106
KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE NDIHMËN EKONOMIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

KUADRI LIGJOR MBISHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE NDIHMËN

EKONOMIKENË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Page 2: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi” është një organiza-të jofitimprurëse, e cila ka për qëllim të nxisë dhe përmirësojë respektimin e të drejtave të njeriut, forcimin e shtetit të së drejtës, thellimin e reformës në drejtësi, demokracinë pjesëmarrëse, përfshirjen sociale dhe mbrojtjen nga diskriminimi.

Instituti “Benussi” është një institut për kërkime, studime, edukime pro-fesionale, veprimtari ndërgjegjësuese dhe advokimi në mbështetje të hartimit, mi-ratimit dhe zbatimit të politikave, strategjive, akteve ligjore dhe nënligjore, si dhe veprimtarive që kontribuojnë në nxitjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut, zhvillimin e demokratizimit të vendit dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Page 3: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

PËRMBAJTJA

HYRJE...........................................................................................................7PJESA E PARË: SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR.....................101.1 Parimet e përgjithshme...........................................................................101.2 Shërbimet e kujdesit shoqëror.................................................................11 1.2.1 Kategoritë e subjekteve përfituese të shërbimit të kujdesit shoqëror............12 1.2.2 Llojet e shërbimeve të kujdesit shoqëror dhe mënyrat e ofrimit të tyre........13 1.2.3 Qendrat rezidenciale..............................................................................................161.3 Administrimi dhe funksionimi i sistemit të shërbimevetë kujdesit shoqëror..................................................................................................................20 1.3.1 Pranimi në sistemin e shërbimeve të kujdesit shoqëror...................................20 1.3.2 Shërbimi social shtetëror.......................................................................................21 1.3.3 Inspektorati i shërbimeve të kujdesit shoqëror..................................................21 1.3.4 Roli i bashkisë.........................................................................................................22 1.3.5 Roli i qarkut.............................................................................................................221.4 Financimi i shërbimeve të kujdesit shoqëror..........................................23 1.4.1 Burimet e financimit...............................................................................................23 1.4.2 Mekanizmat e financimit.......................................................................................23 1.4.3 Rasti i veçantë i fondit social.................................................................................23PJESA E DYTË: NDIHMA EKONOMIKE...............................................252.1 Parimet e përgjithshme...........................................................................252.2 Përfituesit e ndihmës ekonomike...........................................................252.3 Llojet e përfitimit të ndihmës ekonomike..............................................262.4 Kriteret e përfitimit dhe procedura e dhënies së ndihmës ekonomike..272.5 Drejtimi dhe administrimi i skemës së ndihmës ekonomike.................38 2.5.1 Shërbimi Social Shtetëror ....................................................................29 2.5.2 Roli i bashkisë..........................................................................................................292.6 Financimi i ndihmës ekonomike............................................................31PJESA E TRETË: KATEGORITË E VEÇANTA TË PERSONAVE TË MBROJTUR....................................................................................................323.1 Analiza e kuadrit ligjor për personat me aftësi të kufizuara...................32 3.1.1Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.................................................................32 3.1.2 Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara......33

Page 4: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

3.2 Fëmijët....................................................................................................383.3 Dhuna në familje....................................................................................423.4 Personat e trafikuar ose në rrezik trafikimi............................................44PJESA E KATËRT: INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM.........................................................................................................................454.1 Lista normative (ligje, VKM, urdhra).....................................................454.2 Ligji për Ndihmën Ekonomike..............................................................504.3 Ligji për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë......72

Page 5: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët
Page 6: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 7

HYRJE

HYRJE

Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkë-jetesës fetare dhe nga ligji. Përmes nxjerrjes së normave ligjore, shteti ka si qëllim të rregullojë marrëdhëniet shoqërore në dobi dhe ndihmë të qytetarëve. Kur shteti kërkon të trajtojë grupe të veçanta duke synuar një mbrojtje më të madhe për ta apo një rregullim më në detaj të gjendjes së tyre ligjore, ai prodhon norma të veçanta.

Në mënyrë që marrëdhëniet mes individëve apo mes individëve dhe shtetit të formësohen sipas konceptimit që ligjvënësi ka për to, gjithmonë në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarit, por edhe me qëllim trajtimin e posaçëm të grupeve që kanë nevojë për ndihmë specifike, ligjvënësi harton normat e caktuara ligjore, të cilat, vendosur në hierarkinë e të drejtave, zbatohen përkatësisht. Individët dhe shteti marrin pjesë në marrëdhëniet shoqërore jo vetëm si mbajtës të drejtash, por edhe si mbajtës detyrimesh, sikurse normat ligjore e parashikojnë.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë (1998) është akti themeltar i së drejtës sonë, i cili na siguron liritë dhe të drejtat. Në kushtetutën e Republikës së Shqipërisë është sanksionuar se Republika jonë ka objektiva socialë të lidhur me punësimin, shënde-tin, edukimin, pensionet dhe kujdesin social, të cilët duhet të rregullohen me ligje të veçanta. Neni 52/2 i kushtetutës ka parashikuar se kushdo, i cili mbetet pa punë për shkaqe të pavarura nga vullneti i tij, si dhe kur nuk ka mjete të tjera jetese, ka të drejtën e ndihmës në kushtet e parashikuara me ligj.

Deri rishtazi, funksionet e shërbimeve shoqërore ishin kryesisht të koordinuara në nivel qendror, pra, nga ministria përgjegjëse për këto shërbime (Ministria e Mirëqe-nies Sociale dhe Rinisë aktualisht), si edhe institucionet në varësi të saj. Në vitin 2015, në vijim edhe të miratimit të Ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen ven-dore” (më tej referuar edhe si “Ligji për Vetëqeverisjen Vendore”) u ndryshua në tërësi konceptimi i ofrimit të shërbimeve shoqërore dhe ndihmës ekonomike, duke i dhënë shumë kompetenca qeverisjes vendore, dhe duke i lejuar institucionet ven-dore, pra, të veprojnë me më shumë efikasitet për rastet në nevojë, duke qenë se ndodhen më pranë tyre fizikisht dhe në nivel kompetencash.1

1 Ligji për Vetëqeverisjen Vendore shfuqizoi Ligjin nr. 8652, datë 31. 07. 2000, “Për organizimin

Page 7: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë8

HYRJE

Ligji për Vetëqeverisjen Vendore rregullon organizimin dhe funksionimin e njësive të vetëqeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë, si dhe përcakton funksionet, kompetencat, të drejtat dhe detyrat e tyre e të organeve përkatëse. Përtej parashi-kimeve specifike ligjore, organet e njësive të vetëqeverisjes vendore mund të ndër-marrin nisma me interes publik vendor në territorin e juridiksionit të tyre për çdo çështje që nuk u ndalohet me ligj ose që nuk i është dhënë ekskluzivisht me ligj një organi tjetër shtetëror.

Njësitë e vetëqeverisjes vendore2 ofrojnë shërbime me karakter social dhe adminis-trojnë institucione si: çerdhet, azilet, shtëpitë e fëmijëve, etj. Bashkitë kryejnë edhe funksione të përbashkëta të kujdesit social apo zbutjes së varfërisë, si edhe marrin masa për kualifikimin dhe trajnimin e personelit të administratës, të institucioneve arsimore, sociale etj.

Më 24 nëntor 2016 Parlamenti shqiptar miratoi ligjin e ri mbi shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë, përkatësisht Ligji nr. 121/2016 “Për shër-bimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë” (më tej referuar si “Ligji për Shërbimet Shoqërore”). Ky ligj inovator, përveç parashikimeve të reja që jep lidhur me shërbimet e kujdesit shoqëror, sikurse do të shihet gjatë më tej, kryen një sërë të gjatë shfuqizimesh në Ligjin nr. 9355, datë 10. 03. 2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, i ndryshuar 8 herë (më tej referuar si “Ligji për Ndihmën Ekonomike”), i cili tashmë, pas ndryshimeve të fundit, trajton kryesisht në speci-fika ndihmën ekonomike ndaj personave përfitues.

Pas analizës në detaj të Ligjit për Shërbimet Shoqërore dhe Ligjit për Ndihmën Ekonomike, të trajtojmë më në detaj disa raste të veçanta të kategorive që kanë nevojë për mbrojtje të posaçme. Si pasojë, studimi në vijim do të ndahet në tri pjesë

dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, i ndryshuar disa herë.2 Në bazë të nenit 5 të Ligjit për Vetëqeverisjen Vendore, njësitë e vetëqeverisjes vendore janë bashkitë dhe qarqet, të cilat realizojnë vetëqeverisjen vendore në Republikën e Shqipërisë.Bashkia është njësi bazë e vetëqeverisjes vendore dhe përfaqëson një unitet administrativo-territo-rial dhe bashkësi banorësh. Ndërsa qarku është njësi e nivelit të dytë të vetëqeverisjes vendore, që përfaqëson një unitet administrativo-territorial, të përbërë nga disa bashki me lidhje gjeografike, tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët. Kufijtë e qarkut përputhen me kufijtë e bashkive që e përbëjnë atë.

Page 8: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 9

HYRJE

kryesore: Shërbimet e Kujdesit Shoqëror (Pjesa e Parë), Ndihma Ekonomike (Pjesa e Dytë), si edhe Kategoritë e Posaçme (Pjesa e Tretë), ku do të trajtojmë përkatë-sisht kuadrin ligjor për personat me aftësi të kufizuara, jetimët, fëmijët, dhunën në familje, të moshuarit, si edhe viktimat e trafikimit apo në rrezik trafikimi.

Page 9: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë10

SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR

PJESA E PARË:

SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR

1.1 PARIMET E PËRGJITHSHME

Më 24 nëntor 2016 Parlamenti shqiptar miratoi ligjin e ri mbi shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë, përkatësisht Ligji nr. 121/2016 “Për shër-bimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë” (më tej referuar si “Ligji për Shërbimet Shoqërore”). Ky ligj inovator, përveç parashikimeve të reja që jep lidhur me shërbimet e kujdesit shoqëror, sikurse do të shihet gjatë më tej, kryen një sërë të gjatë shfuqizimesh në Ligjin nr. 9355, datë 10. 03. 2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, i ndryshuar 8 herë (më tej referuar si “Ligji për Ndihmën Ekonomike”), i cili tashmë, pas ndryshimeve të fundit, trajton kryesisht në specifika ndihmën ekonomike ndaj personave përfitues.

Sipas Ligjit për Shërbimet Shoqërore, shërbimet shoqërore administrohen në bazë të parimeve universale në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe në mënyrë të veçantë në bazë të këtyre parimeve themelore:

a) Parimi i universalitetitShërbimet e kujdesit shoqëror janë krijuar, funksionojnë dhe mbikëqyren bazuar në një sistem rregullash ligjore që ofrojnë garanci të mjaftueshme për t’u zbatuar në mënyrë të njëjtë për përfituesit që ndodhen në të njëjtat kushte.

b) Parimi i drejtësisë socialeÇdokush ka detyrim të sigurojë kushtet bazë të jetesës për veten dhe personat për të cilët ka detyrim ligjor t’i mbështesë dhe çdokush ka detyrim të kontribuojë me punën, të ardhurat dhe pasuritë e tij/saj për reduktimin e gjendjes së varfërisë së tij/saj apo të anëtarëve të familjes, veçanërisht fëmijëve dhe anëtarëve të tjerë që nuk janë në gjendje të kujdesen për veten e tyre.

c) Parimi i subsidiaritetit Shërbimet e kujdesit shoqëror ofrohen sa më pranë qytetarëve dhe për sa është e mundur nga strukturat vendore.

ç) Parimi i mbështetjes shoqëroreSubjektet, të cilat përmbushin kushtet për të përfituar nga shërbimet e kujdesit sho-

Page 10: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 11

SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR

qëror, kanë të drejtën e përdorimit të tyre në mënyrën e përcaktuar me ligj dhe për aq kohë sa janë në kushtet e vështirësisë e të pamundësisë.

d) Parimi i deinstitucionalizimitShërbimet e kujdesit shoqëror sigurohen dhe ofrohen, për aq sa është e mundur, pranë familjes ose komunitetit të përfituesit të shërbimit, me qëllim sigurimin e mirëqenies shoqërore dhe përdorimin me efikasitet të fondeve.

dh) Parimi i partneritetitFunksionimi i sistemit të shërbimeve shoqërore bazohet në një bashkëpunim të ngushtë midis qeverisjes qendrore dhe vendore, si financues kryesorë të shërbimeve shoqërore me organizatat jofitimprurëse dhe subjektet e tjera jopublike, që kanë në objekt të veprimtarisë së tyre ofrimin e shërbimeve shoqërore për individët dhe familjet që kanë nevojë për kujdes shoqëror.

d) Parimi i respektimit të të drejtave të njeriut dhe integritetit të përfituesitOfrimi i shërbimeve të kujdesit shoqëror bazohet në respektimin e të drejtave të njeriut, integritetit të individit, besimit fetar dhe formimit të gjithanshëm të tij.

ë) Parimi i mosdiskriminimit Ndalohet çdo formë e diskriminimit të përfituesit të shërbimeve të kujdesit sho-qëror, bazuar në shkaqet e përmendura në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen nga diskriminimi.

f) Parimi i konfidencialitetit dhe mbrojtjes së të dhënave personale Të dhënat personale të individit, që trajtohet me shërbime të kujdesit shoqëror, janë konfidenciale dhe mbrohen e përpunohen sipas ligjit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Punonjësi social, si dhe çdo person tjetër i angazhuar në ofrimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror ruan konfidencialitetin e të dhënave personale të individit, subjekt të këtij ligji, për të cilat ka marrë dijeni si pasojë e funksionit apo detyrës që kryen. Detyrimi për ruajtjen e konfidencialitetit shtrihet edhe pas përfun-dimit të marrëdhënies së punës, funksionit apo detyrës.

1.2 SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR

Shërbimet e kujdesit shoqëror trajtohen nga Ligji për Shërbimet Shoqërore, miratuar rishtazi. Ky ligj ka si qëllim përcaktimin e rregullave për sigurimin dhe

Page 11: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë12

SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR

ofrimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror ndaj individëve dhe familjeve që kanë kujdes për të. Kjo synon jo vetëm rritjen e mirëqenies së këtyre individëve dhe familjeve, por edhe përfshirjen e tyre shoqërore.

Ligji për Shërbimet Shoqërore trajton këto problematika:

a) individët dhe grupet e individëve që përmbushin kushtet për të përfituar shër-bimin e kujdesit shoqëror;b) llojet e përfitimeve dhe lehtësive;c) procedurat e kërkimit e të përfitimit të të drejtave të shërbimeve të kujdesit sho-qëror;d) rolin dhe përgjegjësitë e organeve publike dhe jopublike të ngarkuara me zba-timin e tij.

1.2.1 Kategoritë e subjekteve përfituese të shërbimit të kujdesit shoqëror

Të drejtën për të përdorur shërbimet e kujdesit shoqëror e kanë individë ose familje që nuk kanë mjetet minimale të jetesës dhe nuk janë në gjendje që t’i sigurojnë ato me punë apo të ardhura nga pronat ose burime të tjera, si dhe të gjithë individët që janë në pamundësi për të plotësuar nevojat e tyre të jetesës, vetë ose me ndihmën e anëtarëve të familjes, për shkak të kushteve personale dhe sociale.

Shërbimet e kujdesit shoqëror përdoren nga shtetasit shqiptarë, shtetasit e huaj, personat pa shtetësi dhe refugjatët, në çdo rast me banim në Shqipëri.

Nuk përfitojnë shërbime të kujdesit shoqëror shtetasit shqiptarë që banojnë jashtë vendit; azilkërkuesit pa status, individët të cilët kanë nevojë për ndihmë emergjente, si pasojë e fatkeqësive natyrore dhe luftërave; si edhe personat që vuajnë dënim me heqje lirie, me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Përfituesit e shërbimeve të kujdesit shoqëror përfshijnë këto grupe shoqërore:

a) familjet dhe çdo fëmijë, si dhe fëmijën që gëzon mbrojtje ndërkombëtare në Re-publikën e Shqipërisë;b) personat me aftësi të kufizuara;c) të rriturit, me probleme sociale, viktimat e dhunës, trafikimit, varësisë së provuar ndaj drogës e alkoolit;ç) vajzat shtatzëna apo prindi i vetëm i një fëmije deri në moshën njëvjeçare;

Page 12: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 13

SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR

d) të miturit dhe të rinjtë në konflikt me ligjin, që kanë përfunduar periudhën e dënimit dhe kanë nevojë për shërbime të kujdesit shoqëror, me qëllim riintegrimin në shoqëri;dh) të moshuarit në nevojë.

1.2.2 Llojet e shërbimeve të kujdesit shoqëror dhe mënyrat e ofrimit të tyre

Shërbimet e kujdesit shoqëror, sipas mënyrës së financimit, janë shërbime publike dhe jopublike. Në shërbimet shoqërore publike përfshihen shërbimet që financo-hen nga buxheti i shtetit dhe nga buxhetet vendore të organeve të qeverisjes ven-dore, dhe që ofrohen në qendrat komunitare, qendrat rezidenciale, qendrat ditore ose në shtëpi.

Në shërbimet shoqërore jopublike përfshihen shërbimet e kujdesit shoqëror që ofrohen nga subjekte joshtetërore.

Llojet e shërbimeve shoqërore janë si më poshtë:

a) shërbimet parashoqërore: Shërbimet parashoqërore konsiderohen si shërbime komunitare dhe përbëhen nga: informimi dhe këshillimi; shërbimi në familje; mbështetja psiko-sociale; ndërhyrja e hershme.

Shërbimet parashoqërore sigurohen nga profesionistë të caktuar nga struktura të vlerësimit të nevojave dhe referimit pranë njësive të qeverisjes vendore.

b) shërbimet në qendrat komunitare, përfshirë qendrat e zhvillimit:Shërbimet e kujdesit shoqëror në qendra komunitare ofrohen si shërbime të plota ditore ose gjysmëditore. Gjatë kohës së qëndrimit në qendrën komunitare garan-tohet siguria fizike, jepen shërbime për higjienën personale, kujdesin shëndetësor, edukimin, rehabilitimin psiko-social, kalimin e kohës së lirë në komunitet, fuqizimin e individit/familjes, si dhe çdo shërbim tjetër i nevojshëm, sipas nevojave të identi-fikuara të përfituesit.

Shërbimet në qendrat e zhvillimit janë shërbime komunitare që synojnë sigurimin dhe përmirësimin e statusit dhe cilësisë së jetës së individëve me aftësi të kufizuara, deri në 21 vjeç, si, për shembull, terapi intensive psiko-sociale për aftësimin mendor dhe rehabilitimin social me qëllim integrimin në komunitet; shërbim psikomotor

Page 13: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë14

SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR

për aftësimin dhe përmirësimin e parametrave psikologjikë dhe të motorikës; af-tësim i parametrave fizikë; shërbime të specializuara; terapi riaftësimi për punë, etj.

c) shërbimet në qendrat rezidenciale, përfshirë strehëzat:Shërbimi në strehëza është shërbim i kujdesit shoqëror rezidencial i ofruar në mënyrë të përkohshme, që përfshin shërbimin e specializuar, strehimin, sigurinë fizike, ushqimin, kujdesin shëndetësor, rehabilitimin psiko-social, terapinë fizike, aktivitete profesionale, kalimin e kohës në komunitet, edukimin, në varësi të nevo-jave të identifikuara dhe të zgjedhura nga përfituesit.

ç) shërbimet shoqërore në situatë emergjence:Ndaj individëve që ndodhen në rrethana të vështira dhe emergjente, deri në referim-in e tyre te një shërbim tjetër shoqëror, ofrohet shërbimi i strehimit të përkohshëm. Përfituesit e këtij shërbimi nuk kalojnë në procesin e zakonshëm të vlerësimit të rastit, por vetëm referohen nëpërmjet punonjësit social. Pas kalimit të situatës së emergjencës, struktura përgjegjëse për vlerësimin dhe referimin bën vlerësimin e mëtejshëm të rastit për personin në nevojë.

Në rast se një punonjës social i njësisë së qeverisjes vendore informohet ose beson në mënyrë të arsyeshme se ka një fëmijë që ndodhet në situatë emergjence, atëherë ai, pasi komunikon me fëmijën, për të kuptuar rëndësinë e situatës ku ndodhet, duke e informuar edhe mbi të drejtat e tij, e largon fëmijën nga vendndodhja aktuale duke e çuar në spital, nëse është nevoja, duke njoftuar menjëherë policinë, në rast se situata e kërkon, ose duke e strehuar atë në strehën e përkohshme më të afërt, apo duke e referuar në njësinë e mbrojtjes së fëmijës.

Menjëherë pas dërgimit të fëmijës në strehën e përkohshme, punonjësi social infor-mon prindërit ose përfaqësuesin ligjor të fëmijës.

Streha e përkohshme ku është strehuar fëmija bën kërkesë për urdhër të menjëher-shëm mbrojtjeje në gjykatën kompetente, në mënyrë që të sigurohet mbrojtja e fëmijës, duke legjitimuar qëndrimin e tij në qendrat e kujdesit shoqëror. Në rast se gjykata lëshon urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes, fëmija qëndron në qend-rat e kujdesit shoqëror. Pas lëshimit të urdhrit të mbrojtjes, institucioni i kujdesit shoqëror, në rast se e diktojnë rrethanat, paraqet përpara gjykatës një kërkesë për vendosjen ose zëvendësimin e kujdestarisë. Në rast se gjykata nuk e gjykon të arsye-

Page 14: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 15

SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR

shëm lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, punonjësi social i njësisë së qeverisjes vendore monitoron mirëqenien e fëmijës pranë familjes.

Rasti specifik i trajtimit të fëmijëve të shfrytëzuar ose të trafikuar

Institucionet, të cilat me ligj janë përgjegjëse për trajtimin e fëmijëve të shfrytëzuar ose të trafikuar, janë të detyruara të ndërmarrin të gjitha masat dhe veprimet speci-fike për të ndihmuar dhe mbështetur fëmijët, viktima të shfrytëzimit ose trafikimit, deri në shërimin e tyre fizik dhe psiko-social, pas një vlerësimi të veçantë të rretha-nave të secilit fëmijë, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme.

d) shërbimet e kujdesit alternativ për fëmijët pa kujdes prindëror:Fëmijës së privuar, në mënyrë të përkohshme/të përhershme nga mjedisi familjar ose kur nuk është në interesin më të lartë të tij të qëndrojë në këtë mjedis, i sigurohet një përkujdesje alternative, që mund të jetë: vendosja në një familje alternative ose në një institucion të përkujdesjes për fëmijë, apo vendosja në një familje birësuese.

dh) shërbimet e specializuara;

e)shërbimi i këshillimit me telefon ose ‘on-line’.

Shërbimet e kujdesit shoqëror janë të organizuara si shërbime në komunitet (in-formim dhe shërbime të ndryshme që i ofrohen komunitetit), institucione të ku-jdesit dhe familje.

Shërbimi në familje

Shërbimi në familje është shërbim ndaj individit, person i vetëm, që jepet në shtëpi ose në familjen kujdestare. Shërbimi në familje u njihet fëmijëve, të moshuarve, personave me aftësi të kufizuara.

Shërbimet në qendrat rezidenciale

Shërbime në qendrat rezidenciale konsiderohen shërbimet e strehimit afatgjatë dhe të organizuar që u ofrohen kategorive në nevojë, për të cilat kujdesi në shtëpi nuk është i mundur. Vendosja e kategorive në nevojë në qendrat e kujdesit shoqëror bëhet me pëlqimin e individit ose përfaqësuesit të tij ligjor pas vlerësimit të gjendjes shoqërore, ekonomike dhe mjekësore të individit.

Page 15: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë16

SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR

1.2.3 Qendrat rezidenciale

Për shkak të rëndësisë së tyre, qendrat rezidenciale janë trajtuar në mënyrë të pos-acme edhe më parë nga Vendime të Këshillit të Ministrave. Po trajtojmë më poshtë disa prej tyre.

1.2.3.1 Vendim nr. 823, datë 06.12.2006 “Për standardet e shërbimeve të përkujdesjes shoqërore, për të moshuarit në qendrat ditore” 1

Standardet zbërthejnë në mënyrë specifike rregullat, kriteret dhe rezultatet e shër-bimit në këto qendra. Zbërthimi dhe përshtatja e Standardeve të Përgjithshme, në një paketë të veçantë për shërbimet ditore për të moshuarit, ndihmon në radhë të parë përfituesit e shërbimeve dhe familjarët e tyre për të kuptuar dhe kërkuar zba-timin e standardeve nga ofruesit e shërbimeve. Standardi ofron informacion për vizitat paraprake me të moshuarit, vlerësim të nevojave të personave dhe mundësisë që ofron qendra për plotësimin e tyre, kujdes shëndetësor dhe personal për të mosh-uarit, si dhe informacion mbi sigurimin e ushqimit dhe aktiviteteve shoqërore.

1.2.3.2 Vendim nr. 425, datë 27. 06. 2012 i azhornuar me ndryshimet e VKM 839/2014, “Për përcaktimin e kritereve dhe të dokumentacionit të nevojshëm për pranimin e personave në institucionet rezidenciale, publike dhe jopublike, të përkujdesjes shoqërore” 2

Ky vendim parashikon përcaktimin e kritereve dhe dokumentacionit për vendosjen e fëmijëve në institucionet e përkujdesjes shoqërore, për pranimin e personave me aftësi të kufizuara në institucionet rezidenciale publike dhe jopublike të përkujdesjes shoqërore, për pranimin e personave të moshuar në këto qendra, si dhe vendosjen në institucionet e përkujdesjes shoqërore të viktimave të trafikimit dhe viktimave të mundshme të trafikimit. Kriteret dhe dokumentacioni ndryshojnë në varësi të kategorive të personave që pranohen apo sistemohen.

1 http://www.sherbimisocial.gov.al/wp-content/uploads/2014/03/standartet-e-sherbimeve-te-perkujdesit-shoqeror-per-te-moshuarit-ne-qendrat-ditore.doc2 http://80.78.70.231/pls/kuv/te_rezervuara.permbajtje_file?a_emertimi_ligjit=Vendim%20i%20KM&a_numri_aktit=425&a_viti_aktit=27.06.2012&tipi=doc

Page 16: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 17

SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR

1.2.3.3 Vendim nr. 659, datë 17. 10. 2005, “Për standardet e shërbimeve të përkujdesjes shoqërore, për fëmijët në institucionet rezidenciale” 3

Vendosja e standardeve për shërbimet rezidenciale për fëmijët për të garantuar dhe për të zhvilluar më tej të drejtat e fëmijëve shqiptarë, të sanksionuara në kush-tetutë, në legjislacionin shqiptar dhe në konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga qeveria shqiptare, si Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve. Vendosja e standardeve për shërbimin rezidencial për fëmijët shërben për të matur dhe përmirësuar cilësinë e shërbimeve rezidenciale. Zbatimi i standardeve ndikon në rritjen e kapitalit social duke zhvilluar rrjetin e bashkëpunimit dhe të burimeve shoqërore, që përfshijnë institucionet, marrëdhëniet dhe normat që formojnë sas-inë dhe cilësinë e ndërveprimeve në një shoqëri. Vendosja e standardeve është si një pikë referimi në shërbimet rezidenciale për fëmijët, për t’u siguruar që fëmijët të plotësojnë më mirë nevojat e tyre.

1.2.3.4 Vendimi nr. 821, datë 06. 12. 2006, “Për miratimin e standardeve të shërbimeve të përkujdesjes shoqërore për të moshuarit në qendrat rezidenciale” 4

Ky vendim parashikon detajimin dhe konkretizimin më tej të kërkesave që duhet të përmbushin shërbimet shoqërore për këtë kategori. Paketa e re e standardeve vendos rregulla dhe kritere për cilësinë e shërbimeve, të cilat janë të detyrueshme për zbatim nga të gjithë ofruesit e shërbimeve, si nga institucionet publike, nga shërbimet e ngritura nga organizatat jofitimprurëse (OJF), ashtu edhe nga ofrues të tjerë privatë. Përmes standardeve sigurohet fusha e veprimtarisë jetësore të të moshuarve, përfitues të shërbimeve rezidenciale, si: Informacioni dhe vizita para-prake, vlerësimi paraprak i nevojave të klientëve dhe mundësive që ofron qendra e shërbimeve, kujdesi shëndetësor dhe mjekimi sipas planit individual të klientit, jeta sociale në shtëpi dhe lidhjet me komunitetin, mbrojtja e të drejtave të klientëve, shmangia e abuzimit dhe procesi i ankimimit.

3 http://www.sherbimisocial.gov.al/wp-content/uploads/2015/07/Vendim-i-KM_659_17.10.2005.doc4 http://www.sherbimisocial.gov.al/wpcontent/uploads/2014/03/STANDARTET-E-SHER-BIMEVE-TE-PERKUJDESIT-SHOQEROR-PER-TE-MOSHUARIT-NE-QENDRAT-REZI-DENCIALE-.doc

Page 17: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë18

SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR

1.2.3.5 Vendimi nr. 822, datë 06. 12. 2006, “Për miratimin e standardeve të shërbimeve të përkujdesjes shoqërore për personat me aftësi të kufi zuara, në qendrat rezidenciale dhe ditore” 5

Ky vendim parashikon matjen dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për per-sonat me aftësi të kufizuara në qendrat rezidenciale dhe ditore. Vendosja e stan-dardeve ndihmon strukturat sociale të qarqeve dhe bashkive për të përmbushur funksionet në kuadër të procesit të decentralizimit. Përmes tyre synohet sigurimi i të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, barazia e mundësive dhe aksesi i barabartë në shërbimet sociale. Mbulimi i fushave të rëndësishme për jetën e perso-nave me aftësi të kufizuara si: pjesëmarrja në vendimmarrje lokale, vlerësimi i PAK-ut nga një ekip multidisiplinar që merr përsipër dhënien e shërbimeve, sigurimi që shërbimet e përkujdesjes mbulojnë nevojat funksionale jetike në përputhje me nevojat e moshës, si edhe nevojat fizike, psikologjike e sociale të përfituesve.

1.2.3.6 Vendim nr. 114, datë 31. 01. 2007, i azhornuar me VKM Nr. 898, datë 10. 11. 2010 dhe VKM nr. 840/2014, “Për përcaktimin e masës së kon tributeve të personave që ndodhen në institucionet rezidenciale publike të përkujdesjes shoqërore” 6

Ky vendim parashikon përcaktimin e grupeve, pagesave dhe përfitimeve të person-ave, që vendosen në institucionet rezidenciale publike. Kategorizimi i personave dhe mënyra e pagesës në varësi të kushteve ekonomike, duke filluar nga pranimi pa pag-esë në institucionet rezidenciale publike të shërbimeve të përkujdesjes shoqërore, në derdhje në 40% të pensionit për personat që përfitojnë pension të çdo lloji dhe deri në pranimin në institucionet rezidenciale publike të shërbimeve të përkujdesjes shoqërore kundrejt pagesës, të personave të cilët përveç pensionit kanë të ardhura të tjera, por që kanë nevojë për shërbime të përkujdesjes shoqërore.

5 http://www.sherbimisocial.gov.al/wp-content/uploads/2015/07/Vendim-Nr.-822-dat%C3%AB-6.12.2006-PER-STANDARTET-PER-TE-MOSHUARIT.doc6 http://www.sherbimisocial.gov.al/wp-content/uploads/2015/07/VENDIM-Nr.114-dat%C3%AB-31.1.2007-dhe-ndryshime.doc

Page 18: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 19

SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR

1.2.3.7 Vendim nr. 823, datë 06. 12. 2006, “Për miratimin e standardeve të shërbimeve të përkujdesjes shoqërore për të moshuarit në qendrat ditore” 7

Standardet e Shërbimeve të Përkujdesjes Shoqërore për të Moshuarit në Qendrat Ditore janë në harmoni me reformën e decentralizimit të shërbimeve dhe ngritjen e shërbimeve për njerëzit në nevojë. Shërbimet ditore janë të nevojshme për grupin e të moshuarve, sepse u japin mundësinë e përkujdesjes, ndërkohë që jetojnë në komunitet dhe mund të shfrytëzojnë njëkohësisht edhe burime të tjera si: familja, të afërmit dhe miqtë. Standardet e shërbimeve për të moshuarit në qendrat ditore nuk kanë ndryshime thelbësore nga shërbimet që ofrohen në qendra rezidenciale, por në këtë dokument nuk përfshihen standardet që lidhen me vendosjen dhe akomodi-min rezidencial, shërbimin gjatë natës, vdekjen dhe respektimin e riteve mortore, etj. Standardet mbulojnë fushat kryesore të veprimtarisë së të moshuarve, përfitues të një shërbimi ditor si: informacioni për shërbimin dhe vizita paraprake; vlerësimi i nevojave për kujdes social, shëndetësor e mjekim; respektimi i dinjitetit dhe e drejta për jetë sociale në shtëpi dhe lidhjet me komuniteti; etj.

1.2.3.8 Vendim nr. 114, datë 31. 01. 2007, i azhornuar me VKM nr. 898, datë 10. 11. 2010 dhe VKM nr. 840/2014, “Për përcaktimin e masës së kontributeve të personave që ndodhen në institucionet rezidenciale publike të përkujdesjes shoqërore” 8

Ky vendim parashikon përcaktimin e grupeve, pagesave dhe përfitimeve të person-ave, që vendosen në institucionet rezidenciale publike. Kategorizimi i personave dhe mënyra e pagesës në varësi të kushteve ekonomike, duke filluar nga pranimi pa pag-esë në institucionet rezidenciale publike të shërbimeve të përkujdesjes shoqërore, në derdhje në 40% të pensionit për personat që përfitojnë pension të çdo lloji dhe deri në pranimin në institucionet rezidenciale publike të shërbimeve të përkujdesjes shoqërore kundrejt pagesës, të personave të cilët, përveç pensionit, kanë të ardhura të tjera, por që kanë nevojë për shërbime të përkujdesjes shoqërore. 7 http://www.sherbimisocial.gov.al/wp-content/uploads/2014/03/STANDARTET-E-SHERBI-MEVE-TE-PERKUJDESIT-SHOQEROR-PER-TE-MOSHUARIT-NE-QENDRAT-DITORE.doc8 http://www.sherbimisocial.gov.al/wp-content/uploads/2015/07/VENDIM-Nr.114-dat%C3%AB-31.1.2007-dhe-ndryshime.doc

Page 19: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë20

SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR

1.2.3.9 Vendim nr. 823, datë 06. 12. 2006, “Për miratimin e standardeve të shërbimeve të përkujdesjes shoqërore për të moshuarit në qendrat ditore” 9

Standardet e Shërbimeve të Përkujdesjes Shoqërore për të Moshuarit në Qendrat Ditore, janë në harmoni me reformën e decentralizimit të shërbimeve dhe ngritjen e shërbimeve për njerëzit në nevojë. Shërbimet ditore janë të nevojshme për grupin e të moshuarve, sepse u japin mundësinë e përkujdesjes, ndërkohë që jetojnë në komunitet dhe mund të shfrytëzojnë njëkohësisht edhe burime të tjera si: familja, të afërmit dhe miqtë. Standardet e shërbimeve për të moshuarit në qendrat ditore nuk kanë ndryshime thelbësore nga shërbimet që ofrohen në qendra rezidenciale, por në këtë dokument nuk përfshihen standardet që lidhen me vendosjen dhe akomodimin rezidencial, shërbimin gjatë natës, vdekjen dhe respektimin e riteve mortore, etj. Standardet mbulojnë fushat kryesore të veprimtarisë së të moshuarve, përfitues të një shërbimi ditor si: informacioni për shërbimin dhe vizita paraprake; vlerësimi i nevojave për kujdes social, shëndetësor e mjekim; respektimi i dinjitetit dhe e drejta për jetë sociale në shtëpi dhe lidhjet me komunitetin; etj.

1.3 ADMINISTRIMI DHE FUNKSIONIMI I SISTEMIT TË SHËRBI-MEVE TË KUJDESIT SHOQËROR

Sistemi i shërbimeve të kujdesit shoqëror ofron shërbime, falas ose kundrejt tari-fave, sipas rasteve të përcaktuara në këtë ligj. Shërbimet e kujdesit shoqëror ofrohen nga personat juridikë publikë apo jopublikë, të licencuar për këtë qëllim. Licencimi i veprimtarive të shërbimeve të kujdesit shoqëror dhe subjekteve të ofrimit të tyre, bëhet nga autoriteti përgjegjës, sipas legjislacionit në fuqi për licencat.

Shërbimet e kujdesit shoqëror, të financuara privatisht, ofrohen nga subjekte jopub-like, por sipas kushteve të përcaktuara me ligj.

1.3.1 Pranimi në sistemin e shërbimeve të kujdesit shoqëror

Pranimi në sistemin e shërbimeve të kujdesit shoqëror fillon me kërkesë të individit në nevojë, përfaqësuesit të tij, psikologut, por mund të fillojë edhe kryesisht nga

9 http://www.sherbimisocial.gov.al/wp-content/uploads/2014/03/STANDARTET-E-SHERBI-MEVE-TE-PERKUJDESIT-SHOQEROR-PER-TE-MOSHUARIT-NE-QENDRAT-DITORE.doc

Page 20: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 21

SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR

punonjësi social i njësisë së qeverisjes vendore, kur konstatohet situata e nevojës për shërbime.

Kërkesa për të përfituar shërbime të kujdesit shoqëror paraqitet te punonjësi social i njësisë së vlerësimit të nevojave dhe referimit në strukturën e posaçme për shërbi-met shoqërore të njësisë së qeverisjes vendore.

Këshilli bashkiak vendos për miratimin ose refuzimin e kërkesës për pranimin në sistemin e shërbimeve të kujdesit shoqëror, brenda 15 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës.

1.3.2 Shërbimi social shtetëror

Shërbimi Social Shtetëror është institucion në varësi të ministrisë përgjegjëse për çështjet sociale, aktualisht Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Statuti i Shër-bimit Social Shtetëror miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Struktura dhe organika e Shërbimit Social Shtetëror miratohet me urdhër të kryeministrit.

Shërbimi Social Shtetëror monitoron zbatimin e legjislacionit të shërbimeve sho-qërore në të gjithë vendin, nëpërmjet strukturave të njësisë qendrore dhe drejtorive rajonale. Gjithashtu, ndër të tjera: harton dokumentacionin tip për përfituesit e shërbimeve shoqërore; kryen vlerësimin e nevojave të shërbimeve të kujdesit sho-qëror; mbledh, analizon dhe përpunon informacionin mbi ecurinë e sistemit të shërbimeve të kujdesit shoqëror; trajnon personelin e njësive të qeverisjes vendore që mbulon aspektet e shërbimeve shoqërore; bashkërendon procesin e hartimit të planeve sociale, duke siguruar që këto plane të përputhen me strategjitë kombëtare; etj.

1.3.3 Inspektorati i Shërbimeve të Kujdesit Shoqëror

Inspektorati është personi juridik publik buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për çështjet sociale, i cili ka përgjegjësi të kontrollojë dhe të verifikojë respektimin e kërkesave ligjore në fushën e shërbimeve të kujdesit shoqëror. Mënyra e orga-nizimit, funksionimit dhe veprimtarisë së inspektoratit përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Struktura dhe organika e inspektoratit miratohen me urdhër të kryeministrit, me propozimin e ministrit përgjegjës për çështjet sociale.

Inspektorati, ndër të tjera, kryen këto funksione: kontrollon zbatimin e kritereve e

Page 21: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë22

SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR

të kushteve nga subjektet publike dhe jopublike që ushtrojnë veprimtari të ofrimit të shërbimeve shoqërore; inspekton standardet e shërbimeve të ofruara nga ofruesit e shërbimeve të kujdesit shoqëror; bashkëpunon dhe u jep informacion organeve të tjera shtetërore për rastet që janë në kompetencë të tyre, në lidhje me veprimtarinë e ofrimit të shërbimeve të kujdesit shoqëror; ushtron kontroll në mjediset dhe në dokumentacionin e subjekteve që ofrojnë shërbime të kujdesit shoqëror, të cilat kanë detyrimin të lejojnë dhe të vënë në dispozicion të inspektoratit informacionin dhe dokumentacionin e nevojshëm për inspektim; vendos gjoba dhe masa të tjera administrative ndaj subjekteve publike dhe jopublike, kur vëren shkelje të dispozi-tave të këtij ligji; etj.

Inspektorati shqyrton ankesat ndaj subjekteve që ushtrojnë veprimtari të ofrimit të shërbimeve shoqërore, të marra drejtpërdrejt ose të përcjella nga çdo institucion tjetër apo individ. Inspektorati merr vendim, pas shqyrtimit të ankesave, në për-puthje me Kodin e Procedurave Administrative dhe në përputhje me kompetencat e dhëna me ligj.

1.3.4 Roli i bashkisë

Bashkia ofron dhe administron shërbimet e kujdesit shoqëror brenda territorit të saj:

a) duke identifikuar nevojat;b) duke vlerësuar nevojat në bazë të hartës së vulnerabilitetit;c) duke hartuar planin social vendor;ç) duke programuar buxhetet vendore;d) duke planifikuar shportën bazë të shërbimeve shoqërore;dh) duke kontraktuar ofrimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror me anë të proce-durave të prokurimit, sipas legjislacionit në fuqi për prokurimin publik;e) duke bashkërenduar me Shërbimin Social Shtetëror shërbimet e nevojshme të kujdesit shoqëror.Për administrimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror pranë bashkive ngrihen struk-tura të posaçme për shërbimet e kujdesit shoqëror. Pranë çdo njësie administrative, në varësi të bashkisë, ngrihet njësia e vlerësimit të nevojave dhe referimit.

Page 22: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 23

SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR

1.3.5 Roli i qarkut

Këshilli i qarkut harton planin social rajonal të bashkërenduar me planet sociale të njësive të qeverisjes vendore dhe ia paraqet ministrisë përgjegjëse për çështjet sociale. Kryetari i qarkut vendos ofrimin e shërbimeve të specializuara në bash-kërendim rajonal të rasteve për shërbimet e kujdesit shoqëror të vendosura në nivel rajonal. Kryetari i qarkut krijon komitetin e planifikimit të nevojave “ad hoc”, të përbërë nga përfaqësues të të gjitha strukturave vendore/rajonale dhe shoqërisë civile, me pjesëmarrje vullnetare.

1.4 FINANCIMI I SHËRBIMEVE TË KUJDESIT SHOQËROR

1.4.1 Burimet e financimit

Burimet e financimit për shërbimet e kujdesit shoqëror, që realizohen nga institu-cionet publike dhe jopublike, përbëhen nga:

a) fondet e deleguara nga buxheti i shtetit, përfshirë fondin social;b) fondet nga buxhetet e njësive të qeverisjes vendore;c) të ardhurat e caktuara nga pasuritë dhe veprimtari të tjera të bashkisë;ç) tarifat e shërbimit për përfituesit e shërbimeve të kujdesit shoqëror.

1.4.2 Mekanizmat e financimit

Njësia e qeverisjes vendore planifikon, ndërton, administron dhe mirëmban rregull-isht shërbimet e kujdesit shoqëror, të ofruara brenda territorit të saj nëpërmjet buxhetit të njësisë së qeverisjes vendore.

Ministri përgjegjës për çështjet sociale udhëzon njësitë e qeverisjes vendore për financimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror. Shërbimet e kujdesit shoqëror që ofrohen kundrejt pagesës së tarifave zbatojnë kriteret e përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave dhe bëhen pjesë e paketës fiskale dhe buxhetit vjetor të bashkisë. Në parim, tarifat paguhen nga përfituesi i shërbimit të kujdesit shoqëror dhe synojnë të mbulojnë një pjesë të shpenzimeve korrente për njësitë e shërbimit në fjalë.

1.4.3 Rasti i veçantë i fondit social

Bashkia, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për çështjet sociale, krijon dhe

Page 23: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë24

SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR

administron fondin social, nëpërmjet të cilit sigurohet mbështetje financiare për njësitë e qeverisjes vendore, me qëllim përmirësimin e standardeve dhe të kapac-iteteve administruese të shërbimeve ekzistuese të kujdesit shoqëror, krijimin e shër-bimeve të reja, si dhe për zhvillimin e politikave sociale. Ndalohet përdorimi i fondit social për financimin e qëllimeve të tjera nga ato të përcaktuara në këtë pikë.

Fondi social përbëhet nga:

a) të ardhurat vjetore nga buxheti i shtetit;b) financime jashtëbuxhetore nga organizata vendase apo të huaja ose persona të tjerë;c) të ardhurat nga zbatimi i tarifave për shërbime të ndryshme të kujdesit sho-qëror;ç) të ardhurat nga burimet e veta dhe nga pasuritë që zotëron ministria përgjegjëse për çështjet sociale;d) të ardhurat nga burimet e veta dhe nga pasuritë që zotëron bashkia.

Page 24: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 25

NDIHMA EKONOMIKE

PJESA E DYTË:

NDIHMA EKONOMIKE

2.1 PARIMET E PËRGJITHSHME

Ndihma ekonomike trajtohet nga Ligji për Ndihmën Ekonomike.

Ligji për Ndihmën Ekonomike ka për qëllim të përcaktojë ndihmën dhe shërbi-met shoqërore për individët dhe grupet në nevojë, të cilët nuk mund të sigurojnë plotësimin e nevojave bazë jetike, zhvillimin e aftësive dhe të mundësive person-ale, si dhe ruajtjen e integritetit e përfshirjen shoqërore, për shkak të aftësive dhe mundësive të kufizuara ekonomike, fizike, psikologjike e shoqërore. Gjithashtu, ky ligj ka për qëllim të zbusë varfërinë dhe përjashtimin shoqëror për individët dhe familjet, si dhe të krijojë mundësi për integrimin e tyre, nëpërmjet sigurimit të një sistemi ndërhyrjesh e shërbimesh për përmirësimin e jetesës së tyre. Ky ligj rregullon dhe marrëdhëniet e financimit e të ofrimit të ndihmës dhe shërbimeve shoqërore në Shqipëri.

Parimet bazë, mbi të cilat funksionon ndihma ekonomike, janë të ngjashme me ato të trajtuara nga skema e shërbimeve shoqërore, si për shembull, ndër të tjera: res-pekti dhe garantimi i vlerave dhe i personalitetit të individit; barazia e mundësive; transparenca dhe paanshmëria; pavarësia, integrimi shoqëror dhe pjesëmarrja në jetën e komunitetit; mosdiskriminimi; etj.

2.2 PËRFITUESIT E NDIHMËS EKONOMIKE

Përfituesit e ndihmës ekonomike janë:

a) Familjet në nevojë;b) Jetimët, të cilët nuk janë në institucione;c) Prindërit me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë;d) Viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore, deri në çastin e punësimit të tyre;e) Viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, që nuk trajtohen në institucionet e përkujdesjes shoqërore.

Page 25: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë26

NDIHMA EKONOMIKE

Përfitues të pagesës për aftësinë e kufizuar janë:

a) Paraplegjikët dhe tetraplegjikët, të cilët deklarohen me vendim të Komision-it Mjekësor të caktimit të Aftësisë për Punë, se janë bërë të tillë, pavarësisht nga shkaku dhe mosha; b) Personat me aftësi të kufizuar, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë;c) Personat, të cilët janë deklaruar invalidë pune me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, që përfitojnë pension invaliditeti dhe shtesë mujore mbi të, sipas Statusit të Invalidit të Punës. Sidoqoftë, kjo temë do të trajtohet në kapitullin III më tej në detaj.

Nga ky ligj nuk përfitojnë:

1. Shtetasit shqiptarë që banojnë jashtë vendit si emigrantë, me përjashtim të perso-nave dhe të familjeve të tyre të caktuar me punë pranë përfaqësive tona diplomatike dhe organizmave ndërkombëtarë; 2. Azilkërkuesit, të cilët nuk kanë marrë statusin e azilit; 3. Shtetasit shqiptarë, shtetasit e huaj ose personat pa shtetësi, të cilët kanë nevojë për ndihmë emergjente, si pasojë e fatkeqësive natyrore dhe e luftërave;4. Personat që, me vendim të formës së prerë të gjykatës, vuajnë dënimin me heqje lirie;5. Personat që trajtohen në institucionet e përkujdesjes rezidenciale publike, të fi-nancuara nga fondet e buxhetit të shtetit, për masën e ndihmës ekonomike apo pagesën për aftësinë e kufizuar.

2.3 LLOJET E PËRFITIMIT TË NDIHMËS EKONOMIKE

Ndihma ekonomike është një pagesë e kufizuar në kohë, që jepet në formën e një shpërblimi mujor në lekë, për përfituesit e sipërcituar. Kufizimi në kohë i ndihmës ekonomike bëhet sipas përcaktimeve me vendim të Këshillit të Ministrave.

Kriteret e përfitimit të ndihmës ekonomike vlerësohen sipas nevojave dhe mba-jnë parasysh gjendjen e varfërisë. Ato vlerësohen bashkërisht, duke u dhënë pesha specifike të qarta, objektive e transparente, si pjesë të një formule. Kriteret dhe de-tajet e formulës përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Familjet dhe individët në nevojë kanë të drejtë të marrin përfitime në natyrë, si-

Page 26: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 27

NDIHMA EKONOMIKE

pas kritereve dhe procedurave të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave. Fëmijët e familjes në nevojë, të cilët përfitojnë ndihmë ekonomike, si dhe jetimët që nuk janë në institucione që ndjekin arsimin e detyrueshëm, sipas ligjit nr. 7952, datë 21. 06. 1995 “Për arsimin parauniversitar”, të ndryshuar, marrin një pagesë shtesë, deri në mbarimin e arsimit të detyrueshëm, në masën e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave.

Pagesa për personat me aftësi të kufizuara jepet në formën e një kësti mujor, në lekë. Masa e pagesës për këta individë dhe për kujdestarët e tyre përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Përfituesve, të klasifikuar me vendim të KMCAP-it në grupet e aftësisë së kufizuar, u ndërpritet pagesa pas 48 muajve punësimi. Pro-cedurat në rastet e rikthimit në skemën e përfitimit të pagesës së aftësisë së kufizuar përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

2.4 KRITERET E PËRFITIMIT DHE PROCEDURA E DHËNIES SË NDIHMËS EKONOMIKE

Ndihmë ekonomike të plotë përfitojnë familjet ose individët që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftueshme nga programi i mbrojtjes sociale, remitancat, qiraja, asetet, bujqësia apo të ardhura të tjera.

Përjashtohen nga llogaritja e të ardhurave, sipas pikës 3 të këtij neni, familjet në nevojë kur:

a) nuk kanë kryefamiljarë, për arsye të vdekjes së të dy prindërve, të cilët kanë pasur fëmijët në ngarkim;b) njëri prej prindërve është duke vuajtur dënimin me burgim, për vepra penale, me vendim gjykate të formës së prerë, ndërkohë që prindi tjetër nuk jeton, ndërsa kanë pasur fëmijët në ngarkim;c) i është hequr e drejta prindërore me vendim gjykate njërit prind, ndërkohë që prindi tjetër nuk jeton, në gjendjen familjare të të cilit ka fëmijë;ç) kanë si kryefamiljar një person me aftësi të kufizuara, fizike e mendore, i verbër, paraplegjik/tetraplegjik ose invalid pune dhe anëtarët e tjerë të familjes së tij janë fëmijë ose persona mbi moshë pune, të cilët nuk përfitojnë pension;d) kanë si kryefamiljar nënën, ndërkohë që prindi tjetër nuk jeton, si dhe kur anëtarët e familjes së tij janë fëmijë ose persona mbi moshë pune, të cilët nuk përfitojnë pen-sion;

Page 27: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë28

NDIHMA EKONOMIKE

dh) kanë si kryefamiljar një pjesëtar të familjes që është mbi moshë pune dhe, kur anëtarët e familjes së tij janë fëmijë dhe persona mbi moshë pune, pavarësisht nga të ardhurat, nga pensioni apo toka;e) janë familje të mbyllura në shtëpi, si pasojë e gjakmarrjes;ë) janë familje që i përkasin minoritetit rom;f) janë familje nën nivelin e varfërisë, sipas listës së përcaktuar në aktet nënligjore përkatëse.

Ndihma ekonomike shpërndahet një herë në muaj, me vendim të strukturave ra-jonale të Shërbimit Social Shtetëror. Bashkia/njësia administrative njofton kërkuesit për përfitimin e ndihmës ekonomike brenda 24 orëve nga marrja e njoftimit për vendimin e drejtorisë rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, nëpërmjet publikimit të tij dhe kryen veprimet financiare për pagesën.

Pagesa e personave me aftësi të kufizuara shpërndahet një herë në muaj, me vendim të këshillit bashkiak.

Kërkesa për të përfituar ndihmë ekonomike bëhet me shkrim nga kryetari i familjes ose njëri nga anëtarët madhorë të familjes; ose nga secili prej bashkëshortëve, në rastet kur ata janë në proces zgjidhjeje martese dhe nuk ka ende vendim gjykate të formës së prerë.

Kërkesa dhe dokumentacioni për të përfituar ndihmë ekonomike paraqiten tek ad-ministratori shoqëror në njësinë e qeverisjes vendore.

Këshilli bashkiak ka të drejtë të miratojë dhënien e ndihmës ekonomike për famil-jet aplikuese, të cilat nuk janë shpallur përfituese nga sistemi i pikëzimit, bazuar në vlerësimin social-ekonomik, të kryer nga administratori shoqëror.

2.5 DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I SKEMËS SË NDIHMËS EKONO-MIKE

Ministria përgjegjëse për çështjet e ndihmës dhe shërbimeve shoqërore është auto-riteti përgjegjës për hartimin e politikave, të legjislacionit, programimin e fondeve të ndihmës ekonomike, pagesës për personat me aftësi të kufizuara, aktualisht Minis-tria për Mirëqenien Sociale dhe Rininë.

Ministria grumbullon informacione, statistika dhe raporte nga njësitë e pushtetit

Page 28: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 29

NDIHMA EKONOMIKE

vendor, me qëllim vlerësimin dhe monitorimin e zbatimit të politikave, arritjen e standardeve për ndihmën ekonomike, kryerjen e pagesës për personat me aftësi të kufizuara dhe shërbimet e përkujdesjes shoqërore.

2.5.1 Shërbimi Social Shtetëror

Sikurse është përmendur në kapitullin e mëparshëm, Shërbimi Social Shtetëror është institucion publik, në varësi të ministrisë përgjegjëse për çështjet e ndihmës dhe shërbimeve shoqërore, i cili përgjigjet për zbatimin e politikave të ministrisë përgjegjëse për çështjet e ndihmës dhe shërbimeve shoqërore në fushën e ndihmës dhe të shërbimeve të përkujdesjes shoqërore.

Strukturat rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, për ndihmën ekonomike, kanë, ndër të tjera, këto përgjegjësi:

a) Verifikimin e të dhënave të regjistruara nga administratori shoqëror në regjistrin kombëtar elektronik të të dhënave dhe në autoritetet shtetërore përgjegjëse për familjet/individët në nevojë, të cilët janë propozuar me vendim të këshillit bash-kiak, që të trajtohen me ndihmë ekonomike.

b) Vendimmarrjen për:

a. caktimin e familjes/individëve në nevojë, përfitues të ndihmës ekonomike, që plotësojnë kriteret e përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave, si dhe masën e përfitimit të tyre. Për familjen në proces zgjidhjeje martese, kur nuk ka ende një vendim të formës së prerë, masa e përfitimit caktohet e ndarë për të dy bash-këshortët;

b. refuzimin e kërkesës për caktimin e përfitimit të ndihmës ekonomike për famil-jet/individët në nevojë, të cilët nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

2.5.2 Roli i bashkisë

Këshilli Bashkiak merr vendimin për propozimin që familja/individët në nevojë të trajtohen me ndihmë ekonomike dhe parashikon masën përkatëse të përfitimit. Ky vendim i përcillet menjëherë, zyrtarisht, strukturës rajonale të Shërbimit Social Shtetëror. Gjitashtu, ai miraton fondin dhe numrin e familjeve në skemën e ndih-mës ekonomike, si edhe fondin për pagesën e personave me aftësi të kufizuara.

Page 29: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë30

NDIHMA EKONOMIKE

Struktura përgjegjëse për shërbimet sociale në bashki, për efekt të ndihmës ekono-mike dhe pagesave të aftësisë së kufizuar:

a) Harton projektvendimin për familjet/individët në nevojë, nën juridiksionin e bashkisë, për trajtim me ndihmë ekonomike dhe përllogarit fondin për mbulimin e tyre.b) Paraqet në këshillin bashkiak projektvendimin për propozimin për familjet/in-dividët në nevojë që do të trajtohen me ndihmë ekonomike dhe masën e përfitimit për këto familje/individë në nevojë.c) Harton projektvendimin për përfituesit e pagesave të aftësisë së kufizuar;d) Harton kërkesën për buxhetin dhe projektbuxhetin për vitin pasardhës për ndi-hmën ekonomike dhe pagesat për personat me aftësi të kufizuara.e) Grumbullon dhe përgatit informacione e statistika, të cilat i dërgon pranë struk-turave rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, mban regjistrin e përfituesve dhe ndjek shpenzimet për ndihmën ekonomike, pagesën e personave me aftësi të kufizuara.

Administratorët shoqërorë në bashki ose njësi administrative kanë për detyrë:

a) të identifikojnë familjet që kanë nevojë për ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara;

b) të verifikojnë gjendjen shoqërore dhe ekonomike të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike dy herë në vit dhe, për familjet që shpallen përfituese për herë të parë, verifikimi i parë të kryhet brenda tre muajve;

c) të paraqesin pranë strukturës përgjegjëse për shërbimet shoqërore në bashki të dhënat për familjet/individët në nevojë, që kanë aplikuar për ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara;

d) të ndihmojnë në përgatitjen e dokumentacionit për personat që aplikojnë për përfitimin e ndihmës ekonomike, pagesës së aftësisë së kufizuar dhe për shërbimet e përkujdesjes shoqërore, si edhe të administrojë këtë dokumentacion;

e) të hartojnë kërkesën për bllok-ndihmën dhe fondin e pagesës së personave me aftësi të kufizuara çdo dymujor për njësinë e qeverisjes vendore;

f) të grumbullojnë dhe të hartojnë informacione, statistika dhe të mbajnë regjistrin e përfituesve, të ndjekin shpenzimet për ndihmën ekonomike, pagesën e personave me aftësi të kufizuara;

Page 30: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 31

NDIHMA EKONOMIKE

g) të hedhin në regjistrin elektronik kombëtar të dhënat e deklaruara nga aplikuesit për ndihmë ekonomike;

h) të kontribuojnë në procesin e hartimit të projektvendimit për propozimin që familja/individët në nevojë të trajtohen me ndihmë ekonomike, si dhe të listës së personave me aftësi të kufizuara;

i) të raportojnë pranë bashkisë të dhëna statistikore për numrin dhe fondin për familjet/individët përfitues të ndihmës ekonomike dhe pagesave të aftësisë së ku-fizuar.

2.6 FINANCIMI I NDIHMËS EKONOMIKE

Financimi i programeve të ndihmës ekonomike, pagesës për personat me aftësi të kufizuara përballohet nga buxheti i shtetit dhe buxhetet e qeverisjes vendore.

Burimet e financimit të ndihmës dhe pagesës së personave me aftësi të kufizuara përbëhen nga:

a) fondet e buxhetit qendror të shtetit;b) fondet nga taksat dhe tarifat vendore.

Ministria përgjegjëse për çështjet e ndihmës, aktualisht Ministria e Mirëqenies So-ciale dhe Rinisë programon fondet për bllok-ndihmën ekonomike dhe pagesën e personave me aftësi të kufizuar, në përputhje me vlerësimin e kërkesave të ardhura nga njësitë e qeverisjes vendore dhe detajon që në fillim të vitit për çdo njësi të qeverisjes vendore. Kjo ministri transferon çdo dy muaj fondin e bllok-ndihmës ekonomike në bashki.

Page 31: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë32

KATEGORITË E VEÇANTA TË PERSONAVE TË MBROJTUR

PJESA E TRETË:

KATEGORITË E VEÇANTA TË PERSONAVE TË MBROJTUR

3.1 ANALIZA E KUADRIT LIGJOR PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara10 (KDPAK) përmban një sërë detyrimesh të cilat, pa dyshim, prekin edhe fushën e punësimit dhe formimit profesional, si një nga ndërhyrjet me ndikim të drejtpërdrejtë në integrimin e perso-nave me aftësi të kufizuara në jetën ekonomike dhe sociale të vendit.

Sipas kësaj konvente “personat me aftësi të kufizuara përfshijnë ata që kanë dëm-time fizike, mendore, intelektuale apo shqisore afatgjata, të cilat, në ndërveprim me barriera të ndryshme, mund të pengojnë pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe efektive në shoqëri në baza të barabarta me të tjerët.” (neni I i konventës).

Rishikimi i kuadrit ligjor identifikoi probleme të moszbatimit të këtyre detyrimeve ligjore, sidomos në lidhje me ushtrimin e së drejtës për trajnim dhe formim profe-sional. Kuadri ligjor nuk është gjithëpërfshirës dhe përmban qasje të vjetruara e të gabuara që bien në kundërshtim me standardet ndërkombëtare dhe respektimin e tyre.

KDPAK-ja, specifikisht në nenet 24 dhe 27 të saj, thekson të drejtën që duhet t’u garantohet personave me aftësi të kufizuara në të gjitha institucionet apo shërbimet që ofrohen në kuadër të trajnimit dhe formimit profesional, jo në mënyrë të veçuar, por në kushte të barabarta me të tjerët. Një qasje e tillë ende nuk është integruar në legjislacionin përkatës në fuqi.

3.1.1 Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë (neni 49) garanton të drejtën e shtetasve për punë e punësim në përgjithësi dhe sanksionon të drejtën e secilit për të fituar mjetet e jetesës me punë të ligjshme, të cilën e ka zgjedhur ose e ka pranuar vetë. Realizimi i kësaj së drejte kërkon ndërhyrjen e shtetit për t’u siguruar punësim punëkërkue-sve në moshë pune. Në kushtetutë, të gjithë shtetasit, përfshi personat me aftësi 10 Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara u miratua nga OKB-ja në dhjetor 2006 dhe u ratifikua nga shteti shqiptar me ligjin nr. 108/2012. Neni 27 i konventës sanksionon të drejtën për punësim për personat me aftësi të kufizuara.

Page 32: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 33

KATEGORITË E VEÇANTA TË PERSONAVE TË MBROJTUR

të kufizuara, janë të lirë të zgjedhin profesionin, vendin e punës, si dhe sistemin e formimit profesional. Neni 52 parashikon edhe përfitimin e pensionit për personin e paaftë për punë sipas një sistemi të sanksionuar me ligj. Neni 59/a, “Objektivat Sociale”, sanksionon punësimin në kushte të përshtatshme të të gjithë personave të aftë për punë. Personat me aftësi të kufizuara janë të përfshirë në kontekstin e të qenit të aftë për punë dhe punësimi i tyre bëhet në bazë të aftësive të veçanta.

3.1.2 Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara 11

Me qëllim transpozimin e Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Ku-fizuara (KDPAK), në kuadrin legjislativ të Republikës së Shqipërisë, Parlamenti Shqiptar miratoi ligjin nr. 93/2014, “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e per-sonave me aftësi të kufizuara”, i cili synon të eliminojë diferencat dhe pabarazitë në trajtimin e personave me aftësi të kufizuara dhe t’u sigurojë atyre respektimin e standardeve të Konventës së OKB-së, “Për të drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara”.

Qëllimet e këtij ligji janë: a) të garantojë nxitjen dhe mbrojtjen e të drejtave të perso-nave me aftësi të kufizuara për të mundësuar pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe efek-tive në të gjitha sferat e shoqërisë, në kushte të barabarta me të tjerët, duke mundë-suar autonominë dhe jetesën e pavarur për të gjithë personat me aftësi të kufizuara, nëpërmjet ofrimit të ndihmës e të mbështetjes; b) të përcaktojë përgjegjësinë e të gjitha strukturave publike dhe jopublike, përfshirë organet shtetërore, qendrore dhe vendore, në zbatimin e parimeve të përfshirjes dhe aksesueshmërisë për të zvogëluar, deri në heqje, pengesat për personat me aftësi të kufizuara, me qëllim mundësimin e pjesëmarrjes së tyre të barabartë në shoqëri.

Në frymën dhe gjuhën e konventës, ligji nr. 93/2014, “Për Përfshirjen Sociale dhe Aksesueshmërinë e Personave me Aftësi të Kufizuara”, ka përcaktuar për herë të parë: “Persona me aftësi të kufizuara janë individët që kanë dëmtime afatgjata fizike, mendore, intelektuale ose ndijore, dëmtime të cilat, në bashkëveprim me pengesat e ndryshme, përfshirë ato mjedisore dhe të qëndrimit, mund të pengojnë pjesëmar-rjen e plotë dhe efikase të këtyre personave në shoqëri, në kushte të barabarta me të tjerët”. (neni 3, pika 9).

11 http://www.sherbimisocial.gov.al/wpcontent/uploads/2015/07/ligj_nr_93_dt_24_7_2014.pdf

Page 33: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë34

KATEGORITË E VEÇANTA TË PERSONAVE TË MBROJTUR

Ky ligj ka parashikuar ndërmarrjen e politikave shtetërore të cilat duhet të mbësh-tesin personat me aftësi të kufizuara që të kenë akses: a) në strehim të përshtat-shëm dhe të jetojnë ku dhe me kë të dëshirojnë; b) në shkollat e zakonshme dhe të studiojnë në shkollën për të cilën dëshirojnë; c) në një treg gjithëpërfshirës të pu-nësimit; ç) në qendra kulturore, sportive; d) në shërbime shoqërore; dh) në qendra aftësimi dhe rehabilitimi; e) në shërbime shëndetësore përmes infrastrukturës së përshtatshme; ë) në transport etj.

Për të realizuar sa më sipër, ligji ka sanksionuar se ndërhyrjet për eliminimin e pengesave do të financohen përmes buxhetit të shtetit. (neni 11)

Një risi e prezantuar në këtë ligj është ristrukturimi i komisionimit, i cili ka si qëllim parësor të mundësojë vlerësimin e dëmtimit sipas standardeve më të fundit, veça-nërisht sipas ICF-së (Klasifikimit Ndërkombëtar të Funksionimit) së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, por edhe të Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Ky model vlerësimi realizohet nga komisionet multidisiplinare (ekspertë nga fusha të ndryshme) bazuar mbi faktorë socialë dhe mjedisorë të personave me aftësi të kufizuara, diversiteti i të cilëve duhet të pasqyrohet edhe nëpërmjet një ekspertize të shumëfishtë. (neni 10)

Ngritja e Këshillit Kombëtar për Aftësinë e Kufizuar, si strukturë e re në formën e një organi kolegjial këshillimor me urdhër të kryeministrit ka si qëllim këshillimin dhe propozimin e masave ligjore, administrative ose institucionale për çështjen e aftësisë së kufizuar. (nenet 12, 13)

Në zbatim të këtij ligji, të gjitha institucionet shtetërore, në nivel qendror dhe ven-dor, caktojnë një nëpunës, i cili do të merret me çështjet e aftësisë së kufizuar. Monitorimi i zbatueshmërisë së këtij ligji do të bëhet nga Avokati i Popullit dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. (nenet 14,16)

Ky ligj si ligj kuadër orienton ndryshime në të gjithë legjislacionin shqiptar me qël-lim garantimin e elementeve të përshtatshmërisë në fushat e ndryshme për personat me aftësi të kufizuara. (neni 20)

Page 34: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 35

KATEGORITË E VEÇANTA TË PERSONAVE TË MBROJTUR

3.1.3 Aktet nënligjore

3.1.3.1 Vendim nr. 48, datë 21. 01. 2015, “Për miratimin e rregullores për funksionimin e Këshillit Kombëtar për Aftësinë e Kufizuar”

Qëllimi i këtij akti nënligjor është ngritja dhe funksionimi i Këshillit Kombëtar për Aftësinë e Kufizuar. Ai përbëhet nga 17 (shtatëmbëdhjetë) anëtarë dhe kryesohet nga ministri që mbulon çështjet e aftësisë së kufizuar. Mandati i anëtarëve të Këshil-lit Kombëtar të Aftësisë së Kufizuar është 4 vjet, me të drejtë riemërimi vetëm një herë, me përjashtim të anëtarëve që janë zgjedhur për shkak të detyrës. Këshilli mblidhet, të paktën, dy herë në vit, por megjithatë ai mund të mblidhet në takime jashtë radhe, nëse kërkohet nga Kryetari i Këshillit. Si rregull, mbledhjet e Këshillit thirren nga Kryetari i Këshillit, i cili vendos për datën dhe kohën e mbledhjeve të radhës, përveç rasteve kur vetë Këshilli ka vendosur ndryshe.

Funksionet e Këshillit janë: të shqyrtojë dhe miratojë planet kombëtare të veprimit për aftësinë e kufizuar; të shqyrtojë çështje të aftësisë së kufizuar që nuk kanë gjetur zgjidhje nga ministritë përkatëse ose kërkojnë koordinim ndërministror dhe jep rekomandime për Këshillin e Ministrave; të këshillojë qeverinë për përcaktimin e drejtimit të politikave shtetërore për të garantuar aksesueshmërinë dhe përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në të gjitha fushat; t’i propozojë ministrit që mbulon çështjet e aftësisë së kufizuar, programet kryesore shtetërore për të garan-tuar aksesueshmërinë dhe përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në të gjitha fushat etj.

3.1.3.2 Vendim nr. 708, datë 26. 08. 2015, “Për llojet, periodicitetin dhe mënyrën e raportimit të të dhënave statistikore për aftësinë e kufi zuar nga strukturat shtetërore përgjegjëse, në nivel qendror dhe vendor”

Qëllimi i këtij akti nënligjor ka të bëjë me mbledhjen e të dhënave statistikore për aftësinë e kufizuar nga institucionet e pavarura, organet e administratës publike, bashkitë dhe qarqet, sipas fushave ku operojnë, me qëllim hartimin, përmirësimin dhe zbatimin e politikave në mbështetje të programeve të aksesit dhe të përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara.

Sipas këtij akti nënligjor, çdo institucion i pavarur ose organ i administratës pub-like mbart detyrimin të dërgojë periodikisht pranë sekretariatit teknik për aftësinë

Page 35: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë36

KATEGORITË E VEÇANTA TË PERSONAVE TË MBROJTUR

e kufizuar, në Këshillin Kombëtar për Aftësinë e Kufizuar, të dhënat statistikore për aftësinë e kufizuar. Këtë detyrim e kanë edhe bashkitë, të cilat duhet t’i dër-gojnë këto të dhëna pranë nëpunësve që mbulojnë çështjet e aftësisë së kufizuar, në qarkun përkatës.

Me këtë akt nënligjor është miratuar dhe modeli i raportimit të të dhënave që do të përdoren nga institucionet e mësipërme.

Ministria që mbulon çështjet e aftësisë së kufizuar, përpunon të dhënat e grumbul-luara, nëpërmjet sekretariatit teknik për aftësinë e kufizuar, të Këshillit Kombëtar për Aftësinë e Kufizuar.

3.1.3.3 Vendim nr. 1074, datë 23. 12. 2015, “Për përcaktimin e masave për mënjanimin e pengesave në komunikim dhe infrastrukturë në ofrimin e shërbimeve publike për personat me aftësi të kufizuara”

Qëllimi i këtij akti është të përcaktojë masat për zbatimin dhe unifikimin e rregullave, në bazë të të cilave mënjanohen pengesat mjedisore dhe infrastruktur-ore për të bërë të mundur aksesin në strehim, transport, shëndetësi, kujdes social, arsimim, punësim dhe shërbime për personat me aftësi të kufizuara.

Sipas këtij vendimi do të konsiderohen pengesa në komunikim:

a) vështirësitë në komunikim që kanë personat me dëmtime ndijore, veçanërisht ata me dëmtime në shikim e dëgjim;

b) vështirësitë në komunikim që kanë personat që kërkojnë formate të thjeshta për t’u lexuar dhe për t’u kuptuar.

Ndërkohë, do të cilësohen pengesa infrastrukturore:

a) pengesat fizike si burim vështirësish për lëvizjen e kujtdo dhe në mënyrë të veçantë të atyre që, për çfarëdolloj arsyeje, kanë një aftësi lëvizëse të kufizuar, të përhershme ose të përkohshme;

b) pengesat që kufizojnë ose pengojnë këdo në përdorimin e lehtë dhe të sigurt të hapësirave, pajisjeve e të pjesëve përbërëse;

c) mungesa e mjeteve dhe e shenjimeve që lejojnë orientimin, si edhe njohjen e vendeve dhe të burimeve të rrezikut për këdo dhe, në veçanti, për personat me shikim apo dëgjim të kufizuar.

Page 36: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 37

KATEGORITË E VEÇANTA TË PERSONAVE TË MBROJTUR

Çdo subjekt që ofron shërbime për publikun, është i detyruar që të miratojë një plan masash për zbatimin e kërkesave të këtij vendimi brenda 6 (gjashtë) muajsh nga hyrja e tij në fuqi.

Ky vendim i shtrin efektet e tij në:

a) bashkitë dhe strukturat e tyre të kontrollit, sipërmarrësit privatë, administratorët e bizneseve, kompanitë e projektimit e të zbatimit të projekteve ndërtimore, si dhe në të gjitha subjektet përgjegjëse për të garantuar një mjedis pa pengesa për kat-egorinë e personave me aftësi të kufizuara;

b) të gjitha ndërtimet e strukturat ndërtimore të reja dhe ekzistuese, brenda ter-ritorit të Republikës së Shqipërisë, kryesisht objektet e shëndetit publik, banesat dhe objektet rezidenciale, shkollat dhe institucionet shkencore, objektet kulturore, objektet e kultit, qendrat tregtare, institucionet administrative e të shërbimit publik, ndërmarrjet dhe qendrat e punës, në mjediset e të cilave ofrohen shërbime publike, parqet, sheshet dhe rrugët;

c) mjetet e transportit publik;

ç) mediat dhe tërësinë e mjeteve publike apo private të informimit publik.

Monitorimi për zbatimin e këtij vendimi do të bëhet nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, i cili merr masat përkatëse sipas kompetencave të veta dhe njofton ministrinë që mbulon çështjet e aftësisë së kufizuar për çdo rast shkeljeje.

Ministria përgjegjëse, për rastet e moszbatimit të rregullave të parashikuara në këtë vendim nga institucionet, u kërkon subjekteve përkatëse të marrin masat e nevojshme dhe të korrigjojnë shkeljen brenda një afati, jo më shumë se ½-ën e afatit të parashikuar në planifikim.

3.1.3.4 Urdhër nr. 329, datë 22. 12. 2014, “Për miratimin e rregullores ‘Për të drejtat e invalidëve dhe personave me aftësi të kufizuara lëvizëse, kur udhëtojnë nëpërmjet ajrit’”

Qëllimi i këtij akti është të përcaktojë rregullat për mbrojtjen dhe masat e asistencës së invalidëve dhe personave me aftësi të kufizuara lëvizëse, që udhëtojnë nëpërmjet ajrit, me qëllimin për t’i mbrojtur nga diskriminimi dhe për të siguruar që ata të

Page 37: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë38

KATEGORITË E VEÇANTA TË PERSONAVE TË MBROJTUR

marrin ndihmë. Këto rregulla do të aplikohen tek invalidët dhe personat me aftësi të kufizuara lëvizëse, të cilët përdorin ose kanë qëllim të përdorin shërbimet ajrore tregtare për pasagjerët në nisje nga, në transit për, apo në mbërritje në një aeroport, kur aeroporti ndodhet në territorin e Republikës së Shqipërisë ose të një shteti të ZPEA-s sipas përcaktimeve të Marrëveshjes Shumëpalëshe.

Të drejtat që u garantohen personave me aftësi të kufizuara në zbatim të kësaj rregulloreje lidhen kryesisht me të drejtën për t’iu asistuar individualisht në aero-port, në pajtueshmëri me nevojat e veçanta të pasagjerëve, nga stafi i aeroportit gjatë gjithë udhëtimit dhe e drejta për t’u kompensuar për karriget me rrota, në rast se humbin ose dëmtohen, si dhe për pajisje të tjera të paaftësisë fizike dhe mjetet ndihmëse.

3.2 FËMIJËT

Ligji nr. 10 347, datë 04. 11. 2010, “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës”12, përcak-ton të drejtat dhe mbrojtjen që gëzon çdo fëmijë, mekanizmat që garantojnë realiz-imin me efektivitet të mbrojtjes së këtyre të drejtave, si dhe përkujdesjen e posaçme për fëmijën. Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve bëhet duke mbrojtur interesin më të lartë të fëmijës, eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit, respektimin e përgjegjësive, të të drejtave dhe të detyrave që kanë prindërit/përfaqësuesit ligjorë për fëmijën.

Mekanizmat institucionalë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës, në nivel qendror, janë Këshilli Kombëtar për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës, ministri që bash-kërendon punën për çështjet e mbrojtjes së të drejtave të fëmijës dhe Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës.

Mekanizmat në nivel vendor janë njësia për të drejtat e fëmijës në këshillin e qarkut dhe njësia për mbrojtjen e fëmijës në bashki. Pranë bashkisë krijohen grupet multi-disiplinare për mbrojtjen, referimin dhe analizën e rasteve të fëmijëve në rrezik në territorin e bashkisë.

Njësia për mbrojtjen e fëmijës në bashki vlerëson dhe monitoron në vazhdimësi sit-uatën e familjeve të fëmijëve në rrezik, derisa fëmija të konsiderohet “jo në rrezik”; identifikon dhe bashkërendon, në mënyrë multidisiplinare mbrojtjen, referimin dhe analizën e rasteve në territorin e bashkisë; bashkëpunon me administratorët 12 http://www.kqk.gov.al/sites/default/files/publikime/ligji_nr.10_347_date_04.11.2010.pd

Page 38: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 39

KATEGORITË E VEÇANTA TË PERSONAVE TË MBROJTUR

e shërbimeve shoqërore, psikologët e shkollave, autoritetet përgjegjëse të rendit, punonjësit socialë të qendrave të shërbimeve publike e jopublike, për përmirësimin e situatës së mbrojtjes së fëmijës.

3.2.1 Vendim nr. 752, datë 08. 09. 2010, “Për miratimin e standardeve të shërbimit të kujdestarisë për fëmijët në nevojë” 13

Ofrimi i shërbimit të kujdestarisë kryhet duke marrë në konsideratë moshën, nive-lin e zhvillimit, nevojat individuale të vlerësuara, gjendjen shëndetësore, paaftësinë, gjininë, situatën familjare, kulturën, përkatësinë etnike, besimin fetar dhe identitetin seksual. Për çdo fëmijë në kujdestari hartohet një plan individual kujdesi. Fëmijët në varësi të moshës, si dhe pjesëtarët e familjes, marrin pjesë në hartimin e planit të kujdesit. Nevojave për edukim të fëmijës në kujdestari u kushtohet vëmendje dhe u jepet prioritet i veçantë. Fëmijët inkurajohen dhe mbështeten për të arritur poten-cialin e tyre të plotë. Fëmijët dhe të rinjtë sistemohen në familje kujdestare, të cilat përzgjidhen në bazë të kapaciteteve të tyre për të përmbushur nevojat e vlerësuara të fëmijëve.

3.2.2 Vendim nr. 265, datë 12. 04. 2012, “Për krijimin dhe funksionimin e mekanizmit të bashkërendimit të punës ndërmjet autoriteteve shtetërore, përgjegjëse për referimin e rasteve të fëmijëve në rrezik, si dhe mënyrën e procedimit të tij” 14

Mekanizmi i bashkërendimit të punës për referimin e rasteve të fëmijëve në rr-ezik ndërmjet komitetit drejtues për bashkërendimin e punës mes autoriteteve shtetërore përgjegjëse, grupi teknik multidisplinar, njësia për të drejtat e fëmijës në nivel qarku dhe njësia për mbrojtjen e fëmijës në nivel bashkie, janë në qendër të këtij vendimi. Fëmijës në situatë emergjente i ofrohet në mënyrë të menjëhershme strehim, ushqim, kujdes shëndetësor dhe mbështetje ligjore. Çdo fëmijë, që gjen-det në situatë emergjente, merret në mbrojtje të menjëhershme nga strukturat e policisë, në bashkëpunim me njësinë për mbrojtjen e fëmijës dhe Shërbimin Social Shtetëror, edhe jashtë orarit zyrtar të punës. Pas dhënies së ndihmës së menjëher-shme, njësia për mbrojtjen e fëmijës vendos mbledhjen e anëtarëve të grupit teknik multidisiplinar, që janë më të nevojshëm për trajtimin e menjëhershëm të fëmijës, 13 http://www.sherbimisocial.gov.al/wp-content/uploads/2015/07/VENDIM-Nr.752-dat%C3%AB-8.9.2010-Per-standartet-e-kujdestarise.doc14 http://femijet.gov.al/doc/VKMNr.265.pdf

Page 39: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë40

KATEGORITË E VEÇANTA TË PERSONAVE TË MBROJTUR

brenda 48 orëve.

3.2.3 Udhëzim nr. 6, datë 21. 05. 2014, “Për procedurat e sistemimit të fëmijëve në institucionet rezidenciale të përkujdesjes shoqërore, publike dhe jopublike” 15

Pranimi i personave në institucionet rezidenciale të përkujdesjes shoqërore, publik dhe privat, me vendim të SHSSH-së për institucionet e varësisë së tyre dhe me vendim të këshillit të qarkut apo këshillit të bashkisë për institucionet e varësisë së tyre, pasi të jetë plotësuar dokumentacioni i përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 425, datë 27. 06. 2012, “Për përcaktimin e kritereve dhe të doku-mentacionit të nevojshëm për pranimin e personave në institucionet rezidenciale publike dhe jopublike të përkujdesjes shoqërore” është në qendër të këtij vendimi. Përgatitje dokumentacioni për t’u kthyer në familjen biologjike, duke i mbështetur me ofrimin e shërbimeve komunitare. Drejtuesi i institucionit, kur gjykata me ven-dim të formës së prerë ka vendosur sistemimin e fëmijës në institucion, brenda 10 ditëve dërgon në gjykatë emrin e punonjësit të cilit i delegohet e drejta e ushtrimit të funksioneve të kujdestarit. Kalimi i fëmijëve nga një institucion rezidencial i përku-jdesjes shoqërore në tjetrin, sipas grupmoshës bëhet me vendim të komisionit të SHSSH-së, qarkut/bashkisë në varësi të të cilit ai funksionon.

3.2.4 Udhëzim nr. 14, datë 10. 05. 2016, “Për ofrimin e shërbimit të emergjencës në institucionet e përkujdesjes shoqërore, të financuara nga fondet e buxhetit të shtetit publik, që ofrojnë shërbime të përkujdesjes rezidenciale për fëmijët në nevojë” 16

Ofrimi i shërbimit të emergjencës për një periudhë kohore prej 72 orësh për fëmijët e identifikuar që kanë nevojë për mbrojtje të menjëhershme, është në qendër të këtij vendimi. Vendosja e fëmijës që ka nevojë për mbrojtje të menjëhershme në institu-cionin e përkujdesjes shoqërore publike, që ofron shërbime sociale për fëmijët dhe që ndodhet pranë vendbanimit/vendqëndrimit më të afërt me fëmijën. Institucioni i përkujdesjes sociale krijon kushtet e nevojshme për garantimin e plotësimit të nevojave bazë të fëmijëve, duke ofruar në mënyrë të menjëhershme: strehim, ush-qim dhe kujdes shëndetësor. Institucionet e përkujdesjes sociale publike, brenda 12

15 http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2014/PDF-2014/100-2014.pdf16 http://80.78.70.231/pls/kuv/te_rezervuara.permbajtje_file?a_emertimi_ligjit=Uh%EBzim&a_numri_aktit=14&a_viti_aktit=10.05.2016&tipi=doc

Page 40: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 41

KATEGORITË E VEÇANTA TË PERSONAVE TË MBROJTUR

orësh, bashkërendojnë punën me njësinë e mbrojtjes së fëmijëve për të ndërmarrë hapat e parashikuar në ligj për referimin e rasteve të fëmijëve në rrezik, si dhe mënyrën e procedimit më tej.

3.2.5 Vendimi nr. 89, datë 26. 01. 2012, “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës së shërbimit të kujdestarisë” 17

Ky vendim trajton përcaktimin e kritereve bazë të vlerësimit të familjes kujdestare bazuar në: personalitetin tërësor të familjes, anëtarët e familjes kërkuese të mos kenë qenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata, gjendja financiare e familjes kujdestare sipas të ardhurave të tyre, motivimi i anëtarëve të familjes kërkuese për të qenë familje kujdestare, cilësitë prindërore etj. Procesin e aplikimit, duke paraqitur informacionin për aplikantin dhe familjet e tyre, si dhe seleksionimi paraprakisht nga sektori i ndihmës dhe përkujdesjes shoqërore në bashki apo nga personat juridikë publikë/privatë, që ofrojnë shërbime kujdestarie, në bazë të kri-tereve vlerësuese. Familjet e seleksionuara paraprakisht nga sektori i ndihmës dhe përkujdesjes shoqërore në bashki ftohen në sesione informimi për shërbimin e kujdestarisë, përgjegjësitë, të drejtat dhe detyrimet e familjes kujdestare. Vlerësimi për familjen kërkuese në komisionin multidisiplinar të kujdestarisë, të ngritur pra-në bashkisë ku banon familja, ku vlerëson paraprakisht, nëse familja plotëson ose jo kushtet për të ofruar shërbimin e kujdestarisë dhe në fund vendos gjykata për dhënien e kujdestarisë.

3.2.6 Udhëzim nr. 11, datë 09. 03. 2015, “Mbi zbatimin e VKM-së nr. 89, datë 26. 01. 2012, “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurave të shërbimit të kujdestarisë” 18

Njësitë e qeverisjes vendore informojnë nëpërmjet fushatave sensibilizuese ose bashkëpunimit me organizata të ndryshme jofitimprurëse, të cilat kanë në fokusin e tyre përkujdesjen sociale për fëmijët në nevojë, shtetasit që kanë brenda juridik-sionit të tyre, mbi përfshirjen në ofrimin e shërbimit të kujdestarisë për fëmijët në nevojë. Përcaktimi i procedurave të aplikimit për familjet kujdestare që aplikojnë pranë seksionit të ndihmës ekonomike dhe përkujdesjes shoqërore, në njësinë e qeverisjes vendore ku banojnë, për të ofruar shërbimin e kujdestarisë për fëmijët në

17 http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2012/PDF-2012/16-2012.pdf18 http://www.sherbimisocial.gov.al/wpcontent/uploads/2015/07/Udh%C3%ABzim_11_09.03.2015.doc

Page 41: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë42

KATEGORITË E VEÇANTA TË PERSONAVE TË MBROJTUR

nevojë. Administratori shoqëror harton raportin e vlerësimit të familjes aplikuese kujdestare dhe së bashku me të gjitha dokumentacionet e përcaktuara i përcjell te komisioni multidisiplinar i kujdestarisë. Komisioni multidisiplinar vlerëson dosjen e familjes aplikuese kujdestare dhe merr vendimin që familja të vazhdojë procedu-rat në gjykatën e rrethit gjyqësor ku ka vendbanimin për t’u legjitimuar si familje kujdestare.

3.2.7 Jetimët

Mbrojtja dhe trajtimi i personave 0-25 vjeç që, sipas ligjit, gëzojnë statusin e jetim-it përmes sistemimit në Qendrat Rezidenciale Publike dhe Jopublike, shkollimit, lehtësive me mjetet e transportit shtetëror a privat qytetas, si dhe ndërqytetas, sigu-rimit të shërbimit shëndetësor, shërbimit dentar dhe medikamentet për jetimët, punësimin, trajtimin me përparësi nga punëdhënësi, lehtësi për kredi afatgjata traj-tohet në specifika nga Ligji nr. 8153, datë 31. 10. 1996, “Për statusin e jetimit”. 19

3.3 DHUNA NË FAMILJE

Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”20 trajton sigurimin dhe garantimin për viktimat e dhunës në familje të shërbimit të shpejtë, të pakushtueshëm, si dhe ngritjen e strukturave ndihmëse dhe të gjithë infrastrukturës së nevojshme, që shërben për një mbështetje dhe plotësim të të gjitha nevojave për personat e dhunuar në marrëdhëniet familjare. Organizimin e kurseve të trajnimit rreth dhunës në familje me punonjësit e shërbimeve sociale, që janë të atashuar pranë çdo njësie vendore, strukturat e Policisë së Rendit dhe me punonjësit e OJF-ve të licencuara për ofrimin e shërbimeve sociale. Financimin e mbrojtjes ligjore falas, sipas parashikimeve në ligj dhe të sigurojë një numër të caktuar avokatësh të trajnuar, që mund të japin një asistencë të tillë. Njësitë e qever-isjes vendore angazhohen në krijimin e strukturave të shërbimit social për rastet e dhunës në familje; në instalimin e një linje telefonike rajonale 24-orëshe, e cila më pas krijon lidhje me njësitë lokale, policinë, urgjencat mjekësore dhe OJF-të, duke vendosur në këtë mënyrë edhe koordinimin mes tyre; në ngritjen e qendrave sociale dhe të rehabilitimit për viktimat dhe dhunuesit, si dhe koordinimin e punës me ato ekzistuese.19 http://www.sherbimisocial.gov.al/wp-content/uploads/2014/03/48.-Ligji-Nr.8153-dat%C3%AB-31.10.1996-_Per-statusin-e-Jetimet-_.pdf20 http://www.osce.org/sq/albania/30437?download=true

Page 42: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 43

KATEGORITË E VEÇANTA TË PERSONAVE TË MBROJTUR

3.3.1 Vendim nr. 505, datë 13. 7. 2011, “Për miratimin e standardeve të shërbimeve të përkujdesjes shoqërore për viktimat e dhunës në familje, në qendrat rezidenciale, publike dhe jopublike” 21

Ky vendim synon përmirësimin e jetës së viktimave të dhunës në familje dhe të familjeve të tyre, si dhe respektimin dhe garantimin e vlerave të personalitetit të individit, të së drejtës për të përfituar dhe për t’u mbrojtur, të mbrojtjes së informa-cionit për jetën vetjake, të dinjitetit dhe sigurisë. Vlerësimi i nevojave të përfituesve të shërbimeve plotësisht dhe në mënyrë të efektshme, sipas moshës dhe nevojave të tyre, në funksion të hartimit të planeve individuale të përkujdesjes së hartuar nga of-ruesi i shërbimeve. Shërbimet minimale të ofruara janë strehimi (strehëza), veshja, ushqimi, si dhe shërbime psikologjike dhe shërbime juridike. Ofruesit e shërbimeve mbledhin dhe ruajnë të dhënat personale të përfituesit duke siguruar përdorimin e tyre në mënyrë profesionale dhe të vëmendshme. Ofruesi i shërbimeve të krijojë kushtet, në mënyrë që administrimi i të dhënave të bëhet në përputhje me normat ligjore dhe të mbështetet në parimin e ruajtjes së fshehtësisë së të dhënave. Ofruesit e shërbimeve të nxisin dhe praktikojnë tolerancën, mirëkuptimin dhe respektin, pa bërë diskriminimin mbështetur në racën, ngjyrën, kombësinë, gjuhën, gjininë, orientimin seksual, bindjet politike, fetare apo filozofike, gjendjen ekonomike, arsi-more apo shoqërore.

3.3.2 Udhëzim nr. 13, datë 17. 12. 2012, “Për zbatimin e standardeve të shërbimeve të përkujdesjes shoqërore, për viktimat e dhunës në familje, në qendrat rezidenciale, publike dhe jopublike” 22

Ky udhëzim trajton qendrat rezidenciale, publike dhe jopublike, të përkujdesjes shoqërore për viktimat e dhunës në familje, të cilat ofrojnë shërbime në përputhje me standardet dhe procedurat e përcaktuara. Çdo qendër rezidenciale publike dhe jopublike e përkujdesjes shoqërore për viktimat e dhunës në familje harton një formular përmbledhës të ofruesit të shërbimit, i cili përshkruan qartë misionin e qendrës, shërbimet që ofron, qëllimet dhe objektivat e saj. Nevojat e personave të dhunuar vlerësohen nga një ekip multidisiplinar, ku profesionistët punojnë së bashku për të diskutuar rastin, në përputhje me moshën dhe nevojat e tyre respek-tive, me qëllim hartimin e planit përkatës të ndihmës.

21 http://www.sherbimisocial.gov.al/wp-content/uploads/2014/03/standarde-per-dhunen.pdf22 http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2012/PDF-2012/187-2012.pdf

Page 43: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë44

KATEGORITË E VEÇANTA TË PERSONAVE TË MBROJTUR

3.4 PERSONAT E TRAFIKUAR OSE NË RREZIK TRAFIKIMI

Vendimi nr. 582, datë 27. 07. 2011, “Për miratimin e procedurave standarde të veprimit për identifikimin dhe referimin e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit”23 trajton procedurat standarde të veprimit (procedurat) për identifikimin dhe referimin e viktimave apo viktimave të mundshme të trafikimit. Ato kanë për qëllim kryesor identifikimin dhe referimin në kohën dhe mënyrën e duhur të vikti-mave të trafikimit, të rritur apo të mitur, për të gjitha llojet e shfrytëzimit, të trafi-kimit të brendshëm apo ndërkombëtar, të lidhur apo jo me krimin e organizuar. Procedurat parashikojnë një ndërhyrje multidisiplinare dhe zbatimi i tyre është de-tyrim i të gjitha institucioneve shtetërore, në nivel qendror dhe lokal, që punojnë në vend apo janë me mision shtetëror jashtë vendit. Identifikimi dhe referimi për ndihmë i personave të trafikuar bëhet në bashkërendim dhe bashkëpunim të plotë të të gjitha autoriteteve dhe strukturave shtetërore ose joshtetërore. Identifikimi i viktimave të trafikimit bëhet për t’i ndihmuar dhe mbrojtur ata/ato.

Ndërkohë, vendimi nr. 195, datë 11. 04. 2007, “Për miratimin e standardeve të shër-bimeve të përkujdesjes shoqërore, në qendrat rezidenciale, për personat e trafikuar ose në rrezik trafikimi”24 trajton rritjen e cilësisë së shërbimeve sociale për grupet në nevojë. Standardet e shërbimeve për personat e trafikuar ose në rrezik trafikimi synojnë respektimin e parimeve: të barazisë dhe mosdiskriminimit, vetëvendosjes, përfshirjes, pjesëmarrjes dhe mundësive të barabarta, rehabilitimit, parandalimit, integrimit shoqëror dhe pjesëmarrjes në jetën e komunitetit. Ofrimin e një pakete të plotë dhe efiçente shërbimesh në përputhje me nevojat komplekse të përfituesve. Vlerësimin e nevojave dhe hartimin e planit të përkujdesjes për përfituesin. Res-pektimin e të drejtave të përfituesve dhe përgjegjësitë e përfituesve. Me anë të këtij standardi sigurohen kushte dhe mjedis i përshtatshëm për përfituesit dhe për stafin, në përputhje me kapacitetin, karakterin e shërbimeve dhe nevojat e përfituesve. Nëpërmjet bashkëpunimit me aktorë të tjerë, ofruesit e shërbimeve sigurojnë ndjekjen e ecurisë dhe plotësimin e nevojave të përfituesit deri në riintegrimin e tij.

23 https://www.ilo.org/dyn/natlex/docs/ELECTRONIC/94207/110484/F-1602728613/ALB-94207.pdf24 http://inspektoriatipunes.gov.al/wp-content/uploads/2014/02/Vendim-i-KM_195_11.04.2007.pdf

Page 44: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 45

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

PJESA E KATËRT:

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

4.1 LISTA E NORMATIVE (LIGJE, VKM, URDHRA)

Në kushtetutën e Republikës së Shqipërisë (1998), është sanksionuar se republika jonë ka objektiva socialë të lidhur me punësimin, shëndetin, edukimin, pensionet dhe kujdesin social, të cilët duhet të rregullohen me ligje të veçanta. Neni 52/2 i kushtetutës ka parashikuar se kushdo, i cili mbetet pa punë për shkaqe të pavarura nga vullneti i tij, si dhe kur nuk ka mjete të tjera jetese, ka të drejtën e ndihmës në kushtet e parashikuara me ligj.

KUADRI LIGJOR

LIGJE

Ligji nr. 8417, datë 21. 10. 1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”

Ligji nr. 9355, datë 10. 03. 2005, “Për ndihmën ekonomike”, i ndryshuar

Ligj nr. 121/2016, “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shq-ipërisë”

Ligji nr. 8153, datë 31. 10. 1996, “Për statusin e jetimit”, i ndryshuar

Ligji nr. 93/2014 “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara”

Ligj nr. 10 347, datë 04. 11. 2010, “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës”

Ligji nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar

Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, i ndryshuar

AKTE NËNLIGJORE

Vendimi nr. 658, datë 17. 10. 2005, “Për standardet e shërbimeve sho-qërore”;

http://inspektoriatipunes.gov.al/wp-content/uploads/2014/02/Vendim-i-KM_658_17.10.2005.pdf

Page 45: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë46

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

Vendim nr. 823, datë 06. 12. 2006 “Për standardet e shërbimeve të përku-jdesjes shoqërore, për të moshuarit në qendrat ditore”

http://www.sherbimisocial.gov.al/wp-content/uploads/2014/03/standartet-e-sherbimeve-te-perkujdesit-shoqeror-per-te-moshuarit-ne-qendrat-ditore.doc

Vendim nr.752, datë 08. 09. 2010, “Për miratimin e standardeve të shërbimit të kujdestarisë për fëmijët në nevojë”

http://www.sherbimisocial.gov.al/ëp-content/uploads/2015/07/VENDIM-Nr.752-dat%C3%AB-8.9.2010-Per-standartet-e-kujdestarise.doc

Vendim nr. 425, datë 27. 06. 2012, i azhurnuar me ndryshimet e VKM 839/2014, “Për përcaktimin e kritereve dhe të dokumentacionit të nevojshëm për pranimin e personave në institucionet rezidenciale, publike dhe jopublike, të përku-jdesjes shoqërore”

http://80.78.70.231/pls/kuv/te_rezervuara.permbajtje_file?a_emerti-m i _ l i g j i t = Ve n d i m % 2 0 i % 2 0 K M & a _ n u m r i _ a k t i t = 4 2 5 & a _ v i t i _aktit=27.06.2012&tipi=doc

Vendim nr. 659, datë 17. 10. 2005, “Për standardet e shërbimeve të përku-jdesjes shoqërore, për fëmijët në institucionet rezidenciale”

http://www.sherbimisocial.gov.al/ëp-content/uploads/2015/07/Vendim-i-KM_659_17.10.2005.doc

Vendim nr. 821, datë 06. 12. 2006, “Për miratimin e standardeve të shërbi-meve të përkujdesjes shoqërore për të moshuarit në qendrat rezidenciale”

http://www.sherbimisocial.gov.al/ëpcontent/uploads/2014/03/STANDARTET-E-SHERBIMEVE-TE-PERKUJDESIT-SHOQEROR-PER-TE-MOSHUARIT-NE-QENDRAT-REZIDENCIALE-.doc

Vendimi nr. 822, datë 06. 12. 2006, “Për miratimin e standardeve të shërbimeve të përkujdesjes shoqërore për personat me aftësi të kufizuara, në qendrat reziden-ciale dhe ditore”http://www.sherbimisocial.gov.al/wp-content/uploads/2015/07/Vendim-Nr.-822-dat%C3%AB-6.12.2006-PER-STANDARTET-PER-TE-MOSH-UARIT.doc

Vendim nr. 195, datë 11. 04. 2007, “Për miratimin e standardeve të shërbi-

Page 46: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 47

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

meve të përkujdesjes shoqërore, në qendrat rezidenciale, për personat e trafikuar ose në rrezik trafikimi”

http://inspektoriatipunes.gov.al/wp-content/uploads/2014/02/Vendim-i-KM_195_11.04.2007.pdf

Vendim nr. 582, datë 27. 07. 2011 “Për miratimin e procedurave standarde të veprimit për identifikimin dhe referimin e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit”

https://www.ilo.org/dyn/natlex/docs/ELECTRONIC/94207/110484/F-1602728613/ALB-94207.pdf

Vendim nr. 114, datë 31. 01. 2007, i azhurnuar me VKM nr. 898, datë 10. 11. 2010 dhe VKM nr. 840/2014, “Për përcaktimin e masës së kontributeve të personave që ndodhen në institucionet rezidenciale publike të përkujdesjes sho-qërore”

http://www.sherbimisocial.gov.al/wp-content/uploads/2015/07/VENDIM-Nr.114-dat%C3%AB-31.1.2007-dhe-ndryshime.doc

Vendim nr. 823, datë 06. 12. 2006, “Për miratimin e standardeve të shërbi-meve të përkujdesjes shoqërore për të moshuarit në qendrat ditore”

http://www.sherbimisocial.gov.al/wp-content/uploads/2014/03/STANDART-ET-E-SHERBIMEVE-TE-PERKUJDESIT-SHOQEROR-PER-TE-MOSHUA-RIT-NE-QENDRAT-DITORE.doc

Vendimi nr. 89, datë 26. 01. 2012, “Për përcaktimin e kritereve, të doku-mentacionit dhe të procedurës së shërbimit të kujdestarisë”

http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2012/PDF-2012/16-2012.pdf

Vendim nr. 505, datë 13. 07. 2011, “Për miratimin e standardeve të shërbi-meve të përkujdesjes shoqërore për viktimat e dhunës në familje, në qendrat rezi-denciale, publike dhe jopublike”

http://www.sherbimisocial.gov.al/wp-content/uploads/2014/03/standarde-per-dhunen.pdf

Vendim nr. 265, datë 12. 04. 2012, “Për krijimin dhe funksionimin e meka-

Page 47: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë48

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

nizmit të bashkërendimit të punës ndërmjet autoriteteve shtetërore, përgjegjëse për referimin e rasteve të fëmijëve në rrezik, si dhe mënyrën e procedimit të tij”

http://femijet.gov.al/doc/VKMNr.265.pdf

Vendim nr. 572, datë 24. 06. 2015, “Për miratimin e standardeve të shërbi-meve në qendrën kombëtare transitore të emergjencës”

http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim%20i%20KM:572:24.06.2015

Vendim nr. 48, datë 21. 01. 2015 “Për miratimin e rregullores për funksion-imin e Këshillit Kombëtar për Aftësinë e Kufizuar”;

http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim%20i%20KM:48:21.01.2015

Vendim nr. 708, datë 26. 08. 2015 “Për llojet, periodicitetin dhe mënyrën e raportimit të të dhënave statistikore për aftësinë e kufizuar nga strukturat shtetërore përgjegjëse, në nivel qendror dhe vendor”;

http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim%20i%20KM:708:26.08.2015

Vendim nr. 1074, datë 23. 12. 2015 “Për përcaktimin e masave për mënjan-imin e pengesave në komunikim dhe infrastrukturë në ofrimin e shërbimeve pub-like për personat me aftësi të kufizuara”;

http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim%20i%20KM:1074:23.12.2015

UDHËZIME DHE URDHRA

Udhëzim nr. 6, datë 21. 05. 2014 “Për procedurat e sistemimit të fëmijëve në institucionet rezidenciale të përkujdesjes shoqërore, publike dhe jopublike”

http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2014/PDF-2014/100-2014.pdf

Udhëzim nr. 13, datë 17. 12. 2012, “Për zbatimin e standardeve të shërbi-meve të përkujdesjes shoqërore, për viktimat e dhunës në familje, në qendrat rezi-denciale, publike dhe jopublike”

http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2012/PDF-2012/187-2012.pdf

Udhëzim nr. 11, datë 09. 03. 2015, “Mbi zbatimin e VKM-së nr. 89, datë 26. 01. 2012, “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurave të shërbimit të kujdestarisë”

Page 48: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 49

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

ht tp ://www.sherb imisoc i a l . g ov.a l/w pcontent/up loads/2015/07/Udh%C3%ABzim_11_09.03.2015.doc;

Udhëzim nr. 14, datë 10. 05. 2016, “Për ofrimin e shërbimit të emergjencës në institucionet e përkujdesjes shoqërore të financuara nga fondet e buxhetit të shtetit, që ofrojnë shërbime të përkujdesjes rezidenciale për fëmijët në nevojë”

http://80.78.70.231/pls/kuv/te_rezervuara.permbajtje_file?a_emertimi_ligjit=Udh%EBzim&a_numri_aktit=14&a_viti_aktit=10.05.2016&tipi=doc

Urdhër nr. 329, datë 22. 12. 2014 “Për miratimin e rregullores “Për të drejtat e invalidëve dhe personave me aftësi të kufizuara lëvizëse, kur udhëtojnë nëpërmjet ajrit”.

http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Urdh%EBr:329:22.12.2014

Page 49: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë50

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

4.2 LIGJI PËR NDIHMËN EKONOMIKE

LIGJ

Nr. 9355, datë 10. 03. 2005

PËR NDIHMËN EKONOMIKE

I azhurnuar me:

Ligjin nr. 9602, datë 28. 07. 2006Ligjin nr. 10 137, datë 11. 05. 2009Ligjin nr. 10 252, datë 11. 03. 2010Ligjin nr. 10 399, datë 17. 03. 2011Ligjin nr. 25/2013, datë 14. 02. 2013Ligjin nr. 47/2014, datë 24. 04. 2014Ligjin nr. 44/2016 datë 21. 04. 2016Ligji nr. 121/2016 Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Ky ligj ka për qëllim:

1. Të përcaktojë ndihmën dhe shërbimet shoqërore për individët dhe grupet në nevojë, të cilët nuk mund të sigurojnë plotësimin e nevojave bazë jetike, zhvillim-in e aftësive dhe të mundësive personale dhe ruajtjen e integritetit e përfshirjen shoqërore, për shkak të aftësive dhe mundësive të kufizuara ekonomike, fizike, psikologjike e shoqërore.

2. Të zbusë varfërinë dhe përjashtimin shoqëror për individët dhe familjet, si dhe të krijojë mundësi për integrimin e tyre, nëpërmjet sigurimit të një sistemi ndërhyrjesh

Page 50: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 51

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

e shërbimesh për përmirësimin e jetesës së tyre.

Neni 2

Ky ligj rregullon marrëdhëniet e financimit e të ofrimit të ndihmës dhe shërbimeve shoqërore në Shqipëri.

Neni 3

Parimet bazë, mbi të cilat funksionon skema e ndihmës dhe e shërbimeve sho-qërore, janë:

a) respekti dhe garantimi i vlerave dhe i personalitetit të individit;

b) universaliteti;

c) barazia e mundësive;

ç) e drejta për të përfituar;

d) partneriteti;

dh) transparenca dhe paanshmëria;

e) decentralizimi;

ë) pavarësia, integrimi shoqëror dhe pjesëmarrja në jetën e komunitetit;

f) mosdiskriminimi;

g) karakteri subvencionues;

Neni 4

Në kuptim të këtij ligji:

1. “Ndihmë ekonomike” është mbështetja, në para, që u jepet familjeve dhe indi-vidëve në nevojë, sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj.”

1/1. “Përfitime në natyrë” është mbështetja në mallra ushqimore dhe të përdorimit të përditshëm e në veshmbathje, që u jepen familjeve dhe individëve në nevojë, sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj.

2. “Pagesë për personat me aftësi të kufizuar” është pagesa mujore, në lekë, që u jepet personave me aftësi të kufizuara, sipas përcaktimit të këtij ligji.

Page 51: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë52

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

3. “Person me aftësi të kufizuar” është individi, të cilit i është kufizuar aftësia, si pa-sojë e dëmtimit fizik, shqisor, të intelektit, psikiko-mendor, të lindura apo të fituara gjatë jetës nga aksidente, sëmundje të përkohshme ose të përhershme, të cilat nuk vijnë nga shkaqe që lidhen me punësimin.

4. “Invalid pune” është individi që është deklaruar i tillë me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, që përfiton nga ligji nr. 7889, datë 14. 12. 1994 “Për statusin e invalidëve”, i ndryshuar.

5. (e shfuqizuar)

6. Bashki/njësi administrative është institucioni, nën juridiksionin e të cilit subjek-tet përfituese, sipas këtij ligji, ushtrojnë të drejtën për të kërkuar kompensimin e të ardhurave materiale ose/dhe monetare, të cilat u mungojnë plotësisht ose pjesër-isht, si dhe shërbime shoqërore.

7. “Administrator shoqëror” është nëpunësi civil i organeve të pushtetit vendor, i cili vlerëson, verifikon e administron procesin dhe dokumentacionin për aplikimin e përfitimin e ndihmës ekonomike, pagesës së aftësisë së kufizuar dhe ofrimin e shërbimeve shoqërore për individët në nevojë, nëpërmjet përdorimit të regjistrit elektronik kombëtar.

8. “Familje” është një grup individësh, që lidhen në marrëdhënie bashkëshortore, si dhe marrëdhëniet prindër-fëmijë, marrëdhëniet ndërmjet anëtarëve të familjes dhe ato të kujdestarisë, që jetojnë në të njëjtën strehë.

9. “Familje kujdestare” është një familje alternative, sipas përkufizimit të dhënë në nenin 266 të ligjit nr. 9062, datë 08. 05. 2003, “Kodi i Familjes”.

10. “Kryetar i familjes” është personi, sipas kësaj renditjeje: babai, nëna, anëtari më i madh i familjes, në grupmoshën aktive 18-65 vjeç, anëtari më i ri i familjes, në grup-moshën mbi 65 vjeç, dhe kujdestari, kur të gjithë anëtarët e familjes janë nën moshën 18 vjeç.

11. “Familje në nevojë” është familja që nuk ka të ardhura ose ka të ardhura të pamjaftueshme nga programi i mbrojtjes sociale, remitancat, qiraja, asetet, bujqësia apo të ardhura të tjera.”.

12. (e shfuqizuar)

Page 52: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 53

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

13. “Të ardhura të familjes” janë të ardhurat e të gjithë anëtarëve të familjes nga çdo lloj burimi, përfshirë dhe ata anëtarë që jetojnë dhe punojnë jashtë shtetit. Nuk përfshihen në të ardhurat e familjes pagesat që marrin anëtarët e familjes me aftësi të kufizuar, dhe të familjes në nevojë, sipas pikës 4 të nenit 19.”.

14. “Jetim” është fëmija, deri në moshën 25 vjeç, sipas përcaktimit të bërë në ligjin nr. 8153, datë 31. 10. 1996 “Për statusin e jetimit” .

15. (e shfuqizuar)

16. (e shfuqizuar)

17. “Vendbanim” është vendi ku familja ose personi, për shkak të punës apo të shërbimit të përhershëm, të ndodhjes së pasurisë ose të realizimit të interesave të vet, qëndron zakonisht ose të shumtën e kohës.

18. “Vendqëndrim” është vendi ku banohet për një kohë të caktuar për arsye pune, studimi, trajtimi mjekësor, pushimi, shërbimi të detyruar ushtarak apo vuajtjeje dënimi, si dhe raste të tjera të kësaj natyre.

19. “Burime jetese” janë të gjitha mjetet monetare ose të ardhurat në natyrë, të cilat bëjnë të mundur jetesën.

20. (e shfuqizuar)

21. (e shfuqizuar)

22. “Veprim i qëllimshëm” është çdo veprim që synon të shmangë punësimin e shpërblyer, kualifikimin për punësim dhe për mundësi punësimi, trajtimin mjekësor në rastet e përdoruesit të drogës ose të përdoruesit me tepri të alkoolit, mospër-dorimin e kapitalit atje ku është mundësia për të siguruar mjetet e domosdoshme të jetesës, dhënies reale të të ardhurave, si dhe çdo veprim që nxit ndarjen e familjeve, që vërtetohet se kanë të njëjtën strehë, për përfitim nga ndihma ekonomike.

23. “Viktimë e trafikimit”, nënkupton personin fizik, që është objekt i trafikimit të qenieve njerëzore, sipas përkufizimit të shkronjës “e” të nenit 4 të ligjit nr. 9642, datë 20.11.2006 “ Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës “për masat kundër trafikimit të qenieve njerëzore”.

24. “Paraplegjik” është çdo person që vuan nga paraliza e dy anësive të poshtme.

Page 53: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë54

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

25. “Tetraplegjik” është çdo person që vuan nga paraliza e katër anësive.

26. “Fëmijë” është fëmija, sipas përcaktimit të dhënë në ligjin nr. 10 347, datë 04. 11. 2010 “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës”.

27. “Person mbi moshë pune” është personi fizik që, në çastin e vlerësimit të krit-ereve për përfitimin e ndihmës ekonomike, është mbi moshën e përcaktuar për atë vit, për të drejtën e pensionit, sipas nenit 92 të ligjit nr. 7703, datë 11. 05. 1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

28. “Individ në nevojë” është personi fizik që është: jetim, viktimë e trafikimit, vik-timë e dhunës në marrëdhëniet familjare.

29. “Viktimë e dhunës në marrëdhëniet familjare” është çdo person, sipas përku-fizimit të dhënë në pikën 4 të nenit 3 të ligjit nr. 9969, datë 18. 12. 2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, të ndryshuar, për të cilin është lëshuar urdhër mbrojtjeje ose urdhër mbrojtjeje i menjëhershëm, me vendim të gjykatës.

30. (e shfuqizuar)

31. “Kujdestar me pagesë” është personi i caktuar për t’u kujdesur për personin me aftësi të kufizuara, që ofron shërbim për të në veprimtarinë e përditshme, në shtëpi, në udhëtim, në punë,

në shkollë dhe në veprimtaritë shoqërore.

“32. “Formula e unifikuar e pikëzimit” është një formulë e pranueshmërisë së familjeve për ndihmë ekonomike, duke përdorur koeficientë dhe ndryshore të për-caktuara qartë, të cilët dalin nga lidhjet reciproke, objektive, me statusin ekonomik dhe me varfërinë.

33. “Vlerësimi bio-psiko-social” është një proces vlerësimi i faktorëve të ndryshëm dhe të ndërvarur, të cilët dëmtojnë aftësinë e një individi për të kryer veprimtari të jetës së përditshme dhe për të marrë pjesë në shoqëri në kushte të barabarta me të tjerët. Këta faktorë janë: struktura trupore, funksionet trupore e psikologjike, si dhe faktorë personalë, shoqërorë, ekonomikë dhe kulturorë.

34. “Komisioni shumëdisiplinor i vlerësimit të aftësisë së kufizuar” është një ekip i përzgjedhur, me mjek dhe punonjës social/psikolog, të cilët janë të punësuar pranë drejtorisë rajonale të Shërbimit Social Shtetëror dhe janë përgjegjës për procesin e

Page 54: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 55

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

vlerësimit bio-psiko-social të aplikuesve për përfitimet për shkak të aftësisë së ku-fizuar, bazuar në dokumentet e përgatitura nga mjekët, informacionin e marrë nga intervistat e zhvilluara dhe verifikimin e informacionit me institucione të tjera.

35. “Ri/integrimi social” është tërësia e veprimtarive të integruara në pagesa dhe shërbime, që synojnë fuqizimin ekonomik të përfituesve të ndihmës ekonomike nëpërmjet punësimit.”

KREU II

PËRFITUESIT E NDIHMËS DHE TË SHËRBIMIT SHOQËROR

Neni 5

Përfituesit e ndihmës ekonomike janë:

1. Familjet në nevojë.

2. Jetimët, të cilët nuk janë në institucione.

3. Prindërit me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë.

4. Viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesit shoqëror, deri në çastin e punësimit të tyre.

5. Viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, që nuk trajto-hen në institucionet e përkujdesjes shoqërore.

Viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, përfitojnë sipas përcaktimeve të nenit 23, pika 3, të këtij ligji.”.

Neni 6

(e shfuqizuar)

Neni 7

Përfitues të pagesës për aftësinë e kufizuar janë:

1. (e shfuqizuar)

Page 55: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë56

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

2. Paraplegjikët dhe tetraplegjikët, të cilët deklarohen me vendim të Komi-sionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë se janë bërë të tillë, pavarësisht nga shkaku dhe mosha.

3. Personat me aftësi të kufizuar, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë.

4. Personat, të cilët janë deklaruar invalidë pune me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, që përfitojnë pension invaliditeti dhe shtesë mujore mbi të, sipas Statusit të Invalidit të Punës.

Neni 8

Personat përfitues që përcaktohen në pikat 1, 2, 3 të nenit 7 të këtij ligji, të cilët me vendim të komisioneve mjekësore të posaçme përcaktohen se kanë nevojë për përkujdesje, përfitojnë edhe një kujdestar me pagesë.

Neni 9

Nga ky ligj nuk përfitojnë:

1. Shtetasit shqiptarë që banojnë jashtë vendit si emigrantë, me përjashtim të personave dhe të familjeve të tyre të caktuar me punë pranë përfaqësive tona diplo-matike dhe organizmave ndërkombëtarë.

2. Azilkërkuesit, të cilët nuk kanë marrë statusin e azilit.

3. Shtetasit shqiptarë, shtetasit e huaj ose personat pa shtetësi, të cilët kanë nevojë për ndihmë emergjente, si pasojë e fatkeqësive natyrore dhe e luftërave.

4. Personat që, me vendim të formës së prerë të gjykatës, vuajnë dënimin me heqje lirie.

5. Personat që trajtohen në institucionet e përkujdesjes rezidenciale publike, të financuara nga fondet e Buxhetit të Shtetit, për masën e ndihmës ekonomike apo pagesën për aftësinë e kufizuar.

Page 56: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 57

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

KREU III

LLOJET E PËRFITIMIT TË NDIHMËS EKONOMIKE

DHE TË SHËRBIMEVE SHOQËRORE

Neni 10

1. Ndihma ekonomike është një pagesë e kufizuar në kohë, që jepet në formën e një shpërblimi mujor në lekë, për kategoritë e përcaktuara në nenin 5 të këtij ligji. Kufizimi në kohë i ndihmës ekonomike bëhet sipas përcaktimeve me vendim të Këshillit të Ministrave. Masat përjashtuese nga skema e ndihmës ekonomike për familjet, të cilat nuk zbatojnë kërkesat e legjislacionit në fuqi, përcaktohen me ven-dim të Këshillit të Ministrave.

Kriteret e përfitimit të ndihmës ekonomike vlerësohen sipas nevojave dhe mbajnë parasysh gjendjen e varfërisë, të cilat vlerësohen bashkërisht, duke u dhënë pesha specifike të qarta, objektive e transparente, si pjesë e një formule të pikëzuar. Krit-eret dhe detajet e formulës përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

1/1. Rishikimi i parametrave të programeve të ndihmës ekonomike, duke përf-shirë rishikimin e kritereve të vlerësimit për ndihmën dhe aftësinë e kufizuar dhe përditësimin e formulës së unifikuar të pikëzimit, e cila ndihmon në përcaktimin e kritereve të pranueshmërisë së familjeve për përftimin e ndihmës ekonomike, ba-zuar në ndryshimin e nivelit të varfërisë në vend, realizohet nga autoriteti shtetëror përgjegjës për ndihmën dhe shërbimet shoqërore.

2. Familjet dhe individët në nevojë kanë të drejtë të marrin përfitime në natyrë, sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

3. (e shfuqizuar)

4. Fëmijët e familjes në nevojë, të cilët përfitojnë ndihmë ekonomike, si dhe jetimët që nuk janë në institucione që ndjekin arsimin e detyrueshëm, sipas ligjit nr. 7952, datë 21.6.1995 “Për arsimin parauniversitar”, të ndryshuar, marrin një pagesë shtesë, deri në mbarimin e arsimit të detyrueshëm, në masën e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave.

5. Anëtarit të familjes në nevojë, që është person me aftësi të kufizuara, invalid pune, nuk i llogaritet masë ndihme ekonomike në strukturën e masës së ndihmës

Page 57: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë58

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

ekonomike për familjen.

6. Masa mujore e ndihmës ekonomike, sipas strukturës së familjes, procedurave, do-kumentacionit dhe kritereve që duhet të plotësojnë familjet dhe individët në nevojë për përfitimin e ndihmës ekonomike, përcaktohet me vendim të Këshillit të Minis-trave.

7. Ministri përgjegjës për çështjet e ndihmës dhe shërbimeve shoqërore nxjerr ud-hëzim për mënyrën e përllogaritjes së masës së ndihmës ekonomike.

Neni 11

1. Pagesa për personat me aftësi të kufizuar jepet në formën e një kësti mujor, në lekë. Masa e pagesës për këta individë dhe për kujdestarët e tyre përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

2. Përfituesve, të klasifikuar me vendim të KMCAP-it në grupet e aftësisë së kufi-zuar, u ndërpritet pagesa pas 48 muajve punësimi. Procedurat në rastet e rikthimit në skemën e përfitimit të pagesës së aftësisë së kufizuar përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.

Neni 12

(e shfuqizuar)

Neni 13

(e shfuqizuar)

Neni 14

(e shfuqizuar)

Neni 15

(e shfuqizuar)

Neni 16

(e shfuqizuar)

Neni 17

(e shfuqizuar)

Page 58: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 59

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

Neni 18

(e shfuqizuar)

KREU IV

KRITERET E PËRFITIMIT DHE PROCEDURA E DHËNIES SË

NDIHMËS EKONOMIKE

Neni 19

“Ndihma ekonomike, që përfitojnë familjet dhe individët në nevojë, është e plotë.

1. Ndihmë ekonomike të plotë përfitojnë familjet ose individët që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftueshme nga programi i mbrojtjes sociale, remitancat, qiraja, asetet, bujqësia apo të ardhura të tjera.

2. (e shfuqizuar)

3. (e shfuqizuar)

4. Përjashtohen nga llogaritja e të ardhurave, sipas pikës 3 të këtij neni, familjet në nevojë kur:

a) nuk kanë kryefamiljarë, për arsye të vdekjes së të dy prindërve, të cilët kanë pasur fëmijët në ngarkim;

b) njëri prej prindërve është duke vuajtur dënimin me burgim, për vepra penale, me vendim gjykate të formës së prerë, ndërkohë që prindi tjetër nuk jeton, të cilët kanë pasur fëmijët në ngarkim;

c) njërit prind i është hequr e drejta prindërore me vendim gjykate, ndërkohë që prindi tjetër nuk jeton, në gjendjen familjare të të cilit ka fëmijë;

ç) kanë si kryefamiljar një person me aftësi të kufizuara, fizike e mendore, i verbër, paraplegjik/tetraplegjik ose invalid pune, dhe anëtarët e tjerë të familjes së tij janë fëmijë ose persona mbi moshë pune, të cilët nuk përfitojnë pension;

d) kanë si kryefamiljar nënën, ndërkohë që prindi tjetër nuk jeton, si dhe kur anëtarët e familjes së tij janë fëmijë ose persona mbi moshë pune, të cilët nuk përfitojnë pen-sion;

Page 59: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë60

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

dh) kanë si kryefamiljar një pjesëtar të familjes që është mbi moshë pune dhe, kur anëtarët e familjes së tij janë fëmijë dhe persona mbi moshë pune, pavarësisht nga të ardhurat, nga pensioni apo toka;

e) janë familje të mbyllura në shtëpi, si pasojë e gjakmarrjes;

ë) janë familje që i përkasin minoritetit rom;

f) janë familje nën nivelin e varfërisë, sipas listës së përcaktuar në aktet nënligjore përkatëse.

5. Këshilli i Ministrave, kur e sheh të nevojshme, parashikon edhe raste të tjera të përjashtimit nga llogaritja e të ardhurave, përveç atyre të parashikuara në pikën 4 të këtij neni.

Neni 20

1. Ndihma ekonomike shpërndahet një herë në muaj, me vendim të strukturave ra-jonale të Shërbimit Social Shtetëror. Bashkia/njësia administrative njofton kërkue-sit për përfitimin e ndihmës ekonomike brenda 24 orëve nga marrja e njoftimit për vendimin e drejtorisë rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, nëpërmjet publikimit të tij, dhe kryen veprimet financiare për pagesën.

1/1. Pagesa e personave me aftësi të kufizuar shpërndahet një herë në muaj, me vendim të Këshillit bashkiak.

2. Kërkesa për të përfituar ndihmë ekonomike bëhet me shkrim nga:

a) kryetari i familjes ose njëri nga anëtarët madhorë të familjes;

b) secili prej bashkëshortëve, në rastet kur ata janë në proces zgjidhjeje martese dhe nuk ka ende vendim gjykate të formës së prerë.

Kërkesa dhe dokumentacioni për të përfituar ndihmë ekonomike paraqiten tek ad-ministratori shoqëror në njësinë e qeverisjes vendore.

Kriteret, procedura dhe dokumentacioni për përfitimin e ndihmës ekonomike, si dhe nivelet minimale dhe maksimale të masës për përfitimin e saj përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

3. Kërkesa dhe dokumentacioni për të përfituar pagesë për personat me aftësi të kufizuar paraqiten tek administratori shoqëror në njësitë e qeverisjes vendore. “Kri-

Page 60: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 61

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

teret, procedura dhe dokumentacioni për përfitimin e pagesës për personat me aftësi të kufizuara, si dhe të kujdestarëve të tyre përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

4. (e shfuqizuar)

Neni 21

Këshilli bashkiak ka të drejtë të miratojë dhënien e ndihmës ekonomike për familjet aplikuese, të cilat nuk janë shpallur përfituese nga sistemi i pikëzimit, bazuar në vlerësimin social-ekonomik, të kryer nga administratori shoqëror. Këto familje në nevojë do të trajtohen nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri në 6 për qind dhe/ose me fonde të buxhetit vendor, sipas përcaktimeve që do të bëhen nga ministri përgjegjës për çështjet sociale.”.

Neni 22

(e shfuqizuar)

Neni 23

(e shfuqizuar)

Neni 24

(e shfuqizuar)

Neni 25

KREU V

DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I SKEMËS SË NDIHMËS DHE SHËRBIMEVE SHOQËRORE

Neni 26

1. Ministria përgjegjëse për çështjet e ndihmës dhe shërbimeve shoqërore është au-toriteti përgjegjës për hartimin e politikave, të legjislacionit, programimin e fondeve të ndihmës ekonomike, pagesës për personat me aftësi të kufizuar.

Page 61: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë62

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

2. (e shfuqizuar)

3. (e shfuqizuar)

4. Ministria përgjegjëse për çështjet e ndihmës dhe shërbimeve shoqërore grum-bullon informacione, statistika dhe raporte nga njësitë e pushtetit vendor, me qëllim vlerësimin dhe monitorimin e zbatimit të politikave, arritjen e standardeve për ndi-hmën ekonomike, kryerjen e pagesës për personat me aftësi të kufizuar dhe shërbi-met e përkujdesjes shoqërore. Përmbajtja, që do të kenë informacionet dhe raportet e njësive të qeverisjes vendore, treguesit statistikorë, që do të mblidhen, periodiciteti i mbledhjes së tyre, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 27

1. Shërbimi Social Shtetëror është institucion publik, në varësi të Ministrisë përgjegjëse për çështjet e ndihmës dhe shërbimeve shoqërore.

2. Statuti i Organizimit dhe funksionimi i Shërbimit Social Shtetëror miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

3. (e shfuqizuar)

4. (e shfuqizuar)

5. Shërbimi Social Shtetëror përgjigjet për zbatimin e politikave të Ministrisë përgjegjëse për çështjet e ndihmës dhe shërbimeve shoqërore në fushën e ndihmës dhe të shërbimeve të përkujdesjes shoqërore për:

a) programimin dhe kontrollin e përdorimit të fondeve të Buxhetit të Shtetit për ndihmën ekonomike, pagesën e personave me aftësi të kufizuar dhe shërbimet e përkujdesjes shoqërore;

b) (e shfuqizuar)

c) (e shfuqizuar)

dh) ngre dhe administron regjistrin elektronik kombëtar, i cili përfshin aplikantët dhe përfituesit e ndihmës ekonomike, të pagesës së aftësisë së kufizuar dhe të shër-bimeve të përkujdesjes shoqëror.

e) kontrollin e veprimtarisë e të zbatimit të legjislacionit në strukturat dhe insti-tucionet në varësi të tij dhe pranë pushtetit vendor, për ndihmën dhe shërbimet

Page 62: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 63

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

shoqërore. Procedura e kryerjes së kontrollit përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

6. (e shfuqizuar)

7. (e shfuqizuar)

Neni 27/1

Strukturat rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, për ndihmën ekonomike, kanë këto përgjegjësi:

1. Verifikimin e të dhënave të regjistruara nga administratori shoqëror në regjistrin kombëtar elektronik të të dhënave dhe në autoritetet shtetërore përgjegjëse për familjet/individët në nevojë, të cilët janë propozuar me vendim të këshillit bash-kiak, që të trajtohen me ndihmë ekonomike.

2. Vendimmarrjen për:

a) caktimin e familjes/individëve në nevojë, përfitues të ndihmës ekonomike, që plotësojnë kriteret e përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave, si dhe masën e përfitimit të tyre. Për familjen në proces zgjidhjeje martese, kur nuk ka ende një vendim të formës së prerë, masa e përfitimit caktohet e ndarë për të dy bash-këshortët;

b) refuzimin e kërkesës për caktimin e përfitimit të ndihmës ekonomike, për famil-jet/individët në nevojë, të cilët nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

3. Dërgimin e vendimit, për rastet e parashikuara në shkronjat “a” e “b”, të pikës 2, të këtij neni, kryetarit të bashkisë:

a) për të njoftuar kërkuesit për përfitimin e ndihmës ekonomike;

b) për të kryer veprimet financiare për pagesën, për përfituesit e ndihmës ekono-mike.”.

Neni 28

Ministria përgjegjëse për çështjet e ndihmës dhe shërbimeve shoqërore harton dhe paraqet pranë Ministrisë së Financave nevojat për fonde nga buxheti për ndihmën ekonomike, pagesën për personat me aftësi të kufizuar dhe për shërbimet e përku-

Page 63: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë64

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

jdesjes shoqërore.

Neni 29

Këshilli bashkiak ka këto përgjegjësi:

1. Merr vendimin për propozimin që familja/individët në nevojë të trajtohen me ndihmë ekonomike dhe parashikon masën përkatëse të përfitimit. Ky vendim i përcillet menjëherë, zyrtarisht, strukturës rajonale të Shërbimit Social Shtetëror.”. Miraton fondin dhe numrin e familjeve në skemën e ndihmës ekonomike.

2. Miraton fondin për pagesën e personave me aftësi të kufizuar.

3. (e shfuqizuar)

4. (e shfuqizuar)

5. (e shfuqizuar)

6. (e shfuqizuar)

7. (e shfuqizuar)

8. (e shfuqizuar

9. (e shfuqizuar)

10. (e shfuqizuar)

11. (e shfuqizuar)

12. (e shfuqizuar)

Neni 30

Për administrimin e skemës së ndihmës dhe të shërbimeve shoqërore, pranë qar-qeve, bashkive ose njësi administrative ngrihen strukturat përkatëse. Detyrat dhe përgjegjësitë e këtyre strukturave, në zbatim të këtij ligji, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 30/1

Struktura përgjegjëse për shërbimet sociale në bashki, për efekt të ndihmës ekono-mike dhe pagesave të aftësisë së kufizuar, kryen këto detyra:

Page 64: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 65

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

1. Harton projektvendimin për familjet/individët në nevojë, nën juridiksionin e bashkisë, për trajtim me ndihmë ekonomike dhe përllogarit fondin për mbulimin e tyre.

2. Paraqet në këshillin bashkiak projektvendimin për propozimin për familjet/individët në nevojë që do të trajtohen me ndihmë ekonomike dhe masën e përfit-imit për këto familje/individë në nevojë.

3. Harton projektvendimin për përfituesit e pagesave të aftësisë së kufizuar;

4. Harton kërkesën për buxhetin dhe projektbuxhetin për vitin pasardhës për ndihmën ekonomike dhe pagesat për personat me aftësi të kufizuar.

5. Grumbullon dhe përgatit informacione e statistika, të cilat i dërgon pranë strukturave rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, mban regjistrin e përfituesve dhe ndjek shpenzimet për ndihmën ekonomike, pagesën e personave me aftësi të kufi-zuar.”

Neni 31

Administratorët shoqërorë në bashki ose njësi administrative kanë për detyrë:

a) të identifikojnë familjet që kanë nevojë për ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar;

b) të verifikojnë gjendjen shoqërore e ekonomike të familjeve që trajtohen me ndi-hmë ekonomike dy herë në vit dhe, për familjet që shpallen përfituese për herë të parë, verifikimi i parë të kryhet brenda tre muajve;

c) të paraqesin pranë strukturës përgjegjëse për shërbimet shoqërore në bashki të dhënat për familjet/individët në nevojë, që kanë aplikuar për ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar;”.

ç) të ndihmojnë në përgatitjen e dokumentacionit për personat që aplikojnë për përfitimin e ndihmës ekonomike, pagesës së aftësisë së kufizuar dhe për shërbimet e përkujdesjes shoqërore, si edhe të administrojë këtë dokumentacion;

d) (e shfuqizuar)

dh) (e shfuqizuar)

e) të hartojnë kërkesën për bllok-ndihmën dhe fondin e pagesës së personave me

Page 65: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë66

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

aftësi të kufizuar çdo dymujor për njësinë e qeverisjes vendore;

ë) (e shfuqizuar

f) (e shfuqizuar

g) të grumbullojnë dhe të hartojnë informacione, statistika dhe të mbajnë regjistrin e përfituesve, të ndjekin shpenzimet për ndihmën ekonomike, pagesën e personave me aftësi të kufizuar;

gj) (e shfuqizuar

h) të hedhin në regjistrin elektronik kombëtar të dhënat e deklaruara nga aplikuesit për ndihmë ekonomike;

i) të kontribuojnë në procesin e hartimit të projektvendimit për propozimin që familja/individët në nevojë të trajtohen me ndihmë ekonomike si dhe të listës së personave me aftësi të kufizuar;

j) të raportojnë pranë bashkisë të dhëna statistikore për numrin dhe fondin për familjet/individët përfitues të ndihmës ekonomike dhe pagesave të aftësisë së ku-fizuar.

KREU VI

FINANCIMI I NDIHMËS DHE SHËRBIMEVE TË PËRKUJDESJES SHOQËRORE

Neni 32

(e shfuqizuar)

Neni 33

Financimi i programeve të ndihmës ekonomike, pagesës për personat me aftësi të kufizuar përballohet nga buxheti i shtetit dhe buxhetet e qeverisjes vendore.

Neni 34

Burimet e financimit të ndihmës dhe pagesës së personave me aftësi të kufizuar

Page 66: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 67

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

përbëhen nga:

a) fondet e buxhetit qendror të shtetit;

b) fondet nga taksat dhe tarifat vendore.

Neni 35

Ministria përgjegjëse për çështjet e ndihmës dhe shërbimeve shoqërore programon fondet për bllok-ndihmën ekonomike dhe pagesën e personave me aftësi të ku-fizuar, në përputhje me vlerësimin e kërkesave të ardhura nga njësitë e qeverisjes vendore dhe detajon që në fillim të vitit për çdo njësi të qeverisjes vendore.

Kriteret dhe treguesit, që përdoren për programimin e bllok-ndihmës, përcaktohen në bazë të treguesve të vlerësimit të varfërisë dhe rregullohen me vendim të Këshil-lit të Ministrave.

Neni 36

Ministria përgjegjëse për çështjet e ndihmës dhe shërbimeve shoqërore transferon çdo dy muaj fondin e bllok-ndihmës ekonomike në bashki

Neni 37

(e shfuqizuar)

Neni 38

(e shfuqizuar)

Neni 39

(e shfuqizuar)

Neni 40

Kontrolli për përdorimin e fondeve të ndihmës, pagesës për personat me aftësi të kufizuar dhe të shërbimeve të përkujdesjes shoqërore bëhet nga organet e speciali-zuara të kontrollit, në përputhje me ligjin nr. 9009, datë 13. 2. 2003 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik” dhe ligjin nr. 9936, datë 26. 06. 2008 “Për menax-himin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”.

Page 67: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë68

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

KREU VII

Neni 41

Sanksionet

1. Shkeljet e detyrimeve të përcaktuara në nenet 27/1, 30/1 dhe 31, të këtij ligji, dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij, kur nuk përbëjnë vepër penale:

a) përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë, sipas ligjit nr. 10 279, datë 20. 05.2010 “Për kundërvajtjet administrative”;

b) ndëshkohen me masë disiplinore.

2. Struktura përgjegjëse për zbatimin e legjislacionit për ndihmën ekonomike, pag-esën për personat me aftësi të kufizuara, për shkeljet e detyrimeve të përcaktuara në nenet 31 e 42/1 të këtij ligji dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, konstaton kundër-vajtjen administrative dhe i propozon, për shkelësit, kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore/Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Social Shtetëror vendosjen e:

a) gjobës nga 50 mijë lekë deri në 100 mijë lekë;

b) masës disiplinore;

c) shpërblimin e dëmit, nëse është shkaktuar një i tillë.

3. Struktura përgjegjëse për zbatimin e legjislacionit për ndihmën ekonomike, pag-esën për personat me aftësi të kufizuara, kur vlerëson se janë konsumuar elementet e veprës penale nga personat e ngarkuar për zbatim, bën kallëzimin penal pranë autoriteteve kompetente për shkelësit e ligjit.

4. Çdo shkelje e menaxhimit të fondeve buxhetore, që programohen dhe përdoren për ndihmën ekonomike, pagesën e aftësisë së kufizuar e shërbimet e përkujdesjes shoqërore, kur nuk përbën vepër penale, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë, sipas përcaktimeve të nenit 71 të ligjit nr. 9936, datë 26. 06. 2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë.

Neni 41/1

Ankimi

1. Aplikuesi për përfitimin e ndihmës ekonomike, kur gjykon se vendimi zyr-

Page 68: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 69

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

tar i organit përkatës është i padrejtë, mund të paraqesë ankesë, me shkrim, pranë bashkisë/njësisë administrative, brenda 10 ditëve kalendarike nga marrja e njoftim-it. Struktura vendore shqyrton ankesën dhe njofton, me shkrim, ankuesin, brenda 7 ditëve kalendarike nga marrja e ankesës.

2. Aplikuesi për përfitimin e ndihmës ekonomike ka të drejtë të paraqesë ank-esë me shkrim pranë strukturës rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, brenda 10 ditëve kalendarike nga marrja e përgjigjes nga struktura vendore, pas ezaurimit të ankimit, të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni.

3. Struktura rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, pas shqyrtimit dhe verifi-kimit të ankesave, njofton me shkrim të interesuarin dhe njësinë e vetëqeverisjes vendore brenda 10 ditëve pune, nga marrja e ankesës.

4. Aplikuesit për përfitimin e ndihmës ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar, që pretendojnë se u është shkelur dhe/ose mohuar një e drejtë ligjore, gë-zojnë të drejtën për të ngritur padi në gjykatë, në përputhje me përcaktimet e bëra në ligjin nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative.”.

Neni 42

Dispozita kalimtare

1. Përdorimi i regjistrit elektronik kombëtar të të dhënave për aplikuesit dhe përfituesit e pagesës së aftësisë së kufizuar dhe të shërbimeve të përkujdesjes sho-qërore do të pilotohet në njësitë e vetëqeverisjes vendore, të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave.

2. Për njësitë e vetëqeverisjes vendore, në të cilat nuk do të kryhet pilotimi, do të zbatohet legjislacioni në fuqi për aftësinë e kufizuar dhe shërbimet shoqërore.”.

Neni 42/1

(e shfuqizuar)

Neni 42/2

(e shfuqizuar)

Neni 42/3

Page 69: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë70

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

Në njësitë e vetëqeverisjes vendore, në të cilat do të kryhet pilotimi i regjistrit elek-tronik kombëtar dhe modeli bio-psiko-social i vlerësimit të aftësisë së kufizuar me grup/komision vlerësimi shumë-disiplinor, për të gjithë personat, të cilët kërkojnë të vlerësohen/rivlerësohen për aftësinë e kufizuar, do të ndiqen këto procedura:

1. Kërkesa dhe dokumentacioni për vlerësimin e aftësisë së kufizuar paraqiten pranë zyrës së vlerësimit të aftësisë së kufizuar, në drejtorinë rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, e cila hedh të dhënat e aplikuesit në regjistrin elektronik kombëtar, administron dokumentacionin, kryen verifikimin dhe vlerësimin e individëve dhe merr vendimin për aftësinë e kufizuar.

2. Drejtoria rajonale e Shërbimit Social Shtetëror pajis me dokumentin për-katës personin me aftësi të kufizuar dhe i dërgon kryetarit të bashkisë vendimin përfundimtar për të gjithë përfituesit e pagesës së aftësisë së kufizuar, për të kryer veprimet financiare.

3. Masa, kriteret, procedurat dhe dokumentacioni për vlerësimin dhe përfit-imin e aftësisë së kufizuar dhe ndihmësit personal, si dhe strukturat përgjegjëse dhe detyrat e tyre përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 42/4

(e shfuqizuar)

Neni 42/5

1. Familjet/individët përfitues të ndihmës ekonomike, të përcaktuar në nenin 5, të këtij ligji, të cilët janë në moshë pune, përfshihen në programe të ri/integrimit social.

2. Kriteret, procedurat dhe dokumentacioni që duhet të plotësojnë personat që do të përfshihen në programe të ri/integrimit social përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

3. Miratimi i programeve të ri/integrimit social bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave.”.

Neni 43

Ngarkohet Këshilli i Ministrave për nxjerrjen e akteve nënligjore në zbatim të ne-

Page 70: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 71

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

neve 10, 11, nenit 15 pika 4, 18, 19, 20, nenit 22 pika 1, 23, 26, 27, 29, 30, 35, 38 dhe 39 të këtij ligji.

Ngarkohet ministri përgjegjës për çështjet e ndihmës dhe shërbimeve shoqërore të nxjerrë udhëzime në zbatim të neneve 10 pika 7 dhe 15 pika 5.

Neni 44

Ligji nr. 7710, datë 18. 5. 1993 “Për ndihmën dhe përkujdesjen shoqërore”, i ndry-shuar, vendimet e Këshillit të Ministrave në zbatim të tij dhe neni 2 i ligjit nr. 8626, datë 22. 6. 2000 “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik” shfuqizohen.

Neni 45

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i fillon efektet nga data 1 shtator 2016.

Page 71: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë72

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

4.3 LIGJI PËR SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR NË REPUB-LIKËN E SHQIPËRISË

LIGJ

Nr. 121/2016

PËR SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

PJESA E PARË

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

KREU I

Neni 1

Qëllimi i ligjit

Ky ligj ka si qëllim përcaktimin e rregullave për sigurimin dhe ofrimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror, të cilat ndihmojnë në mirëqenien dhe përfshirjen shoqërore të individëve e të familjeve që kanë nevojë për kujdes shoqëror.

Neni 2

Fusha e zbatimit

Ky ligj përcakton:

a) llojet e përfitimeve dhe lehtësive, individët dhe grupet e individëve që përm-bushin kushtet për të përfituar, si dhe procedurat e kërkimit e të përfitimit të të drejtave të shërbimeve të kujdesit shoqëror;

b) rolin dhe përgjegjësitë e organeve publike dhe jopublike të ngarkuara me zba-timin e tij.

Page 72: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 73

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Shërbime të kujdesit shoqëror” është një sistem i integruar dhe i organizuar përfitimesh dhe lehtësish, të cilat ofrohen nga profesionistë të fushave përkatëse të subjekteve publike ose jopublike, me qëllim sigurimin e mirëqenies, pavarësisë dhe përfshirjes shoqërore të individëve e të familjeve që kanë nevojë për kujdes sho-qëror.

2. “Shërbime rezidenciale” janë shërbime të kujdesit njëzetekatërorësh dhe afatgjatë për individë në nevojë (fëmijë ose të rritur), të ofruara në qendrat reziden-ciale, publike dhe jopublike.

3. “Shërbime komunitare” janë shërbime që ofrohen në qendra komunitare lokale ose në mjedise të tjera, si shërbimet e kujdesit ditor apo të zëvendësimit të përkohshëm të kujdestarit për të gjitha kategoritë e përfituesve të shërbimeve të kujdesit shoqëror.

4. “Shërbime parashoqërore” janë shërbime që përfshijnë informimin e përfituesve të shërbimeve të kujdesit shoqëror nga ofruesit e shërbimeve, ndihmën për përfituesit në përcaktimin e nevojave të tyre, vlerësimin fillestar, mbështetjen dhe ndihmën për zgjedhjen që u përshtatet nevojave të përfituesit në sistemin e shërbimeve shoqërore.

5. “Shërbime në familje” janë shërbime të kujdesit shoqëror që ofrohen në familje për kategoritë në nevojë, që e kanë të pamundur të marrin shërbime komu-nitare, ditore dhe rezidenciale.

6. “Shërbime të specializuara” janë shërbimet e ofruara nga profesionistë të profilizuar në specialitete të ndryshme. Këto shërbime ofrohen në nivel qarku/rajonal dhe bashkie për fëmijët me çrregullime pervazive të zhvillimit, prapambetje mendore, çrregullime në komunikim, në nevojë për aftësim fizik, fëmijët e abu-zuar seksualisht, fëmijët në konflikt me ligjin, si dhe gratë e vajzat e abuzuara, të dhunuara apo të trafikuara, si dhe të gjitha kategoritë që kanë nevojë për shërbime të tilla.

Page 73: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë74

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

7. “Shërbimi i këshillimit me telefon ose ‘on-line’” është shërbimi i ofruar nëpërmjet linjës telefonike 24 orë në 7 ditë të javës, për mbështetjen, këshillimin në krizë dhe referimin e rasteve të dhunës në familje dhe mbrojtjes së fëmijëve, sipas protokollove të hartuara dhe të miratuara.

8. “Përfitues i shërbimeve të kujdesit shoqëror” është subjekti, individi ose familja që përmbush kushtet për të përfituar të drejtat nga shërbimi shoqëror.

9. “Fëmijë” është çdo individ deri në moshën 18 vjeç.

10. “Fëmijë në nevojë për mbrojtje të veçantë” është individi deri në moshën 18 vjeç, i cili mund të jetë viktimë e abuzimit, neglizhencës, shfrytëzimit, trafikimit, diskriminimit, dhunës, braktisjes apo i një veprimtarie kriminale, si dhe individi nën 18 vjeç, i cili ka kryer ose akuzohet se ka kryer një vepër penale.

11. “Person me aftësi të kufizuar” është individi, fëmijë ose i rritur, me dëm-time fizike, mendore, intelektuale apo shqisore afatgjata, të cilat në ndërveprim me barriera të ndryshme mund të pengojnë pjesëmarrjen e tij të plotë dhe efektive në shoqëri njësoj si pjesa tjetër e shoqërisë.

12. “Viktima të dhunës” janë të gjithë individët, grupet e individëve apo famil-jet, të cilat janë viktima dhe/ose viktima të mundshme të dhunës, përfshirë dhunën në familje ose abuzimet, sipas legjislacionit në fuqi.

13. “Viktimë e trafikimit” është personi fizik që është objekt i trafikimit të qe-nieve njerëzore, sipas përkufizimit të shkronjës “e”, të nenit 4, të ligjit nr. 9642, datë 20.11.2006, “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës “Për masat kundër trafikimit të qenieve njerëzore””.

14. “Situatë emergjence” është një situatë kritike, e përkohshme ose jo, e shkak-tuar nga faktorë shoqërorë, që sjellin apo mund të sjellin dëme të menjëhershme, të rënda ose që dëmtojnë seriozisht jetën, shëndetin apo mirëqenien e individit në rast se nuk merren masa urgjente dhe ndaluese.

15. “Procedurë administrative”, “Akt administrativ”, “Kompetenca administra-tive”,

1. “Organ publik”, “Palë” kanë kuptimin e dhënë në Kodin e Procedurave Administrative.

Page 74: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 75

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

16. “Kujdestar” është individi që ofron shërbime kujdestarie për të miturit si-pas përcaktimeve në Kodin e Familjes.

17. “Familje kujdestare” është një familje alternative, e vendosur nga gjykata për t’i ofruar fëmijës një mjedis familjar, kushte për mirërritje, përkujdesje fizike dhe mbështetje emocionale sipas përcaktimeve të Kodit të Familjes.

18. “Ndihmës personal” është individi i zgjedhur dhe i udhëzuar nga një per-son me aftësi të kufizuara për ta ndihmuar këtë të fundit të kapërcejë pengesat në jetën e përditshme, sipas përcaktimeve në legjislacionin në fuqi për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara.

19. “Diskriminimi” është çdo dallim, përjashtim, kufizim apo preferencë, ba-zuar në gjininë, racën, ngjyrën, etninë, gjuhën, identitetin gjinor, orientimin seksual, bindjet politike, fetare ose filozofike, gjendjen ekonomike, arsimore ose shoqërore, shtatzëninë, përkatësinë prindërore, përgjegjësinë prindërore, moshën, gjendjen familjare ose martesore, gjendjen civile, vendbanimin, gjendjen shëndetësore, pre-dis-pozicione gjenetike, aftësinë e kufizuar, përkatësinë në një grup të veçantë, ose në çdo shkak tjetër, që ka si qëllim apo pasojë pengesën ose bërjen e pamundur të ushtrimit në të njëjtën mënyrë me të tjerët, të të drejtave e lirive themelore të njohura me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, me aktet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë, si dhe me ligjet në fuqi.

20. “Person i vetëm” është individi i cili nuk ka një familje ose që jeton i vetëm.

21. “Prind i vetëm” është prindi i/e cili/a nuk është martuar ose që kujdeset i/e vetëm/me për fëmijën/ët e tij/saj.

22. “Person mbi moshë pune” është individi që, në çastin e vlerësimit të krit-ereve për përfitimin e shërbimit shoqëror, është mbi moshën e përcaktuar të punës për atë vit, sipas legjislacionit në fuqi për sigurimet shoqërore.

23. “Njësi të qeverisjes vendore” janë bashkitë dhe qarqet, sipas përcaktimit në legjislacionin në fuqi për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore.

24. “Punonjës social i njësisë së qeverisjes vendore” është profesionisti, sipas legjislacionit përkatës në fuqi, në njësitë e vlerësimit të nevojave dhe referimit të

Page 75: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë76

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

rasteve, që do të jetë përgjegjës për identifikimin e nevojave, referimin, menaxhimin dhe ndjekjen në vazhdim të rasteve.

25. “Menaxhim i rastit” është sigurimi dhe bashkërendimi i referimit të indi-vidëve në nevojë për kujdes shoqëror në të gjithë procesin e ofrimit të shërbimit, sa herë që të jetë e nevojshme, deri në integrimin e plotë të tyre.

26. “Subjekt jopublik, ofrues i shërbimeve shoqërore” është çdo ofrues jopublik i licencuar për ofrimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror, nga autoriteti përgjegjës, sipas legjislacionit në fuqi për licencimin.

27. “Regjistri Elektronik Kombëtar” është baza elektronike e të dhënave të përfituesve, subjekteve ofruese, institucioneve përgjegjëse, llojit dhe kohëzgjatjes së shërbimeve të kujdesit shoqëror.

28. “Punonjës i shërbimeve sociale” është i punësuari në shërbim të kategorive përfituese të shërbimeve të kujdesit shoqëror, si pjesë e sistemit publik dhe jopublik të ofrimit të shërbimeve të kujdesit shoqëror.

29. “Tarifat e shërbimeve të kujdesit shoqëror” janë tarifat që vendosen me vendim të këshillit bashkiak në përputhje me kriteret e miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave, sipas llojit të shërbimit dhe mënyrës së përcaktimit të tyre.

KREU II

PARIME TË VEÇANTA

Neni 4

Parimet

Shërbimet shoqërore administrohen në bazë të parimeve universale në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe në mënyrë të veçantë në bazë të këtyre pari-meve themelore:

a) Parimi i universalitetit. Shërbimet e kujdesit shoqëror janë krijuar, funksionojnë dhe mbikëqyren bazuar në një sistem rregullash ligjore që ofrojnë garanci të mjaf-tueshme për t’u zbatuar në mënyrë të njëjtë për përfituesit që ndodhen në të njëjtat kushte.

b) Parimi i drejtësisë sociale. Çdokush ka detyrim të sigurojë kushtet bazë të jetesës

Page 76: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 77

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

për veten dhe personat, për të cilët ka detyrim ligjor t’i mbështesë dhe çdokush ka detyrim të kontribuojë me punën, të ardhurat dhe pasuritë e tij/saj për reduktimin e gjendjes së varfërisë së tij/saj apo të anëtarëve të familjes, veçanërisht fëmijëve dhe anëtarëve të tjerë që nuk janë në gjendje të kujdesen për veten e tyre.

c) Parimi i subsidiaritetit. Shërbimet e kujdesit shoqëror ofrohen sa më pranë qytetarëve dhe për sa është e mundur nga strukturat vendore.

ç) Parimi i mbështetjes shoqërore. Subjektet, të cilat përmbushin kushtet për të përfituar nga shërbimet e kujdesit shoqëror, kanë të drejtën e përdorimit të tyre në mënyrën e përcaktuar me ligj dhe për aq kohë sa janë në kushtet e vështirësisë e të pamundësisë.

d) Parimi i deinstitucionalizimit. Shërbimet e kujdesit shoqëror sigurohen dhe ofro-hen, për aq sa është e mundur, pranë familjes ose komunitetit të përfituesit të shër-bimit, me qëllim sigurimin e mirëqenies shoqërore dhe përdorimin me efikasitet të fondeve.

dh) Parimi i partneritetit. Funksionimi i sistemit të shërbimeve shoqërore bazohet në një bashkëpunim të ngushtë midis qeverisjes qendrore dhe vendore, si financues kryesorë të shërbimeve shoqërore me organizatat jofitimprurëse dhe subjektet e tjera jopublike, që kanë në objekt të veprimtarisë së tyre ofrimin e shërbimeve sho-qërore për individët dhe familjet që kanë nevojë për kujdes shoqëror.

e) Parimi i respektimit të të drejtave të njeriut dhe integritetit të përfituesit. Ofrimi i shërbimeve të kujdesit shoqëror bazohet në respektimin e të drejtave të njeriut, integritetit të individit, besimit fetar dhe formimin e gjithanshëm të tij.

ë) Parimi i mosdiskriminimit. Ndalohet çdo formë e diskriminimit të përfituesit të shërbimeve të kujdesit shoqëror, bazuar në shkaqet e përmendura në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen nga diskriminimi.

f) Parimi i konfidencialitetit dhe mbrojtjes së të dhënave personale. Të dhënat per-sonale të individit, që trajtohet me shërbime të kujdesit shoqëror, janë konfidenciale dhe mbrohen e përpunohen sipas ligjit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave person-ale. Punonjësi social, si dhe çdo person tjetër i angazhuar në ofrimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror ruan konfidencialitetin e të dhënave personale të individit, sub-jekt të këtij ligji, për të cilat ka marrë dijeni si pasojë e funksionit apo detyrës që

Page 77: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë78

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

kryen. Detyrimi për ruajtjen e konfidencialitetit shtrihet edhe pas përfundimit të marrëdhënies së punës, funksionit apo detyrës.

PJESA E DYTË

KATEGORITË E SUBJEKTEVE PËRFITUESE DHE LLOJET E SHËRBIMEVE TË KUJDESIT SHOQËROR

KREU I

SUBJEKTET QË GËZOJNË TË DREJTËN E PËRDORIMIT TË SHËRBIMEVE TË KUJDESIT SHOQËROR

Neni 5

Kategoritë e përfituesve të shërbimeve të kujdesit shoqëror

1. Të drejtën për të përdorur shërbimet e kujdesit shoqëror e kanë individë ose familje që nuk kanë mjetet minimale të jetesës dhe nuk janë në gjendje që t’i sigurojnë ato me punë apo të ardhura nga pronat ose burime të tjera, si dhe të gjithë individët që janë në pamundësi për të plotësuar nevojat e tyre të jetesës, vetë ose me ndihmën e anëtarëve të familjes, për shkak të kushteve personale dhe sociale.

2. Shërbimet e kujdesit shoqëror përdoren nga shtetasit shqiptarë me banim në Republikën e Shqipërisë.

3. Shërbimet e kujdesit shoqëror përdoren edhe nga shtetasit e huaj, personat pa shtetësi dhe refugjatët, por me banim në Republikën e Shqipërisë.

4. Personat, të cilët kanë fituar statusin e refugjatit dhe të mbrojtjes plotësuese në Republikën e Shqipërisë, gëzojnë të drejtën e kujdesit shoqëror njësoj si shtetasit shqiptarë, bazuar në dokumentacionin përkatës, të përgatitur për këtë qëllim nga autoriteti përgjegjës për azilin dhe refugjatët, sipas legjislacionit në fuqi për azilin.

Neni 6

Përfituesit e shërbimeve të kujdesit shoqëror

1. Përfituesit e shërbimeve të kujdesit shoqëror përfshijnë këto grupe shoqërore:

a) familjet dhe çdo fëmijë, si dhe fëmijën që gëzon mbrojtje ndërkombëtare në

Page 78: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 79

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

Republikën e Shqipërisë, sipas legjislacionit në fuqi për azilin;

b)personat me aftësi të kufizuara;

c) të rriturit, me probleme sociale, viktimat e dhunës, trafikimit, varësisë së provuar ndaj drogës e alkoolit;

ç) vajzat shtatzëna apo prindi i vetëm i një fëmije deri në moshën njëvjeçare;

d) të miturit dhe të rinjtë në konflikt me ligjin, që kanë përfunduar periudhën e dënimit dhe kanë nevojë për shërbime të kujdesit shoqëror, me qëllim riintegrimin në shoqëri, si dhe ata që gëzojnë mbrojtje ndërkombëtare me vendim të autoritetit përgjegjës për azilin dhe refugjatët në Republikën e Shqipërisë;

dh) të moshuarit në nevojë. 2. Individi, i cili nuk përfshihet te përfituesit e shërbi-meve të kujdesit shoqëror, sipas pikës 1, të këtij neni, ka të drejtë, kundrejt tarifave përkatëse, të kërkojë sistemim të përkohshëm në institucionet e ofrimit të shërbim-it, qofshin këto rezidenciale apo komunitare, sipas kushteve të përcaktuara në këtë ligj, deri në mbarimin e rrethanave të veçanta për të cilat ka kërkuar shërbimin.

Neni 7

Kategoritë që nuk përfitojnë shërbime të kujdesit shoqëror

Nuk përfitojnë shërbime të kujdesit shoqëror kategoritë e mëposhtme:

a) shtetasit shqiptarë që banojnë jashtë vendit;

b) azilkërkuesit, të cilët nuk kanë marrë statusin e azilit;

c) shtetasit shqiptarë, shtetasit e huaj ose personat pa shtetësi, të cilët kanë nevojë për ndihmë emergjente, si pasojë e fatkeqësive natyrore dhe luftërave;

ç) personat që vuajnë dënim me heqje lirie, me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Page 79: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë80

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

KREU II

SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE MËNYRAT E

OFRIMIT TË TYRE

Neni 8

Llojet e shërbimeve të kujdesit shoqëror

1. Shërbimet e kujdesit shoqëror janë të organizuara si shërbime në komunitet, institucione të kujdesit dhe familje për të gjitha kategoritë e identifikuara të përfituesve.

2. Llojet e shërbimeve shoqërore janë si më poshtë:

a) shërbimet parashoqërore;

b) shërbimet në qendrat komunitare, përfshirë qendrat e zhvillimit;

c) shërbimet në qendrat rezidenciale, përfshirë strehëzat;

ç) shërbimet shoqërore në situatë emergjence;

d) shërbimet e kujdesit alternativ për fëmijët pa kujdes prindëror;

dh) shërbimet e specializuara;

e) shërbimi i këshillimit me telefon ose ‘on-line’.

3. Shërbimet e kujdesit shoqëror janë shërbime rezidenciale kur është i pashmang-shëm dhe i papërshtatshëm ofrimi i tyre në familje apo komunitet.

4. Kërkesa dhe dokumentacioni për të përdorur shërbime të kujdesit shoqëror paraqiten te punonjësi social i njësisë së qeverisjes vendore, pjesë e strukturave të vlerësimit të nevojave dhe referimit në njësitë e qeverisjes vendore.

5. Kriteret dhe procedurat e pranimit në qendrat rezidenciale dhe për përdorimin e shërbimeve në komunitet përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 9

Klasifikimi i shërbimeve të kujdesit shoqëror

1. Shërbimet e kujdesit shoqëror, sipas mënyrës së financimit, klasifikohen në shërbime publike dhe jopublike.

Page 80: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 81

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

2. Në shërbimet shoqërore publike përfshihen shërbimet e kujdesit shoqëror që ofrohen në qendrat komunitare, qendrat rezidenciale, qendrat ditore ose në shtë-pi. Këto shërbime financohen nga buxheti i shtetit dhe nga buxhetet vendore të organeve të qeverisjes vendore.

3. Shërbimet jopublike klasifikohen në shërbime fitimprurëse dhe jofitimpru-rëse. Shërbimet shoqërore fitimprurëse nuk mund të kërkojnë apo përfitojnë fonde nga buxheti i shtetit dhe ai i bashkive. Shërbimet shoqërore jofitimprurëse gëzojnë të drejtën të kërkojnë apo përfitojnë fonde nga buxheti i shtetit apo ai i bashkive, vetëm nëse kanë lidhur kontratë me subjektin që ka përgjegjësi për të ofruar shër-bimin e kujdesit shoqëror.

4. Shërbimet shoqërore të specializuara janë pjesë e shërbimeve të kujdesit shoqëror, të cilat ofrohen nga ministria përgjegjëse për çështjet sociale dhe nga njësitë e qeverisjes vendore në nivel qarku.

5. Në shërbimet shoqërore jopublike përfshihen shërbimet e kujdesit shoqëror që ofrohen në qendrat rezidenciale, në qendrat ditore ose në shtëpi nga subjekte jopublike.

Neni 10

Shërbimet parashoqërore

1. Shërbimet parashoqërore konsiderohen si shërbime komunitare dhe përbëhen nga:

a) informimi dhe këshillimi;

b) shërbimi në familje;

c) mbështetja psiko-sociale;

ç) ndërhyrja e hershme.

2. Shërbimet parashoqërore sigurohen nga profesionistë të caktuar nga struktura të vlerësimit të nevojave dhe referimit pranë njësive të qeverisjes vendore.

Neni 11

Informimi dhe këshillimi

Page 81: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë82

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

Informimi dhe këshillimi janë shërbime që synojnë përmirësimin e situatës së in-dividit, duke e orientuar rreth mundësive më të përshtatshme për nevojat e tij, në sistemin e shërbimeve të kujdesit shoqëror.

Neni 12

Shërbimi në familje

1. Shërbimi në familje është shërbim ndaj individit, person i vetëm, që jepet në shtëpi ose në familjen kujdestare.

2. Shërbimi në familje u njihet fëmijëve, të moshuarve, personave me aftësi të kufi-zuara, të cilët janë të pamundur të kujdesen për veten dhe nuk mund të ndihmohen nga familjarët apo kujdestari.

3. Shërbimi në familje është një kombinim shërbimesh të kujdesit ditor që përf-shin:

a) furnizimin dhe shpërndarjen e ushqimeve të gatshme në shtëpi;

b) furnizim të barnave apo furnizime të tjera;

c) mbajtjen e higjienës personale:

ç) përmbushjen e nevojave të tjera të përditshme, sipas vlerësimit, rast pas rasti;

d) mbështetjen psiko-sociale.

Neni 13

Mbështetja psiko-sociale

1. Mbështetja psiko-sociale ofrohet individualisht ose në grup dhe synon inkura-jimin, rehabilitimin, zhvillimin e aftësive njohëse, funksionale, komunikuese apo shoqërore të përfituesve.

2. Kur vlerësohet e nevojshme nga strukturat e vlerësimit të nevojave dhe referimit, mbështetja psiko-sociale mund të jepet edhe si pjesë e shërbimeve të specializuara.

Neni 14

Ndërhyrja e hershme

1. Ndërhyrja e hershme është një shërbim shoqëror individual që ofrohet në familje, në qendra sociale për ofrimin e shërbimeve në komunitet ose institucionet e arsimit

Page 82: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 83

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

të detyrueshëm dhe konsiston në ndihmë profesionale dhe stimuluese për fëmijët deri në 8 vjeç, asistencë këshilluese për prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes me lidhje gjaku ose për familjen kujdestare, me qëllim riintegrimin në shoqëri të fëmi-jës.

2. Ndërhyrja e hershme përfshin referimin e rastit të fëmijës te një qendër e shërbi-meve shoqërore e specializuar, institucion i arsimit të detyrueshëm apo institucion mjekësor, sipas karakteristikave të veçanta të fëmijës.

Neni 15

Shërbimet komunitare

1. Shërbimet e kujdesit shoqëror, të ofruara kryesisht në qendra komunitare, ofro-hen si shërbime të plota ditore ose gjysmëditore.

2. Qëndrimi i plotë ditor zgjat nga gjashtë deri në tetë orë në ditë, ndërsa qëndrimi gjysmëditor nuk mund të jetë më shumë se gjashtë orë në ditë.

3. Gjatë kohës së qëndrimit në qendrën komunitare garantohet siguria fizike, jepen shërbime për higjienën personale, kujdesin shëndetësor, edukimin, rehabilitimin psiko-social, kalimin e kohës së lirë në komunitet, fuqizimin e individit/familjes, si dhe çdo shërbim tjetër i nevojshëm, sipas nevojave të identifikuara të përfituesit.

4. Shërbimet e plota ditore mund të përdoren një ose disa ditë në javë ose gjatë të gjitha ditëve të punës.

5. Kushtet dhe mënyra e ofrimit të shërbimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 16

Shërbimet në qendrat e zhvillimit

1. Shërbimet në qendrat e zhvillimit janë shërbime komunitare që synojnë sigurimin dhe përmirësimin e statusit dhe cilësisë së jetës së individëve me aftësi të kufizuara, deri në 21 vjeç.

2. Llojet e shërbimeve, që ofrohen në qendrat e zhvillimit janë si më poshtë:

a) terapi intensive psiko-sociale për aftësimin mendor dhe rehabilitimin social me

Page 83: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë84

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

qëllim integrimin në komunitet;

b) shërbim psiko-motor për aftësimin dhe përmirësimin e parametrave psikologjikë dhe të motorikës fine e globale;

c) aftësim i parametrave fizikë;

ç) shërbime të specializuara ortofonie për aftësimin e individëve me çrregullime të spektrit autik apo aftësisë për të komunikuar;

d) terapi riaftësimi për punë;

dh) terapi zhvillimi.

Neni 17

Strehëzat

1. Shërbimi në strehëza është shërbim i kujdesit shoqëror rezidencial i ofruar në mënyrë të përkohshme, që përfshin shërbimin e specializuar, strehimin, sigurinë fizike, ushqimin, kujdesin shëndetësor, rehabilitimin psiko-social, terapinë fizike, aktivitete profesionale, kalimin e kohës në komunitet, edukimin, në varësi të nevo-jave të identifikuara dhe të zgjedhura nga përfituesit.

2. Përfituesit e shërbimit në streha janë:

a) fëmija, i cili gjendet i pambikëqyrur nga prindërit, në rrezik, apo në situatë rru-ge;

b) fëmija në nevojë të mbrojtjes së veçantë;

c) i rrituri, ose i moshuari, i cili nuk ka vendbanim të përhershëm apo të për-kohshëm dhe nuk është në gjendje të kujdeset për veten;

ç) gratë dhe vajzat shtatzëna ose prindi i vetëm me fëmijë deri në 1 vjeç;

d) fëmijët dhe të rriturit, viktima të dhunës në familje, abuzimit, viktima të trafi-kimit apo viktima të mundshme të trafikimit ose në rrezik potencial për jetën;

dh) fëmijët dhe të rriturit në rrezik për shkak të situatës shëndetësore, aftësisë së kufizuar, varësive nga droga ose alkooli apo përjashtimi social.

3. Ky shërbim mund të ofrohet gjatë të gjitha ditëve të javës dhe përfshin edhe

Page 84: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 85

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

referimin në një shërbim tjetër shoqëror.

Neni 18

Strehimi i përkohshëm

1. Strehimi i përkohshëm është një shërbim i ofruar ndaj individëve që ndodhen në rrethana të vështira dhe emergjente, deri në referimin e tyre te një shërbim tjetër shoqëror.

2. Përfituesit e këtij shërbimi nuk kalojnë në procesin e zakonshëm të vlerësimit të rastit, por vetëm referohen nëpërmjet punonjësit social.

3. Pas kalimit të situatës së emergjencës, struktura përgjegjëse për vlerësimin dhe referimin bën vlerësimin e mëtejshëm të rastit për personin në nevojë.

4. Ky shërbim strehimi mund të jepet edhe në familjen me lidhje gjaku ose familjen kujdestare.

5. Strehimi i përkohshëm zgjat deri në gjashtë muaj, por mund të zgjatë deri në një vit, rast pas rasti.

Neni 19

Trajtimi i fëmijës në situatat e emergjencës

1. Në rast se një punonjës social i njësisë së qeverisjes vendore informohet ose beson në mënyrë të arsyeshme se fëmija ndodhet në situatë emergjence, ndërmerr veprimet e mëposhtme:

a) largon fëmijën nga vendndodhja aktuale dhe e strehon atë në strehën e për-kohshme më të afërt;

b) ndihmon fëmijën duke e dërguar në spital ose informon menjëherë policinë në rast se situata e kërkon;

c) komunikon me fëmijën për të kuptuar situatën e tij;

ç) informon fëmijën mbi hapat që duhen ndjekur sipas këtij neni.

d) referon fëmijën në njësinë e mbrojtjes së fëmijës.

Page 85: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë86

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

2. Menjëherë pas dërgimit të fëmijës në strehën e përkohshme, punonjësi social informon prindërit ose përfaqësuesin ligjor të fëmijës.

3. Streha e përkohshme ku është strehuar fëmija bën kërkesë për urdhër të men-jëhershëm mbrojtjeje në gjykatën kompetente, në mënyrë që të sigurohet mbrojtja e fëmijës, duke legjitimuar qëndrimin e tij në qendrat e kujdesit shoqëror.

4. Në rast se gjykata lëshon urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes, fëmija qëndron në qendrat e kujdesit shoqëror, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në këtë ligj.

5. Pas lëshimit të urdhrit të mbrojtjes, institucioni i kujdesit shoqëror, në rast se e diktojnë rrethanat, paraqet përpara gjykatës një kërkesë për vendosjen ose zëvendësimin e kujdestarisë.

6. Në rast se gjykata nuk e gjykon të arsyeshëm lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, punonjësi social i njësisë së qeverisjes vendore monitoron mirëqenien e fëmijës pranë familjes.

Neni 20

Trajtimi i fëmijëve të shfrytëzuar ose të trafikuar

Institucionet, të cilat me ligj janë përgjegjëse për trajtimin e fëmijëve të shfrytëzuar ose të trafikuar, janë të detyruara të ndërmarrin të gjitha masat dhe veprimet speci-fike për të ndihmuar dhe mbështetur fëmijët, viktima të shfrytëzimit ose trafikimit, deri në shërimin e tyre fizik dhe psiko-social, pas një vlerësimi të veçantë të rretha-nave të secilit fëmijë, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme, sipas ligjit nr. 9642, datë 20.11.2006, “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Europës “Për masat kundër trafikimit të qenieve njerëzore”.

Neni 21

Shërbimet në qendrat rezidenciale

1. Shërbime në qendrat rezidenciale konsiderohen shërbimet e strehimit afatgjatë dhe të organizuar që u ofrohet kategorive në nevojë, për të cilat kujdesi në shtëpi nuk është i mundur.

2. Vendosja e kategorive në nevojë në qendrat e kujdesit shoqëror bëhet me pëlq-imin e individit ose përfaqësuesit të tij ligjor pas vlerësimit të gjendjes shoqërore, ekonomike dhe mjekësore të individit.

Page 86: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 87

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

Neni 22

Strehimi afatgjatë

1. Strehimi afatgjatë u sigurohet individëve që kanë nevojë për kujdes të vazh-dueshëm, me qëllim përmbushjen e nevojave themelore, kur ky kujdes nuk u sig-urohet dot në familje apo familje kujdestare.

2. Personat që kanë nevojë për kujdes të vazhdueshëm janë:

a) personat me aftësi të kufizuara, sipas moshës, llojit dhe shkallës së dëmtimit, kur nuk është e mundur të sigurohet kujdesi në familje, duke i dhënë format e duhura institucionale të kujdesit;

b) të moshuarit dhe të sëmurët rëndë, të cilët vuajnë nga ndryshime të përhershme të gjendjes shëndetësore.

Neni 23

Strehimi i organizuar

1. Strehimi i organizuar është një shërbim i kujdesit shoqëror në nivel vendor, i cili ofrohet për 24 orë në ditë në qendrat rezidenciale për të përmbushur nevojat themelore sociale, kulturore, arsimore, rekreative dhe përfituesve nga subjekte pub-like ose jopublike.

2. Strehimi i organizuar u ofrohet të moshuarve, jetimëve, fëmijëve pa kujdes prindëror ose pa kujdestari, personave me aftësi të kufizuara, duke u dhënë format e duhura rezidenciale të kujdesit, kur janë shteruar të gjitha mundësitë për të sigu-ruar kujdesin në familje, familje kujdestare apo qendra komunitare.

3. Përfituesve të shërbimeve të strehimit të organizuar u jepet një shumë në lekë për shpenzime personale. Kjo shumë përcaktohet me vendim të Këshillit të Min-istrave.

4. Personat, që kanë dëshirë të përdorin shërbimin e strehimit të organizuar dhe kanë të ardhura personale, mund të pranohen në institucionet publike të strehimit të organizuar, kundrejt një tarife.

5. Në çdo rast, përparësi për t’u pranuar në shërbimin e strehimit të organizuar do të kenë kategoritë e përcaktuara në pikën 2 të këtij neni.

Page 87: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë88

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

Neni 24

Shërbimet e përkujdesjes alternative për fëmijët pa kujdes prindëror

1. Fëmijës së privuar në mënyrë të përkohshme/të përhershme nga mjedisi familjar ose kur nuk është në interesin më të lartë të tij të qëndrojë në këtë mjedis i sigurohet një përkujdesje alternative.

2. Përkujdesja alternative mund të jetë:

a) vendosja në një familje alternative ose në një institucion të përkujdesjes për fëmi-jë;

b) vendosja në një familje birësuese.

3. Shërbimet e përkujdesjes alternative për fëmijët pa kujdes prindëror ofrohen në familjen kujdestare, sipas nevojave specifike të fëmijës, të parashikuara në legjisla-cionin në fuqi.

4. Procedura e evidentimit të familjes kujdestare organizohet dhe mbikëqyret nga strukturat e shërbimeve shoqërore të organeve të njësive të qeverisjes vendore, të cilat ngrenë pranë tyre komisionet multidisiplinare për vlerësimin e rasteve. Orga-nizimi dhe funksionimi i komisioneve multidisiplinare përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për çështjet sociale.

5. Kriteret, dokumentacioni dhe procedura që do të ndiqet nga strukturat e shër-bimeve shoqërore të organeve të njësive të qeverisjes vendore, për evidentimin e familjeve kujdestare, si dhe masa e financimit për shpenzimet e fëmijës të vendosur në familje kujdestare përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

6. Ministri përgjegjës për çështjet sociale nxjerr udhëzim për procedurat dhe zba-timin e standardeve të shërbimeve.

Neni 25

Shërbimet publike

1. Përfituesit e shërbimeve të kujdesit shoqëror përfitojnë shërbimet publike, si ar-simimi dhe shëndetësia. Shpenzimet e tyre mbulohen nga Buxheti i Shtetit.

2. Përfituesit e shërbimeve shoqërore, të përcaktuar në pikën 1, të këtij neni, përfshi-

Page 88: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 89

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

hen në kategorinë e personave ekonomikisht joaktivë, në kuptim të skemës së sigu-rimeve të detyrueshme të kujdesit shëndetësor. Kontributi në fondin e sigurimeve të detyrueshme shëndetësore për këto kategori paguhet nga Buxheti i Shtetit.

PJESA E TRETË

ADMINISTRIMI DHE FUNKSIONIMI I SISTEMIT TË

SHËRBIMEVE TË KUJDESIT SHOQËROR

KREU I

Neni 26

Kriteret e përgjithshme të funksionimit dhe bashkërendimit

1. Sistemi i shërbimeve të kujdesit shoqëror ofron shërbime, falas ose kundrejt tari-fave, sipas rasteve të përcaktuara në këtë ligj.

2. Në çdo rast, metodologjia e përcaktimit të tarifave dhe nivelit të tyre do të bëhet me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për çështjet sociale dhe të Minis-trit të Financave.

3. Koordinimi dhe mbështetja e përgjithshme e shërbimeve të kujdesit shoqëror bëhet nga ministria përgjegjëse për çështjet sociale.

Neni 27

Subjektet e ofrimit të shërbimeve të kujdesit shoqëror

1. Shërbimet e kujdesit shoqëror ofrohen nga personat juridikë publikë apo jopub-likë, të licencuar për këtë qëllim. Licencimi i veprimtarive të shërbimeve të kujdesit shoqëror dhe subjekteve të ofrimit të tyre, të përcaktuara në këtë ligj, bëhet nga autoriteti përgjegjës, sipas legjislacionit në fuqi për licencat.

2. Shërbimet e kujdesit shoqëror të financuara privatisht ofrohen nga subjekte jo-publike, por sipas kushteve të përcaktuara në këtë ligj.

3. Ofrimi i shërbimeve të kujdesit shoqëror, në çdo rast, bëhet në përputhje me standardet e hartuara nga ministria përgjegjëse për çështjet sociale.

Page 89: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë90

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

Neni 28

Pranimi në sistemin e shërbimeve të kujdesit shoqëror

1. Pranimi në sistemin e shërbimeve të kujdesit shoqëror fillon me kërkesë të indi-vidit në nevojë, përfaqësuesit të tij, psikologut, por mund të fillojë edhe kryesisht nga punonjësi social i njësisë së qeverisjes vendore kur konstatohet situata e nevojës për shërbime.

2. Kërkesa për të përfituar shërbime të kujdesit shoqëror paraqitet te punonjësi social i njësisë së vlerësimit të nevojave dhe referimit në strukturën e posaçme për shërbimet shoqërore të njësisë së qeverisjes vendore.

3. Këshilli bashkiak vendos për miratimin ose refuzimin e kërkesës për pranimin në sistemin e shërbimeve të kujdesit shoqëror, brenda 15 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës. Vendimet e këshillit bashkiak mund të ankimohen në rrugë gjyqësore.

4. Në rast se shërbimi i kujdesit shoqëror për individin nuk ofrohet nga ajo njësi e qeverisjes vendore, kryetari i bashkisë referon rastin te një njësi tjetër e qeverisjes vendore, vetë ose nëpërmjet drejtorisë rajone të Shërbimit Social Shtetëror. Vendi-met e kryetarit të bashkisë mund të ankimohen në rrugë gjyqësore.

Neni 29

Regjistri Elektronik Kombëtar

1. Regjistri Elektronik Kombëtar administrohet në nivel qendror nga ministria përgjegjëse për çështjet sociale nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe aksesohet nga të gjitha njësitë e qeverisjes vendore.

2. Çdo njësi e qeverisjes vendore ka detyrimin për të hedhur në regjistër të dhënat që disponon dhe për të raportuar periodikisht në Shërbimin Social Shtetëror.

3. Të dhënat e hedhura në regjistër grumbullohen nga Shërbimi Social Shtetëror dhe i raportohen në mënyrë periodike ministrisë përgjegjëse për çështjet sociale.

4. Regjistri Elektronik Kombëtar ngrihet dhe administrohet në përputhje me legjis-lacionin në fuqi për bazën e të dhënave shtetërore.

5. Rregullat specifike të funksionimit e të administrimit të Regjistrit Elektronik Kombëtar përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Page 90: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 91

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

Neni 30

Përgjegjësia për zbatimin e sistemit të shërbimeve të kujdesit shoqëror

1. Zbatimi i sistemit të shërbimeve të kujdesit shoqëror, që financohen nga Buxheti i Shtetit dhe nga buxhetet e njësive të qeverisjes vendore, është përgjegjësi e orga-neve publike të ngarkuara me këtë detyrë, në nivel qendror dhe vendor.

2. Institucionet kryesore përgjegjëse për administrimin e sistemit të shërbimeve të kujdesit shoqëror janë si më poshtë:

a) ministria përgjegjëse për çështjet sociale dhe institucionet e saj të varësisë;

b) qarku;

c) bashkia.

Neni 31

Roli i ministrisë përgjegjëse për çështjet sociale

1. Ministria përgjegjëse për çështjet sociale organizon dhe administron sistemin e shërbimeve të kujdesit shoqëror, në përputhje me kërkesat dhe standardet e ofrimit të tyre.

2. Ministria përgjegjëse për çështjet sociale ka këto role dhe funksione kryesore:

a) harton dokumentet e politikave të reformimit e të modernizimit të sistemit të shërbimeve të kujdesit shoqëror, me synim rritjen e efektivitetit dhe ofrimin e tyre;

b) harton dhe përditëson standardet minimale të ofrimit të shërbimeve;

c) harton dhe/ose propozon akte ligjore e nënligjore për plotësimin e kuadrit rregul-lator të funksionimit të sistemit të shërbimeve të kujdesit shoqëror;

ç) përcakton kriteret dhe kushtet që duhet të përmbushin subjektet e ofrimit të shërbimeve të kujdesit shoqëror;

d) harton dhe ndërmerr fushata ndërgjegjësimi që inkurajojnë ndihmën, punën vullnetare dhe format e tjera të mbështetjes në favor të individëve dhe familjeve në nevojë për shërbime të kujdesit shoqëror;

dh) harton dokumente bashkëpunimi mes aktorëve të përfshirë në zbatimin e sistemit të shërbimeve të kujdesit shoqëror, me qëllim koordinimin e bashkëpunim-

Page 91: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë92

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

it në mënyrë efektive;

e) programon, si zë më vete në buxhet, fondet për financimin e shërbimeve të ku-jdesit shoqëror, që u delegohet bashkive si transfertë në fondin social;

ë) harton dhe miraton manuale trajnimi e edukimi për mënyrën e ofrimit të shër-bimeve të kujdesit shoqëror nga ana e subjekteve ofruese, me qëllim zbatimin me uniformitet të ligjit;

f) këshillon dhe udhëzon njësitë e qeverisjes vendore në lidhje me strukturat që duhet të ngrihen prej tyre për zbatimin e sistemit të shërbimeve të kujdesit shoqëror dhe mënyrat e planifikimit e të ofrimit të shërbimeve;

g) harton dhe paraqet për miratim nevojat për financim nga Buxheti i Shtetit për aktivitetet e shërbimeve të kujdesit shoqëror.

Neni 32

Shërbimi Social Shtetëror

1. Shërbimi Social Shtetëror është institucion në varësi të ministrisë përgjegjëse për çështjet sociale.

2. Statuti i Shërbimit Social Shtetëror miratohet me vendim të Këshillit të Minis-trave.

3. Struktura dhe organika e Shërbimit Social Shtetëror miratohet me urdhër të Kryeministrit.

Neni 33

Roli i Shërbimit Social Shtetëror

1. Shërbimi Social Shtetëror monitoron zbatimin e legjislacionit të shërbimeve sho-qërore në të gjithë vendin, nëpërmjet strukturave të njësisë qendrore dhe drejtorive rajonale.

2. Shërbimi Social Shtetëror ka këto role dhe funksione kryesore:

a) harton dokumentacionin tip për përfituesit e shërbimeve shoqërore;

b) kryen vlerësimin e nevojave të shërbimeve të kujdesit shoqëror;

c) mbledh, analizon dhe përpunon informacionin mbi ecurinë e sistemit të shërbi-

Page 92: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 93

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

meve të kujdesit shoqëror dhe raporton periodikisht në ministrinë përgjegjëse për çështjet sociale;

ç) harton raportin vjetor të vlerësimit të nevojave për shërbime të kujdesit shoqëror dhe kapaciteteve të shërbimeve publike e jopublike;

d) trajnon personelin e njësive të qeverisjes vendore që mbulon aspektet e shërbi-meve shoqërore;

dh) bashkërendon procesin e hartimit të planeve sociale, duke siguruar që këto plane të përputhen me strategjitë kombëtare;

e) përditëson dhe mirëmban Regjistrin Elektronik Kombëtar me të dhënat për përfituesit dhe subjektet kërkuese të kujdesit shoqëror;

ë) i dërgon ministrisë statistikat sociale të lidhura me shërbimet e kujdesit shoqëror dhe pagesat sociale.

Neni 34

Roli i Inspektoratit të Shërbimeve të Kujdesit Shoqëror

1. Inspektorati, që mbulon fushën e shërbimeve të kujdesit shoqëror, në vijim Ins-pektorati, është personi juridik publik buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për çështjet sociale.

2. Inspektorati i Shërbimeve të Kujdesit Shoqëror ka përgjegjësi të kontrollojë dhe të verifikojë respektimin e kërkesave ligjore në fushën e shërbimeve të kujdesit shoqëror.

3. Inspektorati funksionon sipas këtij ligji dhe ligjit që rregullon inspektimin në Republikën e Shqipërisë.

4. Mënyra e organizimit, funksionimit dhe veprimtarisë së Inspektoratit përcakto-het me vendim të Këshillit të Ministrave.

5. Struktura dhe organika e Inspektoratit miratohen me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit përgjegjës për çështjet sociale.

Neni 35

Funksionet dhe kompetencat e Inspektoratit

Page 93: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë94

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

1. Inspektorati, në zbatim të këtij ligji, kryen këto funksione:

a) kontrollon zbatimin e kritereve e të kushteve nga subjektet publike dhe jopublike që ushtrojnë veprimtari të ofrimit të shërbimeve shoqërore, sipas këtij ligji, akteve nënligjore në zbatim të tij dhe akteve të tjera ligjore në fuqi;

b) inspekton standardet e shërbimeve të ofruara nga ofruesit e shërbimeve të ku-jdesit shoqëror;

c) bashkëpunon dhe u jep informacion organeve të tjera shtetërore për rastet që janë në kompetencë të tyre, në lidhje me veprimtarinë e ofrimit të shërbimeve të kujdesit shoqëror;

ç) ushtron kontroll në mjediset dhe në dokumentacionin e subjekteve që ofrojnë shërbime të kujdesit shoqëror, të cilat kanë detyrimin të lejojnë dhe të vënë në dispozicion të Inspektoratit informacionin dhe dokumentacionin e nevojshëm për inspektim;

d) vendos gjoba dhe masa të tjera administrative ndaj subjekteve publike dhe jopub-like, kur vëren shkelje të dispozitave të këtij ligji;

dh) i propozon ministrit përgjegjës për çështjet sociale heqjen e licencës së ofruesit të shërbimit shoqëror, i cili, brenda dhjetë ditëve, merr vendimin përfundimtar mbi propozimin e marrë;

e) raporton periodikisht në ministrinë përgjegjëse për çështjet sociale mbi rezultatet e inspektimit të shërbimeve të kujdesit shoqëror.

2. Inspektorati shqyrton ankesat ndaj subjekteve që ushtrojnë veprimtari të ofrimit të shërbimeve shoqërore, të marra drejtpërdrejt ose të përcjella nga çdo institucion tjetër apo individ.

3. Inspektorati merr vendim, pas shqyrtimit të ankesave, në përputhje me Kodin e Procedurave Administrative dhe në përputhje me kompetencat e dhëna me këtë ligj.

4. Rregullorja e shqyrtimit dhe trajtimit të ankesave miratohet me urdhër të minis-trit përgjegjës për çështjet sociale.

Page 94: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 95

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

Neni 36

Roli i bashkisë

1. Bashkia ofron dhe administron shërbimet e kujdesit shoqëror brenda territorit të saj: a) duke identifikuar nevojat;

b) duke vlerësuar nevojat në bazë të hartës së vulnerabilitetit;

c) duke hartuar planin social vendor;

ç) duke programuar buxhetet vendore;

d) duke planifikuar shportën bazë të shërbimeve shoqërore;

dh) duke kontraktuar ofrimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror me anë të proce-durave të prokurimit, sipas legjislacionit në fuqi për prokurimin publik;

e) duke bashkërenduar me Shërbimin Social Shtetëror shërbimet e nevojshme të kujdesit shoqëror.

2. Për administrimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror pranë bashkive ngrihen struktura të posaçme për shërbimet e kujdesit shoqëror.

3. Pranë çdo njësie administrative, në varësi të bashkisë, ngrihet njësia e vlerësimit të nevojave dhe referimit.

4. Bashkia cakton nga një punonjës social të njësisë së qeverisjes vendore për gjashtë deri në dhjetë mijë banorë.

5. Bashkitë, me numër popullsie më pak se gjashtë mijë banorë, orientohen dhe mbështeten në funksionet e tyre nga zyrat rajonale të Shërbimit Social Shtetëror.

Neni 37

Roli i punonjësit social të njësisë së qeverisjes vendore

Punonjësit socialë në njësinë e qeverisjes vendore janë pjesë e strukturës së posa-çme për shërbimet e kujdesit shoqëror dhe/ose njësisë së vlerësimit të nevojave dhe referimit të rastit dhe kanë për detyrë:

a) të verifikojnë gjendjen shoqërore dhe ekonomike të individëve e të familjeve që kanë nevojë për shërbime të kujdesit shoqëror nëpërmjet identifikimit të rasteve;

Page 95: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë96

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

b) të ndihmojnë në përgatitjen e dokume-ntacionit për personat që aplikojnë për përfitimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror nëpërmjet këshillimit, ndërmjetësimit dhe referimit në shërbimet sociale në nivel vendor, rajonal apo kombëtar;

c) të marrin pjesë në procesin e hartimit të planeve të kujdesit për personat që do të trajtohen apo të cilëve u refuzohen shërbimet e kujdesit shoqëror nëpërmjet vlerësimit, ndjekjes, monitorimit dhe mbylljes së rastit;

ç) të përgatitin dokumentacionin dhe propozimet për miratim nga këshilli bash-kiak;

d)të grumbullojnë dhe të hartojnë informacione, statistika dhe të mbajnë regjistrin e përfituesve, të ndjekin shpenzimet për personat që kanë nevojë për shërbime të kujdesit shoqëror;

dh) të grumbullojnë informacione për rrjetet e shërbimeve publike dhe jopublike që veprojnë në territorin e bashkisë.

Neni 38

Roli i qarkut

1. Këshilli i qarkut harton planin social rajonal të bashkërenduar me planet sociale të njësive të qeverisjes vendore dhe ia paraqet ministrisë përgjegjëse për çështjet sociale.

2. Kryetari i qarkut vendos ofrimin e shërbimeve të specializuara në bashkërendim rajonal të rasteve për shërbimet e kujdesit shoqëror të vendosura në nivel rajonal.

3. Kryetari i qarkut krijon komitetin e planifikimit të nevojave “ad hoc”, të përbërë nga përfaqësues të të gjitha strukturave vendore/rajonale dhe shoqërisë civile, me pjesëmarrje vullnetare.

KREU II

AKREDITIMI DHE EDUKIMI I VAZHDUESHËM

Neni 39

Akreditimi

1. Të gjitha subjektet publike/jopublike, fitimprurëse ose jofitimprurëse, të huaja dhe vendase, që kanë ekspertizë dhe eksperiencë në organizimin e aktiviteteve të

Page 96: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 97

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

edukimit të vazhdueshëm në fushën e shërbimeve të kujdesit shoqëror, të licencuara për ofrimin e trajnimeve e të kualifikimeve, akreditohen nga ministria përgjegjëse për shërbimet e kujdesit shoqëror, në mënyrë periodike, për të vlerësuar shkallën e plotësimit nga ana e tyre të standardeve të paracaktuara për to nga Këshilli i Min-istrave.

2. Rregullat dhe mënyra e realizimit të procesit të akreditimit përcaktohen nga Këshilli i Ministrave.

Neni 40

Profesionistët e shërbimeve të kujdesit shoqëror

1. Regjistrimi i profesionistëve është një proces i detyrueshëm, i cili bëhet nga min-istria përgjegjëse për çështjet sociale.

2. Ministri përgjegjës për çështjet sociale miraton, me urdhër, rregulloren për pro-cedurat e regjistrimit dhe riregjistrimit të profesionistëve të shërbimeve të kujdesit shoqëror.

Neni 41

Urdhrat e profesionistëve të shërbimeve të kujdesit shoqëror

1. Profesionistët e shërbimeve të kujdesit shoqëror regjistrohen pranë urdhrave pro-fesionistë përkatës dhe janë subjekt i detyrave dhe përfitimeve korresponduese.

2. Funksionimi i urdhrave të profesionistëve rregullohet me ligje të veçanta.

Neni 42

Edukimi i vazhdueshëm profesional

1. Ministria përgjegjëse për çështjet sociale krijon një program të detyrueshëm për edukimin e vazhdueshëm profesional, i quajtur “Programi i certifikimit për profe-sionistët e shërbimeve të kujdesit shoqëror”, program i cili është sistem i bazuar në cikle periodike, brenda të cilave profesionistët duhet të mbledhin një numër të caktuar kreditesh të edukimit të vazhdueshëm profesional, bazuar në procedurat, kriteret dhe standardet e miratuara nga Këshilli i Ministrave. Certifikimi është pro-cesi që profesionisti i shërbimeve të kujdesit shoqëror përfundon me përmbushjen e kritereve të secilit cikël të programit të certifikimit dhe lidhet me ecjen në karrierë

Page 97: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë98

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

të profesionistit të ndihmës dhe shërbimeve shoqërore.

2. Profesionistët e ndihmës e të shërbimeve shoqërore janë të detyruar që t’i nën-shtrohen edukimit të vazhdueshëm profesional të përditësuar për të përmirësuar njohuritë dhe aftësitë e tyre profesionale, në mënyrë që të rritin cilësinë e shërbi-meve.

3. Punësimi ose kontratat në institucionet e kujdesit shoqëror, publike dhe jopub-like, pezullohen nëse profesionisti i shërbimeve të kujdesit shoqëror nuk merr asnjë kredit të edukimit të vazhdueshëm. Rifitimi i së drejtës për punësim ose lidhja e kontratave të punës me institucionet bëhet pasi profesionisti t’i jetë nënshtruar pro-vimit të certifikimit. Nëse profesionisti i shërbimeve të kujdesit shoqëror mbledh kredite të edukimit të vazhdueshëm, por më pak se limiti i kërkuar, ai duhet t’i nën-shtrohet provimit të certifikimit brenda gjashtë muajve nga data e njoftimit. Nëse dështon në provim, punësimi ose kontratat në institucionet e tjera pezullohen. Rifitimi i së drejtës për punësim ose kontrata me institucionet e kujdesit shoqëror, publike dhe jopublike, bëhet pasi profesionisti të ketë kaluar me sukses provimin e certifikimit. Institucionet publike dhe jopublike të shërbimeve të kujdesit shoqëror janë të detyruara të hartojnë dhe të zbatojnë programe të edukimit të vazhdueshëm për profesionistët e tyre.

4. Institucionet, që merren me shërbimet e kujdesit shoqëror, u nënshtrohen sank-sioneve, në rast se ato punësojnë specialistë të cilët nuk përmbushin kërkesat e parashikuara në këtë nen.

5. Institucionet, që merren me shërbimet e kujdesit shoqëror, lehtësojnë edukimin e vazhdueshëm profesional të profesionistëve të kujdesit shoqëror.

Neni 43

Sigurimi i cilësisë së aktiviteteve të edukimit të vazhdueshëm, akreditimi

1. Akreditimi është procesi i miratimit të aktiviteteve të edukimit të vazhdueshëm ose/dhe i ofruesit të aktiviteteve të edukimit të vazhdueshëm, bazuar në procedu-rat, standardet dhe kriteret e miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

2. Ofrues të aktiviteteve të edukimit të vazhdueshëm janë të gjitha strukturat publike ose jopublike, fitimprurëse ose jofitimprurëse, të huaja dhe të vendit, që kanë ek-

Page 98: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 99

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

spertizë dhe eksperiencë në organizimin e aktiviteteve të edukimit të vazhdueshëm në fushën e ndihmës dhe shërbimeve shoqërore, sipas kritereve të miratuara.

3. Ofruesit e aktiviteteve të edukimit të vazhdueshëm janë të detyruar të sigurojnë cilësinë e aktiviteteve që zhvillojnë, përmes respektimit të kritereve të cilësisë e akreditimit dhe standardeve të edukimit të vazhdueshëm profesional.

4. Kriteret, standardet dhe procedurat e akreditimit të aktiviteteve të edukimit të vazhdueshëm, si dhe të ofruesve të aktiviteteve të edukimit të vazhdueshëm mira-tohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 44

Bordi i Edukimit të Vazhdueshëm

1. Pranë ministrisë përgjegjëse për ndihmën dhe shërbimet shoqërore funksionon Bordi i Edukimit të Vazhdueshëm, i cili kryesohet nga ministri përgjegjës për ndih-mën dhe shërbimet shoqërore dhe ka në përbërje një përfaqësues nga:

a) Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim;

b) Shërbimi Social Shtetëror;

c) ministria përgjegjëse për çështjet sociale;

ç) Qendra Kombëtare e Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve;

d) Urdhri i Infermierëve;

dh) Urdhri i Punonjësit Social;

e) Urdhri i Psikologut.

2. Bordi i Edukimit të Vazhdueshëm është organi më i lartë vendimmarrës në sistemin e certifikimit dhe ricertifikimit të profesionistëve të shërbimeve të ku-jdesit shoqëror dhe të akreditimit të aktiviteteve të edukimit të vazhdueshëm. Ky bord mblidhet jo më pak se katër herë në vit dhe, për raste të veçanta, kur është e nevojshme, kryetari mund ta mbledhë atë edhe më shpesh. Mbledhjet e bordit janë të vlefshme kur në to marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve. Vendimmarrja në Bordin e Edukimit të Vazhdueshëm bëhet me shumicë të thjeshtë.

3. Bordi i Edukimit të Vazhdueshëm kryen këto funksione kryesore:

Page 99: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë100

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

a) harton kriteret, standardet e procedurat e akreditimit të aktiviteteve të edukimit të vazhdueshëm e të ofruesve të aktiviteteve të edukimit të vazhdueshëm, si dhe krit-eret e procedurat e procesit të certifikimit dhe/ose ricertifikimit të profesionistëve të shërbimeve të kujdesit shoqëror;

b) miraton tarifat e akreditimit të aktiviteteve të edukimit të vazhdueshëm;

c) miraton listën e ekspertëve të pavarur për secilën fushë ekspertize, të cilët do të përfshihen në vlerësimin e jashtëm të aktiviteteve, si pjesë e procesit të akreditimit, dhe masën e pagesës së tyre, sipas legjislacionit në fuqi;

ç) shqyrton ankesat e bëra nga profesionistët e shërbimeve të kujdesit shoqëror për procedurat e njohjes e të regjistrimit të krediteve përkatëse;

d) shqyrton ankesat e bëra nga ofruesit e aktiviteteve të edukimit të vazhdueshëm për procesin e vlerësimit të jashtëm, të cilat nuk janë zgjidhur nga Qendra Kom-bëtare e Edukimit në Vazhdim;

dh) ndërmerr masat e nevojshme për realizimin e provimit të ricertifikimit për të gjithë profesionistët e shërbimeve të kujdesit shoqëror që nuk përmbushin kërkesat e programit të certifikimit;

e)monitoron zbatimin e programit të certifikimit për të siguruar përmbushjen e detyrave të institucioneve përgjegjëse.

4. Anëtarët e Bordit të Edukimit të Vazhdueshëm shpërblehen sipas legjislacionit në fuqi për shpërblimin e anëtarëve të bordeve, këshillave ose komisioneve.

KREU III

FINANCIMI I SHËRBIMEVE TË KUJDESIT SHOQËROR

Neni 45

Burimet e financimit

Burimet e financimit për shërbimet e kujdesit shoqëror, që realizohen nga institu-cionet publike dhe jopublike, përbëhen nga:

a) fondet e deleguara nga Buxheti i Shtetit, përfshirë fondin social;

Page 100: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 101

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

b) fondet nga buxhetet e njësive të qeverisjes vendore;

c) të ardhurat e caktuara nga pasuritë dhe veprimtari të tjera të bashkisë;

ç) tarifat e shërbimit për përfituesit e shërbimeve të kujdesit shoqëror.

Neni 46

Mekanizmat e financimit

1. Njësia e qeverisjes vendore planifikon, ndërton, administron dhe mirëmban rregullisht shërbimet e kujdesit shoqëror, të ofruara brenda territorit të saj nëpërm-jet buxhetit të njësisë së qeverisjes vendore.

2. Ministri përgjegjës për çështjet sociale udhëzon njësitë e qeverisjes vendore për financimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror. Shërbimet e kujdesit shoqëror që ofrohen kundrejt pagesës së tarifave zbatojnë kriteret e përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave dhe bëhen pjesë e paketës fiskale dhe buxhetit vjetor të bashkisë. Në parim, tarifat paguhen nga përfituesi i shërbimit të kujdesit shoqëror dhe synojnë të mbulojnë një pjesë të shpenzimeve korrente për njësitë e shërbimit në fjalë.

3. Tarifat e shërbimeve publike të financuara nga Buxheti i Shtetit caktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për çështjet sociale dhe të Ministrit të Financave, si më poshtë:

a) kontributet e përfituesve të shërbimeve të kujdesit shoqëror, të përcaktuara në nenin 23 të këtij ligji;

b) dhurimet, sponsorizimet, donacionet dhe financime të tjera nga organizata, per-sona fizikë ose juridikë.

Neni 47

Fondi social

1. Bashkia, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për çështjet sociale, krijon dhe administron fondin social, nëpërmjet të cilit sigurohet mbështetje financiare për njësitë e qeverisjes vendore, me qëllim përmirësimin e standardeve e të kapaciteteve administruese të shërbimeve ekzistuese të kujdesit shoqëror, krijimin e shërbimeve të reja, si dhe për zhvillimin e politikave sociale. Ndalohet përdorimi i fondit social

Page 101: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë102

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

për financimin e qëllimeve të tjera nga ato të përcaktuara në këtë pikë.

2. Fondi social përbëhet nga:

a) të ardhurat vjetore nga Buxheti i Shtetit;

b) financime jashtëbuxhetore nga organizata vendase apo të huaja ose persona të tjerë;

c) të ardhurat nga zbatimi i tarifave për shërbime të ndryshme të kujdesit sho-qëror;

ç) të ardhurat nga burimet e veta dhe nga pasuritë që zotëron ministria përgjegjëse për çështjet sociale;

d) të ardhurat nga burimet e veta dhe nga pasuritë që zotëron bashkia.

3. Mjetet financiare në fondin social, të papërdorura në vitin fiskal ushtrimor, mbar-ten në buxhetin e vitit pasardhës si pjesë e fondit social.

4. Procedurat e krijimit e të funksionimit të fondit social rregullohen dhe miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 48

Fondet e financimit

1. Në lidhje me financimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror nga Buxheti i Shtetit, ministria përgjegjëse për çështjet sociale parashikon në buxhetin e vet fonde për fi-nancimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror, të cilat u transferohen njësive të qever-isjes vendore ku funksionojnë këto shërbime të kujdesit shoqëror. Në këtë rast, ministri përgjegjës për çështjet sociale shpërndan dhe transferon në fillim të vitit, në buxhetin e njësive të qeverisjes vendore, fondin social dhe transferta të tjera për çdo shërbim të kujdesit shoqëror, duke marrë parasysh kriterin e nevojës më të madhe dhe prioriteteve të çdo njësie të qeverisjes vendore në ofrimin e këtyre shërbimeve.

2. Metodologjia e llogaritjes së fondeve për financimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror përcaktohet nga ministria përgjegjëse për çështjet sociale në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

3. Fondet nga Buxheti i Shtetit për financimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror

Page 102: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 103

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

përcaktohen në përputhje me vlerësimin e nevojave dhe me mundësitë e Buxhetit të Shtetit.

KREU IV

Neni 49

Sanksionet

1. Shkeljet e detyrimeve të përcaktuara në nenet 25, 27, pika 2, 35, 37 e 38, të këtij ligji, dhe në aktet nënligjore në zbatim të tij, kur nuk përbëjnë vepër penale, për-bëjnë kundërvajtje administrative dhe:

a) dënohen me gjobë, sipas ligjit për kundërvajtjet administrative;

b) ndëshkohen me masë disiplinore.

2. Inspektorati i Shërbimeve të Kujdesit Shoqëror, me qëllim zbatimin e legjisla-cionit për shërbimet e kujdesit shoqëror, vendos këto sanksione:

a) kur konstaton kundërvajtje administrative për rastet e shkeljeve të detyrimeve të përcaktuara në nenin 25, të këtij ligji, dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, vendos ndaj subjekteve ofruese të shërbimeve të kujdesit shoqëror gjoba nga 50 mijë lekë deri në 100 mijë lekë dhe pezullimin e licencës së subjekteve jopublike në rast të parregullsive të rënda ose në rast përsëritjeje;

b) për shkeljet nga ana e punonjësve të institucioneve publike zbatuese të këtij ligji të detyrimeve të përcaktuara në nenet 27, pika 2, dhe 35, të tij, nis procedimin disiplinor dhe merr masa, në përputhje me rregullat e Kodit të Punës ose ligjin e nëpunësit civil, sipas përkatësisë së punonjësit;

c) për shkeljet e detyrimeve të përcaktuara në nenet 37 dhe 38, të këtij ligji, zbaton dispozitat e kundërvajtjeve administrative të legjislacionit në fuqi për prokurimin publik;

ç) shpërblimin e dëmit, nëse është shkaktuar një i tillë.

3. Inspektorati i Shërbimeve të Kujdesit Shoqëror kryen gjithashtu inspektime në bazë të shkeljeve të konstatuara nga monitorimet e kryera nga Shërbimi Social Shtetëror.

4. Inspektorati i Shërbimeve të Kujdesit Shoqëror, kur vlerëson se janë konsumuar

Page 103: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë104

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

elementet e veprës penale nga personat përgjegjës, bën kallëzimin penal pranë au-toriteteve kompetente.

5. Çdo shkelje e menaxhimit të fondeve buxhetore, që programohen dhe përdoren për shërbimet e kujdesit shoqëror, kur nuk përbën vepër penale, përbën kundër-vajtje administrative dhe dënohet me gjobë, sipas përcaktimeve të legjislacionit për menaxhimin e sistemit buxhetor.

6. Për çdo masë të marrë nga Inspektorati i Shërbimeve të Kujdesit Shoqëror, mund të bëhet ankim në rrugë gjyqësore.

7. Të gjitha të ardhurat nga gjobat e vendosura, sipas këtij neni, derdhen tërësisht në Buxhetin e Shtetit.

Neni 50

Ankimi

1. Kërkuesi/përfituesi i shërbimeve shoqërore, kur gjykon se vendimi zyrtar i or-ganit përkatës është i padrejtë, mund të paraqesë ankesë me shkrim pranë njësisë së qeverisjes vendore/Shërbimit Social Shtetëror brenda 10 ditëve kalendarike nga data e marrjes së njoftimit. Struktura vendore shqyrton ankesën dhe njofton me shkrim ankuesin, brenda 7 ditëve kalendarike nga data e marrjes së ankesës.

2. Kërkuesi/përfituesi i shërbimeve shoqërore ka të drejtë të paraqesë ankesë me shkrim pranë Inspektoratit të Shërbimeve të Kujdesit Shoqëror, brenda 10 ditëve kalendarike nga data e marrjes së përgjigjes nga njësia e qeverisjes vendore/Shërbi-mi Social Shtetëror, pas ezaurimit të ankimit të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni.

3. Inspektorati i Shërbimeve të Kujdesit Shoqëror, pas shqyrtimit dhe verifikimit të ankesave, njofton me shkrim të interesuarin dhe njësinë e qeverisjes vendore/Shërbimin Social Shtetëror brenda 10 ditëve pune nga data e marrjes së ankesës.

4. Kërkuesi/përfituesi i shërbimeve shoqërore, që pretendon se i është shkelur dhe/ose mohuar një e drejtë ligjore, gëzon të drejtën për të ngritur padi në gjykatë, në përputhje me përcaktimet e bëra në legjislacionin në fuqi për gjykimin e mosmar-rëveshjeve administrative.

Page 104: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë 105

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

Neni 51

Aktet nënligjore

1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda 4 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 3, pika 29; 8, pika 5; 15, pika 5; 23, pika 3; 24, pika 5; 29, pika 5; 32, pika 2; 34, pika 4; 39, pikat 1 dhe 2; 42, pika 1; 43, pika 4; 46, pika 2; 47, pika 4; dhe 48, pika 2, të këtij ligji.

2. Ngarkohet Kryeministri që, brenda 4 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 32, pika 3; dhe 34, pika 5, të këtij ligji.

3. Ngarkohet ministri përgjegjës për çështjet sociale që, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 24, pikat 4 dhe 6; 26, pika 2; 27 pika 3; 35, pika 4; 40, pika 2; dhe 46, pika 3, të këtij ligji.

Neni 52

Dispozita kalimtare dhe të fundit

1. Brenda dy viteve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të gjitha qendrat rezidenciale dhe ofrimi i shërbimeve rezidenciale u transferohen njësive të qeverisjes vendore.

2. Dispozitat apo pjesët e dispozitave të ligjit nr. 9355, datë 10.3.2005, “Për ndi-hmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, që trajtojnë shërbimet e kujdesit shoqëror, shfuqizohen.

3. Aktet nënligjore, që rregullojnë veprimtaritë e ofrimit të shërbimeve të kujdesit shoqëror, të miratuara përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të vazhdojnë të zba-tohen për aq sa nuk bien në kundërshtim me këtë ligj, deri në rishikimin e tyre dhe daljen e akteve të reja, në përputhje me kërkesat dhe afatet e vendosura në këtë ligj.

Neni 53

Shfuqizime

Në ligjin nr. 9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, bëhen këto shfuqizime:

1. Neni 4, pikat 5, 15 dhe 16, nenet 6, 12, 13, 14, 15, 16, 17, 18, 20, pika 4, 22, 23

Page 105: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët

Kuadri ligjor mbi shërbimet e kujdesit shoqëror dhe ndihmën ekonomike në Republikën e Shqipërisë106

INDEKS I LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

dhe 24.

2. Në pikën 1, të nenit 26, fjalët “dhe të shërbimeve shoqërore, normave dhe stan-dardeve të shërbimeve, si dhe kontrollin e zbatimit të tyre në të gjitha nivelet e strukturave qendrore dhe vendore, në sektorin publik dhe privat”.

3. Neni 27, pika 5, shkronjat “b” e “c”, pikat 6 dhe 7.

4. Neni 29, pikat 3, 4, 5, 6, 8 dhe 12.

5. Neni 31, shkronja “a”, fjalët “dhe nevojat e individëve për shërbime të përku-jdesit shoqëror”, shkronja “c”, fjalët “dhe personat që do të trajtohen me shërbime të përkujdesjes shoqërore”, shkronjat “ë”, “f ”, shkronja “g”, fjalët “dhe të person-ave që kanë nevojë për shërbime të përkujdesjes shoqërore”, dhe shkronja “gj”, të këtij neni.

6. Neni 32, neni 33, fjalët “dhe shërbimeve shoqërore”, dhe nenet 37, 38, 39, 42/4.

7. Kudo në ligj, fjalët “dhe shërbimet” dhe “shërbimet e përkujdesjes shoqërore” shfuqizohen.

Neni 54

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Page 106: KUADRI LIGJOR MBI SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR DHE ... · Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale “Benussi ... tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët