, Nr. 70

Citation preview

Page 1: Gazeta kallarati,nr 70

Siç është e njohur për lexuesit e gazetës ‘Kallarati”, më 1 maj të vitit 2012 me nismën e një grupi intelektualësh kallaratas dhe sponsorizim të

bashkëfshatarit tonë, Shkëlqim Leskaj (Laçaj) u çel faqja e internetit www.kallarati.com. Në njoftimin për çeljen e kësaj faqeje intermeti midis të tjerash shkruhej: “Le të shërbejë kjo faqe e internetit, ashtu si edhe gazeta "Kallarati" dhe çdo rrjet tjetër social komunikimi për të forcuar më shumë lidhjet shpirtërore, për të mbajtur të ndezur ndjenjën e atdhedashurisë e të patriotizmit, për të mbajtur në kujtesën Tuaj vendlindjen, Kallaratin që u lindi dhe u rriti, duke rritur e forcuar më shumë ndjenjën e bashkimit e të mirëkuptimit mes nesh, duke shmangur çdo keqkuptim politik a partiak. Ajo që duhet të na bashkojë të gjithëve, duhet të jetë vendlindja, Kallarati” .

Më 1 Maj 2013 u mbush plot një vit jetë e kësaj faqeje interneti, e cila nga dita në ditë është zgjeruar dhe në të është përfshirë pak a shumë jeta e Kallaratit ndër vite. Kushdo kallaratas dhe jo kallaratas, për qejf e dëshirë, por edhe për çështje studimore, mund të shfletojë këtë faqe dhe të gjejë aty të dhëna të mjaftueshme për Kallaratin dhe njerëzit e tij.

Në këtë faqe interneti janë pasqyruar shumë rubrika si: “Rreth Kallaratit”, ku ka disa nënrubrika për njohjen e kontributit të kallaratasve për liri e demokraci; njohjen e historikut të Kallaratit; jetën e dëshmorëve të Kallaratit; mendime të ndryshme për origjinën e Kallaratit; roli i Kallaratit në Enciklopedinë e Kurveleshit; kontributin e Kallaratit në luftërat për çlirim kombëtar duke filluar që nga ato të vitit 1847 kundër reformave të Tanzimatit, në shpalljen e Pavarësisë, luftën e Vlorës, luftën nacionalçlirimtare, kontributin pas çlirimit për rindërtimin e vendit të shkatërruar, e deri në ardhjen e demokracisë e në ditët e sotme etj.

“Arsimi” është një nga fushat më të rëndësishme, e cila në këtë faqe zë një vend të veçantë, duke dhënë shifra dhe fakte të etjes për dituri dhe arsim të kallaratasve, ashtu si gjithë populli shqiptar. Vend të veçantë zë roli

dhe kontributi i Myftar Aliut, si një ndër të parët në Kurvelesh që përqafoi idetë e rilindësve për përhapjen e arsimit dhe të gjuhës shqipe; Telo Zhibaj, i cili pasi mbaroi shkollën e Muradies (mejtepin turk) dhe filloren shqipe, bëhet nismëtar i parë i mësimit shqip në Kallarat;

Meçan Qejvanaj, i cili pasi shkollohet dhe përkrah idetë përparimtare të kohës në moshën 18-vjeçare, më 1913-ën bëhet mësues i shkollës së parë shqipe të Vranishtit, si dhe kontributi i më shumë se 90 mësuesve kallaratas që punuan në arsim në periudha të ndryshme, si edukatorë të brezit të ri në arsimin parashkollor, arsimin 9 vjeçar, arsimin e mesëm, arsimin e lartë e atë pasuniversitar, në Kallarat dhe anembanë Shqipërisë, duke fituar me meritë edhe grada të larta shkencore.

Një rubrikë tjetër është “Kultura & Sporti”. Nëpërmjet nënrubrikave të saj jepen informacione të shkrimeve të botuara në media mbi krijimtarinë popullore të Kallaratit, duke filluar nga rapsodët popullorë si: Xhebro Muço, Isan Sejdiu, Veliko Murati, Elmaz Çerçizi, Barxhul Musai, Hasan Shamo, Mehmet Karabolli e duke ardhur te studiuesit dhe krijuesit e sotëm e me zë të fushave të ndryshme me interes mbarëkombëtar, por edhe ndaj vendlindjes si: Prof. dr. Rami Memushaj, Neshat Tozaj, Saimir Strati, Gafur Shametaj, Hiqmet Meçaj, Seit Jonuzaj, Petrit Qejvanaj, Andi Meçaj, Enver Golloshaj, Enver Strataj, Namik Abazaj, Dalan Memushaj, Llano Llanaj, Agim Mataj etj, të cilët me krijimet e tyre kanë ngritur më lart jo vetëm emrin e tyre, por edhe lavdinë e krenarinë e Kallaratit.

Një vend të rëndësishëm zënë edhe figurat e sportistëve kallaratas me emër si: kampionia e Evropës në qitje me pistoletë, Elisabeta Karabollaj, futbollisti Çlirim Hysaj, basketbollistja Afërdita Laçaj, volibollistja Drita Shakaj, qitësja Klarita Strataj, futbollistët e rinj Ledian Memushaj e Serxho Gjonbrataj

etj, sportistë, të cilët kanë qenë dhe janë krenaria jo vetëm e sportit shqiptar, por edhe krenaria e Kallaratit.

Në rubrikën “Ekonomia” jepen të dhëna, shifra

Rubrika “Përshtypjet Tuaja” është rubrika më kryesore, ku njerëzit e kanë mundësinë të japin përshtypjet e tyre

Në këtë faqe interneti janë pasqyruar shumë rubrika si: “Rreth Kallaratit”, ku ka disa nënrubrika për njohjen e kontributit të kallaratasve për liri e demokraci; njohjen e historikut të Kallaratit

“Arsimi” është një nga fushat më të rëndësishme, e cila në këtë faqe zë një vend të veçantë

Një rubrikë tjetër është “Kultura & Sporti”. Nëpërmjet nënrubrikave të saj jepen informacione të shkrimeve të botuara në media mbi krijimtarinë popullore të Kallaratit

Një rubrikë e veçantë është ajo ”Këngë &video”. Për herë të parë shikuesve u është krijuar mundësia për të parë filmin dokumentar për Kallaratin

Vend kryesor në këtë faqe zë rubrika “Galeria fotografike” me foto e albume të veçanta

Tjetër rubrikë është edhe “Intervista”, ku janë hedhur mjaft intervista të bashkëfshatarëve tanë, botuar më parë edhe në gazetën “Kallarati”, apo edhe në media të tjera

“Blogu”, është një tjetër rubrikë në të cilën hidhen shkrimet më të fundit, të cilat e bëjnë më tërheqëse për shikuesit e kësaj faqeje

“Të tjerët shkruajnë për Kallaratin”, është rubrika ku hidhen dhe pasqyrohen shkrimet e atyre njerëzve edhe pse jo kallaratas në origjinë, por të lidhur shpirtërisht me të

‘Sondazhet”, është një rubrikë tjetër ku mund të bëhen sondazhe të ndryshme me karakter studiues, që kanë të bëjnë me Kallaratin

ORGAN PERIODIK I SHOQATËS KALLARATI Viti i 10-të i botimit, nr. 70 Korrik-Gusht 2013, Çmimi 30 Lwww.kallarati.com; E-mail: [email protected]

Kryeredaktor: Seit Jonuzaj

SHËNIM. Jo çdo shkrim është

detyrimisht i botueshëm.Për çdo pasaktësi në fakte nuk mban përgjegjësi

redaksia, por autori i shkrimit

Ec ngado, Kallaratin mos e harro!

Nga Besnik Gjonbrataj

Z.HiqmEt mEÇAJ i JEpEt titulli: “NdEri i qArKut VlorE”

KAllArAti NË rEgJiStrAt oSmANË

tË NdrySHmE

Në brendësifaqe 2

faqe 4

faqe 7,8

faqe 7

KALLARATINJË VIT NGA ÇELJA E FAQES NË INTERNET

www.kallarati.com NJË Vit NgA ÇElJA E FAqES SË KAllArAtit NË iNtErNEt

luFtA E drASHoViCËS. tË plAgoSurit mbËrriJNË EdHE NË KAllArAt

faqe 3

Nga Seit Jonuzaj

faqe 5-6faqja letrarerubAirAt E omAr KHAJAmit(SHqipËroi FAN Noli)

KËNdi i SHËNdEtit

Nga Hiqmet Meçaj

Page 2: Gazeta kallarati,nr 70

Gazeta KALLARATI faqe 2 Kor r i k -Gusht 2013

e fakte që nga prona private para çlirimit, kohën e kalimit në pronën kolektive me krijimin e kooperativave bujqësore, ku në Kallarat ajo u krijua më 16 shtator të vitit 1956, dhe atë pas viteve 1990 me përmbysjen e sistemit socialist dhe kalimit në ekonominë e tregut e të pronës private.

Një rubrikë e veçantë është ajo ”Këngë &video”. Për herë të parë shikuesve u është krijuar mundësia për të parë filmin dokumentar për Kallaratin, krijuar nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Gafur Shametit, ish kryetar i Shoqatës Kallarati; këngët e kënduara nga Zeqo Hoxhaj e Evgjeni Jonuzaj në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës në vitin 1983; Hyso Xhaferaj në rolin e hedhësit, si pjesëtar i Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore, në Grupin “Zadeja’, grupin “Antea”, Këngën Magjike e në shumë këngë të tjera.

Gjithashtu për herë të parë shikuesve u jepet mundësia të shikojnë videon me këngë të Grupit Folklorik “Bogonica”, filmuar në Televizionin Publik Shqiptar në vitin 1995 me nismën dhe realizimin e drejtpërdrejtë të Llambro Hysajt dhe Birçe Ribajt me këngët: “Hëna që del në Bogonicë”, “Luan, ç'luan hënëza”, “Mëngjes për mëngjes”, “Një trimi”, “O bo bo djemtë mbi dete”, “Vjen lumi trubull o”, kënduar nga grupi dhe “Brohoritje” kënduar nga Zeqo Hoxhaj, si dhe “Djepi ynë burim floriri”, kënduar nga Evgjeni Jonuzaj. Po kështu për herë të parë edhe këngët e këngëtarit të këngës popullore me motive të jugut, Gjergji Leskaj (Lacaj): “Unë jam djalë nga Labëria”, “Bijtë e Shqipërisë”, “Moj Eleni”, “Babai”, “Vashëzo, moj engjëllore”, “Vajzat e hoxhës të tria”, “Do t’ia marrim këngës” dhe “Qengji i urte pi dy nëna”. Apo edhe videot për ndarjen e parakohshme nga jeta të Miranda Gjonbratajt e deri te cyla dyjare e Myzafer Qejvanajt, si edhe këshilla praktike nga matanë oqeanit për bërjen e “kukurecit” e “dollmës” sipas traditës shqiptare, patjetër edhe kallaratase nga Aneta e Myzafer Qejavanaj, kallaratas emigrant në Amerike, etj.

Vend kryesor në këtë faqe zë rubrika “Galeria fotografike” me foto e albume të veçanta si: albumi “Kallarati parë nga ajri”, realizuar me helikopter nga shoku im i shkollës ushtarake, Aleksandër Çala, dhëndër në Kallarat; albumi “Takim Brezash” nga takimet në vitet 2005, 2007 e 2011, apo ato për zgjedhjet në Shoqatë K/A “Kallarati” më 2011 dhe mjaft foto të tjera nga fshati i vjetër, nga lagjet dhe natyra e bukur në Kallarat.

Tjetër rubrikë është edhe “Intervista”, ku janë hedhur mjaft intervista të bashkëfshatarëve tanë, botuar më parë edhe në gazetën “Kallarati”, apo edhe në media të tjera, si ajo me: Prof. Dr. Rami Memushaj, Nako Jovanaj, Adem Mataj, Arif Breshanaj, Seit Jonuzaj, Hiqmet Meçaj, Gafur Shametaj, Yzeir Ribaj, Idajet Tocaj, Agron Tozaj, Shkëlqim Laçaj e deri kjo e fundit me veteranin e luftës, Dalan Memushaj etj, të cilët rrëfejnë jetën e tyre private e shoqërore, e lidhur ngushtë me vendlindjen, Kallaratin.

“Blogu”, është një tjetër rubrikë në të cilën hidhen shkrimet më të fundit, të cilat e bëjnë më tërheqëse për shikuesit e kësaj faqeje, ku vend të rëndësishëm kanë zënë shkrimet e botuara në medien e shkruar e atë elektronike shqiptare, në mënyrë të veçantë të intelektualëve, Rami Memushaj për problemet e Gjuhës Shqipe me interes për opinionin mbarëkombëtar apo edhe shkrimet kritike nga Petrit Qejvanaj rreth zhvillimeve të aktualitetit të sotëm në vendin tonë.

“Të tjerët shkruajnë për Kallaratin”, është rubrika ku hidhen dhe pasqyrohen shkrimet e atyre njerëzve edhe pse jo kallaratas në origjinë, por të lidhur shpirtërisht me të, ku do të veçonim shkrimet e realizuar nga: Qebir Demiraj, Qatip Mara, Ramadan Lalaj, Faslli Koçiraj, Namik Selmani, Farfuri Likskëndaj, Idajet Jahaj, Mirban Duka e plot të tjerë, të cilët i falënderojmë për kontributin e tyre.

‘Sondazhet”, është një rubrikë tjetër ku mund të bëhen sondazhe të ndryshme me karakter studiues, që kanë të bëjnë me Kallaratin. Aktualisht në të është hedhur sondazhi Cili është mendimi juaj për uebsaitin tonë të porsaçelur www.kallarati.com? Nga votimi i kryer deri tani, rezulton se nga 232 njerëz të ndryshëm që kanë votuar online, rreth 86.2 % janë shprehur se është i nevojshëm, 6.9 % nuk është i nevojshëm, 6.5 % duhet përmirësuar dhe 0.4 % nuk kanë asnjë sugjerim.

Nëpërmjet rubrikës “Lajme nga vendi”, është krijuar mundësia e njohjes në online edhe të lajmeve më kryesore të vendit në një kohë reale, lajme të marra nga ballkanweb.

Faqja e internetit www.kallarati.com, mbi të gjitha, u krijon të rinjve mundësinë për t’u lidhë drejtpërdrejt edhe me rrjetet sociale si: Facebook apo Twitter, të cilat krijojnë mundësinë që shkrimet e publikuar në këtë

uebsait të njoftohen për t’u parë nga të rinjtë në faqen e facebook-t: “Kallarati & Bogonica”, “Kallarati”, “Rinia e Kallaratit”, të cilat sot janë tepër të përdorshme dhe ku pjesa më e madhe e të rinjve, por edhe më të moshuar janë bërë pjesë e tyre.

Një vend të veçantë zë rubrika që i kushtohet Shoqatës “Kallarati”, që nga krijimi i saj e deri më sot, duke bërë të ditur emrat e kryesisë së shoqatës ndër vite, aktivitetet që ka zhvilluar dhe objektivat e saj në të ardhmen.

Më të veçantën në këtë faqe do të quanim hedhjen në online të çdo numri të gazetës “Kallarati”, duke i krijuar mundësinë çdo vizitori kallaratas dhe jo kallaratas të njihet me faqet e gazetës, ende pa u shpërndarë në Vlorë, aty ku ajo botohet. Përveç kësaj, gazeta ka arkivin e vet, ku lexuesi gjen çdo numër të gazetës që nga çelja e kësaj faqeje internet.

E gjithë kjo punë në paraqitjen e informacionit të nevojshëm për Kallaratin, për ta vënë në dispozicion të çdo shikuesi në internet, nuk do të ishte bërë e munduar pa ndihmën dhe përkushtimin e zotit Talulant Mërkuri, administrator i kompanisë “merkuri.net”, i cili me shumë kënaqësi bëri të mundur dizenjimin e faqes së Kallaratit, për të cilin gjejmë rastin ta falënderojmë në emër të shikuesve të kësaj faqeje.

Rubrika “Përshtypjet Tuaja” është rubrika më kryesore, ku njerëzit e kanë mundësinë të japin përshtypjet e tyre, të cilat na ndihmojnë ne në punën tonë për të parë dhe vlerësuar çfarë kemi bërë mirë dhe ç’është më kryesorja, çfarë duhet të përmirësojmë në të ardhmen.

Çfarë mund të themi tani pas një viti të funksionimit të këtij rrjeti? Ja disa nga komentet e përshtypjet e vizitorëve të këtij uebsaiti (web site) kallaratas dhe dashamirës të tij:

Olsi Avduli, nga Tragjasi, një nga mbështetësit kryesor të faqes së mëparshme ”Kuvendi i Kallaratit” midis të tjerash shkruan: “Përshëndetje! Urime të përzemërta dhe rrugë të mbarë e të gjatë faqes së Kallaratit! Duket vërtet e kompletuar dhe shumë profesionale! Komplimente

të gjithë atyre që kanë punuar dhe punojnë për këtë faqe e sidomos shoqatës "Kallarati" për rëndësinë dhe interesin e treguar! Një kompliment dhe falënderim i veçante edhe për Zotin Besnik Gjonbrataj, i cili me ka çuditur me vullnetin e madh e përkushtimin e treguar për Kallaratin” .

Andi Meçaj nga Kallarati, pasi vlerëson hapjen e kësaj faqeje, jep edhe ide e këshilla të vlefshme që ajo të funksionojë sa më mirë. Ja si e vlerëson ai: “Uroj gjithë stafin e këtij siti të mrekullueshëm, por sidomos z. Besnik Gjonbrataj, për punën e palodhur, si në faqen e mëparshme të forumit të Kallaratit, edhe këtu në

këtë të renë, moderne dhe me vlera të larta estetike dhe cilësore. Kallarati (siti ose faqja), ka nevojë për njerëz të vullnetshëm, këmbëngulës, mjeshtër të internetit, inteligjentë, dhe mbi te gjitha "për gjak të ri", në mënyrë që të përçojnë ide të freskëta, në përshtatje me kohën, me jetën tonë të përditshme që fluturon e nuk ndalet për asnjë çast. Kjo faqe është shumë më cilësore se e vjetra, ka arritje goxha të mira. Sigurisht që duhet vazhduar edhe më tej me shtimin e materialeve cilësore, por punët e mira bëhen ngadalë. Nëse do të thoshja se çdo gjë është perfekt në këtë sajt, nuk kisha thënë asgjë, sigurisht faqja do freskuar herë pas here me materiale të reja, me njerëz të rinj që sjellin gjëra të mira, me.., me.., etj. Si përfundim, mund të them se më pëlqejnë shume këto tesha të reja që ka veshur Kallarati ynë eterik”.

Doloreza- vajza e Numan Sadush Goxhajt, nëpërmjet kësaj faqeje kërkon që të gjejë informacion më të shumtë për njerëzit e saj. Ja si shkruan ajo: Përshëndetje! Ju kam ndjekur me vëmendje duke lexuar me imtësi të gjithë artikujt për Kallaratin. Do të doja të lexoja dhe diçka për babin tim, Numanin,

i cili ishte jetim dhe në moshën 14 vjeçare doli partizan në brigadën e 6 sulmuese, u plagos në Jugosllavi dhe vdiq në

moshën 33 vjeçare. Për çdo sqarim mund të kontaktoni me kushëririn tonë Idajet Bajram Toçaj- përfundon përshtypjet dhe kërkesën e saj Doloreza.

Anila Tozaj, shkruan: “Faleminderit, faleminderit, faleminderit! Çdo verë të fëmijërisë time e kam kaluar në Kallarat pranë hallës sime, po edhe larg, familja ime, xhaxhallarët e mi i kanë lënë diçka këtij fshati. Ju lumtë për këtë punë të zellshme e të përkushtuar!

Hetem Laçaj, aktualisht emigrant në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkruan: ”Jam bashkëfshatari juaj dhe më bëhet qejfi shumë që kjo faqe u bë edhe për emigrantet që janë nga Kallarati t’ju dërgojnë urimet për faqen dhe na behet qejfi dhe ne pasardhësve të mbajmë mend rrënjët tona”.

Bledar Jonuzaj në komentin e tij kërkon, që i ndihmuar nga kjo faqe interneti, të rindërtojë pemën e tij familjare. Ja si shprehet ai: “Përshëndetje! Bashkëpunimi me ju për të rindërtuar vlerat dhe historikun, jo vetëm të asaj zone por edhe të gjithë Shqipërisë, do ishte diçka me vlerë për mua! Realisht unë po përpiqem prej disa muajsh te rindërtoj pemën time familjare, ku, me sa po shoh, origjinën time të hershme e paskam nga Kallarati, kështu që çdo informacion rreth zonës që do të disponoj do ta ndaj me ju nëpërmjet kësaj adrese e më pas, ju kujdesuni për t’u gjetur vendin e duhur në faqen tuaj të internetit! Shpresoj për një korrespondencë të vazhdueshme dhe frytdhënëse!”

Fatbardha Strataj, pedagoge në

Universitetin Politeknik të Tiranës, shkruan: “Urime për faqen e re të Kallaratit. Kallarati ka shumë njerëz të shquar që punojnë dhe japin kontribute me vlera, që janë të nderuar dhe nderojnë origjinën e tyre. Të gjitha mëhallët dhe mbiemrat e Kallaratit duhet të bëhen të njohur jo vetëm për të tjerët, por sidomos me njëri-tjetrin, sepse te rinjtë nuk njihen, aq më tepër nuk e dinë se sa i bukur dhe me vlera është fshati ynë, Kallarati. Ju përshëndes të gjithëve”.

Kallarati Bogonica, një adresë kjo në facebook që simbolizon Kallaratin dhe malin e Bogonicës shprehet: www.kallarati.com "Një dritare e re, një mundësi me shumë për të komunikuar njëri me tjetrin".

Shkëlqim Leskaj, sponsori i këtij uebsaiti shprehet: “Përshëndetje të gjithë bashkëfshatarëve! Falënderime për grupin nismëtar. Le të shërbejë kjo faqe si fillim i mbarë për gjithë bashkëfshatarët, le të kontribuojmë të gjithë së bashku për vazhdimësinë e mëtejshme. Suksese e mbarësi për të gjithë”.

Agim Dauti, nga Kuçi dhe nip në Kallarat bën komentin e mëposhtëm: “Shëndet dhe suksese Shkëlqimit për sponsorizimin e këtij uebsaiti. Grupit që punon për këtë uebsait i uroj kurajë për të punuar dhe pasuruar sa më shumë me gjithfarë të dhënash mbi Kallaratin”.

Dritan Boçaj, emigrant kallaratas në Greqi: “Shkëlqimit, bashkëfshatarit dhe vëllait tonë i urojme suksese dhe mbarësi në familje, punë dhe kudo. Zoti i ndriçoftë rrugën për atë punë që ai bën për Kallaratin tonë. Urimet tona të përzemërta dhe gjithmonë mbarësi”.

Fredi Breshanaj shkruan: “Përshëndetje Shkëlqim! Meritoni përgëzime dhe vlerësim maksimal për mbështetjen që jepni për komunikimin mes kallaratasve me njëri-tjetrin! Suksese dhe mbarësi në punën tuaj”.

Sonia Sadikaj, ish mësuese në Kallarat me nostalgjinë për vitet që shërbeu si mësuese, por edhe si një banore e përkohshme e Kallaratit, shprehet: “Për këdo e kudo që ndodhet ai, përkushtimi për vendlindjen është detyrim moral, është shprehje e mirënjohjes dhe respektit për të, është vlerësim maksimal

NJË VIT NGA ÇELJA E FAQES SË KALLARATIT NË INTERNET

Besnik GJONBRATAJ

www. kallarati.com

Page 3: Gazeta kallarati,nr 70

Gazeta KALLARATI faqe 3 Kor r i k -Gusht 2013

Vijon në faqen 4

kushtuar prindërve, është pasuri e paçmuar për të ruajtur kulturën e për ta përcjellë atë në breza. Mirënjohje e respekt për punën, si dhe kontributin e të gjithë atyre që janë pjesë e kësaj iniciative, suksese”.

Aleksandër Çala, nga Fieri e dhëndër në Kallarat, i cili ka fotografuar Kallaratin nga ajri shkruan: “Kam përjetuar emocione të mëdha në momentin e realizimit të fotove. Pamjet e bukura të këtij fshati që i ka të gjitha, lumin, fushën dhe malin e Bogonicës, aq madhështor me kokën tek retë, të bëjnë

për vete dhe ndjehesh krenar që je dhëndër nga ky fshat me tradita e me natyrë të bukur dhe mjaft tërheqëse”.

Besnik Gjonbrataj, duke falënderuar stafin drejtues dhe në mënyrë të veçantë, sponsorin Shkëlqim Leskaj, për hapjen e këtij uebsaiti për Kallaratin, shprehet: “Le të shërbejë ky uebsait për të na ofruar edhe më shumë me njëri tjetrin për te mbajtur të ndezur në zemrat tona dhe të fëmijëve tanë dashurinë për vendlindjen tonë, Kallaratin. Edhe njëherë urime dhe rrugë të mbare www.kallarati.com”

Qatip Mara, studiues, historian, aktualisht emigrant në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me dashurinë e pakufishme dhe vlerësimin maksimal për njerëzit dhe natyrën e Kallaratit, duke qenë njëkohësisht edhe dhëndër në Kallarat, shkruan: “Përshëndetje të

nderuar drejtues të Shoqatës Atdhetare Kallarati! Kam lexuar me vëmendje shkrimet e publikuara nga Ju, dhe meritoni respekt e mirënjohje që me shumë dashuri për Kallaratin pasqyroni vlerat atdhedashëse të brezave trima të Kallaratit me histori lavdie fitoresh ndaj armiqve të Atdheut tonë të shtrenjtë. Ndërmjet të tjerash, duke shfletuar librin "Historiku i Kallaratit" me autor Enver Stratin, kam mësuar për jetën dhe veprimtarinë shekullore të Kallaratit, i cili me fakte, dokumente arkivore zë vend nderi në historinë tonë kombëtare në luftërat për Liri e Pavarësi. Mendoj se edhe periudha 1945-1990 duhet të pasqyrohet në historikun e Kallaratit, është një periudhë pune, lufte ku shumë bij të Kallaratit kanë derdhur djersë duke punuar me ndershmëri. Intelektualet e Kallaratit në këto vite të shpërndarë anë e mbanë Atdheut kanë punuar me përkushtim. Shumë intelektualë kallaratas, krijues e drejtues të profesioneve të ndryshme janë shquar në institucionet e shtetit e shoqërisë shqiptare të viteve 1945-1990, duke fituar respektin e komuniteteve e duke rritur krenarinë e Kallaratit të bukur natyror, por edhe me pasuri shpirtërore të brezave kallaratas nëpër vitet e jetës individuale e kolektive. Periudha pas viteve 1990 ka humbur vlerat tona morale e na sundon një demokraci hibride për të pasuruar pakicën e popullit. Ju uroj të gjithëve shëndet, gëzime e suksese!

Një përshkrim të veçantë Qatip Mara i bën edhe Malit të Bogonicës. Ja si e përshkruan ai: “Mali i Bogonicës dhe Kallarati me histori trimërie për Liri, mes gjelbërimit në luginën e Shushicës, vendi i bukur midis formave të larmishme gjeometrike të relievit, mes ujit të kristaltë e oksigjenit të bollshëm, ku cicërojnë zogjtë e harmonizuar me gurgullimën e ujërave në shtratin me zaje të bardha të lumit të Shushicës. Cylat dyjare nisnin meloditë, të harmonizuara aq ëmbël me këmborët e zilet e bagëtive, duke konkurruar këngën e thëllëzave të malit. Kallarati është mes maleve që kokën e kanë tek retë, të thepisur e majëmprehtë, që duken si kështjella hijerëndë, ka kodra pa mbarim, me qafa e lugina, nga mali buzëqesh bora e kullotat me gjelbërim nga bari e trëndelina që freskojnë gjakun e frymëmarrjen në mushkri të banorëve kallaratas, të cilët me mishin e pjekur në hell, qumështin, gjalpin, mjaltin, arrat etj, kanë siguruar jetëgjatësi e fortësi si malet e Labërisë”.

Përshtypjet rreth kësaj faqeje dhe mendimet për të përmirësuar atë, nuk kanë të mbaruar. Që websaiti www.kallarati.com të ketë jetë dhe të jetë gjithnjë me informacion të saktë e të freskët, ka nevojë për bashkëpunimin e kujtdo kallaratasi dhe më gjerë. Për këtë është e nevojshme që çdo kush, që ka kujtime, mbresa, shifra, fakte, foto etj. nga Kallarati, t'i bëjë pjesë të këtij uebsaiti. Vetëm në këtë mënyrë, historia dhe njerëzit që kanë bërë këtë histori, nuk do të harrohen. Ata do të kujtohen dhe vlerësohen për atë çfarë ata mundën të bënin për mirë për vendlindjen e tyre, Kallaratin, por edhe më gjerë për Shqipërinë.

Prandaj ju ftojmë, jo vetëm të hapni uebsaitin, por edhe të shkruani, komentoni dhe të postoni gjithçka të mire që ka të bëjë me Kallaratin tonë të dashur nëpërmjet adresës: [email protected].

Edhe pse aktualisht mund të ndodheni larg vendlindjes, hapeni faqen tuaj www.kallarati.com, sepse aty nëpërmjet dokumenteve, fotove a videove, përveç historikut të Kallaratit, do të gjeni pjesë nga historia e fisit, familjes apo edhe tuajën personalisht. Gjejeni kohën, çmalluni, çlodhuni dhe argëtohuni me to. Motoja jonë e përbashkët le të jetë: "Ec ngado, por Kallaratin mos harro".

70 vjet më parë u zhvillua një nga betejat më të rëndësishme deri në atë kohë e forcave partizane e vullnetare të qarkut të Vlorës kundër forcave naziste gjermane. Kjo ishte e para luftë frontale që bënin forcat partizane e vullnetare në vendin tonë dhe zgjati 3 javë, nga 15 shtatori deri më 4 tetor 1943. Kjo luftë ka hyrë në histori me emrin Lufta e Drashovicës, sepse këtu u zhvillua. Ajo bëhej në kohën, kur gjatë vitit 1943, po ndodhte një kthesë e madhe në ecurinë e Luftës së Dytë Botërore në favor të koalicionit të madh antifashist Anglo-Sovjeto-Amerikan. kur fuqitë agresore të boshtit Romë-Berlin-Tokio e sidomos ushtria hitleriane në Frontin e Lindjes, si rezultat i grushteve të rënda që morën nga ushtria sovjetike, u vunë para katastrofës, ndërsa Italia fashiste po shkonte drejt rrukullimës. Pra, po thyhej miti i sulmeve rrufe dhe i pathyeshmërisë së ushtrisë naziste, prandaj ajo po kalonte në mbrojtje.

Gjatë këtij viti Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare në Shqipëri kishte marrë përpjesëtime të gjera, duke u krijuar gjithandej çeta e batalione partizane, madje kish nisë formimi i njësive edhe më të mëdha, siç ishte Brigada e parë Sulmuese. Edhe në Qarkun e Vlorës ishin krijuar rreth 12 çeta e 2-3 batalione partizane, ashtu sikurse edhe në krahinën e Kurveleshit e qarkun e Gjirokastrës, ku ishin krijuar shumë çeta e batalione partizane dhe në to ishin rreshtuar edhe shumë nga djemtë e Kallaratit. Me aksionet e tyre, këto formacione partizane u kishin dhënë goditje serioze pushtuesve.

Si rrjedhoje e disfatave që po pësonin forcat gjermane e italiane në frontin sovjeto-gjerman dhe në frontet e tjera të Luftës së Dytë Botërore, Italia fashiste më 8 shtator 1943 shpalli kapitullimin. Fill pas këtij akti, forcat naziste, të nisura nga Greqia nxituan për të zëvendësuar forcat fashiste të kapitulluara në Shqipëri. Gjatë datave 10-12 shtator, një autokolonë e fuqishme forcash gjermane, të pajisura me mjete të blinduara e artileri kish marrë rrugën me shpejtësi nga Greqia për në Vlorë, si një nga zonat e rëndësishme.

Me mbërritjen në rrethin e Vlorës, komanda gjermane la në Kotë, Mavrovë e Drashovicë rreth 1000 forca me mjete të blinduara dhe artileri të shumtë. Këto forca naziste u vendosën në fortifikata që kishin ndërtuar forcat italiane, duke filluar nga Kota, fusha e Mavrovës, e Drashovicës e deri brenda qytetit të Vlorës.

Në fushën e Mavrovës ishin grumbulluar 6000 ushtarë e oficerë italianë që kishin hedhur armët. Ata u trajtuan nga ish aleatët e tyre nazistë si rob lufte, duke i mbyllur aty në një kamp përqendrimi.

Në situatën e krijuar, në bazë të një direktive të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, shtabi i Zonës së Parë Operative Vlorë-Gjirokastër mori

vendim të sulmohej garnizoni gjerman në fushën e Mavrovës e të Drashovicës, të çliroheshin 6000 robërit italianë dhe të

merrej, ose në pamundësi, të shkatërrohej materiali luftarak që kishin grumbulluar në këtë zonë fashistët italianë. Për zbatimin e kësaj detyre luftarake, shtabi i Zonës së Parë krijoi një shtab operativ drejtues). Në krye të këtij shtabi u vu një nga figurat më të rëndësishme të Lëvizjes në qarkun e Vlorës, Hysni Kapo. Në dispozicion të këtij shtabi u vunë batalionet partizane të qarkut të Vlorës “Halim Xhelo” e “Ismail Qemali” dhe 4 batalione vullnetare territoriale të përbërë nga çetat territoriale të fshatrave të Lumit të Vlorës e më gjerë. Në armatimin e tyre forcat partizane kishin 2 topa të kalibrit të vogël, 4 mortaja dhe disa mitralozë të rëndë. Shtabi vendosi që batalionet partizane “Halim Xhelo” e “Ismail Qemali” të sulmonin forcat armike të urës së Drashovicës, ndërsa batalionet territoriale të sulmonin forcat armike të fushës së Mavrovës. Në orën 01oo të datës 15 shtator artileria partizane hapi zjarr mbi pozicionet e armikut, ndërsa partizanët filluan mësymjen. Lufta nisi e rreptë dhe vazhdoi deri në mëngjes kur forcat partizane arritën deri në kazermat e Drashovicës, ndërsa forcat armike ishin afër asgjësimit të plotë. Por këtyre u erdhën në ndihmë rreth 2 batalione nga Vlora, të shoqëruara me mjete të blinduara, si dhe një forcë tjetër nga Tepelena, që u bashkuan me forcat e tyre të rrethuara. Lufta vazhdoi gjatë gjithë ditës me sulme e kundërsulme, ndërmjet dy forcave të pabarabarta në numër e në armatim. Luftëtarët shqiptarë me numër më të vogël e me armatim të paktë, me armë të mbledhura, të kalibrave krahasimisht të vegjël, ndërsa nazistët me epërsi numerike dhe me armatim e teknikë të rëndë bashkëkohore.

Duke e ndier rrezikun e një sulmi të ri natën e 15 për 16 shtator, komanda gjermane tërhoqi forcat që i kishin shpëtuar asgjësimit nga fusha e Mavrovës dhe i vendosi në rajonin e fortifikuar te ura e fshatit të vjetër të Drashovicës, duke u vënë zjarrin depove me municion e material në fushën e Mavrovës. Pas 2 ditë luftimesh të rrepta, forcat partizane e detyruan armikun të tërhiqej e të pozicionohej rreth 5-6 km larg qytetit të Vlorës. Forcat partizane nuk e ndalën luftën edhe në ditët e netët në vazhdim, derisa e çliruan krejt Drashovicën. Ato vazhduan goditjen me artileri ndaj forcave gjermane në drejtim të kalasë së Kaninës, Qafës së Koçiut e deri përmbi lagjen Topana të Vlorës. Pastaj, pasi thyen disa kundërsulme të armikut, kaluan në pozicione mbrojtjeje në vijën Qafa e Zallit-pjerrësitë perëndimore të Shashicës për t’u përgatitur për një sulm

LUFTA E DRASHOVICËS TË PLAGOSURIT MBËRRIJNË EDHE NË KALLARAT

- Me rastin e 70-vjetorit-

1943 shtator 2013Seit JONUZAJ

Page 4: Gazeta kallarati,nr 70

Me vendim të Këshillit të Qarkut Vlorë Nr.26/1, Dt. 22. 11. 2012

Me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë i jepet titulli:

"NDERI I QARKUT VLORË"Z. HIQMET MEÇAJ

Me këtë motivacion: "Për kontribut të shquar në zhvillimin e poezisë

moderne shqipe dhe të artit shqiptar"

Gazeta KALLARATI faqe 4 Kor r i k -Gusht 2013

Z. HIQMET MEÇAJ i jepet titulli:

"Nderi i Qarkut Vlorë"

Siç kemi njoftuar edhe më parë në Nr.68 të gazetës sonë, po botojmë në numrin e tanishëm një kronikë pak më të zgjeruar, dërguar nga anëtari i Redaksisë, Besnik

Gjonbrataj, lidhur me ceremoninë e dorëzimit z. Hiqmet Meçaj

të titullit “Nderi i Qarkut”. Redaksia

vendimtar mbi forcat armike. Por komanda gjermane, nga frika se mos humbiste qytetin e Vlorës, grumbulloi përforcime të reja dhe ndërmori një kundërsulm me forca të mëdha e me mjete të blinduara, me artileri e aviacion. Forcat partizane pas 2-3 ditë luftimesh të ashpra për thyerjen e këtij kundërsulmi, me urdhër të shtabit operativ, u tërhoqën drejt maleve të Çikës për t’i shpëtuar rrethimit.

Kjo ishte shkurtimisht ecuria e Luftës ballore të Drashovicës që zgjati 3 javë. Ajo objektivin e arriti plotësisht. Forcat gjermane hëngrën një grusht të rëndë, duke lënë rreth 300 të vrarë e shumë të plagosur. Në duart e partizanëve ranë 5 autoblinda, 7 topa, 600 kafshë dhe sasi të mëdha municioni e materiali tjetër luftarak. U çliruan 6000 robër italianë dhe 100 jugosllavë të internuar.

Nga forcat tona ranë në fushën e nderit mbi 20 luftëtarë dhe u plagosën rreth 50 të tjerë. Të rënët kësaj lufte ishin: Fejzo Gjomema, Niazi Selami, Pilo Muharremi, Pelivan Jaho, Ismet Çakërri, Vasil Puka, Hekuran Xhindi, Musa Ramo, Azbi Çino, Duro Fejzo, Sulo Derri, Ferik Aliraj, Shefit Mato, Dane Dalani, Memo Kondaj, Lilo Golemi, Beshir Limaj, Arif Latifi, Dervish Aliu, Sulo Alimerko, Selfo Kajtaz Llanaj e Qemal Rustemi. Brezat përkulen e do të përkulen me respekt ndër shekuj para tyre dhe gjithë dëshmorëve të atdheut, duke i kujtuar e bërë homazhe.

Ndër të plagosurit ishin edhe vetë drejtuesi kryesor i shtabit operativ, Hysni Kapo dhe Mevlan Dervishi, Islam Harizi, Arif Hasko,Mahmut Myftari etj. Të plagosurit transportoheshin drejt spitaleve partizane në zonat e çliruara. Një pjesë të plagosurish që transportoheshin me barela apo me kuaj drejt spitaleve partizane të Zonës së Parë Operative, mbërritën

edhe në Kallarat. Ata ndaleshin në zonën e Qafës së Ubavit, për çlodhje, ushqim e për t’iu bërë shërbimet e nevojshme. Autorit të këtyre radhëve i kujtohet që një nga të plagosurit rëndë ishte edhe një i njohur e mik i Kallaratit, dhëndër i Bushajve, tërbaçioti Islam Harizi. Ai rrinte i shtrirë në barelën me të cilën e kishin sjellë në oborrin e shtëpisë së plakut patriot Lato Lulo Haxhiaj. E zonja e shtëpisë, nënë Velidea i qëndronte më këmbë, duke i shërbyer. Dhe jo vetëm kjo, por edhe gra e burra të tjerë të shtëpive pranë Qafës së Ubavit, si Duze Bajramaj, Fatime Abazaj, Belere Memushaj e të tjera, drejtuesit e këshillit nacionalçlirimtar e të komandës së vendit qëndronin në këmbë për t’u dhënë ndihmën e mundshme të plagosurve dhe që nuk ishin pak. Me një fjalë, të gjithë ato kallaratase e kallaratas qw gjendeshin përreth zonës së Qafës së Ubavit e më gjerë, si dhe drejtuesit e organizmave të LANÇ në Kallarat treguan gatishmëri të plotë për t’u shërbyer të plagosurve me ç’të mundeshin. Ndër ta kishte edhe italianë nga ata të 6000 vetëve të dorëzuar e që nazistët gjermanë i mbanin si robër në Drashovicë. Pranë një barake përballë dyqanit të Zhibajve, të tërhiqte vëmendjen një djalë i ri i shëndetshëm italian, nuk e di çfarë ishte, ushtar apo oficer. Ai kishte marrë një plumb për nën vetulla dhe paralel me to nga njëra mollëz e faqes në tjetrën që i kish përshkuar tej e tej të dy sytë. I gjori kish mbetur përjetë pa sy, prandaj po qante me ngashërim. Një pamje e trishtuar dhe e lemerishme sa s’kishe zemër ta shikoje në atë gjendje atë djalë nëne që qeveria fashiste e vendit të tij e kish sjellë në Shqipëri si pushtues.

Pastaj të plagosurit, nga Qafa e Ubavit vazhdonin lëvizjen drejt Kuçit e jugut të vendit për në spitalet partizane.

Nazistët në zonën e Drashovicës pushkatuan edhe 22 fshatarë nga Armeni, të marrë peng.

LUFTA E DRASHOVICËS TË PLAGOSURIT MBËRRIJNË EDHE NË KALLARAT

Për mbi 20 ditë lufte të paprerë, populli i qarkut të Vlorës dhe bijtë e tij partizanë luftuan me heroizëm të rrallë. Popullsia e fshatrave përreth bëri sakrifica të mëdha për të ndihmuar luftëtarët e lirisë në pozicionet e zjarrit. Ajo shërbeu si një prapavijë e sigurt për furnizimin e tyre me ushqim e çdo gjë të nevojshme për të vazhduar luftën.

Kjo luftë ishte një përsëritje, me një forcë edhe më të madhe, e epopesë së 1920-s për të çliruar Vlorën e rrethinat e pushtuara nga imperialistët italianë. Siç dihet në këtë luftë mori pjesë edhe një çetë e Kallaratit. Kjo çetë, me trimërinë me të cilën luftoi, la emër të mirë, duke nderuar veten dhe Kallaratin.

Lufta e Drashovicës e vitit 1943 bëri jehonë të madhe, jo vetëm në qarkun e Vlorës e qarqet fqinjë, por edhe në tërë vendin. Populli i krahinës e përjetësoi atë me vargjet: Moj Mavrovë e Drashovicë/ Natën ç’e bëre ditë/ Me topa e alitrikë / etj. Ajo pati një rëndësi të veçantë në ngritjen e moralit të partizanëve e të popullit, se tregoi që forcat partizane janë në gjendje të maten edhe me një ushtri klasike të fuqishme, të armatosur deri në dhëmbë, të stërvitur mirë e të egër, siç ishte ushtria naziste dhe të angazhohen me të edhe në luftë ballore. Ajo shtoi besimin e popullit se me këtë guxim e trimëri që treguan partizanët, çlirimi i vendit ishte i sigurt. Kjo luftë përbënte një nga hallkat e rëndësishme të të gjitha veprimeve luftarake të UNçl që çuan në çlirimin e plotë të vendit më 29 nëntor 1944, duke e radhitur Shqipërinë në krahun e koalicionit antifashist botëror. Që të fitonte lirinë, popullit shqiptar iu desh të linte në fushën e nderit mbi 28000 dëshmorë. Prandaj Vlora që mbajti një peshë të madhe në LANÇ dhe gjithë Shqipëria do t’i kujtojë brez pas brezi ata dhe ngjarje të tilla historike që kanë zënë vendin e merituar në faqet e historisë së popullit tonë. Le të hedhë baltë cilido pinjoll tradhtari e bashkëpunëtori të pushtuesve mbi atë luftë çlirimtare e atdhetare dhe mbi dëshmorët, baltën do e lajnë shirat e historisë dhe ajo do shndritë si gurët e zallit të bardhë. Pa atë luftë Shqipëria nuk do të ishte ajo që është sot. Ajo do ishte copëtuar nga fqinjët lakmitarë edhe më keq pas Luftës së Dytë Botërore, sesa u copëtua fill pas shpalljes së Pavarësisë

Nga ceremonia e dhënies së titullit: “NDERI I QARKUT VLORË”, z. Hiqmet Meçaj,

dorëzuar nga Bujar Leskaj (28.04.2013)

Page 5: Gazeta kallarati,nr 70

Gazeta KALLARATI faqe 5 Kor r i k -Gusht 2013

1Natën kur flija, më tha shpirti: "Pi!Në gjumë dhe në Varr s'ka lumturi.Ngreju! Sa rron, zbras kupa dhe puth çupa;se ke shekuj që të flesh në qetësi".2Në ëndërr, kur Agimi zbardhëllonte,Një zë që nga Taverna po gjëmonte:"Çohuni, djema, e Verë sillnani,Se Fati na e thau lëngun sonte".3Dhe posa në tavernë këndoi gjeli,Besnikët jashtë thirrën "Portat çelni!E shkurtër është Jeta, ja, u mplakmëDhe mbetmë si kofini pas së vjeli".4A di përse këndesi po këndonDhe menatë nga gjumi po të zgjon?Që shkoi një ditë po të lajmëron,Dhe ti, çkujdesur, fle dhe ëndërron.5U gdhi! Me verë zëmrën e zbardhëllojPërdhe çdo Fe të Natës e dërmoj:Në Djall dërgoj Parajsën e përpjetë,Gërshetin me lahutën lavdëroj.6Kur Diellin me zjarr kurorëzuar,E pret me gas Natyra faqeshkruar,Shoqen me mall po shoh në gjumë shtruarDhe foshnjën buzëqeshur më të zgjuar.7Ja, Kup' e Qiellit skuqet prej Agimit,Bilbili nisi këngën e dëfrimitMe trëndafilin: Eja, Faqepjeshkë,Natyra qesh; nem Qelqin e Rubinit.8Zgjo-hu! Mëngjesi me shigjet' e grisiPerden e Natës, Yjt' i arratisi,Dhe Dielli gjahtar me rreze kapiÇdo majë mali, pallati e lisi.9O Engjëll faqedritë, ja u gdhi,Shtjer Verë dhe këndo me ëmbëlsi!Xhamshidi e Khosroj qysh lulëzuan,Qysh dimërojnë sot në Varrverri.10Ja, Mars 'i ri dëshirat na valon,Çdo shpirt i mënçur në Gërmadhë shkonKu dor' e Moisiut zbardh nga degëtDhe frym' e Krishtit tokën gjelbëron.11Mbi lulet po pikojnë vesë retë,Dhe me një zë qiellor Bilbili shkretë:Ah, Verë! Verë! TrëndafilitI lyp t'i skuqë faqëzën e zbehtë.12Bilbili nëpër kopshtet në PranverëSheh Lilin Kup' e Trëndafilin VerëDhe thotë: "Puthuni e pihuni!S'e gjeni këtë ditë tjatër herë".13Shiko luadhe, lule, bukuri,Lumenj kristali, kronj e brohori:Nga dimri Ferr pranvera Qiell na ndriti,Gëzo mi Dhe Parajsën me Huri.

14Desh Trëndafili e thotë: "LulëzojDhe botës bukurinë po ia shtoj:Pastaj e hap kuletën e mëndafshtëDhe përmbi kopsht thesarin po e shtroj".15"Jam, thotë, lulja e Josefit t' riT' Egjiptes, xhevahir, zëmërflori:Ja edhe rrob' e kuqe gjak, e çjerurPrej vllezërve dhe gruas Petefri.16Tufani kopshtin kur ma çkatërronDhe Rrot' e Fatit shpresat m'i dërmon,Pështillem si burbuq' i Trëndafilit,Po zemra gjak përbrenda më pikon.17U dogja dhe u përvëlova: Verë!Nga vrer'i lotëve u shova: Verë!Në Qelq rubin, e Dashur, dhe LutenDhe nga ky zjarr shpëtova: Verë!18Me Ver' e Vajza, me Lahut e Valle,Me Fyell e me Këngë po s'u çmalle,Jeta s'vlen hiç: Se pa këto nuk ështëVeç pemë helmi, pus e tym vërdalle.19Nga njëra dorë Trëndafil e Grua,Nga dora tjatër patsha Rrush e krua:"Zotit - po thoni - i ardhtë keq për mua!"Po as ma fal pendimin, as ia dua.20Një Engjëll më tërhiqte në Xhami,Një Djall po më zvarriste në Dolli;Po Ver' e kuqe e fitoi davanë:Gërshet këtej - edhe andej Hardhi.21Në prehërin e Hurisë kur gëzoheshVeten humbet, e veten gjen, bekohesh:Kur pi kungatën shpirtrëmbenjëse,Përsipër Jetës, Vdekjes lartësohesh.22Te Shpell' e Verës kemi hedhur mendjen,Dehemi, puthim për të mbledhur mendjen:C'pyet? Gjykim e tru na kanë rrjedhur,Se Vajzat na e kanë vjedhur mendjen.23"Pse s'pi më pak?" më thonë njerëzia,"Për ç'arësye s'ka kufi Dollia?"Një: Faq'e Vajzës; dy: Rubin'i Verës,Ja shkaqe si kristal nga qartësia.24Drit' e Kungatës vlen çdo mbretëriN'Evropë dhe n'Afrikë dhe n'Azi:Rënkim'i Vajzës mallëngjen më rëndëSe çdo shamat' e turmës në Xhami.25Fito një Zemër, puthe dhe rrëmbeje,Dhe adhuroje si Altar prej Feje:Një qind Qabera s'vlejnë sa një Zemër;Zemër kërko, Haxhi, jo Gur Qabeje.26Si mjer' ay që Dashuri s'ka ndjerëDhe zemra s'i ka ndritur në prënverë:Pa Ver' e Dashuri çdo dit' e shkuarPrej meje s'nëmërohet asnjëherë.

27S'ka hir apo shëmtim në Dashuri,Për Ferr e për Parajsë s'ka mërzi,As për pallate a kasolle a shpellaAs për mëndafsh a rrecka a stoli.28Kjo zemr' e marr' e mbytur në mjerimePa prerë vuan e lëshon rënkime:Kur më dha Zoti Verë Dashurie,Ma mbushi kupën gjak prej zemrës sime.29E prisja! Si rrufeja më tronditi!E Dashura më shkoi, më neveriti:S'e çmoja kur e kisha... Ah, çma priti!Në Ferrin nga Parajsa më vërviti.30Rënkoj e psherëtij, se s'të kam pranë,M'u çuar zëmra, vojtjet mënt s'më lanë,Askujt s'ia qaj dot hallin, djall' o punë:Vrermjalt' e flagëves' e qiellhapsanë! 31Nga hidhërim'i ndarjes jam përpirë,Sa e sa herë zemra m'është grirë:Ty natën të kujtoj e psherëtij,Nga malli digjem, si qiriri kam shkrirë.32Kur s'dhëmp e s'shëmp nuk është Dashuri,Pa Ferr s'gjen dot Parajsë dhe Huri:Kur zjarr' e ke në gji, me nat' e ditëSot ndrit me gas e nesër ndes më zi.33Te rrug' e Trëndafilit plot me gjëmbaPikova gjak, u çora dhe u shëmba:Pa qindra plag' e çpojtje s'qepet krehriNë flokët e së Dashurës me dhëmba.34Zemrën me sy e dashura ma ndes,Zemra qiri me flakën rron e vdes:Te flak' e bukur zemraflutur turret,Kurban e tëra digjet pa kujdes.35Me syrin bukuri e dritë çpall,Në zemrën Dashuri e zjarr më kall:Ti s'më vë re aspak ose më tall,Kur unë psherëtij për ty me mall.36Zefire, fryre, syri im të pa,Nga gjoksi zemra m'iku dhe më laDhe dyke fluturuar pas të ra:Banesën sot në gjoksin tënt e ka.37Selvia që më bëri skllav e mbretTani më nisi prapë muhabet;Më qesh me buz' e sy, se shpirti i thotë:"Bëje të mirën dhe e hith në det".38E dashura shkëlqeu, më verboi,Zemra më fliste gjuha më pushoi:Kush pa me sy torturë kësisoj?Nga etja u dogja, u shova mun te kroj.

Faqja letrare

OMAR AL-KHAYYAM(1044 - 1123 C.E.)

Pjesa e ParëOmar Al-Khajami ishte një matematikan dhe astronom i shquar. Ai ishte gjithashtu i njohur si poet, filozof dhe fizikan. Në librin "Historia e Filozofisë perëndimore", Bertrand Rusell vëren që Omar Khajami ishte i vetmi njeri që ai njihte, i cili ishte poet dhe matematikan në të njëjtën kohë. Në vitin 1079 Omar Khajami rregulloi Kalendarin Diellor. Kontributi i tij në Algjebër u vlerësua në gjithë Evropën. Në Perëndim ai njihet për përmbledhjen poetike me titullin "Rubaiyat" (Strofat), e cila u përkthye nga Edward Fitzgerald në 1859. Emri i tij i plotë ishte Ghijath al-Din Abul Fateh Omar Ibn Ibrahim al-Kajam.Omar Khajami lindi në vitin 1044 në Nishapur, kryeqyteti i Khurasanit (në Iran). Ai njihet si persian. Vdiq në vitin 1123 e.r. në Nishapur.

Rubairat

e Omar Khajamit(shqipëroi Fan Noli)

39Kush në Gërmadhen të ka prurë, kush?Kush ta ka çfaqur natën mirë, kush?Kush të ka fryrë të më ndezësh furrëNga Dashuria të sëmurë, kush?40Në këtë Dhe pa prehje, pa pushim,Jam lodhur me kërkim e udhëtim:Të bukur Qiparis si ti s'kam parë,S'të kapërcen as hëna në shkëlqim. 41O ti mbi Dhe m'e zgjedhura Selvi,M'e shtrenjtë je se shpirt dhe syt' e mi:Gjë më të çmuar se sa jeta s'ka;Një qind herë më e çmuar më je ti!42Si në mëngjes burbuqi i vesuarMe rrezet buzëqesh i ngushëlluar,Më ndrit me gas fytyra e përloturKur zemrën ti ma ngroh me syt' e shkruar.43Ti, që me faqe Rrushin e kapërcen,Dhe që me zë Bilbilin e gënjen,Një sy i luan Mbretit t'BabilonësDhe mbretëresh' e kulla ia rrëmben.44Për ty bëj be të hedh në det dhe nderin;Në shkelça fjalën, shkelmin nem dhe vrerin:Në mos mjaftoftë jeta ime e zezë,Laj borxhin në të Funtmin Gjyq me Ferrin.45Sa kohë munt, e Dashur, ngushëllomë,Nga barr' e vrerit zemrën lehtësomë;Se bukuria jote s'rron për jetë;Shpejt! Nesër zbresim që të dy në Llomë.46Me buzët gjak, Sirenë, dehm' e mpimë,Me dhëmbët e me thonjtë çirrm' e grimë:Me krah' e me gërshetë mbytm' e shtrimë,Me syt' e tu të zjarrtë tretm' e shkrimë!47Me Bukë sa për shpirt, me Hën' e Zanë,Me Ver' e Harp' e Vjersha dhe ty pranëNë Pjergull të Gërmadhës jam m'i lumturSe në pallat a fron një qint Sulltanë.48"Sa bukur të jesh Mbret!" disa mendojnë;"Sa ëmbël në Parajsë!" ca besojnë:Ah, merr trumpetat e lër kusurin,Daullet, pompat lark le të gjëmojnë.49Në botë kotësira mos lakmoTë mirat e të ligat ia harro:Kthjelloje zemrën si ky Qiell i kaltër,Si Yll më ndrit, si Diell perëndo.50Shpirti për ku m'u bë prej Perëndie?Për Qiell a Ferr? S'e di, po veresieS'lë gas të saktë, Ver' e Vajz' e Këngë,Për profka, ëndrra, prralla shenjtërie.

Përgatiti për botim Hiqmet Meçaj

Page 6: Gazeta kallarati,nr 70

Gazeta KALLARATI faqe 6 Kor r i k -Gusht 2013

Bijë Kallarati,E fortë si burrë,Nga dhimbja s’u ligështove,Nuk u mposhte kurrë.

Të vlerësoi kohaMe notën shkëlqyeshëm,Karakteri ytIshte i pathyeshëm.

Qysh në origjinëE lindur fisnike,E ndershme, punëtore,Por dhe shumë bessnike.

Kur bisha nazisteUlërinte për gjak,U betove “Shote”:“Duhet të marr hak”!

E ktheve në forcëDhembjen e pllakosur,Betejat e tuaNuk kishin të sosur.

Krismat e armës tënde,Që nga Vishegradi,Na vijnë në kujtimeGjer te Kallarati.

Emrin lartësovePërmbi shkëmb e gurë,“Shote e Golloshe,Luftëtare-burrë.

Tri vajza të fshatitDolën partizane.Që të tria luanesha,Dallandyshe në tufane.

Lalo e Qejvane,Armët përmbi supeI mbajte sa erdh’liria.Ishin kohë lufte.

Ku je moj luane,Ku të zuri halli,S’dukej kësaj ane,Na ka marrë malli.

Zonja e memusheVeshi pantallona,E priste kompania,Për marshim kolona.

Zëri i të rënëveTë mbeti kushtrim,Amanet që s’e tret dheu,Vajte në përpjekje e rrethim.

Në shesh të mejdanitGratë nuk të falin,Krah për krah me burrat,Sulmin nuk e ndalin. Mirban Xh. DUKA

Tri vajza të fshatit

51Se save që për Dhenë bëjnë rragëDhe save që për Qiell hedhin flagë,Nga Kull' e Natës Korbi u bërtet:"Të çmëndur! S'ka as lart as poshtë çpagë!"52Me vajzën në prënver' e në lëndinëMe Këngën, me Lahutën, me DollinëDëfrej: le të më shajnë; s'më ha malli!Këtu e gjej Parajsën, Perëndinë.53Me Ver' e Valle, me Huri - në pastë,Te vija në lëndin' u shtri - në pastë,Dhe humbi fare Ferr' i zi - në pastë,Dhe ja, Parajsa na u gdhi - në pastë.54Një kupë Verë, mor Saki - ta puth!Vajzën e bukur si selvi - ta puth!Atë gërshet si lak të zi ku kapetI urti plak e djal' i ri - ta puth!55Nem kupën dhe këndo një melodi,Me Engjëj dhe Bilbilë simfoni:Se Vera qesh, këndon, kur rrjeth nga shishjaDhe s'duhet pirë veç me brohori.56Me gjithë Trëndafijt' Irami u shua,Qelqi magjik Xhamshid u çduk në prrua,Po prapë Vreshta Rrush rubin na nxjerrDhe kopshti lulëzon ku rrjeth një krua.57Shih, mijëra burbuqe lulëzojnëDhe erët mijëra përdhe rrëzojnë;Dhe ditët që na sjellin TrëndafilinXhamshid e Kaj-Kobad na i çkallmojnë.58Po eni me Khajamin dhe ia shtroniDhe Kaj-Kobad e Kas-Khosro harroni:Rustemi le t'ju ftojë në kushtrimE Taji në zijafet, mos i dëgjoni.59Eja, mbush Kupën e në zjarr gëzimiVërvit çdo vrer e helm të zi pendimi:Se Shkab' e Kohës Jetën na shkurton,Dhe shih se sa shpejton nga fluturimi.60E Dashur, mbushma Kupën që kthjellonTë sotmen nga vreri q'ikën, tmerr q'afron:Po nesër? nesër ndofta fryra, humbaNë shqotën ku e djeshmja fluturon. 61Na fryri dita, mor Saki: sill Verë!Jetën s'e shohim përsëri: sill Verë!Bota një her' u mbyt në kataklizmë,Ashtu u mbytshim me Dolli: sill Verë!62U bëra prapë djal' i ri: sill Verë!Kërcej me flag' e lumturi: sill Verë!S'ka gjë, në qoftë e hidhur, mor Saki,Si jeta ime në Persi: sill Verë!63Sakinjtë derdhin Ver' e vala rrushi,Në zemra shuajn' afsh' e avull prushi:Lavdi, o Zot, se dhe këtë ballsamQë na shëroi e me shëndet na mbushi.64Si merimanga vallë pse ta tjerrimPerin e Jetës, kur pastaj e çtjerrim?Ç’do të fitojmë kur aspak s'e dimëFrymën që marrim jasht' a do ta nxjerrim?

65Në Nishapur ose në Babilon,Me Kupën që tharton e ëmbëlson,Fletët e Jetës një nga një na bienDhe lëngu i saj pa reshtur na pikon.66Ah, mbushini Kupat! Zemra na thërret,Se Koha nëpër këmbë po na shket:E djeshmja vdiq, e nesërmja s'na gjen;Ç'mërziti kur e sotmja ka lezet?67Ditën e shkuar fare e harroDhe për të nesërmen mos u mendo:Gëzo një çast të lumtur, faqebardhë,Dhe Jetën n'erë mos e çkatërro.68Për nesër mos u verdh sa pa e parë,Të sotmen e gëzo, mor djal' i mbarë:Shpejt ikim nga ky Han e hasim shokëtQë shkuan shtatë mijë vjet më parë.69Me Buzët trëndafilen shtatselviKëndo e nat' e ditë zbras Dolli:Se nesër Vdekja fryn, të çthurr si luleDhe fletët t'i përmbledh në Dhe të zi.70Të shkuarat mos i kujto me lotDhe për të pritmet mos u loth më kot:Sa kohë në luadhin je, kullot;Nga drapr' i Vdekjes nuk shpëton dot. 71Buza që puth e Vera që po piVërtet mbarojnë dhe ato si hi:Po sot të paktën je një hi i gjallë,Gëzohu sa s'kalon në Hiç të zi.72Sa kohë po vazhdon kjo Jet' e ngratëPër qafe kape Qiparisn' e gjatë.Se nesër Mëmë-Dheu do t'të kapëDhe posa të pushtoi s'të lëshon prapë.73Sa nga të dashurit mbi këtë barQë m'emëruan për trashëgimtarI zbraznë Kupat rrotull nja dy herëDhe heshtn' e zbritnë një nga një në varr.74Më shkuan shokët! Vdekja pa mëshirëM'i shtrydhi një nga një si Rrush në Tirë:Festuam, pim' e biseduam bashkë,Pastaj u shtrin' e thanë: "Lamtumirë!"75Dhe ne, që sot dëfrejmë në lëndinë,Ku pleqtë na bekuan me Dollinë,Dhe ne në shtrat të dheut do të zbresimDhe do ta zbrazim vendin për risinë.76Si lot pikon nga Qiell'i mvrojtur shiuSis' i jep lules si një çilimiu;Nga varri bukën ia mëkon njeriu:Nga pluhr'i tij kjo lul'e bukur mbiu.77M'i kuqi Trëndafil i çdo behariNga toka mbin që piu gjak Qesari:Në gji të kopshtit manushaqja shketPrej faqes Vajzës me ulli nga Varri.78Dhe kjo lëndin' e njomë që po çelBregun e lumit ku tani po ngel,Ah, pshtetu leht' e but' e mos e shkel,Se s'di nga cila buz' e bukur del.

79Ah, Trëndafili me prënverën shkonVjeshta risisë fletët ia rrëzon:Bilbili, që në degët i këndon,Ikën - e kush e di ku fluturon?80Ah, pini dhe Khajamit shtjerini!Profetët le të flasin, lerini!Një gjë ësht' e vërtetë: Lulja vdes,Si lulëzon, - dhe profkat prejini! 81Çdo shpresë që në flakë na përfshinShuhet e bëhet hi; a shkrepëtinMbi kum të shkretëtirës si dëboraNjë or' a dy - dhe menjëherë shkrin.82Në Dhe, o shpirt, të mirat si për MbretDhe gazet e dëfrimet plot lezetS'të janë veç si ves' e lulevet,Që ndrit menatë dhe pastaj humbet.83Edhe ay që mbleth e shin floriEdhe ay q'e heth, e derth si shi,Kur vdesin nukë bëhen ar e mjaltë:Po kalben, myken nënë Dhe të zi.84Te ky Karvan - Saraj faqekëmbyer,Që netët edhe ditë ka për dyer,Sulltanë pas Sulltanëve u shtruanSa ish' e thën' - e iknë të pakthyer.85Ja, sot gas paske dhe shëndet: pastaj?Ja, mot të patshim si simvjet: pastaj?Ja, qofsh i lumtur një qint vjet: pastaj?Ja, për çudi, dy qint si mbret: pastaj?86Dhe tre qint vjet të rrosh e plot me dritë,Këtejza do të shkosh me lot një ditë,Qofsh Mbret i lart' a lipës i ngratëNë varr do të mbarosh pa mot i mpitë.87S'banojnë veç luanë dhe zhapiNë sallat ku Xhamshidi u shtri, u pi:Bahrami, që me lak onagre kapte,U lak, u kap në llom' e pellgpusi.88Kështjella gjer në Qiell një herë ndritiDhe Mbretër e Qesarë brënda priti:Përmbi gërmadha tani qyqja qan:"Ku vajti, ah! ku? ku, ku zbriti?"89Nga muri Tusit Korbi po vë reKafkën e Kaj-Kavusit tej përdheDhe kujës ia kërcet: Kaj, Kral i Ngratë,Daullet dhe trumbetat ku m'i ke?90Ç'fitova nga të gjith' andrallat? Hiç!Dhe nga mundimet e vërdallat? Hiç!Sa para bën se sot jam Yll e DritëKur shuhem nesër, shkoj me prrallat? Hiç!

Shënim: Është ruajtur ortografia e shqipëruesit.

Faqja letrare

Rubairat e Omar Khajamit

(Shqipëroi FAn noli)

Page 7: Gazeta kallarati,nr 70

Gazeta KALLARATI faqe 7 Kor r i k -Gusht 2013

ENCIKLOPEDI

BogonicaMoj Bogonica e lartë, që di shumë histori,Tregona për Kallaratin që kur quhej Pilingri.Na thuaj kur kanë ardhë, se i ke mbajtur në gji.Të vërtetat nuk i dimë, flitet dhe për trimëri.Në vitin katërmbëdhjetë që kanë luftuar shumë.Tani trojet kanë mbetë se kanë zbritur në lumë.Ka pasur burra të mençur, të dëgjuar në krahinë,Se njëri nga Bilbilejtë, thonë ish nga fshati ynë.Sot ka mbetur si i shkretë, se djemtë u ngrenë e iknë.Ata djemtë si petrita kanë marrë arratinë.Për një dorë para muruare ikin e lënë Shqipërinë.Por një ditë, mbase vonë, dhe ata këtu do vijnë.

Shënim i autorit:Më 20 tetor 2002 përkujtuam Heroin e Popullit Mumin Selami, vendosëm dhe bustin e tij në oborrin e shkollës me emrin e tij. Aty sajova këto vargje:

Bogonica dhe Çipini, të dy me qylaf të bardhëJanë pak si të gëzuar, s’e di si e kanë hallë.Djali që qanë me LOT, mu te shkolla u ka ardhë.Heroi Mumin Selami, rrinë bashkë e u thotë ca fjalë:-Kini qenë të bashkuar, po tani jeni të ndarë. Është kohë e kaluar, ju bëtë si u thanë. Veç një gjë nuk ju falet dhe për këtë kam ardhë. Ku i kini vajzat e djemtë lastarë? Pse i latë të iknin e të merrnin dynjanë. Lanë fshatin, motrat, nënën e babanë. Ata janë jeta, janë dhe lezeti. Pse i latë e ikën, i hëngri kurbeti, Për paratë muruare mben në vend të huaj. U thoni të vinë këtu në gjirin tuaj.

KALLARATI NË REGJISTRAT OSMANË Nga Enver GOLLOSHAJ

Depërtimi i turqve në Ballkan nisi aty nga viti 1352, kur ata kapërcyen ngushticën e Dardaneleve. Më 1371 ata thyen koalicionin e feudalëve ballkanas, duke hedhur në dorë gjithë Bullgarinë dhe territore të gjera të Serbisë. Fitorja e dytë e tyre kundër koalicionit të princërve ballkanas në betejën e Fushë-Kosovës më 1389 e vuri pothuaj gjithë Ballkanin nën sundimin e tyre.

Pushtimit nuk mund t’i shpëtonin as tokat shqiptare. Rrugën për në Shqipëri turqve ua hapi Karl Topia, sundimtar i Durrësit, i cili i thirri për ndihmë kundër rivalit të tij, Gjergj Balshës, dhe me ndihmën e tyre e mundi këtë në betejën e Savrës më 1385. Pas një tërheqjeje për shkak të luftërave të brendshme, turqit iu drejtuan tokave të Shqipërisë dhe nga 1415 deri më 1420 shtinë në dorë Krujën, Vlorën, Gjirokastrën dhe Beratin. Menjëherë ata bënë regjistrimin e tokave të pushtuara duke i vënë nën sundimin feudal ushtarak të tyre.

Tokat shqiptare të pushtuara ata i përfshinë në sanxhakun e Shqipërisë, ku hynë krahinat nga Çamëria e deri në lumin e Matit. Regjistrimin e përgjithshëm të tokave të këtij sanxhaku turqit e kryen gjatë viteve 1431–1432. Sanxhaku u nda në vilajete dhe vilajetet në nahije. Fshatrat e Kurveleshit u përfshinë në një nahije që varej nga vilajeti i Kaninës. Tokat e sanxhakut u ndanë në prona që quheshin timare, të cilat qeveriseshin nga timarlinjtë, feudalë të caktuar nga sulltani. Sipas madhësisë, fshatrat mund të formonin një timar të vetëm, të ndaheshin ose të bashkoheshin në një timar.

Ky regjistër është dokumenti i parë i njohur deri më sot, në të cilin del emri i Kallaratit. Aty fshati ynë del si pjesë e dy timareve: e timarit 88, po edhe e timarit 90, pronë e një timarliu të quajtur Ahmed Sollaku. Në këtë regjistër jepet numri i shtëpive që i kanë të dy bashkëshortët (hane), i shtëpive me

kryefamiljar grua të ve (bive) dhe me kryefamiljar burrë të ve (muçerred) si dhe taksa në akçe. Kallarati kishte 43 hane e një bive dhe duhej të paguante një taksë vjetore prej 3166 akçe, që ishte baras me 316 dhen (1 dele = 10 akçe) ose 12.167 kg grurë (38,430 kg grurë = 10 akçe)!

Gjatë shekujve të pushtimit, tokat shqiptare iu nënshtruan disa ndarjeve administrative. Çdo ndarje shoqërohej me një regjistrim të ri. Defterët e këtyre regjistrimeve ruhen në arkivat e Stambollit dhe nuk janë studiuar ende nga historianët tanë. Kështu, më 1481 Shqipëria del e ndarë në sanxhakë (qarqe) dhe një nga këta është sanxhaku i Vlorës, pjesë e të cilit duhet të ketë qenë edhe Kallarati. Ndër regjistrat që janë gjetur për këtë sanxhak janë ai i vitit 1506, 1520 dhe 1583. Në regjistrin e vitit 1056 përmendet edhe emri i Kallaratit si një nga 26 fshatrat e krahinës së Himarës që kishin kundërshtuar të paguanin haraçet. Ky regjistër nuk është përkthyer dhe prandaj nuk dimë se ç’të dhëna përmban, jep vetëm numrin e shtëpive për çdo fshat apo edhe emrat e kryefamiljarëve. Kurse për regjistrin e vitit 1520 nuk ka asnjë të dhënë.

Nuk dihet kur është shkëputur Kurveleshi nga sanxhaku i Vlorës, po me riorganizimin e vitit 1583 Kurveleshi del si kaza me 33 fshatra (përfshirë dhe Himarën) e mirlivasë së Delvinës. Defteri i këtij sanxhaku është studiuar nga historianët shqiptarë dhe së shpejti pritet të dalë një vepër e historianit Ferit Duka, i cili e ka përkthyer këtë defter. Në të jepen listat e kryefamiljarëve për çdo fshat, taksat që duhej të paguante fshati etj. Nga ky historian janë botuar pjesë të këtij defteri për fshatrat e Bregut (përfshirë dhe Fterrën e Çorrajn) dhe për Dropullin.

Falë dashamirësisë së këtij historiani, së shpejti lexuesit do të gjejnë në faqet e gazetës “Kallarati” listën e kryefamiljarëve të fshatit tonë në vitin 1583.

Çfarë dihet për pellazgjishten?

Pellazgjishtja është gjuha e pellazgëve, gjuhë e panjohur. Disa të dhëna për të nxirren në mënyrë të tërthortë. Janë vështruar si mbeturina të pellazgjishtes disa fjalë të greqishtes dhe disa emra vendesh, personash e perëndish me disa prapashtesa të veçanta, që nuk kanë të njëjtat tipare fonetike që karakterizojnë greqishten. Janë bërë përpjekje për të zbuluar lidhjet e pellazgjishtes me gjuhë të tjera indoevropiane dhe janë sjellë të dhëna me interes që kanë çuar përpara trajtimin e këtij problemi. E kanë afruar atë herë me ilirishten dhe nëpërmjet saj me shqipen, herë me trakishten, herë me gjuhët gjermanike dhe balto-sllave, herë me gjuhët anatomike etj. Megjithatë, përkatësia etnike e pellazgëve dhe përkatësia gjuhësore e gjuhës së tyre nuk janë zgjidhur përfundimisht.

“Demokracia e vërtetë kurrë s’ka ekzistuar dhe kurrë s’do të ekzistojë”. ZhanZhakRuso(filozof)

“Gjeniu i ngjan gjithkujt dhe atij asnjë”. HonoredeBalzak(shkrimtar)

Nëse nuk ke mundur të marrësh një përgëzim në asnjë lloj mënyre, bëji ti një përgëzim dikujt”.

MarkTuen(shkrimtar)

EnciklopEdithëniE

të mEnçura

Rami MEMUSHAJ

Fjalë të urta•Kur barku mbetet zbrazur,

shpina ndjen të mardhur. •Balta njësoj i pranon, të bukurinë dhe të shëmtuarin.

•Cmira dhe zilia mbijnë edhe pa pleh.

Page 8: Gazeta kallarati,nr 70

Gazeta KALLARATI faqe 8 Kor r i k -Gusht 2013

Kryesia e Shoqatës dhe Redaksia e gazetës

Më 18 qershor 2013 në Vlorë, një sëmundje e pashërueshme ndau nga jeta para kohe Arben Sheref Memushajn. I ndjeri kish lindur më 1960 në familjen e nderuar atdhedashëse të Sheref e Salihe Memushaj. Arbeni, pas mbarimit të shkollës së mesme, kish punuar në Ndërmarrje Shtetërore të Naftës e në Uzinën e Sodës kaustike, ku dallohej për ndërgjegje të

lartë në punë, prandaj ishte nderuar me dekorata pune. Ai dallohej edhe për sjellje e marrëdhënie të shkëlqyera në punë, shoqëri e familje. Beni la pas dy fëmijë, la në pikëllim të thellë të atin, Sherefin, vëllain e motrat. U përcoll për në banesën e fundit me nderime nga familjarët, shoqëria e tij, miq e bashkëfshatarë. Emri dhe kujtimi i tij i mirë do të mbet i paharruar.

Më 23 Gusht 2013 në Tiranë u nda nga jeta veterania e Luftes Nacional-çlirimtare, Asife Gaço Strataj. Ajo u lind në Kallarat më 1931 në një familje të varfër por me tradita të shquara patriotike dhe liridashëse. Edhe pse shumë e re, Asifeja u aktivizua në lëvizjen për liri e çlirim kombëtar, prandaj ajo gëzonte statusin e Veteranes së

Luftës Nacional-çlirimtare. Në vitin 1947 Asifeja martohet me Cane Stratin, edhe ky një pjesëmarrës me armë në dorë për çlirimin e vendit, i rreshtuar në Brigadën e 12 Sulmuese dhe pas çlirimit, oficer i Ushtrisë Popullore. Ndërsa Asifeja punoi një kohë të gjatë

në një nga ndërmarrjet ekonomike, ku dallohej për profesionalizëm e ndërgjegje të lartë. Të dy, Asifeja dhe Cania, lindën, rritën dhe edukuan 6 fëmijë, të cilët u bënë kuadro të zotë në sektorë të ndryshëm të jetës shoqërore. Asifeja ishte edhe një veprimtare aktive politikoshoqërore në lagje, ku banonte. U përcoll për në banesën e fundit me nderime nga fëmijët e familjarët e tjerë, nga bashkëfshatarë, miq e shokë, duke lënë pas fëmijët kujtimin e mirë dhe emrin e paharruar.

Më 13 shtator 2013, papritur e para kohe, u nda nga jeta Besnik Qazim Mataj. Kish lindur në Vlorë në familjen e respektuar atdhedashëse të Qazim e Deko Mataj. Besniku, krahas shkollimit, kishte në gjak edhe dashurinë për punë. Që i mitur ai nisi të punojë edhe në punë të rënda për moshën. Dhe falë punës së ndershme e me përkushtim arriti të krijonte një jetë me ekonomi të mirë, që i kish siguruar mirëqenie. Besniku nuk kish lindur në Kallarat, po Kallafatin e donte. Prandaj ai kontribuonte financiarisht për Shoqatën ‘Kallarati” me shuma të konsiderueshme për realizimin e veprimtarive të saj. Besniku kish krijuar edhe një familje të shëndoshë dhe bashkë me prindërit, që i respektonte aq shumë, kishin ndërtuar një jetë të harmonishme. U përcoll për në banesën e fundit me nderime nga familjarët, miqtë, shokët dhe bashkëfshatarët. La pas në pikëllim të thellë nënën Deko, bashkëshorten Vali, djalin Endri, vajzën Daniela, motrat Tina, Diana e Matilda dhe gjithë të afërmit. Besniku la edhe emrin e kujtimin e mirë e të paharruar. Kryesia e Shoqatës K/A Kallarati dhe Redaksia e gazetës u shprehin ngushëllime të thella familjeve për humbjen e njerëzve të tyre të dashur.

NEKROLOGJI

Redaksia e gazetes: Kryeredaktor: Seit Jonuzaj; Redaktorë: Hiqmet Meçaj;

Petrit Qejvanaj; Çize Xhaferi; Lefter Hysi; Rami Memushi;

Besnik Gjonbrataj. Arti grafik: Andi Meçaj.

www.kallarati.com; e-mail: [email protected] në Triptik, Vlorë

KËNDI I SHËNDETIT

Këshilla për të shmangur dëmet nga varësia e alkoolit

Alkoolizmi, i njohur edhe si varësia nga alkooli, është një sëmundje që përfshinë katër simptomat e mëposhtme: Dëshira e papërmbajtur për të pirë. Humbja e kontrollit, d.m.th. të mos jesh në gjendje të ndalosh të pirit nëse ke filluar. Varësi fizike, si ndjenja e të vjellurit, djersitje, dridhje, ankth pas ndalimit të pijes. Nevoja për të pirë sasira gjithnjë e më të mëdha alkooli për të ardhur në “qejf”.

A është alkooli i mirë për zemrën?Qarkullon mendimi se alkooli të bën mirë

për zemër. Studimet kanë treguar se ata që pinë 2 ose më pak gota alkool në ditë kanë më pak mundësi të vdesin nga sëmundje të zemrës, sesa ata që nuk pinë fare apo ata që pinë më tepër se 2 gota. Mendohet se kjo sasi alkooli (deri në 2 gota) ndihmon në kiminë e gjakut, duke mos lejuar koagulimin (mpiksjen) e gjakut në arteriet e zemrës. Por nëse njeriu nuk pi, më mirë të mos e fillojë pijen për këtë arsye. Ka mënyra të tjera për t’u mbrojtur nga sëmundjet e zemrës. Në fakt pirja e fortë rrit rrezikun e për sëmundje zemre, hemorragji cerebrale (gjak në tru) dhe tension të lartë e cerrozë të mëlçisë.

Edhe kur je duke pirë barna, alkool nuk duhet pirë.

Cili është niveli i sigurt i të pirit?Për shumicën e të rriturve përdorimi i matur i

alkoolit deri në dy gota në ditë për burrat dhe një gotë për gratë dhe të moshuarit shkakton pak ose aspak probleme. Por nuk duhet të pinë fare:

Ja 12 këshilla për të shmangur dëmet nga varësia alkoolike:

-Gratë shtatzëna ose ato që planifikojnë një shtatzëni;

-Drejtuesit e makinave dhe ata që punojnë me makineri që kërkojnë vëmendje të madhe;

-Ata që janë duke marrë barna mjekësore;-Ata me gjendje shëndetësore jo të mirë, që

mund të keqësohen nga të pirët;-Alkoolistët në kurë e sipër;-Të rinjtë me moshë nën 18 vjeç.

1. Efektet e pirjes së alkoolit ndryshojnë sipas individëve dhe varen nga gjatësia, pesha,gjinia dhe mënyra se si ata e pinë. Kështu, një person me trup e peshë më të vogël, mund të dehet më lehtë dhe më shpejt se dikush me trup e peshë më të madhe.

2. Alkooli mund të japë efekte të ndryshme edhe tek i njëjti person. Kjo në varësi të llojit të pijes së konsumuar, sa dhe sa shpejt është pirë.

Duhet ditur që pijet e forta (p.sh. rakia) thithet më shpejtë se pijet e lehta (p.sh. vera). Gjithashtu, një stomak plot e pengon deri diku thithjen e alkoolit.

3. Nuk është e lehtë të të dalë pija. Një mëlçie të shëndoshë i duhet të paktën një orë që të eliminojë një unite alkool nga trupi.

4. Nëse pihet një sasi e madhe alkooli menjëherë, do sforcohet shumë mëlçia dhe pjesë të tjera të trupit. Është e këshillueshme, që pas episodeve të

intoksikacionit të mos pihet alkool të paktën për 48 orë. Kështu do t’i jepet mundësi trupit të rimsrrë veten.

5. Duke qenë se alkooli ç’rregullon orientimin në hapësirë dhe në kohë, është e këshillueshme të mos pihet alkool nëse do të duhet të drejtohet automjeti, të punohet me makineri të ndryshme, me pajisje elektrike apo të notohet ose të merresh me me aktivitet sportiv. Personi që do të pijë alkool pas një aktiviteti që ka kryer, është e rëndësishme që më parë të dehidrohet, duke pirë ujë.

6. Femrat shtatzënë dhe ato që planifikojnë një shtatzëni, këshillohet që të mos pinë më shumë se 1-2 gota, një herë në dy javë. Konsumimi i alkoolit mund të zvogëlojë fertilitetin (pjellshmërinë) dhe ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e fëmijës, sepse pengon rritjen, shkakton prapambetje mendore ose anomali të tjera.

7. Alkooli ka efekte afatgjata në shëndetin e njeriut. Ai mund të shkurtojë deri në 10-12 vjet jetë. Shkatërron gradualisht qelizat e mëlçisë dhe mund të\ të çoje deri në cerrozë hepatite. Alkooli përmban shumë kalori, ndaj mund të pakësojë oreksin. Personat që pinë shpesh vuajnë nga mungesa e vitaminave dhe janë më të prekshëm nga sëmundjet infeksione.

8. Alkooli shkakton cirrozë hepatite që shkon drejt kancerit të mëlçisë dhe është një nga 6 shkaqet më të shpeshta të vdekjeve në Amerikë (numërohen rreth 27.000 vdekje në vit).

9. Alkooli rrezikon seriozisht marrëdhëniet seksuale. Studimet tregojnë se edhe kur merren doza të vogla, ai mund të ulë potencën seksuale te meshkujt, frenon dëshirën dhe pakëson kënaqësinë.

10. Alkooli vepron si frenues i sistemit nervor. Mund të bëhet shkak për depresione që sjellin vetëvrasje të shumta.

11. Statistikat tregojnë se rreth 25 për qind e aksidenteve rrugore janë të lidhura me konsumimin e tepruar të alkoolit. Po ashtu, 50 për qind e pacientëve të shtruar në kirurgji me dëmtime të kokës, kanë qenë të dehur. Rreth 50 për qind e të rriturve mendojnë se shkak i ndarjes (divorcit) është të pirit rregullisht alkool. Alkooli akuzohet si shkaktar në 2/5 e rasteve të dhunës, qoftë ajo në shtëpi, apo edhe në rrugë me të panjohur.

12. Një njësi alkool është e barabartë me një cl alkool i pastër. Kjo është e barasvlershme me sasinë e alkoolit që gjendet në një gotë të vogël vere.

Marrë nga gazeta “DITA”, 21 korrik 2013

FALËNDERIM Familja Mataj falënderon të gjithë ata që ndanë me ne hidhërimin e madh për

ndarjen nga jeta të Besnikut tonë të shtrenjtë, duke

marrë pjesë në përcjelljen e tij, si dhe duke na shprehur

ngushëllime në familje.

Jua shpërblefshim në gëzime!Nëna Deko, bashkëshortja Vali, djali Endri dhe vajza

Daniela.