28
Koordinatori Kombëtar Antitrafik | 1 Mblidhet Bordi Këshillimor për çështjet e trafikimit dhe dhunës ndaj grave Në datë 5 shtator 2014 Koordinatori kombëtar Antitrafikim organizoi Ministrinë e Punëve Brendshme mbledhjen e parë Bordit Këshillimor ngritur në kuadër të zbatimit të projektit të përbashkët me UNWOMEN për parandalimin dhe adresimin e trafikimit dhe dhunës ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri. Fjala e hapjes u mbajt nga kryetarja e bordit , znj. Elona Gjebrea, Zëvendësministre e Punëve të Brendshme, e cila shprehu entuziazmin e saj për këtë projekt të implementuar në partneritet të ngushtë me MPB. Ajo gjithashtu theksoi rolin e rëndësishëm të Bordit Këshillimor të sapokrijuar për dhënien e sugjerimeve mbi ndërhyrjet e nevojshme projektit për të maksimizuar efektivitetin dhe ndikimin tek grupet e synuara. Kontributi i bordit është konsideruar vendimtar në analizimin kritik çdo ndërhyrjeje projektit, në mënyrë që të ofrojë reagime konstruktive për zbatimin e tij. Bordi Këshillimor ka përbërje të tij përfaqësues nga Njësia Antitrafik, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe e Rinisë, UNWOMEN, UNDP, IOM, KKSAT, si dhe Kreun e Unionit të Gazetarëve. Znj Gjebrea nënvizoi në fjalën e saj se trafikimi është një prioritet qeveritar dhe këtë fushë është shënuar progres siç deklarohet edhe në Raportin e Progresit të BE- 2013 dhe Raportin Global mbi Trafikimin e Personave 2014 Departamentit Amerikan Shtetit. Ajo theksoi faktin se tani Shqipëria qëndron kategorinë 2 (Tier 2) dhe nuk është më në listën e vendeve nën vëzhgim çka është tregues i hapave proaktive që janë ndërmarrë kundër trafikimit në vendin tonë. Gjithashtu, ajo informoi anëtarët e Bordit mbi strategjinë e re anti-trafikim është hartuar gjatë konsultimeve gjera me grupet e ndryshme të synuara e cila do të miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Mblidhet Bordi Këshillimor për çështjet e trafikimit dhe dhunës … · 2018-04-23 · tek qytetari udhëtar– , si dhe do të rrisë vëmendje e n këtyre strukturave ndaj fenomeneve

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Mblidhet Bordi Këshillimor për çështjet e trafikimit dhe dhunës … · 2018-04-23 · tek qytetari udhëtar– , si dhe do të rrisë vëmendje e n këtyre strukturave ndaj fenomeneve

Koordinatori Kombëtar Antitrafik | 1

Mblidhet Bordi Këshillimor për çështjet e trafikimit dhe dhunës ndaj grave

Në datë 5 shtator 2014

Koordinatori kombëtar Antitrafikim organizoi në Ministrinë e Punëve të Brendshme mbledhjen e parë të Bordit Këshillimor të ngritur në kuadër të zbatimit të projektit të përbashkët me UNWOMEN për parandalimin dhe adresimin e trafikimit dhe dhunës ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri.

Fjala e hapjes u mbajt nga kryetarja e bordit , znj. Elona Gjebrea, Zëvendësministre e Punëve të Brendshme, e cila shprehu entuziazmin e saj për këtë projekt të implementuar në partneritet të ngushtë me MPB. Ajo gjithashtu theksoi rolin e rëndësishëm të Bordit Këshillimor të sapokrijuar për

dhënien e sugjerimeve mbi ndërhyrjet e nevojshme të projektit për të maksimizuar efektivitetin dhe ndikimin tek grupet e synuara. Kontributi i bordit është konsideruar vendimtar në analizimin kritik të çdo ndërhyrjeje të projektit, në mënyrë që të ofrojë reagime konstruktive për zbatimin e tij.

Bordi Këshillimor ka në përbërje të tij përfaqësues nga Njësia Antitrafik, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe e Rinisë, UNWOMEN, UNDP, IOM, KKSAT, si dhe Kreun e Unionit të Gazetarëve.

Znj Gjebrea nënvizoi në fjalën e saj se trafikimi është një prioritet qeveritar dhe në këtë fushë është shënuar progres siç deklarohet edhe në Raportin e Progresit të BE-së 2013 dhe në Raportin Global mbi Trafikimin e Personave në 2014 të Departamentit Amerikan të Shtetit. Ajo theksoi faktin se tani Shqipëria qëndron në kategorinë 2 (Tier 2) dhe nuk është më në listën e vendeve nën vëzhgim çka është tregues i hapave proaktive që janë ndërmarrë kundër trafikimit në vendin tonë.

Gjithashtu, ajo informoi anëtarët e Bordit mbi strategjinë e re anti-trafikim që është hartuar gjatë konsultimeve të gjera me grupet e ndryshme të synuara e cila do të miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Page 2: Mblidhet Bordi Këshillimor për çështjet e trafikimit dhe dhunës … · 2018-04-23 · tek qytetari udhëtar– , si dhe do të rrisë vëmendje e n këtyre strukturave ndaj fenomeneve

Koordinatori Kombëtar Antitrafik | 2

Sipas rendit të ditës, z. David Saunders, zëvendëskryetari i Bordit, në fjalën e tij u fokusua në qëllimin dhe rolin e Bordit Këshillimor. Ai u përqendrua në rolin kritik të Bordit në këshillimin mbi sfidat duke ndihmuar ministritë në adresimin siç duhet të disa prej çështjeve thelbësore.

Z. Saunders përmendi shkurtimisht se bashkëpunimi me qeveritë është një praktikë e provuar e suksesshme për UNWOMEN si një qasje që sjell ndryshimin e nevojshëm dhe si një prej arsyeve përse ky projekt i përbashkët është konceptuar për t'u zbatuar në partneritet të ngushtë me qeverinë. Ai gjithashtu kujtoi të pranishmit se BE-ja mbështet qeveritë në mënyra të ndryshme, si p.sh. Fondi IPA 2, etj. dhe se projektet e BE-së janë të mirëpërcaktuara dhe shumë rigoroze në kërkesat e tyre. Z. Saunders theksoi më tej se ajo që është e rëndësishme veçanërisht në këtë projekt, është fakti se rekomandimet përfundimtare të tij do të ndikojnë mënyrën e mbështetjes që BE-ja do t’u ofrojë këtyre dy ministrive (MPB & MMSR). Ai theksoi se zbatimi i standardeve mbetet një çështje kritike. Edhe pse

impakti i ndërhyrjeve të këtij projekti tek grupet e synuara mbetet ende për t’u parë, ai shprehu bindjen se ky projekt do të ndryshojë pozitivisht veprimin antitrafikim në Shqipëri.

Më pas, znj Erisa Çela, Koordinatore e Programit të UN WOMEN, bëri një prezantim të përmbledhur të projektit, duke parashtruar qëllimin kryesor, objektivat specifike, aktivitetet kryesore, rezultatet, treguesit, grupet e synuara dhe përfituesit e projektit.

Takimi vijoi me një diskutim të hapur (reagime dhe komente) nga pjesëmarrësit.

• • •

Zv/ministrja Gjebrea pret Drejtorin e Qendrës Rajonale të MARRI-t

Zëvendësministrja e

Punëve të Brendshme, Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, njëkohësisht Koordinatore Kombëtare për MARRI-n

(Iniciativa Rajonale për Migrimin, Azilin dhe Refugjatët), znj. Elona Gjebrea, pati një takim në Ministrinë e Punëve te Brendshme me Drejtorin e Qendrës Rajonale të MARRI-t në Shkup, Zotin Trpe Stojanovski.

Qëllimi i takimit ishte informimi dhe njohja e mëtejshme me veprimtarinë e Qendrës Rajonale të MARRI-t në Shkup dhe punën e saj për rritjen e kapaciteteve profesionale të institucioneve përkatëse të Shteteve Anëtare të MARRI-t. Gjithashtu, u diskutua për hapësira të mundshme bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Qendrës Rajonale të MARRI-t në kuadrin e Kryesisë së Radhës të Shqipërisë të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Jug -Lindore (PBEJL) si edhe për nevojën e realizimit te projekteve konkrete me interes për vendin tonë në fusha të ndryshme si, në fushën e migrimit, azilit etj.

Në takim u theksuan përpjekjet dhe sukseset e Shqipërisë në luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore si edhe arritjet e Policisë së Kufirit në luftën kundër migrimit të paligjshëm.

Page 3: Mblidhet Bordi Këshillimor për çështjet e trafikimit dhe dhunës … · 2018-04-23 · tek qytetari udhëtar– , si dhe do të rrisë vëmendje e n këtyre strukturave ndaj fenomeneve

Koordinatori Kombëtar Antitrafik | 3

Një vëmendje të veçantë në takim, Zonja Gjebrea i kushtoi rëndësisë që ka anëtarësimi i Republikës së Kosovës në MARRI në një kohë sa më të shpejtë, jo vetëm për Kosovën, por gjithashtu për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit në tërësi.

Zonja Gjebrea, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal ne përgjithësi, theksoi edhe nevojën e rritjes se efektshmërisë së bashkëpunimit ne kuadrin e MARRI-t.

• • •

Autoriteti Përgjegjës në mbledhjen e tij të radhës

Më datë 10.09.2014 në

Ministrinë e Punëve të Brendshme u zhvillua mbledhja e radhës e Autoritetit Përgjegjës, e cila drejtohej nga Njësia Antitrafik dhe ku pjesëmarrës ishin anëtarë të Autoritetit Përgjegjës dhe përfaqësues të tjerë të organizatave partnere.

Në takim u diskutuan rastet konkrete të identifikuara nga Autoriteti Përgjegjës si raste trafikimi

për të cilat anëtarët ranë dakord që të trajtoheshin sipas PSV-ve dhe t’u jepej zgjidhje nga Koalicioni Kombëtar i Strehëzave Antitrafik, meqenëse disa prej tyre po trajtohen nga dy prej Strehzave anëtare të KKSAT-së.

Në lidhje me një rast të dyshuar shfrytëzimi për lypje të referuar nga Qendra e Emergjencave, iu la detyrë Sektorit për Trafikun e Paligjshëm të ndjekë rastin me Autoritetet e Zbatimit të Ligjit në Kosovë për te bashkërenduar punën për hetimin e rastit.

Gjithashtu në takim u ra dakord që Shërbimi Social Shtetëror në bashkëpunim me organizatën “Tjetër Vizion”, do të bënin vlerësimin e riskut të një rasti të mituri të referuar nga IOM, që asistohej nga një qendër sociale në Selanik, Greqi.

• • •

Turizmi dhe trafikimi i personave në Shqipëri

Në kuadër të

përpjekjeve të Qeverisë Shqiptare në forcimin e aktiviteteve parandaluese me fokus ndërgjegjësimin e strukturave, të cilat mund të kontribuojnë në parandalimin apo identifikimin e rasteve të shfrytëzimit, Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, me mbështetjen e IOM-it dhe në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Turizmit, organizoi më datë 12 shtator 2014, workshop-in e dytë me temë ”Udhëto i sigurt dhe i informuar”.

Ky workshop u organizua në kuadrin e projektit “Forcimi i përpjekjeve të Shqipërisë në drejtim të një përgjigjeje efektive dhe të qëndrueshme për trafikimin e personave” që zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në bashkëpunim me agjencitë shtetërore dhe organizatën “Të ndryshëm dhe të Barabartë”.

Workshop-i solli së bashku 14 operatorë turistikë dhe hotelierë, organizata të shoqërisë civile, aktive në

Page 4: Mblidhet Bordi Këshillimor për çështjet e trafikimit dhe dhunës … · 2018-04-23 · tek qytetari udhëtar– , si dhe do të rrisë vëmendje e n këtyre strukturave ndaj fenomeneve

Koordinatori Kombëtar Antitrafik | 4

parandalimin e trafikimit dhe asistencës ndaj viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit, institucione shtetërore, etj., të cilët artikuluan angazhimin serioz edhe të këtij spektri të shoqërisë, të papërfshirë më parë në këtë drejtim.

Prezantimet e mbajtura në workshop përmbanin informacion mbi: “Fenomenin e trafikimit të personave”; strukturat antitrafik dhe legjislacionin e brendshëm; procesin e identifikimit të viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit (me fokus shfrytëzimin për punë dhe shfrytëzimin seksual), prezantimin e një rasti konkret në formën e fotonovelës; shërbimet ekzistuese dhe asistencën që iu ofrohet viktimave të trafikimit si dhe rolin dhe detyrat e Agjencive të Udhëtimit në parandalimin, identifikimin fillestar dhe referimin e rasteve të trafikimit.

Duke vlerësuar rëndësinë e forcimit të ndërgjegjësimit dhe proaktivitetit të strukturave të tjera të shoqërisë, si në këtë rast operatorët turistik, me këtë workshop synojmë të ndërtojmë një urë bashkëpunimi mes këtyre

strukturave dhe agjencive të tjera shtetërore, si edhe përfshirjen maksimale të këtij target grupi në përpjekjet antitrafik. Kjo urë bashkëpunimi do të bëjë të mundur rritjen e informacionit tek qytetari – udhëtar, si dhe do të rrisë vëmendjen e këtyre strukturave ndaj fenomeneve që mund të shoqërojnë veprimtarinë e tyre.

• • •

Konferenca rajonale ministrore për Axhendën e Post-2015 në Gjenevë

Në 15- 16 shtator, 2014

në Konferencën Rajonale Ministrore të mbajtur në Gjenevë, Shqipëria u përfaqësua nga zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, znj. Gjebrea dhe nga kryetari i bashkisë Lezhë, z. Viktor Tushaj. Gjithashtu e pranishme në takim ishte dhe zj. Zineb Touimi Benjelloun, Koordinatore e Përhershme e

Kombeve të Bashkuara/ Përfaqësuese e Përhershme e PNUD-it në Shqipëri. Kjo konferencë organizohej nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE) dhe Grupi për Zhvillimin Rajonal i Kombeve të Bashkuara (R- UNDG) për Evropën dhe Azinë Qendrore.

Në ndërhyrjen e saj znj. Gjebrea prezantoi përpjekjet dhe vizionin e ardhshëm të Qeverisë së Shqipërisë në sigurimin e llogaridhënies dhe transparencës në disa fusha të politikave të vendit dhe, në veçanti, në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri. Në fjalën e saj të mbajtur në këtë konferencë ajo falenderoi Kombet e Bashkuara për organizimin e konferencës me interes të lartë për të diskutuar mbi çështjet e lidhura me përgjegjësinë dhe transparencën për qeverisje të mirë jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe nga këndvështrimi i dimensionit rajonal dhe global, si dhe prezantoi qasjen e Shqipërisë drejt pyetjes se çfarë mund te bëhet më shumë në rang rajonal për të rritur bashkëpunimin dhe rritur transparencën drejt qytetarit

Page 5: Mblidhet Bordi Këshillimor për çështjet e trafikimit dhe dhunës … · 2018-04-23 · tek qytetari udhëtar– , si dhe do të rrisë vëmendje e n këtyre strukturave ndaj fenomeneve

Koordinatori Kombëtar Antitrafik | 5

në fushën e anti-trafikimit të qenieve njerëzore.

Znj. Gjebrea theksoi më tej se hapi i parë i rëndësishëm që duhet të ndërmerret nga Qeveria, në interes të llogaridhënies dhe transparencës, është përfshirja e shoqërisë dhe qytetarëve në planifikimin, monitorimin dhe vlerësimin e ndërhyrjeve të qeverisë, sidomos në ato që synojnë grupe dhe individë të vulnerabël.

Ekziston nevoja për shpërndarjen në kohë të informacionit në një formë të kuptueshme për komunitetin në përgjithësi, e ndjekur nga konsultime të gjera publike dhe konsensusit të arritur, si dhe duke siguruar një përgjigje publike nga ana e autoriteteve ndaj çështjeve të ngritura nga komuniteti. Në mënyrë që të jetë i suksesshëm në përpjekjet tona drejt zbatimit të Përgjegjësive Publike Efektive, për qeverinë shqiptare fjalët dhe veprimet kyçe në këtë kontekst, të cilat janë në themel të axhendës së saj janë:

transparencë efektive;

mobilizimi i komunitetit;

zhvillimi i kapaciteteve;

monitorim në kohë, transparent dhe efektiv nga ana e autoriteteve;

reagim efektiv ndaj komunitetit.

Për të ilustruar më mirë këtë mënyrë veprimi, prezantimi i znj. Gjebrea nxori në pah mënyrën se si Shqipëria po lufton trafikimin e qenieve njerëzore, duke siguruar, në të njëjtën kohë, transparencën e veprimeve të ndërmarra dhe llogaridhënien ndaj grupeve të synuara dhe partnerëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Kjo qasje lidhet ngushtë me mekanizmin e përzgjedhur anti-trafikim, si një rast pozitiv, i cili është replikuar edhe në nivel vendor me objektivin për të treguar përgjegjshmërinë dhe transparencën qeverisëse, duke zbatuar në nivel kombëtar dhe lokal mekanizma/mjete monitorimi me pjesëmarrje institucionale ose jo-qeveritare. Mekanizmi Kombëtar i Referimit dhe Task-Forca është vlerësuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, si një nga 3 arritjet më të suksesshme për vitin 2014 për identifikimin, referimin, parandalimin, hetimin e trafikantëve,

mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave të trafikimit.

• • •

Prezantohet Raporti i IOM Vlerësimi i Nevojave: Trafikimi i Qenieve Njerëzore në Ballkanin Perëndimor

Në datë 23 shtator 2014,

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Zyrën e Koordinatorit Kombëtar Antitrafikim zhvilloi në Tiranë workshop-in për prezantimin e raportit të IOM-it mbi " Vlerësimin e Nevojave: Situata Rajonale e Trafikimit në Ballkanin Perëndimor ".

Që prej shtatorit të 2013, IOM-i kishte ndërmarrë iniciativën për kryerjen e një vlerësimi të nevojave për situatën e trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkanin Perëndimor (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe Serbi). Qëllimi i vlerësimit të nevojave ishte mbledhja dhe përpunimi i këndvështrimeve të aktorëve të ndryshëm për situatën aktuale të mekanizmave dhe burimeve

Page 6: Mblidhet Bordi Këshillimor për çështjet e trafikimit dhe dhunës … · 2018-04-23 · tek qytetari udhëtar– , si dhe do të rrisë vëmendje e n këtyre strukturave ndaj fenomeneve

Koordinatori Kombëtar Antitrafik | 6

në dispozicion të luftës ndaj trafikimit të qenieve njerëzore në rajon. Vlerësimi synonte identifikimin e opinioneve të aktorëve mbi mangësitë kryesore në lidhje me identifikimin, referimin, ndihmën dhe mbështetjen për personat e trafikuar. Aktorëve gjithashtu u janë kërkuar rekomandime për mënyrën se si mund të përmirësohen jo vetëm përgjigjet apo reagimet ekzistuese ndaj fenomenit, por edhe proceset e përshtatshme dhe për plotësimin e mangësive thelbësore në burimet rajonale kundër trafikimit.

Në këtë takim ishin të ftuar të gjithë aktorët kyç të luftës kundër trafikimit në Shqipëri, si ZKKA, Policia e Shtetit, Shërbimi Social Shtetëror, KKSAT, etj.

• • •

Takimi i Komitetit Rajonal për Prezantimin e Aplikacionit ”Raporto! Shpëto!”, Kukës

Ministria e Punëve të

Brendshme/Koordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, në bashkëpunim me World Vision Albania dhe Fondacionin Vodafone Albania, në kuadër të projektit "Adresimi i Trafikimit me anë të Teknologjisë Celulare", financuar nga NetHope dhe USAID, zhvilluan në datë 23 shtator në Kukës takimin informues me anëtarët e Komitetit Rajonal Antitrafik dhe Tryezën Teknike Antitrafik të qarkut të Kukësit.

Ky takim synonte jo vetëm informimin mbi Aplikacionin “Raporto! Shpëto” dhe Linjën Kombëtare 116006, por edhe për problematikat e identifikuara për

mirëfunksionimin e KRAT-eve, trajtimin e rasteve konkrete të viktimave të mundshme të trafikimit si dhe përditësimin me informacion nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme për përpjekjet antitrafikim në vend.

Në këtë takim, krahas anëtarëve të KRAT dhe Tryezës Teknike të qarkut morën pjesë edhe të ftuar të tjerë nga organizatat jofitimprurëse që punojnë në qarkun e Kukësit. Gjithashtu, Zyra e Koordinatorit Kombëtar dhe Sekretari i Përgjithshëm në cilësinë e Kryetarit të KRAT dhe Tryezës Teknike, mbajtën një fjalë përshëndetëse.

• • •

Prezantimi i Aplikacionit ”Raporto! Shpëto!” tek Komitetet Rajonale Antitrafik të Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit në Tiranë

Në vijim të zbatimit të

projektit "Adresimi i Trafikimit me anë të Teknologjisë Celulare", financuar nga NetHope dhe USAID, në datë 24 shtator në Tiranë u organizua takimi për prezantimin e këtyre mjeteve më të reja për sensibilizimin

Page 7: Mblidhet Bordi Këshillimor për çështjet e trafikimit dhe dhunës … · 2018-04-23 · tek qytetari udhëtar– , si dhe do të rrisë vëmendje e n këtyre strukturave ndaj fenomeneve

Koordinatori Kombëtar Antitrafik | 7

dhe identifikimin e rasteve të mundshme të trafikimit nga qytetarët.

Ky takim u organizua nga

Ministria e Punëve të Brendshme/Koordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, në bashkëpunim me World Vision Albania dhe Fondacionin Vodafone Albania dhe kishte për qëllim jo vetëm informimin mbi Aplikacionin “Raporto! Shpëto” dhe Linjën Kombëtare 116006, por edhe për problematikat e identifikuara për mirëfunksionimin e KRAT-eve, trajtimin e rasteve konkrete të viktimave të mundshme të trafikimit si dhe përditësimin me informacion nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme për përpjekjet antitrafikim në vend.

Në këtë takim, ishin të pranishëm anëtarët e Komitetit Rajonal Antitrafik dhe Tryezës Teknike Antitrafik të Qarkut të Durrësit, Tiranës dhe Elbasanit si dhe ishin të ftuar përfaqësues të tjerë nga organizatat jofitimprurëse që punojnë në këto qarqe.

• • •

Prezantimi i Aplikacionit ”Raporto! Shpëto!” tek Komitetet Rajonale Antitrafik të Lezhës dhe Shkodrës në Lezhë

Në datë 25 shtator,

2014 në qytetin e Lezhës u organizua workshop-i radhës për prezantimin e aplikacionit “Raporto! Shpëto!” dhe Linjës Kombëtare 116 006 vijim të zbatimit të projektit "Adresimi i Trafikimit me anë të Teknologjisë Celulare", financuar nga NetHope dhe USAID.

Ky takim informues u organizua nga Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, në bashkëpunim me World Vision Albania dhe Fondacionin Vodafone Albania, me anëtarët e Komitetit Rajonal Antitrafik dhe Tryezës Teknike Antitrafik të Qarkut të Lezhës dhe Qarkut të Shkodrës.

Qëllim i këtij takimi ishte jo vetëm informimi mbi Aplikacionin “Raporto! Shpëto” dhe Linjën Kombëtare 116006, por edhe për problematikat e identifikuara për mirëfunksionimin e KRAT-eve, trajtimin e rasteve konkrete të viktimave të mundshme të trafikimit si dhe përditësimin me informacion nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme për përpjekjet antitrafikim në vend, legjislacionin e brendshëm mbi trafikimin si dhe mbi strukturat dhe mekanizmat e ngritura në funksion të

Page 8: Mblidhet Bordi Këshillimor për çështjet e trafikimit dhe dhunës … · 2018-04-23 · tek qytetari udhëtar– , si dhe do të rrisë vëmendje e n këtyre strukturave ndaj fenomeneve

Koordinatori Kombëtar Antitrafik | 8

parandalimin dhe luftës ndaj trafikimit.

• • •

Takimi me partnerët antitrafik mbi organizimin e Javës Antitrafikim

Zyra e koordinatorit

kombëtar organizoi në mjediset e Ministrisë së Punëve të Brendshme në datë 26 shtator 2014 një takim me të gjithë anëtarët e Mekanizmit Kombëtar të Referimit si dhe organizata të tjera partnere në luftën kundër trafikimit.

Ky takim konsultativ synonte prezantimin e iniciativës së Zyrës së Koordinatorit Kombëtar /Njësisë Antitrafik për

organizimin e Javës Antitrafik në datat 18-24 tetor 2014 me rastin e Ditës Evropiane kundër Trafikimit të Personave, datë 18 tetor.

Në këtë takim u

prezantua për pjesëmarrësit drafti i programit të Javës Antitrafik i hartuar nga Njësia Antitrafik me qëllim koordinimin me të gjithë partnerët e aktiviteteve të përbashkëta të planifikuara për t’u organizuar në të 12 qarqet e vendit në kuadër të kësaj jave.

Organizatat e

përfaqësuara në këtë takim shprehën mendimet e tyre mbi organizimin e Javës si dhe përcaktuan aktivitetet si dhe drejtimet ku ato mund të ofronin bashkëpunimin e tyre për realizimin e të gjitha aktiviteteve të planifikuara.

• • •

Takimi i parë me Forumin e Medias për ndërgjegjësimin për

çështjen e trafikimit të personave në Tiranë

Në kuadër të projektit

“EIDHR/2013/335-757 “Parandalimi dhe adresimi i dhunës ndaj grave e vajzave në Shqipëri”, në datë 30 shtator, 2014 tek Hotel Rogner në Tiranë u mbajt edhe takimi i parë i Forumit të Medias, i cili drejtohej nga z. Aleksandër Cipa dhe ku të pranishëm ishin përfaqësues të Njësisë Antitrafik, organizatave partnere si dhe gazetarë nga media e shkruar dhe audio-vizive.

Takimi filloi me mirëseardhjen e Z. Cipa i cili falenderoi gjithë pjesëmarrësit që ishin bërë pjesë e këtij Forumi. Ai u shpjegoi rëndësinë e forumit për zbatimin e projektit dhe

Page 9: Mblidhet Bordi Këshillimor për çështjet e trafikimit dhe dhunës … · 2018-04-23 · tek qytetari udhëtar– , si dhe do të rrisë vëmendje e n këtyre strukturave ndaj fenomeneve

Koordinatori Kombëtar Antitrafik | 9

veçanërisht ai u fokusua tek rëndësia e ndërgjegjësimit mbi dhunën ndaj grave dhe vajzave dhe trafikimit.

z. Çipa shkurtimisht përmendi disa aspekte të Dhunës në Familje dhe Trafikimit dhe mënyrat sesi raportohet në kronika. Ai theksoi rëndësinë për të përmirësuar mënyrën sesi këto tema trajtohen. Manuali i cili do të jetë produkt i projektit dhe do të jetë një nga mjetet më të nevojshme për të asistuar mediat për mënyrën sesi duhen raportuar çështjet e dhunës me bazë gjinore dhe trafikimit.

Gjithashtu z. Çipa shpjegoi se Forumi me Mediat do të shërbejë si një Mekanizëm Këshillimor i cili do të vijoi për gjithë kohëzgjatjen e projektit (shtator 2014 – shkurt 2016).

Znj. Erisa Çela, Koordinatorja e Programit të UN Women filloi fjalën e saj duke shpjeguar që projekti në fjalë do të zbatohet ngushtësisht me Ministrinë e Punëve të Brendshme, veçanërisht me Njësinë Antitrafik në këtë Ministri. Ajo theksoi rëndësinë e medias si një partner kyç për realizimin e projektit, i cili fokusohet tek dhuna në familje si një nga

shkaqet që qëndrojnë në themel të trafikimit. Projekti do fokusohet gjithashtu edhe tek fuqizimi i grave dhe vajzave të trafikuara duke ngritur kapacitetet e tyre dhe duke i ofruar atyre mundësi për punësim.

Trafikimi në Shqipëri mbetet një çështje aktuale shumë e rëndësishme dhe media si një partner i projektit duhet t’i japi zë kësaj problematike.

Pas një prezantimi të shkurtër të projektit mbi qëllimet dhe objektivat si dhe aktivitetet kryesore, duke u përqendruar tek aktivitetet që do të përfshihet dhe media, pjesëmarrësit u informuan mbi fushatën mediatike dhe Javën Antitrafik të planifikuar për t’u zhvilluar në datat 18-24 Tetor.

• • •

Autoriteti Përgjegjës në një takim me delegacionin e IOM Finlandë

Në datë 8 tetor, 2014

Autoriteti Përgjegjës i drejtuar nga Njësia Antitrafik priti në ambjentet e Ministrisë së Punëve të Brendshme një delegacion të zyrës së IOM Helsinki dhe të organizatave finlandeze të angazhuara në procesin e kthimeve dhe riintegrimit të migrantëve të parregullt shqiptar.

Qëllimi i kësaj vizite studimore ishte takimi me aktorët kyç antitrafik në Shqipëri dhe njohja me situatën në Shqipëri për sa i përket çështjes së trafikimit, si dhe me strukturat, legjislacionin dhe asistencën në dispozicion të viktimave apo viktimave të mundshme të trafikimit.

Përfaqësues të

delegacionit shprehën interes për t’u takuar me një sërë institucionesh publike dhe

Page 10: Mblidhet Bordi Këshillimor për çështjet e trafikimit dhe dhunës … · 2018-04-23 · tek qytetari udhëtar– , si dhe do të rrisë vëmendje e n këtyre strukturave ndaj fenomeneve

Koordinatori Kombëtar Antitrafik | 10

përfaqësues të shoqërisë civile. Një prej çështjeve në interesin e tyre, krahas migracionit dhe azilit ishte dhe çështja e trafikimit.

Turi i takimeve me

strukturat shqiptare filloi me takimin me anëtarët e Autoritetit Përgjegjës për Mekanizmin Kombëtar të Referimit si struktura kryesore për identifikimin, referimin, mbrojtjen dhe asistimin e viktimave të trafikimit.

Në këtë takim anëtarët e autoritetit përgjegjës prezantuan rolin e Autoritetit dhe detyrat kryesore të tij, si dhe disa prej sfidave me të cilat ata përballen në trajtimin e rasteve konkrete të trafikimit. Po kështu ata dhanë dhe rekomandimet e tyre për përmirësimin e veprimit antitrafikim në Shqipëri.

• • •

Publikohet Raporti mbi Format më të Këqija të Punës së Fëmijës i Departamentit të Punës së ShBA-ve

Më datë 8 tetor, 2014

Departamenti i Punës i SHBA-ve publikoi Raportin e tij Vjetor mbi Format më të Këqija të Punës së Fëmijës, i cili përfshinte dhe narrativën për Shqipërinë dhe situatën e punës së fëmijës dhe respektimit të të drejtave të fëmijës në Shqipëri. Raporti Global Vjetor mbi Format më të Këqija të Punës së Fëmijës e klasifikon Shqipërinë si vend që ka bërë “përmirësim të dukshëm” në përpjekjet për të luftuar punën e fëmijëve. Po ashtu në Raport përmendet progresi edhe në aspektin e luftën ndaj trafikimit të personave në Shqipëri përfshi trafikimin e fëmijëve konsideruar si një nga format më të këqija të punës së fëmijës. Është për t’u theksuar

dhe vlerësuar fakti se Shqipëria renditet ndër 13 vendet nga 143 vende në total që kanë marrë vlerësimin për “arritje të dukshme” në drejtim të luftës ndaj punës së fëmijës, çka demonstron për punën pozitive të strukturave shtetërore në këtë drejtim.

Për më shumë Raportin e plotë mund ta gjeni në faqen e internetit: http://www.dol.gov/ilab/reports/child-labor/findings/2013TDA/2013TDA.pdf

• • •

Vizita studimore e Delegacionit Bjellorus në Tiranë

Zyra e Koordinatorit

Kombëtar priti në një takim të organizuar nga zyra e IOM Tiranë një delegacion nga Bjellorusia në datë 28 tetor, 2014 në Tiranë.

Qëllimi i kësaj vizite studimore ishte njohja e aktorëve kryesore të luftës kundër trafikimit në Bjellorusi me Mekanizmin Kombëtar të Referimit, ngritjen dhe funksionimin e tij. Ky takim organizohej nga zyra e IOM në Minsk, Bjellorusi me

Page 11: Mblidhet Bordi Këshillimor për çështjet e trafikimit dhe dhunës … · 2018-04-23 · tek qytetari udhëtar– , si dhe do të rrisë vëmendje e n këtyre strukturave ndaj fenomeneve

Koordinatori Kombëtar Antitrafik | 11

ndërmjetësimin e zyrës së IOM në Tiranë financuar në kuadër të një projekti të USAID nën komponentin e ngritjes dhe funksionimit të Mekanizmave Kombëtar të Referimit.

Delegacioni bjellorus përbëhej nga përfaqësues të organizatave qeveritare, jofitimprurëse dhe IOM anëtarë të Task Forcës të ngritur për hartimin e rekomandimeve për ngritjen dhe funksionimin e MKR-së në Bjellorusi. Grupi përbëhej nga 9 anëtarë tek të cilët Koordinatori Kombëtar dhe anëtarët e MKR-së në Shqipëri bën një prezantim për mënyrën se si funksionon MKR-ja dhe rolet dhe detyrat e secilit prej anëtarëve të saj. Gjithashtu, anëtarët e delegacionit u njohën edhe me Procedurat Standarde të Veprimit, të cilat sëbashku me Mekanizmin Kombëtar të Referimit konsiderohen si një prej praktikave më të mira në veprimin antitrafikimin të Shqipërisë.

Gjatë kësaj vizite delegacioni bjellorus pati mundësi të njihej më nga afër me komponentët kryesorë të MKR-së që janë: identifikimi i viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit,

referimi tek shërbimet e asistencës si dhe ofrimi i shërbimeve riintegruese për viktimat e trafikimit.

Në programin e vizitës përfshiheshin takime me Zyrën e Koordinatorit Kombëtar Antitrafikim në Shqipëri, anëtarët e tjerë të MKR-së përfshi: Shërbimin Social Shtetëror, organizatën “Të ndryshëm dhe të barabartë”, organizatën Psiko-Sociale “VATRA”, Tjetër Vision, World Vision, ARSIS dhe Qendrën Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikimit.

Për më shumë mbi aktivitetet e Zyrës gjatë muajit tetor, në aneksin e këtij buletini do mund të gjeni edicionin e posaçëm mbi Javën Antitrafikim 18-24 tetor 2014.

• • •

Profili i Përfshirjes Sociale të Fëmijëve të Pashoqëruar - UAMs

3 nëntor 2014, në Tiranë u prezantua një studim mbi Profilin Përfshirjes Sociale të Fëmijëve të Pashoqëruar.

Studimi u prezantua tek aktorët kryesorë antitrafikim në

një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim në Tiranë.

Qëllimi i tryezës ishte ndarja e gjetjeve të studimit mbi profilin e fëmijëve të pashoqëruar me palët e interesuara. Ky studim u zhvillua në kuadër të projektit të Përfshirjes Sociale të OKB-së. IOM nëpërmjet një konsulenti punoi metodologjinë për profilin e UAMs në përputhje me "Metodologjinë për profilet e përjashtimit social të popullatës në rrezik në Shqipëri" e zhvilluar nga UNDP. Ky aktivitet u zbatua në kuadër të Programit për Mbështetjen e Kombeve të Bashkuara për përfshirjen sociale në Shqipëri (UNSSIA).

Në këtë tryezë morën pjesë 26 pjesëmarrës nga agjencitë kryesore të përfshira në luftën kundër trafikimit të personave, si dhe mbrojtjes së fëmijëve.

Tryeza shërbeu si një mundësi për të konsultuar metodologjinë për identifikimin e përfshirjes sociale / të profilit të përjashtimit social të UAMs; për të diskutuar bashkërisht treguesit, të dhënat, si dhe gjetjet e këtij studimi.

Page 12: Mblidhet Bordi Këshillimor për çështjet e trafikimit dhe dhunës … · 2018-04-23 · tek qytetari udhëtar– , si dhe do të rrisë vëmendje e n këtyre strukturave ndaj fenomeneve

Koordinatori Kombëtar Antitrafik | 12

• • •

Fuqizimi i strukturave shtetërore në mbrojtjen e viktimave të trafikimit

Zyra e Koordinatorit

Kombëtar Antitrafikim, në bashkëpunim me Caritas Shqiptar dhe CRS, organizoi në datë 7 nëntor, 2014 Konferencën ku prezantoi projektin “Forcimi i kapaciteteve të strukturave shtetërore në mbrojtje të viktimave të trafikimit të personave”.

Në të morën pjesë, znj. Elona Gjebrea Hoxha, zv/ministre e Punëve të Brendshme, përfaqësues nga Ambasada Amerikane, prefektët e qarqeve Durrës, Shkodër, Lezhë dhe Kukës, përfaqësues të Komiteteve Rajonale Antitrafik, përfaqësues nga Policia e Shtetit, Shërbimi Social Shtetëror, Prokuroria, Gjykata dhe Shoqëria civile.

Konferenca i shërbeu paraqitjes së disa nga sfidave në sistemin e identifikimit, referimit dhe integrimit të viktimave të trafikimit dhe ngritjes së Komitetit Drejtues përgjegjës për monitorimin e zbatimit të përgjegjësive të Komiteteve Rajonal Anti- Trafik.

Financimi i projektit është mundësuar nga Zyra mbi Trafikimin e Personave (J-TIP) e Departamentit të Shtetit pranë Qeverisë së SHBA dhe CRS me qëllim rritjen dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet organizmave të qeverisë dhe organizatave të shoqërisë civile, në identifikimin dhe referimin e viktimave të trafikimit, me fokus viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit.

Projekti do të ndihmojë në ndërtimin/rikonstruktimin e dhomave të intervistimit në pikat kufitare në Morinë dhe Han të Hotit/ Muriqan për viktimat e mundshme të trafikimit, që ata të ndihen të mbrojtur deri në finalizimin e procesit të intervistimit dhe referimit.

Në fjalën e saj përshëndetëse zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, znj. Elona Gjebrea shprehu mirënjohjen

për përkrahjen e qeverisë amerikane, e cila vazhdimisht dhe në mënyrë konstante ka mbështetur qeverinë shqiptare në përpjekjet e saj për të luftuar krimin e organizuar, trafiqet e paligjshme dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Gjithashtu, falënderoi Zyrën Ndërkombëtare Humanitare të Komunitetit Katolik në Shtetet e Bashkuara dhe Caritas Shqiptar për angazhimin, në një kauzë jo të lehtë, por jo të pamundur, siç është lufta kundër trafikimit të personave.

Ky projekt ka për qëllim të rrisë bashkëpunimin ndërmjet Koordinatorit Kombëtar Antitrafik, Komiteteve Rajonale Antitrafik të Qarqeve Kukës, Lezhë, Shkodër, Durrës, Shërbimit Social Shtetëror dhe shoqërisë civile etj. për të adresuar sfidat në sistemin e identifikimit, referimit dhe integrimit të viktimave të trafikimit.

Ngritja e Komitetit Drejtues, i cili do të monitorojë zbatimin e përgjegjësive të Komiteteve Rajonal Antitrafik është një risi dhe synon t’i shndërrojë këto Komitete Rajonale në bërthamën e konceptimit dhe veprimit antitrafik duke

Page 13: Mblidhet Bordi Këshillimor për çështjet e trafikimit dhe dhunës … · 2018-04-23 · tek qytetari udhëtar– , si dhe do të rrisë vëmendje e n këtyre strukturave ndaj fenomeneve

Koordinatori Kombëtar Antitrafik | 13

hartuar plane veprimi, bazuar në një vlerësim paraprak të nevojave dhe specifikave të qarkut.

Në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Antitrafikim dhe si drejtuese e këtij Komiteti ai siguroi të pranishmit për mbështetjen dhe angazhimin maksimal të ZKKA-së për realizimin me sukses të këtij projekti dhe kërkoi mbështetjen dhe angazhimin e plotë të KRAT-ve në zbatimin e detyrimeve që paraqet ky projekt ambicioz.

• • •

Autoriteti Përgjegjës në një mbledhje për Manualin e Funksionimit të AP-së

Në 12 nëntor, 2014 në

sallën e mbledhjes së Ministrisë së Punëve të Brendshme, zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Koordinatorja Kombëtare Antitrafikim drejtoi mbledhjen e radhës së Autoritetit Përgjegjës.

Qëllimi i mbledhjes krahas diskutimit ndër anëtarët e AP-së dhe të ftuarve të tjerë të problematikave të ndeshura gjatë trajtimit të rasteve

konkrete të identifikuara nga anëtarët e AP-së, ishte edhe diskutimi mbi hartimin e një manuali për zbërthimin e rolit të Autoritetit Përgjegjës dhe realizimit në praktikë të detyrave të secilit prej anëtarëve të AP-së. Ky manual do të hartohet nga një konsulent i kontraktuar nga Prezenca e OSBE-së në Tiranë dhe është menduar të jetë një mjet praktik, i cili do të udhëzojë anëtarët e Autoritetit Përgjegjës për mënyrën e ndërveprimit të tyre në trajtimin dhe zgjidhjen e rasteve dhe problematikave të identifikuara. Manuali do të përpilohet në konsultim të ngushtë me të gjithë anëtarët e Autoritetit Përgjegjës për të qenë një mjet sa më efektiv në interes të mirëfunksionimit të AP-së.

Ky manual është menduar të përfundojë në tremujorin e parë të vitit 2015.

• • •

Mbahet mbledhja e dytë e Bordit Këshillimor për çështjet e trafikimit dhe dhunës ndaj grave

Në datë 13 nëntor, 2014

në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt mbledhja e dytë e Bordit Këshillimor drejtuar nga zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, znj. Elona Gjebrea. Në fjalën e saj hyrëse zëvendësministrja përcolli mirënjohjen e saj për bashkëpunimin e deritanishëm me UN Women në kuadër të projektit të përbashkët me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Më tej ajo bëri një prezantim të shkurtër mbi Javën Antitrafik të organizuar gjatë 18-24 tetor 2014, mbi aktivitetet e organizuara, risitë e kësaj jave dhe sfidat e hasura gjatë punës së Zyrës së Koordinatorit Kombëtar Antitrafikim. znj. Gjebrea gjithashtu theksoi rolin e rëndësishëm të medias në

Page 14: Mblidhet Bordi Këshillimor për çështjet e trafikimit dhe dhunës … · 2018-04-23 · tek qytetari udhëtar– , si dhe do të rrisë vëmendje e n këtyre strukturave ndaj fenomeneve

Koordinatori Kombëtar Antitrafik | 14

raportimin e rasteve të trafikimit si dhe nevojën për bashkëpunimin e ngushtë dhe efektiv me median për çështjen e trafikimit të personave. “Nga monitorimi i medias së shkruar që bën Zyra e Koordinatorit Kombëtar vërehet një nevojë imediate për t’u fokusuar tek format e ndryshme të trafikimit sipas legjislacionit të brendshëm, ilustruar nëpërmjet paraqitjes së rasteve konkrete për të kuptuar më mirë dallimin ndërmjet këtyre formave me qëllim shmangien e kategorizimit të gabuar të fenomenit të trafikimit, për shembull dallimi ndërmjet trafikimit dhe kondrabandimit të personave ose trafikimit dhe shfrytëzimit për prostitucion. Edhe pse fokusi kryesor i këtij projekti është media, duhet synuar që nëpërmjet saj të sensibilizohet e gjithë shoqëria duke filluar me të rinjtë” – theksoi znj. Gjebrea.

Komentet/sugjerimet e Znj Gjebrea u konsideruan të rëndësishme dhe në kohën e duhur nga stafi i projektit,

pasi projekti është në fazën e përgatitjes së Manualit për profesionistët e medias, 2 foto novelave dhe disa materialeve për rritjen e ndërgjegjësimit.

Në vijim të takimit, znj Erisa Cela, Koordinatore e Programit Kombëtar të UN Women bëri një prezantim të projektit, aktiviteteve të zbatuara deri më tani, si dhe aktiviteteve në vazhdim, ku ndër aktivitet e zbatuara në kuadër të projektit u përmendën:

- Krijimi i Forumit Këshillimor të Medias: dy takimet e këtij Forumi fokusuar mbi mbledhjen e sugjerimeve konkrete mbi manualin që do të përgatitet nga eksperti ndërkombëtar, si dhe 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore;

- Finalizimi i Fushatës Mediatike gjatë Javës Antitrafik: programe të ndryshme televizive, inserte në TV, intervista, artikuj mbi trafikimin në median e shkruar gjatë fushatës;

- Prodhimi dhe shfaqja e dy spoteve sensibilizuese në TV – njëri për rëndësinë e riintegrimit ekonomik të grave viktima të trafikimit; dhe spoti i dytë i fokusuar

mbi referimin e rasteve të trafikimit dhe sensibilizimin për Linjën Kombëtare 116006.

Pas prezantimeve takimi vijoi me diskutime mes pjesëmarrësve.

• • •

Forumi Këshillimor i Medias në takimit e tij të dytë për çështjet e trafikimit të personave

Në datë 14 nëntor, në

hotel Rogner në Tiranë Zyra e Koordinatorit Kombëtar dhe organizata UN Women organizuan mbledhjen e dytë të Forumit Këshillimor të Medias i përbërë nga profesionistë të mediave kombëtare audio-vizive dhe të shkruara në Shqipëri.

Në këtë takim morën pjesë 23 pjesëmarrës (1 mashkull, 23 femra) mes të cilëve gazetarë nga media e shkruar dhe ajo audio-vizive, përfaqësues nga organizatat UN Women, UNDP dhe

Page 15: Mblidhet Bordi Këshillimor për çështjet e trafikimit dhe dhunës … · 2018-04-23 · tek qytetari udhëtar– , si dhe do të rrisë vëmendje e n këtyre strukturave ndaj fenomeneve

Koordinatori Kombëtar Antitrafik | 15

Caritas, përfaqësues nga MMSR, si dhe përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Zyra e Koordinatorit Kombëtar Antitrafik.

Në fokus të takimit ishin vazhdimësia e projektit, prezantimi i ecurisë së Fushatës Mediatike të ndërmarrë në kuadër të projektit gjatë Javës Kombëtare Antitrafik dhe konsultimi paraprak rreth përmbajtjes së manualit për raportimin e rasteve të trafikimit dhe dhunës ndaj vajzave e grave.

Disa çështje të rëndësishme që u diskutuan ishin: çështja e keqraportimit të shpeshtë në media të kontrabandimit të Migrantëve të parregullt si trafikim i personave, rëndësia e njohjes së protokollit përkatës si dhe mekanizmave dhe shërbimeve ku duhet të drejtohen gazetarët për informim, problemet etike në raportim, rëndësia e bashkëpunimit mes të gjithë partnerëve, etj.

Të gjitha çështjet e ngritura gjatë diskutimeve të forumit u vendos që të përfshihen në listën e tematikave që do adresoheshin në manualin për gazetarë për t’u trajtuar në mënyrë të detajuar.

• • •

Forum lokal diskutimi mbi trafikimin e personave, fëmijët në lëvizje, si dhe Mekanizmat për Mbrojtjen e Fëmijëve në nivel lokal - Korçë

Zyra e Koordinatorit

Kombetar Antitrafikim, në bashkëpunim me organizatat partnere të projektit Mario – Mbrojtje për Fëmijët në Lëvizje, Save the Children dhe Terre des Hommes, në datë 24 nëntor, 2014 organizuan në Qarkun e Korçës një forum diskutimi mes aktoreve lokale institucionalë dhe organizatave të shoqërisë civile, me fokus çështjet e Trafikimit, Fëmijëve në Lëvizje dhe Mekanizmave te

Mbrojtjes së Fëmijëve në nivel lokal.

Në takim morën pjesë Sekretarja e Përgjithshme e Prefekturës të Qarkut Korçë, përfaqësues nga Këshilli i Qarkut, Shërbimi Social Rajonal, Drejtoria e Shëndetit Publik, përfaqësues të strukturave të Policisë, përfaqësues nga SHISH, përfaqësues të DAR, NJMF dhe ofrues jopublikë shërbimesh që veprojnë në territorin e Bashkisë së Korçës.

Ashtu si edhe në dy forumet e mëparshme, qëllimi i këtij forumi ishte ndërgjegjësimi i gjithë aktorëve të pranishëm në rolin dhe përgjegjësitë që secili prej sektorëve që ata përfaqësojnë ka në identifikimin, e rasteve të fëmijëve të trafikuar apo trendeve të reja të lëvizjes së fëmijëve të shoqëruar apo të pashoqëruar që mund te përbëjnë një situatë rreziku për ta, referimi i këtyre rasteve pranë mekanizmave përkatës si dhe përgjigjia me masa konkrete ndaj rasteve te fëmijëve në nevojë për mbrojtje. Në këtë kontekst, nga prezantimi i 2 Mekanizmave Kombëtarë të Referimit, atij të Viktimave/Viktimave të Mundshme të Trafikimit si

Page 16: Mblidhet Bordi Këshillimor për çështjet e trafikimit dhe dhunës … · 2018-04-23 · tek qytetari udhëtar– , si dhe do të rrisë vëmendje e n këtyre strukturave ndaj fenomeneve

Koordinatori Kombëtar Antitrafik | 16

dhe Mekanizmit të Mbrojtjes së Fëmijëve, u synua identifikimi i pikave te përbashkëta, institucioneve dhe strukturave që janë pika kyçe në të dyja këto mekanizma si NJMF-të, të cilat janë strukturat bazë për identifikimin e rasteve dhe me pas referimin e tyre pranë mekanizmave përkatës. Po ashtu u theksua edhe rëndësia e komunikimit dhe bashkëpunimit ndërsektorial sidomos ndërmjet hallkave NJMF – Struktura të Policisë.

Më tej u diskutua në lidhje me situatën specifike të grupeve me vulnerabël në Qarkun e Korçës, indikatorët e vulnerabilitetit si dhe aktorët përgjegjës dhe përgjigjet e nevojshme në lidhje me nevojat specifike të grupeve të identifikuara.

Konkretisht nga diskutimet dhe puna n grup, të pranishmit prioritizuan 3 grupe në situatë vulnerabiliteti që janë: Komuniteti Rom e Egjiptian, Fëmijët në Situatë Rruge dhe Fëmijët nga familje jofunksionale.

Identifikimi i grupeve, karakteristikave dhe nevojave është një hap i rëndësishëm në hartimin e Planit Rajonal të Veprimit në kuadër të

Strategjisë dhe Planit Kombëtar Antitrafik.

Po ashtu nga takimi një grup me përfaqësues të Shërbimit Social Rajonal, NJMF Korçë, Drejtorisë së Policisë të Qarkut Korçë dhe organizata NPF, u angazhuan në krijimin e grupit të punës që së bashku me përfaqësues të Projektit Mario, organizatave Save the Children dhe Terre des Hommes si dhe ekspertes në fushën e trafikimit dhe mbrojtjes së fëmijëve do të hartojnë dhe finalizojnë Planin Rajonal të Veprimit.

Forumi lokal në Korçë mbylli ciklin e tryezave dhe diskutimeve lokale ne lidhje me situatën dhe problematikat e fëmijëve me fokus në grupet e fëmijëve në lëvizje dhe nevojat e tyre specifike. Këto takime janë realizuar në kuadër të projektit Mario – mbrojtje për fëmijët në lëvizje dhe fokusuar në rajonet kufitare me Kosovën, Greqinë e Maqedoninë, ku janë ndërmarrë dhe studime mbi situatën e fëmijëve shqiptarë në këto shtete kufitare.

Në vijim të studimeve, të këtyre takimeve dhe planeve të veprimit në nivel kombëtar, bashkëpunimi i mëtejshëm i

Zyrës së Koordinatorit Kombëtar Antitrafik me këto organizata do të fokusohet në organizimin e takimeve bilaterale në Kosovë dhe Greqi me synimin e nxitjes së zbatimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërkufitar me këto shtete.

• • •

Trajnim me Punonjësit e Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve – Durrës

Zyra e Koordinatorit

Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve organizoi në datë 27 nëntor, 2014 në qytetin e Durrësit trajnimin me temë “Identifikimi i rasteve të trafikimit të brendshëm të fëmijëve: sfidat dhe zgjidhjet”.

Trajnimi u organizua në zbatim të prioritetit 4 të Udhërrëfyesit të BE-së për

Page 17: Mblidhet Bordi Këshillimor për çështjet e trafikimit dhe dhunës … · 2018-04-23 · tek qytetari udhëtar– , si dhe do të rrisë vëmendje e n këtyre strukturave ndaj fenomeneve

Koordinatori Kombëtar Antitrafik | 17

anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian me pjesëmarrës 25 përfaqësues nga njësitë për mbrojtjen e fëmijëve të qarkut Durrës, punonjës të shërbimit social rajonal, punonjës të sektorit për trafikun e paligjshëm në drejtorinë rajonale të policisë, administratorë socialë të bashkisë, si dhe përfaqësues të organizatave jofitimprurëse që veprojnë në këtë qark si dhe anëtarë të tryezës teknike të Komitetit Rajonal Antitrafik. Trajnimi u mbajt në sallën e mbledhjeve të Këshillit të Qarkut Durrës, ku përfaqësues të Njësisë Antitrafik dhe Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve prezantuan respektivisht Procedurat Standarde të Veprimit dhe Studimin Kombëtar mbi Fëmijët në Situatë Rruge në Shqipëri.

Ky trajnim do të pasohet

nga trajnime të tjera në muajin dhjetor me Njësisë e

Mbrojtjes së Fëmijëve të Qarkut Fier dhe Elbasan.

• • •

Nënshkruhet në Londër Marrëveshja e Mirëkuptimit mbi Trafikimin e Personave

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Saimir Tahiri është takuar në Londër me Ministren e Brendshme të Britanisë së Madhe, znj. Theresa May, me të cilën ka biseduar për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe terrorizmit.

Ministrja britanike ka vlerësuar si të shkëlqyer bashkëpunimin e deritanishëm mes policisë shqiptare dhe asaj britanike. “Vlerësoj rezultatet e Qeverisë Shqiptare dhe Ministrisë së Brendshme në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe trafikut të qenieve njerëzore. Jemi të gatshëm për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet agjencive ligjzbatuese”, është

shprehur ministrja May. Për këtë qëllim May ka theksuar se National Crime Agency (NCA) do bashkëpunojë ngushtë me Byronë Kombëtare të Hetimit në Policinë e Shtetit.

Një çështje me rëndësi për ministren britanike May ka qenë edhe lufta kundër trafikimit të personave. “Duhet të bashkëpunojmë më shumë kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe azilkërkuesve të paligjshëm”, është shprehur Ministrja May.

Ministri Saimir Tahiri e falënderoi homologen britanike për bashkëpunimin e deritanishëm. “Ministria e Brendshme dhe Qeveria Shqiptare janë të angazhuara maksimalisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit elitar, trafikut të drogës dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Kemi ndërmarrë reforma të thella në sektorin e sigurisë dhe kemi shënuar rezultate në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike”, është shprehur Ministri Tahiri.

Ministri i Punëve të Brendshme theksoi vendosmërinë për të thelluar reformat ligjore e strukturore në Policinë e Shtetit. “Jemi të

Page 18: Mblidhet Bordi Këshillimor për çështjet e trafikimit dhe dhunës … · 2018-04-23 · tek qytetari udhëtar– , si dhe do të rrisë vëmendje e n këtyre strukturave ndaj fenomeneve

Koordinatori Kombëtar Antitrafik | 18

vendosur të vijojmë me reformat ligjore dhe rezultatet e policisë në luftën kundër kriminalitetit”, ka thënë Tahiri. Ai ka kërkuar mbështetje për Byronë Kombëtare të Hetimit si dhe është shprehur i gatshëm për të rritur nivelin e shkëmbimit të informacionit për grupet kriminale si dhe për organizimin e operacioneve të përbashkëta kundër krimit të organizuar. Tahiri kërkoi shkurtimin e procedurave për frenimin e azilkërkuesve abuzivë shqiptarë dhe theksoi angazhimin e Shqipërisë për zbatimin e Marrëveshjeve të Ripranimit.

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Tahiri dhe Ministrja e Brendshme britanike, znj. May nënshkruan në datë 4 dhjetor në Londër Memorandumin e Bashkëpunimit kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, i cili do të intensifikojë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve me qëllimin identifikimin dhe referimin në kohë të rasteve të trafikimit si dhe shkëmbimin në kohë të informacionit ndërmjet dy autoriteteve përgjegjëse.

• • •

Trajnim me Punonjësit e Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve – Fier

Zyra e Koordinatorit

Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve organizoi në datë 4 dhjetor, 2014 në qytetin e Fierit trajnimin me temë “Identifikimi i rasteve të trafikimit të brendshëm të Fëmijëve: sfidat dhe zgjidhjet”.

Trajnimi u organizua në zbatim të prioritetit 4 të Udhërrëfyesit të BE-së për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian me pjesëmarrës 25 përfaqësues nga njësitë për mbrojtjen e fëmijëve të qarkut Fier, punonjës të shërbimit social rajonal, punonjës të sektorit për trafikun e paligjshëm në drejtorinë rajonale të policisë, administratorë socialë të bashkisë, si dhe përfaqësues të organizatave jofitimprurëse që veprojnë në këtë qark si dhe anëtarë të tryezës teknike të Komitetit Rajonal Antitrafik të qarkut Fier.

Trajnimi u mbajt në sallën

e mbledhjeve të Bashkisë së

Fierit, ku përfaqësues të Njësisë Antitrafik dhe Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve prezantuan respektivisht Procedurat Standarde të Veprimit dhe Studimin Kombëtar mbi Fëmijët në Situatë Rruge në Shqipëri.

Në vijim takimi u fokusua

tek zbatimi i Planit të Veprimit në kuadër të nismës së përbashkët “Ndihmë për Familjes dhe Fëmijët në Situatë Rruge”, ku të pranishmit shprehën interesin për shtirjen e këtij plani edhe në qarkun e Fierit, si dhe tek problematikat e identifikuara ku ndër më të rëndësishmet u evidentuan: mungesa e burimeve njerëzore në institucionet vendore, mungesa e qendrave ditore dhe të emergjencës për këtë grup fëmijësh, si dhe regjistrimi i fëmijëve nga komuniteti Rom në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

• • •

Shqipëri - Mal i Zi, Marrëveshje kundër trafikimit të personave në Tiranë

Page 19: Mblidhet Bordi Këshillimor për çështjet e trafikimit dhe dhunës … · 2018-04-23 · tek qytetari udhëtar– , si dhe do të rrisë vëmendje e n këtyre strukturave ndaj fenomeneve

Koordinatori Kombëtar Antitrafik | 19

Koordinatorja Kombëtare

për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, zj. Elona Gjebrea (Hoxha) dhe Koordinatori Kombëtar për Antitrafikimin në Malin e Zi, z. Zoran Ulama nënshkruan në datë 8 dhjetor 2014 në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Tiranë Protokollin shtesë për Intensifikimin e Bashkëpunimit në Luftën kundër Trafikimit të Personave dhe për përmirësimin e identifikimit, njoftimit, referimit dhe kthimit vullnetar të ndihmuar të viktimave, apo viktimave të mundshme të trafikimit.

Ky protokoll është në vijim të përpjekjeve të vazhdueshme të Shqipërisë për përmirësimin e bashkëpunimit policor ndërkufitar me vendet fqinje për identifikimin, referimin dhe mbrojtjen e viktimave potenciale të trafikimit, si dhe për të intensifikuar shkëmbimin e shpejtë dhe të saktë të informacionit policor dypalësh.

Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast Zëvendësministrja e Brendshme, Elona Gjebrea theksoi se pas një pune intensive dy vendet tona falë angazhimit të përbashkët disa mujor arritën të konkludonin punën e ekspertëve nga të dyja vendet me nënshkrimin e protokollit shtesë me Republikën e Malit të Zi për "Intensifikimin e Bashkëpunimit në Luftën kundër Trafikimit të Personave dhe për Përmirësimin e Identifikimit, Referimit dhe Kthimit Vullnetar të Ndihmuar të Viktimave apo Viktimave të Mundshme të Trafikimit".

Gjatë punës disavjeçare në drejtim të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar për parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të personave, janë krijuar mekanizma efikas, si në shkëmbimin e përvojës dhe praktikave më të mira për të goditur autorët dhe grupet kriminale, por edhe në dhënien e shërbimeve të duhura, të pakushtëzuara dhe

në kohë për viktimat e trafikimit.

Në këtë kontekst, ajo përmendi një tjetër ngjarje të rëndësishme për MPB. Në datë 4 dhjetor, 2014 në Londër, Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, nënshkroi së bashku me Ministren e Brendshme britanike, Memorandumin e Bashkëpunimit "Mbi intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore mbi përmirësimin, njoftimin, referimin dhe kthimin e viktimave të trafikimit". Një tjetër hap i rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me një ndër vendet më të rëndësishme të destinacionit.

Ndërkohë Protokolli shtesë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Malit të Zi, erdhi edhe si

Page 20: Mblidhet Bordi Këshillimor për çështjet e trafikimit dhe dhunës … · 2018-04-23 · tek qytetari udhëtar– , si dhe do të rrisë vëmendje e n këtyre strukturave ndaj fenomeneve

Koordinatori Kombëtar Antitrafik | 20

nevojë e intensifikimit të bashkëpunimit dhe koordinimit mes dy vendeve dhe plotëson më së miri Marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës të Malit të Zi, për bashkëpunim në fushën e luftës kundër krimit të organizuar, terrorizmit, trafiqeve të paligjshme dhe aktiviteteve të tjera ilegale.

Ky protokoll shtesë do të sjellë shkëmbimin e rregullt të informacioneve, me anë të të cilave do të bëhet i mundur parandalimi, identifikimi dhe dokumentimi i veprave penale që lidhen me trafikimin e personave. Ajo çka vlen për t'u theksuar është se, shkëmbimi i informacionit nuk do të kufizohet vetëm për rastet e trafikimit, por edhe për situata të tjera, sidomos në rast të fëmijëve e grave të shfrytëzuara apo në situatë të rrezikuar trafikimi dhe për t’u shfrytëzuar për punë të detyruar.

Adresimi i masave konkrete me veprime të përbashkëta, me qëllim parandalimin e trafikimit dhe shfrytëzimit, si dhe mbulimin e një fushe sa më të gjerë të nevojave, tendencave dhe specifikave të ndryshme të fenomenit do të sjellë një qasje proaktive dhe gjithëpërfshirëse të strukturave të zbatimit të ligjit dhe aktorëve që ofrojnë shërbime dhe asistencë për viktimat e mundshme të trafikimit.

Kjo ceremoni u adresua gjithashtu edhe nga shefi në detyrë i Prezencës së OSBE-së, z. Wilton, i cili theksoi se ky është një dokument mjaft i rëndësishëm për të dy vendet dhe se sfida më e madhe tashmë është zbatimi i duhur i protokollit dhe konkretizimi i tij. Ai vuri theksin më tej tek impakti i këtij protokolli si elementi kyç i tij, si dhe shprehu gatishmërinë e OSBE-së për të mbështetur vendet palë në gjetjen e praktikave më të mira për të lehtësuar zbatimin e protokollit në fjalë.

Të ftuar të tjerë ë ceremoninë e nënshkrimit ishin përfaqësues të Policisë së Shtetit, të Prokurorisë, Shërbimit Social, të të dyja vendeve si agjencitë ligjzbatuese që punojnë për të adresuar sa më mirë çështjen e trafikimit të personave.

• • •

Forum lokal diskutimi mbi trafikimin e personave, fëmijët në lëvizje, si dhe Mekanizmat për Mbrojtjen e Fëmijëve në nivel lokal - Shkodër

Në kuadër të

mbështetjes për bashkëpunim institucional për mbrojtjen e fëmijëve në lëvizje dhe në kuadër të projektit Mario – një projekt rajonal me partneritet në Shqipëri të organizatave Terre des Hommes dhe Save the Children, në vijim të një cikli trajnimesh për forcimin e kapaciteteve profesionale të profesionistëve të sektorëve të ndryshëm, të angazhuar në mbrojtjen e fëmijëve në lidhje me çështje të Fëmijëve në Lëvizje, Zyra e Koordinatorit Kombëtar Antitrafikim në bashkëpunim me organizatat

Page 21: Mblidhet Bordi Këshillimor për çështjet e trafikimit dhe dhunës … · 2018-04-23 · tek qytetari udhëtar– , si dhe do të rrisë vëmendje e n këtyre strukturave ndaj fenomeneve

Koordinatori Kombëtar Antitrafik | 21

Terre des Hommes dhe Save the Children organizoi në datë 10 dhjetor 2014, tek Hotel Grand Evropa, në Shkodër, trajnimin me temë: “Përgjigjja e Shërbimeve Publike ndaj Fenomenit të Fëmijëve në Lëvizje”.

Trajnimi synon të ndihmojë profesionistët e të gjitha niveleve të pajisen me njohuri dhe instrumente praktike për të kuptuar, vlerësuar dhe për të ndërtuar ndërhyrje që të adresojnë faktorët e vulnerabilitetit, si dhe çdo çështje apo shqetësime që lidhen me mbrojtjen e fëmijëve si rrjedhojë e lëvizjes.

Në trajnim morën pjesë përfaqësues të Njësisë Antitrafik, anëtarë të komitetit Rajonal të qarkut të Shkodrës, përfaqësues të organizatave jofitimprurëse që veprojnë në qarkun e Shkodrës si dhe nënprefekti i Malësisë së Madhe.

• • •

Trajnim me Punonjësit e Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve – Elbasan

Zyra e Koordinatorit

Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të

Personave në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve organizoi në datë 16 dhjetor, 2014 në qytetin e Elbasanit trajnimin me temë “Identifikimi i rasteve të trafikimit të brendshëm të fëmijëve: sfidat dhe zgjidhjet”.

Trajnimi u organizua në zbatim të prioritetit 4 të Udhërrëfyesit të BE-së për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian me pjesëmarrës 25 përfaqësues nga njësitë për mbrojtjen e fëmijëve të qarkut Elbasan, punonjës të shërbimit social rajonal, punonjës të sektorit për trafikun e paligjshëm në drejtorinë rajonale të policisë, administratorë socialë të bashkisë, përfaqësues nga bashkia Librazhd, Gramsh dhe Cërrik, përfaqësues të organizatave jofitimprurëse që veprojnë në këtë qark, si dhe anëtarë të tryezës teknike të Komitetit Rajonal Antitrafik të qarkut Elbasan.

Trajnimi u mbajt në sallën

e mbledhjeve të Këshillit të Qarkut të Elbasanit, ku përfaqësues të Njësisë Antitrafik dhe Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve prezantuan respektivisht Procedurat Standarde të

Veprimit dhe Studimin Kombëtar mbi Fëmijët në Situatë Rruge në Shqipëri.

Në vijim takimi u fokusua

tek zbatimi i Planit të Veprimit në kuadër të nismës së përbashkët “Ndihmë për Familjes dhe Fëmijët në Situatë Rruge”, ku të agjencitë e përfaqësuara shprehën interesin për replikimin e kësaj nisme dhe në qarkun e Elbasanit.

• • •

Prezantohet Strategjia dhe Plani i ri Kombëtar i Veprimit kundër Trafikimit të Personave për 2014-2017

17 dhjetor 2014

Zyra e Koordinatorit

Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, duke marrë në konsideratë rëndësinë potenciale që ka Strategjia dhe plani i veprimit antitrafik, si një instrument që mbledh bashkë të gjithë aktorët e interesuar shtetërorë dhe joshtetërorë, si edhe

Page 22: Mblidhet Bordi Këshillimor për çështjet e trafikimit dhe dhunës … · 2018-04-23 · tek qytetari udhëtar– , si dhe do të rrisë vëmendje e n këtyre strukturave ndaj fenomeneve

Koordinatori Kombëtar Antitrafik | 22

partnerët ndërkombëtarë, sfidat e ngritura për një qasje të frytshme dhe të harmonizuar, përmes një angazhimi intensiv dhe konsultimi të gjerë me të gjitha institucionet shtetërore dhe jo shtetërore, organizatat ndërkombëtare dhe ato të shoqërisë civile, si dhe me mbështetjen dhe ekspertizën e ofruar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Krimin dhe Drogën (UNODC) mundësoi miratimin e kësaj strategjie në datë 26 nëntor 2014.

Strategjia dhe Plani i Veprimit kundër Trafikimit për 2014-2017 u prezantua në një Konferencë Kombëtare të organizuar nga Zyra e Koordinatorit Kombëtar Antitrafikim në datë 17 dhjetor 2014 nga Koordinatori Kombëtar Elona Gjebrea, në një konferencë ku ishin të pranishëm Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Alexandër Arvizu, Ambasadorja e Delegacionit Europian Romava Vlahutin, Koordinatorja e Përhershme e OKB në Shqipëri Zineb Touimi Benjelloun, Ambasadori i OSBE-së Florian Rauning, përfaqësues të Policisë, Prokurorisë dhe gjyqësorit, si dhe organizatave kryesore partnere të shoqërisë civile.

Në fjalën e tij në konferencë Ministri i Punëve të Brendshme, z. Saimir Tahiri theksoi se 17 dhjetori është dita për të përmbyllur punën intensive të MPB Koordinatorit Kombëtar kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe institucioneve të tjera të përfshira për hartimit të strategjisë të luftës kundër trafikimit të personave dhe planit 2014-2017.

Ai theksoi rëndësinë mbi angazhimin e përbashkët kundër këtij fenomeni në luftën pa kompromis kundër skllavërisë të ditës së sotme ose skllavërisë moderne, siç konsiderohet fenomeni i trafikimit.

“Duke e konsideruar të tillë, nevojitet një koordinim më i mirë, për ta çuar luftën ndaj tij në një nivel tjetër bashkëpunimi për të arritur suksese të prekshme dhe të qëndrueshme kundër këtij fenomeni” – tha ministri Tahiri.

Ministri Tahiri theksoi më tej në fjalën e tij se trafikimi i

personi kërkon një veprim të përbashkët, dhe për një të tillë nevojitet që ky fenomen të konsiderohet si problem i mbarë shoqërisë, pasi vetëm duke e konsideruar si të tillë mund të arrijmë të kemi rezultate dhe sukses në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore.

Ai përsëriti edhe një herë se ky fenomen qëndron në listën e prioriteteve të qeverisë shqiptare dhe duke qenë i tillë gjatë gjithë vitit 2014 ka patur vëmendjen e të disa prej strukturave më të rëndësishme të shtetit dhe në këtë kontekst ai bëri një rezyme të nismave të ndërmarra , strategjia që është miratuar, një ndër to, dhe që kanë sjellë daljen e Shqipërisë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, nga lista e vendeve në vëzhgim. Por ai theksoi se ky nuk është një sukses me të cilin mund të mjaftohemi.

Duke theksuar rëndësinë e Strategjisë kundër trafikimit të qenieve njerëzore, dhe planit të veprimit si një dokument themelor që adreson trafikimin si problem,

Page 23: Mblidhet Bordi Këshillimor për çështjet e trafikimit dhe dhunës … · 2018-04-23 · tek qytetari udhëtar– , si dhe do të rrisë vëmendje e n këtyre strukturave ndaj fenomeneve

Koordinatori Kombëtar Antitrafik | 23

të konceptuar jo vetëm si problem që lidhet me sigurinë e qytetarëve, por që merret kryesisht me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe që është hartuar mbi punën dhe angazhimin e shumë institucioneve, ai përmendi në mënyrë të përmbledhur katër fushat kryesore mbi të cilat mbështetet Strategjia, ndjekjen penale, mbrojtjen, parandalimin dhe bashkërendimin.

Ai u ndal më tej në fjalën e tij tek viktimat e shfrytëzimit seksual dhe tek azilkërkuesit si dy prej shqetësimeve më të mëdha për strukturat shtetërore dhe shoqërinë gjatë 2014, duke theksuar rëndësinë e njohjes nga njëra

anë të punës reale të institucioneve shtetërore për të parandaluar dhe për të luftuar këto fenomene dhe nga ana tjetër për vlerësimin e përmasave reale të këtyre fenomeneve, si e vetmja rrugë i për të luftuar realisht këto probleme.

Lidhur me problemin e azilkërkuesve, Ministri i Brendshëm nënvizoi se si në bisedat intensive me partnerët në Shqipëri dhe në vendet partnere ka theksuar faktin se Shqipëria sot konsiderohet një vend i sigurt ku të drejtat dhe liritë e njeriut respektohen, ku

qeverisja është angazhuar për t’i respektuar me një sistem mekanizmash institucional dhe ligjor që janë aty për të garantuar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, të gjitha këto çojnë domosdoshmërisht në refuzimin absolut të çdo kërkese për azil në të gjitha vendet e Bashkimit Europian.

Ai deklaroi se shkaqet e vërteta që qëndrojnë në themel të shfrytëzimit apo

kërkesave për azil janë ekonomike dhe fatkeqësisht po shfrytëzohet azili dhe statusi i viktimave të trafikimit për zgjidhjen e problemeve ekonomike që nuk mund të zgjidhen me këto instrumente.

Një problem po kaq i madh është edhe çështja e fëmijëve të pashoqëruar ose e prindërve që shkojnë në Bashkimin Europian dhe kthehen duke lënë fëmijët minoren jashtë, e cila ka marrë trajtimin e duhur nga Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkërendim me institucionet e tjera. z. Tahiri theksoi se kjo çështje konsiderohet vepër penale dhe si e tillë sjell sanksione penale për prindërit që lënë fëmijët në Bashkimin Europian me synim krijimin e kushteve më të mira ekonomike për ata.

Ajo që duhet të bërë realisht si për trafikimin e qenieve njerëzore dhe për problemet që kanë të bëjmë me çështjet e azil kërkuesve është adresimi i shkaqeve të vërteta të cilat çojnë në këto fenomene. Shkaqet e vërteta janë të shumta, sigurisht ekonomike, familjare, institucionale etj., të cilat kërkojnë ende shumë punë për t’i dhënë zgjidhje atyre, qoftë duke sensibilizuar

“AZILKËRKUESIT? SHQIPËRIA VEND I SIGURT, ASNJË SHANS PËR TA PËRFITUAR KËTË STATUS NË VENDET E

BE-së.- tha Tahiri”

Page 24: Mblidhet Bordi Këshillimor për çështjet e trafikimit dhe dhunës … · 2018-04-23 · tek qytetari udhëtar– , si dhe do të rrisë vëmendje e n këtyre strukturave ndaj fenomeneve

Koordinatori Kombëtar Antitrafik | 24

qytetarët dhe duke edukuar një shoqëri të përgjegjshme, qoftë duke sensibilizuar dhe edukuar sjellje institucionale të përgjegjshme, qoftë duke edukuar mekanizma në Polici, Prokurori dhe në Gjykatë që çojnë domosdoshmërisht në shembjen e murit të pandëshkueshmërisë për të gjithë ata që kryejnë vepra penale.

Përmbledhja e këtyre, është mënyra e vetme për t’i dhënë zgjidhje definitive e rezultateve të forta e të qëndrueshme në luftën kundër kriminalitetit.

Ai e mbylli fjalën e tij duke falenderuar Koordinatorin Kombëtar për punën e bërë dhe të gjithë institucionet e përfshira në hartimin e strategjisë dhe natyrisht të gjithë partnerët.

Më pas fjalën e mori Koordinatorja Kombëtare e cila bëri një prezantim të situatës kundër trafikimit të personave në Shqipëri si dhe të drejtimeve kryesore ku është fokusuar puna e zyrës gjatë vitit 2014.

Znj. Gjebrea duke nënvizuar numrin e madh (janë mbi 22) të institucioneve të angazhuara për zbatimin e strategjisë, të cilat kanë një rol të qartë në planin e veprimit, nënvizoi rëndësinë e bashkërendimit mes tyre dhe koordinimit të punës.

Më tej në ndërhyrjen e saj Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme theksoi se strategjia ka shtuar numrin e institucioneve të përfshira në luftën kundër trafikimit, si dhe ka zgjeruar rolin e secilit institucion në këtë luftë.

Këtë konferencë e përshëndetën gjithashtu, Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Alexandër Arvizu, Ambasadorja e Delegacionit Europian Romava Vlahutin, Koordinatorja e Përhershme e OKB në Shqipëri Zineb Touimi Benjelloun, si dhe Ambasadori i OSBE-së Florian Rauning.

• • •

Prezantohet Profili i Migracionit për Shqipërinë për vitin 2013

Më 22 dhjetor, 2014

Koordinatorja Kombëtare për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave mori pjesë në Workshop-in Rajonal të organizuar në Tiranë nga OPDAT, me temë “Luftën kundër trafikimit të personave”.

Profili i Migracionit pasqyron situatën migratore në Shqipëri për vitin 2013 bazuar në të dhënat statistikore dhe analizën e ndërmarrë nga një sërë Ministrish dhe Institucionesh shqiptare ndër të cilat, Ministria e Punëve të Brendshme (përfshirë Departamentin për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit), Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (përfshirë Shërbimin Kombëtar të Punësimit), Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Statistikave. Hartimi dhe përditësimi i profileve të migracionit, është

Page 25: Mblidhet Bordi Këshillimor për çështjet e trafikimit dhe dhunës … · 2018-04-23 · tek qytetari udhëtar– , si dhe do të rrisë vëmendje e n këtyre strukturave ndaj fenomeneve

Koordinatori Kombëtar Antitrafik | 25

një tregues i menaxhimit bashkëkohor të migracionit, por dhe një kontribut i Qeverisë në informimin publik mbi situatën migratore në vend.

Fjala e zv/ministres së Punëve të Brendshme Elona Gjebrea në prezantimin e Profilit u fokusua tek karakteristikat e Shqipërisë për sa i takon migrimit, ndikimi i tij si dhe në përpjekjet për ta menaxhuar në mënyrë efikase këtë fenomen.

Ajo vuri në pah avancimin në drejtim të politikës mbi menaxhimin e migracionit lidhur ngushtë jo vetëm me politikat e zhvillimit social-ekonomik të vendit, por dhe me politika të tjera si ajo e sigurisë, bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, etj.

“Menaxhimi i migracionit përbën një aspekt të rëndësishëm të marrëdhënieve Shqipërisë me vendet fqinje, si

dhe një angazhim serioz të Shqipërisë në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin Evropian” – theksoi Gjebrea.

I gjithë kuadri politik dhe legjislativ synon mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të migrantëve, mbrojtjen e të dhënave personale të migrantëve, sigurimin e shmangies së masave represive ndaj tyre, si dhe integrimin e imigrantëve me qëndrim të rregullt në Shqipëri.

Ajo theksoi se një nga sfidat me të cilat ndeshet ende sot politikëbërja është sigurimi i të dhënave të sakta për lëvizjet migratore dhe ndikimin e tyre në Shqipëri, një sfidë në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që ka penguar bashkëpunimin rajonal dhe atë ndërkombëtar në fushën e migracionit.

Një nga mjetet e mundshme për përmbushjen e detyrimit për të siguruar informacion të përshtatshëm dhe përditësuar mbi çështjet migratore, në funksion të

hartimit dhe zbatimit të një kuadri koherent politik dhe legjislativ për migracionin është hartimi dhe publikimi periodik i profileve migratore në vend.

Profili i Zgjeruar për Migracionin i vitit 2013 , është hartuar sipas modelit të vitit 2010, mundësuar falë kontributit të një grupi pune ndërinstitucional, specialistësh në fushën e Migracionit në Shqipëri të strukturave në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Shëndetësisë, Institutit të Statistikave etj. si dhe në bashkëpunim me aktorë të tjerë si IOM që kontribuojnë në fushën e migracionit në Shqipëri.

Ky dokument përmban të dhëna statistikore të vitit 2013, si dhe i krahason ato aty ku është e mundur me të dhënat që nga viti 2010.

Gjithashtu si burim informacioni për fusha të ndryshme me ndikim në situatën migratore në vend janë përfshirë të dhënat e përfituara nga CENSUS i vitit 2011 në Shqipëri.

Page 26: Mblidhet Bordi Këshillimor për çështjet e trafikimit dhe dhunës … · 2018-04-23 · tek qytetari udhëtar– , si dhe do të rrisë vëmendje e n këtyre strukturave ndaj fenomeneve

Koordinatori Kombëtar Antitrafik | 26

Profili i zgjeruar i Migracionit paraqet një panoramë të situatës socio-ekonomike në Shqipëri dhe faktorët që ndikojnë në migrimin ndërkombëtar të popullsisë, duke synuar përshkrimin e karakteristikës së zhvillimit të migracionit gjatë viteve, me fokus të veçantë në tre vitet e fundit.

Një vend të veçantë në profil zë analiza e migrimit, dinamika e tij, struktura dhe veçoritë kryesore të flukseve migratore, pa lënë mënjanë migracionin e kthimit, diasporën shqiptare jashtë vendit, dërgesat e emigrantëve në Shqipëri etj.

Aty pasqyrohen veçoritë e proceseve të migrimit në Shqipëri dhe problemet specifike me të cilat përballen këto procese, duke theksuar interesat dhe prioritetet e rëndësishme politike.

Në kushtet aktuale, kur dinamika dhe problematika migratore shpreh një karakter ndryshe jo vetëm në Shqipëri, por dhe vendet e tjera me ndikim në situatën migratore në vend, në kohën kur një

sërë nismash më shumë se rajonale, mbi partneritetet për migracionin sapo janë ngritur, ky profil do të shërbejë më së miri që pas një analize të fenomenit migrator shqiptar dhe politikës migratore shqiptare në këto 10 vitet e fundit të kontribuojë në ngritjen e një platforme të re të politikës migratore shqiptare për të ofruar partneritet në menaxhimin global të migracionit.

• • •

Takimi Konsultativ për Zbatimin e Memorandumit të Bashkëpunimit për Inspektimin e Punës së Detyruar

Më datë 22 dhjetor, 2014

Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Luftën kundër Trafikimit të Personave dhe Prezenca e OSBE-se në Shqipëri zhvilluan takimin konsultues për zbatimin e memorandumit të bashkëpunimit për inspektimin e punës së detyruar, nënshkruar nga ministria e punëve të brendshëm, inspektorati shtetëror i punës dhe Policia e shtetit në 21 tetor, 2014.

Takimi u zhvillua në Hotel Monark ku pjesëmarrës ishin përfaqësues të Njësisë Antitrafik, Inspektoratit Shtetëror të Punës, strukturave të Policisë, nga sektori për trafikun e paligjshëm dhe departamenti i kufirit dhe migracionit për të diskutuar mbi planin e përbashkët të punës për identifikimin e rasteve të mundshme të shfrytëzimit, për ngritjen e Grupit Qendror dhe grupeve rajonale të punës për zbatimin e Marrëveshjes.

• • •

Takim konsultativ mbi draftimin e Rregullores së Funksionimit të Autoritetit Përgjegjës

Më datë 23 dhjetor,

2014 Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Luftën kundër Trafikimit të Personave dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizuan një takim konsultues në lidhje me hartimin e Rregullores për Funksionimin e Autoritetit Përgjegjës për Identifikimin dhe Referimin e Viktimave të Trafikimit.

Page 27: Mblidhet Bordi Këshillimor për çështjet e trafikimit dhe dhunës … · 2018-04-23 · tek qytetari udhëtar– , si dhe do të rrisë vëmendje e n këtyre strukturave ndaj fenomeneve

Koordinatori Kombëtar Antitrafik | 27

Eksperti i kontraktuar për këtë qëllim bëri një prezantim të draftit paraprak dhe nga ana e pjesëmarrësve u kërkua që anëtarët e AP-së dhe MKR-së të jepnim komentet e tyre për ta bërë këtë rregullore një dokument funksional në shërbim të Autoritetit Përgjegjës për të garantuar mirëfunksionimin e tij si dhe bashkërendimin e duhur të agjencive të përfaqësuara në Autoritet për zgjidhjen e rasteve konkrete të identifikuara nga këto agjenci.

Rregullorja pritet të miratohet nga kryetari i Autoritetit Përgjegjës dhe anëtarët në tremujorin e parë të vitit 2015.

ANEKS: Edicioni i posaçëm mbi aktivitetet e Javës Antitrafik 18-24 tetor

Për më shumë informacion apo pyetje të mundshme mbi trafikimin e personave mund të adresoheni në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme apo të na kontaktoni në adresën e mëposhtme.

Page 28: Mblidhet Bordi Këshillimor për çështjet e trafikimit dhe dhunës … · 2018-04-23 · tek qytetari udhëtar– , si dhe do të rrisë vëmendje e n këtyre strukturave ndaj fenomeneve

Koordinatori Kombëtar Antitrafik | 28

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

Zyra e Koordinatorit Kombëtar Adresa : Sheshi: “Skënderbej”, nr. 3, Tiranë Shqipëri Tel & Faks: 00355 4 223 3540/539 e-mail: [email protected] http://www.punetebrendshme.gov.al/al/antitrafiku