19
KOMUNA E PRIZRENIT DREJTORIA KOMUNALE E ARSIMIT Raporti i punësjanar-qershor 2018

KOMUNA E PRIZRENIT - kk.rks-gov.net · Shkollat fillore dhe të mesme të ulëta të komunës:“Mustafa Bakiu”, “Motrat Qiriazi” dhe “Zef Lush Marku” permes aktiviteteve

  • Upload
    others

  • View
    50

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: KOMUNA E PRIZRENIT - kk.rks-gov.net · Shkollat fillore dhe të mesme të ulëta të komunës:“Mustafa Bakiu”, “Motrat Qiriazi” dhe “Zef Lush Marku” permes aktiviteteve

KOMUNA E PRIZRENIT

DREJTORIA KOMUNALE E ARSIMIT

Raporti i punësjanar-qershor 2018

Page 2: KOMUNA E PRIZRENIT - kk.rks-gov.net · Shkollat fillore dhe të mesme të ulëta të komunës:“Mustafa Bakiu”, “Motrat Qiriazi” dhe “Zef Lush Marku” permes aktiviteteve

Fusha e cilësisë Komponenta Rezultati

Pjesëmarrja

dhe

gjithëpërfshirja

Siguria e nxënësve

në shkolla

1. Përkujtuesi për adresimin e dhunës në shkolla: Me qëllim të sigurisë së nxënësve dhe të

personelit në shkolla është përgatitur Përkujtuesi për të gjitha shkollat, per adresimine dhunës

dhe parandalimin e perdorimit te drogave dhe mjeteve tjera narkotike, konform politikave te

MAShT dhe Rregullores nr 21/2013.

2. Eshtë emëruar Komisioni i DKA-se, për adresimin e çështjes së sigurisë së nxënësve dhe

personelit në shkolla;

3. Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë organizuar 38 ligjerata dhe bashkëbisedime,

ku janë përfshirë 3519 nxënës. Temat: “Stop përdorimit të drogës” dhe “Stop dhunës në

familje”.

4. Në bashkëpunim me Organizatën“Syri i Vizionit” në parneritet me “Save the Children”

zyra në Kosovë, është organizuar punëtori një ditore me Keshillat drejtues te shkollave fillore

dhe tëmesme të ulëta “Ibrahim Fehmiu” dhe “Haziz Tola” lidhur me hartimin e planit te punës

të ketyre këshillave në parandalimin dhe identifikimin e hershem te dhunës në shkollë / tema

“Veprimet që duhet të ndërmarrë shkolla dhe trajnim i përbashkët mbi dhunën në

shkolla”.

Page 3: KOMUNA E PRIZRENIT - kk.rks-gov.net · Shkollat fillore dhe të mesme të ulëta të komunës:“Mustafa Bakiu”, “Motrat Qiriazi” dhe “Zef Lush Marku” permes aktiviteteve

Gjithëpërfshirja dhe

nxenesit me nevoja te

ndryshme edukative-

mësimore

1.Janë organizuar dy (2) trajnime për mësimdhënësit të cilët punojnë me nxënës me nevoja të

ndryshme edukative-mësimore, në bashkëpunim me Caritas Kosova dhe MAShT-in;

2.Trajnimi i katër mësimdhënësve për punë edukative-mësimore me nxënës me pengesa në të

pamur / Metodologjia e Shkrimit Braill.Trajnimi është organizuar në bashkëpunim me

Qendrën Burimore “Xheladin Deda” në Pejë dhe partneritet me MAShT-

in përkatësisht Divizionin për arsim me nevoja të veçanta.

3. Punëtoria në bashkëpunim me Shoqatën “Down Syndrom Kosova”,

me trajnere nderkombetare / eksperten angleze Secilie Mackinon. Temat:

Nevojat e vecanta arsimore te nxenesve me sindrom Down dhe perdorimi

i programit matematikor/Numicon.Pjesëmarrës ishin 35 mësimdhënës, të

cilët kishin mundësin e marrjes së modeleve të reja të punës edukative-

mesimore me nxënës të cilët kanë vështërsi në të paumr.

Page 4: KOMUNA E PRIZRENIT - kk.rks-gov.net · Shkollat fillore dhe të mesme të ulëta të komunës:“Mustafa Bakiu”, “Motrat Qiriazi” dhe “Zef Lush Marku” permes aktiviteteve

4. DKA në përputhje me politikat e MAShT-it, ka zhvilluar të gjitha përgatitjet e duhura

qëme fillimin e vitit shkollor 2018/ 2019 të anagzhohen 5 mësimdhënëse mbështetës;

5. Marrëveshje partneritetinë mes të:

Save the Children International në Kosovë dhe DKA në Prizren

Marrëveshje bëhet me qëllim të bashkëpunimit midis SCI-së dhe DKA-se, për realizimin e

aktiviteteve specifike në kuadër të projektit për Arsimin Gjithëpërfshirës, me kodin e

burimit të fondeve (SCI SoF): 38000508 dhe numër të partnerit: 41300054 ("Projekti").

Kjo marreveshje materializohet me angazhimin e një mësimdhënësi mbështetës gjithëpërfshirës

në nivel komunalSCI miraton ndarjen e deri 16,400.00 €, ekuivalente me gjashtëmbëdhjetë mijë

e katërqind euro për Partnerin/ DKA.

6.ështe emëruar Komisioni i DKA-së për Parandalimin dhe reagim ndaj dukurisë së

mosregjistrimit dhe braktisjes se shkollës nga nxënësit;

7.është emëruar Komisioni i DKA-se për vleresimin pedagogjik të nxenesve me nevoja të

veçanta;

8.është funksionalizuar Dhoma burimore per vleresimin e nxenesve me nevoja të veçanta në

nivel të komunës / DKA-se;

Mbledhjet informuese

me drejtorët e shkollave

lidhur me planifikimin e

KBA 2019-2021

Jane zhvilluar gjithesejt 12 takime rajonale me drejtoret e shkollave, me qellim te fuqizimit te

menaxhimit efikas dhe cilësor te shkollave, rrjedhimisht edhe te sistemit arsimore komunal ne

nivelin parauniversitar. Janë takuar te gjithe drejtoret e shkollave;

Temat e takimeve:

Gjithepërfshirja dhe vijushmëria e nxenesve në mësim/ shkolle;

Siguria e nxënësve;

Page 5: KOMUNA E PRIZRENIT - kk.rks-gov.net · Shkollat fillore dhe të mesme të ulëta të komunës:“Mustafa Bakiu”, “Motrat Qiriazi” dhe “Zef Lush Marku” permes aktiviteteve

Udhëheqja dhe

menaxhimi

i

sistemit arsimor

Cilësia

Lëndët djegëse për ngrohje

Vlerësimet e jashtme të nxënësve (PISA, Matura Shtetërore dhe Testi i Arritshmërisë

Planifikimet buxhetore 2018

Përgatitjet e konkursit për personel/ mësimdhënës për vitin 2018/2019’

Adresimi i sjelljeve jo të mira/ papërshtatshme të nxënësve në shkollë;

Korniza buxhetore afatmesme 2019-2021;

Planet Zhvillimore

DKA në partneritet me GIZ-in, ka emruar Komisionin e DKA për vlerësimin e Planeve

Zhvillimore të Shkollave dhe ka bërë vlerësimin e tyre për periudhën 2019-2021. Në muajin

shtator 2018 DKA do të organizojë punëtori për ndryshimin dhe plotesimin e PZHK 2019-2021

Rregulloret komunale

Janë procedura për debat publik dhe miratim në Kuvendin komunale:

1. Rregullorja për Rendin ditor në shkollë;

2. Rregullorja për Regjistrimin e fëmijëve në klasën e parë të shkollës fillore

3. Rregullorja për nxënësit e riatdhesuar

4. Rregullorja për Vlerësimin pedagogjik të fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore dhe

funksionimi i ekipit vlerësues pedagogjik

Në proces të përgatitjes për dëgjim publik dhe miratim janë:

1.Rregullorja për adresimin dhe parandalimin e përdorimit të cdo lloji të dhunës në shkolla dhe

të përdorimit të mjeteve të ndryshme narkotike-drogave dhe 2. Rregullorja për rregullat e

shkollës, të drejtat, detyrat, përgjegjësit e personelit në shkollë;

Page 6: KOMUNA E PRIZRENIT - kk.rks-gov.net · Shkollat fillore dhe të mesme të ulëta të komunës:“Mustafa Bakiu”, “Motrat Qiriazi” dhe “Zef Lush Marku” permes aktiviteteve

Bashkëpunimi me

OJQ-të

1.DKA në partneritet me Shkollën e Muzikës “Lorenc Antoni” dhe OJQ “IPSIA” ka konkuruar

dhe arritur që në muajin korrik 2018 te jete organizatore e Manifestit ndërkombëtar në lëmin e

muzikës “Muzika, një urë mes popujve 2018”. Pjesëmarrës shkollat e muzikës nga: Kosova,

Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Italia, Rumania, Sllovenia dhe

Spanja.

2.DKA ka bashkëpunuar dhe organizuar në patneritet me organizimet e ndryshme (OJQ-të)

aktivitete të tjera: fuqizimi i rolit të Këshillave drejtuese të shkollave, fuqizimi i Këshillit të

nxënësve etj.

Sigurimi

i

cilësisë

Trajnimi i ekipeve të

shkollave për

vlerësimin e brendshëm

1.Janë përzgjedhur të gjithë koordinatorët e cilësisë në bazë shkolle dhe është përgatitur

databaza e tyre;

2.DKA në partneritet me MAShT dhe Institutin Pedagogjik të Kosovës ka bërë trajnimin dhe

çertifikimin e ekipeve vlersësuse në bazë shkolle, për 15 shkollat e komunës;

3.DKA ka organizuar punëtori një ditore me Ekipin për Vlerësim të Brendshëm / Cilësisë të

DKA-së, lidhur me analizën e të gjeturave/raporteve të IPK-së për sigurimin e cilësisië së

shkollave, të cilat ishin pjesë e projektit për vlerësimine brendshëm.

4.Eshtë mbajtur punëtori një ditore me shkollat e

përfshira në procesin e vlerësimit të brendshëm dhe të

jashtëm, konkretisht me shkollat “Abdyl Frasheri” dhe

“Emin Duraku”. Tema e punëtorisë lidhet me përgatitjen

e shkollave për tëhyrë në procesin e vlerësimit tëjashtem

te performancës së cilësisë te shkollave respektive;

Page 7: KOMUNA E PRIZRENIT - kk.rks-gov.net · Shkollat fillore dhe të mesme të ulëta të komunës:“Mustafa Bakiu”, “Motrat Qiriazi” dhe “Zef Lush Marku” permes aktiviteteve

Analiza e të gjeturave

nga vlerësimi i

brendshëm i shkollave

(ecuria,rezultatet dhe

sfida)

DKA më 27 qershor 2018 ka organizuar punëtori një

ditore me të gjithë drejtorët, koordinatorët dhe ekipet

vlerësuese të shkollave të përfshira në Projektin e

Vlerësimit të Performancës dhe cilësisië në shkolla /

Vlerësimi i brendshëm dhe të shkollave të cilat

planifikohen të jenë pjesë e procesit në rundin e

ardhshëm / shtator 2018. Në punëtori kane kontribuar

edhe: Përfaqësuesit e kabinetit të ministrit të arsimit, Drejtori i Inspektoriatit të Arsimit në

Kosovë, përfaqësuesit e Institutit Pedagogjik të Kosovës. Tema e punëtorisë: Ecuria e procesit

të gjerëtanishëm, rezultatet, sfidat, planifikimet për të ardhmen lidhur me procesin e

vlerësimit të cilësisië dhe analiza e të gjeturave nga raporti i IPK-së.

Zhvillimi

profesional

i mësimdhënësve

Trajnimi i

mësimdhënësve

Kurrikuli i Ri i Kosoves

1.DKA dhe MAShT kanë organizuar punetorin nje ditore me

temën: “Profilizimi i mësimdhënësve në nivelin 1” / 1

shkurt 2018. Ne punetori ka marre pjese: Ministri i Arsimit,

Kryetari i Komunes dhe Drejtori DKA-se

2.DKA në partneritet me MAShT / Divizionin për zhvillim profesional ka organizuar

trajnime për zhvilliminprofesional të mësimëdhësve, përkatësisht zbatimin e Kurrikulit të

Ri të Kosovës. Në muajët prill, maj qershor 2018 janë mbajtur 5 grupe trajnimesh pesë

ditore. Janë trajnuar dhe çertifikuar 332 mësimdhënës. DKA ka siguruar ambientet e

punës, mbështetjen metariale për punë, doracakët e trajnimit etj.

Page 8: KOMUNA E PRIZRENIT - kk.rks-gov.net · Shkollat fillore dhe të mesme të ulëta të komunës:“Mustafa Bakiu”, “Motrat Qiriazi” dhe “Zef Lush Marku” permes aktiviteteve

Vlerësimi i dosjes /

portofolios

2.Zyrtarët e DKA-së dhe trajnerët e çertifikuar nga MASHT ka bërë vlerësimin e dosjeve

përkatësisht portofoliove të mësimdhënësve tëpërfshirë në trajnimet për zbatimin e KKK-së;

Perormanca

e nxënësve

Vleresimet e jashtme te

arritjeve /

kompetencave te

nxenesve

1.Testi i arritshmerise / 18 maj 2018: Në testin e

arritshmërisë janë përfshirë gjithësejt 2710 nxënës,

të shpërndar në 7 qendra testuese. Testi ka kaluar pa

probleme, është vlerësuar pozitivisht nga

përfaqësues të MASHT-it, të cilët e kanë monitruar

testin. Arritjet e nxënësve janë 60.00 %.

2.Provimi i Matures Shteterore: Matura shtetërore është organizuar në dy data (dite) të cilat

janë përcaktuar nga MAShT ( 30 maj dhe 7 qershor 2018). Testit ju nënshtruan 2770 nxënës.

Kalueshmëria e testit është 78.73 %. MAShT e ka vlerësuar maksimalisht mbarëvajtjen e

testit.

3.Vlerësimi ndërkombëtar PISA 2918 / 11 prill – 5 maj 2018: Në Komunën e Prizrenit janë

përfshirë 14 shkolla, me gjithësejt 404 nxënës. Mbarëvajtja e testit PISA është vlerësuar

maksimalisht nga OECD-ja si organizuese. Rezultatet publikohen në nëntor 2019

4. Në qershor 2018 është pilotuar në katër shkollat e komunës Vlerësimi Ndërkombëtar

TIMSS, sipas planifikimit të MAShT-it. Nxenesit vlerësohen në matematikë dhe shkenca.

Page 9: KOMUNA E PRIZRENIT - kk.rks-gov.net · Shkollat fillore dhe të mesme të ulëta të komunës:“Mustafa Bakiu”, “Motrat Qiriazi” dhe “Zef Lush Marku” permes aktiviteteve

Kultura dhe

mjedisi

Infrastruktura shkollore

Aktualisht punimet janë duke u zhvilluar në këto objekte shkollore:

1. Shkolla në Velezhë

2. Shkolla në Gënqare

3. Shkolla në Planjane

4. Shkolla në Piranë / ka vështërsi

5. Sallat e Ed.fizike në: Zhur, Korishë, Laxhen Bajram Curri, Laxhen Jeta e Re.

6. Ndërtimi i ankesit të shkollës në Billushë

7. Ndertimi i Qerdhes publike ne kompleksin e shkolles “Lekë Dugagjini”

8. Renovimi i teresishëm i sallës së Ed.Fizikë në Gjimnazin “Gjon Buzuku”

9. Renovimi i klumit të shkollës në laxhen Arbana / shkolla “Ibrahim Fehmiu”

10. Rregullimi i oborrit të shkollave: “Lekë Dugagjini” dhe “Mati Llogoreci”

11. Punimi i pllakes së kulmit të Gjimnazit “Remzi Ademaj”

12. Rregullimi i nyjeve sanitare në disa shkolla

13. Ndërrimi i kalldajave në disa shkolla;

14. Lyerja e objekteve shkollore

15. Furnizimi me inventor shkollor

16. Rregullimi i oborrit ne shkollën “Naim Frashëri” në Vlashnje

17. Punime te tjera sipas planifikimeve buxhetore per vitin 2018

Page 10: KOMUNA E PRIZRENIT - kk.rks-gov.net · Shkollat fillore dhe të mesme të ulëta të komunës:“Mustafa Bakiu”, “Motrat Qiriazi” dhe “Zef Lush Marku” permes aktiviteteve

1.Aktivitetet shkencore-letrare: Esse me temën “10 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës” në

bashkëpunim me Bibiotekën e qytetit’

2.Aktivitetet në Lëndën e Artit Figurativ, tema: Vizatimi i lirë / me pjesëmarrjen e 29 shkollave

të komunës;

3.Gara sportive: Futboll i vogël per meshkuj dhe volejboll për vajza (Projekti “Të mësojmë së

bashku”;

4.Programi festiv i DKA-së për Ditën e Pavarësisë së Kosovës-17 Shkurtin,

5. DKA ne bashkepunim me Dokufestin shenuan Diten Nderkombetare kunder Racizmit

(21Marsi). Ne kete rast u shfaqen dy filma dokumentar, per nxenesit e shkollave: “Mati

Llogoreci” dhe “Mustafa Bakiu”.

6.Ne bashkepunimi me Hidroregjionin Jugor

u organizua gara ne Esse dhe Vizatim, per 22

Marsin/ Diten Nderkombetare te mbrojtjes

se ujit. Ne kete aktivitet morren pjese 117

nxenes. Tre vendet e para ne Esse dhe ne

Vizatim per te dy nivelet, morën mirënjohje

dhe shperblime.

7 Marsi / Dita e mësuesit

Eshte organizuar aktiviteti me mesuesit e pensionuar gjate vitit shkollor 2016/2017 ne ambientet

e shkolles “Abdyl Frasheri”. Te gjithë mesimdhënësit e pensionuar, nga DKA u shperblyen me

mirënjohje dhe orë dore.

Page 11: KOMUNA E PRIZRENIT - kk.rks-gov.net · Shkollat fillore dhe të mesme të ulëta të komunës:“Mustafa Bakiu”, “Motrat Qiriazi” dhe “Zef Lush Marku” permes aktiviteteve

Aktivitetet

jashtëmësimore të

organizuara nga

DKA dhe në

partneritet me

shkollat dhe

organizimet tjera

16 Prilli / Dita e

Ekzodit të Shqipëtarëve

të Kosovës në Kukës

Komuna e Prizrenit / DKA ka shënuar 16

Prillin, Ditën e Ekzodit të Shqipëtarëve në

Kukës të Shqipërisë, për të përkujtuar 16

prillin e vitit 1999, ku forcat policore-

ushtarake serbe dëbuan masivisht shqiptarët e

Kosovës në Shqipëri. Në këtë aktivitet morën

pjesë mbi 500 nxënës të cilët në mënyrë

simbolke kaluan kufirin shqiptar-shqipëtar në

këmbë, në pikën kufitare në Vërmicë. DKA ka mbuluar shpenzimet e udhëtimit dhe ushqimin

për të gjithë pjesëmarrësit e këtij aktiviteti.

23 Prilli Dita

Ndërkombëtare e Librit

DKA në bashkëpunim me

Bibliotekën e Qytetit e ka shënuar 23

Prill Ditën Ndërkombëtare të

Librit, përmes aktiviteteve të

ndryshme (vizita në muzeun ku ruhen

dorëshkrimet e vjetra, vizita në

Bibliotekën e Qytetit, punimet e

nxënësve në esse dhe poezi, takime

bashkëbisedimi me poetët prizrenas

etj. Nxënësit më të suksesshëm në punimet e tyre në esse dhe poezi janë shpërblyer nga

Biblioteka e Qytetit dhe DKA-ja.

Page 12: KOMUNA E PRIZRENIT - kk.rks-gov.net · Shkollat fillore dhe të mesme të ulëta të komunës:“Mustafa Bakiu”, “Motrat Qiriazi” dhe “Zef Lush Marku” permes aktiviteteve

26 Prilli Dita

Ndërkombëtare e

Diversitetit

Shkollat fillore dhe të mesme të

ulëta të komunës:“Mustafa

Bakiu”, “Motrat Qiriazi” dhe

“Zef Lush Marku” permes

aktiviteteve te ndryshme, të

mbështetura nga Drejtoria

Komunale e Arsimit shenuan “26

Prillin Diten e Diversitetit”.

Dita botërore kundër

duhanit/ 31 maj 2018

DKA në partneritet me shkollat “Lidhja e Prizrenit” dhe “Mustafa Bakiu” organizuan aktivitete

me nxënësit e shkollës me moton “Mos pini duhan, hani molla", ku secilit duhanpirës i cili

gjendej në vendet publike të qytetit (Sheshin Shandervan) nxenesit i dhuronin nga një mollë ose

çokolad, për ta zëvendësuarme cigaren të cilën ishte duke e pirë.

Page 13: KOMUNA E PRIZRENIT - kk.rks-gov.net · Shkollat fillore dhe të mesme të ulëta të komunës:“Mustafa Bakiu”, “Motrat Qiriazi” dhe “Zef Lush Marku” permes aktiviteteve

Vrapimi i Pavaresise

DKA ne bashkëpunim me Drejtorin

Komunale për Kulturë, Rini dhe Sport

dhe Komitetin Olimpik të Kosovës kanë

organizuar aktivitetin sportive të titulluar

“Vrapimin i Pavarësisë”–27 maj 2018.

Në këtë aktivitet sportiv janë përfshirë të

gjithë nxënësit e lindur në vitin 2008,

përkatësisht në vitin e shpalljes së

Kosovës Shtet i Pavarur, për të shënuar

10 Vjetorin e Pavarësisië.

Dita botërore e fëmijëve

/ 1 Qershori

DKA organizoi aktivitete të shumta në

shkolla, për të shënuar Ditën Botërore të

Fëmijëve. Aktiviteti qëndror ishte

vendosja e gurëthemelit të Qerdhes

Publike në kompleksin e shkollës fillore

dhe të mesme të ulët “Lekë Dugagjini”.

Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe

Kryetari i Komunës z.Mytaher Haskuka,

Drejtori i DKA z.Skender Susuri dhe zyrtarë të tjerë nga DKA dhe komuna. Projekti financohet

nga të hyrat vetanake të komunës.

Page 14: KOMUNA E PRIZRENIT - kk.rks-gov.net · Shkollat fillore dhe të mesme të ulëta të komunës:“Mustafa Bakiu”, “Motrat Qiriazi” dhe “Zef Lush Marku” permes aktiviteteve

Fizicientët e rinjë

Java / Manifestimi

“Remzi Ademaj”

DKA në bashkëpunim me shkollat ka organizuar aktivitete shkencore në Lëndën e Fizikës,

përmes organizimit të garave / përkatësisht kuizitëtë diturisë nga Lënda e Fizikës. Tre fituesit e

garës komunale kanë marrë pjesë në garat në nivel vendi. DKA ka shpërblyer me çmime tre

vendet e para.

Manifestimi përkatësisht “Java Remzi Ademaj”/ Shtigjet e Lirisë, u organizua nën patronatin e

DKA dhe mbikqyrjen e Komisionit përkatës. Ky manifestim filloi më 4 qershor 2018 dhe u

përmbyll më 12 qershor 2018. Pjesëmarrës ishin nxënësit e shkollave të komunës (mbi 1000

nxënës), të cilët shpalosen dijet dhe kompetencat e tyre në: shkencë, krijimtari, letërësi, art,

kulturë, folklor, këndim, vallëzim, sport, etj. Manifestimin me pjesëmarrje e nderuar musafirë

nga Shqipëria, Ministri i Arsimit të Kosovës z. Shyqiri Bytyqi, Kryetari i Komunes z.Haskuka,

shumë pjesëmarrës të tjerë.

Page 15: KOMUNA E PRIZRENIT - kk.rks-gov.net · Shkollat fillore dhe të mesme të ulëta të komunës:“Mustafa Bakiu”, “Motrat Qiriazi” dhe “Zef Lush Marku” permes aktiviteteve

Aktivitetet e përbashkëta me Drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Ministrinë e Ambientit

Java Ekologjike 09/13 prill 2018

Java ekologjike kryesisht ka karakter të rritjes së ndërgjegjësimit të shoqërisë dhe plotësohet me shumë aktivitete si në vijim:

- përmirësimi i infrastrukturës së shërbimit të mbeturinave. sipas këtij projekti po në këtë ditë DSHP-ja do të bëjë ndërrimin e

kontejnerëve në pikat publike dhe do të vendosë kontejnerë të rinj në qytet dhe fshatra, me gjithsej 120 copë me kapacitet prej 1.1m3,

- Vazhdimi i projektit të mbjelljes së fidaneve drunore, që synojmë të rrisim ambientin e gjelbër

- Fillimi i javës do të karakterizohet me një orë mësimi kushtuar mjedisit dhe ruajtjes së tij në shkollat fillore, kjo orë mësimore

do të mbahet me fillimin e procesit shkollor pas pushimeve pranverore.

Në Aktivitetin në fjalë janë përfshirë 13 shkolla, me gjithësejt 680 nxënës

Page 16: KOMUNA E PRIZRENIT - kk.rks-gov.net · Shkollat fillore dhe të mesme të ulëta të komunës:“Mustafa Bakiu”, “Motrat Qiriazi” dhe “Zef Lush Marku” permes aktiviteteve

Politikat e DKA-së për reformimin e sistemit shkollor komunal

Politikae rrjetizimit të shkollave

DKA ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore dhe proceduat e tjera për ndryshimet thelbësore në sistemin edukativ-arsimor komunal, duke

përfshirë edhe rrjetizimin e shkollave:

Niveli fillor dhe i mesëm i ulët

1. Shkollat “Abdyl Frashëri” dhe “Lekë Dugagjini” nga fillimi i vitit shkollor 2018/2019 do të organizohen dhe funksionojnë sipas

niveleve, konkretisht do të ndahen në shkolla fillore dhe në shkolla të mesme të ulëta. Secila shkollë do të ketë drejtorin dhe stafin

tjetër të veçant (një drejtor për kl 1-5 dhe një drejtor për kl VI-IX). DKA ka formuar komisioni i cili do të menaxhojë me procesin e

ndarjes së shkollave.

2. DKA do të procedoj për miratim në MASHT, nismën për pavarësimin e shkollave në: Kobanjë, Dedaj dhe Petrovë si shkolla në

vehte. Këto paralele të ndara fizike nga fillimi i vitit shkollor 2018/2019 planifikohen të funksionojnë si shkolla në vehte,

Pavarësimi i tyre synon cilësinë dhe menaxhimin më efikas.

Niveli i mesëm i lartë

1. Paralelja e ndarë fizike e Gjimnazit në Romajë, nga shtatori i vitit shkollor 2018/2019 do të funksionojë si Gjimnaz i pavarur.

Më datën 12 qershor 2018 këtë shkollë e ka vizituar edhe Ministri i Arsimit të Kosovës z. Shyqiri Bytyqi.

2. Pavarësimi i paraleleve të tjera (të cilat i plotësojnë kushtet, duke përfshirë edhe Gjimnazin në Gjonaj) mbetet prioritet i DKA-së.

Funksionalizimi i shërbimit shkollor pedagogjik-psikologjik

DKA ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura ligjore dhe të tjera që me fillimin e vitit shkollor 2018/2019, të funksionalizojë shërbimet

pedagogjike psikologjike në nivel të Drejtorisë së Arsimit, në partneritet me Caritas Kosovën ( 5 psikolog shkollor) sipas formulës 50-50% të

financimit për dy vite kalendarike 2019 dhe 2020:

- Në shkollat fillore dhe të mesme të ulta do të jenë të punësuar/sistemuar së paku dy pedagog dhe tre psikolog shkollor;

- Secila shkollë e mesme e lartë do të ketë funksional shërbimin psikologjik shkollor /psikologun e shkollës

Page 17: KOMUNA E PRIZRENIT - kk.rks-gov.net · Shkollat fillore dhe të mesme të ulëta të komunës:“Mustafa Bakiu”, “Motrat Qiriazi” dhe “Zef Lush Marku” permes aktiviteteve

Politikat e tjera të DKA-së janar-qershor 2018

1. Politikat e regjistrimit të fëmijëve në klasën e parë të shkollës fillore.

DKA ka përgatitur udhëzuesin për regjistrimin e fëmijëve në klasën e parë, duke përfshirë edhe respektimin ehartës zonale të shkollave,

përkatësisht mbulueshmërin e territorit. Dokumenti është shpërndar të gjitha shkollave. Komisioni përkatës i DKA ka përgatitur raportin për

ecurin e regjistrimit të fëmijëve në klasën e parë për vitin shkollor 2018/2019. DKA gjithashtu ka përgatitur dhe publikuar posterat për

senzibilizimin/nxitjen e shkollave dhe prindërve për regjistrimin e fëmijëve në klasën e parë.

2. Konkursi për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme të larta

DKA në bashkëpunim me drejtorët e shkollave të mesme të larta ka përgatitur dhe publikuar konkursin publik për regjistrimin e nxënësve në

klasën e dhjetë (10) përkatësisht vitin e parë të shkollimit të mesëm të lartë ( Gjimnazi “Gjon Buzuku”, Gjimnazi “Remzi Ademaj”, Shkolla e

Mjekësisë “Luciano Motroni”, Shkolla Ekonomike “Ymer Prizreni”. Në të gjitha këto shkolla planifikohet të hapen nga 12 paralele me nga 24-

28 nxënës. Shkolla e Muzikës “Lorenc Antoni” ka planifikuar të regjistrojë 60 nxënës përkatësisht 3 paralele . Konkursi është zhvilluar pa më

të voglin problem. DKA ka patur të formuar komisionin përkatës për përcjelljen e procesit të regjistrimit të nxënësve në klasën e dhjetë.

3.Ndarja e bursave për studentët e dalluar

DKA nga pozicioni subvencioneve ka ndarë gjithësejt 103 bursa për student, 25 bursa për nxënësit e shkollave të mesme të larta nga

kategorina e familjeve të dëshmorëve, në vlerë të përgjithshme 72.900 euro

4.Mbulimi i shpenzimeve të transportit për mësimdhënësit udhëtar 210.00.00 euro;

5.Mbulimi i shpenzimeve të udhëtimit për nxënësit me nevoja të veçanta 1200.00 euro;

6.Mbulimi i shpenzimeve të nxënësve të cilët udhëtojnë mbi 4 kilometra 38.000.00 euro;

7.Eskurzionet e nxënësve: jane zhvilluar ne perputhje me dispozitat ligjore dhe pa probleme

8. Mbëmjet e matures, kane kaluar pa asnje problem;

9. Shetitjet një ditore dhe ceremonitë e nxenesve te klases se IX-te (të gjitha pa asnjë çrregullim) ;

Page 18: KOMUNA E PRIZRENIT - kk.rks-gov.net · Shkollat fillore dhe të mesme të ulëta të komunës:“Mustafa Bakiu”, “Motrat Qiriazi” dhe “Zef Lush Marku” permes aktiviteteve

8. Shpallja e tenderit per inventar shkollor dhe lyerje te objekteve shkollore (projketet jane ne fazen e tenderimit)

9. Shpallja e tenderit per furnizim me lende djegese per ngrohje, me vlera te planifikuara, dru 272,000.00€ dhe pelet 130,000.00€)

Punet e tjera ne Drejtorine Komunale te Arsimit

- Shqyrtimi i ankesave te ndryshme te nxenesve dhe prinderëve, ne veçanti per transferimet ne shkolla tjera dhe vleresimit

perfundimtar te nxenesve;

- Zyrtarët e arsimit kanë mbledhur dhe përpunuar të dhënat për vijushmërin e nxënsve në shkolla, mungesat dhe vonesat ne procesin

edukativ-mesimor, suksesin ne fund te vitit shkollor, braktisjen e shkolles;

- Eshtë përgatitur Instrumenti për vleresimin e kandidateve te cilet konkurojne per mesimdhenes dhe personeli tjeter;

- Jane pergatitur testet me shkrim per vleresimin e kandidateve per mesimdhenes;

- Pune te tjera te perditshme

Grandet shkollore

Njembdhjet (11) shkolla te komunës kanë përfituar grande shkollore në shumë prej 10 mijë eurove, nga Projektet e Bankës Botërore /

Projekti IDA. Shkollat perfituese te ketij projekti jane:

1. Shkolla ne Krushe te Vogel

2. Shkolla ne Genqare

3. Shkolla ne Planjane

4. Shkolla ne Manastirice

5. Shkolla ne Reqane

6. Shkolla ne Skorobisht

7. Shkolla ne Pirane

8. Shkolla ne Romaje

9. Shkolla ne Planeje

10. Shkolla ne Medvec

11.Shkolla ne Bilushe

Vlera e Grandit

88653.00 euro

Page 19: KOMUNA E PRIZRENIT - kk.rks-gov.net · Shkollat fillore dhe të mesme të ulëta të komunës:“Mustafa Bakiu”, “Motrat Qiriazi” dhe “Zef Lush Marku” permes aktiviteteve

Kategoria e Pagave

DKA ka hyre ne vitin fiskal 2018 me nje borxh te pergjithshem 270.726.90 euro. Obligimet per paga ishin ne vleren 97.838.00 euro, pozicioni i

mallrave dhe sherbimeve ishte ne obligime/borxhe jo me pak se 141.309.00 euro etj. Sot (korrik 2018) kur po raportojme ne Kuved, per

gjashtemujori e parë te vitit 2018, DKA-ja nuk ka asnje obligim te pa paguar (asnje borxh). Kjo fal politikave te drejta te DKA-se dhe te ketij

Kuvendi.

Sektori i financave ne fillim te vitit 2018 ka patur veshtersi te medha ne sistemimin e punetoreve te rinje ne listat e pagave, per arsye te

punesimit te punetoreve te rinje, pa kritere, ne kundershtim me Qarkoren nr.65/2018 te dates 11.01.2018, perkatesisht numri ishte i tejkaluar per

53 punetor arsimor. Me angazhim, mbikqyrje efikase dhe profesinalizem edhe te zyrtareve financiar, DKA aktualisht (korrik 2018) ka arritur ta

stabilizoje numrin e mesimdhenesve ne arsimin fillor dhe te mesem te ulet (te gjithe mesimdhenesit jane sistemuar ne listat e pagave) dhe vetem

5 mesimdhenes te arsimit te mesem te larte kane mbetur pa u futur/sistemuar ne listen e pagave (mesimdhenes me kohe te caktuar). Muaji

shtator 2018 per here te pare DKA-ne do ta gjeje me gjendje te stabilizuar per sa i perket pagave te mesimdhenesve, respektivisht nuk do te kete

asnje mesimdhenes qe do te pret me shume se nje muaj, per ta marre pagen e tij/saj te merituar.

Vitin shkollor 2018/2019 do ta fillojme te stabilizuar si ne numer te mesimdhenesve dhe ne masen buxhetore.

PROJEKTE TE TJERA TE DKA-se

IPA 2018: Renovimi i tërësishëm i godinës shkollore të Gjimnazit “Gjon Buzuku” dhe ndërtimi i Sallës së Edukimit Fizikë e Shëndetësor

në shkollën e mesme të ulët “Abdyl Frashëri” në Prizren

IPA 2019: Ndërtimi i godinës së re shkollore në laxhen 11 Marsi / afër tranzitit.