30

Bazat e Politikes Se Jashtme

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Bazat e Politikes Se Jashtme
Page 2: Bazat e Politikes Se Jashtme

Bazat e Politikës së Jashtme të Kosovës

RAPORT EKZEKUTIV

PRISHTINË, NËNTOR 2008

01

Page 3: Bazat e Politikes Se Jashtme

4

Përmbajtja

Raport ekzekutiv nga Konferenca “Bazat e Politikës së Jashtme të Kosovës” ........................ 5

Hyrje ............................................................................................................................................................ 9

Zhvillimi historik i politikës së jashtme të Kosovës ........................................................................ 10

Sfidat dhe domosdoshmëritë sistemore në ndërtimin e politikës së jashtme të Kosovës ....................................................................................................... 13

Prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës................................................................................... 16

Vështrim historik zhvillimit të politikës së jashtme të Kosovës – nga Kushtetuta e Kaçanikut, tek Marrëveshja e Ahtisaarit .......................................................... 19

Sfidat dhe domosdoshmëritë sistemore në ndërtimin e politikës së jashtme të Kosovës .................................................................................... 23

Sfidat e politikës së jashtme që nuk e presin Kosovën .................................................................. 27

Page 4: Bazat e Politikes Se Jashtme

5

Raport ekzekutiv nga Konferenca

“Bazat e Politikës së Jashtme të Kosovës”

Parathënie

Pavarësimi i vendit i bëri të domosdoshëm hapa drejt themelimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ndonëse me vonesë, ky akt përfundimisht e lëkundi nga vendi një proces i cili ishte mbaj-tur pezull prej kohësh. I konsideruar si portofol tejet atraktiv, ndërtimi i Ministrisë së Jashtme u përcoll me mungesë të jashtëzakonshme transparence, rivalitet brenda koalicionit dhe vonesa të pajustifikueshme.

Përveç vështirësive të natyrës objektive si, mungesa e kuadrit ligjor, mungesa e shërbimit diplo-matik, mungesa e hapësirave dhe stafit profesional, MPJ është treguar bukur e varfër edhe në ndërtimin e aspekteve programore, ka treguar mungesë vizioni për adresim të nevojave të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar. Shumëçka ka ecur me inercionin e subordinimit absolut nën diplomacitë e shteteve sponsore të pavarësisë së Kosovës. Meritat për sukseset dhe përgjegjësitë për dështi-met nuk zunë vend ne llogarinë e brendshme politike. “Integriteti”,“Idetë” dhe “kreativiteti” nuk do të ishin fjalë të përshtatshme për të përshkruar muajt e parë të punës së ministrisë.

Në këtë situatë, Klubi ka vlerësuar se ekziston hapësirë që përmes aktivitetit civil, një debati intelektual, të thelluar dhe konkret, të nxitet një veprim më kreativ i hisenikëve të procesit, në rend të parë Ministrisë së Punëve të Jashtme. Konferenca “ Bazat e politikës së jashtme të Kosovës” ka pas për qëllim të nxis një debat konstruktiv i cili do te rezultonte me një analize te pozitës se sotme ndërkombëtar të Kosovës dhe me një listë rekomandimesh që do të shërbejnë në përcaktimin e bazave te politikes se jashtme te vendit.

Ishte ky hapi i parë, gjithsesi një ndërmarrje e guximshme e Klubit për Politikë të Jashtme, për nxitjen e interaksionit shoqëror mbi atë që duhet te jete platformë konsensuale e shoqërisë koso-vare. Pjesëmarrja, paraqitjet e panelistëve dhe argumentet e diskutuesve ishin tregues te mirë për potencën e shoqërisë kosovare, që përmes një debati të hapur të identifikojë nevojat për themelet e shëndosha të politikës së jashtme të vendit.

Ylli Hoxha Drejtor Ekzekutiv

Page 5: Bazat e Politikes Se Jashtme

6

Konstatimet:

Paneli i pare: Identiteti i politikës së Kosovës në fazën e parë të hapjes së çështjes së Kosovës ndërto-

het mbi disa momente kyçe: shkatërrimin e partisë komuniste, krijimin e një skenë pluri-partiste kosovare, si dhe shpalljen e orientimit politik pro-perëndimor të Kosovës

Lidershipi i Kosovës do të insistojë në krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës, përmes një procesi politik ndërkombëtar, duke iu shmangur luftës së armatosur. Sfidat themelore të viteve te ’90 ishte mbajtja hapur e çështjes së Kosovës dhe nxitja e procesit negociator Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar dhe garantuar ndërkombëtarisht.

Qëndrimi i SHBA-së ka qenë vendimtar në mbajtjen e temës së Kosovës në Grupin e Kontaktit dhe në të gjitha instancat tjera relevante.

Synimet e politikës së jashtme të Kosovës u arritën, për të përjetuar kulminacionin në vitet 1998, 1999, me luftën kosovare të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe ndërkombëtare, të prirë nga Pakti NATO, për çlirimin e Kosovës

Bashkimi i qëllimit fi nal të pavarësimit të Kosovës me suksesin e misioneve ndërkom-bëtare të pranishme në vend, si OKB-së, NATO-s, BE-së, dhe shteteve më të mëdha të Perëndimit, ka qene objektiv i politikes se jashtme të Kosovës.

Paneli i dytë

Interesat bazike kombëtare për secilin shtet konsiderohen se janë ekzistenca dhe sovraniteti i shtetit, vitaliteti dhe prosperiteti ekonomik, ruajtja e vlerave kyçe të sho-qërisë dhe rregullimit

Sfidë kyçe që kërkon trajtim imediat mund të konsiderohet mungesa e formulimit të qartë të interesave kombëtare, objektivave të politikës së jashtme dhe udhëzimeve për arritjen dhe promovimin e tyre, për të cilat mungon debati publik dhe konsensusi politik dhe shoqëror në Kosovë

Kosovës i mungojnë kapacitetet dhe ekspertiza për krijimin dhe zbatimin e efektiv të politikës së jashtme. Kjo mungesë kapaciteti reflektohet në ushtrimin e funksioneve bazike të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Imazhi i dobët ndërkombëtar I Kosovës është sfida më e vështirë strukturale dhe kon-ceptuale për zbatimin efektiv të politikës së jashtme të saj. Imazhi ndërkombëtar i Kosovës varet drejtpërsëdrejti nga kualiteti i qeverisjes dhe konsolidimi i suksesshëm i shtetësisë, për tejkalimin e së cilës nevojitet angazhimi i të gjithave resurseve qeveritare dhe joqeveritare të vendit tonë

Paneli i tretë

Kosova,tetë muaj pas shpalljes së pavarësisë , ende nuk ka një dokument të politikës së vet të jashtme, një dokument të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, ku do të përcaktoheshin synimet e vendit në këtë fushë

Për të ndërtuar një politikë të jashtme të qëndrueshme, nevojitet marrëveshje brenda shoqërisë për atë se çka janë prioritetet bazike të shtetit, prej një perspektive afat-shkurtër e deri te ajo afatgjatë, dhe këto prioritete do ndeshur me tablonë e realitetit të sotëm të vendit.

Page 6: Bazat e Politikes Se Jashtme

7

Kosova është vend strukturalisht i varfër me shtetësi e pavarësi ende të parrumbul-lakësuar , i dalë nga një krizë e gjatë politike ,ekonomike e të sigurisë, që synon të përm-bush identitetin e vet euro-atlantik duke qenë shtet anëtar i NATO-s dhe BE-së , e i ndih-muar deri më sot në këto synime nga SHBA-të dhe BE.

Tri sfidat politikës së jashtme: përmbyllja e shtetësisë, nxenja e hapit zhvillimor ekonomik, transformimi i mbështetjes ndërkombëtare nga moduli “stabilizues” në modulin”transformues”.

Tri prioritete e politikës së jashtme: Tërësisë tokësore e Kosovës si prioritet i politikës së jashtme - çështjen e tërësisë funksionale të Kosovës ta integrojë në atë që do të jetë oferta e BE-së për integrim të regjionit të Ballkanit perëndimor; b) “rrethi i miqve” të Kosovës jashtë bashkësisë Euroatlantike, pjesë e identitetit ndërkombëtar të Kosovës; c) vënia e bazave evropiane për procesin e bisedimeve për vendosjen e marrëdhënieve nor-male , të fqinjësisë së mirë, mes Kosovës e Serbisë

REKOMANDIME:

1. Institucionet e Kosovës duhet të inicojnë hartimin e një platforme për politikën e jashtme të Kosovës. Në të duhet bëhet formulimi i qartë i interesave kombëtare, objektivave të politikës së jashtme dhe udhëzimeve për arritjen dhe promovimin e tyre.

2. Synimi për të qenë pjesë e NATOS dhe BE-së duhet të mbetet fundament i kësaj plat-forme. Ky proces duhet të jetë i afatizuar dhe transparent.

3. Shoqëria kosovare, institucionet e vendit duhet të nisin një debat të afatizuar për defi ni-min e prioriteteve të vendit (interesave kombëtar-shtetëror) të cilat do të shërbejnë si bazë e artikulimit të politikës së jashtme. Ky proces duhet te jete i afatizuar dhe konsen-sual.

4. Qeveria duhet t’i aprovoi si prioritete të politikës së jashtme, që kërkojnë angazhim të menjëhershëm, këto pika:

“përfundimi” i shtetësisë, funksionimi i Kosovës me institucione të vetat në tërë territorin e vendit;

arritja e legjitimiteti ndërkombëtar; njohja e Kosovës nga vendet e mbetura dhe organizatat ndërkombëtare;

zënia e hapit zhvillimor; tejkalimi i ngecjes së përgjithshme zhvillimore të trashëguar

orientimi i mbështetjes euroatlantike në nevojat transformuese të shoqërisë; vendosja e bazës evropiane për krijimin e marrëdhënieve normale, të fqinjësisë së

mirë, mes Kosovës e Serbisë5. Qeveria, urgjentisht, duhet të merr masa për të ngritë kapacitetet në hartimin dhe zbati-

min e politikave për marrëdhëniet me jashtë. Ajo duhet t’i shfrytëzojë të gjitha kapac-itetet intelektuale të vendit. Në rekrutimin e kapaciteteve, profesionalizmi duhet të jetë kriteri kyç i përzgjedhjes së kandidatëve.

6. Në aspekt afatgjatë qeveria duhet të investoi në ngritjen e kapaciteteve të reja, përmes edukimit brenda dhe jashtë, bazuar në një plan konkret të zhvillimit të nevojave njerëzore.

7. Qeveria të angazhojë tërë kapacitetet në dispozicion në procesin e lobimit për njohje të Kosovës. Ekziston hapësirë që përmes diplomacisë parlamentare dhe joformale të

Page 7: Bazat e Politikes Se Jashtme

8

lobohet dhe të kryhet një punë e konsiderueshme në arritjen e prioriteteve në politikë të jashtme. Qeveria duhet të inkurajoj dhe koordinojë këtë angazhim, qoftë institucional qoftë të shoqërisë civile.

8. Qeveria e Kosovës duhet të ndërtojë strategji të veçantë për përmirësimin e imazhit ndërkombëtar të Kosovës. Në këtë drejtim duhet angazhim në përmirësimin e funksion-imit të vendit (stabilitet, respektim të drejtave të njeriut, sundim të ligjit, luftë kundër korrupsionit, krijim të perspektivës ekonomike etj.), sa edhe në promovimin dhe luftimin e paragjykimeve që na rëndojnë.

9. Institucionet e Kosovës duhet të fi llojnë të ndërtojnë qëndrime autonome lidhur me çështje të rëndësishme në marrëdhënieve ndërkombëtare. Duhet mënjanu traditën e dëgjushmërisë absolute për secilën çështje të politikës së jashtme ndaj SHBA-ve, BE-së apo shteteve të caktuara, pa asnjë nuancë autorësie apo të mendimit kritik. Qeveria, Presidenca, Ministria e jashtme duhet të artikulojnë qartë këto qëndrime dhe ti koordino-jnë në mes vete.

Page 8: Bazat e Politikes Se Jashtme

9

Hyrje

Më 6 tetor 2008, në Vila “Gërmia”, në Prishtinë, është mbajtur konferenca “Bazat e Politikës së Jashtme të Kosovës” e organizuar nga Klubi për Politikë të Jashtme. Panelistë në këtë konfer-encë kanë qenë publicisti Blerim Shala, analisti Lulëzim Peci, si dhe publicisti Veton Surroi, ndërsa kanë kontribuar me fjalimet e tyre edhe personalitete të shumta, vendore dhe ndërkombëtare, të skenës politike të Kosovës.

Ndër të tjerë, të pranishëm kanë qenë Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Faith, ambasadorja franceze, ambasadori gjerman, belg, bullgar, e nominuara për zëvendësministre të Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku, dhe shume personalitete te jetës politike, shoqërisë civile, botes akademike dhe biznesit.

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë (ICO), Pieter Faith, i ka ofruar mbështetjen e tij të plotë Klubit për Politikë të Jashtme, ndërsa i ka bërë thirrje qeverisë ta ndryshojë qasjen ndaj grupit të mendimtarëve për çështjet e diplomacisë. Ai ka thënë se qeveria duhet t’i shfrytëzojë të gjitha kapacitetet intelektuale të vendit në hartimin dhe zbatimin e politikave për marrëdhëniet me jashtë.

“Zbatimi i planit të Ahtisaarit, decentralizimi dhe zhvillimi ekonomik i vendit, është rruga që duhet të ndjekin institucionet e Kosovës”, ka thënë Feith, duke shprehur besimin se kjo do t’i ndih-mojë shumë shtetit të ri të pavarur që të afrohet me Bashkimin Evropian, si dhe të shtojë numrin e njohjeve të reja ndërkombëtare.

Në konferencën për “Bazat e Politikës së Jashtme” ka marrë pjesë edhe e nominuara për zëv-endësministre të Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku, e cila ka konsideruar se debati në këtë konfer-encë do t’ju ndihmojë institucioneve të Kosovës. Çitaku ka numëruar tri sfidat kryesore të poli-tikës së jashtme të Kosovës duke potencuar nevojën e një konsensusi politik dhe qytetar lidhur me politikën e jashtme. Sipas saj, sfidat aktuale të diplomacisë kosovare janë shtimi i numrit të njohjeve ndërkombëtare, bashkëpunimi me vendet që e kanë njohur Kosovën, si dhe përballja me pasojat e nismës serbe për shqyrtimin e legjitimitetit të pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Ti shohim edhe mendimet tjera!

Page 9: Bazat e Politikes Se Jashtme

10

dje 1989 2007

Zhvillimi historik i politikës

së jashtme të Kosovës

Nga kushtetuta e Kaçanikut te Marrëveshja e Ahtisaarit

(Blerim Shala)

Citati i panelit

“Kosova nuk ka pasur shans fare të bëhej as republikë e as shtet i pavarur po të mos shkatërrohej Jugosllavia. As s’ka pas shans Kroacia, as Sllovenia, e asnjë tjetër. Jugosllavia nuk ish ra po të mos kish ra muri i Berlinit, dhe ky është konteksti i madh historik dhe ky kontekst çon te një adresë tjetër, te Moska. Moska nuk ka pasur gjë kundër mu shkatërru Jugosllavia dhe mu kriju shtetet e reja” Blerim Shala

Panelisti i parë në konferencë, publicisti Blerim Shala, ka bërë një “Vështrim historik të zhvillimit të politikës së jashtme të Kosovës - Nga kushtetuta e Kaçanikut te Marrëveshja e Ahtisaarit”, i cili vështrim ka ngjallur reagime në mesin e pjesëmarrësve.

Sa i përket kontekstit historik të çështjes së Kosovës, publicisti Shala ka konstatuar se hapja e saj si çështje është bërë nëpërmjet dy dinamikave të zhvillimeve: dinamika e brendshme, që njeh si fazën e fundit të saj ngjarjet në harkun kohor 1981 - 1989, e që tregoi se statusi i atëhershëm i Kosovës nuk ishte në përputhje me vullnetin e popullit të Kosovës dhe as me synimet e regjimit të Serbisë; dhe dinamika e jashtme, me përfundimin e Luftës së Ftohtë, që konfirmoi fundin e RSFJ-së dhe hapjen e çështjeve të pazgjidhura kombëtare brenda RSFJ-së.

Për identitetin e politikës së Kosovës në fazën e parë të hapjes së çështjes së Kosovës, Shala ka thënë se është ndërtuar mbi disa momente kyçe: shkatërrimin e partisë komuniste, krijimin e një skenë pluripartiste kosovare, si dhe shpalljen e orientimit politik pro-perëndimor të Kosovës.

Ky identitet politik, sipas tij, ka krijuar themelet politike për artikulimin dhe shprehjen e vullnetit poli-tik të popullit të Kosovës. Artikulimi dhe shprehja e vullnetit politik të popullit të Kosovës, sipas vlerësimit të Blerim Shalës, është bërë nga udhëheqësia shumëpartiake e Kosovës, që njihej asokohe me një emër të përbashkët, Alternative Kosovare, e që tubohej rreth dr. Ibrahim Rugovës, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në bashkëpunim me autoritetet e mbetura kosovare të pushtetit.

“Lidershipi i Kosovës do të insistojë në krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës, përmes një procesi politik ndërkombëtar, duke iu shmangur luftës së armatosur, për shkak të shpërputhjes së madhe në organizimin ushtarak midis Kosovës dhe Serbisë”, ka theksuar Shala.

“Dr. Ibrahim Rugova i pati artikuluar shkurt dhe qartë synimet e Kosovës, me atë porosinë e njohur: Pavarësi dhe Demokraci”, ka shtuar ai.

Për synimet e politikës së Kosovës, ky panelist ka vlerësuar se në dimensionin e brendshëm, politika e

Page 10: Bazat e Politikes Se Jashtme

11Kosovës ka qenë e tëra refuzim i vendosur, me çdo çmim, i pushtetit të Serbisë.

Në dimensionin e jashtëm synimet mund të të përmblidhen në 4 tërësi: a) Që Perëndimi ta njohë çështjen e Kosovës si të pazgjidhur, b) që Kosova të afrohet kah Perëndimi dhe eventualisht të nxis rolin ndërmjetësues të tij; c) që negociatat eventuale Kosovë -Serbi të mbërrijnë në stadin e garantimit ndërkombëtar; dhe ngadhënjimi në lëmin informativ dhe propagandistik.

“Në masë të madhe, të gjitha këto qëllime u arritën, për të përjetuar kulminacionin në vitet 1998, 1999, me luftën kosovare të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe ndërkombëtare, të prirë nga Pakti NATO, për çlirimin e Kosovës”, ka theksuar Shala, duke folur për arritjet e politikës së Kosovës.

Qëndrimi i SHBA-së, sipas tij, ka qenë vendimtar në mbajtjen e temës së Kosovës në Grupin e Kontaktit dhe në të gjitha instancat tjera relevante.

Finalja, sipas Blerim Shalës, në periudhën e pasluftës është arritur një objektiv i rëndësishëm për politikën e jashtme të Kosovës ai bashkimit të qëllimit final të pavarësimit të Kosovës me suksesin e misioneve ndërkombëtare të pranishme në vend, si OKB-së, NATO-s, BE-së, dhe shteteve më të mëdha të Perëndimit.

“Politika e jashtme e Kosovës, për këtë shkak, në masë të madhe, ka mundur dhe është zhvilluar në Prishtinë”, ka thënë panelisti Shala, duke konkluduar se politika kosovare i ka sendërtuar në masë të madhe qëllimet e veta të artikuluara në fillimvitet e nëntëdhjeta.

Vlerësimet e publicistit Blerim Shala kanë ngjallur një debat të në mesin e pjesëmarrësve të konfer-encës. Ka pasur të atillë që e kanë shprehur pakënaqësi me pikëpamjet e tij, por edhe të atillë që e kanë vlerësuar atë si kumtesë profesionale.

Xhavit Haliti, nënkryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës, e ka cilësuar si të mangët tezën e z.Shala, për shkak se në të janë anashkaluar faktorët më të rëndësishëm që kanë sjellë në pavarësinë e Kosovës, ndërsa u është dhënë përparësi disa faktorëve që nuk kanë pasur ndonjë peshë të madhe.

“Nuk pajtohem në asnjë rast që përmes një fjalie të përmendet lufta e UÇK-së, dhe të bëhet një fjalim i tërë me angazhime të shoqatave ose të personaliteteve të cilat në një mënyrë e kanë shpjeguar situ-atën në Kosovë, por s’kanë qenë promotor i ndryshimit të situatës në Kosovë”, është shprehur Xhavit Haliti. Sipas tij, meritat më të mëdha për pavarësinë e Kosovës i kanë organizatat ilegale dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, roli i të cilave është minimizuar në kumtesën e publicistit Shala.

Ai më tej ka sugjeruar që në vend se të flitet për lobim nga individë në vende të caktuara ku kanë jet-uar, do të duhej të flitet për angazhimin e emigracionit shqiptar në të gjitha kontinentet. Ai ka vënë në dukje se nuk përmendet në asnjë rast diplomacia e organizuar, e bërë nga Qeveria e atëhershme në ekzil, dhe në veçanti nga strukturat politike të UÇK-së dhe të Lëvizjes Popullore të Kosovës, të cilat, sipas Halitit, kanë qenë në krye të këtij procesi.

“Pa këto angazhime, pa luftën e UÇK-së, pa angazhimin permanent, as nuk do të merrej me këtë

Page 11: Bazat e Politikes Se Jashtme

12

çështje diplomacia botërore”, ka vlerësuar Haliti. Ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi ka bërë thirrje që të mos harrohet kontributi i dhënë nga

shteti shqiptar, si një komponentë e rëndësishme në zhvillimin e politikës së jashtme të Kosovës. Për institucionet e Kosovës, ai ka thënë se “duhet t’i kenë shqisat më të orientuara edhe çka thonë ata jash-të institucioneve, sa i përket politikës së jashtme”.

Ndërkohë, publicisti Nexhmedin Spahiu ka vënë në dukje se gjeneza e koncepteve të politikës së jas-htme të Kosovës shkon përtej epokës postkomuniste. Sipas tij, politikë e jashtme është zhvilluar edhe gjatë kohës së Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, në marrëdhëniet me republikat e tjera të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.

Mirëpo, moment kyç të krijimit të koncepteve të politikës së jashtme të Kosovës, Nexhmedin Spahiu e ka konsideruar veprimin e ish-presidentit Rugova, “kur krijon konceptin e shtetit amë të SHBA-së, në vend të konceptit të shtetit amë të Shqipërisë”.

Me këtë konstatim të Nexhmedin Spahiut nuk është pajtuar prapë Xhavit Haliti, i cili ka replikuar me të, duke insistuar që të mos mohohet kontributi i Shqipërisë në zhvillimin e politikës së jashtme të Kosovës. Sipas Halitit, gati të gjitha kontaktet e mëhershme të Kosovës me botën e jashtme janë bërë përmes Shqipërisë. Ndërkaq, Nexhmedin Spahiu ka bërë përpjekje ta sqarojë idenë e tij, duke shtuar se akti i përcaktimit të ish-presidentit Rugova për ta “dëgjuar” Uashingtonin e jo Tiranën, nuk nënkupton shkëputjen e marrëdhënieve me Tiranën.

Alban Bokshi, ngriti çështjen e mosartikulimit politik të kërkesës për bashkim me Shqipërinë. “Nëse jemi I njëjti popull, nëse kemi të njëjtën kulturë, atëherë gjëja e parë që do t’më shkonte mendja kishte me qen bashkimi me Shqipërinë. Është e çuditshme pse gjithmonë kemi artikulu kërkesa minimaliste” ka pyetur Bokshi. Në fjalën e tij përmbyllëse Blerim Shala i përgjigjet Xhavit Halitit dhe të folësve të tjerë duke sqaruar fillimisht se për objekt të trajtimit në konferencë është shtruar periudha që nga filli-mi i viteve ‘90 e deri më sot, ndërsa nuk është marrë me referimet në vitet ‘70 e ‘80.

Sipas tij, deri në vitin ‘89-‘90, ideja mbizotëruese në Kosovë në çdo lëvizje, legale e ilegale, ka qenë bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, e nuk ka qenë krijimi i shtetit të Kosovës. Në këtë drejtim, Shala është përpjekur ta analizojë artikulimin e kërkesave brenda kontekstit historik duke dhënë shpjegime për ndërrimet e kontekstit si dhe aspiratave të shqiptarëve të Kosovës.

“Kosova nuk ka pasur shans fare të bëhej as Republikë e as shtet i pavarur po të mos shkatërrohej Jugosllavia. As s’ka pas shans Kroacia, as Sllovenia, e asnjë tjetër. Jugosllavia nuk ish ra po të mos kish ra muri i Berlinit, dhe ky është konteksti i madh historik dhe ky kontekst çon te një adresë tjetër, te Moska. Moska nuk ka pasur gjë kundër mu shkatërru Jugosllavia dhe mu kriju shtetet e reja”, ka vënë në dukje ai.

Shala ka konstatuat se JAHTA Kosovën e vendos në anën e kundërt të historisë dhe si pasojë e saj Kosovës edhe i mohohet statusi i barabartë me kombet e tjera të Jugosllavisë. Ai më tutje bënë të ditur se para se ta konstatojë konferenca e Hagës se e drejta në vetëvendosje në kuadër të shpartallim-it të Jugosllavisë i takon njësive federale, e jo kombeve, ai dhe disa personalitete tjera të jetës politike në një takim konfidencial kanë ndërtuar një platformë konsensuale të pashkruar për atë se çfarë duhet të kërkojë Kosova me rastin e shpartallimit të ish-Jugosllavisë.

“Kërkesa e parë ka qenë, nëse do të ketë vetëvendosje të njësive federale, Kosova do të kërkojë që të bëhet shtet i pavarur në kufijtë e vitit ‘74; kërkesa e dytë ka qenë se nëse lejohet ndryshim i kufijve të brendshëm të ish-Jugosllavisë, ne të kërkojmë bashkimin e Maqedonisë Perëndimore dhe Luginës së Preshevës me shtetin e ri të Kosovës; si dhe kërkesa e tretë ka qenë që nëse lejohet shpartallimi total i Jugosllavisë, atëherë ne mund të kërkojmë edhe bashkimin me shtetin shqiptar”, ka treguar publicisti Blerim Shala.

Megjithatë, sipas tij, kërkesa më realiste ka qenë që Kosova të bëhet shtet i pavarur në kufijtë e vitit 1974.

“Kosova nuk ka pasur shans fare të bëhej as republikë e as shtet i pavarur po të mos shkatërrohej Jugosllavia. As s’ka pas shans Kroacia, as Sllovenia, e asnjë tjetër. Jugosllavia nuk ish ra po të mos kish ra muri i Berlinit, dhe ky është konteksti i madh his-torik dhe ky kontekst çon te një adresë tjetër, te Moska. Moska nuk ka pasur gjë kundër mu shkatërru Jugosllavia dhe mu kriju shtetet e reja”

Blerim Shala

Page 12: Bazat e Politikes Se Jashtme

13

Shkurt 2008 Tetor 2008

Sfidat dhe domosdoshmëritë sistemore në

ndërtimin e politikës së jashtme të Kosovës

(Lulzim Peci)

“Serbia e di mirë se çfarë do, ajo do që të anëtarësohet ne Bashkimin Evropian deri në vitin 2013 dhe në ndërkohë që të ketë korreksion të kufirit Kosovë-Serbi, në veri. Kosova nuk e ka të qartë as kur do të ec drejt Unionit Evropian dhe për më tepër nuk ka ide çka të bëjë ne veri” Ilir Deda

Panelisti i dytë në Konferencën “Bazat e Politikës së Jashtme të Kosovës”, Lulëzim Peci, ka trajtuar momentumin ndërkombëtar të krijimit të shtetësisë së Kosovës, kornizën teorike të kri-jimit dhe ekzekutimit të politikës së jashtme, si dhe ka bërë identifikimin e një numri të sfidave sistemore të ndërtimit të kësaj politike në Kosovë.

Peci ka vënë në dukje se në kohën e globalizimit, ndërvarshmërisë dhe integrimeve regjionale, formulimi dhe ekzekutimi i politikës së jashtme është duke u bërë gjithnjë e më shumë kompleks, për shkak të shuarjes së linjave ndarëse të çështjeve të brendshme dhe të jashtme.

Për të arritur rezultate, ai ka konstatuar se është e domosdoshme që të përcaktohen interesat kombëtare, të cilat e formëzojnë kornizën e përgjithshme të politikës së jashtme të një vendi. Megjithatë, Peci ka shtuar se vetëm definimi i interesave kombëtare nuk ofron një instrument të përshtatshëm dhe të mjaftueshëm të krijimit dhe zbatimit të politikës së jashtme, por ndihmon në përcaktimin e objektivave të politikës së jashtme.

Ky panelist ka vlerësuar se pavarësia e ka gjetur vendin të papërgatitur në fushën e politikës së jashtme. Po ashtu, sipas tij, në Kosovë edhe edukimi universitar nuk ka traditë dhe katedër të mirëfilltë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë, që paraqet një dobësi strukturore të vendit në këtë fushë.

Për këtë arsye, Lulëzim Peci ka potencuar se sfidë kyçe sistemore mund të konsiderohet mungesa e përgjithshme e kapacitetit dhe ekspertizës së Kosovës për krijimin dhe zbatimin efek-tiv të politikës së jashtme.

Sfidë tjetër sistemore, sipas tij, është mungesa e kapacitetit të duhur të Qeverisë dhe posaçërisht Ministrisë së Punëve të Jashtme në ushtrimin e funksioneve të saj bazike:

“Ndërtimi i personelit profesional dhe kompetent të shërbimit diplomatik, karriera e të cilit nuk do të varej nga ndryshimet e brendshme politike por nga arritjet profesionale, është sfidë fonda-mentale për zbatimin e suksesshëm të politikës së jashtme”, ka vënë në dukje Peci.

Sa i përket fuqisë në arenën ndërkombëtare, ai ka thënë se varet pikërisht nga ndërtimi i imazhit të Kosovës si një vend me kredibilitet dhe prestigj ndërkombëtar, ndërsa imazhin e dobët ndërkombëtar të Kosovës e ka trajtuar si sfidën më të vështirë strukturale dhe konceptuale për

nesër

Page 13: Bazat e Politikes Se Jashtme

14

zbatimin efektiv të politikës së jashtme.Imazhi ndërkombëtar i Kosovës, sipas panelistit Lulëzim Peci, varet drejtpërsëdrejti nga kual-

iteti i qeverisjes dhe konsolidimi i suksesshëm i shtetësisë, për tejkalimin e së cilës nevojitet angazhimi i të gjithave resurseve qeveritare dhe joqeveritare të vendit tonë.

Edhe Enver Hasani, rektor i Universitetit të Prishtinës, ka tërhequr vërejtjen se Kosovës i duhet të dijë se çka është interes nacional në kontekstin kosovar. “Kjo është mënyra e vetme për t’i ikur argumenteve ‘ad hominem’ në definimin e politikës së jashtme të Kosovës dhe në veprimin tonë karshi të tjerëve”, është shprehur ai.

Siç ka vlerësuar rektori Hasani, definimi i interesit nacional është çelës për zgjidhjen e shumë problemeve, ndërsa arsyet duhet kërkuar në sferën e sigurisë dhe në dinamikat globale gjeos-trategjike.

Interesin nacional ai e ka ndarë në planin e brendshëm dhe në planin e jashtëm. Në planin e brendshëm, sipas tij, interes nacional është sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, ekonomia, profesionalizimi i politikës së jashtme etj. Ndërkaq, në planin e jashtëm, Hasani ka thënë se interes nacional janë marrëdhëniet e mira me fqinjë dhe gatishmëria për zgjidhjen e çdo kontesti me fqinjët në mënyrë civilizuese dhe paqësore; pastaj marrëdhëniet e Kosovës me botën jashtë botës euro atlantike, korrektimi i percepcionit të të tjerëve rreth imazhit të Kosovës, njohja nga ana jonë e interesave nacionale të shteteve të tjera etj.

Ish-ministri SADIK IDRIZ, duke folur për problemet në politikën e jashtme, ka thënë se Kosova mund t’i eliminojë ato vetëm nëse i eliminon problemet në politikën e brendshme. Ndërkaq, ndër problemet kryesore të brendshme ai ka përmendur ndikimin e Serbisë, mos kontrollimin e një pjese të territorit, në veri dhe enklava tjera, si dhe manipulimin e serbëve të Kosovës.

Ilir Deda ka potencuar faktin se politika e jashtme është e ndërlidhur shumë me gjendjen e brendshme në vend. “Ne kemi problem me serbët në Kosovë, me moskontrollimin e tërë territorit, si dhe me imazhin ndërkombëtar të vendit, dhe kjo krijon problem të madh në politikë të jashtme. Gjatë pranverës së vitit 2009, Serbia do të jetë shtet kandidat për pranim në Bashkimin Evropian, do ta ketë një reputacion shumë më të lartë ndërkombëtar, do të jetë një shtet I cili për gjithë Evropën është kyç për paqe në Ballkan,dhe do të jetë një shtet i cili do të ketë një kapacitet të hatashëm admisnisrativ, ndërsa Kosova do të ketë një status pak a shumë të ngrirë, do të jetë një vend I cili do të ketë një imazh të udhëhiqet nga struktura drejtpërdrejtë lidhur me krim të organi-zuar dhe do të ketë imazh se nuk do të di se çfarë të bëj me minoritetet e veta. Kjo do të jetë pasqyra që ne do ta kemi në pranverën e vitit 2009. ”, ka vlerësuar ai.

Ai ka theksuar se Kosova përderisa në Kosovës i mungon qartësia në procesin e integrimeve euroatlantike Serbia po ecën me hapa të përshpejtuar në këtë drejtim. Dhe jo vetëm aq, ajo po arrin të artikulojë gjithnjë e më zëshëm kërkesën për ndarje të Kosovës. “Serbia e di mirë se çfarë do, ajo do që të anëtarësohet ne Unionin Evropian deri në vitin 2013 dhe në ndërkohë që të ketë korreksion të kufirit Kosovë-Serbi, në veri. Kosova nuk e ka të qartë as kur do të ec drejt Unionit Evropian dhe për më tepër nuk ka ide çka të bëjë ne veri” ka konstatuar Deda.

Shpend Ahmeti ka vlerësuar se shqiptarët si popull nuk kanë qenë aq të suksesshëm në politikë të jashtme. Ai ka elaboruar shembullin e Republikës së Maqedonisë e cila përkundër raportit të favorshëm tregtar, varshmërisë ekzistenciale dhe raporteve jashtëzakonisht të këqija me fqinjët tjerë, ka mbajtur një qasje negative në politikat e saj ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.

Ahmeti ka ngritur dilemën se a mundet Kosova të ketë një politikë të jashtme që mbron intere-sat e veta, “ sepse shumë shpesh është thënë publikisht edhe prej politikanëve tonë edhe prej publikut, se Kosova është shtet i vogël ku nuk mund të ketë politikë të jashtme, e vetmja gjë që mund të bëjmë është që ti dëgjojmë shtet e mëdha”.

Ai ka theksuar se realiteti i politikbërjes së Kosovës është kretësisht i atashuar në kodrën veri-

Page 14: Bazat e Politikes Se Jashtme

15

ore të qytetit të Prishtinës. “Është realitet, nëse dikush heziton t’ua thotë, po ua them unë, politi-ka e jashtme e Kosovës bëhet në Dragodan, e jo në institucionet qeveritare. Kur them në Dragodan, nuk flas për një shtet të posaçëm por për një grup shtetesh të cilat vendosin se çka do të bëjë Kosova”, është shprehur ai.

Sipas Ahmetit, mënyra se si është udhëhequr politika e jashtme e Kosovës në nëntë vitet e fun-dit, i ka bërë qytetarët ta humbin vetëbesimin se Kosova mund të bëjë politikë të jashtme.

Luan Shllaku ka folur më në detaje për pozitën ndërkombëtare dhe imazhin e Kosovës. Ai ka vlerësuar se përtej imazhit ekzistojnë interesat gjeostrategjike të shteteve, që mund të ndikojnë në uljen apo ngritjen e pozitës së Kosovës. “Sot imazhi ndërkombëtar i Kosovës është jo aq i favorshëm për hapat të cilët komuniteti ndërkombëtar mund t’i marrë në Kosovë”, ka thënë Shllaku, duke tër-hequr vërejtjen se Kosova po i afrohet imazhit si vend i konfliktit të ngrirë, që mund të jetë jashtëza-konisht i rrezikshëm në të ardhmen.

Albatros Rexhaj ka vënë në pah pakujdesitë e adresimit ndaj vendeve që nuk janë pjesë e botës euroatlantike. Ai ka apeluar që të aplikohet një kod sjelljesh që ruan krenarinë e secilit vend, sado i vogël dhe i pafuqishëm të jetë ai. “ Nëse ne e aspirojmë antarsimin në organizatën e kombeve të bashkuara, duhet ta kuptojmë që organizata e kombeve të bashkuara është një organizatë diverse, ka shumë shtete, shumë popuj, të cilët i kanë vlera e tyre që mund të mos kenë asnjë pik të përbashkët me vlerat tona.

Ai ka potencuar nevojën që Ministria e Jashtme dhe Komisioni Parlamentar për Politikë të Jashtme të zhvillojë kapacitete për tu marrë me këto pjesë tjera të botës, jashtë akuariumit euroatlantik. Edhe Teuta Sahatqija ka kritikuar Komisionin Parlamentar për Marrëdhënie me Jashtë dhe Komisionin Parlamentar për Integrim, për mosangazhim të mjaftueshëm në fushën e diplomacisë. Ajo ka vlerësuar se ekziston hapësirë që përmes diplomacisë parlamentare të lobohet dhe të kryhet një punë më e madhe.

“Qeveria duhet të angazhohet që t’i aktivizojë të gjithë, edhe institucionet, edhe organizatat e ndry-shme, që të lobojnë edhe për njohje të Kosovës, edhe që të kemi një imazh më të mirë”, ka theksuar Sahatqija.

Këtë kërkesë e ka mbështetur edhe nënkryetari i komisionit të kritikuar , Xhavit Haliti, i cili ka thek-suar nevojën e plotësimit të kushteve në mënyrë që komisioni të jetë në gjendje ti përmbushë detyrat e vetë.

Një debat i ndezur është zhvilluar për sa i përket definimit të konceptit të interesit kombëtarë. Diskututesuit janë ndarë në mes atyre që relativizonin problemin në aspekt të problematikës seman-tike dhe pjesës tjetër që insistonte në rëndësinë e kësaj dileme. Panelisti Lulëzim Peci është shtyrë të jep një elaborim më thellë dhe të drejtpërdrejtë për kësaj çështje. “Interesi shtetërorë është termi-nologji e sistemit komunist, e cila, interesat e shtetit kanë qenë të ndërlidhura drejtpërsëdrejti me drejtën e interesave të nomenklaturës, e cila e ka udhëhequr shtetin, gjegjësisht partisë komuniste. Nëse e shohim terminologjinë perëndimore kemi “national security” askund nuk thuhet “state securi-ty” në terminologjinë perëndimore të definimit të interesave apo të sfidave të sigurisë. Sa i përket çështjes së kombit do të kisha dashur të them një gjë, që, kombi shqiptarë në Ballkan përfundon me kufijtë Shqipërisë, në anën tjetër është populli shqiptarë. Ne duhet ta kemi të qartë se nuk mund të kemi politikë kombëtare ose interesa kombëtare, në kontekstin e ndërtuar më herët. Ne jemi dy vende të ndryshme, ku kemi afërsi për shkaqe të ndryshme, mirëpo kombi shqiptarë përfundon me kufijtë e Republikës së Shqipërisë, deshëm apo s’deshëm”

Në fund të diskutimeve për panelin e dytë, duke bërë një rezyme të vërejtjeve të diskutuesve, edhe panelisti Lulëzim Peci ka tërhequr vërejtjen se Kosova është duke hyrë në një fazë të sta-tusquo-së së dytë. Sipas tij, kjo është një lloj ngrirje e konfliktit dhe është shumë e rrezikshme për të ardhmen e vendit.

Page 15: Bazat e Politikes Se Jashtme

16

nesër 6 tetor 2008 e tujtje

Prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës

(Veton Surroi)

Citati i panelit

“Çfarë do të jetë politika e jashtme në “pavarësinë e mbikëqyrur” , nuk ka nevojë të pritet të shp-jegohet në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së. Mjafton të shikohet në vend , te “portat” 1 dhe 31 , gjegjësisht kufijtë veriorë të vendit. Mungesa e policëve kufitarë dhe pikave doganorë është indikator i cilësisë edhe të politikës së jashtme të vendit.” Veton Surroi

Panelisti i tretë, publicisti Veton Surroi, ka elaboruar “Prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës”, duke bërë vërejtje se politika e jashtme e vendit vazhdon të funksionojë me inercion. Surroi ka konstatuar me këtë rast se edhe tetë muaj pas shpalljes së pavarësisë, Kosova ende nuk e ka një dokument të politikës së vet të jashtme, një dokument të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, ku do të përcaktoheshin synimet e vendit në këtë fushë. Në mungesë të këtij dokumenti, sipas tij, edhe vendimet institucionale për politikën e jashtme merren “ad hoc”. “Problemet me të cilat është ballafaquar Kosova pas shpalljes së pavarësisë, nuk kanë ardhur vetëm si pasojë e diplomacisë së fuqishme serbe, por edhe si mungesë e kapaciteteve të Kosovës për të funksionuar si shtet”, ka vënë në dukje Surroi. Ai e ka ironizuar “diplomacinë” e vendit si dhe deklaratat e kryeministrit Thaçi se Kosovën men-jëherë pas shpalljes së pavarësisë do ta njohin mbi njëqind shtete, duke vlerësuar se rruga e deritashme në ndërtimin e politikës së jashtme ka qenë e shkurtër dhe joproduktive. Dështimi në sferën e politikës së jashtme, sipas tij, vjen si rezultat i asaj se shteti i Kosovës është ende i papërfunduar në tri segmentet kyçe të ekzistencës: Tërësia territoriale e Kosovës është e rrezikuar që nga dita e parë e pavarësisë, me ndarjen de facto të një pjese të territorit; pavarësia është e kontestuar dhe ende nuk e ka fituar legjitimitetin e plotë ndërkombëtar; formula e pavarë-sisë së mbikëqyrur, sipas pakos së Ahtisaarit, ende nuk ka hyrë në funksion. “Për të ndërtuar një politikë të jashtme të qëndrueshme, nevojitet marrëveshje brenda shoqërisë për atë se çka janë prioritetet bazike të shtetit, prej një perspektive afatshkurtër e deri tek ajo afatgjatë, dhe këto prioritete do ndeshur me tablonë e realitetit të sotëm të vendit. E për t’i bërë të gjitha këto nevojitet dialog i brendshëm në shoqëri, në mes të partive politike, në shoqëri civile, në institucionet shtetërore”, është shprehur Veton Surroi. Mes të tjerash, ai ka përmendur tri shtylla sfidash thelbësore të politikës së jashtme të Kosovës. Shtylla e parë, sipas tij, është “përfundimi” i shtetësisë, funksionimi i Kosovës me institucione të vetat në tërë territorin e vendit; legjitimiteti i plotë ndërkombëtar i vendit; funksionaliteti i part-

Page 16: Bazat e Politikes Se Jashtme

17

neritetit në modelin e “pavarësisë së mbikëqyrur”. Shtylla e dytë, ai ka thënë se do të duhej të ishte zënia e hapit zhvillimor, tejkalimi i ngecjes së përgjithshme zhvillimore të trashëguar. Ndërkaq, shtylla e tretë Surroi ka vlerësuar se është dalja nga modeli i deritanishëm “stabilizues” i investimit të deritanishëm euro-amerikan, në një model “transformues” të vendit, në përgatitjen e tij për anëtarësim në NATO e BE. Në krye të prioriteteve më të rëndësishme të politikës së jashtme të Kosovës, Surroi ka theksuar se duhet të jetë tërësia tokësore e vendit. Sipas tij, politika e jashtme e Kosovës do të duhej që çështjen e tërësisë funksionale të Kosovës ta integrojë në atë që do të jetë oferta e BE-së për integrim të regjionit të Ballkanit perëndimor. “E, kjo do të thotë që çfarëdo oferte e ardhshme integruese për Serbinë të ketë kushtëzimin e funksionimit të tërësishëm të institucioneve të Kosovës e të Bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë”, është shprehur ky panelist. Po ashtu, si të rëndësishme ai e ka konsideruar edhe vënien e bazave evropiane për procesin e bisedimeve për vendosjen e marrëdhënieve normale, të fqinjësisë së mirë, mes Kosovës e Serbisë. Kosova e Serbia, sipas Surroit, mund ta pengojnë njëra tjetrën në përshpejtimin e rrugës për në BE, por këto dy vende, duke e ndryshuar paradigmën, mund ta ndihmojnë njëra tjetrën në një proces i cili nuk fillon, por domosdoshmërisht përfundon me njohjen e ndërsjellë si fqinj të mirë. Megjithatë, ai ka konstatuar se këto sfida, sado urgjente të jenë, nuk janë as për një koalicion qeverisës, e as për një mandat. “Në kushte të polarizimit të natyrshëm demokratik, këto sfida janë pothuajse të parealizueshme nëse nuk shndërrohen në konsensus parlamentar, që do të mbeten si politikë e jashtme e vendit pa marrë parasysh se kush fiton në zgjedhje”, ka vënë në dukje në përfundim të fjalimit të tij, pan-elisti Veton Surroi.

Page 17: Bazat e Politikes Se Jashtme

18

Ambasadorja e Francës në Prishtinë, Delphin Brione ka tërhequr vërejtjen se stabiliteti dhe konso-lidimi i brendshëm i Kosovës është garancia më e mirë për zhvillimin e politikës së jashtme. “Natyrisht se për komunitetin ndërkombëtar është shumë me rëndësi që Kosova të konsolidohet së brendshmi, të ketë siguri, stabilitet ekonomik etj. Komuniteti ndërkombëtar është duke kon-tribuar në të gjitha këto fusha, mirëpo përpjekjet kryesore duhet të bëhen nga vetë ju”, ka porositur ajo. Ambasadorja Borione ka vlerësuar se Kosova është në një pozitë të ndjeshme dhe ka nevojë t’i angazhojë të gjithë njerëzit që mund të kontribuojnë në zhvillimin e politikës së jashtme të vendit. Ajo ka vënë në dukje se për Kosovën si shtet i ri janë të rëndësishme që të gjitha organizatat, që nga organizatat e sportit, organizatat rajonale, Organizata e Kombeve të Bashkuara etj., dhe se kosovarët duhet të angazhohen në të gjitha këto drejtime.Venera Hajrullahu ka bërë vërejtje për kapacitetin e dobët profesional në Ministri të Punëve të Jashtme duke vlerësuar “se është gati iluzore të presim ndonjë lëvizje të shpejtë përpara”. Hajrullahu ka kërkuar që ndër rekomandimet e konferencës të hyjë edhe kërkesa për ngritjen e kapaciteteve institucionale për t’u marrë me prioritetet e politikës së jashtme. Ardian Gjini duke u pajtuar në plotësi me prezantimin e panelistit, ka bëri thirrje për heqjen nga përdorimi të fjalës “ishallah”, duke thënë nënkuptuar se për punët tona duhet të vendosim vetë. Ai ka vënë në dukje se në këtë fazë Kosova ka nevojë për “njerëz që mendojnë”, pasi, sipas tij, po kri-johet përshtypja se në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në Kryeministri “nuk po mendohet fare”. “Nuk ka proces të të menduarit, procesi i të menduarit është zero”, ka vlerësuar ish-ministri Gjini. Në këtë është pajtuar edhe shpend Ahmeti i cili ka insistuar që Qeveria e vendit të ketë qëndrim autonom për cështje të ndryshme të marrëdhënieve ndërkombëtare. Ai ka ironizuar me qëndrimin e kryeministrit Thaçi ndaj çështjes së emrit të Maqedonisë. “Zoti Thaçi Deklaron se qëndrimi i Kosovës do të jetë në përputhje me qëndrimin e BE-së dhe SHBA- ve, duke anashkaluar faktin se këto dy trupa kanë qëndrime të kundërta ndaj emrit të fqinjit tonë”. Shqipe Breznica, nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan, ka vlerësuar se “rivaliteti i partive politike e ka dëmtuar interesin e Kosovës edhe në politikën e jashtme”. Ajo ka shprehur bindjen se të ngarkuarit me punë do të kenë shumë punë për ta thyer imazhin se nuk punojnë për parti poli-tike, por për çështje kombëtare. Diskutimi i panelistit te fundit është përcjellë me një morri pyetjesh të cilave Veton Surroi i është përgjigjur në përmbyllje të konferencës. Ai është përpjekur të bëjë një rezyme se çka do të ndodhë në politikën e jashtme të Kosovës në vitin 2009. “Në vitin e ardhshëm ekziston mundësia që pas vrasjes apo arrestimit të gjeneralit serb Ratko Mlladiq, Serbia ta shpejtojë procesin e vet integrativ evropian.” Kjo, sipas Surroit, është interes strategjik edhe i Kosovës, ndonëse tingëllon si paradoks. Ai ka sqaruar se shpejtimi i rrugës së Serbisë në BE do të thotë bashkëpunim i Serbisë me mekanizmat ndërkombëtarë për implemen-timin e pavarësisë së mbikëqyrur dhe hapja e një procesi të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. “Nëse Serbia, për shembull, e fiton statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, Kosova duhet ta fitojë procesin e hapët të stabilizim-asociimit. Këto dyja duhet të shkojnë së bashku. Nuk mund të shpiken kategori të veçanta integruese për Kosovën, e Serbisë t’i ofrohen kategoritë ekzistuese integrative”, ka vlerësuar Surroi. Normalizimi, sipas tij, nënkupton krijimin e një procesi të njëjtë integrues të Kosovës dhe Serbisë. “Serbia është në avantazh, por Kosova nuk guxon të mbetet mbrapa”, ka konkluduar Veton Surroi.

“Çfarë do të jetë politika e jashtme në “pavarësinë e mbikëqyrur” , nuk ka nevojë të pritet të shpjegohet në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së. Mjafton të shikohet në vend , te “portat” 1 dhe 31 , gjegjësisht kufijtë veriorë të vendit. Mungesa e policëve kufitarë dhe pikave doganorë është indikator i cilësisë edhe të politikës së jashtme të vendit.”

Veton Surroi

Page 18: Bazat e Politikes Se Jashtme

19

Vështrim historik zhvillimit të politikës së

jashtme të Kosovës – nga Kushtetuta e

Kaçanikut, tek Marrëveshja e Ahtisaarit Politika e bërjes së shtetit të Kosovës

(Blerim SHALA) Vërejtje iniciale: Për një vështrim të detalizuar, do të duhej një kohë më e gjatë, sepse kemi të bëjmë, me 17 vjet rrjedhë historike, prandaj, këtu do të ndalemi në momentet më të rëndësishme të këtyre zhvillimeve në Kosovë dhe rreth Kosovës, e që kanë të bëjnë me dimensionin e politikës së jashtme.

1. Konteksti historik i hapjes së çështjes së Kosovës

Hapja e çështjes së Kosovës, si një çështje që kishte mbetë, realisht, e pazgjidhur, që nga ngjarjet e njohura të fillimit të Shekullit XX (largimi i Perandorisë Turke, krijimi i një shteti gjysmak shqiptar) është bërë nëpërmjet të dy dinamikave të zhvillimeve:

Dinamika e brendshme, që njeh si fazën e fundit të saj, ngjarjet në harkun kohor 1981 – 1989, tregoi që statusi i atëhershëm i Kosovës, nuk ishte në përputhje me vullnetin e popullit të Kosovës, dhe as me synimet e regjimit të Serbisë. Ngjarjet në Kosovë, konfirmuan paqëndruesh-mërinë e shtetit të Jugosllavisë, dhe pamundësinë e transformimit të një shteti federalë komu-nist, në një federatë demokratike.

Dinamika e jashtme, me përfundimin e Luftës së Ftohtë, konfirmoi fundin e RSFJ-së, dhe hapjen e çështjeve të pazgjidhura kombëtare brenda RSFJ-së: Realisht, pos kombit serb, asnjë tjetër komb nuk ishte i kënaqur me këtë shtet, ekzistenca e të të cilit, kishte garanca të fuqishme të jas-htme, në trajtë të Rendit Ndërkombëtarë gjatë Luftës së Ftohtë, të konfirmuar me Konferencën e KSBE-së në Helsinki (1975).

2. Identiteti i politikës së Kosovës në fazën e parë të hapjes së çështjes së Kosovës

Thyerja e madhe historike në ish-Jugosllavi, dhe në kampin komunist, Kosovën do ta gjejë pa pushtet të mirëfilltë, por jo edhe pa koncept politik se çfarë duhet të jetë identiteti i politikës kos-ovare.

Ky identitet do të ndërtohet mbi disa momente kyçe: Shkatërrimin e partisë komuniste, me shpejtësinë e papresedan në të gjitha shtetet komu-

niste; Krijimin e një skenë pluripartiste kosovare, me përqafimin e vlerave të demokracisë liberale; Shpalljen e orientimit politik pro-perëndimorë të Kosovës.Ky identitet politik, do të krijojë themelet politike për artikulimin dhe shprehjen e vullnetit poli-

tik të popullit të Kosovës.

Page 19: Bazat e Politikes Se Jashtme

20

3. Artikulimi dhe shprehja e vullnetit politik të popullit të Kosovës

Udhëheqësia shumëpartiake e Kosovës, që njihej asokohe me një emër të përbashkët, Alternative Kosovare, e që tubohej rreth Dr.Ibrahim Rugovës, Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në bashkëpunim me autoritetet e mbetura kosovare të pushtetit, para se të gjithash, me Kuvendin e Kosovës, me angazhimin e kapaciteteve intelektuale, do ta bëjë të njohur prej 2 korrikut të vitit 1990, e tutje, synimin e vet politik për ardhmëninë e Kosovës.

Në këtë mënyrë, do të bëhet ndërlidhja e të drejtës së vetëvendosjes për Kosovën, me konteks-tin e ri politik, vendor dhe ndërkombëtarë: Rrënimin e RSFJ-së, demokratizimin e gjithë Evropës, synimin e Perëndimit për menaxhimin me pasojat e përfundimit të Komunizmit, në veçanti, eviti-min e konflikteve të mëdha.

Lidershipi i Kosovës, do të insistoj në krijimin e shtetit të pavarur të Kosovë, përmes një procesi politik ndërkombëtarë, duke iu shmangur luftës së armatosur, për shkak të shpërputhjes së madhe në organizimin ushtarak midis Kosovës dhe Serbisë.

Dr.Ibrahim Rugova, i pati artikuluar shkurt dhe qartë synimet e Kosovës, me atë porosinë e njo-hur: Pavarësi dhe Demokraci.

Kosova pra, duhej të ishte shtet i pavarur, pro-perëndimor, liberal dhe demokratik, me respektimin e të drejtave të komuniteteve pakicë.

Ky vullnet i artikuluar në këtë mënyrë, do të konfirmohej me Deklaratën e Kuvendit të Kosovës, me 2 korrik, 1990, me Kushtetutën e Kaçanikut, me 7 shtator, 1990 dhe me Referendumin e shta-torit të vitit 1991.

4. Synimet e politikës së Kosovës

Politika e Kosovës në vitet 1990-1998, do të jetë, poqëse këtu lexojmë ndryshe atë definicionin e njohur të, Klauzevicit, vazhdim i luftës me të gjitha mjete të tjera, politike dhe diplomatike.

Në dimensionin e brendshëm, politika e Kosovës do të jetë e tëra refuzim i vendosur, me çdo çmim, i pushtetit të Serbisë, përmes krijimit të pushtetit paralel, strukturave paralele, për të dëshmuar kështu që Serbia po e mbanë me dhunë Kosovën, dhe që vullneti politik i popullit të Kosovës është ai tashmë i artikuluar dhe i kodifikuar.

Në dimensionin e jashtëm, politika e jashtme e Kosovës, të cilës i printe në radhë të parë vetë Dr.Ibrahim Rugova, Lideri i Lëvizjes për pavarësinë e Kosovës, do t’i ketë këto qëllime: Qëllimi kryesor, padyshim, ishte që çështja e Kosovës të mbetej e hapur për zgjidhje, apo, që

Perëndimi, në përgjithësi, ta njoh çështjen e Kosovës si të pazgjidhur. Pas Konferencës Paqësore të Hagës (1991), dhe tutje, ka pasë synime, veçmas në Evropë, të margjinalizimit të temës së Kosovës, apo, të këmbimit të saj për kooperimin e regjimit të Serbisë në ndaljen e luftës në Kroaci dhe në Bosnjë e Hercegovinë;

Qëllimi tjetër ka qenë afrimi, sa më i madh i mundshëm i Kosovës, i udhëheqësisë së saj, kah Perëndimi, për të përgatitur, në këtë mënyrë, inkuadrimin e tij, si ndërmjetësues në zgjidhjen e statusit të Kosovës. Në këtë kontekst, vlenë të përmenden kontaktet e veçanta të Prishtinës me Uashingtonin, të cilat kishin peshë të madhe për arritjen e qëllimit kryesor: Të adresimit të statusit të Kosovës;

Qëllimi i tretë ka qenë që negociatat eventuale me Serbinë, të mbërrijnë në stadin e garan-timit ndërkombëtar të statusit të Kosovës, përmes një Protektorati Ndërkombëtarë, dhe

Page 20: Bazat e Politikes Se Jashtme

21

pranisë ushtarake të Paktit NATO; Qëllimi tjetër ka qenë ngadhnjimi në lëmin informativ dhe propagandistik, në luftën politike

me Serbinë, e cila gjë është arritë me një komunikim të vazhdueshëm diplomatik, por edhe informativ, me qarqet diplomatike dhe mediatike perëndimore.

5. Arritjet e politikës së Kosovës

Në masë të madhe, të gjitha këto qëllime u arritën, për të përjetuar kulminacionin në vitet 1998, 1999, me luftën kosovare të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe ndërkombëtare, të prirë nga Pakti NATO, për çlirimin e Kosovës. Me Kërcënimin e Kërshëndellave (dhjetor, 1992), të Administratës së Presidentit Bush,

SHBA-ja, për të parën herë që prej shpërthimit të krizës në ish-Jugosllavi, shpalli interesin e saj strategjik për një pjesë të këtij shteti të shpërbërë, për Kosovën. Uashingtoni ua bëri me dije autoriteteve më të larta të Serbisë që lufta në Kosovë nuk do të tolerohet prej tij, ndërsa partnerëve evropianë, ua përkujtoi që çështja e Kosovës nuk është zgjidhur;

Qëndrimi i SHBA-së do të jetë vendimtar në mbajtjen e temës së Kosovës në Grupin e Kontaktit dhe në të gjitha instancat tjera relevante, dhe kjo do të shprehet edhe pas Konferencës Paqësore të Dejtonit (nëntor, 1995), kur SHBA-ja mori vendimin që nuk do ta njoh RFJ-në, derisa të mos zgjidhet çështja e Kosovës;

Në segmentin informativo/propagandistik, Kosova arriti të mobilizojë një përkrahje të madhe politike dhe mediatike në Perëndim për zgjidhjen e drejtë të çështjes së Kosovës;

Qëllimi kryesor, i zgjidhjes së statusit të Kosovës, me negociata politike, nuk do të arrihet pa shpërthimin e luftës, në vitin 1998, kur u mor vesh përfundimisht që nuk mund të ketë kur-farë koekzistence midis shtetit të Serbisë, dhe Kosovës. Lufta do të sjell angazhimin e drejt-përdrejtë të Grupit të Kontaktit në proceset e ndaljes së luftës dhe të adresimit të çështjes së Kosovës, pastaj, organizimin e Konferencës së Rambujesë (shkurt, mars, 1999), dhe luftën e Paktit NATO për çlirimin e Kosovës;

Pas çlirimit të Kosovës (qershor, 1999), do të mbërrihet qëllimi i instalimit të një Protektorati Ndërkombëtar (UNMIK-u), i cili duhej të ndihmonte mëkëmbjen e shoqërisë kosovare pas luftës, krijimin e pushtetit dhe të institucioneve demokratike në vend, krijimin e marrëd-hënieve të reja midis popullatës shumicës dhe komuniteteve pakicë, përgatitjen e Kosovës për bisedimet për statusin e Kosovës.

6. Finalja e çështjes së Kosovës – krijimi i shtetit të Kosovës

Me praninë në Kosovë të OKB-së, Paktit NATO, BE-së, shteteve më të mëdha të Perëndimit, real-isht, Prishtina arriti që politikën e saj dhe synimet e saj, në këtë periudhë, ta inkorporojë me pran-inë në Kosovë të të gjithë këtyre organizmave, dhe ta bashkojë qëllimin final të pavarësimit të Kosovës me suksesin e këtyre misioneve.

Politike e jashtme e Kosovës, për këtë shkak, në masë të madhe, ka mundur dhe është zhvilluar në Prishtinë.

Qëllimi kryesor i autoriteteve më të larta të Kosovës, në vitet 1999-2008, ka qenë formalizimi i gjendjes faktike, të pavarësimit të Kosovës prej Serbisë.

Në këtë aspekt, mund të thuhet (kjo me siguri mund të jetë temë e një debati të gjatë), që Prishtina dhe Perëndimi, bashkarisht, nuk kanë pasë sukses që më parë ta mbyllin këtë çështje, e

Page 21: Bazat e Politikes Se Jashtme

22

cila gjë do t’i bënte më të përballueshme problemet me të cilat po ballafaqohet shteti i sapokri-juar i Kosovës.

Sidoqoftë, prej tetorit të vitit 2005, me autorizimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, do të nisë procesi i konkludimit të çështjes së Kosovës, i cili falë Parimeve Prijëse të Grupit të Kontaktit (prill, nëntor, 2005), do ta ketë një epilog të parala-jmëruar. Për këtë shkak, bisedimet midis përfaqësuesve të Kosovës dhe të Serbisë, thuaja në tërë-si kanë qenë të përqëndruara në adresimin e problemeve të serbëve të Kosovës, e jo të vetë sta-tusit të Kosovës.

Në fund, siç dihet, Presidentit Ahtisari, Emisari Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, do të propozojë që Kosova të bëhet shtet i pavarur, fillimisht i mbikqyrur ndërkombëtarisht.

Nga pikëshikimi i filleve të Lëvizjes kosovare për pavarësi, mund të konkludohet që politika kos-ovare i ka sendërtuar në masë të madhe qëllimet e veta të artikuluara në fillimvitet e nëntëdhjeta.

(Kjo Ligjëratë u mbajtë në Konferencën “Bazat e Politikës së Jashtme të Kosovës”, të organi-

zuar nga Klubi për Politikë të Jashtme, në Prishtinë, me 6 tetor)

Page 22: Bazat e Politikes Se Jashtme

23

Sfidat dhe domosdoshmëritë sistemore në ndërtimin e politikës së jashtme të Kosovës

Ky prezentim trajton momentumin ndërkombëtar të krijimit të shtetësisë së Kosovës, kornizën teorike të krijimit dhe ekzekutimit të politikës së jashtme dhe bënë identifkimin e një numri të sfi dave sistemore të ndërtimit të kësaj politike në Kosovë.

Kosova është krijuar si shtet në kohën kur politika ndërkombëtare është duke ju adaptuar me një anarki të kontrolluar periudhës së pas luftës së ftohtë. Sistemi ndërkombëtar në vitet e 90’ta të shekullit të kaluar nga shumë autorë është quajtur sistem unipolar, që karakterizohej nga supremacia e SHBA-ve dhe sfi dimi i sistemit Westfalian të sovranitetit përmes intervenimit humanitar dhe fuqizimit të BE-së si organizatë regjionale me premisa supranacionale.

Në dhjetëvjetëshin e fundit, politika ndërkombëtare është duke u transformuar në një sistem të polaritetit asimetrik, gjegjësisht të një hiper-fuqie -SHBA-ve dhe tri fuqive të mëdha politike, ekonomike dhe ushtarake, BE-në, Kinën dhe Rusinë. Në këtë kombinatorikë të redifi nimit të politikës ndërkombëtare është futur edhe globalizimi, ndikimi dhe fuqia e të cilit nuk mund të matet përmes parametrave të teorisë realiste të marrëdhënieve ndërkombëtare, gjegjësisht vetëm përmes kapaciteteve politike, ekonomike, fi nanciare, ushtarake, gjeografi ke, dhe teknologjike.

Në kohën e globalizimit ndërvarshmërisë dhe integrimeve regjionale, formulimi dhe ekzekutimi i politikës së jashtme është duke u bërë gjithnjë e më shumë kompleks, për shkak të shuarjes së linjave të ndarëse të ceshtjeve të brendshme dhe të jashtme. Vet, politika e jashtme i ka burimet e brendshme, ndërsa politika e brendshme është e ndikuar nga politika e jashtme1

Tani, agjenda e politikës ndërkombëtare është bërë si një lojë tridimensionale e

shahut, e cila mund të fi tohet vetëm nëse luhet në të njëjtën kohë si vertikalisht ashtu edhe horizontalisht 2

Për këtë arsye, konvertimi i resurseve të një shteti në fuqi dhe ndikim për

t’i arritur rezultatet e dëshiruara në politikën e jashtme, kërkon strategji të dizajnuara mirë dhe lidership të shkathtë. Për t’i arritur këto rezultate është e domosdoshme që të përcaktohen interesat kombëtare, të cilat e formëzojnë kornizën e përgjithshme të politikës së jashtme të një vendi.

Interesat bazike kombëtare për secilin shtet konsiderohen se janë ekzistenca dhe sovraniteti i shtetit, vitaliteti dhe prosperiteti ekonomik, ruajtja e vlerave kyce të shoqerisë dhe rregullimit shtetëror3. Megjithate, vetëm defi nimi i interesave kombëtare nuk ofron një instrument të përshtatshëm dhe të mjaftueshëm të krijmit dhe zbatimit të politikës së jashtme, por ndihmon në përcaktimin e objektivave të politikës së jashtme.

Megjithate, politikë-bërësit dhe publiku i një vendi në të njëjtën kohë mund të kenë pajtueshmëri për interesat kombëtare por edhe papajtueshmëri fundamentale për sa i përket formulimit të objektivave të politikës së jashtme dhe prioretizimit të tyre 4. Poashtu, politikë bërësit dhe byrokracia, si brenda ashtu edhe në mes dikastereve të ndryshme

1) Hill Christopher, Changing Politics of Foreign Policy, Palgrave McMillan, New York, 2003, f.39

2) Nye Joseph, Soft Power – The Means to Success in World Politics”, Public Affairs Books, New York, 2004, f.4

3) Viotti P. Kauppi, M. International Relations and World Politics: Security, Economy and Identity, Prentice Hall, New Jersey, 2001

4) Po aty 5Hill Christopher, Changing Politics of Foreign Policy, Palgrave McMillan, New York, 2003, f.39

Page 23: Bazat e Politikes Se Jashtme

24

të establishmentit shtetëror, mund të kenë pikëpamje të ndryshme dhe mospajtime rreth përcaktimit të objektivave dhe zbatimit të politikës së jashtme. Këto papajtueshmëri e vështirësojnë e nganjëherë edhe e pengojnë arritjen e koncensusit nacional për interesat kombëtare, si dhe kohezionit në krijimin dhe zbatimin e politikës së jashtme.

Kompleksiteti i formulimit të politikës së jashtme është rritur edhe nga fakti se tani shtetet nuk janë të vetmit pronarë dhe akterë të dijës së politikës së jashtme. Paraqitja e burimeve të tjera të ekspertizës në këtë fushë, duke përfshirë edhe organizatat joqeveritare, janë duke e rritur konkurencën analitike, formuluese dhe mbikqyrëse të politikave jashtme në raport me dikasteret e ndryshëm të qeverive dhe parlamenteve5.

Për shfrytëzimin e mundësive dhe shmangjen e rreziqeve, shtetet duhen të mobilizojnë dhe zhvillojnë kapacitetet që i kanë në disponim me qëllim të ushtrimit efektiv të politikës së jashtme, mbrojtjes dhe avancimit të interesave kombëtare. Në këtë aspekt, përgjegjësi kyçe e udhëheqësve shtetëror është vuarja në linjë e objektivave të politikave jashtme me kapacitetet që shteti i ka në disponim6, për të mundësuar realizimin e suksesshëm të objektivave dhe shmangjen e pritjeve jorealiste dhe dështimeve në zbatimin e kësaj politike.

5) Russet B., Starr H., Kinsella D., World Politics, The Menu for Choice, 7th Edition, Thomson Wadsworth, Toronto 2004, f.130

6) Viotti P. Kauppi, M. International Relations and World Politics: Security, Economy and Identity, Prentice Hall, New Jersey, 2001

Page 24: Bazat e Politikes Se Jashtme

25

Objektivi i përgjithshëm i politikës së jashtme zakonisht përkufi zohet si “promovim i sigurisë dhe mirëqenies për shtetin dhe qytetarët e saj”7

që qeveria mëton t’i zbatoj në emër të tyre, ndërsa

vendimmarrja në politikën e jashtme “përfshinë sa invencionin e qëllimeve po aq sa edhe vendimet për të arritur rezultatet e kërkuara”8. Vet procesi i krijimit të politikës së jashtme ngërthen në vetvete një numër të hapave konsekutiv9, dhe ate si vijon:

Vlerësimi i rrethinës vendore e ndërkombëtare, përfshirë edhe përcaktimin e interesave kombëtare, pasi politika e jashtme krijohet dhe implementohet brenda një konteksti të caktuar politik vendor dhe ndërkombëtar që ballafaqohet me aspiratat dhe interesat e shtetit.

Përcaktimi dhe prioretizimi e objektivave të politikës së jashtme – shtetet mund të kenë objektiva të shumta të politikës së jashtme dhe atyre vendore, që mund të jenë në kundërshti njëra me tjetrën. Për këtë arsye, është e domosdoshme që të bëhet prioretizimi dhe konkordanca në mes objektivave të mundshme konkuruese dhe antagoniste të politikave të jashtme dhe atyre vendore

Përcaktimi i opcioneve të politikës së jashtme - shtetet duhet të gjenerojnë opcione të të zbatimit politikës së jashtme përfshirë edhe planifi kimin e kapaciteteve shtetërore për realizimin e tyre.

Vendim - marrja formale – e cila varësisht nga opcioni mund të bëhet në nivele të ndryshme të ekzekutivit, kryetari, qeveria, ministria apo institucione dhe agjenci të vecanta të ekzekutivit, dhe në raste të posaçme edhe nga parlamentet

Implementimi i opcioneve të zgjedhura të politikës së jashtme – më parë janë bërë nga dikasteret qeveritare të punëve të jashtme dhe mbrojtjes, mirëpo kohëve të fundit shumë më tepër planifi kimi dhe implementimit i opcioneve të politikës së jashtme është duke u bërë në bazë të modelit “capability based planning” që përfshinë angazhimin e koordinuar të një numri shumë më të madh të instiucioneve/agjencive shtetërore

Kosova është në fazën fi llestare të konsolidimit të shtetësisë së saj, dhe duke pasur parasyshë faktin se punët e jashtme kanë qenë kompetencë e rezervuar e UNMIK-ut, pavarësia e ka gjetur vendin të papërgatitur për ushtrimin e politikës së jashtme. Poashtu, në Kosovë edhe edukimi universitar nuk ka traditë dhe katedër të mirëfi llt në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë, që paraqet një dobësi strukturore të vendit në këtë fushë.

Për këtë arsye, si sfi dë kyçe sistemore mund të konsiderohet mungesa së përgjithshme të kapacitetit dhe ekspertizës së Kosovës për krijimin dhe zbatimin e efektiv të politikës së jashtme.

Sfi dë tjetër sistemore është mungesa e kapacitetit të duhur të qeverisë dhe posaçërisht Ministrisë e Punëve të Jashtme në ushtrimin e funksioneve të saja bazike:

Mbledhja, analiza dhe shpërndarja e informatave – një pesë e madhe e informative mund të mblidhen nga burimet publike mirëpo nuk ka zëvendësim për informatat e dorës së parë të cilat diplomatët e shkathët i marrin nga bashkëbiseduesit e administratës vendore në vendin mikpritës;

7) Marshall, Peter. Positive Diplomacy [Diplomacia pozitive], 2nd Edition, Palgrave, New York, 1999 f.121

8) Russet B., Starr H. Kinsella D. World Politics: The Menu for Choice, 7th Edition, Thomson Wadsworth, Canada, 2004

9) M. Clarke, ‘The Foreign Policy System: A Framework for Analysis’, in M. Clarke and B. White (eds) Understanding Foreign Policy: The Foreign Policy Systems Approach (Cheltenham: Edward Elgar 1989), f..27–59.

Page 25: Bazat e Politikes Se Jashtme

26

Hartimi i politikave dhe këshillimi – fi ltrimi i vëllimit të madh të informatave, interpretimi dhe parashikimi i veprimeve të shteteve të tjera, formulimi i opsioneve për aplikimin e politikave, sigurimi i ekspertizë për politikanët, burokracinë dhe akterët joqeveritar që kanë interes në politikën ndërkombëtare;

Institucion memorizues – sigurimi i vazhdimësisë së marrëdhënieve të jashtme duke shërbyer edhe si sistem memorjes kolektive me ndihmën e sistemeve të regjistrimit të të dhënave.

Megjithate, në këtë moment, sfi dë kyçe që kërkon trajtim imediat mund të konsiderohet mungesa e formulimit të qartë të interesave kombëtare, objektivave të politikës së jashtme dhe udhëzimeve për arritjen dhe promovimin e tyre, për të cilat mungon debati publik dhe koncensusi politik dhe shoqëror në Kosovë. Mostrajtimi i kësaj sfi de mund të ketë për pasojë shfaqjen e mosmarrëveshjeve brenda qeverisë në zbatimin e politikës së jashtme, që mund të shkaktojnë konfuzion, keqkuptim dhe prishje të raporteve me shtetet tjera.

Sfi dë tjetër strukturore është sigurimi i koordinimit qeveritar në zbatimin e politikës së jashtme, për shkak të mundësisë së marrjes së vendimeve të fragmentuara dhe kontradiktore në kuadër të shumë zyrave të ministrive vendore, të cilat zhvillojnë marrëdhënie të jashtme në mënyrë bilaterale apo multilaterale10.

Ndërtimi i personelit profesional dhe kompetent të shërbimit diplomatik, karriera e të cilit nuk do të varej nga ndryshimet e brendshme politike por nga arritjet profesionale, është sfi dë fundamentale për zbatimin e suksesshëm të politikës së jashtme. Diplomacia paraqet një nga mjetet e pakta, përmes së cilës Kosova si një shtet i vogël me fuqi simbolike mund të ndikojë dhe t’i realizoj interesat e saja në arenën ndërkombëtare.

Sfi dë e posaçme e krijimit të politikave të jashtme është eksplorimi i fuqisë së shteteve në arenën ndërkombëtare. Kosova është vend i vogël me kapacitete shumë të limituara në termat klasike të fuqisë së shteteve. Fuqia e Kosovës në arenën ndërkombëtare do të varet pikërisht nga ndërtimi imazhit të saj si një vend me kredibilitet dhe prestigj ndërkombëtar, apo si e përshkruan ate profesori Joseph Nye i Universiteti të Harvardit, “si fuqi që më lehtë do të përjetohet se sa të matet”11, por që do të ishte shumë reale dhe efektive në realizimin interesave kombëtare.

Padyshim, imazhi i dobët ndërkombëtar I Kosovës është sfi da më e vështirë strukturale dhe konceptuale për zbatimin efektiv të politikës së jashtme të saj. Imazhi ndërkombëtar i Kosovës varet drejtpërsëdrejti nga kualiteti i qeverisjes dhe konsolidimi i suksesshëm i shtetësisë, për tejkalimin e së cilës nevojitet angazhimi i të gjithave resurseve qeveritare dhe joqeveritare të vendit tonë.

10) Hill Christopher, Changing Politics of Foreign Policy, Palgrave McMillan, New York, 2003, f.39

11) Nye Joseph, Soft Power – The Means to Success in World Politics”, Public Affairs Books, New York, 2004, f.1

Page 26: Bazat e Politikes Se Jashtme

27

Sfidat e politikës së jashtme

që nuk e presin Kosovën

Vendi ka nevojë për një politikë të jashtme të ndërtuar me konsensus, e jo me interpretime anekdotale. Kosova , vendi më i varfër, me shtetësi të papërmbyllur, ballafaqohet me një konkurrencë të ashpër regjionale dhe me ngadalësim të aspiratave të veta

(Veton Surroi)

1.Kosova, tetë muaj pas shpalljes së pavarësisë , ende nuk ka një dokument të politikës së vet të jashtme, një dokument të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, ku do të përcaktoheshin synimet e ven-dit në këtë fushë. Në vend të dokumentit , kemi një inercion të politikës së jashtme të krijuar në kushtet krejtësisht të tjera, menjëherë pas rënies së Murit të Berlinit, një politikë e cila në vija të trasha ishte grishja e Perëndimit që të ndihmojnë që Kosova të çlirohet.

Mungesa e një politike të jashtme të institucionalizuar do të thotë se kjo fushë i është lënë interpretimit ad-hoc të bartësve të funksioneve institucionale. Dhe , ky interpretim , të cilit do atribuuar mungesën e dukshme të përvojës , ka krijuar deklarime kundërthënëse , bile nga i njëjti burim institucional. Në tetë muajt e pavarësisë së vendit, kemi mundur të dëgjojmë vlerësime nga më të ndryshmet për atë se çka është politika e jashtme kosovare.

Na është thënë se pavarësinë e Kosovës do ta njohin menjëherë 100 shtete për të deklaruar ca më vonë se Kosova është njohur nga shtetet kualitative, nuk ka dert që nuk e kanë njohur 100 shtete.

Na është thënë se nuk kemi nevojë për lobim për njohje ngase këtë për ne e bëjnë miqtë tonë (duke nënkuptuar shërbimet gratis të kancelarive perëndimore), për të na u thënë , pastaj , se ndoshta do menduar edhe për ndarje fondesh për lobim të vet kosovarëve.

Na është thënë se kemi nevojë për arabët e pastaj është thënë se nuk kemi nevojë për arabët, ngase duam marrëdhënie me Izraelin.

Na është thënë se iniciativa e Serbisë në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së nuk është seri-oze për të shtuar më vonë se kjo përpjekje është serioze, madje ka edhe gjasa suksesi, por Serbia është vend kriminel.

Na është thënë se Kosova do të jetë vend anëtar i Bashkimit Evropian brenda 3 vjetësh për të konstatuar jo shumë larg më vonë se Kosova ka nevojë që , tani, të fillojë procesin e vet integrues brenda BE-së nga e para.

Një rrugëtim i këtillë i shkurtër i politikës së jashtme kosovare mund të krijojë anekdota, por jo edhe diç më shumë produktive. Për të ndërtuar një politikë të jashtme të qëndrueshme, nevojitet marrëveshje brenda shoqërisë për atë se çka janë prioritetet bazike të shtetit, prej një per-spektive afatshkurtër e deri te ajo afatgjatë, dhe këto prioritete do ndeshur me tablonë e realitetit të sotëm të vendit.

E,për t[i bërë , të gjitha këto, nevojitet dialog i brendshëm në shoqëri, në mes të partive politike, në shoqëri civile, në institucionet shtetërore.

Page 27: Bazat e Politikes Se Jashtme

28

2.Synimi i vendit ,i ndërtuar që me rënien e Murit të Berlinit, në periudhën e ndërtimit të Alternativës kosovare më 1989/1990, i përsëritur në formë konsensusi nga pothuajse të gjithë aktorët politikë , me e pa thellim në kuptimin e formulimit, është se ardhmëria e Kosovës është në anëtarësimin e vet në NATO dhe Bashkim Evropian.

Ky, padyshim, është një synim i cili përfshin jo vetëm politikën e jashtme, por në masë të madhe ka të bëjë me të gjitha segmentet e politikës së brendshme, pra prej politikave arsimore e deri te ato të sigurisë. Sepse, shikuar nga ky kënd, për anëtarësimin në BE, më me rëndësi është sundimi i ligjit në Kosovë, apo funksionimi i një sistemi të tërësishëm shëndetësor , se sa një fushatë rek-lamash “Kosova e do BE-në” që do paguhesh nga Ministria e jashtme.

Por, ky synim koncensual i vendit ka nevojë , megjithatë , të përkthehet në politikën e jashtme , duke e vënë ballë për ballë me realitetin.

Nga njëra anë, Kosova proklamon, me të drejtë , se hapat e saj të ardhshëm janë drejt integrimit në NATO dhe BE.

Nga ana tjetër, këtij synimi do ballafaquar disa konstatime kritike të vendit. Së pari Kosova është shtet i “papërfunduar”, në tri segmente kyçe të ekzistencës. Tërësia e tij tokësore është e rrezikuar që nga dita e parë e pavarësisë, me ndarjen de facto të një pjesë të territorit të shtetit; pavarësia e vendit është e kontestuar dhe ende nuk ka krijuar legjitimitet të plotë ndërkombëtar dhe formula e “pavarësisë së mbikëqyrur” ende nuk ka hyrë në funksion , dhe ekziston pikëpyetja rreth funksionalitetit të kësaj formule.

Së dyti, Kosova është në një konkurrencë regjionale/evropiane në vendin e fundit të listës ngase është vendi më i varfër në regjion dhe ka papunësinë më të madhe; kjo varfëri dhe papunësi është strukturore; vendi ka pasur krizën më të gjatë politike, ekonomike dhe të sigurisë; ka institucionet më të dobëta shtetërore; është ende larg fundit të tranzicionit ekonomik; nuk ka përparësi relative gjeografike apo infrastrukturore; ka shkallën më të ulët arsimore/shëndetësore/sociale (inves-timin më të ulët në kapital njerëzor) në regjion.

Së treti vendi ka avantazh të dukshëm investimi të demokracive të fuqishme të botës, SHBA dhe BE, e më 1999 edhe të një solidariteti të shumë vendeve të botës, por ky avantazh , për dallim prej regjionit dhe prej vendeve të suksesshme të tranzicionit është investim në stabilizim (inves-tim politik/ushtarak) ,e në shpërputhje të plotë me investimin ekonomik gjithandej.

Me një fjali të zgjeruar e shikuar nga perspektiva e hartimit të një politike të jashtme, atëbotë, Kosova është vend strukturalisht i varfër me shtetësi e pavarësi ende të parrumbullakësuar , i dalë nga një krizë e gjatë politike ,ekonomike e të sigurisë, që synon të përmbush identitetin e vet euro-atlantik duke qenë shtet anëtar i NATO-s dhe BE-së , e i ndihmuar deri më sot në këto syn-ime nga SHBA-të dhe BE.

3.Nëse ky është realiteti i ndeshur, atëherë politika e jashtme kosovare ballafaqohet me tri shtylla sfidash thelbësore.

Shtylla e parë është “përfundimi” i shtetësisë , dmth. funksionimi i Kosovës me institucione të vetat në tërë territorin e vendit; legjitimiteti i plotë ndërkombëtar i vendit , duke përfshirë edhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare; funksionaliteti i partneritetin në modelin e “pavarë-sisë së mbikëqyrur”.

Shtylla e dytë do të duhej të ishte zënia e hapit zhvillimor, dmth. tejkalimi i ngecjes së përgjith-shme zhvillimore të trashëguar (krijimi i shoqërisë e institucioneve që kanë korrespondencë bazike me Evropën e bashkuar.

Page 28: Bazat e Politikes Se Jashtme

29

E treta, është dalja nga modeli i deritanishëm “stabilizues” i investimit të deritanishëm euro-amerikan në një model “transformues” të vendit, në përgatitjen e tij për anëtarësim në NATO-s e BE-së.

Debati rreth këtyre shtyllave do të nxirrte një listë të gjatë veprimesh në politikë të jashtme , e nga kjo listë e gjatë po i përmendi vetëm tri, që do të dalin urgjentisht në sipërfaqe pas votimit të kësaj jave në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së lidhur me Rezolutën e Serbisë.

Ajo që do të vinte me siguri dikund në krye do të ishte vënia e tërësisë tokësore të Kosovës si prioritet i politikës së jashtme. Përtej deklarimit bosh për tërësi, politika e jashtme e Kosovës , e ndihmuar fuqimisht prej sponsorëve perëndimorë të pavarësisë, do të duhej që çështjen e tërësisë funksionale të Kosovës ta integrojë në atë që do të jetë oferta e BE-së për integrim të regjionit të Ballkanit perëndimor. E, kjo do të thotë që çfarëdo oferte e ardhshme integruese për Serbinë të ketë kushtëzimin e funksionimit të tërësishëm të institucioneve të Kosovës e të Bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Pastaj, e me urgjencë , do të duhej ndërtuar një qasje në politikën e jashtme e cila , me “rrethin e miqve” të Kosovës jashtë bashkësisë Euroatlantike , i sheh këto shtete si bashkëndërtues të identitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Dhe, së treti , vënia e bazave evropiane për procesin e bisedimeve për vendosjen e marrëd-hënieve normale , të fqinjësisë së mirë, mes Kosovës e Serbisë. Kosova e Serbia mund ta pengojnë njëra tjetrën në përshpejtimin e rrugës për në BE (Serbia, edhe më shumë, mund të pengojë funk-sionimin shtetëror të Kosovës), por këto dy vende, duke e ndryshuar paradigmën , mund ta ndih-mojnë njëra tjetrën në një proces i cili nuk fillon, por domosdoshmërisht, përfundon me njohjen e ndërsjellë si fqinj të mirë.

Page 29: Bazat e Politikes Se Jashtme

30

4.Tri shtyllat e sfidave do të ishin tejet ambicioze edhe për një shtet më të fortë ekonomikisht dhe politikisht se Kosova. Të merresh njëkohësisht me anëtarësim në organizata ndërkombëtare, sig-urimin e njohjeve të pavarësisë nga shtete të ndryshme aziatike e afrikane, krijim kushtesh për linja kreditore dhe hapje të negociatave për Stabilizim-Asociim kërkon shumë më tepër se ç[ka treguar Kosova deri më tani.

Dhe, sfidat nuk do të presin kohë më të mira. Për shembull, me çfarë shpejtësie do të shkojë Kosova në procesin e vet integrues evropian

përcaktohet këto ditë. A do të mbetet Kosova me formulime speciale, të ndërtuara nergut për të ,siç ishte “mekanizmi përcjellës” , apo do të ketë procesin normal të negociatave në Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit si dhe shtetet tjera- nga përgjigja në këtë pyetje , e kjo përgjigje mund të vijë shumë shpejtë do të varet edhe se çfarë është shpejtësia e perspektivës evropiane të Kosovës?

Kur kësaj t[i shtohet edhe pozita e Serbisë, e cila pas Asamblesë së përgjithshme të OKB-së do të fillojë me prioritetet e veta të politikës së jashtme (arrestimi apo vrasja e Mlladiqit, si eliminim i pengesës për udhëtim pa viza dhe fitore të statusit të kandidatit për anëtar në BE) ,atëherë politi-ka e jashtme kosovare duhet të japë përgjigje të shpejta dhe jo vetëm në parime fundamentale të “ orientimit të vendit nga Perëndimi”. Në vend të këtij formulimi të porsazbuluar për një pjesë të elitës politike, por të vendosur në vend që nga viti 1989/90, ndoshta politikës së jashtme kosovare do t[i ndihmonte një formulim tjetër , i cili do të thoshte se “është interes i Kosovës që Serbia të fitojë statusin e kandidatit , duke zhvilluar , njëkohësisht Kosova negociatat për MSA. “

Në fakt, sfidat jo vetëm që nuk presin, por ka kohë që trokasin në derë. Çfarë do të jetë politika e jashtme në “pavarësinë e mbikëqyrur” , nuk ka nevojë të pritet të shpejgohet në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së. Mjafton të shikohet në vend , te “portat” 1 dhe 31 , gjegjësisht kufijtë veriorë të vendit. Mungesa e policëve kufitarë dhe pikave doganorë është indikator i cilësisë edhe të politikës së jashtme të vendit.

Por, këto sfida, sado urgjente të jenë, nuk janë as për një koalicion qeverisës ,e as për një man-dat. Në kushte të polarizimit të natyrshëm demokratik , këto sfida janë pothuajse të pareali-zueshme nëse nuk shndërrohen në konsensus parlamentar, që do të mbeten si politikë e jashtme e vendit pa marrë parasysh se kush fiton në zgjedhje.

(Ky shkrim u bazua në fjalën e mbajtur në konferencën e parë të Klubit të politikës së jashtme në Prishtinë)

Page 30: Bazat e Politikes Se Jashtme