7
INTERVISTA ZAMAN 1. A mund të na e sqaroni në pika kryesore librin tuaj “Mendimi alternativ politikë dhe ekonomik ”? RUFI OSMANI :Libri në pjesën politike analizon rrugëtimin e lëvizjes politike shqiptare në Maqedoni në 15 vitet e fundit dhe në ate kuadër në veçanti analizohen : 1)Rezistenca demokratike për legalizimin e flamurit kombëtar me pasoja tragjike në Gostivarin e 9 korrikut të vitit 1997 , 2)Sakrifica popullore prej një dekade në themelimin , funksionimin dhe institucionalizimin e UT si tempull i dijes popullore ,dhe 3)Ngjarja kulmore politike shqiptare e identifikuar me kryengritjen e armatosur shqiptare të vitit 2001 dhe rezultati i sajë Marrëveshjen Kornizë e Ohrit , dhe 4) Ciklet zgjedhore politike në Maqedoni . Në pjesën ekonomike të librit analizohen problemet e tranzicionit ekonomik dhe reformat ekonomike identifikuara me nivelin e pamjaftueshëm të prodhimit të brendshëm ,papunësinë e lartë , varfërinë në rritje , ekonomin informale dhe korupcionin , standardin e ulët jetësor dhe nivelin e pamjaftueshëm të zbatimit të reformave strukturore. Krahas analizave dhe vlerësimeve të fenomeneve politike ,ekonomike dhe sociale në kuadër të analizave jipen edhe rekomandime alternative aplikative për dalje graduale nga kriza e thellë politike ,ekonomike , politike , institucionale dhe morale. Emëruesi i përbashkët i dështimit politikë të shqiptarëve të Maqedonisë sipas bindjes time identifikohet me përzgjedhjen e gabuar kuadrovike , moralin e dyshimt të të zgjedhurve politik , manipulimin e vullnetit politik të popullit dhe zëvendësimin e interesave kombëtare për përfitime personale dhe klanore nga partitë politike shqiptare. Libri në esencë është një sintezë e shumë analizave , intervistave dhe projeksioneve që gjatë 10 viteve të fundit

20ZAMAN%20Rufi%20Osmani

  • Upload
    jeton

  • View
    219

  • Download
    6

Embed Size (px)

DESCRIPTION

http://rufiosmani.com/docs/Intervista%20ZAMAN%20Rufi%20Osmani.doc

Citation preview

Page 1: 20ZAMAN%20Rufi%20Osmani

INTERVISTA ZAMAN

1. A mund të na e sqaroni në pika kryesore librin tuaj “Mendimi alternativ politikë dhe ekonomik ”?RUFI OSMANI :Libri në pjesën politike analizon rrugëtimin e lëvizjes politike

shqiptare në Maqedoni në 15 vitet e fundit dhe në ate kuadër në veçanti analizohen : 1)Rezistenca demokratike për legalizimin e flamurit kombëtar me pasoja tragjike

në Gostivarin e 9 korrikut të vitit 1997 , 2)Sakrifica popullore prej një dekade në themelimin , funksionimin dhe

institucionalizimin e UT si tempull i dijes popullore ,dhe 3)Ngjarja kulmore politike shqiptare e identifikuar me kryengritjen e armatosur

shqiptare të vitit 2001 dhe rezultati i sajë Marrëveshjen Kornizë e Ohrit , dhe 4) Ciklet zgjedhore politike në Maqedoni .Në pjesën ekonomike të librit analizohen problemet e tranzicionit ekonomik dhe

reformat ekonomike të identifikuara me nivelin e pamjaftueshëm të prodhimit të brendshëm ,papunësinë e lartë , varfërinë në rritje , ekonomin informale dhe korupcionin , standardin e ulët jetësor dhe nivelin e pamjaftueshëm të zbatimit të reformave strukturore.

Krahas analizave dhe vlerësimeve të fenomeneve politike ,ekonomike dhe sociale në kuadër të analizave jipen edhe rekomandime alternative aplikative për dalje graduale nga kriza e thellë politike ,ekonomike , politike , institucionale dhe morale.

Emëruesi i përbashkët i dështimit politikë të shqiptarëve të Maqedonisë sipas bindjes time identifikohet me përzgjedhjen e gabuar kuadrovike , moralin e dyshimt të të zgjedhurve politik , manipulimin e vullnetit politik të popullit dhe zëvendësimin e interesave kombëtare për përfitime personale dhe klanore nga partitë politike shqiptare.

Libri në esencë është një sintezë e shumë analizave , intervistave dhe projeksioneve që gjatë 10 viteve të fundit i kam publikuar në media dhe forume të ndryshme . Si njeri më karakterizon prirem nga sintagma ,,se e vërteta duhet të thuhet pavarisht nga kostoja që duhet të paguhet,, .

2. Si e shihni ju gjendjen aktuale politike dhe ekonomike të vendit, a ka rrugëdalje dhe a cilat janë potencialet e qeverisë aktuale për dalje nga kriza gjegjësisht për zgjedhjen e problemeve aktuale të vendit ?RUFI OSMANI :Në këtë pyetje kryesisht do të përqendrohem në çështjet

ekonomike sepse çështjet politike do i analizojm në kuadër të pyetjeve të tjera. Nuk ka receta te gatshme për daljen nga kriza e thellë ekonomike dhe sociale.

Më duhet të konstatoj me kompetencë se rasti i ekonomisë së Maqedonisë është mjaftë i veçantë dhe dallon shumë në krahasim me ekonomit në tranzicion të Ballkanit Perëndimor. Përderisa vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor u duhej kohë shumë e shkurtër për të dalë nga periudha e recesionit ekonomik në rastin e Maqedonisë kjo periudhë është kryesisht afatmesme dhe mjaftë e thyeshme.

Gjithsesi qeveritë alternative politike kanë përgjegjësi konkrete për dështimin e tranzicionit ekonomik dhe në veçanti të procesit të privatizimit dhe moszbatimin e reformave strukturore gjatë 15 vjetëve të tranzicionit duke u dhënë përparësi interesave konjunkturale politike në krahasim me interesat e përgjithshme ekonomike.

Page 2: 20ZAMAN%20Rufi%20Osmani

Ekonomia e Maqedonisë në masë të konsiderueshme është e amortizuar në aspekt të resurseve humane, materiale, financiare dhe teknologjike që për pasojë ka humbur ne mase te konsiderueshme aftësinë konkurruese në raport me ekonomit tjera të rajonit dhe të UE. Qeveria dhe pushtetet lokale mund të bëjnë shumë në drejtim të ngritjes së funksionalitetit të mirëfilltë të institucioneve te shtetit juridik, luftimin e evazionit fiskal dhe sektorit informal, të rrisin investimet publike, të krijojnë kornizë më fleksibile juridike për konkurrencë bankare në rritje, të promovojnë stabilitetin politik.

Me një fjalë të krijojnë kornizë institucionale funksionale për tërheqjen e investimeve të huaja dhe të ndërtojnë strategji atraktive për shfrytëzimin e dërgesave devizore të emigrimit ekonomik . Mirëpo duhet të thuhet me kompetencë se qeveria është vetëm njëra anë e medaljes pjesa tjetër e përgjegjësisë u takon qytetarëve, kompanive dhe sindikatave. Dalja nga kriza ekonomike gjithsesi parakupton edhe mbylljen pozitive të çështjes së Kosovës dhe paqësimin e Ballkanit Perëndimor si tërësi, sepse vetëm si i tillë mund të jetë rajon atraktiv për investime.

Personalisht mendoj se Maqedonia dhe i tërë rajoni i Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për qeverisje teknike-ekspertësh sepse të gjitha qeveritë e deritashme politike duke përfshirë edhe qeverin aktuale nuk kan kapacitete morale ,intelektuale dhe vizion të miërfillt për ndërtimin e një të ardhëme me perspektive dhe kryesisht vuajn nga korrupsioni në të gjitha nivelet .

3. Si e shihni gjendjen aktuale të subjektit politik shqiptar, cili sipas jush është thelbi i problemeve dhe si të tejkalohen ato?RUFI OSMANI Një nga konstatimet kryesore në pjesën politike të librin tim

është ,, Sfida e të sotmes dhe të nesërmes e kombit shqiptarë lidhet me demokratizimin e shoqërisë shqiptare dhe në veçanti të partive politike shqiptare , krijimin e elitave të mirëfillta intelektuale si parakusht i përzgjedhjes së drejtë të elitave politike dhe elitave menaxheriale në funksion të krijimit të kapaciteteve humane konkurruese shqiptare në lëmin e ekonomisë , arsimit dhe politikës,,

Konstatimi në fjalë jep përgjigje meritore në gjenezën e problemeve të politikës shqiptare në Maqedoni . Liderët e partive politike shqiptare vuajn nga dëshira e tepërt për të qenë pjesë e qeverisë si mundësi për pasurim kriminal pavarësisht nga rezultati zgjedhor dhe nga përkrahja politike. Ndaj shqetësimin e shumë intelektualëve se ndodhemi në një fazë të rrezikshme kur lëvizja politike shqiptare është duke bartur topin e konfliktit nga relacioni shqiptaro- maqedonas në oborrin e brendshëm shqiptarë.

Përderisa dy partit më të mëdha politike shqiptare (BDI dhe Pdsh) kan qëndrime të kundërta dhe mjaftë konfliktuale për Kryengritjen e armatosur shqiptare ,për rolin historik të marrëveshjes së Ohrit , për të drejtën e BADINTERIT dhe për përfaqësimin në qeveri pavarisht nga rezultatet zgjedhore ne kemi një krizë të thellë politike shqiptare.

Kjo situatë krize tashmë pasqyrohet në konfliktin e thellë institucional në mes të pushtetit qendror dhe pushteteve komunale shqiptare , shkarkimin joligjor të rektorit të UT përkundër faktit se keqpërdorimet mund të luftohen me mekanizima dhe institucione ligjore duke mos prekur autonimin e UT , shkarkime masive jo vetëm të funcionerëve por edhe të të punësuarëve në administratën publike deri tek qërimi i armatosur i hesapeve në mes të aktivistëve politik .

Pra thelbi i problemit në rastin konkret identifikohet me mohimin e vullnetit politik të shumicë shqiptare dhe pa tejkalimin e këtij problemi në kuptimin juridik

Page 3: 20ZAMAN%20Rufi%20Osmani

( ndrimi i kushtetutës ) ose në kuptimin politik ( krijimi i qeverisë së koalicionit të gjërë ) nën trysnin e faktorit ndërkombëtar problemet do të vazhdojn.

Personalisht mendoj se mohimi i vullnetit politikë të shumicës shqiptare dhe bartja e të drejtës së përfaqësimit të shqiptarëve në duart e mandatarit të qeverisë është një gabim i rëndë politikë strategjik që ka dëmtuar rëndë interesat shqiptare në Maqedoni jo vetëm aktualisht por edhe në perspektiv dhe ka krijuar hapësirën e kriminalizimit të mëtejm të shoqërisë shqiptare dhe të partive politike.

4. Pasi që ju keni përvojë edhe në qeverisjen lokale, a mund ta bëni një krahasim të

situatës dhe mundësive që kanë ato tani me ato kur ju ishit kryetar i Komunës së Gostivarit?RUFI OSMANI Bëhet fajlë për dy situata që kryesisht janë mjaftë të ndryshme

edhe pse kan edhe elemente të përbashkëta .Në kohën kur unë isha prefekt i Gostivarit komuna si institucion kryesisht kishte kompetencat e një bashkësie lokale të Kushtetutës së Maqedonisë së vitit 1974.

Tash kompetencat e komunave janë shumë më serioze në urbanizëm , arsim fillor dhe të mesësm , pjesërisht në shëndetësi dhe në asistencën sociale dhe në kulturë dhe sport. Sot komunat kan për më shumë se 700% mjete financiare në buxhet ne krahasim me periudhën e para reformave të decentralizimit .

Mirëpo përkundër këtyre ndryshimeve pozitive komunale , ndrimi i pushtetit qendror pas zgjedhjeve të fundit parlamentare nxori në sipërfaqe faktin se niveli i decentralizimit është i pamjaftueshëm dhe në shumë aspekte pushteti qendror suspendon pushtetin lokal dhe e margjinalizon ate në varshmëri nga proviniencat politike.

Jam i bindur thell si ekspert i ekonomisë se pa decentralizimin të mëtejm fiskal në kuptim të bartjes së 20-30% të TVSH dhe Tatimit personal në qeverisje të komunës dhe pa kompetenca autonome të komunave në sektorin e policisë (krijimi i policisë lokale ) nuk mund të bëhet fjalë për decentralizim të mirëfillit lokal.

Maqedonia vazhdon të jet edhe më tej vendi me pushtet shumë më të centralizuar krahasuar me venet e rajonit dhe në veçanti krahasuar me vendet e UE.

5. Si qëndron situata e vendit në planin e anëtarësimit tonë në BE, sipas jush cilat janë shkaqet e zvarritjes së fillimit të bisedimeve në këtë drejtim?RUFI OSMANI Përgjigjja negative e Komisionit Evropian në lidhje me

caktimin e datës së fillimit të negociativa për anëtarësimin e Maqedonisë në UE duhet analizuar me kujdes. Komisioni Europian nëpërmjet kësaj përgjigje mesazhoi qart se nuk përkrah :

-qasjen e re përjashtuese të qeverisë ndaj partive fituese politike shqiptarë , -miratimin e ligjeve si ai i policisë pa procedurën e Badindterit dhe pa

koncensuzin e gjërë politik dhe etnik ,-shkarkimet masive nga administrata publike dhe revanshizmit politik dhe -në veçanti qasjen konfliktuale të kryeministrit dhe partnerëve të tij ndaj opozitës

politike dhe institucioneve të tjera politike.. Krahas të mësipërmes Maqedonisë i ngelën edhe shumëçka për të bërë në pjesën e

funksionalitetit të institucioneve, përfaqësimin adekuat në administratën publike, zbatimin e reformave ekonomike dhe në veçanti në arritjen e konvergjencës reale

Page 4: 20ZAMAN%20Rufi%20Osmani

ekonomike dhe demokratike si parakusht për të përparuar në procesin e integrimeve euroatlantike..

6. Cilat janë planet e juaja për në të ardhmen, a mendoni të merrni rol aktiv në politikë nëse po në çfarë forme do të jetë aktivizimi juaj?RUFI OSMANI Pyetja që ju shtroni është një dilemë që në mënyrë permanente

shtrohen nga qarqe dhe media të ndryshme.Vlerësimet që i kam pasur për moskyçjen time në politikë në asnjë nga partit ekzistues për arsye parimore koha i verfikoi si të sakta. Krijimi i një projekti serioz alternativ politik kërkon njerëz të ditur, me përvojë dhe të ndershëm, ide të reja ekonomike dhe politike, mjete të mjaftueshme financiare dhe kohë të qëlluar.

Objektivisht thënë është vështirë të plotësohen të gjitha këto kriteriume dhe në veçanti është problem të ofrosh alternativën e re fitimtare politike kur procesi politikë ndër shqiptarët shoqërohet me dhunë zgjedhore (mbushje kutish dhje falsifikate), përdorim armësh dhe parregullsi të shumëta.

Pas precedentit dhe standardit të instaluar në zgjedhjet e fundit politike kur pjesëmarja në qeveri e partive politike shqiptare nuk varet nga rezultati zgjedhor por nga rezultati zgjedhor i partnerit strategjik maqedonas dhe duke pasur parasysh se tashme partnerët strategjik maqedonas i kan aleatet ( satelitët) politik shqiptarë atëherë garimi politikë alternativ kryesisht është i pakuptimtë.

Në situatën kur te kampusi politik shqiptarë si thot një shokë imi ,,para se të bëshë parti duhet të bëshë ushtri ( mafi ) sepse në të kundërtën që në fillim të garimit politik je humbës i madhë, rikthimi im në politikë dhe i njerëzve të sojit nëpërmjet një subjekti të ri politik ka pak gjasa të ndodhë.

Rufi Osmani.