261
i REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË Disertacion në kërkim të gradës shkencore "DOKTOR” ZHVILLIMI EKONOMIK I PREFEKTURËS SË ELBASANIT NË VITET 1925-1939 Specialiteti: HISTORI Kandidati Udhëheqës shkencor Msc.Florinka GJEVORI Prof. dr. Roland GJINI Tiranë, 2016

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

i

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORISË DHE FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I HISTORISË

Disertacion në kërkim të gradës shkencore "DOKTOR”

ZHVILLIMI EKONOMIK I PREFEKTURËS SË ELBASANIT

NË VITET 1925-1939

Specialiteti: HISTORI

Kandidati Udhëheqës shkencor

Msc.Florinka GJEVORI Prof. dr. Roland GJINI

Tiranë, 2016

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

ii

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORISË DHE FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I HISTORISË

Disertacion në kërkim të gradës shkencore "DOKTOR”

ZHVILLIMI EKONOMIK I PREFEKTURËS SË ELBASANIT

NË VITET 1925-1939

Specialiteti: HISTORI

Kandidati Udhëheqës shkencor

Msc.Florinka GJEVORI Prof. dr. Roland GJINI

Mbrohet më datë ………….2016

1. ----------------------------------------------- (Kryetar)

2. ----------------------------------------------- (Anëtar - oponent)

3. ----------------------------------------------- (Anëtar - oponent)

4. ----------------------------------------------- (Anëtar)

5. ----------------------------------------------- (Anëtar)

Tiranë, 2016

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

iii

PASQYRA E LËNDËS

PARATHËNIE……………………………………………………………….............v

HYRJE……………………………………………………………………...............xiii

KAPITULLI I

ZHVILLIMI ZEJTAR E INDUSTRIAL I PREFEKTURËS SË ELBASANIT

I.1. Veçoritë e zhvillimit të zejtarisë dhe artizanatit…………………………………..1

I.2. Fillesat e industrisë dhe shoqëritë e para industriale………………………...........8

I.3. Transporti dhe punët botore ……………………………………….....................24

I.4. Kriza ekonomike e viteve ‘30 dhe ndikimi i saj në fushën e industrisë, transportit

dhe punëve botore ………….......................................................................................31

KAPITULLI II

TREGTIA DHE FINANCAT

II.1. Aspekte të zhvillimit tregtar ……………………………………………………42

II.2. Krijimi i Odës Ekonomike dhe Odës së Tregtisë ………………………………50

II.3. Eksportet dhe importet………………………………….....................................75

II.4. Financat dhe roli i Krijimit të Bankës së Shqipërisë në jetën ekonomike të

prefekturës....................................................................................................................88

II.5. Pasojat e krizës në fushën e tregtisë dhe financës…………………………….110

KAPITULLI III

ZHVILLIMI AGRAR NË TREVAT E PREFEKTURËS

III.1. Pronësia dhe struktura e tokës bujqësore..........................................................116

III.2. Kulturat bujqësore, sipërfaqet pyjore dhe produktet blegtorale.......................132

III.3. Çështja agrare në vitet 1925-1929……………………....................................152

III.4. Reforma agrare e periudhës monarkiste dhe zbatimi i saj.................................158

III.5. Bujqësia e blegtoria nën goditjen e krizës ekonomike....…..............................176

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

iv

KAPITULLI IV

GJENDJA EKONOMIKO - SOCIALE E POPULLSISË DHE LËVIZJET

SOCIALE

IV.1. Gjendja ekonomiko-sociale e shtresave shoqërore në qytet. ……………..…184

IV.2. Lëvizja e vegjëlisë së qyteteve ………………………………........................197

IV.3. Gjendja ekonomiko-sociale në fshat dhe situata e rënduar e fshatarësisë..….203

IV.4. Lëvizja fshatare për tokën dhe kundër sistemit fiskal ………………….…...211

PËRFUNDIME……………………………………………………………..........220

BIBLIOGRAFIA…………………………………………………………...........227

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

v

PARATHËNIE

Punimi i doktoraturës me temë “Zhvillimi ekonomik në prefekturën e Elbasanit në

vitet 1925-1939” ka si synim të evidentojë tiparet specifike të zhvillimeve ekonomike e

sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që

lidhen me këto fusha, marrëdhëniet agrare çifligare ekzistuese si edhe lindjen e më

pas zhvillimin e marrëdhënieve kapitaliste, në vitet ‘20-‘30 të shek XX. Duke u ndalur

në situatën sociale të shtresave përbërëse të shoqërisë do të evidentohen raportet

sociale në këtë prefekturë, në po këtë hark kohor, duke paraqitur shtresat shoqërore

të qytetit dhe fshatit e njëkohësisht shtresëzimin e fshatarësisë nga zona në zonë

(fushore, kodrinore, malore) madje dhe vetë brenda një zone apo krahine.

Në këtë studim, gjen pasqyrim të gjerë problematika e zhvillimit zejtar, industrial e

tregtar të prefekturës, duke u mbështetur në burime të shumta e të pasura historike,

duke u përqendruar jo thjesht në trajtimin dhe analizën e të gjithë treguesve të jetës

ekonomike dhe sociale të trevës së Elbasanit në këtë kontekst kohor të historisë, por

duke u thelluar më tepër në rolin dhe kontributin e kësaj treve në kuadër të zhvillimit

të të gjithë vendit.

Në studimin tonë, do të fokusohemi më parë në qytetet e prefekturës, si qendra

urbane që i dhanë impulse të reja zhvillimit ekonomik e social të mbarë prefekturës.

Kështu, për sa i përket qytetit, do të analizohen përpjekjet e nismat e reja të

borgjezisë në kuadër të futjes në ekonomi të mjeteve e formave të reja të prodhimit

industrial, për të favorizuar tregtinë e brendshme dhe të jashtme, degë këto kryesore

të zhvillimit ekonomik të qytetit. Më pas, do të përqendrohemi tek treguesit e zhvillimit

agrar të fshatit, i cili për hir të së vërtetës flet qartë për një ruralizim të jetës në

periudhën në fjalë, jo vetëm në këtë rajon por mbarë vendin tonë. Për sa i përket

analizës në fshatrat e prefekturës, do të analizojmë marrëdhëniet bujk – pronar si dy

anë të kundërta të një fenomeni, do të ndalemi në analizën e pronës së madhe

çifligare, mënyrës se si administrohej ajo, lidhjen e saj me prefekturat e tjera, lidhjen

me tregun (koha, sasia e hedhjes së produktit në treg) si edhe bëhen përpjekje që të

krijohen ide të qarta lidhur me ekzistencën e kësaj pronësie dhe rentabilitetin e saj në

prodhim. Kjo do të bëhet me qëllim për të njohur marrëdhëniet ekzistuese çifligare

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

vi

nga njëra anë, dhe ato kapitaliste që po lindnin, nga ana tjetër, duke i ballafaquar me

ligjet ekonomike dhe zhvillimin e forcave prodhuese të asaj kohe.

Parë në këtë këndvështrim, për problematikën që paraqet ky punim, fillimisht

procesin e hulumtimit shkencor e kemi fokusuar në grumbullimin e materialeve

ekzistuese në arkiva të ndryshme të vendit tonë, informacionet e pasqyruara në

shtypin e kohës dhe madje të të dy kampeve, mbështetës dhe kundër qeveritar,

materiale dhe burimeve historike të reja të cilat më pas i janë nënshtruar krahasimit,

analizës dhe vlerësimit, duke pasur si kriter kryesor vërtetësinë dhe besueshmërinë e

tyre. Në këtë kuadër, në qëndrimin dhe interpretimet e parashtruara për

problematikat e pasqyruara në këtë punim, mund të themi se shpeshherë kemi dalë me

vlerësime dhe interpretime individuale, që në jo në pak raste shkojnë sinkron me

vlerësimet e studiuesve të tjerë.

Dhe së fundmi, duam të theksojmë se deri më tani, profili ekonomiko-shoqëror i

rajonit të Elbasanit, në një fazë të rëndësishme të historisë së tij, siç është ajo e

periudhës monarkike, është përfshirë pak në studimet tona historike, ose një pjesë e

mirë e tyre janë botime të cilat kanë trajtuar në mënyrë të përgjithshme treguesit

ekonomik e shoqëror mbi këtë rajon. Ky punim merr përsipër që në dritën e të

dhënave të reja e të dokumentacionit të pasur arkivor të kësaj periudhe kohore, jo

vetëm të pasurojë e thellojë më tej informacionin për gjendjen e zejtarisë apo

industrisë, tregtisë, financave dhe punëve botore gjatë periudhës së monarkisë

shqiptare, por njëkohësisht të zbulojë edhe nivelet e zhvillimit dhe tiparet e

organizimit shoqëror të saj.

Strukturën e këtij punimi, mbështetur në qëllimin e tij dhe burimet e konsultuara, e

kemi konceptuar dhe organizuar me një hyrje dhe katër kapituj, të ndarë në çështje e

nënçështje, të cilën më konkretisht po e pasqyrojmë në vijim:

Hyrja ndalet në një analizë të zhvillimit të përgjithshëm ekonomik, social e politik të

prefekturës në periudhën e fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX deri në

vendosjen e Republikës Shqiptare. Gjithashtu ajo fokusohet në pasqyrimin e nivelit

arsimor e kulturor të kësaj popullsie, përkatësinë fetare si edhe veprimtarinë e

shoqërive patriotike kulturore bashkë me atë të shtypit të kësaj kohe. Kjo do të na

ndihmojë të kuptojmë këtë situatë të Prefekturës së Elbasanit në kuadër të vendosjes

së regjimit të ri republikan e monarkik më pas, por njëkohësisht edhe të shpjegojmë

natyrën dhe karakterin e lëvizjeve sociale të fshatit apo qytetit, si edhe nivelin e

inkuadrimit të tyre në lëvizjet kombëtare, që më konkretisht do të pasqyrohen në

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

vii

kapitullin e fundit. Pra, hyrja shërben si një prolog i zhvillimeve që analizohen më pas

në temën tonë, për vitet 1925-1939.

Kapitulli I “Zhvillimi zejtar dhe industrial i prefekturës së Elbasanit” analizon

tiparet e shfaqura në fushën ekonomike në qytet, zhvillimi i të cilit tashmë i

nënshtrohej konkurrencës së lirë dhe ligjeve të ekonomisë së tregut. Qysh në fillim të

shek. XX, shfaqen tipare të reja të cilat do të konsolidohen tashmë në vitet ‘20 e ‘30,

qoftë në drejtim të shthurjes së esnafeve e kalimit drejt punishteve zejtare dhe

fabrikave, që tashmë prodhonin kryesisht për treg, qoftë edhe për sa i përket lindjes së

marrëdhënieve të reja kapitaliste në fushën e prodhimit, si edhe një sërë ndryshimesh

në strukturën ekonomike e sociale në këtë prefekturë, e cilësuar një ndër prefekturat

më të rëndësishme të vendit. Do të evidentohet pesha dhe roli që luajnë zhvillimi i

zejtarisë, farkëtarisë në këtë diapazon kohor jo vetëm brenda trevës së Elbasanit, po

njëkohësisht në kuadër të të gjithë vendit; do të pasqyrojmë emrat dhe familjet më në

zë të kësaj treve, dyqanet dhe lagjet ku u përqendruan këta zejtarë, që me kontributin

e tyre në këto fusha të cituara më sipër, do të luajnë një rol dhe kontribut të

rëndësishëm në këtë periudhë kohore por edhe më pas, jo vetëm në zhvillimin e trevës

së Elbasanit, por edhe më gjerë në rang vendi.

Elbasani vlerësohet në këtë kohë si një qytet, ku esnafet janë qendra bazë e zhvillimit

ekonomik dhe me përpjekje evidente për t’u integruar me tregun rajonal e kombëtar.

Sikurse dhe në mbarë vendin,në vitet e Pavarësisë mbizotëronte zejtaria dhe

manifaktura në prodhimin industrial, por edhe punishte të vogla industriale në të cilat

numri i punëtorëve ishte tepër i vogël, mesatarisht 2-3 punëtorë dhe rrallë në disa

prej tyre shkonte 10-20 punëtorë.

Në fund të viteve ‘30 të shekullit XX, vendi që zinte industria në prodhimin e

përgjithshëm kombëtar industrial e bujqësor, e shprehur në shifrat e regjistrimeve të

vitit 1938, tregon për 9.8 %, ndërsa të ardhurat kombëtare të krijuara në industri e

artizanat së bashku përbënin vetëm 4.5 % të të ardhurave kombëtare. Në këto

rrethana, vendi që zinte artizanati në kuadër të prodhimit industrial të vendit,

vazhdonte të ishte i rëndësishëm për plotësimin e nevojave të popullit për mallrat e

konsumit të gjerë, për shërbime e riparime të ndryshme, por edhe pse në periudhën e

stabilizimit artizanati njohu njëfarë gjallërimi, zhvillimi i tij eci përmes kontradiktash

e goditjesh që i shkaktonte konkurrenca e kapitalit të huaj me kapitalin shqiptar.

Në Kapitullin II të titulluar “Tregtia dhe financat” trajtohen çështje të tregtisë dhe

financave, mbështetur në të dhënat që na jep Arkivi Qendror Shtetëror, me fondet e

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

viii

Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare, Ministrisë së Financave, Odës Ekonomike të

Elbasanit, si edhe një literaturë e gjerë e shfrytëzuar e periudhës përpara dhe pas

Çlirimit.

Tregtia, përbënte një tjetër faktor të rëndësishëm në jetën ekonomike të Elbasanit.

Elbasani me pozitën e tij të favorshme gjeografike ka luajtur një rol të rëndësishëm në

zhvillimin e tregtisë ndërkrahinore dhe më gjerë. Pazari i qytetit që ishte qendra

kryesore e tregtisë, përbëhej nga dyqane të shumtë të vendosur në disa rrugë, ku

prodhimet e argjendarëve, kazazëve, biçakçinjve, terzinjve, ishin të njohura dikur në

të gjithë Perandorinë Osmane. Edhe pse drejt rrënimit, zeje të tilla ende vazhdonin të

ishin të pranishëm në tregun e kohës dhe pasqyrohen në raportet e prodhimit vendas

dhe të huaj, të cilët në këtë kohë vërshonin nga përtej Adriatikut por edhe nga Lindja,

si p.sh. nga Italia, Anglia, Selaniku, Maqedonia etj.

Ajo që evidentohet është fakti i marrjes së masave mbrojtëse për prodhimin vendas

dhe konkurrencën e huaj, lehtësimin e tarifave doganore për tregtarët vendas apo

artikuj të veçantë të monopolizuar, ndihma e shtetit për t’i shpëtuar nga humbjet apo

rrënimi produktet vendase, vendosja e urave te komunikimit me tregtarët e huaj,

organizimin e panaireve brenda vendit dhe sigurimin e pjesëmarrjes së produkteve

vendase në ato ndërkombëtare, apo përpjekje konkrete edhe ndërmjet vetë

prefekturave të vendit për rritje të ndërveprimit tregtar.

Mungesa e institucioneve të kreditit nga viti 1918-1925, i kishte lënë hapësirë të plotë

si zotërues i tregut të kreditit, kapitalit fajde. Kapitalet e investuara nga borgjezia e

çifligarët në industri, në tregti, në ndërtim, transport e bujqësi, përfaqëson një pjesë

të akumulimeve monetare të këtyre klasave. Pjesa tjetër, që ishte më e madhe, ose

mbahej e thesarizuar ose përdorej si kapital fajdeje e jepej me kamatë të lartë. Por,

edhe me krijimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, politika e kreditit të kufizuar që

ndoqi kjo bankë në këtë kohë e më vonë, bëri që kapitali fajde të vazhdonte të

vepronte me përpjesëtime të gjera. Kamatat e larta që zbatonin fajdexhinjtë i bënin

prodhuesit e vegjël të qytetit dhe të fshatit, në pamundësi për të shlyer borxhet, të

humbitnin tokën, shtëpinë, bagëtinë e çdo mjet tjetër jetese.

Por edhe në këto fusha, në përfundim të viteve ‘30 të shekullit XX, theksojmë se vend

të rëndësishëm kishte zënë ndërhyrja e kapitalit të huaj, që ishte investuar në Shqipëri

me synime të caktuara shfrytëzuese e strategjike, e sidomos kapitali italian. Vetë

Banka e Shqipërisë kishte shërbyer si mbështetëse e politikës së ndërhyrjes së këtij

kapitali dhe politika e ndjekur prej saj në fushën e kreditit kishte qenë një politikë

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

ix

antishqiptare, e cila kishte favorizuar kreditimin e ndërmarrjeve italiane e elementëve

italofilë e nga ana tjetër nuk dha fare kredi për fshatarët apo dha kredi të kufizuara

për borgjezinë shqiptare.

Kapitulli III, i titulluar “Zhvillimi agrar i trevave të prefekturës” priret të evidentojë

tiparet që vihen re në shpërndarjen e pronësisë mbi tokën në Prefekturën e Elbasanit

në këtë periudhë kohore, strukturën e tokës bujqësore, mbështetur në ligjet ekzistuese

të shtetit shqiptar, kulturat kryesore bujqësore që kultivoheshin si edhe ato blegtorale,

rendimentet e prodhimit, kushtet dhe mundësitë reale që shfaqeshin në këtë prefekturë

si edhe raportet që ekzistonin ndërmjet treguesve të mësipërm nga njëra anë dhe

mbarë vendit nga ana tjetër. Krahas tyre, analizohen edhe pasuritë pyjore të qarkut të

Elbasanit, shtetërore apo private, si pjesë e rëndësishme e zhvillimit bujqësor e agrar,

shpërndarja e tyre sipas njësive gjeografike e administrative, fuqia lëndore e pyjeve,

shfrytëzimi aktual dhe mundësitë konkrete që paraqiste rajoni.

Po kështu, do të evidentojmë vendin që zë kjo prefekturë në raport me prefekturat e

tjera, për këto problematika në këtë hark kohor, kur Shqipëria paraqitej si një vend

thellësisht agrar, me bujqësi të prapambetur e me karakter kryesisht ekstensiv, ku

prodhimi bujqësor nuk mjaftonte për të plotësuar nevojat më minimale të vendit e ku

më shumë se 90 % e popullsisë merrej me bujqësi, vendi ku ende ekzistonte krahas

pronës çifligare edhe një masë e madhe fshatarësh pa tokë ose me pak tokë, ku tokat

mbilleshin me monokulturat misër e thekër dhe mjetet e punës e metodat e kultivimit

qenë primitive e për rrjedhojë, edhe rendimentet e drithërave ishin tepër të ulëta.

Një problem tjetër i rëndësishëm i trajtuar në këtë kapitull është edhe pasqyrimi i

veçorive të zbatimit të reformës agrare të periudhës monarkiste në këtë prefekturë;

paraqiten veçoritë karakteristike dhe përparësitë e legjislacionit agrar; analizohen të

metat e mangësitë e ligjit; vonesat e pajustifikuara dhe vështirësitë që ajo hasi në

zbatimin e saj; bujqit e instaluar dhe politikat konkrete qeveritare për shpronësimin e

pronarëve të mëdhenj latifondistë, apo krijimin e kushteve të përshtatshme për

pajisjen me tokë; punimin e saj dhe përkujdesjen ndaj kategorisë së fshatarëve me pak

tokë ose pa tokë, të cilët përftuan më konkretisht nga kjo reformë, gjendja e

emigrantëve të vendosur në rajonin e Elbasanit, ndihma konkrete dhe trajtimi që iu bë

këtyre emigrantëve për kapërcimin e vështirësive të strehimit, përballimit të kostos së

jetesës dhe integrimit në shoqëri etj.

Kapitulli IV, i titulluar “Gjendja ekonomiko-sociale e popullsisë dhe lëvizjet

sociale” priret të theksojë raportet sociale që ngrihen mbi bazën e marrëdhënieve të

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

x

pronësisë dhe ato ekonomike në këtë prefekturë, në periudhën e viteve ‘20 – ‘30 të

shek XX. Pra, analizohet kjo strukturë shoqërore e larmishme, e cila përputhej

pothuaj plotësisht me zhvillimin ekonomik të qytetit apo fshatit. Kështu, pasqyrohet

gjendja e çifligarëve e pronarëve të mëdhenj, të cilët pasuritë e tyre i kishin në fshat

dhe qytet e gradualisht po shndërroheshin në shtresën e borgjezisë agrare, e cila për

nga fuqia ekonomike konkurronte me borgjezinë tregtare të qytetit, ku tashmë një rol

të rëndësishëm vazhdojnë të luajnë edhe shtresat e zejtarëve dhe tregtarëve. Vend të

rëndësishëm zënë edhe nëpunësit e administratës, në të gjitha nivelet e saj, si edhe në

fund janë punëtorët dhe fshatarët, të cilët paraqiten në gjendje të rënduar ekonomike.

Jemi ndalur shkurtimisht në këtë trajtesë edhe në strukturën etnike të popullsisë, që

megjithëse dominohej nga popullsi autoktone shqiptare, shfaqte edhe praninë e

konsiderueshme të një komuniteti vllahësh e arumunësh, si edhe një komunitet

egjiptian i cili ishte pozicionuar në periferi të qytetit.

Gjithashtu do të analizohen format e shfaqjes dhe organizimit të lëvizjeve sociale të

punëtorëve të qytetit apo fshatit, shkaqet që qëndrojnë në themel të konflikteve të tilla,

rezultatet e tyre brenda prefekturës, por edhe sinkronizimin me lëvizjet punëtore e

fshatare të mbarë vendit në këtë periudhë kohore. Megjithatë, duhet theksuar se është

evident fakti, që në shumicën e rasteve këto lëvizje ishin të paorganizuara, spontane,

pa mundur të vendosin lidhje e bashkërendim të veprimeve të tyre me trevat dhe

krahinat e tjera shqiptare, pra mbetën thjesht në kuadrin e lëvizjeve lokale.

Punimi mbyllet me disa përfundime për periudhën në fjalë, për gjendjen ekonomike e

sociale të Prefekturës së Elbasanit, si edhe shoqërohet me bibliografinë përkatëse.

Burimet që u shfrytëzuan në hartimin e punimit janë:

Arkivi Qendror i Shtetit: Fondi i Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare, Fondi i

Kadastrës, Fondi i Ministrisë së Brendshme, Fondi i Prefekturës Elbasan,

Fondi i Financave Elbasan, Fondi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Fondi

Oda e Ekonomisë Elbasan, Fondi Oda e Tregtisë Kombëtare etj.

Botimet e paraçlirimit: T. Selenica “Shqipëria në vitin 1927” (1928) ;

“Shqipëria në vitin 1937” (1938); H. Shkoza “Financat e Shqipërisë 1839-

1934” (1935); G. Lorenzzoni “Çështja agrare” (1930) Anuarët vjetorë

statistikorë 1933–1938 për kulturat bujqësore, të imtat, gjedhët, njëthundrakët

etj;

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

xi

Botimet para çlirimit japin të dhëna të qarta mbi ullishtat, njëthundrakët,

gjedhët, të imëtat, dhe kanë afërsi me të dhënat e burimeve të tjera, por nuk

mungojnë edhe rastet e lëvizjes apo ndryshimit të shifrës për të njëjtin tregues

në burime të ndryshme.

Botimet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë “Histori e popullit shqiptar”,

vëllimet II, III dhe IV, (2007) dhe “Histori e Shqipërisë 1912-20” e autores V.

Duka,

Botime të tjera të pas çlirimit, te cilat përgjithësisht japin të dhëna të tokës

arë, pemishte, ullishtë, vresht, kullotë, pyje, dyqane, furra buke, toka jo të

frytshme, zeje, esnafe, tregjet etj. Përmendim këtu botimet e Iliaz Fishtës me

bashkautorët V. Toçi, dhe Th. Kareco për studimet; Prona private në Shqipëri

në vitet 1924-1944”, “Gjendja ekonomike e Shqipërisë në 1912-1944,

prapambetja dhe shkaqet e saj”, botimin e historianes V. Duka “Qytetet

shqiptare në vitet 1912-1924” (2002) studimin e K. Çevi, V. Xhai, “ Regjimi

juridik i tokës në Shqipëri” (1956), dy vëllimet e Iliaz Fishtës “Ndërhyrja e

kapitalit të huaj dhe pasojat e tij skllavëruese për Shqipërinë”, botimin e

fundit të Teodor Kareco “Reforma agrare demokratike, 1930”, si edhe

botimet e Kristaq Mishta “Lëvizja punëtore në Shqipëri”dhe të Zhuljeta

Kadillit “Elbasani në vitet 1892 – 1908, sipas regjistrave osmanë”etj.

Vend të veçantë u kemi kushtuar edhe shkrimeve e studimeve të të huajve,

kujtimeve të bashkëkohësve të kësaj periudhe, vendas dhe të huaj, ku tek një

pjesë e të cilëve nuk mungojnë edhe notat e subjektivizmit dhe pa dyshim jemi

përpjekur t’i marrim me rezerva të dhëna të tilla. Përmendim këtu veprat e

autorëve “Shqipëria e Madhe” e A. Baldacci, “Politika e Italisë në Shqipëri”

e F. Jacomoni, “Mbreti Zog kallxon historinë e jetës së tij” e H. Bernstein,

“Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet politik në Shqipëri” e B. Fischer,

“Çështja agrare” e G. Lorenzzoni apo edhe studiues e analistë të tjerë të huaj

me studime të tilla si “Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX” e N.

Smirnova, “Në fillimet e nacionalizmit shqiptar (lindja e një kombi me

shumicë myslimane)” e N. Clayer, “Shqiptarët, Një histori midis lindjes dhe

perëndimit” e O. Schmitt, “Historia e Adriatikut” e P. Cabane etj

Elbasani, është qyteti ku kam lindur dhe jam rritur. Të shkruash për një aspekt të

historisë së këtij qyteti, është pjesë e nderit dhe krenarisë së të qenët një qytetare e tij.

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

xii

Ndriçimi i një aspekti të historisë së Elbasanit, në një periudhë të caktuar kohore, i

këtij qyteti me rrënjë të thella dhe kontribute të dallueshme në sfera të ndryshme të

jetës shqiptare, të jep atë kënaqësi, të cilën e provon çdokush, që pretendon të hyjë

dhe të pozicionohet në fushën e hulumtimit shkencor dhe shkrimit historik.

Për realizimin e këtij punimi, falënderimet e mia i takojnë veçanërisht udhëheqësit tim

shkencor, prof. dr. Roland Gjini, i cili më ka orientuar dhe këshilluar për gjatë gjithë

punës time kërkimore, hulumtuese, shkencore.

Falënderime përcjell gjithashtu edhe për Departamentin e Historisë të Fakultetit të

Historisë e Filologjisë, në Universitetin e Tiranës, veçanërisht profesorët Valentina

Duka, Fatmira Rama, Ilira Çaushi, që më kanë ofruar ndihmë të veçantë e të

pakursyer me sugjerimet e vërejtjet e tyre dhe pa dyshim më kanë mirëkuptuar dhe

mbështetur deri në fund të këtij punimi.

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

xiii

HYRJE

Pamje e përgjithshme e prefekturës së Elbasanit në dekadat e

para të shekullit XX

Në vitet ‘20 të shekullit XX, në Shqipërinë Qendrore krahas Tiranës, një tjetër qendër

e rëndësishme urbane ishte edhe Elbasani. Elbasani gjendej në kryqëzimin e rrugëve

tregtare mes prefekturave të Beratit, Vlorës, Durrësit, Tiranës, Korçës, dhe deri te

Gjirokastrës, Shkodrës e Dibrës. Prefektura e Elbasanit në fillim të shekullit XX, për

nga sipërfaqja përfshinte gati 4 rrethe të sotme, (Elbasani, Gramshi, Librazhdi, Peqini)

pa futur aty pjesët e vogla në rrethet fqinje. Kjo prefekturë, duke zënë pra, gati 1/6 e

sipërfaqes së tërë Shqipërisë, me një popullsi të konsiderueshme, përbën një trevë të

rëndësishme studimi të zhvillimit ekonomik dhe në mënyrë të veçantë të

marrëdhënieve të pronësisë mbi tokën jo vetëm në planin lokal, por edhe në atë

kombëtar.

Vendosja e tij në mesin e rrugëve kontinentale që bashkonin Adriatikun me

Maqedoninë, ndihmoi në zhvillimin e shpejtë të qytetit. Ai figuron si një qendër e

rëndësishme tregtare, ekonomike dhe politike qysh pas shekullit XVIII e në vazhdim1.

Që nga Shpallja e Pavarësisë, kjo qendër urbane përcaktohet njëherazi si një nga

prefekturat më të mëdha dhe më të rëndësishme të vendit.

Elbasani dhe treva e tij shtrihet në qendër të Shqipërisë në hapësirën gjeografike midis

koordinatave 40;43’ dhe 41’24’ gjatësi gjeografike veriore dhe 19’33’ e 20’36’ gjerësi

gjeografike në lindje. Sipas të dhënave të vitit 1925, sipërfaqja e prefekturës së

Elbasanit ishte 2954,90 km2, popullsia numëronte rreth 83627 banorë, dendësia ishte

28 banorë për km2. Kjo prefekturë kufizohej me prefekturën e Tiranës e të Dibrës në

veri, si kufi verilindor kishte Jugosllavinë, në juglindje me prefekturën e Korçës,

ndërsa në jug me prefekturën e Beratit dhe në perëndim me prefekturën e Kavajës2.

Nga pikëpamja fiziko – gjeografike prefektura e Elbasanit karakterizohej nga një

reliev kodrinor–malor, kurse fushat janë të pakta. Gati 70% e zënë malet. Në

nënprefekturën e Elbasanit ngrenë krye malet e Sopotit, Bukanikut, Kërrabës, Guri i

Pikës, Shebeniku, Kaptina e Martaneshit, Morava etj. Në nënprefekturën e Gramshit

ndodhen Grabova, Kamja, Shënepremtja. Terrenet kodrinore–malore shtrihen në

1 V. Duka, Qytetet e Shqipërisë në vitet 1912-1924, Tiranë, 2002, f. 9

2 T. Selenica, Shqipëria në vitin 1927, Tiranë, 1928, f. 248

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

xiv

perëndim si dhe në të dy anët e lumit Shkumbin e Devoll, që e përshkojnë në jug e

qendër këtë prefekturë. Në jugperëndim është zona karstike e Dumresë me dhjetëra

liqene që i japin asaj vlera të mëdha turistike. Elbasani dhe Peqini përshkohen nga

lumi Shkumbin, ndërsa Gramshi nga lumi Devoll3.

Ka edhe një numër të madh përrenjsh që e përshkojnë Elbasanin, Peqinin, Gramshin,

si Kusha, Zaranika, Manazderja, Cërrunja, Holta, Tomorrica etj.

Krahinat që përfshihen në brendësi të saj janë; Dumreja, Peqini, Mollasi etj.

Pasuritë e saj nëntokësore e mbitokësore janë të shumta, si p.sh. bakër, plumb, squfur,

vajguri, qymyrguri, serë, hekur-nikel në zonën e Përrenjasit e metale të tjera.

Në mjaft studime sot, pranohet se e para shkrimtare që na paraqet një pasqyrë të gjallë

të Elbasanit të fillim shekullit XX dhe ia paraqiti Evropës së kulturuar, ishte

udhëpërshkruesja angleze Edith Durham. Në një farë mënyre kjo analizë e plotë dhe

ky përshkrim i hollë i shkrimtares jo vetëm për Elbasanin, por edhe për shqiptarët e

Shqipërinë, apo “Vendin e Shqiponjave’’ sic e quan ajo në veprën e saj “Brenga e

Ballkanit”, mbetet i vetmi dokument autentik nga mund të nisë historia e qytetit tonë

gjatë viteve të Rilindjes Kombëtare.4

Në kohën e Shpalljes së Pavarësisë Elbasani ndodhej nën pushtimin serb. Në prill të

vitit 1913 u larguan serbët dhe u vendos autoriteti i Qeverisë Kombëtare të Vlorës.

Ndërsa Elbasani dhe disa zona përreth tij mbeti nën juridiksionin e Qeverisë së

Vlorës, trevat mbi bregun e djathtë të lumit Shkumbin kishin kaluar nën pushtetin e

Pleqësisë së Shqipërisë së Mesme të Esat Pashë Toptanit. Gjatë qëndrimit të KNK-së

në Shqipëri, Elbasani vazhdonte të ishte qendër sanxhaku.5

Në vitet e para (1914-1915) të Luftës së parë Botërore, kur Shqipëria u shndërrua në

arenë luftimesh ndërmjet fuqive të huaja, një pjesë e viseve të Shqipërisë së mesme

ndodhej nën kontrollin e forcave kryengritëse të Haxhi Qamilit. Në janar të vitit 1916

hynë në Shqipëri ushtritë e Austro – Hungarisë, në ndjekje të ushtrisë serbe. Brenda

një kohe të shkurtër, ndër të tjera ato pushtuan qytetet e Tiranës, Durrësit dhe

Elbasanit, duke zbuar që këtej forcat e Esat Pashë Toptanit. Pushtimi i gjithë vendit

duke përfshirë këtu edhe qytetet, prej ushtrive ndërluftuese, u shoqërua me pasoja të

rënda ekonomike e politike. Shqipëria u trajtua gjatë kësaj lufte si një monedhë

3 T. Selenica, Shqipëria në vitin 1927, Tiranë, 1928, f.248 4 H. Ceka, Edith Durham, botuar në Elbasani – enciklopedi Në Panteon drejt Panteonit 2000, Elbasan,

2000, f 323

5 V. Duka, Qytetet e Shqipërisë në vitet 1912-1924, Tiranë, 2002, f.18-20

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

xv

këmbimi nga të dy grupet ndërluftuese të Antantës dhe Bllokut Qendror. Pushtimi i

plotë ushtarak i vendit solli ndryshime të dukshme në jetën e qyteteve shqiptare.6

Në fillim të viteve ‘20 në shtetin shqiptar u ruajt po ajo ndarje administrative që ishte

miratuar në vitin 1914 nga Statuti Organik, me të vetmin ndryshim, që nga 7

prefektura në krejt vendin, u bënë 10 të tilla. Sipas regjistrimit të vitit 1926, prefektura

e Elbasanit përbëhej nga 2 nënprefekturat: Peqini dhe Gramshi, ndërsa Elbasani quhej

Qendër. Secila prej nënprefekturave ndahej në komuna, ose siç quheshin ndryshe

krahinari, gjithsej 5, që përfshinin një numër fshatrash, gjithsej 312. Pjesa më e madhe

e popullsisë banonte në fshat, rreth 73 219 banorë dhe përbënte gati 87.5 % të

popullsisë, që ishte e shpërndarë në mënyrë të pabarabartë. Nga kjo popullsi e fshatit,

shumica ishte e përqendruar në viset malore, për shkak të relievit që predominonte, si

dhe të faktorëve historikë që kishin vepruar në rrjedhën e shekujve.7 Popullsia

qytetare përbënte rreth 12.5% të popullsisë së gjithë prefekturës. Ajo ishte e vendosur

kryesisht në qytetin e Elbasanit, që ishte edhe qendra e prefekturës. Elbasani ndodhej

mbi trojet e qytezës antike të Skampës. Në vitin 1926 kjo qendër e Elbasanit kishte 3

krahina, atë të Qukësit, Librazhdit dhe Çermenikës, si edhe rrethin e qendrës me rreth

7837 shtëpi dhe popullsia e tij llogaritej në 29 029 frymë., ndërsa si qendër ai kishte

174 katunde, 11624 shtëpi dhe 55708 banorë gjithsej. Një qytet tjetër i prefekturës

ishte Peqini me rrethin e qendrës, pa asnjë krahinari, 1976 shtëpi dhe 9668 frymë,

ndërsa Gramshi ishte një qendër administrative e nënprefekturës dhe nuk kishte

tiparet e një qyteti. Ai kishte rrethin e tij të qendrës, dy krahinari 2626 shtëpi dhe

15852 banorë.8

Në fillim të viteve ‘20 të shekullit XX, Shqipëria paraqitej me një gjendje të

prapambetur ekonomike- shoqërore si dhe nivel të ulët të zhvillimit të forcave

prodhuese. Një prapambetje e thellë e Shqipërisë në vitet 1923 – 1925, gjente

pasqyrim në të gjitha fushat e jetës ekonomike dhe shoqërore. Industria ishte në fazën

e foshnjërisë dhe pothuaj në stadin artizanal, ndërsa rrjeti rrugor dhe mjetet e

transportit ishin të pakta dhe në një gjendje të keqe, gjë që ishte bërë pengesë për

zhvillimin e forcave prodhuese. Tregtia e jashtme dhe bilanci i pagesave paraqiteshin

në deficit kronik, kurse financat e shtetit ndodheshin në krizë të vazhdueshme. Fillesat

e tregtisë janë shumë të hershme. Dokumenti më i hershëm që dëshmon për fillimin e

6 V. Duka, Histori e Shqipërisë 1912-2000, Tiranë, 2007, f. 90

7T. Selenica, Shqipëria në vitin 1927, vepër e cituar, f. 247

8 Po aty, f.247

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

xvi

tregtisë në qytetin e Elbasanit është Kanunameja e vitit 1569. Në vitin 1606 Elbasani

ishte kryeqendër e Shqipërisë së Mesme dhe kishte pazarin me shumë dyqane dhe

sheshe për shitjen e produkteve bujqësore dhe blegtorale.9

Qytetarët elbasanas kishin dyqanet e tyre në disa vende të posaçme apo sheshe të cilat

janë pasqyruar edhe në regjistrat e kadiut të qytetit qysh në periudhën e fundit të

shekullit XIX.10 Këto sheshe ishin: Bezistani, Qoshja, Sheshi i Tabakëve, Porta e

Kalasë, Pazari i Zahireve, Pazari i Vjetërsirave dhe Pazari i Zarzavateve në të cilët

ishte përqendruar tregtia e qytetit në përgjithësi. Në këto sheshe, krahas dyqaneve ku

shiteshin mallrat e prodhuar nga esnafet, në përgjithësi kryhej edhe shitja e

prodhimeve bujqësore e blegtorale, apo atyre të artizanatit shtëpiak të fshatit. Sipas

regjistrave, në këto sheshe ishin rreth 340 dyqane, por po të llogarisim këtu edhe

numrin e esnafeve të cilët ishin të vendosur në rrugë të ndryshme të tregut, mendohet

se ky numër mund të ketë qenë edhe më i madh. I rëndësishëm është fakti që të dhëna

të tilla flasin për një tregti të zhvilluar në Elbasan në fund të shekullit XIX, periudhë

kjo që përkon me reformat të cilat ndikuan në rritjen e prodhimit të mallrave si edhe

fuqizimin e tregut e shtimin e numrit të dyqaneve.11 Të gjitha këto qendra dhe rrugët

ku ishin vendosur esnafet përbënin pazarin e qytetit, i cili ishte qendra e jetës

ekonomike të qytetit.

Përpara shek. XX një vend të rëndësishëm në tregti zinte elementi mysliman kurse

qysh në fund të shek XIX del në plan të parë elementi i krishterë që do të bëhet

pjesëmarrës aktiv në fushën e tregtisë. Tregtarët e krishterë dolën vonë në pazar, në

përgjithësi ata kishin si dyqane shtëpitë e tyre. 12

Aktiviteti i gjerë tregtar i kësaj periudhe kohore dëshmon edhe pjesëmarrjen e gruas

në të. Gruaja mund të zhvillonte tregti por edhe gëzonte të drejtën e pronës.

Megjithëse për pjesëmarrjen e gruas myslimane në tregti dhe aktivitetin e saj ka pak të

dhëna dokumentare të drejtpërdrejta, më tepër ato janë të përgjithshme. Mjaft emra

femrash dëshmohen në regjistrat e kohës se kanë në pronësi të tyre dyqane. Lidhur me

këtë, legjislacioni i kohës i njihte si burrit ashtu edhe gruas të drejtën e pronës, paçka

se në raporte të ndryshme.13 Ndërsa, Lef Nosi në një dokument të kohës shkruan:

9 Z. Shkodra, Esnafet shqiptare, shek. XV - XX, Tiranë, 1973, f .590

10 Zh. Daja, Elbasani në vitet 1892-1908, sipas regjistrave osmanë, Tiranë, 2014, f.189 11 Z. Shkodra, Esnafet shqiptare…,vepër e cituar, f.590

12 Zh. Daja, Elbasani në vitet…..,vepër e cituar, f.206

13 P. Thëngjilli, Shqiptarët midis lindjes dhe perëndimit 1506 - 1839, Tiranë , 2002, f.63,

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

xvii

“Gratë në Elbasan, në përgjithësi shesin në shtëpitë e tyre prodhime të bëra me dorë

vetë, ose ndonjëherë dilnin edhe në treg.”14

Lidhja ekonomike e Elbasanit me Gjirokastrën, me Dibrën, Voskopojën e qytete të

tjera tregon jo vetëm pamundësinë për të përballuar nevojat e popullsisë me produkte

dhe mallra, por edhe lidhjen e ndërsjellë të krahinave me njëra-tjetrën si edhe

fuqizimin ekonomik të një pjese të tregtarëve elbasanas, të cilët do t’i gjejmë si

pjesëmarrës në organizime të ndryshme panairesh gjatë kësaj periudhe kohore. Pra,

edhe vetë Elbasani si një nga viset e pasura bujqësore dhe blegtorale të vendit, do të

njohë tregtinë periodike të panaireve. Ndërsa për sa i përket veprimtarisë tregtare me

botën e jashtme, e cila do të kishte ndikim tepër pozitiv në mjaft drejtime, ishte kjo

shtresë tregtare, apo borgjezia tregtare, e cila u bë një faktor me rëndësi në tregtinë

transite dhe atë të panaireve ballkanike.15

Në fillim të shekullit XX prodhime të tilla si vaji duhani, lëkurët e deleve apo dhive,

ndonëse prodhoheshin me mjete primitive, dërgoheshin në sasi të mëdha në tregjet e

Dibrës, Strugës, Ohrit, Manastirit, Shkupit dhe Selanikut si edhe atë të Durrësit prej

nga merrnin rrugën për në eksportet me anë të detit për në tregjet e Venedikut dhe të

Triestes. Në tregun e Elbasanit përveç produkteve vendase dominonin mallra që vinin

nga Triestja si sheqer, pambuk, lëkurë, por edhe produkte që vinin nga Anglia,

Stambolli, Selaniku etj. 16

Qysh në vitin 1870 ishin krijuar gati kudo në qendrat kryesore të vendit agjencitë e

bankës otomane, ato të bankës bujqësore si edhe gjykatoret tregtare. Një degë e

bankës bujqësore ishte ngritur edhe në Elbasan dhe ajo funksiononte në dhënien e

kredive për pronarë të tokave bujqësore. Kështu vetëm gjatë 4 viteve 1905-1909,

çifligarët e Elbasanit morën kredi 80 000 grosh nga banka bujqësore, kredi këto që

dëshmonin se toka po hynte me ritme të shpejta në sferën e qarkullimit. Që nga viti

1858, Elbasani kishte gjykatë tregtare me kodin e saj tregtar, të ndërtuar mbi bazën e

tregtisë së lirë dhe duke zhdukur monopolin e sistemit esnafor tregtar.17

Disa nga zanatet apo profesionet kryesore të organizuara në zeje ishin:

Zeja e regjjes dhe përpunimit të lëkurëve, ose esnafi i tabakëve, një zeje e hershme që

vazhdoi deri në fillim të shekullit XX. Krijimi i statutit të tij qysh në vitin 1657,

14AQSH, Fond 32, dosje 43, f.4-9 15 Z. Shkodra, Esnafet shqiptare…, vepër e cituar, f.303

16 Zh. Daja, Elbasani në vitet….., vepër e cituar, f.203 Shënim: Për më tepër shih botimin e autores

17 Po aty, f.203

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

xviii

dëshmonte shkallën e lartë të legjislacionit, duke qenë kështu më i vjetri në Shqipëri

madje dhe në Ballkan, por njëherazi vërtetonte edhe faktin, që ky esnaf ka qenë nga

më të fuqishmit dhe më të organizuarit në Elbasan. Kjo zeje u dallua edhe nga

pikëpamja tekniko-profesionale, por edhe në fushën politike, sociale apo ushtarake.18

Në fillim të shek. XX, rezulton që në qytet të ishin 58 punishte të regjjes së lëkurëve

të cilat shërbenin edhe si dyqane për shitjen e tyre. Numërohen afërsisht 40 pronarë të

regjistruar si zotërues punishtesh, pra që ose merreshin me këtë zeje ose i kishin

lëshuar me qira dyqanet e tyre. Kjo zeje në çerekun e parë të shek. XX u trondit dhe e

humbi rëndësinë e saj të dikurshme, gjë e cila erdhi si rezultat i importimit të lëkurëve

të gatshme dhe i eksportimit në sasi të konsiderueshme të lëkurëve të papërpunuara.19

Esnafi i saraçëve (prodhimeve prej lëkure për kafshët)

Zeja e saraçëve mori një zhvillim të madh në fund të shek. XIX dhe zë një vend të

rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të fund shekullit XIX dhe kjo e lidhur

drejtpërsëdrejti me zejtarinë e përpunimit të lëkurëve. Dyqanet e prodhimeve prej

lëkure ishin vendosur në rrugën me emrin Saraçhane dhe i përkisnin personave të

mëposhtëm si: Ali Kavaja, Kamber Librazhdi, Ismail Saraçi, Hasan Trashi etj.,

numërohen si të regjistruar rreth 11 të tillë. Mjeshtrit e kësaj zeje prodhonin shala,

frerë, rripa dhe çdo gjë tjetër që ishte e nevojshme për pajisjen e kafshëve të

transportit ose të ngarkesës. Kjo zeje vazhdoi në shek. XIX pa e ndier krizën e rëndë

që provoi zeja e tabakëve, siç duket kjo lidhej me kërkesat e tregut për këto mallra.20

Esnafi i gëzoftarëve

Statistikat flasin për rreth 51 dyqane të zejes së prodhimit të gëzoftarëve në fillim të

shek XX. Nisur nga fakti që nga viti 1901 e në vazhdim kemi mesatarisht rreth 5

dyqane në vit të regjistruar në këtë zeje, këto veprime flasin për një zejtari të fuqishme

ekonomikisht dhe të stabilizuar prej shekujsh. Gëzoftarët punonin qyrqe të bukura me

lëkura kafshësh të buta dhe të egra, një material i shkëlqyer për eksport dhe njëherazi

një material i vyer i përdorur për veshjen dhe zbukurimin nga brenda e jashtë të

rrobave verore e dimërore, për shtresat e pasura qytetare dhe aristokracinë e lartë

feudale. Faktorë që kanë ndikuar në zhvillimin e kësaj zeje ishin kërkesat në rritje te

tregut të huaj, cilësia e prodhimeve, zhvillimi i zejtarisë së regjjes së lëkurëve me të

cilën ajo ishte mjaft e lidhur etj. Dy elemente të veçanta që vihen re këtu janë: së pari

18 Z. Shkodra, Esnafet shqiptare..., vepër e cituar, f.208

19 V. Duka, Qytetet e Shqipërisë...., vepër e cituar, f.25

20 Xh Daja, Elbasani……., vepër e cituar, f.130-132

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

xix

dominimi i elementit mysliman dhe prania e femrave, numërohen rreth 6 femra.

Pjesëmarrja e gruas në këtë esnaf lidhet me kontributin në disa zeje me karakter

shtëpiak të elementit femëror. Sikurse edhe mjaft zeje të tjera edhe ajo e gëzoftarëve

njohu rënie në fillim të shek. XX, gjë që lidhet me hyrjen e lirë të mallrave evropianë

të cilave nuk u bënin dot ballë prodhimet e zejtarisë sonë e nën peshën e konkurrencës

së tyre vazhdoi rrënimi i zejtarëve të prodhimeve prej gëzofi etj21.

Esnafi i pashmakëve dhe papuçeve

Në regjistrat e kadiut të qytetit rezultojnë një numër i madh dyqanesh të kësaj zejeje

rreth 43, që u përkisnin Selim Vërçanit, Ali Kozes, Ali Elezit, Veniamin Nosit,

Abdullah Bodinit, Musa Spahiut etj. Në krahasim me periudhat e fillimit të kësaj zeje

në fund të shekullit XIX dhe fillim i shek.XX, kjo zeje erdhi duke u rritur dhe kjo për

shkak të kërkesave të tregut në rritje për këto mallra që prodhoheshin nga këta zejtarë

si papuçe, opinga me thurje të pjesës së sipërme, pashmangë të kuqe të stolisura me

fije ari, nallane, këpucë me ngjyra etj. Kjo zeje vazhdoi me ritme të zakonshme deri

në vitet ‘70 të shek. XIX kur këpucët me qafa filluan të gjenin një përdorim të gjerë.

Në vitet 1904-1905 gjejmë dy dyqane që i përkisnin zejes së prodhimit të këpucëve që

zëvendësuan pashmangçinjtë në pronësi të Kozma dhe Dhimitër Mullisit. Këta

prodhonin këpucë të llojit allafrënga, sikurse kishin filluar të prodhoheshin në gjithë

Shqipërinë dhe në ndryshim nga zeja e mëparshme që i përkiste elementit mysliman,

kjo zeje e re i përkiste kryesisht elementit ortodoks. 22

Esnafi i kasapëve

Në fillim të shek. XX janë regjistruar rreth 21 dyqane që i përkisnin kësaj zeje. Zeja e

kasapëve kishte pësuar rritje dhe kjo për shkak se kërkesat ishin në rritje për produkte

ushqimore lidhur me rritjen e popullsisë. Këto produkte i rezistuan më shumë

konkurrencës dhe që nga fundi i shek XIX në këtë zeje përveç myslimanëve ishin

përfshirë edhe ortodoksët. Kështu në këtë kohë 4 dyqane i përkisnin ortodoksëve.

Dyqanet e tyre ndodheshin në rrugën me të njëjtën emër (sot afërsisht identifikohet

me rrugën “11 Nëntori”) Sipas normave të vendosura shekuj më parë, kasapi duhej të

shërbente me rregull e të mos jepte mallin e prishur ose të mangët.23

Esnafi i kujunxhinjve (argjendarëve)

21 Xh Daja, Elbasani……., vepër e cituar, f.134-137

22 Z. Shkodra, Qyteti shqiptar gjatë Rilindjes Kombëtare, Tiranë, 1984 … f.111

23 Z. Shkodra, Esnafet shqiptare....., vepër e cituar, f.62

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

xx

Një nga esnafet që ka gjetur pasqyrim pothuaj në të gjithë regjistrat e kadiut të qytetit

për periudhën deri në vitin 1908 është ai i kujunxhinjve. Sipas këtyre regjistrave

gjejmë emrat e gati 47 argjendarëve dhe 64 dyqane të argjendarëve të regjistruar për

të kryer veprime të ndryshme. Nëse do t’i referohemi shifrave, del se në fillim të shek.

XX në Elbasan kishte rreth 64 argjendarë, ndërsa në vitin 1913 kishte rreth 10

argjendarë. Ky qytet kishte qenë deri në mes të shek XIX një nga qendrat më të

njohura për sa i përket zhvillimit teknik dhe artistik të argjendarisë, sikurse pati edhe

një rritje të madhe të kërkesës për objekte luksi. Shumë familje jetonin me

mjeshtërinë artistike të argjendarisë e në dyqanet e tyre prodhoheshin objekte luksi

personale e sende të tjera mjaft cilësore, të cilat pëlqeheshin nga vendasit dhe të huajt.

Në prodhimet e tyre, vend të veçantë zinin objektet artistike të përdorimit të gjerë si

shandanët, kandilat, gotat, gërshërët, lugët, pirunët etj. Për gratë, p.sh. vazhdonin të

prodhoheshin byzylykë, unaza, karfica, vathë, gjerdanë etj., ndërsa për burrat

prodhoheshin qostekë sahatesh, zinxhirë dekorativë, zbukurime armësh etj. Në rënien

e numrit të argjendarëve dhe prodhimeve të tyre pas vitit 1912, sikurse edhe në rënien

e fitimeve dhe mbylljen e punishteve të shumicës prej tyre, ndikuan një sërë faktorësh

si varfërimi i shtresave të gjera qytetare e fshatare, importimi i armëve të fabrikave

moderne europiane etj. Ajo që të bie në sy në këtë lloj zeje, është mbizotërimi i

elementit ortodoks, rreth 61.5 %, të cilët në pjesën më të madhe i kishin shtëpitë në

lagjen Kala. Dyqanet e tyre ishin vendosur në rrugën nga porta e Kalasë drejt

perëndimit deri në Qoshe (kryqëzimin e “1 Majit” sot)24

Dominimi në shekuj i elementit ortodoks në këtë zeje dukej edhe në emërtimin në të

folurën popullore të rrugës ku ishin vendosur dyqanet e kujunxhinjve “Urumhane”, ku

“rum” quheshin ortodoksët e Ballkanit Jugor nga turqit.25

Esnafi i dyfekxhinjve (prodhuesit e armëve)

Zeja e prodhimit të armëve ka një traditë të hershme në qytetin e Elbasanit, por ajo u

zhvillua më shumë në periudhën nga fundi i shek. XIX dhe fillim i shek. XX. Në

regjistrat e kadiut të qytetit për periudhën në fjalë jepen të dhëna për rreth 12 persona

pronarë të dyqaneve të prodhimit të armëve. Historia e prodhimit të armëve në

Elbasan është e hershme. Njoftimet që vijnë nga Çelebiu, përputhen edhe me burimet

dokumentare vendase. Por, edhe në shekujt e mëvonshëm vazhdoi të zhvillohet kjo

24 Xh. Daja, Elbasani……., vepër e cituar, f.146-150

25Sh. Demiri, Histori e shkurtër e trevës së Elbasanit, Tiranë, 2000, f.47

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

xxi

zeje, gjë që vërtetohet edhe nga të dhënat e regjistrave. Po kështu në to vërtetohet se

kjo zeje ka qenë në dorë të elementit mysliman. Në shekujt XVIII dhe XIX kjo zeje

arriti zhvillim të madh dhe u bë e njohur brenda dhe jashtë vendit. Mjeshtrit më të

mëdhenj në punimin e armëve kanë qenë nga familjet Karadaku, Zabzuni, Baxhaku,

Guranjaku e Shëngjini, dyqanet e të cilëve ndodheshin në vazhdim të rrugës së

argjendarëve dhe quhej rruga e dyfekxhinjve. Kjo zeje ka pasur lidhje të ngushta me

atë të kuinxhinjve, pasi armët stoliseshin me dekore e ornamente me argjend (serm).

Po kështu, ata lidheshin me saraçët e me saçmexhinjtë të cilët merreshin të parët me

përgatitjen e rripave, kollanëve të fishekëve etj., ndërsa të dytët me prodhimin e

pjesëve të rëndësishme të armëve. Në fillim të shekullit XX kjo zeje për shkak të

konkurrencës së mallrave perëndimorë filloi të bjerë.26

Esnafi i prodhuesve të saçmave

Në regjistra, për periudhën në fjalë, figuron i regjistruar edhe ky esnaf, i cili nga

fillimi i shek XX fillon të bjerë, fakt që duket nga mosregjistrimi më i asnjë dyqani

nga kjo periudhë kohore, por duhet të theksojmë se kjo, mes të tjerash, është e lidhur

edhe më rënien e prodhimit të armëve në mënyrë artizanale. Megjithatë po të shikosh

numrin e dyqaneve në fund të shek XIX rreth 22, e po ta krahasosh këtë numër me atë

të shekullit XVII kur kishte vetëm një të tillë, e kupton rëndësinë e zejes dhe rritjes së

kërkesës për prodhimet e saj për një periudhë të gjatë kohore gati tre shekullore. Po

kështu edhe prania e elementit mysliman në këtë zeje ishte e lidhur me traditën që

përcaktonte faktin që në ushtri e në luftë shërbenin vetëm myslimanët. Saçmat fillojnë

të bëhen pjesë e sigurimit nga eksporti në fillim të shek XX, pasi prodhimi industrial e

konkurronte ndjeshëm atë artizanal. Deri në shek XIX zejtarët i përgatisnin fishekët

duke i mbushur saçmat që u vinin të gatshme nga Venediku me barutin që merrnin

nga krahina e Matit. Dyqanet e tyre ishin vendosur në rrugën me të njëjtën emër atë të

saçmaçinjve. Disa nga zejtarët e kësaj zeje ishin Abdulla Daiu, Mehmet Shkodra, Ali

Mullisi, Ymetullah Stringa, Mustafa Luniku, Hasan Qose, Hysein Mullajonuzi etj.27

Esnafi i mejhaneve ose prodhimit dhe shitjes së pijeve

Dyqanet e kësaj zeje ishin vendosur në rrugën me emrin “Mejhane” dhe i përkisnin

këtyre personave: Kamber Matraxhiu, Musa Shijaku, Mustafa Bishqemi, Hamide

Perihani, Ismail Qorri, Hysen Krypa, Xhaferr Sefa, Hasan Kila etj., afërsisht 41

26 Xh. Daja, Elbasani……., vepër e cituar, f.153-155

27Po aty, f.141-143

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

xxii

mejhane për periudhën deri në vitin 1908. Edhe këtu sikurse në të shumtën e zejeve që

pasqyruam vihet re një rritje të numrit të dyqaneve në periudhën në fjalë, edhe pse

mbi fillimet e kësaj zeje nuk ka ndonjë të dhënë ose më mirë nuk e gjejmë të

pasqyruar, por kjo s’do të thotë që kjo zeje nuk ka ekzistuar, pasi logjika të çon në një

arsyetim të tillë se mbase prodhuesit e pijeve nuk kanë qenë të organizuar dhe

punonin ndoshta individualisht në shtëpitë e tyre. Të dhënat për fillimin e shek XX

flasin qartë se kjo zeje i rezistoi kohës e ndoshta për shkak të kërkesës dhe

teknologjisë së thjeshtë të prodhimit, apo edhe lëndës së parë. Mejhanexhinjtë

prodhonin raki, uthull, verë, musht, prodhime këto që nuk kërkonin ndonjë specialitet

të veçantë apo investime të mëdha në krahasim me zeje të tjera.28 Kjo zeje zotërohej

nga elementi mysliman, kurse ai ortodoks zinte rreth 12 % të numrit të përgjithshëm

të zejtarëve, ose rreth 5 dyqane, megjithëse në të dhëna të ndryshme të profesor Sh.

Demirit ose Lef Nosit përmenden një sërë familjesh ortodokse që e zotërojnë një zeje

të tillë, edhe pse ata nuk figurojnë si të regjistruar, si p.sh. Popat, Dodbiba, Papajanët,

Xhuvanët, Shuteriqët, Papamihalët, Paparistot etj. Ja si shkruan Lef Nosi

“Mejhanexhinjtë ortodoksë kishin korita në shtëpi dhe bënin raki e uthull. Disa prej

tyre kishin edhe dyqane e disa shisnin nëpër shtëpi ditën a në mbrëmje.”29

Esnafi i biçakçinjve ose punimit të brisqeve

Ky esnaf apo punuesit e brisqeve, me një prejardhje të hershme profesionale, kishin

rreth 7 dyqane në periudhën e fillimit të shekullit XX, të regjistruar në pronësi të

familjeve me mbiemër Garunja, Gaxho, Ashiku. Kjo zeje ka rënie në numrin e saj, gjë

që tregon edhe uljen e kërkesës për këtë mall në këtë kohë. Biçakët e prodhuar në

Elbasan ishin të një cilësie mjaft të lartë, saqë eksportoheshin jashtë Shqipërisë. Kjo

zeje zhvillonte një veprimtari te pasur për prodhimin e thikave, hanxharëve,

jataganëve të stolisur me punë argjendi, të brisqeve të madhësive të ndryshme etj. Në

fillim të shekullit XX vëllezërit Bebeti dhe Shkodrani fillojnë të prodhojnë edhe

karfica, krehra etj. Biçakçinjtë më të përmendur kanë qenë Veli Sejdini, Nuredin

Gica, Hasan e Hamdi Lami etj., por në tërësi kjo zeje i përkiste elementit mysliman.30

Esnafi i kazazëve (mëndafshpunuesit)

28Xh. Daja, Elbasani……., vepër e cituar, f.143-146

29 AQSH, Fond 32, dosje 43, f.4-9

30 Xh Daja, Elbasani……., vepër e cituar, f.155-157

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

xxiii

Në regjistrat e kadiut të qytetit ishin regjistruar 2 dyqane që i përkisnin zejes së

mëndafshpunuesve dhe konkretisht ata i përkisnin familjeve Çengeli dhe Murati, por

përveç tyre në regjistrat e kohës gjenden edhe persona të tjerë të cilët kanë deklaruar

si zeje të tyre me të cilën merreshin atë të mëndafshpunuesve si p.sh. Xhaferr Ali

Kumi, Sali Shypheja etj. Pëlhurat e prodhuara prej mëndafshi në Elbasan ishin mjaft

të bukura. Nuk mund të themi me saktësi numrin e tyre në fillim të shekullit XX, por

në këtë kohë sikurse edhe shume zeje të tjera edhe kjo e kazazëve pësoi rënie, ose e

humbi rëndësinë e saj të dikurshme.31

Esnafi i duhanxhinjve

Në regjistrat e kadiut të qytetit janë paraqitur si të regjistruar 4 zejtarë që merren me

këtë zeje, por gjithsesi mendohet se ky numër nuk është i plotë. Përmenden si të tillë

Abdyl Curri, Ismail Qorri, Ibrahim Huta e familja Sara, të gjithë i përkisnin elementit

mysliman. Fillimisht tregtia e duhanit ishte e lirë dhe bëhej nga prodhuesit e tij, por

më pas regjistrat flasin për tregtarët e duhanit (tutunxhinjtë) të cilët e blinin nga

prodhuesit e përpunonin dhe e shisnin. Elbasani në tregtinë e duhanit zinte një vend të

rëndësishëm në territorin shqiptar. Disa nga anëtarët e këtij esnafi ishin Jusuf

Kokunja, Abdullah Palluqi, Ibrahim Serjani, Ismail Qorri etj gjithsej të regjistruar

rreth 12 anëtarë. Duhani megjithëse përpunohej me mjete primitive ishte mjaft i

kërkuar në treg. Nga Durrësi duhani eksportohej drejt Venedikut dhe Triestes, kurse

nga lindja drejt Dibrës, Ohrit, Strugës, Selanikut, Manastirit dhe Shkupit. Por edhe

këtu tregtia i përket elementit mysliman. Fuqizimi i zejes së përpunimit dhe tregtimit

të duhanit në fund të shek. XIX dhe fillim të shek. XX i parapriu formimit të

shoqërisë anonime industriale të duhanit, në vitin 1927 “SAIDE”. 32

Esnafi i terzinjve (rrobaqepësve)

Në fund të shekullit XIX esnafi i terzinjve mund të ketë pasur rreth 10 terzinj apo

artizanë rrobaqepës, megjithëse kjo shifër në ndryshim nga zejet e tjera nuk është e

tillë në regjistrat e Kadiut të qytetit ku figurojnë vetëm dy emra që kanë regjistruar

shtëpitë e tyre si vende të ushtrimit të kësaj zeje dhe konkretisht Anastas Sotir Terziu

dhe Ibrahim Terziu. Sipas të dhënave të Muzeut Etnografik të qytetit, profesor Zija

Shkodra dhe M. Kaucky ky numër i terzinjve në Elbasan është më i madh, rreth 10 të

tillë, por rezulton që kjo zeje të ketë rënie, megjithëse esnafi i tyre ishte mjaft i

31 Xh Daja, Elbasani……., vepër e cituar, f.160-161

32 Z. Shkodra, Qyteti shqiptar......., vepër e cituar, f.233

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

xxiv

organizuar, të gjithë të besimit mysliman, kishin kodikun e tyre, bajrakun e tyre

(flamurin) që më vonë u bë edhe bajraku i esnafit të madh. Esnafi i Madh ishte

bashkimi i esnafeve të disa zejeve si kazazëve, terzinjve dhe argjendarëve. Bajraku i

terzinjve ishte me pëlhurë të bardhë, mbi të cilën kishte një dorë të madhe të kuqe të

hapur dhe një shpatë po të kuqe, e ky ngulej në Bezistan. Terzinjtë në fillim të

shekullit XX punonin kostumet e burrave dhe grave që shquheshin për stilin e veçantë

shqiptar e pasqyronin tiparet etnografike të krahinës. Ata punonin gjithashtu jelekë,

xhamadanë, xhybe etj., por të gjitha me copa të kushtueshme të ngjyrave të ndryshme,

zbukuruar me motive vendase, thurur me gajtanë, fije ari ose argjendi etj.33

Megjithëse edhe kjo zeje në tërësi i përkiste elementit mysliman, Lef Nosi pohonte se

kishte edhe ortodoksë në këtë zeje, si Sotir Beca, Nos Dhespoti, Avram Borodani,

Lazër Lazri etj. Nga terzinjtë myslimanë përmendim: Hasan Dilja, Tahir Kryemadhi,

Cen Pajova, Shaqir Çoçoli, Dyl Peqini, Bim Terziu, Hasan Roseni etj. Dyqanet e tyre

ishin vendosur në qendër të qytetit në Bezistan dhe në përgjithësi zeja e terzinjve

bënte pjesë në kategorinë e zejeve me shumë punëtorë, por dallohen këtu punishtja e

Hasan Diles dhe Tahir Kryemadhit ku punonin 10 - 12 punëtorë dhe kallfë të

kualifikuar ku disa ishin modelistë, prestarë ose qepës të fijeve të arit dhe argjendit.

Kjo zeje artistike e punës me dorë që shkëlqeu për thuajse dy shekuj filloi të bjerë e të

zëvendësohet plotësisht nga terzinjtë e kostumeve evropianë në dy dekadat e para të

shek. XX. Këtu ndikoi ligji i vlerës dhe dispozitat shtetërore të cilat bënin presion të

vazhdueshëm për ndalimin e veshjeve të stolisura me ar dhe argjend.34

Esnafi i hanxhinjve

Ky esnaf bënte pjesë në kategorinë e zejeve të shërbimit. Në periudhën e fillim

shekullit XX në qytetin e Elbasanit ka pasur rreth 17 hane, ose të paktën të regjistruar

si të tillë, numër ky që dëshmon për një rritje të ndjeshme të tyre. Duke qenë pjesë e

zhvillimit urban të qytetit i cili po ndërtohej sipas stilit otoman islamik, por edhe e

lidhur ngushtë me zhvillimin ekonomik dhe tregtar të qytetit, ndërtuar më shumë për

qëllime praktike sesa artistike, hanet e kësaj periudhe nuk kishin ato cilësi

arkitekturore që viheshin re në hanet e periudhës selxhuke. Vendndodhja e qytetit në

kryqëzimin mes Durrësit, Beratit, Dibrës dhe Ohrit i jepte mundësi atij të ishte një

33 Xh. Daja, Elbasani……., vepër e cituar, f.168-170

34 Z. Shkodra, Qyteti shqiptar......, vepër e cituar, f.138

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

xxv

pikë e rëndësishme dhe stacion i rëndësishëm në tregtinë e brendshme për trevat

shqiptare dhe më gjerë. Ndaj hanet i gjejmë të shpërndarë edhe në hapësirën e qytetit,

madje në pjesën kryesore të tij që ishte pazari, pasi ishte e domosdoshme për të

lehtësuar edhe akomodimin e tregtarëve që vinin nga vise të ndryshme të Shqipërisë,

sikurse edhe vendosja e nallbanëve pranë tyre për t’i ardhur në ndihmë e për t’i

shërbyer karvanëve me kuaj të tregtarëve. Edhe ky esnaf i përkiste elementit

mysliman, ku disa ndër pronarët e tyre në këtë qytet i kemi nga familjet Banja, Kasa,

Hoxha, Hastopalli, Stafa, Kapedani, Gjata, Matraxhiu, Mitare etj.35

Pjesë e zejeve të shërbimit, në fillim të shekullit XX ishin edhe hamamet, që ofronin

shërbimin e larjes me ujë ose avull për popullsinë myslimane. Hamamet ishin për

burra dhe gra. Ato shërbenin si vende takimi ku njerëzit çlodheshin e bisedonin me

njëri tjetrin, duke luajtur kështu edhe funksion shoqëror. Ndryshe nga hanet, ato

dalloheshin për arkitekturën e tyre, ku vërehej ruajtja e skemës e traditës së banjave të

vjetra romake me sallën e zhveshjes, atë të nxehtën dhe sallën e ftohtë, ndërsa në

brendësi karakterizoheshin nga format tipike orientale, të veshura me pllaka mermeri

e të mbushura me dritare të vogla që e ndriçonin. Personeli i tyre shërbente për

masazhe, si edhe kujdesej për mirëmbajtjen e pastërtinë. Në fund të shekullit XIX ka

pasur tre hane e 60 hamame në pallatet e zotërinjve. Shtimi i numrit të tyre dëshmonte

për rritjen e popullsisë dhe përkatësinë myslimane të saj.36

Esnafi i berberëve

Në regjistrat e fillimit të shekullit XX gjendet vetëm një person i regjistruar në këtë

esnaf, Sulejman Alush Klloshili, duke dëshmuar se ka rënie në numër të anëtarëve të

këtij esnafi. Por, po të kemi parasysh rritjen e popullsisë deri në shek. XX, një fakt i

tillë do të ishte i papranueshëm, pra kuptohet se ata zejtarë që e ushtronin këtë

profesion nuk janë regjistruar në esnaf për periudhën që po flasim. Dyqanet e tyre

ishin vendosur pranë Bezistanit dhe në Portën e Kalasë. Por, edhe në këtë zeje sikurse

dhe ato të tjera rregullat e përcaktuara në esnaf funksionuan deri në fillimet e para të

shekullit XX dhe më pas kjo zeje iu përshtat ligjeve e rregullave të konkurrencës së

lirë.37

35 Xh. Daja, Elbasani……., vepër e cituar, f.176-178 Shënim: Një informacion më të gjerë e të

hollësishëm për esnafet e Elbasanit, e gjejmë në botimin e autores

36 Po aty, f.178-180

37 Po aty, f.167-168

Page 26: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

xxvi

Në vitet e para pas Pavarësisë, zejtaria shqiptare hyri në krizë të thellë dhe pësoi

tronditje të mëdha. Kjo për shkak të konkurrencës së huaj, hyrjes së lirë të mallrave të

industrisë evropiane, të cilave tregtarët vendas nuk i bënin dot ballë. Pati edhe raste

kur disa prej tyre, të detyruar nga ky ballafaqim me tregun e huaj, bënë përpjekje për

përsosjen e teknologjisë së tyre të prodhimit.

Në Elbasan vihet re se si pasojë e një konkurrence të tillë, në fushën e argjendarisë

p.sh. nga 100 familje që merreshin me një zeje të tille në fund të shek. XIX, në vitin

1914 ky numër do të zbresë vetëm në 10 familje të tilla. Po kështu ndodhi edhe me

zejen e prodhimit të armëve, dyqanet e armëpunuesve në këtë periudhë kohore kishin

marrë trajtën e ofiçinave, vetëm për riparimin e armëve të prishura.38 Edhe zejtaria e

tabakëve filloi të rrënohej, jo vetëm si rezultat i importimit të lëkurëve të gatshme por

edhe i vazhdimit të eksportimit në sasi të konsiderueshme të lëkurëve të

papërpunuara. E njëjta tablo paraqitet edhe kur është fjala për prodhimet e zejtarisë

shtëpiake, të endjes së pëlhurave, qofshin këto të pambukta, të linjta apo të

mëndafshta, të cilat nuk gjenin dot treg shitjeje pasi konkurroheshin gjerësisht nga

mallrat më të lira të importuara nga vendet evropiane. Kohës i rezistoi më shumë zeja

e prodhimit të artikujve ushqimore, zeja e përpunimit të metaleve, e punimit të drurit

etj të cilat në kushtet e mungesës së një industrie të zhvilluar, plotësonin nevoja të

rëndësishme të jetës së përditshme të qytetit dhe fshatit.39 Në qytet pasojat e krizës i

ndjeu veçanërisht prodhimi zejtar, sidomos zejtarët e vegjël të cilët për shkak të të

ardhurave të pakta që siguronin nuk arrinin të paguanin taksat e larta, (të përballonin

konkurrencën e mallrave të huaj që vinin me çmime më të ulëta, shënim i imi)

përballë një fuqie gjithnjë e më të vogël blerësish. Për pasojë mjaft punishte zejtarësh

u mbyllën, por rënia dhe mbyllja e punishteve zejtare në qytet do të vazhdojë edhe pas

mbylljes së ciklit të krizës ekonomike botërore (1933-1938), mjaft të përmendim këtu

që nga 9170 punishte zejtare që kishte Shqipëria në 1928, në 1938 përmenden vetëm

5550 njësi të tilla.40

Farkëtaret në pazarin e Elbasanit përbënin një grup më vete prej afro 30 punishtesh.41

Kodikët e famshëm të esnafeve, si edhe vepra të tjera të rëndësishme, pjesë e

trashëgimisë kulturore të popullit elbasanas, ranë në dorë të intelektualëve të qytetit

38 V. Duka, Qytetet........., vepër e cituar, f.25 39 Po aty, f. 25

40 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Histori e popullit shqiptar III, Toena, 2007, f.109-110

41 V. Duka, Qytetet........., vepër e cituar, f.26

Page 27: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

xxvii

rreth viteve ’30 të shekullit XX dhe të etnografes skoceze Margaret Hazllëk, e cila në

këtë kohë jetonte e vepronte në Elbasan. Madje, është për t’u theksuar zgjimi i

interesit dhe preokupimit të kësaj shtrese intelektuale për arkivimin sistematik të

dokumentacionit historik, falë studiueses dhe udhëpërshkrueses që la gjurmë në

kujtesën e qytetarëve elbasanas, Madam Hazllëk.42

Në aspektin agrar, prefektura e Elbasanit sikurse të gjitha prefekturat e tjera, paraqiste

një gjendje të rënduar ekonomike dhe për më tepër, kriza e viteve 1922 – 1923 e

rëndoi më tej situatën në ekonominë e vendit.

Në aspektin shëndetësor, në vitin 1928, në rrethin e Elbasanit, 76 % e popullsisë ishte

malarike dhe kjo shpjegohej me faktin e ekzistencës së konditave të mjerueshme dhe

mungesës së shërbimit mjekësor.43 Prej tyre 73 % e të infektuarve gjendeshin në

radhët e fëmijëve dhe rreth 50 % e të infektuarve janë në radhët e të rriturve.

Sëmundje të tjera ishin edhe sifilizi, tuberkulozi etj. Në fshatra si Griqan, Jagodinë,

Kuqan, Gjergjan, Polis i Vogël, Labinot fushë, Shushicë, Byshek popullsia vuante

këtu me tepër se në çdo krahinë tjetër të Shqipërisë.44 Gjendja e mjeruar dëshmohet

edhe nga vdekjet e mëdha dhe lindjet e ulëta.45

Nga pikëpamja fetare Elbasani, Peqini dhe Gramshi kishin 172 xhami, 2 medrese, 17

teqe, 196 hoxhallarë, 6 baba, 3 shehlerë, 12 dervishë. Numri i xhamive në këtë

prefekturë ishte 7 herë më i madh se ai i shkollave, duke shënuar njëkohësisht edhe

numrin rekord të xhamive në raport me çdo prefekturë.46

Nga pikëpamja arsimore kulturore është e rëndësishme të theksojmë përpjekjet dhe

sakrificat e popullit të Elbasanit dhe krahinave përreth tij, për përhapjen dhe mësimin

e gjuhës shqipe, zgjimin e ndjenjave kombëtare dhe inkurajimin e luftës që bëhej në

këto zona sikurse dhe në të gjithë Shqipërinë, për mësimin dhe gjuhën. Këto përpjekje

u kurorëzuan me hapjen e të parës shkollë shqipe në Elbasan në 2 gusht 1908, dhe në

tetor 1908 në Shpat, në Bërzeshtë të Librazhdit, në Gramsh si edhe Peqin. Përmendim

një sërë figurash të shquara patriotike që kanë bërë një punë vetëmohuese deri dhe

vetësakrifikuese për edukimin e popullit me ndjenjën e atdhedashurisë dhe

patriotizmit, si p.sh. Teodor Haxhi-Filipi, Kostandin Kristoforidhi, Muç Shqiptari,

42 H. Ceka, Margaret Hazllëk, botuar në Elbasani – Enciklopedi Në Panteon drejt Panteonit 2000,

Elbasan, 2000, f. 331

43K. Mishta, Lëvizja punëtore në Shqipëri, Tiranë, 1976, f.123 44P. Kito. Elbasani në luftë për çlirim, Tiranë, 1971, f. 63

45T. Selenica. “Shqipëria në vitin 1927”, vepër e cituar, f.268

46 Po aty, f. 268

Page 28: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

xxviii

Hysë Ceka, Hasan Gjevori, Tushi Xhani, Shahu Dylgjeri etj.47 Ngjarja më e

rëndësishme nga kjo pikëpamje do të jetë mbajtja e Kongresit të Elbasanit në shtator

1909 dhe, sipas vendimit të këtij kongresi, hapja e shkollës Normale në 1 dhjetor

1909, e para shkollë e mesme e vendit. Fakte të tilla si ekzistenca e një numri të madh

njerëzish të shkolluar e të ditur (në raport me prefekturat e tjera) apo përpjekjet që

bëheshin për dije e kulturë, kishin lënë mbresa edhe tek të huajt që e vizitonin

Elbasanin në atë periudhë kohore. Kështu Edit Durham, një adhuruese e shqiptarëve

por edhe një mike e vyer për Elbasanin do të deklaronte me të drejtë; - ...Në Elbasan,

s’ka vetëm fjalë, por aty prekesh nga përpjekjet që bëhen për dije e kulturë,... ....

Elbasani ëndërron për një të ardhme të ndritur.48

Që nga Rilindja e në vazhdim,veçanërisht në vitet ‘20-’30-të, Elbasani dhe treva e tij

përbën një faktor dhe aktor të rëndësishëm të jetës politike në shkallë kombëtare.

Qysh nga fundi i shekullit XIX, diplomatë të huaj me të drejtë vërenin se Elbasani po

shndërrohej në një qendër graviteti për lëvizjen kombëtare shqiptare. Lëvizja

patriotike e popullit të Elbasanit mori hov akoma më të madh në vitet 1910-1912, kur

një sërë çetash patriotike që vepronin maleve, rrisin në këtë kohë numrin e

pjesëmarrësve në gjirin e tyre si dhe aktivitetin e tyre politik. Patriotët elbasanas në 25

nëntor 1912, sipas orientimit që do të marrin nga Ismail Qemali, do të ngrenë të parët

në vend flamurin dhe do të firmosin shpalljen e Pavarësisë, edhe pse ushtritë turke

ndodheshin akoma në Elbasan. Po kështu në mbledhjen për shpalljen e pavarësisë dhe

ngritjen e flamurit kombëtar në Vlorë, do të marrin pjesë figurat patriotike të qarkut të

Elbasanit: Aqif Pashë Elbasani, Lef Nosi etj. Edhe në Kongresin Kombëtar të

Lushnjës ky qark luajti një rol të rëndësishëm, në mënyrë të veçantë Aqif Pashë

Elbasani, i cili u zgjodh kryetar i Kongresit dhe në krye të Këshillit të Lartë të

Regjencës.

Që nga koha e shpalljes së Pavarësisë, Elbasani bëhet sërish një qendër jo vetëm

politike dhe patriotike, por edhe qendër e një aktiviteti të gjerë kulturor dhe letrar me

karakter demokratik e përparimtar. Formohet një shoqëri letrare, muzikore e teatrale,

themelohet dhe orkestra banda ”Afërdita” e qytetit. Në vitin 1910 ishin formuar dy

klube patriotike, Bashkimi dhe Vëllazëria, që më pas u shkrinë në një të vetëm duke

ndikuar në forcimin e unitetit kombëtar në Elbasan.

47P. Kito. Elbasani në luftë……, vepër e cituar, f. 28

48 E. Durham, Brenga e Ballkanit, Tiranë, 1990, f. 81

Page 29: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

xxix

Pasqyrë e ngjarjeve të kohës do të bëhej shtypi përparimtar, i cili daton me numrin e

parë të gazetës “Tomorri”, e para gazetë shqipe në Elbasan, e përkohshme politike

letrare që del në mars të vitit 1910. Në vitet 1921-1924 në Elbasan u botuan katër

organe të shtypit me frymë patriotike përparimtare dhe konkretisht ishin gazetat “ Ku

vemi”, “Ura e Shkuminit”, “Shkumini” dhe “Elbasani” të drejtuara nga gazetarë

përparimtarë si Sali Çeka, Filip Papajani, Emin Matraxhiu etj.49 Është për t’u theksuar

se në shkrimet e tyre ata godisnin dhe fshikullonin me humor dhe satirë, si edhe pa u

trembur nga censura e kohës, nga gjyqi e nga burgu, ministra e deputetë, bejlerë e

pseudopatriotë, tradhtarë e spiunë nga të gjithë kategoritë. Në faqet e këtij shtypi

gjithashtu analizohej edhe situata ekonomike e politike e kohës. Në vitet ’30 fusha e

letërsisë dhe publicistikës sikurse edhe të gjithë treguesit e tjerë të kulturës morën një

zhvillim të dukshëm. Një sërë titujsh të rinj të revistave e gazetave u shfaqën në këtë

peiudhë, që dëshmonin njëkohësisht për një shtyp të lirë, liberal, me ide kulturore,

shoqërore e politike pluraliste. Në fushën e letërsisë zhvillim mori dramaturgjia e cila

solli një sërë tematikash që vërtet i refeoheshin lashtësisë, por për nga filozofia e tyre

përkonin me mendësitë e kohëve moderne të botës shqiptare, që tashmë kërkonte

rilindje dhe përtëritje. Mes emrave të njohur të dramaturgëve shqiptarë të kësaj

periudhe renditet edhe Et’hem Haxhiademi.50 Veprat e tij do të gjejnë pasqyrim

konkret në fushën e teatrit amator elbasanas, për historikun e të cilit qysh pas vitit

1924 do të niste një etapë e re e rëndësishme. Nën drejtimin e Abedin Caushit si

regjizor dhe skenograf, ishte ngritur një grup amatorësh në teatrin elbasanas dhe nën

drejtimin e këtij intelektuali dhe atdhetari kjo trupë teatrale amatore do të vazhdonte

veprimtarinë e saj jo vetëm deri në fund të viteve ’30, por edhe në vitet e para pas

clirimit të vendit. Në kuadër të publicistikës në Elbasanin e viteve ’30 përmendet

revista letrare “Shkollë Kombëtare”.51

,

49P. Kita. Elbasani në luftën…….., vepër e cituar, f.31 dhe 37

50 R. Elsie, Histori e letërsisë shqiptare, Tiranë, 1997, f 270

51Elbasani – enciklopedi, Në Panteon drejt Panteonit 2000, Elbasan, 2000, f 331

Page 30: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

1

KAPITULLI I

ZHVILLIMI ZEJTAR E INDUSTRIAL I PREFEKTURËS SË

ELBASANIT

I.1. Veçoritë e zhvillimit të zejtarisë dhe artizanatit

Në fillim të shekullit XX qyteti i Elbasanit i ruante pothuajse të pandryshuara tiparet

otomane ballkanike, të formuara gjatë sundimit osman, në aspektet e jetës ekonomike

e sociale. Rolin kryesor në jetën ekonomike të qytetit, e luante pazari me njësitë e tij

të prodhimit dhe të shkëmbimit.52 Bazën ekonomike të qyteteve e përbënte prodhimi i

vogël zejtar, ku prodhuesi përgjithësisht merrej edhe me shitjen e produkteve të tij e

mjaft prej tyre nuk ishin shkëputur ende nga prodhimi bujqësor. Në Elbasan, flasim

për një zejtari të specializuar, nga pikëpamja e prodhimit. Çdo prodhues i vogël

ushtronte një zeje të caktuar dhe këto zeje ishin të organizuara në formën e esnafeve.

Esnafet, përbënin bazën e jetës ekonomike të qytetit dhe në to ishte e përfshirë një

pjesë e konsiderueshme e popullsisë myslimane apo ortodokse. Esnafet përbënin

grupe të organizuara, të cilat kishin në bazë mjeshtrin, kallfën dhe çirakun, kurse mbi

ta ishin drejtuesit dhe përgjegjësit, si shehlerët, nakibët, duaxhitë, çaushët etj., të cilët

ndihmoheshin në punën e tyre nga këshilli i pleqve. Baza e prodhimit ishte puna e

dorës dhe rregulli e disiplina mbështeteshin në parime fetare e morale.53

Kjo formë e organizimit të prodhimit në Elbasan, vazhdoi si e tillë deri në 20-vjeçarin

e parë të shekullit XX, megjithëse në burime letrare, gojore apo kodikë testiresh,

dëshmohet se esnafet i mbyllën përgjithmonë portat në vitet 1900, (argjendarët

konkretisht, apo në 1907 terzinjtë etj). Por, duhet theksuar se megjithëse ato vazhduan

të ekzistonin deri në fillim të shekullit XX, qysh nga vitet 60 të shekullit XIX, këto

esnafe nuk vepronin më si organizata të rregullta. Kjo kishte ndodhur për një sërë

arsyesh si p.sh., vendosja e Tanzimatit i cili shpejtoi rënien e funksionit ekonomik të

esnafit dhe i zhveshi ato nga funksionet kryesore duke i kaluar tashmë në duart e

shtetit; importimi i mallrave të manifakturës europiane në fund të shekullit XIX etj.54

52 V. Duka, Qytetet......., vepër e cituar, f.11

53 Xh Daja, Elbasani……., vepër e cituar, f.121

54 Po aty, f.121-123

Page 31: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

2

Njësitë zejtare, në ndryshim nga ndërmarrjet industriale të cilat kishin një bazë

teknike të mekanizuar, karakterizoheshin nga veglat e dorës, ose makineri të vjetra e

të amortizuara, me disa përjashtime në një pakicë të tyre, që ishin pajisur me mjete

relativisht moderne. Këto njësi zejtare ndaheshin sipas degëve të prodhimit në:

punishte të prodhimeve të veshmbathjes, të prodhimeve ushqimore, të lëndëve të

ndërtimit, përpunim metalesh, energji elektrike, e prodhime të ndryshme të tjera.

Prodhimi industrial i kësaj periudhe përfaqësohet nga ndërmarrje të vogla ekonomike

dhe rreth 68.4 % të numrit të ndërmarrjeve, e përbënin njësitë me më pak se 10

punëtorë, ndërsa ato njësi me më shumë se 50 punëtorë përbënin vetëm 5,6 % ose 9 të

tilla, por ku duhet patur parasysh se 8 prej tyre ishin ndërmarrje minerare të shoqërive

të huaja. Kapitali i huaj, ishte investuar pikërisht në këtë fushë, si edhe atë të

doganave e të Bankës Kombëtare.55

Në vitin 1931, kur edhe në këtë qark sikurse mbarë vendin tonë, kishte filluar të

ndihej era e krizës ekonomike, në fushën e zejtarisë vihej re shtimi i numrit të të

papunëve dhe kjo për shkak të depërtimit të mallrave të importit, të cilat hynin me një

taksë të ulët doganore. Mendimi i Odës ishte se ngritja e një takse të tillë për mallrat e

importit, do të mund të rimëkëmbte jo vetëm zejtarët vendas, por edhe ekonominë

kombëtare. Madje ajo nuk ngurronte të përcaktonte edhe rrugën konkrete sipas saj për

ndryshimin e kësaj situate, që ishte ajo e ngritjes së tarifave doganore për çdo send të

jashtëm.56

Në një vendim të Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare e më pas të Odës së Tregtisë

Elbasan, në shkurt të vitit 1932, shihet se të gjithë zejtarët e qytetit janë regjistruar si

dyqanxhinj dhe ky vendim është miratuar nga Ministria e Ekonomisë Kombëtare.57 Po

kështu, në mars të vitit 1932, këshilli i Odës Ekonomike në Elbasan raportonte se në

këtë rreth gjendeshin 40 lloje zejesh dhe 525 dyqane, me një personel prej 598 vetash

si shërbëtorë.58 Ky numër, duket se ishte i mjaftueshëm për rrethin e Prefekturës

Elbasan, siç del edhe nga korrespondenca e kësaj Prefekture me Odën e Elbasanit.

Por, nga ana tjetër edhe pse raportohej për një numër të tillë të mjaftueshëm në raport

55 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Histori e popullit shqiptar III, Tiranë, 2007, f.103-104

56 Ekonomisti Shqiptar, nr. 2, 1932, f.43

57 AQSH, Fond 171, v. 1932, dosje III-205, f.31

58 AQSH, Fond 171, v. 1932, dosje III-205, f.39 Shënim: Ministria e Punëve të Brendshme, në mars të

vitit 1932, i dërgonte telegram Odave Ekonomike për të mësuar, apo marrë informacion mbi numrin e

plotë të zejtarëve në çdo rreth, duke udhëzuar që të regjistroheshin në kategorinë e zejtarëve edhe

kafexhinjtë, bakajtë etj. Në përgjigje të telegramit, Oda Ekonomike e Elbasanit pasi bën hetimet e

duhura, ia dërgon listën me këto të dhëna kësaj ministrie.

Page 32: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

3

me numrin e popullsisë dhe kërkesat e saj, përgjigja e Odës linte të kuptohej se përsëri

mund të lejoheshin kërkesat për hapje dyqanesh apo ushtrim zejesh në rreth, veçse për

këtë duhej që më parë të merrej leje nga Oda e Ekonomisë.59

Por, për problemin e zejtarëve të cilët po rrënoheshin për shkak të konkurrencës së

huaj, as Odat Ekonomike dhe as Ministria e Ekonomisë Kombëtare duket se nuk

mund të jepnin zgjidhje. Çështja e rritjes së taksave për mallrat që vinin nga jashtë,

ose ndalimi i importimit të atyre sendeve të cilat zejtarët vendas i prodhonin tashmë

prej kohësh, ishin kërkesat e këtyre zejtarëve të cilët ndiheshin të rrezikuar nga

konkurrenca e huaj. Kështu në vitin 1936, vinte një lutje nga kovaçët e qytetit të

Elbasanit, të cilët kërkonin ndalimin e importimit të plugjeve nga jashtë vendit duke

pretenduar edhe uljen më pas të taksave të tyre. Por, një lutje e tillë nuk u miratua,

pasi nuk shihej e mundur përballimi i kërkesave e nevojave brenda vendit me

prodhimin e tyre të pamjaftueshëm. Ndaj, edhe ulja e taksave nuk mund të bëhej për

to, sqarohej në përgjigjen e Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare ndaj tyre.60

Në vitet ‘30 të shek. XX, ka një rritje të interesit që shfaqin të huajt mbi firmat

prodhuese e tregtare të vendit tonë, gjë që duket në një sërë kërkesash që mbërrinin

nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme apo konsullatave mbretërore të Shqipërisë

nga vende të ndryshme të rajonit e botës, në Ministrinë e Ekonomisë Kombëtare e pas

kësaj, drejt Odave Ekonomike të rretheve. Kërkesa të tilla kishin si qëllim për të hyrë

në marrëveshje të ndryshme shkëmbimi apo tregtie me ata persona, të cilët ishin në

gjendje te transportonin apo thjesht mbulonin kërkesat e të interesuarve, lidhur me

prodhimet tona vendase. Edhe drejt Odës Ekonomike Elbasan, gjejmë të kenë

mbërritur në këto vite një sërë kërkesash të drejtuara nga institucione të tilla.

Nëpërmjet korrespondencës përkatëse, mësojmë emrat e personave që mbulonin fusha

të ndryshme prodhimi e tregtimi. Shpesh, emra të tillë tregtarësh të vendosura në lista

përmbledhëse të kësaj Ministrie, na japin të dhëna edhe për raportet që ekzistonin mes

të tillë treguesve në shkallë vendi. Ja disa nga rastet e hasura nga kjo korrespondencë

mes Odës Ekonomike Elbasan dhe Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare:

Në vitin 1931, në listën e kujunxhinjve dhe shitësve të sahateve e bizhuterive,

ekzistonin nga rrethi i Elbasanit emrat e dy personave: Jorgj Paparistja dhe Sif

Dodbiba. Ndërsa në rrethet Tiranë, Berat e Durrës kujunxhinjtë përfaqësohen po me

59 AQSH, Fond 171,v 1932, dosje III-205, f.21

60 AQSH, Fond 171, , v 1936, dosje III-395, f.278

Page 33: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

4

këtë numër 1-2 persona, në Korçë e Shkodër kjo zeje ka një numër më të madh

përfaqësuesish dhe përkatësisht 6 dhe 4 kujunxhinj. Për sa u përket shitësve të

sahateve, vetëm Berati e Shkodra numëronin përkatësisht 2 dhe 10 të tillë, ndërsa nga

Odat e tjera Ekonomike nuk ka asnjë të raportuar si të tillë për periudhën e përmendur

më lart.61 Ministria e Ekonomisë Kombëtare kishte shfaqur interes për numrin

ekzistues të tillë të zanatxhinjve e tregtarëve njëherësh, në momentin kur Ministria e

Punëve të Jashtme kërkonte që një listë të tillë me emrat e dërguar nga Odat

Ekonomike të rretheve, t’ia dërgonte të interesuarit nga Gjermania z. Th. Von Hassler

Zu Rosenneekth, i cili kishte mbërritur në vendin tonë e madje do të mbante edhe një

konferencë së shpejti mbi këto çështje.62

Nga lista e farmacistëve që gjendeshin në Shqipëri në vitin 1931, raportuar nga

Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësisë, vëmë re se për Elbasanin, kësaj liste i

përkasin tre emra; Taq Buda, Vladimir Caku dhe Hasan Misiri. Po të bëjmë një

krahasim mes numrit të farmacistëve që kishin rrethet apo qytetet e tjerë të vendit,

vëmë re se kishte qytete si Lezha, Kruja, Shijaku e Kavaja që kishin vetëm një

farmaci, ndërsa Durrësi, sikurse Elbasani kishte 3 të tilla, kurse numrin më të madh të

tyre e kishin Tirana e Shkodra, me përkatësisht 6 dhe 8 farmaci.63

Për sa i përket gjendjes së zejtarisë, i vetmi dokument që pasqyron një situatë të tillë

të tyren në rreth, është një relacion që Oda e Tregtisë Elbasan i dërgonte Ministrisë së

Ekonomisë Kombëtare në vitin 1937, edhe pse në fakt vetë Oda, deklaronte se një

statistikë e saktë ishte e vështirë të përcaktohej. Relacioni pasqyronte gjendjen e

zejtarëve të rrethit që nga shpallja e Pavarësisë e deri në vitin 1937, ndërsa numri i

tyre i referohej gjendjes aktuale në vitin 1937. Shifrat e përcaktuara sipas zejeve, ishin

afërsisht si më poshtë:64

Bakaj rreth 60-70 persona, Bakërpunues 10-12, Briskpunues 5, Benzinëshitës 4,

Berberë 20-25, Drithrashitës 10-15, Duhanshitës 10 deri 12 (por theksohej se

përpara se të vihej taksa e duhanit, numri i personave në këtë zeje kishte qenë shumë i

madh, pothuaj i kalonte 60 persona); Restorante e ëmbëltore 25-30 (më përpara kjo

zeje kishte qenë në numër më të vogël dhe ëmbëltore gati nuk kishte pasur fare);

Furrxhi 30-35; (por edhe ky numër më parë kishte qenë fare i vogël); Farmaci,

61 AQSH, Fond 171, v. 1931, dosje III-156, f. 107

62 AQSH, Fond 171, v. 1931, dosje III-156, f. 105 63 AQSH, Fond 171, v. 1931, dosje III-156, f. 47

64 AQSH, Fond 284, v. 1937, dosje 11, f.3

Page 34: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

5

sikurse edhe më parë edhe në këtë periudhë kohore ky numër ishte fare i vogël, 1 deri

2; Hotele të vërteta nuk kishte, por kishte pasur disa hane të vegjël antihigjienikë, por

aktualisht ishin 7 hotele dhe njëri ishte shumë i mirë dhe me mjete krejt moderne.

Numri i haneve ishte pakësuar pak, por megjithatë ishin më shumë se 15 hane.

Hekurpunuesit, dhe kjo zeje ishte duke u pakësuar, pasi këta nuk mundeshin të bënin

ndonjë përparim në mjeshtërinë e tyre, kështu që shumë sende të hekurta vinin nga

jashtë si për shembull vegla bujqësore.

Këpucëbërësit, numri i tyre dikur kishte qenë shumë i vogël dhe tashmë arrinte rreth

30 persona dhe këta deri diku kishin mundur të bënin disa përparime në zejen e tyre.

Kafexhinjtë kishin ardhur duke u shumuar gjithnjë, edhe pse kohë më përpara numri i

tyre kishte qenë shumë i vogël. Ata arrinin në 30 persona, porse lokalet që

përdoreshin për këtë qëllim ishin shumë të dobëta.

Kasapët, edhe këta ishin në gjendjen e mëparshme pa më të voglin përparim të bërë,

numri i tyre arrinte në 25 persona.

Landëshitësit numëroheshin në 10 persona dhe po kaq arrinte edhe numri i

lëkurëpunuesve.

Marangozët më parë nuk kishin qenë aspak numër i konsiderueshëm, por sidomos

këto vitet e fundit ishin duke u përmirësuar dhe shtuar në zejen e tyre dhe

numëroheshin si të tillë rreth 15 persona. Duhet të thuhet se përpara Shpalljes së

Pavarësisë, kjo zeje kishte qenë në gjendje primitiviteti dhe vetëm në vitet ‘30 kishte

arritur të zhvillohej shumë.

Mekanikë ishin rreth 15 persona, por edhe kjo zeje kishte qenë e panjohur më parë.

Manifakturat edhe këto më parë kishin qenë shumë pak dhe tani numri i tyre arrinte

në rreth 50 persona.

Opingarët kapnin numrin 20, ndërsa më parë kishin qenë pak më shumë.

Pemëshitësit, edhe këta kishin qenë shumë të pakët dikur, kurse në atë kohë kapnin

numrin më shumë se 20 persona.

Pijeshitësit kapnin numrin 25, por për më pare, nuk dihej sa kishin qenë kështu që,

nuk gjykohej dot në ishin shtuar apo pakësuar.

Qeleshepunuesit dikur kanë qenë në numër më të madh, kurse në vitin 1937 kishin

mbetur në numër 6-7 persona dhe gati ishin duke u zhdukur.

Rrobaqepës më përpara kishin qenë fare pak, por në këtë kohë kishin arritur në

numrin 25 persona. Shtesa e numrit të kësaj zeje i detyrohej ndryshimit të veshjes së

popullatës.

Page 35: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

6

Sipërmarrëse e përfaqësuese kishin qenë shumë pak, e sidomos përfaqësues të

shtëpive tregtare, por tanimë ky numër ishte shtuar e bashkërisht kishin arritur në

shifrën 35.

Eksportuesit, këta kishin arritur në numrin e 10 personave dhe me shumë zor

mundeshin të bënin punë pasi shumica nuk kishin fare dijeni mbi shkencat tregtare.

Argjendarët, themi se kjo zeje më përpara kishte qenë shumë e përhapur dhe e

përmirësuar në Elbasan, por tashmë pak nga pak ishte duke u kufizuar e aktualisht

gjendeshin vetëm 7 persona që merreshin me punimin e argjendit.

Si përfundim, duke përfshirë edhe komunat, numri i zejtarëve, tregtarëve dhe

industrialistëve në total, arrinte afërsisht 1200 persona.

Kështu përfundonte raporti i sekretarit të Odës Tregtare Elbasan, Rexhino Libohova,

drejtuar Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare, mbi gjendjen e firmave tregtare dhe

industriale në Qarkun e Prefekturës Elbasan në periudhën 25 vjetore, që nga viti 1912

deri në 1937.65

Sipas të dhënave që na jep Iliaz Fishta kemi disa regjistrime në periudha të ndryshme

kohore e konkretisht për Elbasanin kemi këto shifra, lidhur me zejet e ushtruara apo të

regjistruara dhe kapitalin e regjistruar në to (theksojmë që kjo bëhet duke iu referuar

listës së anëtarëve të transkriptuar në regjistrin amëz të Odës së Tregtisë Elbasan).

Kështu, sipas po një letre të dërguar nga Oda e Tregtisë Elbasan për Ministrinë e

Ekonomisë Kombëtare në janar të vitit 1939, kemi këto të dhëna: (tabela nr. 1)66

Tabelë nr. 1 Numri i zejeve në Elbasan, në janar 1939

Zeja e cilësuar Numri Zeja e cilësuar Numri

Koloniale 65 Pijeshitës 16

Manifakturë e koloniale 6 Drithrashitës 10

Manifakturë 40 Rrojtore 6

Opingarë 8 Bakej 3

Këpucarëve 11 Hotele 4

Rrobaqepës 15 Hanxhi 2

65 AQSH, Fond 284, v. 1937, dosje 11, f. 5

66 AQSH, Fond 171, v 1939, dosje III-595, Letra e Odës së tregtisë Elbasan dërguar Ministrisë së

Ekonomisë Kombëtare, në dt 23 janar, 1939, ose tek I. Fishta, Th. Kareco “Prona private…....., f.98-

104, përpunimi i të dhënave nga F. Gj Shënim: Duhet evidentuar, që në dokument theksohet që në

titull, se kjo është një listë e anëtarëve të transkriptuem në regjistrin amës të Odës së tregtisë Elbasan.

Pra, sipas kësaj liste kemi 317 anëtarë të regjistruar e përveç kësaj jepet edhe kapitali i investuar në

këto lloj zejesh, duke iu referuar deklarimeve të tyre. Duke i renditur sipas llojit të zejes se ushtruar dhe

përafërsisë që shfaqin ato, kemi bërë këtë lloj klasifikimi.

Page 36: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

7

Shajakpunues 6 Marangoz 2

Qeleshepunues 4 Bukëpjekës 13

çorapepunues 3 Kos shitës 6

Vogëlsinar, 12 Pemë shitës 2

Sipërmarrës 4 Ëmbëltore 5

Argjendar 2 Librari 2

Lëkurë punues 4 Remtar 9

Farmacist 3 Duhanshitës 3

Orëndreqës 3 Mekanik 3

Restorant 2 Mishshitës 2

Kafe-pije 2

Ndërsa për ata zeje, që përfaqësohen vetëm nga një individ të regjistruar në regjistra

të tillë, po japim emërtimet e cilësuara sikurse edhe në dokumentin e kohës si më

poshtë:

- kafeshitës, miellshitës, shitës dërrasash, lesh shitës, orëshitës, shitës për

material këpucësh, shitës të vaj, lesh, lëkura, drithëra, produkte bujqësore,

shitës të materiale auto, materiale elektrike e benzinë

- këmishëpunues, teneqepunues, bakërpunues, hekurpunues, garazh,

vezëmbledhës.

Po kështu, del se në qytet ka pasur të regjistruar 1 fotograf, 1 hotel-han, 1 kafe-

restorant, 1 fabrikë alkooli, 1 agjent i shoqërisë “Stambles”, 1 fabrikë cigare dhe 1

koncesionar elektriku.

Po të shikojmë një tjetër regjistrim, atë të vitit 1943, në listën e tregtarëve dhe

zejtarëve të qytetit të nxjerrë nga regjistri i anëtarëve, vihet re se ka një shtim të

numrit të zejtarëve e tregtarëve të regjistruar dhe konkretisht 673 të tillë. Kjo na shtyn

të mendojmë se ndoshta regjistrimi i këtij viti ka qenë më i plotë, ose vërtet ka një

rritje të ndjeshme të numrit të zejtarëve dhe tregtarëve të qytetit, por në fakt për një

periudhë kohore vetëm 4-vjeçare një numër gati i dyfishuar, duket paksa i çuditshëm.

Por, ajo që të bën më shumë përshtypje në regjistrime të tilla, është evidentimi i një

sërë zejesh që vazhdojnë ekzistojnë ende në mesin e shekullit XX, si p.sh.

qeleshepunues 5, shajakpunues rreth 12 të tillë, argjendarë 6, orëpunues 5, këpucëtar

18, teneqepunues 3, bakërpunues 10, çorapepunues 4, sapunpunues 12, ka rreth 12

Page 37: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

8

ëmbëltore, ku njëra ka hallvëshitës, 16 duhanshitës, ku njëri shet paketa duhani, 9

lëkurëpunues e shitës, 12 marangozë ku 2 prej tyre kanë edhe motor, 26 furrtar, 3

farmacist, 28 opingarë, 20 mish shitës, 20 rrobaqepës nga të cilët 2 këmishëqepës dhe

2 jorganpunues, rreth 80 kafe e pijetore, ku ndonjëri është regjistruar edhe si kafe

dërkore, kafe pijetore restorant, kafe lulishte, mezeshitës, 17 berberë, 11 farkëtarë, 12

mekanikë, dhe zeja e cilësuar gjëra ushqimi e tregtar manifakturë ose veshmbathje, ka

numrin më të madh të të regjistruarve, rreth 93 për gjëra ushqimi e rreth 50 të tillë për

tregtarë manifakture e veshmbathje. 67

I.2. Fillesat e industrisë dhe shoqëritë e para industriale

Në trevën e Elbasanit, në vitet e Republikës Shqiptare, gjendja e industrisë paraqitej e

njëjtë si në shkallë kombëtare. Nuk mund të flasim në kuptimin e mirëfilltë të këtij

koncepti, por themi se mbizotëron prodhimi i vogël zejtar i cili përfaqësohej nga

artizanati e manifakturat. Punishtet e vogla të përbëra nga 2-5 vetë, ishin përhapur në

mbarë qytetet shqiptare e sipas llojit të mjeshtërisë në këtë kohë llogariteshin të

vepronin në vend 26 këpucarë, 18 rrobaqepës, 10 argjendarë, 160 manifaktura, 2

bojaxhinj, 336 mullinj etj.68

Shqipëria e pavarur kishte trashëguar nga sundimi shekullor osman një nivel të ulët

ekonomik. Në vitin 1912 Shqipëria kishte qenë vendi më i prapambetur në Evropë.

Popullsia qytetare përbënte në atë kohë 12-13 % të popullsisë së vendit dhe kudo

mbisundonte prodhimi i vogël zejtar, që ndodhej në rënie të vazhdueshme, për shkak

të varfërimit të përgjithshëm ekonomik dhe vërshimit të pakufizuar të mallrave të

huaja. Në vend kishte pasur rreth 33 ndërmarrje prodhimi me bazë kapitaliste, me

kapacitet prodhues dhe peshë të prodhimit shumë të ulët, si edhe numër të kufizuar

punëtorësh. Shqipëria e pavarur kishte mbartur ndër të tjera edhe një barrë

problemesh jetike të rënda e të ndërlikuara të cilat e pengonin zhvillimin e saj të

shpejtë ekonomik e shoqëror. Një nga tiparet e kësaj periudhe që fillon me shpalljen e

Pavarësisë Kombëtare në vitin 1912 dhe mbaron me humbjen e kësaj pavarësie në

vitin 1939, është edhe përpjekja për ta futur vendin në rrugën e përparimit ekonomik e

shoqëror si edhe mbrojtja e pavarësisë ekonomike nga rreziku shovinist e imperialist i

67 I. Fishta, Th. Kareco “Prona private në Shqipëri, 1912-1944”, f.425-449, Shwnim” Përpunimi i të

dhënave bwrw nga F. GJ,

68 T. Selenica, Shqipëria në vitin 1927, Tiranë, 1928, f.266.

Page 38: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

9

huaj.69 - Ndërsa para vitit 1912 në qarkun e prefekturës së Elbasanit nuk ekzistonte

ndonjë industri e madhe, veçse disa zejeve të vogla, kështu që industria ishte në fazën

e parë të saj dhe ishte më tepër shtëpiake. Në këtë lloj aktiviteti, kapitali e puna ende

nuk kishin marrë rëndësinë e tyre të sotshme. Sipërmarrësi ishte në një kohë kapitalist

e punëtor dhe konsumator, kështu që prodhimi i tij kufizohej vetëm rreth nevojave të

tij familjare dhe teprica shitej me qëllim që ai të gjente ato sende të tjera që nuk i

prodhonte vetë.”- kështu do të raportonte Oda e Tregtisë Elbasan në një relacion të saj

drejtuar Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare, teksa analizonte gjendjen e zejtarisë dhe

industrisë në këtë qark, për periudhën kohore deri në fund të viteve ‘30 të shekullit

XX.70

Me vendimet e Kongresit të Lushnjës, Shqipëria kishte fituar sovranitetin e saj

kombëtar, dhe duke hedhur poshtë kapitulacionet në dobi të Fuqive të Mëdha, ishin

krijuan rrethanat politike të favorshme për përparimin e ekonomisë në përgjithësi dhe

për zhvillimin e industrisë shqiptare në veçanti. Në vitin 1921 kur u dukën shenjat e

një stabilizimi të brendshëm dhe të jashtëm të Shqipërisë dhe në vitin 1922, vit kur u

mbajt Kongresi i Tregtarëve Shqiptarë, borgjezia shqiptare paraqiti kërkesën për

investime në lëmin e prodhimit industrial dhe atë të institucioneve financiare si edhe

përkrahjen e shtetit në këtë drejtim. Por, këto projekte nuk u vunë të gjitha në zbatim

nga pengesat që sollën pikë së pari ndërhyrja e firmave të huaja, të cilat i rrëmbyen

nga duart nismat e borgjezisë shqiptare nëpërmjet koncesioneve të ndryshme që

siguruan ato në vendin tonë. Megjithatë në vitet ‘20, kur industria shqiptare pati një

farë zhvillimi, investimet e borgjezisë vendase në këtë fushë, kapin shifrën e 1 milion

frangave ar në vit mesatarisht.71

Duhet theksuar se në këtë periudhë kohore, ngritja dhe zhvillimi i industrisë në vendin

tonë u bë në mënyrë anarkike, pa lidhje organike midis degëve, pa marrë parasysh

kërkesat e tregut të brendshëm e të jashtëm. Kjo u shoqërua me shfaqjen e

konkurrencës dhe anarkisë, të cilat nga ana e tyre sollën krijimin e stoqeve dhe

69 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Historia e popullit shqiptar, III, Toena, 2007, f.33-34

70 AQSH, Fond 284, v. 1937, dosje 11, f.1-2 Shënim: Këtë fakt e theksonte raporti i Odës së Tregtisë

Elbasan lidhur me firmat tregtare dhe industriale në qarkun e Prefekturës Elbasan, që nga koha e pas

shpalljes së Pavarësisë e deri në vitin 1937, kërkuar nga Ministria e Ekonomisë Kombëtare me

shkresën e datës 10.V.1937

71 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Histori e popullit shqiptar, III, Toena, 2007, f.101

Page 39: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

10

bllokimin e kapitaleve. Ndërsa borgjezia nga ana e saj, është fakt, që nuk u shkëput

dot plotësisht nga bujqësia.72

Regjistrimi i vitit 1922 tregon një rritje të numrit të njësive industriale në Shqipëri,

nga 33 të numëruara në vitin 1912 kemi tashmë 85 njësi të tilla ose rreth 2.6 herë më

shumë për gati një dhjetëvjeçar, që kishte pasuar luftën. Kjo ishte vërtet një shenjë

pozitive edhe pse ky shtim i njësive industriale u bë sërish në sferën e degëve të

industrisë të cilat merreshin me përpunimin e lëndëve të para nga bujqësia.73

Problem i shfaqur në këtë periudhë është edhe depërtimi me lehtësi i mallrave të huaj

në Shqipëri, si rrjedhim i politikës së zhveshur nga proteksionizmi që ndiqnin qeveritë

shqiptare të atyre viteve. Ky fenomen që u pa dukshëm edhe në trevën e Elbasanit, me

pasoja të rënda ekonomike e sociale, u propagandua ashpër edhe nga publicistika e

kohës, e cila tërhoqi vëmendjen për domosdoshmërinë e politikave mbrojtëse nga ana

e qeverisë shqiptare ndaj prodhimeve vendase, pasi në të kundërt kjo situatë do të

rrënonte prodhuesit artizanë vendas e do të thellonte varfërinë. Më konkretisht, gazeta

“Shkumini”, e cila shprehte vullnetin dhe mbronte interesat e prodhuesve shqiptarë,

tërhiqte vëmendjen edhe të deputetëve si përfaqësues të vullnetit e të sovranitetit të

popullit që të mbronin interesat e zgjedhësve të vet në drejtim të mbështetjes që i

duhej dhënë mbrojtjes së prodhimit të pëlhurave të linjta, të cilat po i konkurronin

produktet e huaja italiane me dizenjo e endje më të bukura, ose thënë ndryshe, vinin

veçse me një cilësi më të mirë edhe më një kosto më të ulët, sesa prodhimet

vendase.74

Ndërsa në vitin 1928, numri i njësive industriale arriti në 161, nga të cilat 151 ishin

me kapital shqiptar, numër ky shumë herë më i vogël se punishtet zejtare të kësaj

kohe, por që pa dyshim tregonte hyrjen përfundimisht të Shqipërisë në rrugën e

zhvillimit të ekonomisë së tregut, si edhe vetëm 10 prej tyre ishin me kapital të huaj.

Pra, ecuria dukej se ishte tepër pozitive e tregonte për hapa relativisht të rëndësishëm

në fushën e industrisë. Tashmë viheshin re, se veç atyre njësive industriale të cilat

merreshin me përpunimin e lëndëve të para nga bujqësia e blegtoria dhe që mbanin

realisht peshën më të madhe, nisën të shfaqen edhe njësi industriale të cilat i përkisnin

fushës së nxjerrjes së mineraleve apo asaj energjetike etj., ku edhe niveli tekniko-

72 S. Kongoli, Gjendja e ekonomisë së ish-qarkut të Elbasanit nën goditjen e krizës ekonomike 1925-

1935, artikull i botuar në revistën Studime Historike, nr 4, v 1985, f.102 73 T. Kareco, Reforma agrare demokratike 1930, Bujqësia e Shqipërisë në vitet 1930-1938, Tiranë,

2013, f.17

74 V. Duka, Qytetet e Shqipërisë në vitet 1912-1924, Tiranë, 1997, f.85

Page 40: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

11

teknologjik dhe ai i organizimit e drejtimit ishte relativisht më i mirë. Por fakte të tilla

njëkohësisht flisnin edhe për një ekonomi shumëdegëshe tashmë, siç kërkohej në

kuadër të një ekonomie të përparuar, duke krijuar mundësi financiare e materiale

teknike, që do të çonin përpara edhe bujqësinë.75 Për sa i takon shumës së

përgjithshme të kapitaleve shqiptare të investuara në ndërmarrjet industriale, kjo arriti

në rreth 9.2 milion franga ar. 76

Gjithsesi, përsëri duhet theksuar se ky numër i njësive industriale vërtet shënon një

farë përmirësimi në balancën midis punishteve zejtare dhe atyre me karakter industrial

në favor të këtyre të fundit, po në të vërtetë numri i punishteve zejtare ishte ende në

peshë të madhe dhe konkretisht ato zinin 98,3 % të numrit total të punishteve zejtare

dhe industriale të marra së bashku, ose 9 170 njësi punishteje zejtare dhe industriale

përballë 161 njësi industriale. Po kështu, edhe për nga numri i punëtorëve të përfshirë

në to, kemi 91.1 % të numrit të të gjithë punëtorëve të këtyre njësive, ose 26201

punëtorë në punishtet artizanale përballë 2565 punëtorë të punishteve industriale.77

Këtu në fakt, ka edhe mospërputhje faktesh, pasi në botimin e Akademisë së

Shkencave “Histori e Shqipërisë”, numri i punëtorëve të punishteve zejtare në vend

paraqitet më i vogël e konkretisht 17 030 vetë në raport me atë të mësipërm, (pra rreth

6 171 punëtorë më pak) por gjithsesi sërish shifrat flasin për një përqindje të lartë të

numrit të punëtorëve të tyre në raport me punishtet industriale.78

Në vitin 1928 vendin e parë e zinin fabrikat e miellit, të cilat u ngritën pothuaj në të

gjithë qytetet e Shqipërisë dhe numëroheshin 4 fabrika të mëdha dhe 53 punishte të

vogla. Pas tyre vinin sharrat mekanike, 24 njësi të tilla, fabrikat e vajit dhe sapunit, 15

njësi, 14 njësi ishin shtypshkronja, 9 njësi fabrika duhani, 4 fabrika tekstili, 4 centrale

elektrike 2 fabrika alkooli dhe fabrika të tjera me 1 ose 2 njësi si fabrika tullash,

lëkurësh, çimentoje, qilimash, karamelesh etj. Por me kapitale shqiptare u ngritën

edhe shoqëri anonime aksionere, të cilat në fakt ishin ndërmarrjet më të rëndësishme

industriale të ngritura në vitet ‘20. Në vitin 1928, kapitali i tyre përfaqësonte rreth 68

% të mbarë kapitalit që ishte investuar nga borgjezia shqiptare në industrinë e vendit.

75 T. Kareco, Reforma agrare demokratike 1930, vepër e cituar, f.18-19 76Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Histori e popullit shqiptar III, vepër e cituar, f.101

77 T. Kareco, Reforma agrare demokratike 1930, vepër e cituar , f.18

78 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Histori e popullit shqiptar, vepër e cituar, f.101-103

Page 41: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

12

Nga këto shoqëri anonime aksionere të ngritura gjatë viteve 1923-1928, në Elbasan

përmendim Shoqërinë Industriale të Duhanit, SAIDE.79

Në vitin 1930, në raportin e Odës Ekonomike Elbasan, përmenden se ekzistojnë në

këtë rreth këto fabrika të vogla: (tabela nr. 2)80

Tabelë nr. 2 Fabrikat që ekzistojnë në Elbasan në fillim të viteve ‘30 të shekullit

XX

Nr.

Lloji i fabrikës

Kapitali

në fr.ar

Fuqia

motorike

Sasia e

punëtorëve

Prodhimi në vit

në kuintal

1 Fabrika e orizit

(Vëllezër Delimeta)

3200 8 k.fuqi 3 300

2 Fabrika e orizit

(Vëllezër Trungu)

3000 8 k.fuqi 3 300

3 Fabrikë mielli

(Shefqet Vërlaci)

15000

12 k.fuqi 4 1500

Ndërsa raporti i Odës Ekonomike në vitin 1932, (që do të thotë i takon vitit 1931) e

paraqet më të plotë këtë situatë të industrisë në vend. Në këtë raport theksohet kriza e

zejtarisë justifikohet me importimin e madh të sendeve të gatshme dhe taksat e ulëta

doganore që aplikohen për mallra të tillë të importit. Madje ajo nuk ngurronte të

përcaktonte edhe rrugën konkrete sipas saj për ndryshimin e kësaj situate, që ishte ajo

e ngritjes së tarifave doganore për çdo send të jashtëm. Vetëm kështu do

rimëkëmbeshin edhe zejtarët vendas dhe indirekt kjo sillte edhe rimëkëmbjen e

ekonomisë kombëtare.81

Ekonomia shqiptare karakterizohej nga një strukturë e njëanshme, e cila shfaqet edhe

më qartë kur u referohemi treguesve të produktit nacional bruto sipas degëve kryesore

të ekonomisë, që për vitet 1929 – 1932 përafërsisht llogaritet si më poshtë;

Bujqësia 94.4 %

Industria 3.5 %

Degë të tjera 2,1 %

Pra, industria zinte vetëm 3.5 % të të gjithë produktit nacional bruto, duke qenë

kështu treguesi sintetik i nivelit dhe strukturës së ekonomisë shqiptare e cila aspironte

për të ecur përpara e të zinte një tjetër vend. Pa dyshim, kjo ishte e lidhur edhe me

79 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Histori e popullit shqiptar , vepër e cituar, f.101-103

80 AQSH, Fond 284/1, dosje 13, v 1930, f.2

Page 42: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

13

strukturën e popullsisë së vendit, ku në fshat ishte e përqendruar mbi 90 % e

popullsisë së saj, ndërsa në qytet vetëm 10 %, një strukturë arkaike që frenonte

zhvillimin e forcave prodhuese, e që në kuadër të detyrave që shtronte shteti shqiptar

në këtë kohë, pa dyshim nuk mund të pritej zgjidhje me një popullsi thuajse agrare.82

Në vitin 1931 edhe në fushën e industrisë, kishte filluar të ndihej kriza ekonomike, e

cila në këtë qark, sipas mendimit të Odës Ekonomike Elbasan, ishte një nga faktorët

kryesorë që industria jo vetëm këtu, por edhe në mbarë vendin tonë po shkonte

gjithnjë e më shumë drejt rënies. Por veç saj, kjo rënie në fushën e industrisë, sikurse

edhe rënia në përgjithësi e ekonomisë sonë kombëtare, lidhej edhe me ngarkimet e

kësaj dege ekonomike me taksa të jashtëzakonshme dhe mbi të gjitha me taksat

doganore që favorizonin hyrjen e mallrave nga jashtë dhe nuk ofronin kurrfarë

mbrojtje për prodhimin vendas. Ja se si paraqitet gjendja e kësaj industrie në qarkun e

Elbasanit, në vitet 1930-1931, sipas raportit të Odës Ekonomike Elbasan:83

-Fabrikat e orizit, gjendja e tyre ishte e lidhur ngushtë me gjendjen e këtij produkti në

këtë qark në vitet e fillimit të krizës ekonomike. Gjatë këtij viti kishte pasur rezervime

nga ana e këtyre fabrikave si në sasinë e blerjes së këtij produkti ashtu edhe në punën

e bërë nga këto fabrika. Por përsëri, edhe pse gjysma e prodhimit të vjetshëm të vendit

kishte mbetur i pashitur, sërish vihej re depërtimi i orizit të kuq nga importi, i cili

vinte me çmim më të ulur se ai i vendit, duke e luftuar kështu prodhimin vendas. Po

t’i referohemi vitit 1930, gjendja paraqitej krejt ndryshe. Fabrikat e këtij qarku kishin

punuar jo vetëm me orizin e vendit, por edhe një pjesë të orizit të qarkut të Beratit.

- Sharrat, sado që ishin primitive, ato ende vazhdonin të plotësonin krejtësisht nevojat

e vendit. Kjo industri e vogël punonte 1200 m3 dru në vit. Dërrasa nga jashtë nuk

importoheshin, për faktin se cilësia e dërrasave të vendit ishte shumë më e mirë, por

edhe sepse nuk përballohej kostoja e transportit, e kështu mungesa e komunikacionit e

kishte rritur çmimin e dërrasës së vendit.

- Fabrikat e vaj-sapunit, punonin gjysmën e prodhimit të ullinjve të qarkut dhe një

pjesë të madhe të prodhimit të krahinës së Peqinit. Kriza e përgjithshme e këtij viti

kishte ndikuar në situatën financiare të kësaj shoqërie. Edhe pse në vitin 1931, ky qark

kishte eksportuar rreth 1000 kuintal vaj, për shkak të mungesës së prodhimit të ullirit

82 T. Kareco, Reforma agrare demokratike 1930, vepër e cituar , f. 16-20. 83 AQSH, Fond 171, dosja III-139, pa vit, f.151 Shënim: Raporti ndalet në një analizë konkrete

specifike sipas degëve apo llojeve të industrisë dhe zejtarisë që gjendeshin në qark për periudhën

kohore në fjalë. Dosja nuk ka vit.

Page 43: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

14

gjatë këtij viti, kuptohej qartë se kjo fabrikë nuk kishte për të punuar më gjatë këtij

viti. Sipas zërave që qarkullonin, (me sa duket Oda Ekonomike nuk kishte

informacione të sigurta apo zyrtare rreth kësaj çështje) fabrika kishte humbur rreth 50

% të kapitalit të investuar dhe kjo për shkak të mungesës së administrimit të duhur të

saj.

- Fabrika e alkoolit dhe e vajit të bërsive të ullirit. Kapaciteti i vogël i fabrikës sillte

rrjedhimisht edhe një prodhim të vogël. Në vitin 1930, kjo fabrikë kishte prodhuar e

shitur 105 000 kg alkool, ndërsa në vitin 1931 fabrika kishte shitur 75 000 kg, mbasi

edhe rrushi nuk kishte pasur prodhimtari të kënaqshme, por edhe moskonsumimi i

alkoolit kishte sjellë një rritje të importit për produkte si uzo e pije të tjera, që hynin

nga jashtë me taksa të ulëta doganore.

- SAIDE, hapja e kësaj shoqërie cilësohej si një fat i madh për bujkun e qarkut

Elbasan, pasi kjo shoqëri duke blerë në sasi të mëdha, shkaktonte hipjen e çmimit të

duhanit e njëkohësisht i jepte lëvizje efektive kulturës së kësaj bime. Edhe te kjo

shoqëri vihet re qartë ndryshimi në prodhimtarinë, kapitalin dhe dividentët e saj nga

viti 1930 në vitin 1931.

Tabelë nr.3 Të dhëna për shoqërinë SAIDE84

Viti Përdorimi i bobinave Kapitali i vlerësuar Dividentë

1928 -- 181 160 64070.15

1929 -- 290 426 45866.35

1930 1000 326 350 36748.20

1931 700 --- ---

Ndryshimi në fitimin e realizuar nga viti i parë i veprimtarisë së kësaj shoqërie dhe

deri në vitin 1931, sipas mendimit të Odës lidhej me disa faktorë: si p.sh. në vitin e

parë ka një fitim kolosal, i cili shkaktohej nga çmimi i lirë i duhanit gjeth në atë kohë,

taksës së ulët që aplikohej mbi duhanin në atë kohë etj. Në vitin e dytë zbritja e

dividentëve erdhi nga këto shkaqe: ngritja e çmimit të duhanit, taksimi i tepërt i

duhanit, dëmtimi i kursit në monedhën e koronit serm etj. Në vitin e tretë kemi një

84 AQSH, Fond 171, dosja III-139, pa vit, f.151

Page 44: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

15

zbritje të dividentit, që lidhej me dyfishimin e taksës së duhanit dhe konkurrencën e

lirë të fabrikave me njëra-tjetrën.85

Oda Ekonomike Elbasan jepte këtë pasqyrë në vitin 1933, lidhur me gjendjen e

fabrikave të sapunit në qarkun e Elbasanit dhe llojin e sasinë e prodhimit të tyre:

“….në qarkun e Odës Elbasan gjendeshin 20 fabrika sapuni të vogla e primitive, që

prodhonin një sasi të mjaftueshme sapuni, që përdorej vetëm për larje, por që nuk

konsumohej i gjithi”. Zotëruesit e fabrikave të tilla ishin: 86

1- Ligor Nosi 6- Haxhi Vërçani 10- Xhaferr Shëngjergji

2- Osman Pajova 7- Selman Belshaku 11- Isuf Belegu

3- Vëllezërit Mehja 8- Hasan Vërçani 12- Shaban Jevgu

4- Vëllezërit Bakalli 9- Veli Suparaku 13- Shaban Hyseni

5- Musa Belegu

Përsëri, duke iu referuar një raporti të Odës së Tregtisë Elbasan lidhur me firmat

tregtare dhe industriale në qarkun e prefekturës Elbasan, që nga koha e pas shpalljes

së Pavarësisë e deri në vitin 1937, kërkuar nga Ministria e Ekonomisë Kombëtare me

shkresën e datës 10.V.1937, ja se ç’shkruhej konkretisht në këtë raport:87

“Pas Vet Qeverimit gati të gjitha fuqitë tregtare dhe industriale u gjetën gati

të letargjosura për arsye të mospatjes së lirisë. Pikë së pari çdo njeri mundohej me

pas një siguri të atyne pak kapitaleve e pasurive që zotëronte. Kështu pak nga pak me

vendosjen e qetësisë lirija e punës filloi të mbretërojë në të gjithë këndet e Shqipërisë

dhe menjëherë një lloj aktiviteti filloi të lindë në disa fusha të zhvillimit tonë

ekonomik. Për me derdhun kapitale të mëdhenj ende nuk ishte formue besimi i plotë

ndërmjet grupeve që dëshironin me punue, kështu që kush zotëronte kapitale për herë

të parë mundohej me i derdh në industri e tregti të sigurta dhe ata që kishin dijeni mbi

aktivitete tregtare mundoheshin me fitue mirbesimin e kapitalistëve. Për këtë çështje u

desh një kohë pak a shumë e gjatë për me dhanë prova të vërteta të një bashkëpunimi

ndërmjet faktorëve kryesorë të ekonomisë sonë.” Më tej raporti na jep informacion

për gjendjen e kaluar dhe ekzistuese të industrisë në rajonin e Elbasanit dhe disa prej

të dhënave të tilla po i referohemi edhe ne:

Në Elbasan kishte qenë ngritur një shtypshkronjë tre a katër vjet pas Shpalljes së

Pavarësisë, e cila nga viti 1930 ishte marrë nga shoqëria “Saide”. Kjo shoqëri e

85 AQSH, Fond 171, dosja III-139, pa vit, f.151-152

86 AQSH, Fond 171, dosja III-266, pa vit, f.248 e 252

87 AQSH, Fond 284, v. 1937, dosje 11, f.1-2

Page 45: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

16

themeluar në vitin 1927, kishte filluar nga puna në vitin 1928 dhe ishte një ndër

shoqëritë më të rëndësishmet të qarkut Elbasan. Ajo fabrikonte cigare nga duhanet e

Elbasanit dhe kishte një kapital prej 500 000 franga ari. Qendra e kësaj shoqërie e

ngritur si shoqëri anonime, ishte në Elbasan dhe instalimet ishin të ngritura në plane

moderne. Fuqia motorike ishte 20 kuaj fuqi, prej të cilëve përdoreshin vetëm 12.

Numri i punëtorëve ishte 63, prej të cilëve 37 ishin femra. Paga ditore e punëtorëve

ishte 0.40 franga ari dhe ajo mujore 30-40 franga ari, ndërsa prodhimi vjetor që nga

ngritja e deri në vitin 1937, kishte ndryshuar në shifra e më konkretisht po e

pasqyrojmë në tabelë;88

Tabelë Nr. 4 Prodhimi i cigareve në shoqërinë “Saide” në vitet 1930 – 1936

Numër Periudha kohore Njësia e

peshës

Sasia e prodhimit

1- Nga 01/10/ 1928 deri në 31/12/1930 kg cigare 170.250

2- Nga 01/01/1931 deri në 31/12/1931 - # - 78.110

3- 01/01/1932 deri në 31/12/1932 - # - 63.800

4- 01/01/1933 deri në 31/12/1933 - # - 69.900

5- 01/01/1934 deri në 31/12/1934 - # - 66.700

6- 01/01/1935 deri në 31/12/1935 - # - 46.108

7- 01/01/ 1936 deri në 31/12/1936 - # - 42.300

Prodhimi total llogaritet 554.268 kg.

Në një relacion të saj dërguar Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare lidhur me gjendjen

e saj në vitin 1931, mësohet se kjo shoqëri kishte markat e saj të njohura Rekord,

Skampa e Kastrioti. Cigaret e saj të kualitetit I dhe II, vendoseshin në kutia 20-

cigarëshe ose 100-cigarëshe dhe ofroheshin me çmime të ndryshme në varësi të

cilësisë dhe llojit të kutisë ku vendoseshin, por pa dyshim këtu përfshihej edhe kostoja

e ambalazhimit në arka për eksport dhe dorëzim në Durrës.89 Fabrika e cigares “Saide|

në Elbasan ishte një nga 8 të tilla të ngritura në mbarë vendin deri në këtë periudhë, si

p.sh. në Durrës fabrika “Stamles”, në Shkodër 3 fabrika të njohura me emrat

“Taraboshi”, “Maqedonia” dhe “Rrjolli”, në Sarandë “Tambaqi”, në Korçë “Tomorri”

dhe në Tiranë nën pronësinë e I. Biçakçiut. Megjithatë për fabrikën e Tiranës dhe atë

88 AQSH, Fond 284, v. 1937, dosje 11, f.1-2

89 AQSH, Fond 171, v. 1931, dosje III-156, f. 388

Page 46: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

17

të Shkodrës “Rrjolli”, nuk kemi të dhëna të regjistruara për asnjë nga treguesit e

analizuar, madje diku më tej për fabrikën “Rrjoll” të Shkodrës, gjejmë edhe shënimin

“nuk punon”. Në vitin 1938, fabrika “Saide” në Elbasan, na përmendet me 86

punëtorë dhe prodhim vjetor maksimal të prodhimit 1800 kuintal. Me të tilla të dhëna,

kjo fabrikë, duket se qëndronte e renditur e treta, pas fabrikës së Durrësit “Stamles”,

për sa i përket numrin e të punësuarve, rreth 350 punëtorë si edhe kapacitet të

prodhimit maksimal vjetor 20 000 kuintal, si edhe pas fabrikës Taraboshi të Shkodrës,

me 42 punëtorë dhe kapacitet maksimal të prodhimit, 8000 kuintal. Nga të dhënat

duket se edhe fabrika e Sarandës ka pasur tregues interesantë në këtë drejtim, madje

në disa raste konkurronte edhe fabrikën e Elbasanit, kështu p.sh. ajo kishte vërtet 27

punëtorë, numër ky gati 3 herë më i vogël sesa ai i fabrikës “Saide”, por në

kapacitetin maksimal të prodhimit ia kishte kaluar Elbasanit, edhe pse kapitali i

investuar këtu ishte 75 000 franga ari, ose gati 3 herë më pak sesa në atë të Elbasanit,

ku kemi 240 000 franga ari të investuara. Po të shikojmë të dhënat për fabrikën e

Korçës, kemi të tjerë tregues. Vërtet në këtë fabrikë kemi një numër pothuaj të njëjtë

punëtorësh me fabrikën e Elbasanit, një prodhim me vetëm 0.5 herë më shumë sesa në

atë të Sarandës për vitin 1938, por ama kapitali i investuar këtu, ishte gati 8 herë më i

madh sesa në atë të Sarandës, pra rreth 600 000 franga ari. Por ky krahasim vlen edhe

për rastin e fabrikës së Elbasanit, pra rreth 2.5 herë më i madh ishte kapitali i

investuar në fabrikën e Korçës sesa ai i fabrikës së Elbasanit, ndërsa treguesit e tjerë si

numri i punëtorëve, prodhimi vjetor dhe ai maksimal i prodhimit, janë shumë herë më

të lartë për Elbasanin.90

Pas kësaj kemi Shoqërinë e Alkoolit, e ngritur po në vitin 1927 e që kishte filluar nga

puna në vitin 1929. Kjo ishte pronë e vëllezërve Nosi dhe kishte një kapital të derdhur,

gati 500 000 franga ari. Fabrika mund të prodhonte deri në 3000 litra alkool në ditë, si

edhe kishte 15 punëtorë, të cilët paguheshin me rrogë mujore deri në 30-40 franga ari.

Prodhimi aktual i fabrikës ishte sikurse po e paraqesim në tabelën më poshtë:91

Tabelë nr. 5 Prodhimi në litra i Shoqërisë së Alkoolit në vitet 1929 - 1937

Numër Periudha kohore Njësia e

peshës

Prodhimi

1 Në vitin 1929/30 litra alkool 77. 662

90 AQSH, Fond 271, v. 1938, dosje 749,

91 AQSH, Fond 284, v. 1937, dosje 11, f.1-2

Page 47: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

18

2 Në vitin 1930/31 - # - 152.092

3 Në vitin 1931/32 - # - 159.436

4 Në vitin 1932/33 - # - 19.760

5 Nga 06/04/1933 deri në 13/05/1933 - # - 55.644

6 27/11/1933 – 23/12/1933 - # - 40.970

7 26/04/1934 – 15/05/1934 - # - 31.290

8 06/04/1935 – 19/05/1935 - # - 65.746

9 28/03/1937 – 23/04/1937 - # - 20.000

Total litra alkool 602.600

Kjo fabrikë punonte me periudha të ndryshme për arsye se nuk kishte treg për shitje të

prodhimit të saj dhe as që kishte mundësi për të eksportuar. Fabrika kishte një fuqi

motorike shumë të madhe, por në këtë kohë që punonte, kishte vënë në veprim një

sasi shumë të vogël. Si lëndë e dorës së parë për të prodhuar alkool përdorej misri me

një përqindje të vogël thekër, elbi dhe grurë. Sipas të dhënave të raportit, kjo fabrikë

ishte nga fabrikat më të mëdha të Shqipërisë dhe kishte një makineri të mirë të ngritur

mbi plane moderne.92 Në vitin 1938, kjo lloj industrie në Elbasan përmendet nën

pronësinë e Grigor Nosit. Ajo cilësohej si një punishte me rreth 42 punëtorë, me

kapital të investuar 450 000 franga ari, kapacitet të prodhimit maksimal vjetor rreth

8250 kuintal, dhe prodhimi i vitit 1938 është 670 kuintal. Po të krahasojmë të dhënat

me dokumentin e vitit 1937, kishte pak ndryshime, si p.sh.: nuk përmendet si pronë e

vëllezërve Nosi, por e një pronari të vetëm, pjesëtar të familjes Nosi; nuk ka 15

punëtorë por 42 të tillë; kapitali nga 500 000 franga ari deklarohej tanimë 450 000

franga ari, ndërsa prodhimi i këtij viti ishte 67 000 litra, pra afërsisht sa prodhimi i

vitit 1935. Në krahasim me prodhimin e fabrikës nga viti 1932 deri në vitin 1938, kjo

shifër ishte ndër më të lartat në prodhim. Por, edhe kjo fabrikë nuk ishte e vetme në

llojin e saj në mbarë vendin. Fabrika të tilla gjendeshin në këtë kohë edhe në Korçë e

njohur me emrin Shoqëria Mërkur, në Vlorë me emrin Roberto Allegro, si edhe 2 në

Shkodër nën pronësinë e Ndoc Nikaj e Martin Koliqit, por në fakt për këtë të fundit

nuk ka regjistrim të dhënash. Po të krahasojmë disa nga treguesit e tyre rezulton se

kapaciteti i prodhimit vjetor maksimal më i lartë është regjistruar në këtë fabrikë të

Elbasanit dhe pas tij vjen fabrika e Vlorës dhe Shkodrës me vlerën e prodhimit gati sa

92 AQSH, Fond 284, v. 1937, dosje 11, f.2

Page 48: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

19

gjysma e atij të Elbasanit dhe konkretisht 4300 dhe 4000 hektolitra, ndërsa ajo e

Shkodrës ka regjistruar shifrën 2400 hektolitra. Edhe prodhimin e vitit 1938 fabrika e

Elbasanit e ka më të lartin dhe më pas vijnë fabrikat e Korçës dhe Vlorës me

konkretisht 436 dhe 400 hektolitra, ndërsa për Shkodrën nuk ka regjistrime. Po të

shikojmë numrin e punëtorëve në fabrikën e Vlorës ka një numër më të madh 50-80,

në Korçë ky numër është gati sa gjysma e atij të Elbasanit, kurse në fabrikat e

Shkodrës nuk ka regjistrime. Dhe së fundmi, kapitali i investuar në to duket se kap

shifrat më të larta në fabrikat e Shkodrës dhe Vlorës, gati 2 herë më shumë se ai i

investuar në Elbasan, kurse në atë të Korçës, ky kapital është gati 2 herë më pak se në

fabrikën e Elbasanit, 240 000 franga ari.93

Në vitin 1932 ishte ngritur “Grand Hotel”, si një ndërtesë e madhe dhe e bukur, e cila

përdorej për hotel. Kjo ishte pronë e Safer Maliqit dhe në pikëpamje komforti hoteli

ishte i përsosur, sipas dokumentit të kohës. Në vitin 1936, ishte ngritur kinemaja e

quajtur, “Sinema National”, pronë e Xhavit Biçakut. Ndërtesa përbrenda ishte e mirë

dhe gati më i miri lokal në tërë Shqipërinë. Në vitin 1937 kishin ngritur një filial

Thanas Sheko e bijtë, e thirrur “Magazija” e cila cilësohej si një ndërtesë moderne

dhe ishte e vetmja që paraqitej në formë më të bukur ndër ato që gjendeshin në

qytet.94

Rreth industrive të vogla, themi se në këtë qark si të tilla cilësoheshin makinat që

bënin çorape, por këto nuk kishin instalime të veçanta dhe ishin më tepër si industri të

vogla shtëpiake, gjithashtu bënin edhe punimin e qelesheve në formë dhe cilësi fare të

thjeshtë. Sa për punimin e pëlhurave të vendit, kjo zeje ishte e ushtruar fare pak nga

shkaku i çmimeve të lira me të cilat vinin nga jashtë mallrat e ndryshme dhe po

konkurronin në çmime e cilësi prodhimet tradicionale vendase. Ja se çfarë citonte

raporti “Më përpara punoheshin me një mjeshtëri të madhe pëlhurat e mëndafshta por

edhe këto sot janë zhdukun krejt për shkak të rrallimit të rritjes së krimbit të

mëndafshit, për me mund me e rimëkëmbë këtë industri duhen për herë të parë të

merren masa për shtimin dhe përhapjen e kësaj kulture e cila që moti ka qenë e

përmendun, gjithashtu është mirë me i përmirësue mjetet e punimit”.95

Në industritë e vogla bënte pjesë edhe fabrika e sapunit të vendit, e cila dikur

fabrikonte në sasi të madhe, por gjithnjë në cilësi kishte qenë shumë e dobët. Kjo

93 AQSH, Fond 271, v. 1938, dosje 749,

94 AQSH, Fond 284, v. 1937, dosje 11, f.3

95 AQSH, Fond 284, v. 1937, dosje 11, f.3-4

Page 49: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

20

industri tashmë ishte rralluar fare pak dhe në Elbasan prodhonte vetëm firma tregtare

Muça Belegu. Raporti theksonte se për të fabrikuar sapun kishte mjete edhe fabrika e

alkoolit, por deri më tani nuk kishte prodhuar ndonjë kualitet të mirë sapuni.96

Rreth 8 kilometra nga jugu i Elbasanit gjendet Llixha, ku ishte ngritur një stacion

klimaterik për ata që vuanin nga reumatizma. Këtu vëllezërit Nosi kishin bërë një

ndërtesë krejtësisht moderne me krejt komoditetet. Ndërtesa ngrihej pranë një

pyllishte të vogël dushku. Komunikacioni ishte fare i mirë dhe i përditshëm e ky

stabiliment qëndronte i hapur gjatë stinës verore.97

Në vitin 1928, kishte qenë ngritur fabrika e vajit të ullirit nga një shoqëri franceze, e

cila punoi vetëm një vit, megjithëse e ngritur me kushte të përshtatshme me makineri

moderne. Fabrika ishte blerë nga Shefqet Vërlaci e kishte kushtuar më shumë se

4.000.000 franga franceze, por ajo nuk punonte aktualisht e arsyet e mospunimit të saj

lidheshin me mungesën e lëndës së dorës së parë, d.m.th. ullirit.98

Firma Vëllezër Bakalli bënte shuaj të trashë, por deri tanimë ata nuk kishin mundur të

nxirrnin në treg artikujt e tyre, për arsye se cilësia ishte shumë e dobët.

Vëllezërit Kothere kishin një fabrikë për të grirë duhan, por kjo ishte fare e vogël dhe

nuk kishte bërë ndonjë përparim të madh.99

Nga mullinjtë me motor për bluarjen e drithit, më i madhi kishte qenë ai i Shefqet

Vërlacit.100 Shefqet Vërlaci në vitin 1912, kishte ngritur edhe një fabrikë drithërash,

po kjo tashmë ishte mbyllur dhe nuk punonte. Një tjetër fabrikë miellrash ishte

ngritur në nënprefekturën e Peqinit e ishte pronë e vëllezërve Gripshi. Fabrika e

vëllezërve Gripshi prodhonte edhe vaj ulliri, por në cilësi jo të mirë. Në pikëpamje të

ndërtesës këto fabrika me gjithë që ishin të pajisura me makineri moderne, përsëri u

mungonin shumë kushte e kishin instalime shumë të këqija.101 Prodhimi efektiv i vitit

1938 është 300 kuintal dhe kapaciteti i prodhimit maksimal vjetor është regjistruar

2520 kuintal.102

Fabrika të tjera mielli gjendeshin mjaft në këtë kohë në mbarë vendin, si p.sh. 4 të

tilla ka Shkodra, 2 janë në Durrës, 2 në Korçë, 1 në Tiranë dhe 1 në Fier. Pra kjo

fabrikë mielli e vëllezërve Gripshi në Peqin, përfaqësonte një nga 11 fabrikat e tjera

96 AQSH, Fond 284, v. 1937, dosje 11, f. 4

97Po aty, f.4

98Po aty, f.3

99 Po aty f.4 100 V. Duka, Qytetet ......, vepër e cituar, f.27

101 AQSH, Fondi 284, v. 1937, dosje 11, f.4

102 AQSH, Fondi 271, v. 1938, dosje 749,

Page 50: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

21

që kishte vendi ynë në këtë kohë. Treguesit e saj në fakt janë tepër modestë në raport

me ato që përfaqësojnë fabrikat e tjera të kohës, dhe më konkretisht prodhimi i vitit

1938, ishte 300 kuintal dhe kapaciteti i prodhimit maksimal vjetor ishte 2520 kuintal,

vlera këto më të ulëtat në raport me gjithë fabrikat e tjera të kohës ku treguesit e tyre

ishin në minimum 10 apo 15 herë më të lartë, pa përmendur këtu rastin kur këta

tregues në shifrat më të larta, e tejkalonin shumë herë një tregues të tillë të kësaj

fabrike, por që gjithsesi duhen parë në kuadër të një fabrike që prodhimin e miellit

nuk e kishte të vetmin produkt, pra prodhohej njëkohësisht edhe vaj e sapun, duke

qenë në këtë mënyrë një tregues i zhvillimit industrial të ekonomisë në qarkun e

Elbasanit për periudhën kohore në fjalë.103

Në vitet 1929-1934, si rrjedhojë e gjendjes së pafavorshme që u krijua për industrinë

shqiptare, nuk u hapën fabrika të reja në vend. Mjaft nga fabrikat e mëparshme e

ngadalësuan veprimtarinë ekonomike, dhe mjaft të tjera e ndërprenë përkohësisht

prodhimin.104 Industria shqiptare me gjithë kushtet e vështira, mundi ta rimerrte veten

pas vitit 1934, e të njohë njëfarë zhvillimi të përkohshëm. Në vitin 1934 ishte

themeluar centrali elektrik në pronësi të Andon Beçës, me një kapital të deklaruar prej

170.000 franga ari. Centrali furnizonte me ndriçim qytetin dhe kishte rreth 11

punëtorë e nëpunës. Ky central i kishte sjellë një dobi të madhe qytetit.105 Në vitin

1938, në sferën e llojeve të industrisë ekzistuese, përmendet në Elbasan tashmë

shoqëria “Korrent elektriku” me pronar Andon Beça, (vazhduese e centralit të vitit

1934) në të cilën sipas të dhënave të vitit 1938, ishin investuar 200 000 franga ari,

ishin punësuar 12 punëtorë, prodhimi efektiv në njësinë Kv/orë në vitin 1938 është

regjistruar 65 000 Kv, ndërsa për kapacitetin e prodhimit maksimumi vjetor, nuk ka të

dhëna.106

Krahas saj ekzistonin shoqëri të tilla edhe në Durrës me emrin “Stamles”, në Korçë

me emrin Shoqëria Gjenerale Elektrike, në Sarandë nën pronësinë e Qazim Danit, në

Tiranë gjendeshin dy të njohura me emrin Sita dhe Sesa. Po të krahasojmë disa nga të

dhënat e treguesve të tyre, rezultonte se në ato të Tiranës ishin investuar më shumë

kapitale në franga ari, dhe konkretisht 2 200 000 në të parën dhe 1 000 000 franga ari

në të dytën, por prodhimi efektiv në fabrikën e Elbasanit ishte më i madh sesa ai i

103 I. Fishta T. Kareco “Prona Private në Shqipëri në vitet 1924-1944”, Tiranë 1996, f.19, krahasimet

nga F.Gj 104 Akademia e Shkencave te Shqipërisë, Histori e popullit shqiptar III, vepër e cituar, f.109

105 AQSH, Fondi 284, v. 1937, dosje 11, f.4

106 I. Fishta Th. Kareco “Prona Private në Shqipëri në vitet 1924-1944”, Tiranë, 1996, f.23

Page 51: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

22

fabrikave të Tiranës për vitin 1938, të cilat këtë prodhim e kishin konkretisht 17.000

dhe 57.000 kv/orë. Madje po ta krahasojmë me fabrikat e tjera rasti i Elbasanit, është i

dyti pas Korçës, ku prodhimi për vitin në fjalë ishte gati 7.5 herë më i madh se ai i

Elbasanit. Edhe në atë të Korçës, ka po të njëjtin kapital të investuar me shoqërinë

Sesa të Tiranës 1 000 000 franga ari dhe pas saj vinte shoqëria e Elbasanit, me kapital

gati 5-10 herë më të vogël (200 000 franga ari) se shoqëritë e përmendura, ndërsa për

Durrësin dhe Sarandën nuk ka të dhëna për kapitalin e investuar. Dallim tjetër në mes

këtyre shoqërive, qëndronte në faktin që për vitin 1938, Shoqëria Gjeneral Elektrike e

Korçës ka pasur prodhim efektiv më të madh se të gjitha shoqëritë, aq sa po t’i

referohemi shifrave, prodhimi i saj për atë vit jo vetëm ia kalonte të gjitha të tjerave,

por llogaritej të ishte rreth 2.7 herë më shumë se prodhimi i të gjithave të marra së

bashku, 504 000 kv (veçse këtu duhet të kemi parasysh se prodhimi i këtij viti për

shoqërinë e Durrësit nuk është regjistruar). Për nga kapaciteti i prodhimit maksimumi

vjetor kemi këtë radhitje në këtë mënyrë: e para është shoqëria Sesa e Tiranës me 1

000 kv dhe më pas ajo Korçës me 470 kv, e treta është shoqëria e Durrësit me 400 kv

orë dhe më pas ajo e Sarandës me 80 kv, ndërsa për shoqërinë Sita te Tiranes dhe te

Elbasanit, siç e theksuam pak më lart nuk ka të dhëna. Po t’i referohemi numrit të të

punësuarve, është shoqëria Sita që ka numrin më të madh të punëtorëve 46, (pothuaj

sa numri i të gjithë punëtorëve të marrë së bashku në të gjitha shoqëritë) më pas ajo e

Korçës 18 punëtorë, e treta është shoqëria e Elbasanit me 12 punëtorë dhe në fund

është shoqëria Sesa me 7 punëtorë. Sërish për dy shoqëri të Durrësit dhe të Sarandës

mungojnë të dhënat.107

Po në këtë kohë, na përmendet në Elbasan edhe një lloj tjetër industrie “Shoqëria

landë ndërtimi” me pronar Xheladin Koçi, e cila kishte një kapital të investuar prej 17

000 franga ari, 15 punëtorë të punësuar, me kapacitet prodhimi maksimumi vjetor te

regjistruar 1 500 m3 dhe për vitin 1938 prodhimi efektiv ishte 430 m3.108 Por, kjo nuk

ishte e vetmja shoqëri e këtij lloji në vend. Në Shqipëri ka pasur edhe një tjetër

shoqëri “landë ndërtimi” me qendër në Shkodër, nën pronësinë e njohur me emrin

shoqëria Tërbuni, e cila po ta krahasosh në treguesit e saj me atë të Elbasanit, rezulton

të jetë më e madhe. Kështu p.sh. kapitali i saj i investuar ishte 40 000 franga ari, pra

gati 2.3 herë më shumë se shoqëria e Elbasanit, kishte rreth 85 punëtorë, pra rreth 5.4

107 AQSH, Fond 271, v. 1938, dosje 749,

108 AQSH, Fond 271, v. 1938, dosje 749,

Page 52: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

23

herë më shumë, prodhimi i vitit 1938 është 1 925 m3, pra rreth 4.5 herë më shumë,

dhe kapaciteti i prodhimit maksimumi vjetor të regjistruar ishte 3 500 m3, afërsisht 2.3

herë më tepër se ajo e Elbasanit.109

Ndërsa në një tjetër analizë që Iliaz Fishta u bën shoqërive aksionare kryesore

industriale në Shqipëri për periudhën nga viti 1924 – 1938, në gjejmë në rajonin e

Elbasanit të jenë cilësuar si të tilla, pra shoqëri aksionare industriale, dy shoqëri:

Shoqëria “Saide” e cilësuar si industri e cigareve apo e duhaneve, si edhe ajo e Vaj

Sapunit të Adriatikut, e cilësuar vaj sapun elektrike, kapitalet e të cilave fillimisht

ishin përkatësisht 240 000 franga ari dhe 600 000 franga ari. Ndërsa në vitin 1938 për

shoqërinë “Saide”, kapitali kishte mbetur i njëjtë dhe për shoqërinë e vaj sapun

elektrikut rezultonte të ishte pakësuar deri në 350 000 franga ari. Po t’i krahasojmë

tregues të tillë me ato të shoqërive të tjera që vepronin në këtë kohë në vend,

konkluzionet janë të dukshme për situatën në prag të vitit 1939. Më konkretisht, duhet

theksuar se nga 21 shoqëri që vepronin në vend nga viti 1924, në vitin 1938, 4 prej

tyre e kishin mbyllur tashmë aktivitetin e tyre, 9 shoqëri kishin po të njëjtën gjendje të

kapitalit fillestar edhe në vitin 1938, vetëm 2 janë rastet e shoqërive të cilat kanë një

ulje të këtyre kapitaleve në këto periudha kohore, ku përfshihej shoqëria e përmendur

e Elbasanit dhe shoqëria elektrike Sesa në Tiranë me një përgjysmim të këtij kapitali

nga 2 000 000 në 1 000 000 franga ari. Për të gjithë rastet e tjerë, duket se kanë rritje

të kapitaleve të tyre në raport me vitin 1924 dhe konkretisht, është 5-fishuar ky kapital

në shoqërinë elektrike Korçë, është 8-fishuar në industrinë “Stamles” Durrës, në

industrinë elektrike Sita në Tiranë është 2-fishuar, dhe është 4-fishuar në industrinë e

çimentos Shkodër.110 Shoqëria “Saide” rezulton të ketë mbyllur aktivitetin e saj në

vitin 1940, kur edhe rezulton të jetë publikuar bilanci i fundit si edhe llogaritë relative

humbje dhe fitim.111

Ndërkohë në Shqipëri kanë nisur qysh herët të shfaqen nismat për krijimin e

kooperativave bujqësore, me karakter industrial dhe tregtar. Përpjekja e parë për

ngritjen e një shoqërie e cila merrej me shitjen dhe blerjen e prodhimeve bujqësore

bëhet në Korçë në vitin 1933 me ngritjen e një organizate bujqësore. Pas kësaj

numërohen edhe një sërë përpjekjesh të tjera për ngritjen e kooperativave bujqësore,

të cilat kishin edhe karakter industrial e tregtar, deri kur në vitin 1936 Ministria e

109 I. Fishta T. Kareco “Prona private....., vepër e cituar, f.22, (krahasimet nga F.Gj)

110 Po aty, f.41, (krahasimet nga F.GJ)

111Po aty, f.361

Page 53: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

24

Ekonomisë Kombëtare jepte udhëzime për krijimin e kooperativave bujqësore dhe në

vitin 1937, regjistrimet flasin për ekzistencën e 9 të tillave në vendin tonë, ndër të

cilat edhe Kooperativa e ullinjve në Elbasan. Në fakt kjo kooperativë ishte e vetmja

në vend bashkë me atë të Beratit, ndërsa 7 të tjerat rezultojnë si kooperativa bujqësore

të shpërndara në Tiranë, Vlorë, Shkodër, Korçë, Lushnjë, Kavajë dhe në Pogon -

Gjirokastër e njohur me emrin Kooperativa bujqësore e pyllëzimit “Nëmërçka”112

Shoqëria kooperativiste “Ullini” e Elbasanit ishte dekretuar në prill të vitit 1935.

Po t’u referohemi treguesve në rang vendi për sa i përket zhvillimit industrial për

periudhën në fokus ka interpretime të ndryshme. Studiuesi Jacques pohonte se nuk

ishte bërë asnjë përpjekje serioze në drejtim të zhvillimit të industrisë në Shqipëri në

periudhën e Zogut, edhe pse në fakt këtë gjendje të aspektit industrial e cilësuar si një

nga më pak të zhvilluarat në botë, mbreti e kishte trashëguar. Burimet natyrore

ekzistonin por ata ishin të pazbuluara e të pashfrytëzuara. Sipas këtij studiuesi

ekzistonin disa fakte që e përligjnin një opinion të tillë si p.sh. deri në fund të

mbretërimit të tij, vetëm 4.5 % e të ardhurave kombëtare të vendit vinin nga kjo

industri primitive dhe një pjesë tjetër nga bujqësia po primitive. Vërtet u vunë re disa

përmirësime të vogla por vendi mbeti sërish në fundin e shkallës ekonomike.

Shqipëria konsiderohej si vendi me standard jetese më të ulët në Evropë deri në fund

të mbretërimit të Zogut.113

I.3. Transporti dhe punët botore

Sistemi rrugor përbën një element të rëndësishëm në tërësinë e infrastrukturës së

qytetit, apo skemës urbanistike të tij. Rrugët brenda apo jashtë qytetit, krijonin

mundësi për lidhjen me tregjet dhe vendet e tjera. Megjithatë deri në periudhën

monarkike përgjithësisht flasim për një zhvillim të paplanifikuar të sistemit rrugor në

rrethin e Elbasanit, gjë që sillte dendësim të trafikut dhe pamundësi të klasifikimit të

tyre mbi bazën e kësaj ngarkese. Edhe pse deri në fillim të shekullit XX nuk

përmendet ekzistenca e ndonjë plani rregullues të qytetit, vetë prania e lagjeve,

shesheve, rrugëve, pazarit apo edhe sistemimi i qytetit, pa diskutim flasin për

ekzistencën e një lloj planifikimi sipas parametrave të kohës, duke dëshmuar madje

112 I. Fishta Th. Kareco “Prona Private......, vepër e cituar, f.51

113 E. Jacques, Shqiptarët, Tiranë, f 430 - 431

Page 54: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

25

nëpërmjet këtij sistemimi dhe zgjerimi të qytetit drejt periferisë, edhe për një rritje

demografike dhe zhvillim ekonomik në këtë periudhë kohore.114

Si në mbarë vendin edhe në rajonin e Elbasanit, hapat e parë për ndërtimin e një rrjeti

rrugor u hodhën gjatë Luftës së Parë Botërore, ku italianët, austriakët e francezët për

nevojat e tyre kishin ndërtuar një sërë rrugësh të improvizuara (rreth 1000 km).

Rrugët e ndërtuara nga austriakët lidhnin disa nga qytetet e Shqipërisë së Mesme e

Veriore, si Shkodra me Tiranën, me Durrësin, Elbasanin e Lushnjën. Pas vitit 1920,

kur u bë rimëkëmbja e aparatit shtetëror shqiptar, nevoja e rrugëve dhe mjeteve të

komunikacionit, u ndje jo vetëm nga qeveria shqiptare por edhe vetë tregtarët.

Ndërtimi e meremetimi i rrugëve u bë me punë angari, që mbështetur në ligjin e

posaçëm përfshinte të gjithë meshkujt e moshës 18 deri 58 vjeç, caktohej 10 ditë në

vit, por mund të shlyhej edhe me të holla ose me bedel (zëvendësues).115 Edhe në

shkrimet e autorëve të huaj për këtë situatë të transportit do të gjesh të njëjtat

përcaktime. Ja si e përshkruanin J. Swire dhe R. Austin situatën e Shqipërisë në vitin

1922: “... Shqipëria ndodhej akoma në të njëjtën gjendje si edhe disa vende të tjera të

Ballkanit, menjëherë pas çlirimit nga sundimi turk. Nuk ekzistonte në fakt asnjë

sistem transporti, kishte më pak se 200 kilometra rrugë të shtruara, asnjë port

modern,... nuk kishte trafik të motorizuar dhe i gjithë inventari i mjeteve në 1920

përbëhej nga tre makina Ford të lëna nga një mision ndihme i SHBA–së.116

Në fillim të vitit 1925, në mbarë vendin kishte afërsisht 900 km rrugë të përdorshme.

Rrjeti i rrugëve konsiderohej i dobët, i pamjaftueshëm, në gjendje të keqe e mbi të

gjitha nuk bënte lidhjen e të gjitha qendrave të prefekturave të vendit. Urat mungonin

pothuaj kudo e mbi lumenjtë e mëdhenj kalimi bëhej vetëm me lundra. Transporti

hekurudhor mungonte, por që nga viti 1924 ishte vendosur shërbimi i transportit ajror,

duke e bërë Shqipërinë vendin e parë të Evropës që kishte vendosur një shërbim të

tillë më parë sesa transportin hekurudhor. Ndërsa, për sa i përket transportit detar të

brendshëm konstatohet se ai fillon ta humbasë rëndësinë që kishte pasur më parë dhe

gjatë viteve ‘30 ai fillon të kufizohet vetëm në mallrat e peshës së rëndë. Transporti i

jashtëm në dallim nga ai i brendshëm, fillon të marrë hov duke lidhur Shqipërinë me

vende të ndryshme të Evropës, por sidomos në këtë kohë veçohet për zhvillim të

114 Xh.Daja, Elbasani në vitet….., vepër e cituar, f.117

115 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Histori e popullit shqiptar III, vepër e cituar, f.106-107

116 R. Austin, Shtegu i pashkelur i Fan Nolit, Tiranë, 2003, f.46

Page 55: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

26

rregullt të këtij transporti marrëdhënia me Italinë, në duart e firmave të lundrimit të së

cilës duket se kanë rënë kryesisht mjetet e transportit detar shqiptar.117

Ministria e Punëve Botore, e cila drejtohej nga Hil Mosi në vitin 1927, veprimin e saj

në prefektura e ushtronte nëpërmjet inxhinierëve dhe kryenëpunësve të caktuar në to.

Veprimtaria e kësaj ministrie, qysh nga Kongresi i Lushnjës apo nga viti 1922

sidomos, konsiderohej mjaft produktiv, pasi pjesa më e madhe e Shqipërisë ishte

lidhur me një sërë rrugësh dhe kalimi i tyre bëhej nëpërmjet automjeteve. Drejtoria e

Përgjithshme e Punëve Botore, e ngritur pranë kësaj Ministrie përbëhej nga dy degë:

Dega teknike dhe dega e Rrugëve të cilat merreshin me hartime planesh e projektesh,

veprime teknike si edhe riparime e konstruksione rrugësh. Statistikat e viteve 1922

deri 1926 lidhur me ndërtimet rrugore në mbarë vendin, i klasifikojnë kategoritë

kryesore të rrugëve si: rrugë kombëtare, rrugë provinciale dhe rrugë komunale.

Kështu më konkretisht deri në fund të vitit 1926, në vendin tonë kishte në veprim

1404 km rrugë, prej të cilave 1069 km ishin rrugë kombëtare, 231 km ishin rrugë

provinciale dhe 104 km ishin rrugë komunale. Përveç tyre ishin edhe rreth 317 km

rrugë në ndërtim e sipër, qofshin këto kombëtare, provinciale apo komunitare.118 Të

gjithë prefekturat e Shqipërisë lidheshin me njëra-tjetrën dhe në rrethin e Elbasanit

kalonin një sërë rrugësh nga veriu, jugu dhe lindja e perëndimi, por nga rrugët

kombëtare, komunale dhe provinciale të kësaj periudhe, prefekturës së Elbasanit i

përkasin këto rrugë konkretisht:

Rrugë kombëtare:

- Rrogozhinë - Elbasan, 46 km e gjatë, rrugë në ndërtim në fund të vitit 1926

- Elbasan – Librazhd - Qafë e Thanës, 76.5 km, rrugë në ndërtim në fund të

vitit 1926

- Rrogozhina – Shkumbini, 15 km, rrugë në ndërtim në vitin 1926.

- Elbasan - Qafë e Kërrabës – (Tiranë) 21 km e gjatë. Duhet theksuar që ky

ishte vetëm segmenti i rrugës që i përkiste kësaj prefekture, sepse e gjithë

gjatësia e rrugës ishte 117 km.

Rrugë provinciale:

- Elbasan-Kukjan-Xibrakë, 14 km e gjatë

Rrugë komunale:

117 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Histori e Shqipërisë.., vepër e cituar, f.106-107

118 T. Selenica, Shqipëria në vitin 1927, f. L-LII

Page 56: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

27

- Xhyrë – Qukës – Ura e Qukës, 8 km e gjatë, rrugë në veprim në fund të

vitit 1926

- Kukjan – Llixhë, 5.5 km e gjatë, rrugë në veprim në fund të vitit 1926.119

Deri në vitin 1926, në prefekturën e Elbasanit përmenden edhe një sërë urash në

lumin Shkumbin e në përrenjtë e Kushës dhe Zaranikës. Shumica e tyre ishin

sistemuar me mure betoni, por kalimi i njerëzve, kafshëve apo mallrave shpesh bëhej

edhe nëpërmjet lundrave.120

Domosdoshmëria për zgjerimin e rrjetit rrugor vinte jo vetëm nga kërkesat e

ekonomisë së vendit por edhe nga depërtimi i kapitalit të huaj dhe e Fuqive të Mëdha,

sidomos e Italisë. Marrëveshja për huan SVEA, shërbeu pothuaj tërësisht për ndërtim

rrugësh e pallatesh, por vazhdonte edhe ndërtimi i rrugëve me punën angari të

fshatarëve, e cila për hir të së vërtetës shpesh herë rezultonte e dobët dhe kjo shfaqej

në një gjendje të keqe të rrugëve.121

Kostoja e shpenzimeve të transportit paraqitej tepër e lartë në Shqipërinë e viteve ‘30.

Mjaft t’i referohemi një krahasimi të shifrave të tilla në Shqipëri dhe në Gjermani në

po të njëjtën periudhë kohore, ku vihet re se me çmimin e 1kv grurë mund të

përballohen shpenzimet e transportit të tij për 320 km rrugë në Shqipëri, ndërsa në

Gjermani përballoheshin për 9590 km. Shpenzime të tilla të mëdha të transportit me

mjetet moderne përcaktoheshin nga një sërë faktorësh si p.sh. çmimi i lartë i

karburantit, rrugët e këqija që i nxirrnin shpejt jashtë përdorimit mjetet e transportit si

edhe norma e lartë e fitimit të shoqërive të transportit.122 Një gjë e tillë me sa duket,

sillte spekulime lidhur me dëftesat e çmimeve të rrugëve që lëshonin drejtuesit e

automjeteve, ndaj në prill të vitit 1932, Oda Ekonomike Elbasan, në mënyrë që t’i

priste rrugën spekulimeve lidhur me vërtetësinë e dëftesave të rrugëve, vendosi në një

mbledhje të posaçme të këshillit të odës çmimet e rrugëve. Nga ky dokument

njëherësh na dëshmohet edhe ekzistenca e rrugëve kryesore automobilistike, me të

cilat Elbasani lidhej me krahinat dhe rajonet përreth në këtë periudhë kohore. Kështu,

Elbasani lidhej me rrugë të tilla me pothuaj të gjithë qytetet dhe rajonet kryesore të

vendit, si p.sh. me Tiranën, Durrësin, Peqinin, Kavajën, Shijakun, Fierin, Vlorën,

Beratin, Tepelenën, Sarandën, Gjirokastrën, Përmetin, Leskovikun, Korçën,

119 T. Selenica, Shqipëria në vitin 1927, vepër e cituar, f. LIII - LV

120 Po aty, f. LIII - LV 121 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Histori e popullit shqiptar III, vepër e cituar, f.107

122 Po aty, f.108 Shënim: Kujtojmë që prodhimin dhe tregtimin e karburantit e kishte monopol firma

italiane AGIP.

Page 57: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

28

Pogradecin, Dibrën, Krujën, Lezhën dhe Shkodrën. Bileta për një person, që

udhëtonte me mjetin automobil me gaz, varionte nga 5-10 fr.ari për distancat më të

afërta, si Peqin, Kavajë, Durrës e Shijak, si edhe deri në 30 – 40 fr.ari për distanca si

Saranda, Gjirokastra, Leskoviku, Tepelena etj. Kjo me sa duket, si një vlerë e tillë

lidhej jo vetëm me distancën, por edhe vështirësinë dhe shkallën e rrezikshmërisë së

rrugës. Drejt veriut rruga dukej se ishte më pak e kushtueshme, p.sh. drejt Lezhës,

Shkodrës, Dibrës bileta kushtonte rreth 20 fr.ari, ndërsa rruga për në Korçë, Pogradec

pothuaj sa rruga drejt Vlorës e Beratit rreth 15 fr.ari.123

Mjetet e transportit deri në vitin 1926 në Elbasan, tregonte në kujtimet e tij një

bashkëkohës vendas ishin karrocat që kryenin transportin e njerëzve dhe mallrave, jo

vetëm brenda qytetit por edhe në rrethinat e tij. Mjetet e mekanizuara të transportit do

të shfaqeshin në këtë qytet vetëm pas vitit 1926 e më shumë pas viteve ’30. Ai në këto

kujtime përmend emrat e 11 pronarëve që i zotëronin këto mjete që më konkretisht po

i rendisim:124

1- Rrap Lloshi kishte sjellë një kamion të markës “Shevrolet” me tonazh 15 kv.

2- Hysen Cani kishte sjellë një veturë të markës “Plimuth” me të cilën bënte

rrugën Elbasan – Llixhë.

3- Ymer Graceni zotëronte një autobus të vogël “Shevrolet” me kapacitet 10 – 15

vende dhe bënte rrugën Elbasan – Tiranë.

4- Ali Kumi zotëronte tre kamionë të markave “Shevrolet’, “Opel” dhe “OM”.

5- Hasan Garunja kishte dy kamionë

6- Baftjar Struga dhe i vëllai Halim zotëronin një kamion.

7- Shefqet Graceni zotëronte një veturë “Opel”

8- Xhaferr Arapi kishte një veturë “Fiat”

9- Hasan Garibolli zotëronte një veturë “ Plimuth”

10- Mustafa Turku zotëronte një veturë “ Plimuth”

11- Qamil Graceni zotëronte një veturë “ Plimuth”

Zyra e Ndërtimit Elbasan, në mars të vitit 1930, sipas kërkesës së Ministrisë së

Ekonomisë Kombëtare ndaj Ministrisë së Punëve Botore, ishte ngarkuar të hartonte

planin e kanalit të irrigacionit të fushës së Pazhokut duke e konsideruar këtë një vepër

vërtet të rëndësishme nga pikëpamja ekonomike për popullin e Elbasanit. Oda nga ana

123 AQSH, Fond 171, dosje III-205, v. 1932, f.70

124 H. Vogli, Elbasani nga vitet 1800 – 1944, Ngjyrat e kohës, f 65

Page 58: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

29

e saj e falënderonte Ministrinë e Ekonomisë Kombëtare për kontributin e saj në këtë

çështje në emër të gjithë popullit të Elbasanit. Nga ana tjetër, po në mars të vitit 1930,

Oda i drejtohej po kësaj Ministrie me një lutje për zgjerimin e urës së re të

Shkumbinit, për rëndësinë që ajo shfaqte në lidhjen e qytetit me krahinat e Jugut, si

edhe do të shërbente për rrugët Berat – Elbasan, Korçë – Elbasan (me anë të Devollit)

si edhe për rrugën e Llixhës. Oda raportonte se tashmë ishin shfaqur shumë ankesa

për gjerësinë e saj, duke e konsideruar të pamjaftueshme për përballimin e ngarkesës

së lëvizjes që bëhet në të. Duke qenë se në urën e vjetër një shkak i aksidenteve që

kishin ndodhur në të lidhej pikërisht me gjerësinë e saj, Oda, nisur edhe nga ankesa të

tilla,e gjykonte të arsyeshme një kërkesë të tillë për zgjerimin e kësaj ure, duke

kërkuar nga kjo ministri që ajo të bënte ndërhyrjet e duhura pranë Ministrisë së

Punëve Botore për të zgjeruar shtratin e urës, sikurse ishte bërë edhe për dy ura të

tjera të vjetra në Peqin e Kavajë, duke mos e konsideruar as me shpenzime të mëdha

një ndërhyrje të tillë sa kohë që ura vetë kushtonte miliona, - përfundon kërkesën e saj

Oda.125

Më konkretisht shifrat tregojnë se deri në vitin 1938 në vendin tonë kishte një rrjet

rrugor prej 2224 km rrugë kombëtare dhe 767 km rrugë vendore, pra mesatarisht për

çdo 100 km katror kishim 10 km rrugë. Për sa u përket shifrave të vëllimit të tregtisë

së brendshme, po në të njëjtën periudhë kohore përsëri për mbarë vendin kemi: 7140

mijë ton/km vëllimi i mallrave të mbartura me automjete dhe 1667 mijë ton/km

vëllimi i mallrave të mbartura me anije. Kjo dëshmonte edhe një herë se transporti

ishte shumë i shtrenjtë dhe për shkak të kësaj mjetet e transportit qenë të pakta.

Megjithatë mjetet e rrugët e komunikacionit nuk mundën ta lehtësonin sa duhet

zhvillimin e ekonomisë së vendit në periudhën e viteve ‘30 të shekullit XX.126

Punët Botore

Me vendosjen e Republikës, qeveria e Zogut në politikën e brendshme ishte përpjekur

t’i bënte lëshime borgjezisë dhe i kishte lënë asaj dorë të lirë për investime në industri,

duke i dhënë një seri koncesionesh me fitime të mëdha. Kështu krahas zgjerimit të

degëve të ndryshme të ekonomisë, edhe punët botore njohën një zgjerim të dukshëm

në këtë kohë, sidomos pas vitit 1926, me përdorimin e huas SVEA. Që prej mbarimit

125 AQSH, Fond 171, dosje III-74, v. 1930, f.26

126 Akademia e Shkencave te Shqipërisë, Histori e popullit shqiptar ..., vep. e cituar, f.108

Page 59: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

30

të Luftës së Parë Botërore, kishte filluar zgjerimi i qyteteve dhe bashkë me to shtimi i

ndërtimit të banesave. Kjo kishte sjellë tashmë edhe rritjen e nevojës për materiale

ndërtimi. Tashmë edhe fusha e ndërtimit, ishte bërë një tjetër fushë veprimi, ku kishte

filloi të investohej kapitali vendas. Në fakt kishte mjaft të dhëna që dëshmonin që

qysh nga koha e sundimit turk kishte pasur sipërmarrës të tillë në vend, por numri dhe

aktiviteti i tyre ishte shtuar mjaft pas Luftës së Parë Botërore. Në Elbasan në vitet

1922-1923, Grigor Nosi kishte marrë në sipërmarrje ndërtimin e urave të vogla në

rrugën Elbasan-Durrës. Aktiviteti i tij në këtë fushë na dëshmohet edhe në vitin 1925,

kur ai kishte ndërtuar të gjitha urat, ndër të cilat përmendet edhe ura e Dervenit të

Madh me gjatësi 300 metra.127

Në vitin 1932 ishte krijuar pranë Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare, Seksioni i

Ujërave, me dy degët e tij: dega hidrografike dhe dega bonifikimesh. Dega

hidrografike kishte ngritur një sërë stacionesh meteorologjike ndarë në kategoritë

pluviometrike, termo-pluviometrike dhe stacione të klasit I, bazuar në zonat litorale,

kodrat e mesme dhe malësitë, si edhe luginat e shtretërit e lumenjve. Në Elbasan ishte

ngritur një stacion i klasit I, sikurse edhe në mjaft rrethe të tjera si Tiranë, Durrës,

Shkodër, Berat, Korçë etj. Dega e bonifikimeve kryente veprime studimi dhe

projektimi. Në vitin 1933 ishte suprimuar Seksioni i Ujërave, për arsye buxheti, por

në vitin 1933 u rikrijua Drejtoria e Ujërave, duke vlerësuar tepër të nevojshme qenien

e shërbimit të ujërave në vendin tonë. Qëllimi i kësaj drejtorie ishte vetëm veprimtaria

bonifikuese, të cilat do të sillnin një përmirësim mbi bujqësinë, blegtorinë dhe mbi

shëndetin publik. Në Elbasan veprimtaria e kësaj drejtorie kishte konsistuar në hapjen

e dy kanaleve vaditës, njëri në Komunën e Qukësit – Kanali i Skroskës dhe tjetri në

katundet Direz – Gjizavesh – Librazhd. Kanali i parë kishte një gjatësi deri në 12 780

metra dhe konfiguracioni i tij ishte ½ në mal dhe ½ në rrafshinë. Ai do të shërbente

për të vaditur 220 hektarë tokë. Ndërsa kanali i dytë kishte një gjatësi deri në 14 747

metra dhe konfiguracioni i tij ishte më i vështirë, pasi ¾ e tij ishin në shkëmb dhe ¼

ishte në kodrinë e rrafshinë. Për realizimin e këtyre punimeve kjo drejtori kishte vënë

në dispozicion personelin teknik, veglat e punimit, dinamitin dhe kishte përdorur

punëtorët komunalë.128

127 K. Mishta, Lëvizja punëtore në Shqipëri, Tiranë, 1976, f.117-119

128 Revista Ekonomia Kombëtare, shtator 1938, nr 19, f.23-26

Page 60: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

31

I.4. Kriza ekonomike e viteve ‘30 dhe ndikimi i saj në fushën e industrisë,

transportit dhe punëve botore

Kriza ekonomike botërore që nisi në vitin 1929, preku edhe Shqipërinë. Por në

ndryshim nga vendet e tjera, kjo krizë te ne nisi më herët, e arriti pikën kulmore jo në

vitin 1932, (siç ndodhi në vendet e tjera) por në vitin 1934, si edhe përfundoi më

vonë. Tek ne kjo nuk ishte një krizë superprodhimi kapitalist i brendshëm, por vinte si

pasojë e prapambetjes se ekonomisë së tregut ku nuk kishte zhvillim të prodhimit të

madh, ku pasuria monetare pakësohej çdo vit, numri i të papunëve rritej gjithnjë e më

shumë dhe fuqia blerëse vinte vazhdimisht duke u ulur. Ndër shkaqet kryesore të

kësaj krize në Shqipëri përmendim: mbeturinat e marrëdhënieve të vjetra në prodhim,

mungesa e mjeteve moderne në bujqësi, taksat e larta shtetërore, qiratë e larta të

kullotave, çmimi i lartë i kripës, taksë e lartë e xhelepit etj.129

Një shkak tjetër duhet kërkuar në rënien e eksporteve, pasi Europa pakësoi blerjet e

saj nga Shqipëria për shkak të situatës së saj të vështirë financiare. Kështu nga viti

1928 që eksportet llogariten 14.9 milion franga në vitin 1934 ato ranë në 4.3 milion

franga ari. Si pasojë brenda vendit edhe pa u rritur prodhimi u krijua një gjendje

mbiprodhimi e cila erdhi si pasojë e krijimit të një sasie të tepërt mallrash e

produktesh që tashmë nuk po eksportoheshin më, tregu i brendshëm nuk ishte në

gjendje t’i konsumonte, sikurse kishte ndodhur edhe më parë për shkak të fuqisë së

ulët blerëse. Në një situatë të tillë kemi jo vetëm ulje çmimesh, por edhe varfërim të

mëtejshëm të ekonomive të vogla fshatare.130

Edhe Elbasani sikurse çdo rajon tjetër, vuante nga kriza ekonomike. Oda Ekonomike

Elbasan në shkurt të vitit 1932, i përcillte një raport Ministrisë së Ekonomisë

Kombëtare, ku analizonte një nga shkaqet e krizës ekonomike në këtë rajon. Sipas

specialistëve të kësaj ode, shkaku kryesor ishte rënia e prodhimtarisë së ullirit, i cili

pothuaj nuk u prodhua fare gjatë vitit 1931-32. Ulliri ishte një ndër produktet

kryesore, që luante një rol të rëndësishëm në ekonominë e këtij qarku.131 Po t’u

referohemi shifrave të vitit të kaluar, ulliri dhe ullishtat e Elbasanit i kishin dhënë

punë një personeli të përditshëm prej 2330 individësh, si mbledhës e shkundës

ullinjsh, punëtorë në mulli etj. Mullinjtë e Elbasanit kishin filluar punën nga tetori i

129 Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Histori e popullit shqiptar..., vep. e cituar, f.108-109

130Po aty, f.108-109

131 AQSH, Fond 171, dosja III-205, v 1932, f.116

Page 61: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

32

vitit 1931 e deri në janar të vitit 1932 kishin bluar 33178 kuintal ullinj. Nga kjo

shumë, rreth 11 000 kuintal, ishin përgatitur nga mullinjtë e vjetër, rreth 15 të tillë, ku

ishin përfshirë rreth 105 punëtorë e çdo punëtor paguhej me 1.40 fr. ari dita. Pjesa

tjetër rreth 22170 kuintal ullinj është bluar nga fabrika Huileries – Savonnerier e cila

për tre muaj rresht,i kishte dhënë punë një personeli të përditshëm prej 15 punëtorësh.

Raporti i Odës duke përcjellë edhe mentalitetin shoqëror të kohës, ndalet edhe në

çështjen e ndryshimit që kishte sjellë përdorimi i makinave në degë të ndryshme të

ekonomisë, sikurse në rastin në fjalë, duke e kuptuar një evolucion të tillë me të metat

dhe përparësitë e tij, “një progres që lë kaq punëtorë pa punë ka me i gjetur punë të

papunëve,” shprehej ajo lidhur me këtë evolucion të makinerive. Pra, vërtet

shkurtohej koha e punës me përdorimin e makinës, por shkurtohej edhe fuqia

punëtore e angazhuar në proces pune. Kështu ajo bënte krahasimin e rezultateve të

punësimit, nëse kjo sasi prej 22170 kuintal nuk do përgatitej me anë të fabrikës por

nga mullinjtë primitivë të qarkut, ç’forcë punëtore do të angazhohej. Sipas

përllogaritjeve dilte se, në se një sasi e tillë do prodhohej nga mullinjtë primitivë, do

punësoheshin rreth 500 punëtorë më shume sesa në rastin kur këtë sasi e përgatit

fabrika në fjalë. Po kështu, duhej evidentuar fakti se në një rënie të tillë pati ndikim

veç krizës, edhe klima, faktorët atmosferikë, si p.sh. shirat e rrëmbyer në kohën e

lulëzimit të ullirit, të cilët sollën një situatë të tillë, që sikur të mos kishte ndodhur do

të bënte, që Elbasani ndoshta, të mos e ndiente krizën si qytete e rajone të tjerë në këtë

kohë.132

Oda ndalet edhe në një faktor tjetër që kishte pasur ndikim në krizën ekonomike të

këtij rajoni, në rënien e tregtisë dhe industrisë, që sikurse edhe në vendet e tjera të

industrializuara të botës, edhe në këtë qark kishte ndodhur rënia e rreth 80 % të

tregtive të vogla dhe as që kanë shpresë të përmirësohen një ditë. Edhe në industrinë e

prodhimit të vajit, ky prodhim ishte grumbulluar në duart e disa personave, të cilët

nga pikëpamja financiare nuk ishin të fuqishëm e nuk mund ta mbanin vajin apo

ullirin që grumbullonin për një kohë të gjatë. Në këtë mënyrë këta persona ishin të

detyruar ta shisnin përpara se të mblidhej e të bluhej ulliri i ri. Pra, shitja e tyre bëhej

me një çmim të lirë, atë të piacës, gjë që e vërente edhe Oda si një shqetësim për

prodhuesit e tregtarët njëherësh “të gjithë produktet në kohën që produktohen janë

gjithnjë ma lirë se në çfardo kohe tjetër”. Meqenëse edhe në Evropë, ishin krijuar

132 AQSH, Fond 171, dosja III-205, v 1932, f.116 - 117

Page 62: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

33

kooperativat, si një rrugëdalje nga kriza, edhe Oda mendonte se në këtë fushë krijimi i

një shoqërie Kooperativiste të vajit, mund të zgjidhte çështjen e shitjes së vajit të

depozituar.133

Pasoja të tjera të krizës në vend, ishin shtimi i papunësisë dhe ulja e mëditjes së

punëtorëve. Kështu nga falimentimi i ekonomive të vogla zejtare, vërshimi i

fshatarëve të varfër drejt qyteteve, ndërprerjes së mërgimit në viset e huaja dhe

kthimit të kurbetçinjve në vend, u krijua një rritje e numrit të të papunëve. Kjo solli

edhe rënien e mëditjes së punëtorëve, kështu nga 1.20 franga që ishte ajo në 1928, në

1934 ra në 0.40 franga. Rritja e të papunëve, rrënimi i ekonomive të vogla u

shoqëruan me rritjen e borxheve dhe këto nga ana e tyre sollën edhe rritjen e kamatës,

fajdesë e cila në vitet e krizës arriti 100%.134

Në fushën e industrisë, kriza paralizoi sidomos ato aktivitete të cilat ishin në duart e

kapitalit shqiptar, duke çuar drejt falimentimit ndërmarrje e shoqëri të ndryshme

industriale, ose duke i vënë këto industri në vështirësi të mëdha ekonomiko-

financiare.

Kështu në Elbasan, në degën e duhanit dhe cigareve kjo krizë u shfaq në dy aspekte:

me mbylljen e disa fabrikave për mungesë të tregut të shitjes (5 të tilla u mbyllen në

prefekturën e Elbasanit nga 10 që kishte në të gjithë vendin) dhe me uljen e prodhimit

dhe të pushimit nga puna të mjaft punëtorëve për shkak të vështirësive. Fabrika e

duhanit dhe e cigareve e shoqërisë “Saide” në Elbasan në vitin 1930 përpunoi rreth 43

ton duhan, nga 66.5 ton që kishte përpunuar në vitin 1929, ose 35 % më pak. Grirësit

e duhanit, po në këtë qytet në vitin 1930, prodhuan 9 ton duhan, nga 23.7 ton që

kishte prodhuar në vitin 1929, ose 60 % më pak. Në mars të vitit 1931, në rrethin e

Elbasanit, si rrjedhim i krizës, ekonomive bujqësore u kishte mbetur pa shitur 500 ton

duhan gjeth, për shkak se nuk kishin gjetur treg. Sipas mendimit të disa autoreve, në

krizën e industrisë së duhanit kishin ndikuar jo vetëm faktorët e përgjithshëm bartës të

krizës, por edhe politika tatimore e qeverisë së Zogut. Ligji i tatimit të duhanit,

miratuar në 28 maj 1929, vendoste mbi duhanin 3 lloj tatimesh, për pasojë kjo politikë

tatimore veproi si faktor pengues për prodhimin dhe industrializimin e duhanit.135

133 AQSH, Fond 171, dosja III-205, v 1932, f.117- 118 134 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Histori e popullit shqiptar..., vep. e cituar, f.110

135 I. Fishta. V. Toçi. Gjendja ekonomike e Shqipërisë në 1912-44, Prapambetja dhe shkaqet e saj”

Tiranë,1983, f. 90

Page 63: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

34

Në ndryshim nga produkte të tjera si misri, leshi, vaji, lëkura etj produkte të cilët edhe

pse zhvlerësoheshin në këtë kohë krize, përsëri arrinin të gjenin blerës, pasi mallra të

tillë depozitoheshin e nxirreshin në treg në një tjetër kohë të përshtatshme e shiteshin

me çmime të mira e fitime të mëdha, për duhanin çështja qëndronte ndryshe. Në rastin

e blerjes së këtij produkti, i duhej paguar shtetit një taksë 1 fr.ari për kilogram, taksë

kjo që fillimisht mendohej se do rëndonte thjesht mbi blerësit, tregtarët e

konsumatorët dhe s’kishte të bënte me kultivuesit e duhanit, por shpejt u kuptua se

pasojat e ligjit binin mbi vetë duhanin e prodhuesin e tij, gjë që vihej re fare qartë po

të krahasoje situatën e shitjes së duhanit e vlerat e taksës së paguar në vitet 1930 dhe

1931. Në të dy rastet, ulja është e ndjeshme nga njëri vit në tjetrin dhe flitet për një

rënie gati 2 apo 3 herë më pak se viti paraardhës.136

Raporti i Odës Ekonomike Elbasan, në mars të vitit 1931 që i dërgohej MEK, tregon

qartë se si para miratimit të këtij ligji, duhani i çdo lloj cilësive gjente shitës dhe

blerës të ndryshëm, me çmime të arsyeshme sipas cilësive, por edhe sipas ligjeve të

ofertës dhe kërkesës dhe konsumi i cigareve e paketave me duhan të grirë ishte

pothuaj i njëjtë deri përpara vënies së taksës 0.30 fr.ari për kilogram për bujkun dhe

0.70 fr.ari për kilogram për blerësin. Kështu nga shkaku i konsumit të madh kudo, nga

njëra anë tregtarët që blinin gjethen e duhanit dhe e depozitonin, nga ana tjetër

agjentët e fabrikave të duhanit që rendnin nga Saranda, Durrësi e Korça duke blerë

duzina të mëdha, e inkurajonin prodhuesin për të punuar sa më shumë toka me duhan.

Që nga momenti i vendosjes së taksës 3 fr.ari për kilogram duhan, shitja e duhanit

ndaloi në një shkallë të paimagjinueshme. Agjentët e fabrikave të përmendura më lart

nuk vijnë më as të vizitojnë qytetin, e jo më për blerje duhani e po kështu edhe

tregtarët depozitues. Në vend të 30 dyqaneve që gjendeshin më parë e që shisnin

duhan të grirë, sot nuk janë më as 10 të tillë, pasi edhe tregtarët shitës të duhanit të

grirë, të konfeksionuar në paketa nuk shesin më sasinë e mëparshme. Fabrika “Saide”

nga 11 bobina në ditë që shpenzonte për fabrikimin e cigareve, sot shpenzon vetëm

pesë. Vetë mbetja pa shitur e një pjese të mirë të produktit për vitin 1929-1930, tregon

ndikimin negativ të ligjit në fjalë. Ja se si figuron lëvizja e shitjes së duhanit prej

fabrikës “SAIDE” apo edhe tregtarëve shitës të duhanit të grirë:137

136 AQSH, Fond 171, dosje III-139, v. 1931, f.49-50

137Po aty, f.49-50

Page 64: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

35

Tabelë nr.6 Sasia e duhanit që shoqëria “SAIDE” Tabelë nr. 7 Sasia e duhanit që kanë

ka grirë e konfeksionuar në cigare. shitur dyqanxhinjtë e taksat e paguara

Muaji Sasia në kg Muaji Taksat e paguara në

fr.ar

Viti 1929 Viti 1930 Viti 1929 Viti 1930

Prill 5900 4873 Maj 2300 2771

Maj 5235 5398 Qershor 3033 2129

Qershor 10092 6713 Korrik 5089 3505

Korrik 5006 6450 Gusht 4760 2000

Gusht 12053 3641 Shtator 2759 2791

Shtator 6000 5940 Tetor 1750 1420

Tetor 5449 3290 Nëntor 1575 800

Nëntor 7508 2295 Dhjetor 1562 1740

Dhjetor 8600 4165 Taksa fr.ar 23721 fr.ar 18141 fr ar

Totali 66547 42965 Totali kg 23721 kg 8070 kg

Në vitin 1929 taksa që paguhej në drejtorinë e financës ishte nën 1 fr.ar për kilogram,

ndërsa në vitin 1930 kjo taksë ishte 3 fr.ar për kilogram. Pra në rastin e parë shoqëria

“SAIDE” ka paguar taksa në vitin 1929, 1/2 fr. ar për kilogram ndërsa në vitin 1930

ka paguar 3 fr. ar për kilogram. Edhe dyqanxhinjtë, kanë grirë 23721 kilogram duhan

e i kanë paguar arkës financiare në vitin 1929, taksën prej 1 fr.ar për kilogram, ndërsa

në vitin 1930 kanë grirë 8070 kilogram duhan e kanë paguar taksën prej 3 fr.ar për

kilogram, që do të thotë një taksë 3 herë më e madhe për një sasi duhani të grirë, që

ishte zvogëluar gati 3 herë në raport me vitin paraardhës.138

Për të larguar mjerimin e kultivuesve të duhanit, Oda rekomandonte këto zgjidhje:

1- ligji mbi taksimin e duhanit të abrogohet e të zëvendësohet me një tjetër ligj të

studiuar mirë e që u jep fund dispozitave dëmprurëse të atij të mëparshëm. Propozimi

i Odës ishte që kultivuesi të lihej krejt i lirë sikurse edhe tregtimi i duhanit gjethe, po

nëse kjo ishte e pamundur të merrej një taksë 20 % nga prodhuesi ose një taksë vetëm

nga konsumatori.

2- taksimi i duhanit, (nëse heqja e taksës është e pamundur) të bëhej mbi bazën e

kualitetit dhe jo të ketë taksë të njëjtë për çdo lloj kualiteti.

3- taksimi i konsumatorit duhet të ishte i arsyeshëm, që edhe konsumatori të mos

rëndohej fort, por edhe të mos merrte hov kontrabanda.

138 AQSH, Fond 171, dosje III-139, v. 1931, f.50

Page 65: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

36

4- të hiqeshin ato dispozita që vendosnin çmimin e sasisë së duhanit në duhanore me

peshën dhe me kontrollimin e tij e të vendosej një tjetër sistem i cili të mbronte

interesat e vërteta të shtetit, por të çlironte edhe bujkun nga ajo robëri, e cila po e

shtynte atë nga dëshpërimi të mos kultivonte më duhanin, kulturën që dikur e quanin

fatbardhësi e lumturi të familjeve të tyre e mbarë tregut.139

Pra, kuptohej qartë se ky ligj i kishte sjellë dëme të mëdha kultivuesve të duhanit,

pronarëve të tokave të mbjella me duhan, tregtarëve të duhani me gjethe,

dyqanxhinjve që merreshin me shitjen e duhanit të grirë dhe në fund gjithë tregut e

popullsisë së qytetit, ekonomisë kombëtare e arkës së shtetit. Edhe mënyra e

vendosjes së çmimit të duhanit provokonte një tjetër fatkeqësi të shëmtuar për

kultivuesin. Drejtoria e Financës dërgonte ekspertë, të cilët vizitonin këto toka të

mbjella me duhan përpara se të bëhej vjelja, e ata me sy çmonin sasinë e duhanit të

thatë që do të merrej nga kjo sipërfaqe, duke e shënuar në librat përkatës. Por kjo sasi,

duhet të konsiderohej si preventiv dhe jo të ishte definitive. Në momentin e mbledhjes

së duhanit paraqiteshin raste të ndryshme nga ballafaqimi i gjendjes reale dhe asaj që

ekspertët kishin çmuar muaj më parë në librat e tyre. Kjo sasi mund të ishte e njëjtë

me atë të çmuar me parë dhe kjo ishte situata më e këndshme për të dy palët kultivues

dhe ekspertë matës, por mund të qëllonte sasia e mbledhur më shumë, nga ajo e matur

e në këtë rast ndryshonte lehtë vlerësimi i dhënë paraprakisht. Por nëse ky vlerësim

sillte një sasi më të vogël se ajo e matur nga ekspertët në kohën e vlerësimit,

prodhuesin e mjerë e priste një fat i keq. Zëri i tij justifikues e njohës i mirë i realitetit

nuk dëgjohej nga ekspertët, aq sa ai akuzohej si kontrabandist. Fshatari i gjorë ishte i

detyruar të paguante taksën gjobë, duke mos marrë kështu as një lek për mundin e

djersën e tij dhe të familjes, por nëse taksa ishte e lartë mund edhe të rropatej me vite

për të larë kamatën e kredisë së marrë për të larë taksën- gjobë.140 Rasti i mbështetjes

apo përkrahjes nga kryeplaku i fshatit, ishte më domethënësi. Meqenëse pothuaj

gjithmonë kishte kundërshtime midis ekspertëve që vinin për të çmuar sipërfaqet e

mbjella dhe vetë kultivuesve, atëherë shpesh thirrej edhe kryeplaku i fshatit i cili

pothuaj gjithmonë binte në dakordësi me ekspertët dhe jo me kultivuesin. Ishte e

kuptueshme tashmë që kjo lloj mbështetjeje ishte e lidhur me interesat reciproke të të

dy palëve. Kryeplaku e mbështeste ekspertin në mënyrë që të fitonte nga ai në

139AQSH, Fond 171, dosje III-139, v. 1931, f.55-56

140 AQSH, Fond 171, dosje III-139, v. 1931, f.51

Page 66: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

37

vendosjen e një çmimi të ulët në duhanoret e veta, kurse ekspertët tregoheshin të

zellshëm në detyrën e shtetit duke i bërë dëm bujkut, vetëm që të përfitonin nga kjo

detyrë apo pozicion edhe në vitet e ardhshme. Sipas Odës,”ky zakon i keq i të dy

palëve, i rrënjosur në shpitin e jo pak shqiptarëve”, bënte që ata, nisur nga pozita e

tyre të silleshin pa ndërgjegje dhe përpiqeshin të përfitonin në dëm të bujkut.141

Prodhuesi i duhanit gjendej tashmë sipas ligjit të ri, tepër i dëmtuar nga një sërë

taksash që rëndonin mbi të, edhe pse substancialisht në këtë ligj nuk prekej prodhuesi.

Por, në fakt ai ishte përgjegjësi kryesor për një sërë arsyesh, për sasinë tepër që

shënonte libreta, por edhe për gjendjen e sasisë së duhanit të pashitur në duart e tyre.

Lidhur me faktin e fundit ka një sërë rastesh që dëshmojnë se si kultivuesit e duhanit

mbeteshin pa e shitur prodhimin e tyre, për faktin se nuk kishte blerës, por në këtë rast

ligji në fuqi e bënte përgjegjës kultivuesin duke e quajtur atë tregtar dhe e gjobiste.

Faktet tregojnë se kur Drejtoria e Financës së Elbasanit i gjeti mjaft prej kultivuesve

me sasi duhani në duar në një kohë rreth 1 vit pas prodhimit të tyre e kërkoi nga ata të

paguanin taksën përkatëse, këta kultivues u bashkuan një zëri e deklaruan se duhani i

tyre i kishte mbetur pa shitur e për këtë përgjegjësia nuk kishte pse të rëndonte në

kurrizin e tyre. Ata pohonin: “..në se duhani na ka mbetur në duar kjo vjen nga

mungesa e blerësve, e jo s’e duam të bajmë tregti, tregtar nuk jena, por jena nevojtar.

Në se qeveria insiston të paguajmë taksë, le të na gjejë blerës që t’ia shesim pa shumë

pretendime, e nëse qeveria prap ngul këmbë për nxjerrjen e taksës pa dashur t’ia dijë

nëse shitet a s’shitet duhani, jemi gati të sjellim gjithë duhanin e produktue kundrejt

taksës”. Kjo përgjigje karakteristike vërtetohej plotësisht nga një sërë faktesh. Abedin

Stringa një nga tregtarët e duhanit kishte blerë një sasi duhani jo të dorës së parë nga

katundet e Sulovës, pa i paguar asgjë prodhuesit, i cili deklaronte se ishte mjaftuar me

shkarkimin e përgjegjësisë për taksën e duhanit. Vetë ky tregtar vërtetonte se në këto

katunde kishte më tepër se 5-6 mijë kile duhan, të asaj kategorie, për të cilën fshatarët

të luten e ta japin pa të holla, mjaft që të shkarkoheshin nga përgjegjësia kundrejt

qeverisë për taksën e duhanit produktues.142

Këto fakte të hidhura, që e kishin dëshpëruar kultivuesin, kishin krijuar bindjen

tashmë se për vitin e ardhshëm 1932, ata që do të mbjellin duhan do të jenë fare të

141AQSH, Fond 171, dosje III-139, v. 1931, f.51-52

142 AQSH, Fond 171, dosje III-139, v. 1931, f.52-53

Page 67: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

38

pakët ose do të mungojnë krejtësisht, për shkak të dispozitave ligjore në fuqi, duke

dëmtuar kështu, jo vetëm kultivuesit, por edhe ekonominë kombëtare.

Oda na sjell disa të dhëna lidhur me mënyrën e jetesës së bujqve, kultivues të duhanit,

të cilat pa dyshim nuk të lënë të mendosh se fshatari kishte vërtet mundësi apo dëshirë

ta mbante duhanin në këto kushte, ta depozitonte në vende jo të mjaftueshme apo të

veçanta, të cilat më shumë do të dëmtonin prodhimin sesa do t’i jepnin përfitime atij.

Me shumë gjasa, në kushte të tilla, të vetë jetesës në kasolle të bujqve, duhani

dëmtohet nga bagëtitë, gjënë e gjallë, gjerbat e shiut, fëmijët e shtëpisë etj., të cilët i

detyrojnë këta bujq të vobektë ta japin duhanin e dorës së dytë gratis, pa asnjë fitim,

pasi nga njëra anë s’kanë kushte për ta mbajtur e ruajtur, kurse nga ana tjetër nga frika

e përgjegjësisë për sasinë e duhanit.

Dëmi që i bëhet jo vetëm kultivuesit, por edhe arkës së shtetit e ekonomisë sonë

kombëtare, duket fare qartë po të llogarisësh fitimin që do të merrte shteti vetë nga

shitja e atyre 500 000 kile duhan që kanë mbetur të pashitur në prefekturën Elbasan.

Sikur të llogaritej 1 fr.ari për kilogram kjo taksë, atëherë në arkën e shtetit do të

futeshin 1 milion fr.ari. 143

Në nëntor të vitit 1931, shoqëria “SAIDE” i dërgonte Ministrisë së Ekonomisë

Kombëtare një ankesë lidhur me gjendjen e vështirë në të cilën ndodheshin industritë

e duhaneve të vendit tonë dhe konkurrencën që u bëhej atyre nga hapja e fabrikave të

reja në këtë fushë prodhimi. Kjo shoqëri i shprehte Ministrisë së Ekonomisë

Kombëtare shqetësimin që kishte filluar të ndihej në rrathët e të gjitha qarqeve të

fabrikave të cigareve me lajmin e hapjes së një fabrike të re cigaresh në Shkodër. Deri

më tani këta industrialistë kanë pasur besim se edhe vetë qeveria nuk kishte për të

lejuar hapjen e industrive të reja duke ditur që një pjesë e mirë e kapitaleve të mëdha

të vendit janë vënë në rrezik e për interes të ekonomisë kombëtare asnjë leje nuk

duhej dhënë në këtë fushë, madje të ndalohet çdo iniciativë në këtë lloj industrie. Për

këtë madje duhet të mbahej në kujtesë rasti i mbylljes së mjaft fabrikave si ajo

SAMAS në Shkodër, ASEMBLE në Durrës e dy fabrika të tjera në Korçë. 144

Në dhjetor të vitit 1931shoqëria “SAIDE” i kërkonte Ministrisë së Ekonomisë

Kombëtare ta ndihmonte në dy drejtime, së pari të vinte në korrespondencë të

drejtpërdrejtë këtë shoqëri me kërkuesit e ofertës për cigaret e prodhuara prej saj dhe

143 AQSH, Fond 171, dosje III-139, v. 1931, f.53

144 AQSH, Fond 171, dosje III-154, v. 1931, f.232

Page 68: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

39

së dyti t’i vinte në dispozicion ligjin mbi përjashtimin e taksës për cigaret që

eksportohen e ta informonte mbi tipat e cigareve që kërkoheshin, pasi vetëm në këtë

mënyrë do të mundeshin të bënin një ofertë më të saktë të prodhimeve të saj. Çmimet

e ofertës së kësaj shoqërie për tipat e cigareve (20-copëshe me peshë rreth 22 gram)

që ajo ofronte ishin:145

- Kualiteti I 1000 cigare në kutia luks 20-cigarëshe --------------9.95 fr.ari

1000 cigare me kutia ordinere 100-cigarëshe--------------------7.35 fr.ari

- Kualiteti II 1000 cigare me kutia ordinere 20-cigarëshe--------7.30 fr.ari

1000 cigare me kutia ordinere 100-cigarëshe--------------------7.05 fr.ari

Në një çmim të tillë ishin përfshirë edhe ambalazhi me arkat për eksport e dorëzim në

Durrës. Kjo ofertë ishte dhënë mbi bazën e piacës aktuale të duhaneve e mbi tipat e

cigareve në kutia që përdoreshin me markat e saj REKORD, SKAMPA e KASTRIOT, duke

përjashtuar taksën e shtetit mbi letrën e cigares, mbi duhanin gjethe e mbi banderolën

edhe pse nuk kishin dijeni për Ligjin mbi kthimin e taksës prej shtetit për duhanet që

eksportoheshin, sepse në të tillë rast detajet e duhura do të ndihmonin në dhënien e një

oferte më ekzakte.146

Rëndë u godit nga kriza edhe industria e alkoolit. Katër fabrikat e alkoolit që vepronin

në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në Korçë, Vlorë, Shkodër dhe Elbasan u vunë në

vështirësi për të vazhduar prodhimin me ritmin e mëparshëm dhe për të siguruar

fitime sa më të mëdha. Kjo ndodhi për shkak se në tregun e brendshëm u ul shumë

konsumi i alkoolit. Konkurrenca midis pronarëve të këtyre fabrikave ishte acaruar

shumë. Ata u përpoqën të dilnin nga vështirësitë e krizës duke formuar një kartel të

alkoolit në shkallë kombëtare. Ai u krijua në 23 shkurt të vitit 1930, ndërmjet

shoqërisë anonime të alkoolit “Mërkur” me qendër në Korçë, fabrikantit Ligor Nosi

në Elbasan, fabrikantit shkodran Ndoc Nikaj dhe kapitalistit italian Vicenzo Alegro.147

Sipas marrëveshjes ndërmjet tyre, çdo pronar ruante pavarësinë individuale në

administrimin e kapitalit të tij, t’i përmbahej kuotës së caktuar lidhur me prodhimin e

shpërndarjen e alkoolit. Kështu firma “Nosi e shokë” sipas marrëveshjes do të

përfaqësonte 25.6 për qind të prodhimit dhe treg shitjeje do të kishte Elbasanin,

Lushnjën, Peqinin dhe Beratin.

145 AQSH, Fond 171, dosje III-156, v. 1931, f.388

146Po aty, f.388

147I. Fishta. V. Toçi. Gjendja ekonomike e Shqipërisë …., vep. e cituar, f. 91

Page 69: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

40

Një goditje të rëndë pësoi nga kriza edhe industria e blojës dhe ajo e zhveshjes së

orizit, me të cilën merreshin disa punishte. Konkurrenca e orizit të importuar, që shitej

me çmime shumë më të ulëta se orizi i vendit, krijoi një gjendje mjaft kritike në këto

punishte. Nga disa të dhëna të tregut të Elbasanit, në muajin prill të vitit 1931,

rezulton se çmimi i orizit të importuar i llojit “Berliata” ishte 40 franga ari për kv,

çmimi i orizit të llojit “Saigon” ishte 45 franga ari për kv, ndërsa çmimi i orizit të

vendit i llojit ”i Kuq” ishte 56 franga ari për kv. Kjo gjendje nuk goditi

drejtpërsëdrejti vetëm atë pak industri shqiptare që merrej me zhveshjen e orizit, por

në mënyrë të veçantë goditi ekonomitë bujqësore prodhuese të orizit.148

Në shkurt të vitit 1931 Ymer Delimeta e Hysejn Trungu, në emër të bujqve e

industrialistëve që merreshin me produktin e punimin e orizit të vendit, jo thjesht të

qarkut Elbasan por të mbarë vendit, i dërgonin një lutje Kryeministrisë në Tiranë, ku

shprehnin shqetësimin e tyre lidhur me gjendjen në të cilën ndodhej kultura e orizit të

vendit tonë, një produkt i çmuar nga banorët vendas për cilësitë që ai kishte, i

shijshëm dhe i shtueshëm dhe që prodhohej mjaftueshëm për plotësimin e nevojave të

vendit. Shqetësimi kishte të bënte me faktin se kohët e fundit ishte vënë re se orizi i

huaj i kuq po e konkurronte këtë produkt vendas, pasi ai hynte në treg me çmim më të

ulur dhe kështu kishte mbetur pa u shitur orizi i vendit. Në këtë mënyrë ishin dëmtuar

interesat e bujqve kultivues të këtij produkti, por edhe të dy fabrikave të orizit që

ndodheshin në këtë qark, të cilët me të tillë aktivitet mbanin familjet dhe paguanin

taksat e shtetit. Ankesa e këtyre tregtarëve shkonte deri aty sa e cilësonte këtë produkt

të huaj helmues madje, pasi ai ishte oriz i ngjyrosur (gjë e cila provohej lehtësisht me

çngjyrosjen e tij me alkool) dhe një konkurrencë e tillë ishte antikombëtare e

antiligjore. Ata kërkonin që qeveria shqiptare jo thjesht të mbronte interesat e

konsumatorëve të saj, por edhe prodhuesve duke ndaluar importimin e orizit të

ngjyrosur, ose duke rritur taksat e importit për këtë produkt, në mënyrë që ai të mos

konkurronte prodhimin vendas.149

Artizanati, veprimtari kjo me anën e të cilës mbaheshin me qindra familje, e ndjeu pa

dyshim më thellë këtë krizë. Shumë prej artizanëve mbetën të papunë, ose gjendeshin

në prag të falimentimit, gjendje kjo e pasqyruar edhe në ankesat e protestat që zejtarë

nga të katër anët e vendit u drejtonin organeve qeveritare. Zejtarët e një sërë

148I. Fishta. V. Toçi. Gjendja ekonomike e Shqipërisë …., vep. e cituar, f. 94

149 AQSH, Fond 171, dosje III-154, v. 1931, f.19

Page 70: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

41

profesioneve po shkonin drejt rrënimit për shkak të konkurrencës së prodhimeve të

huaja. Ishte krijuar një gjendje e tillë sikurse e përmendin dokumentet e kohës që deri

edhe qeleshet, prodhimi i të cilave kishte traditë shekullore në vendin tonë, po

importoheshin nga vende të tjera. Ajo që duhet evidentuar është fakti që në kushte të

tilla, konkurrenca dhe anarkia morën përhapje të madhe. U shfaqën mjaft raste kur në

emër të forcimit të pozitave personale apo të përfitimit nga kjo situatë, në kuadër të

sigurimit të fitimeve më të mëdha e duke mposhtur e asgjësuar konkurrentë të tjerë, të

hapen veprimtari të reja industriale në një sërë qytetesh të vendit, sikurse edhe në

Elbasan, por fakt është që kjo nuk dëshmonte aspak nxjerrjen e vendit nga kriza, e nga

ana tjetër nuk mungonin rastet kur këto veprimtari të reja u gjendën në vështirësi

ekonomike-financiare ose shkuan shpejt drejt mbylljes.150

Rënia e prodhimit në bujqësi e blegtori ndikoi drejtpërdrejt edhe në pakësimin e

vëllimit të ndërtimeve. Borgjezia druhej tashmë që kapitalet e akumuluara t’i përdorte

për investime e ndërtime, pasi kjo mund të sillte humbjen e tyre, përdorimin me

efektivitet të vogël ose pakësimin e fitimeve, ndaj edhe ka një kufizim të ndjeshëm të

përdorimit të tyre në këtë fushë. Po këtu duhet të kemi parasysh edhe faktin tjetër që

ndikim të drejtpërdrejtë në këtë fushë kishte edhe faktori i jashtëm, ishte Fondi SVEA

që ishte përdorur kryesisht për punimet e ndërtimit dhe në këtë kohë punime të tilla

ose kishin mbaruar ose ishin në përfundim. Megjithatë po të shikosh shifrat e

regjistruara për kapitalin e investuar në këtë sektor nga viti 1929 deri në vitin 1934,

vëren se vëllimi i punimeve me fondin e huas SVEA në vitin 1934 përfaqësonte

afërsisht 10 % të vëllimit të punimeve të vitit 1931.151

Rënie pësoi nga kriza edhe tregtia e lidhur ngushtë si me prodhimin e vendit e po

ashtu edhe me importimin e mallrave të ndryshëm. Në kuadër të uljes së

prodhimtarisë në fushat e industrisë e bujqësisë, rënies së fuqisë blerëse shfaqet një

pakësim në qarkullimin e mallrave, konkurrencë tregtare në rritje dhe falimentim të

mjaft firmave të mesme apo të vogla. Por edhe tregtia e jashtme u trondit thellë nga

kriza, ku eksporti dallohet për ulje të ndjeshme të tij, por të njëjtën ulje mund të themi

se e pati edhe importi, sidomos importi i vendit për nevojat e konsumit të tregut të

brendshëm, duke mbetur në tregues të tillë të rënies gjatë gjithë viteve të krizës.152

150 I. Fishta. V. Toçi. Gjendja ekonomike e Shqipërisë...., vep. e cituar, f.99-102

151Po aty, f.107 -108

152Po aty, f.109

Page 71: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

42

KAPITULLI II

TREGTIA DHE FINANCAT

II.1. Aspekte të zhvillimit tregtar

Shteti i pavarur shqiptar lindi me një bilanc tregtar të theksuar pasiv, si rrjedhojë e një

sërë faktorëve, ndër të cilët përmendim shkëputjen dhe lënien jashtë kufijve të

Shqipërisë të territoreve shqiptare me ekonomi bujqësore të pasur, gjë e cila ishte e

lidhur me dy pasoja në vend: së pari me një shkëputje të tillë mori fund edhe tregtia

transite që zhvillohej ndërmjet skelave tregtare evropiane dhe viseve që mbetën jashtë

këtyre kufijve në Jugosllavi, dhe se dyti krahinat e varfra malore të mbetura brenda

kufijve shtetërorë plotësonin rreth 50% deri në 70% të nevojave të popullsisë me

produkte bujqësore, kështu që tashmë ndihej domosdoshmërisht nevoja e importit të

produkteve jo thjesht industrialë, por edhe bujqësorë.153 Kjo rritje e importit do të

sjellë pa dyshim një gjallërim të tregtisë dhe veçanërisht asaj të brendshme, e cila në

ekonominë qytetare zinte një vend të rëndësishëm, megjithëse në pazarin e qyteteve,

analizon historiania V. Duka, vazhdonte të ishte i pakët numri i dyqaneve ku

zhvillohej veprimtari tregtare e mirëfilltë. Tregtarët e mëdhenj (grosiste) vazhdonin të

luanin një rol të rëndësishëm në fushën e këmbimit sikurse edhe më parë. Ata kishin

agjencitë e veta në qytete të ndryshme dhe ishin të lidhur me eksport-importin. Ata

tashmë gjithnjë e më shumë po e shtrinin ndikimin e tyre edhe në industri, në bujqësi

(duke blerë sipërfaqe të tëra toke) si edhe në jetën publike të vendit.154

Në 16 tetor 1928 ishte hapur në Tiranë Kongresi i Tregtarëve të Shqipërisë, i thirrur

me iniciativën e borgjezisë së qytetit të Korçës. Në këtë kongres, i cili në fakt u

shndërrua në një protestë të borgjezisë kundër politikës ekonomike kapitulluese të

qeverisë, kundër Bankës Kombëtare të Shqipërisë e abuzimeve të saj si edhe kundër

kapitalit italian në përgjithësi, borgjezia kërkonte nga qeveria plotësimin e një sërë

kërkesave, të cilat në thelb kishin mbrojtjen e interesave të kapitalit vendas. Disa nga

kërkesat e paraqitura në këtë kongres dhe të cilat qeveria nuk i pranoi ishin: sigurimi i

tarifave doganore mbrojtëse për prodhimet e vendit, mbrojtja e industrisë dhe marrja e

masave për zhvillimin e saj, ndërmarrja e një programi ndërtimesh rrugore, ulja e

153 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Histori e popullit shqiptar.., vep. e cituar, f.104

154 V. Duka, Qytetet..., vep. e cituar, f.30

Page 72: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

43

çmimeve të karburanteve, përmirësimi i shërbimeve të postë-telegrafëve, krijimi i një

banke tregtare me kapitale thjesht shqiptare, për të cilën u ofruan madje edhe kapitale,

formimi i një dhome të përgjithshme të ekonomisë, të pavarur nga qeveria dhe me

kompetenca të gjera për mbrojtjen e interesave të kapitalit vendas etj.155

Deri në fillim të viteve ‘30 të shekullit XX, në shtetin shqiptar vazhdonte të vepronte

Kodi tregtar tokësor e detar, bashkë me shtojcat e tyre që i takonin periudhës së viteve

‘50 dhe ‘60 të shekullit XIX. Këto kodë ishin mbështetur në fakt në Kodin Tregtar

Francez të fillim shekullit XIX, të cilit deri në këto momente kohore, pa dyshim i

ishin bërë një sërë ndryshimesh. Kështu që, pa dyshim edhe Kodi ynë tregtar që

vazhdonte të ishte në veprim nga kjo periudhë kohore, kishte nevojë të revizionohej

ose zëvendësohej me një tjetër. Në 31 mars të vitit 1931 kishte marrë fund puna e

Komisionit Përgatitës të Ligjeve dhe pas kësaj, detyra e hartimit të kodeve i kishte

kaluar Këshillit të Shtetit, sipas Statutit Themeltar. Këshill i Shtetit Shqiptar e hartoi

Kodin e ri Tregtar, i cili do të hynte në fuqi, në 1 prill të vitit 1932. Në hartimin e tij

ishte marrë projekti i Kodit tregtar “Projekti i Vivantes”, i redaktuar nga një komision

juristësh në Itali, nën kryesinë e profesor C. Vivante. Prej kodit Tregtar të Italisë u

mor Kodi Tregtar Detar, duke çuar në kompletimin e Kodit të ri Tregtar Shqiptar.156

Megjithatë, vihet re se deri në vitin 1929, ende nuk ekziston një përcaktim i drejtë për

këtë kategori të tregtarëve apo edhe për dallimet që i karakterizonin kategoritë brenda

kësaj shtrese. Kështu, një çështje e tillë duket se ishte kthyer në një shqetësim real,

sidomos në tregtinë që kryej jashtë vendit, apo në qarkullimin e tregtarëve shqiptarë

jashtë vendit. Konkretisht në vitin 1929, Kryekonsulli shqiptar në Bari, i drejtonte një

ankesë për këtë çështje Ministrisë së Punëve të Jashtme në Shqipëri, por edhe një

konstatim të tij për situatën e tregtisë në vendin tonë në këtë kohë. Ja se si shprehej Ai

në shkresën e tij, dërguar kësaj ministrie në nëntor të vitit 1929, lidhur me atë çka

vërente lidhur me këtë situatë: -..shumica e tregtarëve që shkonin për punë tregtie në

Itali, në pasaportat e tyre klasifikoheshin, apo cilësoheshin përgjithësisht shpesh si

tregtarë, kurse në fakt pjesa më e madhe e tyre nuk ishin gjë tjetër veçse komisionerë,

matrapaz, bakaj etj.157 Kjo gjë, lidhur me mungesën e dallimit mes njerëzve të tillë,

sillte dëmtimin e kreditit të tregtarëve të vërtetë, që ekzistonin në tregun e atjeshëm.

155 K. Mishta, Lëvizja punëtore në Shqipëri, Tiranë, 1976, f.121 156 “Shqipënia më 1937”, Veprimi shtetnor gjatë njëzet e pesë vjetëve të parë të vetqeverrimit, vëllimi I,

Botimet e Komisionit të Kremtimeve të 25 vjetorit të Vet-Qeverrimit 1912-1937, Tiranë, 1937, f.97

157 AQSH, Fond 171, v.1929, dosje III-2, f.99

Page 73: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

44

Në vendet e huaja, - theksonte në vërejtjen e tij kryekonsulli ynë në Bari, - tregtari

zotëronte veç kapitalit, edhe një zyrë e magazinë të regjistruar në Dhomën e Tregtisë,

si edhe paguante taksat sipas dispozitave ligjore, që fatkeqësisht te ne nuk ndodh, pasi

në Shqipëri, nuk kishte kurrfarë rregulli as në dobi të arkës së shtetit e as për nevoja

të tjera tregtare. Për ta dalluar klasën e tregtarëve të vërtetë, nga kategoritë e tjera të

përmendura më lart, kryekonsulli mendonte se do të ishte mirë të bëhej një

kategorizim i ri definitiv, që mund t’i vinte në ndihmë edhe arkës së shtetit, pasi

kështu do të mund të rregullohej edhe çështja e taksave të fitimit.158

Ministria e Ekonomisë Kombëtare duke e parë me vend vërejtjen e Konsullatës

Mbretërore në Bari të Italisë, e mbështeste më tej këtë arsyetim të saj, duke u

ndërgjegjësuar se kjo situatë, mund të dëmtonte njëlloj tregtinë edhe në vende të tjera

sikurse në tregun e Barit. MEK kërkonte nga Ministria e Punëve të Brendshme që të

bashkëpunonin për ta zgjidhur një çështje të tillë, duke porositur Prefekturat dhe Odat

Ekonomike që në momentin e lëshimit të pasaportave t’u kërkonin tregtarëve dhe

industrialistëve letërdëshminë, ku shënohej kategoria dhe profesioni i tregtisë dhe

industrisë. Edhe pse odat ekonomike e kishin kryer një regjistrim të tillë të tregtarëve

apo industrialistëve dhe i kishin kategorizuar ato madje sipas kapitalit të investuar dhe

tregtisë që ushtronin, ndaj plotësimi i kësaj të mete mund të ndreqej fare lehtë,

mjaftonte që në momentin e lëshimit të pasaportave të tyre të paraqitnin letërdëshmitë

e anëtarësisë së tyre.159 Pas kësaj Ministria e Ekonomisë Kombëtare i sqaronte Odat

Ekonomike për mënyrën se si të plotësoheshin letër-dëshmitë e tregtarëve apo

industrialistëve, duke i dhënë rëndësinë e duhur secilit prej termave të tillë, e

njëkohësisht të mos përdoreshin kurrë vetëm e në kuptimin e gjerë të tyre, por të

shpjegoheshin duke shënuar profesionin apo llojin e tregtisë apo industrisë që secili

prej tyre ushtronte. Pra, në këtë letër dëshmi, kërkohej të shënohej krahas termit

“tregtar” e “industrial”, edhe cilësimi i tyre “i kategorizuar në klasën I (apo II, III, IV)

të tregtarëve (apo industrialistëve) si bakall, manifakturist, këpucëbërës” etj.160

Por, nga ana tjetër duhet theksuar se sipas dokumenteve të kohës, një vërejtje e tillë e

Kryekonsullit të Barit, kishte ardhur veçse pak ditë, pasi nga odat tregtare të rretheve,

sipas udhëzimit të Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare, kishte përfunduar

kategorizimi i tregtarëve, pronarëve e shoqërive të qendrave apo rretheve të vendit.

158 AQSH, Fond 171, v.1929, dosje III-2, f.99

159Po aty, f.95

160 Po aty, f.96

Page 74: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

45

Një listë e tillë, ishte dërguar edhe nga Oda Ekonomike e Elbasanit për në Drejtorinë e

Tregtisë dhe Industrisë, pranë Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare (MEK) në datë

03/11/1929. Sipas kësaj liste, bëhej kategorizimi i anëtarëve të odës, mbi bazën e

profesionit që ushtronin, klasës ku përfshiheshin sipas të ardhurave që dispononin,

(apo më mirë të themi ata deklaronin se dispononin) si edhe taksës që ata i paguanin

Odës. Një listë e tillë, ka hasur kundërshtime jo vetëm nga Ministria e Ekonomisë

Kombëtare, por edhe nga vetë kategoritë e pronarëve e tregtarëve të Elbasanit, të cilët

me sa shikohet nga dokumentet e kohës, nuk ishin dakord me kategorizimin ku

përfshiheshin. Për këtë, tregtarë të tillë herë pas here i drejtonin kërkesa kësaj Ode,

por edhe vetë Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare për uljen e taksës së caktuar dhe

ndonjëherë madje edhe për daljen nga Oda, çregjistrimin e tyre si anëtarë të saj.

(Raste të tilla do të citojmë më poshtë). Ndërsa Ministria e Ekonomisë Kombëtare e

kundërshtonte një kategorizim të tillë, duke argumentuar se një kategorizim i tillë nuk

ishte bërë sipas ligjit lidhur me taksimin sipas kategorive, apo qoftë edhe për vetë

shumën e të ardhurave të mbledhur nga kjo Odë, e cila sipas Ministrisë së Ekonomisë

Kombëtare nuk ishte e justifikuar.161 E tillë ishte firma “Nosi”, një firmë komplekse

për kohën për sa i përket natyrës së veprimtarisë ekonomike që ajo ushtronte. Nën

drejtimin e vëllait të madh Anastasit punonin 5 vëllezërit e tjerë, me pasuri të pandarë.

Anastasi kishte një dyqan të madh në pazar ku shiste me shumicë mallra koloniale. Ai

tregtonte me Triesten, Selanikun, Korfuzin nëpërmjet skelës së Durrësit. Vëllai i dytë

Veniamini kishte një dyqan për shitjen me pakicë të manifakturave. Vëllai i tretë

shiste gjithashtu me pakicë artikuj koloniale. Vëllai i katërt Grigori jetonte jashtë

qytetit dhe administronte çifligun e familjes, mullirin e vajit dhe fabrikat e sapunit.

Vëllai i pestë, i vogli Lef Nosi ishte ministër i Postë telegraf në qeverinë e Durrësit. E

gjithë familja jetonte në një shtëpi të përbashkët dhe përbëhej nga 40 vetë.162

Rritja e tregtisë së brendshme erdhi si pasojë jo vetëm e rritjes së importit, por

njëkohësisht edhe e zgjerimit të rrjetit të komunikacionit, si edhe depërtimit të

ekonomisë monetare në fshat.163 Lidhja ekonomike e Elbasanit me Gjirokastrën me

Dibrën, Voskopojën e qytete të tjera tregonte jo vetëm pamundësinë për të përballuar

nevojat e popullsisë me produkte dhe mallra, por edhe lidhjen e ndërsjellë të

krahinave me njëra-tjetrën si edhe fuqizimin ekonomik të një pjese të tregtarëve

161 AQSH, Fond 171, v.1929, dosje III-2, f.86

162 V. Duka, Qytetet shqiptare 1912-1924, f.30-31

163 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Histori e popullit shqiptar III, Tiranë, 2007, f.104-105

Page 75: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

46

elbasanas, të cilët do t’i gjejmë si pjesëmarrës në organizime të ndryshme panairesh

gjatë kësaj periudhe kohore.

Edhe vetë Elbasani, si një nga viset e pasura bujqësore dhe blegtorale të vendit do të

njohë tregtinë periodike të panaireve. Ndërsa për sa i përket veprimtarisë tregtare me

botën e jashtme e cila do të kishte ndikim tepër pozitiv në mjaft drejtime, ishte kjo

shtresë tregtare, apo borgjezia tregtare, e cila u bë një faktor me rëndësi në tregtinë

transite dhe atë të panaireve ballkanike.164

Në tregtinë e jashtme është karakteristikë pakësimi i vazhdueshëm i mallrave që

Shqipëria eksporton dhe rritja e pandërprerë e mallrave që importoheshin nga jashtë.

Në marrëdhëniet me jashtë që zhvillonte Shqipëria, Italia zinte vendin e parë dhe më

pas vinin shtetet e tjera si Jugosllavia, Greqia, Franca, Gjermania, Çekosllovakia e të

tjerë shtete. Numri i shteteve të cilët kishin marrëdhënie tregtare me Shqipërinë erdhi

duke u rritur, derisa në vitin 1938 arriti në 21 të tillë.165 Ndërsa deri në vitin 1929

Shqipëria kishte lidhur marrëveshje tregtare mbi parimin e kombit më të favorizuar,

me 8 shtete, ndërsa me shtetet fqinjë ishin lidhur traktate tregtie dhe lundrimi.166

Në nëntor të vitit 1929, Këshilli i Odës Ekonomike Elbasan nën drejtimin e kryetarit I.

Hastopalli, u mblodh e pasi shqyrtoi listat e anëtarëve të kategorizuar të kësaj Ode,

vendosi t’i shpallë ato e t’ia bëjë me dije edhe Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare.

Kjo listë numëronte në këtë kohë 196 anëtarë dhe përmbante shoqëritë kryesore të

vendosura në rrethin e Elbasanit në këtë periudhë por edhe zejtarët e tregtarët e rrethit,

kategorizimin e tyre dhe taksat konkrete që ata duhej t’i paguanin Odës. Ja cilat ishin

shoqëritë e kategoritë e tjera të profesioneve në fjalë:167

Tabelë nr. 8 Kategoritë e profesioneve për disa shoqëri

Numër Lloji i shoqërisë Klasa Kuota fr.ar

1 Shoqëria “SAIDE”. Klasa I 100 fr.ari

2 Shoqëria e Alkoolit Klasa I 100 fr.ari

3 Shoqëria Puna (Sefer Maliqi) Klasa I 100 fr.ari

4 Shoqëria e Remës Klasa I 50 fr.ari

5 Shoqëria Arra, Sipërmarrëse (Lopari) Klasa I 50 fr.ari

6 Shoqëria Raçani Klasa I 100 fr.ari

7 Fabrika Y. Delimeta Klasa IV 50 fr.ari

8 Fabrika Xhaferr Trungu Klasa IV 50 fr.ari

164 Z. Shkodra, Esnafet…, vep. e cituar, f.303 165 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Histori e popullit shqiptar III, Tiranë, 2007, f. 104-105

166 K. Mishta, Lëvizja punëtore në Shqipëri, Tiranë, 1976, f.120

167 AQSH, Fond 171, dosje III-2, v 1929, f.80-81

Page 76: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

47

9 Fabrika Hyqmet Baholli Klasa IV 50 fr.ari

10 Shoqëria Bethoven (Sinama) Klasa IV 20 fr.ari

Kategoritë e tjera ishin: tregtarët, bakajtë, vogëlsinarët, gjellëbërësit, opingarët,

këpucarët, rrobaqepës, drithrashitës, marangoz, shajakpunues, gomëshitës, mekanikë,

pijeshitës, landëshitës, gëlqereshitës, shitës të ndryshëm, kontraxhi, kamatarë dhe

pronarët e qendrës. Në mënyrë të përmbledhur po i paraqesim si më poshtë këto

kategori profesionesh:168

Tregtarë ishin 38 të regjistruar, prej të cilëve 10 anëtarë i përkisnin klasës II dhe III,

kurse 28 të tjerët i përkisnin klasës IV. Anëtarët e klasës IV paguanin taksa të

ndryshme që shkonin nga 15 -75 fr.ari, ndërsa anëtarët e tjerë paguanin 30 deri në 40

fr.ari taksë.

Bakaj ishin 23, përfshiheshin në klasa të ndryshme nga klasa I -1 person deri tek klasa

IV- 13 persona dhe taksat që ata paguanin varionin nga 15 në 75 fr.ari.

Vogëlsinarë ishin 8 të tillë që i përkisnin klasës III dhe IV, ndërsa taksat që paguanin

shkonin nga 15 deri në 30 fr.ari.

Gjellëbërës ishin 3 të klasës II dhe III, me taksa 20 dhe 30 fr.ari.

Opingarë ishin 8, të klasës IV me taksa 15 dhe 20 fr.ari.

Këpucar dhe rrobaqepës ishin nga 1 për çdo fushë, të kategorisë IV e që paguanin nga

20 fr.ari taksë.

Drithrashitës numërohen 4 persona, të klasës I dhe III me taksa 15 deri 35 fr.ari.

Marangozë ishin 3, të kategorive I dhe III, me taksa 15 deri 30 fr.ari.

Shajakpunues dhe mekanikë ishin nga 3, të klasës IV dhe me taksa 15 deri 25 fr.ari.

Pijeshitës ishin 4 që i përkisnin klasës III dhe IV, me taksa 15 deri 25 fr.ari.

Gomëshitës, lëndëshitës, gëlqereshitës, shitës të lëndëve të ndryshme dhe kontraxhi

ishin nga 2 në çdo fushë, i përkisnin klasës III dhe IV dhe taksat e tyre shkonin nga 15

deri në 20 fr.ari, me përjashtim të kontraxhiut Ismail Sefa, që i përkiste klasës I dhe

paguante 100 fr.ari taksë.

Kamatarë ishin 11 e bënin pjesë në klasat I, III dhe IV. Taksat që paguanin ato

shkonin nga 15 deri 70 fr.ari me përjashtim të 1 anëtari Nasif Dibrani, që paguante

taksë 100 fr.ari.

168 AQSH, Fond 171, dosje III-2, v 1929, f.81-85

Page 77: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

48

Pronarët e Qendrës numëroheshin 28 të tillë, gjysma e të cilëve i përkisnin klasës I,

por taksat e tyre nuk ishin njëlloj, ata paguanin nga 50 deri 1000 fr. ari. Pjesa tjetër i

përkiste kategorive II, III dhe IV e ata paguanin nga 15 deri në 40 fr.ari.169

Ministria e Ekonomisë Kombëtare, pasi u njoh me listën e Odës së Elbasanit, nuk

shprehu miratimin e saj, duke argumentuar se kategorizimi i anëtarëve të saj nuk ishte

bërë sipas ligjit për themelimin e Odave të Ekonomisë, për sa i përket taksimit të

anëtarëve të cilët përfshihen brenda një kategorie. Kjo nënkuptonte se nëse kategoria I

paguante taksa nga 50 deri në 100 fr.ari, nuk është e drejtë që anëtarët brenda saj të

paguajnë shuma të ndryshme brenda këtyre limiteve, pra dikush 50, dikush 70 apo

dikush 100 fr.ari. Sipas Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare, Oda vendoste vetë cila

do të ishte shifra e taksimit për këtë kategori, si p.sh. 70 apo 80 fr.ar dhe kështu duhet

të paguanin të gjithë nga 70 apo 80 fr.ari. Veç kësaj, Ministria e Ekonomisë

Kombëtare duke mos u ndalur më në taksat e vendosura nga Oda sipas kategorive,

theksonte se shuma e përgjithshme e të ardhurave që parashikonte të mblidhte kjo

Odë nga taksat e anëtarësimit nuk kapte shifrën 7000 fr.ari dhe as kishte gjasa ta

arrinte nëse mblidhej me taksat e mbledhura nga nënprefekturat e saj. Për pasojë kjo

shumë e mbledhur nuk ishte e mjaftueshme që Oda të përballonte nevojat që

parashiheshin të realizoheshin prej saj në qarkun e Elbasanit. E bindur se kjo detyrë e

mbledhjes së pagesave nga anëtarët e odës nuk ishte aspak një detyrë e lehtë, por

vërtet i kushtonte dhe do t’i kushtonte edhe më vonë Odës sakrifica të panumërt, kjo

Ministri theksonte se pa sakrifica asgjë nuk mund të bëhej dhe vetëm kështu, në këtë

mënyrë do të përmirësohej e shtohej prodhimi kombëtar. Mbi të gjitha sipas saj,

kapaciteti i njerëzve të fuqishëm që oda kishte mbledhur në gjirin e saj dhe patriotizmi

i ndjenjave të tyre nuk do të sjellë asnjë hezitim nga ana e tyre që me të ardhurat e

grumbulluara të bëhen vepra të nevojshme për mbarëvajtjen ekonomike të qarkut. Ajo

rekomandonte, që brenda një jave të bëhej Kategorizimi i ri mbështetur në udhëzimet

e kësaj ministrie dhe mbi të gjitha shuma e të ardhurave të kapte shifrën 10 000

fr.ari.170

Oda në përgjigje të kësaj kërkese të Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare,

argumentonte se një kategorizim i tillë i tregtarëve industrialistëve dhe pronarëve të

qytetit ishte bërë bazuar në një hetim të hollësishëm mbi fuqinë financiare të secilit

169 AQSH, Fond 171, dosje III-2, v 1929, f.80-85. Shënim: Në këtë listë mungon një fletë me rreth 20-

25 antarë

170Po aty, f.86

Page 78: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

49

anëtar. Por Ministria e Ekonomisë Kombëtare, i kishte kërkuar Odës të reflektonte

mbi mënyrën e taksimit brenda një kategorie, pasi të gjithë duhet të paguanin njësoj e

jo me taksa të ndryshme. Përgjigja e Odës ishte kundërshtuese, duke analizuar se

pavarësisht se shumë tregtarë mund të përfshiheshin në të njëjtën klasë, ata

dalloheshin nga fuqia financiare e tyre dhe vetë ligji, jo më kot e përcaktonte taksën

për ata, ndërmjet intervalesh minimale dhe maksimale, p.sh. klasa I paguante taksa

nga 50 – 100. - ….Por një tregtar i kësaj klase me 500 napolona flori të ardhura në

vit dhe 1 pronar që merrte 2000 – 5000 napolona flori të ardhura në vit, nuk duhet të

paguajnë njësoj, - argumentonte Oda, si edhe përpos kësaj, listat ishin shpallur tashmë

dhe nuk ishte aspak e udhës e as në dinjitetin e Odës, që ajo të anulonte listat e veta,

aq më tepër, kur për to kishte pasur vërtet shumë ankesa.171

Oda Ekonomike Elbasan e njoftonte Ministrinë e Ekonomisë Kombëtare se për arsyet

e një kategorizimi të tillë të anëtarëve të saj, ishin nisur nga pikëpamja financiare e

tregtarëve, bujqve e pronarëve të këtij qarku, të cilët ishin shumë të papasur, ndërsa

pjesa e kamur është e pakët përballë tyre. Kjo Odë i kërkonte Ministrisë në fjalë që

për atë vit që ishte viti i parë i kategorizimit të mos rëndoheshin më shumë me taksa,

shembull ky që flet qartë për kujdesi dhe interesimin e Odës në emër të mbrojtjes së

interesave të anëtarëve të saj.172

Elbasani siguronte çdo vit për tregtim një sasi leshi rreth 750 kuintal, një sasi kjo jo e

konsiderueshme në raport me rajonet e tjera të vendit, të cilat në total jepnin një

prodhim të përvitshëm prej 50500 kuintal. Ndërkaq rrethe të tjera, si Durrësi,

Shkodra, Berati, Korça e Saranda siguronin një prodhim të tillë nga 2 deri në 4 herë

më shumë, sesa rrethi ynë. Për sa i përket leshit të bardhë të dhenve, ky sigurohej nga

rrethet Elbasan, Shkodër e Sarandë. Në shkallë vendi sasia e prodhimit të përvitshëm

të këtij produkti ishte 2120 kuintal, prej të cilës sasi, Elbasani dhe Shkodra siguronin

pjesën më të madhe, nga 1000 kuintal secila prej tyre.173

Në vitin 1931, tregtia në qytetin e Elbasanit kishte filluar të ndiente shenjat e krizës

ekonomike, tregues të së cilës ishin: pakësimi i produkteve bujqësore por edhe

pakësimi i të ardhurave. Eksporti kishte pësuar rënie të ndjeshme, që shprehej me

171 AQSH, Fond 171, dosje III-2, v.1929, f.88

172Po aty, f.87

173 AQSH, Fond 171, dosje III-156, v. 1931, f. 236

Page 79: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

50

mungesë të tregut të jashtëm për produktet e vendit e njëkohësisht edhe ulje të

çmimeve deri përgjysmime të tyre, sidomos për lëkurat.174

II.2. Krijimi i Odës Ekonomike dhe Odës së Tregtisë

Dhoma tregtare në Elbasan i ka fillesat e veta që nga shekulli XIX. Sipas

dokumenteve të kohës kjo dhomë ka qenë krijuar para vitit 1878 dhe drejtohej nga një

kryetar dhe pesë anëtarë. Depërtimi i kapitalit të huaj filloi nga fundi i shekullit XIX

në formën e agjencive të sigurimit të pronësisë, siç ishin ato të Nju-Jorkut me

përfaqësues Taq Budën, Dreshman me përfaqësues vëllezërit Nosi dhe Viktoria me

Andon Beçën.175

Në fillim të shekullit XX, në Shqipëri po vihej re konsolidimi gradual i shtetit dhe

investimet e pra të kapitalit të huaj. Futja e teknologjive të reja dhe e mënyrës

kapitaliste të prodhimit, ishin një ndër faktorët që kushtëzuan krijimin e shoqatave

dhe organizatave ekonomike të pavarura të ngjashme me ato të vendeve të qytetëruara

të Evropës. Edhe Ministria e Brendshme në një qarkore të posaçme në janar të vitit

1923 urdhëronte Prefekturat e vendit të merrnin masa për formimin e Dhomave

Tregtare. Mbështetur në një urdhër të tillë, Prefektura e Elbasanit i komunikonte

kryesisë së Bashkisë Elbasan detyrën që të kryente një punë të tillë. Bashkia nga ana e

saj pasi shpalli lajmërimin për të gjithë tregtarët e esnafët e ndryshëm, deklaroi

formimin e një Dhome Tregtare, në mars të vitit 1923.176 Sipas listës së publikuar në

shtypin e kohës po në këtë vit, vihet re se kjo dhomë kishte 26 anëtarë të regjistruar,

nga të cilët përmendim emra të tillë si Demir Peni, Arif Dardha, Hysen Bakalli,

Ibrahim Miraku, Beqir Plangarica, Emin Haxhiademi, Ahmet Dakli, Dhimitër

Papajani, Ibrahim Bumçi, Veniamin Nosi etj.177

Ndërkohë në Elbasan, qysh në vitet 20 të shekullit XX, kapitali elbasanas kishte

mundur të ndërmerrte disa investime me peshë në fushën e ekonomisë. Borgjezia e

pasur tregtare por edhe çifligarët merrnin pjesë në një sërë shoqërish, ndër të cilët

përmendim Shoqëritë Anonime “Stamles” në Durrës dhe “Sita” në Tiranë.178

174 AQSH, Fond 171, dosje III-139, v 1931, f.150

175 Elbasani Enciklopedi, vep e cituar, f.590

176 Gazeta “Ura e Shkuminit”, dt 23 Mars 1923 177 Gazeta “Ura e Shkuminit”, dt 4 Prill 1923

178 Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë e rrethit Elbasan, Elbasani, Trashëgimia dhe e sotmja e një qyteti

shqiptar, Tiranë, 1999, f.86

Page 80: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

51

Prej disa vitesh tashmë ishte vënë re se Odat ekonomike të formuara sipas ligjeve

turke edhe pse vazhdonin të ekzistonin në fakt nuk jepnin asnjë rezultat në

veprimtarinë e tyre. Ministria e Ekonomisë Kombëtare kërkonte nga Qeveria

shqiptare që ajo të ndihmonte në kalimin e kësaj situate duke sjellë specialist të huaj

që ato të ndikonin në mirëfunksionimin e këtyre odave. Por nga ana tjetër, prej disa

vitesh tashmë një pjesë e madh e tregtarëve dhe industrialistëve shqiptarë, sipas

raportit të Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare në maj të vitit 1929, kërkonin pranë

qeverisë organizimin e odave të tregtisë dhe industrisë dhe hapjen e drejtorisë tregtare

dhe industriale. Për këtë qëllim, Qeveria shqiptare edhe pse në vështirësi financiare,

mundi të përfshijë kërkesën për hapjen e këtyre odave në buxhetin e ri të vitit

financiar 1929, ndërsa qysh nga shtatori i vitit 1928, kishte kërkuar dhe mundësoi prej

qeverisë italiane ardhjen e një specialisti të huaj, i cili do të ndikonte në përgatitjen e

ligjit për themelimin e Odave ekonomike dhe çeljen e Drejtorisë Tregtare e

Industriale. Ligji për themelimin e Odave ekonomike u dekretua në 14 mars të vitit

1929 bëri të mundur hapjen e Odave ekonomike në Tiranë, Durrës, Shkodër,

Gjirokastër, Korçë dhe Elbasan, kurse në 15 prill të vitit 1929 u hap pranë Ministrisë

së Ekonomisë Kombëtare, Drejtoria Tregtare e Industriale. Pas emërimit të

sekretarëve të Odave ekonomike e fillimit të ushtrimit të detyrës së tyre u hartua një

rregullore për funksionimin e Odave që shpejt do të merrte formë ligjore. Që odat

ekonomike të përballonin shpenzimet e tyre, Ministria e Ekonomisë Kombëtare hapi

një kredi prej 16 000 fr. ari, e cila do t’u përpjesëtohej e do t’u jepej si paradhënie

Odave, e këto nga ana e tyre brenda një kohe të shkurtër, jo më vonë se 31.03.1930

(ose sapo t’u shfaqej mundësia me të ardhurat që ato vetë do të krijonin) do të duhej ta

shlyenin këtë kredi.179

Qëllimi parësor i odave të tilla, mendohej se ishte të ndihmonte në zgjidhjen e

problemeve të ndryshme të tregtarëve, industrialistëve, bujqve e blegtorëve e

kategorive të tjera, të përfshira në gjirin e odës. Disa nga problemet që shqetësonin

ekonominë e qarkut të Elbasanit, por edhe në mbarë vendin tonë në këtë kohë dhe që

Oda duhet t’i shihte me përparësi në veprimtarinë e saj, sidomos në kuadër të

bujqësisë e blegtorisë, si fushat kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit, ishin:

- përmirësimi i racës së kafshëve e luftimi i sëmundjeve të ndryshme të tyre

bashkë me lehtësimin e rritësve të kafshëve nga shpenzimet e tyre të rënda;

179 AQSH, Fond 171, dosja III-5, v 1929, f.2-3

Page 81: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

52

- dhënie e farave të seleksionuara për bujqit e mësimet e nevojshme për

udhëheqjen e mbrojtjen e tyre nga çdo pikëpamje,

- përmirësimi i tokave nëpërmjet një sistemi kanalizimi që do të shërbente për

vaditjen e kullimin e tokave, por njëherazi për të siguruar ara e fidanishte prodhimtare

e mbi të gjitha mbrojtje të shëndetit të njerëzve e bagëtive nga sëmundje të ndryshme

si këlbaza, malaria etj180.

Në korrik të vitit 1931, Drejtoria e Tregtisë dhe Industrisë pranë Ministrisë së

Ekonomisë Kombëtare, udhëzonte Odën Ekonomike Elbasan që për shkak të buxhetit,

ajo të kufizohej në tre detyra:

1- hapjen e kanalit të fushës së Pazhokut

2- krijimin e një fidanishteje dhe një are prodhimtare në Fushë – Mbret

3- luftimin e sëmundjeve pemëtore.

Për hapjen e fidanishtes dhe arës prodhimtare, kjo ministri do t’u jepte instruksionet e

imëta e përkatëse mbi punimet paraprake. Për çështjen e kanalit të Pazhokut, ishin

bërë gjithë ndërhyrjet e duhura pranë Ministrisë së Punëve Botore, që plani të

realizohej sa më parë dhe një kopje e tij t’i dërgohej Odës Ekonomike në Elbasan. Për

realizimin e këtyre detyrave, Oda duhej të bënte hetimet e duhura si mbi numrin e

punëtorëve që mund të nxirrnin katundet që do të përfitonin nga hapja e kanalit, ashtu

edhe mbi pronarët e ndryshëm që zotëronin toka në fushën e Pazhokut.181

Anëtarësimi në Odën Ekonomike

Qarku i prefekturës Elbasan në shtator të vitit 1930 numëronte 6389 anëtarë në Odën

Ekonomike. Nënprefektura e Gramshit numëronte 1461 të tillë dhe Nënprefektura e

Peqinit 781 anëtarë të Odës. Pra, gjithsej kjo Odë numëronte në këtë periudhë kohore,

8631 anëtarë. Kjo shpërndarje e anëtarëve të Odës Ekonomike Elbasan, më e

kategorizuar sipas zonave, paraqitet si më poshtë: 182

180 AQSH, Fond 171, dosje III-139, v 1931, f.106

181 Po aty, f.17

182 AQSH, Fond 171, dosje III-74, 1930, f. 87 dhe 67

Page 82: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

53

Tabelë nr. 9 Lista e anëtarëve të Odës Ekonomike Elbasan, ndarë sipas krahinave të

ndryshme dhe të ardhurat e Qarkut të Odës për vitin financiar 1929-1930

Nr. Krahinat Numri i anëtarëve Taksa Fr.ari

Nënprefektura Elbasan Gjithsej 6389 12 170

1 Tregtar e pronarë 508 6250

2 Kat. Qendrës 391 275

3 Kat. Zaranikës 516 435

4 Kat. Dumre 535 655

5 Kat. Librazhdit 846 660

6 Kat. Kërrabë 634 630

7 Kat. Çermenikë I 531 765

8 Kat. Çermenikë II 869 420

9 Kat. Shpati I 552 796

10 Kat. Shpati II 476 505

11 Kat. Qukësi 531 750

Nënprefektura Peqin Gjithsej 781 3425

1 Tregtarët 79 595

2 Kat. Qendrës 216 1390

3 Kat. Darsisë 293 650

4 Kat. Mlikës 113 330

5 Kat. Vrapit 80 800

Nënprefektura Gramsh Gjithsej 1461 2340

1 Kat. Qendrës 230 380

2 Kat. Kushovës 615 520

3 Kat. Kukrit 236 565

4 Kat. Dragotit 380 575

Shuma e përgjithshme 8631 17 935

Nënprefektura e Gramshit kishte pra gjithsej 31 anëtarë, prej të cilëve dorëzoheshin

në arkën e Odës 575 fr.ari. Prej 31 anëtarëve, 1 anëtar i përkiste kategorisë së dytë, z.

Sali Harum Hoxha dhe paguante taksë Ode 40 fr.ari. Dy anëtarë të kësaj

nënprefekture i përkisnin kategorisë së tretë dhe ata paguanin taksën 30 e 35 fr. ari,

Page 83: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

54

ndërsa 28 anëtarët e tjerë i përkisnin kategorisë IV dhe ata kishin taksa nga 15 deri në

25 fr.ari.183

Katundaria Librazhd numëronte 41 anëtarë të kategorizuar në listën e Odës

Ekonomike dhe ajo i derdhte arkës së kësaj Ode 660 fr. ari. Evident është fakti se në

këtë listë prej 41 anëtarësh nuk vërehet asnjë anëtar i kategorizuar në shkallën e I apo

II, por gjendet vetëm një anëtar i kategorisë III që paguan taksë 30 fr.ari dhe 40

anëtarët e tjerë janë të kategorisë IV. Pothuaj të gjithë këta paguajnë taksë 15 fr.ari,

ndërsa 4 persona e paguajnë taksën 20 fr. ar e vetëm njëri 25 fr. ari.184

Nënprefektura Peqin numëronte 33 anëtarë në listën e pronarëve të saj të kategorizuar

e taksuar dhe derdhte në arkën e Odës 500 fr.ari. Në dallim nga nënprefekturat e tjera,

këtu nuk gjendet asnjë anëtar i kategorizuar në kategorinë I, II apo III, por të gjithë

anëtarët janë të kategorisë IV, të gjithë paguajnë taksën 15 fr.ari dhe vetëm njëri

paguan 20 fr. ar si taksë.185

Mbështetur në artikullin 10 të Rregullores për zbatimin e ligjit të datës 14 mars 1929,

mbi Odat e Ekonomisë, sipas numrit të anëtarëve të secilës Odë brenda qarkut të

prefekturës, bëhej zgjedhja e zgjedhësve të dytë për secilën nga nënprefekturat.

Kështu mbështetur në numrin e anëtarëve të Odës, prefekturës Elbasan i takonin 7

zgjedhës të dytë, nënprefekturës Gramsh i takonin 2 zgjedhës dhe nënprefekturës

Peqin vetëm 1. Për prefekturën Elbasan të tillë zgjedhës, në vitin 1930, ishin personat

e poshtëshënuar: Isuf Balliçi, Xhaf Miraku, Lef Nosi, Qazim Xhepa, Nexhip (pa

mbiemër) P.Kulla dhe H. Dakli.186

Në dhjetor të vitit 1930, zgjedhjet e kryera për anëtarët e këshillit të Odës Ekonomike

Elbasan, pranë Prefekturës Elbasan, nxorën fitues emrat e mëposhtëm:

1- Ibrahim Hastopalli 7- Hajdar Mema

2- Qazim Xhepa 8- Kosta Haxhi Nikolla

3- Lef Nosi 9-Taq Buda

4- Pertef Kulla 10- Ymer Mulla Jonuzi

5- Mustafa Peni 11- Ali Murati

6- Musa Hare 12-Qamil Bylykbashi

183 AQSH, Fond 171, v.1930, dosje III-74, f.5 184Po aty, f.6

185Po aty, f.11

186Po aty, f.86

Page 84: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

55

Të gjithë këta përfaqësues, pa dyshim vinin nga familjet më në zë e me traditë të

qytetit Elbasan, e që ishin të lidhur me format e pronësisë, tregtisë apo artizanatit. Në

një mbledhje të posaçme, këta këshilltarë sa më shpejt duhej të bënin zgjedhjen e

Kryetarit të Odës Ekonomike Elbasan. Sipas shkresës së përcjellë MEK nga kjo Odë,

gati dy javë pas zgjedhjes së këshillit të Odës, mësojmë se Kryetari i ri i Odës ishte

Taq Buda.187

Mbledhja e parë e Odës Ekonomike Elbasan është mbajtur në dt. 14 janar 1931 dhe

vendimi numër 1 i saj ishte caktimi i çmimeve të ullinjve, mbështetur në një shkresë

të dërguar nga Prefektura. Këshilli pasi gjykoi çmimet e tregut dhe çmimet e notuara

prej vetë anëtarëve të Odës, kategorizoi ullinjtë e qarkut në tre duar dhe çmimet për

secilën prej tyre.188

Gjendja financiare e Odës

Me hapjen e odave ekonomike, sipas ligjit të datës 14 mars 1929, Ministria e

Ekonomisë Kombëtare do t’u jepte si kredi fillestare atyre një shumë prej 2000 franga

ari, e cila duhej të shlyhej brenda një afati të shkurtër kohor. Më pas, mbi bazën e të

ardhurave që do të grumbulloheshin nga anëtarët e Odës, do të hartohej buxheti i saj,

me anë të së cilit, Oda do të mbulonte shpenzimet e saj dhe njëkohësisht do të

shlyente gradualisht detyrimet ndaj arkës së shtetit, sikurse edhe atë të kredisë

fillestare. Gati dy vjet pas hapjes së kësaj Ode dhe funksionimit të saj, në një relacion

të vitit 1931 do të gjejmë evidentimin e një situate financiare jo të kënaqshme në këtë

Odë, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të saj nuk paguanin rregullisht kuotën e

anëtarësimit, (sikurse ndaj disave merrej edhe masa e shtrëngimit nga organet

kompetente) apo disa të tjerë vazhdimisht kërkojnë edhe të dalin nga Oda për t’i

shpëtuar kësaj takes, me të ardhurat e grumbulluara përballoheshin me vështirësi

shpenzimet për zyrën e Odës, ose mbeteshin edhe detyrime pa u mbuluar (si p.sh.

rroga e sekretarit apo e kopistit e papaguar qysh prej tre e pesë muajsh) dhe kredia

fillestare e Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare prej 2000 fr. ari ende nuk ishte shlyer

etj. Vetë kryetari i Odës në atë kohë, shprehej: - që Oda të përmbushte detyrat e saj,

në rrathë të parë duheshin të holla, pa të cilat nuk bëhej dot asgjë e më pas duhej

edhe qëndrimi përkrahës i Qeverisë e cila sipas propozimit të Odave, duhet të

187 AQSH, Fond 171, v. 1931, dosje III-139, f.6 dhe 25

188Po aty, f.25

Page 85: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

56

përkujdeset e të përmirësojë ligjet në fuqi, kur ato janë në dam e në kundërshtim me

zhvillimin e bujqësisë.189 Po sipas këtij raporti, gjatë dy viteve të funksionimit të saj

1929-1930 dhe 1930-1931, gjendja financiare e Odës paraqitet si më poshtë:

- Të ardhura në buxhet 77 520 fr. ari

- 13 115.85 fr ari të mbledhura nga taksat e anëtarëve të Odës

Këto të ardhura vlerësoheshin si të pamjaftueshme për të mbajtur zyrën në këmbë apo

për të bërë ndonjë punë të dobishme nga ana e saj.190 Edhe Ministria e Ekonomisë

Kombëtare kur e vlerësoi këtë situatë financiare të Odës se Elbasanit për periudhën

kohore në fjalë, e quante vërtet të rëndë këtë situatë, të ardhurat e inkasuara të Odës

për periudhën dyvjeçare ishin tepër të pakta në raport me ato të propozuara në

buxhetin preventiv e aq më tepër, kur ende disa detyrime të Odës nuk ishin shlyer. Po

nga ana tjetër, po kjo Ministri do ta quaj këtë, një pamundësi nga ana e kryetarit për të

nxjerrë taksat sipas mënyrave të parapara në ligje të posaçme, si një çrregullim

administrativ, përgjegjësia për të cilën i takon vetëm kryetarit të Odës, ndaj edhe e

pranon dorëheqjen e tij, duke emëruar në këtë detyrë komisarin e ri të Odës Hafyz

Musaj.191

Lidhur me situatën ekonomike e financiare të anëtarëve të odës, Ministria e

Ekonomisë Kombëtare e këshillonte Odën Elbasan, që Këshilli i saj duhet të ndiqte

hap pas hapi ndryshimet e lëvizjet në gjendjen e tyre, e të mbante një regjistër të

veçantë me shënimet e nevojshme. Por, Ministria e Ekonomisë Kombëtare, ishte e

ndërgjegjshme që mbajtja e një regjistri të tillë në kushtet ku vepronin Odat me

personelin ekzistues, ishte një detyrë jo e lehtë, por që do të mundësohej me hyrjen në

fuqi të kodit të ri tregtar dhe me fillimin e Regjistrit të Ri Tregtar. Ndaj për këtë, Odat

mund të mjaftoheshin me hetimet e posaçme ndaj personave për të cilët lind nevoja që

edhe këshilli i Odës të japë gjykime nisur nga dija e vet dhe informatat e

mbledhura.192

Ja se si shprehen të ardhurat dhe shpenzimet e Odës Ekonomike Elbasan në buxhetin

preventiv të saj për vitin financiar 1930-1931, mbështetur edhe në ndryshimet që

189 AQSH, Fond 171, v 1931, dosje III-139, f.106 190Po aty, f.106

191Po aty, f.108

192Po aty, f.102

Page 86: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

57

kishte bërë MEK në një shkresë përcjellëse, para miratimit të këtij buxheti, në muajin

mars të vitit 1931, nga ana e Këshillit të Odës Ekonomike Elbasan.193

Të ardhurat

I. Taksë anëtarësie 40.000 Fr. ari

II. Taksë mbi akte të ndryshme 5000 Fr. ari

III. Të prapambetura 16.220 Fr. ari

Gjithsej shuma e të ardhurave 56.720 Fr. ari

Shpenzime (Të prishuna)

I. Rrogë personeli e shpërblim kryesie 6900 Fr. ari

II. Shpenzime zyre 500 Fr. ari

III. Shpenzime lokali 740 Fr. ari

IV. Mobilie 400 Fr. ari

V. Botime shtypshkrime 300 Fr. ari

VI. Nxjerrje taksash 2812 Fr. ari

VII, të palexueshme …………

VIII. Përmirësimi i racës (blegtori) 436.10 Fr. ari

IX. Përmirësimi i farërave 1300 Fr. ari

X. Plehnat e vendit 240 Fr. ari

XI. Vegla bujqësore 8000 Fr. ari

XII. Vaditje 20000 Fr. ari

XIII. Fidanishte 9700 Fr. ari

XIV. Detyrime 5312.90 Fr. ari

Gjithsej shuma e shpenzimeve 56.720 Fr.ari

Pra, të ardhurat dhe shpenzimet e vitit financiar 1930-1931, paraqiteshin të

balancuara.

Ndërsa nga pasqyra e vitit financiar 1931-1932, mësohet apo del qartë rroga e

sekretarit të Odës Ekonomike Elbasan, 3080 fr.ari në vit, ose rreth 250 fr.ari në muaj

dhe rroga e shërbëtorit e tagrambledhësit ishte rreth 80 fr.ari në muaj. Në ndryshim

nga viti i mëparshëm, pasqyra financiare e vitit 1931 – 1932, tregon një saldo prej

67.5 fr.ari.194

193 AQSH, Fond 171, v 1931, dosje III-139, f.102

194 AQSH, Fond 171, v. 1932, dosje III-205, f.76

Page 87: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

58

Po kështu në një tjetër relacion të Odës së Tregtisë Elbasan, në qershor të vitit 1936,

shohim një gjendje të rënduar ekonomike të kësaj Ode. Sipas deklarimit të kryetarit të

Odës në këtë kohë, Shefqet Stringa, nga viti 1932 e deri në këtë periudhë, viti 1936,

ekzistonin shënimet përkatëse të të prapambeturave aktive të kësaj Ode, të cilat

kapnin shifrën 4800 franga ari. Ndërsa për periudhën para vitit 1932, nuk ekzistonin

as shënime e as ndonjë regjistër i veçantë për të tillë qëllim. Oda përpiqej që

mbështetur në dispozitat aktuale të ligjit, të nxirreshin këto të prapambetura nga vitet

e kaluara, por realisht ishte mbledhur veçse një shumë e vogël e tyre. Oda

argumentonte se gjendja ekonomike e debitorëve të saj ishte tepër e rënduar, ndaj

edhe mbledhja e detyrimeve të kaluara bëhej tepër e vështirë, gati e pamundur. Për të

gjetur një rrugëdalje nga kjo gjendje, Oda kishte menduar t’u kërkonte një zbritje prej

40 % të shumave që këta kreditorë prisnin të merrnin nga kjo Odë dhe njëkohësisht

priste edhe një mbështetje financiare nga ana e Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare

dhe vetëm në këtë mënyrë ajo shpresonte të mund të kapërcehej situata e rënduar.195

Përgjigja e Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare përballë situatës kritike të Odës dhe

kërkesës së saj për subvencione nuk ishte aspak shpresëdhënëse. Ajo e udhëzonte

Odën që detyrimisht të nxirrte kontributet e pashlyera e për ato që nuk mund të

nxirreshin, Oda duhet t’i shlyente nga regjistrat e saj. Ndihmë financiare kjo odë nuk

mund të priste nga Ministria e Ekonomisë, pasi kjo ministri nuk dispononte fonde të

tillë të parapara në buxhet, madje as Qeveria dhe as Parlamenti nuk kishin qenë

dakord që t’u akordohen fonde odave të Ekonomisë. Këshilla e fundit e saj ishte për

një sakrificë më të madhe nga ana e tregtarëve të qarkut në emër të mbajtjes dhe

përparimit të Odës. Po kështu në emër të ekzistencës së saj në të ardhmen dhe të

shpëtimit nga katastrofa që po i kanosej, çdo hap i hedhur të mendohej mirë dhe me

mjetet që dispononin duhej shpëtuar Oda. Në fund Ministria e Ekonomisë nuk

ngurronte as të kujtonte se në të kundërt qëndrimi i saj ndaj Odës do të ishte

penalizues deri aty sa kjo Odë mund të mbyllej dhe funksionet e saj e nxjerrja e

detyrimeve të anëtarësisë do t’i ngarkoheshin Odës së Tiranës. Siç pohonte edhe vetë

kjo Ministri, nëse ndodhte diçka e tillë, kjo padyshim nuk do të ishte e pëlqyeshme

për qytetin por edhe tregtarët njëkohësisht, puna e të cilëve po vështirësohej e pak nga

pak po i nënshtrohej edhe dirizhimit nga ana e shtetit.196

195 AQSH, Fond 171, v 1936, dosje III-395, f.282

196Po aty, f.279-280

Page 88: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

59

Detyrat e Odës

Në muajin nëntor të vitit 1929, pak kohë pas shpalljes së ligjit mbi themelimin e

Odave Ekonomike, Ministria e Ekonomisë Kombëtare udhëzonte Odën e Elbasanit

lidhur me detyrat e saj. Një ndër detyrat e Odave ishte: të vëzhgojë rëndësinë e

firmave e sasinë e kredisë që ato kanë, si edhe të japë certifikata mbi këtë gjendje. Po

kështu, rëndësinë e firmave dhe sasinë e kredisë që ka secila, Oda duhet ta përcaktojë

menjëherë sapo të bëjë hetime të rregullta e të mbajë shënimet përkatëse e më pas të

hedhë në regjistrat e posaçëm. Por, derisa të jetë gati ky regjistër e të përfundojë

kështu regjistrimi i rregullt, odat do të japin dëshmi kredie mbi bazën e gjykimit që

kanë krijuar apo formojnë pas informatave të tërthorta që do të marrin mbi gjendjen e

firmave përkatëse. Kjo Ministri i jepte të drejtë kryetarit të Odës për të dhënë kredi

deri 1000 fr.ari dhe vendimi i tij të miratohej nga Këshilli i Odës, ndërsa për shuma

më të mëdha kredie se 1000 franga ari, duhet të vendoste dhe ishte kompetencë e

këshillit të Odës ekonomike.197

Oda mund të regjistronte si anëtarë të saj çdo person që provohet më parë se ushtron

profesionin që ligji e detyron. Oda pasi mbledh fakte konkrete mbi personin e

interesuar vepron sipas procedurave përkatëse për ta shpallur atë anëtar të saj. Po

kështu Oda kishte edhe kompetencat që të çregjistronte ata persona, të cilët

provoheshin sipas ligjit në fjalë, se kishin pushuar së vepruari apo ushtruari aktivitetin

e tyre me të cilin kishin qenë regjistruar më parë si anëtarë të Odës, por pasi kjo të

ketë provuar një gjë të tillë me fakte.198 Vihet re se në këtë kohë ka një sërë kërkesash

pranë Odës për t’u çregjistruar si anëtarë të saj, lidhur me profesionin e mëparshëm të

regjistrimit të tyre e për t’u regjistruar në profesionin “bujk”. Kjo “lojë” për t’i

shpëtuar taksës së anëtarësimit (sepse bujqit nuk paguanin taksë edhe pse ishin

anëtarë të odës) me sa duket ka filluar të kuptohet, ndaj edhe Ministria e Ekonomisë

Kombëtare udhëzonte Odën Elbasan të bënte kujdes përpara fakteve të tilla për të

verifikuar e ndërgjegjësuar personat e interesuar se ç’pasoja apo konsekuenca të

dëmshme rrjedhin nga ky veprim lidhur me detyrime të ndryshme që ata kanë marrë

përsipër ndaj personave të tretë. Konkretisht në korrik të vitit 1931, Oda kërkonte

mendim nga Ministria e Ekonomisë Kombëtare lidhur me trajtimin e kërkesës së z. O.

197 AQSH, Fond 171, Dosje III-2, v.1929, f.90

198 AQSH, Fond 171, dosje III-139, v 1931, f.102

Page 89: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

60

Muça, i cili dëshironte të ndryshonte cilësimin në anëtarësimin e tij pranë Odës

Ekonomike Elbasan, nga tregtar në bujk. Në këtë rast Ministria e Ekonomisë

Kombëtare udhëzonte të bëheshin hetimet e duhura, të trajtohej çështja duke pasur

parasysh rekomandime të tilla e më pas të informohej kjo Ministri me një përgjigje

konkrete nëse personi në fjalë mund të regjistrohej me cilësimin e ri apo jo.199

Një nga detyrat e Odës ishte edhe dhënia e lejeve për të ushtruar një zeje të caktuar

apo për të hapur një dyqan ku të ushtrohej kjo zeje.200

Në muajin shkurt të vitit 1930, Oda Ekonomike e Elbasanit i dërgonte Ministrisë së

Ekonomisë Kombëtare, një lutje të tregtarëve dhe industrialistëve lidhur me

stabilizimin e koronit serm, monedhës që përdorej në shitblerjet e ndryshme brenda

tregut. Siç kuptohet nga përmbajtja e dokumentit, sasia e kësaj monedhe po vinte

duke u pakësuar, jo vetëm për faktin që kjo monedhë përdorej përgjithësisht në treg,

por edhe nga fakti që kohët e fundit kursi i koronit ka qenë i luhatur, e kjo ka sjellë

edhe zbrazjen e një sasie të madhe monedhash duke dëmtuar kështu tregtarët e

shoqëritë e vendit. Lutja pra konsistonte në marrjen e masave të duhura nga ana e

kësaj ministrie për stabilizimin e koronit serm, pasi një gjë e tillë do të ishte në interes

të qarkut, por edhe të vetë ekonomisë së përgjithshme.201

Në vitet e krizës ekonomike në Shqipëri e më konkretisht në vitin 1933, në qarkun e

Elbasanit kishte filluar të ngrihej një dyshim i madh lidhur me frangat ar në karta e

sidomos midis hua-dhënësve e hua-marrësve kur bëhej fjalë për dëftesat noteriale të

kthimit të frangave ar nga kartë në monedha metalike. Megjithëse marrëdhënie të tilla

rregulloheshin mbështetur në ligjin përkatës ku kishte dispozita detyruese të veçanta

si për huadhënësin ashtu edhe për huamarrësin, për të pranuar ose jo marrjen e të

hollave në metal ose kartë në kohën e afatit të pagimit, pavarësisht nëse nuk

gjendeshin në kohën e rimbursimit të holla metalike në treg, sërish ekzistonin pengesa

ndërmjet të dyja palëve. Kur monedhat metal nuk gjenden në treg, si debitori e po

ashtu edhe kreditori paguajnë vlerën që ka metali në kohën e rimbursimit, sqaronte

kjo ministri, por një alarm i tillë vërente logjikisht nuk duhej marrë parasysh dhe aq

më tepër nuk duhej konsideruar as nga pikëpamja ligjore, përderisa edhe në mbarë

botën sikurse edhe në Shqipëri nuk ka asnjë ndryshim midis kartës e metalit.202

199 AQSH, Fond 171, v 1931, dosje III-139, f.102 200 AQSH, Fond 171,v 1932, dosje III-205, f.21

201 AQSH, Fond 171, v 1930, dosje III-74, f.21

202 AQSH, Fond 171,v 1932, dosje III-205, f.68

Page 90: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

61

Në shtator të vitit 1931, Këshilli i Odës kishte diskutuar në një mbledhje të tij të

posaçme çështjen e hapjes së një shkolle profesionale në qytetin e Elbasanit, duke e

parë këtë njëherazi edhe si dëshirë të popullit elbasanas, por nevojë edhe të mbarë

vendit tonë. Për sa i përket nevojës që kishte në rrathë të parë vetë ky qytet për një

shkollë të tillë ata ndaleshin në faktin se një pjesë e mirë e djelmoshave të këtij rrethi

pasi mbaronin shkollat fillore, nuk vazhdonin më tej studimet e tyre e mbeteshin

vetëm me këtë nivel shkollimi (brumi natyral i tyre mbetet krejt i pazhvilluem – citon

dokumenti origjinal) për faktin tjetër që një pjesë e mirë e prindërve apo familjeve të

tyre nuk i përballojnë dot shpenzimet e shkollimit, në mënyrë që këta fëmijë të bëhen

të zotët e vetes, të punës dhe njerëz për shtet. Ndërsa një pjesë tjetër e djemve të

familjeve pasanike, kanë mundësi të ndjekin mësimet e larta në shkolla të ndryshme të

vendit apo edhe jashtë Shqipërisë. Elbasani në këtë kohë në ndryshim nga mjaft qytete

të tjerë të vendit kishte vetëm një shkollë normale, ndërkohë që qytetet e tjera veç

shkollave lice, gjimnaze, shkolla tregtare, edhe shkolla profesionale, kishin fatin të

kishin edhe shkolla profesionale. Me hapjen e të tillë shkolle, mendohej se do të vihej

baza e parë e zhvillimit të mjeshtërisë dhe indirekt të ndikohej edhe në ekonominë

kombëtare. Këtë shkresë Ministria e Ekonomisë Kombëtare do t’ia përcjellë

Ministrisë së Arsimit për të përcaktuar mbi bazën e kompetencave të saj nevojën dhe

rëndësinë e një shkolle të tillë për Elbasanin dhe mbarë vendin.203

Ministria e Arsimit në përgjigjen e saj ndaj MEK për kërkesën e Shkollës

Profesionale në rrethin e Elbasanit, thekson se për vitin aktual kjo Ministri nuk kishte

planifikuar në buxhetin e saj ndonjë fond të veçantë për ngritjen e godinës së shkollës

apo për sigurimin e personelit mësimdhënës, të cilin nuk e dispononte për momentin.

Por ajo thekson se detyrë e ngutshme për këtë Ministri ishte tashmë sigurimi i fondeve

të nevojshme për ndreqjen e godinës se shkollës Normale në këtë qytet.204

Në kushtet e krizës ekonomike, kur një pjesë e mirë e produkteve rrinin stivë dhe

askush nuk shfaqte interes për to, Oda Ekonomike Elbasan kishte marrë një iniciativë

të sajën, duke vendosur që çdo muaj të përpilonte një listë të produkteve më kryesore

me çmimet përkatëse dhe t’ia dërgonte disa shteteve, që mund të interesoheshin për të

tilla produkte. Listat do të përpiloheshin në dy gjuhë, italisht dhe frëngjisht e

shpenzimet për botimin e postimin e tyre do të përballoheshin nga vetë Oda. Një

203 AQSH, Fond 171, v 1931, dosje III-139, f.121

204 AQSH, Fond 171, v 1931, dosje III-139, f.110

Page 91: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

62

kërkesë të tillë në prill të vitit 1932, Oda ia dërgonte edhe Ministrisë së Ekonomisë

Kombëtare duke pritur miratimin e saj për të vepruar.205

Lidhur me dhënien e kredive, Oda Ekonomike Elbasan i dërgonte në muajin maj të

vitit 1930, një shkresë kësaj Ministrie për një mendim më të specializuar, se cilët

mund ta përfitonin kredinë, deri në cilat shuma jepej kredia dhe si do të ishin

certifikatat apo letrat e kredisë. E në përgjigjen e saj, kjo Ministri sqaronte sikurse për

të gjitha odat edhe për atë të Elbasanit: - Kreditë që u jepen tregtarëve të ndryshëm

prej Odave Ekonomike, janë të natyrës informative dhe kanë për qëllim vetëm me

zhdukur dyshimet që pengojnë fillimin në punë ndërmjet tregtarësh të ndryshëm.

Kreditë e këtij lloji qëllojnë me konstatue e me verifikue kredinë morale që ka një

tregtar gjithmonë në bazë të gjendjes pasunore të tij. Më tej kjo ministri udhëzonte

Odat Ekonomike, se si të konstatonin kredinë e vërtetë të një tregtari, duke mësuar

mbi pasuritë e tij të luajtshme e të paluajtshme, detyrimet dhe kreditë e tij, lëvizjet e

tregtisë që ushtron dhe që mund të konstatohet nëpërmjet librave tregtarë, gjëra këto

që çdo odë ekonomike i vëren edhe vetë pasi të ketë kryer statistikat që përcakton ligji

mbi themelimin e Odave ekonomike. Kodi i ri Tregtar që pritej të miratohej së shpejti,

do të ishte një tjetër ndihmë për odat ekonomike në këtë drejtim të punës së tyre,

theksonte më tej kjo Ministri. Madje, derisa të mos jenë kryer statistikat e nevojshme

e të jetë themeluar regjistri i tregtisë, - nënvizonte në përgjigjen e saj Ministria e

Ekonomisë Kombëtare,- kreditë do t’u jepen tregtarëve në bazë të dijes që keni për

pasurinë e tyre. Kështu kredi deri në 1000 franga ari mund të japë edhe vetë kryetari i

Odës, por për shuma mbi 1000 franga ar, duhet të mblidhet e të japë vendim vetë

këshilli i Odës Ekonomike. Modeli i dhënies së letër kredisë duhet të cilësonte

konkretisht emrin e tregtarit apo industrialistit që merrte kredinë, llojin e tregtisë apo

industrisë që zotëronte, apo përfaqësonte, shumën e kapitalit që kishte investuar në të

dhe shuma e kredisë që i akordohej nga më pak ose, 1000-5000 franga ari.206

Një nga detyrat e Odave Ekonomike ishte edhe caktimi apo miratimi i çmimeve për

produkte të ndryshme konsumi apo përdorimi. Kështu, p.sh. në një kërkesë që i

dërgohej Odës Ekonomike Elbasan nga ana e Prefekturës lokale në dhjetor të vitit

1931, lidhur me marrjen e vendimit nga ana e kësaj të fundit për 1 metër kub druri të

papunuar dhe 1 kg dru zjarri të ndryshëm, vihet re se Këshilli i Odës do të miratojë

205 AQSH, F 171, v 1932, dosje III-205, f.61

206 AQSH, F 171,v 1930, dosje III-74, f.40

Page 92: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

63

çmimet që kishte vendosur zyra e pyjeve, por ajo që na duket interesante qëndron në

faktin se ky miratim i çmimeve, do të bëhej duke u bazuar e argumentuar një sërë

rrethanash, si p.sh. çmimet e tregut, marrja e mendimit të landshitësve të zonës, por

mbi të gjitha një analizë e detajuar e situatës, e cila jo vetëm t’i vinte në ndihmë

zgjerimit të sharrave e industrisë së drurit në vend, por edhe do t’i priste hovin

importimit të dërrasave apo çdo sendi tjetër të kësaj cilësie. Sipas mendimit të

Këshillit të kësaj Ode, kjo do të arrihej në qoftë se do të zbritej çmimi i lëndës së

papunuar, e cila do të sillte atëherë shtimin e punës me këtë material (në dokument

citohet ka me u shkaktue shumzimi i punimeve të saj), gjë që është në dobi të

ekonomisë, pasi po të jetë çmimi i drurit të papunuar i ulët edhe taksat do të jenë të

tilla e vetëm në këtë mënyrë ka mundësi të zgjerohet industria e drurit e të pritet hovi i

importit.207

Oda Ekonomike Elbasan, në shkurt të vitit 1930, do të ndërhynte me kërkesën e

Shoqërisë “SAIDE” pranë Bashkisë Elbasan, e cila i kishte ndaluar kësaj shoqërie

punëtorët e saj teksa punonin për ndreqjen e depos së duhanit, pranë fabrikës së

shoqërisë “SAIDE”, me pretekstin se sipas ligjit të vitit 1921 për bashkitë e vendit

(marrëveshje që ishte ende në fuqi), nuk lejohej instalimi i fabrikave brenda qytetit.

Oda vendosi që me dy përfaqësues të saj Kryetarin Ibrahim Hastopalli dhe anëtarin e

saj Lef Nosi, të ndërhynte për bisedime me Bashkinë e në rast të moszgjidhjes së

problemit nga ana e kësaj Bashkie me anën e një marrëveshje miqësore, atëherë Oda

do të detyrohej ta shtronte problemin pranë Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare. Ky

fakt tregonte praninë e Odës në zgjidhjen e problemeve të ndryshme që shfaqnin

industritë, zejtarët apo artizanët në periudhën kohore në fjalë.208

Oda trajtonte edhe kërkesat e tregtarëve dhe ankesat e tyre lidhur me konkurrencën që

u bëhej nga tregtarë të cilët nuk ishin të regjistruar, pra nuk paguanin taksa, apo nga

hapja e dyqaneve në ditët e diela kur nuk lejohej hapja e tyre. Në janar të vitit 1931,

një grup tregtarësh të Elbasanit i ankoheshin Odës Ekonomike lidhur me një tregtar,

nënshtetas grek i cili, i vendosur në hotelin Adriatik të qytetit qysh prej dy ditësh

kishte filluar të shiste produkte manifakture, gjë e cila dëmtonte tregtarët vendas, të

regjistruar në Odën Ekonomike. Ata kërkonin që edhe personi në fjalë të regjistrohej e

të vepronte më pas si gjithë tregtarët e tjerë, të instalohej në një dyqan e të paguante

207 AQSH, F 171,v 1931, dosje III-139, f.141

208 AQSH, F 171, v. 1930, dosje III-74, f.32

Page 93: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

64

gjithë taksat e detyrimet ndaj Bashkisë, Financës dhe Odës Ekonomike. Pra, kërkesa e

tyre insistonte në kontrollin nga ana e Odës ndaj personave të tillë tregtarë vendas apo

të huaj që herë pas here vinin e ushtronin profesionin pa marrë leje e pa pasur dijeni

zyrat përkatëse, pasi në të kundërt, një gjë e tillë dëmtonte tregtinë vendase.209

Oda trajtonte kërkesat e tregtarëve të ndryshëm të qarkut, të cilët kërkonin të hapnin

ose rihapnin dyqanet e tyre për të ushtruar funksionet tregtare apo zejtare. Pasi këto

kërkesa i shqyrtonte Bashkia Elbasan, i merrte për vendim edhe Oda ekonomike.

Kështu në vitin 1936, në një nga mbledhjet e saj të muajit maj, Oda kishte vendosur

t’u akordonte lejen për rihapjen e dyqaneve dy personave në qytet, me cilësinë

marangoz e kafeshitës, si edhe 4 persona të tjerë fitonin të drejtën të hapnin dyqanet e

tyre e të ushtronin profesionin si pemëshitës, si marangoz, armë punues e rrobaqepës.

Të gjithë këta duhet të paguanin taksën e anëtarësisë së Odës, një taksë prej 2 fr.ari.210

Nëse dikush kërkonte të ndryshonte zejen, sërish nevojitej leja apo miratimi nga Oda

e Tregtisë, si p.sh. në vitin 1936, një zejtar e ndryshonte zejen nga qeleshpunues në

bakall. Po kështu edhe nëse dikush kërkonte të çregjistrohej nga anëtarësia e Odës,

për arsye të ndryshme, këtë rast e trajtonte Oda paraprakisht e më pas rastet në fjalë i

përcilleshin për miratim Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare. Kishte raste kur anëtarë

të Odës pasi çregjistroheshin prej saj, kërkonin edhe faljen e detyrimeve të

prapambetura ndaj saj, por jo gjithmonë këto detyrime faleshin. Në vendimin e dt. 14

maj 1936, Oda i akordonte të drejtën e çregjistrimit lutësit z. Fetah Kazadej, por nuk

miratonte kërkesën e tij për falje të detyrimeve të prapambetura.211

Në vitin 1931, shpallet një projekt-dekret-ligj për abrogimin e ligjit mbi themelimin e

Odave Ekonomike dhe rikrijimin e Odave tregtare të mëparshme. Në dokumentet e

kohës gjendet një raport justifikues i Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare mbi një

vendim të tillë, në të cilin ja se si analizohet situata konkrete: Që nga muaji mars i

vitit 1929, kur hyri në fuqi ligji mbi Odat Ekonomike e deri 2 vjet e gjysmë të

funksionimit të këtyre odave, nuk është parë ende ndonjë fryt prej ekzistencës së tyre,

madje ligji me shtojcat e tij të reja, detyronte ligjërisht çdo bujk e tregtar të bëhej

pjesë e Odave Ekonomike dhe të paguanin taksa të reja (sidomos bujqit). Pikërisht

vonesat, pengesat dhe vështirësitë e hasura në mbledhjen e këtyre taksave, posaçërisht

në kategorinë e bujqve, (aq sa shumë prej tyre nuk ishin mbledhur ende) e kishin bërë

209 AQSH, Fond 171, v 1931, dosje III-154, f.5

210 AQSH, Fond 171, v 1936, dosje III-395, f.278

211 AQSH, Fond 171, v 1936, dosje III-395, f.278

Page 94: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

65

këtë ministri të kuptonte dhe bindej se bujku shqiptar endë nuk ishte gati në këtë kohë,

apo në të tillë gjendje ekonomike që të përballonte këtë taksë të re. Në raportin e saj

justifikues kjo Ministri nënvizonte edhe shkaktarët e një gjendje të tillë të vështirë të

bujkut shqiptar, apo kësaj gjendje të ngratë siç e theksonte ajo, të cilët sipas saj kishin

një emër: “kriza e përgjithshme dhe klima krejt e disfavorshme”, pa përfshirë këtu

rastet e përmbytjeve, tërmeteve etj. Qeveria këto vite ishte shtrënguar t’u jepte bujqve

apo të vobektëve ndihma për ushqim dhe të shpërndante falas fara mbjelljeje për

bujqësinë. Ndaj, mendimi i kësaj Ministrie ishte të çlironte bujkun nga të tilla taksa që

rëndonin mbi të e prej të cilave bujku vetë as kishte parë apo ndier ndonjë dobi të

pëlqyeshme. Kjo situatë dhe udhëheqja nga të tilla principe e kishte bërë Ministrinë t’i

drejtohej një projekt-dekret-ligji të ri, i cili abrogonte Odat Ekonomike dhe rikrijonte

përkohësisht Odat e Tregtisë, që kishin ekzistuar edhe më parë, si edhe do të merrnin

të gjitha të drejtat dhe detyrimet e Odave Ekonomike.212

Në vitin 1931, veçse pak kohë përpara shpalljes së ligjit të ri mbi organizimin e Odave

Ekonomike, prej qeverisë shqiptare dhe mbretit Zog, ndërmerret një ndryshim i

neneve 3 dhe 26 të ligjit ekzistues mbi themelimin e Odave të Ekonomisë, datë 14

mars 1929. Pas 15 ditësh të shpalljes së tij në fletoren zyrtare, ky ligj hynte në fuqi

menjëherë. Ndryshime të tilla po i citojmë si më poshtë:213

Neni 1, më konkretisht përcaktonte mënyrën e regjistrimit të anëtarëve të

odës. Oda kishte detyrë të njihte e regjistronte bujqit (pronarët, bujqit e qiramarrësit)

tregtarët, industrialët e çdo lloji, shoqëritë tregtare e civile, duke i ndarë në tre klasa

dhe mbasi të merrte në konsideratë pasurinë e sasinë e të ardhurave të çdo anëtari të

saj, çdo klasë duhej të ndahej në 4 kategori. Të gjitha këto bashkë me ndryshimet që

mund të rrjedhin nga ky proces në aktivitetin e tyre, duhet të hidhen në regjistra të

posaçëm, - theksohej në nenin 1.

Neni 2, të gjithë ata që janë të detyruar të regjistrohen si anëtarë në odat e

ekonomisë, paguajnë një pagesë anëtarësie të përvitshme e për këtë qëllim këta

anëtarë ndahen në tre klasa: Klasa e parë përfshin shoqëritë anonime, shoqëritë e

ankandit në aksione, shoqëritë me garanci të kufizuar, të gjitha agjencitë detare,

pronarët që kanë në zotërim e personat që kanë me qira më shumë se 150 ha tokë.

Klasa e dytë përfshin të gjitha filialet e shoqërive të ndryshme tregtare, shoqëritë

212 AQSH, Fond 171,v 1931, dosje III-131, f.3

213 AQSH, Fond 171,v 1931, dosje III-136, f.5-6

Page 95: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

66

civile, shoqëritë kolektive dhe të ankandit, të gjithë tregtarët e industrialët dhe

pronarët e tokave që kanë në zotërimin e vet dhe ata që kanë me qira, jo më pak se 40

ha dhe jo më shumë se 150 ha tokë. Klasa e tretë përfshin bujqit (qofshin këta

pronarë, bujq proletarë ose bujq qiramarrës) që kanë në zotërim ose me qira, deri në

40 hektar tokë. Kjo kategori, përbënte shumicën e anëtarëve dhe realisht ata nuk

kishin të ardhura të mjaftueshme as për të mbajtur familjet e tyre me bukë.

Neni 3 përcaktonte ndarjen e anëtarëve të secilës klasë në kategori, mbi bazën e të

ardhurave të tyre, si edhe vendoste sasinë e taksës që duhej t’i paguanin odës si

anëtarë të saj. Ja cilat ishin këto taksa:

Klasa I Kategoria I. 400 franga ari Kategoria III 200 franga ari

Kategoria II 300 franga ari Kategoria IV 100 franga ari

Klasa II Kategoria I. 60 franga ari Kategoria IV 15 franga ari

Kategoria II 35 franga ari Kategoria V 10 franga ari

Kategoria III 25 franga ari Kategoria VI 5 franga ari

Klasa III Kategoria I 15 franga ari Kategoria III 5 franga ari

Kategoria II 10 franga ari Kategoria IV 2,5 franga ari

Për kategorinë e katërt të klasës së tretë, ligji i ri përcaktonte se odat ekonomike të

rretheve, mund të vendosnin vetë me iniciativën e tyre, ose nga kërkimet e të të

interesuarve përjashtimin nga taksa 2,5 fr. ar, por më parë duhej provuar fuqia e dobët

ekonomike e tyre.214

Për çështjen e taksave dhe përputhjen e tyre me dëshirat e anëtarëve apo përmbajtjen

konkrete të ligjeve, një nga kryetarët e parë të kësaj Ode, Taq Buda, na e përcjell në

këtë formë këtë situate: “Për kategorinë e parë pjesa më e madhe e anëtarëve të Odës,

kanë marrë përsipër detyrimin vullnetarisht për të paguar një sasi të të arsyeshme të

hollash, sipas gjendjes financiare të fitimeve të tyre. Buxheti i tyre i hartuar mbi bazën

e deklaratave të detyrimit vullnetar të çdo anëtari, duket se është real dhe jo fiktiv.

- Interesat e kësaj kategorie kanë edhe mbështetjen qeveritare, derisa ata vetë kanë

marrë pjesë në hartimin e rregulloreve të nevojshme, të cilat të ratifikuara nga

autoritetet përkatëse më pas, janë shndërruar në ligje, e kështu çdo çështje e

214 AQSH, Fond 171,v 1931, dosje III-136, f.5-6

Page 96: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

67

interesave të ligjshme të anëtarëve, zgjidhet për kënaqësinë e tyre e me përkrahjen e

qeverisë, - pohon Taq Buda, një nga ish-kryetarët e Odës Ekonomike Elbasan.”215 Në

kategorinë e dytë, çështja qëndron ndryshe, anëtarët e saj duket se janë bërë pjesë e

Odës dhe e kategorizimit brenda saj jo me dëshirën e tyre, por të imponuar nga

Ministria e Ekonomisë Kombëtare. Oda vërtet kishte përpiluar listat dhe pagesat e

përvitshme të tyre, por realisht ato mbeten fiktive në letër të papaguara prej anëtarëve

të saj, edhe pse pjesë e saj nuk janë vetëm të vobektë, por edhe të pasur. Kjo do të

thoshte se duke mos u paguar vullnetarisht këto taksa, shuma e të ardhurave të odës

është veçse një shifër fiktive, e cila e bënte edhe buxhetin preventiv të odës veçse një

shifër fiktive, me të cilën në realitet Oda nuk mund të bënte dot punë të dobishme, por

as të përballonte shpenzimet për sekretarin, kopistin, tagrambledhësin, shërbëtorin e

madje as të paguante qiranë e lokalit.216

Taksa të tilla, kundërshtoheshin shpeshherë qoftë nga individë të veçantë, por edhe

nga një katund apo zonë e tërë, siç tregojnë dokumentet e kohës. Oda, pasi i

shqyrtonte të tilla raste, i miratonte kërkesat e tyre për ulje taksash ose përjashtim nga

pagesa, por kishte edhe raste kur nuk e shihte të arsyeshme faljen apo mospagimin e

taksave të tilla. Po përmendim rastin e lutjes së katundit Shijon të Katundarisë së

Qendrës të Elbasanit, të cilët kërkonin përjashtimin nga taksa e Odës Ekonomike për

vitin 1930-1931, duke argumentuar se nuk ishin në gjendje ta paguanin. Një kërkesë

të tillë, Oda nuk e vlerësonte të justifikuar, apo nuk e merrte parasysh duke i vlerësuar

taksat si minimale dhe përgjigja që do t’i jepej lutësve ishte e tillë: Koha e

kundërshtimit ka kaluar! 217 Por, evidentohen edhe mjaft raste në veprimtarinë e kësaj

Ode, kur lutjet për ulje taksash janë miratuar, apo aprovuar, si p.sh. në rastin e

kërkesës së përcjellë nga nënprefektura e Peqinit për rreth 9 persona, të cilët kërkonin

uljen e taksës së anëtarësisë për vitin 1930-1931. Rasti në fjalë, pasi ishte shqyrtuar

nga Bashkia Peqin dhe ishte miratuar me vendim nga Këshilli i Bashkisë Peqin, i

dërgohej Odës Ekonomike të Elbasanit dhe Këshilli I Odës e miratoi atë me vendimin

e dt. 10.06.1931, si më poshtë:218

Osman Gripshi taksa ishte 25 fr.ari zbritet në 10 fr.ari

Adem Kapllani taksa ishte 35 fr.ari zbritet në 15 fr.ari

215 AQSH, Fond 171, v 1931, dosje III-139, f.105 216Po aty, f.106

217Po aty, f.134

218Po aty, f.81

Page 97: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

68

Fail Lila taksa ishte 25 fr.ari zbritet në 15 fr.ari

Shefqet Tosku taksa ishte 10 fr.ari zbritet në 5 fr.ari

Kamer Elezi etj. taksa ishte 25 fr.ari zbritet në 5 fr.ari

Konkurrenca e zejeve vendase nga të huajt

Oda i raportonte Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare, se në qytetin e Elbasanit në

rrugën Tomson dhe atë Elbasan – Tiranë ushtronin profesionin e tyre si zdrukthëtarë

dy shtetas Italian Corrado Quinto dhe Felice Marroni, të cilët nuk kishin lejet e duhura

për ushtrimin e kësaj zeje, sipas qarkores së Ministrisë me nr. 409, dt. 15 janar 1932.

Ankesa e Odës ndaj kësaj Ministrie lidhej me dy çështje: së pari, se kjo zeje ushtrohej

pa lejen e ministrisë dhe së dyti sepse ata ushtronin një zeje e cila punohej edhe më

mirë nga zdrukthëtarët vendas. Siç kuptohet edhe nga korrespondenca e vazhduar e

Odës me këtë ministri, kjo konkurrencë rritej qoftë për shkak të shtimit të numrit të

zejeve të një profesioni, qoftë edhe nga lëshimet për mungesë leje të posaçme apo

mos pagim taksash. Oda do të vepronte me pushimin e ushtrimit të aktivitetit të tyre

nëse brenda 10 ditëve ata nuk siguronin lejen e duhur nga instancat përkatëse.219

Në emër të gjetjes së rrugëve për kapërcimin e krizës dhe mbrojtjes së ekonomisë

sonë kombëtare, Oda Ekonomike Elbasan kishte marrë një iniciativë të sajën, duke

shtypur reklama, përmbajtjen e së cilës ia bënte të ditur edhe Ministrisë së Ekonomisë

Kombëtare. Në këto reklama bëhej thirrje për ta kapërcyer situatën me mjetet e rrugët

që dispononte vetë populli dhe duke i afishuar këto reklama në mure e duke i

shpërndarë në popull, qëllimi ishte ndërgjegjësimi, se në kushte të tilla ajo që duhej

bërë, ishte heqja dorë nga produktet e huaja dhe plotësimi i nevojave me atë çka

zotëronin apo mund të realizonin vetë, nga duart dhe puna e tyre. Në to kujtohej rruga

e përshkuar në të kaluarën, kur përdoreshin veglat e punës së dorës, kur gratë duararta

të qytetit Elbasan punonin në tezgjah, bosht e gjergjef pëlhura jo vetëm të bukura e të

hijshme por edhe më të forta, më cilësore në përmbajtja e punim, kur kjo mjeshtëri

fisnike e punimit të pëlhurave, kishte qenë burim fitimi për ekonominë, por edhe nder

i qytetit, pasi dikur Elbasani mbante me pëlhurë shumë vise të Shqipërisë. Ja se si

shprehej thirrja për të kapërcyer këtë gjendje, konkretisht në përmbajte: “Zonja të

ndershme, pregatitni prap veglat e punës së dorës që me aq mjeshtri keni ditun në

kohët e shkueme me prodhue, punoni vetë çdo gja që iu duhet për me veshun ju vetë

219 AQSH, Fond 171, v 1932, dosje III-205, f.93

Page 98: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

69

dhe pjesëtarët e tjerë të familjes tuaj. Hiqni dorë nga pëlhurat e huaja, sepse edhe në

qofshin më të hijshme nuk janë aq të shëndosha sa ato që ju bani vetë. Një gjë që

është e lirë ka me qenun e dobët rron pak dhe shkon dam. Fjala e moçme thotë: E lira

të shet shtëpinë”220

Në 16 janar të vitit 1932, Mbreti Zog dekretonte: miratimin dhe zbatimin e Ligjit mbi

abrogimin e ligjit mbi Odat Ekonomike dhe rikrijimin e Odave Tregtare, votuar prej

parlamentit e kryesisë së tij, sipas shkresës Nr. 277/1 datë 5.XII.1931. Në 5 nenet e tij,

ja se si shprehej përmbajtja e re e ndryshuar:

- Odat Tregtare deri në përgatitjen e daljen e Ligjit të përshtatshëm, do të

funksiononin mbi bazën e ligjit të mëparshëm mbi Odat Tregtare që kishte qenë në

fuqi;

- të gjitha të drejtat, detyrimet, pasuritë e luajtshme e të paluajtshme të Odave

Ekonomike, fondi i arkës së tyre dhe çdo e ardhur eventuale e tyre (që do të

vërtetoheshin deri ditën kur ky ligj do të hynte në fuqi), do t’i dorëzoheshin Odave

Tregtare e do të liheshin në dispozicion të tyre;

- ligji hynte në fuqi menjëherë pas shpalljes së tij në fletoren zyrtare dhe Ministritë

përkatëse ngarkoheshin për zbatimin e tij.221

Në nenin 38, paragrafi 2 të këtij ligji, thuhej “Taksat e vërtetueme dhe të papagueme

të Odave të Ekonomisë prej anëtarëve të tyre që ushtrojnë si profesion bujqësinë,

falen”. Në qershor të vitit 1936 Oda i raportonte Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare

se për shkak të një neni të tillë, duke gjetur mbështetje në të, mjaft pronarë që

figuronin si anëtarë të Odës refuzonin të paguanin tashmë taksën e Odës. Kjo Odë i

shprehte ankesën kësaj Ministrie, duke i thënë se nuk dinte si të vepronte me të tillë

kategori, edhe pse e kishte të qartë se këta pronarë nuk merrnin vesh aspak nga

bujqësia, por ishte ligji ai që i krijonte mbështetje arsyes së tyre për të mos paguar.222

Ja një rast i trajtuar nga Oda e Tregtisë Elbasan në shkurt të vitit 1932, lidhur me

lutjen e z. Shasivar Arif Kadiu, i cili si pronar kërkonte heqjen e taksës së anëtarësimit

në Odën e Tregtisë. Oda me vendimin e këshillit të saj vendosi që meqenëse

mundësitë e tij si pronar për të përballuar taksën e Odës ekzistojnë, taksa e tij vetëm të

zbritet nga 50 në 35 franga ar, për vitin e ardhshëm financiar.223 Ndërsa rasti i

220 AQSH, Fond 171,v 1932, dosje III-205, f.43 221 AQSH, Fond 171,v 1931, dosje III-136, f.8

222 AQSH, Fond 171,v 1932, dosje III-205, f.95

223Po aty, f.31

Page 99: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

70

Mustafa Alush jevgut, me zejen kovaç, i cili kërkonte uljen e taksës së anëtarësisë prej

5 franga ar u vendos të trajtohej ndryshe, duke qenë se në Peqin gjendej vetëm një

kovaç, (personi i përmendur) kjo taksë prej 5 franga ar, të mos ulet, por të paguhet.224

Qëllimi i Odave të tregtisë ishte të përmirësonte e t’i jepte një shtytje zhvillimit të

tregtisë në vendin tonë, gjë që përcaktohej edhe në ligjin përkatës të Odave të tregtisë.

Nisur nga kjo Oda e Tregtisë Elbasan në maj të vitit 1935, shfaqte kërkesën e saj për

miratim nga ana e Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare, se dëshironte të hapte një kurs

teoriko-praktik tregtar. Një mendim të tillë, kjo Odë e kishte konsultuar më parë me

një pjesë të mirë të tregtarëve të qytetit dhe kishte marrë miratimin e pëlqimin e tyre

për një kurs të tillë, madje shumë prej tyre kishin shprehur interes për ndjekjen e këtij

kursi, ndërsa mjaft të tjerë kishin menduar të sillnin djemtë e tyre të cilët do të

vazhdonin apo do të trashëgonin veprimtarinë tregtare të prindërve të tyre. Oda kishte

përgatitur një program i cili përmblidhte njohuritë kryesore e të domosdoshme që

duhet të dijë një tregtar dhe mësimet e kursit ishte menduar t’i zhvillonte vetë

sekretari i Odës Rexhai Libohova. Si mjedis për zhvillimin e këtij kursi do të përdorej

lokali i një shkolle pranë tregut, me qëllim që Oda në këtë kohë të krizës së saj

financiare të mos harxhonte për qira lokali tjetër. Po kështu, ky mjedis do të

shfrytëzohej në oraret e pushimit të darkës, në mënyrë që të mos pengohej procesi

mësimor në shkollë e po kështu të kishin mundësi të frekuentonin kursin tregtarët pasi

mbyllnin aktivitetin e tyre në treg. Ajo që nevojitej nga MEK prej Odës, ishte sigurimi

i lejes nga Ministria e Arsimit për përdorimin e këtij lokali dhe përballimi i disa

shpenzimeve të nevojshme që sipas saj nuk përbënin ndonjë shumë të

papërballueshme, por modeste.225 MEK, pasi njihet me përmbajtjen e programit të

kursit teoriko-praktik tregtar të Odës, shfaq miratimin e saj dhe duke i uruar suksese

Odës në nismën e ndërmarrë për stërvitjen e djalërisë së qarkut, shfaqte bindjen, nga

ana tjetër, se përpjekje të tilla nga ana e Odës do të jepnin përfundime të mira për ata

djem që i kishin hyrë rrugës së tregtisë për t’u pajisur me njohuritë e nevojshme e për

të plotësuar detyrimet me të cilat janë ngarkuar.226 Është mjaft interesante përmbajtja

në fakt e këtij programi të kursit teoriko-praktik tregtar, me rreth 22 kapituj, të cilin

përmbledhtazi paraqisnin njohuritë kryesore nga fusha e tregtisë, si p.sh.: ç’është

tregtia e cilat janë llojet e saj; shitblerja, format e saj e rregullat e domosdoshme në

224 AQSH, Fond 171,v 1932, dosje III-205, f.31

225 AQSH, Fond 171,v 1936, dosje III-394, f.1

226Po aty, f 4

Page 100: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

71

shitblerje; si kryhet transporti i mallrave dhe rëndësia e sigurimit të tyre gjatë

transportit; sistemi monetar dhe mënyrat e llogaritjes së interesave; shpjegimi i

koncepteve mbi kambialet, llogaritë rrjedhëse, fondet publike e shtetërore; firmat

tregtare, inventari, regjistrimet dhe bilanci tregtar; korrespondenca tregtare, gjuha e

fjalori i caktuar i korrespondencës, reklamat e roli i tyre; cilësitë që duhej të kishte një

tregtar i mirë e përgjegjësitë e tij kundrejt veprimeve në shoqërinë njerëzore etj.227

Në periudhën e fundit të vitit 1938, Oda Tregtare Elbasan shfaqte dy kërkesa të saj

pranë Prefekturës dhe Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare lidhur me rregullimin e

orarit të tregut të pazareve, si edhe mundësinë e grumbullimit të pazareve të vegjël të

Librazhdit dhe Qukësit në një Pazar të vetëm në Elbasan. Për realizimin e një

konkurrence të ndershme, por edhe për rregullimin e një orari të stabilizuar në

kryerjen e veprimtarisë tregtare, hapjen dhe mbylljen e dyqaneve në orare të caktuara,

Oda Tregtare Elbasan kërkonte nga Prefektura e Elbasanit miratimin e të tilla

kërkesave, të cilat ishin paraqitur në një lutje nga ana e disa tregtarëve lokalë. Këta

tregtarë kërkonin njëherësh edhe vendosjen e një pushimi në mesditë në një kohë prej

1 ore e gjysmë, por me sa kuptohet edhe nga zvarritja e përgjigjes së Këshillit

Bashkiak të Qytetit, të cilin Prefektura e autorizonte për trajtimin e një kërkese të tillë

të odës tregtare, edhe vetë Oda ende nuk kishte shfaqur një mendim të sajin lidhur me

këtë çështje, por duket se ishte mjaftuar thjesht me dërgimin e kësaj lutje në organet

kompetente me të drejtën e vendimmarrjes. Edhe çështja e grumbullimit të pazareve

në Elbasan nuk mori miratimin nga ana e Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare, e cila

pasi e kishte konsultuar një mendim të tillë edhe me prefekturën e rrethit,

argumentonte se një veprim i tillë i bashkimit të tregjeve në Elbasan, do të ishte në

dëm të banorëve të fshatrave të këtyre komunave, pasi largësia tokësore nga tregu i

Elbasanit, do të shërbente si një pengesë serioze në veprimtarinë e tyre.228

Drejtuesit e Odës dhe veprimtaria e tyre

Një nga drejtuesit e parë të Odës ekonomike Elbasan ishte Taq Buda. Ai në tetor të

vitit 1931 do të japë dorëheqjen e tij si kryetar i Odës. Në kërkesën e tij të dorëheqjes

nga kjo detyrë, drejtuar Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare ai evidenton disa nga

arritjet e Odës gjatë periudhës së tij të drejtimit si edhe përpiqet të rendisë disa nga

227 AQSH, Fond 171,v 1936, dosje III-394, f.2-3

228 AQSH, Fond 284, v 1938, dosje 20, f.1-2 dhe Fond 171, v. 1938, dosje 21, f 1

Page 101: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

72

shkaqet që e shtynë drejt kësaj dorëheqjeje. Megjithëse fillimisht, është ndier optimist

në marrjen e kësaj detyre, i nisur edhe nga një qëllim patriotik, për t’i shërbyer e për

t’i ndihmuar anëtarët e odës, sidomos bujqit me çdo mënyrë legale e në çdo rast

nevoje, duket që shpejt ka provuar zhgënjimin. Edhe pse qëndrimi i tij në krye të

Odës nuk ka zgjatur më shumë se 9 muaj, përsëri për këtë ai përpiqet të gjejë arsyet

objektive dhe subjektive, por në konkluzionet e tij duket se ai kërkon të mbështetet në

rrethanat objektive të realitetit jo të favorshëm. Kështu p.sh. ai sjell në vëmendje një

fakt interesant në ballafaqimin e situatës sonë kombëtare me atë të rrethanave

ndërkombëtare lidhur me krijimin e Odave Ekonomike. Tek ne, thotë ai, krijimi i

këtyre Odave është bërë me imponimin e Ministrisë së Ekonomisë, pa dyshim duke

pasur qëllime të larta edukative, por pa marrur parasysh gjendjen shoqërore,

kulturale si edhe ambientin në të cilin do të veproshin Odat, e mbi të gjitha dëshirën e

vetë të interesuarve. Ndërsa në vendet e tjera të botës, krijimi i Odave është bërë me

interesimin e vetë tregtarëve, industrialistëve, bujqve apo profesionistëve nisur nga

qëllimi i bashkëpunimit kolektivisht për të mbrojtur interesat e tyre legale reciproke

në çdo drejtim.229 Sipas mendimit tim, pohon kryetari Taq Buda, anëtarët e një ode

duhet të ndiejnë vetë nevojën e qenies së saj, e kështu edhe të paguajnë vullnetarisht

çfarë kanë marrë përsipër për të paguar (është fjala për taksat e anëtarësimit të

Odës). Përdorimi i dhunës dhe detyrimi me anë të policisë ndaj anëtarëve të Odës, për

të paguar taksat e të prapambeturat ndaj saj, (sikurse përcaktohej edhe në ligj, apo në

udhëzimet e Ministrisë, Prefekturës, Ministrisë së Brendshme, apo instancave të tjera

sa herë vinte fjala për mbledhjen e detyrimeve të pashlyera apo të prapambetura të

anëtarëve të Odës) duket se është kthyer në një zakon, të cilin ky kryetar nuk e sheh

dhe pranon dot aspak, si një realitet të domosdoshëm. Ja se si shprehet ai konkretisht

për këtë problem: - “koshienca ime nuk e pranon dot ndërrimin e mentalitetit të

anëtarëve të odës përdhunisht e me burgim kurdoherë, aq më tepër në këtë periudhë

krize që po kalojmë”. Si përfundim ai fajësonte veten e tij si të paaftë dhe jo në

lartësinë e duhur për të përballuar situatën kritike financiare e për mbarëvajtjen e

Odës dhe interesave të anëtarëve të saj.230 Pra, kjo gjendje financiare kritike dhe

mentaliteti i anëtarëve që s’donin të paguanin, pasi nuk e ndienin nevojën e qenies së

një Ode Ekonomike e nuk kishin parë deri më tani një dobi prej saj, e shtynte atë të

229 AQSH, Fond 171, v 1931, dosje III-139, f.105

230Po aty, f.107

Page 102: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

73

mendonte se edhe vetë mbajtja e një zyre të tillë nga shteti nuk ishte e pranueshme

përderisa ajo nuk sillte ndonjë dobi, as për anëtarët e saj, por edhe përgjithësisht për

ekonominë kombëtare.231

Sipas T. Budës gjendja e bujkut dhe kultivuesve të duhanit ishte më e rënduar dhe për

të cilët thuajse nuk është ndier prania apo ndihma e Odës, aq sa me të drejtë thuhej se

këta anëtarë më shumë se të tjerët, nuk kishin parë ndonjë dobi prej saj. Ligji në fuqi

mbi taksimin e duhanit i kishte shtypur, gjobitur me gjoba të pabesueshme, i kishte

burgosur, i kishte zhveshur nga produkti, fryt i djersës jo të një personi, por një

familjeje të tërë që kishte punuar prej muajsh, e dikur konsiderohej jo vetëm si burim i

sigurt pasurie, por edhe një element mburrjeje e krenarie.232

Në kohën e drejtimit të Odës nga komisari z. Musa Ali dhe sekretar Jan Shuteriqi,

vitet 1931-32, të bën përshtypje fakti se ka një konstatim të drejtë të gjendjes së tregut

në këtë qytet, që ndoshta ishte realisht i njëjtë edhe në tregje të tjera, por ai vetë pasi e

konstaton ndiente njëherësh nevojën e ndërmarrjes së një ndryshimi. Në shkresën që

shoqëronte listën e zejtarëve në tregun e Elbasanit, drejtuar Ministrisë së Ekonomisë

Kombëtare, në mars të vitit 1932, ja se si e paraqet ai gjendjen e tregut, pasi e

përshkruan listën e dërguar si aspak të vërtetë: “……në tregun e këtushëm mbretëron

nji babiloni, nji që shet kafe, sheqer etj. merr emrin bakall, por sot nji që asht bakall

shet edhe misër, sëlfate e aspirin; një që shet pemë quhet pemëshitës, por disa nga

këta shesin bashkë me pemët edhe qeleshe, penj sheqer e shum të tjera; pra shifet se

çdo dyqan asht nji gran-pazar. Para disa ditësh u ankuan qelesheshitësit, sot po

ankohen këpucarët pse i bahet konkurrencë sa nga jashtë aq edhe nga qytetet e tjerë

të Mbretërisë sonë.” Drejtuesi i odës shprehte mendimin e tij se, që t’i pritej udha

këtij spekulimi, duhej të ndaloheshin dyqanxhinjtë që të merreshin me çdo lloj gjëje,

por të caktohej mjeshtëria e tyre e kështu të kufizoheshin vetëm në mjeshtërinë e

zejtarinë që ushtronin.233

Në vitin 1936 në Odën Ekonomike Elbasan ishin shfaqur mjaft probleme. Gjendja

financiare ishte e mjerueshme dhe për më tepër midis tagrambledhësit Spiro Hima dhe

sekretarit të odës Rexhai Libohova, duket se ka filluar një konflikt i cili bëhet shkak

edhe për një inspektim të kësaj ode nga ana e Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare.

Inspektori i Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare, pasi vendosi takime me

231 AQSH, Fond 171, v 1931, dosje III-139, f.106 - 107

232Po aty, f.107

233 AQSH, Fond 171,v 1932, dosje III-205, f.46

Page 103: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

74

përfaqësuesit e Odës dhe u njoh nga afër me natyrën e problemeve, i paraqiti të gjitha

këto në një raport të hollësishëm, që dëshmonte edhe gjendjen konkrete financiare të

kësaj Ode. Raporti e cilësonte gjendjen financiare dhe ekonomike të Odës në këtë

kohë, tepër kritike, rrjedhojë kjo jo vetëm e krizës ekonomike, por edhe e

papërgjeshmërisë së tagrambledhësit, i cili sipas mendimit të shumicës së anëtarëve të

Odës ishte i paaftë për të kryer një detyrë të tillë, si edhe ai kishte një sërë të metash

në punën e tij, duke mos u paraqitur rregullisht në zyrë në detyrë, e kalonte kohën

kafeneve, nuk ishte bindës ndaj tregtarëve për mbledhjen e kontributeve, madje

shfaqte edhe sjellje të papëlqyeshme ndaj tyre. Sipas vendimit të odes mbi disa

ndryshime në pagën e anëtarëve dhe tagrambledhësit të odës, rroga e tagrambledhësit

ishte caktuar 90 fr. ari dhe njëkohësisht atij do t’i jepeshin 20 % e të ardhurave që ai

do të grumbullonte, të cilat duheshin dorëzuar më parë në arkën e Odës dhe më pas

atij do t’i paguhej shuma e caktuar. Pa pyetur për një vendim të tillë, tagrambledhësi

nuk i dorëzonte shumat kur i mblidhte, por kur dëshironte ai dhe aq më tepër duke i

bërë vetë llogaritë e këtij 20 %, duke i zbritur nga shuma e të mbledhurave e duke

dorëzuar kështu vetëm shumën neto, gjë që u pa e papëlqyeshme nga Këshilli i odës

dhe sekretari i saj. Atëherë në kushte të tilla të mosrespektimit të vendimeve të Odës,

ata kishin vendosur ta pezullonin nga puna për këto dhe një sërë arsyesh të tjera, por

ai duke shfaqur mosdakordësinë me vendimin e Odës fillon një konflikt me sekretarin

e saj.234 Nga inspektori i Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare, por edhe vetë anëtarët e

Odës Ekonomike Elbasan ishte e qartë se nëse nuk do të kishte patur një sjellje të tillë

përballë Odës dhe tregtarëve apo anëtarëve të tjerë të saj, kjo çështje mund të ishte

mbyllur me një gjobitje, apo duke mbajtur ndonjë rrogë dhe jo me pezullim nga

detyra, aq më tepër kur vetë tagrambledhësi raportonte se e gjithë kjo kishe të bënte

me faktin e pamundësisë së tij ekonomike. Ai e kishte pranuar tashmë se të hollat e 20

% i kishte përdorur për nevojat e tij personale, ndërsa vonesat e mbledhjes së kuotave

të anëtarësisë lidheshin me pamundësinë e tregtarëve për të paguar nga kushtet e

krizës. Por, ajo që konstaton inspektori më konkretisht lidhur me Odën nga pikëpamja

organizative e financiare ishte vërtet e rëndë. Ai e përcaktonte Odën se ishte krejt e

shkatërruar nga pikëpamja financiare e për këtë përgjegjësinë kryesore e lidhte me

këto arsye: administrata jo e përshtatshme, puna e dobët e sekretarit i cili më shumë

merrej me studimet e tij për drejtësi sesa me çështje të Odës, pazotësia e kryetarit të

234 AQSH, Fond 171, dosje III-397, v. 1936, f. 2

Page 104: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

75

saj, që sa do që gëzonte respekt në gjirin e anëtarëve të Odës e në popullin elbasanas,

nuk shihej si i përshtatshëm për punët e këtij instituti tregtar. Ndaj, sipas tij, edhe

inkompetenca e tagrambledhësit duhej lidhur me mungesën e kontrollit nga ana e

administratës së mëparshme. Po kështu, këshilli i ri i Odës që ka gjetur një gjendje

financiare të vajtueshme nuk ka dashur të marri mbi vete pasojat e një gjendje të tillë,

ndaj edhe provokoi këtë situatë e këtë inspektim nga ana e MEK, për të parë gjendjen

reale financiare. Këshilli i ri vërtet duket se ka sjellë një farë gjallërimi me

veprimtarinë e tij, por ka hasur në pengesa të rrjedhura nga sekretet e administratës së

mëparshme. Inspektori rekomandonte për të dalë nga kjo situatë një shkurtim të

shpenzimeve dhe një shtim të jashtëzakonshëm të veprimtarisë së Këshillit të ri. Vetë

kryetari i Odës ka premtuar se do të ndryshojë këtë situatë, duke sjellë një rritje të

kontributeve të anëtarëve të Odës në stinën e vjeshtës. Po kështu,duke sjellë idenë e

shkurtimit të shpenzimeve, u vendos që për një farë kohe të mos merrej

tagrambledhës i ri, po kjo punë të mbulohej nga shërbëtori i odës dhe tagrambledhësi i

financës, të cilëve do t’u jepej 10 % mbi shumat që do arrinin të mblidhnin ato vetë.

Mendohej se në këtë mënyrë, Odës Ekonomike të Elbasanit do t’i kursehej një shumë

deri 600 franga ari në vit.235

II.3. Eksportet dhe importet

Në vitin 1930 duket se Ministria e Ekonomisë Kombëtare ka përpiluar një listë të

produkteve kryesore që prodhohen në vend, ku përfshihen produkte bujqësore,

blegtorale dhe industriale. Kjo listë përmbante këto produkte, që edhe ne po i

parashtrojmë sipas gjuhës së dokumentit origjinal të kohës.236

Tabelë nr. 10 Lista e sendeve që produktohen në Shqipëri, vitet 1930

Bereqetet Grunë, misër, elb, tërshanë, thekën, tepë, urof, bushak, groshë, oriz e

patate

Zarzavatet Preshë, qepë, lakra, domate, panxhar, speca, bathë, bamje,

patëllxhanë, sallata e hudhra

Pemë Rrush, dardha, mollë, kumbëlla, fiq, qershi, bajame, pjeshka, ftonj,

pjepna, shalqi, vodhe, mushmulla, kastraveca, gështenja, arra, lajthi,

limonj, portokalla, shegë, lule-shtrydhe, thana dhe mana

235 AQSH, Fond 171, v. 1936, dosje III-397, f. 3-4

236 AQSH, Fond 171, dosje III-93, pa vit, f.12

Page 105: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

76

Bagëti Dhen, dhi, lopë, buaj, kol, mushka, gomar dhe dera

Lëkura Lopësh, qingjash, kecash, të leshta, dhish, viçash, leprash, dhelprash

e shqarresh

Lesh I larë e i pa larë

Gjana ushqimi Qumësht, tëlynë, djathë, gjizë, voj, ulli (të njomë e të krypuna),

peshk të çdo lloji dhe njalë, njakte, pekmez dhe salep

Duhan Gjethe, të grime dhe cigare

Qereste Dru për të djegur, qymyr druni, landë ndërtimi dhe dru shqeme

Shpendë Pula, pata, rosa, gjela deti dhe ve

Beze Me pamuk të zbardhun që 100 m2 të peshojnë 18-20 kg

Triko Çorape dhe fanelle pambuku, fanelle dhe çorape leshi, breza

pambuku dhe breza leshi.

Të ndryshme Qingja, bishtaja (lesh dhish), sunktha, bonbona, mill, makarona,

alkohol, venë, raki, biskota, pamuk, mëndafsh, pushkë, sapun të

bardhë e me parfum, ujë kolonje, velence, shajak, gajtana, opinga

dhe pene filigrantesie.

Për qarkun e Elbasanit lidhur me eksportet, kemi këtë listë të produkteve kryesore të

ofruar nga Oda Ekonomike në vitin 1931: lëkura të thata të shtazëve të buta e të egra,

vezë, vaj, ullinj pa kripë, dyllë blete lule djathi, brinjë, zorrë të thata, trupa arre. Disa

të dhëna të Odës Ekonomike Elbasan për eksportet dhe importet e këtij viti në këtë

qark, na ndihmojnë të kuptojmë cilët kanë qenë tiparet dominuese në këtë fushë në

rajonin e Elbasanit, në periudhën kur kriza ekonomike botërore, kishte filluar të

shtrihej ndjeshëm edhe në vendin tonë.237

Eksportimet:

Lëkurët e kafshëve, nga lëkurët e eksportuara jashtë vendit, sipas të dhënave të vitit

1930, vendin kryesor për sa i përket sasisë së tyre e zënë ato të qengjave me rreth 21

000 copë, pas tyre vijnë lëkurat e kecave, leprave, dhive e sqepëve, dhe në fund

lëkurët e egërsirave të ndryshme dhe viçave. Në vitin 1931, Oda raportonte se për

vitin 1931, lidhur me këtë produkt ende nuk ishin bërë shitje të tyre jashtë vendit, pasi

kërkesat e tregtarëve të huaj ende nuk kishin mbërritur. Nga ana tjetër, rënia e

çmimeve i kishte dëmtuar mjaft tregtarët e vendit, të cilët shfaqnin rezerva qoftë në

blerje e qoftë në eksportime.

Vezët, eksportimi i tyre ka qenë i rregullt e thuajse çdo vit eksportohen rreth 1200000

copë. Në vitin 1931, nga eksportimet e këtij produkti vihej re se çmimi i tyre kishte

237 AQSH, Fond 171, v 1931, dosje III-139, f.150

Page 106: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

77

rënë në gati 30 % më pak se ai i vitit të kaluar dhe tregtarët shpreheshin të pakënaqur

lidhur me tregtimin e këtij produkti. Shkak për këtë dukej se ishte jo vetëm

konkurrenca e tregtarëve vendas por edhe lëvizja e çmimeve në tregun italian, ku me

sa duket ato dërgoheshin më së shumti.

Trupa arre, nga viti i kaluar tregtimi i tyre dukej se kishte rënie të ndjeshme,

përderisa në vitin aktual (1931) parashikohej të eksportoheshin rreth 50 % e sasisë së

vitit 1930 që kapte shifrën rreth 400 kuintal.

Zorrë të thata, çdo vit eksportoheshin nga ky qark rreth 12 000 palë.

Vaj ulliri, ullinj pa kripë, dyllë blete, lule djathi, brinjë, shqembe, produkte këto të

cilat eksportoheshin në Jugosllavi. Po të vëresh luhatjet e sasisë së eksportimit të tyre

nga viti 1930 e 1931, kuptohet qartë, se edhe në këto produkte kishte patur ndikim pa

dyshim, kriza ekonomike.238

Tabelë nr. 11 Rënia e prodhimtarisë në vitet e krizës, (disa produkte të rajonit të

Elbasanit)

Produktet (në kuintal) Viti 1930 Viti 1931

Vaj ulliri 507.80 193.60

Ullinj me kripë e pa kripë 55.50 3.50

Lule djathi 0.38 --

Dyllë blete 1.20 1.87

Brinjë 2.00 --

Shqembe - 125

Nga tabela shihet luhatja e madhe e sasisë së tregtuar të këtyre produkteve. Vaj ullirit

është eksportuar rreth 2.5 herë më pak se viti paraardhës, ndërsa për ullinjtë eksporti i

tyre ka rënë 15 herë më pak se viti i kaluar. Po kështu, e njëjta pamje shfaqet edhe për

produktet lule djathi dhe brinjë, kurse për prodhimet dyllë blete dhe shqembe, edhe

pse nuk dimë arsyet e vërteta, vëmë re një rritje të eksportimit të tyre. Për sa i përket

vajit të ullirit, theksohet në raport, se një sasi e konsiderueshme përveç Jugosllavisë,

është eksportuar edhe drejt Italisë prej Shoqërisë Anonime Franceze të Vaj Sapunëve

të Adriatikut.

238 AQSH, Fond 171, v 1931, dosje III-139, f.150

Page 107: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

78

Importimet239

Edhe në fushën e importit sikurse atë të eksporteve ndihet ndikimi i krizës ekonomike,

e cila në këtë rast ndikohej nga pakësimi i të hollave apo mungesa e tyre për

eksportimin e produkteve të nevojshme. Pothuaj për të gjithë produktet, importi është

pakësuar në masën 30%. Ja se ç’na tregon kjo listë e reduktuar e produkteve dhe

vlerave të tyre të importimit, për këtë qark për vitin 1931:

- Lëndët djegëse (naftë, gaz, benzinë), importi i këtyre lëndëve kap po të njëjtën

shifër edhe në vitin 1931, sikurse vitin e kaluar. Kështu, në një vit, importimi i

materialit djegës rezulton që në këtë qark të kapë shifrën 13 500 napolona ar.

- Dega e manifakturës, në një vit kjo degë importon produkte në vlerën 15 000

napolona ar.

- Misri, nevoja për këtë produkt në qark, është në sasinë e 3000 kuintalëve.

Vetëm në tre muajt e parë të vitit 1931, ishin importuar 5000 kuintal misër.

Përfundimi i raportit të Odës, na tregon se vlera e produkteve lëndë manifakturore e

material djegës që importohen brenda një viti për nevojat e qarkut, ishte e

barasvlershme me atë të të gjithë produkteve që eksporton ky qark në një vit. Për sa i

përket importimit të produkteve të degëve të ndryshme të tregtisë, sipas kësaj Ode

ishte e pamundur të përpilohej një pasqyrë e plotë, sa kohë që artikuj të tillë ishin të

panumërt. 240

Për vitin 1929 kemi këtë listë të tregtarëve importues dhe eksportues të qarkut

Elbasan, përpiluar nga Oda Ekonomike Elbasan:241

Tregtarët importues të qarkut Elbasan

1- Manifakturë; Haxhi Kulla, Qazim Xhepa, Vëllezërit Hasekiu, Haxhi Peni,

Ibrahim Miraku, Ibrahim Pleshti

2- Bakaje (gjëra ushqimi); Hysejn Bakalli, Vëllezërit Mehja, Ismail Qorri,

Vëllezërit Caka, Abdulla Kazazi

3- Vogëlsinar (porcelan, bakërishte); Hysein Velencia, Mustafa Shiku, Ismail

Shkodra, Hyqmet Shyti, Ali Cacja,

Tregtarët eksportues të qarkut Elbasan242

239 AQSH, Fond 171, v 1931, dosje III-139, f.150 240Po aty, f.151

241 AQSH, Fond 171, v 1929, dosje III-2, f.103

242Po aty, f.102

Page 108: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

79

1- Lëkura të llojeve të ndryshme: Ahmet Selita, Vëllezërit Hasekiu, Vëllezërit

Xhepa,

2- Vaj ulliri: Hysein Bakalli, Kosta Haxhi Nikolla, Hysein Kopili

3- Ullinj të regjur: Hysein Bakalli, Sif Belegu, Jusuf Belegu, Musa Belegu, Veli

Bakalli

4- Lesh: Xhaferr Shabani, Refik Kajanaku, Alush Kuqashi, Ibrahim Çerekja

5- Brina buajsh: Hysein Marja, Ahmet Bizhuta

6- Drithë: Jusuf Pajenga, Ali Gurakuqi

7- Zorrë të thata: Hysein Velencia, Kosta Haxhi Nikolla

8- Gja të gjalla: Til Kasapi, Tok Bebi, Xhem Shalsi

9- Landë pyjore: Jusuf Lopari, Qani Bunga

10- Vezë: Jusuf Belegu

11- Duhan: shoqëria “Saide”, Ismail Qorri, Musa Marja, Sulejman Domi, Ahmet

Graceni, Vëllezërit Kothere.

Nga listat vihet re qartë se nuk ka tregtarë të cilët janë fokusuar vetëm në një lloj

tregtie, apo vetëm në një linjë tregtimi të importit apo eksportit. Pra, shumica e tyre

tregtonin më shumë se një produkt, dhe gjenden sa në listat e importuesve aq edhe të

eksportuesve të qarkut, si p.sh. Vëllezërit Hasekiu i gjejmë edhe si importues

manifakture por edhe si eksportues të lëkurëve të kafshëve, apo Hysein Bakalli e

hasim edhe si importues bakajsh edhe si eksportues vaj ulliri, ose Hysein Velencia e

gjejmë edhe si importues vogëlsinar edhe si eksportues zorrësh të thata etj.

Me kalimin e kohës këto lista janë zgjeruar me emra të rinj tregtarësh eksportues apo

importues të këtij qarku, sikurse edhe shtime të produkteve, apo ndërrime produktesh

që kishin pas tregtuar më parë e zëvendësim të tyre me produkte te tjera, gjë që duket

fare mirë në dokumente të tjerë të kohës, raportime të odës Ekonomike apo njoftime

të Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare.

Ja një tjetër listë e Odës së Tregtisë Elbasan, e cila paraqet tregtarët eksportues dhe

importues të qarkut të kësaj Ode në vitin 1936, me disa ndryshime të dukshme në

raport me listën e vitit 1929, jo vetëm në emra tregtarësh, por edhe në llojin e tregtisë

apo artikuj që ata tregtonin. Më konkretisht lista e tregtarëve importues dhe

eksportues të qarkut Elbasan për këtë vit është si më poshtë:243

243 AQSH, Fond 284, v 1936, dosje 44, f 5

Page 109: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

80

Tregtarë importues

Manifakturë: Haxhi Kulla, Qazim Xhepa, Vëllezër Hasekiu, Ibrahim Miraku, Ibrahim

Pleshti, (tregtarë këta të njohur që nga viti 1929, por në listën e re nuk figuron më

emri i tregtarit Haxhi Peni) Shefqet Biza, Sulejman Domi, Arif Dardha (tre emrat e

fundit janë emra të rinj të regjistruar në këtë fushë të tregtimit, që nuk përmenden para

viteve ‘30)

Kolonjare: (duket se është përdorur në vend të termit bakall) Hysejn Bakalli,

Vëllezërit Mehja, Veli Kazazi (më parë e gjejmë me emrin Sabdulla Kazazi),

Vëllezërit Caka (tregtarë që i gjejmë që nga viti 1929, me përjashtim të tregtarit

Ismail Qorri, që nuk na figuron më në këtë listë) Ahmet Shyti, Xhaferr Shëngjergji,

tregtarë të rinj në këtë fushë pas viteve ‘30.

Kinkaleri: (duket se përdoret në vend të termit vogëlsinar) Ibrahim Velencia, Mustafa

Shiku, tregtarë ekzistues, si edhe Ahmet Zenel Hoxha.

Materiale foto: Ibrahim Velencia, Mustafa Shiku

- Argjendar: Sif Dodbiba, Gafur Dibra, Jorgji Paparisto

- Lëkura: Ali Cacja

- Artikuj medicinalë: Taq Buda dhe Vëllezërit Misiri

- Hekurishte: Ahmet Shtyti, Vladimir Gjika, Ibrahim Velencia, Sefedin Doçi e

Vëllezërit Çaka.

- Artikuj kancelerie (kartoleri): Mustafa Shiku, Ibrahim Velencia, Ahmet

Zenelhoxha e Shefki Miraku

Tregtarë eksportues244

- Lëkura të llojeve të ndryshme: Hasan Pite, Qazim Xhepa, Veli Gjata, Ali

Novi, Sul Domi.

- Ullinj e vaj: Vëllezërit Caka, Hysejn Bakalli, Vëllezërit Mehja

- Bërsi ullinjsh: Gani Bunga

Po kështu, edhe për rastet kur Ministria e Ekonomisë Kombëtare kërkonte njoftim nga

Odat Ekonomike lidhur me tregtarët e aftë të prefekturave të tyre, në mënyrë që ata të

hynin në marrëveshje për produktet që zotëronin me tregtarët e vendeve të ndryshme,

listat e tregtarëve eksportues dhe importues të qarkut zgjerohen dhe pasurohen me

244 AQSH, Fond 284, v 1936, dosje 44, f.5

Page 110: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

81

emra të rinj. Ja disa raste të tilla, të kërkesave nga vende të ndryshme për produktet

tona dhe listat e paraqitura konkretisht nga Oda e Ekonomisë, Elbasan:

- Për tregti vezësh e qengjash interesohej një firmë italiane: R. Ballarini,

Salvatore Rosa 172, Napoli 38, në mars të vitit 1930 dhe përgjigjja e Odës

Elbasan, lidhur me tregtarët e gatshëm të hynin në raporte shkëmbimi me

firmën në fjalë, ishte:245

- Tregtar vezësh Jusuf Belegu dhe Halit Cara

- Tregtar qengjash Pandi Porodani, Adem Shipka, Xhemali Shalsi, Jorgji

Papalaska, Tila Kasapi

- Për tregti vaji të mirë, interesohej një shoqëri japoneze në shtator të vitit 1929

dhe në përgjigjen e Odës Ekonomike Elbasan gjejmë emrat e këtyre

tregtarëve:246

Tregtarë të vajit Hysein Bakalli, Dhimitër Nosi, Musa Belegu, Jusuf Belegu,

Jusuf Balliçi, Musa Hare

- Për mullëzat e thata të kecave e qengjave që ushqeheshin me qumësht kishte

kërkesa nga vende të ndryshme dhe për këtë oda njoftonte se të tillë tregtarë që

kishin dëshirë dhe ishin të aftë për të hyrë në marrëveshje të tilla nga ky qark

ishin:247

Tregtarë mullëzash Xhem Shalsi, Pandi Porodani, Arif Çerma, Adem Hoti, Til

Kasapi.

Marrëveshjet tregtare që Shqipëria kishte lidhur me vende të ndryshme të botës dhe

rajonit, të cilësuara si marrëveshje provizore, që në bazë kishin reciprocitetin dhe

principin e kombit më të favorizuar, në këtë kohë (të renditura sipas rendit

kronologjik të kohës së nënshkrimit të tyre) ishin: traktatet me Anglinë,

Çekosllovakinë, Gjermaninë, Bullgarinë, Austrinë, Rumaninë,Hungarinë dhe

Belgjikën. Ndërsa me vendet Itali, Jugosllavi dhe Greqi ishin nënshkruar marrëveshje

tregtare dhe lundrimi.248

Korrespondencat e konsullatave tona mbretërore në vende të ndryshme të rajonit në

këtë kohë me Ministrinë e Ekonomisë Kombëtare apo Ministrinë e Punëve të Jashtme,

përveç relacioneve apo statistikave të MEK, na informojnë mbi një sërë problemesh të

245 AQSH, Fond 171, dosje III-93, pa vit, f.113 246 AQSH, Fond 171, v. 19129, dosja III-5, f.90

247Po aty, f.122

248Po aty, f.146

Page 111: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

82

importit dhe eksportit, vështirësitë e kushteve të zhvillimit të tyre dhe përpjekjet

konkrete të qeverisë shqiptare për kapërcimin e tyre sikurse edhe sigurimin e

bilanceve tregtare pozitive. Por me sa kuptohet, ende Shqipëria është larg modelit të

vendeve me të cilat ekzistojnë marrëveshje të tilla tregtare. Marrëveshje tregtare

Shqipëria kishte në vitet ‘30 të shek XX edhe me Turqinë, por i vetmi produkt që

eksportohej në Turqi nga vendi ynë ishte zifti, ndërsa nga ky vend importonim

produkte të ndryshme të cilat në fakt në vlerën e tyre ia kalonin të vetmit produkt që

ne eksportonim atje në vitet 1931 – 1933, pra ziftit. Shifra të tilla tregonin:

-Në vitin 1931 vlera e importit = 131 400 fr.ari Eksportet = (nuk ka të dhëna)

-Në vitin 1932 importi = 53 200 fr.ari Eksportet = 1200 fr.ari

Synimi ishte të shtohej sasia e produktit që eksportohej drejt Turqisë e të ndryshonte

vlera e bilancit të kësaj tregtie, për të cilën shifrat e importit e eksportit për dy vitet

1931 e 1932 dhe e tregojnë qartë se në ç’raporte gjenden këto dy shtete. Të bën

përshtypje nga kjo korrespondencë e Konsullatës Mbretërore në Stamboll dhe

Ministrit të Punëve të Jashtme Xhaferr Vila, zhvilluar në nëntor të vitit 1933,

evidentimi i dy fakteve: së pari theksohej interesimi i ndryshimit të bilancit në

tregtinë mes dy vendeve, kur tregohet se si është ndikuar në uljen e vlerës së importit

nga viti 1931 në vitin 1932 e njëkohësisht dëshira për ta shtuar produktin tonë të

eksportit, pra për të ulur deficitet tregtare me këtë vend; dhe së dyti faktor pengues në

këtë drejtim, kjo ministri fatkeqësisht shihte vonesën në dërgimin e statistikave të

tregtisë së jashtme të vendit tonë, të cilat mbërrinin mbas 6 muajsh të mbylljes së vitit

paraardhës e për këtë përgjegjësia kryesore binte mbi Ministrinë e Ekonomisë

Kombëtare dhe Drejtorinë e saj të Tregtisë dhe Industrisë. Shembulli i Turqisë në këtë

rast duhej marrë si model, theksonte Konsullata jonë Mbretërore në Stamboll. Në këtë

vend, vinte në dukje ajo, jo vetëm që statistikat janë gati 1 muaj menjëherë në mbyllje

të vitit paraardhës, por në çdo kohë brenda vitit këta kanë dijeni mbi lëvizjet e tregtisë

së jashtme. Kjo i sjell Turqisë pa dyshim përfitime të mëdha në çështjen e zhvillimit të

mirë dhe të përfitueshëm të tregtisë së saj të jashtme, evidentonte kjo konsullatë.249

Për shkak të krizës ekonomike edhe tregtia me Greqinë kishte hasur në vështirësi të

mëdha dhe kjo lidhej edhe me masat shtrënguese që qeveria greke kishte marrë ndaj

249 AQSH, F 171, dosje III-267, pa vit, f.122

Page 112: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

83

importimeve, jo vetëm nga shteti ynë por edhe nga shtete të tjetër të ndryshëm.

Përpara krizës ekonomike importimet shqiptare në Greqi ishin shumë më të larta sesa

importimet greke në Shqipëri. Nga viti 1931 dhe 1932, kjo situatë kishte filluar të

ndryshonte në dëm të Shqipërisë dhe arsyet e kësaj gjendje lidheshin me dy faktorë:

së pari, për shkak të traktatit të ri të tregtisë, lidhur midis Turqisë qemaliste dhe

Greqisë si edhe, së dyti, për shkak të konkurrencës që i bënin produkteve tona,

produktet turke të cilat ishin të ngjashme por ndryshonin në cilësi, shumë më të mirë

në krahasim me produktet tona.250 Për të rregulluar këtë situatë të tregtisë, në

pranverën e vitit 1933 Mehdi Frashëri, Ministër i Ekonomisë Kombëtare do të

shkonte personalisht në Athinë dhe do të nënshkruante në përfundim të vizitës së tij

një marrëveshje të re me ministrin e Ekonomisë Kombëtare greke z. Vasmaxholu. Me

gjithë pretendimet e ministrit Mehdi Frashëri për të vendosur po ato përpjesëtime të

parakrizës ndërmjet importimeve shqiptare dhe greke, në kujtimet e tij ministri

shqiptar evidenton faktin që grekët nga ana e tyre ngulnin këmbë që importimi dhe

eksportimi ndërmjet dy vendeve të ishte i njëjtë. Përfundimisht edhe pse Shqipëria

kërkonte hapur që të kishte po ato përfitime që realizonte edhe Turqia nga

marrëveshja e shkëmbimit me Greqinë, më në fund ishte arritur që të dy palët të binin

dakord për një paravlerë prej 20 % më tepër në importimet shqiptare në Greqi. Kjo

marrëveshje kishte dëshmuar në fakt edhe dëshirën e vetë kryeministrit grek të kësaj

kohe, zotit Caldaris për një marrëveshje të sinqertë me Shqipërinë, siç e vlerësonte në

mbresat e tij të këtij takimi me palën greke, ministri ynë i ekonomisë, zoti Mehdi

Frashëri.251

Në korrik të vitit 1933, Ministria e Ekonomisë Kombëtare kërkonte informacion nga

Odat ekonomike lidhur me situatën e tregtisë në secilin qark ku këto Oda vepronin.

Nga kjo korrespondencë dhe natyra e pyetjeve që i drejtohej nga MEK këtyre Odave,

kuptohej se kishte filluar të rritej interesimi i Ministrisë në fjalë dhe i vetë Qeverisë

shqiptare mbi çështjet tregtare dhe ndihmën që u duhej dhënë tregtarëve vendas, që

nismat e tyre individuale të mos mbeteshin më thjesht personale, por të grupohen në

nivele përfaqësimi më të mëdha si qarku, prefektura apo i tërë vendi. Më konkretisht

përgjigja e Odës së Elbasanit lidhur me këtë situatë na ndihmon të kuptojmë

panoramën që ofronte Elbasani në këtë periudhë kohore. Ne po paraqesim këtë

250 M. Frashëri, Kujtime, vitet 1913-1933, Tiranë, 2005, f.237

251Po aty, f.236-237

Page 113: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

84

korrespondencë, por njëkohësisht edhe pyetjet përkatëse të Ministrisë edhe përgjigjet

e Odës Ekonomike Elbasan ndaj këtyre pyetjeve:

1- A disponohen lista të prodhimeve që eksporton qarku i Elbasanit?

Përgjigja e Odës: produktet që prodhohen në këtë qark e mund të eksportohen janë:

drithëra, bylmet, vajra, lëkura, duhan etj.

2- A keni dijeni për çmimet dhe cilësinë e tyre?

Përgjigja e Odës: Çmimet janë paraqitur në listën e çmimeve të muajit. Cilësi nuk ka,

por ka sasi.

3- Cila është sasia disponibël që mund të eksportohet?

Përgjigja e Odës: Prodhimet janë të shpërndara në shumë duar privatësh e realisht

nuk ka asnjë firmë që të disponojë sasi të produkteve të shënuara më lart.

4- Ç’kushte pagese ofroni?

Përgjigja e Odës: Dhënia e mallit dhe marrja e pagesës në kohën e shkëmbimit, por

nëse do të parapaguhej, mund të mblidheshin më shpejt e të kushtonin më pak,

sqaronte Oda.

5- Në ç’kohë mund të bëhet dorëzimi i mallit nga ana juaj?

Përgjigja e Odës: Kjo varet nga interesimi i të huajve dhe a do të ishin gati të

parapaguanin.

6- Firmat eksportuese a janë në gjendje të bëjnë kontratime?

Përgjigja e Odës: Këtu nuk ka asnjë firmë, por në rast se do të “kishin me u interesue

firmat e huaja për importimin e mallnave tona, besohet se kishin me u formue së

shpejti firma që të bëjnë kontratime”, përfundon përgjigjen e saj Oda Ekonomike

Elbasan.252

Duket se në këtë periudhë kohore, roli i Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare në

kuadër të shkëmbimeve tregtare me vendet e ndryshme që paraqisnin interes për

produkte apo mallrat e vendit tonë, konsistonte vetëm në atë të ndërmjetësit, ose më

saktë në dërgimin e kërkesës nga ana e të interesuarve pranë Odave Ekonomike dhe

më pas, dërgimin e informacionit përmbledhës tek të interesuarit. Kështu në dhjetor të

vitit 1933, një person nga Milano e Italisë, Umberto Polorini interesohej për të hyrë në

marrëveshje tregtare për lëndë druri. MEK pasi ka mbledhur informacion nga Odat, se

cilët ishin persona të tillë që interesoheshin për të hyrë në marrëveshje tregtare me

252 AQSH, Fond 171, dosje III-266, pa vit, f.191

Page 114: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

85

personin në fjalë dhe konkretisht cila ishte sasia e drurit që ata zotëronin e me cilat

çmime e ofronin, ia dërgonte një listë përmbledhëse personit në fjalë të interesuar.

Ndërmjet odave të tjera, përfshihej në këtë listë edhe Oda e Elbasanit me përfaqësues

Isuf Daiun i zejes dërrasashitës. Në një listë të tillë, mësojmë edhe për llojin e drurit

që ai zotëronte, por edhe për çmimet përkatëse të tyre.253

Në tetor të vitit 1933 ka një kërkesë të Bullgarisë drejtuar shtetit shqiptar, lidhur me

interesin që shfaqte ajo për vajin tonë të ullirit. Ministria e Ekonomisë Kombëtare u

dërgon qarqeve të cilat dalloheshin për prodhimin e vajit të ullirit, Elbasan, Durrës,

Vlorë dhe Berat një qarkore, ku kërkonte të informohej mbi gjendjen e sasisë së vajit

që secila prej odave kishte disponibël për eksport, çmimin dhe cilësinë e tij, si edhe

gatishmërinë për ta dërguar për dorëzim atë sasi vaji në skelën e Durrësit. Përgjigja e

Odës Ekonomike Elbasan ishte: sasia e vajit që gjendej në cirkoskripsionin e kësaj

Ode për eksport ishte 1000 kuintal dhe çmimi i saj ishte 90 fr.ari për kuintal.254

Në vitin 1931, në listën e firmave tregtare importuese të artikujve të tekstilit në

Mbretërinë Shqiptare, Elbasani përfaqësohet me 6 emra dhe konkretisht këta persona

janë: Vëllezërit Hasekiu, Haxhi Kulla, Qazim Xhepa, Ibrahim Miraku, Ibrahim

Pleshti, Haxhi Peni. Po të shikojmë në planin krahasues me rrethet e tjera, vihet re se

po të njëjtin numër të firmave tregtare importuese të artikujve të tekstilit kishte edhe

Korça, ndërsa Berati kishte 4 të tillë. Numrin më të madh e kishte Tirana dhe Shkodra

me konkretisht 13 dhe 10 emra të firmave të tilla.255

Për sa u përket firmave tregtare që merren me shitjen e këpucëve, në vitin 1931 Oda

Ekonomike Elbasan i dërgonte Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare këtë relacion:256

- Firma tregtare që merren me shitjen e këpucëve në Elbasan: Haxhi Qazim Kulla e

vëllezërit, vëllezërit Hasekiu, Ibrahim Miraku.

- Firma tregtare që merren me shitjen e këpucëve në Peqin: vëllezërit Iftimi Ali

Belshaku.

- Firma tregtare që merren me shitjen e lëkurëve të punuara: Ali Gaxhja dhe Hasan

Pitja

- Firma tregtare që merren me shitjen e lëkurëve të papërpunuara: Hysen

Karapinjalli, Veli Gjata, Ahmet Novi dhe Mehmet Selita.

253 AQSH, Fond 171, dosje III-266, pa vit, f.283 254 Po aty, f.254-255

255 AQSH, Fond 171, v. 1931, dosje III-156, f. 38

256Po aty, f. 237

Page 115: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

86

Ministria e Ekonomisë Kombëtare në maj të vitit 1931 u kërkonte Odave Ekonomike

të rretheve që sipas problemeve që ato shihnin brenda qarqeve ku ato vepronin, të

shfaqnin mendimin e tyre se çfarë duhej ndryshuar në politikën e importit dhe

eksportit në marrëdhëniet tregtare me Italinë. Në përgjigjen e saj, Oda Ekonomike

Elbasan mbështetur edhe në interesat e zonës që ajo mbulonte, do të nxirrte në pah një

sërë kërkesash, të cilat dëshmonin qartë synimet e saj për të mbrojtur më shumë se

konsumatorin, vetë prodhuesin e tregtarin vendas, duke arritur madje deri në kërkesa

të mbulimit të çdo lloj nevoje me prodhime vendase, ose në rast mossigurimi të

prodhimit vendas, heqje dorë prej produkteve të importit, ose rritje të taksave të tyre.

Ja disa nga sugjerimet e saj, drejtuar Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare:

1- Taksa e orizit të jetë më e rëndë me qëllim për mbrojtjen e produktit të vendit dhe

të shtimit të prodhimit deri në atë shkallë sa mos kemi nevojë të importojmë oriz nga

jashtë e të nxjerrim arin jashtë Shqipërisë.

2- Taksa e pemëve të jetë e rëndë aq sa të mos futen pemë në tokën shqiptare dhe po

na u deshën pemë, duhet t’i prodhojmë vetë.

3- Taksa e lëkurave të punuara të jetë e rëndë, që të bëhet e mundur kështu riformimi

i fabrikimit të lëkurëve të vendit.

4- Për mbrojtjen e zejtarëve të vendit si këpucarë, rrobaqepës, hobiltarë, duhet që

artikujt e gatshëm të ardhur nga jashtë të rëndohen në taksa, sepse këto mund të

bëhen fare mirë edhe prej zejtarëve tanë, pra të mos e blejmë fuqinë trupore të

punëtorit të huaj, duke qenë se kemi punëtorët tanë pa bukë.

5- Taksa e pëlhurave pambuku, beze, të jetë më e rëndë duke taksuar fijen e pambukut

më lehtë, për të mbrojtur punëtorin e vendit e për arsye ekonomike.

6- Taksa e stofit të leshit të jetë aq e rëndë sa të mos importohet. Nëse na duhet të

vishemi, kapitalistët tanë me ndihmën e shtytjen e qeverisë duhet të ngrenë fabrika

stofrash për veshjen e kombit. Rrobat e gatshme duhet të taksohen shumë rëndë në

mënyrë që të mbrohen punëtorët e vendit.

7- Në rast nevoje importim gruri, ky të importohet në natyrë e jo në miell. Mielli

duhet të taksohet rëndë për mbrojtjen e industrisë së vendit.257

Lidhur me eksportet tona, Oda Ekonomike bënte këto sugjerime:

- Duhani ynë për shkak të cilësive që ka nuk eksportohet dot jashtë, atëherë t’i jepet

rëndësi eksportimit të cigareve, por për këtë duhen ulur tarifat doganore. Në një rast të

257AQSH, Fond 171, v. 1931, dosje III-156, f. 194

Page 116: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

87

tillë vetëm shoqëria “SAIDE” mund të eksportojë deri gjysmë milioni cigare, duke

shënuar kështu fitime për fabrikën, punëtorinë e saj, por edhe bujqit kultivatorë e vetë

shteti.

-Parfumerinat që bëhen me alkool të taksohen më shumë, pasi ato prodhohen me

alkool vendi.

- Alkooli i denatyruar që vjen nga jashtë për përdorim si material djegës, të taksohet

rëndë, në mënyrë që të merret nga fabrikat e vendit duke u përjashtuar nga taksat

përkatëse sipas ligjit. Po kështu, edhe pijet e importuara nga jashtë, sipas mendimit të

kësaj ode, duheshin taksuar fort, në mënyrë që të mbrohej industria e vendit, si p.sh.:

- Sulfuri de karboni që përdorej për të nxjerrë vajin nga bërsitë e ullirit, duhej të lihej i

lirë nga taksa doganore.

- lidhur me mjetet e transportit dhe komunikacionit e konkretisht lidhur me

automobilat e përdorimin e tyre në këtë kohë në vendin tonë,të bën përshtypje

qëndrimi i Odës Ekonomike, një qëndrim anakronik e konservator, edhe pse kërkonte

të justifikonte gjendjen e rëndë ekonomike të kësaj periudhe. “Qeveria të ndalojë fare

importimin e automobilave, na mjaftojnë ne”, theksonte kjo Odë, “qerret, karrocat me

qe e kuaj, se me gjendjen tonë ekonomike, me deficitin tonë në eksport kundrejt

importit, edhe për pak kohë e do të jemi të humbur, se falimentin e kemi dhanë deri

tashti”.258

Sipas Odës së Ekonomisë Elbasan, të gjitha këto kërkesa kishin qëllim të dyfishtë:

nga njëra anë, të pakësonin nxjerrjen e arit jashtë Shqipërisë e nga ana tjetër të

mbronin punëtorin e vendit, i cili kontribuonte edhe në zbritjen e deficitit, në

balancimin e importit dhe eksportit, d.m.th. ndihmonte që importimi të mos ishte aq i

lartë kundrejt eksporteve, pasi nuk ishin të zotë që ta zbrisnin deficitin pozitivisht,

duke bërë një eksport baras me importin.259

Në vitin 1937, Oda e Tregtisë në Elbasan i raportonte Ministrisë së Ekonomisë

Kombëtare lidhur me gjendjen e zejtarisë dhe punëtorisë në këtë rreth, se veprimtaria

e kësaj ode kishte qenë pothuaj e pamjaftueshme, dhe për këtë shkaku kryesor kishte

qenë gjendja e vështirë financiare e Odës, e cila madje e rrezikonte seriozisht

ekzistencën e vetë Odës. Ndër veprimet më të rëndësishme të saj, sidomos gjatë dy

viteve të fundit, oda vlerësonte kursin teoriko-praktik të organizuar në korrik të vitit

258 AQSH, Fond 171, v. 1931, dosje III-156, f. 192-193

259Po aty, f. 194

Page 117: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

88

1936, për tregti e kontabilitet, që kishte zgjatur 3 muaj, drejtohej nga nëpunësit e Odës

dhe rezultatet kishin qenë të kënaqshme. Ndërsa në janar të vitit 1937, kjo Odë në

bashkëpunim me një specialist jugosllav Milarsi Nikollice dhe nën drejtimin e tij

kishte organizuar një kurs praktik në ndihmë të këpucarëve, ku numri i pjesëmarrësve

kishte qenë mjaft i konsiderueshëm. Megjithëse kishte zgjatur vetëm 1 muaj e gjysmë

dhe në fund të tij, pjesëmarrësve u ishin dhënë edhe certifikata, ajo që dukej më e

rëndësishmja kishte të bënte me faktin se dhe atyre u ishin dhënë një sërë njohurish të

lidhur me prerjen dhe bërjen e kondrave.260

Për sa i përket zejes së punimit të drurit, oda shihte mundësinë e realizimit të shpejtë

të kësaj zeje edhe pa ndonjë shpenzim të madh, por pengesë në këtë drejtim ishin

produktet e importit, të cilat hynin në tregun e brendshëm dhe konkurronin prodhimet

vendase. Kjo ndodhte për shkak të teknikës së larte të punimit të tyre, ndaj kërkesa e

Odës ndaj Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare ishte për dërgimin e një specialist të

huaj të mirë, si edhe hapjen e kurseve të detyrueshme, pasi vetë këta zejtarë dhe Oda

nuk kishin mundësi të kontribuonin për asgjë, ndaj edhe shpresa e vetme shihej te kjo

Ministri. Por edhe për zejen e punimit të çorapeve ku punohej me makina të vogla dhe

që viheshin në punë me duar, kjo odë edhe më parë i ishte drejtuar për ndihmë

Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare, pasi me gjendjen e tyre jo të mirë ekonomike,

këta punëtorë e kjo zeje nuk shihnin asnjë mundësi përmirësimi e perfeksionimi.261

II.4. Financat dhe roli i krijimit të Bankës së Shqipërisë në jetën ekonomike të

prefekturës

Historia e krijimit të bankave në vendin tonë, e ngritjes dhe zhvillimit të tyre, është e

lidhur ngushtë me zhvillimin e përgjithshëm politik dhe ekonomik të trojeve

shqiptare, me përpjekjet e popullit tonë për ta shpallur Shqipërinë shtet të lirë e të

pavarur. Përpjekje të tilla e kanë zanafillën qysh në kohën e Rilindjes Kombëtare

Shqiptare dhe vazhdojnë deri në vitet ‘20 e ‘30 të shekullit XX. Pra, procesi i krijimit

të Bankës Kombëtare, të sistemit monetar dhe të kreditit në Shqipëri është i lidhur

ngushtë me procesin e krijimit dhe konsolidimit të shtetit shqiptar, ndaj edhe fazat

kryesore si pjesë e këtij procesi ishin të lidhura me momente të rëndësishme të

260 AQSH, Fond 171, v 1937, dosje III-494, f.2

261Po aty, f.2-3

Page 118: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

89

zhvillimit ekonomik, social e politik të shtetit shqiptar. Përpara se të analizojmë

aktivitetin bankar në rajonin e Elbasanit dhe në shtetin shqiptar në vitet 1925-1939, po

japim fillimisht një historik të shkurtër të zanafillës së krijimit të sistemit bankar, deri

në periudhën në fjalë që është edhe në fokus të analizës së studimit tonë.

Tri fazat që dallohen në këtë proces pararendës janë:

1- Faza I, shtrihet nga gjysma e dytë e shekullit XIX e deri në vitin 1912, dhe

karakterizohet nga përpjekjet për krijimin e Bankës Kombëtare Shqiptare. Nga

pikëpamja ekonomike në Shqipëri, në këtë kohë vihen re hapat e parë drejt zhvillimit

kapitalist, ngrihen manifakturat e para dhe lindi nevoja e krijimit të bankave, sistemit

monetar dhe të kreditit.262

2- Faza II, përfshin periudhën e muajit tetor të vitit 1913, kur Qeveria e Ismail

Qemalit bëri marrëveshje me grupet bankare austriake dhe italiane për ngritjen e

Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

3- Faza III, përfshin vitet 1913-1925, që karakterizohen nga një sërë projektesh për

ngritjen e Bankës Kombëtare Shqiptare.

Për sa i përket fazës së parë, bankat e para të ngritura në vendin tonë ishin: Banka e

Perandorisë Otomane, si bankë emisioni e Perandorisë Turke me filialet e saj në

Shkodër, Shkup, Manastir e Janinë, e ngritur në vitin 1863, si edhe Banka Agrare

Turke, e ngritur në vitin 1888, mbi bazën e “Arkave krahinore” dhe “Arkave të

interesit” me filialet e saj si degë, agjenci dhe arka në disa rajone të vendit, ndër të

cilët edhe në Elbasan. Në Elbasan, kjo është dega e parë bankare, që na përmendet në

rajon.263 Kjo Bankë zhvilloi për disa vite veprimtari të gjerë në vilajetet shqiptare të

perandorisë dhe deri në vitin 1912 kjo bankë kishte dhënë në këto vilajete një kredi

prej 6.7 milion grosh ar, pjesën më të madhe të të cilave me afat të gjatë shlyerjeje.

Interes përbën fakti që në rritjen e fitimeve të kësaj banke ndikoi edhe norma e

interesit prej 1%, që mblidhej nga të gjithë fermerët mbi bazën e prodhimeve të

tyre.264

Pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, qeveria e Ismail Qemalit në kuadër të

masave ekonomike, ndër të tjera synonte edhe ngritjen e Bankës Kombëtare

Shqiptare, veprim ky që do të synonte nga njëra anë të konsolidonte Shtetin Shqiptar

262 Historia e Bankës Qendrore në Shqipëri, Tiranë, 2003, f.8 263Po aty, f.9

264 O. Zarshati, Historiku i Bankës Kombëtare Tregtare, Lindja dhe puna e një banke konkurruese,

Tiranë 2011, f.19

Page 119: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

90

dhe nga ana tjetër të ndihmonte borgjezinë shqiptare, e cila ishte në hapat e parë të saj.

Rëndësinë e ngritjes së një Banke Kombëtare, Ismail Qemali do ta vinte në dukje

qysh në fjalimin e mbajtur në sheshin e mbledhjes në Vlorë, ku do të theksonte ndër të

tjera: - “.. e them me lavdurim, se puna e Bankës për Shqipërinë, është një i dyti fitim

pas lirisë, edhe nga pikëpamja ekonomike dhe politike.”265 Në tetor të vitit 1913, kjo

qeveri për realizimin e këtij qëllimi do të përfundonte një marrëveshje me grupin

bankar austro-hungarez të Wienner Bank Verein dhe grupin bankar italian Banca

Comerciale Italiana. Kjo marrëveshje përfaqësonte një koncesion për një periudhë 60

vjet nga data e themelimit të Bankës dhe kishte një kapital fillestar prej 10 milion

koronash, ose 10.5 milion liretash. Kjo qeveri ndërkohë po merrte të gjitha masat që

ndërsa firmosej e përgatitej marrëveshja për ngritjen e Bankës Kombëtare, të

krijoheshin të gjitha kushtet që ky institucion të fillonte punën pa humbur kohë.

Banka në fjalë që i përkiste fazës II veproi për një kohë shumë të shkurtër dhe pasi

kreu disa veprime me Qeverinë e Ismail Qemalit e disa subjekte private, ajo e pushoi

aktivitetin e saj. Kjo kishte ndodhur për shkak të të zhvillimeve politike, fillimit të

Luftës së Parë Botërore e jo për faj të qeverisë shqiptare.266 Edhe studiuesi Haxhi

Shkoza, i cili në këtë kohë punonte në financat lokale të Elbasanit, Beratit dhe Vlorës

do të pohonte një fakt të tillë lidhur me problemin e kësaj banke në këtë kohë, kur

shkruante: -... Kjo Bankë filloi n’ushtrimin e veprimeve të saj me qeverinë lokale dhe

me privatët, por nuk qe e mundur me vanë dorë në ndonjë akt zyrtar mbi ato veprime

që ajo bani gjatë periudhës së qëndrimit në at vend, si dhe mbi kohën e largimit e

mënyrën e likuidimit të saj.267

Në fazën III nga vitet 1914 deri në vitet 1925, ka disa periudha të dallueshme në

përpjekjet për ngritjen e konsolidimin e institucioneve bankare, të cilat pa dyshim janë

të lidhura ngushtë me zhvillimet politike të kësaj periudhe. Gjatë periudhës së Luftës I

Botërore, nga fuqitë e huaja u ngritën filiale të bankave të cilat financonin ushtritë me

monedhat e tyre, ndërsa veprimet në fushën e kreditimit i kishin të kufizuara. Në

fillim të viteve ‘20 vëzhgues të njëpasnjëshëm të Lidhjes së Kombeve kishin vënë në

dukje gjendjen tmerrësisht të pakënaqshme financiare të Shqipërisë. Në emër të

Lidhjes, në vitin 1921 profesor Albert Calmes, do të vinte në dukje se sistemi

ekonomik i Shqipërisë ishte primitiv, buxheti kombëtar ishte vazhdimisht në borxh të

265 Historia e Bankës Qendrore në Shqipëri, Tiranë, 2003, f.11

266Po aty, f.11

267Po aty, f.11

Page 120: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

91

prapambetur dhe kishte një balancë të ashpër në çështjen e pagesave. Ngritja e një

banke përbënte një çështje të ngutshme, sipas Calmes dhe pas kësaj Shqipërisë duhej

t’i sigurohej një hua për të filluar punën në drejtime të ndryshme.268

Në vitin 1920, qeveria e Sulejman Delvinës zhvilloi bisedime me qeverinë italiane për

një sërë çështjesh ekonomike me interes të ndërsjellë, ndër të cilat edhe çështjen e një

Banke të Shtetit Shqiptar, e cila duhej të kishte karakterin e një personi juridik

shqiptar, edhe pse do të ngrihej me kapital të përbashkët shqiptaro- italian. Me gjithë

përpjekjet e palës shqiptare, nisma për krijimin e një banke në vend, nuk ia arriti

qëllimit. Nga vitet 1923 deri në vitin 1924, në Shqipëri zhvillohej një konkurrencë e

madhe mes shteteve të zhvilluara të Evropës Perëndimore, si Angli, Francë e Itali,

lidhur me marrjen e koncesioneve ekonomike, ku vendin kryesor e zinte koncesioni

mbi bankën. Lidhja e Kombeve bëri disa përpjekje për ta ndihmuar Shqipërinë për

krijimin e Bankës, duke dërguar këshilltar të sajin dhe duke parashtruar projekte për

krijimin e një banke shqiptare, por për hir të së vërtetës asgjë nuk u materializua.

Edhe nga radhët e intelektualëve shqiptarë nuk mungonin mendimet e propozimet

lidhur me çështjen e krijimit të kësaj banke, siç ishte mendimi i Avni Rustemit, tepër

përparimtar për kohën, duke e konceptuar bankën si një institut kombëtar dhe

kapitalin e saj tërësisht shqiptar. Krijimi i sistemit monetar dhe kreditit në Shqipëri

kishte dalë si nevojë urgjente qysh pas Luftës Parë Botërore, kur kapitali shqiptar i cili

kishte realizuar akumulimin fillestar, fillon përpjekjet për zgjerimin e aktiviteteve

ekzistuese dhe për ngritjen e aktiviteteve të reja. Një mori monedhash turke, austriake,

italiane, greke, serbe etj ekzistonin e qarkullonin në tregun shqiptar dhe në mungesë të

një sistemi bankar, krediti ishte në duart e fajdexhinjve, gjë që në shkallë të

konsiderueshme frenonte zhvillimin e ekonomisë, duke u bërë pengesë në drejtim të

rritjes së prodhimit, shkëmbimit të mallrave dhe disiplinimit të këtyre

shkëmbimeve.269

Kur në pushtet erdhi qeveria e Ahmet Zogut, konkurrenca për marrjen e koncesioneve

ekonomike, sikurse edhe për koncesionin e Bankës, mori zhvillime të reja, por kjo

qeveri do ishte për një orientim perëndimor të Shqipërisë, sidomos kundrejt Italisë.

Pas hartimit të një konvente mbi themelimin e Bankës dhe operacionet e huas midis

Shqipërisë dhe Italisë, si edhe dekretimit të saj brenda një periudhe gati 3-mujore, në

268 R. Austin, Shtegu i pashkelur i Fan Nolit, Tiranë, 2003, f.46

269 Historia e Bankës Qendrore në Shqipëri, Tiranë, 2003, f.14-17

Page 121: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

92

shtator 1925 u bë konstituimi i Bankës Kombëtare të Shqipërisë, e cila krijohej si

bankë emisioni dhe aktiviteti i saj rregullohej prej statutit, në përputhje me ligjin

organike për bankën. Jetëgjatësia e bankës u caktua 50 vjet (me të drejtë zgjatje të

këtij afati me marrëveshje ndërmjet dy palëve) dhe kapitali në total i saj ishte

12.500.000 franga ar, prej të cilave Italia 2.5 milion franga ari do t’i nënshkruante

menjëherë në mënyrë që Banka të fillonte aktivitetin e saj. Shtetasit shqiptar kishin të

drejtën e pjesëmarrjes deri në masën 49 % të kapitalit aksioner. Po kështu, sipas

konventës së nënshkruar qysh në prill të vitit 1925, u krijua në Romë shoqëria SVEA

(Societa per lo Sviluppo Economico d’Albania – Shoqëria për Zhvillimin Ekonomik

të Shqipërisë), e cila ishte produkt i të njëjtit grup financiar italian, që ishte aksioner i

Bankës Kombëtare të Shqipërisë qysh në momentin e krijimit të saj. SVEA, ishte

krijuar me qëllim që t’i siguronte një hua prej 50 milion frangash ari Qeverisë

Shqiptare për të financuar punët botore në Shqipëri.270

Qeveria jugosllave nga ana tjetër, edhe pse e njihte mirë dobësinë e kapitalit

jugosllav përballë atij italian, kishte kërkuar prej kohësh të shtinte në dorë drejtimin e

bankës nëpërmjet një ortakërie me kapitalin italian, por kur pa pamundësinë për ta

realizuar këtë, ajo tashmë kërkonte nga Tirana e Roma që të zotëronte një pjesë të

mirë të kuotës së aksioneve në Bankën Kombëtare të Shqipërisë. Roma, për një sërë

arsyesh, kishte qenë e detyruar të pranonte kërkesën e palës jugosllave dhe kur u bë

shpërndarja e aksioneve të bankës, grupi financiar i bankave jugosllave kishte

siguruar në mënyrë të pavarur 10 % të kapitalit aksionar të Bankës Kombëtare të

Shqipërisë, vlerë kjo që e shndërroi atë veçse në një shtojcë të grupit financiar

italian.271

Deri në vitin 1926, filialet e Bankës Kombëtare të Shqipërisë ishin hapur në Tiranë,

Durrës, Vlorë, Shkodër e Korçë. Po kështu, edhe në qytetin e Elbasanit u hap një filial

i kësaj Banke, e cila e shtriu veprimtarinë e saj në fushën e dhënies së kredive për

personat e interesuar dhe që njëkohësisht plotësonin kushtet për përfitimin e saj.

Vetëm në fund të muajit korrik të vitit 1938, ishin vendosur në qytetin e Elbasanit

themelet e godinës së Bankës Kombëtare, e cila pritej të mbaronte shumë shpejt.272

Godina e parë e personalizuar si bankë në qytetin e Elbasanit, sikurse edhe në qytetet

e tjera kryesore të vendit ishte konceptuar dhe u realizua me një arkitekturë të spikatur

270 Historia e Bankës Qendrore në Shqipëri, Tiranë, 2003, f.19-23

271 P. Milo, Shqipëria dhe Jugosllavia në vitet 1918 – 1927, Tiranë, 1992, f 383 - 385

272 Gazeta Drita, Tiranë, 9 gusht 1938

Page 122: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

93

dhe me një pozicion të saktë urban në qendër të qytetit, sa edhe sot mbetet një nga

veprat më të arrira në fushën e arkitekturës dhe të ndërtimit administrativ. Pa dyshim

ky organizim dhe zhvillim i administratës shtetërore kishte qenë pjesë e rikonceptimit

urban të qyteteve sipas modeleve më të zhvilluar të Evropës Perëndimore, që u shfaq

në vendin tonë në vitet ‘20-’30 me konsolidimin e shtetit shqiptar.273

Për të detyruar shtetasit shqiptarë të blinin aksione të Bankës Kombëtare, Qeveria

Shqiptare do të nxjerrë një dekret, i cili përcaktonte kategoritë që detyroheshin të

blinin aksione dhe masën përkatëse minimale të blerjes së këtyre aksioneve. Kështu

konkretisht çdo ministër, nëpunës i shtetit, oficer, senator apo deputet që merrte një

rrogë mujore prej 100 franga ari e lart, detyrohej të blinte aksione të Bankës

Kombëtare së paku për shumën e rrogës dhe shpërblimit të një muaji. Ndërsa për

masën tjetër të popullsisë përcaktohej që kategoria e njerëzve që paguanin 100 franga

ari vergji në vit ose më shumë se 100, detyrohej të blinte aksionet e bankës në fjalë, të

paktën nga një aksion për çdo 100 franga ari, ndërsa pagesa e aksioneve do të bëhej

në tri këste.274

Pas kësaj lidhur me këtë çështje, në të gjitha prefekturat e vendit do të dërgoheshin

qarkore e urdhëresa ku bëhej thirrje për blerjen e aksioneve të Bankës Kombëtare

Shqiptare. Sipas qarkores që Ministria e Punëve të Brendshme i drejtonte Prefekturës

Elbasan qysh në maj të vitit 1925, sikurse edhe gjithë prefekturave të tjera të vendit,

kërkohej të bëhej nxitja e blerjes së aksioneve të Bankës Italo-Shqiptare nga

aksionerët vendas shqiptarë. Meqenëse 55% e aksioneve ishin të grupit të Bankës,

kërkohej me çdo kusht që pjesa tjetër e aksioneve të blihej nga shtetasit shqiptarë, jo

vetëm në masën e plotë, por edhe brenda afatit kohor (30 maj 19250), sepse në të

kundërt theksohej në dokument, do të fitonte Banka në dëm të shtetit dhe nënshtetasve

të tij. Interesi i vendit, e ardhmja dhe ekonomia e donte që të bëhej gjithçka e mundur

në drejtim të shpërndarjes së sa më shumë aksioneve në radhët e parisë së vendit,

tregtarëve, çifligarëve, por edhe të nëpunësve e këta të mos kurseheshin në blerjen e

aksioneve. Madje theksohej, të përdoreshin të gjitha energjitë e të mos kursehej nga

273 Historia e Bankës Qendrore në Shqipëri, Tiranë, 2003, f. 47 Shënim: Aktualisht në qytetin e

Elbasanit në këtë godinë historike të degës së Bankës Kombëtare të Shqipërisë, ekziston dega lokale e

Bankës Kombëtare Tregtare të Shqipërisë.

274 Fletore Zyrtare, 26 maj 1925, Nr 22

Page 123: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

94

kjo prefekturë e nënprefekturat e saj, as përdorimi i çdo lloj mjeti a mënyre efikase që

mendohej se do të jepte rezultate.275

Oda e Ekonomisë Elbasan, në janar të vitit 1930, i dërgonte Ministrisë së Ekonomisë

Kombëtare një kërkesë të tregtarëve elbasanas, të cilët kishin nënshkruar aksione të

Bankës Kombëtare dhe kishin paguar 20 % të tyre. Ata kërkonin të dinin nga kjo

Ministri, nëse do t’ju jepnin aksione bashkë me fitimin që i takonte secilit për kohën

që kishte kaluar, apo do t’ju ktheheshin përsëri të hollat, d.m.th 20 % i paguar.276 Në

përgjigje të kësaj kërkese, shume shpejt Ministria e Ekonomisë Kombëtare do t’i

shkruante Odës Ekonomike në Elbasan, në lidhje me këtë çështje se interesimi nga

ana e saj për problemin e aksioneve të Bankës Kombëtare nuk kishte munguar dhe

deri më tani kjo Ministri kishte mundur të marrë në dorëzim vetëm një pjesë të

aksioneve të nënshkruara prej privatëve apo nëpunësve të qarqeve të ndryshme. Më

konkretisht edhe për qarkun e Elbasanit çështja e aksioneve për të gjithë

nënprefekturat nuk kishte përfunduar, ndaj edhe të interesuarit duhet të prisnin

ende.277

Tregtarët shqiptarë dhe njerëzit e biznesit në gjysmën e dytë të viteve 20 të shekullit

XX, e ndienin nevojën për themelimin e një banke tregtare me kapitalin e tyre. Ata

morën nismën për ngritjen e Bankës Tregtare të Shqipërisë duke shpresuar edhe në

ndihmën e dhomave të tregtisë që funksiononin në vend. Pasi ishte ngritur një

komision dhe ishte parashikuar edhe Durrësi si qendra e kësaj banke, mendohej që ky

projekt t’i dërgohej për paraqitje Kongresit të Dhomave të Tregtisë. Ky ishte projekti i

parë shqiptar për ngritjen e një banke kombëtare tregtare në Shqipëri, që në fakt nuk u

realizua.278

Veprimtaria e Bankës Kombëtare të Shqipërisë rezultoi fitimprurëse, edhe pse duhet

theksuar se në pjesën më të madhe këto fitime kanë shkuar në favor të aksionerëve të

bankës dhe shumë pak në favor të Shtetit Shqiptar. Megjithëse masa e kreditimit ishte

mbajtur nën nivelin real të nevojave të ekonomisë kombëtare, interesat e realizuara në

fushën e kreditimit kishin qenë të larta, madje nga të dhënat e kohës duket se këto

interesa kanë qenë nga më të lartat në Evropë. Nga ana tjetër me të tilla interesa të

larta të aplikuara, ishte bërë e mundur edhe realizimi i fitimeve nga ana e Bankës, ku

275 AQSH, Fond 271, v 1925, dosje 158, f.4

276 AQSH, Fond 171,v 1930, dosje III-74, f.2 277 AQSH, Fond 171,v. 1930, dosje III-74, f.18

278 O. Zarshati, Historiku i Bankës Kombëtare Tregtare, Lindja dhe puna e një banke konkurruese,

Tiranë, 2011, f.19

Page 124: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

95

pa dyshim në këtë periudhë kohore kishin ndikuar edhe komisionet e larta që ajo

merrte nga shitblerja e valutave të huaja.279

Cili ishte qëndrimi i Bankës Kombëtare Shqiptare lidhur me depozitat bankare,

politikën monetare dhe politikën e kreditit në vitet 1924-1939?

Në lëmin e monedhës politika e ndjekur nga Banka e Shqipërisë ishte një politikë

deflacioniste, karakteristikat kryesore të së cilës ishin:

- mbajtja e monedhës në qarkullim nën nivelin e nevojave të vendit

- grabitja e arit dhe argjendit shqiptar

- rritja artificiale e vlerës së frangut

- rishpërndarja e të ardhurave kombëtare

Për shkak të varfërisë, çeqeve në qarkullim dhe shpejtësisë së ulët në qarkullimin

monetar, një nga drejtuesit kryesor të Bankës Kombëtare Shqiptare, Amedeo

Gambino, argumentonte se për Shqipërinë ishte i mjaftueshëm një qarkullim monetar

prej 25 frangash ar për frymë, çka do të thoshte në total një shumë prej 20 milion

franga ar. Ai mendonte se me zhvillimin ekonomik të vendit nevojat për monedha

duhet të arrinin 40-50 franga ar për person, ose në total 32-40 milion franga ar. Por në

realitet ky nivel i qarkullimit monetar nuk u arrit asnjëherë dhe tregu e lëvizjet

ekonomiko-tregtare e ndien shumë nivelin e ulët të sasisë së monedhës në qarkullim.

Kështu nëse në vitin 1926 shuma totale e monedhave në qarkullim ishte 2.552.000

franga ar deri në vitin 1930 kur zhvillimi ekonomik mendohej se ishte rritur disi, kjo

shumë kapi vlerën 13.959.000 franga ar. Në vitet e krizës ekonomike e deri në vitet

1937-1939, u ruajtën pothuaj të njëjtat shifra 12-13 milion franga ar, me përjashtim të

vitit 1933, kur kjo vlerë e qarkullimit arriti shifrën 14.951.000 franga ar, që në fakt

përfaqëson vlerën më të lartë në harkun kohor të viteve 1926-1939. Kjo mbajtje e

monedhës nën nivelin real të nevojave të ekonomisë së vendit, solli daljen në

qarkullim në sasi të konsiderueshme të monedhave prej ari dhe argjendi si edhe

blerjen e tyre me çmime spekulative nga ana e shoqërive dhe e ndërmarrjeve italiane

në Shqipëri. Kjo politikë monetare mbajti gjithashtu artificialisht vlerën e

kartëmonedhave dhe çmimet më të ulëta se realja, çka dëmtoi kryesisht prodhuesit e

vegjël në qytet dhe në fshat.280

279 Historia e Bankës Qendrore në Shqipëri, Tiranë, 2003, f.51

280Po aty, f.43-44

Page 125: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

96

Për sa u përket depozitave bankare gjatë periudhës së viteve 1924-1939, karakteristikë

kryesore është fakti se ato pësuan një rritje të shpejtë. Nga viti 1926, kur fillon

veprimtarinë e saj Banka e deri në vitin 1936, pra për një periudhë 10-vjeçare,

depozitat e Bankës së Shqipërisë arritën nga 1.734.000 franga ar deri në 20.775.000

franga ar, ndërsa në vitin 1938 ka një ulje të ndjeshme deri në 12.155.000 franga ar.

Mbajtësit kryesorë të këtyre depozitave ishin entet publike, bankat dhe institucionet

financiare. Gjatë kësaj periudhe Banka ka një rritje aktive të veprimtarisë së saj,. Një

pjesë e rëndësishme e mjeteve monetare që ajo dispononte u investua në obligacionet

dhe titujt e tjerë të shtetit Italian, e konkretisht nga viti 1926 deri në vitin 1938

investime të tilla shkuan nga 5.3 milion deri në 8.5 milion franga ari. Kontradikta

qëndronte në faktin që për huat që kërkonte Qeveria Shqiptare për nevojat e

përkohshme të Buxhetit të Shtetit, kjo Bankë hezitonte dhe realisht e refuzoi huan prej

2.5 milion franga ari të kërkuara nga kjo Qeveri. Kjo ndodhte për faktin se udhëheqja

e Bankës Kombëtare të Shqipërisë pati monopolin e tregut të kreditit dhe pengoi

zhvillimin e shpejtë të vendit tonë.281

Politika e kreditit e Bankës Kombëtare të Shqipërisë nga ana tjetër, ka synuar të

mbështesë veprimtarinë ekonomike të shoqërive italiane që vepronin në industri, në

bujqësi, në ndërtim dhe sidomos në tregti. Ndërsa për kapitalin shqiptar kjo bankë

ndoqi politikën e kreditimeve të kufizuara, gjë që duket në faktin se masa e kredive të

mbajtura nga kjo bankë qe në një nivel mjaft të ulët në raport me nevojat e ekonomisë

shqiptare dhe kreditë e përdorura ishin shumë nën nivelin e kredive të autorizuara. Me

kredi u mbështetën veçanërisht ata tregtarë shqiptarë që kishin marrëdhënie tregtare

me Italinë. Megjithëse nga ana e kapitalit shqiptar nuk munguan përpjekjet për t’u

ngritur në nivel instituti krediti, Banka Kombëtare e Shqipërisë, jo vetëm nuk ofroi

ndihmë, por ajo u përpoq të nxirrte pengesa në forma të ndryshme, pasi i shihte ata si

konkurrentë të ardhshëm.282

Në mars të vitit 1936 nënshkruhet një marrëveshje midis qeverisë shqiptare dhe asaj

italiane për organizimin e skelës së Durrësit dhe në vitin 1937 në Shqipëri hapi degët

e saj Banka e Napolit.283

Në maj të vitit 1930, bashkë me ligjin e Reformës Agrare u miratua edhe ligji për

krijimin e Bankës Bujqësore. Ligji parashikonte që kapitali i kësaj banke të ishte 5

281 Historia e Bankës Qendrore në Shqipëri, Tiranë, 2003, f.39

282Po aty, f.39

283 K, Zoga, Krediti dhe bankat bujqësore në Shqipëri, 1888-1970, Tiranë, 1973, f.55

Page 126: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

97

milion franga ar e do të formohej nga çmimi i tokave të shpronësuara, nga mbajtja e

kredive të dhëna nga ish-Banka Agrare Turke të arkëtuara deri në atë kohë si të

ardhura të shtetit, fitimet që do të kishte banka, shtesës së taksës mbi alkoolin,

ndalesat në rrogë për nëpunësit civilë dhe ushtarakë.284 Megjithëse fondi i mbledhur

në vitet 1930-1931 ishte 1.588.000 franga ar kundrejt 5.000.000 frangash ar të

parashikuara, kjo bankë nuk u ngrit pasi ky fond u përdor për mbulimin e deficitit

buxhetor.285 Në një shtyp të kohës për hapjen e bankës në fjalë me të drejtë shkruhej:

….” Çështja e çeljes së kësaj banke me sot e me nesër, po merr formën e pëlhurës së

Penelopës” 286 Në dhjetor të vitit 1936, Qeveria Shqiptare nxjerr për të dytën herë

ligjin për krijimin e Bankës Bujqësore, ndërsa në korrik të vitit 1937 miratohet për të

tretën herë dekretligji për krijimin e Bankës Bujqësore dhe vetëm në fund të vitit 1937

kjo Bankë filloi veprimtarinë e saj, fillimisht vetëm me një degë në Tiranë e më vonë

degët e saj u shtrinë edhe në disa rrethe të tjera të vendit.287

Banka Bujqësore e Shtetit, për të cilën qeveria e Zogut dhe shtypi i tij u munduan të

bëjnë reklamë të madhe mbi karakterin kombëtar dhe dobiprurës të saj, u formua me

ndërhyrjen e kapitalit Italian, i cili bashkë me qeverinë shqiptare kishin planifikuar në

vitin 1936, që në kuadër të huas prej 9 milion franga ar që po i jepeshin qeverisë sonë

për stabilizimin e gjendjes financiare në vend, 2.8 milion franga ar të përdoreshin për

formimin e kapitalit të Bankës Bujqësore të shtetit. Edhe kontrolli i kësaj banke iu la

në dorë Bankës së Napolit, ndërsa qeveria shqiptare nuk ushtronte asnjë kontroll mbi

të. Në organet drejtuese të kësaj banke bënin pjesë njerëz, shumica e të cilëve

përkrahnin politikën e fashizmit në Shqipëri, të Zogut dhe klasave në fuqi. Në

këshillin administrativ bënin pjesë deputetë e tregtarë të tjerë të mëdhenj si Shefqet

Vërlaci, Seit Toptani etj. Jo vetëm kaq, por edhe përbërja e objekteve të kreditit

tregonte qartë që nga to mundën të përfitonin në radhë të parë të pasurit, çifligarët dhe

pronarët e mëdhenj, të cilët ndikuan në shpronësimin e pronarëve të vegjël të tokës.288

Përfundimisht, deri në prill të vitit 1939, sistemi bankar në Shqipëri përfaqësohej nga

këto 4 institucione bankare me 17 degë e agjenci, të shpërndara në të gjithë vendin.

Më konkretisht këto institucione dhe degët e tyre ishin:

1- Banka Kombëtare e Shqipërisë (1925) me 8 degë dhe agjenci

284 Historia e Bankës Qendrore në Shqipëri, Tiranë, 2003, f.37-39

285 I. Fishta, Sistemi monetar dhe i kreditit në Shqipëri 1925-1944, Tiranë, 1971, f.126 286 Gazeta Ora, dt. 07.01.1931

287 Historia e Bankës Qendrore në Shqipëri, Tiranë, 2003, f.37-39

288 K, Zoga, Krediti dhe bankat bujqësore në Shqipëri, 1888-1970, Tiranë, 1973, f.55-57

Page 127: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

98

2- Banka e Napolit (1937) me 4 degë e agjenci

3- Banka Bujqësore e Shtetit (1937) me 4 degë e agjenci

4- Banka e Eksportimit e Beogradit (1934) me 1 degë.

Gjatë periudhës së viteve 1924-1939, ishin bërë pra një sërë përpjekjesh për ngritjen e

sistemit bankar në Shqipëri. Por, industrialistët dhe tregtarët shqiptarë megjithëse

kishin bërë një sërë hapash në rrugën e zhvillimit, ende nuk kishin akoma as përvojën

e duhur dhe as fuqinë e mjaftueshme për ngritjen e institucioneve financiare. Disa

përpjekje që ishin bërë për krijimin e bankave me kapitale shqiptare nuk kishin arritur

të finalizoheshin, edhe pse në vetvete nisma të tilla Banka Kombëtare Shqiptare i

shihte si konkurrencë serioze. Ajo pengoi çdo përpjekje të kapitalit shqiptar në fushën

e sistemit bankar, duke mos dashur të hiqte dorë nga funksionet e saj depozituese e

kredituese.289

Financat

Në periudhën e Republikës Shqiptare, gjendja e rënduar e popullsisë e sidomos e

fshatarësisë, lidhej pa dyshim edhe me sistemin e prapambetur të tatimeve dhe

taksave të trashëguara nga koha e Perandorisë Osmane. Tatimet zinin 50 % të të

ardhurave në buxhet, pa llogaritur detyrimet e tërthorta. Rritja e taksave dhe fillimi i

mbledhjes së taksave të pashlyera në vitet 1918-1926 çuan në dyfishimin e të

ardhurave të shtetit nga taksat e popullsisë. Kështu në vitin 1925 të ardhurat nga

taksat e popullsisë kapnin shifrën 15 666 180 franga ari, ndërsa në vitin 1927 kjo

shifër arriti në 30 859 800 franga ari, shumë kjo e regjistruar nga të dhënat zyrtare pa

përfshirë këtu spekulimet e tagrambledhësve e myltezimëve.290 Pra, me të drejtë

pranon edhe studiuesja e huaj Nina Smirnova, as që mund të pritej me vendosjen e

regjimit të ri të Zogut, një ndryshim rrënjësor në sistemin e tatim taksave, sistem ky

që vepronte nga koha e Perandorisë Osmane. Veç kësaj u ruajtën madje edhe taksat e

mëparshme, si e dhjeta, taksat mbi bagëtinë, kullotat, ujërat etj. 291

Në prag të vendosjes së Monarkisë, ose më konkretisht në vitet 1925-1927, gjendja

financiare e shtetit shqiptar rezultonte jo aq e rënduar sikurse gjendja ekonomike e tij.

Për të gjykuar mbi gjendjen financiare të kësaj periudhe kohore e në vazhdim,

studiuesit apo analistët bashkëkohës e të mëvonshëm, janë mbështetur në radhë të

289 Historia e Bankës Qendrore në Shqipëri, Tiranë, 2003, f.50

290 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Historia e Popullit... ,vep. e cituar, f.254

291 N. Smirnova, Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX, Tiranë, 2004, f.151

Page 128: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

99

parë në bilancet ekonomike të shtetit shqiptar dhe më pas në buxhetin e tij, si edhe

gjithë treguesit që lidhen me hyrjet e daljet në këtë buxhet. Buxheti i përgjithshëm i të

ardhurave dhe shpenzimeve të shtetit, bashkë me parashtresën e mjeteve dhe

mënyrave mbi të cilën do mbështetej kryerja e shpenzimeve përgatitej nga Ministria e

Financave, e cila më pas ia dërgonte atë për shqyrtim e miratim pushtetit legjislativ.292

Po t’i referohemi fillimisht periudhës kohore nga viti 1922 deri në vitin 1927, vihet re

se në buxhetin e shtetit shqiptar është siguruar një lloj balancimi midis të ardhurave

dhe shpenzimeve, madje edhe kur shpenzimet shtetërore (në rritje nga viti 1922 deri

në 1927) ia kalonin të ardhurave, buxheti i shtetit nuk ka patur deficit. Kjo ndodhte

pasi nga arka paguhej gjithnjë sa kishte gjendje dhe pjesa tjetër që ishte e parashikuar

në buxhet, mbetej e pacenuar. Kjo ka sjellë mosrëndimin e financave me deficite e me

borxhe, të cilët realisht kishin robëruar e shkatërruar gjendjen ekonomike të shteteve

të mëdha të botës në po të njëjtën periudhë kohore të cilës i jemi referuar më lart.

Madje Shqipëria cilësohej si “i vetmi shtet që deri vonë ishte thekur me djersën e tij,

që i kishte shpëtuar valëve të errëta të borxheve e huave dhe që në jetën e tij të lirë

financiare, nuk ka patur asnjë detyrim.” 293

Nga viti 1922 e deri në vitin 1927, në buxhetin e shtetit shqiptar të ardhurat dhe të

prishurat paraqiteshin të baraspeshuara. Në pasqyrën përmbledhëse që paraqet vetëm

të ardhurat shtetërore të kësaj periudhe kohore, tregohen vlerat konkrete të këtyre të

ardhurave, sipas zërave të poshtëshënuar:294

- Të ardhura prej pasurisë së shtetit, ku përfshihen qira tokash e ndërtesash, të

tretat, të ardhurat prej pyjeve të shtetit, të ardhura prej koncesionesh etj.

- Tatime të drejta, ku bënin pjesë xhelep mbi bagëtitë e berrat, tatim mbi

ndërtesa, taksë peshku, taksë pullash, taksë pasaportash, taksë regjistrimi mbi

shitblerje, të ardhurat nga regjistrimi kadastral, taksë limani, taksë mbi

prodhime pyjesh privatë etj.

- Taksa të zhdrejta mbi konsum, ku bënin pjesë taksa pije, taksa konsumi të

ndryshëm, të hyrat doganore si nga importi, eksporti e transiti etj.

- Taksa monopol, ku përfshihen të ardhurat nga shitja e kripës, të ardhurat nga

monopolizimi i shkrepëseve, letrave të cigareve e letrave të lojës, taksë

banderolimi duhani, taksë konsumi mbi benzinë, vaj guri, kafe e sheqer etj.

292 T. Selenica, “ Shqipëria në vitin 1927”, vep. e cituar, f.XXXIX

293Po aty, f.CLXXVII

294Po aty, f xxxx

Page 129: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

100

- Të ardhura prej shërbimit botor, ku përfshihen të ardhurat nga postë – telegraf

– telefon, gjobat prej autoriteteve gjyqësore dhe administrative etj.

- Të ardhura nga Ministria e Punëve të Jashtme

- Të ardhura gjithfarësh, ku bënin pjesë interesat mbi kreditë e vonuara, të

ardhura prej fletores zyrtare, të ardhura prej shitjes së pasurisë së shtetit, të

mbeturat e viteve të kaluara, tatim mbi lëkurat e kafshëve të egra etj.

Për vitin financiar 1926, të ardhurat dhe shpenzimet e prefekturës Elbasan, si edhe

raportet e saj me totalin e të ardhurave dhe shpenzimeve për mbarë vendin, paraqiten

me këta tregues:295

Tabelë nr. 12 Të ardhurat e shpenzimet e vitit financiar 1926, për prefekturën

Elbasan Të

ardhurat

në fr. Ar

Nga

tatimet,

taksat e

financës

Nga

pasuri

e

shtetit

Nga

postë

telegraf

Nga

gjyqet

Nga

shteti

civil

Nga

dogana

Nga

monopol

ndrysh

-me

Shuma

654.922. 11.323 19.212 24.282 29.036 - 221.614 8.478 969.870

Shpenzime

në fr. Ar

Për

financën

Për

administrat.

civile

Për postë

telegraf

Për

gjyqe

Për

arsim

Punët

botore e

bujqësia

ndryshme

Shuma

92.212 103.415 34.872 73.472 - 86.869 260.762 651.633

Po i referohemi edhe buxhetit të Bashkisë Elbasan për vitin 1927, ku përsëri gjejmë të

pasqyruar vetëm të ardhurat. Të ardhurat në këtë buxhet vihet re se përbëheshin nga

këto lloj taksash: taksë gjahu, taksë peshkimi, ndërtesash, kontratash, pastërtie tregu,

ndriçimi etj. Ja se si paraqiten disa nga këto zëra në buxhetin e v. 1927 për Bashkinë

Elbasan:296

Tabelë nr. 13 Taksat në Bashkinë e Elbasanit për vitin 1926

Lloji i

taksës

Taksë

gjahu

Taksë

peshkimi

Taksë

depoje

Taksë

gjashë Taksë

sergjie

Taksë

banjash

(llixha)

Taksë

ndërtesash

Taksë

loje e

dëfrimi

Taksë

kontratash

Vlera në

(fr.ar)

17650

12510

4010

15000

5810

9000

300

1360

500

295 T. Selenica, “ Shqipëria në vitin 1927”, vep. e cituar, f.XLVII-XLVIII

296 AQSH, Fond 271, v. 1927, dosje 86, f.15

Page 130: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

101

Taksë

pastrimi

tregu

Taksë

pastrimi

lagjeje

Taksë

ndriçimi

Qira,

pasuri

Gjobë të

hollash

Taksë e gjësë së gjallë dhe shtazëve të

trasha 297

ndryshme

Lopa,

kali

Pela e

mushka

Buallica Gomari

700 3000 3000 2000 4000 800 2 2 1 0.50

Ekzistojnë në realitet edhe disa lloje të tjera taksash për të cilat buxheti nuk sjell të

dhëna as për vlerën e tyre dhe as për peshën specifike që ato zënë në zërin e të

ardhurave, si p.sh. taksë qensh, taksë kasneci, transporti, tabelash, profesioni, peshash

e taksë tendash.298

Fakt është që disa taksa ishin të papërballueshme për popullsinë, si p.sh. taksa e

lindjes afërsisht 0.50 santin ar, e cila paguhej për të sapolindurit në zyrat e shtetit

civil. Për të vobektit kjo taksë ishte një shumë e lartë dhe shpesh e papërballueshme,

ndaj për pasojë, në mjaft raste, vihet re nga kryepleqtë e lagjeve që një pjesë e mirë e

kësaj kategorie të popullsisë nuk shkon të regjistrojë të lindurit e tyre dhe kjo nuk

lejonte të sigurohej një informacion i plotë mbi shtimin e numrit të popullsisë.

Pikërisht për këtë, Prefektura e Elbasanit do t’i dërgonte një lutje Ministrisë së

Brendshme, që ta hiqte një taksë të tillë, në mënyrë që edhe të kishte mundësi të

sigurohej një informacion i plotë dhe i saktë për këtë çështje. Shumë shpejt, përgjigjja

do të jetë pozitive dhe në favor të heqjes së kësaj takse. 299

Ministria e Financave përfaqësohej prej drejtorëve dhe nëndrejtorëve të saj në

prefekturat e nënprefekturat e vendit, të cilët kishin për detyrë të drejtonin veprimet

financiare, të administronin të ardhurat e shtetit, të kujdeseshin për vërtetimin e

nxjerrjes së taksave në kohë, të kontrollonin kontabilitetin e hyrjeve dhe daljeve të

arkës, t’i paraqitnin ministrit llogaritë mujore, të kontrollojnë gjendjen e arkës, të

lëshojnë e të nënshkruajnë urdhër pagesa, të mbajnë inventarin e pasurisë së shtetit

dhe të kujdesen për mirëmbajtjen e tij etj. Në qarkun e Elbasanit vepronin që nga viti

1922 një Drejtori e Financave dhe dy nëndrejtori të financave në nënprefekturat e saj,

Peqin dhe Gramsh.300 Disa nga veprimet e kësaj Drejtorie të Financës Elbasan i kemi

marrë në analizë, sidomos për periudhën kohore gjatë viteve ‘30 të shekullit XX.

Kështu në mars të vitit 1931, kjo Drejtori e Financës Elbasan, do të regjistronte në

297AQSH, Fond 271, v. 1927, dosje 92, f.1 298 AQSH, Fond 271, v. 1927, dosje 86, f.15

299 AQSH, Fond 271, v. 1927, dosje 89, f.2-3

300 T. Selenica, “ Shqipëria në vitin..., vep. e cituar, f.XLV-XLVI

Page 131: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

102

depon e saj të duhanit rreth 90 hasra duhan të zëna kontrabandë, por që në fakt nuk

ishin aspak kontrabandë reale, por kishin ardhur si rrjedhojë e një sërë pengesave të

nxjerra nga ligji i ri mbi duhanin dhe që në fakt po e shkatërronin këtë produkt deri

aty, sa kultivuesit e tij shpreheshin se nuk do të mbillnin më duhan për vitin e

ardhshëm. Vetë Oda Ekonomike Elbasan i raportonte Ministrisë së Ekonomisë

Kombëtare, se e gjithë kjo vërtetohej me fakte se nuk ishte aspak kontrabandë, por

vinte nga mënyra jo e drejtë e taksimit të duhanit dhe prodhuesve të tij.301 Po cilat

ishin disa nga mënyrat që konsideroheshin kontrabandë në zënien e duhanit, sipas

kësaj drejtorie apo ligjit ekzistues? Ja disa shembuj të tjerë që na ndihmojnë të

kuptojmë:

- Hasan Hysa, një fshatar nga katundi Belsh sillte për shitje duhanin në

agjencinë “Stamles”, por e sillte pa leje transportimi nga shtëpia e tij për në

qytet. Pasi shkarkohej duhani, vinte personi kompetent përgjegjës për

peshimin e duhanit, i cili e deklaronte atë si kontrabandë për faktin se ishte

sjellë pa lejen përkatëse dhe e sekuestronte mallin.302

- Një tjetër rast dëshmohej kur fshatari Osman Gjata nga fshati Pajengë, kishte

sjellë duhanin e tij në treg në mënyrë që të gjente blerës të mirë, por e gjithë

përpjekja e tij përfundonte pa rezultat. Atëherë, për të mos e mbartur sërish

mallin me vete në katund, ia kishte lënë në dorëzim tregtarit Musa Biçoku,

pasi kishte marrë lejen e duhur nga personat përgjegjës të Financës, që edhe e

kishin peshuar e njohur këtë të drejtë. Mirëpo sipas ligjit, meqë as kryeplaku e

as kryetari i katundarisë nuk kishin qenë njoftuar për detyrimin e marrjes leje

mbartje (nga fshati në qytet) Drejtoria e Financës e konsideroi këtë sasi duhani

si kontrabandë, depozitarin e dënoi me gjobë dhe bujkut iu sekuestrua

duhani.303

Shembuj të tillë ishin me qindra dhe tregonin sesa e mjerueshme paraqitej gjendja e

kultivuesve të duhanit në këtë kohë. Me të drejtë Oda evidentonte se në të tilla kushte,

bujkut të mjerë as reforma agrare me Bankën Bujqësore, as moratoriumi e as ndonjë

tjetër përmirësim, mund t’i sjellë ndonjë dobi, për derisa në emër të ligjit, bujkut i

grabitet aq lehtë produkti ma i çmuar i prodhuar me aq mund e djersë të gjithë

familjes. Fjala e urtë e popullit dukej se ishte përgjigja e duhur për Ministrinë e

301 AQSH, Fond 171, v. 1931, dosje III-139, f.54-55

302Po aty, f.54-55

303Po aty, f.54-55

Page 132: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

103

Ekonomisë Kombëtare apo instanca të tjera shtetërore “Atje ku faktet thërrasin me za

të lartë, çdo koment është i tepërt e i kotë”.304

Prefektura Elbasan bashkë me Drejtorinë e Financës dhe përfaqësues të Odës

Ekonomike, në muajin dhjetor të vitit 1935, kishin ndërmarrë një kontroll në disa

tregtarë manifakturë të cilët dyshoheshin se shitnin mall kontrabandë. Nga kontrolli i

ushtruar në 5 tregtarë manifakture u gjet pëlhurë prej mëndafshi artificial për të cilën

dyshohej se ishte kontrabandë. Pas procedurave përkatëse të matjes së sasisë së

pëlhurës, vulosjes me dyllë të mallit, mbajtjes së procesverbalit të caktuar, u

lajmëruan tregtarët të mos shesin nga ky mall deri në marrjen e një urdhri të dytë. Por

edhe pasi kishin kaluar dy muaj nga ky proces, këta tregtarë edhe pse e shihnin të

paarsyeshëm konfiskimin e mallit të tyre, ende nuk kishin marrë asnjë njoftim dhe

shkonin të ankoheshin pranë odës ekonomike se ç’do të bëhej me një mall të tillë që

qëndronte i kyçur dhe për të cilin ata dispononin fatura të rregullta. Oda e Tregtisë

Elbasan, në muajin janar të vitit 1936, ankesën e tyre ia përcjell Ministrisë së

Ekonomisë Kombëtare, duke kërkuar ndërhyrjen nga ana e saj pranë Ministrisë së

Financave në emër të zgjidhjes së kësaj çështje.305 Ministria e Ekonomisë Kombëtare

mbështetur në kërkesën e Odës së Tregtisë Elbasan dhe kërkesën e tregtarëve të këtij

Qarku, i dërgon shkresën e saj përcjellëse Ministrisë së Financave duke kërkuar

dhënien e një zgjidhje të shpejtë nga kjo Ministri, për derisa kohë tregtarët disponojnë

fatura të rregullta dhe kanë bërë importimin në rrugë ligjore, atëherë të gjenden

fajtorët e vërtetë të kontrabandës dhe të dënohen, t’i jepet zgjidhje mallit të bllokuar,

kapitalit të tregtarëve, duke mos e zvarritur më zgjidhjen e çështjes, pasi një gjë e tillë

dëmton edhe tregtarët e interesuar edhe tërë tregtarët në përgjithësi.

Është shumë interesant përfundimi i kësaj kërkese nga ana e Ministrisë së Ekonomisë

Kombëtare ndaj Ministrisë së Financave “ Vonimi i dhënies së vendimit është një

masë krejt e rrezikshme për tregtarët dhe as i përshtatet zakoneve të tregtisë së sotme.

Kapitali i tregtarëve jo vetëm asht i lidhun dhe s’përdoret më nga konfiskimi në fjalë,

por edhe humbet në çmim nga ndryshimi i sezonit. Çdo mall shitet në kohën e tij të

caktuem sipas zakonit të vendit.” Këtu del qartë mbrojtja që i bënte kjo Ministri

tregtarëve, jo vetëm në rastin në fjalë, por përgjithësisht duke kuptuar vështirësitë,

problemet që ata hasnin në momentet e blerjes së mallit me kredi, bërjes ballë të

304 AQSH, Fond 171, v. 1931, dosje III-139, f.54-55

305 AQSH, Fond 171,v 1935, dosje III-367, f.1

Page 133: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

104

borxheve të jashtme, ndërrimit të kambialeve, por duke kuptuar edhe humbjen e

kohës, veçanërisht në kohë krize, e mbi të gjitha në prerjen e hovit të lëvizjes së

brendshme. Ajo kërkonte që çështja të merrte zgjidhje sa më shpejt, dhe mbështetur

në hetimet e bëra të përcaktohej çështja përfundimisht në favor apo kundër të

interesuarve. Njëkohësisht nisur nga ky rast, ajo kërkonte të urdhëroheshin autoritetet

për të kuptuar se në të tilla situata duhej vepruar menjëherë, duke mos e lënë më në

këtë gjendje tregtinë, e cila pa dyshim kishte nevojë të madhe për shpejtësi dhe lehtësi

nga ana e autoriteteve.306

Këshilli i Odës Ekonomike Elbasan, në mbledhjen e tij të parë dt.14 janar 1931, pasi

gjykoi çmimet e tregut dhe çmimet e notuara prej vetë anëtarëve të Odës, kategorizoi

ullinjtë e qarkut në tre duar dhe çmimet për secilën prej tyre si më poshtë:

Dorë e parë 30 lekë për çerekun

Dorë e dytë 25 lekë për çerekun

Dorë e tretë 20 lekë për çerekun

Sipas këtij dokumenti mësohej mbi sistemin e peshave që përdorej në këtë kohë, ku

tre çerekë peshonin 100 kg, e nga ana tjetër u vendos vërtetimi që çmimi për 1 kg

ullinj do të ishte 15 santin.307

Sistemi i prapambetur i tatimeve dhe taksave e rëndonte gjendjen e popullsisë.

Tatimet dhe taksat zinin mbi 50 % të të ardhurave në buxhet, pa llogaritur detyrimet e

tërthorta. Të ardhurat nga burime të tjera si dogana, monopole shtetërore, çifligje

shteti ishin të pakta dhe gjithnjë në rënie.308

Politika monetare

Në vitin 1925 kur u krijua Banka në Shqipëri, qarkullonin një mori monedhash të

vendeve të ndryshme, ndaj edhe Banka mori masa për t’i zëvendësuar këto monedha

me monedhën e vetme shqiptare zyrtare, frangun ar që kishte edhe shumëfishat e

nënfishat e tij. Konkretisht si nënfisha ishin leku dhe qindarka dhe 1 frang ari ishte

baras me 5 lekë dhe 100 qindarka. Në Shqipëri qarkullonin monedha ari dhe argjendi

e sipas kësaj konjukturë të brendshme, Banka Kombëtare e dinte se populli nuk i

preferonte kartëmonedhat, por meqenëse në këtë kohë edhe në mjaft vende të tjera të

botës ishte vendosur standardi i arit në formë të cunguar (standardi i arit shufër apo

306 AQSH, F 171,v 1935, dosje III-367, f.2-3

307AQSH, F 171, v. 1931, dosje III-139, f.25

308 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Histori e Shqipërisë…, vep. e cituar, f 255

Page 134: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

105

standardi i arit dhe devizës) edhe ajo u detyrua të zbatojë një standard të tillë që

nënkuptonte se kartëmonedhat kthehen në ar dhe valuta të huaja të forta si dollar, lira,

sterlina etj. Në bazë të ligjit për rregullimin e monedhës, të miratuar nga Parlamenti e

Senati në korrik të vitit 1925, Banka Kombëtare merrte të drejtën të nxirrte bankënota,

si edhe do të përkujdesej për prerjen e monedhave prej ari e argjendi. Kështu, prej ari

priteshin monedhat prej 100, 20 dhe 10 frangash, ndërsa monedhat prej 5, 2, 1 apo

0.50 frangash priteshin prej argjendi. Gjatë viteve 1925-1926 u përgatitën

kartëmonedhat dhe monedhat e reja prej metali, të cilat do të zëvendësonin ato

ekzistuese. Deri në vitin 1928 hedhja në qarkullim e kartëmonedhave dhe monedhave

ishte rritur mjaft, aq sa tashmë në një masë të konsiderueshme qarkullimi i

mëparshëm monetar ishte zëvendësuar me monedhat e reja. Për shkak të deficitit të

thellë në bilancin e tregtisë së jashtme e për një sërë shkaqesh të tjera u vendos të mos

lejohej dalja jashtë e arit, madje u ndalua eksportimi i tij. Po kështu, sipas Statutit të

Bankës Kombëtare të Shqipërisë dhe ligjit të saj organik, shkëmbimi i

kartëmonedhave me monedha ari dhe valutë të huaj mund të bëhej vetëm me

autorizim dhe në përputhje me normat e caktuara nga Komiteti Administrativ i

Bankës. Koronat prej argjendi vazhdonin të ishin ende në qarkullim dhe për tërheqjen

e tyre nga qarkullimi u bënë debate të shumta nga organet shtetërore dhe jashtë tyre.

Edhe Kongresi i Tregtarëve madje në vitin 1930, e diskutoi një zëvendësim të tillë të

këtyre koronave, që vazhdonin të ishin ende në qarkullim, pasi mungesa e monedhave

metalike kishte krijuar vështirësi të shumta në transaksionet brenda vendit dhe çmimi

i koronave të argjendta ishte rritur artificialisht.309

Politika monetare deflacioniste dhe politika e kufizuar e kreditit e ndjekur nga banka

kombëtare ndikuan si faktorë kryesorë të një politike të kufizuar të kreditit bujqësor.

Një politikë e tillë u bë pengesë për zhvillimin ekonomik të vendit në tërësi, si të

bujqësisë edhe të industrisë, por njëkohësisht bëri që fshatari shqiptar të shesë artikuj

bujqësorë e blegtoralë për eksport me çmime shumë të ulura. Dhe ai që përfitoi në

këtë drejtim, pa dyshim ishte shteti Italian, si blerësi kryesor, që ushtronte kontroll të

plotë mbi tregtinë me anën e një sërë enteve që vepronin në vend si EIAA etj.310

Ndërhyrja e kapitalit të huaj në Shqipëri

309Historia e Bankës Qendrore në Shqipëri, Tiranë, 2003, f.23-24

310 K, Zoga, Krediti dhe bankat bujqësore në Shqipëri, 1888-1970, Tiranë, 1973, f.62

Page 135: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

106

Një tipar karakteristik i periudhës të cilës i referohemi është ndërhyrja e kapitalit të

huaj në Shqipëri, i cili mbeti më shumë në sferën e ndikimit të kapitalit italian. Në

fillim të periudhës që i referohemi pati një rivalitet të dukshëm midis kapitalit italian

dhe jugosllav, duke lënë pas pretendimet e ndonjë fuqie tjetër të huaj si Anglia,

Franca etj. Por, në dallim nga Italia, Jugosllavia që i kishte vendosur marrëdhëniet

diplomatike me Shqipërinë vetëm pas vitit 1922, nuk mundi të sigurojë ndikimin që

ajo dëshironte në sferën ekonomike dhe politike. Marrëdhëniet e Jugosllavisë me

Shqipërinë mbetën në një nivel të ulët të zhvillimit të tyre në këto fusha, madje u

karakterizuan edhe nga konfrontimet e shumta, fryma e mosbesimit si edhe

agresiviteti e demagogjia nga ana e palës jugosllave. Pa dyshim, që marrëdhënie të

tilla, ishin zhvilluar në sfondin e rivalitetit italo – jugosllav në Shqipëri, si edhe ishin

pjesë e gjithë procesit të marrëdhënieve ndërballkanike në këtë kohë, - do të

evidentonte studiuesi P. Milo, por, nga ana tjetër, nuk duhet harruar edhe fuqia

ekonomike e ushtarake e Italisë përballë asaj të Jugosllavisë në periudhën kohore të

cilës i referohemi.311 Për të mos mbetur prapa Italisë në sferën e saj të ndërhyrjes, dhe

madje për të mos rrezikuar interesat e saj ekonomike në Shqipëri, pala jugosllave

ngriti komisionet e filloi bisedimet për marrëveshjen tregtare me palën shqiptare në

nëntor 1925, por qysh në fillim këto bisedime nuk shkuan mbarë dhe u kushtëzuan

nga një sërë kërkesash nga të dyja palët që çuan në dështimin e nënshkrimit të një

marrëveshje të tillë.312 Vetëm në qershor të vitit 1926 u arrit të nënshkruhet traktati i

tregtisë dhe lundrimit midis dy vendeve dhe në dhjetor të po këtij viti këto

marrëveshje hynë në fuqi për palën shqiptare.313 Por shumë shpejt politika jugosllave

në Shqipëri do të dështonte dhe viti 1927 do të shënonte keqësimin drastik të

marrëdhënieve shqiptaro – jugosllave që pothuaj gjithmonë ishin karakterizuar nga

mosbesimi, tensioni e ballafaqimi, ku pa dyshim kishin ndikuar një sërë faktorësh, që

nga politika antishqiptare e qeverive jugosllave e deri tek turbullirat e acarimet që

nxiste në marrëdhëniet shqiptaro– jugosllave politika ekspansioniste e Italisë dhe

Musolinit.314

311 P. Milo, Shqipëria dhe Jugosllavia në vitet 1918 – 1927, Tiranë, 1992, f 447- 450

312 E. Arifi – Bakalli, Marrveshjet ekonomiko – tregtare midis mbretërisë së Shqipërisë dhe Mbretërisë

së Jugosllavisë 1929- 1939,” Gjurmime Albanologjike”, XV – 1985, f 244

313 Fletore Zyrtare, nr 221, dt 18 dhe 22 dhjetor 1926

314 P. Milo, Shqipëria dhe Jugosllavia në vitet 1918 – 1927, Tiranë, 1992, f 443-444

Page 136: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

107

Marrëdhëniet e Zogut me Italinë janë në qendër të diskutimit historiografik, ndërsa

për profilin ekonomik gjykimi është pak pozitiv, - theksonte Dela Roka. Ekzistojnë

mendime kontradiktore të shumta, mjaft të përmendim disa prej tyre, p.sh. “Shqipëria

jetoi çaste vendimtare për modernizimin e saj, falë stabilitetit të favorizuar prej

italianëve deri në 1939.” është vlerësimi i S. Skëndos, ndërsa sipas J. Pernac, studiues

gjerman, mendohet që prania e teknikëve italianë dhe vërshimi i kapitaleve që vinin

prej bankave të fqinjit të fuqishëm të Adriatikut, sido që i dhanë një shtytje të

dukshme sektorit të punëve komunale, të komunikacionit dhe shfrytëzimit të

minierave, nuk shpunë në një proces të vërtetë industrializimi dhe zhvillimi.315

Pajtohemi me mendimin e Dela Roka - s në këtë pikë të studimit tonë, i cili evidenton

për situatën ekonomike në vend këtë fakt: - ... çfarëdo vlerësimi që të duash t’i bësh

gjendjes ekonomike të Shqipërisë zogiste, është vështirë të kundërshtosh vartësinë e

saj të theksuar nga Italia aq sa kombi shqiptar dukej si një koloni e saj, edhe pse në

rastin shqiptar nuk është puna për një vartësi ekonomike të tipit tradicional. Dhe për

më tepër ndryshimi më i dukshëm nga një marrëdhënie koloniale tradicionale nuk

shprehej vetëm me autonominë relative politike të Shqipërisë, por edhe pse Shqipëria

nuk pati përfitime që të binin në sy nga vërshimi i kapitaleve italiane, edhe vetë Italisë

iu desh t’i quajë të humbura investimet e bëra në tokën shqiptare. Koncesionet

ekonomike dhe rrjeta e interesave e krijuar prej italianëve në Shqipëri, megjithëse

nuk shpinin në një shtim paralel dhe përpjesëtimor të ndikimit politik të një kontrolli

strategjik të vendit, gjithsesi si aspekt financiar përbënte një mossukses të Italisë në

marrëdhëniet me Shqipërinë, të cilat u zhvilluan kryesisht me humbje për financat

italiane sidomos në periudhën që parapriu pushtimin e 1939-s.316

Çifligarët e mëdhenj qenë mbështetja kryesore e regjimit të Zogut, por edhe

mbështetja kryesore e ndërhyrjes së kapitalit të huaj në ekonomi e në fusha të tjera të

jetës shqiptare. Vërlacët sikurse Libohovajt, Vrionajt, Vlorajt dhe mjaft përfaqësues të

tjerë të shtresave çifligare u treguan të gatshëm të vënë në ankand publik pasuritë dhe

interesat kombëtare për të dhënë koncesione të shumta e privilegje për kapitalin e huaj

e në radhë të parë për kapitalin italian. Në fillim të shkurtit 1925, kur çështja e dhënies

së koncesioneve të huaja vajgurore ishte shtruar në rend të ditës, feudali Shefqet

315 R.M. dela Roka, Kombi dhe feja në Shqipëri,1920-1944, Tiranë, f.163

316Po aty, f.165

Page 137: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

108

Vërlaci i premtonte diplomatit italian Ugo Sola se do ta ndihmonte kapitalin italian

për të marrë koncesione vajgurore në Shqipëri.317

Huaja e parë e cila erdhi nëpërmjet shoqërisë së sponzorizuar nga italianët, SVEA,

shfrytëzoi burimet natyrore shqiptare dhe i huajti qeverisë shqiptare një shumë të

konsiderueshme, e cila do të garantohej nga të ardhurat doganore shqiptare. Ajo që e

pasoi një ndihmë të tillë ndaj regjimit të Zogut ishte Pakti i Miqësisë dhe i Sigurisë, i

cili ndër të tjera rriste mundësinë e ndërhyrjes së Italisë në punët e brendshme të

Shqipërisë. Por Zogu, që mundi t’u merrte vërtet italianëve paratë që shpresonte për

rimëkëmbjen ekonomike të vendit dhe njëherazi ruajti kontrolin mbi shtetin, sipas

studiuesit Fischer, arriti veçse një “fitore si ajo e Pirros”. Paratë e italianëve u

përdorën për një sërë ndërtimesh e veprash, që në rradhë të parë u shërbenin vetë

italianëve, ndërsa nevojat e domosdoshme të Shqipërisë si zhvillimi i industrisë, tharje

e kënetave, etj u lanë pas dore, ndërsa Shqipëria u kthye në një koloni ekonomike, ku

italianët po ushtronin edhe një ndikim politik të konsiderueshëm.318 Në të njëjtën linjë

e xhvillon analizën edhe studiuesi i huaj Cabanes ndihmën e SVEA-s për Shqipërinë,

duke e quajtur atë një ombrellë të interesave italiane, një vegël në politikën e jashtme

të Romës. Huatë shërbenin si karrem, të dhëna në kushte bujare, por e kishin një

cmim, nënshkrimin e traktaeve të miqësisë e sigurisë, ndaj të cilave me të drejtë edhe

Jugosllavia do të reagonte duke i ciësuar si një etapë drejt një gjysmëprotektorati në

Shqipëri. Dhe vërtet Shqipëria do të kishte pas kësaj një sovranitet të kufizuar. Pas

këtij nënshtrimi gjithnjë e më të madh, përpjekjet e mbretit Zog pët të kundërvepruar

ndaj rritjes së sundimit italian qenë vërtet të kota.319 Edhe studiuesi Schmitt po kështu

do ta përkufizonte ndikimin e SVEAS në ekonominë shqiptare: u derdhën mjaft të

holla për të ndërtuan mjaft porte, rrugë dhe ura që çonin nga bregdeti në

male.......rrugë marshimi për një sulm italian mbi Jugosllavinë. Dhe më tej do të

analizonte: “ .... nëse prej 51.7 % të investimeve që ishin parashikuar të përdoreshin

nga kjo hua në bujqësi e hapje tokash të reja, realisht ishin vënë në zbatim vetëm

2,43 % , ndërsa për arsimin dhe shëndetsinë respektivisht 0,3% dhe 1,29 %, (shuma

thuajse të papërfillshme) ishte e qartë se cfarë kërkonin në të vërtetë investitorët

317 I.Fishta, Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe pasojat e saj skllavëruese për Shqipërinë 1925-1931,

Tiranë, 1979, f.302

318 B. Fischer, Shqipëria gjatë luftës 1939 – 1945, Tiranë, 2004, f 32

319 P. Cabanes, Historia e Adriatikut, Tiranë, 2005, f 477

Page 138: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

109

italianë, ata synonin thjesht lëndën e parë të Shqipërisë - naftën, kromin, bakrin,

nikelin, hekurin, produktet blegtorale, lëndët drusore dhe leshin.”320

Rezultate e përdorimit të huasë SVEA në ekonominë shqiptare deri në vitin 1931,

kohë kur Zogu po kundërshtonte ripërtëritjen e traktatit të miqësisë dhe sigurimit me

Italinë, nuk e kishin bindur as vetë mbretin Zog, i cili në përgjigjet e tij ndaj

intervistës së Bernstein – ish ministër i SHBA-së në Shqipëri në vitet ’30, deklaronte

se zhvillimi ekonomik i Shqipërisë nuk kishte vënë në dukje një përparim të

mjaftueshëm që t’i lejonte rritjen e nevojshme në përshtatje me interesat e saj vitale.

Mbreti i kishte kërkuar Italisë një hua që të ishte e mjaftueshme për programin

konstruktiv dhe përparimtar të qeverisë shqiptare dhe konkretisht flitej për një hua që

do të vazhdonte për 10 vjet me rradhë dhe cdo vit do t’i jepeshin qeverisë shqiptare 10

milion franga ari, duke filluar nga viti financiar 1931 -1932. Më e rëndësishmja ishte

se shteti shqiptar do të bënte ripagimin e tyre kur ta shihte të mundur, duke mos

rënduar gjendjen e tij financiare dhe madje pa asnjë interes. Ato do të përdoreshin

sipas mbretit për punë botore, ekonominë dhe edukacionin kombëtar.321

Nga ana tjetër kemi analizat e gjykimet e A.Baldacci, i cili me nota pasionante

rreshtonte përfitimet e Shqipërisë nga politika italiane e zbatuar në kuadër të huasë

SVEA, apo edhe në pikpamje politike nga traktatet e nënshkruar midis dy vendeve.

Baldacci nënvizonte se me huanë e garantuar të Italisë, që nga viti 1925 ishin ndërtuar

rreth 200 kilometra rrugë, 50 ura të mëdha dhe qindra të tjera të vogla u ngritën mbi

lumejtë e vendit tonë, si edhe një sërë spitalesh, shkollash, kazermash, ndërtesash për

administratën publike e për më tepër edhe asistenca teknike në ndërtimin e këtyre

veprave që tregonin ripërtëritjen e shpejtë të Shqipërisë në vitet ‘20 dhe ‘30.322

Kur marrdhëniet me Italinë ishin ashpërsuar dhe Zogu po hezitonte të ripërtërinte

traktatet me të, në mesin e vitit 1934, situata financiare duket se ishte përkeqësuar

mjaft. Ky përkeqësim financiar i buxhetit të shtetit shqiptar dukej se kishte arritur

kulmin. Sipas dokumenteve italiane, deficiti i bilancit për 10 vitet e fundit kishte

kapur shifrën 223 milion fr. ari, që përfaqsonte një deficit gjigantesk dhe Shqipëria

po përpiqej të gjente rrugë të reja për qetësimin e situatës. Mbreti Zog në këtë kohë

bëri përpjekje për të gjetur hua nga vende të tjera si Franca, Gjermania, Greqia,

320 O. Jens Schmitt, Shqiptarët, Një histori midis lindjes dhe perëndimit, Tiranë, 2012, f 177-178

321 H. Bernstein, Mbreti Zog kallxon historinë e jetës së tij, Tiranë, 1993, f 32. Shënim: Historia e kësaj

interviste mbyllet pikërisht këtu dhe me sa kuptohet është marrë në periudhën kohore të viteve 1931-

1932.

322 A. Baldacci, Shqipëria e Madhe, Tiranë, 2006, f 12

Page 139: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

110

Danimarka, Suedia e deri edhe Bashkimi Sovjetik. Por Franca që vërtet i premtoi një

hua, i vendosi kushte edhe më të rënda se Italia, ndërsa Gjermania filloi të interesohej

konkretisht për investime dhe përfitime financiare. Gjermania u përpoq të marrë

monopolin e duhanit, vendosi funksionimin e një shoqërie ajrore në Shqipëri, si edhe

kërkoi të trajtohej më mirë nga shtypi qeveritar e të mos flitej për problemet e

Gjermanisë. Me Athinën u nënshkrua dhe u vendosën marrdhënie konsullore dhe

diplomatike. Po kështu edhe me Bashkimin Sovjetik u bënë përpjekje për të hyrë në

marrdhënie tregtie për makineri bujqësore, ndërsa me Suedinë e Danimarkën Zogu

kërkonte të përfundonte një marrveshje për monopolin e peshkut.323 Por të gjitha

përpjekjet e Zogut për një hapje sa më të gjerë të Shqipërisë, në fund u përmbyllën më

rivendosjen e marrdhënieve me Italinë e nënshkrimin e marrveshjeve të reja, sic ishte

ajo e vitit 1936, e trumbetuar me aq bujë nga qeveria e M. Frashërit.

Për të përfunduar theksojmë se në kushtet kur kapitali vendas ishte i dobëte dhe nuk

kishte mundësi të bënte investime të mëdha në fusha të ndryshme të ekonomisë,

qeveria e Zogut e kishte parë si të vetmen mendësi tërheqjen e koncensioneve të huaja

për shfrytëzimin e pasurive nëntokësore apo mbitokësore dhe zhvillimin ekonomik të

vendit. Përsa i përket trevave të Elbasanit, në periudhën kohore të cilës i referohemi,

kemi vërejtur se duke qenë të pastudiuara dhe të paeksploruara ende nga fuqitë e

mëdha, e ndienë më pak ndikimin e kapitalit të huaj e sidomos atij italian, në raport

me shumë treva të tjera të Shqipërisë. Një fakt të tillë e kemi parë edhe si një faktor që

ndikonte në përhapjen me ritme të ngadalta të marrëdhënieve kapitaliste në këtë

rajon.

II.5. Pasojat e krizës në fushën e tregtisë dhe financës

Periudha e viteve 1925-1939 është quajtur periudha e konsolidimit të shtetit shqiptar.

Por vetëm katër apo pesë vitet e para të konsolidimit ekonomik e politik të këtij shteti,

shpërtheu kriza ekonomike, që ishte pasqyrim i krizës botërore të viteve 1929-1933.

Kriza u ndje thellë në Shqipërinë e varfër dhe sikurse për vendet e tjera agrare të

prapambetura edhe këtu u karakterizua nga dukuri specifike. Pasojat e krizës në

ekonomi prekën edhe bazën e financave të shtetit shqiptar, të ardhurat nga doganat,

323 I. Ushtelenca, Diplomacia e mbretit Zogu I-rë, Tiranë, 1995, f 279 - 280

Page 140: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

111

nga tatimet e nga monopolet fiskale dhe veçanërisht burimet e sistemit tatimor, duke e

bërë atë një sistem të rëndë për popullsinë dhe një pikë të dobët të buxhetit të shtetit.

Në vitin 1931 ethet e krizës duket se kanë përfshirë edhe ekonominë e prefekturës

Elbasan sikurse edhe mbarë vendin. Megjithatë, situatën e rënduar ekonomike në

vend, kryetari i Odës Ekonomike Elbasan në këtë kohë e lidhte edhe me politikën e

shtetit dhe qeverisë, si p.sh. taksa e xhelepit dhe ligji mbi kullotat që e kishin

ligështuar blegtorinë, e po kështu mund të themi edhe për bujqësinë, e cila po

shkretohej si rrjedhojë e ligjeve të reja mbi taksimin e produkteve të ndryshme,

sidomos duhanit apo edhe e tarifave doganore jo proteksioniste që po shfarosnin

kulturat e mëndafshit, orizit etj.324

Në vitet e krizës ekonomike, Oda bënte thirrje për të gjithë, individë, shoqëri, apo

edhe vetë qeveritë, për heqje dorë nga jeta e sendet e luksit, kufizimin vetëm në ato

sende që ishin të domosdoshme, si edhe kërkonte të preferoheshin në zgjedhje

produktet vendase dhe jo mallrat që hynin nga jashtë. Sikurse edhe mjaft vende të

tjera të cilat ishin përfshirë më parë prej kësaj krize, masa më e mirë në këto rrethana

mjerimi, ishte rritja e kursimeve për këdo, duke e harruar periudhën e Luftës Botërore,

kur fitohej mjaft e ato para të fituara me shpejtësi po ashtu me shpejtësi ishin prishur,

duke harruar se ditët e zeza mbërritën shpejt, e popullit shqiptar i mbetën veç leckat e

huaja, që vërtet mund të ishin punuar më bukur, por ato para që fitoheshin dikur nuk

mundeshin me u fituar më. Duke kthyer vështrimin nga e kaluara vlerësohej fakti se,

dikur vajzat dhe gratë i bënin me duart e tyre pëlhurat e mëndafshta, të pambukta dhe

çdo stoli tjetër që u duhej për të jetuar me nder e lumturi, kurse tanimë kjo mjeshtëri

fisnike që dikur kishte qenë burim nderi dhe fitimi ishte harruar. Ndaj, detyrë dilte

njësoj si në kohët e kaluara, mësimi i fëmijëve me traditën e punës e prodhimit, pra

rikthimi te ajo që ishte lënë pas dore dhe ishte harruar.325

Kriza mbarëbotërore e viteve 1929-1933, që tek ne zgjati deri në mesin e vitit 1935,

goditi edhe sistemin monetar të Shqipërisë. Megjithëse Banka Kombëtare Shqiptare

po zbatonte politikën e mbajtjes së monedhës në qarkullim në nivelin e nevojave reale

të ekonomisë sonë, frangu shqiptar dha shenjat e para të zhvleftësimit deri në masën

5-6%. Kjo u bë shkak për alarm në radhët e firmave kapitaliste, tregtarëve dhe

industrialistëve të cilët vrapuan të parët në sportelet e Bankave për të këmbyer

324 AQSH, Fond 171, v 1931, dosje III-139, f.106

325 AQSH, Fond 171,v 1932, dosje III-205, f.43

Page 141: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

112

kartëmonedhat me monedhat prej ari të Shtetit Shqiptar. Në të tilla kushte udhëheqja e

Bankës vendosi të zvogëlojë edhe më tepër sasinë e kartëmonedhave në qarkullim

duke thelluar deflacionin. Po të vërejmë sasinë e këtyre kartëmonedhave që Banka

hidhte në qarkullim në një periudhë nga viti 1933 deri në vitin 1938 do të vëresh një

rënie të ndjeshme të sasisë së tyre. Kështu në vitin 1933 ishin në qarkullim

14.020.000 franga ar, ndërsa në fund të vitit 1938 ishin në qarkullim 10.529.000

franga ar. Por edhe sasia e arit që shkëmbehej me kartëmonedha gjatë periudhës së

krizës pësoi rënie të ndjeshme. Si p.sh. në periudhën deri para viti 1932 sasia e

shkëmbyer ishte afërsisht 325.000 franga ar, në vitet 1932-1933 sasia e shkëmbyer ra

deri në treguesin 8000 franga ar, ndërsa në vitet 1934-1936 kjo sasi ulet edhe më,

duke shkuar deri në 2600 franga arinëvit.326

Shqetësimin e saj lidhur me daljen e floririt jashtë kufijve të Shqipërisë dhe

ndryshimet që po pësonte në kursin e tij të këmbimit kjo monedhë floriri me kartën,

Oda Ekonomike Elbasan, ia përcillte Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare, në dy

shkresa të njëpasnjëshme në muajin janar, të vitit 1932, në këtë formë: “Floriri asht

duke u mbledhur nga tregtarët e këtushëm e po dërgohet në Korçë. Atje floriri

ndërrohet me fr.ari kartë, po pas kësaj, sipas informatave të zyrës, mësohet se ai del

jashtë kufijve të Mbretërisë Shqiptare. Po kështu edhe kursi i këmbimit po rritet dita

ditës, e populli ka fillu me pëshpëritë.”327 Po nga ky dokument, mësohet se kursi i

këmbimit ishte i tillë, 1 napolon flori shkëmbehej me 20.0.30 fr. ari kartë dhe pas disa

ditësh kursi do të ndryshonte 1 napolon flori merrte 20.60 – 65 fr. ari kartë, gjë që

tregonte fare qartë se si rritej dita – ditës parja e floririt. Ndërsa në raportin e Odës

drejtuar Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare për çështjen e importeve dhe eksporteve,

ku trajtoheshin problemet e këtij qarku dhe sugjerimet e saj lidhur me kapërcimin e

këtij deficiti që po kalonte vendi ynë, ja se si ngrihej sërish shqetësimi për çështjen e

floririt dhe pakësimin e tij në vend, duke dalë i gjithi jashtë vendit. “Nxjerrja e floririt

jashtë vendit pa mundim e pa dhimbje na ka sjellë në buzë të vorrit, e në vazhdoftë

kështu puna, do të vijë dita e nuk asht fort larg që ne të mbetemi pa nji ovëll florini.

Merreni me mend se ç’konseguenca të vajtueshme do të sjellë kjo mungesë e arit,

mbasi prej kësaj mungese do të rrjedhë një ç’vleftësim i përgjithshëm i të gjithë

pasurive të tundshme e të patundshme, populli do të jetë i vobeksue megjithëse zotnon

326 Historia e Bankës Qendrore në Shqipëri, Tiranë, 2003, f.34

327 AQSH, Fond 171, v 1932, dosje III-205, f.10, 19

Page 142: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

113

pasunina të cilat me mungesën e arit kanë me qenë pa vleftë reale.” Pa dyshim ky

rrënim i nënshtetasve, është edhe falimentim i shtetit, argumentonte Oda në raportin e

saj. Sërish, duke përcaktuar si masë tepër të rëndësishme për të ndaluar këtë

falimentim ndalimin e importeve, ajo rekomandonte që ky importim të pakësohej në

një shkali të lartë, duke ngritur shumë rëndë taksat, nëse ky ndalim ishte i pamundur

të realizohej.328

Gjatë viteve të krizës në mbarë vendin u rrudhën mjaft operacionet e tregtisë së

jashtme. Nga viti 1929 deri në vitin 1934, importi në Shqipëri u ul nga 38.6 milion

franga ari shqiptare deri në 12.3 milion franga ari, po kështu edhe eksporti njohu rënie

në këto vite nga 14.7 milion franga ari në 4.3 milion. Kjo shpjegohej me rënien e

kërkesës për artikuj tradicionalë, si p.sh. u ndërprenë tërësisht dërgesat e djathit dhe e

lëkurëve, produkte këto që siguronin të ardhura bazë për një pjesë të konsiderueshme

të popullsisë në mbarë vendin.329

Krizës nuk i shpëtoi pa dyshim edhe fusha e financave e cila edhe më parë gjendej në

situatë kritike, por në vitet e krizës financat thuajse falimentuan. Kjo krizë shkatërroi

burimet e të ardhurave buxhetore dhe në të njëjtën kohë shfaqet edhe një rënie e

madhe në sektorin e shpenzimeve buxhetore. Tatimet e drejtpërdrejta e të tërthorta

dhe taksat e ndryshme, zinin në vitin financiar 1935-1936 deri në 64.71 % të të

ardhurave të buxhetit, por krahasuar me vitin 1931-1932, këto të ardhura nga tatimet,

ishin afro 60 % më pak për vitin në fjalë. Buxheti i shtetit shfaqej vazhdimisht në

vështirësi e kjo shprehej në mosdhënien e rrogave për muaj të tërë, moslikuidim të

faturave për shërbime e punime të ndryshme të enteve shtetërore etj. 330 Të njëjtën gjë

mund të themi edhe për sistemin monetar në vitet e krizës. Kur ethet e arit kishin

pushtuar botën mbarë, një gjendje frike e paniku kishte përfshirë edhe qarqet e pasura

të vendit, të cilat kërkonin pranë sporteleve të Bankës këmbimin e bankënotave me

monedha ari. Shifrat e kësaj periudhe janë mahnitëse kur vëren se vetëm gjatë një jave

nga 22 deri 29 janar të vitit 1932, në degën e Tiranës të Bankës Kombëtare ishin

këmbyer rreth 110. 000 franga ari bankënota me franga ari, ndërsa për gjatë viteve

financiare nga 1925 – 1931, po kjo bankë kishte këmbyer për çdo vit mesatarisht rreth

115. 000 franga ari bankënota me monedha ari. Në këto kushte Banka do të deklarojë

në janar të vitit 1932 kufizimin e këmbimit të bankënotave me monedha ari e deri

328 AQSH, Fond 171, v 1932, dosje III-205, f.10, 19

329 N Smirnova, Historia e …..vep. e cituar, f.172

330 I. Fishta. V. Toçi. Gjendja ekonomike e Shqipërisë, vep. e cituar, f.110-113

Page 143: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

114

ndalimin e këtij këmbimi. Kjo u shoqërua me një zhvlerësim të bankënotës, por pati

edhe një rritje artificiale të vlerës së frangut shqiptar. Në treg u shfaq mungesa e

monedhave në tërësi dhe sidomos e monedhave me prerje të vogël.331

Në kuadrin e instituteve të kreditit të themeluara në Shqipëri në vitet 1925 – 1939,

Banka e Napolit dhe Banka Bujqësore e shtetit të cilat zunë vend të veçantë, dhanë

kredi në shuma të parëndësishme për bujqësinë, duke pasur parasysh kapitalin që ata

dispononin dhe nevojat që kishte vendi ynë. Ndaj me të drejtë themi që roli i këtyre

bankave në zhvillimin e marrëdhënieve kapitaliste në fshat ka qenë shumë i vogël.332

Edhe nga ana e Bankës Kombëtare e cila drejtohej nga grupi financiar italian, për

kapitalin shqiptar ishte zbatuar deri më tani politika e kredive të kufizuara, pasi pa

dyshim ky grup, kishte qenë i interesuar të pengonte procesin e pjesëmarrjes së tij

aktive në industri. Në vitet e krizës kur nevojat e kapitalit vendas ishin të mëdha për

kredi, kjo politikë e kufizimit të kredive u thellua edhe më shumë. Ndaj dhënia e

huave me fajde, vazhdoi të veprojë edhe në këtë kohë me përpjesëtime të gjera dhe si

përfundim, të gjitha së bashku, penguan zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.333

Përfundimisht me gjithë investimet italiane në Shqipëri, situata e krizës e kishte

paralizuar ekonominë në mjaft drejtime të saj. Këto investime, në çdo formë që

paraqiteshin, nga huat e marrëveshjet për shfrytëzimin minerar, nuk vlejtën për

modernizimin vendimtar të ekonomisë shqiptare, e cila vetëm sa u pajis me disa

infrastruktura, të cilat as që bënë ndonjë kthim me përfitime ndaj Italisë. Dhe kur

ndihmën financiare e kapitalin italian, mbreti Zog nuk mundi ta vinte në shërbim të

kapërcimit të situatës së rëndë të krijuar si rrjedhojë e kësaj krize, me të drejtë Dela

Rocca do të komentonte për një qëndrim të tillë të mbretit, se .... Ai që nxori më

shumë përfitime nga vërshimi i parasë dhe shumëfishimi i interesave italiane në

Shqipëri, ishte me sa duket vetë mbreti Zog, deri në kohën kur një politikë e tillë i

kushtoi deri fronin. Me dhuratat dhe koncesionet italiane ai mundi të paguante rrogën

e nëpunësve të shtetit, të shpërblente xhandarmërinë e vet, të mbante oborrin dhe të

kënaqte tekat e familjes mbretërore. Pa qenë as një shërbëtor pasiv i politikës

italiane, as kryetar i një qeverie të pavarur, Zogu vendosi me Italinë një marrëdhënie

331 I. Fishta. V. Toçi. Gjendja ekonomike e Shqipërisë, vep. e cituar, f.113-114

332 K. Zoga, Krediti dhe bankat….. vep. e cituar, f.71

333 I. Fishta. V. Toçi. Gjendja ekonomike e Shqipërisë, vep. e cituar, f.115

Page 144: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

115

komplekse për të marrë nga Roma ato që i duheshin, pa hequr dorë kurrë tej një kufiri

të caktuar nga pavarësia e vet.334

334 R.M dela Roka, Kombi dhe feja në Shqipëri,1920-1944, Tiranë, f.168

Page 145: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

116

KAPITULLI III

ZHVILLIMI AGRAR I TREVAVE TË PREFEKTURËS

III.1. Pronësia tokësore dhe struktura e tokës bujqësore

Në fillim të shekullit XX toka shfaqej si mjeti kryesor i prodhimit, e cila po merrte

gjithnjë e më tepër vlerë të madhe ekonomike. Pronarët e mëdhenj të tokave po

përpiqeshin ta fusnin këtë lloj prone në rrugën e ekonomisë prodhuese të mallrave.

Pjesa më e konsiderueshme e prodhimit bujqësor e blegtoral që merrej nga çifligjet

destinohej për shitje gjë që tregon se prodhimi i këtyre mallrave bëhej për treg, i cili

nxitej edhe nga ndryshimet e ndodhura gjatë Tanzimatit në drejtim të strukturës së

zotërimit të tokës bujqësore, por nga ana tjetër dëshmonte forcimin e lidhjeve

ekonomike ndërmjet qytetit dhe fshatit.335

Sipas ligjit të tokave të vitit 1856, të Perandorisë Osmane, që pavarësisht se i përkiste

Perandorisë Osmane, u ruajt në fuqi edhe pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë e

qëndroi si i tillë deri në vitin 1925, pronësia e tokave në mbarë vendin tonë ndahej në

5 kategori:336

Toka të pronësisë së thjeshtë ose mylqe. Kjo kategori ndahej në 4 lloje tokash: tokat

në fshat ose rreth qyteteve që konsideroheshin si ekonomi ndihmëse të banesave,

tokat që paguanin të dhjetë, toka të shkëputura nga tokat publike, si edhe tokat që i

nënshtroheshin një lloj haraçi, subjekt pronësie të të cilave ishin vetëm persona

jomyslimanë.

Toka publike shtetërore ose mirie, janë toka të punueshme, kullota, livadhe, pyje e të

tjera, pronësia e të cilave i takonte shtetit, që posedimin për jetë mbi këto toka, ua

akordonte personave të ndryshëm. Në fakt, nga pikëpamja praktike, nuk ekzistonte

dallim i madh midis tokave të pronësisë së thjeshtë dhe atyre të pronësisë publike ose

shtetërore.

Toka vakëfe ishin në pronësi të institucioneve të bamirësisë dhe të ardhurat e tyre

përdoreshin në favor të institucionit.

335 Zh. Daja, Elbasani në vitet …., vepër e cituar, f.25

336 K.Çevi, V.Xhai. Regjimi juridik i tokës në Shqipëri, Tiranë, 1956, f. 8-11

Page 146: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

117

Toka të lëna në përdorim të kolektiviteteve, të cilat u liheshin në përdorim një grupi

personash, kryesisht të fshatrave, si edhe toka të lëna për rrugë, rrugica, pjaca, tregje,

kopshte publike etj.

Toka të braktisura ose të shkreta, që nuk janë në pronësi të askujt, si male, zallishte,

moçalishte.

Çifligjet ishin prona të mëdha bujqësore, të përbëra nga një ose më shumë fshatrash,

në të cilat punonin detyrimisht çifçinjtë. Çifligjet ndaheshin në 2 kategori: çifligje

shtetërore dhe çifligje në pronë të privative. Për sipërfaqet e çdo kategorie çifligjesh

nuk ka të dhëna të sakta.

Statuti themeltar i Republikës Shqiptare i vitit 1925 dhe, më pas ai i Mbretërisë i vitit

1928, i dhanë fund ndarjes së tokave sipas ligjit të vitit 1856. Sipas ligjit të ri, të gjithë

tokat brenda territorit të shtetit shqiptar, u shpallën prona të thjeshta në pronësi të

shtetit, të personave juridikë dhe të personave fizikë.337 Por ligjet e reja linin shteg për

manipulime e uzurpime tokash nga persona të veçantë e të fuqishëm. “Ky unifikim

thjeshtëzoi regjimin juridik të tokës, por nga ana tjetër lehtësonte edhe më shumë

orvatjet e latifondistëve për të grabitur toka dhe sidomos pyje shtetërore…..Kështu

shpjegohet fakti historik i pakësimit të pareshtur të çifligjeve dhe pyjeve shtetërore

dhe anasjelltas shtimi i vazhdueshëm i sipërfaqeve të çifligjeve të latifondistëve dhe

shndërrimi i pyjeve shtetërorë në private”, argumenton në studimin e tij Haxhi

Shkoza.338 Këtë grabitje e favorizonte edhe mungesa e një kadastre të vërtetë, pasi ajo

që ekzistonte deri në vitin 1929 ishte formale. Suprimimi i zyrave të kadastrave, në

vitin 1929, solli krijimin e zyrave të hipotekave, të cilat nuk merreshin fare me

regjistrimin e pronësisë, mbasi për të krijuar një evidencë të plotë mbi sipërfaqen e

tokës nevojitej që ky regjistrim të bëhej i përgjithshëm i detyruar dhe i faktuar. Për

pasojë shumë ngastra nuk figuronin në regjistrat hipotekorë.339

Në vitin 1927, nga 2 954 km2 sipërfaqe e përgjithshme e tokës së prefekturës së

Elbasanit, ose 295 400 ha, punohej vetëm një pjesë e vogël prej 64 988 ha, ose 22% e

sipërfaqes.340 Një sipërfaqe prej 277 240 ha ishte pyllishte dhe tokë e zhveshur, 8 862

ha, ose 3% ishte livadh, kullotë, shkëmbinj, përrenj, shtrat lumi e zallishte. Nga

pikëpamja e pronësisë 6.90% e sipërfaqes së tokës ndodhej në pronësi të shtetit dhe

337 K.Çevi, V. Xhai.”Regjimi juridik i tokës në Shqipëri”, Tiranë, 1956, f.47 338 H. Shkoza. ”Financat e Shqipërisë”,Tiranë, 1934, f. 2 dhe 3-6

339 K. Çevi, V. Xhai. “Regjimi juridik i tokës në Shqipëri”, Tiranë, 1956, f.18-19

340 T. Selenica. “Shqipëria në vitin 1927”, Tiranë 1928, f.263

Page 147: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

118

vakëfeve dhe 93.05% e tokës ndodhej në pronësi prívate.341 Më konkretisht kjo

gjendje pasqyrohet në tabelën e mëposhtme, e cila jep të dhëna edhe për sipërfaqet në

ha:

Tabelë nr. 14 Struktura e tokës në prefekturën e Elbasanit, ndarë sipas

sektorëve, viti 1927

Nën/

Prefekt.

Tokë e punueshme

Tokë që

mund

punohet

ha

Tokë e papunueshme

Male e

pyje

ha

Ara/Ha

Vresht

ha

Kopshte

ha

Shuma

ha

Kullota

livadhe

ha

Kënetë

ha

Moçale

ha

Shuma

ha

Elbasan

61448.8

1124.3

5342.1

67915.2

11707

20668

800

500

33675

20248

Peqin

20000

50

4900

24950

6500

5000

-

2000

13500

14950

Gramsh

1855

4

208

2067

1618

1089

- -

2707

465.23

Shuma

83303,8

1178.3

10450.1

94932.2

19825

26757

800

2500

49882

356631.23

Në prefekturën e Elbasanit ekzistonte një copëzim i madh i pronësisë mbi tokën

bujqësore, që nuk paraqitej unik për të gjithë prefekturën, si edhe një polarizim i

theksuar, i cili shfaqet, nga njëra anë, në përqindjen e lartë të numrit të pronarëve të

vegjël e të mesëm të tokave në krahasim me përqindjen e ulët të sipërfaqeve të tokave

që ky grup zotëronte dhe, nga ana tjetër, në përqindjen e ulët të numrit të pronarëve të

mëdhenj në krahasim me përqindjen e lartë të sipërfaqes së tokës që kjo shtresë kishte

në zotërim.

Ndërsa nga të dhënat që jep Arkivi Qendror Shtetëror, sipërfaqja e tokës bujqësore që

ndodhej në pronësi private, në shkallë prefekture, në vitin 1939, llogaritej në 43 529.8

ha, duke përfaqësuar rreth 11.06 % të gjithë tokës bujqësore private në shkallë

vendi.342 (Kjo sipërfaqe në shkallë vendi ishte 393 353.5 ha)

Pjesa më e madhe e tokës së punueshme në Elbasan, deri në prag të pushtimit të

vendit nga Italia fashiste, vazhdoi të ishte në duart e familjeve të mëdha latifondiste,

të familjeve të pasura, në pronësi të shtetit si dhe të institucioneve fetare. Kështu,

shpërndarja e kësaj sipërfaqeje në këtë prefekturë, sipas të dhënave të vitit 1939,

341 S.Kongoli, Disertacion shkencor, depozituar në Bibliotekën Kombëtare.

342 I.Fishta,Th. Kareco ”Prona private në Shqipëri në vitet 1912-1944”, Tiranë, f. 646

Page 148: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

119

paraqitej e tillë: 6.90 % e sipërfaqes së tokës ndodhej në pronësi të shtetit dhe

vakëfeve dhe 93.05 % e tokës ndodhej në pronësi private, prej të cilëve 16.13 % të

kësaj sipërfaqe e zotëronin 3 familje të mëdha latifondiste të qytetit të Elbasanit, 29.5

% të saj e zotëronin 23 familje të pasura të këtij qyteti dhe 47.40 % të saj e zotëronin

352 familje pronarësh të mesëm.343 Tri familjet latifondiste të Elbasanit zotëronin

pasuri tokësore, së bashku me rrënjë ullinj, përkatësisht 1 357 ha tokë dhe 6 225

rrënjë ullinj, 23 familjet e pasura të qytetit 1 530 ha tokë dhe 134 000 rrënjë ullinj dhe

352 familjet e pronarëve të mesëm zotëronin 3 991 ha tokë dhe 108 000 rrënjë

ullinj.344

Në sipërfaqen e tokës bujqësore që ndodhej në pronësi private në shkallë vendi,

numëroheshin 147 543 ekonomi private bujqësore, ndërsa në prefekturën e Elbasanit

në këtë kohë llogariteshin 15 307 të tilla, ose 10.37% të numrit të përgjithshëm345. Të

ndara sipas pronësisë, fermat me sipërfaqe të vogël, nga 0.5 deri në 1.00 ha, zënë

përqindjen më të madhe, ndërsa fermat me sipërfaqe relativisht të madhe, zënë një

numër dhe përqindje më të vogël. Shpërndarja e tokës bujqësore në pronësi private

sipas nënprefekturave, paraqitej e tillë: 346

Në nënprefekturën e Qendrës numëroheshin 3 077 ekonomi bujqësore private ose e

shprehur në përqindje, ato përfaqëson 20.10% të numrit të këtyre ekonomive në

shkallë prefekture. Sipërfaqja e këtyre ekonomive llogaritet 10 199.7 ha tokë, ose

rreth 23.43% të gjithë tokës bujqësore të prefekturës.

Në nënprefekturën e Gostimës numëroheshin 3 243 ekonomi bujqësore private, të

cilat përfaqëson 21.18 % të numrit të përgjithshëm të këtyre ekonomive në shkallë

prefekture. Këto ekonomi zotëronin 15 003,2 ha tokë bujqësore ose rreth 34.46 % të

tokës bujqësore të prefekturës.

Në nënprefekturën e Gramshit kishte rreth 2 690 ekonomi bujqësore private, ose

rreth 15.57% të numrit të këtyre ekonomive në shkallë prefekture. Sipërfaqja e

zotëruar prej tyre ishte rreth 5 226.3 ha ose rreth 12.00% të gjithë tokës bujqësore të

prefekturës.

Në nënprefekturën e Librazhdit ishin 4 398 ferma bujqësore private, ose rreth

28.73% të numrit të përgjithshëm të tyre në shkallë prefekture. Sipërfaqja e zotëruar

343 S. Kongoli, vepër e cituar 344 S. Kongoli, vepër e cituar,

345 AQSH, Fond 895, viti 1945, dosje 15,

346 I. Fishta,Th. Kareco, vepër e cituar, f.647

Page 149: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

120

prej tyre ishte 4 779.0 ha, ose rreth 10.97 % të sipërfaqes së tokës bujqësore të

prefekturës.

Në nënprefekturën e Peqinit numëroheshin 1 989 ekonomi të tilla private, ose rreth

12.99 % të numrit të tyre në shkallë prefekture. Për sa i përket sipërfaqes që ato

zotëronin në këtë prefekture, kemi 8 321.6 ha, ose rreth 19.11 % të sipërfaqes

bujqësore të prefekturës së Elbasanit.

Nga pesë nënprefekturat e mësipërme, tre prej tyre, ajo e Elbasanit, Gostimës dhe e

Peqinit, kishin së bashku 9 200 ekonomi bujqësore private dhe zotëronin 33 523,5 ha

tokë ose rreth 77.01% të sipërfaqes së tokës që ndodhej në pronësi private në shkallë

prefekture.347

Sipërfaqja mesatare e tokës bujqësore për çdo ekonomi bujqësore, e ndarë sipas

nënprefekturave paraqitej si më poshtë:

Në nënprefekturën e Elbasanit çdo ekonomie private bujqësore i takonte mesatarisht

rreth 3.31 ha tokë bujqësore. Në nënprefekturën e Gostimës kjo mesatare rezultonte

4.62 ha tokë bujqësore, në nënprefekturën e Librazhdit 1.10 ha, në nënprefekturën e

Peqinit mesatarja është 4.18 ha dhe në nënprefekturën e Gramshit 1.94 ha. Ndërsa në

të gjithë prefekturën kjo mesatare rezulton 2.84 ha tokë bujqësore për çdo ekonomi.348

Në mënyrë të përmbledhur kjo gjendje pasqyrohet edhe në tabelën e mëposhtme: 349

Tabelë nr. 15 Numri i ekonomive bujqësore private në nënprefekturat e

Elbasanit në vitin 1945, ndarë sipas sipërfaqes.

N/prefek. Ferma

gjithsej

0.00-0.50 ha

0.51-1.00 ha

1.01-3.00 ha

3.01-5.00 ha

5.01-10.00 ha

Elbasan/

Qendër

3077

706

526

1132

351

202

Gostima 3243 97 243 1214 800 652

Gramshi 2690 856 494 911 231 139

Librazhdi 4308 1471 1180 1468 168 17

Peqini 1989 111 138 858 463 311

Shuma /

Gjithsej

15307

3241

2581

5583

2013

1321

347 AQSH, Fond 895, viti 1945, dosje 15

348 Po aty, llogaritjet e bëra nga F.Gj. 349 Po aty, llogaritjet e bëra nga F.Gj. Shënim: Edhe pse referimi mban vitin 1945, mendojmë se kjo

ndarje ka ekzistuar edhe në vitet e para luftës, pra deri në vitin 1939, vit të cilit i referohemi si kufi

përmbyllës në punimin tonë.

Page 150: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

121

Po të krahasojmë numrin dhe sipërfaqet konkrete të ekonomive bujqësore private në

këtë prefekturë, me të dhënat që korrespondojnë për të gjithë Shqipërinë, për

Prefekturën e Elbasanit, situata paraqitej si më poshtë:350

350 I. Fishta,Th. Kareco, vepër e cituar, f.647 ( llogaritjet nga F.GJ)

N/prefek. Ferma

gjithsej

10.01-25.00

ha

25.01-50.00

ha

50.01-100.00

ha

100.01-200.00

ha

200.01 + ha

Elbasan/

qendër

3077 125 20 10 2 3

Gostima 3243 198 30 6 3 --

Gramshi 2690 45 14 -- -- --

Librazhdi 4308 4 -- -- -- --

Peqini 1989 91 10 5 -- 2

Shuma/

Gjithsej

15307 463 74 21 5 5

Page 151: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

121

Tabelë nr. 16. Numri i ekonomive bujqësore private në prefekturën e Elbasanit dhe në Shqipëri dhe përqindja që zë ky numër në totalin

e pronësisë, viti 1945.

Vendi

Nr.ekon.

bujqësor

private

0-0.5 ha

0.5-1 ha

1-3 ha

3-5 ha

5-10 ha

10-25 ha

25-50 ha

50-100 ha

100-200

ha

Mbi 200 ha

Nr % Nr % nr % Nr % Nr. % Nr. % Nr. % Nr. %

Nr.

% Nr. %

P. Elbasan 15 307 3 241 21.2 2 581 16,86 5 583 36.5 2 013 13.2 1321 8.6 463 3 74 0.5 2 1 0.1 5 0.03 5 0.03

Shqipëria 147 543 34 545 23.4 25 952 7.59 51 768 35.1 18 065 12.2 2490 8.5 893 2.6 64 0.4 1 60 0.1 60 0.5 43 0.3

Shënim: Nga tabela vihet re qartë që përqindja e numrit të ekonomive bujqësore që zotëronin nga 0.5 deri në 200 ha tokë në prefekturën e

Elbasanit është e krahasueshme ose luhatet pothuaj në të njëjtët tregues me ato të gjithë Shqipërisë. Të njëjtët tregues, paraqiten krahasimisht të

përafërt edhe për sipërfaqet e pronësisë, ndarë sipas fermave, të shprehur njëkohësisht edhe në përqindje, për prefekturën e Elbasanit dhe gjithë

Shqipërinë

Page 152: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

122

Tabelë nr. 17 Sipërfaqja e ekonomive bujqësore private në prefekturën e Elbasanit, krahasuar me gjithë Shqipërinë e shprehur edhe në

përqindje, viti 1945:

Sipërfaqja

ekonomive

bujqësore

private

0-0.5 ha 0.5-1 ha 1-3 ha 3-5 ha 5-10 ha 10-25 ha 25-50 ha 50-100 ha 100-200

ha

Mbi 200 ha

ha % ha % ha % ha % ha % ha % ha % ha % ha % ha %

Prefektura

Elbasan

43 529.8

ha 1,017.5

2.

3 2,081.8

4.

8 10,728.6

24.

7 7,779.1

17.

9 9,103.5

20.

9 6,662.7

15.

3 2,387

5.

5 1,285 3 771.9

1.

8 1 712.0 3.9

Shqipëria 393353,5

ha 10,707

2.

7 20,072.4

5.

1 101,995.5

25.

9 70,416.5

17.

9 84,474.6

1.4

8 55,344.1

4.0

6

19,19

3

4.

9 8,45.3

2.

5 7,446

1.

9 13 858.9 3.5

Page 153: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

123

Prona e vogël private mbi tokën

Fshatarët bujq që zotëronin deri në 1 ha tokë i kemi përcaktuar si pronarë të vegjël.

Në këtë përcaktim, përveç sipërfaqes së tokës, është pasur parasysh edhe sasia e

mjeteve të punës, të kafshëve të punës e të ngarkesës me të cilën fshatari bënte punët

e ditës në bujqësi, në pronat e tij, vetë ose me argatë.

Në fund të vitit 1945, numri i përgjithshëm i ekonomive bujqësore private në shkallë

prefekture, që kishin deri në 1 ha tokë, ishte 5 822.351 Në shkallë prefekture kjo

kategori pronarësh përfaqëson 38% të numrit të përgjithshëm të ekonomive bujqësore

private, ndërsa në shkallë vendi, pronarët e vegjël, përfaqësojnë 41.1% të numrit të

përgjithshëm të ekonomive bujqësore private. Po të shikojmë shpërndarjen e kësaj

prone në prefekturën e Elbasanit, sipas nënprefekturave, gjendja paraqitej e tillë352:

në nënprefekturën e Librazhdit kemi numrin më të madh të ekonomive të

vogla bujqësore private me sipërfaqe nën 1 ha, 2651 ose 45.53 % të numrit të

këtyre pronave në shkallë prefekture. Ndërsa në nënprefekturat e tjera kemi

konkretisht këtë zbritje të numrit të tyre,

në nënprefekturën e Gramshit 1350 ose 23.18 %,

në nënprefekturën e Qendrës 1212 ose 20.81

në nënprefekturën e Gostimës 340 ose 5.83 %

në nënprefekturën e Peqinit 249 ose 4.27 %.

Po të shikojmë sipërfaqen e tokës së pronës së vogël private në këtë prefekture, deri

në 1 ha tokë, këta pronarë rezultojnë se zotërojnë 3 099.3 ha, ose 7.12 % të të gjithë

tokës bujqësore private në shkallë prefekture. Në shkallë vendi shihet se kjo kategori

pronaresh zotëron pothuajse të njëjtën përqindje, 7.82 % të të gjithë tokës bujqësore

në ekonomitë private.353

Sipas nënprefekturave, sasia totale e sipërfaqes së tokës së pronarëve të vegjël, si dhe

përqindja që zë kjo sipërfaqe në totalin e pronës tokësore private, paraqitet si më

poshtë354:

Nënprefektura e Librazhdit zotëronte sasinë më të madhe të tokës në pronësi të

pronarëve të vegjël me 1 431.6 ha ose 46.19 % të kësaj sipërfaqeje,

351 I. Fishta,Th. Kareco, vepër e cituar, f.647, (llogaritjet nga F.GJ) 352 Po aty, llogaritjet nga F.GJ

353 Po aty, llogaritjet nga F.GJ

354 Po aty, llogaritjet nga F.Gj

Page 154: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

124

Nënprefektura e Gramshit me 646.8 ha ose 20.86 %,

Nënprefektura e Qendrës me 630.6 ha ose 10.83 %,

Nënprefektura e Gostimës me 241.6 ha ose 4.14 % të kësaj sipërfaqeje,

Nënprefektura e Peqinit me 148.7 ha ose 2.55 % të sipërfaqes së kësaj

prefekture, pra me sipërfaqen më të vogël të tokës në dispozicion të pronarëve

të vegjël.

Prona e vogël tokësore në tri prej nënprefekturave (e Librazhdit, e Qendrës dhe e

Gramshit) numëronte rreth 5 215 persona pronarë, ose rreth 34.06 % të numrit të

përgjithshëm të ekonomive bujqësore private të këtyre nënprefekturave. Ndërsa në

rang prefekture, çdo pronari të vogël toke i takonte rreth 0.53 ha tokë. Kjo shifër

duket se është e përafërt edhe në shkallë vendi: 0.51 ha tokë. Kjo mesatare në

nënprefektura të ndryshme rezulton:

Nënprefektura e Gramshit me 0.47 ha tokë,

Nënprefektura e Qendrës me 0.52 ha tokë

Nënprefektura e Librazhdit me 0.54 ha tokë

Nënprefektura e Peqinit me 0.59 ha tokë

Nënprefektura e Gostimës me 0.71 ha tokë.

Është më se e qartë se kjo sasi toke nuk mund t’u siguronte këtyre familjeve kushte të

mjaftueshme për jetesë.

Në qarkun e Elbasanit rezulton një pjesë e madhe e fshatarësisë të jetë pa tokë. Zyra e

Statistikës Bujqësore në një raport për gjendjen bujqësore të Shqipërisë në vitin 1939,

raportonte se në prefekturën e Elbasanit kishte 1 491 familje bujq pa tokë me 9816

frymë. Po kështu rreth 5 709 familje bujq pronarë me rreth 35579 frymë, kishin në

zotërim 4809.7 ha tokë. Pra, afërsisht kjo kategori zotëronte 1 ha tokë për familje.355

Fshatarësia pa tokë ose me pak tokë, përbënte kështu masën dërrmuese të ekonomive

bujqësore në prefekturë dhe toka që ajo zotëronte, si në sasinë e përgjithshme të saj

edhe në vlerë mesatare, tregon se diferencimi pronësor në këtë prefekture ishte tepër i

ndjeshëm.

355 I.Fishta, Th.Kareco, vepër e cituar, f.203-204

Page 155: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

125

Prona e mesme mbi tokën

Pronarë të mesëm në fshat kemi konsideruar ekonomitë bujqësore private që

zotëronin nga 1 deri në 5 ha tokë. Të shikojmë raportet e kësaj pronësie, në krahasim

me format e tjera të pronësisë, në shkallë prefekture dhe në shkallë vendi.

Në shkallë prefekture ishin 7 596 ekonomi të tilla që përfaqëson 49.60 % të të gjitha

ekonomive bujqësore private. Ndërsa në shkallë vendi kjo kategori përbënte 43.83 %

të gjithë ekonomive bujqësore private. Numri i fermave të pronës së mesme, sipas

nënprefekturave, paraqitet e tillë:

Në nënprefekturën e Gostimës numërohen 2 014 ferma të tilla private, që

përfaqësojnë 26.51 % të këtyre ekonomive në shkallë prefekture;

Në nënprefekturën e Librazhdit numëroheshin rreth 1 636 ekonomi të tilla, qe

përfaqësonin 21.53 % të këtyre ekonomive në shkallë prefekture;

Në nënprefekturën e Qendrës ekzistonin 1 483 pronarë të kësaj kategorie, ose

19.52 % të pronarëve të një kategorie të tillë në shkallë prefekture;

Në nënprefekturën e Peqinit kjo shifër rezulton 1 321 pronarë të mesëm, ose

17.39 % të këtyre pronarëve në shkallë prefekture;

Në nënprefekturën e Gramshit ndodheshin 1 142 ekonomi të tilla ose 15.03 %

të numrit të këtyre ekonomive në shkallë prefekture.

Po të shikojmë shpërndarjen e sipërfaqes së tokës së kësaj kategorie pronarësh, sipas

nënprefekturave, vihet re pothuaj e njëjta renditje.

Në Nënprefekturën e Gostimës kjo sipërfaqe llogaritet 5 700.7 ha tokë, ose

30.80 % të sipërfaqes së kësaj kategorie prone në shkallë prefekture.

Në nënprefekturën e Peqinit me kjo sipërfaqe llogaritet 3 869.2 ha dhe kjo

sipërfaqe llogaritet se zë 20.90 % të sipërfaqes së kësaj kategorie prone në

shkallë prefekture.

Në nënprefekturën e Qendrës kjo sipërfaqe rezultonte 3 524.6 ha tokë, ose

zinte 19.04 %, të sipërfaqes së kësaj kategorie prone në shkallë prefekture.

Në nënprefekturën e Librazhdit kjo sipërfaqe rezulton 3 160.3 ha tokë, ose

17.07 % të sipërfaqes së kësaj prone në shkallë prefekture,

Në nënprefekturën e Gramshit kemi këtë sipërfaqe, prej 2 571 ha, ose 13.89 %

të pronës së mesme të tokës në shkallë prefekture. 356

356 I.Fishta, Th.Kareco, vepër e cituar, f.203-204

Page 156: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

126

Raporti mes numrit të pronarëve të mesëm në këtë prefekturë dhe sasisë së tokës që

kjo shtresë zotëron nuk është tepër i ndjeshëm (49.60% me 42.52%). Po të

krahasojmë një raport të tillë me atë të pronarëve të vegjël në këtë prefekturë dhe

sipërfaqes së tokës që ajo shtresë zotëronte, (38% me 7.12%) diferenca në rastin e

parë është shumë më e zbutur sesa në rastin e dytë.

Mesatarisht çdo pronari të mesëm në shkallë prefekture i takon gati 2.43 ha tokë

bujqësore, shifër kjo e konsideruar ende e pamjaftueshme për të siguruar kushte jetesë

normale. Treguesi i mesatares për nënprefekturat e Elbasanit paraqitet i tillë;

Nënprefektura e Peqinit me 2.92 ha

Nënprefektura e Gostimës me 2.83 ha

Nënprefektura e Qendrës me 2.37 ha,

Nënprefektura e Gramshit me 2.25 ha

Nënprefektura e Librazhdit me 1.93 ha,

Në shkallë vendi ky tregues është 2.46 ha, pra pothuaj sa edhe në prefekturën e

Elbasanit në përgjithësi.357

Në ndryshim nga prona e vogël, e cila dominonte më tepër në prefekturat kodrinore -

malore, prona e mesme dominon kryesisht në prefekturat fushore. Kështu, në

nënprefekturat e Qendrës, Gostimës dhe Peqinit, prona e mesme mbi tokën zë gati

70.74 % të të gjithë tokës në pronësi private, ose e thënë ndryshe, këtu ndodhen rreth

63.43 % të numrit të ekonomive bujqësore private.

Krahasuar me sasinë mesatare të tokës në pronësi private të fshatarëve të vegjël, kjo

sasi është vërtet më e ndjeshme, por gjithsesi, siç theksuam më lart, rezulton e

pamjaftueshme për të siguruar një jetë normale për një familje fshatare.

Po të llogaritim numrin e fshatarëve pronarë të tokës me sipërfaqe toke 0-5 ha toke,

pra pronarë të vegjël dhe mesatarë, duke iu referuar ndarjes së mësipërme të pronës që

ne analizuam, (0-1 ha dhe 1-5 ha) si edhe sipërfaqen e tokës që ata dispononin,

rezulton se numri i tyre në prefekturën e Elbasanit ishte 13 618, që përfaqësonin 88.96

% të pronarëve private të tokës në të gjithë prefekturën. Ata së bashku zotëronin 21

606.9 ha tokë, ose 49.63 % të tokës bujqësore në pronësi private të prefekturës, të

cilëve mesatarisht u takonte 1.58 ha tokë secilit.358

357 A.Q.SH, Fond 895, viti 1945, dosje 15

358 A.Q.SH, Fond 895, viti 1945, dosje 15, llogaritjet nga F.Gj

Page 157: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

127

Po t’i referohemi të dhënave të tilla për tre nënprefektura të Elbasanit, konkretisht në

atë të Qendrës, Librazhdit dhe Gramshit, numri i ekonomive bujqësore që zotëronin

deri në 5 ha tokë arrinte deri në 9 494 ekonomi bujqësore, ose rreth 68.54 % të numrit

të përgjithshëm të ekonomive bujqësore në shkallë prefekture. Këto së bashku kishin

11 964.9 ha tokë ose rreth 27.48 % të të gjithë tokës, pronë private të prefekturës.

Mesatarisht kësaj kategorie pronarësh i takonte rreth 1.26 ha tokë për 3

nënprefekturat.359

Pronësia e madhe mbi tokën

Pronarët e tokave të kësaj kategorie i kemi ndarë në dy grupe; pronarët e pasur të

tokave që zotëronin 5 deri në 100 ha tokë dhe latifondistët që zotëronin mbi 100 ha

tokë.

Në prefekturën e Elbasanit numëroheshin rreth 1 879 pronarë të pasur, të cilët

përfaqëson 12.27 % të numrit të përgjithshëm të pronarëve në prefekturë, ose 11.11 %

të numrit të pronarëve të pasur në shkallë vendi.360

Sipërfaqja e tokës që kjo kategori pronarësh zotëronte ishte afërsisht 20 100 ha tokë,

sasi kjo që përfaqësonte 44.65 % të tokës së prefekturës që ndodhej në pronësi

private. Në shkallë vendi kjo kategori pronarësh rezulton me një sasi toke 168 857, ha

ose 43.46 % të gjithë tokës bujqësore private të vendit.

Ndarë në nënprefektura numri i pronarëve të pasur të tokave dhe sasia e tokës që ata

disponojnë është si vijon: 361

Në nënprefekturën e Qendrës ishin 357 pronarë të tillë ose e shprehur në

përqindje 2.33 % të numrit të pronarëve në shkallë prefekture dhe sipërfaqja e

tokës së tyre ishte 4 607.7 ha.

Në nënprefekturën e Gostimës kishte 876 pronarë të tillë ose 5.72 % të gjithë

pronarëve të prefekturës dhe sipërfaqja e tokës së tyre ishte 8 864.5 ha

Në nënprefekturën e Gramshit kishte 198 të tillë ose rreth 1.29 % të gjithë

pronarëve të prefekturës dhe sipërfaqja e tokës së tyre ishte 2 008.5 ha

Në nënprefekturën e Librazhdit numërohen 21 pronarë të tillë ose 0.13 % të

gjithë pronarëve të prefekturës dhe sipërfaqja e tokës së tyre ishte 187.1 ha.

359 A.Q.SH, Fond 895, viti 1945, dosje 15

360A.Q.SH, Fond 895, viti 1945, dosje 15

361 A.Q.SH, Fond 895, viti 1945, dosje 15

Page 158: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

128

Në nënprefekturën e Peqinit numërohen 417 pronarë të tillë ose 2.72 % të

gjithë prefekturës dhe sipërfaqja e tokës së tyre ishte 3 971.1 ha

Numrin më të madh në këtë prefekturë, e zinin pronarët që zotëronin 5-25 ha tokë.

Ata llogariteshin 1 784 të tillë në të gjithë prefekturën dhe sipërfaqja e tokës që

dispononin ishte 15 766.2 ha, që e ndarë kjo sipas nënprefekturave llogaritet362 :

Në nënprefekturën e Qendrës kjo kategori në numër ishte 327 pronarë dhe

zotëronte 3283.1 ha tokë ose 7.54 % të sipërfaqes në pronësi private të kësaj

kategorie.

Në nënprefekturën e Gostimës pronarët e pasur numëroheshin 850 të tillë dhe

kishin 7338,8 ha tokë, ose 16.859 % të sipërfaqes në pronësi private të kësaj

kategorie.

Në nënprefekturën e Gramshit kishte 184 pronarë të tillë dhe kjo shtresë

zotëronte 1594.8 ha tokë, ose 3.66 % të sipërfaqes në pronësi private të kësaj

kategorie.

Në nënprefekturën e Librazhdit kjo kategori në numër llogaritej 21 pronarë që

zotëronin 187.1 ha tokë ose 0.42 % të sipërfaqes në pronësi private të kësaj

kategorie.

Në nënprefekturën e Peqinit kjo kategori numëronte 402 pronarë të tillë dhe

zotëronte 3 362.9 ha tokë ose 7.72 % të sipërfaqes në pronësi private të kësaj

kategorie.

Nga të dhënat konstatohet se numri më i madh i pronarëve të pasur të tokave gjendet

në nënprefekturat e Gostimës, Peqinit dhe Qendrës, në të cilat ky numër arrin 1650

pronarë ose 87.7 % të numrit të pronarëve të pasur në shkallë prefekture, ose 10.77 %

të numrit të përgjithshëm të pronarëve në shkallë prefekture. Sipërfaqja e tokës në

pronësi të tyre rezulton 17 443.2 ha, e cila përfaqëson 40.07 % të sasisë së tokës

bujqësore të prefekturës në pronësi private, ndërsa në shkallë vendi kjo kategori

zotëronte 42.92 % të gjithë tokës bujqësore private në vend. Pra, ky tregues për

prefekturën e Elbasanit është krahasimisht më i ulur.363 Në të gjithë prefekturën çdo

pronari të pasur mesatarisht i takonte 9.28 ha tokë, ndërkohë që për të gjithë vendin

një mesatare e tillë ishte afërsisht 9.98 ha. Për çdo nënprefekturë është kjo

shpërndarje:364

362 A.Q.SH, F 895, viti 1945, dosje 15

363 I. Fishta, Th. Kareco. vepër e cituar, f.205

364 I. Fishta, Th. Kareco. vepër e cituar, f.205

Page 159: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

129

Në nënprefekturën e Qendrës kjo mesatare është 12.90 % e sipërfaqes së tokës

pronë private në shkallë prefekture,

Në nënprefekturën e Gostimës kjo mesatare është 10.11 %,

Në nënprefekturën e Gramshit kjo mesatare është 10.14 %,

Në nënprefekturën e Librazhdit kjo mesatare është 8.90 %,

Në nënprefekturën e Peqinit kjo mesatare është 9.52 %.

Në grupin e latifondistëve në prefekturën e Elbasanit llogariten 10 pronarë, pronat e të

cilëve shtriheshin kryesisht në nënprefekturat e Qendrës, të Gostimës si dhe të

Peqinit365. Ata përfaqëson vetëm 0.06 % të numrit të përgjithshëm të pronarëve në

shkallë prefekture dhe 9.70 % të numrit të latifondistëve në shkallë vendi, si dhe

zotëronin 2 483,9 ha tokë ose 5.70 % të tokës bujqësore të prefekturës. Çdo

latifondisti i takonte afërsisht 248.39 ha tokë, ndërkohë që kjo mesatare në shkallë

vendi llogaritej 206.84 ha tokë. Pra, në prefekturën e Elbasanit ky tregues është më i

lartë se në shkallë vendi, gjë që thekson edhe një herë procesin e thellë të diferencimit

pronësor në këtë prefekturë. Pronarë të mëdhenj tokash në prefekturën e Elbasanit

konsideroheshin ato pronarë, të ardhurat vjetore të të cilëve shkonin nga 15 000

franga ari në 155 000, ndërsa kapitali i tyre bashkë me pronat tokësore, ose dyqane

shkonte nga 500 000 franga ari në 5 460 000 franga ari. Këta pronarë ishin si më

poshtë:

Tabelë nr. 18 Pronarët dhe pronat tokësore që ata disponojnë

në prefekturën e Elbasanit366

Nr. Pronari Prona tokësore që dispononte

1- Shefqet Vërlaci 600 ha

2- Ibrahim pashë Biçaku 400 ha

3- Dervish bej Biçaku 200 ha

4- Hasan bej Biçaku 150 ha

5- Qamil bej Biçaku 100 ha

6- Fuad Nuredin bej 100 ha

7- Qemal Karaosmani 100 ha

8- Vëllezërit Çiftja 150 ha

9- Ibrahim Hastopalli 110 ha

10- Ahmet Hastopalli 100 ha

365 I. Fishta, Th. Kareco. vepër e cituar, f.205

366 I. Fishta, Th. Kareco. vepër e cituar, f.205

Page 160: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

130

Shefqet Vërlaci, feudali më i madh në Elbasan dhe gjithë Shqipërinë, zotëronte një

sërë pronash e pasurish në formë dyqanesh dhe shtëpish, ndër të cilat përmendim

çifligjet e tij. Këto çifligje shtriheshin nga Elbasani në Vlorë dhe konkretisht në

prefekturën e Elbasanit ai dispononte afërsisht 600 ha tokë, ndërsa mbi 200 ha të tjerë,

po prona të tij, shtriheshin në Fier dhe Vlorë.367 Ndër çifligjet e tij në Elbasan

përmendim atë në Mollas, nga i cili merrte për çdo vit 400 kv misër prodhim si edhe

një sërë produktesh të tjera. Ai zotëronte gjithashtu: 165 shtëpi të shpërndara në

dhjetëra fshatra të qarkut, dyqane e mullinj, të cilave u merrte qira, sikurse dhe

dhjetëra dynym tokë, të cilat i punonin këta fshatarë duke i paguar qiranë përkatëse

çifligarit; 230 bujq të shpërndarë në prona të ndryshme, të cilët i shfrytëzonte

maksimalisht për punimin e arave, për grumbullimin e prodhimtarisë dhe punë të

ndryshme angari.368

Ky çifligar i madh, me gjithë këtë shtrirje të madhe pronësore të tokave të tij, nuk bëri

ndonjë përpjekje konkrete për përmirësimin e gjendjes në bujqësi, dhe tokën e

shfrytëzonte në mënyrë feudale, me anë të bujqve. Pasuria e tij shtohej çdo vit me

rreth 19 560 franga ari nga të ardhurat që merrte në prodhimtarinë e misrit, grurit,

duhanit, orizit dhe produkteve të tjera të përziera, si edhe 35 400 franga ari të ardhura

nga qira dyqani, shtëpish dhe mullinjsh, pra, gjithsej 54 960 franga ari.369

Shefqet Vërlaci në vitin 1922 sundonte Partinë Përparimtare, një parti e bejlerëve që

përfaqësonte interesat e Shqipërisë Qendrore, ku çifligarët e mëdhenj mbanin

pushtetin. Vetë ai konsiderohej një nga çifligarët më të mëdhenj të Shqipërisë që

kundërshtonte ashpër çdo lloj reforme të tokës.370

Pasuri të tjera të mëdha, në rajonin e Elbasanit, kishin edhe Ibrahim Biçaku dhe

Helmije Biçaku, që e ndarë në zëra, për secilin prej tyre, llogaritej:

Ibrahim Biçaku kishte një pasuri që llogaritej baras me 117 900 franga ari, dhe me

konkretisht theksojmë: 1 çiflig në Cërrik, me sipërfaqe 150 ha, pasuria në Elbasan i

vlerësohej 148 160 franga ari, dispononte 3 traktorë me fuqi 30, 35 dhe 44 Hp secili,

makina të tjera bujqësore, 1 makinë cigaresh në Tiranë, 1 autoveturë. Po kështu ai

përmendet si një pronar i madh tokash dhe depozitues duhani e drithi në këtë qytet

367 M. Belegu, “E ashtuquajtura reformë agrare e A. Zogut dhe dështimi i saj”, Studime Historike, nr.4,

1978, f.202. 368AQSH, Fond. 471, 1938, dosje 197, dok. 3-10,

369 AQSH, Fond, 471, 1935, dosje 260, dok. 5,11,18, (cituar nga S. Kongoli)

370 R. Austin, Shtegu i pashkelur i Fan Nolit, Tiranë, 2003, f. 40

Page 161: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

131

dhe ishte madje i vetmi person i interesuar të eksportojë duhan jashtë. Ndër 7 fermat

bujqësore kryesore në Shqipëri të shtrira në Lushnjë, Berat, Durrës, Delvinë, Tiranë,

Vlorë, ishte dhe ferma e Ibrahim pashë Biçakut me qendër të veprimtarisë në Cërrik

(veprimtari e nisur që në vitin 1927, ndërsa për kapitalin në franga ari nuk ka të

dhëna).371

Helmije Biçaku, nga të dhënat del se ajo dispononte një pasuri të patundshme në 1

740 franga ari dhe pasuri të tjera në misër, drithë dhe kullota verore e dimërore,

gjithsej 7 385 franga ari.372 Biçakçinjtë si fis i gjerë, në vitin 1929 përmenden si

latifondistë të mëdhenj, jo vetëm në prefekturën e Elbasanit, por në mbarë vendin. Ato

dispononin krahas Shefqet Vërlacit prona të shumta tokësore jashtë prefekturës së

Elbasanit, sipërfaqja e të cilave llogaritej në rreth 850 ha.373

Edhe pronarët qytetarë të cilët kishin sipërfaqe tokësore të konsiderueshme në fshat

zënë një numër jo të vogël, gati 713 të tillë, ose 4.65 % të numrit të përgjithshëm të

pronarëve të prefekturës dhe sipërfaqja e tokës që ata zotëronin ishte 843.4 ha (duke

përfshirë këtu pronat nga 3-200 ha) ose 19.37 % të sipërfaqes tokësore të prefekturës.

Mesatarisht pronarëve të pasur qytetarë u takonte 11.82 ha tokë. Po të llogarisim

numrin e pronarëve të pasur të tokave dhe atë të latifondistëve, do të rezultojë se

numri i tyre është 1889, pra ata përfaqësojnë 12.34 % të numrit të përgjithshëm të

pronarëve privatë të tokave në prefekturë. Sipërfaqja e tokës që zotëron kjo shtresë

është 20 100 ha, ose 50.36 % e sipërfaqes së pronës private mbi tokën bujqësore të

kësaj prefekture. Ky grup social që përfaqëson polin tjetër të pronarëve privatë të

tokës në prefekturën e Elbasanit, pavarësisht se zë një peshë specifike të vogël për sa i

përket numrit të saj, por sipërfaqja e tokës që ajo disponon është tepër e madhe.

Si përfundim themi se: në të gjithë prefekturën në vitin 1927, kemi gjithsej 15 307

pronarë tokash të cilët zotëronin 43 529.8 ha tokë bujqësore. Prej tyre rreth 13 418

ishin pronarë të vegjël dhe të mesëm, që përfaqëson 87.65 % të numrit të

përgjithshëm të pronarëve privatë të tokave të prefekturës. Toka që ata zotëronin ishte

21 607 ha ose rreth 49.63 % të tokës bujqësore private të prefekturës. Pronarët e

mëdhenj të prefekturës ishin 1 889, që përfaqëson vetëm 12.34 % të gjithë numrit të

pronarëve privatë të tokës në krejt prefekturën. Toka që kjo kategori zotëronte ishte

371 I. Fishta,Th. Kareco, vepër e cituar (shih pronarët me nr, rendor 2,3,4 dhe 5), f.188

372 S,Kongoli, vepër e cituar.

373 I. Fishta,Th. Kareco, vepër e cituar (shih pronarët me nr, rendor 2,3,4 dhe 5), f.188

Page 162: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

132

21 922.8 ha ose rreth 50.36 % të fondit të tokës bujqësore në pronësi private të

prefekturës.

Ky polarizim i theksuar pronësor, që kishte filluar qysh në fund të shekullit XIX dhe

që ishte thelluar në vitet ‘20-‘30 të shekullit XX, kishte shtruar nevojën e ndërmarrjes

se një reformë agrare, e cila të mund të realizonte një rregullim më të drejtë të

raporteve të pronësisë në shkallë vendi dhe për rrjedhojë, edhe në shkallë prefekture.

III.2. Kulturat bujqësore, sipërfaqja pyjore dhe produktet blegtorale

Në aspektin e zhvillimit ekonomik në trevën e Elbasanit, ashtu si në të gjithë vendin,

në vitet ‘20 të shek. XX, rolin kryesor e luante bujqësia. Për shkak të pranisë së

luginave e fushave pjellore, klimës shumë të favorshme dhe faktorëve të tjerë,

prefektura e Elbasanit dallohej për prodhimet e saj bujqësore dhe përhapje të

aktivitetit agrar, kryesisht në zonat fushore të Peqinit dhe të Elbasanit. Situata

ekonomike, sidomos bujqësia, gjatë periudhës 1920-1924 paraqitej relativisht e mirë.

Në vitin 1927, nga sipërfaqja e përgjithshme e tokës së prefekturës së Elbasanit 2 954

km2, punohej vetëm një pjesë e vogël, prej 94932.2 ha (tokë private dhe shtetërore).

Një sipërfaqe prej 35663.2 ha ishte pyllishtë dhe tokë e zhveshur dhe 26757 ha ishte

livadh e kullotë, si dhe 3300 ha shkëmbinj moçale e këneta.374

Regjistrimet e bëra nga Zyra e Bujqësisë Elbasan në vitin 1934, japin pothuaj të

njëjtët tregues për pjesën e sipërfaqes tokësore që punohej, po kështu edhe për pjesën

e livadheve, kullotave dhe pemëve frutore. Ndërsa pyjet e padobishme dhe tokat e

zhveshura, po në relacionin e Zyrës së Bujqësisë Elbasan, viti 1934, përbëjnë

konkretisht 44 310 ha dhe 13 2930 ha. Pra, në total kjo sipërfaqe llogaritet jo 277 240

ha, siç na e paraqet Teki Selenica, por 177 240 ha, ose 55 % të totalit të sipërfaqes së

përgjithshme të prefekturës375. Këtë mospërputhje e theksuam edhe më lart.

Toka e punuar mbillej me kultura të ndryshme bujqësore si grurë, misër, elb, tërshërë,

thekër, oriz, duhan etj. Ndër lëvrimet bujqësore të drithërave, ai që kishte rëndësinë

më të madhe ishte misri, meqenëse ai formonte ushqimin kryesor të bujkut dhe deri

diku edhe të qytetarëve.

374 T. Selenica. “ Shqipëria në vitin 1927”, Tiranë 1928, f. 262

375 AQSH, Fond 171, v 1934, dosje IV-272, f.221

Page 163: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

133

Misri, siç përmendet në burimet arkivore mbillej kudo qoftë, prandaj sipërfaqja e

kësaj bime është shumë më madhe se e grurit. Misri në këtë qark gjen kushte të

përshtatshme si klima, toka ndaj edhe jep prodhime të mira, megjithëse nuk punohet

me vegla të reja.376

Orizi përbënte një kulturë speciale dhe shumë të rëndësishme për Elbasanin. Zonat e

orizokulturës ndodheshin në buzë të Shkumbinit, kryesisht në katundet Shushicë,

Jagodinë, Muriqan, Bradashesh dhe në disa katunde të nënprefekturës së Gramshit në

buzë të lumit Devoll: Sulovë, Gjyralë etj. Prodhimtaria e tij në vitet ‘30-të kishte

ardhur duke rënë ndjeshëm, deri në 1/3 e prodhimit të mëparshëm - analizonte një nga

relacionet që Ministria e Bujqësisë i dërgonte Zyrës së Bujqësisë në Elbasan, dhe kjo

ishte rrjedhojë e disa faktorëve, si rënia e çmimit të orizit nga konkurrimi i prodhimit

të huaj, por edhe e politikës që ndiqnin dhjetarët apo edhe çifligarët e mëdhenj, si

Demir Pasha e trashëgimtarët e tij, duke nxjerrë pengesa në përdorimin e remës së ujit

që kalonte nëpër këto toka, për të paguar shumat që ata dëshironin, që shpesh këto

shuma shkonin deri në 1/3 e prodhimit.377 Ministria e Bujqësisë, duke theksuar

rëndësinë që ka në jetën ekonomike të vendit prodhimi i orizit, sasia e të cilit, e

prodhuar në vit për këtë zonë, mjaftonte jo vetëm për të mbuluar nevojat për konsum,

por edhe për eksport, i bënte thirrje Zyrës së Bujqësisë në Elbasan për të bërë studime

konkrete me anë të inxhinierëve hidraulike, si edhe marrjen e masave për rihapjen e

kanaleve të vjetër, ndalimin e pagimit të ujit ndaj qehallarëve, pasi në këtë rast rritet

apo zmadhohet mbjellja e kulturës së orizit.378

Duhani, mjaft toka të prefekturës së Elbasanit janë shumë të përshtatshme për

kulturën e duhanit. Në vitin 1934, prodhimi i kësaj kulture, megjithëse u përdorën për

mbjellje edhe fidanë të llojeve të reja si Basma dhe Pashiballi, ra ndjeshëm dhe kjo

për arsye të thatësirës së madhe. Por, edhe prodhimi i viteve të tjera nuk ishte shitur

në masën e mjaftueshme, për shkak të superprodhimit, pasi nuk ishin siguruar tregjet.

Në kuadrin e propozimeve dhe masave konkrete që do të merrte Ministria e Bujqësisë,

për kapërcimin e kësaj krize në kulturën e duhanit, do të propozoheshin masa

konkrete, që në mënyrë tërthorazi të favorizohen vetëm ata qarqe që kishin toka më të

përshtatshme, të cilët do të përcaktoheshin si zona duhanore dhe, nga ana tjetër, të

ndalohej prodhimi në ata qarqe që nuk përmbushnin kushtet teknike për mbjelljen e

376 AQSH, Fond 171, v. 1934, dosje IV-290, f.219

377 Po aty, f. 226

378Po aty, f. 226, dhe f.221

Page 164: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

134

kësaj bime. Elbasani do të bënte pjesë në atë kategori të qarqeve që shihen si më të

përshtatshme ndër zonat duhanore.379 Por ligji i ri i duhaneve i vitit 1930 i solli dëme

si kultivuesve të duhanit, pronarëve të tokave të mbjella me duhan, tregtarëve të

duhanit në gjethe, dyqanxhinjve që merreshin me shitjen e duhanit të grirë e së

fundmi gjithë tregut, popullsisë së qytetit, Ekonomisë Kombëtare e arkës së shtetit.

Sikur të ndodhte kjo nuk do të kishin ngelur pa shitur 500 000 kilogram duhan, në

vitin 1931 e jo vetëm shteti do kishte fituar 1 000 000 fr. ar nëse taksa do të kishte

qenë 1 fr.ar, por edhe vetë prodhuesi nuk do të gjendej në pozitë aq tragjike, duke i

kujtuar çdo ditë se ka një produkt dikur të çmuar mjaft, ndërsa sot një produkt fare të

pavlefshëm.380 Duke ditur rëndësinë e duhur të kulturës së duhanit të kësaj zone, Zyra

e Bujqësisë Elbasan, do të merrte një sërë masash në periudhën kohore në fjalë, si

ishte për shembull edhe sjellja dhe mbjellja e farës së duhanit maqedonas për

përmirësimin e cilësisë së farës vendase.381

Rritja e krimbit të mëndafshit ishte një nga degët e bujqësisë që sillte mjaft fitim, jo

vetëm në Elbasan, por edhe në pjesën tjetër të vendit. Ky prodhim ka peshë të vogël

dhe vlerë të madhe e, në këtë pikëpamje, nuk mund të krahasohet me prodhimet e

tjera të bujqësisë, që kanë peshë të madhe dhe vlerë të vogël (si bar, drithë etj). Ky

rajon me klimë të butë, tokë të mirë e kushte të tjera që favorizojnë rritjen e krimbit të

mëndafshit, krijonte shpresa te banorët e kësaj zone se shumë shpejt kishin për të

pasur një industri agrikole dhe një fitim të madh, - shkruan një nga gazetat lokale të

Elbasanit382. Madje, në një pikëpamje tjetër përparimtare, përhapjen e kësaj industrie

e shohin si një mundësi punësimi për gratë ose siç shprehet më tej artikulli në fjalë i

gazetës si: - një nevojë për gratë tona të cilat sot për sot duke mos mund me dalë në

punë përjashta, mund të mirren brenda në shtëpitë e tyre me të rriturit e krimbit të

mëndafshit dhe kështu mund të punojnë sikurse punojnë gratë e shteteve të

përparuara nëpër fabrika. Por, për fat të keq, për zhvillimin e kësaj dege, përveç disa

masave paraprake si e shpërndarja e fidanëve për të krijuar mandishta, të ndërmarra

që në kohë të regjimit turk, edhe në fillim të viteve ‘20 të shekullit XX, nuk ishte bërë

ende asgjë konkrete, por shpresat ishin tek parlamenti kombëtar dhe deputetët e

379 AQSH, Fond 171, v. 1934, dosje IV-290, f. 221 380 AQSH, Fond 171, v. 1931, dosje III-139, f.51

381 AQSH, Fond 271, v 1929, dosje IV-10, f.5.

382 Gazeta Shkumini, nr. 23, 1921, f. 2

Page 165: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

135

Elbasanit, të cilët do të kundërshtonin për “mos me pranue tjetër buxhet veç atij që ka

për bazë përmirësimin e degëve të ndryshme të bujqësisë”.383

Zeja e ushtrimit të mëndafshit është tepër e çmuar në këtë prefekturë, edhe për faktin

se të gjitha vajzat e vendit e hartojnë pajën e martesës me duart e veta, e në më të

shumtën me endje mëndafshi. Aq me rëndësi ishte ushtrimi i këtij zanati në Elbasan e

trevat rreth tij, saqë gazeta “Shkumini” botuar në vitin 1921, në numrat e saj hapi një

rubrikë të veçantë me këshilla mbi rritjen e mbarështimin e krimbit të mëndafshit.

Këto këshilla i jepte agronomi Ismail Haxhi Hyseni, i specializuar jashtë vendit.384 Në

një nga numrat e saj kjo gazetë shkruante “ … e shumta e mëndafshit që bahet në këtë

qark punohet po në vend, d.m.th. tërhiqet, dridhet, ngjyhet dhe endet pëlhurë.

Pëlhurat e mëndafshta të këtij qyteti dërgohen në të gjitha viset e Shqipërisë jugore

edhe nxirren për Maqedoni e Greqi.”385 Lloji më tepër i çmuar në prefekturë, është ai

i bardhë në krahasim me mëndafshet me ngjyrë. Ministria e Ekonomisë i dërgonte dhe

u shpërndante në muajin prill 4 familjeve të pasura që kishin ambiente të mjaftueshëm

e të përshtatshëm, punonjës të stërvitur për këto lloj punimesh mëndafshi, si dhe rreth

60 gram farë mëndafshi. Kjo sasi ndahej në mënyrë të barabartë mes këtyre familjeve,

nga 15 gr. secilës, konkretisht familjeve të Hysejn Misirit, Qamil Shkodrës, Mehmet

Çërragës dhe Hysejn Shabanaj (Nga raporti i Zyrës së Bujqësisë Elbasan mbi

veprimet e kryera nga kjo zyrë në vitet 1925-1929) 386.

Gruri, mbjellja e grurit kufizohet në një sipërfaqe të vogël tokash, në krahasim me

mbjelljen e misrit, dhe punimet që kërkonte kjo kulturë kryheshin në mënyrë fare

primitive. Një kujdes i posaçëm, me përkrahjen e autoriteteve administrative dhe

sidomos të prefektit të Elbasanit, i është kushtuar zhvillimit të kulturës së grurit nga

viti 1926 deri në vitin 1929, duke detyruar bujqit e disa komunave si Dumre, Qendër,

Shpati II për punimin e tokave për mbjellje gruri që në muajin gusht, për çeljen e

kanaleve në arat e mbjella me këtë kulturë për kullimin e ujit dhe pastrimin e farës.387

Në pasqyrën e mëposhtme po paraqesim sasinë e produkteve të shprehura në kv, të

marra në këtë prefekturë si dhe në të gjithë Shqipërinë për vitin 1926-1927 si edhe

totalin e prodhimit për këto kultura në këtë periudhë. Kjo do të na ndihmojë të bëjmë

383 Gazeta Shkumini, nr. 23, 1921, f. 2

384 Gazeta “Shkumini”, nr. 20, 27 maj 1921. 385 Gazeta “Shkumini”, nr. 14, 15 prill 1921.

386 AQSH, Fond 171, v 1934, dosje IV-290, f.64-66

387 AQSH, Fond 271,v. 1935, dosje IV-339, f.87-88

Page 166: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

136

një lloj krahasimi të prodhimtarisë lokale për këtë periudhë me prodhimtarinë

kombëtare.388

Tabelë nr. 19 Llojet dhe sasia në kv e prodhimeve bujqësore të marra në vitin 1926,

krahasuar me totalin për gjithë Shqipërinë:

Prodhimet

Nënprefekturat Shuma

totale

në kuintal

Totali për

Shqipërinë

Elbasani Peqini

Gramshi

Grurë 2500 5031 1856 9987 214536

Misër 23500 16173 13427 53100 797257

Elb 3500 3080 646 7226 50810

Tërshërë 1500 3660 1802 6962 72623

Okër 105 3850 953 4908 13964

Pambuk 11 5 -- 16 272

Duhan 2730 150 302 3182 30113

Rrush 4650 300 232 9182 63872

Vaj ulliri 1560 500 -- 2060 45718

Fasule 905 200 82 1187 8643

Arra 1382 950 30 2362 7413

Mjaltë 192 20 13 225 3814

Patate 658 112 75 845 --

Lajthi 20 15 -- 35 --

Bajame -- 50 -- 20 --

Fshesë 122 100 -- 222 --

Zhukë -- -- -- -- --

Linj 25 20 -- 45 --

Peshk 55 -- -- 55 --

Mëndafsh 35 30 -- 65 --

Ndërsa, sipas të dhënave të vitit 1933, po të krahasojmë shifrat e disa prodhimeve

bujqësore me prodhimin kombëtar të përgjithshëm rezulton se Elbasani zë këto vende:

Për prodhimin e orizit dhe të tepës zë vendin e parë dhe totali për secilën prej

tyre përkatësisht paraqitet: për orizin sipërfaqja totale në Shqipëri 1 905 ha dhe

prodhimi i përgjithshëm kombëtar, ose PPK 4 090 kv, ndërsa Elbasani jepte

388T. Selenica, vepër e cituar, f.264

Page 167: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

137

73% të këtij prodhimi; për tepën sipërfaqja totale ishte 1 819 ha dhe PPK 14

028 kv, ndërsa Elbasani jepte 54% të këtij prodhimi.

Për elbin Elbasani zinte vendin e dytë pas Korçës, prodhimi i kësaj të fundit

ishte 2.5 herë më i madh, kur PPK (prodhimi i përgjithshëm kombëtar) ishte

89 935 kv dhe sipërfaqja totale 6 100 ha, ndërsa Elbasani jepte 16 % të këtij

prodhimi.

Elbasani zë vendin e tretë për prodhimin e tërshërës si dhe të ullishtave

Për misrin Elbasani radhitej i katërti, pas Beratit, Durrësit, Korçës, kur PPK

ishte 1 093 225 kv dhe sipërfaqja 77 295 ha, ndërsa Elbasani jepte 12 % të

këtij prodhimi.

Vendin e gjashtë për prodhimin e grurit, duke u renditur pas prefekturës së

Korçës, Beratit, Gjirokastrës Shkodrës dhe Durrësit. Ndërkohë që Prodhimi i

Përgjithshëm Kombëtar ishte 650 832 kv dhe sipërfaqja e përgjithshme e

kultivuar 43 329 ha, Elbasani jepte 8% të këtij prodhimi.389

Kjo situatë e prodhimit bujqësor të këtyre viteve është e lidhur me faktorët

klimaterikë dhe atmosferikë, por edhe me rolin dhe politikën e shtetit ndaj kujdesit për

bujqësinë apo fshatarësinë. Rënia e prodhimeve bujqësore, sidomos në vitet 1933-

1935, është e lidhur me krizën ekonomike të kësaj periudhe dhe me një sërë faktorësh

të ndryshimeve klimaterike, si p.sh. mungesë apo rënie e theksuar e reshjeve të shiut,

thatësirë e tejzgjatur etj.

Kështu, në një raport bujqësor të prefekturës së Elbasanit për muajin mars të vitit

1934, thuhet se për shkak të shirave të tepruar në muajin mars, punimet e tokave për

përgatitjen e mbjelljes së misrave të dorës së parë, që fillon zakonisht në muajin prill,

janë penguar, kurse për gjendjen e të lashtave kjo situatë e shirave është

favorizuese390. Ndërsa në një tjetër raport të po këtij viti, thuhet se në muajin prill,

gjendja e të lashtave është përkeqësuar për shkak të mungesës së shirave në këtë

muaj391. Po në vitin 1934, duke u bazuar në të dhënat e regjistrimit të zyrës së të

dhjetave për qarkun e Elbasanit, sipërfaqja e mbjellë me grurë, rezulton të jetë 70 %

më pak sesa një vit më parë, pikërisht për shkak të motit të keq të vazhdueshëm gjatë

kohës së mbjelljes së kësaj kulture.392 Veprimet bujqësore të shqyrtuara nga analiza e

389 AQSH, Fond 271, v. 1936, dosje 152, f.7-9 (llogaritjet nga F.Gj) 390 AQSH, Fond 271, v.1934, dosje IV-290, f.114

391Po aty, f.185

392 AQSH, Fond 271, v.1934, dosje IV-290, f.75

Page 168: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

138

Zyrës së Bujqësisë, tregojnë qartë se kjo rënie përgjithësisht është e varur nga

fatkeqësitë atmosferike si thatësira, lagështia, i ftohti etj.

Të dhëna të tjera flasin për keqësim të situatës së prodhimtarisë së disa pemëve

frutore, për shkak të ftohjes së motit në vitin 1935. Në mënyrë të veçantë agrumet e

ullinjtë, në këtë vit, nuk dhanë prodhim të kënaqshëm edhe si pasojë e përhapjes së

insektit iceria-purchasi,393 dhe, nga ana tjetër, si rrjedhojë e shirave të vazhdueshëm të

muajit dhjetor 1/5 e prodhimit ka humbur.394

Në Elbasan në vitet ‘20-’30-të, funksiononte Zyra e Bujqësisë. Veprimtaria dhe fusha

e aktivitetit e kësaj zyre, por edhe e zyrave të tjera në përgjithësi, deri në vitin 1925 ka

qenë e ngushtë dhe e kufizuar thjesht në dhënie këshillash e propagandë, për të ngjallë

në shpirtin e bujkut ndjenjën e veprimeve të duhura në zhvillimin dhe përparimin e

bujqësisë. Kjo ndodhte për disa arsye, por ndër më kryesoret kanë qenë se nuk ka

pasur një organizim komunal, nuk disponoheshin plotësisht as ligjet e duhura nga

Ministria e Ekonomisë Kombëtare (MEK).395

Pas vitit 1925, me përgatitjen e ligjeve të duhura prej Ministrisë së Ekonomisë

Kombëtare (MEK), Zyra e Bujqësisë fillon të orientojë popullin dhe bujkun në

veçanti, për të aplikuar rregullat të reja për përmirësimin e bujqësisë. Po kështu MEK,

duke sjellë nga jashtë vegla bujqësore, me qëllim punimin cilësor të tokës, shpërndau

në rajonin e Elbasanit rreth 600 copë parmenda të hekurta, përdorimi i të cilave do të

ndikonte drejtpërdrejt në rendimentet e prodhimtarisë.396

Veprimtaria e kësaj zyre intensifikohet edhe në drejtim të rritjes dhe mbarështimit të

kafshëve, duke u kujdesur me këshilla e orientime për ta ndërgjegjësuar bujkun që

edhe blegtorisë t’i kushtonte vëmendjen e duhur. Për të ruajtur shëndetin e bagëtive

dhe për të luftuar sëmundje të ndryshme të gjësë së gjallë, merreshin masa për t’i bërë

të ditur bujkut rreziqet e mundshme, nëse nuk njoftoheshin ngushtësisht autoritetet e

vendit, apo për të vepruar me masa preventive dhe kurative397.

Për prodhimin e ullinjve, në vitin 1935, Elbasani zinte vendin e tretë pas Vlorës dhe

Beratit, kurse në vitin 1936 zbriti në vendin e gjashtë. Ulliri, një kulturë bujqësore që

gjendej ndër shekuj tek ne dhe zinte një sipërfaqe të konsiderueshme tokësore,

vlerësohej si një pasuri e madhe me rëndësi ekonomike për Shqipërinë. Me qëllim që

393AQSH, Fond 271, v.1935, dosje IV-336, f.66

394Po aty, f.188 395AQSH, Fond 271, v 1929, dosje IV-10, f.4

396Po aty, f.5

397Po aty, f.5-6

Page 169: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

139

t’i jepet rëndësia e duhur kulturës së ullirit, apo dhe kulturave të tjera të kësaj zone,

veprimtaria e Zyrës së Bujqësisë do të konsistonte në një sërë masash si: dërgim i

specialistëve për krasitjen e ullinjve apo demonstrim krasitjeje për rreth 3 000 rrënjë

ullinj e një sërë pemësh të tjera, mbjellja e rreth 700 rrënjëve ullinj të nxjerra nga

ullishta e qytetit pranë oborreve të shtëpive etj.398 Nën kujdesin e Qeverisë dhe

Ministrit të Bujqësisë ishte bërë e mundur nga Zyra e Bujqësisë në Elbasan ngritja në

Fushë-Mbret, në pranverë të vitit 1937, e një fidanishteje të posaçme ullinjsh, e para

dhe e vetmja në Shqipëri. Kjo fushë e lënë djerr prej disa vitesh, ishte pronë e

Bashkisë e njihej për tokën e saj aluvionale, pjellore e me cilësi të larta bujqësore. Me

një sipërfaqe prej 10 hektarësh kjo tokë iu nënshtrua shpejt një lëvrimi racional dhe u

mboll fillimisht me 6000 fidanë ullinj njëvjeçarë të shartuar dhe 50 000 fidanë

njëvjeçarë të egër. Për mirëmbajtjen dhe administrimin e kësaj fidanishteje Ministria e

Ekonomisë Kombëtare kishte destinuar një personel të specializuar e fonde të veçanta

nga buxheti i saj, si edhe njëkohësisht në marrëveshje me Bashkinë Lokale kishte

përcaktuar përdorimin e gjithë sasisë së plehut të grupit të Elbasanit për pasurimin e

kësaj sipërfaqeje dhe për vaditjen e saj përdorimin e ujit nga Rema e Qytetit.399

Në prefekturën e Elbasanit zonat me rëndësi për nga drunjtë frutorë ishin: Çermenika

I dhe II, Labinoti-Katund si dhe Qendër. Gati çdo shtëpi kishte të sistemuara në

kopshtije një sasi prej 30-40 pemësh të ndryshme, kryesisht për nevoja shtëpiake, por

edhe për shitje. Në kopshtet e qytetit të Elbasanit, përveç pemëve të zakonshme si

mollë, dardha, qershi, fiq, shegë, hurma, kultivoheshin edhe agrumet, sidomos

portokallat e limonët. Zyra e Bujqësisë në Elbasan i kushtoi vëmendje aplikimit të

ligjit mbi mbjelljen e detyrueshme të drurëve frutorë e jofrutorë pranë oborreve të

shtëpive, shpërndarja po kështu e hardhive amerikane apo i pemëve të tjera frutore, i

bimëve industriale si lini, pambuku etj.400

Në zonat rurale pemët kryesore që kultivoheshin ishin: mollë, dardhë, qershi,

gështenjë, arra, e mandej sipas vendit, fiq, pjeshkë, bajame, zerdeli etj.401 Përmendim

se me përjashtim të qendrës e zonave të ulëta, në krahinat e tjera, sidomos përgjatë

398 AQSH, Fond 271, v. 1929, dosje IV-10, f.6-7 399 Gazeta Drita, Tiranë, 20 shtator,1938

400 AQSH, Fond 271, v. 1929, dosje IV-10, f.6-7

401Po aty, f.5

Page 170: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

140

luginës së Shkumbinit, lartësia nga niveli i detit bënte që këto vende të rrokeshin fort

prej erërave të ftohta, prandaj prodhimi i larmishëm i frutave ishte i vështirë.402

Duhet theksuar se ngritja e një stacioni meteorologjik në këtë zonë konsiderohej si një

nga faktorët më me rëndësi për vënien e e bujqësisë në baza moderne.403

Kriza e viteve 1929-1933, që përfshiu edhe ekonominë e brishtë shqiptare, pati

pasojat e veta në fushën e bujqësisë, si në krejt vendin, ashtu edhe në trevën e

Elbasanit. Treguesi më i dukshëm i kësaj krize ishte rënia dhe luhatja e madhe e

prodhimit bujqësor dhe blegtoral. Në vitin 1931, bujqësia u prek nga një thatësirë e

madhe. Si pasojë e kësaj thatësire, nga njëra anë dhe e krizës ekonomike nga ana

tjetër, prodhimi bujqësor pati rënie të theksuar, gjë që ndikoi edhe në vitin pasardhës.

Vendi u detyrua të importonte sasi të mëdha drithi.404

Zigzaget e prodhimit bujqësor shihen qartë edhe në tabelë për vitet 1932-1936, të cilat

paraqesin disa prej produkteve kryesore që kultivoheshin në prefekturën e Elbasanit,

prodhimin vjetor të tyre, si dhe sipërfaqet e kultivuara:405

Tabelë nr. 20 Pasqyrë e sasisë së prodhimit të disa kulturave bujqësore në

prefekturën e Elbasanit në vitet 1933-1936

Kulturat

v. 1936 v. 1935 v. 1934 v. 1933

Sip. në

dynym

Prodh.

në kv

Sip. në

dynym

Prodh.

në Kv

Sip. në

dynym

Prodh. në

kv

Sip. në

dynym

Prodh.

në kv

Grurë 2340 16815 2110 20535 3154 30122 3823 48526

Elb 681 4730 683 6258 884 8625 1104 13944

Misër 9436 128070 8627 102991 9357 132925 12786 135443

Tërshërë 1031 8420 933 8856 1299 13468 1488 22472

Oriz 1415 3000 1144 2560 == == == ==

Tepë 11039

7650

10248 8858 == == == ==

Thekër 1534 1154 903 713 == == == ==

402AQSH, Fond 271, v. 1932, dosje IV-181, f.10-11

403AQSH, Fond 271, v. 1929, dosje IV-10, f.5

404 I. Fishta, V.Toçi, “Gjendja ekonomike e Shqipërisë në vitet 1912-1944, prapambetja e saj, shkaqet

dhe pasojat”, Tiranë, 1983, f.102

405 AQSH, Fond 271, v. 1936, dosje 152. Shënim: Vendet pa shënim në tabelë, tregojnë që prodhimi

ka munguar në ato vite.

Page 171: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

141

Patate == == == == == == == ==

Urof == == == == == == == ==

Groshë == 1820 == 2232 == == == ==

Bostan 103 640 159 702 == == == ==

Vreshta e

pjergulla

616 3110 657 23929 == == == ==

Ullishtë 489123

rrënjë

me fruta

4430 482464 21823 == == == ==

Rënie të theksuar e luhatje të mëdha pati edhe në prodhimet e tjera bujqësore,

sidomos në prodhimin e duhanit, i cili ishte ndër mallrat kryesore të eksportit shqiptar.

Në vitin 1931 u prodhuan 54% më pak ton duhan sesa në vitin 1930.406 Për rënien e

prodhimtarisë së orizit, revista “Ekonomisti Shqiptar”, në një nga numrat e saj në vitin

1932, shkruante se orizin tonë po e zhdukte krejt konkurrenca e huaj.407

Ndërsa, në një raport për gjendjen ekonomike të Qarkut të Elbasanit, dërguar

Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare, Oda e Ekonomisë së këtij qarku, vinte në dukje

ndër të tjera se importi i orizit të kuq me çmim shumë më të vogël e luftonte

prodhimin e vendit. Duke qenë se gjysma e sasisë së orizit kishte mbetur pa u shitur,

fabrikantët u rezervuan të blinin oriz të papunuar.408 Konkurrenca e orizit të

importuar, që shitej me çmime shumë më të ulëta se orizi i vendit, krijoi një gjendje

mjaft kritike në këto punishte. Për të kuptuar se sa e madhe ishte diferenca e çmimit

ndërmjet orizit të importuar dhe orizit të vendit, na ndihmojnë disa të dhëna të tregut

të Elbasanit në muajin prill të vitit 1931, ku rezultonte se çmimi i orizit të importuar i

llojit “Berliata” ishte 40 franga ari për kv, çmimi i orizit të llojit “Saigon” ishte 45

franga ari për kv, ndërsa çmimi i orizit të vendit i llojit “i Kuq” ishte 56 franga ari për

kv.409 Kjo gjendje goditi drejtpërsëdrejti jo vetëm atë pak industri shqiptare që merrej

me zhveshjen e orizit, por në mënyrë të veçantë goditi ekonomitë bujqësore

prodhuese të orizit.

Në vitet 1929-1931 për shkak të korrjeve të varfra, çmimet e drithërave të bukës, në

përgjithësi, nuk patën rënie të madhe, ndërsa në vitet 1932-33, çmimet e këtyre

406I.Fishta, V.Toçi, “Gjendja ekonomike e Shqipërisë në vitet 1912-1944,.., Tiranë, 1983, f.103 407Po aty, f.95

408 Po aty f. 95

409Po aty, f.94

Page 172: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

142

prodhimeve bujqësore tepër të rëndësishme, u ulën ndjeshëm. Kështu, çmimi i shitjes

së grurit në tregjet kryesore të vendit, në muajin korrik të vitit 1931, shkonte në vlerat

nga 34 deri në 54 franga ari për kuintal, por në korrik të vitit 1932 ky çmim ra deri në

19.97 fr. ari, ndërsa një vit më pas në korrik të vitit 1933, ra akoma më poshtë dhe

arriti deri në 9.5 fr. për kuintal. Në korrik të vitit 1934 u arrit vlera më e ulët e çmimit

të shitjes së drithërave dhe konkretisht për grurin kemi çmimin 7.55 fr. ari për

kuintal.410

Në rënien e fortë të çmimeve të produkteve bujqësore dhe blegtorale, ndikoi edhe

politika monetare dhe e kreditit e Bankës Kombëtare, duke thelluar deflacionin

nëpërmjet pakësimit të parasë në qarkullim, rritjes së kërkesës së tregut për monedhë

dhe, në të njëjtën kohë, kufizimit të kreditimit të veprimtarisë prodhuese ekonomike.

Me këto masa Banka Kombëtare rriti artificialisht vlerën e frangut, që u shoqërua me

uljen e çmimeve në treg. Nga ana tjetër, kjo politikë e mbrapshtë monetare, e ndjekur

nga Banka Kombëtare, i shërbeu kapitalit monopolist italian për grabitjen e tregut

shqiptar, nëpërmjet blerjes së produkteve shqiptare, në rastin tonë të prodhimeve

bujqësore e blegtorale me çmime të ulëta. Ndërkohë, popullata e thjeshtë nuk ka

mundësi blerje për arsye të varfërisë dhe mungesës së parave në qarkullim.411

Pasuritë pyjore

Pyjet në Shqipëri përbënin një pasuri të madhe si për prodhimet e shumta që i

siguronin ekonomisë, ashtu edhe për klimën e vendit. Në vitin 1938, në të gjithë

vendin pasuria pyjore llogaritej 1 129.450 ha. Nga këto, 94 % ishin në pronësi

shtetërore, 5 % në pronësi private dhe 1 % pyje komunale.412 Pjesën më të mirë të

sipërfaqes pyjore e zotëronin shtresat e pasura.

Në vitin 1925 ishte projektuar dhe aprovuar një ligj mbi pyjet dhe kullotat, i cili me

nene të posaçme i linte shteg njerëzve me pushtet në vend që të njiheshin si pronarë

legalë të çdo pylli të rëndësishëm. Ky ligj qëndroi në fuqi edhe gjatë regjimit

monarkist dhe, si rrjedhim, sipërfaqja e pyjeve private shkonte gjithnjë duke u rritur

në kurriz të sipërfaqeve të mëdha që konsideroheshin “toka të vdekura”, që nuk ishin

në zotërim të askujt, por që në të vërtetë i përkisnin shtetit.413 Këto ishin gjithmonë në

410 I.Fishta, V.Toçi, “Gjendja ekonomike e Shqipërisë në vitet 1912-1944,.., Tiranë, 1983, f. 106 411 Po aty f.106

412 A. Kotani. “Disa çështje të reformës agrare në Shqipëri në vitin 1946”, Tiranë, 1970, f. 10

413Po aty, f. 10

Page 173: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

143

lakmi të këtyre shtresave, të cilat sa herë që shikonin se prej tyre mund të nxirrnin

fitime, vinin dorë mbi to dhe menjëherë deklaroheshin pronarë të tyre. Kështu që,

shtetit në të vërtetë i ishin lënë pyjet e degraduara dhe të largëta, që nuk paraqitnin

mundësi shfrytëzimi imediat.414

Ligji mbi pyjet e kullotat, i cili u ndryshua pjesërisht në dt. 7.6.1927, ndiqte në vija të

përgjithshme parimet e ligjit të tokave dhe shpallte parimin se “zotërimi i pyjeve dhe

kullotave i shtohet zotërimit të tokës”. Sipas këtij ligji, pyjet ndaheshin në tri kategori:

a) pyje shtetërore,

b) pyje komunale dhe

c) pyje privatë.415

Si rregull pyjet e vërteta (d.m.th. pyjet e larta) duhet të ishin shtetërore ose komunale

dhe vetëm toka pyjesh (pyllishte) d.m.th. pyje të degraduara dhe të ulëta mund të ishin

në pronësi të privatëve, mbasi toka konsiderohej elementi kryesor kundrejt shkurreve.

Por nëpunësit e kadastrës, shpeshherë edhe kundrejt një shpërblimi të mirë,

vërtetonin se gjoja filan pyll është pyll shkurresh dhe në bazë të titujve të pronësisë

fallco, u njihnin personave influentë privatësinë e pyllit”, theksohet në një dokument

të kohës.416

Pyjet e njohura si private, që ishin nga pyjet më të mira dhe me kushte më të

favorshme për shfrytëzim, ishin në duart e familjeve të mëdha dhe të fuqishme

ekonomikisht dhe politikisht si Vërlacët, Vrionët, Jukët apo dhe Ahmet Zogut,

Shefqet Vërlacit etj. Në pronësi të tyre ishte 99% e pyjeve private. Kështu në Elbasan

nga 6 300 ha pyje, 5 481 ha qenë pronë e Shefqet Vërlacit.417 Nga sipërfaqja e

përgjithshme pyje private në këtë rajon, vetëm 1% e tyre zotërohej nga fshatarët e

pasur dhe tregtarët. Shfrytëzuesit dhe eksportuesit kryesorë të lëndës së ndërtimit, apo

druve të zjarrit ishin nga klasat e pasura si edhe shoqëritë e huaja koncesionare.418

Për prodhime pyjore, në pronat private, ekzistonte një tatim, i cili vërtetohej,

vlerësohej dhe nxirrej nga arkat financiare, prej organeve të Ministrisë së Ekonomisë

Kombëtare. Një tatim i tillë dukej se ishte vendosur apo kishte filluar të vilej nga viti

414 A. Kotani. “ Disa çështje të reformës ………”, vepër e cituar, f. 10 -11

415K.Çevi, V. Xhai, Regjimi juridik i tokës …, vepër e cituar, f.47 416 Po aty, f.47

417 A.Kotani, vepër e cituar, f.11

418 M.Belegu, E ashtuquajtura reformë agrare…, vepër e cituar, f.203

Page 174: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

144

1927 dhe deri në vitin 1932, pra për një periudhë 5-vjeçare, prej një tatimi të tillë

vendit i ishte siguruar për çdo vit një shumë prej 79.000 franga ari.419

Në Prefekturën e rajonit të Elbasanit ishte organizuar Inspektoriati i Shërbimit Pyjor

në vitin 1927, vit ky që shënonte edhe fillimin e trajtimit ligjor të pasurisë pyjore në

shtetin shqiptar. Në varësi të kësaj prefekture ishin vendosur edhe dy zyrat e pyjeve

në Qukës të Librazhdit dhe në Martanesh.420

Ndërsa sipas regjistrimeve të bëra në vitin 1945, pasuritë pyjore në prefekturën e

Elbasanit llogariten me një sipërfaqe rreth 150 000 ha ose 15% të gjithë sipërfaqes

pyjore të Shqipërisë. Sipërfaqet pyjore më të mëdha ndodheshin në nënprefekturën e

Qendrës dhe asaj të Peqinit.421 Më poshtë po paraqesim një listë të pyjeve më të

rëndësishëm që gjenden në këtë prefekturë ndarë sipas nënprefekturave :

Tabelë nr. 21 Shpërndarja e pasurive pyjore në prefekturën e Elbasanit, viti

1945.422

Prefektura /

Nënprefektura

Emri i pyllit Sipërfaqja

në ha

Fuqia landore e pyllit Llojet e

drurëve Material në

Këmbë m3

Material i

shfrytëzuar

Peqin

Pylli i Luniqit 250 25000 3000 Dushk

Pylli i Bishqemit 500 40000 4000 Dushk etj.

Pylli Pajum 1500 150000 20000 Dushk, shkozë

Belsh

Xhiberakë 1000 100000 10000 Dushk, shkozë

Vidhas 1000 100000 10000 Dushk, shkozë

Shelk 150 30000 9000 Plep

Cërrik 450 46000 4500 Dushk, shkozë

Qendër Muçan 700 70000 7000 Dushk, shkozë

Belsh Shalës 100 10000 1000 Dushk, shkozë

Gramsh

Dardhës 750 75000 7500 Dushk, shkozë

Kaçiveli 500 50000 5000 Dushk, shkozë

Mali i Hekurit 300 30000 3000 Dushk, shkozë

Mali i Vatit 300 30000 3000 Dushk, shkozë

Curunjë 400 40000 4000 Dushk, shkozë

Brezë 1300 390000 10000 Bredh e ah

Dushku i Bullanit 1300 200000 20000 Dushk, shkozë

419 “Shqipënia më 1937”, Veprimi shtetnor gjatë njëzet e pesë vjetëve të parë të vetqeverrimit, vëllimi I,

Botimet e Komisionit të Kremtimeve të 25-vjetorit të Vet-Qeverrimit 1912-1937, Tiranë, 1937, f.97 420 Elbasani Enciklopedi, grup autorësh, Elbasan, 2003, f 532

421 A.Q.Sh, Fond 494, v. 1945, dosje 492, f.9-11

422 Po aty, f. 9-11

Page 175: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

145

Gramsh

Pyjet e Gribës 1500 300000 75000 Bredh e ah

Sojnik 300 120000 30000 Pishë

Sanagorë himje 2600 780000 200000 Pishë e ah

Grabovë B 1300 390000 100000 Pishë

Grabovë A 500 50000 5000 Dushk, shkozë

Lukovë-Kukur 2000 600000 150000 Pishë, bredh

Kamiçan 1200 360000 100000 Pishë e ah

Kabash-Tërvel 25000 750000 150000 Ah e dushk

Qendër Pyjet e Shpatit 5000 1500000 300000 Pishë, ah

Martanesh Pyjet e Shmilit 1000 300000 60000 Ah e dushk

Qendër Pyjet Sanishte 2000 400000 100000 Lis

Librazhd Pyjet e Hudenishtit 2500 750000 150000 Ah e dushk

Librazhd Pyjet e Shebenikut 2500 750000 150000 Ah e dushk

Qukës

Pyjet Stravaj 2000 800000 200000 Ah e bredh

Bërzeshtë-Polis 7000 1400000 280000 Pishë e dushk

Po të llogarisim fuqinë lëndore të pyjeve, në prefekturën e Elbasanit rezulton se

materiali drusor, matur në m3 këmbë, që gjendet në pyjet e kësaj prefekture është 10

635 000 m3, nga 79 000 000 m3 këmbë material drusor në që gjendet në pyjet e

Shqipërisë. Pra, në këtë prefekturë gjendet rreth 13.46 % e materialit drusor të pyjeve,

në shkallë vendi. Për sa i përket fuqisë prodhuese dhe materialit të shfrytëzuar prej

tyre, në këtë prefekturë kemi 217 100 m3 material i shfrytëzuar në vit, nga 1 500 000

m3 në vit që është prodhimi i përvitshëm i pyjeve të gjithë Shqipërisë.423

Sipas ligjit të Reformës Agrare të Zogut, pyjet nuk i nënshtroheshin shpronësimit të

detyruar, sado të ishte sipërfaqja e tyre, kur këto nuk ndodheshin brenda tokës së

shpronësueshme. Po kështu, edhe pyjet me sipërfaqe deri në 10 ha, të cilët ndodheshin

brenda sipërfaqes së planifikuar për shpronësim, nuk i nënshtroheshin shpronësimit të

detyruar.424

Për nga sipërfaqja pyjore, prefektura e Elbasanit renditet e dyta në shkallë vendi, pas

asaj të Shkodrës (me 250 000 ha) ndërsa bashkë me prefekturat e Shkodrës, Korçës,

Dibrës e Beratit, ato përbëjnë rreth 710 000 ha sipërfaqe pyjore, nga 990 000 ha

gjithsej që llogariteshin në shkallë vendi në vitin 1945, pra gati 71% të sipërfaqes

pyjore të Shqipërisë.425 Pyjet, pronësi private ishin në përgjithësi pronë e

423 A.Q.Sh, Fond 494, v. 1945, dosje 492, f.9-11 (llogaritjet nga F.GJ)

424K. Çevi, V. Juri, vepër e cituar, f.25

425 A.Q.Sh, Fond 494, v. 1945, dosje 492, f. 11

Page 176: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

146

latifondistëve. Njëkohësisht këta zotëronin edhe pyjet me cilësi më të mira dhe me

kushte të mira për shfrytëzim. Pronari më i madh i pyjeve në prefekturë ishte Shefqet

Vërlaci.

Në 27 maj 1925 ishte dekretuar ligji që kishte të bënte me zotërimin e pyjeve dhe

kullotave, ligj ky që në fakt i hapte shtegun klikave sunduese të njiheshin si pronarë

legalë në çdo pyll të rëndësishëm. Shoqëri të huaja italiane e gjermane kishin siguruar

koncesione për shfrytëzim e prerje pyjesh në një sërë zonash të vendit si p.sh. zonën

pyjore të Mamurrasit, Malin e Bardh, malin Skënderbej etj. Në vitin 1927 shfrytëzimi

i pyjeve mori përpjesëtime edhe më të gjera, gjë që dëshmohet nga numri në rritje i

sharrave mekanike, duke shënuar në këtë periudhë 24 të tilla. Pagat e ulëta të

punëtorëve, kushtet e favorshme që krijonte transporti detar, kushtet e leverdishme me

të cilën jepeshin nga shteti koncesionet e prerjes së pyjeve si edhe mungesa e

kontrollit të tyre, kishin favorizuar ngritjen e sharrave të tilla në pyjet afër rrugëve dhe

skelave.426

Prodhimi blegtoral në qarkun e Elbasanit

Një pasuri relativisht të madhe të ekonomisë së vendit tonë përbënte edhe blegtoria, e

cila ushtrohej si ekonomi ndihmëse pothuaj nga çdo familje fshatare. Duhet theksuar

se si ekonomi më vete, blegtoria ushtrohej nga një numër i vogël familjesh blegtore, të

cilat përfaqëson vetëm 3% të ekonomive bujqësore. Edhe në blegtori, në periudhën

pas shpalljes së pavarësisë së vendit e deri në vitet e monarkisë, rendimenti i

prodhimit ishte i ulët. 427

Teki Selenica, në informacionin që jep lidhur me analizën ekonomike të prefekturave

dhe mbarë vendit në vitin 1927, e cilësonte prefekturën e Elbasanit mjaft të pasur në

pikëpamjen e zotërimit të bagëtive dhe sigurimit të produkteve blegtorale. Ai për

Prefekturën e Elbasanit, jep këto të dhëna:428

426 K. Mishta, Lëvizja punëtore në Shqipëri, Tiranë, 1976, f.117

427 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Historia e Shqipërisë III, Tiranë, 1984, f. 48

428 T. Selenica, Shqipëria në vitin 1927, vepër e cituar, f.265

Page 177: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

147

Tabelë nr. 22 Numri dhe llojet e bagëtive sipas nënprefekturave, viti 1927

Llojet e

bagëtive

Nënprefektura

Totali i krerëve Numri i krerëve

Elbasani Peqini Gramshi

Dhen

Dhi

Shqerra

Kecër

Lopë

Vica

Buallica

Qe

Cjep

Kuaj

Mushka

Gomarë

Pela

Derra

102140

64100

56670

29900

7200

4580

870

12950

6750

3850

380

3950

2160

-------

13000

7000

2000

1000

600

150

50

1500

1000

300

20

600

300

---------

15682

20000

9171

13224

1217

732

----

1864

1086

244

44

535

135

----

130822

91100

67841

44124

9017

5462

920

16314

8836

4394

444

5185

2595

-----

Në përgjithësi për vitet ‘20-’30-të të shekullit XX, të dhënat për numrin e kafshëve

blegtorale dhe të nënprodukteve të tyre janë të pakta, sporadike dhe jo për të gjithë

prefekturën. Kështu, për vitin 1935, kemi këto të dhëna për disa zona të prefekturës së

Elbasanit: 429

Në qytetin e Elbasanit numëroheshin 44 familje bujq, numri i personave në punë ishte

80, numri i krerëve të buajve për punë ishte 25 dhe kuaj për lëvrimin e tokës nuk

kishte.

Në nënprefekturën e Peqinit, po në këtë kohë kishte 310 familje bujq, numri i

personave në punë ishte 84, buaj për punë ishin 6 dhe kishte 2 kuaj për lëvrimin e

tokës.

429 S. Kongoli. vepër e cituar,

Page 178: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

148

Për disa qytete e katunde të prefekturës, për vitin 1935, kemi këto të dhëna:

Tabelë nr. 23 Sasia e pendëve të qarkut Elbasan, viti 1935430

Emri i katundit Librazhd Gramsh Mollas Kukur Tunja Zdrajsh Qukësi

Nr. i pendëve 431 223 435 503 294 292 694

Emri i katundit Gjinari Zavalina Shtëpanj Belshi Kërraba Qendra Peqini

Nr. i pendëve 220 268 613 937 584 479 1324

Në vitet 1930 - 31, gjendja e blegtorit, sikurse dhe ajo e bujkut, u bë shumë e vështirë,

aq sa me zor ata siguronin nevojat e tyre dhe të familjes. Fillon dhe bie numri i

krerëve të bagëtive, shtrenjtohen kullotat dhe mungojnë tregjet e jashtëm. Çmimi i

bagëtive dhe produkteve të tyre u ul aq sa u bë pa leverdi rritja e blegtorisë.431

Në kuadrin e masave përmirësuese në ekonomi që po ndërmerrte qeveria e Zogut,

Ligji mbi inkurajimin dhe përmirësimin e shtazëve të vendit, synonte të

ndërgjegjësonte personat pronarë dhe rritësit e blegtorisë në vend, se paraqitja për

vizitim tek mjeket veterinarë e shtazëve riprodhuese me fuqi trashëguese është jo

vetëm në dobi të këtyre kafshëve, por edhe të vetë personave pronarë. Ndaj, për të

nxitur kujdesin e vazhdueshëm në mirërritjen dhe përmirësimin e gjësë së gjallë,

nëpërmjet vajtjes së tyre tek këta mjekë, Ministria e Ekonomisë Kombëtare premtonte

t’u jepte dhuratë të gjithë personave pronarë 10-50 franga ari.432 Po kështu, me qëllim

përmirësimin e racave të shtazëve të vendit, Ministria e Ekonomisë Kombëtare,

merrte përsipër të sillte nga jashtë raca të përmirësuara e t’ia shiste popullit me çmime

të favorshme, me kredi, apo t’i përdorte edhe vetë, në vende ku i shihte të

arsyeshme.433

Një pjesë e blegtorisë ishte pjesë e ekonomisë bujqësore private, pjesa tjetër ishte

pronë e ekonomive që merreshin kryesisht dhe vetëm me zhvillimin e blegtorisë.

Pronarët më të mëdhenj të blegtorisë ishin çelnikët, që merreshin kryesisht me rritjen

dhe administrimin e tufave të mëdha të bagëtive, si dhe çifligarët, pronarë tokash apo

tregtarët e mëdhenj, të cilët kishin në pronësi të tyre pjesën dërrmuese të bagëtive, që

arrinte në disa mijëra krerë. Sikurse çifligarët pronarë të mëdhenj tokash edhe çelnikët

430 S. Kongoli. vepër e cituar, 431 S. Kongoli, vepër e cituar,

432 Fletore Zyrtare Nr. 42, 27 qershor 1932, f.1, art. 1

433 Fletore Zyrtare Nr. 42, 27 qershor 1932, f.1, art. 3

Page 179: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

149

ishin shtresa më e privilegjuar e blegtorëve, që shfrytëzonin punën e të tjerëve. Në

prefekturën e Elbasanit dalloheshin tre kategori çelnikësh, sipas numrit të krerëve që

zotëronin dhe çobanëve që shfrytëzonin për ruajtjen e bagëtive:

a) çelnikë të mëdhenj, që kishin nga 3 000 deri në 6 000 e më shumë krerë, siç

ishin vëllezërit Kapurenj në Elbasan434, po kështu edhe çelnikët e mëdhenj të zonës së

Grabovës dhe të Polisit ishin të përmendur për tufat e mëdha, deri në 3 000 kokë

dele.435

b) çelnikë të mesëm, që kishin në pronësi nga 1 000 deri në 2 000 krerë dhe

c) çelnikë të vegjël, që kishin nga 400 deri në 1000 krerë.436

Të gjithë çelnikët shfrytëzonin punën e çobanëve dhe, sipas numrit të krerëve të

bagëtive, secili kishte nga 10 deri në 60 çobanë me gjithë familjet e tyre.

Pas çelnikëve vinte shtresa e blegtorëve të lirë, që kishin në pronësi nga 100 deri në

400 krerë bagëti. Këta nuk bënin pjesë në sferën e veprimtarisë së çelnikëve, por

bashkoheshin vetë nga 3-4-5 familje dhe i ruanin bashkërisht bagëtitë, interesoheshin

vetë për gjetjen e kullotave, të tregut të shitjes së prodhimeve dhe nuk shfrytëzonin

punën e të tjerëve.437

Shtresa më e varfër e blegtorëve ishin çobanët, që zotëronin vetëm 10 deri në 40 krerë

bagëti. Këta ua shisnin çelnikëve forcën e punës së tyre, kundrejt një shpërblimi

shumë të vogël në të holla. Kjo bënte që ata të ishin lidhur ngushtë me çelnikët, jo

vetëm nëpërmjet shitjes së forcës së tyre të punës, por edhe me anë të kullotës, shitjes

së qumështit, mishit, leshit, produkte këto që mund të siguroheshin vetëm me

ndërmjetësinë e çelnikut, i cili, në këto raste, i shfrytëzonte nëpërmjet ortakërisë që

bënte me pronarët e kullotave, me sipërmarrësit e baxhove apo edhe tregtarët e mishit,

leshit, lëkurës etj.438

Grupi i fshatarëve të varfër në zonën e malësisë kishte nga 60 deri në 100 krerë. Në

këtë grupim me 758 familje, vetëm 113 familje ishin pronarë me 65 krerë për familje

duke zotëruar vetëm 16% të kafshëve.439

Në vitet e krizës 1929-1935 kullotat verore u bënë objekt sulmi nga fshatarët në

Çermenikë, Zaranikë dhe Bërzeshtë, me qëllim për t’i kthyer ato në toka buke si dhe

434 A. Kotani. Disa çështje të reformës…., vepër e cituar, f.11-12

435 AQSH, Fond 271, 1929, dosje 60, f.3

436 A. Kotani, vepër e cituar, f. 11-12 437 Po aty, f.12

438 Po aty, f.12

439 AQSH, Fond 271, v 1929, dosja 60, f.3

Page 180: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

150

për ndërtim shtëpish. Në Bërzeshtë rezistenca e fshatarëve të grupuar për realizimin e

një qëllimi të tillë shkoi deri në përleshje me xhandarët.440 Në mjaft raste mungesa e

mjeteve të domosdoshme të jetesës, bënte që nga grupi i fshatarësisë së mesme

sidomos, të kishte lëvizje të përhershme nga fshati drejt qytetit, kurse pjesa tjetër, si

fshatari i varfër dhe ai i pasur, mbeteshin në fshat.

Në vitet e krizës, një fenomen tjetër i përhapur ishte edhe largimi i fshatarëve nga

tokat, i cili u bë shqetësim i madh i organeve qeveritare, aq sa me porosi të veçantë,

kërkohej që fshatari të lidhej ngushtë me tokën.441 Rasti i burgosjes së fshatarëve të

Sulovës nga Shefqet Vërlaci për shkak të moslidhjes së kontratave me pronarin e

tokës,442 sikurse edhe rasti i mësipërm tregon qartë shqetësimin e organeve qeveritare

për të mos lejuar lëvizjen e popullsisë fshatare. Po kështu për t’u përmendur është

edhe fakti që gjatë kësaj periudhe të varfërimit të fshatarëve dhe rritjes së borxheve të

kësaj shtrese sociale, në periudhën e krizës ekonomike botërore, fshatarët vazhduan të

shisnin kafshët dhe bagëtitë e tyre, duke bërë që një pjesë e mirë e familjeve fshatare

të mos zotëronin më as pendën e qeve dhe as një ka të vetëm për të cilat kishin aq

shumë nevojë për të punuar në ekonomitë e tyre. Kafshët dhe bagëtitë e shitura u

grumbulluan nga tregtarët e spekulantë, të cilët i eksportonin jashtë vendit kafshët e

grumbulluara, ose ua shisnin fshatarëve të pasur apo pronarëve çifligarë. Këta nga ana

e tyre mund t’i jepnin edhe me qira këta kafshë pune, të cilat i përdornin familjet e

varfra në pamundësi për të blerë ato. Shifrat e eksportimit të këtyre kafshëve në

periudhën e viteve 1922-1938, dëshmojnë për rreth 34 733 buaj dhe qe, të cilat nuk u

zëvendësuan në vend as me kafshë të tjera pune dhe as me vegla e mjete të tjera

moderne. Shifra të tilla tregojnë se në vitin 1938 në vend kishin mbetur vetëm 84 095

pendë qe dhe 8840 pendë buaj, pra mesatarisht 1 pendë qe për çdo 4.2 ha tokë.443

Në të shumtën e viteve të Mbretërisë, gjendja e blegtorisë në mbarë vendin ishte në

një shkallë të ulët, por relativisht më të mirë, krahasuar me bujqësinë. Prodhimet

blegtorale në përgjithësi plotësonin nevojat e vendit, madje përbënin edhe pjesën më

të madhe të artikujve të eksportit.444 Ndër produktet blegtorale me rëndësi që

440 AQSH, Fond 271, v 1936, dosje 73, f. 1-5

441AQSH, Fond 271, v 1936, dosje 154, f. 7. Shënim Qarkore e veçantë ishte ajo e Ministrisë së

Punëve të Brendshme e dt. 07.12.1936 442 AQSH, Fond 271, v 1938, dosje 394, f.1

443 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Histori e Shqipërisë III, Toena, 2007, f.114

444 V. Duka, “Histori e Shqipërisë në vitet 1912-2000”, Tiranë, 2002, f. 185

Page 181: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

151

eksportonte Elbasani ishin lëkurë të thata të kafshëve të buta e të egra, vezë, vaj,

ullinj, dyllë blete, lule djathi, brinjë, zorrë të thata.445

Kafshët e punës ishin të pakta në numër, të vogla në peshë dhe të ushqyera keq dhe

për pasojë nuk përballonin dot punë të rënda. Plehu kimik nuk njihej dhe, si pasojë i

vetmi pleh për pasurimin e tokave bujqësore merrej nga blegtoria, por edhe plehu

organik përgjithësisht ishte i pakët. Shpesh herë, kullotat dhe livadhet bëheshin pre e

grabitjes nga pronarët e mëdhenj të tokave. Kishte edhe raste të sulmit e rrëmbimit të

këtyre tokave nga bujqit e varfër edhe të mesëm, sidomos në vitet e krizës, 1931-

1925. Në njërin nga shtypet e kohës, që njihej për politikën e tij mbështetëse ndaj

regjimit monarkist, në kuadër të propagandimit të arritjeve gjatë 10 vjetëve të regjimit

monarkist, relacioni zooteknik për prefekturën e Elbasanit dëshmonte këto

zhvillime:446

1- ekzistencën e instituteve zooteknike në Elbasan,

2- zhvillimi i konkurseve dhe propagandës zooteknike

3- rritja e kuajve dhe dhënia e çmimeve e diplomave për rritësit më të mirë.

Së fundmi theksojmë pikëpamjet e studiuesit italian Baldacci, i cili e kishte

konsideruar Shqipërinë një vend që mund të zhvillohej ekonomikisht pasi zotëronte

pasuri të shumta bujqësore e blegtorale. Ai me të drejtë vërente se në Shqipëri

kultivohej misër e grurë si në të gjithë vendet e rajonit, por e ardhmja e Shqipërisë

Industriale do të ishin bimët e orizit, duhanit dhe pambukut. Duhani vërtet mbillej

gjithandej, por ai evidentonte se edhe në treg, më i preferuar ishte duhani i kultivuar

në zonën e Shkodrës dhe Elbasanit.447 Edhe pse me nota entuziaste për të ardhmen e

progresin e sigurt të Shqipërisë, ku ai pa dyshim nuk e kupton dot këtë zhvillim pa

ndihmën dhe kontributin e Italisë mike, vëren në mënyrë të drejtë faktin që vitaliteti

ekonomik i Shqipërisë është i siguruar nga bujqësia e blegtoria dhe Shqipëria ka qenë

hambari i Romës, ndërsa gjendja e një pjese të mirë të fshatarësisë është ende e

mjerueshme. Më tej, ai shpreh edhe bindjen, se çdo formë e progresit shoqëror do t’i

shërbejë mrekullisht ngritjes së shpirtit shqiptar, sidomos në rast se mund të

shndërrohen fshatarët e bujkrobërit e sotëm në pronarë të vegjël, duke i detyruar

latifondistët t’i kushtohen me dashuri punimit të tokës që ajo të rrisë prodhimtarinë,

pa mohuar këtu rolin e një politike të kujdesshme bujqësore nga ana e shtetit

445 Revista “Ekonomisti shqiptar”, 1932, f.42

446 Gazeta “Drita”, Tiranë, 14 gusht 1938

447 A. Baldacci, Shqipëria e Madhe, Tiranë, 2006, f 231

Page 182: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

152

monarkik, (të cilit i thur lavde se ka meritën e arritjes së një progresi të shpejtë brenda

një kohe të shkurtër, që realisht për vende të tjera të rajonit do të ishte e pamundur të

realizoheshin). Sërish, thekson me të drejtë ky studiues kur evidenton se e ardhmja do

të jenë një kombinim i drejtë i politikës bujqësore me atë minerare e pyjore, se

Shqipëria dhe njëkohësisht Elbasani (shënim i autores F. Gj) kanë resurse të

konsiderueshme.448

III.3 Çështja agrare në vitet 1925 - 1929

Çështja agrare në tërësinë e saj përfshin problemin bujqësor të tokës si burimin

fillestar të çdo pasurie dhe një nga burimet kryesore të jetës së njerëzve, të teknikës

dhe mënyrës së punimit të tokës, raportin që kanë njerëzit ndaj tokës dhe mjeteve

kryesore të prodhimit në bujqësi, problemet sociale të marrëdhënieve midis njerëzve,

grupeve shoqërore dhe strukturave klasore në fshat, marrëdhëniet dhe problemet mes

prodhuesve bujqësorë e atyre industrialë mes qytetit dhe fshatit, të cilat burojnë dhe

përcaktohen nga mënyra e prodhimit, nga format e pronësisë mbi tokën e mjetet e

tjera kryesore të prodhimit, nga karakteri i zotërimit dhe posedimit të saj.449

Çështja agrare ka patur një ndikim të madh në zhvillimin e ngjarjeve të jetës sonë

kombëtare pothuaj gjatë gjithë shekullit XX. Strumbullarin e çështjes agrare pa

dyshim e përbën çështja e tokës. Por koncepti i çështjes agrare mbështetet në një bazë

të gjerë, duke u konsideruar një koncept i ngushtë dhe i gjerë njëkohësisht, por duhet

të mos ngatërrohet me termin “lëvizje agrare” edhe pse të dy konceptet janë sa të

dallueshëm, aq edhe lidhen ngushtë me njëri-tjetrin.450

Në kuadër të këtij punimi është e rëndësishme për ne të dallojmë:

- Kur del për herë të parë çështja agrare?

-Çfarë paraqet çështja agrare në fillim të shek XX e deri në vitet ‘20, ‘30 të këtij

shekulli në Shqipëri dhe në trevën e Elbasanit më konkretisht?

-Sa e zgjidhi çështjen agrare Reforma Agrare e regjimit monarkist dhe ç’rezultate

konkrete pati ajo në trevën e Elbasanit? Në Shqipëri, nisur nga vetë kushtet e

448 A. Baldacci, Shqipëria e Madhe, Tiranë, 2006, f 251

449F. Qytyku. “Reforma agrare, revolucioni i parë i marrëdhënieve ekonomike shoqërore në fshat”

disertacion shkencor, viti 1990 450 G. Shpuza, Në vazhdën e gjurmimeve…Tiranë, 1997, f. 238-239 Shënim. Për konceptin lëvizje

agrare do të flasim në kapitullin IV në kuadër të çështjes Lëvizjet e fshatarësisë për tokën dhe çështjen

e taksave.

Page 183: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

153

zhvillimit të saj, çështja agrare do të dalë në pah relativisht vonë, vetëm pas shpalljes

së Pavarësisë. Shqipëria ishte një vend kryesisht bujqësor, me mbeturina të theksuara

të marrëdhënieve feudale, me një bujqësi të prapambetur dhe me karakter ekstensiv.

Rreth 90 % e popullsisë në vend merrej me bujqësi dhe pronarët e mëdhenj çifligarë

zotëronin tokat më pjellore.451 Me krijimin e shtetit shqiptar, çështja e pronësisë së

tokës, u bë një nga problemet e rëndësishme, që tërhoqi vëmendjen e patriotëve

shqiptarë, por shpeshherë ajo provokoi edhe përplasje interesash, të cilat u bënë shkak

edhe për një sërë ngatërresash, që përfunduan me pasoja politike të rëndësishme më

pas.

Në fillim të shek. XX, në Elbasan sikurse edhe në viset e tjera shqiptare,

karakteristikë në aspektin ekonomik në fshat, dhe padyshim edhe në qytet është

ndërthurja e marrëdhënieve të vjetra feudale me marrëdhëniet e reja kapitaliste. Në

fshat dhe nëpër çifligje, marrëdhëniet mes prodhuesve bujqësor dhe pronarit çifligar

po zhvilloheshin drejt detyrimit ekonomik dhe ekonomia monetare kishte përfshirë në

sferën e saj prodhimin bujqësor të çifligut, por edhe pronën e madhe tokësore.452

Ndërsa, në qytet kjo shfaqet me ngritjen e punishteve zejtare dhe fabrikave të pajisura

me motor, krahas esnafeve ekzistues.

Qeveria e Ismail Qemalit për vetë kushtet në të cilat ndodhej vendi dhe përballë

kërkesave për zgjidhjen e kësaj çështje, pa dyshim që nuk mund ta anashkalonte

çështjen agrare, por ajo duhej shtruar në përputhje edhe me veçoritë e kategorive të

ndryshme të fshatarësisë në vend. Ismail Qemali në 21 tetor të vitit 1913, do të

premtonte se kabineti i tij do të merrte çdo masë që shqiptari të mos mbetej kurrë pa

qenë zot i tokës. Por, masa e parë dhe e vetme që mori kjo qeveri në këtë fushë ishte

kalimi në duart e saj i çifligjeve që kishin qenë deri atëherë në pronësi të shtetit

osman. Ndoshta, kjo qeveri mendonte se pajisja e fshatarëve me tokë do të bëhej nga

fondi i pronës shtetërore, kundrejt pagesës dhe pa i prekur çifligjet private. Por

ndërkohë gjithnjë e më shumë po vihej re grabitja masive e tokave shtetërore,

pikërisht nga çifligarët e mëdhenj, ndaj për të shpëtuar këtë fond që pa dyshim do t’i

shërbente për pajisjen me tokë të fshatarëve pa tokë ose me pak tokë, kjo qeveri do të

ngrejë një komision të posaçëm hetues për të zbuluar e për të kthyer tokat shtetërore

të grabitura.453 Këtë tendencë të tillë të qeverisë për një rishikim të kufijve dhe

451 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Histori e popullit shqiptar III, Toena, Tiranë, 2007, f.44

452 Zh.Daja, Elbasani në vitet 1892-1908, sipas regjistrave osmanë, Tiranë, 2014, f.24

453 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Histori e popullit shqiptar III, Toena, Tiranë, 2007, f.44

Page 184: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

154

pronave të mëdha, pasi edhe sipas shumë patriotëve të mëdhenj të asaj kohe, këta

kufij kishin ndryshuar abuzive në dëm të pronave shtetërore, shumë pronarë të

rëndësishëm e panë si një shqetësim të madh dhe u kjo u bë një nga faktorët më të

rëndësishëm për formimin e qeverisë rivale të Durrësit, të udhëhequr nga Esat Pashë

Toptani.454

Edhe në shtypin e kohës si “Përlindja e Shqipënies”, edhe nga disa patriotë e

personalitete, si Fan Noli, Terenc Toçi, shprehej nevoja e zbatimit të një reforme

agrare. Për shkak të një sërë rrethanave, komisioni i tokave nuk arriti të shtrinte

veprimtarinë e vet as në të gjithë territorin e kontrolluar nga Qeveria e Vlorës, ndaj

kjo nismë për shkak edhe të një sërë kundërshtive, por edhe të mungesës së kohës,

mbeti pezull, pa mundur të realizohej.455

Lufta e parë Botërore dhe pushtimet e huaja në Shqipëri bënë që për disa kohë çështja

e Reformës Agrare të mbetej pezull. Rreziku i copëtimit që kërcënonte Shqipërinë,

kishte bërë që të liheshin mënjanë kontradiktat klasore e ishte krijuar një front i

përbashkët çlirimtar. Me zhdukjen e një rreziku të tillë, në përfundim të kësaj lufte,

kontradiktat klasore dhe problemet politike që kishin të bënin me demokratizimin e

vendit dolën në plan të parë. Një luftë e tillë shprehej me luftën agrare që ishte

drejtuar në parlament kundër mbeturinave të marrëdhënieve feudale si edhe në luftën

për demokratizimin e aparatit shtetëror. Por qeveritë që erdhën në pushtet nga viti

1920 deri në vitin 1923, të drejtuara nga Iliaz Vrioni, Xhaferr Ypi e Ahmet Zogu u

përpoqën të ruanin e madje forconin më tej marrëdhëniet e vjetra feudale duke forcuar

pozitën e shtresës së bejlerëve e çifligarëve si edhe duke rritur shfrytëzimin mbi

fshatarësinë.456

Lidhur me këtë çështje, në mënyrë të veçantë në vitet 1921-1923 në parlament e

jashtë tij, në shtypin zyrtar e jo zyrtar, u bënë diskutime dhe u zhvilluan debate të

shumta e të ashpra midis forcave përparimtare e demokratike nga një anë dhe atyre

konservatore nga ana tjetër. Në parlament, filloi në vitin 1921 një luftë agrare, e cila u

gjallërua më me forcë në vitin 1923. Shkak për fillimin e një lufte të tillë në

parlament, si edhe pasqyrimin e saj në shtypin e kohës ishte bërë në fakt, lëvizja që

kishte nisur në fshatra kundër shtypjes feudale dhe politikës antipopullore të qeverive

reaksionare. Sikurse në mjaft rajone të vendit, si në Vlorë, Gjirokastër, Shkodër,

454 A. Këlcyra, Shkrime për historinë e Shqipërisë, Tiranë, 2012, f.312

455 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Histori e popullit shqiptar III, Toena, Tiranë, 2007, f.44

456 B. Çiraku, Çështja agrare në parlament në vitet 1921-1923, në Studime historike, nr.3, v. 1974, f

Page 185: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

155

Delvinë, Durrës, Korçë etj., edhe në Elbasan fshatarësia filloi të lëvizë duke zaptuar

çifligje të bejlerëve, duke mos njohur shtetin si pronar të tokës, duke mos paguar të

dhjetën e të tjera forma të taksimit. Por, si në mbarë vendin edhe në Elbasan një

lëvizje e tillë e fshatarësisë kundër shtypjes feudale ishte spontane, e dobët, e

paorganizuar dhe pa një udhëheqje politike.457

Goditja e parë që iu dha sistemit çifligar nga elementët demokratë në parlament, ishte

ndezja e një lufte të ashpër midis dy grupimeve kryesore politike, ose Partive

Popullore dhe Përparimtare për heqjen e titullit “Bej” e “Shkëlqesi”. Megjithëse një

kërkesë e tillë ishte më shumë një luftë në formë sesa në përmbajtje që i bëhej sistemit

feudalo-çifligar, ajo shënonte fillimin e fazës së parë të luftës kundër shtypjes

ekonomike, sundimit politik të bejlerëve dhe sistemit në tërësi në Shqipëri. Por edhe

pse zgjidhja e problemit agrar shihej si një mundësi që do krijonte kushte edhe për

zhvillimin demokratik të vendit, reforma agrare që ishte çelësi i këtij zhvillimi, ende

nuk ishte vënë në rendin e ditës.458

Një drejtim tjetër i kësaj faze të parë të luftës për zgjidhjen e çështjes agrare në

parlament, ishte edhe heqja e taksës të “së dhjetës”, një taksë e cilësuar

antiekonomike, si formë shfrytëzimi e si pengesë e rritjes së prodhimit bujqësor, që

frenonte zhvillimin e forcave prodhuese në Shqipëri. Po kështu, në këtë kohë në

parlament shpalosen ide mbi shpërndarjen e tokave të çifligjeve të shtetit fshatarëve

dhe u bëhej apel bejlerëve për t’i organizuar çifligjet e tyre mbi baza moderne, në

mënyrë që të përmirësohej edhe prodhimi kombëtar por edhe të lehtësohej gjendja e

vështirë e bujkut. Për elementët përparimtarë, ose më të avancuar të Partisë Popullore,

si Stavër Vinjau, Fan Noli etj., kjo ishte zgjidhja më e drejtë, ndërsa për elementët

konservatorë zgjidhja më e drejtë ishte dhënia e këtyre çifligjeve ndonjë shoqërie. Por,

në këtë fazë të luftës agrare në parlamentin shqiptar, masat e propozuara nga

elementët demokratë nuk u aprovuan nga parlamenti, e shkak për këtë dukej se ishin

një sërë faktorësh, si p.sh. elementët demokratë luftonin si individë; ata ende nuk

kishin një pikëpamje të përbashkët për çështjen agrare, shfaqnin kërkesa të kufizuara

që nuk preknin drejtpërdrejt pronën feudale mbi tokën; ata gjendeshin të përçarë

ndërmjet partisë popullore dhe asaj përparimtare; por mbi të gjitha dukej se pengesa

kryesore në këtë drejtim ishte vetë natyra feudale e shtetit. Stavër Vinjau, një nga

457 B. Çiraku, Çështja agrare në parlament në vitet 1921-1923, në Studime historike, nr.3, v. 1974, f.50

Shënim: Shih kapitullin e fundit mbi gjendjen ekonomike dhe çështjen mbi lëvizjet sociale në fshat.

458Po aty, f.51

Page 186: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

156

elementët më të fortë kritikë antifeudalë të kësaj periudhe, me të drejtë do të shprehej

në parlament për mosrealizim të kërkesave të elementëve demokratë, pasi në vend

“nuk kishte qeveri të zonjën dhe qeveritarët kishin vetë toka të papunuara”.459

Kështu kjo fazë e parë megjithëse nuk aprovoi asnjë masë të propozuar nga

demokratët, sërish pati rëndësi. Ajo nxiti idenë e reformës agrare, të cilën do ta

përfaqësojë në fazën tjetër të luftës parlamentare Partia Popullore, por njëkohësisht

vetë lëvizja demokratike po bënte hapat e saj të parë.

Në vitin 1923 ishte bërë një rreshtim i ri i forcave politike në parlament. Elementët

demokratë më të shëndoshë të shkëputur nga Partia Popullore dhe ajo Përparimtare,

kishin formuar opozitën e re brenda këtij parlamenti. Lufta agrare mori një hov të ri

në parlamentin shqiptar, i cili u bë arena e përplasjes së qëndrimeve dhe pikëpamjeve

të individëve e partive politike për zgjidhjen e një problemi të tillë agrar, problem ky,

që tashmë konsiderohej si gur prove për çdo parti dhe figurë politike. Shkak për

rifillimin e luftës agrare në parlament u bë diskutimi i “ligjit mbi kontratën e

bujqësisë”, në maj të vitit 1923.

Në kuadrin e përpjekjeve për zgjidhjen e çështjes agrare, edhe në organet e shtypit të

Elbasanit të kësaj periudhe kohore, u zhvilluan debate e u dhanë mendime, orientime.

Mes të tjerash, në faqet e këtij shtypi shtroheshin kërkesa për kufizimin e pronës

çifligare, për vendosjen e sistemit të kontratës mes bujqve dhe çifligarëve, madje

hidheshin ide deri në dhënien e tokës falas bujqve çifçinj. Grupi “As i pashës, as i

beut”, i krijuar si një opozitë borgjeze në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të vitit

1923, ishte i vetmi që në programin e tij bënte fjalë për zgjidhjen e çështjes agrare në

favor të bujqve në tërësi në Shqipëri.460

Në fakt, në rang vendi, qeveria e Nolit e vitit 1924, e shtroi me forcë zgjidhjen e

çështjes agrare, por premtimi i saj mbeti si një projekt në letër, pa patur mundësi të

vihet në jetë. Çështja agrare dhe zgjidhja e saj në të mirë të fshatarësisë, mbeti në fakt

detyra më e rëndësishme dhe më e ndërlikuar e programit të qeverisë së Nolit. Masat

që kjo qeveri mori me synim realizimin e këtij qëllimi, kishin të bënin me lehtësimin e

gjendjes së rëndë të fshatarësisë, që sipas saj lidheshin me mungesën e tokës ose

459 B. Çiraku, Çështja agrare në parlament në vitet 1921-1923, në Studime historike nr.3, 1974, f.52

460 I. Fishta, M. Belegu. “Mbi disa çështje të reformës agrare zogiste “, Studime historike, 1989, nr. 4,

f. 84

Page 187: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

157

pamjaftueshmërinë e saj për pjesën më të madhe të kategorive fshatare, po

njëkohësisht edhe me sistemin e taksave, sidomos taksën e “së dhjetës”.461

Një projektligj i ri i qeverisë i titulluar “Mbi shpronësimin e pasurisë shtetërore”

synonte realizimin e reformës agrare, por që nuk prekte e as kufizonte pronën e

madhe çifligare. Sipas këtij projektligji fshatarët pa tokë, ose me pak tokë, por edhe

kategoritë e tjera të punonjësve të cilët donin të merrnin tokë, mund ta merrnin atë

vetëm më pagesë, ndërsa bujqit çifçinj do të merrnin falas tokat shtetërore që ata

punonin. Fondi i tokave u shtua edhe me pronat që iu sekuestruan së bashku me

pasuritë e tyre, pronarëve të arratisur. Për sa i përket sistemit të taksave, dekretligji i

miratuar nga kjo qeveri, synonte të reformonte taksën e së dhjetës mbi prodhimet

bujqësore, shitja e së cilës në ankand krijonte mundësi për spekulime. Kjo e drejtë e

shitjes së kësaj takse iu dha fshatit, duke përjashtuar myltezimët, të cilët ia merrnin

arbitrarisht fshatarit shumë më tepër nga sa ishte caktuar nga detyrimet e ligjshme

shtetërore. Ndërsa pemët frutore dhe bletët u përjashtuan nga kjo taksë e së dhjetës.

Masa të tilla u zbatuan vetëm në muajt e parë të veprimit të kësaj qeverie dhe nuk u

pasuan nga reforma të tjera, përkundrazi fryma e kundërshtimit ndaj vënies në jetë të

këtij programi sa vinte e rritej nga elementë të moderuar e konservatorë, dhe kështu

edhe fitorja e Revolucionit të Qershorit megjithëse krijoi kushte të përshtatshme për

zgjidhjen e çështjes agrare, nuk e zgjidhi atë as në mënyrë gjysmake.462

Në vitet 1925-1928, vazhdonte të vihej re një prapambetje ekonomike,

pamjaftueshmëri e kapaciteteve financiare vendase për investime në degët kryesore të

ekonomisë dhe zija e bukës ishte kthyer në një sëmundje kronike, që herë pas here

trondiste mbarë vendin. Presidenti i vendit Ahmet Zogu, as që e përmendi çështjen

agrare gjatë viteve të qeverisjes së Republikës Shqiptare.463 Shqetësim parësor i Zogut

ishte pa dyshim forcimi i pushtetit të tij personal, ndaj edhe harxhimet që ai bënte për

nevojat e veta ishin shumë herë më të mëdha sesa të ardhurat që caktoheshin për

shëndetësinë, arsimin e bujqësinë të marra së bashku. Kështu në buxhetin e shtetit të

vitit 1926/27, për zhvillimin e ekonomisë, punëve botore, arsimit e kulturës ishte

caktuar vetëm 25% e të ardhurave, ndërkohë që 75% e tyre u caktohej ushtrisë dhe

mbajtjes së aparatit shtetëror.464

461 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Histori e popullit shqiptar III, Toena, Tiranë, 2007, f.229-230 462Po aty, f.229-230

463Po aty, f.254-256

464 N. Smirnova, Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX, Tiranë, 2004, f.150

Page 188: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

158

Në vitet e monarkisë shqiptare çështja agrare do të shfaqet me tipare dhe dimensione

të reja. Gjendja e keqe e bujqësisë ishte plaga më e rëndë e vendit dhe nevojën e një

reforme agrare e ndiente tashmë edhe vetë Mbreti Zog, edhe pse vetëm pak vite më

parë në kohën e republikës, çështjen sociale ai e njehsonte me bolshevizmin dhe nuk

dëshironte madje as të dëgjonte për të. Sa kohë ky problem social u bë i mprehtë, edhe

reforma agrare shihej si domosdoshmëri.465

Studiuesi i huaj O. Schmitt do të evidentonte faktin se si në Shqipëri, tensionet e forta

shoqërore midis një grupi të varfëruar pronarësh tokash dhe një grupi të vogël

bejlerësh të pasur ishin shfaqur në një formë edhe më të ashpër qysh kur kishin

mbërritur lajmet për revolucionin bolshevik. Që nga viti 1921 fshatarët kishin ngritur

kërkesat e tyre për një reformë agrare nëpërmjet rishpërndarjes së pronës së madhe

fshatarëve të vegjël, hapje tokash të reja dhe teknika moderne sikurse kishte ndodhur

në vendet fqinjë, si Jugosllavi e Rumani. Me ardhjen e Zogut në pushtet, shteti po

përpiqej për ngritjen e pronave model, por nga ana tjetër rrinte dhe vështronte se si

grabiteshin pronat e shtetit nga tregtarë të pasur, pa mohuar që këtë gjë e bënte i pari

edhe vetë ai (Mbreti – shënim i F Gj). Bejlerëve myslimanë, shpesh u mungonte

kapitali për modernizimin e pronave të veta, ndaj shumë nga familjet që ishin goditur

financiarisht filluan t’ua shinin pronat e tyre investitorëve italianë dhe si konkluzion

qeveria e Zogut nuk mundi të realizonte një reformë rrënjësore mbi tokën.466

Edhe sipas studiuesit R. M. Dela Roka, çështja agrare ishte problemi kryesor

kombëtar, në këto vite, pasi me bujqësi merrej më se 80% e popullsisë (edhe pse nuk

e dimë në cilat burime mbështetet ai, kur përcakton një shifër të tillë, në raport me

90% të popullsisë që përcaktohet nga shifrat e Arkivit Shtetëror Shqiptar), duke

furnizuar 90% të prodhimit të pasurive të vendit.467

III.4. Reforma agrare e periudhës monarkiste dhe zbatimi i saj

Realizimi i reformës agrare dhe zgjidhja e drejtë e kërkesave të fshatarësisë për tokë,

përbënte një nga çështjet më themelore për zhvillimin dhe përparimin e Shqipërisë,

pasi popullsia fshatare këtu, zinte 90% të popullsisë së vendit. Nga ana tjetër,

465 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Histori e popullit shqiptar III, Tiranë, 2007, f.298

466 O. Jens Schmitt, Shqiptarët, Një histori midis lindjes dhe perëndimit, Tiranë, 2012, f 176-177

467 R.M dela Roka, Kombi dhe feja në Shqipëri,1920-1944, Tiranë, f.120

Page 189: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

159

Shqipëria çifligaro-borgjeze e asaj kohe ishte një vend i prapambetur agrar me

mbeturina të theksuara të marrëdhënieve feudale në prodhim.468

Tentativat e para për realizimin konkret të një reforme agrare në shtetin shqiptar

bëhen pas vitit 1928, nga qeveria e sistemit monarkist. Deklarata e Zogut për një

reformë agrare do të ngjallë debate, diskutime e reagime të shumta në opinionin

publik të brendshëm. Zogu me nuhatjen politike që e karakterizonte, e kuptonte

nevojën e një reformë agrare, që jo vetëm ta afronte me vendin dhe popullin e tij, por

edhe t’i rriste prestigjin në mjedise shoqërore ku nuk përfshiheshin vetëm bejlerë dhe

reaksionarë, ndaj kjo ishte arsyeja kryesore e shpalljes solemne, të përsëritur në vitet e

mbretërisë së tij.469

Një pjesë e mirë e qarqeve demokratike, në fakt, nuk besonte tek kjo reformë. Ata

mendonin se kjo ishte thjesht një demagogji e Zogut. Në 10 dhjetor 1928, në një

mbledhje parlamentare, Zogu deklaroi me bujë se do të merreshin masat për zbatimin

e Reformës Agrare.470 Më pas, në prill të vitit1929 ai ngarkoi edhe një komision, nën

kryesimin e ministrit të drejtësisë, Hiqmet Delvinës, për përgatitjen e një projekti për

realizimin e reformës. Ky premtim dhe këto hapa të kryera nga mbreti Zog vunë në

lëvizje përfaqësues të ndryshëm të klasave shoqërore në vend, si edhe përfaqësues të

kapitalit të huaj që kishin ndërhyrë gjerësisht në Shqipëri.

Profesori italian Giovanni Lorenzzoni, që u ftua në Shqipëri për të studiuar çështjen

agrare shqiptare dhe për të përgatitur një projektligj të reformës agrare, duke u bazuar

në rezultatet e udhëtimit të tij në të gjithë Shqipërinë si dhe në studimin e literaturës

që i përkiste gjendjes konkrete në Shqipëri, sikurse edhe në shqyrtimin e reformave të

tjera agrare të kryera në Evropë në atë periudhë, përpiloi dy raporte dhe një

projektligj. Duke vlerësuar rëndësinë e reformës agrare për Shqipërinë, ja si shprehet

ai në pjesën e dytë të raportit të tij:

“Si një veprim legjislativ, ai shkul rrënjët më të thella të jetës së një vendi, tue

ndryshue gjendjen e tanishme, tue caktue kohët e ardhme, dhe ven një udhë krejt të re

rregullimi ekonomik, shpirtëror në politikë, ndaj në mënyrën se si do të trajtohet e do

të vehet në zbatim, mvaret në pjesën më të madhe lumturia ose mjerimi i tan kombit.

Ktu nuk asht çështja e modifikimit të këtij apo atij instituti apo të një pjese të veçantë

të jetës ekonomike, por të krejt një sistemi shoqëror, ktu duhet me turbullue një

468AQSH. Fond 471, 1939, dosje VI-17, f.18

469 R.M dela Roka, Kombi dhe feja në Shqipëri,1920-1944, Tiranë, f.120

470 I. Fishta, M. Belegu, vepër e cituar f. 88

Page 190: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

160

gjendje të qëndrueshme për të krijuar një të re, me naltësue disa elementë e me ulë të

tjerët, duke u dhanë tokë këtyne e me ua hequn atyne, me krijue klasa të reja, me

prekun institutin e zotërimit të tokës etj.”471

Po cili ishte në të vërtetë qëllimi i një reforme të tillë në Shqipëri?

Sa dhe si u përfshinë trevat e prefekturës së Elbasanit në këtë reformë?

Pse reforma mbeti gjysmake dhe cilat ishin forcat që penguan zbatimin e saj të plotë

në vend?

Janë këto disa nga problemet që do të trajtojmë në këtë kontekst, duke iu referuar të

dhënave dhe fakteve konkrete të periudhës kohore në fjalë.

Duke iu referuar Ali Këlcyrës në Shkrimet e tij historike për Shqipërinë, ai thekson tri

arsye të mëdha ekonomike dhe politike, që i kanë shtyrë vazhdimisht shqiptarët të

kërkojnë zbatimin e një reforme agrare:472

1- Shqipëria ka shumë tokë dhe pak krahë pune, ndaj është jo vetëm padrejtësi

por edhe anomali ekonomike, që në një vend të tillë afro 1/10 e popullsisë të mos ketë

tokë si pronë private.

2-Në Shqipëri në vitet ‘20 ndodhte e kundërta e asaj çka përfaqëson vendet e

qytetëruara, ku pronat e mëdha tokësore i sjellin një fitim të madh ekonomisë

kombëtare, pasi aty pronarët e mëdhenj në krahasim me pronarët e vegjël, kanë të

gjitha mjetet e duhura dhe përkujdesen për t’i shfrytëzuar me sistem dhe teknikë

shumë të mirë. Kurse, në Shqipëri tokat e punuara më keq dhe të lëna pas dore kanë

qenë ato të pronarëve të mëdhenj, të cilët në vend që ta përqendronin vëmendjen dhe

veprimtarinë e tyre në përmirësimin e tokave që zotëronin, merreshin shpesh me punë

të tjera dhe i linin pronat e tyre dhe fatin e bujqve, që i punonin ato toka në duart e

qehallarëve, ose disa sipërmarrësve të pashpirt të cilëve nuk u interesonte asgjë

përpara egoizmit të tyre personal. Pra, në një regjim të tillë ekonomik të prapambetur,

pasuria kombëtare dëmtohej dhe bujqit e ndienin në kurriz të tyre padrejtësinë.

3- Për të rregulluar në mënyrë përfundimtare e të kontrolluar çështjen e

pronave të mëdha tokësore, kishte edhe arsye politike të brendshme e të jashtme. Në

Shqipërinë e mesme sidomos, disa persona ose familje me pasuri shumë të mëdha,

kishin një farë monopoli në provincat e tyre. Në vitet ‘20 të shekullit XX, kjo anomali

u shfaq hapur dhe rezultoi që një familje ose person, duke përfituar nga influenca

471 AQSH, Fond 441, dosja 625, 1937,

472 A. Këlcyra, Shkrime për …., vepër e cituar, f.315

Page 191: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

161

ekonomike e pronave të mëdha, kishte nga ana e tij të gjithë grupin e deputetëve të

provincës dhe ishte në gjendje t’i përdorte votat e tyre në dobi të interesave të veta e

shpeshherë në dëm të interesave të përgjithshme. Por, pas krijimit të shtetit shqiptar

(1920) në politikën e jashtme u shfaq edhe një rrezik tjetër që lidhej me pronësitë e

mëdha mbi tokën, pasi disa nga pronarët e mëdhenj u shitën nënshtetasve të huaj pjesë

të rëndësishme nga zotërimet e tyre. Këto shitblerje të tokave shqiptare përbënin nga

çdo pikëpamje një rrezik të madh për pavarësinë kombëtare, po të merren parasysh

shkalla e madhe e varfërisë së kombit shqiptar, mjetet e konsiderueshme financiare që

ato dispononin, si edhe influenca e tyre politike në Shqipëri.473

Pas Shpalljes së Pavarësisë, si rrjedhojë e ndikimit gjithnjë e më të madh të

ekonomisë së tregut dhe marrëdhënieve të ekonomisë monetare në fshat, si dhe i

veprimit me intensitet të së drejtës së trashëgimisë, prona e madhe çifligare erdhi duke

u shthurur, copëtuar e pakësuar. Në shpejtimin e këtij procesi ndikoi edhe rritja e

tensioneve sociale, si dhe zhurma e madhe që u bë në vitet 1920-1924 rreth nevojës së

një reforme agrare.

Megjithatë, prona e madhe çifligare dhe veçanërisht marrëdhëniet feudale e

gjysmëfeudale në prodhim nuk pësuan ndonjë ndryshim thelbësor. Në fillim të

periudhës së Zogut, prona çifligare vazhdonte të kishte shtrirje të gjerë dhe zinte

vendin kryesor në pronësinë mbi tokën. Kjo pronë shtrihej gati në të gjitha prefekturat

e vendit, por kryesisht ishte e përqendruar në zonën fushore bregdetare, nga Shkodra

në Vlorë e Sarandë si dhe në fushat e brendshme, në Elbasan, Korçë etj.474 Në fillim

të vitit 1929 në të tërë vendin kishte 224 576 ha tokë pronë çifligare (afërsisht 56,9 %

të pronës mbi tokën) nga e cila 154 589 ha tokë pronë private, 56 287 ha pronë

shtetërore dhe 13 700-ha pronë vakufore.475

Matje të ndryshme jepnin në fakt rezultate të ndryshme; p.sh. sipas matjeve të

administratës shtetërore sipërfaqja e përgjithshme e 471 çifligjeve private rezulton

124 662 ha kurse ajo e 167 çifligjeve shtetërore rezulton 37 132 ha. Sipas G.

Lorenzzonit, profesori italian, që erdhi në Shqipëri për të studiuar çështjen agrare,

tërësia e tokës, pronë private arrin 213 000 ha. Sipas statistikave të Ministrisë së

Ekonomisë Kombëtare, po në vitin 1929, bazuar në hartën fizike të Shqipërisë

1:75000, toka e mundshme për t’u punuar arrin në 367 000 ha. Disa studiues

473 A. Këlcyra. Shkrime për……, vepër e cituar , f.316

474 I.Fisht, M.Belegu. vepër e cituar, f. 90

475 AQSH. Fond 171, v. 1939, dosja VI-17, f.19-21.

Page 192: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

162

përcaktojnë se në këtë tërësi çifligjet shtetërore përbënin 100 000 ha, nga të cilat 50

000 ha janë kënetë, ndërsa prona e madhe private, po në vitin 1929, përcaktohej në

108 014 ha.476

Po kështu, mjaft prej të dhënave që ekzistonin për sipërfaqet e tokave e pronarët

përkatës, ishin kontradiktore, sidomos për çifligjet. Giovanni Lorenzzoni, thotë se

çifligjet shtetërore kanë qenë mbi 100.000 ha, kurse Haxhi Shkoza na e paraqet

sipërfaqen globale të çifligjeve vetëm në prefekturat e Beratit, Vlorës, Durrësit,

Tiranës, Shkodrës dhe Gjirokastrës 56.287 ha, duke mos llogaritur sipërfaqet e 4

çifligjeve të tjera.477 Në kohën e zbatimit të Reformës agrare në Shqipëri, në vitin

1945 u gjetën vetëm 50 000 ha çifligje shtetërore.478 Kjo zbritje e sipërfaqes së

çifligjeve tregon për grabitjet që janë bërë nga pronarët e mëdhenj si edhe korruptimin

e aparatit administrativ, që kundrejt një pagese, mund të legalizonin çdo dallavere dhe

grabitje.

Regjistrimet e bëra nga Zyra e Bujqësisë Elbasan në vitin 1934 japin pothuaj të njëjtët

tregues për pjesën e sipërfaqes tokësore që punohej, pra 22%, po kështu edhe për

pjesën e livadheve, kullotave dhe pemëve frutore, që rezulton 3%. Për sa i përket

sipërfaqes së cilësuar pyje të dobishëm, që në studimin e Teki Selenicës nuk

përmenden, në relacionin e Zyrës së Bujqësisë Elbasan, viti 1934, kjo sipërfaqe

llogaritet 44 310 ha ose 15%. Ndërsa pyjet e padobishëm dhe tokat e zhveshura

përbëjnë 132 930 ha, ose 40%. Pra, në total, kjo sipërfaqe llogaritet jo 277 240 ha, siç

na e paraqet Teki Selenica, por 177 240 ha, ose 55% të totalit të sipërfaqes reale dhe

konkrete.479

Në prefekturën e Elbasanit pronarët e mëdhenj zotëronin 20 100 ha tokë. Në pasqyrën

e mëposhtme, po paraqesim shpërndarjen e pronës së madhe private në Shqipëri dhe

vendin që zë në të Prefektura e Elbasanit:

476 I. Fishta. Th. Kareco. “Prona private në Shqipëri 1912-1944 “ Tiranë, 1995, f.188

477 H. Shkoza, “Financat e Shqipërisë”,Tiranë, 1934, f. 2 478 K. Çevi, V. Xhai. ‘Regjimi juridik i tokës në Shqipëri”, f.15

479 AQSH, Fond 171, v. 1934, dosje IV-272, f. 221

Page 193: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

163

Tabelë nr. 24 Shpërndarja e tokës, pronës së madhe private në Shqipëri, sipas

ndarjes territoriale, në vitin 1929480

Nr PREFEKTURA SIPËRFAQJA E LATIFONDEVE

1- Prefektura e Beratit 36 000 ha

2- Prefektura e Vlorës 33 400 ha

3- Prefektura e Elbasanit 20 100 ha

4- Prefektura e Shkodrës 1 122 ha

5- Prefektura e Tiranës 8 187 ha

6- Prefektura e Durrësit 6 505 ha

7- Prefektura e Korçës 2 700 ha

Gjithsej 108 014 ha

Pra, siç duket nga të dhënat, Elbasani rezulton i treti në vend, për sa i përket

mbizotërimit të pronës së madhe tokësore, pas Beratit dhe Vlorës. Për sa u takon

latifondeve, në këtë prefekturë, sipërfaqja e tyre e përgjithshme ishte 2 483,9 ha, e

zotëruar nga 10 latifondistë (të cilët i kemi paraqitur në mënyrë të detajuar në çështjen

e parë të Kapitullit III).

Fillimisht hartimi i ligjit për reformën agrare iu ngarkua kryetarit të Këshillit të Shtetit

Mehdi Frashërit (i zgjedhur në këtë post në vitin 1929) për shkak edhe të eksperiencës

së gjatë të tij, përkrah të cilit u caktuan për të punuar edhe dy anëtarë të tjerë, Agjah

Libohova dhe Seid Toptani. Por pas përfundimit të projektit nga z. Frashëri, ai do të

nënvizonte në Kujtimet e tij, se do të sillej në Shqipëri një profesor nga Firence e

Italisë, i cili kishte hartuar një projekt tjetër në kundërshtim me atë të z. Frashëri. Në

fakt ai nuk e përmend emrin e specialistit italian, por vetëm thekson se qysh në

mbledhjen e parë i kishte shpjeguar profesorit se një projekt i tillë ishte i

paaplikueshëm në Shqipëri, dhe në retrospektivë të ngjarjeve në Shqipëri lidhur me

çështjen e reformës agrare, z. Frashëri do të vinte sërish theksin se me të vërtetë

rezultatet e këtij projekti pas kaq vitesh tregonin se me ai kishte qenë një projekt i

shtrembër.481

480 AQSH, Fond 171, v. 1934, dosje IV-272, f. 221

481 M. Frashëri, Kujtime, vitet 1913-1933, Tiranë, 2005, f.226

Page 194: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

164

Sikurse dhe klasa e çifligarëve në vend, edhe përfaqësuesit e kapitalit italian u

përpoqën që reforma agrare të mos cenonte interesat, planet e veprimtarinë e tyre

ndërhyrëse në Shqipëri.

Vetë caktimi i një eksperti italian për çështjet bujqësore, (G. Lorenzzoni) i cili u mor

me drejtimin e punës për hartimin e projektligjit të reformës agrare, u bë nën diktatin

e Italisë. Meqenëse nuk mund ta ndalnin një reformë të tillë, ata u përpoqën që të

paktën të mund të zbatohej një reformë gjysmake në Shqipëri. Ndaj, diplomacia

italiane dhe Benito Musolini, që e shihnin Shqipërinë si zonë të fuqishme të ndikimit

italian, ndërhynë pranë Zogut, që ai të pranonte kërkesat e Romës për çështjen e

reformës agrare.

Nga studimi që profesor G. Lorenzzoni i bëri gjendjes bujqësore në Shqipëri, vuri në

dukje një sërë të metash dhe mangësish, që do të ndikonin në një vonim të arsyeshëm

të ligjit edhe reformës agrare përkatëse në vend, në raport me ngutjen që paraqiste

qeveria zogiste për zbatimin e saj.482 Kështu, vërtetimi i pasurisë së patundshme,

ndeshej në vështirësi të shkaktuara nga gjendja e çrregullt e trashëguar nga Perandoria

Osmane. “Mjetet kadastrale, që sot janë në zbatim e sipër në të gjithë shtetet e

civilizuara, formojnë për Shqipërinë sidomos, bazat më kryesore e esenciale për

zhvillimin e bujqësisë dhe rregullimin e të ardhurave shtetërore”, do të theksonte ai

në studimin e tij. “Derisa të mos fillohet kadastra shqiptare është një absurditet të

flitet për reforma që kanë për qëllim modernizimin dhe përmirësimin racional të

bujqësisë”, vazhdon me tej me argumentet e tij, profesor Lorenzzoni. Ja si shprehej

konkretisht ai në një proklamatë drejtuar DPRA (Drejtoria e Përgjithshme e Reformës

Agrare): “Asht vetëm rëndësia dhe vlera e madhe e kadastrës që ka shtrëngue secilin

shtet me harxhue shuma kolosale, kurse në Shqipëri ku tokat bujqësore formojnë të

vetmen pasuri dhe ndodhen në gjendjen më primitive, nuk është bërë një studim

konkret për krijimin e zyrës teknike, qoftë edhe me një fond tepër të vogël, që me anën

e tij të kishte mundësi me organizue, me fillue veprimet kadastrale.”483

Ndërsa në raportin e drejtorit të DPRA-së z. Salih Vuçiterni dhe organizatorit kolonel

Giovanni Ferrota në vitin 1932, do të komentohej kështu lidhur me vështirësitë që

haste zbatimi i një ligji të tillë në Shqipëri: “Në Shqipëri përgjithësisht pasuritë rurale

kufizohen me kufij fantastikë. Asht e vështirë me gjet një çiflig ose pasuri private me

482 AQSH, Fond 173, v 1932, dosja 161. f. 2

483 AQSH.Fond 173, v 1932, dosja “Studimi i profesor Lorenconit mbi bujqësinë “ f.9-10

Page 195: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

165

kufij stable e për kët arsye sidomos shteti nuk ka dijeninë më të vogël për kufijtë e

pasurive të veta. Shumica e tapive nuk i korrespondojnë origjinalevet, origjinalet për

një shumicë tokash dhe sipërfaqesh të mëdha nuk ekzistojnë, por gjenden në arshivat

e zyrës kadastrale në Turqi. Prej çrregullimit të jashtëzakonshëm që ekziston në

stabilizimin e kufinjve të pasurive, grindjet dhe grabitjet nuk kanë me marrë fund në

asnjë mënyrë dhe në një gjendje të tillë nuk do të këtë mundësi për zbatimin e

kadastrës. Me i dhanë fund këtyne makinacioneve ekzistojnë dy mundësi:

a- me shtie në dorë fotografitë e tapive origjinale që janë në Turqi dhe me anë të tyre

me stabilizue kufijtë e pronave që tregojnë tapi.

b- rregullimi i pronave të tjera që nuk janë stable me anë të një dekreti mbretëror ku

do të urdhërohet respektimi i kufijve aktuale (një gjë e tillë asht ba dhe në Itali)

Po kështu, - do të analizonte më tej ai, - duhet të përgatitet dhe instruksioni teknik

dhe programi i punimit për aktivitetet e komisioneve që do të formohen në çdo

prefekturë dhe nënprefekturë.”484

Ndërkohë që zgjidhja e çështjes agrare po bëhej gjithnjë e më shumë çështje dite,

deklarata e Zogut për Reformë Agrare ngjalli diskutime e debate të shumta në

opinionin publik të brendshëm. Një pjesë e mirë e qarqeve demokratike në fakt nuk

besonte në këtë reformë. Ata mendonin se kjo ishte veçse një demagogji e Zogut.

Gazeta “Liria Kombëtare” do të shkruante “A është e mundur që bejlerët dhe

agallarët t’ua falin tokën katundarëve dhe pastaj t’ua dorëzojnë edhe qeverisë? – Jo!

- Atëherë reforma agrare e bejlerëve do të jetë një komedi”485 Pra, pa dyshim bejlerët,

çifligarët dhe ideologët e tyre ishin kundër çdo reforme agrare dhe do të ushtronin

presion mbi qeverinë e Zogut, që ligji i Reformës Agrare të mbetej formal e të mos

prekte interesat e tyre. Kjo klasë pronarësh tokash, prej shekujsh zotër feudale të

Shqipërisë, nuk investonte para në fshat ku zhvillimi kapitalist në fakt nuk ekzistonte

fare.

Pra, Zogu kishte përballë nga njëra anë bejlerët dhe nga ana tjetër masën e popullsisë

së uritur për tokë dhe drejtësi, me problemin për të gjetur përkrahje nga të dyja këto

forca. Por, edhe pse mbreti nuk ishte bej, por veçse një bajraktar i malësisë dhe

bejlerët nuk e konsideronin më një autoritet të barabartë si të tyrin, ai e dinte që nuk

kishte nevojë të kërkonte me çdo kusht konsideratën dhe vlerësimin e bejlerëve,

484 AQSH. Fond 173, v.1932, dosja 161, f.21

485 Gazeta “Liria kombëtare”, nr. 109, dt.1 prill 1929.

Page 196: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

166

mjaftonte veç t’i bënte të padëmshëm dhe t’u impononte respektin për politikën e tij.

Megjithatë, me formulën e gjetur “për administrim të keq”, rreziku i shpronësimit

ishte gjithmonë i pranishëm në rastin e mosmarrëveshjeve ndërmjet qeverisë dhe

ndonjë beu të pabindur. Projekte më radikale reformash agrare, studioheshin dhe

diskutoheshin periodikisht në Tiranë, ndërsa në arkiva kishte gjithmonë një reformë

agrare të gatshme, me pak ose më shumë e gjerë, sipas rrethanave politike kur ajo

duhej trumbetuar, dhe kjo ishte ndër të tjera edhe një mjet presioni mbi bejlerët apo

edhe ndaj elementëve politikë më reformatorë për gatishmërinë e qeverisë.486

Edhe në qarqet jashtë Shqipërisë deklaratat për reformë agrare krijuan tensione të

mëdha. Roma nëpërmjet diplomatëve dhe agjentëve të saj krijoi presion të madh mbi

qeverinë e Zogut, që reforma agrare të mos e pengonte ndërhyrjen e kapitalit italian

në Shqipëri dhe të mos prekte ekuilibrin ekzistues ekonomiko-social.487

Në 3 maj të vitit 1930, pas debatesh e diskutimesh të shumta e të gjata, u dekretua nga

Zogu ligji i Reformës Agrare. Bashkë me këtë ligj u dekretua dhe një kontratë tip, në

bazë të së cilës do të rregulloheshin marrëdhëniet mes bujqve, që ata të mund të mund

te përfitonin toke nga reforma. Po kështu, u dekretua edhe ligji mbi krijimin e Bankës

Bujqësore Kombëtare, që do të ndihmonte fshatarët me kredi.488

Sipas ligjit të Reformës Agrare, pronarëve të mëdhenj, nga sasia e përgjithshme e

tokës së tyre u lihej në përdorim deri në 40 ha tokë (për çdo familje) Po kështu, u lihej

deri në 10 ha pyje dhe 10 ha kullota, pa u shpronësuar, kur këto ndodheshin brenda

çifligut, ndërsa pyjet dhe kullotat që ndodheshin jashtë çifligut bashkë me vreshtat,

ullishtat, kopshtet e pemishtet e çdo lloji nuk prekeshin fare.

Tokat e shpronësuara u shpërndaheshin bujqve dhe fshatarëve me pagesë 20 franga ari

për ha. Çdo familje do të përfitonte 0.5 ha tokë për frymë. Vlera në para për tokën që

merrej (jo më shumë se 5 ha tokë) duhej të derdhej e gjitha menjëherë. Kjo dispozitë

praktikisht e bënte ligjin të pazbatueshëm, pasi shumica e fshatarëve nuk kishin asnjë

mundësi për ta blerë tokën me para në dorë.489

486 R.M dela Roka, Kombi dhe feja në Shqipëri,1920-1944, Tiranë, f.120-121

487G. Lorenzoni, “Çështja agrare”, Tiranë, 1930, f.54

488 Po aty, f. 74

489 AQSH, F.151,V.1930, dosje 216, f.5 Shënim. Ky fond pasqyron qëndrimin e shtypit të huaj për

çështjen e Reformës Agrare në Shqipëri. Këtu bëhet fjale për shtypin e Vjenës “Neues wienier

Extrablatt”, organ i partisë agrare në Austri, i cili pasqyron një intervistë të Z. Mehdi Frashëri në këtë

kohë ministër i Ekonomisë Kombëtare, por edhe përgjegjës për punët e bujqësisë, dhënë një

korrespondenti shqiptar, për këtë gazetë.

Page 197: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

167

Reforma agrare nxori në pah 3 probleme, do të komentonte Mehdi Frashëri, ministër

i Ekonomisë Kombëtare, në vitin 1930490:

1- me i dhanë tokë 7 000 familjeve të bujqve të pa tokë, që kishte Shqipëria,

2- me i punue obligatorisht ato toka, që deri dje pronarët e mëdhenj nuk kishin

mundur me i punue

3- me shtue prodhimin bujqësor.

Zbatimi, në përgjithësi, i ligjit për reformën agrare mbeti në letër. Në fakt, ky ligj, nuk

preku as pronën e madhe çifligare e as fuqinë ekonomike të çifligarëve. Çifligarët dhe

bejlerët, që e kundërshtuan me vendosmëri këtë reformë edhe vetë, që në esencë të

ruhej prona çifligare mbi tokën, bënë përpjekje për ta penguar e sabotuar krejtësisht

atë, i copëtuan pronat e tyre mes pjesëtarëve të tjerë të familjes, të afërm, bënë shitje

dhe dhurime fiktive dhe e ndërlikuan situatën e pronësisë aktuale mbi tokën. Mungesa

e fondeve, e teknikëve dhe një sërë shkaqesh të tjera e lanë sërish punën zvarrë.

Në qershor të vitit 1932, kur ende nuk kishte nisur puna për zbatimin në praktikë të

saj, Zogu do të deklaronte një shtojcë ligji, që në fakt i bënte ndryshime të thella dhe

liberalizonte më tej ligjin e parë të saj. 491

Në prefekturën e Elbasanit, çifligjet në të cilët u planifikua aplikimi i ligjit mbi

reformën agrare ishin:492

1-Çifligjet private me sipërfaqe më të madhe se 40 ha:

Në nënprefekturën e Qendrës 38 çifligje, me një sipërfaqe rreth 5 390 ha.

Në nënprefekturën e Peqinit 10 çifligje, me një sipërfaqe rreth 650 ha.

Në nënprefekturën e Gramshit nuk kishte çifligje private që iu nënshtruan këtij

procesi.

Pra, gjithsej në prefekturën e Elbasanit iu nënshtruan shpronësimit të detyrueshëm

në bazë të ligjit të reformës agrare 48 çifligje private, me sipërfaqe 6 040 ha,

2-Çifligje shtetërore në të cilët është kryer aplikimi i ligjit mbi reformën agrare:

Çifligu i Fushë – Mbretit me një sipërfaqe të përgjithshme 1 175 ha.

Reforma agrare vazhdoi mbi 10 vjet, por duhet thënë se në prefekturën e Elbasanit ajo

u zbatua vetëm në 48 çifligje private dhe në 1 çiflig shtetëror, nga 20 çifligje të tillë,

ku u zbatua ajo në mbarë vendin. Gjithsej u shpronësuan 6 375.8 ha tokë, nga të cilat

490 I. Fishta, M. Belegu, vepër e cituar, f.92

491 Fletore Zyrtare, Nr. 36, dt. 17, 06, 1932

492 I. Fishta, M. Belegu, vepër e cituar, f. 98

Page 198: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

168

2 992.3 ha çifligje private dhe 3 383.5 ha çifligje shtetërore. Kjo sasi përfaqësonte

vetëm 2,8 % të sipërfaqes së përgjithshme të çifligjeve të Shqipërisë, në vitin 1929.493

Ndërkohë treguesit e zbatimit të reformës agrare për tërë Shqipërinë dhe vetë

Prefekturën e Elbasanit ishin si më poshtë:

Treguesit për Shqipërinë:

Për çifligjet private, nga 96 794 ha që ishte sipërfaqja e përgjithshme e tyre në

Shqipëri, pjesa e shpronësuar nga Reforma ishte 29 922 ha.

Për çifligjet shtetërore, nga sipërfaqja e përgjithshme prej 33 835 ha në mbarë

Shqipërinë, e tëra iu nënshtrua shpronësimit.

Pra, gjithsej sipërfaqja e shpronësuar llogaritej 63 757 ha, nga 130 629 ha që

rezultonte shuma e sipërfaqeve tokësore në çifligjet shtetërore dhe private në Shqipëri.

Si përfundim themi se nga kjo reformë e zbatuar, në mbarë vendin përfituan 1 905

familje bujq me rreth 8 763 frymë.494

Treguesit për prefekturën e Elbasanit495

Në nënprefekturën e qendrës, në një sipërfaqe toke prej 3 574 ha, ishin të instaluar 1

183 familje bujq-proletar, ose 8 075 frymë si edhe 3 842 familje bujq-pronar, ose

25207 frymë.

Në nënprefekturën e Gramshit, në një sipërfaqe toke prej 788 ha ishin të instaluar

175 familje bujq-proletar, ose 945 frymë si edhe 1 217 familje bujq-pronar ose 7 232

frymë.

Në nënprefekturën e Peqinit ishin të instaluar 133 familje bujq-proletar, ose 796

frymë, si edhe 550 familje bujq-pronar, ose 3 140 frymë, në një sipërfaqe toke prej

446 ha.

Për tërë prefekturën e Elbasanit shuma në total llogaritet: janë të instaluar 1 491

familje bujq – proletar, ose 9 816 frymë, si edhe 5 709 familje bujq-pronar ose 35 579

frymë, në sipërfaqen e tokës prej vetëm 4 809 ha. 496

Kështu pra, në vitin 1939 në Prefekturën e Elbasanit, gjendeshin shumë familje

fshatare pa tokë, ose me pak tokë dhe si konkluzion, themi se në përfundim të

Reformës agrare, raportet e diferencimit pronësor në prefekturën e Elbasanit

vazhdonin të ishin të theksuara.

493I. Fishta, M. Belegu, vepër e cituar, f. 98 494 I. Fishta, Th. Kareco, vepër e cituar, f.200

495 A.Q.SH. Fond 171, v. 1939. dosja IV- 600, f. 9-11

496Po aty, f. 9-11

Page 199: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

169

Drejtoria e Reformës Agrare kishte vendosur instalimin e emigrantëve në lagjen

Fushë-Mbret. Kjo tokë shtetërore që nga koha e vjetër e pushtimit turk në Shqipëri,

kishte qenë përdorur për ushtrime e nevoja të tjera të trupave ushtarake të Turqisë.

Kur Elbasani më vonë e kishte humbur rëndësinë e tij dhe Turqia s’kishte më nevojë

të mbante ushtri të mëdha në këtë vend, kjo fushë e madhe dhe pjellore, për një kohë

të gjatë ishte lënë pas dore. Individë të ndryshëm privatë duke përfituar nga situatat,

vit mbas viti vinin dorë duke e grabitur e duke e përvetësuar këtë pasuri, derisa fusha

mbeti me një sipërfaqe të vogël deri në 1178 dynym.497 Lagja Fushë-Mbret, ishte një

lagje e re në qytetin e Elbasanit, e cila banohej e gjitha prej kosovarësh emigrantë. E

rrethuar nga një sërë shtëpish, për nevojat e banorëve të saj ishte ngritur në këtë lagje

edhe një furrë, një pus dhe një sërë dyqanesh.498 Deri në vitin 1936 në Fushë-Mbret

ishin vendosur 75 familje emigrantësh, ku çdonjëra prej tyre kishte marrë 2.5 dynym

tokë për frymë, si tokë buke, ndërsa 10 apo 12 familjeve të riardhura iu ishte dhënë 3

dynym tokë për frymë si tokë buke, mbasi nevojat e tyre kishin qenë më të mëdha, si

familje të riardhura, apo rivendosura. Nga e tërë sipërfaqja e tokës në këtë rajon, pjesa

kryesore ishte përdorur për instalim emigrantësh dhe rreth 400 dynym kishin mbetur

për kullotë.499

Në muajin janar të vitit 1936, në parlamentin shqiptar, kishin filluar të mbërrinin një

sërë lutjesh kundër vendimit të Drejtorisë së Reformës Agrare lidhur me instalimin e

emigrantëve në këtë fushë, e cila përdorej si kullotë prej banorëve të Elbasanit. Po

kështu, në përkrahje të këtyre lutjeve kishin filluar të ngriheshin edhe deputetët e

Elbasanit në parlamentin shqiptar, si Ahmet Hastopalli e Andon Beça, të cilët madje

kishin propozuar vendosjen e këtyre lutjeve në rend të ditës, duke mos lejuar kështu

kalimin e kohës me formalitete të ndryshme.500

Në bisedimet e zgjatura parlamentare për këtë çështje, deputetët elbasanas u përpoqën

me anë të arsyetimeve dhe argumentimeve të mbrojnë kërkesën e kryepleqësisë së

këtij rrethi lidhur me një kundërshtim të tillë ndaj drejtorisë së Reformës Agrare, si

edhe njëherësh të shpjegonin arsyet se përse një vendim i tillë kishte shkaktuar aq

shumë pakënaqësi në rrethin e Elbasanit, duke dalë madje hapur kundër edhe vetë

497 Gazeta Besa, Tiranë, 20 janar 1936

498 Gazeta Drita, Tiranë, 1 shtator 1928.

499 Gazeta Besa, Tiranë, 20 janar 1936 Shënim: Ky informacion është dhënë nga Drejtori i Përgjithshëm

i Reformës Agrare Salih Vuçiterni, në mbledhjen parlamentare ku ai ishte ftuar për të dhënë disa

shpjegime lidhur me procesin e instalimit të emigrantëve në kullotat komunale.

500 Gazeta Arbëria, Tiranë, 9 janar 1936.

Page 200: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

170

mënyrës së veprimit të kësaj drejtorie në tokat shtetërore e ato private. Kështu në

mbledhjen XIX të parlamentit, mbajtur në muajin janar të vitit 1936, deputeti A.

Hastopalli diskutoi problemin e Lagjes « Fushë-Mbret », si një kullotë komunale, nga

e cila përfitonte popullsia e Elbasanit e sidomos të vobektët, që kullosnin bagëtitë e

tyre në këtë fushë. Lutja e Kryepleqësisë e dërguar në Kryeministri, dhe nga

Kryeministria në Drejtorinë e Reformës Agrare nuk po merrte asnjë zgjidhje. Madje,

po veprohej në të kundërt të asaj që ishte premtuar, duke përdorur pjesën më të madhe

dhe jo një pjesë të vogël të saj, për nevojat e emigrantëve. Ajo pjesë kullote që kishte

mbetur mbas një instalimi të tillë, nuk mjaftonte as për pendët e kafshët e emigrantëve

dhe jo më për nevojat e qytetit. « Nuk e kuptoj, -shprehej në fjalimin e tij përpara

parlamentit ky deputet, - se çfarë interesi mund ta shtyjë qeverinë të instalojë

emigrantë në atë vend në dëm të popullit elbasanas. Sidoqoftë ky interes nuk mund të

jetë aq i madh sa të shkaktojë një dëm të tillë popullit të një qyteti, por sado që të jetë

një interes i tillë i Qeverisë, prap më parë duhet të merret parasysh interesi i gjith

popullit, sidomos kur interesa të tilla janë të siguruara në ligj. »501 Fjala ishte në këtë

rast, se qeveria nuk kishte asnjë të drejtë të vinte dorë mbi kullotat, një e drejtë e tillë i

takonte vetëm komunave (mbështetur në ligjin e ri) As nuk mund të vendosnin dorë

mbi kullota të tilla, pa një vendim gjyqi. Pra, shkelja e ligjit në këtë rast nga ana e

Drejtorisë së Reformës Agrare e Qeverisë, ishte e hapur.

Deputeti Andon Beça, në mbështetje të kësaj çështjeje do të këmbëngulte edhe një

herë të rishikohej ky vendim i qeverisë, që po kundërshtohej nga kryepleqësia e

vendit, jo për faktin se ajo ishte kundër vendosjes së emigrantëve në këtë rajon, por

për faktin që Fusha Mbret e caktuar për një instalim të tillë, ishte një rajon komunal

dhe sipas ligjit të Reformës Agrare, një rajon komunal ishte i përjashtuar nga

shpronësimi. Ja se si do të deklaronte në mbrojtje të kësaj çështje ky deputet : “..Nuk

kishte tokë tjetër ? Po toka shtetërore nuk kemi? Nuk janë pasuritë që u merren

privatëve? Në është nevoja që të instalohen emigrantë dhe nuk mjafton toka

shtetërore, atëherë le të vejë qeveria në zbatim ligjën e Reformës që përfshin tokat

private dhe le të marrë tokat e mia, por jo një kullotë komunale…. Bota kur nuk i ka i

blen sheshe të tillë, kurse neve këtu na vjen drejtoria e reformës Agrare të na e

zaptojë pa ndonjë të drejtë…” Në mënyrë që çështja të mos zgjatej, deputeti Beca

kërkonte nga Parlamenti të merrej parasysh një lutje e tillë dhe njëkohësisht qeveria të

501 Gazeta Besa, Tiranë, 14 janar 1936

Page 201: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

171

ndërhynte, që të ndalej veprimi i cili deri tani kishte vënë 6 pjesë të kësaj fushe në

dobi të emigrantëve dhe kishte lënë vetëm një pjesë për popullin e Elbasanit si kullotë

komunale.502

Drejtori i Përgjithshëm i Reformës Agrare, Salih Vuçiterni po ato ditë do të ishte i

ftuar në parlament për të dhënë shpjegime lidhur me procesin e instalimit të

emigrantëve në kullotat komunale. I nxitur edhe nga polemika e ndezur prej

deputetëve elbasanas, të cilët e ngrinin problemin në një formë të tillë duke kërkuar

arsyet se përse Zyra e Drejtorisë së Përgjithshme të Reformës Agrare kishte vendosur

të zgjidhte Fushën Mbret për një instalim të tillë, kur Shqipëria kishte fusha e livadhe

sa të instalonte dy million emigrantë pa bezdisur e pa u ndier fare…., z. Salih

Vuçiterni do t’u përgjigjej pikërisht kështu: - …. Fusha Mbret është për Elbasanin siç

është fusha e Shtoit për Shkodrën, e pra ato veprime që Drejtoria e Përgjithshme e

Reformës Agrare zhvilloi në Fushën e Shtoit në Shkodër ku instaloi 250 familje

emigrantësh, duke i porosit shkodranët që gjënë e gjallë të tyre ta kullosnin në tokat e

tyre dhë jo në Shtoj që është tokë shteti, po atë masë zbatoi edhe në Fushën Mbret të

Elbasanit, tue instalue në të 75 familje emigrant, po me një ndryshim të vogël, se prej

kësaj fushe që është tokë shtetërore, i la 400 dynym në dispozicion të qytetit për

kullotë, veç së cilës Elbasani ka edhe vende të tjera për kullota si Krasta etj…. Asnjë

nga qytetet e Shqipërisë, përveç Beratit, do të vazhdonte të shpjegonte në fjalimin e tij

drejtori i DPRA, nuk kishte kullota komunale. Këto qytete që nuk kishin kullota të

tilla përdorin për këtë qëllim disa toka shtetërore, ashtu siç përdorte Shkodra fushën e

Shtoit ose Elbasani Fushën-Mbret.503

Zbatimi i reformës u la gradualisht pas dore e në harresë derisa në fund u hoq dorë

krejtësisht dhe zyrtarisht prej saj. Në vitin 1937 për mungesë fondesh, qeveria

suprimoi DPRA dhe në qershor të vitit 1938 u ndalua me ligj zbatimi i reformës

agrare në çifligjet shtetërore.

Po vetë Zogu, a e dëshironte një reformë të tillë? A ishte i vendosur ai për ta çuar deri

në fund zbatimin e saj?

Për këtë ndoshta na ndihmon edhe një retrospektivë e qëndrimeve të tij ndaj çështjes

agrare, nga momenti i diskutimit të kësaj çështje në parlamentin shqiptar në vitin

1921-’23, kur ai ishte përfaqësues i krahut popullor e deri në momentin e ardhjes në

502 Gazeta Besa, Tiranë, 14 janar 1936

503 Gazeta Besa, Tiranë, 20 janar 1936.

Page 202: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

172

pushtet si president i një qeverie e më pas kreu i shtetit monarkist. Fillimisht Ahmet

Zogun e gjejmë si pjesë e partisë popullore që i kishte shpallur luftë bejlerëve dhe

ishte shfaqur si mbrojtëse e bujqve. Vetë Zogu kishte pranuar, (ndoshta edhe për

demagogji) se pronësia e tokës qëndronte në një bazë krejt të pakënaqshme e madje

ishte shprehur edhe në favor të reformës agrare.504

Me riorganizimin e partive politike në vend dhe me largimin e mjaft elementëve

demokratë nga kjo parti në vitin 1923, Ahmet Zogu është kryetari faktik i

mbeturinave të partisë popullore, e cila kishte devijuar tashmë nga programi i vet, por

edhe vetë Zogu e kishte braktisur përfundimisht idenë e tij mbi reformën agrare. Edhe

pse ai vetë nuk kishte çifligje, si bajraktar kishte qenë i lidhur me sistemin feudal.

Shokët e rinj aleatë të tij dhe partisë që ai përfaqësonte ishin bejlerët dhe elementët

konservatorë si Vërlacët, Vrionasit, e të tjerë, të gjithë këta mbanin qëndrim

armiqësor ndaj zgjidhjes së çështjes agrare.505

Me ardhjen e tij në pushtet si president i Republikës, si shqetësim parësor Zogu

shfaqte forcimin e pushtetit të tij vetjak, që arrihej mes të tjerash edhe me forcimin e

pozitës së feudalëve, të cilët e kishin ndihmuar në ardhjen e tij në pushtet. Kur filloi

rishqyrtimi i tokave të braktisura dhe tokave shtetërore mbështetur në ligjin e vitit

1923 (sipas të cilit përparësi merrte sistemimi i emigrantëve të ardhur nga shtetet

fqinjë, kryesisht Jugosllavia, në tokat e përftuara nga buxheti i shtetit) ata që kishin

përfituar kishin qenë pikërisht feudalët, tregtarët, nëpunësit apo ushtarakët e lartë të

shtetit të cilët duke u regjistruar si emigrantë, kishin arritur të merrnin parcela toke pa

pagesë, ndërkohë që përpara tyre kishte një tjetër kategori që vërtet paraqiste nevoja të

ngutshme, por pengesat që ngriheshin përpara tyre ishin të pakapërcyeshme.506

Tashmë si mbret i shqiptarëve, kreu i një regjimi të zgjedhur e vendosur nga ai vetë,

iniciator i një reforme tejet të rëndësishme nga qëllimet e rezultatet që synonte të

realizonte, pikërisht në fillim të zbatimit të kësaj reforme, vetë Zogu do të komentonte

për gazetën Dielli: “...populli që e punon tokën, duhet të jetë edhe pronar i saj dhe

vetëm në këtë mënyrë do të rritet prodhueshmëria e vendit, do të rritet mirëqenia e

përgjithshme...reforma agrare është për progresin dhe të ardhmen e shtetit”. Me

gjithë insistimin e fuqishëm të Zogut, ai nuk e gjente parlamentin e tij aq të gatshëm,

sa do të dëshironte dhe që në fakt duhej të ishte ky parlament (nisur edhe nga fakti që

504 B. Çiraku, Çështja agrare në parlament në vitet 1921-1923, në Studime historike nr.3, 1974, f.54

505Po aty, f.54

506 N. Smirnova, Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX, Tiranë, 2004, f.150

Page 203: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

173

anëtarët e tij i ka zgjedhur vetë).507 Shefqet Vërlaci, Vrionët e të tjerë çifligarë

ushtruan presione të fuqishme mbi qeverinë e Zogut, që ligji i Reformës Agrare të

mos cenonte interesat e tyre. Klasa e borgjezisë së madhe e lidhur me fije të shumta

me klasën çifligare, me të cilën merrte pjesë në drejtimin e vendit, ishte njëkohësisht

vetë pronare e madhe tokash, ndaj nuk ishte për zbatimin e Ligjit të Reformës

Agrare.508

Kriza qeveritare, që u provokua nga protestat e 36 deputetëve (nga 40 deputetë që

kishte gjithsej ky parlament) u shoqërua me një sërë ndryshimesh e masash të reja të

marra nga Zogu, për sa u përket elementëve të korruptuar, apo nëpunësve,

funksionarë të lartë, që nuk silleshin mirë. Ky konflikt, në fakt, u bazua në diçka më të

thellë, në interesat e tyre ekonomike dhe sociale, duke qenë pronarë të mëdhenj

tokash, kishin për qëllim të ndalin reformën agrare të propozuar dhe ndarjen e tokave

të tyre për popullin.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e kapitalit italian, u përpoqën që reforma të mos cenonte

interesat, planet dhe veprimtarinë e tyre ndërhyrëse në Shqipëri. Përfaqësuesit e

Qeverisë italiane, ishin të mendimit se në Shqipëri mund të zbatohej një Reformë

agrare gjysmake. Me këtë synim diplomacia italiane u vu menjëherë në veprim për të

njohur thelbin e Reformës që po projektohej nga Zogu. “Çështja e reformës Agrare,

ka për ne një rëndësi kapitale, si në lidhje me pasojat e brendshme për regjimin

(Zogut), ashtu edhe për më tepër pasojat që reforma kishte për të pasur lidhur me

qëllimet e programit tonë agrar të emigracionit. Është e rëndësishme, pra, që

influenca jonë të jetë aktive dhe efikase mbi këtë qeveri dhe mbi personin e mbretit në

studimin dhe redaktimin përfundimtar të ligjit” - do të theksonte në udhëzimet që

diplomacia italiane i dërgonte Ugo Salës, ministrit italian në Tiranë, për ndërhyrjen që

do të realizonte ai përpara qeverisë së Zogut lidhur me Reformën Agrare.509 Dhe

ndërhyrja e Ugo Salës pranë mbretit qe vërtet efikase, aq sa mbreti do të shfaqte

dakordësinë me kërkesat e Romës për çështjen e Reformës Agrare.

Inxhinieri Selim Zyma, në raportin e tij, që do t’i dërgonte DPRA, do të theksonte se:

me anën e zbatimit të një ligji të tillë, nuk ka mundësi me asnjë mënyrë me shpëtue

bujkun prej proletaritetit, por përkundrazi në disa raste, do t’i jepet shkas vuajtjes keq

e ma keq, pasi ato që nuk kane mujtë me marrë tokë prej reformës agrare,

507 Gazeta Dielli, 7 janar 1930, dhe Fond 179, v 1930, dosje 121, f. 1-3

508 I. Fishta, M. Belegu, vepër e cituar,f. 89

509 I. Fishta, M. Belegu, vepër. e cituar, f.90

Page 204: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

174

shtrëngohen me durue edhe keq sjelljet e pronarëve. 510 Të gjitha këto, sipas tij, vinin

si pasojë se vlefta e proporcionit që ishte caktuar për shpronësim të çifligjeve, nuk

ishte reale dhe mënyra e shpronësimit nuk ishte gjendur në favor të bujkut. “Po

kështu,- do të analizonte më tej ai,- dallimi në efektet e zbatimit të Reformës Agrare,

në çifligjet shtetërore dhe ato private është i dukshëm. Në çifligjet shtetërore pasi

sipërfaqja e tokave shpronësohet tërësisht, instalimi i bujqve proletar asht ba pa asnjë

vështirësi, dhe nuk ngel kështu asnjë bujk pa marrë tokën që i cakton ligji. Bujqit

proletarë të çifligjeve shtetërore, me anë të zbatimit të planit të instalimit, janë shkund

prej zakonit të vjetër të proletaries dhe kanë fillue me punue intensivisht, ndaj nga

aplikimi i ligjit të Reformës Agrare në çifligjet shtetrore, me të drejtë mund të themi

asht ba efekti ma ideal, ma racional në çdo pikëpamje ndryshimi”.511

Ndërsa për çifligjet private, ky raport theksonte, se hartimi i ligjit të Reformës agrare,

nuk është bazuar në një studim konkret, mënyra e shpronësimit të çifligjeve private që

urdhëron ligji, nuk ka për të siguruar kurrsesi instalimin e bujqve proletar që punojnë

në çifligjet private, pasi pjesa e pacenueshme në tokën e bukës lejon pronarin e

çifligut të mbrojë tokat më të mira e më të vlefshme, e në këtë mënyrë sipërfaqja e

tokave që ngelet për shpronësim në dispozicion të Reformës Agrare, përbëhet prej

tokave pa kurrfarë vlere dhe kështu bujqit e çifligut nuk afrohen për t’u instaluar dhe

zbatimi i i ligjit të reformës agrare brenda këtyre kondicioneve, nuk ka për të treguar

asnjë efekt të dobishëm.512

Vonesa në zbatimin e këtij ligji shfaqeshin nga më të ndryshmet dhe lidheshin me një

sërë shkaqesh. Kështu vonesa e shkaktuar nga vështirësitë që përballon çdo reformë

radikale e një gjendje shekullore, i ka tërbue pronarët e çifligjeve kundër çifçinjve të

tyre, sjellja e të cilëve kundër çifçinjve tregon çiltazi dëshirën e tyre për t’i përzënë

këta nga çifligjet dhe tokat e tyre t’i përdorin si kullotë - cilëson një tjetër raport

drejtuar kryeministrisë nga bujqit proletarë të disa çifligjeve të nënprefekturave të

Delvinës dhe Sarandës për sa u përket vështirësive që po haste zbatimi i një reforme

të tillë.513 Vonesa paraqiste ligji edhe në hapjen e një banke kombëtare bujqësore, i

cili edhe pse kishte përcaktuar mbledhjen e një kapitali fillestar prej 500 mijë franga

510 AQSH, Fond 173, v. 1936, dosje.188, f.1-2, Shënim” Kjo është cituar nga raporti që inxhinier Selim

Zyma do të dërgonte në DPRA “Mbi veprimet e kryeme deri tani nga kjo drejtori dhe të metat e Ligjit

të Reformës Agrare”.

511 AQSH, Fond. 173, v. 1935, dosje 175, f.24 Shënim: Marrë nga raporti i dërguar nga S. Zyma

DPRA –së “Mbi veprimet e reformës agrare në çifligjet shtetërore dhe private”

512 AQSH, Fond 173, v. 1935, dosje 175, f. 25-26

513 AQSH, Fond 149, v. 1938, dosje III-3642, f. 28

Page 205: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

175

ari, nuk merrte parasysh tashmë mbledhjen e 1 milion franga ari, por ndalej

domosdoshmërisht në gjetjen e 1 ose 2 specialistëve organizatorë nga jashtë.

“Për miraplikimin e reformës agrare dhe vijimin e shpejtë të veprimeve teknike të

DPRA-së, shifet më se e nevojshme që dokumentet e duhura për të fituar të drejtën e

pronësisë, të gjithë pronarët t”i kenë të rregullueme në mënyrë që në zonën e

aplikueme të mos kenë pengime që i lanë shteg pengesave – theksonte në raportin e

saj DPRA drejtuar kryeministrisë për çështjen e vështirësive të zbatimit të Reformës

Agrare - por pronarët qytetarë apo katundarë të tokave shfaqnin pamundësi në

procedurat për plotësimin dhe rregullimin e dokumentacionit të zotërimit të pronave

për arsye se taksat e nevojshme për të ba transferimet legale dhe të marrjes së akteve

të zotërimit, janë shumë të rënda, saqë në këtë kohë krize asht e pamundur me

përballue shpenzimet për kët qëllim, ndaj këta zyra propozojnë që në këtë rast pasi të

merret çështja në studim, të zbriten taksat ipotekore përgjysmë dhe për një afat kohor

të caktuem, brenda të cilit të detyrohen me rregullue aktet e tyre të dorëzimit, të gjithë

pronarët që zotërojnë tokë në sasi të cilat ligjërisht i shtrohen shpronësimit të

detyrueshëm”.

Pengesa të tilla kjo drejtori kërkonte që të kapërceheshin me ndihmën edhe të

kryeministrisë, e cila të merrte në konsideratë zbritjet që propozoheshin, dhe të

urdhëronte një mënyrë veprimi, sa më shpejt të ishte e mundur.514

Sipas A, Ermenjit, reforma nuk pati as kohën e mjaftueshme dhe as mjetet teknike pë

r t’u realizuar. Por ky studiues në shkrimin e tij e quan Zogun fajtor që nuk mundi të

përdorë huan e marrë nga Italia për një punë të tillë aq të nevojshme në Shqipërinë e

asaj kohe, siç ishte reforma agrare. Askush nuk e padit regjimin e Zogut, pse nuk u

bënë të gjitha këto për bujqësinë, se nuk bëheshin me frymë e në një periudhë kohe aq

të shkurtër, - thekson A. Ermenji, - por pse nuk u tregua asnjë kujdes, asnjë nismë,

asnjë vullnet i mirë në këtë drejtim. Për të ishte e qartë se në Shqipërinë e asaj kohe

asgjë nuk mund të bëhej pa ndihma teknike e financiare të jashtme.515 Në të njëjtën

linjë mendimi duket se është edhe studiuesi Th. Kareco, por në studimin e tij, duken

nota subjektivizmi lidhur me vlerësimin e reformës agrare. Sipas Karecos, i cili

trumbeton arritjet e reformës agrare si edhe të vetë përpjekjeve që ishin bërë për një

reformë të tillë nga qeveria zogiste, afati prej 10 vitesh në të cilat ishte projektuar të

514 AQSH, Fond 149, v. 1934, dosje III-2692, f. 1

515 A. Ermenji, Vendi që zë Skëndërbeu në historinë e Shqipërisë, Tiranë, 1996, f 452

Page 206: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

176

kryhej kjo reformë agrare, në kushtet e financave të dobëta të Monarkisë, të gjendjes

së dështuar teknike, ishte pothuajse euforik. Madje në rrugë e sipër dolën edhe faktorë

të panjohur, si p.sh. kriza botërore, dhe mbi të gjitha pushtimi i Italisë fashiste që e

ndërpreu para kohe vazhdimin e reformës agrare, të cilën ky autor e cilëson një

reformë demokratike, largpamëse, shumëdimensionale dhe shumëplanëshe, me

synime e konceptime të qarta e pa ekuivoke, por nga ana tjetër edhe komplekse dhe e

ndërthurur, mbi të gjitha e parakohshme, euforike për afatet. Gjithsesi, autori

konkludonte se me gjithë të metat, disfatat e vonesat e shfaqura, reforma agrare

shënoi arritje, pati ndikim pozitiv në proceset drejt ekonomisë së tregut, zgjidhi në

mënyrë optimale problemet që shtroheshin për pronësinë e madhe mbi tokën, i dha

shtysë zhvillimit të bujqësisë dhe futjes së saj në proceset e ekonomisë së tregut.516

Po në fakt, nuk do të pajtohen me një mendim të tillë një sërë studiuesish e analistësh

të periudhës në fjalë, vendas e të huaj, për të cilët reforma mbeti një dështim. Për

studiuesen N. Smirnova reforma agrare mbeti në letër dhe qe pikërisht fshatarësia

shqiptare, ajo që do të ndiente në supet e saj në vitet e krizës ekonomike, pasojat

shkatërruese të saj.517

Sipas Roberto Moroco dela Roka, edhe pse reforma vendosi një kufizim të zotërimit

të tokave të punueshme, rezultati praktik ishte ruajtja pothuajse tërësore e pronave të

mëdha. “Historia e reformës agrare, pas së cilës vinin vetëm shndërrime të

sipërfaqshme të strukturës së pronësisë agrare shqiptare, është një tregues i mirë i

metodave politike të Zogut.” – do të komentonte Dela Roka.518

III.5. Bujqësia e blegtoria nën goditjen e krizës ekonomike

Bujqësia ishte burimi kryesor i të ardhurave dhe i jetesës së popullsisë së kësaj treve,

paçka se përgjithësisht ajo paraqitej në gjendje jo të kënaqshme dhe kjo për shkak të

situatave jo të zakonshme klimaterike. Arsyet kryesore të prapambetjes në bujqësi

ishin pronësia dhe marrëdhëniet feudale mbi një pjesë të mirë të sipërfaqes së tokës, si

dhe prapambetja e theksuar e punimit dhe e trajtimit të tokës në përgjithësi. Lidhur me

këtë të fundit, shprehet edhe shtypi i kohës, që në vitin 1921: “Bujku shqiptar gjindet

516 Th. Kareco, Reforma agrare demokratike nga një monark, në botimin e QSA, Monarkia Shqiptare

1928-1939, Tiranë, 2011,

517 N. Smirnova, Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX, Tiranë, 2004, f.150

518 R.M dela Roka, Kombi dhe feja në Shqipëri,1920-1944, Tiranë, f.120

Page 207: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

177

aty ku ishte njerëzia para ma se dy mijë vjet, me vegla krejt primitive në dorë.”519

Ndërsa përfaqësuesi i Lidhjes së Kombeve Albert Calmes do të vinte në dukje për

Shqipërinë e viteve ‘20 se nga bujqësia varej jeta ekonomike e vendit, por sistemi

ekonomik dhe metodat e kultivimit ishin primitive, ndaj ndër të tjera edhe zhvillimi i

bujqësisë ishte problemi më i ngutshëm i vendit në këtë kohë.520 Kriza e viteve 1929-

33, e cila goditi rëndë si vendet e industrializuara të botës ashtu edhe ato agrare, në

Shqipëri zgjati deri në mesin e vitit 1935 dhe përfshiu ekonominë në një sërë degësh

të saj, por më tepër përfshiu bujqësinë, e po ashtu edhe financat. Shenjat e para të

krizës u dukën në vitin 1929, por efektet e saj u bënë më të ndjeshme në fillim të vitit

1930, ndërsa kulmin kjo krizë e arriti në vitin 1934. Problemi më shqetësues ishte

problemi agrar, i cili edhe pse kishte dalë prej kohësh në rend të ditës, ende nuk kishte

gjetur zgjidhje. Në krizën e bujqësisë së viteve 1931-1935, ndikuan një sërë faktorësh,

si të brendshëm, ashtu edhe të jashtëm. Ndër më kryesorët mund të rendisim:

prapambetja në tërësi e ekonomisë shqiptare, ngushtimi i tregut të brendshëm për

shkak të rënies së fuqisë blerëse të masave punonjëse, konkurrenca e produkteve

bujqësore e blegtorale të cilat silleshin nga jashtë, prania e mbeturinave feudale në

prodhim, detyrimet e rënda të fshatarësisë ndaj shtetit etj. Këta faktorë, të marrë së

bashku, e bënin të painteresuar fshatarin për zhvillimin e bujqësisë dhe për shtimin e

prodhimit nëpërmjet rritjes së rendimenteve të kulturave bujqësore e të blegtorisë.

Aspekt i rëndësishëm i krizës ishte rënia dhe luhatja e madhe e prodhimit bujqësor e

blegtoral ku ndikuan faktorë të brendshëm e të jashtëm, ndër të cilët më veprues për

kohën ishin; konkurrenca e produkteve bujqësore e blegtorale që silleshin nga jashtë,

detyrimet e rënda të fshatarësisë ndaj pronarëve të tyre dhe shtetit, ngushtimi i tregut

të brendshëm për shkak të rënies së fuqisë blerëse, e veç të tjerash kësaj situate iu

bashkëngjit edhe një gjendje atmosferike e klimaterike e pafavorshme, që kishte të

bënte me një thatësirë të madhe në vitin 1931. Kështu, fshatari nuk shfaqte më interes

për zhvillimin e bujqësisë, shtimin e prodhimit nëpërmjet rritjes së rendimenteve të

kulturave bujqësore e blegtorale. Tregues i krizës ishte edhe rënia e çmimeve të

drithërave të bukës në përgjithësi, sidomos në vitet 1932 e 1933.521

Në fushën e blegtorisë, e cila jepte në këtë periudhë rreth 70 % të eksportit të vendit,

kriza u shfaq me pakësimin e krerëve të bagëtive dhe të prodhimeve blegtorale, në

519 Gazeta Shkumini, nr. 21, 3 qershor 1921

520 R. Austin, Shtegu i pashkelur i Fan Nolit, Tiranë, 2003, f.46

521 I. Fishta. V. Toçi. Gjendja ekonomike e Shqipërisë, vepër e cituar, f.102-106

Page 208: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

178

bazë të shkaqeve të të cilave qëndronin probleme të shumta ekonomike. Kështu

konkretisht, tatimi i rëndë i xhelepit, në kushte të tilla të rënda të rënies së çmimeve

në kuadër të krizës ekonomike, vazhdonte të ishte i pandryshuar në vlerë po aq i lartë

sa edhe më parë, duke përbërë 14-16 % të vlerës së gjësë së gjallë për kokë. Vetëm

pas vitit 1933, shteti u detyrua ta ulë këtë taksë në masën 50 %. Faktor tjetër që ndikoi

negativisht në këtë drejtim ishte edhe qiraja e lartë e kullotave shtetërore dhe private.

Pra, ndërkohë që çmimet e bagëtive e produkteve blegtorale pësuan rënie, këto qira

nuk binin, duke vështirësuar kështu mundësinë e përballimit të qirave të tilla dhe duke

pakësuar numrin e bagëtive. Por edhe në fushën e eksportit pati rënie të ndjeshme,

pasi vendet që dikur importonin produkte të tilla, për shkak të krizës dhe vështirësive

që kishin në tregjet e veta vendosën kufizime, duke çuar edhe ky faktor në pakësimin

e krerëve e prodhimeve blegtorale, sikurse edhe uljen e çmimeve të prodhimeve

blegtorale në tregun e vendit.522

Në rënien e tillë të çmimeve të produkteve bujqësore e blegtorale ndikoi edhe politika

monetare dhe e kreditit e Bankës së Shqipërisë, e cila thelloi deflacionin duke

pakësuar sasinë e monedhës në qarkullim e duke rritur kërkesën e tregut për monedha.

Po kështu kufizoi kreditimin e veprimtarive ekonomike prodhuese duke çuar në një

rritje artificiale të vlerës së frangut dhe ulje më pas të çmimeve në treg. Duke

krahasuar si tregues të tillë të vendit me fqinjin tonë Italinë, atë të çmimeve të shitjes

me shumicë, duket qartë diferenca në politika të tilla të dy vendeve gjatë viteve të

krizës, e konkretisht kemi; në vitin 1930 këto çmime në Itali kanë qenë 90 %, kurse në

Shqipëri 88%, ndërsa në vitin 1936 këto çmime në Itali ishin 80 % kurse në Shqipëri

63 %.523

Në një raport të Odës Ekonomike Elbasan, ku gjejmë këtë situatë të pasqyruar për

bujqësinë e blegtorinë e qarkut Elbasan, kemi edhe një ekspoze të gjendjes së

kulturave kryesore të kultivuara në këtë rajon:524

- Në vitin 1931 drithërat si gruri, elbi, tërshëra e tepa, patën prodhim të mbarë e madje

e kaluan me 15 % prodhimin e vitit të kaluar 1930, megjithëse pati mungesa në farën

e grurit dhe pothuaj nuk u mboll as ¾ e sipërfaqes së tokës së mbjellë vitin e kaluar.

Ndërsa për sa i përket kulturës së misrit, ai vërtet kishte dhënë prodhim të kënaqshëm

522 I. Fishta. V. Toçi. Gjendja ekonomike e Shqipërisë, vep. e cituar, f.103-105 523Po aty, f.106

524 AQSH, Fond 171, v.1931, dosje III-139, f.148

Page 209: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

179

si në tokat nën ujë e po ashtu edhe në ato mbi ujë, por nga shkaku i moskorrjes së tij

në tokat mbi ujë, prodhimi i këtij viti llogaritej sa gjysma e atij të vitit të kaluar.

Qarku kishte mungesa në misër për këtë vit dhe për të përballuar kërkesën e

nevojshme parashikohej se nevojitej të importohej një sasi rreth 3000 kuintal.

- Kultura e orizit kishte patur prodhimtari të mbarë në vitin 1931, rreth 10 % më tepër

se në vitin 1930, por problemi qëndronte në shitjen e prodhimit të vjetshëm. Ende gati

½ e prodhimit të vitit të kaluar nuk ishte shitur, për shkak se ai konkurrohej nga orizi i

kuq i importit, i cili e konkurronte në çmim orizin e vendit, duke bërë që çmimi i këtij

të fundit të ulej shumë e pavarësisht kësaj të mbetej edhe i pashitur. Nga një situatë e

tillë e pakëndshme, bujqit të frikësuar për të ardhmen e prodhimtarisë dhe tregtimit të

kësaj kulture kishin filluar të mendonin e vepronin në dëm të saj por edhe ekonomisë

kombëtare. Tokat po mbilleshin me misër këtë vit duke e braktisur farën e orizit.

- Kultura e duhanit në vitin 1931 nuk dha as ½ e prodhimit të vitit 1930. Ajo shënoi

rreth 117 409 kuintal, ose 183 811 kuintal më pak se vitin e kaluar, gjë të cilën

drejtuesit e Odës e lidhnin më ligjin e ri mbi taksimin e duhanit. Nëse nuk do

abrogohej ligji aktual, aq herë i kundërshtuar edhe nga fermerët edhe Oda Ekonomike

Elbasan, ky produkt që dikur shëndoshte financiarisht fermerët, kishte për t‘u lënë pas

dore.

- Kultura e ullirit në vitin 1931 kishte dhënë rreth 95 % të prodhimit të vjetshëm (10

000 kuintal) e kjo rënie ishte e lidhur më shumë me kushtet atmosferike e klimaterike

të këtij viti, ku shiu e vrugu e kishin dëmtuar shumë këtë kulturë. Kurse nga prodhimi

i vitit të kaluar, një pjesë e tij rreth ¼ ishte fabrikuar vaj. Nga vaji i fabrikuar, rreth 1/3

e sasisë ishte eksportuar në Jugosllavi.

- Pambuku, më parë kultivohej në qytet dhe katundin Shushicë, ndërsa tashmë

kultivohej pothuaj në çdo krahinë. Prodhimtaria e këtij viti kishte qenë rreth 50

kuintal duke ia kaluar me rreth 63% më shumë prodhimit të vitit 1930.

- Pemëtaria sërish kishte qenë e ndikuar nga kushtet klimaterike të këtij viti, pasi në

kohën e lulëzimit kokrrat e pemëve ishin dëmtuar (shirat, breshëri) Portokallat që

ishin pjesë e oborreve dhe bahçeve të familjeve të qyteti dhanë pothuaj po aq sa

prodhimi i vjetshëm rreth 4000 kuintal. Për sa i përket rrushit, kishte pasur

prodhimtari të bollshme, ndërsa vitin e kaluar kjo kulturë nuk kishte dhënë as 10 % të

prodhimit të këtij viti.

- Bari thatë për shkak të kushteve të thatësirës së verës, kishte dhënë vetëm 30 % të

prodhimit të vitit të kaluar.

Page 210: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

180

- Për sa i përket kulturës së duhanit, një nga kulturat më me rëndësi të bujqësisë, jo

vetëm për ekonominë e qarkut Elbasan në këtë kohë, por edhe mbarë vendit tonë,

gjendja paraqitej edhe më e rënduar se në çdo kulturë tjetër. Me të drejtë do të

raportonte Oda Ekonomike Elbasan, në mars të vitit 1931, lidhur me qëndrimin që po

mbante Ministria e Ekonomisë sonë Kombëtare ndaj kësaj kulture -...më kot Ministria

e Ekonomisë Kombëtare, mundohej të përmirësonte gjendjen e bujkut,, kur produktin

më me rëndësi të bujqësisë sonë, duhanin dhe kultivuesit e tij po i mbyste pa mëshirë e

po u nxirrte kaq shumë pengesa e mungesa në jetën e tyre, një ligj i pastudiuar

mirë....525

Lidhur me blegtorinë, një paraqitje statistikore e numrit të gjësë së gjallë për vitet

1930 dhe 1931, tregonte qartë se për shumicën e bagëtive apo kafshëve të trasha ka

një rënie të numrit të tyre, sidomos bagëtitë e imta. Shkaqet, mendohej se lidheshin

me dy faktorë: nga njëra anë çmimet e therjes ishin të shtrenjta e nga ana tjetër kishin

rënë eksportet me jashtë e çmimi i tyre ishte ulur kaq shumë, sa shihej fare pa interes

mbajtja e tyre tashmë. Për lopët, raporti tregon se ka një rënie të numrit të tyre për

shkak të konsumit të madh gjatë vitit 1931, që ka ardhur edhe nga shkaku i vendosjes

së garnizoneve ushtarake në këtë zonë (që nuk kanë qenë para dy vitesh) e ata

konsumonin sasi të mjaftueshme të mishit të lopës.526

Bujqësia përjetonte tashmë prej kohësh gjendjen e një krize të përhershme. Zhvillimi i

fshatit shqiptar dukej shumë larg rrugës së progresit dhe kjo vinte për një sërë arsyesh

të njohura tashmë, që mbi të gjitha kishin të bënin me mungesën e punimeve

përmirësuese, shkurtimin e fondeve për bujqësinë, mosnjohjen e plehrave kimikë,

punimin e tokës vetëm me një shat apo parmendë druri etj. Disa nga shifrat e

treguesve të bujqësisë, flasin vetë në këtë drejtim, si p.sh. deri në vitin 1938, në vend

kishin hyrë gjithsej vetëm 32 traktorë, 19 makina korrëse, 395 makina shirëse dhe 24

mijë plugje hekuri.527 Nga ana tjetër kishte edhe një lloj paradoksi prezent, që edhe

pse njihej nga qarqet drejtuese, nuk merrej asnjë lloj mase për përmirësimin e situatës.

Kjo kishte të bënte me faktin që edhe pse 96.5% e tokave bujqësore në vend

mbilleshin me drithëra (ndërsa pjesa tjetër mbillej me duhan, kultura foragjere dhe

perime, referuar vitit 1938), dy kulturat bazë misri dhe gruri ishin në krye të listës së

prodhimeve që importoheshin në Shqipëri. Ministria e Ekonomisë Kombëtare

525 AQSH, Fond 171, v.1931, dosje III-139, f.56

526Po aty, f.150

527 N, Smirnova, Historia e …., vep e cituar f.196

Page 211: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

181

shpresonte në zgjidhjen e kësaj situate vetëm në të ardhmen. Për këtë, mjaft t’i

referohesh raportit të kësaj Ministrie në vitin 1937 ku ajo theksonte se me politikën e

përmirësimit të tokave, të tharjes dhe të çlirimit të sipërfaqeve të mëdha, ndaj së cilës

kohët e fundit kjo ministri po tregonte një kujdes të madh, Shqipëria shumë shpejt jo

vetëm do të siguronte bukën në vend, por edhe do të bëhej një shtet eksportues i

drithërave.528

Së fundi, duhet theksuar se edhe futja e kapitaleve italiane në ekonominë bujqësore

shqiptare, në formën e koncesioneve apo huave që iu dhanë shtetit shqiptar, nuk solli

rezultate konkrete në fushën e bujqësisë, edhe pse qeveria shqiptare u siguroi

shoqërive të huaja lehtësira të mëdha e privilegje të shumta. Kështu në vend u ngritën

ndërmarrje bujqësore italiane në Tiranë, Vlorë, Shijak e Delvinë duke u vendosur në

tokat e fshatarëve të cilët shteti i shpronësoi dhe i vendosi në varësinë e pronarëve të

rinj. Nga huaja SVEA, për zhvillimin e bujqësisë u përdorën vetëm 2.5 milion franga

ari, një shumë qesharake që përfaqësonte as 1/10 e shumës së parashikuar për

investime në Shqipëri, duke lënë kështu mënjanë sektorët më me rëndësi të

ekonomisë.529

Nga ana tjetër edhe Banka Bujqësore e Shtetit, qysh nga formimi i saj e gjatë gjithë

veprimtarisë së ushtruar në Shqipëri, ndoqi një politikë të kufizuar të kreditit, gjë që

pasqyrohej në disa drejtime në vëllimin e kredive të dhëna, strukturën e kredive dhe

përdorimet e tyre, kriteret e kredive etj. Kështu po t’i referohemi dinamikës së dhënies

së kreditit bujqësor gjatë tri fazave të veprimtarisë së bankës bujqësore, luhatja është e

vazhdueshme nga njëra fazë në tjetrën:530

Faza I, viti 1937 – u dhanë gjithsej 16 150 franga ari kredi, prej të cilave 1/3 e tyre

ishin kredi me afat të shkurtër (deri 1 vit), 2/3 ishin kredi me afat të mesëm (1-5 vjet)

dhe asnjë kredi me afat të gjatë.

Faza II, viti 1938 – u dhanë gjithsej 416.000 franga ar kredi, prej të cilave rreth 87 %

e tyre ishin me afat të mesëm, 5 % ishin me afat të shkurtër dhe 8 % ishin me afat të

gjatë (mbi 5 vjet)

Faza III, 1939 – u dhanë 728.458 franga ar kredi, prej të cilave gati 70 % ishin me

afat të mesëm, 21 % u dhanë me afat të shkurtër dhe 9 % me afat të gjatë.

528 N, Smirnova, Historia e …., vep e cituar f.196

529 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Histori e popullit …..vep e cituar, f.259

530 K, Zoga, Krediti dhe bankat bujqësore në Shqipëri, 1888-1970, Tiranë, 1973, f.59

Page 212: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

182

Ata që patën epërsi në marrjen e kredive ishin çifligarët, bejlerët, fshatarët e pasur,

fajdexhinjtë, huamarrësit e pasur etj. Familje të tilla ishin Karaosmanët, Biçakçinjtë

në Elbasan, Toptanët në Tiranë, Vrionët dhe Libohovat në Vlorë etj. Kredi të tilla janë

shfrytëzuar për hapje tokash, krijim vreshtash, blerje veglash e makinerish bujqësore,

blerje ndërtesash apo tokash me qëllime bujqësore etj. Fshatari i mesëm e i varfër që

kishte vërtet nevojë të madhe për të siguruar kafshë pune, prodhimi, parmenda hekuri

e vegla bujqësore, haste një sërë vështirësish në sigurimin e kredive të tilla. Ndaj tyre

banka ushtronte presione të vazhdueshme me masat më ekstreme. Kreditë jepeshin

mbi bazën e pengut të tokës dhe kamatat që aplikoheshin për veprime aktive në

dhënien e kreditit shkonin deri 7%. Veç kësaj fshatarit i duhej edhe një garant i dytë

që të përfitonte kredinë nga banka, si edhe një sërë formalitetesh në dokumentacione,

që shoqëroheshin përsëri me zvarritje të aprovimit të lutjeve e shpesh edhe në

mospërfitime të kredive. Të gjitha këto e çonin sërish fshatarin e varfër e pjesërisht të

mesëm në duart e fajdexhinjve.531

Deri në fund të periudhës monarkiste vendi ynë vazhdoi të mbetet një vend i

prapambetur agrar. Shifrat e vitit 1938, që tregojnë se deri në këtë kohë në bujqësi

punonin 87% e popullsisë dhe vetëm 13 % punonte në degë të tjera të ekonomisë,

flasin qartë për prapambetje në fushën e kapitalizmit në Shqipëri. Po kështu, deri në

periudhën e çlirimit të vendit dhe kryerjes së reformës agrare të vitit 1945 pronësia

mbi tokën mbeti në tregues mjaft kontradiktorë, të cilët po i evidentojmë edhe një

herë si më poshtë:

Nga 155225 familje fshatare në rang vendi e që zotëronin 393355 ha tokë, dallojmë

këto kategori kryesore:

- latifondistë ishin 7, që zotëronin 14554 ha tokë, ose mesatarisht 2079 ha për familje;

- pronarë të pasur ishin 4713, që zotëronin 91133 ha tokë, ose mesatarisht 19 ha;

Për familje

-- pronarë të mesëm e të vegjël ishin 128961 që zotëronin 237668 ha ose mesatarisht

1.3 ha për familje;

- - fshatarë pa tokë 21544 familje që nuk zotëronin tokë.

Gjithashtu rezultonin edhe 50 000 ha tokë çifligje të shtetit, që e çonin kështu këtë

shifër të pronësisë së tokës afërsisht deri në 450 000 ha tokë.532

531 K, Zoga, Krediti dhe bankat bujqësore në Shqipëri, 1888-1970, Tiranë, 1973, f.60 -62

532 K. Zoga, Krediti ….. vep. e cituar, f.77

Page 213: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

183

Edhe pse qysh me ardhjen e tij në pushtet, Zogu kishte shpallur zgjidhjen e

problemeve ekonomike, si një nga pikat kryesore të programit të tij, gjykuar nga

rezultatet e një veprimtarie gati 15-vjeçare, mund të thuhet se ai dhe qeveria e tij

dështuan në këtë pikë. Koha dhe rrethanat mundësuan vërtet përparime, por shpesh

ato u bënë edhe në kundërshtim më hapat e ndërmarra nga qeveria. Këta ishin më

tepër pasoja të zgjidhjeve të paparashikuara, të papritura nga rrethana favorizuese sesa

pasoja të përmirësimit të gjendjes. Po kështu, me të drejtë mund të cilësoheshin edhe

rrjedhojë e veprimtarisë së krijuar nga qetësia politike, stabiliteti dhe siguria e vendit,

për të cilat pa diskutim Zogu kishte meritën se i dha organizimit shtetëror të vendit,

tipare dhe forma bashkëkohore.533

Sipas studiuesit Bernd Fischer, Ahmet Zogu që kishte sunduar politikën shqiptare në

periudhën midis dy luftrave, fillimisht si kryeministër e më pas si president e si mbret,

kishte dështuar keqazi në çështjet ekonomike. Edhe pse ky dështim i detyrohej

kushteve të rënda e të mjeruara ekonomike në të cilat gjendej vendi ynë kur Zogu

erdhi në pushtet, një faktor i rëndësishëm duhej konsideruar edhe paaftësia e tij për të

kuptuar ekonominë e kohës. Si rrjedhojë, për të mbijetuar u pa e nevojshme huaja e

huaj, të cilën Zogu mundi ta siguronte veçse nga Italia. Italia dhe qeveria e Musolinit,

me interesa strategjikë e financiarë të mjaftueshëm ndaj Shqipërisë, vërtet i ofruan

regjimit të Zogut investimet e kërkuara, sado që të pakta, por ushqyen gjithmonë

mendimin se ndihma ekonomike herët a vonë do të çonte në kontrollin ekonomik e

politik, e do t’i siguronte Italisë bazën e shumëkërkuar prej vitesh në Ballkan, gjë të

cilën e realizoi me pushtimin e 7 Prillit të 1939 ndaj Shqipërisë.534

533 E. Bej Vlora, Kujtime, 1885-1925, Tiranë, 2003, f.538

534 B. Fischer, Shqipëria gjatë luftës 1939 – 1945, Tiranë, 2004, f 31

Page 214: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

184

KAPITULLI IV

GJENDJA EKONOMIKO-SOCIALE E POPULLSISË DHE

LËVIZJET SOCIALE

IV.1 Gjendja ekonomiko - sociale e shtresave shoqërore në qytet

Në fillim të viteve ‘20 në shtetin shqiptar u ruajt po ajo ndarje administrative që ishte

miratuar në vitin 1914 nga Statuti Organik, me të vetmin ndryshim, që nga 7

prefektura në krejt vendin, u bënë 10 të tilla. Në vitin 1923, Prefektura e Elbasanit

përbëhej nga 3 nënprefektura: Elbasani, Peqini, dhe Gramshi. Popullsia qytetare

përbënte rreth 12.5 % të popullsisë së gjithë prefekturës. Ajo ishte e vendosur

kryesisht në qytetin e Elbasanit, që ishte edhe qendra e prefekturës. Elbasani ndodhej

mbi trojet e qytezës antike të Skampës. Në vitin 1923 ky qytet ishte i ndarë në 13

lagje, me rreth 2 041 shtëpi dhe popullsia e tij llogaritej në 10 408 frymë. Një qytet

tjetër i prefekturës ishte Peqini me 2 lagje, 390 shtëpi dhe 1 905 frymë, ndërsa

Gramshi ishte një qendër administrative e nënprefekturës dhe nuk kishte tiparet e një

qyteti. Secila prej nënprefekturave ndahej në komuna, ose siç quheshin ndryshe

krahinari, gjithsej kishte 5 të tilla, që përfshinin një numër fshatrash. Ndërsa, numri i

shtëpive në prefekturë në vitin 1923, llogaritej në 14 826.535

Sipas regjistrimit dhe organizimit administrativ të vitit 1923, në çdo nënprefekturë

kemi këtë numër krahinarish, katundesh, shtëpish e frymësh:536

I- Nënprefektura e Elbasanit ose Qendra e Elbasanit siç emërtohej ndryshe,

përbëhej nga 4 krahinari, 169 katunde, 7 700 shtëpive dhe prej 49 843 frymëve, ose e

ndarë ndryshe në:

1- Rrethi i Qendrës –përfshinte 99 katunde, 3 992 shtëpi dhe 21 378 frymë. Ndër

katundet kryesore përmendim Godolesh, Labinot, Letan, Fikas, Shijon, Bradashesh

etj.

2- Krahina e Çermenikës kishte 12 katunde, 1 553 shtëpi, 12 982 frymë. Ndër fshatrat

më kryesorë përmendim Martanesh, Shmil etj.

3-Krahina e Shpatit kishte 40 katunde, 1584 shtëpi, 9941 frymë.

535 T. Selenica, Shqipëria në vitin 1923, Tiranë, 1923,

536Po aty,

Page 215: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

185

4- Krahina e Dumresë kishte 18 katunde, 571 shtëpi, 5 182 frymë. Katundet më

kryesore ishin Belik, Cërrik, Shalës, Belsh etj.

II- Nënprefektura e Librazhdit numëronte 2 krahinari, 35 katunde, 2 234 shtëpi dhe

13 697 frymë, ose ndarë sipas rretheve kemi;

1-Rrethi i Qendrës kishte 12 katunde, 722 shtëpi, 5 165 frymë.

2-Krahina e Qukësit përbëhej nga 23 katunde, 1 512 shtëpi, 8 532 frymë. Katundet më

kryesore ishin Mokra, Rrajca, Bërzeshta etj.

III- Nënprefektura e Gramshit përbëhej nga: 3 krahinari, 69 katunde 2 626 shtëpi

dhe 1130 frymë dhe ndarja sipas rretheve ishte:

1- Rrethi i Qendrës me 39 katunde, 1 347 shtëpi, 5 031 frymë. Ndër fshatrat kryesore

kemi; Poroçan, Kabash, Gramsh etj.

2- Krahina e Mollasit kishte 17 katunde, 532 shtëpi, 2 644 frymë. Katundet kryesore

ishin Mollas, Selitë, Syrkan etj.

3- Krahina e Shënepremtes kishte 13 katunde, 747 shtëpi dhe 3 555 frymë. Ndër

fshatrat kryesorë ishin Grabovë, Shënepremte, Sojnik etj.

IV- Nënprefektura e Peqinit me 65 katunde, 2 026 shtëpi, 8 857 frymë, përbëhej

nga:

1- Rrethi i Qendrës me 55 katunde, 1 769 shtëpi dhe 7 187 frymë. Kishte këto

katunde: Vrap, Gjocaj, Rrogozhinë etj.

2- Krahina e Pezës me 10 katunde, 257 shtëpi, 1 670 frymë, me katundet kryesore

Pezë, Dorëz etj.537

Qyteti i elbasanit në vitin 1923 kishte 13 lagje, disa prej të cilave ishin: Sulejmanie,

Karaveli, Dylgjeri Hyseni, Asllan Bej, Xhami Qebir, Daut Bej, Spahi-Korre,

Hazinedare, etj.538 Njëri nga burimet e konsultuara na përmend po të njëjtin numër

dhe madje po të njëjtat emra lagjesh deri në vitet ’40.

Nga pikëpamja etnike në rajonin e Elbasanit banonte një popullsi autoktone

shqiptare, por edhe një numër i kufizuar popullsie arumune dhe egjiptiane. Arumunët

njiheshin edhe me emrin vlleh, por shpesh po për këtë kategori popullsie haseshin

edhe emrat cobanë, maqedoromënët, cincarë etj. Ata merreshin kryesisht me blegtori,

kishin si gjuhë amtare një dialekt rumun dhe flisnin edhe gjuhën shqipe duke u

537 T. Selenica, Shqipëria në vitin 1923, Tiranë, 1923

538 Po aty,

Page 216: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

186

shfaqur si bilingë.539 Të dhënat për vllehët e Elbasanit dëshmonin se ata jetonin në

lagjen e Shën Kollit dhe merreshin kryesisht me zejet e bakërxhinjve, kasapëve,

shajakpunuesve etj.540 Por sipas një tjetër burimi, vllehët i gjejmë të kenë banuar më

herët në fshatin Kusarth, madje një pjesë jetonte në shtëpi me qera dhe merreshin me

prodhimin dhe tregtimin e zileve prej bronxi.541 Ndërsa në punimet e dy studiuesve të

huaj të J. Han dhe N. Clayer për vllehët gjejmë edhe disa interpretime të tjera.

Kështu në veprën e tij Han na i paraqet si banues në lagjet e jashtme të qytetit.542 N.

Clayer i vendos vllehët në pjesën jugore të qytetit, në pjesën myslimane (përkon me

burimin e Zh. Dajës, lagja Shën Koll) por ajo i cilëson ata trilingë, popullsi që fliste

vllahisht - shqip – greqisht.543

Përsa i përket popullsisë egjiptiane e njohur ndryshe edhe me emrin “evgjite”, me

origjinë nga lindja, vërejmë se edhe ta kishin krijuar komunitetin e tyre dhe jetonin

përgjithësisht në lagjen “Daut Bej”, por një pjesë tjetër e tyre ishte e shpërndarë edhe

në lagje të ndryshme të qytetit. Po kështu në disa burime të tjera egjiptianët i gjen të

jenë vendosur me banim në fshat, sikurse edhe në periferi të qytetit dalloheshin

ciganët apo romët, të cilët ishin kategori të popullsisë me ngjyrë dhe dalloheshin nga

njëri – tjetri jo vetëm nga gjuha që flisnin por edhe nga mënyra e jetesës që bënin,

aktivitetet me të cilat merreshin e deri tek detyrimet që i shlyenin shtetit në formën e

taksave apo nënshtrimit të formave të administrimit të jetës shoqërore. (veç taksës për

kokë, ata nuk paguanin tjetër detyrim ndaj shtetit dhe pothuaj jetonin të lirë) 544 Që

kjo kategori nuk paguante taksa, kjo çështje ishte bërë evidente edhe nga fakti që

njoftimet e instancave për këtë kategori ishin të shpeshta. Kështu në një njoftim të

Bashkisë Elbasan për zyrën e llogarisë, në kohën e krizës, viti 1933, gjejmë pikërisht

një kërkesë të tillë nga ana e saj për këtë zyrë, që mbështetur në listën e lagjeve të

qytetit dhe regjistrimet e nënshtetasve të huaj, mozgen dhe arixhi, të bëhen nga

tagrambledhësit nxjerrjet e duhura në bazë të ligjit të rrugëve në fuqi, dhe pas kësaj të

njoftohej bashkia për rezultatet.545 Kjo popullsi merrej me punë artizanale, prodhim

materialesh ndërtimi si tulla, tjegulla, gëlqere, grumbullim rëre e guri etj (të cilat i

539 A. Riska, Arumunët, shënime për gjuhën dhe kulturën, Elbasan, 2005, f 14

540 Zh. Daja, Elbasani në vitet ….. vep. e cituar, f 210

541 S. Dedej, Abedin Çaushi Në gjurmët e traditës elbasanase, Onufri, Elbasan, 1999, f 66

542 J. G. Han, Studime shqiptare, Tiranë, 2007, f 116

543 N. Clayer, Në fillimet e nacionalizmit shqiptar (lindja e një kombi me shumicë myslimane), Tiranë,

2009, f. 86

544 Zh. Daja, Elbasani në vitet ....... vep e cituar, f 212 -213

545 AQSH, Fond 272, v. 1933, dosje 102, f 1

Page 217: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

187

merrnin nga lumi Shkumbin), por përveç këtyre punëve ata merreshin edhe me

punimin e hekurit si kovaçë, prodhonin vegla për bujqësinë si plugje, kazma, sqeparë,

apo thika e hanxharë për kasapët, etj. Ndërsa gratë merreshin me mbledhjen e

ushqimit për kafshët shtëpiake që mbanin qytetarët elbasanas, mblidhnin lëndë

drusore si shkurret kryesisht në Ullishtë, Krastë e gjetkë, punë me mëditje, punë

bujqësie, mbledhje ullinjsh, korrje drithërash, punë të ndryshme në shtëpitë e

qytetarëve, si larje rrobash, pastrim etj. Ata bënin jetë të thjeshtë e pa pretendime,

ishin të dhënë pas muzikës e këngës, madje edhe në dasma e gëzime që zhvilloheshin

në qytet, orkestra mbulohej nga anëtarët e kësaj popullsie.546

Sa i takon romëve, apo “arixhinjve” siç thërriteshin në Elbasan, ata ishin të pranishëm

në vitet 20-30 të shek XX, por më tepër si nomadë, jo stacionarë, vendoseshin me

cadra e streha provizore kryesisht në lindje të qytetit, buzë përroit të Manazderes.

Nga pikëpamja arsimore e kulturore, duke iu referuar regjistrimit të vitit 1927, vëmë

re këta tregues për prefekturën e Elbasanit: numri i banorëve që kishin mbaruar

universitetin ishte 6 persona, të gjithë nga qyteti i Elbasanit; 31 persona kishin

mbaruar shkollën e mesme, Normalen e Elbasanit dhe 34 të tjerë ishin në këtë kohë

për studime jashtë vendit; shkollën fillore e kishin përfunduar 646 persona, prej të

cilëve 426 i përkisnin nënprefekturës së Elbasanit, 200 nënprefekturës Peqin dhe 20

nënprefekturës së Gramshit. Ndërsa për sa i përket numrit të shkollave dhe sasisë së

nxënësve që frekuentojnë në vitin 1927 në këtë prefekturë, kemi këto të dhëna: në

mbarë prefekturën ndodhej vetëm një shkollë Normale, dy shkolla plotore, njëra në

nënprefekturën Elbasan dhe tjetra në nënprefekturën e Peqinit. Ndërsa shkolla fillore

ishin 26, prej të cilave 19 shkolla të tilla ishin në nënprefekturën e Elbasanit, 4 shkolla

ishin në nënprefekturën e Peqinit dhe 3 shkolla ishin në nënprefekturën e Gramshit.

Për sa u përket nxënësve që frekuentonin shkollat, sipas regjistrimit të vitit 1926,

kemi këta tregues:

- shkollën Normale e frekuentonin 196 nxënës, të gjithë nga nënprefektura e

Elbasanit;

- në dy shkollat plotore shkonin 480 nxënës, nga të cilët 350 shkonin në shkollën e

Elbasanit dhe 130 në shkollën e Peqinit

546 H. Vogli, “Elbasani, nga vitet 1800 deri në vitin 1944, Ngjyrat e kohës, f 109 - 111

Page 218: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

188

- në 26 shkollat fillore, frekuentonin 824 nxënës, prej të cilëve numri më i madh i

përkiste nënprefekturës Elbasan, konkretisht 466 nxënës. Raporti meshkuj-femra ishte

i tillë: 275 ndaj 191.

- në shkollat e Peqinit frekuentonin 240 nxënës, prej të cilëve 40 ishin femra, ndërsa

nga shkollat e Gramshit numëroheshin 118 nxënës dhe të gjithë këta ishin meshkuj.

Po t’i krahasosh shifra të tilla me numrin e detyruar të nxënësve për të shkuar në

shkollë, vihet re se ky numër duhej të ishte jo 824, por 10 100, pra vetëm afërsisht 8

% frekuentonin. Për sa i përket numrit të mësuesve në prefekturë, në po të njëjtën

periudhë kohore, ekzistonin 53 të tillë, prej të cilëve 6 ishin femra.547

Nga Normalja e Elbasanit deri në vitin 1934 kishin dalë 268 mësues, nga të cilët 83

ishin elbasanas. Të dhënat e vitit 1937 për arsimin në qytetin e Elbasanit dëshmonin

për 2 shkolla të mesme; Normalja dhe Qytetësja, një shkollë femërore “Drita” ose sic

njihej ndryshe “Shkolla e gocave” si edhe 5 shkolla fillore; Naim Frashëri, Kostandin

Kristoforidhi etj. në fshat po në këtë kohë ekzistonin 43 shkolla fillore. E para shkollë

foshnjore në Elbasan “ Emin Haxhiademi Shijaku” ishte hapur në vitin 1938 dhe

drejtohej nga Agni Todri. Ndërsa qysh në vitin 1931 në këtë qytet, murgeshat katolike

kishin hapur një foshnjore në shtëpinë e Avdulla bej Tiranës dhe më vonë në atë të

Bahollit, të miratuar nga Ministria e Arsimit, por e konsideruar si institucion arsimor i

huaj, po me vendim të qeverisë shqiptare, ajo u mbyll për t’u rihapur në vitin 1939. Po

në vitin 1939, në Elbasan do të hapej edhe Shkolla e mesme e Punës me drejtor Ali

Cungun. Deri në prag të Luftës së dytë Botërore numri i të arsimuarve jashtë vendit

nga mësuesit e shkollës Ushtrimore dhe Normale rezultonte të ishte 15, përfshirë këtu

edhe ata që kishin shkuar për specializim në pedagogji e psikologji, dhe më

konkretisht në Austri kishin shkuar 3, në Lion 2, në Romë 2, në në Strazburg 1 dhe në

Gjenevë 7.548

Në Elbasan, në gusht të vitit 1933, vëllezërit Baholli kishin financuar ngritjen e një

biblioteke, vepër të cilën edhe ministria e Arsimit e kishte çmuar duke u dërguar

falënderime vëllezërve Baholli. Biblioteka e qytetit do të quhej “Qemal Baholli”, për

nder të kujtimit të vëllait të tyre të ndier. 549 Në korrik të vitit 1935 ndërtimi i

bibliotekës “Baholli” kishte përfunduar dhe në dt.21 Korrik ishte planifikuar të bëhej

inaugurimi i saj me një ceremoni madhështore, ditë në të cilën do të bëhej

547 T. Selenica, “Shqipëria në vitin 1927”, Tiranë, 1928, f.252

548 Elbasani Enciklopedi, grup autorësh, Elbasan 2003, f 25-26

549 Gazeta Besa, Tiranë, 8 gusht 1933

Page 219: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

189

njëkohësisht edhe inaugurimi i lokalit të shoqërisë Bashkimi të Elbasanit.550 Nga

shtypi i kohës mësohet se brenda një kohe të shkurtër të veprimtarisë së saj, qysh në

20 ditët e para të hapjes, numri i vizitorëve kapte shifrën e 354 vetëve, ndërsa numri i

librave të lexuar arrinte 342, numri i revistave dhe fletoreve respektivisht 133 dhe

162. Fakt tjetër interesant përbënte dhurimi i librave apo revistave e fletoreve nga

qytetarët elbasanas për fondin e bibliotekës, i cili kishte arritur që brenda kësaj kohe

të shkurtër të hapjes së saj të pasuronte këtë fond me rreth 1000 vëllime të ndryshme

(përveç fletoreve e revistave)551

Në administratën civile funksionin më të lartë shtetëror e ushtronte prefekti. Në

qendër të prefekturës vepronte edhe një këshill administrativ ku bënte pjesë prokurori,

drejtori i financës, komandanti i xhandarmërisë, sekretari i prefekturës nëpunësi i

punëve botore, ai i bujqësisë dhe inspektori i arsimit. Pas triumfit të Legalitetit

prefekti që ka drejtuar Prefekturën e Elbasanit ka qenë Izet Dibra dhe Prefektura e

Elbasanit përfaqësohej në të dy dhomat legjislative të parlamentit shqiptar me 2

përfaqësues në senat z. Shefqet Vërlaci dhe z. Andon Beça, si edhe 6 të tjerë në

dhomën e deputetëve: Kasem Sejdini, Ahmet Hostopalli, Qazim Dyrmyshi, Hasan

Biçakçiu, Simon Popa dhe Hajdar Blloshmi (në vitet e Republikës Shqiptare).552

Krahas administratës civile vepronin dhe organet e xhandarmërisë. Në qendër të saj

kishte një qark komande, kurse në çdo nënprefekturë kishte nga një rrethkomandë dhe

nëpër krahinari nga një postëkomandë, të cilat vareshin drejtpërdrejtë nga Ministri i

punëve të brendshme. Po të shikosh të dhënat e regjistruara lidhur me numrin e

fajtorëve të zënë dhe çështjeve të gjykuara, rezulton një numër i vogël në raport me

prefekturat e tjera, gjë që dëshmon karakterin e butë e të qëndrueshëm të kësaj

popullsie. Brenda prefekturës vepronin edhe forcat ushtarake të cilat përmblidheshin

në garnizonin e Elbasanit dhe vareshin direkt nga Ministria e Luftës.553

Në fund të viteve ‘20 të shekullit XX, gjendja ekonomike e mjerueshme dhe mungesa

e shërbimit shëndetësor shpjegonte edhe faktin që sikurse në mbarë vendin, edhe në

prefekturën e Elbasanit, pothuaj gjysma e popullsisë ishte malarike. Kështu në rrethin

e Elbasanit të prekurit nga kjo sëmundje përbënin 76 % të popullsisë, kurse në qytetin

e Elbasanit ky numër përbënte 53% të popullsisë. Prapambetja dukej edhe në fushën e

550 Gazeta Besa, Tiranë, 17 korrik, 1935 551 Gazeta Shqiptare, 26 shtator 1935

552 T. Selenica. Shqipëria në vitin 1927, f. 251

553 T. Selenica. Shqipëria në vitin 1927, f. 260

Page 220: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

190

arsimimit, gjë që kuptohej qartë nga investimet e ulëta në këtë fushë, (përkatësisht

9.8% dhe 1.2% në vitet 1926-1927 dhe 1927-1928) si edhe numri i lartë i

analfabetizmit (në vitin 1927 shënohej 90% e popullsisë si analfabete).554

Periudha e viteve 1925 . 1939 për shtetin shqiptar shfaqte një sërë problematikash për

zgjithje në aspektin shoqëror, por do ndalemi pak në çështjen e përmirësimit të

gjendjes së femrës dhe përpjekjeve që u bënë edhe në këtë prefekturë për të ndryshuar

pozicionin dhe statusin e saj në shoqëri. Disa nga problemet që shqetësonin gruan në

shoqërinë shqiptare në periudhën në fjalë, kishin të bënin me mohimin e lirive dhe të

drejtave të saj si psh e drejta e arsimimit, e punësimit, e votës, e pjesmarrjes në

nëpunësitë administrative etj, si edhe në pozitën e rënduar në marrdhëniet martesore,

familjare, që mbështeteshin jo thjesht në mentalitetin e vjetër por edhe në

legjislacionin e prapambetur të trashëguar që nga koha e Perandorisë osmane. Me

zbatimin e reformës arsimore në periudhën e monarkisë, në mjaft qytete të vendit u

hapën shkolla të reja, ndër të cilat edhe disa shkolla femërore dhe u rrit ndjeshëm

numri i femrave të arsimuara. Kështu në vitet 1933 - 1934 në Elbasan përveçse u hap

një shkollë e dytë femërore, u rrit numri i vajzave që frekuentonin shkollën duke e

cuar në 69 numrin e vajzave të regjistruara për këtë vit shkollor.555

Përveç çështjes së punësimit, problem shqetësues ishte edhe ai i pagesës së

diferencuar të femrave, puna e të cilave paguhej disa herë më pak se ajo e burrave. Në

fabrikën e shoqërisë SAIDE, vajzat e gratë e punësuara punonin nga 12-13 orë në ditë

dhe pagesa e tyre varej nga sasia e prodhimit që ato dorëzonin deri në fund të ditës.

Këto gra dhe vajza paguheshin më pak se 3 apo 4 dollarë amerikanë në muaj.556

Në Elbasan gjejmë të jetë formuar qysh në prill të vitit 1929, dega e shoqërisë Gruaja

Shqiptare me drejtuese Faikat Karagjozin. Po në këtë vit edhe në qytete të tjera të

vendit, me mbështetjen e pushtetit lokal në qarqe, u ngritën degë të kësaj shoqërie e

cila nën drejtimin e Sanije Toptanit synonte të sillte një ndryshim të vërtetë në

pozicionin dhe rolin e gruas në shoqërinë shqiptare, sipas shembullit dhe modelit të

shoqërive moderne evropiane të kohës.557

Nga ana tjetër, nga pikëpamja politike, kjo prefekturë nuk ishte ndihmuar aspak, pasi

ishte sunduar deri më tani nga njerëz jo të zotë dhe të kompromentuar. Kjo

554 K. Mishta, Lëvizja punëtore në Shqipëri, Tiranë, 1976, f.123 555 F. Musai, Gruaja në Shqipëri në vitet 1912 – 1939, Tiranë, 2002, f 240

556Po aty, f 255

557Po aty, f 255

Page 221: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

191

nënkuptohej nga vetë përmbajtja e letrës së hapur, botuar në një nga gazetat lokale në

vitin 1924, ku konkretisht thuhej: ”Kjo prefekturë është fatkeqe, se në të shumtën e

kohës ajo është sunduar alla-malësori. Prefekti e një shumicë krerësh të zyrave e

merrshin rrogën pothuaj ma tepër për t’i gjetë shtigjet e përmarimit të dëshiravet të

beut nëpër rreth të ligjevet sesa për të kryemit e detyrës së nëpunësisë së tyre.”558 Ja

sesi renditeshin një sërë veprimesh të jashtëligjshme të kryera nga qeveritarët duke

filluar nga vetë prefekti, për të cilat, pasojat ishin tepër të rënda në këtë prefekturë.

“Regjistrimi i ndërtesavet, që është themeli i të ardhurave të shtetit nuk bahesh lojë e

ndjenjave, duke i çmuer fare ulët ndërtesat dhe verrat e beut e të miqve dhe tuke i

çmue tepër nalt ato të të tjerëve, po të ndodhesh këtu një prefekt me kuptimin e vërtetë

të fjalës, – dhe me tej, po ky artikull vazhdon: - Edhe regjistrimi i popullsisë është

bërë në shumë vise të prefekturës ndryshe për miqtë e për ato që s’janë miq ndryshe

dhe kështu në këtë vepër kryesore të shtetit ka futë hundët hatri e ansija, janë mbulue

vrasje dhe grabitje e të tjera e të tjera! Kjo tregonte edhe njëherë fare qartë, që ishte

krijuar bindja e plotë, se e vetmja shpresë për ndryshim lidhej me ndërhyrjen e të

huajve dhe ndihmat konkrete që do të ofronin ato.

Në një tjetër shtyp të kohës, një artikull me titull “Mjerimi në Shqipëri” i drejtohej

drejtorit të Times-it duke pasqyruar me nota dramatike situatën e brendshme, si edhe

mbante nën kujtesë gjithë rrugën e përshkuar të shtetit të pavarur, por të brishtë

shqiptar dhe theksonte ndihmën që i është dhënë gjithnjë Shqipërisë nga miqtë e huaj,

veçanërisht Anglia, pa të cilën shqiptarët zor se do t’ia kishin dalë. Pra, edhe në këto

momente të vështira, Shqipëria prapë i kthehet Anglisë në nevojën e saj të madhe –

nënvizon artikulli i gazetës “Ura e Shkuminit”.559

Krizat ekonomike që kanë përfshirë qarkun e Elbasanit, sikurse edhe gjithë

Shqipërinë, rënduan situatën në këtë rajon si rrjedhojë edhe e veprimit të faktorëve të

brendshëm. Kështu, kriza e viteve 1922-23 në këtë rajon, po e rëndonte më tej

situatën, pasi taksat që paguheshin ishin të shumta e të larta dhe diferencat në çmime

për mallrat e konsumit të brendshëm dhe atyre të eksportit, ishin mjaft të theksuara.

Shkaqet e një gjendje të tillë agrare ishin të shumta dhe duhen kërkuar në një sërë

arsyesh; ekzistenca ende e një ekonomie të prapambetur bujqësore, të metat e

qeverisjes dhe sistemit feudal që ende ruhej me mbeturinat e tij të theksuara, mungesa

558 Gazeta Ura e Shkuminit, nr. 39, dt. 15.02.1924, f.1

559 Gazeta Ura e Shkuminit, nr. 39, dt. 15.02.1924, f.2

Page 222: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

192

e investimeve nga jashtë, mungesa e një sistemi unik të peshave dhe matjeve etj. Por,

mbi të gjitha duhet theksuar se vetë sundimi i mbeturinave feudale në pushtet, është

një nga shkaqet kryesore të kësaj gjendjeje. Fakte të tilla do t’i gjesh të pasqyruara në

shtypin e kohës sikurse dhe atë lokal, në forma të ndryshme. Shqetësimin që shprehej

në radhët e të gjithë patriotëve dhe shtresave përparimtare të vërteta e gjen në një sërë

shkrimesh dhe artikujsh të tillë “Elbasani asht sot në një feodalizmë të fortë e të

pakufizueme. Të mbështetur në fakte dhe prova, bërtasim tue thanë se ktu në Elbasan,

mbretëron një feodalizmë më e madhe se në kohën e Turqisë. Vërtet sot mënyra e

feodalizmës nuk po shfaqet me atë fytyrën e shëmtueme të vjetër, por tërthorazi ajo

fuqi asht ma e madhe sot, se dje”560 Po ky organ i shtypit në vitin 1923, shprehej:

“Ekonomia e vendit që sot ka rënë aq poshtë sa nuk rrëfehet dot, do të përmirësohet,

kaq mijë njerëz që sot po ngordhin për bukën e gojës, do të gjejnë një punë të

ndershme, për me fitue bukën e tyre, vendeta e mbajtmja e pushkës dalëngadalë do të

shuhen prej vetiu dhe shteti do të pasurohet, mbasi sikurse dihet pasuria e shtetit

varet e dependohet nga pasurija e popullit të tij. Pra, me arsye të plotë populli

shqiptar pret sot me padurim lajme të reja mbi dhënien e konçensioneve pasi në

dhanien e tyre ka varë jetën dhe shpresën e vet”561

Nga një relacion që i dërgonte Oda Ekonomike Elbasan Ministrisë së Ekonomisë

Kombëtare për ta informuar mbi jetesën në këtë qytet, për të cilën ishin të interesuar

turistë të huaj që vizitonin vendin tonë, ajo dëshmonte se jetesa e përditshme me

gjithë ushqim nëpër hotele kushtonte afërsisht 4-5 franga ari, për transportin nga një

qytet në tjetrin ishin automobilat, dhe rruga Durrës-Elbasan me këtë transport

kushtonte afërsisht 10 franga ari.562 Ndërsa në kujtimet e tij elbasanasi H. Vogli

kujtonte se deri në vitin 1926 nuk kishte pasur mjete transporti në qytet dhe qoftë

lëvizja e njerëzve, qoftë ajo e kafshëve brenda qytetit apo në rrethinat e tij bëhej me

karroca, ndërsa pas viteve ’30 qytetarë të ndryshëm të Elbasanit kishin filluar të

zotëronin mjete të transportit të mekanizuar nga më të ndryshmet, si p.sh. vetura,

kamion, autobusë e si të tillë ai rendit 11 pronarë në qytet dhe 14 mjete të tilla.563

560 Gazeta Ura e Shkuminit, nr. 6, dt. 4 maj 1922, f.1

561 Gazeta Ura e Shkuminit, nr. 4, dt. 20.04.1923, f.1 562AQSH, Fond 171, v. 1931, dosje III-156, f. 204

563 H. Vogli, Elbasani në vitet……., vep. e cituar, f 65 Shënim: Shih në kapitullin mbi transportin

mjetet e transportit që zotëronin pronarët elbasanas në këtë periudhë kohore.

Page 223: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

193

Sipas një kategorizimi të profesioneve dhe të ardhurave të një pjese të shtresave

sociale në rrethin e Elbasanit, Drejtoria e Financave Elbasan na jep këtë pasqyrë

regjistrimi në vitin 1926:564

Tabelë nr. 25 Kategorizimi i shtresave sociale sipas profesioneve dhe të

ardhurave

Pronarë Tregtarë Industrialistë

Nr.i

pronarëve

Sasia e të

ardhurave në fr.

ari

Nr.i

tregtarëve

Sasia e të ardhurave

në fr. ari

Nr. i

industrialistëve

Sasia e të ardhurave

në fr. ari

Nga Deri në Nga Deri në Nga Deri në

20 1001 2000 50 1001 2000 5 1001 2000

15 2001 3000 46 2001 3000 4 2001 3000

10 3001 4000 42 3001 4000 2 3001 4000

5 4001 5000 38 4001 5000 1 4001 5000

3 5001 6000 35 5001 6000 . e tjerë

2 6001 7000 30 6001 7000 .

1 7001 8000 27 7001 8000 .

Në një relacion të Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare, Drejtoria e Tregtisë dhe

Industrisë, në vitin 1930, (megjithëse kjo duhet konsideruar me afërsi viti) ku

përfshiheshin listat e emrave të tregtarëve e propietarëve (pronarëve) më të pasur të

vendit, për Elbasanin figurojnë këto emra:

1- Grigor Nosi i cilësuar tregtar e president

2- “SAIDE”, Shoqëri anonime e duhanit

3- Grigor Nosi & co Industrial

4- Nasif Dibrani, president.

Ndërkohë për gjithë prefekturat e tjera, ky numër i pronarëve varionte nga 2-7 të tillë

(rasti i parë ishte Saranda me 2 pronarë, si edhe Durrësi me 7 të tillë). Por, përmendim

këtu në listë edhe numrat për prefekturat Vlorë, Gjirokastër me nga 3 pronarë, Korça

sikurse Elbasani me 4 pronarë, Shkodra e Tirana me 5 pronarë. Nga lista vihet re se

përveç evidentimit të profesionit të këtyre pronarëve, cilësuar si më të pasurit e

Shqipërisë së asaj kohe, nuk ka të dhëna për sasinë e pasurisë apo kapitalit që ata

564 AQSH, Fond 285, v. 1926, dosje 20, f.6

Page 224: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

194

disponojnë. Në qoftë se do të llogarisnim në përqindje këtë peshë që zënë pronarët e

Elbasanit në raport me ato të mbarë vendit, do të thoshim se këtu gjenden 4 nga 33 të

tillë që ka vendi, ose 12,12 % e pronarëve më të pasur të vendit.565

Problemi i punësimit, sikurse në mbarë vendin edhe për qytetin e Elbasanit shfaqej si

një problem shqetësues për periudhën e viteve të krizës ekonomike. Ekzistonte një

traditë tashmë që në raste të caktuara, kur nuk kishte punë brenda rrethit a krahinës,

sidomos në periudhën e dimrit, një person grumbullonte rreth vetes disa punëtorë të

cilëve u premtonte dhe u gjente punë brenda ose jashtë rrethit, ndonjëherë edhe në jug

të vendit ose edhe drejt viseve të Greqisë. Në gjuhën e përditshme të popullit ata

thirreshin punëtorë beli që shkonin për të punuar për bel ose kositje. Ndërmjet tyre

mund të nënshkruheshin edhe kontrata, të cilat me krijimin e odave ekonomike,

trajtoheshin prej tyre. Personi i cili gjente tregun e punës dhe grumbullonte një sasi

punëtorësh të aftë për ta kryer atë, pavarësisht nëse ekzistonte një kontratë shkresore

apo jo mes tyre, binte dakord me ta edhe për çështje pagese, që do të thoshte ai vetë e

siguronte rrogën e tij më të lartë se të tjerët, edhe pse ai vetë nuk punonte, pra rroga e

tij dilte nga punëtorët që ai kishte gjetur dhe puna që ata kryenin. Me Ligjin mbi

organizimin e Odave Ekonomike, kontrata të tilla pasi i miratonte Oda Ekonomike,

shpalleshin për publikun me një afat deri në 90 ditë, për njoftime eventuale apo edhe

qortime. Pas kësaj, i dërgoheshin Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare për miratim e

pastaj i jepeshin vetë të interesuarit. Në shtator të vitit 1931, Oda ekonomike e

Elbasanit kishte miratuar një kërkesë të tillë nga të interesuarit Qani e Musa Haja, të

cilët kërkonin ta nënshkruanin një kontratë për punëtorë beli e kositje në zonën në jug

të vendit dhe vetëm për punëtorë beli në viset e Greqisë, me punëtorët e zonës së

Zaranikës e Krahinës së Shpatit e Çermenikës I e II.566

Raporti ekonomik i Odës Ekonomike Elbasan në vitin 1930-1931, lidhur me faizin

tregonte qartë mungesën e të hollave në këtë kohë, si fakt që çonte në mosshlyerjen e

detyrimeve. Kështu raporti bënte fjalë për një kapital 50 000 napolona flori të dhëna

nga kamatarët për qarkun e Elbasanit, kamata indirekte e të cilave shkonte 20-25 % të

shumës. Situata tashmë paraqitej e rënduar për derisa kapitalet e shpërndara me

565 AQSH, Fond 171, dosje III-93, pa vit, f. 126 Shënim: Themi se viti duhet marrë me rezervë për

shkak se dosja nuk ka vit, por nga materialet që ajo përmban shihet se shumica e dokumenteve mbajnë

vitin 1930.

566 AQSH, Fond 171, v 1931, dosje III-I39, f.117

Page 225: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

195

kamatë po inkasoheshin me vështirësi, duke përdorur gjyqet e sekuestrimet, ndërsa

kredia e bujqve sa vinte e pakësohej nga moratoriumi.567

Në kuadër të 10-vjetorit të monarkisë shqiptare, ndër arritjet që përmendte shtypi

proqeveritar për prefekturën e Elbasanit, krahas fshatit, ishin edhe qytetet e

prefekturës që kishin shënuar një sërë treguesish të rëndësishëm, si p.sh.:

- Formimi i qytetit të ri të Librazhdit, me një sërë ndërtimesh private madhështore, me

pamje vërtet të bukur. Edhe pse një qytet i vogël, shumë shpejt mendohej se Librazhdi

do të shndërrohej në një qytet të bukur e modern.

- Në rajonin e Peqinit ishin bërë një sërë ndërtimesh, si zyra shtetërore dhe ndërtesa

shkollore, ishin shtruar një sërë kilometrash rrugë të reja, ishin plotësuar shumë trase

që lidhnin qendrën me komunën e Garunjës së Madhe dhe Pekishtin, ishin mbjellë

shumë pemë e mbi të gjitha nga Bashkia ishte instaluar në qendër të qytetit një orë e

madhe. Nga pikëpamja kulturore, përmendim formimin e degës “Gruaja shqiptare”.

- Në rajonin e Gramshit ishte bërë godina e re e xhandarmërisë, disa ndërtesa

shkollore e zyrtare, si edhe rruga Gostimë Berat, prej 7 kilometrash dhe rreth 7

kilometra rrugët të tjera komunale.

- Bashkia e Elbasanit kishte rregulluar mjaft rrugë të prishura, me kalldrëm, që arrinin

deri në 27 kilometra gjatësi. Po kështu përmendej ngritja e bibliotekës “Qemal

Baholli”, shkolla “Ali Agjah bej”, Instituti Rock Feller, godina e re e Prefekturës,

ishte rregulluar tërësisht Ura e Shkumbinit, kishte përfunduar një pjesë e kanalizimeve

të qytetit, ishin rregulluar 2 lulishte dhe një fushë sporti, si edhe më e rëndësishme

mendohej se ishte përfundimi i Kondukturës së ujit të pijshëm me gjatësi 8000 metra

dhe me presion.

Arritje të kësaj periudhe konsideroheshin gjithashtu edhe përparimet në fushën e

industrisë, si p.sh. ngritja e fabrikës së cigareve “SAIDE”, fabrika e alkoolit nën

pronësinë e Grigor Nosit, rafineria që bënte përpunimin e vajit të ullirit, nën pronësinë

e Andon Beçës, centrali elektrik që furnizonte me energji dhe ndriçonte një pjesë të

mirë të qytetit, si rrugë, shtëpitë e tregun.568

Po t’i referohemi treguesve të strukturës sociale për periudhën e sundimit të Zogut,

edhe ajo paraqitej e larmishme dhe komplekse. Por ka edhe mendime si ajo e

paraqitur nga studiuesi i huaj E. Jacques, sipas së cilës kjo strukturë ishte e

567Po aty, f.152

568 Gazeta “Drita”, Tiranë, 1 shtator 1938

Page 226: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

196

prapambetur. Zogu nuk kishte mundur të vinte dorë në strukturën shoqërore dhe këtë

studiuesi e quante dobësinë më të madhe administrative të mbretit. Në sistemin e

vjetruar dalloheshin dy klasa, - analizon Jacques. Klasa e lartë me më pak se 10% të

popullsisë përbëhej nga prijës fisnorë, pronarë tokash, një pakicë fermerësh,

tregtarësh dhe afaristësh të pasur, intelektualë, profesionistë e kleri i lartë, ndërsa

klasa e ulët që përbënte 90 % të popullsisë kishte në përbërje shumicën fshatarë, më

pak zanatçinj e artizanë të nënshtruar ndaj klasës së lartë, kurse klasë të mesme nuk

kishte. Sipas tij, Zogu kishte qenë i detyruar të ruante një gjendje të tillë, të

mbështeste regjimin e tij në strukturën shoqërore mesjetare, trashëguar nga osmanët,

pasi trazirat në gjirin e popullsisë dhe të krahut reaksionar ishin në rritje dhe gjendjes

së krijuar në vend nuk i jepte dot zgjidhje as edhe një legjislacion i rreptë. 569

Edhe në opinionet e Abaz Ermenjit lidhur me strukturën shoqërore të periudhës së

sundimit të Zogut në Shqipëri, shikojmë pak a shumë të njëjtin vlerësim. Ja si e

përshkruante ai kë të situatë sociale në regjimin e Zogut:” - ... në anën shoqërore dhe

të mendimeve politike, kundërshtimet u acaruan më shumë akoma, ndërmjet të vjetrës

dhe të resë, ndërmjet përfitonjësve dhe të shfrytëzuarve, duke sjellë një pështjellim

ndjenjash e idesh, nga i cili s’mund të delte veçse komunizmi.”570

Etnografja dhe sociologia skocese Margaret Hazllëk në veprën e saj “E drejta e

pashkruar në Shqipëri’ na servir me mjeshtri disa tipare interesante të qytetit në po

këtë hark kohor të cilit i jemi referuar. Kjo intelektuale e njohur në fushën e

studimeve etnografike për Ballkanin, nga fundi i vitit 1927 u vendos për të jetuar në

qytetin e Elbasanit. Në këtë qytet dhe trevat përreth ajo dhe gjurmoi, zbuloi, konservoi

dhe komentoi me përkushtim të habitshëm legjislacionin tradicional të shqiptarëve si

edhe fiksoi në aparatin e saj fotografik tipare antroplogjike, kostume, orendi e

bizhuteri të kulturës sonë popullore. Elbasanin, e njohu dhe e studioi duke hyrë në cdo

shtëpi të tij, duke kryer ekspedita të shumta, e duke u ndihmuar nga rrethet

intelektuale të Elbasanit, të cilët e mirëpritën dhe i vunë në dispozicion një bibliografi

e dokumentacion të pasur nga bibliotekat private që ata zotëronin nga ana e tyre. Ajo

që e kishte mahnitur madam Hazllëk në këtë qytet ishte vëllazërimi i myslimanëve

dhe të krishterëve, sikurse edhe fakti tjetër që banorët e këtij qyteti nuk e njihnin as

vjedhjen e as cmirën. Një sërë reportazhesh letrare udhëtimesh e përshkrimesh të

569 E. Jacques, Shqiptarët, Lajmi i mirë, Tiranë, f 429

570 A. Ermenji, Vendi që zë Skëndërbeu në historinë e shqiptarëve, Tiranë, 1996, f 465

Page 227: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

197

goditura për qytetin dhe zonën rreth Elbasanit, ajo do t’i botonte edhe në revistën

“Shkolla Kombëtare” e cila botohej në vitet ’30 në Elbasan, por mbi të gjitha duhet

evidentuar se ajo mbetet e paharruar në kujtimet e elbasanasve sidomos për nxitjen që

i dha lëvizjes intelektuale në këtë qytet.571

Nënvizojmë se është fakt, që edhe në kujtimet e Francesko Jakomonit, mëkëmbësit të

Mbretit në Shqipëri, që kishte ndërmarrë në vitin 1939 disa vizita në qytet kryesore të

Shqipërisë, ndërsa rendit disa tipare të qytetit Elbasan, evidenton se ky qytet kishte

përparësi në kulturë. I shoqëruar nga anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar, ndër të cilët

edhe Shefqet Vërlaci, ai kujton se vizitën e tij në këtë rreth e shihte edhe si një

detyrim ndaj Shefqetit, i cili, sipas Jakomonit, ishte mjaft i interesuar dhe i dhënë për

vendlindjen e tij. Por, edhe pse notat e euforizmit nuk mungojnë në përshkrimin e tij,

Jakomoni përpara se të kujtojë vlerat kulturore të qytetit, përshkruan bujqësinë si ndër

më të zhvilluarat, c’ka dëshmonte nga ana tjetër arsyen për të cilin ai nuk e rendiste

Elbasanin ndër qytetet që kërkonin një përkujdesje të veçantë. Atij i bënin përshtypje

ullinjtë e bollshëm, oborret plot pemë, që vërtet i quante tregues të mirëqenies por nuk

e ndan këtë tregues nga ai i përparësisë së qytetit për arsimin dhe kulturën. Pikërisht

në “qytetin në kërthizë të Shqipërisë”, pikëtakimin e dy dialekteve, vendlindjen e

Kostandin Kristoforidhit, babait të gjuhës letrare shqipe, djepin e shkollës së parë të

mesme shqiptare (është fjala për Normalen, shënim i F.Gj) ekzistenca e një biblioteke

dhe një muzeu, ai sheh dëshminë e interesimit të qytetarëve për kulturën.572

IV.2. Lëvizja e vegjëlisë së qyteteve

Me zhvillimin e industrisë, zgjerimin e punëve botore si edhe rritjen e prodhimit të

drithërave për treg, erdhi duke u rritur shtresa e punëtorëve. Kështu në vitin 1927 në

mbarë vendin numri i punëtorëve të përfshirë në zejtari e industri llogaritej 17.031

punëtorë. Por të gjithë punëtorët teknikë e të kualifikuar ishin të huaj, kryesisht

italianë, ndërsa pothuaj të gjithë punëtorët e pakualifikuar ishin shqiptarë. Një numër i

konsiderueshëm punëtorësh punonin në bujqësi, në transport, si shërbëtorë shtëpie etj.

Ndërsa pjesëmarrja e femrës në punë mbetej gjithmonë shumë e vogël dhe e

parëndësishme, edhe pse në vitet 1927-1928 kishte filluar të shtohej numri i femrave

571 H. Ceka, Margaret Hazllëk (1885-1948), botuar në Elbasani – Enciklopedi, Në Panteon drejt

Panteonit 2000, vep. e cituar, f 329-332

572 F. Jacomoni, Politika e Italisë në Shqipëri, Tiranë, 2005, f 204

Page 228: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

198

në punë, me gjithë fanatizmin ende prezent në shoqërinë shqiptare të kësaj kohe. Nga

ana tjetër duhet të theksojmë se Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë, ku nuk kishte

asnjë ligj, asnjë urdhëresë ose rregullore për mbrojtjen e punëtorëve dhe asnjë sistem

sigurimi shoqëror. Nevoja e një legjislacioni për të mbrojtur interesat e punëtorëve,

për të rregulluar marrëdhëniet në punë, ishte bërë një nevojë urgjente, sa kohë që

ekzistonte një numër relativisht i madh punëtorësh dhe mungesa e një legjislacioni i

jepte mundësinë punëdhënësve të shfrytëzonin këtë fuqi punëtore.573 Ky shfrytëzim

nga ana e punëdhënësve konsistonte në caktimin e orëve të gjata të punës, mungesën e

pushimeve ditore, javore apo vjetore, kushte të rënda të vendeve të punës, pagat e

ulëta, përfshirja e fëmijëve dhe grave në sektorë të ndryshëm të punësimit ku për punë

të barabartë me burrat, pagat e kësaj kategorie shënonin vlera shumë më të ulëta.

Punëtorët ndiheshin të pasigurt në punë për faktin se edhe punëdhënësit shpesh

kërcënonin për pushim nga puna, vetëm që të detyronin punëtorët të pranonin pagat e

ulura, kohëzgjatjen pa afat të orarit të punës, kushtet e rënda apo edhe mospagimin e

mëditjes, pagat e prapambetura që ndonjëherë përfaqësonin disa muaj pune. Një

situatë e tillë e detyroi Ministrinë e Punëve Botore, që në vitin 1936 të nxirrte një

qarkore, në të cilën caktoheshin disa nivele pagash si p.sh. për kryemjeshtrin,

mjeshtrin, minatorin, punëtorin e kualifikuar dhe të pakualifikuar si edhe për

punëtorin që përfshihej në punë bashkë me kalin apo qerren e tij. Kjo qarkore nuk u

zbatua kurrë por edhe sikur të zbatohej sërish mesatarja e pagës së punëtorëve të

kualifikuar dhe të pakualifikuar në të përcaktohej për 12-14 orë pune rreth 1.75 franga

ari, d.m.th shumë herë më e vogël nga pagat më të ulëta në Evropë. 574

Gjendja e punëtorëve shqiptarë që punonin në rrugën Qafë-Kërrabë-Elbasan, për

llogari të shoqërisë sipërmarrëse Beca-Cassina, paraqitej në gjendje të mjerueshme e

të vajtueshme në raportin e prefekturës Elbasan. Ajo bënte të ditur në këtë raport se

aty punonin rreth 1000 punëtorë, me një kohëzgjatje të ditës së punës 11 deri 14 orë

dhe me pagë 6 deri 8 lekë. Por edhe këtë pagë, analizonte më tej raporti i prefekturës,

kjo firmë ua grabiste duke i shitur bukën e misrit me çmim tepër të lartë. Po kështu

edhe në fabrikën e vaj-sapunit në Elbasan, paga e një punëtori ishte 3 deri 4 lekë në

ditë.575

573 K. Mishta, Lëvizja punëtore në Shqipëri, Tiranë, 1976, f.124-127

574 K. Mishta, Lëvizja punëtore në Shqipëri, Tiranë, 1976, f.128-133

575Po aty, f.134-135

Page 229: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

199

Për sa i përket gjendjes së punëtorëve, kjo paraqitej edhe më e rëndë. Në mbarë

vendin në vitin 1928 të dhënat flisnin për një rritje të numrit të të papunëve dhe shtim

të numrit të lypësve, të cilët përveç se kishin mbushur rrugët e qyteteve, vërshonin

tashmë drejt kryeqytetit. Aq shqetësues ishte bërë një fakt i tillë, sa edhe pse në kodin

e ri penal të Republikës dënohej veprimtaria e lypsarëve, edhe pse policia e Tiranës i

ndiqte apo i përcillte me forcë të tillë lypës drejt lokaliteteve të ndryshme, sërish të

papunët dhe lypsarët vazhdonin të mbushnin rrugët e kryeqytetit.576

Në raportin e Odës Ekonomike Elbasan, drejtuar Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare

në vitin 1930, gjendja e punëtorëve në këtë qark gjatë viteve 1930-1931 paraqitej e

përmirësuar, pasi edhe përfshirja e tyre në punë të përditshme ka qenë maksimale, si

në punime rrugësh të reja që hapen, apo punime të urave e kazermave që ishin në

ndreqje e sipër. Numri i punëtorëve që punonin në punët botore ishte rreth 1000

vetë.577

Shoqëritë italiane apo edhe shqiptare përdornin metoda të ndryshme për të grabitur

pagat e punëtorëve, si nëpërmjet gjobitjes, pagimit me vonesë të tyre apo edhe

mosnjohjes së ditëve të ndryshme ose periudhave kohore më të gjata të punës. Kështu

një grup punëtorësh e kryepunëtorësh në Gramsh ishte dënuar me 30-60 franga ari,

pasi kishin kënduar natën dhe kishin prishur kështu qetësinë e inxhinierëve. Një tjetër

rast dëshmohet tek punëtorët të cilët punonin në rrugën Tiranë –Elbasan, ku firma

Venanzetti nuk i pagoi rreth 300 punëtorë për 3 muaj rresht, por edhe u largua nga

sipërmarrja duke i ndërprerë punimet. Të njëjtën gjë bëri edhe firma sipërmarrëse

italiane Michele Sacco e Figlio, e cila rreth 450 punëtorë i pushoi nga puna duke i

hedhur në rrugë, pa i paguar, madje edhe kur do të largohet përfundimisht nga

Shqipëria do të refuzojë sërish të shlyejë pagat e tyre të prapambetura.578

Në dhjetor të vitit 1931, Oda Ekonomisë në Elbasan i dërgonte një relacion Ministrisë

së Ekonomisë Kombëtare lidhur me gjendjen e punëtorëve të firmës “Skulati”. Oda i

raportonte kësaj Ministrie, se punëtorët shqiptarë që punonin për ndreqjen e kazermës

në Krastë të qytetit të Elbasanit, kazermë kjo që ishte marrë në sipërmarrje nga firma

“Skulati”, ishin në gjendje tepër të vajtueshme. Këta punëtorë i drejtoheshin dita ditës

Odës dhe i tregonin se prej tre muajsh kjo Firmë nuk u paguante asgjë për punën e

tyre, veçse atyre që u zbriste për ushqim. Ata gjithashtu u janë drejtuar edhe Sekretarit

576Po aty, f.123

577 AQSH, Fond 171, dosja III-139, pa vit, f.151

578 K. Mishta, Lëvizja punëtore në Shqipëri, Tiranë, 1976, f.135-137

Page 230: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

200

të kësaj firme për t’iu mundësuar pagimin e të drejtës së tyre, ose të paktën t’u jepen

dëftesat për ditët përkatëse të punës që kanë bërë, por ky sekretar përveçse i ka nxjerrë

jashtë, përgjigja e tij ka qenë “Shkoni e i merrni atje ku jeni anku”. Nga dokumenti

mësohet se punëtorët janë ankuar në disa zyra, si atë të prefekturës lokale, zyrës së

kryeministrisë me telegram, apo edhe zyra të tjera me qëllim të gjejnë mbështetje e

shpëtojnë të drejtën e tyre. Por, tashmë që sipërmarrësi, as u jep bukë e as i lejon të

flenë në barakat e tij, këta punëtorë që vijnë nga vise të ndryshme të largëta, do të

largohen sepse e shohin të pashpresë qëndrimin e tyre pranë kësaj firme, e kështu me

largimin e tyre do të humbasë edhe e drejta e tyre. Kjo Odë kërkonte nga kjo Ministri

të ndiqej çështja e tyre edhe në zyra të tjera duke mundësuar pagesën e çdo punëtori

ose të paktën secilit prej tyre t’i jepej një dëftesë me ditët e punës, me anën e së cilës

ata do të kishin mundësi të ndiqnin çështjen e tyre në gjyqin përkatës.579

Në lëvizjen punëtore të qytetit sidomos, shënonte një kthesë të rëndësishme viti 1936,

i cilësuar viti i zisë së bukës e që padyshim ishte rrjedhojë e krizës ekonomike të

viteve 1929-1935 në Shqipëri. Gjendja ekonomike e rënduar dhe marrëveshja e marsit

të vitit 1936, që rriste nënshtrimin e Zogut ndaj qeverisë italiane, kishin ndezur

situatën deri në atë pikë, sa dukej sikur pritej edhe shkëndija më e vogël për ta

shndërruar një lëvizje spontane, lokale të karakterit ekonomik apo social, në një

manifestim apo revoltë antiqeveritare, të cilat gjithnjë e më shumë po merrnin tashmë

karakter të theksuar politik, antiimperialist dhe shpesh edhe antizogist. Nga njëra anë

vihen re grevat, demonstratat dhe manifestimet popullore që ishin bërë të shumta qysh

nga koha e shtypjes së kryengritjes së gushtit të vitit 1935 në Fier, si edhe nga ana

tjetër vihej re një rritje e vetëdijes klasore e solidaritetit të kësaj shtrese të qytetit, në

krye të së cilës qëndronin shoqëri punëtore e zejtare profesionale. Pas disa lëvizjeve të

fuqishme sociale gjatë vitit 1936 anembanë vendit, si p.sh. greva e naftëtarëve në

Kuçovë në muajin shkurt, 10 ditë më pas demonstrata e bukës në qytetin e Korçës, një

tjetër demonstratë në muajin korrik në Vlorë etj., në muajin tetor të po këtij viti u

regjistrua edhe një lëvizje manifestuese në Elbasan. Shkak për këtë dukej se ishte bërë

vendimi i qeverisë për shpërnguljen e Shkollës Normale nga Elbasani për në Shkodër.

Qysh në vitin 1935 Qeveria kishte hedhur vendimin e saj, për ndarjen e shkollës

Normale në dy pjesë, në atë Qytetëse dhe atë Normale, ndërsa në popull ishte rritur

shqetësimi se pas kësaj ndarjeje do të vinte shpërngulja e shkollës Normale nga qyteti

579 AQSH, Fond 171, viti 1931, dosje III-131, f.4

Page 231: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

201

i Elbasanit. Një miting proteste po gëlonte në radhët e popullsisë, por pasi autoritetet e

parisë së qytetit dhe drejtorisë së Normales e qetësuan popullin se nuk do të bëhej as

ndarja e shkollës e as shpërngulja e saj, mitingu nuk u organizua.580

Në fillim të vitit të ri shkollor 1936-1937, me ndarjen e shkollës Qytetëse nga

Normalja, nga populli i qytetit kuptohej qartazi se hapi i radhës do të ishte shpërngulja

e Normales nga Elbasani. Duke qenë në dijeni të nenit 276 të dekretligjit organik të

arsimit, për mosçeljen e një Normaleje të dytë në Shqipëri, si edhe për të mos

qëndruar duarkryq përballë vendimit të mundshëm, opinioni publik i qytetit po merrte

masa që të mos lejonte autoritetet qeveritare që të ndërtonin tashmë planin e tyre. Një

komision nga paria e qytetit kishte zhvilluar takime në Bashki e Prefekturë dhe kishte

kërkuar të ndërhyhej nga këto institucione për të mos u realizuar një gjë e tillë.

Ministria e Brendshme në korrespondencën e saj me Prefekturën e Elbasanit, i

komunikonte kësaj të fundit se për momentin nuk ekzistonte asnjë shkak për

suprimimin e Normales dhe i vetmi ndryshim që do të bëhej në të kishte qëllim vetëm

mirë-administrimin e saj, ndaj duheshin qetësuar masat popullore. Titullari i

Prefekturës nga ana e tij propozonte të mos merrej një masë e tillë, jo vetëm për të

evituar pasojat e kësaj shpërnguljeje, por njëkohësisht edhe për të mbajtur në

konsideratë të mirat, dobitë dhe shërbimet që kjo shkollë i kishte sjellë qytetit,

sakrificat e popullit elbasanas për ta mbajtur këtë shkollë që nga koha e sundimit

osman.581

Por pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve qeveritare dhe lokale për të mbajtur në

kontroll situatën e për të mos lejuar zhvillimin e trazirave në vend, gjendja në qytet

vazhdonte të ishte e tensionuar. Pikërisht në një moment të tillë, Ministria e Arsimit

urdhëronte në 30 tetor të vitit 1936 transferimin e 10 nxënësve bursistë të klasës së

tretë të Normales së Elbasanit për në Shkodër.582 Për të përcjellë shokët e tyre për në

Shkodër sipas urdhrit të Ministrisë, rreth 180 studentë të shkollës Normale, në shenjë

solidariteti shoqëronin grupin e transferuar duke thirrur e kënduar këngë patriotike e

atdhetare e duke elektrizuar gjendjen. Një lajm i tillë u përhap me shpejtësi në qytet

dhe menjëherë u vu re mbyllja e tregut, grumbullimi i popullit drejt Sheshit të

Bezistanit, e prej andej turmat e protestuesve bashkë me bandën e qytetit vërshonin

580 M. Belegu, Manifestimet popullore antizogiste në Vlorë e në Elbasan në vitin 1936, Studime

Historike, nr. 4, v. 1988, f.119 581 M. Belegu, Manifestimet popullore antizogiste në Vlorë e në Elbasan në vitin 1936, Studime

Historike, nr. 4, v. 1988, f.120,

582 M. Belegu, Manifestimet popullore...., vep. e cituar, f.120,

Page 232: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

202

rrugëve e pas disa minutash iu drejtuan prefekturës. Pikërisht këtu për disa orë u

përleshën turmat e popullsisë që kishin arritur mijëra vetë e përbëheshin pothuaj nga

të gjitha shtresat sociale me forcat e xhandarmërisë, të cilat përdorën kundër tyre si

shkopinjtë ashtu edhe të shtënat në ajër duke e bërë edhe më të nderë situatën.583

Raporti i Odës së Tregtisë Elbasan drejtuar Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare në

vitin 1937 e përcaktonte tepër të rëndë gjendjen e punëtorëve në qytet. Puna e tyre

nuk ishte e përhershme, por kurdoherë me ndërprerje dhe me një pagesë ditore që nuk

shkonte më shumë se 60 franga ari. Ndër shoqëritë që vepronin në këtë rajon e

dalloheshin për një qëndrim disi të qëndrueshëm ndaj punëtorëve ishte vetëm

Shoqëria “SAIDE”. Në të punonin rreth 75 deri në 80 punëtorë, gati gjysma e të

cilave ishin femra dhe në moshë 15 deri në 21 vjeç. Oraret e punës dhe pagesat ditore

të punëtorëve konsideroheshin të rregulluara, por gjithsesi ato sërish mbeteshin të

ulëta, pasi llogariteshin në bazë të sasisë së prodhimit. Edhe në fabrikën e alkoolit, ku

gjendeshin rreth 15 – 20 punëtorë, gjendja e punëtorëve dukej ndryshe nga të tjerët,

paraqitej disi më e rregulluar, por edhe atje këta punëtorë punonin rreth 3 deri në 4

muaj në vit. Gjendja e punëtorëve në përgjithësi në qarkun e Elbasanit paraqitej e

mjerueshme, pasi puna në radhë të parë nuk ishte e vazhdueshme, por kurdoherë me

ndërprerje dhe kjo bëhej shkak edhe për pagat e tyre, që nuk shkonin më shumë se 60

franga ari në ditë. Në këto kushte, Oda rekomandonte që për të mundësuar një

kontroll mbi gjendjen e punëtorëve, rregullimin e pagës ditore, marrëdhënien me

sipërmarrësit, do ishte mirë që këta punëtorë të kishin mbështetjen e një enti që të

mund të reklamonte të drejtat e tyre.584

Edhe shegertët janë pothuaj në të njëjtën gjendje me punëtorët e thjeshtë. Ata varen

nga padroni që i mban, punojnë pa orare, pagat mujore i kanë të ulëta dhe nuk njohin

ditë pushimi. Shegertët që punojnë në hotele, kafene dhe restorante janë në gjendje

edhe më të keqe, pasi at nuk kanë as më të voglën mbrojtje. Edhe për këtë kategori,

Oda rekomandonte krijimin e një enti apo shoqërie që të mund t’i ndihmonte apo

mbronte në rast nevoje.585 Tregues i varfërimit ishte pa dyshim edhe shtimi i numrit

të të vobektëve, lypsave, sakatëve të papunë, që i drejtoheshin në vitet e krizës

sidomos kryeqytetit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për ndihma ekonomike.

Kjo Ministri i bënte thirrje prefekturave të mbarë vendit që të mbanin nën kontroll

583 M. Belegu, Manifestimet popullore...., vep. e cituar, f 120

584 AQSH, Fond 171, v 1937, dosje III-494, f.3

585 AQSH, Fond 171, v 1937, dosje III-494, f.3

Page 233: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

203

këtë kategori e të mos lejonte vërshimin e tyre drejt Kryeqytetit.586 Nga

korrespondenca e kësaj Ministrie me Prefekturën dhe Bashkinë Elbasan, kuptohet

qartë edhe doza e lartë e irritimit me të cilën kjo Ministri i drejtohej këtyre instancave,

kur i paralajmëronte për të marrë masa të rrepta ndaj atyre kryetarë të Bashkive, në

qytetin e të cilëve banonin të vobektët që kjo Ministri do të pikaste duke u

grumbulluar në kryeqytet dhe duke lypur. Për të gjetur zgjidhje për problemin e tyre,

duke i siguruar jetesën të vobektëve, Bashkia dhe Prefektura përgjigjeshin ndaj

vërejtjeve të tilla se kishin lista të sakta mbi numrin e tyre, gjendjen shëndetësore dhe

vendbanimin, por me sa duket puna kishte mbetur deri këtu dhe asnjë zgjidhje

konkrete nuk ishte gjendur ende për një shtresë të tillë që në kushtet e krizës

ekonomike dhe varfërimit të vazhdueshëm, lypja ishte e vetmja alternativë

zgjidhjeje.587

IV.3. Gjendja ekonomiko – sociale në fshat dhe situata e rënduar e fshatarësisë

Në periudhën e Republikës Shqiptare, prefektura e Elbasanit kishte 3 nënprefektura, 5

krahina dhe 312 fshatra. Shpërndarja e fshatrave paraqitej e tillë:

- Nënprefektura e Qendrës së Elbasanit kishte 3 krahina: krahina e Qukësit,

Librazhdit dhe Çermenikës si edhe 174 fshatra gjithsej.

- Nënprefektura e Peqinit kishte 67 fshatra

- Nënprefektura e Gramshit kishte 2 krahina: krahinën e Mollasit dhe

Shënepremtes dhe gjithsej 71 fshatra.

Pjesa më e madhe e popullsisë së prefekturës banonte në fshat dhe përbënte gati 87.5

% të popullsisë, që ishte e shpërndarë në mënyrë të pabarabartë. Shumica e popullsisë

ishte e përqendruar në viset malore, për shkak të relievit që predominonte, si dhe të

faktorëve historikë që kishin vepruar në rrjedhën e shekujve. Po t’i referohemi

gjendjes sociale të krahinave dhe fshatrave të prefekturës, vihet re një gjendje jo fort e

mirë e tyre. Sidomos në krahinat e Çermenikës, Dumresë, Shpatit dhe Mollasit,

vështirësitë duken se janë të shumta, pasi popullsia e atjeshme nuk kishte as shtëpi të

586 AQSH, Fond 272, v. 1932, dosje 63, f. 1

587 AQSH, Fond 272, v. 1932, dosje 63, f 1-4

Page 234: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

204

mira e as jetesë të mirë. Po kështu, edhe mungesa e komunikacionit dhe e arsimit

dukej se i kishte izoluar dhe i kishte lënë shumë prapa këto krahina.588

Edhe nga pikëpamja shëndetësore vihet re se një mjerim i theksuar në fshatrat sikurse

edhe qytetet e kësaj prefekture. Sëmundjet më të përhapura ishin malaria, sifilizi,

tuberkulozi, difteria dhe Rougeole. Rastet e përhapjes së difterisë, tuberkulozit dhe

rougeoles ishin më të pakta në raport me sëmundjen e malaries. Edhe pse në këtë

prefekturë shihej qartë se nuk kishte shkaqe natyrore që të favorizonin përhapjen e

kësaj sëmundje, ato që shërbenin si fole të përhapjes së infeksionit ishin rremat e

hapura në natyrë të ujit, gropat pranë shtëpive që nuk pastroheshin, moçalet që

krijoheshin nga ujërat e kroit në Peqin, si dhe zonat e mbjelljes me oriz. Në katundet

Griqan, Labinot i Poshtëm, Polis i Vogël, Shushicë, Byshek, Bugjës, Jagodinë,

Muriqan, Kuqan, Gjergjan, Fusha e Shirgjanit ku mbillej oriz, e ku nuk merrej asnjë

masë profilaktike, popullsia ishte aq malarike sa nuk krahasohej me asnjë vend tjetër

të Shqipërisë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për rrethet Gramsh e Qukës, për

banorët e katundeve buzë Devollit e Shkumbinit, ku përhapja e malaries ishte

rrjedhojë e pasojë e kushteve të tillë natyrorë si edhe e përrenjve të tjerë që i

përshkonin këto vise. Në vitin 1927, situata alarmante e sëmundjeve të tilla të

përhapura në këtë prefekturë, kishte bërë që Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësisë

t’i jepte rëndësinë e duhur kësaj çështje, jo vetëm duke dërguar sasinë e duhur të

kininës për ambulancat dhe internatin, por edhe Inspektorinë e Shëndetësisë, që ajo të

bënte mjekimet dhe kininizimet e duhura në fillim të stinës së verës.589

Në aspektin agrar, prefektura e Elbasanit sikurse të gjitha prefekturat e tjera, paraqiste

një gjendje të rënduar ekonomike – shoqërore dhe për më tepër, kriza e viteve 1922 –

1923 e kishte rënduar aq shumë situatën në ekonominë e vendit, sa një nga gazetat

lokale të Elbasanit shprehej kështu për këtë problem - Populli i varfër dhe katundarët

e mjerë vijnë dhe prodhimet e tyre i shesin me okë, por kur vijnë të blejnë misrin apo

gazin, a të tjera gjana, i blejnë me killo. Kjo tregonte që prodhuesit e vegjël

humbitnin jo vetëm nga përqindja e detyrimeve dhe e borxheve, por edhe ndryshimet

e sistemeve të peshës, që shkonin deri në 40 %. -...... Po kështu asht edhe të maturit

me okë apo me kut, - vazhdon më tej kjo gazetë, - dhe populli i gjorë s”shpëton dot

kurrë nga një hajdutllëk i qartë.590

588 T. Selenica, Shqipëria në vitin 1927, Tiranë, 1928, f.246, 255

589 T. Selenica, Shqipëria në vitin 1927, Tiranë, 1928, f. 255

590 Gazeta Ura e Shkuminit, nr. 28 dt. 26 tetor 1923, f.2

Page 235: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

205

Në një tjetër shtyp të kohës kjo situatë e rëndë ekonomike përshkruhej në këtë formë:

“Populli shqiptar ka mbërritë në një shkallë varfërimi aq të madhe, sa kujton se

kështu s’ka qenë as në kohë të zisë, kur e blinte çerekun e misrit 6 napolona flori. Sot

misri asht i lirë në çmim në krahasim me atë kohë, - vazhdon më tej kjo gazetë, - por

s”ka të holla për ta blerë.”591 Po kështu, në një tjetër artikull të këtij shtypi do të

gjesh të pasqyruar këtë gjendje në këtë mënyrë: “... dy vjetët e fundit, prodhimet në

misër kanë qenë fare të pakta. Popullsia e malësisë asht tue vdeke urie, dhe kanë me

vdekë në qoftë se nuk ndihmohen brenda këto dy muej të ardhme.592

Në vitet ‘20 – ‘30 të shekullit XX ndodhën një sërë ndryshimesh në strukturën

ekonomike të fshatit në vendin tonë, të cilat preknin jo vetëm shtresat e larta por edhe

shtresat e ulëta të popullsisë agrare, fshatarët e vegjël dhe fshatarët pa tokë. Prona

çifligare erdhi vërtet duke u zvogëluar, ndërsa numri i fshatarëve pa tokë (bujq e

argatë) erdhi duke u rritur, pasi numri i bujqve që mundën të blinin tokë ishte më i

vogël sesa ai i fshatarëve të vegjël që u detyruan të shisnin pronat e tyre private. Edhe

fshatarët paraqendarë (fshatarë të vegjël që përveç tokës së tyre të pamjaftueshme

merrnin me qira një tokë shtesë nga pronarët çifligarë) erdhën duke u rritur në numër

aq sa regjistrimet e bëra pas çlirimit të vendit, tregonin se ky numër i ekonomive

agrare të cilat ishin tërësisht ose pjesërisht në marrëdhënie ekonomike me pronarët

çifligarë dhe fshatarët e pasur kapte shifrën 36 000 familje, ose 23.6 % të popullsisë

fshatare.593

Deri në fund të viteve ‘30 me gjithë ndryshimet që kishin ndodhur në strukturën e

fshatit, shumicën e popullsisë agrare deri në prag të çlirimit të vendit e përbënin

fshatarët e vegjël të cilët edhe pse zotëronin tokë ishin kthyer në gjysmëbujq,

gjysmargatë, gjysmëpunëtorë apo edhe gjysmëzejtarë (fshatarët që shkonin për punë

në qytet apo në kurbet jashtë vendit). Pra, kjo shtresë e fshatarëve të vegjël, me të

ardhurat e pakta ekonomike që merrte, nuk mund të jetonte dot vetëm me ekonominë

e vet dhe ishte e detyruar ose të merrte me qira tokë nga çifligarët, ose të punonte me

mëditje, si edhe të jetonte në kushte të vështira ekonomike sikurse bujqit çifçinj e

fshatarët argatë.594

591Gazeta Ura e Shkuminit, nr. 4 dt. 20 prill 1923, f.1. 592 Gazeta Ura e Shkuminit, nr. 39, dt. 15 shkurt 1925, f.2

593 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Histori e popullit….vep. e cituar, f.122

594 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Histori e popullit….vep. e cituar, f.122

Page 236: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

206

Pronësia çifligare nuk iu përshtat dot ligjeve të ekonomisë së tregut. Në ekonominë

çifligare rendimentet bujqësore mbetën vazhdimisht të ulëta si rrjedhojë e veglave të

vjetra të prodhimit dhe mbeturinave feudale në mënyrën e administrimit. Nga ana

tjetër edhe vetë fshatari nuk ishte i interesuar të rriste prodhimin në kushtet kur nuk

përfitonte asgjë nga kjo rritje, apo edhe në kushtet kur çmimet e produkteve bujqësore

vinin duke u ulur gjithnjë e më shumë nën ndikimin e tregut bujqësor ndërkombëtar.

Pronarët çifligarë në këtë periudhë kohore të viteve ‘20 dhe sidomos të viteve ‘30, kur

filloi të flitej për një reformë agrare në vend, nuk shfaqnin më interes për investime në

fushën e pronësisë tokësore. Tokat e saj kjo shtresë ose i mbante djerr pa i shfrytëzuar

ekonomikisht, ose filloi t’i copëtonte me anën e trashëgimisë, ose shitjeve. Tashmë

një pjesë e mirë e bejlerëve çifligarë kthehet në një kastë burokratësh, funksionarësh

të lartë e cila kërkon të zëvendësojë të ardhurat e mëdha të çifligjeve të dikurshme me

rrogat e majme që siguronte nëpërmjet posteve të larta shtetërore e sidomos

spekulimeve me anë të këtyre posteve.595

Fshatarësia e pasur dallohej nga pronarët çifligarë, bejlerë e agallarë nga metodat e

qeverisjes që ajo zbatonte në pronat e saj. Kjo shtresë qeveriste sipas ekonomisë së

tregut, përdorte punën me mëditje të argatëve, por njëkohësisht edhe vetë merrte pjesë

në prodhim. E krijuar qysh nga mesi i shekullit XIX, kjo shtresë që nga koha e

shpalljes së Pavarësisë e më pas mundi të siguronte me anën e blerjeve tokat që vunë

në shitje pronarët çifligarë dhe fshatarët e vegjël. Gjatë viteve ’30 kjo shtresë që fillon

e njihet me emrin borgjezi agrare, zinte në fushën e prodhimit bujqësor një peshë

shumë më të rëndësishme sesa pronarët çifligarë, për faktin që i shfrytëzonin pothuaj

tërësisht tokat e tyre dhe merrnin të ardhura më të mëdha sesa pronarët çifligarë. Por

krahas fshatarëve të pasur filloi të rritet edhe shtresa e fermerëve bujq, të cilët e

merrnin tokën me qira nga pronarët çifligarë me një kontratë disavjeçare dhe e

mbarështonin atë me anë të argatëve, njëlloj si fshatarët e pasur.596

Një tjetër kategori ishte ajo e myltezimëve, apo sipërmarrësve të cilët më parë kishin

qenë veçse një hallkë administrative ndërmjet çifligarit e bujkut, që kishin për detyrë

grumbullimin e detyrimeve të bujqve për llogari të çifligarit, duke nxjerrë edhe fitimin

e tyre sipas një marrëveshje me pronarin. Me ndryshimet e ndodhura në kuadër të

copëzimit të pronës së madhe çifligare e lidhjes së bejlerëve çifligarë me funksione

595 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Histori e popullit…”, vep. e cituar, f.113 dhe 119.

596 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Histori e popullit…”, vep. e cituar, f.116.

Page 237: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

207

shtetërore, kjo shtresë mori në sipërmarrje të ardhurat e çifligut (iltizam) e vendosi

lidhje ekonomike të drejtpërdrejta me bujkun. E interesuar për fitimet e saj kjo

shtresë, i caktonte si të donte detyrimet e bujqve dhe nuk bënte asnjë investim në

ekonominë që kishte marrë iltizam. Myltezimët u kthyen kështu gradualisht në një

shtresë tregtare-fajdexhinj.597

Fshatarët e varfër e të mesëm në rang vendi përbënin një numër shumë herë më të

madh sesa ai i fshatarëve të pasur, por edhe pse ishin shtresa që realisht kishte më

tepër nevojë të ndihmohej me kredi në aktivitetin e saj agrar e bujqësor, që nga koha e

krijimit të Bankës Bujqësore të Shtetit përfitoi vetëm 29% të totalit të kredive të

dhëna nga kjo bankë në kuadrin e tre viteve të veprimtarisë së saj 1937-1939. Shumë

herë lutjet e kësaj kategorie fshatarësh apo edhe fshatarëve bujq që nuk kishin toka e

pasuri apo kishin shumë pak, refuzoheshin me pretekstin e mosgarancisë. Arsye tjetër

ishin edhe pengesat që lidheshin me sigurimin e dokumentacionit të nevojshëm për

përfitimin e kredisë, si p.sh. dëshmi nga kryetari i komunës ku të vërtetohej zotërimi i

pronës, mbështetja e kësaj dëshmie më pas në dëshminë e pleqësisë së fshatit dhe së

fundmi akt-njoftimin prej gjyqit pajtues të vendit ku gjendej prona, me të dhëna

analitike të sakta. Kjo shtresë e fshatarëve huamarrës varej tashmë domosdoshmërisht

nga tregtarët e pasur si edhe të bankës njëkohësisht, pra u vunë në një varësi të

dyfishtë. Kjo politikë e kufizuar e kreditit e dobësonte ekonominë e vendit dhe,

njëkohësisht, edhe fshatarin që detyrohej t’i shiste apo eksportonte produktet e tij me

çmime tepër të ulëta. Po kështu edhe mbizotërimi i kapitalit fajde gjatë kësaj

periudhe, përbënte një nga aspektet kryesore të pengesave që haste zhvillimi i

marrëdhënieve kapitaliste në bujqësi.598

Gjendja ekonomike në fshat ishte e lidhur pa dyshim me gjendjen e kulturave

bujqësore e të lashtave, bagëtive e kafshëve të trasha, ose situatën e bujqësisë dhe

blegtorisë. Gjendja e bujkut dhe e të gjithë kategorive të tjera që punonin në tokat e

tyre apo tokat e të huajve me qira, në fillim të vitit 1931 konsiderohej tepër e rënduar

dhe e mjerueshme njëkohësisht. Tashmë ishte e qartë edhe nga vetë Oda e Tregtisë

Elbasan, që kultivatorët të mund të përfitonin nga punimi i tokës, duheshin siguruar

disa faktorë, ndër të cilët si më të rëndësishëm vlerësoheshin:

597 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Histori e popullit…”, vep. e cituar, f.116.

598 K, Zoga, Krediti dhe bankat bujqësore në Shqipëri, 1888-1970, Tiranë, 1973, f.60-62

Page 238: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

208

1- Tokë e pasur me elementet e nevojshme për ushqimin dhe zhvillimin e

bimës së mbjella, ose në të kundërt plehërimi i saj me plehra organikë ose

kimikë.

2- Vegla moderne për punimin e thellë të tokës.

3- Sistemi i vaditjes dhe kullimit të tokave.

4- Seleksionimi i farërave dhe përdorimi steril i tyre.

5- Luftimi i sëmundjeve, insekteve dhe bimëve parazitare që dëmtojnë

zhvillimin e bimës.

6- Udhë komunikimi me qendrën, që të realizohet transporti i produkteve.

7- Ndihma nga ana e shtetit që prodhimi i tyre të mund të shitet edhe jashtë

vendit.

Faktorë të tillë ishte e qartë se nuk ekzistonin, por ishin të domosdoshëm që lëvruesi i

tokës të fitonte kënaqshëm nga puna e pronësia e tij. Kur mungesës së faktorëve të

mësipërm u shtoheshin edhe anomalitë atmosferike, si lagështia apo thatësira e

tejzgjatur, vetvetiu kuptohej se në ç’gjendje ndodheshin lëvruesit e këtyre tokave.599

Kultivuesit e duhanit më shumë se të tjerët, vuanin nga mungesa e realizimit të këtyre

faktorëve, aq më tepër për shkak të ligjit ekzistues mbi taksimin e duhanit. Në vitet e

krizës ekonomike, kur mjaft produkte ishin zhvlerësuar në vlerën e tyre, për duhanin

situata paraqitej edhe më e nderë për faktin se për këtë produkt nuk kishte vetëm

zbritje të çmimit, por edhe një sasi të konsiderueshme të mbetur si e pashitur e as që

mendohej se mund të shitej sa kohë që do të ekzistonte ligji në fuqi.

Në vitet ’30 ishin bërë vërtet hapa të rëndësishëm për zhvillimin e bujqësisë. Periudha

e viteve 1930 -1938 shënonte në fakt edhe në kuadër të bujqësisë shqiptare fillimin e

një sërë ndryshimeve pozitive, ndër të cilat duam të theksojmë; fillimin e përdorimit

të makinave të para bujqësore të cilat silleshin nga jashtë, (por ishin ende gjithnjë në

sasi të kufizuara); fillimin e bonifikimeve të para në vendin tonë; qarkullimin bujqësor

në vend të monokulturës (edhe pse monokultura vazhdonte të mbizotëronte për shkak

të shpërndarjes së pronësisë tokësore); rajonizimin e kulturave bujqësore (ku Elbasani

përmendej për duhanin, bashkë me Shkodrën) si edhe fillimin e ngritjes së

fidanishteve, fermave e ndërmarrjeve të para bujqësore nga pronarë vendas e të huaj,

megjithëse pesha specifike e këtyre ndërmarrjeve në prodhimin e përgjithshëm të

599AQSH, Fond 171, v.1931, dosje III-139, f.48

Page 239: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

209

bujqësisë mbeti shumë e ulët deri në vitin 1938.600 Kështu, në kujtimet e elbasanasit

Hysni Vogli ai na përmend se pas viteve ’30 punimi i tokës nuk bëhej më me

parmendë, por me plugje hekuri, dhe në Elbasan në këtë kohë kishte dhe mjaft

specialistë bujqësie si Hajrush Demeti, Nazmi Baholli, Hysen Abdihoxha, Petrit

Zenelhoxha e Selim Graceni, agronomë e veterinarë të lartë. Po kështu, në këto

kujtime, ai na përmend ngritjen nga Ibrahim Biçaku në pronat e tij të një ferme, ku

ishin grumbulluar kafshë race si kuaj, lopë, dhen si edhe kishte sjellë për herë të parë

në Elbasan një traktor dhe një makinë shirëse, në vitin 1937.601 Ndërsa në një tjetër

burim gjejmë se në Elbasan traktori i parë ishte futur në vitin 1932.602 Gjithsesi,

pavarësisht këtyre fakteve kontradiktore, lidhur me datën e futjes së traktorit në

Elbasan për herë të parë, ajo që duam të evidentojmë është se në këtë periudhë kohore

ishin shënuar vërtet një sërë ndryshimesh pozitive dhe mjaft të reja të tjera, por që nga

ana tjetër dëshmojnë se kishte ende për të bërë në drejtim të ndryshimeve cilësore në

këtë fushë. Pa dyshim që shtypi proqeveritar do t’i trumbetonte si arritje të

konsiderueshme të qeverisë monarkiste të tilla zhvillime dhe konkretisht në faqet e

njërit prej këtij shtypi, gazetës Drita, në kuadër të 10-vjetorit të Monarkisë Shqiptare,

gjejmë të nënvizuara si arritje të shënuara në këtë prefekturë një sërë zhvillimesh në

fushën ekonomike, sociale e kulturore, të cilat sipas komunave ndaheshin:603

-Në komunën Çermenikë II ishin rregulluar 7 kilometra rrugë, 6 ura druri, 4 çezme

dhe një vijë uji 1.5 kilometra e gjatë. Njëkohësisht ishin ngritur 2 godina të reja

shkolle e ishin mbjellë një sërë kulturash, si 1150 rrënjë mollë, 630 dardha, 320 ftonj,

465 gështenja dhe 9200 rrënjë hardhi rrushi.

-Në rajonin Shpati II ishin bërë ndërtime të reja qeveritare, shkollore e private, por

ishin ndrequr edhe 22 ura druri, ishin mbjellë 3000 rrënjë ullinj dhe kishte përfunduar

rruga Shtëpanj-Belsh prej 6 kilometrash, ndërsa në Llixha ishin ndërtuar 2 hotele, ai i

Stringës dhe hoteli park i Grigor Nosit.

-Në komunën e Belshit kishin përfunduar së bëri ndërtesa shtetërore dhe shkollore,

disa rrugë komunale, rruga e gjolit të Belshit, si edhe 5 ullishta komunale.

-Në komunën e Cacabezës ishin bërë 2 godina shkollore dhe ishin mbjellë 1000

fidanë ullinj.

600 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Histori e popullit…”, vep. e cit. f. 118-119 601 H. Vogli, Elbasani nga vitet 1800….vep e cit, f 71

602 Elbasani enciklopedi, f 83

603 Gazeta “Drita”, Tiranë, 1 shtator 1938

Page 240: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

210

- Në komunën Qendër ishin bërë shumë vepra botore me rëndësi, por mbi të gjitha

spikasnin rrugët komunale që lidhnin katundet njëri me tjetrin dhe këto katunde

njëkohësisht me Qytetin. Në katundin Mozgë ishte bërë një fermë bujqësore model, e

cila kishte sjellë përfundime të mira. Në katundin Shijon ishte ngritur një fidanishte

duhani e cila u shpërndante bujqve që merreshin me mbjellje duhani fidanë gati për

t’u mbjellë.604

Pavarësisht të dhënave të shtypit proqeveritar, të dhënat arkivore flasin për një

panoramë komplekse të fshatit shqiptar në këtë periudhë kohore. Fshati shqiptar në

tërësi për shkak të varfërimit vazhdonte të braktisej gjithnjë e më shumë. Gjatë viteve

’20 të shekullit XX ritmet e largimit sidomos jashtë Shqipërisë kishin qenë ndër më të

lartat, porse gjatë krizës ekonomike botërore, dyert e mërgimit u mbyllën për këtë

shtresë që mundësinë e kapërcimit të gjendjes së vështirë e shikonte veçse jashtë

vendit. Kurbetçinjtë e mbetur pa punë në mërgim, po ktheheshin gjithnjë e më shumë

në atdhe, duke shpresuar punësimin drejt qyteteve, por në vitet ’30 edhe në qytetet e

vendit mundësi të tilla ishin shumë të kufizuara. Ndaj, kjo shpjegonte edhe faktin

tjetër që në këto vite gjendja e rënduar e fshatarëve të vegjël i detyronte ata gjithnjë e

më shumë të shisnin jo vetëm kafshët e punës e bagëtitë e imëta por edhe tokën e

bukës. Tregues tjetër i varfërimit të kësaj shtrese ishin borxhet e mëdha dhe të

vazhdueshme të fshatarëve, që llogariteshin në vitin 1933 (vitet e krizës) rreth 20

milion franga ari, aq sa ishte edhe buxheti i shtetit.605

Si konkluzion themi se pjesa më e madhe e popullsisë së fshatit ishte e interesuar të

ndryshonte jo vetëm gjendjen e pronësisë mbi tokën që sundonte në vend por edhe

realitetin e hidhur të çmimeve të larta apo luhatjes së tyre, mungesës së kushteve të

përshtatshme të punës e jetesës, taksave të larta e të papërballueshme, shfrytëzimin e

vazhdueshëm nga pronarët e myltezimët, barrën e rëndë të borxheve e detyrimeve të

shumta, por mbi të gjitha mungesën e vëmendjes, ndihmës dhe përkujdesjes nga

shteti e institucionet e tij.

604 Gazeta “Drita”, Tiranë, 1 shtator 1938

605 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Historia e Shqipërisë, Vëll. III, Tiranë 2007, f. 114-115

Page 241: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

211

IV.4. Lëvizja fshatare për tokën dhe kundër sistemit fiskal

Nga ajo që u parashtrua në kapitullin e tretë, del qartë ekzistenca e një pabarazie të

theksuar në marrëdhëniet e pronësisë mbi tokën, pyjet, kullotat dhe blegtorinë.

Pronarët e mëdhenj përpiqeshin ta justifikonin sasinë e madhe të tokës së tyre me

trashëgiminë, punën, zotësinë e tyre. Por fakt është që, shtimi dhe zgjerimi i një pjesë

të mirë të pronave të tyre erdhi si rrjedhojë e grabitjeve, rrëmbimit sistematik të

tokave të fshatarëve të mesëm e të vegjël, me forma e mjete nga më të ndryshmet.

Ndër metodat kryesore që përdoreshin për shpronësimin e fshatarëve ishin sistemi i

rëndë fiskal e detyrimet e shumta, kërcënimet e vazhdueshme deri edhe vrasjet, nuk

mungonin edhe shitblerjet fiktive të tokave.

Gjendja e rëndë ekonomike, shfrytëzimi i egër nga bejlerët dhe qehallarët, taksat e

detyrimet e shumta për institucionet qeveritare, fetare dhe spekulimet e dhjetarëve,

fajdexhinjve, çonin shpesh në rritjen e revoltës së fshatarësisë me pak dhe aspak tokë.

Lëvizja fshatare e këtyre viteve drejtohej kundër rrëmbimit dhe grabitjes së tokave

nga bejlerët e qehallarët, kundër zisë së bukës, por kryesisht ndaj politikës tatimore të

qeverisë së shtetit shqiptar.606

Në vitet ‘20 – ‘30 të shekullit XX, një nga drejtimet e konflikteve sociale në Shqipëri

ishte lufta e fshatarësisë për tokën. Kjo luftë synonte jo vetëm zgjidhjen e drejtë të

pronësisë mbi tokën, por njëherazi edhe përmirësimin e gjendjes ekonomike të

fshatarësisë, nëpërmjet lehtësimit të barrës së taksave. Për realizimin e këtyre

synimeve, u përfshi në një luftë të tillë edhe fshatarësia e Prefekturës së Elbasanit.

Gjendja e vështirë që karakterizonte fshatarësinë e varfër dhe të mesme, sidomos atë

të zonave të thella malore, politika e rëndë fiskale, i dhanë luftës së saj më tepër

karakterin e një lufte ekonomike. Ndërsa në zonat fushore dhe kodrinore, ku pronarët

e mëdhenj të tokës vunë diktatin e tyre të mbështetur në legjislacionin në fuqi të

qeverisë së A. Zogut, kjo lëvizje u përqendrua më tepër në zgjidhjen e çështjes së

pronësisë mbi tokën. Shfrytëzimi me anë të detyrimit, ishte një nga format që e bënte

fshatarësinë të revoltohej në mënyrë spontane dhe të paorganizuar, për të mbrojtur

pronat e veta.

Format e zhvillimit të një lufte të tillë do të jenë nga më të ndryshmet, duke filluar nga

ato më të thjeshtat si dërgimi i letrave e telegrameve të protestës, zhvillimi i

606 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Historia e Shqipërisë III, vep. e cituar, f. 316

Page 242: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

212

manifestimeve antifeudale apo antiqeveritare, deri edhe lëvizje të armatosura. Në një

sërë dokumentesh të kohës tregohen raste kërkesash e protestash të fshatarësisë së

krahinave të ndryshme, teksa i drejtohen qendrës së prefekturës apo edhe Ministrisë

së Punëve të Brendshme në Tiranë, për padrejtësitë që bëheshin në grumbullimin e

taksave ose edhe në pamundësinë e pagimit të tyre nga ana e kësaj fshatarësie etj.

Gjatë qeverisjes së kabinetit të Iliaz Bej Vrionit, pronarët e mëdhenj të tokës arë, të

cilët kishin mundur të siguronin sërish tapitë që kishin patur para Revolucionit të

Qershorit të vitit 1924, e ndienin veten të plotpushtetshëm, ata shtuan autoritetin dhe

shfrytëzimin ndaj bujqve te tyre, sidomos në ato zona që kishin qenë qendra të

rezistencës ndaj dhunës çifligare si, për shembull, në Darsi, në pronat e Demir pashë

Bunatit dhe Pekishti (Dumre) në pronat e Shefqet Vërlacit. Kështu, me anë të

sipërmarrësit Demir pashë Bunati, iu mori fshatarëve nga 3 grosh në vend të 2

mexhiteve për vaditje të një pendë dhe misër, ndërsa në oriz nga 1/3 në 1/2 e

prodhimit edhe pse fshatarët i rregullonin vetë kanalet.607

Shefqet Vërlaci në vitin 1924 u mori fshatarëve detyrimet e prapambetura që nga viti

1922 dhe gjobiste me 3 napolona flori çdo fshatar që hynte në pyllin e tij. Pra, zona e

beut kontrollohej mjaft mirë pasi ishte vënë e tëra nën diktatin e tij.608

Në vitet 1926-1928 thellohet më tej dhuna e terrori mbi fshatarësinë, duke u grabitur

tokat arë, kullotat etj., me forcë, me gjyq ose me tapi të rreme. Pronarët grabitnin ara,

vija uji, kullota, pyje, mullinj, shtëpi apo toka të tjera joproduktive, nga çdonjëra prej

tyre pronari nxirrte rentë në natyrë ose në para. Grabitje me dhunë organizoi Vërlaci

me bujqit e tij në kufirin e fshatrave Fikas dhe Bradashesh, Dervish Beu me fshatarët

për livadhet e Malasejit në Dumre, në Sulovë, Darsi, Peqin etj.609 Grabitje toke me

anë të dëshmive të pleqësive bënë bejlerët e zonës së Peqinit. Ata nuk spekuluan

vetëm ndaj pronarëve të vegjël e të mesëm, por edhe ndaj pretendimeve të pronarëve

të mëdhenj. Kështu, në përplasjen për prona mes Demir pashë Bunati kundër Dervish

bej Biçakut, ndaj disa pronave fshatarëve të tjerë, pleqësitë e fshatarëve miratuan për

njërën palë, Dervish beun, dhe mohuan për palën tjetër.610

Në zonën fushore bejlerët zotëronin vijat e ujit, pyjet, mullinjtë dhe i shfrytëzonin

maksimalisht ato duke ua dhënë fshatarëve të pasur me sipërmarrje qesimi, si p.sh.

607 AQSH, Fond 471, v.1925, dosja 101, f.3-14 608 AQSH, Fond 471, v.1925, dosja 28, f.1-8

609 AQSH, Fond 471, v 1928, dosje 62, f. 23, dhe F 471, v 1926, dosje 5, f. 3

610 AQSH, Fond 471, v 1926, dosje 94, f. 111

Page 243: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

213

Vërlaci jepte për 20 çerekë drithë një mulli në Dumre dhe, kur nuk i interesonte, e

jepte te një tjetër. Pra, beu mjetet e jetesës që kishte në dorë ua jepte disa fshatarëve

për t’i shfrytëzuar dhe për t’i hedhur ato në luftë kundër të tjerëve. 611

Dhunës çifligare që ushtronte beu apo qehajai në fshat, fshatarët i kundërpërgjigjeshin

me forma të ndryshme. Dokumentet e kohës tregojnë se rezistenca të fshatarëve, për

të mos paguar sasinë e detyrimit, ka patur me shumicë në zonat përreth Elbasanit, në

Kërrabë, në Dumre, në Darsi etj.612 Kjo rezistencë shfaqej në formën e kundërshtimit

të përmbushjes së detyrimeve ekonomike jashtë kontratës. Ankesat më të mëdha të

fshatarësisë së fushës ishin për tokën arë, për kullotën, radhën e ujit, për remën

(kanalin vaditës) që sa herë prishej fshatarët shkonin dhe e rregullonin gratis etj.613

Kundërshtime të organizuara nga tërë bujqit kundër pronarëve çifligarë gjejmë tek

fshatarët e Pekishtit kundër Vërlacit dhe në Darsi, Peqin, kundër Demir Pashës,

ndërsa masa të tjera të fshatare, në mënyrë të kamufluar ruajtën pakënaqësitë dhe nuk

patën kurajën, kohën dhe mundësinë që të shprehin revoltën e tyre kundër

bejlerëve.614

Një formë rezistence ishte dhe zhvillimi i demonstratave të bukës në periudha zije, siç

ishte ajo e vitit 1937, vit thatësire, kur shumë fshatarë zbritën me thasë në duar dhe u

grumbulluan përpara bashkisë së qytetit për të kërkuar bukë në formë

demonstrative.615

Në zonën malore tehu kryesor i luftës kundër fshatarësisë u drejtua nën parullën e

“spastrimit nga demokratët”, duke u përqendruar në mbledhjen e armëve për

sigurimin e qetësisë në vend, nga njëra anë, dhe duke u dhënë tituj e grada

rreshterëve, si Xhaferr Bali, për të qenë besnikë në shërbim të qeverisë.616

Prefektura Elbasan njoftonte Ministrinë e brendshme, se çifligari Ibrahim Biçaku ka

zbuar nga çifligjet e tij familjet e bujqve të varfër. Beu i çifligut të Cërrikut, Ibrahim

Biçaku me anën e qehallarëve të tij, pasi kishte nxjerrë nga tokat 4 familje bujqish

prej 40 frymësh, të cilëve u kishte shembur edhe shtëpitë, po përpiqej direkt dhe

indirekt të nxirrte edhe bujqit e tjerë, disa me frikësime e disa me anë të gjyqit. Siç

dihet nga ky veprim, - theksonte kjo ankesë e bujqve të Elbasanit, - nuk dëmtohen

611AQSH, Fond 471, v 1928, dosje 28, f. 31

612 AQSH, Fond 471, v 1925, dosje 19, f. 2

613 AQSH, Fond 471, v 1925, dosje 101, f.16 614 AQSH, Fond 471, v 1924, dosje 19, f.23

615 P. Kita, Elbasani në luftën për çlirim, vep. e cituar, f. 59

616 AQSH, Fond 471, v 1925, dosje 10, f. 25

Page 244: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

214

vetëm bujqit por dhe arka e shtetit, pasi arat mbetën pa u mbjellë ngaqë bujqit

mbahen nën frikësime.617 Ankesat e bujqve të fshatrave Kurtej, Sallbegaj, Thanasej,

drejtuar prefekturës Elbasan, kundër përfaqësuesit të Demir pashë Peqinit, i cili nuk i

lejonte të ujisin tokat me ujin e Shkumbinit, nuk ishin të vetmet që dëshmonin për

mënyrën e trajtimit antinjerëzor të fshatarëve të varfër nga ana e bejlerëve dhe

agallarëve, nga njëra anë, por edhe për paaftësinë e strukturave lokale dhe vendore për

zgjidhjen e drejtë të problemit. « E vetmja shpresë e jona asht në bujqësi, - do të

theksonin më tej ata në ankesën e tyre drejtuar kësaj prefekture, - dhe në rast se

brenda një jave nuk na jepet leja e ujit, do të mbeten farat pa u mbjellë dhe kështu

populli i ynë i tre katundeve do të jetë në gjendje të vështirë e do të mbetet pa bukë, e

në këtë rast jo vetëm populli, por s’ka mujt me përfitue edhe arka e shtetit»618

Makinacionet dhe veprimet e tjera të bejlerëve dhe pashallarëve drejtuar kundër

fshatarëve të varfër shtoheshin nga dita në ditë dhe, me gjithë ankesat e fshatarëve të

gjorë drejtuar deri në pushtetin vendor, ata shpesh binin në vesh të shurdhët dhe

zvarriteshin përgjigjet pafundësisht, duke mos marrë madje asnjëherë zgjidhje për

problemin e tyre.

Ndërsa, në një letër që zyra e tatimeve i drejtonte Prefekturës Elbasan në dt. 25 shtator

1925 shkruhej: “Ju lajmërova pardje se Shaqir Troka e kishte ngritur misrin pa

dijeninë tonë. Tue vazhdue shembullin e tij e ngriti misrin e vet edhe Bajram Kapja, i

cili edhe sot po ngren gjithnjë dhe sado që i çuam edhe kryeplakun ai tha se nuk do ta

njohi dhjetarin”.619 Formë e kundërshtimit të taksës së të dhjetës, ishte edhe prerja

apo shkulja e pemëve frutore, sidomos të pjergullave të rrushit, për të cilat taksa që

paguhej ishte më e madhe nga vetë prodhimi i tyre, ndaj për t’i shpëtuar lakmisë së

dhjetarëve, në zona të tilla si Kërrabë, Mokërr, Çermenikë zhduken vreshtat dhe

kopshtijet e frutave.620 Fshatarët e Godoleshit dhe një sërë fshatrash përreth Elbasanit

me dhjetarët e ullinjve gjendeshin në një konflikt të gjatë që nga viti 1927. Atje ishin

burgosur fshatarë, por përsëri nuk pranonin të jepnin detyrimin në masën që pranonte

sipërmarrësi. Po kështu, rezistencë të fortë për mospagimin e taksave bënë edhe

fshatarët e Dragostunjës, Muriqanit, Pajovës, Bradasheshit, Hotolishtit, Garunjës,

617 AQ i Historisë, F 2, D 1, dok. Nr. 52/1-DB, janar 1930, f.288

618 B.Meta “Lufta e fshatarësisë për tokën 1925-1939”, Tiranë, 1985, Përmbledhje dokumentesh, nr.

200, f. 411

619 Elbasani në luftën për çlirim, vepër e cituar, f. 59

620 H Shabanaj, vepër e cituar, f. 14

Page 245: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

215

Lazarenit etj.621Ankesat e fshatarëve kundër taksave ishin një tjetër drejtim i

kundërvënies së fshatarëve ndaj bejlerëve dhe qehallarëve, por jo vetëm kaq, madje

edhe ndaj pushtetit lokal dhe vendor. Rezistencat për mospagimin e së dhjetës ishin

individuale ose kolektive. Në një letër të dhjetarit Ali bej Bunga, drejtuar prefekturës

së Elbasanit më 7 tetor 1930, dëshmohet që fshatarët e fshatit Kuqan refuzonin t’i

paguanin atij të dhjetën.622

Po kështu ndodhte edhe me ankesat e bujqve të Shefqet Vërlacit, të bujqve të Cërrikut

kundër Dervish Beut, ndërsa qeveria heshtte para çdo ankese të fshatarësisë.623

Pushteti i bejlerëve dhe pronarëve të mëdhenj të tokës në Elbasan dhe në fshatra, u rrit

dhe u zgjerua më tej kur Shefqet Vërlaci, pronari më i madh i tokave në Elbasan, u bë

vjehrri i A. Zogut.624

Demir Pasha fillimisht i detyroi fshatarët e disa fshatrave në Peqin, të lejonin kalimin

e remës së ujit, që nevojitej për vënien në punë të mullinjve te drithit në tokat e tyre,

pa kurrfarë shpërblimi dhe jo shumë kohë pas kësaj ai, si të gjithë feudalet e tjerë, me

qëllim përfitimi të padrejtë e të jashtëligjshëm, i detyron ata të paguajnë një taksë për

ujitje që e caktoi vet, 3.50 grosh për pendë dhe, po kështu, një taksë deri në 25 % të

prodhimit duhet të paguanin këta fshatarë edhe për tokat e mbjella me misër dhe

orizore. Fshatarët e gjorë paguanin nga halli, pasi kishin frikë dhe hallin e tyre nuk e

dëgjonte njeri. Ankesat e fshatarëve të nënprefekturës së Peqinit kundër Demir Pashës

drejtoheshin ndaj Ministrisë «...meqenëse lakmia e këtyne sipërmarrësve asht tepër e

madhe dhe vjen duke u shtuar nga viti në vit, në damin tone të dukshëm, meqenëse

duhet t’i pritet njëherë e mirë hovi kësaj grabitje metodike, dhe uji duhet lanë i lirë në

favor të bujqvet, meqense me këto taksa nuk do të mundim të ngremë krye kurrë dhe

meqenëse po na thahen mbjelljet, i lutemi asaj PT të Ministrisë, të ketë mëshirë për

neve dhe të marri vendimet e duhura tue dhane urdhrat që për misrat të mos paguhet

kurrgja dhe për orizoret të caktohet një taksë e vogël që të mundim të

përballojmë.»625 Komisioni i dërguar nga kjo Ministri në Komunën e Darsisë për

shqyrtimin e problemit e vendosi që taksa të zbresë nga 22.50 % në 10 %, por

trashëgimtarët e Demir Pashës nuk e morën parasysh dhe vazhduan të marrin taksen e

621 B.Meta, “Politika tatimore e shtetit shqiptar”, 1925-1939”, Tirane, 1999, f. 134

622 H. Shabanaj, “Aspekte të jetës ekonomike...., vep. e cituar, f. 14

623 AQSH, Fond 485, v 1927, dosje 5, f. 1, 7 624 AQSH, Fond 471, v 1926, dosje 112, f. 1, 5

625 B.Meta “Lufta e fshatarësisë për tokën 1925-1939”Tiranë 1985, Përmbledhje dokumentesh, nr. 202,

f. 413

Page 246: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

216

caktuar prej tij. Qeveria nuk e zgjidhi kurrë këtë konflikt. Vendimi i komisionit nuk u

zbatua nga sipërmarrësit. Ata nuk i lejuan fshatarët të ujitnin tokat dhe detyrimi i tyre

mbeti përsëri 22.50 % të prodhimit.626 Taksa e ujit ishte një taksë me pasoja negative

për fshatarët e në favor të çifligarëve. Nga kjo taksë shteti nuk siguronte ndonjë të

ardhur të rëndësishme, por pasojat binin mbi fshatarësinë e zonave të ulëta dhe ishin

tepër të dëmshme.

Një drejtim tjetër i kundërshtimeve të fshatarësisë ishte ai ndaj xhelepit, që u shfaq me

përmasa të gjera dhe shpesh me forma të ashpra. Një pjesë e fshatarëve, të cilët

gjendeshin në vështirësi ekonomike të mëdha mundoheshin t’i shmangeshin pagimit

të tij duke fshehur bagëtitë, ose duke u zhvendosur edhe me vendbanim apo duke u

fshehur në zona të thella për periudha kohore të caktuara. Kështu, fshatarët e krahinës

së Shpatit, ishin marrë vesh ndërmjet tyre për të fshehur bagëtitë dhe për të përkrahur

njëri tjetrin. Tagrambledhësit e kësaj krahine dëshmonin se gjendeshin shumë bagëti

të fshehura, të cilat shpërnguleshin nga fusha në mal dhe anasjelltas dhe fshatarët

arrinin t’u shmangeshin kontrolleve të xhandarmërisë.627 Në krahinën e Gramshit, në

vitin 1936, u ndërmor një operacion nga ana e xhandarmërisë për t’i detyruar fshatarët

të tregonin bagëtitë e fshehura. Ata përdorën rrahjet dhe tortura të shumta, aq sa nga

rrahjet në fshatin Brësnik, mbeti i vdekur një fshatar.628 Përballja e fshatarëve

drejtpërsëdrejti me administratën shtetërore për kundërshtimin e xhelepit, ishte edhe

më e madhe sesa në rastin e kundërshtimit të së dhjetës. Konfliktet dhe kundërshtimi

ishte i madh pasi blegtoria ishte mjeti i dytë i rëndësishëm për jetën e fshatarësisë.

Rrjedhojë e saj ishte ulja së tepërmi e nivelit të tatimit të xhelepit, minimizimi deri

diku i efekteve të këtij tatimi për fshatarësinë dhe vënia në vështirësi serioze edhe e

organeve të financave, si edhe marrjen e masave zbutëse nga ana e qeverisë për

zbutjen e këtij tatimi në vitin 1934 deri në masën 50%.629

Lëvizja fshatare në prefekturën e Elbasanit u zhvillua krahas lëvizjes punëtore. Përsëri

në themel të këtyre lëvizjeve mbetën kërkesat ekonomike. Por, ankesat dhe

kundërshtitë ndaj mënyrës së trajtimit të fshatarëve dhe punëtorëve të gjorë vazhdonin

të binin në vesh të shurdhët dhe shfrytëzimi i tyre i kalonte caqet e çnjerëzores.

Përmendim këtu pakënaqësitë që shkaktonin edhe shoqëritë e huaja, që vepruan për

626 B.Meta “Lufta e fshatarësisë për tokën 1925-1939”, Përmbledhje dokumentesh, nr. 203, f. 417 627 B.Meta, “Politika tatimore e shtetit shqiptar”, 1925-1939”, v. 1999, f. 144

628 AQSH, Fond 485, viti 1936, dosje 106, f.154-155

629 B.Meta, “Politika tatimore e shtetit shqiptar, 1925-1939”, v. 1999, f.146

Page 247: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

217

një farë kohe në këtë rajon, duke i trajtuar punëtorët shqiptarë si të pambrojtur në as

edhe një drejtim. Megjithatë, duhet thënë, se këto lëvizje nuk arritën të provokonin në

këtë trevë revolta dhe lëvizje të mprehta sociale, siç ndodhi në disa krahina të tjera të

vendit. Duke pasur parasysh që shumicën e shtresës punëtore e përbënin zejtarët dhe

fshatarët e rrënuar, gjendja e tyre ekonomike ishte e vështirë për shkak të

mbizotërimit të punëve me karakter sezonal por edhe shfrytëzimit nga ana e pronarit,

të cilët ose nuk e paguanin sipas kontratës punëtorin, ose e linin me ditë dhe javë të

tëra pa e paguar.

Në vitet 1931-1932, një valë e fortë grevash, manifestimesh dhe demonstratash

përfshiu punëtorët, zejtarët e fshatarët, të cilët drejtonin parullat “duam bukë, duam

bukë” ndaj qeverisë së Ahmet Zogut. Greva të tilla bënë edhe punëtorët e ndërtimit në

Elbasan, sikurse në Durrës, Shkodër dhe vende të tjera.630

Një pjesë e konsiderueshme e fshatarësisë, në mbarë vendin, ishin bujq çifçinj në

çifligje shtetërore dhe private. Në vitin 1930 bujqit çifçinj përbënin 17.3 mijë familje

ose 12.4 % të popullsisë agrare. Pjesën më të madhe të popullsisë agrare e përbënte

fshatarësia e vogël e zonave kodrinore e malore, e cila kishte fare pak tokë. Kjo masë

e fshatarësisë, e cila zotëronte mesatarisht 0.54 ha tokë për familje, ishte kthyer në

gjysmëbujq ose gjysmargatë, gjysmëpunëtorë.631 Për të siguruar jetesën, një pjesë e

fshatarësisë së vogël merrte toka me qira nga pronarët çifligarë, ndërsa pjesa tjetër

ishte e detyruar t’i dërgonte krahët e vet të punës në mëditje në qytet, ose të mërgonte

jashtë atdheut. Fshatari bujk i shtetit ose i çifligarit ishte i detyruar të paguante si rentë

për tokën e marrë me qira, në shumicën e rasteve, një të tretën e prodhimeve

bujqësore e blegtorale,kishte raste edhe gjysmën e këtij prodhimi. Gjithashtu këta

bujq ishin të detyruar edhe të kryenin punë të ndryshme angari. Kishte edhe shumë

fshatarë të vegjël që kishin pak tokë, (fshatarë paraqendarë) që merrnin tokë

suplementare nga pronari, pak a shumë me të njëjtat kushte si edhe bujku çifçi.632

Ekzistonte edhe shtresa e atyre bujqve paraqendarë, të cilët banonin në çiflig me qira

dhe ushtronin profesione të ndryshme si kovaç, murator, këpucar, rrobaqepës etj.

Në përgjithësi, përpjekjet e kësaj shtrese, të fshatarësisë, mbetën brenda kuadrit

ekonomik, duke u drejtuar kundër dhunës dhe grabitjeve të bëra nga feudalë të

630 K. Mishta, “Lëvizja punëtore në Shqipëri”, Tiranë, 1970, f. 237

631Histori e Shqipërisë, vëll II, disp 1, Tiranë, 1973, f.151-153 632 M. Belegu, “E ashtuquajtura reformë agrare e A.Zogut dhe dështimi i saj”, Studime Historike, Nr.

4, 1978,

f. 202

Page 248: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

218

ndryshëm dhe më pak kundër shtetit dhe institucioneve drejtues të tij. Të pasurit

sundonin në fshat jo vetëm me anë të makinacioneve ekonomike, sociale, politike, por

dhe duke mospërfillur pleqësitë e fshatit. Hasan Muzhaqi i grabit kullotat fshatit

Fushë-Buall Polis dhe pleqësia vetëm i pajton dhe nuk merr masa kundër çelnikut.633

Pushtohen vijat e ujit në zonën fushore, tokat arë, kullotat, livadhet etj. duke i marrë

fshatarit edhe tapinë, si i vetmi dokument që vërteton pronësinë mbi tokën.634

Kriza e rëndë ekonomike e viteve 1929-1933, e thelloi rrënimin ekonomik të

fshatarëve e zejtarëve, zinë e bukës, thelloi papunësinë, dhe u parapri nga një sërë

faktorësh të tjerë si: intensifikimi i sistemit tatimor në vitet 1925-1928, dyfishimi i

barrës së tatimeve që rëndonin mbi popullsinë, nxjerrja me ngulm e tatimeve të

prapambetura që nga viti 1912, duke kapërcyer kështu çdo kufi të mundshëm për

nxjerrjen e të ardhurave nga fshatarësia e popullsia qytetare.635

Populli shqiptar i mësuar me mjerimin dhe vështirësitë, po e përballonte këtë situatë

me stoicizëm, ndërsa fillimi i krizës dhe veçanërisht i vitit 1931, vuri në provë në

maksimum durimin e popullsisë. Politika tatimore e shtetit shqiptar ndaj fshatarësisë,

luajti rolin e një goditje të fortë që acaroi dhe thelloi më tej veprimin e një sërë

faktorëve të brendshëm e të jashtëm të cilët ndikuan në krijimin e një gjendje tejet të

rëndë të fshatarësisë dhe në të gjitha degët e ekonomisë.636 Në vitet e krizës

ekonomike u shtuan pa hesap borxhet dhe u rrit në mënyrë të paparë, deri në 100%,

fajdeja. Vetëm borxhet e fshatarëve, të llogaritura përafërsisht, arrinin shumën rreth

20 milion franga ari, gati aq sa ishte buxheti i shtetit.637

Pas viteve të krizës ekonomike, në vitet 1936-1938, në ekonominë shqiptare, në

krahasim me vitet e mëparshme, u vu re një zhvillim i dukshëm. U rrit numri i

ndërmarrjeve dhe numri i punëtorëve, u ringjall industria e lehtë etj. Po, varfëria mbeti

sërish e madhe në vend, ushqimi ishte i pamjaftueshëm dhe higjiena mungonte. Të

gjitha këto bëheshin shkak për përhapjen e sëmundjeve infektive në popull dhe me

gjithë masat përmirësuese të qeverisë, situata vazhdonte të mbetej e rënduar.638

“Shumë prej ligjeve të adoptuara prej Zogut për t’i dhënë impuls zhvillimit ekonomik

të vendit nuk gjetën zbatim në shoqërinë shqiptare. Sa herë që këto kode hasnin në

633 AQSH, Fond 471, v 1927, dosje 60, f.3

634 AQSH, Fond 485, v 1929, dosje 5, f. 1

635 B.Meta, “Politika tatimore e shtetit shqiptar, 1925-1939”, Tiranë 1999, f. 123 636Po aty, f.63-64

637 Histori e Shqipërisë, vol II, disp 1, Tiranë 1973, f.132-133

638 V. Duka, “Histori e Shqipërisë ..., vep. e cituar, f.186

Page 249: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

219

vështirë i zbatimi, Zogu mundohej të përpilonte ligje të reja, për t’i bërë ato më të

pranueshme dhe të zbatueshme. Një gjë e tillë, vështirë se mund të krijonte besimin e

qeverisjes nëpërmjet ligjit” - konkludon autorja Duka.639

Si konkluzion duhet theksuar, se lëvizjet e fshatarësisë në Prefekturën e Elbasanit

gjatë kësaj periudhe nuk u drejtuan vetëm kundër administratës shtetërore dhe

politikës së saj fiskale, por gjatë viteve ‘30 të shekullit XX, ajo u drejtua edhe kundër

pronarëve të pasur të tokave. Megjithatë, në kushtet e mbizotërimit të pronës së vogël

fshatare në këtë prefekturë, kjo lëvizje nuk mundi të marrë përmasa më të mëdha siç

ndodhi në disa prefektura të tjera të vendit. Protestat e kundërshtimet spontane në të

shumtën e rasteve nuk kishin sukses. Lëvizja e fshatarësisë për tokën në vitet ’20 - ‘30

të shekullit XX, u zhvillua përgjithësisht brenda kuadrit ligjor ekzistues. Ajo nuk arriti

të marrë tipare të një lufte të ashpër me karakter politik. Përpjekje të tilla janë

regjistruar vetëm në zonën e Gramshit në qershor 1924, kur fshatarësia e kësaj zone u

ngrit në luftë për çlirimin e zonës së saj dhe më pas bashkërendoi veprimet me forcat

revolucionare dhe jep kontributin e saj në fitoren e revolucionit dhe në Qarkun e

Elbasanit.640

Lëvizjet fshatare në rajonin e Elbasanit, në mënyrë indirekte, kishin lidhje edhe me

lëvizjet punëtore. Kjo pasi një numër i madh punëtorësh, që punonin sidomos në

shoqëritë e huaja, vinin nga fshati, dhe të ardhurat e tyre ekonomike ishin në shërbim

të familjeve të tyre në fshat. Qëndresa e fshatarësisë pati rëndësi në disa drejtime: në

emancipimin politik të fshatarësisë, në rritjen e bashkëpunimit për shtimin e

përpjekjeve kundër padrejtësive që vazhdonin t’i bëheshin asaj, në vendosjen e disa

caqeve në politikën tatimore të shtetit nga ai vetë, në frenimin e përpjekjeve të

sipërmarrësve për ta grabitur në mënyrë arbitrare atë etj.641

639 Po aty, f.186

640 H.Shabanaj, vepër e cituar, f.16.

641 B.Meta, “Politika tatimore e shtetit shqiptar”, 1925-1939”, Tiranë, 1999, f.139.

Page 250: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

220

PËRFUNDIME

Në përfundim të këtij studimi modest, nëpërmjet paraqitjes dhe analizës së disa

aspekteve të zhvillimit ekonomik dhe social të trevës së Elbasanit, në këtë periudhe

kohore të viteve 1925-1939, shpresojmë të kontribuojmë sadopak në plotësimin e

panoramës së studimit ekonomik tërësor të trevës, në periudhën kohore të

sipërshënuar. Materialet arkivore që ne paraqitëm në këtë punim dhe që në pjesën më

të mirë të tyre janë të pashfrytëzuara më parë deri më tani, japin informacione të

bollshme lidhur me aspekte të ndryshme të jetës ekonomike e sociale, si zejtaria,

tregtia, industria, bujqësia, blegtoria, punët botore, transporti, financat etj. në një etapë

të rëndësishme të historisë së vendit tonë, vitet ‘20 –‘30 të shekullit XX.

Me interes është të pohojmë se Elbasani përfaqësonte një rajon që po ecte drejt një

zhvillimi në pikëpamjet ekonomike e sociale, ku po konsolidoheshin marrëdhëniet

kapitaliste e zhvillimi i industrisë dhe tregtisë po ecte paralel me qytetet e tjera të

mëdha e të rëndësishme të vendit. Ajo që duhet evidentuar në plan të parë e më të

rëndësishëm është dëshira e shfaqur nga populli i kësaj prefekture për të përqafuar të

renë, dëshira për përparimin dhe zhvillimin e shpejtë të ekonomisë, sidomos në ato

degë që kishin prioritet, për shkak të lëndës së parë që sigurohej në vend, ose për

shkak të traditës së krijuar tashmë ndër vite, si p.sh. dega e prodhimit të ullirit, e

duhanit, fabrikat e vaj-sapunit, e alkoolit etj. Disa nga konkluzionet në të cilat kemi

arritur në përfundim të kësaj panorame janë:

Historia e zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike e sociale në rajonin e Elbasanit, për

periudhën e marrë në studim, ka parahistorinë e saj. Elbasani shfaqet si një qytet i

zhvilluar në pikëpamje ekonomike dhe sociale qysh në fillim të shekullit XX, madje

edhe më herët, ku bazën e zhvillimit e përbënin zejtaria dhe tregtia. Zejet e shumta e

të shumëllojshme, të cilat pasqyronin deri në fillim të shekullit XX edhe ruajtjen e

traditës, e dallonin këtë rajon dukshëm nga mjaft të tjerë në fushën e prodhimit të

argjendarisë, farkëtimit të armëve, endimeve prej mëndafshi, biçakçijve, kazazëve,

terzijve, etj. Në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit XX, shfaqja e dukurive të reja, si

rënia e esnafeve dhe ngritja e punishteve zejtare dhe fabrikave që prodhonin kryesisht

për treg dhe i nënshtroheshin ligjeve të konkurrencës së lirë e ekonomisë së tregut,

tregonte qartë se tashmë po dilnin gjithnjë e më shumë tipare që tregonin dominimin e

marrëdhënieve të reja kapitaliste në prodhim. Tregu me dyqanet e tij të vendosura në

Page 251: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

221

Pazar, si një tjetër element i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik, dominohej nga

produkte vendase, por edhe nga mallra që vinin nga rajoni e përtej tij, duke dëshmuar

lidhjen e këtij tregu me qendrat sa të hershme aq edhe të reja të tregtisë së jashtme, si

Selaniku, Stambolli, Anglia, Italia, Franca e deri Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj,

etj.

Pozita e përshtatshme gjeografike dhe kushtet natyrore të volitshme kishin favorizuar

kultivimin e një sërë kulturave bujqësore dhe kishin mundësuar zhvillimin e bujqësisë

dhe blegtorisë, që në fakt përbënin degët bazë të ekonomisë dhe jepnin të ardhurat më

të mëdha. Nga ana tjetër, kushtet e prapambetura të transportit dhe mjetet primitive,

me të cilat realizohej ai, shërbenin si faktor pengues për zhvillimin e shpejtë të vendit

në rrugën e kapitalizmit. Gjithsesi, zhvillimi i zejtarisë dhe tregtisë kishte krijuar

kushte për forcimin e lidhjeve jo vetëm midis fshatit dhe qytetit por edhe për lidhjet

me qytetet e tjera apo vendet e huaja. E lidhur ngushtë me këtë panoramë të zhvillimit

ekonomik na paraqitet një strukturë interesante sociale e urbane, që për hir të së

vërtetës, deri në fillim të shekulli XX e dëshmonte qartë karakterin e saj otoman, si

shumica e qyteteve të tjera shqiptare dhe ballkanike në këtë periudhë kohore.

Nga ana tjetër, ndërthurja e marrëdhënieve të vjetra feudale me marrëdhëniet e reja

kapitaliste, po sillte ndryshime jo vetëm në numrin e përbërjen e secilës shtresë, por

edhe në pozicionimin e këtyre shtresave në hierarkinë sociale. Zhvillimet arsimore e

kulturore, si një tregues i rëndësishëm i sferës sociale, kulmuan në fillim të shekullit

XX në rajonin e Elbasanit me ngjarje të tilla si Kongresi i Elbasanit, hapja e

Normales, ngritja e një sërë klubesh e shoqërish patriotike si Bashkimi, Afërdita,

Dielli, Drita që drejtoheshin nga një plejadë figurash të shquara si Aqif Pashë

Elbasani, Lef Nosi, Emin Haxhiademi, Ahmet Dakli, Dhimitër Deliana etj. Shtresa e

re e intelektualëve të arsimuar në Perëndim u bë një zë i fuqishëm i pasqyrimit të

mendimit përparimtar e demokratik në organe të tilla si revista Normalisti dhe gazetat

“Shkumbini”, “Elbasani”, “Ku vemi” etj.

Në sferën ekonomike evidentohet:

- Në radhë të parë terreni dhe kushtet klimaterike të kësaj prefekture kishin favorizuar

kultivimin e një sërë kulturave, prodhimtarinë e lartë të tyre, aq sa rajoni në fjalë, jo

vetëm plotësonte nevojat e tij, por edhe tregtonte brenda e jashtë vendit.

- Qarkullimi i mallrave në tregti shënoi rritje në vitet 1925-1928, edhe pse transporti i

mallrave sikurse dhe i njerëzve brenda vendit, bëhej me mjetë primitive, qerre,

Page 252: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

222

karroca dhe kafshë, dhe gjendja e keqe e rrugëve, ku mungonin pothuajse kudo urat

mbi lumenj, që vështirësohej akoma edhe më shumë në stinën e dimrit, si rrjedhojë e

kushteve klimaterike e të motit, ishte e pranishme që nga Shpallja e Pavarësisë dhe

deri në mesin e viteve njëzet të shekullit XX. Megjithatë, shkalla e ulët e këmbimeve

për këtë periudhë kohore është e lidhur edhe me faktorë të tjerë si prapambetja

ekonomike, ekzistenca e mbeturinave feudale, niveli i ulët i prodhimit industrial e

bujqësor, por ku gjithsesi duhej theksuar se tregtia vazhdoi të ishte sfera kryesore ku

vepronte kapitali shqiptar, duke i dhënë kështu kësaj sfere nga pikëpamja e strukturës

degësore, një karakter tregtar.

-Tregtia e jashtme pësoi një rritje të madhe në këtë kohë, por edhe ajo ishte në gjendje

të mjerueshme. Shkaqet kryesore lidheshin me ndërhyrjen e kapitalit të huaj dhe

nivelin e ulët të forcave prodhuese në vend. Kjo gjendje shprehej në deficitet e

theksuara të bilanceve tregtare; në nivelin e eksport-importeve me luhatje të

theksuara; si edhe në strukturën konkrete të tyre, ku eksportet përfshinin kryesisht

lëndë të para, sidomos produkte bujqësore e blegtorale, ndërsa importet u rritën

ndjeshëm duke ndikuar në një konkurrencë dhe goditje të ndjeshme të prodhimeve

vendase.

- Në vitet e stabilizimit të pjesshëm e të përkohshëm të kapitalizmit, 1925-1928, në

ekonominë shqiptare u vu re një farë gjallërimi në atë pak industri që kishte vendi në

atë kohë, si në degët ekzistuese me anë të zgjerimit të tyre po ashtu edhe në krijimin e

veprimtarive të reja industriale. Një varg punishtesh e fabrikash në pronësi të

borgjezisë shqiptare, u ngritën në qytete të ndryshme të Shqipërisë, me fuqi të lartë

motorike, numri i punëtorëve të të cilave u rrit ndjeshëm, (mesatarisht 7-8 punëtorë),

me rritje të kapitaleve financiare të investuara (gjithsej në këto ndërmarrje ishin

investuar 1.5 milion franga ari, ose 21 mijë franga ari për çdo fabrikë) etj. Elbasani do

të përfaqësohet me një fabrikë alkooli, dhe një fabrikë vaji në Peqin.

- Industria u ngrit dhe u zhvillua në vendin tonë në mënyrë të pabarabartë dhe

anarkike, pa lidhje organike midis degëve të ndryshme të prodhimit, pa marrë

parasysh potencialin e tregut të brendshëm, ku kapitalisti e ngrinte fabrikën i pavarur

nga të tjerët, pa ditur kërkesën për mallin që do të prodhonte. Prodhimi përtej

nevojave sillte grumbullimin e stoqeve dhe nga kjo vinte si pasojë bllokimi i

kapitaleve. Nga kjo shpeshherë vinte edhe ulja e fitimeve të pronarëve. Rast konkret

ishte ai i shoqërisë “SAIDE” në Elbasan (e cila në vitin 1928 u ndau aksionistëve

64.676 fr. ari si dividentë mbi një kapital të derdhur prej 181.160 franga ari. Një vit

Page 253: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

223

më vonë në vitin 1929, megjithëse kapitali u shtua e arriti në 296.426 franga ari,

dividentët u ulën në 45.866 franga ari)

-Tregues tjetër i kësaj periudhe do të jetë bashkimi i kapitaleve nga ana e borgjezisë,

shtimi i nismave dhe iniciativave në drejtim të krijimit të shoqërive aksionere dhe

anonime si p.sh., në Elbasan është ngritja e shoqëria “SAIDE” (Shoqëria Anonime

Industriale e Duhanit Elbasan). Kapitali vendas i investuar në industri në vitin 1928,

do të shënojë një rritje prej 6 herësh në raport me vitin 1922, çka dëshmon se

borgjezia shqiptare ishte vënë në lëvizje me kapitalet e saj për të investuar, por e

prirur për fitime të shpejta e për rrugë sa më të lehta, ajo investoi së pari kapitalet e saj

në tregti, në sferën e shërbimeve, në industrinë e lehtë dhe ushqimore apo në ndonjë

degë tjetër të ekonomisë.

- I rëndësishëm do të jetë krijimi i Odës Ekonomike Elbasan, apo Odës së Tregtisë, si

mekanizma që do të përpiqen vazhdimisht të ndihmonin kategorinë e anëtarëve të

përfshirë në radhët e tyre, t’i mbronin nga konkurrenca e pandershme, nga veprimi i

ligjeve të dëmshme të shtetit, nga taksat e larta e të papërballueshme për një pjesë të

mirë të anëtarëve të saj, si edhe respektimi i të drejtave të barabarta përballë

rregullave dhe nismave të reja që shpesh kishin si iniciatorë Ministrinë e Ekonomisë

Kombëtare, apo edhe vetë grupe të caktuara të interesit brenda vetë Odave.

- Fshati në raport me qytetin, paraqiste ritme gjallërimi e zhvillimi shumë herë më të

vogla, pasi vetë fizionomia heterogjene që paraqiste fshati, me format e pronësisë mbi

tokën (prona çifligare, prona kapitaliste dhe prona e vogël) dhe ekzistenca ende e

mbeturinave feudale, përbënin pengesat kryesore në zhvillimin e bujqësisë. Bujqësia

ishte burimi kryesor i të ardhurave dhe i jetesës së popullsisë së kësaj treve, paçka se

përgjithësisht ajo paraqitej në gjendje jo të kënaqshme dhe kjo për shkak të situatave

jo të zakonshme klimaterike. Arsyet kryesore të prapambetjes në bujqësi ishin

pronësia dhe marrëdhëniet feudale mbi një pjesë të mirë të sipërfaqes së tokës, si dhe

prapambetja e theksuar e punimit dhe e trajtimit të tokës në përgjithësi.

- Marrëdhëniet kapitaliste në fshat bënë hapa të vegjël përpara, duke çuar në formimin

e fermave kapitaliste shtetërore apo private si edhe në duart e pronarëve të huaj u

krijuan edhe ferma të mëdha kapitaliste.

- Bujqësia vazhdoi të ishte degë kryesore e ekonomisë, duke dëshmuar edhe një herë

karakterin agrar të ekonomisë sonë, si edhe vazhdonte të jepte pjesën kryesore të të

ardhurave kombëtare. Kështu, në regjistrimet e vitit 1938, sërish prodhimi i

përgjithshëm bujqësor zinte 90.2% të prodhimit të përgjithshëm industrial e bujqësor

Page 254: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

224

të marrë së bashku dhe të ardhurat kombëtare të krijuara në bujqësi arrinin në 95.5 %

të shumës së përgjithshme të të ardhurave kombëtare.

Në sferën sociale vihen re:

-Struktura sociale e prefekturës është tepër e larmishme. Borgjezia që jetonte në qytet,

ishte shtresa e fuqizuar falë reformave të ndërmarra gjatë kësaj periudhe kohore, por

në gjirin e kësaj shtrese, në përbërje ishte kryesisht borgjezia tregtare. Borgjezia

tregtare ishte shtresë ende e dobët nga pikëpamja ekonomike dhe politike, kurse

borgjezia industriale e formuar më vonë si shtresë, ishte akoma më e dobët. Grupet e

ndryshme brenda saj kishin interesa të caktuara ekonomike dhe me qëllimin për t’i

mbrojtur këto interesa, mbajtën qëndrime të ndryshme ndaj problemeve ekonomike e

politike të vendit.

- Marrëdhëniet bujk – pronar shpesh paraqiten edhe kontradiktore, kontradikta këto që

burojnë nga shkaqe të ndryshme, që janë të lidhura me rendimentet e ulëta në

prodhim, me format prodhuese të trashëguara nga feudalizmi etj. Çifligari, ose pronari

i mjeteve të prodhimit, e shfrytëzonte fshatarin jo vetëm nëpërmjet marrjes së taksave

të cilat shkonin nga 1/3 deri në 1/2 e prodhimit bujqësor apo blegtoral, por edhe

nëpërmjet punës angari. Si rezultat, fshatarët detyroheshin herë pas here të

kundërshtonin me forma të ndryshme, gjë që shoqërohej me dëbime me forcë të

bujqve nga tokat dhe deri në burgime të tyre

- Fshatarësia pothuaj gjithmonë kishte luftuar për tokën, bukën dhe kundër detyrimeve

që rëndonin në kurriz të saj. Ajo është përleshur me pronarët e tokave, çifligarët,

dhjetarët, tagrambledhësit gjë që dëshmohet edhe në ankesat e protestat e shumta,

shpërnguljet me forcë nga tokat, proceset gjyqësore e masat arbitrare në kurriz të saj.

- Shtresa e punëtorëve ishte një shtresë e re dhe e vogël në numër, por me perspektivë

zhvillimi. Ajo ishte e pakënaqur me gjendjen aktuale dhe u ngrit disa herë në protesta,

greva e demonstrata për përmirësimin e kushteve të punës, rritjen e pagave,

mospagimin e detyrimeve etj.

- Grupet komuniste të krijuar në Shqipëri në vitet ‘30 të shek. XX, përpiqeshin të

përfshinin në gjirin e saj këtë shtresë të punëtorëve dhe fshatarëve, duke shfrytëzuar

pakënaqësitë e tyre ndaj regjimit të kohës, duke rritur shkallën e ndërgjegjësimit për

rolin e rëndësishëm që mbartnin ato në ndryshimin e situatës në vend dhe duke e

lidhur lëvizjen e saj ekonomike e sociale edhe me lëvizjen politike kundër regjimit

monarkist.

Page 255: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

225

- Çifligarët përbënin bazën kryesore sociale të regjimit të Zogut dhe luanin një rol të

rëndësishëm në politikën e brendshme e të jashtme të shtetit të kohës. Ata synonin të

përjetësonin pozitën e tyre në pushtet e të ruanin privilegjet e tyre ekonomike e

politike. Kjo shtresë mbështeti hapur ekspansionin e kapitalit të huaj dhe shpesh herë

ishin edhe bashkëpunëtorë në monopolet e vendosur nga Italia në fushën ekonomike

të vendit, pasi këtë depërtim të kapitalit të huaj ata e shikonin si mjet përfitimi

ekonomik për veten e tyre.

- Në sferën arsimore e kulturore, Elbasani dallohet për ndjenjat e zjarrta arsimdashëse

e kulturëdashëse, përpjekjet për përparimin dhe mbarëvajtjen e Shkollës Normale, si

një institucion i rëndësishëm jo vetëm për Elbasanin, por mbarë kombin shqiptar.

Elbasani është cilësuar qytet traditëvënës në histori, arsim, kulturë dhe ka një vend të

rëndësishëm në rrafshin kombëtar. Figura të shquara kanë dalë nga gjiri i popullit

elbasanas dhe janë bërë shprehës të ideve dhe aspiratave të popullit, atdhetarë e heronj

të vërtetë, që me aktivitetin e tyre shpesh kalonin edhe kufijtë lokalë.

- Ndjenja e vullnetarizmit, e humanizmit ishte një tjetër virtyt i popullit elbasanas, të

cilën e gjejmë të shfaqet në një sërë momentesh të rëndësishme të jetës sociale dhe

kulturore, si p.sh., në ngritjen e bibliotekës “Qemal Baholli”, mbledhjen e ndihmave

për të hapur një spital ushtarak në qytet, për të kontribuar në ngritjen e një sërë

godinave të shkollave fillore në fshatrat e prefekturës, për të ndihmuar të vobektët,

apo edhe në rastet kur me fondet e Bashkisë kontribuohej në martesën e vajzave të

vobekta të qytetit etj.

- Reforma shoqërore e ndërmarrë nga Mbreti Ahmet Zogu për heqjen e perçes dhe

zbulimin e gruas, ishte një tjetër reformë që u përqafua dhe u prit me kënaqësi të

madhe dhe entuziazëm nga populli elbasanas. U hap një kurs special për gratë në

Elbasan i cili frekuentohej nga 94 zonja e zonjusha, madje nëpërmjet shoqërisë Gruaja

Shqiptare, gratë elbasanase i dërguan telegram Mbretit Zog, ku i shprehnin mirënjohje

dhe falënderime, por njëherazi edhe entuziazmin, që i kishte përshkruar nga zbatimi i

një reforme të tillë modernizuese e emancipuese.

- Nga pikëpamja fetare si një aspekt tjetër i rëndësishëm i strukturës sociale,

popullsia e rajonit shfaqej e dy besimeve, atij mysliman dhe të krishterë. Popullsia

myslimane, e përbërë nga synitë e bektashianë, shënonte një numër më të madh në

raport me atë të krishterë dhe jetonte në lagje të veçanta ose edhe në raste përzierje me

popullsinë e krishterë, sërish theksojmë se myslimanët dominonin njësinë territoriale.

Të krishterët jetonin kryesisht në zona të veçanta, sidomos të përqendruara në lagjet

Page 256: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

226

“Kala’, “Shën Koll” dhe “Haxhijas”. Katolikët ishin pjesë e strukturës fetare të

popullsisë, por në numër shumë më të vogël në raport me dy grupet e para. Ajo që

përbënte një vlerë të popullsisë së kësaj treve ishte ekzistenca e marrëdhënieve të mira

e respekti i ndërsjellë midis komuniteteve fetare, shprehje kjo e tolerancës fetare të

shqiptarëve në tërësi.

Page 257: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

227

BIBLIOGRAFIA

I. BURIMET ARKIVORE

1. Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë,

(AQSH I RSH):

Fondi i Drejtorisë së Reformës agrare (të periudhës monarkiste)

Fondi i Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare

Fondi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve

Fondi i Ministrisë së Financave

Fondi i Bankës Bujqësore

Fondi i Bankës Kombëtare Shqiptare

Fondi i Ministrisë së Punëve të Jashtme

Fondi i Ministrisë së Drejtësisë

Fondi i Kryeministrisë

Fondi i Ministrisë së Oborrit Mbretëror

Fondi i Prefekturës Elbasan

Fondi i Bashkisë Elbasan

Fondi i Drejtorisë së Financave të prefekturës Elbasan

Fondi i Zyrës së Kadastrës Elbasan

Fondi i Zyrës së Veterinarisë Elbasan

Fondi i Zyrës së Bujqësisë dhe Pyjeve Elbasan

Fondi i Ministrisë së Punëve të Brendshme

Fondi i Odës Ekonomike Elbasan

Fondi i Odës së Tregtisë Elbasan

2. Arkivi i Institutit të Historisë të Republikës së Shqipërisë:

Fondi 2, D 1, dok. Nr. 52/1-DB, janar 1930,

3. AME (Arkivi i muzeut Etnografik Elbasan)

4. Arkivi i Bibliotekës së Elbasanit. Fondi i Albanologjisë

II. LITERATURA

Akademia e Shkencave të Shqipërisë “Histori e Shqipërisë, vëll. II, disp. 1”,

Tiranë, 1973

Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Historia e Shqipërisë III, Tiranë, 1984

Page 258: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

228

Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Histori e popullit shqiptar, vëll. III,

Tiranë, 2007

Austin, Robert. Shtegu i pashkelur i Fan Nolit, Tiranë, 2003,

Baldacci, Antonio. Shqipëria e Madhe, Tiranë, 2006

Bernstein, Herman. Mbreti Zog kallxon historinë e jetës së tij, Tiranë, 1993

Cabanes, Pierre. Historia e Adriatikut, Tiranë, 2005

Clayer, Natalie. Në fillimet e nacionalizmit shqiptar (lindja e një kombi me

shumicë myslimane), Tiranë, 2009

Çevi, K. & Xhai,V. Regjimi juridik i tokës në Shqipëri, Tiranë, 1956

Daja, Zhulieta, Elbasani në vitet 1892-1908, sipas regjistrave osmanë, Tiranë,

2014

Dedej, Sul, Abedin Çaushi Në gjurmët e traditës elbasanase, Onufri, Elbasan,

1999

Demiri, Shyqyri. Histori e shkurtër e trevës së Elbasanit, Tiranë, 2006

Duka, Valentina, Qytetet e Shqipërisë në vitet 1912-1924, Tiranë 2002

Duka, Valentina, Histori e Shqipërisë 1912 - 2000, Tiranë, 2007

Durham, Edit, Brenga e Ballkanit, Tiranë, 1990,

Elbasani-Enciklopedi, Elbasan: Sejko, 2004.

Elbasani – Enciklopedi, Në Panteon drejt Panteonit 2000, Elbasan, 2000

Elsie, Robert, Histori e letërsisë shqiptare, Tiranë, 1997,

Ermenji, Abaz, Vendi që zë Skënderbeu në historinë e shqiptarëve, Tiranë,

1996

Fishta, Iliaz, Sistemi monetar dhe i kreditit në Shqipëri 1925-1944, Tiranë,

1971,

Fishta, Iliaz, Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe pasojat e saj skllavëruese për

Shqipërinë 1925-1931, Tiranë, 1979

Fishta, Iliaz, Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe pasojat e saj skllavëruese për

Shqipërinë 1931-1936, Tiranë, 1989

Fishta, Iliaz. & Toçi, Veniamin. Gjendja ekonomike e Shqipërisë në 1912-

1944, prapambetja dhe shkaqet e saj, Tiranë, 1983

Fishta, Iliaz. & Kareco, Theodor. Prona private në Shqipëri në vitet 1924-

1944, Tiranë, 1996

Page 259: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

229

Fischer, Bernd J. Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet politik në Shqipëri,

Tiranë, 2004

Fischer, Bernd, Shqipëria gjatë luftës 1939 – 1945, Tiranë, 2004

Frashëri, Mehdi. Kujtime, Tiranë, 2005

Han Von Georg, Johan, Studime shqiptare, Tiranë, 2007

Histori e Bankës Qendrore në Shqipëri, Tiranë, 2003

Jacomoni, Francesco, Politika e Italisë në Shqipëri, Tiranë, 2005

Jacques, Edëin, Shqiptarët, Lajmi i mirë, Tiranë

Kareco, Teodor. Reforma agrare demokratike 1930, Bujqësia e Shqipërisë në

vitet 1930-1938, Tiranë, 2013

Këlcyra, Ali, Shkrime për historinë e Shqipërisë, Tiranë, 2012

Kito, Petro. Elbasani në luftën për çlirim, Tiranë, 1971

Kotani, A , Disa çështje të politikës agrare të PKSH në vitet 1941-1948,

Tiranë, 1970

Lorenzoni, Giovanni, Çështja agrare, Tiranë, 1930

Milo, Paskal, Shqipëria dhe Jugosllavia në vitet 1918 – 1927, Tiranë, 1992

Mishta, Kristaq, Lëvizja punëtore në Shqipëri, Tiranë, 1976

Meta, Beqir, Politika tatimore e shtetit shqiptar, Tiranë, 1999

Meta, Beqir, Lufta e fshatarësisë për tokën 1925-1939, Tiranë, 1985,

Përmbledhje dokumentesh

Meta, Beqir Idrizi, R Dokumente dhe materiale nga lufta e popullit shqiptar

për liri dhe demokraci në vitet 1917-1941, Tiranë, 1959

Moroco dela Roka, Roberto, Kombi dhe feja në Shqipëri 1920-1944, Tiranë,

Musai, Fatmira, Gruaja në Shqipëri në vitet1912 – 1939, Tiranë, 2002

Riska, Albert, Arumunët, shënime për gjuhën dhe kulturën, Elbasan, 2005

Rothschild, J. Europa Lindore Qendrore midis dy luftërave botërore, Tiranë,

2004

Selenica, Teki, Shqipëria në vitin 1927, Tiranë, 1928

Selenica,Teki, Shqipëria në vitin 1923, Tiranë, 1924

Schmitt, Oliver Jens, Shqiptarët, Një histori midis lindjes dhe perëndimit,

Tiranë, 2012,

Smirnova, Nina, Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX, Tiranë, 2004

Page 260: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

230

Shabanaj, Hysen, Aspekte të jetës ekonomike në prefekturën e Elbasanit 1944-

1948, Elbasan, 1996

Shkodra, Zija, Esnafet Shqiptare shek. XV - XX, Tiranë, 1973

Shkodra, Zija, Qyteti shqiptar gjatë Rilindjes Kombëtare, Tiranë, 1984

Shkoza, Haxhi, Financat e Shqipërisë 1839-1935, Tiranë 1938,

Shpuza, Gazmend, Në vazhdën e gjurmimeve…Tiranë, 1997,

Shqipënia më 1937, Veprimi shtetnor gjatë njëzet e pesë vjetëve të parë të

vetqeverrimit, Vëllimi I, Botimet e Komisionit të Kremtimeve të 25-vjetorit të

Vet-Qeverrimit 1912-1937, Tiranë, 1937

Thëngjilli, Petrika, Shqiptarët midis lindjes dhe perëndimit 1506 - 1839,

Tiranë , 2002

Ushtelenca, Ilir, Diplomacia e mbretit Zogu I-rë, Tiranë, 1995

Vlora, Eqerem Bej, Kujtime, 1885-1925, Tiranë, 2003,

Vogli, Hysen, Elbasani nga vitet 1800 deri në vitin 1944, Ngjyrat e kohës,

Zarshati, Orhan, Historiku i Bankës Kombëtare Tregtare, Lindja dhe puna e

një banke konkurruese, Tiranë, 2011

Zoga, Kadri, Krediti dhe bankat bujqësore në Shqipëri, 1888-1970, Tiranë,

1973

III. SHTYPI

Gazeta Arbëria, Tiranë, 1936

Gazeta Besa, Tiranë, 1933, 1935, 1936

Gazeta Dielli, 1930,

Gazeta Drita, Tiranë,1938

Gazeta Liria kombëtare, 1929

Gazeta Ora, Tiranë. 1931

Gazeta Shkumini, 1921

Gazeta Ura e Shkuminit, 1923, 1925

Gazeta Shqiptare, 1935

Revista Ekonomia Kombëtare, 1938

Revista Ekonomisti Shqiptar, 1932

Studime Historike 1978, 1989

Page 261: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ... · sociale në Prefekturën e Elbasanit, llojet e ndryshme të fenomeneve dhe dukurive që lidhen me këto fusha,

231

IV. DOKUMENTE DHE BOTIME TË TJERA

Arifi – Bakalli, E, Marrëveshjet ekonomiko – tregtare midis mbretërisë së

Shqipërisë dhe Mbretërisë së Jugosllavisë 1929- 1939, botuar në “Gjurmime

Albanologjike”, XV – 1985.

Belegu, Mentar, “E ashtuquajtura reformë agrare e A. Zogut dhe dështimi i

saj”, Studime historike, 1978, nr.4.

Belegu, Mentar, Manifestimet popullore antizogiste në Vlorë e në Elbasan në

vitin 1936, Studime Historike, 1988, nr 4.

Belegu, Mentar e Fishta, Iliaz, “Mbi disa çështje të reformës agrare zogiste “,

Studime historike, 1989, nr. 4.

Ceka, Hyjni, Edith Durham, botuar në Elbasani – Enciklopedi Në Panteon

drejt Panteonit 2000, Elbasan, 2000

Ceka, Hyjni, Margaret Hazllëk (1885-1948), botuar në Elbasani –

Enciklopedi, Në Panteon drejt Panteonit 2000, Elbasan, 2000

Çiraku, Burhan “Çështja agrare në parlament në vitet 1921-1923”, në

Studime historike, 1974, nr 3

Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë e rrethit Elbasan, Elbasani, Trashëgimia

dhe e sotmja e një qyteti shqiptar, Tiranë, 1999

Fletore zyrtare, 1925, 1926, 1932

Kareco, Teodor. Reforma agrare demokratike nga një monark, në botimin e

QSA, Monarkia Shqiptare 1928-1939, Tiranë, 2011

Kongoli, Skënder. Disertacion shkencor, depozituar në Bibliotekën

Kombëtare, Tiranë

Kongoli, Skënder. Gjendja e ekonomisë së ish-qarkut të Elbasanit nën

goditjen e krizës ekonomike 1925-1935, artikull i botuar në revistën Studime

Historike, nr 4, v 1985

Qytyku, Faik. “Reforma agrare, revolucioni i parë i marrëdhënieve ekonomike

shoqërore në fshat” disertacion shkencor, viti 1990, depozituar në Bibliotekën

Kombëtare, Tiranë