20
nr. 1-08 Lajme Të Mira Banka e cila punon për Ju FA-LI-SHA MEBLE ZEJA VLEN SI AR AGROUNIJA 90% E SUKSESIT NË PUNË PËRBËHET NGA PËRGATITJET E MIRA TEMA JONË: RËNDËSIA E DEPOZITAVE TË VOGLA KURSYESE PËRVOJA TË FITUARA JASHTË SHTETIT: NIKARAGUA DHE MOZAMBIK TRAJNIM DHE EDUKIM: UDHËHEQJA ME STRESIN NË VENDIN E PUNËS

Lajme Të Mira - Македонска верзија · PDF file 3 Të nderuar miq, ndjejmë kënaqësi dhe nder të veçantë të jua paraqesim botimin e parë të Lajme të Mira

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Lajme Të Mira - Македонска верзија · PDF file 3 Të nderuar miq, ndjejmë kënaqësi dhe nder të veçantë të jua paraqesim botimin e parë të Lajme të Mira

nr. 1-08Lajme Të Mira

Banka e cila punon për Ju

FA-LI-SHA MEBLE

ZEJA VLEN SI AR

AgrounIjA

90% E SUKSESIT NË PUNË PËRBËHET NGA PËRGATITJET E MIRA

TEMA jonË:

RËNDËSIA E DEPOZITAVE TË VOGLA KURSYESE

PËrVojA TË FITuArA jASHTË SHTETIT:

NIKARAGUA DHE MOZAMBIK

TRAJNIM DHE EDUKIM:

UDHËHEQJA ME STRESIN NË VENDIN E PUNËS

Page 2: Lajme Të Mira - Македонска верзија · PDF file 3 Të nderuar miq, ndjejmë kënaqësi dhe nder të veçantë të jua paraqesim botimin e parë të Lajme të Mira

Lajme Të Mira nr. 1-08

2

MISIonI ..................................................................................2

HYrjE......................................................................................3

TEMA jonË:

rËnDËSIA E DEPoZITAVE TË VogLA KurSYESE ...........................4

ProKrEDIT HoLDIng:

FILoZoFIA jonË AFArISTE.........................................................6

rrËFIMI IM:

“ZEjA VLEn SI Ar” – FA-LI-SHA MEBLE

PronAr I FABrIKËS PËr MoBILIE..............................................8

PËrVojA TË FITuArA jASHTË SHTETIT:

nIKArAguA DHE MoZAMBIK ..................................................10

AnALIZA FInAnCIArE:

nDIKIMI I InFLACIonIT DHE KonTrIBuTI

PErSonAL nDAj ZVogËLIMIT TË SAj........................................12

BIZnES ForuMI: ....................................................................14

rrËFIMI IM:

"90% E SuKSESIT nË PunË PËrBËHET ngA

PËrgATITjET E MIrA" - AgrounIjA..........................................16

TrAjnIM DHE EDuKIM:

uDHËHEQjA ME STrESIn nË VEnDIn E PunËS..........................18

Misioni ynëMisioni ynë është të jemi bankë e orientuar drejt zhvillimit me shërbim të tërësishëm. Ne ofrojmë përkrahje të shkëlqyeshme për klientët dhe spektër të gjerë të shërbimeve bankare. Në punën tonë kredituese fokusohemi në kreditimin e ndërmarrjeve shumë të vogla, të vogla dhe të mesme për të cilat jemi të bindur se krijojnë numër më të madh të punësimeve të reja dhe japin kontribut vital në zhvillimin e ekonomisë në kuadër të veprimtarisë të cilën e kryejnë. Për dallim nga bankat tjera, banka jonë nuk promovon kredi të konsumit. Ne fokusohemi në veprimtarinë bankare të përgjegjshme me ndërtim të kulturës së kursimit dhe partneritet afatgjatë me klientët tanë.Aksionarët tanë presin kthim të sigurt dhe të vazhdueshëm të investimeve, por në themel pa interes për rritje afatshkurtër të profitit. Ne e zgjerojmë investimin në trajnim të të punësuarve tanë me qëllim që të krijojmë atmosferë efikase dhe çlodhëse dhe të mundësojmë shërbim miqësor i cili më së shumti u përgjigjet klientëve tanë.

Page 3: Lajme Të Mira - Македонска верзија · PDF file 3 Të nderuar miq, ndjejmë kënaqësi dhe nder të veçantë të jua paraqesim botimin e parë të Lajme të Mira

www.procreditbank.com.mk

3

Të nderuar miq,

ndjejmë kënaqësi dhe nder të veçantë të jua paraqesim botimin e parë të Lajme të Mira – gazetë e destinuar për të gjithë miqtë tanë, klientët, bashkëpunëtorët. Si gazetë periodike, do të del katër herë në vit, ndërsa me secilin botim të saj të ri do të ju ofrojë mundësi të mësoni më tepër për risitë në bankën Tuaj, për projektet të cilat vijojnë, për arritjet e përbashkëta.

ProKredit Banka, si pjesë e ProKredit grupit, punon në Maqedoni më tepër se katër vite, dhe gjer tani ka paguar më tepër se 310 milionë euro bizneseve të vogla dhe të mesme në vend. Banka filloi të punojë në mesin e vitit 2003 dhe sot rrjeti ynë numëron 35 filiale anekënd Maqedonisë, në të cilat punojnë më shumë se 750 të punësuar. Me kapacitet të këtillë banka arriti të shërbejë më tepër se 110.000 klientë me shërbime të përgjithshme bankare. në numrin e këtillë të klientëve tanë pamë nevojë për formim të edhe një mënyre nëpërmjet të cilës do të komunikomë me të gjithë ju – mënyrë e cila do të mundësojë komunikim transparent dhe të hapur nga njëra anë, por edhe përmbajtje interesante dhe edukative nga ana tjetër.

Në këtë numër të parë të Lajme të Mira do të keni mundësi të njoftoheni me më shumë tema, siç janë ndikimi i inflacionit ndaj bizneseve, rëndësia e depozitave të vogla kursyese për zhvillimin e ekonomisë, udhëheqja me stresin në vendin e punës, filozofia afariste e ProKredit Bankave anekënd botës. Krahas kësaj, do të keni mundësi të njoftoheni me bizneset e disa kolegëve tanë, si edhe sfidat e tyre, planet dhe rezultatet. Gjithashtu, do të keni mundësi të mësoni më tepër për përvojat e një pjese të të punësuarve tanë gjatë punës dhe qëndrimit të tyre në ndonjë nga bankat tona simotra anekënd botës. gjithsesi, kjo gazetë nuk do të len pa ju informuar edhe për ndodhitë e fundit rreth marketingut ose ngjarjet më të rëndësishme afariste të organizuara nga ana e bankës.

Besojmë që përmbajtjet e ofruara t’u përgjigjen nevojave Tuaja për përmbajtje të reja origjinale, nëpërmjet të cilave do të fitoni informata të freskëta për ProKredit Bankën dhe për biznesin bankar dhe për sektorin e biznesit në përgjithësi.

ju dëshirojmë shumë sukses dhe fat në punë.Me respekt,

Menaxhimi

Ekipi i bashkëpunëtorëve:Biljana Tasevska – Udhëheqëse e sektorit për shërbim të klientëve; Kristina Mazni – Zëvendës udhëheqës e sektorit për punë me popullsi; Lençe Jankovska – Këshilltare për klientë; Biljana Severinova – Udhëheqëse e sektorit të marketingut; Kalina Jankovska – Përgjegjëse për marketing; Jeton Veseli – Përgjegjës për marketing; Snezhana Ackova – Përgjegjëse për menaxhim me rreziqe; Marija Angleova – Përgjegjëse për trajnim; Tanja Ilijevska – Përgjegjës në sektorin për klientë të përbashkët; Vlatko Markovski – Përgjegjës për bashkëpunim regjional me klientët e përbashkët

ProKredit Banka SH.A. Shkup, Bul. Jane Sandanski 109a, 1000 ShkupTel. 02 / 321 99 00, Faks 02 / 321 00 [email protected]

Page 4: Lajme Të Mira - Македонска верзија · PDF file 3 Të nderuar miq, ndjejmë kënaqësi dhe nder të veçantë të jua paraqesim botimin e parë të Lajme të Mira

Lajme Të Mira nr. 1-08

4

Çka është e nevojshme të dihet kur zgjidhet banka për kursim?

Struktura aksionareKur flitet për aksionarët, mendohet në ata organe të cilët udhëheqin dhe vendosin për bankën e të cilët duhet të jenë të institucione të sigurta me renome dhe besueshmëri. Informata për ta duhet të jetë lehtë në dispozicion me qëllim që të ofrohet transparencë më e madhe.ProKredit Banka i takon grupit ndërkombëtar të bankave, prezent në 22 vende anekënd botës.

Stabiliteti i institucionit

Stabiliteti është shprehje e punës së bankës në raport me nxjerrjen në treg të kredive dhe rrezikun që e bartin, përkundër vëllimit dhe strukturës së depozitave kursyese. Këta informata janë pjesë e raportit vjetor të secilës bankë.Duke folur për ProKredit Bankën, siguria vjen edhe nga fakti që banka u ik të gjitha investimeve spekulative dhe të rrezikshme. Kjo do të thotë se qytetarët të cilët i deponojnë kursimet e tyre mund të jenë të sigurt se mjetet investohen në kredi shumë të sigurta ose në banka të jashtme të dorës së parë.

Llojllojshmëria e mundësive për kursim

Është me rëndësi të ketë ofertë më të madhe. Secili njeri dëshiron të kursejë në mënyrë të ndryshme, me nevojat e tij përkatëse, ta zgjedh llojin, periudhën dhe valutën. njëkohësisht, detyra e bankës është t’i njoh nevojat e klientit, t’i sqarojë në detaje prodhimet e veta me qëllim që klienti me lehtë të mund ta bëjë zgjedhjen e tij.Sipas kësaj, ProKredit Banka ofron mundësi më të gjera. Secili klient mund ta gjej më të përshtatshmen për veten: mund të kursej në mënyrë elastike në llogari kursimi ose të kursej në mënyrë të afatizuar në periudhë të caktuar.Secili mund të ketë llogari kursimi edhe atë pa investim minimal. Mund të investojë dhe ta tërheq kur të dojë dhe sa të dojë, ndërsa kamata llogaritet në fund të vitit kalendarik, ndërsa shumëkujt i pëlqen pikërisht elasticiteti që e ofron ky prodhim.

TEMA jonË: RËNDËSIA E DEPOZITAVE TË VOGLA KURSYESE

Shumëkush mendon se që të mund të kursejë, duhet t’u ngelet një pjesë më e madhe e të ardhurave. Por nuk është ashtu. Të kursehet me shuma të vogla nuk është e pamundur.Hyrja e ProKredit Bankës në tregun lokal e prishi kursimin stereotip në bankë me shuma shumë të mëdha të parave. Arritëm përparim të konsiderueshëm me vet atë që njerëzit tanimë nuk ndjehen në situatë të pavolitshme të hyjnë në bankë me shuma vërtet të vogla kursimi, por të rregullta. Baza mbi të cilën i ndërtojmë lidhjet e mira me kursyesit tanë është krijimi i shprehisë për kursim durimtar si mënyrë e jetesës, si kulturë dhe gjithsesi përgjegjësi ndaj ardhmërisë personale, dhe ardhmërisë së fëmijëve tanë.

në kuadër të aksionit pranveror për kursim fëmijëror, çdo ditë hapeshin deri në 100 llogari

Investoj në llogarinë time: Arkë e përshtatur edhe për fëmijët

Page 5: Lajme Të Mira - Македонска верзија · PDF file 3 Të nderuar miq, ndjejmë kënaqësi dhe nder të veçantë të jua paraqesim botimin e parë të Lajme të Mira

www.procreditbank.com.mk

5

TEMA jonË: RËNDËSIA E DEPOZITAVE TË VOGLA KURSYESE

në raport me kursimin e afatizuar me shkallë atraktive të kamatës, edhe qytetarët kanë zgjedhje të madhe. Secili mund të zgjedh mes karakteristikave të ndryshme:

Valutën në të cilën do të kurseni: euro, denarë, dollarë,• Periudhën e afatizimit: nga një muaj, e deri në afat të gjatë deri në 5 • viteMënyrën e pagesës së kamatës: paraprakisht, mujore, tremujore ose • pas kalimit të periudhës

Çka të bëj kur paratë e depozitës së afatizuar më duhen?

nuk ka asnjë problem. Klienti mund ta prish afatizimin e depozitës në cilindo moment, edhe atë pa u zvogëluar depozita themelore. Posaçërisht interesante për klientët është depozita elastike e kursimit, me ç’rast edhe pse e afatizuar, klienti mund të tërheq shumë të caktuar nga depozita, me ç’rast fiton kamatë me të parë, ndërsa në pjesën tjetër të depozitës llogaritet kamatë sipas shkallës për depozitë të afatizuar kursyese.

Shkallë e drejtë dhe e fiksuar e kamatës

Mundemi ta shpërblejmë lojalitetin e klientëve tanë nëpërmjet shkallëve të drejta dhe të fiksuara të kamatës. Inflacioni, ndryshimi i kursit dhe faktorët tjerë variabilë ekonomikë assesi nuk ndikojnë ndaj shkallës së kamatës tanimë të marrë vesh me kursyesit tanë, që në kohën e treguesve ekonomikë shumë të ndryshueshëm u jep siguri plotësuese mjeteve të tyre. Vetëm nëpërmjet shkallëve të fiksuara të kamatës të të gjitha afateve, bankat mund në mënyrë transparente ta tregojnë shumën absolute të cilën klienti do ta fitojë pas afatit të marrë vesh.

Banka e besimit

Besimi i kursyesve tanë është privilegj të cilin askush nuk mund t’ua dhurojë, ai meritohet. ProKredit Banka punon në tregun e Maqedonisë që t’i kënaqë nevojat për prodhime bankare të të gjithë qytetarëve, duke krijuar gjatë kësaj për çdo ditë bazë të madhe të klientëve të kënaqur dhe luajalë.

Broshurë “Mësojmë të kursejmë”, metër, album dhe arkëz me secilën llogari të hapur për fëmijë

Fëmijët mësojnë të kursejnë, me ndihmën e ProKredit Bankës

ProKredit Banka, vazhdimisht i kushton kujdes të madh kulturës së kursimit, posaçërisht te fëmijët. Secili prind mund të llogaritë në përkrahjen e ProKredit Bankës, në kuadër të edukimit për kursim, sepse është shumë e rëndësishme ata të mësojnë të kursejnë që në vegjëli.Me certifikatë nga libri amë i të lindurve dhe me letërnjoftim të prindit, hapet libreza në emër të fëmijës. Secili fëmijë fiton arkëz, kartelë, metër për lartësi dhe doracak për kursim. Fiton edhe album me fotografi vetëngjitëse, me qëllim që të stimulohet kursimi: me secilin investim të ri të cilësdo qoftë shumë, fitohet nga një fotografi.

RREFIMI YT ËSHTË I RËNDËSISHËM

Page 6: Lajme Të Mira - Македонска верзија · PDF file 3 Të nderuar miq, ndjejmë kënaqësi dhe nder të veçantë të jua paraqesim botimin e parë të Lajme të Mira

Lajme Të Mira nr. 1-08

6

Kreditimi i bizneseve të vogla në vendet në zhvillim dhe ekonomitë e tranzicionitBankat tradicionale komerciale zakonisht fokusohen në biznesin e përbashkët – kredi të mëdha për kompani të mëdha. Bizneset të cilat kreditohen me kredi të vogla zakonisht përbëhen nga kredi konsumi dhe kredi të pranuesve të rrogave. Qëndrimi ynë është se kreditimi i konsumit nuk është prioritet për zhvillim të vendit të varfër ose të ekonomisë në tranzicion. Megjithatë, shumë banka fokusohen pikërisht në këtë segment dhe shpesh, në mënyrë që në aspektin social është i papërgjegjshëm. Shfrytëzuesit pa përvojë të kredive lehtë mund të fitojnë borxhe të cilave nuk mund t’u përkushtohen. Që të jesh huadhënës me përgjegjësi sociale, banka duhet ta analizojë kapacitetin huamarrës të kredi shfrytëzuesve të vet, dhe ajo është thelbi i qasjes sonë ndaj kreditimit. Teknika të ndara për vlerësim dhe kontrollim, të cilat thuajse çdoherë janë sipërfaqësore, nuk sigurojnë vlerësim përkatës të aftësisë së kredi shfrytëzuesit të mundshëm për t’u ngarkuar me borxh. Procedurat tona ballafaqohen me kërkesa për kredi nëpërmjet qasjes individuale “rast për rasti”, që është shumë e vështirë për të punësuarit. ne besojmë se fokusimi i kujdesshëm i kapacitetit për huamarrje të klientit jep rezultate më të mira nga ata të cilat arrihen me shfrytëzimin e strategjive të cilat e përmirësojnë biznesin e huamarrësit nëpërmjet maksimizimit të numrit të kredive dhe shumave të paguara. Sipas kësaj, shkalla jonë e kredive në vonim – e llogaritur sipas shumës së përgjithshme të kredive në dosjen kredituese për të cilat secili këst është në vonesë më shumë se 30 ditë, e ndarë me shumën e përgjithshme të të gjitha kredive në dosjen kredituese – është vetëm 1,37%, edhe për atë kualiteti i dosjes sonë kredituese është shumë i lartë. Humbjet nga kreditë janë më të vogla se 1,0% në vit – nivel që është dukshëm më i ulët se në shumë vende të Evropës Perëndimore. Me fjalë tjera, qasja jonë jashtëzakonisht rrallë çon drejt situatave në të cilat shfrytëzuesit e kredive nuk mund ta paguajnë huan ose nuk janë të disponuar për ta bërë atë..

PROKREDIT HOLDING: FILOZOFIA JONË AFARISTE

Kreditimi i përmasave të vogla të drejtuara kah sipërmarrësit individualë dhe bizneset e vogla, apriori nuk është aktivitet me fitim të madh. Që të bëhet të jetë fitimprurës dhe rrjedhimisht edhe aktivitet afarist i qëndrueshëm duhet të kuptohet realiteti me të cilin ballafaqohen ndërmarrjet e vogla, më së shpeshti joformale dhe kushtet në të cilat punojnë. gjithashtu, pronarët dhe administrata e institucioneve financiare të cilat i shërbejnë këta biznese, duhet të jenë të përgatitura në stilin e jetës dhe simbolet e statusit të cilat nuk janë të zakonshme për shumë banka komerciale.

Banco ProCredit Mozambique

ProCredit BankDemocratic Republic of Congo

ProCredit Savings and Loans GhanaBanco Los Andes

ProCredit Bolivia

Banco ProCredit Ecuador

Banco ProCredit Nicaragua

Banco ProCredit El Salvador

www.procredit-holding.com

ProCredit Bank Bosnia and Herzegovina

ProCredit Bank Georgia

ProCredit Bank Bulgaria

ProCredit Bank Ukraine

ProCredit Bank Kosovo

ProCredit Bank Albania

ProCredit Bank Macedonia

ProCredit Bank Moldova

ProCredit Bank Serbia

ProCredit Bank Romania

ProCredit Bank Armenia

ProCredit Services Colombia

Banco ProCredit Honduras

ProCredit Bank Kyrgyzstan

(planned)

ProCreditMexico

ProCredit Bank Sierra Leone

ProCredit: Banks around the corner and around the world

ProCredit Holding

Page 7: Lajme Të Mira - Македонска верзија · PDF file 3 Të nderuar miq, ndjejmë kënaqësi dhe nder të veçantë të jua paraqesim botimin e parë të Lajme të Mira

www.procreditbank.com.mk

7

Qasja jonë individuale dhe intensive për të punësuarit, padyshim që e zvogëlon nivelin e rrezikut, por edhe i rrit harxhimet administrative, të cilat janë më të larta për shkak të shumave të vogla të kredive dhe zakonisht i tejkalojnë ata të cilat bankat komerciale ua ofrojnë klientëve të mëdhenj. në tregun e bizneseve të vogla dhe shumë të vogla, megjithatë, thuajse çdoherë jemi huadhënës që ofrojnë shkallë më të mira, kushte më elastike dhe shërbim më të shpejtë. Hyrja jonë në tregun lokal thuajse çdoherë sjell përparim të konsiderueshëm në kushtet dhe afatet për kredi për ndërmarrjet e vogla dhe shumë të vogla. Që ta sigurojmë këtë nivel të shërbimit, ProKredit bankat duhet të jenë efikase, që faktikisht do të thotë se struktura pronësore dhe struktura e përbashkët e organizimit duhet të jetë e përbërë në mënyrë që promovon efikasitet në të gjitha nivelet. Kjo mënyrë e të menduarit na çonte ka formimi i ProKredit Holdingut.

Ndërtimi i strukturave efikase pronësore

Sipas nesh, aksionari i fortë dhe i vendosur është me rëndësi thelbësore për sigurimin e efikasitetit dhe dobishmërisë. në fushën e politikës zhvillimore, në këtë shihet si në diçka që nuk është me rëndësi të veçantë. Qëndrimi ynë i shpreh leksionet që i mësuam nga përvoja jonë më shume se 30 vjeçare në sektorin financiar në vendet në zhvillim. Konstatuam se bankat në pronësi shtetërore, shoqatat dhe organizatat joqeveritare janë shumë rrallë efikase. Pikërisht kjo përvojë, në rend të parë, na motivoi ta formojmë ProKredit Holdingun si kompani të fuqishme dhe të centralizuar për drejtim. Gjithashtu, kapitali i pastër privat nuk është çdoherë zgjidhje. Nëse pronësia private me automatizëm garanton efikasitet dhe udhëheqje të përgjegjshme, bota do të ballafaqohej me shumë më pak probleme.ne mblodhëm kombinim të suksesshëm të aksionarëve nga sektori privat dhe publik. Pronarët privatë janë forca lëvizëse e kompanive. Pronarët në sektorin publik, të cilët kanë statute të cilët i obligojnë në qëllimet zhvillimore dhe strategjike, e përforcojnë orientimin tonë kah grupi synues – ndërmarrje shumë të vogla dhe të vogla, kontribuojnë kah kontrolli i disiplinuar, kanë orientim më afatgjatë, dhe e bashkëngjitin reputacionin e tyre të fuqishëm ndaj strukturës pronësore.

Holding kompania është gjithnjë e më shumë në mundësi të mundësojë financim të aktiviteteve kredituese të bankave që rriten shpejtë, duke e lehtësuar financimin e ProKredit institucioneve të veçanta. Element i rëndësishëm në këtë proces është ndarja e vlerësimit investues BBB – ProKredit Holdingut nga ana e Fitch ratings në vitin 2004 i cili është ripërtërirë në vitin 2006. Kjo i mundëson ProKredit Holdingut të gjejë mënyra të reja për sigurim të mjeteve për degët e saja.

në vitin 2005/06 ProKredit Holdingu u bë pronar dominues në shumicën e bankave në ProKredit grupin. Holdingu nuk është vetëm aksionar, por edhe forcë udhëheqëse pas grupit. Holding kompania siguron përkrahje dhe koordinim që të sigurojë praktika më të mëdha në fushat esenciale si burimet njerëzore, udhëheqja me sistemet informative (MIS), revizioni, marketingu, puna me popullsi, udhëheqja me rreziqe, trajnimi i të punësuarve dhe aktivitete kredituese. Ky konsolidim e forcon kulturën e përbashkët nëpër ProKredit bankat dhe siguron energji.

RREFIMI YT ËSHTË I RËNDËSISHËM

Page 8: Lajme Të Mira - Македонска верзија · PDF file 3 Të nderuar miq, ndjejmë kënaqësi dhe nder të veçantë të jua paraqesim botimin e parë të Lajme të Mira

Lajme Të Mira nr. 1-08

8

Faruk Sela ka lindur në familje kurbetçinjsh e cila ka besim të fortë në zeje. Që si i ri shkon në gjermani dhe 16 vite punon në fabrikë për përpunimin e drurit, ku prodhohen një sërë prodhimesh nga druri i përpunuar. Puna shumëvjeçare ka bërë mjeshtër të vërtetë nga ai, dhe normalisht me vetëbesim të madh në shkathtësinë dhe dijen e tij mendon për perspektiva të reja. Kthehet në Maqedoni, në vendlindjen e tij në Livadhi të Strugës dhe vendos të filloj biznes të vetin.

Duke mos dashur që në formë të verbër ta fillojë biznesin, vendos të bëjë hulumtim të tregut vendor dhe mundësitë për bashkëpunim jashtë vendit. Duke e hulumtuat tregun e vendit zbulon se ekziston kërkesë e madhe për bërjen e llojeve të ndryshme të mobilieve të cilat bëhen “sipas masës së konsumatorit”, që do të thotë porosi individuale nga ana e individëve të cilët shtëpinë e tyre dëshirojnë ta rregullojnë sipas masës që e ofron hapësira dhe nevojat individuale dhe dëshirat. Zbulon se pikërisht ai me përvojën e madhe të fituar, risinë dhe kreativitetin mund të përgjigjet në këta kërkesa të tregut.

rrËFIMI IM: FAruK SELA, PronAr I FABrIKËS PËr MoBILjE ZEJA VLEN SI AR

nëse bëhet një retrospektivë e zhvillimit të Strugës dhe hapësirës së saj përreth, padyshim rëndësi të madhe duhet t’i jepet zejtarisë. Të gjithë ata zdrukthëtarë, argjendarë, këpucëtarë, etj. i kanë dhënë shpirt qytetit i cili ka jetuar në ritmin e prodhimtarisë së vogël. Edhe pse për fat të keq, shumë nga zejet janë shuar, një pjesë e të mbeturave kanë arritur të mbijetojnë dhe nga prodhimtaria e ulët kanë arritur që të ngrihen në ndërmarrje të mesme prodhuese.

Page 9: Lajme Të Mira - Македонска верзија · PDF file 3 Të nderuar miq, ndjejmë kënaqësi dhe nder të veçantë të jua paraqesim botimin e parë të Lajme të Mira

www.procreditbank.com.mk

9

Kontaktet të cilat i ka realizuar duke punuar në gjermani, i hapin perspektiva për bashkëpunim edhe me kompani të jashtme të cilat e vlerësojnë punën kualitative të prodhuesve individualë nga Maqedonia. Përfundimet dhe hulumtimet e kanë rritur vetëbesimin për fillimin e biznesit të vet. Ndërmarrja e tij FA-LI-SHA MEBLE SHPKNJP filloi me punë në vitin 2006 dhe numëron shtatë të punësuar, të gjithë me përvojë në profesionin e tyre, dhe mes tyre i punësuar është edhe një gjerman me të cilin zotëri Sela ka bashkëpunuar në gjermani. Me makinat dhe pajisjet me standarde të larta në të cilat e ka investuar kursimin e tij të tërësishëm, punëtoria e cila shtrihet në 500m2, punëtorët e kualifikuar dhe aftësitë personale për sipërmarrje, kreativiteti dhe mjeshtëria arrin ta përfitoj tregun lokal.

“E rëndë dhe e mundimshme është rruga e cila çon deri te biznesi i suksesshëm – thotë zotëriu Faruk Sela, por kënaqësi dhe prestigj është ta punosh punën e cila të përmbush, dhe kënaqësi edhe më e madhe është të shihen fytyrat e kënaqura të numrit të madh të klientëve. realizimi i ëndrrës dhe dëshirave të tyre është edhe realizimi i të miave. Asnjë lëvdatë tjetër nuk është aq e vlefshme sa lëvdata e klientit të kënaqur. E ajo është propaganda e vetme e punës sime, siç thuhet, puna e kryer mirë dëgjohet larg”.

Biznesi i tij i filluar para vetëm dy vjet e gjysmë është ende në fillimin e vet, dhe secili fillim është i rëndë ose siç thotë zotëri Sela: “secili fillim është si ngjitja e malit përpjetë, ndërsa frytet që i mbledh janë të mjaftueshme vetëm për përmbushjen e energjisë së harxhuar. Është mirë që atëherë ndonjëri të të del në ndihmë dhe të të shtyj, që më lehtë të ngjitesh”.

Në atë moment fillon bashkëpunimi i tij me ProKredit Bankën si një partner i cili e vlerëson kontributin e sipërmarrësve që të zhvillohen në biznes të mirë dhe të qëndrueshëm.

“ProKredit Banka ishte e vetmja e cila u doli në ndihmë nevojave të mia dhe e cila plotësisht e kuptoi dhe e përkrahi drejtimin në të cilin filloi të zhvillohet biznesi im. Me përkrahjen që e fitova arrita në periudhë të shkurtër të prodhoj pjesë unike dhe kualitative të mobilieve me të cilat arrita ta përfitoj një pjesë të tregut gjerman”.

Struktura e tij e kërkesave vetëm për një vit të punës arriti të zgjerohet dhe tani 50% e prodhimit të përgjithshëm është e destinuar për eksport, ndërsa 50% të tjera nxirren në tregun vendës.

“Dhe nuk ndalem këtu. Në të ardhmen planifikoj ta zgjeroj prodhimtarinë time, për çka do të më duhen më tepër punëtorë, me kualitet, me përvojë të cilët e vlerësojnë zejen që e punojnë. Bazë e përshtatshme është krijuar për zhvillimin e mëtutjeshëm, ndërsa konstatimi se me ty çdoherë është banka partner e cila i ndjek nevojat dhe çdoherë del në ndihmë, zhvillimi dhe suksesi janë të pashmangshëm”.

“nuk heq dorë dhe nuk pranoj asgjë më pak nga kualiteti maksimal. Si në kuptim të elementeve dhe materialeve të cilat i shfrytëzoj për prodhim ashtu edhe në drejtim të prodhimit të gatshëm që e ofroj, ndërsa edhe klientët e mi nuk presin asgjë më pak nga ajo që e fitojnë. Kjo është koha e zhvillimit në të cilën konsumatorët ballafaqohen me vështirësi vërtet të mëdha për shkak të standardit të ulët, së paku sa i përket tregut vendës, por kur bëhet fjalë për blerjen e mobilieve pa anashkalim kërkohet kualitet maksimal, për çka më gjatë dhe më me efikasitet shfrytëzohet i njëjti, njëjtë siç kërkohet edhe në tregun e jashtëm”

Page 10: Lajme Të Mira - Македонска верзија · PDF file 3 Të nderuar miq, ndjejmë kënaqësi dhe nder të veçantë të jua paraqesim botimin e parë të Lajme të Mira

Lajme Të Mira nr. 1-08

10

Mundësia për përsosje dhe shkëmbim të përvojave jashtë nga vendi amë është gjithsesi mundësi e vlerësueshme për kuadrin e secilit institucion dhe hap i madh përpara në zhvillimin e secilit profesionalist.ProKredit grupi, të cilin e përbëjnë 22 institucione financiare anekënd botës, gjithsesi është bazë për mundësi të shkëlqyeshme në këtë drejtim. njoftohemi me përvojat e një pjese të kuadrit të ProKredit Bankës Maqedoni, i cili fitoi mundësi diturinë e vet ta bartë në ndonjërën nga bankat simotra anekënd botës. Këta njerëz karrierën e tyre e filluan këtu në Maqedoni dhe gjatë punës, si rezultat i profesionalizmit të treguar dhe ekspertizës, fituan mundësi dhe ndërtuan karrierë ndërkombëtare.

Biljana Severinova – Udhëheqëse e Sektorit të Marketingut në ProKredit Bankë, Maqedoni

Shkurtimisht për situatën ekonomike në Nikaragua

nikaragua importon çdo gjë, por kryesisht makina dhe mjete transporti, ushqim dhe shpendë, naftë dhe prodhime kimike. Eksporti është kryesisht i destinuar kah tregu amerikan (28,2%) me kafe, mish, pambuk, ushqim deti dhe banane. Vendi ende kalon nëpër periudhë të vështirë ekonomike dhe tranzicion, kështu që bartësit e zhvillimit ekonomik janë ndërmarrje shumë të vogla, të cilat kryesisht janë të destinuara kah tregtia, prodhimi i ushqimit, bujqësia dhe shërbimet. Mund të thuhet se nikaragua është zemra.nëse gjendeni në treg, në ndonjërën nga rrugët e ngushta tregtare ose në ndonjërën nga fushat e bananeve, do t’ju thonë se tezga plotësuese, malli plotësues, dhe krevati i ri janë me kredi nga Banco ProCredit. ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përbëjnë thuajse 80% nga prodhimi i përgjithshëm i vendit në nikaragua. Si Bankë e afërt me të gjithë njerëzit, roli socio-ekonomik i Banko ProKredit është vërtet i fuqishëm dhe i dallueshëm, lexohet nga gojët e sipërmarrësve. Krahas kësaj, Banka i kushton edhe kujdes të veçantë shërbimit të individëve, të cilët gjithashtu mund t’i shfrytëzojnë shërbimet e tërësishme bankare

Banco ProCredit dhe puna

Banka është njëra nga 22 institucionet që i takojnë rrjetit të ProKreditit në botë. Emri i Banco ProCredit ka inversion në fjalët dhe vetëm është përshtatur në gjuhën spanjolle që të jetë më e pranueshme për popullsinë lokale. E themeluar në vitin 200, deri tani numëron 30 filiale dhe 800 të punësuar. ofron gamë të gjerë të prodhimeve kredituese dhe shërbimeve. Kredia mesatare është 1.000 dollarë. Duke punuar me qasjen e njëjtë të afërt dhe teknologjinë e njëjtët të specializuar kreditore si edhe në Maqedoni, Banco ProCredit është lehtë

PËrVojA TË FITuArA jASHTË SHTETIT: NIKARAGUA DHE MOZAMBIK

Vendi i cili vazhdimisht të përkujton në faktin për atë sa e dëshiron jetën nikaragua është vend modest, ku jetojnë njerëz modestë, të thjeshtë dhe të hareshëm. gjëra të rëndësishme u janë të rëndësishme: të kenë ushqim të përgatitur mirë, vend për të fjetur dhe të kenë mik. Mahniten me çdo gjë që i rrethon, janë të hapur dhe lehtë është që me secilin të krijosh dialog, të ngelesh mik dhe për kohë të shkurtër ke ndjenjë se i njeh me vite. Askush nuk i kursen buzëqeshjet dhe fjalët.

Page 11: Lajme Të Mira - Македонска верзија · PDF file 3 Të nderuar miq, ndjejmë kënaqësi dhe nder të veçantë të jua paraqesim botimin e parë të Lajme të Mira

www.procreditbank.com.mk

11

në dispozicion për të gjitha bizneset dhe sipërmarrësit, që e bënë zgjedhje të parë të Bankës për kredi në nikaragua.Si këshilltar në sektorin për marketing dhe veprimtari bankare me pakicë, punova në disa projekte më të mëdha si: riorganizim të filialeve, program të ri për trajnim të personelit për shërbimet bankare, planifikim të aktiviteteve vjetore të marketingut dhe komunikim me publikun.

Goran Haxhipetrov – Udhëheqës i seksionit për punë me kartela në ProKredit Bankë, Maqedoni

Ekspertizën e vetë të marrë në ProKredit Bankë Maqedoni, si udhëheqës i sektorit për punë me kartela, për herë të parë e ka bartur në bankën tonë simotër në Kongo, implementimin e kartelës së parë për pagesë dhe implementimin e vendit të parë për pagesë i cili do të shfrytëzojë kartelë në Kongo, e cila zgjati gjatë vitit 2006 dhe 2007. Pas suksesit të këtij projekti të madh dhe shumë kompleks, në vitin 2008 vazhdoi me punë në ProKredit Bankë Mozambik, ku filloi projekt për implementimin e VISA kartelave për pagesë. ja se çka thotë ai për qëndrimin e vet dhe punën në Mozambik:

Ekonomia së cilës i nevojitet partner për bizneset e vogla

Ekonomia në Mozambik karakterizohet me dallim të madh ndërmjet sektorit të kapital intensiv dhe sektorit të punës intensive. Secili nga këta sektorë luan rol të madh në zhvillimin e ekonomisë. Bujqësia merr 32% nga bruto prodhimi i vendit, ndërsa punëson 80% nga numri i përgjithshëm i të punësuarve në vend. Prej këndej nevoja për bankë e cila do t’i japë përkrahje bujqësisë dhe bizneseve të vogla është e dukshme.Banco ProCredit Mozambik është themeluar në vitin 2000, ka rrjet prej 15 filialeve dhe më tepër se 600 të punësuar, ndërsa lartësia e kredisë mesatare është 1000 dollarë. Si udhëheqës në financimin e ndërmarrjeve

shumë të vogla, të vogla dhe të mesme, Banco ProCredit është e njohur si bankë nga fqinjësia në Mozambik, në dispozicion të secilit qytetar dhe sipërmarrës.Si këshilltar në seksionin për kartela, gjatë vitit 2008 e fillova projektin për implementimin e VISA kartelave kreditore në Banco ProCredit Mozambik. Për dallim nga përvoja ime në Kongo, ku për herë të parë zbatohej puna me kartela dhe ku kisha mundësi ta vendosi bankomatin e parë në tërë vendin, në Mozambik detyra ishte më e lehtë, sepse vendi ka biznes të zhvilluar kartelash. rrjeti i bankomateve në vend tanimë ekziston, por nga ana tjetër edhe konkurrenca e bankave tjera është më e madhe. Konkretisht, në Mozambik në treg janë të pranishme më tepër banka portugeze, angleze dhe jugo-afrikane.

Si të kënaqemi në secilin momentnjerëzit në Mozambik në masë të madhe e kanë pranuar shprehinë e mirënjohur të portugezëve – të kënaqen në secilin moment të jetës. Vet shikimi i njerëzve të cilët janë të qetë dhe të sjellshëm, pamja e oqeanit, pallmave, arkitektura koloniale ju jep përshtypjen se gjendeni në ndonjë vend parajse. Krahas kësaj, edhe natyra ka qenë shumë dorëdhënë në Mozambik, prandaj vendi lulëzon me plazhe të bukura, park të bukur dhe kombëtar ku do t’i shikoni të gjithë ata për ne kafshë ekzotike, që gjithsesi e bënë qëndrimin në Mozambik më tepër se të pazakonshëm.

Page 12: Lajme Të Mira - Македонска верзија · PDF file 3 Të nderuar miq, ndjejmë kënaqësi dhe nder të veçantë të jua paraqesim botimin e parë të Lajme të Mira

Lajme Të Mira nr. 1-08

12

AnALIZA FInAnCIArE: INFLACIONI DHE EFEKTET E TIJ

Zakonisht ekspertët deklarojnë se inflacioni një shifror, i njohur edhe si inflacion i butë, është normal për të gjitha ekonomitë e tregut, nuk ka efekte të dëmshme dhe e ndihmon rritjen ekonomike. Ndërsa inflacioni i cili tejkalon 10%, i njohur edhe si inflacion i ngutshëm, mund të kaloj në të pakontrolluar ose inflacion të lartë i cili është i rrezikshëm sepse paratë shumë shpejtë e humbin vlerën e tyre duke lënë pasoja në ekonominë në tërësi.

Gjatë historisë kanë ndodhur shumë inflacione të larta në kuadër botëror. Shumë shembuj do të mbahen mend dhe do t’u tregohen gjeneratave të ardhshme si mësim ose si anekdotë.

republika e Maqedonisë si ekonomi e hapur e cila është e varur nga importi (veçanërisht nga energjia dhe prodhimet ushqimore) nuk është imune nga prirjet globale të rritjes së çmimeve të ushqimit dhe energjisë të intensifikuar nga gjysma e dytë e vitit të kaluar. Ekspertët flasin se arsyet për rritjen e çmimeve të ushqimit duhet t’i kërkojmë edhe në anën e ofertës edhe në anën e kërkesës. në kuadër botëror arsyet më shpesh përcaktohen në faktorët vijues: rritja e të ardhurave për banorë dhe urbanizimi që shkakton rritje të kërkesës për ushqim me kalori të larta siç janë mishi, qumështi dhe vezët; rritja e kërkesës për bio karburante; rritja e harxhimeve për prodhim të më shumë artikujve bujqësorë; rritja e çmimeve të karburanteve dhe ndryshimeve në kushtet klimatike.

Efektet e inflacionit, edhe pse me intensitet të ndryshëm, i ndjejnë të gjithë. Për shembull inflacioni ndikon pavolitshëm në rezultatet financiare të prodhuesve nëpërmjet çmimit të lëndëve të para – veçanërisht ato lëndë të para të cilat në

Inflacioni i definuar si rritje i nivelit të çmimeve të të mirave në ekonomi, nga njëra anë, ose si rritje e sasisë së parave në qarkullim, nga ana tjetër, sipas ekspertëve nga fusha e ekonomisë monetare mund të ketë ndikim pozitive dhe negativ në ekonominë e një vendi. Thjesht thënë inflacioni është ndryshimi procentual i nivelit të përgjithshëm të çmimeve. Më së shpeshti matet me Indeksin e Çmimeve (Consumer Price Index – CPI) i cili i përfshinë harxhimet themelore për jetë të një familjeje mesatare katër anëtarësh.

Page 13: Lajme Të Mira - Македонска верзија · PDF file 3 Të nderuar miq, ndjejmë kënaqësi dhe nder të veçantë të jua paraqesim botimin e parë të Lajme të Mira

www.procreditbank.com.mk

13

bursat botërore shënojnë rritje konstante të çmimeve të cilat jo çdoherë mund menjëherë të inkorporohen në çmimet e prodhimeve finale, e në anën tjetër menjëherë ndikon në harxhimet prodhuese nëse nuk ka ose nuk mund të ketë rezerva në dispozicion. në mënyrë plotësuese gjithsesi ndikojnë edhe marrëveshjet afatgjata tanimë të nënshkruara për bashkëpunim të cilat e kufizojnë mundësinë për korrigjim të çmimeve. Eksportuesit mes tjerash i ndjejnë efektet e inflacionit nëpërmjet konkurrencës së zvogëluar në tregun e jashtëm në kushte kur niveli i inflacionit në ekonominë vendase është më i lartë nga i njëjti në ekonominë e jashtme. ndryshimet e shpeshta të çmimeve të furnizimit të prodhimeve ndikojnë pavolitshëm edhe në rezultatet e tregtarëve, veçanërisht nëse vlerësohet gabimisht lartësia e marzhës e cila duhet të llogaritet në çmimin shitës. Dhe gjithashtu inflacionin në mënyrë më dramatike e përjetojnë amvisëritë standardi jetësor i të cilave është zvogëluar.

Ekspozita “Bota ima” paraqet përmbledhje të fotografive të bëra nga romët e rinj të cilët mësojnë dhe jetojnë në komunën e Shuto orizarit. Këta nxënës ishin të përfshirë në projektin në kuadër të të cilit fituan detyrë ta paraqesin mjedisin e tyre jetësor nëpërmjet fotografimit të të gjithë asaj që për ta e paraqet shtëpinë e tyre.ProKredit Banka e përkrahu këtë projekt i cili e motivon kreativitetin fëmijëror dhe i zgjeron dituritë e tyre dhe interesimet si pjesë e përcaktimit tonë të kontribuojmë në pasurimin e të jetuarit kulturorë të bashkësisë të së cilës jemi pjesë edhe ne dhe të ndihmojmë në realizimin e projekteve kreative dhe novatore siç ishte ky projekt.Kjo ekspozitë ishte e paraqitur edhe në hapësirat e filialit në Shuto Orizarë gjatë muajit maj, ku shumë klientë të interesuar, dashamirë të artit, fqinjë kishin mundësi t’i shikojnë aspektet e bukura dhe të vetme të jetës së të rinjve në Shuto orizar.

EKSPoZITA E FoTogrAFIVE ngA jETA E roMËVE nË SHKuP:

BOTA IME

RREFIMI YT ËSHTË I RËNDËSISHËM

Page 14: Lajme Të Mira - Македонска верзија · PDF file 3 Të nderuar miq, ndjejmë kënaqësi dhe nder të veçantë të jua paraqesim botimin e parë të Lajme të Mira

Lajme Të Mira nr. 1-08

14

Nga Tetori, 2006 ProKrediti Banka e filloi praktikën tanimë të njohur për organizimin e ngjarjeve të llojit të tillë për klientët e vetë të përbashkët. Që prej atëherë organizuam më shumë ngjarje siç janë:

BAH (Business After Hours) – Takim me afaristët dhe promovim të Biznes • Qendrës në bashkëpunim me odën Amerikane në Maqedoni

Takimi me afaristët në Biznes Qendrën në ProKredit Bankë në • bashkëpunim me Lidhjen e odave Ekonomike

Biznes Forumi për rëndësinë e standardizimit dhe implementimin e • standardeve në punën dhe rëndësinë e organizimit, administratës, rëndësinë dhe kontaktet në zhvillimin e biznesit në bashkëpunim me CEED Maqedoni

Takimi i hapur me afaristët nga regjioni në Strumicë•

Takimi me ekspertët e tekstilit në Shtip në bashkëpunim me Shoqatën • Ekonomike gjermano-Maqedone etj.

Biznes forumi i fundit në organizim të ProKredit Bankës u mundësoi klientëve tanë të këmbejnë përvoja nga puna jashtë kufijve të Maqedonisë si edhe sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë zhvillimit të biznesit të tyre jashtë kufijve tanë. Forumi kishte fokus të fuqishëm në qasjen regjionale në zhvillimin e biznesit, diçka në të cilën ProKredit Banka ka përvojë të madhe.

Prezantim të tyre kishin dy kompani: SEAVuS e cilat kishte prezantim në temën “Qasja regjionale në zhvillimin e kompanive maqedonase” dhe kompania SHEnKEr DB LogISTIKS e cila kishte prezantim të tyre në temën “Sfidat transportuese në ekonominë globale”.

Pas prezantimit të tyre, klientët kishin mundësi në kuadër të koktejit të këmbejnë përvoja dhe drejtpërdrejt të komunikojnë me pjesëmarrësit e Forumit, njëkohësisht edhe të japin propozim për temat e forumeve të ardhshme të cilat ProKredit Banka do t’i organizojë për klientët e vet.

BIZNES FORUMI: KËMBIMI I PËRVOJAVE DHE RRJETI I KLIENTËVE TË PËRBASHKËT

Ekipi i sektorit për klientë të përbashkët çdoherë në punën e vet ka dy fokusime themelore – rritja e bazës së klientëve të përbashkët dhe brenga kualitative dhe avancimi i bashkëpunimit me klientët ekzistues të përbashkët. organizimi i punëtorive me tematikë të caktuar dhe biznes forume për klientët tanë është njëra nga veglat tona kyçe të cilat na ndihmojnë në zhvillimin dhe rritjen në bashkëpunimin me klientët.

Page 15: Lajme Të Mira - Македонска верзија · PDF file 3 Të nderuar miq, ndjejmë kënaqësi dhe nder të veçantë të jua paraqesim botimin e parë të Lajme të Mira

www.procreditbank.com.mk

15

Të gjithë klientët para se të aplikojnë për kredi, duhet të jenë mirë të informuar për të gjitha detajet, harxhimet dhe obligimet që i mban një kredi.

Cili është çmimi i përgjithshëm i një kredie?Në ProKredit Bankë, informatat Ju janë në dispozicion në filialet, por edhe nëpërmjet ueb faqes ose forumit të bankës

Cila është procedura?Hapi 1: Aplikimi për kredi - Aplikimi për kredi në ProKredit Bankë është falas. Aplikimi nënkupton dorëzim të aplikacionit të mbushur i cili është në dispozicion në të gjitha filialet e bankës ose në faqen e internetit, varësisht nga lloji i kredisë, kërkohet dokumentacion minimal.

Hapi2: Analiza financiare - Pas aplikimit për kredi vijon analiza financiare e klientit. Në kuadër të kësaj analize vlerësohet kapaciteti financiar i kërkuesit të kredisë. ProKredit Banka përpiqet për kreditim të përgjegjshëm, që nënkupton vlerësim real të efektit që kredia do ta kishte ndaj shfrytëzuesit të kredisë. Kredia e shpërndarë nuk duhet të paraqesë ngarkesë për klientin i cili e shfrytëzon.

Hapi 3: Miratimi i pagesës së kredisë - Për miratimin e kredisë klienti informohet personalisht. Pas miratimit, vijon nënshkrimi i Marrëveshjes për Kredi si edhe nënshkrimi i të gjitha marrëveshjeve dhe dokumenteve tjera të nevojshme. Pastaj vijon pagesa e kredisë në llogarinë e shfrytëzuesit të kredisë.Është mirë që të rruhet rregullsia e kthimit të kësteve – Kthimi i rregullt i kredisë kontribuon për ndërtimin e vlerësimit të mirë dhe autoritetit të ndërmarrjes Suaj ose për ju si individ në vet bankën, por edhe para institucioneve kompetente siç janë byrotë e kredive. Krahas kësaj, me kthimin e rregullt të kredisë e anashkaloni ngarkesën nga këstet grumbulluara të mbetura.

Mbyllja e parakohshme e kredisëMbyllja e parakohshme e kredisë mund të bëhet në çdo kohë, nën kushtet e përshkruara në Marrëveshjen për Kredi. Procedura fillon me parashtrimin e Kërkesës për mbyllje të parakohshme të kredisë, e cila duhet të jetë e nënshkruar nga shfrytëzuesi i kredisë. Pastaj, siç është theksuar edhe në Marrëveshjen për Kredi, gjatë mbylljes së kredisë duhet të paguhet shuma kryesore, kamata e rregullt që ka arritur dhe provizioni për mbyllje të parakohshme. Ky provizion arrin në 2% nga shuma kryesore nëse kredia mbyllet në gjysmën e parë të periudhës për të cilën është marrë, 1% e shumës kryesore pas kalimit të gjysmës së periudhës ose 0% nëse bëhet fjalë për pagesë të 2 kësteve të fundit nga kredia.

TRANSPARENCA DHE KREDITIMI I PËRGJEGJSHËM

Mirë është çdoherë ta pyesni Bankën për gjërat në vazhdim:

a ekzistojnë harxhime gjatë aplikimit për kredi•

cila është shkalla e harxhimeve të përgjithshme (CBT)•

a ekzistojnë harxhime plotësuese (harxhime për vlerësim, harxhime noteri, harxhime për sigurim të dokumenteve • plotësuese dhe të ngjashme)

ProKredit Banka përpiqet për transparencë dhe komunikim të hapur me të gjithë klientët. në këtë drejtim, ekipi ynë çdoherë ju rin në dispozicion që të përgjigjet në të gjitha pyetjet e juaja.

Page 16: Lajme Të Mira - Македонска верзија · PDF file 3 Të nderuar miq, ndjejmë kënaqësi dhe nder të veçantë të jua paraqesim botimin e parë të Lajme të Mira

Lajme Të Mira nr. 1-08

16

rrËFIMI IM: ognEn oroVÇAnEC, PronAr I AgrounIjA 90% E SUKSESIT NË PUNË PËRBËHET NGA PËRGATITJET E MIRA

në përcaktimin për aktivitet profesional në agrokompleks ndikim vendimtar kanë nëna ime e ndjerë olga orovçanec – biolog dhe kimist, autore e mbi 20 teksteve mësimore në shkollën fillore, si edhe babai im i ndjerë Ilia Orovçanec – ekspert në FAo për kultura të drithërave, drejtor shumëvjeçar i Institutit të Bujqësisë, Shkup si edhe autor i 14 llojeve të grurit. Prej aty e mbaj dashurinë dhe sfidën pikërisht për këtë veprimtari.

Theks të veçantë ka fusha eksperimentale në Ilinden ku shumohen linjat e reja të farërave të grurit dhe zhvillohet seleksionimi i drejtë ose krijimi i linjave të reja të llojeve të grurit.

Duke e pasur parasysh edhe atë që merremi me veprimtari shkencore-hulumtuese, qëllimi ynë është krijimi i vazhdueshëm i llojeve më kualitative dhe më frytdhënëse të grurit nga ata që ekzistojnë. në këtë moment kemi tre linja ose lloje të grurit.

në vitet e kaluara përvoja më ka mësuar se 90% e suksesit në cilëndo qoftë punë përbëhet nga përgatitjet e mira.

Sot në Agrounia punojnë 9 agronomë dhe varësisht nga vendi i punës, karakteri i punës si dhe nevojat ata janë të angazhuar në sferën e qarkullimit, prodhimit të farërave në 186 ha të sipërfaqeve tona në Deljadrovce dhe 76 ha në obleshevë, Koçanë.

Page 17: Lajme Të Mira - Македонска верзија · PDF file 3 Të nderuar miq, ndjejmë kënaqësi dhe nder të veçantë të jua paraqesim botimin e parë të Lajme të Mira

www.procreditbank.com.mk

17

Megjithatë, ndihma financiare është e patjetërsueshme sepse si edhe çdo gjë tjetër, në cilëndo qoftë sferë, pa investim ekonomik nuk ka rezultate. Në fizikë ekziston një rregull: nga asgjëja fitohet asgjë.

në një moment për ne shumë të rëndësishëm, në vend që t’i ulim çmimet ose të ndajmë një pjesë të biznesit me ndërmarrje tjetër, ndihma financiare që e fituam nga ProKredit Banka na dha rezultate të konsiderueshme.

Sa i përket asaj a i kemi shfrytëzuar maksimalisht resurset natyrore me të cilat disponojmë, patjetër të theksoj se në vendin tonë sillemi mjaft pa kujdes dhe në mënyrë joracionale ndaj potencialeve natyrore. Fabrikë për plehra minerale në Maqedoni nuk ka, kemi vetëm prodhim të farërave për grurë, elb dhe shumë pak farëra kopshtarie. Për ilustrim, para 25 viteve në R. e Maqedonisë, ndërmarrja ku punoja eksportonte mbi 75 lloje të farërave.

në bujqësi jemi dëshmitarë të arritjeve të përditshme fantastike teknologjike. Secili i cili dëshiron të mbijetojë si individ ose si firmë duhet vazhdimisht të përsoset dhe në kuadër të mundësive të edukohet me njohuri të reja.

Çmimet e blerjes në masë të madhe ndikojnë ndaj punës tonë, por ne kryesisht blejmë dhe merremi vesh për lëndë të para para sezonit dhe arrijmë të gjendemi në rrethanat e tanishme.

gjendja në botë, ndryshimet klimatike, rritja e popullsisë, si edhe rritja e çmimit të energjisë nuk mund mos të ndikojnë edhe ndaj ekonomisë së Maqedonisë. Megjithatë, mendimi im është se do të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin më të shpejtë të prodhimit bujqësorë, posaçërisht në atë parësor, me çka do të vërtetohet rregulla e vjetër se prodhimi vendas është më i lirë.

rezultatet nga seleksionimi nuk shkojnë shpejtë, njëjtë si edhe te përhapja e llojeve. në 3-5 vitet e ardhshme presim të përfaqësohemi me lloje të pranuara në Turqi, ku në këtë moment plasojmë sasi provuese, në Serbi, Kosovë, ndërsa kemi rezultate parësore me ndërmarrjet ukrainase.

rezultatet e reja si në sasi ashtu edhe në analiza kimike me të cilat disponojmë na japin shpresë për zhvillim të suksesshëm për zhvillim të suksesshëm si në Maqedoni, ashtu edhe jashtë.

Page 18: Lajme Të Mira - Македонска верзија · PDF file 3 Të nderuar miq, ndjejmë kënaqësi dhe nder të veçantë të jua paraqesim botimin e parë të Lajme të Mira

Lajme Të Mira nr. 1-08

18

Stresi është pjesë e patjetërsueshme e funksionimit të kompanive të sotme. Sipas disa statistikave, thuajse 180 milionë ditë pune në vit humben për shkak të stresit në vendin e punës në Britaninë e Madhe, ndërsa norvegjia ndanë 10% nga bruto prodhimi vendës për trajtim të sëmundjeve të lidhura me stresin.

Disa profesione, sipas definicionit përfshijnë nivel të lartë të stresit. Për shembull, të punësuarit në sektorin financiar (bankierët, kontabilistët, punëtorët e bursës, etj) përshkrimi i vendeve të punës të së cilëve përfshin punë me para, janë të manifestuar në nivel të rritur të stresit, njëjtë si të punësuarit në sektorët me orientim shitës, të cilët duhet të arrijnë qëllime të paracaktuara, me buxhete të përcaktuara saktë dhe afate përfundimtare. në listën e profesioneve stresuese në nivelet e larta janë IT profesionalistët, gazetarët etj.Arsyet për shkak të të cilave shfaqet stresi në vendin e punës janë me diapazon të gjerë, duke filluar nga ata shoqërore, siç janë periudha e tranzicionit, urbanizimi i rritur, ndryshimi i roleve të gjinive, deri te ata specifike të organizatës, si riorganizimi, ndryshimi i lokacionit fizik të vendit të punës, ndryshime radikale në praktikat operative dhe ndryshime në kulturën e vendit të punës.

TRAJNIM DHE EDUKIM:

UDHËHEQJA ME STRESIN NË VENDIN E PUNËS

Stresi shfaqet çdoherë kur dikush/diçka e çrregullon mirëqenien e shëndoshë fizike dhe mentale të personit, respektivisht kur nga trupi kërkohet të bëhet diçka që është jashtë mundësisë normale të aftësive. Stresi mund të jetë i dobishëm, kur aktivizohen të gjitha potencialet e individit në dispozicion dhe fitohen rezultate të jashtëzakonshme, por në afat të gjatë mund të jetë edhe i dëmshëm dhe të sjell deri te dëshpërimi dhe shqetësimet psikosomatike.

Page 19: Lajme Të Mira - Македонска верзија · PDF file 3 Të nderuar miq, ndjejmë kënaqësi dhe nder të veçantë të jua paraqesim botimin e parë të Lajme të Mira

www.procreditbank.com.mk

19

Efektet nga stresi me kohëzgjatje mund të jenë shumë të dëmshme, si për individët, ashtu edhe për familjet e tyre, organizatat në të cilat punojnë dhe shoqërinë në tërësi. Manifestohen si ndryshime fizike, mentale, emocionale dhe ndryshime në procesin e sjelljes së vendimeve, duke i përfshirë ndryshimet në punën e zemrës dhe shtypjes së gjakut, frymëmarrjes së shpejtuar, zgjerimit të bebëzave, furnizimit të shtuar me gjak të enëve periferike të gjakut, ndryshime të shpejta të disponimit dhe paaftësi për sjellje të vendimeve të arsyeshme. në afat më të gjatë, kjo mund të sjell deri te pagjumësia, dhembja e kokës, lodhja kronike, çrregullim në të ushqyerit, sëmundje të lëkurës, të sistemit të tretjes dhe të zemrës. gjithashtu, individët e manifestuar në stres afatgjatë reagojnë në mënyrë shumë emocionale në situatat e konfliktit, e humbin interesin për pamjen e jashtme, e humbin përqendrimin dhe vështirë mbajnë mend, ndërsa ndonjëherë ndjejnë pikëllim, ndjenjë faji, apati dhe e humbin vetëbesimin. janë të dukshme edhe ndryshimet radikale në sjellje, si ndryshimi i formularëve paraprake për konsumin të ushqimit, alkoolit, kafes, cigareve etj.

udhëheqja me stresin nënkupton marrje të masave me të cilat stresi do të reduktohet në nivel të pranueshëm, si edhe mbajtja e tij në kufij të përcaktuar paraprakisht. Strategjitë të cilat zhvillohen në këtë kuptim mund të kenë për qëllim tërë organizimin, me ç’rast ndërmerren aktivitete të llojit të rivendosjes së hapësirave ose sigurimit të aktiviteteve sportive dhe argëtuese për të punësuarit. në nivel individual, individi te i cili është vërtetuar nivel papranueshëm i lartë i stresit duhet të trajnohet në zbatimin e teknikave për ballafaqim me stresin siç janë:

Marrja sërish e vendit të punës – njëri nga simptomat të cilat vërehen • te individët që janë të manifestuar në stres janë byroja e parregulluar dhe arkivimi i keq. gjithsesi se në vendin e organizuar mirë, me dozë të përshtypjes individuale, individi është më produktiv dhe më pak i manifestuar në stres. Është i nevojshëm çlirimi nga materialet e panevojshme të shtypura, revistat dhe katalogët. Duhet të ndiqet rregulla e tre muajve – nëse diçka nuk e keni lexuar në afat për tre muaj, asnjëherë nuk do ta lexoni, prandaj duhet të çliroheni nga ajo.

Studimi i formularëve të punës, duke shfrytëzuar gjatë kësaj plane • ditore, mujore dhe vjetore. nëse që më parë dihet se pason periudhë stresuese në vendin e punës, do të mundet më lehtë të përshtateni në rrethanat.

Menaxhimi i mirë me kohën – bërja e listave me obligime, me ç’rast do • mbahet llogari për rëndësinë dhe ngutësinë e të njëjtave, si edhe për afatet kohore të nevojshme që të kryhen.

Komunikimi i mirë – është me rrëndësi thelbësore të udhëhiqni mirë me • informatat të cilat i fitoni, të jeni lojtar i vërtetë ekipor dhe t’i respektoni dallimet kulturore.

Arritja e bilancit të brendshëm, ndryshimi i sjelljes, vendosja e standardeve • profesionale për kryerjen e detyrave të punës, teknikat për ballafaqim me hidhërimin dhe para së gjithash – qëndrime pozitive.

Ekzistojnë edhe shumë aktivitete të cilat individi i manifestuar në stres të shtuar mund t’i ndërmarrë në shtëpi, si:

ndarja e kohës për veten• Shoqërimi me miqtë• Angazhimi vullnetar në bashkësi• Zbatimi i teknikave çlodhëse, si p.sh. joga• Marrja e kohëpaskohshme me sport• Zbulimi dhe zhvillimi i punës që të bën qejf dhe interesim.•

Individët e manifestuar në stres që zgjat ndryshimet i hetojnë të fundit, qoftë ato fizike, emocionale ose ndryshimet në sjellje. Kur simptomat e stresit do të hetohen te kolegu në punë ose te anëtari i familjes, duhet menjëherë të reagohet me qëllim që mos të vijë deri te pasojat më të rënda. Më në fund, që të jesh në shoqëri me personin i cili vështirë ballafaqohet me stresin gjithashtu krijon shumë stres, prandaj duhet t’u ndihmohet kolegëve si t’i ndihmojnë vetvetes.

Page 20: Lajme Të Mira - Македонска верзија · PDF file 3 Të nderuar miq, ndjejmë kënaqësi dhe nder të veçantë të jua paraqesim botimin e parë të Lajme të Mira

KREDI DERI NË 150.000 €PA HIPOTEKË TË PRONËS

Shkup: Qendër 02/ 321 99 50 | Aerodrom 02/ 24 03 602 | Bit Bazar 02/ 32 43 880 | Karposh 02/ 30 88 930 | Butel 02/ 26 03 380 Shuto Orizarë - 02/ 26 01 690 | Biznes Qendra 02/30 97 500 | Kumanovë 031/ 475 850 | Kavadar 043/ 421 500 Kërçovë 045/ 224 920

Manastir 047/207 280 | Prilep 048/400 160 | Gostivar 042/219 010 | Tetovë 044/356 730 Strugë 046/785 070 Ohër 046/ 273 040 | Veles 043/ 215 400 | Shtip 032/ 223 800 | Koçanë 033/279 140 | Strumicë 034/ 334 410 Dibër 046/838 141

Dellçevë 033/279 040 | Gjevgjeli 034/210 080 | Kriva Pallankë 031/475 260

E DËGJOJMË ATË QË E FLISNI

Sigurimi i mjeteve të lëvizshme: pajisje, automjete, mekanizma, mallra në rezervë Afati i kthimit: deri në 84 muaj Procedurë e thjeshtë dhe e shpejtë Për secilin shfrytëzues të kredisë mbi 30.000 € kartelë kredie pa pagesë për vitin e parë