221
REPUBLIKA E SHQIPERISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORI - FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË SHTYPI I ELBASANIT, NGA FUNDI I SHEK. XIX DERI NË MESIN E SHEK. XX. Specialiteti: Histori Përgatiti Udhëhoqi Sokol Gjevori Akademik Prof. Dr. Beqir Meta Tiranë, 2015

shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

  • Upload
    vanque

  • View
    326

  • Download
    24

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

REPUBLIKA E SHQIPERISË

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORI - FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I HISTORISË

SHTYPI I ELBASANIT, NGA FUNDI I

SHEK. XIX DERI NË MESIN E SHEK. XX.

Specialiteti: Histori

Përgatiti Udhëhoqi

Sokol Gjevori Akademik Prof. Dr. Beqir Meta

Tiranë, 2015

Page 2: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I HISTORISË

Tel/fax: + 355 4 369 987 www.fhf.edu.al

Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë

Disertacion i paraqitur nga

Sokol Gjevori

në kërkim të gradës shkencore

Doktor

SHTYPI I ELBASANIT, NGA FUNDI I

SHEK. XIX DERI NË MESIN E SHEK. XX.

Specialiteti: Histori

Udhëheqës shkencor:

Akademik Prof. Dr. Beqir META

Mbrohet më, datë………/………../ 2015

1....................................................Kryetar

2…………………………………Anëtar (oponent)

3……………………...………….Anëtar (oponent)

4…………………………………Anëtar

5…………………………………Anëtar

Page 3: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

PËRMBAJTJA

Parathënie………………………………………………….. 5

Hyrje – Kultura, arsimi dhe shtypi në Elbasan gjatë Rilindjes Kombëtare

Shqiptare…………………………………………. 11

Kreu I – Shtypi në Elbasan në dhjetëvjetëshin e parë të shek. XX.

I.1 – Rrethanat ekonomike, politike, sociale e kulturore që çuan në daljen

e shtypit ................................................................ 24

I.2 – Gazeta “Tomorri”.................................................... 29

I.3 – Pikëpamjet e gazetës “Tomorri”............................. 34

Kreu II – Jeta politiko – sociale, kulturore dhe shtypi në Elbasan, 1912-1920.

II.1 – Gjendja politiko-sociale e kulturore........................ 43

II.2 – Dalja e revistës “Kopështi Letrar”........................... 55

II.3 – Kontributi i revistës në kulturën shqiptare.............. 61

Kreu III – Shtypi në Elbasan gjatë viteve 1921-1924.

III.1 – Sfidat e shtypit elbasanas në vitet 1921-1924......... 70

III.2 – Organet e shtypit në Elbasan dhe tiparet e tyre....... 78

III.3 – Shtypi gjatë zgjedhjeve parlamentare dhe të asamblesë kushtetuese,

1921-1923.............................................................. 92

III.4 – Pikëpamjet rreth organizimit dhe konsolidimit të shtetit shqiptar........ 114

III.5 – Shtypi elbasanas dhe pozita ndërkombëtare e shtetit shqiptar............. 124

Kreu IV – Problemet ekonomike, sociale e kulturore në shtypin elbasanas 1921-1924.

IV.1 – Problemi agrar në fokusin e shtypit elbasanas..................................... 130

IV.2 – Pikëpamje dhe qëndrime rreth zhvillimit ekonomik të vendit............ 139

IV.3 – Qëndrimi i shtypit ndaj problemeve sociale........................................ 154

Page 4: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

IV.4 – Arsimi dhe kultura........................................................................... 163

IV.5 – Zhanret e shkrimeve në shtypin elbasanas...................................... 176

Kreu V – Shtypi në Elbasan në vitet 1925-1939.

V. 1 – Revista “Normalisti” ........................................................................ 183

V. 2 – Problemet arsimore e pedagogjike në revistën “Normalisti”…….... 191

V. 3 – Talente të rinj në faqet e “Normalistit”............................................. 198

Përfundime………………………………………………………………... 203

Bibliografia………………………………………...................................... 208-213

Page 5: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

5

PARATHËNIE

Tema, që paraqesim për gradën shkencore “doktor”, bën pjesë në historinë e

shtypit të Elbasanit dhe rrok një hark kohor nga fundi i shek. XIX deri në mesin e

shekullit të XX. Bile në ndonjë rast, ajo i kalon këta kufij, gjë që shpjegohet me

periodicitetin e shtypit të botuar në atë kohë.

Qëllimi i trajtimit të temës “Shtypi i Elbasanit nga fundi i shekullit XIX deri në

mesin e shekullit XX” lidhet me disa arsye:

Së pari, me interesin profesional për realizimin e një punimi shkencor për

historinë e shtypit të Elbasanit duke evidentuar dhe analizuar problemet që lidhen me

lindjen, ecurinë, vështirësitë e sfidat me të cilat ky shtyp u përball.

Së dyti, reputacioni i madh që pati ky shtyp, jo vetëm në trevën e Elbasanit por në

tërë trevat shqiptare me trajtimin dhe qëndrimet që mbajti për probleme të ndryshme.

Së treti, kontributi mjaft i vyer që dha shtypi i Elbasanit si gjatë shpalljes së

pavarësisë ashtu dhe gjatë proçesit për organizimin dhe demokratizimin e shtetit

shqiptar.

Punimi i tezës së doktoratës ka këtë strukturë: hyrjen, kreun e parë “Shtypi në

Elbasan në dhjetëvjetëshin e parë të shekullit të XX”, ku si rezultat i një pune relativisht

të gjatë të hulumtimeve tona në këtë lëmë, jemi përpjekur të japim dhe të evidentojmë një

pjesë të traditës kulturore të Elbasanit, e pandarë nga ajo arsimore. Më së shpeshti

Elbasani është konsideruar si qytet traditëvënës në arsim e kulturë. Gjithashtu jemi

përpjekur të paraqesim faktorët politike, ekonomike, kulturore si dhe praninë e një

mjedisi intelektual që çuan në daljen e shtypit të shkruar në Elbasan. Në këtë kapitull

ndalemi gjerësisht në gazetën “Tomorri” e cila dha një kontribut të veçantë me shkrimet

e saj në realizimin e aspiratave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Por historia e

publicistikës shqiptare zë fill që herët. Shtypi shqiptar dhe ai elbasanas në veçanti lindi

dhe u zhvillua në luftën për pavarësinë e Shqipërisë nga zgjedha osmane për tërësinë

territoriale etnike dhe për liritë e të drejtat politike kombëtare.

Page 6: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

6

Për rrethanat e kushtet e njohura historike, autorë elbasanas me pseudonime

botuan në një sërë organesh në gjuhën shqipe në vende të ndryshme të Ballkanit dhe të

Evropës si: Bullgari, Rumani, Belgjikë, etj., kronika, korrespondenca, letra në redaksi të

cilat, pavarësisht nga niveli i tyre, mund të konsiderohen si pjesë integrale e historisë së

shtypit të Elbasanit e trevave të tij. Një pjesë e mirë e tyre mbetën edhe sot pa u

deshifruar si pseudonime, ndërsa të tjerë bënë emër duke u bërë figura të cilët historia i

ngriti në kreshtën e saj.

Në fillim të shek. XX, dhjetëvjetëshi i parë i tij me ngjarjet e njohura historike do

të sjellë momente të mbara për shtypin shqiptar në përgjithësi dhe atë elbasanas në

veçanti, kryesisht në drejtim të botimit të gazetave dhe revistave. Në Elbasan botohet

gazeta e parë “Tomorri”, themeluar, drejtuar e botuar nga Lef Nosi, e analizuar

gjerësisht në këtë punim. Është me interes të thuhet se disa figura të spikatura të

Elbasanit si Lef Nosi, Aleksandër Xhuvani, Simon Shuteriqi, Salih Çeka, Thanas Floqi,

Josif Haxhimima e të tjerë, pavarësisht nga drejtimet që morën më pas, fillesat e tyre i

patën të lidhura me shtypin si publicistë, botues gazetash e revistash. Prej tyre vetëm

Emin Matraxhiu mbeti deri në fund publicist i mirfilltë.

Por duam të theksojmë, se përsa kohë në Elbasan ende nuk pati një gazetë të

botuar, autorë të ndryshëm në këtë lëmë, artikujt e tyre i botuan në organe të tjera

brenda e jashtë vendit, duke mbetur pjesë e pandarë e historisë së shtypit në Elbasan,

duke dhënë kontribut si korrespondentë të mirfilltë në disa organe si “Drita” e

Manastirit (1908), “Liri e Shqipërisë” e Sofjes (1911), “Lidhja Ortodokse” e Korçës

(1908), etj.

Në kreun e dytë “Jeta politike, sociale, kulturore dhe shtypi i Elbasanit gjatë

viteve 1912-1920” është përshkruar fillimisht situata politike sociale e kulturore e trevës

së Elbasanit, situatë e cila pati ndikim në ecurinë e mëtejshme të shtypit dhe publicistikës.

Në Elbasan, gjatë periudhës 1913-1920, botohet revista “Kopështi letrar” (1918-

1919), ndërsa revistën “Dokumenta historike për t`i shërbyer historisë tonë kombëtare”,

1924, të botuar nga Lef Nosi e kemi integruar në këtë pjesë për problematikën dhe

ngjarjet që trajton në këtë hapësirë kohore.

Daljen e revistës “Kopështi letrar” dhe kontributin e saj në kulturën shqiptare

është trajtuar po në këtë kapitull. Megjithë jetën e saj të shkurtër revista “Kopështi

Page 7: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

7

letrar” ndikoi pozitivisht në rritjen e nivelit kulturor të elbasanasve nëpërmjet botimit të

materialeve letraro-kulturore.

Në kreun e tretë “Shtypi në Elbasan gjatë viteve 1921-1924” nis me evidentimin e

sfidave me të cilat përballeshin organet e shtypit të Elbasanit në veçanti gjatë kësaj

periudhe. Gjithashtu po në të është trajtuar mënyra e ngritjes dhe organizimit të

organeve të shtypit si dhe janë analizuar veçoritë, tiparet e secilës prej tyre.

Periudha 1921-1924 shënon një etapë të re në historinë e shtypit të Elbasanit.

Mund të thuhet kështu, sepse gjatë kësaj kohe në këtë qytet u botuan katër organe shtypi,

gazetat “Shkumini”, “Ura e Shkuminit”, “Ku vemi?” dhe “Elbasani”. Kontributi i

këtyre gazetave padyshim ishte i vyer në përpjekjet për demokratizimin e jetës së vendit.

Pasqyrimi i mendimit intelektual progresist në zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe

social politike e rrit vlerën e shtypit të kësaj periudhe. Këto organe luajtën një rol të

rëndësishëm në përpjekjet për demokratizimin e jetës së vendit gjatë atyre viteve. Dalja e

këtyre gazetave në këtë periudhë ishte tregues i rëndësishëm i zhvillimit të proçeseve

demokratike në vend. Ato nëpërmjet problematikave që trajtuan në faqet e tyre

udhëhoqën mendimin e lirë duke luajtur një rol pozitiv në emancipimin e shoqërisë

shqiptare, në krijimin e një mentaliteti të ri për zhvillimin ekonomik, politik dhe shoqëror

të Shqipërisë. Për çështje të rëndësishme politike këto organe shtypi jo vetëm që mbajtën

qëndrimet e tyre, por mundoheshin të ofronin edhe zgjidhje në përputhje me përqasjen e

tyre politike. Ishte kjo përqasje politike e drejtuesve të gazetave ajo që i vuri në përballje

mendimet dhe opinionet që ata kishin. Kjo përballje ndikoi edhe në publikimin, në shtypin

periodik, në disa raste të artikujve polemizues por që nuk e zbehën kurrsesi rolin e

kontributin e secilës prej tyre në zhvillimin e shtypit shqiptar.

Fushata e zgjedhjeve për në Asamblenë Kushtetuese në dhjetor të vitit 1923 e

ktheu Elbasanin në një arenë të luftës elektorale, ku në të u përfshinë edhe këto dy organe

shtypi, “Ura e Shkuminit” dhe “Elbasani”. Kështu që po në këtë kapitull janë analizuar

qëndrimet e shtypit gjatë zgjedhjeve parlamentare dhe të asamblesë kushtetuese si dhe

pikëpamjet e tij rreth organizimit dhe konsolidimit të shtetit shqiptar.

Një vënd të rëndësishëm në këtë kapitull zënë dhe qëndrimet e shtypit në lidhje me

pozitën ndërkombëtare të Shqipërisë. Gjatë viteve 1921-1924 gjendja ndërkombëtare e

Shqipërisë paraqitet më e mirë, po jo pa probleme. Disa nga këto probleme si pozita,

Page 8: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

8

opozita politike dhe personalitete të trevës së Elbasanit i pasqyruan gjerësisht në shtypin

e këtyre viteve.

Në kreun e katërt “Problemet ekonomike, sociale e kulturore në shtypin

Elbasanas” është shkruar për problemin agrar që qëndronte në fokusin e shtypit të atyre

viteve si dhe janë analizuar pikëpamjet e organeve të shtypit elbasanas në lidhje me

masat e ndërmarra për përmirësimin e gjëndjes në fshat. Shumë probleme ekonomike, të

evidentuara jo vetëm në Elbasan por edhe në tërë vendin, u pasqyruan gjerësisht në

shtypin periodik të këtij qyteti. Ndaj intelektualët Elbasanas, të preokupuar për gjendjen

e vështirë ngritën në faqet e gazetave probleme të karakterit ekonomik e shoqëror, duke

dhënë njëkohësisht mendimet e tyre për zgjidhjet e mundshme, tepër të nevojshme për

kapërcimin e kësaj gjendjeje. Pasqyrimi i këtyre pikëpamjeve ekonomike në shtypin e

Elbasanit gjatë periudhës 1921-1924 pati rëndësi mjaft të madhe në reflektimin e

mendimit intelektual të kohës për zgjidhjet optimale që ofronte rreth problemeve të

karakterit ekonomik që haste vendi. Faqet e këtyre organeve të shtypit nuk shërbyen

thjesht për të pasqyruar gjendjen e vështirë ekonomike e shoqërore në vend por në

brendësi të tyre spikatën ide të qarta për rrugët që duheshin ndjekur në kapërcimin e

vështirësive të akumuluara në vite dhe përballimin e sfidave të reja.

Duke përfaqësuar shtypin e Elbasanit, të këtij qyteti traditëvënës në arsim e

kulturë, këto gazeta i kishin rezervuar hapësirën e nevojshme në faqet tyre edhe trajtimit

të problemeve me karakter arsimor e kulturor. Gjatë periudhës 1921-1924 problemet

arsimore u trajtuan nga shtypi elbasanas si probleme parësore që kishin rëndësi të

madhe si për shtetin ashtu edhe për shoqërinë shqiptare. Shtypi i Elbasanit e shihte si një

ndër detyrat e tij kryesore sensibilizimin e shoqërisë me synim rritjen e emancipimit të saj

arsimor dhe kulturor. Kjo do të përbënte një premisë të rëndësishme në ecurinë e

zhvillimit të një shteti demokratik.

Ky shtyp zhvilloi me të vërtetë një betejë të madhe duke u vënë në krye të

proçeseve për demokratizimin e jetës së vendit dhe në të njëjtën kohë ndërtoi piketat,

shtroi trasenë, duke i çelur udhën jo vetëm mendimit të lirë, por brenda kuadrit historik,

të bëhet interpret i pluralizmit, i diversitetit të mendimit. Kjo periudhë, pa hezitim

konsiderohet e ndritur për historinë e shtypit të Elbasanit dhe si vazhduese e një tradite

të gjatë.

Page 9: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

9

Në kreun e pestë “Shtypi Elbasanas në vitet 1925-1939” evidentohen përpjekjet e

nxënësve të Normales për ngritjen dhe mbajtjen e një reviste. Përgjatë viteve 1929-1937

një tjetër organ shtypi shpalosi idetë dhe mendimet e tij por jo në planin politik por në

atë didaktik dhe pedagogjik.

Revista “Normalisti” krahasuar me periudhën e mëparshme ishte organi i shtypit

më jetëgjatë i qytetit të Elbasanit, mbase kjo lidhej me vitalitetin në punën që bënin dhe

përkushtimin që kishin nxënësit e Normales për botimin e saj. Kjo revistë pati një rëndësi

të madhe jo vetëm për Normalen por për tërë arsimin kombëtar dhe mendimin

pedagogjik shqiptar. Në koherencë me evoluimin e shoqërisë dhe ritmet e rritjes

ekonomike ajo u vu në pararojë të ndryshimeve në arsimin kombëtar duke synuar jo

vetëm rritjen e numrit të të arsimuarve por edhe përgatitjen me nivel të lartë shkencor të

tyre.

Ky punim është realizuar në disa faza.

Në fazën e parë është bërë hulumtimi dhe grumbullimi i shtypit të kohës,

materialit arkivor dhe literaturës historiografike.

Në fazën e dytë është bërë përpunimi dhe analizimi i materialeve të grumbulluara

në përputhje me strukturën e temës.

Ndërsa në fazën e tretë është hartuar varianti përfundimtar i temës duke

pasqyruar arritjet e punës hulumtuese.

Në realizimin e temës së doktoratës nga ana metodologjike jemi bazuar në

trajtimin kronologjik dhe problemor të çështjeve të ngritura. Gjithashtu në realizimin e

saj janë shfrytëzuar si burime arkivore materiale të Arkivit Qëndror Shtetëror, fondet e

Aqif Biçakut, Bashkisë së Elbasanit, Lef Nosit, Ministrisë së Punëve të Brendshme,

Prefekturës së Elbasanit, të Arkivit të Muzeut të qytetit të Elbasanit.

Një vend të rëndësishëm në këtë temë zë shfrytëzimi i shtypit periodik veçanërisht

atij të Elbasanit. Në të njejtën kohë jam mbështetur në shfrytëzimin e një bibliografie në

përputhje me synimet shkencore të këtij punimi. Ndër të tjera përmendim: “Shtypi

shqiptar gjatë viteve të pavarësisë 1913-1939” – L.Zelka, “Historia e shtypit shqiptar

1848-2005” – B.Fevziu, “Një shekull e gjysmë publicistikë shqiptare 1948-1997” – H.

Boriçi, “Historia e shtypit shqiptar nga fillimet deri në ditët tona” – H.Boriçi, M.Marku,

“Vështrim mbi shtypin demokratik e përparimtar të viteve 1920-1924” – P.Mëzezi,

Page 10: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

10

“Qytetet e shqipërisë në vitet 1912-1924” – V. Duka, “Histori e shkurtër e trevës së

Elbasanit” – Sh.Demiri, etj.

Këtë parathënie e mbyll duke i shprehur mirënjohjen e thellë dhe falenderimet e

sinqerta udhëheqësit tim shkencor, akademik Beqir Meta, që ka ndjekur në mënyrë të

vazhdueshme ecurinë e këtij punimi duke ofruar këshillat dhe sygjerimet e tij mjaft të

çmueshme shkencore. Falenderoj gjithashtu përzemërsisht pedagogët e departamentit të

historisë në Fakultetin e Histori - Filologjisë, prof.dr. Valentina Dukën, prof.dr. Lira

Çaushin, prof.dr Fatmira Ramën të cilët më kanë mbështetur pa u kursyer në realizimin e

këtij studimi.

Page 11: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

11

HYRJE

Kultura, arsimi dhe shtypi në Elbasan gjatë Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Përpjekjet për zhvillimin e arsimit dhe kulturës në Elbasan u evidentuan që në

shek. XVI. Brenda një shekulli ky qytet mori një hov të shpejtë zhvillimi, nga themelimi i

tij (1466) e deri në vitin 1570 duke u bërë një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike

e administrative të vendit. Kultura që u zhvillua gjatë periudhës së shekujve XVI-XVIII

ishte e ndikuar nga kultura fetare. Në shekullin e XVII, Elbasani konsiderohej si

kryeqendra (metropoli) e Shqipërisë së Mesme dhe njëkohësisht si një qytet me popullsi

të madhe e lagje të shumta.1 Elbasani ishte një ndër qytetet që shquheshin për zhvillimin

e zejtarisë, me një popullsi të konsiderueshme për kohën dhe që mbarte funksionet e një

qendre të rëndësishme ekonomike, politike e administrative. Në këtë mjedis të zhvillimit

ekonomik, me kushte të favorshme natyrore, padyshim që do të krijoheshin vlera edhe në

fushën e kulturës artit dhe arsimimit. Dëshmi të kësaj tradite të përvijuar ndër shekuj janë

dhe kontributet në fusha të ndryshme të personaliteteve si Onufrit, David Shpatarakut,

Dhaskal Todrit, Kostandin Kristoforidhit etj.2

Epoka e humanizmit shqiptar në trevat e Elbasanit u përfaqësua nga figura si

Mehmet Sedefqar Biçakçiu (arkitekt), Konstandin Shpataraku, Onufri e të tjerë, që me

veprimtarinë e tyre dëshmuan për traditën kulturore dhe arsimore të kësaj treve.

Vëmendje e veçantë në këtë periudhe iu kushtua shkrimit dhe mësimit të shqipes.

Dokumenti më i vjetër i gjuhës shqipe i shkruar në Elbasan daton në vitin 1690. Autori i

këtij dokumenti të vjetër ishte Theodhor Bogomilli i cili kishte përmbledhur pjesë të

ungjijve të përkthyera në gjuhën shqipe duke përdorur një alfabet origjinal.3

Kjo traditë në Elbasan vazhdoi edhe në shekujt XVIII-XIX me pasuesin e

Theodhor Bogomillit, Theodhor Haxhifilipin. Karakteristikë e kësaj periudhe ishte

1 Zija Shkodra, Esnafet shqiptarë, shek.15-20, (Tiranë: 1965), 31,42. 2 Tomorr Plangarica, Normalja-tradita, miti dhe e ardhmja, “Normalja në fokus të bashkohësisë”, (Elbasan:

Biblioteka Q.Baholli, 1999), 33. 3 Dhimitër Shuteriqi, Fjalori enciklopedik shqiptar, (Tiranë: 1985), 26.

Page 12: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

12

zhvillimi i arsimit shqip me alfabet të huaj. Kështu, në Elbasan në vitin 1736 ishin të

pranishme shkollat greke që drejtoheshin nga priftërinjtë e që zhvillonin mësime brenda

në kishë. Dhaskal Todri u përpoq të fuste shqipen në kishë dhe t`ia mësonte nxënësve në

shkollë. Ai shkroi në elbasanishten e kohës dhe bëri një përpjekje të dukshme për

krijimin e neologjizmave për nevojat e përkthimeve fetare. Për këtë ai ndërtoi një alfabet

duke krijuar një traditë në Elbasan për mësimin e shqipes. Ripërkthen të dy “dhiatat”,

meshën e Shën Gojartit etj.4 Interesi që zgjon figura e Todrit në historinë e gjuhës dhe

letërsisë sonë nuk është i pakët, sepse ai nuk ishte thjesht një lëvrues i gjuhës shqipe, por

dhe një nga paraardhësit e Rilindjes sonë Kombëtare.5

Në fushën e kulturës pati mjaft arritje veçanërisht në artin figurativ. Në shek.

XVIII spikatin punimet në pikturë dhe ikonografi të Konstandin Shpatarakut të realizuara

në kishat e Shën Joan Vladimirit, të Shën e Premtes, të Valshit. Në punimet e tij ai pati

ndikimin e Onufrit i cili kishte punuar dhe jetuar për një kohë të gjatë në Shpat të

Elbasanit.

Qyteti i Elbasanit që në shek. XVIII shquhej, në aspektin ekonomik, si një ndër

qytetet e rëndësishëm jo vetëm të vendit tonë por dhe të Ballkanit Qendror. Në qytet ishin

të organizuara një numër i konsiderueshëm esnafesh që me realizimin e prodhimit të tyre

synonin plotësimin e nevojave dhe kërkesave ekonomike të popullsisë së këtij qyteti. Në

shek. XVIII në Elbasan ishin të organizuar 30-40 esnafe që dalloheshin për prodhimet e

tyre si: vaj, mëndafsh, prodhime bujqësore, punime argjendi etj., jo vetëm në tregun

krahinor por edhe atë ndërkrahinor e më gjerë. Ndër esnafet më kryesore mund të

përmenden: kazazët, tabakët, kujunxhinjtë, samarxhinjtë, simitexhinjtë, kafexhinjtë,

dylgjerët, çullhajtë e të tjerë, të cilat kanë ardhur në ditët e sotme si relikte në emërtimet e

familjeve elbasanase. Në qendër të qytetit shtrihej tregu ose i quajtur ndryshe “bezistan” i

cili përbëhej nga 580-730 dyqane6 që tregtonin artikuj të ndryshëm bujqësor, blegtoral e

zejtar. Ky qytet i shtrirë në Shqipërinë e Mesme, territori i të cilit përshkohej nga rrugë të

rëndësishme, u bë qendër ndërkrahinore duke dominuar me mallrat e saj tregtinë në këtë

rajon. Zhvillimi i tregtisë u favorizua:

4 Elbasani-Enciklopedi, (Elbasan: Sejko 2003), 243. 5 Kujtim Bevapi, Tradita kulturore dhe arsimore e Elbasanit deri në shpalljen e pavarësisë, “Normalja në

traditë” (Elbasan: Silver, 1995), 12. 6 Aleks Buda et al., Historia e Popullit Shqiptar : Rilindja Kombëtare, vitet `30 të shek. XIX-1912,vëll. II,

(Tiranë : Botimet Toena, 2002), 49.

Page 13: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

13

së pari nga pozita gjeografike, shtrirja në Shqipërinë e Mesme.

Së dyti nga prezenca e rrugëve të rëndësishme tregtare që lidhnin lindjen me

perëndimin, jugun me veriun e vendit, shfrytëzimi i portit të Durrësit në Adriatik.

Elbasani, duke patur një sistem esnafor të konsoliduar dhe një tregti të zhvilluar,

në shek. XVIII kryente funksionet e një kryeqendre ekonomike me një ndikim të madh

në trevat e tjera shqiptare si në Ohër Strugë, Dibër etj.

Që prej shek. XVIII në aspektin fetar kemi një përmbysje të raportit midis të

krishterëve dhe myslimanëve. Të krishterët ishin përqendruar kryesisht në veriperëndim

dhe në juglindje të Elbasanit, në viset malore ku ishte e vështirë depërtimi i sistemit të

timarit dhe bashkë me të edhe fesë islame. Ndërsa myslimanët kryesisht ishin të përhapur

në zonat fushore e kodrinore ku krahas depërtimit të sistemit të timarit në popullsinë e

këtij rajoni u përhap edhe feja islame. Në vazhdim të politikës së tyre përçarëse dhe

sunduese turqit u përpoqën në vazhdimësi të shndërronin elementin e krishterë në fenë

islame duke shfrytëzuar disa rrugë si: dhenien e shpërblimeve, heqjen e disa taksave për

të gjithë ata që pranonin të hiqnin dorë nga besimi i krishterë, e në të kundërt aplikimi i

metodave të dhunës si burgosje e deri në vrasje të të pabindurve. Kështu paria e zonës së

Godoleshit nën presionin ekonomik e politik si dhe joshjes korruptive të disa krerëve nga

turqit, bënë të mundur ta kthejnë Godoleshin në fenë islame.7 Megjithatë një pjesë e

popullsisë, ndonëse zyrtarisht ishin të deklaruar si mysliman vazhdonte të ruante besimin

e krishterë duke zhvilluar në fshehtësi ritualet fetare.

Shfaqja e elementit të kriptokristianizmit (krishtërimi i fshehur) veçanërisht në

zonën e Shpatit është shprehja më domethënëse e larmisë fetare që ka karakterizuar

rajonin e Elbasanit duke u bërë një faktor pozitiv në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare.

Idetë për ruajtjen e unitetit kombëtar si një ndër elementët e domosdoshëm të luftës

politike të shqiptarëve do të ngrihen mbi propagandën turke që kishte në thelb idenë se

feja dhe kombësia janë një.

Feja në Shqipëri ashtu si në tërë Ballkanin shihej në dy aspekte, në atë shpirtëror

dhe politik. Në aspektin shpirtëror krerët e të gjitha besimeve dhe sekteve aspironin

7 Shyqyri Demiri, Histori e shkurtër e trevës së Elbasanit, (Tiranë: 2006), 83.

Page 14: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

14

shpëtimin e shpirtrave, ndërsa në aspektin politik ishin po këta që shpesh tregoheshin

mjaft xhelozë për njëri-tjetrin.8

Banorët e Elbasanit dalloheshin për një frymë të theksuar të tolerancës fetare,

pavarësisht tendencave dasiste fetare të disa elementëve të veçantë fanatikë. Shembulli

më i mirë i kësaj tolerance dhe bashkëjetese midis feve ishte lagja “Kala”, në brendësi të

së cilës ekzistonte kisha e “Shën Mërisë” dhe xhamia “Mbret”.9

Gjatë sundimit osman gjithnjë e më tepër bëheshin përpjekje nga shumë atdhetarë

për të mbajtur të gjallë kulturën shqiptare. Përhapja e arsimit dhe e kulturës kombëtare qe

një nevojë parësore e ndikuar nga zhvillimi ekonomik dhe shoqëror, qe një

domosdoshmëri i përparimit material e shpirtëror të kombit shqiptar. Në kushtet e

mosnjohjes se kombësisë shqiptare nga qeveria osmane iluminizmi shqiptar nuk mbeti

thjesht një lëvizje kulturore. Lëvizja për shkollën dhe kulturën kombëtare mori një

karakter të theksuar politik. Me anë të arsimimit në gjuhën shqipe e me frymë patriotike

rilindasit elbasanas synonin të përshpejtonin zgjimin kombëtar, ngritjen e ndërgjegjes

politike duke e konsideruar zhvillimin e arsimit si pjesë të pandarë të luftës me armë për

çlirim kombëtar. Në dekadat e para të shek. XIX të shkruarit, mësuarit e gjuhës shqipe u

konsiderua si domosdoshmëri gjatë proçesit të zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike e

shoqërore kryesisht nga shtresat e pasura. Sipas kodikut të esnafëve të kazanxhijve,

argjendarët, gëzoftarët, kazanxhijtë dhe esnafe të tjera paguanin mësues që t’u mësonte

fëmijëve të tyre shkrim e këndim.

Në fundin e shek. XIX qyteti i Elbasanit ishte ndër qytetet më të rëndësishëm të

Shqipërisë. Shtrirja dhe zhvillimi i këtij qyteti i jepte atij një rëndësi të veçantë, duke e

konsideruar si një vatër të fuqishme të kulturës. Të dhënat nga arkivat e ndryshme dhe

shënimet e udhëtarëve të huaj dëshmojnë se qyteti i Elbasanit renditej ndër qytetet e para

të trevave shqiptare, si për nga zhvillimi ekonomik e shoqëror ashtu edhe atij kulturor e

arsimor.

Gjatë Rilindjes Kombëtare në Elbasan zhvillohej një luftë e zjarrtë për

emancipimin shoqëror, politik e kulturor. I përfshirë si i gjithë vendi në lëvizjen e madhe

të Rilindjes, Elbasani i parapriu proçesit të formimit të vetëdijes kombëtare, të zhvillimit

8 Paul Scott Mowrer “Au coeur de L’Albanie”- Notes de voyage d’un journaliste americain, L’Illustration,

Paris, Samedi 19 avril 1913, nr. 3660. 9 Rudina Mita, Elbasani jeta politike në vitet 1920-1924, (Tiranë: Ilar, 2007), 19.

Page 15: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

15

të arsimit, të diturisë dhe të ideve kombëtare, që ishin shkrirë në një lëvizje të fuqishme,

e cila çoi më 1912 në Shpalljen e Pavarësisë së vendit.10 Gjatë kësaj kohe nga rilindasit

elbasanas u bënë përpjekje të vazhdueshme për lëvrimin e gjuhës shqipe, hapjen e

shkollave shqipe dhe rritjen e ndërgjegjes politike.

Një nga rilindasit e shquar, jeta dhe vepra e të cilit hyri në gojëdhënën e popullit

ishte Konstandin Kristoforidhi, i cili pati qenë jo vetëm gjuhëtari shqiptar më me autoritet

i shek. XIX, por edhe një dijetar që ngriti lart vlerat e kulturës dhe arsimit kombëtar. Në

sajë të punës së tij u bë e mundur për herë të parë përkthimi i “Dhiatës së Re” toskërisht

dhe gegërisht. Për të vënë në jetë idetë e tij për ngritjen e një sistemi shkollor me

përdorimin e librave shqip ai e përqendroi punën e tij në përgatitjen e këtyre teksteve siç

ishte edhe botimi i abetares shqip me figurë, fjalori i gjuhës shqipe etj. Gjuha dhe shkolla

shqipe ishin dy fushat ku u përqendrua më tepër veprimtaria e tij. Më 1867 dhe 1868

botoi dy abetare toskërisht dhe gegërisht dhe libra të vegjël për nxënësit. Me shkrimet e

tij letrare, së bashku me Naim Frashërin, u bë themelues i letërsisë artistike shqipe për

fëmijë. Ai zhvilloi veprimtarinë e tij në kushtet e presionit të pushtimit osman duke

harmonizuar personalitetin e vet talentin e rrallë të gjuhëtarit, me atë të pedagogut dhe të

didaktit, të njeriut politik, që e shihte me sy realist jetën dhe të mësuesit praktik, që diti të

përfitojë nga këto rrethana për t’u vënë në shërbim të popullit të vet dhe arsimit në gjuhën

shqipe. Dyqani i tij shërbeu si shkollë ilegale shqipe. Metoda e mësimit të tij ishte e

kuptueshme dhe bindëse për njerëzit e thjeshtë dhe të paditur.11

Në ngjarjet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Elbasani me veprimtarët e tij, u

dalluan jo vetëm në rrafshin politik e ushtarak, por edhe në atë administrativ, arsimor e

kulturor. Në Elbasan ishte ngritur një komitet i ndërlidhjes që bënte të mundur ruajtjen e

kontakteve ndërmjet qendrave kryesore të Lidhjes së Prizrenit nga jugu në veri. Kjo

përbënte degën e Lidhjes në Elbasan, e cila kishte një këshill drejtues i përbërë nga

Ismail Bej Vërlaci, Hasan Myftiu, Isuf Biçakçiu, Mehmet Pajuni e të tjerë.12

10 Bevapi, Tradita, 12. 11 Bedri Dedja et al., Historia e arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar, vol. I, (Tiranë: Nënë Tereza,

2002), 108. 12 Elbasani-Enciklopedi, 344.

Page 16: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

16

Pas Lidhjes së Prizrenit qeveria osmane ndërmori një fushatë të egër kundër çdo

manifestimi në fushën e arsimit e të kulturës shqiptare. Shkrimi shqip ishte ndaluar dhe

shkollat shqipe ishin shpallur si antifetare.

Ndonëse në rrethana të rënda politike rilindasit e trevës së Elbasanit nuk e

ndërprenë punën për zhvillimin e arsimit kombëtar. Ata si tërë rilindasit iu drejtuan në

rradhë të parë gjuhës amtare, që kishte luajtur një rol të rëndësishëm në jetën e popullit

shqiptar dhe që u kishte bërë ballë me sukses trysnive shekullore asimiluese të

pushtuesve të huaj.13

Në fundin e shek. XIX Elbasani dhe krahinat rreth tij dhanë një kontribut të

rëndësishëm në nxitjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të arsimit shqiptar dhe Lëvizjes

Kombëtare Shqiptare. Në zhvillimet që po përjetonte arsimi dhe kultura në Elbasan në

fund të shek. XIX, figura e Konstandin Kristoforidhit nuk duhet parë e veçuar nga të tjera

figura të shquara të këtij qyteti. Rreth vitit 1890 patrioti elbasanas Losh Papamihali depon

e tij e kishte shndërruar në një shkollë të fshehtë ku mësohej shkrim e këndim në gjuhën

amtare. Vlen për t`u përmendur veprimtaria e Muç Shqiptarit si përhapës i librit shqip.

Ai zhvilloi një veprimtari të përkushtuar për shpërndarjen fshehurazi të librave, gazetave

e revistave shqipe në shtresat qytetare e fshatare të Elbasanit. Patrioti “Tushi i Pinës”

(Dhimiter Pina) me të mbaruar mësimet në gjuhën greke, predikonte shumë për gjuhën

shqipe dhe u mësonte fshehurazi abetaren nxënësve tek të cilët kishte besim. Të ndodhur

nën presionin politik e ushtarak, duke qenë se veprimtaria e rilindasve elbasanas

survejohej, shpesh ata detyroheshin të shfrytëzonin shkollat e huaja edhe në zonat malore

për të patur mundësinë e mësimit të gjuhës shqipe. Kështu mund të përmendim zonën

malore të Shpatit që ka qenë e njohur për traditat patriotike në shekuj. Shkolla në gjuhën

greke e hapur në Valësh të Shpatit në vitin 1900 me mësues Mim Bibaja shërbeu për t’u

mësuar shpatarakëve në fshehtësi gjuhën shqipe. 14 Duket qartë se në këtë periudhë

shkolla shqipe dhe shkrimi shqip kishin triumfuar mbi politikën osmane.

Në vitet 1908-1912 lëvizja politike sociale kulturore kombëtare karakterizohet

nga një ngritje e mëtejshme e shkallës së organizimit të saj, e cila gjeti shprehjen në

krijimin e një rrjeti të tërë klubesh, shoqërish kulturore e politike, si dhe në thirrjen e

13 Dedja et al., Historia e arsimit, 109. 14Demiri, Histori e shkurtër, 89.

Page 17: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

17

forumeve të tilla me karakter gjithë shqiptar, siç ishin kongreset kombëtare. Në Elbasan

gjatë kësaj periudhe u themeluan një sërë klubesh, shoqërish patriotike si klubet:

“Bashkimi”, “Vllaznia”, shoqëria “Afërdita”, etj. Në këto klube dhe shoqëri patriotike

zhvillohej një veprimtari e larmishme kulturore, arsimore, kombëtare e qytetit dhe e

krahinave rreth tij, gjë që ka ndikuar mjaft pozitivisht në vazhdimësinë e zhvillimit të

Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Kërkesa të tilla si: përhapja e shkrimit dhe shkollave

shqipe, futja e gjuhës shqipe si gjuhë mësimi në shkollat e huaja, vendosja e një alfabeti

të vetëm të gjuhës shqipe, ishin në vazhdën e kërkesave të paraqitura që nga Lidhja

Shqiptare e Prizrenit. Veprimtaria e turqve të rinj për përmbysjen e regjimit absolutist të

sulltan Abdyl Hamitit II dhe për vendosjen e kushtetutës gjeti terren të favorshëm në

Shqipëri. Pikërisht shpallja e kushtetutës, apo e Hyrietit më 23 korrik 1908, u shfrytëzua

nga patriotët shqiptarë dhe veçanërisht ata elbasanas, të cilët u angazhuan në hapjen e

shkollave në gjuhën shqipe.

Në fillim të shek. XX qyteti i Elbasanit kishte tre ndërtesa të ngritura posaçërisht

për shkollë, godina e medresesë, godina e shkollës qendrore dhe godina e shkollës në

oborrin e kishës së kalasë. Në 2 gushtit 1908 një kontribut të madh për hapjen e shkollës

shqipe ka dhënë Fejzulla Guranjaku.15 Ai ishte një mësues i emëruar në shkollën turke

Idadije megjithatë ai iu përkushtua detyrës së atdhetarit. Që në fund të shek. XIX ai

kishte filluar fshehurazi t`u mësonte nxënësve gjuhën shqipe.

Madje edhe vetë klubet u shndërruan në qendra për përhapjen e gjuhës shqipe. Në

tetor të vitit 1908 u çel një shkollë nate ku mësonin çdo mbrëmje 60-70 rinj.16 Një punë të

mirë për përhapjen e gjuhës shqipe në Elbasan bënë edhe anëtarët e klubeve. Klubet që u

ngritën në Elbasan në vitin 1908 ishin dy “Bashkimi” dhe “Vllaznia”. Ngritja e këtyre

klubeve para së gjithash kishte rëndësi kombëtare në planin politik, arsimor dhe kulturor.

Shtypi i kohës për çeljen e klubit “Vllaznia” në Elbasan më 25 prill 1909 shkruante:

15 Kujtim Bevapi, Mjedisi arsimor, kulturor e më gjerë në Elbasan, në prag të çeljes së Normales dhe prania

amerikane në të, gjatë viteve 1908-1920, “Normalja në fokusin e bashkëkohësisë”, (Elbasan: Silver, 1999),

47. 16 Kristaq Prifti, Tipare të lëvizjes kulturore kombëtare në vitet 1908-1912, “Studime historike”, nr.1

(1987): 77.

Page 18: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

18

“Më 18 të prillit u hap në qytet klubi “Vllaznia” për me përhapun gjuhën shqipe

në qytet si edhe nëpër fshatrat e tija. Hapja e tij u kremtue zyrtarisht me gëzim të madh

prej vendit”.17

Në vitin 1909 nënkryetar i këtij klubi ishte intelektuali i njohur elbasanas Lef

Nosi. Ndërsa klubi “Bashkimi” i Elbasanit u formua me nismën e disa patriotëve

elbasanas më 8 shtator 1908. Vlen të përmendet se për funksionimin e këtij klubi u

grumbulluan ndihma nga shumë qytetarë e banorë të trevës së Elbasanit. Më pas u ngritën

shoqëritë Afërdita, Dielli, Drita anëtarë të së cilës ishin atdhetarët e shquar si Emin

Haxhiademi, Josif Haxhimima, Simon Shuteriqi, Ahmet Dakli, Peter Dodbiba e të tjerë.

“Vëllezën Shqiptarë. Kemi ngrefun këtu n` Elbasan nji shoqëni me emrin

“Afërdita”. Qëllimi i kësaj shoqënie asht’ që të përmbajë dorë për dore nji bandë

muzikore me anë të së cilës të përhapen ndjenjat e larta ndër shqiptarët e këtyne anëve -

u bënte thirrje popullit elbasanas kryetari i kësaj shoqërie Lef Nosi”.18

Krahas punës për përhapjen e gjuhës shqipe brenda në qytet një punë të mirë

bënë disa mësues të shquar përfaqësues të këtyre klubeve të cilët dhanë një kontribut të

madh në përhapjen e mësimit shqip në shumë fshatra të krahinës së Shpatit të rrethit të

Elbasanit. I veshur me kostumin shpatarak Hysen Ceka i ngjitej malësive të Shpatit për

t`u mësuar barinjve shpatarakë të shkruanin e të lexonin shqip. Kësaj dukurie ia shton

rëndësinë dhe grupi i mësuesve shpatarakë, Kodhel Dedja me shokë. Në rubrikën “Të

reja nga vendi” në gazetën “Tomorri” të datës 20 mars 1910 shkruhej:

“Zoti Hysen Ceka mësonjës i gjuhës shqipe në idadiet e këtueme dha dorëheqjen

ngaqë nuk mund ta mësojë shqipen me shkronjat e mafil klubit. Zotni e tij e provoi

përpara mësojsve të tjerë që ndodhen në atë mësojtore se shqipja mund të mësohet vetëm

me shkronjat e vendit”.19

Klubet dhe shoqëritë patriotike i zgjidhnin kryesitë e tyre në formën e rotacionit.

Zgjedhjet e reja u bënë në tetor të vitit 1909 dhe në krye të klubit “Bashkimi” zgjidhet

Hysen Hostopalli. Po gjatë këtij viti shoqëria “Drita” ishte nën drejtimin e Ibrahim dhe

Mehmet Hostopallit. Administrimi i këtyre klubeve e shoqërive bëhej nga një këshill

mbikëqyrës nën drejtimin e Aqif Pashë Elbasanit. Aqif Pasha ishte figura qendrore e

17Demiri: Histori e shkurtër, 97. 18 Tomorri, Elbasan, prill 20, 1910, nr.5. 19 Tomorri, Elbasan, mars 20, 1910, nr.2.

Page 19: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

19

lëvizjes kombëtare në rajonin e Elbasanit. Ai së bashku me Lef Nosin, Ahmet Daklin,

Asllan Shahinin e të tjerë, ishin organizatorët kryesorë të shpërthimit të kryengritjes në

Elbasan. Lef Nosi bëri të mundur organizimin dhe hedhjen në kryengritje të zonës së

Shpatit, Ahmet Dakli mundësoi shpërthimin e kryengritjes në Martanesh dhe Asllan

Shahini veproi në Gramsh.20 Bashkëpunimi midis këtyre personaliteteve do të jetë në

vazhdimësi dhe pas shpalljes së pavarësisë e veçanërisht në vitet 1920-1924 për sa kohë

që tek ata përvijoheshin qëndrime të përafërta politike. Irfan Ohri, Hasan Biçaku, Ali

Agjahu, Beqir Plangarica, Ali Çaushi, Muç Shqiptari, Ahmet Burburia e të tjerë, ishin

udhëheqësit e çetave që vetë ata kishin ngritur e që vepronin në zona e krahina të

ndryshme të këtij rajoni, kundër pushtimit osman, si në zonën e Martaneshit, Shtërmenit,

Shmilit, Valshit, Gjergjanit e të tjera.

Elbasani, me traditën arsimore e kulturore, u mendua nga rilindasit shqiptar si

vendi më i përshtatshëm për mbajtjen e një Kongresi me përmasa kombëtare, në një kohë

ku lëvizja kulturore arsimore konsiderohej si pjesë e pandarë e luftës politike dhe të

armatosur për autonominë e vendit, për çlirim dhe bashkim kombëtar të shqiptarëve. Në

rrethanat deri diku të favorshme, që u krijuan në periudhën e parë pas revolucionit të

turqve të rinj, Lëvizja Kombëtare Shqiptare fitoi mundësinë të zhvillohej përkohësisht

haptazi, të përdorte edhe rrugët legale, për përhapjen e shkollave dhe të shkrimit shqip,

për lëvrimin e mëtejshëm të kulturës kombëtare shqiptare. Ky gërshetim i mjeteve legale

me ato ilegale të luftës për zhvillimin e kulturës e të arsimit kombëtar, përbën një nga

tiparet e lëvizjes kulturore kombëtare të këtyre viteve.21

Kongresi Kombëtar u mbajt më 2 shtator 1909 dhe i vazhdoi punimet deri më 9

shtator22. Ai përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kulturës dhe të

arsimit kombëtar. Nismëtar për thirrjen e këtij Kongresi Kombëtar u bë klubi shqiptar i

Selanikut i kryesuar nga Mithat Frashëri. Në thirrjen drejtuar gjithë klubeve e shoqërive

shqiptare brenda dhe jashtë vendit që mban datën 25 mars 1909 u caktua si vend për

mbajtjen e kongresit qyteti i Elbasanit.

20 Liman Varoshi, Kryengritja e përgjithshme e vitit 1912 dhe veçoritë e zhvillimit të saj në trevën e

Elbasanit, “Normalja në traditë”, (Elbasan: Biblioteka Q.Baholli,1995), 19. 21 Prifti,Tipare të lëvizjes, 78. 22 Aleks Buda et al., Historia , 415

Page 20: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

20

Mbajtja e tij nuk ishte ngjarje e rastit por përbënte një fenomen me rëndësi të

veçantë në vargun e atyre proçeseve politike e ideologjike, arsimore e kulturore, që u

akumuluan vite para tij dhe kurorëzimi i të cilave u bë vetë ai.23

Në një artikull të intelektualit Simon Shuteriqit nënvizohet: “Mësimore duam të

çelim po mjerisht mësonjës të zotët të marrin përsipër këtë punë të lartë, mësonjës që të

munt të mësojnë me systemë gjuhën tonë dhe ta dinë këtë mbë një shkallë të mjaftë

përgjithësisht të thomi na mungojnë…U pa me udhë të ngrihet një mësimore normale për

të dalun mësonjës…Kjo dëshirë e flaktë që u lint në zemërat e atyne atdhetarëve të

ndershmë shkaktoi Kongresin e Elbasanit”.24

Në Kongres morën pjesë 35 përfaqësues nga 28 klube dhe shoqëri patriotike.

Hapja e Kongresit të Elbasanit u bë në selinë e klubit “Bashkimi”. Në krye të Kongresit

të Elbasanit u vendosën atdhetarë si Dervish bej Biçakçiu (kryetar), Mithat Frashëri

(nënkryetar) dhe si sekretar u caktua Josif Haxhimima dhe Simon Shuteriqi. Më 3 shtator

ky Kongres i zhvilloi punimet në klubin “Vllaznia”. Ndër problemet më të rëndësishme

që u morën në shqyrtim gjatë këtij Kongresi ishin ato që kishin të bënin me zhvillimin

dhe organizimin e arsimit kombëtar. Pjesëmarrësit në këtë Kongres i përqendruan

diskutimet e tyre rreth këtyre problemeve: çeljes së një Shkolle Normale, krijimit të një

qendre të vetme që do të merrej me buxhetin dhe me organizimin e shkollave shqipe,

bashkërendimit më të mirë të veprimtarisë së klubeve kombëtare dhe për miratimin e një

programi të përbashkët për to. Kongresi me vendimet e tij konkretizoi krijimin dhe

organizimin e sistemit arsimor shqiptar duke e konsideruar atë mjetin kryesor të

përparimit dhe emancipimit shoqëror.25

Rreth viteve 1902-1907 Lëvizja Kombëtare Shqiptare kishte marrë një karakter të

organizuar. Disa nga organet e shtypit shqiptar në përgjithësi përkrahën qëndresën e

armatosur kundërosmane që kishte shpërthyer thuajse në të gjithë vendin dhe u bënë

propaganduese të idesë së luftës së armatosur duke e parë atë si mjetin kryesor për

çlirimin e Shqipërisë nga zgjedha osmane.

23Kujtim Bevapi, Tiparet kulturore të Kongresit të Elbasanit dhe jehona e tij në shtypin e kohës, “Normalja

në traditë, Elbasan” (Elbasan: Biblioteka Q.Baholli,1995), 45. 24Tomorri, Elbasan, qershor 10, 1910, nr.10. 25 Reshit Koburja, Kongresi i Elbasanit-Kongresi i parë arsimor pedagogjik shqiptar, “Normalja në

traditë”, (Elbasan: Biblioteka Q.Baholli, 1995), 42.

Page 21: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

21

Krahas lëvizjes së gjerë arsimore e kulturore, që karakterizoi Elbasanin gjatë

gjysmës së dytë të shek. XIX dhe fillim të shek. XX, një rol të rëndësishëm luajti

veprimtaria publicistike, shtypi dhe botimet e ndryshme publicistike të kësaj periudhe.

Shtypi shqiptar dhe ai elbasanas në veçanti lindi dhe u zhvillua në luftën për

pavarësinë e Shqipërisë nga zgjedha osmane për tërësinë territoriale etnike dhe për liritë e

të drejtat politike kombëtare. Ai u parapriu lëvizjeve të shumta të popullit shqiptar dhe

mori hov e përparim në gjirin e tyre.26

Në këtë kohë organet e shtypit u bënë tribuna kryesore e mendimit politik e

shoqëror shqiptar pasi botimet e tjera ishin ende të kufizuara. Në këto organe pasqyrohet

qartë lufta e popullit shqiptar për autonominë e vendit, theksoj se kjo përbënte kërkesën

themelore të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Në shtypin e kohës kanë gjetur pasqyrim

edhe problemet ekonomiko-shoqërore, si ato të luftës kundër shtypjes ekonomike, të rolit

të forcave të ndryshme shoqërore në lëvizjen kombëtare. Problemi më i trajtuar në

organet e shtypit ishte ai i luftës për lirinë e gjuhës dhe të shkollës shqipe. Shkollën dhe

gjuhën shqipe të gjithë atdhedashësit i vlerësonin si mjete shumë të rëndësishme për

ngritjen e ndërgjegjes kombëtare të popullit shqiptar, për konsolidimin e tij dhe për

bashkimin në luftën kundër pushtuesve të huaj. Mjaft atdhetarë e trajtonin luftën për

shkollën e shkrimin shqip si pjesë të pandarë të lëvizjes politike për njohjen e kombit

shqiptar dhe për autonominë e tij. Rilindasit nëpërmjet shtypit kundërshtonin haptasi

përpjekjet e qendrave të huaja klerikale për të përçarë shqiptarët sipas besimeve fetare,

për të mbjellë dasinë midis popullsisë myslimane dhe asaj të krishtere.

Në ecurinë e shtypit gjatë kësaj periudhe u hasën mjaft pengesa.

Së pari në planin politik shqiptarët nuk kishin asnjë të drejtë kombëtare, atyre nuk

u njihej e drejta e arsimimit në gjuhën e vet dhe për rrjedhojë as e drejta e hapjes së

gazetave në gjuhën shqipe.

Së dyti në planin ekonomik shtypi periodik u zhvillua në kushte të pafavorshme

ekonomike.

Së treti në planin social këtij shtypi i mungonte vetë lexuesi për shkak të

zhvillimit të ulët arsimor të popullsisë.27

26 Hamit Boriçi, Një shekull e gjysmë publicistikë shqiptare 1848- 1997, (Lezhë: GjergjFishta, 1997), 11. 27 Hamit Boriçi, Mark Marku, Histori e shtypit shqiptar, (Tiranë: Shblu, 2010), 10.

Page 22: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

22

Në Elbasan deri në vitin 1910 nuk pati një organ shtypi të botuar, por autorë të

ndryshëm artikujt e tyre publicistikë i botuan në organe të tjera brenda e jashtë vendit,

duke dhënë kontributin e tyre si korrespondentë të mirfilltë në gazetat “Drita” e

Manastirit, “Liri e Shqipërisë” e Sofjes, “Lidhja Ortodokse” e Korçës, etj.

Filip Papajani përfaqësues i shoqërisë “Shpresa” në kryeqytetin e Rumanisë, nisi

atje hapat e para në publicistikë.

Gjatë periudhës 1902-1906 Aleksandër Xhuvani, një ndër figurat e njohura në

lëmin e arsimit gjatë kësaj periudhe, është dalluar për një veprimtari patriotike dhe

studimore në shërbim të gjuhës shqipe. Veprimtaria patriotike dhe publicistike e tij fillon

që në kohën kur ai ndiqte studimet e larta në Athinë. Atje ai shkruajti artikujt e parë

publicistikë në gazetën “Kratos” të Athinës dhe hodhi hapat e para në realizimin e veprës

së tij për lartësimin e gjuhës shqipe. 28 Por ai ka shkruar gjithashtu edhe në shtypin

kombëtar artikuj publicistikë të natyrës politike, polemizuese në shërbim të çështjes

kombëtare. Në artikullin : “Ç`nevojë ka sot Shqipnia”29 , Xhuvani ngre probleme në

interes të atdheut e lirisë së vendit, misionin që kanë përpara forcat përparimtare në

shërbim të shkollës shqiptare e kulturës kombëtare. Shkrimet e tij publicistike, të botuara

në disa të përkohshme, por veçanërisht në atë të gazetës “Dielli” që botohej në Boston të

Sh.B.A, ishin të natyrës informative për Elbasanin dhe trevat e tij. Kryesisht ato ishin në

formën e reportazhit, por hasim dhe shkrime të karakterit studimor shkencor që i

kushtohen problemeve gjuhësore dhe kulturës në përgjithësi.

Një ndër figurat e spikatura të fushës së arsimit, të kulturës dhe shkencës në

Elbasan ka qenë edhe Simon Shuteriqi, i cili gjatë viteve të para të shek. XX u dallua për

shkrimet dhe korrespondencat e tij. Veprimtaria botuese e Simon Shuteriqit është e gjerë.

Në fund shek.XIX e fillim të shek. XX ka botuar disa shkrime me natyrë publicistike në

rubrikën: “Korrespondencë e rregullshme, nga Elbasani” në gazetën “Dielli” të

Bostonit. 30 Në pasqyrimin e veprimtarisë së Normales ai boton me pseudonimin

Shkamb’i Letanit disa artikuj publicistikë si: “Fillimkremtimi i mësonjtores Normale”

dhe “Programa e mësonjtores Normale” në gazetën “Dielli” të dhjetorit 1909, etj.

28

Bardhyl Graceni, Aleksandër Xhuvani-jeta dhe vepra, (Tiranë: 8 nëntori, 1980), 30. 29 Shkreptima, Kajro, Shëndre 28, 1910, nr.11. 30Dielli, Boston, tetor 8, 1909, nr.28.

Page 23: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

23

Josif Haxhimima, patriot, autor teksti, publicist, atdhetar, mësues i gjuhës shqipe,

propagandist i ideve kombëtare, gjatë kohës që gjendej i larguar nga qyteti i Elbasanit në

mërgim për shkaqe të përndjekjes politike, ka zhvilluar një aktivitet të ngjeshur arsimor,

kulturor dhe publicistik duke qenë korrespondent i gazetës “Lirija” të Selanikut dhe

bashkëpunëtor me një nga figurat qendrore të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare si Mithat

Frashëri. Një vend jo të vogël në rubrikën e kësaj gazete zënë ngjarjet nga Elbasani, të

shkruar në trajtën e reportazhit, përshkrimit të udhëtimeve dhe informacioneve me vlerë

historike. 31 Një pjesë e mirë e këtyre shkrimeve për arsye të njohura botohen me

pseudonime, por më i njohuri mban firmën “Rras` e bardhë”. Jo vetëm tek “Lirija” por

edhe tek “Kalendari kombiar” i këtyre viteve, gjejmë mjaft shkrime, tanimë me një tjetër

tematikë. Ndër artikujt kryesorë që spikatin në shtypin e asaj kohe janë : “Fillimkremtimi

i shkollës Normale të Elbasanit”, “Moti, i dytë shkollor i Normales dhe ndihma jonë

kombëtare”, “Provimet e botueshme të shkollës Normale shqipe n’Elbasan”,etj.

31Lirija, Selanik, vjesht’e I 25, 1909, nr.58.

Page 24: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

24

Kreu – I

Shtypi në Elbasan në dhjetëvjetëshin e parë të shek. XX.

I.1 – Rrethanat politike, ekonomike, sociale e kulturore që çuan në daljen e shtypit.

Në Elbasan organi i parë i shtypit u botua në vitin 1910, aty ku atdhetarët

elbasanas zhvilluan një veprimtari të larmishme publicistike e pasqyruar gjerësisht në të.

Dalja e këtij organi shtypi në fillim të shek. XX ishte domosdoshmëri e kohës.

Tradita arsimore, kulturore e krijuar ndër shekuj në Elbasan dhe trevat e tij shërbeu si

nxitëse në daljen e mjaft organeve të shtypit. Kjo traditë arsimore, kulturore duhej

përçuar edhe në viset e tjera shqiptare ndaj këtë mision të rëndësishëm me karakter

kombëtar shtypi elbasanas e realizoi në fillim të këtij shekulli, por edhe më herët që në

fund të shek. XIX, me publicistët e shquar që zhvilluan aktivitetin e tyre publicistik në

gazeta të tjera në gjuhën shqipe si: Filip Papajani, Aleksandër Xhuvani, Simon Shuteriqit,

Josif Haxhimima etj. Për Emin Matraxhiun vitet 1910 e më pas, do të shënojnë hapa të

rëndësishme, të cilat lidhen drejtpërsëdrejti me botimin e artikujve në gazetat shqiptare

“Drita” të Manastirit, “Liri e Shqipërisë” të Sofjes, “Tomorri” të Elbasanit që dallohen

për karakterin patriotik dhe frymën kombëtare. Në historinë e publicistikës shqiptare ai

do të mbetet një gazetar i talentuar dhe tepër i guximshëm, i cili ndonëse jetoi pak, vetëm

32 vite, ju përkushtua me guxim me penën e tij luftës për lirinë e pavarësinë e vendit dhe

veçanërisht realizimit të aspiratave demokratike të mbarë popullit shqiptar.32 Shkroi dhe

zhvilloi veprimtarinë në dy periudha historike: në vitet e fundit të Rilindjes Kombëtare

dhe gjatë pavarësisë. Në artikujt : “Ç`pret Shqipnia nga qeveria konstitucionale” 33 ,

“Ç`fund do të marrë kryengritja e përgjithshme?”34, “Disa rradhë nga gjendja e sotme në

Elbasan” 35 ,“Letër nga Elbasani” 36 shpalosen problemet e rëndësishme të lëvizjes

32 Petro Kita, Emin Matraxhiu, (Tiranë: 8 Nëntori, 1973, 36. 33Drita, Manastir, nëntor 10, 1911, nr.41. 34Drita, Manastir, gusht 9, 1912, nr.79. 35Drita, Manastir, gusht 23, 1912, nr.81. 36Liri e Shqipërisë, Sofje, maj 31, 1912, nr.43.

Page 25: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

25

kombëtare në prag të shpalljes së pavarësisë, veprimet antikushtetuese të turqve të rinj në

dëm të popullit shqiptar. Ai godet me forcë shtypjen e shfrytëzimin, demagogjinë dhe

terrorin e egër të tyre. Por në të njëjtën kohë kritikon plogështinë dhe amullinë e lëvizjes

patriotike në Elbasan, sidomos në fushën e propagandës, duke kërkuar që kjo lëvizje të

dilte sa më parë nga kjo gjendje.

Në vitin 1910 Lef Nosi, një ndër personalitetet më të shquar të kulturës

kombëtare, atdhetar, politikan, publicist, arkivist, folklorist, etnograf botoi gazetën

“Tomorri”. Fillimisht ai provoi penën në fushën e publicistikës. Por Lef Nosi pati qenë

ndoshta ndër studiuesit më fatkeqë. Dy artikuj të botuar në të përkohshmen “Tomorri”, të

marra nga shtypi francez i kohës: “Austro-Hungaria dhe besëlidhja ballkanike”37 dhe

“Përshtypjet e një korrespondenti mbi ngjarjet në Shqipërinë e Sipërme”38, shkaktuan

reagim të madh tek turqit e rinj. Për drejtuesin e gazetës jepet dënim kapital i cili më pas

kthehet në internim.39 Këto artikuj binin ndesh me interesat e turqve të rinj.

Kontribut në publicistikën e këtyre viteve ka dhënë intelektuali elbasanas Ahmet

Hostopalli i cili më vonë, gjatë viteve `20 do të drejtojë të përkohshmen “Elbasani”.

Kjo traditë e evidentuar gjatë kësaj periudhe në qytetin e Elbasanit pati vazhdimësi

edhe gjatë periudhës së pavarësisë kombëtare, duke u përfaqësuar me artikujt publicistikë

të spikatura të mjaft intelektualëve të arsimit e kulturës elbasanase si Ahmet Dakli, Salih

Çeka, Ethem Haxhiademi e të tjerë.

Si katalizator në daljen e organeve të shtypit në Elbasan shërbeu mjedisi

intelektual i këtij qyteti. Tradita arsimore, kulturore dhe mjedisi intelektual mund të

konsiderohen pa hezitim si ndër faktorët kryesorë të lindjes dhe zhvillimit të shtypit. Por

nuk mund të lëmë pa përmendur dhe faktorë të tjerë si zhvillimi ekonomik i këtij qyteti

dhe pjesëmarrja aktive me përfaqësuesit e tij në jetën politike të vendit.

Që nga gjysma e dytë e shek. XIX qyteti i Elbasanit, krahas disa qyteteve të tjera

shqiptare, po karakterizohej nga një ecuri pozitive në jetën ekonomike, kjo si rezultat i

zhvillimit jo vetëm të tregut të brendshëm por dhe atij ndërkrahinor dhe më gjerë, për

vetë pozicionin e rëndësishëm gjeografik që kishte shtrirja e këtij qyteti. Gjithashtu fakt

37 Tomorri, Elbasan, prill 10, 1910, nr.4. 38 Tomorri, Elbasan, prill 30, 1910, nr.6. 39 Kujtim Bevapi, Një personalitet i shquar i kulturës kombëtare shqiptare-Lef Nosi, “Normalja në traditë”,

(Elbasan: Biblioteke Q.Baholli, 1995), 128.

Page 26: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

26

tjetër i rëndësishëm ishte depërtimi i marrëdhënieve të reja në prodhim, marrëdhënieve

kapitaliste, duke çuar në ngritjen e disa punishteve të vajit dhe sapunit siç ishte ajo e

vëllezërve Nosi. “Sapuni i sapuntores tonë asht’ i njoftun gjith kund Shqipnie... përveç

sapunit në fabrikën tonë ndodhen edhe vojna të mira”40 - shkruhej në një njoftim të

vëllazënisë Nosi në faqet e brendshme të gazetës “Tomorri”. Ky lajm përbën një dëshmi

të qartë të ekzistencës së aktiviteteve të para industriale me forma të reja organizimi

jashtë kornizave të hekurta të organizimeve esnafore. Vëllezërit Nosi kishin trashëguar

nga vitet e mëparshme njësi industriale vaji me fuqi hidraulike. Këto makineri i kishin

sjellë nga Italia dhe në to kishin punësuar 12 punëtorë.41 Prodhimi i realizuar nga kjo

sipërmarrje ekonomike ishte e destinuar jo vetëm për plotësimin e nevojave të trevave të

Elbasanit por edhe më gjerë duke u eksportuar në Pogradec, Dibër, Ohër, Strugë,

Manastir etj.

Toleranca fetare që dominonte në jetën e shoqërore të kësaj treve pati ndikim

pozitiv jo vetëm në daljen por edhe në ecurinë pozitive të organit të shtypit të këtij qyteti.

Në mbarëvajtjen e këtij organi dhanë kontributin e tyre personalitete elbasanas, e më

gjerë, të besimeve të ndryshme ku performanca e punës së tyre në këtë organ shtypi ishte

tregues i qartë i një niveli të lartë bashkëpunimi.

Faktor tjetër që ndikoi në lindjen dhe zhvillimin e shtypit në Elbasan ishte

pjesëmarrja aktive në jetën politike të vendit të mjaft përfaqësuesve të këtij qyteti, të cilët

kërkonin të siguronin një kontakt të shpejt midis ideve të tyre politike dhe masës së gjerë

të popullit. Kështu mund të përmendim figura të shquara politike si: Lef Nosi, Shefqet

Daiu, Aqif Pashë Elbasani, Salih Çeka e të tjerë.

Organet e shtypit në Elbasan në veprimtarinë e tyre ishin pasqyrë e luftës,

përpjekjeve që bënë shqiptarët fillimisht për zhvillimin e arsimit, kulturës dhe sigurimit të

pavarësisë politike si dhe e përpjekjeve të mëpasshme për krijimin, konsolidimin dhe

demokratizimin e jetës së vendit. Veprimtaria e shtypit elbasanas në problematikat që

trajtoi ishte në koherencë të plotë me qëndrimet e mbajtura nga organet e tjera të shtypit

në vend duke i shërbyer përmbushjes së aspiratave të popullit shqiptar.

40Tomorri, Elbasan, maj 30, 1910, nr.9. 41 Valentina Duka, Qytetet e Shqipërisë në vitet 1912-1924, (Tiranë: Toena, 1997), 26.

Page 27: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

27

Në fund të shek. XIX dhe fillim të shek. XX u vu re një sinkronizim i

veprimtarisë së rilindasve në planin politik me atë të shtypit në pasqyrimin e ideologjisë

kombëtare dhe mbrojtjen e çështjes shqiptare. Ngjarjet politike, arsimore dhe kulturore që

përjetonte Shqipëria dhe veçanërisht Elbasani gjatë viteve 1908-1912 ishin rezultat i

evoluimit të luftës që bënë rilindasit. Gjatë këtyre viteve vëmendja e shoqërisë shqiptare

të asaj periudhe u përqendrua në ngjarjet e rëndësishme të Elbasanit. Në sfondin historik

të këtyre zhvillimeve politike, arsimore dhe kulturore nisi fillesat e tij shtypi në Elbasan,

i cili do të lindte në valën e luftës së popullit shqiptar për sigurimin e të drejtave

kombëtare.

Mjedisi intelektual në këtë qytet përbënte një nga premisat kryesore të lindjes së

këtij organi shtypi. Shumë figura kryesore të këtij mjedisi intelektual lanë gjurmë jo

vetëm në historinë e këtij qyteti por edhe më gjerë. Madje ky mjedis intelektual kishte

afeksionuar mjaft të huaj të cilët e dëshmuan këtë në shënimet e mbajtura gjatë

udhëtimeve nëpër Shqipëri. “Në Elbasan - shkruante në shënimet e saj, Edith Durham -

prekesh nga përpjekjet që bëhen për dije e kulturë. Gjen njerëz që pa kurrfarë ndihme

japin e marrin me gramatikën frënge e madje edhe gjermane. Ka një numër të madh

njerëzish të shkolluar e të ditur”.42

Një tregues i rëndësishëm i zhvillimit intelektual të një mjedisi është

ndërgjegjësimi, njohja dhe prirja për zgjidhjen e problemeve të mëdha sociale, morale,

kulturore, arsimore, shpirtërore, ekonomike. Këto mjedise intelektuale fitojnë ekzistencë

dhe më tej bëhen vepruese në sajë të synimeve dhe ideve intelektuale që parashtrohen në

to.43

Mjedisi intelektual i pranishëm në Elbasan ishte rrjedhojë e një punë të

pandërprerë shumëvjeçare të atdhetarëve në përhapjen e arsimit dhe kulturës. Pasqyrimi

nga gazeta “Tomorri” i vlerave kulturore e gjuhësore të zhvilluara ndër dekada është

dëshmi e ndikimit të këtij mjedisi intelektual në publicistikën e kësaj periudhe. Trajtimi

në faqet e kësaj gazete të problemeve sociale, kulturore, arsimore, politike, ekonomike

dhe dhënia e alternativave për zgjidhjen e tyre përbën një tregues i shkallës së lartë të

zhvillimit intelektual.

42 Edith Durham, Brenga e Ballkanit, (Tiranë: Argeta LMG, 2001), 81. 43 Tomorr Plangarica, Mjedisi intelektual në qytetin e Elbasanit në prag të shpalljes së pavarësisë,

“Normalja në traditë”, (Elbasan: Biblioteka Q.Baholli, 1995), 27,29.

Page 28: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

28

Kulmi i zhvillimit intelektual në Elbasan gjatë Rilindjes Kombëtare arrihet me

hapjen e shkollës Normale, ku në çdo numër të kësaj gazete gjenden artikuj që i bëjnë

jehonë kësaj ngjarje të rëndësishme.

Page 29: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

29

I-2 Gazeta “Tomorri”

Në 10 mars të vitit 1910 nisi botimin e saj gazeta “Tomorri” e përkohshme

politike - letrare që dilte tri herë në muaj. Nuk ishte rastësi dalja e kësaj gazete, po të

kemi parasysh që veprimtaria publicistike e intelektualëve elbasanas kishte filluar më

herët në shtypin brenda dhe jashtë vendit. Ndaj ishte e nevojshme që zëri i patriotëve

elbasanas të jehonte së pari në qytetin e tyre të lindjes dhe ky qytet gjatë këtyre viteve

kishte mjaft ngjarje të cilave duhet t`u bëhej jehonë. Kjo gazetë mbarti në faqet e saj

shkrime të zhanreve të ndryshme por që kishin të përbashkët interesat e shqiptarëve për

arsim, kulturë dhe pavarësi. Edhe pse nuk pati jetë të gjatë “Tomorri” ndikoi pozitivisht

në daljen e organeve të tjera të shtypit, të cilat edhe ato mbartën mjaft probleme të kohës

që kërkonin zgjidhje nga vetë shqiptarët. Ky shtyp u zhvillua në kushtet e armiqësisë së

një fuqie pushtuese ndaj tij, në kushtet e mungesës së teknikës së shtypit etj.

Gazeta “Tomorri” si organi i parë i shtypit në Elbasan la gjurmë në historinë e

shtypit të këtij qyteti. Kjo gazetë drejtohej nga Lef Nosi i cili ishte njëkohësisht edhe

botuesi i saj. Ai ishte një ndër personalitetet më të shquar të kulturës kombëtare.44 Të

ardhurat për shtypjen e kësaj gazete mbuloheshin nga sipërmarrja e vëllezërve Nosi.

Në Shqipëri ekzistonte vetëm një shtypshkronjë më 1908 në Korçë.45 Disa muaj

pas shpalljes së pavarësisë më 1 gusht 1913 u ngrit një tjetër shtypshkronjë në Vlorë që u

quajt “Shtypshkronja e Qeverisë”.46 Mungesa e një shtypshkronje në qytetin e Elbasanit,

bëri që kjo gazetë të redaktohej në Elbasan por të shtypej në shtypshkronjën “Bashkimi i

Kombit” në qytetin e Manastirit. Gazeta “Tomorri” vijoi deri në numrin 13 të datës 10

korrik 1910. Për mbarvajtjen e punës Lef Nosi ngriti “komunitetin e redaksisë” së gazetës

si një organi drejtues kolegjial që kishte për detyrë administrimin e veprimtarisë së këtij

organi shtypi si dhe sigurimin e bashkëpunëtorëve të cilët duhej të ishin të aftë të

shkruanin në të dy alfabetet ashtu siç ishte vendosur në Kongresin i Manastirit. Në sajë të

44 Tomorr Plangarica, Univers i vlerave të munguara, (Elbasan: 1998), 65. 45 Blendi Fevziu, Histori e shtypit Shqiptar 1848-2005, (Tiranë: Onufri, 2005), 71. 46 Luan Zelka, Shtypi shqiptar gjatë viteve të pavarësisë 1913-1939, (Tiranë: Toena, 2001), 12.

Page 30: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

30

bashkëpunimit me disa publicistë të njohur në gazetarinë e kohës ky organ shtypi u dallua

për nivelin e lartë publicistik të shkrimeve analitike.47

Vlera e abonimit në këtë gazetë për gjashtë muaj brenda territorit të Turqisë

shkonte 40 grosh, ndërsa për të abonuarit jashtë Turqisë për një vit kushtonte 8 franga ari.

Në këtë kohë hapet dhe e para librari në këtë qytet.48 Kjo librari, e njohur ndryshe si

libertorja Nosi ishte në pronësi të vëllezërve Nosi dhe mbante libra në gjuhën shqipe.49

“Tomorri” pati një përhapje pothuaj në tërë Shqipërinë por veçanërisht në

Shqipërinë e Mesme. Ajo shpërdahej nga veriu në jug, për çka interesoheshin

përfaqësuesit e saj të shpërdarë në qytetet kryesore: Shtjefën Kaçulini Durrës, Musa

Shqiptari në Vlorë, Kel Marubi në Shkodër, Cile Vreto në Stamboll. Gjithashtu gazeta

shkonte edhe jashtë vendit, si në Janinë, Selanik, e gjetkë.50

Dalja e gazetës “Tomorri” dhe hapja e libertore Nosit përbënin një hap përpara në

zhvillimet arsimore, kulturore dhe politike në Elbasan. Në planin kulturor ato u bënë

mbështetëse e veprimtarisë arsimore dhe kulturore që ishte kurorëzuar me ngritjen e

shkollës Normale. Ndërsa në planin politik gazeta “Tomorri” u bë pasqyruese e

përpjekjeve të shqiptarëve në përmbushjen e pikave të platformës politike të Rilindjes

Kombëtare.

Sipas programit të gazetës ndër qëllimet kryesore ishin: forcimi i ndjenjës

kombëtare dhe mbështetja për shkollën Normale. Ky qëndrim i gazetës ishte plotësisht në

përputhje me programin politik të rilindjes që me përhapjen e arsimit dhe kulturës në

gjuhën shqipe me frymë patriotike ata kishin për qëllim zgjimin kombëtar dhe

ndërgjegjësimin politik të shqiptarëve. Kjo gazetë doli në një periudhë kur Lëvizja

Kombëtare Shqiptare ishte në një fazë të re, atë të kryengritjeve të armatosura për

sigurimin e autonomisë. Vetë botuesi i gazetës Lef Nosi ishte mbartës i ideve për liri,

pavarësi, dije e kulturë dhe me shpërthimin e kryengritjes së përgjithshme u vu në krye të

saj deri në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.

Në faqet e “Tomorri-t” si autorë të shkrimeve spikatin figura qendrore të jetës

politike arsimore e kulturore si: Kristo Dako, Luigj Gurakuqi me pseudonimin Leke

47 Boriçi, Marku, Histori , 80 48 Demiri, Histori e shkurtër, 112. 49 Tomorri, Elbasan, maj 30, 1910, nr.9. 50 Boriçi, Marku, Histori, 80.

Page 31: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

31

Gruda, Aleksandër Xhuvani, që shkruante edhe me pseudonimin Doke Sula, Josif

Haxhimima që shkruante shpesh me pseudonimin Rras’e bardhë, Kristo A. Doko me

pseudonimin Kokumeisha, Simon Shuteriqi me pseudonimin Shkamb’ i Letanit e të tjerë,

të cilët kontribuan gjerësisht në arritjen e objektivave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

Ky mjedis politik i mbarsur me përpjekjet e shumta të shqiptarëve për autonomi ndjehet

në shumë shkrime të këtij organi shtypi që përshkohen nga fryma patriotike dhe karakteri

kombëtar.

Kur mbaron së lexuari e studiuari gazetën “Tomorri” arrin në disa përfundime.

Lef Nosi është konceptuesi, udhëheqësi dhe drejtuesi i gazetës. Sprova e parë e tij

mbetet jo vetëm në fushën e publicistikës, por në një rrafsh disi të veçantë si botues,

drejtues, konceptues e realizues i saj. Gazeta solli kontribut të rëndësishëm në frontin e

luftës për pavarësi, por dhe në atë të ndriçimit e kulturimit, informimit të

bashkëkombësve të tij. Ky mision i saj u kap dhe u kuptua nga lexuesit, të cilët e

përshëndetën me letra e falenderime dhe me krijime dedikuese kushtuar asaj.

Meritat e gazetës spikasin në disa drejtime dhe ia rrisin vlerën asaj:

A. - Në angazhimin e drejtpërdrejtë në dobi të çështjes kombëtare dhe synimeve

patriotike brenda kufijve që lejonte koha, situata e brendshme e jashtme dhe konjukturat

politike. Në programin e saj që në numrin e parë theksohej se: “Së bashku me simotrat e

veta do të përpiqet për të zgjuarit e ndjenjave kombëtare të shqiptarëve për të

qytetëruarit e tyre...Pasi qyteti ynë pati atë fat të ketë Shkollën Normale, “Tomorri” do të

merret gjithnji me nevojat e mbrojtësinë e saj”.51 Këto synime u realizuan plotësisht dhe

me nivel në të gjitha numrat e të përkohshmes.

B. - Në problematikën e trajtuar në dobi të çështjes kombëtare dhe pasurimit

shpirtëror, kulturimit dhe zgjerimit të horizontit të lexuesit. Në kryeartikujt dhe artikujt

problemor të gazetës u bëhet jehonë problemeve të atëhershme të Lëvizjes Kombëtare, të

vështruara në një fokus të gjerë ballkanik e evropian. Ajo spikat në shkrime si:

“Konstitucioni dhe të drejtat e Shqyptarëvet”, “Kongresi i Janinës” etj. Po për këtë qëllim

ishte botimi i informacioneve për tubime, konferenca e mbledhje të rëndësishme dhe

botimi i vendimeve të tyre. Në shkrimin “Konsitucioni dhe të drejtat e Shqyptarëve”

gazeta jo vetëm që i rikujtonte turqve të rinj premtimet e bëra shqiptarëve për sigurimin e

51 Tomorri, Elbasan, mars 10, 1910, nr.1.

Page 32: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

32

të drejtave dhe lirive, të cilat kishin qenë pjesë e programit gjatë përpjekjeve për rrëzimin

e absolutizmit të sulltanit, por dhe kërkonte përmbushjen e tyre sepse shqiptarët kishin

luajtur një rol të rëndësishëm në ardhjen e tyre në pushtet. Sigurisht që garantimi ligjor i

lirive, i të drejtave dhe zbatimi i tyre do të përbënte një kthesë historike për vetë shtetin

turk, në mënyrën e qeverisjes krahasuar me modelet e përparuara të drejtimit të shtetit në

botë.

Në një sërë artikujsh të tjerë jepen të dhëna të karakterit historik, kulturor,

gjuhësor, shkencor dhe divulgativ si : “Ylli me bisht” (kometa Hallej), “Himara e Bregu i

Detit”, “Shteti psykologjik i ushtarit n`orë të luftës” (përkthim).

Në shkrimin “Pjesë nga Meshari i Buzukut përmes një vështrimi përqasës”,

vlerësohet rëndësia si në aspektin historik dhe fetar i kësaj vepre të shkruar në gjuhën

shqipe, duke përbërë një dëshmi të patjetërsueshme të zhvillimit gjuhësor dhe kulturor të

popullit shqiptar.

Në artikullin “Himara e Bregu i Detit” gazeta “Tomorri” denonconte përpjekjet e

qeverisë turke për t’i hequr privilegjet, si venome, Himarës dhe shtatë fshatrave të saj, të

cilat i kishin pasur që prej pushtimit të Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Ky organ

shtypi i rikujton lexuesve nëpërmjet një përshkrimi të shkurtër historik se Himara kishte

qenë pjesë integrale e Shqipërisë dhe me ndikim të madh në ngjarje të rëndësishme

historike që nga koha e Skënderbeut. Kjo trevë vazhdimisht ishte përballur me presione,

kërcënime, ekspedita ushtarake por asnjëherë nuk i kishte humbur këto privilegje në

raport me Perandorinë Osmane edhe në momente historike kur kjo e fundit kishte qenë

mjaft e fuqishme.

Në artikullin e përkthyer “Shteti psykologjik i ushtarit n’orë të luftës”52 bëhet një

përshkrim realist i gjendjes shpirtërore të ushtarëve në frontin e luftës, përpjekjet e tyre

në përballjet luftarake. Duke analizuar gjendjen psiko-emocionale të ushtarëve të asaj

kohe evidentohen të mpleksura në natyrën e tij emocionet dhe veprimet që ishin rrjedhim

i situatës në të cilën gjendeshin ata. Frika ndaj humbjes, gëzimi ndaj fitores, bindja ndaj

urdhrit dhe aktet vetëmohuhese në fushën e betejës ishin pjesë e pandarë e jetës së

ushtarëve. Lufta konsiderohej si “lodër fatore” ku ushtari ishte pjesë e saj. Përvojat

negative në luftë të ushtarëve, mos përballimi i situtave të caktuara me ngarkesa të mëdha

52 Tomorri, Elbasan, maj 10, 1910, nr.7.

Page 33: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

33

emocionale, ku jeta e ushtarit dhe fati i luftës qëndronin vazhdimisht në pikëpyetje, do të

linin gjurmë në psikikën e njeriut duke ndikuar në të ardhmen e tij.

Një vend të dukshëm në gazetë zinin problemet që lidheshin me mbarëvajtjen dhe

shqetësimet për të ardhmen e shkollës Normale si dhe informacionet për problemet e

ndryshme të ditës.

C. - Në tërheqjen dhe intergrimin e personaliteteve me përvojë në fushën e

historisë, letrave dhe çështjen kombëtare si dhe në afirmimin e zërave të rinj në të.

Bashkëpunëtorë aktivë dhe të vazhdueshëm në gazetë qenë disa nga personalitetet më në

zë të kohës si: Luigj Gurakuqi, Aleksandër Xhuvani, Kristo Dako, Simon Shuteriqi.

Këtyre firmave në gazetë iu shtuan edhe firma të reja si Emin Matraxhiu e të tjerë.

“Tomorri” dallohet për mirinformimin, qëmtimin e kujdesshëm dhe të pasur të materialit

gazetaresk. Në numrat e saj u pasqyruan me kompetencë e përgjegjësi profesionale

shumë nga problemet aktuale të kohës, në rubrikat: “Të rejat e vendit”, “Trazimet e

Shqipërisë” etj.

Përveç korrespondentëve në zona të ndryshme të vendit redaksia e gazetës

shfrytëzonte edhe materiale të përzgjedhura nga një sërë gazetash e revistash më në zë të

kohës si: “Echo de Paris”, “Morning Post”, “The Times”, “Temps”, “La Turquie”, prej të

cilave merrte e botonte lajme, por gjithashtu shfrytëzonte edhe shkrime të llojeve të

ndryshme, që kishin përmbajtje të tillë, që lidhej drejtpërsëdrejti a tërthorazi me

Shqipërinë.53 Përmes numrave të gazetës që i dhanë emër e jetë asaj “Tomorri” mbetet në

historinë e shtypit shqiptar dëshmi domethënëse e angazhimit të forcave intelektuale të

Elbasanit e më gjerë në shërbim të çështjes kombëtare dhe lëvrimit të publicistikës

shqiptare.

53 Boriçi, Marku, Histori, 80.

Page 34: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

34

I.3 – Pikëpamjet e gazetës “Tomorri”.

Në këtë organ shtypi kanë gjetur pasqyrim edhe problemet ekonomiko-shoqërore,

si ato të luftës kundër shtypjes ekonomike, të rolit të forcave të ndryshme shoqërore në

lëvizjen kombëtare. Problemi më i trajtuar në organet e shtypit ishte ai i luftës për lirinë e

gjuhës dhe të shkollës shqipe. Shkollën dhe gjuhën shqipe të gjithë atdhedashësit i

vlerësonin si mjete shumë të rëndësishme për ngritjen e ndërgjegjes kombëtare të popullit

shqiptar, për konsolidimin e tij dhe për bashkimin në luftën kundër pushtuesve të huaj.

Mjaft atdhetarë e trajtonin luftën për shkollën e shkrimin shqip si pjesë të pandarë të

lëvizjes politike për njohjen e kombit shqiptar dhe për autonominë e tij. Rilindasit

nëpërmjet shtypit kundërshtonin haptasi përpjekjet e qendrave të huaja klerikale për të

përçarë shqiptarët sipas besimeve fetare, për të mbjellë dasinë midis popullsisë

myslimane dhe asaj të krishtere. Në gazetën “Tomorri” shkruhej: “A s`mejtohen se duke

fanatikosun popullin kundra gjuhës së tij po e fanatikosin kështu kundra lirisë qi asht

mprojëtorja e gjuhës atdhetare, se ky popull i fanatikosun sot po gërthet “Nuk duam

shkronja latine, nuk duam shqipe se na bajnë kaurë” por nesër ka për t`vajt ma tutje e

plot furi ka për gërthitë “Nuk duam konstitucion, nuk duam hyriet se dhe këta na bajnë

kaurë”!?54

Që në numrin e saj të parë gazeta u bë mbrojtësja e shkollës Normale dhe gjuhës

shqipe. Në punën e saj gazeta ndiqte vijën e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjë e cila

duket dhe në mbrojtjen e alfabetit shqip që ishte vendosur në Kongresin e Manastirit.

Njehsimi i alfabetit shqip u konsiderua si një ndër çështjet më të rëndësishme për

shqiptarët, në një kohë kur turqit e rinj përpiqeshin t’i impononin atyre alfabetin arab. Të

mësuarit e gjuhës shqipe, hapja e shkollave në gjuhën amtare vazhdimisht ishin paraqitur

si ndër pikat kryesore të Rilindjes Kombëtare. Këmbëngulja e atdhetarëve elbasanas për

lëvrimin e gjuhës shqipe ishte në funksion të realizimit të proçesit të bashkimit të popullit

shqiptar duke i dhënë fund dasive, si dhe afirmimit të tyre si komb më vete. Gazeta i

adresonte këtë kritikë qeverisë së turqve të rinj: “Qeveria jep urdhër që gjuha shqipe të

mësohet vetëm me shkronjat arabe ndër shkollat zyrtare; kur detyrë e saj është që të napë

54 Tomorri, Elbasan, mars 31, 1910, nr.3.

Page 35: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

35

urdhër që gjuha shqipe të mësohet me shkronja kombëtare të vendosura prej Kongresit të

Manastirit...”.55

Në kryeartikullin “Anmiqt e shkronjave kombëtare janë anmiqt e konstitucionit”56

gazeta shpreh mendimin për mbrojtjen e shkronjave kombëtare nga rreziku i veprimtarisë

së disa elementeve filoturk. Elementë të tillë nga artikullshkruesi me pseudonimin Mal’i

bardhë konsiderohen si të rrezikshëm si për shqiptarët ashtu dhe për vetë Perandorinë

Osmane, kjo për këto arsye:

Mosnjehsimi i alfabetit shqip do të ndikonte në ecurinë e zhvillimit ekonomik

shoqëror e kulturor të shqiptarëve, duke ngadalësuar atë. Kjo do të kishte

kosto jo vetëm për shqiptarët por dhe për vetë Perandorinë Osmane ku ata

bënin pjesë.

Perandoria Osmane tashmë si një shtet konstitucional ishte angazhuar në

respektimin e të drejtave arsimore dhe kulturore të kombeve pjesë përbërëse të

saj.

Pasqyrim i vendimeve të Kongresit të Manastirit është vetë gazeta në të cilën

evidentohen shkrime në dy alfabete ashtu siç ishte vendosur në atë Kongres. Të shumta

janë shkrimet në të, që pasqyrojnë jetën e Normales, përpjekjet e rilindasve dhe popullit

Elbasanas për mbarëvajtjen e saj. “Shkolla Normale për gas të math të gjith kombit

shqiptar dita me ditën po përparon...një nga nevojat më të mëdha asht nevoja e madhe

për një ndërtesë të re...”.57

Në mbrojtje të vendimeve të Kongresit të Manastirit artikullshkruesi me

pseudonimin Lekë Gruda (Luigj Gurakuqi- shenimi im) në shkrimin “Kongresi i Janinës”

i kundërvihej disa pseudo-patriotëve që gjoja duke përfituar nga të drejtat e akorduara

nga turqit e rinj po organizonin mbajtjen e kongreseve kombëtare në dobi të interesave të

shqiptarëve, por në realitet ato po minonin përpjekjet e patriotëve të vërtetë. Klubi i

Stambollit kishte vendosur që në 20 qershor 1910 të organizonte një tjetër kongres në

qytetin e Janinës në lidhje me çështjen e alfabetit shqip. Artikullshkruesi ngrihet kundër

një veprimi të tillë kur për këtë çështje ishte mbajtur një kongres dhe aq më tepër që koha

e shkurtër për organizimin e tij nuk bënte të mundur përfaqësimin e tërë viseve shqiptare.

55 Tomorri, Elbasan, mars 31, 1910, nr.3. 56 Tomorri, Elbasan, mars 31, 1910, nr.3. 57 Tomorri, Elbasan, mars 10, 1910, nr.1.

Page 36: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

36

Klubi i Stambollit nuk kishte prezantuar një program me qëllimet përkatëse përpara

shqiptarëve. “N.q.s. ne punojmë dhe sillemi në këtë mënyrë- shkruhej ndër të tjera në

artikull - atëhere rrëfejmë e dëshmojmë me gojën tonë se nuk e njohim rëndësinë e tyre e

se pra nuk dijmë t’i çmojmë e t’i peshojmë as fitimet as rreziqet që nga kongreset mund të

na rrjedhin”.58

Nëse ishte kaq shumë i domosdoshëm dhe i dobishëm për interesat e shqiptarëve

mbajtja e një kongresi në Janinë artikullshkruesi parashtron disa sygjerime për

mbarëvajtjen e tij:

1. shpërndarjen e programit i kongresit.

2. Dhënien tre muaj kohë klubeve dhe shoqërive shqiptare për dërgimin e

përfaqësuesve të tyre.

3. Të pranoheshin në kongres vetëm përfaqësuesit e klubeve dhe shoqërive

kombëtare.

4. Çdo përfaqësues të mos kishte më shumë se dy vota.

5. të “shporret fare nga programa”59 çështja e alfabetit dhe në program të

vendosej çështja e shkollave shqipe.

Pika e pestë përbënte dhe shqetësimin kryesor, të hedhjes poshtë nga kongresi që do të

mbahej në Janinë i të gjithë asaj vendimmarrje me rëndësi kombëtare të shqiptarëve në

Kongresin e Manastirit për çështjen e alfabetit.

Pothuajse në të tërë numrat e saj gjenden artikuj të cilët përmbajtjen e tyre e kanë

të lidhur me jetën e Normales. Ndër to mund të përmendim :“Përparimi në shkollën

Normale” 60 , “Nevoja e madhe që ka shkolla Normale për një ndërtesë të re”, 61

“Mësonjësit e shkollës Normale dhe mësimet e tyne”,62 “Pritja e nantëmëdhetë nxanësvet

për në shkollët Normale” artikull i cili është i shoqëruar dhe me fjalën e plotë të drejtorit

të shkollës Luigj Gurakuqi, 63 “Provimet e botëshme në mësimoret normale edhe të

dhanunit e çmimeve”64 etj.

58 Tomorri, Elbasan, maj 20, 1910, nr.8. 59 Tomorri, Elbasan, maj 20, 1910, nr.8. 60 Tomorri, Elbasan, mars 10, 1910, nr.1. 61 Tomorri, Elbasan, mars 20, 1910, nr.2. 62 Tomorri, Elbasan, mars 20, 1910, nr.2. 63 Tomorri, Elbasan, mars 31, 1910, nr.3. 64 Tomorri, Elbasan, qershor 30, 1910, nr.12.

Page 37: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

37

Jo vetëm për gazetën “Tomorri” por edhe për tërë shqiptarët kudo që ndodheshin

mbarëvajtja e shkollës Normale pati rëndësi, ndaj në këtë gazetë zunë vend të veçantë

artikujt kryesisht të karakterit informativ e analitik duke përvijuar ecurinë pozitive të

kësaj shkolle sepse ajo konsiderohej si vatra kryesore në përhapjen e arsimit në tërë trevat

shqiptare nëpërmjet përgatitjes së mësuesve të rinj, me veprimtarinë e saj ajo konfirmoi

qenien e shqiptarëve si komb, me karakterin e saj kombëtar ajo u bë pengesë për

ideologjitë shkombëtarizuese të pranishme në shkollat turke, greke si dhe hodhi themelet

e sistemit arsimor në vendin tonë që u dallua për vlerat kombëtare, didaktike dhe

pedagogjike.

Kjo gazetë i ka lënë një hapësirë të veçantë në faqet e saj pritjes së nëntëdhjetë

nxënësve në shkollën Normale. Në të përshkruhet gëzimi i popullit elbasanas që, përveç

të qënit patriot dhe arsimdashës, spikat dhe bujaria e tij në një pritje sa madhështore po

aq dhe mallëngjyese që u bëri nxënësve të ardhur nga Kosova dhe Struga. Në pritjen e

nxënësve të ardhur nuk mund të mungonte dhe fjala e drejtorit të shkollës, Luigj

Gurakuqit, i cili nga kopshti përpara shkollës i drejtohej djemve, të rinjve shqiptarë, që

ishin duke ecur në rrugën e gjatë të diturisë. “Këtu o djelm të dashunë, nuk do t’ushqeheni

vetëm me mësim e me ditunië, nuk do të mundoheni vetëm për të mirën t’uajë; po do të

përpiqemi t’ju bajmë edhe burra të nderëshme e shqypëtarë të flaktë që të jeni, ndë një

ditë t’afërme, nderi e krahu i djathtë i Shqypëries s’onë të dashunë”.65

Në këtë shkollë erdhën nxënës nga tërë viset shqiptare, nga Gjakova, Prizreni,

Vuçiterna, Mitrovica, Dibra, Starova, Struga, Presheva e të tjera, sepse në tërë Shqipërinë

ndjehej nevoja për arsim e përparim. Shtatë muaj pas fillimit, në 25 Qershor 1910, u

zhvillua ceremonia e mbylljes së këtij viti shkollor ku nxënësit, përpara trupës

pedagogjike e një auditori, ku pjesë përbërëse ishin edhe pëfaqësues të parisë së qytetit si

Aqif Pasha, Shefqet Bej Vërlaci, Dervish Beu, Hasan Beu, Alush Saraçi, dëshmuan

aftësitë dhe shkathtësitë e tyre në fusha të ndryshme të dijes. Në fjalën e mbylljes Luigj

Gurakuqi theksoi : “Nxanësit e kësaj shkolle nashti që ato do të kthehen në vendet e në

shtëpiat e veta, besonj se do të marrin me vehte një kujtim të mallëngjyeshëm e do të

65 Tomorri, Elbasan, mars 31, 1910, nr.3.

Page 38: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

38

përhapin e do të shpërndajnë namin e Normales në të katrë anët e atdheut t’onë. Rroftë

pra Elbasani, djepi i mësimit e i dituniës kombëtare”66!

Me pasqyrimin e plotë që i bëri kjo gazetë shkollës Normale duke ndjekur hap pas

hapi proçesin e punës mësimore të trupës pedagogjike dhe nxënësve synonte sigurimin e

një mbështetje të vazhdueshme nga shqiptarët e veçanërisht nga elbasanasit, duke

kontribuar financiarisht dhe materialisht për të, sensibilizimin e tërë popullit shqiptar për

rëndësinë që kishte ekzistenca e kësaj shkolle në përmbushjen e objektivave të Lëvizjes

Kombëtare Shqiptare në fushën arsimore dhe kulturore si dhe nxjerrjen në pah të kulturës

pedagogjike gjatë proçesit të mësimdhënies.

Kjo gazetë u bë pasqyrim i aspiratave të popullsisë së qytetit e të trevave të tij dhe

mbarë kombit për arsim, kulturë e të drejta politike, njëkohësisht mbajti qëndrim ndaj

politikës që ndiqnin turqit e rinj apo elementët filoturk që harruan shpejt premtimet e bëra

kundrejt shqiptarëve, të cilët patën luajtur rol të rëndësishëm në fitoren e revolucionit

xhon-turk. Në artikullin “Si janë sjellë dhe si sillen turqit kundrejt shqipëtarëve” gazeta

bënte një analize të marrëdhënieve të shqiptarëve me Perandorinë Osmane e veçanërisht

me turqit e rinj. Qysh në fillim të këtij shkrimi autori Kristo A. Doko me pseudonimin

Kokumeisha tregohej i kujdesshëm në përdorimin e fjalëve në shkrimin e tij, apo deri

diku dhe në shtrembërimin e disa të vërtetave për t’iu shmangur qoftë dhe një përplasje të

mundshme me autoritet turke. Kështu vihej në dukje se “që kur Shqipëria u bashkua me

Imperatorinë Osmane”67 në vend të asaj që Shqipëria nuk u bashkua por u pushtua, apo

“shqiptarët janë ata që shpëtuan Turqinë më 1878 nga thojt e armikëve të vet të gjitha

ato vise pa të cilat Turqia s’munt të rronte aspak në Evropë”68 kur dihet se pas Traktatit

të Shën Stefanit dhe Kongresit të Berlinit shqiptarët u ngritën për mbrojtjen e tokave të

tyre nga rreziku i coptimit dhe jo për ruajtjen e sundimit osman në Evropë. Megjithatë në

periudhën kur është shkruar ky artikull shqiptarët ishin për autonominë e Shqipërisë, pra

sigurimin e lirive dhe të drejtave kombëtare në kuadrin e autonomisë dhe nuk u

interesonte një përplasje me Turqinë në një kohë kur ishin shtuar gjithnjë e më shumë

orvajtjet e shteteve fqinje për coptimin e trojeve Shqiptare. Në kushtet dhe rrethanat e

krijuara politika e udhëheqësve shqiptarë prirej natyrshëm të përputhej me politikën e

66 Tomorri, Elbasan, qershor 30, 1910, nr.12. 67 Tomorri, Elbasan, mars 10, 1910, nr.1. 68 Tomorri, Elbasan, mars 10, 1910, nr.1.

Page 39: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

39

Turqve të Rinj.69 Në fund të artikullit autori apelon ndaj turqve të rinj që të plotësonin

kërkesat e shqiptarëve si rrugë më e drejtë sesa ajo e konfliktit me një popull të tërë.

“...shqiptarët janë ata që panë rrezikun për mbretërinë t`onë, u ngritnë të gjithë për

njëherësh dhe fituan rezhimin konstitucional dhe kështu shpëtuan Imperatorinë Otomane

nga vdekja e sigurtë... Po si ja u ç`përblejnë xhon-turqit dhe qeveri e tyre këtë shërbim të

paçmuarë shqiptarevët? Duke i ndjekur si reaksionar, duke i dërguar Xhevit Pashën me

ushtri...mjerë xhon-turqit, ndë mbajçin këtë politikë që kanë zënë! Sepse këjo pa dyshim

do të sjellë sikundër thomë turbullime...”.70

Përveç mbrojtjes së gjuhës shqipe dhe shkollës Normale botohen edhe shkrime

me karakter politik, të cilat jo vetëm që japin tablo mbi gjendjen politike në vend por dhe

mbahet qëndrim mbi zhvillimet politike të asaj periudhe. Në kryeartikullin “Ngjarjet e

Kosovës” jo vetëm parashtrohen shkaqet e kryengritjes së Kosovës por dhe analizohet

situata në Kosovë. Të tërheqin vëmendjen faktet e parashtruara që dëshmojnë mungesën

e mjaft të drejtave për shqiptarët e Kosovës.

Gjithashtu shkrimi shfaqet kritik ndaj qeverisë osmane për rrugën që ajo ka

ndjekur për t`iu kundërvënë popullsisë së Kosovës. Situata në Kosovë paraqitej e vështirë

për shkak të dhunës së ushtruar nga xhon-turqit në mbledhjen e taksave e tatimeve, në

mbledhjen e armëve apo rekrutimin e popullsisë në ushtrinë turke, veprime të cilat kishin

provokuar shpërthimin e pakënaqësisë të shqiptarëve. Gjendja ekonomike e Kosovës

paraqitej tepër e rënduar për shkak të konflikteve të shpeshta luftarake si me vendet

shoviniste fqinjë por edhe me Perandorinë Osmane, ndaj marrja e masave në fushën

ekonomike për përmirësimin e jetës së popullsisë shqiptare në Kosovë nga xhon-turqit do

të ishin më me vlerë sesa ushtrimi i dhunës së egër.

“Ato të holla që sot po prishen me ndjekun kosovasit, Qeveria do të bante mirë ti

përdorte në vepra përmirësie ndë mest të tyne. Atëhere kosovasit do t`ishin jo vetëm një

fuqie landore mjaft e çmueshme siç janë edhe sot, po do të baheshin edhe një fuqie

mendore e randësishme për mbretërinë”71.

69 Joseph Swire, Shqipëria ngritja e një mbretërie, (Tiranë: Dituria, 2005), 78. 70 Tomorri, Elbasan, mars 10, 1910, nr.1. 71 Tomorri, Elbasan, maj 10, 1910, nr.7.

Page 40: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

40

Po me të njëjtat tone kritike mbi politikën e ndjekur nga xhon-turqit, Simon

Shuteriqi, pasqyron ngjarjet në Shqipërinë e Sipërme. “Shqipëria e Sipërme nën hijen e

konstitucionit të themi po lahet ndë gjak, mëmat po qajnë me vajtime...”72.

Pjesa më e madhe e artikujve politikë lidhen kryesisht me politikën e brendshme,

me ngjarjet në Kosovë. Një rëndësi të veçantë paraqesin artikujt: “Një vështrim mbi

ngjarjet e Kosovës”,73 “Turbullimet e Kosovës në parlament”74, “Thirrja e Shefqet Turgut

Pashës mbi shqiptarët kryengritës”75 etj.

Rëndësia që kishin zhvillimet ne Kosovë impononte shtypin e kohës t`i

pasqyronte ato. Ky pasqyrim në gazetën “Tomorri” lidhej edhe me faktin tjetër, që

Elbasani, “Meka e nacionalizmit shqiptar”76 , ishte një nga qendrat e rëndësishme të

lëvizjes politike, kulturore, arsimore në vend. Duke analizuar artikujt arrin në

përfundimin se gjendja e krijuar në Kosovë, konflikti shqiptaro-turk ishte rezultat:

së pari i aspiratave autonomiste të shqiptarëve.

Së dyti administrimit të keq të vendit shkaktuar nga arbitrariteti i nëpunësve.

Së treti mungesës së reformave rrënjësore që t’u përshtateshin rrethanave të

veçanta të vendit, të nevojshme veçanërisht në administratë.

Përmbushja e kërkesave me karakter autonomist dhe jo përballja ushtarake shihej

si e vetmja rrugë e mundshme për të shmangur thellimin e mëtejshëm të kryengritjes

popullore. Shkrimet me karakter politik analizojnë jo vetëm çështjet e brendshme por

edhe ato të jashtme. Në kryeartikullin “Beslidhja Ballkanike” paraqiten shkaqet e

turbullirave politike në Ballkan dhe jepet mendimi për vendosjen e një Besëlidhje

Ballkanike.

“Shkaqet më të parat për të cilat paqja e qetësia nuk mund të lëshojë rrënjë të

thella e nuk mund të themelohen e të sigurohen mirë ndë Gadishullin Ballkanik janë këto

dy: luftë ndë mes të panslavizmës e të pangjermanismes përsipër sundimin mbi këtë pjesë

t`Evropës, e zihja ndë mest të kombësivet të ndryshme të lira a të bashkuara me

Mbretninë Otomane, të cilat kërkojnë të shtojnë fuqinë e vetë njëra në dëm të tjatrës...Sot

72 Tomorri, Elbasan, maj 10, 1910, nr.7. 73 Tomorri, Elbasan, prill 10, 1910, nr.4. 74 Tomorri, Elbasan, prill 10, 1910, nr.4. 75 Tomorri, Elbasan, prill 10, 1910, nr.4. 76 Paul Scott Mowrer “Au coeur de L’Albanie”- Notes de voyage d’un journaliste americain, L’Illustration,

Paris, Samedi 19 avril 1913, nr. 3660.

Page 41: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

41

më fort se kurrë Beslidhja po zihet ndër gojë e shumë më thonë edhe se vetëm këjo është

shkaku i udhëtimeve që krerët të Ballkanit po bëjnë këto ditë në Petersburg e

Stamboll...”.77

Duke analizuar artikujt me karakter politik në këtë gazetë arrin në përfundimin se:

pjekuria politike e shqiptarëve, angazhimi i tyre në sigurimin e lirive dhe të drejtave

kombëtare detyrimisht do t’i çonte drejt autonomisë apo pavarësisë politike si dhe me

përpjekjet dhe luftën e tyre shqiptarët po konsideroheshin gjithnjë e më shumë si faktor i

rëndësishëm në zhvillimet politike në Perandorinë Osmane, Ballkan e më gjerë në

Evropë.

Nga vetë karakteri që kishte ky organ shtypi, që cilësohet si e përkohshme

politiko-letrare, dëshmon se një vend të rëndësishëm zënë dhe botimet me karakter letrar

të autorëve të ndryshëm. Veprat letrare të botuara në gazetën “Tomorri” synonin

ritheksimin e vlerave të historisë dhe kulturës shqiptare, evokimin e të kaluarës së

popullit shqiptar duke ruajtur dhe lidhjet me kulturën botërore.

Ndër artikujt e shumtë spikatin : artikulli “Ç`asht ditarsia”, një shkrim mbi

gazetarinë i cili i referohet gazetarit italian Ugo Ujetit. Gjithashtu çdo numër i gazetës

është i shoqëruar nga romani “Vorr` i dashnorëve” përkthyer nga Simon Shuteriqi.

Gjejmë në këtë gazetë edhe botimet në fushën e historisë të Aleksandër Xhuvanit “Jeta e

Pirros” dhe “Cilët janë Shqiptarët” të Kristo Dakos, botime të cilat forconin ndjenjën

kombëtare nëpërmjet evokimit të historisë për shqiptarët si një ndër popujt më të lashtë të

Evropës. Ngjarjet që po zhvilloheshin në këtë kohë në Shqipëri, ngjarjet e Kosovës të

vitit 1910, përpjekjet e atdhetarëve për arsim e kulturë nxitën shumë patriotë shqiptarë, e

ndër to edhe elbasanas, që në shkrimet e tyre në gazetën “Tomorri” të evokonin të

kaluarën e popullit shqiptar, duke përçuar ndjenjat e një kombi me një të kaluar të

lavdishme, duke i ndërgjegjësuar shqiptarët për rëndësinë e përpjekjeve të tyre në

sigurimin e lirive dhe të drejtave politike, ekonomike, arsimore dhe kulturore.

Me gjithë jetën e shkurtër të saj “Tomorri” luajti një rol të rëndësishëm jo vetëm

në zhvillimet politike arsimore kulturore në vend por edhe në zhvillimet e mëtejshme të

shtypit në Elbasan. Me suksesin që pati gjatë jetës së saj për një periudhe të shkurtër, kjo

77 Tomorri, Elbasan, mars 20, 1910, nr.2.

Page 42: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

42

gazetë do t`i hapë udhën botimeve të tjera të organeve të shtypit në këtë qytet në një kohë

të mëvonshme.

Page 43: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

43

Kreu – II

Jeta politiko-sociale, kulturore dhe shtypi në Elbasan, 1912-1920.

II.1 – Gjendja politiko-sociale dhe kulturore.

Pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë treva e Elbasanit kishte qenë faktor

mbështetës për veprimtarinë e qeverisë së Ismail Qemalit, duke ndihmuar në shtrirjen e

influencës së kësaj qeverie si e para qeveri kombëtare e shqiptarëve. Aktiviteti dhe

shtrirja e atributeve të qeverisë së Vlorës në Elbasan, kishte pikën më të fortë. Aqif Pashë

Elbasani ishte me një kontribut madhor për çështjen shqiptare. Nuk ishte rastësi që në

qeverinë e Vlorës Lef Nosi u emërua si ministër i saj. Vitet 1912-1920 evidentojnë

ngjarje të reja dhe momente të vështira për shqiptarët. Qeveria e Ismail Qemalit,

megjithëse ishte e para qeveri kombëtare, nuk arriti t’a shtrijë aktivitetin e saj në të gjithë

Shqipërinë. Sfera e veprimtarisë së saj mbeti e kufizuar për shkak të autoritetit të Esat

Toptanit në Shqipërinë e Mesme dhe Preng Bibë Dodës në Mirditë.78

Por realizimi i interesave të esatistëve në këtë qytet e më gjerë u penguan nga

Aqif Pasha. Në gazetën “Liri e Shqipërisë” të Sofjes, korrespondenti për Elbasanin me

pseudonimin Haxhi Beqari (Mithat Frashëri-shënimi im) shkruante: “S’dua të bëhem

avokat i Aqifit por këtë e di që sikur të mos ish Aqif Pasha, Esati që me kohë do e kish

shtënë në zjarr Shqipërinë”.79

Shqiptarët qenë të shtrënguar dhe të detyruar të shpërndanin më 22 janar 1914

qeverinë e tyre të parë, qeverinë që shpalli pavarësinë e vendit. “Qeverinë e Esat Toptanit

nuk e vlerëson askush” - shkruhej në një letër të Jan Delianës drejtuar Sif Nosit80.

Ky ishte qëndrimi i popullit të Elbasanit ndaj Esat Toptanit dhe orvajtjeve të tij

politike.

78 Mita, Elbasani, 30. 79 Liri e Shqipërisë, Sofje, shkurt 20, 1914, nr.92. 80 AQSH, F.32, viti 1913, D. 60\1, fl 7.

Page 44: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

44

Gjatë vitit 1913 elbasanasit u përballën edhe me problemin e strehimit dhe

sigurimit të ushqimit për shqiptarët e krahinës së Dibrës të larguar për shkak të mizorive

serbe.81 Në qytet u krijua një komision për marrjen e masave në ndihmë të të ardhurve

dibranë. “Kemi afro 3000 dibranë - njoftonte korrespondeti i Elbasanit për gazetën “Liri

e Shqipërisë” të Sofjes - që kanë lënë shtëpitë e tyre të djegura e arat e tyre të shkretuara

prej barbarëve serbë”82.

Madje në këtë qytet pati ardhur Edith Durham, e njohur për miqësinë me

shqiptarët, që “pa me sytë e saj hallin e keq të atyre që kishin ikur nga keqësi e

serbëve”.83

Funksionet qeverisëse pas mbarimit të veprimtarisë së qeverisë së Vlorës i mori

Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit. Pas marrjes së vendimit për vendosjen e një princi

gjerman në Shqipëri u ngrit një delegacion me në krye Esat Toptanin për t’i shprehur

princ Vidit mikpritjen e shqiptarëve. Pjesë e këtij delegacioni ishin edhe elbasanasit

Shqefqet bej Vërlaci, Lef Nosi, Ahmet Hostopalli.84

Qëndrimi i Vidit për një kohë kaq të shkurtër në krye të shtetit shqiptar ndikoi në

mos realizimin e aspiratave të shqiptarëve për forcimin e konsolidimin e shtetit shqiptar.

Brenda një kohe të shkurtër ky regjim u përball me dy probleme të mprehta për kohën:

së pari me shpërthimin e kryengritjes së Shqipërisë së Mesme,

së dyti me lëvizjen “vorio-epiriote”.

Kontributi i elbasanasve konsistonte në mbështetjen ndaj qeverisë së Vidit,

bashkimin e elementëve përparimtarë e nacionalistë duke iu kundërvënë lëvizjeve

seperatiste, ruajtjen e rendit dhe të qetësisë në vend.

Populli i Elbasanit mbështeti veprimtarinë e Aqif Pashës duke e konsideruar si një

nga personalitetet më të shquara të kombit shqiptar, i cili i shërbeu Shqipërisë duke dalë

kundër synimeve të Esat Pashës. Në qeverinë e riformuar në maj 1914, ministër i

Brendshëm dhe i Luftës u caktua Aqif Pashë Elbasani.85 Kryetari i Këshillës së Ministrisë

Turhan Pasha në 28 maj 1914 nëpërmjet një telegrami e uron Aqif Pashën për emërimin

81 Eqerem Bej Vlora, Kujtime vëll.II viti 1912-1925, (Tiranë: 2001), 24. 82 Liri e Shqipërisë, Sofje, janar 18, 1914, nr.90. 83 Liri e Shqipërisë, Sofje, vjesht’ e II 12, 1913, nr.86. 84 Mita, Elbasani, 33. 85Valentina Duka, Histori e Shqipërisë 1912-2000, (Tiranë: Kristalina-KH, 2007), 69.

Page 45: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

45

me urdhër mbretëror në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Si këshilltar i tij u caktua

Ahmet Dakli.86

Shumë dëme materiale dhe njerëzore iu shkaktuan këtij qyteti nga forcat rebele të

Haxhi Qamilit, të cilat disa herë pushtuan Elbasanin. Në një dokument të kohës shkruhej

se: “Haxhi Qamili e njerëzit e tij nuk i kishte pritur as Kavaja e as Tirana e asht’ tuke u

kthye prap n’Elbasan”87.

Rebelët mbajtën një qëndrim diskriminues ndaj figurave dhe personaliteteve më të

njohura e më të respektuara elbasanase. U dogjën shtëpitë e Aqif Pashë Biçakçiut, Ali

Agjahut e shumë patriotëve të tjerë. Vranë patriotët Kasem Sejdinin dhe Sheh Hysen

Sulovën. Sekuestruan pasurinë e Ahmet Daklit, i cili përfaqësonte një ndër personalitetet

më të shquar të këtij qyteti. Patriotë dhe qytetarë elbasanas si: Ali Agjahu, Emin

Haxhiademi, Aleksandër Xhuvani, Fejzullah Guranjaku, e të tjerë u burgosën dhe u liruan

kundrejt pagesave të mëdha në para dhe prona. Emin Matraxhiu u lëshua nga burgu

vetëm kur pagoi gjobën prej 75 mexhite ndërsa Shefik Daiu pagoi 10 lira turke. Edhe

vëllezërit Nosi nga frika e vrasjes së vëllait të tyre të burgosur Veniamin Nosi, paguan

10500 grosh për monopolin e vajit të gurit.88 Këto veprime të forcave rebele e kishin

revoltuar popullin e Elbasanit, të cilët në vetëmbrojtje ishin të detyruar të reagonin

kundër tyre. “Patën shkrue qi Haxhi Kiamili kishte shkue n’Elbasan e pat nxjerrë prej

burgu Sheih Hysenin e mandej e pat mbyt. Kjo vepër e tij ka ba nji nështypje t’madhe

n’Elbasan e bile ka fillue edhe nji lëvizje kundra Haxhi efendisë”89.

Me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore territoret shqiptare, për pozicionin

gjeografik që zinin u bënë pre e forcave ushtarake të fuqive ndërluftuese të Bllokut të

Antantës dhe Bllokut Qendror. Kufijtë e vitit 1913 edhe kur mbaroi lufta mbetën të

cunguara. “Shqiptarët në atë kohë njihnin shumë pak detaje të politikës ndërkombëtare

dhe shqetësoheshin pak për to. E vetmja gjë që i shqetësonte ishte se kur do t’i linin të

qetë në vetminë e tyre, mes maleve e me grindjet mes klaneve”.90- shkruante në artikullin

“Në zemër të Shqipërisë” gazetari amerikan Paul Scott Mowrer

86 AQSH, F.68, viti 1914, D.5, fl 6. 87 AME, F.28, viti 1914-1915, D.3, fl.21 88 Lef Nosi, Dokumente historike 1912-1918, (Tiranë: 2007), 324. 89 Populli, Shkodër, maj 22, 1915, nr.58. 90 Paul Scott Mowrer “Au coeur de L’Albanie”- Notes de voyage d’un journaliste americain, L’Illustration,

Paris, Samedi 19 avril 1913, nr. 3660.

Page 46: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

46

Lufta e Parë Botërore e transformoi tërësinë territoriale shqiptare në parcela të

okupuara nga Austro-Hungaria, Italia, Franca, Greqia, Bullgaria, Serbia, Mali i Zi.

Situata në vend u rëndua edhe më, pas largimit të princ Vidit nga Shqipëria. Në këto

kushte vendi ushtarakisht dhe politikisht u vendos nën ndikimin e disa forcave pushtuese.

Elbasanasit dhe shqiptarët në tërësi nuk rreshtën kurrë së punuari e luftuari për të drejtat e

tyre kombëtare kundër coptimit të territorit të tyre nga forca të ndryshme pushtuese si ato

austro-hungareze, bullgare, serbe, greke e më pas ato italiane e franceze. Gjatë vitit 1916

të nxitur nga situata e vështirë në vend patriotët elbasanas dolën me një ide të përbashkët

për organizimin e një mbledhje mbarëkombëtare në Elbasan, qëllimi i së cilës do të ishte

krijimi i një qeverie shqiptare të përkohshme dhe kthimi i mbretit Vid në Shqipëri.91

Duke mbajtur qëndrim asnjanës ndaj dy blloqeve të mëdha ndërluftuese, shqiptarët

zhvilluan beteja lokale dhe bënë përpjekje të mëdha për të mbijetuar si komb. Në qershor

1915 ushtritë serbe pushtuan Elbasanin duke e mbajtur të pushtuar atë deri në 1 shkurt

1916. Tërheqja e tyre ishte e lidhur me disfatat e njëpasnjëshme që po pësonin përballë

forcave austro-hungareze dhe bullgare. Më 3 shkurt 1916 në qytet futen ushtritë bullgare

dhe më 9 shkurt ushtritë austo-hungareze. Nën ndikimin e Aqif Pashë Biçakçiut

(Elbasanit) dhe Ahmet Zogut u mblodh në Elbasan në 18 shkurt 1916 një komision i cili

do të kishte për detyrë organizimin e një kongresi në Elbasan. Në punën që bëri ky

komision vendosi që ky kongres të mbahej në 18 mars të po atij viti. Ky komision i

ngritur përbëhej nga figura të shquara të qytetit të Elbasanit si Simon Shuteriqi, Shefqet

Daiu, Lef Nosi, Thanas Floqi e të tjerë.92 Në kongresin që do të mbahej do të analizohej

gjendja politike jo vetëm e Shqipërisë së Mesme por e tërë vendit. Austro-hungarezët iu

kundërvunë kësaj inisiative të shqiptarëve, duke mos lejuar mbajtjen e këtij kongresi, për

arsye të mospërputhjes së interesave të shqiptarëve me planet e tyre për vazhdimësinë

politike të shtetit shqiptar dhe shtrirjen e tij territoriale.93

Forcat austro-hungareze u larguan në tetor të viti 1918 në prag të humbjes së

luftës nga vendet e Bllokut Qendror. Po në këtë muaj në rrethinat e qytetit depërtojnë

91 Arben Puto, Historia diplomatike e çështjes shqiptare, (Tiranë: 2003), 252. 92 Enciklopedi-Elbasani, 302. 93 Viron Koka et al., Historia e Popullit Shqiptar, periudha e pavarësisë 28 nëntor 1912-7 prill 1939, vëll.

III, (Tiranë: Botimet Toena, 2007), 85.

Page 47: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

47

forcat franceze dhe italiane pa u futur brenda në qytet. Ushtritë e huaja e lënë Elbasanin

në mars të vitit 1920.

Gjendja e Elbasanit në mbarim të Luftës së Parë Botërore ishte e rëndë. Të

gjymtuarit e të vdekurit nga lufta, nga uria dhe sëmundjet epidemike arrinin në disa

mijëra vetë. Shumë njerëz kishin gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale nga shperthimi i

bombava dhe municioneve të ushtrisë austro-hungareze pas largimit të tyre. Raste të tilla

u evidentuan veçanërisht në krahinaritë e Zaranikës dhe të Krrabës. 94 Prefektura e

Elbasanit për përballimin e kësaj gjendjeje të vështirë mori disa masa për t’u ardhur në

ndihmë popullsisë nëpërmjet rindërtimit dhe meremetimit të banesave, shtëpive, rrugëve,

urave të dëmtuara gjatë luftës. Dëmet, nga përllogaritjet arrinin në shuma të mëdha

parash, si në rastin e mëhallës së Allajbeut ku dëmet përllogariteshin në 30400 korona.95

Gjendja ekonomike e trevave të Elbasanit paraqitej e vështirë. Veprimtaria e atyre

pak sipërmarrjeve ekonomike që ishin ngritur në dekadën e parë të shek.XX ishte

paralizuar nga kjo situatë e përkeqësuar politike. Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë

po përballej nga mungesa gjithnjë e më shumë e drithit, si baza kryesore e ushqimit të saj.

Pushtimi i Shqipërisë dhe paralizimi i tregtisë krahinore, ndërkrahinore e më gjerë po

shkaktonte zinë për bukë në pjesën më të madhe të shoqërisë elbasanase. Gjatë vitit 1916

u ngritën komisione me përfaqësues të shoqërisë elbasanase për marrjen e masave për

parandalimin e zisë së bukës. Të tilla komisione u ngritën në Elbasan dhe Peqin .96

Çmimet e larta dhe mungesa e drithit në treg vështirësuan jetesën e popullsisë gjatë

periudhës së zhvillimit të Luftës së Parë Botërore, por për më tepër kjo situatë rëndohej

nga aktiviteti i disa spekulantëve që synonin të siguronin fitime të majme në kurriz të

familjeve të varfëra. Kjo situatë u shoqërua me rritjen e nivelit të varfërisë, mjerimit dhe

futjen e vendit në tatëpjetën e rrënimit ekonomik.

Pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore territori shqiptar u bë pjesë e influencës

së Italisë, Francës, Serbisë e Greqisë. Shqiptarët të gjendur përballë problemit të rifitimit

të mëvetësisë dhe të sigurimit të tërësisë së tyre territoriale u shprehën njëzëri për nevojën

e madhe që kishte mbajtja e një mbledhjeje të përgjithshme. Qendra e kësaj mbledhjeje u

caktua Durrësi. Synimi i saj ishte caktimi i një qeverie legjitime e cila do të mund të

94 AQSH, F.271, viti 1918, D.30, fl 5. 95 AQSH, F.271, viti 1919, D.26, fl 2. 96 AQSH, F.271, viti 1916, D.36, fl.5.

Page 48: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

48

përfaqësohej në Konferencën e Paqes në Paris, në mbështetje të plotë me parimin e

“vetëvendosjes”.97

Edhe rajoni i Elbasanit u përfaqësua me delegatët e saj ndër ta Ahmet Dakli dhe

Lef Nosi, madje ky i fundit u zgjodh në qeverinë provizore. Delegatët e Elbasanit në këtë

mbledhje dhanë kontributin e tyre në mbrojtje të të drejtave kombëtare. Populli i

Elbasanit pavarësisht kushteve të vështira ekonomike e politike nuk nguroi së luftuari

për mbrojtjen e të drejtave kombëtare. Manifestimet e bëra gjatë vitit 1919 treguan se

shqiptarët kurrë nuk do të pranonin të qëndronin të nënshtruar. Nota proteste iu dërguan

Konferencës së Paqes nga kreu i bashkisë Kasem Sejdini, si përfaqësues i popullit të

trevës së Elbasanit në të cilën shkruante: “populli i Elbasanit ngre zanin e kushtrimit

kundër çdo veprimi që kërkon të prishë integritetin e atdheut tonë…”.98

Në sfondin e këtyre ngjarjeve intelektualët elbasanas nuk reshtën së përpjekuri

për zhvillimin e arsimit e kulturës në Elbasan. Në këtë qytet kishte ardhur një misionar

amerikan Çajld Telford Erikson i cili në bashkpunim me korçarin Grigor Cilka pati si

synim të ngrinte një shkollë. “Gjatë rrugëtimit tonë, - shkruante gazetari amerikan Paul

Scott Mowrer në prill të vitit 1913 - sapo mbërritëm në Elbasan mësuam se serbët kishin

dëbuar residentin e vetëm të huaj, misionarin Erikson. Ky burrë kishte ardhur në

Shqipëri para disa vitesh duke u përpjekur të themelonte një shkollë. Në Elbasan ai u

ndihmua nga një shqiptar trim i quajtur zoti Cilka. Ata themeluan një shkollë dhe fituan

si pasojë e punës së mirë që bënë afeksionin e mbështetjen e popullit”.99

Pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në Elbasan ishte intensifikuar puna për

hapjen e shkollave, e theksueshme kjo në raport me rajonet e tjera. Aqif Pashë Elbasani

ndërmori masa të shumta në fushën arsimore. Me interesimin e tij dhe me ndihmën e

qeverisë së Vlorës u hap shkolla fillore e qendrës së Gramshit.100 Gjithashtu ai i “dyfishoi

rrogën mësuesve të shkollave fetare vetëm për të dhënë mësim në shkollat shqipe të

Elbasanit”.101 Deri në vitin 1914 në Elbasan kishte tri shkolla fillore prej të cilave njëra

qendrore me 250 nxënës. Ndërsa në shkollën e kalasë dhe në atë të Shën-kollit kishte

97 Koka et al., Historia, 127. 98 AQSH, F.241, viti 1919, D.10, fl.62 99 Paul Scott Mowrer “Au coeur de L’Albanie”- Notes de voyage d’un journaliste americain, L’Illustration,

Paris, Samedi 19 avril 1913, nr. 3660. 100 Kadri Musai, Aqif Pasha figurë e ndritur e kombit shqiptar, (Tirane: 2002), 42. 101 AME, F.1, viti 1913, D.4,fq.3

Page 49: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

49

përkatësisht 80 dhe 55 nxënës. Gjithashtu falë përpjekjeve të Thanas Floqit u bë e

mundur edhe ngritja e një shkolle muzike. Edhe pse gjykatës në profesion, ai u jepte

mësim muzike 40 nxënësve pa pagesë por me synimin kryesor për të formuar një orkestër

për qytetin. Shkolla Normale në këtë periudhë kishte 130 studentë. Gjatë po këtij viti në

ambjentet e shkollës Normale mbaheshin “konferenca diturie” të organizuara këto nga

drejtori i arsimit Mustafa Kruja në bashkëpunim me Mithat Frashërin. “Sikundër ju

shkrova dhe në letrat e para-vazhdonte të njoftonte korrespondenti nga ky qytet për

gazetën “Liri e Shqipërisë”- Elbasani nga ana e shkollave është qyteti më i lumtur”102.

Gjithashtu shkolla u hapën edhe në fshatrat si Godolesh, Baltëz, Polis, Bixëllenj, Mirakë,

Bishqem dhe Qukës103. Për të mundësuar arsimimin e njerëzve të moshave të ndryshme,

në qytet u hap një shkollë nate ku mësuesit paguheshin nga komisioni i arsimit.104 Kjo

shkollë nate kishte 70 nxënës që ishin të moshave nga 10 vjeç deri në 70 vjeç dhe jepnin

mësim dy mësues.105

Krahas hapjes së shkollave në gjuhën shqipe u vunë re përpjekje të klerit ortodoks

për hapjen e shkollave greke në Elbasan dhe në disa rajone në jug të Shqipërisë. “Janë ca

njerëz të cilët duke ndjekun qëllime, qëllime propagandash të huaja përpiqen të çelin

shkolla në gjuhë të botës”106- shkruhej ndër të tjera në telegramin e protestës të disa

intelektualëve ortodoksë të qytetit të Elbasanit, ndër ta Filip Papajani, Taqi Buda, Simon

Popa, Grigor Nosi, Nikollë Papajani e të tjerë, drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të

Arsimit në Vlorë. Ata kërkuan prej saj një reagim të menjëhershëm kundrejt këtij

fenomeni.

Edhe pse në një situatë të trazuar politike të zhvillimit të Luftës së Parë Botërore

në vitet 1916-1917 nuk reshtën përpjekjet për ngritjen e shkollave. Në Elbasan në fund të

kësaj periudhe numëroheshin gjithsej 49 shkolla, 61 mësues dhe 1750 nxënës.107

Gjatë viteve 1917-1918 Aleksandër Xhuvani, i cili në këtë periudhë ishte drejtor

i Normales, në bashkëpunim me arsimtar elbasanas ngriti kurse kualifikimi për mësuesit,

të cilët rritjen e shkallës së kualifikimit të tyre do e dëshmonin nëpërmjet dhënies së

102 Liri e Shqipërisë, Sofje, janar 18, 1914, nr.90. 103 Populli, Vlonë, maj 2, 1914, nr.5. 104 Perlindja e Shqipëniës, Vlonë, vjesht’ e III 6/19, 1913, nr.24. 105 Liri e Shqipërisë, Sofje, janar 18, 1914, nr.90 106 Perlindja e Shqipëniës, Vlonë, shkurt, vjet’ i II 12/25, 1914, nr.13. 107 Dedja et al., Historia e arsimit, 328.

Page 50: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

50

provimeve. Rezultatet pozitive në provime ishin kusht për marrjen e rrogës së plotë

mujore.108 Inspektoriati i përgjithshëm i arsimit shpeshherë kishte ndërmarrë kontrolle në

Elbasan me synimin kryesor përmirësimin e infrastrukturës në arsim. Vetë komandanti

austro-hungarez i korpusit në Elbasan pas një inspektimi në shkollat e këtij qyteti u

premtoi qytetarëve dhënien e një ndihme konkrete për përmirësimin e gjendjes së tyre.109

Në 10 qeshor 1918 me inisiativën e Thanas Floqit u formua një grup teatror i

përbërë nga vetë ai, Mustafa Curri, Zef Mosi, Tef Leka, Ali Cungu, Spiro Todhri, Vasil

Bici dhe Kol Robja. Në 26 korrik të po këtij viti, me kapërcimin e shumë vështirësive, ky

grup teatror vuri në skenë dramën “Besa” të Sami Frashërit. Aktrimi me profesionalitet i

aktorëve bënë që drama, me kërkesë të elbasanasve, të vihej në skenë edhe dy herë të

tjera. Ky grup teatror u shndërrua në 4 gusht 1918 në një shoqëri teatrore e njohur si

“Shoqënia Theatrore e Elbasanit”. Kjo shoqëri zgjodhi një pleqësi të përbërë nga Thanas

Floqi - kryetar, Hasan Ceka - shkronjës, Tef Leka, Zef Mosi dhe Mustafa Curri. Pas

zgjedhjes së pleqësisë u hartua edhe rregullorja e shoqërisë. Kjo shoqëri teatrore në 14

gusht shfaqi përpara artdashësve elbasanas dy komedi të autorit Kristo Floqi “Dhëndër

me përdhunë” dhe “E bija e bankierit” të cilat u luajtën edhe tri herë të tjera. Për

mbarëvajtjen e veprimtarisë së kësaj shoqërie u zgjodh në 20 gusht një pleqësi ndihmëse

e cila do të merrej me problemet financiare. Në pleqësinë ndihmëse u zgjodhën Ahmet

Dakli, Emin Haxhiademi, Ahmet Hostopalli, Thanas Floqi të cilët nuk nguruan të

kontribuonin financiarisht nga pasuria e tyre për sigurimin e vazhdimësisë në aktivitetin e

shoqërisë teatrore.110 Në datat 18 dhe 20 shtator shoqëria teatrore vuri në skenë dramën e

Namik Qemalit “I mjeri djalë” (Zavalli çuxhuk) i përkthyer në gjuhën shqipe prej

Mustafa Currit. Ndërsa në 26 dhe 28 shtator u luajt komedia “Fundi i pijes” me 5 akte

pjesë e krijimtarisë së vetë Mustafa Currit.111 Për zhvillimin kulturor e veçanërisht të

dramaturgjisë në qytetin e Elbasanit shoqëria “Qarku letrar” botoi tri vepra në

shtypshkronjën “Elbasani”, “I mjeri djalë”, “Vajza trimneshë” të përkthyera në shqip dhe

“Fundi i pijes”.112

108 AQSH, F.271, viti 1918, D. 68, fl.14 109 Posta e Shqypnies, Shkodër, janar 30, 1918, nr.107. 110 Kopështi letrar, Elbasan, gusht, 1918, nr.1. 111 Kopështi letrar, Elbasan, vjesht’ e parë, 1918, nr.2. 112 Kopështi letrar, Elbasan, vjesht’ e dytë, 1918, nr.3.

Page 51: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

51

Në vitin 1909 në Elbasan kishte qenë ngritur shoqëria “Afërdita” me synimin

kryesor formimin e një bande muzikore. Por problemet politike dhe financiare nuk

mundësuan vazhdimin e punës së kësaj shoqërie. Në vitin 1918 shoqëria “Qarku letrar” iu

përkushtua punës për ngritjen e bandës muzikore me emrin “Afërdita”, duke siguruar

bazën materiale të nevojshme për ngritjen e kësaj bande tepër të rëndësishme për jetën

kulturore të qytetit.113

Josif Haxhimima në vitin 1918 punoi për botimin e disa dorëshkrimeve. Për këtë

pati mbështetjen e plotë të Luigj Gurakuqit i cili në atë periudhë ishte drejtor i

përgjithshëm i arsimit. Dorëshkrimet e tij mbi “njësimin ndër shkollat fillore” u shtypën

në shtypshkronjën e qytetit. Pasi siguroi lejen prej autoriteteve austro-hungareze, Luigj

Gurakuqi në letërkëmbimin me Inspektoriatin e Arsimit në Elbasan shkruante:

“Lajmëroni sa më shpejt Josif Haxhimimën se puna jonë është parapëlqyer për botimin

së shpejti të 600 copë të dorëshkrimit mbi njësimin ndër shkollat fillore t’ulta” duke u

vendosur kështu edhe një shpërblim prej 500 koronash”.114

Në dhjetor 1918 Dhimitër Paparisto shtypi abetaren e tij në dialektin e Elbasanit

me 71 faqe gjithsej dhe çmim 2.5 korona argjendi.115 Ndërsa Aleksandër Xhuvani botoi

“Librin e gjuhës” gramatikë për rendin e tretë të shkollës fillor. Librat shiteshin prej

tregtarit Beqir Sejdini.116

Elbasani bënte pjesë ne zonën e pushtimit austro-hungarez. Perandoria e

Habsburgëve i kushtoi vëmendje problemeve te arsimit e të kulturës në Shqiperi në zonat

e saj të influencës. Në këtë rrafsh për përhapjen e arsimit e kulturës gjatë kësaj periudhe,

intelektualë elbasanas si Aleksandër Xhuvani, Lef Nosi, publicistë si Salih Çeka, Emin

Matraxhiu, Josif Haxhimima u bënë pjesëmarrës aktivë dhe shfytëzuan mundësitë e

krijuara nga autoritetet austro-hungareze duke shtruar probleme dhe organizuar aktivitete

për shkollën e kulturën në Elbasan.

Një rëndësi të madhe iu kushtua edhe zhvillimit të publicistikës. Ajo u mbështet

në vazhdimësinë e krijuar nga organi i shtypit “Tomorri”. Publicistët elbasanas në

mungesë të një organi shtypi në qytetin e tyre deri në vitin 1918, zhvilluan veprimtarinë e

113 Kopështi letrar, Elbasan, gusht, 1918, nr.1. 114 AQSH, F.271, viti 1918, D.68, fl.18. 115 Kopështi letrar, Elbasan, shendre, 1918, nr.5. 116 Kopështi letrar, Elbasan, maj, 1919, nr.10.

Page 52: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

52

tyre si korrespondentë të këtij qyteti për organet e tjera të shtypit të ngritura brenda apo

jashtë vendit. Shumë artikuj të tyre u botuan në gazetat si: “Perlindja e Shqipëniës”,

“Populli” të qytetit të Vlorës, “Liri e Shqipërisë” të Sofjes, “Populli” të Shkodrës.

Në shkrimin “Letër nga Elbasani” të Josif Haxhimimës në gazetën “Liri e

Shqipërisë” të Sofjes, përgjatë zhvillimit të ngjarjeve që lidheshin me Luftën Ballkanike,

ai shprehte simpatinë e tij për një ndër shtetet e Ballkanit, Bullgarinë. Sipas tij

Veprimtaria e këtij shteti kishte qenë në përshtatje me interesat e shqiptarëve. “Nga të

katër shtetet në Ballkan, - shkruante Haxhimima në këtë organ shtypi - veç Bullgarisë

paskemi patur mike. Shqiptarët e vërtetë për Bullgarien kanë një simpati të veçantë,

sepse siç marrim vesh, bullgarët janë të vetmit në Ballkan qi kanë folur mirë për

vetëqeverimin e Shqipërisë...”.117

Duhet theksuar se ky qëndrim i Haxhimimës ishte i ndikuar edhe nga fakti që tri

vendet Ballkanike Serbia, Mali i Zi dhe Greqia kishin shfaqur dukshëm synimet

shoviniste duke pushtuar pjesë të caktuara të territorit shqiptar.

Aleksandër Xhuvani në gazetën “Përlindja e Shqipëniës” botoi shkrime të

karakterit studimor në fushën e linguistikës si “Përsëri skanjet teknike”118, gjithashtu me

pseudonimin Castrensis ka botuar shkrime në gazetën “Liri e Shqipërisë” të Sofjes.119

Emin Matraxhiu gjatë viteve 1913-1914 ishte njëkohësisht korrespondent i disa

gazetave si “Perlindja e Shqipëniës”, “Populli” të qytetit të Vlorës etj. “I lajmërojmë

pajtimtarët t’Elbasanit - shkruante “Përlindja e Shqipënies” - se përfaqësues dhe

korrespondent i gazetës sonë n’atë qytet ashtë zoti Emin Matraxhiu”120.

Ai u dallua në këtë gazetë për shkrimet kundër barbarizmave greke në rajonin e

Gorës, Starovës, Korçës në fund të vitit 1913, ku shumë patriotë elbasanas ishin

aktivizuar në mbrojtje të këtyre territoreve shqiptare, ndër ta edhe Aqif Pasha. Gjithashtu

ai i kushtoi me shkrimet e tij një vëmendje të veçantë barbarizmave serbe ndaj popullsisë

shqiptare të rajonit të Dibrës.

Revista “Dokumenta historike për t’i shërbyer historisë tonë kombëtare” e botuar

në Elbasan nga Lef Nosi i kushtohet tërësisht problemeve historike të kombit shqiptar.

117 Liri e Shqipërisë, Sofje, maj 24, 1913, nr.81. 118 Perlindja e Shqipëniës,Vlonë, vjesht’ e I 25/8, 1913, nr.17. 119 Liri e Shqipërisë, Sofje, maj 24, 1913, nr.81. 120 Perlindja e Shqipëniës, Vlonë, vjesht’ e I 28/11, 1913, nr.18.

Page 53: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

53

Ajo përmban 12 numra dhe në 384 faqet e saj bëjnë pjesë rubrika me dokumente që i

kushtohen shpalljes së pavarësisë kombëtare (1912) pajisur me vendime, telegrame,

letërkëmbime për të gjithë trevat shqiptare, kryengritjes kundër princ Vidit (1914),

okupimit serb, austro-hungarez, bullgar, italian, veprimeve ushtarake të Luftës Ballkanike

(1912), kryengritjes së Shqiperisë së Mesme, (1914-1915), Kongresit të Durrësit (1918)

etj. E përkohshmja mujore është e pasur me një material autentik me vlerë dokumentare

për periudhën 1912-1918. Ndonëse revista sheh dritën e botimit vite më pas, më 1924,

autori i saj Lef Nosi është përpjekur të qëmtojë ngjarje, momente të rëndësishme të

historisë sonë kombëtare me vlera dokumentare, siç shprehet vetë ai në parathenie:

“....vendosa me i qitë në dritë me, anë të kësaj fletoreje të përmuajshme...nga frika se po

të mos botohen me kohë munt edhe të humbasin...”.121

Një vend të rëndësishëm zënë dokumente, telegrame, letërkëmbime, proçes

verbale, proklamata që i përkasin Elbasanit e trevave të tij. Mund të veçohen ato që i

përkasin shpalljes së pavarësisë në Elbasan më 25 Nëntor 1912, ku spikat figura e Aqif

Pashë Elbasanit i cili i shërbeu me besnikëri qeverisë së Vlorës si pretor i Elbasanit.

Gjithashtu në këto dokumenta ndjehet i pranishëm vullneti i elbasanasve në mbështetje të

qeverisë së Vlorës dhe më vonë të princ Vidit për administrimin e territoreve të shtetit

shqiptar. Thirrja e një kongresi të II-të në Elbasan (1916), por të anulluar nga autoritetet

austro-hungareze, pasqyrohet e dokumentuar në fletët e revistës. Këtu bëjnë pjesë

gjithashtu dhe dy letra të Abaz Taushanit, dëshmorit të monumenteve të kulturës, drejtuar

familjes, në prag të ekzekutimit.

Në momentet më të vështira që po kalonte Shqipëria, letërkëmbimet, telegramet,

të dokumentuara nga Lef Nosi shprehnin qartë qëndrimet e elbasanasve:

Në sigurimin e pavarësisë kombëtare të shtetit shqiptar, e cila gjithnjë e më

shumë po rrezikohej nga veprimet ushtarake të blloqeve ndërluftuese gjatë

Luftës së Madhe.

Në ruajtjen e asnjanësisë politike të shqiptarëve gjatë Luftës së Parë Botërore,

ku Fuqitë e Mëdha, që dikur ishin shprehur për ekzistencën e kombit shqiptar

e kishin njohur shtetin shqiptar pas shpalljes së pavarësisë, tani gjendeshin në

luftë.

121 Lef Nosi, Dokumenta historike për t`i shërbyer historis tonë kombëtare, (Elbasan: 1924,nr.1), 1.

Page 54: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

54

Në ruajtjen e integritetit territorial veçanërisht nga invazionet ushtarake të

fqinjëve shovinistë.

Në mbrojtjen e vlerave historike e kulturore në vend nga shkatërrimet e

vazhdueshme që po shkaktonte kjo luftë.

Në kapërcimin e problemeve ekonomike të shfaqura në vend si pasojë e luftës.

Pa dyshim një rubrikë interesante e përfshirë në 12 numrat e revistës, është ajo e

kujtimeve për kryengritjen e Shqipërisë së Mesme (1914) shkruar nga Thanas Floqi. I

vendosur në atë periudhë në Elbasan, ai shkruan disa kujtime për këtë ngjarje. Duhet

theksuar se veprimtaria publicistike e Floqit nuk është hapësira dominuese në jetën dhe

kontributin e tij intelektual, por këto “kujtime” janë dëshmi të ngjarjeve, kronikave të asaj

periudhe dhe që, në të njëjtën kohë, sjellin kontribute në fushën e historiografisë, për

qëndrimet dhe gjykimet e dhëna. Ai shpreh qartë qëndrimin e tij antifeudal dhe

kryengritjen e Shqipërisë së Mesme e konsideron si një dalldisje të marrë dhe kthim në

regres. Vlen të theksohet se ato janë materiale të paraqitura me art e mjeshtëri, duke

ndërthurur rrëfimin me historinë, përshkrimin e ngjarjeve me meditimin, dialogun,

përmes figurave, gojëdhënave, çka përftojnë njëkohësisht dhe vlera artistike.

Page 55: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

55

II. 2 – Dalja e revistës “ Kopështi letrar”

Lufta e Parë Botërore ndikoi negativisht duke vështirësuar kushtet në ngritjen e

organeve të reja të shtypit në Elbasan.

Ndër arsyet e mungesës së organeve të shtypit në Elbasan gjatë viteve 1913 -1918

ishin:

Së pari, gjendja e vështirë politike të rajonit të Elbasanit për shkak të trazirave që

shkaktuan forcat rebele në vitet 1914 – 1915,.

Së dyti, pushtimi nga ushtritë e huaja gjatë Luftës së Parë Botërore.

Së treti, vështirësitë ekonomike që ishin rrjedhojë e kësaj situate politike dhe që

çuan në zbehjen e shenjave pozitive të gjallërimit që kishte përjetuar ekonomia e vendit

menjëherë pas shpalljes së pavarësisë.

Së katërti, mungesa e një shtypshkronje në Elbasan deri në fund të vitit 1916.

Në fillim të vitit 1914 ishin bërë përpjekje për sigurimin e një shtypshkronje për

Elbasanin. “Zoti Lef Nosi ka vu ndër mend me pru këtu një shtypshkronjë. Veç kësaj

Elbasanit i ka mbetur dhe një shtypshkronjë tjetër në Durrës e dhuruar me kohë. S’dimë

cila do të sillet ma shpejt prej këtyne dy veglave të përparimit për të cilat Elbasani ka

nevojë të madhe”.122

Në këtë qytet shtypshkronja e parë u ngrit në vitin 1916 me emrin “Afërdita” dhe

më pas mban emrin “Elbasani”. Kjo shtypshkronjë e vazhdoi punën e saj deri në vitin

1990.123 Shtypshkronja “Elbasani” pati një rëndësi të madhe në botimin e organeve të reja

të shtypit të këtij qyteti. Në Shqipëri në vitin 1918 ekzistonin 6 shtypshkronja, në qytetet

Korçë, Durrës, Gjirokastër, Shkodër, Tiranë dhe Elbasan.124

Në prag të mbrimit të Luftës së Parë Botërore në qytetin e Elbasanit më 15 shkurt

1918 u krijua një shoqëri letrare me emrin “Qarku letrar”. Nga vetë emërtimi kjo shoqëri

kishte karakter letraro-kulturor dhe synonte t’i bëhej krah zhvillimit të arsimit në trevat e

Elbasanit dhe më gjerë. Inisiativën për krijimin e kësaj shoqërie letraro-kulturore e

ndërmori patrioti Aleksandër Xhuvani, pas një përvoje pune që kishte patur në Shkodër

122 Populli, Vlonë, prill 18, 1914, nr.3. 123 Enciklopedi-Elbasani, 567 124 Fevziu, Histori, 71.

Page 56: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

56

në “Komisinë letrare”, ku kishte bashkëpunuar ngushtë me Luigj Gurakuqin. Në këtë

shoqëri bënin pjesë figura të njohura të jetës politike, arsimore, letrare të qytetit të

Elbasanit si Aleksandër Xhuvani, Lef Nosi, Thanas Floqi, Josif Haxhimima, Filip

Papajani, Peter Dodbiba e të tjerë. Më 21 maj 1918 u miratua rregullorja dhe u zgjodh

këshilli drejtues i ”Qarkut letrar” me kryetar Aleksandër Xhuvanin dhe pleqësi Salih

Çekën, Ahmet Gashin, Thanas Floqin e të tjerë.125

Në rregullore ndër të tjera thuhej: “Qëllimi i Qarkut letrar do të jetë zhvillimi i

letërsisë shqipe, e njoftëmja ma e mirë e dialektit të Elbasanit, e përhapja ma e mirë e

qytetërimit ke populli, tyke botumun:

Libra shkollorë e popullorë.

Një të përkohshme letrare me emnin “Kopështi letrar” që do të përmbajë

folklore shqip e artikuj ditunije.

Nji gazetë emnit “Shkumini”.

Tyke ngrefë një bibliotekë.

Tyke nisun të ngrehmen e nji muzeumi të vogël”126.

Në qendër të vëmendjes së shoqërisë “Qarku letrar” ishte dhënia e kontributit në

dobi, jo vetëm të shkollës Normale, por dhe tërë arsimtarëve nëpërmjet nxjerrjes së

revistës “Kopështi letrar”. Gjithashtu kjo shoqëri po përpiqej për ngritjen e një muzeumi

në qytet me qëllim jo vetëm grumbullimin dhe ruajtjen e materialeve me vlera

arkeologjike, historike dhe kulturore por dhe bërjen të njohura të këtyre vlerave, duke

dëshmuar rëndësinë jo vetëm historike por dhe kulturore që kanë patur këto treva në

historinë e popullit shqiptar. Me ngritjen e bibliotekës së “Qarkut letrar”, përfaqësuesit e

tij u bënë thirrje “zotnive ose autorëve qi kanë dëshirë më falun libra t’i dorëzonin ato

kujdestarëve të bibliotekës zotit Ahmet Dakli dhe zotit Shefqet Daiu”.127

Me të ardhurat e siguruara nga “Qarku letrar” nisi botimin në gusht të vitit 1918,

kjo revistë që dilte një herë në muaj e pati vazhdimësi deri në numrin e saj të 12, në

korrik të vitit 1919. Të ardhurat financiare të kësaj shoqërie shpesh nuk mjaftonin për

mbajtjen e “Kopështit letrar” ndaj, përfaqësuesit e tij duke shfrytëzuar faqet e saj kërkuan

ndihma financiare nga kushdo që do të dëshironte mbarëvajtjen e kësaj reviste. Abonimi

125 Sulë Dede, Salih Çeka, (Tiranë : 8 Nëntori, 1989), 28. 126 Kopështi letrar, Elbasan, gusht, 1918, nr.1. 127 Kopështi letrar, Elbasan, gusht, 1918, nr.1.

Page 57: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

57

1 vjeçar për revistën ishte 30 korona argjendi, abonimi 6 mujor ishte 15 korona argjendi,

ndërsa një numër i “Kopshtit letrar” kushtonte 3 korona argjendi.

Në programin e së përkohshmes theksohej se qëllimi ishte vetëm zhvillimi i

gjuhës e letërsisë shqipe. “Kopështi letrar” synonte të pasqyronte në faqet e tij

trashëgiminë e pasur letrare e kulturore të popullit Shqiptar. “Kopështi letrar qi po del sot

me tjetër gja nuk do të kapet veç me punë të gjuhës e të letërsisë shqipe. Sikundër qi nji

kopësht gjinden gjithfarë lulesh e bimash me bukëri e me ngjyra të ndryshme, kështu edhe

Kopështi letrar do të ketë gjithfarë lande, qi ka të bajë me brumin e me bukërin e visarit

tonë të gjuhës; me nji fjalë në këtë të përkohshme do të enden vetëm shkrime të artit të

letravet e jo të politikës”.128

“Qarku letrar” kishte vendosur disa kritere për shkrimet e ardhura për botim në

këtë reviste si: materialet e ardhura për botim, edhe nëse nuk botoheshin, nuk i

ktheheshin më dërguesve, të gjitha materialet domosdoshmërisht duhet të ktheheshin në

dialektin e Elbasanit, në të kundërt asnjë material nuk botohej, ndërsa punimet studimore

gjuhësore botoheshin ashtu siç ishin dërguar.

Shumë materiale të botuara në këtë revistë për nga përmbajtja edukativo -

arsimore ndihmuan në rritjen e nivelit arsimor e kulturor të tërë popullsisë veçanërisht të

rinjve. Në këtë revistë evidentohen edhe shkrime me karakter shkencor-edukativ. Ndër to

mund të përmendim: “Jeta e veçantë e bletës”129 me autor Ismail Haxhihysenin, me anë

së cilës u vihej në ndihmë tërë bletërritësve në marrjen e masave për përkujdesjen ndaj

bletës. Në këtë artikull jepet një informacion i detajuar shkencor mbi formën e ndërtimin

e trupit të kësaj gjallese si dhe sjelljen e përhapjen e saj në mjedis.

Në artikullin “Të ndjekunit e insekteve damtore të pemëvet”130 autori i saj Fot

Papajani jep një informacion të pasur shkencor në lidhje me rreziqet që u kanoseshin

drurëve frutorë nga veprimtaria e disa insekteve të dëmshme si dhe përpjekjet që

duheshin bërë për eleminimin e tyre. Me botimin e këtij artikulli revista “Kopështi letrar”

mundohej t’u vinte në ndihmë sadopak fshatarëve në marrrjen e masave të duhura.

“Ullini ndën temperaturën -120” botuar nga Fot Papajani ishte një ndër artikujt me

shumë rëndësi për qytetarët elbasanas, ku shumë prej tyre ishin pronarë të sipërfaqeve të

128 Kopështi letrar, Elbasan, gusht, 1918, nr.1. 129 Kopështi letrar, Elbasan, gusht, 1918, nr.1. 130 Kopështi letrar, Elbasan, vjesht`e dytë, 1918, nr.3.

Page 58: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

58

ndryshme të kodrave me ullinj që rrethonin qytetin në pjesën më të madhe të tij. Në këtë

shkrim jepen të dhëna mbi kushtet e rritjes së drurit të ullirit, dëmet që i vinin nga luhatjet

e mëdha të temperaturave dhe masat që duheshin marrë për mbrojtjen e tij si nga agjentët

e ndryshëm atmosferikë ashtu dhe nga veprimtaria e insekteve të ndryshme.

Në artikujt shkencor të fushës së zoologjisë, të Ismail Haxhihysenit, “Miu”,

“Fëllazat e shkurtzat”, “Iriqi dhe urithi”, “Breshkat” jepen informacione për zgjerimin e

hapësirës njohëse të lexuesit në lidhje me jetën e veprimtarinë e këtyre kafshëve, shtrirjen

sipas zonave gjeografike e llojet e tyre.

Për t’u ardhur në ndihmë popullsisë së Elbasanit në përballimin e problemeve të

shumta shëndetsore revista “Kopështi letrar” botoi një sërë artikujsh që mbartnin jo

vetëm vlera shkencore por edhe edukative. Në artikullin “Çështje të shëndetësisë”131

revista prek një ndër problemet më të mprehta të shoqërisë shqiptare, problemin

shëndetsor. Ndër të tjera në këtë artikull shkruhej “Kombi i qytetnuem numërohet sot ai

komb qi ka lëngata sëmundje a vdekje ma pak se të tjerët”.132

Në këtë drejtim artikullshkruesi me pseudonimin Doctus vërente se shqiptarët

gjendeshin në një situatë jo të mirë, për shkak të sëmundjeve të shumta që shkaktonin

vdekje dhe pamundësisë për parandalimin e tyre. Ai ngrihet kundër disa praktikave

fetare, pa kurrfarë lidhje me shkencën dhe mjekësinë, që orvateshin të bindnin popullin

për efektshmërinë e tyre. “Tek ne shqiptarët për faqe të zezë nuskat e shehelervet, të

hoxhallarvet dhe të priftnavet dhe sot përdorën”133.

Njerëzit përpiqeshin të gjenin shpëtim duke u mbështetur tek veprimet mistike të

disa njerëzve që konsideroheshin magjibërës, por që kurrësesi nuk mund të shëronin

sëmundjet si fruthi, malarja, turbekulozi që vazhdonin gjithnjë e më shumë të merrnin

jetë njerëzish. Revista ”Kopështi letrar” kërkonte t’i ndërgjegjësonte njerëzit për

rrezikshmërinë e këtyre sëmundjeve dhe të hiqnin dorë nga praktikat fetare e mistike

duke iu përkushtuar marrjes së masave profilaktike për parandalimin e tyre.

“Ethet, malarja dhe mishkonjat”134 shkruar nga Fot Papajani, ishte ndër artikujt e

rëndësishëm të botuar në dy numra të revistës “Kopështi letrar” dhe që i kushtohej njërës

131 Kopështi letrar, Elbasan, gusht, 1918, nr.1. 132 Kopështi letrar, Elbasan, gusht, 1918, nr.1. 133 Kopështi letrar, Elbasan, gusht, 1918, nr.1. 134 Kopështi letrar, Elbasan, shkurt, 1919, nr.7.

Page 59: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

59

prej sëmundjeve më të përhapura veçanërisht në Shqipëri, malarjes. Kjo sëmundje ishte

shtrirë në shumë zona të vendit për shkak të veçorisë së përhapjes së saj nga mushkonjat.

Revista ”Kopështi letrar” e pa si shumë të nevojshme informimin e popullsisë në lidhje

me origjinën, përhapjen, simptomat dhe rreziqet që shkaktonte kjo sëmundje. Mushkonjat

ishin ndër shkaktarët e përhpjes së malarjes ndaj artikullshkruesi në vijim të artikullit të

tij u drejtohej qytetarëve: “lypset t’i luftojmë mishkonjat që në fillim e ta vazhdojmë luftën

çrranjore”. 135 “Kopështi letrar” nëpërmjet këtij artikulli synonte të sensibilizonte

komunitetin që të përkujdesej për pastërtin e vendit ku jetonin duke çuar në minimizimin

e rasteve të infektimit nga kjo sëmundje.

“Djelmi dhe duhani” është një nga artikujt me përmbajtje edukative që trajtonte

një ndër problemet shqetësuese të shoqërisë, atë të përdorimit të alkoolit e sidomos

duhanit që gjithnjë e më shumë po shfaqej tek fëmijët e të rinjtë. Krahas sëmundjeve

epidemike rrezik për shëndetin e njërëzve, veçanërisht fëmijëve dhe të rinjve përbente

përdorimi i alkoolit dhe duhanit. Pirja e duhanit nga fëmijët, sipas autorit të këtij artikulli,

Josif Haxhimima, përbënte rrezik jo vetëm për shëndetin fizik por dhe mendor të tyre.

“Fëmijët qi janë mësuem të thithin cigare duhani iu pritet dëshira e kujdesi i mësimit.

Këta farë nxanës, kur asht mësuesi tue dhanë mësim fillojnë me u mërzitun shpejt dhe

koten, këta kanë edhe nji dhimbje krejt të shpeshë”.136

Nëpërmjet këtij artikulli revista “Kopështi letrar” synonte të sensibilizonte

shoqërinë dhe institucionet shkollore me qëllim që të tregonin kujdesin e duhur në

minimizimin e këtij fenomeni negativ që vihej re tek fëmijet dhe të rinjtë.

Në faqet e kësaj reviste në numra e saj paraqiten disa përkthime nga Konstandin

Kristoforidhi me përmbajtje shkencore si “Sistemi diellor”, “Elektriciteti atmosferik” të

Ismail Haxhihysenit e të tjera, ndërsa për t’i ardhur në ndihmë punës mësimore të

mësuesve dhe nxënësve të shkollave, në këtë revistë pati botime të fushës pedagogjike si

“Mësime pedagogjike” nga Qazim Konomi, “Probleme aritmetike” nga Qemal Përmeti,

“Mësim e shëkim - për rendin e dytë të shkollës fillore”,etj.

Botimet me karakter gjuhësor zënë një vend të veçantë. Ndër më të rëndësishmet

ishin ato të shkruara nga Aleksandër Xhuvani. Gjithashtu në këtë revistë botohen shumë

135 Kopështi letrar, Elbasan, shkurt, 1919, nr.7. 136 Kopështi letrar, Elbasan, korrik, 1919, nr.12.

Page 60: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

60

shkrime letrare në rubrikën “Qesharake”137 nga Lef Nosi, “Dashunija dhe të damit”138

nga Josif Haxhimima, “Pranvera”139 nga Ethem Haxhiademit. Krahas shkrimeve letrare të

publicistëve të kohës në këtë organ mund të veçojmë edhe shkrime të tjera të rilindasve

elbasanas si “Gjaja e malësorëve”140 të Konstandin Kristoforidhit.

Shkrimet historike ishin pjesë e çdo numri të revistës “Kopështi letrar” ku spikatin

ato si: “Historia e fotografisë” 141 nga Fot Papajani, “Jeta e Dhaskal Todrit” 142 ,

“Sopoti”143, “Lufta e Mëlizës”144 nga Lef Nosi, “Vetija të nalta të disa njerëzve”145,

“Avicena”146 nga Ethem Haxhiademi, “Historia e Ali Pashë Tepelenës” 147 nga Emin

Matraxhiu, “Jetë-shkronja e Jan Gutenbergut”148 nga Konstandin Kristoforidhi.

Përveç shkrimeve të publicistëve elbasanas interes kanë edhe shkrimet e autorëve

nga viset e tjera shqiptare si: “Këllbaza”149 nga Sejfi Vllamasi, “Vijat izoterme”150 nga

Qemal Përmeti” etj.

Megjithatë kjo revistë nuk pati jetë të gjatë. Pamundësia ekonomike në sigurimin

e të ardhurave për botimin e mëtejshëm ishte arsyeja kryesore e mbylljes së saj. Shoqëria

“Qarku letrar” nuk arriti të grumbullojë të ardhura të mjaftueshme për botimin e kësaj

reviste. Pavarësisht jetës së shkurtër, revista “Kopështi letrar” mbetet një revistë me vlera

arsimore e kulturore, por dhe me kontribut për Normalen në atë kohë, e cila pati një jetë

të trazuar me batica dhe zbatica, reflekse këto të vetë momenteve të vështira politike që

po kalonte vendi ynë.

137 Kopështi letrar, Elbasan, vjesht`e dytë, 1918, nr.3. 138 Kopështi letrar, Elbasan, vjesht`e dytë, 1918, nr.3. 139 Kopështi letrar, Elbasan, maj ,1919, nr.10. 140 Kopështi letrar, Elbasan, maj ,1919, nr.10. 141 Kopështi letrar, Elbasan, gusht, 1918, nr.1. 142 Kopështi letrar, Elbasan, gusht, 1918, nr.1. 143 Kopështi letrar, Elbasan, vjesht` e tretë, 1918, nr.4. 144 Kopështi letrar, Elbasan, kallnduer, 1919, nr.6. 145 Kopështi letrar, Elbasan, kallnduer, 1919, nr.6. 146 Kopështi letrar, Elbasan, prill, 1919, nr.9. 147 Kopështi letrar, Elbasan, prill, 1919, nr.9. 148 Kopështi letrar, Elbasan, gusht, 1918, nr.1. 149 Kopështi letrar, Elbasan, gusht, 1918, nr.1. 150 Kopështi letrar, Elbasan, mars, 1919, nr.8.

Page 61: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

61

II.3 – Kontributi i revistës në kulturën shqiptare.

Revista “Kopështi letrar” gjatë jetës së të shkurtër luajti një rol të rëndësishëm,

me materialet e botuara në faqet saj, në prezantimin e arritjeve më të fundit të kohës, në

fusha të ndryshme të dijes. Por një kontribut të veçantë kjo revistë ka dhënë në fushën e

gjuhësisë nëpërmjet materialeve shkencore studimore të Aleksandër Xhuvanit, si dhe për

lëvrimin e disa gjinive letrare që gjetën hapësirën e nevojshme për t’u botuar në çdo

numër të saj nga autorë shqiptarë apo të huaj ndër të cilët përmendim : Ethem

Haxhiademi, Josif Haxhimima, Shefqet Daiu, Arif Hoxholli, G. Mazzinit, Zhyl Verni etj.

Në fushën e gjuhësisë në rubrikën “Selectae” të Aleksandër Xhuvanit trajtohen

probleme të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, të etimologjisë së fjalëve dhe kuptimit të tyre.

Nëpërmjet materialit studimor gjuhësor, të botuar në faqet e kësaj reviste në të gjitha

numrat e saj, ai analizon origjinën, preardhjen e disa fjalëve të cilat shpesh gjatë

përdorimit në jetën e përditshme kishin humbur kuptimin e mirëfilltë dhe përbënin

vështirësi në të kuptuarit e tyre nga vetë njerëzit. Këto fjalë, që Aleksandër Xhuvani

përpiqesh t’i shpjegonte bazuar në arritjet studimore në fushën e linguistikës, i

përzgjidhte nga jeta e përditshme, veprat letrare të njohura si: “Bleta shqiptare” të Thimi

Mitkos, poema “Kënga e sprapsme e Balës” të Gavril Dara i Riu, veprat e Jeronim de

Radës e të tjera, apo edhe nga organet e shtypit si: gazeta “Shkupi”- Shkup, gazeta

“Tomorri”-Elbasan, “Kalendari Kombiar”-Sofje, etj. Referuar këtyre fjalëve ai përpiqet të

shpjegojë etimologjikisht shumë prej tyre si: zulmë-lavdi, trevë-gjindja, përshtypje-lë

vragë, etj.151

Gjatë punës shkencore në fushën e gjuhësisë Xhuvani arriti të shpjegojë edhe

preardhjen krahinore të fjalëve. Duke shfrytëzuar njohuritë e thelluara në linguistikë ai

arriti të rishikoje rezultatet e hulumtimeve shkencore të studiuesve të tjerë, kryesisht

albanologë të huaj, si: Gustav Meyer, Norbert Jokl, Weigand, duke korrigjuar në disa

raste përfundimet e tyre shkencore në lidhje me etimologjinë e disa fjalëve që ishin pjesë

tashmë e fjalorit të gjuhës shqipe. Në librin “Studien zur albanesischen etymologie und

worbildung” të studiuesit, albanologut me origjinë austriake von Norbert Jokl përmendej

151 Kopështi letrar, Elbasan, vjesht’e parë, 1918, nr.2.

Page 62: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

62

se fjala “i gjorë” ishte huazuar nga sllavishtja “gore”152. Një përfundim të tillë Aleksandër

Xhuvani e hidhte poshtë duke e konsideruar të gabuar. Sipas tij kjo fjalë ishte hasur në

fjalorin e Konstandin Kristoforidhit dhe e kishte preardhjen nga fjala “djorë” që nga

hulumtimet e tij kishte arritur të gjente përdorimin e saj kryesisht në krahinën e Himarës.

Në revistën “Kopështi letrar” në vazhdim të rubrikës “Selectae” Xhuvani

gjithashtu i kundërvihej tendencave të asaj kohe për të futur fjalë të reja si në përdorim

ashtu edhe në fjalorin e gjuhës shqipe në të kuptuarit e një veprimi, ndjesie apo mendimi

të caktuar. Sipas tij “ndërmjet t’atyne fjalëve të raja qi janë hartisë pa nevojë e me gabim

të math asht edhe fjala përshtypje”. Ai mendonte se kjo fjalë kurrësesi nuk mund të

zëvendësonte fjalën me kuptim metaforik që zinte vend mirë në përdorimin e përditshëm

midis njerëzve dhe kjo ishte fjala “lë vragë”.153

Nëpërmjet këtyre studimeve në fushën e gjuhësisë dhe paraqitjes në këtë revistë të

argumentave shkencore për etimologjinë e shumë fjalëve ai hodhi hapa të sigurta në

krijimin e një tradite studimore në lëmin e gjuhësisë e që do të ketë vazhdimësi në vitet e

dekadat që do të pasojnë.

Revista “Kopështi letrar” ndikoi pozitivisht në rritjen e nivelit kulturor të

elbasanasve nëpërmjet botimit të materialeve letrare. Ndër zhanret letrare të lëvruara

dallojmë tregimin, poemën epiko-lirike, poezinë, fabulën, anektodën, etj.

Që prej numrit të dytë të kësaj reviste nisi botimin vepra letrare, në prozë, e

Konstandin Kristoforidhit “Gjaja e malësorëve” e vitit 1884. Kjo vepër ishte e botuar në

“Kopështin letrar” në dialektin gegërisht pa bashkim zanoresh, bazuar në të folurën e

popullsisë së Shqipërisë së Mesme.154 Në botimin e saj kjo vepër letrare e gjinisë së

tregimit ka një nëntitull mjaft domethënës “Hieja e Tomorrit”, dëshmi e madhështisë së

këtij mali të shenjtë. Ngjarjet në tregim Kristoforidhi i vendos në këtë mal, ku disa banorë

të zonës të organizuar shkojnë për gjah duke u ndeshur me të papriturat e gjuetisë. Në

tregim autori krahas veprimeve të malësorëve përshkruan edhe hijeshinë e malit të

Tomorrit me tërë bukuritë që ai mbarte. Me një thjeshtësi dhe përdorim mjeshtëror të

fjalës Kristoforidhi paraqiste situatat jetësore të malësorëve gjatë gjuetisë në malin e

shenjtë të Tomorrit, duke bërë që lexuesi ta ndjente veten pjesë të këtyre skenave të

152 Kopështi letrar, Elbasan, gusht, 1918, nr.1. 153 Kopështi letrar, Elbasan, gusht, 1918, nr.1. 154 Kopështi letrar, Elbasan, vjesht’e parë, 1918, nr.2.

Page 63: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

63

gjalla. Proza e tij është shkruar qartë dhe pastër duke shmangur përdorimin e fjalëve të

huaja si dhe duke i transmetuar lexuesve shembullin e një gjuhe që duhet të ishte gur

themeli në veprimtarinë letrare të çdo shqiptari. Kjo vepër letrare paraqitet e veçantë

përsa i përket formës, stilit, përmbajtjes. Karakteri dinamik i dialogut mundësonte

përfshirjen në të gjithnjë e më shumë të lexuesit. Kjo veçanti bëri që ajo të ishte pjesë e

materialeve letrare të shfrytëzuara gjerësisht nga nxënësit dhe mësuesit e shkollës

Normale të Elbasanit gjatë zhvillimit të proçesit mësimor.

“Kanka e luftës qi u ba në fushë të Kosovës” ishtë një ndër poemat epiko-lirike e

mbledhur nga Lef Nosi dhe e botuar, disa pjesë të saj, në numrin e dytë, tretë, dhe të

katërt të “Kopështit letrar”.155 Ajo mund të konsiderohet pjesë e eposit historik shqiptar

që kishte ngelur në kujtesën e popullit tonë e që u mblodh dhe u botua e padeformuar në

disa pjesë të saj nga Lef Nosi. Në përmbajtjen e saj kjo poemë nuk kishte dallim nga e

vërteta historike, përveç faktit të përdorimit të elementeve fantastike e legjendare.

“Kanka e luftës qi u ba në fushë të Kosovës” ishte në vetvete një këngë me përmbajtje

historike dhe legjendare për nga rrëfimi. Në të janë të pranishme figurat historike

pjesëmarrëse në këtë betejë. Lef Nosi nëpërmjet një pune të palodhur i gjurmoi, i mblodhi

dhe i botoi këto rrëfime të trashëguara brez pas brezi dhe që kanë mbetur në visaret e

kombit shqiptar. Beteja e Kosovës e vitit 1389 ka qenë një problem kyç në historinë e

popujve të Ballkanit në përballjen me Perandorinë Osmane. Formacionet ushtarake

osmane të udhëhequra nga sulltan Murati I u dyndën në Ballkan me synimin kryesor për

ta pushtuar atë, njëkohësisht duke i dhënë fund qëndresës së ballkanasve. Ndeshja

përfundimtare midis kualicionit ballkanas dhe ushtrisë turke u bë në Kosovë dhe rezultoi

me humbjen e këtij kualicioni. Shqiptarët morën pjesë gjerësisht në këtë kualicion duke

qenë faktor i rëndësishëm në Ballkan gjatë qëndresës antiosmane. Pikërisht këto të

vërteta tradita gojore e popullit shqiptar ia përcolli brezave të tjerë. Një mision të tillë pati

dhe revista “Kopështi letrar” me botimin e veprave të tilla letrare duke lartësuar vlerat

historike dhe patriotike që mbarte sidomos kjo ngjarje. Tradita folklorike, edhe pse

nëpërmjet saj nuk mund të ndërtohej historia, në rastin konkret që i kushtohet kësaj

ngjarje të rëndësishme, jep një pasqyrim të hollësishëm të ngjarjeve duke mbartur mjaft

të vërteta historike. “Kanka e luftës qi u ba në fushë të Kosovës” trajton ngjarje të

155 Kopështi letrar, Elbasan, vjesht’e parë, 1918, nr.2.

Page 64: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

64

përcaktuara mirë historikisht duke ngritur lart njëkohësisht virtytet e shqiptarëve si

trimërinë, burrërinë e vetmohimin që padyshim përbënin një pasuri të madhe për brezat e

ardhshme. Ndaj kjo revistë jehonën e kësaj ngjarje historike të poetizuar nga populli

kërkonte t’ia transmetonte të rinjve elbasanas dhe në veçanti normalistëve që do të duhej

të ruanin këto kujtime të vyera të historisë sonë. Gjithashtu “Kopështi letrar” me botimin

e veprave të tilla po ndikonte fuqishëm në edukimin e brezit të ri me ndjenjën e sinqertë

të patriotizmit.

Në rubrikën “Qesharake” paraqiten të botuara pjesë të krijimtarisë popullore në

trajtën e historive të shkurtra gazmore, fabulave apo anektodave të mledhura nga Lef

Nosi156. Tematikat e pasqyruar në këto krijime letrare preknin edhe probleme nga jeta e

përditshme. Në shumë prej anektodave apo fabulave të botuara fshikulloheshin qëndrimet

apo mënyrat e të sjellurit të njerëzve që karakterizoheshin nga cinizmi, egoizmi, por edhe

shumë vese si kopracia, alkolizmi, vjedhja, etj. Gjithashtu nëpërmjet këtyre krijimeve

ngriheshin lart virtyte si urtësia, maturia, zgjuarsia etj.

“Dashunija dhe të damit” të Josif Haxhimimës 157 dhe “Pranvera” të Ethem

Haxhiademit158 ishin të tjera krijime letrare në prozë të botuara në revistën “Kopështi

letrar”. Këto krijime në prozë përshkoheshin nga një frymë romantike ku dalloheshin

qartë idetë filozofike mbi jetën, natyrën, njerëzit, dashurinë, dhe vazhdimësinë që autorët

synonin t’ia përcillnin lexuesve. Me po këtë frymë romantike dhe po me këto ide

filozofike përshkohej përmbajtja e tregimeve “Bleta dhe lulja” të Josif Haxhimimës dhe

“Lulja” të Ethem Haxhiademit botuar përkatësisht në numrin e shtatë dhe të nëntë të

“Kopështit letrar”. Nëpërmjet personifikimit në dialogun midis bletës e lules si dhe vajzës

e lules përçohen idetë e ekzistences dhe vazhdimsisë së jetës. Në tregimin “Lulja” Ethem

Haxhiademi paraqet raportin midis njeriut dhe natyrës, jetës dhe vdekjes, antagonizmin

midis së resë dhe të vjetrës.159

Ndërsa në artikullin publicistik “Flamurit” të botuar përsëri nga Josif Haxhimima

në nëntor 1918 në përvjetorin e shpalljes së pavarsisë, me nota optimiste dhe ndjenjë

patriotike lartësohej simboli i kombit shqiptar, simboli i qëndresës dhe lirisë për të cilin

156 Kopështi letrar, Elbasan, vjesht’e parë, 1918, nr.2. 157 Kopështi letrar, Elbasan, vjesht’e dytë, 1918, nr.3. 158 Kopështi letrar, Elbasan, maj, 1919, nr.10. 159 Kopështi letrar, Elbasan, prill, 1919, nr.9.

Page 65: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

65

nuk kursyen as pasurinë dhe as jetën shumë patriotë shqiptarë. “Valo o flamur jetik e

madhështuer valo e kallxona qëndresën e burravet luftëtarë të hershëm”.160

Ky patos që përshkonte artikullin e Haxhimimës synonte të mbante të ndezur

ndjenjën e zjarrtë të popullit shqiptar për atdheun dhe flamurin kombëtar.

Në revistën “Kopështi letrar” u botuan edhe vepra letrare të autorëve të huaj të

përkthyer e të përshtatur në shqip si: “Mallnjimi i një djali të verbër” përkthyer nga Josif

Haxhimima, “Kini mëshirë” përkthyer nga Ethem Haxhiademi, “Shëtitja e Botës për 80

ditë” të Zhyl Vernit përgatitur për botim nga Arif Hoxholli, “Mërgimi” përkthyer nga

Minush Shala etj.

Revista “Kopështi letrar” nëpërmjet botimeve studimore në fushën gjuhësore dhe

letrare dha një kontribut të çmuar në kulturën shqiptare, veçanërisht në gjuhësi duke

synuar:

drejtshkrimin e gjuhës shqipe,

përdorimin gjerësisht të dialektit të Elbasanit,

mospërdorimin e fjalëve të huaja.

Ndërsa me botimin e veprave letrare të çdo zhanri kjo revistë kërkonte t’u

transmentonte njerëzve veçanërisht të rinjve: ndjenjën e atdhedashurisë, dashurinë për

natyrën dhe jetën, lartësimin e virtyteve të njerëzve.

Në revistën “Kopështi letrar”, përgjatë 12 numrave të saj, u botuan shumë

shkrime historike. Këto shkrime të botuara në qendër të përmbajtjes së tyre kishin

kryesisht figura të historisë botërore ose kombëtare, ngjarje historike, që vinin në faqet e

revistës të botuara nga autorë si Emin Matraxhiu, Lef Nosi, Ethem Haxhiademi, etj. Këto

materiale ndihmonin lexuesit veçanërisht të rinjt duke zgjeruar kulturën e tyre me histori

nga vendi dhe mbarë bota dhe që kronologjikisht i përkisnin periudhave të ndryshme

historike.

Në numrin e parë të “Kopështit letrar” botohet nga Lef Nosi një jetëshkrim për

Dhaskal Todrin dhe një pjesë e liturgjisë fetare të përkthyer prej tij. Në këtë shkrim

historik pasqyrohet jeta e Theodhor Haxhifilipit, veprimtaria e tij që nga periudha e

studimeve në shkollën greke të Voskopojës e deri tek mësimdhënia në shkollën greke të

160 Kopështi letrar, Elbasan, vjesht’e tretë, 1918, nr.4.

Page 66: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

66

kalasë në qytetin e Elbasanit. Lef Nosi në këtë shkrim nuk jep një datë ekzakte të lindjes

dhe vdekjes së tij por kufijtë kohorë të jetës së tij. “Leu n’Elbasan nga e katërta

dhjetëvjetë e shekullit XVIII dhe vdiq nga e para dhjetëvjet e shek.XIX”.161

Lef Nosi vlerëson duke lëvduar përpjekjet e Dhaskal Todrit për mësimin e gjuhës

shqipe dhe për botimin e veprave në shqip. Për përkthimin e librave veçanërisht fetare në

gjuhën shqipe ai kishte ndërtuar një alfabet të veçantë. Krahas veprimtarisë së Todrit për

të siguruar në Evropë derdhjen e shkronjave për botimin e veprave në gjuhën shqipe në

shtypshkronjën e Voskopojës, Lef Nosi ngre lart vlerat që mbarte përkthimi i liturgjisë së

Shën-gojardit prej tij dhe që kishte arritur e plotë të botohej në shqip në këtë revistë.

“Historia e Ali Pashë Tepelenës 1744-1822” ishte një përmbledhje e historisë së

jetës së një prej figurave të shquara të popullit shqiptar. Emin Matraxhiu paraqiti në këtë

shkrim historik figurën e Ali Pashë Tepelenës që renditej pas Skënderbeut si një prej më

të rëndësishmit e asaj kohe. “…deri nga mesi i shek. XVIII në historinë shqiptare nuk

ndodhet i shënum no nji burr ma i math e ma me emën se Ali Pashë Tepelenasi”162.

Në këtë shkrim në lidhje me disa të vërteta historike që kishin të bënin me

origjinën e kësaj figure të shquar, Emin Matraxhiu i kundërvihet pretendimeve të Myfit

Libohovës, i cili në historinë e shkruar pretendonte se origjina, rrënjët e Ali Pashës ishin

nga qyteti i vogël, Kutahie, gjë gjendej ne Azinë e Vogël. Sipas Matraxhiut “kundër këtij

dëftimit, disa të tjerë e rrëfejnë rranjën e Ali Pashës të mbetëme prej skotës feudalistit

Zenebishit që luftoi kundra Tyrqisë më 1439 në gjithë Shqipninë e Jugës”.163

Në numrin e nëntë të revistës “Kopështi letrar” është botuar vetëm një pjesë e

historisë së Ali Pashë Tepelenës me titullin “Vogëlia e Ali Pashës”, ku jepet origjina dhe

pjesë nga fëmijëria e vështirë e tij që pas vdekjes së të atit Veli Pashës e deri tek

pengmarrja e së motrës dhe së ëmës Smihan nga fshatarët e Hormovës, Kardhiqit e

Kokoshit. Edhe pse shënohej, në numrin e nëntë, vazhdimi i botimit të këtij shkrimi, nuk

i gjejmë pjesët e tjera të botuara në numrat në vijim të kësaj reviste. Ky material paraqitet

mjaft interesant dhe që mbarte vlera historike në trajtimin e ngjarjeve që lidheshin me një

nga figurat më të rëndësishme të popullit shqiptar.

161 Kopështi letrar, Elbasan, gusht, 1918, nr.1. 162 Kopështi letrar, Elbasan, prill 1919, nr.9. 163 Kopështi letrar, Elbasan, prill 1919, nr.9.

Page 67: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

67

Një material gjithashtu me vlera historike është edhe “Letra qi i çon Leka i Math

s’amës në ditën e mrapme të jetës së vet” botuar nga Ethem Haxhiademi. Aleksandri i

Madh, mbret i Maqedonisë, me origjinë ilire nga nëna, në momentet e fundit të jetës së tij

i dërgon asaj një letër lamtumire, përmbajtja e së cilës dëshmonte lidhjen e fortë nënë-bir.

Nëpërmjet botimit të saj, Ethem Haxhiademi synon të paraqesë thjeshtësine, sinqeritetin

dhe fisnikërinë e Aleksandrit të Madh në komunikimin e fundit me nënën e tij.

Në numrin e pestë të revistës botohet një material historik nga Ethem Haxhiademi

“Vetija të nalta të disa njerëzve” në lidhje më një ngjarje të ndodhur në antikitet ku

shihen në marrëdhënie midis tyre dy figura të shquara të historisë së antikitetit, Pirro i

Epirit dhe Gai Fabricus konsull romak.

Mbledhja dhe botimi i materialeve me përmbajtje historike të transmetuara brez

pas brezi nga populli kishte një rëndësi për revistën “Kopështi letrar”. Lef Nosi si një

ndër botuesit e saj punoi mjaft në këtë drejtim duke siguruar shumë materiale me vlera

historike që lidheshin me figurën e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

“Gojëdhana popullore e Skënderbeut” përshkruante ngjarje të periudhës së shek.XV,

luftrat dhe qëndresën e popullit shqiptar ndaj osmanëve. Përdorimi në transmetimin e

këtyre ngjarjeve të hiperbolës nuk e zbeh elementin historik të tyre por thjesht tenton të

shndërrojë figurën historike të Skënderbeut në një figurë legjendare. E veçantë e

ngjarjeve të treguara është se nuk dalin jashtë kontekstit historik dhe një pjesë e tyre kanë

ndodhur në trevat e Elbasanit duke u ngulitur në memorien e kësaj popullsise. Të tilla

ishin: “Ngjarjet e Skënderbeut në Rrajcë”, “Skënderbeu në Griqan”, “Skënderbeu në

Bizëlle”, etj.

“Sopoti” ishte një tjetër shkrim që i përkiste epikës historike legjendare të botuar

nga Lef Nosi. Në të jepet qëndresa e popullsisë ndaj pushtuesve osmanë, qëndresë e cila

kishte lënë gjurmë në historinë e kësaj treve.

“Lufta e Mlizës” ishte një tjetër histori e mbledhur dhe e botuar nga Lef Nosi.

Memoria popullore kishte bërë që shumë ngjarje historike të ruheshin mjaft mirë dhe

njëra prej tyre ishte “Lufta e Mlizës”. Mliza është një fshat në Shpat që mban një orë larg

nga Elbasani. Në “Luftën e Mlizës” pasqyrohet një nga episodet e përballjes së Petro

Kapedanit prijësit të popullsisë së kësaj treve me sulltan Mehmetin (Fatihun).164

164 Kopështi letrar, Elbasan, kalenduer, 1919, nr.6.

Page 68: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

68

“Jetëshkronja e Jan Gutenbergut” ishte një nga shumë shkrimet historike të

“Kopështit letrar”. Në këtë shkrim të Konstandin Kristoforidhit paraqitej historia e

shpikjes të shtypshkronjës si dhe proçesin e evoluimit të saj në përputhje më zhvillimet

teknologjike të asaj periudhe. Para shpikjes së shtypshkronjës çdo libër shkruhej me dorë

gjë që bënte që shumëfishimi i tyre të kishte një kosto të madhe. Përshtat zhvillimeve që

pati shoqëria në shek. XV po dilte domosdoshmëri realizimi i makinerive inovative për

shumëfishimin e librave. Jan Gutenbergu me shpikjen e tij bëri që të ndryshonte bota

duke çuar në rritjen e e shkallës së emancipimin arsimor e kulturor të saj. Shpikja e tij e

shtypjes së tipit mekanik u vlerësua mjaft nga brezat e ardhshëm, madje kjo revistë vuri

në dispozicion hapësirën e faqeve të saj për t’i bërë jehonë një ngjarjeje kaq të

rëndësishme që luajti një rol kyç në zhvillimin e Rilindjes, Reformacionit duke përbërë

dhe bazën materiale për përhapjen e mësimit.165

Në artikullin “Historia e fotografisë” të botuar nga Fot Papajani përshkruhen

përpjekjet e vazhdueshme në kohë të shumë shkenctarëve që u finalizuan në gjysmën e

shek. XIX me shpikjen e fotografisë. Fot Papajani e konsideronte si arritje të madhe të

njerëzimit shpikjen e fotografisë duke i hapur rrugën lindjes e zhvillimit më vonë të

kinematografisë dhe përdorimit në mjekësi të rrezeve x ose rotgen. Ishin pikërisht këto

arritje që sipas tij ndryshuan botën duke e bërë më të mirë jetën e shoqërisë njerëzore.

Referuar fjalës së një amerikani për rëndësinë e fotografisë Fot Papajani shkruante në

mbyllje të këtij shkrimi për historinë e fotografisë: “shumë mistere të randësishme ka na

zbulue fotografija dhe ka me na kallzue se bota nuk asht ashtu si e shofin sytë tonë”.166

Ethem Haxhiademi boton disa shkrime historike, por njëra prej tyre synonte të

evidentonte kontributin e Aristotelit, figurë e shquar e shkencës dhe kulturës në

antikitetin grek, në dobi të zhvillimit dhe emancipimit të shoqërisë njerëzore. Shkrimin e

tij mbi Aristotelin ai e nis me hipotezën “thonë se ka qenë shqiptar”. Bazuar në të dhënat

e autorëve antikë Atheneu, Aeliani e të tjerë, ai përshkruan jetën e këtij filozofi të shquar

të antikitetit. Sipas Haxhiademit vlerat më të mëdha të Aristotelit spikatnin më shumë në

filozofi sesa në fusha të tjera si fizikë, matematikë, etj. Në qëndrimin e tij kritik

Haxhiademi shkruante: “Aristoteli ka qenë me të vërtetë nji filozof i math dhe nuk i

165 Kopështi letrar, Elbasan, gusht, 1918, nr.1. 166 Kopështi letrar, Elbasan, gusht, 1918, nr.1.

Page 69: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

69

mohohet shërbimi qi i pru ditunisë filozofike, por s’mund me thanë se në landën e libravet

matematike qi pat ba Aristoteli nuk shifen sende të vërteta ditunije. Prandaj këto libra

mund të numërohen si disa antika të mbetuna për me iu dhanë nji mendim të rijvet për

dituninë e natyrës e të mathematikës”.167

Gjithësesi, Ethem Haxhiademi në vlerësimet e tij e konsideronte një njeri të madh,

të ndershëm, një ndër filozofët më të shquar të botës sepse ai kontribuoi në përcaktimin e

rrugës së zhvillimit të sotëm të kombeve.

Në një tjetër shkrim historik Ethem Haxhiademi sillte në faqet e revistës së

“Kopështit letrar” historinë e jetës të një prej filozofëve arabë, të fundit të shek.X dhe

fillimit të shek.XI, Avicenës, duke ngritur lart vlerat që mbarte filozofia e tij dhe

kontributin që ai dha në zhvillimet arsimore e kulturore të kohës. Edhe pse për njohuritë e

tij të thelluara në mjekësi evropianët e kishin quajtur Avicenën si “Hipokratin e lindjes”,

sipas Haxhiademit veprimtaria e tij kishte spikatur edhe në fusha të tjera të diturisë si në

kimi, histori, filozofi por veçanërisht ai u shqua në matematikë. Në vlerësimin e tij ai

konsideronte Avicenën “një njeri me mendje të madhe e me peshë të naltë”168.

Botimi i shkrimeve historike në çdo numër të revistës “Kopështi letrar” pati

rëndësi në evokimin e të kaluarës historike të popullit shqiptar, risjelljen e fakteve dhe të

dhënave për ngjarje të caktuara të historisë kombëtare dhe botërore si dhe në lartësimin e

vlerave dhe virtyteve që mbartnin figura të shquara të historisë së qytetërimit botëror.

167 Kopështi letrar, Elbasan, kalenduer, 1919, nr.6. 168 Kopështi letrar, Elbasan, prill 1919, nr.9.

Page 70: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

70

Kreu – III

Shtypi në Elbasan gjatë viteve 1921-1924.

III.1 – Sfidat e shtypit elbasanas në vitet 1921-1924

Zhvillimet në planin politik, social dhe ekonomik ndikuan në daljen e organeve të

reja të shtypit në Elbasan. Që nga korriku i vitit 1919, ku u botua numri i 12 dhe i fundit i

revistës “Kopështi letrar”, në Elbasan deri në janar të vitit 1921 nuk pati ndonjë organ

shtypi periodik. Në kuadrin e zhvillimit të proçeseve me karakter demokratik që kishin

filluar tashmë në Shqipëri pas vitit 1920 u konsiderua si domosdoshmëri dhe pjesëmarrja

aktive e shoqërisë në problemet politike, ekonomike e arsimore duke shfrytëzuar faqet e

shtypit periodik të kësaj periudhe. Intesiteti i ngjarjeve politike në Shqipëri gjatë viteve

1921-1924 bënë që faqet e gazetave që dolën, të dominoheshin nga artikujt politikë, ku në

to u përvijuan mendime, ide dhe alternativa për sigurimin e stabilitetit politik larg krizave

dhe tendencave anarkiste. Rrjedhimisht ky stabilitet në planin politik do të mund krijonte

kushte optimale për zhvillimin ekonomik të vendit pavarësisht qëndrimeve që mund të

mbaheshin në lidhje me rrugët që duhej të ndiqeshin. Krahas përmbajtjes politike dhe

ekonomike, këto organe trajtuan gjerësisht edhe problemet me karakter arsimor e

kulturor. Zhvillimi i arsimit e kulturës shihej si çelësi i duhur për t’i hapur dyert drejt

progresit në të gjitha fushat vendit, që i ishte imponuar një errësirë pesë shekullore. Në

Elbasan, me inisiativën e personaliteteve të shquara si Filip Papajani, Emin Matraxhiu,

Aleksandër Xhuvani, u bë e mundur ngritja e një organi shtypi siç ishte gazeta

“Shkumini”. Të ngriturit e një gazete nuk ishte rastësi. Qarku letrar në vitin 1918 ndër

qëllimet e tij kishte dhe hapjen në të ardhmen të një gazete me emrin “Shkumini”.169

Ndër sfidat kryesore të shtypit elbasanas në këtë periudhë mund të rendisim:

Vështirësitë ekonomike në sigurimin e të ardhurave mjaft të nevojshme

për ekzistencën e tyre. Këto vështirësi do të kishin ndikim dhe në numrin e

vogël të tirazhit të tyre.

169 Kopështi letrar, Elbasan, gusht, 1918, nr.1.

Page 71: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

71

Vështirësitë teknike në prodhimin e tyre.

Mungesa e një legjilacioni të mirëfilltë ku t’i atribuoheshin të drejtat dhe

detyrimet që do të kishte ky shtyp.

Shfaqja në disa raste e arbitraritetit të administratës në marrëdhëniet me

shtypin.

Ndaj gjatë kësaj periudhe si shtypi shqiptar, ashtu edhe ai në Elbasan në veçanti u

përballën me këto sfida. Deri në vitin 1920 legjislacioni mungonte, por për organet e

shtypit në Shqipëri ishin huazuar rregullore të vendeve të tjera.170 Pas vitit 1920, proçeset

politike për organizimin dhe demokratizimin e jetës së vendit çuan në ngritjen e

institucioneve përgjegjëse për funksionimin e jetës politike, ekonomike dhe shoqërore ku

u pa si domosdoshmëri nga përfaqësuesit politikë të vendit garantimi i lirisë së fjalës dhe

shtypit në legjislacionin e hartuar dhe miratuar nga ata. Në statutin e Lushnjes, në

kaptinën III “të drejtat e qytetarëve” pika 114 shkruhej: “Lirija e fjalës dhe e shtypit asht

e garantueme. Censura preventive asht e ndalueme. Konfiskimi rregullohet me ligj.

Vetëm nënshtetas shqiptarë mund të nxjerrin gazeta”.171

Shtypi konsiderohej për kohën si një ndër mjetet më të forta e më aktive në

sensibilizimin dhe organizimin e popullit për të qënë pjesëmarrës në jetën politike e

shoqërore. Shqiptarët ishin të vetëdijshëm për rolin kryesor të shtypit në shoqëri, dhe

shihnin si domosdoshmëri jo vetëm ruajtjen e organeve ekzistuese të shtypit por dhe

ngritjen e organeve të reja. “Asht detyra jonë të pyesëm – a jemi menduar dhe na qysh e

qysh t’i mbajmë gazetat në këmbë? Aspak! E ca më keq, jo vetëm nuk jemi menduar, por

ndofta edhe do jemi gëzuar kur kemi dëgjuar se ajo a kjo gazetë u mbyllë!172

Për rëndësinë që kishte shtypi në proçesin e demokratizimit të jetës së vendit

mjaft shqiptarë ishin për mbështetjen e tij nga ana e qeverisë, si në aspektin ligjor dhe

ekonomik. Në gazetën “Atdheu” organ i Federatës Atdheu Seid Qemali shkruan: “...në

qoftë që gazetarëvet shqiptarë nuk do t’u epet nga populli e nga qeverija krahu i

shëndoshë për të u mbështetur; fatkeqësisht, duhet t’i qajmë gjith shpresat t’ona

170 Zelka, Shtypi, 11 171 Duka, Histori, 436 172 Atdheu, Vlorë mars 31, 1922, nr.5.

Page 72: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

72

progresiste dhe duhet të themi se nacionalizëmi e demokratizëmi për ne qënkan krejt fjalë

të thata”173.

Gazeta “Shkumini” gjatë vitit 1921 u përpoq që me botimet e saj të spikaste në

shtypin e kohës, duke u renditur si një ndër organet e rëndësishme të shtypit kombëtar.

Në ngjarjet politike të zhvilluara kjo gazetë ruajti profilin e saj të pavarur, gjë që është

shprehur dhe në një kërkesë që drejtori i gazetës “Shkumini” së bashku me homologët e

gazetave të tjera, ndër to edhe “Fjal’ e Lir”, “Postë e Korçës”, i dërgojnë Ministrisë së

Brendshme. “Shtypi asht ai qi mbron të drejtat e popullit... por për me krye detyrat e vet,

shtypi duhet me kjenë i fortë, i pavarun e me pasë randsin e çmimin qi meriton”.174

Gazeta “Shkumini” ashtu si gazetat e tjera, në numrin e saj të parë në 14

kallënduer (janar) 1921 zhvilloi veprimtarinë e saj publicistike mbështetur në ligjin

otoman. Gjatë periudhës së qeverisjes së Iliaz Vrionit, në gusht 1921 Këshilli i Lartë i

shtetit shqiptar miratoi ligjin e posaçëm të Këshillit të Ministrave për vendosjen e

kontrollit mbi shtypin shqiptar. “Deri sa të mbarohet plotësisht çashtja e kufivet dhe të

caktohet forma defenitive e shtetit shqiptar, Këshilla Ministrore mbi propozimin e

Ministrisë së Punëve të Mbrëndshme vendos ndalimin e botimit të atyne gazetave që me

artikullat e tyne shkaktojnë dasi midis popullit e elementeve të ndryshëm që prishin

qetësinë e vendit”.175

Ndërsa në vjeshtë të viti 1921 u hartua projektligji për shtypin.176 Kriza politike e

fund vitit 1921 dhe ngjarjet e marsit 1922 bënë që ky ligj të miratohet dhe zbatohet në 5

prill 1922 gjatë qeverisjes së Xhafer Ypit.177 Miratimi i këtij ligji kishte rëndësi të madhe

si për shtypin kombëtar në tërësi dhe atë elbasanas në veçanti, sepse pikërisht në këtë

kohë, kur numri i revistave dhe gazetave të botuara po rritej, ky ligj do të mund të

rregullonte marrëdhëniet midis administratës shtetërore, pronarëve të gazetave dhe

autorëve të shkrimeve të llojeve të ndryshme.

Duke iu referuar projektligjit për shtypin të vitit 1921 i cili do të shndërrohet më

vonë në ligj, mendoj se në tërësinë e tij mund të konsiderohej i mirë për kohën dhe

173 Atdheu, Vlorë mars 31, 1922, nr.5. 174 AQSH, F.152, viti 1921, D.554, fl.1 175 AQSH, F.152, viti 1921, D.262, fl.2 176 AQSH, F.152, viti 1921, D.260, fl.2 177 Dit’e re, Tiranë maj 10, 1922, nr.7.

Page 73: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

73

pjesërisht demokratik duke nxitur më tej në daljen e shumë revistave dhe gazetave në

Shqipëri. Ky ligj përbëhej nga katër pjesë.

Në pjesën e parë ligji përcaktonte qartë kushtet që do të duheshin të plotësoheshin

për hapjen e një gazete si: paraqitja e një kërkese për sigurimin e lejes, vendosjen e emrit

të gazetës, përcaktimin e vendit ku do të shtypej, paraqitjen e programit të gazetës,

përcaktimi i ditëve të botimit, gjuha në të cilën do të botohej e të tjera. Ligji i garantonte

çdo individi të drejtën që të shtypte një gazetë. “Çdo shqyptar qi ka mbarue 21 vjetë dhe

qi zotnon të gjitha të drejtat qytetnore, ose nuk asht i dënuem me ndonji shkak si

mashtrim, çperdorim besimi ose falsifikim, mundet me u bamë drejtor i përgjegjshëm i nji

gazete ose të përkohshmes...”.178

Gazeta, sipas ligjit, konsiderohej pronë e cila mund të trashëgohej t’i lihej dikujt

tjetër, por kryetarët e administatës ose prokurorët kishin të drejtë të kontrollonin burimet

e të ardhurave dhe shpenzimet e çdo organi shtypi.

Në pjesën e dytë, tretë dhe të katërt të këtij ligji përcaktoheshin masat

ndëshkimore ndaj përfaqësuesve të gazetës duke filluar nga drejtori i përgjegjshëm,

administratori, shkruesi i artikullit dhe pronari i gazetës nëse provohej faji i tyre nga

gjykata. P.sh. ndëshkimet mund të shkonin nga pagesa 10 franga apo 20 franga në rast të

mos vendosjes në gazetë të emrit të drejtorit të përgjegjshëm e deri në masën e mbylljes

së gazetës dhe dënimin e përfaqësuesve të saj me burgim të përjetshëm nëse botoheshin

artikuj “që shtyshin popullin më ba ndonji krim”.179 Në ligj përcaktohej qartë se gjykata

ishte organi që mund të vendoste për ndalimin e botimeve demoralizuese, të mbyllte

gazetën e gjithashtu të vendoste për masa ndëshkimore nëpërmjet gjobave apo dënimit

me burg nëse konstatoheshin nga botimet në gazeta dëme morale dhe materiale. “Kushdo

qi sheh vehten të damtuem moralisht ose materjalisht nga botimet e fletorevet, ka të

drejtë me u drejtue në gjykatore”.180

Dekret ligji i datës 5 prill 1922 ndalonte shtypin në botimin e artikujve që

ndikonin në thellimin e dasive fetare. Këshilli i ministrave me vendim të posaçëm mund

të ndalonte hyrjen e gazetave që shtypeshin në vendet e huaja, ndërsa ministri i punëve të

brendshme kishte të drejtën, në mbështetje të këtij ligji të urdhëronte ndalimin e një

178 AQSH, F.152, viti 1921, D.260. fl.2 179 AQSH, F.152, viti 1921, D.260. fl.5 180 AQSH, F.152, viti 1921, D.260. fl.4

Page 74: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

74

numri të gazetës. Ky ligj u zbatua për një periudhë të shkurtër nga 5 prill 1922 deri në 5

dhjetor të po atij viti. Më pas shfuqizohet dhe hyn në fuqi përsëri ligji Otoman në bazë të

shkresës së Këshillit Kombëtar nr.476 datë 5 dhjetor 1922. Përpjekjet e shumë

përfaqësuesve të shtypit të kësaj periudhe e ndër to edhe Emin Matraxhiut, drejtor i

pergjithshëm i gazetës “Shkumini”, konsistonin në krijimin e organeve të shtypit ku të

zinte vend e drejta dhe të pasqyroheshin të gjitha mendimet e qëndrimet politike,

ekonomike apo shoqërore edhe pse të ndryshme midis tyre. “Gazetat e anëshme a të pa-

anëshme qofshin lypsen të jenë organi i përhapjes së mendimeve të ndryshme...programi

i çdo gazete kryesisht të mbështetet në zbulim të së drejtës”.181

Por situata politike në vend ishte konfliktuale, ku përveç konflikteve politike

spikasnin qartë edhe ato individuale. Shtypi shqiptar i asaj periudhe u shfrytëzua në këto

konflikte, gjë e cila do të ndikonte disi negativisht në realizimin e detyrave që ai mbarte.

Në kryeartikullin “Detyrat e shtypit” të gazetës “Shkumini” kërkohej që shtypi të luante

një rol të rëndësishëm dhe pozitiv në zgjidhjen e problemeve të ndryshme me të cilat

përballej vendi. Vetëm ekzistenca e një shtypi të lirë dhe të pavarur, i pa shfrytëzuar

politikisht nga grupimet e ndryshme politike, mund të realizonte misionin e tij në interes

të popullit dhe vendit. “Përpara rrymavet të partive shtypi çdo hap duhet ta hudhi ma të

matun...Burrat e shtypit tonë duhet të mendohen si pleq e si mjek të provuem për shërimin

e plagëve të atdheut”.182

Liria e shtypit shihej si e vetmja mundësi në shfaqjen e mendimeve progresiste

prej të cilave do të gjenin zgjidhje problemet politike, ekonomike dhe shoqërore. Nuk

ishte e lehtë për administruesit e gazetave apo vetë gazetarët shkrimi i artikujve kritikë,

aq më tepër ku nëpërmjet tyre ata bënin kritika ndaj qeverisë apo grupimeve të caktuara

politiko-shoqëror. Qeveritë e asaj kohe ushtronin kontroll ndaj organeve të shtypit duke

marrë masa ndaj atyre administratorëve apo gazetarëve të cilët me shkrimet e tyre

përbënin shqetësim për to. Në disa raste nën preteksin e ruajtjes së qetësisë në popull apo

në mbrojtje të interesave të kombit u përndoqën gazetarë dhe pezulluan botimin e tyre

disa gazeta. “Ju rekomandojmë qi artikujt dhe lajmet e botueme prej shtypi të

181 Shkumini, Elbasan, korrik 1, 1921, nr.25. 182 Shkumini, Elbasan, korrik 1, 1921, nr.25.

Page 75: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

75

mbrendshëm t’i shqyrtoni më me kujdes dhe të lajmëroni kët ministri me shpejt mbi pikat

dhe artikujt qi shqetësojnë dhe alarmojnë popullin”.183

Edhe gazetat e qytetit të Elbasanit iu nënshtruan këtij kontrolli. “Shkumini” ishte

gazeta e parë e këtij qyteti që gjatë periudhës së ekzistencës së saj 1921-1922, pati

përplasje me institucionet e shtetit shqiptar për artikujt e botuara dhe qëndrimet që ajo

mbajti për problemet politike, ekonomike e shoqërore në vend. Me artikujt e saj ajo u

shfaq si një ndër oponentët e rëndësishëm ndaj reformave të ndërmarra nga shteti dhe

qëndrimeve të klasës politike shqiptare.

Më 21 shtator 1921 drejtorin e gazetës “Shkumini”, Emin Matraxhiun, e

arrestojnë dhe e dërgojnë në zyrën e hetuesisë politike në Tiranë, për arsye të botimit të

disa artikujve që në përmbajtjen e tyre binin ndesh me ligjin e posaçëm të Këshillit të

Lartë të gushtit të vitit 1921. Një ndër këta ishte dhe botimi i artikullit “Fjalë të reja

mentalitete të vjetra”. Në të vërtet autori i shkrimit “Fjalë të reja e mentalitete të vjetra” i

botuar në 16 vjesht’ e parë 1921 në numrin 30 të gazetës “Shkumini” nuk ishte Emin

Matraxhiu por Atë Gjergj Fishta që në periudhën kur u publikua ky shkrim ishte deputet i

Shkodrës dhe nënkryetar i Këshillit Kombëtar. Gjergj Fishta pranoi autorsinë e artikullit

ku qeveria kritikohej për shtypjen me armë të lëvizjes seperatiste të Mirditës. “Sot asht

tue u vra shqiptari me shqiptarin! Sot një krahinë e përmendur e Shqipërisë – Mirdita,

asht tue la në gjak të shqiptarëve. Punë fort e ligë; punë e keqe fort! Kush e ka fajin”?184

Mbajtja e një qëndrim të tillë në këtë periudhë ishte i dëmshëm sepse mund të minonte

përpjekjet e shqiptarëve që nga Kongresi i Lushnjes për ruajtjen e integritetit territorial të

shtetit shqiptar, e të shërbente si nxitës i lëvizjeve të tjera me karakter seperatist

gjithashtu. Artikuj të tillë mund të shërbenin si shembull edhe pse negativ të përdorimit të

lirisë së shtypit në dëmtimin me ose pa dashje të aspiratave të shqiptarëve për ngritjen

dhe konsolidimin e shtetit shqiptar.

Në një korrespondencë ndërmjet prokurorisë së gjyqit politik, Ministrisë së

Punëve të Brendshme dhe Këshillit Kombëtar shkruhej: “ I pandehuni Emin Matraxhiu

drejtor i gazetës “Shkumini” thotë se artikullshkruesi asht Atë Gjergj Fishta deputet i

183 AQSH, F.152, viti 1921, D.261, fl.4, shkresë përcjellëse nr.3378, datë 23.08.1921 të Ministrisë së

Punëve të Brendshme drejtuar Drejtorisë së Shtypit Tiranë 184 Shkumini, Elbasan, shtator 16, 1921, nr.30.

Page 76: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

76

Shkodrës e nënkryetar i Këshillit Kombëtar...”.185 Në përgjigje të shkresës së ardhur,

Këshilli Kombëtar shkruan: “Atë Gjergj Fishta u pyet mbi këtë çështje, zotnia e tij thotë

se artikullin vet e ka shkrue por pa nënshkrim dhe për hesap të redaksisë së gazetës

“Shkumini” dhe i ka thanë direktorit të asajë gazete që artikullin mundet ta ndryshojë

ose mos ta botojë se s’pranon aspak përgjegjësi”.186

Kështu që botimi i këtij shkrimi nga ana e Emin Matraxhiut presupozonte marrjen

përsipër të të gjitha përgjegjësive nga vetë ai si pronar i gazetës, pasi shkrimi me

përmbajtjen e tij ishte në shkelje të plotë me ligjin e posaçëm nr.285 datë 24.8.1921 dhe

urdhëruar për zbatim nga Këshilli i Lartë më 29.8.1921.187 Në disa raste ndalimet dhe

dënimet e gazetarëve për artikujt e shkruar nga ana e tyre shiheshin nga një pjesë e

opinionit vendas si arbitrare. Por brishtësia e qeverisjes gjatë kësaj periudhe, qëndrimet

oportune të politikanëve shqiptar bënin që situata në Shqipëri të mund të përkeqësohej

edhe nga botimi i artikujve të tillë. Marrja e masave të tilla ndaj atyre botuesve që

shkelnin ligjin me shkrimet e botuara në gazetat e tyre e që shkaktonin dasi midis popullit

shikohej si një mundësi për të shmangur krizat politike që mund të kishin pasoja të rënda

për vetë shtetin shqiptar. Mbajtja si i burgosur për disa javë i Emin Matraxhiut provokoi

reagimin e disa botuesve: “...drejtori i gazetës “Shkumini” u çua i burgosur në gjyqin

politik në Tiranë për kryeartikullin e botuar në nr.30 të t’asaj gazete… Qëndrimi i shtypit

shqip i mbin si halë në sy kabinetit të Iljas Vrionit dhe që atëhere filluan ndjekjet e

qeverisë kundra shtypit. Kështu që kur ka një ligj për shtypin qeveria pse nuk vepron

sipas atij, por merr e burgos gazetarët me një mënyre që dhe një katil nuk burgoset

kësisoj”.188

Të shqetësuar ndaj burgosjes së Emin Matraxhiut u treguan edhe përfaqësuesit e

federatës “Atdheu”. Në emër të kësaj federate Avni Rustemi kërkoi lirimin e tij. Deputetë

opozitar bënë interpelancë në parlament, duke kritikuar ashpër qeverinë për shkeljen e

lirisë së shtypit.189

185 AQSH, F.152, viti 1921, D.264, fl.1. 186 AQSH, F.152, viti 1921, D.264, fl.2. 187 AQSH, F.152, viti 1921, D.262, fl.2. 188 Posta e Korçës, Korçë shtator 29, 1921, nr.50. 189 Kujtim Bevapi, Tomorr Plangarica, Disa konsiderata për jetën e veprën e publicistit të talentuar Emin

Matraxhiu, “Normalja në traditë”,(Elbasan: Biblioteka Q.Baholli, 1995), 137.

Page 77: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

77

Megjithatë me shkrimet e tij Emin Matraxhiu kishte krijuar profilin e një gazetari

të pavarur me reputacion mbarëkombëtar. Gjatë periudhës nga fundi i vitit 1922 deri në

pranverë të vitit 1923 në Elbasan u ngritën dy organe shtypi, gazeta “Elbasani” dhe

gazeta “Ura e Shkuminit”.

Për shkak të shkrimeve kritike të gazetës “Ura e Shkuminit” të adresuara

autoriteteve të administratës së Elbasanit për punën e tyre, autoritetet lokale nuk nguruan

të paditnin këtë gazetë në gjykatë. Disa herë drejtori i kësaj gazete Ahmet Dakli u thirr si

i pandehur për të dhënë sqarime në lidhje me qëllimet e shkrimeve të publikuara në këtë

organ shtypi.190 Në 20 maj të vitit 1923 Ahmet Dakli u thirr nga prokurori duke i dhënë

përgjigje disa pyetjeve të ngritura prej tij rreth kryeartikullit “Feudalizma e sotçme”

botuar në numrit e gjashtë të kësaj gazete. Megjithëse ky pronar gazete prezumohej i

pafajshëm nga prokurori ngriheshin pretendime se në këtë shkrim ç’nderoheshin

nëpunësit e administratës lokale.191 Bazuar në këto pretendime në datë 16 qershor 1923 ai

gjykohet si i pandehur. Vendimi i Pyetësisë ishte për shpalljen fajtor të Ahmet Daklit. Ky

vendim u kundërshtua nga ana e tij duke e kaluar çështjen në Këshillin Shqyrtues të

Tiranës. Vendimi i datës 12.7.1923, nr.8 i marrë nga ky Këshill rrëzoi vendimin e

Pyetësisë duke e justifikuar me faktin se prokuroria nuk ka pasë kompetencë të bënte

ndjekje pa patur ankesën e nëpunësve të administratës që e shihnin veten të dëmtuar nga

këto kritika.

Pavarësisht këtyre sfidave, zhvillimet politike në vend gjatë viteve 1921-1924

mundësuan një ecuri pozitive në zhvillimin e shtypit në Elbasan që duket:

Së pari në daljen e disa organeve të shtypit dhe shtimin e tirazhit krahasuar me një

periudhë të mëparshme.

Së dyti në rritjen e numrit të artikujshkruesve në faqet e këtyre gazetave, dëshmi

kjo e rritjes së aktivitetit politik dhe shoqëror në Elbasan.

Së treti në pluralizmin e ideve të pasqyruara në to për zgjidhjen e problemeve në

fushat e ndryshme të jetës së vendit që përkon dhe me përpjekjet e politikës shqiptare për

demokratizimin dhe konsolidimin e shtetit shqiptar.

190 Ura e Shkuminit, Elbasan, maj 19, 1923, nr.8. 191 Ura e Shkuminit, Elbasan, maj 25, 1923, nr.9.

Page 78: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

78

III.2 – Organet e shtypit në Elbasan dhe tiparet e tyre.

Rol me rëndësi në këtë periudhë për pasqyrimin situatës ekonomike, politike,

sociale dhe kulturore në Shqipëri kanë luajtur gazetat “Koha”, “Drita”, “Politika”, “Posta

e Korçës”, “Jeta e re”, “Elbasani”, “Ku vemi?”, “Ura e Shkuminit” e të tjerë. Ndër to një

vend të dukshëm zë dhe gazeta “Shkumini” që u botua në Elbasan mbas vitit 1920.

Në themel të kësaj gazete qëndronin përpjekjet e saj në mbrojtjen e lirive dhe të

drejtave shoqërore e kombëtare, për zhvillimin e përparimin e shtetit shqiptar, në

demokratizimin dhe konsolidimin e tij, në luftë kundër feudalizmit.

Ky organ shtypi pa lënë mënjanë luftën kundër komploteve të reja të shovinizmit

fqinjë për coptimin e trojeve shqiptare, vë në plan të parë detyrën e luftës kundër

feudalizmit për një zhvillim demokratik të jetës së vendit.

Të ndërgjegjshëm për misionin historik patriotët elbasanas luajtën një rol të

rëndësishëm në Kongresin e Lushnjes, në ato momente u binte barra të luftonin me të

gjitha mjetet për zbatimin e vendimeve të këtij kongresi, për demokratizimin e jetës së

vendit. Në këtë hark kohor këta patriotë e atdhetarë të këtij qyteti, vendosën të nxirrnin të

përkohshmen “Shkumini”.

Gazeta “Shkumini” (1921-1922), botim i një grupi intelektualësh, me periodicitet

javor, si e përjavshme politike e letrare, doli në qarkullim me numrin e saj të parë më 14

janar 1921, me drejtor Filip Papajanin, redaktorë Salih Çekën, Aleksandër Xhuvanin dhe

Emin Matraxhiun. Kjo gazetë shtypej në shtypshkronjën “Elbasani”. 192 Karakteri

progresist, kombëtar, patriotik, demokratik bënë që në brendësi të faqeve të saj të gjejmë

të botuara shkrimet e mjaft intelektualëve të kohës si Thanas Floqi, Ahmet Dakli, Tajar

Zavalani, Filip Papajani me pseudonimin “Lipi”, Josif Haxhimima me pseudonimin

“Rras’ e bardhë”, Emin Matraxhiu me pseudonimin “Shigjeta” dhe “Tomorri”, Mithat

Frashëri me pseudonimin Lumo Skëndo, Atë Gjergj Fishta, Mustafa Kruja, Ramiz Daci

deputet i Dibrës, Jusuf Banka deputet i Durrësit, Rexhep Mitrovica e të tjerë. Në shumë

192 Formati i gazetës “Shkumini” ishte 480 mm gjatësi dhe 310 mm gjerësi, kushtonte 10 qindarka të

koronit të argjend. Për abonimet një vjeçare në Shqipëri kushtonte 6 franga ari ndërsa abonimet një vjeçare

jashtë vendit kushtonin 10 franga ari. Pas 25 marsit 1921, nga numri i 12 i kësaj gazete ajo u shit me vlerën

½ koronë argjendi, për abonimet një vjeçare brenda vendit çmimi u rrit deri në 8 franga ari ndërsa për

abonimet një vjeçare jashtë vendit çmimi u rrit në 12 franga ari.

Page 79: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

79

shkrime autorët përdornin pseudonime si: Nisiativa, Udhëtari, Llane korrespondent nga

Gramshi, Atdhetari korrespondent nga Pogradeci, Shkambasi e të tjerë. Dialekti i

Elbasanit dominonte në shkrimet e kësaj gazete.

Në kryeartikullin redaktorial, botuar në numrin e parë të “Shkuminit”, me titull

“Mpron lirinë e njësinë e vërtetë”, që është sintezë e nënvizuar e programit politik të këtij

organi, bëhet një zbërthim i rëndësisë së unitetit dhe shpjegohen rreziqet që kërcënojnë

një popull kur nuk është i bashkuar, duke e konkretizuar këtë me shembullin e së kaluarës

së hidhur në momente të caktuara të historisë së popullit tonë. Ndër të tjera në

kryeartikullin e saj theksohet se : “Kur nji populli i mungon njisia e të drejtave si dhe ajo

e detyrave, natyrisht mungon bashkimi shoqnor dhe përparimi shoqnor mbetet pas.

Grindjet ngatërresat e përpjekjet ndërmjet vedi, shtohen, shumohen e shkaktojnë

anarkinë, e cila sjell pas, vetvetiu zgjedhën e huaj”.193

Po në këtë numër, me anë të një artikulli të gjatë, me titull “Shkumini” shkruar

nga Aleksandër Xhuvani, bëhet e qartë përpara lexuesit, përse botuesit i kanë vënë emrin

gazetës “Shkumini”. Në të luftohen me forcë mendimet e ndarjes së vendit tonë në

toskëri e gegëri e popullit në toskë e gegë, pikëpamje këto të njohura prej shumë kohësh

nga pushtuesit e huaj për të përligjur një ndarje politike e administrative të vendit tonë.

“Shkumini - vijon shkrimi -, asht për tu quejtun për gja të madhe e ka nji vleftë mbë vete

nga puna e vendit ku ndodhet, e ku ecën. Shkumini asht kufi i të dy lagjeve të mëdha të

Shqipërisë, siç e quan Jugun dhe Veriun”.194

Gazeta “Shkumini” pati një jetë të shkurtër nga 14 janar 1921 deri më 27 janar

1922, por i rëndësishëm ishte roli që luajti ajo për mbrojtjen e interesave të atdheut e të

popullit. Që në numrin e parë të saj, ajo shkaktoi një reaksion tek qarqet e larta

qeveritare, pushtetarët e lëkundur në rrugën demokratike, për shkak të artikujve tepër të

ashpër në adresë të tyre, çka vuri në pikëpyetje botimin e saj.

Gazeta ndiqte me vëmendje situatën e mbartur me shumë fenomene dhe shpesh

botonte kronika të posaçme, të cilat nuk ishin lajme të thjeshta, por shkrime analitike

rreth fenomeneve, cilët ishin shkaktarët dhe ç`duhej bërë për mënjanimin e së keqes. Kur

“Shkumini” ndërroi drejtorin e saj, Filip Papajanin, i cili transferohet mjek në Pogradec

193 Shkumini, Elbasan, janar 14, 1921, nr.1. 194 Shkumini, Elbasan, janar 14, 1921, nr.1.

Page 80: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

80

dhe drejtimin e merr i mirënjohuri e i talentuari si publicist Emin Matraxhiu, programi i

gazetës mbeti i njëjtë. “Pa farë interesi e droje do të vijojë në fushën e botimit ballë hapët

e duke ndjekë udhët ma të dobishme e ma të fitimshme për atdheun. Do të lavdojë veprat

e shkëlqyera, e do të të dënojë ato që janë të damshme. Ndofta mund të bahen gabime,

por jo duke u ditur e duke dashtun, jo as kurrë duke u shitun e duke u ba vegla e verbët e

ndokujt. Me këtë ideal e me këtë shpirt, duke u mbështetun në djersën e popullit, në

përkrahjen e rinisë shqiptare, “Shkumini” nuk ka me u shterë gjithmonë, e në asht se do

t`i shërbejë vendit të vet ndopak, ka me qenë nji gëzim, nji kënaqësi për të...”.195

Gazeta “Shkumini” në rubrikën satirike “Tragëzat e mullinit” boton disa artikuj

mjaft të goditur. Me këto shkrime satirike e pamflete, gazeta përpiqej të vinte në lëvizje

forcat përparimtare të parlamentit. “Në një mbledhje që bajnë minjt- vijon një shkrim

alegorik i gazetës- ata për të shpëtuar nga maçoku vendosën t`i varin një zile në qafë, për

ta dëgjuar kur vinte së largu, por kur erdhi puna se cili do t`ia varte këtë zile në qafë

maçokut, nuk guxon asnjë dhe të gjithë u futën përsëri nëpër bira…”.196

Ndonëse jeta e Emin Matraxhiut qe e shkurtër, për pasojë dhe kufijtë kohorë të

aktivitetit të tij publicistik nuk janë të gjerë, duhet thënë se ai la pas një vepër publicistike

të shquar. E përkohshmja “Shkumini”dhe drejtuesi e gazetari i saj pasqyruan probleme që

preokuponin e shqetësonin, shoqërinë shqiptare në vitet ’20. Nëse do të bënim një

klasifikim të shkrimeve të gazetës, aty zënë vend probleme që shprehin: raportet individ-

shoqëri nën prizmin e interesave politike (“Kryeqyteti”, “Partitë politike”), raportet shtet-

individ, qeveri-individ në nëntekstin e interesave vetjake (“U çel parlamenti”,

“Kopshtari”dhe “Nastradini”), raporti midis së resë e të vjetrës në planin etik (“Dy fjale

kënduesve”, “Mentaliteti”), raporti mes historikes dhe aktuales në planin shoqëror e

politik (“Fjalë të reja e mentalitete të vjetra”), raporti mes ligjit dhe antiligjit, mes moralit

e korrupsionit (“Tragëzat e mullinit”, “Bisedim në telefon”), raporti mes të vërtetës

historike dhe demagogjisë së propaganduar (“Ç`pret Shqipnia nga qeveria

konstitucionale” “Mosni”), raporti mes së mirës dhe së keqes në planin moral, por dhe atë

politik e shoqëror (“Kolera”, “Letër nanës”). “Shkumini” do të përfshijë në gjirin e tij një

195 Shkumini, Elbasan, mars 18, 1921, nr.9. 196 Shkumini, Elbasan, dhjetor 9, 1921, nr.42.

Page 81: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

81

vepër publicistike me të tre gjinitë e saj: informative, analitike dhe publicistiko-letrare.

Tiparet kryesore të kësaj gazete ishin:

Të qenit gazetë lokale por me reputacion mbarëkombëtar.

Në tërësinë e saj përshkohej nga fryma e unitetit kombëtar.

Nuk pati ndikime të ndjeshme politike aq sa të shndërrohej në një gazetë me

artikuj propagandistike.

Përgjithësisht mbajti qëndrime kritike ndaj grupimeve politike, aq më tepër

dhe ndaj vetë proçesit të krijimit të tyre.

Qëndrimet e mbajtura nga kjo gazetë për probleme të ndryshme ishin të

ndikuara nga përqasja politike, shoqërore që kishte pronari dhe botuesi i saj.

Gjatë gjithë ekzistencës së saj pothuajse vihet re qëndrimi oponent ndaj çdo

qeverie në vend.

Edhe pse ishte gazetë e përjavshme politike-letrare, në të u trajtuan gjerësisht

probleme ekonomike, sociale e arsimore.

Gazeta “Shkumini” luajti një rol të rëndësishëm dhe kreu një detyrë historike, jo

vetëm për Elbasanin, truall ku ajo u rrit dhe u zhvillua, por në tërë rrafshin kombëtar. Ajo

iu përkushtua çështjes kombëtare dhe u përshkua kurdoherë nga fryma përparimtare e

kohës. Ajo u përpoq t`i zhvillojë më tej idetë patriotike e përparimtare, duke kaluar në

mënyrë graduale nga interprete e lëvizjes patriotike për liri e pavarësi, në një luftëtare e

vendosur për zhvillimin e vendit në rrugën e demokracisë.

Gazeta “Ura e Shkuminit” drejtuar nga Ahmet Dakli doli me numrin e saj të parë

në 23 mars të viti 1923 dhe u botuan gjithsej 46 numra deri më 30 prill 1924. Ajo ishte

një gazetë e përjavshme politike, letrare dhe ekonomike që shtypej në shtypshkronjën

“Elbasani”.197 Shkrimet përgjithësisht ishin të shkruara në dialektin e qytetit të Elbasanit.

Vlen për t’u përmendur se “Shkumini” ishte gazeta e parë që krijoi një traditë të

shëndoshë gazetareske tek e cila u mbështet “Ura e Shkuminit”. Këtë vazhdimësi e

pranon vetë gazeta në fjalë, e cila për artikujt që do të botonte në numrat e ardhshëm,

udhëhiqet nga motoja “Mpron lirinë e njësinë e vërtetë” të cilën e mbante edhe

“Shkumini”. Titulli i kryeartikullit të numrit të parë të saj duhet konsideruar si sinteza e

197 Kjo gazetë kishte një format 480 mm gjatësi dhe 310 mm gjerësi dhe kushtonte 30 qindarka të koronit të

argjent. Për abonimet një vjeçare brenda vendit kushtonte 6 franga ari ndërsa për abonimet një vjeçare

jashtë vendit kushtonte 8 franga ari.

Page 82: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

82

pikëpamjeve politike të këtij organi, kjo moto përbën thelbin e gazetës “Ura e Shkuminit”

ku çështja e lirisë dhe e njësisë mbeteshin gjithnjë në rend të ditës. Pikërisht këto

pikëpamje kombëtare, demokratike e përparimtare propagandoheshin pothuajse në të

gjitha shkrimet e botuara në faqet e gazetës “Ura e Shkuminit”. Ndër to spikatin artikujt :

“Feodalizma e soçme”, “Damet e shkaktueme nga feodalizma”, “Fuqia feodale e

Elbasanit ma gjallë sot se dje”. Në këtë gazetë përshkruhej gjendja e rëndë dhe e vështirë

social-ekonomike e popullit në tërësi, dhe e fshatarësisë në veçanti. Gjithashtu

demaskoheshin mbeturinat e feudalizmit që ishin bërë pengesë për zhvillimin e vendit,

padrejtësitë e aparatit shtetëror, dënohej dhuna dhe i thurej lavdi veprimtarisë patriotike

të atyre që kishin derdhur djersë e gjak për interesa të atdheut, ndaj synimeve

ekspansioniste të shteteve fqinjë. Këto dhe të tjera çështje të kësaj natyre përbënin

tematikën e artikujve të shënimeve, fejtoneve e të shkrimeve të tjera të gazetës “Ura e

Shkuminit”.

Me daljen në mars të 1923 të numrit të parë të saj gjendja e përgjithshme në

Shqipëri ishte e vështirë si në aspektin ekonomik dhe atë politik. Një problem i mprehtë i

kësaj periudhe, që rëndonte drejtpërdrejtë mbi fshatarsinë, ishin taksat e rënda të

panumurta. Në vitin 1923 nga ana e opozitës në parlament filloi përsëri si në vitin 1921

kritika e ashpër kundër sistemit çifligar që u pasqyrua në disa gazeta të kohës. “Ura e

Shkuminit” zinte vendin e parë në këtë çështje. Në faqet e saj u botuan shkrime

ekonomike si: “Buka”, “A do ti shmangemi robnis ekonomike”, “Kursimi”, “Rrotull

konçensioneve”, “Të dhitat e bujku” etj., ku në këtë të fundit ajo godiste me forcë efektet

negative të taksës së “të dhjetës”.198 Në artikullin “Llafosemi sheshit” deklarohej prerë se

“populli është kundër feudalizmës... dhe se të gjithë dëshmojnë të mbretërojë fuqia

qeveritare, pa asnjë ndërmjetësi”.199

“Ura e Shkuminit” botoi një sërë artikujsh që nxirrnin në shesh arbitraritetet e

veprimet e parregullta të njerëzve të aparatit burokratik. Në shkrimet: “Me kobure në

bres”, “Po i ngarcëllojnë dhambët”, “Të llafosemi sheshazi”, “Përgjegjësia e nëpunsavet”

kritikoheshin sjelljet e veprimet e prefektëve, të gjykatësve, prokurorëve, që shfrytëzonin

postet e tyre shtetërore për interesat vetjake. Në një letër të hapur që i drejtonte Prefektit

198 Ura e Shkuminit, Elbasan, gusht 17, 1923, nr.20. 199 Ura e Shkuminit, Elbasan, gusht 10, 1923, nr.19.

Page 83: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

83

të Elbasanit, në gazetë thuhej se “autoriteti qeveritar i prefekturës kish rënë për tokë dhe

nuk po shiheshin përmirësime në administratë, përkundrazi keqësime. Nënprefektët,

krahinorët, policët, me urdhra nga lart lëvizin si gurët e damës, “prefektura Vërlaci”

ngadalë po bëhej çifligu i tij”.200

Në antitezë të këtyre veprimeve “Ura e Shkuminit” shpesh botonte artikuj e

shkrime, në të cilat evokohej heroizmi i popullit tonë, i patriotëve të veçantë, veprimtaria

e të cilëve i ishte kushtuar interesave të kombit, atdheut, mbrojtjes së lirisë, drejtësisë e

humanizmit. Artikujt “28 Nanduer”, “Pandeli Cale”, “Kush asht Avni Rustemi”, “Adem

Gjinishi” etj., përshkoheshin nga fryma e ekzaltimit për veprimtarinë patriotike të

figurave të spikatura, si Adem Gjinishi, Haxhi Jusuf Kazazi, Pandeli Cales të cilët

nderoheshin nga gazeta me epitetet: “dëshmor i lirisë së mendimit”, “dëshmor i

principeve të lirisë”, “atdhetar idealist”, “atdhetar i paharruem”. Kështu duke përkujtuar

përvjetorin e Luftës së Vlorës, në artikullin: “Festa e Vlonës” gazeta shkruante rreth

heroizmit tradicional të shqiptarëve që shfaqej në rast rreziku si një “komet i

shndritshëm”.201

Fushata e zgjedhjeve për në Asamblenë Kushtetuese (dhjetor 1923) përbën një

nga temat më të rëndësishme që trajtohen në gazetën “Ura e Shkuminit”. Lufta politike

në Elbasan, ashtu si dhe në qytete të tjera të Shqiperisë, mori hov në gjysmën e dytë të

vitit 1923 gjatë fushatës së zgjedhjeve për në Asamblenë Kushtetuese. Gjatë fushatës

dolën në pah dy grupe kryesore politike kundërshtare, grupi i opozites dhe ai

proqeveritar. Edhe para saj gazeta “Shkumini”, i kushtoi një vëmendje të dorës së parë

fushatës së zgjedhjeve të vitit 1921. Trajtimi i kësaj fushate përbënte një aspekt tjetër të

rëndësishëm në luftën për sigurimin e lirive politike e demokratizimin e shtetit.

Përfaqësuesit e krahut të opozitës dhe shtypi që i përfaqësonte, realizimin e

idealeve të tyre demokratike, mendonin t’i arrinin me rrugën parlamentare. Ndaj dhe në

materiale të botuara të gazetës kushtuar zgjedhjeve për në Asamblenë Kushtetuese

(dhjetor 1923), ndihej njëfarë optimizmi e shprese se me anën e Asamblese Kushtetuese

do të arrihej qëllimi final. Në fushatën politike elektorale, gazeta shndërrohet në një

tribunë të luftës që zhvillonte grupi opozitar i krijuar në Elbasan me emrin: “As i Pashës,

200 Ura e Shkuminit, Elbasan, shkurt 15, 1924, nr.39. 201 Ura e Shkuminit, Elbasan, shtator 7, 1923, nr.23.

Page 84: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

84

as i Beut” që i kundërvihej dy figurave qendrore të prefekturës së Elbasanit Aqif Pashë

Elbasanit e Shefqet Vërlacit.

“Ura e Shkuminit” i bën jehonë edhe çështjes së Vermoshit duke protestuar

kundër pretendimeve të sllavëve për të mbajtur Vermoshin. Ajo kritikon qeverinë

franceze që kishte nxitur synimet aneksioniste të sllavëve.202 Gazeta trajtoi problemet e

shqiptarëve që ndodheshin në Greqi dhe të shqiptarëve në Kosovë që me forcë ishin

shpërngulur nga trojet e tyre për në Turqi. Është kjo arsyeja që në artikujt “Thirrje për

Çamërinë, Shqipëri e vende të tjera”, “Rreziku i shqiptarëve të Greqisë”, gazeta ngrinte

zërin e protestës ndaj veprimeve të autoriteteve greke të cilët zbatonin masa

diskriminuese e shtrënguese ndaj shqiptarëve me qëllim që t’i detyronin ata të

largoheshin nga Greqia për në Turqi.

Numri i fundit i gazetës “Ura e Shkuminit” jep me gërma të mëdha lajmin e

vrasjes së Avni Rustemit, i cili zë një vend të dukshëm në faqet e saj. Natyrisht aty jepen

edhe versione të vrasjes së tij dhe cili fshihej prapa kësaj vrasjeje.

Si tipare të gazetës “Ura e Shkuminit” ndër të tjera mund të rendisim:

Ndryshe nga gazeta “Shkumini” që u përpoq me veprimtarinë e saj të ndikonte

në jetën politike, ishte politika ajo që ndikoi ndjeshëm në gazetën “Ura

Shkuminit”.

Kjo gazetë përfaqësoi interesat e grupit opozitar në Elbasan.

Mjaft shkrime të saj e shndërruan atë në një mjet propagandistik politik.

Polemikat, replikat me kundërshtarët politik qëndronin brenda kuadrit

demokratik të luftës politike.

Mbajti një qëndrim të ashpër ndaj feudalizmit, sistemit çiflgar duke kërkuar

madje edhe ndërmarrjen e reformave radikale.

U bë pjesë e një qëndrimi të unifikuar politik në vend kundër synimeve

shoviniste fqinjë.

Kontributi i kësaj gazete padyshim ishte i vyer në përpjekjet për demokratizimin e

jetës së vendit.

Pasqyrimi i mendimit intelektual progresist në zgjidhjen e problemeve ekonomike

dhe social politike e rrit vlerën e shtypit të kësaj periudhe. Bashkëngjitur këtyre gazetave

202 Ura e Shkuminit, Elbasan, shkurt 24, 1924, nr.40.

Page 85: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

85

në fillim të vitit 1924 doli edhe gazeta “Ku vemi?” me drejtor Salih Çekën. Edhe pse jetoi

për një periudhë të shkurtër kohore kjo gazetë synonte të kontribuonte pozitivisht në

zhvillimin e shtypit kombëtar për ta vënë atë në shërbim të popullit dhe shtetit. Në

numrin e saj të 15 shkruhej: “...kemi dëshirë që t’i thërrasim të gjithë kolegët tonë

gazetarë në një kongres të përgjithshëm...Me këtë kongres do të përpiqemi që të

shpëtojmë shtypin nga të pa zot dhe do të hartojmë pikat e përgjithshme që do të

zhvillojmë për të mirën e shtetit e të popullit”.203

Gazeta “Ku vemi?” doli gjatë vitit 1924 me 20 numrat e saj në kohën kur kriza

politike njohu gjallërimin e saj më të madh. Drejtori i kësaj gazete ishte Salih Çeka.

Numri i parë i saj doli në 12 janar 1924 dhe deri në numrin e nëntë të datës 17 mars 1924

ajo u shtyp në shtypshkronjën e Elbasanit. Ndërsa nga 9 prilli deri në 19 tetor 1924 kjo

gazetë u shtyp në shtypshkronjën e qytetit të Tiranës. Pati një ndërprerje nga 17 prilli deri

në 9 korrik 1924.204

Gjatë harkut kohor, kur ajo doli, trajtoi probleme që i takojnë ngjarjeve historike,

që lidhen me Asamblenë Kushtetuese si dhe me veprimtarinë e qeverisë së dalë mbas

fitores së lëvizjes së qershorit. Gazeta “Ku vemi?” drejtohej dhe ushqehej kryesisht me

artikujt të Salih Çekës, i cili në vitet e para të dekadës së tretë të shek. XX, po shquhej si

përkrahës i vendosur i kërkesave për zhvillimin demokratik të vendit. Siç e shpreh dhe

titulli i saj, kishte, për qëllim të vlerësonte ngjarjet e jetës aktuale të vendit, të jepte mbi

bazën e tyre perspektivën për të ardhmen e Shqipërisë. Tek gazeta “Ku vemi?” gjejnë

pasqyrim problemet e pushtetit politik, në njëfarë mase trajtohen edhe ato ekonomike, por

sidomos gjerësisht zënë vend të rëndësishëm, problemet e politikës arsimore.

Ashtu si simotra e saj “Ura e Shkuminit”, gazeta e Salih Çekës i kushtonte

vëmendje, me anë të një sërë artikujsh, zgjedhjeve të 27 dhjetorit 1923, duke i bërë thirrje

gjithë shtypit shqiptar, shkrimtarëve, intelektualëve të vjetër e të rinj, patriotëve, për një

bashkim të ri, me qëllim, që të bëhej e mundur, zgjedhja e një Kuvendi Kushtetues të ri,

për të stabilizuar shtetin. Ndonëse, siç dihet në këto zgjedhje nuk fitoi krahu opozitar,

“Ku vemi?” ngulmonte t’i jepej prioritet i prerë dhe i padiskutueshëm parimeve,

203 Ku vemi?, Elbasan, korrik 16, 1924, nr.15. 204 Kjo gazetë fillimisht kushtoi 20 qindarka të koronës së argjendit, ndërsa pas numrit të pestë të saj çmimi

i saj shkoi nga 1/4 korone argjendi në ½ koronë argjendi. Për abonimet 1 vjeçare brenda vendit kushtonte

10 franga ari ndërsa për abonimet jashtë vendit ajo kushtonte 12 franga ari.

Page 86: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

86

programeve të opozitës dhe zbatimit të tyre. Salih Çeka ishte kundër politikave personale

dhe rekomandonte si të ngutshme për nevojat e vendit ndërmarrjen e një varg masash që

shtriheshin si në planin e jashtëm, ashtu edhe në atë të brendshëm, si në fushën politike,

ashtu edhe në atë ekonomike. Si masë të parë rekomandon ruajtjen me rigorozitet të

neutralitetit në politikën e jashtme nga të dy partitë. Gjithashtu si masë të dytë kërkonte

formimin e shtetit pa asnjë ndërhyrje lokale, të cilat kishin dëmtuar vendin më se njëherë.

Masa e tretë kishte të bënte me fushën ekonomike, kërkohej të sigurohej liria ekonomike

e popullit shqiptar, duke e çliruar nga taksat e shumta, që për nga llojshmëria, të kujtonte

mesjetën.

Fillimi i punës së Asamblesë Kushtetuese tregonte se ajo ishte vazhdim i

parlamentit të mëparshëm, ku politika personale kishte mbizotëruar. Gazeta “Ku vemi?”

me vendosmërinë e saj për këtë çështje ftonte opinionin shqiptar e shtypin përparimtar që

të luftonin për një kthesë në jetën parlamentare me qëllim që Asambleja Kushtetuese të

ishte në gjendje të zgjidhte problemet që qëndronin para saj. Pa një hap të tillë as që

mund të mendohej gjë për të ardhmen e vendit.

Më 3 mars 1924 krijohet kabineti nën drejtimin e Shefqet Vërlacit. “Ku vemi?”

boton një sërë artikujsh hapur kundër këtij kabineti, kundër Shefqet Vërlacit në veçanti.

Një problem me interes që gjen pasqyrim të gjerë e konkret në gazetë, është

themelimi i Bankës Kombëtare.205

Në Shqipëri nuk kishte ende një Bankë Kombëtare. Në vend qarkullonin monedha

të ndryshme, gjë që pengonte zhvillimin e tregtisë “Ku vemi?” duke rrahur problemin

shtron se për qeverinë shqiptare kishte dy rrugë: të ndjekë hapat e ish-këshilltarit të huaj

financiar zotit Hunger e të merret vesh me grupet bankare të jashtme që kanë shfaqur

interes për këtë, ose të mendojë mënyrën tjetër për ngritjen e këtij institucioni të

rëndësishëm për vendin e për shtetin.

Kjo ishte rruga e krijimit të bankës me kapital tërësisht të vendit domethënë

kombëtar. Mendimi i gazetës ishte ndjekja e rrugës së dytë dhe kërkonte nga qeveria të

ndërmerrte inisiativa në këtë drejtim. Ky mendim konsiderohet utopik dhe i pajustifikuar

në raport me gjendjen në të cilën ndodhej ekonomia e vendit.

205 Ku vemi?, Elbasan, prill 17, 1924, nr.7.

Page 87: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

87

Po të ecim në kohë, më 9 korrik 1924, doli numri 14 i gazetës, që ishte i pari mbas

fitores së lëvizjes së armatosur të qershorit, duke patur për program ato ide e pikëpamje,

që ka parashtruar në numrin e parë. Gazeta çmon pozitivisht programin e shpallur nga

qeveria e kryesuar nga Fan Noli. “Ku vemi?” e paraqit gjendjen e Shqipërisë si një

moment stacionar, “ishte arritë një e mirë e madhe sepse u shpëtua nga gremisja ku po e

çonin qeveritë por duhet punuar rëndë e shpejtë. Për këtë veprim s`duhet të presim nuk

duhet ngadalsim por punët me vullnet për shpëtimin e popullit për të mirën e

përgjithshme”.206

Gazeta “Ku vemi?” ndalet e vë gishtin në kundërshtitë mes programit të qeverisë

e frymës së krahinarizmit. Kishte emërime në qeveri që ishin bërë mbi këtë bazë, gjë që

gazeta e denoncon rreptësisht.

Ky shtyp mbajti flamurin e luftës për një arsim unik kombëtar, të çliruar nga feja

duke u ndeshur ballazi me përfaqësuesit e institucioneve fetare, ishte për një shkollë laike

kombëtare. Gazeta me artikujt e botuar luftoi në shtyp për problemet e politikës arsimore.

Këtë politikë ajo e jep në dy drejtime:

së pari, në ndeshjen e ashpër e të drejtpërdrejtë me klerin,

së dyti në propagandimin e përpjekjeve që u bënë nga poshtë për thirrjen e

Kongresit Arsimor në gusht të vitit 1924, në popullarizimin e vendimeve tepër të

rëndësishme të tij. Kërkesat që ngrinte shtypi në rrafshin kombëtar, ishin të motivuara

dhe të realizueshme në kushtet e krijuara në Shqipëri. Drejtuesi i gazetës Salih Çeka me

talent e zotësi për kohën arriti të nxjerrë rrënjët e problemit arsimor duke e parë atë në

prizmin politik e shoqëror.

Nga 19 tetori 1924 gazeta “Ku vemi?” nuk doli më. Kjo gazetë e drejtuar nga

Salih Çeka u bë tribunë e mendimit përparimtar të kohës. Ajo plotësoi në këtë kohë edhe

boshllëkun që ishte krijuar në rrafshin arsimor. Kjo e përkohshme mbajti një vijë të qartë

e të prerë nga fillimi e deri në fund. Me artikujt e saj kjo gazetë demaskoi fort

feudalizmin si dhe u vu në krye të përpjekjeve për laiçizimin e shkollës shqiptare, duke iu

kundërvënë në këtë aspekt klerikalizmit. Në artikujt kësaj gazete mbizotëronte fryma e

unitetin kombëtar për të ecur përpara në rrugë demokratike. Si organ përfaqësues i

206 Ku vemi?, Elbasan, korrik 9, 1924, nr.14.

Page 88: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

88

opozitës aprovoi lëvizjen e armatosur të qershorit duke u shpallur mbrojtëse e programit

të qeverisë së Nolit në luftë kundër feudalizmit.

Gjatë periudhës së botimit pas qershorit 1924 ajo nuk nguroi të kritikojë

lëkundjet, pavendosshmërinë, prirjet për kompromis, frymën e avashllëkut që u vërejtën

tek qeveria e Nolit dhe anëtarëve të veçantë të saj në ndërmarrjen dhe zbatimin e

reformave.

Një tjetër gazetë që u botua në Elbasan brenda harkut kohor të viteve 1921-1924

ishte edhe ajo që mbante emrin e këtij qyteti. Kjo gazetë u drejtua nga intelektuali i

njohur Ahmet Hostopalli.

Gazeta “Elbasani” doli me numrin e saj të parë, në përvjetorin e dhjetë të ngritjes

së flamurit të pavarësisë në qytetin e Elbasanit, më 25 nëntor 1922 dhe vazhdoi me 52

numra të saj deri në 26 tetor 1925.207 Në gazetë spikatin shkrimet e Ahmet Hostopallit,

Shefqet Daiut, Taqi Budës, Selim Lunikut, Aleksandër Xhuvanit, Ahmet Gashit, Haki

Stërmillit, Ndre Mjedës e të tjerë. Ajo dilte një herë në jave. Kjo gazetë i përket rrafshit

politiko shoqëror ku një vend të veçantë zinin shkrime të sferave të ndryshme si artistike

- letrare të shkrimtarëve të njohur të asaj kohe si Ndre Mjeda, Haki Stërmilli e të tjerë.

Numrat e parë të gazetës përkojnë me festimet e 10-vjetorit të shpalljes së

pavarësisë kombëtare. Në një nga numrat e ketyre ditëve ajo do të shkruajë:

“Tani sikur e kuptojmë ma mirë atë ditë me shi e me erë të Nandorit dhe aq ma tepër

na ka anda ta kuptojmë, sa shtohen mot e nga mot palët e vjetëve që kalojnë. Sa e shohim

ma së largu ne pasqyrën e vëmendjes sonë, aq ma e bukur na ngjante kjo ditë e kurozimit

të shpresave të kombit shqiptar”.208

Viti i parë i botimit të gazetës që drejtohej prej Ahmet Hostopallit, përkojnë dhe

me aktivitetin e tij si deputet i Elbasanit në parlamentin e parë shqiptar. Në fletët e së

përkohshmes ai shpesh shpaloste idetë e tij për ardhmërinë e vendit dhe të shtetit. Ndër

idetë bazë që mbronte Ahmet Hostopalli për perspektivën e vendit ishin drejtësia dhe

kushtetutshmëria. Në këtë gazetë janë trajtuar probleme nga më të ndryshmet por duhet

theksuar se shkrimet e kësaj gazete nuk e kishin fuqinë e shkrimeve të organeve të tjera të

207 Çmimi i kësaj gazete deri në numrin e 29 të saj ishte 2 grosh, nga 10 dhjetori 1923 e deri në daljen e

numrit të fundit çmimi i saj ishte 1 grosh. Abonimet 1 vjeçare brenda vendit kushtonin 8 franga ari ndërsa

ato jashtë vendit kushtonin 10 franga ari. Kjo gazetë kishte një format 480 mm x 310 mm. 208 Gazeta “Elbasani”, Elbasan, 1922, 28 nëntor, nr.2

Page 89: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

89

asaj kohe. Kjo shpjegohet me faktin se mbas vitit 1920 si pasojë e përplasjeve të

grupimeve politike Ahmet Hostopalli ishte i përfshirë në krahun e Vërlacit. Padyshim që

kjo gazetë propogandoi dhe ideoi këtë krah politik. Temat më të rëndësishme për të cilat

autorët kanë shkruar në këtë gazetë janë:

evokimi i ngjarjeve dhe evidentimi i vlerave të kombit Shqiptar në përvjetoret

historike si: “Dita 28 Nanduer”, “Mbas 28 Nanduer” , “Kujtime”209 etj.

Mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve dhe kundërvënia ndaj politikave

shoviniste dhe shkombëtarizuese të shteteve fqinje si “Shtypi i huej dhe detyra

e jonë”, “Shpifje të fëlliquna”, “Dy dokumenta mbi Çamërinë”, “Çamëria

sheshi mizorinavet”, “Rreth ngjarjes së Delvinaqit”210etj.

parashtrimi i ideve të ndryshme në artikujt e shkruar që kishin të bëjnë me

prapambetjen ekonomike dhe inisiativat për zhvillimin e saj si “Buxheti dhe

Kontrollimi”, “Llixhat dhe bashkija”, “Papunësia moma e të gjitha të

këqijavet”211, “Bujqësia duhet përmirësue nga rrajat”212, etj.

parashtrimin e ideve që lidheshin me drejtësinë e kushtetueshmërinë si

“Shtatuti dhe referendumi”213. “Me mbret apo pleqësi”214,etj.

Veçanërisht të bie në sy shkrimet e Aleksandër Xhuvanit e Ahmet Gashit, të cilët kanë

trajtuar probleme që lidheshin me përpjekjet për zhvillimin e arsimit dhe kulturës:

“Dhialekti i Elbasanit”215, “Bojskutizmi dhe bashkia”216, “Shkolla Normale”.

Një vend të veçantë zënë shkrimet në prozë e poezi nga autorë të spikatur në

letërsinë kombëtare shqiptare. Ndër to përmendim: vjershën “Shqypes arbnore” të Ndre

Mjedës, shkrimet në prozë të Haki Stërmillit në rubrikën Tribuna Letrare “Andër e

trishtueshme”, “Shtrati nuses s’ime”, “Plaku thinjosh”, “Lotët e mi” etj., përkthime të

autorëve të huaj si pjesë nga vepra “Atdheu” e Emil Faguet akademist francez:

“Materialisht Atdheu”, “Gjuha”, “Shkenca”, “Besimi”, “Anti atdhetarizma” 217etj. Duke

209 Elbasani, Elbasan, nëntor 28, 1922, nr.2. 210 Elbasani, Elbasan, shtator 19,1923, nr.25. 211 Elbasani, Elbasan, korrik 11, 1923, nr.15. 212 Elbasani, Elbasan, vjesht’ e I 5, 1923, nr.23. 213 Elbasani, Elbasan, dhjetor 30, 1922, nr.4. 214 Elbasani, Elbasan, nëntor 10, 1923, nr.30. 215 Elbasani, Elbasan, janar 29, 1923, nr.7. 216 Elbasani, Elbasan, korrik 18, 1923, nr.16. 217 Elbasani, Elbasan, maj 29, 1925, nr.38.

Page 90: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

90

qenë e përkohshme jo vetëm politike por edhe letrare, përmbajtjet e veprave letrare në

këtë gazetë ndikonin fuqimisht në emancipimin e shoqërisë e sidomos gruas elbasanase.

Kjo gazetë e shihte si mjaft të nevojshme ndryshimet pozitive në politikë, ekonomi e

krahas tyre po aq i nevojshëm ishte krijimi i një mendësie të re emancipuese e cila mund

të realizohej vetëm nëpërmjet zhvillimit të arsimit e formimit kulturor me anë të leximit

të botimeve të ndryshme bashkëkohore.

Disa artikuj të botuara në gazeta të huaja janë pasqyruar edhe në numrat e gazetës

“Elbasani” dhe kjo për rëndësinë e problematikës që trajtonin këto shkrime. Nga gazeta

“Le Matin” është pasqyruar në faqet e gazetës “Elbasani” shkrimi i Justin Godardit “Kujt

i përket manastiri i Shën-Naumit”218, nga gazeta “Dielli” që dilte në Romë është botuar

artikulli “Kundërshtarët e Zogut” 219 , nga revista e botuar po në Romë “Corriere

diplomatico e Consolare” është botuar shkrimi “Republika e Shqipërisë, 6 muej e sipër që

prej proklamimit”220 etj.

Ndër tiparet kryesore të kësaj gazete rendisim:

Të qënit pjesë integrale në proçesin e zhvillimit të shtypit demokratik.

Përfaqësonte interesat e pozitës, mbështeste grupin elektoral “Pleqsuer”

përfaqësues i të cilit ishte edhe vetë kryeredaktori e drejtuesi i saj Ahmet

Hostopalli.

Për shkak të ndikimit të politikës u shndërrua në mjet propagandistik.

Duke përfaqësuar interesat e pronarëve të mëdhenj të tokave kjo gazetë ishte

për ndryshime evolutive në përputhje me kushtet e vendit.

Në faqet e gazetës “Elbasani”, përsa i takon fushatës elektorale të vitit 1923

shohim të botuara shkrime të ndryshme analitike në planin politik. Artikujt polemikë që

të tërheqin vëmendjen ishin të drejtuara ndaj grupimeve të tjera politike në Elbasan, si

grupimit “As i Pashës, as i Beut” në kuadrin e fushatës elektorale.

Këto replika, polemika të këtyre dy grupimeve politike të pasqyruara në organet e

kohës “Ura e Shkuminit”, “Elbasani”, “Ku vemi?” nuk i kalojnë përmasat e etikës së

luftës elektorale por janë zhvilluar brenda caqeve të etikës gazetareske.

218 Elbasani, Elbasan, vjesht’e I 26, 1923, nr.26. 219 Elbasani, Elbasan, korrik 17, 1925, nr.44. 220 Elbasani, Elbasan, gusht 22, 1925 , nr.48.

Page 91: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

91

Në zhvillimet politike gjatë kësaj periudhe u shfaqën mjaft elementë të jetës

demokratike të pasqyruara gjërësisht në këto organe shtypi si:

Diversiteti i mendimit, ku çdokush mund të shprehte mendimin e tij për

problemet politike, ekonomike apo sociale që u shfaqën në vend gjatë kësaj

periudhe.

Pluralizmi politik. Periudha e viteve 1921-1924 karakterizohet nga një proçes

i rëndësishëm politiko-organizativ që çoi në krijimin e disa grupimeve politike

në vend.

Zgjedhjet e lira, forcimi institucioneve e të tjera, që shënonin hapa përpara në

rrugën e ndërtimit dhe konsolidimit të shtetit shqiptar.

Page 92: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

92

III.3 – Shtypi gjatë zgjedhjeve parlamentare dhe të asamblesë kushtetuese,

1921-1923

Ashtu si në planin kombëtar edhe në Elbasan u krijuan dy grupime politike që

mbajtën të ndarë midis tyre Aqif Pashën, Lef Nosin, Ahmet Daklin, Rrapush Demetin

nga njëra anë dhe Shefqet Vërlacin, Shefqet Daiun, Ahmet Hostopallin, Taqi Budën nga

ana tjetër. Veprimtaria e tyre politike u karakterizua nga një luftë e ashpër politike midis

tyre, luftë e cila pati një shtrirje në tërë krahinat e Prefekturës së Elbasanit. Grupi

“Pleqësorët” me në krye Shefqet Vërlacin dhe grupi “Popullorët” me në krye Lef Nosin,

Ahmet Daklin, Rrapush Demetin 221 u angazhuan gjerësisht në fushatën elektorale të

zgjedhjeve të vitit 1921. Të parët u bënë mbështetësit e Partisë Përparimtare ndërsa të

dytët u bënë mbështetës të Partisë Popullore. Në të vërtetë këto ishin organizata të

krijuara ku individët në to ishin të bashkuar më tepër për shkak të interesave personale

sesa bindjeve politike dhe shtresës ekonomiko-shoqërore që përfaqësonin. Ata nuk mund

të konsideroheshin parti politike në kuptimin perendimor të fjalës, pasi të dyja paraqisnin

të njejtin program të vagullt.222 “Tyke marrë parasysh se të dyja partitë janë formue prej

elementesh qi nuk janë omogjenë...e qi rasti e ka prunë me u gruposun na duket se do të

ishte ma e dobishme qi ti pritnin edhe ca kohë gjersa t’i studionin mirë karakterin e

mendimet e njani tjetrin e pastaj të çfaqeshin para kombit si parti”.223

Tipar kryesor në krijimin grupimeve politike në Elbasan gjatë periudhës 1921-

1924 ishte shfaqja e tyre në prag të zgjedhjeve parlamentare në pranverë të vitit 1921 dhe

në prag të zgjedhjeve për në Asamblenë Kushtetuese në dhjetor 1923.

E shqetësuar nga një luftë jo e moralshme, që po bëhej për karrige, gazeta

”Shkumini” në një kryeartikull titulluar: “Partitë politike” dënon rreptë, me argumente

krijimin e këtyre grupimeve, si kopjim të thjeshtë nga sistemet politike të shteteve të

tjera, jo vetëm kaq, por vetë këto parti nuk kishin homogjenitet. “Koha shkon- vijon

shkrimi- atdheu sikur me qenë sot nji provincë e Turqisë, qeveriset me kanunet e saj. Në

vend qi të merren me andrrat e të ngjitunit në Seli, do të jetë ma mirë t`i përvishemi

221 Petro Kita, Elbasani në luftën për çlirim, (Tiranë: 8Nëntori, 1971), 44. 222 Bernd Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, (Tiranë: 2000), 38. 223 Shkumini, Elbasan, qershor 10, 1921, nr.22.

Page 93: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

93

punës së organizimit të shtetit me seriozitet. Ata qi do të tregohen të zotët në këtë

shërbim, i thërret ndera vetë për me zanë selinë e detyrës”.224

Ndryshe nga zhvillimet politike në planin kombëtar, ku pati rigrupim pas

zgjedhjeve të elementëve në varësi të qëndrimeve politike siç ishte rasti i Ahmet Zogut,

Fan Nolit, Bajram Currit e disa të tjerëve, në zhvillimet politike në Elbasan nuk pati

rigrupim të tillë. Një ndarje e tillë e përfaqësuesve elbasanas në politikën shqiptare mbeti

edhe pas vitit 1921. Ngjarjet e mëvonshme dëshmuan për një luftë të ashpër politike

midis tyre, për shkak të qëndrimeve të kundërta që kishin në aspektin e zhvillimit

ekonomik, politik e social të Shqipërisë në tërësi dhe rajonit të Elbasanit në veçanti.

Gjithsesi situata politike në Elbasan në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 1921 ishte

tepër konfliktuale ku më tepër ishin të pranishme konfliktet midis individëve, se sa

ndërmjet grupeve që ata përfaqësonin. Qeveria e Iliaz Vrionit në 14 dhjetor 1920 përgatiti

projektligjin për zgjedhjen e deputetëve për në parlamentin shqiptar, projektligj i cili mori

dhe miratimin me dekret të Këshillit të Lartë duke e kthyer atë në ligj. Sipas ligjit

zgjedhjet do të bëheshin me votim të tërthortë, dyshkallësh, gjë që përbën një ndër

elementët e demokracisë jo të drejtpërdrejtë. Për çdo 500 veta do të dilte një zgjedhës i

dytë dhe me anën e tyre do të zgjidhej një deputet për çdo 12000 banorë.225 Të bie në sy

tek ky ligj përjashtimi i grave që përbënin gjysmën e popullsisë dhe i ushtarëve.

Në prag të këtyre zgjedhjeve Filip Papajani e shikonte shoqërinë të shtresëzuar,

jo vetëm në Elbasan por në tërë vendin, në katër shtresa: paria (aristokracia), borgjezia,

nacionalistët, katundarët (fshatarët).

Parinë (fisnikërinë) ai e shihte si një grupim kryesor të shoqërisë shqiptare e pasur

ekonomikisht dhe me peshë të madhe në jetën politike. Në këtë shtresë bënin pjesë

pronarët e mëdhenj të tokave, çifligarët që interesat ekonomike i kishin të lidhura

ngushtësisht me pronësinë mbi tokën. Krahas fuqisë ekonomike që kishin, ata dominonin

me veprimtarinë e tyre në jetën politike të vendit.

Futja e modeleve të reja evropiane të organizimit ekonomik, politik e shoqëror në

Shqipëri sollën ndryshime të pakthyeshme në jetën e vendit. Mirëpo veçanërisht,

ndryshimet në planin ekonomik e shoqëror në vend prekën interesat e kësaj fisnikërie.

224 Shkumini, Elbasan, qershor 10, 1921, nr.21. 225 Koka et al., Historia, 178.

Page 94: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

94

Madje, nëse këto ndryshime do të ishin më të fuqishme, sipas tij, në të ardhmen mund të

rrezikohej edhe ekzistenca e vetë kësaj shtrese shoqërore. “Parësia- shkruan Filip

Papajani- që ta mbajë kurorën e ndritshme të fisnikërisë dhe sot e paskëndej do të kërkojë

të kënaqi ndjenjat atdhetare të nacionalistit dhe të përkëdheli kurrizin e kërrusun të

borgjezisë. Po si bani këto gjana vdekja e saj shoqnore ashtë e afërme”.226

Shtresën e borgjezisë ai e konsideronte si një shtresë të vogël, jo e formësuar

plotësisht, me përçapjet e saj në jetën politike por që nuk kishte gëzuar mbështetjen e

qeverive shqiptare nëpërmjet reformave në fushën ekonomike. Sipas tij, kjo shtresë, duke

qenë e vogël dhe e dobët nuk mund të siguronte ndonjë përfaqësim të madh në jetën

politike. Veprimtarinë e përfaqësuesve të borgjezisë në jetën politike ai e shihte në dy

plane alternative: në bashkëpunim me nacionalistët “nëse ajo asht’ e përparueme” dhe

arrinte të kuptonte rolin e saj të rëndësishëm në jetën politike ekonomike e shoqërore në

vend si dhe në bashkëpunim të detyruar “mbasi deri sot se ka kuptue interesin dhe fuqinë

e saj, do të përkrah nga frika parësinë”.227

Filip Papajani shfaqej skeptik për kontributin pozitiv të përfaqësuesve të

borgjezisë në jetën politike. Madje ai arrin deri në paragjykimin e veprimeve politike të

përfaqësuesve të kësaj shtrese si të kompromentueshme nga çifligarët për shkak të

interesave të saj ekonomike. “Përfaqësimi i borgjezisë në Këshillin Kombëtar për mua

s’ka asnjë vleftë sepse, nji përfaqësues, bakall, barnar, do të përkrahi po t’ia kërkoj

interesi parësinë e cila do t’i zotohet për nji fitim të madh”.228

Dobësia e saj ishte një ndër arsyet kryesore të përfaqësimit në një numër më të

vogël të kësaj shtrese në jetën politike, duke patur jo shumë mbështetje në popull. Për

Papajanin do të ishte shtresa e nacionalistëve ajo që do të mund të zinte vend gjerësisht

në jetën politike, duke patur më së shumti vendet në Këshillin Kombëtar. Arsyet për të

cilat nacionalistët do të mund të siguronin shumicën e vendeve në parlament, sipas tij, do

të ishin: “ca nga fuqia e tyne, ca nga përkrahja e parisë, ca nga borgjezia frikacake dhe

ca nga katundarët”.229 Sigurinë e madhe që kishte për dominimin e kësaj shtrese në jetën

politike, ai e mbështeste te përfaqësuesit e saj të emancipuar, me mentalitet të ri,

226 Shkumini, Elbasan, mars 11, 1921, nr.9. 227 Shkumini, Elbasan, mars 11, 1921, nr.9. 228 Shkumini, Elbasan, mars 11, 1921, nr.9. 229 Shkumini, Elbasan, mars 11, 1921, nr.9.

Page 95: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

95

intelektual, me vizion të qartë politik për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve, ku

mbi çdo gjë tek ata dominonin interesat kombëtare.

Shtresa më e diskriminuar, sipas tij, ishte ajo e fshatarësisë për të cilën nuk

shpresonte se mund të kishin përfaqësues në institucionet e shtetit shqiptar edhe pse ajo

përbënte 90% të popullsisë. Kjo shtresë ishte në një gjendje të mjerueshme. Punët e rënda

në çifligjet private, vështirësitë në sigurimin e mjeteve të jetesës, niveli i ulët arsimor e

kulturor nuk i krijonin mundësinë e pjesëmarrjes në jetën politike të vendit por i bënin ato

“vegla të parisë”. Filip Papajani ndër këto arsye, mungesën e arsimimit e përcaktonte si

arsyen kryesore. Vetë projektligji i zgjedhjeve i 14 dhjetorit 1920 i cili u shndërrua në ligj

shpallte që kandidat për deputet mund të ishte çdo shtetas, i cili dinte shqipen me shkrim

e me gojë dhe nuk ishte shërbëtor i kurrkujt.230 Për nivelin e ulët arsimor e kulturor të

fshatarësisë ai akuzonte qeveritë e asaj kohe që pasonin njëra tjetrën dhe nuk

angazhoheshin seriozisht në përmirësimin e gjendjes së kësaj shtrese. “Faji- shkruante ai

në gazetën “Shkumini”- s’asht’ i katundsis që nuk u kujdes për mësim por i qeveritarëve

të kohës që shkoi që nuk u kujdesën për zhvillimin e mendjes së tij”.231

Duhet theksuar se në drejtim të arsimimit të popullsisë ishte punuar nga çdo

qeveri e shtetit shqiptar që prej vitit 1912. Për mendimin tim që të arsimoje në një dekadë

pjesën më të madhe të popullsisë, fshatarësinë, në kushtet ku shteti shqiptar ishte

përballur gjatë kësaj dekade me kryengritje, lëvizje të armatosura, kriza politike, me

Luftën e Parë Botërore, me paqëndrueshmërinë ekonomike, me pamundësinë financiare

për të bërë shpenzime të nevojshme në përmirësimin e jetës në vend, ishte një ide

krejtësisht utopike.

Në artikullin “Zgjedhjet” të gazetës “Shkumini” artikullshkruesi vlerëson

mënyrën sesi u zhvilluan zgjedhjet për përfaqësuesit e dytë “me një qytetnim që s’e

shpresonim”.232 Pa mbajtur anën e asnjë grupimi politik, pavarësisht se kush do të mund

të fitonte prej partive të krijuara, ky organ shtypi i vlerësonte këto zgjedhje si shenjë

shprese për rimëkëmbjen politike të Shqipërisë, ku figura politike apo shoqërore të njërit

apo tjetrit grupim, të modelit si Ahmet Dakli e Taqi Buda do të mund të shërbenin pa

kurrëfarë interesi për të mirën e atdheut dhe të qytetit në veçanti. Prania e figurave të tilla

230 Koka et al., Historia, 178. 231 Shkumini, Elbasan, mars 11, 1921, nr.9. 232 Shkumini, Elbasan, kallënduer 28, 1921, nr.3.

Page 96: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

96

në jetën politike shihej si mjaft shpresëdhënëse për ecjen e vendit në rrugën e progresit

sepse “ata kur asht puna për atdhe nuk shofin as miqësi, as fitim, as frikë”.233 Do të ishin

pikërisht këta përfaqësues të dytë që duke marrë përsipër përgjegjësinë e përfaqësimit të

500 vetëve do të duhej të votonin me mendje dhe zemër për të zgjedhur përfaqësuesit më

të denjë të parlamentit shqiptar. “Mendohuni që t’i qitni atdheut njerëz që t’i shërbejnë

ashtu si lypset”234- këshillontë përfaqësuesit e dytë gazeta “Shkumini” duke i kërkuar

përgjegjshmëri dhe seriozitet gjatë vendimmarrjes së tyre sepse duhet të ishin pikërisht

këta që me zgjedhjen e tyre do të duhet të vazhdonin të tregonin vlerat e qytetarisë gjatë

ushtrimit të demokracisë përfaqësuese në shërbim të popullit dhe të vendit. Në vazhdim

të kësaj këshille kjo gazetë u kërkonte këtyre përfaqësuesve: “mos flini sot gjumin të qetë

për të pa nesër andrra të bukura”.235 Qëndrimi që mbahet me këtë artikull përjashton çdo

konotacion politik të mundshëm përball interesit madhor për progresin demokratik të

vendit që ky organ shtypi kishte.

Ndërsa në rubrikën “Tragëzat e mullinit” të po kësaj gazete, Emin Matraxhiu nuk

tregohet shumë entuziast për këtë ecuri normale të zgjedhjes së përfaqësuesve të popullit

për në parlamentin shqiptar sepse sipas tij parlamentin “disa e shifin të dobishme e disa të

rrezikshme”.236 Në paralelizmin që bën me ngjarjen e një fshatari, që nguli një hu në tokë

për të lidhur kalin e tij e më pas e la atë pasi mendonte t’i shërbente të tjerëve dhe që u

hoq ky hu nga një njeri tjetër që u pengua për t’u mos u penguar të tjerët, Emin

Matraxhiu synon të paraqesë me anë të antitezës nëpërmjet nënkuptimit, mendimin e tij

në lidhje me parlamentin që do të dilte nga këto zgjedhje. Ky parlament do të ishte vendi

ku disa të zgjedhur do të mund ta vlerësonin praninë e tyre në të si shenjë besimi për të

kontribuar për të mirën e atdheut, ndërsa të tjerë të zgjedhur do të mund të përfitonin për

të realizuar interesat e tyre karrieriste duke synuar perfitime politike dhe ekonomike. Pas

shpalljes së ligjit nisi fushata elektorale. Në Elbasan, për shkak të një proçesi jo të rregullt

zgjedhor, zgjedhjet u ribënë. Vetë qeveria qe e detyruar të pranonte dhe të shpallte

233 Shkumini, Elbasan, kallënduer 28, 1921, nr.3. 234 Shkumini, Elbasan, kallënduer 28, 1921, nr.3. 235 Shkumini, Elbasan, kallënduer 28, 1921, nr.3. 236 Shkumini, Elbasan, kallënduer 28, 1921, nr.3.

Page 97: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

97

zyrtarisht se “në Elbasan u bënë përdorime kundër ligjit të zgjedhjeve, u dha urdhër për

prishjen e tyre”.237

Sipas gazetës “Shkumini” ishte komisioni i zgjedhjeve në Elbasan që nuk kishte

arritur të kuptonte mënyrën e realizimit të proçesit zgjedhor, ndaj dhe Ministria e

Brendshme kishte dhënë urdhër që të “prishen zgjedhjet e para qi u banë në qytet dhe çdo

mëhallë të jetë qendër më vehte edhe kështu 12 qendrat do të qisin 21 përfaqësues të

dytë”.238 . Për Filip Papajanin, në artikullin “Ligja e zgjedhjeve”, dështimi i tyre në

Elbasan lidhej me faktin se ligji zgjedhor nuk u arrit të kuptohej siç duhej edhe pse ishte

mjaft i qartë. Kështu që këto zgjedhje për përfaqësuesit e dytë u bënë përsëri më po atë

rregullsi që u zhvilluan edhe në prefekturat e tjera. I distancuar nga çdo ndikim politik ai

dënon propagandën e shfrenuar të dy partive që synonin të siguronin vota me kandidatë të

fshehtë pa i prezantuar ata përpara votuesve. “N’gjer sot përveç zotit Beg Balla nuk ashtë

çfaqë asnji kandidat as me program as pa program”.239

Si përfaqësues i asaj pjese të intelektualëve shqiptar që nuk ishin pjesë e asnjë

grupimi politik mbajti qëndrime objektive ndaj disa veprimeve politike të dy forcave.

Ishin këto veprime të udhëhequra nga interesat e ngushta politike e karrieriste që binin

ndesh me interesat madhore të kombit shqiptar. Sipas tij “këto dy partina megjithëse

asnjana nuk ka dalë sheshit punojnë ndën rrogoz për të siguruar përfaqësues të dytë”.240

Ai jo vetëm që dënonte propagandën e shfrenuar të përfaqësuesve të dy grupeve politike

por e konsideronte atë si të rrezikshme për atdheun. “Njerëzit e papërgjegjshëm qi janë

ngarkue me banë propagandë për hesapë të gjithë secilës parti janë tyke e kalue kufirin

që i cakton arsyeja e interesi i atdheut”.241

Me fushatën e zhvilluar nga këto dy grupe më tepër se prezantimin e programeve

të tyre politike ata po futnin deri diku përçarjen në popull, gjë që ishte tepër e rrezikshme

për Shqipërinë e shqiptarët. Mosprezantimi i kandidatëve dhe sidomos nga fushata e

shfrenuar me ose pa dashje po fillohej të ndizej konfliktualiteti politik në popull. Ndaj

Filip Papajani i kërkonte qeverisë me atributin që kishte si drejtor i kësaj gazete “qi nji

237AQSH, F.252, viti 1921, D.22, fl.3 238 Shkumini, Elbasan, shkurt 4, 1921, nr.4. 239 Shkumini, Elbasan, shkurt 11, 1921, nr.5. 240 Shkumini, Elbasan, shkurt 11, 1921, nr.5. 241 Shkumini, Elbasan, shkurt 11, 1921, nr.5.

Page 98: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

98

orë e më parë të marri masat e duhura”242 me qëllim shmangien e konflikteve që mund të

vinin nga precipitimi i situatës si pasojë e kësaj propagande të shfrenuar politike. “Neve

besojmë-shkruhej në gazetën “Shkumini”-se do të ishte ma mirë që qeveria të bante

hetime...përgjegjësia dhe paanësia e qeverisë e kërkon këtë gja”.243

Në zgjedhjet e vitit 1921 qeveria u tregua e kujdesshme në ruajtjen e asnjanësisë

së saj gjatë organizimit të proçesit zgjedhor në raport me veprimtarinë e partive politike

në vend. “Me masat qi muer kur u ba votimi këtu në qytet - shkruante gazeta

“Shkumini”- e tregoi me punë se qeveria ka dëshirë më e ruajtun plotësisht

paanësinë”.244

Pas ribërjes së zgjedhjeve në Elbasan, ato fitohen nga Shefqet Vërlaci dhe

mbështetësit e tij si pjesë e Partisë Përparimtare. Zgjedhjet parlamentare përfunduan në 5

prill 1921. Të zgjedhur nga rajoni i Elbasanit ishin 8 deputetë ndër to dhe ish ministri i

brendshëm Mehdi Frashëri. Shefqet Vërlaci, Mehdi Frashëri, Bexhet Hyti, Shefqet Daiu,

Andon Beça, Shyqyri Myftiu, Ahmet Hostopalli dhe Taqi Buda245 do të përfaqësonin

Elbasanin në parlamentin shqiptar që do t’i hapte punimet më 21 prill 1921. Pavarësisht

problemeve të shfaqura fushata elektorale e pranverës së vitit 1921 pati vlera sepse

përbente pikënisjen e një përvoje politike në proçesin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Një nga çështjet e rëndësishme që shqetësonte politikën shqiptare në këtë

periudhë ishte dhe përcaktimi i formës së regjimit, e cila ende nuk kishte marrë zgjidhjen

përfundimtare. Duke iu referuar praktikave të deriatëhershme në Evropë forma regjimit

përcaktohej nga një Asamble Kushtetuese e jo nga parlamenti. Mbledhja e kësaj

asambleje kishte rëndësi historike në zgjidhjen e problemeve konstitucionale të shtetit

shqiptar. Asambleja Kushtetuese do të përcaktonte jo vetëm formën e regjimit por do të

miratonte edhe kushtetutën shqiptare, gjithashtu ajo do të vendoste për kryeqytetin e

ardhshëm të Shqipërisë. Zgjedhjet e realizuara për në Asamblenë Kushtetuese ishin

momente politike sa delikate po aq të rëndësishme për Shqipërinë. Konfliktet politike

midis grupimeve, inatet personale të përfaqësuesve të politikës shqiptare të përvijuara

gjatë viteve 1921-1923 mund të thelloheshin gjatë fushatës së zgjedhjeve për Asamblenë

242 Shkumini, Elbasan, shkurt 11, 1921, nr.5. 243 Shkumini, Elbasan, shkurt 11, 1921, nr.5. 244 Shkumini, Elbasan, shkurt 11, 1921, nr.5. 245 Teki Selenica, Shqipria më 1927, (Tiranë: 1928), XVI.

Page 99: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

99

Kushtetuese. Si pozita dhe opozita kishin rënë dakord përsa i përket zhvillimit të këtyre

zgjedhjeve, duke e parë si ecuri pozitive të politikës shqiptare gjatë proçesit të ndërtimit

të demokracisë në vend.

Fushata e zgjedhjeve për në Asamblenë Kushtetuese në dhjetor të vitit 1923 e

ktheu Elbasanin në një arenë të luftës elektorale, ku në të u përfshinë edhe këto dy organe

shtypi, “Ura e Shkuminit” dhe “Elbasani”. Proçesi zgjedhor u shoqërua me probleme të

shumta, që nuk përputheshin jo vetëm me parimet e demokracisë, por edhe me ligjin e

aprovuar zgjedhor. Gazeta “Ura e Shkuminit” luajti një rol mbështetës për grupimin

elektoral “As i Pashës, as i Beut”, ndërsa gazeta “Elbasani” u bë mbështetëse e grupimit

“Pleqsuer”.

Në 26 tetor 1923 opozita politike në Elbasan, dikur e emërtuar grupimi popullor,

në prag të zgjedhjeve për në Asamblenë Kushtetuese u rigrupua duke formuar grupin “As

i Pashës, as i Beut”. Kryetar i përkohshëm i grupit “As i Pashës, as i Beut” u zgjodh

Rrapush Demeti, sekretar Mustafa Kotherja (tregtar) dhe anëtarë Lef Nosi (sipërmarrës

bashkë me vëllezerit), Tahsin Myftiu (tregtar eksportues vajit ullirit), Ahmet Dakli

(tregtar), Thanas Floqi (avokat), Qamil Shkodra (tregtar), Arif Dardha (tregtar), Sulejman

Domi (tregtar), Jusuf Balliçi (tregtar), Ibrahim Bumçi (tregtar), Grigor Nosi, Musa

Belegu (tregtar), Hysen Bakalli (tregtar), Refik Kajanaku (tregtar)246 e të tjerë. Në thirrjen

drejtuar popullit të Prefekturës së Elbasanit jepeshin arsyet e formimit të saj ndër të cilat

ishin përfaqësimi i mendimit të popullit e jo i mendimit të pashës apo beut dhe

ndryshimin e gjendjes së vështirë ekonomike. “Partija “As i Pashës, as i Beut” i ka

premtu popullit shpëtim nga mjerimet e derisotshme...e asht me popullin e për

popullin”. 247 Bazuar në programin politik të grupit “As i Pashës, as i Beut”

pasqyroheshin dhe pikëpamjet e këtij grupimi.

Në 5 nëntor 1923 u formua në Elbasan grupi politik “Pleqsuer” ku bënin pjesë

mbështetës të pozitës dhe Shefqet Vërlacit të cilët në fushatën elektorale të zgjedhjeve në

vitin 1921 kishin formuar grupin “Pleqësorët”. Kryetar i grupit “Pleqsuer” u zgjodh Taqi

Buda. Anëtarë të tij ishin Shefqet Vërlaci, Salim Luniku, Shefqet Daiu, Ahmet

Hostopalli, Hasan Biçakçiu, Selaudin Blloshmi e të tjerë. “Në mbledhjen që bani në hotel

246 Ura e Shkuminit, Elbasan, vjesht’ e III 2, 1923, nr.29. 247 Ura e Shkuminit, Elbasan, vjesht’ e III 23, 1923, nr.32.

Page 100: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

100

Sejdini ora 4 mbas dreke vendosëm të marrim pjesë në këto zgjedhje tue formua një

këshillë prej nesh ndënshkruesve...Prandaj o popull mendo, gjyko e vendos për grupin

“Pleqsuer” i cili ka me të përfaqësue principin pa vu vesh armiqësi personale e

kundërshtime të maparshme”.248

Edhe pse grupi i krijuar në vitin 1923 emërtohej “As i Pashës, as i Beut”, ai i

ruante lidhjet me Aqif Pashë Elbasanin, i cili ishte larguar pas ngjarjeve të marsit 1922

dhe banonte në pensionin Frauenhof në Baden afër qytetit të Vjenës. 249 Në një

korrespondencë sekrete të Ministrisë së Punëve të Brendshme me prefekturën e Elbasanit

shkruhej: “Marrim vesh se z. Aqif Pashë Elbasani, i cili ndodhet në Vjenë, ka ba nji

deklaratë me anë të së cilës propozon që të bahet një mbledhje për shpëtimin e Shqipnies,

tue rrëzue qeverinë e sotme. Tri javë më parë janë nis nga Elbasani z.Hysein Dakli, Lef

Nosi e Beqir Plangarica... dyshohet që këta njerëz kanë shkue atje me qëllim qi të piqen

dhe të merren vesh me Aqif Pashën”250.

Pikërisht në këtë kohë Aqif Pashë Elbasani arriti të themelojë Partinë

Kombëtare.251 Ideja e grupimit të krijuar “As i Pashës, as i Beut” për të mos qenë në

dukje palë me Aqif Pashën kishte si synim që në zgjedhjet për në Asamblenë Kushtetuese

të maksimalizonte votat duke bërë për vete dhe atë pjesë të votuesve që mund të ishin

kundër Aqif Pashës. Shefqet Vërlaci, po ashtu dhe Aqif Pashë Elbasani kishin qenë dhe

vazhdonin ende të ishin dy figura qendrore të jetës politike në Elbasan. Duke qenë

njëkohësisht pronarë tokash, çifligjesh të mëdha private e shpeshherë gjatë jetës së tyre

duke vepruar në mënyrë arbitrare bazuar në një mentalitet arkaik shiheshin si përfaqësues

të feudalizmit në këtë qytet.

Padyshim që veprimtaria e këtyre grupimeve u pasqyrua gjerësisht në shtypin e

Elbasanit të kësaj periudhe. Përfaqësuesit e tyre për të bërë publike pikëpamjet dhe

qëndrimet në gjetjen e rrugëve për zgjidhjen e problemeve politike, ekonomike e

shoqërore shfrytëzuan në një masë të gjerë shtypin periodik të këtij qyteti.

Duke u mbështetur në përvojën e krijuar në organizimin dhe funksionimin e

organeve të shtypit, këto dy gazeta realizuan një veprimtari mjaft të ngjeshur në

248 Elbasani, Elbasan, vjesht’ e III 10, 1923, nr.30. 249 AQSH, F.68, viti 1923, D.9, fl.1 250 AQSH, F152, viti1923, D.13, fl.3(Raport i datës 4.06.1923 i Prefekturës së Elbasanit drejtuar Zyrës

sekrete të Ministrisë së Punëve të Brendshme). 251 Enciklopedi -Elbasani, 426.

Page 101: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

101

pasqyrimin me imtësi të luftës politike që zhvillohej midis grupimeve kryesore në

Elbasan. Gjatë kësaj kohe në Elbasan ende ruhej ndarja politike, ku nga njëra anë

qëndronte grupimi i Shefqet Vërlacit që ishin mbështetës të përfaqësuesve të pozitës së

vendit ku bënte pjesë edhe Ahmet Zogu. Ky grupim ishte i fuqishëm financiarisht dhe

politikisht. Nga ana tjetër qëndronte grupimi i kundërshtarëve të Vërlacit me ndryshimin

e vetëm që në krye të këtij grupimi nuk ishte më Aqif Pashë Elbasani por ishte Ahmet

Dakli. Ky grupim i dytë ishte mbështetës i opozitës së vendit. Të dy grupimet ishin

heterogjene në përbërjen e tyre. Me shpërndarjen e parlamentit më 30 shtator 1923 e

dekretimin e zgjedhjeve për në Asamblenë Kushtetuese filloi fushata elektorale.252

Grupimet politike ne vjeshtën e vitit 1923 zgjodhën kandidaturat për në

Asamblenë Kushtetuese. Grupi “Pleqsuer” zgjodhi kandidatë Shefqet Vërlacin, Shefqet

Daiun, Ahmet Hostapallin, Salim Lunikun, Andon Beçën, Kasem Sejdinin, Faik Dibrën,

Hasan Biçakçiun, Taqi Budën, Selaudin Blloshmin, Behxhet Hytin253. Ndërsa grupimi

politik “As i Pashës, as i Beut” zgjodhi kandidatët Aleksandër Xhuvani, Salih Çeka,

Qamil Gëlqerexhiu, Shaban Blloshmi, Ahmet Dakli, Xhaferr Kongoli, Kostaq Cipo,

Ibrahim Dedej, Ismail Dyrmyshi, Asllan Shahini, Hysen Plangarica, Qazim Dyrmyshi,

Simon Shuteriqi, Hysen Dyrmyshi.254

Krahas opozitës politike në Elbasan, që i pasqyroi gjerësisht pikëpamjet e saj

politike në gazetat “Ura e Shkuminit” dhe “Ku Vemi?”, pasqyruan pikëpamjet e tyre në

gazetën “Elbasani” edhe përfaqesuesit e grupimit “Pleqsuer”. Kjo gazetë ishte një nga

organet e shtypit të këtij qyteti ku u shfaqën gjerësisht pikëpamjet politike të këtij

grupimi. Vetë pronari i kësaj gazete, Ahmet Hostopalli ishte një nga përfaqësuesit

kryesorë të grupimit “Pleqsuer”.

Dihet se zgjedhjet për në Asamblenë Kushtetuese ishin dyshkallëshe d.m.th me

zgjedhës të dytë, të cilët nga ana e tyre do të votonin për anëtarët e Asamblesë. Gazeta

“Ura Shkuminit” jepte porosi që masat e gjëra, të bënin kujdes për votimin e zgjedhësit të

dytë, ndërsa këto do të zgjidhnin “njerëzit e besueshëm prej popullit”. “Ura e Shkuminit”

252 Koka et al., Historia, 215. 253 Ura e Shkuminit, Elbasan, shëndre 14, 1923, nr.35. 254 Ura e Shkuminit, Elbasan, shëndre 14, 1923, nr.35.

Page 102: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

102

bënte thirrje që votuesit të votonin për grupin “As i Pashës, as i Beut”, i cili “është i

popullit, me popullin e për popullin”.255

Përfaqësuesi i opozitës shqiptare Fan Noli si deputet, në kuadrin e bashkëpunimit

me pozitën, me përgjegjësinë kryesore për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike

parashtroj disa kërkesa gjatë një fjalimi të mbajtur më 18 gusht 1923 në qytetin e Korçës.

Këto kërkesa ishin :

parlamenti të bënte amnisti të përgjithshme për fajet politike,

zgjedhjet për në Asamblenë Kushtetuese të bëheshin nga një qeveri e

paanshme që të garantonte lirinë e votimit,

Asambleja Kushtetuese të mbahej në Vlorë në kujtim të ngritjes së

flamurit.256

Përfaqësuesit e pozitës në Elbasan i kundërvihen kërkesave të Fan Nolit, sepse i

druheshin futjes në politikën shqiptare të disa politikanëve pjesëmarrës në kryengritjen e

marsit 1922 dhe që ndiqeshin nga shteti. Riciklimi i këtyre politikanëve në jetën politike

të vendit, sipas tyre do të mund të rriste nivelin e pasigurisë në vend. Ata shprehen

kundër krijimit të një qeverie të paanshme sepse kjo në vetvete nënkuptonte rrëzimin e

qeverisë aktuale. “Imzot Noli kërkon nji qeveri të paanshme në kohën e zgjedhjeve

domethënë që kabineti i sotëm të rrëzohet dhe të bahet nji kabinet i formue nga persona

qi mos jenë të bardhë, të zezë, të kuq, të verdhë e të gjelbër, por të pangjyrshëm”.257

Ndërsa në qëndrimin e shfaqur nga opozita në gazetën “Ura e Shkuminit”, ajo

ishte pro mbledhjes së Asamblesë Kushtetuese, e cila për nga rëndësia e vendimeve që do

të merrte do të ishin të njëjta me ato të kuvendit të Vlorës më 1912. Sipas saj asambleja

“do të vejë themelet e shtetit do të caktojë pikat e para të mënyrës së sundimit, do të

shinojë kryevijat e rregullave e të ligjeve qi do të qeverisin vendin tonë”.258 Por opozita

në Elbasan, grupi “As i Pashës, as i Beut” kundërshtonte kthimin e Asamblesë

Kushtetuese në parlament që përcaktohej në projektligj, praktikë kjo e huazuar nga shteti

255 Ura e Shkuminit, Elbasan, nëntor 23, 1923, nr.32. 256 Elbasani, Elbasan, gusht 22, 1923, nr.21. 257 Elbasani, Elbasan, gusht 22, 1923, nr.21. 258 Ura e Shkuminit, Elbasan, vjesht’ e I 14, 1923, nr.24.

Page 103: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

103

grek. “Mendojmë që do të ishte një punë ma e dobishme e ma serioze, që e para asamble

kostituente e Shqipnies të mos bashkohet në nji trup me parlamentin e dytë të saj”.259

Ndërsa për vendin ku do të mblidhej kjo asamble, përcaktohej qyteti i Elbasanit i

cili sipas opozitës gjithashtu gëzonte të gjitha veçoritë për të qenë kryeqytet i Shqipërisë.

“Kryeqytet Elbasani qi asht qendra natyrshme topografike e dialektike e Shqipnisë”.260

Ndërsa përfaqësuesit e pozitës mbanin një qëndrim të prerë duke e konsideruar

përcaktimin e vendit të mbledhjes së Asamblesë Kushtetuese si detyrë që i takonte

parlamentit. Sipas tyre jo vetëm Vlora por dhe qytete të tjera kishin dhënë kontribute të

rëndësishme në historinë e kombit shqiptar, ndaj s’kishte pse të privoheshin nga e drejta

për t’u zgjedhur si vende ku do të mblidhej Asambleja Kushtetuese. “Vërtet Vlora ka nji

shkallë të shkëlqyeshme, nji vend të dallue n’analin e rilindjes së kombit-shkruhej në

gazetën “Elbasani”- por ene Kruja, ene Lushnja le ta themi se ene Elbasani nuk janë ma

poshtë në synë e historisë Kombëtare”.261

Në përcaktimin e kryeqytetit të Shqipërisë pikëpamjet e grupit “Pleqsuer”

përkonin me ato të grupit “As i Pashës, as i Beut”. Që të dyja grupimet politike ishin për

qytetin e Elbasanit si kryeqytet të Shqipërisë duke e vlerësuar atë nga pikëpamja morale e

shoqërore, strategjike, politike, kulturore, gjuhësore e të tjera.

Mendimi politik i opozitës i shfaqur përgjatë artikujve të gazetës “Ura e

Shkuminit” ishte për rritjen e bashkpunimit politik midis forcave politike në interes të

kombit shqiptar. Ajo dënonte ashpër momentet konfliktuale të politikës shqiptare të

provokuara nga grupe të caktuara brenda politikës dhe të pasqyruar gjerësisht në jetën

parlamentare. Në artikullin “Parlamenti merr fund” shkruhej : “Dita e fundit nuk u mbyll

ashtu sikurse duhesh mbyllur me dorë në qafët, neve dëshirojshim qi përfaqësuesit e

popullit ditën e fundit të ndaheshin me nga nji lamtumirë vllaznore”.262

Ky konfliktualitet politik ishte i tepërt në një Shqipëri që gjendej në një situatë të

vështirë ekonomike dhe që sapo kishte nisur përpjekjet për demokratizimin e jetës së

vendit.

259 Ura e Shkuminit, Elbasan, vjesht’ e I 14, 1923, nr.24. 260 Ura e Shkuminit, Elbasan, shëndre 26, 1923, nr.36. 261 Elbasani, Elbasan, gusht 22, 1923, nr.21. 262 Ura e Shkuminit, Elbasan, vjesht’ e II 5, 1923, nr.26.

Page 104: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

104

Sipas qëndrimit politik të grupit “Pleqsuer” të pasqyruar në shtypin lokal ishin

disa përfaqësues të këtij parlamenti që sipas saj iu kundërvunë qeverisë dhe që nxitën

këtë konfliktualitet në jetën politike. Për ta, mosfunksionimi i mirë i jetës parlamentare

ishte rezultat i veprimtarisë negative të disa parlamentarëve që për qëllime karrieriste

kishin destabilizuar jo vetëm jetën parlamentare por kishin rrezikuar dhe qeverisjen

qendrore. Kjo situatë në parlament ishte bërë pengesë për krijimin e një administrate të

mirë shtetërore dhe miratimit të ligjeve në dobi të popullit. “Për një gja vetëm dëftuen

interes të gjallë e zotsië deputetët e kjo qe rroga e tyne për të cilën votuen ta marrin të

plotë”.263

Në vazhdën e polemikave me gazetën “Elbasani”, në kryeartikullin “Feudalizma e

sotçme” të gazetës “Ura Shkuminit” dëshmohej se mentaliteti i një pjese të

konsiderueshme të klasës politike, mënyra e të vepruarit dhe metodat e përdorura në

arritjen e qëllimeve të tyre politike ishin të njëjta si në kohën e sundimit osman.

Gjerësisht në jetën politike spikatnin shpifjet, vrasjet, intrigat, dinakëria, dhuna si tipare

të feudalizmit por që ende vazhdonin deri diku të ishin pjesë e politikës në vend. Mënyrat

jo të drejta të përzgjedhjes së administratës, veprimet arbitrare të nëpunësve,

mosrespektimi i lirive dhe të drejtave të njeriut, sipas artikullshkruesit, përbënin dëshmi

të pranisë së feudalizmit. “Ne- vijohet në artikull-nuk kemi këtu aspak ndonji qëllim që të

përkasim nderin personal të njeriut kushdo qoftë, përkundrazi do të ruajmë e do të

nderojmë të drejtën e njerëzve si njerëz, por se në anën tjetër do të luftojmë moralin e

feudalizmës qi pengon lirinë e të drejtat e njeriut qi duhet ti gëzojë çdo pjestar i

atdheut”.264

Ky organ shtypi e konsideronte mjaft të rrezikshme praninë e feudalizmit,

sidomos në fshat, duke e cilësuar atë si pengesë kryesore në zhvillimin ekonomik,

progresin dhe prosperitetin e kombit shqiptar. Mosfunksionimi i ligjit apo eklipsimi i tij

prej arbitraritetit feudal çonte në zbehjen e vlerave morale, politike, shoqërore dhe

ekonomike që ai mbarte. Vlerat morale, politike e mbrojtjes të së drejtës së jetës ishin

zbehur për shkak të vrasjeve, dhunës, shpifjeve, kërcënimeve, arbitraritetit të nëpunësve

të administratës, që ishin të pranishme në Prefekturën e Elbasanit.

263 Elbasani, Elbasan, vjesht’ e II 3, 1923, nr.27. 264 Ura e Shkuminit, Elbasan, maj 4, 1923, nr.6.

Page 105: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

105

Mosrespektimi i lirive dhe të drejtave themelore të individit ndikoi negativisht në

përpjekjet që bënin shqiptarët për ndërtimin e një shteti të lirë e demokratik. Ndaj

prioritet i “Urës së Shkuminit” në shkrimet e saj ishte lufta ndaj feudalizmit që do të

arrihej nëpërmjet zhvillimit të arsimit, e ndërmarrjes së reformave në fushën politike,

ekonomike e shoqërore. Përfaqësuesit e opozitës i bëjnë apel qeverisë shqiptare që në

kuadrin e ndërmarrjes së reformave, sidomos në bujqësi, të ketë në qendër të vëmendjes

çështjen e feudalizmit. Disa çifligarë elbasanas shumë të pasur e të fuqishëm

ekonomikisht, që dominonin në jetën politike e shoqërore, karakterizoheshin nga një

sjellje intolerante për të fituar respektin që i takonte më të fuqishmit e më të pasurit.

“Shpresojmë të bahemi shkak qi të ndërrojmë drejtimin ata që arsimi e mësimi i keq,

zakoni i lik i trashëguem prej të huajve i ka ba të mjerët të besojnë se fama e emni,

dashunia e nderimi i popullit fitohen duke trembun e friksue njerëzit me mjete të

ndyta”.265

Ndërsa pozita politike, që akuzohej si përfaqësuese e feudalizmit, nëpërmjet

gazetës “Elbasani” i kundërvihet pikëpamjeve të tyre duke u shprehur për mos

ekzistencën e feudalizmit në Shqipëri e veçanërisht në Elbasan. Pyetjes nëse ekzistonte

feudalizmi në vend përfaqësuesit e pozitës politike i përgjigjen me artikujt e tyre në

gazetën “Elbasani”: “Na themi jo, se dhe lirija e kritikës së asajë gazete (fjala është për

gazetën “Ura e Shkuminit”) formon provën ma të shëndoshë, në mos gabohemi në gjanë

se ajo gazetë ban nji konfusion me fjalët feudalizëm e aristokraci”.266

Në qëndrimin e saj kundër feudalizmit “Ura e Shkuminit” si përçuese e mendimit

të opozitës liberale i kundërvihej edhe qeverisë për shkak të mbështetjes që i jepte

drejtpërdrejtë apo tërthorazi feudalëve në Elbasan, në veçanti Shefqet Vërlacit. Kjo

opozitë gabimisht në disa raste e identifikonte luftën kundër feudalizmit me kundërvënien

ndaj Vërlacit duke modifikuar deri diku qëndrimin ndaj problemit nga këndvështrimi

parimor në atë personal. Pronarë të mëdhenj tokash në Elbasan përveç Vërlacit ishin

Karaosmanët, Biçakçijtë e të tjerë, dhe vetë Aqif Pasha dikur, dukshëm, kishte qenë

bashkëpunëtor politik i Ahmet Daklit.

265 Ura e Shkuminit, Elbasan, maj 4, 1923, nr.6. 266 Elbasani, Elbasan, qershor 13, 1923, nr.11.

Page 106: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

106

Dihej që Shefqet Vërlaci ishte një ndër personat më të pasur në Shqipëri me

autoritet jo vetëm lokal por edhe më gjerë për shkak të pjesëmarrjes së tij në veprimtari

politike sidomos që prej Kongresit të Lushnjes. Në ngjarjet e marsit 1922 ndryshe nga

Aqif Pasha, ai doli në mbështetje të qeverisë, në njëfarë mënyre duke ndikuar në

sigurimin e vazhdimësisë së saj dhe vendosjes së stabilitetit politik në Shqipëri. Me një

person të tillë çdo qeveri mendoj që do t’i duhej të ishte e matur dhe e kujdesshme në

marrëdhëniet e vendosura, për më tepër që Shefqet Vërlaci kishte dhe mjaft mbështetës

në politikë që i përkisnin shtresës që ai përfaqësonte. Opozita e asaj kohe denonconte

qeverinë që për të ruajtur marrëdhëniet e mira me Vërlacin shpesh vihej në shërbim të tij

dhe se ajo me veprimet apo mosveprimet e saj po merrte në mbrojtje feudalizmin.

“Qeverija qandrore ban ma të madhin gabim duke përkrahun dijt e padijt fuqinë feudale

në Elbasan”.267

Sipas gazetës “Ura e Shkuminit” mbledhja e armëve në Elbasan paraqiste anën e

dobët të qeverisë, paaftësinë për të realizuar mledhjen e tyre dhe tek njerëzit e Shefqet

Vërlacit, duke i shkuar pas interesave të këtij çifligari të madh. Opozita politike, sipas saj

kurrësesi nuk mund ta pranonte fuqinë e beut mbi atë qeveritare. Nëse ndodhte, kjo do të

përbënte një regres në hapat e ndërmarra në këtë kohë për forcimin e institucioneve të

shtetit shqiptar. Ngjarjet marsit 1922 e kishin detyruar shtetin shqiptar të realizonte

çarmatimin e popullsisë. Përjashtimi i Shefqet Vërlacit dhe njerëzve të tij nga ky proçes

mund të ketë këto arsye:

Së pari, në ngjarjet e marsit ai doli në mbrojtje të qeverisë së Xhaferr Ypit që u

zhvendos në Elbasan.

Së dyti, çdo qeveri do të kishte hezituar të çarmatoste një çifligar kaq shumë të

pasur dhe me shumë influencë në politikën shqiptare.

Së treti, duke qenë politikisht në anën e Zogut nuk shihej si rrezik për pushtetin që

gjithnjë e më shumë po përqendrohej në duart e tij. “Ky çarmatim ka vazhduar në qetësi

të plotë dhe pa asnjë kundërshtim nga ana e popullit mbasi ata që ngatërronin popullin

ishin eleminuar”.268

267 Ura e Shkuminit, Elbasan, maj 19, 1923, nr.8. 268 Sejfi Vllamasi, Ballafaqime politike në Shqipëri 1897-1942, (Tiranë: Marin Barleti, 1995), 290.

Page 107: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

107

Salih Çeka me qëndrimin e tij denoncoi veprimet e kundra ligjshme të çifligarëve

dhe bejlerëve në territoret ku ato kishin autoritet duke krijuar një lloj qeverisjeje lokale që

binte ndesh me interesat politikë të vendit. “Tri katër dyer qi kemi sot në Shqipni e

sidomos në pjesën e mesme kanë pasuri, hyqmë kanën qenë si qeverina lokale pse kanë

lidhun e zgjidhun si kanë dashun vetë në kurriz të popullit”.269

Grupimi opozitar në prag të zgjedhjeve për në Asamblenë Kushtetuese pasqyroi

edhe qëndrimet e saj ndaj administratës dhe mënyrës së administrimit të prefekturës së

Elbasanit. Prefektura e Elbasanit administrohej prej një prefekti i cili kishte një personel

prej tre sekretarësh. Në qendrën e Prefekturës së Elbasanit dhe nënprefekturave të

Librazhdit Peqinit e Gramshit ishte ngritur këshilli administrativ ku pjesë ishin prefekti

apo nënprefekti. 270 Gjithashtu në qytetin e Elbasanit vepronte edhe administrata e

bashkisë së qytetit. Opozita në shkrimet e saj në gazetën “Ura e Shkuminit” shprehej për

forcimin e administratës dhe rritjen e efektivitetit të punës së saj, gjëra të cilat arriheshin

nëpërmjet përzgjedhjes së drejtë në këtë administratë të njerëzve të arsimuar, të

ndershëm, të moralshëm, të përkushtuar ndaj detyrës respektimit të ligjit nga nëpunësit

dhe bërjes së inspektimeve nga shteti. Përfaqësuesit e opozitës sygjerojnë ndërmarrjen e

inspektimeve të herëpashershme për arsyen se inspektimi i shpeshtë “i shtrëngon

nëpunësit, t’i ndreqë e t’i rrallojë gabimet e të metat në detyrë”.271 Ajo dëshmon mjaft

raste të punës së dobët të administratës, gjë e cila dëmtonte imazhin e saj dhe interesat e

njerëzve të cilëve ajo duhej t’i shërbente. “Mbajmë mend përfundimin e gjyqit të një

nëpunësi që kishte burgos nji njëri jashtë kompetencës e të drejtës ligjor”.272

Veprime të tilla që vijnë nga mosnjohja e kompetencave apo kryheshin dhe me

vetëdije bëheshin pengesë në administrimin sa më mirë e sa më drejtë të këtij rajoni duke

krijuar ndonjëherë edhe pakënaqësi ndaj kësaj administrate. Për opozitën njohja dhe

respektimi i ligjit kishin rëndësi të veçantë sepse në këtë mënyrë shoqëria shqiptare do të

mund të zhvillohej sipas modeleve të shteteve perendimore larg arbitraritetit tipik feudal.

Ata kërkonin që në Elbasan të mbretëronte ligji mbi çdo njëri pavarësisht gjendjes

shoqërore ekonomike apo politike, ishin për zbatimin e parimit të barazisë së shtetasve

269 Ku Vemi?, Elbasan, shkurt 26, 1924, nr.7. 270 Selenica, Shqipria, 251. 271 Ura e Shkuminit, Elbasan, qershor 8, 1923, nr.11. 272 Ura e Shkuminit, Elbasan, qershor 8, 1923, nr.11.

Page 108: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

108

para ligjit dhe këtë e shihnin si mundësinë e vetme për t’i bërë ballë praktikave arkaike të

beut apo pashës në nëpërkëmbjen e ligjit duke shfrytëzuar fuqinë e tyre. “Populli i

ngratë i Elbasanit ka kthyer sytë drejt qeverisë qendrore të Tiranës dhe po pret s’andejmi

prova, të cilat ta bajnë atë të besojë se beu e pasha kanë të drejta të njillojshme përpara

qeverisë e ligjit ashtu sikurse kanë dhe të tjerët... Elbasanasi dëshiron të gëzojë një

sundim ku të nderohet ai që nderon ligjin e jo të jetë i shtrëngue me ruejtë ma tepër se

ligjin hatrin e qejfin e beut a të pashës”.273

Qeveria duhej t’i jepte fund dominimit në jetën politike ekonomike dhe shoqërore

të këtyre praktikave feudale të cilat vështirësonin jo vetëm administrimin e kësaj

prefekture por dhe rëndonin mbi popullsinë e saj duke e bërë akoma më të vështirë

jetesën. Ndaj në artikullin “Të llafosemi sheshazi” në gazetën “Ura e Shkuminit”

përfaqësuesit e opozitës i kërkonin hapur qeverisë të dëshmonte vullnetin e saj në

vendosjen e respektimin e ligjit për t’i treguar popullit që “fuqija qeveritare nuk bahet

vegël e fuqisë feudale”.274

Përfaqësuesit e pozitës reagojnë duke dalë në mbrojtje të punës së administratës

dhe duke i konsideruar këto qëndrime të opozitës si tendencë për të diskretituar

administratën sepse “kështu diskretiton tërthorazi qeverinë qendrore”.275 Ata shprehen

me nota pozitive për veprimtarinë e qeverisë në ushtrimin e pushtetit ekzekutiv e sidomos

për periudhën e qeverisjes së vendit nga Ahmet Zogu. “Për me ftof popullin nga kjo

qeveri -shkruan një ndër përfaqësuesit e pozitës politike në gazetën “Elbasani”- filluen me

kritikue qeverinë e Ahmet Zogut si diktatore e si shtypëse. Neve diktatorinë e dimë

ndryshe e jo siguruese të jetës, të pasunisë, e të nderit të popullit në bazë të ligjeve të

shtetit”.276

Në situatën e vështirë ekonomike, sociale e politike që po kalonte vendi të

pranishme ishin edhe përballjet në aspektin ideologjik midis çifligarëve përfaqësues të

marrëdhënieve të vjetëruara ekonomike që bazoheshin në sistemin e mbyllur të

ekonomisë feudale dhe sipërmarrësve të lirë që kishin organizuar aktivitetet e tyre bazuar

në elementë të ekonomisë së tregut. Secila palë akuzonte, për konservatorizëm njëra apo

273 Ura e Shkuminit, Elbasan, qershor 15, 1923, nr.12. 274 Ura e Shkuminit, Elbasan, qershor 15, 1923, nr.12. 275 Elbasani, Elbasan, qershor 20, 1923, nr.12. 276 Elbasani, Elbasan, vjesht’ e II 3, 1923, nr.27.

Page 109: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

109

radikalizëm tjetra. Sigurimi i argumentave të mjaftueshme për të përligjur rolin e vet në

jetën politike, ekonomike e shoqërore në këtë periudhë kishte rëndësi për secilën palë, si

për opozitën ashtu dhe për pozitën.

“Konservatorizma dhe radikalizma” është një ndër artikujt e gazetës “Elbasani”,

ku pozita përpiqej të jepte argumenta të mjaftueshme për të etiketuar qëndrimet e

përpjekjet e kundërshtarëve politik si radikale dhe se ky radikalizëm i dukshëm në

qëndrimin e tyre politik do të ishte me mjaft pasoja të rënda për Shqipërinë e shqiptarët.

Megjithëse pranohen hapur efektet negative në prapambetjen e theksuar të vendit që kanë

sjellë qëndrimet konservatoriste artikullshkruesi Taqi Buda përfaqësues i grupit

“Pleqsuer” dhe ngushtësisht i lidhur me Shefqet Vërlacin distancohet nga të qenit pjesë e

kësaj konservatorizme. Sipas tij ajo çka kishte ndodhur nuk përbënte më rrezik, por për

Shqipërinë përbënte rrezik ajo çka pritej të ndodhte si rezultat i ideve radikale që shfaqnin

disa grupime politike. “Konservatorizma damton kombin me qindresën e saja fanatike në

gjendjen e përparshme e shtrëngon kombin të qendrojë aty ku e kanë lanë të vjetrit. Por

radikalisma e damton ma fort këtë komb”.277

Në pikëpamjet e tyre përfaqësuesit e pozitës ishin për ndryshime të ngadalta në

jetën e vendit. Ky qëndrim ishte i kuptueshëm duke parë dhe shtresën që ky grupim

përfaqësonte. Pra sipas tyre, që kombi të mos dëmtohej duhej të pajtohej me gjendjen

aktuale, gjë që nënkuptonte ruajtjen e pozitave ekonomike e politike të pronarëve të

mëdhenj të tokave, çifligarëve që në vetvete nuk nguronin që të jepnin edhe zgjidhjen:

“evolusionisma progresisma me fjalë tjera t’eci n’udhën e përparimit me çapa të

ngadalta e të sigurta”.278

Situata u bë më konfliktuale me fillimin e fushatës elektorale për në asamblenë

kushtetuese. Dhuna, kërcënimet politike u bënë të theksuar gjatë kësaj fushate. Të dyja

grupimet politike akuzonin njëra-tjetrën për përdorim të dhunës. “Njerëz të ndershëm të

grupit “Pleqsuer” -shkruhej në gazetën Elbasani- ndalohen në faqe të autoriteteve prej

patrullës civile të atij grupi. Kështu po zhvillohet propaganda e grupit të famshëm “As i

Pashës, as i Beut” me ndihmën e fuqisë së armatosur e policisë”.279

277 Elbasani, Elbasan, shkurt 10, 1923, nr.8. 278 Elbasani, Elbasan, shkurt 10, 1923, nr.8. 279 Elbasani, Elbasan, dhjetor 7, 1923, nr.32.

Page 110: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

110

Gazeta “Elbasani” akuzonte përfaqësuesit e palës kundërshtare për ushtrim dhune

ndaj zgjedhësve në rajonet Gramsh, Peqin, Elbasan, madje në artikullin “Veprimi i

gjindarmërisë e policisë e liria e votimit në Prefekturën tonë” ajo denonconte

njëanshmërinë e përfaqësuesve të xhandarmërisë, si pjesë e administratës, në

veprimtarinë e tyre përkrah grupit “As i Pashës, as i Beut”.

Nga ana tjetër gazeta “Ura Shkuminit” në artikullin “Zgjedhjet dhe vegjëlia”

denonconte dhunën ndaj banorëve të Polisit dhe ndaj tregtarëve të qytetit të Elbasanit si

Haki Kotheres dhe Selman Belshakut.280 Në artikujt “Vegjëlia dhe beu”, “26 Nënduer”,

po në këtë gazetë denoncohen raste të veprimeve arbitrare të kryera nga nëpunësit e

administratës lokale, veprime të diktuara nga autoriteti që kishte në këtë rajon Shefqet

Vërlaci dhe çifligarë të tjerë. “Adem Gjinishi u vra... ra dëshmor i lirisë së mendimit”281-

shkruante opozita në faqet e gazetës “Ura e Shkuminit” duke glorifikuar figurën e tij dhe

duke akuzuar direkt kundërshtarët politik.

Në kundërpërgjigje gazeta “Elbasani” shkruante: “i ndjeri në kohët e fundit ish ma

n’harmoni me kundërshtarët e përparshëm të tij sesa me ish bashkëpunuesit”282.

Në një telegram dërguar Ministrisë së Brendshme nga grupimi “As i Pashës, as i

Beut” shkruhej: “Lirija e mendimit dhe e ndërgjegjes po shkilet tyke rrafë e frikësue

njerëzit nga ana e disa personave qi quhen të beut”.283

Në fillim të fushatës së zgjedhjeve në faqet e “Urës së Shkuminit”, artikujt

përshkoheshin nga një frymë optimiste, mbasi prej tyre do të dilte Asambleja

Kushtetuese, e cila do të bënte që të realizohej programi, që do t’i siguronte popullit një

jetë normale, punë dhe të mira materiale. Por mbas përfundimit të tyre, në shkrimet e

botuara në gazetë për këtë çështje, fryma shpresëdhënëse mbaron dhe vendin e saj e zë

zhgënjimi. “Ura e Shkuminit” konstatonte me keqardhje, se në zgjedhjet e zhvilluara në

qarkun e Elbasanit, kishte fituar grupimi i Shefqet Vërlacit. Në të njëjtën kohë, ajo nxirrte

në shesh parregullsinë e veprimeve të kryera e mekanizmin e përdorur nga forcat

qeveritare, që siguruan fitoren e këtij grupimi.

280 Ura e Shkuminit, Elbasan, shëndre 5, 1923, nr.34. 281 Ura e Shkuminit, Elbasan, vjesht’ e III 23, 1923, nr.32. 282 Elbasani, Elbasan, dhjetor 7, 1923, nr.32. 283 Ura e Shkuminit, Elbasan, shëndre 5, 1923, nr.34.

Page 111: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

111

Me gjithë optimizmin e opozitës për t’i fituar zgjedhjet, optimizëm i cili buronte

nga prezantimi i një programi politik liberal, përzgjedhja e duhur e kandidaturave dhe

mbështetja në popull, grupi “As i Pashës, as i Beut” i humbi zgjedhjet.

Pozita fitoi por duhet theksuar se votat e forcave opozitare ishin shtuar në këto

zgjedhje krahasuar me zgjedhjet e Këshillit Kombëtar të vitit 1921. Nga 102 që ishte

numri i përgjithshëm i vendeve në Asamblenë Kushtetuese 1/3 e tyre e zotëronin

opozitarët. Në Elbasan fitoi grupimi “Pleqsuer” me kandidatët: Hasan Biçakçiu, Salim

Luniku, Selahedin Blloshmi, Qazim Durmishi, Taqi Buda, Shefqet Vërlaci, Shefqet Daiu,

Andon Beça, Kasem Sejdini, Behexhet Hyti, Ahmet Hostopalli dhe Faik Dibra.284 Në

Asamblenë Kushtetuese u zgjodh edhe Aqif Pashë Elbasani por jo si kandidat i Elbasanit

por si kandidat i Korçës krahas figurave si Fan Noli, Faik Konica, Sejfi Vllamasi edhe

pse ishte në këtë kohë në mërgim.285

Në analizën që i bënte grupi “Pleqsuer” humbjes së kundërshtarit të tij politik

rendit:

së pari daljen para popullit me një emërtim të gënjeshtërt, duke qenë se lidhjet e

tyre me Aqif Pashën ishin evidente. “Grupi kundërshtar e humbi luftën turpnisht pse

zbriti në luftën elektorale me një titull rrenës “As i Pashës, as i Beut”.286

Së dyti mbrojtja e idesë së formës së regjimit monarkik në Shqipëri. “Grupi i vet-

quajtun “As i Pashës, as i Beut” kërkonte që forma e sundimit të Shqipnies t’jetë

mbretnore e ma fort kur ndëgjohesh se duan për Mbret princ Vidin”287.

Së treti mjetet ilegale e jo të moralshme, intrigat, presionet, dhuna që perdori ky grup.

Ndërsa në analizën që gazeta “Ura e Shkuminit” i bën fitores së grupit

“Pleqsuer”, rendit disa arsye: dhuna e përndjekja politike, mbështetja që pati nga

administrata civile e ushtarake, vrasjet politike, dominimi i komisioneve të zgjedhjeve

nga njerëzit mbështetës të Shefqet Vërlacit, shpërdorimet, abuzimet e korruptimi i

komisionerëve, blerja e votave nga ana e përfaqësuesve të grupit “Pleqsuer”, e të tjera.

284 Selenica, Shqipria, XXI. 285 Gazeta e Korçës, Korçë, janar 5, 1924, nr.59. 286 Elbasani, Elbasan, kallnuer 1, 1924, nr.35. 287 Elbasani, Elbasan, kallnuer 1, 1924, nr.35.

Page 112: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

112

“Fitoi - shkruhej në kryeartikullin “Përfundimi i zgjedhjeve” në gazetën “Ura e

Shkuminit” -se veç mjeteve të tjera beu këtë rradhë përdori edhe florinin aty ku e

kërkonte nevoja”.288

Ndërsa në pikëpamjen e tyre përfaqësuesit e grupit “Pleqsuer” mendonin se vlera

e fitores së tyre qëndronte në programin e detajuar me të cilën u përfaqësuan, ku do t’i

kërkohej kuvendit themeltar krijimin e një statuti që t’i përshtatet besimeve, zakoneve të

popullit, formën e regjimit republikan, krijimin e një qeverie homogjene të fortë e cila do

të mund të siguronte qetësinë e përparimin.289

Megjithëse forcat opozitare në tërë vendin dështuan në synimin e tyre, për të

marrë pushtetin me anën e zgjedhjeve, përpjekjet e tyre për demokratizimin e jetës së

vendit dhe forcimin e aparatit shtetëror, në interes të popullit vazhduan. Kjo është edhe

arsyeja që gazeta “Ura e Shkuminit” bënte thirrje, për të mos rënë në pesimizëm, por të

vazhdohej lufta për t`i imponuar pushtetit të ri të ardhur në fuqi pas zgjedhjeve, që të

kryente vepra të dobishme për kombin. Në artikullin “Kabineti i ri, shpresë e re” thuhej

se nuk duhet nxituar për të dhënë gjykimin negativ mbi rolin që do të luante Kuvendi

Kushtetues290. Me gjithë dëshirën për të shpresuar në këtë kabinet të krijuar, rreth tri javë

më pas ajo përsëri do të pohonte se: “në kohën e sotme e gjithë bota vret mendjen si me

shërue plagët e shkaktueme nga lufta, kurse ne vërejmë si me i lëndue më tepër tonat”.291

Pavarësisht konflikteve politike të shfaqura dukshëm në Elbasan gjatë këtyre

zgjedhjeve spikat një dallim i qenësishëm i këtyre dy gazetave, “Ura e Shkuminit” e

“Elbasani”, me gazetën “Shkumini”. Në periudhën e ekzistencës së gazetës “Shkumini”

vihen re përpjekjet e shtypit për të ndikuar në jetën politike të asaj periudhe për

ndryshime pozitive të situatës në tërësi dhe forcimin e vetë organeve të shtypit. Ndërsa

gjatë ekzistencës së gazetave “Ura e Shkuminit” dhe “Elbasani” krahas të tjerave vihen re

përpjekjet gjithnjë e në rritje të grupimeve politike për të ndikuar në veprimtarinë e

shtypit duke synuar t’i shndërronin ato thjesht në mjete propagandistike për idetë e tyre

politike ekonomike e shoqërore. Nëpërmjet përdorimit të shtypit këto grupime mund të

288 Ura e Shkuminit, Elbasan, Kallnduer 26, 1924, nr.37. 289 Elbasani, Elbasan, kallnuer 1, 1924, nr.35. 290 Ura e Shkuminit, Elbasan, mars 7, 1924, nr.4. 291 Ura e Shkuminit, Elbasan, shkurt 24, 1924, nr.40.

Page 113: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

113

siguronin më shumë mbështetës. Ky ndikim gjithnjë në rritje i grupimeve politike në

veprimtarinë e shtypit rezulton me pasoja negative për këto arsye:

së pari tendenca për politizimin e skajshëm të jetës së vendit nëpërmjet përdorimit

të shtypit.

Së dyti eklipsimi, nëpërmjet politizimit, i problemeve që kërkonin zgjidhje të

menjëhershme.

Së treti rritja e nivelit të konfliktualitetit politik në gjirin e shoqërisë.

Në faqet e këtyre dy gazetave vihen re, në një numër të konsiderueshëm, i

artikujve që në përmbajtjen e tyre ishin të shkruara në formën e replikës ndaj artikujve të

botuara nga pala kundërshtare. Megjithatë ekzistenca e këtyre organeve të shtypit merr

një rëndësi mjaft të madhe për kohën dhe vendin në të cilën u botuan.

Page 114: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

114

III. 4 – Pikëpamjet rreth organizimit dhe konsolidimin të shtetit shqiptar.

Shumë publicistë elbasanas zhvilluan veprimtarinë e tyre si pjesë e grupimeve

politike apo pa qenë pjesë e ndonjë grupimi politik në Elbasan, por që spikatën me

pikëpamjet tyre liberale për organizimin dhe konsolidimin e shtetit shqiptar. Në gazetën

“Shkumini” publicistët trajtuan probleme të ndryshme politike, ekonomike e sociale parë

në këndvështrimin progresist duke kontribuar në nxitjen e proçeseve demokratike në

Shqipëri. Në artikujt e botuara në gazetën “Shkumini”, me qëndrimin e tyre, ata i

kundërvihen politikës së vjetër të qeverisjes, mentalitetit oriental në drejtimin e vendit për

t’i hapur rrugën zhvillimit demokratik.

Filip Papajani ishte për shkëputjen përfundimisht nga kjo politikë e vjetër e

qeverisjes me tipare feudale e trashëguar nga sundimi i gjatë osman. Përfaqësuesit e kësaj

politike të vjetër, çifligarët, nuk kishin bërë asgjë tjetër përveçse kishin qeverisur vendin

me metoda tipike orientale. Një qeverisje e tillë nuk i duhej më shqiptarëve. “Rrotat e

qerres shqiptare-shkruan Filip Papajani në gazetën “Shkumini”-nuk lëvizin shpejt që t’i

arrijnë shoqevet të saja me mënyra “allaturka”, që të flasim ma shkoqun nuk bahet nji

Shqipëri evropiane”.292 Një Shqipëri me një qeverisje të tillë nuk mund të aspironte për të

ecur përpara ashtu si vendet e tjera evropiane. Ndaj ishte e nevojshme për progresin e

vendit heqja dorë nga ky mentalitet qeverisës dhe zbatimi i modeleve demokratike në

qeverisje.

Edhe Emin Matraxhiu ngrihet kundër feudalizmit, mentalitetit konservator dhe

fanatizmit fetar që dominonin në jetën e shoqërisë shqiptare të asaj kohe dhe që ishin bërë

pengesë në realizimin e tri detyrave shumë të rëndësishme “me ruajtun atë që kemi, me

rifitue atë që kemi humbun dhe me sigurue jetën si komb”.293 Vendosjen e qetësisë,

kursimin dhe emërimin e nëpunësve të zotë në administratë ai i konsideron si “nevojat ma

urgjente” për përmirësimin e gjendjes në vend.

Një tjetër intelektual i pavarur gjatë viteve 1920-1922, që përfaqësoi mendimin e

intelektualëve të Elbasanit dhe që spikati me idetë e tij jo vetëm në fushën arsimore,

292 Shkumini, Elbasan, kallënduer 21, 1921, nr.2. 293 Shkumini, Elbasan, vjesht’ e II 28, 1921, nr.35.

Page 115: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

115

kulturore por edhe atë politike ishte Thanas Floqi. Gjatë këtyre viteve ai nuk u bë pjesë e

ndonjë grupimi politik, ndërsa në fund të viti 1923 ai u angazhua me grupin “As i Pashës,

as i Beut”.

Në kuadrin e organizimit dhe konsolidimit të shtetit shqiptar për avokatin Thanas

Floqi rëndësi të madhe kishte hartimi i një “kanuni themeltar” (kushtetute) me qëllim që

ky kanun i hartuar t’i jepte fund përcaktimit të formës së regjimit gjë që nuk u arrit të

realizohej përfundimisht në Kongresin e Lushnjes. Ai ishte për mbajtjen e një mbledhje

kombëtare për hartimin e kanunit themeltar. Ai mendonte se mbledhja kombtare duhej

bërë për të hedhur themelet e shtetit shqiptar, “pasi çdo ndërtesë ka nevojë për themele

ashtu edhe ndërtesa e një shteti ka nevojë për themel i cili në gjuhën teknike quhet kanun

themeltar”.294

Për të realizuar hartimin dhe miratimin të këtij kanuni ai propozonte angazhimin e

disa politologëve të jashtëm që duke njohur zakonet, traditat e shqiptarëve do të

kontribuonin pozitivisht në hartimin dhe miratimin e këtij kanuni. Ishte për ngritjen e një

biblioteke ku pjesë e saj të ishin modele të statuteve të vendeve evropiane të cilat t’i

viheshin në dispozicion përfaqësuesve të politikës shqiptare që do të angazhoheshin në

vendimmarrje për përcaktimin e këtij kanuni themeltar si dhe ngritjen e një komisioni

shqiptar “me njerëz të zgjedhur pa hatër të zotët e të punës”295, që do të bashkëpunonin

me ekspertët evropianë në hartimin e këtij kanuni.

Filip Papajani në artikullin “Qeverim” shfaqte pikëpamjen e tij se Këshilli

Kombëtar në veprimtarinë e tij që do të zhvillonte në të ardhmen për hartimin dhe

miratimin e ligjeve, tepër të rëndësishme këto për shtetin shqiptar, duhej të mbështetej në

psikologjinë e popullit. Hartimi dhe miratimi i ligjeve ku të merren parasysh zakonet,

traditat dhe psikologjia e shqiptarit do të mund të ndikonin pozitivisht në përmirësimin e

qeverisjes së vendit ku, siç theksonte ai: “ do të mundin të kemi qeverim me jetë të gjatë

dhe qeveritarë të vlefshëm”.296

294 Shkumini, Elbasan, kallënduer 21, 1921, nr.2. 295 Shkumini, Elbasan, kallënduer 21, 1921, nr.2. 296 Shkumini, Elbasan, prill 15, 1921, nr.14.

Page 116: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

116

Idetë e tij për mënyrën e qeverisjes përkojnë me vendimmarrjen në Kongresin e

Lushnjes “mënyra jonë e qeverimit regjansë-republikë e sotshmja ashtë mjaft e mirë-

shkruante ai”.297

Ndërsa një tjetër intelektual elbasanas Josif Haxhimima me pseudonimin Rras’ e

bardhë në artikullin “Qeveri dhe komb” të shkruar po në gazetën “Shkumini” shprehte

idenë e tij për një qeverisje konstitucionale, jo absolute, për organizimin e një shteti mbi

bazën e parlamentarizmit ku në Shqipëri sovran të ishte populli që do të ushtronte

pushtetin e tij nëpërmjet votës së lirë. “Në qeverinë absolute- shkruan ndër të tjera ai-

populli asht’ shërbëtori i qeverisë në qeverinë konstitucionale kombi vetë asht’ urdhni i

qeverisë domethënë ministrat janë të shtrënguem të përkohen me urdhnat e

përfaqësuesve të kombit”.298

Filip Papajani ishte për një rol më aktiv të qeverisë në përmirësimin e jetës së

shoqërisë shqiptare. Ai kërkonte prej saj marrjen e masave për t’i dhënë fund jo vetëm

vështirësive ekonomike, problemeve sociale por edhe arbitraritetit të administratës civile

e ushtarake që nuk kishin hequr dorë nga praktikat e vjetra feudale. Në artikullin

“Shqipnia e shqiptarëvet” të gazetës “Shkumini”, në një kohë kur kjo frazë po përqafohej

gjithnjë e më shumë nga diplomatët ndërkombëtarë, Filip Papajani shkruante: “Kjo asht

Shqipnia e shqiptarëvet, nëpër qytete e nëpër katunde puna çfaqet ma zi e ma errët, ma

për ta qa me lot. Katundësit si në kohët e shkuame ashtu edhe sot, i merret me pahirë prej

xhandarëve gjeli dhe pula, dashi dhe cjapi e topi i duhanit. Asht’ i detyrue të ushqejë

krahinarët dhe xhandarët e tyne, kurdoherë që i teket ktyneve t’i zanë shtëpinë”.299 Ai i

kundërvihet ashpër sjelljes dhe veprimeve të një pjese të administratës civile e ushtarake

që jo vetëm nuk ndihmonin në qeverisjen sa më mirë të vendit por bëheshin pengesë,

duke ngjallur pakënaqësi në popull. Gjithashtu Filip Papajani kundërshtonte politikat e

vjetra të taksimit që të gërshetuara me këtë arbitraritet të administratës rrënonin

ekonomikisht familjet fshatare. “Katundasit si në kohën e vjetër rrehet prej taksidarit,

dhitohet randë prej dhitarit”.300.

297 Shkumini, Elbasan, prill 29, 1921, nr.16. 298 Shkumini, Elbasan, mars 25, 1921, nr.11. 299 Shkumini, Elbasan, kallënduer 28, 1921, nr.3. 300 Shkumini, Elbasan, kallënduer 28, 1921, nr.3.

Page 117: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

117

I preokupuar nga kjo situatë e vështirë dhe i shqetësuar për veprimet arbitrare të

administratës shtetërore ai i bën apel qeverisë që të ndërmarrë hapa konkretë në

reformimin e administratës për ndryshimin pozitiv të situatës sepse populli nuk po

shihte sipas tij “ veçse ndryshim qeverinash dhe njerëzish”301.

Veprimtaria e administratës kishte qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm të

përfaqësuesve të grupimeve politike por dhe intelektualëve jashtë këtyre grupimeve të

cilët ishin të interesuar për konsolidimin e shtetit shqiptar. Forcimin e administratës,

përmirësimin e punës së saj ata e shihnin si të realizueshme nëpërmjet ndërmarrjes së një

reforme administrative. Çdokush që do të mund të ishte pjesë e administratës duhej të

mos kthehej në vegël e ndonjë grupimi politik sepse “le qi mund të bahen shkaktarë të

ndonji dami për atdheun, por kur ngrihen e bien ato humbin edhe vendin qi kanë e

mbeten rrugave pa punë”.302 Ata i qëndronin idesë për zëvendësimin e një pjesë të

konsiderueshme të administratës e cila në një periudhë kohore jo shumë të largët i kishte

shërbyer një regjimi të vjetër, atij otoman. Ishin për krijimin e një administrate jo vetëm

larg politikës por dhe larg influencës së personave të fuqishëm, gjë e cila do të rriste

besimin e popullit në punën e saj. “Në qoftë se një person me influencë lokale, me lutje

ose me të kanosun kërkon që t’i mbarojnë punët e tija, le të sjellin ndërmend se Atdheu

ashtë ma i madh se ai edhe le ta bajnë veshin e shurdhët”.303

Përmirësimin e gjendjes në Shqipëri Emin Matraxhiu e lidhte ngushtë me

forcimin e punës së administratës. Në idetë e tij ai i sygjeronte qeverisë që nëpunësit e

administratës, si nëpunësit e lartë apo të vegjël të mos punonin në vende “ku kanë

farefisin e vet sepse influencohen prej tyne dhe shkelin detyrat”.304 Ai shprehej për

krijimin e një komisioni në monitorimin e punës së administratës dhe në bashkpunim me

popullin të vendosnin për mbajtjen ose jo në shërbim të nëpunësve. Qeveria duhej të

bënte shumë kujdes në emërimin e prefektëve dhe nënprefektëve, sepse sipas tij “të

shumtit e prefektavet e nënprefektavet e krahinarëvet të sotëm janë zero e duhen larguar

nga detyra pa humbë kohë”.305 Vetëm emërimi mbi bazën e meritave i njerëzve të zotë, të

301 Shkumini, Elbasan, kallënduer 28, 1921, nr.3. 302 Shkumini, Elbasan, shkurt 11, 1921, nr.5. 303 Shkumini, Elbasan, shkurt 11, 1921, nr.5. 304 Shkumini, Elbasan , korrik 22, 1921, nr.28. 305 Shkumini, Elbasan , korrik 22, 1921, nr.28.

Page 118: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

118

aftë, aktivë, të ndershëm për të kuptuar dhe zgjidhur nevojat e popullit do të ishte veprimi

i duhur nga ana e qeverisë.

Filip Papajani i konsideronte jonormale mënyrat se si formoheshin qeveritë në

Shqipëri duke u bazuar në kriteret e përkatësisë fetare, krahinore, në pozitën ekonomike e

shoqërore dhe jo në kriteret e aftësisë dhe zotësisë. Krijimi i qeverive në bazë të kësaj

praktike në Shqipëri kishte pasoja në qeverisjen jo të mirë të Shqipërisë. Konfliktet

politike dhe prishja e ekuilibrave politike në vend shpesh çonte në rënien e këtyre

qeverive brenda një periudhe kohe të shkurtër. “Kur ndër ne e kërkon puna me formue

nji qeveri të re piksëpari merret ndën kujdes qi të kënaqen fetë e ndryshme edhe njerëzit

me influencë...”.306

Brishtësia e shtetit shqiptar, krizat politike gjatë kësaj periudhe e bënin të

domosdoshme ruajtjen e raporteve fetare, duke siguruar në njëfarë mënyrë ekuilibrin

politik në vend. Por sipas gazetës “Shkumini” një praktikë e tillë në formimin e qeverive

ishte e dëmshme për Shqipërinë sepse mund të shërbente si faktor nxitës i dasive fetare e

krahinore. “Kur kemi dalë përpara botës me i dalë zot të drejtave tona- shkruan ndër të

tjera Filip Papajani- kemi dalë si komb e jo si fe as si klasë jo. Fenë e nobilitetin

gjithsecili i ka për vete, por Shqipërinë e kemi gjithë së bashku”.307

Mentaliteti oriental i një pjese të klasës së politikës shqiptare u bë e dukshme

edhe në zgjedhjen e anëtarëve të kabineteve qeveritare, duke synuar të kënaqnin prirjet

karrieriste të njerëzve të pasur, çifligarë, pronarë të mëdhenj tokash me influencë lokale

apo kombëtare larg principeve demokratike të qeverisjes. Gjatë kësaj periudhe siç

shprehej në artikullin e tij Filip Papajani “Si formohen qeveritë shqiptare sot”,

“kapaciteti, edukacioni edhe principet as qi merren ndër sy ashtu si e kërkon puna e

nevoja”.308 Kjo do të përbënte një ndër vështirësitë kryesore në proçesin e vazhdueshëm

për konsolidimin dhe demokratizimin e shtetit shqiptar.

Edhe Emin Matraxhiu vlerësonte rolin e përfaqësuesve të politikës shqiptare në

proçeset për demokratizimin e jetës së vendit por nuk linte pa evidentuar anët negative të

“lojës” politike e mbushur me mëri dhe konflikte që, dashje pa dashje, dëmtonin interesat

306 Shkumini, Elbasan, shkurt 4, 1921, nr.4. 307 Shkumini, Elbasan, shkurt 4, 1921, nr.4. 308 Shkumini, Elbasan, shkurt 4, 1921, nr.4.

Page 119: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

119

mbarë kombëtare. Sipas tij ishin interesat personale të grupeve apo eksponentëve të

caktuar të klasës politike që dëmtonin politikën shqiptare. Ndaj ai i bënte thirrje kësaj

klase politike t’i linte mënjanë mëritë personale dhe konfliktet e të vihej në shërbim të

interesave madhorë të vendit. Ekzistenca e të ashtuquajturave parti politike me programe

jo të qarta me përbërje heterogjene në organizim ku gjithashtu brenda rradhëve të tyre

evidentoheshin elementë me mentalitet të theksuar karrierist ndikuan negativisht në

ecurinë politike të vendit. Ndaj Emin Matraxhiu i bënte apel klasës politike në vend, duke

u shprehur se: “Sot nuk ashtë koha e interesave personale ose lokale, nuk ashtë koha e

gjumit, asht’ dita e aktivitetit e rindërtimit kombëtar”.309

Për zgjidhjen e këtyre problemeve të shfaqura në jetën politike shqiptare në

artikullin “Atdheu pret punë”310 Emin Matraxhiu prezantoi idetë e tij, deri diku edhe

utopike, për politikën shqiptare, për krijimin e partive me përbërje homogjene në

organizim, krijimin e një qeverie të paanshme larg varësisë politike, rritjen e veprimtarisë

bashkëpunuese në parlament në hartimin e miratimin e legjislacionit të shtetit shqiptar.

Krijimi i qeverisë së paanshme larg varësisë politike për mendimin tim ishte një

ide utopike, e parealizueshme kjo në vendet më demokratike të Evropës të asaj periudhe,

e jo më në kushtet e Shqipërisë.

Në Kongresin e Lushnjes pasi u miratua statuti u vendos se ai do të ishte i

përkohshëm dhe do të mund të plotësohej më vonë. Detyrën për ta realizuar atë e mori

Këshilli Kombëtar i dalë nga zgjedhjet e vitit 1921-1922. Gjatë zhvillimit të punës për

hartimin e projektit për zgjerimin e statutit të Lushnjes, përfaqësuesit e pozitës politike në

Elbasan ishin në mbështetje të idesë për futjen në Statutin e Zgjeruar të Lushnjes edhe të

neneve që i jepnin mundësi organizimit të referendumeve si element i rëndësishëm në

jetën demokratike të vendit. Ata ishin jo për votimin e çdo ligji sepse “referendumi për

çdo ligjë shkakton humbjen e kohës dhe vonimin e dobisë së tyne”311, por vetëm atyre

ligjeve që do të kishin kontestime nga populli apo grupe të ndryshme politike. “Themi se

kishte qenë masa ma e urtë dhe ma n’afrim me referendumin sikur të futesh në shtatutin

309 Shkumini, Elbasan, qershuer 24, 1921, nr.24. 310 Shkumini, Elbasan, qershuer 24, 1921, nr.24. 311 Elbasani, Elbasan, shëndre 30, 1922, nr.4.

Page 120: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

120

tonë nji dispozitë qi të urdhnoj referendum për çdo ligjë qi shkaktojë ankimin e një pjese

të caktueme si me thanë një e pesta apo teta e popullit”.312

Sipas artikullshkruesit Ahmet Hostopalli, përfaqësues i pozitës politike në

Elbasan, futja e referendumit në Statutin e Zgjeruar të Lushnjes do të ishte një zgjidhje në

thelb demokratik për miratimin e disa ligjeve të rëndësishme. Nëpërmjet referendumit do

të rritej më tej pjesëmarrja e popullit në vendimmarrje në jetën politike duke e ushtruar

sovranitetin e tij në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ai do të krijonte mundësinë e gërshetimit në

vendimmarrjen politike të elementëve të demokracisë së përfaqësuar me elementë të

demokracisë së drejtpërdrejtë. “Referendumi- thekson autori- ka rëndësi të posaçme për

zbatimin e ligjeve e sidomos të shtatuve”.313

Paraqitja e një ideje të tillë nuk do të ishte e pakundërshtueshme nga të tjerët.

Ndër arsyet për të cilat referendumi mund të kundërshtohej ishin: niveli ulët arsimor i

popullsisë, qëndrimi indiferent i një pjese popullsisë ndaj zhvillimeve politike, problemet

ekonomike e financiare, dhe koha e gjatë e duhur për organizimin e referendumit.

Lidhur me forcimin e demokracisë në Shqipëri “Ku vemi?” ngriti në shtyllat e saj

problemin e udhëheqjes më të lartë shtetërore. Ajo ka një mendim të qartë e të prerë për

këtë çështje, është partizane për republikën kolegjiale të vendit tonë.

Përsa i përket formës regjimit opozitarët e grupit “As i Pashës, as i Beut” nuk

ishin të vendosur në zgjedhjen e njërës prej dy formave monarki kushtetuese apo

republikë parlamentare për të cilat kishte mjaft debate në skenën politike. Ata ishin për

përcaktimin e njërës prej formave të qeverisjes pas bisedimeve e konsultimeve në

Asamblenë Kushtetuese. Programi i Partisë Kombëtare të drejtuar nga Aqif Pasha në

Vjenë shprehej për formën e regjimit monarki kushtetuese314 qëndrim ky i ndryshëm nga

grupimi “Pleqsuer” që ishte shprehur për republikën parlamentare si formë regjimi në

Shqipëri. Arsyet për të cilat grupi “Pleqsuer” ishte kundër monarkisë ishin:

së pari konfliktet që mund të shfaqeshin midis shqiptarëve në zgjedhjen e mbretit.

Së dyti shpenzimet e mëdha për oborrin mbretëror, shpenzime të cilat “si mba dot

buxheti ynë i ngushtë dhe i vobektë”315.

312 Elbasani, Elbasan, shëndre 30, 1922, nr.4. 313 Elbasani, Elbasan, shëndre 30, 1922, nr.4. 314 Enciklopedi-Elbasani, 426. 315 Elbasani, Elbasan, vjesht’ e III 10, 1923, nr.30.

Page 121: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

121

Së treti mjaft shtete në arenën ndërkombëtare i kishin dhënë fund regjimeve

monarkike e kishin shpallur republikën si në Austri, Çekosllovaki, Poloni, Hungari e të

tjerë.

Ata i qëndronin pikëpamjes politike për formë regjimi republikë parlamentare, ku në krye

të shtetit të qëndronte një burrë shteti (president) i zgjedhur për tre vjet, pa të drejtë

rizgjedhjeje. “Përkundrazi një burrë shteti i zgjedhun kohë pas kohe prej popullit për një

kohë të caktueme për tri vjet, me ndalimin e rizgjedhjes për tri vjetët pasuese do të

mbushte gjithë nevojat tona”.316 Ata i qëndronin modelit të zgjedhjes së presidentit nga

populli, por si parësore në jetën politike ata shihnin veprimtarinë e parlamentit.

Meqenëse përpjekjet e politikës shqiptare ishin për krijimin e një shteti

demokratik ku rolin kryesor ta luante parlamenti forcat politike ashtu sikurse edhe grupi

“As i Pashës, as i Beut” ishte që në shtetin modern demokratik që po ndërtohej mbajtës i

sovranitetit të ishte populli i cili do të përfaqësohej nëpërmjet parlamentit kombëtar.

Gjithashtu ky grupim ishte për hartimin e një ligji elektoral ku sistemi i votimit të ishte i

drejtpërdrejtë dhe jo tërthorazi pra që në votim të dominonin elementë të demokracisë së

drejpërdrejtë dhe jo të demokracisë së përfaqësuar si në rastin e votimit me zgjedhësit e

dytë. Ata ishin për votim të lirë, të fshehtë, njerëzit të ishin të barabartë në të drejtën e

votës gjë e cila do të lejonte shprehjen e lirë të vullnetit të tyre. “Sistemi votuer të jetë i

drejtpërsdrejti...votimi të jetë i mçefët sipas mënyrës qi veprohet në shtetet e Evropës”.317

Grupimi “As i Pashës, as i Beut” ishte për organizimin e një shteti mbi parimet

demokratike si barazia e shtetasve, zgjedhje të lira, pluralizmi politik, ishte për “liri,

vllazni e bashkim” si bazë në zhvillimin e shtetit Shqiptar. Pluralizmin politik ata e

shihnin si premisë kryesore në ecurinë demokratike të jetës së vendit. Ata ishin për

praninë në jetën politike të partive që në plan të parë në punën e tyre do të kishin

përmbushjen e interesave madhorë kombëtar, ku të mos ekzistonin intrigat, klanet,

konfliktet por “idealizmi, morali e karakteri”. “Për me i dhanë interesavet të klasavet të

popullit tonë një drejtim të arsyeshëm e të mbështetun mbi bazën e nji harmonie shoqnore

316 Elbasani, Elbasan, vjesht’ e III 10, 1923, nr.30. 317 Ura e Shkuminit, Elbasan, shëndre 26, 1923, nr.36.

Page 122: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

122

asht e nevojshme qi të formohen parti me principe të caktuem mirë të cilët mund të

pajtisin gjendjen tonë shoqërore me evolucionin nëpër të cilin jemi tue kalue”.318

Gazeta “Ku vemi?” dhe drejtori i saj Salih Çeka, si një ndër përfaqësuesit e grupit

“As i Pashës, as i Beut”, i qëndronte besnik pikëpamjes së ekzistencës së partive politike

brenda të cilave të ishte i pranishëm diversiteti i mendimeve tepër i nevojshëm për

progresin e tyre, ku mbi interesat partiake partitë të ndërtonin një program shpëtimi për

Shqipërinë. Pra ishte kundër përpjekjeve për monopolizimin e jetës politike nga një forcë

e vetme. Ai kërkonte krijimin e një kabineti qeveritar kualicioni ku më tepër se ndarjet

politike në përfaqësimin në qeveri të shikoheshin aftësia dhe përgatitja e njerëzve ku siç

theksonte “duam nji punë të përbashkët vllazërore tue u lanë mënjanë mënija”.319

Gjithashtu kjo gazetë bëri objekt të shkrimeve të saj edhe pushtetin legjislativ,

organizimin e zgjedhjeve parlamentare. Sipas saj zgjedhjet duhet të ishin të fshehta e të

drejtpërdrejta, legjislatura parlamentare të ishte dyvjeçare dhe një deputet të përfaqësonte

15000 banorë. Këto ishin kërkesat më të avancuara nga ato që kishte kërkuar e ngulmuar

opozita në luftën parlamentare.

“Ku vemi?” i bënte thirrje politike nacionalizmës shqiptare që të angazhohet në

krijimin e një shteti modern, për shpëtimin e vendit nga kjo situatë e vështirë konfliktesh

politike me pasoja të rënda për jetën ekonomike dhe shoqërore. “Asht detyra e

nacionalizmës qi të vëzhgojë mirë e të përpiqet në mos për reforma radikale për

stabilizimin e shpejtë të punëve për mirësinë e përgjithshme”.320

Përsa i përket ndarjes së pushteteve grupi “As i Pashës, as i Beut” shprehet për

pavarësinë e institucioneve sidomos të drejtësisë ku veprimet dhe vendimet e tyre të ishin

të lira larg ndikimeve politike.

Nga pasqyrimi i pikëpamjeve politike në shtypin Elbasanas, si nga përfaqësues të

angazhuar ose jo në grupime politike, vihet re përqasja e qëndrimeve të tyre me probleme

thelbësore të fushave të ndryshme të jetës që i kishin dalë përpara shtetit dhe shoqërisë

shqiptare gjatë viteve 1921-1924 në ndërtimin dhe demokratizimin e jetës së vendit.

Pavarësisht kundërshtive në qëndrimet dhe pikëpamjet e tyre për gjetjen e rrugëve të

zgjidhjes së këtyre problemeve ato kryesisht u fokusuan tek përcaktimi i formës së

318 Ura e Shkuminit, Elbasan shkurt 15, 1924, nr.39. 319 Ku Vemi?, Elbasan, janar 18, 1924, nr.2. 320 Ku Vemi?, Elbasan, shkurt 4, 1924, nr.4.

Page 123: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

123

regjimit, liritë e të drejtat e njeriut, mënyra e qeverisjes, veprimtaria e administratës

shtetërore, miratimi i statutit themeltar, zhvillimi i zgjedhjeve politike, etj.

Page 124: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

124

III.5 – Shtypi elbasanas dhe pozita ndërkombëtare e shtetit shqiptar.

Gjatë viteve 1921-1924 gjendja ndërkombëtare e Shqipërisë paraqitet më e mirë,

po jo pa probleme. Disa nga këto probleme si pozita, opozita politike dhe personalitete të

trevës së Elbasanit i pasqyruan gjerësisht në shtypin e këtyre viteve.

Filip Papajani, si një ndër zërat e botës intelektuale të asaj periudhe, jo vetëm që

denoncoi politikën shkombëtarizuese, por dënoi veprimet politike armiqësore që shteti

Jugosllav kishte filluar me kohë të bënte brenda territorit shqiptar. Ky shtet kishte arritur,

jashtë çdo principi ndërkombëtar, pa marrëveshje me shtetin shqiptar, të ngrinte

konsullata gjoja për të mbrojtur shtetasit e tyre. Në fakt këto konsullata “ishin ba agjensi

spiunësh për të shtij përçarje në popullin e paditshëm”. Ai u drejtohej përfaqësuesve të

Këshillit Kombëtar që të ndreqnin këtë problem të shfaqur me ngritjen e këtyre

konsullatave dhe që ngritja e këtyre konsullatave serbe të bëhesh konform bazës ligjore

ndërkombëtare. Sipas tij, Shqipëria “nuk duhej me u lanë si stan pa qenë për uqtë serbë

që qimen e ndërrojnë por zakonin jo”.321 Ky reagim i tij ndaj Serbisë vinte si pasojë e

politikës shoviniste që kishte ndjekur e vazhdonte të ndiqte ky shtet ndaj Shqipërisë dhe

shqiptarëve.

Filip Papajani paraqiste shqetësim për ngjarjet e rëndësishme që po përjetonte

Shqipëria në vitin 1921. Konferenca e Ambasadorëve më 9 nëntor të vitit 1921 vendosi

t’i njihte Shqipërisë kufijtë e 1913-ës në jug dhe të dërgonte një komision ndërkombëtar

për stabilizimin e gjendjes në kufirin verior, ku shovinizmi serb, që nga mbarimi i luftës,

mbante të pushtuar një numër fshatrash shqiptare. Në nëntor të vitit 1921 fuqitë

pjesëmarrëse në Konferencën e Ambasadorëve, Anglia, Franca, Japonia, Italia aprovuan

një deklaratë, duke i dhënë të drejtën Italisë të ndërhynte në Shqipëri sa herë që do të

konstatohej rreziku i prekjes së tërësisë tokësore ose i interesave të saj ekonomike. Sipas

Filip Papajanit, dhënia e kësaj të drejte të veçantë Italisë për të ndërhyrë në Shqipëri

përbënte një cënim të rëndë të pavarësisë dhe sovranitetit të shtetit Shqiptar. Ai ngrihet

kundër qëndrimit të Fuqive të Mëdha në akordimin shtetit Italian të këtij statusi të

veçantë, në raport me Shqipërinë.

321 Shkumini, Elbasan, maj 13, 1921, nr.18.

Page 125: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

125

Problemi i Vermoshit, Shën-Naumit, 14 fshatrave të Korçës, mosrespektimi i

kufijve të vendit tonë nga shtetet fqinjë, politika shkombëtarizuese që ndërmerrej ndaj

popullsisë shqiptare që gjendej jashtë kufijve të shtetit shqiptar të cunguar nga vendimet e

Konferences së Ambasadorëve në Londër më 1913 ishin disa nga problemet në të cilat u

angazhuan të gjitha palët politike në Elbasan. Për ta këto ishin probleme të mprehta

politike, jo më pak të rëndësishme nga problemet e tjera, që kërkonin zgjidhje imediate.

Në vitin 1922 Beogradi ngriti pretendimin që të përfshihej brenda territorit të shtetit

Jugosllav malësia e Vermoshit, në verilindje të Shkodrës. Por ky pretendim nuk gjeti as

mbështetjen e komisionit ndërkombëtar të kufijve, i ngritur nga Konferenca e

Ambasadorëve të Parisit në janar 1922. Ky komision pasi vizitoi terrenin arriti në

përfundimin se Vermoshi i takonte shtetit Shqiptar.322

Gazeta “Ura Shkuminit” me qëndrimin e saj politik del në mbrojtje të kufijve të

Malësisë së Shkodrës. Në artikullin “Puna e kufinit në Malsinë e Shkodrës” në gazetën

“Ura e Shkuminit” denoncohen shkeljet e herëpashershme të kufirit nga shteti i

Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene që jo vetëm cenonte integritetin territorial të shtetit

Shqiptar por në disa raste kishte ushtruar dhunë dhe grabitje ndaj popullsisë vendase. Kjo

gazetë kundërshtoi hapur përpjekjet e Serbisë në realizimin e synimit të saj për marrjen e

një pjese të Vermoshit, jo vetëm duke denoncuar veprimet e saj në planin diplomatik por

edhe duke sensibilizuar mbarë shqiptarët e qeverinë për t’u vënë në mbrojtje të territoreve

shqiptare. “ Përpara kësaj gjindje populli e qeveria duhet të bërtasin e ta ngrenë zanin

deri në kubën e qillit me protestime e ankime”.323

Një veprim i tillë i realizueshëm nga Serbia në planin politik do të ishte me pasoja

të rënda për Shqipërinë. “Neve na priten kamb e duar prej trupit të atdheut. Na shkiten

copa të vlefshme prej të dashmes Shqipnie”.324

Edhe organi i shtypit “Elbasani” pati të njëjtin reagim për çështjen e Vermoshit

ashtu sikurse “Ura e Shkuminit”. Për ta reagimi i dobët i ndërkombëtarëve e sidomos

Francës në lidhje me çështjen e Vermoshit nuk ishte krejt pa lidhje. Qeveria Jugosllave

dhe një shoqëri franceze kishin nënshkruar një marrëveshje për shfrytëzimin e pyjeve të

Vermoshit. Ishte e papranueshme që pyjet e një shteti sovran të shfrytëzoheshin nga një

322 Koka et al., Historia, 206. 323 Ura e Shkuminit, Elbasan, vjesht’ e I 21, 1923, nr.25. 324 Ura e Shkuminit, Elbasan, vjesht’ e I 21, 1923, nr.25.

Page 126: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

126

shtet tjetër në marrëveshje me një shoqëri të huaj. Kjo gazetë këtë veprim nuk e quan as

më shumë e as më pak po veçse një veprim kriminal ndaj popullit dhe shtetit shqiptar.

“Kjo shoqëri duket se asht‘ e interesueme me na bamun këtë krim, për me mund me

çfrytëzue edhe pyjet e Vermoshit si mbas lidhjes që ka bamun me Jugosllavinë”.325

Gjatë kësaj periudhe qarqet politike e diplomatike të vendeve fqinjë duke patur

edhe mbështetjen e një pjese të shtypit në vende e tyre patën filluar të ndërmerrnin një

fushatë antishqiptare duke iu kundërvu shtetit shqiptar. Gazeta greke “Eleftheros Llogos”,

kur ndërkombëtarisht ishte provuar se vrasja e gjeneral Telinit ishte bërë nga grekët,

shpifte se vrasësit ishin shqiptarë duke anashkaluar qëllimisht faktet dhe provat e deri

atëhershme. Këto qarqe kërkonin që brishtësinë politike dhe situatën e vështirë

ekonomike e sociale që po kalonte Shqipëria ta kthenin në favor të interesave dhe

synimeve të tyre politike, territoriale dhe ekonomike. Nuk mund të mohohet fakti se në

Shqipëri kishte konflikte politike, kishte një përplasje politike midis së vjetrës dhe së

resë, por përmasat hiperbolike për një gjendje kaotike në Shqipëri sikurse “ata thonë se

shqiptarët po hanë njani tjetrin” 326 ishin fyese dhe denigruese për shqiptarët. Si

“Elbasani” dhe “Ura e Shkuminit” në artikujt e shkruar ngrihen kundër propagandës

shpifëse të Greqisë dhe Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene të cilat kërkonin të

prezantonin përpara qarqeve diplomatike të Evropës një situatë destabilizuese në

Shqipëri. “Ata diplomatë të fqinjëve tonë qi përhapin lajme të këqija e të gënjeshtërta mbi

gjendjen e mbrendshme tonën, natyrisht duan të poshtërojnë shtetin e kombin tonë

përpara botës së qytetnueme. Ata duan të na kallzojnë neve si të pazotët për qeverim”327-

shkruhej në gazetën “Ura e Shkuminit”.

Populli shqiptar ishte për fqinjësinë e mirë me popullin grek si dy ndër popujt

më të vjetër të gadishullit Ballkanik. Megjithëse midis shteteve ishin shfaqur

mosmarrëveshje, përfaqësuesit e opozitës mendojnë se sheshimi i tyre arrihej nëpërmjet

bashkëpunimit të sinqertë e cila do të çonte dhe në forcimin e bazave të miqësisë së

vërtetë midis dy popujve. “Nga ana jonë-shkruhej në gazetën “Ura e Shkuminit”-kjo

325 Elbasani, Elbasan, vjesht’ e III 10, 1923, nr.30. 326 Ura e Shkuminit, Elbasan, qershor 29, 1923, nr.14. 327 Ura e Shkuminit, Elbasan, qershor 29, 1923, nr.14.

Page 127: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

127

dëshirë asht e plotë e patundshme. Jemi të bindun se ene populli grek mendon e dëshiron

nji kësi miqësie”.328

Gazeta “Elbasani” kërkonte që shtypi në Shqipëri të ishte i bashkuar në të ruajturit

e interesit së Atdheut, në të mbrojturit e një të drejte sepse detyrë kryesore e shtypit

shqiptar për ta nuk mund të ishte veçse “interesi i Atdheut, nderi jonë e i kombit”.329

Kjo gazetë vazhdonte të denonconte synimet shoviniste të shteteve fqinjë për

coptimin e Shqipërisë, synime të cilat gjenin mbështetjen e qarqeve klerikale të këtyre

vendeve. Shovinistët fqinjë kërkonin të shfrytëzonin veçorinë në përbërjen fetare të

Shqipërisë, ku ekzistonin tri besime myslimane, ortodokse e katolike dhe nëpërmjet

aktivizimit të elementëve antikombëtarë hidhej ideja e ndarjes së vendit në kantone, gjë

që për tërë klasën politike shqiptare, si për pozitën dhe opozitën ishte e pakuptimtë. Kjo

për tërë shqiptarët ishte e pakuptimtë, teksa historia kishte treguar, siç shkruan Taqi Buda

përfaqësues i grupit “Pleqsuer” në gazetën “Elbasani” se: “shqiptarët e çdo feje e besimi

janë ma përpara kombtar sesa fetar”.330

Pra uniteti i kombit shqiptar nuk mund të vihej në dyshim dhe as nuk mund të

rrezikohej nga elementi fetar, për arsye se në vend ekzistonte një harmoni e pashëmbullt

fetare. Gjithashtu shqiptarët në luftën e tyre gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare e

përpjekjeve për krijimin e shtetit vunë në qendër të ideologjisë së tyre idetë kombëtare,

duke shmangur një bashkim fetar, që më shumë sesa do t’i bashkonte do t’i përçante

shqiptarët. Në këtë periudhë ku zhvillonte aktivitetin e saj të ngjeshur Lidhja e Kombeve

këto ide antikombëtare rrezikonin mjaft Shqipërinë, kur çështja e kufijve të vendit akoma

gjendej në tryezën e kësaj Lidhjeje. Ndaj Taqi Buda i kundërvihet këtyre elementëve

antishqiptarë duke shkruajtur: “Na vjen keq që Patriarqia mban “havazin e Mukos”

kundrejt Shqipnies e për me mbrojtun tezin e atyne për hesap të cilëve punon, zbret në

shpifje të fëlliquna me anë të njerëzve ma të fëlliqun, të cilët pretendojnë se janë shqiptar

e se punojnë në emën të gjithë krishtenëve të Shqipnisë, ndonëse neve jo vetëm që si kemi

dhanë ndonjë autorizim të këtillë, as i njofim e as i besojmë se janë shqiptarë”.331 Për të

dhe mbështetësit e tij e vetmja rrugë do të ishte bashkimi i shqiptarëve në përballimin e

328 Ura e Shkuminit, Elbasan, maj 25, 1923, nr.9. 329 Elbasani, Elbasan, qershor 27, 1923, nr.13. 330 Elbasani, Elbasan, korrik 25, 1923, nr.17. 331 Elbasani, Elbasan, korrik 25, 1923, nr.17.

Page 128: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

128

këtyre problemeve të krijuara artificialisht nga politika shoviniste e shteteve fqinjë që

synonte konflikte e dasi fetare midis shqiptarëve.

Të gjitha organet e shtypit në Elbasan të viteve 1921-1924 dënuan ashpër

politikën shkombëtarizuese ndaj popullit shqiptar në Kosovë e Çamëri, ku politika serbe

dhe ajo greke nëpërmjet shpërnguljeve masive të shqiptarëve synonin të realizonin

ndryshimin e raportit etnik në këto territore.

Ndër drejtimet kryesore të politikës serbe ishte shpërngulja me dhunë e

shqiptarëve, spastrimi etnik i Kosovës, vendosja e sllavëve. Si pasojë e genocidit ndaj

popullsisë shqiptare në Kosovë, Tetovë, Kumanovë, Shkup e në shumë rajone të tjera, u

shpërngulën me mijëra njerëz në vitin 1923.332 Nën preteksin e zbatimit të traktatit të

Lozanës 30 janar 1923, në shkëmbimin e popullsisë turke në Greqi me atë greke në

Turqi, Greqia planifikoi një strategji për shpërnguljen e shpronësimin e popullsisë

shqiptare dhe për kolonizimin e trojeve të saj me grekë. Greqia e quajti si një okazion për

të dëbuar edhe atë popullsi shqiptare të Çamërisë që kishte mbetur pas atyre mijërave që

ishin dëbuar më 1913.333

Përballë këtyre ngjarjeve dramatike për popullsinë shqiptare në Mbretërinë Serbo-

Kroato-Sllovene dhe në Greqi “Ura e Shkuminit” kritikonte qëndrimin e Lidhjes së

Kombeve, e cila e “përgjumur” në punën që bënte nuk reagonte siç duhej ndaj rasteve të

tilla ku nuk respektoheshin, aq më tepër, dhunoheshin të drejtat e një popullsie të tërë.

“Përse vallë Lidhja e Kombeve nuk përkujdeset edhe për shqiptarët e mbetun jashtë

Shqipnisë, por kujdeset për minoritetet e huaja në Shqipëri?”334

Ajo kundërshtonte hapur politikën e qeverisë greke e cila në zbatim të

marrëveshjes me Turqinë për shkëmbimin e popullsisë si dhe duke shfrytëzuar

përkatësinë fetare myslimane të shqiptarëve në Çamëri po realizonte shpërnguljen e

popullsisë shqiptare e jo turke. “Nuk asht nevoja të zgjatemi këtu duke kallzue se

Shqiptari asht shqiptar nga kombësija e jo nga feja. Shqiptarët e bijtë e shqiptarëve do të

mbeten shqiptarë qofshin ata muhamedanë e të krishterë”.335

332 Zamir Shtylla, Shpërnguljet me dhunë të shqiptarëve në vitet 1912-1941, “E vërteta mbi Kosovën dhe

shqiptarët në Jugosllavi”, (Tiranë: Akademia e shkencave të Shqipërisë, 8 nëntori, 1990), 263. 333 Arben Puto, Shqipëria politike 1912-1939, (Tiranë: Toena, 2009), 339. 334 Ura e Shkuminit, Elbasan, vjesht’ e I 7, 1923, nr.23. 335 Ura e Shkuminit, Elbasan, maj 25, 1923, nr.9.

Page 129: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

129

Edhe gazeta “Elbasani” denonconte politikën shoviniste greke ndaj popullsisë

shqiptare në Çamëri që e kishte shndërruar atë në “fole të andartëve, e shesh i shovenëve

grekë”.336 Politika shkombëtarizuese ndaj popullsisë shqiptare në Çamëri sipas tyre kishte

për qëllim “me shtrëngue popullin e varfër të Çamërisë qi të le vendin, pasuninë dhe

vatrën e tij të bahet emigrant dhe të vendosen muhaxhirët e Thrakës dhe të Azisë së Vogël

në vend të tij”.337

Ky organ shtypi dënonte me forcë veprimet e një vendi i cili në udhën e tij

historike i ishte dashur të luftonte për të drejtat kombëtare ndaj zgjedhës turke, e tashmë

ky shtet i lirë nuk pranonte të garantonte të drejtat një popullsie që ishte autoktone në

trojet e saj. “Elbasani” i bënte thirrje shtetit grek që të hiqte dorë sa më parë nga veprime

të tilla shoviniste, gjithashtu i kërkonin shtetit shqiptar, qeverisë shqiptare marrjen e

masave të shpejta si shenjë reagimi ndaj këtyre ngjarjeve me sfond shovinist.

Edhe pse për çështje të caktuara të politikës së brendshme shfaqeshin qëndrime të

kundërta midis gazetës “Ura e Shkuminit” dhe “Elbasani”, në drejtim të politikës së

jashtme ku viheshin në diskutim, për mjaft probleme, Shqipëria dhe shqiptarët të dyja

gazetat pothuajse përputheshin në idetë, pikëpamjet dhe qëndrimet e mbajtura të

pasqyruara këto në brendësi të faqeve të këtyre organeve të shtypit të Elbasanit.

Ashtu si përfaqësuesit e grupimeve politike edhe intelektualët që nuk aderonin në

asnjë grupim mbajtën qëndrime të njëjta politike ndaj ngjarjeve shqetësuese për kombin

shqiptar si në Jugosllavi dhe në Greqi. Ata iu kundërvunë politikave shkombëtarizuese

ndaj popullsisë shqiptare që zbatoheshin nga këto dy shtete. Në pjesën më të madhe të

numrave të shtypit periodik të Elbasanit spikatin artikuj, njoftime, pasqyrohen qëndrime

nga përfaqësues politik apo apolitike të cilat konvergonin në një pikë, në mbrojtjen e të

drejtave dhe lirive të popullsisë shqiptare në trevat që kishin mbetur jashtë shtetit

shqiptar. Ky qendrim unik i elitës politike dhe shoqërore në vend në lidhje me gjendjen

ndërkombëtare të Shqipërisë e shqiptarëve ishte tregues i shkallës së lartë të

përgjegjshmërisë së tyre në mbrojtje të të drejtave të kombit shqiptar.

336 Elbasani, Elbasan, korrik 25,1923, nr.17. 337 Elbasani, Elbasan, korrik 25,1923, nr.17.

Page 130: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

130

Kreu – IV

Problemet ekonomike sociale e kulturore në shtypin elbasanas 1921-1924.

IV.1 – Problemi agrar në fokusin e shtypit të kohës .

Në planin politik dhe ekonomik me idetë e tyre përfaqësuesit e shtypit të kohës

mbajtën qëndrime të ndryshme në lidhje me praninë e elementeve të sistemit feudal, më

të theksuara këto sidomos në fshat. Prania e feudalizmit ishte më e dukshme në jetën

ekonomike por dhe në atë politiko-shoqërore e shihej si pengesë kryesore në zhvillimin e

forcimin e shtetit shqiptar. Këtij sistemi tashmë i kishte kaluar koha, zanafilla e të cilit

lidhej me sundimin osman. Shqipëria e Mesme dhe veçanërisht Elbasani kishte qenë dhe

mbetej ende nën ndikimin e feudalizmit duke mbartur edhe pasojat e rënda të këtij sistemi

të vjetër politik ekonomik e shoqëror. “Ky pellgu i Shqipnisë së Mesme-shkruhej në

gazetën “Ura e Shkuminit”-ka pasë fatin ma të keq me i ndijë idhtinën kësaj lëngate deri

në kohët e fundit”.338

Praktikat feudale ishin dominuese në jetën e shoqërisë elbasanase sidomos më të

theksuara ishin në fshat ku marrëdhëniet çifligare ende mbeteshin të forta. Ngadalësia në

zgjidhjen e mjaft problemeve të shoqërisë shqiptare, sidomos në planin ekonomik,

përcaktohej nga prania e këtij sistemi të vjetër. “Elbasani sot qi i bije ndër sy njeriut asht

me nji feudalizëm të fortë e të pakufizuem”.339

Ashtu si në tërë Shqipërinë edhe në Elbasan depërtimin e marrëdhënieve

kapitaliste e pengonin marrëdhëniet e vjetra feudale që dominonin më shumë në fshat, të

lidhura ngushtësisht me tokën dhe ekonominë e mbyllur natyrore.

Në artikujt ekonomike të publikuara në të gjitha gazetat e Elbasanit gjatë

periudhës 1921-1924 artikullshkruesit janë fokusuar edhe në gjendjen e prapambetur të

bujqësisë, për shkak të ekzistencës së marrëdhënieve feudale në fshat.

338 Ura Shkuminit, Elbasan, maj 4,1923, nr.6. 339 Ura Shkuminit, Elbasan, maj 4,1923, nr.6.

Page 131: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

131

Marrëdhëniet feudale më të theksuara ishin në zonat fushore ku krahas çifligjeve

shtetërore dhe fetare ekzistonin dhe çifligjet e mëdha private. Në Shqipërinë e Mesme

çifligjet zinin 75.000 ha, ndërsa në Elbasan 10 familje çifligare zotëronin 20.000 ha

tokë340 ku çifligjet më të mëdha i kishin familjet e Biçakçinjve, Karaosmanëve dhe

Vërlacëve. Biçakçinjtë dhe Vërlacët zotëronin 9000 hektarë tokë.341 Ata përveç çifligjeve

që kishin në fshat, në qytet zotëronin një numër të madh shtëpish, dyqanesh, mullinjsh

dhe pronash të tjera.342 Gjendja e fshatit ishte mjaft e vështirë. Në fshat jetonte 90% e

popullsisë së vendit duke përbërë kështu pjesën dërrmuese të shoqërisë shqiptare.343 Për

shkak të marrëdhënieve feudale që ishin bërë pengesë për zhvillimin e bujqësisë gjendja

ekonomike e familjeve fshatare ishte jo e mirë. Kishte familje fshatare që nuk kishin tokë

por që punonin në tokat e çifligjeve private apo shtetërore të marra me qera kundrejt

dhënies së 1/2 ose 1/3 të prodhimit krahas detyrimit si taksë për shtetin në masën prej

1/10 e prodhimit.344

Në Shqipëri, 40% të fshatarësisë e përbënin familjet e fshatarëve pa tokë që

jetonin në sistemin e çifligut.345 Përdorimi i metodave mesjetare të punimit të tokës bënte

që fshatari bujk të mos ishte i prirur të shtonte përpjekjet për rritjen e prodhimit sepse

shtesa e prodhimit shkonte më tepër si detyrim për palët e tjera. Rënia e çmimeve të

prodhimeve bujqësore në tregun ndërkombëtar dhe pakësimi i investimeve në bujqësi

nxiti shitjen e pronës feudale. Edhe fshatarët me pak tokë shpesh përballeshin me situata

të pamjaftueshmërisë së prodhimit, sidomos në kushte klimatike të pafavorshme.

“Bujqësisë në Shqipëri i nevojiten makineri për rritjen e sasisë së prodhimit bujqësor”.346

Përveç mungesës së përdorimit të makinerive, gjendja e bujqve vështirësohej edhe nga

pagimi i taksave të shumta.

Pjesa më e madhe e taksave që paguanin fshatarët ishin të trashëguara nga e

kaluara otomane. Nga 17 lloje taksash direkte, si e dhjeta, xhelepi, vergjia e të tjera, 11

340 Veniamin Toçi, Ndërhyrja e kapitalit të huaj në Shqipëri dhe qëndrimi i qarqeve demokratike 1921-

1925, (Tiranë: 1974), 98. 341 Kita, Elbasani, 14. 342 Kita, Elbasani, 19. 343 Shkumini, Elbasan, mars 11, 1921, nr.9. 344Hysen Kordha, Aspekte të lëvizjes antifeudale fshatare gjatë viteve 1921-1922, “Studime historike”, nr.1,

(1985): 83. 345 Beqir Meta, Politika tatimore e shtetit Shqiptar 1925-1939, (Tiranë: Shkenca, 1999), 11. 346 The Albanian Journal, Chicago, march 2, 1922, nr.4.

Page 132: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

132

prej tyre paguheshin prej fshatarësisë, kurse të tjerat rëndonin mbi zejtarët, tregtarët,

vegjëlinë e qyteteve.347 Kjo politikë fiskale e ndjekur, në vendosjen e një numri kaq të

madh taksash vështirësonte jo vetëm jetën e fshtarësisë, por njëkohësisht bëhesh pengesë

për rritjen e investimeve në bujqësi. Në artikullin “Mënyrat e dhitimit dhe të metat e saj”

të gazetës “Shkumini” të datës 25 shkurt 1921 ndër të tjera shkruhej se “një nga pengimet

që ndalojnë përparimin e përmirësimin e bujqësisë në vendin tonë është mënyra e të

marrunit të pagës së tokës me të shitmen e të dhitavet”.348

Në Prefekturën e Elbasanit 65.55% e tokës bujqësore të saj ishte e punueshme,

ndërsa 2.27 % të tokës bujqësore e zinin kënetat dhe moçalet, 13.68 % e tokës bujqësore

ishte djerrë por që mund të punohej. 349 Ndër kulturat bujqësore, më kryesoret që

kultivoheshin ishin grurë, misër, elb, tërshërë. Punimi dhe trajtimi i tokës bëhej në

mënyrë primitive gjë që ndikonte në prodhueshmëri. Shumë familje fshatare si rezultat i

rendimenteve të ulta në prodhimin bujqësor gjendeshin nën kërcënimin e urisë. Raportet

mujore që vinin anembanë Prefekturës së Elbasanit dëshmonin një situatë të tillë.

“Bujqësia asht fort keq dhe ska as të lashta e as misër ngaqë s’ra shi, prandaj sivjet nuk

u mboll as sa gjysma e së vjetshmes”350- shkruhej në raportin mujor të pleqësisë së

Gramshit të 25 korrikut 1922. Në një tjetër raport i datës 30 qershor 1922 të ardhur nga

nënprefektura Librazhdit drejtuar Prefekturës së Elbasanit shkruhej: “Bimërat janë në një

pozitë më poshtë se në vitin 1921 na shkaku që nuk ka rënë shi”.351 Gjithashtu edhe në

raportin e Peqinit dëshmohej për një përgjysmim të prodhimit bujqësor në vitin 1922.352

Një situatë e vështirë në bujqësi, jo vetëm në Elbasan por në tërë Shqipërinë, u pasyrua në

shtypin e kohës. Kjo tablo e gjendjes së vështirë në bujqësi dukej në mënyrën e jetesës së

fshatarëve. “Nuk ka atdhetar shqiptar - shkruante gazeta e Fierit “Djersa e bujkut” - të

mos njohë e të mos dijë gjendjen e keqe të bujkut tonë i cili ndonëse rron në Shqipëri të

lirë gjindet pothuaj në shkallën e të zezvet të Afrikës”.353

347 Hysen Kordha, Aspekte të lëvizjes antifeudale fshatare gjatë viteve 1921-1922, “Studime historike”,

nr.1, (1985): 84. 348 Shkumini, Elbasan, shkurt 25, 1921, nr.7. 349 Selenica, Shqipria, 262. 350 AQSH, F.271, viti 1921, D.35, fl.4 351 AQSH, F.271, viti 1921, D.35, fl.13 352 AQSH, F.271, viti 1921, D.35, fl.20 353 Djersa e bujkut, Fier, shkurt 20, 1922, nr.1.

Page 133: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

133

Të njëjtin konstatim ka gazeta “Shkumini” për gjendjen e vështirë të bujqësisë

shqiptare. Por një gjendje e tillë ishte e pranishme edhe në fushat e tjera. “Gjithë gjanat e

tjera ashtu dhe bujqësia këtu në Shqipëri për fat të keq ka ngelur shumë prapa...”.354

Ndër shkaqet që kishin çuar bujqësinë në këtë situatë të vështirë ishin:

prapambetja e theksuar ekonomike në vend, problemet e vazhdueshme politike që

shoqëruan gjatë ekzistencës së tij shtetin shqiptar, ekzistenca e praktikave të vjetëruara

orientale të punimit dhe trajtimit të tokës.

Përmirësimi i kësaj situate në bujqësi mund të arrihej vetëm me rritjen e

investimeve të kapitalit vendas e të huaj, futjes së proçeseve të reja në prodhim nëpërmjet

përdorimit të makinerive dhe ndërmarrjes së politikave ekonomike favorizuese nga shteti.

“Lypset qeveria të baj nji hapë pranë kapitalistëve të vendit të cilët tue bashkue kapitalet

e tyne do të mund të çelë rrugën e jetës së re të kombit tonë tue u formue shoqënie

tregtare e bujqësore në çdo Prefekturë”.355

Pati përpjekje nga shoqëri të huaja për të ngritur veprimtaritë e tyre ekonomike në

bujqësi. Një shoqëri Italiane anonime “Adriatico” u interesua për çifligjet e shtetit, tokat

në jug të Shkumbinit deri në Vjosë me sipërfaqe të përgjithshme 60.000-100.000 ha, i

kërkoi qeverisë shqiptare marrjen me qera të tyre, duke i garantuar asaj tharjen e

moçaleve. Këtë koncesion kjo shoqëri e përfitoi me vendim të datës 22 maj 1923.356

Bujqësia ishte një nga sektorët më problematikë të ekonomisë shqiptare. Pjesa më

e madhe e shqiptarëve merreshin me prodhimin e produkteve bujqësore. Megjithatë në

periudha të pafavorshme klimatike popullsia fshatare mezi siguronte bukën e

përditëshme. Madje kishte raste ku një pjesë e konsiderueshme e popullsisë prekej nga

zija e bukës. “Atdheu ynë që duhet të mburret me tokat e gjana e pjellore shpesh qëllon të

ndodhet përpara një zije nga e cila ashtë duke shkaktue edhe vorr për bukë…”.357

Shtypi periodik i Elbasanit e kishte në qendër të vëmendjes në shkrimet e tij

problemin e prapambetjes së ekonomisë bujqësore por më tepër ky problem u trajtua nga

shtypi gjatë fushatës së zgjedhjeve për në Asamblenë Kushtetuese.

354 Shkumini, Elbasan, shkurt 4,1921, nr.4. 355 Elbasani, Elbasan, gusht 1,1923, nr.18. 356 Toçi, Ndërhyrja, 101. 357 Elbasani, Elbasan, vjesht’ e I 5,1923, nr.23.

Page 134: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

134

Gazeta “Ura e Shkuminit” në faqet e saj pasqyroi gjendjen e mjerueshme të

popullit e pamundësinë e tij për sigurimin e herëpashershme të bukës për shkak të rritjes

së pakontrolluar të çmimeve. Rritja e këtyre çmimeve në shumë raste paraqitej

spekulative. “Çmimi i drithit e i bukës hypi edhe 20% mbi atë të javës së parë”358-

shkruhej në këtë gazetë si për t’i dhënë alarmin shtetit shqiptar që të ndërhynte.

Mungesën e drithit dhe bukës nuk e vuanin më vetëm zonat malore të vendit, por ky

problem tashmë kishte zbritur në zonat fushore dhe pikërisht në Elbasan, Kavajë,

Lushnje, Tiranë. Këmbanat e alarmit në gazetën “Ura e Shkuminit” paralajmëronin: “Zija

po na kërcënohet me atë fytyrën e saj të frikshme…”. 359 Njerëzit e kishin gati të

pamundur blerjen e drithit me rritjen kohë pas kohe të çmimit të tij. Megjithëse

mundoheshin të siguronin të holla, duke shitur edhe pjesë të pasurisë familjare, pjesa më

e madhe e njerëzve nuk arrinin të blenin aq drithë sa u nevojiteshin, për shkak të kësaj

rritjeje të vazhdueshme të çmimit. Bujqve u nevojitej grurë e misër jo vetëm për t’u

ushqyer por edhe për farë. Mungesa e bukës dhe rreziku i kanosjes së urisë kishin

provokuar mbajtjen e grumbullimeve të shumta të popullit dhe ndërmarrjen e veprimeve

jo të ligjshme, duke u lëshuar në magazinat e drithit për bukë. Nuk mungojnë kritikat

drejtuar qeverisë për ngadalësinë në marrjen e masave për kapërcimin e gjendjes. Ndaj

gazeta kërkonte prej saj gjetjen e rrugëve të mundshme për dhënien e huave fshatarëve që

ishin nën kërcënimin e kësaj situate të vështirë. Blerja e drithit jashtë dhe shitja popullit

me një çmim më të ulët e rëndonte arkën e shtetit, ndaj nuk shihej si rrugëzgjidhje nga

gazeta “Ura e Shkuminit”. Megjithatë qeveria hoqi taksën doganore dhe urdhëroi

bashkitë e vendit, ndër to edhe atë të Elbasanit, të sillnin drithë nga jashtë, veprim i cili

pati efekt të përkohshëm në përmirësimin e situatës në vend. Në lidhje me këtë, kjo

gazetë ngrinte dyshimet e saj se masat nuk u morën në kohën e duhur, ishin të

pamjaftueshme dhe nuk u përdorën mirë. Gjithashtu gazeta “Ura Shkuminit” propozonte

masat që mund të ndërmerreshin për kapërcimin e kësaj gjendjeje: marrjen nga qeveria e

një huaje të brendshme për t’ia dhënë bujqve, pagesa e një shume financiare nga arka e

financës së qeverisë për bujqësinë, si dhe qeveria nëpërmjet masave detyruese duhej t’i

impononte shtresës së pasur të çifligarëve veprimin e arsyeshëm për t’i ardhur në ndihmë

358 Ura e Shkuminit, Elbasan, prill 27, 1923, nr.5. 359 Ura e Shkuminit, Elbasan, prill 27, 1923, nr.5.

Page 135: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

135

financiarisht bujqve. “Ata qi hajnë djersën e bujkut-shkruhej në artikullin “Buka”- ata ti

ndifin atij në kohën e shtrëngimit”.360

Një tjetër barrë e rëndë për bujkun shqiptar ishte edhe detyrimi tatimor i së

dhjetës. Gazeta “Ura e Shkuminit” e trajtoi këtë problem të mprehtë për ekonominë

bujqësore që kishte të bënte me vjeljen e detyrimeve nga ana shtetit, bazuar në sistemin e

së dhjetës. Detyrimi tatimor i të dhjetave për ekonomitë fshatare ishte rrënuese. Akoma

nuk ishin bërë përpjekje serioze për të zëvendësuar sistemin e të dhjetave me një mënyrë

tjetër pagimi. Qeveria dhe parlamenti ishin dakord për heqjen e saj, por nuk kishin arritur

ta bënin një gjë të tillë për shkak të vazhdimit të diskutimeve për mënyrën e mbledhjes së

asaj pagese që do të zëvendësonte të dhjetat. Mungesa ende e një sistemi tatimor

perendimor që të zevendësonte praktikat e vjetra tatimore osmane, nuk bënte tjetër gjë

veçse i zgjaste jetën marrëdhënieve feudale në fshat. Mënyra e mbledhjes e të dhjetës nga

dhjetari po bëhej, gjithnjë e më shumë, më abuzive. Sipas gazetës, sistemi i të dhjetës

ishte një ndër shkaqet kryesore të varfërimit të bujqve shqiptarë. “Sistemi i të dhitës -

shkruhej në artikullin “Të dhitat dhe bujku”- asht’ i damshëm dhe tepër i randë për

bujkun e mjerë të Shqipërisë”.361 Heqja sa më parë e sistemit të së dhjetës do të mund të

përmirësonte sadopak situatën financiare të bujqve shqiptarë. Në artikullin “Bujqsia

duhet përmirësue nga rrajat” gazeta “Elbasani”, duke e konsideruar robërinë shekullore si

arsye kryesore të gjendjes së keqe të ekonomisë bujqësore dhe jetesës primitive në fshat, i

kërkonte qeverisë të merrte masa për përmirësimin e kësaj ekonomie dhe vetë gjendjes së

fshatarit “që nuk mund të siguronte as ushqimin e familjes së vet”.362 Përmirësimi i

gjendjes së ekonomisë bujqësore shikohej me prioritet për arsye se pjesa më e madhe e

popullsisë ishte e lidhur ngushtësisht me këtë ekonomi. Gazeta “Elbasani” ndër të tjera

sygjeronte:

Së pari dhënien nga shteti të veglave moderne të punimit të tokës, bujqve me

kondita të lehtësuara financiare. Kjo do të çonte në rritjen e rendimentit në kulturat e

ndryshme bujqësore.

Së dyti angazhimi gjerësisht i specialistëve në fushën e bujqësisë, agronomëve,

për të kontribuar me njohuritë e tyre në mënyrën e trajtimit të tokës gjatë proçesit të

360 Ura e Shkuminit, Elbasan, prill 27, 1923, nr.5. 361 Ura e Shkuminit, Elbasan, qershuer 1,1923, nr.10. 362 Ura e Shkuminit, Elbasan, qershuer 1,1923, nr.10.

Page 136: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

136

kultivimit të produkteve bujqësore, mbështetur në metodat dhe teknikat më të fundit

shkencore.

Së treti përgatitjen e studimeve nga specialistë për ngritjen e një sistemi

irrigacioni me qëllim evitimin e situatave të mungesës së prodhimit bujqësor për shkak të

thatësirave apo përmbytjeve në sezone të caktuara të vitit. Për këtë një ndihmë duhej të

jepte edhe qeveria nëpërmjet shpenzimeve të saj buxhetore.

“Me këto masa e të tjera si këto-shkruhej në gazetën “Elbasani”-kujtojmë sigurisht se ka

me u përmirësue gjendja e bujqësisë në një shkallë që, për pak kohë, mbas andaj me i a

mrrie nji përmirësimit të plotë e të dëshirueshëm”.363

Por, me ose pa dashje, nuk preken arsyet kryesore të prapambetjes së bujqësisë që

ishte ekzistenca e marrëdhënieve feudale në prodhim. Kjo ekonomi bujqësore nuk mund

të dilte nga prapambetja me disa hartime rregulloresh, përgatitje studimesh në kultivimin

e bimëve bujqësore, jo se ato nuk ishin të nevojshme por se më imediate ishte prishja e

marrëdhënieve të vjetëruara feudale në prodhim. Për përdorimin e veglave të reja

bujqësore si pjesë e sistemit të ri të punimit të tokës ishte shprehur edhe gazeta

“Shkumini” në artikullin “Nevojat e veglave të bujqësisë”. Ajo kërkonte angazhimin e

qeverisë në proçesin e importimit të veglave bujqësore, përdorimi i të cilave do të

përmirësonte gjendjen e bujkut. “Parmenda qi kemi trashëgue prej pelasgëve nuk mund

të shofi as nji të njiqintën e asaj pune qi shef plugu i sistemit të ri, veç me u vendosun në

museum për me e pamë me kureshtje brezat që do vinë pas nesh”364- shkruhej në këtë

gazetë, si për të paraqitur një dëshmi të prapambetjes teknike në punimin e tokës.

Gjithashtu edhe në blegtori konstatoheshin probleme. Mungesa e kujdesit

veterinar ndikonte negativisht në gjendjen e blegtorisë. Si rezultat i sëmundjeve

epidemike në blegtori humbjet në të ishin të mëdha. Në situata të tilla prodhimi blegtoral

binte ndjeshëm. Kritike paraqitej gjendja kur disa sëmundje të blegtorisë mund të ishin të

transmetueshme tek njerëzit. Gjatë viteve 1921-1924 ka raportime që pasqyrojnë

gjendjen e vështirë në blegtori. Në raportet mujore të nënprefekturave të Librazhdit e

Gramshit drejtuar Prefekturës Elbasan ndër të tjera shkruhej: “ ... në disa bagëti të mëdha

363 Elbasani, Elbasan, vjesht’ e I 5,1923, nr.23. 364 Shkuminit, Elbasan, shkurt 4,1921, nr.4.

Page 137: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

137

ka sëmundje”365, “ në gjatë e vogla ka një sëmundje e quajtun kolonicë e zezë dhe prej

kësaj sëmundje gjer tash kanë ngordh 60 krenë”.366

Për shkak të mungesës së bazës ushqimore për të dhe të sëmundjeve që preknin

kafshët në masë të gjerë qeveria detyrohej në periudha të caktuara që të ndalonte

eksportimin e gjësë së gjallë. “Si mbas një urdhni, gjatë e gjalla përgjithësisht po

ndalohen nga e dalmja jashtë kufinit të Shqipnies. Ky urdhën mund të ketë për arsye

dyshimin e të paksuemit të saj”.367

Përsa i përket problemit agrar përfaqësuesit e grupimi “As i Pashës, as i Beut”

nëpërmjet artikujve në gazetën “Ura e Shkuminit” shpreheshin për ndjekjen e politikave

ekonomike që do të mund të përmirësonin gjendjen e bujqve duke “fituar lirinë shoqnore

dhe ekonomike”. Sipas tyre kjo do të realizohej nëpërmjet :rregullimit të çështjes agrare si

dhe ringritjes se bankave të bujqësisë.368

Grupimi “As i Pashës, as i Beut” ishte për ndjekjen e një politike fiskale moderne,

ku të hiqej dorë nga taksat primitive tipike feudale, që mbanin të lidhur vendin me një

organizim të vjetëruar ekonomik, si të dhjetës e xhelepit, duke lehtësuar kështu barrën

fiskale të popullsisë.

Ndërsa gazeta “Elbasanit” duke shprehur mendimin e grupimit politik

“Pleqësuer” dilte kundër ndërmarrjes së një reforma agrare si një veprim radikal dhe se

dhënia e tokës bujkut nuk e zgjidhte problemin. “Radikalisma thotë po ti jepet shtëpia e

toka bujkut ndreqet puna… mirëpo këtë sëmundje këtë plagë të bujqësisë e shëron

sigurisht vetëm evolusionisma pa dëmtue të zotët e tokave”.369

Ndërmarrja e një reforme agrare në atë periudhë nga çdo qeveri do të ishte

pothuajse e pamundur për këto arsye: në vitet 1921-1924 prioritet i shqiptarëve ishte

sigurimi i pavarësisë politike, ruajtja integriteti territorial dhe konsolidimi i shtetit

shqiptar. Krizat politike të njëpasnjëshme që madje çuan dhe në lëvizje të armatosur nuk

do mund t’i krijonin mundësi asnjë qeverie shqiptare të ndërmerrte ndonjë reformë.

Gjithashtu përplasjet sociale që do të krijoheshin në rast ndërmarrje të një reforme agrare

radikale do të ishin me pasoja për shoqërinë shqiptare.

365 AQSH, F.271, viti 1922, D.35, fl.15. 366 AQSH, F.271, viti 1922, D.35, fl.4. 367 Elbasani, Elbasan, maj 29, 1925, nr.38. 368 Ura e Shkuminit, Elbasan, shëndre 26, 1923, nr.36. 369 Ura e Shkuminit, Elbasan, shëndre 26, 1923, nr.36.

Page 138: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

138

Opozita politike pas ardhjes në pushtet në qershor 1924 nuk arriti të fillonte

ndërmarrjen e një reforme agrare. Reforma e tokës, përbërësi më i rëndësishëm i Nolit,

mbeti në letër.370 Madje dhe reforma agrare e ndërmarrë nga Zogu në vitin 1930 ishte e

kujdesshme që të mënjanonte konfliktet sociale.371

Reforma agrare, dhënia e tokës bujkut sipas pozitës do të mbështetej në proçesin

e padrejtë të marrjes së tokës pronarit. Vërtet artikullshkruesi preokupohet për garantimin

e të drejtës së pronësisë mbi tokën duke mbrojtur pronarët e tokave por ai anashkalon

rrugën në të cilën kaloi proçesi i akumulimit të tokave në duart e këtyre pronarëve të

mëdhenj. Ishte më se normale shfaqja e qëndrimeve të tilla nga përfaqësuesit e shtresës së

çifligareve që e ndjenin që ndryshimet në vend mund të rrezikonin pozitat e tyre.

370 Robert C.Austin, Shtegu i pashkelur i Nolit, (Tiranë: Albin, 2000), 102. 371 Koka et al., Historia, 298.

Page 139: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

139

IV.2 – Pikëpamje dhe qëndrime rreth zhvillimit ekonomik të vendit.

Shqiptarët me përpjekjet e tyre shumëshekullore kishin arritur të siguronin

pavarësinë politike e cila u rikonfirmua në Kongresin e Lushnjes. Por për një vend

rëndësi kishte jo vetëm pavarësia politike por dhe hapat e tij drejt zhvillimit ekonomik

sepse “mungimi i njanës prej këtyne- theksohet në gazetën “Ura e Shkuminit”- vetëm se

shkakton humbjen e tjetrës”.372

Shumë probleme ekonomike, të evidentuara jo vetëm në Elbasan por edhe në tërë

vendin, u pasqyruan gjerësisht në shtypin periodik të këtij qyteti. Niveli i ulët shoqëror

dhe kjo ekonomi e prapambetur shiheshin si “dy plagë ma të forta të këtij kombi qi e kanë

çuëm atë deri në buzë të vorrit”.373 Ndaj intelektualët Elbasanas, të preokupuar për

gjendjen e vështirë ngritën në faqet e gazetave probleme të karakterit ekonomik e

shoqëror, duke dhënë njëkohësisht mendimet e tyre për zgjidhjet e mundshme, tepër të

nevojshme për kapërcimin e kësaj gjendjeje.

Ekonomia shqiptare gjatë dekadës së parë pas shpalljes së pavarësisë së shtetit

shqiptar (1912-1922) njohu rritje megjithëse ato ishin të ngadalshme. Kjo tendencë

rritjeje e ngadaltë e ekonomisë shqiptare për një periudhë kohe ishte e ndikuar edhe nga

zhvillimet politike si në planin kombëtar (lëvizjet seperatiste, kryengritja e Shqipërisë së

Mesme), ashtu dhe ato në planin ndërkombëtar (Lufta e Parë Botërore).

Gjatë kësaj dekade tentuan të depërtonin kapitalet e huaja në Shqipëri dhe bashkë

me to edhe modele të reja të marrëdhënieve në prodhim, marrëdhënieve kapitaliste.

Mundësitë për zhvillimin e ekonomisë shqiptare ishin të mëdha. “Gjatë udhëtimit tim në

Shqipëri verën e kaluar - shkruhej në një artikull të profesorit amerikan Elmer E.Jones në

gazetën “The Albanian Journal - kam qenë vazhdimisht i impresionuar me mundësitë e

mrekullueshme për zhvillimin tregtar dhe industrial”.374

Shqipëria kishte kapitale të mjaftueshme për t‘i investuar në ekonominë e vendit.

Sipas ekonomistit të Lidhjes së Kombeve Albert Kalme në Shqipëri kishte në formë

372 Ura e Shkuminit, Elbasan, mars 23, 1923, nr.1. 373 Elbasani, Elbasan, vjesht’ e III 25,1922, nr.1. 374 The Albanian Journal, Chicago, march 2,1922, nr.4.

Page 140: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

140

thesaresh 60 deri në 100 milion franga ari.375 Të tjerë ekspertë në fushën e ekonomisë

nëpërmjet analizave të tyre dëshmonin që ky vend kishte potencialin e duhur financiar

për t‘u zhvilluar. “Thesari i qeverisë Shqiptare - shkruhej në “The Albanian Journal”

përmban 8 milion dollar në ar. Ndërsa shtetet e tjera janë të mbytyra nga borxhet, shteti

shqiptar është ndër më të pasurit në botë. Kjo mund të tingullojë qesharake por është e

vërtetë, për më tepër që Shqipëria është një shtet i ri”.376

Gjatë viteve 1921-1924 në Shqipëri pati një gjallërim të ekonomisë ndonëse me

ritme të ngadalta.377

Në artikujt ekonomike të publikuara në të gjitha gazetat e Elbasanit gjatë

periudhës 1921-1924 artikullshkruesit janë fokusuar: në zhvillimin e industrisë dhe

mbrojtjes ekonomike të sipërmarrësve vendas, në dhënien e koncesioneve, rritjen e

shkallës së investimeve në sektorë të ndryshëm të ekonomisë së vendit, në infrastrukturën

rrugore, transportin, që me mangësitë e shfaqura ishte bërë pengesë në zhvillimin e

tregtisë.

Në Elbasan ashtu si në tërë vendin ekonomia në tërësi dhe industria në veçanti u

zhvillua me ritme të ngadalta. Zhvillimi industrial në Elbasan u mbështet në përvojen e

organizimit të manifakturave të prodhimit të vajit e sapunit të ngritur nga vëllezërit Nosi

dhe sipërmarrës të tjerë në dekadën e parë të shek. XX. Ekonomia si rezultat i depërtimit

të elementeve të ekonomisë së tregut pati një zhvillim.

Në vitin 1916 u ngrit shtypshkronja “Elbasani”. Në vitet 1921-1924 kjo

shtypshkronjë ishte e organizuar si një shoqëri aksionere. Për administrimin e saj ishte

ngritur një këshillë administratore e cila kishte të drejtën e thirrjes së mbledhjes së

aksionerëve për marrjen e vendimeve të ndryshme që lidheshin me aktivitetin e kësaj

shtypshkronjë. 378 Gjatë kësaj periudhe kjo shtypshkronjë përveç botimit të shtypit

periodik botoi: “Tragëzat e mullinit” të Emin Matraxhiut, “ Si mbillet patatja” të Ismail

Haxhihysenit, “Kalendarin e vitit 1922”, “Dokumenta historike” të Lef Nosit,

“Gojëdhëna, zakone e besime të popullit shqiptar”379etj.

375 Koka et al., Historia, 101. 376 The Albanian Journal, Chicago, qershor 3, 1922, nr.7. 377 I.Fishta,V.Toçi, Gjendja ekonomike e Shqipërisë në vitet 1912-1944, prapambetja e saj shkaqet dhe

pasojat, (Tiranë: 8 nëntori, 1983), 56. 378 Ura e Shkumini, Elbasan, vjesht’e I 14,1923, nr.24. 379 Ura e Shkumini, Elbasan, mars 15, 1924, nr.42.

Page 141: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

141

Më pas u ngrit fabrika miellit që përbëhej prej dy motorësh, njëri me fuqi 25 kuaj

fuqi dhe tjetri rreth 60 kuaj fuqi. Kapaciteti i blojes së kësaj fabrike ishte 250 kv në ditë

dhe rendimenti i saj rreth 25 kv grurë për një orë.380 Në vitin 1923 u krijua shoqëria

tregtare anonime STABLES për monopolin e letrave dhe shkrepëseve.381 Zhvillim mori

edhe industria tekstile megjithëse në të përdorej një teknikë e prapambetur. U ngritën 6

sharra mekanike e disa mullinj vaji për shkak të pranisë së ullishtave në Elbasan. Në

Prefekturën e Elbasanit kishte gjithsej 25 automobila. Gjithashtu ekzistonin punishte

zejesh si rrobaqepës, këpucar, zdrukthtar, argjendar. Sipas statistikave, 2004 ishte numri i

mjeshtrive në Prefekturën e Elbasanit. Nevojat financiare për të investuar nxitën

sipërmarrësit vendas të bashkonin kapitalet e tyre financiare e të krijonin shoqëri të

përbashkëta ekonomike sipas modeleve perendimore.

Në gazetën Elbasani shkruhej: “Me gëzim të madh mësojmë se Tabakët e

Elbasanit (tregtar lëkurash) të shtyem nga ndjenjat e bashkëpunimit janë tue formue nji

shoqnie dhe si një grup Anonimi do të çojnë në Trieste 90000 lëkura të cilat i kanë

depozitue në Durrës”.382

Megjithatë ritmet e këtij zhvillimi industrial ishin të ngadalta për shkak të

ngadalësisë së depërtimit të marrëdhënieve kapitaliste në prodhim, mungesës së lëndës së

parë të prodhimit që realizohej nga bujqësia, ekzistencës së mjeteve primitive të

transportit, moszhvillimi në masën e duhur të tregtisë ndërkrahinore, mosinvestimi në

industri i kapitaleve financiare nga familjet e pasura, mungesa e specialistëve në fushën e

ekonomisë, mungesa e një Banke Kombëtare dhe qarkullimi në tregun shqiptar i disa

monedhave të huaja, gjë që vështirësonte shkëmbimet tregtare.

Pozita gjeografike që kishte Elbasani favorizonte shumë tregtinë, si atë

ndërkrahinore me Durrësin, Vlorën, Strugën, por dhe tregtinë e jashtme me Italinë,

Greqinë, Jugosllavinë Austrinë. Tregtia e brendshme zhvillohej një herë në javë në disa

qendra (pazare) të Prefekturës së Elbasanit si në Elbasan, Grabovë, Peqin.

Organizoheshin dhe panaire siç ishte ai i Shëngjonit.

Tregtia e jashtme në vitet 1921-1924 ndodhej në një nivel të ulët përsa i përket

vëllimit të eksportit dhe importit. Eksporti shqiptar përbëhej nga lëndët e para bujqësore

380 Valentina Kolçe, Industria në Shqipëri gjatë viteve 1921-1924, “Studime historike”, nr.4, (1988): 67. 381 Enciklopedi-Elbasani, 511. 382 Elbasani, Elbasan, shkurt 10, 1923, nr.8.

Page 142: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

142

dhe blegtorale, ndërsa importi përbëhej kryesisht nga produkte industriale. Bilanci tregtar

kishte vlera negative për shtetin shqiptar, duke krijuar një defiçit tregtar. Në vitin 1921

defiçiti tregtar ishte 16 046 000 franga ari ndërsa në vitin 1923 ishte 15 280 118 franga

ari383. Shifra të tilla si: – 16.046.000 defçit tregtar në vitin 1921 apo – 15.280.118 në

vitin 1923 janë të frikshme për ekonominë e çdo vendi dhe duhej të alarmonte qeveritë e

asaj kohe. Këtij defiçiti tregtar i shtohej edhe defiçiti buxhetor që vështirësonte akoma më

tepër ekonominë e Shqipërisë në tërësi.

Për të shmangur këtë defiçit tregtar “Ura e Shkuminit” i tërheq vëmendjen shtetit

dhe shoqërisë shqiptare “kujdes kursimin duhet ta kemi në të blemen e sendeve qi na

hyjnë së jashtmi”.384 Kjo do të çonte në vendosjen e një balance midis eksporteve dhe

importeve gjithashtu do të mund të minimizonte sadopak daljen e arit jashtë Shqipërisë.

Kjo gjendje pasqyrohej edhe në Elbasan, ku evidentoheshin mungesa të

produkteve për eksport. Në raportin e nënprefekturës së Librazhdit për muajt maj,

qershor, vjeshtë e dytë (tetor) 1922 drejtuar Prefekturës Elbasan theksohej “Për tregti me

qit jashtë Shqipërisë nuk kemi gjësendi”.385 Gjithsesi ekonomia shqiptare nuk e kishte të

zhvilluar sferën prodhuese por atë të shkëmbimeve tregtare. Efektet negative të këtij

bilanci tregtar qëndronin në faktin e largimit të arit nga Shqipëria. Njësi bazë në

shkëmbimet tregtare ishte franga e arit që përbënte bazën e monedhës kombëtare dhe

napoloni (1napolon = 20 franga ari = 55 korona argjendi). Gjithashtu përdoreshin korona

e argjendë dhe lira italiane. Gjatë periudhës 1921-1924 Ministria e Financave u përball

me fenomenin e fallsifikimit të monedhave si napolonit dhe bankënotave 5, 10, 50, 100

lirash Italiane.

Në një korrespondencë të Ministrisë së Financave dhe Prefekturës së Elbasanit

shkruhej: “kemi nderin t’ju lajmërojmë sigurisht se shumë napolona fallso janë në

cirkolacion. Andej janë të lutur zotnia juaj që të ndihmoni zyrën e policisë për me marrë

masa ma të rrepta për ndalimin e tyre në këtë qark e në qoftë se zihet ndonjë napolon i

tillë të dorëzohet në këtë drejtori. Gjithashtu lutemi qi të bahet me dit edhe zyrës së

bashkisë për me e shpall ndër popull”.386 Qarkullimi këtyre monedhave false dëmtonte

383 Selenica, Shqipria, CLXXXV. 384 Ura e Shkuminit, Elbasan, prill 4, 1923, nr.2. 385 AQSH, F271, viti 1922, D.35, fl.9,11,17. 386 AQSH, F271, viti 1922, D.116, fl.1.

Page 143: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

143

financiarisht tregtarët. Me gjithë masat e marra në këtë drejtim, në Elbasan, ashtu si në

tërë Shqipërinë, pati qarkullime të monedhave të fallsifikuara.

Një tjetër problem me pasoja negative që u vu re në Elbasan në shkëmbimet

tregtare ishte zhvlerësimi i bankënotave austro-hungareze. Këto bankënota u përdorën në

Elbasan gjatë pushtimit të tij nga trupat austro-hungareze. Pas largimit të tyre, italianët të

gjithë bankënotat austro-hungareze që përdoreshin nga popullsia i vulosën, gjë që i

shndërroi ato në të pavlefshme në shkëmbimet tregtare që bënin elbasanasit me

austriakët. Kjo i dëmtoi tregtarët elbasanas që kishin të akumuluara bankënota austro-

hungareze. Në këtë periudhë ata kërkonin nga shteti shqiptar t’i kushtonte vëmendjen e

duhur këtij problemi. “N’atë kohë 100 korona shkoshin 40 lira italie shumë elbasanas

shkuan në Austri për me bamë tregti e nga shkaku i së vulosmes nuk mundën se nuk i

mirrshin fare. Na mbajmë shpresat se qeveria do ti japë rëndësinë që i takon kësaj

çështje”.387

Mbrojtjen e prodhimit vendas gazeta “Shkumini” e shihte si një çështje

kombëtare. Në artikullin me titull “Një çështje kombëtare”, pasi vlerësonte për cilësinë e

tyre prodhimet elbasanase të pëlhurave, si të pambukta ashtu dhe të mëndafshta, gazeta

denonconte përpjekjet e disa sipërmarrjeve të huaja kryesisht italiane që duke imituar

pëlhurat elbasanase, kishin pushtuar tregun vendas.

Filip Papajani i drejtohej ministrit të financave duke marrë shkas nga ky fenomen

“për t’i vu pengesa të randa çdo gjaje që i sjell dam ekonomisë shqiptare”. Pra qeveria

shqiptare duhej që të realizonte një nga detyrat kryesore në planin ekonomik që ishte “të

mprojë të gjitha industritë kombëtare”388, që si pasojë e vërshimit të mallrave të huaja do

të mund të shkonin drejt falimentimit. Kjo politikë proteksioniste e prodhimit vendas do

të ishte një mundësi për gjallërimin e mëtejshëm të aktiviteteve sipërmarrëse brenda në

vend.

Krahas këtyre problemeve që vështirësonin shkëmbimet tregtare, një problem

tjetër jo më pak i rëndësishmën ishte rrjeti i komunikacionit. Domosdoshmëri për

zhvillimin e tregtisë ishte ndërtimi i urave dhe i rrjetit rrugor. Shteti shqiptar që me

krijimin e tij u përball me mungesën e rrjetit të komunikacionit. Paul Scott Mowrer në

387 Shkumini, Elbasan, prill 1, 1921, nr.12. 388 Shkumini, Elbasan, prill 22, 1921, nr.15.

Page 144: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

144

udhëtimin e tij nga Elbasani në Durrës në vitin 1913 shkruante: “Makinat dhe kamionët

janë të panjohura në këtë pjesë të Shqipërisë në mungesë të asaj që mund t’i ngjante një

rruge. Ndërsa mallrat dhe çdo udhëtim bëhej me kalë”.389

Rrugët në përgjithësi gjatë viteve 1921-1924 ishin në një gjendje jo të mirë,

megjithëse krahasuar me një periudhë të mëparshme pati ndërhyrje në përmirësimin e

gjendjes së tyre. Rrugët nacionale që lidhnin Prefekturën e Elbasanit me prefekturat e

tjera ishin: rruga Rrogozhinë-Elbasan, rruga Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë, rruga

Elbasan-Qafë Krrabë, rruga Rrogozhinë-Shkumbin. Në këto rrugë pati ndërhyrje të

pjesshme për përmirësimin e gjendjes së tyre. Kështu në rrugën Rrogozhinë-Elbasan e

gjatë 46 km, pati rikonstruksione në vitin 1922-1923 në një gjatësi prej 8 km ndërsa në

vitin 1924 u bë rikonstruksion në një gjatësi prej 26 km, ndërsa në aksin rrugor Elbasan-

Qafë Krrabë me gjatësi 21 km pati ndërhyrje në vitin 1921 për përmirësimin e një pjese të

rrugës jo më shumë se 1 km. Por pati edhe raste si ajo e rrugës së Qafë Thanës apo

Rrogozhinë-Shkumbin ku gjatë periudhës 1921-1924 nuk u bë ndonjë ndërhyrje për

përmirësimin e gjendjes së tyre në asnjë segment.390 Kjo gjendje jo e mirë e rrugëve gjatë

këtyre viteve favorizonte llojin e transportit me mjete primitive për shkëmbimet tregtare.

Në mungesë të investimeve të kapitalit vendas për ndërtimin apo përmirësimin e rrugëve,

qeveria vendosi ndërtimin e tyre me kapitale të huaja duke aplikuar dhënien e

koncesioneve. Kështu urën e Rrogozhinës mbi lumin Shkumbin e mori për ndërtim një

shoqëri franceze.

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore ishte mjaft e nevojshme për Prefekturën e

Elbasanit që për nga sipërfaqja prej 2954.9 km2 renditej e pesta pas prefekturave të

Shkodrës, Gjirokastrës, Beratit dhe Korçës. Ajo kishte një popullsi prej 81.805 banorë.

Ndërsa tregtia e brendshme vuante pasojat e një rrjeti rrugor mjaft të keq, në

drejtim të përmirësimit të tij gjatë viteve 1921-1924 përpjekjet e bëra ishin të

pamjaftueshme në raport me nevojat. Por gjithsesi u bënë hapa serioze, kryesisht në

ndërtimin apo përmirësimin akseve kryesorë rrugor. “Në 13 të këtij muaji u ba

ceremonija e nisjes së kësaj rruge (Elbasan-Durrës) me nji entuziazëm të

389 Paul S. Mowrer“Au coeur de L’Albanie”- Notes de voyage d’un journaliste americain, L’Illustration,

Paris, 1913, Samedi 26 avril, No. 3661. 390 Selenica, Shqipria, 61.

Page 145: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

145

jashtëzakonshëm” 391 . Ndërtimi i rrugës Elbasan-Durrës kishte jo vetëm rëndësi për

tregtarët elbasanas, duke i krijuar atyre lehtësi në transportimin e mallrave në portin e

Durrësit, por edhe për tërë vendin.

Në mars 1923, mbështetur në ligjin “Për ngritjen e dhomave së tregtisë” nenet 2,

3, 4, 5, 7 në Elbasan ngrihet Dhoma e Tregtisë. Anëtarë të Dhomës së Tregtisë ishin të

gjithë ata që kishin një patentë tregtie ku dëshmoheshin detyrimet financiare ndaj shtetit.

Kjo patentë tregtie i ndante anëtarët në të klasit të parë, dytë dhe tretë. Gjatë veprimtarisë

së saj u bënë përpjekje për hartimin e statutit për funksionimin e saj. Ndër eksportuesit

kryesorë në Elbasan ishin: Sulë Domi, Veli Gjata, vëllezërit Xhepa që eksportonin

kafshët e imta e të trasha, Haki Kotherja, Demir Lulja eksportonin duhan cigare, Hysen

Dakli, vëllezërit Mehja eksportonin ullinj dhe vaj ulliri, Ali Gurakuqi, Hiqmet Baholli

eksportonin drithëra. Ndër importuesit rendisim: Ibrahim Miraku, Arif Dardha që

importonin veshje dhe artikuj mode, Ibrahim Velencja, Mehmet Shyti importonin

materiale shkrimi, kinkaleri, bojra.392 Pikërisht në këtë kohë vihet re një përplasje midis

një pjese të përfaqësuesve të dhomës së tregtisë me prefekturën. Elbasani kishte gjithsej

663 tregtarë. Në përfundim të zgjedhjeve për ngritjen dhomës e tregtisë me shumicë

votash për të qenë përfaqësues të saj fituan Ahmet Dakli, Dhimitër Papajani, Nexhip

Haxhiademi, Arif Dardha, Ibrahim Bumçi, Veniamin Nosi, Abdyl Daiu, Hysen Bakalli,

Qamil Shkodra, Ibrahim Haseqiu, Pertef Kulla e Ibrahim Miraku. Gazeta “Ura e

Shkuminit” në artikullin “Zgjedhja e dhomës tregtare” denonconte ndërhyrjet e

nëpunësve të prefekturës në zgjedhjet e 9 marsit në dhomën e tregtisë, duke larguar nga

ajo Ahmet Daklin, Dhimitër Papajanin, Nexhip Haxhiademin, Ibrahim Bumçin, Abdyl

Daiun, Ibrahim Haseqiun e Pertef Kullën e duke i zëvendësuar me kandidatë të tjerë që

siguruan më pak vota me Nazif Dibranin, Musa Haren, Demir Penin, Musa Xhepën,

Reshit Picin, Jusuf Balliçin, Beqir Plangaricën.393 Kjo u konsiderua nga gazeta si shkelje

e së drejtës së votës duke provokuar protesta e ankesa nga ana e përfaqësuesve të larguar.

Në mbledhjen e parë që mbajti dhoma e tregtisë, përfaqësuesit e kësaj dhome Qamil

Shkodra, Veniamin Nosi, Arif Dardha, Hysen Bakalli dolën me një deklaratë të

përbashkët ku theksohej :bojkotimi i punimeve të dhomës së tregtisë në shenjë proteste

391 Shkumini, Elbasan, qershuer 17, 1921, nr.23. 392 Enciklopedi-Elbasani”, 589. 393 Ura e Shkuminit, Elbasan, prill 4,1923, nr.2.

Page 146: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

146

ndaj ndërhyrjes së prefekturës dhe mos heqja dorë nga detyra por largimi deri në

sigurimin e së drejtës së mohuar përfaqësuesve të tjerë. Këtij grupi iu bashkëngjit Beqir

Plangarica i cili edhe pse i zgjedhur nga prefektura u largua në shenjë proteste ndaj

ndërhyrjes së këtij institucioni. Mungesa e 8 përfaqësuesve nuk i pengoi përfaqësuesit e

tjerë të dhomës së tregtisë të zgjidhnin një kryesi të jashtëligjshme, duke thelluar gjithnjë

e më shumë përplasjet brenda këtij institucioni. Shtatë anëtarët e larguar nëpërmjet një

letre i kërkuan prefektit arsyet e përjashtimit, në një kohë kur ato kishin siguruar të qënit

anëtarë të dhomës së tregtisë me anë të votës së lirë. “Ju lutemi - shkruhej ndër të tjera në

letrën drejtuar Prefekturës së Elbasanit- të na dëfteni arsyet të cilat shtrënguen zotnin tuej

t’a bani këtë përjashtim që neve na duket jashtë ligjit e kompetencës së prefekturës”.394

Përgjigjes së prefekturës, se tregtarët e përjashtuar e të zëvendësuar nuk janë të klasit të

parë e të dytë përfaqësuesit e larguar në gazetën “Ura e Shkuminit” i kundërpërgjigjen.

“Nuk po e dimë se në ç’nen të kujt ligji bazohet prefektura…mund të jetë neni i hatrit të

ligjit të tarafit por neve s’e kemi këndue këtë ligj”.395

Kjo gazetë vazhdimisht denonconte presionet dhe kërcënimet e bëra ndaj

tregtarëve që me letrat e tyre drejtuar institucioneve qendrore të shtetit shqiptar

ankoheshin për disa veprime të paligjshme të prefekturës. Veprimtaria e tregtarëve

vështirësohej edhe më shumë për shkak të mos unifikimit të njësive të matjes dhe peshës,

duke krijuar probleme në shkëmbimet tregtare. Madje në këtë kohë e pranishme

gjerësisht ishte edhe veprimtaria e spekulatorëve në ekonomi të cilët jo vetëm që rritnin

fitimet tyre në mënyrë të paligjshme por shtonin njëkohësisht varfërinë e popullsisë, duke

dëmtuar interesat ekonomike të tregtarëve të ndershëm. Mjaft tregtarë reaguan ndaj këtij

problemi. Një ndër ta ishte tregtari Mustafa Kotherja i cili pyeste: “Pse të mos caktohet

pesha e të matunit; a të përdorim të gjithë kilo e metro ose okë e kut e kështu të shpëtoj

populli nga nji hajdutlluk i qartë”?396

Nëpërmjet sistemit të unifikuar të njësisë së peshës dhe matjes tregtarët elbasanas

kërkonin t’i pritej rruga një herë e mirë abuzimeve, ndaj shpresonin në punën e

përfaqësuesve të dhomës tregtare për zgjidhjen e këtij problemi në bashkëpunim me

qeverinë.

394 Ura e Shkuminit, Elbasan, mars 23, 1923, nr.1. 395 Ura e Shkuminit, Elbasan, mars 23, 1923, nr.1. 396 Ura e Shkuminit, Elbasan, vjesht’ e II 26, 1923, nr.28.

Page 147: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

147

Një ndër problemet shqetësuese për ekonominë shqiptare ishte defiçiti buxhetor

që pasonte vit pas viti, duke rënduar ekonominë e vendit. Prapambetja e madhe

ekonomike dhe shkatërrimet e Luftës së Parë Botërore janë pasqyruar drejtpërdrejtë në

buxhetin dhe financat e vendit. Defiçiti buxhetor ishte i madh, në vitin 1922 ishte 10 753

365 franga ari, në vitin 1924 ishte 8 714 757 franga ari.397 Kjo prishje e ekuilibrit midis

shpenzimeve dhe të ardhurave kishte lidhje jo vetëm me masën e madhe të shpenzimeve

për rindërtimin e shtetit shqiptar (për ushtrinë, xhandarmërinë, aparatin administrativ,

punët botore, bujqësinë, industrinë), por dhe me pamundësinë në sigurimin e të ardhurave

të mjaftueshme për mbulimin e këtyre shpenzimeve. Kjo për arsye se sistemi tatimor që

trashëgoi shteti shqiptar gjatë viteve 1921-1924 ruante tiparet e një sistemi të

prapambetur, që në përmbajtjen themelore të tij ishte trashëgim i sistemit të tatimeve dhe

taksave që kishte zbatuar në vitet e fundit Perandoria Osmane.398 Të shqetësuar nga ky

defiçit në planin financiar të shtetit shqiptar gazetat e Elbasanit nuk mund të rrinin pa

analizuar, në shkrimet e tyre të karakterit analitik, një problem të tillë.

Gazeta “Ura e Shkuminit” kritikoi mënyrën e drejtimit ekonomik të vendit që

kishte çuar në rritjen e defiçitit buxhetor, duke e cilësuar këtë mënyrë drejtimi si “një

udhë pa krye”. “Me folë të drejtën, ekonomikisht po i hidhemi greminës. Sot,

përgjithësisht Shqipnija po fiton 20 e po prish 80”.399

Shpenzimet buxhetore në vetvete përfaqësonin shpenzimet e kryera nga ana e

institucioneve publike, duke përdorur mjete të siguruara nga të ardhurat buxhetore. Kjo

diferencë midis shpenzimeve buxhetore e të ardhurave krijonte defiçitin buxhetor.

Thellimi kohë pas kohe i defiçitit buxhetor do të çonte në akumulimin e një borxhi që

qeveria duhej t’ia paguante të huajve (në rastin e borxhit të jashtëm) ose kreditorëve

vendas (në rastin e borxhit të brendshëm). Sipas gazetës “Ura e Shkuminit” vlera në rritje

e defiçitit buxhetor rrezikonte mbarimin e kapitaleve financiare të shqiptarëve, marrjen e

huave nga qeveria, e detyruar për të realizuar shpenzimet në sektorët me rëndësi jetike

për vendin si dhe në shitjen e një pjese të pasurisë kombëtare.

Përballë këtij shqetësimi gazeta “Ura e Shkuminit” aludonte për të ardhmen një

situatë të rrezikshme për shtetin Shqiptar. “Atëhere pra kur do të shesim… përballë huasë

397 Selenica, Shqipria, XLIII-XLIV 398 Meta, Politika, 9 399 Ura e Shkuminit, Elbasan, mars 23,1923, nr.1.

Page 148: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

148

ndonji copë nga pasunija kombëtare duhet të dimë se bashkë me të drejtat ekonomike do

të humbim dhe të drejtat politike”.400

Për një ecuri pozitive të jetës ekonomike në vend duhej që shpenzimet buxhetore

të ndryshonin në mënyrë përpjestimore me të ardhurat në mënyrë që të evitohej marrja e

borxhit në nivele jo optimale.

Në artikullin “Buxheti dhe kontrollimi”, Ahmet Hostopalli e konsideronte të

rëndësishëm buxhetin jo vetëm për shtetin por edhe për individin sepse “ai i përket në

mënyrë të përpjestueshme si qeses së të pasunit ashtu dhe djersës së të vobektit”.401

Hartimi i buxhetit kishte një rëndësi të madhe për shtetin shqiptar sepse shihej si

nevojë parësore për rindërtimin e këtij shteti, por po në të njëjtin nivel rëndësie qëndronte

dhe ushtrimi i kontrollit për zbatimin e buxhetit, me qëllim që t’i ndërpritej rruga ndonjë

abuzimi të mundshëm me të. “Kontrollimi i buxhetit- shkruan Ahmet Hostopalli- asht’ nji

nevojë aq e kjart dhe e kthjellët, sa qi shifet e tepërme çdo fjalë a provë qi mund të bahet

mbi të, se asht’ e ditun qi gjendja e vërtetë i një buxheti i mirë a i keq, sido qi të jetë,

mund të matet e të kuptohet vetëm me masat qi merren për kontrollim”402. Sipas tij,

shpesh, problemet ekonomike kanë qenë shtysë kryesore e ngjarjeve të mëdha politike si

jashtë ashtu edhe brenda vendit, përfshirë këtu rolin që patën në shpërthimin kryengritjes

kombëtare shqiptare, ndaj duhej vlerësuar mendimi i popullit. Vetë populli duhej të

vendoste mbi të ardhurat dhe shpenzimet.

Ai dëshironte që shteti shqiptar t’i referohej modeleve të vendeve perendimore në

hartimin e buxhetit duke respektuar katër periudhat përgatitjen, miratimin, zbatimin dhe

kontrollin e tij. Respektimi i principeve të buxhetit duke iu përmbajtur proçesit të

përpilimit, aprovimit dhe realizimit të tij kishte rëndësi në përmbushjen e funksioneve

ekonomike, politike dhe juridike të këtij plani financiar. Gjithashtu sygjeronte hartimin e

një dispozite ligjore në statut që do të siguronte pavarësinë e këshillit kontrollues që do të

merrej me këtë veprimtari. Kjo rriste transparencën e buxhetit të shtetit por në të njëjtën

kohë siç shkruan autori i artikullit “me mësuem gabimet, të metat dhe shpërdorimet e

400 Ura e Shkuminit, Elbasan, mars 23,1923, nr.1. 401 Elbasani, Elbasan, kallnduer 5, 1923, nr.5. 402 Elbasani, Elbasan, kallnduer 5, 1923, nr.5.

Page 149: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

149

kohës së kalueme të bahet i mundshëm përmirësimi i gjendjes financiare ashtu si e lyp

nevoja e kohës së ardhshme”.403

Shpenzimet e parashikuara në buxhetin e shtetit jo vetëm që nuk u pakësuan në

masën e të ardhurave të nxjerra por edhe u shtuan, duke formuar atë defiçit buxhetor që u

rrit gjithnjë e u bë “plagë tipike” e arkës së shtetit. Kjo plagë tipike do të thoshte pagimi

me vonesë i rrogave e i të tjera shpenzimeve buxhetore.404 Situata në vend dëshmonte, në

mjaft raste, pamundësinë financiare të qeverisë për të paguar rrogat e nëpunësve dhe

shkak mbetej defiçiti buxhetor. Një situatë e tillë kishte çuar në shpërthimin e grevave

kryesisht të mësuesve në Korçë, Kavajë, Tiranë. Në Shkodër xhandarët nën komandën e

një nëntogeri kishin arrestuar nëpunësit për shkak se nuk kishin marrë rrogat, ndërsa në

Dibër xhandarët kishin mbledhë taksat duke i mbajtur vetë të hollat.405 Këto veprime të

ushtrisë tregonin se ajo ishte e lodhur nga kaosi dhe rrogat e papaguara, ndaj do të

vendosë ajo në të ardhmen se kush duhej ta drejtonte vendin.406 Në artikullin “Financat e

shtetit e rrogët e nëpunësvet” si mundësi në evitimin e kësaj situate paraqitej marrja e

masave si shkurtimet në administratë dhe ulja e pagave 20%-35% për të gjithë ata

nëpunës që merrnin mbi 100 franga ari në muaj.407

Gazeta “Elbasani” shprehej kundër idesë së marrjes së një huaje për pagesat e rrogave të

administratës sepse huatë shërbenin vetëm për punët produktive që mundësonin shlyerjen

e saj bashkë me interesat. Ajo analizon arsyet pse nëpunësit duhet të pranonin uljen e

pagës.

Së pari për shkak të krizës së frikshme ekonomike, financiare që po kalonte vendi,

ku shumë njerëz përballeshin me pamundësinë në sigurimin e mjeteve të domosdoshme

të jetesës, ndërsa nëpunësit kishin një pagë të sigurtë, të garatuar nga shtetit.

Së dyti falimentimi i bujqësisë për shkak të:

a. Mos kujdesit të treguar nga qeveritë që konsiderohej me ndikim shumë

negativ në ecurinë e bujqësisë gjatë këtyre viteve, duke çuar në

përkeqësimin e jetës së fshatarit.

b. Periudhës së gjatë të thatësirave që po kalonte vendi.

403 Elbasani, Elbasan, kallnduer 5, 1923, nr.5. 404 Vllamasi, Ballafaqime, 300. 405 Elbasani, Elbasan, prill 9, 1924, nr.37. 406 Austin, Shtegu, fq.84 407 Elbasani, Elbasan, prill 9, 1924, nr.37.

Page 150: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

150

Së treti paralizimi i tregtisë për shkak të thellimit të krizës.

Gazeta “Ura e Shkuminit” në artikullin “Kursimi” e shihte kursimin në këtë

situatë krize si një ndër rrugët kryesore për të reduktuar sadopak borxhin e akumuluar

prej defiçiteve buxhetore. Reduktimi i shpenzimeve qeveritare dhe plotësimi i nevojave

më të domosdoshme për vendin do të përbënin një mundësi për ekuilibrimin e planit

financiar të qeverisë shqiptare. “Doemos do të blejmë-shkruhej në këtë artikull-sendet e

nevojës së parë e ato të nevojës së dytë dhe nevojat e tjera qi janë nga nji shkallë më

poshtë se të parat natyrisht do t’i harrojmë tyke i nxjerrë nga defteri i nevojavet”.408

Kursimi këshillohej si masë e nevojshme jo vetëm në shpenzimet qeveritare por dhe në

shpenzimet e vetë individëve, madje kursimet e tyre shiheshin si një mundësi e mirë në

përballimin e krizës dhe investimit në të ardhmen në ekonominë e vendit.

Në Shqipëri gjatë viteve 1921-1924 po bëheshin përpjekje për ngritjen e

institucioneve bankare të nevojshme për zhvillimin ekonomik të vendit. Gazeta “Ku

vemi?” dilte kundër variantit të krijimit të një banke me kapitale të huaja por shpreh

mendimin që ajo të themelohej me kapitale thjesht të vendit.409 Ky përbënte një variant të

parealizueshëm nëse i referohesh situatës politike social-ekonomike të Shqipërisë. Në

kushtet e mungesës së stabilitetit politik dhe paqëndrueshmërisë ekonomike do të ishte

me shumë risk edhe për të huajt investimi i kapitaleve të tyre për ngritjen e një banke në

Shqipëri. Ngritja e një banke kombëtare nga gazeta “Ku vemi?” shihej me rëndësi për

faktin se do të mund të ndalej hovi i krizës së tmerrshme që kishte frikësuar popullin.

Banka mund të realizonte blerjen e një pjese të pasurisë së tundshme me vlera historike e

kombëtare që po dilnin jashtë vendit. Gjithashtu ajo do të emëtonte kartmonedhën. Duke

pasë të drejtën e emëtimit, kapitali i bankës do të trefishohej. “Kjo bankë, pasi të ketë të

drejtën e të qitmes së kartmonedhës, kapitali i saj do të trefishohet si mbas ligjeve

ndërkombëtare të së drejtës t’emisionit”.410 Nëpërmjet qarkullimit të këtij kapitali do të

mundësohej zhvillimi i tregtisë, bujqësisë dhe industrisë.

Gjendja ekonomike e vendit tonë vështirësohej jo vetëm nga prania e defiçitit

buxhetor por dhe nga prania e defiçitit në bilancin tregtar të vendit. Disa intelektualë me

njohuri në fushën ekonomike nuk nguruan, që gjatë këtyre viteve, të shkruanin artikuj

408 Ura e Shkuminit, Elbasan, prill 4, 1923, nr.2. 409 Ku vemi?, Elbasan, prill 9, 1924, nr.12. 410 Ku vemi?, Elbasan, prill 9, 1924, nr.12.

Page 151: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

151

ekonomik të karakterit informativ apo problemor, duke kristalizuar mjaft ide për

kapërcimin e situatës së vështirë ekonomike të krijuar në vend.

“Për me mprojtë vehten tonë-shkruhej në një nga numrat e gazetës “Elbasani”- e

për me u forcue ekonomikisht kemi nevojë për shuma të hollash të mëdha”411. Vetëm

nëpërmjet investimeve të kapitaleve financiare mund të sigurohej përmirësimi i gjendjes

ekonomike në vend. Gazeta “Elbasani” përcaktonte edhe rrugët e mundshme për

sigurimin e këtyre kapitaleve financiare.

Së pari vendosjen e taksave të reja në popull. Në analizën e saj gazeta nga njëra

anë vendosjen e taksave të reja vërtet e shihte si mundësi për sigurimin e këtyre

kapitaleve financiare por nga ana tjetër sipas saj duke e ngarkuar popullin me një taksë të

re nuk do të mund të arrihej qëllimi i duhur pasi shumica e popullit nuk po mundte të

paguante sasinë e taksave të përvitshme.

Së dyti rritjen e nivelit të huamarrjes nga qeveria si nga kreditorët e jashtëm e të

brendshëm. Edhe marrja e huave nuk shihej si më parësore sepse si huaja dhe interesat e

larta të saj duheshin shlyer, pasi për huatë e dhëna “të huajt do të duan felë mbi bisht”.412

Së treti dhënien e koncesioneve. Fitimet që mund të siguroheshin nga koncesionet

konsideroheshin si të vogla madje shpeshherë nga kjo mënyrë veprimi mund të kishte

edhe dëme. Ndaj kërkohej ndjekja e një politike të kujdesshme në dhënien e tyre, duke

dhënë koncesione që kanë rëndësi në sektorë kyçe të ekonomisë.

Së katërti zhvillimin e industrisë, tregtisë dhe bujqësisë. Ky zhvillim gradual i tyre

do të mundësonte sigurimin e kapitaleve nga aktivitetet ekonomike dhe riciklimi i tyre në

veprimtarinë prodhuese.

Shqipëria konsiderohej një vend i pasur, me pasuri nëntokësore dhe mbitokësore,

mëse të mjaftueshme për një progres në fushën ekonomike, të cilat kishin ngjallur

interesat ekonomike të shoqërive të huaja, duke e bërë kështu të lakmueshëm këtë vend.

Kushtet klimatike favorizonin zhvillimin e bujqësisë ndërsa burimet minerare zhvillimin

e industrisë nxjerrëse, ecuria pozitive e së cilës në një kohë të mëvonshme mund t’i

paraprinte ngritjes së industrisë mineral-përpunuese. Ndër pengesat kryesore në

shfrytëzimin e burimeve nëntokësore e mbitokësore gazeta “Elbasani” rendit: mungesën e

411 Elbasani, Elbasan, korrik 10, 1925, nr.43. 412 Elbasani, Elbasan, korrik 10, 1925, nr.43.

Page 152: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

152

specialistëve, mjeteve dhe pajisjeve për shfrytëzimin e këtyre burimeve si dhe

anormalitetin e gjendjes financiare kudo në botë.413

Pafuqishmëria investuese e kapitalit vendas në sektorë të ndryshëm të ekonomisë,

mos përmirësimi i rrjetit rrugor, ekzistenca e pronarëve të mëdhenj të tokave që shërbenin

si konservues të marrëdhënieve të vjetra në prodhim ngadalësonin zhvillimin ekonomik

të vendit. Megjithatë qeveria shqiptare kishte vlerësuar si një mundësi pozitive nxitjen e

sipërmarrjeve ekonomike nëpërmjet dhënies së koncesioneve shoqërive të huaja për të

investuar kapitalet e tyre në Shqipëri. Kështu iu dhanë koncesione në bujqësi shoqërisë

zviceriane Franc Bigler, shoqërisë amerikane Erickson & Co, shoqërisë anonime

Adratico dhe shumë shoqërive të tjera. 414 Qeverisë shqiptare gjatë vitit 1922 iu

parashtruan kërkesa për koncesione në industrinë mineral nxjerrëse si nga shoqëria

italiane e minierave, shoqëritë amerikane SINKLER, Standart oil company, një shoqëri

franceze415 etj. Edhe bashkia Elbasan hartoi disa projekte koncesionare ndër to edhe

projekti për kanalizimin e lumit Shkumbin që kishte rëndësi mjaft të madhe për këtë

qytet.416

Në një shkrim të saj gazeta “Elbasani” ishte për ndërmarrjen e hapave të

ngadalshme por të sigurta në dhënien e koncesioneve sepse, drejtpërsëdrejti apo

tërthorazi, ato kishin të bënin “me jetën dhe avenirin e shtetit dhe Atdheut tonë”. Ajo i

qëndronte idesë për dhënien e koncesioneve kapitalit vendas sepse “dora e huaj nuk të

fërkon kë ndien nevojën”.417 Megjithatë duhet thënë se, në sajë të vërshimit të kapitaleve

të huaja dhe bashkëpunimit me sipërmarrës vendas, Shqipëria gjatë këtyre viteve kishte

shënuar një gjallërim në jetën ekonomike. Në kryeartikullin “Ma mirë t’i mbështetemi

fuqies e vullnetit tonë se konçensioneve, punës e dorës së huej” renditen arsyet e këtij

qëndrimi si: kushtet e rënda që vihen nga shoqëritë e huaja, konkurrenca diplomatike dhe

politike e shteteve të huaja që mund të çonte në ftohjen e marrëdhënieve të Shqipërisë me

disa nga këto shtete, e të tjera.

Për të realizuar nevojat e ngutshme të popullit që, për shkak të papunësisë dhe

mungesës së shkëmbimeve tregtare, ishte në një tronditje ekonomike, sipas

413 Elbasani, Elbasan, gusht 1, 1923, nr.18. 414 Toçi, Ndërhyrja, 101. 415 Toçi, Ndërhyrja, 65. 416 Elbasani, Elbasan, qershuer 13, 1923, nr.11. 417 Elbasani, Elbasan, gusht 1, 1923, nr.18.

Page 153: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

153

artikullshkruesit rruga e vetme për stimuluar ekonominë shqiptare do të ishte që “qeveria

të baj një hap pranë kapitalistëve të vendit të cilët, duke bashkue kapitalet e tyne sikur

ene të vegjël të jenë, do të mundin me çelë rrugën e jetës së re të kombit tonë tue formue

shoqëri tregtare e bujqësore në çdo Prefekturë”.418

Në këtë periudhë i tërë shtypi në vend kishte në qendër të vëmendjes, si një ndër

çështjet më me rëndësi në fushën ekonomike, dhënien e koncesioneve kompanive të

huaja. Për rëndësinë dhe ndikimin që kishin ato në ekonominë e vendit bënte që populli të

priste me padurim lajme mbi dhënien e këtyre koncesioneve. Gazeta “Ura e Shkuminit” e

konsideronte një hap pozitiv të shtetit shqiptar dhënien e koncesioneve në fushën

ekonomike shoqërive të huaja që do të ndikonin në zhvillimin ekonomik të vendit ku, siç

theksohet në artikullin “Rrotull konçensioneve”: “Konçensionet do të na shpëtojnë prej

këtyne mjerimeve të sotme”.419 Dëshmi e situatës së mjerueshme ekonomike ishte edhe

rënia e fuqisë blerëse. Ndër arsyet e rënies së saj ishin taksat e rënda, niveli papunësisë, e

të tjera. Sipas gazetës dhënia e koncesioneve do të sillte ndryshime jo vetëm në planin

ekonomik, ku njerëzit do të punësoheshin e do të rrisnin ndjeshëm të ardhurat e tyre, por

ndryshime të pritshme do të kishte edhe në planin social, duke ulur ndjeshëm shkallën e

kriminalitetit, vrasjeve e vjedhjeve, “të na bajnë-shkruhej në gazetë- të harrojmë pushkën

edhe vrasjet, rrëmbimet e tjera zakonet e këqija që i kanë ngelun këtij populli”.420 Me

qëndrimin e saj pro dhënies së koncesioneve gazeta “Ura e Shkuminit” krijonte një

vizion optimist për ndikimin pozitiv që do të kishin ato në jetën e popullit shqiptar.

Pasqyrimi i këtyre pikëpamjeve ekonomike në shtypin e Elbasanit gjatë periudhës

1921-1924 pati rëndësi mjaft të madhe. Rëndësia e saj qëndron në vlerat historike që

mbartin të dhënat, faktet që dëshmojnë për gjendjen ekonomike në Elbasan si dhe në

reflektimin e mendimit intelektual të kohës për zgjidhjet optimale që ofronte rreth

problemeve të karakterit ekonomik që haste vendi.

418 Elbasani, Elbasan, gusht 1, 1923, nr.18. 419 Ura e Shkuminit, Elbasan, prill 20, 1923, nr.4. 420 Ura e Shkuminit, Elbasan, prill 20, 1923, nr.4.

Page 154: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

154

IV.3 – Qëndrimi i shtypit ndaj problemeve sociale.

Mjaft probleme ekonomike vështirësonin jo vetëm gjendjen e shtetit por edhe

jetën e individit e shoqërisë në tërësi duke patur efekte negative në jetën sociale. Në

shtypin periodik të Elbasanit u ngritën probleme sociale, të jetës së përditshme, ku gjatë

trajtimit të tyre kërkoheshin rrugët e zgjidhjes, duke ndikuar kështu në përmirësimin

sadopak të jetës së komunitetit.

Në shumë artikuj autorët prekën dukuri sociale shqetësuese për komunitetin me

qëllim minimizimin e tyre duke kontribuar pozitivisht në jetën shoqërore. Në këto artikuj

trajtoheshin probleme të tilla si: rendi publik dhe kriminaliteti, niveli i papunësisë dhe i

varfërisë, përhapja e sëmundjeve epidemike dhe niveli i kujdesit shëndetësor.

Përsa i përket përkatësisë fetare 91.5% të popullsisë e përbënin banorët e besimit

mysliman ndërsa 8.5% e përbënin banorët e besimit ortodoks. 421 Shtesa natyrore e

popullsisë ishte e ulët (përllogaritjet e të dhënave janë bërë bazuar në statistikat e vitit

1923). Në qytetin e Elbasanit gjatë viteve 1922, 1923, 1924 shtesa natyrore rezultonte

negative për shkak se numri i vdekjeve ishte më i madh se numri i lindjeve. Ndërsa si

prefekturë në vitet 1922 dhe 1924 numri i lindjeve rezultonte më i madh se numri i

vdekjeve me një diferencë të vogël, me përjashtim të vitit 1923 ku numri i vdekjeve ishte

më i madh se ai i lindjeve. Kjo shtesë natyrore pasqyron rritjen e ngadaltë të popullsisë

gjë e cila lidhet me disa shkaqe: gjendjen e vështirë të jetesës së popullsisë, varfëria

ekonomike e familjeve, pamundësia për sigurimin e mjeteve të jetesës, kujdesi jo i mirë

shëndetësor, mungesa e medikamenteve për sëmundje të ndryshme, si dhe mosangazhimi

i shtetit në ndërmarrjen e politikave në aspektin demografik.

Në aspektin social familjet ishin të qëndrueshme dhe baza kryesore e shoqërisë.

Numri i divorceve ishte shumë i ulët, pavarësisht faktit të gjendjes jo të mirë ekonomike

që mund të ishte një shkak i mundshëm për to. Gruaja në shoqëri qëndronte në pozita

inferiore. Duke iu referuar artikujve të shkruara në gazetat e Elbasanit gjatë periudhës

1921-1924, nuk rezulton asnjë i tillë me autorësine e një gruaje. Mungesa e arsimimit,

nënshtrimi ndaj rregullave fanatike të besimit mysliman patën ndikim të madh në pozitën

421 Selenica, Shqipria, CVII.

Page 155: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

155

e gruas në shoqëri. Sidomos rregullat fanatike të besimit mysliman përcaktonin dhe

mënyrën e veshjes së grave ku karakteristikë ka qenë veshja e zezë që mbulonte krejt

trupin e grave deri në fundin e këmbëve, ndërsa në kokë mbështillnin një napë të bardhë.

Në gazetën “Agimi” organ i shoqërisë “Vllaznija” në Shkodër shkruhej: “sot gratë ndër

male e katunde janë pothuaj gati me nji shkallë me bagtitë”.422 Pjesën më të madhe të

popullsisë e përbënin familjet fshatare që merreshin me punët në bujqësi. Në fabrikat apo

mjeshtritë e kësaj prefekture punonin mjaft punëtorë.

Gjendja shëndetësore në Prefekturën e Elbasanit ishte e mjerueshme. Gjatë viteve

1921-1924 u shfaqën epidemi të sëmundjeve të transmetueshme me rrugë të ndryshme

nga njeriu tek njeriu por dhe nga kafshët tek njeriu. Këto epidemi ndikuan në numrin e

madh të vdekjeve në këtë periudhe. Ndër sëmundjet më të përhapura ishin: sifilizi,

malarja, turbekulozi, fruthi. Arsyet e gjendjes së mjerueshme shëndetësore në Prefekturën

e Elbasanit ishin: mungesa e personelit shëndetësor, e mjekimeve të nevojshme, e

politikave shtetërore të kujdesit shëndetësor, kushtet e vështira të jetesës së popullsisë,

niveli i ulët arsimor dhe mosnjohja e masave profilaktike për parandalimin e përhapjes

së këtyre sëmundjeve.

Gjendja shëndetësore në Elbasan nuk ishte e mirë për shkak të shpërthimit të

sëmundjeve epidemike, numrit të pakët të mjekëve, mungesës së medikamenteve,

papastërtisë dhe mungesës së higjenës personale të njerëzve. Sidomos niveli i papastërtisë

së qytetit ndikonte në përhapjen e shumë sëmundjeve epidemike. Kështu malarja, tifoja

apo ndonjë sëmundje tjetër, gjenin terren në përhapjen e tyre nga papastërtia. “Në Kllojkë

kishin vdekë në një familje nji çun e nji gocë prej malarjes, pasi iu kishte ardhë spazmë

nga ethet e forta. Mjeku shtoi se malaria atje shkaktohet nga mungesa e madhe e

pastërtisë dhe e ujit”.423 Nga çdo skaj i Prefekturës së Elbasanit raportoheshin raste të

shpërthimit të epidemive. Në një letër të nënprefekturës së Gramshit drejtuar Prefekturës

së Elbasanit shkruhej: “Sekretari i komunës qendrës asht tepër sëmurë nga një epidemi e

pashquar gjithashtu dhe persona të tjerë prej popullsisë dhe nëpunësvet ndodhen sëmurë.

Lutemi urdhëroni dërgimin e mjekut qeveritar i cili duhet të bjerë me vehte jodje e mjete

422 Agimi, Shkodër, prill 1920, nr.12. 423 Ura e Shkuminit, Elbasan, vjesht’ e I 7, 1923, nr.23.

Page 156: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

156

të tjera për gjak të marrë si dhe barna”.424 Në një tjetër korrespondencë të nënprefekturës

Librazhd me Prefekturën e Elbasanit shkruhej: “Si mbas shkresës së krahinave

Çermenikës në popullin e asaj krahine ka ranë një sëmundje prej së cilës është shkaktue

dhe vdekje e shpeshtë. Të lajmërohet mjeku i qeverisë i cili ndodhet aty qi të shkoj n’atë

krahinë për këtë çështje me rëndësi”.425

Njoftimet vijojnë: “Në katundin Korrë, 6 orë larg qytetit të Elbasanit ka ranë një

sëmundje epidemike.Vdiq një gocë 10 vjeç dhe njerëzit e familjes janë sëmundë. Mjeku i

qeverisë ka shkue në vend për me u marrë vesht se ç’sëmundje ashtë”.426

Në këtë periudhë korrik-shtator 1922 ka raportime për shpërthimin e epidemisë

brenda në qytetin e Elbasanit, ku në lagjen Xhamia Qabir kishte rënë epidemia,

konstatuar kjo edhe nga mjeku i bashkisë. Nga të gjitha raportimet që vijnë në të njëjtën

periudhë kohore dëshmojnë që në Prefekturën e Elbasanit kishte rënë difteria. Për këtë

situatë të vështirë epidemike iu kërkua ndihmë drejtorisë së shëndetësisë e cila në

përgjigjen e saj drejtuar kryesisë së bashkisë Elbasan theksonte: “Drejtoria e shëndetësisë

i ka dërguar mjekut të qeverisë 20 flakon serum antidiftirik për me u gjind në rast të

nevojshëm”.427

Shpesh për të ndaluar valën e shpejtë të përhapjes së epidemive kërkohej ndihma

e xhandarmërisë për t’i mbajtur të izoluar nga pjesa tjetër e shoqërisë familjet e

infektuara. “Doktori i bashkisë në raportin e datës 23.IX.1922 na lajmëron se në shtëpinë

e Demir Zenelhoxhës në lagjen Xhamia Qabir ka rënë diftiria. Lutemi t’i jepet urdhër

policisë e gjindarmarisë për me e marrë nën kordon shtëpinë e përmendun gjersa të

zhduket sëmundja”.428

Në gazetën “Ku vemi?” shkruhej: “Ethja e verës qi kemi këtu vjen nga

papastërtija e qytetit mbrenda, nga ujët e fulliqët qi rrin drejt dijellit e pjell mikrobe”.429

Po kjo gazetë në artikullin “Si të shpëtojmë nga ethet” sensibilizonte komunitetin për

rëndësinë që kishte pastërtia e vendit në shëndetin e njerëzve. Gjithashtu i kërkohej

banorëve që të aktivizoheshin vullnetarisht në pastrimin e ambjenteve përreth

424 AQSH, F.271, viti 1922, D.129, fl.4. 425 AQSH, F.271, viti 1922, D.129, fl.7 426 Elbasani, Elbasan, vjesht e I 5 1923, nr.23. 427 AQSH, F.271, viti 1922, D.129, fl.5 428 AQSH, F.271, viti 1922, D.129, fl.9 429 Ku vemi?, Elbasan, shkurt 26, 1924, nr.7.

Page 157: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

157

vendbanimeve të tyre. Papastërtia e ujit të pijshëm përbënte ndër arsyet e përhapjes së

sëmundjeve, ndaj i kërkohej bashkisë dhe dhomës tregtare të Elbasanit të merrnin masa

në bashkëpunim midis tyre për zgjidhjen e këtij problemi. Të njëjtin qëndrim mbante

edhe gazeta “Ura e Shkuminit”, e cila kërkonte kontributin e komunitetit në sigurimin e

pastërtisë në ambjentet publike. “…nuk asht’ nji punë e randë me u kujdesun të paktën,

për pastrimin e vijavet, për tharjen e baltavet, për shkuljen e barishtavet, e për të

meshimen (fshirjen-shënimi im) e rrugavet. Këto janë punë qi duhet ti bajë populli vetë,

për të majtun shëndetin e vet”.430

Bashkia Elbasan në atë periudhë në punën e saj u përqendrua edhe në marrjen e

masave për parandalimin e përhapjes së këtyre epidemive kryesisht të malaries, si

mbylljen e hamameve, largimin e plehrave të shtëpive jashtë Elbasanit e të tjera.

Gjithashtu në përballimin e rasteve të shpërthimit të epidemive u aktivizuan edhe organet

e pushtetit qendror. Kështu Ministria e Punëve të Brendshme bazuar në njoftimet e marra

e urdhëron Prefekturën e Elbasanit për marrjen e masave parandaluese nëpërmjet

kontrollit sanitar të shtëpive publike në këtë qytet.431 Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë

në vjeshtë të vitit 1922 filloi një fushatë vaksinimi kundër sëmundjes së lijës në Elbasan.

“Drejtoria e Shëndetësisë në kuadrin e situatës shëndetësore të popullsisë së prekur nga

sëmundja e lisë është e gatshme të vaksinojë 1500 veta në tërë Prefekturën brenda

periudhës prej 20 ditësh”432.

Në Prefekturën e Elbasanit gjatë këtyre viteve kishte 6 doktorë, 1 dentist dhe tri

farmaci.433 Përveç mjekëve të emëruar nga drejtoria e përgjithshme e shëndetësisë, në

bashkinë e Elbasanit kishte një mjek, që ishte nën kontrollin e kësaj drejtorie. Sipas

përllogaritjeve referuar numrit të popullsisë së prefekturës ekzistonte raporti 1 mjek për

13634 banorë, 1 farmaci për 27268 banorë, 1 dentist i cili ishte Qemal Bobrati434 për

81805 banorë. Situata shëndetsore rëndohej edhe për shkak të ekzistencës së godinës

shumë të amortizuar të spitalit të Elbasanit, mungesa higjenës në ambjentet e tij, madje

dhe rastet e abuzimit me pacientët. Në një raport të bashkisë Elbasan ndër të tjera preket

edhe problemi i abuzimit financiar në spitale: “doktori i përmendum, t’i lamë mënjanë

430 Ura e Shkuminit, Elbasan, gusht 24, 1923, nr.21. 431 AQSH, F.152/5, viti 1923,D.284,fl.5 432 AQSH, F.271, viti 1922, D127,fl.1 433 Selenica, Shqipria, C 434 Elbasani, Elbasan, janar 5, 1923, nr.5.

Page 158: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

158

vizitat private për të cilat kërkon nga 10 korona argjendi nji çmim qi nuk asht pa në

Elbasan por ene prej atyne të sëmundëve qi nevoja i ban të shtrënguem me iu drejtue asaj

sëmuntoreje asht tue u marrun shuma qi nuk merren në ma të mëdhatë sëmuntore të

Evropës”.435

Spitali Elbasanit sipas raportit të ndihmës drejtorit të përgjithshëm të shëndetësisë

Ryzhdi Bobrati përbëhej nga 5 dhoma: një e personelit, një dhomë për operime dhe tre të

tjerat me shtretër për 10 pacientë.436 Një kapacitet i tillë i këtij spitali kurrsesi nuk mund

t’i përgjigjej nevojave të popullsisë. Për këtë bashkia Elbasan u përkujdes për sigurimin e

ambjenteve më të përshtatshme për spitalin e qytetit. Aq më tepër që në spital pothuajse

mungonte ajo që është më e domosdoshme, higjena. “Teshat e spitalit gjinden nëpër

korridore nëpër pluhunat. Kjo pamje ma shumë se një spital asht nji dramë mizeri e

mjerim”. 437 Një tablo e tillë e spitalit të Elbasanit është dëshmi e nivelit të ulët të

shërbimit shëndetësor në këtë prefekturë.

Për shkak të këtyre problemeve në shëndetësi, Kryqi i Kuq Amerikan, për t’i

ardhur në ndihmë popullit elbasanas, në mars të viti 1921 vuri në dispozicion një mjeke

për t’u bërë vizitave mjekësore grave dhe fëmijëve të këtij qyteti. “Kryqi i Kuq

Amerikan- shkruhet në gazetën “Shkumini”- ka sjellë nji doktoreshë për me shikue gra e

fëmijë që vuajnë nga sëmundje”.438 Ardhja e kësaj mjekeje kishte rëndësi sepse një pjesë

e popullsisë, femrat elbasanase, për shkak të fanatizmit fetar refuzonin vizitën tek mjeku.

Kjo gjë bënte që pothuaj çdo sëmundje të ishte fatale për shëndetin e vajzave dhe grave.

Gazeta “Ura Shkuminit” në artikullin “Llixha e Elbasanit dhe Bashkija” reagonte

ndaj indiferentizmit të bashkisë në administrimin e kësaj pasurie natyrore me vlera të

mëdha kurative. Shkrimi i karakterit problemor nxjerr në pah problemet, vështirësitë që

ndeshnin të sëmurët në shfrytëzimin e këtyre ujrave termale, për shkak të mungesës së:

kushteve më minimale për banim për të sëmurët, banjove termale dhe rregullave

mjekësore për përdorimin e tyre si dhe mungesës së personelit mjekësor. Këto mungesa

ndikonin negativisht në frekuentimin e kësaj zone, nga më të rrallat në vendin tonë.

“Bashkija- shkruhet në artikull- ka për detyrë të përkujdeset për llixhën, për atë spital

435 AQSH, F.152, viti 1922, D133,fl.20. 436 AQSH, F.152, viti 1922, D133,fl.27. 437 AQSH, F.152, viti 1922, D133, fl.28. 438 Shkumini, Elbasan, mars 18, 1921, nr.10.

Page 159: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

159

natyral që ja ka falë perëndija këtij vendi ku dergjen me qindra të sëmundësh gjithë verën

e verës”.439

Ndër dukuritë social-ekonomike të shfaqura gjatë kësaj periudhe ishin papunësia

dhe varfëria si dy nga treguesit makroekonomik që dëshmonin për nivelit e ulët të

zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Niveli i lartë i papunësisë ishte rrjedhojë e mungesës

së kualifikimit të forcave prodhuese për t’iu përshtatur vendeve të reja të punës në

sektorin e prodhimit si dhe e mungesës së vendeve të punës nga zhvillimi i ngadaltë

ekonomik e ekzistenca e marrëdhënieve feudale. Ky nivel i lartë i papunësisë ndikonte në

varfërimin e mëtejshëm të shoqërisë shqiptare dhe në shfaqjen e problemeve sociale

“shkurt, papunësia ushqen imoralitetin, jetën parasitike, e vagabondazhin, në mënyrë që

prish dhe qetësinë e vendit”.440

Efektet negative të varfërisë të shfaqura dukshëm ishin: tensionet ndërshtresore

që shoqëroheshin edhe nga elemente të kriminalitetit, lypsaria, migracioni, e të tjera.

Vjedhjet, imoraliteti, vrasjet, bixhozi, alkoolizimi i individëve ishin dukuri që

evidentoheshin jo vetëm në jetën e shoqërisë elbasanase por në tërë vendin, ndaj në

artikullin “Papunësia moma e gjithë të këqijavet” si një ndër rrugët kryesore për

minimizimin e këtyre dukurive sociale shihej rritja e nivelit të të punësuarve nëpërmjet

hapjes së vendeve te reja të punës. Kjo ishte disi e vështirë të realizohej në mënyrë të

menjëherëshme nga ana e shtetit i cili gjithësesi kishte ndikuar pozitivisht, duke bërë të

mundur hapjen rrugë investimit të kapitalit vendas e të huaj në ekonomi nëpërmjet

dhënies së koncesioneve. Nëse këto fenomene do të ishin prezente gjerësisht në jetën

shoqërore, shteti shqiptar do të haste vështirësi në ruajtjen e rendit publik dhe sigurimin e

jetës së qytetarëve, për më tepër ku niveli arsimor dhe kulturor i popullsisë në vend ishte

disi i ulët. Marrja e masave në fushën ekonomike duke ulur nivelin e papunësisë, pra

“tuke fut në punë shumica e popullit ndodhun sot pa punë” bënte që shoqëria shqiptare të

qëndronte sa më larg këtyre fenomeneve të dëmshme rrjedhun nga papunësia…”.441

Si rezultat i nivelit të lartë të papunësisë dhe shtimit të varfërisë ishin prezente

krimet me pasojë vrasjen, plagosjen apo vjedhjen e pasurisë së individit. Kjo e fundit

shfaqej tepër problematike në këtë situatë të vështirë ekonomike që po kalonte popullsia e

439 Ura e Shkuminit, Elbasan, qershuer 29, 1923, nr.14. 440 Elbasani, Elbasan, korrik 11, 1923, nr.15. 441 Elbasani, Elbasan, korrik 11, 1923, nr.15.

Page 160: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

160

vendit, veçanërisht tek familjet fshatare. Në gazetën “Shkumini” për Prefekturën e

Elbasanit, nga janari i vitit 1921 deri në shkurt 1922, raportohen në njoftimet e saj 14

vrasje, 1 vetëvrasje, 10 plagosje dhe shumë vjedhje të pronës. Fenomeni i vjedhjes në

fshat kryesisht i bagëtive dhe kafshëve të punës po rëndonte akoma më tepër gjendjen e

bujqve. “Halli ma i math-shkruan gazeta “Shkumini- që i bie katunarëvet në krye ktu në

Shqipnin e mesme asht’ vjedhja e gjasë së gjallë. Kjo sëmundje shoqënore i ka prue një

dam të math vendit tonë duke shkretue shumë plangje e tyke lanë pa punë kraha të

vorfnish”442.

Nëpërmjet vjedhjeve pëveç dëmit ekonomik që i shkaktohej drejtpërdrejtë

individit dëm ekonomik e shoqëror kishte shteti dhe mbarë shoqëria shqiptare. Ky

fenomen ishte i përhapur gjerësisht ndaj i duhej kushtuar një kujdes i veçantë për

minimizimin e rasteve të tilla.

Edhe prerja e pyjeve pa kriter e në mënyrë abuzive nga njerëz të ndryshëm ishte

një tjetër problem për shoqërinë shqiptare. Pavarësisht rëndësisë shumë planëshe që

kishin pyjet në jetën e vendit, gjatë këtyre viteve u vu re fenomeni i prerjeve të tyre në

masë nga njerëz të ndryshëm. “Këtu në Shqipni dobia e pyjevet nuk ashtë kuptue deri sot

as prej popullit as prej qeveries…për pak kohë s’kanë me na mbetun ma pyje në kambë e

atëhere ky vend ka për të ndie nji mjerim të math”.443

Në lidhje me këtë fakt gazeta “Shkumini” mjaft e shqetësuar sensibilizonte me

anë të artikujve mbarë popullin. Gjithashtu synonte të sensibilizonte edhe qeverinë për

marrjen e masave sa më të shpejta për parandalimin e këtij fenomeni që kishte gjetur

shtrirje në tërë vendin.

Në 18 dhjetor 1920 në Elbasan ra një tërmet i fuqishëm që shkatërroi një pjesë të

këtij qyteti, u rrënuan 107 shtëpi dhe 216 të tjera u dëmtuan pjesërisht. 444 Krahas

vështirësive ekonomike që po kalonte popullsia e këtij qyteti iu shtuan edhe vështirësitë

që u krijuan si rezultat i dëmeve ekonomike të shkaktuara pas rënies së këtij tërmeti. Një

pjesë e familjeve elbasanase ngelën pa strehim për shkak të shkatërrimit të plotë apo të

pjesshëm të banesave të tyre.

442 Shkumini, Elbasan, kallënduer 21, 1921, nr.2. 443 Shkumini, Elbasan, kallënduer 28, 1921, nr.3. 444 AQSH, F.271, viti 1922, D.113, fl.2.

Page 161: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

161

Bashkia e Elbasanit u vu përballë një situate të vështirë, ku si më emergjente ishte

sigurimi i përkohshëm i strehimit për familjet e pastreha. Në ndihmë të elbasanasve, për

të rikuperuar sadopak dëmet dhe në shprehje të solidaritetit, u dhanë ndihma. Kështu

populli i Peqinit i dërgoi bashkisë së Elbasanit për përballimin e situatës së vështirë të

shkaktuar nga ky tërmet shumën prej 239 mexhite dhe 117.90 korona argjendi “Nuk kemi

dyshim- shkruan gazeta “Shkumini”-se këtë shembull mirëbamësie do ta ndjekin edhe

qytete tjera e do t’i japin dorën e ndihmës me kohë për me i lehtësue vuajtjet”.445

Pati dhe shoqëri të krijuara brenda dhe jashtë vendit që kontribuan për kapërcimin

e kësaj emergjence civile. Madje, vetë shteti i Vatikanit dha një kontribut financiar.

Federata “Vatra” në 13 janar 1921 dërgoi një shumë prej 5000 dollarësh (1250 franga ari)

për rindërtimin e shtëpive të shembura nga tërmeti në Tepelenë dhe Elbasan. Por në

dyshimet e tyre përfaqësuesit e “Vatrës” aludojnë për shpërdorime apo abuzime me

fondet e dërguara. “Na dëgjojmë fjalë të shëmtura që gjoja guverna jonë i paska

harxhuar për qëllimet e saja. Në qoftë e vërtetë s’është aspak punë e mirë se “Vatra”

parat i dhuroj për femijën që mbetnë pa shtëpi dhe jo për gja tjetër”446- i shkruante ndër

të tjera kryetari i Federatës “Vatra”, Faik Konica, bashkisë së Elbasanit.

Në raportin e bashkisë Elbasan shkruhej se: “50 shtëpi janë meremetuar nga të

dhurumet e Papës dhe Federatës “Vatra”447. Pavarësisht kontributit të dhënë, kryetari i

bashkisë Kasem Sejdini edhe gjatë vitit 1922 vazhdonte të kërkonte ndihmë për ata njerëz

të cilët për të dytin vit rradhazi qëndronin të pastrehë për shkak të pamjaftueshmërisë së

kontributeve financiare në rindërtimin e shtëpive të tyre.

Megjithëse qyteti i Elbasanit ishte i pasur me burime hidrike fatkeqësisht kishte

kohë që ky qytet vuante për ujin e pijshëm. Gazeta “Elbasani” e ngriti këtë problem që

shqetësonte komunitetin me qëllim zgjidhjen e tij nga administrata lokale. Në artikullin

“Mbi nevojën e ndërtimit të kanalit të ujit” kritikoheshin masat gjysmake të bashkisë së

qytetit në zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi. “Kjo mungesë e ujit- shkruante

gazeta “Elbasani”- vjen vetëm nga mos kujdesimi në kohën e duhun për pastrimin e

kanalit për çdo vit”.448

445 Shkumini, Elbasan, kallënduer 21, 1921, nr.2. 446 AQSH, F.271, viti 1922, D.113, fl.1. 447 AQSH, F.271, viti 1922, D.113, fl.2. 448 Elbasani, Elbasan, qershuer 15, 1925, nr.40.

Page 162: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

162

Për përballimin e kësaj situate nevojiteshin shpenzime të mëdha nga ana e

bashkisë. Për zgjidhjen e këtij problemin gazeta sygjeronte bashkëpunimin e bashkisë,

qeverisë dhe komunitetit. “Duhet që edhe populli, për sigurimin e shëndetit të vet e të

brezave të ardhshëm të baj sakrifica tue i ndihmue bashkisë se kjo punë kushton

shumë”.449

Megjithëse i trajtuar nga gazeta “Elbasani” si problem që shqetësonte mbarë

komunitetin e qytetit, nga bashkia nuk pati ndonjë reagim të menjëhershëm, ndaj në një

artikull të dytë ajo kërkonte mbajtjen sa më shpejt të një mbledhje nga ana bashkisë për të

diskutuar për këtë problem. Sigurimin e të ardhurave kjo gazetë e shihte të mundshme

nëpërmjet rritjes së taksave nga ana bashkisë si për vajgurin, vajin e ullirit, duhanin e disa

produkte të tjera si dhe vendosjen e një takse popullsisë për përdorimin e çesmave. “Për

të gjitha çesmet e ujit që ndodhen në lagje të caktohet nji taksë e përvitshme të cilën ta

paguej në përpjestim populli i çdo lagje përveç të vobektëve”. 450

Pasqyrimi i problemeve sociale në shtypin e Elbasanit gjatë kësaj periudhe pati

rëndësi në sensibilizimin e shoqërisë shqiptare në mbajtjen e një qëndrimi të ri, larg

indiferentizmit, në lidhje me fenomenet shoqërore të shfaqura në një fazë të re të

zhvillimit të vendit.

449 Elbasani, Elbasan, qershuer 15, 1925, nr.40. 450 Elbasani, Elbasan, qershuer 19, 1925, nr.41.

Page 163: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

163

IV.4 – Arsimi dhe kultura

Pas Luftës së Parë Botërore sistemi arsimor si kudo në Shqipëri ashtu edhe në

Elbasan kishte mbetur në nivelin më të ulët të arsimimit, atë fillor. Vitet që pasuan ishin

dëshmi e përpjekjeve të vazhdueshme si për ngritjen e shkollave ashtu dhe për

demokratizimin e laicizimin e saj. Megjithatë paraqiteshin mjaft vështirësi në hapjen e

shkollave si në sigurimin e ndërtesave ashtu dhe të arsimtarëve që do të jepnin mësim në

to. Tekstet mësimore ishin të pamjaftueshme. Në ndihmë për kapërcimin e kësaj situate

do të vihet në lëvizje çdo elbasanas që e ndjente se mund të kontribuonte sadopak për

arsimin kombëtar. Gjatë periudhës 1921-1924 problemet arsimore u trajtuan nga shtypi

elbasanas si probleme parësore që kishin rëndësi të madhe si për shtetin ashtu edhe për

shoqërinë shqiptare. Ndër problemet në fushën e arsimit spikatin shkalla e lartë e

analfabetizimit në vend, mungesat në personelin mësimor dhe numri i pamjaftueshmëm i

shkollave të ngritura, prania e disa dialekteve në mësimin dhe përdorimin e gjuhës

shqipe, përdorimi i kufizuar e me mjaft probleme në shqiptim dhe lexim i gjuhës shqipe

nga një kategori njerëzish të arsimuar në shkolla jashtë vendit.

Kapërcimi i këtyre problemeve do të mundësonte përhapjen dhe zhvillimin e mëtejshëm

të gjuhës shqipe sepse “pa shkrimin e këndimin e gjuhës - shkruante gazeta “Shkumini”-

s’ka atdhedashuni”451. Niveli i lartë i analfabetizmit ishte sfida kryesore e çdo qeverie

shqiptare, ndaj ky problem vazhdimisht ishte vënë në qendër të vëmendjes për gjetjen e

rrugëve të mundshme në minimizimin e këtij fenomeni. Kjo sfidë ishte e lidhur

ngushtësisht edhe me problemin e sigurimit të numrit të nevojshëm të arsimtarëve të cilët,

me veprimtarinë e tyre, do të ndihmonin fuqishëm në luftën kundër analfabetizmit.

Shtypi i Elbasanit e shihte si një ndër detyrat e tij kryesore sensibilizimin e

shoqërisë me synim rritjen e emancipimit të saj arsimor dhe kulturor. Kjo do të përbënte

një premisë të rëndësishme në ecurinë e zhvillimit të një shteti demokratik e kombëtar

sepse “edukata dhe kultura do të jenë të nevojshme e të domosdoshme për formimin e

vetijave shoqnore”.452

451 Shkumini, Elbasan, shkurt 25, 1921, nr.7. 452 Shkumini, Elbasan, vjesht’ e II 7, 1921, nr.32.

Page 164: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

164

Rol dhe përgjegjësi kryesore në rritjen e nivelit arsimor dhe kulturor kishte vetë

shteti shqiptar, ndaj dhe “shteti lypsej të mos kursehet për të përhapunit e kulturës”.453

Në fushën arsimore gjatë viteve 1921-1924 u hasën gjithashtu probleme që kishin

të bënin me hapjen e shkollave të reja, sigurimin teksteve të nevojshme dhe përgatitjen e

mësuesve.

Gjendja arsimore e prefekturës së Elbasanit ishte e keqe. 85% e popullsisë ishte

analfabete. Në fillim të viteve ’20 në këtë prefekturë vetëm 6 vetë kishin mbaruar

universitetin, që të gjashtë nga qyteti Elbasanit, 35 vetë kishin mbaruar shkollën e mesme

dhe 426 banorë ishin me shkollë fillore. Pra rezulton sipas statistikave që në këtë

prefekturë 1 në 13.635 banorë ishte me shkollë të lartë dhe 1 në 2337 banorë ishte me

shkollë të mesme. Gjthashtu gjatë këtyre viteve kishte 34 nxënës që ndiqnin studimet në

shkollat e Evropës454, ku një pjesë me bursë shteti. Në zhvillimin e arsimit në Elbasan u

ndërmorën hapa konkrete nga shteti shqiptar me hapjen e shkollave por dhe me dhënien e

bursave nxënësve elbasanas. Gjatë viteve 1921-1924 u hapën shkolla të reja në tërë

prefekturën e Elbasanit. “Në mbledhjen që banë këshilli shkollimit të këtushëm më

20.IV.1922 nën kryesinë e prefektit zotit Abedin Nepravishta, tue pasë anëtar zotnit e tyre

Dervish bej Elbasanin, Emin Haxhiademin, Lef Nosin, Qamil Bala, inspektorin e arsimit

Salih Çekën dhe Ahmet Gashin vendosi qi shkolla e gocavet që do të çilet rishtasi të

ngrihet në çadër në kopsht të Ramiz Beut”.455

Në mbledhjen e 71 të Këshillit Kombëtar u bisedua për projekt buxhetin e

Ministrisë së Arsimit për vitin 1923-1924 ku kërkohej hapja e shkollave të reja. Në

Elbasan sipas projektit do të hapeshin 10 shkolla.456 Në prefekturën e Elbasanit në vitet

1921-1922 kishte një shkollë të mesme (Normale), 1 qytetase, 3 shkolla fillore me 5

klasë, 2 shkolla fillore me 2-4 klasë dhe 35 shkolla fillore me 1 klasë.457

Shkollat në qytetin e Elbasanit ishin:

Shkolla Plotore (qytetase) me drejtor Fot Papajanin dhe mësues Dhimitër

Paparisto, Filip Leci, Ahmet Burburia, Abedin Çaushi.

453 Shkumini, Elbasan, vjesht’ e II 7, 1921, nr.32. 454 Selenica, Shqipria, 252. 455 AQSH, F. 271, viti 1922, D. 117, fl.1. 456 Dedej, Salih Çeka, 70. 457 Dedja et al., Historia e arsimit, 383

Page 165: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

165

Shkolla femërore me drejtoreshë Parashqevi Nase dhe mësuese Shefikat

Narazani, Evanthi Cico, Haxhire Osmani.

Shkolla Shinkoll (Namasgjah) me drejtor Vasil Llapushi dhe mësues Ibrahim

Berrania, Arif Hoxholli, Dhimitër Dabicka.458

Shkolla ishin ngritur edhe në fshatrat përreth qytetit të Elbasanit si në: Baltës, Shingjon,

Polis i Madh, Cërrik, Shmil, Zavalinë, Kishtë, Shinapremte, Vrap, Kurtaj. Në këto

shkolla krahas lëndëve shoqërore e shkencore bëheshin edhe lëndë fetare. Kështu që

përpjekje u bënë në këtë periudhë për laicizimin e shkollave.

Shkolla Normale në vitet 1920-1921 ka qenë pjesë e shkollës qytetase. Në vitin

shkollor 1921-1922 ndahet më vete dhe riemërtohet Normale duke pasur edhe konvikt.

Për herë të parë më 21 tetor 1923 çelet shkolla ushtrimore për zhvillimin e praktikave

pedagogjike pranë shkollës Normale.459 Për përmirësimin e gjendjes arsimore në Shqipëri

gjatë kësaj periudhe u mbajtën tre kongrese arsimore, ai i vitit 1920, 1922 dhe 1924.

Kërkesat në këtë periudhë po rriteshin, ndaj nuk ishte e nevojshme vetëm teksti i të

mësuarit shkrim e këndim, por nevojiteshin përgatitja e librave dhe ngritja e disiplinave të

reja mësimore. Konsiderohej si nevojë e ngutshme në arsim përgatitja e librave shkollorë

dhe e metodikave në ndihmë të arsimtarëve të vendit sepse duhej që ata të mbështesnin

punën e tyre në metodat më të përparuara. Nëpërmjet trajtimit të problemeve në shtypin

elbasanas kërkohej sigurimi i rrugëve të reja në zhvillimin e arsimit nëpërmjet përdorimit

të formave bashkëkohore që do t’i përshtateshin shkollës dhe situatës politike të kohës.

Në të dy kongreset arsimore morën pjesë figura të shquara të arsimit në Elbasan si

Aleksandër Xhuvani, Ahmet Gashi, Salih Çeka, Simon Shuteriqi e të tjerë. Ishin pikërisht

këta personalitete të shquara që pikëpamjet e tyre arsimore i parashtruan në organet e

shtypit në vend por veçanërisht në ato të Elbasanit për vetë rëndësinë që kishte ky qytet

në lëmin e arsimit dhe kulturës. Vlen për t’u theksuar fakti se projekt-programi i

shkollave fillore dhe sistemi i ri arsimor u parapërgatitën nga delegatët elbasanas.

Gjithashtu elbasanasit u bënë inisiatorë të mbajtjes së kongresit arsimor të vitit 1924.

Kontributi që dhanë elbasanasit me idetë e tyre në trajtimin e problemeve arsimore në të

dyja këto kongrese pati rëndësi të madhe në përmirësimin e gjendjes arsimore në vend.

458 AQSH, F.271, viti 1923, D. 4, fl.3 459 Enciklopedi-Elbasani, 550

Page 166: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

166

Një rol të rëndësishëm kanë luajtur qeveritë shqiptare të kësaj periudhe të cilat,

duke parë pamundësinë e arsimimit të studentëve, kontribuan në mënyrë modeste, në

varësi të mundësisë financiare që kishte buxheti i qeverisë, në arsimimin e tyre. Një pjesë

e buxhetit të shtetit shqiptar akorduar Ministrisë së Arsimit shkoi për pagimin e bursave

nxënësve apo studentëve të cilët vinin nga familje me pamundësi ekonomike për të bërë

shpenzime financiare për shkollimin e fëmijëve të tyre. Edhe pse nuk ishte e lehtë

financiarisht për qeveritë e asaj kohe ky, ishte një qëndrim i duhur dhe largpamës me një

ndikim afatgjatë në zhvillimet arsimore dhe kulturore në vend. Kështu gjatë viteve 1921-

1922 shteti shqiptar u akordoi bursa 150 nxënësve që ndiqnin shkollat në vende të

ndryshme të Evropës, 40 nxënësve që ndiqnin mësimet në shkollën Normale të Elbasanit

dhe 40 nxënësve të tjerë që ndiqnin mësimet në Liceun e qytetit të Korçës.460

Shumë nxënësve elbasanas iu akorduan bursa të plota apo të pjesshme për të

vazhduar studimet si brenda dhe jashtë vendit. Kjo gjë favorizonte familjet elbasanase që

nuk kishin mundësi të plota për të mbuluar financiarisht studimet e fëmijëve të tyre. Në

një korrespondencë të Ministrisë së Arsimit me prefekturën e Elbasanit ndër të tjera

shkruhej: “Ali Mehmet Bejtja pranohet që të shkojë në gjimnazin e Shkodrës. Këtij do t’i

paguhet nji bursë e përmuejshme prej 50 franga ari si dhe shpenzimet e udhëtimit...

Nxënësi Shemsi Kahramani, Jan Shuteriqi dhe Adem Jahja, pranohen për Normalen e

atyshme, ku do të kenë ngramje e pije. Ministria e Financave ka për të autorizue financën

e atyshme të paguaj shpenzimet e nevojshme”.461

Në vitin 1923 nga Prefektura e Elbasanit numëroheshin rreth 70 nxënës e studentë

që vazhdonin studimet e tyre në vende të ndryshme të Evropës. Një pjesë e tyre

mbështeteshin financiarisht, me bursa, nga shteti, të cilët do të kontribuonin “në një të

ardhme të ndritçme në lëmin e kulturës”.462 Këto hapa në fushën e arsimit ndikuan në

rritjen e numrit të të arsimuarve në këtë prefekturë. Të gjithë studentët, një pjesë e

mbështetur me bursa nga qeveritë shqiptare, të arsimuar në shtete të ndryshme të

Evropës, veçanërisht në Austri, nuk vonuan të jepnin kontributin tyre në çdo fushë, në

ekonomi, shëndetësi, arsim, apo diku tjetër. Kështu mund të përmendim, Adem Balliçin

460 Shkumini, Elbasan, kallnduer 27, 1922, nr.48. 461 AQSH, F.271, viti 1922, D. 121, fl.2. 462 Elbasani, Elbasan, korrik 4, 1923, nr.14.

Page 167: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

167

në financë, Xhaferr Belegu në akademinë tregtare, Sokrat Biba për ekonomi politike,

Ahmet Duhanxhiu në fushën e pedagogjisë, e të tjerë.

Në Elbasan ndjehej shumë mungesa e godinave për hapjen e shkollave të reja. Në

vitin 1921 shkolla femërore “Drita” mori me qera një pjesë të shtëpisë së elbasanasit

Osman Gjata, ndërsa Kryqi i Kyq Amerikan njerën prej dy shkollave femërore të qytetit e

ngriti me çadra në kopshtin e shtëpisë së familjes Kopili.463 Po në këtë vit u hodhën

themelet e godinës së re të shkollës Normale në zonën e Krastës së Elbasanit. Por për

mungesë fondesh, ndërtimi i saj mbeti tek themelet.464 Një kontribut modest në zhvillimin

e arsimit në Elbasan ka dhënë edhe Kryqi i Kuq Amerikan, i cili në mungesë të godinave

për zhvillimin e mësimit, dhuroi katër çadra që shërbyen si shkolla, duke ndikuar sadopak

në përmirësimin e situatës arsimore në këtë qytet.465 Gjithashtu Kryqi i Kuq Amerikan

hapi në prill 1921 një shkollë nate për arsimimin e dy kategorive: të nxënësve që nuk

dinin shkrim e lexim, pra ishin analfabetë dhe atyre nxënësve që dinin të shkruanin dhe të

lexonin. Kjo shkollë e ngritur pati gjithsej 90 nxënës ndër ta 50 nxënës do të mësonin për

herë të parë të shkruanin e të lexonin shqip. Mjetet mësimore ishin të siguruara nga Kryqi

i Kuq Amerikan të cilat një pjesë ua shpërndau falas nxënësve që vinin nga familje të

varfëra. Shkolla frekuentohej nga e hëna deri të enjten dhe mësimet zhvilloheshin

mbasdite. Nëpërmjet shtypit, drejtori i kësaj shkolle Midhat Baçe i bënte thirrje të gjithë

atyre njerëzve që kishin dëshirë “të ndrisin mendjen me shkrim e këndim” të

frekuentonin këtë shkollë, sepse sipas tij, “ditunija e arsimi janë ushqimi i shpirtit”.466

Shumë nxënës, në përgjigje të kësaj thirrje, mbushën ambjentet e kësaj shkolle, shprehje

e ndjenjës arsimdashëse të elbasanasve.

Shtypi në Elbasan ishte tepër i interesuar për gjendjen arsimore në vend, ku një

pjesë e konsiderueshme e popullsisë ishte analfabete. Shkalla e lartë e analfabetizmit

lidhej me faktorë që e kishin zanafillën e tyre në periudhën otomane. Në këtë kohë ishte e

nevojshme sigurimi i mjeteve dhe metodave për ta bërë të mundur uljen e nivelit të

analfabetizmit nëpërmjet arsimimit, ngritjes të kapaciteteve edukative, apo marrjes së

masave të tjera. Por më tepër shqetësues ishte fakti se një pjesë e nëpunësve të

463 Enciklopedi-Elbasani, 213. 464 Reshit Koburja, Kujtim Bevapi, Normalja në historinë e arsimit dhe të shkollës shqipe, ngjarje, data

1908-1999, “Normalja në fokus të bashkëkohësisë”, (Elbasan: Silver, 1999), 186. 465 Shkumini, Elbasan, shkurt 4, 1921, nr.4. 466 Shkumini, Elbasan, prill 22, 1921, nr.15.

Page 168: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

168

administratës shtetërore, siç konstaton shtypi i asaj kohe, nuk dinin ose dinin pak shkrim

e këndim në gjuhën shqipe dhe në veprimtarinë e tyre përdornin gjuhën turke. “Sa ma

fort më dëfren shpirti për udhën e mbarë të letërsisë amtare, aq ma fort më ze idhnia dhe

mënia kur shof ca prefekta, kryepolica, kryegjykatës, oficerë, inspektorë e zyrtarë të naltë

që s’dinë më shumë shqip se sa të venë ndëshkimin e tyre”467- shkruhej me shqetësim për

gjendjen arsimore të administratës shtetërore në gazetën “Shkumini” nga Filip Papajani.

Ai e konsideronte këtë situatë si të turpshme për administratën shqiptare, ku një pjesë e

nëpunësve të saj nuk ishin në gjendje të përdornin gjuhën shqipe, për më tepër, as nuk

preokupoheshin për ta mësuar atë. Kjo gjendje ishte e tillë për shkak se një pjesë e

popullsisë në Elbasan që konsiderohej e arsimuar ishte shkolluar në shkollat turke dhe

greke gjatë regjimit otoman. Disa prej tyre kishin zënë vend në administratën e

Prefekturës së Elbasanit, duke kontribuar në qeverisjen e saj. Por tashmë ky regjim kishte

perënduar dhe zhvillimet politike, ekonomike e shoqërore përcaktonin si domosdoshmëri

të mësuarit e gjuhës shqipe aq më tëpër nga administrata e cila presupozohej të ishte në

pararojë të proçeseve për konsolidimin e shtetit të ri shqiptar.

Në vitin 1920 Sotir Peci, një ndër themeluesit e Shkollës Normale, në kohën kur

kishte qenë ministër i arsimit kishte tentuar me e mbyllë atë pa ndonjë shkak të

arsyeshëm. Populli i Elbasanit reagoi ndaj kësaj përpjekje për mbylljen e shkollës

Normale, duke zhvilluar një manifestim në shenjë proteste kundër transferimit të shkollës

Normale. Në protestën drejtuar qeverisë në 1 tetor 1920 thuhet: “Populli i Elbasanit, me

vullnet të patundur, kërkon ndryshimin e këtij vendimi të padrejtë të Ministrisë së Arsimit

dhe i lutet Naltësisë suaj që të vendosi të hapunit e kësaj shkolle sa më parë”.468

Ashtu si e gjithë popullsia e Elbasanit edhe shtypi i këtij qyteti reagoi fuqishëm

ndaj këtij veprimi të Ministrisë së Arsimit. Gradualisht kjo ministri kishte larguar disa

mësues të kësaj shkolle, duke i emëruar në shkolla të tjera dhe shumë nxënës, për shkak

të mungesës së stafit pedagogjik, kishin mbetur pa mësim. Gazeta “Shkumini” me anë të

shkrimit “Fati i shkollës Normale” i drejtohej personalisht ministrit të arsimit Kristo

467 Shkumini, Elbasan, shkurt 25, 1921, nr.7. 468 Reshit Koburja, Kujtim Bevapi, Normalja në historinë e arsimit dhe të shkollës shqipe, ngjarje, data

1908-1999, “Normalja në fokus të bashkëkohësisë”, (Elbasan: Silver, 1999), 185.

Page 169: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

169

Floqi, i cili zëvendësoi Sotir Pecin, duke i kërkuar marrjen e masave të menjëhershme për

t’i dhënë fund kësaj gjendje të vështirë që ishte duke kaluar Shkolla Normale.469

E ndodhur përballë këtij presioni të fortë, Ministria e Arsimit premtoi

konsolidimin e Shkollës Normale. Kështu në vitin 1922 Normalja fillimisht pati 3 klasë

dhe më vonë 4 klasë, një gatimore dhe tri klasë normale të mirfillta. Më 21 tetor 1923 u

hap pranë Shkollës Normale, ushtrimorja, e para shkollë e këtij lloji në Shqipëri rezultat i

përpjekjeve dhe bashkëpunimit të Sulejman Harrit të sapo ardhur nga Austria me

drejtorin e Normales, Aleksandër Xhuvanin. Kjo çoi në rritjen e punës mësimore në këtë

shkollë gjatë kësaj periudhe.

Mirëpo edhe pse u mendua që në Normalen e Elbasanit çdo gjë iu kthye

normalitetit, në vitin 1924 qeveria e Nolit vendosi ta zhvendosë këtë shkollë në qytetin e

Shkodrës. Ky veprim i kësaj qeverie ndeshi në reagimin popullor të këtij qyteti, në krye

të të cilit qëndruan arsimtarët e Normales dhe vetë Aleksandër Xhuvani. Në sajë të këtij

reagimi qeveria e Nolit u detyrua të mos e zhvendosë Normalen nga qyteti ku ajo lindi.

Nivelin e ulët arsimor e kulturor shtypi elbasanas e shihte të lidhur me mungesën

e theksuar të personelit arsimor. Si pasojë e kësaj mungese në sistemin arsimor, ndër

dukuritë negative që konstatoheshin ishte edhe emërimi i mësuesve pa përgatitjen e duhur

arsimore. “Ma të shumtit e mësuesve të shkollave fillore-shkruhej në gazetën

“Shkumini”-nuk kanë mbaruar rregullisht filloren pesë-rendëshe e ata vetë kanë nevojë

për mësimet që po japin”.470

Hapja e kurseve pedagogjike u pa si rrugë kryesore për përgatitjen e shpejtë të

personelit arsimor e kualifikimit të tij pedagogjik e shkencor. Në vitin 1921 pranë

Shkollës Normale u zhvillua kursi pedagogjik një vjeçar me mësues provizor, nxënës që

kishin mbaruar një qytetëse ose fillore, nxënës që kishin mbaruar një gjysëm gjimnazi

turqisht apo greqisht si dhe mësues që kishin hyrë rishtas në detyrë.

Një tjetër dukuri negative ishte dhe emërimi abuziv e mbi baza nepotizmi i

mësuesve që, rrjedhimisht, çonte në rënien e cilësisë së mësimdhënies në shkolla. “Në

emërimin e mësuesve nuk ashtë shikue aspak aftësia e në kjoftë se kjo ashtë marrë

469 Shkumini, Elbasan, prill 1, 1921, nr.12. 470 Shkumini, Elbasan, kallnduer 13, 1922, nr.46.

Page 170: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

170

parasysh ndonjiherë doemos ka qenë e shoqëruar me ndonji rekomandim”.471 Gazeta

“Shkumini” bënte apel për t’iu larguar këtyre praktikave që dëmtonin zhvillimin e arsimit

në vend dhe vazhdimin e punës për përgatitjen e mësuesve të aftë për të zotëruar

mjeshtëritë e të mësuarit.

Ndër problemet e shfaqura gjatë viteve 1921-1924, ishin edhe ato që kishin të

bënin me drejtshkrimin e gjuhës shqipe. Një problem i tillë ishte përdorimi i dialekteve,

jo vetëm në jetën e përditëshme nga njerëzit dhe administrata, por dhe gjatë proçesit të të

mësuarit të gjuhës shqipe. Ministria e Arsimit i shtypte tekstet në dialekte, duke mos i

shërbyer idesë së unifikimit në përdorimin e gjuhës shqipe. “Ministria e Arsimit ka shtyp

nji abetare gegënisht, nji abetare toskënisht dhe pesë aritmetika për të pesë klasat

fillore…Janë duke u shtypun në Vlonë dy libra këndimesh toskërisht për të dytën dhe të

tretën klasë fillore”.472

Në gazetën “Elbasani” tërheq vëmendjen kryeartikulli i Aleksandër Xhuvanit

“Dhialekti i Elbasanit”. Megjithëse ky personalitet në qëndrimet e aktivitetin e tij politik

shihet i lidhur ngushtë me Lef Nosin, Ahmet Daklin, që ishin në opozitë me qeverinë

shkruante në këtë gazetë për një çështje të tillë arsimore e gjuhësore për të cilën nuk

mund të kishte ndarje por unitet tek shqiptarët. Në një urdhër të kryeministrit të

Shqipërisë në vitin 1923 ishte vendosur që dialekti i Elbasanit të përdorej në shkresat

zyrtare. Në shkallëzimin dialektor të shqipes e folmja e Elbasanit bën pjesë në dialektin e

gegërishtes e mbarte tipare dialektore karakteristike për këtë dialekt. Ky urdhër gjeti

përkrahjen e shumë personaliteteve të fushës së arsimit e ndër to edhe Aleksandër

Xhuvanit. Ai mbështetej në disa argumente për pranimin e dialektit të Elbasanit në

shkresat zyrtare:

Së pari, Kongresi i Manastirit vendosi për përdorimin e alfabetit të Elbasanit (si

bazë alfabeti i krijuar nga Konstandin Kristoforidhi).

Së dyti, Kongresi i Elbasanit në 1909 vendosi si gjuhë shkrimi të ishte e folura e

Elbasanit në Shkollën Normale.

471 Shkumini, Elbasan, kallnduer 13, 1922, nr.46. 472 Shkumini, Elbasan, kallnduer 27, 1922, nr.48.

Page 171: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

171

Së treti, Komisija letrare e Shkodrës që në punën e saj kishte zhvillimin dhe

përmirësimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe pranoi në themel të një gjuhe të përbashkët

këtë dialekt.

Mbështetur në pikëpamjet e tij gjuhësore Aleksandër Xhuvani pohonte: “si fonetikisht

ashtu dhe morfologjikisht e syndaktisht ky dhialekt përmbledh elementë të dy dhialekteve

të tjerë prej gegënishtes së sipërme e prej toskënishtes” dhe kjo sipas tij “ashtë si një urë

bashkimi në mes të këtyne dy dhialekteve”. 473 Gjithashtu ai ngre shqetësimin mbi

mënyrën e përdorimit të dialekteve nga i tërë populli e sidomos nga e tërë administrata në

vend. Aleksandër Xhuvani mendon se për një problem të tillë zgjidhja do të jetë “koha e

breznija e ardhshme që do të mësohen prej mësuesish që dijnë mirë gjuhën”.474

Përpjekjet për unifikimin e gjuhës së folur morën një rëndësi të madhe në

proçesin e shmangies në përdorimin zyrtar të dialekteve gjuhësore në Shqipëri. Ky

problem gjuhësor e arsimor nuk qëndronte më poshtë problemeve të tjera, ndaj zgjidhja e

tij kishte rëndësi në zhvillimin e arsimit dhe përparimin e vendit. “Kur do të mund nëpër

shkolla e nëpër zyra -shkruante Aleksandër Xhuvani- përdorimin e një gjuhe të

përbashkët, atëhere kemi ba nji përparim të math nga bashkimi”475. Ai në vitin 1922

kishte botuar një abetare për mësimin e gjuhës shqipe “Abetare për shkollat fillore të

Shqipërisë”. Teksti i saj ishte i ndërtuar mbi bazën e kritereve psiko-pedagogjike e

veçorive të moshës, duke u bazuar në metodën analitiko-sintetike dhe duke qenë kështu

një ndër abetaret e para me vlera të dukshme shkencore. Kjo abetare pati një përhapje të

gjerë në shkollat shqipe gjatë viteve 1922-1924, por edhe i rezistoi kohës duke u përdorur

deri në vitin 1938.476

Gazeta “Elbasani” dhe “Ura e Shkuminit” u vunë në përkrahje të përpjekjeve të

përfaqësuesve ortodoksë shqiptarë për të krijuar kishën ortodokse shqiptare të pavarur

nga Patriakana e Stambollit. Përfaqësuesit e kësaj Patriakane, shpeshherë me

veprimtarinë e tyre kishin luajtur një rol negativ ndaj popullsisë shqiptare dhe veçanërisht

ndaj shqiptarëve ortodoksë, duke nxitur dasitë fetare. Ata kishin shërbyer si mbështetje

për platformat antishqiptare të përgatitura nga qarqet shoviniste. Me veprimtarinë e tyre

473 Elbasani, Elbasan, kallnduer 29, 1923, nr.7. 474 Elbasani, Elbasan, kallnduer 29, 1923, nr.7. 475 Elbasani, Elbasan, kallnduer 29, 1923, nr.7. 476 Enciklopedi-Elbasani”, 2.

Page 172: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

172

përfaqësuesit e Patriakanës kishin dëmtuar çështjen kombëtare shqiptare, ishin bërë

pengesë në lëvrimin e gjuhës shqipe dhe bashkimin e shqiptarëve. Shqiptarët historikisht

kishin “vuajt të ziët e ullirit prej të dërguemëve të Fanarit”477 ndaj dhe mundësia më e

mirë në shmangien e problemeve të këtij lloji ishte shpallja e kishës ortodokse autoqefale.

Shtetit të ri shqiptar i dilnin detyra të mëdha e urgjente jo vetëm me karakter

ekonomik-politik por edhe social-kulturor. Ndër kërkesat më të rëndësishme të

formuluara nga qarqet arsimore në vend në këtë periudhë ishin: shkëputja e shkollës nga

administrimi i klerit, heqja e mësimit të fesë nga plani mësimor, forcimi i përmbajtjes

shkencore të shkollës.

Salih Çeka në gazetën “Ku vemi?” ngrinte pikërisht këtë problem të arsimit

shqiptar, atë të rritjes së rolit të institucioneve fetare në proçesin e arsimimit dhe edukimit

të popullsisë. Një numër i konsiderueshëm shkollash drejtoheshin dhe administroheshin

nga tri komunitetet fetare, me programe të ndryshme që i ndanin nxënësit sipas besimeve.

Ky fenomen ishte i trashëguar qysh nga koha kur Shqipëria ishte pjesë e Perandorisë

Osmane dhe kishte një ndikim të keq në bashkimin e të rinjve shqiptarë, pa dallime

besimesh fetare.478

Laicizimi i shkollës kombëtare shqipe përbënte një nga problemet më të mprehta

të arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar. Salih Çeka ishte për kufizimin e

veprimtarisë arsimore të këtyre institucioneve fetare si të krishtera e myslimane sepse

shiheshin si pengesë për përhapjen e frymës së bashkimit të shqiptarëve larg dasive

fetare. Arsimi dhe edukimi në Shqipëri nuk ishte thjesht një problem teknik siç

përpiqeshin ta paraqesnin klerikët por “arsimi, mësimi, edukata në Shqipëri janë një

problem social-politik-siç theksonte Salih Ceka - asht nji luftë parimesh, asht nji problem

themeli”.479

Klerikët e të tria besimeve mundoheshin vazhdimisht që të ruanin karakterin

konfensional e klerikal të shkollave. Ata synonin që të ruanin ende të drejtën për mësimin

e fëmijëve në bazë besimi në shkollat e veta private konfensionale si dhe vazhdimin e

financimit të tyre nga shteti. Financimi nga buxheti i shtetit vështirësonte gjendjen

477 Elbasani, Elbasan, vjesht’ e I 12, 1923, nr.24. 478 Koka et al., Historia, 188. 479 Ku vemi?, Elbasan, korrik 16, 1924, nr.15.

Page 173: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

173

financiare të qeverisë shqiptare. Klerikët kërkonin përfshirjen e mësimit të fesë në

programin mësimor të shkollave shtetërore.

Gazeta “Ku vemi?” shihte me shqetësim veprimtarinë e klerit katolik në veri të

Shqipërisë. Pyetjes që kjo gazetë ngrinte “a nuk ka ardhun nji ditë qi t’ju thuhet këtyne se

misioni qi kanë asht’ vetëm feja e jo kurrë si arsimtarë e edukatorë?” ai i përgjigjej: “Na

thomi se i ka ardhun koha…”. 480 Ky ishte një qëndrim që dëshmonte përpjekjet e

intelektualëve shqiptarë që arsimimin dhe edukimin e brezit të ri ta realizonin mbi baza

kombëtare dhe jo fetare.

Në lëmin e arsimit në vitin 1920-1924 shiheshin si nevoja të ngutshme hapja e

shkollave, organizimi i arsimit mbi baza kombëtare, përgatitja e mësuesve, centralizimi i

shkollës në duart e shtetit.

Për plotësimin e këtyre nevojave u mbajtën tre kongrese arsimore. Shtypi

elbasanas i kushtoi vëmendje të veçantë mbajtjes së tyre. Në gusht të vitit 1920 Ministria

e Arsimit organizoi në Lushnje një kongres të arsimtarëve ku u hodh hapi i parë për

ngritjen e shkollës kombëtare. Ndërsa në 22 korrik të vitit 1922 u mbajt në Tiranë

kongresi i dytë i arsimtarëve e cila vendosi për ndarjen e shkollës nga feja, pra

themelimin e një shkolle laike.481 Në këtë kongres u diskutua për përmirësimin e sistemit

arsimor, riformimin e plotë të programeve sintetike e analitike, për përgatitjen e një të

përkohshme pedagogjike, kualifikimin në ngritje, pensionet e arsimtarëve, e të tjera.

Gjithashtu në kongres projektprogrami i shkollave fillore dhe sistemi i ri arsimor u

parapërgatit nga grupi i delegatëve të Elbasanit si Salih Çeka, Ahmet Gashi, Qamil Bala

dhe pastaj u miratuan. Ky program mbështetej në modelin francez. Për përgatitjen e tij

kishte dhënë një ndihmesë të çmuar sidomos Salih. Çeka, që kishte kryer studimet e larta

pedagogjike në Bezanson të Francës.482

Gazeta “Ku vemi?” e konsideronte një ngjarje me rëndësi të veçantë edhe

mbajtjen e kongresit të tretë arsimor në 12 gusht 1924 në Tiranë sepse në atë kongres do

të bisedohej për reformat arsimore që do të ndërmerreshin për përmirësimin e situatës

arsimore në vend. Rëndësi kishte jo vetëm ecuria pozitive e arsimit në tërësi por edhe

puna e arsimtarit sepse ai -shkruante gazeta “Ku vemi?”- “do të përhapi ndjenjën e

480 Ku vemi?, Elbasan, korrik 16, 1924, nr.15. 481 Historia e Popullit Shqiptar,vëll.III, Toena, Tiranë 2007, fq.190 482 Dedja et al., Historia e arsimit, 391.

Page 174: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

174

bashkimit në popull”.483 Gjithashtu mbajtja e këtij kongresi pati rëndësi në organizimin e

një kualifikimi të shpejtë të mësuesve si dhe krijimin e një lidhjeje kombëtare të

organizuar nga vetë ata e cila do të ishte e aftë për të mbrojtur interesat e tyre përgjatë

proçesit të zhvillimit të arsimit kombëtar. Në të tria kongreset e mbajtura, krahas figurave

të shquara të arsimit kombëtar, spikatin edhe ato të Aleksandër Xhuvanit, Salih Çekës,

Ahmet Gashit, që kontribuan në organizimin e këtyre kongreseve dhe veprimtarinë në

fushën arsimore e kishin zhvilluar kryesisht në qytetin e Elbasanit.

Një ndihmë për zhvillimin e arsimit dhe kulturës në Elbasan dha edhe Ministria e

Jashtme e Republikës Franceze. Në qershor të vitit 1923 kjo ministri dërgoi në Elbasan

një sasi të konsiderueshme librash si dhuratë për këtë qytet. Kjo literaturë e pasur me

përmbajtje nga fusha të ndryshme, të artit dhe shkencës do të shërbente si shtysë për

bashkinë e Elbasanit në ngritjen e një biblioteke, e cila konsiderohej si “faktorja ma e

madhe në të përdamin e ditunies e në të siguruemit të zhvillimit qi kërkon ky shekull”.484

Disa intelektualë elbasanas me formim arsimor e kulturor perendimor, në verën e

vitit 1923, bënë përpjekje për të organizuar lëvizjen skautiste edhe në Prefekturën e

Elbasanit. Kjo lëvizje e kishte origjinën e saj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe

ishte themeluar në vitin 1910. Lëvizja skautiste përfshinte të rinjtë nga mosha 7 deri 18

vjeç. Mbështetur në programet edukative, skautistët zhvillonin një sërë aktivitetesh

kryesisht në natyre, duke rrënjosur tek të rinjtë vlerat edukative si vetëmbështetja,

besueshmëria, ndihma ndaj shokut, të qënit qytetar i mirë, etj. Ali Cungu, mësues në

shkollën teknike të Tiranës, u angazhua duke marrë përsipër detyrën për organizimin e

lëvizjes skautiste në Elbasan. Kjo inisiativë për përhapjen e lëvizjes skautiste pasqyrohet

në shtyp si një ngjarje e rëndësishme që do të ndikonte pozitivisht në të ardhmen e të

rinjve elbasanas. “Scoutisma asht pra një organizatë qi sot asht’ pëlqye e vue në veprim

në çdo vend e shtet, nuk duhet lanë doras (pas dore) këtu ku asht’ nevojë të përhapet ma

fort se kudo, se në scoutismë, përveç stërvitjes së jetesës së trupit, do të gjejnë mësime

edhe kundra alkoolizmës e përdorjes së duhanit, mësime për të thanë gjithmonë të

483 Ku vemi?, Elbasan, gusht 2, 1924, nr.17. 484 Elbasani, Elbasan, Qershuer 27, 1923, nr.13.

Page 175: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

175

vërtetën, mësime për me ba për dita nga një të mirë për ndihmë, e të tjera sende të

dobishme”.485

Skautizmi në Elbasan u krijua në 15 korrik 1923, kur për herë të parë në sheshin

Namazgjah u zhvillua ceremonia e betimit të skautistëve elbasanas në praninë e një mase

të konsiderueshme njerëzish, përfaqësuesve të pushtetit lokal dhe bandës muzikore të

qytetit.486 Organizimi i një lëvizje të tillë shihej si një mundësi e mirë në edukimin e

popullsisë dhe për shmangien e mjaft problemeve sociale të shfaqura tek individë apo

familje elbasanase.

Përpjekjet e bëra në fushën e arsimit dhe kulturës u pasqyruan gjerësisht në

shtypin elbasanas të viteve 1921-1924 dhe patën rëndësi të veçantë në përçimin e ideve

dhe mendimeve të shumë personaliteteve për zhvillimin e arsimit e kulturës kombëtare.

485 Ura e Shkuminit, Elbasan, korrik 13, 1923, nr.16. 486 Ura Shkuminit, Elbasan, korrik 20, 1923, nr.17.

Page 176: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

176

IV. 5 – Zhanret e shkrimeve në shtypin elbasanas.

Shtypi i viteve 1921-1924, ishte një tribunë ku u lëvruan zhanre të ndryshme

shkrimesh e stilesh, duke pasuruar e çuar më tej publicistikën e letërsinë shqiptare të asaj

periudhe. Po të bëjmë një përqasje midis organeve të shtypit të viteve 1910-1920 me ato

të periudhës së viteve 1921-1924, do të vëmë re se këto të fundit kanë përparësi përsa i

përket larmisë së zhanreve të shkrimeve gazetareske, mënyrës së paraqitjes së tyre,

zhdërvjelltësisë në faqosje dhe në përpunimin e stileve të këtyre shkrimeve. Ndër zhanret

e gazetarisë në shtypin elbasanas dominon ai publicistik. Zhanri publicistik mbarte si

qëllim jo vetëm informimin por dhe paraqitjen estetike të materialit të shkruar. Analiza

dhe vlerësimi i publicistikës së pasqyruar në shtypin e këtij qyteti arrihet vetëm pasi të

jetë bërë e njohur mjeshtëria e stili i publicistëve elbasanas. Fillimisht publicistët

elbasanas hapat e tyre të para i hodhën me artikujt e shkruara në organet shtypit në qytetet

e tjera në mungesë të tyre në rajonin e Elbasanit. Në artikujt e shkruara trajtonin

probleme të karakterit arsimor, letrar, shoqëror dhe politik probleme me të cilat përballej

shoqëria shqiptare. Në këto artikuj publicistikë shqyrtoheshin fakte dukuri të ndryshme.

Argumentet dhe faktet që përdoreshin vinin nga përvoja dhe informacioni që kishte

artikullshkruesi.

Në periudhën para pavarësisë, gazeta “Tomorri” që i përket kësaj periudhe, trajtoi

kryesisht problemet e lirisë e pavarësisë së vendit, të mbrojtjes së integritetit të atdheut që

rrezikohej nga synimet e shteteve shoviniste, ka shtruar me forcë nevojën e bashkimit

kombëtar dhe probleme të ndryshme të arsimit dhe shtypit të kohës. Shkrimet e kësaj

gazete kishin karakter patriotik dhe propagandues. Si rrjedhim edhe tematikat e

shkrimeve në këtë organ ishin më të kufizuara. Shpeshherë botoheshin edhe artikuj

pamflete, kushtuar kryesisht problemeve të politikës së jashtme, marrëdhënieve me

vendet fqinje. Krahas tyre vëreheshin kronika me lajme të vendit ose të jashtme si dhe

korrespondenca si pjesë të zhanrit informativ. Gazeta vuante nga pikëpamja e paraqitjes

së ilustrimeve.

Krijimtaria e pasqyruar në shtypin elbasanas në vitet 1921-1924 zuri një vend të

rëndësishëm në publicistikën shqiptare. Gjatë kësaj periudhe tematika e gazetave që u

Page 177: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

177

botuan në Elbasan ishte më e larmishme dhe më e pasur, ku dolën në pah problemet e

zhvillimit të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë, të organizimit të shtetit shqiptar, të

administratës shtetërore, të realizimit të të drejtave demokratike, e domosdoshmërisë së

bërjes së reformave demokratike në fusha të ndryshme, e të tjera. Në këtë shtyp u lëvruan

zhanre të ndryshme shkrimesh gazetareske. Dhe me të vërtetë artikullshkruesit elbasanas

me kalimin e kohës u shndërruan në mjeshtra të gazetarisë në veçanti dhe publicistikës

shqiptare në tërësi. Pa patur asnjë përgatitje teorike në fushën e gazetarisë, publicistët

elbasanas ndërtimin e gazetës dhe shkrimeve që duhej të botoheshin arritën ta mësonin në

rrugë praktike, duke huazuar njëkohësisht modele të gazetave të tjera të kohës. Nëpërmjet

botimit të këtyre gazetave u mundësua transmetimi i shumë ideve lexuesve kudo që

ndodheshin. Nga zhanret e shkrimeve të gazetarisë në shtypin e asaj kohe, 1921-1924,

spikat ai analitik. Artikulli si një ndër shkrimet e zhanrit analitik e publicistik të

gazetarisë në përmbajtjen e tij trajtonte çështje të caktuara duke u përqendruar:

në dhënien e informacionit për gjendjen e krijuar,

në analizimin e fakteve duke nxjerrë shkaqet apo faktorët,

në interpretimin e pikëpamjeve dhe ideve duke nxjerrë konkluzionet

përkatëse.487

Kështu në kryeartikullin “Rrenat greke” të gazetës “Ura e Shkuminit” e datës 2

nëntor 1923, informohej lexuesi për reagimin negativ të shtypit grek në lidhje me vrasjen

e gjeneral Telinit gjatë misionit të tij në përcaktimin e kufirit shqiptaro-grek. Sigurisht që

artikulli në fjalë nuk mjaftohej vetëm me dhënien e informacionit por dhe sqaronte

gjendjen ndërkombëtare e krijuar pas vrasjes së gjeneral Telinit. Ai analizonte faktet,

duke nxjerrë shkaqet që motivonin sjelljen dhe qëndrimet jo korrekte të shtypit grek në

lidhje me këtë vrasje. Një vend të veçantë zinin kryeartikujt problemor e operativ

nëpërmjet të cilave synohej ngritja dhe shtjellimi i problemeve, që lidheshin me jetën e

përditëshme. Të tilla ishin:

probleme ekonomike: “Buka”488, “Të dhitat dhe bujku”489, “Kursimi”490, etj.

487 Hamit Boriçi, Llojet e shkrimeve informative dhe analitike të gazetarisë, (Tiranë: Universiteti Tiranës,

1985), 87. 488 Ura e Shkuminit, Elbasan, prill 27, 1923, nr.5. 489 Ura e Shkuminit, Elbasan, qershor 1, 1923, nr.10. 490 Ura e Shkuminit, Elbasan, prill 4, 1923, nr.2.

Page 178: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

178

probleme politike: “Asambleja Konstituente491, “Shtatuti dhe referendumi”492,

“Me mbret apo me pleqësi”493 “Çështja e Vermoshit”494, “Partitë politike”495.

probleme shoqërore: “Bojskutizmi dhe bashkia” 496 , “Ideal” 497 , “Gjuha

kombëtare”.498

Artikulli mbizotëronte në të gjitha gazetat. Pothuajse në çdo numër të gazetave të

Elbasanit paraqitej artikulli më kryesor, kryeartikulli, që përshkohej nga një ide qendrore

dhe që mbështetej dhe nga shkrime apo artikuj të tjerë të botuar në po atë numër gazete.

Krahas zhanrit analitik në shumë artikuj dhe kryartikuj të gazetave të Elbsanit spikat edhe

zhanri publicistik. Artikujt publicistikë krahas qëllimit informativ mbartnin edhe atë

estetik që mbështetej tek gjuha e pasur dhe përdorimi i figurave të shumta letrare. Këto

artikuj publicistikë karakterizoheshin nga një ngarkesë emocionale. Kështu e tërë gazeta

“Elbasani” e datës 28 nëntor 1922 përshkohej nga ideja e bashkimit kombëtar dhe që në

tërë shkrimet ndjehej fryma patriotike. Kjo nuk vihej re vetëm në kryeartikullin

“Kujtime”, por shoqërohej dhe me artikuj e shkrime të tjera që përshkoheshin nga e njëjta

ide dhe frymë patriotike. Të tilla ishin : “Dita 28 Nanduer”, “Flamuri”, “Shqypes

Arbnore” etj499. Sigurisht në një numër gazete veç idesë qendrore trajtoheshin dhe ide të

tjera të përafërta ose jo me të. Në gazetat e Elbasanit dhe veçanërisht në gazetën “Ura e

Shkuminit” dhe “Elbasani” kishte edhe artikuj publicistik thjesht propagandistik. Në to

shpreheshin mendime rreth një teme të caktuar me qëllim edukativ e propagandistik. I

tillë ishte p.sh. artikulli programatik i Aleksandër Xhuvanit me titull “Shkumini” botuar

në Nr.1 të gazetës me të njëjtin emër.500 Në të autori shpjegon përse gazeta që del mban

emrin “Shkumbin”. Me anë të këtij artikulli autori ngrinte zërin kundër dukurisë negative

të ndarjes së vendit në toskë e gegë dhe bënte thirrje për unitet kombëtar. Ndërsa

kryeartikujt ishin më të rrallë. Si rregull gazetat e asaj kohe nuk kishin kryeartikuj ose,

nëse kishin, ata kishin karakterin e një artikulli primar që t’i jepte tonin gjithë numrit të

491 Ura e Shkuminit, Elbasan, vjesht’ e I 14, 1923, nr.24. 492 Elbasani, Elbasan, dhjetor 30, 1922, nr.4. 493 Elbasani, Elbasan, nëntor 10, 1923, nr.30. 494 Elbasani, Elbasan, nëntor 10, 1923, nr.30. 495 Shkumini, Elbasan, qershor 10, 1921, nr.22. 496 Elbasani, Elbasan, korrik 18, 1923, nr.16. 497 Shkumini, Elbasan, shkurt 18, 1921, nr.6. 498 Shkumini, Elbasan, shkurt 25, 1921, nr.7. 499 Elbasani, Elbasan, nëntor 28, 1922, nr.2. 500 Shkumini, Elbasan, janar 14, 1921, nr.1.

Page 179: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

179

gazetës. I vetmi lloj artikulli që kishte këto tipare, mund të themi se ishte artikulli që zinte

vendin e zakonshëm të kryeartikullit në faqen e parë të numrit të parë të gazetës. Në këta

kryeartikuj, në përgjithsi, shtrohej programi i gazetës, qëllimet e daljes së saj e synimet e

atyre që nxirrnin gazetën. Të tillë mund të përmendim: “Rruga jonë...” 501 ,

“Konservatorisma e Radikalisma”502 “Ç`pret Shqipnia nga qeveria konstitucionale”503 etj.

Në ndërtimin e gazetës vihet re tërësia e shkrimeve duke filluar nga kryeartikujt,

artikujt, pamfletet, fejtonet, portretet, korrespondencat e deri tek lajmet e replikat e

thjeshta. Në shkrimet e botuara vihet re gjithashtu ekzistenca e titujve të shkurtër, shumë

shprehëse, të cilat nuk ishin shprehje të marra nga teksti. Shpesh shkrime dhe rubrika të

veçanta u morën si model nga organe të tjera të shtypit. E tillë ishte rubrika “Tragëzat e

mullinit” në gazetën “Shkumini”. Një përdorim të gjerë morën pamfleti dhe fejtoni, si

“Pak sinqeritet në kritikë”504, “Fjalë të reja e mentalitete të vjetra”505 , si zhanre të

shkrimeve letraro-publicistike. Këto gazeta dallohen për mjeshtrinë e përdorimit të

fejtonit, pamfletit e përshkrimit letrar gjë që kishte lidhje me traditën letrare, arsimore e

kulturore të qytetit të Elbasanit, ku u edukuan figura të rëndësishme, jo vetëm të qytetit

por dhe mbarë kombit shqiptar. Fejtonet, pamfletet, portretet përgjithësisht mundohen t’i

shmangen skematizmit, figurat janë reale, ideja shtjellohet qartë e në trajtë të plotë. Në të

vërtetë është vështirë të vendoset një kufi midis fejtonit dhe pamfletit. Që të dy kanë si

bazë kritikën e dukurive negative të jetës. Por, ndërsa fejtoni synon më tepër zhdukjen e

të metave e ndreqjen e tyre, pamfleti ka si objektiv shkatërrimin, zhdukjen totale të

objektit që kritikohet.506

Krahas pamfleteve e fejtoneve të mirrfillta, në organet e shtypit te Elbasanit u

përdor edhe skica. Si një shkrim i shkurtër prej 30 e më pak rreshtash të daktilografuara

dhe zakonisht me anën e një fabule ajo godiste një a më shumë fenomene negative. Në

përgjithësi botohej nën një titull të vetëm, si për shembull “Tragzat e mullinit” (në

gazetën “Shkumini”) të shkruajtur nga publicisti Emin Matraxhiu. Nëpërmjet kësaj

rubrike, tepër të këndshme për lexuesin, Emin Matraxhiu, me një gjuhë të mprehtë e

501 Elbasani, Elbasan, dhjetor 25, 1922, nr.1. 502 Elbasani, Elbasan, shkurt 10, 1923, nr.8. 503 Shkumini, Elbasan, mars 18, 1921, nr.9. 504 Elbasani, Elbasan, qershor 20, 1923, nr.12. 505 Shkumini, Elbasan, maj 13, 1921, nr.17. 506 Petrit Mëzezi, Vështrim mbi shtypin demokratik e përparimtar të viteve 1920-1924, (Tiranë: 1985), 166

Page 180: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

180

satirike godiste qeverinë dhe ministrat e saj. Për këtë gjë ai u arrestua. Por edhe nga burgu

ai vazhdonte të lëshonte shigjetat e tij satirike nëpërmjet rubrikës “Tragzat e mullinit”.

Një ditë pas arrestimit të tij, Emini në “Tragzat e mullinit” me alegori, ironi e

humor të hollë shkruante: “Mjerisht nuk e kam kuptue deri më sot shkakun pse mue

shumë sende më bajnë impresione të këqija…

Nji kështu pra:

Më vjen keq që ministri i luftës nuk merr vesh bisedimet e Këshillit Ministruer.

Më vjen keq që të gjithë ato ujna të ftohta derdhen kot nëpër male.

Më vjen keq që në shtetin shqiptar ka ende nëpunës turq!

Më vjen keq që në fund ra në grackë Shigjeta”.507

Kronikat vihen re pothuajse në të gjitha organet e shtypit të Elbasanit si të vitit

1910 me gazetën Tomorri dhe në gazetat e viteve 1921-1924. Kronikat ishin një nga

zhanret e shkrimeve për të cilat lexuesit ishin më të interesuar për vetë karakterin e tyre

informativ. Zakonisht ato botoheshin me titujt “Lajme të brendshme” “Lajme të

ndryshme”, “Lajme të vendit” “Lajme të jashtme”, “Lajme nga bota”, “Lajme të fundit”

etj. Në to përfshihen lajme, zakonisht të shkurtra, nga jeta politike, ekonomike e

shoqërore e vendit si dhe lajme nga bota e jashtme.

“Lajme nga vendi – andej këndej. Këtë javë mbaruen provimet të gjitha shkollat e

qytetit. Normalja, edhe ajo pasnesër nis pushimin e vet të këtij viti”.508

Kronika në pak rreshta duhet të japë thelbin e ngjarjes, ndaj dhe hartimi i saj

shpesh has në vështirësi.

Përveç lajmeve të shkurtra në kronika botohen dhe informacione të gjata, që në të

vërtetë janë korrespondenca nga viset e ndryshme të vendit. Edhe ne rubrikën “lajme të

jashtme” shpesh botohen lajme nga bota, po jo rrallë në to përfshihen edhe komente mbi

gjendjen në vendet fqinjë ose dhe shkrime nga shtypi i huaj. Në gazetën “Ura e

Shkuminit” rubrikat me lajme të brendshme ose të jashtme zakonisht ishin të shkurtra,

konçize. Në rubrikat “lajme të jashtme” gazeta Ura e Shkuminit” dallohet për konçizitetin

e kronikave që jep nga vende të ndryshme të botës, ndërsa në lajmet e brendshme vështirë

është të gjesh rubrika me lajme të shkurtra. Kështu në to shpesh gjejmë dhe informacione,

507 Shkumini, Elbasan, shtator 22, 1921, nr.31. 508 Ura e Shkuminit, Elbasan, qershor 29, 1923, nr.14.

Page 181: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

181

me elementë analitike, komentime e ndërhyrje të vetë autorit, qëndrime të redaksisë mbi

këtë ose atë fakt për të cilin bëhet fjalë.509

Korrespondenca, si një shkrim analitik, përdorej mirë nga organet e shtypit të asaj

kohe. Pothuajse të gjitha gazetat botonin korrespondenca me tematikë nga jeta e vendit,

nga marrëdhëniet me vendet fqinjë, nga veprimtaria e parlamentit, e organizatave politike

etj. Korrespondencat kishin karakter informativ e analitik. Korrespondenca, si lloj

shkrimi gazetaresk, lindi si domosdoshmëri për t’i dhënë lexuesit njohuri më të gjëra se

kronika. Ajo pasqyronte ngjarjet dhe veprimtaritë politike, ekonomike, shoqërore dhe në

të njëjtën kohë bëhej dhe interpretimi i fakteve e dukurive të ndryshme që ishin objekt

pasqyrimi.510 Në fund të korrespondecave vihej shenimi i autorit si : “Nga Pogradeci” –

korrespondenti nga Pogradeci 511 , “Veprat barbare të Serbisë” - korrespondent i

Malsisë 512 , nga Gramshi “Një ngjarje e vogël, a një shembëll ç’qetësie” - Llane

korrespondent nga Gramshi513 etj.

Komenti si pjesë e shkrimit analitik, ku jepen hollësitë më kryesore të fakteve,

ngjarjeve e dukurive të jetës së përditëshme, ishte mjaft i përhapur në faqet e gazetave.

Shpesh komenti zinte vendin e kryeartikullit ose një artikulli të rëndësishëm. Ato kishin

karakter politik, ekonomik e shoqëror dhe trajtonin problemet më të theksuara të ditës.

Kështu p.sh. në gazetën “Ura e Shkuminit” një numër komentesh, si “Kabineti i ri”,

“Fqinjët e na”, “Vrasja e dy tregtarëve amerikanë”, komentet nisen nga faktet konkrete

nga ngjarjet e ditës. P.sh në to thuhet se: u mbushën dy muaj nga mbledhja e Kuvendit

Kushtetues, po ende s’po formohet kabineti i ri, për shkak të grindjeve midis grupeve

politike; në Greqi e Jugosllavi po ndiqet e persekutohet, popullsia shqiptare; në

Mamurras u vranë dy tregtarë amerikanë, Belong e Carnan. Pas këtyre lajmeve, që jepen

që në fillim të komentit, bëhet në mënyrë operative sqarimi i situatës së krijuar dhe

interpretohen faktet, duke nxjerrë në pah dhe idetë e qëndrimet e vetë autorit. Kështu në

komentin “Fqinjët e na” pasi jepet informacioni mbi ate që po zhvillohej në kurriz të

popullsisë shqiptare në Jugosllavi e Greqi, demaskohet demagogjia e deklaratave të

qeveritarëve të Greqisë dhe Serbisë që shpallin para botës se: “kanë me respektue

509 Mëzezi, Vështrim, 171. 510 Boriçi, Llojet e shkrimeve, 67. 511 Shkumini, Elbasan, qershor 24, 1921, nr.24. 512 Shkumini, Elbasan, vjesht’ e III 4, 1921, nr.36. 513 Shkumini, Elbasan, mars 25, 1921, nr.11.

Page 182: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

182

minoritetin shqiptar që gjinden në tokat e tyne, duke mos pushuar së pretenduari se gjoja

janë për marrëdhënie të mira e miqësore me Shqipërinë”.514

Letra në redaksi si shkrim analitik përdorej ne faqet e gazetave si mjet për të

shprehur mendimet rreth ngjarjeve ose ndodhive të veçanta me karakter politik, shoqeror,

ekonomik, për të theksuar një qëndrim politik rreth një fakti a ngjarjeje, për të ndriçuar

opinionin rreth tij e për ta orientuar në udhën e dëshiruar të gjykimit. Në këtë rubrikë

botohen letra drejtuar organeve qeveritare, personave të veçantë, redaksisë së gazetave,515

dhe në disa raste kanë dhe karakter polemizues. Ky shkrim analitik u përdor gjerësisht në

gazetat “Shkumini”, “Ura e Shkuminit”, “Elbasani”, “Ku vemi?”. Në “Letrat e hapura” të

botuar në gazetën “Ura e Shkuminit” gjithashtu përmbajtjet e tyre kanë karakter social e

politik dhe trajtojnë probleme që i interesojnë të gjithë shoqërisë. Kështu përmendim

letrën e hapur me anë të së cilës vetë pronari i gazetës “Ura e Shkuminit”, Ahmet Dakli, i

drejtohet Prefektit të Elbasanit Sh.Frashërit, duke i tërhequr vërejtjen për veprimet e tij në

dëm të lirive demokratike të popullit.516 Një tjetër letër e hapur drejtuar prej tij prokurorit

të Elbasanit ku denoncon veprimet e nëpunësve të administratës517, letër e hapur drejtuar

deputetëve të Elbasanit nëpërmjet së cilës gazeta “Shkumini” trajton problemet e vështira

në arsim në rajonin e Elbasanit dhe kërkon marrjen e masave në minimizimin e tyre.518

Nëpërmjet shkrimeve të ndryshme të botuara në gazetat e Elbasanit, krahas

përçimit, të informacionit u trajtuan problemet në interes të lexuesit që lidheshin me

përpjekjet për modernizimin e aparatit shtetëror, luftën kundër mbeturinave të

feudalizmit, demokratizimin e jetës së vendit, zhvillimin e arsimit e të tjera.

514 Ura e Shkuminit, Elbasan, mars 7, 1924, nr.41. 515 Mëzezi, Vështrim, 178. 516 Ura e Shkuminit, Elbasan, shkurt 15, 1924, nr.39. 517 Ura e Shkuminit, Elbasan, maj 25, 1923, nr.9. 518 Shkumini, Elbasan, vjesht’ e II 14, 1921, nr.33.

Page 183: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

183

Kreu – V

Shtypi në Elbasan në vitet 1925-1939.

V.1 – Revista “Normalisti”

Ngjarjet politike që vijuan në vitin 1924 patën ndikimin e tyre edhe në shtypin e

Elbasanit. Në prill, për shkak të këtyre ngjarjeve që pasuan ndaluan veprimtarinë e tyre

gazetat “Ura e Shkuminit” dhe “Elbasani”. Kjo e fundit filloi të ribotohet në maj të vitit

1925 pas vendosjes së qetësisë politike në vend. Në numrin e saj të 38 shkruhej “sot po

fillon të ribotohet pas një pushimi të gjatë, shkaktuar prej arsyeve të ditura”.519

Vazhdimi i veprimarisë botuese të saj është e kuptueshme se u përcaktua edhe nga

pozicionimi në krah të Zogut e mbështetësve të tij. Një gjë të tillë nuk mund ta themi për

dy gazetat “Ura e Shkuminit” dhe “Ku vemi?”. Të dyja gazetat “Ura e Shkuminit” dhe

gazeta “Ku vemi?” e ndaluan botimin e tyre përkatësisht në prill dhe tetor të vitit 1924.

Duke qenë pjesëmarrës aktiv si pjesë e opozitës në lëvizjen e armatosur të qershorit 1924,

për marrjen me rrugë jolegjitime të pushtetit, pronarët e këtyre dy gazetave iu

përkushtuan plotësisht veprimtarisë politike duke ndërprerë botimin e këtyre organeve të

shtypit. Pas rikthimit të Ahmet Zogut në krye të qeverisë këto organe shtypi nuk filluan

ribotimin për shkak se drejtuesit e tyre u përndoqën si pjesëmarrës në lëvizjen e

armatosur të qershorit 1924, Ahmet Dakli u detyrua të largohet në 8 shkurt 1925 në një

fshat të Barit në Itali e më pas në Vjenë520, ndërsa në 1 shkurt 1925 në fshatin Selvias të

Elbasanit vritet Salih Çeka.521 Kështu që pas vitit 1924 në Elbasan mbetet vetëm një

organ shtypi gazeta “Elbasani”, e cila vijoi veprimtarinë deri në fund të vitit 1925. Ndër

masat e para që u morën menjëherë pas rrëzimit të qeverisë jolegjitime të Nolit ishte edhe

heqja e lirisë së fjalës dhe e shtypit si dhe vendosja e një censure të rreptë mbi botimet.522

Politika shqiptare e këtyre viteve ashtu sikurse krijoi kushte për daljen e organeve

të reja të shtypit, ashtu dhe ndikoi negativisht në mbylljen e tyre me politikat e saj të

519 Elbasani, Elbasan, maj 29, 1925, nr.38. 520 Në panteon drejt panteonit 2000, (Elbasan: Silver, 2000) 154. 521 Në panteon drejt panteonit 2000, 243. 522 Koka et al., Historia, 247.

Page 184: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

184

censurimit apo nëpërmjet përplasjeve të ashpra politike të kësaj periudhe. Vendosja e

stabilitetit politik pas vitit 1925 gjatë periudhes se Republikës Shqiptare e më pas të

Monarkisë si dhe krijimi i hapësirave të mundshme për zhvillimin e arsimit dhe kulturës

në vend mundësoi daljen në qytetin e Elbasanit të revistës “Normalisti”. Ajo ishte një

revistë e përkohshme, pedagogjike, letrare dhe shkencore në gjuhën shqipe që dilte një

herë në muaj, të botuar nga nxënësit e Normales.523 Numri i parë i saj doli më 1 mars

1929 dhe u shtyp në shtypshkronjën “Elbasani” më vonë e quajtur “Saide”. Drejtori i

shkollës Normale, Aleksandër Xhuvani, duke përshëndetur nxënësit për këtë ndërrmarrje

të vështirë, që në numri e parë të kësaj reviste midis të tjerave shkruante: “Nxanës të

dashunë: Lus me gjithë zemër, që “Normalisti” të ketë jetë të gjatë dhe drita e tij e vogël

të bëhet dritë e një fari të madh, me qëllim që t’i mbrrini fillit tuaj të shenjtë, i cili duhet

të jetë themelimi i shëndoshë dhe naltsimi i arsimit filluer”.524

Në gusht të vitit 1934, në vitin e gjashtë të botimit të saj e përkohshmja

“Normalisti” u shtyp në shtypshkronjën kartoleria “Peppo e Marko” të qytetit të Korçës,

ndërsa në janar të vitit 1936 shtypet në shtypshkronjën e Elbasanit “Saide”. Çdo numër të

saj shoqërohej nga thënia e filozofit, psikologut dhe specialistit në fushën pedagogjike

Johan Fridrih Herbart nga Gjermania. “Jo në dijen por në vullnetin e fortë qëndron vlera

e njeriut”.525 Nën këtë frymë u shkruan artikujt pedagogjikë. Herbartizmi ishte pothuajse

metoda zotëruese në shkollat e vendit tonë.526 Në këtë vit normalistët krahas revistës

“Normalisti” nisën botimin e organit “Kunorë rinije”, me krijime të nxënësve dhe me

përkthime nga letërsia e huaj por që doli vetëm një numër.527

Kjo revistë kishte bordin e saj botues që përbëhej nga nxënësit e Normales. Ky

bord në strukturën e tij përmbante një editor dhe një ndihmës editor, një sekretar dhe një

ndihmës sekretar, një arkëtar dhe një ndihmës arkëtar. Në vitin e parë të botimit bordi

botues përbëhej nga Muhamet Golemi - editor, Qamil Shehu - ndihmës editor, Kol

Kozmaqi - sekretar, S. Andoni - ndihmës sekretar, Halim Hodo - sekretar dhe P. Vasili -

523 Formati i kësaj reviste ndryshonte në disa numra 15.5cm x 20cm, 20.8cm x 28 cm, 20.5cm x 30.32cm

dhe numri i faqeve shkonte nga 20, 24 dhe 40 faqe. Në numrin e saj të parë, botimi për 6 muaj ishte 2

franga ari, ndërsa një numër kushtonte 1 koronë. 524 Normalisti, Elbasan, mars 1929, I, nr.1, 2. 525 Normalisti, Elbasan, mars 1929, I, nr.1, 1. 526 Dedja et al., Historia e arsimit, 540. 527 Dedja et al., Historia e arsimit, 487.

Page 185: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

185

ndihmës sekretar.528 Në vitet e mëvonshme të botimit në bord bënë pjesë edhe figura të

njohura si Sterjo Spasse, Qamil Guranjaku etj.

Organizimi e funksionimi i shkollës Normale që nga ngritja e saj më 1909 e deri

në vitin 1929 kishte evoluar duke ndikuar në rritjen si në sasi dhe në nivel të veprimtarive

jashtëshkollore me pjesëmarrjen gjithnjë e më shumë të nxënësve. Botimi i “Normalistit”

ishte rezultat i përpjekjeve të këtyre nxënësve që me punën e tyre do t’u vinin në ndihmë

punës pedagogjike dhe proçesit mësimor në shkollat shqiptare. Qëllimi i kësaj reviste

ishte “të shkruheshin ndonji artikull, ndonji mësim të bamë në shkollë apo ndonji shkrim

tjetër pas fuqisë sonë…me bamë dishka për të mirën e arsimit kombëtar”.529

Botimi i revistës “Normalisti” pati rëndësi jo vetëm për zhvillimin e arsimit dhe

kulturës në Elbasan por dhe në tërë Shqipërinë. Kjo vihej re në letrat e përgëzimit drejtuar

bordit botues për botimin e kësaj reviste. Në artikullin “Ç’thonë për ne” revista

“Normalisti” falenderon revistën “Laboremus”, organ i Shkollës Teknike të Tiranës,

themeluar nga “Kryqi i Kuq i Djelmoshave të Amerikës, për fjalët e mira dhe

mbështetjen e ofruar prej tyre. “Këto fjalë na japin shpresë e zemër për punën që kemi

nisë, tue mos u stepun nga gabimet që mund të kemi, mbasi jemi të rinj në këtë punë.

Laboremusit i faleminderit me gjithë zemër edhe ia paçim hua”.530

Revista “Laboremus” i dha një ndihmë të madhe “Normalistit” për kapërcimin e

vështirësive që hasi ajo gjatë botimeve të para, pasi revista e shkollës teknike në Tiranë e

dalë më 28 nëntor 1924 kishte një përvojë të madhe në këtë drejtim.

Që në numrat e para të botuara kjo revistë u shtri pothuaj në tërë trevat shqiptare,

kjo gjë u favorizua nga fakti se në shkollën Normale kishin mbaruar studimet shumë

nxënës nga tërë viset shqiptare. Pajtimet në revistën “Normalisti” në Tiranë bëheshin tek

përfaqësuesi i kësaj reviste Hasan Reçi, në Shkodër - Hysejn Lolja, në Durrës - Mexhit

Bekteshi, Kavajë - Fahri Berberi, në Lushnje - Ibrahim Xhafa, në Fier - Harun Sefa, në

Berat - P.Xhokaxhiu, në Vlorë - Musa Muho, në Delvinë - Fejzi Mehmeti, në Sarandë -

Safet Kumbaro, në Himarë - Thanas Konomi, në Përmet - Emin Çomo, në Peshkopi -

Ahmet Imami, në Bilisht - Adem Bedalli e të tjerë. Gjatë nisjes së botimit të revistës

shkolla Normale kishte gjithsej 258 nxënës, nga këta 129 nxënës me bursa të plota ndërsa

528 Normalisti, Elbasan, mars 1929, I, nr.1, 1. 529 Normalisti, Elbasan, mars 1929, I, nr.1, 1. 530 Normalisti, Elbasan, prill 1929, I, nr.2, 21.

Page 186: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

186

4 të tjerë me gjysëm burse. Përgjegjës për mbarëvajtjen e revistës ishin mësuesit dhe

nxënësit. “Të parët – sipas një artikulli në revistë- duhet ta ndihmojnë “Normalistin” me

ndihmën morale dhe pak ndihmë materiale, të dytët duhet të kujdesen më shumë për

rregullimin e zmadhimin e lëndës edhe për ta qitur në rregull”.531

Në punën e tyre nxënësit në këtë revistë, nga viti 1929-1937, patën edhe ndihmën

e personelit pedagogjik të shkollës Normale që përbëhej nga personalitete të shquara në

fushën e arsimit si: Aleksandër Xhuvani, Ahmet Gashi, Simon Shuteriqi, Eqerem Çabej,

Zef Kolombi, Vasil Andoni, Peter Andoni, Sulejman Harri, Fadil Gurmani, Karl Larja,

Ahmet Duhanxhiu, Charles Leblanc, Giuseppe Galfioni, e të tjerë.

Për mbajtjen e kësaj reviste dhanë kontributin e tyre financiar jo vetëm nxënësit

dhe mesuesit e Normales po dhe shumë elbasanas dhe shqiptarë kudo që ndodheshin dhe

që ishin të preokupuar për zhvillimin e arsimor e kulturor të vendit. Të rinj shqiptarë që

ishin me studime në Romë, si Qamil Shehu, Zihni Kavo, Besim Qorri, Alush Lleshanaku,

Hajdar Biçoku dërguan 25 franga ari në ndihmë të “Normalistit”.532

Madje edhe disa të huaj dhanë kontributin e tyre modest në shenjë solidarizimi me

punën dhe përpjekjet e nxënësve të Normales për botimin e kësaj reviste. I tillë ishte rasti

i italianit Piero Mineo që jetonte në Kavajë dhe që disa herë kontribuoi për këtë revistë

duke marrë edhe falenderimet e bordit botues. “Normalisti e ndjen vehten mjaft të lumtun

kur shef se zoti Piero Mineo nga Kavaja nuk po kursehet aspak për të, por prapë edhe nji

herë i ndif me franga ari 20”.533

Nga nëntori i vitit 1929 deri në mars të vitit 1931 për shkak të vështirësive

financiare u ndërpre botimi i “Normalistit”. Ajo hasi në vështirësi për shkak të mungesës

së financimit për shkak se një pjesë e pajtimtarëve në zona të ndryshme të vendit nuk

kishin bërë pagesat për numrat e dërguara. Të botuarit e një reviste kërkonte një punë

akoma më të madhe prej shumë nxënësve të cilët duke shfrytëzuar individualitetin e

gjithësecilit dhe në bashkëpunim midis tyre arritën të kapërcenin vështirësitë dhe të

nxirrnin në vazhdim numra të tjerë të kësaj reviste. Ndër arsyet e ndërprerjes së botimit të

kësaj reviste nxënësi Rrahmi Hoxha nga Bilishti si editor i saj rendit:

së pari, gjendjen e vështirë ekonomike,

531 Normalisti, Elbasan, tetor 1934, VI, nr.3, 17. 532 Normalisti, Elbasan, mars 1932, IV, nr.3, 24. 533 Normalisti, Elbasan, qershor-korrik 1929, I, nr.4-5, 44.

Page 187: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

187

së dyti, mungesën e mjeteve të tjera të shtypjes sepse në qyetet kishte vetëm një

shtypshkronjë.

Ministria e Arsimit me anë të një qarkore “Mbi pagesën e abonentëve të së përkohshmes

“Normalisti”534, të datës 2.6.1932 me numer protokolli 1490, i lutej dhe i porosiste të

gjithë arsimtarët e pajtimtarët dhe ata që dëshironin të pajtoheshin për ta përkrahur dhe

kujdesur për këtë të përkohshme duke i dërguar pajtimet e tyre drejtuesve të saj.

Për shkak të këtyre vështirësive financiare në vitin 1935 kjo revistë doli me një

numër të saj. Ndërsa në vitin 1936 si rezultat i sigurimit të të ardhurave dhe ndryshimeve

në organizimin e revistës u bë e mundur vazhdimësia e saj. Në organizimin e revistës në

vitin 1936 rëndësi të madhe morën serioziteti në punë duke “ruajtur edhe shkresën më të

vogël” 535 , e drejta e kontrollit çdo muaj të veprimeve të këshillit për të shmangur

ç’rregullimet dhe abuzimet, të përpjekurit gjithnjë e më shumë për një të ardhme më të

mirë të të përkohshmes.

Këmbëngulja në përmbushjen e qëllimit të revistës nxiti nxënësit e saj për ta

nxjerrë përsëri “Normalistin”, “me shpresë se këtë herë do t’ia qëllojmë mirë punës sonë

tyke qenë të sigurtë se mbasëkëndej do të përkrahemi prej gjithë atyre që kanë në zemërat

e tyre një shkëndijë arësimi dhe përparimi”.536

Për sigurimin e të ardhurave financiare normalistët jepnin shfaqje si për vetë

nxënësit ashtu dhe për popullin e qytetit të Elbasanit si në ambjentet e konviktit të

shkollës ashtu edhe në kinemanë “Beethoven” të qytetit. Në shfaqjen e dhënë më 1 janar

1931, para saj nëndrejtori i kësaj shkolle foli për vlerën e Normales si qendër e kulturës

dhe arsimit në Shqipëri, por edhe për vlerën e të përkohshmes “Normalisti” si një botim i

vetë nxënësve të kësaj shkolle. “Më 14.2.1931 rendi 33 çfaqi n’internat komedinë

“Luloja” dhe më 6.3.1931 këtë çfaqje e bani në kinema-theatrën “Beethoven”. Të hollat

u përdorën për të përkohshmen “Normalisti”.537

Normalistët vunë në skenë për këtë qëllim shumë pjesë teatrale të zhanreve të

ndryshme si dramë, komedi e të tjera. Kështu u vunë në skenë komeditë “Pësime,

mësime”, “Martesa me pahir” dhe dramat “Besa” dhe “I mjeri djalë”. Madje shfaqje të

534 Normalisti, Elbasan, qershor 1932, IV, nr.6, 24. 535 Normalisti, Elbasan, janar 1936, VII, nr.1, 1. 536 Normalisti, Elbasan, mars 1931, III, nr.1, 2. 537 Normalisti, Elbasan, prill 1931, III, nr.2, 24.

Page 188: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

188

tilla u dhanë edhe në qytete të tjera si Tiranë, Kavajë etj. Një rol të rëndësishëm ka luajtur

shoqata e krijuar nga vetë nxënësit “Normalisti 32” ( nxënës të rendit 32 ndryshe të

maturës së vitit 1932) me program të gjerë kulturor, artistik dhe sportiv, ku ka dhënë një

ndihmesë të veçantë normalisti Sterjo Spasse.

Nxënësit e kësaj shkolle për të siguruar vazhdimësinë e kësaj reviste nëpërmjet

thirrjeve drejtuar popullit të Elbasanit kerkonin ta ndërgjegjësonin atë për rëndësinë që

kishte ky organ shtypi, jo vetëm për këtë qytet, por për mbarë viset shqiptare. “Disa

mësues që janë të vjetër dhe ata që nuk dijnë një gjuhë të huaj kanë nevojë për lëndë dhe

metodë të re mësimi. Pastaj shumë mësues të rinj dhe që dijnë gjuhë të huaj mund të jenë

të nevojshëm për të çfaqurit e metodave të reja pedagogjike”.538

Ndaj ata u kërkonin atyre ta mbështesnin revistën në çdo hap të veprimtarisë së saj.

“Në doni që unë të quhem

Me emrin tuaj kurdoherë

Mos më lini që të shuhem

Porsi qiriri në erë.”539

Me botimin në të, të materialeve didaktike dhe pedagogjike në ndihmë të

mësuesve, ajo krijoi vlera për vetkualifikimin e mësuesve. Në shërbim të tyre ajo vuri

materiale si përkthime, trajtesa për psikologjinë e nxënësve, disiplinën në shkollë,

probleme të pedagogjisë. Nëpërmjet rubrikave të shumta veçanërisht atyre pedagogjike

krijoi vlera në këtë rrafsh dhe shërbeu si organ kualifikimi për mësuesit. Në këtë drejtim

kjo revistë pasqyroi proçesin e realizimit të provimeve për njohjen e aftësisë e përparimit

pedagogjik të mësuesve normalistë në lëndët provë mësimi, pedagogji dhe gjuhë.540

Një rubrikë e rëndësishme e kësaj reviste ishte “Provë mësimi” ku prezantoheshin

modele orësh mësimi në lëndë të ndryshme, nga nxënës të shkollës apo mësues që kishin

kryer studimet në Normale. Ndër to rendisim : “Mbi pagesat”, “Bajrami”, “Oso Kuka dhe

vdekja e tij”, “Të lashtat”, “Krimbi i mëndafshit-rritja e rëndësia” “Trysnia ajrore”, etj.

Nëpërmjet këtyre modeleve të orëve mësimore në përmbajtje synohej rritja e nivelit

shkencor dhe përgatitjes teorike e praktike duke i dhënë prioritet gjuhës shqipe, lëndëve

shoqërore ku në themel të të cilave mbeti edukimi atdhetar. Në faqet e “Normalistit”

538 Normalisti, Elbasan, tetor 1934, VI, nr.3, 17. 539 Normalisti, Elbasan, kallnuer 1932, IV, nr.1, 1. 540 Normalisti, Elbasan, prill 2, 1929, I, nr.2, 19.

Page 189: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

189

gjejmë të botuara dhe shumë rubrika të tjera si : “Lajme sportive” ku pasqyroheshin

aktivitetet sportive të realizuar nga nxënësit e shkollës, “Të ndryshme nga vendi dhe

bota” ku jepeshin kuriozitete nga shkenca e kultura, “Fjalë të urta”, “Andej-këndej” ku

jepeshin të përmbledhura lajme nga vendi, “Për t’u çlodhur” - një rubrikë me anektoda,

“Lajme të shkollës” ku pasqyrohej veprimtaria mësimore dhe jashtëshkollore e nxënësve

dhe mësuesve të shkollës.

Në numrat e kësaj reviste promovuan talentin e tyre shumë nxënës me krijimtarinë

letrare të zhanreve të ndryshme si: tregime, novela, poezi vjersha, etj. Ndër to

përmendim: tregimet “S’ka përse zotni”- Sterjo Spasse, “Një natë dimri”- Zef Pali, “Kur

hyna në shkollë”- A.Imami, novelat “Shqiptarja me besë”- Qamil Guranjaku (me

pseudonimin qukapiku), “Një dashuri që humb”- Vangjel Nasto, “Nder vorre”- Zef Pali,

“Dashuri që shpërblehet”- Vangjel Nasto, “Gjaku i maleve”- S.Alliu, vjershat “Shkolla

ime”, “Shtëpia ime” “Nëna” të Qamil Guranjakut, etj. Hartimet e nxënësve të talentuar

gjetën hapësirën e veçantë në këtë revistë, si : “Puno në rini, qi të jesh i lumtur në pleqni”

- Dervish Cara, “Kanga e Balës” - Ymer Berisha, “Randësija e madhe e rregullimit në

jetën e veçantë e në jetën e përbashkët” - Qamil Guranjaku, etj.

Krahas tyre tek “Normalisti” spikatin edhe artikujt studimorë në fushën e

pedagogjisë, psikologjisë, sociale, gjuhësisë dhe letërsisë të botuar si nga nxënës ashtu

edhe mësues të kësaj shkolle. Të tilla ishin: “Bujqësia dhe mësuesi”- Ll.Kola,

“Ndryshimi ndërmjet mësimit të vjetër e modern dhe randësia e dobia e këtij të fundit”-

Sh.Islami, “Shkolla duhet t’edukojë tërthorazi dhe familjen”- Zef Pali, “Të përziemit e

dialekteve në të folun a në të shkruem i prish gjuhës bukurinë e saj”-H.Ballshi, “Folklora

shqipe e randësija e saj”- Qamil Guranjaku, “Mendime për arsimin filluer”- Sterjo

Spasse, “Të mësuemit e gjanave të njimendëta dhe kufini i tyne”- Aleksandër Xhuvani,

“Kënga e Leonorës në poezinë popullore shqiptare”- Eqerem Çabej, etj.

“Normalisti” ishte i pari periodik në qytetin e Elbasanit ku u botuan artikuj me

autorësinë e disa nxënësve femra tregues ky i rritjes së emancipimit të femrës në

shoqërinë e asaj kohe. Kjo lidhet edhe me faktin tjetër se në shkollën Normale numri i

nxënësve femra ishte gjithnjë e në rritje nga viti në vit. Ndër to përmendim: Angjeli

Magjistari, Areti Gjata, Sofije Xhumari, Antoneta Taçi, etj. Në vitin shkollor 1933-1934

ndoqën mësimet në këtë shkollë jo më tepër se 50 vajza, në vitin shkollor 1934-1935

Page 190: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

190

numri i tyre arriti në 65, ndërsa në vitin 1937 kishte mbi 90 vajza në klasa të ndryshme.541

Pati edhe raste ku disa nxënës të interesuar për të kryer studimet e tyre në Normale u

transferuan duke ardhur nga shkolla të tjera. “ Ky vit për ne edhe për shkollën Normale

shinon nji hap përparimi se ndërmjet nxënësvet që erdhën në rendin tonë prej vendeve të

ndryshëm ishte edhe një vajzë prej Normales së Korçës, Luiza Papajani e cila qëndroi

besnike e jonë deri në ditët e fundit”.542

Ndër botimet e vajzave të kësaj shkolle rendisim : “Besimi i vetvetes” nga Ruhije

Buda, “Fëmija pa nënë si nata pa hënë” nga Ervehe Kallajxhiu, një përkthim nga

Eleonora Floqi, etj.

Gjithashtu kjo revistë në brendësinë e saj pati materiale studimore të autorëve të

huaj të përkthyer nga nxënës të kësaj shkolle që dalloheshin në fushën e përkthimit si: Ali

Myftiu, Kahreman Ylli, Alush Lleshanaku, etj.

Revista “Normalisti” si botim i një shkolle pasqyron aftësitë intuitive shkencore e

pedagogjike të trupit mësimor si dhe inteligjencën profesionale të ish-nxënësve

normalistë. Njëherazi kjo revistë mbarte vlera të mëdha hulumtuese dhe kualifikuese për

të gjithë mësuesit e shkollave fillore. Në botimin e saj shfaqet aftësia organizative dhe

pedagogjike e redaktorëve të saj.543

Ndër tiparet më të rëndësishme të kësaj reviste mund të listojmë:

Ishte një organ periodik pedagogjik, letrar dhe shkencor.

Mbarte materiale me rëndësi të veçantë për punën e mësuesve.

Kishte një shtrirje mbarë kombëtare.

Përshkohej nga fryma e atdhedashurisë dhe unitetit kombëtar.

Ndryshe nga organet e mëparshme të shtypit në Elbasan pati një shtrirje më të

gjatë kohore.

541 Normalisti, Elbasan, kallnuer 1937, VIII, nr.2, 5. 542 Normalisti, Elbasan, maj-qershuer 1931, III, nr.3-4, 6. 543 Reshit Koburja, Genc Trandafili, Shkolla ushtrimore qendër arsimore me atributet e një institucioni

pedagogjik e shkencor me përmasa kombëtare, “Normalja në traditë”, (Elbasan: Biblioteka Q.Baholli,

1995), 90.

Page 191: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

191

V.2 – Probleme arsimore e pedagogjike në revistën “Normalisti”.

Revista “Normalisti” me botimet e saj u bë një ndër organet më të rëndësishme të

mendimit pedagogjik në Shqipëri gjatë periudhës 1929-1937. Të flasësh për mendimin

pedagogjik të revistës “Normalisti”, madje dhe të frymës së re që po depërtonte në

shkollën shqiptare nuk mund të mos e shikosh atë në raportet e saj me pedagogjinë

herbertiane. Kjo pedagogji e ideuar nga filozofi gjerman J.F. Herbart (1776-1841) dhe e

zbatuar, e zhvilluar nga nxënësit e Normales, u fut edhe në Elbasan, pasi kishte pushtuar

Evropën edhe më tej, në gjysmën e dytë të dhjetëvjeçarit të dytë të shek.XX.544 Në faqet e

saj, e ndikuar nga idetë e herbartianizmit kjo revistë shtroi shumë probleme pedagogjike,

teorike dhe metodike si: “Randësija e mësuesisë dhe veprimi i mësuesit në jetën

praktike”, “Rreth individualitetit të fëmijës”, “Mendime për arsimin filluer”, “Edukata

fizike një mësim me randësi në programin e shkollës”, etj., probleme këto të përgjithshme

dhe të veçanta që kërkonin zgjidhje në përshtatje me kushtet e kohës. “Normalisti” nuk

reshti së ofruari rrugëzgjidhje për këto probleme duke u mbështetur në përvojën më të

mirë të arsimit Evropian dhe duke pasqyruar njëkohësisht idetë dhe mendimet

pedagogjike më të përparuara të kohës.

Edukata funksionale, parimet e saj dhe psikologjia e mendërisë së Klaparedit, metoda

globale e Dekrolit, metoda e fjalëve e Karol Vozhëlit, lindja e mendërisë tek fëmijët e

Piazhesë për herë të parë u përhapën në Shqipëri me anë të revistës “Normalisti”.545

Përvoja e krijuar në Evropë si rezultat i punës së didaktëve Frobel, Montesori, Dervey,

etj., po ndihmonte gjithmonë e më tepër në mënyrën e edukimin të fëmijëve edhe në

Shqipëri. Këto përvoja synoheshin të futeshin edhe në kopështe (shkolla foshnjore) edhe

pse numri i tyre ishte shumë i vogël. Në artikullin “Shkolla foshnjore” revista

“Normalisti” sjell përvojën botërore të edukimit të fëmijëve në kopshte. Zhvillimi i

lojrave në kopsht në funksion të të mësuarit dhe të aftësuarit praktik përbënte thelbin e

544 Reshit Koburja, Normalja dhe ushtrimorja jo vetëm institucione arsimore, por edhe qendër shkencore

pedagogjike kombëtare, “Normalja në fokus të bashkohësisë”, (Elbasan: silver 1999), 11. 545 Dedja et al., Historia e arsimit, 541.

Page 192: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

192

tyre. “Ky asht qëllimi që ndjekin këto shkolla me të vetmen mjet të mjeshtrisë së tyne me

lojën e kryejnë këtë punë”.546

Kjo revistë konstatonte disa probleme në fushën arsimore që kërkonin vullnetin jo

vetëm të shtetit por edhe të tërë shoqërisë për t’u kapërcyer. Arsimi konsiderohej ndër

faktorët kryesorë për zhvillimin e bujqësisë, tregtisë, ekonomisë në tërësi dhe për

emancipimin e shoqërisë. Edhe pse gjatë periudhës së Republikës Shqiptare 1925-1928

ishte bërë një punë e mirë në hapjen e shkollave fillore, përsëri ndjehej mungesa e tyre

veçanërisht në zonat malore. Në artikullin “Pak fjalë për arsimin t’onë”, nxënësi Emil

Softa, nuk hezitonte të jepte disa alternativa për zhvillimin e arsimit e veçanërisht atij

fillor. Ndër të tjerash artikullshkruesi theksonte: “në daçim përparim duhet të hapim

shkolla fillore edhe n’ata vende ku nuk ka”.547

Për mbarëvajtjen e shkollave fillore ai jepte si alternativë marrjen e këtyre

masave: së pari rregullimin dhe përmirësimin e programës së shkollës sipas modeleve të

reja pedagogjike duke i krijuar mësuesve liri veprimi.

Së dyti përzgjedhja e mësuesve të zotë. “Mësuesi ma i mirë e ma i zoti duhet të

mësojë në shkollën fillore e jo ai qi nuk ka cilësitë e nevojshme për mësues”.548

Së treti botimi i teksteve shkollore sipas parimeve pedagogjike.

Gjithashtu për përmirësimin e situatës arsimore në vend “Normalisti” sygjeronte

sanksionimin me ligj të arsimit fillor si të detyrueshëm dhe dhënien prioritet zhvillimit të

arsimit femëror si një faktor i rëndësishëm për emancipimin dhe edukimin e brezave të

ardhshëm. Në Shqipëri numri i shkollave nga viti në vit po shkonte në rritje. Në këtë

periudhë ishte intensifikuar puna për futjen në shkollë të modeleve të reja metodiko-

pedagogjike me qëllim aftësimin praktik të nxënësve ku “fëmija të zbulonte të vërente

dhe të gjykonte për misteret e kësaj bote”.549

Shkolla nuk shihej si vendi ku fëmijët mblidheshin për t’i larguar nga rruga, apo

vendi ku ato do të duhej të mësonin vetëm shkrim e lexim. Në këtë kohë shkolla

konsiderohej si një institucion ku formohej njeriu duke u zhvilluar intelektualisht dhe

moralisht.

546 Normalisti, Elbasan, shtator 1934, VI, nr.2, 2. 547 Normalisti, Elbasan, maj 1929, I, nr.3, 2. 548 Normalisti, Elbasan, maj 1929, I, nr.3, 3. 549 Normalisti, Elbasan, tetuer 1929, I, nr.6, 1.

Page 193: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

193

Në artikullin “Nevoja e shpirtit praktik për shkollat t’ona fillore” 550 revista

përcaktonte edhe lëndët mësimore të kurrikulës shkollore për aftësimin praktik të

nxënësve si: matematika me anë të së cilës synohej zgjidhja e problemeve që kishin lidhje

me jetën praktike, historia e cila nuk duhej të thellohej në data dhe në disa hollësi të kota

por të kishte si qëllim kryesor zgjimin e atdhedashurisë, historia e natyrës dhe bujqësisë,

punë e dorës etj.

Një ndër lëndët e mësimore që përmbante programi shkollor ishte edhe ajo e

edukatës fizike. Kjo lëndë mbarte vlera të pamohueshme duke shërbyer si një mjet i

volitshëm për zhvillimin mendor, moral e fizik të njeriut. Rritjen e numrit të orëve

mësimore të lëndës edukatë fizike revista “Normalisti” e shihte të rëndësishme për vetë

dobitë që mbarte kjo lëndë: mendore, morale dhe fizike. Ndër të tjerash në vlerësimet e

saj “Normalisti” theksonte: “të mirat morale t’edukatës fizike janë të pafundme, por

mjaftojnë edhe këto të pakta për me na e mbushë mendjen se qëllimi i saj sidomos në

këtë pikëpamje (morale) asht shumë i naltë”.551

“Normalisti” u vu në krye të ndryshimeve reja pedagogjike si në aspektin metodik

në veçanti ashtu edhe atë kurrikular në tërësi. Kjo përbënte një tregues pozitiv, të

përpjekjeve të normalistëve, mësuesve të rinj për t’u distancuar nga drejtimet pedagogjike

të vjetra duke përqafuar arritjet më të reja në këtë fushë që ecnin paralel me zhvillimin

dhe përparimin e njeriut. Përparimi ekonomik dhe shoqëror përcaktonte si

domosdoshmëri ndërrmarrjen e një reforme shkollore e cila do të përfshinte edhe nevojën

për përdorimin e metodave dhe hartimin e programeve të reja. “Disa mësonjës, të tilla

mendime mbi mospërdorimin e librit të këndimit në periudhën e mesme të fillores i

quajnë paradokse. Këta bajnë të drejtë t’i quajnë kështu këto mendime, pse besimi i math

që kanë në mendimet didaktike të vjetëruara nuk i lë të thonë të vërtëtën”.552

Figura qëndrore në proçesin e mësimdhënies, mësuesi, konsiderohej me shumë

rëndësi si në përçimin e njohurive teorike ashtu edhe në aftësimin e nxënësve në jetën

praktike. Në artikullin “Rëndësija e mësuesisë dhe veprimi i mësuesit në jetën praktike”

mësuesia konsiderohej si një profesion i vështirë e cila duhej të karakterizohej nga një

dashuri të madhe dhe një ndërgjegje të pastër. Këto dy tipare gërshetuar me përpjekjet e

550 Normalisti, Elbasan, tetuer 1929, I, nr.6, 2-3. 551 Normalisti, Elbasan, shkurt 1932, IV, nr.2, 6. 552 Normalisti, Elbasan, freur-mars 1933, V, nr.2-3, 6.

Page 194: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

194

mësuesit për përsosjen profesionale përbënin drejtimin e duhur për edukimin e brezit të

ri. “Mësuesi i ri që del nga shkolla Normale nuk duhet të kujtojë se me mbarimin e

shkollës merr fund detyra e tij, por se tani fillon për të një jetë e re, një fushë e gjerë në të

cilën do të gjejë vetë drejtimin për ta udhëhequr brezin e ri”.553

Figura e mësuesit sipas “Normalistit” referuar modeleve bashkëkohore duhej të

karakterizohej nga një vullnet i fortë e parë kjo si një nga virtytet më të vyera që mund të

kishte njeriu në përpjekje për “të kapërcyer çdo brengë, mund të dystojë çdo hendek e

çdo greminë”. 554 Midis cilësive që duhej të karakterizonin atë këmbëngulej tek

vetëmohimi në përmbushjen e detyrës, takti në komunikimin me nxënësit, dashurija për

fëmijën, etj.

Revista “Normalisti” nëpërmjet botimit të disa artikujve si: “Pak fjalë mbi

ndëshkimet”, “Një virtyt i mësuesit-dashnia”, “Fëmija, shtëpija dhe shkolla”, etj., synonte

që të rishikonte marrëdhëniet mësues-nxënës gjatë orës mësimore duke këshilluar

shmangien e qëndrimeve ndëshkuese të mësuesve që kishin një ndikim negativ në

proçesin mësimor-edukativ. Futja e metodave të reja në marrëdhëniet mësues-nxënës,

larg praktikave ndëshkuese, hapi një epokë të re për këto marrëdhënie bazuar mbi

dashurinë dhe respektin reciprok. Kjo ishte në funksion të përpjekjeve të mësuesve për

edukimin e brezit të ri me të njëjtat standarte me ato të vendeve të Evropës. “Ky asht

qëllimi të cilit duhet t’ia mbrijë mësuesi me formue njerëz si duhet por kjo punë asht

mjaft e vështirë”.555 Qëndrimet tradicionale të mësuesve gjatë orës së mësimit, ftohtësia e

tyre konsiderohej si një ndër shkaqet e mungesës së dëshirës së nxënësve për të mësuar.

“Normalisti” synonte ndryshimin duke krijuar një model mësuesi që do të ishte në

përputhje me metodat e reja të mësimdhënies duke afruar gjithnjë e më shumë fëmijën

me shkollën dhe mësuesin, sepse “qëllimi i mësimit të sotshëm – theksohej në këtë

revistë- nuk asht vetëm me u dhanë nxanësve disa njohuri, qëllimi i pedagogjisë së re

asht me iu shti në zemër këtyne një dashtni të madhe për shkollën”.556 Nëse përgatitja

shkencore ishte e nevojshme për çdo mësues, nga pikëpamja profesionale kjo përbënte

553 Normalisti, Elbasan, prill 1929, I, nr.2, 2. 554 Normalisti, Elbasan, maj 1929, I, nr.3, 1. 555 Normalisti, Elbasan, nanduer 1929, II, nr.1, 3. 556 Normalisti, Elbasan, mars 1931, III, nr.1, 2.

Page 195: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

195

një kusht me rëndësi për të, duke qenë në gjendjen njëkohësisht të njohë nevojat fiziko-

psikike të nxënësve.

Metodat e reja e përdorura gjatë orës së mësimit bënin dukshëm dallimin mes

pasivitetit të fëmijës ndikuar nga metodat tradicionale dhe aktivitetit të tij në kushte të

reja të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Metodat e vjetra të përdorura gjatë orës së

mësimit nuk i jepnin përparësi vetëveprimit të nxënësve por rolit dominues të mësuesit

duke përjashtuar çdo bashkëveprim mësues-nxënës në përmbushjen e objektivave të orës

së mësimit. “Qëllimi ma i parë i mësimit t’atëhershëm ishte të mbushunit e mendjes së

nxanësit me një grumbull njohurish të gjithëfarëshme pa u vërejtun aspak se ku po

mbillej ajo farë, e çfarë cilësie kishte”.557

Bazuar në metodat e reja të promovuara nga “Normalisti” mësuesi përgjithësisht

duhej të ishte në rolin e një udhëheqësi gjatë orës së mësimit duke bashkëvepruar me

nxënësin dhe duke nxitur tek ata “gjykimin e tyne për të dallue të qendësishmen nga e

paqendësishmja e të shtyemit gjithnjë qi të vetveprojnë sepse kështu do të mundeshin me

krijue njerëz me mendim të lirë e të pavarur”.558 Kështu që mësuesve u dilte përpara një

punë më e madhe në përdorimin e këtyre metodave që lidheshin me mësimdhënien e

mësimnxënien sepse sa më tepër interes të kishte nxënësi për orën e mësimit aq më tepër

do të nxitej për të vetvepruar sepse “interesi dhe vetveprimi gjinden në përpjestim të

drejtë”.559 Gjithnjë e më tepër këmbëngulej tek mësimi intuitiv sepse “intuita asht shpirti

i çdo dije të sigurtë”, dhe se “idetë pa intuitë sado të shumta me qenë janë të

vdekshme”.560

Pra bazë për mësimin bëhej intuita që lindte nga përceptimi konkret i njohurive që

ofronte vendlindja. Mësimi intuitiv ngjalli interes të madh në proçesin mësimor duke

krijuar një hap cilësor në shkollën shqiptare. Padyshim ai u kultivua me kontributin e

mendimit pedagogjik të shkollës austriake, e cila u transmetua me dije e pasion në

përshtatje me kushtet konkrete të vendit tonë.561 Pedagogjia e re kërkonte prej shkollës

rritjen e përpjekjeve për të zhvilluar aftësitë vetëvepruese të nxënësve duke i bërë ata më

557 Normalisti, Elbasan, prill 1931, III, nr.2, 3. 558 Normalisti, Elbasan, prill 1931, III, nr.2, 3. 559 Normalisti, Elbasan, prill 1931, III, nr.2, 3. 560 Normalisti, Elbasan, prill 1931, III, nr.2, 3. 561 Abdyl Paralloi, Kontributi i shkollës ushtrimore në mendimin pedagogjiko-didaktik shqiptar, “Normalja

në traditë”, (Elbasan: Biblioteka Q.Baholli, 1995), 82.

Page 196: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

196

aktiv gjatë orës së mësimit. Vetëveprimi kishte një rëndësi të madhe për zhvillimin

mendor e fizik të fëmijës ndaj i duhej dhënë prioritet në shkollën shqiptare. Ai

konsiderohej si instikt i njeriut në rastin konkret i fëmijës gjatë jetës së tij ndaj në asnjë

rast nuk duhej ndrydhur por duhej të zhvillohej tek nxënësit vetëm në shkollë dhe në

drejtimin e duhur. Për këtë një rol të rëndësishëm kishte mësuesi i cili “do të mund t’ia

përshtasë këtij qëllimi nëqoftëse do të jetë i zoti t’ia përshtasë çdo mësim natyrës

fëminore”.562 Këtë aftësi vetëvepruese të nxënësve, mësuesi do të mund t’a realizonte

vetëm duke i mësuar ata të kërkonin, gjykonin dhe zbulonin gjatë orës së mësimit. Për të

realizuar këtë mësuesi nuk duhej të ishte selektiv në punën me nxënësit por t’i nxiste të

gjithë ata për të qenë aktiv gjatë proçesit mësimor.

Në përmbushje të misionit të saj për edukimin e arsimimin e fëmijëve shkolla

duhej pazgjidhshmërisht të ishte e lidhur me fëmijën dhe familjen. Mësuesi duhej të ishte

i vetëdijshëm për rëndësisnë që kishte njohja e fëmijës, mënyra si mendonte, si vepronte

dhe ku jetonte ai. Familja nga ana tjetër vetëm duke njohur të metat e fëmijës së tyre do

të mund t’i përmirësonte ato duke i rritur ata më mirë. “Fëmija jonë kur lind nuk ka të

meta por këto i ka fituar në jetën e tij në shtëpi e shoqëri”.563 Familja konsiderohej si

institucioni i parë i rëndësishëm ku fëmija merrte mësimet e para mbi jetën, ndikonte në

formimin e karakterit dhe kultivimin e sjelljes tek ai, pra luante një rol kryesor në

zhvillimin social të fëmijës. “Familja ban njeriun sepse edukata familjare përmbledh jo

vetëm mendjen e edukatën e rëndomtë por edhe karakterin”.564

Në artikullin “Fëmija, shtëpija dhe shkolla” këto të meta ndaheshin:

Mendore që përbënin pa aftësinë për të kuptuar gjërat, mungesa e intuitës.

Morale, të qënit imitues të fëmijëve bënte që të përvetësonin edhe sjellje jo të

mirë.

Trupore, të pranishme për shkak të gjendjes jo të mirë të familjeve shqiptare.

Si rrugë të mundshme për kapërcimin e këtyre të metave “Normalisti” shihte

bashkëpunimin e shkollës me familjen sepse “marrëveshja në mes shkollës e familjes

është një nga qëllimet më me rëndësi të pedagogjisë së sotme”.565

562 Normalisti, Elbasan, qershuer 1932, IV, nr.6, 1. 563 Normalisti, Elbasan, shkurt 1932, IV, nr.2, 2. 564 Normalisti, Elbasan, dhjetuer 1932, V, nr.1, 1. 565 Normalisti, Elbasan, shkurt 1932, IV, nr.2, 5.

Page 197: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

197

Në përmbushje të këtij qëllimi kërkohej huazimi i praktikave më të përparuara të

bashkëpunimit shkollë-familje si: konferenca prindërish dhe mësuesish ku bisedojnë mbi

problemet që hasin gjatë proçesit të edukimit dhe rritjes së fëmijës, takime periodike të

përjavëshme me prindërit për t’i informuar ata në lidhje më ecurinë e fëmijëve, vizita të

mësuesve në familjet e nxënësve për të konstatuar problemet me ndikim negativ në

edukimin e fëmijëve, korrespondenca verbale midis mësuesve dhe prindërve, etj.

“Normalisti” kërkonte nga familjet shqiptare më shumë përkushtim ndaj shkollës sepse

fëmija dhe shkolla konsideroheshin si dy faktorë më me rëndësi për të përhapurit e

kulturës në vend. “Familja duhet të çmojë shumë lart shkollën duke punuar për

lartësimin e saj e duke menduar shkollën si banim të dytë për fëmijët e saj”.566

Revista “Normalisti” me veprimtarinë e saj u bë dëshmi bindëse e punës pedagogjike të

shkollës Ushtrimore të Normales. Kjo revistë e vetme në llojin e vet për periudhën kur

botohej i erdhi në ndihmë punës didaktike e pedagogjike të mësuesve të shkollës

Ushtrimore.567 Përmes “Normalistit” shkolla Ushtrimore ishte i vetmi institucion arsimor

shqiptar që u shqua për inisiativën e lirë të mendimit e veprimit dhe kurajon pedagogjike

të saj. Revista “Normalisti” ishte një prodhim mendor e material i normalisteve dhe ish

normalisteve kudo që punonin. Aty u botuan “provat e mësimit” nga dhjetra praktikant

normaliste, të cilët hedhin dritë për didaktikën e metodat që përdoreshin në shkollë në

vitet ’30.

566 Normalisti, Elbasan, tetuer 1934, VI, nr.3, 4. 567 Reshit Koburja, Genc Trandafili, Shkolla ushtrimore qendër arsimore me atributet e një institucioni

pedagogjik e shkencor me përmasa kombëtare, “Normalja në traditë”, (Elbasan: Biblioteka Q.Baholli,

1995), 90.

Page 198: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

198

V. 3 – Talente të rinj në faqet e “Normalistit”

Revista “Normalisti” krahasuar me periudhën e mëparshme ishte organi i shtypit më

jetëgjatë i qytetit të Elbasanit, mbase kjo lidhej me vitalitetin në punën që bënin dhe

përkushtimin që kishin nxënësit e Normales për botimin e saj. Në tërësi shkrimet e

botuara tek “Normalisti” kanë autorësinë e nxënësve të Normales dhe në disa prej tyre

edhe të mësuesve të shkollës. Në këtë revistë pedagogjike, letrare dhe shkencore shkrimet

e botuara paraqiteshin cilësore dhe me nivel të lartë, dëshmi kjo e përgatitjes profesionale

të këtyre nxënësve. Shumë prej botuesve të shkrimeve letrare, pedagogjike apo shkencore

vazhduan veprimtarinë e tyre botuese edhe pas përfundimit të viteve të shkollës Normale.

Me botimin e revistës “Normalisti”, nxënësit e shkollës Normale të Elbasanit dolën në

krye të shkollave të tjera të vendit. “Normalisti”, përveç tribunës së mendimit pedagogjik

të kohës në Shqipëri, u bë kudhër e kultivimit të sprovave të para letrare e publicistike të

nxënësve.568

Duke studiuar me kujdes revistën “Normalisti” ndeshesh me materiale

pedagogjike shumë interesante, që dëshmojnë për nivelin e lartë të horizontit pedagogjik

të autorëve nxënës të këtyre shkrimeve, të cilët kultivoheshin në bankat e shkollës

Normale.

Një ndër talentet e shkollës Normale që spikati me shkrimet e botuara në fushën e

pedagogjisë, studimore shkencore e veçanërisht në letërsi ishte Sterjo Spasse. I lindur në

vitin 1914 në krahinën e Korçës, shkollën fillore e kreu në vendlindje kurse atë të

mesmen në Normalen e Elbasanit. Sipas regjistrit të amzës së shkollës ai i

korrespondonte rendit 32 (maturës së vitit 1932). Gjatë periudhës së të qënit normalist ai

u bë pjesë aktive e veprimtarive jashtëshkollore ku pjesë e tyre ishte botimi i revistës

“Normalisti” dhe dhënia e shfaqjeve për sigurimin e të ardhurave për të. Në vitin 1932

nxënësit e Normales, krijuan shoqatën “Normalisti 32”, me program të gjerë kulturor,

artistik dhe sportiv ku një kontribut të veçantë dha edhe nxënësi Sterjo Spasse. Në vitin e

tretë të botimit të “Normalistit” nga marsi deri në qershor, Sterjo Spasse zgjidhet si pjesë

568 Dedja et al., Historia e arsimit, 487.

Page 199: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

199

e bordit botues në pozicionin e ndihmës editorit. Në veprimtarinë e tij letrare e

publicistike në revistën “Normalisti” numërohen mbi 27 shkrime të ndryshme si:

pedagogjike – “Të rinjtë dhe qytetnimi”569 , “Rëndësia e mësuesit”570 , “Provë

mësimi”571, “Kontrastet e arësimit”572, “Për një lëvizje mendore t’arsimtarëve”573.

Novela dhe tregime – “S’ka përse zotni” 574 , “Mësonjësi i vjetër rrëfehet”

“Kristina”575, “Kopshti dhe trandafili i zhuritun”576.

studimore letraro - gjuhësore – “Vorfnia jonë letrare”577 , “Vjersha “Vaje” e

Çajupit”578, “Etënit tanë të zhdukun-Gerolamo de Rada”579.

gjeografike – “Liqeni i Prespës: nji çerdhe romantike”580, “Butrinti: nji fandazi

për kohën tonë” 581 , “Prespa e vogël” si dhe përkthime pedagogjike dhe

përmbledhje anektodash.

Në shkrimet e karakterit pedagogjik Sterjo Spasse ishte mbështetës kryesor i futjes se

metodave të reja bashkëkohore në proçesin e mësimor për një edukim sa më të mirë të

fëmijëve. Ai këmbëngulte ne krijimin e një figure të re të mësuesit larg ndëshkimeve dhe

ftohtësisë por në përshtatje me kushtet e reja të mësimdhënies dhe mësimnxësies sepse ai

ishte përgjegjësi kryesor në edukimin e brezit të ri. “Kuptohet pra se mësuesi ka në dorë

fatin e nji shteti dhe asht timoni i burrave t’ardhshëm të nji atdheu edhe po e këthen pak

shtrembët atë (timonin) atëhere i gjithë brezi i ri ka me u gremisun dhe ka me marrë

rrugën e keqe qi padyshim do të jetë shumë e damshme për t’ardhmen e atdheut”.582

Në faqet e “Normalistit” Sterjo Spasse, edhe pse kishte përfunduar studimet në Normale,

në moshën 22 vjeçare boton një pjesë të romanit “Pse”. Ky krijim letraro-filozofik që

përbënte një risi për letërsinë shqiptare u shkruajt në një kohë kur Spasse ishte nën

ndikimin e letërsisë moderne europiane dhe të shkollave filozofike ndikuese të atyre

569 Normalisti, Elbasan, prill 1931, III, nr.2, 11. 570 Normalisti, Elbasan, kallnduer 1932, IV, nr.1, 4. 571 Normalisti, Elbasan, qershuer 1932, IV, nr.6, 6. 572 Normalisti, Elbasan, mars 1936, VII, nr.3, 12. 573 Normalisti, Elbasan, dhjetuer 1936, VIII, nr.1, 14. 574 Normalisti, Elbasan, mars 1932, IV, nr.3, 15. 575 Normalisti, Elbasan, shkurt 1937, VIII, nr.3, 19. 576 Normalisti, Elbasan, freur-mars 1933, V, nr.2-3, 36. 577 Normalisti, Elbasan, qershuer 1932, IV, nr.6, 3. 578 Normalisti, Elbasan, freur-mars 1933, V, nr.2-3, 16. 579 Normalisti, Elbasan, freur-mars 1933, V, nr.2-3, 1. 580 Normalisti, Elbasan, gusht 1934, VI, nr.1, 33. 581 Normalisti, Elbasan, shtator 1934, VI, nr.2, 15. 582 Normalisti, Elbasan, kallnduer 1932, IV, nr.1, 4.

Page 200: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

200

viteve. Ai arriti të realizoi gërshetimin e krijimit letrar me meditimin e drejtpërdrejtë

filozofik, të mishëruar ne figurën e heroit të veprës, gjë që e bën unike në raport me

veprat e tjera.

Një tjetër talent në letërsi dhe publicistikë që shquhet në faqet e “Normalistit”

ishte edhe Qamil Guranjaku. Ai lindi në vitin 1914 në qytetin e Elbasanit. Mësimet fillore

i kreu në qytetin e lindjes e bashkë me to edhe arsimin e mesëm në Normale. Në disa

shkrime të botuara në revistë nuk vendoste emrin por pseudonimin “qukapiku”. Ai i

përkiste rendit 33 (maturës së vitit 1933) dhe u zgjodh në bordin botues të revistës

“Normalisti” në vitin 1932 si ndihmës sekretar ndërsa në vitin 1933 si sekretar.

Shumë vjersha të botuara në këtë revistë për nxënësit e shkollës fillore si “Shkolla ime”,

“Shtëpia ime”, “Nëna”, “ Vlleznit e motrat”, “Baba”, “Xixëllonja” etj., u përmblodhën në

librin “Xixëllonjat e vogla”, përmbledhje me vjersha për fëmijë. Disa nga shkrimet e

rëndësishme të botuara prej tij rendisim: “Folklora shqipe dhe randësija e saj”, “Gjuha

jonë dhe fjalët e huaja”, “Shqipja një gjuhë e përbotshme”, novelat “Shqiptarja me besë”,

“Bregu i lotëve”, “Shkolla duhet të punojë për naltësimin e shoqnisë njerëzore dhe

t’antarëve të saj”, “Alkooli po na shkatërron rracën”, etj.

Në shkrimin “Folklora shqipe dhe randësija e saj”, Qamil Guranjaku nxjerr në pah

rëndësinë që kanë për një komb këngët, legjendat, gojëdhënat, besimet, zakonet si pjesë

të folklorit që lidheshin ngushtë me karakterin virtytet, shpirtin, ndjenjat e tij. Qëllimi që

kishte nëpërmjet botimit të këtij shkrimi ishte që të shërbente si shtysë për çdo njeri, por

veçanërisht për normalistët, që të hulumtonin, të grumbullonin e t’a ruanin këtë pasuri të

popullit që do të mund t’u transmetohej edhe brezave të ardhshme. “Asgjë tjetër -

shkruante ai - veçse t’a mbledhi me të shpejtë nuk duhet t’a lamë mbas dore e t’a shkelim

me kambë gurin e çmueshëm, nuk duhet t’a lamë qi t’a mbulojë pluhni këtë xhevahir pse

ky do të ndriçojë në fushën e letërsisë sonë”.583

Në artikullin “Gjuha jonë dhe fjalët e huaja”, Qamil Guranjaku mbante qëndrim

kritik ndaj disa shkrimeve në gjuhën shqipe që ishin të mbushura me fjalë të huaja duke e

prishur bukurinë e thjeshtësinë e përçimit të mendimit me anë të saj. “Të gjithë ata qi

mbushin shkrimet e veta- vazhdonte kritikën e tij Guranjaku- me ksisoj fjalësh, kujtojnë se

583 Normalisti, Elbasan, maj 1932, IV, nr.5, 14.

Page 201: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

201

kanë banë një punë të mirë për t’u lavduem por duhet t’a dijnë mirë se në këtë mënyrë i

ngulin thikën në zemër gjuhës amtare”.584

Në veprimtarinë e tij publicistike Guranjaku botoi në faqet e “Normalistit” edhe

shkrime të karakterit problemor social duke i ardhur në ndihmë shoqërisë përmes

sensibilizimit në lidhje me ndonjë fenomen negativ që mund të vihej re në gjirin e saj. I

tillë ishte shkrimi “Alkooli po na shkatërron rracën”. Përdorimin e alkoolit nga një pjesë

e shoqërisë ai e mendonte të lidhur me disa faktorë si: mungesa e një punë, varfëria dhe

pamundësia ekonomike, vështirësitë në përballimin e jetës, etj. Sipas tij - “efekti i alkoolit

asht tepër i rrezikshëm. Nuk shkatërron vetëm nji njeri por dhe fëmijt, bijt e bijvet, nji

brezni, nji rracë krejt”. 585 Përdorimi i alkoolit shpesh kishte sjellë pasoja të pa

riparueshme në shoqërinë shqiptare. Shumë sëmundje ishin përhapur dhe shtuar si

rezultat i përdorimit të tij, gjithashtu mjaft krime me pasojë plagosjen apo vrasje të

personit ishin të kryera nga individë nën efektin e alkoolit. Ndaj ai i kërkonte shoqërisë

që të luftonte këtë fenomen negativ të konsumimit të alkoolit. “Le të organizohen shoqni

le të bahet propagandë e punë për zhdukjen e alkoolizmës. Në qoftë se do t’i numërojshim

në kto vjetët e fundit numri i pijetoreve asht katërfishu (e pakta) e alkoolistët janë shtue

me të tepërme”.586

Zef Pali nga Shkodra i rendit 30 (maturës së vitit 1930) ishte një tjetër talent që u

shqua në shkrimet letrare dhe publicistike. Ai u bë pjesë aktive në botimin dhe

shpërndarjen e revistës “Normalisti”. Pas mbarimit të shkollës Normale në vitin 1930 ai u

kthye në vendlindjen e tij në qytetin e Shkodrës duke u bërë mbështetje për revistën

nëpërmjet grumbullimit të të ardhurave nga pajtimtarët e këtij qyteti. Ndër shkrimet e tij

veçojmë novelat “Një natë dimri”587 , “Ndër vorre588”, “Kah kufinit”589 , poezitë dhe

vjershat “Pranverës djalërisë”590, “I varfni e bamirsi”, “Dimni”, “Shkolla”, “Prindët e

mi”591 etj. Gjithashtu ai botoi edhe disa shkrime studimore pedagogjike si: “Pak fjalë mbi

584 Normalisti, Elbasan, dhjetuer 1932, V, nr.1, 5. 585 Normalisti, Elbasan, prill 1936, VII, nr.4, 14. 586 Normalisti, Elbasan, prill 1936, VII, nr.4, 14. 587 Normalisti, Elbasan, mars 1929, I, nr.1, 11. 588 Normalisti, Elbasan, qershuer 1931, III, nr.3-4, 22. 589 Normalisti, Elbasan, qershuer-korrik 1929, I, nr.4-5, 28. 590 Normalisti, Elbasan, maj 1929, I, nr.3, 17. 591 Normalisti, Elbasan, maj-qershuer 1931, III, nr.3-4, 30.

Page 202: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

202

ndëshkimet”592, “Një virtyt i mësuesit-dashtnia”593, “Shkolla duhet t’edukojë tërthorazi

dhe familjen”594, ku dilnin qartë idetë e tij për përsosjen profesionale të mësuesit sidomos

në marrëdhënie me fëmijën dhe familjen.

Një tjetër normalist që provoi aftësinë e tij në letërsi e publicistikë ishte edhe

Vangjel Nasto i rendit 30 (maturës së vitit 1930). Më shumë se botimet e tij letrare

spikatin shkrimet studimore pedagogjike si: “Ç’është autoriteti i mësonjësit” 595 ,

“Mësonjësi dhe kultura e tij”596, “Karakteri e edukata kombëtare”597, “Është i nevojshëm

libri i këndimit në shkollën fillore?”598 etj. Këto shkrime të botuara i vinin në ndihmë si

mësuesve të vjetër ashtu edhe të rinj për përsosjen e punës së tyre duke ia përshtatur

metodave të reja bashkohore në përçimin e njohurive dhe zhvillimin e aftësive praktike

tek nxënësit e shkollës fillore. Ndër zhanret letrare të lëvruara prej tij në faqet e

“Normalistit” ishte ajo e prozës nëpërmjet novelave “Dashuri që shpërblehet”599, “Një

dashuri që humb”600 që përshkohen nga një linjë romantike që karakterizon personazhet

dhe ngjarjet që ndodhin.

Për herë të parë provuan penën e tyre edhe një grup i gjërë bashkëpunëtorësh, ku

u dalluan: Muhamet Golemi, Emil Softa, Hekuran Zhiti, Ahmet Imami, Qamil Shehu etj.

592 Normalisti, Elbasan, nanduer 1929, II, nr.1, 1. 593 Normalisti, Elbasan, mars 1931, III, nr.1, 2. 594 Normalisti, Elbasan, kallnduer 1932, IV, nr.1, 2. 595 Normalisti, Elbasan, freur 1932, IV, nr.2, 1. 596 Normalisti, Elbasan, mars 1932, IV, nr.3, 1. 597 Normalisti, Elbasan, maj 1932, IV, nr.5, 5. 598 Normalisti, Elbasan, freur-mars 1933, V, nr.2-3, 6. 599 Normalisti, Elbasan, qershuer 1932, V, nr.6, 15. 600 Normalisti, Elbasan, prill 1931, III, nr.2, 16.

Page 203: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

203

PËRFUNDIME

Historia e shtypit në Elbasan fillon nga fundi i shekullin XIX-të, gjatë periudhës

së Rilindjes sonë Kombëtare. Është koha kur filluan të krijohen disa shoqëri patriotike

shqiptare, nga intelektualë të shquar shqiptarë, jashtë vendit. Organet që themeluan ata,

trajtonin ngjarje nga Shqipëria, ku problemet themelore mbetën pavarësia e vendit, arsimi

e kultura kombëtare. Në këto organe debutuan me shkrime të vogla, të karakterit

informativ për Elbasanin dhe krahinat e tij edhe intelektualë të ndryshëm të qytetit, me

pseudonime. Këto janë momentet e para, të sprovës, për të ardhur tek botimi i së parës

gazetë në Elbasan, “Tomorri”.

Patriotët shqiptar dhe ata elbasanas në veçanti, ndonëse në kushte të vështira,

shpesh arritën të përfitonin nga rrethanat politike e historike të Perandorisë Osmane për

t`i dhënë hov arsimit e kulturës kombëtare, pra shkollës, gjuhës dhe shtypit shqiptar. Për

konjukturë politike, në programin e saj “Tomorri”do të theksonte se “…do të përpiqej për

përmbajtjen e konstitucionit..., por së bashku me simotrat e veta do të përpiqet për të

zgjuarit e ndjenjave kombëtare të shqiptarëve e për të qytetëruarit e tyne ndën hijen e

Perandorisë...”

Gazeta “Tomorri” përbën shembullin tipik të koordinimit të veprimtarisë

publicistike me idetë e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Në periudhën kur përpjekjet e

popullit shqiptar po shtoheshin dita ditës në arritjen e aspiratave shumëshekullore për liri

e pavarësi kjo gazetë u bë pasqyruese e platformës politike të rilindasve. Rëndësia e

studimit të kësaj gazete në aspektin politik qendron në:

Evidentimin e rolit që pati shtypi në tërësi dhe kjo gazetë në veçanti në

ngjarjet politike që karakterizojnë periudhën në prag të shpalljes së pavarësisë

së Shqipërisë.

Kontributin që dha në pasqyrimin e qëndresës së popullit shqiptar ndaj

shtypjes dhe shfrytëzimit të Perandorisë Osmane.

Përçimin e ndjenjave patriotike duke zgjuar vetëdijen kombëtare.

Në planin ekonomik studimi i saj paraqet rëndësi në:

Page 204: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

204

Pasqyrimin e gjendjes së vështirë ekonomike të shqiptarëve, veçanërisht atyre

të Kosovës.

Parashtrimin e alternativave për ndryshimin e kësaj gjendjeje të vështirë

ekonomike.

Ndërsa në planin arsimor e kulturor botimi i gazetës “Tomorri” merrte rëndësi akoma më

të madhe sepse:

U vu në krye të përpjekjeve për zhvillimin e arsimit kombëtar.

U bë mbështetje e veprimtarisë arsimore në Elbasan, veçanërisht e shkollës

Normale.

Luajti një rol pozitiv në emancipimin shoqëror të popullsisë së Elbasanit.

Gazeta “Tomorri” qe një shkollë e vërtetë për publicistikën dhe publicistët

elbasanas. Në të debutuan jo vetëm pena të njohura por u farkuan dhe shumë të rinj të

dalë enkas nga Normalja, siç ishte, rasti i Emin Matraxhiut dhe i Salih Çekes.

Normalja e Elbasanit zë vend të rëndësishëm, e pasqyruar jo vetëm në shtypin

lokal, por dhe në atë kombëtar e më gjerë. Është e natyrshme që ky shtyp t`i kushtonte

vëmendje sepse ai ishte institucioni i parë dhe i vetëm për disa dhjetëvjeçarë në

përgatitjen e mësuesve në tërë hapësirën shqiptare. Jo vetëm kaq, por ajo si e tillë solli

kontribute për të gjithë kombin, në formimin intelektual të nxënësve apo studentëve, si

dhe në fushën e arsimit apo shkencës së pedagogjisë, psikologjisë etj.

Duke kuptuar dhe interpretuar thelbin konceptual, prirja e kësaj shkolle do të ishte

drejt sistemit arsimor perendimor. Ndaj dhe jehona e saj vazhdoi gjatë brenda dhe jashtë

trojeve shqiptare.

Shpallja e pavarësisë e gjen Elbasanin me një mjedis intelektual polivalent dhe

shumë funksional. Dëshmi autentike që pasqyrojnë dhe dëshmojnë për mjedisin psiko-

social dhe intelektual të Elbasanit gjatë periudhës 1913-1920, janë artikuj të shkruar në

shtypin e kohës si në gazetën “Përlindja e Shqipërisë”, organ i qeverisë së Vlorës, në

revistën “Kopështi letrar” në Elbasan etj.

“Kopështi letrar” me botimin e numrave të saj do t’i vinte në ndihmë pasqyrimit

të trashëgimisë së pasur letrare e kulturore të popullit shqiptar dhe atyre elbasanas në

veçanti. Shkrimet me përmbajtje shkencore, gjuhësore, letrare, artistike që zunë vend në

Page 205: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

205

faqet e saj shërbyen si literaturë e mbështetje kryesore për arsimin në Elbasan e

veçanërisht për Normalen e këtij qyteti.

Periudha viteve 1921-1924 në shumë momente është e mbarsur me ide

intelektuale qytetare, që shpesh marrin formën e anonimatit, pasi me to veprojnë grupe

individësh apo një masë më e gjerë intelektualësh. Në këtë rast intelektualizmi është

shenjë e një mjedisi të tërë. Në këtë periudhë dëshmitë e kësaj natyre janë të shumta. Ato

flasin me gjuhën e qytetërimit, duke nënkuptuar se nuk janë të rastësishme, por rrjedhojë

e një trualli të begatë. Ky mjedis gjen shprehjen në kontributin e intelektualëve që vinin

të formuar nga shkolla të Evropës. Shprehëse e drejtpërdrejtë e këtij mjedisi janë botimet

publicistike në faqet e organeve të shtypit që dolën gjatë viteve 1921-1924. Veçanërisht

mjaft vlerë merr edhe problematika e pasqyruar në to. Dalja e organeve të shtypit në vitet

1921-1924 jo vetëm që ishte tregues i rritjes së numrit të tyre por dhe i hopit cilësor që u

evidentua në realizimin e këtyre gazetave si në strukturë ashtu edhe në përmbajtje.

Gazetat e Elbasanit në këtë periudhë u bënë mbështetëset kryesore të proçeseve për

demokratizimin e jetës së vendit duke u shndërruar kështu në materiale mjaft të vlefshme

për studimin e historisë së kësaj periudhe. Me veprimtarinë e tyre publicistike këto gazeta

shërbyen si shtysë kryesore e këtyre proçeseve demokratike duke rritur gjithnjë e më

shumë ndikimin në jetën politike, ekonomike, sociale e kulturore të vendit. Gazetat

“Shkumini”, “Ura e Shkuminit”, “Elbasani” dhe “Ku vemi?” u bënë pjesëmarrëse aktive

në jetën politike sepse faqet e këtyre gazetave nuk ishin thjesht për të pasqyruar ngjarje e

për të ngritur probleme, por ato ishin vendi ku lindën idetë dhe alternativat politike. Këto

gazeta u shndërruan në oponentët kryesore të çdo vendimmarrje politike si në rrafshin

kombëtar dhe në atë lokal duke synuar vendosjen e stabilitetit politik, funksionimin e

institucioneve shtetërore,respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut si dhe sigurimin e

integritetit territorial të vendit.

Ato u bënë pjesë e pandarë e zhvillimeve politike në vend shpeshherë duke përkrahur

njerën apo tjetrën grupim politik në varësi të përqasjes së tyre politike. Gazetat vunë në

dispozicion faqet e tyre për parashtrimi e programeve politike të këtyre grupimeve duke

synuar rritjen e shkallës së përceptimit politik nga shoqëria e asaj kohe, së cilës do t’i

duhej të vendoste për ardhmërinë e kombit shqiptar. Në trajtimin e problemeve politike

autorët e shkrimeve të botuara në këto organe shtypi dhanë ide mjaft të vyera për aspekte

Page 206: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

206

të veçanta të drejtimit politik të vendit si në caktimin e formës së regjimit, në

veprimtarinë e qeverisë shqiptare, në funksionimin e administratës lokale etj.

Gazetat nuk lanë kurrësesi pa trajtuar edhe probleme me karakter ekonomik,

social e kulturor. Në rrafshin ekonomik me shkrimet e tyre analitike shumë autorë u

përpoqën të analizojnë shkaqet e gjendjes së vështirë të ekonomisë shqiptare duke synuar

dhënien e ideve për kapërcimin sa më shpejt të kësaj gjendjeje. Gazetat në shkrimet e tyre

me përmbajtje ekonomike paraqitnin nevojën e realizimit të ndryshimeve duke i dhënë

fund ekzistencës së sistemit të vjetëruar feudal dhe hapjen rrugë marrëdhënieve të reja në

prodhim, atyre kapitaliste. Kundërshtitë midis këtyre organeve të shtypit ishin në

qëndrimet që ata kishin për mënyrën e realizimit të ndryshimit, me anë të reformave

radikale dhe atyre graduale, duke shfaqur në këtë përballje dy koncepte radikalizëm dhe

evolucionizëm.

Mjediset kulturore e intelektuale si për problemet ekonomike, sociale dhe ato

kulturore e arsimore do të kishin qëndrime të ndryshme, pikëpamje, koncepte, përplasje

dhe luftë interesash. Të gjitha këto zënë vend në artikujt e pasqyruar në shtyp (1921-

1924). Në rrafshin intelektual kjo është e pranueshme dhe objektive.

Në vitet 1929-1937 në mungesë të organeve të shtypit me karakter politik doli në

qarkullim një reviste me emërtimin “Normalisti”, dalja e së cilës ishte kontribut i

nxënësve dhe mësuesve të shkollës Normale. Ajo përçoi idetë më të përparuara në fushën

pedagogjike duke u bërë mbështetje e vazhdueshme e punës së mësuesve në shkolla.

Duke qenë një revistë letrare, pedagogjike e shkencore me shkrimet e saj ajo u erdhi në

ndihmë jo vetëm mësuesve me materialet pedagogjike, por edhe nxënësve me tregimet e

shkurtra, poezitë dhe vjershat. “Normalisti” u bë udhërrëfyese për punën e tërë

arsimtarëve kudo në viset shqiptare dhe së bashku me Normalen vazhdonin t’i ruanin

Elbasanit statusin e vatrës së arsimit dhe kulturës në Shqipëri.

Në fakt ky realitet, me këta kufij kohorë mbetet interesant, tërheqës dhe

imponues. Ky mjedis në këto vite provoi zërin e shumë personaliteteve, që sollën vlera

dhe kontribute të rëndësishme. Përzgjedhja e tyre përmes artikujve, shkrimeve të

ndryshme në këtë punim, është bërë pa asnjë paragjykim por të nisur apo në përputhje me

interesat tona shkencore. Interpretimit të materialit është synuar t`i bëhet një vlerësim sa

Page 207: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

207

më objektiv, i mbështetur në shkrime, burime dokumentare, të cilat shërbejnë si burim i

trashëgimisë kulturore e intelektuale të Elbasanit e më gjerë.

Sidoqoftë, synimi ynë ka qenë që ky punim të sjellë një masë të gjerë

informacioni për shtypin dhe historinë e tij në Elbasan që nga fillimi i shekullit të XX-të e

deri në vitin 1939, si dhe të bëjë interpretime në momente e aspekte të veçanta të

trashgimisë tonë kulturore lokale e kombëtare.

Page 208: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

208

BURIMET DHE BIBLIOGRAFIA

Burimet arkivore:

Arkivi Qendror Shtetëror.

Fondet : Aqif Biçakut,

Bashkia Elbasan,

Lef Nosi ,

Ministria e Punëve të Brendshme,

Prefektura Elbasan, Nënprefektura Gramsh, Peqin.

Arkivi i Muzeut të qytetit Elbasan.

Fondi 28, Dosja 3, Viti 1913

Fondi 1, Dosja 4, Viti 1914

Shtypi periodik, gazeta, revista:

Agimi Shkodër 1920

Atdheu Vlorë 1922

Dielli Boston 1909,1919

Dit’ e Re Tiranë 1922

Djersa e bujkut Fier 1922

Drita Manastir 1911,1912

Elbasani Elbasan 1923-1925

Gazet’ e Korçës Korçë 1924

Page 209: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

209

Kopështi Letrar Elbasan 1918-1919

Ku vemi? Elbasan 1924

L’illustration Paris 1913

Liri e Shqipërisë Sofje 1912-1915

Lirija Selanik 1909

Perlindja e Shqipëniës Vlorë 1913-1914

Populli Vlorë 1914

Populli Shkodër 1915

Posta e Shqypnies Shkodër 1918

Posta Korçës Korçë 1921

Shkumini Elbasan 1921-1922

Shkreptima Kajro 1910

The albanian journal Chicago 1921

Tomorri Elbasan 1910

Ura e Shkuminit Elbasan 1921-1923

III. Bibliografia:

Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Historia e Popullit Shqiptar: Rilindja Kombëtare

vitet 30 të shek.XIX,- 1912 vol. II. Tiranë: Toena, 2002.

Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Historia e Popullit Shqiptar: periudha e

pavarësisë, 28 nëntor 1912-7 prill 1939, vol. III. Tiranë: Toena, 2007.

Austin, Robert C. Shtegu i pashkelur i Nolit. Tiranë: Albin, 2000.

Page 210: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

210

Bevapi, Kujtim. “Mjedisi arsimor, kulturor e më gjerë në Elbasan, në prag të çeljes

së Normales dhe prania amerikane në të gjatë viteve 1908-1920”. Normalja në

fokusin e bashkohësisë (1999).

Bevapi, Kujtim. “Një personalitet i shquar i kulturës kombëtare shqiptare-Lef

Nosi”. Normalja në traditë (1995).

Bevapi, Kujtim. “Tipare kulturore të Kongresit të Elbasanit dhe jehona e tij në

shtypin e kohës”. Normalja në traditë (1995).

Bevapi, Kujtim.“Tradita kulturore dhe arsimore e Elbasanit deri në shpalljen e

pavarësisë”. Normalja në traditë (1995).

Bevapi, Kujtim.-Plangarica, Tomorr. “Disa Konsiderata për jetën e veprën e

publicistit të talentuar Emin Matraxhiu”. Normalja në traditë (1995).

Boriçi, Hamit. Llojet e shkrimeve informative dhe analitike të gazetarisë. Tiranë:

Universiteti i Tiranës, 1985.

Boriçi, Hamit. Një shekull e gjysmë publicistikë shqiptare, 1948-1997. Lezhë:

Gjergj Fishta, 1997.

Boriçi, Hamit.-Marku, Mark. Historia e shtypit shqiptar-nga fillimet deri në ditët

tona. Tiranë: Shblu, 2010.

Dedej, Sule. Salih Çeka, Tiranë: 8 Nëntori, 1989.

Demiri, Shyqyri. Histori e shkurtër e trevës së Elbasanit. Tiranë: 2006.

Duka, Valentina. Histori e Shqipërisë 1912-2000. Tiranë: Kristalina K-H, 2007.

Duka, Valentina. Qytetet e Shqipërisë në vitet 1912-1924. Tiranë: Toena, 1997.

Durham, Edith. Brenga e Ballkanit. Tiranë: Argeta LMG,1991.

Bashkia Elbasan. Elbasani Enciklopedi. Elbasan: Sejko, 2004.

Page 211: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

211

Fevziu, Blendi. Histori e shtypit Shqiptar 1848-2005. Tiranë: Onufri, 2005.

Fisher, Bernd. Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri. Tiranë: Çabej,

2000.

Fishta, Iliaz.-Toçi,Veniamin. Gjendja ekonomike e Shqipërisë në vitet 1912-1944,

prapambetja e saj shkaqet dhe pasojat. Tiranë: 8 nëntori, 1983.

Graceni,Bardhyl. Aleksandër Xhuvani-jeta dhe vepra. Tiranë: 8 nëntori, 1980.

Instituti i Studimeve Pedagogjike. Historia e arsimit dhe mendimit pedagogjik

shqiptar. Tiranë: nënë Tereza, 2002.

Kita, Petro. Elbasani në luftën për çlirim. Tiranë: 8 nëntori, 1971.

Kita, Petro. Emin Matraxhiu. Tiranë: 8 Nëntori, 1973.

Koburja, Reshit. “Kongresi i Elbasanit-kongresi i parë arsimor pedagogjik

shqiptar”, Normalja në traditë (1995).

Koburja, Reshit. “Normalja dhe ushtrimorja jo vetëm institucione arsimore por edhe

qendër shkencore, pedagogjike kombëtare”, Normalja në traditë (1995).

Koburja, Reshit.-Trandafili, Genc. “Shkolla ushtrimore qendër arsimore me

atributet e një institucioni pedagogjik e shkencor me përmasa kombëtare”,

Normalja në traditë (1995).

Kolçe, Valentina. “Industria në Shqipëri gjatë viteve 1921-1924”. Studime historike

4 (1988).

Kordha, Hysen. “Aspekte të lëvizjes antifeudale fshatare gjatë viteve 1921-1922”.

Studime historike 1 (1985).

Meta, Beqir. Politika tatimore e shtetit shqiptar 1925-1939, Tiranë: Shkenca, 1999.

Page 212: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

212

Mëzezi, Petrit. Vështrim mbi shtypin demokratik e përparimtar të viteve 1920-1924.

Tiranë: 1985.

Mita, Rudina. Elbasani, jeta politike në vitet 1920-1924. Tiranë: Ilar, 2007.

Musai, Kadri. Aqif Pasha, figurë e ndritur e kombit shqiptar. Tiranë: Redona 2002.

Bashkia Elbasan. Në panteon, drejt panteonit 2000. Elbasan: Silver, 2000.

Biblioteka e qytetit Elbasan. Normalja në fokus të bashkohësisë (përmbledhje

studimesh). Elbasan: Silver, 1999.

Nosi, Lef. Dokumente historike për t`i shërbyer historisë sonë kombëtare. Nr.1-13

Elbasan: 1924.

Paralloi, Abdyl. “Kontributi i shkollës ushtrimore në mendimin pedagogjik,

didaktik shqiptar”. Normalja në traditë (1995).

Plangarica, Tomorr. “Mjedisi intelektual në qytetin e Elbasanit në prag të shpalljes

së pavarësisë”, Normalja në traditë (1995).

Plangarica, Tomorr. “Normalja- tradita dhe e ardhmja”, Normalja në fokus të

bashkohësisë (1999).

Plangarica, Tomorr. Universi i vlerave të munguara. Elbasan: 1998.

Prifti, Kristaq. “Tipare të lëvizjes kulturore kombëtare në vitet 1908-1912”. Studime

historike 1 (1987).

Puto, Arben. Historia diplomatike e çështjes shqiptare. Tiranë: 2003.

Puto, Arben. Shqipëria politike 1912- 1939. Tiranë: Toena, 2009.

Selenica, Teki. Shqipria në 1927. Tiranë: 1928.

Shkodra, Zija. Esnafet shqiptarë, shek.15-20. Tiranë: 1965.

Page 213: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

213

Shtylla, Zamir. “Shpërnguljet me dhunë të shqiptarëve në vitet 1912-1941”. E

vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi. Akademia e Shkencave të

Shqipërisë (1990).

Shuteriqi, Dhimitër. Fjalori enciklopedik shqiptar. Tiranë: 1985.

Swire, Joseph. Shqipëria, ngritja e një mbretërie. Tiranë: Dituria, 2005.

Toçi,Veniamin. Ndërhyrja e kapitalit të huaj në Shqipëri dhe qëndrimi i qarqeve

demokratike 1921-1925, Tiranë: 8 nëntori, 1974.

Varoshi, Liman. “Kryengritja e përgjithshme e vitit 1912 dhe veçoritë e zhvillimit

të saj në trevën e Elbasanit”, Normalja në traditë (1995).

Vllamasi, Sejfi. Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942). Tiranë: Marin

Barleti, 1995.

Vlora, Eqerem bej. Kujtime, vell.II 1912-1925. Tiranë: Shtëpia e librit &

komunikimit, 2001.

Zelka, Luan. Shtypi shqiptar gjatë viteve të pavarësisë 1913-1939. Tiranë: Toena,

2001.

Page 214: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

214

ABSTRACT

This doctoral thesis deals with the history of the press in the region of Elbasan from its beginnings to the

mid-twentieth century. This thesis aims to record not only the historical conditions of the birth and

evolution of the Elbasan’s press, but also to analyze the views, attitudes reflected in these press organs. The

Elbasan’s press was born during the war of independence of Albania from the Ottoman yoke, for the

territorial integrity and for the political and national rights. The newspaper “Tomorri” represents a typical

example of journalistic activity coordination with the Albanian national movement ideas. While the journal

“Kopështi letrar” contributed to the reflection the values of the rich cultural heritage of the Albanian people

and the Elbasan’ people in particular. The period 1921 – 1924 marks a new era in the in the history of the

Elbasan’s press. During this time were printed newspapers: “Shkumini”, “Ura e Shkuminit”, “Elbasani”

and “Ku vemi”. These press organs became reflective of progressive intellectual thought to solve the

problems of political, economic, social and cultural. Within the pages of these newspapers, pointed out the

clear ideas about ways to be followed to overcome the accumulated difficulties and facing new challenges.

Elbasan is known as the region of tradition in education and culture, just this press dedicate special

attention to educational problems. The journal “Normalisti” with its publications became one of most

important journal of the Albanian press, which represented the pedagogical thinking in Albania during the

period 1929-1937. “Normalisti” was leading the new pedagogical changes, both in terms of methods in

particular as well as curriculum as a whole.This journal became a guide for work of all teachers everywhere

in Albanian areas.

ABSTRAKTI

Kjo tezë e doktoraturës trajton historinë e shtypit në rajonin e Elbasanit nga fillimet e saj deri në mesin e

shekullit të XX-të. Kjo tezë synon të evidentojë, jo vetëm kushtet historike të lindjes dhe evolimit të shtypit

elbasanas, por gjithashtu të analizojë pikëpamjet, qëndrimet të pasqyruara në këto organe shtypi. Shtypi i

Elbasanit lindi gjatë luftës për pavarësinë e Shqipërisë nga zgjedha Osmane, për integritetin territorial dhe

për të drejtat politike e kombëtare. Gazeta “Tomori” përbën shembullin tipik të koordinimit të

veprimtarisë publicistike me idetë e lëvizjes kombëtare shqiptare. Ndërsa revista “Kopështi letrar”

kontribuoi në pasqyrimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar dhe atij elbasanas në

veçanti. Periudha 1921 – 1924 shënon një etapë të re në historinë e shtypit të Elbasanit. Gjatë kësaj kohe u

shtypën gazetat: “Shkumini”, “Ura Shkuminit”. “Elbasani” dhe “Ku vemi”. Këto organe shtypi u bënë

pasqyruese e mendimit intelektual progresiv në zgjidhjen e problemeve politike, ekonomike, sociale dhe

kulturore. Brënda faqeve të këtyre gazetave spikatën idetë e qarta për rrugët që duheshin ndjekur në

kapërcimin e vështirësive të akumuluara dhe përballimin e sfidave të reja. Elbasani është njohur si rajoni i

traditës në arsim dhe kulturë, pikërisht ky shtyp i kushtoi një vëmendje të veçantë problemeve të arsimit.

Revista “Normalisti” me botimet e saj u bë një prej revistave më të rëndësishme të shtypit shqiptar, e cila

përfaqësoi mendimin pedagogjik në Shqipëri gjatë periudhës 1929 – 1937. “Normalisti” udhëhoqi

ndryshimet e reja pedagogjike, si në aspektin e metodave në veçanti ashtu edhe në programet mësimore në

tërësi. Kjo revistë u bë udhërrëfyese për punën e të gjithë mësuesve kudo në territoret shqiptare.

Fusha e studimit: Historia e shtypit të Elbasanit.

Fjalë Kyçe: Shtypi elbasanas, veprimtari publicistike, qëndrime politike, pikëpamje ekonomike, probleme

arsimore, pedagogjike.

Page 215: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

215

Page 216: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

216

Page 217: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

217

Page 218: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

218

Page 219: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

219

Page 220: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

220

Page 221: shtypi i elbasanit, nga fundi i shek. xix deri në mesin e shek. xx

221