24
CMYK Rruga Industriale, Kashar E-mail: [email protected] Cel: 0685357745 E Mërkurë 28 Korrik 2021 Ç m i m i 2 0 l e k ë Faqe 2-3 Skandali me masat kufizuese, shqiptarët në shtetrrethim vetëm me urdhra ministrash, ja si po shkelen Kushtetuta dhe ligjet Faqe 9 Berisha nën terrorin e bashkëqeverisjes Rama- Basha, ish-kryeministri i shqetësuar nga lëvizjet e ndërkombëtarëve dhe surprizat e shtatorit Raportet mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha sa vijnë dhe ftohen. Në 19 maj të këtij viti, Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli “non grata” ish-kryem- inistrin Berisha dhe familjen e tij, si të përfshirë në akte korruptive që cenojnë demokracinë në Shqipëri. Por ky vendim i DASH ndaj Berishës e ka vendosur kryedemokratin Basha përpara një përgjegjësi... Faqe 5 Trupat amerikane nuk largohen, SHBA mesazh të fortë rusëve se do qëndrojnë në Shqipëri edhe pas “Defender”-it për të stërvitur ushtrinë shqiptare Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dërguar një tjetër mesazh të fortë Rusisë. Teksa“Defender 21”ka mbi një muaj që ka përfunduar forcat ushtarake amerikane vijojnë të qëndrojnë në Shqipëri. Ndër- kohë, dje ambasada amerikane ka njoftuar se, zyrtarë të saj së bashku me ministrin shqiptar të Mbrojtjes, Niko Peleshin, kanë qenë të pranishëm në një stërvitje... Faqe 7 Meta në shtator rrezikon të bllokojë qeverinë e re, tentativa në prapaskenë për të vonuar plotësimin e Kushtetueses dhe shkarkimin e presidentit nga detyra Qeveria e re, vetëm 4 ministra gëzojnë besimin e Ramës, ja kush rrezikon largimin dhe ndryshimi i strukturës së ministrive & KOMENT ANALIZE F. 17-18 Nga Vangjel SAKO Shtatori, shtatori…lutemi që të mos na dalë dhe ky shtator “shterpë” Nga Besi BEKTESHI Ambiguiteti fajtor i batutës “nuk pranoj legjitimitet”, por do jem në Kuvend! Nga Fatos ÇOÇOLI Vështirësia e kapjes së “peshqve të mëdhenj” Faqe 11-12 Dyshime për afera me ndërtimin e shkollave të reja në Durrës, si u prishën godinat që s'kishin dëmtime, hetime edhe nga Brukseli Saranda mbretëresha e turizmit shqiptar, aty ku gjen gjithçka në çdo periudhë të vitit Plas në degën e PD në Korçë, Andrea Mano dhe 12 anëtarë largohen nga partia, kritika të forta për Bashën Ish-kreu i degës së PD në Korçë, Andrea Mano dhe 12 anëtarë të Kryesisë kanë dhënë ditën e djeshme dorëheqjen duke hedhur edhe akuza të forta në drejtim të lidershipit të partisë. Me anë të një deklarate të bërë, ata thonë se zgjedhin që të japin dorëheqjen... Raporti i ODIHR ndez debatet, Basha deklaron se u konfirmua masakra zgjedhore, shmang qëndrimin mbi të ardhmen e Berishës Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit ka rikthyer debatet politike. Partitë e kanë lexuar raportin sipas mënyrës së tyre, ku Partia Socialiste e ka cilësuar raportin si më të mirin, ndërkohë që PD... Procesi i rindërtimit sidomos ai për in- stitucionet arsimore në Shqipëri vishet me hije skandali. Edhe pse qeveria trumbeton me të madhe se dy nga arritjet e saj më të mëdha gjatë dy viteve të fundit janë... Saranda është padyshim qyteti, ku vera shpalos tërë madhështinë e saj. Ditët e netët këtu humbasin kufijtë dhe shkrihen si ditët polare. Prej vitesh ka ndryshuar shumë. As në dimensionin D4 nuk mund... Faqe 4 Faqe 8 Faqe 16 Nga Bardhyl BEJKO

Meta në shtator rrezikon të bllokojë qeverinë e re

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

CMYK

Rruga Industriale, Kashar E-mail: [email protected] Cel: 0685357745

E Mërkurë 28 Korrik 2021

Çmimi 20 lekë

Faqe 2-3

Skandali me masat kufizuese, shqiptarët në shtetrrethim vetëm me urdhra ministrash, ja si po shkelen Kushtetuta dhe ligjet Fa

qe 9

Berisha nën terrorin e bashkëqeverisjes Rama-Basha, ish-kryeministri i shqetësuar nga lëvizjet

e ndërkombëtarëve dhe surprizat e shtatoritRaportet mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha sa vijnë dhe ftohen. Në 19 maj të këtij viti, Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli “non grata” ish-kryem-

inistrin Berisha dhe familjen e tij, si të përfshirë në akte korruptive që cenojnë demokracinë në Shqipëri. Por ky vendim i DASH ndaj Berishës e ka vendosur kryedemokratin Basha përpara një përgjegjësi... Faqe 5

Trupat amerikane nuk largohen, SHBA mesazh të fortë rusëve se do qëndrojnë në Shqipëri edhe

pas “Defender”-it për të stërvitur ushtrinë shqiptareShtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë

dërguar një tjetër mesazh të fortë Rusisë. Teksa “Defender 21” ka mbi një muaj që ka

përfunduar forcat ushtarake amerikane vijojnë të qëndrojnë në Shqipëri. Ndër-kohë, dje ambasada amerikane ka njoftuar

se, zyrtarë të saj së bashku me ministrin shqiptar të Mbrojtjes, Niko Peleshin, kanë qenë të pranishëm në një stërvitje... Faqe 7

Meta në shtator rrezikon të bllokojë qeverinë e re, tentativa në prapaskenë për të vonuar plotësimin e Kushtetueses dhe shkarkimin e presidentit nga detyra

Qeveria e re, vetëm 4 ministra gëzojnë besimin e Ramës, ja kush rrezikon largimin

dhe ndryshimi i strukturës së ministrive

&KOMENT ANALIZEF. 17-18

Nga Vangjel SAKO

Shtatori, shtatori…lutemi që të mos na dalë dhe

ky shtator “shterpë”

Nga Besi BEKTESHI

Ambiguiteti fajtor i batutës “nuk pranoj legjitimitet”, por do jem në Kuvend!

Nga Fatos ÇOÇOLI

Vështirësia e kapjes së “peshqve të mëdhenj”

Faqe 11-12

Dyshime për afera me ndërtimin e shkollave të

reja në Durrës, si u prishën godinat që s'kishin dëmtime,

hetime edhe nga Brukseli

Saranda mbretëresha e turizmit shqiptar, aty ku gjen gjithçka

në çdo periudhë të vitit

Plas në degën e PD në Korçë, Andrea Mano dhe 12 anëtarë largohen nga partia, kritika të forta për BashënIsh-kreu i degës së PD në Korçë, Andrea

Mano dhe 12 anëtarë të Kryesisë kanë dhënë ditën e djeshme dorëheqjen duke hedhur edhe akuza të forta në drejtim të lidershipit të partisë. Me anë të një deklarate të bërë, ata thonë se zgjedhin që të japin dorëheqjen...

Raporti i ODIHR ndez debatet, Basha deklaron se u konfirmua masakra

zgjedhore, shmang qëndrimin mbi të ardhmen e BerishësRaporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25

prillit ka rikthyer debatet politike. Partitë e kanë lexuar raportin sipas mënyrës së tyre, ku Partia Socialiste e ka cilësuar raportin si më të mirin, ndërkohë që PD...

Procesi i rindërtimit sidomos ai për in-stitucionet arsimore në Shqipëri vishet me hije skandali. Edhe pse qeveria trumbeton me të madhe se dy nga arritjet e saj më të mëdha gjatë dy viteve të fundit janë...

Saranda është padyshim qyteti, ku vera shpalos tërë madhështinë e saj. Ditët e netët këtu humbasin kufijtë dhe shkrihen si ditët polare. Prej vitesh ka ndryshuar shumë. As në dimensionin D4 nuk mund...

Faqe 4

Faqe 8

Faqe 16

Nga Bardhyl BEJKO

GAZETA SOT2 E Mërkurë 28 Korrik 2021

p o l i t i k e www.sot.com.al

Raporti, Shqipëria ka rritur borxhin publik më shumë se çdo vend tjetër në rajon, problem evazioni fiskal

Vendi ynë ka rritur borxhin publik në ritme shumë më të shpejta se vendet e tjera të rajonit në këtë pjesë të parë të vitit. Pak javë më parë qeveria miratoi dy projektven-dime, të cilat sjellin rritjen e shpenzimeve dhe fryrjen e borxhit publik. Pikërisht nga këto vendime të marra, vendi ynë e ka ezauruar plotësisht hapësirën për borxhin publik në vetëm 6 muaj, duke regjistruar nivelin më të lartë të tij. Kjo problematikë evidentohet edhe në raportin e publikuar ditën e djeshme nga Organizata për Bash-këpunim dhe Zhvillim Ekonomik, për

të gjitha vendet e rajonit. “Shqipëria ka ezauruar hapësirën e saj për huamarrje të re në rast të ndonjë shoku tjetër ekonomik. Nga vendet e rajonit që është marrë analiza, Shqipëria dhe Mali i Zi, janë prekur më së shumti nga pasojat pandemike, që ka dhënë ndikim të fortë në nivelet e borxhit publik dhe qëndrueshmërinë e financave publike. Borxhi publik është kthyer në shqetësim për Shqipërinë përgjatë pandemisë dhe në 2021 qëndron po në të njëjtat rreziqe”, thuhet në raport. Sipas OECD, vendi ynë gjendet në një risk të lartë prej borxhit publik për

shkak se edhe problemet në sistemin fiskal janë më të larta. Në raport evidentohet se, vendi ynë vazhdon të përballet me një nivel të lartë të evazionit fiskal, i cili fut në kolaps të gjithë sistemin. Këtu përmendet fakti se, poli-tikat fiskale jo të efektshme në vendin tonë nuk lënë hapësira për rritje të të ardhurave. “Sfidat e politikës fiskale janë të shumta në disa ekonomi të rajonit. Por, veçanërisht në Shqipëri, performanca e të ardhurave është e dobët për shkak të një baze relativisht të ngushtë tatimore, evazionit fiskal dhe sektorit të madh informal. Shkalla e ulët e taksave

dhe mungesa e progresivitetit të taksave në shumë ekonomi kufizojnë më tej hapësirën për rritje të të ardhurave”, thuhet në raport. Përmes këtij raporti OECD rekomandon për qeverinë tonë dhe vende të tjera në krizë që të hartojnë politika fiskale më të qëndrueshme dhe të kenë kujdes me shpenzimet, në mënyrë që të krijojnë mundësi për të rinisur zhvillimin ekonomik. Në raport theksohet se, ecuria e ekonomisë shqiptare do të varet nga masat që do të marrë qeveria për të menax-huar sistemin e taksave, si dhe në cilët sektorë do të investojë më shumë.

Qeveria e re, vetëm 4 ministra gëzojnë besimin e Ramës, ja kush rrezikon largimin

dhe ndryshimi i strukturës së ministrive

Në shtator pritet frymë e re në qeveri

Kryeministri Edi Rama pritet të sjellë ndrys-hime të rëndësishme në qeverinë e re. PS

fitoi mandatin e tretë dhe për shumë ekspertë, ky mandat është sfidues pas 2 mandateve dhe sinjalet janë se kryeministri ka nisur të projektojë kabinetin e ri. Këshilltari i tij, Baton Haxhiu dy ditë më para dha sinjale se do të kemi një qeveri më shumë politike sesa teknike. Sipas tij, mund të kemi deputetë në kabi-net për të ndalur çarjet në parti. Ndërkohë Sekretari Organizativ Arben Pëllumbi ka dhënë sinjale se deputetët me më shumë vota do jenë në kabinet. Megjithatë sinjalet janë se pjesa dërrmuese e ministrave do të largohen, ndërkohë disa të tjerë mund të ndryshojnë poste. Nëse shohim qëndrimet e kryeministrit në këto ditë vere, rezulton se ai promov-on vetëm 3 emra. E para është ministrja e Transportit Belinda Balluku. Kjo e fundit çdo ditë shfaqet në media duke inspektu-ar rrugë dhe në shumë raste ka qenë në krah të Ramës. Por në PS po flitet se ajo mund të jetë kandidate për Bashkinë e Tiranës nëse kemi zgjedhje të reja ven-dore. Gjykata Kushtetuese do të vendosë në tetor dhe shanset që të ripërsëriten zgjedhjet janë të mëdha. Balluku doli deputetja më e votuar në Tiranë dhe thuhet se ajo mund të zëvendësojë Veliajn. Një emër tjetër që gëzon besimin e kryeministrit është ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ajo i ka qëndruar linjës së shefit të qeverisë sa i takon menaxhimit të pandemisë dhe duke qenë se jemi në një situatë ende delikate, mund të thuhet se do jetë në postin mban. Ndërkohë emri i tretë që po jep sinjale kohët e fundit se mund të mos lëvizë është minis-

Ekonomi: Planet për bujqësinë, nxitësit

kryesorë të ekonomisëMinistrja e Bujqësisë, Mil-

va Ekonomi ka deklaruar në takimet e Para Samitit të Romës se bujqësia do të jetë sektori që do të nxisë zhvillimin ekonomik në Shqipëri. Përmes një postimi në Facebook ajo ka treguar se ka paraqitur atje edhe pikat ku do të bazohet qeveria për të përmirësuar sa më shpejt këtë sektor. “Në ditën e dytë të Para Samitit të Romës, duke besuar fuqimisht se bujqësia mund të jetë nxitës i zhvillimit ekonomik të vendit, shpreha angazhimet e qeverisë për arritjen e SDG-ve lidhur me transformimin e sis-temeve ushqimore të fokusuara në 5 fusha kryesore veprimi: Sigurimi i një zinxhiri vlere konkurrues në sistemet ushqi-more”, shkruan Ekonomi.

Fiskalizimi, Tatimet kontroll online për bizneset

që shfaqin risk të lartëNë kuadër të procesit të

fiskalizimit, Administrata Ta-timore ka lajmëruar ditën e djeshme se do të kontrollojë online ato biznese që shfa-qin shenja risku. Lajmin e ka bërë të ditur Administrata Tatimore përmes një njoftimi publik, ku thuhet se tatimpa-guesve me risk të ulët do t’u dërgohen njoftime që detajojnë shqetësimet tona dhe inkura-jojnë përmirësimin e dekla-rimeve. Ndërkohë, tatimpa-guesit me risk të mesëm do të intervistohen për të inkurajuar përmirësimin e deklarimit të tyre. Ndërsa, për tatimpaguesit me risk të lartë kontrollet do të orientohen për periudha në bazë të analizës së riskut.

trja e Arsimit, Evis Kushi. Kjo e fundit gëzon mbështetjen e kreut të grupit të PS, Taulant Balla dhe mund të thuhet se është më pak e rrezikuar nga furtuna në shtator. Po ashtu edhe ministri i Brend-shëm, Bledi Çuçi gëzon simpatinë e kryeministrit. Këta 4 ministra promovohen dhe mbështeten në publik nga shefi i qeverisë, ndër-

sa për emrat e tjerë kanë nisur të bien kambanat e alarmit.

Të rrezikuaritNëse i marrim me radhë em-

rat, zv/kryeministri Erion Braçe thuhet se do të lëvizë nga ky post. Në shumë raste ai ka qenë tepër kritik ndaj institucioneve. Olta Xhaçka hyn tek njerëzit e besuar të kryeministrit, por duket sikur

nuk e gjen veten në postin e min-istres së Jashtme dhe sinjalet janë se mund të ndërrojë dikaster. Inte-grimi është prioritet kryesor dhe në këtë ministri Rama pritet të vërë një diplomat karriere. Anila Denaj është eksperte në fushën e Financave, por sipas informacion-eve Rama pritet të vërë aty një deputet të ri të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Bëhet fjalë për një emër që ka qenë Sekretar i Përgjith-shëm në disa institucione dhe më pas u bë deputet. Gjonaj ka shumë vite në krye të Ministrisë së Dre-jtësisë dhe sinjalet janë se duhet një frymë e re në këtë post. Elva Margariti dhe Niko Peleshi po ashtu janë dy ministra që mund të lëvizin. Po ashtu të rrezikuar janë dhe Majko, Shalsi apo Klosi. Sipas burimeve ndryshime mund të ketë dhe në strukturën e min-istrive. Ministritë e shteti mund të hiqen. Po ashtu mund të kemi ndarje të disa dikastereve, si për shembull Ministria e Financave mund të jetë më vete. Transportet dhe Ministria e Bujqësisë po ashtu. Sinjalet janë se do të kemi zhvillime të forta në shtator.

Edi Rama- Kryeministër/ Erion Braçe- ZëvendëskryeministërOlta Xhaçka- Ministër për Evropën dhe Punët e JashtmeNiko Peleshi- Ministër i MbrojtjesBledi Çuçi- Ministër i BrendshëmAnila Denaj- Ministër i Financave dhe EkonomisëBelinda Balluku- Ministër i Infrastrukturës dhe EnergjisëEvis Kushi- Ministër i Arsimit, Sportit dhe RinisëEtilda Gjonaj- Ministër i DrejtësisëElva Margariti- Ministër i KulturësMilva Ekonomi- Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit RuralArben Ahmetaj- Ministri i Shtetit për RindërtiminOgerta Manastirliu- Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes SocialeBlendi Klosi- Ministër i Turizmit dhe MjedisitPandeli Majko- Ministër i Shtetit për DiasporënEduard Shalsi- Ministër Shteti për Mbrojtjen e SipërmarrjesElisa Spiropali- Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

JA PËRBËRJA E QEVERISË

GAZETA SOT E Mërkurë 28 Korrik 2021 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ilir Meta u rikthehet sulmeve ndaj qeverisë: Të rinjve iu shkelen të drejtat, largohen për shkak të korrupsionit dhe varfërisë

Bazuar në raportin më të fundit të EU-ROSTAT mbi emigrimin e të rinjve shqiptarë, presidenti Ilir Meta ka rinisur sulmet dhe akuzat ndaj qeverisë. Përmes një postimi në Facebook, Meta tha se, është alarmante gjendja që vendi ynë zë nivelin më të lartë të të rinjve azilkërkues. Sipas tij, ky fenomen sa po vjen edhe po bëhet më shqetësues, prandaj duhet të veprojmë sa më shpejt. “Zbrazja e Shqipërisë nga fëmijët dhe të rinjtë vijon të jetë një fenomen thellësisht shqetësues, me

tendencë të rrezikshme për t’u kthyer në një fatkeqësi kombëtare. Raporti më i fundit i EUROSTAT, na rendit të tretët në Europë për aplikimet për azil të fëmijëve, që zënë gati 34.3% të totalit të kërkesave nga vendi ynë, shifër rekord në raport me popullsinë. Prej kohësh kam dhënë alarmin, referuar edhe konkluzioneve të organizatave të tjera prestigjioze ndërkombëtare, mbi nevojën e marrjes së masave urgjente për përmirësimin e kushteve të jetesës së fëmijëve dhe rikthimin

e shpresës në Shqipëri”, shkruan ai. Teksa ka publikuar të dhëna nga të tjera organizata, Meta është shprehur se të rinjtë e braktisin Shqipërinë për shkak se u shkelen të drejtat dhe janë të pasigurt. Sipas tij, një tjetër shkak kryesor është korrupsioni i lartë dhe varfëria. Sakaq, ai u ka bërë thirrje të gjithëve që të bashkohen për të penguar shpopullimin e vendit. “Raporti “Fëmijët Mbrojnë Fëmijët”, bën të ditur se 86% e fëmijëve në vend thonë se të drejtat e tyre nuk respektohen. Sipas GAL-

LUP-it, 79% e të rinjve në Shqipëri, dëshirojnë të largohen nga vendi, për shkak të varfërisë, papunësisë, përjashtimit social dhe korrup-sionit. Apeloj me forcë domosdoshmërinë për të shumëfishuar përpjekjet e të gjithë ak-torëve për t’i thënë ndal plakjes së Shqipërisë dhe shpopullimit nga të rinjtë, të cilët meri-tojnë mundësi dhe hapësira të reja për t’u ndjerë plotësisht të realizuar dhe për të ndër-tuar të ardhmen e tyre të sigurt europiane në Atdhe”, shkruan Meta.

Meta në shtator rrezikon të bllokojë qeverinë e re, tentativa në prapaskenë për të vonuar plotësimin

e Kushtetueses dhe shkarkimin e presidentit

Nëse Kushtetuesja nuk ka 9 anëtarë vihet në pikëpyetje shkarkimi i Metës

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta rrezikojnë një konflikt të ashpër në vjeshtë, nëse

kreu i shtetit arrin të mbetet në detyrë. Mazhoranca e shkarkoi Metën dhe tani fati i tij varet nga Gjykata Kushtetuese. Mirëpo nëse Kushtetuesja nuk plotësohet me 9 anëtarë para se të shqyrtohet kërk-esa e Parlamentit, gjasat që Meta të shkarkohet janë të pakta. Për shkarkimin e tij duhen minimalisht 5 vota, pasi nëse rezultati del 4 me 3, vendimi bëhet nul dhe kreu i shtetit mbetet në detyrë. Rasti më i fundit është ai i shembjes së teatrit, ku Gjykata Kushtetuese nuk mori dot vendim sepse nuk u siguruan votat e nevojshme. Për këtë arsye ka nisur një betejë e fortë në prapaskenë që Kushtetuesja të mos jetë me 9 anëtarë në vjeshtë. Së pari duhet të plotësohet Gjykata e Lartë me 10 emra, por sipas burimeve po shkaktohen vonesa. Meta nuk po dekreton Asim Vokshin si anëtar, ndërkohë mësohet se një kandidat i është drejtuar Gjykatës Admin-istrative duke apeluar vendimin e skualifikimit të tij. Këto zhvillime po krijojnë vonesa për Gjykatën e Lartë, e cila nëse nuk ka 10 anëtarë nuk emëron dot 3 emrat që i takojnë në Kushtetuese.

Rreziku i qeverisë dhe zgjedhjeve

Nëse Kushtetuesja nuk plotëso-het me 9 anëtarë, gjasat që të kemi një vendim nul në rastin e presiden-tit janë të mëdha. Por nëse ndodh kjo, atëherë në vjeshtë do kemi përplasje të forta mes Ramës dhe Metës. Meta do e cilësojë veten të pa-prekshëm dhe mund të bëjë gjithçka kundër qeverisë, duke e ditur se nuk shkarkohet dot. Elementi i parë që rrezikon që të sjellë përplasje është qeveria e re. Në shtator PS do kërkojë mandatimin e Ramë si kryeministër dhe është Meta ai që duhet ta dekretojë. Rreziku është që ai të mund të mos e dekretojë qeverinë duke qenë se nuk njeh

Celibashi: Në zgjedhjet e 25 prillit, KQZ dëshmoi

paanësi spartaneRaporti final i OSBE/ODIHR

vlerësoi institucionin e Komi-sionit Qendror të Zgjedhjeve si një nga institucionet, i cili ka mbikëqyrur shumë mirë procesin e zgjedhjeve dhe në mënyrë transparente. Krye-komisioneri Ilirjan Celibashi gjatë një prononcimi për me-diat tha se KQZ ka dëshmuar një paanësi spartane në pro-cesin e rregullbërjes dhe ad-ministrimit zgjedhor. “Mund ta themi me siguri që për sa i ka takuar KQZ në raport me këto zgjedhje mendoj se kemi bërë një punë shumë të mirë e përkthyer në një qasje të bara-bartë kundrejt të gjitha palëve në garë. Kemi dëshmuar një paanësi spartane në procesin e rregullbërjes dhe administrimit zgjedhor”, deklaroi Celibashi.

Arsimi, Kushi pret përfaqësuesit e BB

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj. Evis Kushi ka pritur në ambientet e MASR përfaqësues të Bankës Botërore, në kuadër të bash-këpunimit në fushën e arsimit në Shqipëri. Në një publikim në rrjetin social ministrja Kushi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazh-dueshme që Banka Botërore i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë në shumë fusha. “Kënaqësi e veçantë të takohesha sot me Znj. Fadia Saadah, Dre-jtore e Zhvillimit Njerëzor në Bankën Botërore për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qen-drore. Gjatë takimit, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Banka Botërore i ka dhënë dhe i jep vendit tonë”, tha ajo.

zgjedhjet. Elementi i dytë është se nëse Kuvendi zhvillon një seancë dhe voton ministrat e rinj, ata duhet të betohen te Meta. Pa kryer betimin nuk marrin dot detyrën. Nëse Meta

nuk e zhvillon ceremoninë atëherë nuk ka qeveri. Elementi tjetër është dekretimi i ministrave. Kushtetuesja dha një vendim që ja njeh të drejtën e refuzimit edhe pse me kufizime.

Por duke qenë se Meta do ndjehet superior sepse nuk shkarkohet dot, mund të refuzojë shumë ministra dhe të krijojë probleme. Pak ditë më parë kryebashkiaku Veliaj ishte ai i cili dha sinjale. “Shpresoj shumë që pas gjithë këtyre dramave që kanë ndodhur, ndoshta me sfond zgjedh-jet dhe sfondin elektoral, nuk do të kemi më surpriza nga Presidenca, ku do të bllokohen ministra dhe do të fillojë i njëjti avaz. Shqiptarët në këto zgjedhje dhanë një mesazh se janë lodhur me lojërat e vogla dhe kulisat e vegjël. Dhe nëse e lexojmë të gjithë si mesazh, njerëzit thjeshtë duan të ecin përpara”, deklaroi ai. El-ementi tjetër janë zgjedhjet vendore. Kushtetuesja në vjeshtë vendos për 30 qershorin dhe nëse ripërsëriten sërish do jetë në dorë të Metës fati i këtyre zgjedhjeve. Dekretimi i datës së re mund të shkaktojë përplasje. Pra vjeshta mund të sjellë një klimë të ashpër politike nëse nuk vuloset shkarkimi i presidentit.

1. Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend.

2. Në qoftë se Kryeministri i emëruar nuk miratohet nga Kuvendi, Presidenti emëron një Kryeministër

të ri brenda 10 ditëve. 3. Në qoftë se edhe Kryeministri i emëruar rishtas

nuk miratohet nga Kuvendi, brenda 10 ditëve Kuvendi zgjedh një Kryeministër tjetër. Në këtë rast Presidenti emëron Kryeministrin e ri.

4. Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin.

NENI 96 I KUSHTETUTËS

1. Anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit.

2. Njëri nga anëtarët emëro-het Kryetar sipas procedurës së parashikuar në paragrafin 1 të këtij neni.

3. Kryetari dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë qëndrojnë

në detyrë për 9 vjet pa të drejtë riemërimi.

4. Gjyqtarët e tjerë emërohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

5. Gjyqtarë mund të jenë vetëm shtetasit me arsim të lartë juridik. Kushtet dhe procedura e zgjedhjes caktohen me ligj.

NENI 136- DEKRETIMI I ANËTARËVE TË GJYKATËS SË LARTË

Së pari duhet të plotëso-het Gjykata e Lartë me 10 emra, por sipas buri-meve po shkaktohen vonesa. Meta nuk po dekreton Asim Vokshin si anëtar, ndërkohë mësohet se një kandidat i është drejtuar Gjykatës Administrative duke apeluar vendimin...

GAZETA SOT4 E Mërkurë 28 Korrik 2021

p o l i t i k e www.sot.com.al

Arben Pëllumbi: Raporti i ODIHR, vlerësimi më pozitiv i dhënë ndonjëherë për zgjedhjet në Shqipëri

Partia Socialiste e konsideroi raportin e OSBE /ODIHR-it si një vlerësim të rëndë-sishëm për zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një deklarate për shtyp, Sekretari Organizativ i PS, Arben Pëllumbi, e cilësoi raportin si më pozitivin të dhënë ndonjëherë për zgjedhjet në vend. Sipas Pëllumbit, merita u takon edhe qytetarëve për vlerësimin pozitiv të OSBE për zgjedhjet. “Në zgjedhjet e 25 prillit, zgjedhësit patën mundësi të zgjedhin mes kandidatëve. Pas një marrëveshje,

pas ngërçit politik, aktorët politikë patën besim të mjaftueshëm për të marrë pjesë në zgjedhje. KQZ e riformatuar iu përk-ushtua organizimit të zgjedhjeve. Është qartë, raporti është vlerësimi më pozitiv i dhënë ndonjëherë për zgjedhjet në Shqipëri nga ODIHR. Merita u takon qytetarëve që ushtruan të drejtën e votës”, tha ai. Pël-lumbi tha se rëndësi të veçantë kanë edhe rekomandimet për përmirësimin e procesit zgjedhor. Ai tha se PS tashmë është gati

për të adresuar çdo rekomandim që nuk është adresuar ende dhe që propozohet nga OSBE. Ai shtoi se PS gjithashtu është gati të bashkëpunojë me OSBE dhe aktorët politikë në vend. “Me rëndësi të veçantë në raport janë rekomandimet e dhëna nga misioni i OSBE/ODIHR përmirësimin e mëtejshëm të procesit zgjedhor në vendin tonë. Duhet të theksojmë se angazhimi ynë si forca më e madhe politike, por me pa diskutim edhe i opozitës në proceset

zgjedhore, është adresimi i rekomandi-meve dhe më specifikisht OSBE/ODIHR në raport shkruan: “Ndërsa një numër rekomandimesh të ODIHR dhe Komisionit të Venecias u adresuan në ndryshimet leg-jislative, rekomandime të tjera mbeten të paadresuar, duke përfshirë ato që lidhen me depolitizimin e komisioneve zgjedhore të nivelit më të ulët, të drejtën e votimit të per-sonave me aftësi të kufizuara, përgjegjësinë penale për shpifje etj””, shtoi Pëllumbi.

Raporti i ODIHR ndez debatet, Basha deklaron se u konfirmua masakra zgjedhore, shmang qëndrimin mbi të ardhmen e Sali Berishës

Basha: Raporti konfirmoi që 25 prilli nuk kishte lidhje me zgjedhjet e lira

Sidorela BRAÇJA

Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit ka rikthyer debatet poli-tike. Partitë e kanë lexuar

raportin sipas mënyrës së tyre, ku Partia Socialiste e ka cilësuar raportin si më të mirin, ndërkohë që Partia Demokratike ka thënë se raporti vërtetoi edhe njëherë masakrën zgjedhore. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp ditën e djeshme, u shpreh se raporti konfirmoi akuzat e opozitës se 25 prilli ishte një masakër zgjed-hore. Ai akuzoi qeverinë se bleu vota, të cilat tjetërsuan rezultatin e zgjedhjeve. “Raporti konfirmoi që 25 prilli nuk kishte asnjë lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme. Konfirmoi se 25 prilli ishte një masakër zgjedhore. Këtë e kemi thënë që prej ditës së parë dhe e kanë parë me sytë e tyre edhe shqiptarët që kërkonin ndryshimin. Këtë e di e gjithë bota demokratike sepse ky raport, për fat të keq, është vula e turpit mbi vjedhjen më të madhe të kryer në historinë e plural-izmit. Blerja e votave, e kemi thënë ne e thotë dhe raporti, shkrirja në një e qeverisë dhe partisë, abuzimi me pushtetin dhe funksionet pub-like, rritje fiktive të punësimit në administratë për qëllime elektorale, presion administratës për të votuar partinë në pushtet, përdorimi i fon-deve të rindërtimit për të përfituar, i kemi thënë ne, i konstatoni dhe raporti”, tha Basha. I pyetur nëse ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë apo jo pjesë e Grupit Parlam-entar të PD në shtator, pasi u shpall “non grata” nga SHBA, Basha nuk pranoi të japë një koment. Ai tha se nuk do të komentojë asnjë çështje tjetër, veç asaj për raportin e OSBE për zgjedhjet e 25 prillit. “Ne jemi krenar për ligjin për dekriminal-izimin, ne nuk harrojmë se de-tyruam mazhorancën të pranonte plagën e rëndë të kriminalizimit të politikës, që është kryekëput një

Braimllari: Raporti i ODIHR, i vuri vulën

masakrës zgjedhoreLëvizja Socialiste për Inte-

grim nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, Endrit Braim-llari ka reaguar lidhur me raportin final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit. Në një deklaratë për media, Braimllari u shpreh se OSBE vulosi faktin që në 25 prill nuk pati zgjedh-je. Ai renditi edhe disa prej konkluzioneve të raportit final. “Raporti final i OSBE-ODIHR, i vuri vulën masakrës zgjedhore të 25 prillit të shkaktuar nga qeveria. Raporti, vulos faktin që më 25 prill nuk pati zgjedh-je, por një masakër zgjedhore të drejtuar drejtpërdrejt nga Rilindja. Nga ky raport, u kon-firmua se më 25 prill: Vullneti i shqiptarëve u tjetërsua, blerja masive e votave, presion ndaj votuesve në favor të rilindjes”, tha Braimllari.

Logu: Raporti vërtetoi të gjitha qëndrimet e PD për zgjedhjet

Avokati i PD Marash Logu, ka komentuar raportin final të OSBE/ODIHR. Në një interv-istë televizive, ai u shpreh se raporti ka faktuar qëndrimet që ka mbajtur opozita dhe Partia Demokratike, se në zgjedhjet e 25 prillit ka pasur krime zgjedhore. Logu theksoi se fakti që krimet zgjedhore nuk po hetohen sjell përsërit-je edhe në zgjedhjet e tjera. “Besoj se raporti final i OSBE, ka provuar apo faktuar të gjithë ato qëndrime që PD ka mbajtur për zgjedhjet e 25 prillit. Rreth dy muaj në KAS dhe në KLGJ, PD ka ngritur të gjithë ato problematika që janë konstatuar në raportin final të OSBE”, tha ai.

vepër e mirëmenduar e kreut të PS. Beteja jonë për dekriminalizimin do të vazhdojë me të gjithë fuqinë. Nuk komentoj asnjë çështje jashtë këtij raporti dhe do mbetem i hapur për çdo pyetje në çdo rast tjetër”, tha ai.

Basha akuza drejtësisë së reKreu i Partisë Demokratike,

Lulzim Basha, hodhi akuza edhe mbi drejtësinë e re, ndërsa u shpreh se ditën kur doli raporti i OSBE-së u liruan disa nga personazhet e dosjes së Shijakut. Ai i kërkoi SPAK që të hetojë krimet zgjedhore dhe të shmangë ping-ponget. “Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve. Para dhe pas 25 prillit, PD ka denoncuar krimet zgjedhore, 185 padi janë de-pozituar në SPAK dhe prokuroritë e rretheve, por asnjë nga krimet elek-torale nuk është ndëshkuar deri në

këtë moment. Nuk po fërkojmë duar nga gëzimi se na doli fjala që ky reg-jim i ka shpallur luftë demokracisë. Më 25 prill nuk u dëmtua PD, por shqiptarët që kërkonin ndryshimin

dhe morën një goditje të rëndë. Është detyrë e drejtësisë, e SPAK të ndjekë me përparësi këto dosje dhe të ndalë këto pingpong”, deklaroi lideri demokrat, Lulzim Basha.

Kreu i PD Lulzim Basha, nga konferenca për shtyp ditën e djeshme, u shpreh se PD nuk do i pranojë si legjitime zgjedhjet e 25 prillit. Ai shtoi, se PD do të bëjë gjithçka për të rikthyer demokracinë në vend, që sipas tij, mungon. “Nuk pranojmë si legjitime zgjedhjet e 25 prillit. Por beteja për të rikthyer demokracinë do të bëhet në të gjithë fron-

tet, në Parlament, në mënyrë demokratike. Partia Demokratike dhe opozita disponon mjetet për të kthyer demokracinë dhe s’do të stepet para kësaj beteje. Është sfida e të gjithë familjarëve për ta dhe fëmijët e tyre. Pavarësisht se secili prej nesh do të bëj betejën e vet edhe në kushte të vështira edhe më të vështira se politika”, tha ai.

BASHA: NUK I PRANOJMË ZGJEDHJET SI LEGJITIME

Kreu i PD, Lulzim Basha foli edhe sa i përket një strukture të posaçme që do të mbrojë votën në zgjedhjet e ardhshme lokale apo parlamentare. Basha u shpreh se detyra për të ruajtur votën është e policisë dhe prokurorisë. Ai shtoi se në rast se këto të fundit do të dështojnë ta bëjnë këtë, atëherë është detyra e PD dhe e gjithë shqiptarëve të ruajnë votën. “Struktura për mbrojtjen e votës

duhet të jetë prokuroria dhe poli-cia. Kur këto nuk bëjnë detyrën e tyre, atëherë partitë i kanë duart e lira për të bërë detyrën e tyre të mbrojnë votën. Unë uroj që në zgjedhjet e ardhshme të mos ketë asnjë parti nevojë për të ngritur një strukturë, por detyrën për mbrojtjen e votës ta kryejë policia dhe prokuroria. Është detyrë e çdo shqiptari dhe e PD t’i dalë në mbrojtje votës”, tha ai.

KREU I PD: NËSE POLICIA NUK BËN DETYRËN, PD DO MBROJË VOTËN

GAZETA SOT E Mërkurë 28 Korrik 2021 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Bylykbashi: Raporti i OSBE/ODIHR konfirmoi “masakrën zgjedhore”, në 25 prill vota u ble në masë, ja si mund të bashkëpunojmë me PS

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokra-tike, Oerd Bylykbashi komentoi raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR për zg-jedhjet parlamentare të 25 prillit, ndërsa shpërtheu në akuza dhe sulme të forta në adresë të mazhorancës qeverisëse. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive Bylyk-bashi theksoi se raporti, konfirmoi preten-dimin e PD, që zgjedhjet që sapo lamë pas, ishin një “masakër elektorale”. Po ashtu, ai nënvizoi se shqetësues mbeten fenomeni

i shit-blerjes së votës dhe presioni i zg-jedhësve nga ana e qeverisë në pushtet, të ilustruara këto edhe në raport. “Mjafton të lexojmë raportin, ai është faktik. Kanë marrë prova nga denoncimet që kemi çuar ne, në periudhë para zgjedhore, për t’i reflektuar në raport. Ne kemi denoncuar shkeljet. Kjo është konfirmim i raporteve të mëparshme. Shit-blerja e votës është përsëri. Ishte kryesori në 2017-ën. Pre-sioni ndaj administratës është përsëri.

Ky raport konfirmon një traditë që është më negativja për shoqërinë shqiptare. Gjithashtu duke konfirmuar të gjithë atë që kemi thënë ne, të gjitha janë rekoman-dime prioritare. Mund të përmblidhet me 2 gjëra. Kemi një mekanizëm të ngritur në sistem, për kontrollin e zgjedhësve. Kontrollohet vota. Zgjedhësit nuk ishin të lirë. Rekomandimi kryesor ka qenë që është cenuar blerja e votës. Raporti kon-firmon që kemi masakër të standardeve

zgjedhore”, deklaroi ai. Ndërkohë deputeti i zgjedhur, tha ndër të tjera, se me qeverinë në pushtet, mund të bashkëpunojnë për të vendosur ligje më të mira për zgjedhjet, në mënyrë që sipas tij, qytetarëve t’u garan-tohen votime të lira e të ndershme. “Nëse ata thonë ne do të bëjmë këtë, quajeni si të doni. Nuk është çështje bashkëpunimi, por interes të shqiptarëve që zgjedhjet të mos jenë si këto. Zgjedhjet e ardhshme mund të jenë kudo”, nënvizoi Bylykbashi.

Berisha nën terrorin e bashkëqeverisjes Rama-Basha, ish-kryeministri i shqetësuar nga lëvizjet

e ndërkombëtarëve dhe surprizat e shtatorit

Një pakt i ri Rama-Basha do e nxirrte jashtë loje Berishën

Rigels SELIMAN

Raportet mes ish-kryeminis-trit Sali Berisha dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha sa vijnë

dhe ftohen. Në 19 maj të këtij viti, Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli “non grata” ish-kryeministrin Berisha dhe familjen e tij, si të përf-shirë në akte korruptive që cenojnë demokracinë në Shqipëri. Por ky vendim i DASH ndaj Berishës e ka vendosur kryedemokratin Basha përpara një përgjegjësie tepër të madhe, pasi amerikanët duan një qëndrim zyrtar nga lideri demokrat. Mirëpo, zoti Basha në çdo dalje pub-like i është shmangur pyetjes mbi Berishën sikundër e bëri edhe ditën e djeshme gjatë konferencës që zh-villoi në selinë blu me gazetarët. Kjo strategji e zotit Basha dhe pozicioni neutral, duket se nuk po pritet mirë nga ish-kryeministri Berisha, për shkak se ky i fundit nuk ia ka besën liderit të PD.

Berisha nën terrorin e bashkëqeverisjes

Rama-BashaGazeta e deklaroi pak ditë më

parë se ndërkombëtarët të ud-hëhequr nga gjermanët po puno-jnë shumë fort në prapavijë për të krijuar një qeveri me bazë të gjerë, PS-PD, në emër të integrimit, plotësimit të kushteve të vendosura nga Brukseli, çuarjes përpara të reformave, me synim mbajtjen e një stabiliteti jo vetëm politik. Por kjo ide për të bashkëqeverisur demokratë dhe socialistë së bash-ku, duket se ka trembur tej mase ish-kryeministrin Berisha, i cili ka nisur presionet ndaj Bashës. Sipas informacioneve, ish-lideri demokrat është vënë në alarm nga lëvizjet e ndërkombëtarëve dhe surprizat e shtatorit që mund të rikthejnë një pakt Rama-Basha si ai i 17 majit të vitit 2017, kështu që i gjendur përpara këtyre skenarëve, ai i ka dërguar mesazhe të drejtpërdrejta dhe të koduara Bashës që të mos e

Berisha: Studentët e ekselencës po

mashtrohen nga qeveriaIsh-kryeministri Sali Beri-

sha ka shpërthyer dje në aku-za të forta në adresë të qever-isë “Rama” dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha shprehet se studentët e ekselencës po mashtrohen nga qeveria. “Në një akt të pashembullt, shteti i oligarkëve s’ka fonde për bursat e studentëve ekselentë dhe u mban padrejtësisht lekët për 3 muaj me radhë. Ky është shteti ku studenti luan rol të dorës së dytë e kur narko shteti se ve ujin ne zjarr”, shkruan Berisha në llogarinë e tij në “Facebook”, duke iu referuar një mesazhi për të cilin thotë se ka ardhur në adresë të tij.

Duka thirrje qytetarë: Mos besoni asnjë

politikan që gënjen Kreu i PAA, Agron Duka ka

shpërthyer dje në akuza të forta në adresë të qeverisë. Përmes një deklarate për mediat, zoti Duka iu bën thirrje qytetarëve të mos besojnë asnjë politikan që gënjen, ndërsa jep edhe ar-syet se përse mendon kështu. “Çdo vit janë mijëra fermerët që përballen me vështirësinë e gjetjes së tregut. Ata nuk arrijnë të shesin prodhimet e tyre të paktën për të mbu-luar shpenzimet. Për të ulur humbjet e fermerëve, qeveria duhet: Të mbështesë eksportin e produkteve bujqësore; Të promovojë produktet vendase. PAA si parti parlamentare në plotësim të misionit të saj pro fshatit - do të jetë zëri më afër për shqetësimet dhe hallet e tyre”, shkruan Duka.

çojë ndërmend të bashkëqeverisë me Ramën. Pra, përveç shpalljes “non grata” nga amerikanët, Ber-isha është futur edhe në një siklet tjetër, pasi një bashkëqeverisje mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste do ta nxirrte atë jashtë loje dhe poziciononte tërësisht në hije. Madje, nëse do të jemi përpara faktit që Rama dhe Basha të bashkëqeverisin së bashku, ish-kryeministri Berisha rrezikon shumë, pasi shpallja “non grata” mund ta nxjerrë nga politika dhe mund t’i hapë telashe me drejtësinë.

Berisha mobilizon të vetët për protesta në shtator

Megjithatë, për të bllokuar një pakt të mundshëm “Rama-Basha”, ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur të mobilizojë njerëzit e tij besnikë për të çuar vendin në protes-ta në vjeshtë. Dy ditë më parë ai ka mobilizuar njerëzit e tij besnikë, duke i dërguar mesazh shefit të selisë blu që në shtator të nisë protes-tat kundër qeverisë dhe se ta harrojë bashkëqeverisjen me Ramën. Ka qenë deputeti i zgjedhur i PD, Tritan Shehu, i cili teksa ishte i ftuar në

një studio televizive, i bëri thirrje opozitës që të përdorë të gjitha mje-tet për rrëzimin e qeverisë “Rama”. “Kjo që thotë OSBE-ODIHR janë maja e ajsbergut e masakrës së 25 prillit për të deformuar vullnetin e shqiptarëve. Zgjedhjet janë të rënë, të pavlefshme. Ne kemi thënë që nuk i njohim këto zgjedhje. Opozita duhet të përdorë të gjitha mjetet për rrëzimin e këtij regjimi nga Parla-menti deri tek protestat”, tha Shehu.

Ish-kryeministri Sali Berisha doli në 20 maj të këtij viti në një konferencë të jashtëzakonshme në lidhje me shpalljen “non grata” nga Departa-menti Amerikan i Shtetit, ndërsa foli edhe për zërat për bashkëqeverisjes midis PD dhe PS, duke e cilësuar si një fatalitet për vendin. “Se cilat janë fantazitë apo projektet e të tjerëve, unë

nuk e di. Unë shpreha këtu konsideratën time dhe ju informova për hapat që do të ndërmarrë. Një bashkëqeverisje do ishte një fatalitet për Shqipërinë dhe do ishte një fatalitet”, deklaroi Berisha, duke i dhënë në këtë mënyrë një sinjal PD-së për të mos bërë asnjë hap më tej drejt një bashkëqeverisje me Edi Ramën.

BERISHA: BASHKËQEVERISJA PD-PS, FATALE PËR SHQIPËRINË

“I vetmi opozitar përballë qeverisë mbetet Presidenti i Republikës, të tjerat nuk duan as mend e as kalem thotë populli. Opozita ka ikur me pushime të thella. Po të mos ishte për Berishën, qoftë për shkak të listës së zezë, qoftë për shkak të ndonjë statusi në Facebook, ka mundësi që emri i PD-së të ngatërro-hej me ndonjë degë të PS-së. Shpresojmë që deri nga shtatori, Kryetari i PD-së të mos ketë marrë ja dy vila të tjera “me qira” te “Papuli” në Dhërmi, se kështu dhimbja kthehet në forcë”, shkroi dy ditë më parë në rrjetet sociale, kryetarja e LRI-së Elbasan, Anisa Bahiti, status të cilin e shpërndau në llogarinë e tij në “Facebook” edhe deputeti i zg-jedhur i PD, Kreshnik Çollaku.

BASHKËQEVERISJE PS-PD, LSI

AKUZA BASHËS

Gazeta e deklaroi pak ditë më parë se ndërkombëtarë të udhëhequr nga gjermanët po punojnë shumë fort në prapapavijë për të krijuar një qeveri me bazë të gjerë, PS-PD, në emër të integrimit, plotësimit të kushteve...

GAZETA SOT6 E Mërkurë 28 Korrik 2021

p o l i t i k e www.sot.com.al

Zamira Durdaj: Gjykatësi është kërcënuar, vendimi i GJKKO i turpshëm, do vijojmë të kërkojmë drejtësi deri në StrasburgE ëma e 7-vjeçarit të ndierë, Erison Dur-

daj, i cili humbi jetën nga shpërthimi në Gërdec në pranverë të vitit 2008 ka reaguar dje ashpër sa i takon vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrup-sionin dhe Krimin e Organizuar për të mos rihetuar ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu sa i takon dosjes “Gërdeci”. Gjatë një prononcimi për mediat, zonja Zamira Durdaj, e cilësoi dje vendimin e GJKKO si të turpshëm dhe qesharak, ndërsa hedh

akuza në drejtim të gjyqtarit Erion Çela, duke thënë se është kërcënuar. “Për mua ky gjyqtar ka marrë presion, në dhomë Këshillimi një gjyqtar i vetëm nuk kishte nevojë që të mbyllej, vendim i turpshëm, qesharak. Kishim shpresa te SPAK se SPAK është krijuar për këto vepra dhe pushtetarë dhe ish-pushtetarë dhe pritëm që SPAK nuk kishte mendojë që t’i drejtohej gjykatës, por që të riniste vetë hetimet, kjo ishte një mundësi që SPAK të hetonte, nuk ka pse

t’i drejtohej gjykatës. Ne i kemi bërë të gji-tha hallkat, ca duhet të bëjmë me shumë”, deklaroi ajo. Më tej zonja Durdaj hedh edhe dyshime se pas këtij vendimi, ka dorë politi-ka, e në këtë rast sipas saj janë bërë bashkë të gjitha palët në përpjekje për të mos lejuar që e vërteta të dalë në dritë. Megjithatë, si një nënë që ka humbur një copëz të shpirtit, nuk do të reshtë së kërkuari drejtësi deri në Stras-burg. “Me këto që ka ndodhur, patjetër që janë bashkë, ky vendim këtë thotë, por unë nuk do

hesht, këtë çështje e kam në Strasburg. A ka jetuar në Shqipëri ky gjyqtar? S’na ka thirrur askush për të dëshmuar. Mbase për gjyqtarët dhe institucionet shtetërorë mund të mbyllet, por për ne familjarët nuk është mbyllur. Mo-tivi i jetës sime është që të vendoset drejtësi për Gërdecin, do vazhdoj se me Gërdecin janë bërë shumë, ata që e bënë, ata që e hetuan, e gjykuan, u gjykuan nga një bandë kriminale, ata s’janë asnjëri në sistemin e drejtësisë”, nënvizoi Durdaj.

Gjykata e Posaçme rrëzon SPAK për rihetimin e Fatmir Mediut, Arben Kraja paralajmëron

se do i shkohet deri në fund “Gërdecit”

GJKKO: Prokuroria kishte 10 vite kohë për të rihapur dosjen “Gërdeci”, nuk sollën prova të reja

Rigels SELIMAN

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Ko-rrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar

dje kërkesën e SPAK, duke vendo-sur që të mos rifillojë hetimet ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për dosjen e Gërdecit. Ky proces ishte i bllokuar që prej vitit 2009, ndërkohë që pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, gjyqtari Erjon Çela vendosi që të rrëzonte kërkesën e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas vendim-it të GJKKO, Prokuroria ka pasur 10 vite kohë që ta hetonte dosjen e Gërdecit, pasi ai nuk ka pasur imu-nitet dhe se nuk ishte pengesë nga Kuvendi referuar ligjit që të merrte autorizim, pasi një gjë e tillë nuk ekziston më. “Konstatohet se që prej datës 14.09.2009 (data e shpalljes së vendimit të pushimit nga Gjykata e Lartë) e në vazhdim, organi i akuzës nuk i kërkoi përsëri Kuven-dit dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj ish-deputetit Fatmir Mediu, mungesa e të cilit nuk lejonte vazhdimin e procedimit penal. Gjithashtu, Gjykata çmon që të evidentojë se edhe pse kuadri kushtetues dhe ligjor përcakton se deputeti nuk gëzon imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij konstatohet se që prej vitit 2012 e në vazhdim (më shumë se 8 vjet), organi i akuzës nuk ndërmori hapat e nevojshëm sipas ligjit për ushtrimin e ndjekjes penale megjithëse tashmë nuk ishte më e nevojshme që të kërkohej të jepej autorizimi nga Kuvendi. Pra, nga vitit 2012 deri më datë 1 Gusht 2017 kur hynë në fuqi ndryshimet e K.Pr.Penale me Ligjin Nr. 35/2017, prokuroria nuk ka pasur asnjë pengesë që të rimerrte të pandehur shtetasin Fatmir Mediu pa kërkuar autorizim për ndjekje penale apo të kërkonte rishikim të vendimit”, thuhet në vendimin e GJKKO.

Braçe: Në Gërdec ndodhi vrasje masive, ngjarja

duhet hetuarZv/kryeministri Erion Braçe

është shfaqur dje i revoltuar për vendimin e Gjykatës së Posaçme, e cila vendosi të mos rinisë hetimet për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për tragjedinë e Gërdecit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Braçe nxjerr ligjin, i cili thotë se “Vrasja me dashje” dënohet deri me 20 vite burg, ndërsa kërkon hetim të çështjes. “Pranimi hapur sot nga gjykata i korrupsionit në Gërdec dhe ligjërimi i par-ashkrimit të tij, na tregon të korruptuarit, qartë madje, por nuk mund të fshehë 26 vrasjet dhe 26 të vrarët! Për 13 vite, Gërdeci nuk është hetuar kurrë si vrasje e për vrasjet! Janë ku-jtuar të vrarët, janë nderuar, por kurrë prokuroria nuk ka hetuar vrasjen e tyre”, shkruan Braçe.

Vëllai i 7-vjeçarit që mbeti i vrarë në Gërdec:

Ka edhe vetëdrejtësiVëllai i Erisonit, 7-vjeçarit që

humbi jetën nga shpërthimi në Gërdec në pranverën e vitit 2008, Geraldo Durdaj ka kërcënuar për vetëgjyqësi. Për vendimin e djeshëm të GJKKO, Geraldo shkruan në rrjetet sociale se u tregua qartë frika e fajtorit për t’u përballur me drejtësinë. “Qetëso-hu Eri gjaku jot nuk bëhet kurrë ujë. Ka ligj po ka dhe Maliq. Ka drejtësi po ka dhe vetëdrejtësi. SPAK të apelojë vendimin, të shkojë çështja në Apel. Nuk dorëzohemi, nuk tërhiqemi. Një vendim i pabazuar në ligj, por në miq. Gjithsesi sërish dhe ky gjykim tregon frikën e fajtorit për t’u përballur me drejtësinë, i zhytur kokë e këmbë në aferën e Gërdecit. Apelim, Apelim, Ape-lim”, shkruan Durdaj.

SPAK: Do e ankimojmëPor ky vendim i Gjykatës së

Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Or-ganizuar është cilësuar nga SPAK si i pabazuar në ligj dhe me anë të një reagimi zyrtar pas rrëzimit të kërkesës, ka njoftuar se vendimi do të ankimohet në Apelin e GJK-KO-së. Ankimimi nga prokuroria, në Gjykatën e Posaçme të Apelit duhet të bëhet brenda 15 ditëve, afat i cili fillon nga sot e njofti-mit të vendimit. Ishin prindërit e 7-vjeçarit, Erison Durdaj që humbi jetën tragjikisht nga shpërthimi i Gërdecit në pranverën e 2008,

Feruzan Durdaj dhe Zamira Dur-daj, të cilët në shkurt të këtij viti i janë drejtuar me një letër zyr-tarisht Gjykatës së Posaçme, ku i kërkonin pranimin e kërkesës së SPAK për nisjen e hetimeve ndaj Mediut. Në letrën drejtuar GJKKO, familja Durdaj shprehej se dosja përmban shumë fakte që mund të cilësohen jo vetëm si shpërdorim detyre dhe që i hapin rrugë gjykim-it. Ndërkohë, bëjmë me dije se nga shpërthimi i fuqishëm i 15 marsit të 2008 rreth orës 12:05 humbën jetën 26 persona, mes tyre dhe djali i familjes Durdaj, e ndërsa u plagosën mbi 300 të tjerë.

“Gjykata konstaton se nga ana e kërkuesit Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk janë paraqitur prova të reja që të tregojnë se vendimi i pushimit të çështjes ndaj shtetasit Fatmir Mediu nuk është i bazuar. Në rastin konkret, rezulton e provuar që pushi-mi i çështjes penale ndaj shtetasit Fatmir Mediu

është vendosur për shkak të pasjes së imunitetit të deputetit në kohën e dhënies së vendimi. Nga organi i akuzës nuk u sollën prova që të provonin të kundërtën se në kohën e marrjes së vendimit të pushimit të çështjes nga Gjykata e Lartë, shtetasi Fatmir Mediu nuk e kishte statusin e deputetit”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Posaçme.

Gjykata e Posaçme: SPAK, nuk solli prova të reja për “Gërdecin”

KRAJA:Çështjes së Mediut

do t’i shkojmë deri në fund

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar rrëzoi dje kërkesën e Prokurorisë së posaçme, SPAK, për rihapjen e procesit gjyqësor ndaj ish-ministrit të Mbrojt-jes, Fatmir Mediu, lidhur me shpërthimin e ndodhur 13 vite me parë në një depo ushtarake në Gërdec. Si pasojë e shpërthim-it, humbën jetën 26 persona, mes të cilëve dhe fëmijë, ndërsa mbi 250 të tjerë u plagosën. Sipas gjykatës, kërkesa e SPAK-ut është e pabazuar në ligj. Nga ana e saj dhe Prokuroria e Posaçme tha se vendimi i djeshëm është po ashtu i pabazuar në ligj dhe se do të ankimohet menjëherë. Ndërsa drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, i tha dje “Zërit të Amerikës” se kësaj çështje do t’i shkohet deri në fund, në respekt të procedurave ligjore.

Por ky vendim i Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është cilësuar nga SPAK si i paba-zuar në ligj dhe me anë të një reagimi zyrtar

pas rrëzimit të kërkesës, ka njoftuar se vendimi do të ankimohet në Apelin e GJKKO-së...

GAZETA SOT E Mërkurë 28 Korrik 2021 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Në valën e aksioneve të SPAK, ndërkombëtarët marrin në dorë pasuritë e pushtetarëve, asistencë dhe trajnime

Teksa Prokuroria e Posaçme ka nisur të godasë korrupsionin, ndërkombëtarët kanë kthyer sytë te pasuritë e pushte-tarëve. I vetmi i njohur i dënuar për fshehje pasurie është ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla, ndërsa askujt tjetër nuk i ka “hyrë gjemb në këmbë”. Shumë emra kanë pasuri sheikësh, por si ILDKP ashtu edhe prokuroria i kanë toleruar. Më këto kushte, duket se situatën e kanë marrë në dorë ndërkombëtarët, të cilët po organizojnë trajnime dhe asistencë në institucionet përgjegjëse në vendin tonë për të goditur

pushtetarët e korruptuar. Lajmin e ka bërë të ditur Këshilli i Europës përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ku thuhet se janë marrë nën trajnim nga BE 15 inspektorë dhe ndihmës inspektorë shqiptarë. Ditët e para të trajnimit janë zhvilluar më 21 dhe 22 korrik. “Trajnimi "Për verifikimin dhe hetimin administrativ të deklaratave të interesit të personave të ngarkuar me funksione të larta ekzekutive" mblodhi mbi 15 inspektorë dhe ndihmës inspektorë nga Inspektorati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe Konflikteve

të Interesave në Vlorë, Shqipëri më 21 dhe 22 korrik 2021”, njofton KE. Sakaq, bëhet me dije se, eksperti europian iu ka treguar inspektorëve tanë mënyrat më të sofistikuara për të gjurmuar dhe verifikuar më së shumti ato raste kur zyrtarë të lartë fshehin pasuri të krijuara nga korrupsio-ni. “Ky aktivitet u zhvillua si një tryezë e rrumbullakët ku inspektorët dhe ndihmës inspektorët punuan dhe diskutuan raste studimore të hetimit të zyrtarëve të lartë ekzekutivë. Një ekspert i Këshillit të Ev-ropës paraqiti praktikat e mira evropiane

mbi zbatimin e auditimit dhe verifikimit në shtetet e tjera anëtare të Këshillit të Evropës, duke përfshirë rastet e iniciuara nga një sinjalizues”, thuhet në njoftim. Në njoftimin e Këshillit thuhet se, vetë ILDKP e ka mirëpritur këtë trajnim, duke theksuar se ky ishte edhe një nga rekomandimet që GRECO i ka lënë për të përmbushur gjatë viti 2021. Konkretisht, ashtu sikur sugjeron GRECO, ky trajnim do t’i specializojë dhe aftësojë inspektorët dhe prokurorët tanë në lidhje me verifikimin e pasurive të pushte-tarëve pa tolerime.

Trupat amerikane nuk largohen, SHBA mesazh të fortë rusëve se do qëndrojnë në Shqipëri edhe pas

“Defender”-it për të stërvitur ushtrinë shqiptare

Amerikanët vijojnë të trajnojnë ushtarët shqiptarë

Esmeralda HIDA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dërguar një tjetër mesazh të fortë Rusisë. Teksa “Defender

21” ka mbi një muaj që ka përfun-duar forcat ushtarake amerikane vijojnë të qëndrojnë në Shqipëri. Ndërkohë, dje ambasada ameri-kane ka njoftuar se, zyrtarë të saj së bashku me ministrin shqiptar të Mbrojtjes, Niko Peleshin, kanë qenë të pranishëm në një stërvitje ushtarake të forcave speciale të SHBA me ato shqiptare. Ambasa-da amerikane ka theksuar se forcat e SHBA kanë stërvitur ushtarakët e Forcave Speciale Shqiptare në fusha të shumta specializimi, duke përfshirë aftësitë në qitje, mjekësi dhe komunikim, të cilat vijojnë pa u ndërprerë. “Zyrtarët e Lartë David Millner, Erol Munir dhe London Nagai, ministri shqiptar i Mbrojtjes Niko Peleshi morën pjesë në një stërvitje ushtarake, ku Forcat Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vlerësu-an skuadrat e Forcave Speciale Shqiptare përmes stërvitjeve të ndryshme. Forcat amerikane kanë stërvitur ushtarakët e Forcave Spe-ciale Shqiptare në fusha të shumta specializimi, duke përfshirë af-tësitë në qitje, mjekësi dhe komu-nikimi”, thuhet në njoftim. Herë pas herë ambasada vë në dukje se, SHBA vijojnë të jenë përkrah Shqipërisë duke i përcjellë kësh-tu mesazhe të forta Rusisë. Dhe në këtë njoftim, si për t’i treguar Moskës që nuk do ketë hapësirë të ndërhyjë në Shqipëri dhe Ballkan, ambasada amerikane garanton që stërvitja mes palëve do të vijojë. Madje SHBA dhe Shqipëria do të ecin në këtë rrugë gjithmonë përkrah njëra-tjetrës. “Ky ishte aktiviteti përmbyllës pasi ushtarët nga Komanda e Operacioneve

Diplomimi i anëtarëve të FA, Peleshi:

Kualifikimi do vijojëMinistri i Mbrojtjes, Niko

Peleshi, ka marrë pjesë dje në ceremoninë e diplomimit të kursantëve për Forcat e Armato-sura. Gjatë fjalës së tij ai ka bërë me dije se këta ushtarakë do ta vijojnë trajnimin dhe kualifikim e tyre edhe në vendet jashtë Shqipërisë, që janë anëtarë të NATO-s. “Të gjithë ushtarakët tanë, nuk janë vetëm ushtarakë të Republikës se Shqipërisë, por dhe ushtarakë të Aleancës së madhe Euroatlantike ku ne duhet të përfaqësohemi në mënyrën më profesionale dhe më dinjitoze. Kjo do të thotë që karriera juaj do të jetë në vëmendje të vazh-dueshme edhe për arsimimin, trajnimin dhe kualifikimin e mëtejshëm dhe në shkollat e ven-deve aleate dhe partnere”, tha ai.

Gjonaj për marrëveshjen me Britaninë: Rrit

bashkëpunimin gjyqësorMinistrja e Drejtësisë, Etilda

Gjonaj, ka komentuar edhe njëherë marrëveshjen e nënsh-kruar të hënën me Britaninë e Madhe, për transferimin e të bur-gosurve shqiptarë atje. Përmes një postimi në Facebook ajo ka deklaruar dje se kjo marrëveshje i hap rrugë një bashkëpunimi më të gjerë të palëve për sis-temin e drejtësisë. “Shqipëria ka ndërmarrë një reformë të thellë gjyqësore, që tashmë, po shoqërohet edhe me një reformë të thellë në sistemin peniten-ciar. Në kuadër të reformës në sistemin penitenciar, përveç përmirësimit të legjislacionit të kësaj fushe, kjo marrëveshje rrit bashkëpunimin mes vendeve në këtë drejtim”, shkruan ajo.

Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Evropë kanë stër-vitur Forcat Speciale Shqiptare përgjatë gjithë muajit korrik. Ky ishte trajnimi i parë nga Forcat Speciale Amerikane që u zhvillua në Shqipëri që nga viti 2017 dhe tregoi se megjithëse Defender Eu-rope 21 ka mbaruar, ne vazhdojmë të stërvitemi së bashku, të punojmë së bashku dhe të qëndrojmë, krah për krah”, thuhet në njoftim.

SHBA e vendosur të mos tërhiqet

Për të treguar vendosmërinë e saj në ndihmën e Shqipërisë për Forcat e Armatosura dhe Luftën ndaj korrupsionit, SHBA ka bërë edhe më parë një deklaratë tjetër publike ku tregoi se koordinimi me Shqipërinë do të vazhdojë. Kjo lëvizje e amerikanëve duket se është një mesazh i qartë edhe për Rusinë, e cila së fundmi ka tentuar të shtrijë ndikimin e saj në Ballkan dhe për ata që mbështesin Moskën. Pas përfundimit të zgjedhjeve par-lamentare të 25 prillit, individë të caktuar në Shqipëri, që njihen për simpatinë dhe afrimitetin që kanë me Moskën, paralajmëruan trazira dhe destabilitet. Por këta skenarë u rrëzuan edhe më shumë, kur në fillim të majit në Shqipëri u dis-lokuan trupat e NATO-s. Stërvitja ushtarake u organizua nga Ushtria Amerikane në Europë dhe Afrikë, ku morën pjesë rreth 28 mijë trupa nga 26 vende aleate dhe partnere dhe u zhvillua në 7 baza të ndrys-

hme në vendin tonë. Kjo stërvitje iu futi të dridhurat gjithë të interesu-arave për destabilitet në Shqipëri që përkrahen nga Moska. Madje, kjo e fundit ishte shumë në alarm sa ngarkoi me mision të fshehtë

2 agjentë rusë, të cilët hynë në Shqipëri gjatë stërvitjes “Defender Europe 21”, por që u zbuluan nga Shërbimi Informativ Shtetëror, duke mos i lënë më Moskës asnjë shteg që të ndërhyjë.

“Prania juaj konfirmon që roli i Shqipërisë në aleancë vetëm rritet. Shqipëria është pritëse e më shumë aktiviteteve se çdo vend tjetër në rajon. Kjo nuk është rastësi. Shqiptarët kanë luftuar përkrah nesh krah për krah. Ne kurrë nuk do t'i harrojmë sakrificat tuaja. E njohim trimërinë tuaj dhe jemi të nderuar t'ju kemi në aleancë. Përgëzojmë vullnetin

e Shqipërisë për të marrë përgjegjësi. Ju kurrë nuk keni hezituar për të ndihmuar. Na keni përsëritur gjithmonë dhe na keni treguar potencialin taktik dhe strategjik në Shqipëri. Kjo stërvitje është his-torike. Jemi gjithmonë krah për krah jush, tani, nesër e përgjithmonë", është shprehur Kim në hapjen e Defender 21.

PRANIA JONË TREGON QË ALEANCA SHBA-SHQIPËRI PO RRITETKIM:

“Pas stërvitjes së suksesshme ushtarake “Defender Europe 21”, e cila përfundoi në Shqipëri muajin e kaluar, ushtarët tanë vazhdo-jnë të stërviten së bashku. Zyr-tarë ushtarakë amerikanë dhe shqiptarë nisën Trajnimin e Për-bashkët njëmujor të Kombinuar të Shkëmbimit në bazën e Forcave Speciale Shqiptare në Zall–Herr.

Anëtarët e Komandës Europiane të Forcave Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po krye-jnë trajnime me Forcat Speciale Shqiptare të përqendruara në gatishmërinë luftarake, trajnimin mjekësor për shpëtimin e jetës dhe aftësisë në manovrimin e armëve”, ka deklaruar Ambasada e SHBA në Tiranë më 8 korrik.

AMBASADA AMERIKANE: NUK E NDËRPRESIM STËRVITJEN ME SHQIPËRINË

GAZETA SOT8 E Mërkurë 28 Korrik 2021

p o l i t i k e www.sot.com.al

Raporti i ODIHR, delegacioni i BE: Konfirmoi se zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë

Delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë ka reaguar në lidhje me pub-likimin e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR në lidhje me zgjedhjet parlamen-tare të 25 prillit. Në reagimin e BE, thuhet se raporti përfundimtar konfirmoi se zg-jedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga administrata zgjedhore. Në reagim, delegacioni i BE-së thekson se KQZ e ndoqi procesin zg-jedhor në mënyrë transparente. “Raporti përfundimtar i misionit të Vëzhgimit të

Kufizuar të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë, që u zhvilluan të dielën më 25 prill, kon-firmon se zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga ad-ministrata zgjedhore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbikëqyri procesin zgjedhor në një mënyrë transparente, duke shijuar besimin e palëve të interesuara”, thuhet në reagim. BE nxit Parlamentin e ri që palët politike të angazhohen në një dialog konstruktiv për të adresuar çështjet si dhe

rekomandimet e OSBE-së si çështje priori-tare në legjislaturën e ardhshme. Po ashtu, delegacioni i BE-së inkurajon autoritetet kompetente shqiptare të përfundojnë he-timet për blerjen e votës. “Ne inkurajojmë Parlamentin e ri të angazhohet në një dia-log konstruktiv për të adresuar çështjet si dhe rekomandimet si çështje prioritare në legjislaturën e ardhshme dhe për të përshtatur kornizën ekzistuese ligjore shumë përpara zgjedhjeve të ardhshme. Ne gjithashtu inkurajojmë autoritetet

kompetente shqiptare të përfundojnë hetimet dhe procedimet e pazgjidhura si pretendimi i blerjes së votës”, thuhet në reagimin e BE. Ndërkohë edhe ambasa-da britanike në Tiranë ka reaguar duke thënë se palët politike në Shqipëri duhet të marrin në konsideratë të gjitha reko-mandimet në raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në reagim vihet theksi te nevoja për të hetuar rastet e shitblerjes së votës apo shkeljen e të dhënave personale.

Plas në degën e PD në Korçë, Andrea Mano dhe 12 anëtarë largohen nga

partia, kritika të forta për Lulzim Bashën

Anëtarët akuzojnë Bashën se është përgjegjës për humbjen në zgjedhje

Sidorela BRAÇJA

Ish-kreu i degës së PD në Korçë, Andrea Mano dhe 12 anëtarë të Kryesisë kanë dhënë ditën e djeshme dorëheqjen duke

hedhur edhe akuza të forta në dre-jtim të lidershipit të partisë. Me anë të një deklarate të bërë, ata thonë se zgjedhin që të japin dorëheq-jen pasi kjo PD-ja në drejtimin e Lulzim Bashës është kthyer në një parti klienteliste për interesa të kryetarit, një parti ku mbizotëron arroganca, shpërfillja, nepotizmi dhe papërgjegjshmëria e lidershipit të PD. Në ndryshim nga Lulzim Basha, që fajtor për humbjen në zgjedhjet e 25 prillit bëri qeverinë, në deklaratën e dorëheqjes, të lar-guarit shprehen se faji ishte i vetë kryedemokratit, i cili sipas tyre vuri në krye të listës emra që nuk përfaqësojnë vlerat dhe moralin e qytetarisë. “Të nderuar qytetarë të Korçës, të dashur demokratë të Ko-rçës. Sot është një ditë jo e lehtë për ne, anëtarët e kryesisë së PD dega Korçë. Ne sot po largohemi nga të gjitha funksionet drejtuese të PD në Korçë. Unë kam dhënë dorëheqjen si kryetar i PD dega Korçë dhe sot po jap dorëheqjen si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD. Anëtarët e Kryesisë, që janë këtu me mua sot, midis tyre edhe Sekretari i degës së Korçës, Devis Osmani që ka punuar pranë meje për 8 vite, largohen me dorëheqje të parevokueshme nga ky funksion”, thuhet në deklaratë. Humbja në 25 prill ka emër dhe sipas tyre është kreu i PD, Lulzim Basha dhe se duhet të marrë përg-jegjësitë. Anëtarët e larguar kanë thënë se PD, nuk është më ajo parti e vlerave politike që lindi nga studentë të dhjetorit. “Importet e L. Bashës nuk përfaqësojnë vlerat dhe moralin e qytetarisë të banorëve të Korçës, në qytet dhe në fshat. Ne nuk duam të jemi dëshmitarë të zer-imit të kontributeve të demokrateve

Spahiu: Asgjë nuk ka mbetur nga PD e

studentëve të dhjetorit Avokati i njohur Kreshnik

Spahiu ka reaguar mbi dorëheq-jen e anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike në Korçë. Me anë të një postimi në rrje-tet sociale, ai u shpreh se me këtë dorëheqje u deklarua edhe shkrirja e PD në këtë qark. “Drejtuesit e kryesisë së Partisë Demokratike Korçë, dhanë dorëheqjen dhe deklaruan shkrirjen e degës në këtë qytet. Zhgënjimi, mosbesimi, lodhja, konsumimi, besë-prerja, mos-mirënjohja, pazaret, klanet, me-diokriteti dhe fshatarizmi kanë pushtuar zemrat dhe ndjenjat e mijëra demokratëve. Ata s’ndje-jnë më, që Partia Demokratike të jetë e tyre. Asgjë nuk ka mbetur nga Partia Demokratike e stu-dentëve të dhjetorit ‘90”, tha ai.

Vasili: Raporti për zgjedhjet, më

i rëndi i 30 vitevePetrit Vasili, nënkryetari i LSI,

foli për raportin final të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. Në një intervistë televizive, ai u shpreh se ky ishte raporti më i rëndë gjatë 30 viteve të fundit. “Ka vetëm një lexim të raportit, ai lexim që evidenton qartë se në vitin 2021 kemi shitblerje masive të votës, që administrata shpërdoron miliona dhe dhunon. Në këtë mënyrë, kemi edhe një aktiv-izim të strukturave mafioze në mbështetje të Rilindjes. Kemi raportin më të rëndë të 30 viteve. Ato zgjedhje, ai raport, po ta vendosësh përballë këtij rapor-ti, në atë kohë kemi pasur një raport shumë herë më pozitiv se kjo shëmtirë që kemi në vitin 2021”, tha ai.

të thjeshtë dhe dënojmë ashpër futjen e frymës së përçarjes. Ne i lexojmë me seriozitet, përulësi dhe jo me arrogancë mesazhet që vijnë nga rezultati i zgjedhjeve. Ata që drejtuan fushatën elektorale duhet t’i vënë emrin e tyre humbjes. Ata janë arsyeja e parë dhe e fundit e

humbjes së PD në qarkun e Korçës. Vlerat e demokracisë tek të cilat unë dhe shumë studentë të dhjetorit ‘90 besuam, nuk do të merren dot nëpër këmbë nga lidershipi i PD. Ne do të vazhdojmë të jemi anëtarë të PD, do të vazhdojmë të besojmë dhe të punojmë për demokracinë,

për të sotmen dhe për të nesërmen e Korçës”, thuhet në deklaratë.

Reagon ManoPas dorëheqjes, ish-kreu i degës

së Partisë Demokratike në Korçë, Andrea Manon, u shpreh se ky largim ka ardhur si pasojë e situ-atës së krijuar në degën e Partisë Demokratike në Korçë. Në një intervistë televizive, ai mohoi që ky vendim të ketë ardhur me qëllim që t’i bashkohet një tjetër force politike. “Arsyeja është situata që është krijuar në degën e Korçës dhe lidershipit të Partisë Demokratike. Ka lidhje me mënyrën se si janë zhvilluar ngjarjet në Korçë. Sot është bërë dorëheqja dhe sot është bërë publike. Nuk ka lidhje për t’iu bashkuar ndonjë subjekti tjetër politik”, tha Mano.

Kryetari i degës së PD në Korçë, Andrea Mano, i cili dha dorëheqjen, së bashku me Se-kretarin e Përgjithshëm, Devis Osmani dhe 12 anëtarë të Kryesisë, para zgjedhjeve të 25 prillit, akuzoi Bashën se e la atë në një vend të pasig-urt në listë, të 7-in, kur objektivi ishte 5 man-date. Mano foli me rezerva, ku tha se lista do

ndëshkohet apo përkrahet nga vetë qytetarët. “Unë do të isha për kandidatë përfaqësues që janë pranë njerëzve dhe njihen nga komuniteti, por lista është diçka që do të ndëshkohet apo përkrahet nga vetë qytetarët më 25 prill. Unë besoj që duhet të shkojmë drejt kësaj liste të paktën në zgjedhjet e tjera”, tha ai.

U LASHË NË VEND TË PASIGURT NGA BASHAMANO:

Pakënaqësitë në këtë degë kanë lindur që para zgjedhjeve të 25 prillit, ku Andrea Mano ishte i renditur në listën për deputetë në vendin e 7-të ndërkohë që PD-ja, kishte si objektiv maksimal mar-rjen e 5 mandateve në këtë qark, ndërsa ka pasur konflikt edhe me Ervin Salianjin sa i përket ndarjes

së zonave elektorale mes kandi-datëve të PD, e që sot, u “finalizua” me një dorëheqje në masë. Për këtë çështje, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk pranoi të fliste në konferencën për shtyp që zhvilloi pas dorëheq-jes kur preferoi të fliste vetëm për raportin e OSBE/ODIHR-it.

KRISJA NË DEGËN E PD KORÇË

GAZETA SOT E Mërkurë 28 Korrik 2021 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Nis të rikuperohet transporti ajror, përmirësim i ndjeshëm gjatë qershorit, INSTAT zbardh shifrat

Më në fund transporti ka filluar ta marrë veten. Nga të dhënat e publikuara ditën e djeshme nga Instituti i Statistikave, eviden-tohet se ky sektor jo vetëm që ka pësuar rritje në raport me qershorin e viti 2020, por ka shkuar në nivelet e para krizës. Sipas të dhënave të publikuara, transporti ajror ka shënuar rritje me 5 herë më shumë në raport me vitin e shkuar dhe 33% në raport me nivelin e parakrizës. Konkretisht, transporti ajror i pasagjerëve zë 85,7% të transportit

gjithsej. “Muaji qershor ka sjellë përmirësim të sektorit të transportit në vend. Në këtë muaj, numri i fluturimeve të kryera është 2.396 duke u rritur 5,2 herë, në krahasim me qershor 2020. Krahasuar me mesataren e muajve qershor për periudhën 2018-2020, numri i fluturimeve është rritur me 33,1 %. Ndërsa, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në Qershor 2021 është 260.991 pasagjerë duke u rritur 9,2 herë krahasuar me Qershor 2020”, raporton

INSTAT. Ndër të tjera bëhet me dije se, në ritme kaq të mira ka ecur edhe transporti detar si dhe ai rrugor. Sipas të dhënave të publikuara, numri i pasagjerëve që kanë ud-hëtuar në rrugë detare gjatë muajit qershor është 2 herë më i lartë se niveli i qershorit të vitit të shkuar. Ndërsa, për periudhën janar-qershor të këtij viti numri i pasag-jerëve në rrugë detare regjistrohet 28% më shumë se njëjta periudhë e vitit që lamë pas. “Në qershor 2021, numri i pasagjerëve

që udhëtojnë me linjë detare është 40.902 pasagjerë. Krahasuar me qershor 2020, ky tregues është rritur 2,3 herë. Krahasuar me mesataren e muajve qershor për periudhën 2018-2020, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është ulur me 58,7 %. Në gjashtëmujorin e vitit 2021, kanë udhëtuar me linjë detare 196.023 pasagjerë, duke u rritur me 28,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020”, thuhet në raportin e Institutit të Statistikave.

Skandali me masat kufizuese, shqiptarët në shtetrrethim vetëm me urdhra ministrash,

ja si po shkelen Kushtetuta dhe ligjet

Ja dy nenet e Kushtetutës që po shkelen hapur

Niveli i të infektuarve me Covid-19 në fil-lim të korrikut kapi shifrat më të ulëta,

por qeveria vijon të mbajë në fuqi masat kufizuese. Edhe pse javët e fundit shifrat po rriten, infeksionet janë në nivele min-imale. Por pyetja që shtrohet është: A është e ligjshme ora policore dhe kufizimet e tjera nga qeveria? Nga një vëzhgim i thjeshtë, kuptohet se që pas fillimit të pandemisë qeveria po ndjek një tjetër taktikë ven-dimmarrëse, duke miratuar akte normative me fuqinë e ligjit. Pra akti hyn në fuqi menjëherë dhe më pas votohet në Kuvend. Shumë masa kufizuese janë marrë po me akt normativ. Akti i fundit i këtij lloji është miratuar nga Parlamenti më 27 maj ku qeveria i lë në dorë ministrit të Brendshëm të vendosë se kur duhet të mbyllen lokalet gjatë natës. Ndërkohë elementi tjetër është se kufizimi orar dhe masat e tjera merren me urdhër minis-tri. Pra vendosja e orës policore 00:00-06.00 është me urdhër të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Por a janë të ligjshme këto vendimmarrje? Qeveria aktet normative i bazon në nenin 101 të Kushtetutës, i cili i njeh të drejtën të nxjerrë akte normative. Por ka një specifikim konkret që ato dalin vetëm në raste emergjencash. “Këshilli i Ministrave, në rast nevoje dhe urgjence, nën përg-jegjësinë e tij, mund të nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit, për marrjen e masave të përkohshme. Këto akte nor-mative i dërgohen menjëherë Kuvendit, i cili mblidhet brenda 5 ditëve nëse nuk është i mbled-hur. Këto akte humbasin fuqinë që nga fillimi, në qoftë se nuk miratohen nga Kuvendi brenda 45 ditëve”, thuhet në nen. Duke qenë se jemi në pandemi mund

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese

■ Gjykata vlerëson, gjithash-tu, se si rregull çdo kufizim i të drejtave në vetvete du-het të ketë elementin e për-kohshmërisë. Po ashtu, parimi i proporcionalitetit kërkon që sa më i madh të jetë ku-fizimi, aq më i detajuar dhe bindës duhet të jetë justifikimi i tij. Në këtë këndvështrim, krahas numrit të kufizuar të personave që lejohen të grumbullohen, mënyrat alter-native të ushtrimit të lirisë së shprehjes dhe të së drejtës së tubimit e justifikojnë koncep-tin e kufizimit të përkohshëm të tyre. Megjithatë, kur këto kufizime zgjasin pa afat, duke humbur karakteristikën e për-kohshmërisë dhe për kohëzg-jatjen e pacaktuar nuk jepet justifikim, ato shndërrohen në ndalim tërësor të kësaj të drejte, duke zbehur rolin që luajnë mënyrat alternative.

■ Për sa më lart, gjykata vëren se urdhri nr. 663/2020, në pikën 1 të tij, përmban shprehjen “deri në një urdhër të dytë”, që tre-gon se nuk ka një afat të qartë se kur këto masa kufizuese përfundojnë ose rishikohen. Konkretisht, nga hyrja në fuqi e tij e deri aktualisht ky urdhër nuk është rishikuar.

■ Në vlerësimin e gjykatës termi “deri në një urdhër të dytë” krijon problematikë në dy drejtime: së pari, nuk detyron autoritetet përgjegjëse të bëjnë vlerësim periodik për masat kufizuese të përcaktuara me urdhrin në fjalë dhe, së dyti, nuk i përgjigjet standardit të proporcionalitetit. Kjo çështje merr edhe më shumë rëndësi po të merret në konsideratë që vendi tashmë është në prag të zgjedhjeve parlamentare.

të quhet emergjencë, por ka disa aspekte. Së pari nuk kemi gjendje të jashtëzakonshme. I vetmi rast ishte vitin që lamë pas kur qeveria shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore për 30 ditë dhe që Kuvendi e zgjati më pas. Momentalisht nuk jemi në këto kushte. Pra kjo do të thotë se po shkelen të drejtat e njeri-ut. Ligji për fatkeqësinë i njeh qeverisë të drejtën e izolimit

dhe masave të tjera, por në momentin që mbaron gjendja e emergjencës, çdo vendim bie ndesh me nenet 15 dhe 17 të Kushtetutës, pasi shkelen të drejtat e njeriut.

Çdo gjë me vendim ministriSkandali është se aktet nor-

mative përdoren në raste mad-hore, ndërsa ndryshimi i orës policore ndodh me urdhër min-istri. Në hierarkinë e ligjeve,

urdhri është i fundit fare. Nëse marrim kufizimet e fundit, Min-istria e Shëndetësisë ka nxjerrë urdhrin Nr. 327, datë 12.7.2021, zgjatet periudha e ndalimit të grumbullimeve, etj. Pra çdo vendimi i Komitetit Teknik pa-sohet me një urdhër ministri. Ndërkohë akti normativ i fundit i miratuar nga qeveria i jep të drejtë ministrit të Brendshëm të përcaktojë ai se deri në çfarë ore do të lejohet ora e muzikës në lokale. Absurdi është se pak ditë më parë ndryshoi ora për muzikën në lokale vetëm me një deklaratë të kryeministrit. Ndër-kohë nëse shohim me kujdes, Ministria e Shëndetësisë përdor në të gjithë urdhrat e saj nenin 102 të Kushtetutës dhe nenit 7, pika 4, të ligjit nr. 15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”. Absurdi është se neni 102 përcakton kompe-tencat e Kryeministri, ndërsa neni 7 përcakton vërtet masat, por duhet të jenë në unison me përcaktimet Kushtetuese. Për më tepër kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

1. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetër-sueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik.

2. Organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre, duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të kontribuojnë në realizimin e tyre.

NENI 15 I KUSHTETUTËS

1. Kufizime të të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj për një interes pub-lik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Kufizimi duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen

që e ka diktuar atë.2. Këto kufizime nuk mund të

cenojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Eu-ropiane për të Drejtat e Njeriut

NENI 17 I KUSHTETUTËS

GAZETA SOT10 E Mërkurë 28 Korrik 2021

r e p o r t a z h www.sot.com.al

Saranda mbretëresha e turizmit shqiptar, aty ku gjen gjithçka në çdo periudhë të vitit

Nga Bardhyl BEJKO

Saranda është padyshim qyteti, ku vera shpalos tërë madhështinë e saj. Ditët e netët këtu hum-

basin kufijtë dhe shkrihen si ditët polare. Prej vitesh ka ndryshuar shumë. As në dimensionin D4 nuk mund të parafytyrohej më parë. Është zgjeruar dhe lartësuar në shpatet e kodrave drejt majave që janë si çatia e qytetit. Ndërtimet në Sarandë? Mirë apo keq? Këtu opinionet ndahen. Disa thonë se duhej të ruhej Saranda e viteve të shkuara, stili italian, austriak, i sistemit socialist me hapësira dhe rrugë të gjera, ku shtëpitë ishin të ulta dhe nga çdo dritare dukej deti. Ishte koha kur të gjithë nji-heshim me njëri-tjetrin pasi ishim lindur e rritur në qytetin e vogël me vështrimin tretur në blunë e Jonit dhe netëve sytë i kishim zhytur në kaltërsinë e pafund. Ishim mësuar me dritat që treten e projektohen tutje mes valëve që përplasen pas bregut shkëmbor. Po presioni për të ndërtuar në Sa-randë në këto tri dekada ka qenë i jashtëzakonshëm. Trysnia për një pallat, vilë, hotel apo një dhomë ishte e papërmbajtur. Shumë herë gardhi i ligjit u shqye e u kapërcye, duke bërë edhe gabime të pariparueshme. Gardianët e pushtetit vendor e qendror ishin në shumë raste inekzistentë. Nuk bënë mbrojtjen e trojeve, po u hapën portën ndërtimeve pa kriter. Ishim një oaz i pastër në të cilin mund të gdhendje gjithçka, të bëhej më bukur dhe qyteti të kishte sot pamjen e një qendre elitare. Do kishim një qytet edhe më mahnitës. Të papërballueshëm për ta shijuar. Po nuk ndodhi kështu. Shumë kritikë kanë të drejtë. E meg-jithatë Saranda nuk e ka humbur hijeshinë. Është e bukur, e ëmbël, e dlirë. Është nuse e hijshme që i ka rënë pak kënaja mbi mëngjes. Po le mos të numërojmë, pishat e prera, ngjeshjen e pallateve me njëri-tjetrin, ngushtimin e rrugëve, grinë e fasadave në qendër, zënien e detit nga ndër-timet ngjitur, duke u fshehur banorëve perlën që i jep bukuri e madhështi qytetit. Fshehjen nga sytë e sarandjotëve mësuar me blunë që e kanë përcjellë ndër vite simfoninë e dallgëve që përplasen, duke luajtur meloditë që të vë në gjumë si ninullat e nënave në fëmijëri dhe të zgjon mëngjeseve sapo rrezet e diellit bien mbi kalanë e Lëkurësit apo Dyzetë Shenjtorët që qëndro-jnë si karakolle në mbrojtje të Sarandës. Edhe pse pas viteve 1990, bumi i ndërtimeve ka qënë i papërmbajtur dhe jo pak janë shkelur kondicionet urbane, asn-jëherë nuk është fshirë bukuria

që ofron ky qytet, duke u marrë përmasat e një qendre të mad-he urbane, ku sot numërohen qindra hotele nga tre në pesë yje, vila të shumta, pa folur për pallate ndërtuar me destinacion, pritjen e turistëve që vijnë nga i tërë globi. Saranda, është pady-shim qyteti më mikëpritës për turistët nga do që të vijnë. Dhe gjeografia e vizitorëve përditë e më shumë shtohet, duke u renditur njëri pas tjetrit, kombë-si që nga shtetet pranë deri në Poloni, Ukrainë, Rusi, Francë, Itali, Serbi, Maqedonia e Veriut, Kinë, pa numëruar këtu banorët e përhershëm nga vendet nor-dike, Finlanda, Norvegjia, Sue-dia, Danimarka. Shumë familje nga këto vende janë tanimë banorë të përhershëm pasi kanë blerë shtëpitë buzë detit deri në rrugën numër pesë, poshtë pyllit me pisha dhe shkëmbinjve që ngrihen mbi kurorën e qytetit si mburojë natyrore nga erërat e shirat e rrëmbyeshëm të dimrit. Vetë qyteti është shumëfishuar. Jo vetëm me pallate e ndërtesa që nuk mund të flitet për numra ekzaktë pasi ndryshon përditë, por edhe nga banorët që në këto tri dekada kanë vërshuar nga tërë Shqipëria, duke ndërtuar lagje të reja, si ato matanë varrezave publike, lagjja mbi rrugën Hotel Butrinti, Kanali i Çukës e më tej, bashkimin me Gjashtën, më tutje nën Lëkurës, Berdeneshi, Manastiri dhe përqafimi me Ksa-

milin. Qyteti nuk ka kufij. Vetëm zgjerohet e shtohet. Në ndërtime e popullsi. Kohë më parë, lagjja më e largët ishte Kodra. Qytetarët vendas kur u propozonin banesat e reja në këtë lagje hezitonin pasi u dukeshin shumë larg dhe kush shkonte deri atje! Për mentalite-tin e tyre, ishte në anë të botës! Po infrastruktura dhe konturet e reja të qytetit kanë bërë që kjo

lagje të duket sot fare pranë, si të jetë qendra e Sarandës. Në real-itet është një pol i rëndësishëm. Numri i banorëve që jetojnë këtu janë në dinamikë. Asnjë statis-tikë nuk mund të japi sot një numër fiks pasi ndryshimi është i përditshëm. Në Sarandë vetëm vijnë. Nuk ikin kurrë, përjashtuar atyre që zgjodhën emigrimin në vitet e para pas 1990. Vitet e fun-dit, qyteti është shtuar edhe me banorë të kombësive të tjera, nor-vegjezë, polakë, danezë, suedezë, italianë që kanë ardhur për të jetuar këtu përgjithmonë dhe tani e quajnë veten sarandjotë, au-toktonë, banorë të përhershëm. Ata presin e përcjellin miq dhe të afërm, duke bërë detyrën e të zotëve të shtëpisë ashtu sikundër një oaz tjetër me të huaj është edhe rezidenca e francezëve në Ksamil, resort me tre kate dhe njëzetë e shtatë mjedise banimi, ku gjatë gjithë vitit, famil-je franceze, vijnë nga Parisi e Strasburgu, Marsejë, Bordo, duke jetuar mbi ishujt e gjelbëruar të gjirit mahnitës të Ksamilit, ku gjendet deti më i pastër, Joni që e kalon edhe pastërtinë e fjordeve të Norvegjisë, matur dhe provuar shkencërisht nga ata specialistë që matin ndotjen nëpër detet e gjithë globit. Pulsi i Sarandës rreh pandërprerje në këto ditë vere. Është tik-taku i fuqishëm i qytetit turistik. Është ora që mat historinë e suksesit të turizmit, modeli që ofron Saranda në çdo

stinë. Këtu nuk ka kufi mes ditës e natës. Qyteti, ka fituar dimen-sionin e ri, atë të jetesës ditë- natë. Pulsi i qytetit zjen dhe kjo ndihet sapo zbret Qafë Gjashtën, nën ndriçimin bardhë e blu të rrugës së re hyrëse me tre korsi, atje ku detin duket se e ke poshtë këmbëve, gati të të gllabërojë e të të mbështjellë me pelerinën e kaltër. E ndejn këtë puls të fuqishëm kur shkel në rrugët e mbushura përplot me qytetarë që flasin tërë gjuhët e botës. Ka-lon mes tyre dëgjon, frëngjisht, italisht, rusisht, serbisht, kinezçe, arabisht, polonisht, anglisht, maqedonisht. Thua se Saran-da është Meka e pushuesve të shumë kombeve të globit. Është këto ditë qyteti më kozmopolit i shumë kombeve dhe shumë gjuhëve. E gjitha kjo përmasë ka në qendër turizmin që ofron Sa-randa, e cila pa dyshim është sot mbretëresha e turizmit shqiptar. Saranda, është në garë, jo vetëm me simotrat brenda dhe jashtë vendit, po së pari me vetveten. Po a është ky kufiri i fundit? Dhe erdhi ora të mbyllen portat duke thënë: Mjaft më. Ia mbërritëm?! Kurrsesi. Sa shumë ka për tu bërë! Natyrisht Saranda ia ka mbërritur të jetë mbretëresha e turizmit shqiptar. Po për t’u bërë mis Europa pse edhe mis bota do të duhet menaxhim perfekt i Min-istrisë së Turizmit dhe mbështetje pa kursim e ministrive të tjera për t`i dhënë gjithçka që duhet për

Është e bukur, e ëmbël, e dlirë. Është

nuse e hijshme që i ka rënë pak kënaja mbi

mëngjes. Po le mos të numërojmë, pishat e

prera, ngjeshjen e pal-lateve me njëri-tjetrin, ngushtimin e rrugëve, grinë e fasadave në

qendër, zënien e detit nga ndërtimet ngji-tur, duke u fshehur

banorëve perlën që i jep bukuri e

madhështi qytetit...

GAZETA SOT E Mërkurë 28 Korrik 2021 11

r e p o r t a z h www.sot.com.al

të arritur në majë! Sarandjotët e kanë bërë të tyren! Po çfarë ofron Saranda për ju pushues dhe pse duhet ta frekuentoni?

Hotelet cilësore, ofrojnë shërbim të qytetëruar

Saranda ka sot 545 hotele, njësi akomoduese, siç emërtohen nga bashkia. Të gjithë të vlerësu-ar me tre e pesë yje. Nga hoteli “Butrinti” i vetmi hotel turistik, që vjen nga koha e sistemit të kaluar, aktualisht ka fituar performancë tjetër. Ndryshuar tërësisht. Po cila është biografia e hoteleve, harta e shtrirjes dhe çfarë of-rojnë për turistët? Cili është ai magnet që mund të të thithë në brendësinë e tyre? Vijomë me hotelet e reja ndërtuar buzë det-it nga skaji verior i qytetit deri tek Kanali i Çukës në jug, atje ku lumi i Bistricës përqafohet me detin. Hotelet dallohen për arkitekturën fine mbi të gjitha për arredimin e brendshëm. Një kombinacion gati simetrik mes modernes, klasikes, përzierë me tradicionalen e odave të kohëve të shkuara, natyrisht më fine dhe më praktike për t`i përdorur. Se-cili prej hoteleve ka fytyrën e vet. Ka emrin e tij. Jo në kuptimin e emërtimit për efekt evidence, po asaj që ofron për klientët. Pro-narët janë kujdesur t`i pajisin me gjithçka që të jenë konkurrues me qytetet turistike përreth. Mund të thuhet se ia kanë mbër-ritur. Nga hotel “Palma” në Portin Detar,i cili netëve ngjanë fiks me një anije në lundrim që përkohë-sisht ka hedhur spirancën buzë ujit, gjendet sapo zbret nga anijet që vijnë nga Korfuzi apo kur lë tokën shqiptare për të udhëtuar me anijen “Delfini” dhe anijet e tjera, të cilat për pak minuta arrijnë portin dhe aeroportin e qytetit pranë në Greqi të uron mirëseardhjen dhe të thotë mir-upafshim. Ecim drejt qendrës, duke kaluar në revistë, hotel “Kaonia” buzë detit, “Republika”, Hotel “Andy”, “Porta Eda” e më tej hotel “Agimi/ S”, Vila “Duraku”, pagëzuar “Shtëpia e Bardhë” mbytur nga gjelbërimi, “Demi” me kullat binjake, “Grandi”, “Bri-lanti” hoteli i cili në vlerësimin e turistëve është cilësuar i pastër dritë, “Alina”, për të shkuar tek “Bookovilia”, “Nertili”, “Onhez-mi”, “Mediterane” e me radhë më në thellësi me resortin “Santa Quaranta” më tutje “Blu Sky” në dalje të qytetit, rrugës për Ksamil. Është e pamundur të rreshtonim këtu gjithë hotelet e ndërtuara në këto vite as të bënim dal-limin mes tyre. Të gjithë kanë të veçantën e tyre. Nuk është vetëm arkitektura. Janë dhomat e mobiluara këndshëm, lulet shumëngjyrëshe aromatike, ku nuk mungon asgjë për një qën-drim të rehatshëm, relaksues. Pronarët e hoteleve vazhdojnë traditën e mikpritjes dhe i trajto-jnë turistët si njerëzit e shtëpisë. Nuk flitet për ajër të kondicionu-ar e pajisjet me tërë komoditetin e nevojshëm. Shërbimi është i pakrahasueshëm me pak vite më parë. Ata që shërbejnë në

akomodimin e dhomave, janë të kualifikuar. Edhe ata që servirin mëngjeset, vajza dhe djemtë të rinj që u flasin turistëve në gju-hën e tyre, janë të kualifikuar. Nëse pushuesi kërkon, shërbimi i kafes të vjen deri te dhoma. Pastërtia është e dukshme. Muret janë lyer këndshëm. Mobiljet të punuara me shije. Me bare dhe mëngjesore në shumicën e ho-televe. Me restorante, ku gatuhet ushqim i shijshëm tradicional, peshku i cilësisë së parë sapo-dalë nga deti, midhja, kallamari, karkalecat e detit. Hotelet ia kanë mbërritur t`u shërbejnë turistëve me korrektesë, t’u sigurojnë kus-hte për të kaluar këndshëm. Vitit sapo lamë pas ndikoi në uljen e numrit të turistëve për arsye të pandemisë, po kjo periudhë kohore, u shfrytëzua për rikon-struksione të thelluara, lyerje, ndërrim dyer dritare. Nuk ka hotel në Sarandë që nuk ka bërë ndryshime të thella, duke i përsh-tatur dhe zbukuruar me lulishte e pishina, lokale e shërbime të shumëllojshme që kërkohen nga pushuesit. Para portave të hotel-

eve, vetëm pak metër larg, shtr-ihen plazhet publike dhe ata që administrohen nga privatët. Me shtretër komodë, dushe për t`u larë pas mbarimit të plazhit. Ho-telet me emrat e ndryshëm disa prej tyre të çuditshëm, si “Konte Montekristo”, “Çikago”, “New York” janë baza e akomodimit të turistëve dhe vizitorëve të shumtë që në fundjavë e tejmbushin qytetin. Duket sikur do mbytet tërë qyteti dhe mjediset përreth nga mbipopullimi. Kush ka fjetur edhe një natë të vetme në hotelet e Sarandës, është larguar me be-fasinë e pastërtisë dhe shërbimit. Janë shtëpia e parë për çdo turist! Dhe ata janë kthyer përsëri.

Shëtitorja e re, perla që zhurmon njëzetë e katër orëKush zgjedh Sarandën për të

pushuar nuk ka si të mos zbresë në shëtitoren e re që në gjuhën e përditshme thirret lungomarja e Sarandës. Është viti i parë që shfrytëzohet. Është bizhuja e shtuar qytetit. Mrekullia që të fton ta prekësh e shëtisësh mbi pllakat e bardha e të kuqërremta, lagur nga vesa e mbrëmjes. Nën

dritën e hënës, e ledhatimin e valëve me mijëra pushues ecin papushim në një kordon të stër-madh shumëngjyrësh. Grumbull pa fund. Rrallë të zë syri ndonjë fytyrë të njohur. Shëtitorja është marrë pengë nga turistët. Ata janë zotat e vërtetë të saj. Është shëtitorja që qarkon tërë bregun nga Porti Detar në veri deri tutje tek “Paradis” në jug. Më shumë se njëmijë e pesëqind metër me gjerësi që në shumë pjesë kalon tetëdhjetë metër. U punua më

shumë se dy vite për të mbërritur këtu. Me tre turne. Pa pushim. Buzë detit, u sistemuan mak-ineritë e rënda ato që shpuan nëndetin për vendosjen e pilotëve mbi të cilat u ndërtuan platformat e shesheve të mëdha. Vepër inx-hinierike e përmasave të mëdha, ndërtuar nën vëzhgimin e rreptë të qytetarëve që edhe kur punohej e bënin xhiron e mbrëmjes mes betonit e stivave të pllakave apo mes përmes makinerive të rënda. Në shëtitore u shkrinë në një, in-xhinieria e ndërtimit, arkitektura, ajo elektrike, ujitjes me një sistem të vetëm, zgjedhja e mbjellja e pemëve dekorative. Që nga Italia erdhën pishat që pasi u mbollën u rrënjëzuan të gjitha. Në shëtitore u harmonizua, tradicionalja me te-knologjinë e re në ndërtim. Vepër e cila nisi me ndryshme rrënjësore të konceptimit që nga skaji në skaj. U desh shumë punë për ndërtimin e ponitileve, ku mbrëmjeve ulen mi-jëra turistë në stolat dhe shkallaret prej betoni apo stolat më të rinj prej hekuri lyer këndshëm. Qindra pisha u mbyllën në tërë gjatësinë dhe u vendosën po kaq e më shumë ndriçues të këndshëm që rrezatojnë gjatë natës shëtitoren dhe pasqyrohen tutje në detin pa fund. Pllakat e bardha dhe të kuqërremta, ardhur nga guroret e Vlorës me të cilat është qëndisur shëtitorja e madhe buzë Jonit, i kanë dhënë tjetër pamje. E kanë zbukuruar dhe zbutur edhe atë rrëmujën e ndërtimeve vërshuar ndër vite. Padyshim që shëtitorja e përfunduar në vitet që vijnë do qarkojë tërë bregun e detit për të lidhur portin e jahteve në veri tek ish-marina me grykëderdhjen e lumit të Bistricës. Po kjo mbetet për vitet që vijnë...

Vijon në numrin e radhës...

Saranda ka sot 545 hotele, njësi akomo-

duese, siç emërtohen nga bashkia. Të gjithë të vlerësuar me tre e pesë yje. Nga hoteli “Butrinti” i vetmi ho-tel turistik, që vjen nga koha e sistemit të kaluar, aktualisht

ka fituar performancë tjetër. Ndryshuar tërë-sisht. Po cila është bio-grafia e hoteleve, har-ta e shtrirjes dhe çfarë

ofrojnë për turistët? Cili është ai magnet që

mund të të thithë në brendësinë e tyre?

GAZETA SOT12 E Mërkurë 28 Korrik 2021

r a j o n www.sot.com.al

Zaev i vendosur: 17 tetori mbetet data e zgjedhjeve lokale

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur të preferuarit e tyre në zgjedh-jet lokale, më 17 tetor dhe kjo datë nuk ndryshon sipas kryeministri Zoran Zaev pavarësisht kundërshtive apo pakënaqësive. “Nuk ka nevojë për asnjë ndryshim në datën e zgjedhjeve. Data e zg-jedhjeve është 17 tetori”, tha mes tjerash Zaev. Ndërkohë ditën e djeshme partia opozi-

tare OBRM-PDUKM është dakorduar për këtë datë. “Ne duhet të theksojmë se nuk ka nevojë për marrëveshje ndërpartiake, takime dhe negociata të tjera, sepse të gjithë si OBRM-PDUKM, LSDM dhe institucionet duhet të respektojnë vetëm ligjin, ndërsa ligji kërkon që 17 tetori të jetë data për zgjedhjet lokale”, tha zëdhënësi i kësaj partie Dimce Arsovski.

Kroaci, merret vendimi për masën e sigurisë për shoferin e autobusit

Shoferi i autobusit nga Kosova që po kthehej nga Frankfurti dhe po kalonte nëpër Kroaci, ku edhe ndo-dhi aksidenti që shkaktoi 10 viktima, ka marrë ditën e djeshme masën e sigurisë me burg për 30 ditë. “Atij i është caktuar masa e parabur-gimit nga frika se mund të largohet nga vendi. Ai është shtetas i Republikës së Kosovës, e Kroacia ka disa marrëveshje me Kosovën,

por jo marrëveshje të ek-stradimit të qytetarëve të saj ndaj të cilëve janë ngritur vepra penale”, thuhet në deklaratën e prokurorisë kroate. Ndërkohë, avokati mbrojtës i shoferit të auto-busit, ka deklaruar se klienti i tij në asnjë moment nuk i ka thënë se atë e kishte zënë gjumi pranë timonit. “Në asnjë moment nuk më ka thënë që ka fjetur”, tha avokati Igor Cishper.

BeH, partitë nga Republika Srpska bojkotojnë institucionet e Bosnjës Përfaqësues të partive

politike nga Republika Srp-ska, kanë marrë vendim që duke filluar nga të hënën nuk do të marrin pjesë në punime dhe vendimmarrje të institucioneve shtetërore të Bosnje-Hercegovinës, apo në Parlamentin e këtij shteti, Këshillin ministror dhe kryesinë e Bosnje-Hercego-vinës. Këtë vendim e kanë marrë liderët e partive nga Republika Srpska gjatë një

takimi në Banja Llukë, pas vendimit të Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar, Valentin Inzko me të cilin është ndryshuar Kodi Penal i këtij shteti, e në bazë të të cilit, dënohet mohimi i gjenocidit, dhe glorifikimi i kriminelëve të luftës. Për-faqësues të partive nga Re-publika Srpska, entitet në Bosnje-Hercegovinë, kanë thënë se nuk e pranojnë vendimin e Inzkos.

Zaev: BE të na lajmërojë kur të vendosin për negociatat OSBE: Kosova duhet të përparojnë në të drejtat e pakicave

Raporti i OSBE-së konstatoi se institucio-net e Kosovës duhet të sigurojnë përparim të vazhdueshëm dhe të rrisin fokusin në avanci-min e të drejtave të komuniteteve joshumicë, si gurthemel i ndërtimit të një shoqërie vërtet gjithëpërfshirëse, paqësore dhe të qëndrueshme. Gjithsesi ky raport vlerëson përparimin e shën-uar nga institucionet e Kosovës në zbatimin e Konventës Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare (KKPK) të Këshillit të Evropës në fushat e dialogut ndërmjet komuniteteve, sig-urisë dhe drejtësisë, gjuhës, arsimit, të drejtave socioekonomike, kulturës dhe mediave.

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev deklaroi ditën e djeshme se qeveria të cilën ai kryeson është e përkushtuar për evropianizimin e vendit. “Kjo është punë e Bashkimit Evropian, kur të vendosin për ta vazhduar procesin, le të lajmërohen. Ndërkohë ne vazhdojmë me evropi-anizimin këtu. Kemi procese serioze në agjendën Evropa në Shtëpi, që do të thotë edhe unifikimin e tarifës së doganave, ja ditën e sotme në Qeveri është faza e parë ndërsa vazhdojnë konsultimet, ku do t’i barazojmë të gjitha doganat në nivelin e Bashkimit Evropian. Kjo është pjesë e kapitujve, ne tashmë po e bëjmë”, tha Zaev.

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraMediat serbe nxjerrin pjesë nga dëshmitë

Sonila ELEZI

Ministri aktual i Brend-shëm Aleksandar Vu-lin dyshohet se është i përfshirë në krimin

më të madh në Serbi. Ai dyshohet se është personi që zgjodhi shtëpinë e tmerrit ku u kryen masakrat dhe likuidimet më të mëdha. Kështu thu-het në dëshminë të cilën thuhet se e ka siguruar një media serbe. Stac-ioni televiziv serb Newsmax Adria ka siguruar dëshminë e Marko Miljkoviç ‘Butcher’, bashkëpunëtori kryesor i udhëheqësit të dyshuar të klanit kriminal Veljko Belivuk aka Veljko Nevolja, i cili pretendon se ishte takuar me ministrin e Brend-shëm Aleksandar Vulin. RTK rapor-ton se në dëshminë e tij, Miljkoviç tha se Vulin zgjodhi vetë shtëpinë në Ritopek, ku klani Belivuk-Miljkoviç kreu numrin më të madh të likuidi-meve. Miljkoviç, ndër të tjera, thotë se ai nuk kreu ndonjë vepër penale për të cilën akuzohet, dhe ashtu si vetë Veljko Belivuk, ai vendosi të tregojë për lidhjet e tij me majat e shtetit. Në fillim të deklaratës së tij, ai deklaroi se ishte takuar me Ministrin e Policisë, Aleksandar Vulin përmes gjyshit të tij Sveto-zar Vujaçiç, i cili është këshilltar i Ministrit. “Vulin më sugjeroi që t’i gjeja një “kuti” jashtë Beogradit

për një periudhë të caktuar kohe për nevojat e tyre”, tha Miljkoviç.

QëndrimetAi vëren se nuk u takua kurrë

me Ministrin e Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç por si në deklaratën e Belivuk, Miljkoviç deklaron se ai dyshohet se ishte me Presidentin e Serbisë në një apartament në Zvezdara të Beogradit. “Vuçiç më tha atëherë që isha i lirë të tako-hesha me Aleksandar Vulin dhe të bashkëpunoja me të sepse ai është dora e tij e djathtë. Unë së pari e çova Vulin në dy shtëpi, kjo është shumë e rëndësishme, në bregun e majtë të Danubit, Krnjaça, Borça, Dele etj. Ai nuk i pëlqente ato dy shtëpi atje për disa arsye, por arsyeja kryesore ishte sepse unë isha nga ato vende.

Pastaj e çova në Ritopek, atje ai ishte i kënaqur me gjithçka, me garazhin, ai me entuziazëm më tha se gjithçka i shkon për shtat, ai mori çelësat e garazhit, më saktësisht nga distanca dhe tha se askush nuk do të vinte në atë garazh ndërsa ata do ta përdornin”, deklaroi ai. Sipas Marko Miljkoviç, ai u takua për herë të fun-dit me Vulinin në verën e vitit 2020, kur ministri i kërkoi atij një shërbim në lidhje me presidentin e Gjykatës së Lartë. Në nëntor të vitit të kaluar, Stepanoviç dha një intervistë për KRIK, duke thënë se prokuroria ishte përgjegjëse për mosndjekjen e politikanëve të korruptuar. Në deklaratën e tij, Miljkoviç gjithashtu iu referua “çështjes Jajinci”, ku u gjetën armë të varrosura nga aten-

tati i pretenduar ndaj Aleksandar Vuçiç, por edhe nga Jovanjica në Vojvodinë. Ministri i Brendshëm, Aleksandar Vulin komentoi dësh-minë dhe vlerësoi se Miljkoviç po merrte informacione konfidenciale në burg. “Ai klan ka ekzistuar për shumë kohë dhe tani ata janë në burg dhe nuk do të dalin nga burgu për gjithë jetën e tyre. Ne e dimë se cili është qëllimi i tyre, dhe kjo është që të hedhin një njollë në Ministrinë e Brendshme dhe të gjithë operativët që punojnë në këtë rast”, tha Vulin. Gjatë paraqitjes në TV Pink, Presi-denti Vuçiç mohoi çdo lidhje me kla-nin Belivuk-Miljkovi Mil dhe theksoi se ai ishte i gatshëm ta provonte atë në një provë poligrafike.

Greqi, zjarri del jashtë kontrollit, flakët përhapen

në zona të banuaraGjatë ditës së djeshme Greqia

e konkretisht zona pyjore në Sta-mata është përfshirë nga flakët. Kryetari i Bashkisë së Dionysos Giannis Kalafatos, deklaroi se po zhvillohet një betejë e vështirë me flakët. “Situata është jashtë kontrollit. Ne po përpiqemi të shpëtojmë qytetarët. Në vendng-jarje janë zjarrfikësit, avionët të gjithë janë në betejë dhe situata është e vështirë”, tha ai.

Tetovë, ndërron jetë një pacient, ishte vaksinuar me dy doza vaksinashKryetari i qendrës për Covid

në Tetovë, Gëzim Nuredini, njof-toi sot se një pacient 62 vjeçar ka humbur jetën i infektuar me koronavirus, megjithëse më parë kishte marrë dy doza të vaksinës Sinofarm. Ai tha se me këtë rast nuk dëshirojnë të trembin njerëzit e tjerë me sëmundje bashkëshoqëruese dhe se kjo nuk duhet tu shërbejë si një jus-tifikim që ata të mos vaksinohen.

Filipçe: Mendojmë për masa shtrënguese në

shtator apo tetorMinistri i shëndetësisë në

Maqedoni, Venko Filipçe ka bërë me dije se vendosja e masave të reja në përpjekje për të paran-daluar infektimet nga virusi, pritet që të merren ne shtator apo edhe tetor. “Mendojmë të vendosim masa në shtator ose në fillim të tetorit. Mendohet për masa për ato që refuzojnë të vaksinohen pasi ata e rrezikojnë shëndetin e tjerëve”, tha Filipçe.

Plas skandali në Serbi, ministri Vulin dyshohet se zgjodhi godinën ku

kryheshin masakrat nga ushtarët serbëVulin më sugjeroi që t’i gjeja një “kuti” jashtë Beogradit për një peri-udhë të caktuar kohe për nevojat e tyre... Vuçiç më tha atëherë që isha i lirë të tako-hesha me Aleksandar Vulin dhe të bash-këpunoja me të...

GAZETA SOT E Mërkurë 28 Korrik 2021 13

b o t e www.sot.com.al

Ministrja gjermane: Nuk do të ketë vaksinim me detyrim

Pavarësisht se Franca dhe vende të tjera të Eu-ropës kanë marrë vendimin për të suhtruar një farë de-tyrimi mbi qytetarët ne lidh-je me vaksinimin kundër Covid-19, Gjermania ka zgjedhur të ndjekë një tjetër rrugë pavarësisht rritjes së numrit të infektimeve. Min-istrja gjermane e Drejtësisë Christine Lambrecht, tha se nuk do të ketë vaksinim të detyrueshëm për të gjithë.

“Unë mendoj se kjo do të jetë e pamundur. Nga njëra anë, kjo ka të bëjë me fak-tin se kjo vaksinë nuk ka kohë që ka dalë në treg, dhe nga ana tjetër se unë nuk mendoj se detyrimi për vaksimin nuk është i nevojshëm”, tha ajo. Minis-trja po ashtu është kundër vaksinimit të detyrueshëm edhe për punonjësit e sek-torit e shëndetësisë ose të sektorëve të tjerë.

Von der Leyen: 70 për qind e të rriturve kanë marrë një dozë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka njoftuar të martën se 70 për qind e të rriturve në BE kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit. “BE-ja e ka mbajtur fjalën. Synimi ynë ishte të mbrojmë 70 për qind të të rriturve në Bashkimin Evropian, me së paku një dozë në muajin korrik. Sot ne e kemi arritur këtë synim. Përqindja e njerëzve nga

mosha 18-vjeçare e lart që janë vaksinuar plotësisht në bllok tani qëndron në 57 për qind. Këto shifra e vendosin Evropën në mesin e liderëve botërorë. Procesi i kapjes ka qenë shumë i suksesshëm – por ne duhet të vazhdojmë përpjekjet”, tha von der Leyen në një deklaratë. Me tej ajo ka shprehur shqetësimin se varianti delta i këtij virusi është bërë i rrezikshëm.

Gjermani, pesë të zhdukur pas një shpërthimi në një park industrial

Pesë persona llogariten të zhdukur dhe disa të tjerë mbetën të plagosur pasi që një shpërthim tronditi një park industrial në qyte-tin perëndimor gjerman të Leverkusenit të martën, duke ngritur shtëllunga tymi. Zyra Federale e Gjermanisë për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmë gjatë Katastrofave e cilësoi shpërthimin si "një kërcënim të skajshëm" dhe u kërkoi banorëve të qëndro-

jnë brenda si dhe të mbajnë dritaret dhe dyert të mbyllu-ra. Operatorët e kompleksit Chempark në Leverkusen, rreth 20 kilometra në veri të Kwlnit, thanë se shkaku i shpërthimit është ende i paqartë. Ata thanë se zjar-rfikësit dhe automjetet për zbulimin e shkallës së ndot-jes u dërguan në zonë. Poli-cia mbylli disa nga rrugët kryesore dhe autostradat në në afërsi.

NATO rikonfirmon mbështetjen për Afganistanin

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ka biseduar në telefon me presidentin e Afganistanit, Ashraf Ghani për t’i përsëritur mbështetjen e aleancës. “Situata e sig-urisë në Afganistan mbetet thellësisht sfiduese dhe kërkon zgjidhje të negociueshme”, shkroi Stoltenberg në Twitter. Militantët talebanë kanë intensifikuar luftimet kundër forcave qeveritare të Afganistanit, prejse trupat ndërkombëtare kanë nisur tërheqjen zyrtare nga ky vend, në fillim të majit. Stoltenberg tha se NATO-ja do të vazhdojë ta mbështesë Afganistanin me fonde, prani civile dhe trajnime jashtë vendit.

Korea e Veriut dhe ajo e Jugut rikthejnë komunikimet

Koreja Veriore dhe ajo Jugore kanë bërë të ditur se kanë rikthyer komunikimet kufitare, të cilat ishin bllokuar për më shumë se një vit. Të dyja palët janë pajtuar edhe për përmirësim të marrëdhënieve. Njoftimi i përbashkët ka qenë zhvillimi i parë pozitiv, prej një serie të samiteve të dështuara në mes të ish-presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit verikoren, Kim Jong Un. Media shtetërore verikoreane, KCNA, ka thënë se të gjitha kanalet e brendshme kore-ane, u rikthyen më 27 korrik, në përputhje me marrëveshjen e arritur në mes të Kim Jong Unit dhe presidentit jugkorean, Moon Jae-in.

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraOficerët e policisë dëshmojnë të parët

Sonila ELEZI

Ditën e djeshme është mbajtur seanca e parë e Komisionit të ngritur për hetimin e sulmeve

të 6 janarit në ndërtesën e Kapitolit në Shtetet e Bashkuara. Oficerët e policisë që luftuan kundër mbështetësve të Trump në Capitol të SHBA në 6 Janar kanë dhënë prova në lidhje me dhunën dhe urrejtjen që ata përjetuan. Zyrtari i Policisë së Kapitolit Harry Dunn, pjesë e komunitetit afro-amerikan, tha se ishte përballur me epitete ra-core nga turma. Të paktën 535 pro-testues janë arrestuar deri tani, por prokurorët kanë siguruar vetëm disa dënime. Hetimi po kryhet po-thuajse tërësisht nga Demokratët, pasi shumica e Republikanëve e kanë bojkotuar punën e këtij Komi-sioni. Gjithsesi dy republikanë, Liz Cheney dhe Adam Kinzinger kanë dalë kundër përfaqësuesve të partisë së tyre dhe i janë bash-kuar hetimeve. "Nëse ata që janë përgjegjës nuk mbajnë përgjeg-jësi, ky do të mbetet si një kancer në republikën tonë kushtetuese", tha zonja Cheney kur filloi sean-ca. Ky komision u formua pasi republikanët kundërshtuan një komision të pavarur si ai që hetoi sulmet e 11 shtatorit 2001.

DëshmitëSipas dëshmisë së dhënë ditën

e djeshme, të katër oficerët përsh-kruan se u rrahën dhe u sulmuan nga protestuesit të cilët kishin ardhur për të ndaluar çertifikimin e fitores së Presidentit Joe Biden në zgjedhje. Oficeri Dunn tha se ai u tha disa protestuesve se ai kishte votuar për Z. Biden. "A nuk llogaritet vota ime? A jam unë ask-ush? Kjo nxiti një lumë epitetesh raciale. Një grua me një këmishë rozë Maga [Make America Great Again] bërtiti: Ju e dëgjoni atë, dje-ma, ky “zezak” votoi për Joe Biden! Askush nuk më ka quajtur kurrë, kurrë ashtu ndërsa kisha veshur një uniformë të oficerit të Policisë së Kapitolit", tha ai teksa turma

përpiqej që të quante rezultatin e zgjedhjeve mashtrim. Oficerët gjithashtu kritikuan Republikanët që kanë minimizuar dhunën e 6 Janarit. Oficeri Michael Fanone përplasi grushtin në tryezë ndër-sa i akuzoi ata për një shkelje "të turpshme" të betimeve. Z. Kinzinger, një nga republikanët e vetëm që votoi për të hequr z. Trump për rolin e tij në trazirë, u duk se mbajti lotët ndërsa kritikoi kolegët e tij. "Ne ende nuk e dimë saktësisht se çfarë ndodhi. Pse? Sepse shumë në partinë time e kanë trajtuar këtë si vetëm një luftë tjetër partizane. Është toksike dhe është një dëm i madh për oficerët dhe familjet e tyre", tha ai. Dëshmi-tarët e bënë të qartë se trauma dhe

dëmtimi i ardhur si pasojë e asaj dite kishin pasoja afatgjata, pasoja që sipas tyre ende po përpiqen ti administrojnë. "Dhuna fizike që përjetuam ishte e tmerrshme dhe shkatërruese. Bashkëpunëtorët e mi oficerë dhe unë u goditëm me grushte, shqelma, na shtynë, na spërkatën me irritues kimikë dhe madje u verbuam me lazer nga një turmë e dhunshme që me sa duket mendoi se oficerët që duhet të ru-anin rendin ishin në fakt pengesë për kryengritjen e tyre", tha Gonell.

Biden-Kadhimi konfirmojnë fundin e

misionit luftarak në Irak Pas takimit të presidentit

amerikan Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin iraki-an, Mustafa al-Kadhimi u bë me dije se deri në fund të 2021 mi-sioni amerikan në Irak do të ketë përfunduar. “Roli ynë në Irak do të jetë të jemi në gatishmëri kur të paraqitet nevoja, të vazhdojmë trajnimin, të sigurojmë asistencë dhe të merremi me DAESH-in kur ai të rishfaqet”, tha Biden.

IOM: Në Mesdhe gjatë 2021 humbën jetën

970 emigrantëOrganizata Ndërkombëtare

për Migracionin (IOM) njoftoi se që nga fillimi i vitit vlerësohet se 970 emigrantë kanë vdekur në rrugën e rrezikshme përtej Detit Mesdhe për në Evropë. Zëdhënësi i IOM-it, Paul Dillon, në një konferencë shtypi në selinë e OKB-së në Gjenevë tha se të dielën u fundos një varkë që ishte nisur nga Al-Khumsa, Libi, ndër-sa janë zhdukur 57 emigrantë.

Efektiviteti i vaksinës kineze Sinovac zbehet

pas gjashtë muajshAntitrupat e krijuar nga vak-

sina kineze Sinovac për COV-ID-19 bien nën nivelin kritik, rreth gjashtë muaj pas dozës së dytë për shumicën e të vaskinu-arve, megjithatë një dozë e tretë përforcuese mund të ketë një efekt të fortë mbrojtës. Studimi u krye nga institutet për kontrollin e sëmundjeve në provincën Jiangsu, kompania Sinovac dhe institucione të tjera kineze.

Dhuna fizike që përjetuam ishte e tmerrshme dhe shkatërruese. Bash-këpunëtorët e mi oficerë dhe unë u goditëm me grushte, shqelma, na shtynë, na spërkatën me irritues kimikë dhe madje u verbuam me lazer nga një turmë e dhunshme...

Sulmi në Kapitol, mbahet seanca e parë e komisionit hetimor, dy republikanë dalin nga rreshti

GAZETA SOT14 E Mërkurë 28 Korrik 2021

“Ndërkohë, sipas deklaratës të dhënë nga SPAK, ish-gjyqtarja

e Krujës dhe avokati, shtetasi A. T., bashkëpunonin me të pande-hurit e tjerë, duke u përfshirë në një skemë kriminale të favorizimit. Falë kësaj skeme, liroheshin të burgosur nga Gjykata e Krujës...

k r o n i k e www.sot.com.al

Vrau aksidentalisht shokun e tij para disa muajsh, gjykata nxjerr nga qelia të riun

Shtetasi M. D., ka kaluar në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”. Bëhet fjalë për të akuzuarin e vrasjes së ndodhur më 10 maj të këtij viti, në rrugën “5 Maji”. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë aksidentalisht Mehmet Qema, nga shkrepja e armës pistoletë, të cilën e mbante shoku i tij, shtetasi M. D. Këtij të fundit i ishte vendosur masa e sig-urisë “Arrest me burg”, nga Gjykata e Shkallës së Parë, por pas ankimit, Gjykata e Apelit vendosi ta kalonte në arrest shtëpie. Kjo masë sigurie u ven-dos edhe për të pandehurit F. M., Xh.

K. dhe u dha “Detyrim paraqitje” për shtetasit me iniciale E. P. dhe B. H. “Në vijim në Gjykatën e Apelit Tiranë, u zh-villua gjykimi lidhur me zëvendësimin e masës së sigurimit për personin nën hetim M. D., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/1 të Kodit Penal. Më herët, Gjykata e Rre-thit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 757/1 Regj. Them, datë 12.07.2021 ka vendosur: Për personin nën hetim M.

D., caktimin e masës “Arrest në burg”. Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personat nën hetim M. D. Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 625 datë 27.07.2021 vendosi: Ndryshimin e vendimit Nr. 757/1 Regj. Them, datë 12.07.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” caktuar me vendimin nr. 757 datë 15.05.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dukë caktu-ar si masë sigurimi “Arrest në shtë-pi””, njofton gjykata. Kujtojmë se në

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraGjyqtarja mori deri në 12 mijë euro për lirimin e një të burgosuri

Desada SADIKU

Pr o k u r o r i a e Posaçme ka mbyl-lur hetimet për gjyqtaren e Kru-

jës, Enkeleida Hoxha. He-timet janë mbyllur dhe për nëntë të akuzuarit e tjerë të përfshirë në dosjen e korrupsionit në burgje. Vetëm për mjekun kardi-olog, Edvin Prifti hetimet do të vazhdojnë, pasi për të priten akoma veprime të tjera hetimore për t’u kryer. Ndërkohë, sipas deklaratës të dhënë nga SPAK, ish-gjyqtarja e Kru-jës dhe avokati, shtetasi A. T., bashkëpunonin me të pandehurit e tjerë, duke u përfshirë në një skemë kriminale të favorizim-it. Falë kësaj skeme, liro-heshin të burgosur nga Gjykata e Krujës. Shu-mat e parave, që u jepej të akuzuarve nga familjarët e të burgosurve arrinin deri në 12 mijë euro, ku SPAK madje ka prova, të cilat vërtetojnë skemën me dy raste të korrupsionit. Në dosjen hetimore janë të përfshirë një sërë vëzh-gimesh ambientale dhe përgjimesh, të cilat vërte-tojnë më tej përfshirjen e të akuzuarve në korrupsion. Këta të fundit vazhdojnë ta mohojnë. Ndërkohë SPAK, dosjen e krijuar do ta çojë për gjykim me akuzën e veprave penale “Korrupsion pasiv” dhe “Korrupsion aktiv”. Kuj-tojmë gjithashtu, se para disa ditësh, ish-gjyqtarja e Krujës dha kërkesë për lehtësi të masës së sigurisë, duke paraqitur në kërkesë raportet shëndetësore dhe

psikologjike të fëmijëve të saj dhe të babait të saj. Si-pas saj, djali i saj ishte me nevoja të veçanta. Kërkesa iu refuzua për të tretën herë radhazi nga vendimi i Ape-lit të Posaçëm dhe katër herë nga Shkalla e Parë e Gjykatës së Posaçme.Ja cilët janë personat që

liroi ish-gjyqtarjaEnkeleida Hoxha është

gjyqtarja e Krujës, e cila u arrestua në shkurt të këtij viti për akuzën e ve-prës penale “Korrupsion”. ILD në atë kohë, kërkoi shkarkimin e saj nga de-tyra, pasi sipas tyre ajo

kishte liruar të dënuar me burgim të përjetshëm. Fil-limisht, ajo liroi shtetasin me iniciale I. D., i përfshirë në bandën e Durrësit dhe i akuzuar për disa vras-je, plagosje dhe vepra të tjera kriminale. Më pas në nëntor të 2017, ajo liroi shtetasin G. T., i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit. I pandehuri kishte 25 vite burg për të kryer, por kreu vetëm 17 vite. Pak ditë pas lirimit të shtetasit G. T., gjyqtarja liroi dhe një të pandehur tjetër, i cili njihej nga autoritetet italiane dhe

gjermane për arratisjet e tij nga burgjet e tyre. Bëhet fjalë për shtetasin I. P., të cilit i kishte mbetur më shumë se një vit burg për të kryer. Ndërkohë në 2018, Hoxha vendosi të lironte nga masa e sigurisë shteta-sin R. Rr., djalin e deputetit socialist, shtetasi Rr. Rr., i cili u dënua me 1 vit burg për dhunën e ushtruar nga shtetases Xh. M., por dëni-mi iu ndryshua në shërbim prove. Bazuar në hetimet e SPAK, përpara se gjyqtarja të shkarkohej nga detyra, ajo do të lironte nga bur-gu dhe shtetasin S. P., i ekstraduar dhe i arrestuar për vrasjen e shtetasit R. B., disa vite më parë. I arrestuar ishte dhe vëllai i tij, shtetasi B. P. dhe për li-rimin e tij dyshohet se janë marrë rreth 12 mijë euro. Nga përgjimet e kryera, u njoftua dhe për një rast korrupsioni në shëndetësi, ku sekretarja e gjykatës i ka dhënë para kardiologut, për të operuar të ëmën. Në skemë, u përfshinë dhe të pandehur të tjerë, si dy infermiere të QSUT-së.

Arrestohet i shumëkërkuari, dikur jurist në Hipotekën e Lushnjes

Policia e Fierit kanë arrestuar shtetasin me ini-ciale S. K., 57 vjeç, pasi përgjatë periudhës kohore 2014-2016, teksa punonte si jurist pranë ZVRPP Lushnjë ka shpërdoruar detyrën duke falsifikuar dokumentet dhe duke regjistruar pronat në emër të disa personave. “Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 18.05.2016, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Fal-sifikimi i dokumenteve". Gjithashtu, po kjo Gjykatë, me vendimin e datës 06.07.2020, e ka dënuar këtë shtetas me 12 muaj burg për veprën penale "Shpër-dorim detyre””, njofton policia.

Kultivonin si familje bimë narkotike, arrestohen nga policia

Policia e Skraparit ka arrestuar shtetasin M. M., 60 vjeç, pasi disa ditë më parë ishte kapur në flagrancë për kultivimin të lëndëve narkotike, së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tyre. Krye-familjari u arrestua, pasi ishte i shpallur në kërkim prej disa ditësh. “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi shërbimet e Policisë, më datë 22.07.2021, gjatë kontrollit në banesën e tij dhe në pyllin në afërsi të saj, kanë gjetur kubikë me fidanë të dyshuar kanabis sativa dhe dy krehra me fishekë. Për këtë rast, më datë 23.07.2021, janë arrestuar në flagrancë bash-këshortja e shtetasit M. M. dhe djali i tyre, shtetasi Q. M. (bashkëpunëtorë)”, njofton policia.

Kanosi një çift për motive të dobëta, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Kurbin, pasi për motive të dobëta ka qëlluar në ajër me qëllim kanosjen e një çifti. Policia ka se-kuestruar armën e zjarrit automatik me një krehër me 24 fishekë. “Punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e shteta-sit D. Gj., i cili për motive të dobëta ka kanosur shtetasit P. N. dhe V. N. (bashkëshortë), banues në Adriatik, Kurbin, duke gjuajtur në ajër me armë zjarri automatik, në afërsi të banesës së tyre. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin u ar-restua në flagrancë shtetasi D. Gj., 23 vjeç, banues në Lezhë”, ka deklaruar policia.

Prokuroria mbyll hetimet për gjyqtaren Enkeleida Hoxha, ja dy akuzat e ngritura nga SPAK

mbrëmjen e 10 majit të rinjtë ishin mbledhur së bashku dhe shtetasi M. D., teksa mbante një armë pistoletë në dorë, ka qëlluar aksidentalisht drejt Me-hmet Qemës, duke i marrë jetën. Disa orë pas krimit, autori u vetëdorëzua dhe për grupin hetimor ai u shpreh se nuk e dinte që arma kishte plumba.

GAZETA SOT E Mërkurë 28 Korrik 2021 15

“Gjatë operacionit, u konstatua nga agjentët e operacionales

një mjet tip “Mercedes Benz”. Dre-jtuesit të mjetit, përkatësisht shteta-si me iniciale A. G., i është kërkuar të ndalojë dhe të hapë derën. Ky i fundit nuk i është bindur urdhrit të policisë..

k r o n i k e www.sot.com.al

U kap me lëndë narkotike, lirohet nga qelia djali i vogël i Azem Hajdarit, ja detajet

Gjykata e Elbasanit ka vendosur t’i heqë masën e sigurisë “Arrest me burg”, djalit të ish-liderit të

dhjetorit, i cili ka po të njëjtin emër si i ati, Azem Hajdari. Ai është liruar nga qelia, pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Elbasanit, duke qenë se kjo e fundit i ka lënë vetëm masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”. Kujtojmë se para tre ditësh, djali i Azem Hajdarit u kap në flagrancë në makinën me të cilën udhëtonte, pasi gjatë një kontrolli ru-tinë të ushtruar nga Policia Rrugore, iu gjetën pesë doza me lëndën narkotike

cannabis sativa. Ngjarja ndodhi në aksin Elbasan-Metalurgji. Në mjetin tip “Audi” gjendeshin drejtuesi i automjetit, përkatësisht shtetasi me iniciale E. Gj., 21 vjeç, dy të rinj të tjerë dhe Azem Ha-jdari, 23 vjeç. Sipas njoftimit të dhënë nga policia, fillimisht grupi i të rinjve u shoqërua në komisariat, por më vonë atyre iu vendos masa e arrestit. Ata u akuzuan për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe Prokuroria e Elbasanit kishte vendo-sur që ta dërgonte për gjykim dosjen penale kundër djalit të Azem Hajdarit

dhe shokut të tij, shtetasit E. Gj., duke kërkuar që të liheshin në burg prej një afati një mujor. Kërkesa erdhi edhe sepse u mësua se Azem Hajdari ishte në vitin e fundit të studimeve në shkollë, por edhe nga fakti se prokuroria e këtij qyteti nuk ishte njohur akoma me rezultatet e akteve të ekspertim-it-biologjik. Por Gjykata e Elbasanit, siç u tha më sipër, e hodhi poshtë këtë kërkesë duke vendosur për 23-vjeçarin masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”. Ndërkohë, i vetmi person i cili u la i lirë ishte një shtetase 19-vjeçare me

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraPolicia është përplasur me një gazetar që ka filmuar operacionin

Desada SADIKU

Forcat operacionale kanë zhvilluar dje një aksioni antidrogë në zonën “Varri i Bamit”.

Operacioni ka ardhur si re-zultat i informacioneve të marra në rrugë operative se në këtë zonë kanë qarkul-luar disa persona, të cilët ishin shpërndarës të lëndëve narkotike me doza. Këta të fundit ishin të cilësuar si “të fortët e lagjes”. Gjatë operacionit, u konstatua nga agjentët e operacionales një mjet tip “Mercedes Benz”. Drejtuesit të mjetit, përkatë-sisht shtetasit me iniciale A. G., i është kërkuar të ndalojë dhe të hapë derën. Ky i fundit nuk i është bindur urdhrit të policisë dhe pak momente më vonë, makina është nisur me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e njërit prej efektivëve. Efektivët i janë vënë në nd-jekje të arratisurit dhe vetëm pas disa minutash, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i tij. Pas arrestimit, ky i fundit është shoqëruar në komisariat, së bashku me 3 persona të tjerë. Per-soni i pestë ka mundur të shpëtojë, duke u larguar mes rrugicave në zonën e "Varrit të Bamit", dhe nuk është arritur të identifikohet nga blutë. Gjatë vrapit në rrugica kishte me vete dy kuti picash, të cilat i la poshtë një autom-jeti dhe u zhduk. Në njërën prej tyre, policia gjeti dhe sekuestroi sasinë e lëndës narkotike të llojit kokainë. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materi-ale 1 kilogram e 128 gramë

lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe ka sekuestru-ar makinën e shtetasit A. G. “Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, mesditën e sotme zhvilloi një operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta. Gjatë oper-acionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar një automjet, për ta kontrolluar, por dre-jtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të hapur dyert e makinës dhe është larguar

me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë. Pas disa minuta ndjekjeje nga ana e Policisë, është bërë i mundur bllokimi i mjetit dhe ndalimi i drejtuesit të tij, i cili është i shoqëruar në ambi-entet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Nga ana e strukturave hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po shqyrtohen dhe analizohen veprimet e drejtuesit të mjetit dhe arsyeja e kundërshtimit të urdhrit të punonjësve të Policisë”, ka njoftuar policia.

Policia përplaset me gazetarin

Ndërkohë pas operacionit, pati një debat midis efek-tivëve dhe një gazetari, i cili po filmonte në afërsi. Bëhet fjalë për gazetarin Ergys Gjençaj, të cilit i është marrë me dhunë celulari nga dora dhe më pas, e kanë shtrirë përtokë. Për këtë ngjarje, ka reaguar Prokuroria e Tiranës, sipas së cilës ka nisur e po kryen hetimet në bashkëpunim me SHÇBA-në, për të verifikuar më tej incidentin e ndodhur midis gazetarit dhe efektivëve që kryen veprime të tilla. Për këta të fundit, do të kryhen hetime të tjera për të përcak-tuar ligjshmërinë e veprimeve të tyre. “Ndërkohë, nga ana e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është duke u verifikuar respektimi i pro-ceduarave gjatë ndërhyrjes në operacion, si dhe lidhur me incidentin e ndodhur me gazetarin e TV News 24, z. Er-gys Gjençaj”, njofton policia.

Arrestohet 34-vjeçari, plagosi një shtetas për motive të dobëta

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 34-vjeçar, i cili për motive të dobëta ka plagosur me thikë shtetasin A. K., 49 vjeç. Materialet hetimore të mbledhura i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elba-san, për veprime të mëtejshme. “Më datë 26.07.2021, Policia ka marrë njoftim se në lagjen “Emin Matrax-hiu”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. V., 34 vjeç, kishte plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin A. K., 49 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në përfundim të veprimeve, shtetasi G. V., 34 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë”, ka njoftuar policia.

Arrestohet 33-vjeçari, falsifikoi lejen e qëndrimit të një shtetasi

Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin me iniciale A. S., 33 vjeç, pasi sipas policisë, dyshohet se ai ka falsifikuar lejen e qëndrimit dhe pasaportën e një shtetasi. “Nga specialistët e Krimit Ekonomik dhe Fi-nanciar u bë ndalimi i shtetasit A. S., 33 vjeç, për veprat penale ”Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se ka falsifikuar lejen e qëndrimit dhe pasaportën e një shtetasi”, ka deklaruar më tej policia. Ndërkohë, materialet e mbledhura heti-more i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Gjendet i shtrirë pa shenja dhune, ndërron jetë rrugës 55-vjeçari

Një 55-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur nga policia, është gjetur i shtrirë rreth mesditës, në rrugën “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan. Ai u gjet pa shenja dhune dhe gjatë dërgimit në spital, ka ndërruar jetë. Policia dyshon se ka vdekur nga shkaqe naty-rore. “Më datë 27.07.2021, rreth orës 14:50, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, një shtetas ende i paidentifikuar (endacak) rreth 55 vjeç, është gjetur i shtrirë ne tokë pa shenja dhune i cili më pas ka ndërru-ar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan”, ka vënë në dijeni policia. Ndërkohë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Policia aksion antidrogë te “Varri i Bamit”, makina u ikën nga duart efektivëve, të rinjtë kapen më pas me 1.2 kg kokainë

banim në Lushnje, e cila ndodhej me të rinjtë në makinë. Duke u bazuar më tej në deklaratën e policisë, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dozat me lëndë narkotike, dy aparate celularë dhe automjeti përkatës.

GAZETA SOT16 E Mërkurë 28 Korrik 2021

s o c i a l e www.sot.com.al

Zbardhet marrëveshja me Anglinë, ja si do të bëhet transferimi i 1500 të burgosurve shqiptarë, Tirana zyrtare paguan faturënCilido qytetarë shqiptarë që ndodhet

në burgjet e Britanisë së Madhe, pritet ta kryejë dënimin në vendin tonë. Kjo pasi taksa-paguesit shqiptarë do të paguajnë koston e mbajtjes në burgjet shqiptare, të 1500 bashkëkombësve të tyre që priten të transferohet nga Anglia, në institucionet shqiptare të vuajtjes së dënimin, pas fir-mosjes së marrëveshjes këtë të hënë në Londër nga Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Gazeta e ka parë këtë marrëveshje

me 5 pika nga ku është rënë dakord që mes dy vendeve të nisë në vjeshtë, transferimi për shumë të burgosur shqiptarë nga burg-jet angleze për në ato shqiptare. Po ashtu sipas dokumentit, nuk do të ketë lirim të parakohshëm pas transferimit dhe se të burgosurit do të vuajnë të plotë dënimin e dhënë në Angli në burgjet shqiptare. Ndër-kohë, në pikën tre të marrëveshjes thuhet se të burgosurit të transferuar i ndalohet hyrja në Britaninë e Madhe, ndërsa thek-

sohet se Shqipëria do të paguajë koston e strehimit të të burgosurve të transferuar nga Britania e Madhe. Ndërsa në pikën e pestë të dokumentit bëhet me dije se pala britanike do të paguajë vetëm koston e sjelljes së tyre me avion. Mirëpo, në ter-ma ekonomikë nga kjo marrëveshje fiton Britania e Madhe, të cilës për të mbajtur 1500 të dënuarit shqiptarë në burgjet e saj çdo vit i duhet të shpenzojë mbi 78 milionë stërlina. Ndërkohë shtetit shqiptar

nëse të gjithë këta të burgosur do të trans-ferohen, çdo vit do t’i duhet të shpenzojë mbi 13 milionë euro, pasi kostoja vjetore e mbajtjes të një të burgosuri në Shqipëri është mbi 9.000 euro. Sipas statistikave të Ministrisë së Drejtësisë angleze, Shqipëria renditet e para ndër nacionalitetet e huaja me numrin më të madh të shtetasve të saj në burgjet e shtetit ishull të dënuar për vrasje, trafik kokaine apo edhe për ngritje të fermave të kanabisit.

Dyshime për afera me ndërtimin e shkollave të reja në Durrës, si u prishën godinat që nuk kishin dëmtime, hetime edhe nga BE

7 shkolla të prishura në mënyrë të dyshimtë

Rigels SELIMAN

Procesi i rindërtimit sidomos ai për institucionet arsimore në Shqipëri vishet me hije skandali. Edhe pse qeveria

trumbeton me të madhe se dy nga arritjet e saj më të mëdha gjatë dy viteve të fundit janë vaksinimi i pop-ullatës dhe përfundimi i procesit të rindërtimit, duket se për këtë të fun-dit ora ka ngecur në vend. Prej disa kohësh në vend po qarkullojnë zëra dhe madje janë hedhur dyshime për afera me ndërtimin e shkollave të reja në Durrës, për shkak se janë prishur godinat që nuk kishin dëm-time, veprime dhe vendime këto që kanë detyruar Bashkimin Europian që të nisë hetime.

Ja si u prishën godinat që nuk kishin dëmtime

Kështu, një raport paraprak i Kontrollit të Lartë të Shtetit i kon-sideron të pabaza akt-ekspertizat për prishjen e 7 objekteve arsimore në Durrës dhe rikonstruksionin e 4 të tjerave – pjesë e listës së miratuar nga Komiteti Shtetëror i Rindërtimit për t’u financuar nga programi “BE për Shkollat”. Pas tërmetit shkatër-rimtar të 26 nëntorit 2019, me qindra godina u shënjuan me kryqe të kuqe në qytetin e Durrësit, por gjimnazi “Naim Frashëri” ia doli të rihapte dyert për qindra nxënës. I ndodhur mes stadiumit “Niko Dovana” dhe spitalit rajonal të Durrësit, gjimnazi “Naim Frashëri” iu rikthye procesit mësimor më 9 dhjetor, pasi një grup i parë ekspertësh e vlerësoi atë si të padëmtuar në strukturë. Në dhjetor 2019, ekspertët shkuan sërish në godinën e shkollës dhe kontaktuan dëme të lehta të shkallës së dytë, por e klasifikuan atë “të gjelbër/të banueshme”. Mësimi u zhvillua nor-malisht deri në mars 2020, kur dyert e “Naim Frashërit” u mbyllën sërish si pasojë e pandemisë së shkaktu-ar nga COVID-19. Megjithatë, në mënyrë të papritur në fund të muajit prill, Bashkia e Durrësit i kërkoi Komitetit Shtetëror të Rindërtimit

Rama: Shkollat në Kamzë, do dalin më të bukura se

ato që rrënoi tërmetiRreth 9 mijë nxënës në

Kamëz do ta nisin vitin e ri shkollor në ambientet e shkol-lave të reja. Ndërsa inspektoi ditën e djeshme punimet në kan-tieret e rindërtimit të shkollave, kryeministri Edi Rama thotë se ato do të ndërtohen më të mira dhe më të bukura se ato që rrënoi tërmeti i 26 nëntorit. “Në kantieret e Rilindjes së Shkol-lave, Kopshteve e Çerdheve nga gërmadhat e tërmetit shkatër-rimtar, prej ku po dalin objekte arsimore pakrahasimisht më të mira dhe më të bukura se ato që rrënoi tërmeti”, deklaroi Rama. Janë rreth 11 kantiere ku po punohet për rindërtimin e shkollave në Kamëz, ndërsa kreu i kësaj bashkie, Rakip Suli u shpreh se objektet do të jenë gati në shtator.

Malaj: Shqipëria është zhytur në korrupsion dhe krizë ekonomike

Ish-ministri i Financave, Ar-ben Malaj ka sulmuar qeverinë “Rama”. Përmes një statusi në rrjetet sociale, zoti Malaj theksoi dje se Shqipëria është zhytur në korrupsion dhe krizë ekonomike për faj të social-istëve. “Fatkeqësisht për të gjithë shqiptarët, veç Ballave të kor-rupsionit dhe kapjes së shtetit, në vitet 2020-2021 në të gjitha raportet dhe indekset ndërkom-bëtare deklarohet dhe apelohet se demokracia, shteti ligjor, varfëria, pabarazia, financat publike janë përkeqësuar në Shqipëri. Këto gjetje dhe parala-jmërime përputhen me realitetin e hidhur shqiptar, me rritjen e korrupsionit dhe kapjes së shtet-it, varfërimin material shpirtëror të shqiptarëve”, shkruan Malaj.

që ta përfshinte godinën në planet e afërta për rindërtim. Gjimnazi “Naim Frashëri” është një nga 11 godinat arsimore të Bashkisë së Durrësit që Komiteti Shtetëror i Rindërtimit vendosi t’i bënte pjesë të fazës së dytë të programit “BE për Shkollat” –i financuar nga Bash-kimi Europian në kuadër të ndi-hmës financiare për rimëkëmbjen e Shqipërisë nga pasojat e tërmetit. Por një raport paraprak i Kontrollit të Lartë të Shtetit, të cilin BIRN e disponon, ngre pikëpyetje seri-oze nëse këto godina arsimore u dëmtuan vërtet nga tërmeti –ndërsa vlerëson se Bashkia e Durrësit dhe Instituti i Ndërtimit shkelën kuadrin ligjor gjatë procesit të vlerësimit të dëmeve.Rindërtimi, hetime edhe nga BE

Por KLSH akuzon gjithashtu Institutin e Ndërtimit se në kushtet e konfliktit të interesit, kreu edhe akt-ekspertizat e thelluara, edhe oponencën e tyre –duke sugjeruar

prishjen e 7 godinave dhe rikon-struksionin e 4 të tjerave, pa kryer më parë një vlerësim të kostove për ndërhyrjet. I pyetur rreth konkluzi-oneve të Kontrollit të Lartë i Shtetit, Delegacioni i Bashkimit Europian u përgjigj se nuk ishte njohur ende me to, por shpresonte të merrte

draftin përfundimtar, të cilin tha se “do ta analizojmë me kujdes”. Delegacioni i BE-së shtoi gjithashtu se programi “BE për Shkollat” varet nga vlerësimi i dëmeve që kryen qeveria e Shqipërisë, ndërsa vendi-met merren nga Komiteti Shtetëror për Rindërtimin.

Tërmeti i dy viteve më parë që goditi Shqipërinë e Mesme u mori jetën 51 personave dhe plagosi qindra të tjerë. Vala shkatërrimtare e goditjes u ndje në mënyrë të veçantë në Durrës, Tiranë, Lezhë dhe Kurbin, ku qindra ndërtesa u dëmtuan dhe u shpallën të pabanueshme. Mes mijëra ndër-tesave të dëmtuara, 143 ishin shkolla, kopshte, çerdhe dhe konvikte. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka

audituar procedurat e vlerësimit të dëmeve vetëm për 11 objektet arsimore të kësaj liste, që i përka-sin Bashkisë së Durrësit. Sipas KLSH-së, kuadri ligjor është shkelur më pas edhe nga Instituti i Ndërtimit, i cili kreu edhe akt-ekspertimet e thell-uara, edhe oponencën e tyre. Audituesit vlerësojnë se Instituti i Ndërtimit u vendos “në kushte të hapura të konfliktit të interesit”.

NDËRTIMI I SHKOLLAVE, KLSH: VENDIME “TË PABAZA”

Prishja e disa shkollave të dëmtuara nga tërmeti dhe vendi-met e diskutueshme për mbylljen e 3 gjimnazeve dhe dy shkollave të tjera –pjesë e listës së programit “BE për Shkollat” – e kanë vështirësuar së tepërmi zhvillimin e procesit mësimor në qytetin e Durrësit. Situata u rëndua edhe më tej si

pasojë e pandemisë së COVID-19, ku nxënësit u ndanë edhe me turne. Prej mesit të shtatorit, gjimnazistët e shkollës “Naim Frashëri” u zh-vendosën në mjediset e shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri” në zonën e plazhit. Sipas nxënësve dhe mësuesve, procesi mësimor zgjaste deri në orën 20:00 të mbrëmjes.

PRISHJA E SHKOLLAVE, NXËNËSIT VUAJNË PASOJAT

I pyetur rreth konkluzion-eve të Kontrollit të Lartë

i Shtetit, Delegacioni i Bashkimit Europian u përgjigj se nuk ishte njohur ende me to, por shpresonte të merrte

draftin përfundimtar, të cilin tha se “do ta ana-lizojmë me kujdes”...

GAZETA SOT E Mërkurë 28 Korrik 2021 17

www.sot.com.alk o m e n t e & a n a l i z e

Deri në shtator ajo duhet edhe të qartësohet vetë, por të qartësojë edhe mil-itantët për “unitetin dhe

luftën e të kundërtave” kur teksa deklaron se nuk i

njeh këto zgjedhje premton se në Parlament do të jetë

prezente. Me këtë prezencë është edhe një problem

enigmatik edhe më i madh: do të jetë aty babai politik i kësaj partie, Sali Berisha...

Shtatori, shtatori…lutemi që të mos na dalë dhe ky shtator “shterpë”

Nga Vangjel SAKO

Në fjalimet e kamufluara të politi-kanëve të sotëm shqiptarë, koha e realizimeve të mëdha mbetet gjithmonë ajo e së ardhmes. Edhe

kur janë në një llogaridhënie të pastër, ata pak sekonda i kushtojnë asaj sepse nuk janë realizuar premtimet e bëra më parë (dhe ato në çdo kohë llogaridhënie janë aq të mëdha dhe të shumta) dhe përmes lojës së fjalës, nuk i kursejnë premtimet për arritjet e mëdha që do arrijnë në ditët që do të vijnë. Nëse kjo edhe u lejohet në kohë fushate elektorale që në të vërtetë duhet të quhet “fushata e korrje – shirjeve të gënjeshtrave”, atyre nuk u skuqet faqja që këtë ta bëjnë praktikë gjithëvjetore. Në unison me politikanët janë bërë tashmë edhe drejtuesit e institucioneve shtetërore dhe atyre të pavarura, sidomos ata të drejtësisë së re, që nuk u lejohet dhe nuk e kanë hapësirën e gënjeshtrës sa të parët. Por ndërsa politikanët ia kanë marrë dorën këtij populli që nuk po vë ende mend dhe voton qorrazi pa e kuptuar se peshën e asaj vote do ta mbajë ai vetë mbi kurriz për 4 vjet, këta drejtues institucionesh e kanë të limituar mundësinë e të gënjyerit sepse puna e tyre është shumë e lehtë për t’u pe-shuar. Të gjithë këta të grupuar në shoqatën e pashpallur të “gënjeshtarëve specialistë” vazhdojnë edhe këtë muaj dhe sipas të gjitha gjasave e padyshim edhe atë pasardhës të na bombardojnë me shpresën se “në shtator do të bëhet nami”. Mazhoranca ka premtu-ar se në shtator do të bëjë katarsis dhe do të dëbojë nga postet drejtuese të gjithë ata të korruptuar dhe ata që nuk ecin dot me ritmin që kërkon koha dhe kryeministri. Të gjithë ata që kanë “turpëruar” ndërgjegjen rilindase të socialistëve nuk do të jenë më pjesë e saj. Nëpër korridoret e dukshme dhe të padukshme të politikës ndërrohen emrat e ministrave që ikin dhe të atyre që do të vijnë dhe që nuk japin ndonjë shpresë të madhe për ndryshim. Në listën e këtyre të fundit duket do të jetë plotësisht e justifikueshme edhe Vlora Çitaku si përfaqësuese e politikës kosovare, por dhe Lefter Koka e Nasip Naço, të shpërblyer për tradhtinë që i bënë Ilir Metës dhe dezertimit nga partia e tij, ndonëse që të dy kanë mbi shpinë jo pak akuza për korrupsion dhe rokadën politike e kanë bërë pjesë të aktivizimit politik teksa ishin social-

istë, u bën më pas LSI-stë e tashmë u kthyen në bazë. Mesa duket edhe mazhoranca nuk do të mundet dot të dalë nga praktika e viteve të fundit me premtime të bujshme dhe real-izime praktike që nuk kënaqin askënd. Nga ana e saj, opozita ka një barrë problemesh për të zgjidhur që ka premtuar se do ta bëjë në shtator. Përveç duelit që duhet të fitojë me kundërshtarin politik PS, lidhur me atë që ajo e quan masakra zgjedhore, i duhet të shuajë edhe zjarret opozitare brenda shtëpisë së vet që mesa duket kësaj radhe nuk janë fallco. Deri në shtator ajo duhet edhe të qartësohet vetë, por të qartësojë edhe militantët për “unitetin dhe luftën e të kundërtave” kur teksa deklaron se nuk i njeh këto zgjedhje premton se në Parlament do të jetë prezente. Me këtë prezencë është edhe një problem enigmatik edhe më i madh: do të jetë aty babai politik i kësaj partie, Sali Berisha apo organet drejtuese do të marrin një vendim të kundërt. Këtu dueli nuk është me kundërshtarin e përhershëm politik PS, por me ambasadën amerikane që përkundër deklarimit të vendosur të Saliut se “mezi po pres të vijë shtatori për të qenë në Parlament” kërkon të zbatohen të njëjtat kritere që u zbatuan në rastin Tom Doshi. Në pamjen e parë duket si një përleshje që do të mbyllet në barazim, por në të vërtetë mund të rezultojë edhe me pasoja të vetë ekzistencës së kësaj partie sepse vendosmëria amerikane duket e patundur dhe nuk është çudi që vetë partia, nëse vazhdon të këmbëngulë në dëshirën e Saliut, të futet në “listën e zezë amerikane”. Dihen tashmë pasojat e një vendimi të tillë. Për në shtator kanë premtuar edhe organet e reja të drejtësisë për të bërë bumin e madh që po pritet me kërshëri nga qytetarët shqiptarë, por edhe prej atyre që kanë investuar jo pak për këto organe. Pasi bën “nxehjen”këtë muaj me arrestimet e një kryetari bashkie dhe të një kopeje të korruptuarish në një prokurim publik në Ministrinë e Brendshme, priten në shtator të futen në kudhrën e prokurorisë “pe-shqit e mëdhenj”. Në të dy krahët e politikës. Këta janë të shumtë dhe është e pamundur

që t’u vësh prangat të gjithëve, por të paktën të nisë me përfaqësuesit më tipikë të tyre. Megjithëse, me sa duken “bathët e priftit” re-alizimi nuk do të jetë befasues. Ka ca detaje të së përditshmes që nuk të bëjnë optimist. Plogështia dhe mosveprimi që ka qenë muz-ika e prokurorisë në këta 30 vjet vazhdon ende. Ka ditë që opinioni është njohur me faktin se këngëtarja e famshme Eli Fara dhe e bija kanë përfituar padrejtësisht rreth 100 milionë lekë nga ministri i dyfishtë Fatmir Mediu që mbart mbi vete edhe akuzën për Gërdecin, për rroga të pozicioneve të punës fallco, por edhe të shëtitjeve për qejf nëpër botë dhe nuk ka asnjë veprim praktik për këtë akuzë, që duhet të besohet se mbështetet mbi dokumenta të vërtetuara tashmë. Përse hesht apo përse duhet të presë shtatorin prokuroria për të bërë akuzat zyrtare apo edhe të mohojë ato që gëlojnë nëpër media? Nuk paska kjo prokurori një prokuror që

vetëm për një orë, duke kontrolluar listë-pag-esat e ministrive ku janë bërë pagesat fiktive mund të vërtetojë apo të bëjë të kundërtën me akuzat publike që janë bërë? Nuk është kjo, por duket se sistemi i mosndëshkimit do të vazhdojë ende dhe ne pak duhet të besojmë tek shtatori që vjen. Ne të mos e humbim shpresën se në shtator, politika shqiptare të bëjë të mundur “kalimin e ylberit” që sipas mitologjisë realizon ndërrimin e gjinisë njerë-zore dhe në rastin konkret të bëjë të mundur ndryshimin rrënjësor të mendësisë politike të deritanishme dhe që nga shtatori politika shqiptare të paraqitet me një portret më europian dhe më të besueshëm. Megjithëse pak shpresë jepet. Kjo sepse kemi përjetuar premtime të bujshme dhe nuk kemi marrë realizime të pritshme. Sa shtatorë kanë dalë “shterpë” në politikën shqiptare? Ju kujtohet Adriatik Llalla, Kryeprokurori i plepave dhe sivëllezërit e tij? Në janar na premtonin se në shkurt do kapnin “peshkun e madh”, pastaj në shkurt na siguronin se kjo do ndodhte në mars… Në nëntor për dhjetorin dhe gjithë viti shkonte me premtime të kota derisa vetë Llalla u bë një “peshk i madh”. Duke qënë se kësaj radhe drejtimin dhe komandimin e kanë marrë ambasada amerikane dhe delegacioni i BE, duhet të jemi besimplotë, por ndërkohë duhet të na dhembë fakti se përse duhet të tjerët që të na shërojnë plagët tona. Është e vërtetë se ata nuk i njohin më mirë se ne ato, por ata kanë iniciativën dhe guximin që të gjejnë melhemin e duhur dhe përkundër ruajtjes së një individi, qoftë ky më i zgjuari nga të gjithë ne, duan të ruajnë prestigjin e shtetit që është mbi të gjithë. Në politikën shqiptare të këtyre viteve kokat drejtuese kanë parë më shumë interesin e shtëpisë dhe familjarëve të tyre se sa atë të familjes së madhe, Shqipërisë. Tani le të marrin reston. Ne të shpresojmë në një shtator të rilindur, në një shtator që do t’i vërë pikat mbi “I” në shumë drejtime dhe të arrijmë më së fundi të ecim me hapin e shteteve moderne të Europës ose të paktën të atyre që i kemi përreth.

Nga Fatos ÇOÇOLI

Pavarësisht nga nd-jesia publike, ose nga denoncimet dhe artikujt në me-

dia, nuk është aq e lehtë të kapësh të korruptuarit dhe të përfolurit e mëdhenj, sidomos ata që në politikë kanë qenë aktivë, ose ende janë. Ata kanë vepruar në kryerjen e abuz-imeve të tyre, në shumicën e rasteve, duke mos firmosur vetë, për të mos lënë gjurmë. Në shitjet, blerjet shtetërore dhe tenderat e mëdhenj të manipuluar, kanë futur të tjerë të nxjerrin për ta gështenjat e pjekura. E kanë arritur këtë, duke ushtruar influencë të paligjshme, duke porositur mashat e tyre, madje edhe ministra apo drejtorë drejtorish dhe institucionesh qendrore, për t’u hakmarrë ndaj nëpunësve të paktë të shtetit, të cilët nuk u bëheshin urë. Duke vendosur një klimë frike në administratën shtetërore, për humbjen e vendit të punës,

Vështirësia e kapjes së “peshqve të mëdhenj” nëse nuk i bindeshe vullnetit “epror”. Dhe nëse e kërkoje në rrugë gjyqësore të drejtën tënde të shkelur, ta harroje se do të gjendej një gjykatës në Republikë, që të kishte ndershmëri dhe kurajo mjaftueshëm, për t’i dhënë të drejtë nëpunësit të larguar apo pushuar padrejtësisht nga puna, duke dënuar strukturën shtetërore që e kishte flakur, ose padrinon e madh politikan, që fshihej prapa strukturës. Këta “peshq të mëdhenj” e kanë bërë shumë të vështirë kapjen e tyre edhe duke zhdukur provat dhe manipuluar dosjet e zullumeve të tyre. Në administratën tonë publike është shumë vështirë të gjesh një vijimësi dokumentash dhe gjurmësh për punët e bëra, sa herë lar-gohet një ministër apo drejtor, qoftë edhe i së njëjtës parti politike në pushtet. Dosjet e qindra e qindra tenderave edhe atyre më të përfolur, ngjajnë të kopsitura për merak. Edhe regjistrimet elektronike të viteve të fundit nuk kanë arritur ta risjellin kujtesën shtetërore për punët (apo mos-punët) e bëra në nivelin e së vërtetës. Ja përse SPAK-ut dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila

sa ka filluar nga puna, u duhet kohë të mbledhin provat. Mund të kalojë edhe një vit ose dy dhe duhet të tregohemi të duruar. Ja përse ndihma e institucioneve si Inspek-torati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Parandalimit të Konfliktit të Interesit, si dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, në këtë fazë të punës së SPAK dhe BKH, është me shumë vlerë. Qoftë dhe duke u kaluar indiciet (gjurmët) për aktet abuzive ose korruptive që kanë sjellë pasurimin e paligjshëm të zyrtarëve të lartë, ose dëme të konsiderueshme ekonomike në Buxhetin e Shtetit. Artikujt në shtyp, dokumentarët dhe denoncimet në mediat televizive, sado të na bindin ne si qytetarë për zullumet dhe kush i ka kryer ato, nuk përbëjnë prova. Dëshmitë e dëshmitarëve të betuar përpara drejtësisë dhe shkresat e gjetura me firmat përkatëse, përbëjnë prova. Ja përse nuk është aspak e lehtë të shtrish rrjetën dhe të kapësh “peshqit e mëdhenj”. Vetë drejtësia amerikane 8 dekada më parë, arriti të fuste në burg mafiozin më të madh të historisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës,

Al Kapone, duke gjetur prova vetëm për shmangiet e tij ndaj pagimit të taksave fed-erale (evazion fiskal). Pavarësisht qindra rasteve të vrasjeve të urdhëruara prej tij, që publiku i dinte mirë dhe shtypi amerikan i kishte trajtuar, apo mijëra kërcënimeve, rrëmbimeve të personave, shantazheve dhe mitmarrjeve të dirigjuara nga ai. Kumbarët e reformës në drejtësi, aleatët tanë SHBA-të dhe Bashkimi Europian, por sidomos të parët, përmes mesazheve në publik të am-basadores së tyre, na këshillojnë t’u lëmë kohë të punojnë SPAK dhe BKH. Kemi pritur 30 vjet. Mund të presim edhe disa muaj. Madje edhe një vit a dy. Drejtësia e vërtetë mund të vonojë, por do të triumfojë, sa të kemi me vete aleatët tanë të mëdhenj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe ata do t’i kemi pranë nesh gjithmonë! Duhet të jemi të bindur dhe të qetë për këtë. Padurimi ynë vetëm sa ushtron presion të panevojshëm mbi SPAK dhe BKH. Ata e dinë punën e tyre. Puna jonë si qytetarë dhe opinion publik është t’i mbështesim me sa mundemi.

GAZETA SOT18 E Mërkurë 28 Korrik 2021

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Nga Besi BEKTESHI

Ishte i qetë Basha në kon-ferencën për shtyp mbas raportit të OSBE-ODIHR. E kishte marrë veten mbas

fitores spektakolare në partinë e tij. Biles ishte i qetë dhe pse Korça demokratike kishte dhënë dorëheqjen e saj si kryesi e partisë, me “akuzën e bërë drejt pikërisht Bashës si arrogant”. Pra Basha ishte i qetë. Ai tha shumë elementë që ishin konstatuar si shkatërruese të zgjedhjeve dhe që raporti i kishte evidentuar. Kështu tha Basha. Por ai u fokusua sidomos te pika numër 2 rekomandime e raportit, të cilën e quajti të “pandodhur” në 30-të vite të demokra-cisë shqiptare. Pra ai tha: Pjesa dërrmuese e shqiptarëve e dinë se 25 prilli nuk kishte asnjë lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira. Raporti konfirmon se 25 prilli ishte një masakër zgjedhore, këtë e kemi thënë prej ditës së parë. Këtë tashmë e di e gjithë bota demokratike sepse ky raport është vula e turpit mbi vjedhjen më të madhe në historinë e pluralizmit. Blerje masive të votave, e kemi thënë ne e konstaton edhe raporti, shkrirja në një e partisë me pushtetin, e kemi thënë ne e konstaton edhe raporti, keqpër-dorimi i aseteve publike, abuzimi me pushtetin, rritje fiktive e punësimeve në administratë për qëllime elektorale, e kemi thënë ne e konstaton edhe raporti, përdorimi i fondeve të rindërtimit, legalizime në këmbim të votës, vjedhja e të dhënave private dhe ngritja e sistemit kriminal

Ambiguiteti fajtor i batutës “nuk pranoj legjitimitet”, por do jem në Kuvend!

të patronazhistëve, e kemi thënë ne e konstaton edhe raporti e vijon thellohet kjo dramë siç ishte rasti i patronazhistit trafikantë droge. Ndryshimi i fletës së votimit që solli një numër rekord votash të pavlefshme. Po pra po kështu tha Basha dhe në fakt ai “mirë e ka”, por duhet të kuptojë se anglisht dinë shumë në Shqipëri dhe e lexojnë edhe vetë raportin. Gjithsesi Basha nxori reko-mandimin numër dy të raportit që në anglisht ishte ky: The state should guarantee the right to a free and secret choice. Any form of pressure to disclose whether and how people voted should be prevented. Ose në shqip kështu: Shteti duhet të garantojë të drejtën për zgjedhje të lira dhe të fshehta. Çdo formë presioni për tu zbuluar se si njerëzit kanë votuar duhet të parandalohen. Kjo ishte ajo që Basha kishte parësore në atë raport. Tani unë po e besoj Bashën. Dua ta besoj dhe të them se PS dhe Rama kanë vjedhur zgjedhjet dhe i kanë fituar ato me masakrën që Basha premtoi të mos ndodhte dhe që e lejoi sërish të ndodhte. Por unë dhe jo vetëm unë, por të gjithë që lexojnë anglisht (mbase dhe përkthejnë me google translate) nuk kemi hasur një pikë të vetme ku raporti i OSBE-ODIHR thotë në mënyrë eksplicite “fajin dhe krimin zgjedhor” si në vitin 1996 kur Berisha organizoi zgjedhjet e hurit dhe drurit, por Basha nuk i mban mend se ishte në Holandë. Nuk ka në raport dhe pse pika dy është “shteti duhet të garantojë të drejtën për një zgjedhje të lirë dhe të fshehtë dhe çdo formë pre-sioni për t’u zbuluar dhe si njerëzit kanë votuar duhet të parandalohen” të thotë se – këto zgjedhje janë të papranueshme. Po pra, nuk ka një vend, një rresht të vetëm ku OSBE-ODIHR që citon

Basha të thotë se – këto zgjedhjet janë masakër zgjedhore dhe si pasojë nuk njihen si të drejta dhe legjitime. Tani Basha mund të thotë si të dojë, por raporti nuk e thotë këtë gjë që thotë Basha. Po pra, që thotë Basha dhe “kam qejf unë të thotë raporti kundër Ramës”. Dakord. Nuk thotë se “nuk janë zgjedhje legjitime” dhe ti mbushet mendja Bashës se kur nuk thotë kështu ai raport dhe “bota demokratike” nuk i di zgjedhjet për masakër dhe jo legjitime që kërkon Basha të be-sojmë. Hëëë po po “ato masakër kanë qënë”, por raporti nuk e thotë. Sepse përndryshe do të ishte e qartë me fjalë në anglisht dhe nëpër të gjitha kancelaritë europiane dhe deri në Bruksel. E po të ishte kështu, ata sipër nuk do t’ia mbanin ison piktorit, por do t’i thoshin: O trim, por ti paske masakruar zgjedhjet e 2021 dhe jo se e thotë ai miku yt i opozitës Basha, por se e thotë OSBE ODIHR-ri. Apo Brukselin dhe Europën e ka blerë Rama dhe... Qetësia e Bashës me mos përgjigjet për Korçën dhe sidomos me rastin e pyetjes për Berishën, që nuk jepte dorëheqje si Doshi, kishte të bënte me “ambiguitetin fajtor” që ai ka, kur thotë “nuk pranoj zgjedhje ilegjitime dhe masakrën zgjedhore” dhe pastaj thotë se futem në Parlament, duke njohur zyrtarisht atë. Po pra, sepse duhet të betohesh. Ky është dhe problemi i madh dhe i vetëm i Bashës. Sa do “paburrni” që ka politika, ajo nuk është kaq ambigue sa të thotë “nuk njoh legjitimitet” dhe pastaj e “legjitimon” masakrën, kur hyn në Kuvend. Këtë ambiguitet jo burrnor dhe për mua fajtor, e ka vetëm Lulzim Basha. “Burrat e politikës” në këto raste kanë vetëm dy veprime. E para, kur thonë “nuk njohim legjitimitet zgjedhjesh” as që kanë punë në atë

vend të paligjshëm, sepse nuk duan jolegjitim-itetin ta bëjnë legjitim. E dyta, deklarojnë: ne njohim legjitimitetin e zgjedhjeve megjithëse kanë probleme dhe si pasojë njohim legjitim Kuvendin që del nga këto zgjedhje. Kurse Basha që nuk ka kurrfarë burrnie politike, nuk deklaron as njërën as tjetrën. Ai nuk thotë as po as jo. Ai nuk do të thotë se ka fituar Rama dhe nuk do të thotë se ka humbur ai vetë. Por as ky nuk është problemi. Problemi është se Basha nuk do të tregojë të vërtetën. Të vërtetën e madhe që fsheh ai dhe Rama. E që nuk është “bashkëpunimi që nis më 17 maj”. Jo jo, por “urdhri” që kanë marrë të dy njëkohësisht. Po pra nga ai fondacioni apo njeriu që Berisha akuzon si “nënën e të gjitha të këqijave” dhe që dikur “Kop-in” dhe Bashën i merrte prej tij. Fondacioni apo njeriu që ka pronë të tijën të gjithë klasën politike shqiptare dhe median pothuaj, me përjashtim që disa testatave që nuk duan të bëhen pronë e tij. Ai fondacion, ai njeri, i biri i tij që del në foto me Ramën, i ka besuar pikërisht Ramës rolin e maxhorancës dhe Bashës rolin e opozitës. Hahaha, e çfarë rëndësie ka nëse ua ka besuar apo se kështu e kanë zgjed-hur ata vetë. Rëndësi ka që të dy janë të “betuar” që të bëjnë pozitën dhe opozitën në Shqipëri dhe që praktikisht Shqipëria mbetet me pluralizëm të cunguar, me demokraci të shpifur dhe me pushtet të ngritur si sfinks mbi kokat e shqiptarëve dhe opozitë që qëndron si tatuazh në lëkurën e tyre. Ja këtë nuk tregon Basha dhe për këtë është fajtor njësoj si Rama, në mos më shumë se ai. Ti shërbesh pushtetit në ambiguitet fajtor, do të thotë të shpërdorosh shpresat e shqiptarëve. E ky është moment tragjik për ta. Tragjik dhe për PD.

Edhe njëherë për Ahmet ZogunNga Uk SINANI*

Për Ahmet Zogun është shkruar, folur e stërfolur. Por nëse ka pasur disa të mira, të gjitha këto i ka fshirë, shumëzuar me zero me kriminalitetin,

tradhtinë e hajninë e vet. Për t'u vënë në krye të vendit shkoi në Jugosllavi si agjent i serbëve, kërkoi ndihmën e dorën e tyre, duke u premtu-ar territore dhe daljen e lirë në Adriatik. Nga andej me shumë forca vrangeliste e artileri jugosllave vazhdoi me luftë drejt Tiranës për të rrëzuar me forcën e armëve qeverinë legjitime të Nolit, duke e përmbysur atë dhe me duar të përgjakura u vu në krye të vendit. Zogu për-dori ryshfetin për të shtënë në dorë shtetin. U vetëshpall mbret i 800.000 banorëve pa pyetur shqiptarët. Krimet dhe turpi tij sa vinin e thel-loheshin në vazhdimësi. Për nderin që i bënë serbët bëri kurban një pjesë të truallit shqiptar, Vermoshin dhe Shën Naumin. Zogu ka qenë një diktator vrasës. Me tu vendosur në krye të shtetit eliminoi një nga një kundërshtarët e tij. Ai vrau ajkën e shqiptarizmit. Të parët që eliminoi ishin krahu i Kosovës. Ai është vrasës i drejtpërdrejtë i Hasan Prishtinës, Avni Rustemit, Bajram Currit, Luigj Gurakuqit, Riza Cerovës dhe i shumë luftëtarëve e patriotëve të tjerë shqiptarë. Për 15 vjet nuk bëri asgjë për popullin, vetëm një urë mbi lumin e Matit edhe atë me borxhe italiane, por punoi për pasurimin e familjes e lavdinë e zezë të tij, duke siguruar në mënyrë të pamerituar e të pandërgjegjshme pasuri monetare e vila luksoze dhe i caktoi vetes një rrogë marramendëse prej 500.000 franga ari në vit. Ai mbolli vetëm injorancë. 90% e popullsisë ishin analfabetë. Kudo sun-donte pisha e kandili. Malaria bënte kërdinë në popull. Nuk zgjidhi krizën e bukës. Burimet financiare monetare shteronin çdo ditë. Pra populli mbeti në gjendje të mjerueshme ekono-mike dhe me një mënyrë jetese të vajtueshme. Ahmet Zogu ka qenë Kryeministër, President dhe Mbret, por ai me politikën kapitulluese i

hapi rrugë pushtimit të vendit, e nxori atdheun në ankand. Përgatiti 7 prillin 1939. Të gjithë shqiptarët e dinë veprimtarinë tradhëtare të tij. Mbreti shkeli me të dyja këmbët premtimin, statusin dhe betimin. Ai nuk mbathi opingat për të dalë malit për t'u prirë antifashistëve në luftë kundër pushtuesve të vendit, por bëri të kundërtën. Nuk zbrazi asnjë pushkë. Vodhi edhe thesarin në Bankën e Shtetit, pasurinë kombëtare me rreth 2 kv ari dhe me shpurën e tij ia mbathi për në Greqi. Në Shqipëri ziente lufta, kurse ai në Greqi prenotonte dhoma në hotelet luksoze për 115 veta të eskortës së tij, bile lëvizte sa andej këndej me 9 apo 10 kas-aforta të rënda, ku në ato kishte edhe shufra ari. Pra ai vrau shpirtin e trazuar e të ndezur të atdhetarizmit dhe kreu aktin më banalistik duke i kthyer kurrizin popullit të vet në ditët më të vështira. E la atë në varfëri të plotë e të zhytur në borxhe. Populli ynë me pushtimin e vendit nga fashizmi italian humbi lirinë e pavarësinë. Ai shtypej, shfrytëzohej, burgosej, vritej dhe i merrej nëpër këmbë nderi e dinjiteti, pra u përdhos. Ahmet Zogu ka kryer dhe tradh-ti të lartë kombëtare. Kështu: në gusht 1924 me kryeministrin serb Pashiq të Jugosllavisë ka nënshkruar një marrëveshje, që është një akt i tradhtisë së lartë ndaj atdheut e popullit shqiptar. As elita e politika e kohës nuk e mësu-an kurrë përmbajtjen e saj, pasi ajo u mbajt tepër sekret. Në marrëveshje u përcaktuan 13 pika me kushte skllavëruese, të cilat gjenden vetëm në arkivin e shtetit. Fondi Nr. 253, dosja 105, fletë 2.45, viti 1924, si dhe në librin "Al-bania" (1924 - 1927) të P.Postorellit, botuar në vitin 1967 në Francë, faqe 221. Gjithashtu Zogu, për interesa të qëndrimit të gjatë në atë fron të pamerituar dhe të uzurpuar padrejtësisht ka qenë i gatshëm t'ua dhuronte apo shiste edhe Korçën e Gjirokastrën Greqisë, mjaftonte të siguronte prej saj miqësi e mbështetje - (interv-istë e dhënë gazetarit grek Kostas Maris). Ah-met Zogu kur ishte në detyrë mbante një grup "cubash" trima me vete në Tiranë. Gjithashtu ai

kishte dhe forca të posaçme mercenarësh në formë bandash të arratisurish që hidheshin në veprime luftarake vetëm me urdhër të tij. Këto forca i pati dislokuar në rrethet e Krujës, Matit e Dibrës. Zogu nëpërmjet Llesh Topallajt pati likujduar disa kundërshtarë të tij, vrau edhe dy turistë amerikanë, Georg de Sang dhe Robert Lexis Coleimon më 6 prill 1924 në Mamurras, të cilët udhëtonin për Shkodër. Për këtë, më parë kishte përgatitur planin si duhet kryer e mbuluar vrasja, duke paguar nga 20 napolona çdo pjesëtar të pritës. Gjithashtu ai për të patur mbështetjen e forcave të armatosura dhe për t'i bërë drejtuesit për vete, u jepte grada të pamerituara elementëve që i shërbenin me zell atij. Kur plasi lëvizja e Dukagjinit, Ahmet Zogu dërgoi Muharrem Bajraktarin me 10.000 forca zogiste të bandave të Dibrës, Matit e Lumës në Shalë e Shosh, Nikaj e Mërtur. Ata s'lanë gjë pa bërë. Dogjën shtëpi, grabitën pasuri, pushkatuan burra, burgosën robni, rrahën e dhunuan me nder e erz, shkatërruan vathët, therën bagëti, bletëve u fusnin flakën e barutit në derë të zgjojeve. Piqnin petulla, hapnin qypat dhe i shoqëronin me mjaltë dhe më në fund mjaltin e përzienin me ushqime të kripura. Sa fuçi vere, rakie, sa gjalpë, sa kova me djathë, dhallë apo qumësht shkuan ato ditë në djall. Për tre javë popullit iu desh t'i duronte dhe t'i mbante me të ngrënë e me të pirë me çfarë t'ua donte shpirti e qejfi. (Hylli i Dritës, Nr. 13, 1941). Me përkrahjen e imperializmit anglez njerëzit e Zogut në Shqipëri krijuan organiza-tën tradhtare "Legaliteti" më 20 nëntor 1943, e cila bashkëpunoi ngushtë me nazifashistët kundër LANÇ. Ahmet Zogu pas arratisjes në Greqi u vendos në Egjipt. Por nga aty u dëbua, ndaj shkoi në Francë. Edhe aty bashkëpunoi sa mundi me armiqtë e jashtëm e të brendshëm të Shqipërisë dhe mori pjesë direkt në organ-izimin e bandave kriminale e diversioniste për të përmbysur pushtetin popullor, por asnjëherë nuk ia arriti qëllimit. Ahmet Zogu me tradhti e nisi e me tradhti e bitisi. Nga jashtë erdhi, jashtë

u arratis e jashtë vdiq. Kështu ka ndodhur me të gjithë kriminelët e tradhtarët që ia kanë pasur me hile popullit e atdheut tonë, si: Ahmet Zogu, Mithat Frashëri e Muharrem Bajraktari, të cilët janë varrosur në dhè të huaj.

Gjatë këtyre 30 vjetëve pluralizëm është hedhur vetëm baltë mbi të kaluarën. Tani duan të falsifikojnë edhe historinë. Prandaj pinjollët e tyre shkruajnë libra dhe gazeta me sajesa e të pavërteta, japin intervista e bëjnë vlerësime të pamerituara dhe për çudi berishianët Ahmet Zogut i ngrejnë përmendore! Si mundet t'i ngrihet shtatore atij që ka lyer duart me gjak, atij që ka tradhtuar popullin, atdheun e kombin e vet, atij që ka vjedhur pasurinë kombëtare dhe gjatë gjithë jetës në arrati punoi kundër vendit të tij? Kjo ka emrin vetëm çmenduri. Ai nuk meriton shtatore. Çdo simbol që nuk ka vlerë historike dhe që nuk frymëzon askënd, është i kotë dhe pa vlerë. Ai meriton vetëm një simbol që përjetëson: krimet, tradhtinë, hajninë e tij dhe si figura më e urryer e gjakatare e popullit shqiptar. Organizata e Veteranëve, e Invalidëve, ajo e Familjeve të Dëshmorëve dhe Bazat e Luftës, duke qenë brezi i sakrificave më të mëdha, sepse ato kishin si objektiv çlirimin, ndërtimin e rindërtimin e vendit, objektiv që e bëri realitet vetëm LANÇ nën udhëheqjen e PKSH, janë të shqetësuar nga këto zhvillime të mbrapshta të kësaj kohe dhe duan të venë pikën mbi "i". Historia është shkruar kur kanë ndodhur ngjarjet, pra në kohën dhe momentin e duhur. Është përjetësuar në vargje e vulosur me gjakun e kuq të 28.000 dëshmorëve e topi se luan. Ajo nuk ka nevojë të rishkruhet. Mund të përmirësohet vetëm mbi bazën e fakteve të reja të dala nga dokumentat arkivore, brenda e jashtë atdheut dhe çdo veprim që mund të ndërmerret pa pjesëmarrjen e Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve, të Invalidëve të Luftës, të Komitetit Kombëtar dhe të Bazave të LANÇ s'ka asnjë vlerë. Historia është shkruar e dokumentuar vetëm mbi bazën e të vërtetave e fakteve historike e jo me sajesa apo sipas interesave e orekseve të njërit apo tjetrit, dhe nuk duhet ndryshuar sa herë ndërrohen qe-veritë apo partitë në pushtet.

*Pasardhës veterani, Kukës

GAZETA SOT E Mërkurë 28 Korrik 2021 19

Filmi është konkurrent zyrtar në programin Orizzonti, ku presidente e jurisë është regjisorja boshnjake Jasmila Zbaniq, ku filmi konkurron

për: Filmin më të mirë, Regjinë më të mirë, Çmimin special të jurisë, aktorin dhe aktoren

më të mirë, dhe për skenarin më të mirë....

k u l t u r e www.sot.com.al

Filmi është prodhim i institucioneve në Kosovë, Shqipëri e Maqedoninë e Veriut

Margariti takim me specialistë e konservimit

Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka njoftu-ar dje se ka pritur në një takim disa specialistë të konservimit, ku në fokus ka qenë trajnimi i stafit të ministrisë dhe bash-këpunimi. “Patëm kën-aqësinë të kishim mes tonë Prof. Dr. Gabriela Krist, drejtuese e Kon-servimit në Universitetin e Arteve të Aplikuara në Vjenë dhe përfaqësuese e bashkëpunimit me UNES-

CO për Konservimin dhe Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore të Prekshme, shoqëruar nga dy ko-lege specialiste kon-servimi, nga Drejtuesja e Zyrës së UNOPS në Shqipëri dhe Këshilltarë të Trashëgimisë Kultu-rore. bashku diskutuam mbi programin #EU4Cul-ture, për ruajtjen, menax-himin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore”, tha ministrja.

Meta vlerëson dy veprimtarë të Luftës Çlirimtare të Kosovës

Presidenti Ilir Meta vlerësoi sot me titullin “Ka-lorës i Urdhrit të Flamurit” dhe “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” (pas vdekjes) dy veprimtarë të shquar dhe heronj të Luftës Çlirimtare të Kosovës, Avdi Kelmendi dhe Rrustem Bruçi. Meta nderoi me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, vep-rimtarin dhe atdhetarin Avdi Kelmendi (pas vdekjes) me motivacionin “në vlerësim të rolit të patjetërsueshme

dhe atdhetar si një nga or-ganizatorët dhe prijësit e demonstratave të vitit 1968-të në Kosovë. Me mirënjohje për kontributet e veçanta e të vyera në fushën e arsimit dhe të edukimit të brezave të rinj.” Ndërsa me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” Presi-denti i Republikës vlerësoi njërin prej komandantëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dësh-morin Rrustem Bruçi (pas vdekjes).

Më 29 korrik hapet panairi i 20-të i librit në Ulqin

Për një javë Ulqini do kthehet në qendrën e kulturës ballkanike. Na datën 29 korrik do të hapet panairi i 20 i librit në Ulqin ku do të ketë të ftuar botues nga rajoni dhe drejtues të akademisë së shkencave. 50 botues nga e gjithë rajoni do të marrin pjesë. Drejtori i organizatës tu-ristike të Ulqinit, Gëzim Hajdinaga e cilëson këtë si dhuratën më të bukur

për vendin. “Mendoj se dhurata më e madhe që i bwhet Ulqinit është panairi i librit. Jam i gëzuar qw vazhdon kjo traditë. Kemi pasur një rënie të amlitudës por kemi arritur ta mbajmë të gjallë dhe panairi të jetojë në qytetin e lashtë të kulturës”, tha ai. Or-ganizatorët bënë me dije se gjatë ditëve të panair-it do të transmetohet dhe një dokumentar.

Filmi “Vera Andrron Detin”, premierë në Festivalin e Filmit në Venecia

Filmi “Vera Andrron De-tin” me skenar nga Do-runtina Basha dhe reg-ji të Kaltrina Krasniqi

do të shfaqet premierë në Festivalin e Filmit në Venecia. Filmi është konkurrent zyr-tar në programin Orizzonti, ku presidente e jurisë është regjisorja boshnjake Jasmila Zbaniq, ku filmi konkur-ron për: Filmin më të mirë, Regjinë më të mirë, Çmimin special të jurisë, aktorin dhe aktoren më të mirë, dhe për skenarin më të mirë. “Në këtë rrugëtim shtatëvjeçar plot sfida, kam qenë e determin-uar t’u jap zë grave në me-zomoshë - gjeneratë kjo që rrallë shqyrtohet në film, por edhe letërsi. Në anën tjetër, shumë stereotipe i mvishen këtij brezi. Lufta e Verës për pronën familjare shpalos një ambient politik e kulturor të ndërtuar mbi pabarazitë, për të cilat kemi nevojë të mendo-jmë kolektivisht - jo vetëm në Kosovë, por edhe globalisht - këtë herë duke mos negociuar me traditën. Ndihem shumë e nderuar që ‘Vera Andrron Detin’ do ta ketë premierën këtë shtator, në njërin prej festivaleve të ëndrrave të mija - Venice Film Festival. Ky është një vit i madh për kinematografinë tonë dhe gëzohem që filmi im bën pjesë në të”, tha regjisorja Krasniqi. Në film luajnë: Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj, etj. Fil-mi është bashkëprodhim mes Kosovës (Puntoria Kreative Isstra, Vera Films), Maqedon-isë së Veriut (Dream Factory) dhe Shqipërisë (Papadhimitri Productions) i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe

Akademikët, studentët dhe publiku i gjerë në qytetin bregdetar mund të marrin shërbimin përmes Këndit Arkivor në bibliotekën e Vlorës. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave promovoi Këndin Arkivor në Bibliotekën e Vlorës, i cili i vjen falë bashkëpunimit me bashkinë e Vlorës dhe bibliotekën publike “Shefqet Musaraj’’, ka për qëllim për të qenë sa më pranë studentëve, akademikëve po dhe publikut të gjerë për të bërë kërkime në këtë hapësirë studimore. Në këtë hapje morën pjesë drejtoresha e Evidencës Qendrore dhe Komunikimit në DPA, Elsa Saka, drejtoresha e Bib-liotekës Publike Vlorë “Shefqet Musaraj”, Elma Rama, drejtoresha e Kabinetit të Bashkisë Vlorë, Paola Monçe si dhe përfaqësues të tjerë nga bashkia Vlorë. ‘‘Është një nismë që Drejtoria e Përgjithshme ka sjellë së fundmi, duke e sjellë këtë Kënd Arkivor në çdo bib-liotekë të çdo qyteti. Do të shtrihemi jo vetëm në Republikën e Shqipërisë, por edhe jashtë kufijve. Sot jemi në Vlorë duke prezantuar këtë kënd, i cili është vetëm për efekte studimore. Kjo do të ofrojë për të gjithë studiuesit doku-mente të aksesueshme njësoj si të ishin në sallën tonë të studimit në Tiranë”, tha Saka gjatë fjalës së saj. Drejtoresha e Bibliotekës Publike Vlorë, Elma Rama shprehu falënderim për Arkivin Qen-dror Shtetëror për këtë mundësi që po i jep qytetarëve të Vlorës. “Qytetarët do ta kenë sa më të lehtë aksesimin brenda mijëra do-kumenteve që duan të shohin për efekte historike apo dhe efekte studimore, të arkivit të shtetit, qoftë për arsye personale të familjes apo studime të tjera akademike të studiuesve apo studentëve të Vlorës”, u shpreh Rama. Dje gjithashtu u prezantua edhe Këndi Arkivor në Selenicë. Me mbështetjen e bashkisë së Selenicës ky kënd u hap pranë ambienteve të Bashkisë. Të pranishëm ishin drejtoresha e Evidencës Qëndore dhe Komunikimit, Elsa Saka dhe kryetari i Bashkisë së Selenicës, Pëllumb Binaj. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave me këtë iniciativë ka për qëllim shtrirjen e Këndeve Arkivore në sa më shumë qytete brenda dhe jashtë vendit, që kërkimi dhe hulumtimi mbi dokumente të jetë për të gjithë njësoj dhe sa më i lehtë.

Qendra Kombëtare e Kine-matografisë në Shqipëri. Detajet e filmit

Në film përditshmëria e qetë e Verës çrregullohet nga vetëvrasja e papritur e bur-rit të saj që hap rrugë për një paradë të padëshiruar kërcënimesh nga kushërinjtë që pretendojnë të kenë pronë-si mbi shtëpinë e familjes së tyre në fshat. Kur tendencat e një skeme të nëntokës fillojnë të dalin në pah, bota e Verës përballet me rreziqe, të cilat duket se do ta fundosin atë. Frika dhe mosbesimi do ta shtyjnë Verën të marrë fatin e familjes në duart e saj. E zhytur në një atmosferë të tensionuar, “Vera Andrron Detin” është një portret intim por edhe universal i një grua-je, e cila lufton një realitet të

vrazhdë pabarazish gjinore të rrënjosura thellë në shoqëri edhe në ditët e sotme. Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti. “Shumë urime dhe suksese për grupin real-izues dhe kastin e aktorëve të filmit “Vera andrron detin”, me skenar nga Doruntina Basha dhe regji të Kaltrina Krasniqit, që do të garojë në një nga ngjarjet më të mëdha të kinematografisë botërore, Venice Film Festi-val. Filmi, i cili trajton çështje të prekshme në shoqërinë shqiptare, konkurron në programin “Orizzonti”, në të gjitha kategoritë, për filmin më të mirë, skenarin, regjinë, aktorin dhe aktoren më të mirë, por edhe Çmimin spe-cial të jurisë”, tha ministrja.

Hapet Këndi Arkivor në bibliotekën e Vlorës,

mundësi për studentët e akademikët

GAZETA SOT20 E Mërkurë 28 Korrik 2021

SOTSOT sport www.sot.com.al

Kukësi është një prej klubeve që ka bërë ndryshime të mëdha këtë sezon, nisur nga pankina e deri tek lojtarët në të gjithë repartet. Krahas blerjeve sezonale, Kukë-si zgjodhi një italian në krye të skuadrës e bëhet fjalë për Diego Longon. Tekniku ka nisur përgatit-jet me ekipin dhe shpreson që të jetë rivalizues për titull në sezonin e ri. Longo ka shumë lojtarë në dispozicion, kështu që ka mundësi të përzgjedhë të dëshiruarit. Mbe-tet të shihet me çfarë skeme do të operojë trajneri, por Kukësi ka pretendime për titull.

Merkato po bëhet intensive në radhët e klubeve të Superi-ores, teksa luftohet për çdo lojtar cilësor në qarkullim. Egnatia e kishte një të tillë, por lojtari duket se po i “driblon” në seri klubet e elitës e nuk po pranon asnjërën. Mesa duket, sulmuesi ka plane të tjera dhe sipas mediave kosovare, Dren Gashi ka arritur marrëvesh-jen me skuadrën e Ferronikelit. Gashi pritet të rrisë cilësitë në këtë ekipi pas e njeh mjaft mirë Superligën kosovare, teksa më herët është aktivizuar dhe me Prishtinën.

E përditshmja “Blick” ka njoftu-ar se Vladimir Petkoviç është larguar nga drejtimi i Zvicrës, për të marrë drejtimin e skuad-rës së Ligue 1, Bordosë. Tekniku i Xhakës dhe Shaqirit, kishte dhe një vit kontratë me Zvicrën, por ka firmosur për dy vite me klubin e njohur francez. Petkoviç, 51-vjeçar, është në krye të Zvicrës prej vitit 2014 kur e zëvendësoi Otmar Hitzfeldin kurse në “Euro 2020” arriti deri në çerekfinale. Si trajner ka punuar edhe te Lacio, Sioni, Samsunspori, Jang Bojsi, Belinzona e Lugano.

KLUBIDurrsakët mposhtën 3-0 kampionët e Andorrës, në turin e tretë i pret Shamrok Rovers

Adriatik BALLA

Teuta bëri befasinë e madhe ditën e djeshme në duelin e kthimit me kampionët e Andorrës, Inter Klub

D’Escaldes, duke përmbysur dis-fatën e parë të shkaktuar në Durrës (0-2) dhe duke fituar me shifrat 3-0 pas 120 minutash lojë. Në fakt, durrsakët, të kritikuar ashpër nga publiku sportdashës në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë, por edhe me “kërcënime” nga stafi teknik i ekipit dhe drejtuesit, për rishikim kontratash, duket se bënë lëvizjen e duhur, duke e fituar përballjen e kthimit me modestët e Andorrës. Loja e rregullt përfundo0i 2-0 për Teutën dhe kjo i mundësoi skuad-rës durrsake ta çonte ndeshjen në shtesë, aty ku edhe do të bënte difer-encën e madhe dhe do ta siguronte kualifikimin. Pra Teuta e përmbysi rivalin dhe tani kalon automatikisht në turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, një arritje e rëndë-sishme për momentin e skuadrës së trajnerit Edi Martini.

NdeshjaProtagonist në këtë takim u bë

sulmuesi veteran Sebino Plaku, i

cili realizoi dt gola, një në pjesën e parë e një në pjesën e dytë. Duhet thënë se Teuta e dominoi takimin nga fillimi në fund dhe kishte nx-jerrë mësimet e duhura nga dueli i parë i luajtur në “Niko Dovana” javën e kaluar. Këtë herë durrsakët u mbrojtën mirë dhe nuk i lanë hapësira kundërshtarit. Ndërkohë, Plaku shënoi në minutën e 25-të, duke i dhënë shpresë Teutës, e po i njëjti lojtar realizoi në minutën e 80-të, duke balancuar shifrat me takimin e parë. Madje Plaku pati një rast ideal në minutën e fundit të lojës, por edhe pse i vetëm me

portierin, ai e dërgon topin në duart e gardianit të skuadrës D’Escal-des. Një rast ideal për ta mbyllur takimin me fitore të thellë dhe kualifikim direkt. Loja e rregullt përfundon kështu 2-0 në favor të durrsakëve dhe për të përcaktuar skuadrën që vazhdonte më tej në Ligën e Konferencës duhej luajtur shtesa 30 minutëshe. Në minutën e 104-t Teuta siguron një penallti, e cila shndërrohet në gol nga Sherif Kallaku. Ky gol, i ardhur në mo-mentet e fundit të shtesës së parë, i dha qetësinë e duhur Teutës të administronte lojën dhe ta mbyllte

Klubet e Kategorisë Supe-riore po lëvizin në merkato me qëllime të qarta për të fuqizuar grupet përkatëse, teksa ka një intensifikim të lëvizjeve gjatë kësaj jave. Një nga lëvizjet surprizë është rikthimi i sulmuesit Majkëll Ngo në kampionatin tonë dhe këtë e ka konfirmuar vetë Tirana, duke mos lënë vend për dyshime. Klubi kryeqytetas nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare

ka njoftuar firmën me sul-muesin shtatlartë anglez, që nis përvojën e dytë me fanellën bardheblu në Kat-egorinë Superiore. “Lojtari Majkëll Ngo rikthehet në Shqipëri për t’iu bashkuar skuadrës bardheblu. Një nga sulmuesit më të dashur për tifozët dhe jo vetëm, do të jetë serish pjesë e kam-pionatit shqiptar. Shtatlarti ishte titullar i padiskutuar në sezonin 2019/2020 dhe

me kontributin e tij të madh në skuadër i dhuroi klubit titullin kampion. Ngo vjen sërish me synime të qarta dhe objektivin kryesor, fiti-min e një titulli tjetër. Ai do t’i bashkohet skuadrës në Pogradec për të vijuar fazën përgatitore. Mirëserdhe në familjen tënde Majkëll”, nën-vizon në statusin e vet klubi bardheblu. Ngo shihet si për-forcim cilësor për objektivat bardheblu për në sezonin e ri.

Sulmuesi/ Rikthehet Majkëll Ngo, firmos me Tiranën për sezonin e ri

Kukësi ka bërë ndryshime, Longo ka mundësi zgjedhjeje

Gashi “elektron i lirë”, përfundon tek

Ferronikeli në Kosovë

Trajneri i Xhakës dhe Shaqirit tërhiqet nga

Zvicra, zgjedh Bordonë

LËVIZJA

MERKATO

Teuta bën përmbysjen e madhe, mposht D’Escaldes pas 120

minutash, kap raundin e tretë120 minutëshin pa e prekur portën e saj, pra duke fituar me rezultat të përgjithshëm 3-0 dhe për pasojë duke merituar kalimin në turin e tretë të Conference League.

Rivali i radhësSuksesi i durrsakëve në raun-

din e dytë kualifikues, i dha të drejtën skuadrës së trajnerit Edi Martini të vazhdojë më tej. Por, në raundin tjetër, durrsakët i pret një rival i vështirë, skuadra irlandeze Shamrok Rovers. Ndeshja e parë do të luhet në Irlandë në datën 5 gusht, ndërsa ndeshja e kthimit në “Niko Dovana” një javë më vonë, pra më 12 gusht. Ky pritet të jetë një test mjaft i vështirë për Teutën, por koha që ka para e favo-rizon për të forcuar sa më shumë skuadrën për të bërë paraqitje dinjitoze. Pra, në raundin e tretë të Conference League, Teuta do të përballet me një prej skuadrave të njohura të Irlandës, sikurse është Shamrok Rovers, ku dueli i parë është në transfertë dhe vetëm ai i kthimit luhet në Durrës. Teuta do të përpiqet të mos pësojë gol në takimin e parë, ndërsa në kthim do të shfrytëzojë elementin fushë për të arritur objektivin e saj madhor.

Kategoria Superiore dhe Kategoria e Parë do të marrin drejtim që këtë fundjavë, pasi të hidhet shorti, por më shumë se kaq, pritet me interes hedhja e goglave për të mundësuar programin e edicionit të ri dhe për të ndi-hmuar klubet të përgatisin si duhet skuadrat e tyre dhe të bëjnë llogaritë javë pas jave. Natyrisht, këtë vit nuk pritet të ketë bojkot sikurse ndodhi një vit më parë, përkundrazi, kampionatet në të dy kategoritë kryesore do të nisin brenda fillimit të shtatorit, që klubet mos të ndjejnë më tej ngjeshjen e kalendarit dhe të ndeshjeve sikurse ndodhi një sezon më parë. kuptohet, kërkesat e federatës janë

që qeveria të lejohu një numër më të madh se 30% të kapaciteteve të stadiumeve, në mënyrë që klubet të kenë mundësi të përfitojnë nga shitja e biletave. Pra, ditën e premte, në ambi-entet e sallës së konferencave të stadiumit “Air Albania” do të hidhet shorti për kalendarët e dy kampionateve kryesore të futbollit shqiptar. Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se shorti do të nisë në ora 10:00 me përcaktimin e kal-endarit të Kategorisë Superiore dhe më 10:30 do të vijohet me zbardhjen e kalendarit të Kategorisë së Parë. Sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Kategoria Superiore do të fillojë më 11 shtator 2021 dhe do të mbarojë

më datën 26 maj 2022. Edhe Kategoria e Parë nis po më datën 11 shtator 2021 për t’u mbyllur më datën 7 maj 2022. Në Kategorinë Superiore këtë sezon marrin pjesë këto skuadra: Teuta, Partizani, Vllaznia, Laçi, Tirana, Kukës, Skën-derbeu, Kastrioti, Dinamo, Egnatia. Ndërsa në Kategorinë e Parë ekipet pjesëmarrëse në edi-cionin 2021/22 janë Apolonia, Besa, Besëlidh-ja, Burreli, Bylis, Erzeni, Korabi, Lushnja, Maliqi, Pogradeci, Shkumbini, Tomori, Turbina , Vora, Tërbuni dhe Butrinti. Shpresohet ë në sezonin e ri të ketë më shumë cilësi se një vit më parë, edhe pse merkato e emrave deri tani nuk është aq bindëse.

Të premten merr drejtim kalendari i garave në Superiore

GAZETA SOT E Mërkurë 28 Korrik 2021 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Mbrojtësi i Kombëtares, Kas-triot Dermaku, në pronësi të Parmës, duket se nuk bën pjesë në planet kryesore të emilianëve ndaj edhe për të kërkuar minu-ta në fushë, duhet të ndërrojë ambient. Leçe nuk e shfrytëzoi klauzolën për blerjen e tij, ndaj tanimë emri i qendërmbrojtësit 29-vjeçar është praktikisht në merkato. Për të seria mbetet e pandryshueshme, por ekipi mund të jetë një tjetër. Bëhet fjalë për Ternanën që së fundmi ka nisur të interesohet për shër-bimet e shtatlartit kuqezi.

Në stërvitjen e fundit të Vl-laznisë, trajneri Tomas Bërdariç ka këshilluar lojtarët e tij se duhet të jenë maksimalisht të kujdesshëm, pasi qipriotët kanë lojtarë me shumë kualitet dhe ekipi i tyre ka më shumë cilësi. “Në ndeshjen me AEL-in diferencën e bëri sulmuesi Cepoviç. Ai është një futbollist shumë i rrezikshëm dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm në Shkod-ër”, pat deklaruar për mediat qipriote trajneri i Vllaznisë. Dueli mes Vllaznisë dhe Ael LImasolit luhet nesër në “Loro Boriçi”, në orën 21:00.

Kosovare Asllani me për-faqësuesen e Suedisë në futboll ka arritur në çerekfinale të turneut olimpik në “Tokio 2020”. Suedia të martën triumfoi 2:0 ndaj Zelandës së re, duke përfunduar në pozitën e parë në Grupin G me pikë mak-simale. Ana Anvegard (17’) dhe Madelen Janogy (29’) shënuan golat për Suedinë. Asllani në këtë ndeshje u aktivizua në minutën e 85-të. Suedia në çerekfinale do të përballet me Japoninë, që përfun-doi e treta në Grupin E. Në çerek-finale nga Grupi G arriti edhe kampionja olimpike SHBA-ja.

MBROJTËSINotari u rendit në vend të 52-të nga 71 pjesëmarrës, sot radha e Caljes të shpalosë vlerat

Adriatik BALLA

Me kalimin e ditëve po pakësohen shan-set e ekipit kombëtar olimpik shqiptar për

një medalje, sepse nga 9 sportistë gjithsej, 3 e janë mbyllur garën e tyre pa arritur ndonjë gjë të rëndësishme. Kështu, më mirë është paraqitur rusi Petrov në gjimnastikë,q ë këtë herë përfaqësonte ngjyrat kuqezi. ai u rendit në vend të nëntë, një pozicion i kënaqshëm. Ndërkohë, Manuela Delilaj pati një rekord kombëtar në qitje, por nuk arriti në radhën e më të mirave, kështu që ngushëllim është përmirësimi i rezultatit, kurse dje ishte radha e notarit Kledi Kadiu të tregonte vlerat e tij në 100 m stil i lirë, pra në not, por dhe pse me paraqitje të mirë, ai nuk mundi të shkonte më tej, pra u eliminua që në garën e parë.

Kadiu, i 52-ti nga 71 garuesDitën e djeshme ishte radha e

notarit Kledi Kadiu, në pjesëtarët e delegacionit shqiptar të “Tokio 2020”, që konkurroi në garën e 100 metrave stil i lirë. Në gjysmëfinale u kualifikuar notarët që kishin regjistruar 16 kohët më të mira, por Kadiu nuk ishte mes tyre, pasi e mbylli baterinë e tretë në vendin e pestë me kohën 51”65. Nga 71 pjesëmarrës në këtë garë, Kledi

Kadiu u rendit në vendit e 52-të. Ndërkohë notarja shqiptare, Nikol Merizaj, do të garojë më 30 korrik, në disiplinën 50 metra stil i lirë.

Briken Calja, shpresa e kuqezinjve për

një medalje olimpikeDitën e sotme do të zbresë në

pedanë një nga pjesëtarët e ekipit olimpik shqiptar dhe është fjala për sportistin që është më afër rezultatit për medalje olimpike. Pra bëhet fjalë për Briken Caljen, që do të garojë në peshëngritje, për peshën deri në 73 g. Sportisti është përgatitur dhe ndihet gati dhe ai konsiderohet si shpresa e madhe e kuqezinjve për jë medal-je olimpike. “Erdhi dita që kam shumë vite që e pres! Nesër në orën 12:45 ju ftoj të gjithëve të më

ndiqni në Olimpiadën e Tokio 2020 ku do të garoj në peshën deri në 73 kg. Jam jashtëzakonisht i qartë dhe i palëkundur në mendje se çfarë kërkoj nga kjo sfidë. Ndjej se pas vetes sime kam miliona zemra kuq e zi që më përkrahin dhe kjo do të jetë forca ime më e madhe dhe për të nderuar vlerat e Shqipërisë në botë jam gati të derdh gjak dhe djersë. Kam marrë qindra mesazhe nga shqiptarë anë mbanë botës këto ditë dhe akoma më shumë më shtohet besimi dhe forca drejt një suksesi në këtë garë. Shihemi nesër dhe me besimin në Zot me vete shpresojmë që të kapim një rezultat historik!”, shkruante dje Briken Calja, në një postim në profilin e tij në rrjetin social “facebook”.

Konsiderohej si një nga sportistet që mund të surpri-zonte në këtë Olimpiadë, por boskierja Donjeta Sadiku nuk pati fat që në hedhjen e shortit. Pra, e ka përfunduar garën në Lojërat Olimpike edhe boksierja Donjeta Sadiku pa ndonjë arritje. Ajo ka garuar të martën në “Kukugikan Are-na” në Tokio dhe ka humbur që në duelin e parë. Donjeta nuk kishte fat në short, duke u përballur me britaniken e re

dhe të nivelit të lartë, Caroline Dubois. Dubois ka dominuar plotësisht në ring dhe ka fitu-ar me rezultatin 5:0. Ndeshja i ka takuar kategorisë deri 60 kilogramë. Donjeta mori pjesë në Lojërat Olimpike me ftesë. Ajo nuk ishte lejuar të marr pjesë në disa ngjarje të mëdha, duke u diskriminu-ar. Dhe kjo besohet të ketë ndikuar që të marr ftesë. Donjeta Sadiku ka pasur suksese të mëdha në kate-

gori të reja, duke u shpallur edhe kampione evropiane. 22-vjeçarja është në kërkim të rezultateve te të rriturat, të cilat deri më tani i kanë munguar. Për shkak të një lëndimi të dorës, Donjeta nuk ka pasur përgatitjet më të mira para Tokio 2020. Prej ekipit të Kosovës kanë mbe-tur të garojnë edhe notari Olt Kondirolli, xhudistja Loriana Kuka, atleti Musa Hajdari dhe mundësi Egzon Shala.

Donjeta Sadiku nuk ia del përballë britanikes, eliminohet që në start

Dermaku mund të largohet nga Parma,

e pret Ternana

Bërdariç apel Vllaznisë të qëndrojë me këmbë në tokë

Asllani kalon në çerekfinale të Olimpiadës

me Suedinë e saj

SUKSESI

TRAJNERI

Kadiu eliminohet në stilin e lirë 100m, shpresat e kuqezinjve tek Briken Calja

Petrov ishte shumë afër finales, por...

Rusi Matvei Petrov që për-faqësonte Shqipërinë në këtë Olimpiadë, ishte shumë pranë një rezultati historik në gjimnastikën artistike, konkretisht në garën e kalit. Rusi u rendit me pikë në vend të nëntë, një pozicion poshtë listës së 8 më të mirëve që do t’u jepej shansi të garonin më 2 gusht për titullin olimpik. Edhe pse shanset teorike se mos dëmtohet ndonjë para tij e ai të futet në garë ekzis-tojnë, vështirë se mund të ndodhë praktikisht kjo gjë. Gjithsesi, ven-di i nëntë në Olimpiadë është i pranueshëm dhe një rezultat i mirë. Nuk duhet të harrojmë se rusi Petrov i ka sjellë Shqipërisë një medalje ari europiane e një ari botërore në dy vitet e fundit.

Falë Nora Gjakovës dhe Distria Krasniqit, Kosova fitoi dy medalje të arta olimpike në “Tokyo 2020”. Kur kanë kaluar katër ditë nga fillimi i këtyre Lojërave, Kosova vazhdon të mbetet lart në listën e vendeve me performancën më të mirë në Olimpiadë. Kosova renditet e 10-ta me dy medalje të arta të fituara gjithsej. Momentalisht prijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me nëntë të arta, pesë të argjendta dhe tetë të bronzta, e ndjekur nga Kina dhe Japonia që kanë gjithashtu nga nëntë medalje të arta. 2 medaljet e arta të fituara në Lojërat Olimpike të Tokios nga Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova e vendosin Kosovën si shtetin

e parë me më së shumti medalje në 1 milion banorë. Pasi u shpall kampione olimpike në kategorinë deri 48 kilogramë Distria Krasniqi, rrugën e njëjtë e ndoqi edhe Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë. Kështu, këto dy medalje të arta e vendosin Kosovën në vendin e tetë nga të gjitha vendet pjesëmarrës. Por, sa i përket numrit të popullsisë, Kosova prin para të gjitha shteteve tjera. Kosova është e para me 1.03 medalje për një milion banorë, e ndjekur nga Sllovenia, Estonia, Mongolia e kështu me radhë. Ndërkohë, njëepisod i turpshëm ka ndodhur me televizionin shtetëror srb që anuloi dhënien televizive të finales së xhudos, ku Nora

Gjakova fitoi medaljen e artë. “Pak para luftës finale të xhudistëve në kategorinë deri në 57 kilogramë, Radio Televizioni i Serbisë ndërpreu transmetimin e finales, ku xhudistja kosovare, Nora Gjakova do të luftonte për medaljen e artë, e që në fund do ta fitonte”, shkruajnë mediumet sportivë në Beograd dhe në Prishtinë. Pas këtij veprimi ka ardhur edhe reagimi nga “RTS”. Olivera Kovaçeviç, redaktore në atë televizion, shpjegoi se pse ndodhi ndërprerja e transmeti-mit. “Shumica e gazetarëve tanë në Tokio janë karantinë dy-javore, kështu që transmetimi u ndërpre sepse nuk kemi njerëz të mjaftueshëm për të mbuluar të gjitha ngjarjet”, u shpreh ajo.

Kosova ndër vendet më efikase me medalje olimpike në Tokio-2020

“Ditën e sotme do të zbresë në pedanë një nga pjesëtarët e ek-ipit olimpik shqiptar dhe është fjala për sportistin që është më afër rezultatit për medalje olimpike...

GAZETA SOT22 E Mërkurë 28 Korrik 2021

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

HORIZONTAL VERTIKAL

Pink ofrohet të paguajë gjobën për Norvegjinë, refuzuan të vishnin bikini

1- ... Laurel, nofkë e humoristit anglez Oliver Hard 2- Enë për të pjekur ,ishin në furrë, pa fund 3- Fjalë apo shprehje prapa të cilave fshihet një domethënie tjetër 4- Një numër 5- Gazeta që ke në dorë 6- Industri Ndërtimi 7- “Qeveria” e fshatit 8- Grupi që drejton të gjitha punët në dikaster 9- Bukuroshja e Butrintit 10- Agjenci Telegrafike 11- Një shtet europian 13- Ajo e Arkimedit 14- Laveri mjeshtri i klarinetës 16- Dele me lesh të dredhur 17- Kalama 18- Ajo mund të jetë edhe proteste 20- Pasthirrme dhimbjeje, fatkeqësie 21- Ato i bashkon ideja, mendimi qëllimi, ortake në tregti apo në punë të tjera 22- I thërrasin nënës në Kavajë 23- Një pikë doganore, i pashquar 24- Kandër që dëmton rrobat 25- Një perime vjeshte 26- ... Peci, botoi gazetën e parë shqip në Amerikë 27- Ka edhe një lloj gjarpri me të tillë 29- Një shpend grabitqar që rron shumë deri në 40 vjeç 30- ... në botën e çudirave, tregim nga Luis Karoli 31- Kofi ... ish-sekretar i OKB-së 33-Dita që jemi 34- Aktori amerikan Gibson 35- Gjika e skenës te filmi “Vetmi” 36- Matohiti Hero i Popullit në inic. 37- Në fillim të bisedës.

1- Vend në mal ku rrinë bagëtia gjatë verës dhe ku bëhet përpunimi i qumështit 4- Njeri me të meta mendore, pa fund 7- Sheshi i shtangës të ngritësit të peshave 12- Mikhail ..., ish-shahisti rus kampion bote 13- Tolstoi shkrimtar rus 14- Arti i të kërcyerit me figura në skenë 15- Maja më e lartë e Himalajeve 8848 m 17- Abati ..., te filmi Konti Monte Kristos 18- Përemër vetor 19- Shpellë 20- Markë ciogare amerikane 21- Notë muzikore 22- Ajo ndiqet nga të rinjtë 23- Kur për të luftuar kancerin 24- Koha 25- Pikë turistike në veri me disa liqene të vegjël 26- Një shkrimtar indian, autori i “Gjylistani dhe bostani” 27- Shkrimtari francez Emil ... 28- “Bel ...” roman nga Mopasani 29- Lloj sporti në akull 30- Cingu, mjeshtre e baletit 32-Komuniteti Europian 33- Janë femrat e drerit, drenushat 34- ... Popoviç, i dërguari i Komiternit në kohën e luftës në Shqipëri 36- Shkak, arsye 37- Cohë për çarçafë 38- Visi, këngëtare greke 39- Bakërpunues 40- Elsa e këngës lirike 41- Një shtet në Lindjen e Mesme.

Këngëtarja amerikane, Pink u vetëofrua të paguante gjobën për sportistet e Handball-it të skuadrës norvegjeze, të cilat u gjobitën sepse nuk donin të vishnin bikini në ndeshjet e Kampi-onatit Evropian. Sportistet norvegjeze të sportit të hendboll-it norvegjeze u gjobitën me 1.500 euro për veshje ‘të papërshtatshme’ pasi kishin veshur pantallona të shkurtra në vend të pjesëve të poshtme të bikinit. “Unë jam shumë krenare për ekipin norvegjez të hendbollit që u rebelua

kundër rregullave seksiste në lidhje me veshjet. Urime zonja. Unë jam e lumtur të paguaj gjobën për ju, vazhdoni në atë mënyrë”, ka shkruar Pink në Twitter. Federata Norvegjeze gjithashtu njoftoi javën e kaluar se do ta paguante gjobën, sepse lojtarët e handball-it kanë të drejtën e zgjedhjes. Federata norvegjeze është shprehur e suprizuar, duke falënderuar këngëtaren për mbështetjen e dhënë. Vendimi i Federatës Evropiane të Hand-ball-it ka nxitur goxha polemika.

PoliciNjë polic rrugor kur u nis

në shërbim, kishte veshur ga-bimisht një çizme të bardhë një të zezë. Kur i pa kishte bërë gjysmën e rrugës dhe u kthye për ti ndërruar. Duke shkuar për në shtëpi u ndal dhe tha:

- Sa budalla jam dhe unë... Në shtëpi, një të zezë një të bardhë kam përsëri.

Një herë flet burriGruaja po ndiqte burrin

nëpër shtëpi për ta rrahur, dhe burri mbyllet në banjo.

-Dil shpejt që aty- i bërtiti gruaja.

-Jo nuk dal!-Ore dil shpejt që aty.-Jo thashë, dhe jo, një herë

flas unë, burri që është burrë një herë flet.

Miza dhe xhajaNjë xhaje po udhëtonte me

tren, mirëpo kishte 2 orë që po e çmendte një mizë. Pas 2 orësh torture nga bezdisja e mizës bën ç’bën dhe e kap më në fund mizën midis 2 duarsh. Hap dritaren e trenit dhe e hedh përjashta. Mbyll dritaren dhe gjithë nerva iu hakërrye:

-S'deshe të vije me tren ti, hajde në këmbë tani!!!

9 1 6 7

5 3 6 9 4

2 9

4 1 2

5 2 4 1

8 9 7

4 3

3 4 7 6 2

5 8 2 7

2 7 9

1 8 6

3 4 7 8 2

8 7 1

4 2 3

9 4

5 6

9 7 3 1 5

1 2

1 9

5 2 6 1

5 2

4 9 8 7

3 6 4 1

1 9 3 6

7 6

3 2 6 7

9 5

“The Rock” nuk do të jetë më pjesë e “Fast & Furious”

Dëayne Johnson i njohur si “The Rock” ka bërë me dije se nuk do të jetë pjesë e dy filmave të fundit të “Fast & Furious”. Roli i tij në këtë seri filmash njihet nga ortakëria e ngushtë me aktorin Vin Diesel. Ylli i Hollivudit debutoi në filmin aksion në vitin 2011, me rolin e Luke Hobbs ndërsa deri më sot ai ka luajtur në tre filma në “Fast and Furious 5”, “Furious 7” dhe “The Fate of The Furious”. Edhe pse fansat kishin shpresa që ai do të rik-thehej në finale të tij, lajmi se ai nuk do të jetë më pjesë i ka revoltuar ata. “I uroj fat Fast Furious 10 dhe 11 dhe pjesës tjetër të filmave ‘F&F’ që do të bëjnë pa mua”, tha Johnson.

FJALEKRYQI SOT

GAZETA SOT E Mërkurë 28 Korrik 2021 23

k u l t u r e www.sot.com.al

`20 shkurt – 20 mars

Peshqit 22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor – 21 janar

Bricjapi Shigjetari 22 janar –1 9 shkurt

Ujori 23 tetor – 21 nëntor

Peshorja Akrepi

Edhe pse mund t’ju duket se nuk do të arrini atë që men-doni, mos u tërhiqni. Raportet me partnerin pritet të jenë të tendosura.

23 shattor-22 tetor

Përgatituni për një ditë shumë intensive. Humori juaj do të jetë shumë i lu-hatshëm si shkak i ndikimit të Hënës.

Virgjëresha 23 korrik – 22 gusht

Luani 22 gusht-22 shtator22 maj- 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Në përgjithësi ndjeheni disi të demotivuar, por mos u ligështoni sepse energjitë e duhura do të sillen në shen-jën tuaj nga Marsi.

Hyrja e Afërditës në shenjën tuaj do të ndikojë pozitivisht në sektorin më delikat, atë të dashurisë dhe ndjenjave.

Me Merkurin dhe Afërditën në sintoni të plotë do të keni një mundësi më shumë që në raportet ndërpersonale të riktheni harmoninë.

Dashi Demi

Yjet e mirë janë pozi-cionuar në anën tuaj dhe kjo do të thotë se nuk do t’ju mungojë mbështetja qiellore gjatë ditës së sotme.

21 mars 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Do të vazhdoni të jeni shumë të nxituar edhe këtë periudhë. Evitoni zgjidhjet drastike në një çështje kom-plekse me partnerin.

Edhe pse do të jeni shumë të impenjuar, fusha më interesante mbetet ajo e dashurisë, për shkak të një Afërdite shumë pozitive.

VERTIKAL

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor- 22 korrik21 prill – 21 maj

Dita e sotme pritet të jetë e mirë. Shfrytëzojeni këtë situatë të favorshme për të ndërmarrë iniciativa në pla-nin sentimental.

Një implant truri i mundësoi një njeriu të paralizuar të “shqiptonte” fjali të tëra

Në pritje të hyrjes së Merkurit në shenjë, prisni dhe reflektoni. Mos merrni vendime për të cilat shumë shpejt mund të pendoheni.

HORIZONTAL

Kuadri yjor është i fa-vorshëm, sidomos pasdite, por duhet të tregoheni më aktivë në mënyrë që të arrini maksimumin.

Një përshpejtim i men-jëhershëm i ritmit do t’ju zërë të papërgatitur. Sa i përket fushës sentimentale, duket shumë interesante.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Shkrihen akullnajat tibetiane, shkencëtarët ringjallin krimbat 42 mijë vjeçarë

1- Është vullkan në Itali 4- Një opera nga Prenk Jakova 7- Ndau mënjanë 9- Material drusor 11- Profil metalik 13- Do të largohem apo do të ... 14- ... Hsiao Pin, ish-udhëheqës kinez 16- Një gazetë e përditshme 18- Janë konstruksione prej betoni për ndërtim 19- Krahinë në veri 20- Magazinë e madhe drithi, hangar ose ... 21- Montana, personazhi i luajtur nga Al Paçino 22- Kërcënoj 23- Një nënë gjirokastrite 24- Gjini letrare në prozë 26- Përemër vetor 27- Njeri mendjemadh që i pëlqen vetja 28- Notë në pentagram 29- viç 1-3 vjeç mashkull që mbahet për ndërzim 30- Rërës i thonë ndryshe edhe ... 31- Një sisor i madh deti 32- Veshje e priftit 33- Dalja nga shtypi e një vepre letrare 34- Aldo ..., që u vra nga mafia 35- Nuk i tregohen ato babait 37- Qytet francez ku zhvillohet festivali i filmit 39- Robin ..., ish-futbollist anglez 40- Bujtinë primitive 42- Vilhelm ... Heroi kombëtar i Zvicrës 43- Ndodhi e veçantë, ngjarje e shkurtër e rastit 46- Atëherë për italianët 47- Fotografi 48- Ka për kryeqytet Libani.

1- Filmi artistik “... e para” 2- Ish-futbollisti gjerman Myler 3- Njëra anë e horizontit 4- Hilë ..., poet, [publicist e uftëtar demokrat para e pas pavarësisë 5- Ka edhe një të tillë fetar 6- Një frutë tropikale 8- Një shtet pothuajse në zemër të Europës 9- Violinë 10- Kampion pe-she 12- Nënë që porsa ka lindur, pa mbushur ditët 15- Tërësia e krijimeve për kreshnikët 17- Letra e parë më me vlerë 18- Bimë me farëza djegëse dhe të hidhura përdoret në mjekësi dhe përgatisim mustardën 20- Ndryshe për mbledhjen 21- Lumë në veri, degë e lumit Drin 22- Lloj peshku liqeni me pika të kuqe në trup 24- Pikë turistike në veri në Malësinë e Madhe 25- Flloko i skenës 27- Ish-futbollisti holandez Rud ... 28- Janë erërat e ngrohta të oqeanit Indian 29- Diku atje tej 30- Mundje kineze 31- Është metal, i fortë, i zi përdoret në metalurgji dhe mjekësi 32- Lloj kërcimi modern 33- Mikrob 36- Veshje e priftit 38- Ndodhja e dikujt në një vend tjetër kur ka ndodhur ngjarja 40- Veprime mashtruese për manipulim 41- Bija e Kelmendit 44- Firmë e njohur e prodhimit të baterive për automjetet 45- Lojë në fushën e shahut.

Një studim i udhëhequr nga mikro-biologu Zhi-Ping Zhong nga Univer-siteti i Ohios, kanë ngritur alarmin se bakteret të zbuluara nga shkrirja e akullnajave tibetiane, jo vetëm që do të humbasin, por dhe do të çlirohen në mjedis duke na lënë kështu përballë rreziqeve të reja që ndoshta nuk do të dimë ti përballojmë. Myshku i nxjerrë nga këto akullnaja ishte në gjendje të rikthehej në jetë në ngrohtësinë e laboratorit. Në të njëjtën mënyrë u rivitalizuan edhe krimbat e vegjël 42.000-vjeçarë.

Një implant truri që dekodon fjali të tëra nga aktiviteti nervor u zhvillua nga një ekip nga Universiteti i Kalifor-nisë, San Francisko. Pajisja, e quajtur një “neuroprotezë e të folurit”, bëri një arritje të madhe, pasi interpretoi me sukses fjalët dhe fjalitë e një njeriu të paralizuar, pasi u instalua në trurin e pacientit. Pajisja u testua tek mashkull që ishte tërësisht i paralizuar dhe i paaftë për të folur. Kjo është hera e parë që shkencëtarët deshifrojnë aktivitetin e trurit për të kuptuar një fjali të tërë.

Fjalëkryq i Shifruar

GAZETA SOT24 E Mërkurë 28 Korrik 2021

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTOR/ Kliti TOPALLI; KULTURË/Julia VRAPI; SPORT/Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected] T A F I /

Adriatik BALLA

Në ditën e pestë të lojërave në Ol-impiadën e Toki-os, pati rezultate

fantastike në disa disiplina, por edhe lot pasi një prej gjimnasteve më të mira të botës u dëmtua në stërvitje. Kështu, Simone Biles, kam-pionia olimpike e gjimnas-tikës, iu desh të ndalej gjatë garës ekipore në Tokio për shkak të një dëmtimi gjatë provës së kërcimit. Sportist-ja 24-vjeçare amerikane doli nga palestra me mjekun e ekipit. Biles disa minuta më vonë u shfaq me këmbën e djathtë të fashuar. “Pas provës së kryer, Simone Biles do të humbasë pjesën tjetër të finales së ekipit të femrave”, njoftonte federata ndërkombëtare e gjimnas-tikës. Sipas informacionit të raportuar nga “Daily Star”, Lojërat Olimpike tashmë kanë përfunduar për kam-pionen amerikane. Kinezet Chen Yuxi dhe Zhangt Jiaqi

SULMUESI/ Ançeloti kërkon nga Hazardi

më të mirën, ndryshe...

MBROJTËSI Pas 9 muajsh larg fushave të futbollit, Virgjil Van Dajk po rikthehet. Mbrojtësi holandez mungon që prej 17 tetorit të vitit të kaluar, ku një ndërhyrje e rëndë e portierit Pikford në derbin ndaj Evertonit, i shkak-toi një këputje të ligamentit të kryqëzuar dhe operacioni u bë i pashmangshëm. Megjithatë, 9 muaj nga dëmtimi, mbrojtë-si 30-vjeçar duket se ka lënë

gjithçka pas krahëve dhe është gati të provojë rikthimin gradual në fushën e lojës, duke nisur nga kjo e enjte në miqësoren ndaj Herthës së Berlinit. Lajmin e ka dhënë trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, i cili deklaroi se pret që Van Dijk të mund të luajë të paktën 20 apo 30 minuta në miqësoren ndaj klubit gjerman, për të vijuar më pas me rritjen graduale të ngark-esës. “Virgil duket shumë mirë në

stërvitje dhe do të bisedoj me të para se të vendosim, por besoj se do të mund të luajë 20 apo 30 minuta. Duam ta përfshijmë gradualisht dhe besoj se ndaj Herthës do të jetë momenti që të zbresë sërish në fushë”, u shpreh trajneri gjerman. Mbrojtësi që ndihmoi jo pak Liverpulin të tri-umfojë në Premier, por edhe në Champions, sezonin e shkuar la një boshllëk në mbrojtje.

BOKS SURPRIZA MERKATO

Më 27 qershor 1997 kur bota e sportit u trondit nga kafshimi në vesh i Mike Tajson ndaj Evander Holif-ieldit në përballjen epike të dy kampionëve amerikanë të boksit. 24 vite më vonë, “Majkun e Hekurt” e imiton marokeni Junus Baalla pikërisht në Olimpiadën e Tokios. Gjatë përballjes në raundin e 1/16 tave për peshat e rënda kundër David Nika nga Zelanda e Re, Baalla u përpoq të kafshonte kundërshtarin. Nika reagoi menjëherë

Flora Dufi bëri historinë olimpike në triathlon për femra, duke i dhënë ishul-lit të vogël të Bermudës, medaljen e parë të artë olimpike. Arqipelagu i oqeanit Atlantik nuk kishte fituar kurrë ar në eventin madhor, dhe tani vendi me vetëm 64 mijë banorë bëhet shteti më i vigël i të gjitha kohërave që fiton një medalje të artë në Ol-impiadë. 33-vjeçarja ndaloi kronometrin me kohën 1 orë, 55 minuta e 36 sekon-da, për të siguruar triumfin

Arsenali e ka kontaktu-ar Interin për sulmuesin Lautaro Martinez, shkruan “The Telegraph” të martën. Raportohet se argjentinasi është në mesin e lojtarëve që i ka në listë trajneri Mikel Arteta. Interi nuk i ka fshehur problemet financiare dhe ka nev-ojë që të arkëtojë sa më shumë mjete nga shitja e lojtarëve. Gjatë kësaj vere, klubi italian e ka shitur Achraf Hakimin te PSG-ja për 60 mln euro plus 11 bonuse. Por, ky nuk pritet të

dhe iu ankua gjyqtarit, i cili nuk e ndërpreu ndeshjen dhe as e dënoi marokenin. Sidoqoftë, ndeshjen e fitoi neozelandezi.

jetë ylli i vetëm që mund të largohet nga skuadra itali-ane. Kontrata e Martinezit me klubin e Interit skadon në verën e vitit 2023.

Amerikania Biles e gjimnastikës dëmtohet e del jashtë Olimpiadës, kinezët fitojnë 8 nga 9 garat e qitjes

historik, duke lënë pas britaniken Georgua Tay-lor-Braun, ndërsa ameri-kania Katie Zaferes fitoi medaljen e bronzit.

Tentoi të imitonte Tajsonin, por gjyqtari nuk e penalizoi

Pasi humbi një sezon, Van Dajk është gati për të luajtur

Arsenali kërkon nga Interi sulmuesin Martinez

fituan medaljen e artë në hedhje të sinkronizuar 10 metra nga trampolina, duke i dhënë një prej superfuqive të Olimpiadës medaljen e dytë të artë në Lojërat e Tokios në këtë kategori. Çen dhe Zhang mblodhën në total 363.78 pikë nga pesë raunde, ato morën dy 10-ta perfekte për ekzekutimin në hedh-jen e tyre të dytë. Xhesika Parrato dhe Delaney Shnell të Shteteve të Bashkuara të Amerikës fituan medaljen e argjendit në garimin e tyre të dytë si çift, pasi mblodhën

në total 310.80 pikë. Gabriela Aguncez Garcia dhe Alejan-dra Orozco Loka të Meksikës fituan bronzin me 299.70 pikë. Jonalda Nef triumfoi në garën e “mountain bike” për femra. Ajo udhëhoqi një treshë podi të tërën zvicerane pasi kishte pritur këtë kthim të madh pas një përplasjeje të rëndë në Karolinën e Veriut, që i kishte vënë në rrezik kar-rierën. Sina Frei dhe Linda Indergard u përpoqën të ga-rojnë me bashkatdhetaren e tyre, por kurrë s’e patën shan-sin, pasi u lanë të luftonin me

Dje ishte dita e pestë e lojërave në Olimpiadën e Tokios, ku spikatën notarët amerikanë dhe kinezë, por ylli i gjimnastikës botërore u dëmtua në stërvitje

njëra-tjetrën në një garë rrotë më rrotë para se Frei t’i jepte gaz për të marrë medaljen e argjendtë, duke i lënë Inder-gard atë të bronzit. Nef mori kryesimin kur kampionia e botës, Pauline Ferrand Pre-vod, u rrëzua në një pjesë të rrëshqitshme shkëmbore, në xhiron e parë të maleve në jugperëndim të Tokios, dhe shpejt ndërtoi avantazhin e saj prej më shumë se një minute ndaj një grupi që përfshinte dhe francezen Loana Lekomte, e cila ka fituar çdo garë botërore këtë vit, dhe kampionen olimpike në fuqi, Xheni Rosveds. Ndërkohë, Jang Haoran dhe Jang Qian i dhanë Kinës një tjetër gëzim në dy eventet e miksuara ekipore në qitje, duke mposhtur amerikanët Lukas Kozieneski dhe Mary Tuker në qitjen me pushkë me ajër nga 10 metra. Dy kinezët Jang fituan medal-jen e artë 17-13, duke i dhënë Kinës medaljen e saj të 8-të në 9 gara të qitjes në Olimpi-adën e Tokios.

Trajneri Karlo Ançeloti kërkon të marrë maksi-mumin nga futbollisti belg Eden Hazard dhe në bash-këpunim me përgatitësin atletik, Pintus, ka përgatitur një plan të rreptë në mënyrë që të rikthejë belgun në formën më të mirë. Për Haz-ard ky është shansi i fun-dit, futbollisti e di mirë që nuk do të ketë rrufepritësin mediatik që i garantonte Zidane, që gjithmonë e ka mbrojtur, dhe është i vetëdi-jshëm që do t’i mbërrijnë oferta dhe Real Madridi do

t’i vlerësojë. Me pak fjalë, durimi është sosur, edhe për faktin se Europiani nuk e ndihmoi, pasi nuk shkëlqeu dhe nuk arriti ta luajë si duhet trofeun pa rënë në dëmtimet kronike musku-lare. Reali e ka dërguar në një klinikë në Belgjikë, gjatë pushimeve, të specializuar në trajtimin e problemeve në gju dhe kavilje, për të kuruar artritin që i është kri-juar pas dëmtimit. Gjithsesi, çelësi është Pintus, një nga përgatitësit më të mirë atle-tikë në botë.

Historike, Bermuda me 64 mijë banorë, ar në Tokio