16
Empowered lives. Resilient nations. NDRYSHIMET KLIMATIKE NË KOSOVË Informohu dhe vepro

NDRYSHIMET KLIMATIKE NË KOSOVË...Ndryshimet klimatike, apo ndryshe të njohura si ngrohja globale, kanë të bëjnë me rritjen e temperaturave mesatare të sipërfaqes në Tokë

  • Upload
    others

  • View
    9

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • Empowered lives. Resilient nations.

    NDRYSHIMET KLIMATIKE NË KOSOVË

    Informohu dhe vepro

  • Ndryshimet klimatike në Kosovë 3

    ÇFARË JANË NDRYSHIMET KLIMATIKE?

    Ndryshimet klimatike, apo ndryshe të njohura si ngrohja globale, kanë të bëjnë me rritjen e temperaturave mesatare të sipërfaqes në Tokë. Këto ndryshime klimatike të cilat jemi duke i perjetuar më shpesh dhe me intensitet më të madh në këto vitet e fundit, shfaqen kryesisht në formë të:

    1. Ndryshimeve të shpeshta të temperaturave

    2. Ngjarje ekstreme (s.p.sh erëra të forta: tajfune, stuhi të ndryshme etj), reshje të mëdha dhe vërshime në një pjesë të botës, ndërsa thatësi dhe reshje të pa mjaftueshme në një pjesë tjetër.

    3. Shkrirje e akullnajave e cila ndikon në rritjen e nivelit të detit dhe në proporcionin e kripërave dhe mineraleve në ujin e detit.

    4. Vështirësive në sigurimin e ushqimit të mjaftueshëm

    5. Ndryshimeve në biodiversitet

  • Ndryshimet klimatike në Kosovë4

    SHKAKTARËT E NDRYSHIMEVE KLIMATIKE

    Në përgjithësi shkaktarët e ndryshimeve klimatike i ndajmë në:

    1. Shkaktarët natyrore (ndryshimet në aktivitetet vullkanike, rrezatimet diellore dhe ndryshimet nga aktiviteti orbital i Tokës rreth Diellit) dhe

    2. Shkaktarët Njerëzor - të cilët janë shkaktarët kryesor në ndryshimet klimatike, të cilat ndodhin direkt nga ndërhyrja e faktorit njeri në natyrë dhe ndryshimit të mënyrës së jetesës.

    Si faktorë më të dalluar të shkaktarëve njerëzor janë:

    2.1 Prerja e pakontrolluar e pyjeve (shpyllëzimi) – Drunjët na ndihmojnë në rregullimin e klimës duke absorbuar CO2 (Dioksidin e karbonit) nga atmosfera. Pra kur drunjët prehen, ky benefit humbet dhe CO2 i ruajtur në drunjë lirohet në atmosferë duke kontribuar në të ashtuquaj-turin “efekti serrë”

    2.2 Përdorimi i lëndëv e djegëse (qymyri, nafta, dhe gazi) nga i cili lirohet dioksidi i karbonit dhe gazërave tjera në ajër, të cilët krijojnë të ashtuquajturin “efekti serrë”. Gazërat bllokojnë nxehtësinë përbrenda atmosferës, gjë që mund të shkaktojë një sërë efektesh mbi ekosisteme, duke përfshirë shkrirjen e akullnajave dhe nivelet e rri-tura të detit, motin e ashpër dhe thatësirat që e bëjnë natyrën të jetë më e ndjeshme ndaj zjarreve të pakon-trollueshme;

    2.3 Përdorimi i pesticideve, plehrave artificial ne bujqësi etj.

    CO2

    Çka është “efekti serrë”

    Efekti serrë është ngrohja e sipërfaqes së Tokës dhe ajrit mbi të. Shkaktar janë gazrat në ajër që e vendosin në kurth rrezatimin nga dielli. Këto gazra quhen gazëra serrë. Gazrat serrë më të za-konshme janë avujt e ujit, dioksidi i karbonit, dhe metani.

    burbuqe.dobranjaSticky Noteduhet rregulluar

    burbuqe.dobranjaSticky Notesiduket ka gabime mjaft. ju lutem ta kontrolloni

  • Ndryshimet klimatike në Kosovë 5

    CILAT JANË EFEKTET E NDRYSHIMEVE KLIMATIKE?

    Edhe ngritjet e vogla të temperaturës së Tokës që shkaktohen nga ndryshimet klima-tike mund të kenë efekte serioze.

    Për më tepër, Ndryshimet Klimatike janë duke shkaktuar: • Paraqitjen e parazitëve të ndryshëm te speciet e bimëve dhe shtazëve, që mund

    të ndikojnë në zhdukjen e florës dhe faunës duke përhapur sëmundje të reja dhe ndryshime në biodiversitet;

    • Thatësirat që ndërhyjnë në zhvillimin rural dhe ekonomik;• Ndikim në prodhimtarinë dhe cilësinë e produkteve në bujqësi;• Ndikim negativ në shëndetin e kafshëve dhe njerëzve;• Humbjen e tokës pjellore

    Temperaturat në ngrohje e sipër të oqeaneve ndërlidhen me stuhitë më të forta dhe më të shpeshta

    Rritja e niveleve të detit për shkak të shkrirjes së shtresave të akullta kontribuojnë në krijimin e stuhive të mëdha

    Rritja në paraqitje dhe ashpërsi të zjarreve të pakontrolluara kërcënon habitatin, vendbanimet dhe mënyrën e të jetuarit

    Rreshjet e tepërta, që shpiejnë në vërshime dhe dëme tjera

  • Ndryshimet klimatike në Kosovë6

    CILAT JANË NDIKIMET E NDRYSHIMEVE KLIMATIKE NË KOSOVË?

    ○ Ekspozimi ndaj thatësirave, vërshimeve dhe zjarreve në pyje;

    ○ Intensiteti dhe shpeshtësia e rreshjeve ekstreme, me rrebeshet e shiut dhe thatësirat e ashpëra në rritje, sidomos prej vitit 1980;

    ○ Temperaturat e larta që shkaktojnë valë të nxehtësisë dhe zjarre në pyje (që nga viti 2000 është shtuar numri i zjarreve në pyje në Kosovë);

    ○ Temperaturat e ngritura, rreshjet gjithnjë e më të paqarta, rrjedhjet e reduktu-ara të kombinuara me zhvillimet socio-ekonomike si dhe shfrytëzimi i shtuar i burimeve të ujit do ta rrisin ekspozimin ndaj thatësirave (Kosova është goditur disa herë nga thatësirat gjatë dy dekadave të fundit);

    ○ Që nga viti 2004, 80% e komunave të Kosovës kanë vuajtur prej mungesave të ujit për shkak të thatësirave hidrologjike dhe keqpërdorimit të burimeve të ujit;

    ○ Degradimi i ekosistemit dhe reduktimi i shërbimeve të ekosistemit;

    ○ Format e reja të ndotjes si dhe rritje në sëmundjet që ndërlidhen me ujin.

    Në Kosovë nga përdorimi i tokës bujqësore dhe pyjeve emetohet 13% e totalit të gazërave që ndikojnë në “Efektin Serrë”

    burbuqe.dobranjaSticky Notenuk mundet me qene mungesa e ujit ne shumës

  • Ndryshimet klimatike në Kosovë 7

    CILAT JANË NDIKIMET E NDRYSHIMEVE KLIMATIKE NË BUJQËSI?

    REDUKTIMI I RRESHJEVE VJETORE.

    ZVOGËLIMI I BURIMEVE UJORE;PAKËSIMI I SASISË SË UJËRAVE NËNTOKËSORË;

    MUNGESA E UJIT TË PIJSHËM;UJI PËR UJITJE DHE INDUSTRI;

    PAKËSIMI I SASISË SË UJIT NËPËR LUMENJ GJATË VERËS;SËMUNDJE TË REJA TË TË MBJELLURAVE;

    RRITJA E TEMPERATURËS SË UJIT DHE ULJA E KUALITETIT TË UJIT.

  • Ndryshimet klimatike në Kosovë8

    Cilat janë masat lehtësuese që duhet të ndërrmiren për zbutjen e këtyre ndikimeve në bujqësi?

    Mbrojtja nga përmbytja me kufizimin e ndërtimeve në zonat që

    kanë prirje për rrezik nga përmbytja;

    Krijimi i kapacitetit për shkarkim të lumenjëve;

    Ndërtimi i zonave mbrojtëse;

    Standardet për zhvillimin e ndërtimit;

    Zgjerimi i rezervuarëve për ta rritur kapacitetin e zonës mbrojtëse;

    Ripyllëzimi i zonave për të reduktuar rrjedhjen e përmbytjeve;

    Masat e planifikimit të mjedisit për të përmirësuar balancin e ujit;

    Reduktimi i rrjedhjeve;

    Riciklimi dhe ri-shfrytëzimi i ujit;

    Ruajtja e ujit gjatë përdorimit në amvisëri dhe industri;

    Sigurimi i rrjedhjeve minimale në periudhat e thata;

    Përshtatja e kulturave bujqësore;

    Teknologjitë për kursimin e ujit në ujitje (ujitja pikë pikë);

    Ruajtja/konservimi i ujit të shiut;

    Menaxhimi i qëndrueshëm i ujërave nëntokësorë.

    Përdorimi i energjisë së ripërtrishme

  • Ndryshimet klimatike në Kosovë 9

    NJIHUNI ME KONSERVIMIN E TOKËS BUJQËSORE

    Konservimi i Tokës Bujqesore (Conservation Agriculture – CA) është një grum-bull praktikash të menaxhimit të tokës të cilat e minimizojnë përkeqësimin e strukturës së dheut, konservimit dhe biodiversitetit natyror. Me Konservimin e Tokës Bujqësore është vërtetuar përmirësimi i të korrurave, në të njëjtën kohë është përmirësuar qëndrueshmëria afatgjatë mjedisore dhe financiare e fermës.

    Qëllimi i Konservimit të Tokës Bujqësore është të arrihet një bujqësi e qën-drueshme dhe profitabile dhe në të njëjtën kohë të përmirësohet jetesa e fer-merëve duke aplikuar 3 principet kryesore: dëmtimin minimal të përbërjes së dheut; mbulimi i përhershëm i tokës; dhe rotacion i të mbjellurave.

    CA ka potencial të madh të përdorimit në të gjitha llojet e fermave por adop-timi më urgjent i saj është te fermat e vogla. CA është një kombinimi i mirë i prodhimit bujqësor profitabil dhe të qëndrueshëm dhe zvogëlimin e shqetësi-meve mjedisore. Konsiderohet si një mjet i mirë i Menaxhimit të Qëndrueshëm të Tokës.

    1. Dëmtimin minimaltë përbërjes së dheut

    2. Mbulimi i përhershëm i tokës

    3. Rotacion i të mbjellurave

  • Ndryshimet klimatike në Kosovë10

    CILAT JANË NDIKIMET E NDRYSHIMEVE KLIMATIKE NË PYLLTARI?

    Cilat janë Masat Lehtësuese që duhet të ndërrmiren për zbutjen e këtyre ndikimeve në pylltari?

    ○ Mbrojtja nga zjarri (fuqizimi i politikave për mbrojtjen e pyjeve); ○ Mbjellja e drunjve, ri-pyllëzimi;○ Korridorët ekologjik për t’i ndihmuar speciet që të shtegtojnë;○ Përfshirja e objektivave lokale të biodiversitetit në planifikim, ofrim dhe menaxhim

    të masave për infrastrukturë të gjelbërimit;○ Krijimi i variacioneve mikro-klimatike dhe mjedisit të qëndrueshëm ekologjik

    përmes topologjisë së larmishme për t’i ndihmuar speciet që të reagojnë ndaj ndryshimeve në mjedis.

    NDRYSHIMI I LARTËSIRAVE GJEOGRAFIKE PËR RRITJEN E LLOJEVE TË CAKTUARA TË DRUNJVE, DHE MUNDËSIA PËR TË KULTIVUAR SPECIE TË DRUNJVE QË NUK JANË RRITUR MË HERËT NË KOSOVË.

    NUMËR I SHTUAR I ZJARREVE PYJORE;

    NUMËR I SHTUAR I SËMUNDJEVE BIMORE;

    ZVOGËLIMI I ZONAVE PYJORE NGA NDIKIMI I THATËSIRAVE;

    - MUNDËSI E ZVOGËLUAR EKONOMIKE E PYJEVE- DEGRADIMI I TOKËS DHE EROZIONI I DHEUT;

  • Ndryshimet klimatike në Kosovë 11

    DISA KËSHILLA PER RUAJTJEN E UJIT NË FERMË

    1. Anashkaloni ujitjen gjatë periudhës së nxehtë dhe me erë te ditës

    Ujitni në mëngjes ose në mbrëmje Planifikoni mirë kohën e ujitjes – kursimi i ujit mund

    të bëhet edhe gjatë Majit, Qershorit, Shtatorit varë-sisht nga kushtet atmosferike

    2. Kuptoni nevojat për ujë të kulturave të mbjella Është plotësisht e mundur të dihet se sa ujë kon-

    sumojnë kulturat tuaja duke përdor metoda për mat-je të koeficienteve

    3. Riparoni rrjedhjet në sistemin tuaj të irrigimit Nëse diku keni rrjedhje mund ta kontrolloni atë duke

    e ndalur komplet ujitjen dhe të kontrolloni nëse ora e ujit është akoma duke lëvizur

    4. Kuptoni nevojat për ujë të bagëtisë suaj Asnjëherë mos kurseni ujë duke i limituar ujin bagë-

    tise, por: Kontolloni se si i mbushni konteinerët me ujë. Kontolloni mos keni lënë tubin e ujit të hapur kur i

    mbushni kontejnerët Instaloni paisje për ndalje automatike të ujit kur

    tankerët janë të mbushur

    5. Përzgjedhni sistem të ujitjes më efikas Përdorimi i sistemit pikë pikë është shum efikas Përdorimi i sistemit në formë shiu e kursen 5-15%

    më shumë ujin se ai i lëshimit të ujit në vija deri te bimët

    6. Kuptoni se sa ujë shpenzoni Kuptimi i sasisë së nevojshme të ujit në fermën tuaj

    është hapi i parë i ruajtjes së ujit Përdorni matës të ujit Ndryshimet e shpenzimeve të ujit mund të jenë nga

    ndonjë prishje eventuale në sistem i cili duhet riparu-ar urgjent

  • Ndryshimet klimatike në Kosovë12

    7. Përmirësoni sistemin e ujitjes në formë shiu Për të arritur performancën më të mirë të dëshiru-

    ar, sistemi në formë shiu duhet të jetë i dizajnuar në mënyrë adekuate

    8. Përdorni aq ujë sa toka juaj mund të mbajë Kuptojeni çfarë lloji të tokës keni dhe sa ujë mban

    deri sa të mbërrijë te rrënjët e bimës ose të humbet në hapësira tjera

    9. Përdorni paisje monitoruese dhe informata për kushtet klimatike për të kuptuar se kur duhet të ujitet

    Shumicën e kohës edhe kur sipërfaqja është e thatë, në mbrendësi ka akoma rezerva të ujit tek pjesa e rrënjëve

    Duke monitoru lagështinë e tokës afër zonës së rrën-jëve është e mundur shtyerja e afatit të ujitjes

    Përdorni parashikimet e kohës për tani dhe për pesë ditët në vazhdim kur të planifikoni ujitjen

    10. Përshtatni parametrat e ujitjes gjatë kohës me erëra

    Mësoni të përshtatni mënyrën e ujitjes (sistemi në formë shiu ose pikë pikë) gjatë kohës me erëra.

    Mësoni si të zvogëloni perimetrin e ujitjes në bazë të shpejtësisë së erës.

    12

    6

    39

  • Ndryshimet klimatike në Kosovë 13

    DISA KËSHILLA PËR RUAJTJEN E PYJEVE

    KUJDES ME NDEZJEN E ZJARREVE NË PYJE

    MBILLNI DRUJNË TË RINJ NË VENDIN KU I KENI PRERË TË VJETRIT

    PËRDORNI ENERGJINË NË MËNYRË EFIKASE, PËRDORNI METODA EFIKASE TË NXEMJES NËPËR SHTËPITË TUAJA

    KURSENI PËRDORIMIN E LETRËS PËR TË KURSYER DRUNJËTDuhen rreth 12 drunjë për të prodhuar 1 ton gazetë të shtypurDuhen 24 drunjë për të prodhuar 1 ton letër printeri

    INFORMOHUNI PËR PASOJAT E SHPYLLËZIMIT DHE INFORMONI EDHE TË TJERËT

  • Financuar nga:

    Empowered lives. Resilient nations.

    Përkrahur nga:

    Implementuar nga: