16
Empowered lives. Resilient nations. NDRYSHIMET KLIMATIKE NË KOSOVË Informohu dhe vepro

NDRYSHIMET KLIMATIKE NË KOSOVË - ceed-kosovo.orgceed-kosovo.org/files/2016/08/Ndryshimet-Klimatike-ne-Kosove... · Temperaturat në ngrohje e sipër të oqeaneve ndërlidhen me

  • Upload
    dotu

  • View
    229

  • Download
    5

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: NDRYSHIMET KLIMATIKE NË KOSOVË - ceed-kosovo.orgceed-kosovo.org/files/2016/08/Ndryshimet-Klimatike-ne-Kosove... · Temperaturat në ngrohje e sipër të oqeaneve ndërlidhen me

Empowered lives. Resilient nations.

NDRYSHIMET KLIMATIKE NË KOSOVË

Informohu dhe vepro

Page 2: NDRYSHIMET KLIMATIKE NË KOSOVË - ceed-kosovo.orgceed-kosovo.org/files/2016/08/Ndryshimet-Klimatike-ne-Kosove... · Temperaturat në ngrohje e sipër të oqeaneve ndërlidhen me
Page 3: NDRYSHIMET KLIMATIKE NË KOSOVË - ceed-kosovo.orgceed-kosovo.org/files/2016/08/Ndryshimet-Klimatike-ne-Kosove... · Temperaturat në ngrohje e sipër të oqeaneve ndërlidhen me

Ndryshimet klimatike në Kosovë 3

ÇFARË JANË NDRYSHIMET KLIMATIKE?

Ndryshimet klimatike, apo ndryshe të njohura si ngrohja globale, kanë të bëjnë me rritjen e temperaturave mesatare të sipërfaqes në Tokë. Këto ndryshime klimatike të cilat jemi duke i përjetuar më shpesh dhe me intensitet më të madh në këto vitet e fundit, shfaqen kryesisht në formë të:

1. Ndryshimeve të shpeshta të temperaturave

2. Ngjarje ekstreme (s.p.sh erëra të forta: tajfune, stuhi të ndryshme etj), reshje të mëdha dhe vërshime në një pjesë të botës, ndërsa thatësi dhe reshje të pa mjaftueshme në një pjesë tjetër.

3. Shkrirje e akullnajave e cila ndikon në rritjen e nivelit të detit dhe në proporcionin e kripërave dhe mineraleve në ujin e detit.

4. Vështirësive në sigurimin e ushqimit të mjaftueshëm

5. Ndryshimeve në biodiversitet

Page 4: NDRYSHIMET KLIMATIKE NË KOSOVË - ceed-kosovo.orgceed-kosovo.org/files/2016/08/Ndryshimet-Klimatike-ne-Kosove... · Temperaturat në ngrohje e sipër të oqeaneve ndërlidhen me

Ndryshimet klimatike në Kosovë4

SHKAKTARËT E NDRYSHIMEVE KLIMATIKE

Në përgjithësi shkaktarët e ndryshimeve klimatike i ndajmë në:

1. Shkaktarët natyror (ndryshimet në aktivitetet vullkanike, rrezatimet diellore dhe ndryshimet nga aktiviteti orbital i Tokës rreth Diellit) dhe

2. Shkaktarët Njerëzor - të cilët janë shkaktarët kryesor në ndryshimet klimatike, të cilat ndodhin direkt nga ndërhyrja e faktorit njeri në natyrë dhe ndryshimit të mënyrës së jetesës.

Si faktorë më të dalluar të shkaktarëve njerëzor janë:

2.1 Prerja e pakontrolluar e pyjeve (shpyllëzimi) – Drunjët na ndihmojnë në rregullimin e klimës duke absorbuar CO2 (Dioksidin e karbonit) nga atmosfera. Pra kur drunjët prehen, ky benefit humbet dhe CO2 i ruajtur në drunjë lirohet në atmosferë duke kontribuar në të ashtuquaj-turin “efekti serrë”

2.2 Përdorimi i lëndëve djegëse (qymyri, nafta, dhe gazi) nga i cili lirohet dioksidi i karbonit dhe gazërave tjera në ajër, të cilët krijojnë të ashtuquajturin “efekti serrë”. Gazërat bllokojnë nxehtësinë përbrenda atmosferës, gjë që mund të shkaktojë një sërë efektesh mbi ekosisteme, duke përf-shirë shkrirjen e akullnajave dhe nivelet e rritura të detit, motin e ashpër dhe thatësirat që e bëjnë natyrën të jetë më e ndjeshme ndaj zjarreve të pakontrollueshme;

2.3 Përdorimi i pesticideve, plehërave artificial në bujqësi etj.

CO2

Çka është “efekti serrë”

“Efekti serrë” është një fenomen që shkakton ngrohjen e sipërfaqes së Tokës dhe ajrit në atmosferën e saj. Shkaktarët e këtij fenomeni janë gazrat në ajër që e mbërthejnë rrezatimin nga dielli në atmosferën e poshtme të planetit duke lejuar që rrezatimi diellor të përshkojë atmosferën në drejtim të planetit, mirë-po nuk e lejon rrezatimin infra të kuq të emetuar nga sipërfaqja e planetit të depërtojë jashtë atmosferës së planetit, duke shkaktuar kështu ngrohje të sipërfaqes së Tokës dhe ajrit. Këto gazra quhen “gazra serrë”.

Gazrat serrë më të zakonshme janë avujt e ujit, dioksidi i karbonit, dhe metani.

Page 5: NDRYSHIMET KLIMATIKE NË KOSOVË - ceed-kosovo.orgceed-kosovo.org/files/2016/08/Ndryshimet-Klimatike-ne-Kosove... · Temperaturat në ngrohje e sipër të oqeaneve ndërlidhen me

Ndryshimet klimatike në Kosovë 5

CILAT JANË EFEKTET E NDRYSHIMEVE KLIMATIKE?

Edhe ngritjet e vogla të temperaturës së Tokës që shkaktohen nga ndryshimet klima-tike mund të kenë efekte serioze.

Për më tepër, Ndryshimet Klimatike janë duke shkaktuar: • Paraqitjen e parazitëve të ndryshëm te speciet e bimëve dhe shtazëve, që mund

të ndikojnë në zhdukjen e florës dhe faunës duke përhapur sëmundje të reja dhe ndryshime në biodiversitet;

• Thatësirat që ndërhyjnë në zhvillimin rural dhe ekonomik;• Ndikim në prodhimtarinë dhe cilësinë e produkteve në bujqësi;• Ndikim negativ në shëndetin e kafshëve dhe njerëzve;• Humbjen e tokës pjellore

Temperaturat në ngrohje e sipër të oqeaneve ndërlidhen me stuhitë më të forta dhe më të shpeshta

Rritja e niveleve të detit për shkak të shkrirjes së shtresave të akullta kontribuojnë në krijimin e stuhive të mëdha

Rritja në paraqitje dhe ashpërsi të zjarreve të pakontrolluara kërcënon habitatin, vendbanimet dhe mënyrën e të jetuarit

Rreshjet e tepërta, që shpiejnë në vërshime dhe dëme tjera

Page 6: NDRYSHIMET KLIMATIKE NË KOSOVË - ceed-kosovo.orgceed-kosovo.org/files/2016/08/Ndryshimet-Klimatike-ne-Kosove... · Temperaturat në ngrohje e sipër të oqeaneve ndërlidhen me

Ndryshimet klimatike në Kosovë6

CILAT JANË NDIKIMET E NDRYSHIMEVE KLIMATIKE NË KOSOVË1?

○ Ekspozimi ndaj thatësirave, vërshimeve dhe zjarreve në pyje;

○ Intensiteti dhe shpeshtësia e reshjeve ekstreme, me rrebeshet e shiut dhe thatësirat e ashpëra në rritje, sidomos prej vitit 1980;

○ Temperaturat e larta që shkaktojnë valë të nxehtësisë dhe zjarre në pyje (që nga viti 2000 është shtuar numri i zjarreve në pyje në Kosovë);

○ Temperaturat e ngritura, reshjet gjithnjë e më të paqarta, rrjedhjet e reduktu-ara të kombinuara me zhvillimet socio-ekonomike si dhe shfrytëzimi i shtuar i burimeve të ujit do ta rrisin ekspozimin ndaj thatësirave (Kosova është goditur disa herë nga thatësirat gjatë dy dekadave të fundit);

○ Që nga viti 2004, 80% e komunave të Kosovës kanë vuajtur prej mungesës së ujit për shkak të thatësirave hidrologjike dhe keqpërdorimit të burimeve të ujit;

○ Degradimi i ekosistemit dhe reduktimi i shërbimeve të ekosistemit;

○ Format e reja të ndotjes si dhe rritje në sëmundjet që ndërlidhen me ujin.

Në Kosovë nga përdorimi i tokës bujqësore dhe pyjeve emetohet 13% e totalit të gazërave që ndikojnë në “Efektin Serrë”

1 Për UNDP-në, referencat për Kosovën kuptohen të jenë në kontekst të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (1999)

Page 7: NDRYSHIMET KLIMATIKE NË KOSOVË - ceed-kosovo.orgceed-kosovo.org/files/2016/08/Ndryshimet-Klimatike-ne-Kosove... · Temperaturat në ngrohje e sipër të oqeaneve ndërlidhen me

Ndryshimet klimatike në Kosovë 7

CILAT JANË NDIKIMET E NDRYSHIMEVE KLIMATIKE NË BUJQËSI?

REDUKTIMI I RESHJEVE VJETORE;

ZVOGËLIMI I BURIMEVE UJORE;PAKËSIMI I SASISË SË UJËRAVE NËNTOKËSORË;

MUNGESA E UJIT TË PIJSHËM;UJI PËR UJITJE DHE INDUSTRI;

PAKËSIMI I SASISË SË UJIT NËPËR LUMENJ GJATË VERËS;SËMUNDJE TË REJA TË TË MBJELLURAVE;

RRITJA E TEMPERATURËS SË UJIT DHE ULJA E KUALITETIT TË UJIT.

Page 8: NDRYSHIMET KLIMATIKE NË KOSOVË - ceed-kosovo.orgceed-kosovo.org/files/2016/08/Ndryshimet-Klimatike-ne-Kosove... · Temperaturat në ngrohje e sipër të oqeaneve ndërlidhen me

Ndryshimet klimatike në Kosovë8

Cilat janë masat lehtësuese që duhet të ndërrmiren për zbutjen e këtyre ndikimeve në bujqësi?

Mbrojtja nga përmbytja me kufizimin e ndërtimeve në zonat që

kanë prirje për rrezik nga përmbytja;

Krijimi i kapacitetit për shkarkim të lumenjëve;

Ndërtimi i zonave mbrojtëse;

Standardet për zhvillimin e ndërtimit;

Zgjerimi i rezervuarëve për ta rritur kapacitetin e zonës mbrojtëse;

Ripyllëzimi i zonave për të reduktuar rrjedhjen e përmbytjeve;

Masat e planifikimit të mjedisit për të përmirësuar balancin e ujit;

Reduktimi i rrjedhjeve;

Riciklimi dhe ri-shfrytëzimi i ujit;

Ruajtja e ujit gjatë përdorimit në amvisëri dhe industri;

Sigurimi i rrjedhjeve minimale në periudhat e thata;

Përshtatja e kulturave bujqësore;

Teknologjitë për kursimin e ujit në ujitje (ujitja pikë pikë);

Ruajtja/konservimi i ujit të shiut;

Menaxhimi i qëndrueshëm i ujërave nëntokësorë;

Përdorimi i energjisë së ripërtrishme.

Page 9: NDRYSHIMET KLIMATIKE NË KOSOVË - ceed-kosovo.orgceed-kosovo.org/files/2016/08/Ndryshimet-Klimatike-ne-Kosove... · Temperaturat në ngrohje e sipër të oqeaneve ndërlidhen me

Ndryshimet klimatike në Kosovë 9

NJIHUNI ME KONSERVIMIN E TOKËS BUJQËSORE

Konservimi i Tokës Bujqesore (Conservation Agriculture – CA) është një grum-bull praktikash të menaxhimit të tokës të cilat e minimizojnë përkeqësimin e strukturës së dheut, konservimit dhe biodiversitetit natyror. Me Konservimin e Tokës Bujqësore është vërtetuar përmirësimi i të korrurave, në të njëjtën kohë është përmirësuar qëndrueshmëria afatgjatë mjedisore dhe financiare e fermës.

Qëllimi i Konservimit të Tokës Bujqësore është të arrihet një bujqësi e qën-drueshme dhe profitabile dhe në të njëjtën kohë të përmirësohet jetesa e fer-merëve duke aplikuar 3 principet kryesore: dëmtimin minimal të përbërjes së dheut; mbulimi i përhershëm i tokës; dhe rotacion i të mbjellurave.

CA ka potencial të madh të përdorimit në të gjitha llojet e fermave por adap-timi më urgjent i saj është te fermat e vogla. CA është një kombinimi i mirë i prodhimit bujqësor profitabil dhe të qëndrueshëm dhe zvogëlimin e shqetësi-meve mjedisore. Konsiderohet si një mjet i mirë i Menaxhimit të Qëndrueshëm të Tokës.

1. Dëmtimin minimaltë përbërjes së dheut

2. Mbulimi i përhershëm i tokës

3. Rotacion i të mbjellurave

Page 10: NDRYSHIMET KLIMATIKE NË KOSOVË - ceed-kosovo.orgceed-kosovo.org/files/2016/08/Ndryshimet-Klimatike-ne-Kosove... · Temperaturat në ngrohje e sipër të oqeaneve ndërlidhen me

Ndryshimet klimatike në Kosovë10

CILAT JANË NDIKIMET E NDRYSHIMEVE KLIMATIKE NË PYLLTARI?

Cilat janë Masat Lehtësuese që duhet të ndërrmiren për zbutjen e këtyre ndikimeve në pylltari?

○ Mbrojtja nga zjarri (fuqizimi i politikave për mbrojtjen e pyjeve); ○ Mbjellja e drunjve, ri-pyllëzimi;○ Korridorët ekologjik për t’i ndihmuar speciet që të shtegtojnë;○ Përfshirja e objektivave lokale të biodiversitetit në planifikim, ofrim dhe menaxhim

të masave për infrastrukturë të gjelbërimit;○ Krijimi i variacioneve mikro-klimatike dhe mjedisit të qëndrueshëm ekologjik

përmes topologjisë së larmishme për t’i ndihmuar speciet që të reagojnë ndaj ndryshimeve në mjedis.

NDRYSHIMI I LARTËSIRAVE GJEOGRAFIKE PËR RRITJEN E LLOJEVE TË CAKTUARA TË DRUNJVE, DHE MUNDËSIA PËR TË KULTIVUAR SPECIE TË DRUNJVE QË NUK JANË RRITUR MË HERËT NË KOSOVË.

NUMËR I SHTUAR I ZJARREVE PYJORE;

NUMËR I SHTUAR I SËMUNDJEVE BIMORE;

ZVOGËLIMI I ZONAVE PYJORE NGA NDIKIMI I THATËSIRAVE;

- MUNDËSI E ZVOGËLUAR EKONOMIKE E PYJEVE;- DEGRADIMI I TOKËS DHE EROZIONI I DHEUT;

Page 11: NDRYSHIMET KLIMATIKE NË KOSOVË - ceed-kosovo.orgceed-kosovo.org/files/2016/08/Ndryshimet-Klimatike-ne-Kosove... · Temperaturat në ngrohje e sipër të oqeaneve ndërlidhen me

Ndryshimet klimatike në Kosovë 11

DISA KËSHILLA PËR RUAJTJEN E UJIT NË FERMË

1. Anashkaloni ujitjen gjatë periudhës së nxehtë dhe me erë te ditës

Ujitni në mëngjes ose në mbrëmje; Planifikoni mirë kohën e ujitjes – kursimi i ujit mund

të bëhet edhe gjatë Majit, Qershorit, Shtatorit varë-sisht nga kushtet atmosferike.

2. Kuptoni nevojat për ujë të kulturave të mbjella Është plotësisht e mundur të dihet se sa ujë kon-

sumojnë kulturat tuaja duke përdorur metoda për matje të koeficienteve.

3. Riparoni rrjedhjet në sistemin tuaj të irrigimit Nëse diku keni rrjedhje mund ta kontrolloni atë duke

e ndalur komplet ujitjen dhe të kontrolloni nëse ora e ujit është akoma duke lëvizur.

4. Kuptoni nevojat për ujë të bagëtisë suaj Asnjëherë mos kurseni ujë duke i limituar ujin bagë-

tise, por: Kontrolloni se si i mbushni konteinerët me ujë; Kontrolloni mos keni lënë tubin e ujit të hapur kur i

mbushni kontejnerët; Instaloni paisje për ndalje automatike të ujit kur

tankerët janë të mbushur.

5. Përzgjedhni sistem të ujitjes më efikas Përdorimi i sistemit pikë pikë është shum efikas; Përdorimi i sistemit në formë shiu e kursen 5-15%

më shumë ujin se ai i lëshimit të ujit në vija deri te bimët.

6. Kuptoni se sa ujë shpenzoni Kuptimi i sasisë së nevojshme të ujit në fermën tuaj

është hapi i parë i ruajtjes së ujit; Përdorni matës të ujit; Ndryshimet e shpenzimeve të ujit mund të jenë nga

ndonjë prishje eventuale në sistem i cili duhet riparu-ar urgjent.

Page 12: NDRYSHIMET KLIMATIKE NË KOSOVË - ceed-kosovo.orgceed-kosovo.org/files/2016/08/Ndryshimet-Klimatike-ne-Kosove... · Temperaturat në ngrohje e sipër të oqeaneve ndërlidhen me

Ndryshimet klimatike në Kosovë12

7. Përmirësoni sistemin e ujitjes në formë shiu Për të arritur performancën më të mirë të dëshiru-

ar, sistemi në formë shiu duhet të jetë i dizajnuar në mënyrë të përshtatshme.

8. Përdorni aq ujë sa toka juaj mund të mbajë Kuptojeni çfarë lloji të tokës keni dhe sa ujë mban

deri sa të mbërrijë te rrënjët e bimës ose të humbet në hapësira tjera.

9. Përdorni paisje monitoruese dhe informata për kushtet klimatike për të kuptuar se kur duhet të ujitet

Shumicën e kohës edhe kur sipërfaqja është e thatë, në mbrendësi ka akoma rezerva të ujit tek pjesa e rrënjëve;

Duke monitoruar lagështinë e tokës afër zonës së rrënjëve është e mundur shtyerja e afatit të ujitjes;

Përdorni parashikimet e kohës për tani dhe për pesë ditët në vazhdim kur të planifikoni ujitjen.

10. Përshtatni parametrat e ujitjes gjatë kohës me erëra

Mësoni të përshtatni mënyrën e ujitjes (sistemi në formë shiu ose pikë pikë) gjatë kohës me erëra;

Mësoni si të zvogëloni perimetrin e ujitjes në bazë të shpejtësisë së erës.

12

6

39

Page 13: NDRYSHIMET KLIMATIKE NË KOSOVË - ceed-kosovo.orgceed-kosovo.org/files/2016/08/Ndryshimet-Klimatike-ne-Kosove... · Temperaturat në ngrohje e sipër të oqeaneve ndërlidhen me

Ndryshimet klimatike në Kosovë 13

DISA KËSHILLA PËR RUAJTJEN E PYJEVE

KUJDES ME NDEZJEN E ZJARREVE NË PYJE

MBILLNI DRUJNË TË RINJ NË VENDIN KU I KENI PRERË TË VJETRIT

PËRDORNI ENERGJINË NË MËNYRË EFIKASE, PËRDORNI METODA EFIKASE TË NXEMJES NËPËR SHTËPITË TUAJA

KURSENI PËRDORIMIN E LETRËS PËR TË KURSYER DRUNJËTDuhen rreth 12 drunjë për të prodhuar 1 ton gazetë të shtypurDuhen 24 drunjë për të prodhuar 1 ton letër printeri

INFORMOHUNI PËR PASOJAT E SHPYLLËZIMIT DHE INFORMONI EDHE TË TJERËT

Page 14: NDRYSHIMET KLIMATIKE NË KOSOVË - ceed-kosovo.orgceed-kosovo.org/files/2016/08/Ndryshimet-Klimatike-ne-Kosove... · Temperaturat në ngrohje e sipër të oqeaneve ndërlidhen me

Financuar nga:

Empowered lives. Resilient nations.

Përkrahur nga:

Implementuar nga:

Page 15: NDRYSHIMET KLIMATIKE NË KOSOVË - ceed-kosovo.orgceed-kosovo.org/files/2016/08/Ndryshimet-Klimatike-ne-Kosove... · Temperaturat në ngrohje e sipër të oqeaneve ndërlidhen me
Page 16: NDRYSHIMET KLIMATIKE NË KOSOVË - ceed-kosovo.orgceed-kosovo.org/files/2016/08/Ndryshimet-Klimatike-ne-Kosove... · Temperaturat në ngrohje e sipër të oqeaneve ndërlidhen me