41

Ndryshimet në BE 2014 dhe Kosova - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Ndryshimet-në-BE-2014-dhe-Kosova... · 39 STRATEGJIA KOMBËTARE PËR INTEGRIME EVROPIANE - KOSOVA

  • Upload
    ngodien

  • View
    214

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Ndryshimet në BE 2014 dhe Kosova

Autorë: Gjeraqina Tuhina e Augustin Palokaj

© 2014 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur

Pikëpamjet e shprehura në këtë botim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS).

Publikuar nga:Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të HapurImzot Nikë Prela nr. 13, 10 000 PristinaKosovë

Për më shumë informata:[email protected]

3

Përmbatja

5 HYRJE

9 I. Përbërja e re e Parlamentit Evropian dhe Kosova nuk vihet në dyshim mbështetja 13 II. Ndikimet e rezultateve të zgjedhjeve në qëndrimet e shteteve anëtare 15 III. Komisioni i ri Evropian - Zgjerimi vazhdon, por nuk është prioritet

17 IV. Kosova në politikën e jashtme dhe të sigurisë - a do të këtë fokus jashtë dialogut me Serbinë

21 V. Prania e ardhshme e BE-së në Kosovë

23 KOSOVA ME MSA – PERSPEKTIVA E EVOLUIMIT NË STATUS KANDIDATI

25 KORNIZA SHUMËVJEÇARE FINANCIARE E BE-SË 2014-2020 DHE KOSOVA

39 STRATEGJIA KOMBËTARE PËR INTEGRIME EVROPIANE - KOSOVA 2020

33 RRETHANAT E REJA NDËRKOMBËTARE DHE PERSPEKTIVA EUROATLANTIKE E KOSOVËS

35 KONKLUZIONET

37 REKOMANDIMET

4

5

Hyrje

Viti 2014 shënon moment të jashtëzakonshëm në zhvillimin e Bashkimit Evropian me ndryshime të mëdha, të cilat determinojnë në masë të madhe të ardhmen afatmesme të BE-së. Ndryshimet e para janë ato të nivelit politik. Zgjedhjet për deputetë të Parlamentit Evropian tashmë kanë sjellë një ndryshim të pamjes së këtij institucioni të BE-së. Një numër i deputetëve, të cilët në disa mandate në të kaluarën janë angazhuar rreth zgjerimit, nuk janë më në përbërjen e re të Parlamentit Evropian. Ndërkohë është rritur numri i skeptikëve ndaj zgjerimit të BE-së. Po ashtu janë formuar edhe komisionet dhe delegacionet e reja të Parlamentit Evropian. Këto zgjedhje pasuan me ndërrimet në përbërjen e Komisionit Evropian. Kryetari i ri me mandat 5-vjeçar, si dhe Kolegji i komisionarëve, pas konsultimeve me shtetet anëtare kanë përcaktuar strategjinë e re të veprimit dhe prioritetet për 5 vjetët e ardhshëm. Nga përbërja e këtij Komisioni dhe nga ndarja e resorëve shihet se cilat janë politikat parësore të BE-së. Ndërkohë është zgjedhur edhe kryetari i ri i Këshillit Evropian me mandat deri në fund të vitit 2017.

Këto ndryshime do të kenë ndikim edhe në qasjen e BE-së ndaj politikës së zgjerimit në përgjithësi dhe ndaj Ballkanit Perëndimor në veçanti. BE deri tani e ka shikuar Kosovën si çështje që i takon politikës së zgjerimit, por edhe si çështje e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë. Me përmbylljen e negociatave të Stabilizim - Asociimit një evolucion i natyrshëm do të ishte avancimi i Kosovës drejt statusit të kandidatit. Por për këtë kanë mbetur shumë sfida, ndër të cilat kryesorja është mosnjohja nga disa vende anëtare të BE-së. Në 5 vjetët e ardhshëm do të pritet se do të ketë vazhdimësi të një doze të paqartësisë dhe pasigurisë në qasjen e BE-së ndaj Kosovës në përpjekje për të realizuar qëllimet për të ndihmuar zhvillimin e Kosovës, në njërën anë, dhe, në anën tjetër, për të ruajtur konsensusin minimal mes shteteve anëtare rreth Kosovës.

A mund të pritet në këta 5 vjet një ndryshim dramatik në BE që do të hapte edhe formalisht dyert për integrimin e Kosovës apo BE-ja do të vazhdojë me improvizime për shkak se Kosovën nuk mund ta trajtojë si shtet sovran dhe të pavarur? Deri tek ndryshime dramatike, të cilat gjithsesi do të duhej të nënkuptonin njohjen nga të gjitha shtetet anëtare, mund të vijë vetëm me një angazhim të madh të forcave kryesore politike në BE. Por, në të njëjtën kohë, parashtrohet pyetja se a mund të ketë një angazhim të tillë në kohën kur edhe ashtu procesi i zgjerimit i BE-së nuk pritet të jetë ndër prioritetet e strukturave të ardhshme udhëheqëse të BE-së.

6

Fillimi i zbatimit të Kornizës shumëvjeçare financiare 2014-2020, shënon një ndryshim tjetër në jetën e BE-së. Buxheti i BE-së për vitin 2014 është i pari nga kjo perspektivë financiare, ndërsa korniza në fjalë ka ndryshuar prioritetet buxhetore. Nga kjo kornizë përsëri është dhënë një shumë e konsiderueshme për procesin e zgjerimit të BE-së, përfshirë edhe për ndihmë zhvillimit të Kosovës. Por nga vendet e Ballkanit pritet që t’i fokusojnë politikat shtetërore, si dhe strategjinë për shfrytëzimin e këtyre mjeteve në përputhje me prioritetet e BE-së, gjithnjë në kuadër të strategjisë 2020, e cila realizohet përmes semestrit evropian. A ka Kosova kapacitete administrative për të shfrytëzuar mjetet që janë në dispozicion nga BE-ja dhe a do të ketë projekte të mjaftueshme? Kjo është një pyetje kyç duke pasur parasysh se mjetet do të jenë gjithnjë e më pak në formën e ndihmës së drejtpërdrejtë financiare e gjithnjë e më shumë në financimin e projekteve të mira sipas kushteve të ashpra të BE-së. Viti 2014 ka shënuar edhe ndryshime në rajon dhe në raportet e Bashkimit Evropian me disa shtete të rajonit. Serbia ka nisur negociatat e anëtarësimit, ndërsa Shqipëria në qershor mori statusin e vendit kandidat. Kosova ka përmbyllur negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe në verën e vitit 2014 janë vënë inicialet në tekstin e saj. Të gjitha këto janë bërë falë përparimeve në bashkëpunimin rajonal. Sfidë në periudhën e ardhshme do të jetë rritja e bashkëpunimit rajonal, që është kusht i cili del nga procesi i Stabilizim-Asociimit, dhe shfrytëzimi i perspektivës së anëtarësimit në BE si një stimulues për bashkëpunimin rajonal. Kjo do të jetë posaçërisht e rëndësishme për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Sa do të mund të avancojë Serbia në procesin e negociatave të anëtarësimit nëse nuk do të ketë përparim të mëtejmë në procesin e normalizimit të raporteve me Kosovën, e cila do të çojë drejt një lloj njohjeje para anëtarësimit të Serbisë në BE.

Viti 2014 ka sjellë edhe ndryshime dramatike në raportet ndërkombëtare sa i përket Evropës. Me politikën e saj ndaj Ukrainës, Rusia ka dëmtuar në masë të madhe raportet me BE-në dhe NATO-n duke zhbërë përparimin e madh që është arritur gjatë 20 vjetësh partneriteti. Partneriteti i Rusisë me Perëndimin ka qenë kyç edhe në politikën e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Ballkanit. Duke konsideruar edhe ndikimin e konsiderueshëm që Rusia e ka në Ballkan, sidomos ndaj Serbisë dhe ndaj entitetit të Republika Srpskas në Bosnjë- Hercegovinë, përshkallëzimi i raporteve mes Moskës e Brukselit mund të këtë pasoja edhe në Ballkan.

Një ndryshim pozitiv që ka ndodhur në BE në vitin 2014 është dalja nga recesioni dhe fillimi i një rritjeje ekonomike, edhe pse rritja ishte shumë simbolike dhe ende nuk mund të konsiderohet si e qëndrueshme. Nëse kjo do të reflektojë në uljen e papunësisë në disa vende të BE-së, atëherë mund të ndikojë edhe në uljen e kundërshtimeve ndaj zgjerimit të Bashkimit Evropian. Një relaksim i tillë do të krijonte më shumë hapësirë për vazhdimin e procesit të zgjerimit.

7

Në vazhdim në këtë studim do të përpiqemi të paraqesim më hollësisht sfidat e përmendura më lart dhe, në veçanti, si do të mund të përballet Kosova me to.

8

9

I. Përbërja e re e Parlamentit Evropian dhe Kosova - nuk vihet në dyshim mbështetja

Më 25 maj është përmbyllur procesi zgjedhor evropian në 28 shtetet anëtare. Janë zgjedhur 751 deputetë, të cilët do të përfaqësojnë qytetarët në këtë institucion të BE-së për mandat 5-vjeçar. Këto zgjedhje nxorën në pah një realitet të ri në BE dhe rezultatet e tyre kanë dëshmuar dallimet e mëdha që ekzistojnë jo vetëm në qëndrimet e vendeve anëtare, por edhe mes vetë shoqërive, si dhe orientimeve të tyre politike. Prandaj edhe rezultatet e këtyre zgjedhjeve janë komentuar në mënyra të ndryshme: diku janë quajtur si „vazhdim i politikës evropiane“, diku tjetër si „mungesë e plotë e interesit të qytetarëve për Evropën“ e në disa shtete që konsiderohen si shumë të rëndësishme janë kualifikuar si „termet politik1“. Zgjedhjet evropiane duhet parë në dy prizma: njëri është nga këndvështrimi i përbashkët evropian e tjetri nga ai nacional. Një qasje e tillë është e domosdoshme në analizat e rezultateve të tyre për të kuptuar përmasat e ndikimit në politikat e BE-së në të ardhmen, e sidomos qasjen ndaj procesit të zgjerimit.

Shikuar me sytë e liderëve të institucioneve të BE-së, pra nën prizmin e Brukselit, këto zgjedhje mund të konsiderohen si jashtëzakonisht pozitive. Së pari, për herë të parë në këto zgjedhje u arrit ndalja e trendit të rënies së votuesve2. Në anën tjetër, dalja në votime ka dëshmuar një dallim të madh në interesin që kanë qytetarët e disa vendeve të BE-së për këto zgjedhje dhe në përgjithësi për BE-në dhe temat e përgjithshme evropiane. Duke anashkaluar Belgjikën dhe Luksemburgun, ku dalja ishte 90%3, vërehet një hendek në mes të anëtareve të reja nga Evropa Lindore dhe atyre të „vjetra“ (pjesëmarrja e votuesve ishte e madhe në Itali, Gjermani, Belgjikë dhe Francë ndërsa shumë e vogël në Sllovaki, Slloveni dhe Kroaci) të Evropës perëndimore. Në shumicën e vendeve të vjetra anëtare dalja ka qenë mbi mesataren e BE-së, ndërkohë që në vendet e reja anëtare ka qenë më pak se 25 %, ndërsa më e vogla është shënuar në Sllovaki, ku kanë votuar vetëm 13 % e qytetarëve me të drejtë vote.

Element tjetër që jep rezultat të kënaqshëm të këtyre zgjedhjeve në nivel evropian është fakti se mbi 80 % e deputetëve, të cilët kanë fituar ulëse në Parlamentin Evropian janë nga radhët e partive pro evropiane. Katër ose pesë grupet e para politike për nga numri i vendeve 1 Me termin „termet politik“ kryeministri i Francës, Manuel Valls, i ka vlerësuar rezultatet e zgjedhjeve evropiane në Francë, ku ka fituar „Fronti Nacional“, një parti e ekstremit të djathtë2 Në zgjedhjet e vitit 1979 dalja në votime në nivelin e BE-së ka qenë 61 % , ndërsa në secilën radhë është zvogëluar për të rënë në 43 % në zgjedhjet e vitit 2009. Edhe pse me një rritje simbolike prej 0.09 %, zgjedhjet e vitit 2014 me daljen prej 43,09 % së paku e kanë ndalur trendin e rënies.3 Belgjika dhe Luksemburgu e kanë të sanksionuar me ligj daljen në zgjedhje dhe ky nuk është vetëm obligim qytetar, por edhe ligjor. Mos dalja dënohet me gjobë. Prandaj edhe gjithmonë dalja në zgjedhje është e lartë.

10

në përbërjen e re të Parlamentit Evropian vijnë nga partitë e qendrës (qoftë të djathtë apo të majtë), të cilat nuk e vënë në dyshim as ekzistimin e Bashkimit Evropian e as vazhdimin e politikës së zgjerimit4. Duke i marrë parasysh këto fakte, atëherë mund të besohet se Kosova do të vazhdojë të gëzojë mbështetje të Parlamentit Evropian edhe në 5 vjetët e ardhshëm. Partitë e ekstremit të majtë nuk janë kundër BE-së dhe zgjerimit. Ato vetëm shprehen kundër masave shtrënguese që BE-ja ua imponon vendeve anëtare për të siguruar disiplinën fiskale që ata e shohin si rrezik për të drejtat sociale. Pavarësisht rritjes së shënuar, partitë e ekstremit të djathtë me numrin e votave të tyre (më pak se 20 %) nuk do të mund të kenë ndonjë rol në procesin e vendimeve në Parlamentin Evropian.

Në përbërjen e mëparshme të Parlamentit Evropian kundërshtimet më të mëdha rreth përfshirjes së Kosovës në procesin e zgjerimit apo për liberalizimin e vizave vinin nga disa deputetë të ekstremit të djathtë. Sikurse nuk kanë pasur shumë ndikim në të kaluarën, nuk do të ketë as tash, edhe pse numri i tyre është rritur.

Por kur është çështja tek njohja e statusit të Kosovës kundërshtimet vijnë jo në bazë të përkatësive politike, por në bazë të përkatësisë shtetërore të euro deputetëve. Kështu deputetët nga vendet të cilat nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës pritet të vazhdojnë një qëndrim të tillë përderisa vetë shtetet e tyre të mos e ndryshojnë qëndrimin. Duke pasur parasysh se vendimet apo, thënë më mirë, rezolutat në Parlamentin Evropian merren me shumicë votash, vlerësohet se ka shumicë të mjaftueshme që do të sigurojë që Parlamenti Evropian të vazhdojë të mbështesë shtetësinë e Kosovës, dhe, siç ka bërë edhe më parë, të kërkojë nga shtetet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë një gjë të tillë.

Nëse analizohen listat e deputetëve, të cilët kanë arritur për të hynë në këtë përbërje të Parlamentit Evropian, vërehet se më në të nuk do të jenë disa veteranë që kanë qenë mbështetës të fortë të zgjerimit të BE-së dhe po ashtu edhe të Kosovës, siç janë: Doris Pack nga Gjermania, Hannes Swoboda nga Austria, Jelko Kacin nga Sllovenia. Por kanë mbetur disa të tjerë, si: Ulrike Lunaçek nga Austria, Eduard Kukan nga Sllovakia, Tanja Fajon dhe Ivo Vajgl nga Sllovenia, ndërsa edhe deputetët nga Kroacia, si: Tonino Picula, Davor Ivo Shtir dhe Andrej Plenkoviq, pritet të jenë zë i fuqishëm në favor të Kosovës dhe tërë rajonit të Ballkanit. Shumica e këtyre janë edhe anëtarë të delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhënie me Kosovën.

4 Sipas rezultateve të zgjedhjeve, ulëset në Parlamentin Evropian janë ndarë mes ketyre grupeve: 1)Partia Popullore Evropiane, EPP, mbetet e para (220 vende), e pasuar nga 2) Socialistët dhe Demokratët, S&D (191), 3) grupi i Konservatorëve dhe Reformistëve Evropian, ECR (70), 4) Aleanca e Liberal-Demokraatëve Evropian, ALDE (68), 5) E Majta e Bashkuar Evropiane/E Majta Nordike Guele, GUE/NGL, (52), 6) të Gjelbrit/Aleanca e Lirë Evropiane, (50), 7) Evropa e lirisë dhe demokracisë direkte, EFDD (48), dhe 8) Grupi i të papërfshirëve (52).

11

Shikuar në përgjithësi, nuk pritet ndonjë ndryshim i qasjes së Parlamentit Evropian si ndaj Kosovës ashtu edhe ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë janë formuar edhe delegacionet për vendet tjera në rajon sikur edhe delegacionet e përbashkëta ndërparlamentare me kuvendet nacionale të vendeve të rajonit. Po ashtu Parlamenti Evropian edhe në këtë përbërje emëron raportuesit e posaçëm për secilin vend të Ballkanit Perëndimor të cilët do të ndjekin nga afër zhvillimet dhe progresin, si dhe do të draftojnë raportet vjetore të cilat miratohen në formë të rezolutave. Me gjithë disa ndryshime në përbërje, diplomatë dhe parlamentarë të ndryshëm në Bruksel presin që Parlamenti Evropian të vazhdojë të përfaqësojë zërin e fuqishëm në favor të procesit të zgjerimit dhe të vendeve të rajonit të Ballkanit5.

5 Nga bisedat e autorëve me disa diplomatë të vendeve anëtare të BE-së dhe deputetë të mëparshëm dhe të rinj të Parlamentit Evropian.

12

13

II. Ndikimet e rezultateve të zgjedhjeve në qëndrimet e shteteve anëtare

Do të konsiderohej shkurtpamësi nëse rezultati i zgjedhjeve për Parlamentin Evropian të analizohej vetëm në bazë të konstelacionit të forcave në këtë parlament dhe të konstatohet se me numrin e tyre forcat e ekstremit të djathtë nuk do të kenë ndikim në zhvillimet e BE-së. Ndikimi më i madh negativ, i cili pa dyshim do të ketë pasoja edhe në politikën e zgjerimit të BE-së, është tërmeti që ka shkaktuar fitorja e ekstremit të djathtë në vendet si: Francë, Britani e Madhe dhe Danimarkë.

Partitë të cilat në këto shtete kanë fituar më së shumti vota në zgjedhjet evropiane deri më tash nuk kanë arritur të kenë ndonjë zë të fuqishëm në institucionet nacionale6. Por partitë e qendrës druajnë nga trendi i rritjes së mbështetjes për këto parti. Andaj, në vend që të luftojnë kundër argumenteve të tyre, ato kanë vendosur që në një mënyrë t’i adresojnë ato argumente për shkak të vlerësimit se kanë efekt tek elektorati. Kjo tashmë i ka bërë disa struktura të qeverisjes në Francë dhe Britani të Madhe të jenë më skeptike ndaj procesit të zgjerimit dhe të kundërshtojnë bartjen e më shumë kompetencave tek institucionet e BE-së.Duke pasur parasysh se në procesin e zgjerimit të BE-së edhe në të ardhmen të gjitha vendimet do të miratohen me konsensus të 28 vendeve anëtare, atëherë rritja e euroskepticizmit në cilindo shtet anëtar do të ketë pasoja për këtë proces.

E djathta ekstreme në këto vende në fushatën e vet kryesisht ka përdorur porositë populiste duke ushqyer ndjenjat ndaj të huajve, qoftë të atyre nga shtetet e treta apo edhe ndaj shtetasve të BE-së, të cilët vijnë nga vendet më të varfra anëtare. Edhe pse Komisioni Evropian shpesh me të dhëna konkrete ka dëshmuar se nuk janë ta sakta konstatimet se pas procesit të zgjerimit ka pasur dyndje masive të fuqisë së lirë punëtore nga Lindja drejt Perëndimit (dhe kjo kinse ka shkuar në dëm të qytetarëve të vendeve të pasura), propaganda ka pasur ndikim tek një pjesë e madhe e opinionit publik.

Si pasojë e këtyre zgjedhjeve gjithsesi pritet të ndryshojë politika e disa vendeve anëtare dhe do të krijohen aleanca të reja brenda BE-së. Britania e Madhe dhe Holanda tashmë janë shprehur qartë se do të insistojnë në forcimin e roleve të shteteve anëtare, në kuadër të parimit të subsidiaritetit në BE. Ato kërkojnë që të veprohet në nivel evropian vetëm kur të vlerësohet se vërtet nuk është e mundur të arrihet sukses me veprimet nacionale. 6 Si shembull shih rastin e Partisë UKIP në Britani të Madhe. Në zgjedhjet evropiane kanë fituar më së shumti vende në Parlamentin Evropian (24 nga 73 vende sa i takojnë Mbretërisë së Bashkuar), por nuk kanë arritur ende në historinë e tyre të kenë asnjë ulëse të vetme në Parlamentin Britanik.

14

Prandaj do të ketë edhe më shumë kërkesa që të mos vazhdohet me thellimin e integrimit të brendshëm në BE. Mund të ketë edhe kërkesa për kthim prapa në disa politika, të cilat deri më tash janë përmendur si arritjet më të mëdha në BE. Ka ide që të ndryshohet madje edhe regjimi i lëvizjes së lirë, pa kufi, në mes të vendeve anëtare, dhe të forcohen kontrollet e kufijve. Ndryshimi në shtetet anëtare do të ketë pasoja edhe për zhvillimet e ardhshme në nivelin evropian, dhe kjo do të reflektohet edhe në procesin e zgjerimit.

15

III. Komisioni i ri Evropian - Zgjerimi vazhdon, por nuk është prioritet

Një prej ndryshimeve më të rëndësishme në BE, i cili determinon drejtimin e veprimit në pesëvjeçarin e ardhshëm, është edhe krijimi i Kolegjit të ri të Komisionit Evropian7. Edhe pse është një gjë e zakonshme që çdo 5 vjet pas zgjedhjeve evropiane të formohet kolegji, këtë vit BE-ja gjendet në një pikë kthese më të madhe. Shtetet kryesore anëtare janë të interesuara që prioritet në veprimet e Komisionit në të ardhmen të jenë fushat, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomitë e tyre dhe në standardin jetësor, e më pak në ato politike.

Prandaj pritet që prioritetet e veprimit të jenë: punësimi, rritja ekonomike, forcimi i stabilitetit fiskal, zvogëlimi i emigracionit, rritja e konkurrencës, si dhe investimet në kërkime shkencore, energji dhe në agjendën digjitale. Procesi i zgjerimit nuk përmendet më si prioritet8. Madje shpesh ishte vënë në pikëpyetje dhe vetë nevoja që të ketë një komisioner të veçantë, i cili do të merrej me procesin e zgjerimit. Kryetari i ri i Komisionit Evropian Jean Claude Juncker në fund vendosi që të detyrojë Komisionerin për Politikë të Fqinjësisë që të merr përsipër edhe negociatat e zgjerimit. Por vet emërtimi i këtij resori si “Komisioner për politikë të fqinjësisë dhe negociata të zgjerimit” tregon se zgjerimi nuk është prioritet.

Juncker ka përsëritur se nuk do të ketë zgjerim të BE-ë gjatë mandatit të tij. Pas një zgjerimi ekstensiv të Unionit në dekadën e fundit, pesë vitet e ardhshme do të jenë periudhë e konsolidimit, pa zgjerim të mëtejmë gjatë mandatit tim. Ju do të jeni përgjegjës për vazhdimin e negociatave që janë në vazhdim e sipër, më saktësisht me Ballkanin Perëndimor” i ka shkruar Juncker Johannes Hahnit, I cili në pesë vitet e ardhshme do të jetë Komision për Fqinjësi e do të merret edhe me negociatat e zgjerimit9.

Krejt kjo nuk do të thotë se BE-ja do të heqë dorë nga procesi i zgjerimit dhe nuk do të ketë punë. Komisioni do të vazhdojë procesin e negociatave me shtetet kandidate, por gjithmonë duke insistuar në parimin se ato janë „me përfundim të hapur“ dhe nuk mund të paragjykohet 7 Jean Cluade Juncker, kryetar I Komisionit Evropian për mandatin 2014-2019 ka krijuar ekipin e tij dhe, varësisht nga konfirmimi në Parlamentin Evropian, Komisioni i ri formalisht fillon mandatin pesëvjeçar me 1 Nëntor vitit 2014. 8 Presidenti i zgjedhur i Komisionit Evropian , Jean Claude Juncker dhe ish kundër kandidati i tij gjatë fushatës zgjedhore Martin Shultz, ishin pajtuar se BE-ja duhet të fokusohet në stabilizimin e brendshëm, ndërsa në 5 vjetët e ardhshëm të ketë një pauzë në procesin e zgjerimit duke pasur parasysh se nuk pritet që ndonjë shtet anëtar të hyjë në BE në këtë periudhë nga viti 2014 deri në vitin 2019. 9 “Mission letter” të cilën Kryetari I Komisionit Evropian I dërgon secilit Komisioner për t’u sqaruar se çfarë pret nga ta gjatë kryerjes së mandatit të tyre. Në këtë rast shih letrën dërguar Johannes Hahhn, ne vegzën: http://ec.europa.eu/about/juncker-commission/docs/hahn_en.pdf

16

rezultati final10. Komisioni Evropian do të vazhdojë vëzhgimin e shteteve kandidate dhe të kandidatëve potencialë; do të raportojë për progresin e tyre në përmbushjen e standardeve evropiane dhe këto raporte vjetore të progresit t’i miratojë dhe do t’i bëjë publike në vjeshtë. Këto raporte të progresit do të mbeten dokumentet kryesore të cilat do të tregojnë nivelin e përgatitjes së vendeve kandidate dhe të kandidatëve potencialë për t’u integruar në BE. Pritet që monitorimi i BE-së të jetë edhe më i përqendruar në të ardhmen, duke u larguar gjithnjë e më shumë nga fokusi në zhvillimet politike për t’u orientuar më shumë në sundimin e ligjit, në luftën kundër korrupsionit dhe në ekonomi. Komisioni Evropian do të zbatojë një qasje të re edhe në ndihmën shteteve të rajonit për t’i përshtatur strategjitë e zhvillimit ekonomik dhe të investimeve me ato të BE-së. Komisioni Evropian do të jetë interlokutori kryesor edhe në 5 vjetët e ardhshëm me vendet e përfshira në procesin e zgjerimit, por vendimet do të merren në nivel të shteteve anëtare, të cilat gjithnjë e më shumë do të veprojnë sipas prioriteteve nacionale sesa atyre të objektivave të përbashkëta evropiane. Në rrethana të tilla nuk mund të pritet ndonjë rritje e fuqisë së Komisionit Evropian për të tejkaluar ndonjë pengesë politike në procesin e zgjerimit, çfarë kemi parë në të kaluarën në rastin e Kosovës për shkak të mosnjohjes nga 5 shtetet anëtare apo në rastin e Maqedonisë, e cila nuk ka arritur t’i nisë negociatat e anëtarësimit edhe pse Komisioni për 5 vjet me radhë kishte konstatuar se ky shtet i ka përmbushur të gjitha kushtet.

Ndonëse me kapacitet më të vogël në strukturë, Komisioni Evropian pritet të jetë mbështetës i procesit të zgjerimit, por veprimet konkrete do të varen nga qëndrimet e shteteve anëtare, të cilat duan të rrisin rolin e tyre edhe mbi Komisionin Evropian në këtë proces.

10 Termi „open ended(pa afat)“ përmendet sidomos në rastin e negociatave me Turqinë, që do të thotë se, edhe nëse përmbushen të gjitha kriteret, nuk garantohet anëtarësimi automatik. Në vendet si Franca do të mund të organizohet referendum për të pranuar cilindo shtet të ri në BE.

17

IV. Kosova në politikën e jashtme dhe të sigurisë - a do të këtë fokus jashtë dialogut me Serbinë

Kosova edhe në pesë vjetët e ardhshëm në politikat e Bashkimit Evropian do të mbulohet edhe në fushën e zgjerimit të BE-së, por edhe në fushën e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë. Përderisa Komisioni Evropian do të vazhdojë të ketë rolin kryesor në çështjet të cilat kanë të bëjnë me përafrimin e kornizës ligjore të Kosovës me ligjet evropiane, asistencën teknike dhe financiare, në kuadër të programeve të para anëtarësimit (IPA) dhe në monitorimin e fushave të ndryshme, pjesën politike të raporteve të Kosovës me Bashkimin Evropian do ta ketë Shërbimi Evropian për Veprimin e Jashtëm (EEAS11). Varësisht nga përbërja e ardhshme e Kolegjit të komisionerëve, angazhimet e BE-së në Kosovë dhe rreth saj do të ndahen pra në mes të përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme dhe siguri dhe komisionerit i cili ka përsipër, mes tjerash, portofolin e zgjerimit të BE-së.

Në kuadër të politikës së jashtme të përbashkët, Bashkimi Evropian në pesëvjeçarin e mëparshëm si prioritet kryesor kishte dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin edhe e ka ndërmjetësuar personalisht përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton12. Diplomatët në Bruksel, të cilët nuk mohojnë suksesin e këtij dialogu në relaksimin e raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë, pranojnë se shumë gjëra të tjera, megjithatë, kanë mbetur nën hijen e këtij dialogu.

Është vështirë të parashihet se cili do jetë fokusi i BE-së në politikën e jashtme deri në vitin 2020. Por pritet se fokusi do të jetë gjithnjë e më i madh drejt pjesëve të tjera të botës, ndërsa Kosova të futet më shumë në proceset integruese, aq sa do të lejojnë mundësitë ligjore që i ka BE-ja, dhe të jetë sa më pak që është e mundur temë e politikës së jashtme të BE-së.

Sa i përket dialogut, në pjesën e parë të mandatit të ri të institucioneve të BE-së, gjithsesi do të ndërtohet mbi të arriturat në dialog, do të vëzhgohet zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tash dhe do të ketë tentime që palët të binden për marrëveshje të reja, të cilat do të çonin deri tek normalizimi gjithëpërfshirës i raporteve13. Se një gjë e tillë pritet nga të dyja palët e ka bërë të qartë edhe Federcia Mogherini e cila nga Këshilli Evropian është zgjedhur 11 Me hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës është krijuar edhe shërbimi diplomatik i BE-së, European External Action Service EEAS) në krye të së cilit është përfaqësuesi i lartë, i cili njëherësh është edhe anëtar i Komisionit Evropian. Formalisht nën këtë shërbim janë edhe përfaqësitë diplomatike të BE-së në vendet jashtë territorit të saj. 12 Ky dialog mes Kosovës dhe Serbisë në BE, për shkak të mosnjohjes së Kosovës si shtet nga 5 vendet anëtare dhe për të mos e trajtuar Kosovën si shtet, është quajtur gjithmonë „dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës“. 13 Nga biseda e autorëve me diplomatë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të angazhuar në çështjen e Kosovës.

18

të jetë pasardhëse e Baroneshës Ashton në postin e Përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri. Për të dyja palët normalizimi i raporteve është vënë si kusht për avancim në procesin e integrimeve evropiane. Përderisa për Kosovën ky mbetet një obligim politik, për Serbinë ky kusht është përfshirë edhe në kornizën negociuese të BE-së në procesin e negociatave të anëtarësimit me Serbinë14.

Edhe e ardhmja e dialogut do të varet pjesërisht nga përbërja e ardhshme e Komisionit Evropian dhe nga prioritetet e zonjës Mogherini dhe qasjen që do ta ketë ajo ndaj procesit. Në BE, por edhe në Kosovë dhe Serbi, besohet se angazhimi personal i Baroneshës Ashton ka pasur ndikim kryesor të arritjen e marrëveshjeve. Por edhe më shumë se nga emri i pasardhësit të zonjës Ashton, e ardhmja e dialogut do të varet nga angazhimi i vendeve anëtare kyçe të BE-së (sidomos Gjermanisë dhe Britanisë së madhe) dhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nga aspekti i mbrojtjes dhe sigurisë Kosova do të mbetet prioritet i veprimit të jashtëm të BE-së, duke pasur parasysh edhe investimet që i ka bërë deri më tash BE-ja dhe vendet e saja anëtare në Kosovë, por edhe rrezikun që paraqet krimi i organizuar nga Kosova dhe veprimi në territorin e BE-së i grupeve të krimit të organizuar me origjinë nga Kosova. Shqetësimi për këtë në BE është shtuar sidomos pas rritjes së fenomenit të shkuarjes së kosovarëve në Siri e Irak për t’iu bashkangjitur grupeve terroriste dhe për shkak të rritjes së ekstremizmit fetar në Kosovë. Kështu, angazhimin e jashtëm në Kosovë BE-ja do të vazhdojë ta shohë edhe si investim në sigurinë e brendshme të BE-së. Angazhimi i BE-së në këtë drejtim pritet të vazhdohet kryesisht përmes pranisë në misionin e rendit dhe të ligjit, por pritet rritje e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë të shërbimeve të vendeve anëtare dhe të institucioneve të BE-së me strukturat përkatëse të Kosovës15. Pasi të hyjë në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, do të pritet po ashtu nga Kosova që të mbështesë vendimet dhe deklaratat e BE-së për politikën e jashtme, sidomos në rastin e vendosjes së masave restriktive ndaj shteteve të treta. Nga aspekti formal, në grupet punuese dhe strukturat e BE-së me aspektet e sigurisë dhe të politikës së jashtme në qasjen ndaj Kosovës, në emër të BE-së edhe në të ardhmen do të merret Komiteti për Politikë dhe Siguri (PSC), ku bëjnë pjesë përfaqësuesit e 28 vendeve anëtare.

14 Në 34 nga gjithsej 35 kapitujt, të cilët BE-ja i negocion me një vend kandidat, përfshihen të gjitha fushat për të cilat ekziston legjislacioni i BE-së (acquis communitaaire), ndërsa në fund të gjitha çështjet e mbetura, për të cilat ekziston interes i ndonjërës palë, përfshihen në kapitullin 35 „çështje të tjera“. Pasi që nuk ka legjislacion të BE-së specifik për Kosovën, atëherë raportet e Serbisë me Kosovën janë përfshirë në kapitullin 35 të kornizës negocuese të BE-së.15 Në BE thonë se ka përparim në rritjen e bashkëpunimit me Policinë e Kosovës në hetimet për krimin e organizuar, sikur edhe në zbatimin e marrëveshjeve individuale për riatdhesim.

19

Kosova pritet të trajtohet edhe në kuadër të Komisionit për Politikë të Jashtme, si dhe të Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, edhe nga përbërja e re e Parlamentit Evropian. Roli i këtyre komisioneve të Parlamentit Evropian është i rëndësishëm edhe për shkak të pjesëmarrjes së Parlamentit Evropian në procesin e vendimmarrjes për alokimin e buxhetit. Kjo do të vlejë edhe për buxhetin e misionit të EULEX-it dhe të ndonjë pranie tjetër eventuale të BE-së në Kosovë.

20

21

V. Prania e ardhshme e BE-së në Kosovë

Prania e BE-së në Kosovë që nga çlirimi, në vitin 1999 e deri më 2104, ka qenë e madhe ndonëse e shpërndarë përmes disa misioneve ndërkombëtare. BE-ja ka pasur Zyrë ndërlidhëse; ka pasur në fillim edhe përfaqësues special të përfaqësuesit të lartë; ka udhëhequr një shtyllë në kuadër të administrimit të OKB-së (UNMIK), ndërsa vendet anëtare të BE-së kanë kontribuuar edhe me ushtarë në misionin e KFOR-it, të cilin e udhëheq NATO-ja. Në këtë mision një kontribut të jashtëzakonshëm kanë dhënë edhe vendet e BE-së, të cilat nuk janë anëtare të NATO-s, si: Austria, Finlanda, Irlanda dhe Suedia. Që nga shpallja e Pavarësisë, BE-ja ka fokusuar praninë e saj përmes dy formave. Njëra është ajo politike, me hapjen e Zyrës së BE-së në Kosovë, ku shefi i saj është njëherësh edhe përfaqësues i posaçëm i BE-së, ndërsa tjetra formë është përmes misionit në fushën e rendit dhe të ligjit- EULEX.

Tashmë në BE ekzistojnë ide që të punohet në ndërtimin e një „strategjie dalëse“ dhe të mendohet vërtet në përfundimin e mandatit të EULEX-it. Ky mision tashmë është bërë operacioni më i madh dhe më i shtrenjtë i BE-së në fushën e rendit dhe të ligjit dhe shtetet anëtare janë të interesuara të zvogëlojnë shpenzimet. Por, në anën tjetër, vendet anëtare janë të vetëdijshme për sfidat e sigurisë në Kosovë dhe për mangësitë të cilat i ka sistemi i drejtësisë. Prandaj, në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës, kanë vendosur që deri në vitin 2016 të ketë një mandat të ri për EULEX-in. Gjatë mandatit të ri pritet që EULEX-i të fokusohet më shumë në rolin mentorues dhe monitorues, të jetë më shpesh në rolin e këshillëdhënësit sesa të ketë kompetenca ekzekutive. Por do të mbajë në disa raste ende fuqitë ekzekutive16.

Kishte ide nga e kaluara, të cilat pritet të riaktivizohen, se a mund të ndodhë ndërrimi i NATO-s me një mision eventual të BE-së në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë. NATO-ja pa dyshim pritet që të insistojë në idetë për zvogëlimin e trupave të saja në Kosovë në minimum. Disa herë radhazi NATO-ja i kishte pezulluar planet që ishin përgatitur për të ulur praninë në rreth 200 ushtarë, duke insistuar që të mos bëhet ndonjë veprim i cili do të shkonte në dëm të sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në Kosovë.

NATO-ja do ta rishqyrtojë praninë e vet në Kosovë sivjet, varësisht nga situata në terren dhe nga përmirësimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që do të reflektohej edhe në relaksimin e situatës në veri të Kosovës. Nuk përjashtohet mundësia që në periudhën e ardhshme 5-vjeçare të rishfaqen idetë, e ndoshta edhe të realizohen, që misioni ushtarak i

16 Ky konstatim është nxjerrë nga drafti i rishqyrtimit strategjik të EULEX-it

22

NATO-s të zëvendësohet me një mision të tillë të udhëhequr nga BE-ja, e cila po ashtu ka zhvilluar kapacitetet e saja të mbrojtjes dhe sigurisë17. Një skenar i tillë ka ndodhur më herët në rastin e angazhimeve ushtarake ndërkombëtare në Bosnjë-Hercegovinë, ku misionin SFOR të udhëhequr nga NATO-ja e kishte zëvendësuar misioni EUFOR i Bashkimit Evropian18. Sikur edhe në rastin e Bosnjë-Hercegovinës, edhe tek Kosova do të mund të gjendeshin mekanizmat e bashkëpunimit të NATO-s me një mision të tillë të Bashkimit Evropian.

Kosovarët, si ata me përkatësi etnike shqiptare ashtu edhe serbe, kanë shfaqur një besim më të madh për praninë e NATO-s sesa të Bashkimit Evropian. Prandaj idetë që BE-ja të marrë edhe udhëheqjen e pranisë ushtarake ndërkombëtare në Kosovë nuk do të priten me simpati nga opinioni kosovar. Në BE diplomatët thonë se kjo mund t’u shpjegohet qytetarëve me procesin e integrimeve në BE dhe të ardhmen e tyre evropiane. Gjithsesi kjo do të varet edhe nga evoluimi i rolit të Forcës Kosovare të Sigurisë.

BE-ja do të vazhdojë angazhimin politik përmes Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, e cila do të ketë mbi vete edhe rolin e manaxhimit të politikave të BE-së ndaj Kosovës, përfshirë edhe mjetet nga Instrumentet e paraanëtarësimit.

17 Këto ditë janë përmendur vetëm nëpër takime të brendshme në strukturat e BE-së dhe NATO-s, por nuk ka pasur asnjëherë propozim konkret për një gjë të tillë. 18 Më 2 dhjetor të vitit 2004, misioni i parë paqeruajtës i NATO-s- SFOR (Forca Stabilizuese) në Bosnjë- Hercegovinë, i instaluar në vitin 1995, u zëvendësua me misionin e parë të BE-së në këtë fushë - EUFOR.

23

Kosova me MSA – perspektiva e evoluimit në status kandidati

Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, me të cilën në muajin maj të vitit 2014 Kosova dhe Komisioni Evropian i kishin përmbyllur me sukses negociatat dhe e cila ishte sigluar në muajn korrik po të këtij viti , do të ndryshojë pa dyshim raportet mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Por vetëm me një analizë të thjeshtë mjafton që të shihen dallimet me MSA-të e vendeve të tjera të rajonit19. Sipas kësaj marrëveshjeje, do të rregullohet tregtia me vendet e BE-së; përshtatja e legjislacionit; çështjet e migrimit, bashkëpunimi kundër shpëlarjes së parave, lufta kundër terrorizmit e deri tek vendosja e këshillave të përbashkëta për mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjes, sikur edhe metodologjinë e zgjidhjes së mospajtimeve në mes të palëve nënshkruese.

Në masë të madhe përmbajtja e MSA-së mes Kosovës dhe BE-së është e ngjashme me ato të vendeve të tjera të rajonit. Por, siç thonë diplomatë të BE-së, „e ngjashme“ nuk do të thotë edhe „e njëjtë“, sepse kjo MSA është dashur, për shkak të rrethanave, të siguronte që Kosova të mos trajtohej si shtet sovran dhe i pavarur, për shkak të dallimeve që ekzistojnë në mes të vendeve anëtare rreth statusit të Kosovës20.

Dallimet më të mëdha në shikim të parë shihen në pjesët politike të marrëveshjes. Forma e marrëveshjes së pari është ndryshe. MSA-ja me Kosovën është një „kompetencë evropiane“ pra, për dallim nga MSA-të e tjera (ato me vendet e Ballkanit), dhe marrëveshjet e tjera të asociimit (me shtetet tjera sovrane) atë nuk e arrin „Kosova, në njërën anë, dhe BE-ja e shtetet e saja anëtare, në anën tjetër“, por vetëm “Kosova dhe Bashkimi Evropian”. Këto dallime më tej shihen edhe në pjesën e dialogut politik. Përderisa shteteve të rajonit si qëllim u përmendet „integrimi i plotë në bashkësinë e kombeve demokratike dhe përafrimin gradual me Bashkimin Evropian“21, në rastin e Kosovës ky formulim si qëllim të dialogut politikë përmende „Pjesëmarrjen e Kosovës në bashkësinë demokratike ndërkombëtare, nëse një gjë të tillë e lejojnë rrethanat objektive“. Në vend të „përafrimit me Bashkimin Evopian“ në rastin e Kosovës pritet të thuhet: „avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës, në përputhje me perspektivën evropiane të rajonit dhe në përputhje me zotimet e Kosovës nën

19 Autorët këtu janë bazuar në tekstin e Marrëveshjes, e cila u është shpërndarë vendeve anëtare, dhe e cila ishte iniciuar nga palët në korrik të vitit 2014 por ende mbetet e panënshkruar. 20 Në vetë tekstin e MSA-së, në Nenin 3, thuhet: “asnjë term, gjuhë apo definicion i përdorur përgjatë tekstit të MSA-së, anekset e saj apo protokollet nuk paraqet njohjen e Kosovës si shtet të pavarur nga ana e Unionit as që paraqet njohje nga shtetet individuale anëtare në rastet kur ato nuk e kanë ndërmarrë një hap të tillë”. 21 Shih si shembull MSA-të me Republikën e Shqipërisë, Republikën e Serbisë apo të ndonjë shteti tjetër të rajonit të Ballkanit.

24

nenin 5 të kësaj marrëveshjeje22“. Me „zotimet e Kosovës“, sipas nenit në fjalë, mendohet në vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe në zbatimin e obligimeve që dalin nga ky dialog.Madje në pjesën e „perspektivës evropiane“ nuk ka kaluar as propozimi, të cilin e kanë përkrahur disa shtete që mbështesin fuqishëm pavarësinë e Kosovës, që të përfshihet fjalia „Avancimi i rrugës së integrimeve evropiane të Kosovës“ dhe në vend të saj ka mbetur në versionin e fundit „Avancimi i perspektivës evropiane“.

Edhe pse të gjitha këto në shikim të parë duken vetëm si dallime të vogla, ato kanë një rëndësi kyç politike dhe juridike. Me këtë MSA BE-ja zotohet se do të ndihmojë Kosovën, qëllimi dihet se është që ndihma të çojë deri tek avancimi drejt integrimit të plotë në BE, por një zotim i tillë politik nga BE-ja nuk është formalizuar në këtë marrëveshje.

Kosova do të ketë shumë përparësi në zhvillimin e tregtisë me BE-në dhe do të përfitojë nga asistenca në të ardhmen edhe në kuadër të kësaj MSA-je. Por edhe Kosova me të marrë disa obligime, të cilat nuk do të jetë lehtë të përmbushen. Prandaj për përmbushjen e të gjitha obligimeve Kosovës i është lënë një periudhë prej 10 vjetësh. Ndërkohë 5 vjet pas hyrjes në fuqi të MSA-së do të bëhet rivlerësimi i zbatimit të saj për të parë se a do të përmbushen obligimet sipas afatit. Këto do t’i vlerësojnë komisionet e përbashkëta që pritet të formohen në bazë të MSA-së dhe të cilat do të kenë takime të rregullta.

Secila MSA në secilin vend ka ndonjë veçanti, andaj edhe kjo e Kosovës është e veçantë në pjesën ku kësaj si kusht i vihet edhe sigurimi që asnjë krim i rëndë të mos mbetet i pandëshkueshëm dhe që Kosova të pranojë edhe në të ardhmen që disa raste të krimeve të ndiqen nga mekanizmat ndërkombëtarë.

Në Komisionin Evropian janë të kënaqur me këtë MSA dhe thonë se „ky është maksimumi që kemi mundur të arrinim në rrethanat ekzistuese, duke pasur parasysh se është dashur të sigurohej neutraliteti i BE-së rreth statusit të Kosovës“.

Autoritetet e Kosovës po ashtu janë shprehur të kënaqura me përmbylljen e negociatave për MSA-në. Pritet që ajo të sjellë para së gjithash përfitimet ekonomike dhe të nxisë investime të huaja, duke pasur parasysh perspektivën e hapjes së tregut të madh të BE-së për prodhimet kosovare. Por Kosova duhet ta shfrytëzojë edhe këtë MSA, sado e kufizuar të jetë ajo në fjalorin politik, për të avancuar sa më shpejt drejt statusit të kandidatit. Kjo gjithsesi do të varet nga njohja e Kosovës nga 5 shtetet anëtare të BE-së, të cilat nuk e kanë bërë ende një gjë të tillë. 22 Teksti i MSA-së mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

25

Korniza shumëvjeçare financiare e BE-së 2014-2020 dhe Kosova

Edhe nisja e perspektivës së re shtatëvjeçare të BE-së shënon një pikë të rëndësishme në zhvillimet e brendshme të Bashkimit Evropian me ndikim të madh edhe jashtë BE-së. Këtë vit ka filluar zbatimi i Kornizës Shumëvjeçare Financiare të BE-së për periudhën 2014 deri në vitin 2020. Vendet anëtare janë pajtuar, pas shumë debatesh dhe konsultimesh, që të miratojnë këtë kornizë shumëvjeçare financiare, e cila do të jetë bazë për miratimin e buxheteve vjetore të BE-së dhe për shfrytëzimin e mjeteve nga ky buxhet. Sipas vendimeve të Këshillit, gjatë këtyre shtatë vjetëve BE-ja do të ketë në dispozicion rreth 1000 miliardë euro që do t’i ndajë në buxhetet vjetore.

Sa i përket procesit të zgjerimit, edhe në këtë kornizë shumëvjeçare financiare pritet të dëshmohet përkushtimi i BE-së për t’i ndihmuar vendet kandidate dhe kandidatët potencialë përmes fondeve të paraanëtarësimit. Këto fonde në Kornizën Shumëvjeçare paraqiten në kuadrin e mjeteve për „Global Europe23“. Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerim në Komisionin Evropian është duke punuar në ndarjen e këtyre mjeteve dhe dedikimin për secilin shtet të përfshirë në procesin e zgjerimit. Në përgjithësi pritet që diku rreth 20 % e mjeteve të dedikuara për „Global Europe“ të shkojnë për IPA-n. Për „Global Europe“ nga buxheti i BE-së ndërkaq ndahen rreth 6 % të buxhetit. Rreth 1.5 miliardë euro pritet që BE-ja secilin vit t’i vërë në dispozicion për IPA-n.

Por vendet e përfshira në procesin e zgjerimit, përfshirë edhe Kosovën, duhet të analizojnë hollësisht edhe mënyrën se si BE-ja do t’i përdorë këto mjete, ndërsa prioritetet e veta t’ia përshtatë strategjisë „Evropa 2020“ të BE-së. Bashkimi Evropian ka kërkuar edhe nga vendet e zgjerimit që t’i përgatisin strategjitë e tyre nacionale dhe të ndjekin prioritetet e BE-së. E ato para së gjithash janë investimet në kërkim dhe zhvillim, në ruajtjen e mjedisit, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe në krijimin e vendeve të punës.

Nga kapacitetet e Kosovës dhe në përputhshmërinë e projekteve me standardet evropiane do të varet edhe suksesi në absorbimin e mjeteve nga fondet e BE-së në të ardhmen. Kosova llogaritet të jetë vendi që për kokë banori ka përfituar më së shumti në botë nga ndihma financiare e Bashkimit Evropian deri më tash. Por kjo ka qenë edhe për shkak të asistencës humanitare dhe ndihmës emergjente në periudhën e pasluftës. Në të ardhmen edhe për Kosovën mjetet do të jenë më shumë për investime dhe zhvillim në mbrojtje të ambientit, e 23 MFF 2014-2020 në figurë. Komisioni Evropian

26

më pak në formën e ndihmës humanitare.

Gatishmëria e vendeve të rajonit për t’u përshtatur me BE-në është ende e dobët. Kjo është parë edhe në një konferencë të zhvilluar në Londër në dhjetor të vitit 2013, ku u fol për qasjen e re të investimeve në Ballkan.

Stefan Fule, komisioner evropian për zgjerim dhe politikë ndaj fqinjësisë në periudhën 2009-2014, tha qartë në atë konferencë se asnjë vend në Ballkanin Perëndimor nuk ka ekonomi funksionale të tregut. Ky status i “vendit me ekonomi funksionale të tregut” është i domosdoshëm për një vend i cili synon anëtarësimin në BE. Sipas Fules, papunësia në rajon është e lartë, borxhi i jashtëm po rritet, ndërsa situata është e ndjeshme në shumë vende të rajonit.

Në atë fjalim Stefan Fule konsideron se çështja e konkurrencës zakonisht pengohet nga vendimmarrja me motive politike dhe kërkoi ndërmarrjen e reformave, sidomos në financat publike, në institucionet e tregut të punës dhe në zvogëlimin e pengesave administrative në bërje biznesi, si prioritet në proces të reformimit. Ndërsa investimet në shkollim, në aftësi dhe në hulumtime i sheh si çështje që duhet të qëndrojnë lart në agjendë. Komisioneri i zgjerimit tërhoqi edhe vërejtjen se sundimi i ligjit, e në veçanti siguria ligjore dhe besimi i investitorëve janë kyç në reformat ekonomike. Andaj edhe nënvizon se investimet mund të ndodhin vetëm në rast të përmirësimit të klimës për investitorët potencialë.

Pra, Komisioni Evropian fton për një konvergjencë ekonomike në mes të shteteve aspiruese dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Kërkohet nga vendet aspiruese krijimi i stabilitetit makroekonomik, fiskal dhe financiar. Tashmë ekziston dialogu vjetor në lidhje me programet makroekonomike dhe fiskale me vendet aspiruese, përpos Kosovës, dhe Komisioni Evropian premton se ky proces do të përshpejtohet dhe do të forcohet.Komisioni Evropian do ta bazojë dialogun në programet kombëtare ekonomike të secilit vend. Rezultati do të duhej të ishte në pajtimet e përbashkëta për rekomandimet në lidhje me reformat. Rekomandimet do të dalin sipas specifikave të secilit vend. Komisioni Evropian premton asistencën teknike në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar, e cila do ndihmojë implementimin e rekomandimeve. Nga ana tjetër, Komisioni Evropian do të kërkojë nga vendet e cekura që të përpilojnë planin e aksionit në lidhje me menaxhimin e financave publike. Varësisht nga përparimi në këtë lëmë, mund të hapen mundësitë për mbështetje të buxhetit, nga instrumentet e IPA-s (IPA II).

27

Komisioni Evropian identifikon edhe nevojën për reforma dhe investime në sektorët specifikë, në mënyrë që të bëhet rritja e eksportit dhe shtimi i numrit të vendeve të punës. Komisioni Evropian do të kërkojë nga këto shtete që të raportojnë në lidhje me planet për reformat strukturore në sektorët me rëndësi të veçantë, siç janë: transporti, energjia dhe shkollimi. Ky raportim, sipas planit, do bëhet çdo dy vjet, duke filluar nga viti 2015.

Dokumenti, ku do të përfshihen qartë prioritetet në reforma në afatin e shkurtër dhe të mesëm, do të shërbejë si udhërrëfyes për investitorët, ku ata do ta kenë të qartë se ku mund t’i derdhin mjetet dhe nga ku mund të përfitojnë më së shumti.

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë ekonomikisht të integruara nëpërmjet CEFTA-s. Andaj edhe është e logjikshme që këto vende së bashku të përgatiten për procesin e reformave dhe implementimin e tyre. Strategjia 2020 për punë, prosperitet e punësim në Evropën Juglindore mund të jetë referencë kyç për Komisionin Evropian dhe institucionet ndërkombëtare financiare24.

24 Këto qëndrime të Komisionit Evropian i ka shprehur Stefan Füle, Komisioner për zgjerim dhe politikë ndaj fqinjësisë evropiane, në konferencën “Investimet në Ballkanin Perëndimor - qasja e re”, të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Londër, më 24 shkurt 2014.

28

29

Strategjia kombëtare për integrime evropiane - Kosova 2020

Duke pasur parasysh këtë, edhe Kosova ka përpiluar strategjinë e saj, e cila synon përgatitjen sa më të mirë të Kosovës për integrime evropiane dhe shfrytëzimin e fondeve në periudhën e ardhshme shtatëvjeçare25. Qeveria e Republikës sё Kosovës ka identifikuar pesë objektiva me prioritete që duhet tё arrihen, nё mënyrë që deri në vitin 2020 Kosova tё jetё mё e përgatitur pёr integrim nё Bashkimin Evropian. Strategjia kombëtare pёr integrim evropian përmend listën ku përfshihen:

• Efektiviteti i qeverisjes;• Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; • Zhvillimi ekonomik; • Përfshirja e palëve me interes; • Marrëdhëniet e avancuara (kontraktuale) me Bashkimin Evropian

Sipas kёtij dokumenti, realizimi i prioriteteve tё sipёrpёrmendura ndihmohet nё mёnyrё tё drejtpёrdrejtё nga asistenca e jashtme që vjen nga komuniteti i donatorëve. Kjo asistencё thuhet se në masë të madhe e ka përkrahur zhvillimin e infrastrukturës dhe të kapaciteteve njerëzore të Kosovës.

Qeveria e Kosovёs konsideron se asistenca e jashtme është mjet kryesor për të zhvilluar dhe zbatuar strategjitë dhe politikat e Kosovës. Autoritetet kosovare zotohen se deri nё vitin 2020 do të menaxhojnё efektivisht asistencën e jashtme dhe do të koordinojnë efektivisht përkrahjen e donatorëve përmes fuqizimit të organeve për koordinimin e donatorëve dhe zhvillimin e strategjive tërë-sektoriale.

“Planifikimi më i fuqishëm strategjik në Kosovë dhe koordinimi efektiv i përkrahjes së donatorëve janë të lidhur ngushtë mes vete, ku njëri ndikon pozitivisht tek tjetri”, thuhet nё dokument.

Strategjia kombёtare pёr integrime evropiane parasheh inkorporimin e Kosovёs nё fondet e IPA-s, ashtu qё ka iniciuar marrёveshjet e bashkëpunimit me vendet në rajon, si dhe programe dhe struktura përkatëse për zbatim të tyre.

25 „Strategjia kombëtare për integrime evropiane - plani Kosova 2020“.

30

Kjo nёnkupton qasjen në komponentin II tё Instrumenteve tё paraanёtarёsimit, kur nё vitin 2010 u lёshuan 1.2 milionë euro, ndёrsa pёr vitet 2011 dhe 2012 - 1.8 milionë të tjera, pёr tё ndihmuar lehtёsimin e bashkёpunimit ndёrkufitar. Kosova tani merr pjesё nё zbatimin e përbashkët të programeve BKK me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë. Marrëveshjet dypalëshe financiare për realizimin e programeve janë nënshkruar dhe janë themeluar struktura të përbashkëta operative me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi.

Duke e konsideruar infrastrukturёn rrugore si element kryesor nё pёrmirёsimin e bashkёpunimit rajonal, autoritetet kosovare konsiderojnё se ka nevojё pёr përmirësim të infrastrukturës fizike, e cila do të duhej tё arrinte nivelin e konkurrencёs për të pasur qasje në korridoret kryesore rajonale rrugore dhe qasje më të lehtë tokësore në BE. Andaj edhe synohet qё tё modernizohet infrastruktura rrugore dhe hekurudhore duke u lidhur me korridoret mbarevropiane. Një ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së Kosovës është investimi në infrastrukturën rrugore.

Strategjia kombёtare pёr integrime evropiane gjithashtu identifikon uljen e barrierave jotarifore dhe heqjen e barrierave teknike dhe administrative ndër elementet më të rëndësishme që kontribuojnë në bashkëpunimin rajonal. “Kjo do të kontribuojë në konkurrencën luajale në treg dhe në integrimin në tregun rajonal dhe të BE-së”, thuhet në dokument.

Përshtatja me prioritetet e BE-së në kuadër të strategjisë “Evropa 2020” është sfidë edhe për shumë vende anëtare. Ato me Komisionin Evropian duhet të nënshkruajnë një marrëveshje partneriteti pa të cilën nuk mund të siguronin pagesat nga Komisioni Evropian për asnjë projekt strukturor.

Edhe pse nuk janë vende anëtare me vendet e Ballkanit, pritet të ndiqet një metodologji dhe kushtëzim i ngjashëm. Kosova duhet të ketë kujdes që të përgatisë projekte sa më të mira dhe profesionale, të cilat do të jenë me interes për pjesëmarrës të ndryshëm, dhe të sigurojë që ato të jenë në përputhje me standardet e larta të BE-së për mbrojtjen e ambientit.

Pos kësaj, në të ardhmen Kosova mund të përfitojë edhe nga projektet ndërkufitare të financuara pjesërisht edhe me fonde të BE-së, sikur edhe eventualisht nga përfshirja në Makro Rajonet e BE-së26. Por kjo përfshirje do të varet edhe nga qëndrimet politike. Një 26 Në BE ekzistojnë aktualisht „makro-rajone“ :“Baltikë“, „Nën-danubian“ dhe „Adriatik-Jon“. Pasi që Serbia, edhe pse nuk ka dalje në det, është e përfshirë edhe në marko-rajonin „Adriatik – Jon“, në BE janë duke shqyrtuar mundësinë që në këtë strategji të përfshihen dhe Kosova dhe Maqedonia.

31

përfshirje e tillë do të ishte shumë e dobishme, sepse për projekte të përbashkëta do të mund të përdoreshin fondet e BE-së për secilin vend kandidat dhe për vendet anëtare, si Italia, Greqia dhe Kroacia. E fondet për vendet anëtare janë shumëfish më të larta sesa për vendet kandidate27. Në kuadër të këtyre strategjive mund të përfitohet përmes projekteve të mëdha në fushën transportit, ruajtjes së mjedisit, turizmit dhe në fusha të tjera.

27 Vetëm për shtetin më të ri anëtar, Kroaci, në vit BE-ja vë në dispozicion mjete sa edhe për të gjitha vendet e përfshira në IPA së bashku. Por vendet anëtare edhe paguajnë kontributin në buxhetin e përbashkët të BE-së

32

33

Rrethanat e reja ndërkombëtare dhe perspektiva euroatlantike e Kosovës

Përderisa planet dhe strategjitë shumëvjeçare në BE bëhen në bazë të parashikimeve, ndërsa ndryshimet në institucione janë cikle po ashtu të rregullta, shpesh ndodhin edhe gjëra të paparashikuara, të cilat imponojnë prioritete të reja. Kështu viti 2014 solli ndryshime dramatike në rrethanat ndërkombëtare, të cilat do të mund të kishin ndikim edhe në politikën e BE-së e të NATO-s në rajonin e Ballkanit.

Ndryshimi më i madh ka ndodhur për shkak të krizës në Ukrainë dhe rolit të Rusisë. Kjo ka shkaktuar një kthim prapa në raportet e Perëndimit me Rusinë. Për pothuajse 20 vjet përparim të rregullt në rritjen e partneritetit, as NATO-ja, as BE-ja nuk e shohin më Rusinë si partner.

Duke pasur parasysh se me vite Rusia ka pasur rol edhe në zhvillimet në Ballkan, përfshirë edhe rolin e saj në Grupin e Kontaktit për Kosovën, dhe ndikimin që ka ende Rusia në Serbi dhe në një pjesë të Bosnjë-Hercegovinës, ky përkeqësim i raporteve të Rusisë me Perëndimin mund të ketë ndikim në të ardhmen edhe në rajonin e Ballkanit. Mali i Zi dhe Shqipëria menjëherë kanë mbështetur dhe i kanë përfillur vendimet e BE-së për masa restriktive ndaj Rusisë, por Serbia nuk e ka bërë këtë.

Rrethanat e reja ndërkombëtare do të kenë ndikim edhe në Kosovën. Nuk mund të dihet që tani nëse ky ndikim do të jetë pozitiv apo negativ. Në njërën anë, sjellja agresive e Rusisë mund të ndikojë që Bashkimi Evropian të jetë më i vendosur për të vazhduar procesin e zgjerimit në Ballkan dhe ta shohë zgjerimin përsëri si një proces që nuk është vetëm thjesht teknik, por edhe gjeostrategjik.

Rusia në politikën e saj ndaj Ukrainës është bazuar edhe në atë që e ka quajtur „precedent i Kosovës“ duke parashtruar pyetjen se „Pse Kosova ka mundur të bëhej e pavarur e Krimeja jo“. Një argumentim të tillë të Rusisë e kanë hedhur poshtë kategorikisht shtetet kryesore të BE-së, por ai argumentim, thonë privatisht disa diplomatë, ka ndikuar që shtetet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën të mos i ndryshojnë ende qëndrimet e tyre. E Rusia nuk e ka njohur Kosovën e as që pritet ta bëjë një gjë të tillë së shpejti. Në këto rrethana Kosova do ta ketë të vështirë të bëhet anëtare e OKB-së dhe kjo do të mund të ndikojë edhe në procesin e integrimeve të saja në rajon.

34

Ajo që është më shumë në favor të Kosovës janë rrethanat në rajon. Avancimi i të gjitha shteteve fqinje në rrugën e integrimeve evropiane ndikon gjithsesi në relaksimin e raporteve dhe avancimin e bashkëpunimit rajonal. Kjo vlen edhe për Serbinë, e cila i ka nisur negociatat e anëtarësimit. Por në periudhën e ardhshme pesëvjeçare Kosova mund ta gjejë veten në një status quo të re dhe me këtë të rrisë edhe më shumë hendekun në mes të Kosovës dhe vendeve të tjera të rajonit. Kosova do të përfshihet edhe më shumë në forumet rajonale, sidomos përmes Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Mirëpo, edhe kjo do të varet nga qëndrimet e Serbisë, që do të thotë se secila pjesëmarrje do jetë edhe një konfirmim se Kosova nuk është e njëjtë sikurse shtetet e tjera.

Ndryshimi i rrethanave në skenën ndërkombëtare pa dyshim se do të ndikojë që BE-ja dhe shtetet kryesore të saja anëtare të zvogëlojnë edhe më shumë vëmendjen ndaj Ballkanit dhe Kosovës dhe të orientohen më shumë në rajonet e tjera të botës, sidomos në rajonin e Kaukazit. Krahas kësaj do të ndodhë gradualisht edhe një zvogëlim i natyrshëm i angazhimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që do të mbajë ndikimin politik, sidomos në Kosovë, por edhe vetë është e interesuar që Bashkimit Evropian t’i lërë më shumë hapësirë të veprimit. Problemi do të qëndrojë në faktin se BE-ja nuk do të ketë fuqi për të ushtruar ndikim politik, i cili do të siguronte ndryshime të shpejta. BE-ja edhe ashtu shpesh vepron në bazë të minimumit të emëruesit të përbashkët që do të siguronte konsensus, e kjo në praktikë shpesh është parë të jetë hyrje prej një satus quo-je në një tjetër. Kjo do të vlejë sidomos në përpjekjet për arritjen e konsensusit brenda BE-së për të konsideruar Kosovën si shtet të pavarur, që do të nënkuptonte edhe njohjen nga të gjitha vendet anëtare të BE-së. Institucionet e BE-së nuk e kanë fuqinë, e ndoshta as interesin, që t’i detyrojnë shtetet anëtare që ta njohin Kosovën. E nga shtetet anëtare, me përjashtim të Gjermanisë, nuk ka interes apo kapacitete për të vepruar me ndonjë vendosmëri më të madhe në këtë drejtim. Në vitet në vijim do të vëzhgohet me një interes të rritur edhe bashkëpunimi i Kosovës me vendet e tjera të botës, jo aq shumë për shkak të fuqisë së Kosovës për të qenë faktor në skenën botërore, por më shumë për shkak të pritjeve që një ditë Kosova të sigurojë mbështetje të mjaftueshme për t’u bërë anëtare e OKB-së. Gjithsesi edhe në skenën ndërkombëtare Kosova do të vazhdojë të përballet me pengesat që i paraqet mosnjohja e statusit të saj.

35

Konkluzionet

Rrethanat në BE kanë ndryshuar në vitin 2014 dhe këto ndryshime do të kenë ndikimin kyç në zhvillimet brenda saj në pesë vjetët e ardhshëm. Rezultatet e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian kanë shënuar rritje të forcave euroskeptike. Megjithatë, në nivelin evropian me votat e tyre në Parlament ato forca nuk do të ketë ndonjë rol. Por në disa vende, si Britania e Madhe, Franca dhe Danimarka, këto forca kanë dalë në pozitën e parë duke ndryshuar dramatikisht perceptimin e tyre dhe të partive të qendrës që kanë qeverisur deri më tash. Si pasojë pritet që disa shtete të BE-së të kenë qëndrim më ngurrues në proceset e thellimit të integrimeve të brendshme në BE dhe të zgjerimit me shtete të reja anëtare. Po ashtu, rezultatet e këtyre zgjedhjeve do të rrisin kundërshtimin ndaj liberalizimit të mëtejmë të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe të punëtorëve edhe brenda BE-së, edhe nga shtetet e treta. Në pesë vjetët e ardhshëm mund të ndodhin disa zhvillime dramatike në BE. Në Britani është paralajmëruar mundësia e organizimit të referendumit për daljen e këtij shteti nga BE-ja, ndërsa do të zhvillohet këtë vit edhe referendumi për pavarësinë e Skocisë. Varësisht nga rezultati, këto zhvillime mund ta përballin BE-në me një precedent, të papërjetuar në histori deri më tani.

BE-ja në vitin 2014 vendosi edhe për krerët e institucioneve të saja, si Komisioni Evropian, Parlamenti dhe Këshilli. Janë ndarë edhe postet brenda Kolegjit të Komisionit Evropian. Komisioni i parë pas Barrosos do të ketë prioritetet e tjera krahasuar me dhjetë vjetët e fundit. Rritja e konkurrencës në tregun global, stabilizimi i rritjes ekonomike dhe krijimi i vendeve të punës, rritja e sigurisë së furnizimit me energji dhe kontrolli më i mirë i kufijve të jashtëm të BE-së, të gjitha këto do të jenë prioritete në të ardhmen.

Në rrethanat e reja në BE pritet që zyrtarisht të vazhdojë procesi i zgjerimit dhe BE-ja do të rikonfirmojë përkushtimin e saj ndaj këtij procesi. Por pritet të rritet ngurrimi i disa vendeve anëtare, ndërsa kjo do të ketë pasoja për procesin në të cilin të gjitha vendimet në Këshill miratohen me konsensus të të gjitha 28 shteteve anëtare. Edhe pse është reale se në periudhën e ardhshme 5-vjeçare asnjë vend i ri nuk do të jetë realisht gati për t’u anëtarësuar në BE as nga BE-ja nuk pritet të ketë ndonjë presion për të përshpejtuar procesin. Edhe kapacitetet e Komisionit Evropian në Drejtorinë e zgjerimit pritet të zvogëlohen dhe të marrin përsipër detyra edhe në politikën e fqinjësisë që kësaj radhe edhe në emërtim është para zgjerimit.

36

Fillimi i zbatimit të kornizës shumëvjeçare financiare të BE-së po ashtu ka shënuar një fazë të rëndësishme për të ardhmen e BE-së. Këto mjete do të shfrytëzohen për të realizuar qëllimet e strategjisë „Evropa 2020“ dhe kushtet për vendet anëtare që të përfitojnë nga fondet e përbashkëta do të jenë më të thjeshtëzuara, por, në anën tjetër, më të ashpra.

Edhe në këtë kornizë shumëvjeçare financiare pritet të dëshmohet përkushtimi i BE-së për t’i ndihmuar vendet kandidate dhe kandidatët potencialë përmes fondeve të para anëtarësimit. Por nga vendet e rajonit, përfshirë edhe Kosovën, pritet të përshtatin projektet e tyre me qëllimet e BE-së. Më shumë mjete do të dedikohen për projekte zhvillimore e më pak për ndihma humanitare apo për zhvillim të institucioneve. Lufta kundër korrupsionit dhe dhënia e dëshmive për këtë, krahas respektimit të ruajtjes së mjedisit e të rregullave dhe standardeve të BE-së, do të jetë ndër kushtet kryesore për të shfrytëzuar mjetet të cilat për Kosovën dhe vendet e përfshira në procesin e zgjerimit pritet t’i alokojë BE-ja në periudhën e ardhshme pesëvjeçare.

Bashkimi Evropian do të vazhdojë punën edhe në forcimin e rolit në skenën botërore, por politika e jashtme do të vazhdojë të identifikohet më shumë me politikat nacionale të shteteve të mëdha anëtare sesa me strukturat e institucioneve evropiane në Bruksel.

Në përgjithësi procesi i zgjerimit nuk do të ndalet sado që të ngadalësohet ai. Por shtytja për këtë proces nuk do të vijë aq shumë nga Brukseli dhe BE-ja. Do të duhet më shumë angazhim i vetë qeverive të vendeve të rajonit nëse ato me progres në reforma dhe në përmbushjen e kritereve do të duan të imponohen në rrugën e integrimeve në BE.

37

Rekomandimet

Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë procesin e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, sepse ky proces, siç kanë pranuar disa herë në BE, është i pazëvendësueshëm për krijimin e paqes dhe të stabilitetit afatgjatë në rajon.

Bashkimi Evropian, të gjitha institucionet e tij dhe shtetet anëtare duhet të luftojnë kundër argumenteve të euro skeptikëve dhe partive të ekstremit të djathtë e jo të tentojnë që t’i adresojnë shqetësimet e tyre. Kjo duhet të bëhet edhe në të ardhmen, duke iu përballur miteve me fakte. E faktet dëshmojnë se procesi i zgjerimit ka sjellë dobi edhe për qytetarët në vendet e reja anëtare dhe kjo nuk ka shkuar në dëm të shteteve të vjetra.

Në përbërjen e institucioneve të reja, sidomos të Komisionit Evropian, duhet të ketë kapacitete të mjaftueshme në resurset njerëzore dhe financiare për të vazhduar procesin e zgjerimit.

Pasardhësja e Catherine Ashton, Federica Mogherini, në krye të politikës së jashtme të BE-së duhet të vazhdojë përkushtimin personal në procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Në të njëjtën kohë duhet të punojë për njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet anëtare në mënyrë që BE-ja, së paku në rastin e Kosovës, të mund të flasë me një zë të përbashkët në një çështje kyç të politikës së saj të përbashkët të jashtme. Kjo do ta rriste edhe kredibilitetin e BE-së në botë.

Vendet e rajonit të Ballkanit nuk duhet të dekurajohen nga disa zhvillime në BE dhe nga zvogëlimi i interesit për procesin e zgjerimit. Ky proces është afatgjatë dhe qëllimi i tij është i arritshëm. Edhe rruga drejt qëllimit i sjell dobi secilit vend kandidat, sepse gradualisht ndryshon për të mirë.

Vendet e rajonit duhet t’i marrin seriozisht kërkesat e BE-së dhe t’i adresojnë ato, sidomos në rastet e reformave të drejtësisë dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.Kosova dhe vendet e rajonit duhet të kuptojnë edhe situatën brenda BE-së. Këtë duhet bërë jo për të fajësuar BE-në për dështime në disa procese, por për ta pasur më lehtë që përmes veprimeve konkrete t’u jepen më shumë argumente atyre, të cilët në BE promovojnë procesin e zgjerimit.

38

Vendet e rajonit duhet të kenë sa më pak probleme mes vete në mënyrë që ato të mos shfrytëzohen nga disa qarqe skeptike ndaj zgjerimit, të cilat edhe ashtu nuk do të donin anëtarësimin e tyre në BE, që procesin ta ngadalësojnë edhe më shumë. Në rastin e Serbisë dhe Kosovës, kjo do të zgjidhej më së lehti me njohje të ndërsjellë që do të duhej të ndodhte në 5 vjetët e ardhshëm.

Në rastin e Kosovës, BE-ja duhet të tejkalojë ndasitë rreth statusit. Përderisa është e domosdoshme që procesi të vazhdojë me gjithë dallimet mes shteteve anëtare rreth pavarësisë së Kosovës, gjetja e formulave për ta vazhduar procesin pa pasur nevojë që Kosova të trajtohet si shtet sovran, vetëm e shtyn zgjidhjen e problemit, por nuk i mundëson Kosovës rrugë formale drejt integrimit.

Kosova dhe vendet e tjera të rajonit duhet të përgatiten seriozisht për shfrytëzimin e mjeteve nga Instrumentet e Para-anëtarësimit (IPA). Pa projekte serioze dhe administratë të shkathë e profesionale, një shumë e mirë e mjeteve do të mbetet e pashfrytëzuar.

Kosova duhet të ketë një strategji pesëvjeçare kombëtare për integrime evropiane, e cila do të zbatohet pa marrë parasysh se kush në cilën kohë të caktuar do të jetë në pushtet.

Kosova duhet të rrisë angazhimet diplomatike në kontakte me vendet anëtare të BE-së, sepse procesi i integrimeve evropiane nuk varet vetëm nga bashkëpunimi me institucionet e BE-së në Bruksel.

39