806
PËRMBAJTJA Çështje Civile Nr.i vendimit Data PALËT Faqe 52 (00-2012-358) 02.02.2012.......Arianit Shkurti kundër Eliana Basha në mungesë 9 53 (00-2012-350) 02.02.2012.......Tom Ndoja kundër Ismet Tuzi, Tomorr Daci, Ferid Daci, Alban Alibali............16 54 (00-2012-345) 02.02.2012........Evelina Koculi kundër Ervin Malaj 18 55 (00-2012-344) 02.02.2012.....Shoqëria “Flevi” sh.p.k. kundër Ali Lika, Fadil Sala, Vjollca Lika, Petrit Lika, Trëndelina Lika, Lirije Sala, Adem Lika, Sami Lika, Lavdie Lika, Serme Lika, Ndërmarja Komunale Banesa nr.4 Tiranë (sot Drejtoria nr.3 e Punëtorëve), Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë...................22 56 (00-2012-641) 02.02.2012.........Ramadan Shehi kundër Administratorët e Shoqërisë "Vefa" në administrim................29 57 (00-2012-509) 02.02.2012........Kastriot Jaupi kundër Drejtoria e Policisë Qarkut Vlorë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit 32 58 (00-2012-1607) 07.02.2012.....Shoqëria “Italba Asfalt” sh.p.k. kundër Policia Elektrike Dega e Prefekturës (Qarkut) Tiranë, Drejtoria e Policisë Elektrike, Drejtoria e Tensionit të Lartë 36 59 (00-2012-469) 07.02.2012.........Vangjel Birbo kundër Shoqëria “Intersig” Sh.A. 39 60 (00-2012-446) 07.02.2012......Albert Disha kundër Ylli Jorgji, Jorgji Toçi 49 1

gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/shkurt_2012_744.doc · Web viewLezhë në mungesë, Shoqata e Përdorimit të Ujërave Zheje, në mungesë 197 90 (00-2012-1435) 21.02.2012 Bujar

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

PËRMBAJTJA

Çështje Civile

Nr.i vendimit Data PALËT Faqe

52 (00-2012-358)02.02.2012Arianit Shkurti kundër Eliana Basha në mungesë9

53 (00-2012-350)02.02.2012Tom Ndoja kundër Ismet Tuzi, Tomorr Daci,

Ferid Daci, Alban Alibali16

54 (00-2012-345)02.02.2012Evelina Koculi kundër Ervin Malaj18

55 (00-2012-344)02.02.2012Shoqëria “Flevi” sh.p.k. kundër Ali Lika, Fadil Sala,

Vjollca Lika, Petrit Lika, Trëndelina Lika, Lirije Sala,

Adem Lika, Sami Lika, Lavdie Lika, Serme Lika,

Ndërmarja Komunale Banesa nr.4 Tiranë (sot Drejtoria

nr.3 e Punëtorëve), Zyra e Regjistrimit të Pasurive të

Paluajtshme Tiranë22

56 (00-2012-641)02.02.2012Ramadan Shehi kundër Administratorët e Shoqërisë

"Vefa" në administrim29

57 (00-2012-509)02.02.2012Kastriot Jaupi kundër Drejtoria e Policisë Qarkut

Vlorë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit32

58 (00-2012-1607)07.02.2012Shoqëria “Italba Asfalt” sh.p.k. kundër Policia

Elektrike Dega e Prefekturës (Qarkut) Tiranë, Drejtoria

e Policisë Elektrike, Drejtoria e Tensionit të Lartë36

59 (00-2012-469)07.02.2012Vangjel Birbo kundër Shoqëria “Intersig” Sh.A.39

60 (00-2012-446)07.02.2012Albert Disha kundër Ylli Jorgji, Jorgji Toçi49

61 (00-2012-478)07.02.2012Andrea Duni kundër Agjensia Kombëtare e Kthimit

dhe Kompensimit të Pronave Tiranë në mungesë,

Foto Ruci55

62 (00-2012-467)07.02.2012Thodhoraq Mile në mungesë kundër Thimi Dhima

në mungesë, Shpresa Dhima në mungesë,

Polikseni Poga (Dhima) në mungesë, Natasha Buleci

(Dhima) në mungesë, Z.R.P.Paluajtshme Korçë

në mungesë, Bashkia Korçë në mungesë60

63 (00-2012-388)09.02.2012Gjergji Kratellari, Petro Bubuci, Koço Bubuci,

në mungesë kundër Fitnete Meta, Natasha Koçi,

Gani Hoxha, Hysen Shahu, Vangjel Birbo në mungesë,

Shoqëria e Sigurimeve “Intersig” sha65

64 (00-2012-347)09.02.2012Silvana Abdalli kundër Sokol Abdalli, Banka e Tiranës73

65 (00-2012-436)09.02.2012Shoqëria “Doniana” Sh.p.k. kundër Ministria e

Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës,

Ndërmarrja Shtetërorë “Nefink”76

66 (00-2012-598)14.02.2012Vasfije Luzi kundër Komuna Kozarë Kuçovë84

67 (00-2012-447)14.02.2012Kërkues: Shoqëria “Raiffeisen Bank” Sha86

68 (00-2012-448)16.02.2012M. K. kundër F.K92

69 (00-2012-461)14.02.2012Shoqëria “Nutri Farm” Sh.p.k. kundër Dega e Doganës

Vlorë95

70 (00-2012-439)14.02.2012Besim Pasha në mungesë kundër Ministria e Mjedisit

Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave Tiranë

në mungesë101

71 (00-2012-482)14.02.2012Idlir Limllari në mungesë kundër Inspektoriati

Ndërtimor dhe Urbanistik Kombëtar Tiranë,

Inspektoriati Ndërtimor dhe Urbanistik Kombëtar,

Dega Korçë në mungesë106

72 (00-2012-480)14.02.2012Artur Qeramixhi në mungesë kundër Inspektoriati

Ndërtimor dhe Urbanistik Kombëtar Tiranë,

Inspektoriati Ndërtimor dhe Urbanistik Kombëtar

Dega Korçë në mungesë109

73 (00-2012-1507)14.02.2012Ariana Pilika kundër Viktor Adami, Miranda Tepshi,

Takuina Adami, Perikli Truja112

74 (00-2012-642)16.02.2012Kristina Gjoni kundër Drejtoria e Shërbimit Pyjor Laç

në mungesë118

75 (00-2012-643)16.02.2012Ferhat Beqiri, Lireta Beqiri, Myhije Beqiri, në mungesë

kundër Skënder Meçolli, Artur Mero, në mungesë;

Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronës Tiranë

në mungesë; Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të

Paluajtshme Korçë në mungesë123

76 (00-2012-572)16.02.2012Shoqëria “Mozi” shpk kundër Drejtoria e Doganës

Pogradec130

77 (00-2012-733)16.02.2012Ismail Baku kundër Zyra Arsimore Mat143

78 (00-2012-565)16.02.2012Durim Skendi kundër Prokuroria e Përgjithshme e

Shqipërisë, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë146

79 (00-2012-740)16.02.2012Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë në mungesë

kundër Shoqëria “Tropikal” shpk në mungesë150

80 (00-2012-639)16.02.2012Yzeir Rizaj kundër Nazif Rizaj, Zyra Vendore e

Regjistrimit te Pasurive të Paluajtshme Mallakastër154

81 (00-2012-743)16.02.2012Sokol Baco në mungesë kundër Spiro Shkiza157

82 (00-2012-738)16.02.2012Shoqëria “Bruçi” Shpk Tiranë kundër Paqsor Hasani

në mungesë, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të

Paluajtshme Tiranë në mungesë162

83 (00-2012-739)16.02.2012KESH sh a. kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Doganave Tiranë, Dega e Doganës Durrës167

84 (00-2012-614)16.02.2012Shoqëria “Hamiti” sh.p.k. kundër Dega e Doganës

Morinë Kukës171

85 (00-2012-631)21.02.2012Jorgji Veshi kundër Artor Hajta, Arben Shkalla,

N.K.Banesa aktualisht (Drejtroria nr.3 e Punëtorëve të

Qytetit Tiranë) në mungesë, Flora Veshi në mungesë,

Vilma Veshi në mungesë, Jani Veshi në mungesë,

N.K.Banesa aktualisht Drejtoria nr.3 e Punëtorëve të

Qytetit Tiranë në mungesë, Zyra e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Tiranë në mungesë175

86 (00-2012-632)21.02.2012Kastriot Gjini në mungesë, Preng Gjini në mungesë

kundër Këshilli i Komunës Suç të Rrethit Mat

në mungesë, File Duka në mungesë180

87 (00-2012-1608)21.02.2012Gjykim Dauti, Tatjana Dauti kundër Shaban Mustafaj,

Bashkia Sarandë184

88 (00-2012-1509)21.02.2012Resmi Bregu kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Tiranë190

89 (00-2012-630)21.02.2012Tom Piroli kundër Bordi i Kullimit të Ujërave, Qarku

Lezhë në mungesë, Shoqata e Përdorimit të Ujërave

Zheje, në mungesë197

90 (00-2012-1435)21.02.2012Bujar Cici kundër Prokuroria e Përgjithshme203

91 (00-2012-1767)21.02.2012Shoqëria “Petrol Impex” sh.a. kundër Shkëlqim Lamaj208

92 (00-2012-1439)21.02.2012Mithat Bici kundër Drita Spahiu (Merdani),

Shahije Bici, Merema Bici (Luku), Kadife Bici (Lala),

Bedrie Bici (Allushi), Rukije Bici (Kurcani),

Razije Bici (Karaj)217

93 (00-2012-567)23.02.2012Nazmi Ramalliu kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme222

94 (00-2012-570)23.02.2012Deshnik Subashi, Fiqiri Subashi kundër Jashar Lika,

Skënder Lika, Zabit Lika, Ymer Lika, Qatip Lika,

Kristo Lika, Nurie Lika, Sadie Mikli,

Reparti Ushtarak Nr.7700 aktualisht Nr.8810 Marikaj,

Agjencia Kombëtare e Privatizimit225

95 (00-2012-566)23.02.2012Sulejman Shemsiu, Arjan Gjeli, Elma Gjeli (Mati),

Trashëgimtarë të Xhelo Dibrës kundër Bashkia Tiranë231

96 (00-2012-753)23.02.2012Sali Driza, Hamid Driza kundër Qemal Driza,

Dije Kazazi (Driza), Fatbardha Ruçi (Driza),

Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë

në mungesë238

97 (00-2012-595)23.02.2012Shoqëria “Bruka Seelding” sh.p.k. kundër Drejtoria

Rajonale Tatimore Fier, Drejtoria e Apelimit Tatimor

Tiranë249

98 (00-2012-1278)23.02.2012Petrit Dauti, Hedije Dauti, Rozalinda Biraçaj kundër

Byjora Shqiptare e Sigurimeve254

99 (00-2012-735)23.02.2012Nafije Hoxha (Topi), Liri Topi, Dalip Topi,

Nuri Vorpsi, Bernard Vorpsi, Donald Vorpsi,

Violeta Topi, Aida Bejtulla (Topi), Nermin Habibi

(Topi), Fiqirije Topi, Ibrahim Topi, Sokol Topi,

Ilira Meneri (Topi), Teuta Hexha (Alimemeti),

Rezarta Vero (Alimemeti), Qanije Gjoleka (Topi),

Shpresa Pesjaka (Topi), Gëzim Topi, Fatmir Topi,

Meliha Topi, Sonila Plasa (Topi), Indrit Topi,

Suzana Kraja (Bakalli), Qamuran Reci (Bakalli),

Emonda Kavaja (Bakalli), Armando Bakalli,

Altin Bakalli, Flamur Topi, Bamir Topi, Irma Topi,

Ivi Topi kundër Agjencia e Kthimit dhe e Kompensimit

të Pronave Tiranë në mungesë, Aishe Veizaj,

Ismail Topi, Kujtim Topi, Hanke Topi,

Meleqe Alimehmeti (Topi), Drita Dashi (Topi),

Myzejen Elmazi (Topi)261

100 (00-2012-801)28.02.2012Engjëll Gjyshi kundër Luftar Hysenaj, Enti Kombëtar i

Banesave Vlorë268

101 (00-2012-803)28.02.2012Ollga Mato kundër Veronika Mato, Kostel Mato,

Eriola Mato, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të

Pronave Tiranë, Z.V.R.P.P. Pogradec272

102 (00-2012-796)28.02.2012Vladimir Ara, Albert Ara, Leonora Peqini, Piro Ara

kundër Edmond Tona, Ornela Tona, Sokol Renxha,

Vasil Renxha, Violeta Renxha, Dhurata Çobani,

Kostaq Tona, Ilir Tona, Leonard Tona, Antuena Tona,

Marjana Tona, Athina Renxha, Alban Renxha,

Xhoana Tito ( Renxha)277

103 (00-2012-792)28.02.2012Agim Mahilaj kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Gjirokastër280

104 (00-2012-810)28.02.2012Flutura Lami kundër Abdyl Koçiu, Habibe Lami

në mungesë, Gugash Lami në mungesë, Vjollca Lami

në mungesë, Mimoza Lami në mungesë, Pëllumb Lami

në mungesë283

105 (00-2012-633)28.02.2012Koço Vezuli në mungesë, Lisabeta Vezuli në mungesë

kundër Shoqëria e Sigurimeve “Sigma” Sh.a. Tiranë

në mungesë289

106 (00-2012-665)28.02.2012Këshilli i Qarkut Gjirokastër në mungesë kundër

Besnik Shehu293

107 (00-2012-664)28.02.2012K. B. kundër D. T. në mungesë296

Çështje Penale

31 (00-2012-271)01.02.2012I pandehur: Dhimitër Gjyli301

32 (00-2012-324)01.02.2012Të pandehur: Gëzim Cami304

33 (00-2012-284)01.02.2012Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Tiranë

I pandehur: Anxhelo Çupi307

34 (00-2012-275)01.02.2012Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë

Shkodër

I pandehur: Selahedin Kosi310

35 (00-2012-299)01.02.2012Kërkues: Shoqëria “A.P.G” sh.p.k.316

36 (00-2012-274)01.02.2012Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë

Elbasan

I pandehur: Arben Lamçja320

37 (00-2012-276)02.02.2012Kërkues: Juli Hoxha

Palë e interesuar: Prokuroria pranë Gjykatës së

Shkallës së Parë Krujë324

38 (00-2012-247)08.02.2012Kërkuese: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Tiranë

Person nën hetim: Erjon Rexha329

39 (00-2012-268)08.02.2012Kërkuese: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Tiranë

Person nën hetim: Shkëlqim Halili333

40 (00-2012-269)08.02.2012Kërkuese: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Vlorë

Person nën hetim: Neim Çarçani337

41 (00-2012-281)08.02.2012Akuzuese: Qefsere Dema

I pandehur: Arjan Tivari në mungesë341

42 (00-2012-289)08.02.2012Kërkues: Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë

I pandehur: Ervis Ramo344

43 (00-2012-984)08.02.2012I pandehur: Erind Koka352

44 (00-2012-260)08.02.2012Të pandehur: Roland Kakuli, Arenc (Sokol) Kalivaçi, 359

45 (00-2012-983)09.02.2012I pandehur: Edmond Fikaj369

46 (00-2012-775)15.02.2012Kërkues: Gentian Berhani372

47 (00-2012-976)15.02.2012Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës

I pandehur: Emilian Osmani383

48 (00-2012-345)15.02.2012Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër

Person nën hetim: Kreshnik Ukaj389

49 (00-2012-309)15.02.2012Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës

I pandehur: Abedin Beka (alias Abedin Bahtiri)393

50 (00-2012-306)15.02.2012Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

I pandehur: Genc Harusha397

51 (00-2012-325)22.02.2012Të pandehur: Gjovalin Gjoni, Artan Prenga400

52 (00-2012-261)22.02.2012Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër

I pandehur: Edmond Ulaj406

53 (00-2012-270)22.02.2012Kërkues: Klodian Farka415

54 (00-2012-326)22.02.2012Kërkues: Mateo Hyska418

55 (00-2012-351)22.02.2012I pandehur: Gëzim Aleksi423

56 (00-2012-337)22.02.2012I pandehur: Zemri Tafa429

57 (00-2012-287)22.02.2012Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë

Tiranë

Personi nën hetim: Klajdi Gjeçi437

58 (00-2012-304)29.02.2012I pandehur: Alban Topçiu443

59 (00-2012-575)29.02.2012Kërkues: Dritan Fani

Palë e Tretë: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Kurbin448

60 (00-2012-267)29.02.2012Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Personi nën hetim: Abdulselam Turgut452

61 (00-2012-557)29.02.2012Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë

për Krimet e Rënda Tiranë

Person nën hetim: Mariglen Kuqi

Persona të tretë: Blerta Kuqi, Nikoll Kuqi461

62 (00-2012-338)29.02.2012Të pandehur: Besnik Braka, Zamira Gjongecaj,

Zamir Ferhati, Tajar Leçini467

63 (00-2012-311)29.02.2012Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat

I pandehur: Donald Qosja481

64 (00-2012-981)29.02.2012Kërkues: Arben Haxhia

Palë e interesuar: Prokuroria pranë Gjyatës së Rrethit

Gjyqësor Durrës487

65 (00-2012-322)29.02.2012Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës

I pandehur: Ismet Sokoli493

66 (00-2012-341)29.02.2012Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër

Person nën hetim: Mimoza Kastrati499

67 (00-2012-344)29.02.2012Kërkues: Altin Liçaj504

68 (00-2012-970)29.02.2012Të pandehur: Pëllumb Guri, Resul Çela, Irfan Dalipaj,

Bardhi Proda, Nino (Rivelino) Tushe509

ÇËSHTJE CIVILE

Nr.11117-00183-00-2008 i Regj. Themeltar

Nr.00-2012-358 i Vendimit (52)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik ImerajKryesues

Ardian NuniAnëtar

Guxim ZenelajAnëtar

Majlinda AndreaAnëtare

Andi ÇelikuAnëtar

në seancën gjyqësore të datës 02.02.2012 mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËS:ARIANIT SHKURTI, prezent pa avokat

E PADITUR:ELIANA BASHA, në mungesë

OBJEKTI I PADISË:

Konstatimi i pavlefshmërisë së testamentit

nr.34, datë 23.10.2003 bërë në emër të të ndjerit Pleurat Shkurti

dhe përdorur nga e paditura.

Kthimin e pasurisë në gjendjen e mëparshme

duke urdhëruar fshirjen nga regjistri hipotekor në emër të së paditurës.

Marrjen e masës së sigurimit të padisë.

Baza Ligjore: Nenet 92/a, 407, 408 e 411 të K.Civil.

Neni 202 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.4056, datë 06.07.2006, ka vendosur:

Pranimin e kërkesë padisë si të mbështetur në ligj e prova.

Konstatimin absolutisht të pavlefshëm të veprimit juridik testament noterial me nr.34 Regjistër Testamenteve, datë 23.10.2003 i noterit Fatmir Laçej, i bërë në emër të të ndjerit Pleurat Shkurti.

Fshirjen e regjistrimit hipotekor nr.223, datë 08.12.2003 dhe regjistrimin e pasurisë në emër të trashëgimtarëve ligjorë të të ndjerit Pleurat Shkurti, të përcaktuar me vendimin gjyqësor nr.5529 Vendimi, datë 24.12.2003 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1132, datë 02.10.2007, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.4056, datë 06.07.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë ka ushtruar rekurs e paditura Eliana Basha, me të cilin kërkon ndryshimin e vendimit të gjykatës së apelit dhe vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe rrëzimin e padisë, për këto shkaqe:

· Gjykata ka interpretuar në mënyrë të gabuar dispozitat mbi vlefshmërinë e testamentit, si dhe elementet e shprehjes së vullnetit të trashëgimlënësit nëpërmjet testamentit.

· Gjykata nuk ka marrë në konsideratë faktet e paraqitura nga ana e jonë, në hetimin gjyqësor.

· Gjykata ka gabuar pasi ka mbështetur vendimin e saj vetëm në një ekspertim shkencor pa marrë parasysh se testamenti është bërë në ditët e fundit të jetës së testatorit dhe për nënshkrimin e tij, ai është ndihmuar nga një person i pranishëm, veprim ky në përputhje me ligjin (neni 82 K.C.).

· Gjykata në mënyrë të njëanshme nuk vazhdoi hetimin gjyqësor me pyetjen e personave që kanë nënshkruar në testament si z. Nermin Vokopola.

· E paditura është gjini e afërt me paditësin dhe po kështu me të ndjerin, por paditësi nuk ka pasur marrëdhënie të mira me të vëllain, testatorin i cili është ndihmuar vazhdimisht nga e paditura.

· Testamenti është i rregullt nga ana formalo-juridike dhe në momentin e lëshimit të tij është e provuar se i ndjeri ka qenë në gjendje të kthjellët mendore.

· Gjykata ka marrë vendimin në kundërshtim me nenin 6 të K.Pr.Civile, duke u shprehur jashtë kërkimeve në padi, kështu në padi kërkohet kthimi i pasurisë në gjendjen e mëparshme ndërkohë që gjykata disponon të regjistrohet ajo në emër të trashëgimtarëve të të ndjerit.

· Trashëgimlënësi ka qenë në gjendje mendore të kthjellët, gjë e cila provohet nga deklarimet e bëra në organin e Prokurorisë nga kryeinfermierja Nermin Vokopola.

· Kemi kërkuar për të bërë një ekspertim të ri, pasi ekspertimi i bërë nga gjykata nuk është bindës.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni; dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Rrethanat e çështjes

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se palët ndërgjyqëse janë në marrëdhënie të posaçme.

1.1. Paditësi Arianit Shkurti është vëllai i të ndjerit Pleurat Shkurti, vdekur më datën 24.10.2003 dhe, meqënëse ka qënë i divorcuar dhe pa fëmijë si trashëgimtarë ligjorë, me vendimin nr.5529, datë 24.12.2003 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, janë njohur: Pina Shkurti, Elisabeta Shkurti, Fation Shkurti secili në 1/9 pjesë të pandarë të pasurisë trashëgimore dhe Lejla Shkurti e Arianit Shkurti secili në 3/9 pjesë të pandarë të pasurisë trashëgimore.

1.2. E paditura Eliana Basha është vajza e Lejla Shkurtit, motra e të ndjerit Pleurat Shkurti dhe të ndjerin e ka dajë.

2. Nga ana tjetër, i ndjeri Pleurat Shkurti me testamentin nr.34 të Regjistrit të Testamenteve, datë 23.10.2003 ka disponuar pasurinë e tij në favor të mbesës Eliana Basha, e paditur e këtij gjykimi. Në këtë testament testatori është shprehur se “Emëroj si trashëgimtare testamentare mbas vdekjes mbesën time, Eliana BASHA, bija e Akilit dhe Lejlasë, lindur më 17 Maj 1967, me Letër Njoftimi nr.NF46181, të cilës i le si trashëgim pas vdekjes time: Apartamentin tim që kam në pronësi që ndodhet në Tiranë, Rr.“Mine Peza”, Godina 7 kat, kati i katërt, Ap.6”.

2.1. Më datën 29.10.2003, mbi kërkesën e të paditurës Eliana Basha, noteri Fatmir Laçej ka mbajtur procesverbalin përkatës duke bërë kalimin e testamentit në regjistrin e përgjithshëm të akteve noteriale. Me vendimin nr.4687, datë 12.11.2003 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është lëshuar dëshmia e trashëgimisë testamentare duke u përcaktuar trashëgimtare testamentare e pasurisë të trashëgimlënësit Pleurat Shkurti e paditura Eliana Basha.

3. Paditësi Arianit Shkurti, pasi është vënë në dijeni të testamentit të sipërcituar, me pretendimin se testamenti nr.34, datë 23.10.2003 i testatorit Pleurat Shkurti është i falsifikuar dhe nuk paraqet të vërtetën, bazuar në nenet 92/a, 407, 408 dhe 411 të Kodit Civil, nenit 202/a e vijues të Kodit të Procedurës Civile, me padinë e datës 03.09.2004 ka kërkuar: “Konstatimi i pavlefshmërisë së testamentit nr.34, datë 23.10.2003 bërë në emrin e të ndjerit Pleurat Shkurti dhe përdorur nga Eliana Basha, kthimin e pasurisë në gjendjen e mëparshme duke urdhëruar fshirjen nga regjistri hipotekor i ZRPP Tiranë i emrit të Eliana Bashës, si dhe marrjen e masës paraprake për sigurimin e padisë duke bllokuar veprimet në ZRPP Tirana-1 për pronat e Pleurat Shkurtit kaluar në emrin e Eliana Bashës”.

4. Ndërkohë, mbi kallzimin e paditësit Arianit Shkurti, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr.604, datë 02.03.2004 duke u marrë të pandehur Eliana Basha dhe Fatmir Laçej për veprën penale të fallsifikimit të dokumenteve, parashikuar nga nenet 186/1 dhe 186/2 të Kodit Penal të vitit 2004.

4.1. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 19.11.2004, ka vendosur: “Pushimin e çështjes penale nr.604 në ngarkim të të pandehurve Eliana Basha dhe Fatmir Laçej, akuzuar përkatësisht për veprat penale të parashikuara nga nenet 186/1 dhe 186/2 të K.Penal”.

4.2. Gjatë procedimit penal organi i Prokurorisë ka vendosur kryerjen e 2 ekspertimeve grafike në lidhje me firmën e hedhur tek rekuizita “Testatori Pleurat Shkurti” në testamentin objekt i këtij gjykimi.

4.2.a) Mbi vendimin e datës 21.04.2004 të Prokurorisë është kryer akti i ekspertimit grafik nr.3347, datë 23.06.2004, nga grup ekspertësh të Institutit të Policisë Shkencore, të cilët kanë arritur në konkluzionin se: “1. Nënshkrimi poshtë emrit Pleurat Shkurti në testamentin nr.34, datë 23.10.2003, nuk është nënshkrimi origjinal i personit që ka nënshkruar në emër të Pleurat Shkurtit në modelet për krahasim të paraqitura”. 2...”.

4.2.b) Mbi vendimin e datës 15.06.2005 të Prokurorisë është kryer akti tjetër ekspertimi grafik nr.3343, datë 26.07.2005, nga grup tjetër ekspertësh të Institutit të Policisë Shkencore në të cilën është arritur në konkluzionin se “Nënshkrimi nën rekuizitën (-at) “TESTATORI Pleurat SHKURTI” në të dy ekzemplarët e “testament” nr.34 Regj. Testamenteve, datë 23.10.2003, përpiluar në Dhomën e Noterisë Tiranë, nga Noter Fatmir Laçej objekt ekspertimi, nuk është nënshkrim origjinal i shtetasit Pleurat Shkurti, krahasuar me modelet e paraqitura”.

5. Gjatë gjykimit paditësi ka pretenduar se testamenti nr.34, datë 23.10.2003 i testatorit Pleurat Shkurti është një veprim juridik absolutisht i pavlefshëm (neni 92/a i K.Civil), pasi ai vjen në kundërshtim me ligjin, nenin 408 të Kodit Civil, në të mungon vullneti i ligjshëm i testatorit.

6. Nëpërmjet prapësimeve pala e paditur ka parashtruar se testamenti, objekt gjykimi, nga ana formalo-juridike është një akt noterial në përputhje me ligjin, është shkruar me shkrim kompjuterik, përmban vendin, si dhe të gjitha identitetet dhe ekstremitetet e palëve pjesëmarrëse të testatorit Pleurat Shkurti dhe përfitueses me testament, është nënshkruar nga testatori dhe kryeinfermierja për gjendjen e tij shëndetësore (theksojnë se testamenti është hartuar një ditë përpara se të vdiste i ndjeri Pleurat Shkurti).

7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë,me vendimin nr.4056, datë 06.07.2006, ka pranuar padinë duke konstatuar pavlefshmërinë absolute “të veprimit juridik testament noterial me nr.34 Regjistër të Testamenteve, datë 23.10.2003 i noterit Fatmir Laçej, i bërë në emër të të ndjerit Pleurat Shkurti. Fshirjen e regjistrimit hipotekor nr.223, datë 08.12.2003 dhe regjistrimin e pasurisë në emër të trashëgimtarëve ligjorë të të ndjerit Pleurat Shkurti, të përcaktuar me vendimin gjyqësor nr.5529 Vendimi, datë 24.12.2003 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”.

7.1. Në pranimin e padisë gjykata, mbështetur në 2 aktet e ekspertimit grafik të kryera, me vendim të organit të Prokurorisë, në lidhje nënshkrimin e testatorit Pleurat Shkurti dhe në akt ekspertimin grafik nr.2938, datë 06.06.2005 të kryer me urdhërim të gjykatës nga ekspert tjetër i Institutit të Policisë Shkencore ku është arritur në konkluzionin: “Nënshkrimi që ndodhet poshtë emrit të të ndjerit Pleurat Shkurti, në testamentin nr.34 Regj., datë 23 tetor 2003, i noterit Fatmir Laçej nuk është nënshkrimi origjinal i tij, krahasuar me modelet e paraqitura”, si dhe pasi citon nenet 92/a, 372, 379, 408 të Kodit Civil, arsyeton: “…testamenti nr.34, datë 23.10.2003 është kryer në kundërshtim me ligjin e si i tillë është absolutisht i pavlefshëm”; “Nga tërësia e këtyre dispozitave konkludohet se veprimi juridik testamenti është një veprim juridik i njëanshëm e që ka në bazë vullnetin e trashëgimlënësit. Por, sikundër rezultoi e provuar edhe me provat shkresore të marra gjatë hetimit (të çështjes penale që paditësi ka nisur në ngarkim të së paditurës) nënshkrimi i hedhur në këtë akt noterial nuk rezulton të jetë i testatorit, të ndjerit Pleurat Shkurti”; “Si konkluzion, gjykata çmon se mungesa e shfaqjes së vullnetit të testatorit e bën këtë veprim juridik në kundërshtim me ligjin e si të tillë absolutisht të pavlefshëm”; referuar nenit 410 të Kodit Civil gjykata parashtron se “Si pasojë e kësaj pavlefshmërisë në trashëgim do të thirren trashëgimtarët ligjorë të tij….Regjistrimi hipotekor që ka passjellë ky veprim juridik absolutisht i pavlefshëm ai me nr.223, datë 8.12.2003 në Z.R.P.P. Tiranë në emër të së paditurës E. Basha duhet të fshihet e pasuria trashëgimore duhet të regjistrohet në emër të trashëgimtarëve ligjorë të tij të përcaktuar me vendimin gjyqësor të sipërpërmendur”.

8. Me të njëjtin arsyetim, Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1132, datë 02.10.2007, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

8.1. Në lidhje me pretendimet e ankimit gjykata e apelit, pasi citon nenet 80, 81, 82,372, 397 të Kodit Civil dhe nenin 46 të ligjit “Për Noterinë”, ka arsyetuar: “...testamenti nuk është kryer në mënyrën e parashikuar në ligjin “Për Noterinë” dhe as në Kodin Civil, duke lënë plotësisht të dyshimtë e të paprovuar se ai është vullnet i testatorit. I ndjeri..., ka pasur të gjitha mundësitë, që me gojë, të shprehte vullnetin mbi disponimet për pronën e tij pas vdekjes, duke autorizuar pikërisht mbesën që pretendohet se e ka ndihmuar të nënshkruajë, të nënshkruante e vetme për të. Në këtë mënyrë, testatori do të shprehte vullnetin e tij, që gjithashtu do të ishte i pa dyshimtë dhe gjithnjë i verifikueshëm”; Në lidhje me pretendimin se nga gjykata e shkallës së parë nuk është respektuar neni 6 i Kodit të Procedurës Civile, gjykata e apelit parashtron se “Me të drejtë...gjykata pasi ka konstatuar pavlefshmërinë e veprimit juridik, madje pa pasur nevojë për t’u shprehur për të, ka pasur detyrimin të rregullonte pasojat e këtij veprimi absolutisht të pavlefshëm.....

9. Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë ka ushtruar rekurs e paditura Eliana Basha, me të cilin kërkon ndryshimin e vendimit të gjykatës së apelit dhe vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe rrëzimin e padisë, për shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

Ligji i zbatueshëm

10. Dispozitat e Kodit Civil dhe ato të ligjit nr.7829, datë 01.06.1994 “Për Noterinë”, i ndryshuar me ligjin nr.9216, datë 01.04.2004, në të cilat është parashikuar:

10.1. Neni 82§1 dhe 2 i K.Civil: “Personi që nuk di, ose që për shkak sëmundje ose të metash fizike nuk mund të nënshkruajë, ngarkon një person tjetër për këtë qëllim.

Nënshkrimi i këtij personi duhet të vërtetohet nga noteri, duke u treguar shkaku për të cilin personi që ka kryer veprimin juridik nuk ka mundur ta nënshkruajë vetë”.

10.2. Neni 392 i K.Civil: “Testamenti bëhet në dy forma: ollograf dhe me akt noterial”.

10.3. Neni 397 i K.Civil: “Testamenti me akt noterial redaktohet nga noteri dhe nënshkruhet nga trashëgimlënësi në prani të noterit.

Kur trashëgimlënësi nuk di, ose për shkak sëmundjeje ose të metash fizike nuk mund të nënshkruajë, testamenti nënshkruhet sipas rregullave të parashikuara në ligjin "Për noterinë".

10.4. Neni 46 i ligjit nr.7829, datë 01.06.1994: “Aktet nënshkruhen rregullisht nga palët dhe nga pjesëmarrësit në akt në prani të noterit, duke shkruar emrin e mbiemrin e plotë.

Kur ndonjëra nga palët nuk di të shkruajë, autorizon të nënshkruajë për të një person tjetër, për identitetin e të cilit noteri sigurohet njëlloj si dhe për palët.

Kur nënshkrimi vihet me alfabet jo të shqipes, noteri sigurohet nëpërmjet një përkthyesi të njohur dhe të caktuar prej tij. Noteri përmend në akt të gjitha veprimet e mësipërme”.

10.5. Neni 49 i ligjit nr.7829, datë 01.06.1994: “Akti noterial hartohet nga noteri në prani të palëve. Akti noterial duhet të përmbajë: a)…f) nënshkrimin e palëve të të gjithë personave të pranishëm në akt, si dhe atë të noterit dhe vulën e tij”.

10.6. Neni 67 i ligjit nr.7829, datë 01.06.1994: “Janë të pavlefshme aktet dhe veprimet juridike, kur: a)…e) akti ose veprimi noterial nuk përmban nënshkrimin e palëve ose nuk është nënshkruar dhe vulosur me të dyja vulat nga noteri;

ë) akti noterial është hartuar pa u respektuar rregullat e parashikuara nga nenet 43 deri 46 të këtij ligji”.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

11. Se rekursi i paraqitur nga e paditura Eliana Basha nuk përmban shkaqe ligjore nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që të motivojnë cënimin e vendimit nr.1132, datë 02.10.2007 të Gjykatës së Apelit Tiranë me të cilin është lënë në fuqi vendimi nr.4056, datë 06.07.2006 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

12. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, pretendimeve e prapësimeve të palëve, të vendimeve të gjykatave të faktit, si dhe referuar shkaqeve të rekursit, vlerëson se arsyetimi dhe përfundimi i arritur nga gjykatat e faktit është rrjedhojë e respektimit dhe zbatimit të kërkesave të ligjit.

12.1. Vendimet e gjykatave janë mbështetur në dispozitat ligjore të zbatueshme për zgjidhjen e çështjes konkrete dhe në argumente të nxjerra nga provat, të cilat janë marrë, administruar e vlerësuar si të tilla konform dispozitave të Kodit të Procedurës Civile.

12.2. Ndryshe nga sa pretendohet në rekurs, ky Kolegj vlerëson se gjykatat e faktit, në analizë juridike të rrethanave të çështjes, kanë bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen në gjykim dhe e kanë zgjidhur atë në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

13. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë konstaton se gjykata e shkallës së parë, duke analizuar e vlerësuar në tërësi provat, kërkimet dhe pretendimet e palëve, si dhe mbështetur në shpjegimet dhe konkluzionet e aktit të ekspertimit, ka arritur në përfundimin se nënshkrimi i hedhur në aktin noterial, testamentin, nuk rezulton të jetë i testatorit, të ndjerit Pleurat Shkurti dhe për rrjedhojë ka çmuar “...se mungesa e shfaqjes së vullnetit të testatorit e bën këtë veprim juridik në kundërshtim me ligjin e si të tillë absolutisht të pavlefshëm”.

14. Mbi ankimin e palës së paditur, çështja është gjykuar nga gjykata e apelit, e cila ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë. Ky Kolegj, në shqyrtim të ligjshmërisë të vendimit të gjykatës së apelit, evidenton se nga kjo gjykatë janë respektuar kërkesat e ligjit procedural civil dhe atij material në zgjidhjen e çështjes konkrete, duke dhënë dhe arsyet ligjore përse ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

15. Ky Kolegj vlerëson se gjykatat kanë interpretuar dhe zbatuar drejt dispozitat e Kodit Civil që parashikojnë pavlefshmërinë e testamentit, nenet 404 dhe 408, në lidhje me nenet 81, 82, 392 dhe 397 të po këtij Kodi dhe dispozitat e ligjit “Për Noterinë”, për rrjedhojë pretendimet e parashtruara në rekurs nuk gjejnë mbështetje në ligj.

15.1. Ka rezultuar e vërtetuar se nënshkrimi i hedhur në rekuizitën “testatori” nuk është origjinali i trashëgimlënësit Pleurat Shkurti. Konkluzionet kategorike të tre akt ekspertimeve grafike që nënshkrimi nën rekuizitën “testatori” nuk është origjinali i testatorit, i marrë dhe i analizuar së bashku me tërësinë e rrethanave e fakteve të pranuara të vërtetuara nga gjykatat e faktit, është shkak i mjaftueshëm për të arritur në përfundimin se testamentit i mungon nënshkrimi i testatorit dhe për rrjedhojë ky veprim juridik është absolutisht i pavlefshëm.

16. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, referuar çështjes në shqyrtim dhe pretendimeve të rekursit, e gjen me vend të parashtrojë se rastet kur testamenti është i pavlefshëm janë parashikuar në mënyrë të shprehur në Kodin Civil (nenet 403-410). Po kështu, parashikimi i shkaqeve të pavlefshmërisë së testamentit në këtë Kod është bërë në mënyrë shteruese.

16.1. Gjithsesi, në evidentimin e shkaqeve konkrete të pavlefshmërisë të një testamenti të bërë me akt noterial, dispozitat e Kodit Civil duhet të interpretohen në harmoni me dispozitat e ligjit nr.7829, datë 01.06.1994 “Për Noterinë”, i ndryshuar, ku janë specifikuar rregullat e redaktimit të aktit noterial/testamentit në mënyrë që ai të jetë një akt i vlefshëm. Në të kundërt, mosrespektimi i këtyre rregullave, sipas rastit, passjell pavlefshmërinë e testamentit.

17. Sipas nenit 392 të Kodit Civil testamenti mund të bëhet në dy forma, ollograf dhe me akt noterial. Testamenti me akt noterial duhet të redaktohet nga noteri dhe nënshkruhet nga trashëgimlënësi në prani të noterit (neni 397§1 i K.Civil). Po kështu, në nenin 52 të ligjit “Për Noterinë” përcaktohet se: ”kur testamenti kërkohet të bëhet me akt noterial, trashëgimlënësi duhet të disponojë para noterit, i cili përpilon aktin përkatës sipas rregullave të parashikuara në këtë ligj”.

18. Rasti në shqyrtim ka të bëjë me një testament të redaktuar nga noteri, pra me një akt noterial. Për zgjidhjen e mosmarrëveshjes si dhe për të arritur në një konkluzion në lidhje me vlefshmërinë e tij duhet referuar në ligjin “Për Noterinë”, në rregullat e përcaktuara në këtë ligj në lidhje me hartimin e përpilimin e akteve noteriale, me elementët që duhet të përmbajë një akt noterial dhe testamenti si i tillë.

18.1. Në nenet 40, 43-52 të ligjit “Për Noterinë” janë përcaktuar në mënyrë të hollësishme elementët që duhet të përmbajë testamenti si akt noterial; mungesa qoftë edhe e njërit prej këtyre elementëve sjell pavlefshmërinë e testamentit.

18.2. Në paragrafin e dytë të nenit 397 të Kodit Civil është parashikuar se për rastet kur trashëgimlënësi i cili dëshiron të disponojë pasurinë me testament noterial “nuk di, ose për shkak sëmundje ose të metash fizike nuk mund të nënshkruajë, testamenti nënshkruhet sipas rregullave të parashikuara në ligjin “Për noterinë”. Në nenin 46 të ligjit “Për Noterinë” përcaktohet se “Aktet nënshkruhen rregullisht nga palët dhe nga pjesëmarrësit në akt në prani të noterit, duke shkruar emrin e mbiemrin e plotë. Kur ndonjëra nga palët nuk di të shkruajë, autorizon të nënshkruajë për të një person tjetër, për identitetin e të cilit noteri sigurohet njëlloj si dhe për palët. Kur nënshkrimi vihet me alfabet jo të shqipes, noteri sigurohet nëpërmjet një përkthyesi të njohur dhe të caktuar prej tij. Noteri përmend në akt të gjitha veprimet e mësipërme”.

18.3. Këto rregulla ligjore janë në harmoni dhe me përcaktimet e bëra në paragrafët e parë dhe të dytë të nenit 82 të Kodit Civil.

19. Vullneti i brendshëm i shprehur nga pala para noterit, për të marrë formën e kërkuar nga ligji kërkon dhe nënshkrimin e palës. Nënshkrimi i palës është një ndër elementët thelbësorë të aktit noterial, aq sa mund të thuhet se nuk ka akt noterial pa nënshkrim të palës. Veprimi përfundimtar, në bazë të të cilit akti merr vlerë juridike si dokument shkresor, është nënshkrimi i tij nga pala/palët dhe nga noteri. Nënshkrimi nga pala është veprimi që përmbush përputhjen midis përmbajtjes së aktit dhe vullnetit të palëve, duke e veshur me formën dhe fuqinë e një akti autentik.

20. Ndër rastet e pavlefshmërisë absolute të akteve të redaktuara nga noteri hyjnë dhe ato akte që janë redaktuar pa respektuar disa nga formalitetet e kërkuara nga ligji noterial për vlefshmërinë e tyre. Mungesa e nënshkrimit të palëve apo mos nënshkrimi nga personi në emër të të cilit përpilohet akti noterial sjell pavlefshmëri absolute, pasi në këtë rast nuk është shprehur dhe konfirmuar vullneti i palëve.

20.1. Nënshkrimi i palëve dhe i noterit në fund të aktit noterial, si dhe i pjesëmarrësve të tjerë kur janë rastet e parashikuara nga dispozitat e Kodit Civil, është një nga elementët kryesorë dhe të domosdoshëm për ekzistencën e aktit. Nënshkrimi nga pala provon se palët kanë pranuar përmbajtjen e aktit të formuluar sipas vullnetit të tyre. Prandaj, mungesa e nënshkrimit të tyre e bën aktin absolutisht të pavlefshëm.

22. Në argument si më sipër, i pambështetur në ligj është pretendimi i palës së paditur se testatori ka shprehur vullnetin e tij me nënshkrimin, ndonëse ai e ka nënshkruar testamentin duke iu mbajtur dora nga mbesa.

23. Në kundërshtim me sa pretendohet ka rezultuar se nuk janë respektuar kërkesat e nenit 82 të Kodit Civil dhe të nenit 46 të ligjit “Për Noterinë”, sipas të cilëve, për aktet që duhet të përpilohen me shkresë, “personi që...ose nuk mund të nënshkruajë vetë, mund të ngarkojë një person që ta nënshkruajë atë në prani të tij”. Por, nënshkrimi i këtij personi duhet të vërtetohet nga noteri, duke treguar shkakun për të cilin personi që merr pjesë në akt nuk ka mundur të nënshkruajë vetë. Mos vërtetimi i nënshkrimit të personit të ngarkuar për të nënshkruar nga pala që nuk di ose nuk mund të nënshkruajë, si dhe mos tregimi nga noteri i shkakut për të cilin pala nuk mund të nënshkruajë vetë aktin, e bëjnë aktin noterial të pavlefshëm ad substantiam.

23.1. Noteri, duhet të vërtetojë jo vetëm autografin e nënshkrimit të personit që është ngarkuar për të nënshkruar në vend të palës, por edhe porosinë që i’u dha nga pala për të nënshkruar, si dhe shkakun e mos nënshkrimit. Mungesa e një vërtetimi të tillë e bën aktin jo vetëm krejt të pasigurt në lidhje me nënshkrimin e njërës nga palët, por sjell si pasojë pavlefshmërinë e aktit.

24. I pambështetur në ligj është edhe pretendimi se gjykata ka tejkaluar kërkimet e palës paditëse. Me të drejtë gjykata, pasi ka konstatuar pavlefshmërinë e testamentit, është shprehur dhe për zgjidhjen e pasojave konkrete të ardhura nga kjo pavlefshmëri.

25. Për sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se pretendimet e rekursit nuk përmbajnë shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile dhe për rrjedhojë vendimi nr.1132, datë 02.10.2007 i Gjykatës së Apelit Tiranë duhet lënë në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/a të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O SI

Lënien në fuqi të vendimit nr.1132, datë 02.10.2007 i Gjykatës së Apelit Tiranë.

Tiranë, më 02.02.2012

Nr.11114-00572-00-2008 i Regj. Themeltar

Nr.00-2012-350 i Vendimit (53)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Besnik ImerajKryesues

Ardian NuniAnëtar

Majlinda AndreaAnëtare

Guxim ZenelajAnëtar

Andi ÇelikuAnëtar

në seancën gjyqësore të datës 02.02.2012, mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS:TOM NDOJA

I PADITUR:ISMET TUZI

TOMORR DACI

FERID DACI

ALBAN ALIBALI

OBJEKTI:

Lejim servituti detyrues kalimi.

Baza Ligjore: Neni 292 i Kodit Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendimin nr.331, datë 20.02.2006, ka vendosur:

Pranimin e kërkesë padisë.

Rivendosjen e së drejtës të paditësit Tom Ndoja, për të përdorur servitutin e kalimit 200 m linear ndodhur në Lagjen “Bahçallëk, (Alibegaj), e cila shtrihet nga ura e re (ura e Bahçallëkut) dhe vazhdon gjatë rrjedhjes së lumit, Drin (shënuar me ngjyrë të kuqe në aktin e ekspertimit).

Bashkëngjitur vendimit dhe harta e aktit të ekspertimit.

Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr.358, datë 30.10.2006, ka vendosur:

Mospranimin e ankimit ndaj vendimit nr.331, datë 20.02.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Shkodër, bërë nga i padituri Ismet Tuzi.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka ushtruar rekurs, pala e paditur, Ismet Tuzi, i cili kërkon prishjen e vendimeve të mësipërme duke parashtruar këto shkaqe:

· Gjykata e shkallës së parë ka shqyrtuar një padi pa u njoftuar i padituri, Ismet Tuzi, si dhe trashëgimtarët e tjerë Tuzi.

· Gjykata ka pranuar padinë e paditësit, në një kohë që paditësi ka rrugë në pronën e tij që të kalojë, gjë e cila figuron në hartën e administruar në dosje.

· Pranimi i kësaj kërkese e cënon pronën tonë në mënyrë të padrejtë.

· Gjykata ka shqyrtuar një padi, ku gjeneralitetet e të paditurve nuk korrespondojnë me atyre të pronareve kufizues.

· Gjykata e apelit ka vendosur mospranimin e ankimit tonë si jashtë afatit, por ne e kemi paraqitur brenda afatit ligjor.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; dhe si shqyrtoi në tërësi çështjen; pa praninë e palëve, të cilat nuk u paraqitën pa shkaqe të arsyeshme,

V Ë R E N

Paditësi është pronar mbi një pasuri të paluajtshme truall, prej 10.000 m2, që ndodhet në Lagjen “Alibeg”, Shkodër, kjo vërtetuar me anë të certifikatës së pronësisë së Zyrës së Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme, Shkodër.

Të paditurit janë kufitar në këtë pronë, me palën paditëse, sipas paditësit këta nuk e lejojnë të dalë në rrugë publike.

Sipas, materialeve të dosjes rezulton, se prona e paditësit ndodhet në brigjet e lumit Buna, në largësi nga rruga kryesore. Në këtë zonë ka prona të tjera siç, janë pronat e të paditurve dhe për këtë paditësi nuk ka mundësi kalimi në rrugë kryesore.

Pas përfundimit të gjykimit në Gjykatën e Shkallës së parë Shkodër e cila ka vendosur pranimin e kërkesë padisë, pala e paditur i është drejtuar me ankim Gjykatës së Apelit Shkodër, e cila me vendimin e datës 30.10.2006, ka vendosur mospranimin e ankimit si të paraqitur jashtë afatit ligjor.

Me pretendimin se nuk është njoftuar për gjykimin në shkallë të parë dhe se ankimin në gjykatën e apelit e ka depozituar brenda afatit procedural, i padituri i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë duke gjetur të bazuara në ligj pretendimet e ngritura në rekurs nga pala e paditur çmon se vendimi i Gjykatës së Apelit Shkodër duhet të prishet.

Rezulton se pala e paditur, duke mos qenë e pranishme në gjykimin e çështjes në gjykatën e shkallës së parë, i është drejtuar po kësaj gjykate me kërkesë për rivendosje në afat të së drejtës së ankimit, kërkesë e cila është pranuar sipas vendimit nr.36, datë 24.05.2006.

Vendimi i gjykatës së shkallës së parë për pranimin e kërkesës së rivendosjes në afat të ankimit ka marrë formë të prerë në datën 29.05.2006, pasi sipas dispozitës së nenit 458 të K.Pr.Civile, por edhe nga vetë përmbajtja e dispozitivit të vendimit, palët kishin të drejtën e ankimit të veçantë të këtij vendimi brenda 5 ditëve pas shpalljes.

Në datën 12.06.2006, pala e paditur ka paraqitur ankim në gjykatën e apelit ankim i cili rezulton të jetë paraqitur brenda afatit 15 ditor të parashikuar nga dispozita e nenit 443/1 të K.Pr.Civile.

Në rrethanat e mësipërme, Gjykata e Apelit Shkodër ka qenë e detyruar të pranonte për gjykim ankimin ndaj vendimit nr.331, datë 20.02.2006 të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër dhe ta zgjidhte çështjen në themel, ndërkohë që, në kundërshtim me dispozitën e nenit 450/a të K.Pr.Civile, ka vendosur mos pranimin e këtij ankimi duke arsyetuar në kundërshtim me provat sikur ky ankim ka qenë paraqitur jashtë afatit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 485/c të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.358, datë 30.10.2006, të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 02.02.2012

Nr.11243-00604-00-2008 i Regj. Themeltar

Nr.00-2012-345 i Vendimit (54)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Besnik ImerajKryesues

Ardian NuniAnëtar

Majlinda AndreaAnëtare

Guxim ZenelajAnëtar

Andi ÇelikuAnëtar

në seancën gjyqësore të datës 02.02.2012 mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: EVELINA KOCULI

I PADITUR: ERVIN MALAJ

OBJEKTI:

Konstatimi i pavlefshmërisë absolute të kontratës së ortakërisë

nr.3449, datë 06.11.1996 dhe kthimi i sendit.

Baza Ligjore: Neni 67 i ligjit 7829, datë 01.06.1994 "Për Noterinë".

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.859, datë 11.05.2004, ka vendosur:

Pranimin e padisë së paditëses Evelina Koculi.

Deklarimin e pavlefshëm të kontratës së ortakërisë nr.3448 rep., datë 06.11.1996 duke i kthyer palët në gjendjen e mëparshme.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.62, datë 04.02.2005, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.859, datë 11.05.2004 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.627, datë 18.05.2006, ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.62, datë 04.02.2005 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe dërgimin e çështjes për shqyrtim asaj gjykate, me tjetër trup gjykues.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.32, datë 16.05.2007, ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.859, datë 11.05.2004 të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë në këtë mënyrë:

Rrëzimin e padisë për sa i përket kërkimit me objekt “Pavlefshmëri absolute të kontratës së ortakërisë nr.3448 rep., datë 06.11.1996”.

Prishjen e vendimit dhe pushimin e gjykimit për pjesën që ka të bëjë me kthimin e sendit.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka ushtruar rekurs paditësja Evelina Koculi, më datë 15.06.2007, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, për këto shkaqe:

· Vendimi i dhënë nga gjykata e apelit është i gabuar dhe i pambështetur në ligj dhe në provat e administruara në gjykim.

· Kontrata e ortakërisë është absolutisht e pavlefshme, pasi ajo është nënshkruar vetëm nga një prej bashkëpronarëve dhe pa pëlqimin e bashkëpronares tjetër. Miratimi i mëvonshëm nga ana e Nurie Neotolemi nuk mund të bëjë të vlefshëm një veprim juridik që në momentin e kryerjes së tij ka qenë i pavlefshëm.

· Kontrata bie ndesh me ligjin për Noterinë. Ajo është lidhur në vitin 1996 dhe ka si nënshkrues Kujtim Koculi që ka vdekur në vitin 1943 dhe në këtë emër në vend të nënshkrimit ka vetëm gjurma gishti.

· Vendimi i dhënë nga gjykata e apelit që ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë është ekzekutuar nëpërmjet Zyrës së Përmbarimit dhe vila objekt gjykimi i është kthyer pronarëve në datë 13.02.2006.

· Gjatë rigjykimit të gjithë trashëgimtarët e Kujtim Koculit si dhe bashkëpronarja Nurie Neotolemi kemi deklaruar se nuk jemi dakord për të vazhduar këtë kontratë dhe se i padituri e mban atë forcërisht Gjithashtu ai nuk na ka dhënë asnjë të ardhur nga aktiviteti gjatë kësaj periudhe.

· Kemi kundërshtuar falsitetin e mandat/pagesave që i padituri ka paraqitur gjatë gjykimit, si dhe kërkuam pezullimin e gjykimit për shkak se ka filluar procedimi penal për falsifikim dhe përdorim dokumentesh të falsifikuar, por gjykata nuk i ka marrë parasysh.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; av. K.Brahimuço, që kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë; dhe si shqyrtoi në tërësi çështjen,

V Ë R E N

Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se paditësja Evelina Koculi është trashëgimtare ligjore e radhës së parë e të ndjerit Kujtim Koculi.

Midis trashëgimlënësit të paditëses, Kujtim Koculi dhe të paditurit Ervin Malaj është lidhur kontrata nr.3448 rep., datë 06.11.1996 me afat 10 vjeçar, që ka pasur për objekt: bashkëpunimin dhe ortakërinë në ushtrimin e aktivitetit të përbashkët tregtar mbi një lokal “Bar-restorant-hotel”, me sip.10.000 m2, të ndodhur në “Ujin e Ftohtë” Vlorë, duke parashikuar në kontratë edhe ndarjen e fitimeve që rrjedhin nga ky aktivitet. Ky objekt rezulton që, në aplikim të ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve, me vendim komisioni iu është kthyer trashëgimtarëve të ish pronarit Qazim Koculi, Kujtim Koculi dhe Nurie Neotolemi.

Paditësja Evelina Koculi, bazuar në ligjin “Për Noterinë”, me pretendimin se sendi ka qenë në bashkëpronësi të Kujtim Koculit dhe Nurie Neotolemit, ka kërkuar me padi konstatimin e pavlefshmërisë së kontratës së mësipërme dhe kthimin e sendit. Gjatë gjykimit ka parashtruar se kontrata është nënshkruar vetëm nga një prej bashkëpronarëve dhe se nënshkrimi në kontratë prej Kujtim Koculit është i paidentifikuar, si nënshkrues paraqitet Qazim Koculi dhe ka vetëm gjurmë gishti.

Nëpërmjet prapësimeve i padituri Ervin Malaj ka parashtruar se kontrata e ortakërisë është lidhur para noterit, vetëm në fund të saj gabimisht është shënuar emri Qazim Koculi.

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka pranuar kërkesë padinë duke arsyetuar se ndodhemi përpara rasteve të parashikuara nga dispozitat e nenit 92/a dhe 203 të K.Civil, çka detyronte që në kontratën objekt gjykimi të ishin të dy bashkëpronarët, pasi sipas nenit 203 të K.Civil “Të gjithë bashkëpronarët, pavarësisht nga vlera e pjesës përkatëse, kanë të drejtë të marrin pjesë në administrimin e sendit të përbashkët” dhe mjafton fakti që Kujtim Koculi “ka vepruar pa pëlqimin e bashkëpronares tjetër Nurie Neotolemi, e cila zotëron ½ pjesë së pasurisë”, e bën veprimin juridik si absolutisht të pavlefshëm.

Këtë qëndrim ka mbajtur edhe Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 04.02.2005, me të cilin ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Pas prishjes së këtij vendimi nga Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.32, datë 16.05.2007 ka vendosur të rrëzojë kërkesë padinë si të pabazuar në ligj.

Duke gjetur të pabazuara pretendimet e ngritura nga paditësi në rekurs, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë duhet të lihet në fuqi.

Siç me të drejtë ka arsyetuar Gjykata e Apelit Vlorë, në rastin në gjykim, mungesa e nënshkrimit të njërit prej bashkëpronarëve në këtë kontratë, nuk e bën atë absolutisht të pavlefshme mbasi kemi të bëjmë me një shoqëri të thjeshtë, e cila, në kuptim të nenit 1075 të K.Civil, nuk është objekt i ndonjë forme të veçantë.

Në këtë përfundim, Gjykata e Apelit Vlorë ka arritur pasi ka hetuar dhe ka provuar se nuk kemi të bëjmë me një padi rivendikimi por një marrëdhënie detyrimi dhe zgjidhja e kontratës nuk është për faj të palës së paditur, i cili në fakt i ka përmbushur detyrimet që rrjedhin nga shoqëria e thjeshtë.

Në rigjykim në gjykatën e apelit, lidhur me kërkimin për kthimin e sendit, pala paditëse sqaroi se nuk kishte lidhje me marrëdhëniet e pronësisë, por është kërkuar për shkak të zgjidhjes së pasojave të pavlefshmërisë absolute të kontratës objekt shqyrtimi.

Për këtë arsye, me të drejtë Gjykata e Apelit Vlorë, pasi ka administruar edhe një kontratë tjetër ortakërie me nr.13692, datë 01.08.1996 lidhur po ndërmjet këtyre palëve dhe për të njëjtin objekt, ka çmuar se midis palëve ka ekzistuar marrëveshja për aktivitetin e shoqërisë së thjeshtë dhe kjo marrëveshje ishte realizuar pjesërisht, por jo për faj të palës së paditur.

Nga ana e të paditurit Ervin Malaj janë plotësuar detyrimet kontraktore pasi është provuar se godina është rikonstrukturuar, është pajisur duke u përshtatur në lokal, planet për rikonstruksionin e godinës janë porositur prej të paditurit dhe janë miratuar me shkrim prej Kujtim Koculit e Nurie Neotolemi dhe se fitimet e ardhura nga ortakëria janë ndarë edhe në favor të Nurie Neotolemit. Arsyet e mësipërme e kanë çuar me të drejtë Gjykatën e Apelit Vlorë në përfundimin se kërkesë padia lidhur me pavlefshmërinë absolute të kontratës duhet të rrëzohej.

I drejtë është vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë edhe lidhur me kërkimin për dorëzim sendi.

Padia në shqyrtim ka për objekt: konstatimin e pavlefshmërisë së kontratës dhe kthim sendi.

Gjykata e apelit ka çmuar se palët janë në marrëdhënie detyrimi të lindura për shkak ortakërie dhe se pala e paditur ka përmbushur detyrimet e saj, duke ndarë dhe fitimet. Sipas gjykatës sendi nuk mund të kërkohet me padi rivendikimi pa përfunduar afati i kontratës.

Në këto kushte, kur kërkohet vetëm pavlefshmëria e saj dhe nuk kërkohet përmbushja ose jo e detyrimeve kontraktore, gjykata e ka zgjidhur drejt mosmarrëveshjen në gjykim.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 485/a të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Lënien në fuqi te vendimit nr.32, datë 16.05.2007 të Gjykatës së Apelit Vlorë.

Tiranë, më 02.02.2012

Nr.11111-02315-00-2008 i Regj. Themeltar

Nr.00-2012-344 i Vendimit (55)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Besnik ImerajKryesues

Ardian DvoraniAnëtar

Ardian NuniAnëtar

Guxim ZenelajAnëtar

Majlinda AndreaAnëtare

në seancën gjyqësore të datës 02.02.2012 mori në shqyrtim çështjen civile me :

PADITËS I K/PADITUR:SHOQËRIA ME PËRGJEGJËSI TË KUFIZUAR “FLEVI” SH.P.K.

E PADITUR K/PADITËS:ALI LIKA,

FADIL SALA,

VJOLLCA LIKA,

PETRIT LIKA

TRENDELINA LIKA,

LIRIJE SALA,

ADEM LIKA,

SAMI LIKA,

LAVDIE LIKA,

SERME LIKA,

NDËRMARJA KOMUNALE BANESA Nr.4, TIRANË (Sot Drejtoria Nr.3 e Punëtorëve)

PALË E E TRETË:ZYRA E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME TIRANË.

OBJEKTI:

Konstatim i pavlefshmërisë absolute të Kontratave të Shitjes

nr.2169/558, nr.2168/557, nr.2167/556, nr.2161/553, datë 11.06.2002

dhe zgjidhjen e pasojave, lirimin e dorëzimin e sendit,

detyrimin e Z.R.P.P. të bëjë veprimet përkatëse dhe sigurimin e padisë.

Baza Ligjore: Nenet 92/a, 106, 196, 296, 705 e vijues të K.Civil,

neni 202 i K.Pr.Civil.

OBJEKT I K/PADISË:

Detyrimin e palës paditëse të kundërpaditur të njohë pronarë

të paditurit kundër paditës si pronarë të vetëm

mbi godinën dhe truallin e saj së bashku me oborrin përreth.

Baza Ligjore e K/Padisë: Neni 149 e vijues i K.Civil,

neni 164 i K.Civil,

ligji nr.7652, datë 23.12.1992,

“Për privatizimin e banesave shtetërore”,

neni 160 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr.4481, datë 08.09.2006, ka vendosur:

Pranimin e pjesshëm të padisë së paditësit të kundër paditur Shoqërisë “Flevi” sh.p.k.

Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së shitjes së pasurisë së paluajtshme me nr.2161/553, datë 11.06.2002, lidhur midis ish-Nd.Kom.Banesa (Drejtoria e Punëtorëve nr.3) dhe Adem, Serme, Sami e Lavdie Lika, vetëm për sipërfaqen e oborrit 260 m2, duke urdhëruar çregjistrimin e kësaj sipërfaqe nga nr.116/rurale i regjistrit hipotekor, datë 10.06.2002.

Detyrimin e ish-Nd.Kom.Banesa (Drejtoria e Punëtorëve) t’u kthejë të paditurve k/paditës çmimin e paguar për sipërfaqen e oborrit.

Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së shitjes së pasurisë së paluajtshme me nr.2167/556, datë 11.06.2002, lidhur midis ish Nd.Kom.Banesa (Drejtoria e Punëtorëve nr.3) dhe Petrit Trëndelina Likës, vetëm për sipërfaqen e oborrit 245 m2, duke urdhëruar çregjistrimin e kësaj sipërfaqe nga nr.125/rurale e regjistrit hipotekor, datë 12.06.2002.

Detyrimin e ish-Ndërmarrjes Komunale Banesa (Drejtoria e Punëtorëve nr.3) t’u kthejë të paditurve k/paditës çmimin e paguar për sipërfaqen e oborrit.

Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së shitjes së pasurisë së paluajtshme me nr.2169/558, datë 11.06.2002, lidhur midis ish-Nd.Kom.Banesa (Drejtoria Punëtorëve nr.3) dhe Fadil e Lirie Sala vetëm për sipërfaqen e oborrit 59 m2, që bie në pronën e palës paditëse të k/paditur, duke urdhëruar çregjistrimin e kësaj sipërfaqe nga nr.123/rurale e regjistrit hipotekor, datë 12.06.2002.

Detyrimin e ish-Nd.Kom.Banesa (Drejtoria e Punëtorëve nr.3) t’u kthejë të paditurve k/paditës çmimin e paguar për sipërfaqen e oborrit.

Konstatimin absolutisht të pavlefshëm të kontratës së shitjes së pasurisë së paluajtshme me nr.2168/557, datë 11.06.2002, lidhur midis ish Nd.Kom.Banesa dhe Ali e Vjollca Lika vetëm për sipërfaqen e oborrit 56 m2, që bie në pronën e palës paditëse të k/paditur, duke urdhëruar çregjistrimin e kësaj sipërfaqe nga nr.124/rurale e regjistrit hipotekor, datë 12.06.2002.

Detyrimin e ish-Nd.Kom.Banesa (Drejtoria e Punëtorëve) t’u kthejë të paditurve k/paditësa çmimin e paguar për sipërfaqen e oborrit.

Rrëzimin e pjesës tjetër të objektit të padisë si të pambështetur në prova dhe në ligj.

Pranimin e pjesshëm të kundër padisë duke u urdhëruar fshirja nga nr.hipotekës 02 ZK8310, datë 30.01.2003, vetëm i sipërfaqes 182.48 m2, zënë nga godina e ish-Shkollës Bujqësore Kamëz, sot banesa e të paditurve k/paditës, duke u detyruar Shoqëria “Flevi” sh.p.k. t’i njohë këta të fundit bashkëpronarë mbi apartamentet e regjistruar në numrat hipotekorë të sipërcituar.

Rrëzimin e kundër padisë për pjesën tjetër të saj, si të pabazuar në prova e në ligj.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.1078, datë 02.06.2008 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.4481, datë 08.09.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si më poshtë:

1. Rrëzimin e kërkesë padisë .

2. Pranimin e kundër padisë, duke detyruar palën paditëse të kundër paditur Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar “Flevi” sh.p.k. të njohë pronarë të paditurit kundër paditësa për sipërfaqet sipas kontratave të privatizimit dhe regjistrimeve hipotekore me nr.116, datë 10.06.2002, nr.123, datë 12.06.2002, nr.124, datë 12.06.2002 dhe nr.125, datë 12.06.2002.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit, në bazë të nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile, ka ushtruar rekurs Shoqëria “Flevi” sh.p.k. duke parashtruar këto shkaqe:

· Oborri i shkollës dhe trualli nën të nuk mund të bëhej objekt i ligjit për privatizimin e ish banesave shtetërore, duke qenë se ky truall ishte disponuar më parë nga Këshilli Ministrave duke u futur në kapitalin e një subjekti si Banka Arabe Islamike Shqiptare sh.a., e cila më pas, sipas ligjit, ja ka shitur paditësit të kundër paditur. Në vitin 2002 kur apartamentet e krijuara brenda ish-Shkollës Bujqësore Kamëz dhe trualli nën të iu shitën nga Ndërmarrja nr.3 e Punëtorëve të Qytetit të paditurve k/paditës ato nuk ishin në pronësi të kësaj ndërmarrje.

· Sipas aktit të ekspertimit rezulton se më datë 20.06.1994, shkolla bujqësore, që më pas u privatizua nga të paditurit, ishte brenda territorit të pularisë, pra brenda truallit prej 22.895,8 m2 që ju kalua në kapital Bankës dhe që më pas është blerë nga paditësi.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; av. E.Hicka, që kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në atë gjykatë, av. A.Shala, që kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë; dhe si shqyrtoi në tërësi çështjen,

V Ë R E N

Se me vendimin e Këshillit të Ministrave nr.363, datë 08.08.1994 është vendosur që në kapitalin e palës shqiptare prej 40% në Bankën e Përbashkët Arabe-Shqiptare-Islamike, të përfaqësuara nga Banka Kombëtare Tregtare Shqiptare, të përfshihet edhe Ndërmarrja e Serave Mëzes dhe Ndërmarrja e Rritjes së Shpendëve Laprakë. Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit dhe Banka Kombëtare Tregtare të nënshkruajnë kontratën përkatëse për përfshirjen e këtij kapitali në Bankën e Përbashkët Arabe-Shqiptare-Islamike.

Në bazë të vendimit sipërcituar të Këshillit Ministrave, në datë 15.11.1994, është lidhur kontrata midis: Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit si palë e parë, Bankës Kombëtare Tregtare Shqiptare, si palë e dytë dhe Bankës së Përbashkët Arabe Shqiptare Islamike, si palë e tretë, me të cilën kanë rënë dakord. Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit u kalon në pronësi të plotë Bankës Kombëtare Tregtare Shqiptare -Tokën dhe mjetet kryesore të Pularisë Laprakë në Rrethin e Tiranës me sipërfaqe tokë bujqësore 13,9 ha.

Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit dhe Banka Kombëtare Tregtare Shqiptare ranë dakord t’i kalojnë tokën dhe mjetet kryesore e dytësore të fermës së lartpërmendur palës së tretë, Bankës Arabe Shqiptare Islamike, si pjesë e kapitalit të Bankës Kombëtare Tregtare Shqiptare në Bankën Arabe Shqiptare Islamike. Kjo kontratë është regjistruar në regjistrin hipotekor nr.4947, datë 17.11.1994.

Me pas, mbi bazën e një kontrate shitblerje në rezervë të realizuar në mars të vitit 2002 dhe regjistruar ne hipotekë me nr.02, ZK8310, datë 30.01.2003, pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Shoqëria “Flevi” sh.p.k. është bërë pronare e ligjshme e sipërfaqes së ndodhur në Laprakë Tiranë, ish Ndërmarrja e Rritjes së Shpendëve e truallit me sipërfaqe 22895,8 m2 (origjina e regjistrit të pasurisë së paluajtshme nr.hip.4947, datë 17.11.1994.

Me vendimin nr.12, datë 04.05.1994 të Kryesisë së Këshillit të Rrethit Tiranë është vendosur: Kthimi në fond banesash dhe privatizimi i godinës ish shkolla bujqësore në kthesën e Kamzës, pranë N.R.SH. Laprakë banorëve të pastrehë: Ali Lika, Fadil Sala, Adem Lika, Petrit Lika, etj. Mbi bazën e këtyre vendimeve ish-Ndërmarrja Komunale Banesa, pasi të paditurit kundër paditës janë pajisur me autorizimet përkatëse nga Këshilli Rrethit Tiranë, ka lidhur kontrata e qirasë me këta të fundit.

Në bazë të këtij vendimi Ndërmarrja Komunale Banesa me kontratat me nr.2161/553, nr.2167/556, nr.2168/557, nr.2169/558, datë 11.06.2002, ju ka shitur përkatësisht:

- Adem, Serme, Sami, Lavdie Likës një apartament të përbërë nga një dhomë e një kuzhinë, llozhë, ½ WC me 1/2 korridor me familjen e Petrit Likës, me sipërfaqe apartamenti 77 m2, në katin e dytë të godinës, si dhe një sipërfaqe oborri 260 m2.

- Petrit dhe Trëndelina Likës një apartament të përbërë nga dy dhoma një kuzhinë, ½ WC dhe 1/2 korridor me familjen e Adem Likës, me sipërfaqe apartamenti 64 m2, në katin e dytë të godinës, si dhe një sipërfaqe oborri 245 m2.

- Ali e Vjollca Lika një apartament të përbërë nga një dhomë e një kuzhinë, ½ WC dhe 1/2 korridor me familjen e Fadil Salës, me sipërfaqe apartamenti 52 m2, në katin e parë të godinës, si dhe një sipërfaqe oborri 235 m2.

- Fadil e Lirie Salës një apartament të përbërë nga dy dhoma e një kuzhinë, 1/2 WC dhe 1/2 korridor me familjen e Ali Likës, me sipërfaqe apartamenti 67 m2, në katin e parë të godinës, si dhe një sipërfaqe oborri 257 m2.

Në këto kushte, pala paditëse e kundër paditur, Shoqëria “Flevi” sh.p.k., me padinë objekt gjykimi parashtron se është pronar i ligjshëm i një sipërfaqe trualli prej 22895,8 m2 e ndodhur në Laprakë Tiranë, ish Ndërmarrja e Rritjes së Shpendëve dhe mbi këtë bazë ka kërkuar të konstatohen si të pavlefshme kontratat e shitjes të realizuara nga të paditurit kundër paditës me Ndërmarrjen Komunale Banesa nr.4 dhe lirimin e dorëzimin e sendit, pra të truallit nën godinë dhe atij përreth (oborrit), bazuar në nenet 92/a e vijues; 705 e vijues të K.Civil, nenin 106, 296 dhe 196 të Kodit Civil.

Nga ana tjetër, të paditurit kundër paditëse me kundër padinë në gjykim kanë kërkuar detyrimin e palës paditëse të kundër paditur t’i njohë pronarë të vetëm mbi godinën dhe truallin e saj së bashku me oborrin përreth të privatizuar sipas ligjit, bazuar në nenin 149 e vijues të K.Civil, neni 164 i K.Civil, ligji 7652, datë 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore”, neni 160 i K.Pr.Civile.

Pala paditëse e kundër paditur, Shoqëria “Flevi” sh.p.k., me padinë objekt gjykimi parashtron se është pronar i ligjshëm i një sipërfaqe trualli prej 22.895,8 m2 e ndodhur në Laprakë Tiranë, ish Ndërmarrja e Rritjes së Shpendëve dhe mbi këtë bazë ka kërkuar të konstatohen si të pavlefshme kontratat e shitjes të realizuara nga të paditurit kundër paditës me Ndërmarrjen Komunale Banesa nr.4 dhe lirimin e dorëzimin e sendit, pra të truallit nën godinë dhe atij përreth (oborrit), bazuar në nenet 92/a e vijues; 705 e vijues të K.Civil, nenin 106, 296 dhe 196 të Kodit Civil.

Nga ana tjetër të paditurit kundër paditës me kundër padinë në gjykim kanë kërkuar detyrimin e palës paditëse të kundër paditur t’i njohë pronarë të vetëm mbi godinën dhe truallin e saj së bashku me oborrin përreth të privatizuar sipas ligjit, bazuar në nenin 149 e vijues të K.Civil, neni 164 i K.Civil, ligji 7652, datë 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore”, neni 160 i K.Pr.Civile.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur: “Pranimin e pjesshëm të padisë së paditësit të kundër paditur Shoqërisë “Flevi” sh.p.k.

Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së shitjes së pasurisë së paluajtshme me nr.2161/553, datë 11.06.2002, lidhur midis ish-Ndërmarrjes Komunale Banesa (Drejtoria e Punëtorëve nr.3) dhe Adem, Serme, Sami e Lavdie Lika, vetëm për sipërfaqen e oborrit 260 m2, duke urdhëruar çregjistrimin e kësaj sipërfaqe nga nr.116/rurale, i regjistrit hipotekor, datë 10.06.2002.

Detyrimin e ish-Nd.Kom.Banesa (Drejtoria e Punëtoreve ) t’u kthejë të paditurve k/paditës çmimin e paguar për sipërfaqen e oborrit.

Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së shitjes së pasurisë së paluajtshme me nr.2167/556, datë 11.06.2002, lidhur midis ish Nd.Kom.Banesa (Drejtoria e Punëtorëve nr.3) dhe Petrit, Trëndelina Likës, vetëm për sipërfaqen e oborrit 245 m2, duke urdhëruar çregjistrimin e kësaj sipërfaqe nga nr.125/rurale e regjistrit hipotekor, datë 12.06.2002.

Detyrimin e ish-Ndërmarrjes Komunale Banesa (Drejtoria e Punëtorëve nr.3) t’u kthejë të paditurve k/paditës çmimin e paguar për sipërfaqen e oborrit.

Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së shitjes së pasurisë së paluajtshme me nr.2169/558, datë 11.06.2002, lidhur midis ish-Nd.Kom.Banesa (Drejtoria Punëtoreve nr.3) dhe Fadil e Lirie Sala vetëm për sipërfaqen e oborrit 59m2, që bie në pronën e palës paditëse të k/paditur, duke urdhëruar çregjistrimin e kësaj sipërfaqe nga nr.123/rurale e regjistrit hipotekor, datë 12.06.2002.

Detyrimin e ish-N.K.B. (Drejtoria e Punëtoreve nr.3) t’u ktheje të paditurve k/paditës çmimin e paguar për sipërfaqen e oborrit.

Konstatimin si absolutisht të pavlefshëm të kontratës së shitjes së pasurisë së paluajtshme me nr.2168/557, datë 11.06.2002, lidhur midis ish Nd.Kom.Banesa dhe Ali e Vjollca Lika vetëm për sipërfaqen e oborrit 56 m2, që bie në pronën e palës paditëse të k/paditur, duke urdhëruar çregjistrimin e kësaj sipërfaqe nga nr.124/rurale e regjistrit hipotekor, datë 12.06.2002.

Detyrimin e ish-Nd.Kom.Banesa (Drejtoria e Punëtorëve) t’u kthejë të paditurve k/paditësa çmimin e paguar për sipërfaqen e oborrit.

Rrëzimin e pjesës tjetër të objektit të padisë si të pambështetur në prova dhe në ligj.

Pranimin e pjesshëm të kundër padisë duke u urdhëruar fshirja nga nr.hipotekës nr.02 ZK8310, datë 30.01.2003 vetëm i sipërfaqes 182.48 m2, zënë nga godina e ish-Shkollës Bujqësore Kamëz, sot banesa e të paditurve k/paditës, duke u detyruar Shoqëria “Flevi” sh.p.k. t’i njohë këta të fundit bashkëpronarë mbi apartamente e regjistruar në numrat hipotekorë të sipërcituar.

Rrëzimin e kundër padisë për pjesën tjetër të saj, si të pabazuar në prova e në ligj.

Me ankimin e palës paditëse e kundër paditur dhe të padituri kundër paditës, Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur:

“Ndryshimin e vendimit nr.4481, datë 08.09.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si më poshtë:

1. Rrëzimin e kërkesë padisë .

2. Pranimin e kundër padisë, duke detyruar palën paditëse të kundër paditur Shoqëria “Flevi” sh.p.k. të njohë pronarë të paditurit kundër paditës për sipërfaqet sipas kontratave të privatizimit dhe regjistrimeve hipotekore me nr.116, datë 10.06.2002, nr.123, datë 12.06.2002, nr.124, datë 12.06.2002 dhe nr.125, datë 12.06.2002”, me arsyetimin se godina e shkollës e kthyer në banesë dhe trualli i saj nuk kanë qenë asnjëherë në administrim të Ndërmarrjes së Rritjes së Shpendëve (Pularisë Laprakë) dhe nuk ka kaluar në pronësi të Bankës Arabo-Shqiptare, e për rrjedhojë në pronësi të palës paditëse të kundër paditur.

Pala paditëse, Shoqëria “Flevi” sh.p.k., duke pretenduar se vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë vjen ndesh me ligjin pasi nuk është bazuar mbi prova të administruara në gjykim, si dhe oborri i shkollës dhe trualli nën të nuk mund të bëhej objekt i ligjit për privatizimin e ish banesave shtetërore pasi ky truall ishte disponuar më parë nga Këshilli Ministrave duke u futur në kapitalin e një subjekti si Banka Arabe Islamike Shqiptare sh.a., ka kërkuar nëpërmjet rekursit prishjen e këtij vendimi dhe dërgimin e çështjes për rigjykim

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke gjetur të bazuara në ligj pretendimet e ngritura në rekurs nga pala paditëse, çmon se vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë duhet të prishet pasi nuk është rrjedhojë e një hetimi të plotë e të gjithanshëm.

Nga provat e administruara në gjykim rezulton se objekt konflikti në shqyrtim gjyqësor është ndërtesa e ish Shkollës Bujqësore Laprakë.

Me vendimin nr.12, datë 04.05.1994 të Këshillit të Rrethit Tiranë është vendosur që kjo pronë të kthehet në fond banesash dhe të privatizohet në favor të banorëve: 1. Ali Lika ,2. Fadil Sala ,3. Adem Lika dhe Petrit Lika në bazën e autorizimeve të lëshuara nga Këshilli Rrethit Tiranë, Ndërmarrja Komunale Banesa të bëjë privatizimin sipas ligjit nr.7652, datë 23.12.1992. Mbi bazën e vendimit të sipërm të paditurit kanë privatizuar banesat sipas kontratave të shitblerjes me ish Ndërmarrjen Komunale Banesa.

Ndërkohë rezulton se me vendimin nr.363, datë 08.08.1994 të Këshillit të Ministrave është vendosur: që në kapitalin e palës shqiptare, prej 40% në Bankën e Përbashkët Arabe-Shqiptare-Islamike, të përfaqësuar nga Banka Kombëtare Tregtare Shqiptare, të përfshihet edhe Ndërmarrja e Serrave Mëzes dhe Ndërmarrja Rritjes së Shpendëve. Mbi këtë bazë, në datën 15.11.1994, sipas kontratës për kalimin e kapitalit të palës Shqiptare në Bankën e Përbashkët Arabe Shqiptare Islamike është rënë dakord mes palëve në kontratë të kalojë në pronësi të plotë Bankës Kombëtare Tregtare Shqiptare “Toka dhe mjetet kryesore të Pularisë Laprakë në Rrethin e Tiranës me sipërfaqe tokë bujqësore 13,9 ha, me vlerë totale 229.582.000”. Kjo kontratë është regjistruar në regjistrin hipotekor nr.4847, datë 17.11.1994.

Edhe pse në gjykimin e çështjes në gjykatat e faktit është kërkuar dhe marrë mendimi i specializuar i specialistëve ekspertë, nuk është bërë e mundur të saktësohen disa çështje të karakterit teknik, sqarimi i të cilave do t’i jepte zgjidhje të drejtë këtij konflikti.

Nga fashikulli i gjykimit dhe provat e administruara në seancë rezulton se me kontratën e datës 15.11.1994 është vendosur, ndër të tjera, që toka dhe mjetet kryesore të Pularisë Laprakë në Rrethin e Tiranës me sipërfaqe toke bujqësore 13,9 ha, me vlerë totale 229.582.000, t’i kalojnë në pronësi Bankës Kombëtare Tregtare. Kjo kontratë është realizuar në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave si i vetmi pronar i kësaj prone në atë moment.

Por ndryshe nga përfundimi i Gjykatës së Apelit Tiranë se ish Shkolla Bujqësore dhe trualli nën të dhe ai funksional nuk kanë bërë pjesë në sipërfaqen të cilën Këshilli i Ministrave ja ka kaluar në pronësi Bankës së Bashkuar Shqiptare Islamike, e thirrur si eksperte në Gjykatën e Apelit Tiranë, ing. Elvira Aliaj në përfundim ka konkluduar se prona e të paditurve ndodhet brenda pronës së Bankës së Bashkuar Shqiptare Islamike dhe për të arritur në këtë përfundim ajo ndër të tjera ka sqaruar se në datat 30.07.2001 dhe 19.11.2003, në regjistrin hipotekor nr.4947 janë bërë disa plotësime.

Për këtë, në rigjykim është e nevojshme që nëpërmjet dokumentacionit arkivor apo me ekspertë të sqarohet nëse prona e të paditurve ka qenë vendosur brenda pronës së paditësave përpara plotësimeve të bëra në regjistrin hipotekor apo pas tyre, pra nëse Shkolla Bujqësore ka qenë e ndërtuar në truallin që Këshilli i Ministrave ja ka tjetërsuar Bankës së Bashkuar, apo kjo plan vendosje është bërë më pas. Në këtë mënyrë do të saktësohet edhe përfundimi i gjykatës së apelit, sipas të cilit duke mos pasur një plan vendosje kur është bërë kalimi i pronës nga Këshilli i Ministrave (nëpërmjet Ministrisë së Bujqësisë) te Banka Shqiptaro Islamike nuk ka ekzistuar plan vendosje.

Një tjetër detyrë e rëndësishme që do të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes është edhe hetimi me ekspert i llogaritjes së vlerës prej 229.582.000 lekësh që shteti i ka kaluar si kapital në Bankën Shqiptaro Islamike, vlerë kjo që sipas kontratës së datës 15.11.1994 përbën vlerën e Pularisë me mjetet kryesore dhe tokës. Duke administruar si provë dokumentacionin lidhur me përllogaritjen e kësaj vlerë, si dhe nëpërmjet ekspertimit do të mund të sqarohet nëse brenda kësaj vlere është llogaritur ose jo vlera e ish Shkollës Bujqësore objekt i kërkesë padisë.

Veç sa sipër, sipas deklaratës noteriale datë 31.01.2003 dhe vërtetimit të pronësisë datë 30.01.2003, lëshuar nga Z.R.P.Paluajtshme Tiranë rezulton se me kontratën e shitjes nr.3698/242, datë 23.05.2002, Banka Arabe Shqiptare Islamike sh.a. i ka shitur palës paditëse të kundër paditur, Shoqërisë “Flevi” sh.p.k., sipërfaqen prej 22.895,8 m2 në Laprakë, ish Ndërmarrja e Rritjes së Shpendëve, pra Shoqëria “Flevi” sh.p.k. ka blerë truallin prej 22896,8 m2 të ish Ndërmarrjes së Rritjes së Shpendëve në Laprakë, ndërkohë që, kësaj Banke, me kontratën e datës 15.11.1994, i ka kaluar në pronësi një truall me sipërfaqe 13.9 ha. Kjo mospërputhje sipërfaqesh është e nevojshme të saktësohet në rigjykim për të verifikuar nëse Shkolla Bujqësore ka qenë brenda sipërfaqes që Këshilli i Ministrave i kaloi Bankës Shqiptaro Islamike, apo është zmadhuar pas shitjeve që kjo bankë i ka bërë palës paditëse, Shoqërisë “Flevi” sh.p.k.

Gjatë pretendimeve që pala paditëse ngriti gjatë gjykimit në Gjykatën e Lartë, ndër të tjera paraqiti një vendim gjyqësor të formës së prerë sipas të cilit është vendosur pavlefshmëria absolute e kontratës të shitjes objekt edhe i këtij gjykimi. Në rigjykim është e nevojshme të administrohen edhe këto prova me qëllim që të sqarohet nëse jemi përpara gjësë së gjykuar apo bëhet fjalë për gjykime të cilat nuk kanë lidhje me njëra tjetrën.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 485/c të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.1078, datë 02.06.2008 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 02.02.2012

Nr.11243-01395-00-2010 i Regj. Themeltar

Nr.00-2012-641 i Vendimit (56)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Besnik ImerajKryesues

Ardian NuniAnëtar

Majlinda AndreaAnëtare

Andi ÇelikuAnëtar

Guxim ZenelajAnëtar

në seancën gjyqësore të datës 02.02.2012 mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS:RAMADAN SHEHI, përfaqësuar nga av. Spiro Dodbiba

E PADITUR:ADMINISTRATORËT E SHOQËRISË "VEFA" NË ADMINISTRIM, përfaqësuar nga juristi Luan Muha

OBJEKTI I PADISË:

Rishikimin e vendimit nr.1, datë 12.01.2005

të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Baza Ligjore: Neni 494, gërma "a" i K.Pr.Civile.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.01, datë 12.01.2005, ka vendosur:

Rrëzimin e padisë së Ramadan Shehi.

Gjykata e Lartë me vendimin nr.1255, datë 22.07.2005, ka vendosur:

Mospranimin e rekursit të paraqitur nga Ramadan Shehi.

Kërkuesi Ramadan Shehi ka paraqitur kërkesë për rishikim të vendimit të formës së prerë nr.1, datë 12.01.2005 të Gjykatës së Apelit Tiranë, duke parashtruar se:

· Sipas akt ekspertimit grafik datë 20.05.2010, kryer nga Ministria e Brendshme, Instituti i Policisë Shkencore, në bazë të vendimit 08.04.2010 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është provuar se nënshkrimi i Ramadan Shehit në listë pagesën e debitorëve nuk është nënshkrimi origjinal i tij.

· Me këtë provë, që nuk dihej gjatë gjykimit të çështjes, provohet se kërkuesi nuk ka tërhequr asnjë herë shumën për të cilën është shpallur debitor.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dёgjoi relatimin e gjyqtarit Guxim Zenelaj; përfaqësuesin kërkuesit; dhe si bisedoi çështjen nё tёrёsi,

V Ë R E N

Rezulton se, kërkuesi Ramadan Shehi me vendimin nr.30, datë 31.08.1999 të Shoqërisë “Vefa” sh.p.k në administrim është shpallur debitor për shumën prej 1.950.000 lekë. Ky vendim është bërë titull ekzekutiv dhe është dërguar për ekzekutim nga ana e Zyrës së Përmbarimit Tiranë. Kjo e fundit ka filluar procedurën përkatëse të ekzekutimit të detyrimit.

Kërkuesi i është drejtuar gjykatës së apelit, duke kërkuar anulimin e titullit ekzekutiv dhe kundërshtimin e veprimeve përmbarimore, me pretendimin se nuk e ka tërhequr shumën 1.950.000 lekë.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.1, datë 12.01.2005, ka rrëzuar padinë dhe Gjykata e Lartë me vendimin nr.1255, datë 22.07.2005, nuk ka pranuar rekursin e paraqitur nga kërkuesi.

Gjykata e apelit e ka rrëzuar padinë e kërkuesit, pasi ka arritur në përfundimin se kërkuesi nuk ka arritur të provojë pretendimet e tij se nuk ka tërhequr shumën për të cilën është shpallur debitor i Shoqërisë “Vefa” sh.p.k në administrim. Po kështu, nga Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në dhomë këshillimi, nuk janë gjetur shkaqe për të cënuar këtë vendim.

Kërkuesi Ramadan Shehi ka paraqitur si shkak për rishikimin e vendimeve të mësipërme një akt ekspertimi të kryer në datën 20.05.2010 nga Instituti i Policisë Shkencore pranë Ministrisë së Rendit Publik, sipas të cilit nënshkrimi përbri emrit Ramadan Shehi në listë pagesën e datës 17.07.1997 nuk duhet të jetë nënshkrimi origjinal i Ramadan Shehit.

Kërkuesi e ka konsideruar aktin e ekspertimit si një rrethanë të re apo prove të re shkresore, e cila ka rëndësi për çështjen dhe, në referim të nenit 494/a të K.Pr.Penale, ka kërkuar të rishikojë vendimin.

Ky Kolegj, konkludon se, pavarësisht se paditësi i është referuar germës “a” të nenit 494, duke e konsideruar aktin e ekspertimit si një prove të re, në fakt zgjidhja e çështjes duhet të bëhet jo në këtë referim ligjor. Kjo jo vetëm për shkak se akti i ekspertimit nuk përbën ndonjë rrethanë apo provë (rrethana do të ishte falsiteti i dokumentit), jo vetëm që si pretendim që është ngritur edhe gjatë gjykimit, por kryesorja, për faktin se rasti kur pretendohet falsiteti i dokumenteve mbi të cilat është bazuar vendimi që kërkohet të rishikohet, është parashikuar si një lloj i veçantë në nenin 494, germa “ç”, sipas të cilit:

Pala e interesuar mund të kërkojë rishikimin e një vendimi që ka marrë formë të prerë, kur:

ç. vërtetohet se vendimi i dhënë është bazuar në dokumente të falsifikuara;

Ky parashikim nuk është vetëm formal por i lidhur edhe me zbatimin e një sërë kushtesh të veçanta, të cilat duhet të kihen parasysh për secilin nga rastet që në mënyrë më të specifikuar parashikohen në nenin 495 të K.Pr.Civile, sipas të cilit:

Rishikimi i vendimeve për rrethanat e parashikuara në shkronjat “b”, “c” dhe “ç” të nenit 494 të këtij Kodi lejohet kur këto rrethana janë vërtetuar me vendim penal të formës së prerë, ...

Kur ndjekja penale nuk mund të fillojë ose të përfundojë për ndonjë nga shkaqet e treguara në nenin 290 të K.Pr.P., ose për shkak se nuk është zbuluar personi që ka kryer falsifikimin, për vërtetimin e rrethanave të mësipërme mund të ngrihet padi në gjykatën civile.

Në kundërshtim me sa u pretendua nga përfaqësuesi i kërkuesit, nuk rezulton të ketë një vendim penal të formës së prerë që të ketë vërtetuar falsitetin e dokumentit.

Në mungesë të një vendimi të tillë, dispozita ka parashikuar alternativën që rrethana e falsitetit e pretenduar nga pala të mund të vërtetohet nëpërmjet një padie që mund të ngrihet në gjykatën civile dhe nuk rezulton që të këtë një vendim civil të dhënë për këtë shkak.

Po kështu fakti i pretenduar, e që provohet me një provë të re siç është akti i ekspertimit, është një pretendim që është ngritur edhe gjatë gjykimit si në apel dhe në rekursin në Gjykatën e Lartë e që nuk është marrë parasysh nga gjykata.

Nga sa më sipër, nuk rezulton të ndodhemi para ndonjërit nga rastet e parashikuara në nenin 494 të K.Pr.Civile e për rrjedhojë nuk ka vend të rishikohet vendimi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatёs sё Lartё, mbёshtetur nё nenin 498 tё K.Pr.Civile,

V E N D O S I

Rrëzimin e kërkesës së paraqitur nga kërkuesi Ramadan Shehi, kundër vendimit nr.01, date 12.01.2005, të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Tiranё, mё 02.02.2012

Nr.31001-00239-00-2008 i Regj.Themeltar

Nr.00-2012-509 i Vendimit (57)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj Kryesues

Ardian Nuni Anëtar

Majlinda AndreaAnëtare

Guxim ZenelajAnëtar

Andi ÇelikuAnëtar

në seancën gjyqësore të datës 02.02.2012 mori në shqyrtim çështjen civile që i përket:

PADITËS:KASTRIOT JAUPI

I PADITUR:DREJTORIA E POLICISË QARKUT VLORË

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E POLICISË SË SHTETIT

OBJEKTI:

Shfuqizim i aktit administrativ të urdhërit

nr.170/2, datë 17.07.2005 të Drejtorisë së Policisë Vlorë.

Baza Ligjore: Ligji nr.8553, datë 25.11.1999

dhe nenet 328, 329, 331 të K.Pr.Civile.

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin nr.14, datë 09.01.2007 ka vendosur:

Rrëzimin e padisë së Kastriot Jaupit si të pabazuar në ligj e prova.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.456, datë 09.10.2007 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.14, datë 09.01.2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe, duke e gjykuar çështjen në fakt:

Shfuqizimin e urdhrit 170/2, datë 17.07.2005 të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Tiranë dhe urdhrin nr.34, datë 18.07.2005 të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit, në bazë të nenit 472 të K.Pr.Civile, ka bërë rekurs pala e paditur Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, e cila ka kërkuar prishjen e tij për këto shkaqe :

· Vendimi i gjykatës së apelit është marrë në zbatim të gabuar të ligjit.

· Gjykata nuk ka marrë në konsideratë pretendimin tonë se Urdhri për përjashtimin rezultoi i bazuar në ligjin “Për Policinë e Shtetit”, nr.8553, datë 25.11.1999, neni 20/3, si dhe në “Rregulloren e disiplinës”, të miratuar nga Këshilli i Ministrave, kapitulli IV, rregulli 12, pika 7, paragrafi dytë, në të cilën, theksohet se “Përveç rasteve që parashikon neni 20 i ligjit “Për Policinë e Shtetit” përjashtimi jepet edhe për shkeljet e rënda disiplinore”, “Për abuzime të rënda me atributet e Policisë dhe mirëbesimin e publikut”.

· Paditësi ka shkelur një atribut themelor të Policisë së Shtetit, atë të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, parashikuar në Ligjin nr.8553, datë 25.11.1999 “Për Policinë e