20
QENDRA E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE INSTITUTI I GJUHËSISË DHE I LETËRSISË STUDIME FILOLOGJIKE 3 - 4 VITI LXIV (LI) 2 0 1 0 TIRANË

Nga Doreshkrimet ne botimet tekstuale kritike

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Albanian Literature with Arabic script, XVIII century

Citation preview

Page 1: Nga Doreshkrimet ne botimet tekstuale kritike

QENDRA E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE

INSTITUTI I GJUHËSISË

DHE I LETËRSISË

STUDIME FILOLOGJIKE

3 - 4 VITI LXIV (LI)

2 0 1 0 TIRANË

Page 2: Nga Doreshkrimet ne botimet tekstuale kritike

REDAKSIA

Prof. dr. Enver MUHAMETAJ (kryeredaktor) Prof. dr. Agron DURO (zv. kryeredaktor), prof. dr. Ludmila BUXHELI (sekretare shkencore), akad. prof. dr. Kolec TOPALLI, prof. dr. Seit MANSAKU, prof. dr. Rami MEMUSHAJ, prof. as. dr. Valter MEMISHA, prof. as. dr. Anila OMARI, prof. as. dr. Laura SMAQI, prof. as. dr. Spiro GJONI, prof. as. dr. Dhurata SHEHRI. Redaktore: Dr. Anila Çepani Faqosi: Mirela Mihali © Copyright 2010 Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë - Të gjitha të drejtat të rezervuara

ISSN: 0563-5780

Del dy herë në vit

Pronë letrare e Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë

të Qendrës së Studimeve Albanologjike të RSH

Adresa e redaksisë: Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë

Rruga “Naim Frashëri”, nr. 7, Tiranë

Page 3: Nga Doreshkrimet ne botimet tekstuale kritike

PASQYRA E LËNDËS

KOLEC TOPALLI Albanologu i shquar Martin Camaj në 85-

vjetorin e lindjes ..................................................

5 SABRI HAMITI Martin Camaj i fillimit ......................................... 11 REXHEP ISMAJLI Gjeneza e tekstit dhe Camaj ................................ 19 SEIT MANSAKU Vendi i Martin Camajt në studimet buzukiane .... 31 SHABAN SINANI Shmangia prej llojeve-tip në veprën e Camajt .... 43 ITALO COSTANTE FORTINO

Shqyrtime për vëmendjen e Camajt ndaj kulturës arbëreshe ..............................................................

85

ZEQIRJA NEZIRI Nxitimi dhe zvarritja në novelën “Pishtarët e natës” ...................................................................

99

LAURA SMAQI “Loja” si përballje mendësish e stukturash në dramat e Camajt ..................................................

115

EVALDA PACI Meshari i Buzukut në studimet e Camajt dhe të Rizës (Vështrim përqasës) ...................................

121

ANILA OMARI Ndikimet gjuhësore sllave te Buzuku: kontributi i Camajt ...............................................................

129

LUDMILA BUXHELI Koncepti i Camajt për foljet pavetore të shqipes . 143 ÇLIRIM BIDOLLARI Martin Camaj edhe onomast (plotësim portreti) 153 LEDI IKONOMI Një përqasje e konceptit të shtegtarit të Camajt

me nomadin e Ungaretit ......................................

159 GENCIANA ABAZI-EGRO

Nga dorëshkrimet në botimet kritike: mbi procesin e njohjes së letërsisë së bejtexhinjve .....

169

ODETA ZHEGU Sinestezia e vështruar në rrafshin teorik dhe estetik ...................................................................

185

EDA SHEHU Ndikimi i kontakteve ndërgjuhësore mbi formimin dhe zhvillimin e leksikut të së drejtës në gjuhën shqipe ..................................................

203

PROBLEME DHE DISKUTIME

SILVANA VISHKURTI Çështje të përsëritjes në tekstet e reklamave në gjuhën shqipe në përqasje me gjuhën frënge .......

213

KRITIKË DHE BIBLIOGRAFI

MEHMET ÇELIKU “Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe” ............... 225 ANILA OMARI Vëllim kushtuar Martin Camajt në 85-vjetorin e

lindjes ..................................................................

233

JETA SHKENCORE

Konferenca shkencore “Martin Camaj për kulturën shqiptare - shkrimtari dhe albanologu” (A. Çerpja) ..........................................................

237

Page 4: Nga Doreshkrimet ne botimet tekstuale kritike

Seminari XXIX ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare (A. Çepani) .......

239

Konferenca shkencore “Martin Camaj në

kulturën shqiptare” (M. Bruci) ......................... 243

Konferenca shkencore “Shqipja në etapën e sotme: politikat e përmirësimit dhe të pasurimit

të standardit” (A. Çepani; A. Çerpja) ................

245

NEKROLOGJI

Menella Totoni, gjuhëtar i shquar ....................... 249

Page 5: Nga Doreshkrimet ne botimet tekstuale kritike

Nr. 3-4 STUDIME FILOLOGJIKE 2010

GENCIANA ABAZI-EGRO

NGA DORËSHKRIMET NË BOTIMET KRITIKE: MBI PROCESIN E NJOHJES SË LETËRSISË

SË BEJTEXHINJVE

Poetët shqiptarë të shekullit XVIII, të njohur rëndom me emrin bejtexhinj, për herë të parë përmenden në literaturë në librin klasik të Georg Hahnit, Albanesische Studien.

1 Në vëllimin e dytë kushtuar disa

sprovave të gjuhës shqipe, autori i ka kushtuar vëmendje edhe poetit Nezim Berati. Mirëpo ky botim i parë i poezive të Nezimit paraqitet problematik sepse të dhënat biografike janë të pasakta, kurse poezitë e dhëna për ilustrim, jo vetëm që janë produkt i një transmetimi gojor, por me përjashtim të poezisë nr. 8 nuk janë të Nezimit vetë.2 Madje shfrytëzimi i këtij materiali jo autentik ka bërë që Hahni, Nezimin ta klasifikojë tek poetët shqiptarë që kanë shkruar gegërisht, kurse poezitë e tij t’i japë të shkruara me alfabetin grek, dhe jo me atë arab që kishte përdorur vetë poeti. Pa u ndalur në një studim të hollësishëm të pasaktësive të Hahnit lidhur me Nezim Beratin, e mora këtë shembull për të treguar se sa komplekse dhe problematike ka qenë njohja e poetëve shqiptarë të shekullit XVIII, dhe, lidhur ngushtë me këtë, edhe studimi dhe prezantimi i tyre opinionit shkencor. Në të vërtetë, Hahni, në rastin e Nezim Beratit, pa dashur, ka vërtetuar shqetësimet për pasaktësitë dhe gabimet e mundshme të veprës së tij, të shprehura nga ai vetë në hyrjen e librit Albanesische Studien, ku shkruan “askush më mirë se ai (Hahni) nuk e di sa vështirë është të gjendet e vërteta në Shqipëri.”3 Nga ana tjetër, këto të dhëna të pasakta të Hahnit kanë vazhduar të jenë të 1 Heft 2, Jena: Fr. Mauke, 1853, f. 142-6. 2 Për këtë çështje shih dhe E. Rossi, “Notizia su un manoscritto del canzoniere

di Nezim (secolo XVII-XVIII) in caratteri arabi e lingua albanese”, Rivista

degli Studi Orientali, volume XXI, fasc. II-III-IV (1946): 220; O. Myderrizi, “Nezim Frakulla”, Buletini për Shkencat Shoqërore, Tiranë, 1954, nr. 4, f. 56, 58.

3 J. G. von Hahn, Studime shqiptare, Tiranë: IDK, f. 6.

Page 6: Nga Doreshkrimet ne botimet tekstuale kritike

Genciana Abazi-Egro

170

pranishme në studimet dhe botimet mbi letërsinë shqipe deri në vitet ‘30 të shekullit XX.4

Kjo vështirësi dhe mungesë njohjeje vjen së pari nga fakti që poetët shqiptarë të shekullit XVIII veprat e tyre i kishin në dorëshkrim, dhe transmetimin e këtyre veprave e realizonin nëpërmjet kopjimit të tyre. Kjo praktikë, nga ana tjetër ishte e lidhur edhe me një mënyrë tjetër qarkullimi të librit, e cila favorizonte krijimin e bibliotekave të mëdha private, si të individëve ashtu edhe të institucioneve. Ky ishte një proces i ndryshëm nga ai që ndiqej në perëndim, pasi perëndimi institucionin e kopjimit e kishte braktisur që në gjysmën e dytë të shekullit XV, me shpikjen dhe vënien në përdorim të shtypshkronjës.

Është një fakt tashmë i njohur që në Perandorinë Osmane, ndonëse përdorimi i shtypshkronjës është pranuar në gjysmën e parë të shekullit XVIII, kopjimi si institucion ka vazhduar të funksionojë edhe shumë më gjatë se kaq.5 Edhe në trojet shqiptare, deri në gjysmën e dytë të shekullit XIX, kopjimi ka qenë forma dominante me anë të së cilës transmetoheshin dhe qarkullonin veprat në përgjithësi dhe veprat letrare në veçanti. Në Arkivin Qendror të Shtetit, në Bibliotekën Kombëtare (Tiranë), Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare (Prishtinë) dhe në Arkivin e Kosovës gjenden dorëshkrime në gjuhët e mëdha të orientit (arabisht, turqisht, persisht), po ashtu edhe në gjuhën shqipe, të shkruara me alfabet arab, të cilat datojnë nga shekulli XV e deri në fillimet e shekullit XX.6 Një studim i kujdesshëm i këtyre materialeve tregon se 4 D. Camarda, Appendice al saggio di grammatologia comparata sulla lingua

albanese, Prato: Alberghetti, 1866, f. 46-50; Alberto Straticò, Manuale di

Letteratura Albanese, Milano: Urlico Hoepli, 1896, f. 270-2; Gaetano Pettrota, Popolo, lingua e letteratura albanese, Palermo: Tipografia Pontificia, 1931, f. 246-7.

5 G. Alpay Kut, “Matbaa”, Encyclopaedia of Islam, VI: 794b, Leiden: Koninklijke Brill NV, 1999.

6 M. Al-Arnaud, “Dorëshkrime orientale në Shqipëri”, Perla 3 (1996): 117-122; G. Shpuza, “Të dhëna për dorëshkrime persiane në Shqipëri”, Perla 3 (1996): 32-9 dhe “Dorëshkrime arabisht në Bibliotekën Kombëtare”, Perla 1 (1997): 122-35; Catalogue of Islamic Manuscripts in the National Library of Albania

(Tirana), edituar nga Abd Al-Sattar Al-Halwaji dhe HabibAllah Azimi, London: Al-Furqan Islamic Heritage Foundation 1997; Arnavutluk Devlet

Arşivleri Osmanli Yazmalar Kataloğu, Ankara: Gazi Üniversitesi Türk Kültürü ve Hacı Bektaş Veli Araştırma Merkezi Yayınları 2001; Shaban

Page 7: Nga Doreshkrimet ne botimet tekstuale kritike

Nga dorëshkrimet në botimet kritike: mbi procesin e njohjes ...

171

kopje të dorëshkrimeve autentike të poetëve bejtexhinj kanë qarkulluar jo vetëm brenda territoreve shqiptare, por janë lexuar dhe kanë qenë në pronësi edhe të shqiptarëve që jetonin jashtë këtyre trojeve. Për këtë është e mjaftueshme të përmendim vetëm dy raste. Jani Vreto, në hyrjen e Ervehesë të Muhamet Çamit, bën fjalë për një dorëshkrim të kësaj vepre, të kopjuar nga Hajdar Efendiu nga Gjirokastra, e cila ishte në pronësi të Resul Efendiut po nga Gjirokastra.7 Ndërsa Sami Frashëri në sprovën e parë për botimin e Divanit shqip të Nezim Beratit ka shfrytëzuar gjithashtu një variant të dorëshkrimit të kopjuar nga Dervish Sali Ashkiu në Tepelenë më 1847.8 Nga analizimi i kopjeve me anë të të cilave është transmetuar vepra e Nezim Beratit kuptojmë se vepra e tij është kopjuar nga individë të ndryshëm respektivisht në Elbasan, Tepelenë, Berat, Gjirokastër etj., ndërkohë që si pasojë e qarkullimit të saj, këto kopje janë gjetur tek individë të tjerë në Durrës, Berat, Delvinë etj., domethënë në vende të ndryshme nga ato të kopjimit. 9 Madje, mënyra e transmetimit të veprave letrare me anë të kopjimit ka vazhduar edhe pas përdorimit gjerësisht të shtypshkrimit tek shqiptarët, dhe këtë e dëshmojnë kopjimet e veprave të Nezimit edhe në fundshekullin XIX me alfabetin e Stambollit dhe në fillimshekullin XX me alfabetin me karaktere latine të shqipes.10 Kështu që kjo mënyrë e transmetimit shërben jo vetëm për të parë historikun e përdorimit të alfabetit tek _______________________

Sinani “Dorëshkrimet orientale dhe tradita kulturore e Shqipërisë”, në Arkiva

të hapur, shoqëri e hapur, Tiranë: DPA dhe Arkivi Federal i Zvicrës 2002, f. 131-144 dhe “Letërsi bektashiane në arkivat e Shqipërisë”, po aty, f. 144-153. ; Sadik Mehmeti, Dorëshkrime orientale në Arkivin e Kosovës, Prishtinë: Drejtoria e Arkivave Kosovë, 2008.

7 Erveheja (vjershëruar prej Muhamet Çamit, mbaruarë prej Hajdar Argjirokastriti edhe qëruarë fjalët’ e huaja prej J. Vretosë), Bukuresht: Shoqëria “Dituria” 1888, f. IV.

8 G. Abazi-Egro, “Sami Frashëri dhe letërsia e bejtexhinjve: një sprovë e parë për botimin e Divanit të Nezim Frakullës”, Studime Filologjike, Tiranë, 2005, nr. 1-2, f. 119-164.

9 Për historikun dhe mënyrën e qarkullimit të një kopjeje dorëshkrim të Divanit shqip të Nezim Beratit shih: Genciana Abazi-Egro, “Dervish Sali Ashkiu dhe kopja e tij e Divanit shqip të Nezim Beratit: përpjekje për lëvrimin e gjuhës shqipe në gjysmën e parë të shekullit XIX”, Univers, 11 (2009): 190-197.

10 G. Abazi-Egro, “Hyrje”, Nezim Berati, Divani shqip (edicion tekstual kritik), Tiranë: botimet Toena 2009, f. 19-20.

Page 8: Nga Doreshkrimet ne botimet tekstuale kritike

Genciana Abazi-Egro

172

shqiptarët, por edhe evoluimin e mënyrës së transmetimit dhe qarkullimit të kësaj letërsie, që është e lidhur me zhvillimet historike e kulturore të shqiptarëve, më shumë se çdo segment tjetër i letrave shqipe.

Në të vërtetë kalimi nga një formë transmetimi i teksteve në një formë tjetër është një proces i cili në mënyrë të pashmangshme krijon problematikën e vet që në shumicën e rasteve është e vështirë të parashikohet. Ky proces jo vetëm që është i gjatë dhe asnjëherë plotësisht i shterueshëm, por është dhe i komplikuar, pasi realizimi i suksesshëm i tij kërkon plotësimin e disa etapave të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën: evidentimin e dorëshkrimeve dhe të kopjeve të tyre, kalimin e tyre në alfabetin me karaktere latine me të cilin shkruhet shqipja, edicionin tekstual kritik dhe së fundmi botimin. Secila nga këto etapa është një punë e gjatë, e cila përveç përkushtimit dhe profesionalizmit kërkon edhe një njohje të mirë të kulturës orientale dhe mënyrës se si ajo është përhapur në trojet shqiptare. Kështu që albanologët e huaj të cilët u morën në shekullin XIX dhe fillimshekullin XX me gjetjen dhe sistemimin e dorëshkrimeve shqipe, për shkak të mosnjohjes së shqipes të shkruar me alfabetin arab dhe mënyrës së qarkullimit të këtyre dorëshkrimeve, e kishin të pamundur që të bënin qoftë edhe një punë përgatitore për njohjen dhe publikimin e Letërsisë së Bejtexhinjve.

Ndër intelektualët shqiptarë i pari që tërheq vëmendjen publikisht mbi mbledhjen e dorëshkrimeve dhe botimin e tyre është Jani Vreto në një fjalim të mbajtur në vitin 1896:

“Punë nga farë të paratë dhe që i takon mirfilli shoqërisë është të mbledhë edhe të tiposnjë ndë një emërë gjithë sa gjendenë shkruarë të veçme dhe sa janë kënduarë të pashkruara e janë pëlqyerë dhe kanë shkruarë gojë nëpër gojë prej ati ndër bir dhe janë ruajtur gjer sot si të themi sa për shënim, Doktrina e priftit katholik Petro Budit Gegë Gurabardhas e cila është e afro treqind vjeçe e ligjëratësë e Petro Bogdanit, prift katholik gegë, e dyqint e pesëdhjet vjeçe afro të dyja shumë të vyera ndë punë të gjuhësë, e vjershat e Hasan Ziko Kamberitë, të cilatë kushdo që i ka ndigjuarë dhe nga ata që i dinë përjashtazi ka mall ti ndigjojë dhe tjatrë herë e të Naim Beratasit e të tjerëve, e këngë e vaje të labëvet, të cilët kanë pasurë motit zakon dhe e kanë që çdo punë që bënetë ndë botë që dinë dhe ka të bënjë edhe me kombin t’ënë, ta istorisnjë drejt pa gënjeshtrë me këngë, e të shqipëtarëvet ndë Elladhë e ndë Itali. Këto janë mbytyrë ndë fjalë të huaja edhe pa shtërngim, do me thënë kanë fjalë të huaja edhe ndë vënt të fjalëve që i ka gjuha, po kanë edhe shumë fjalë të bukura, që dale ka dale po motohenë e është frika se

Page 9: Nga Doreshkrimet ne botimet tekstuale kritike

Nga dorëshkrimet në botimet kritike: mbi procesin e njohjes ...

173

mos harrohenë fare e humbënë, e po janë si lule të bukura ndër ferrat e ndër gjemba e si djamantë ndërmjet guriçkave.”11

Disa vjet më vonë, më 1916, Lumo Skendo në revistën Diturija në artikullin “Për shkrime të haruarë dhe të pa-diturë” pasi shtron nevojën e një bibliografie të librit shqip të botuar deri në atë kohë, kërkon gjithashtu një vëmendje të veçantë për grumbullimin e dorëshkrimeve, disa prej të cilave i citon në shkrim së bashku me pronarët që i disponojnë ato.12 Këtë thirrje e përsërit edhe një herë në vitin 1926, me rifillimin e botimit të revistës.13 Kurse në disa numra të mëtejshme njofton për dorëshkrimet e mbledhura deri në atë periudhë, madje bën dhe prezantimin e disa prej tyre.14 Më 1937 revista Zani i Naltë drejton thirrje për mbledhjen e dorëshkrimeve ku shqipja shkruhej me germa arabe dhe në 1938 fillon botimin e disa poezive nga një kopje e Divanit shqip të Nezim Beratit, të cilat ja kishte sjellë në redaksi Abdullah Ferhati, i njohur për pasionin e tij në mbledhjen e dorëshkrimeve.15

Megjithëse këto thirrje të drejtuara në periudha të ndryshme gjetën një përgjigje nga lexuesit, sërish ato mbetën në kuadrin e përpjekjeve sporadike, të cilat nuk arritën që të realizojnë qëllimin përfundimtar, botimin dhe publikimin e tyre. Madje dorëshkrimeve që ato mblodhën, sot nuk u dihet fati, përfshi këtu dhe dy kopje të poezive të Hasan Zyko Kamberit në pronësi të Lumo Skendos, njëra prej të cilave shkruar shumë afër periudhës kur ka jetuar poeti. 16 Përjashtim bën kopja e Divanit shqip të Nezim Beratit, e cila është e depozituar në AQSH. 17 Duke e vlerësuar këtë proces nga rezultatet e arritura, mund të nxirret përfundimi se ai ka 11 A. Uçi, Jani Vreto, Tiranë: Shtëpia botonjëse “Naim Frashëri” 1969, f. 43-4. 12 “Për shkrime të haruarë dhe të pa-diturë”, Diturija 2 (1916): 20-23. 13 “Për shkrime të haruarë dhe të pa-diturë”, Diturija 1 (1926): 1-6 dhe “Disa

dorëshkrime shqip me gërma tyrqisht”, Diturija 8 (1927): 288-299. 14 L. Skendo në këtë shkrim i prezanton lexuesit katër dorëshkrime të Hafës Ali

Ulqinakut (të sjella në redaksi nga Hamdi Bushati), Emni Vehbie-n e Tahir Efendi Gjakovës dhe dy dorëshkrime të Mulla Ramadan Shkodrës (të sjella nga Shevqet Muka) si dhe Muhtarnamenë e shkruar nga Shahin bej Frashëri dhe Hadikanë e Dalip bej Frashërit të sjella bashkë me transkriptimin e faqeve të para nga Rexhep Sefo Frashëri.

15 A. Ferhati, “Divani i Nezimit nga Berati”, revista Zani i Naltë, nr. 1-2, 3, 4, 8, 9, 10-11, 12 (1938); nr. 1, 2, 3 (1939).

16 Revista Diturija 1 (1926): 4. 17 Arkivi Qendror i Shtetit, fondi i N. Frakullës, dosja nr. 3.

Page 10: Nga Doreshkrimet ne botimet tekstuale kritike

Genciana Abazi-Egro

174

qenë thjeshtë një nismë ndërgjegjësuese, e cila gjatë viteve 1912-1944 nuk arriti të formalizohej dhe të marrë karakterin e një nisme konkrete institucionale.

Me ngritjen e Institutit të Shkencave (1947), puna për mbledhjen e dorëshkrimeve shqipe me germa arabe do të zhvendoset nga individi i ndjeshëm në çështjet e trashëgimisë së kulturës kombëtare tek institucionet shtetërore të ngritura dhe specializuara për këtë qëllim.18 Kështu fillimi i studimeve sistematike shkencore dhe kërkesat për shkrimin e një historie letërsie do të sjellë në vëmendje edhe Letërsinë e Bejtexhinjve.

Studiuesi Osman Myderrizi, me cilësinë e punonjësit shkencor të Institutit të atëhershëm të Shkencave, ngarkohet nga ky institucion që të grumbullojë tekstet shqipe shkruar me alfabet arab. Në vitin 1950 fillon kërkimet dhe ekspeditat në terren, konkretisht në Bibliotekën Kombëtare (Tiranë), Arkivin e Institutit të Shkencave, institucionet e kultit (myftini, xhami dhe teqe) dhe në biblioteka private. 19 Duke pasur parasysh goditjen që pushteti komunist u dha në vitin 1967 institucioneve fetare dhe pasurisë kulturore të tyre, puna kërkimore në terren e Myderrizit mund të vlerësohet fare mirë edhe si shansi i fundit, por fatlum, për njohjen dhe publikimin e Letërsisë së Bejtexhinjve. Në përfundim të kërkimeve dhe ekspeditave, sikurse ve në pah studiuesi Myderrizi, “tekstet e gjetura dhe të studiuara... nxorën në shesh një letërsi të gjerë të panjohur, me novela të bukura, me epope, me divane, me kaside e gazele të jetës së bukur, me mevlude e katekizma, me kronika e fjalorë dy gjuhësh.”20

Kështu identifikimi dhe mbledhja e dorëshkrimeve, ndonëse asnjëherë nuk mund të jetë e shterueshme, përsëri mbetet etapa më e suksesshme në kuadrin e procesit të gjatë të njohjes së Letërsisë së Bejtexhinjve. Mirëpo kjo etapë e cila në vetvete konsiston në shpëtimin e këtyre dorëshkrimeve nga zhdukja, nuk siguron vendosjen e një 18 Për më shumë detaje për këtë aspekt të vazhdimësisë institucionale kulturore

shih: D. Egro, Historia dhe ideologjia: një qasje kritike studimeve osmane në

historiografinë moderne shqiptare, Tiranë: Maluka 2007, f. 83-96. 19 O. Myderrizi, “Tekstet e vjetra shqip me alfabetin arab”, Konferenca e parë e

studimeve albanologjike-15-21 nëndor 1962, Tiranë: Universiteti shtetëror i Tiranës dhe Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë, 1965, f. 288.

20 Ibid.

Page 11: Nga Doreshkrimet ne botimet tekstuale kritike

Nga dorëshkrimet në botimet kritike: mbi procesin e njohjes ...

175

komunikimi me lexuesin dhe nuk i bën ato të përdorshme nga studiuesit. Përveç kësaj, po të kihet parasysh, që edhe pas kësaj pune përsëri kemi dorëshkrime që janë mbledhur, por që nuk u dihet fati, mund të themi se edhe suksesi i kësaj etape përsëri mbetet jo shumë i plotë dhe i diskutueshëm.

Kurse botimi i teksteve të grumbulluara është sërish një proces i gjatë i cili ndonëse ka filluar që në vitet ‘80 të shekullit XIX vazhdon ende të jetë në fillimet e tij. Mund te duket çudi, por që nga fundi i shekullit XIX, kur fillojnë botimet e para e deri më sot, Letërsia e Bejtexhinjve ka njohur botime shumë të pakta dhe autorët kryesorë të saj vazhdojnë të jenë të pabotuar. Për të krijuar një ide të qartë për evoluimin e këtij procesi, kam dhënë në linja të përgjithshme botimet e kryera, duke përcaktuar kohën e botimit dhe mënyrën e kryerjes së tij. Hartimin e një pasqyre të tillë e shoh të nevojshme për konceptimin e plotë të procesit të njohjes së Letërsisë së Bejtexhinjve dhe lidhur ngushtë me të edhe të studimeve mbi këtë letërsi. Pasi fakti në se vepra është e botuar apo jo, në disa raste ka qenë përcaktues edhe në vetë analizimin dhe konceptimin e poetëve dhe të krijimtarisë së tyre. Sikurse ka ndodhur në tekstin Shkrimtarët Shqiptarë (1941), në të cilin Erveheja e Muhamet Çamit (e botuar prej Jani Vretos) është vepra e vetme që është bërë objekt i një analize prej Letërsisë së Bejtexhinjve.21 Kurse në raste të tjera, mosbotimi i këtyre veprave ka sjellë mosnjohje të plotë dhe i ka hapur rrugë përjashtimit.22

Përpjekja e parë për botimin e Letërsisë së Bejtexhinjve bëhet nga Sami Frashëri në vitin 1882, i cili përgatit për botim 25 poezi nga Nezim Berati, të transkriptuara në alfabetin e Stambollit. Poezitë janë riprodhuar kryesisht me fragmente. Ai është përpjekur që veprën t’ia përshtatë shqipes së kohës dhe shijeve gjuhësore të lexuesit. Megjithatë, këto redaktime dhe përshtatje janë të përmasave të vogla, dhe nuk kanë prekur 21 N. Ressuli, Shkrimtarët Shqiptarë, Tiranë: Botim i Ministris s’Arsimit 1941,

f. 94-110. 22 J. Rrota, Letratyra shqype për shkolla të Mjesme, Shkodër: Shtypshkroja

Françiskane 1925; E. Çabej, Elemente të Gjuhësisë e të Literaturës shqipe (me

pjesë të zgjedhura për shkollat e mesme), Tiranë: Shtypshkroja e Ministrisë s’Arsimit 1936. Madje Çabej, Letërsinë e Bejtexhinjve e përjashton edhe gjatë konceptimit që i bën zhvillimit të letërsisë shqipe sipas qarqeve kulturore e letrare. Shih: Për Gjenezën e literaturës shqipe, Shkodër: botime të “Hylli i Dritës” 1939, f. 64-65.

Page 12: Nga Doreshkrimet ne botimet tekstuale kritike

Genciana Abazi-Egro

176

identitetin e veprës. Ato janë kryer vetëm në vendet ku e ka lejuar struktura kuptimore dhe metrike e vargut. Për arsye që nuk dihen, kjo vepër mbetet gjithashtu në dorëshkrim.23

Kurse më 1888 Jani Vreto boton Ervehenë e Muhamet Çamit. Megjithëse nuk jep qartë arsyet e përzgjedhjes së Ervehesë ndër veprat e tjera të bejtexhinjve, thotë se “kjo vjershë e Muhametit (Çamit) të ëndurit e ka, si na e gjykon mendja neve, fort të bukurë: pa ndërti të përsipërme, që prish bukurin’ e naturëtë, as një, edhe pa hape të tepërë që bje rëndësi e mërzitje, aspak...” Nga ana tjetër “të metë të madhe vjersh’ e Ervehesë, ... . ka këtë, që ishtë mbyturë ndë fjalë të huaj Arapisht e Persisht edhe pak Elenisht e Turqisht.”24 Kjo e fundit ka përcaktuar dhe mënyrën e botimit të kësaj vepre: pastrimin nga fjalët e huaja dhe zëvendësimin e tyre me fjalë shqipe. Kjo ka bërë që Vreto të ndërhyjë fort në tekst sa të kërcënojë edhe origjinalitetin e saj.25 Megjithatë Erveheja e botuar nga Jani Vreto, në Bukuresht (Shoqëria “Dituria, ” 1888) shumë shpejt do të ribotohet edhe disa herë të tjera (1910, 1920 dhe 1923)26 dhe për një kohë shumë të gjatë do të mbetet vepra e vetme e botuar e Letërsisë së Bejtexhinjve.

Në fillim të vitit 1938, revista Zani i Naltë, nën titullin “Divani i Nezimit” nisi të botojë në mënyrë periodike poezitë e këtij poeti, të transkriptuara nga Abdullah Ferhati, me dëshirën “për tja bë të njoftun kombit tonë këtë poet të naltë.”27 Abdullah Ferhati procesin e 23 Sot ky dorëshkrim ndodhet i depozituar ne AQSH, në fondin personal të Sami

Frashërit, dosja nr. 1. Për më shumë për këtë dorëshkrim shih: Genciana Abazi-Egro, “Sami Frashëri dhe letërsia e bejtexhinjve. . .”, Studime

Filologjike, Tiranë, 2005, nr. 1-2, f. 119-164. 24 Erveheja (vjershëruar prej Muhamet Çamit, mbaruarë prej Hajdar

Argjirokastriti edhe qëruarë fjalët’ e huaja prej J. Vretosë), Bukuresht: Shoqëria “Dituria” 1888, f. V – VI.

25 Për ndryshimet e bëra nga Jani Vreto shih më gjerë: O. Myderrizi, “Erveheja”, Buletini për Shkencat Shoqërore, Tiranë, 1957, nr. 1, f. 253-278; M. Hysa, “Tjetërsimi i konceptit themelor në poemën Erveheja dhe reduktimi i fabulës së poemës Jusufi dhe Zylejhaja”, Letërsia si e tillë, Tiranë: Botimet Toena, 1996, f. 145-156.

26 Selanik: shtypshkronja dhe libraria “Mbrodhësija” 1910; Korçë: shtypshkronja dhe libraria Dhori Koti 1920 dhe 1923.

27 “Divani i Nezimit nga Berati”, revista Zani i Naltë, nr. 1-2, 3, 4, 8, 9, 10-11, 12 (1938); nr. 1, 2, 3 (1939).

Page 13: Nga Doreshkrimet ne botimet tekstuale kritike

Nga dorëshkrimet në botimet kritike: mbi procesin e njohjes ...

177

transkriptimit në alfabetin e sotëm të shqipes e ka bërë duke marrë për bazë mënyrën e shqiptimit të fjalëve në të folmen që përdor ai, pa u përpjekur që të ruajë një lidhje konsekuente me tekstin e shkruar. Ndërkohë që botimin e poezive e ka shoqëruar me shënime të natyrës enciklopedike dhe shpjeguese, të cilat arrijnë të krijojnë mjedisin e domosdoshëm për leximin e poezive nga një rreth i gjerë lexuesish. Për arsye që nuk bëhen të ditura botimi i Divanit shqip ndërpritet, megjithëse nga dorëshkrimi i depozituar në Arkivin e Shtetit, kuptohet se Ferhati e ka transkriptuar në mënyrë integrale këtë kopje.28

As Myderrizi, i cili qe i suksesshëm në mbledhjen e dorëshkrimeve, nuk do të arrijë që të botojë në mënyrë integrale Letërsinë e Bejtexhinjve. Tri vjet pas fillimit të punës për mbledhjen e dorëshkrimeve, më 1951, ai boton artikullin e parë mbi Ervehenë e Muhamet Çamit, duke vazhduar më pas me prezantimin e poetëve të tjerë bejtexhinj.29 Ai njëkohësisht është i pari që filloi një studim sistematik të kësaj letërsie duke u përpjekur për të kuptuar mënyrën se si ka marrë jetë dhe është zhvilluar ajo. Në kuadrin e këtyre artikujve njohës mbi këta poetë dhe mbi këtë letërsi, ai do të arrijë të botojë në mënyrë të përzgjedhur edhe disa prej poezive të tyre. Ndërkohë që nga ana tjetër përfundon transkriptimin integral të shtatë kopjeve të Divanit shqip të Nezim Beratit, poezive të Hasan Zyko Kamberit, veprave të Muhamet Çamit, Hadikasë së Dalip Frashërit, të cilat nuk do të arrijnë të shohin dritën e botimit, por do të 28 AQSH, fondi i N. Frakullës, dosja nr. 4. 29 “Erveheja dhe Muhamet Çami”, Buletin i Institutit të Shkencavet, Tiranë,

1951, nr. 1, f. 72-81; “Nezim Frakulla”, Buletin për shkencat shoqërore, Tiranë, 1954, nr. 4, f. 56-76; “Hasan Zyko Kamberi”, Buletin për shkencat

shoqërore, Tiranë, 1955, nr. 1, f. 93-109; “Letërsia fetare e bektashive”, Buletin për Shkencat Shoqërore, Tiranë, 1955, nr. 3, f. 131-142; “Letërsia shqipe me alfabetin arab”, Buletin për Shkencat Shoqërore, Tiranë, 1955, nr. 2, f. 148-155; “Një dorëshkrim shqip i panjohur i Gjirokastrës”, Buletin i

Universitetit Shtetëror të Tiranës, Seria Shkencat Shoqërore, Tiranë, 1957, nr. 1, f. 177-200; “Erveheja”, Buletin për Shkencat Shoqërore, Tiranë, 1957, nr. 1, f. 253-278; “Dorëshkrime të vjetra shqip të panjohura të Gjirokastrës”, Buletin

i Universitetit Shtetëror të Tiranës, Seria Shkenca Shoqërore, Tiranë, 1959, nr. 2, f. 159-189; “Tekstet e vjetra shqip me alfabetin” në Konferenca e parë e

studimeve albanologjike-15-21 nëndor 1962, Universiteti Shtetëror i Tiranës dhe Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë, Tiranë 1965: f. 287-291.

Page 14: Nga Doreshkrimet ne botimet tekstuale kritike

Genciana Abazi-Egro

178

depozitohen pranë Arkivit të Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë (Tiranë).

Grumbullimi i një pjese dorëshkrimesh nga Myderrizi, transkriptimi i tyre dhe botimi i artikujve në revistat shkencore të kohës do të rrisë shkallën e njohjes për këtë letërsi, por nuk do të jetë i mjaftueshëm për të realizuar hapin e madh, shtypshkrimin dhe botimin e plotë të këtyre veprave. Transkriptimet integrale të veprave kryesore të Letërsisë së Bejtexhinjve të kryera nga Osman Myderrizi (depozituar në Arkivin e Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë), ishin në dispozicion vetëm të një numri të kufizuar studiuesish, të cilët i shfrytëzuan ato gjatë hartimit të teksteve të Historisë së Letërsisë Shqipe (1959 dhe 1980).

Botimet e mëtejshme të Letërsisë së Bejtexhinjve do të bëhen vetëm në kuadrin e antologjive dhe do të jenë të pjesshme, fragmentare deri në atë masë sa mund të konsiderohen si botime selektive. Këtu do të ndalem tek antologjia Poezia shqipe (1965)30 e hartuar për të dhënë ‘një pasqyrë të poezisë artistike shqipe, që nga origjinat e saj të njohura e gjer më sot’, pasi kjo vepër është një ndër përmbledhjet më përfaqësuese që ka shërbyer si referim edhe për botimet e mëpasme. Nga Nezim Berati në antologjinë e lartpërmendur jepen vetëm tetë poezi. Poezitë janë botuar me fragmente gjë, e cila kuptohet nga krahasimi i tyre me origjinalin, pasi në tekst nuk janë vënë në dukje shkëputjet. Nga poezia lavdërimore shkruar për nder të Mahmud Pashë Velabishtit, janë dhënë nën titullin Dynjaja u zbukurua vetëm tri strofat e para, në të cilat përshkruhet ardhja e pranverës, duke i humbur tërësisht identitetin poezisë. Kurse nga poezia me numër 4, Ej Nezim, pusho e mos qaj, nuk është botuar strofa e fundit në të cilin figuron edhe vargu i cili i ka dhënë titullin edhe vetë poezisë.

Pak më ndryshe paraqitet situata e botimit të kësaj letërsie në Kosovë. Pas një pune kërkimore në terren, në Kosovë u zbuluan vepra në të cilat shqipja shkruhej me alfabetin arab dhe që u publikuan pjesërisht në shtyp dhe në revistat shkencore.31 Këto botime u pasqyruan gjerësisht 30 Poezia shqipe (nga origjinat deri më sot), vëllimi I, nën drejtimin e Dh.

Shuteriqit, Tiranë: Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, 1965, f. 14-20. 31 M. Pirraku, “Gjurmë të veprimtarisë letrare shqipe me alfabet arab në Kosovë

(I)”, Dituria, Nr. 1-2, (1978): 77-128 dhe “Gjurmë të veprimtarisë letrare shqipe me alfabet arab në Kosovë(II)”, Gjurmime albanologjike –SShF IX

(1979): 203-236 dhe X (1980): 203-224 si dhe “Këndoi edhe kur e kishte të

Page 15: Nga Doreshkrimet ne botimet tekstuale kritike

Nga dorëshkrimet në botimet kritike: mbi procesin e njohjes ...

179

në antologjinë Poezia e Bejtexhinjve, që për kohën ishte dhe botimi më i plotë pasqyrues i kësaj letërsie.32

Pas një ndërprerje të gjatë publikimesh të reja nga letërsia e bejtexhinjve, në vitin 2008 studiuesi Abdullah Hamiti botoi punimin Nezim Frakulla dhe Divani i tij shqip.33 Ky punim shënon publikimin e parë linear dhe të plotë të dy kopjeve të Divanit shqip (aktualisht gjenden të depozituara në AQSH), por që është realizuar pa respektuar standardet shkencore të një botimi tekstual kritik.

Botimi më i fundit nga Letërsia e Bejtexhinjve është Divani shqip i Nezim Beratit (edicioni tekstual kritik).34 Ky edicion është ngritur duke marrë për bazë 7 kopjet e mbërritura deri më sot nga Divani shqip i Nezim Beratit. Synimi kryesor ka qenë rindërtimi tekstual i Divanit shqip për të ardhur sa më pranë versionit origjinal, duke u përpjekur për të saktësuar atë që autori thotë dhe për të përcaktuar edhe kufijtë e paqartësisë dhe të parregullsive që kanë kopjet me të cilat është transmetuar vepra.

II Procesi i njohjes së letërsisë në mënyrë të pashmangshme lidhet

drejt për së drejti me terminologjinë e përdorur për emërtimin e saj. Pasi termi duke qenë një njësi leksikore që shpreh dhe emërton një koncept të një fushe të caktuar, pasqyron në mënyrë të drejtpërdrejtë si shkallën e njohjes, ashtu edhe mënyrën se si njihet dhe identifikohet koncepti që ai shpreh. Ndërsa mënyra e ndërtimit të emërtimit dëshmon atë që veçohet nga e tëra, për ta përgjithësuar më pas si karakteristikë identifikuese.

Për poetët shqiptarë të shekullit XVIII që shqipen e shkruan me alfabet arab në historishkrimin letrar shqiptar janë përdorur termat shkrimtarë të vjetër myslimanë, letërsi shqipe me alfabet arab, alhamijado, letërsi e bejtexhinjve. Secili nga këta terma ka një histori të vetën e cila lidhet drejt për së drejti edhe me vetë mënyrën e konceptimit dhe të trajtimit në tërësi të kësaj letërsie. Prandaj njohja e mënyrës së _______________________

ndaluar”, Fjala, 15 nëntor 1979 f. 8-9; M. Krasniqi, “Sheh Hilmi Maliqi”, Jeta

eRe, 5 (1953): 260-6. 32 H. Salihu (ed), Poezia e bejtexhinjve, Prishtinë: Rilindja, 1987. 33 A. Hamiti, Nezim Frakulla dhe Divani i tij shqip, Shkup: Logos-A, 2008. 34 N. Berati, Divani shqip, edicion tekstual kritik: G. Abazi-Egro, Tiranë:

botimet Toena 2009.

Page 16: Nga Doreshkrimet ne botimet tekstuale kritike

Genciana Abazi-Egro

180

formimit të këtyre termave dhe e historisë së përdorimit të tyre është e rëndësishme për të kuptuar rrugën që kanë ndjekur studimet shqiptare dhe ideologjitë që përkatësisht i kanë orientuar ato. Në këtë artikull do të trajtoj vetëm mënyrën e formimit dhe përdorimit të termave, kurse analiza kritike mbi studimet e deritashme dhe qasjet respektive do të jenë objekt i një studimi tjetër.

Shkrimtarë të vjetër myslimanë: ky term u përdor së pari nga Namik Ressuli në tekstin e historisë së letërsisë Shkrimtarët shqiptarë (1941), i cili shënon dhe përpjekjen e parë serioze për një konceptim dhe vlerësim të proceseve që kishte kaluar letërsia shqipe. Emërtimi është bërë duke marrë për bazë konfesionin e poetëve që krijuan këtë letërsi, pasi shpjegon Namik Ressuli “prodhimi letrar mysliman u zhvillua, si e thotë kthielltas titulli, ndër myslimanë, pothua edhe këta të gjithë toskë.”35 Në këtë tekst, kjo mënyrë emërtimi është aplikuar vetëm për këtë segment letrar, pasi për segmentet e tjera letrare, të përfshira në ndarjen “Letërsia e vjetër” emërtimet janë bërë duke marrë parasysh shtrirjen gjeografike të prodhimit letrar (“Shkrimtarë të vjetër të Veriut” dhe “Shkrimtarë të vjetër të Jugut”).

Ky term nuk gjeti jehonë në studimet e mëpasme dhe do të risillet në vëmendje nga Robert Elsie në historinë e tij të letërsisë, me një modifikim, i cili si objekt të emërtimit ka jo më shkrimtarët, por letërsinë e krijuar prej tyre, “letërsia myslimane e shekullit XVIII dhe fillimshekulllit XIX.”36

Letërsi shqipe me alfabet arab: në literaturën shqipe ky term u institucionalizua nga Osman Myderrizi dhe emërtimi është realizuar duke veçuar mënyrën e shkrimit të shqipes. Ky term do të përdoret edhe në tekstet zyrtare të historive të letërsisë më 1959 dhe 1983.37 Madje në 35 Shkrimtarët shqiptarë pjesa I (1462-1878) për klasën e tretë e të katërt të

kursit të naltë, mbledhë e punue, nën kujdesin e Ernest Koliqit nga Namik Ressuli, Tiranë: Botim i Ministris s’ Arsimit 1941, f. 94.

36 R. Elsie, Albanian Literature, a Short History, London: I. B. Tauris 2005, f. 33

37M. Domi, “Kultura dhe letërsia shqipe në shek. XVIII dhe në fillimin e shekullit XIX”, Historia e Letërsisë shqipe I, Tiranë: Universiteti Shtetëror i Tiranës – Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë, 1959, f. 239-254 dhe Sh. Çollaku, Historia e Letërsisë Shqiptare, Tiranë: Akademia e Shkencave e RPSSH, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë 1983, f. 48-58.

Page 17: Nga Doreshkrimet ne botimet tekstuale kritike

Nga dorëshkrimet në botimet kritike: mbi procesin e njohjes ...

181

tekstin e 1959-s do të emërtojë dhe një nënndarje në kapitullin XI, mbi kulturën dhe letërsinë shqipe në shekullin XVIII dhe fillimshekullin XIX.

Në të vërtetë alfabeti arab ishte i pamjaftueshëm për shkrimin e shqipes. Për të përmbushur të gjitha nevojat fonetike të shqipes, shqiptarët shfrytëzuan të gjithë shenjat grafike që turqit dhe persët kanë përdorur në përshtatjen e alfabetit arab për gjuhët e tyre. Ky fakt ka bërë që në studimet e mëpasme mbi Letërsinë e Bejtexhinjve, ky term të haset edhe në format Letërsi shqipe me alfabetin turko-arab.

Ky term, në të vërtetë nuk është një krijim mirëfilli shqiptar, pasi në literaturën botërore përdoret për të emërtuar krijimtaritë në gjuhët nacionale të shkruara me alfabetin arab, për shembull tekstet greqisht me alfabet arab, tekstet armenisht me alfabet arab etj.

Alhamijado: Vjen nga fjala “alhamija” që është forma spanjolle e fjalës “al-‘adjamiyya” me kuptimin “jo arab, ” përdorur për të treguar gjuhën spanjolle të shkruar jo me karaktere latine, por me karaktere arabe. Kurse alhamijado është prodhimi letrar shkruar me këtë gjuhë. Ky term është përdorur së pari nga Hasan Kaleshi.38 Fillimisht Kaleshi ka përdorur termin “letërsi shqipe me alfabet arab”39 por më pas i ndikuar nga terminologjia e përdorur në studimet boshnjake mbi tekstet boshnjakisht shkruar me alafabetin arab futi në përdorim termin alhamijado.40 Në studimet letrare është përdorur më pas, krahas termave Letërsi shqipe me alfabet arab dhe Letërsi e Bejtexhinjve, edhe nga Amin Hertzer,41 Mahmud Hysa,42 Robert Elsie43 etj. Ky përdorim jo i ngulitur i këtij termi shënon një përpjekje për sinkronizimin e terminologjisë 38 H. Kaleshi, “Albanska Aljamijado književnost”, Prilozi za orijentalnu

filologiju, XVI-XVII (1970): 49-77. 39 H. Kaleshi, “Arbanaška književnost na arapskom alfabetu”, Zbornik

Balkanološkog Instituta u Sarajevu, I, Sarajevo: 1957 f. 352-389. 40 F. Bajraktarevic, “Srpska pesma u Muhamedovu rodenju”, Odjeljenje

društvenih nauka III, (1928, Shkup): 189-202. 41 A. Hetzer, “Der Wortschatz und die Orthographie der ‘Erveheja’ von

Muhamet Kyçyky-Çami”, Balkan-Archiv, Neue Folge, Hamburg 8 (1983):

199-289 dhe “Die ‘Erveheja’ von Muhamet Kyçyku (Çami). Eine

Untersuchung zur albanischen Literatur in arabischer Schrift und deren

Bedeutung im Rahmen der Nationalbewegung des 19. Jahrhunderts”, Südost-

Forschungen, 43 (1984): 181-239. 42 M. Hysa, Alamiada shqiptare vëll. I dhe II, Logos-A Shkup: 2000. 43 R. Elsie, Albanian Literature, a Short History, London: I. B. Tauris 2005.

Page 18: Nga Doreshkrimet ne botimet tekstuale kritike

Genciana Abazi-Egro

182

ndërkombëtare me zhvillimet dhe proceset letrare tek shqiptarët. “Kompleksiteti i këtij koncepti” dhe çështja e “mbartjeve mekanike” kanë qenë objekt i një analize nga Rexhep Ismajli në librin e tij Tekste të

vjetra.44

Bejtexhi: është një krijim i shqipes, nga bashkimi i dy trajtave që i ka huazuar nga turqishtja, me fjalën bejt dhe prapashtesën -xhi. Fjalën bejtexhi nuk e hasim në turqisht.45 Ky është një term ambig, pasi në studimet letrare të shekullit XX ka emërtuar dy kategori të ndryshme poetësh, së pari poetët popullorë që thurnin me lehtësi vargje dhe më pas poetët e shekullit XVIII që shqipen e shkruan me alfabetin arab. Megjithatë, ndryshe nga termat pararendës të cilët emërtimin e realizonin duke identifikuar aspekte teknike dhe të skajshme të kësaj letërsie, bejtexhi ishte ndërtuar duke theksuar një tipar në dukje letrar, njësinë bazë mbi të cilën ndërtoheshin këto poezi, “bejtin.”

Fillimisht dua të theksoj se bejt është një fjalë me origjinë arabe e cila ka kaluar më pas në persisht dhe turqisht dhe emërton dy vargje të shkruar sipas të njëjtës metrikë dhe me një kuptim përmbyllës. Këto dy vargje shërbejnë për krijimin e formave poetike më të mëdha, ashtu sikurse mund të shfaqen edhe si poezi më vete. Në shqip kjo fjalë ka pësuar një modifikim kuptimor: duke u përdorur në një shumës të singularizuar bejte, emërton një vjershë të plotë, të ndërtuar kryesisht me strofa katërvargëshe me vargje tetërrokëshe.46 Madje Auguste Dozon, në librin e tij, Manuel de la langue chkipe ou albanaise, vendos një dallim të qartë ndërmjet bejt dhe distik. Në kreun Këngëra paraqet në dy nënndarje të veçanta “bejtet” dhe “distikët.” Në Bejt ka dhënë “këngët e dashurisë në formë 4-vargëshe, me vargje tetërrokësh dhe me rimë të alternuar” duke i diferencuar nga distikët (dyvargëshat) dhe këngët e tjera të 44 R. Ismajli, Tekste të vjeta, Dukagjin-Pejë: 2000, f. 26-28. 45 Në turqisht poeti që e ndërton poezinë e tij mbi bazën e bejteve quhet poet

divanesh (divan şairi); kurse poeti i cili ka thjeshtë aftësinë që të improvizojë vargje, shumë herë satirike, thjesht për efekt rime quhet manzumeci. Korresponduesja më e afërt në shqipe për këtë fjalë është “rimues.”

46 Lidhur me këtë fjalë Eqrem Çabej në Studime etimologjike në fushë të shqipes (vëll. II, Prishtinë: Rilindja 1976, f. 193) shkruan: “Nga përdorimi shpesh herë në shumës i fjalës (dëgjoni se ç’bejte thotë, këngë popullore) ka dalë fem. bejte si shumës i singularizuar, ashtu si llafe.”

Page 19: Nga Doreshkrimet ne botimet tekstuale kritike

Nga dorëshkrimet në botimet kritike: mbi procesin e njohjes ...

183

dashurisë të cilat kanë një strukturë më të ndryshme nga të parat. 47 Kurse personi që thurte këto bejte, në shqip është quajtur bejtar dhe bejtexhi / bejtaxhi. Madje në fjalorin e Junkut (1895) gjejmë të përfshirë si fjalë më vete edhe formën e gjinisë femërore, bejtareshë.48 Forma bejtar është përdorur edhe tek arbëreshët Italisë në gjysmën e dytë të shekullit XIX.49

Në literaturën shkencore shqipe fjala bejtexhi është përdorur së pari në vitet ’30 dhe ka emërtuar vjershëtorët popullorë, kryesisht ata vjershëtorë që krijonin lehtësisht vargje me rimë, madje në shumicën e rasteve edhe të natyrës satirike. Me këtë kuptim e përdor edhe Ernest Koliqi në punimin e tij mbi Epikën popullore shqiptare, në vitin 1937, madje ndër shembujt më të mirë të këtyre vjershëtorëve rendit Oson e Falltores, Zef Hilën nga Shkodra apo Ali Dinjën nga Gjirokastra.50 Kjo situatë është e njëjtë edhe në Fjalorin e Gjuhës Shqipe të vitit 1954 i cili madje u rekomandon lexuesve që në vend të fjalës bejtexhi të përdorin fjalën bejtar.

Termi bejtexhi është përdorur “zyrtarisht” për poetët e shekullit XVIII që shqipen e shkruan me alfabetin arab në tekstin e Historisë së

Letërsisë shqipe (1959). Në hyrjen prezantuese të librit, të shkruar nga Dhimitër Shuteriqi përdoret vetëm termi bejtexhi dhe letërsia e krijuar nga poetët e shekullit XVIII quhet Letërsia e Bejtexhinjve.51 Kurse në pjesën ku trajtohet kjo letërsi, e hartuar nga Mahir Domi, përdoret termi letërsi shqipe me alfabet arab (në disa raste turko-arab) e krahas saj, në një frekuencë të ulët, edhe termat bejtexhi e bejtar.52 Po kështu edhe nënkapitulli përkatës në këtë tekst është emërtuar “Letërsia shqipe me alfabet arab.” Kurse në tekstin zyrtar pasues të Historisë së Letërsisë 47 A. Dozon, Manuel de la langue chkipe ou albanaise, Paris: Ernest Leroux

1879, f. 85, 93 dhe 95. 48 Fjaluur i voghel sccyp e ltnisct, mledun prej P. Jak Junkut, Sckoder 1895, f.

7. 49 K. Kamsi, Fjalor arbërisht-shqip, Shkodër: Universiteti i Shkodrës “Luigj

Gurakuqi” 2000, f. 29. 50 E. Koliqi, Epica popolare albanese, Padova: Universita di Padova, 1937, f.

61-4. 51 Dh. Shuteriqi, “Hyrje”, Historia e Letërsisë shqipe I, Tiranë: Universiteti

Shtetëror i Tiranës – Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë, 1959, f. VII-XXXIII. 52 M. Domi, “Kultura dhe letërsia shqipe në shek. XVIII dhe në fillimin e

shekullit XIX”, Historia e Letërsisë shqipe I, Tiranë: Universiteti Shtetëror i Tiranës – Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë, 1959, f. 239-254.

Page 20: Nga Doreshkrimet ne botimet tekstuale kritike

Genciana Abazi-Egro

184

(1983) kemi një përmbysje përfundimtare përsa i përket terminologjisë së përdorur; kreu kushtuar poetëve të shekullit XVIII që shqipen e shkruan me alfabetin arab është emërtuar “Rryma letrare e bejtexhinjve” ndërsa termi letërsi shqipe me alfabet arab është përdorur me një frekuencë shumë të ulur. Ndërkohë që në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe (1980) me bejtexhi emërtohen “Vjershëtarët popullorë, që thurin vargje lirike e satirike, zakonisht aty për aty” dhe në ndryshim nga Fjalori i Gjuhës

Shqipe (1954), ka fituar edhe një kuptim të dytë me një ngjyrim negativ “vjershëtarin e keq, që shkruan vargje pa vlerë artistike, ” në analogji me kalemxhi, apo ahengxhi të cilat kanë pësuar gjithashtu të njëjtin modifikim kuptimor.

Kurse pas ndryshimeve politike të fillimviteve ‘90 në Shqipëri, vlen të shënohet se ka pasur një përdorim të të gjithë termave dhe nuk është vërejtur asnjë përpjekje për modifikimin dhe ndryshimin e qenësishëm të termave të përdorur lidhur me këtë Letërsi.

Tek ky shkrim u përpoqëm të hedhim dritë mbi procesin e njohjes

dhe të botimit të krijimtarisë së poetëve të shekullit XVIII që shqipen e shkruan me alfabetin arab. Megjithëse ka kaluar më shumë se një shekull nga vepra e parë e botuar e kësaj Letërsie (Erveheja: vjershëruar prej Muhamet Çamit, mbaruarë prej Hajdar Argjirokastriti edhe qëruarë fjalët’ e huaja prej J. Vretosë, Bukuresht: Shoqëria “Dituria” 1888) botimi i kësaj krijimtarie vazhdon ende të jetë në fillimet e tij. Kjo do të thotë se edhe njohja e Letërsisë së Bejtexhinjve vazhdon të jetë në fillimet e saj. Prandaj që të përmbyllet faza e njohjes së kësaj letërsie është parakusht realizimi së pari i botimeve të cilat duhen kryer sipas standardeve akademike të përcaktuara për edicionet tekstuale kritike. Kjo do të sjellë edhe përmbylljen e procesit të njohjes, për t’i hapur rrugë periudhës së studimit objektiv të Letërsisë së Bejtexhinjve.