17
[Menaxhmenti Shëndetësor] Gjendja shëndëtësore në kujdesin parësor-Prishtinë 1 punim seminarik: Gjendja shëndetësore në kujdesin parësor të Prishtinës dhe perspektiva e zhvillilmit mentori: Prof.Dr.ISUF DEDUSHAJ kandidati: mr.sc.ph. Arijeta N.Stanovci 2008, Prishtinë UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK DHE FAKULTETI I MJEKSISË STUDIMET POSTDIPLOMIKE MENAXHMENTI në SHËNDETËSI

Gjendja Shendetesore Ne Kujd. Paresor&Perspektiva e Zhvilllimit-Pishtine

  • Upload
    up-fm

  • View
    1.353

  • Download
    9

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Gjendja Shendetesore Ne Kujd. Paresor&Perspektiva e Zhvilllimit-Pishtine

[Menaxhmenti Shëndetësor] Gjendja shëndëtësore në kujdesin parësor-Prishtinë

1

punim seminarik:

Gjendja shëndetësore në kujdesin parësor të Prishtinës dhe perspektiva e zhvillilmit

mentori: Prof.Dr.ISUF DEDUSHAJ kandidati: mr.sc.ph. Arijeta N.Stanovci

2008, Prishtinë

Hyrje

Në periudhën e para luftës kujdesi shëndetėsor i nivelit primar dhe mjeku i praksës së përgjithshme, ishin nė njė pozitė tė palakmueshme, tė

UNIVERSITETI I PRISHTINËSFAKULTETI EKONOMIK DHE FAKULTETI I MJEKSISË

STUDIMET POSTDIPLOMIKEMENAXHMENTI në SHËNDETËSI

Page 2: Gjendja Shendetesore Ne Kujd. Paresor&Perspektiva e Zhvilllimit-Pishtine

[Menaxhmenti Shëndetësor] Gjendja shëndëtësore në kujdesin parësor-Prishtinë

2

disfavorshme gjė qė reflektohej edhe në shërbimet shėndetėsore që u ofroheshin popullatės. Kėshtu lindi nevoja qė tė bėhet njė ndryshim, riorganizim, reformë nė nivelin primar të mbrojtjes shëndetësore etësordhe filluan filizat e para të një koncepti tė ri shëndetėsor, tė Mjekėsisė Familjare.

Nė Dhjetor 1999 - Janar 2000 nga Asociacioni i Mjekëve tė Përgjithshëm të Kosovės (AMPK), u organizuan shumë takime ku personeli shėndetėsor nė Kosovė u njoftua me konceptin e Mjekësisë Familjare.

Para vitit 1999 kishte ndryshime në shfrytëzimin e shërbimeve shëndetësore publike dhe private nga ana e popullatës, me një shtim të aranzhimeve private dhe kujdesit shëndetësor alternativ.

Historikisht, shërbimet e shëndetësisë primare janë parë si “kontrolli i trafikut”, d.m.th.ofrimi i një recete dhe referimi tek shërbimet shëndetësore dytësore apo private. Kjo çoi tek një pikëpamje e përhapur gjerësisht për një shërbim shëndetësor publik primar inferior dhe shërbime superiore dytësore dhe private. Si pasojë, njerëzit e anashkalonin kujdesin primar dhe shkonin direkt tek specialistët e kujdesit dytësor. Ishte kjo trashëgimi që rezultoi në referime të panevojshme në shërbimet sekondare dhe ato private, gjë që rezultoi në një përdorim joefektiv të burimeve të kujdesit shëndetësor publik dhe shfrytëzim të gjerë të shëndetësisë private të parregulluar ligjërisht. Kjo përfaqëson një sfidë të madhe për implementimin e politikës shëndetësore operacionale dhe një ndryshim qëndrimi për qytetarët, shërbyesit civil dhe profesionistët.

Kështu vitit 1999, u ndërmor hapi i guximshëm i reformimit te sistemit shëndetësor. Mjekësia familiare duhej të ishte gurthemeli i politikës shëndetësore të Kosovës, me theks më të madh në promovimin e shëndetësisë, parandalimin sëmundshmërisëdhe rolin e rojtarit së portës që kujdesi shëndetësor parësor duhet të luaj ndaj shërbimeve shëndetësore dytësore/tretësore.

Në shtator 2004 Ministria e Shëndetësisë ka botuar Strategjinë e Kujdesit Parësor Shëndetësor në Kosovë. Parashikimi i Ministrisë ishte që 80-90% e gjithë shërbimeve shëndetësore do të ofrohet në kujdesin shëndetësor parësor, në përputhje me normat ndërkombëtare.

Tashmë janë bërë arritje madhore në zhvillimin e sistemit të kujdesit shëndetësor publik parësor, të tilla si futja që nga viti 2001 e trajnimit të mjekut të mjekësisë familiare dhe trajnimi i infermiereve të kujdesit shëndetësor parësor dhe hartimi i evidencës bazuar në protokollet klinike për diagnostikimin dhe trajtimin e një vargu sëmundjesh mjekësore p.sh. të hipertensionit.

Koncepti i Mjekësisë Familiare parashikon që qytetarët do ta zgjedhin mjekun familjar si mjekun e tyre personal dhe familjar, i cili duhet të jetë pikë referimi për kujdesin shëndetësor dytësor dhe tretësor.Kujdesi parësor shëndetsor (KPSH) si gurthemel i kujdesit shëndetsor përbëhet nga

Page 3: Gjendja Shendetesore Ne Kujd. Paresor&Perspektiva e Zhvilllimit-Pishtine

[Menaxhmenti Shëndetësor] Gjendja shëndëtësore në kujdesin parësor-Prishtinë

3

Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare, Qendrat e Mjekësisë Familjare, dhe Punktet

KPSH i jep prioritet shërbimeve preventive, dhe duke zgjidhur 80-90% të problemeve që paraqiten në atë pjesë ku vepron.

KPSH poashtu ka objektivë përcjelljen e gjendjes shëndetsore të popullatës, sidomos diagnostikimin dhe tretmanin edhe në shtëpi.

Detyrat e Qendrës së Mjekësisë Familjare:

shërbime preventive diagnoza fillestare dhe kujdesi elementar shërues kujdesi i emergjencës dhe stabilizimi i gjendjes së pacientëve

emergjent 24 orë kujdesi shëndetësor për nënën dhe fëmijën shërbimet e shëndetit reproduktiv shërbimet themelore stomatologjike vizitat shtëpiake kujdesi paliativ apo ngushëllues

Ligji i Kosovës për Shëndetësinë (Rregullorja 2004/30) është ligji themelor për rregullimin, përparimin dhe përmirësimin e ofrimit të kujdesit shëndetësor për qytetarët e Kosovës. Ai është gurthemeli mbi të cilin janë ndërtuar procedurat dhe politika shëndetësore.

Strategjia e Kujdesit Parësor Shëndetësor u botua nga Ministria e Shëndetësisë në shtator 2004. Ajo mbështetet nga Udhëzimi Administrativ (Shëndetësi 29/2004) i shtatorit 2004 mbi themelimin, organizimin, objektivat dhe funksionet e institucioneve të shërbimit primar.

Ligji për Shëndetësi i Kosovës: Ligji nr. 2004/4 ofron hartimin e një kornize administrative për të lehtësuar veprimtarinë e një sistemi shëndetësor efikas dhe të drejtë në Kosovë i cili bazohet në meritën dhe tregon karakterin multietnik të Kosovës. Ai krijon bazën ligjore për rregullimin, përparimin dhe përmirësimin e ofrimit të kujdesit shëndetësor për qytetarët e Kosovës.

Ekzistojnë një numër programesh të rëndësishme të zhvillimit të shëndetësisë dhe të trajnimi klinik, të financuara nga një varg qeverish/organizatash (p.sh. Zvicra, Finlanda, SHBA-të, MB-ja, EBA) që janë duke u implementuar nga komunat individuale, Ministria e Shëndetësisë dhe OJQ-të si p.sh. DFID-ja, USAID-i, OBSH-ja, AER-i dhe ECHO. Është e rëndësishme që të mbahen marrëdhënie të mira pune mes AKK-së (Asociacionit të Komunave të Kosovës) agjensive donatore dhe

Page 4: Gjendja Shendetesore Ne Kujd. Paresor&Perspektiva e Zhvilllimit-Pishtine

[Menaxhmenti Shëndetësor] Gjendja shëndëtësore në kujdesin parësor-Prishtinë

4

Ministrisë së Shëndetësisë për të siguruar që sinergjitë dhe integrimi mes veprimtarive lokale dhe qendrore të maksimalizohen dhe të njihen prioritetet e komunave.

Deklaratë Parimore për Kujdesin Shëndetësor Parësor

Kjo deklaratë parimore fokusohet në kujdesin shëndetësor parësor i cili në ligj përfshin përgjegjësitë e shëndetësisë publike. Pos kësaj, ngaqë duhet të ketë vazhdimësi për pacientët në kujdesin shëndetësor parësore dhe atë dytësore janë bërë referime edhe në këtë sektor.

Sipas ligjit aktual, Instituti për Shëndetësi Publike, Autoritetet Shëndetësore të Qarkut (ASHQ) dhe komunat, të gjitha kanë përgjegjësi për funksionimin e shëndetësisë publike.

Ato përfshijnë identifikimin dhe parandalimin e sëmundjeve ngjitëse, edukimin shëndetësor, shëndetin e mjedisit, ujin e sigurtë të pijes dhe higjenën, sigurinë e ushqimit dhe nutricionin dhe planifikimin e kujdesit parësor shëndetësor në përputhje me nevojat shëndetësore të popullatës. Të gjitha këto aspekte janë faktorë të brendshëm për funksionimin e kujdesit parësor shëndetësor dhe janë të definuara në ligj si përgjegjësi të komunave. Komunat kërkojnë një shkëmbim më efektiv të informacioneve në mes: QKMF, komunës, IPSH-së, dhe AQQ –së, për të ndihmuar planifikimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore dhe të përgaditjes së buxhetit.

KOMUNA E PRISHTINËS

Shenjat e banimit në Prishtinë i hasim që në parahistori. Hulumtimet arkeologjike nga koha e Neolitit të hershëm, si në Mat, Graçanicë, Ulpianë dëshmojnë për këtë, pastaj në epokën e bronzit, deri te etnokultura dardane që nga shek. VIII e VI para Lindjes së Krishtit. Në të dhënat historike të shkruara deri në shek. XIV, për Prishtinën kemi të dhëna të pakta e fragmentare. Kështu, për strukturën e Prishtinës nuk mund të mbështetemi vetëm në të dhënat e shkurtëra e narrative nga Arkivi i Raguzës për periudhën paraosmane. Të përkujtojmë se gjatë periudhës së sundimit romak, popullatën e vendëse në shumicë e përbënin dardanët, pastaj vijnë dubrovnikasit dhe sasët. Me pushtimin e Artanës (ish-Novobërdës) më 1455, pra edhe të Prishtinës nga Perandoria Osmane, në Prishtinë filluan të vijnë edhe turqit, çerkezët, romët etj.

Etimologjia e emrit Prishtinë, duket se vjen nga një gjuhë e lashtë indoevropiane, ndërsa kuptimi i saj është; i lashtë, i fazës fillestare, diçka që i përket të kaluarës ose pri Justina sypozohet se pas rrenimit nga termeti i ulpijanës fillon ndërtimi i Prishtinës dmth para Justines.

Page 5: Gjendja Shendetesore Ne Kujd. Paresor&Perspektiva e Zhvilllimit-Pishtine

[Menaxhmenti Shëndetësor] Gjendja shëndëtësore në kujdesin parësor-Prishtinë

5

Duke u mbështetur në këto të dhëna, hetohet se Prishtina është një lokalitet i lashtë antik, por që është përtërirë gjatë periudhës së Mesjetës. Shkrimi i parë për Prishtinën është ai i vitit 1342 nga Perandori i Bizantit, Johan

Kantakuzen, i cili Prishtinën e përshkruan si një fshat. Pas këtij viti, ka të ngjarë se ekzistonte kisha katolike e Shën Mërisë dhe si priftërinj përmenden edhe emra, si ai i shqiptarit Don Lasio.

Meqë gjatë periudhës së vjetër ekzistonte qyteti i vjetër Ulpiana (Ulkiana), ndërsa gjatë mesjetës së hershme Artana si qytet xehetarësh, atëherë hetohet se Prishtina deri në kohën e sundimit osman, nuk dëshmon ndonjë rol të rëndësishëm gjatë shek. XIV e XV kur Prishtina, fillon të zhvillohet edhe si qendër e rëndësishme tregtare. Komuna e Prishtinës shtrihet në sipërfaqe prej 572 km2. Prishtina i ka gjithësej 48 fshatra. Dhe vlerësohet se në këtë Komunë jetojnë rreth 500 000 banorë.

- QKMF PRISHTINË –

Shtëpia e Shëndetit në Prishtinë, në bazë të shënimeve që i kemi në dispozicion është themeluar në vitin 1951. Gjatë periudhave të ndryshme, ka ardhë deri te ndryshimi i formës së organizimit të punës në këtë institucion. Që nga viti 1970, Shtëpia e Shëndetit përbëhej nga katër njësi punuese:

1. Mjekësia e përgjithshme;2. Shërbimi dispanzerik;3. Shërbimi stomatologjik;4. Bashkësia punuese

Në kuadër të këtyre bashkësive punuese kanë vepruar këto shërbime: 1) shërbimi i

laboratoriumit, 2) Rö – kabineti, 3) shërbimi i vaksinimit, 4) shërbimi pediatrik, 5) shërbimi gjinekologjik, 6) këshillimorja për fëmijë, 7) këshillimorja për diabet, 8) barnatorja, 9) shërbimi internistik, 10) shërbimi i dermatologjisë, 11) shërbimi i ORL-së, 12) shërbimi neuropsikiatrik, 13) shëbimi oftalmologjik, 14) shërbimi i ndihmës së shpejtë, 15) shërbimi administrativ, 16) shërbimi i shërimit shtëpiak, 17) mjekësia e punës, 18) shërbimi teknik, 19) shërbimi i DAT-it.

Page 6: Gjendja Shendetesore Ne Kujd. Paresor&Perspektiva e Zhvilllimit-Pishtine

[Menaxhmenti Shëndetësor] Gjendja shëndëtësore në kujdesin parësor-Prishtinë

6

Skema organizative pas vitit 2000Në organizimin e mbrojtjes primare (KPSH) në këtë fazë, i është dhënë prioritet konceptit të Mjekësisë Familjare. Skema momentale është si vijon:

- Mjekësia Familjare;- Shërbimi specialistiko – konsultativ;- Shërbimi stomatologjik;- Shërbimi diagnostik – laboratoriumi dhe Rö-kabineti;- Shërbimi teknik, dhe- Shërbimi administrativ.

Mjekësia Familjare është organizuar në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Ambulanca.Në qytetin e Prishtinës ekziston Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF), gjashtë Qendra të Mjekësisë Familjare (QMF), si dhe një në Hajvali dhe një në Besi. Ndërsa, Ambulancat janë në pesëmbëdhjetë fshatra: Shkabaj, Barilevë, Bardhosh, Llukar, Keqekollë, Dabishevc, Koliq, Mat, Slivovë, Mramor, Viti, Bullaj, Fllotacion, Kishnicë dhe Shashkovc. Resurset Humane në QKMF (Shtëpinë e Shëndetit) Prishtinë 31. 12. 2006

Nr. Profili

Nr. P

Nr.

R.

Profili Nr.ipu

n

1 Mjek familjar 63 17 Sp. i Higjienës 12 Mjek në specializim 19 18 Biokimist 53 Specialist të M.P. 6 19 Kimist 14 Mjek 22 20 Biolog 15 Pediatër 25 21 Sociolog 2

6 Dermatovenerolog 7 22Motra medicinale 286

7 Gjinekolog 6 23Mami - akushere 18

8 Pneumoftiziolog 4 24 Ro-teknik 79 Radiolog 1 25 Laborant 4010 Reumatolog 1 26 Administrator 5

11 Okulist 3 27Zyrtar Prokurimi 1

12 Internist 4 28 Administrator 26

13 Neuropsikiatër 2 29Shërbimi teknik 28

14 ORL 2 30 Autoparku 26

15Specialist të M.Punës 2 31 Enëlarëse 4

16 Epidemiolog 1 32 Higjienist 57

Page 7: Gjendja Shendetesore Ne Kujd. Paresor&Perspektiva e Zhvilllimit-Pishtine

[Menaxhmenti Shëndetësor] Gjendja shëndëtësore në kujdesin parësor-Prishtinë

7

Në komunën e Prishtinës janë të angazhuar 794 punëtorë mjekësor dhe jo mjekësor. Në Mjekësi të përgjithshme punojnë 676 veta ku sipas përgatitjes profesionale kishte: 63 Specialistë të Mjekësisë Familjare, 19 mjek në specializim – Mjekësi Familjare, 6 specialistë të Mjekësisë së Përgjithshme, 22 mjek të Praktikës së Përgjithshme, 25 pediatër, 7 dermatovenerolog, 6 gjinekolog, 4 pneumoftiziolog, 1 radiolog, 1 reumatolog, 3 oftalmolog, 4 internistë, 2 neuropsikiatër, 2 specialilistë të ORL-së, 2 specialistë të mjekësisë së punës, 1 epidemiolog, 1 specialist i ekologjisë humane, 5 biokimistë, 1 kimist, 1 biolog, 2 sociolog, 286 motra medicinale, 18 mami (akushere), 7 teknik të Rö-së, 40 laborantë dhe 147 punëtor të tjerë jo mjekësor.

Në Shërbimin Stomatologjikë punojnë 118 punëtorë sipas kësaj përgatitje profesionale: 7 specialistë të protetikës, 5 specialistë të pedodoncisë, 3 specialistë të sëmundje të dhëmbëve dhe gojës (S.DH.G.), 2 Kirurg oral, 32 stomatolog, 12 teknik të dhëmbëve, 43 asistentë të dhëmbëve, 6 teknik të rentgenit 2 teknik të kartotekës dhe 6 të tjerë jo mjekësorë.

Shërbimi Stomatologjik

Nr.rendor Profili

Nr. i punëtorëve

1 Specialist protetike 72 Specialist pedodonte 53 Specialist - S.DH.G. 34 Kirurg oral 25 Stomatolog 326 teknik të dhëmbëve 127 Asistent të dhëmbëve 438 Teknik të rentgenit 69 Teknik të kartotekës 210 Depoist 111 Elektricist 212 Higjienist 3  Gjithsej 118

DISKUTIMI dhe PËRFUNDIMET

Para vitit 1999 kishte ndryshime në shfrytëzimin e shërbimeve shëndetësore publike dhe private nga ana e popullatës, me një shtim të aranzhimeve private dhe kujdesit shëndetësor alternativ.

Page 8: Gjendja Shendetesore Ne Kujd. Paresor&Perspektiva e Zhvilllimit-Pishtine

[Menaxhmenti Shëndetësor] Gjendja shëndëtësore në kujdesin parësor-Prishtinë

8

Gjatë vitit 1999, shumë Shtëpi Shëndeti, tani Qendra të Mjekësisë Familjare (themeli i ofrimit të shërbimit të kujdesit shëndetësor parësor) u shkatërruan dhe/ose patën pak investime në 10-15 vjetët para 1999-ës. Ndërsa shumë janë rindërtuar ose kanë patur njëfarë renovimi, shumë vazhdojnë të kenë nevojë për investime si në mjedise ashtu edhe për pajisje.

Studimet ndërkombëtare tregojnë se niveli i sistemit të kujdesit shëndetësor parësor të një vendi shoqërohet me përmirësimin e treguesve të vdekshmërisë së popullatës nga të gjitha shkaqet, vdekshmërisë së prematurëve nga të gjitha shkaqet dhe vdekshmërisë sëprematurëve nga shkaqe specifike, nga sëmundjeve madhore respiratore dhe kardiovaskulare. Për më tepër, zgjerimi i ofrimit të kujdesit shëndetësor parësor shoqërohet me shtimin e pacientëve të kënaqur nga shërbimi dhe pakësimin eshpenzimeve të përgjithshme për kujdesin shëndetësor.

Studimet nga vendet e zhvilluara tregojnë se orientimi drejt sistemeve të bazuara tek specialistët shkakton pabarazi në qasje. Sistemet shëndetësore në vendet me të ardhura të ulta (tëpakta) me një orientim të fuqishëm në kujdesin shëndetësor parësor kanë tendencë të jenë më pro të varfërve, më të barabarta dhe që ofrojnë qasje më të madhe. Në nivel operacional, shumica e studimeve tregojnë se shfrytëzimi i mjekëve të kujdesit shëndetësor parësor zvogëlon pakëson shpenzimet dhe shton numrin e pacientëve të kënaqur pa asnjë efekt të padëshirueshëm mbi cilësinë e kujdesit apo shëndetin e pacientit.

Situata aktuale dhe rekomandimet

Që nga viti 1999, është arritur përparim i rëndësishëm në zhvillimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor në Kosovë, përmes implementimit të Mjekësisë Familjare dhe futjes së evidencës së bazuar në protokollet e trajtimit.

Pritet që KPSH të trajtoj 80-90% të rasteve, banorët të zgjedhin mjekun familjar personal. Kujdesi esencial stomatologjik do jetë gjithnjë pjesë e KPSH – së dhe specialistët e spitaleve ofrojnë kujdes specialistik vetëm me posedim të udhëzimit nga mjeku i KPSH-së (edhe kujdesi mental në kuadër të KPSH-së).

Udhëzimi Administrativ 29/2004 shprehet se specialistët e mjekësisë familjare (MF) duhet të jenë në raportin 1:2000 me pacientët. Pa një rekrutim dhe trajnim të shtuar të stafit shtesë, ky synim nuk do të arrihet për shumë vite në të ardhmen.

Ekziston nevoja për shtimin e të ardhurave për Qendrat Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në mënyrë që nevojat për shpenzime për përmirësimin e statusit shëndetësor të grupeve të vëna në shenjestër të kujdesit parësor shëndetësor të mund të plotësohen në baza të qëndrueshme.

Ekziston një mungesë e madhe e kuadrove profesionale të kujdesit shëndetësor parësor, të tillë si doktorë të mjekësisë familjare,

Page 9: Gjendja Shendetesore Ne Kujd. Paresor&Perspektiva e Zhvilllimit-Pishtine

[Menaxhmenti Shëndetësor] Gjendja shëndëtësore në kujdesin parësor-Prishtinë

9

infermiere të trajnuara, radiologë dhe staf i kualifikuar i patologjisë dhe mungesë e qasjes së barabartë në shërbimet e kujdesit parësor shëndetësor në Kosovë.

Poashtu me disa përjashtime të dukshme, ekziston demotivim i përhapur i kuadrove, mungesa e stimujve profesional për një llojllojshmëri arsyesh duke përfshirë pagat e ulta, kushtet e këqija të punës, ngarkesën e punës nëpër klinika, procedurat joefektive dhe joefikase të prokurimit për furnizimet me pajisje mjekësore dhe jomjekësore p.sh. barërat, mobiljet e zyrave, korrupsioni që ndihet.

Ekziston nevoja urgjente për të rishikuar pagat e stafit profesional kyç, veçanërisht të specialistëve të mjekësisë familjare (MF), për të vazhduar renovimin e mjediseve shëndetësore dhe për të rishikuar procedurat aktuale të prokurimit administrative duke përfshirë hartimin e buxheteve në mënyrë që ato të jenë sa më afër pacientëve që të jetë e mundur, si edhe rekrutimin e njerëzve të duhur në pozitat udhëheqëse kyçe.

Ekziston gjithashtu nevoja për të rritur pagat e stafit profesional, në mënyrë që të tërhiqet një numër më i madh i personelit në kujdesin primar dhe të mbahen ata mjek që marrin kualifikime në MF por që pastaj nuk punojnë në kujdesin parësor shëndetësor, të ofrohet një sistem i pranueshëm i kujdesit parësor shëndetësor publike. Kjo do të përmirësonte barazinë në qasje për shërbimet dhe së këndejmi do të përmirësonte rezultatet e shëndetësisë tek popullata.

Numri i personelit që duhet të punësohet caktohet nga qeveria qendrore

Buxheti i kujdesit shëndetësor parësor përcaktohet nga qeveria qendrore dhe ndahet për pagat, mallrat dhe shërbimet. Në realitet, ky buxhet nuk u është transferuar komunave të cilave u është dhënë përgjegjësia për shërbimet e kujdesit parësor shëndetësor. Komunat kanë të drejtë të përfshihen në procesin e caktimit të buxhetit dhe përcaktojnë prioritetet lokale. Buxheti për kujdesin parësor shëndetësor duhet t’u transferohët menjëherë komunave.

Komunat insistojnë që drejtorët e të gjitha KQMF duhet të kenë kualifikimin si MF dhe përvojë në menaxhim. Procesi i rekrutimit duhet të jetë transparent dhe të jetë i bazuar në aftësitë profesionale në vend që të jetë emërim politik.

Specialistët e mjekësisë familjare dhe infermierët e familjar kanë qasje për EVP (Edukimi vazhdueshëm profesional)EVP-ja duhet të bëhet e mundur për të gjithë stafin profesionale.

Komunat kërkojnë të kenë të drejtën të përfshihen në analizën e nevojave të trajnimit profesional dhe të konsultohen se kush do të dërgohet për trajnim për MF, për të siguruar që paratë publike të shpenzohen në mënyrë të përshtatshme dhe që nevojat e shërbimit të kujdesit parësor shëndetësor të jenë plotësuar.

Komunat inkurajojnë marrjen në konsideratë të mundësisë së shfrytëzimit të mjeteve shtesë të të hyrave për kujdesin parësor shëndetësor p.sh.lëshimin e çertifikatave të ndryshme mjekësore.

Numri i personelit që duhet të punësohet caktohet nga qeveria qendrore. Në shumë QMF, ekziston numër i pamjaftueshëm i stafit

Page 10: Gjendja Shendetesore Ne Kujd. Paresor&Perspektiva e Zhvilllimit-Pishtine

[Menaxhmenti Shëndetësor] Gjendja shëndëtësore në kujdesin parësor-Prishtinë

10

klinik dhe një numër i madh i stafit administrativ, i cili do të mund ta mbulonte ngarkesën e punës me më pak staf, nëse ai do të ishte më efektiv.

Meqë komunat janë vendi më i mirë për të identifikuar nevojat lokale për kujdes shëndetësor, komunat duan të identifikojnë vetë nevojat e tyre për staf, bazuar në nevojat lokale për kujdes shëndetësor duke respektuar normat dhe standardet për mjekësi familjare dhe pastaj të ndryshojnë llojet dhe numrin e stafit të punësuar për të ofruar shërbimet e kërkuara.

Ofrimi i kujdesit shëndetësor falas në institucionet publike të shëndetësisë për grupet e specifikuara në Ligjin e Shëndetësisë të Kosovës 2004/30 konsiderohet si një kontribut i madh për përmirësimin e shëndetësisë për qytetarët

Në të gjitha komunat, formulari për mbledhjen e të dhënave të kujdesit parësor shëndetësor u fut në dhjetor të vitit 2003. Detajet bazë të pacientit dhe informacionit për diagnozën futen në një kompjuter qendror. Megjithatë, me përdorim të gjerë të sektorit privat në të gjitha komunat, të cilat nuk ofrojnë këtë lloj informacioni, informacioni që ka të bëjë me popullatën p.sh. numri i personave me sëmundje kronike, etj., nuk mund të sigurohet. Ndërkohë që nga QKMF-të dërgohen të dhëna në MSH, nuk ka të dhëna të plota të dërguara tek komunat për planifikimin e kujdesit shëndetësor/monitorimin e trendit të sëmundjeve, etj nga MSH.

Parimet për ofrimin e shërbimit shëndetësor, d.m.th.: -barazia -cilësia -ndershmëria dhe përgjegjësia -gjithëpërfshirja dhe jodiskriminimi -financimi i qëndrueshëm -financimi kosto/efektiv -bashkëfinancimi, d.m.th. parandalimi i përdorimit të panevojshëm të shërbimit shëndetësor dhe mbështetja në sistemin e referimit

Shëndetësia primare duhet të përfshijë: a) përparimin, parandalimin, mjekimin, shërimin dhe rehabilitimin që kanë të bëjnë me sëmundjet, çrregullimet shëndetësore si edhe lëndimet b) edukimin shëndetësor c) imunizimin d) përcaktimin e diagnozës fillestare dhe kujdesin parësor shëndetësor duke përfshirë edhe ndërhyrjet e vogla kirurgjikale e) promovimin e shëndetit oral dhe kujdesin themelor stomatologjik f) kujdesin për shëndetin mendor të bazuar në bashkësi g) rehabilitimin e bazuar në bashkësi h) Sigurimin e ujit dhe ushqimit cilësor

Ekipi i mjekësisë familjare duhet të përbëhet nga punëtorët shëndetësor të mëposhtëm: Doktor i mjekësisë

Page 11: Gjendja Shendetesore Ne Kujd. Paresor&Perspektiva e Zhvilllimit-Pishtine

[Menaxhmenti Shëndetësor] Gjendja shëndëtësore në kujdesin parësor-Prishtinë

11

Doktor i stomatologjisë Specialistët e mjekësisë familjare Magjistri i farmacisë Pediatri Obstetër-Gjinekologu Specialisti i biokimisë klinike Infermieret, mamitë, fizioterapeutët dhe teknikët mjekësor

Institucionet e shëndetësisë primare përcaktohen si: Qendrat kryesore të mjekësisë familiare Qendra e mjekësisë familiare Ambulanca shëndetësore Qendra e mjekësisë urgjente në komunat me mbi 150,000 banorë Barnatore Qendra e rehabilitimit

Sqarimi i roleve të ndryshme të qeverisë qendrore dhe asaj komunale dhe vendosja e vijave të qarta të dialogut si vertikalisht ashtu edhe horizontalisht me mekanizma rishikimi konsultativ, do të kontribuojë në masë të madhe për përmirësimin e efiktshmërisë në përdorimin e burimeve njerëzore dhe të aftësive që janë të kufizuara. Megjithatë në kujdesin parësor shëndetësor janë bërë përmirësime dhe hapa të mëdha gjatë pesë viteve të kaluara.Në Ligjin për shëndetësi 2004 shprehet se “komunat sigurojnë zbatimin e kujdesit shëndetësor parësor duke i dhënë përparësi zbatimit të masave parandaluese nëpërmjet zbatimit të konceptit të mjekësisë familjare”

Komunat duan të kenë përfshirje më të madhe të stafit në hartimin e politikës shëndetësore dhe të planifikimit shëndetësor gjë që do të mundësonte që implementimi i politikës shëndetësore të jetë më efektiv dhe të arrijë rezultate shëndetësore të përmirësuara për popullatën.

Ekzistojnë nivele shumë të ndryshueshme të komunikimit dhe bashkëpunimit mes Ministrisë së Shëndetësisë, gjashtë Autoriteteve Shëndetësore të Qarkut (pika lokale e hyrjes në Ministrinë e Shëndetësisë), Spitaleve dhe tridhjetë komunave. Për shembull, ekzistojnë një numër shembujsh ku komunat dhe Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare nuk kanë marrë kopje të dokumentacionit relevant që ka të bëjë me kujdesin shëndetësor prësor. Në të gjitha komunat mungon bashkëpunimi për sistem të mirëfillt të referimit nga niveli parësor shëndetësor në nivelin sekondar dhe feedback-u. Nga ana tjetër, ka shembuj të përparimit të zhvillimit të kujdesit shëndetësor parësor, gjë që i atribuohet në mënyrë direkte menaxhimit të mirë bashkëpunues mes qeverisë qendrore dhe asaj lokale.

Nevojitet të krijohet një sistem i përmirësuar i komunikimit dhe një bashkëpunim më i madh mes qeverisë qendrore dhe qeverive lokale në mënyrë që praktikat e mira të përsëriten në të gjitha komunat. Kjo do të ndihmojë që të pakësohet mënyra aktuale e pabarabartë e zhvillimit të kujdesit parësor në Kosovë.

Page 12: Gjendja Shendetesore Ne Kujd. Paresor&Perspektiva e Zhvilllimit-Pishtine

[Menaxhmenti Shëndetësor] Gjendja shëndëtësore në kujdesin parësor-Prishtinë

12

Ekziston qasje e ndryshme në shërbimet dhe pajisjet në qendra të ndryshme të mjekësisë familjare (QMF), veçanërisht në zonat rurale ku jeton 60% e popullatës Komunat insistojnë që parimi i barazisë në trajtim, qasje në shëndetësi dhe shpërndarja e barabartë e burimeve shëndetësore bazuar në barazinë ekonomike dhe shoqërore, të përqafuara në Ligjin e Shëndetësisë së Kosovës, të realizohen për të gjithë qytetarët, qoftë për ata që jetojnë në komunat urbane apo në ato rurale. Me disa përjashtime të dukshme, ekziston demotivim i përhapur i kuadrove, mungesa e stimujve profesional për një llojllojshmëri arsyesh duke përfshirë pagat e ulta, kushtet e këqija të punës, ngarkesën e punës nëpër klinika, procedurat joefektive dhe joefikase të prokurimit për furnizimet me pajisje mjekësore dhe jomjekësore p.sh. barërat, mobiljet ezyrave, korrupsioni që ndihet.

Pasi që të gjitha referimet për në kujdesin dytësor (si ai publik edhe ai privat) shkojnëpërmes kujdesit primar kurse kujdesi primarka burime të mjaftueshme profesinale që të arrijë rolin efektiv të “mbylljes se portave” për tek shërbimet spitalore, atëherë kërkesa për specialist në shërbimin dytësor të kujdesit nuk do të ishte aq e lartë. Si rrjedhojë burimet do të mund të ridrejtoheshin nga kujdesi dytësor për në kujdesin parësor.

Pas vitit 1999, fokusi ishte vënë në rekrutimin e stafit për të pakësuar shifrat e papunësisë në vend që t’i jipej rëndësi kombinimit të aftësive dhe kompetencës për të ofruar shërbimet e kujdesit shëndetësor parësor.

Në shumë QMF, ekziston numër i pamjaftueshëm i stafit klinik dhe një numër i madh i stafit administrativ, i cili do të mund ta mbulonte ngarkesën e punës me më pak staf, nëse ai do të ishte më efektiv. Në mënyrë interesante, kjo çështje është identifikiuar gjerësisht në Raportin e Bankës Botërore.

Meqë komunat janë vendi më i mirë për të identifikuar nevojat lokale për kujdes shëndetësor, komunat duan të identifikojnë vetë nevojat e tyre për staf, bazuar në nevojat lokale për kujdes shëndetësor.E kjo zbatohet padyshim duke respektuar normat dhe standardet për mjekësi familjare dhe pastaj të ndryshojnë llojet dhe numrin e stafit të punësuar për të ofruar shërbimet e kërkuara.

Strategjia dhe Objektivat:

Një QMF në 10 000 banorë.Stimulimi i Mjekësisë PrivateSigurimi i Barnave Esenciale

Megjithatë, me qëllim që të realizohen të gjitha përfitimet nga shërbimi shëndetësor i drejtuar nga kujdesi parësor shëndetësor duhet të ketë më shumë bartjen e kompetencave tek komunat dhe të përfshihen më shumë ato në planifikimin dhe zhvillimin e kujdesit parësor dhe në implementimin e politikës së kujdesit parësor shëndetësor.

Page 13: Gjendja Shendetesore Ne Kujd. Paresor&Perspektiva e Zhvilllimit-Pishtine

[Menaxhmenti Shëndetësor] Gjendja shëndëtësore në kujdesin parësor-Prishtinë

13

Duhet gjithashtu të ketë harmonizim të stafit shëndetësor brenda Qendrave të Mjeksësisë familjare. Pa këto ndryshime nuk do të arrihet sigurimi i efekasitetit në sistemin shëndetësor dhe përmirësimet në statusin shëndetësor të popullatës.

Referencat:

1. Ministria e Shëndetësisë “Shëndetësia dhe Kujdesi shëndetësor në Kosovë”, shkurt 2004

2. Deklaratë Parimore mbi Kujdesin Parësor Shëndetësor , MSH3. Prof.Dr. Isuf Dedushaj, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike-

raporta dhe të dhëna nga hulumtimet4. “Strategjia e kujdesit parësor shëndetësor”, MSH5. Raporti i UNDP-së mbi Zhvillimin Njerëzor në Kosovë 2004, shtator6. Ligji për Shëndetësi i Kosovës: Ligji nr. 2004/4, Rregullorja e UNMIK-

ut 2004/30

Shkurtesat

ASHQ - Autoriteti Shëndetësor i Qarkut MF - Mjekësia Familjare QMF - Qendra Mjekësore Familjare QKMF - Qendra Kryesore Mjekësore Familjare MSH - Ministria e Shëndetësis OJQ - Organizatë Jo Qeveritare KPSH - Kujdesi Parësor Shëndetësor