47
HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- NAVE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË Korrik-Tetor 2016, Shkup

HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI-

NAVE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Republika Makedoni jaNARODEN PRAVOBRANITEL

R e p u b l i c o f M a c e d o n i a

O M B U D S M A N

Republika e MaqedonisëAVOKATI I POPULLIT

Korrik-Tetor 2016, Shkup

Page 2: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

Titulli: Hulumtim për gjendjen me deponimin e mbeturinave në Republikën e Maqedonisë

Botues: Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë

Këshilli redaktues: Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë Përkthimi dhe redaktimi gjuhësor: Selvie Qoku

Dizajni grafik: Keti Stefkova, Vlladimir Sidorovski

Tirazhi: 150 kopje

Page 3: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

PËRMBAJTJA:

1. KORNIZA LIGJORE

2. GJENDJA NË KOMUNA SIPAS TË DHËNAVE TË PRANUARA

3. KONKLUZIONE TË PËRGJITHSHME PËR GJENDJET ME DEPONIMIN E MBETURINAVE NË KOMUNA

4. MENAXHIMI RAJONAL ME MBETURINAT

5. PIKËPAMJE PËRFUNDIMTARE PËR MENAX-HIMIN RAJONAL ME MBETURINAT

6. INSPEKTIMI NË TERREN- Deponia Rajonale “Drislla”, Shkup

- Deponia përgjatë rrugës lokale në periferi të Gostivarit

- Deponia Rajonale “Rusino”, Gostivar- Stacioni për Transferimin e Mbeturinave, Tetovë

- Deponia e Kërçovës

- Deponia e Ohrit

- Deponia e Gjevgjelisë

- Deponia e Kumanovës

- Deponia e Koçanit

- Deponia e Shtipit

- Deponia e Strumicës

56

58

70

73

78

8282

838486878889

92

93

94

95

Page 4: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor
Page 5: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

Të jetohet në mjedis të shëndetshëm jetësor është e drejtë fundamen-tale e njeriut. Shteti duhet të garantoj dhe të siguroj kushte për realizimin e të drejtës së qytetarëve për mjedis të shëndetshëm jetësor, ndërsa qytetarët të ndihmojnë në përparimin dhe mbrojtjen e tij.

Megjithatë, krahas të drejtës së garantuar kushtetuese për jetë në mje-dis të shëndetshëm jetësor, shqetëson fakti se vite me radhë shteti, përmes institucioneve të veta, nuk i përkushton vëmendje të mjaftueshme dhe nuk ndërmerr masa konkrete për ruajtjen dhe përparimin e mjedisit jetësor. Gjithashtu, mungon zbatimi kualitativ i zgjidhjeve sistematike për zgjidhjen e problemeve të shtresuara në fushën e mjedisit jetësor, të cilat vazhdojnë të jenë në margjinat e obligimeve të institucioneve kompetente.

Duke e pasur parasysh rëndësinë e të drejtës për mjedis të pastër dhe të shëndetshëm jetësor, Avokati i Popullit, në vitin 2016, zbatoi hulumtim për gjendjen me deponimin dhe menaxhimin e mbeturinave. Për këtë qëllim, u siguruan informata dhe të dhëna për gjendjen aktuale me deponitë në çdo komunë, si dhe u zbatuan edhe vizita në terren të një numri të madh të de-ponive.

Sa u përket gjendjeve të konstatuara dhe rekomandimeve të dhëna, pres që autoritetet t’i qasen seriozisht zbatimit kualitativ të rregullave të cilat e rregullojnë këtë materie. Njëkohësisht, pa prolongim të fillojnë me përgatitjen dhe realizimin e projekteve konkrete për menaxhimin rajonal me mbeturinat, përkatësisht me ndërtimin e deponive sipas të gjitha standardeve, me qëllim të realizimit të të drejtës së qytetarëve për mjedis të shëndetshëm jetësor

AVOKAT I POPULLIT Ixhet MEMETI

HYRJE

Page 6: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

Hulumtim për gjendjen me deponimin e mbe-turinave në Republikën e Maqedonisë

54

Avokati i Popullit, në përputhje me kompetencat e veta të cilat burojnë nga Ligji për Avokatin e Popullit (“Gazeta Zyrtare e RM” nr. 60/03, 114/09, 181/16 dhe 189/16), është organ i cili i mbron të drejtat kushtetuese dhe lig-jore të qytetarëve dhe të të gjithë personave kur atyre u cenohen të drejtat me akte, veprime dhe mosveprime nga organet e administratës shtetërore dhe nga organet e organizatat të cilat kanë autorizime publike, organet е njësive të vetëqeverisjes lokale dhe institucionet e shërbimet publike. Në këtë kontekst, Avokati i Popullit vepron edhe sipas parashtresave të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit jetësor. E drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor është pjesë përbërëse e korpusit të të drejtave të garantu-ara me Kushtetutë, kështu që në përputhje me nenin 43 “Çdo njeri ka të drejtë për mjedis të shëndetshëm jetësor. Gjithsecili është i obliguar ta avancoj dhe mbroj mjedisin jetësor dhe natyrën. Republika siguron kushte për realizimin e të drejtës së qytetarëve për mjedis të shëndetshëm jetësor”.

Deponimi i mbeturinave është proces i cili drejtpërsëdrejti ndikon mbi mjedisin jetësor të njerëzve. Deponimi joadekuat shkakton ndotje si të ajrit ashtu edhe të tokës-ujërave nëntokësorë dhe në përgjithësi ka ndikim të dëm-shëm mbi biodiversitetin. Avokati i Popullit, duke i marrë parasysh informatat se deponimi i mbeturinave, si të deponive komunale zyrtare, ashtu edhe të deponive të egra, kryhet jashtë të gjitha normave dhe standardeve të përcaktu-ara, në përputhje me Programin e punës për vitin 2016, me ç’rast zbatoi Hulum-tim për perceptimin e gjendjes me deponimin e mbeturinave. Avokati i Popullit dërgoi pyetësor anketues deri te të gjitha 71 njësitë e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë dhe Qytetin e Shkupit. Qëllimi ishte të përcaktohet se a ekzistojnë dhe në sa qytete ekzistojnë deponi të ndërtuara konform stand-ardeve ligjore dhe mënyrën e menaxhimit me të njëjtat. Së këtejmi, Avokati i Popullit kërkoi nga komunat dhe nga Qyteti i Shkupit të deklarohen për çështjet si vijojnë:

• a disponojnë me deponi të tyre lokale apo shfrytëzojnë deponi rajon-ale;

• në rast se komuna nuk disponon me deponi të saj, e as nuk përdor deponi rajonale, në çfarë mënyre është zgjidhur çështja me deponimin e mbeturinave; nëse komuna përdor deponinë e saj/rajonale, e njëjta konform rregullave ligjore a ka leje për punë dhe leje të integruar ekologjike;

• me çfarë resurse njerëzore, materiale dhe teknike disponon për kryer-

Page 7: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

www.ombudsman.mk 55

jen e kësaj veprimtarie; mundësitë për selektimin/ndarjen e mbeturi-nave;

• a ka përcaktuar komuna vend për stacion për transferimin e mbeturi-nave të ndërtuar konform rregullave ligjore;

• a ka komuna plan/program për menaxhim me mbeturinat; për këtë dedikim komuna a ka përpiluar ose a përdor ndonjë studim të caktuar për ndikimin mbi shëndetin e njeriut, mjedisin jetësor dhe natyrën;

• a ka formuar komuna departament ose a ka caktuar person për me-naxhim me mbeturinat;

• në qoftë se komuna nuk disponon me deponi, e cila i plotëson kushtet e përcaktuara minimale-teknike për shkak të mungesës së mjeteve financiare, cilat veprime janë ndërmarrë deri më tani për tejkalimin e kësaj gjendje në kontekst të përpjekjeve për marrjen e kredisë, shfrytëzimit të fondeve të huaja dhe ngjashëm dhe masave konkrete të cilat do të ndërmerren gjatë periudhës së ardhshme, me qëllim të përmirësimit të gjendjeve në këtë fushë.

Page 8: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

Hulumtim për gjendjen me deponimin e mbe-turinave në Republikën e Maqedonisë

56

Republika e Maqedonisë e ka rrumbullakuar kornizën juridike, me të cilën rregullohet kjo sferë, gjithashtu edhe legjislacioni nacional është harmonizuar me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Procesi i harmonizimit ka filluar në vitin 2003 kur edhe janë miratuar një spektër i gjerë i ligjeve – Ligji për mjedi-sin jetësor, Ligji për menaxhim me mbeturina, Plani Hapësinor i Republikës së Maqedonisë, Strategjia për Menaxhim me Mbeturina të Republikës së Maqe-donisë (2008-2020), Plani Nacional për Menaxhim me Mbeturinat (2009-2015) të Republikës së Maqedonisë, Ligji për menaxhim me paketimin dhe mbetjet e paketimeve. Për rregullimin më të detajuar të punës së deponive ekziston një numër i madh i akteve nënligjore, siç janë:

• Rregullorja për kushtet që duhet t’i plotësojnë deponitë, • Rregullorja për kriteret për pranimin e mbeturinave në deponitë e

secilës klasë, procedurat përgatitore për pranimin e mbeturinave, pro-cedurat e përgjithshme për testimin, marrjen e mostrave dhe pranimin e mbeturinave,

• Rregullorja për formën dhe përmbajtjen e kërkesës për formimin e deponisë për mbeturinat e rrezikshme dhe inerte dhe Rregullorja për mënyrën dhe procedurën e punës, monitorimin dhe kontrollin e depon-isë në fazën e mbylljes dhe kujdesin e mëtutjeshëm për deponinë pas mbylljes, si dhe mënyrën dhe kushtet e përkujdesjes për deponitë pasi ato të ndërpresin me punë,

• Rregullorja për mënyrën e kushteve për funksionimin e rrjetit të inte-gruar për mënjanimin e mbeturinave,

• Rregullorja për kushtet minimale teknike në kontekst të mbrojtjes së mjedisit jetësor të cilat duhet t’i plotësojnë stacionet për transferimin e mbeturinave, kushtet të cilat duhet t’i plotësojnë lokacionet në të cilat

KORNIZA LIGJORE

Page 9: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

www.ombudsman.mk 57

ndërtohen, përkatësisht vendosen stacionet për transferimin e mbe-turinave, si dhe afatet për ruajtjen e mbeturinave në stacionet për transferimin e mbeturinave, sipas llojit të mbeturinave,

• Rregullorja për mënyrën dhe kushtet e magazinimit të mbeturinave, si dhe kushtet që duhet t’i plotësojnë lokacionet në të cilat kryhet maga-zinimi i mbeturinave,

• Rregullorja për masat e mbrojtjes së mjedisit jetësor të cilat doemos duhet t’i ndërmarrin prodhuesit, pronarët dhe subjektet të cilët ve-projnë me automjete të përdorura, komponentët dhe materialet e tyre, qëllimet dhe afatet për arritjen e tyre dhe mënyrën dhe kushtet e magazinimit, formën dhe përmbajtjen e vërtetimit për transferimin e automjetit për asgjësim,

• Rregullorja për mënyrën e veprimit me mbeturinat e gomave, si dhe kushtet të cilat duhet t’i plotësojnë personat juridikë dhe fizikë të cilët i importojnë gomat e përdorura,

• Rregullorja për sasinë e përbërësve të biodegradueshëm në mbeturina që guxohet të deponohen,

• Rregullorja për formën dhe përmbajtjen e kërkesës për marrjen e lejes, si dhe formën dhe përmbajtjen e lejes për operator të deponisë,

• Rregullorja për kushtet në aspekt të mjeteve teknike dhe pajisjes për kryerjen e veprimtarisë së mënjanimit të mbeturinave, si dhe kushtet dhe mënyrën për programin e trajnimit dhe treningut të të punësuarve,

• Rregullorja për vlerat kufitare të emisioneve gjatë djegies dhe ndezjes së mbeturinave dhe kushtet e mënyra e punës së instalimeve për dj-egie dhe ndezje,

• Rregullorja për formën dhe përmbajtjen e kërkesës për marrjen e lejes, si dhe forma dhe përmbajtja e lejes për kryerjen e veprimtarisë opera-tor i instalimit për djegie ose ndezje të mbeturinave,

• Rregullorja për procedurat dhe mënyrën e grumbullimit, transportimit, përpunimit, magazinimit, trajtimit dhe mënjanimit të mbetjeve të va-jrave, mënyra e mbajtjes së evidencës dhe dërgimit të të dhënave,

• Rregullorja për mënyrën e trajtimit me mbeturinat mjekësore, etj.

Page 10: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

Hulumtim për gjendjen me deponimin e mbe-turinave në Republikën e Maqedonisë

58

GJENDJA NË KOMUNA SIPAS TË DHËNAVE TË PRANUARA

Nga gjithsej 71 komuna, pyetësorit anketues i janë përgjigjur 67, ndërsa komunat: Haraçinë, Vallandovë, Dollneni dhe Kërçovë nuk i janë përgjigjur kërkesës së Avokatit të Popullit. Përgjigjet e pranuara dallojnë mes vete, sa i përket kualitetit dhe vëllimit të të dhënave të pranuara, megjithatë, ajo që mund të nxirret si konkluzion i përgjithshëm në bazë të të dhënave nga njëra anë, dhe kornizës ligjore nga ana tjetër, është se në Republikën e Maqedonisë gjendja me menaxhimin me mbeturinat e ngurta (deponimin e mbeturinave) është substandarde dhe thuaja se nuk respektohet asnjë normë ligjore e cila ka të bëjë me këtë çështje.

• Komuna e Berovës e shfrytëzon deponinë lokale, e cila është e pa standardizuar dhe nuk posedon leje të integruar ekologjike, ndërsa ka-paciteti i saj është i mbushur me mbi 90%. Komuna, në vitin 2004, ka përpiluar plan aksionar lokal ekologjik, ndërsa në vitin 2015 ka miratu-ar plan pesëvjeçar për menaxhim me mbeturinat. Komuna, në mënyrë aktive, merr pjesë në Këshillin e Rajonit Planor Lindor për ndërtimin e deponisë rajonale.

• Komuna e Manastirit disponon me deponi të saj lokale të locuar në afërsi të fshatit Meglenci dhe minierës REK Suvodoll dhe me të njëjtën menaxhon ndërmarrja publike lokale komunale e cila ka miratuar plan trevjeçar dhe Programin e punës. Në deponi nuk bëhet seleksionimi i mbeturinave. Në vitin 2014 komuna ka miratuar plan pesëvjeçar për menaxhim me mbeturinat, ndërsa në rrjedhë e sipër është përpilimi i planit aksionar lokal ekologjik, mirëpo nuk ka përpiluar studim për ndikimin e mbeturinave mbi shëndetin e njerëzve, të mjedisit jetësor dhe natyrës.

Page 11: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

www.ombudsman.mk 59

• Komuna e Bogdancit e shfrytëzon deponinë lokale për të cilën nuk ka leje të integruar ekologjike dhe me të njëjtën menaxhon ndërmarrja lokale komunale. Selektimi i mbeturinave nuk kryhet. Komuna nuk ka miratuar plan për menaxhim me mbeturinat, si dhe nuk ka përpiluar studim për ndikimin e deponisë mbi mjedisin jetësor. Në vitin 2016 është nënshkruar marrëveshje partneriteti për realizimin e projektit për menaxhim të integruar me mbeturinat në Rajonin Planor Juglindor.

• Komuna e Bogovinës nuk ka deponi të saj lokale por e shfrytëzon atë rajonale. Komuna ka ndërmarrjen e vet komunale. Selektimi i mbe-turinave nuk kryhet. Komuna ka miratuar plan vjetor për menaxhim me mbeturinat, por nuk ka përpiluar studim për ndikimin e deponisë mbi mjedisin jetësor.

• Komuna e Boslilevës nuk ka deponi të saj lokale dhe as nuk e shfrytëzon atë rajonale, por në çdo vendbanim ekziston lokacion i përkohshëm i pa standardizuar për mbeturinat komunale. Komuna ka ndërmarrjen e saj komunale. Selektimi i mbeturinave nuk kryhet. Ko-muna ka miratuar plan vjetor për menaxhim me mbeturinat, por nuk ka përpiluar studim për ndikimin e deponisë mbi mjedisin jetësor.

• Komuna e Bërvenicës nuk ka deponi të saj lokale, kështu që e shfrytëzon deponinë rajonale “Rusino”. Komuna nuk ka ndërmarrje të vet komunale, por grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave e kryen firma-koncesionere. Selektimi i mbeturinave nuk kryhet.

• Komuna e Vasilevës nuk ka deponi të saj lokale, ajo e shfrytëzon deponinë rajonale në fshatin Dobroshinc. Komuna ka ndërmarrjen e vet komunale. Selektimi i mbeturinave nuk kryhet. Komuna ka miratuar plan vjetor për menaxhim me mbeturinat.

• Komuna e Vevçanit nuk ka deponi të saj lokale, si dhe nuk e shfrytë-zon deponinë rajonale. Komuna ka ndërmarrjen e vet komunale e cila mbeturinat i deponon në lokacionin e përcaktuar nga komuna fqinje, Komuna e Strugës. Selektimi i mbeturinave nuk kryhet. Komuna ka mi-ratuar plan vjetor për menaxhim me mbeturinat, por nuk ka përpiluar studim për ndikimin e deponisë mbi mjedisin jetësor.

• Komuna e Velesit e shfrytëzon deponinë lokale për të cilën nuk ka leje të integruar ekologjike dhe me të njëjtën menaxhon ndërmarrja lokale komunale. Procesi i selektimit të mbeturinave është në fazën fillestare, amvisërive u janë shpërndarë kazanë për selektimin e mbe-turinave, ndërkohë që në rrjedhë e sipër është ndërtimi i depos për selektimin dhe magazinimin e mbeturinave të grumbulluara. Komu-

Page 12: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

Hulumtim për gjendjen me deponimin e mbe-turinave në Republikën e Maqedonisë

60

na e miraton me rregull planin vjetor për menaxhim me mbeturinat. Në rrjedhë është procedura për miratimin e studimit të përpiluar për ndikimin e deponisë mbi mjedisin jetësor.

• Komuna e Vinicës e shfrytëzon deponinë lokale për mbeturina, me të cilën menaxhon ndërmarrja lokale komunale. Bëhet selektimi primar i PET ambalazhit, letrës dhe baterive të rrezikshme. Komuna miraton plan trevjeçar për menaxhim me mbeturinat.

• Komuna e Vrapçishtit përmes koncesionerit e shfrytëzon deponinë rajonale “Rusino”. Kryhet selektimi i letrës, prodhimeve të plastikës dhe metalit. Është miratuar plani trevjeçar për menaxhim me mbeturinat.

• Komuna e Gjevgjelisë e shfrytëzon deponinë lokale me të cilën me-naxhon ndërmarrja lokale komunale. Në rrjedhë e sipër është proce-dura për përgatitjen e planit komunal për menaxhim me mbeturinat. Karakteristike për këtë komunë është se gjatë vitit 2016 sasia e mbe-turinave komunale, për shkak të krizës me refugjatët, është rritur disa herë më shumë.

• Komuna e Gostivarit e shfrytëzon deponinë “Rusino”. Aty kryhet se-lektimi i letrës, prodhimeve të plastikës dhe metalit, ndërsa në vet deponinë ka objekt në të cilin bëhen dengjet (baling) e mbeturinave të selektuara. Është miratuar plani trevjeçar për menaxhim me mbe-turinat, por deri më tani nuk është përpiluar studimi për ndikimin e mbeturinave mbi shëndetin e njerëzve. Në deponinë rajonale është parashikuar ndërtimi i gropave dhe kanaleve, si dhe i impianteve për riciklimin e mbeturinave të selektuara.

• Komunat e Qytetit të Shkupit e shfrytëzojnë deponinë rajonale “Drislla”, e cila është e vetmja në Republikën e Maqedonisë që pose-don leje të integruar ekologjike. Qyteti i Shkupit, në vitin 2013, zgjodhi partner privat/kontraktues nga Republika e Italisë për investim në de-poninë “Drislla” për periudhë kohore prej 35 vjetësh, me ç’rast në fazën përfundimtare është edhe ndërtimi i impiantit special për selektimin dhe përpunimin e mbeturinave me përmasa të mëdha, me kapacitet prej mbi 250.000 ton në vit. Ndërmarrja Publike për Deponimin e Mbe-turinave Komunale “Drislla” Shkup, si dhe Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale”-Shkup, të cilat kryejnë grumbullimin dhe hedhjen e mbe-turinave, kanë në dispozicion resurse njerëzore, materiale dhe teknike, të domosdoshme për kryerjen cilësore të kësaj veprimtarie. Po zbato-het me sukses projekti për selektimin e mbeturinave përmes vendosjes së kontejnerëve për selektimin e qelqit, plastikës dhe letrës. Stacionet për transferimit e mbeturinave në lokalitetin Karposh dhe Vardarishte

Page 13: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

www.ombudsman.mk 61

shërbejnë si qendra grumbullimi dhe riciklimi ku përveç selektimit të zakonshëm të mbeturinave, kryhet edhe grumbullimi edhe selektimi i mbeturinave elektronike dhe elektrike, si dhe i mbetjeve të baterive. Mbeturinat e selektuara, të përpunuara dhe të paketuara do të shiten si energens ose si nus produkte. Qyteti i Shkupit çdo vit e miraton dhe realizon programin për menaxhim me mbeturinat.

• Komuna Gradsko disponon me deponi të saj lokale, me të cilën me-naxhon ndërmarrja lokale komunale. Nuk ka mundësi për selektimin e mbeturinave. Komuna ka miratuar plan shumëvjeçar për menaxhim me mbeturinat, por nuk ka përpiluar studim për ndikimin e deponisë mbi mjedisin jetësor.

• Komuna e Dibrës disponon me deponi të saj lokale, me të cilën me-naxhon ndërmarrja lokale komunale. Nuk ka mundësi për selektimin e mbeturinave. Komuna ka miratuar plan vjetor për menaxhim me mbeturinat, por nuk ka përpiluar studim për ndikimin e deponisë mbi mjedisin jetësor.

• Komuna e Debërcës nuk ka deponi të saj lokale, e as nuk shfrytë-zon deponi rajonale, por sipas nevojës e shfrytëzon deponinë fqinje të Komunës së Ohrit. Komuna ka ndërmarrjen e vet komunale. Selektimi i mbeturinave nuk kryhet. Në Komunë është miratuar plani pesëvjeçar për menaxhim me mbeturinat, i cili ka qenë i vlershëm deri në vitin 2014. Nuk ka përpiluar studim për ndikimin e deponisë mbi mjedisin jetësor.

• Komuna e Dellçevës ka deponi të saj lokale, me të cilën menaxhon ndërmarrja lokale komunale. Nuk ka mundësi për selektimin e mbe-turinave. Komuna ka miratuar plan vjetor për menaxhim me mbeturi-nat, por nuk ka përpiluar studim për ndikimin e deponisë mbi mjedisin jetësor.

• Komuna e Demir Kapisë ka deponi të saj lokale, me të cilën me-naxhon ndërmarrja lokale komunale. Nuk ka mundësi për selektimin e mbeturinave. Komuna ka miratuar plan vjetor për menaxhim me mbeturinat, por nuk ka përpiluar studim për ndikimin e deponisë mbi mjedisin jetësor.

• Komuna e Demir Hisarit disponon me deponi të saj lokale, me të cilën menaxhon ndërmarrja lokale komunale. Nuk ka mundësi për se-lektimin e mbeturinave. Komuna ka miratuar plan vjetor për menaxhim me mbeturinat, por nuk ka përpiluar studim për ndikimin e deponisë mbi mjedisin jetësor.

Page 14: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

Hulumtim për gjendjen me deponimin e mbe-turinave në Republikën e Maqedonisë

62

• Komuna e Dojranit ka deponi të saj lokale me të cilën menaxhon ndërmarrja lokale komunale, e cila disponon me mekanizim adekuat dhe me potencial të mjaftueshëm kadrovik. Duke filluar nga viti 2016 kryhet selektimi i mbeturinave. Komuna ka miratuar plan katërvjeçar për menaxhim me mbeturinat, por nuk ka përpiluar studim për ndikimin e deponisë mbi mjedisin jetësor.

• Komuna e Zhelinës nuk ka deponi të saj lokale dhe as nuk shfrytë-zon deponi rajonale. Deponimin e mbeturinave e kryen firma – konc-esionere e cila e ka për obligim selektimin e mbeturinave. Komuna ka miratuar plan për menaxhimin me mbeturinat, por nuk ka përpiluar studim për ndikimin e deponisë mbi mjedisin jetësor.

• Komuna e Zelenikovës nuk ka deponi të saj lokale, ajo e shfrytëzon deponinë rajonale “Drislla”. Selektimi i mbeturinave nuk kryhet. Ko-muna nuk ka miratuar plan vjetor për menaxhim me mbeturinat e as nuk ka përpiluar studim për ndikimin e deponisë mbi mjedisin jetësor.

• Komuna e Zërnovcit ka deponi të saj lokale me të cilën menax-hon ndërmarrja lokale komunale. Është ndërtuar objekt për riciklimin e mbeturinave. Komuna miraton plan njëvjeçar dhe program për me-naxhim me mbeturinat, por nuk ka përpiluar studim për ndikimin e deponisë mbi mjedisin jetësor.

• Komuna e Ilindenit nuk ka deponi të saj lokale, ajo e shfrytëzon deponinë rajonale “Drislla”. Selektimi i mbeturinave nuk kryhet. Komu-na ka miratuar plan katërvjeçar për menaxhim me mbeturinat dhe ka përpiluar studimin e fizibilitetit për trajtimin e mbeturinave biologjike.

• Komuna e Jugunocit nuk disponon me deponi lokale për shkak se gjendet në zonën e parë mbrojtëse të burimit “Rashçe”. Deponimin e mbeturinave e kryen firma-koncerionere, e cila disponon me personel kadrovik, teknikë dhe pajisje përkatëse. E njëjta e ka për detyrë t’i selektojë mbeturinat. Shfrytëzohet Plani hapësinor i rajonit për zonat mbrojtëse të burimit “Rashçe”.

• Komuna e Kavadarit ka deponië të saj lokale, me të cilën menaxhon ndërmarrja lokale komunale. Në deponi ekziston mundësia për selek-timin e mbeturinave. Komuna ka miratuar plan vjetor për menaxhim me mbeturinat.

• Komuna e Karbincit nuk ka deponi të saj lokale, për këtë dedikim shfrytëzohen deponi të pa standardizuara të locuara në afërsi të vend-banimeve më të mëdha. Selektimi i mbeturinave nuk kryhet. Komuna nuk ka miratuar plan vjetor për menaxhim me mbeturinat dhe as nuk

Page 15: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

www.ombudsman.mk 63

ka përpiluar studim për ndikimin e mbeturinave mbi mjedisin jetësor.

• Komuna Konçe ka deponi të saj lokale me të cilën menaxhon ndër-marrja lokale komunale. Selektimi i mbeturinave nuk kryhet. Komuna miraton plan vjetor dhe program për menaxhim me mbeturinat, por nuk ka përpiluar studim për ndikimin e deponisë mbi mjedisin jetësor.

• Komuna e Koçanit ka deponi të saj lokale me të cilën menaxhon ndërmarrja lokale komunale. Në këtë deponi ekziston mundësia e sele-ktimit të mbeturinave. Komuna ka miratuar plan vjetor për menaxhim me mbeturinat.

• Komuna e Kratovës ka deponi të saj lokale me të cilën menaxhon ndërmarrja lokale komunale. Në deponi ekziston mundësia për selek-timin e mbeturinave, megjithatë dominon selektimi individual i mbeturi-nave. Komuna ka miratuar plan vjetor për menaxhim me mbeturinat.

• Komuna e Kriva Pallankës ka deponi të saj me të cilën menaxhon ndërmarrja lokale komunale, e cila disponon me mekanizim të vjetër dhe me potencial të mjaftueshëm kadrovik. Gjatë vitit 2015 janë ven-dosur më shumë kontejnerë për plastikë dhe letër për selektimin e mbeturinave. Duke filluar nga viti 2016 kryhet selektimi i mbeturinave elektrike dhe elektronike. Komuna ka miratuar plan pesëvjeçar për me-naxhim me mbeturinat, por nuk ka përpiluar studim për ndikimin e deponisë mbi mjedisin jetësor.

• Komuna e Krivogashtanit e shfrytëzon deponinë e saj lokale, me të cilën menaxhon ndërmarrja lokale komunale. Selektimi i mbeturinave nuk kryhet. Komuna miraton plan vjetor dhe program për menaxhim me mbeturinat, por nuk ka përpiluar studim për ndikimin e deponisë mbi mjedisin jetësor.

• Komuna e Krushevës e shfrytëzon deponinë saj lokale, me të cilën menaxhon ndërmarrja lokale komunale. Selektimi i mbeturinave plas-tike kryhet përmes vendosjes së 40 kontejnerëve special. Komuna mi-raton plan vjetor dhe program për menaxhim me mbeturinat, por nuk ka përpiluar studim për ndikimin e deponisë mbi mjedisin jetësor.

• Komuna e Kumanovës e shfrytëzon deponinë e saj lokale, me të cilën menaxhon ndërmarrja lokale komunale. Selektimi i mbeturinave kryhet në bashkëpunim me firmën private. Komuna e miraton rregull-isht planin vjetor dhe programin për menaxhim me mbeturinat.

• Komuna e Likovës e shfrytëzon deponinë e saj lokale, me të cilën menaxhon ndërmarrja lokale komunale. Selektimi i mbeturinave nuk

Page 16: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

Hulumtim për gjendjen me deponimin e mbe-turinave në Republikën e Maqedonisë

64

kryhet. Komuna ka miratuar plan gjashtëvjeçar dhe program për me-naxhim me mbeturinat, si dhe ka përpiluar studim për ndikimin e deponisë mbi mjedisin jetësor.

• Komuna e Llozovës nuk disponon me deponi lokale, e as nuk shfrytëzon deponi rajonale. Mbeturinat grumbullohen në deponinë lokale të komunës fqinje Veles.

• Komuna e Mavrovës dhe Rostushës nuk disponon me deponi loka-le, e as nuk shfrytëzon deponi rajonale. Mbeturinat grumbullohen në deponinë e komunës fqinje të Dibrës. Selektimi i mbeturinave nuk kryhet. Komuna nuk ka miratuar plan dhe program për menaxhim me mbeturinat, e as nuk ka përpiluar studim për ndikimin e deponisë mbi mjedisin jetësor.

• Komuna e Makedonska Kamenicës e shfrytëzon deponinë e saj lokale, me të cilën menaxhon ndërmarrja lokale komunale. Selektimi i mbeturinave plastike dhe të letrës kryhet përmes vendosjes së kon-tejnerëve special. Komuna miraton plan vjetor dhe program për me-naxhim me mbeturinat, por nuk ka përpiluar studim për ndikimin e deponisë mbi mjedisin jetësor.

• Komuna e Makedonski Brodit e përdor deponinë e saj, me të cilën menaxhon ndërmarrja lokale komunale. Selektimi i mbeturinave nuk kryhet. Komuna ka miratuar plan pesëvjeçar dhe program për menaxhim me mbeturinat, por nuk ka përpiluar studim për ndikimin e deponisë mbi mjedisin jetësor.

• Komuna Mogilla nuk disponon me deponi lokale, dhe as nuk shfrytëzon deponi rajonale. Mbeturinat grumbullohen në deponinë lokale të komunës fqinje Manastir. Selektimi i mbeturinave nuk kry-het. Komuna nuk ka miratuar plan vjetor dhe program për menaxhim me mbeturinat, e as nuk ka përpiluar studim për ndikimin e deponisë mbi mjedisin jetësor.

• Komuna e Negotinës shfrytëzon deponinë e saj, me të cilën me-naxhon ndërmarrja lokale komunale. Selektimi i mbeturinave nuk kry-het. Komuna ka miratuar plan pesëvjeçar dhe program për menaxhim me mbeturinat, por nuk ka përpiluar studim për ndikimin e deponisë mbi mjedisin jetësor.

• Komuna Novaci nuk disponon me deponi lokale, e as nuk shfrytë-zon deponi rajonale. Mbeturinat grumbullohen në deponinë lokale të komunës fqinje Manastir. Selektimi i mbeturinave nuk kryhet. Komuna ka miratuar plan dhe program për menaxhim me mbeturinat, si dhe

Page 17: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

www.ombudsman.mk 65

ka përpiluar studim për ndikimin e deponisë mbi mjedisin jetësor.

• Komuna e Novo Sellës e shfrytëzon deponinë e saj lokale, me të cilën menaxhon ndërmarrja lokale komunale. Selektimi i mbeturinave nuk kryhet. Komuna ka miratuar plan pesëvjeçar dhe program për me-naxhim me mbeturinat, por nuk ka përpiluar studim për ndikimin e deponisë mbi mjedisin jetësor.

• Komuna e Ohrit e shfrytëzon deponinë e saj lokale, me të cilën me-naxhon ndërmarrja lokale komunale, e cila disponon me mekanizim dhe personel adekuat për këtë dedikim. Kryhet selektimi i mbeturi-nave prej letre dhe plastike, të njëjtat shtypet dhe formohen në deng, ndërsa mbeturinat elektrike dhe elektronike selektohen dhe hiqen nga firma e autorizuar. Komuna rregullisht miraton plan dhe program vjetor për menaxhim me mbeturinat, ndërkohë që ka përpiluar edhe studim/elaborat për ndikimin e deponisë mbi mjedisin jetësor.

• Komuna Petrovec nuk ka deponi të saj, ajo e shfrytëzon deponinë rajonale “Drislla”. Selektimi i mbeturinave nuk kryhet. Komuna nuk ka miratuar plan vjetor për menaxhim me mbeturinat dhe as nuk ka përpiluar studim për ndikimin e mbeturinave mbi mjedisin jetësor.

• Komuna e Pehçevës e shfrytëzon deponinë lokale, me të cilën me-naxhon ndërmarrja lokale komunale. Selektimi i mbeturinave nuk kryhet. Komuna ka miratuar plan shumëvjeçar dhe program për me-naxhim me mbeturina, por nuk ka përpiluar studim për ndikimin e deponisë mbi mjedisin jetësor.

• Komuna e Pllasnicës e shfrytëzon deponinë e saj lokale, me të cilën menaxhon ndërmarrja lokale komunale. Selektimi i mbeturinave nuk kryhet. Komuna ka miratuar plan pesëvjeçar dhe program për me-naxhim me mbeturinat, por nuk ka përpiluar studim për ndikimin e deponisë mbi mjedisin jetësor.

• Komuna e Prilepit e shfrytëzon deponinë e saj lokale, me të cilën menaxhon ndërmarrja lokale komunale, e cila disponon me mekanizim dhe personel adekuat për këtë dedikim. Procesi i selektimit të mbeturi-nave ka filluar në vitin 2008. Në 400 lokalitete janë vendosur të a.q. ishuj ekologjik me nga tre kontejnerë për selektimin e mbeturinave biodegraduese, për letër dhe për PET ambalazh dhe plastikë. Është inkorporuar edhe selektimi i mbeturinave të amvisërive. Aktualisht riciklohen rreth 30% të mbeturinave të përgjithshme në komunë. Në fazën përfundimtare është procedura për blerjen e tokës dhe ndër-timin e impianteve ku do të përpunoheshin mbeturinat biodegraduese. Komuna ka miratuar plan trevjeçar dhe program për menaxhim me

Page 18: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

Hulumtim për gjendjen me deponimin e mbe-turinave në Republikën e Maqedonisë

66

mbeturinat, ndërsa ka përpiluar edhe studim/elaborat për ndikimin e deponisë mbi mjedisin jetësor, si dhe një numër të madh të aktiv-iteteve nga kjo fushë.

• Komuna e Probishtipit e shfrytëzon deponinë e saj lokale, me të cilën menaxhon ndërmarrja lokale komunale. Kryhet vetëm selektimi i mbeturinave plastike. Komuna ka miratuar plan shumëvjeçar dhe program për menaxhim me mbeturinat, por nuk ka përpiluar studim veçantë për ndikimin e deponisë mbi mjedisin jetësor. Në rrjedhë e sipër është përgatitja dhe përgatitja e më shumë projekteve studimore në kuadër të krijimit të një sistemi financiar të integruar dhe të vet-qëndrueshëm për menaxhim rajonal të mbeturinave.

• Komuna e Radovishit e shfrytëzon deponinë e saj lokale, me të cilën menaxhon ndërmarrja lokale komunale. Selektimi i mbeturinave nuk kryhet. Komuna ka miratuar plan shumëvjeçar dhe program për menaxhim me mbeturinat dhe ka përpiluar studim për biodiversitet.

• Komuna e Rankocit e shfrytëzon deponinë e saj lokale, e cila me-naxhohet nga ndërmarrja lokale komunale, e cila disponon me me-kanizim dhe personel adekuat për këtë dedikim. Kryhet selektimi i mbeturinave të letrës dhe plastikës në kontejnerë të veçantë, ndërsa mbeturinat elektrike dhe elektronike selektohen dhe mënjanohen nga firma e autorizuar. Komuna rregullisht miraton plan vjetor dhe program për menaxhim me mbeturinat, ndërkohë që është përpiluar edhe plani aksionar lokal për mjedisin jetësor.

• Komuna e Resnjës e shfrytëzon deponinë e saj lokale, me të cilën menaxhon ndërmarrja lokale komunale. Kryhet selektimi i mbeturinave të letrës dhe plastikës sa u përket mbeturinave biodegraduese. Komu-na ka miratuar plan pesëvjeçar dhe program për menaxhim me mbe-turina, por nuk ka përpiluar studim/elaborat të veçantë për ndikimin e deponisë mbi mjedisin jetësor.

• Komuna e Rosomanit e shfrytëzon deponinë e saj lokale, me të cilën menaxhon ndërmarrja lokale komunale, e cila disponon me me-kanizim të vjetruar. Nuk kryhet selektimi i mbeturinave. Komuna ka miratuar plan vjetor dhe program për menaxhim me mbeturinat, por nuk ka përpiluar studim/elektorat për ndikimin e deponisë mbi mjedisin jetësor.

• Komuna e Sarajit nuk ka deponi të saj lokale, e shfrytëzon deponinë rajonale “Drislla”. Selektimi i mbeturinave nuk kryhet. Komuna nuk ka miratuar plan vjetor për menaxhim me mbeturinat dhe as nuk ka përpiluar studim për ndikimin e mbeturinave mbi mjedisin jetësor.

Page 19: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

www.ombudsman.mk 67

• Komuna Sveti Nikollë e përdor deponinë e saj lokale, me të cilën menaxhon ndërmarrja lokale komunale. Në këtë komunë kryhet sele-ktimi i mbeturinave të letrës dhe plastikës, ndërkaq ka edhe lokacion për grumbullimin e mbeturinave elektrike dhe elektronike, si dhe kon-tejnerë për bateri. Komuna ka miratuar plan dhe program për menax-him me mbeturina, por nuk ka përpiluar studim/elaborat për ndikimin e deponisë mbi mjedisin jetësor.

• Komuna e Sopishtit nuk ka deponi të saj lokale, ajo e shfrytëzon deponinë rajonale “Drislla”. Selektimi i mbeturinave nuk kryhet. Ko-muna nuk ka miratuar plan vjetor për menaxhim me mbeturinat dhe as nuk ka përpiluar studim për ndikimin e mbeturinave mbi mjedisin jetësor.

• Komuna e Nagoriçanit të Vjetër nuk ka deponinë e saj lokale dhe as nuk e shfrytëzon deponinë rajonale. Grumbullimi dhe transporti i mbeturinave kryhet nga personi juridik me të cilin kanë lidhur kon-tratë shumëvjeçare. Selektimi i mbeturinave nuk kryhet. Komuna nuk ka miratuar plan vjetor për menaxhim me mbeturinat dhe as nuk ka përpiluar studim për ndikimin e deponisë mbi mjedisin jetësor.

• Komuna e Strugës e shfrytëzon deponinë e saj lokale, me të cilën menaxhon ndërmarrja lokale komunale. Selektimi i mbeturinave nuk kryhet. Komuna ka miratuar plan dhe program për menaxhim me mbeturinat, por nuk ka përpiluar studim/elaborat për ndikimin e de-ponisë mbi mjedisin jetësor.

• Komuna e Strumicës e shfrytëzon deponinë e saj lokale, me të cilën menaxhon ndërmarrja lokale komunale. Selektimi i mbeturinave nuk kryhet. Komuna ka miratuar plan dhe program për menaxhim me mbeturinat, por nuk ka përpiluar studim/elaborat për ndikimin e deponisë mbi mjedisin jetësor. Në rrjedhë e sipër është përpilimi i më shumë studimeve projektuese në kuadër të krijimit të parashikuar të sistemit të integruar dhe të vet-qëndrueshëm financiar për menax-himin rajonal me mbeturinat.

• Komuna e Studeniçanit nuk ka deponinë e saj lokale, ajo e shfrytë-zon deponinë rajonale “Drislla”. Selektimi i mbeturinave nuk kryhet. Komuna nuk ka miratuar plan vjetor për menaxhim me mbeturinat dhe as nuk ka përpiluar studim për ndikimin e deponisë mbi mjedisin jetësor.

• Komuna e Tearcës nuk e ka deponinë e saj lokale. Menaxhimi me mbeturinat i është dhënë një firme private-koncesionere, e cila i grumbullon dhe i transporton mbeturinat në deponinë rajonale “Rusi-

Page 20: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

Hulumtim për gjendjen me deponimin e mbe-turinave në Republikën e Maqedonisë

68

no”. Selektimi i mbeturinave nuk kryhet. Komuna nuk ka miratuar plan vjetor për menaxhim me mbeturinat dhe as nuk ka përpiluar studim për ndikimin e deponisë mbi mjedisin jetësor.

• Komuna e Tetovës nuk e ka deponinë e saj lokale, por ka vetëm sta-cion për transferimin e mbeturinave ku kryhet selektimi primar i letrës dhe plastikës, ndërsa mbeturinat e tjera grumbullohen përkohësisht në deponinë “Rusino” ose në deponinë rajonale “Drislla”. Komuna ka miratuar plan shumëvjeçar për menaxhim me mbeturinat, si dhe ka përpiluar edhe studime të caktuara për ndikimin e mbeturinave mbi mjedisin jetësor.

• Komuna Qendra Zhupa ka deponinë e saj lokale. Selektimi i mbe-turinave nuk kryhet. Komuna ka miratuar plan vjetor për menaxhim me mbeturinat, por nuk ka përpiluar studim/elaborat për ndikimin e deponisë mbi mjedisin jetësor.

• Komuna e Çashkësh e shfrytëzon deponinë e saj lokale, me të cilën menaxhon ndërmarrja lokale komunale. Selektimi i mbeturinave nuk kryhet. Komuna ka miratuat plan pesëvjeçar dhe program për menax-him me mbeturina, por nuk ka përpiluar studim për ndikimin e depon-isë mbi mjedisin jetësor.

• Komuna Çeshinovë-Obleshevë e shfrytëzon deponinë e saj lokale, me të cilën menaxhon ndërmarrja lokale komunale. Selektimi i mbe-turinave nuk kryhet. Komuna ka miratuar plan pesëvjeçar dhe program për menaxhim me mbeturina, por nuk ka përpiluar studim/elaborat për ndikimin e deponisë mbi mjedisin jetësor.

• Komuna Çuçer Sandevë nuk ka deponi të saj lokale, por e shfrytë-zon deponinë rajonale “Drislla”. Selektimi i mbeturinave nuk kryhet. Ko-muna ka miratuar plan pesëvjeçar për menaxhim me mbeturinat, por nuk ka përpiluar studim për ndikimin e deponisë mbi mjedisin jetësor.

• Komuna e Shtipit e shfrytëzon deponinë e saj lokale, me të cilën menaxhon ndërmarrja lokale komunale. Kryhet selektimi i mbeturinave plastike. Në rrjedhë e sipër është përgatitja dhe përpilimi i më shumë studimeve projektuese në kuadër të krijimit të parashikuar të një sis-temi financiar të integruar dhe të vet-qëndrueshëm për menaxhimin rajonal të mbeturinave.

Page 21: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

www.ombudsman.mk 69

Page 22: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

Hulumtim për gjendjen me deponimin e mbe-turinave në Republikën e Maqedonisë

70

KONKLUZIONE TË PËRGJITHSHME PËR GJENDJET ME DEPONIMIN E MBETURINAVE NË KOMUNA

Sipas informatave të pranuara nga përgjigjet, mund të konstatohet se në Republikën e Maqedonisë 42 komuna shfrytëzojnë deponi lokale për mbeturinat komunale dhe llojet e tjera të mbeturinave të parrezikshme, me ç’rast asnjëra prej tyre nuk posedon leje të integruar ekologjike, përkatësisht nuk i plotëson standardet ligjore. Deponitë rajonale i shfrytëzojnë 14 komuna (këtu përfshihen të gjitha komunat e Qytetit të Shkupit), ndërsa 11 prej tyre, kryesisht komuna më të vogla rurale, nuk i shfrytëzojnë as deponitë lokale dhe as ato rajonale.

Për grumbullimin dhe transportin e mbeturinave, komunat të cilat i shfrytëzojnë deponitë e tyre lokale kanë formuar ndërmarrje publike komu-nale, të cilat disponojnë me personelin e nevojshëm personal, me automjete përkatëse, mekanizimin dhe pajisje. Ato theksojnë se automjetet dhe mekani-zimi janë mjaft të amortizuara. Vetëm një përqindje e vogël e grumbulluesve të mbeturinave janë ndërmarrje private, në të shumtën e rasteve janë ato që merren me mbeturinat në mjediset rurale. Praktikë e përgjithshme është grum-bullimi i mbeturinave të pandara (të pa separuara) komunale dhe mbeturinave të parrezikshme industriale, si dhe fraksionet e pandara, të parrezikshme dhe të rrezikshme të mbeturinave. Praktikat e mënjanimit të mbeturinave nuk i plotësojnë as standardet teknike dhe as ekologjike. Pjesa më e madhe e ndër-marrjeve publike komunale ballafaqohen me mungesën e mjeteve financiare, si pasojë e përqindjes së ulët të arkëtimit të kërkesave dhe/ose çmimeve të ulëta për shërbimet që kanë të bëjnë me mbeturinat. Vetëm 19 komuna kryejnë se-lektim të caktuar të mbeturinave, ndërsa komunat e tjera ende nuk e kanë një mundësi të këtillë. Aktivitetet për përpunimin dhe riciklimin e mbeturinave ko-munale janë tejet të kufizuara. Shfrytëzimi i materialeve që mund të riciklohen, si metali, letra, plastika, bateritë e automobilave dhe akumulatorët kryhet nga sektori joformal. Metali i vjetër përfshin pjesën më të madhe të materialeve që grumbullohet për riciklim, si dhe fraksioni i letrës dhe kartonit.

Page 23: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

www.ombudsman.mk 71

Mbeturinat e ngurta të cilat gjenerohen në Republikën e Maqedonisë, në pjesën më të madhe hidhen në deponi. Deponia “Drislla” e cila është në shër-bim të Rajonit të Shkupit është deponia e vetme me leje të integruar ekologjike në Republikën e Maqedonisë, e cila shtrihet në sipërfaqe prej rreth 76 hektarë. Në këtë vendgrumbullim depozitohen mbeturinat e ngurta komunale dhe llojet e tjera të mbeturinave të parrezikshme. Në këtë deponi riciklohet vetëm 10% e mbeturinave e që është nën standardet e parapara. Deponitë e tjera, për mbeturinat komunale dhe llojet e tjera të mbeturinave të parrezikshme, më së shpeshti janë të tejmbushura, të ngritura, mirëmbajtura dhe menaxhuara në mënyrë jo të drejtë dhe nuk i përmbushin kërkesat dhe standardet lidhur me mjedisin jetësor dhe mbrojtjen e njerëzve. Gjendja aktuale me menaxhimin me mbeturinat e ngurta në Maqedoni mund të karakterizohet si substandarde, pamjaftueshëm efikase dhe e penguar nga mangësi serioze (si për shembull, mungesa e vetëdijes publike, moszbatimi i masave ligjore), e që rezulton me sisteme të ndryshme disfunksionale dhe efekte të shumta të ndërlidhura nega-tive mbi mjedisin jetësor dhe shëndetin e njerëzve. Është e shpeshtë gjendja, veçanërisht në vendbanimet më të vogla, që mbeturinat e grumbulluara thjesht të hidhet në hapësirë të hapur në periferi, rrëzë shpateve të kodrave ose përg-jatë rrugës ose bregut të lumit në afërsi të qytetit. Të gjitha mbeturinat që i përfshijnë: mbeturinat industriale, mbeturinat e rrezikshme mjekësore dhe mbeturinat e amvisërive është i përzier dhe hidhet në vendin e njëjtë. Pasi të mbushet hapësira e zbrazët, deponia braktiset (pa kurrfarë mbyllje), pas çka zgjidhet dhe eksploatohet zonë tjetër.

Nga vizita e realizuar në terren e më shumë deponive, fitohet përshtypja se një pjesë e madhe e komunave thuaja se fare nuk i kushtojnë vëmendje mjedisit jetësor, por vetëm i depozitojnë mbeturinat në lokacionin i cili për ta është më i përshtatshëm për hedhjen e mbeturinave. Pjesa më e madhe e vend-grumbullimeve nuk janë të rrethuara dhe as të shënuara.

Departamente të veçanta dhe persona të caktuar për menaxhim me mbe-turinat, në kuadër të administratës komunale, ka vetëm në rreth 10 komuna. Në numrin më të madh të komunave kjo çështje mbulohet përmes departamenteve komunale për urbanizëm dhe punë komunale ose përmes ndërmarrjeve lokale komunale. Në Republikën e Maqedonisë vetëm në Tetovë dhe në Shkup ka Sta-cione për transferimin e mbeturinave.

Të gjitha komunat janë të një mendimi se për tejkalimin e problemeve ekzistuese dhe përmirësimin e gjendjes së keqe të deponive, janë të domos-doshme mjete të mëdha financiare të cilat komunat nuk kanë mundësi t’i sig-urojnë vet. Për këtë shkak, shpesa më e madhe e tyre është qasja rajonale për menaxhim me mbeturinat, proces i cili tanimë ka filluar, megjithatë tani për tani është larg realizimit. Deri atëherë, komunat, përmes planeve të tyre vjetore për

Page 24: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

Hulumtim për gjendjen me deponimin e mbe-turinave në Republikën e Maqedonisë

72

menaxhimin me mbeturinat komunale, duhet:

• të vazhdojnë me punë në deponitë ekzistuese derisa të ndërtohen de-ponitë rajonale;

• të kryhet sanimi dhe rikultivimi i deponive ekzistuese;

• të instalohet sistemi për grumbullimin e organizuar dhe deponimin e mbeturinave komunale në lagjet periferike dhe fshatra;

• të inkorporohet parimi për separimin primar të mbeturinave;

• të pastrohen deponitë e egra përmes angazhimit të bashkësisë më të gjerë shoqërore;

• të krijohen dhe përpunohen projekte për grumbullimin e materialeve të riciklueshme;

• të krijohen dhe përpunohen projekte për shfrytëzimin e mbeturinave biologjike për qëllime energjetike;

• të krijohen dhe përpunohen projekte për ndarjen e mbeturinave të rrezikshme nga mbeturinat komunale dhe të organizohet grumbullimi i tyre, dhe

• të intensifikohen aktivitetet e komunave dhe institucionet relevante për përpilimin dhe miratimin e dokumentacionit të nevojshëm për zbatimin e masave dhe aktiviteteve në fushën e menaxhimit me mbeturinat komunale.

• Plani nacional për menaxhim me mbeturinat parashikon mbylljen e deponive ekzistuese dhe zëvendësimin e tyre me Deponitë rajonale të cilat do të ndërtohen dhe me të cilat do të operohet sipas standardeve të përcaktuara në Direktivën për mbeturina. Deponitë ekzistuese dhe deponitë ilegale (përkatësisht deponitë “e egra”) vazhdojnë të ndotin, ndërsa shpenzimet përfundimtare për pastrim dhe mbyllje vazhdojnë të rriten për çdo ditë. Parashikohen masa për mbylljen graduale të deponive ekzistuese dhe pastrimin gradual të vendgrumbullimeve “të egra”, në bazë të rrezikut të përllogaritur mbi mjedisin jetësor.

Page 25: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

www.ombudsman.mk 73

MENAXHIMI RAJONAL ME MBETURINAT

Plani nacional për menaxhim me mbeturinat parashikon mbylljen e të gjitha deponive ekzistuese lokale dhe zëvendësimin e tyre me deponi rajonale ose krijimin e të ashtuquajturit menaxhim rajonal me mbeturinat. Për këtë qël-lim, Republika e Maqedonisë është ndarë në tetë rajone planore, me ç’rast në secilin rajon planor parashikohet nga një deponi rajonale.

- Rajoni Planor i Shkupit

- Rajoni Planor i Vardarit

- Rajoni Planor Verilindor

- Rajoni Planor Lindor

- Rajoni Planor Juglindor

- Rajoni Planor i Pellagonisë

- Rajoni Planor Jugperëndimor dhe

- Rajoni Planor i Pollogut

Ndërtimi i deponive të planifikuara rajonale në territorin e Republikës së Maqedonisë duhet të mundësojë:

• shërbime të sigurta për grumbullimin e mbeturinave komunale dhe deponimin e të njëjtave në përputhje me praktikat e BE-së për menaxhim me mbeturinat e ngurta komunale;

• përmirësim i konsiderueshëm i kushteve të përgjithshme të mjedisit jetësor në komuna;

• zvogëlim/mënjanim i rreziqeve ekzistuese për shëndetin e njerëzve për shkak të deponive ekzistuese të mbeturinave në rajon, të cilat nuk janë në për-

Page 26: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

Hulumtim për gjendjen me deponimin e mbe-turinave në Republikën e Maqedonisë

74

puthje me standardet e nevojshme për ndërtimin e të njëjtave;

• deponitë e reja rajonale do të mundësojnë shfrytëzim më të sigurt të mbeturinave të deponuara lokale nga të gjitha komunat të cilat do të përfshihen në rajon, pas çka do të mund të mbyllen deponitë ekzistuese lokale

.

Rajonet në Republikën e Maqedonisë

Rajoni i Shkupit – Rajoni Planor i Shkupit i përfshin komunat: Aero-drom, Haraçinë, Butel, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Zelenikovë, Ilinden, Karposh, Kisella Vodë, Petrovec, Saraj, Sopishtë, Studeniçan, Qendër, Çair, Çuçer Sandevë dhe Shuto Orizarë. Komunat e Qytetit të Shkupit, si dhe komunat e tjera të ra-jonit të Shkupit e shfrytëzojnë deponinë rajonale “Drislla”, e cila është e vetmja në Republikën e Maqedonisë që posedon leje të integruar ekologjike. Qyteti i Shkupit, në vitin 2013, zgjodhi partner/koncesioner privat nga Republika e Italisë

Page 27: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

www.ombudsman.mk 75

për investim në deponinë “Drislla” për periudhën kohore prej 35 vjet. Ndërkaq, në fazën përfundimtare parashikohet ndërtimi i një impianti special për sele-ktimin dhe përpunimin e mbeturinave me përmasa të mëdha, me kapacitet prej mbi 250.000 ton në vit. Ndërmarrja Publike për Deponimin e Mbeturinave Komunale “Drislla”-Shkup, si dhe Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale”-Shkup, të cilat e kryejnë grumbullimin dhe deponimin e mbeturinave në rajonin e Shkupit, i kanë në dispozicion resurset e domosdoshme njerëzore, materiale dhe teknike për kryerjen kualitative të kësaj veprimtarie. Zbatohet me sukses projekti për selektimin e mbeturinave, përmes vendosjes së kazanëve për sele-ktimin e qelqit, plastikës dhe letrës. Për momentin, kryhet riciklimi i rreth 18% të mbeturinave. Stacionet e transferimit të mbeturinave në rajonet Karposh dhe Vardarisht shërbejnë si qendra grumbullimi të riciklimit ku përveç selektimit të zakonshëm të mbeturinave, kryhet edhe grumbullimi dhe selektimi i mbeturi-nave elektronike dhe elektrike i baterive. Mbeturinat e selektuara, të përpunu-ara dhe të paketuara shiten si energens ose si nus-produkte.

Rajoni Planor i Vardarit i përfshin komunat: Veles, Kavadar, Ne-gotinë, Sveti Nikollë, Demi Kapi, Rosoman, Gradsko, Lozovë dhe Çashkë. Të gjitha komunat i shfrytëzojnë deponitë e tyre lokale. Të gjitha komunat janë përfshirë në projektin e financuar nga Bashkimi Evropian për përgatitjen e do-kumenteve të nevojshme për krijimin e një sistemi financiar të integruar dhe të vet-qëndrueshëm për menaxhim rajonal me mbeturinat. Deri më tani nuk janë ndërmarrë kurrfarë veprime të tjera.

Rajoni Planor Verilindor – i përfshin komunat: Kumanovë, Kriva Pallankë, Likovë, Nagoriçan i Vjetër, Rankoc dhe Kratovë. Të gjitha komunat i shfrytëzojnë deponitë e tyre lokale. Për zbatimin e planit rajonal për menax-him me mbeturina në Rajonin Planor Verilindor, me përdorimin e instrumentit të ndihmës para-aderuese (IPA) të Bashkimit Evropian, janë miratuar mjete financiare për mbylljen e të gjitha deponive lokale, të cilat gjenden në territorin e rajonit; për furnizimin me mekanizim dhe pajisje të re dhe për rregullimin e lokacionit të ri rajonal për heqjen përfundimtare të mbeturinave. Aktualisht, këto procedura janë në fazë të përgatitjes së projekteve dhe përgatitjes së do-kumentacionit të tenderit. Është formuar ndërmarrja e përbashkët publike për menaxhim me mbeturina “Eko-zona” Kumanovë, gjithashtu, është konstituuar këshilli drejtues, këshilli mbikëqyrës për kontrollin e punës materiale dhe finan-ciare dhe është zgjedhur drejtori, megjithatë deponia akoma nuk ka filluar me punë.

Rajoni Planor Lindor – i përfshin komunat: Shtip, Koçan, Probishtip, Vinicë, Berovë, Dellçevë, Pehçevë, Makedonska Kamenicë, Zërnovc, Çeshinovë-Obleshevë dhe Karbinci. Gjatë vitit 2009 është formuar Ndërmarrja Publike Ndërkomunale Deponia “Lindor”, ndërsa në vitin 2012 është formuar Këshillit

Page 28: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

Hulumtim për gjendjen me deponimin e mbe-turinave në Republikën e Maqedonisë

76

Ndërkomunal/Rajonal për Menaxhim me Mbeturinat në Rajonin Planor Lindor, i cili ende nuk është në funksion. Të gjitha komunat i shfrytëzojnë deponitë loka-le. Aktualisht zbatohen dy projekte. Njëri është për përgatitjen e specifikacionit teknik për furnizim dhe pajisje për grumbullimin dhe transportin e mbeturinave nga Rajoni Planor Lindor, ndërsa tjetri është për përgatitjen e dokumentacionit teknik dhe të tenderit për mbylljen e deponive të papërshtatshme dhe deponive të egra.

Rajoni Planor Juglindor – i përfshin komunat: Strumicë, Radovish, Gjevgjeli, Novo Sellë, Vallandovë, Dojran, Bogdanci, Konçe, Vasilevë dhe Bosi-levë. Të gjitha komunat e këtij Rajoni aktualisht i shfrytëzojnë deponitë lokale. Gjatë vitit 2009 është përpiluar studim fizibiliteti për menaxhim të integruar me mbeturinat komunale edhe pse i njëjti është miratuar nga Këshillat e të gjitha komunave të cilat bëjnë pjesë në këtë Rajon, deri në fund të vitit 2014 nuk është zgjedhur koncesioneri më i përshtatshëm. Në viti 2015, Këshilli për Zhvillimin e Rajonit Planor Juglindor ka miratuar vendim për formimin e Këshillit Ndërkomunal për Menaxhim me Mbeturina në Nivel Rajonal.

Rajoni Planor i Pellagonisë – i përfshin komunat: Manastir, Prilep, Resnjë, Krushevë, Demir Hisar, Krivogashtan, Dollneni, Novaci dhe Mogilla. Të gjitha komunat i shfrytëzojnë deponitë e tyre lokale. Në përputhje me Planin Nacional për Menaxhim me Mbeturina, në rrjedh e sipër është përpilimi i planit rajonal për menaxhim me mbeturina, në të cilin janë përfshirë të gjitha komu-nat e këtij Rajoni. Përveç këtij projekti, i cili financohet nga Bashkimi Evropian, në bashkëpunim me “Enviroplan” nga Greqia, është parashikuar të përgatitet edhe vlerësimi strategjik për dokumentin planor, studimi i fizibilitetit për deponi rajonale dhe dokumentacioni për pajisjen e nevojshme komplete për menaxhim me mbeturinat komunale. Deri më tani, nuk janë ndërmarrë kurrfarë veprime të tjera.

Rajoni Planor Juperëndimor – i përfshin komunat: Ohër, Strugë, Kërçovë, Vevçan, Dibër, Debërc, Makedonski Brod, Pllasnicë dhe Qendrën e Zhupës, të cilat bëjnë pjesë në këtë Rajon i shfrytëzojnë deponitë e tyre lokale. Të gjitha komunat janë përfshirë në projektin e financuar nga Komisioni Evro-pian për përgatitjen e dokumenteve të nevojshme për krijimin e sistemit të inte-gruar dhe financiar të vet-qëndrueshëm për menaxhim rajonal me mbeturinat. Realizimi i këtij projekti ende është në fazën fillestare.

Rajoni Planor i Pollogut – e përfshin territorin e komunave: Tetovë, Gostivar, Bogovinjë, Bërvenicë, Vrapçisht, Zhelinë, Jegunoc, Mavrovë dhe Ros-tushë, Tearcë. Komunat e këtij rajoni aktualisht e shfrytëzojnë deponinë ra-jonale “Rusino”, e cila nuk ka leje të integruar ekologjike, për shkak se nuk i plotëson kushtet e përcaktuara me legjislacionin vendor dhe evropian për

Page 29: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

www.ombudsman.mk 77

standardet për deponimin e mbeturinave. Në këtë Rajon Planor deri më tani nuk janë ndërmarrë thuaja se kurrfarë aktivitete konkrete për menaxhimin rajonal me mbeturinat.

Page 30: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

Hulumtim për gjendjen me deponimin e mbe-turinave në Republikën e Maqedonisë

78

PIKËPAMJE PËRFUNDIMTARE PËR MENAX-HIMIN RAJONAL TË MBETURINAVE

Nga kjo që u tha më lartë rezulton se përveç në Rajonin Planor të Shkupit, ku tanimë funksionon me sukses Deponia Rajonale “Drislla”, në rajonet e tjera gjendja nuk është aspak e kënaqshme. Vetëm Qyteti i Shkupit dhe Komuna Prilep punojnë në realizimin e kompleksit në të cilin jo vetëm që do të grum-bullohen mbeturinat, por të njëjtat edhe do të përpunohen. Nuk mund të jemi të kënaqur nga e dhëna se vetëm rreth 18% e mbeturinave riciklohen në De-poninë “Drislla”, veçanërisht nëse bëhet një krahasim me gjendjen në fqinjësi ku, për shembull, në Sofje, Republika e Bullgarisë, riciklohen rreth 70% e mbe-turinave të grumbulluara. Progres simbolik është arritur edhe në Rajonin Planor Verilindor me formimin e ndërmarrjes së përbashkët publike rajonale, me seli në Kumanovë, ndërsa në Rajonin Planor Lindor dhe Juglindor vetëm janë formuar Këshilla Ndërkomunal për Menaxhim me Mbeturinat në nivel rajonal, megjithatë të njëjtit ende nuk funksionojnë, ndërsa në rajonet e tjera planore thuaja se nuk kanë ndërmarrë masa më konkrete për realizimin e projektit për menaxhim rajonal me mbeturinat. Me qëllim që t’i ndihmohet Republikës së Maqedonisë lidhur me përgatitjen e planeve rajonale për menaxhim me mbeturinat u re-alizua projekti: “Përgatitja e rajoneve planove për menaxhim me mbeturinat dhe vlerësimi strategjik i mjedisit jetësor për Rajonin Lindor dhe Verilindor”, i financuar nga fondet para-aderuese të Bashkimit Evropian, i cili ka për qëllim ta mbroj mjedisin jetësor dhe ta përmirësoj standardin jetësor të komunitetit lokal, përmes krijimit të sistemit të integruar dhe financiar të vet-qëndrueshëm për menaxhim me mbeturinat në Rajonin Lindor dhe Verilindor të vendit.

Koncepti rajonal për menaxhim me mbeturinat komunale duhet të har-monizohet tërësisht me rekomandimet, propozicionet dhe kushtet të cilat janë përcaktuar në Strategjinë Nacionale për Menaxhim me Mbeturinat. Përkatë-sisht, perspektivat zhvillimore dhe nevojat e Rajonit janë:

Page 31: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

www.ombudsman.mk 79

• sigurimi i marrëveshjeve institucionale, të cilat janë parakusht për krijimin e sistemit rajonal për menaxhim me mbeturinat;

• sanimi i deponive të caktuara, e pranueshme për mjedisin jetësor dhe mbyllja graduale e të njëjtave;

• sigurimi i grumbullimit të organizuar të mbeturinave në gjithë zonën e rajonit;

• krijimi gradual i sistemit rajonal për menaxhim me mbeturinat;

• ndërtimi i të gjitha elementeve të Qendrës Rajonale të ardhshme, përfshirë edhe deponinë sanitare, pjesën për riciklim, sistemin për përpunimin e mbeturinave organike etj.;

• ngritja e vetëdijes së qytetarëve – përhapja e kulturës për veprim të përgjegjshëm me mbeturinat; dhe

• arsimimi sistematik i publikut në lidhje me nevojën e separimit/ndarjes së mbeturinave dhe reciklimit.

Në Republikën e Maqedonisë, tanimë disa vjet me radhë zhvillohet reali-zim i pasuksesshëm i ndërtimit të deponive rajonale. Në të vërtetë, me ndry-shimet dhe plotësimet e Ligjit për menaxhim me mbeturinat, të cilat hynë në fuqi në tetor të vitit 2012, u përfshinë edhe kompetencat të cilat i ndërmar-rin komunat gjatë menaxhimit me mbeturinat e ngurta komunale. Ndryshimet esenciale të Ligjit kanë të bëjnë me inkorporimin e menaxhimit rajonal me mbeturinat, përkatësisht me obligimin e komunave të formojnë qendër rajon-ale për menaxhim me mbeturina, e cila duhet t’i zbatojë vendimet dhe politi-kat rajonale në fushën e menaxhimit me mbeturina, të deleguara nga Këshilli Ndërkomunal për Menaxhim me Mbeturinat (në të cilin marrin pjesë kryetarët e komunave themeluese të qendrës rajonale). Përmes menaxhimit rajonal është e nevojshme të vendoset dhe të organizohet sistemi rajonal për menaxhim me mbeturina, me theks mbi formimin e deponisë rajonale për mbeturina dhe/ose objekte dhe instalime të tjera për trajtimin e mbeturinave. Është e nevojshme të intensifikohet puna lidhur me ndërtimin e qendrave rajonale për menaxhim me mbeturina dhe në afat sa më shpejtë kohorë të realizohet projekti për ndërtimin e deponisë rajonale në çdo rajon planor. Vetëm në këtë mënyrë do të krijohen parakushte për mbrojtje efikase të faktorëve themelorë të mjedisit jetësor, por edhe për mbrojtje të shëndetit të banorëve të rajonit. Në këtë mënyrë do të mundësohej reduktimi i sasisë së mbeturinave në deponinë ekzistuese lokale. Përveç kësaj, mbulimi i territorit të përfshirë me sistemin për menaxhim me mbeturina të ngurta komunale do të rritet në mënyrë të konsiderueshme, me çka do të mënjanohen deponitë e egra nga lagjet periferike dhe fshatrat.

Page 32: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

Hulumtim për gjendjen me deponimin e mbe-turinave në Republikën e Maqedonisë

80

Sistemi rajonal për menaxhim me mbeturina nënkupton bashkimin e detyrueshëm të komunave në rajon, formimin e këshillave ndërkomunal për menaxhim me mbeturina për çdo rajon, si dhe të qendrës rajonale, e cila e përgatitë planin rajonal për menaxhim me mbeturina dhe ndërtimin e depon-isë rajonale, ndërkohë që çdo komunë duhet të ketë sistem të zhvilluar të grumbullimit, selektimit dhe riciklimit të mbeturinave, trajtim dhe transport të mbeturinave deri te deponia rajonale sanitare. Transporti i mbeturinave në de-poninë rajonale, pa selektimin, riciklimin dhe shtypjen paraprake të tyre është i papranueshëm nga aspekti ekologjik, meqë në këtë rast hapësira e deponisë rajonale do të shfrytëzohej vetëm për një kohë të shkurtër dhe, gjithashtu, është i papranueshëm nga aspekti ekologjik sepse shpenzimet e transportit do të ishin më të mëdha.

Selektimi dhe riciklimi i mbeturinave e zvogëlojnë nevojën për transport të shpeshtë dhe në këtë mënyrë zvogëlohen edhe shpenzimet. Në këtë kuadër duhet të ndërtohen impiante për trajtimin mekanik-biologjik të mbetjeve komu-nale dhe impiante për prodhimin e energjisë nga mbeturinat, të cilat duhet të luajnë rol kryesor në qasjen drejt menaxhimit të qëndrueshëm me mbeturinat komunale. Me selektimin e mençur dhe më pas edhe me riciklimin e mbeturi-nave të ngurta komunale vazhdohet jetëgjatësia e deponive, sepse reduktohet sasia e mbeturinave të cilat deponohen, si dhe ofrohen mundësi edhe për zhvil-limin e industrisë solide për riciklimin dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Benefitet e selektimit të mbeturinave dhe riciklimi i tyre i mëtutjeshëm janë të shumëfishta dhe, para së gjithash, në këtë mënyrë kursehen resurset natyrore, siç është nafta për prodhimin e plastikës së re dhe masa drunore për prodhimin e letrës.

Është i domosdoshëm koordinimi i më shumë pjesëmarrësve – pushtetit lokal, i cili ka rol qendror në planifikimin dhe krijimin e sistemit të qëndrueshëm për menaxhim me mbeturina, amvisëritë, ndërmarrjet, sektori privat, organiza-tat joqeveritare, si dhe individët.

Qëllimi kryesor i kësaj ideje është të kontribuohet në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm në rajon përmes krijimit të sistemit për menaxhim me mbetu-rina, i cili do ta kontrolloj krijimin e mbeturinave, do ta zvogëloj ndikimin e mbe-turinave mbi mjedisin jetësor, do ta përmirësoj efikasitetin e resurseve, do të mundësoj rrjedhë të rregullt të mbeturinave deri në largimin e tyre në deponitë rajonale, pastaj do t’i stimuloj investimet, si dhe do t’i maksimizoj mundësitë ekonomike të cilat burojnë nga mbeturinat, përmes separimit të fraksioneve nga mbeturinat të cilat më tutje mund ta shfrytëzojnë vlerën energjetike të mbeturinave (energji, ngrohje, karburante) dhe prodhimin e kompostit.

Page 33: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

www.ombudsman.mk 81

Avokati i Popullit apelon deri te të gjithë faktorët e shoqërisë sonë, në mënyrë të vazhdueshme të ndërmarrin masa për mbrojtjen e mjedisit jetësor si kusht themelor për jetë të shëndetshme

Page 34: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

Hulumtim për gjendjen me deponimin e mbe-turinave në Republikën e Maqedonisë

82

Deponia Rajonale “Drislla”, Shkup

Deponia rajonale “Drislla” është deponia e vetme në vend e cila posedon leje të integruar ekologjike. Në hyrje të deponisë, e cila është tërësisht e rrethu-ar, bëhet matja e kamionëve me mbetje, si dhe dezinfektimi para mënjanimit të deponisë. Këtu kryhet selektimi i mbeturinave, ndërsa deponia disponon edhe me filtra për grumbullimin dhe mbetjet e lëngshme (shllam) që krijohet nga mbeturinat e depozituara.

INSPEKTIMI NË TERREN

Page 35: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

www.ombudsman.mk 83

Deponia përgjatë rrugës lokale në periferi të Gostivarit

Page 36: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

Hulumtim për gjendjen me deponimin e mbe-turinave në Republikën e Maqedonisë

84

Deponia Rajonale “Rusino”, Gostivar

Deponia Rajonale “Rusino” në të cilën deponohen mbeturinat e rajonit të Gostivarit dhe Tetovës gjendet jashtë qytetit. Pranë kësaj deponie nuk ka rrugë të asfaltuar. Ajo që mund të vërehet është se në këtë deponi selektohen vetëm mbeturinat plastike, paketohen në dengje, ndërsa mbeturinat e tjera vendosen në tokë dhe mbulohen me dhe, pastaj rrafshohen.

Page 37: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

www.ombudsman.mk 85

Page 38: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

Hulumtim për gjendjen me deponimin e mbe-turinave në Republikën e Maqedonisë

86

Stacioni për Transferimin e Mbeturinave - Tetovë

Duke e marrë parasysh faktin se Tetova disponon me deponi të saj loka-le, mbeturinat grumbullohen në Deponinë Rajonale “Rusino” ose ndonjëherë madje dërgohen edhe në Deponinë Rajonale “Drislla”. Në këtë qytet funksionon i ashtuquajturi Stacion për Transferimin e Mbeturinave, i cili gjendet në hyrje të qytetit, ai nuk është i rrethuar dhe gjithsecili ka qasje papengesë deri te i njëjti. Duke e pasur parasysh se këtu grumbullohet sasi e madhe e mbeturinave, të cilat është e pamundur të transportohen tërësisht deri te deponia rajonale, shpeshherë mbeturinat digjen dhe kjo shkakton ndotje enorme të ajrit në qytet.

Page 39: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

www.ombudsman.mk 87

Deponia e Kërçovës

Deponimi i mbeturinave në Kërçovë kryhet jashtë qytetit, në afërsi të TEC “Osllomej”. Grumbuj të mbeturinave ka përgjatë gjithë rrugës që çon deri në deponi, e cila është e asfaltuar vetëm pjesërisht. Këtu, mbeturinat nuk riciklo-hen, por lihen, mbulohen me dhe, pastaj rrafshohen me ekskavatorë. Në këtë deponi mund të vërehen vendet e vjetra ku janë grumbulluar mbeturinat të cilat për shkak të tejmbushjes tanimë janë braktisur.

Page 40: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

Hulumtim për gjendjen me deponimin e mbe-turinave në Republikën e Maqedonisë

88

Deponia e Ohrit

Deponia në Ohër gjendet jashtë qytetit në lokalitetin “Bukovo”. Deri te e njëjta shkohet përmes rrugës së asfaltuar, vendi është i rrethuar, në hyrje ka një postbllok i cili nuk funksionon, ndërsa vendi më shumë i ngjason një mali me mbeturina sesa një lokacioni ku deponohen mbeturinat.

Page 41: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

www.ombudsman.mk 89

Deponia e Gjevgjelisë

Deponimi i mbeturinave në Gjevgjeli kryhet në lokacion i cili është relativ-isht afër qytetit, ai nuk është shënuar si lokacion dhe deri te i njëjti qasja është e vështirësuar, duke e pasur parasysh se nuk ka rrugë të asfaltuar. Vendi është i hapur, nuk është i rrethuar, nuk ka as postbllok, e as shërbim roje.

Page 42: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

Hulumtim për gjendjen me deponimin e mbe-turinave në Republikën e Maqedonisë

90

Page 43: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

www.ombudsman.mk 91

Page 44: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

Hulumtim për gjendjen me deponimin e mbe-turinave në Republikën e Maqedonisë

92

Deponia e Kumanovës

Deponia e qytetit të Kumanovës gjendet jashtë qytetit. Deri tek kjo de-poni ka qasje përmes rrugës së asfaltuar, ka gardh dhe shërbim roje. Pas de-ponimit të mbeturinave ajo mbulohet me një shtresë dheu, i cili pastaj rrafsho-het dhe shtypet.

Page 45: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

www.ombudsman.mk 93

Deponia e Koçanit

Gjendja me deponinë e mbeturinave në Koçan nuk dallon me asgjë nga deponitë e tjera substandarde në vend. E vetmja gjë që tregon se bëhet fjalë për deponi janë mbeturinat dhe tymi nga djegia e tyre. Lokacioni gjendet jashtë qytetit, por i njëjti nuk është i rrethuar dhe as nuk ka shërbim roje.

Page 46: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

Hulumtim për gjendjen me deponimin e mbe-turinave në Republikën e Maqedonisë

94

Deponia e Shtipit

Lokacioni ku depozitohen mbeturinat e Shtipit gjendet jashtë qytetit. Edhe këtu në mënyrë “standarde”, si edhe në deponitë e tjera lokale, mbeturi-nat depozitohen, mbulohen dhe më pas rrafshohen me ekskavatorë. Deri tek deponia arrihet përmes rrugës së asfaltuar, e njëjta është e rrethuar, ndërsa lokacioni është shënuar si deponi.

Page 47: HULUMTIM PËR GJENDJEN ME DEPONIMIN E MBETURI- …ombudsman.mk/upload/Istrazuvanja/2016/Deponii-2016-Alb.pdfE drejta e qytetarëve që të jetojnë në mjedis të shëndetshëm jetësor

www.ombudsman.mk 95

Deponia e Strumicës

Në Strumicë mbeturinat deponohen jashtë qytetit në vendin e quajtur “Dobrushino”. Ajo që mund të vërehet nga inspektimi i zbatuar është se deri tek deponia rruga është e asfaltuar. Lokacioni është shënuar, ka postbllok dhe gardh. Këtu, mbeturinat nuk selektohen por mbulohen me një shtresë dheu dhe pastaj vendi rrafshohet.