20
MASAT AKTIVE TË TREGUT TË PUNËS (MATP) TË OFRUARA NGA OFRUESIT PUBLIKË NË KOSOVË

MASAT AKTIVE TË TREGUT TË PUNËS (MATP) TË OFRUARA NGA ...€¦ · 3.3 Mbulueshmëria gjeografike 10 3.4 Grupet e synuara 11 3.5 Fokusi i intervenimeve 14 ... ky trend shihet edhe

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: MASAT AKTIVE TË TREGUT TË PUNËS (MATP) TË OFRUARA NGA ...€¦ · 3.3 Mbulueshmëria gjeografike 10 3.4 Grupet e synuara 11 3.5 Fokusi i intervenimeve 14 ... ky trend shihet edhe

Masat aktive të tregut të punës (MATP) të ofruara nga ofruesit publikë në Kosovë | 1

MASAT AKTIVE TË TREGUT TË PUNËS (MATP) TË OFRUARA NGA OFRUESIT PUBLIKË NË KOSOVË

Page 2: MASAT AKTIVE TË TREGUT TË PUNËS (MATP) TË OFRUARA NGA ...€¦ · 3.3 Mbulueshmëria gjeografike 10 3.4 Grupet e synuara 11 3.5 Fokusi i intervenimeve 14 ... ky trend shihet edhe

| Masat aktive të tregut të punës (MATP) të ofruara nga ofruesit publikë në Kosovë2

Imprint

Published by theDeutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH

‘Youth, Employment & Skills (YES)‘ Str. Gazmend Zajmi No. 24 10000 Pristina, Republic of KosovoPhone +49 6196 798 278 - 603Fax +381 (0) 38 233 [email protected]

As atJune 2019

DesignHekuran RexhepiPristina

Photo creditsLuka Bozovic – Cover page

TextArdiana Gashi

GIZ is responsible for the content of this publication.

On behalf of theGerman Federal Ministry for Economic Cooperation and Development (BMZ)Alternatively: German Federal Foreign Office

Page 3: MASAT AKTIVE TË TREGUT TË PUNËS (MATP) TË OFRUARA NGA ...€¦ · 3.3 Mbulueshmëria gjeografike 10 3.4 Grupet e synuara 11 3.5 Fokusi i intervenimeve 14 ... ky trend shihet edhe

Masat aktive të tregut të punës (MATP) të ofruara nga ofruesit publikë në Kosovë | 3

MASAT AKTIVE TË TREGUT TË PUNËS (MATP) TË OFRUARA

NGA OFRUESIT PUBLIKË NË KOSOVË

Shkurt 2019

Page 4: MASAT AKTIVE TË TREGUT TË PUNËS (MATP) TË OFRUARA NGA ...€¦ · 3.3 Mbulueshmëria gjeografike 10 3.4 Grupet e synuara 11 3.5 Fokusi i intervenimeve 14 ... ky trend shihet edhe

| Masat aktive të tregut të punës (MATP) të ofruara nga ofruesit publikë në Kosovë4

MIRËNJOHJE

Autore e këtij raporti është Ardiana Gashi. Autorja i është mirënjohëse kontributit të z. Kevin Hempel (konsulent i Bankës Botërore) në metodologjinë e raportit. Për sigurimin e të dhënave, autorja i është mirënjohëse zt. Shpëtim Kalludra dhe znj. Jehona Namani Rexha nga Agjencia e Punësimit të Repub-likës së Kosovës, zt. Burim Mexhuani mga Ministria e Kurlturës, Sportit dhe Rinisë, zt. Flamur Lajçi nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, dhe zt. Alban Kryeziu nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Autorja gjithashtu shpreh mirënjohje për komentet dhe këshillat e znj. Julia Becker (Udhëheqëse e Komponentës së Punësimit të programit GIZ Youth, Employment and Skills), znj. Artane Rizvanolli (Konsulente e GIZ), si dhe z. Kevin Hempel (konsulent i Bankës Botërore).

Përkthimi në gjuhën shqipe i raportit është bërë nga Qerim Ondozi.

Page 5: MASAT AKTIVE TË TREGUT TË PUNËS (MATP) TË OFRUARA NGA ...€¦ · 3.3 Mbulueshmëria gjeografike 10 3.4 Grupet e synuara 11 3.5 Fokusi i intervenimeve 14 ... ky trend shihet edhe

Masat aktive të tregut të punës (MATP) të ofruara nga ofruesit publikë në Kosovë | 5

PËRMBAJTJA

1. Hyrje 6

2. Metodologjia dhe kufizimet 7

3. Përmbledhja e gjetjeve 8

3.1 Institucionet që ofrojnë / mbështesin MATP-të 8

3.2 Numri i përfituesve 9

3.3 Mbulueshmëria gjeografike 10

3.4 Grupet e synuara 11

3.5 Fokusi i intervenimeve 14

3.6 Ofrimi i MATP-ve 15

3.7 Monitorimi dhe vlerësimi 16

4. Përfundime 17

Page 6: MASAT AKTIVE TË TREGUT TË PUNËS (MATP) TË OFRUARA NGA ...€¦ · 3.3 Mbulueshmëria gjeografike 10 3.4 Grupet e synuara 11 3.5 Fokusi i intervenimeve 14 ... ky trend shihet edhe

| Masat aktive të tregut të punës (MATP) të ofruara nga ofruesit publikë në Kosovë6

LISTA E SHKURTESAVE

MATP-të Masat Aktive të Tregut të Punës

APRK Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës

ZP Zyrat e Punësimit

GIZ Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit

KIESA Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë

MKRS Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

MPMS Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

UNDP Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim

YEPiK Youth Employment Promotion in Kosovo

YES Youth, Employment and Skills

Page 7: MASAT AKTIVE TË TREGUT TË PUNËS (MATP) TË OFRUARA NGA ...€¦ · 3.3 Mbulueshmëria gjeografike 10 3.4 Grupet e synuara 11 3.5 Fokusi i intervenimeve 14 ... ky trend shihet edhe

Masat aktive të tregut të punës (MATP) të ofruara nga ofruesit publikë në Kosovë | 7

1. HYRJE

Me qëllim të të kuptuarit më të mirë të institucioneve kryesore, llojeve dhe karakteristikave kryesore të Masave Aktive të Tregut të Punës (MATP) të ofruara nga ofuesit publikë, Qeveria Gjermane permes GIZ në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK) ka bërë një hartëzim përshkrues të ofruesve ekzistues publikë të MATP-ve.

Përmes projektit YES, Qeveria Gjermane permes GIZ, ka punuar në përmirësimin e punësueshmërisë së të rinjve kosovarë të moshës nga 15 deri në 35 vjeç. Ndër aktivitetet e shumta, ky projekt mbështet partnerët e vet përmes implementimit të MATP-ve dhe përshtatjes së tyre për t’i përmbushur nevojat e punëdhënësve dhe për t’iu qasur nevojave të të rinjve. Duke qenë se deri më sot projekti YES ka zhvilluar shumë aktivitete që mbështesin implementimin e MATP-ve, ekipi i organizatës GIZ ishte përfshirë në realizimin e kësaj pasqyre deskriptive të ofruesve ekzistues të intervenimeve publike që lidhen me punësimin në Kosovë e që janë realizuar gjatë viteve të fundit.

Metodologjia për grumbullimin e të dhënave u zhvillua nga ekipi i GIZ-it së bashku me Bankën Botërore në Kosovë. Të dhënat që kanë të bëjnë me masat relevante u grumbulluan përmes shqyrtimit të rapoteve ekzistuese relevante, si dhe përmes intervistave të drejtpërdrejta me institucionet publike dhe me organizatat partnere të përfshira në implementimin e MATP-ve. Paralelisht, Banka Botërore e ka bërë një hartëzim të ofruesve jopublikë të MATP-ve duke përdorur metodologji të ngjashme. Megjithëse nuk përqendrohet në cilësinë dhe efektivitetin e këtyre intervenimeve, ky hartëzim pasqyron informata të çmueshme lidhur me numrin e përfituesve, mbulueshmërinë gjeografike, dhe grupet e synuara të cilët u aktivizuan në tregun e punës përmes këtyre masave. Andaj, me këtë rast duam t’i falënderojmë të gjithë partnerët vendorë e ndërkombëtarë që ofruan të gjitha informacione relevante lidhur me MATP-të dhe që i dhanë kontribut përpilimit të këtij raporti.

Page 8: MASAT AKTIVE TË TREGUT TË PUNËS (MATP) TË OFRUARA NGA ...€¦ · 3.3 Mbulueshmëria gjeografike 10 3.4 Grupet e synuara 11 3.5 Fokusi i intervenimeve 14 ... ky trend shihet edhe

| Masat aktive të tregut të punës (MATP) të ofruara nga ofruesit publikë në Kosovë8

2. METODOLOGJIA DHE KUFIZIMET

Metodologjia

� Kriteri i kualifikueshmërisë: Për të qenë pjesë e këtij hartëzimi, intervenimet duhej t’i përmbushnin kriteret në vijim:

• Statusi juridik: Ofrues publikë.• Qëllimi i programit: Masat e përqendruara në lehtësim aktiv të kalimit të njerëzve në punësim

dhe të ardhura më të mëdha.• Periudha e analizës: Intervenimet e implementuara nga viti 2015 deri në vitin 2017.

Intervenimet e përfunduara para vitin 2015 nuk janë pjesë e hartëzimit.• Niveli: Intervenimi duhet të ketë (pasur) së paku 50 përfitues në vit, të jetë zhvilluar së paku

gjatë një viti nga viti 2015 (20 për skemën e vetëpunësimit / ndërmarrësisë).

Hartëzimi nuk përfshin programe ad-hoc të punësimit, siç janë programet e kohëpaskohshme të praktikës, të mbështetura nga ministri apo agjenci të ndryshme (p.sh. Ministria e Financave kohë pas kohe merr praktikantë nga Universiteti i Prishtinës).

� Burimet e të dhënave: Hapi i parë përfshiu shqyrtimin e raporteve vjetore të institucioneve publike, manualeve operacionale të APRK-së, raporteve vlerësuese të MATP-ve dhe raporteve të tjera përkatëse. Më pas, intervistat e drejtpërdrejta u zhvilluan me institucionet publike dhe organizatat partnere të cilat ishin të përfshira në (bashkë)financimin dhe / apo implementimin e programeve me mbështetje të donatorëve (Qeveria Gjermane permes GIZ dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim - UNDP), duke përdorur një pyetësor të standardizuar për grumbullimin e informacioneve për secilën masë relevante.

� Kufizimet: Hartëzimi është thjesht përmbledhje deskriptive e ofruesve ekzistues të intervenimeve të ofruara në mënyrë publike për punësimin në Kosovë, e që janë realizuar gjatë viteve të fundit. Ky hartëzim nuk jep informacione lidhur me cilësinë apo efektivitetin e këtyre intervenimeve.

Page 9: MASAT AKTIVE TË TREGUT TË PUNËS (MATP) TË OFRUARA NGA ...€¦ · 3.3 Mbulueshmëria gjeografike 10 3.4 Grupet e synuara 11 3.5 Fokusi i intervenimeve 14 ... ky trend shihet edhe

Masat aktive të tregut të punës (MATP) të ofruara nga ofruesit publikë në Kosovë | 9

3. PËRMBLEDHJA E GJETJEVE

3.1 Institucionet që ofrojnë / mbështesin MATP

Kjo pjesë jep një përmbledhje të institucioneve kryesore publike që implementojnë masa aktive të tregut të punës.

Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) si organi i pavarur në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale është ofruesi kryesor i Masave Aktive të Tregut të Punës. Siç përcaktohet me Ligjin Nr. 04/L-205 për Agjencinë e Punësimit e Republikës së Kosovës, APRK-ja është ofruesi publik i shërbimeve në tregun e punës, që synon menaxhimin e punësimit dhe implementimin e politikave të punësimit dhe trajnimeve profesionale. Siç përcaktohet me Rregulloren Nr. 01/2018 për Masat Aktive të Tregut të Punës për të papunët dhe punëkërkuesit e regjistruar1 (të moshës 18-64) vjeç), APRK-ja implementon MATP-të në vijim: trajnime profesionale (përmes Qendrave të Aftësimit Profesional - QAP); trainime në punë / trajnime në vendin e punës; subvencionime të pagave; praktika në punë / skema të praktikës; vetëpunësim dhe promovim të ndërmarrësisë, dhe punë publike.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) mbështet MATP-të në vijim që synojnë specifikisht të rinjtë (të moshës 18-24) vjeç): praktikë, trajnime të aftësive të buta dhe programe të vetëpunësimit (trajnime për ndërmarrësi dhe dhënie grantesh). Skema e praktikës e mbështetur nga MKRS-ja zbatohet nga APRK-ja, ndërsa trajnimi i aftësive të buta dhe programi i vetëpunësimit zbatohen nga ofruesit privatë. Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) është agjenci publike e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që ka mandatin të promovojë dhe të mbështesë investimet, eksportet, turizmin dhe NME-të. Për vite me radhë, KIESA mbështet një skemë të praktikës për të diplomuarit e arsimit të lartë, të moshës nën 30 vjeç. Deri në vitin 2016, skema e praktikës e financuar nga KIESA ishte implementuar nga një ofrues i sektorit privat. Dhe që atëherë, skema ishte implementuar përmes Zyrave të Punësimit.

Ministria e Punëve të Brendshme mbështet subvencionimin e punësimit / pagave dhe programin e vetëpunësimit për personat e riatdhesuar2. Personat e riatdhesuar kanë gjithashtu qasje në trajnime profesionale pa pagesë, të cilat ofrohen në QAP. Skema e subvencionimit të pagave zbatohet nga APRK-ja (së bashku me UNDP-në). Për këtë raport, të dhënat rreth numrit të përfituesve nuk u bënë të ditur, por ato janë të përfshirë në numrin total të përfituesve të APRK-së. Që nga viti 2018, APRK-ja gjithashtu është përgjegjëse për zbatimin e programit të vetëpunësimit, i cili dikur ofrohej përmes ofruesve privatë.

1 Sipas Ligjit Nr. 04/L-083 për Regjistrimin dhe Evidencën e të Papunësuarve dhe Punëkërkuesve: të papunësuarit janë të gjithë personat e moshës 18-65 vjeç të cilët janë të papunë (as të punësuar me pagesë as të vetëpunësuar) të cilët në mënyrë aktive kërkojnë punë dhe janë të gatshëm të punojnë; 1.2. Punëkërkues – të gjithë kërkuesit si dhe ata që punojnë me orar të plotë dhe të pjesshëm dhe ata që përkohësisht janë të larguar nga puna.

2 Kosovari, i cili për shkak të bazës ligjore për të qëndruan në shtetin e huaj, kthehet në Kosovë pavarësisht mënyrës së riatdhes-imit, sipas Rregullores Nr. 13/2017 për Reintegrimin e Personave të Riatdhesuar.

Page 10: MASAT AKTIVE TË TREGUT TË PUNËS (MATP) TË OFRUARA NGA ...€¦ · 3.3 Mbulueshmëria gjeografike 10 3.4 Grupet e synuara 11 3.5 Fokusi i intervenimeve 14 ... ky trend shihet edhe

| Masat aktive të tregut të punës (MATP) të ofruara nga ofruesit publikë në Kosovë10

Për shkak të mbështetjes së kufizuar nga ana e qeverisë, ofrimi i MATP-ve është mbështetur financiarisht nga disa organizata, ku ndër kryesoret janë Qeveria Gjermane permes GIZ, UNDP-ja, Qeveria e Finlandës, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, etj. Punët publike që implementohen nga APRK-ja, siç është punësimi i përkohshëm përmes projekteve intenzive të punës, janë mbështetur gjithashtu nga ministri të ndryshme (kryesisht nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural) dhe nga disa komuna.

3.2 Numri i përfituesve

Gjatë periudhës 2015-2017, numri i përfituesve të MATP-ve të ofruara nga ofruesit publikë shënoi rritje. Në vitin 2017, më se 8,976 të papunë përfituan nga MATP-të e ofruara në mënyrë publike përmes APRK-së (Tabela 1). Sipas masave, gjatë periudhës 2015-2017, trajnimi profesional i ofruar nëpër QAP-ta përfshiu numrin më të madh të përfituesve (66%); punët publike përbënte 14% të përfituesve; skema e subvencionimit të pagës mbuloi 7% të përfituesve; 5% të përfituesve janë nga skema e praktikës në punë; trajnimi në punë përbënte 7% të përfituesve; derisa përqindja më e vogël (1%) u përfshi në skemën e vetëpunësimit. Siç mund të shihet, numri i përfituesve të punëve publike pësoi rënie në këtë periudhë, nga 1,865 në viitn 2015 në 873 në vitin 2017. Numri i përfituesve të skemës së trajnimit në punë shënoi rritje nga viti 2015 në vitin 2016 dhe pastaj pësoi rënie të konsiderueshme (nga 951 në 478). Skema e subvencionimit të pagës dhe ajo e praktikës ka pasur trend pozitiv, dhe po ky trend shihet edhe te trajnimi profesional i ofruar në QAP-at. Gjatë kësaj periudhe, 254 persona u trajnuan në kuadër të projekteve të GIZ-it të implementuara bashkë me QAP-të.

TABELA 1: Përfituesit e MATP-ve të ofruara nga Zyrat e Punësimit (ZP)

MATP-të e ofruara përmes Zyrave të Punësimit 2015 2016 2017 Gjithsej 2015-2017

Shpërndarja nëpër masa

Punët publike 1,865 819 873 3,557 14%

Subvencionimi i pagësa 498 474 713 1,685 7%

Praktikab 188 434 728 1,350 5%

Vetëpunësimic 49 54 35 138 1%

Trajnimi në punëd 281 951 478 1,710 7%

Trajnimi profesional 4,055 6,736 5,979 16,770 66%

Vetëm në QAP 3,811 6,641 5,612 16,064 63%

QAP dhe ndërmarrje 244 95 367 706 3%

Trajnimi i ndërmarrësisë i mbështetur nga GIZ-i, i ofruar përmes kompanisë konsulente / ekspertit në bashkëpunim me QAP-të

  84 170 254 1%

GJITHSEJ 6,936 9,552 8,976 25,464 100%

Shënim: a) Përfshin gjithashtu përfitues me mbështetje financiare nga UNDP-ja, MPB-ja, GIZ-i (458 në vitin 2017); b) Përfshin gjithashtu përfituesit e UNDP-së; 590 praktikantë të bashkëfinancuar me Qeverinë Gjermane permes GIZ; dhe 120 të rinj të financuar nga MKRS-ja; c) Përfshin 61 përfitues të mbështetur nga GIZ-i në vitin 2017 dhe 13 përfitues në vitin 2016 d) Përfshin gjithashtu përfitues të mbështetur nga UNDP-ja.

Page 11: MASAT AKTIVE TË TREGUT TË PUNËS (MATP) TË OFRUARA NGA ...€¦ · 3.3 Mbulueshmëria gjeografike 10 3.4 Grupet e synuara 11 3.5 Fokusi i intervenimeve 14 ... ky trend shihet edhe

Masat aktive të tregut të punës (MATP) të ofruara nga ofruesit publikë në Kosovë | 11

Gjatë kësaj periudhe (2015-2017), 934 të papunë përfituan nga MATP-të e implementuara përmes institucioneve të tjera publike (Tabela 2). Vetëm në vitin 2016, MKRS-ja mbështeti zhvillimin e shkathtësive për 120 të rinj. Në total, gjatë periudhës 2015-2017, 600 të rinj morën pjesë në trajnimin e ndërmarrësisë dhe 14 të tjerë morën grante për themelimin e biznesit. Siç u diskutua në Seksionin 3.1, deri në vitin 2016, KIESA mbështeti skemën e praktikës në punë të implementuar përmes ofruesve privat prej së cilës përfituan 200 të sapodiplomuar.

TABELA 2: Masat që nuk u ofruan nga Zyrat e Punësimit

2015 2016 2017 Gjithsej

MKRS

Trajnimi i shkathtësive të buta   120    120

Trajnimi i ndërmarrësisë 200 200 200 600

Grantet për ndërmarrësi 8 6    14

KIESA

Praktika në punë 200      200

GJITHSEJ 408 326 200 934

3.3 Mbulueshmëria gjeografike

Duke përjashtuar programin e vetëpunësimit, të gjitha MATP-të e financuara nga MPMS-ja dhe të implementuara nga APRK-ja kanë shtrirje vendore. Në anën tjetër, siç mund të shihet nga informacionet e paraqitura në Tabelën 3, masat e mbështetura nga Qeveria Gjermane permes GIZ , UNDP-ja dhe MKRS-ja kanë pasur për synim disa regjione të caktuara.

TABELA 3: Mbulueshmëria gjeografike e MATP-të të ofruara në mënyrë publike3

Nacionale Nënnacionale

APRK

Praktika në Punë Me mjetet e MKRS-së: komunat: Ferizaj, Gjakovë dhe Vushtri

Trajnimi në Punë Me mjetet e MKRS-së: komunat: Mitrovicë, Prishtinë

Punët publike

Vetëpunësimi Me mjetet e UNDP-së: Në 21 komuna brenda regjionit të Gjilanit, Mitrovicës, Prishtinës, Prizrenit

Subvencionimi i pagës Me mjetet e GIZ-it: Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë e Veriut, Vushtri dhe Malishevë

Trajnimi profesional 3

MKRS

Trajnimi i shkathtësive të buta

Ndërmarrësia

KIESA

Praktika në Punë

3 Të ofurara në 8 QAP në Prishtinë, Gjilan, Prizren, Ferizaj, Gjakova, Pejë, Mitrovicë dhe Doljani dhe disa QAP mobile.

Page 12: MASAT AKTIVE TË TREGUT TË PUNËS (MATP) TË OFRUARA NGA ...€¦ · 3.3 Mbulueshmëria gjeografike 10 3.4 Grupet e synuara 11 3.5 Fokusi i intervenimeve 14 ... ky trend shihet edhe

| Masat aktive të tregut të punës (MATP) të ofruara nga ofruesit publikë në Kosovë12

Nga trajnimet profesionale të ofruara nga QAP-të sipas regjioneve, 22% e vijuesve ishin trajnuar në Prizren, 21% në Prishtinë, derisa numri më i vogël i vijuesve u regjistrua në Gjilan – vetëm 6% të numrit total të vijuesve (Tabela 4). Të dhënat e ndara sipas regjioneve për MKRS-në dhe MTI-në nuk janë në dispozicion.

Sa i përket MATP-ve të tjera, të dhënat janë në dispozicion vetëm për masat e implementuara përmes APRK-së. Siç mund të shihet në Tabelën 4, një e pesta e përfituesve janë në regjionin e Prishtinës dhe të Mitrovicës, derisa pjesa më e vogël e përfituesve janë në Pejë (Tabela 4).

TABELA 4: Shpërndarja e përfituesve të APRK-së sipas regjioneve

MATP-të e ofruara përmes Zyrave të Punësimit 2015 2016 2017 % në vitin 2017

Ferizaj 262 387 320 11%

Gjakovë 225 307 365 13%

Gjilan 674 378 392 14%

Mitrovicë 499 514 531 19%

Pejë 242 174 260 9%

Prishtinë 882 642 585 21%

Prizren 341 330 374 13%

GJITHSEJ 3,125 2,732 2,827

Trajnimi profesional i ofruar nga QAP-të      

Ferizaj 399 931 820 14%

Gjakovë 325 439 660 11%

Gjilan 265 417 383 6%

Mitrovicë 508 1,013 657 11%

Pejë 754 1,255 879 15%

Prishtinë 670 1,205 1,247 21%

Prizren 1,134 1,476 1,333 22%

GJITHSEJ 4,055 6,736 5,979  

Burimi: APRK, raportet vjetore ‘Puna dhe Punësimi’

3.4 Grupet e synuara

Siç përcaktohet në manualet operacionale të APRK-së përveç skemës së praktikës, MATP-të e tjera nuk kanë synime që lidhen me arsimin. Skema e praktikës synon të sapodiplomuarit4 nga shkollat profesionale, nga qendrat e aftësimit profesional si dhe nga trajnimet e tjera profesionale dhe institucionet e arsimit të lartë. Por, me qëllim të arritjes së barazisë më të madhe, APRK-ja përcakton disa grupe prioritare për të gjitha MATP-të, ndër të cilat më të zakonshmet janë: gratë, personat me aftësi të kufizuara, përfituesit e ndihmës sociale, etj. (Tabela 5).

4 Ata që kanë diplomuar brenda 12 muajve të fundit.

Page 13: MASAT AKTIVE TË TREGUT TË PUNËS (MATP) TË OFRUARA NGA ...€¦ · 3.3 Mbulueshmëria gjeografike 10 3.4 Grupet e synuara 11 3.5 Fokusi i intervenimeve 14 ... ky trend shihet edhe

Masat aktive të tregut të punës (MATP) të ofruara nga ofruesit publikë në Kosovë | 13

MKRS-ja mbështet masat për të rinjtë e papunë të moshës 18-24 vjeç, derisa KIESA mbështet të sapodiplomuarit nga shkollimi i lartë të moshës nën 30 vjeç. Organizata GIZ gjithashtu synon të rinjtë e moshës 18-35 vjeç. Masat e mbështetura nga Ministria e Punëve të Brendshme synon personat e riatdhesuar të moshës 18-64 vjeç, pa ndonjë targetim specifik.

TABELA 5: Targetimi dhe grupet prioritare5

Grupi kryesor i synuar Ndryshimet sipas financuesit

APRK

Praktika në Punë

Të papunët të cilët kanë diplomuar në 12 muajt e fundit nga arsimi i lartë, shkollat profesionale, qendrat e aftësimit profesional dhe trajnime të tjera profesionale. Prioritet kanë të rinjtë, pakicat, gratë, personat që jetojnë në zonat rurale, person-at me aftësi të kufizuara dhe përfituesit e ndihmës sociale.

GIZ: Të rinjtë e moshës 18-35 vjeç; pakicat; personat e riatdhesuar.

UNDP: 1) Të diplomuarit e arsimit të lartë që kanë diplomuar në 12 muajt e fundit; 2) pa përvojë pune; 3) nën moshën 30 vjeç

MKRS: Të rinjtë e moshës 18-24 vjeç

Trajnimi në Punë

Punëkërkuesit me kualifikime të dobëta, të papunët afatgjatë, të papunët nën moshën 25 vjeç, pakica etnike, gratë, personat me aftësi të kufizuara, gratë nga zonat rurale dhe përfituesit e ndihmës sociale.

UNDP: Të rinjtë e moshës 18-35 vjeç; të papunë dhe të pakualifikuar; të papunë për së paku 3 muaj.

MKRS: Të rinjtë e moshës 18-24 vjeç

Punët publikeTë papunët e kategorizuar si në rrezik të madh të bëhen të papunë afatgjatë5.

Vetëpunësimi

Të papunët.

GIZ: Të rinjtë e moshës 18-35 vjeç.

UNDP: Të papunët afatgjatë; të rinjtë (18-29); gratë që marrin ndihmë sociale; prindërit pa partnerë; personat nga zona rurale; personat me aftësi të kufizuara dhe pakicat etnike; viktimat e dhunës në familje dhe të dhunës seksuale.

Subvencionimi i pagës

Të papunë afatgjatë (për më shumë se 12 muaj). Të papunët të cilët janë trajnuar në QAP apo kanë qenë pjesë e trajnimit në punë, por nuk janë punësuar gjashtë muaj pas përfundimit të trajnimit.

GIZ: Të rinjtë e moshës 18-35 vjeç. Të papunët afatgjatë; kategoria e dytë e përfituesve të ndihmës sociale; personat e riatdhesuar.

UNDP: Të papunët afatgjatë; gratë; personat me aftësi të kufizuara; personat e riatdhesuar dhe pakicat etnike.

MPB: Personat e riatdhesuar.

Trajnimi profesional Të gjithë të papunët e regjistruar

MKRS

Trajnimi i shkathtë-sive të buta

Të rinjtë e moshës 15-24 vjeç.

Ndërmarrësia Të rinjtë e moshës 18-24 vjeç.

KIESA

Praktika në Punë Të diplomuarit nën moshën 30 vjeç

5 Me arsim të ulët dhe ata pa kualifikim; me kualifikime të vjetra; të papunë për më shumë se 12 muaj; pritjet e mëdha për punë dhe pagë; mungesa e shkathtësive të TI-së; të pagatshëm për të nisur punën; joaktivë në tregun e punës; të pamotivuar për punë; mbi 50 vjeç apo më të rinj se 25 vjeç; me shkathtësi të dobëta për kërkim të pavarur të punës; probleme shëndetësore apo paaftësi.

Page 14: MASAT AKTIVE TË TREGUT TË PUNËS (MATP) TË OFRUARA NGA ...€¦ · 3.3 Mbulueshmëria gjeografike 10 3.4 Grupet e synuara 11 3.5 Fokusi i intervenimeve 14 ... ky trend shihet edhe

| Masat aktive të tregut të punës (MATP) të ofruara nga ofruesit publikë në Kosovë14

Shpërndarja e përfituesve sipas gjinisë

Përveç një intervenimi të përbashkët mes Qeverinë Gjermane permes GIZ dhe MPMS-së (shih Kutinë 1 për më shumë hollësi), asnjë prej masave aktive gjatë periudhës 2015-2017 nuk synon grup të veçantë gjinor. Siç mund të shihet në Tabelën 6, në vitin 2017 vetëm 35% e përfituesve të masave aktive të tregut të punës ishin femra, dhe vetëm 34% të pjesëmarrësve të trajnimit ishin të gjinisë femërore. I njëjti shabllon u vërejt edhe në vitet paraprake.

TABELA 6: Shpërndarja e përfituesve me implementim nga ZP-të, me mbështetje edhe nga ministritë e

tjera dhe agjencitë ndërkombëtare, sipas gjinisë

MATP-të e ofruara përmes Zyrave të Punësimit 2015 2016 2017 % në vitin 2017

Gra 784 948 996 35%

Burra 2,341 1,784 1,831 65%

Gjithsej 2,881 2,732 2,827  

Trajnimi profesional i ofruar nga QAP-të 4,055 6,736 5,979  

Gra 1,786 1,830 2,026 34%

Burra 2,269 4,906 3,953 66%

Burimi: APRK, raportet vjetore ‘Punësimi dhe Puna’

Siç u tregua më lart, GIZ-i, MKRS-ja dhe KIESA specifikisht synuan të rinjtë të cilët hyjnë në vargun më të gjerë të grupmoshave krahasuar me kategorinë 18-24 vjeç. Të dhënat e paraqitura në Tabelën 7 tregojnë se një e treta e përfituesve të MATP-ve janë të rinj (të moshës 18-24 vjeç); 50% janë të moshës 24-39 vjeç, derisa vetëm 16% janë mbi 40 vjeç (Tabela 7).

Programet për mbështetjen e punësimit që synojnë vetëm femra, të implementuara nga ZP-të dhe të bashkëfinancuara nga Qeveria Gjermane permes GIZ Në vitin 2016, Qeverinë Gjermane permes GIZ në kuadër të projektit YEPiK dhe Competitiveness of the Private Sector in Rural Areas in Kosovo (COSiRA), implementoi Trajnimin e Ndërmarrësisë. Në këtë projekt 60 femra të regjistruara si të papunë kishin potencial ndërmarrës (së paku gjysma e tyre të moshës 18-30 vjeç), nga disa komuna të synuara (Gjilan, Viti, Ranilug, Kllokot, Partesh, Pejë, Deçan, Istog, Prizren, Dra-gash, Shterpce, Ferizaj, Gjakovë dhe Vushtrri). Projekti ofroi trajnim të ndërmarrësisë për vajza dhe graa (ofruar nga një ofrues lokal) dhe i udhëzoi pjesëmarrëset për të zhvilluar plane dhe ide biznesi. Vijueset me planet më të suksesshme të biznesit morën grante në vlerë deri në 3,000 euro dhe mbështetje men-torimi për rishikimin e planit të investimit, regjistrimin e biznesit, dhe nisjen e veprimtarisë së suksesshme afariste. Që nga kjo kohë, më nuk pati masa aktive që synonin vetëm vajza dhe gra.

Page 15: MASAT AKTIVE TË TREGUT TË PUNËS (MATP) TË OFRUARA NGA ...€¦ · 3.3 Mbulueshmëria gjeografike 10 3.4 Grupet e synuara 11 3.5 Fokusi i intervenimeve 14 ... ky trend shihet edhe

Masat aktive të tregut të punës (MATP) të ofruara nga ofruesit publikë në Kosovë | 15

TABELA 7: Shpërndarja e përfituesve me implementim nga ZP-të, me mbështetje edhe nga ministritë e

tjera dhe agjencitë ndërkombëtare, sipas grupmoshave

MATP-të e ofruara përmes Zyrave të Punësimit 2015 2016 2017 % në vitin 2017

18-24 1,172 949 959 34%

25-39 1,129 1,232 1,413 50%

40-54 699 482 370 13%

55-64 125 69 85 3%

GJITHSEJ 3,125 2,732 2,827  

Trajnimi profesional i ofruar nga QAP-të      

18-24 1,807 2,461 2,369 40%

25-39 1,723 3,185 2,581 43%

40-54 492 1,020 908 15%

55-64 33 70 121 2%

GJITHSEJ 4,055 6,736 5,979  

Burimi: APRK, raportet vjetore ‘Puna dhe Punësimi ’

Përfituesit sipas përkatësisë etnike

MATP-të nuk targetojnë përkatësinë etnike, por për shumicën e masave pakicat etnike trajtohen me prioritet. Në vitin 2017, pakicat etnike përbënin vetëm 5.6% të përfituesve të trajnimit profesional dhe përfaqësonin 11.5% të përfituesve të MATP-ve të tjera.

Industritë e synuara

APRK-ja dhe ofruesit e tjerë publikë të përfshirë në këtë hartëzim nuk synonin industri specifike. Por, GIZ-i dhe UNDP-ja në kuadër të disa masave ishin përqendruar në disa industri specifike. Skema e praktikës në punë, e mbështetur nga projekti YES i organizatës Qeveria Gjermane permes GIZ, mbështeti vendosjen e përfituesve në këto industri: teknologjia e informacionit (IT); përpunimi i drurit; përpunimi i metaleve dhe tekstili. Programi i vetëpunësimit i implementuar nga UNDP-ja fillimisht synonte këta sektorë: industrinë e përpunimit të ushqimit dhe paketimit; përpunimin e drurit; përpunimin e metaleve; teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (TIK), tekstilin, turizmin dhe sektorë të tjerë të ngjashëm.

3.5 Fokusi i intervenimeve

Trajnimi i shkathtësive është qëllimi parësor i shumicës së MATP-ve të ofruara në mënyrë publike. Subvencionimi i pagës dhe punët publike futen në kategorinë e punësimit të subvencionuar, edhe pse punët publike ofrojnë punë me kohëzgjatje të vogël (Tabela 8).

Page 16: MASAT AKTIVE TË TREGUT TË PUNËS (MATP) TË OFRUARA NGA ...€¦ · 3.3 Mbulueshmëria gjeografike 10 3.4 Grupet e synuara 11 3.5 Fokusi i intervenimeve 14 ... ky trend shihet edhe

| Masat aktive të tregut të punës (MATP) të ofruara nga ofruesit publikë në Kosovë16

TABELA 8: Fokusi i intervenimeve

Trajnimi i shkathtësive Promovimi i ndërmarrësisë Punësimi i subvencionuar

APRK

Praktika në punë

Trajnimi në punë

Punët publike

Vetëpunësimi

Subvencionimi i pagës

Trajnimi profesional

MKRS

Trajnimi i shkathtësive të buta

Ndërmarrësia

KIESA

Praktika në Punë

3.6 Ofrimi i MATP-ve

Trajnimi profesional i ofruar nga QAP-atë, trajnimi i shkathtësive të buta i mbështetur nga MKRS-ja dhe skema e trajnimit e mbështetur nga Qeveria Gjermane permes GIZ u implementuan në klasa. Të gjitha masat e tjera të implementuara nga APRK-ja (dhe të mbështetura nga ministritë e tjera dhe agjencitë ndërkombëtare) u ofruan brenda kompanisë (Tabela 9) Por, sa herë që ekzistonte mundësia, përfituesit e QAP-ve kalonin një pjesë të trajnimit brenda kompanisë. Për shembull, në vitin 2015, 244 nga 4,055 vijues të QAP-ve vijuan një pjesë të trajnimit në ndërmarrje. Trajnimi i ndërmarrësisë rëndom ofrohet nga QAP-të.

TABELA 9: Ofrimi i MATP-ve publike

MATP Ofrimi Sektori

Praktika në Punë Brenda ndërmarrjes Sektori privat dhe publik

Trajnimi në Punë Brenda ndërmarrjes Sektori privat dhe publik

Punët publike N/A Sektori publik

Vetëpunësimi Trajnimi i ndërmarrësisë i ofruar nga QAP-të. N/A

Trajnimi profesional Qendra të Aftësimit Profesional bashkë me tra-jnimin në ndërmarrje

N/A

Subvencionimi i pagës Brenda ndërmarrjes Sektori privat

Page 17: MASAT AKTIVE TË TREGUT TË PUNËS (MATP) TË OFRUARA NGA ...€¦ · 3.3 Mbulueshmëria gjeografike 10 3.4 Grupet e synuara 11 3.5 Fokusi i intervenimeve 14 ... ky trend shihet edhe

Masat aktive të tregut të punës (MATP) të ofruara nga ofruesit publikë në Kosovë | 17

3.7 Monitorimi dhe vlerësimi

• APRK-ja përmes Zyrave të Punësimit bën monitorimin e skemave së paku një herë në tre muaj, apo më shpesh, varësisht nga kohëzgjatja e skemës. Për monitorimin e përfituesve të vet, anëtarët e stafit të UNDP-së i përcollën këshilltarët e punësimit. Stafi i GIZ-it gjithashtu shoqëroi këshilltarët e ZP-ve për t’i monitoruar përfituesit e programit të vetëpunësimit të mbështetur nga kjo organizatë. Për masat e mbështetura nga MKRS-ja dhe KIESA, kur ato implementoheshin nga ofruesit privatë të shërbimeve, zyrtarët e minitrisë zhvillonin monitorim mujor.

• Edhe pse sipas manualëve operacionalë të APRK-së këshilltarët e punësimit duhet t’i përcjellin përfituesit nga 6 muaj deri në një vit pas përfundimit të skemës, deri më sot nuk ka pasur sistem për përcjelljen monitorimin matjen e rezultateve (p.sh. sa i përket punësimit, të ardhurave, etj.); Për më tepër, manualët operacionalë të MATP-ve parashikojnë se për të matur ndikimin bruto dhe neto të MATP-ve, APRK-ja duhet të përcaktojë një grup kontrolli të punëkërkuesve (të përbërë nga të paktën 20% e numrit të përfituesve), me të njëjtat tipare si përfituesit e MATP-ve Por, as kjo ende nuk ka filluar të implementohet. Deri më tani, janë zhvilluar disa vlerësime të pavarura, kryesisht të kërkuara nga donatori dhe organizata të tjera, dhe ato kanë mbuluar vetëm përfituesit e atyre organizatave. Për shembull, UNDP-ja ka kërkuar studime të vlerësimit të ndikimit dhe efektivitetit të skemës së subvencionimit të pagës (2016), skemës së vetëpunësimit (2017), dhe trajnimit në punë. Aktualisht, me mbështetje nga Qeveria Gjermane permes GIZ, po zhvillohet një vlerësim i jashtëm i MATP-ve i përmasave të gjera (ku nuk përfshihet trajnimi në QAP dhe trajnimi i kombinuar me ndërmarrje), dhe pritet të përfundojë në fund të vitit 2018. Me kërkesë të APRK-së, në vitin 2018, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka kërkuar një vlerësim të jashtëm të trajnimeve profesionale të ofruara nga QAP-të. Metodat e zhvilluara synojnë gjejnë vend në proceset e APRK-së, me qëllim të vlerësimit sistematik të ndikimit dhe efektivitetit të MATP-ve.

Page 18: MASAT AKTIVE TË TREGUT TË PUNËS (MATP) TË OFRUARA NGA ...€¦ · 3.3 Mbulueshmëria gjeografike 10 3.4 Grupet e synuara 11 3.5 Fokusi i intervenimeve 14 ... ky trend shihet edhe

| Masat aktive të tregut të punës (MATP) të ofruara nga ofruesit publikë në Kosovë18

4. PËRFUNDIME

Gjatë periudhës 2015-2017, numri i përfituesve të MATP-ve të ofruara mga ofruesit publikë shënoi rritje. Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK), me mandat për të ofruar shërbime të punësimit dhe politika aktive të tregut të punës, është ofruesi kryesor. Për shkak të financimit të kufizuar publik, MATP-të gjithashtu mbështeten nga organizata ndërkombëtare.

Trajnimet profesionale që ofrohen në Qendrat e Aftësimit Profesional të Agjencisë së Punësimit përfshijnë numrin më të madh të përfituesve. Masa e dytë më e shpeshtë janë punët publike, që ofrojnë punë afatshkurta, zakonisht punë që nuk kërkojnë kualifikime të larta. Ndërmjet vitit 2015 dhe 2017 pati rritje të konsiderueshme të numrit të përfituesve të skemës së praktikës në punë – nga 188 në 728. Në vitin 2018, pati rritje të numrit të përfituesve të skemës së subvencionimit të pagës – nga 498 në 713 përfitues. Rënia e numrit të përfituesve u vërejt te skema e trajnimit në punë, derisa numri i përfituesve të skemës së vetëpunësimit mbeti i kufizuar, me vetëm 35 përfitues në vitin 2017.

Në përgjithësi, MATP-të kanë shtrirje nacionale dhe nuk kanë targete specifike, por për t’i trajtuar mospërputhjet e tanishme, ato kanë grupe prioritare (gratw, persona me aftësi të kufizuara, pakicat etnike, etj.). Përjashtim bën skema e praktikës në punë e cila është e menduar për t’i mbështetur të diplomuarit e rinj që ata të fitojnë përvojë të vërtetë pune si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Masat e mbështetura nga organizatat ndërkombëtare synojnë grupmoshat, industritë dhe / ose regjionet e caktuara.

Trajnimi i shkathtësive është qëllimi parësor i shumicës së MATP-ve, dhe përveç trajnimit profesional, të gjitha masat implementohen brenda vendit të punës.

Monitorimi i MATP-ve zhvillohet rregullisht – së paku një herë në tre muaj. Por, ende nuk ekziston ndonjë sistem i rregullt dhe sistematik i vlerësimit. Me mbështetjen e Qeverisë Gjermane permes GIZ, po zhvillohet një vlerësim i jashtëm i MATP-ve i përmasave të gjera (ku nuk përfshihet trajnimi në QAP dhe trajnimi i kombinuar me ndërmarrje). Gjithashtu, me mbështetje të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, në vitin 2018është zhvilluar një vlerësim i trajnimit profesional të ofurar nga QAP-at.

Page 19: MASAT AKTIVE TË TREGUT TË PUNËS (MATP) TË OFRUARA NGA ...€¦ · 3.3 Mbulueshmëria gjeografike 10 3.4 Grupet e synuara 11 3.5 Fokusi i intervenimeve 14 ... ky trend shihet edhe

Masat aktive të tregut të punës (MATP) të ofruara nga ofruesit publikë në Kosovë | 19

SHTOJCA 1: LISTA E INSTITUCIONEVE / ORGANIZATAVE TË INTERVISTUARA

Agjencia e Punësimit e Republikës së KosovësGIZ- Zapošljavanje i Veštine Mladih (YES) programAgjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë – KIESA Ministria e Kulturës, Rinisë dhe SportitUNDP – Programi i Tregut Aktiv të Punës

Page 20: MASAT AKTIVE TË TREGUT TË PUNËS (MATP) TË OFRUARA NGA ...€¦ · 3.3 Mbulueshmëria gjeografike 10 3.4 Grupet e synuara 11 3.5 Fokusi i intervenimeve 14 ... ky trend shihet edhe

| Masat aktive të tregut të punës (MATP) të ofruara nga ofruesit publikë në Kosovë20

Deutsche Gesellschaft fürInternationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbHRegistered officesBonn und EschbornDag-Hammarskjöld-Weg 1-565760 EschbornT +49 61 96 79-0F +49 61 96 79-11 15E [email protected] www.giz.de