6

Click here to load reader

Kongresi i 71-të i Urdhërit të Ekspertëve Kontabël të ... 71-te i l'Ordre des experts... · Fjalën kryesore të kongresit e mbajti z. Z. Philippe Arraou, President i Këshillit

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Kongresi i 71-të i Urdhërit të Ekspertëve Kontabël të ... 71-te i l'Ordre des experts... · Fjalën kryesore të kongresit e mbajti z. Z. Philippe Arraou, President i Këshillit

Kongresi i 71-të i Urdhërit të Ekspertëve Kontabël të Francës (OEC/CNCC)

Më datat 28 - 30 shtator 2016 në mjediset e Expo Brussels, u mbajt Kongresi i 71-të i

Urdhërit të Ekspertëve Kontabël të Francës (OEC/CNCC) me temë “Eksperti kontabël fiskal”.

Një kongres i jashtëzakonshem profesional për nga përmasat ku vecohen tiparet e

mëposhtme:

në zemër të profesionit…

Kongresi ju dedikua kontabilitetit, taksave dhe lidhjes së ngushtë midis tyre.

në Europë…

Kongresi 71-të i OEC/CNCC, Francë, përjashtimisht këtë vit u mbajt në Bruksel, kryeqytetin e

Europës, duke simbolizuar zgjerimin dhe ndërkombëtarizimin e profesionit tonë. Ai ishte

një vend për të shkëmbyer dhe për të diskutuar për idetë, për mundësitë për të ndarë me

institucionet europiane propozime dhe sugjerime të ndryshme për harmonizimin e

mëtejshëm në nivel të BE-së dhe më gjerë për taksat standardet profesionale të

kontabilitetit auditimit, dhe më gjerë.

në fokus të punimeve ishin pesë çështjet kryesore...

Kontabiliteti në zemër të profesionit

Kontabiliteti dhe taksat

një marrëdhënie komplekse

Taksat e korparatave! Evolucion

apo revolucion

Taksimi në Europë

Si të japim këshilla për

taksat

Page 2: Kongresi i 71-të i Urdhërit të Ekspertëve Kontabël të ... 71-te i l'Ordre des experts... · Fjalën kryesore të kongresit e mbajti z. Z. Philippe Arraou, President i Këshillit

Fjalën kryesore të kongresit e mbajti z. Z. Philippe Arraou, President i Këshillit Superior të

Urdhërit të Ekspertëve Kontabël të Francës (CSOEC), i cili përshëndeti të ftuarit dhe

pjesëmarrësit, numri i të cilëve i tejkalonte 5 mijë.

Z. Arraou në fjalën e tij përshëndetëse në sesionin plenar theksoi se…

Bashkimi Europian, direkt ose indirekt, është origjina e shumicës më të madhe të reformave

të cilat kanë ndikuar në përmirësimin e veprimtarisë së sektorit privat dhe të profesionit të

kontabilitetit gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit. Ndërkombëtarizimi është gjëja më

logjike për një profesion të shërbimeve ekonomike, i cili sot operon në një treg evropian dhe

ju shërben më shumë se 20 milion kompanive dhe një gjysmë milliard njerëzish

Në një treg të tillë sfida për profesionin francez të kontabilitetit dhe më gjerë mbetet aftësia

e tij për të siguruar mbështetje për bizneset dhe individët dhe për të garantuar dhënien e

këshillave profesionale të një cilësie të lartë (në veçanti në çështjet tatimore), duke e

vendosur theksin tek elementët kryesorë të modelit të tij profesional, etika, standardet dhe

sjellja [profesionale, të cilat janë pikat vërtetë të forta në shërbimin për klientët e tij, për

ekonominë në përgjithësi dhe për vetë profesionin.

Pra, le të veprojmë në nivel europian! Kjo është arsyeja pse Këshilli i CSOEC-se vendosi

unanimisht që të organizojë për herë të parë në historinë e tij, Kongresin vjetor në vitin

2016, jashtë kufijve të Francës, në zemër të Bashkimit Europian, në një kohë kur rregullimi i

profesionit dhe tatimi janë në axhendën aktuale të politikës europiane.

Tema e këtij Kongresi ishte taksimi dhe lidhja e tij me kontabilitetin, për shkak se kjo fushë

sot përbën një nevojë për klientët dhe një treg gjithnjë në rritje për firmat profesionale.

Idetë e trajtuara në këtë aktivitet ndërkombëtar do t’i mundësojë profesionit të

kontabilitetit në përgjithësi dhe atij francez, të pozicionojë më mirë veten si një aktor

referimi në nivel evropian, i cili është në gjendje t’ju përgjigjet pozitivisht shqetësimeve të

shprehura nga autoritetet europiane.

Ky Kongres i 71-të i Urdhërit të Ekspertëve Kontabël të Francës, i mbajtur Bruksel Belgjikë, i

mblodhi profesionistët të gjithë së bashku, për ta bërë këtë event shumë të rëndësishëm

për secilin nga ne!

Page 3: Kongresi i 71-të i Urdhërit të Ekspertëve Kontabël të ... 71-te i l'Ordre des experts... · Fjalën kryesore të kongresit e mbajti z. Z. Philippe Arraou, President i Këshillit

u realizuan shumë konferenca në bashkëpunim me Institucionet europiane…

- Integrimi fiskal, situata aktuale dhe perspektivat;

- Krijimi i një kompanie jashtë vendit, mundësitë dhe rreziqet;

- Kostot e një kompanie ndërkombëtare, situata aktuale, perspektivat;

- Taksimi, përfitimet nga Reforma Europiane;

- Shmangja e taksimit të dyfishtë, shembuj për të parandaluar atë;

Gjithashtu, përfaqësuësit nga vende të ndryshme përfituan që gjatë ditëve të Kongresit të

zhvillonin veprimtaritë e tyre ndërkombëtare, ku përmenden…

- Mbledhja e Këshillit të FIDEF, në datë 27 shtator 2016, ku IEKA u përfaqesua nga

presidenti z. Hysen Cela ;

- Mbledhja e FCM, në datë 29 shtator 2016; ku IEKA u përfaqësua nga presidenti z.

Hysen Cela dhe drejtori ekzekutiv zj, Elvira Hoxha;

- Takimi me zj. Geraldine Camara, përfaqësuese e CNCC, për të diskutuar për

implementimin e Programit të Auditimit Pack Pee; me pjesëmarrës z. Hysen Cela,

Eleonora Olli dhe Elvira Hoxha

- Konferenca e AFECA-s me temë “Barazia profesionale – shton vlerën e firmave

profesionale të kontabilitetit dhe auditimit. Praktikat më të mira në Francë dhe

Europë”. Në këtë Konferencë u bë një prezantim i objektivave të AFECAs përfshirë

dhe grafikun e barazisë profesionale, nëpërmjet promovimit të burimeve njerëzore

në firmat e kontabilitetit. Në këtë Konferencë bëri një prezantim edhe z. Hysen Çela,

President i IEKAs, i cili paraqiti praktikën e vendit tonë lidhur me barazinë

profesionale dhe strategjitë përkatëse në funksion të zhvillimit dhe balancës në

përdorimin e kapitaleve njerëzore.

Në të gjitha veprimtaritë e Kongresit të OEC/CNCC, IEKA u përfaqësua nga Kryetari i Këshillit

Drejtues, z. Hysen Çela, zv/Kryetari i KD Zj. Eleonora Olli, Drejtori Ekzekutiv Zj. Elvira Hoxha

dhe anëtaret e KD Z. Bujar Osmani, Z. Doranin Agalliu, Z. Shkëlzen Margjeka, të cilët ishin

aktiv në takime dy e shumë palëshe

Page 4: Kongresi i 71-të i Urdhërit të Ekspertëve Kontabël të ... 71-te i l'Ordre des experts... · Fjalën kryesore të kongresit e mbajti z. Z. Philippe Arraou, President i Këshillit

KONFERENCAT KRYESORE – Një paraqitje e përmbledhur

Raportimi i integruar

Kompanive gjithmonë e më shumë po u kërkohet të jenë më të besueshme, të kenë raportim financiar stabël, dhe rritje të qëndrueshme. E gjithë kjo kërkon që gjithnjë e më shumë të ketë një raportim që përfshin integrim të elementëve financiare dhe jo-financiare, për të siguruar që vendimet e marra nuk janë vetëm për pakësimin e rrezikut kryesor por edhe për adoptimin e ndryshimeve në mjedis.

Transferimi i çmimit: situata akuale dhe perspektivat

Shkëmbimet ndërkombëtare që kanë ndodhur vitet e fundit i kanë vendosur kontabilistët në

qendër të ndryshimeve të ndodhura. Këto shkëmbime bazohen mbi një kuadër ligjor që

qëndron në themel të flukseve financiare, të cilat mund të jenë mes entitetit dhe një pale të

tretë, ose mes entiteteve të të njëjtit grup. Ndërlikimet ngrejnë pikëpyetje lidhur me

transferimin e çmimit mes dy entiteteve. Këtu kontabilistët ndodhen mes dy situatave, nga

njëra anë si të mbështesin klientin në vendosjen e këtij çmimi dhe nga ana tjetër si t’a

justifikojnë atë nga ana ligjore dhe fiskale.

Shmangia e taksës së dyfishtë: shembuj dhe si mund të parandalohet

Çdo kompani apo individ që kryhen investim në një vend të huaj i duhet të përballet me

mundësinë e taksimit të dyfishtë mbi të ardhurat ose aktivet. E rëndësishme është të mund

të përfitosh nga dispozitat e taksave që aplikohen në vendet e tjera dhe ato të parashikuara

nga legjislacioni francez. Por më e rëndësishmja është të kuptosh si mund të përdorësh më

mirë ligjin europian dhe numrin e madh të konventave të taksave që zbatohen në Francë.

Harmonizimi i taksës europiane – progresi dhe mendimet aktuale lidhur me të (BEPS, VAT)

Debati më i shpeshtë së fundmi mbi taksat, është ai lidhur më qëllimin që kanë shtetet për

të luftuar shmangien e pagesës së taksave. Në nivel europian qëllimi është të harmonizohen

rregullat e taksave dhe të kemi një treg të përbashkët.

Një numër i madh projektesh, që po ekzaminohen nga Komisioni Europian dhe OECD, kanë

rezultuar në projektpropozime konkrete, të cilat më pas janë transpozuar në legjislacionin e

brendshëm.

Tregtia elektronike – manaxhimi i kontabilitetit dhe aspektet e taksave

Zhvillimi i internetit, faqet e ndryshme të tregtisë on-line, pagesat on-line, ekonomia

bashkëpunuese, tregtimi on-line, etj., kanë ndryshuar krejtësisht mënyrën e kryerjes së

punëve. Rolet e shumta të “ekspertit të shifrave” janë shumë të rëndësishme për

sipërmarrësit në këtë ambjent që po shkon drejt transformimit të plotë.

Limitet europiane mbi suportin e bizneseve – pasoja praktike për SME-të

Në legjislacionin e taksave në Francë shihet qartë suporti që jep shteti. Shteti Francez duhet

të informojë dhe të ketë aprovimin e komisionit për projektet e ndihmës nëse ato nuk

mbulohen nga:

Page 5: Kongresi i 71-të i Urdhërit të Ekspertëve Kontabël të ... 71-te i l'Ordre des experts... · Fjalën kryesore të kongresit e mbajti z. Z. Philippe Arraou, President i Këshillit

Një skemë ndihme që është autorizuar tashmë nga Komisioni Europian;

Ndihma “minimale”, (duke qënë shume minimale që nuk shtrembëron konkurencën

mes entiteteve);

Ndihma rajonale;

Një nga rregullat e përjashtimit (veçanërisht ndihmat në favor të SME-ve).

Faturimi elektronik – kontabiliteti dhe aspektet e taksave të një angazhimi të ri nga 1 Janari 2017

Produktiviteti është një çështje që përfshin 1 miliard euro çdo vit, mbi të cilën shqetësohen

të gjitha kompanitë, veçanërisht ato të vogla, të cilat nisur nga numri i tyre, përbëjnë sfidën

më të madhe për sukses.

Angazhimi i ri në 1 Janar 2017 do të jetë për çështjen e faturave në sektorin publik, rreth

100 milion fatura çdo vit, përfundimi i të cilit është planifikuar në vitin 2020.

Konsolidimi i taksave – situata aktuale dhe prespektivat

Rregullat e përcaktuara në fushën e konsolidimit të taksave kanë ndryshuar disa herë. Këto

ndryshime janë bërë për të marrë në konsideratë prezencën e disa kompanive europiane jo-

franceze në grup. Së fundmi, janë parimet që kanë drejtuar përcaktimin e rezultateve të

përgjthshme për prezencën e kompanive europiane jo-franceze. Si rrjedhojë e kësaj janë

bërë disa ndryshime të detyruara në regjimin francez.. Pyetja që shtrohet është nëse regjimi

do t’i mbijetojë ndryshimeve dhe në çfarë mënyre.

10 rregulla bazë që duhet të njihen për të ndihmuar klientin të kryejë operacione në Europë

Kompanitë që duan të kryejnë operacione jashtë përballen me gjithfarë vështirësish fiskale

dhe jo-fiskale. Për të përballuar me sukses këto vështirësi, duhet të mbahet parasysh në

mënyrë të veçantë, Legjislacioni europian. Kur krijohet një degë, taksa e aplikueshme në

operacionet internacionale është e ndryshme në varësi të formës së saj ligjore.

Kontabiliteti: një mjet manaxhimi, një mjet për përcaktimin e taksave, dhe çfarë do të ndodhë nesër?

Kontabiliteti është një sistem informacioni shumëdimënsional, që përdoret në shumë

kontekste dhe në shumë fusha. E gjitha kjo ngre një mori pyetjesh: Eshtë kontabilitieti i

përshtatshëm për sfidat e tashme dhe të ardhshme? Cilat mjete të kontabilitetit

përmbushin nevojat e profesionistëve? Kontribon kontabilitetit në kërkesat e taksave?

Ndryshueshmëria europiane : administrimi social dhe i taksave

Zhvillimet e vrullshme dhe ndryshimet ndërkombëtare cojnë në mënyrë të padiskutueshme

në ndryshimin e punonjësve. Këto tipare kanë cuar në zëvendësime dhe largime të shumta

nga puna të punonjësve në vendet e Bashkimin Europian, dhe gjithashtu ka ngritjen e një

sërë pyetjesh sociale dhe fiskale. Qeveritë dhe Bashkimi Europian janë angazhuar në

luftimin e mashtrimeve që lidhen më zvendësimet që mund të sjellin “degradim të shoqërisë

Page 6: Kongresi i 71-të i Urdhërit të Ekspertëve Kontabël të ... 71-te i l'Ordre des experts... · Fjalën kryesore të kongresit e mbajti z. Z. Philippe Arraou, President i Këshillit

”. Qëllimi është të parashikohen krahas pasojave të taksave edhe pasojat sociale lidhur me

këtë çështje.

Përcaktimi i të ardhurave të taksueshme përmes regjistrimeve kontabël - Është e mundur?!

Sistemi francez bazohet në lidhjen mes kontabilitetit dhe taksave. Ekzistojnë mbi 200

ndryshime të rëndësishme mes rezultateve në kontabilitet dhe rezultateve të taksave, që

janë të vështira të monitorohen në kohë, me sistemin aktual. Kjo konferencë ofroi një

metodë origjinale për të monitoruar specifikimet fiskale: marrëdhënien e integruar.

Barazi profesionale për të vleresuar firmën tuaj - çfarë praktikash të dobishme ekzistojnë në Europë dhe në Francë?

Kjo konferencë pati një dimension Europian human, social dhe ekonomik. Në mbështetje të

kësaj konference AFECA ofroi një numër praktikash dhe mjetesh konkrete – disa praktika të

dobishme që do të vënë në pah mënyrën sesi gratë i përgjigjen shqetësimeve kryesore dhe

konsolidojnë rezultatet e punës se tyre, të kryer në bashkëpunim me AFECA muajt e fundit

në të gjithë rajonet.

Ngritja e një kompanie holding në Europë – mundësitë, rreziqet dhe kushtet

Drejtuesit e SME-ve, gjithmonë e më shumë po marrin në konsideratë mundësinë dhe

interesat që mund të vijnë nga kombinimi i investimeve të tyre me asetet e kompanive të

huaja holding. Qëllimi nuk është vetëm nëse kjo strategji është përfituese por edhe çfarë

procedurash duhen kryer lidhur me implementimin, dhe në të njëjtën kohë vlerësimin e

rrezikut shkaktuar nga taksat.

Me presidenten e IFAC, Zj. Olivia Kirtley.