43
2 PUNIM Tema:INVESTIMET E JASHTME DHE ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)

INVESTIMET E JASHTME DHE ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)

2

PUNIM

Tema:INVESTIMET E JASHTME DHE

ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)

KANDIDATJA: MENTORI:

FITORE ZEQIRI

Page 2: INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)

3

PËRMBAJTJA

I.Hyrje ..................................................................................................................................3

Qëllimi i punimit..........................................................................................................4

Metodat e hulumtimit...................................................................................................... 5

Përmbajtja e punimit......................................................................................................6

II.Investime në Kosovë dhe rëndesi e tyre........................................................................7

Fillimi i angazhimit të investimeve......................................................................... ……7

Rëndesia e investimeve...................................................................................... …………9

III. Prejardhja gjeografike e -ve........................................................................................11

3.1. Disa të dhëna të përgjithshme mbi kompanit e huaja në Kosovë.................14

3.2. Shpërndarja e investimeve sipas sektorëve.................................................16

IV. Kufizimet dhe pengesat për investimeve në Kosovë...................................................18

4.1.Disa faktor të përgjithshem lidhur me gjeografin e Kosovës,

kufizimet dhe pengesat për investimeve ............................................................18

4.2.Financimi dhe shërbimet publike...................................................................21

V.Politikat e nxitjes së investimeve....................................................................................23

5.1.Masat që duhet ndërmarr për ndertimin e një mjedisi miqësor për afarizmin dhe investimet..................................................................23

5.2. Promovimi në funksion të IJD-ve.................................................................28

VI. Përfundime ..................................................................................................................30

VII. Rekomandime ............................................................................................................31

Page 3: INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)

4

VIII.Bibliografi ..................................................................................................................34

I.HYRJE

Investimet janë bazë shume e forte per zhvillimin ekonomik te cilit do shtetë, e veqmas

shteteve ne tranzicion siqë ështe Kosova. Investimet e huaja direkte paraqesin mënyrën më

efektive për të krijuar vende të reja të punës në Kosovë dhe për t'i krijuar parakushtet për rritje

të qëndrueshme ekonomike në të ardhmen. Kosova ka potencial të madh për tu bërë vend i

pëlqyer për investime të huaja direkte si dhe të tërheq kapital, informacione dhe teknologji.

Kosova eshtë në përpjekje të vazhdueshme për të krijuar politika zhvillimore dhe masa

të tjera të rëndësishme për të krijuar një ambient sa më të përshtatshëm të biznesit dhe klimë

sa më të favorshme investive. Në të gjitha këto përpjekje janë bashkë institucionet

vendore me komunitetin ndërkombëtar dhe agjencitë donatore si në ngritje të kapacitete

njerëzore po ashtu edhe në financim dhe bashkë financim të projekteve të ndryshme që kanë

të bëjnë me krijimin e bazës për avancimin e prodhimtarisë së produkteve kosovare në

bazë të standardeve evropiane dhe rritjes së konkurrueshmërisë së tyre jo vetëm në tregun

regjional por edhe më gjerë.

Page 4: INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)

5

Page 5: INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)

6

1.1 Qëllimi i punimit

Qëllimet e këtij punimi janë që të informojnë të gjithë ata të cilët deshirojnë të

investojnë në Kosovë, me motivet dhe kufizimet për investime, kualitetin e fuqisë puntore,

politikat tatimore, poziten gjeografike, resurset humane dhe resurset natyrore e të tjera. Punimi

gjithashtu ofron informacione për investimet e jashtme të drejtëpërdrejta të cilat janë bërë në

Kosovë, dhe gjendjen e tyre.

Sot institucionet kosovare jane duke i kushtuar nje rendsi te veqant investimeve duke

themeluar Agjencin për Promovimin e Investimeve në mënyre që sa me shumë ti informojn

investitoret per klimen e favorshme që zoteron në Kosovë dhe dobin që kanë nëse

investojn ne nje treg të tillë.

1.2 Metodat e hulumtimit

Metodat shkencore, që janë aplikuar gjatë hartimit të këtij punimi janë të përcaktuera

nga vetë qëllimi i hulumtimit. Në hartimin e këtij punimi, aplikim të veqant zënë

metoda e analizës matematikore-statistikore. Metodat krahasuese dhe historike janë aplikuar me

krahasimin e investimeve të të bëra në vendet e rajonit në periudha të caktuara. Këto metoda

janë aplikuar në trajtimin e lidhshmëris aplikim- rezultat.

Gjatë hartimit të këtij punimi është shfrytezyar literatura shkencore e një spektri të gjërë që ka

të bëj me fushën e këtij punimi. Po ashtu, janë shfrytëzyar edhe studimet e instituteve

kërkimore-shkencore, raportet vjetore te institucioneve të ndryshme vendore dhe ndërkombtare

si dhe te dhënat e publikuara në internet.

1.3 Përmbajtja e punimit

Punimi do të trajtoj qështje që kanë te bëjne me investimet e jashtme direkte të cilat

jane bere në Kosovë viteve të fundit. Ne këtë punim do te tregojm per rendsin e investimeve

në momentet aktuale ne Kosovë, për faktoret kufizues te këtyre investimeve, për

faktoret motivues të cilet i shtytin me se shumti investitoret e jashtem te gjejnë tregune tyre

ne Kosovë.

Ne punim do të përmendim disa biznese te cilat janë me kapital te huaj dhe te perzier,

ku do të tregojm per sfidat dhe dilemat e tyre, këtu do te përshkruajm tregun e tyre, motivet e

tyre për te vazhduar më tutje ne tregun e Kosovës etj.

Page 6: INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)

7

INVESTIMET NË KOSOVË DHE RËNDËSIA E TYRE

2.1 Fillimi i angazhimit të Investimeve

Ekonomia e Kosovës karakterizohet me nivel të ulët të prodhimit industrial, nivel të

ulët të investimeve, eksport jo signifikant, dhe nivel të lartë të papunësisë. Përveç kësaj,

Kosova ende nuk është këndellur nga recesioni fillestar transformues; pas 1999, Kosova ka

qenë jostabile në mënyrë konstante në aspektin ekonomik dhe politik; rritja e GDP-së është

kryesisht rezultat i donacioneve dhe dërgesave nga jashtë e jo rezultat i ndonjë aktiviteti

ekonomik.

Menjëherë pas luftës, në fazën emergjente të rindërtimit të Kosovës frekuentimi i

vizitave të afaristëve dhe investitorëve potencial ishte mjaft i madh. Vështrimi i situtës dhe

trendeve te përgjithshme dhe të ringjalljes ekonomike dhe mundësive për të zhvilluar

biznest e tyre në punët emergjente për evitimin opasojave të luftës , kryesisht furnizimi me

materiale ndërtimi dhe artikuj të konsumit të gjërë dhe angazhimi në punët ndërtimore ishte

motivi kryesor. Hulumtimi i mundësive potenciale për aktivitete më serioze afariste siç janë

IJD ishte një motiv shtesë. Kontakte intesive ka pasur sidomos me pjesëtarë të Diasporës

Kosovare e cila pas shumë viteve ishte në pozitë të njifet me rrethanat e reja politike dhe

ekonomike, dhe vizionet lidhur me krijimin e një partneriteti me fimrat e vendit.

Fatkeqësisht këto vizita dhe iniciativa e gjetën Kosovën në një situatë të papregatitur

për t’iu përgjegjur këtij interesimi: Mungesa e institutcioneve, mungesa e infstrukturës ligjiore

dhe autoriteteve për komunikim në administratën publike, vështirësitë e mëdha në sherbimet

publike, mungesa e sistemit financiar e në atë kohë sidomos mosekzistenca e bankave kanë

pasur një ndikim të shprehur dekurajues.

Duke marrë para sysh kushtet ekzistuese, investimet do të duhej të luanin rol vendimtar

në rritjen ekonomike duke ristrukturuar dhe rritur aftësinë konkuruese të industrive

vendore. Duke sjellur resurse siç janë kapitali shtesë, know-how teknologjik dhe menaxherial,

qasje në tregje globale, rajonale dhe sidomos tregun vendor, investimet rrisin produktivitetin

dhe shtojnë eksportin. Për më tepër, investimet mund të shndërrohen në mundësi

punësimi, konkurencë më të madhe vendore dhe depërtim të prodhuesve lokalë në tregjet e

huaja. Një punim i vonë i EC-së flet mbi rolin e investimet në ristrukturimin ekonomik

të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas tyre,

parasysh nivelin ende të ulët të BPV-së për kokë banori, një aspekt vendimtar i çfarëdo

strategjie të rritjes për Ballkanin Perëndimor është kapaciteti për të tërhequr investimet.

Investimet do të vazhdojnë të jenë një burim i rëndësishëm i financimit të deficitit të madh

tregtar si atij të pagesave, poashtu në dritën e zvogëlimit të asistencës së huaj për vitet që do të

vijnë dhe të nevojave në rritje për import.

Duke marrë para sysh potencialin e vogël investues vendorë, është e nevojshme të

Page 7: INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)

8

orientohen përpjekjet institucionale drejt politikave për tërheqjen e investimet, me qëllim të

zhvillimit të ekonomisë.

Shumë përmirësime janë sygjeruar por nuk janë realizuar; siç janë ato mbi

kushtet e sigurisë, sundimi i ligjit, korniza ligjore, privatizimi, politika tatimore, sistemi bankar,

planifikimi hapësinor etj. Pastaj, krijimi i lidhjeve më të forta me diasporën kosovare si një

investitor potencial, si dhe krijimi i një trupi koordinues në kuadër të Qeverisë për efikasitet më

të madh në aktivitet promovuese.

Mirëpo, për fat të mirë ka shenja të determinimit më të fortë për arritje n e

progresit në këtë fushë. Një nga “Standardet për Kosovën” në kuadër të kapitullit mbi

“Ekonominë” pohon se për 16 muajt e ardhshëm sfidat kryesore janë zhvillimi i mëtutjeshëm i

kornizës ligjore dhe asaj institucionale dhe zbatimi i tyre, tërheqja e investimeve dhe tejkalimi i

deficitit struktural të ekonomisë së Kosovës. Sipas dokumentit, standardet për Kosovën nuk

përbëjnë një plan të hollësishëm ekonomik për Kosovën, por më tepër përcaktojnë prioritetet në

fushat kyçe për përmirësime dhe konsolidim të bazës ligjore dhe institucionale për rritje

ekonomike të qëndrueshme. Është shumë e rëndësishme që politika mbi investimet është

pranuar si vendimtare për zhvillimet e mëtutjeshme ekonomike të Kosovës siç është prioritizuar

në vendet tjera të rajonit të EJL-e dhe në vendet tjera.

2.2 Rëndësia e investimeve

Investimet kanë një rëndësi të pasaçme dhe specifike për Kosovën duke pasur parasysh

kushtet në të cilat duhet te realizohet zhvillimi ekonomik. Situata specifike e Kosovës në këtë

aspekt ka të bëjë sidomos me:

• Asistenca e jashtme financiare në formë të donacioneve për investimet kapitale

parashihet të zvogëlohet në mënyrë të ndieshme,

• Sistemi i Bankave në Kosovë ende nuk është i aftësuar për livrimin e kredive

aftagjate dhe në vëllim më të madh për të mbështetur investime me serioze,

• Mungesa e tregut financiar dhe tregut të letrave me vlerë,

• Zbatimi i procesit të privatizimiti në bazë të rregullorës mbi AKM synon të tërheq

investitor të jashtëm,

• Dergesat financiare – remitancat, nga emigrantet Kosovar në Europën Perendimore dhe

SHBA pritet të zvogëlohen në kushtet kur shumë Kosovar po tërheqin familjet

e tyre në vendet ku janë vendosur,

• Nevojat e mëdha për investime në infrastrukturën publike dhe në sektoret e tjerë

për krijimin e vendeve të punës dhe përballimin e problemit të papunësisë,

• Niveli i papunësisë i lartë.

Page 8: INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)

9

Duke pasur parasysh këto fakte është e qartë se Kosova ballfaqohet me burime të

reduktura për financimin e investimve, në kushtet kur domosdo përballet me presionin dhe

nevojen imanentepër të zgjidhur problemin e papaunësisë (norma e vlerësuar e papunësisë

45-50%) dhe përmisuar infrastrukturën publike. Gjendja aktuale në sektorin e energjetikës,

telekomunikimeve dhe transportit rrugor mund të konsiderohet si faktorë limitues në zhvillim

që tani.1Aktiviteti investues i bizneseve private në periudhen e pasluftës ka gjeneruar rritje

të konsiderushme ekonomike dhe të punësimit, por që tani vërehen shenja të recesionit në

kuptim të rënies së vëllimit të qarkullimit mesatare për një ndërmarrje dhe rritjes së punësimit.

1

Në këto kushte, krijuesit e politikave ekonomike sfidohen me nevojen e nxitjes

së investimeve të reja. Prandej krijimi një ambienti miqësor afarist dhe ambientit adekuat

institucional për tërheqjen e investimeve të jashtme direkte imponohet si një nga prioritetet më

tërëndësishme të politikave ekonomike dhe reformës ekonomike. Është e kuptueshme se vetëm

investimet nga jasht apo brenda nuk mund t’i shpejtojnë aktivitetet mëse të domsodoshme

investuese. Synimi duhet të jetë që ato tëbëhen një burim i rëndësishëm dhe

komplementar me burimet e tjera të financimit.

Përvoja e zhvillimit ekonomik në dekadat e fundit e sidomos kur është fjala për vendet

në zhvillim ka vënë në pah se investimet, konsiderohen të rendësishme për shkak të efekteve të

tyre të shumëanshme pozitive e sidomos për shkak se:

• Është konstatuar një lidhje pozitive midis investimeve dhe rritjes së Bruto Produktit të

Vendit, në saje të rritjes së mundësive eksportuese dhe efekteve stimuluese në bizneset lokale

dhe përmirësim të konkurrencës,

• Investimet sigurojnë efekte më të mira për zhvillim të qëndrueshem se sa huatë në formë

të kredive, për shkak të involvimit direkt të investuesit në menaxhmet dhe reduktimit të

ngarkesës me borgje,

• Nxitjes së zhvillimit social dhe zhvillimit të kapitalit human në saje të transferit

teknologjik, dijeve të reja dhe trajnimit,

• Efekte pozitive ne buxhet: rritjes së të ardhurave buxhetore që vjen si rezultat i rritjes

së taksave dhe zvoglimit të nevojes së subvencioneve për shërbimet publike.

Është e qartë së për të gjitha këto arësye, në Kosovë nevojitet një politikë aktive që

do të përmirësonte promovimin e mundësive të bashkëpunimit me investitorët e jashtëm,

rritjen e aftësive konkurruese në tregun e Investimeve dhe, rritjen e aftësive absorbuese për

partneritet dhe inevstime të përbashkëta. Ne shumicen e vendëve në tranzicion siqë është

1 Riinves Anketa e NVM1999,2000,2002

Page 9: INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)

10

edhe Kosova depërtimi i kapitalit të huaj kryesisht po realizohet përmes procesit të privatizimit,

ndërsa pjesmarrja e e investimeve të reja,“ GREENFIELD“ është shumë e vogël.

III. PREJARDHJE GJEOGRAFIKE E INVESTIMEVE NË KOSOVË

Rrethë përcaktimit të të dhënave totale të Investimeve të në Kosovë nuk ka

përveq parashikimeve te Fondit Monetar Nderkombtarë.

Është një nevojë urgjente krijimi i një bazë e të dhënave për indikatorët makroekonomik,

sepse mungesa e të dhënave zyrtare po i pengon në masë të madhe analizat

makroekonomike. Sa i përket të dhënave për investime, ne mendojmë se BQK-ja duhet të

involvohet në mbledhjen e këtyre të dhënave njësoj siç veprohet në vendet tjera, ku Banka

Qëndrore i mbledh këto të dhëna, sygjerim ky që është dhënë edhe nga FMN-ja (2004).

Regjistri i Biznese i MTI-së ofron të dhëna vetëm për numrin e kompanive të huaja të

regjistruara – me kapital plotësisht të huaj apo me të përzier – i cili regjistër gjithashtu ofron

disa të dhëna për origjinën e investimeve. Këto të dhëna kanë disa të meta serioze, kështu që

indikatorët e nxjerrë nga këto të dhëna duhet të interpretohen me kujdes.

Tabela nr.1 Prejardhja e INVESTIME-ve në Kosovë sipas regjioneve

Regjionet Nr. I ndermarrjeve Pjesmarrja në %EJL 280 47.2BE 111 18.7EQL 37 6.2SHBA 11 1.9Tjetër 145 24.5Të përzier 9 1.5Gjithsej 593 100

Burimi: Raport vjetor i MTI-së, me 15 prill 2004

Page 10: INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)

11

Tabela nr.2. Prejardhja e investimeve në Kosovë sipas vendeve

Vendet Nr. I ndërmarrjeve Pjesmarrja në %

Maqedonia 99 16.7SMZ 96 16.2Turqia 71 12

Shqipëria 58 9.8Kina 49 8.3Gjermania 33 5.6Sllovenia 33 5.6Italia 22 3.7Zvicra 13 2.2Kroacia 11 1.9Austria 10 1.7SHBA 10 1.7Tjetër 88 1

4.8Gjithsej 593

100Burimi: MTI – Registri i bizneseve (2004)

Mund të konkludohet lehtë se Kosova nuk është një vend atraktiv për IJD.Kështu që,

pavarësisht prej mungesës së të dhënave, në Kosovë nuk ka investime të mëdha. Prejardhja e

IJD-ve në Kosovë është shumë indikative; mund të shihet se bëhet fjalë për investime të

vogla. Sa i përket prejardhjes së IJD-ve në Kosovë bazuar në numrin e kompanive të huaja

të regjistruara, prijnë vendet nga EJL; Turqia është vendi i tretë dhe Kina vendi i pestë. Në

përgjithsësi këto firma janë dyqane të vogla d he disa firma të tjera. Megjithëse ka pak IJD

në Kosovë, firmat e tilla nuk janë të integruara sa duhet me ekonominë lokale. Janë themeluar

shumë pak lidhje prapavajtëse. Në mungesë të këtyre lidhjeve, efekti multiplikativ në

ekonominë lokale do të jetë minimal .

Diaspora kosovare konsiderohet si burimi më potencial për IJD në Kosovë. Ne kemi provuar të masim/vlerësojmë se deri në çfarë mase diaspora është prezente në Kosovë por rezultate janë të kufizuara. Kjo për arsye se në regjistrin e bizneseve personat që kanë regjistruar biznese janë evidentuar vetëm sipas shtetësisë së tyre, kështu që nuk ka Megjithë numrin e madh të bizneseve të huaja të regjistruara në Kosovë që vijnë nga vendet e EJL, ka indikacione se BE-ja është investitori kryesor në Kosovë. Në mesin e vendeve nga BE-ja që kanë investuar në Kosovë prijnë Gjermania

dhe Italia. 2Hunya 2 argumenton se:” një infrastrukturë më e mirë që do të lidhte Kosovën me

Shqipërinë do të mundësonte një involvim më të madh të Italisë në Kosovë”. Sipas tij, Italia

mund të shihet si investuesi potencialisht më i rëndësishëm në Kosovë për arsye të nivelit

të zhvillimit dhe diversitetit të industrive që ka ky vend. Për më tepër, Italia mund të

konsiderohet si vendi më i afërt i Kosovës me BE-në për shkak të lidhjeve specifike që ka

2 Húnya, G , Politikat për IJD në Kosovë”, RIINVEST, 2004, f. 53.

Page 11: INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)

12

Kosova me Shqipërinë: i njëjti komb, MTL plotësisht funksionale, etj. Ndoshta mund të vie në

konsiderim edhe përpilimi i një strategjie të përbashkët për investimeve në mes të Kosovës dhe

Shqipërisë.

3.1. Disa të dhëna të përgjithshme mbi kompanitë e huaja në Kosovë

Pothuajse të gjitha kompanitë e huaja të regjistruara në Kosovë i takojnë Sektorit të

Ndërmarrjeve të Vogla. Sidoqoftë, të dhënat e tilla duhet të trajtohen me kudjes, sepse ky

kategorizim është bërë në bazë të numrit të punëtorëve të paraqitur me rastin e regjistrimit të

kompanisë dhe se regjistri nuk është freskuar. Megjthatë, besohet se struktura reale e

këtyre kompanive nuk ndryshon shumë. Sipas regjistrit, 551 kompani të huaja punësojnë 2,788

punëtorë që do të thotë se përbëjnë rreth 1.6 për qind të punësimit në sektorin privat. Shumica e

këtyre ndërmarrjeve (rreth 50 për qind) janë të regjistruara si biznese individuale dhe më shumë

se 20 për qind si ortakëri. Dy kategori tjera të kompanive që mund të pritej se do kishin

pjesëmarrje më të lartë – shoqëritë aksionare dhe kompanitë me përgjegjësi të kufizuar –

përbëjnë vetëm 16.3 për qind të kompanive

të huaja të regjistruara në Kosovë3.

Tabela nr.3. Shpërndarja e kompanive të huaja të regjistruera në Kosovë sipas madhesis dhe vitit të themelimit

≥250 50-249 10-49 1-9 Totali2000 Nr. 8 42 50

% 16,0

84,0

100,0

2001 Nr. 4 50 54

% 7,4

96,2

100,0

2002 Nr. 68 68

% 100,0

100,0

2003 Nr. 1 3 15 223 242

% 0,4

1,2

6,2

92,1

100,0

2004 Nr. 1 6 125 132

% 0,8

4,5

94,7

100,0

Totali Nr. 1 4 33 508 546

% 0,2

0,7

6,0

93,0

100,0

3 Húnya, G , Politikat për IJD në Kosovë”, RIINVEST, 2004, f. 53.

Page 12: INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)

13

Burimi: MTI – Regjistri i bizneseve (2004)

Tabela gjithashtu paraqet një indikator pozitiv mbi rritjen e numrit të kompanive të regjistruara

për 4 vite e gjysmë. Kështu, mund të shihet një rritje signifikante e numrit të kompanive të

regjistruara që nga viti 2000. Në veçanti viti 2003 paraqet vitin me numër më të madh të

kompanive të regjistruara; afërsisht 45 për qind të kompanive të huaja janë regjistruar gjatë këtij

viti që paraqet një rritje prej 32 për qind krahasuar me një vit më parë. Gjithashtu edhe viti

2004 ka filluar me një numër të konsideruar të kompanive të huaja të regjistruara. Një

numër i madh i këtyre kompanive janë të vendosura në Prishtinë (rreth 65 për qind), pastaj

në Ferizaj dhe Prizren me rreth 20 për qind të kompanive. Ky koncentrim kaq i madh i

kompanive të huaja në regjionin e Prishtinës mund të konsiderohet si negativ për këto arsye:

së pari, e bën të dukshëm disekuilibrin në zhvillimin rajonal të Kosovë, dhe së dyti, regjioni i

Prishtinës përbën rreth një të tretën e gjithë territorit të Kosovës, kështu që ky koncetrim kaq i

madh parqet një barrë për institucionet lokale për t’i përballuar kërkesat e bizneseve. Gjithashtu

është indikacion për mungesën e plani hapsinor i cili do t’i identifikonte zonat apo lokacionet

industriale4.

3.2. Shpërndarja e investimeve sipas sektorëve

Investimet në Kosovë sikurse edhe në venet tjera të rajonit janë të shpërndarë në

sektorë të ndryshëm të ekonomisë). Megjithatë, vetëm një pjesë e vogël e investimeve janë

bërë në sektorin e prodhimit, derisa pjesa tjetër është e ndarë barabartë në mes të tregtisë dhe

shërbimeve (të dy këta sektorë marrin pjesë me nga 40 për qind në investimet totale).

Kjo përqidnje e shpërndarjes së investimeve është e njëjtë me atë të paraqitur në një dokument

nga KE (2004) ku theksohet se në sektorin privat në Kosovë në vitet e pas luftës kanë

vazhduar të dominojnë ndërtimtaria, tregtia dhe shërbimet. Shpërndarja e tyre në Kosovë

nëpër sektorë është e njëjtë me shpërndarjen e bizneseve në Kosovë sipas sektorëve.

4 Po aty

Page 13: INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)

14

Tabela nr. 4 Shpërndarja e investimeve sipas sektorëve

Prodhimi Nr.firmave % në sektor % në totalUshqim dhe pije 14 16.9 2.5Ind.materialit ndertimor

13 15.7 2.3

Industria kimike 11 13.3 1.9Makineria dhe paisjet

7 8.4 1.2

Bujqesi 6 7.2 1.1Mobile 5 6.0 0.9Plastike 5 6.0 0.9Dru dhe grafike 5 6.0 0.9Energjetike 4 4.8 0.7Industria e metaleve

4 4.8 0.7

Tekstil 3 3.6 0.5Qeramike 2 2.4 0.4Tjeter 4 4.8 0.7

Prodhimi gjithsej

83 100.0 14.6

Ndertimtaria 49 20.2 8.6Hotele Restaurante

18 19.8 8.4

Transport 32 13.2 5.6Ndermejtesim 26 10.7 4.6Konsultim 23 9.5 4.1Insustria automobilistike

11 4.5 1.9

Banka 7 2.9 1.2Sherbime 6 2.5 1.1

Page 14: INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)

15

mjeksorePatundsheri 5 2.1 0.9Sigurim personal 5 2.1 0.9Telekomunikacion 5 2.1 0.9Edukim 2 0.8 0.4Tjeter 24 9.9 4.2

Sherbimet gjithsej

243 100.0 42.6

TregtiaTregtia me shumice

152 62.3 26.7

Tregtia me pakice 92 37.7 16.1Tregtia gjithsej 244 100.0 42.8Totali 570 100.0 100.0

Privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore ose shoqërore ka qenë arsye kryesore për tërheqjen e

investimeve në vendet e regjionit. Kosova nuk ka ecur shumë përpara në procesin e

privatizimit, i cili proces padyshim do të krijonte shumë mundësitë për tërhejqje më të madhe

të investimeve. Dy fazat e para të privatizimit nuk kanë tërhequr shumë investitorë të

jashtëm. Në mesin e 23 kompanive shoqërore të privatizuara, vetëm 1 prej tyre është blerë

tërësisht nga një investitor nga Maqedonia dhe disa nga to janë blerë së bashku nga investitor

nga diaspora dhe ata vendor. Kompanitë tjera të privatizuara nga blerësit e vendit, me rastin e

tenderimit tenderuesit lokal i kanë tejkaluar me oferta të huajt dhe kështu i kanë blerë

kompanitë. Mund të pritet një involvim më i madh kapitalit të huaj në sektorët në të cilët

investitorët vendor nuk mund të hyjnë, si minierat, energjetika dhe telekomunikacioni.

Sidoqoftë, sa i përket investimeve në ndërmarrjet që do privatizohen në të ardhmen duhet

pasur parasysh efektet negative të bllokimit dhe shtyerjes së privatizimit dhe të politikave jo

konsistente në vendimet për të investuar nga investitorët e jashtëm.

Deri tani sektori më atraktiv për investime ka qenë sektori i bankave. Janë shtatë

banka që operojnë në Kosovë dhe një numër i institucioneve mikrofinanciare. Nga këto

7 banka, dy janë plotësisht me kapital të huaj (këto dy banka janë bankat më të mëdha në

Kosovë në bazë të depozitave dhe kredive), një bankë është me kapital të përzier dhe të tjerat

janë me kapital vendor. Në sektorin e bankave për nga kapitali i investuar dominon Austria e

Page 15: INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)

16

përcjellur nga Gjermania dhe disa institucione ndërkombëtare. Ndërtimtaria dhe prodhimi i

materialit ndërtimor, shiç shihen në tabelë, kanë tërhequr investime të konsiderueshme. Sektori i

Bankave dhe i Sigurimeve ishin ndër sektorët më atraktive për investimet ejashtme në Kosovë.

Këta sektorë kanë absorbuar 30.6 milion €, nga e cila 19.3 (63%)është pjesëmarrja e

kapitalit të huaj i cili përbëhet 13 million € të sektorit bankar dhe 6.3million € të sigurimeve. 5Aktivitet e shumta të rindërtimit në periudhën e pas luftës kanë tërhequr shumë investitor.

Megjithëse nuk shihet në tabelë, sektori i sigurimeve poashtu ka tërhequr investime nga

Shqipëria dhe diaspora Kosovare. Sektorët tjerë nuk kanë qenë në gjendje të tërheqin shumë

investime kryesisht për shkak të situatës së përgjithshme ekonomike dhe klimës politike në

Kosovë.

IV. KUFIZIMET DHE PENGESAT PËR INVESTIMET NË KOSOVË

4.1. Disa faktorë të përgjithshëm lidhur me gjeografin e Kosovës, kufizimet dhe pengesat

për investime në Kosovë

Sipas Komisionit Evropian, parashikimet për nivelin e investimeve në vendet e rajonit

janë të ndryshme. Siç duket, SMZ do të tëheqë pjesën më të madhe të investimeve të

huaja si rezultat i privatizimit të planifikuar në industrinë e duhanit dhe atë të naftës. Edhe Bosnja

pritet të shënojë rritje të nivelit të investimeve gjatë viteve të ardhshme si rezulatat i

përmirsimeve në klimën e biznesit. Ndërsa, në Shqipëri dhe Maqedoni duket se investimet e

jashtme do të shënojnë rënie si rezultat i mungesës së transakcioneve të mundshme të lidhura me

privatizimin si dhe përkeqësimit të klimës së përgjithshme afariste (EC, 2004). Në anën tjetër,

Kosova nuk do të ketë mundësi të tërheq investime të jashtme nëse privatizimi nuk relizohet

shpejt dhe me paramertrat e parapare si dhe nëse nuk bëhen ndryshime të cilat do të

përmirësonin rrethinën e përgjithshme për biznes.

Disa faktorë të përgjithshëm të lidhur me gjeografinë e Kosovës dhe aspektet tjera

makroekonomike; Kosova para së gjithash është:5 Raport hulumtues, Riinvestit, 2002, f 18.

Page 16: INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)

17

Ekonomi e vogël me nivel të ultë të fuqisë blerëse (BPV për kokë banori është më i ulti në

Europë pas Moldavisë) si dhe me potencial të ultë të shtimit ekonomik (pas rritjes së madhe të

shënuar pas vitin 1999, rritja ekonomike në dy vitet e fundit sillet diku rreth 3 apo 4 për qind);

Vend i mbyllur në kuptimin gjeografik; është relativisht larg nga BE-ja, si partneri kryesor

tregtar dhe investitori më i madh potencial jo vetëm për Kosovën por edhe për të gjitha vendet në

rajon;

Vend potencial për jo-stabilitetit ekonomik dhe politik. Problem i shfaqur gjithashtu

kohëve të fundit janë jokonsistencat në politikat ekonomike;

Krijimi i ligjeve është bërë në masë të madhe, ndoshta më tëpër se disa vende në

tranzicion, mirëpo problemi qëndron në nivelin operacional, apo në zbatimin e ligjit

e cila duhet përmirsuar patjetër nëse synohet një zhvillim gjithëpërfshirës. Korniza legjislative

është relativisht e mirë (Banka Botërore, 2004);

Edhepse ekonomi e hapur, Kosova nuk ka lidhje të forta tregtare me rajonin, BE-në dhe

më gjerë të cilat do të mundësonin eksport të madh. Kosova është lënë anash në rrjetin e krijuar

të MTL-ve në rajon kryesisht për arsye politike. Raportet Kosovë – BE janë të rregulluara me

Regulloren e Këshillit European No. 2007/2000 (18

Shtator 2000), sipas të cilit BE-ja trajton preferencialisht produktet e Kosovës duke eliminuar

kështu tarifat për produktet industriale si dhe duke përmirsuar kushtet për hyrje në tregun e BE-së

të produkteve bujqësore. Marrveshja Europeane dhe antarësimi në OBT në këtë faze të

zhvillimeve as që mund të mirren në konsideratë

si rezultat i statusit të pazgjidhur.6

Tendencë e ultë për eksport pa asnjë pjesëmarrje të madhe në ndonjë treg të huaj;

Edhe pse një vend me traditë për industri, shkatrrimi i sektorit të NSH-ve në vitet ’90

në masë të madhe zvoglon rendësinë e këtij faktori.

6 Politika Tregtare dhe Promovimi i Eksportit’, Instituti Riinvest, 2003, f.26

Page 17: INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)

18

Një politikë e tatimeve e përshtatshme për investorët dhe prodhuesit, qasje më e mirë në

financim, zbatim më i madh i ligjit, shërbime publike më të lira dhe më të mira, fuqi punëtore më

produktive si dhe më tepër aktivitete promovuese do të përmirësonin imazhin e Kosovës si një

destinacion I përshtatshëm për IJD-të. Pengesat kryesore që kanë intensitet më të lartë në

realizimin e investimeve të huaja në Kosovë janë:

- Korrupcioni,

- Mungesa e garantimit të investimeve,

- Tatimet e larta,

- Tregu i kufizuar,

- Stabiliteti politik,

- Telekomunikimet.

Ndërkaq penegsa me një intensitet më të dobët të ndikimit në realizimin e investimeve të

huaja mund të merren:

- Mungesa e përvojës në realizimin e IJD,

- Mungesa e ligjeve,

- Lartësia e doganës,

- Statusi final i Kosovës i padefinuar, dhe

- Mungesa e përkrahjes promovuese e investimeve.

Tabela nr.5 Pengesat me të cilat ballafaqohen investitioret e huaj

Korrupsioni 10.4Mungesa e garantimit teinvestimeve

9.0

Tatimet e larta 8.8Tregu u kufizuar 8.2Jostabiliteti politik 8.0Te tjera 7.3Telekumunikimet 7.3Mungesa e pervojes ne IJD 6.6Mungesa e ligjeve 6.4Uji 6.1Doganat 6.1Statusi final i Kosoves i padefinuar

6.0

Mungesa e perkrahjes perpromovimin e investimeve

5.0

Page 18: INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)

19

Furnizimi me rryme elektrike 4.7

Burimi: Raport hulumtues, Riinvestit, 2002

4.2.Financimi dhe shërbimet publike

Pengesë tjetër për investime-të mund të jetë edhe financimi. Sektori banker mund të

analizohet si sektor potencial për investime të huaja dhe në anën tjetër si ofrues i shërbimeve

financiare për ekonominë e vendit. Në rastin e parë, sektori banker nuk ka tërhequr në masë të

madhe vemendjen e investorëve të huaj; nga 7 banka të formuara pas luftës, 2 nga to janë në

tërësi të huaja dhe vetëm një është me kapital të përzier. Këto dy banka të huaja posedojnë

pjesën më të madhe të depozitave dhe kredive në Kosovë. Në rastin e dytë, mund të thuhet se

bankat nuk kanë qënë shumë të suksesshme - kreditë ofrohen me kushte të pavolitshme -

me kamata të larta dhe periudhë të shkurtë të kthimit. Duket se ka mungesë të

besueshmerisë nga bankat. Arsyet për një kujdes kaq të madh të bankave janë të lidhura me

riskun e lartë, fuqizimin e kontrat ave, të drejtat pronësore, etj. Duke pasë parasysh

rëndësinë e sistemit bankier, pengesat e cekura kërkojn vetem ndjenj të menjëhershme.Së

pari si indikator i thjesht i ndërmjetsimit .

Burimi– Sanfey et al. (2004); Kosova – Kalkulimet a autorit bazuar ABP – Buletini Statistik Mujor (2004)Vërejtje: Indikatorët për Kosovën janë për 2003 ndërsa për vendet tjera janë për vitin 2002.

Figura2: Kreditë vendore në IJL

Page 19: INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)

20

financiar mund te shrfytëzohet raporti i kredisë vendore me BPV, për tërë ekonominë apo

vetëm sektorin privat. Të dy indikatorët janë ndër më të ultit në rajon (mesatarja e ponderur e

rajonit është 26.6 perqind).Megjithatë, gati tërë kreditë janë akorduar sektorit privat (afër 83

përqind) e jo si në Shqipëri ku ekziston një diferencë e madhe në mes të kredisë totale dhe

kredisë për sektorin privat. Dy kriteret në vijim gjithashtu tregojnë dobësinë e sistemit bankar

në Kosovë. I pari, është kapitalizimi i bankave, i cili në Kosovë është 2.85. Koeficienti

mesatar i pjesëmarrjes së kapitalit bankar në BPV në fund të vitit 2002 ishte 5.1 përqind

në EJL, krahasuar me 5.3 në vendet e EQL. Amplituda e koeficientit është më e ulëta

në Kosovë dhe më e larta në Kroaci, ku mbërrin në 9.2 përqind. Së dyti, është dallimi

ndërmjet normave të depozitimit dhe të kreditimit. Dallim i madh vërehet në Kosovë, ku ai

mbërrin 11.54 përqind. Rumania dhe SMZ kanë një dallim më të lartë se 16 përqind

ndërmjet këtyre dy normave, ku inflacioni i lartë (në veçanti, në rastin e SMZ) ka

ndikim të madh. Treguesi i tillë thekson shkallë të ultë të efikasitetit, por gjithashtu edhe një

konkurrencë të dobët në sektorin bankar. Për ta përmbledhur, bazuar në të gjithë treguesit e

prezantuar, “cilësia” e sektorit bankar është më e ulët se mesatarja në regjion. Si i tillë, sektori

bankar në Kosovë nuk do të perceptohet si një nxitës i investimeve – të jashtme apo vendore.

V. POLITIKAT E NXITJES SË

INVESTIMEVE NË KOSOVË

5.1. Masat që duhet ndërmarrë për ndërtimin e një mjedisi miqesor për afarizëm dhe investime

Situata aktuale e zhvillimit ekonomik në plan të gjerë dhe problemet e

përshkruara lidhur me IJD-të shtrojnë nevojën për kompletimin e masave të politikës

ekonomike, kuadrit ligjor dhe rrthinës institucionale për krijimin e një mjedisi miqësor për

afarizëm dhe investime. Politkat në të vërtetë duhet tu adresohen njësoj të gjithë investitorëve

privat, të jashtëm dhe vendor. Në këtë pjesë do të adresohen shkurtimisht disa nga çështjet më

relevante për ndërtimin e një rrethine të tillë.

a) Ndërtimi i stabilitetit makroekonomik

Page 20: INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)

21

Rivitalizimi i shpjetë i aktiviteteve ekonomike, rrumbullaksimi i fazës emergjente të rindërtimit

pas luftës dhe asistenca financiare dhe teknike e bashkësisë ndërko mbëtare kanë ndikuar në

rritjen e shpejtë të GDP-së dhe treguesve të tjerë makroekonomik. Mirëpo, brenda

përbrenda kësaj rritje kanë mbetur shumë shpërpjestime të mëdha të cilat mund ta

vështirësojnë ruajtjen e qendrushmërisë së rritës ekonomike dhe stabilitetit makroekonomik.

- raportet midis GDP-së, konsumit, kursimeve dhe investimeve,

- raporteve midis nevojave për investime kapitale dhe buxhetit,

- raportit midis importit dhe eksportit,

- papunësisë dhe investimeve.

Menaxhimi dhe rregullimi adekuat makroekonomik si parakusht i ruajtjes së

stabilitetit ekonomik është kyç për stimulimin e IJD. Nga ana tjetër rritja e investimeve private

është gjithashtu e domosdoshme për të përballuar shumë vështirësi dhe shpërpjestime. Efektet

e tyre duhet orientuar sidomos kah rritja e eksportit, investimet në infrastrukturën publike si

formë e letësimit të presioneve në buxhet, dhe në të njejtën kohë rritjen e të ardhurave

buxhetore nga tatimet dhe rritjen e punësimit. Kjo kërkon rritjen e mëtejme të kapaciteve në

administratën dhe gjithashtu edhe ndërtimin e trasparencës mbi ecuritë e indikatorëve

makroekonomik.

Për çdo investitor, pasqyra reale dhe azhure mbi situatën makroekonomike është me rëndrësi

shumë të madhe. Së këndejmi përparimi i bazës staistikore, metodolog jisë dhe përgjithsisht

sistemit të përllogaritjes së indikatorëve makroekonomik duhet të vëhet në detyrat prioritare.

b) Privatizimi dhe reforma e shërbimeve publike

Aprovimi i rregullores mbi AKM është një hap i rëndësishëm për fillimin e procesit të

privatizimit. Regjistrimi i korporatave të reja subsidiare të dala nga NSH ekzistuese dhe shitja

e pasurisë së tyre në treg investitorëve të vendit dhe të jashtëm, pa patur në trashigimi

obligimet dhe problemet e tjera të NSH duket një model i qëlluar dhe i orientuar drejt

për të qenë atraktiv për investitorët. Duke pasur parasysh të dhënat e prezentuara më sipër

duket se ky është një fakt shumë relevant. Duke u nisur nga fakti se infrastruktura publike,

veçmas telekomunikimet, energjetika dhe

disa nga shërbimet publike mund të jenë atraktive për inevstitorët e jashtëm, hapja e

proceseve reformuese brenda ndërmarrjeve publike ka rëndësi esenciale.

c) Rregullimi i tregut dhe konkurrenca lojale

Ndonëse siç u theksua më parë tregu i Kosovës është i liberalizuar sa i përket regjimit të

tregtisë së jashtme dhe bizneset vendase ballafaqohen me konkurrencën nga importi. Tregu

është mjaft i çrregulluar dhe konkurrenca lojale si forca kryesore nxitëse e stabilitetit

ekonomik dhe racionalitetit të sinjaleve nga tregu ende nuk është vendosur në Kosovë.

Mungesa e statusit ndërkombëtar të Kosovës si entitet i pavarur tregtar është duke u reflektuar

negativisht në pozitën tregtare të Kosovës në rajon dhe më gjerë. Kjo është duke krijuar edhe

Page 21: INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)

22

pasoja serioze në zhvillimin e bizneseve dhe në forcimin e rritjes së qendrueshme ekonomike të

saj. Politikat tregtare dhe në tërësi marrëdhëniet ndëkombëtare të Kosovës me vendet tjera janë

në kuadër të kompetencave të rezervuara për Përfaqësuesin Special të Sekretarit të

Përgjithshëm (PSSP) të Kombeve të Bashkuara. Prandaj, ndërtimi i këtyre politikave

mbetet një nevojë e ngutshme me qëllim të krijimit të parakushteve për një kyçje më

serioze të bizneseve të vendit në tregun rajonal dhe më gjerë.

Përmirësimi i këmbimit tregtar nga perspektiva e realizimit të investimeve direkte

private kërkon masa efektive për:

• Krijimin e politikave aktive tregtare të Kosovës ndaj vendeve tjera në funksion të

konkurrecës lojale,

• Zbatimin e instrumenteve të reciprocitetit,

• Tejkalimin e efekteve negative nga zbatimi i Marrëveshjes Tregtare në mes të

IRJM dhe RFJ”,

• Rregullimin e këtij bashkëpunimi të këmbimit tregtar në mes të Kosovës dhe

Malit të Zi/Serbisë me marrëveshje të vaçantë, dhe në kushte të barabarta,

• Tejkalimin e tatimeve të veçanta josimetrike dhe diskriminuese në tranzit për

importuesit Kosovar në territorin e IRJM, Malit të Zi dhe Serbisë,

• Tejkalimin e pengesave dhe vështirësive për realizimin e eksporteve të Kosovës në

vendet e rajonit si rezultat i aplikimit të instrumenteve joreciproke, kufizimeve dhe pengesave

administrative, aplikimin arbitrar të ngarkesave doganore dhe mos njohjen zyrtare të

çertifikatave mbi origjinën e mallit të prodhuar në Kosovë.

d) Përsosja e mëtejme e sistemit të taksave

Ndërtimi i një sistemi fiskal dhe tatimeve moderne, dhe të përshtatshëm për ekonominë

e tregut është në vijim e sipër. Pjesëmarrja e të hyrave nga tatimet ka shënuar një

ngritje solide prej 8% në vitin 2000 në rreth 17% në vitin 2002, në kushtet e rritjes dinamike të

GDP-së. Masat e mëtejme në politkën tatimore nga aspekti i nxitjes së investimeve private,

kanë të bëjnë me shqyrtimin e lartësisë së gjithmbarshme të tatimeve për bizneset,

sidomos tatimeve (doganës dhe TVSH-së) në investimet kapitale dhe inputet që nuk prodhohen

në vend, me çka Kosova do të përfitonte në dy drejtime:

• rritjen e aftësisë konkurruese për IJD, dhe • norma më të ulta të tatimeve për mallrat investive.

e) Zhvillimi i mëtejm i sistemit financiar dhe kreditimit

Progresi i arritur në funksionimin e sistemit të bankave, krijimit të tregut kreditor dhe rritjes së konkurrencës në të e pastaj rritjes së depoziteve dhe transakcioneve të bizneseve nepërmje tbankave janë vetëm fillimi i ndërtimit të një sistemi financiar të përshtatshëm dhe stimulativ për investime. Depozitat dhe kursimet tregojnë trende pozitive si rezultat i funksionimit efikas të sistemit bankar, dhe i rikthimit gradual të besimit të klientëve. Rritja e depozitave i ka kaluar të gjitha parashikimet dhe paraqet tregues të stabilitetit financiar dhe kreditor. Në fund të vitit 2001, depozitat kishin arrijtur në 467.0 milion €, ndërsa në vitin 2002 janë stabilizuar në shumë prej 350-

Page 22: INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)

23

380 milion €. Nga këto depozita, 36% janë të afatizuara dhe konsiderohen si resurse të rendësishme në mbështetjen kreditore të bizneseve. Kreditimi i bizneseve gjithashtu ka shënuar progres. Të gjitha bankat e licencuara në Kosovës, janë duke implementuar programe të kreditimit dhe mbështetjes së bizneseve. Gjer më tani bankat e vendit kanë siguruar rreth 53 milion € kredi për ndërmarrjet e vendit dhe atë kryesisht në tregti (49.6%), biznese prodhuese (16.9%), shërbime (19.5%) dhe sektorë tjerë (13.9%)7.

ë) Legjislacioni

Një pjese e konsiderueshme e ligjit komercial të aprovuar dhe të pergatitur u pergjigjet standardeve të ekonomisë së tregut e qe është kerkese elementare e çdo investitori. Këto kërkesa i përmbush edhe Rregullorja mbi Investimet e Jashtme. Mirëpo nese pakoja e ligjeve komerciale dhe të tjera nuk është e kompletuar dhe nuk zbatohet në mënyrë konsekuente, atëherë mungojnë efektet e domosdoshme sinergjike dhe këto përparesi të kuadrit ligjor në Kosovë zbehen dukshëm.

Për inkurajimin e inevstimeve janë një lloj të dëmshme moskompletimi i ligjeslacionit dhe mungesa e fuqisë dhe emkanizmave për t’i zbatuar ligjet dhe parimet e shtetit ligjor. Prandaj, veprimi i institcioneve kompetente brenda UNMIK-ut, Paralamentit dhe Qeverisë duhet të jetë në dy kanale:

• Zbatimin efektiv të ligjeve të aprovuara e sidomos: Ligjit mbi korporatat

(ndërmarrjet, Rregulloren mbi AKM, pengun, standardet e kontabilitetit, etj),

• Kompletimin e kuadrit ligjor dhe nxjerrjen e ligjeve të cilat ende mungojnë, e sidomos:

Shfrytëzimin afatgjattë të tokës, Ligjin mbi Hipotekën, Ligjin mbi Bankrotimin,

Ligjin mbi Mbrojtjen e Konkurrencës, Ligjin mbi Tregtinë e Jashtme, Ligjin mbi Tregun

Financiar dhe Letrat me Vlerë, Ligjin mbi Pronësinë Intelektuale.

f) Avancimi i subjektivitetit të Kosovës në marëdhëniet ekonomike

ndërkombtare.

Sipas Rezolutës 1244 dhe Kornizës Kushtetuese të Kosovës çështjet që kanë të

bëjnëme raportet ndërkombëtare të Kosovës janë të drejta të rezervuara të PSSP. Në kuadër

tëkëtyre çështjeve dhe kompetencave janë edhe ato që kanë të bëjnë me krijimin epartneritetit

ekonomik dhe tregtar të Kosovës me boten e jashtme. Edhe pse në Kosovë është krijuar një

kornizë ligjore bazike për realizimin e investimeve direkte private, mos pjesemarrja e Kosovës

në isntutucionet më të rendësishme ekonomiko financiare redukton dukshëm kapacitetet

negociuese për arritjen e marrëveshtjeve bilaterale me vendet tjera, dhe do ta vështirësojë

inkurajimin e investitorëve të huaj. Me qëllim të tejkalimit të këtyre problemeve, UNMIK-u

dhe Institucionet Kosovare duhet të punojnë në këto drejtime:

Nënshkrimin e marrëveshjeve bilaterale me vendet tjera lidhur me sigurimin e

investimeve dhe tejkalimin e tatimimit të dyfisht të të ardhurave dhe profiteve,

Rregullimi dhe institucionalizimi i statusit të Kosovës në raport me institucionet financiare

ndërkombëtare me qëllim të krijimit të një partneriteti më të qendrueshem afatgjatë që do të

7 Raport hulumtues, Riinvestit, 2002, f.32.

Page 23: INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)

24

shprehej pozitivisht në participimin e Kosovës në projektet e këtyre institucioneve,

Avancimi i statusit të Kosovës në kuadër të Paktit të Stabilitetit nga antarësimi vrojtues

në antarësim substancial me të drejt vote,

Zyrtarizimi i teritorit të Kosovës si territor ndërkombëtar tregtar dhe doganor, do të dërgonte

sinjale të qarta për sigurinë e investimeve direkte private në vend dhe teritorin e Kosovës, do

ta bënte vend të sigurt dhe atraktiv për lëvizjen e kapitalit ndërkombëtar.

Page 24: INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)

25

5.2. Promovimi në funksion të Investimeve

Promocioni është një nga elementet qensore të strategjisë së ndërtimit të imazhit

pozitiv dhe atraktiv për inestitorët. Tani në Kosovë aktivitet promovuese janë në fazën inciale

dhe pa qasje të integruar. Me qëllim të tejkalimit të kësaj situate është e nevojshme që të

kordinohen instrumentet promovuese të akterëve në kuadër të një strukture te re

promovuese. Kjo do kontribuonte për realizimin e një fushate institucionale në

nivelet qeveritare, joqeveritare dhe profesionale me qëllim të përfshirjes së Kosovës në

rrjedhat e kapitalit dhe të investimeve ndërkombëtare.

Gjatë kësaj periudhe në promovimin e investimeve dhe në veçanti të investimeve direkte

private janë involvuar këto institucione, organizata dhe projekte ndëkombëtare:

5.2.1. Qeveria e Kosovës me përpjekjet e veta është e orientuar në krijimin e kanaleve

kooperuese me Diasporën Kosovare, në promovimin e programit të vet, në promovimin e

mundësive për mobilizimin e mjeteve të Diasporës në projektet produktive, dhe në

ofrimin e informatave relevante lidhur me legjislacionin dhe reformen ekonomike që është

duke u realizuar në Kosovë.

5.2.2. Oda Ekonomike e Kosovës është duke dhënë një kontribut të çmueshëm në

krijimin e lidhejve të reja ekonomike në mes të ekonomisë së Kosovës dhe vendeve tjera e në

veçanti me tregjet e ish - Jugosllavisë. Oda Ekonomike ka promovuar mundësitë për

pertneritet me ndërmarrjet rajonale, duke inkuadruar edhe Diasporën Kosovare. Këto

përpjekje janë realizuar nëpërmjet organizimit të panaireve në vend, organizimit të

ndërmarrësve Kosovarë për pjesëmarrje në panairet rajonale, misioneve studiuese dhe

organizimit të ëorshopeve dhe seminareve të ndryshme.

5.2.3. USAID Projekti për Mbështetjen e Bizneseve të Kosovës (KBS) përqendrohet

në zhvillimin e kapaciteteve menaxherike të ndërmarrjeve kosovare dhe në mbështëtjen

institucionale të zhvillimit të tyre. Mbështeteja përfshin edhe lehtësimin e qasjes së

ndërmarrjeve në punët eksportuese, në gjetjen e burimeve të reja financiare dhe vendosjen e

kontakteve me investitorë të huaj. Në kuadër të projektit janë organizuar misione promovuese

me grupe të ndryshme të investitorëve dhe të diaspores kosovare me qëllim të promovimit

të intereseve të Kosovës për bashkëpunim me investitoret e

huaj.

5.2.4. Euro Info Qendra është instrument i rendësishem promovues me kyçje në një

rrjet të 300 qendrave të ngjashme në Evropë. Është duke krijuar resurse të rendësishme

informatike për bizneset e Kosovës në ndërlidhje dhe komunikim me bizneset ndërkombëtare.

Aktivitetin promovues është duke e realizuar nëpërmjet: (i) ofrimit të informatave të para për

klimën investuese në Kosovë dhe ofrimi i njohurive mbi politiken rregullatore të Evropës,

Page 25: INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)

26

tregjet, projektet e përbashkëta, tenderet dhe partnerët Evropian (ii) formimit të IECC

ëebsite duke ofruar informata të biznesit të Kosovës dhe mundësitë për investime të

mundëshme.

5.2.5. Swissontact-i projektet i ka përqendruar në tri fusha: (i) trajnim, (ii)

shërbimet e biznesit dhe (iii) mbështëtejen e Diasporës Kosovare për rikthim në Kosovë. Nga

aspekti i promovimit të investimeve të huaja me rendësi është anagazhimi i palës Zvicrrane për

formimin e Fondit Investues Kosovaro-Zvicrran, si model për mobilizimin dhe orientimin e

mjeteve të Diasporës Kosovare në NVM-të në Kosovë.

Page 26: INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)

27

VI. PËRFUNDIMI

Kosova ka hyrë në një fazë shumë dinamike të zgjidhjes së statusit përfundimtar, me

çka pritet edhe të krijohen mundësitë për një zhvillim më të mirë ekonomik. Investimet e

Jashtme Direkte në Kosovë padyshim që janë një bazë e fortë dhe me një rendsi vitale për

zhvillimin ekonomik dhe për ngritjen e standardit jetësor.

Sot institucionet vendore në bashkëpunim me institucionet ndërkombtare janë duke bërë

përpjekje të vazhdueshme për të tërhequr një numer sa më të madhe të investitorëve të huaj, dhe

për të krijuar një klime të përshtatshme për ta.

Kosova ka mjaft potenciale për të tërhequr investimet e huaja direkte, resurse ka në

energjetikë, resurse ka në pasuritë minerale, në sektorin e zhvillimit të bujqësisë dhe

prodhimeve ushqimore, në sektorin e turizmit, në pozitën e mirë gjeografike që ka në rajon.

Pastaj, janë resurset humane, popullsia shumë e re dhe me një disponim shumë të mirë për

punë, edhe politikat fiskale që aplikohen në Kosovë, janë shumë të përshtatshme për

zhvillimin e biznesit, por pengesë kryesore për investitorët e huaj aktualisht është

furnizimi jo i rregullt me energji elektrike. Investimet e Jashtme Direkte janë pothuajse me të

vogëlat në rajon, por shpresojmë që më zgjidhjen e statusit perfundimtar të kemi një hov të

madhë të investitorëve te huaj, të cilet nuk do të hezitojnë të investojnë dhe të gjejnë

tregun e tyre në Kosovë.

Page 27: INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)

28

VII. REKOMANDIME

Akterët e politikave duhet të luajnë rol më aktiv në krijimin e një ambienti

miqësor për investime në Kosovë duke krijuar praktika të mira dhe koordinuar përpjekjet

për adresimin e këtyre çështjeve:

Praktikat dhe përvojat ndërkombëtare duhet të shërbejnë si bazë për krijimin e një rrethine

investive më miqësore. Për ta bërë këtë me sukses, Qeveria dhe UNMIK-u duhet të

përqendrohen në aktivitetet si vijojnë:

Përmirësimin sistematik të stabilitetit politik dhe gjendjen e sigurisë;

Rritjen e vetëdijësimit të komunitetit të biznesit dhe opinionit publik se sa i

rëndësishëm është roli i sektorit privat në promvimin e progresit ekonomik dhe krijimin

e ekonomisë së tregut;

Mbrojtjen e konkurrencës lojale duke reduktuar evazionin fiskal dhe

intensifikimin e vazhdimësisë së masave sistematike kundër korrupcionit;

Page 28: INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)

29

Lehtësitë për eksport përmes krijimit të indentitetit tregtar të Kosovës dhe

nënshkrimi i marrëveshjeve me vendet fqinje dhe vendet tjera për t’i eliminuar

pengesat administrative, si psh. njohja e çertifikatës së origjinës Kosovare dhe

respektimi i parimit të reciprocitetit në marrëdhëniet tregatre;

Ndërmarrjen e të gjitha masave për t’i përmbushur standardet dhe kriteret që

kërkohen nga Marrëveshja për Investime në kuadër të Paktit të Stabilitetit me qëllim që

të ndërtohet një kornizë stabile, transparente dhe e unjësuar për investime në sektorin

privat;

Ppromovimi i programit të privatizimit te investitorët potencial, zhvillimi dhe

publikimi i referencave udhëzuese mbi procedurat e politkës operative dhe ndërtimi i

praktikave transparente që lidhen me implementimin e Rregullores mbi AKM-në e

cila do t’i inkurajonte investitorët e vendit dhe të huaj;

Kompletimi i kornizës ligjore duke aprovuar ligjet dhe rregulloret që janë në pritje

për Privatizimin/Ligji mbi Shfrytëzimin Afat-gjatë të Tokës, Ligji mbi Hipotekën,

Ligji mbi Bankrotimin, Ligji mbi Mbrojtjen e Konkurrencës, Ligji mbi Tregtinë e

Jashtme, Ligji mbi Tregun Financiar dhe Bursën dhe, Ligji mbi të Drejtat Pronësore.

Ligjet në të cilat janë bërë plotësimet e duhura duhet të fillojnë të

implementohen dhe fuqizohen juridikisht, dhe me anë të kësaj të forcohet

rregullative ligjore;

Duke u bazuar në shembullin e marrëveshjes OPIC, të arrihen marrëveshje të

ngjashme me agjencitë e ndryshme të Evropës dhe rajoneve tjera.

Masat në kuadër të politikave duhet të drejtohen kah krijimi i një sistemi bankar efikas, i cili do

të ofronte:

Nxitje më të mëdha dhe norma më të mira të kamatës për kursimet në formë të

depozitave afatgjate, që do të mundësonin dhënien e kredive afatgjata

Rritjen e mëtejme të konkurrencës dhe futjen në përdorim të instrumenteve

garantuese për të stimuluar norma më të ulta të kamatës për kreditë investive

Implementimi i praktikave të përparuara të sistemit bankar që e lehtësojnë

tregtinë, psh. futja në përdorim e Kambialit dhe Garancioneve Bankare.

Krijimi i sistemit për kontakte institucionale me Diasporën Kosovare, dhe

shmangjen e fragmentimit që mund të vie si rezultat i interesave të bazuara në

Page 29: INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)

30

organizimin politik, por në favor të formave organizative me attributet Kosovare dhe

Komunale që kanë për qëllim mobilizimin e kapitalit financiar dhe njrëzor për investime në

Kosovë. Të elaborohet koncepti i fondeve investive me kapital të Diasporës dhe promovimi i

tyre si gjenerator i investimeve potenciale. Kjo mund të realizohet në bashkëpunim me

qeveritë dhe bankat e vendeve korresponduese;

Infrastruktura duhet të përmirësohet. Veçanërisht, infrastruktura rrugore më e mirë me

Shqipërinë do të ishte e rëndësishme në mënyrë që të tërhiqen invest itorë potencialë nga Italia

dhe vendet tjera të BE .

Duhet bërë përpjekje për përmirësimin e klimës së përgjithshme afariste, një nga faktorët

kryesorë të investimet e huaja. Dy aspekte të politikës tatimore duhen përmirësuar:

- Tatimi në fitim duhet të ulet për fitimet e riinvestuara;

- Duhet bërë më shumë përpjekje për përmirësimin e procedurave të TVSH,

implementimin dhe rimbursimin e së njëjtës.

Duhet përmirësuar më tutje cilësinë e edukimit, veçanërisht të edukimit të lartë. Duhet

të konsiderohet se adoptimi i gjuhës angleze si gjuhë e dytë në kuadër të arsimit të lartë, do të

mund të krijonte beneficione të ardhshme nga IJD-të dhe të formonte përparësi

konkuruese në bazë të energjisë së re ndërmarrëse të popullatës.

Së fundi, toka dhe ndërtesat industriale të NSH-ve duhet të shfrytezohen për

tërheqjen e investitorëve përmes krijimit të parqeve të biznesit.

Page 30: INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)

31

VIII. LITERATURA

1. Dr. Alan Bevan, dr.Saul Estrin, dr.Heather Grabbe: “Foreign Direct Investment

and Europian Union, Europian Bank for Reconstruction and Development, 2004

2. Dr.Muhamet Mustafa: “ Qeverisja e Projekteve Investive”, Prishtine, 2003

3. Dr.Andreas Johnson : „Foreign Direct Investment in eocnomies of Eastern

Europian” International Business School, 2005

4. Dr.Spiro Brumbulla: „Investimet“ Tirane, 2004

5. Dr.Elisabbeta Falcetti, dr, Peter Sanfey “Private sector development, capital flo ës

and the investments climate in the South Eastern Europe” London, 2004

6. Prof.Dr. Selman Selmanaj “Globalizimi dhe Tranzicioni” Prishtine, 2006

7. Dr.Magnus Blomstrom “The economics of Foreign Direct Investments

Incentives”, National Bureau of Economic Research, 2004

8. Investimet e Jashtme Direkte, RIINVEST, 2005

9. Dr. Lionel Fontagne “Foreign Direct Investment and International Businees”

Organisation for Economic Cooperation and Development, Paris 2005

Page 31: INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)

32

Page 32: INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)

33