6

MENAXHIMI I NDRYSHIMIT - AGNAagnaacademy.com/wp-content/uploads/2015/02/Menaxhimi-i-ndryshimit.pdf · Menaxhimi i ndryshimit "Mbijetesa nuk është karakteristikë e specieve më

  • Upload
    others

  • View
    52

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

MENAXHIMI I NDRYSHIMIT

PËRMBAJTJA

1. MENAXHIMI I NDRYSHIMIT ..........................................................................3

2. PARIMET BAZË TË NDRYSHIMIT .................................................................5

3. REZISTENCA NDAJ NDRYSHIMIT .................................................................7

4. PSE MUND TË DËSHTOJË NDRYSHIMI?........................................................9

.5. MENAXHIMI I NDRYSHIMIT (Sipas Brian Tracy & Dr. Peter Chee) .........11

6. KURBA E NDRYSHIMIT ....................................................................................17

7. SISTEMI LEAVITT (Një përqasje e integruar ndaj ndryshimit) ........................18

8. MODELI 7S (McKINSEY) ...................................................................................20

9. MODELI I NDRYSHIMIT ME 8 HAPA I KOTTER ........................................24

10. KAIZEN (Të përfitosh benefitet e plota nga përmirësimi i vazhdueshëm) ......28

11. STRATEGJIA KRIJUESE DISNEY ..................................................................29

10. FLASH FORESIGHT ..........................................................................................31

MENAXHIMI I NDRYSHIMIT

Menaxhimi i ndryshimit "Mbijetesa nuk është karakteristikë e specieve më të forta apo

më inteligjente, por të atyre që i përshtaten ndryshimit. " - Charles Darwin

Disa Fakte Rreth Ndryshimit

Ndryshimi është i pashmangshëm Ritmet e ndryshimit janë të pandalshme. Ai ndodh në të gjitha aspektet e jetws, si personale ashtu edhe profesionale. Përdorimi i sistemeve të informacionit, fluksi i informacionit, pritshmëritë e klientëve dhe punonjësve, si dhe transformimet organizative rriten me shpejtësi, të nxitura nga përparimi teknologjik. Vetë organizatat po përjetojnë ndryshime dramatike. Nga lista origjinale e 500 kompanive më të mira në botë, e publi-kuar më 1955, vetëm 70 kompani ekzistonin në formë të pavarur në vitin 2011. Vetëm brenda një dekade, nga viti 2000 deri në vitin 2010, pothuajse gjysma e këtyre kompanive të mëdha, që njiheshin si të qëndrueshme, u përthithën nga kompani të tjera ose falimentuan.

Ndryshimi është proces. Ndryshimi ndodh si një proces, jo si një ngjarje e veçuar. Ndryshimi organizativ nuk ndodh menjëherë, vetëm sepse thjesht u bë një njoftim, u caktua një datë, apo sepse u mbajt një mbledhje e veçantë për të. Njerëzit nuk ndryshojnë vetëm falë një e-maili ose sepse kanë marrë pjesë në një program trajnimi. Kur përjetojmë ndryshimin, ne lëvizim nga diçka që njohim dhe bëjmë, nëpër një periudhë tranzicioni, për të arritur më pas tek një mënyrë e re dhe e dëshiruar e të sjellurit dhe të bërit të punës tonë. Ndryshimi është i vështirë Ndryshimi nuk është një gjendje e natyrshme. Ai kërkon që ju

Faqe 2

MENAXHIMI I NDRYSHIMIT

Faqe 10

MENAXHIMI I NDRYSHIMIT

Flash Foresight (Daniel Burrus with John David Man)

Si të shohësh të Padukshmen dhe të bësh të Pamundurën

A keni dashur ndonjëherë që të parashikoni të ardhmen në mënyrë të saktë? Çfarë do të ndodhte sikur ju të mund të shikonit qartë ndry-shimet kritike në muajt dhe vitet e ardhshme, dhe t’i përdornit këto për të formësuar të ardhmen tuaj, në vend që ta lini atë të krijojë vetë format e saj? Siç thotë dhe vizionari i famshëm i teknologjisë dhe strategu Daniel Burrus: “Ti mundesh”. Por fjalët kyç e dy deka-dave të fundit, shkathtësia, qëndrimi proaktiv, të menduarit jashtë kornizave, nuk janë më të mjaftueshme. Në një botë që po transformohet me ritme kaq të shpejta dhe sa vjen e përshpejtohet më shumë, gjithmonë kërkohet diçka më tepër. Kërkohet aftësia pwr tw parashikuar saktë tw ardhmen dhe përdorimi i saj për të krijuar një mënyrë të re dhe të ndryshme të të bërit të gjërave. Një vizion për të ardhmen është një ndjenjë intuitive e parashikimit të së ardhmes dhe sapo ju ta shihni atë, do të zbuloni mundësitë e fshehura e do t’ju lejojë që të zgjidhni problemet tuaja përpara se ato të ndodhin. Vizioni për të ardhmen do të lejojë këdo që të shikojë dhe t’i japë formë të ardhmes së tij. A keni menduar ndonjëherë: "Sikur ta dija sesi duhej bërë," ose "Unë e dija që do të ndodhte?". Kjo zakonisht ndodh sepse ju nuk e dinit se kush ishte gjëja e duhur për t’u bërë. Pasi të kemi kaluar shumicën e kohës duke u munduar të parashikoni të ardhmen, do tw vini vini re se: sa më shumë të vështroni, aq më shumë do të shikoni. Pyetja është: Ku po shikoni? Çelësi i fuqisë i të qenurit kundra rrymës të çon të shikosh aty ku të tjerët nuk munden të shikojnë. Warren Buffett, ka shpjeguar aftësinë e tij të çuditshme për të bërë investimet e duhura vetëm me 12 fjalë: "Bëhu i pangopur kur të tjerët janë të frikësuar, dhe i frikësuar kur të tjerët janë të pango-pur.". Kjo është një shprehje e bukur dhe e thjeshtë e të qënit kundra rrymës, e cila e ka bërë atë të fitojë miliarda. Pra, me të vërtetë është kaq e thjeshtë? Vetëm duke bërë të

Faqe Faqe 30

Agna Leadership Academy, 2014