6

Menaxhimi i Projekteve - AGNA Leadership Academyagnaacademy.com/wp-content/uploads/2015/01/Menaxhimi-i-projekte… · Vlera e shtuar nga menaxhimi i projektit ... Përshkruajë se

  • Upload
    buikien

  • View
    264

  • Download
    5

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Menaxhimi i Projekteve - AGNA Leadership Academyagnaacademy.com/wp-content/uploads/2015/01/Menaxhimi-i-projekte… · Vlera e shtuar nga menaxhimi i projektit ... Përshkruajë se
Page 2: Menaxhimi i Projekteve - AGNA Leadership Academyagnaacademy.com/wp-content/uploads/2015/01/Menaxhimi-i-projekte… · Vlera e shtuar nga menaxhimi i projektit ... Përshkruajë se

Menaxhimi i Projekteve

Material pune për Agna Leadership Academy

Faqe 2

TABELA E PËRMBAJTJES -

Kush është trajneri? ...................................................................................................................... 4

1. Hyrje ........................................................................................................................................... 5

2. Si është organizuar ky udhëzuËs? ........................................................................................... 6

2.1 Objektivat kryesore ............................................................................................................ 6

3. Çfarë është menaxhimi i projektit? ......................................................................................... 7

3.1 Çfarë është një projekt ....................................................................................................... 8

4. Çfarë duhet të dihet për Menaxhimin e Projektit? .............................................................. 10

4.1 Trekëndëshi i kufizimeve .................................................................................................. 10

4.2 Palët e interesuara të projektit......................................................................................... 11

4.3 Menaxheri i Projektit dhe shkathtësitë e tij ................................................................... 12

4.4 Agna Way dhe suksesi në Menaxhimi i Projektit .......................................................... 12

4.5 Fazat dhe Cikli i Jetës së Menaxhimit të Projektit ........................................................ 14

4.6 Pse dështojnË projektet? .................................................................................................. 17

5. Nëntë fusha të dijes së menaxhimit të projektit ................................................................... 18

5.1 Komunikimi në projekt .................................................................................................... 19

5.2 Planifikimi i projektit ....................................................................................................... 19

5.2.1 Planfikim i qëllimit – Ndarja e detajuar e punës (WBS) ............................................. 20

5.2.2 Krijimi i rrugës (schedule) së projektit ........................................................................ 20

5.2.3 Vlerësimi sa kohë do marr projekti .............................................................................. 21

5.2.4 Buxheti i Projektit ........................................................................................................ 21

5.2.5 Planifikimi i Cilësisë .................................................................................................... 21

5.2.6 Planfikimi i Rrezikut .................................................................................................... 21

5.3 Monitorimi dhe kontrolli i Projektit ............................................................................... 22

5.3.1 Raportimi i ecurisë së projektit dhe statusi .................................................................. 22

5.4 Mbyllja e projektit ............................................................................................................ 23

6 Këshilla praktike – Përgatitu për suksesin ......................................................................... 24

6.1 Menaxhoni kohën tuaj ...................................................................................................... 24

6.1.1 Çfarë është menaxhimi i kohës? .................................................................................. 24

6.1.2 Si të planifikoni më mirë? ............................................................................................ 24

6.2 Mirëpërdorimi i teknologjisë ........................................................................................... 25

Page 3: Menaxhimi i Projekteve - AGNA Leadership Academyagnaacademy.com/wp-content/uploads/2015/01/Menaxhimi-i-projekte… · Vlera e shtuar nga menaxhimi i projektit ... Përshkruajë se

Menaxhimi i Projekteve

Material pune për Agna Leadership Academy Faqe 3

6.2.1 Mjete të thjeshta ........................................................................................................... 25

6.3 Kërkoni mbështetje ........................................................................................................... 26

6.4 Bëhu një anëtar aktiv i grupit të projektit ...................................................................... 26

6.5 Thjesht bëje ....................................................................................................................... 27

7. Referenca ................................................................................................................................. 28

8. Personi i kontaktit ................................................................................................................... 28

Shtojca 1 Pyetje interviste për menaxher projekti (shembull) ............................................... 29

Shtojca 2 – 14 Pyetjet për Çdo projekt ..................................................................................... 30

Shtojca 3 – Skeleti i planit të projektit ...................................................................................... 31

Shtojca 4 – Si ikën koha? ............................................................................................................ 32

Shtojca 5 – Modeli i matricës së komunikimit.......................................................................... 33

Shtojca 6 - Karta e skuadrës ...................................................................................................... 34

Page 4: Menaxhimi i Projekteve - AGNA Leadership Academyagnaacademy.com/wp-content/uploads/2015/01/Menaxhimi-i-projekte… · Vlera e shtuar nga menaxhimi i projektit ... Përshkruajë se

Menaxhimi i Projekteve

Material pune për Agna Leadership Academy Faqe 5

1. HYRJE

Disiplina e menaxhimit të projektit është duke u shndërruar me shpejtësinë e një katalizatori të

përzgjedhur për ndryshim në modelet e biznesit modern. Vlera e shtuar nga menaxhimi i projektit

ofron një bazë që tashmë konsiderohet si një shpëtim për korporatat dhe jo një qendër për kostot e

korporatave.

Menaxherët e projektit në ditët e sotme kanë fuqinë dhe autoritetin për të krijuar, ruajtur, dhe

parashikuar rezultatet e projektit. Ky është një proces proaktiv në vënd të një procesi reaktiv.

Menaxherët e projektit gjithashtu bashkëpunojnë me analistët e financave dhe analistët e marketingut

në arsyetimin financiar të projekteve.

Kontributi i tyre në themelet e korporatave e bën disiplinën e menaxhimit të projektit një proces bazë

të biznesit të shekullit të njëzet e një.

Udhëzuesi i Menaxhimit të Projektit ofron një qasje praktike për atë që shumë e konsiderojnë një

proces kompleks: menaxhimi i projekteve. Ky udhëzues është projektuar për të lehtësuar proceset e

menaxhimit të nevojshme për të menaxhuar një projekt me sukses nga fillimi deri në fund.

Ai përcakton menaxhimin e projektit në terma të thjeshta dhe ju siguron me të gjitha mjetet bërjen e

projektit tuaj të suksesshëm.

Përgjatë të mësuarit të proceseve të projektit dhe aktiviteteve që lidhen me të, lexuesi do të jetë në

gjëndje që të:

Përshkruajë se si parimet e menaxhimit të projektit dhe teknikat zbatohen për sfidat në botën

reale të menaxhimit të projektit.

Kuptojë se si të përcaktojë shtrirjen e projektit dhe të shpjegojë hapat e nevojshme për

ekzekutimin e suksesshëm të planit të projektit.

Zhvillojë kompetencat në krijimin e një strukture të detajuar pune (WBS).

Dallojë kontrastin e llogaridhënies së menaxherëve funksionalë me ato të menaxherëve të

projektit.

Zhvillojë planifikimin logjik.

Zhvillojë kompetencat në vlerësimin e performancës së planifikimit.

Kuptojë sesi të përcaktojë veprimet korrigjuese në rastin e gabimeve me planet.

Shfrytëzojë në mënyrë efektive burimet njerëzore.

Kuptojë komunikimet e duhura me palët e interesuar të projektit.

Page 5: Menaxhimi i Projekteve - AGNA Leadership Academyagnaacademy.com/wp-content/uploads/2015/01/Menaxhimi-i-projekte… · Vlera e shtuar nga menaxhimi i projektit ... Përshkruajë se

Menaxhimi i Projekteve

Material pune për Agna Leadership Academy Faqe 6

Krijojë një paraqitje të shkurtër të menaxhimit të portofolit të projektit dhe sesi lidhet ai me

përzgjedhjen e projektit.

Kuptojë karakteristikat e ekipeve me performancë të lartë dhe sfidat e tyre.

Kuptojë teknikat e motivimit përmes bashkëbisedimit konstruktiv.

Kuptojë se si të komunikojë në mënyrë më efektive në situatat e konfliktit.

Kuptojë dhe demonstrojë teknikat e të dëgjuarit, bindjes dhe delegimit.

Përshkruajë komponentët e menaxhimit të rrezikut dhe konceptet.

Kuptojë pasigurinë dhe rolin e saj në vendimmarrje.

2. SI ËSHTË ORGANIZUAR KY UDHËZUËS?

Ky udhëzues është i organizuar në faza të ndryshme, të cilat përfaqësojnë grupet kryesore të procesit

të menaxhimit të projektit. Secila fazë është e ndarë në detyra individuale. Detyrat brënda çdo faze ju

çojnë hap pas hapi drejt përfundimit të fazës përkatëse.

− Inicimi i procesit. Ky proces përfshin informacionin financiar të nevojshëm për një projekt,

duke krijuar grafikun, dhe përcaktuar qëllimin e projektit.

− Procesi i Planifikimit. Ky proces ju udhëheq nëpërmjet të gjitha planeve të menaxhimit të

projektit, të nevojshme për planin master të menaxhimit të projektit.

− Procesi i ekzekutimit. Ky proces ju sjell në zbatimin e të gjitha planeve, si dhe në

menaxhimin e personelit të ekipit.

− Procesi i monitorimit dhe kontrollit. Ky proces ofron situata të botës reale me mënyra për të

mbajtur projektin në rrugën e duhur, si dhe se si të menaxhohen çështjet e performancës në

lidhje me koston, grafikun, qëllimin, cilësinë, rrezikun, komunikimin, prokurimin, e të tjera.

− Procesi i mbylljes. Ky proces ju çon nëpër të gjitha hapat, për të mbyllur një kontratë,

sikundër edhe një projekt.

2.1 OBJEKTIVAT KRYESORE

Ky drejtim mbulon disa tema të ndryshme që do t’ ju ndihmojnë për të arritur rezultatet e mëposhtme:

Ju do të njiheni me terminologjinë e përbashkët.

Ju do të mësoni karakteristikat kryesore të të gjitha projekteve.

Ju do të mësoni se çfarë e bën të veçantë një menaxher të mirë projekti.

Ju do të mësoni të copëzoni projektin në faza të veçanta.

Ju do të mësoni se si të identifikoni objektivat të cilat ndërlidhen me objektivat e biznesit.

Ju do të mësoni pse përkufizimi i hershëm i shtrirjes nënkupton më shumë mundësi për sukses

Page 6: Menaxhimi i Projekteve - AGNA Leadership Academyagnaacademy.com/wp-content/uploads/2015/01/Menaxhimi-i-projekte… · Vlera e shtuar nga menaxhimi i projektit ... Përshkruajë se