861
PËRMBAJTJA Çështje Civile Nr.i vendimit Data PALËT Faqe 412 (00-2012-2748) 02.10.2012.........Shoqëria Botimeve e Shtypshkrimeve” Dajti 2000” Tiranë kundër Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve Tiranë, Dega e Tatimeve Tiranë........9 413 (00-2012-202) 02.10.2012......Naum Malja kundër Petrit Bejleri, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, Naile Xhumra, Qamil Xhumra, Sylaver Hurma, Xhamaile Curri, Merita Cetaku, Manjola Myftiu, Stefan Bardhi........................13 414 (00-2012-2169) 02.10.2012.......Shoqëria “IKS” sh.p.k kundër Komuna Qendër-Skrapar................16 415 (00-2012-2171) 02.10.2012.......Kërkuese: Ervehe Dyli Persona të tretë: Ministria e Brendshme Tiranë, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Berat 19 416 (00-2012-2228) 02.10.2012...........Zoje Veliaj kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Shkodër, Agjencia Rajonale Pukë 22 417 (00-2012-2045) 02.10.2012.........Rabije Guri, Lorenc Guri, Alfred Guri, Valbona Shehu, Hyrije Guri, Agim Guri, Hane Guri kundër Asllan Guri 25 418 (00-2012-2077) 02.10.2012...........Fildez Pano kundër Kreshnik Rustemi, Andon Rustemi, Shyqyri Sinani, A.K.K.K. Pronave, Zyra Rajonale Qarkut Gjirokastër.....29 419 (00-2012-2784) 02.10.2012..........Pëllumb Barçi, Edi 1

gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/tetor_2012_770.doc · Web viewdhe Shitjes së Pronave Publike në mungesë, Autoriteti Shëndetësor Rajonal në mungesë, Brikena Çabej, Ministria

  • Upload
    others

  • View
    15

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

PËRMBAJTJA

Çështje Civile

Nr.i vendimit Data PALËT Faqe

412 (00-2012-2748)02.10.2012Shoqëria Botimeve e Shtypshkrimeve” Dajti 2000”

Tiranë kundër Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

Tiranë, Dega e Tatimeve Tiranë9

413 (00-2012-202)02.10.2012Naum Malja kundër Petrit Bejleri, Zyra Vendore e

Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës,

Naile Xhumra, Qamil Xhumra, Sylaver Hurma,

Xhamaile Curri, Merita Cetaku, Manjola Myftiu,

Stefan Bardhi13

414 (00-2012-2169)02.10.2012Shoqëria “IKS” sh.p.k kundër

Komuna Qendër-Skrapar16

415 (00-2012-2171)02.10.2012Kërkuese: Ervehe Dyli

Persona të tretë: Ministria e Brendshme Tiranë,

Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Berat19

416 (00-2012-2228)02.10.2012Zoje Veliaj kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Shkodër, Agjencia Rajonale Pukë22

417 (00-2012-2045)02.10.2012Rabije Guri, Lorenc Guri, Alfred Guri, Valbona Shehu,

Hyrije Guri, Agim Guri, Hane Guri kundër Asllan Guri25

418 (00-2012-2077)02.10.2012Fildez Pano kundër Kreshnik Rustemi,

Andon Rustemi, Shyqyri Sinani, A.K.K.K. Pronave,

Zyra Rajonale Qarkut Gjirokastër29

419 (00-2012-2784)02.10.2012Pëllumb Barçi, Edi Barçi, Emirjeta Barçi,

Mimoza Hidri, Skënder Drinziu, Irena Brovina kundër

Ministria e Financave (Drejtoria e Administrimit dhe

Shitjes së Pronave Publike), Uzina e Instrumentave

Korçë, Bashkia Korçë në mungesë, Foti Simo33

420 (00-2012-2223)02.10.2012Trashëgimtarët e të ndjerit Naim Toska: Zyhdi Toska,

Xhevdet Toska kundër Trashëgimtarët e të ndjerit

Sulejman Nikshiqi: Yzeir Nikshiqi në mungesë,

Adlije Nikshiqi në mungesë, Vehibe Baçi në mungesë,

Zyhdi Baçi në mungesë, Mesihal Baçi në mungesë,

Qeramedin Baçi në mungesë, Remzije Hoxha

në mungesë, Nexhipe Baçi, Remzi Nikshiqi, Agjensia

Kombëtare e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave

Tiranë në mungesë43

421 (00-2012-2720)09.10.2012Adriatik Pasho kundër

Shoqëria “Adriatik Ventures” LLC48

422 (00-2012-2721)09.10.2012“Vodafon Albania” sh.a kundër Komuna Pajovë

Elbasan54

423 (00-2012-2710)09.10.2012Altin Qojle kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Tatimeve60

424 (00-2012-2409)09.10.2012“Albanian Mobile Communications” SH.A (A.M.C.)

në mungesë kundër Bashkia Vau-Dejës në mungesë66

425 (00-2012-2529)09.10.2012Suzana Shpërdheja në mungesë kundër

Sadik Karemanaj, Ferrik Basha në mungesë,

Bashkia Patos73

426 (00-2012-2208)09.10.2012Drejtoria e Përgjithshme Doganave kundër Komisioni i

Shërbimit Civil, Hasan Targaj80

427 (00-2012-2221)09.10.2012Zarik Pasku kundër Z.R.P.Paluajtshme Durrës

në mungesë, Marije Janku84

428 (00-2012-2465)09.10.2012Abdyl Dushaj në mungesë kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Shkodër në mungesë89

429 (00-2012-2531)09.10.2012Kёrkues: Ylli Rustami kundër Bashkia Krujë

në mungesë94

430 (00-2012-2314)11.10.2012Namik Berdica kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Shkodër, Muhamet Berdica,

Ymer Alushi, Myzejen Alushi, Elida Alushi99

431 (00-2012-2422)11.10.2012Shoqëria “Marketing & Distribution” sh.p.k kundër

Bashkia Elbasan102

432 (00-2012-2330)11.10.2012Dhurim Nezha kundër Z.V.R.P.P. Vlorë, Ipokrat Fiku106

433 (00-2012-2291)11.10.2012Muhamet Pelivani në mungesë kundër Drejtoria

Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Fier, Instituti i

Sigurimeve Shoqërore Komisioni Qendror i Ankimit

Tiranë në mungesë111

434 (00-2012-2420)11.10.2012Sadete Tirana, Gjinovefa Mene (Tirana),

Silvana Kokalari (Tirana), Fatmira Stermasi (Tirana),

Çezar Tirana, Gëzim Tirana kundër Besnik Sula,

Florika Sula, Etleva Sula, Klaidi Sula, Florika Sula,

Bujar Sula, Merjeme Sula, Shoqëria “JALI” sh.p.k117

435 (00-2012-2318)11.10.2012Hasan Mema, Besnike Kapllani (Mema),

Fiqrete Frashëri (Mema), Jalldez Cara (Mema),

Qemal Bylyku, Fatime Halilaj, Bedri Bylyku, Agim Bylyku,

Nadire Qendro, Bashkim Toska, Hanëme Çollaku,

Sulejman Çollaku, Agim Çollaku, Nurie Luraj,

Liljana Çollaku, Arbër Çollaku, Artan Çollaku kundër

Këshilli i Ministrave, Bashkia Tiranë, Zyra e

Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme126

436 (00-2012-2329)11.10.2012Albert Xhani kundër Administratorët e Shoqërisë

“Vefa Holding” sh.p.k., Zyra e Përmbarimit Tiranë132

437 (00-2012-2313)12.10.2012Theodhora Papadhima (Gjika) kundër Eduard Bituni,

Z.R.P.P. Sarandë138

438 (00-2012-2804)16.10.2012Petrit Shullani, Asim Shullani kundër

Xhevdet Shullani, Shoqëria e Ndërtimit “Z.D.S” sh.p.k.,

Lirije Gjecovik, Dhurata Mehmetaj142

439 (00-2012-2811)16.10.2012Thimjo Xhaferi kundër Filip Mërkuri, Thanas Mërkuri,

Vaso Mërkuri, Komisioni Vendor i K.K.Pronave

Qarku Vlorë146

440 (00-2012-2733)16.10.2012Qamile Zinxhiria, Lulëzim Zinxhiria,

Mimoza Zinxhiria kundër Tefik Shkurti, Liri Shkurti,

Loreta Shkurti, Teuta Shkurti, Natasha Shkurti,

Ilir Shkurti, Kozeta Shkurti, Albani Shkurti150

441 (00-2012-2331)16.10.2012Marina Kito në mungesë kundër Vasilika Kito

në mungesë160

442 (00-2012-2345)16.10.2012Shoqëria “Pastërtia” sh.p.k Fier kundër Bashkia Fier

në mungesë165

443 (00-2012-2239)16.10.2012Shoqëria “Alba” sh.a. kundër Dega e Doganës Tiranë170

444 (00-2012-2312)18.10.2012Kërkues: Shaban Alushi173

445 (00-2012-2309)18.10.2012Kërkues: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave,

Avokatura e Shtetit175

446 (00-2012-2226)18.10.2012Rruzhdi Xhepa në mungesë kundër Drejtoria Rajonale

e Sigurimeve Shoqërore Fier në mungesë177

447 (00-2012-2227)18.10.2012Xhilkë Muça në mungesë kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Dibër në mungesë, Instituti i

Sigurimeve Shoqërore Tiranë në mungesë181

448 (00-2012-2379)18.10.2012Hane Mustafa kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Tiranë, Zyra Qendrore e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë186

449 (00-2012-2378)18.10.2012Aristir Papa kundër Rajmonda Papa192

450 (00-2012-2377)18.10.2012Shoqëria "Ymeraj" shpk kundër Drejtoria e

Përgjithshme e Doganave Tiranë,

Dega e Doganës Fier195

451 (00-2012-2326)18.10.2012Elda Teliti, Fatmira Jahja, Shpresa Tartari,

Anila Topulli kundër Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave në mungesë, Agjencia

Kombëtare e Privatizimit, Drejtoria e Administrimit

dhe Shitjes së Pronave Publike në mungesë, Autoriteti

Shëndetësor Rajonal në mungesë, Brikena Çabej,

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës

në mungesë198

452 (00-2012-2376)18.10.2012Komuna Fshat-Memaliaj kundër Ibrahim Veizaj,

Defrim Veizaj, Agjencia Qendrore e Kthimit të

Pronave Tiranë, Z.V.R.P.P. Tepelenë204

453 (00-2012-2316)18.10.2012Ettore Schiavi kundër Ilirjana Gjini në mungesë,

Teuta Gjini në mungesë, Ingrid Gjini në mungesë,

Alda Gjini në mungesë208

454 (00-2012-2315)18.10.2012Anna Hava Nordstrom kundër Ferik Velia në mungesë213

455 (00-2012-2506)23.10.2012Valentin Floriri kundër Drejtoria e Policisë Qarku

Berat, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit217

456 (00-2012-2504)23.10.2012Dragush Lika kundër Qerim Hamzaj223

457 (00-2012-2502)23.10.2012Pëllumb Qeska në mungesë kundër Bashkia Korçë,

Zyra e Përmbarimit Korçë në mungesë226

458 (00-2012-2505)23.10.2012Liri Lipe në mungesë kundër Illdize Mamo

në mungesë, Bashkia Lushnje në mungesë,

Shahin Mamo232

459 (00-2012-2722)23.10.2012Dega e Shqipëri e Stream Oil & Gas Ltd kundër

Komuna Portëz Fier237

460 (00-2012-2711)23.10.2012Qemal Pojana kundër Bordi i Kullimit Tiranë, Agjensia

Kavajë241

461 (00-2012-2824)23.10.2012Kërkues: Shoqëria “Intersig” sh.a.

Ylli Xhakolli, Ervehe Xhakolli, Mevlude Tare,

Haxhi Tare, Florenca Braho, Fidahi Braho kundër

Kompania e Sigurimeve “Intersig” Sh.a, Autoriteti i

Mbikqyrjes së Sigurimeve-AMS (sot Autoriteti i

Mbikqyrjes Financiar-AMF)245

462 (00-2012-2332)23.10.2012Helidon Ormenji kundër Ministria e Punës, Çështjeve

Sociale dhe Shanseve të Barabarta në mungesë255

463 (00-2012-2333)23.10.2012Bardhosh Skendaj kundër Pirro Skendo në mungesë,

Vera Radhima në mungesë, Dorina Radhima

në mungesë, Elda Radhima në mungesë,

Gazmira Radhima në mungesë, Molos Radhima

(Skendo), Z.V.R.P.P Vlorë, Avokatura e Shtetit

në mungesë262

464 (00-2012-2344)23.10.2012Shoqëria “Marxh” sh.p.k. Tiranë kundër Dega e

Doganës Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

Tiranë268

465 (00-2012-2343)23.10.2012Arbër Çapi kundër Shoqëria “Adriatik Game” sh.a

Tiranë në mungesë, Shoqëria “Adriatik Game” sh.a

(Dega Vlorë) në mungesë272

466 (00-2012-2327)24.10.2012Shoqëria “Kesh” sh.a. Tiranë në mungesë kundër

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Dega e Doganës

Durrës275

467 (00-2012-2328)24.10.2012Shoqëria “All-1974” shpk Tiranë në mungesë kundër

Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë, Drejtoria e

Përgjithshme e Tatimeve280

468 (00-2012-2310)24.10.2012Kërkues: Xhevahir Manaj286

469 (00-2012-2311)24.10.2012Islam Ahmetaj kundër Inspektorati Shtetëror i

Kontrollit të Naftës, Gazit dhe nënprodukteve Tiranë288

470 (00-2012-2507)24.10.2012Komanda e Forcave Tokësore Durrës (Regjimenti

Mbështetës i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të

Armatosura) kundër Komisioni Vendor i K.K.Pronave

pranë Qarkut Durrës, Thoma Theohari, Tatjana Bozo,

Valentina Rambo, Elvira Bitraj, Mikel Papakostandini,

Rovena Papakostandini290

471 (00-2012-2325)24.10.2012Dhimitër Strati kundër Petro Gajo, Evanthi Gajo,

Mina Gajo, Janaq Gajo, Milke Gajo,

Shoqëria “Lazaj” sh.p.k., Z.V.R.P.P. Vlorë295

472 (00-2012-2324)24.10.2012Shoqëria “MTH Balcani” shpk kundër Drejtoria

Rajonale e Tatimeve Durrës, Drejtoria e Apelimit

Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve298

473 (00-2012-2424)24.10.2012Shoqëria “Alb-Colem” sh.p.k. në mungesë kundër

Drejtoria Rajonale Tatimore Durrës301

474 (00-2012-2421)24.10.2012Kërkues: “Intesa Sanpaolo Bank Albania” sh.a.305

475 (00-2012-2470)24.10.2012Shoqëria “Tirana” sha kundër Drejtoria Rajonale e

Tatimeve Dibër308

476 (00-2012-2468)24.10.2012Xhemile Selita kundër Agjencia e Sigurimeve

Shoqërore Mat311

Çështje Penale

5 01.10.2012I dëmtuar akuzues Genc Pollo

I akuzuar: Taulant Balla317

908.10.2012Kërkues: Sokol Hasani

Kundër: Sali Berisha, Prokuroria e Përgjithshme320

246 (00-2012-1623)03.10.2012Të pandehur: Dritan Çunaj, Leonidha Shkodrani,

Afrim Guniqi, Bilbil Koçiaj, Fejzo Allushi,

Eugen Hysenaj, Arbër Zeqaj325

247 (00-2012-1568)03.10.2012Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë

Kavajë

I pandehur: Sokol (Eduardo) Krasniqi334

248 (00-2012-1270)03.10.2012Kërkues: Pashuk Kaçi

Kundër: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë

Krujë346

249 (00-2012-1274)03.10.2012Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë

Vlorë

I pandehur: Ervin Haxhiaj350

250 (00-2012-1332)03.10.2012Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan

I pandehur: Arben Hysa355

251 (00-2012-1333)03.10.2012Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë

I pandehur: Klement Kacolli361

252 (00-2012-1410)10.10.2012Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë

për Krime të Rënda Tiranë

Të pandehur: Isat (Esat) Metaliaj, Tahir Syleci369

253 (00-2012-1330)10.10.2012Të pandehur: Ahmet Baçi387

254 (00-2012-1402)10.10.2012Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër

I pandehur: Teoland Çefa395

255 (00-2012-1463)10.10.2012Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë

Vlorë

Të pandehur: Bledar Balliu, Hakim Xhezo në mungesë402

256 (00-2012-1580)10.10.2012Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë

për Krime të Rënda Tiranë

Të pandehur: Ardian Rexhep, Erion Voda,

Julian Gega në mungesë406

257 (00-2012-1389)10.10.2012Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier

I pandehur: Arti Feneri418

258 (00-2012-1470)10.10.2012Të pandehur: Andi Nazeraj, Ervin Hoxha,

Klevin Tomorri, Ervin Saliaj, Shkëlzen Lamçe424

259 (00-2012-1415)10.10.2012Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat

Të pandehur: Agim Bregu, Afërdita Ziu, Lefter Doko430

260 (00-2012-1268)10.10.2012Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Korçë

I pandehur: Daniel Daut në mungesë438

261 (00-2012-1272)10.10.2012Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë

Tiranë

Të pandehur: Alma Nezaj (Shutina), . Fatos Rustemi442

262 (00-2012-1331)10.10.2012Kërkues: Axhildo Kashari450

263 (00-2012-1459)10.10.2012I pandehur: Lirim Bitraj455

264 (00-2012-1329)10.10.2012Të pandehur: Maksim Runaj, Erjon Bendaj,

Klodian Troka, Leonard Canaj459

265 (00-2012-1734).10.2012Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Fier

I pandehur: Lefter (Agim) Alia467

266 (00-2012-1484)17.10.2012Të pandehur: Naum Disho, Alqi Koroveshi, Luan Zaçe472

267 (00-2012-1405)17.10.2012Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë

Kavajë

I pandehur: Fation Bardhoshi në mungesë479

268 (00-2012-1457)17.10.2012Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë

Durrës

Të pandehur: Kastriot Gjokeja, David Gjokeja,

Arben Gjokeja484

269 (00-2012-1533)17.10.2012Të pandehur: Luigj Prelaj, Gjovalin Maklaj495

270 (00-2012-1513)17.10.2012I pandehur: Fatjon Dufi502

271 (00-2012-1408)17.10.2012Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier

I pandehur: Eqerem Mehmetaj507

272 (00-2012-1407)17.10.2012I pandehur: Arben Nebiaj513

273 (00-2012-1697)17.10.2012Kërkues:Hajredin Bekteshi520

274 (00-2012-1694)17.10.2012I pandehur: Kërkues: Ervis Gjeçaj524

275 (00-2012-1736)17.10.2012Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë

I pandehur: Andi Spaho527

276 (00-2012-1700)17.10.2012Kërkues: Ahmet Daci531

277 (00-2012-1403)17.10.2012Kërkuesit: Armand (Butrint) Hasani535

278 (00-2012-1461)24.10.2012E pandehur: Sadije Agolli540

279 (00-2012-1482)24.10.2012Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë

Kavajë

I pandehur: Tafil Xhafaj546

280 (00-2012-1705)24.10.2012Të pandehur: Dilaver Reçi580

281 (00-2012-1706)24.10.2012Të pandehur: Daniel Halilaj584

ÇËSHTJE CIVILE

Nr.31003-02173-00-2008 i Regj. Themeltar

Nr.00-2012-2748 i Vendimit (412)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Ardian DvoraniKryesues

Evelina Qirjako Anëtare

Medi Bici Anëtar

Andi ÇelikuAnëtar

Edmond IslamajAnëtar

në seancën gjyqësore të datës 02.10.2012 mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket:

PADITËS: SHOQËRIA E BOTIMEVE E SHTYPSHKRIMEVE “DAJTI 2000” TIRANË

E PADITUR: DREJTORIA E PËRGJITHSHME E TATIMEVE TIRANË

DEGA E TATIMEVE TIRANË.

OBJEKTI:

Kundërshtim i pjesshëm i urdhrit administrativ

nr.15342/2, datë 13.12.2005 të Degës së Tatimeve Tiranë,

lënë në fuqi me vendimin nr.240/3, datë 13.02.2008

të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për pagimin e detyrimit

gjobës nga 3.941.647 dhe 1.054.086 lekë.

Baza Ligjore: Neni 324, 328 të K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.5413, datë 09.07.2007 ka vendosur:

Pranimin e kërkesës.

Anullimin pjesërisht të aktit administrativ, njoftim vlerësimi, nga akti i kontrollit datë 13.12.2005, nr.1543/2 prot., datë 13.02.2006 me nr.240/3 prot. për vlerën 3.356.445 lekë.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1186, datë 17.06.2008 ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.5413, datë 09.07.2007 të Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë e dërgimin e çështjes për rigjykim po asaj gjykate, me tjetër trup gjykues.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, në bazë të nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile, ka ushtruar rekurs pala paditëse, Shoqëria Botimeve e Shtypshkrimeve “Dajti 2000” Tiranë, e cila kërkon prishjen e këtij vendimi dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke parashtruar këto shkaqe:

· Gjykata e apelit në dhënien e vendimit nuk është mbështetur në pretendimet e palës ankuese, pasi ajo është ankuar vetëm për themelin e çështjes dhe aspak për shkakun të cilit i referohet kjo gjykatë.

· Në padinë e ngritur prej nesh është atakuar akti administrativ i nxjerrë prej anës së paditur, pra të Degës së Tatimeve Tiranë, akt i cili ka ndjekur rrugën e tij të ankimimit.

· Duke iu referuar ligjit nr.8560, datë 22.12.1999 “Për Procedurat Tatimore“ të dyja aktet e nxjerra nga të paditurit i janë nënshtruar ankimimit administrativ pranë Komisionit të Apelimit Tatimor i cili në dispozitivin e tij i ka lënë në fuqi këto akte, duke bërë të mundur hapjen e rrugës së procedimit gjyqësor.

· Po ashtu dhe referenca e përdorur në vendimmarrje nga gjykata e apelit, sikundër është neni 466/c i K.Pr.Civile nuk e ligjëron atë, ç’ka do të thotë se jemi përpara një vendimi të nxituar e të pambështetur në ligj.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani; mbrojtjen e përfaqësuesit të palëve të paditura Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Dega e Tatimeve Tiranë; avokatin e shtetit Abaz Deda, që kërkoi lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së apelit; dhe si e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Vendimi nr.1186, datë 17.06.2008 i Gjykatës së Apelit Tiranë është dhënë në zbatim të gabuar të ligjit, prandaj duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rigjykim në Gjykatën e Apelit Tiranë, me tjetër trup gjykues.

Kolegjit Civil, nga shqyrtimi i çështjes dhe vendimet e dhëna nga gjykatat më të ulëta, i rezulton e pranuar si e vërtetuar prej tyre se, pala e paditur Dega e Tatimeve Tiranë, në përfundim të një kontrolli tatimor, ka nxjerrë aktin administrativ të njoftim vlerësimit tatimor nr.15432/2 prot., datë 13.12.2005, me anë të të cilit njofton e ngarkon paditësin Shoqëria “Botime e Shtypshkrime Dajti 2000” me detyrime tatimore në total në shumën 3.941.647 lekë.

Kundër këtij akti administrativ, pala paditëse ka paraqitur ankim administrativ, fillimisht pranë të paditurës Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe, më pas, në Komisionin e Apelimit Tatimor pranë Ministrisë së Financave, të cilat e kanë lënë në fuqi vendimin e të paditurës Dega e Tatimeve Tiranë.

Në rrethana të tilla, paditësi Shoqëria “Botime e Shtypshkrime Dajti 2000” ka ngritur padi në gjykatë me shkak ligjor dhe objekt kundërshtimin e aktit të njoftim vlerësimit tatimor të sipërcituar të së paditurës Dega e Tatimeve Tiranë, të lënë në fuqi nga vendimi nr.240/3, datë 13.02.2008 të palës së paditur, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me këtë ndërgjyqësi, pasi ka zhvilluar hetimin gjyqësor, ka ardhur në përfundimin se padia duhet të pranohet duke e anulluar pjesërisht aktin administrativ të njoftim vlerësimit tatimor, të lënë në fuqi nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, pas ankimit administrativ.

Kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë, pala e paditur ka paraqitur ankim në gjykatën e apelit me pretendime që lidhen me zbatim të gabuar të ligjit dhe vlerësim të gabuar të provave në zgjidhjen e çështjes.

Gjykata e apelit, nuk ka shqyrtuar shkaqet e ngritura në ankim, duke marrë kryesisht dhe duke ardhur në përfundimin se në këtë gjykim nuk është formuar drejt ndërgjyqësia, prandaj vendimi i gjykatës së shkallës së parë duhet të prishet e çështja të rigjykohet nga gjykata e shkallës së parë. Komisioni i Apelimit pranë Ministrisë së Financave nuk është thirrur si palë e paditur në gjykim, ndonëse në padi dhe nga gjykata e shkallës së parë trajtohet fakti që ky Komision ka shqyrtuar ankimin administrativ ndaj akteve objekt gjykimi dhe ka vendosur lënien në fuqi të aktit të njoftimit të vlerësimit tatimor të nxjerrë nga e paditura Dega e Tatimeve Tiranë, i konfirmuar më pas nga e paditura Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë paditësi Shoqëria “Botime e Shtypshkrime Dajti 2000”. Në rekurs, mes të tjerave, parashtrohet pretendimi se ndërgjyqësia është ndërtuar drejt dhe në përputhje me ligjin material procedural civil e administrativ. Gjykata e shkallës së parë ka dhënë një vendim të drejtë rrjedhojë e një hetim të plotë gjyqësor të çështjes.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon që, në rekursin e palës paditëse, me të drejtë parashtrohen shkaqe që lidhen me lejimin e shkeljeve të rënda procedurale në gjykimin e çështjes.

Pala paditëse Shoqëria “Botime e Shtypshkrime Dajti 2000” ka ngritur padinë objekt gjykimi me pretendimin se padrejtësisht nga ana e palës së paditur Dega e Tatimeve Tiranë i janë ngarkuar detyrime tatimore me anë të aktit administrativ Njoftim Vlerësimi Tatimor nr.15342/2, datë 13.12.2005. Pra, nëpërmjet padisë objekt shqyrtimi gjyqësor kundërshtohet pikërisht vendimi, akti administrativ i Degës së Tatimeve Tiranë që e ka ngarkuar me shlyerje të disa detyrimeve tatimore. Paditësi, ka thirrur të paditur edhe Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve që kishte lënë në fuqi aktin e organit administrativ më të ulët.

Ndryshe nga gjykata e shkallës së parë, gjykata e apelit ka vlerësuar se, në këtë gjykim, nuk është formuar rregullisht ndërgjyqësia sepse si e paditur në gjykim duhet të thirrej edhe Komisioni i Apelimit Tatimor, i cili, si shkallë e fundit e ankimit administrativ, kishte shqyrtuar ankimin administrativ duke lënë në fuqi aktin e njoftim vlerësimit tatimor të dhënë nga Dega e Tatimeve Tiranë.

Kolegji Civil vlerëson se një qëndrim i tillë nga ana e Gjykatës së Apelit Tiranë është rrjedhojë e kuptimit dhe zbatimit të gabuar të ligjit material dhe procedural.

Kolegji Civil, në konfirmim të qëndrimeve të mëparshme të tij në këto aspekte (p.sh vendimi nr.173, datë 10.04.2012, etj.), vëren se duhet të kuptohet që akti administrativ, i cili e ngarkon subjektin tatimor që i nënshtrohet procedimit administrativ me detyrime tatimore, pra akti administrativ që sjell pasojën juridike dhe legjitimon kundërshtimin e tij në rrugë gjyqësore, është pikërisht akti i nxjerrë nga organi administrativ që cakton (ngarkon) detyrimin tatimor ndaj subjektit tatimpagues.

Subjekti tatimpagues i proceduar administrativisht ka të drejtën dhe detyrimin (këtë nëse e parashikon shprehimisht ligji) e ndjekjes së rrugës administrative për kundërshtimin e tyre në organin administrativ të ngarkuar nga ligji i posaçëm. Ky i fundit, ka vetëm kompetencën të konfirmojë ose ndryshojë a revokojë efektet juridike, pra detyrimin e vendosur apo dënimin administrativ të dhënë nga organi administrativ rajonal ose më i ulët. Por, në thelb, mosmarrëveshja administrative ka fillesën dhe qëndron në veprimin administrativ dhe vendimmarrjen e organit administrativ që jo vetëm ka konstatuar shkeljen e ligjit por edhe e ka ngarkuar subjektin tatimpagues me përmbushjen e një detyrimi tatimor. Mosmarrëveshja, në thelb, vijon të mbetet në këtë gjendje juridike edhe pas ushtrimit të ankimit administrativ dhe ezaurimit të tij.

Prandaj, thirrja ose jo si palë në gjykim e organit epror që ka shqyrtuar më parë në rrugë administrative aktin e kundërshtuar gjyqësisht nuk e ndikon rregullsinë e formimit të ndërgjyqësisë, madje duhet të vlerësohet si i panevojshëm. Shqyrtimi i mosmarrëveshjes administrative në gjykatë, në thelb, është vijimi i një rruge “ankimi” tashmë në juridiksionin gjyqësor, nga subjekti i interesuar tatimpagues kundër aktit administrativ që e ka ngarkuar me një detyrim apo që e ka ndëshkuar me një dënim administrativ. Nëse vendimi i organit administrativ më të ulët është cënuar apo shfuqizuar nga ana e gjykatës që shqyrton mosmarrëveshjen në rrugë gjyqësore, atëhere mbeten pa asnjë vlerë apo fuqi juridike vendimet e organeve eprore administrative që e kishin lënë në fuqi atë gjatë ankimit administrativ.

Për këto arsye, Kolegji Civil vlerëson se në këtë gjykim nuk jemi përpara ndonjë ndërgjyqësie të formuar në mënyrë të parregullt. Gjykata e apelit, nëse nuk gjente ndonjë shkak tjetër procedural specifik, duhet ta kishte zgjidhur ankimin dhe çështjen në themel, duke e cënuar apo lënë në fuqi vendimin e dhënë nga gjykata e shkallës së parë që e kishte pranuar pjesërisht padinë. Prandaj, në rigjykim, gjykata e apelit të marrë në shqyrtim çështjen dhe të shprehet lidhur me pretendimet e ngritura në ankimin e paraqitur nga ana e të paditurve kundër vendimit të dhënë nga gjykata e shkallës së parë.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në mbështetje të shkronjës “b” të nenit 485 të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.1186, datë 17.06.2008 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Apelit Tiranë, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 02.10.2012

Nr.11243-01900-00-2009 i Regj.ThemeltarNr.00-2012-2202 i Vendimit (413)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik ImerajKryesues

Fatos LuloAnëtar

Majlinda AndreaAnëtareGuxim ZenelajAnëtar

Shkëlzen SelimiAnëtarnë seancën gjyqësore të datës 02.10.2012 mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS:NAUM MALJA.

TË PADITUR:PETRIT BEJLERI, ZYRA VENDORE REGJISTRIMIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME DURRËS

PERSONA TË TRETË:NAILE XHUMRA, QAMIL XHUMRA, SYLAVER HURMA, XHAMAILE CURRI, MERITA CETAKU, MANJOLA MYFTIU, STEFAN BARDHI.

OBJEKTI:

Detyrimin e të paditurit të më njohë pronar për sipërfaqen 49.2 m2. Detyrimin e Zyrës së Regjistrimit Pasurive të Paluajtshme Durrës, të bëjë regjistrimin e kësaj prone në favorin tim.

Baza Ligjore: Nenet 31, 32 të K.Pr.Civile, nenet 419, 420, 705 e vijues 168 të K.Civil, nenet 192, 193 të K.Civil.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin nr.3015, datë 14.11.2007 ka vendosur:

Pranimin e padisë së paditësit Naum Malja.

Detyrimin e të paditurit Petrit Bejleri, ta njohë pronarë paditësin për 51.62 m2 truall.

Detyrimin e palës së paditur Z.V.RR.P.P. Durrës të regjistrojë në emër të paditësit sipërfaqen 51.62 m2 truall.

Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.10.2009-563 (259), datë 30.06.2009 ka vendosur:

Mospranimin e ankimit të bërë nga i padituri Petrit Bejleri ndaj vendimit civil nr.3015, datë 14.11.2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për shkak të paraqitjes së ankimit jashtë afatit ligjor.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës ka ushtruar rekurs pala e paditur Petrit Bejleri, i cili kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës dhe kthimin e çështjes për rigjykim pranë të njëjtës gjykatë po me një tjetër trup gjykues, duke parashtruar këto shkaqe:

· Më datë 30.11.2007 kam dorëzuar në Sekretarinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës ankim kundër vendimit të sipërcituar, datë e cila rezulton të jetë tej aftit 15 ditor nga e nesërmja e shpalljes së vendimit nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës.

· Por duke qenë se data 29.11.2007 si datë e mbarimit të afatit është ditë pushimi (ligji nr.8253, datë 30.10.1997 “Për Festat Zyrtare”, neni 1, gërma “c/1” e përcakton si të tillë. “29 Nëntori dita e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashiste”) në bazë të nenit 148/3 të K.Pr.Civile ku përcaktohet se ”Kur dita e fundit e një afati bie në ditë pushimi afati mbaron në ditën e punës që vjen pas asaj të pushimit” rezulton që afati ligjor i dorëzimit të ankimit është data 30.11.2007 siç është bërë në fakt.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; av. A.Naqe, që kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe kthimin e çështjes për rigjykim; av. E.Saliu, që kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës; dhe si shqyrtoi në tërësi çështjen,

V Ë R E N

Paditësi Naum Malja me kërkesë padinë e paraqitur për gjykim ka kërkuar detyrimin e të paditurit Haxhi Xhumra t’a njohë pronar në 49.2 m2 tokë truall, detyrimin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës të bëjë regjistrimin e kësaj prone në favorin tim, personat e tretë Naile Xhumra, Qamil Xhumra, Sylaver Hurma, Xhamaile Curri, Merita Cetaku, Manjola Myftiu, Stefan Bardhi kanë hyrë në proces nëpërmjet kalimit procedural, pasi personi i tretë Haxhi Xhumra ka vdekur dhe çështja ka vazhduar kundër trashëgimtarëve të tij, të cilët janë: Naile Xhumra, Qamil Xhumra, Dylaver Xhumra, Xhemaile Curri, Merita Cetaku, Manjola Myftiu sipas nenit 199 të K.Pr.Civile. Vërtetohet nga vërtetimi i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës në regjistrimin hipotekor nr.938, datë 16.03.1993 se në favor të Naum Maljes figuron si pasuri e paluajtshme një shtëpi banimi e përbërë prej dy dhoma e kuzhinë, banjë, aneks, me sipërfaqe ndërtimi 126 m2 dhe truall me një sipërfaqe 45m2. Kjo pronësi e banesës e pasqyruar në vërtetimin e mësipërm në favor të paditësit është fituar nga ai, në bazë të kontratës noteriale nr.1839/769, datë 08.03.1993 të realizuar midis tij dhe personit të tretë Stefan Bardhi, ndërsa përsa i përket truallit për sipërfaqen prej 45 m2 kjo pronësi është fituar me kontratën noteriale të shitblerjes nr.1897/685, datë 22.07.1997 të realizuar midis paditësit dhe të paditurit Petrit Bejleri.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin nr.305, datë 14.11.2007 ka vendosur:

Pranimin e padisë së paditësit Naum Malja.

Detyrimin e të paditurit Petrit Bejleri, ta njohë pronar paditësin për 51.62 m2 truall.

Detyrimin e palës së paditur Z.V.RR.P.P. Durrës të regjistrojë në emër të paditësit sipërfaqen 51.62 m2 truall.

Ky vendim është ankimuar në Gjykatën e Apelit Durrës, e cila me vendimin nr.10.2009-563 (259), datë 30.06.2009 ka vendosur:

Mospranimin e ankimit të bërë nga i padituri Petrit Bejleri ndaj vendimit civil nr.3015, datë 14.11.2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për shkak të paraqitjes së ankimit jashtë afatit ligjor.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke gjetur të bazuara në ligj pretendimet e ngritura në rekurs nga pala e paditur, çmon se vendimi i Gjykatës së Apelit Durrës duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rishqyrtim në po atë gjykatë.

Siç ka rezultuar e provuar, pala e paditur ka depozituar në datën 30.11.2007 në sekretarinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës ankim kundër vendimit të sipërcituar, i cili mban datën 14.11.2007.

Ndryshe nga sa ka arsyetuar Gjykata e Apelit Durrës, ky ankim rezulton të jetë dorëzuar brenda afatit 15 ditor që parashikon dispozita e nenit 443 të K.Pr.Civile mbasi data në të cilën përfundonte ky afat është 29.11.2007, datë e cila sipas ligjit nr.8253, datë 30.10.1997 “Për Festat Zyrtare” është ditë pushimi zyrtar.

Nga përmbajtja e nenit 148/3 të K.Pr.Civile, sipas të cilit “Kur dita e fundit e një afati bie në ditë pushimi afati mbaron në ditën e punës që vjen pas asaj të pushimit”, rezulton që afati ligjor i dorëzimit të ankimit është data 30.11.2007, duke bërë kështu që ankimi të jetë i dorëzuar brenda afateve ligjore.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 485/c të Kodit të Pr.Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.259, datë 30.06.2009 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 02.10.2012

Nr.11211-00548-00-2008 i Regj. Themeltar

Nr.00-2012-2169 i Vendimit (414)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Besnik ImerajKryesues

Fatos LuloAnëtar

Majlinda AndreaAnëtare

Guxim ZenelajAnëtar

Shkëlzen SelimiAnëtar

në datën 02.10.2012 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen civile, që i përket palëve:

PADITËS: SHOQËRIA “IKS” SH.P.K, me qendër në Çorovodë.

I PADITUR:KOMUNA QENDËR - SKRAPAR.

OBJEKTI:

Detyrimin e palës së paditur

të na paguajë detyrimin prej 379.500 lekë,

për shkak të shitjes së lëndës drusore - zjarri,

në periudhën 03.11.2003 deri 10.12.2003.

Detyrimin e palës së paditur të na paguajë kamatë-vonesat

deri më tani, për efekt të mos shlyerjes së detyrimit.

Shpërblimin e dëmit.

Baza Ligjore: Nenet 445, 640, 705 e vijues, neni743 i K.Civil.

Gjykata e Shkallës së Parë Skrapar, me vendimin nr.80, datë 05.04.2007, ka vendosur:

Pranimin e pjesshëm të padisë së paditësit.

Detyrimin e palës së paditur, Komuna Qendër, Skrapar t’i paguajë (shlyejë) paditësit, Firma “IKS” sh.p.k Çorovodë, Skrapar detyrimin në shumën 316.986 lekë për shkak të shitjes së lëndës dru zjarri.

Detyrimin e palës së paditur, Komuna Qendër t’i paguajë paditësit, Firma “IKS” sh.p.k Çorovodë, Skrapar shpërblimin e dëmit të shkaktuar në shumën 414.081 lekë.

Rrëzimin e padisë për kërkimet e tjera. 

 

Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.708, datë 14.12.2007, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.80, datë 05.04.2007 të Gjykatës së Shkallës së Parë Skrapar.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, nr.708, datë 14.12.2007, në mbështetje të nenit 472 të K.Pr.Civile, brenda afatit ligjor, ka paraqitur rekurs pala e paditur, Komuna Qendër - Skrapar, duke kërkuar prishjen e vendimeve, për këto shkaqe:

· Firma sh.p.k “IKS” Skrapar ka pasur një kontratë për furnizimin me dru zjarri për shkollat që ndodhen në territorin e Komunës Qendër Skrapar në muajin shkurt të vitit 2003, kontratë e lidhur në bazë të urdhrit të prokurimit nr.10, datë 10.02.2003, të Komunës Qendër. Më pas furnizimi është bërë pa një kontratë ligjore sipas ligjit të prokurimit publik.

· Furnizimi me dru është bërë fshehurazi nga “IKS” dhe pa dijeninë e Kryetarit të Komunës (duke filluar nga muaj shkurt 2007 e në vazhdim në Komunën Qendër është tjetër person kryetar Komune).

· Ka qenë detyrim i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Skrapar që të thërriste në gjykim në rolin e dëshmitarit ish Kryetarin e Komunës Qendër, Nesim Spahiu, nëse kishte lidhur, qoftë dhe gojarisht apo në heshtje, kontratë furnizimi me dru me firmën “IKS” për periudhën Nëntor-Dhjetor 2003 për shkollat në territorin e komunës.

· Malli dru zjarri është marrë në dorëzim nga persona jo të autorizuar nga Kryetari i Komunës, pra në kundërshtim me ligjin nr.6942, datë 02.12.1984 “Për administrimin e vlerave materiale monetare”, pra në këtë çështje në gjykim, gjykata duhej të bënte zëvendësimin e palës së paditur, Komuna Qendër, me mësuesit që kanë firmosur fletë-daljet e furnizimit me dru zjarri, në bazë të nenit 184 të K.Pr.Civile në rolin e të paditurve.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Fatos Lulo; në mungesë të palëve ndërgjyqëse; si dhe pasi shqyrtoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore rezulton se Shoqëria “IKS” sh.p.k ushtron aktivitet privat në shitjen e druve të zjarrit. Pala paditëse ka pretenduar se midis palëve ndërgjyqëse është lidhur një kontratë verbale, në bazë të së cilës pala paditëse do t’i shiste të paditurit 165 m/setër dru zjarri për shkollat në administrim të Komunës Qendër, për periudhën e dimrit të vitit 2003.

Gjatë periudhës 03.11.2003-10.12.2006 pala paditëse ka furnizuar me dru zjarri shkollat (16 shkollat) që përfshihen në juridiksionin e Komunës Qendër, sipas preventivit (grafikut të Komunës), ku për çdo shkollë është përcaktuar numri i klasave, sasia e druve, periudha nëntor-dhjetor 2003. Gjithsej 165 m/setër dru zjarri dhe faturat përkatëse.

Pala paditëse pretendon se i ka përmbushur kushtet kontratës me palën e paditur konform ligjit, por pala e paditur, megjithëse kanë kaluar kaq shumë kohë, nuk i ka paguar çmimin (detyrimin) në shumën 379.500 lekë.

Pala paditëse pretendon se çmimin për 1m/setër dru palës së paditur i është shitur 2300 lekë (2300 leke x 165m/setër = 379.500 lekë).

Pretendimet e mësipërme pala paditëse i ka mbështetur në prova shkresore dhe me dëshmitarë. Ndërkohë pala e paditur nuk e ka njohur detyrimin e mësipërm ndaj palës paditëse.

Nga ana tjetër, megjithëse pala e paditur nuk e njeh detyrimin e mësipërm ndaj paditësit, i janë paraqitur gjykatave të faktit në cilësinë e provës dokumente shkresore (urdhër prokurimi nr.10, datë 10.02.2003 e dokumentet shoqëruese), me të cilën shpjegon se pala paditëse është likuiduar për furnizimet me dru zjarri në muajin shkurt 2003, në shumën 200 mijë lekë, për sasinë 100 m/setër, çmimi 2000 lekë m/setër, etj. Për këtë periudhë pala e paditur ka pretenduar se ka vepruar bazuar në dokumentet e prokurimit, të dala në zbatim të aktit përkatës nr.10, datë 10.02.2003.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, gjykatat e faktit kanë ardhur në përfundimin se nga ballafaqimi i provave shkresore f-dalje, preventivit, etj., provave me dëshmitarë, del qartë se pala paditëse i ka shitur palës së paditur 138 m/setër dru zjarri, për nevojat e shkollave që janë në juridiksionin e saj. Sipas gjykatave të faktit ndonëse palët nuk kanë hartuar ndonjë kontratë me shkrim, provohet plotësisht se vullneti i palëve ka qenë me mirëbesim reciprok dhe kontrata është hartuar me gojë nga titullarët respektivë dhe në afatin e duhur, pala paditëse ka përmbushur plotësisht kushtet e kontratës dhe sipas preventivit të hartuar nga pala e paditur. Gjykatat e faktit kane disponuar pranimin e pjesshëm të padisë dhe detyrimin e palës së paditur të përmbushë detyrimin e pasqyruar më lart në këtë vendim.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë erdhi në përfundimin se vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë, që ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Skrapar, është një vendim i drejtë dhe i marrë në interpretim të drejtë të dispozitave ligjore.

Sikundër është parashtruar më lart në këtë vendim blerja e sasisë së druve të zjarrit është vërtetuar nga fletëdaljet e palës së paditur nënshkruar nga drejtuesit e shkollave. Në kuptim të dispozitave të ligjit nr.7971/1995, i ndryshuar, specifikisht neni 19/2 i ligjit, ku parashikohet si vijon: “Prokurimi i drejtpërdrejtë sipas neni 19/2 nuk kërkon kontratë ose dokument tjetër, përveç dokumentit të rregullt që vërteton blerjen e mallit ”, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e gjen të drejtë arsyetimin e gjykatave të faktit se kryerja e blerjes në rastin konkret është rrjedhojë e një marrëveshje verbale mes përfaqësuesve të palëve ndërgjyqëse.

Ekzistencën e dokumentacionit të rregullt që vërteton blerjet nga pala e paditur, gjykatat e faktit e kanë gjetur të provuar në një sërë fletë daljesh të administruara në dosjen gjyqësore dhe nga deklarimet e dëshmitarëve që kanë nënshkruar në këto akte, si drejtues të shkollave që kanë përdorur materialin dru zjarri për ngrohjen e shkollave të tyre në periudhën në fjalë. Përsa kohë pala e paditur nuk ka përmbushur detyrimin e rrjedhur nga furnizimi me dru nga pala paditëse, me të drejtë kjo e fundit e ka kërkuar sipas objektit të padisë.

Në rrethanat e mësipërme, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se në referencë të nenit 472 dhe 310 të K.Pr.Civile, pretendimet e ngritura në rekursin e palës së paditur kanë gjetur arsyetimin në vendimet e gjykatave të faktit, duke mos i bërë të cenueshëm këto të fundit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 485/a të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.708, datë 14.12.2007 të Gjykatës së Apelit Vlorë.

Tiranë, më 02.10.2012

Nr.11242-00606-00-2008 i Regj.Themeltar

Nr.00-2012-2171 i Vendimit (415)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik ImerajKryesues

Fatos LuloAnëtar

Majlinda AndreaAnëtare

Guxim ZenelajAnëtar

Shkëlzen SelimiAnëtar

në seancën gjyqësore të datës 02.10.2012 mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

KËRKUESE: ERVEHE DYLI

PERSONA TË TRETË:MINISTRIA E BRENDSHME TIRANË

DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE SHOQËRORE BERAT.

OBJEKTI:

Vërtetimi i faktit juridik të vuajtjes së dënimit me dëbim

nga qyteti i Beratit në fshatin Drenovicë, Berat

për periudhën 28.10.1966 deri 30.09.1991.

Baza Ligjore: Neni 388 dhe vijues i K.Pr.Civile.

Gjykata e Shkallës së Parë Berat me vendimin nr.198, datë 21.02.2007 ka vendosur:

Mospranimin e kërkesës së kërkueses Ervehe Dyli.

Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.723, datë 21.12.2007 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.198, datë 21.02.2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, nr.723, datë 21.12.2007, në mbështetje të nenit 472 të K.Pr.C., brenda afatit ligjor, ka paraqitur rekurs kërkuesja Ervehe Dyli, duke kërkuar ndryshimin e vendimeve dhe pranimin e kërkesës, për këto shkaqe:

· Vendimet e gjykatave janë rrjedhoje e zbatimit të keq të ligjit.

· Arsyetimi i gjykatave se kërkuesja nuk mund të kërkojë vërtetimin e këtij fakti në rrugë gjyqësore pasi ajo nuk ka interesa pasurore është i gabuar, pasi kërkuesja nga vërtetimi i këtij fakti do të përfitojë sigurime shoqërore shtesë ndërkohë që trajtohet me pension pleqërie.

· Aktet ligjore dhe nënligjore në bazë të të cilave kërkuesja përfiton shtesë pensioni si ish e dënuar politike kërkojnë përveç të tjerave edhe një vërtetim për kohën e vuajtjes së dënimit. Këtë vërtetim kërkuesja nuk e merr dot në rrugë administrative pasi organi që e lëshonte këtë akt nuk funksionon më dhe e vetmja rrugë është ajo gjyqësore.

· Arsyetimi i gjykatës se ky fakt është vërtetuar është i gabuar, pasi po të ishte e vërtetë kjo, kërkuesja duhej të trajtohej me pensionin mesatar nga organet e sigurimeve shoqërore.

· Plotësohen dy kushtet e nenit 388 të K.Pr.Civile për kërkimin e kërkueses.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Fatos Lulo; në mungesë të palëve ndërgjyqëse; si dhe pasi shqyrtoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore rezulton se kërkuesja së bashku me familjen e saj, fëmijët dhe bashkëshortin e saj, si dhe familjarët e bashkëshortit është dëbuar për çështje politike me vendim të Këshillit Popullor të Lagjes Partizani Berat nr.08, datë 14.09.1966, në fshatin Drenovicë ku jetojnë dhe sot.

Përpara se të internoheshin ata jetonin në qytetin e Beratit dhe ishin regjistruar si familje në një trung me prindërit e bashkëshortit dhe motrat e vëllezërit e tij. Babai i bashkëshortit dhe ky i fundit janë trajtuar me pension pleqërie si ish të dënuar politikë. Për këtë qëllim ata kanë bërë një kërkesë në Komisionin Trepalesh, ngritur në bazë të Ligjit nr.7748, datë 29.07.1993, të ndryshuar, dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij. Këto akte parashikojnë vërtetimin në rrugë administrative të kohës së vuajtjes së dënimit, kërkesa për të cilën duhej kryer brenda datës 31.12.2000.

Kërkuesja nuk ka paraqitur kërkesë si më sipër dhe personi i tretë D.R.Sigurimeve Shoqërore Berat, në mungesë të një vërtetimi nga Komisioni i sipërpërmendur për kohën e vuajtjes së dënimit, nuk i ka njohur të drejtën e përfitimit të pensionit që u takon ish të dënuarve politikë. Ky Komision, sipas deklarimeve të personave të tretë, nuk funksionon më.

Në këto kushte kërkuesja i është drejtuar gjykatës me padi me anë të të cilës kërkon gjyqësisht vërtetimin e faktit juridik të kohës së vuajtjes së dënimit në bazë të nenit 338 të K.Pr.Civile.

Gjykata e Shkallës së Parë Berat në përfundim të shqyrtimit gjyqësor ka ardhur në përfundimin se kërkesa duhet të rrëzohet, vendim ky që u la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Vlorë. Gjykatat e faktit kanë arsyetuar se kërkuesja nuk ka paraqitur brenda afatit prekluziv të parashikuar në ligj (31.12.2000), tek komisioni i ngritur në bazë të Ligjit nr.7748/1993, kërkesën për të vërtetuar në rrugë administrative kohën e dëbimit dhe për të përfituar interesat pasurore që lidhen me shtesat e pensionit si ish e dënuar politike. Sipas gjykatave bashkëshorti i saj dhe familjarët e tjerë të dëbuar nga regjimi i kohës kanë paraqitur kërkesën për vërtetimin në rrugë administrative të kohës së dënimit dhe kanë përfituar sipas ligjit. Në përfundim, gjykatat arsyetojnë se dëbimi i kërkueses për motive politike është i vërtetuar dhe vërtetimi i këtij fakti në rrugë gjyqësore nuk sjell asnjë pasojë.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë erdhi në përfundimin se vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë, që ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, është një vendim i drejtë dhe i marrë në interpretim të drejtë të dispozitave ligjore.

Në referencë të përmbajtjes së dispozitës së nenit 388 të K.Pr.C. (që përbën bazën ligjore të kërkimit) dhe rrethanave juridike që pranohen si të provuara nga gjykatat e faktit, me të drejtë është vlerësuar se fakti i të qënurit subjekt i dëbuar për kërkuesen, është plotësisht i vërtetuar, përsa kohë në dosjen gjyqësore janë administruar vendimet përkatëse.

Kërkuesja do të mund të legjitimohej të parashtronte kërkimin konkret në rast se akti që vërteton fakti (të qënurit e dëbuar) është zhdukur, ka humbur, nuk mund të bëhet përsëri ose nuk mund të merret në ndonjë rrugë tjetër. Ndërkohë, në kuptim të ligjit, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vjen në përfundimin se akti që vërteton qenien e kërkueses në cilësinë e së dëbuarës është vendimi nr.8, datë 14.09.1966, i K.P. të Lagjes “Partizani”, Berat, akt ky i administruar në dosjen gjyqësore, i cili nuk mund të pretendohet as se ka humbur, as se është zhdukur apo nuk mund të bëhet apo merret përsëri.

Në rrethanat e mësipërme, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se në referencë të nenit 472 dhe 310 të K.Pr.C., pretendimet e ngritura në rekursin e palës së paditur kanë gjetur arsyetimin në vendimet e gjykatave të faktit, duke mos i bërë të cenueshëm këto të fundit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 485/a të Kodit të Procedurës Civile

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.723, datë 21.12.2007 të Gjykatës së Apelit Vlorë.

Tiranë, më 02.10.2012

Nr.11242-00232-00-2009 i Regj. Themeltar

Nr.00-2012-2228 i Vendimit (416)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Besnik ImerajKryesues

Fatos LuloAnëtar

Majlinda AndreaAnëtare

Guxim ZenelajAnëtar

Shkëlzen SelimiAnëtar

në datën 02.10.2012, mori në shqyrtim në seancën gjyqësore çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËS: ZOJE VELIAJ

E PADITUR:DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE SHOQËRORE SHKODËR

AGJENCIA RAJONALE PUKË

OBJEKTI:

Njohjen e vërtetësisë së dokumentit zyrtar “Librezë Pune”

në ish Ndërmarrjen Bujqësore Pukë për periudhën 5 Mars 1967

deri më 19 Shtator 1992.

Detyrimin e palës së paditur DRSSH Shkodër

që të më paguajë pensionin e pleqërisë

nga data e lindjes së kësaj të drejte e në vazhdim.

Baza Ligjore: Nenet 32, 153 e 253 të K.Pr.Civile

si dhe ligji nr.7703, datë 11.05.1993,

“Për Sigurimet Shoqërore në R.SH” (i ndryshuar).

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, me vendimin nr.126, datë 18.06.2008, ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesë padisë së paraqitur nga paditësja Zoje Veliaj si të pambështetur në prova dhe në ligj.

Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr.562, datë 17.12.2008, pasi është bërë ankim nga paditësja Zoje Veliaj, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.126, datë 18.06.2008, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë.

Kundër vendimit nr.562, datë 17.12.2008, të Gjykatës së Apelit Shkodër, ka paraqitur rekurs paditësja Zoje Veliaj, duke pretenduar se:

· Libreza e punës që unë disponoj është akt zyrtar, me formën e plotë të kërkuar nga ligji, nuk ka asnjë korrigjim dhe asnjë shkak për të dyshuar për falsitet.

· Libreza ka kronologji të rregullt.

· Nëse kronologjia e librezës nuk konfirmohet nga regjistri i ish N.B.Pukë, unë nuk kam përse të penalizohem, pasi ai është përpiluar nga një punonjës i ngarkuar për këtë punë.

· Vetë DRSSH Shkodër ka pohuar se: “Në regjistrin nr.3/242, fleta 26 e NBSH Pukë konfirmohet periudha e punës sipas librezës.

· Në shkelje të nenit 12 të K.Pr.Civile nuk na janë pranuar dëshmitarët ë kërkuar.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Majlinda Andrea; në mungesë të palëve; analizoi dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

I. Rrethanat e çështjes

Nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore rezulton se paditësja Zoje Veliaj është banore e fshatit Qerret, Komuna Qerret, Rrethi Pukë.

Më datë 26.09.2003 ajo ka paraqitur pranë palës së paditur kërkesën dhe dokumentacionin e nevojshëm për të përfituar pension pleqërie, si nënë me shumë fëmijë.

Pala e paditur, pasi ka shqyrtuar kërkesën dhe dokumentacionin shoqërues të saj ka vendosur që të rrëzojë kërkesën e paditëses me arsyetimin se: “Nga verifikimi i kryer më datë 28.08.2003 në arkivin e rrethit Pukë ka rezultuar se kronologjia e fillimit të punës nuk korrespondon dhe se data e shkëputjes nga puna është me korrigjime”.

Pas ankimit të paditëses ky vendim është lënë në fuqi nga Komisioni Rajonal i Ankimit Shkodër me vendimin nr.406, datë 30.09.2003, vendim i lënë në fuqi nga Komisioni Qendror i Apelit Tiranë me vendimin nr.445, datë 27.11.2003.

Pasi ka konsumuar rrugën administrative, paditësja i është drejtuar gjykatës me padinë objekt gjykimi.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, me vendimin nr.126, datë 18.06.2008, ka vendosur:

“Rrëzimin e kërkesë padisë së paraqitur nga paditësja Zoje Veliaj si të pambështetur në prova dhe në ligj”.

Gjykata ka arsyetuar ndër të tjera:

“... koha e fillimit të punës nuk përputhet me kohën e martesës së paditëses.

Duke qenë se libreza e punës është dublikatë dhe vitet e punës që janë pasqyruar në këtë librezë nuk mund të verifikohen pasi mungojnë listë pagesat e N.B.Pukë, si dhe për shkak të mospërputhjes së kronologjisë së fillimit të punës me kohën kur paditësja është martuar apo ka lindur fëmijën e saj të parë, gjykata arrin në konkluzionin se koha e vjetërsisë në punë e pasqyruar në librezën e punës me nr.242 regjistri themeltar datë 05.03.1967, nuk duhet ti njihet si kohë vjetërsie në punë paditëses Zoje Veliaj. Në këto kushte ky dokument, libreza e punës së sipërcituar, nuk mund të ketë fuqinë e një akti zyrtar me fuqi të plotë provuese në kuptim të nenit 253 të K.Pr.Civile”.

Kundër vendimit të sipërcituar është ushtruar ankim nga paditësja Zoje Veliaj dhe Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr.562, datë 17.12.2008, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.126, datë 18.06.2008, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë”.

Kundër vendimit nr.562, datë 17.12.2008 të Gjykatës së Apelit Shkodër, ka paraqitur rekurs paditësja Zoje Veliaj, duke pretenduar se vendimet e dy gjykatave janë marrë në shkelje të dispozitave procedural, pasi kanë vlerësuar jo drejt provat e paraqitura dhe ka kërkuar prishjen e dy vendimeve dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.562, datë 17.12.2008 të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe ai me nr.126, datë 18.06.2008, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, janë marrë në zbatim të ligjit procedural e material dhe duhen lënë në fuqi.

Pretendimet e ngritura ne rekursin e paditëses Zoje Veliaj, nuk janë të tilla që të çojnë në cënimin e vendimeve.

Vendimet e të dy gjykatave të faktit janë rrjedhojë e analizës së plotë të provave të administruara e të marra në shqyrtim gjatë shqyrtimit gjyqësor.

Paditësja nuk ka arritur të provojë faktin se ka punuar në periudhën e pretenduar e të pasqyruar në librezën e punës, pasi nga verifikimet e palës së paditur ka rezultuar se në regjistrin themeltar të punonjësve pranë Ndërmarrjes Bujqësore Pukë, ka rezultuar se kronologjia e fillimit të punës nuk korrespondon, data e shkëputjes nga puna ka rezultuar e korrigjuar dhe nuk kanë rezultuar listë pagesa të kësaj ndërmarrje.

Pavarësisht vërtetimit të lëshuar nga drejtori i Ndërmarrjes Bujqësore Pukë më datë 13.06.1994 dhe libreza e punës, analiza e provave të tjera me të drejtë ka çuar gjykatat në përfundimin për rrëzimin e padisë.

Nga çertifikatat e lindjes së paditëses dhe ajo familjare ka rezultuar se paditësja është e datëlindjes 22.07.1951 dhe deri në momentin që tregon se paditësja ka filluar punë më datë 5 Mars 1967 nuk kishte mbushur moshën 16 vjeç, pra ishte e mitur dhe jetonte me familjen e saj në vendin e lindjes në Kukës.

Paditësja nuk ka provuar se është martuar në vitin 1966, ashtu siç ka pretenduar dhe ka shkuar në Pukë ku dhe ka filluar punë në vitin 1967. Nga çertifikata e martesës e lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile Qerret Pukë më datë 13.12.2004, është provuar se paditësja ka lidhur martesë më 20.04.1979 në Pukë.

Pra paditësja ka qenë banore e fshatit Shikoj në Kukës dhe nuk mund të punonte në kooperativën bujqësore Pukë në një kohë që nuk kishte mbushur moshën 16 vjeç.

Me të drejtë gjykatat e faktit gjendur përpara provave të kundërta, kanë arritur në përfundimin se paditësja nuk ka provuar faktin se ka punuar në periudhën e pretenduar pranë kooperativës bujqësore Pukë.

Pretendimet e parashtruara në rekurs, kanë të bëjnë me analizën e provave, pra për shkaqe që nuk janë në objektin e shqyrtimit nga Gjykata e Lartë.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 485/a të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.562, datë 17.12.2008 të Gjykatës së Apelit Shkodër.

Tiranë, më 02.10.2012

Nr.11111-00003-00-2010 i Regj. Themeltar

Nr.00-2012-2045 i Vendimit (417)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Ardian DvoraniKryesues

Evelina QirjakoAnëtare

Andi ÇelikuAnëtar

Medi BiciAnëtar

Edmond IslamajAnëtar

në datën 02.10.2012, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËS: RABIJE GURI, LORENC GURI, ALFRED GURI, VALBONA SHEHU, HYRIJE GURI, AGIM GURI, HANE GURI

I PADITUR:ASLLAN GURI

OBJEKTI:

Detyrimi i të paditurit Asllan Guri të na njohë bashkëpronarë

në 5/6 pjesë të truallit prej 540 m2 ndodhur në zonën kadastrale nr.8512

Lagja nr.2, Rr.“Sefer Efendiu” nr.107, me kufizime:

Veri - banesa Jakup Vogli dhe Mahmut Materes, Jug - banesa Enver Dume,

Lindje - banesa Besnik Drogu, H. Kandilli,R.Cakës

Perëndimi - banesa e Qemal Voglit,

pasuri që na vjen trashëgimisht nga babai ynë Ahmet Asllan Guri.

Detyrimi i ZVRPP Durrës që në regjistrimin e datës 09.05.1997,

të regjistrojë dhe emrat e pesë paditësave duke qenë secili

bashkëpronar me 1/6 pjesë të truallit prej 540 m.

Baza Ligjore: Nenet 349/351, 193/h të K.Civil

dhe Neni 46/1 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin nr.3723, datë 15.12.2008, ka vendosur:

Pranimin e pjesshëm të kërkesëpadisë së paditësave, Shefqet Guri, Valbona Shehu, Hyrije Guri, Agim Guri, Hane Guri, kundër të paditurit Asllan Guri.

Detyrimin e të paditurit Asllan Guri të njohë paditësat bashkëpronar në 5/6 e truallit prej 450 m2 e ndodhur në zonën kadastrale nr.8512, Lagja nr.2, Rr.“Sefer Efendiu”, nr.107, me kufizime: Veri - banesa e Jakup Vogli dhe Mahmut Materes, Jug - banesa e Enver Dumes, Lindje - banesa e Besnik Drogut, H. Kondillit dhe R.Ceka, Perëndimi - banesa e Qemal Voglit (pasuri kjo që vjen nga trashëgimlënësi, babai i palëve ndërgjyqëse, Ahmet Guri).

Detyrimin e ZVRPP Durrës që në regjistrimin e datës 09.05.1997 të regjistrojë edhe emrat e pesë paditësave duke qenë secili bashkëpronar me 1/6 pjesë secili në truallin prej 450 m2.

Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr.484, datë 24.11.2009, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.3723, datë 15.12.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Kundër këtij vendimi ka paraqitur rekurs pala e paditur Asllan Guri, që kërkon prishjen e vendimeve dhe parashtron këto shkaqe:

· Gjykatat kanë shkelur ligjin duke keqinterpretuar kontratën e dhurimit, pra vullnetin e dhuruesit.

· Pala nuk ka pasur mbrojtës as në shkallë të parë as në të dytën.

· Janë shkelur rregullat për thirrjen e palës në gjykim, për të cilën pala kishte paraqitur kërkesën për shtyrjen e seancës për arsye shëndetësore.

· Në gjykatën e apelit është kryer gjykimi i fshehtë pa njoftuar palët.

· Gjykatat aludojnë padrejtësisht se nuk është dhuruar sip. e tokës nën banesë.

· Prona është unike dhe e trupëzuar me shtëpinë.

· Pasuria objekt gjykimi ka qenë akoma në shqyrtim në apelin e Durrësit me një palë tjetër.

· Trashëgimlënësi ja ka shprehur vullnetin e tij djemve dhe vajzave para vdekjes për këtë pronë.

· Vetë trashëgimlënësi ka kryer veprimin e regjistrimit të kontratës së dhurimit në vitin 1997.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Andi Çeliku; përfaqësuesin e palës paditëse, av.Rustem Syziu, që kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë; përfaqësuesin e palës së paditur, av. Mehmet Kurti, që kërkoi prishjen e të dy vendimeve të gjykatave dhe pushimin e gjykimit; si dhe pasi diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Palët ndërgjyqëse janë trashëgimtarët ligjorë të të ndjerit Ahmet Guri (fëmijët e tij). Në pronësi të trashëgimlënësit Ahmet Guri, në regjistrin hipotekor nr.347, datë 06.10.1992, ka qenë e regjistruar një shtëpi banimi në Lagjen 2, Rr.“Kajo Karafili”, nr.107 Durrës, të përbërë nga dy dhoma, një kuzhinë, aneks, wc dhe oborri përreth kësaj banese me një sipërfaqe prej 540 m2, me kufizimet përkatëse. Këtë pronë, me kontratën e dhurimit nr.Rep.1473 dhe nr.Kol.414, datë 09.05.1997, ja ka dhuruar djalit të tij, të paditurit Asllan Guri, i cili nga ana e tij në të njëjtin akt noterial ka shprehur vullnetin për pranimin e dhurimit. Këtë pronë i padituri Asllan Guri e ka regjistruar në emër të tij në Z.R.P.P. Durrës, në regjistrin nr.9811, datë 09.05.1997.

Paditësat kanë pretenduar se pas marrjes së vendimit të gjykatës për lëshimin e dëshmisë së trashëgimisë ligjore për trashëgimlënësin Ahmet Guri, janë paraqitur pranë ZRPP Durrës për të bërë kalimin në emër të tyre të pronës që ka qenë në emër të trashëgimlënësit të tyre Ahmet Guri dhe kanë konstatuar se nga ana e trashëgimlënësit të tyre, me anë të kontratës së dhurimit të datës 09.05.1997, prona i është dhuruar vëllait të tyre Asllan Guri. Në të tilla kushte, referuar neneve 349-351 të Kodit Civil, që bëjnë fjalë për të drejtën e kërkimit të pasurisë trashëgimore, paditësat kanë ngritur padinë në gjykim me të cilën kërkojnë nga i padituri Asllan Guri ti njohë bashkëpronarë në 1/6 pjesë mbi truallin e kësaj prone (një sipërfaqe prej 540 m2) si dhe të regjistrohet në Z.R.P.P. në bashkëpronësi të të gjithë trashëgimtarëve ligjorë të trashëgimlënësit Ahmet Guri, pasi ky truall, sipas tyre nuk ka qenë objekt i kontratës së dhurimit.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin nr.3723, datë 15.12.2008, ka vendosur:

Pranimin e pjesshëm të kërkesëpadisë së paditësave, Shefqet Guri, Valbona Shehu, Hyrije Guri, Agim Guri, Hane Guri kundër të paditurit Asllan Guri.

Detyrimin e të paditurit Asllan Guri të njohë paditësat bashkëpronar në 5/6 e truallit prej 450 m2 e ndodhur në zonën kadastrale nr.8512, Lagja nr.2, Rr.“Sefer Efendiu” nr.107 me kufizime: Veri - banesa e Jakup Vogli dhe Mahmut Materes, Jug - banesa e Enver Dumes, Lindje - banesa e Besnik Drogut, H. Kondillit dhe R.Ceka, Perëndimi - banesa e Qemal Voglit (pasuri kjo që vjen nga trashëgimlënësi, babai i palëve ndërgjyqëse, Ahmet Guri).

Detyrimin e ZRVPP Durrës që në regjistrimin e datës 09.05.1997, të regjistrojë edhe emrat e pesë paditësave duke qenë secili bashkëpronar me 1/6 pjesë secili në truallin prej 450 m2.

Në vendimin e saj Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës arsyeton se:

.... Nga kontrata e dhurimit nr.1413/414, datë 09.05.1997, përcaktohet qartë se dhuruesi, i ndjeri Ahmet, i ka dhuruar të paditurit Asllan vetëm shtëpinë, vullnet ky i shprehur në paragrafet si më poshtë... me dëshirën e plotë Ahmet Guri shtëpinë e përshkruar më lart ja dhuron Asllan Gurit..” Në paragrafin vijues të kësaj kontrate përshkruhet “...shtëpia e mësipërme kalon në zotërimin juridik dhe shfrytëzimin material të Asllan Gurit, i cili merr në dorëzim së bashku me dokumentacionin përkatës”. Nga ana e provave të mësipërme gjykata arrin në përfundimin se dhuruesi i ka dhuruar të paditurit shtëpinë së bashku me truallin nën të, truall ky i barabartë me 90 m2. Ndërsa për pjesën tjetër të truallit dhuruesi nuk ka shprehur vullnetin e tij, kështu që në sipërfaqen prej 450 (540 – 90 = 450) të gjithë ndërgjyqësorët si trashëgimtarë ligjorë të radhës së parë të trashëgimlënësit Ahmet Guri duhet të njihen bashkëpronarë në pjesë të barabarta. Pra padia e paditësve duhet pranuar pjesërisht vetëm për njohje bashkëpronar në 450 m’ dhe jo për 540 m’”.

Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr.484, datë 24.11.2009, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.3723, datë 15.12.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Kundër këtyre vendimeve ka paraqitur rekurs pala e paditur Asllan Guri, i cili kërkon prishjen e tyre për shkaqet e përshkruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë konstaton se vendimet e të dyja gjykatave të faktit janë marrë në mosrespektim dhe zbatim të keq të ligjit ndaj çmon se vendimet e të dyja gjykatave kanë vend të cënohen.

Gjatë gjykimit në Gjykatën e Lartë, për shkak se paditësi Shefqet Guri ka ndërruar jetë, në bazë të nenit 199 të K.Pr.Civile, u bë kalimi procedural duke u vazhduar gjykimi nga trashëgimtarët e tij ligjorë Rabije Guri, Lorenc Guri dhe Alfred Guri.

Për sa i përket pretendimeve të ngritura në rekursin e të paditurit, për shkelje procedurale në gjykimet e të dyja gjykatave, Kolegji Civil konstaton se nga aktet e administruara nuk konstatohet asnjë shkelje procedurale në lidhje me njoftimin, përfaqësimin dhe mbrojtjen e të paditurit Asllan Guri në gjykim.

Nga ana tjetër, vendimet e të dyja gjykatave të faktit janë marrë në interpretim të gabuar të përmbajtjes së kontratës së dhurimit (objekt gjykimi) në shkelje të neneve 681 e 682 të Kodit Civil. Kështu të dyja Gjykatat kanë konkluduar se të paditurit Asllan Guri nuk i është dhuruar trualli rreth banesës nga trashëgimlënësi Ahmet Guri, por vetëm banesa dhe trualli nën të, referuar ky konkluzion dy prej fjalive të kontratës së dhurimit: “Z.Ahmet Guri, shtëpinë e përshkruar më lart ia dhuron Z.Asllan Guri” dhe “shtëpia e mësipërme kalon në zotërimin juridik dhe shfrytëzimin material të Z.Asllan Guri”.

Referuar nenit 682 të Kodit Civil “Kushtet e kontratës interpretohen njëri nëpërmjet tjetrit, duke i dhënë secilit kuptimin që del nga tërësia e aktit”. Në zbatim të kësaj dispozite, për të bërë interpretimin e drejtë të kontratës së dhurimit objekt gjykimi, gjykatat e faktit duhej të nxirrnin kuptimin që del nga tërësia e përmbajtjes së saj. Kështu, për të gjetur e saktësuar “shtëpinë e përshkruar më lart” apo “shtëpia e mësipërme”, është logjike dhe ligjore njëkohësisht tu referohesh paragrafëve të mësipërme në kontratën objekt interpretimi e gjykimi, konkretisht atyre paragrafëve që përshkruajnë pronën objekt dhurimi. Kështu më lart në kontratën e dhurimit të datës 09.05.1997 citohet: “Siç vërtetohet nga regjistri hipotekor nr.347, datë 06.10.1992, Z. Ahmet Guri është pronar i vetëm i një shtëpie banimi, e cila ndodhet në L.nr.2, Rr.“K. Karafili”, nr.107, Durrës. Shtëpia përbëhet nga dy dhoma, një kuzhinë, aneks, wc dhe oborrin përreth kësaj banese me një sipërfaqe prej 540 m2”. Nga ky paragraf i kontratës del qartë se “shtëpia e përshkruar më lart ” apo “shtëpia e mësipërme” (siç i referohen paragrafët e fundit në kontratën e dhurimit) ka në përbërjen e saj edhe oborrin përreth banesës, madje me sipërfaqe të përcaktuar në m2. Po kështu rezulton se në regjistrin hipotekor nr.347, datë 06.10.1992, dhuruesi Ahmet Guri ka pasur në pronësi veç banesës dhe truallin përreth saj me sipërfaqe 540 m2. Prona objekt dhurimi i referohet këtij regjistri.

Gjithashtu, nëse dhuruesi do t’i kishte dhuruar të paditurit vetëm shtëpinë dhe truallin nën të, në pronësi të tij (dhuruesit) do të mbetej trualli përreth banesës, duke u bërë kështu ndarja e pronës dhe kufizimet e shtëpisë së dhuruar nuk mund të ishin të njëjta me kufizimet e pronës përpara dhurimit. Në të kundërt, i padituri ka regjistruar kontratën e dhurimit në Z.R.P.P. Durrës duke u bërë pronar i banesës dhe truallit përreth, si dhe duke e poseduar atë në vitet në vazhdim. Dhuruesi Ahmet Guri ka jetuar edhe 10 vite të tjera pas nënshkrimit të kontratës së dhurimit. Këto fakte kanë rëndësi edhe në funksion të kërkesave të nenit 681 të Kodit Civil, sipas të cilit “Kur interpretohet një kontratë, duhet të sqarohet se cili ka qenë qëllimi i vërtetë dhe i përbashkët i palëve, pa u ndalur në kuptimin letrar të fjalëve, si dhe duke vlerësuar sjelljen e tyre në tërësi, para e pas përfundimit të kontratës”.

Mbështetur në sa sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se është i qartë e pa asnjë ves vullneti i të ndjerit Ahmet Guri për dhurimin në favor të djalit të tij të paditurit Asllan Guri, të pronës së regjistruar në regjistrin hipotekor nr.347, datë 06.10.1992, pronë e përbërë nga shtëpia me dy dhoma, një kuzhinë, aneks, wc dhe oborrin përreth saj me sipërfaqe prej 540 m2.

Përfundimisht, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se padia e paditësave është e pambështetur dhe argumentuar ligjërisht, ndaj vendimet e të dyja gjykatave të faktit duhen ndryshuar duke u vendosur rrëzimi i padisë.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 485/d të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Ndryshimin e vendimit nr.3723, datë 15.12.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe të vendimit nr.484, datë 24.11.2009 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe rrëzimin e padisë.

Tiranë, më 02.10.2012

Nr.31003-00632-00-2009 i Regj. Themeltar

Nr.00-2012-2077 i Vendimit (418)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Ardian DvoraniKryesues

Evelina QirjakoAnëtare

Andi ÇelikuAnëtar

Medi BiciAnëtar

Edmond IslamajAnëtar

në seancën gjyqësore të datës 02.10.2012 mori në shqyrtim çështjen civile, që i përket:

PADITËS K/PADITUR:

FILDEZ PANO

TË K/PADITUR:

KRESHNIK RUSTEMI

ANDON RUSTEMI

I PADITUR K/PADITËS: SHYQYRI SINANI

PERSON I TRETË:

AGJENCIA E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE

ZYRA RAJONALE E QARKUT GJIROKASTËR

OBJEKTI I PADISË:

Lirim dhe dorëzim trualli

Baza ligjore e padisë: Neni 296 i K.Civil

OBJEKTI I KUNDËRPADISË:

Anullim i pjesshëm i vendimit nr.368, datë 15.01.2008

të Agjensisë së K.K.K.Pronave Qarku Gjirokastër dhe

vendimit nr.22, datë 27.09.1994 të K.K.K.Pronave Bashkia Libohovë.

Baza ligjore e k/padisë: Neni 160 i K.Pr.Civile

dhe Ligji nr.9235, datë 28.07.2004

“Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendimin nr.2033, datë 24.11.2008, ka vendosur:

Pranimin e padisë.

Detyrimin e të paditurit kundër paditës Shyqyri Sinani ti lirojë dhe ti dorëzojë menjëherë paditëses së kundër paditur Fildez Pano sipërfaqen e truallit prej 1886 m2, pasuri kjo me nr.14/40 në zonën kadastrale 2444 në Lagjen “Marinë” të qytetit Libohovë, sipas hartës treguese të regjistrit bashkuar vërtetimit hipotekor nr.34 në favor të paditëses së kundër paditur. Pushimin e gjykimit për pjesën e objektit të kundër padisë.

Gjykata e Apelit Gjirokastër me vendimin nr.57, datë 04.02.2009, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit civil nr.2033, datë 24.11.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Kundër këtij vendimi ka ushtruar rekurs i padituri/kundër paditës Shyqyri Sinani që kërkon ndryshimin e vendimit nr.2033, datë 24.11.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe vendimit nr.57, datë 04.02.2009 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe rrëzimin e padisë, duke parashtruar shkaqet si më poshtë vijon:

· Ajo ç’ka është vendosur nga ana formale në dy vendimet e K.K.K.Pronave ka mos përputhje me atë çfarë është regjistruar ne Z.R.P.P.Gjirokastër, si me kufizimet ashtu dhe me sipërfaqen ku e njëjta sipërfaqe është llogaritur dhe mbledhur 2 herë. Pra është regjistruar një sipërfaqe më e madhe nga ajo që është kthyer me vendim të K.K.K.Pronave;

· Gjithashtu, gjykata thotë “lirim dhe dorëzim të pronës 14/40”, ndërkohë që një pasuri e tillë nuk është pasqyruar fare në vendimin e K.K.K.Pronave dhe as nuk u sqarua nga gjykata me ekspertim se ku ndodhet kjo pronë;

· Vendimi nr.368, datë 15.01.2008, është marrë në kundërshtim me ligjin, pasi K.K.K.Pronave mbi bazën e kërkesës së paditëses ishte shprehur një herë me vendimin nr.22, datë 27.09.1994 të Bashkisë Libohovë, ku rezulton se nuk e kanë kundërshtuar atë. Vendimi i K.K.K.Pronave nuk iu referohet akteve të përdorura dhe as ka marrë në shqyrtim faktin se subjekti i pretenduar i shpronësuar t’i jetë drejtuar më parë Komisionit dhe në këtë kuptim të mos ta merrte në shqyrtim kërkesën e bërë për herë të dytë;

· Nga ana tjetër unë kam ndërtuar shtëpinë që në vitin 1970 me lejen e organeve kompetente të kohës dhe kam jetuar (dhe e kam poseduar) për më shumë se 40 vjet qetësisht këtë shtëpi.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Andi Çeliku; përfaqësuesin e palës së paditur k/paditëse, av. Shyqyri Dylgjeri, që kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe kthimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues; përfaqësuesin e palës paditëse të k/paditur, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Apelit Gjirokastër; si dhe pasi diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Nga aktet e administruara në dosje rezulton se paditësja e kundër paditur Fildez Pano, sipas vërtetimit nga dokumentet hipotekor nr.34 regjistri, datë 24.07.2008 të Z.R.P.Paluajtshme Gjirokastër, është pronare e pasurisë nr.14/40 të ndodhur në Zonën Kadastrale 2444, me sipërfaqe 1886 m2 truall në lagjen Marinë, Libohovë. Në origjinën e saj kjo pronë ka qenë e trashëgimlënësit Bilush Rustemi, njohur dhe kthyer trashëgimtarëve të tij ligjorë Fildez Pano, Kreshnik dhe Andon Rustemi nga vendimet nr.22, datë 27.09.1994 të K.K.K.Pronave pranë Bashkisë Libohovë dhe nr.368, datë 15.01.2008 të A.K.K.P Zyra Rajonale e Qarkut Gjirokastër. Me shitjen e 2/3 të kësaj prone nga Kreshnik e Andon Rustemi në favor të paditëses së kundër paditur Fildez Pano, kjo e fundit mbetet pronare e vetme e pronës së përshkruar më lart.

Paditësja ka pretenduar që sipërfaqja prej 1886 m2 në pronësi të saj është në posedim të paligjshëm të të paditurit kundër paditës Shyqyri Sinani, i cili nuk ka pranuar ta lirojë vullnetarisht atë. Në kushtet kur i padituri kundër paditës nuk ka pranuar të lirojë dhe dorëzojë vullnetarisht sipërfaqen prej 1886 m2, paditësja, bazuar në nenin 296 të Kodit Civil, i është drejtuar gjykatës me padinë e pronarit për të kërkuar sendin e saj nga poseduesi i paligjshëm jo pronar.

I padituri kundër paditës ka prapësuar padinë, duke pretenduar se në këtë sipërfaqe ai posedon një banesë të ndërtuar në mënyrë të ligjshme rreth viteve 70 si dhe truallin e saj funksional. Është vërtetuar se në kufi me sipërfaqen prej 1886 m2 në pronësi të paditëses së kundër paditur, i padituri kundër paditës posedon një banesë me sipërfaqe 130 m2 dhe truall të përgjithshëm rreth 250 m2. Në dosjen gjyqësore nuk ka të administruar asnjë provë që të provojë pronësinë apo posedimin e ligjshëm të të paditurit kundër paditës mbi banesën apo truallin e saj. Pavarësisht nga ky fakt dhe ndonëse ndodhen në ish pronën e trashëgimlënësit të paditëses së kundër paditur, kjo e fundit nuk ka ngritur asnjë pretendim për sipërfaqen që zë banesa e të paditurit kundër paditës dhe trualli i saj funksional, por ka kërkuar lirimin dhe dorëzimin e sipërfaqes tjetër prej 1886 m2 e cila gjithashtu posedohet në mënyrë të paligjshme, nëpërmjet një rrethimi, nga i padituri kundër paditës. Për më tepër që K.K.K.P. pranë Bashkisë Libohovë i ka përjashtuar sipërfaqen e banesës dhe truallit funksional të të paditurit kundër paditës, nga kthimi në favor të ish-pronarit të ligjshëm.

Nga ana tjetër i padituri kundër paditës, me pretendim se vendimi i K.K.K.P. Bashkia Libohovë dhe ai i A.K.K.P. Qarku Gjirokastër janë nxjerrë në kundërshtim me ligjin, ka paraqitur kundërpadi duke kërkuar anullimin e tyre.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendimin nr.2033, datë 24.11.2008, ka vendosur:

“Pranimin e padisë.

Detyrimin e të paditurit/kundër paditës Shyqyri Sinani t’i lirojë dhe t’i dorëzojë menjëherë paditëses se kundër paditur Fildez Pano sipërfaqen e truallit prej 1886 m2, pasuri kjo me nr.14/40 në zonën kadastrale 2444 në Lagjen “Marinë” të qytetit Libohovë, sipas hartës treguese të regjistrit bashkuar vërtetimit hipotekor nr.34 në favor të paditëse/e kundër paditur. Pushimin e gjykimit për pjesën e objektit të kundër padisë”.

Gjykata ka arsyetuar se ... i padituri/kundër paditës Shyqyri Sinani e mban truallin me sipërfaqe 1886 m2 pa asnjë titull dhe në mënyrë të padrejtë, gjithçka që ai prapëson është një zvarritje dhe mos vendosja e pronares në posedim të pronës së saj është një punë e dobët e organeve të ngarkuara me ligj për zbatimin e vendimeve në terren të komisionit përkatës si dhe organeve të qeverisjes vendore... i padituri/kundër paditës nuk paraqiti asnjë provë për mbajtjen e kësaj prone në posedim por kishte tendenca të vazhdueshme të zvarriste gjykimin e çështjes ...pretendimet e paditëses/së kundër paditur u provuan plotësisht në seancën gjyqësore nga provat e cituara dhe pohimet gjyqësore të saj dhe gjejnë mbështetje të plotë ligjore në nenin 296 të K.Civil...

Gjykata e Apelit Gjirokastër me vendimin nr.57, datë 04.02.2009, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit civil nr.2033, datë 24.11.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër”.

Kundër këtij vendimi ka ushtruar rekurs i padituri kundër paditës Shyqyri Sinani, që kërkon ndryshimin e vendimit nr.2033, datë 24.11.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe vendimit nr.57, datë 04.02.2009 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, si dhe rrëzimin e padisë për shkaqet e përshkruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimet e të dyja gjykatave të faktit janë të drejta, të argumentuara dhe bazuara ligjërisht dhe si të tilla duhet të mbeten në fuqi. Shkaqet e paraqitura në rekurs nga i padituri kundër paditës nuk gjejnë mbështetje në aktet e administruara në gjykim dhe janë të pabazuara ligjërisht. Për më tepër, i padituri kundër paditës, nuk mund të ngrejë asnjë pretendim ndaj pronës së paditëses së kundër paditur dhe vendimeve të K.K.K.P. e A.K.K.P. që i kanë kthyer asaj pronën, pasi ai (i padituri kundër paditës) mban pronën objekt gjykimi pa asnjë titull dhe njëkohësisht nuk ka paraqitur rekurs kundër pushimit të gjykimit të kundër padisë së tij nga gjykatat e faktit, por ka kërkuar me rekurs vetëm ndryshimin e atyre vendimeve dhe rrëzimin e padisë së paditëses së kundër paditur. Gjithsesi, siç përmendëm më lart, pretendimet e të paditurit kundër paditës janë të pambështetura. Kështu, në lidhje me pretendimin se prona e përshkruar në dokumentin e pronësisë së paditëses nuk është e njëjta me pronën e njohur dhe kthyer asaj nga Komisioni i Pronave Bashkia Libohovë dhe Agjencia Kthimit të Pronave Qarku Gjirokastër, referuar ky pretendim numrit të parcelave, konstatojmë se paditësja e kundër paditur ka në pronësi parcelën 14/40 të formuar nga bashkimi i parcelave 14/35 dhe 14/37 të njohura dhe kthyera asaj nga Komisioni dhe Agjencia e Kthimit të Pronave ish Pronarëve. Përsa i përket pretendimit për mungesën e caktimit të një eksperti topograf nga gjykatat e faktit, për të përcaktuar vendndodhjen e pronës, përveç faktit që një kërkesë të tillë i padituri kundër paditës nuk e ka ngritur në gjykatat e faktit, këto të fundit me të drejtë nuk kanë vlerësuar as kryesisht ta kryejnë një akt ekspertimi, pasi nga aktet e administruara ka rezultuar qartë vendndodhja e pronës së paditëses dhe e banesës së të paditurit kundër paditës në raport me pronën e paditëses. Ndërkohë është i padituri kundër paditës që ka konfirmuar mbivendosjen e pronës së paditëses me atë që ai posedonte në mënyrë të paligjshme, duke paraqitur për shqyrtim kundër padinë që kërkonte anullimin e vendimeve të Komisionit dhe Agjencisë së Kthimit të Pronave, të dhëna në favor të paditëses.

Në të tilla rrethana, nga gjykatat e faktit, me të drejtë është urdhëruar i padituri kundër paditës Shyqyri Sinani të lirojë e dorëzojë truallin prej 1886 m2 në favor të pronares së ligjshme, paditëses së kundër paditur Fildez Pano, vendime këto që nuk cënojnë të paditurin kundër paditës (sikurse ka pretenduar) në banesën e tij dhe truallin funksional të saj.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/a të K.Pr.Civile,

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.57, datë 04.02.2009 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Tiranë, më 02.10.2012

Nr.11115-02559-00-2008 i Regj.Themeltar

Nr.00-2012-2784 i Vendimit (419)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Dvorani Kryesues

Evelina Qirjako Anëtare

Edmond Islamaj Anëtar

Andi Çeliku Anëtar

Medi Bici Anëtar

në datën 02.10.2012 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen civile, që u përket palëve të mëposhtme:

PADITËS: PËLLUMB BARÇI

EDI BARÇI

EMIRJETA BARÇI

MIMOZA HIDRI

SKËNDER DRINZIU

IRENA BROVINA, të gjithë të përfaqësuar nga Av.Envi Hicka.

I PADITUR: MINISTRIA E FINANCAVE (DREJTORIA E ADMINISTRIMIT DHE SHITJES SË PRONAVE PUBLIKE), përfaqësuar nga Av.i Shtetit Abaz Deda.

UZINA E INSTRUMENTAVE KORÇË, përfaqësuar në gjyq nga Av.i Shtetit Abaz Deda.

BASHKIA KORÇË, në mungesë

FOTI SIMO, përfaqësuar nga Av.Thimjo Kondi.

ME PJESËMARRJEN E AVOKATURËS SË SHTETIT, përfaqësuar nga Av.i Shtetit Abaz Deda.

OBJEKTI:

Kostatimin e pavlefshmërisë absolute

të kontratës së shitjes nr.7729/2250, datë 15.11.2007,

rregullimi i pasojave të pavlefshmërisë,

kthimin e palëve në gjëndjen e mëparshme,

detyrimin e të paditurit për të pranuar ushtrimin e të drejtës së parablerjes

dhe kalimin në pronësi të paditësave të objektit repart vegla dore,

laminim, tërheqje, derdhje preçize, lirim dhe dorëzim i kësaj prone paditësave.

Baza Ligjore: Nenet 32, 324 të K.Pr.Civile,

nenet 92/a, 296 të K.Civil,

Ligji nr.9235, datë 29.07.2004

“Për Kthimin dhe Kompesimin e Pronave” (I ndryshuar),

V.K.M-të nr.703 e nr.704/2006 dhe Udhëzimi nr.1/2007.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin nr.1149, datë 29.04.2008 ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesëpadisë si të pambështetur në ligj dhe në prova.

Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.258, datë 04.09.2008 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.1149, datë 29.04.2008 të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Kundër vendimit nr.258, datë 04.09.2008 të Gjykatës së Apelit Korçë dhe vendimit nr.1149, datë 29.04.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë kanë paraqitur rekurs paditësat, të cilët kërkojnë: Prishjen e vendimit nr.258, datë 04.09.2008 të Gjykatës së Apelit Korçë dhe vendimit nr.1149, datë 29.04.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në gjykatën e shkallës së parë me tjetër trup gjykues, ose ndryshimin e vendimeve dhe pranimin e padisë.

Shkaqet që ngrihen në rekurs nga pala paditëse janë:

-Shitja e pronës është bërë me shkelje të shumta procedurale që kanë të bëjnë me kriteret dhe procedurat e vlerësimit dhe shitjes së trojeve.

-Z.R.P.P. Korçë ka dërguar shkresë që trualli i përket shtetit, kur në të vërtetë ne jemi bërë pronarë që në vitin 1994 nga K.K.K.Pronave, pranë Bashkisë Korçë, prandaj gjykatat nuk kanë zbatuar nenin14 të K.Pr.Civile në lidhje me hetimin e plotë dhe të gjithanshëm të çështjes.

-Nuk jemi njoftuar për ankandin e zhvilluar dhe anëtarët e komisionit të ankandit nuk kanë qenë të pajisur me autorizimet përkatëse.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici; dëgjoi në kërkesat paraprake Av.e Shtetit Abaz Deda, i cili kërkoi pushimin e gjykimit të çështjes për shkak se rekursi nuk është i nënshkruar nga pala paditëse; dëgjoi përfaqësuesin e palës paditëse Av.Envi Hicka, i cili kërkoi vazhdimin e gjykimit; përfaqësuesin e të paditurit Foti Simo Av.Thimjo Kondi, i cili e la në çmim të gjykatës kërkesën e bërë nga Av.Shtetit; në përfundim,

V Ë R E N

Në Gjykatën e Lartë me datë 14.11.2008 është regjistruar çështja civile nr.11115-02559-00-2008 regj. them., që u përket palëve ndërgjyqëse: paditës Pëllumb Barçi, etj., dhe të paditur Foti Simo, etj., me objekt konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së shitjes, etj......

Me kërkesë të palës paditëse në seancën gjyqësore të datës 06.09.2012 Kolegji Civil, duke u bazuar në nenin 199/1 të K.Pr.Civile bëri kalimin procedural, duke zëvendësuar paditësat Ahmet Barçi dhe Myqerem Drinziu, të cilët kanë vdekur me trashëgimtarët e tyre ligjor të radhës së parë Edi Barçi, Emirjeta Barçi, Mimoza H