356
E DREJTA E PROCEDURËS PENALE PJESA E PËRGJITHSHME 1

Nocioni, historiku, burimet

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Nocioni, historiku, burimet

E DREJTA E PROCEDURËS PENALE

PJESA E PËRGJITHSHME

1

Page 2: Nocioni, historiku, burimet

PARATHËNIE

Paraqitja e këtij libri është imponuar nga nevoja për të siguruar literaturë bazë për përgatitjen e provimit të studentëve të studimeve juridike të Fakultetit Juridik. Deri tani si literaturë është rekomanduar libri i prof.dr. Panta Marina – Procedura Penale e RSFJ, në botim të “Kulturës” – Shkup, nga viti 1979 dhe libri i përbashkët i prof.dr. Marina dhe të autorit të këtij punimi – Procedura Penale, libër i parë në botim të “Savremena administracija” – Beograd, 1972, me të cilin u përfshi novela më e rëndësishme e së drejtës sonë të mëhershme të procedurës penale të vitit 1968, dhe konsekuencat e saj në praktikë. Ndërkohë nga paraqitja e veprave sistematike, të cilët ishin bartës të materies të së drejtës së procedurës penale janë bërë ndryshime në sistemin juridik të Republikës së Maqedonisë edhe në sistemin e së drejtës të procedurës penale.

Pas pavarësisë dhe pas pranimit ndërkombëtar të Republikës së Maqedonisë mbetën në fuqi disa rregulla nga ish Jugosllavia, ndër ta edhe Ligji federal i procedurës penale (me ndryshime deri më 1990), i cili u morr si rregull republikane në vitin 1991 (Gazeta zyrtare e RM, nr.52 nga 22 nëntor 1991). Për çdo shtet të ri praktikisht është e pamundur që brenda natës ti ndryshohen ligjet sistematike. Pushtetit të ri i mbetet që rregullave që i ka marr tu përcakton afat dhe për një kohë të caktuar të mundohet ti zëvendësoj me të vetat.

Ashtu veproj edhe shteti jonë, dhe katër vjet pas pavarësisë në qershor të vitit 1995 Ministria e drejtësisë e ofroj draftin për miratimin e Ligjit të procedurës penale, i përgatitur nga komisioni profesional, kryetari i të cilit ishte autori i këtij punimi dhe nga një grup më i ngushtë ekspertësh, në përbërjen personale i të cilit ishin edhe kuadrat e jurisprudencës dhe universitar. Në pyetje ishin ndryshime urgjente, si fazë e parë të reformës të së drejtës së procedurës penale maqedonase, qëllimet kryesore e së cilës ishin harmonizimi i Ligjit të atëhershëm të procedurës penale me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë me aktet më të rëndësishme ndërkombëtare të cilët i tangojnë të drejtat e njeriut – Konventa Evropiane për mbrojtjen e lirive të dhe drejtat themelore të njeriut , me Paktin ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike dhe me dokumente tjera, si dhe me juridiksionin e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës në Strazburg dhe Komitetit për të drejtat e njeriut të Kombeve të bashkuara.

Draft-ligji ishte objekt analize të Këshillit të Evropës, ekspertët e të cilit mbajtën disa takime me anëtarët e Komisionit, me qëllim që teksti i përgjithshëm të harmonizohet me standardet e përbashkëta evropiane.

Parlamenti jonë e miratoj Ligjin e parë të procedurës penale (Gazeta zyrtare e RM, nr.15, nga 3 prill 1997), i cili paraqet burim më i rëndësishëm të së drejtës sonë të procedurës penale, zgjidhjet e së cilës janë të elaboruar në këtë punim.

2

Page 3: Nocioni, historiku, burimet

Libri E drejta e procedurës penale, libri i parë, Pjesa e përgjithshme – është i përgatitur sipas programit mësimor të të njëjtës lëndë të studimeve juridike të Fakultetit Juridik. I tërë libri i së drejtës së procedurës penale do të duhet ta kompletoj librin i dytë (Pjesa e posaçme), në të cilin duhet të përpunohen rrjedha e procedurës penale, mjetet juridike dhe disa procedura të posaçme, i cili gjendet në fazë të përgatitjes.

Sipas recensentëve në shpjegimin e instituteve themelore të së drejtës të procedurës penale autori ka zgjedhur një procedurë komplekse metodologjike për të cilën karakteristike është, nga njëra anë, edhe teoretizimi i panevojshëm që nuk është i përshtatshëm për literaturën e librit. Metoda themelore analitike-sintetike është zbatuar në mënyrë që tregon në lehtësimin me të cilin janë përpunuar të gjithë çështjet relevante, ashtu që leximi i tërë tekstit me pa dashje e imponon përshtypjen se autori mrekullueshëm po sundon me tërë materialin dhe se nuk ka pjesë ku do të mund të ndjehet ndonjë mundim të posaçëm, së pari për vete që të sqarohen disa çështje të hapura. Më pas, posaçërisht është kujdesur në faktin se e drejta e procedurës penale është disiplinë pozitive-juridike që dallohet me definim preciz të kategorive dhe nocioneve themelore dhe nuk ka lejuar që ato ti interpretoj në mënyrë që do të përjashtohej nga thelbi i ligjit. Po ashtu, çdo kund ku paraqiten teori të ndryshme kah disa çështje, autori është munduar që jo vetëm ti paraqes pamjet e tyre të ndryshme, edhe me të ta pastroj dyshimin rreth asaj se kush është më i drejti, por qartë ta caktoj pozitën e vet kah qëndrimi i caktuar ose të merr të vetin qëndrim, duke u mbështetur në argumentin logjik.

Karakteristikat e përmendura metodologjike janë prezentë në tërë tekstin, ashtu që në kuptimin metodologjik ai në mënyrë racionale është vendosur, koherent dhe pa kundërthënie të brendshme. Të gjithë kreut i dallon një qasje me masë barabartë, ashtu që askund nuk është tejkaluara vija e mesme metodologjike, me ikje të panevojshme ose në spekulim teorik.

Biografia e madhe e cituar në libër numëron përafërsisht qindra njësi bibliografike. Është konsultuar literaturë relevante nga vendi dhe jashtë (franceze, gjermane, angleze, ruse, italiane etj). Madje, autori referon në botime më të reja që mund të jetë në dobi të lexuesit i cili dëshiron që të futet më thell në disa problematika të së drejtës së procedurës penale.

Kështu siç është konceptuar, Pjesa e përgjithshme e prof. Matovski padyshim do ta realizoj funksionin e vet të literaturës së librit në lëndën e së drejtës së procedurës penale studentëve të studimeve juridike. Por, gjithashtu duhet theksuar se me qasjen studimore e disa problemeve penale-procedurale libri do të jetë një doracak i mrekullueshëm për praktikën gjyqësore, literaturë e domosdoshme për studentët e studimeve postdiplomike nga lëmia e së drejtës penale, si dhe nëpër gjithësi për juristët që dëshirojnë të specializohen në degën e së drejtës penale.

Me shpres se do ti plotësoj pritjet e recensentëve – prof.dr. Gjorgji Marjanoviq dhe prof.dr. Vllado Kambovski, u dërgoj një falënderim i madh, kurse prej studentëve dhe juristëve që merren me problemet e së drejtës së procedurës penale pres raport kritik kah qëndrimet e cituara, i cili hap një perspektivë dhe progres edhe në këtë domen të së drejtës.

Shkup, 25.11.2003 prof.dr. Nikolla Matovski

3

Page 4: Nocioni, historiku, burimet

KREU I

NOCIONET THEMELORE

1. NOCIONI I PROCEDURËS PENALE

Si bashkësi e organizuar shoqërore, shteti i mbron marrëdhëniet shoqërore mbi të cilën bazohet rregullimi i tij, edhe atë të mirat e individëve (jeta, pasuria personale, nderi autoriteti, etj) ose të shoqërisë (rregullimi shtetëror dhe shoqëror, siguria e shtetit, pasuria shtetërore, etj) me mjete të ndryshme. Ndaj kryesve të veprave me të cilët merren, cenohen, shkatërrohen ose kërcënohen të mirat e mbrojtura të cilët i quajmë vepra penale, zbatohen masa që i quajmë dënime (ndërsa ndonjëherë edhe masa tjera). Vullneti i tij ti mbroj marrëdhëniet shoqërore nga këto sulme gjegjësisht nga veprat penale, duke përdorur dënime dhe masa tjera ndaj kryesve të atyre veprave, vjen në shprehje me tërë serialin e rregullave juridike që përbëjnë një përbërje të rrumbullakuar (sistem). Ajo është E drejta penale në kuptimin më të gjerë të fjalës, e cila në vete përfshin tre përbërje të posaçme juridike (sisteme) – e drejta penale materiale (e drejta penale në kuptimin më të ngushtë të fjalës), e drejta e procedurës penale dhe e drejta e përmbarimit të dënimeve dhe masave tjera që zbatohen ndaj kryesve të veprave penale.

Me normat e së drejtës penale materiale shteti përcakton qëndrimin e vet parimor në rast sulmi të disa marrëdhënieve shoqërore që ai i mbron, gjegjësisht që i përcakton në disa prezumime parimore – dënime (dhe disa masa tjera) ndaj kryesve të atyre veprave penale. Megjithatë me normat e së drejtës penale materiale nuk zgjidhen të gjithë çështjet që paraqiten në lidhje me zbatimin e dënimeve dhe masave tjera ndaj kryesve të veprave penale.

Kur në realitet është kryer ndonjë vepër penale shteti në pajtim me normat e së drejtës penale materiale, duhet patjetër që ndaj kryesit të veprës penale të përdor dënimin, gjegjësisht ndonjë masë tjetër. Megjithatë, që të mund ta përdor sanksionin penal, domosdo është e nevojshme që në rast kur të paraqitet dyshim se është kryer vepër penale, shteti nëpërmjet organeve të veta speciale (të specializuara) të vërtetoj: 1. vallë në të vërtetë a është kryer vepër penale; 2. nëse është kryer vepër penale kush ësht kryesi i saj; 3. a mund që personit për të cilin është vërtetuar se ka kryer vepër penale, në pajtim me rregullat e së drejtës penale materiale a mund të zbatohet dënim ose ndonjë masë tjetër. Vetëm në rast të marrjes së përgjigjes pozitive të këtyre tre pyetjeve, shteti nëpërmjet organeve të veta mund ta përcaktoj atë lloj dhe lartësi të dënimit, të cilët në pajtim me të drejtën penale materiale duhet të zbatohen ndaj kryesit të veprës penale (V.Bayer, 1997, f.3-4).

Përcaktimi i këtyre fakteve paraqet punë delikate dhe shteti nëpërmjet organeve të veta ndërmerr veprime të ndryshme me qëllim që ti vërteton ato. Ashtu, organet

4

Page 5: Nocioni, historiku, burimet

përcaktojnë a ka ndonjë ngjarje në të cilën përfshihen të gjithë elementet kryesore të veprës penale dhe a ka marr pjesë ndonjë person në atë ngjarje në cilësi të kryesit të asaj vepre dhe a ekzistojnë edhe fakte tjera që sipas rregullave juridike të mund që ndaj kryesit të veprës penale të zbatohen sanksioni penal. Ashtu, menjëherë pasi që të paraqitet ndonjë dyshim se a është kryer vepër penale, atëherë organet shtetërore e ndërmarrin aktivitetin e vet me qëllim të sigurohen gjurmët e veprës penale, të gjendet kryesi etj, kurse ato janë organet e punëve të brendshme, prokurori publik, gjyqi. Në atë kuptim, psh, gjyqtari hetues del në vendin e kryerjes së veprës penale, kur për përcaktimin dhe shpjegimin e ndonjë fakti me rëndësi në procedurë është i nevojshëm shënim i drejtpërdrejtë, gjegjësisht ai kryen këqyrje (n.230 LPP); gjykatësi urdhëron bastisje të banesës dhe të personit, nëse është e mundur që me bastisjen të kapet i dyshuari ose do të gjenden gjurmë ose do të caktohet privim preventiv nga liria – paraburgim (n.198 dhe 183 të LPP), që të mundet që procedura normalisht të zhvillohet ose eventualisht të dënimi i shqiptuar; thirren personat që dinë diçka në lidhje me ngjarjen kriminale dhe faktet tjera që vërtetohen – dëshmitarë; merret në pyetje personi për të cilin besohet se e ka kryer veprën penale nga ana e gjyqtarit hetues – i dyshuari ( i pandehuri).

Të gjithë këto janë veprime procedurale, mes të cilëve duhet të ekzistoj lidhshmëri dhe kontinuitet reciprok dhe të cilët varen njëra nga tjetra. Gjatë ndërmarrjes së veprimeve procedurale veprohet në mënyrë saktë e caktuar në ligj dhe të gjithë pjesëmarrësit në procedurë janë të obliguar tu bashkëngjiten rregullave të veprimit. I tërë aktiviteti i organeve shtetërore dhe pjesëmarrësve tjerë në procedurë ka fillimin dhe fundin e vet. Fillimi paraqet dyshimin themelor, gjegjësisht besimin se është kryer vepër penale si dhe të gjendet kryesi i saj, kurse fundi siguri se vepra penale është kryer nga person i caktuar.

Përmbledhja e të gjithë këtyre veprimeve quhet edhe mënyrë në të cilën shteti vepron në një rast konkret ti zbatoj rregullat e së drejtës së vet penale materiale. Për shkak të kësaj përmbledhja e këtyre veprimeve quhet procedurë penale – fjala proces vjen nga fjala latine “procesuss” (procesuss, -us, m) i cili përveç tjerash dmth edhe “procedurë”. Emrit “procesuss” i shtohet edhe folja “proceder” (procedo, 3, cessi, cessum) i cili përveç tjerash dmth edhe “vepron”(lat.Processus Crininalis; fr.Procedure penale, gjerm.Strafprozess; ital.Procedura penale).

E tërë kjo çka u tha del se veprimet procedurale janë element, komponent e cila detyrimisht hynë më nocionin e procedurës penale. Në atë mënyrë e fitojmë edhe definicionin i parë për procedurën penale:- procedura penale është sistem, përmbledhje veprimesh procedurale të cilët i

ndërmarrin organet e caktuara shtetërore dhe persona tjerë në rast dyshimi të bazuar, gjegjësisht të besueshmërisë se është kryer vepër penale, të cilët kanë për qëllim që të vërtetohet se vallë a është kryer në realitet vepër penale dhe nëse është kryer kush është kryesi i saj dhe a duhet që në pajtim me rregullat e së drejtës penale materiale të zbatohet dënimi (ose ndonjë masë tjetër) dhe nëse duhet atë të caktohen sipas llojit dhe lartësisë, gjegjësisht sipas kualitetit dhe kuantitetit (V.Bayer, 1997:f.4).

Veprimet procedurale që ndërmerren në procedurën penale edhe pse janë të ndryshme për nga karakteri i vet, prapë mund të ndahen në tre grupe: 1. grupi i ndjekjes penale; 2. grupi i mbrojtjes dhe 3. grupi i gjykimit. Këto janë tre funksionet themelore të

5

Page 6: Nocioni, historiku, burimet

procedurës penale – ndjekja, mbrojtja dhe gjykimi. Për shembull e drejta e mbrojtësit të merr pjesë në dëgjimin e parë e të pandehurit (n.168 p.1) është veprim procesor i cili hynë në grupin e mbrojtjes, gjegjësisht në funksionin e mbrojtjes (P. Marina. 1979; f.15).

Ekzistojnë subjekte që janë bartës, gjegjësisht të cilët i kryejnë tre funksionet e përmendura, edhe atë: 1. funksionin e ndjekjes penale e kryen prokurori publik, paditësi subsidiar ose paditësi privat, gjegjësisht paditësi i autorizuar; 2. funksionin e mbrojtjes e kryen i pandehuri dhe mbrojtësi i tij dhe 3. funksionin e gjykimit e kryen gjykatësi.

Procedura penale zhvillohet kundër atij për të cilin besohet se ka kryer vepër penale. Atë person e quajmë i pandehur. Disa organe shtetërore sipas nevojës që i pandehuri të mos ik ose nga shkaqe tjera, në mënyrë preventive e privojnë nga liria (e mbyllin) gjatë procedurës; e marrin në pyetje në lidhje me veprën për të cilën ngarkohet, duke i kontrolluar shkaqet e mbrojtjes së tij. Të njëjtët organe marrin në pyetje edhe persona tjerë të cilët mund të kenë njohuri për faktet të cilët organet shtetërore duhet ti vërtetojnë me qëllim që të konstatohet vallë i pandehuri a është kryes i veprës penale për të cilën edhe ngarkohet dhe a mund të zbatohet dënim në kuptim të dispozitave të së drejtës penale materiale. Ato persona që i tregojnë të dhënat e veta personale për faktet që vërtetohen, i quajmë dëshmitarë. Gjatë vërtetimit të fakteve më me rëndësi nga të cilët varet zbatimi i drejtë i së drejtës penale materiale, shpesh herë organet shtetërore, gjegjësisht gjykata, patjetër të zgjedhin pyetjet faktike për të cilët është e nevojshme posedim i përgatitjes profesionale, të cilën ato organe nuk e kanë, as që duhet ta posedojnë. Për shembull, të vërtetohet se vallë ndonjë letër (tekst) e ka shkruar i pandehuri ose ndonjë person tjetër, ose shkaku i vdekjes së ndonjë personi (a është rezultat nga helmimi, nga mbytje, nga vetëvrasja). Në situata të tilla organi shtetëror do të thërras person i cili posedon përgatitje të atillë profesionale që janë të nevojshme për zgjidhjen e atyre çështjeve. Ato persona quhen ekspert.

Nga kjo del se në procedurën penale marrin pjesë organe të caktuara shtetërore dhe disa persona tjera siç janë: i pandehuri, dëshmitarët, ekspertët etj.

Organet shtetërore, duke realizuar sërë veprime nga të cilat përbëhet procedura penale, që ta arrin qëllim e vet lidhin raporte me persona të cilët në procedurën penale paraqiten si dëshmitarë, ekspertë, të pandehur, ose në ndonjë cilësi tjetër. Ato raporte përbëhen nga aje se, për shembull, gjykatësi hetues në mënyrë preventive privon nga liria ndonjë person, e merr në pyetje të dyshuarin ose dëshmitarët të cilët i ka propozuar prokurori publik ose i pandehuri. Në kësi raporte vjen jo vetëm në mes organeve shtetërore dhe personave të caktuar, por edhe në mes organeve të caktuara shtetërore që veprojnë në procedurën penale. Në procedurën tonë penale, për shembull, raporte të caktuara lidhin prokurori publik dhe gjykatësi, si organe të ndryshme shtetërore. Ashtu, kur prokurori publik do të ngre akuzë para gjykatësit akuzë për personit të caktuar, ai akt i prokurorit publik e obligon gjykatësin që lëndën e akuzës ta zgjedh me aktgjykim (ose me vendim për shqiptim të vërejtjes gjyqësore), dhe për shkak të kësaj në mes tyre vjen deri te raportet e ngjalla reciproke, të cilët përbëhen nga propozime gojore dhe me shkrim të prokurorit publik dhe vendimeve të gjykatësit për to.

Edhe në mes personave tjerë që marrin pjesë në procedurën penale themelohen raporte të caktuara. Ashtu për shembull, duke e realizuar mbrojtjen e vet i pandehuri ka të drejtë tu parashtroj pyetje dëshmitarëve, ekspertëve etj. Të gjithë këto raporte lindin në procedurën penale, të cilët zhvillohen dhe ndërpriten, të cilët kanë të bëjnë me

6

Page 7: Nocioni, historiku, burimet

veprimtarinë e organeve shtetërore që ta arrin qëllimin e procedurës penale, janë raporte (marrëdhënie) shoqërore. Që ti ndajmë nga raportet tjera shoqërore, ato i quajmë raporte penale-procedurale. Ato janë elementi i dytë, gjegjësisht komponenta e cila duhet të kyçet në nocionin e procedurës penale.

Në atë mënyrë mund ta vejmë definicionin e dytë të procedurës penale (sipas përmbajtjes të saj shoqërore):

- procedura penale është sistem, përmbledhje raportesh penale-procedurale në mes organeve të caktuara shtetërore dhe pjesëtarëve të caktuar të shoqërisë; raporte që lindin, zhvillohen dhe ndërpriten për shkak të veprimtarisë që e kryejnë ato organe shtetërore me qëllim ti vërtetojnë dhe tu caktojnë sanksione kryesve të veprave penale.Me raporte të ndërsjella procedurale nënkuptojmë, siç ishte cekur më parë raporte

në mes organeve të caktuara shtetërore dhe pjesëtarëve të dalluar të shoqërisë, si dhe raporte në mes vet organeve shtetërore dhe raporte të ndërsjella të pjesëtarëve të caktuar të shoqërisë, që kanë lindur për shkak të veprimtarisë së përmendur (V.Bayer, 1980: f.6, 1997: f.6, Rjecnik, 1966: f.143).

Nga e tërë kjo del se në kryerjen e veprimeve procedurale dhe në raportet e ndërsjella procedurale marrin pjesë tre subjekte kryesore – gjykatësi, paditësi dhe i pandehuri, si bartës të funksioneve themelore të procedurës penale dhe për këtë shkak këto raporte procedurale janë trepalëshe. Gjykatësi ka të drejta dhe detyra të caktuara ndaj palëve (i pandehuri dhe paditësi), ndërsa palët kanë të drejta dhe detyra të caktuara ndaj gjykatësit dhe ndaj vetes (G. Falchi, 1949: f.209-229; T. Vasiljevic, 1980: f.6).

Mund të konkludohet se gjatë përcaktimit të nocionit të procedurës penale duhet të merren parasysh të dy elementet, komponentat – raportet procedurale dhe veprimet procedurale, gjegjësisht duhet të miratohen të dy definicionet e procedurës penale, për arsye se ato e shprehin gjendjen reale të punëve, secila nga aspekti i vet. Sipas asaj, duke i marr parasysh që të dy elementet mund të vihet definomi i tretë, sipas të cilit procedura penale është sistem, përmbledhje raportesh penale-procedurale që lindin në mes subjekteve procedurale – gjykatësit, paditësit dhe i pandehurit si dhe në mes tyre dhe personave tjerë gjatë marrjes së veprimeve procedurale të normuara në ligj të atyre subjekteve me qëllim të vërtetohet se a është kryer vepër penale, ku është kryesi i saj dhe ti caktohet sanksion penal dhe me të sigurohet zbatim i drejtë i së drejtës penale materiale (P. Marina, 1979: f.16).

Nocioni të procedurës penale në teorinë e procedurës i kushtohet kujdes të posaçëm. Ekzistojnë koncepte të ndryshme në lidhje me këtë nocion. Kryesisht gjatë përcaktimit të këtij nocioni disa teoricienë si pikë nisje i marrin raportet procedurale, ndërsa veprimet tjera procedurale edhe njërit edhe tjetrin element i japin rëndësi dominonte. Ekziston edhe grupi i tretë i teoricienëve procesor të cilët në nocionin e procedurës penale i inkuadrojnë të dy elementet – raportet procedurale dhe veprimet procedurale dhe më pas nuk u japin përparësi as njërit e as tjetrit dhe përcaktojnë dy definicione të procedurës penale.

Mendojmë se është e paarsyeshme që procedura penale të definohet qoftë vetëm si sistem raportesh procedurale, qoftë sis sistem veprimesh procedurale. Duke e marr parasysh se deri te raportet procedurale vjen për shkak të faktit që ndërmerren veprime të caktuara procedurale me qëllim të caktuar, që të shprehet gjendja reale e punëve, është domosdo e nevojshme që të dy elementet të vihen në nocionin e procedurës penale,

7

Page 8: Nocioni, historiku, burimet

për arsye se në mes tyre ekziston lidhshmëri e ngushtë, varshmëri reciproke dhe bashkim dialektit dhe më pas raportet procedurale të shërbejnë si element fillestar.

Nocioni i procedurës penale mund të jepet në më shumë mënyra të ndryshme. Në teorinë e së drejtës së procedurës penale për atë çështje ekzistojnë numër të madh konstruksione të suksesshme shkencore. Për sqarimin e thelbit veçanërisht janë të rëndësishëm dy definicione për procedurën penale (M. Grubaq, 1995: f.13).

Sipas të parit, procedura penale është përmbledhje veprimesh procedurale të rregulluara me ligj të cilët me qëllim të caktuar i ndërmarrin subjekte procedurale. Definicioni quhet realistike, për arsye se e sqaron procedurën penale si fenomen fizik i vëzhguar në manifestimin e vet të jashtëm. Nocioni i këtillë edhe pse saktë definon procedurën penale si dukuri në botën reale, nuk është në gjendje ta sqaroj natyrën dhe thelbin e saj të brendshëm juridik.

Për shkak të kësaj procedura penale patjetër të definohet edhe nga ana e dytë, d.m.th ajo juridike. Në atë kuptim procedura penale është raport procedural-juridik i cili bazohet, rrjedh dhe përfundon në mes subjekteve procedurale.

Me kryerjen e veprës penale lindë, së pari një raport material-juridik në mes shtetit (i cili në atë rast ka të drejtë dhe detyrë të ndëshkojë – ius puniendi) dhe kryesit të veprës penale (i cili është i obliguar ta duron sanksionin penal nëse vërtetohet përgjegjësia e tij si dhe ti gjykohet në procedurë e paraparë me ligj). Ai raport material-juridik është themelor, por hipotetik për arsye se ekzistimi i tij duhet të vërtetohet. Ai vërtetim i tillë kryhet në procedurën penale (T. Zhivanovic, 1940, 1941: f.36-46). Kjo procedurë gjithë ashtu është një lloj raporti juridik, për arsye se edhe ai është i rregulluar në mënyrë juridike dhe paraqet përmbledhje të drejta dhe obligime të koordinuara të subjekteve procedurale, ashtu që të drejtave të njërit i japin obligime të të tjerëve.

Dy definicionet e përmendura të procedurës penale nuk janë unik. Ekziston edhe kuptimi i procesit si situatë juridike dhe studim për perspektivën e trefishtë të procedurës penale (T.Vasiljevic, 1981: f.7 dhe V.Bayer, 1988: f.30).

Këtu si ilustrim do të theksojmë disa definicione për procedurën penale nga disa autorë bashkëkohor evropian: sipas një autori zviceran procedura penale është përmbledhje rregullash që e përcaktojnë organizimin, kompetencën dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor që kontribuojnë në represionin e veprave penale dhe i definojnë rrugën që duhet të ndiqet dhe formalitetet që duhet të respektohen për përcaktimin, për hetimin dhe gjykimin e veprave penale (G.Piquerez, 2000: f.3); një autore bashkëkohore franceze procedurën penale e definon si përmbledhje rregullash që i përshkruajnë dhe i rregullojnë e tërë atë që ka të bëjë me personin e drejtësisë penale dhe aktiviteti i tij, duke filluar nga momenti i dyshimit se është kryer vepër penale deri kur kryesi i saj i identifikuar dhe i dënuar fillon ta vuaj dënimin e vet (M.L.Rassat, 1995: f.11); ndërsa sipas autorit të njohur kroat procedura penale është përmbledhje veprimesh dhe masash të cilët gjykata dhe disa subjekte tjerë i ndërmarrin në rast kur besohet se dikush ka kryer shkelje të rregullave shoqërore të sjelljes e caktuar si vepër penale, veprime që kanë qëllim të përbashkët, duke vërtetuar se është kryer, kush është kryesi i saj dhe a mundet që nëse është fajtor ti shqiptohet dënim ose ndonjë masë tjetër (sanksion penal) – (D.Krapac, 2000: f.3); shtyllat e teorisë franceze të së drejtës së procedurës penale shkruajnë se objekt i procedurës penale është rregullimi i procesit penal. Ajo cakton së pari organizimin dhe kompetencën e juridiksioneve të ndryshme (gjykatave) të zgjedhur

8

Page 9: Nocioni, historiku, burimet

(të emëruar) ti përfundojnë proceset penale. Po ashtu ajo i cakton edhe rregullat që duhet të ndiqen dhe format që duhet të respektohen për hetim, për të vërtetuar dhe për ndjekje të veprave penale, për përcaktimin e provave (hetimi përgatitor) dhe për gjykimin e delikuntit në seancën kryesore. Ajo në fund i rregullon edhe respektimin dhe efektet e aktgjykimeve penale dhe mjetet juridike që janë të volitshme të parashtrohen kundër këtyre aktgjykimeve (G.Stefani, G.Levasseur, B.Boulac, 16 ediion, 1996: f.1); autorë bashkëkohor rus, duke i kyçur në nocionin të dy elementet themelore e shtrojnë këtë definicion: procesi penal paraqet realizim të veprimtarisë e përcaktuar me ligj dhe me akte tjera juridike në rrethin dhe rendin e aktiviteteve të organeve shtetërore të autorizuar për paraqitje, parandalim dhe zbulim të veprave penale, vërtetim të personave fajtor për kryerjen e tyre dhe zbatim të masave penale ose masa tjera ndaj tyre. Nocioni i procesit penal është li lidhur ngushtë me nocionin i së drejtës së procedurës penale. Më këtë nënkuptohet tërësia e normave, rregullave të sjelljes, sanksionimit të shtetit, për rregullimin e procedurës për veprat penale (Uglovnjic process, kolektiv avtorov, pod redaksie i Gucenko K.F, Moskva, Zercalo, 1998, f.13 dhe 15).

2. NOCIONI I SË DREJTËS SË PROCEDURËS PENALE

Në ekspozenë e deritanishme me qëllim nuk u theksua një rrethanë mjaftë me rëndësi. Ajo përbëhet nga fakti se raportet dhe veprimet procedurale nga të cilët përbëhet procedura penale, gjegjësisht të cilët janë të futura në nocionin e saj nuk janë stikike dhe prodhuese por janë në mënyrë juridike janë të normuara dhe të rregulluara me tërë sistemin e rregullave juridike që donë të thotë se karakteristika e tyre themelore është normimi juridik. Në atë kuptim, me norma juridike saktë është rregulluar mënyra e veprimit gjatë ndërmarrjes së veprimeve të caktuara procedurale. Në mënyrë juridike janë të normuara edhe të drejtat edhe obligimet subjekteve dhe personave tjerë që marrin pjesë në procedurën penale, që lidhin raporte të ndërsjella gjatë ndërmarrjes së veprimeve procedurale.

Në dispozitën e parë të Ligjit tonë të procedurës penale është caktuar se ai ligj i përcakton rregullat me të cilët sigurohet që asnjë i pafajshëm të mos dënohet, ndërsa fajtorit ti shqiptohet sanksion penal nën kushte që i parasheh Kodi penal dhe në bazë të procedurës së realizuar ligjore (n.1 p.1 nga LPP). Nga kjo dispozitë ligjore del se mënyra e veprimit gjatë ndërmarrjes së veprimeve procedurale si dhe raporteve procedurale që lindin më pas, duhet patjetër të rregullohen me norma juridike.

Sipas kësaj, me nocionin e së drejtës së procedurës penale nënkuptojmë sistem normash juridike (rregulla), me të cilët rregullohet mënyra e realizimit të veprimeve procedurale nga të cilët përbëhet procedura penale dhe forma e raporteve penale procedurale që i lidhin subjektet dhe personat tjerë gjatë ndërmarrjes së veprimeve procedurale.

Sipas disa autorëve e drejta e procedurës penale është pjesë e rregullave të së drejtës penale në kuptimin më të gjerë, e cila i përcakton prezumimet për ndërmarrjen e veprimeve në procedurën penale, personat e autorizuar për ndërmarrjen e tyre, formën, e atyre veprimeve dhe pasojat juridike në rast shkelje të atyre rregullave (D.Krapac, 2000:

9

Page 10: Nocioni, historiku, burimet

f.6). Sipas këtij autori njëra nga veçoritë e së drejtës së procedurës penale përbëhet nga ajo që për shkeljet e veta si sanksione të mos parasheh masa të cilët ndaj kryesve të atyre shkeljeve u është shqiptuar në ndonjë procedurë tjetër, por ato të jenë të futura në vet procedurën penale. Qëllimi i përbërjes së tillë të sanksioneve është që të vepron preventivisht: vet kërcënimi se aktgjykimi do ti anulohet për shkak të shkeljeve të dispozitave të procedurës penale detyron gjykatësin në respektimin e tyre. Anulimi i aktgjykimit jo vetëm që sjell në përsëritje të punës që gjykatësi një herë më e ka kryer, por edhe në pasoja tjera të pavolitshme për karrierën e tij profesionale.

Meqë ajo e normon formën e veprimeve procedurale nga të cilët përbëhet procedura penale dhe formës së raporteve procedurale, është e zakontë që kjo e drejtë të quhet e drejta penale formale përkundrazi të drejtës penale materiale, dy degë të drejtësisë që e përbëjnë e drejtën penale në kuptimin më të gjerë.

Duke e pas parasysh atë se më parë i përcaktuam nocionet e procedurës penale dhe të drejtës së procedurës penale, mund të parashtrohet pyetja se a janë ata nocione identike ose të ndryshme dhe çfarë raporti ekziston mes tyre?

Është e nevojshme që të theksohet se këto nocione nuk janë identik dhe se duhet të bëhet dallim në mes tyre dhe të duhet të ceket dallimi i tyre i ndërsjellë. E drejta e procedurës penale si sistem rregullash juridike me të cilat rregullohen raporte të caktuara shoqërore ka karakter të përgjithshëm dhe përfshin norma abstrakte juridike, rregulla të sjelljes së njerëzve të parapara nga shteti, gjegjësisht nga bashkësia shoqërore, me qëllim që të ruhen interesat e saj. Ndërsa procedura penale si sistem veprimesh dhe raportesh procedurale është sendërtim, gjegjësisht konkretizim të normave abstrakte juridike, të rregullave që i parasheh e drejta e procedurës penale. Kjo do me thënë se mënyra dhe forma e zbatimit të procedurës penale janë të caktuara me të drejtën e procedurës penale. Në mes tyre ekziston lidhje dhe raport të ngushtë të varshmërisë reciproke dhe bashkimit dialektik, gjegjësisht raport në mes të përgjithshmes (e drejta e procedurës penale) dhe të posaçmes (procedura penale).

Në disa shtete ka teoricienë të cilët këto dy nocione i identifikojnë, që nuk guxon të bëhet, për arsye se me të prishet esenca e tyre.

Meqë në mes normave të së drejtës së procedurës penale dhe raporteve procedurale penale ekziston lidhje e pandashme, normat e së drejtës së procedurës penale sendërtohen në realitetin vetëm në raporte konkrete procedurale penale, jashtë kësaj ato janë vetëm një e fjalë e vdekur në letër. Nga ana tjetër, raportet procedurale penale as që mund të paramendohet pa normat e së drejtës së procedurës penale, për arsye se këto norma iu japin karakterin e raporteve juridike (P. Marina, 1979: f.18-19, V. Bayer, 1997: f.7).

3. VENDI I SË DREJTËS SË PROCEDURËS PENALE NË SISTEMIN JURIDIK

Meqë paraqet sistem rregullash juridike, rregulla me të cilët rregullohen raporte të caktuara shoqërore, e drejta e procedurës penale para se gjithash është degë e së drejtës penale në kuptimin më të gjerë, për arsye se e rregullon materien e njëjtë juridike të

10

Page 11: Nocioni, historiku, burimet

raporteve shoqërore që ka të bëjë e drejta penale materiale (si dhe e drejta e përmbarimit të dënimeve dhe masave tjera – e drejta e përmbarimit të sanksioneve penale). Në mes së drejtës penale materiale dhe së drejtës të procedurës penale ekziston lidhshmëri e ngushtë si dhe në vet teorinë është miratuat ndarja në të drejtë penale materiale dhe formale. Sidoqoftë, e drejta e procedurës penale ka karakter të posaçëm specifik dhe detyrë të siguroj zbatim i drejtë i së drejtës penale materiale në raste konkrete të jetës.

Njëkohësisht, përveç në degën e së drejtës penale në kuptimin më të gjerë të fjalës, e drejta e procedurës penale hyjnë edhe në degën e së drejtës gjyqësore në të cilën bëjnë pjesë edhe normat për organizimin e gjykatave, procedura civile, gjegjësisht kontestimore si dhe ajo administrative, gjegjësisht procedura administrative gjyqësore. Të gjithë këto janë të përfshirë në të drejtën gjyqësore, për arsye se gjejnë zbatim të vet në aktivitetin e gjykatave dhe paraqesin funksionin e tyre kryesor.

Si degë specifike dhe e pavarur juridike, e drejta e procedurës penale ka për qëllim të siguroj që mos të dënohet asnjë i pafajshëm, kurse fajtorit ti shqiptohet sanksion penal në kushte që i parasheh Kodi penal dhe në bazë të procedurës së realizuar ligjore (n.1 p.1 të LPP). Por si pjesë e së drejtës penale në kuptimin më të gjerë, së bashku më të drejtën penale materiale (edhe të drejtën e përmbarimit të sanksioneve penale) kanë edhe qëllim të përbashkët, e ajo është lufta kundër kriminalitetit si dukuri negative shoqërore dhe si aktivitet i rrezikshëm.

Nga ana tjetër, edhe pse bënë pjesë në degë penale të posaçme të së drejtës, sidoqoftë e drejta e procedurës penale është vetëm pjesë e sistemit të përgjithshëm juridik të një shteti, në të cilin hyjnë më shumë degë të së drejtës dhe sipas kësaj edhe të Republikës së Maqedonisë. Në mes të gjithë këtyre degëve juridike nuk mund të ketë asnjë kundërthënie, por ato duhet të paraqesin tërësi, kurse ajo është sistemi i vetëm juridik të një shteti, gjegjësisht të Republikës së Maqedonisë.

Nga vet fakti që procedura penale, gjegjësisht e drejta e procedurës penale shërben për zbatimin e gjallë të së drejtës penale materiale të shtetit, e cila e cakton vullnetin e shtetit që të mbroj raporte të caktuara shoqërore mbi të cilave mbështetet rregullimi i tij, me zbatimin e sanksioneve penale kundër atyre që i cenojnë ato raporte del se gjatë zhvillimi historik në formacionet e ndryshme shoqërore-ekonomike procedura penale e çdo shteti ka pas karakter klasik. Ai është karakter indirekt klasik të procedurës penale, për arsye se nuk është karakteristikë e drejtpërdrejtë të vet procedurës penale. Megjithatë, në epokat e dalluara historike procedura penale ka pas karakter direkt klasik. Me fjalë të tjera, në disa shtete evropiane ka ekzistuar një procedurë penale e cila është zbatuar ndaj pjesëtarëve të klasës sunduese, kurse tjetër ndaj pjesëtarëve të klasës nënshtruese dhe më pas këto dy procedura penale janë dalluar. Ashtu për shembull, në periudhën e feudalizmit në disa vende kontinentale evropiane organet e procedurës penale nuk kanë mundur që një bujar si pjesëtar i klasës sunduese të vejnë në burg hetues ose ta torturojnë, ndërsa për të gjithë veprat e rënda penale burgu hetues kundër pjesëtarëve të klasës nënshtruese ka qenë i obligueshëm.

Pas pavarësisë nga ish RSFJ, Republika e Maqedonisë së pari ka vazhduar validitetin i Ligjit të procedurës penale të RSFJ, kurse më pas më 26 mars 1997 miratoi ligjin e parë maqedonas të procedurës penale, qëllimi i të cilit ishte që procedura penale të modernizohet dhe të harmonizohet me Kushtetutën e miratuar të Republikës së Maqedonisë nga viti 1991 dhe me aktet ndërkombëtare që i përfshijnë standardet për të drejtat e njeriut. Siç ishte e theksuar në debatin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë

11

Page 12: Nocioni, historiku, burimet

gjatë miratimit të tij, në veçanti u morr parasysh përmirësimi i gjendjes procesore të disa subjekteve, e veçanërisht për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të personit i pandehur për vepër penale, për mbrojtjen e të dëmtuarit si dhe për përmirësimin e efikasitetit të procedurës penale.

4. FORMA PROCEDURALE

Forma në të drejtën i përket një nevoje të thellë të së drejtës, e ajo është nevoja për sigurim: saktë të dihet çka është bërë që të mund të dihen edhe pasojat që duhet të dalin, gjegjësisht raportet juridike. Pa formën nuk mundet aq lehtë të vërtetohet ekzistimi i fakteve.

Më pas forma siguron procedurë e drejtë gjatë kryerjes së ndonjë veprimi, gjegjësisht procedurë e tillë me të cilën garantohet se veprimi përkatës do të jetë më mirë i kryer. Më në fund forma në të drejtën shërben që të mos mundësohet ndryshim tepër i shpejt i akteve të caktuara juridike, gjegjësisht normave, që donë të thotë për stabilizim të rendit juridik, gjegjësisht të shoqërisë (Pravna enciklopedija, 1, 1989: f.394).

Të gjithë veprimet që ndërmerren në procedurën penale dhe raportet procesore në të cilët lidhen subjektet dhe personat tjerë kanë formë saktë të paraparë në ligj. Ajo formë është karakteristikë kryesore e procedurës penale, për arsye se edhe ligji me të cilin është normuar kjo procedurë quhet edhe si ligj formal, ndërsa e drejta e procedurës penale quhet si e drejtë penale formale, për dallim nga ajo materiale (P. Marina, 1979: f.37).

Me ligj saktë është paraparë jo vetëm se çfarë veprime mund të ndërmerret në procedurën penale, por është paraparë edhe mënyra e marrjes së tyre, gjegjësisht formës së tyre. Ashtu për shembull, thirrja e dëshmitarit, ekspertit dhe personave tjerë në dëgjim bëhet me ftesë e përpiluar në formë të shkruar; ndalimi i hetimit si procedurë paraprake bëhet me akt në formë vendimi; është normuar mënyra e bastisjes së shtëpisë dhe të personit, është i përcaktuar rendi sipas të cilit mbahet shoshitja kryesore, është përcaktuar forma sipas të cilës përpilohen procesverbalet në të cilët futet përmbajtja e veprimeve procedurale, et. Nëse në situata të këtilla nuk është vepruar sipas mënyrës së paraparë, gjegjësisht nuk është respektuar forma procedurale, atëherë veprimet e ndërmarra procedurale nuk janë valide dhe nuk shkaktojnë asnjë pasojë juridike. Po ashtu, duhet shënuar se në praktikën e gjykatave të rralla janë shkeljet nga zbatimi i ligjit material. Kurse të shpeshta janë nga zbatimi i ligjit formal.

Sipas kësaj, me nocionin formë procedurale në procedurën penale nënkuptojmë mënyrën e caktuar ligjore në të cilën zhvillohet aktiviteti procesor si dhe mënyrën në të cilën krijohen raportet procedurale (P. Marina, N.Matovski, 1972: f.59).

Argument kryesor shtojcë për ekzistimin e formës procedurale është ai që ajo siguron vërtetim të së vërtetës, gjegjësisht vetëm nëse i mbahemi formës do të plotësohet detyra dhe qëllimi kryesor i procedurës penale “asnjë i pafajshëm të mos dënohet dhe fajtorit ti shqiptohet dënimi i merituar”. Në të kundërtën, nëse nuk përfillet forma e paraparë, atëherë vjen në pyetje plotësimi i kësaj detyre kryesore, që donë të thotë se ekziston lidhshmëri dhe kushtëzim i ngushtë mes tyre.

12

Page 13: Nocioni, historiku, burimet

Sipas kësaj, forma e përgjithshme obligative e veprimit ndaj të cilës janë të obliguar ti mbahen të gjithë pjesëmarrësit në procedurën penale është njëra nga garancat më të fuqishme për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe interesave të bashkësisë shoqërore. Të mbajturit ndaj formës përjashton çdo arbitraritet dhe autokraci të organeve shtetërore që marrin pjesë në procedurën penale. Në këtë kuptim në ligj për shembull është saktë e paraparë mënyra e marrjes në pyetje të të pandehurit dhe të drejtat e tij gjatë marrjes në pyetje, ndaj të cilëve është i detyruar tu përmbahet gjykatësi hetues dhe kryetari i këshillit gjyqësor.

Dhe në fund duhet treguar ndikimin edukativ që forma procedurale kryen ndaj qytetarëve. Ato marrin pjesë si subjekte gjatë marrjes së veprimeve procedurale ose vetëm si vëzhgues të shoshitjes kryesore dhe duke ndjekur mënyrën e veprimit, ai ritual në të cilin zhvillohet procesi ndikon ndaj tyre, zhvillon ndjenja për nevojë të ekzistimit ë rendit dhe disiplinës, gjegjësisht u shtohet besimi ndaj sigurisë juridike dhe punës së organeve të jurisprudencës.

Nga ana tjetër, forma nuk guxon të shndërrohet në kundërshtim ndaj vetes – ti mundësoj të pandehurit ta shmang përgjegjësinë penale ose ta zvarrit procedurën. Për shkak të kësaj përcaktimi i formës procedurale nuk është arbitrare dhe incidente, as edhe produkt të rezonimit abstrakt dhe doktrinar të teoricienëve ose të organeve ligjdhënëse. Përkundrazi, forma është rezultat i përvojës shumëvjeçare dhe zbatimit të praktikës. Kah formësimi i saj në ligj do të aderohet pasi që praktikë do të tregon mënyrën e tillë të veprimit, forma e tillë është e vetmja e mundur dhe e përshtatshme për arritjen e qëllimit të caktuar. Duhet shënuar se në sferat tjera të jetës shoqërore forma kritikohet. Në teorinë procedurale ka pas tendenca për zvogëlim të rëndësisë dhe rolit të formës procedurale dhe kërkesë që të mos insistohet në respektimin e saj të ashpër. Madje, disa autorë formën e barazojnë dhe e quajnë “formalizëm”, “pedanteri e panevojshme”, etj. Të gjithë sulmet dhe insistimi që të zvogëlohet rëndësia e formës procedurale gjendet në përpjekjen që pandërprerë dhe papërgjegjshëm të bëhen përjashtime nga ligji.

Mirëpo, forma procedurale nuk guxon të jetë qëllim i vetvetes. Përkundrazi, forma çdoherë ka, gjegjësisht siguron përmbajtjen e vet. Më saktë, përmbajtja e procedurës penale dhe thelbi i saj shprehen nëpërmjet formës së caktuar procedurale, për shkak të së cilës nuk mund të ndahet nga ajo. Nga kjo del përfundimi se përmbajtja e procedurës penale dhe struktura e saj janë primare dhe se ato e përcaktojnë edhe formën e tyre, ato janë ngushtë të lidhur, gjegjësisht përmbajtja e një procedure penale përcakton se si do të jetë forma.

Shpesh vjen në kontradiktë në mes përmbajtjes së procedurës penale dhe formës nëpërmjet së cilës shprehet, kurse ato janë raste kur përmbajtja është ndryshuar, janë ndryshuar raportet shoqërore, gjegjësisht raportet penale- procedurale, kurse forma ka mbetur e njëjta. Në raste të tilla, forma mund të paraqet ndërprerje të zhvillimit të procedurës penale dhe për atë arsye kontradikta mënjanohet në atë mënyrë që ligjdhënësit i jep detyrë që ta ndryshoj Ligjin i procedurës penale dhe në atë mënyrë të përshtatet forma, të përshtatet ndaj përmbajtjes së re.

Mirëpo, forma procedurale ka rëndësi dhe arsyeshmëri racionale në këto kushte:- të mos ngarkoj tepër procesin me formalitete të panevojshme;- pasojat procesor eng mosrespektimi i formës procedurale racionalist të

diferencohen sipas rëndësisë së formës që është shkelur;

13

Page 14: Nocioni, historiku, burimet

- kur është e mundur patjetër të parashihen masa që të përmirësohen shkeljet e formës në mënyrë të përshtatshme me veprime plotësuese;

- format procedurale që i lejon materia procedurale të jenë të qarta dhe të realizueshme për pjesëmarrësit në procedurë, ashtu që do të mund ti shfrytëzojnë pa ndonjë përgatitje të posaçme profesionale;

- për nevojën nga forma procedurale është vendosur vetëm në ligj, ashtu që gjykatësi nuk mund që sipas vetvetes të lirohet nga format procedurale të parapara me ligj, me atë që në vet ligjin mundet që gjykatësit ti jepet autorizim që në situata të caktuara të bëj lëshime nga forma e paraparë (për shembull procedura ndaj të miturve – n.437 p.1).Për raportin në mes formës dhe formalizmit, një autor i njohur slloven ka vërejtur

se forma dhe respektimi i saj nuk janë të njëjtë si dhe formalizmi. Format janë të nevojshme si instrument për mbrojtjen e të drejtave dhe njëkohësisht për suksesin e procedurës penale. Formalizmi është negacioni i tyre, zbatim i formës për shkak të formës, në vend për shkak të realizimit të qëllimit të caktuar. Formalizmi është pasojë e primitivizmit të bartësve të shërbimeve të dalluara, nga metoda jopërkatëse ose jo të ndërtuara të punës dhe nga mungesa e aftësive tjera profesionale (D.r P. Kobe, Zakonik o kazenskem postapku, 1997: f.35; T. Vasiljevic, 1981: f.257).

5. FUNKSIONET THEMELORE TË PROCEDURËS PENALE

Subjektet procedurale dhe personat tjerë që marrin pjesë në procedurën penale ndërmarrin veprime të shumta dhe të ndryshme procedurale. Ato sipas karakterit të vet janë të ndryshëm, por prapë së prapë sipas përmbajtjes së vet dhe sipas qëllimit kah janë drejtuar mund të jenë objekt të sistematizimit dhe klasifikimit. Të gjithë atë veprime procedurale që janë drejtuar në drejtim të zgjidhjes së detyrave themelore në proces mund të ndahen në tre grupe kryesore:

Këto veprime procedurale që janë të drejtuara kah vërtetimi i fakteve të caktuara në lidhje me atë se vallë një person a ka kryer vepër penale, në çfarë rrethana është kryer dhe a ekzistojnë të gjithë kushtet e përcaktuara në ligjin material që të mundet të ngre ndjekje penale kundër atij personi dhe ajo të përfundoj me sanksion penal paraqesin një grup veprimesh funksionale të lidhur në mes veti dhe e përbëjnë funksionin e ndjekjes penale.

Përkundrazi kësaj grupe të veprimeve procedurale, në procedurën penale ndërmerren asi veprime që kanë për qëllim ta mohojnë ekzistimin e veprës penale, përgjegjësisë penale të kryesit dhe nëpër gjithësi të parashtrohet gjithçka që është në dobi të të pandehurit, person kundër të cilit është drejtuar ndjekja penale. Të gjithë këto veprime përbëjnë një grup, të ndërlidhur ndërmjet veti dhe e përbëjnë funksionin e mbrojtjes.

Më në fund ekziston edhe grupi i tretë i veprimeve procedurale, i cili duke i marr parasysh verifikimet e njëanshme, e shpesh herë edhe rezultatet e kundërta ql dalin nga veprimet e subjekteve të cilët e kryejnë të parin – funksionin e ndjekjes penale dhe të dytin – funksionin e mbrojtjes, kurse ka për detyrë ta vërteton të vërtetën dhe të vendos se

14

Page 15: Nocioni, historiku, burimet

cila nga dy verifikimet e kundërta është e saktë, gjegjësisht cila nga të dy palët në mes të cilëve zhvillohet kontesti penal juridik dhe të cilët paraqesin mendime dhe qëndrime kontradiktore është i drejtë. Këtë grup të veprimeve procedurale e përbëjnë funksionin e tretë e procedurës penale, funksionin e gjykimit.

Sipas kësaj del se në procedurën penale ekzistojnë tre funksione themelore procedurale: funksioni i ndjekjes penale, funksioni i mbrojtjes dhe funksioni i gjykimit.

Duke e marr parasysh atë se ekzistojnë tre funksione të ndryshme themelore, ekzistojnë edhe subjekte të caktuara procedurale të cilët janë bartës të këtyre funksioneve dhe që i kryejnë veprimet procedurale që hyjnë në kornizat e çdo funksioni të përmendur. Për të drejtat, obligimet dhe mënyrën e veprimit të tyre do të bëhet fjalë më pas në procesin penal.

Këtu vetëm do ti shënojmë bartësit e funksioneve themelore. Në atë kuptim subjektet që sipas procedurës sonë penale e kryejnë funksionin e ndjekjes penale janë: prokurori penal, i dëmtuari si paditës subsidiar dhe paditësi privat. Se cili nga këto subjekte do ta kryej funksionin e ndjekjes penale në rastin konkret, gjegjësisht kush do të jetë paditësi i autorizuar varet nga ajo se a ndiqet ajo vepër penale ex officio ose me padi private dhe se a e ka filluar prokurori publik ndjekjen ose ka hequr dorë nga ajo.

Funksionin e mbrojtjes, gjegjësisht kundërshtimin e akuzës së paditësit të autorizuar e kryen para se gjithash i pandehuri, person i cili më së shumti është i interesuar për të dhe mbrojtësi, person i cili posedon përgatitje profesionale juridike dhe është në gjendje ti jep ndihmë juridike.

Funksionin e tretë – funksionin e gjykimit e kryen gjykatësi si organ shtetëror i jurisprudencës i cili e kryen funksionin e gjykimit në emër të bashkësisë shoqërore.

15

Page 16: Nocioni, historiku, burimet

KREU II

RAPORTI I SË DREJTËS SË PROCEDURËS PENALE ME DEGËT TJERA TË SË DREJTËS

1. VËSHTRIME TË PËRGJITHSHME

Gjatë zhvillimit historik në teorinë juridike gjatë kohë procedurës penale dhe së drejtës së procedurës penale u është kontestuar karakteri i shkencës së posaçme juridike, ashtu që institutet e dalluara procedurale-juridike janë studiuar në kornizat e së drejtës penale materiale. Tretman i tillë ka ekzistuar edhe në legjislacionin, kurse dëshmi për të është se të gjithë ligjet penale, duke filluar nga Constitutio Criminalis Carolina nga viti 1532 si njëri nga kodekset e para penale e deri në fillim të shek XIX kanë qenë të vetmit, gjegjësisht kanë përfshirë dispozita me karakter material-juridik dhe procesor-juridik. Në fakt kjo është karakteristika e jetës jo mjaftueshëm e zhvilluar në aspektin juridik, kurse me të edhe të aktivitetit dhe teknikës legjislative të pazhvilluar që vjen në shprehje në periudhat e trazirave dhe ndryshimeve të mëdha shoqërore (P. Marina, 1979: f.21).

Derisa edhe vet të drejtës penale në tërësi (materiale dhe procedurale) i është kontestuar karakteri i posaçëm, duke e trajtuar si e drejtë për jo të drejtë, e cila përmban delikte dhe sanksione për shkelje të normave nga degët tjerët juridike dhe për këtë arsye i jepet karakter sekondar në krahasim me degët tjera të së drejtës që nuk ka asnjë mbështetje reale e as teorike (bazë).

Pa marr parasysh se procedura penale është e rregulluar me të drejtën e procedurës penale ka për detyrë të siguroj zbatim i drejtë së drejtës penale materiale në situata konkrete, situata nga jeta, e drejta e procedurës penale në sistemin tonë juridik ka vend dhe status të posaçëm, gjegjësisht karakter të pavarur edhe atë jo vetëm me degët tjerë të së drejtës, por edhe në lidhje me të drejtën penale materiale. Edhe pse të gjithë degët juridike që hyjnë në kornizat e rendit juridik të një shteti, me të edhe të Maqedonisë kanë qëllim të përbashkët për mbajtjen edhe të raporteve shoqërore të rendit juridik dhe shoqëror të shtetit, ashtu siç procedura penale ka qëllim si pjesë e sistemit të përgjithshëm juridik ka edhe qëllimin e vet të posaçëm, e theksuar deri tani në nenin e parë të Ligjit të procedurës penale i cili përfshin sigurimin që “asnjë i pafajshëm të mos dënohet dhe fajtorit ti shqiptohet sanksion penal në kushte që i parasheh Kodi penal dhe në bazë të procedurës së realizuar ligjore (n.1 p.1 të LPP).

Sipas kësaj, e drejta e procedurës penale është degë e posaçme e së drejtës, e cila është në raport të caktuar me degët tjera penale si dhe në përgjithësi me degët tjera të së drejtës, karakteri i posaçëm i së cilës nuk mund të mohohet me asgjë.

16

Page 17: Nocioni, historiku, burimet

Për shkak të kësaj që u ekspozuar deri më tani, është e nevojshme që të shqyrtohet raport i së drejtës së procedurës penale me degët tjera të së drejtës dhe raporti i procedurës penale me procedurat tjera penale si dhe me disiplinat tjera penale-jurdiike.

2. RAPORTI I SË DREJTËS SË PROCEDURËS PENALE ME TË DREJTËN PENALE MATERIALE

Që në fillim u theksua se e drejta penale materiale dhe e drejta e procedurës penale bëjnë pjesë në të drejtën penale në kuptimin më të gjerë dhe sipas kësaj kanë disa karakteristika të përbashkëta. Por nga na tjetër, ato posedojnë edhe elemente që i dallojnë.

Cilësi e përbashkët e së drejtës penale materiale dhe të drejtës së procedurës penale është ajo se, pjesët e së drejtës penale në kuptimin më të gjerë të fjalës është rrethana se ato përfshijnë norma juridike që i ka dhënë shteti në lidhje me zbatimin e sanksioneve penale ndaj kryesve të veprave penale.

Por këto të dy përbërjet të normave juridike dallohen për nga objektet e ndryshme (lënda) që çdokush prej tyre i normon në lidhje me objektin e përgjithshëm të normimit të së drejtës penale në kuptimin më të gjerë (V. Bayer, 1997: f.10).

E drejta penale materiale paraqet sistem normash juridike me të cilët përcaktohet se cilët veprime paraqesin vepra penale dhe caktohen sanksione (dënime dhe masa tjera), të cilët mund të zbatohen ndaj kryerësve dhe parasheh kushte për zbatimin e tyre. Me fjalë tjera, shteti formon qëndrimin e vet parimor ndaj kryerësve të raporteve të caktuara shoqërore që ai i mbron, gjegjësisht ai është raporti në mes shtetit dhe kryerësve të veprave penale me të cilët rrezikohen të mirat e mbrojtura të individit ose të bashkësisë shoqërore, më pas duke përcaktuar politikën penale në luftë kundër kriminalitetit si veprimtari e rrezikshme shoqërore.

E drejta e procedurës penale e normon anën e dytë të ndëshkimit, gjegjësisht normon formën (mënyrën e zbatimit) të veprimeve që duhet ti ndërmarrin organet shtetërore në rast se ekziston vepër e kryer penale. Procedura penale e rregulluar me të drejtën e procedurës penale siç ishte e definuar është sistem raportesh procedurale që lindin në mes subjekteve procedurale gjatë kryerjes së veprimeve procedurale që ndërmerren me qëllim që të vërtetohet se a është kryer vepër penale, kush është kryesi i saj dhe a mundet që pajtim me rregullat e së drejtës penale materiale ti shqiptohet sanksion penal. Prej këtu del se, e drejta e procedurës penale rregullon zbatimin e rregullave të së drejtës penale materiale në raste konkrete. Sipas kësaj, e drejta e procedurës penale ekziston vetëm për shkak të zbatimit të rregullave të së drejtës penale materiale. Për këtë arsye nuk mund të paramendohet e drejta e procedurës penale pa të drejtën penale materiale. Prej këtu shihet se dallimet e objekteve të normimit shpijnë në dallime të ashpra në mes të drejtës penale materiale dhe asaj procedurale. Sipas kësaj, e drejta penale materiale e gjen konkretizimin dhe zbatimin e vet nëpërmjet të së drejtës së procedurës penale, gjegjësisht nëpërmjet procedurës penale. Pasojë nga kjo është se një delikuent mund të merret në përgjegjësi penale dhe ti shqiptohet sanksion penal vetëm nëse është vepruar në mënyrë dhe sipas rregullave të së drejtës së procedurës

17

Page 18: Nocioni, historiku, burimet

penale. Vet veprimi sipas atyre rregullave siguron përcaktimin e të vërtetës, e me të edhe zbatimin e drejtë e së drejtës penale materiale.

Sipas kësaj, në mes së drejtës penale materiale dhe së drejtës së procedurës penale ekziston lidhshmëri të ngushtë dhe varshmëri reciproke, kurse kanë edhe detyrë të përbashkët – luftën kundër kriminalitetit si veprimtari e rrezikshme shoqërore dhe ajo luftë është më efikase nëse ato veprojnë reciprokisht. Ato kanë edhe disa parime dhe karakteristika të përbashkëta themelore që kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave të qytetarëve, gjegjësisht të drejtave të personalitetit të të pandehurit në procesin penal.

Por, në mes së drejtës penale materiale dhe asaj procedurale ekziston dallim i rëndësishëm. Ai përbëhet nga karakteri i vet raporteve që ato i rregullojnë. Në fakt, edhe pse rregullojnë raporte të caktuara shoqërore ato janë dallime kualitative.

Duke i marr parasysh cilësi dhe dallimet e tyre, sërish imponohet kushtëzimi i tyre reciprok dhe lidhshmëria e ngushtë, për arsye se e drejta penale materiale pa procedurën penale do të ishte fjalë e vdekur në letër, për arsye se vetëm procedura penale i mundëson zbatim dhe realizim. Nga ana tjetër, edhe procedura penale pa e drejtën penale materiale do të ishte pabazë, për arsye se ajo përcakton se cila sjellje e njeriut paraqet vepër penale, gjegjësisht ajo që duhet të vërtetohet në procedurën penale. Vetëm në këtë kuptim mund të thuhet se normat e së drejtës penale materiale kanë karakter primar, kurse ato të procedurës penale kanë karakter sekondar.

Në teorinë theksohet se këto dy të drejta penale përbëjnë një bashkësi funksionale. Kjo theksohet nga pikëpamja e a.q politikës kriminale si organizim racional dhe të planifikuar të veprimtarisë shoqërore e drejtuar kah pengimi i kriminalitetit me masa represive (me zbatim të dënimeve dhe sanksioneve tjera penale). Ashtu për shembull, nëse e drejta penale materiale e vë theksin në personalitetin e kryesit të veprës penale, atëherë politika kriminale do të kërkoj që procedura penale të përfshij veprime përkatëse me të cilët ai person hulumtohet dhe duke marr parasysh karakteristikat e tij zgjidhet dhe shqiptohet sanksioni penal. Është gabim të thuhet se e drejta e procedurës penale është instrument i thjeshtë për zbatimin e normave të së drejtës penale materiale, për arsye se qëllimet e tyre nuk përputhen (D.Krapac, 2000: f.27).

Sot në shtetet bashkëkohore e drejta penale materiale dhe ajo procedurale janë në veçanti të kodifikuara, në akte të posaçme juridike në formë të kodit ose ligjit. Por, edhe përveç lidhshmërisë dhe varshmërisë së ngushtë dhe organike të tyre, prapë së prapë ka raste ku dispozita me karakter procesor të futen në ligjin penal, kurse dispozitat me karakter material-juridik të gjejnë vendin e vet në Ligjin i procedurës penale, por ka edhe institute dhe norma që gjenden në kufi, në mes njërës dhe tjetrës së drejtë (për shembull, propozimi për ndjekjen e të pandehurit, parashkrimi i ndjekjes penale), që tregon në lidhshmërinë e tyre organike.

3. RAPORTI I PROCEDURËS PENALE ME PROCEDURAT TJERA PENALE

Ndaj kryesve të veprave penale në procedurën tonë penale përveç dënimeve zbatohen edhe sanksione tjera penale – dënimi me kusht, vërejtja gjyqësore, masat e sigurisë dhe masat edukuese (n.4, KP i RM). Por, nëse merret parasysh se dënimet janë

18

Page 19: Nocioni, historiku, burimet

sanksione më të rëndësishme penale, procedura në të cilën zbatohen dënimet ndaj kryerësve të veprave penale e quajmë procedurë penale, kurse e drejtën e procedurës – e drejtë e procedurës penale (V. Bayer, 1997: f.27).

Në sistemet bashkëkohore juridike të shteteve perëndimore-evropiane ekziston sistem i trefishtë, në të cilin hyjnë tre (3) grupe deliktesh: krimet, shkeljet dhe kundërvajtjet. Të gjithë këto delikte, gjegjësisht lloje jo të drejtash trajtohen si vepra penale dhe janë përfshirë në ligj të vetëm penal, gjegjësisht kodeks. Konsiderohet se në mes tyre ekziston dallim kuantitativ, kurse për vërtetimin, gjykimin dhe shqiptimin e sanksioneve të tyre zbatohet një procedurë e vetme penale (P. Marina, 1979: f.24).

Në sistemin tonë juridik deri në miratimin e Kodit të parë penal maqedonas 1996 dhe Ligjit për kundërvajtjet 1997, gjegjësisht me reformat e filluara në sistemin e së drejtës penale, përveç veprave penale kanë ekzistuar edhe tre lloje deliktesh në mes së cilëve është konsideruar se ekziston dallim kualitativ: delikte ekonomike, kundërvajtje dhe vepra penale disiplinore të përfshira në ligje të posaçme, gjegjësisht në disa të drejta penale materiale (V. Kambovski, 1996: f.7). Pas reformës së realizuar, gjegjësisht pas braktisjes së delikteve ekonomike si lloj jo e drejtë ndëshkuese në sistemin tonë të tanishëm juridik përveç veprave penale ekzistojnë edhe dy lloje delikte, gjegjësisht vepra penale: kundërvajtje dhe vepra penale disiplinore, gjegjësisht tre lloje deliktesh të përfshira në tre të drejta penale materiale: 1. e drejta penale materiale në të cilën janë përfshirë veprat penale; 2. e drejta kundërvajtëse materiale në të cilën janë përfshirë kundërvajtjet; dhe 3. e drejta disiplinore materiale në të cilën janë përfshirë veprat penale disiplinore.

Analoge me këtë ekzistojnë tre (3) procedura të ndryshme penale: 1. procedura penale; 2. procedura kundërvajtëse (administrative) dhe 3. procedura disiplinore, të rregulluara me tre të drejtash të ndryshme penale.

Për veprimtarinë shtetërore të ndëshkimit në shtetet bashkëkohore vlen parimi i përcaktueshmërisë juridike, sipas së cilit të gjithë elementet kryesore të çdo vepre penale dhe kundërvajtje patjetër të jenë përcaktuar paraprakisht me rregulla juridike, gjegjësisht sipas Kushtetutës “askush nuk mund të dënohet për vepër e cila para se të kryhet nuk ka qenë e përcaktuar me ligj ose me ndonjë rregull tjetër si vepër penale dhe për të cilën nuk është paraparë dënim (n.14 p.1 Kushtetuta e RM). Mirëpo, ndodhë që në situata të caktuara që një vepër e njëjtë ti realizoj të gjithë karakteristikat kryesore të ndonjë vepre penale dhe njëkohësisht të gjithë karakteristikat e ndonjë kundërvajtje ose ndonjë vepre penale disiplinore. Sipas kësaj, parashtrohet pyetje e posaçme juridike: a mundet që ndonjë person për një vepër të njëjtë të dënohet më tepër herë: së pari për vepër penale, kurse së dyti për kundërvajtje.

Donë të thotë se ekziston mundësi juridike që një person për një sjellje të njëjtë, gjegjësisht për një vepër të njëjtë të zbatohen procedura penale nga kategori të ndryshme.

Ekzistojnë organe të ndryshme në kompetencën e të cilëve është zbatimi i procedurës përkatëse penale dhe përdorimi i së drejtës përkatëse penale materiale. Për veprat penale dënime mund të shqiptojnë vetëm gjykatat kompetente, e ato janë gjykata të rregullta (themelor, e apelit dhe ajo supreme). Pas zbatimit të reformës në sistemin tonë gjyqësor në vitet 1996-97, dënime për kundërvajtjet mund të shqiptojnë po ashtu gjykatat e rregullta. Duke qenë në pajtim me vënien e organizimit të ri, zgjidhja ligjore që procedurën kundërvajtëse në shkallë të parë e udhëheq gjykata themelore, kurse në shkallë të dytë gjykata e apelit përjashton mundësinë që organe tjera jashtë sistemit

19

Page 20: Nocioni, historiku, burimet

gjyqësor të zhvillojnë procedurë dhe të shqiptojnë dënime për vepra penale të parapara me ligj (S. Malinkov, 1997: f.3).

Në sistemin tonë të deritanishëm kanë ekzistuar organe të posaçme të procedurës kundërvajtëse: gjykata komunale për kundërvajtje dhe këshilli për kundërvajtje.

Dënime për vepra penale disiplinore mund të shqiptojnë mund të shqiptojnë vetëm organet e caktuara disiplinore – individuale dhe kolektive.

Ekzistojnë më shumë ngjashmëri dhe dallime kryesore në mes procedurave të ndryshme penale. Në këtë kuptim, detyre kryesore që kryhet në procedurën penale si dhe në procedurat tjera penale është e njëjtë: organet shtetërore vërtetojnë se a është kryer vepër penale, kush është kryesi i saj dhe se a duhet që sipas rregullave të kategorisë së caktuar të së drejtës penale materiale të shqiptohet dënim. Nëse merret përgjigje pozitive organe të caktuara shtetërore zbatojnë dënim ndaj kryesit të veprës penale.

E ngjashme është metoda për zgjidhjen e detyrës kryesore: ekziston stadium në të cilën merret vendimit – stadiumi kryesor, por të cilit shpesh herë i paraprinë procedura përgatitore paraprake, në të cilën grumbullohen disa të dhëna pa të cilët nuk mund të merren vendimet. Në dosa procedura penale në mes procedurës paraprake dhe asaj kryesore ekziston një ndërstadium i akuzimit, në të cilin në bazë të rezultateve nga procedura paraprake formohet akuza ose merret vendim për ndërprerje të procedurës nëse nuk ka bazë që të kalohet në procedurën kryesore. Në fund, në bazë të parimit të së drejtës kushtetuese se çdo personi i është garantuar e drejta në ankesë ose ndonjë mjet tjetër juridik kundër vendimeve të gjykatave dhe trupave dhe organizatave tjera për të cilën zgjidhet për të drejtën e vet, ose për interes të bazuar në ligj si dhe për shkak të nevojës për kontroll të vendimeve të shkallës së parë në interes publik është e mundur procedurë ankese kundër atij vendimi. Kur vendimi për zbatim të dënimit nuk mund të hedhet poshtë, atëherë bëhet i plotfuqishëm dhe ekzekutohet. Por, në disa procedura tjera penale ekziston mundësi juridike për ndryshim të vendimeve të plotfuqishme për zbatim të dënimit nëpërmjet mjeteve të jashtëzakonshme juridike. Donë të thotë se, në të gjithë procedurat penale ekziston ngjashmëri në konstruksionin kryesor të veprimit metodik – stadium i ngjashëm – fazat e veprimit; ngjashmëri në përmbajtjen e veprimeve procedurale me të cilët vërtetohet se a është kryer vepër penale dhe kush është kryesi i veprës penale si ngjarje e vjetër; mjete të ngjashme për vërtetimin e fakteve, gjegjësisht prova – dëshmitarë, ekspertë, prova materiale, këqyrja, pranimi i të pandehurit; parime të barabarta procedurale në vërtetimin e fakteve, gjegjësisht në ngjarjen kontestuese, si për shembull, parimi i vlerësimit të lirë të provave, parimi i vlerësimit direkt të provave etj.

Në fund, organet që i zhvillojnë procedurat penale zbatojnë operim i ngjashëm intelektual i zbatimit të rregullave të së drejtës penale materiale nga kategoria e caktuar e gjendjes së vërtetuar faktike (V, Bayer, 1997: f.30).

Mirëpo, përveç ngjashmërive të theksuara, në mes procedurave të ndryshme penale ekzistojnë dallime të rëndësishme në rregullimin e mënyrës së veprimit të tyre. Ato dallime dalin nga shkalla e ndryshme e domethënies shoqërore të kategorive të veprave të dalluara penale, ndaj të cilëve zbatohen kategori të caktuara procedurash penale. Procedura për dënimin e veprave më të rënda duhet të jetë më saktë e rregulluar se sa procedura për dënimin e veprave më të lehta. Konsiderohet se nuk do të ishte racionale po që se veprohet me kujdes të njëjtë dhe precizitet të njëjtë si ndaj të drejtës penale ashtu edhe ndaj kundërvajtjes ose deliktit disiplinor. Që të arrihet veprimi i

20

Page 21: Nocioni, historiku, burimet

lirë dhe i shpejtë, këto procedura në krahasim me procedurën penale zhvillohen në formë të shkurtër, ose nëpër gjithësi nuk kanë ndonjë stadium ose janë jo mjaftueshëm të zhvilluar.

Duke e pas parasysh atë se procedura penale e normuar në mënyrë juridike, ligjdhënësi shpesh herë përcakton se në procedurat tjera penale në kufi të caktuara, në mënyrë adekuate do të zbatohen dispozita për veprim të cilët vlejnë për procedurën penale (n.38 i Ligjit për kundërvajtjet, 1997).

3.1. RAPORTI I PROCEDURËS PENALE ME PROCEDURËN KUNDËRVAJTËSE (ADMINISTRATIVE)

A mundet që të vjen në ndeshje në mes këtyre dy procedurave, gjegjësisht kundër

një personit, për një veprim të zhvillohen dy procedura të ndryshme?Së pari duhet theksuar se në sistemin tonë të deritanishëm është konsideruar se

ekziston dallim kryesor kualitativ në mes veprave penale dhe kundërvajtjeve, i cili dallim dilte edhe nga zbatimi i definicioneve ligjore: vepra penale është trajtuar si vepër e rrezikshme shoqërore, karakteristikat e së cilës janë përcaktuar me ligj, kurse kundërvajtja si shkelje e rendit publik e përcaktuar me ligj ose me ndonjë akt tjetër, për të cilën është paraparë dënim dhe masë mbrojtëse.

Me reformën e vitit 1996-97 ndodh një kthim i rëndësishëm – u braktis definomi material i veprës penale si vepër e rrezikshme shoqërore dhe Kodi penal u përcaktua për definim formal të veprës penale si vepër e kundërligjshme që me ligj është përcaktuar si vepër penale dhe karakteristikat e së cilës janë përcaktuar me ligj (n.7, KP) (V. Kambovski, 1996: f.15).

Në Ligjin e ri për kundërvajtjet është shtuar edhe definimi formal për nocionin e kundërvajtjes – se kundërvajtja është vepër e kundërligjshme që me ligj është e përcaktuar si kundërvajtje dhe karakteristikat e së cilës janë përcaktuar me ligj (n.5, Ligji për kundërvajtjet). Donë të thotë se bëhet fjalë për vepër e kundërligjshme të personit fajtor, i cila me ligj është përcaktuar si vepër penale, karakteristikat e së cilës janë përcaktuar me ligj dhe për të cilën është paraparë sanksion. Për dallim nga ligji i mëparshëm për kundërvajtjet (i cili kundërvajtjen e definonte si shkelje e rendit publik e paraparë me ligj ose me ndonjë akt tjetër për të cilën është paraparë dënim dhe masë mbrojtëse) këtu definomi është i njëjtë me atë veprës penale. Mirëpo, si zgjidhje radikale këtu është ajo se kundërvajtja nuk guxon të përcaktohet me akt tjetër, përveç me ligj.

Dallimet sa i përket karakteristikave të përgjithshme përbëhen nga ajo se për disa vepra penale kërkohet që paraqitje të pasojave saktë të caktuara, ndërsa te kundërvajtjet kjo nuk kërkohet. Kundërvajtjet shpesh paraqiten si shkelje të dispozitave të ndonjë norme juridike, kurse te vepra penale është dhënë përshkrim i tërësishëm i karakteristikave të posaçme të deliktit. Duke e marr parasysh atë se është pranuar mendimi se dallimi në mes veprës penale dhe kundërvajtjes është kuantitativ e jo kualitativ, disa autorë tanë mendojnë nuk mund ti jepet kritere të përgjithshme, por çdoherë duhet marr parasysh figurën e deliktit të caktuar penal, veçanërisht edhe për arsye se këto dy kategori veprimesh penale – vepra penale dhe kundërvajtja në të

21

Page 22: Nocioni, historiku, burimet

shumtën e rasteve përputhen sa i përket disa karakteristikave të tyre, ashtu që jo çdoherë nuk janë të sigurt kriteret që shfrytëzohen për dallimin e tyre (S. Malinkov, 1997: f.13-14).

Si në të drejtën penale materiale ashtu edhe në atë kundërvajtëse në zbatim është parimi i legalitetit – zullum crimen, nulla poena sine lege, gjegjësisht përcaktueshmëria me ligj është karakteristikë si për veprën penale ashtu edhe për kundërvajtjen (n.3, Ligji për kundërvajtjet).

Legjislacioni ynë, duke nisur nga definomi i cituar ligjor ka arritur që ta bën dallimin në mes veprës penale dhe kundërvajtjes, ti parasheh në ligje të posaçme pjesën më të madhe me sukses. Por, edhe përveç qëndrimeve të këtilla ligjdhënësit ekzistojnë edhe sjellje të tilla të njeriut, veprime që njëkohësisht janë paraparë – inkriminuar edhe si vepra penale edhe si kundërvajtje.

Ashtu për shembull, në KP të Maqedonisë është paraparë vepra penale kërcënim të sigurisë së trafikut (n.297), kurse kundërvajtje e njëjtë është paraparë në Ligjin për sigurinë e trafikut dhe rrugëve.

Meqë veprimi i kryerjes edhe te veprat penale edhe te kundërvajtjet është i njëjtë – mosrespektimi i rregullave të trafikut dhe shpirja në rrezik jetën e njeriut, parashtrohet pyetja për dallimin në mes këtyre objekteve. Nëse dikush ka vozitur automjet me shpejtësi prej 100 km/h ose nuk ka vozitur sipas rregullave të rrugës – realizon figurë të veprës penale ose kundërvajtjes? Sipas mendimit të teoricienëve, nëse bëhet fjalë për rrezik konkret, veprimi i tillë duhet të trajtohet si vepër penale, e nëse bëhet fjalë për rrezik abstrakt të cilin e ka shkaktuar një veprim, duhet trajtuar si kundërvajtje (për shembull, dikush vozit automjet me shpejtësi prej 100 km/h në rrugë ku nuk ka kalimtar). Mirëpo, dallimi i këtillë është shumë rëndë të zbatohet në praktikë.

Duke qenë në pajtim me rregullën juridike non bis in idem (jo dy herë për të njëjtën punë), nuk lejohet që kundër një personi njëkohësisht për një veprim të zhvillohet edhe procedurë penale edhe procedurë kundërvajtëse. Por, parashtrohet pyetja, nëse një veprim është i paraparë si vepër penale dhe si kundërvajtje, cila nga këto dy procedura do të ngrihet, cila ka prioritet?

Përgjigjja e kësaj pyetje është si në vijim: së pari duhet vërtetuar se veprimi që është në pyetje a është i inkriminuar si vepër penale dhe nëse është e paraparë në KP si e tillë, atëherë do të zhvillohet vetëm procedurë penale, e jo edhe procedurë kundërvajtëse. Domethënë, procedura penale ka prioritet se ajo kundërvajtëse. Qëndrimi i këtillë ka arsyetim shoqëror, për arsye se është vepër penale, kategori më e rëndë të veprës penale me shkallë më të lartë të rëndësisë shoqërore.

Pohimi për rregullshmërinë e qëndrimit të këtillë gjendet në vet Ligjin për kundërvajtjet, i cili parasheh se do të sjell aktgjykim me të cilin procedura kundërvajtëse do të ndërpritet, në mes rasteve tjera edhe në rast nëse i pandehuri në procedurën penale në mënyrë të rregullt është i shpallur për fajtor për vepër që i përfshin karakteristikat e kundërvajtjes (n.73, p.1, a.7), që sipas komentit të Ligjit domethënë zbatim të parimit non bis in idem (S. Malinkov, 1997: f.93). Në ligjet e mëparshme për kundërvajtjet kjo rregull ishte e paraparë në dispozitë të posaçme (n.25 të Ligjit themelor për kundërvajtje, 1995 dhe n.12 të Ligjit për kundërvajtje të RSM 1973).

Duket theksuar se situata është më e komplikuar kur një person është i gjykuar dhe i dënuar për kundërvajtje, kurse më vonë mund të vërtetohet se ai veprim paraqet edhe vepër penale. Në situatë të këtillë, edhe pse është kryer procedura kundërvajtëse si

22

Page 23: Nocioni, historiku, burimet

lloj më i lehtë i procedurës penale, do të ngrihet procedurë penale si lloj më i rëndë i procedurës, kurse që të mos shkelet rregulla non bis in idem, gjatë shqiptimit të dënimit gjykata penale do ta merr parasysh dënimin e shqiptuar në procedurën penale (nëse dënimet janë të llojit të njëjtë, për shembull, dënimi me burg dhe dënimi me të holla). Nëse dënimi është shqiptuar pasi që është ngritur procedura penale, atëherë do të ndërpritet ekzekutimi i tij.

Ligjdhënësi ynë në mënyrë eksplicite përcakton se në procedurën kundërvajtëse zbatohen dispozitat e Ligjit për procedurën penale, kurse disa prej tyre i numëron edhe taksativisht (n.2 p.2 dhe n.38 të Ligjit për kundërvajtjet) me çka e realizon edhe tendencën më lartë e theksuar. Në atë ligj janë përfshirë edhe dispozitat për procedurën kundërvajtëse, të cilat dalin nga veçantit që janë karakteristike vetëm për materien kundërvajtëse (S. Malinkov, 1997: f.54).

Sa i përket juridiksioni – organet që e zhvillojnë procedurën kundërvajtëse, ligjdhënësi në dispozitat e kompetencës reale precizon se procedurën kundërvajtëse në shkallë të parë e zhvillon gjykata themelore nëpërmjet gjykatësit individual, kurse në shkallë të dytë vendos gjykata e apelit në këshillë prej tre gjykatësve (n.39 p.1 dhe 2 të Ligjit për kundërvajtjet). Nga kjo del se, për dallim nga periudha e mëparshme kur ekzistonte juridiksion të ndryshëm, kur procedura penale udhëhiqej nga gjykatës të kompetencës së përgjithshme, kurse procedura kundërvajtëse nga gjykatës të specializuar për kundërvajtje, kurse sipas sistemit të tanishëm që të dy procedurat janë në kompetencë të të njëjtit juridiksion – gjykatat e rregullta.

3.2. RAPORTI I PROCEDURËS PENALE ME PROCEDURËN DISIPLINORE

Edhe pse e drejta penale materiale, shërbimit si dhe disiplinës zyrtare dhe asaj të punës i kushton kujdes të veçantë si ndaj një grupi të mbrojtur objektesh, gjegjësisht në Pjesën e posaçme të Kodit penal është paraparë një kreu i posaçëm, kreu i tridhjetë, në të cilin janë përfshirë veprat penale kundër detyrës zyrtare, me lëndën e njëjtë studimi merret edhe e drejta penale disiplinore. Domethënë, përveç veprave penale dhe kundërvajtjeve, si veprime penale ekzistojnë edhe veprat penale disiplinore të paraparë me ligje të ndryshme për rajone të dalluara të veprimtarisë së administratës shtetërore (për shembull, Ligji për nëpunësit shtetëror, G.Z. e RM, nr.59/2000).

Shkeljet më të rënda ndaj shërbimit dhe detyrës së punës janë inkriminuar si vepra penale, kurse shkeljet me intensitet më të dobët janë paraparë si delikte disiplinore dhe për to zhvillohet procedurë disiplinore.

Duhet të merret parasysh se përgjegjësia disiplinore në krahasim me përgjegjësinë penale ka domethënie dhe zbatim më të gjerë. Ajo është më elastike dhe organet që e zbatojnë procedurën disiplinore kanë autorizime më të mëdha – organeve ndjekjes disiplinore u japin liri më të madhe në vlerësimin e vet ndjekjes (P. Marina, 1979: f.28-29; P. Marina, N. Matovski, 1972: f.26).

Raporti në mes procedurës penale dhe asaj disiplinore mund të rregullohet në dy mënyra. Sipas të parës, këto të dy procedura gjenden në relacion edhe atë si më i rëndë (ajo penale) dhe si më i lehtë (ajo disiplinore), gjegjësisht përgjegjësia penale e absorbon atë administrative dhe nëse ndaj personit të njëjtë për vepër të njëjtë ngrihet procedurë

23

Page 24: Nocioni, historiku, burimet

penale, atëherë nuk ngrihet edhe procedurë administrative. Domethënë, procedura penale përjashton procedurën administrative.

Sipas mënyrës së dytë, e cila e pranuar edhe në sistemin tonë juridik, përgjegjësia penale dhe ajo administrative, gjegjësisht procedura nuk përjashtohen. Ato janë të ndara dhe veçanërisht të rregulluara.

Sipas kësaj, në këtë domen nuk zbatohet rregulla më parë e përmendur non bis in idem, por përkundrazi, për raportin në mes procedurës penale dhe asaj administrative vlen rregulla bis in idem, që donë të thotë se kundër personit të njëjtë për një vepër të njëjtë është e mundur njëkohësisht të zhvillohet edhe procedura penale edhe ajo administrative, gjegjësisht një person të dënohet për vepër penale kundër detyrës zyrtare, kurse për sjelljen e njëjtë të dënohet edhe me disiplinë.

Pohim për qëndrimin e këtillë mund të gjendet në legjislacionin tonë më të ri. Në mënyrë eksplicite është paraparë se përgjegjësia për veprën së kryer penale, gjegjësisht kundërvajtjen nuk përjashton përgjegjësinë disiplinore të nëpunësit shtetëror (n.64 p.2 i Ligjit për nëpunësit shtetëror, G.Z. e RM, nr.59/2000).

Ekzistojnë dy lloje të veprave penale disiplinore: jorregullshmëri disiplinore dhe delikt disiplinor. Duke e marr parasysh citimin e Ligjit për nëpunësit shtetëror, i cili më detaisht rregullon procedurën disiplinore, jorregullshmëria disiplinore është rregulluar si shkelje më e lehtë e detyrës zyrtare, gjegjësisht si shkelje më e lehtë të reputacionit të detyrës ose reputacionit të nëpunësit shtetëror, ndërsa delikti disiplinor është shkelje më e rëndë të detyrës zyrtare, gjegjësisht shkelje më e rëndë të autoritetit të detyrës ose autoritetit të nëpunësit shtetëror (n.65 p.2 dhe 3 të LNSH).

Janë të paraparë tre lloje dënimesh disiplinore, gjegjësisht masa, të cilët me vendim mund ti shqiptohen nëpunësit shtetëror: 1. vërejtje publike; 2. dënim me të holla (në lartësi prej 10-30% nga rroga e paguar në muajin e fundit) dhe 3. ndërprerje të marrëdhënies së punës (n.66). Detaisht janë normuar katër (4) lloje të jorregullshmërive disiplinore për të cilët mund të shqiptohet vërejtje publike dhe dënim me të holla deri më 10% (n.67) dhe dhjet (10) lloje deliktesh disiplinore për të cilët mund të shqiptohet dënim me të holla prej 10-30%, ndërsa, nëse janë paraqitur pasoja të dëmshme për organin, atëherë do të shqiptohet masa ndërprerje të marrëdhënies së punës (n.68)

Sa i përket organeve dhe procedurës, ajo për jorregullshmëritë disiplinore është e shkurtër – sumare: masat disiplinore kundër nëpunësit shtetëror i shqipton Ministri, gjegjësisht funksionari që udhëheq me organin pas një raporti paraprak me shkrim drejtpërdrejtë nga eprori si nëpunës shtetëror. Është paraparë edhe të drejtë në mbrojtje: nëpunësi shtetëror gjatë shqiptimit të masës informohet me shkrim për akuzat kundër tij dhe ekziston mundësia që ti përgjigjet raportit (n.69 p1 dhe 2).

Procedura për deliktin disiplinor është më e madhe dhe me më tepër garanci . Ministri, gjegjësisht funksionari i cili udhëheq me organin formon organ kolegjial – Komision për zhvillimin e procedurës e përbërë nga tre anëtarë (një udhëheqës nëpunës shtetëror, një nëpunës shtetëror me titull të njëjtë të cilin e ka edhe nëpunësi shtetëror kundër të cilit zhvillohet procedura disiplinore dhe një anëtar të Agjencionit). Mbrojtja është siguruar nëpërmjet detyrës së Komisionit, që gjatë zhvillimit të procedurës nëpunësit shtetëror ti mundëson të deklarohet për akuzat që ekzistojnë kundër tij (n.70 p.1-3).

24

Page 25: Nocioni, historiku, burimet

Ministri, gjegjësisht funksionari që udhëheq organin, si organ individual bie vendim për masën përkatëse disiplinore në propozim të Komisioni, si organ kolegjial (n.70 p.4). Është paraparë edhe afat maksimal për kryerjen e procedurës nga dita e ngritjes së saj dhe zgjat 45 ditë (n.70 p.5).

Ngritja e procedurës është në kompetencë të nëpunës udhëheqës shtetëror, me çka iniciativë për ka të drejtë të shtron çdo nëpunës shtetëror dhe person tjetër, por ajo duhet të jetë e arsyetuar (n.71 p.1 dhe 2).

Specifik e procedurës është mundësia për suspendim të nëpunësit shtetëror nga ana e organit i autorizuar në bazë të vendimit të Ministrit, gjegjësisht funksionarit që udhëheq me organin në propozim të nëpunësit shtetëror udhëheqës që e ka parashtruar propozimin për ngritje të procedurës disiplinore (n.72).

Është e garantuar e drejta në ankesë kundër vendimit për masat e shqiptuara disiplinore deri te Agjencioni në afat prej 8 ditë, nga dita e dërgimit të vendimit (n.73).

Në këtë mënyrë i sqaruam karakteristikat themelore të procedurës disiplinore, e rregulluar me Ligjin për nëpunësit shtetëror nga viti 2000 si një nga llojet më tipike. Në këtë mënyrë mundësohet krahasimi me procedurën penale si lloj më i rëndësishëm të procedurës penale.

Në praktikën gjyqësore çdoherë paraqet problem raporti në mes procedurës më parë e zhvilluar disiplinore ndaj punëtorit, kurse tash procedura për shkarkimin e punëtorit për shkak të shkeljes së disiplinës së punës ose për shkak të mosplotësimit të obligimeve, nga njëra anë, dhe procedurës penale, nga ana tjetër, e cila zhvillohet kundër punëtorit për veprimin e njëjtë, e cila njëherë përfshin edhe karakteristika të veprës penale.

Procedura për shkarkim është e pavarur dhe është e rregulluar me ligj dhe kontratë kolektive, pavarësisht nga vendimet e marra në procedurën penale ose në ndonjë procedurë tjetër penale dhe duhet të zhvillohet pa marr parasysh atë se a është parashtruar kallëzim penal kundër punëtorit (T. Tomanovic, 1999: f.76-78).

Si pohim të këtij qëndrimi janë edhe disa vendime nga praktika jonë gjyqësore. Ashtu, gjykata themelore në Tetovës më 27.12.1996 ka sjell vendim P.nr.37/95, me të cilën procedura pas kontestit kundër paditësit S.T. kundër MPM të RM për abrogimin e Vendimit për ndërprerje të marrëdhënieve të punës – ndërpritet deri në mbarimin fuqiplotë të të procedurës penale për lëndën K.nr.135/95 që zhvillohet para Gjykatës themelore në Tetovë.

Pas ankesës së paditësit, Gjykata e apelit në Shkup, më 25.06.1997 me vendim Kzh.nr. 2740/97 abrogoi vendimin e Gjykatës themelore në Tetovë P.nr. 37/95 dhe lëndën e ktheu gjykatën e shkallës së parë në gjykim të serishëm, duke e arsyetuar vendimin e këtillë me qëndrimin se, gjykata nuk është e obliguar të pres epilogun e procedurës penale, për arsye se të dy procedurat janë të pavarura dhe zhvillohen pavarësisht njëra me tjetrën.

4. RAPORTI I PROCEDURËS PENALE ME PROCEDURËN KONTESTIMORE (ME KTHIM TË POSAÇËM TË PROCEDURËS ATHEZIVE)

25

Page 26: Nocioni, historiku, burimet

Edhe përveç ekzistimit të faktit se, edhe procedura penale edhe procedura civile bëjnë pjesë në degën e së drejtës gjyqësore dhe posedojnë elemente të përbashkëta, në mes tyre ekziston një dallim të rëndësishëm.

Dallimi vjen nga vet dallimi kryesor, e ai qëndron në natyrën e lëndës së njërës dhe procedurës tjetër (V. Bazer, 1997: f.33).

Në procedurën penale përcaktohet ekzistimi i aktivitetit shoqëror, gjegjësisht të veprës penale dhe vendoset për sanksionet penale (dënime dhe masa tjera) ndaj kryesve të veprave penale. Madje, ato zbatohen ex officio kur do të vërtetohet se për atë ekzistojnë prezumimet juridike dhe në parim zbatimi i tyre nuk varet nga vullneti i ndonjë personi, as nga personi i cili është dëmtuar e veprën penale. Përjashtim të vetëm nga ky parim ekziston vetëm për disa vepra të vogla penale, te të cilët nga vullneti i personit të dëmtuar varet se a do të vjen në shprehje që të ngrihet procedurë penale.

Domethënë, në parim procedura penale ngrihet ex officio – sipas detyrës zyrtare dhe për të kujdeset organ i posaçëm shtetëror. Kontesti penal mund të zgjidhet dhe të zbatohet sanksion penal vetëm në procedurë penale që paraqet conditio sine qua non.

Natyra e objektit (lëndës) të procedurës civile është krejtësisht ndryshe. Në atë këtë procedurë gjyqi vendos për kontestet pronësoro-juridike dhe konteste tjera civile të personave fizik dhe juridik (n.1 p.1 të Ligjit për procedurën kontestimore). Për dallim nga procedura penale, në procedurën civile në ngritje të procedurës dhe zgjidhje të kontestit vjen vetëm nëse këtë e dëshiron personi i interesuar. Në procedurën civile kontestimore ekziston parimi i dispozicionit të palëve, gjegjësisht ato munden lirisht të disponojnë me kërkesat e veta juridike që i kanë parashtruar gjatë ndërgjyqësish, por mundet edhe të heqin dorë nga këto kërkesa, edhe pse kanë të drejtë (n.3 p.1 dhe të LPK).

Nga e tërë kjo që u tha del se, dallimi kryesor përbëhet nga objekti i procedurës penale dhe asaj civile, gjegjësisht në natyrën e saj juridike, ashtu që në procedurën penale gjykohet pa marr parasysh vullnetin e personit të interesuar (i dëmtuarit) – parimi i oficialitetit, ndërsa në procedurën civile kontestimore gjykohet me iniciativë, gjegjësisht me dispozicion të palëve (P. Marina, 1979: f.29-31).

Natyra e këtillë e kundërt e objektit të këtyre dy procedurave sjell edhe në dallime të rëndësishme në veprimin si njërën ashtu edhe në tjetrën procedurë.

Mirëpo, mund të vjen deri te përzierja e lëndës së procedurës penale me atë civile. Së pari, në përzierje të tillë vjen për shkak se e drejta jonë i jep të drejtë personit i cili është dëmtuar me veprën penale të parashtron kërkesë që njëkohësisht me sjelljen e vendimit për veprën penale dhe me sanksionin në procedurën penale të sjell vendim edhe për kërkesën pronësoro-juridike e cila del nga kryerja e veprës penale. Gjykatësi në të njëjtën kohë me procedurën penale zhvillon edhe procedurë për kompensim të dëmit që është objekt i procedurës civile kontestimore (për shembull, me vepër penale lëndim i rëndë trupor nga n.131 të KP, përveç qç cenon integritet fizik të një personi i bën edhe dëm i cili përbëhet nga harxhimet për mjekim, kompensim për shkak të paaftësisë për punë etj).

Ajo procedurë për dëmshpërblim e cila zhvillohet me procedurën penale quhet procedurë bashkëngjitëse ose athezive, të cilën e drejta jonë e pranon nga shkaqe praktike.

Mirëpo, nëse me vendimin për dëmshpërblim rëndësishëm e zvarrit procedurën penale, atëherë gjykatësi nuk është i obliguar të bie vendim edhe për kërkesën pasurore-juridike, por do ta drejtoj i dëmtuarin në ndërgjyqësi civile (n.96 p.1 të LPP). Nga ana

26

Page 27: Nocioni, historiku, burimet

tjetër, personi i dëmtuar sipas të drejtës sonë nuk është i detyruar që të kërkoj dëmshpërblim në procedurën penale, por ajo mund të realizohet vetëm në ndërgjyqësi civile. Domethënë, nuk vjen çdoherë në bashkim të procedurës penale me procedurën për dëmshpërblim në një procedurë të vetme.

Rasti i dytë, kur mund të vjen në përzierje të lëndës së procedurës penale me lëndën e asaj civile, atëherë bëhet fjalë për çështje prejudikuese nga lëmia e së drejtës civile. Ato janë asi çështje nga zgjidhja paraprake e së cilëve varet ajo se si duhet të përfundoj një kontest penal. Për shembull, gjatë vendosjes a bëhet fjalë për vepër penale -fshehje (n.239 të KP) ose vjedhje (n.235 të KP) duhet vërtetuar se kush e ka poseduar sendin në momentin e kryerjes së veprës, ose për vepër penale bigami (n.195 të KP) mund të paraqitet si çështje paraprake civile-juridike se a është martesa e parë në mënyrë juridike e vlefshme. Për këto çështje kompetentë është gjykata civile, por sipas të drejtës sonë ato mund të zgjedhe edhe gjykata penale sipas dispozitave që vlejnë për argumentimin në procedurën penale, por vendimi i tij për këto çështje do të ketë veprim vetëm për objektin penal që e diskuton kjo gjykatë (n.20 p.2 të LPP).

Përveç dallimeve, ekzistojnë edhe ngjashmëri në marrjen e veprimeve nç procedurën penale dhe atë civile (S. Georgievski, 2000: f.37-37, V. Bayer, 1997: f.33):

- një nga funksionet kryesore të gjykatësit në të dy procedurat është që ta vërteton gjendjen faktike kontestuese: në procedurën penale të vërtetoj se i pandehuri a ka kryer vepër penale për të cilën akuzohet, në procedurën civile të vërtetoj se a ekzistojnë fakte në bazë të të cilëve paditësi e bazon të drejtën e vet. Domethënë, edhe në njërën edhe në tjetrën vërtetohen fakte dhe gjykatësi të drejtën që ti vërtetoj ato, ashtu që veprimet procedurale janë të njëjta si në njërën ashtu edhe në tjetrën;

- që të dy procedurat zhvillohen nga organe të njëjta shtetërore – gjykata të rregullta, gjegjësisht gjykata nga kompetenca e përgjithshme;

- në të dy procedurat parimet themelore janë të njëjta – parimi i të folurit në gjykim, pavarësi në marrjen e vendimit, pjesëmarrja e elementit laik – porota në vendimmarrje, parimi i publikut në seancën kryesore, parimi i kontradiktës.

- ekziston sistem i ngjashëm i të provuarit në të dy procedurat, mjete të ngjashme juridike, ngjashmëri procedurale-teknike si procesverbale, fletëdërgim etj. Mirëpo, përveç ngjashmërive mbisundojnë edhe dallimet në mënyrën e

veprimit, e ato siç pamë janë të kushtëzuar me natyrë të ndryshme juridike të objektit i të d procedurave. Dallimi më i madh manifestohet në faktin se në procedurën penale vërtetohet e a.q e vërteta materiale, ndërsa në procedurën civile ekziston mundësia në vërtetimin edhe të a.q të vërtetës formale, e ato janë rastet e sjelljes së aktvendimit për shkak të pranimit ose aktvendim për shkak të mungesës. Po ashtu, qëllimi i ligjdhënësit në procedurën penale është insistimi që ta njoh personalitetin e të pandehurit, kurse më këtë nuk merret procedura civile. Në procedurën kontestimore disa raporte mund të rregullohen dhe disa konteste mund të likuidohen dhe të zgjidhen pa procedurë procedurale. Ashtu për shembull, plotësimi vullnetar i obligimit pronësoro-juridik zgjedh raportin në mes palëve dhe nuk vjen në kontest në procedurën kontestimore, siç është rasti me kthimin e borxhit etj. Në mes këtyre dy procedurave ka edhe dallime në strukturën e tyre, në fazat në të cilët kalojnë ato. Ashtu, procedura kontestimore nuk njeh hetimin si lloj i procedurës paraprake, ndërsa në procedurën penale hetimi është formë e parë e domosdoshme. Po ashtu, në procedurën kontestimore prokurori publik nuk merr

27

Page 28: Nocioni, historiku, burimet

pjesë, ndërsa në procedurën penale ai kryen njërën nga tre funksionet themelore – ndjekjen penale.

5. RAPORTI I SË DREJTËS SË PROCEDURËS PENALE ME SHKENCAT TJERA

Lënda penale si objekt i së drejtës së procedurës penale është dukuri tepër e ndërlikuar shoqërore. Në ndriçimin dhe zgjidhjen e tij gjykata penale patjetër të zgjedh shumë çështje që bëjnë pjesë jo vetëm në domenin e rregullimit të së drejtës së procedurës penale, por edhe në domenin e rregullimit të degëve tjerë të së drejtës. Përveç kësaj, pajtueshmëria dhe llojllojshmëri e lëndës penale si ngjarje që është luajtur në shoqëri në të kaluarën, në realizimin e detyrës së procedurës penale domosdo sjell edhe në zbatimin e rezultateve të disa shkencave disiplinore që nuk u takojnë atyre të së drejtës. Ato, kryesisht janë disiplinat shkencore, njohurit e të cilëve kontribuojnë në zgjidhjen e suksesshme të lëndës penale )për shembull, mjekësia ligjore, psikologjia ligjore, psikiatria ligjore etj). Mirëpo, edhe përveç asaj që në procedurën për realizimin e detyrës penale-procedurale gjykata penale i shfrytëzon rezultatet si nga shkencat tjera juridike, ashtu edhe nga ato që nuk u takojnë shkencave juridike, por sërish e drejta e procedurës penale si degë e së drejtës pozitive nuk është varshmëri të njëjtë në krahasim me të gjithë disiplinat tjera (S. Bejatovic, 1995: f.51).

Edhe pse e drejta penale, si ajo materiale ashtu edhe procedurale, padyshim është instrument i fortë për mbrojtjen e shoqërisë dhe të individit nga kriminaliteti, kjo nuk është e mjaftueshme për pengimin e tij të efektshëm. Sipas kësaj, me problemet që paraqiten në lidhje me këtë veprimtari të dëmshme shoqërore nuk merret vetëm e drejta penale, por është e nevojshme që të mobilizohen njohurit edhe të shkencave tjera që nuk u takojnë disiplinave të së drejtës, me qëllim që kjo luftë të jetë sa më e efektshme.

5.1. RAPORTI I SË DREJTËS SË PROCEDURËS PENALE ME KRIMINALISTIKËN

Organet shtetërore që marrin pjesë në procedurën penale, kur ekziston dyshim bazë se është kryer vepër penale janë të obliguar patjetër të kryejnë detyra të caktuara, edhe atë: 1. të vërtetojnë se a është kryer vërtetë vepër penale; 2. nëse është kryer vepër penale, atëherë kush është kryesi i saj; dhe 3. a ekzistojnë kushte që ndaj kryesit të vepër nga e drejta penale materiale të zbatohet sanksion penal (dënime ose masa tjera). Deri sa të merret përgjigje pozitive nga të tre pyetjet, atëherë ndaj kryesit të veprës penale mund të zbatohet ndonjë sanksion penal.

Këto detyra të organit të procedurës penale aspak nuk janë të lehta, por për kundrazi, ndonjë herë është shumë rëndë të zgjidhen, për shembull, a është kryer vepër penale – a bëhet fjalë për falsifikim ose për dokument origjinal, për vetëvrasje të finguar ose për vrasje. Ndonjëherë zgjidhja e kësaj çështje nuk krijon vështirësi, gjegjësisht është

28

Page 29: Nocioni, historiku, burimet

e njohur se është kryer vepër penale, por është vështirë të vërtetohet se kush e ka kryer atë vepër penale.

E drejta e procedurës penale kryesisht nuk e përshkruan përmbajtjen e veprimeve procedurale, por përshkruan vetëm formën, gjegjësisht formalitetet e rëndësishme që duhet të kryhen gjatë zbatimit të atyre veprimeve, me qëllim që të mundet që rezultatet e tyre të përdoren në rrjedhën e mëvonshme të procedurës (V. Bayer, 1997: f.34), gjegjësisht nuk është përshkruar se cilët veprime duhet ti ndërmarrin organet që ta plotësojnë detyrën e vet.

Nga kjo del se, organeve të procedurës penale u është dhënë e drejta që vet të gjejnë mënyrë se si do ti kryejnë detyrat e veta që ua parashtron e drejta në procedurën konkrete penale.

Një kohë të gjatë organet e procedurës penale janë shërbyer me invecionin dhe përvojën e vet si dhe me përvojën e kolegëve të vet më të vjetër që kanë punuar në të njëjtën fushë veprimi. Mirëpo, në shekullin XIX dhe më vonë zhvillimi i shkencave natyrore dhe teknike kontribuoj paraqitjen e metodave të reja të hulumtimit të këtyre shkencave me qëllim që të fillojnë praktikisht të zbatohen në zgjidhjen e detyrave konkrete në procedurën penale. Përveç kësaj, edhe përvoja e deritanishme personale të organeve të procedurës nga autorë të dalluar në mënyrë sistematike përpunohet në vepra të shkruara. Si vepër e tillë më e rëndësishme na paraqitet ajo e Hans Gros “Doracaku për gjykatat hetuese”, e botuar në vitin 1893. Është përkthyer në më shumë gjuhë, disa herë është ribotuar, kurse botimi i tetë i kësaj vepre titullohet “Doracaku i kriminalistikës” (Handuch der Kriminalistik). Vëllimi i parë u paraqit në Berlin dhe Minhen në vitin 1942, kurse i dyti në Berlin në vitin 1954. kjo vepër e Gros i tejkalon kufijtë e kriminalistikës dhe ndërhynë edhe në domenin e kriminologjisë.

Në këtë mënyrë, në fund të shekullit XIX u paraqit një shkencë e re e posaçme, për të cilën në vende të ndryshme dhe në kohëra të ndryshme përdoren terme të ndryshme, kurse te ne si dhe në më shumë shtete ajo quhet Kriminalistika.

Definimi i nocionit për kriminalistikën paraqet një detyrë e rëndë. Në teorinë mund të gjejmë një numër i madh i definimeve të ndryshme. Disa nga to nuk janë shumë preciz dhe nuk mundësojnë nxjerrjen e një konkludimi të drejtë për lëndën dhe natyrën e kësaj disipline shkencore. Shkaqet për gjendjen e këtillë, në mes tjerash duhet kërkuar edhe në vet karakterin e kriminalistikës, në të cilën janë integruar përmbajtje të ndryshme (Zh. Aleksic dhe Z. Milovanovic, 1993: f.5).

Nga ana e juristëve, kriminalistika mund të definohet si shkencë, e cila në mënyrë sistematike i përpunon çështjen se si metodat e shkencave natyrore dhe teknike dhe përvojat e caktuara të mëparshme të organeve të procedurës penale shfrytëzohen në mënyrë të mirëfilltë gjatë kryerjes së detyrave konkrete dhe gjetjes së provave për veprën penale të kryesve (V. Bayer, 1997: 35).

Nga ana e kriminalistëve, kjo shkenca definohet në këtë mënyrë: Kriminalistika është përmbledhje të njohurive që janë të nevojshme për zbulimin e veprave penale (X. Gros).

Kriminalistika është shkencë e cila në pengimin e kriminalitetit inkuadron metoda shkencore si dhe përvoja të sistematizuara dhe të kontrolluara. Ajo gjen mjete më efikase për zbulimin dhe për ndriçimin e veprave penale; për gjetjen dhe për kapjen e kryesve të tyre; për zbatim të përshtatshëm të veprimeve hetuese; për preventim shtetëror dhe shoqëror të kriminalitetit. Kriminalistika si disiplinë e posaçme shkencore,

29

Page 30: Nocioni, historiku, burimet

njëkohësisht është edhe disiplinë ekzakte dhe empirike, kurse sipas funksionit të vet shoqëror është edhe disiplinë represive dhe preventive (T. Markovic, 1977: f.31).

Sipas një autori tjetër, ekzistojnë dy definime për kriminalistikën, edhe atë: definimi pragmatik dhe ai shkencor. Definimi pragmatik thotë: Kriminalistika është shkencë e cila i studion, i gjen dhe i përsos mënyrat dhe metodat për zbulimin dhe sqarimin e veprave penale, ti zbuloj dhe ti arrestoj kryesit e veprave penale si dhe te zbatoj sanksion penal ndaj tyre, të siguroj prova për vërtetimin e tyre si dhe të pengohet kryerja e veprave të planifikuara dhe jo të planifikuara penale. Sipas definimit shkencor, kriminalistika është shkencë për legjitimimin e paraqitjes, zbulimit, fiksimit, mbledhjes dhe përpunimit të informatave operative dhe dëshmuese dhe sistemimin e mjeteve teknike, mënyra dhe metodat taktike për kryerjen e veprimeve operative dhe hetuese për shkak të furnizimit të informacioneve të lartpërmendura, me qëllim që në mënyrë më efikase të pengohet dhe të neutralizohet kriminaliteti (V. Vodinelic, 1972: f.3).

Kriminalistika është shkencë, e cila i studion, i gjen dhe i përsos metodat dhe mjetet shkencore të bazuara në përvojë praktike, të cilët janë më të volitshme për zbulimin dhe sqarimin e veprave penale, për zbulimin e kryerësve të tyre si dhe për furnizimin e të gjithë provave që janë të nevojshme për përcaktimin e të vërtetës si dhe të pengohet kryerja e veprave të ardhshme të planifikuara dhe jo të planifikuara. Ajo është shkencë për teknikën, taktikën dhe metodikën e veprimeve gjyqësore operative, hetuese etj, si dhe për pengimin e kriminalitetit (Zh. Aleksic dhe Z. Milovanovic, 1993: f.132).

Nga kjo del se, objekt i kriminalistikës janë rregullat e shkencave natyrore dhe teknike si dhe rregullat e përvojës së organeve të procedurës penale me qëllim që të kryhen në mënyrë më efikase detyrat konkrete në procedurën penale. Këto nuk janë të obligueshme për organet e procedurës penale, por janë vetëm rregulla ndihmëse me të cilët ato shërbehen nëse konsiderojnë se mundet tu shërbejnë në zgjidhjen e detyrave konkrete në procedurën penale. Për këtë arsye kriminalistika është shkencë plotësuese e së drejtës së procedurës penale.

Kështu sot është i pamundshëm hulumtimi i veprave penale (veçanërisht në procedurën parapenale dhe paraprake) si dhe zgjidhja e detyrave tjera konkrete në procedurën penale pa zbatimin e njohurive të disiplinave të dalluara ndihmëse, siç janë: daktiloskopia, e cila merret me përcaktimin e identitetit të personave nëpërmjet shenjave të gishtave të njerëzve; traseologjia, e cila merret me studimin e metodave gjatë përcaktimit të gjurmëve të veprës penale; balistika, e cila merret me ekzaminimin e lëvizjes së proektileva të ndezura të armës së zjarrit; grafologjia, e cila merret me përcaktimin e autenticitetit të shkrimeve dhe nënshkrimeve; fotografie, e cila shërben për fiksimin e situatave të ndryshme që janë me rëndësi në procedurën penale, si dhe disiplina tjera (P. Marina, 1979: f.32).

Sidoqoftë, nuk duhet konkluduar se kriminalistika u a jep recetën të gatshme organeve të procedurës penale se si ti kryejnë detyrat e veta konkrete. Edhe sot, invencioni dhe përvoja personale e organeve të procedurës penale janë faktor kryesor që i zgjedh detyrat konkrete.

Nga na tjetër, kriminalistika dhe njohurit e saj nuk u japin të drejtë organeve e procedurës penale që mos të shërbehen edhe me persona tjerë profesional – ekspert, që posedojnë njohuri speciale në lëmit e dalluara të kriminalistikës.

30

Page 31: Nocioni, historiku, burimet

5.2. RAPORTI I PROCEDURËS PENALE ME MJEKËSINË LIGJORE

Mjekësia ligjore si degë e veçantë shkencore mund të definohet në mënyrë të dyfishtë, edhe atë, sipas asaj që definimi a ka të bëj me drejtimin e vet teorik ose me veprimtarinë e saj praktike. Mjekësi teorike ligjore merret me patologjinë traumatologjike, patologjinë e lëndimeve, gjegjësisht me dëmtimin e jetës dhe shëndetit të njeriut nga aspekti juridik dhe social. Ajo i studion raportet e shkaqeve dhe pasojave nga lëmia e patologjisë traumatologjike, nezologjike dhe teratologjike që në rrethana të caktuara paraqesin fakt me rëndësi juridike. Për derisa mjekësia teorike ligjore krijon mbështetje teorike për zbatimin të saj praktik në jetën, punën dhe praktikën e mjekëve, mjekësia praktike ligjore, nga njëra anë, i përdor ato njohuri dhe shkathtësi, kurse në anën tjetër ajo në mënyrë mjekësore përdor njohurit dhe shkathtësitë e shkencës tjetër mjekësore me qëllim që ti sqaroj raportet juridike nëpër gjithësi (V. Bujan, 1966: f.1).

Domethënë, mjekësia ligjore (medicina forensis – mjekësia forenzike) është degë e specializuar e mjekësisë, e cila nëpërmjet konstatimeve ekzakte dhe mendimit shkencor i ndihmon gjykatësit në zgjidhjen e çështjeve juridike. Nga pikëpamje e procedurës penale ajo përfshin gjithçka që kërkon verifikimi ose sqarimi profesional mjekësor, me qëllim që të jepen prova për veprën penale dhe të përcaktohet e vërteta e ngjarjes. Veprimtaria e mjekësisë ligjore mund të ndahet në këto grupe: ekspertiza ose persona të gjallë (klasifikim ose kualifikim i lëndimeve trupore, përcaktimi i frytit dhe forca seksuale, ekspertizë në lidhje me shtatzëninë, lindjen, abortin, dhunimin, vërtetimi i atësisë, gjendje e alkoolizmit dhe identifikimi i personave); ekspertiza e trupave (autopsia mjekësore ligjore, vërtetimi i vdekjes, identifikimi i trupave, ekspertiza e pjesëve të caktuar të trupit); ekspertiza e armëve dhe mjeteve, me përdorimin e të cilëve është shkaktuar lëndim ose vdekje; ekspertiza e gjurmëve me prejardhje biologjike.

Lëmitë më të rëndësishme të mjekësisë ligjore janë: tanatologjia (çështje të lidhura me vdekjen dhe paraqitjen e vdekjes); problemet e vdekjes së paqartë natyrore; lëndimet trupore dhe vdekja e dhunshme (duke vërtetuar se ekzistojnë lëndime trupore, mbledhja e provave mjekësore se lëndimi ka qenë shkaku i vetëm për vdekjen, sqarimi i lidhjes shkakësore në mes lëndimit dhe pasojave që janë paraqitur, identifikimi i armëve ose mjeteve me të cilët është shkaktuar lëndimi, dallimi i lëndimeve që janë paraqitur pas vdekjes dhe atyre derisa personi ka qenë gjallë etj); toksikologjia (diagnoza e helmimit, studimi i helmit në organizimin e njeriut dhe të kafshëve, etj) (Zh. Aleksic, 1993: f.278-279).

Në procedurën penale ne mes kriminalistikës dhe mjekësisë ligjore ekziston një varshmëri të ngushtë. Çdo i specializuar nga lëmia e mjekësisë ligjore është i obliguar patjetër ta njoh mirë kriminalistikën, si dhe çdo kriminalist i mirë siç është i obliguar të posedon njohuri elementare për mjekësinë ligjore. Ndihma e mjekut ligjor në ndriçimin e veprave penale është tepër e çmuar. Me pjesëmarrje në këqyrjen, në kontrollimin e jashtëm të rrobave dhe trupit, me autopsinë dhe me kryerjen e ekspertizave të ndryshme ai shpesh jep kontribut direkt duke vërtetuar se ekziston vepër penale dhe në sigurimin e provave të nevojshme. Mjekësia ligjore i pasuron edhe metodat e taktikës kriminalistike, kurse formimi i metodikave të dalluara nuk është i mundshëm pa mbështetjen e fortë në njohurit e mjekësisë ligjore (në rastet e vrasjes, dhunimit, delikuencës së trafikut etj). Përveç traumatologjisë dhe toksikologjisë, në kornizat e mjekësisë ligjore ekzistojnë edhe

31

Page 32: Nocioni, historiku, burimet

degë tjera, njohurit e të cilëve vijnë në shprehje në procedurën penale, siç është nozologjia, objekt studimi i së cilës janë shkaqet për sëmundjet natyrore dhe vdekjes natyrore; dhe teratologjia, objekt studimi i së cilës është sakatimi dhe vdekja e cila është pasojë e saj.

Nga e tërë kjo del se, mjekësia ligjore në veprimin e vet praktik u ndihmon gjykatave dhe organeve hetuese duke vërtetuar faktet relevante juridike. Shpesh herë nga konstatimi dhe mendimi i mjekëve ligjor varet jo vetëm përcaktimi i ndryshimeve trupore dhe mjekësore, por në raste të caktuara edhe ekzistimin e veprës penale dhe shkallën e përgjegjësisë penale të kryerësit.

Për shkak të lidhshmërisë së ngushtë në mes mjekësisë ligjore dhe kriminalistikës, autorët bashkëkohor për mjekësi ligjore për disiplinën e vet shkencore përdorin termin “kriminalistika mjekësore”. Me këtë nocion nënkuptojnë disiplinë e cila hulumton zbatimin e njohurive të shkencave medicinale në zbulimin dhe ndriçimin e veprës penale, duke vërtetuar kryesin dhe viktimën e saj si dhe rrethana tjera që kanë të bëjnë me veprën penale. Ajo është tërësi e bashkuar funksionale e metodave të mjekësisë ligjore dhe të kriminalistikës, e cila është orientuar kah zbulimi dhe ndriçimi i rrethanave të veprës penale, të cilët për shkak të natyrës së vet kërkojnë përpunim profesional gjyqësor-mjekësor dhe kriminalistik. Kryesisht bëhet fjalë për disiplinë prakseologjike, në të cilën përmbajtja dhe struktura e veprimeve i rregullojnë metodat shkencore të mjekësisë ligjore, kurse kriminalistika e formëson taktikën, metodën dhe mënyrën e realizimit të tyre. Rregullat e procedurës penale janë kornizë e përgjithshme në të cilën realizohen veprimet përkatëse. Në këtë kuptim, mjekësia kriminalistike mund të kuptohet si disiplinë e pavarur, por edhe si tërësi metodash dhe hulumtimesh të veprës penale, karakteristika e së cilës është zbatuar në shkencat medicinale. Në këtë kuptim, kriminalistika mjekësore është me rëndësi të veçantë për veprimtarinë e subjekteve profesionale: ndihmës profesional, këshilltar dhe ekspert; më pas për subjektet që i zbulojnë veprat penale dhe kryesit e tyre, për bartësit e funksioneve procedurale: gjykatësi, prokurori publik dhe mbrojtësi (D. Zecevic, J. Skavic, 1996: f.185).

Një autor tjetër, me kriminalistikën mjekësore nënkupton shkencë, e cila nuk është as kriminalistikë në kuptimin klasik të fjalës, e as mjekësi ligjore në vëllimin e saj të zakontë. Kjo është një vij kufiri e cila ndërhyn që në të dy shkencat dhe në mënyrë të ndarë i lidh dhe i bashkon, kurse kjo lidhshmëri është e nevojshme për shkak të zbulimit të shumë veprave penale; duhet të shihet si tërësi organike, e jo si përmbledhje matematikore, nga njëra anë e kriminalistikës, dhe nga ana tjetër e konstatimeve mjekësore (O. Jelacic, 1978: f.7).

5.3. RAPORTI I PROCEDURËS PENALE ME PSIKIATRINË LIGJORE

Psikiatria ligjore (psikiatria forenzike, psikopatologjia ligjore) është psikiatri i zbatuar për qëllime gjyqësore. Ajo quhet edhe si forenzike, për arsye se mjeku-psikiatri i cili është i thirrur si ekspert bënë vlerësimin e disa çështjeve që i takojnë lëmisë së vet dhe jep mendim për ndonjë forum, më së shpeshti për gjyqin, e tërë kjo ka të bëj me ndonjë rregull. Domethënë, psikiatria ligjore është degë e psikiatrisë klinike, detyra e së cilës është që në mënyrë sistematike ta studioj psikën e sëmur, e prishur dhe e

32

Page 33: Nocioni, historiku, burimet

prapambetur e subjekteve penale-procedurale dhe të jep përgjigje në pyetjet për shëndetin e tyre mental kur është e rëndësishme për ngritjen dhe zbatimin e procedurës penale, për të vendosurit për përgjegjësinë penale të të pandehurit ose për zbatimin e masave të sigurisë ndaj kryerësit të veprës penale.

Deri te zbatimi i psikiatrisë ligjore në procedurën penale vjen kur do të parashtrohet pyetja për shëndetin mental i të pandehurit. Po ashtu, ekziston mundësi për zbatimin e saj në raste kur do të paraqitet dyshimi për shëndetin mental i ndonjë subjekti tjetër procedural, për shembull, të ngarkuarit e dëshmitarit me të rrejmë patologjike (Zh. Aleksic, Z. Milovanovic, Leksikoni kriminalistik, 1993: f.279). Fjala psikiatri (psychiat-ria) rrjedh nga psiha (shpirt) dhe ijatria (shërim, mjekim), gjegjësisht është shkencë për shërimin e personave anormal mental. Psikiatria klinike e hulumton dhe e përcakton simptomatologjinë, anatomin patologjike dhe patofiziologjinë e personave anormal mental dhe i zbaton dhe i përsos metodat dhe shkathtësitë e mjekimit te personat psikikisht abnormal.

Për shkak të raporteve të veçanta të personave anormal mental ndaj vetvetes dhe ndaj rrethit, gjegjësisht për shkak të gjendjes së tyre të posaçme në të drejtën penale dhe atë civile, juristët dhe psikiatrët (psikopatologët) duhet patjetër të vëzhgojnë personat anormal mental dhe ti vlerësojnë në aspekt të posaçëm, edhe atë në aspekt juridik-medicinal, gjegjësisht në aspekt psikiatrik ligjor. Kështu është paraqitur psikiatria ligjore, term i zakontë në praktikë, por jomjaftueshëm i saktë për dallim nga psikopatologjia ligjore (Jevtiq, 1966: f.1-2).

Ky term është i përbërë nga këto fjalë: psiha – shpirt; pathos – sëmundje; logos – shkencë, gjegjësisht shkenca për jetën abnomrale mentale.

Në procedurën forenzike-psikiatrike, gjatë hulumtimit të gjendjes mentale të shëndetit, objekt hulumtimi është njeriu, karakteristikat dhe reaktivitetet e tij, raporti i tij veprimin e caktuar penalo-juridik si dhe ë në fund qëndrimi i tij ndaj disa kërkesave të cilët shoqëria dhe jeta ia imponojnë njeriut ose mund të imponohen në të ardhmen.

Procedura penale qëndron në asi raporti me psikiatrinë ligjore, që nëse paraqitet nevoja për tu vërtetuar fakte, për të cilën janë te nevojshme njohuri dhe përgatitje speciale, atëherë organi ose gjykatësi thërret persona ekspert – mjek psikiatër, të cilët duhet të japin konstatimin dhe mendimin e vet, gjegjësisht të përgjigjen në disa pyetje konkrete, e veçanërisht në pyetjen se a ka mundur që një njeri ta kupton rëndësinë e veprës së vet dhe ti kontrollon veprimet e veta, gjegjësisht a ka qenë i përgjegjshëm në momentin e kryerjes së veprës penale, për arsye se vetëm njeriu mentalisht i shëndosh mund të ketë përgjegjësi penale sipas së drejtës penale materiale, ta përcakton shkallën e përgjegjshmërisë së tij etj, në pajtim me rregullat dhe metodat e shkencës së vet. Sipas kësaj, psikiatria ligjore i ndihmon procedurës penale në zgjidhjen e disa detyrave konkrete dhe për këtë arsye ato qëndrojnë në raport të lidhshmërisë reciproke.

Sipas dispozitës eksplicite të LPP nëse paraqitet dyshim se është e përjashtuar ose e zvogëluar përgjegjshmëria e të pandehurit për shkak të disa gjendjeve biologjike: sëmundje e përhershme ose e përkohshme mentale, çrregullim i përkohshëm mental ose zhvillim i prapambetur mental, atëherë do të përcaktohet ekspertizë me kontroll psikiatrik i të pandehurit. Nëse sipas mendimit të ekspertit është i nevojshëm vëzhgim më i gjatë, atëherë i pandehuri dë të dërgohet institucion përkatës mjekësor me vendim të gjykatësit hetues (n.250 p.1 dhe 2 të LPP).

33

Page 34: Nocioni, historiku, burimet

Psikiatri ligjor kryen ekspertizën me kontroll klinik, me ekzaminime psikiatrike dhe me ekzaminime tjera klinike dhe laboratorike, të cilët më së shpeshti kryhen në spitalet dhe në entet për persona mentalisht të sëmur. Në përdorimin e psikiatrisë ligjore në procedurën penale mund të vjen edhe në raste kur do të paraqit dyshim në shëndetin mental edhe të ndonjë subjekti tjetër penal-procedural, e jo vetëm ndaj të pandehurit.

Ekspertët-psikiatrët nëse vërtetojnë se ka qenë e prishur gjendja mentale e të pandehurit, atëherë duhet ta përcaktojnë natyrën, llojin, shkallën dhe kohëzgjatjen e prishjes dhe do të japin mendim për atë se çfarë ndikimi ka pas gjendja e tillë mentale ndaj të kuptuarit dhe veprimeve të të pandehurit, si dhe në çfarë mase ka ekzistuar prishja e shëndetit mental në kohën e kryerjes së veprës penale.

5.4. RAPORTI I PROCEDURËS PENALE ME PSIKOLOGJINË LIGJORE

Duke e marr parasysh se, gjatë ndërmarrjes së veprimeve procedurale në procedurën penale, palët dhe personat tjerë lidhin raporte të ndërsjella procedurale, gjegjësisht ato janë kontakte në mes njerëzve të gjallë që paraqiten në cilësi të ndryshme – si i pandehur, si paditës, si gjykatës, si dëshmitarë, si ekspert, si i dëmtuar etj, që të kryhet analizë dhe vlerësim i drejtë i thënieve ose sjelljeve të atyre personave është e nevojshme edhe ndihma e psikologjisë, e cila si shkencë e përgatit ligjshmërinë në formimin e vetëdijes te njerëzit dhe manifestimet e tyre psikike nëpër gjithësi.

Rëndësia e madhe e psikologjisë për procedurën penale bazohet, së pari në atë që përcaktimi i gjendjes faktike si gjykim për aktin i cili i takon të kaluarës, është proces jashtëzakonisht i komplikuar i cili ndodh në psikën e atij që duhet të vlerësoj gjurmët e ngjarjes kontestuese që realisht i ka lënë në ndërgjegjen e tyre. Më në fund të gjithë ndodhitë psikike sigurohen me ndërmjetësim të personave tjerë, e jo drejtpërdrejtë, domethënë, me anë të manifestimit, deklarimit. Të gjithë këto procese të komplikuara nuk janë të vetme në procedurën penale, por vazhdimisht shkaktojnë ndikim të ndërsjellë të pjesëmarrësve (R. Grasberger, 1958: f.10).

Sipas këtij autori të njohur, ekspozeja sistematike e ndodhive psikike, të cilët në procedurën penale janë bazë për zbulimin e të vërtetës dhe për gjykim, paraqet studim për psikologjinë e procedurës penale.

Një autor bashkëkohor vlerëson se nocioni për psikologjinë ligjore mund ta përcaktojnë në atë mënyrë që, ai paraqet shkencë e cila merret me të gjithë ndodhitë psikike, të njohurit e të cilëve janë të dobishme për kryerjen e suksesshme të funksioneve të judikaturës si dhe në përgjithësi për zbatimin e së drejtës. Psikologjia kriminale është disiplinë shkencore e cila i studion shkaqet dhe manifestimet psikologjike të kriminalitetit, kurse psikologjia ligjore në kuptimin më të ngushtë është disiplinë shkencore që e studion psikologjinë e pjesëmarrësve të dalluar procedural dhe zhvillimin psikologjik të procedurës gjyqësore në tërësi. Lëndë e procedurës gjyqësore janë ndodhitë psikike të pjesëmarrësve në të gjithë procedurat gjyqësore dhe të atyre ndodhive gjatë sjelljeve përkatëse.

Për psikologjinë ligjore në kuptimin më të ngushtë mund të thuhet se ajo është vetëm disiplinë shkencore. Po ashtu, kjo vlen edhe për psikologjinë kriminale. Ratinov shkruan për “psikologjinë ligjore” si shkencë, kurse Grasberger tregon “zhvillimin e

34

Page 35: Nocioni, historiku, burimet

psikologjisë të procedurës penale në shkencë e pavarur”, kurse Milutinoviq, psikologjinë ligjore e quan vetëm si disiplinë e psikologjisë së zbatuar”, kurse Putnik si “disiplinë shkencore” dhe “si degë e zbatuar e psikologjisë së përgjithshme”. Duke e marr parasysh zbatimin e sotshëm elastik të nocionit shkencë dhe të vështirësive për përcaktimin e kufirit në mes shkencave të dalluara, do të duhet të merret qëndrim se psikologjia ligjore në kuptimin më të gjerë të fjalës është një shkencë e mëvetësishme (M. Açimoviç, 1988: f.8-9).

Një autor maqedonas këtë materie e shënon si psikologji kriminalistike dhe me këtë nocion nënkupton degë e posaçme e psikologjisë së përgjithshme, e cila për shkak të asaj që në përmbajtjen e vet përpunon materie profesionale e cila ka zbatim praktik në të drejtën dhe në kriminalistikë, mund të konsiderohet si degë e tyre zbatuese (D. Josifoski, 1995: f.4-5).

Nga e tërë kjo çka u tha del një obligim për ato që formohen si jurist ose gjykatës te merren e edhe me studimin e psikologjisë, për arsye se njohja e saj do tu ndihmon në zbulimin e të vërtetës. Edhe pse thirret eksperti-psikologu, prapë së prapë gjykatësi është ai që e sjell vendimin, duke i shfrytëzuar njohurit speciale që i ka afruar specialisti. Por, sjellja e vendimit kërkon që, ai që e sjell atë duhet të jetë në gjendje që ta kupton argumentimin e specialistit, kurse më këtë vërtetohet domosdoshmëria për njohuri për juristët.

35

Page 36: Nocioni, historiku, burimet

KREU III

HISTORIKU I PROCEDURËS PENALE

1. LIGJSHMËRI NË ZHVILLIMIN E PROCEDURËS PENALE

Ishte e theksuar më se gjatë historisë së civilizimit në formacionet e ndryshme shoqërore-ekonomike nëpër të cilën ka kaluar, procedura penale e çdo shteti ka pas karakter klasik. Ai nuk është veçori direkte e vet procedurës penale, por është indirekt – karakter indirekt klasik i cili del nga ajo që e drejta e procedurës penale zbaton e drejtën penale materiale të shtetit të caktuar që ka pas karakter klasik. Me çdo ndryshim të sundimit klasik është ndryshuar edhe sistemi juridik, e me të edhe e drejta e procedurës penale si pjesë përbërëse e atij sistemi.

Duke e vëzhguar zhvillimin e instituteve të dalluara juridike me karakter procedural, si dhe të së drejtës së procedurës penale në tërësi nëpër historinë vërehen ligjshmëri të caktuara, të cilët janë karakteristike edhe për degët tjera juridike. Si çdo degë e së drejtës, ashtu edhe procedura penale varet nga struktura ekonomike dhe ajo shoqërore-politike të shoqërisë së caktuar.

Edhe në zhvillimin e procedurës penale vërtetohet ligjshmëria dialektike se edhe procedura penale u është nënshtruar ndryshimeve. Në pajtim me këtë del se ndaj instituteve të dalluara procedurale nuk duhet shikuar si kategori të pandryshuar dhe absolut, por si institute procedurale-juridike që varen nga ndryshimet që paraqiten në raportet shoqërore, me çka edhe ato ndryshohen.

Më në fund, nga zhvillimi i procedurës penale del se të drejtat nacionale të shteteve nuk janë të izoluara dhe nuk janë të çliruara nga ndikimet e ndërsjella. Përkundrazi, ato kanë ndikuar njëra pas tjetrës, kanë ndërmarr disa institute procedurale-juridike, ashtu që janë vërejtur recepcione integrale dhe parciale.

Duke i pas parasysh ndryshimet e procedurës penale që kanë ardhur gjatë zhvillimit të saj, mund të konstatohet se ndryshim i caktuar i instituteve të dalluara procedurale paraqitet si i arsyeshëm vetëm nëse është përkatës me ndryshimet që kanë ndodhur në raportet shoqërore të shoqërisë së caktuar, nëse kanë vlerë të caktuar praktike, me çka vërtetohet domosdoshmëria dhe shfrytëzimi i tyre (P. Marina, 1979: f.40-41).

Gjatë formimit dhe gjatë rregullimit të çdo procedura penale racionale dhe me atë nocion nënkuptojmë procedurë e tillë e cila është e organizuar me kërkesë të arsyes paraqiten dy tendenca të kundërta. Njëra nga ato tendenca është tendenca për efikasitetin e procedurës penale – duhet të bëhet përpjekje që asnjë kryes i veprës penale të mos e bishtëron procedurën penale dhe të mos dënohet. Efikasiteti i procedurës penale ka interes primar për mbrojtjen e të mirave të individëve dhe të bashkësisë shoqërore me ndihmën e zbatimit të së drejtës penale. Për shkak të këtij efikasiteti, në procedurën

36

Page 37: Nocioni, historiku, burimet

penale duhet të ndërmerren të gjitha masat që e pengojnë të pandehurin që ta bishtëroj procedurën penale (për shembull, me arratisje ose me mënjanimin e gjurmëve të veprës penale etj). Për realizimin e këtij qëllimi do të kufizohen shumë të drejta të të pandehurit (veçanërisht e drejta e lirisë, për arsye se do të vendoset në burg preventiv), por edhe e drejta e tij e mbrojtjes (në kohë të caktuar, për shembull, do ti shkurtohet këqyrja në shkresat e lëndës). Por, gjatë tërë kësaj duhet të merret parasysh se, të gjithë këto kufizime ndërmerren kundër personit, përgjegjësia penale e të cilit ende nuk është përcaktuar, por duhet të përcaktohet që në procedurën, dhe për shkak të kësaj ekziston mundësia që ato kufizime ta godasin edhe qytetarin e pafajshëm. Domethënë, ndaj tendencës për efikasitetin e procedurës penale i kundërshtohet tendenca e qytetarëve kundër të cilëve zhvillohet procedura penale, të cilët ndoshta mund të jenë të pafajshëm, që mos tu kufizohet të drejtat e tyre personale pa asnjë arsye, duke përfshirë edhe të drejtën e mbrojtjes, edhe pse ndoshta nuk kanë përgjegjësi penale. Këtë tendencë të shkurtër mund ta quajmë tendencë për mbrojtjen e të drejtave personale dhe të drejtave për mbrojtjen e qytetarëve të pandehur në procedurën penale. Kjo tendencë parashtron kërkesa të kundërta nga e para – të drejtat personale të të pandehurit në procedurën penale, me mundësi që sa më pak të kufizohen dhe në procedurë ti jepen të gjithë të drejtat në mbrojtje.

Është e qartë se, njëkohësisht nuk mund të miratohen dy tendenca të kundërta në masë të plotë. Gjatë formimit të çdo procedure penale vjen deri në luftë në mes tyre, dhe siç shprehet një teoricientë i njohur, ato tendenca janë dy forca antagoniste që veprojnë në drejtime të ndryshme, kurse rregullimi i procedurës penale është rezultat i veprimit të atyre dy forcave.

Nëse shteti në masë të madhe i respekton të drejtat personale të qytetarëve të vet, në procedurën e saj penale fuqishëm do të shprehet tendenca që të mbaj llogari për mundësin se i pandehuri është i pafajshëm – të drejtat e tij personale nuk do të jenë aq shumë të kufizuara dhe ai do të ketë shumë ose të drejta tjera për mbrojtje. Mirëpo, nëse në epokë e caktuar historike është dominante tendenca e shtetit për efikasitetin e procedurës penale, të drejtat personale të të pandehurit dhe të drejtat e tij në mbrojtje në procedurën penale do të jenë shumë të kufizuara. Nga kjo shihet se, rregullimi i procedurës penale i ndonjë shteti në epokë të caktuar historike është kushtëzuar nga qëndrimi i shtetit ndaj të drejtave personale të qytetarëve të tij (V. Bayer, 1997: f.12-13).

Historiku i procedurës penale na tregon se, Evropën kontinentale janë trashëguar dy sisteme të mëdha procedurale: sistemi akuzator dhe inkuizitor (në Angli, në SHBA dhe në shtetet e common law është i njohur vetëm një lloj të procedurës: modeli akuzator). Pothuaj se në të gjithë civilizimet e drejta penale ka filluar me procedurën akuzatore, kurse ka mbaruar me procedurën inkuizitore. Pas revolucionit francez, në mes këtyre dy tipave të procedurës u krijua ngjitje parciale, e cila rezultonte me një sistem të përzier të procedurës penale, i cili u vendos në mes të dy modeleve (Garraud, t, I. Nr.7, 1906-1929: f.10; Morte et Vitu, 1989: t. I, f.170; M.L. Rassat, 1995: f.30; Grand Piquerez, 2000: f.33-43).

Del se, gjatë zhvillimit të deritanishëm historik janë vërejtur tre tipa kryesore (forma, modele) të procedurës penale:

1. procedurës penale akuzatore;2. procedurës penale inkuizitore dhe

37

Page 38: Nocioni, historiku, burimet

3. procedurës penale e përzier Domethënë, procedura penale nga cilado epokë historike, i cilësdo shteti mund të

ngrihet nga njëri prej këtyre tre tipave (formave, modeleve) të procedurës penale. Edhe ish BRSS edhe në shtetet tjera socialiste të Evropës lindore zbatohej tipi i përzier i procedurës penale. Sipas kësaj, nuk kishte formë të posaçme socialiste të procedurës penale.

2. PROCEDURA PENALE AKUZATORE

Emri procedura penale akuzatore buron fjala latine accusator (-oris m.), që donë të thotë paditës ose accusare (accuso 1) që donë të thotë akuzoj (padisë).

Kjo është forma e parë e procedurës penale që është zbatuar në shtetet skllavopronare të botës antike (Greqi dhe Romë) dhe në feudalizmin i hershëm, dhe ka pas për qëllim që ti mbron bazat e rregullimit të shoqërisë së atëhershme. Në formë e modifikuar ajo zbatohet edhe sot në Angli, SHBA dhe në shtetet që janë nën ndikimin e tyre juridik (T. Vasiljeviç, 1980: f.17; I. Puhan, 1955).

Procedura penale akuzatore i ka këto karakteristika themelore: Karakteristikë më rëndësi për këtë formë të procedurës penale është ajo se, ajo

është procedurë e cila zhvillohet në lloj të kontestit në mes dy palëve të barabarta – paditësit (i dëmtuar me veprën penale) dhe i pandehuri (kryerësi i veprës penale), para gjykatës që e zgjedh kontestin (V. Bayer, 1997: f.13; D. Krapac, 2000: f.12; Fjalori, 1966: f.21).

Ngritja e procedurës dhe rrjedha e saj varen nga paditësi, e shprehur në formulën nemo judex, sine actore (nuk ka gjykatës pa paditës); procedura zhvillohet si kontest në mes palëve, kurse gjykatësi ka qenë pasiv dhe roli i tij ka qenë vetëm për të gjykuar, gjegjësisht për të vendos se cila nga palët në kontest është në të drejtë (P. Marina, 1979: f.41-42).

Si paditës i autorizuar, i cili me iniciativën e vet e ngre procedurën penale, në epoka të ndryshme historike procedura penale akuzatore është ngritur nga subjekt të ndryshëm. Në fillim si paditës paraqitet personi i dëmtuar me veprën penale, kurse kjo është pasojë e kuptimit se me kryerjen e veprës penale cenohen të drejtat dhe interesat individuale, ashtu që numri më i madh i veprave penale është trajtuar si delicta privata.

Mirëpo, më herët, por edhe sot ka asi lloje të procedurës penale akuzatore, në të cilët si paditës mund të paraqitet kushdo qoftë qytetar (qui-vis ex populo, actio popularis) – sistemi i padisë popullore. Sistem i tillë ka ekzistuar në procedurën penale romake nga periudha e republikës (për vepra që direkt kanë qenë kundër rregullimit shoqëror – delicta publica). Për këto vepra, në fillim si paditës ka mundur të paraqitet çdo qytetar, kurse kjo edhe sot ekziston në procedurën penale angleze (V. Bayer, 1997: f.13). veprat që janë konsideruar si delicta publica në zhvillimin e mëtutjeshëm të shtetit romak janë ndjekur ex officio, ndërsa si paditës janë paraqitur a.q triumviri capitales.

Në procedurën e pastër penale akuzatore paditësi ka qenë i obliguar ta argumenton bazueshmërinë e padisë së vet, gjegjësisht se i pandehuri e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet si dhe fakte tjera për të cilët është paraparë ndëshkim

38

Page 39: Nocioni, historiku, burimet

për delikuentin. Për këtë arsye thuhet se, në parim paditësi e bartë barrën e argumentimit (onus probandi). Nëse paditësi nuk arrin që ta argumenton bazueshmërinë e padisë, athëerë gjykatësi duhet që ta liron i pandehurin, duke qenë në pajtim me parimin actore non probante, reus apsolvitur (nëse paditës nuk argumenton, i pandehuri lirohet).

Pala e dytë në procedurën është i pandehuri, personi për të cilin paditësi pohon se ka kryer vepër penale dhe për të cilën kërkon që të dënohet. Ai ka obligim të vetëm të kryerjes, ndaj së cilës sipas nevojës mundet edhe të detyrohet që të kyqet në procedurë. Obligimi i tillë përbëhet nga ajo se i pandehuri është i obliguar të vjen në gjyq dhe ti përgjigjet padisë, gjegjësisht të deklaroj se a e llogarit padinë si e bazueshme ose jo. As paditësi, e as gjykatësi nuk është i autorizuar që të pandehurit ti parashtroj çfarëdo qoftë pyetje. Kjo është karakteristikë me rëndësi e procedurës së pastër penale akuzatore, me çka ajo esencialisht dallohet nga procedura inkuizitore.

Sa i përket të drejtave procedurale të të pandehurit, ato kanë qenë plotësisht të garantuara, ai plotësisht është i barabartë me paditësin, vetëm është obliguar që të deklarohet për bazueshmërinë e padisë, mund të thirret në çfarëdo prova ose të mos i propozon. Ai ka të drejtë në heshtje. Funksionin që e kryen i pandehuri në procedurën penale akuzatore quhet funksion i mbrojtjes.

Funksionin i gjykatësit është përbërë vetëm nga gjykimi i kontestit në mes palëve. Që të sjell vendim se a është fajtor i pandehuri ose jo, gjykatësi është dashur të zbaton diskutim (shoshitje), e cila zakonisht është mbajtur në vende publike (inforo).

Për këtë procedurë karakteristike është pozita objektive e gjykatësit – ai nuk mundet që me vet iniciativë ta filloj procedurën, por me iniciativë të paditësit. Objektiviteti i tij në procedurë shihet edhe aty se, palët janë të obliguar që ti parashtrojnë provat, e jo gjykatësi, për arsye se po që se i kishte mbledhur gjykatësi me iniciativë të vet, atëherë do të kishte dal nga pozita e vet objektive, duke punuar në favor të palës që do ti sjell dobi ajo provë që gjykatësi e ka nxjerr me iniciativë të vet.

Mirëpo, në procedurën akuzatore bashkëkohore, rregulla, provat ti parashtrojnë palët, e jo gjykatësi është vënë në atë kuptim që iniciativa për argumentim u takon palëve, por gjykatësi edhe me vet iniciativë mund të nxjerr prova për të cilat konsideron se janë të nevojshme. Nëse palët seriozisht i kuptojnë interesat e veta, atëherë gjykatësi rall do të mund të vjen në situatë që të nxjerr provë, e cila nuk ka qenë e propozuar nga asnjë palë.

Në procedurën penale akuzatore të seancës kryesor edhe vet marrja në pyetje të dëshmitarëve dhe ekspertëve u është lëshuar palëve, e jo gjykatësit, me qëllim që ta mban pozitën e vet objektive. Ashtu ka qenë në procedurën penale romake në periudhën e republikës, kështu është edhe sot në procedurën penale angleze dhe në disa procedura tjera që janë nën ndikimin e saj. Në këto procedura palët i vejnë në ekzaminim direkt (cross examination). Të gjithë masat që janë ndërmarr për sigurimin e pozitës objektive të gjykatësit kanë sjell deri në pasivizimin e tij sa i përket disa funksioneve të rëndësishme të procedurës penale. Ai duhet të sjell vetëm vendim.

Parimet themelore të procedurës në shkallë të madhe kanë qenë demokratike:Publiku në procedurë – në shqyrtimin kryesor ka mundur të merr pjesë çdo

qytetar dhe në këtë mënyrë ka pas këqyrje në punën e organeve të judikaturës. Në kohën e republikës në Romë, diskutimet gjyqësore janë zhvilluar në sheshin publik – forum, në qiell të hapur, dhe prej atje buron edhe termi “forum” për gjykatën. Procedura akuzatore është gojore, përbëhet ng diskutimi gojor i palëve, gjë që u mundëson qytetarëve ta

39

Page 40: Nocioni, historiku, burimet

ndjekin rrjedhën e gjykimit. Provat në shqyrtimin kryesor nxirren drejtpërdrejtë (parimi i drejtpërdrejtshmëris); procedura ka qenë kontradiktore (parimi i kontradiktoritetit) – si kontest në mes dy palëve të barabarta që marrin pjesë në veprimet procedurale, më pas i përfaqësojnë interesat e veta dhe e shprehin qëndrimin e vet – kundërshtohen njëra me tjetrën; pjesëmarrja e porotës – elementi laik është parim i rëndësishëm i kësaj procedure. Në Romë prej 450 porotë për çdo rast janë zgjedhur nga 32-75. votimi ka qenë i fshehtë dhe me pllaka të posaçme, me të cilët porota e kanë shprehur mendimin e vet: C – condemno, dënoj; A – absolvo, liroj; NL – non liquet, e paqartë. Pas numërimit të votave është sjellur vendimi përkatës (I. Puhan: 1995).

Përveç veçorive të veta pozitive, procedura e pastër akuzatore penale gjatë zhvillimit të vet historik ka treguar edhe dobësi të mëdha. Duke e vënë të pandehurin në pozitë të volitshme procedurale, ajo procedurë nuk i ka mbrojtur vetëm qytetarët e pafajshëm, por edhe fajtorë e vërtetë, të cilëve u është mundësuar të drejta dhe liri procedurale që ti shfrytëzojnë për bishtërimin e judikaturës. Ky është shkaku për shkak të së cilës në botën bashkëkohore procedura e pastër akuzatore është dukuri tepër e rall (V. Bayer, 1997: f.16)

Duhet shënuar se, procedura penale akuzatore në periudhën skllavopronare është zbatuar vetëm ndaj njerëzve të lirë, kurse robit si klasë e nënshtruar janë dënuar pa gjykim.

Struktura e procedurës penale akuzatore ka qenë e tillë që, nuk ka njohur faza dhe stadiume. Ajo nuk ka pas procedurë paraprake, por e tërë procedura është zhvilluar para gjykatësit në lloj të diskutimit (shqyrtimi kryesor). Edhe sot ka shtete në të cilët nuk ekziston procedurë paraprake.

Ndarja e të tre funksioneve themelore – ndjekja, mbrojtja dhe gjykimi, të cilët i janë besuar tre subjekteve të ndryshme – paditësit, akuzuesit dhe gjykatësit, është po ashtu karakteristikë themelore e procedurës penale akuzatore.

U tha se, procedura penale akuzatore është zbatuar edhe në feudalizmin i hershëm. Në këtë periudhë ajo fiton disa kualitete të reja. Karakteristikë themelore është aktivizimi rolit të gjykatësit në procedurën provuese si dhe përdorimi i mjeteve iracionale dhe mistike, me të dhe përcaktimi i të vërtetës formale, e jo asaj materiale. Mjete të tilla kanë qenë: betimi (juramentum), në të cilin përveç palëve kanë marr pjesë edhe ndihmësit e tyre; gjykimi i shenjtë (iudicium dei, ordale), i cili është zbatuar në munges të mjeteve tjera provuese dhe është përbërë nga ajo që, i pandehuri nga kazani i mbushur plot me ujë të nxehtë dhe me duar lakuriq të tërheq gurrës, dhe nëse nuk i lëndon duart, atëherë lirohet si i pafajshëm, ka ekzistuar edhe dyluftim gjyqësor në mes palëve, në të cilin fituesi është konsideruar si i drejtë, kurse e tërë kjo ka qenë e bazuar në besimin se Zoti nuk do të lejoj që i pafajshmi ta humbë dyluftimin

3. PROCEDURA PENALE INKVIZITORE

Ndryshimet që janë paraqitur në raportet prodhuese në kohën e akumulimit të parë të kapitalit sjellin gjer te forma e re politike e sundimit – absolutizmi centralist. Këto ndryshime sjellin edhe gjer te ndryshimet në sistemin juridik dhe procedurën penale.

40

Page 41: Nocioni, historiku, burimet

Absolutizmit nuk i konvenon procedura penale akuzatore, por i janë të nevojshme forma të reja të veprimit në procedurën penale, të cilët do ti mundësojnë tu kundërvihet rascepkanost feudale dhe të qaset kah koncentrimi i pushtetit në duart e monarkut. Është formuar procedura penale inkuizitore, instrumentet dhe institutet procedurale e së cilës paraqesin mohim të të drejtave dhe lirive elementare të qytetarëve (P. Marina, 1979: f.42).

Shprehja procedurë penale inkuizitore vjen nga fjala latine “inquisitio” që donë të thonë hetim. Meqë hetimi ka qenë me rëndësi dominante, e tërë procedura e fiton emrin procedura inkuizitore (hetimore). Sipas disa autorëve procedura inkvizitore emrin e vet e merr nga formaliteti inicius që dominon gjatë tërë rrjedhës së mëvonshme të procesit dhe imponon solucionin e vet, hetimin (inquisitio) (G. Stefani, G. Levassuer, B Bouloc, 1996: f.62).

Procedura penale inkvizitore ndahet në dy pjesë kryesore (faza): hetimi dhe gjykimi.

Hetimin e zbaton hetuesi i cili quhet inkvirent. Ai e ngre procedurën kur do të merr vesh se është kryer vepër penale. Në fillim të hetimit inkvirenti e vendos të pandehurin (i cili quhet inkvizit) në burg hetues, i cili ka qenë obligativ. Inkvirenti ndërmerr veprime të ndryshme procedurale – e merr në pyetje të pandehurin, dëshmitarët, ekspertët, me qëllim që rasti të sqarohet në atë masë sa që do të mund të merret vendim për përgjegjësinë penale të të pandehurit. Edhe pranë ekzistimit të rregullave të posaçme provuese – teoria legale e provave, sipas së cilës për të gjitha veprat e rënda penale nuk është mundur të merret aktgjykim dënues nëse i pandehuri nuk pranon se është fajtor, por inkvirenti është munduar me të gjithë mjetet që disponon që të fiton pranim nga i pandehuri (ajo do të ishte probatio probatisima – provë mbi provat, regina probationem – mbretëresha e provave). Për këtë qëllim është shërbyer me torturë (mundim). Ajo është zbatuar kur i pandehuri nuk ka dashur që në mënyrë vullnetare ta pranon fajin, kurse faji i tij nuk ka qenë e mundur që të dëshmohet me deklarim të dy dëshmitarëve okular. Atëherë inkvirenti ka kërkuar që gjykatësi të vendos që a do të përdoret torturë ndaj të pandehurit. I pandehuri ka pas mundësi ta paraqet mbrojtjen e vet që ka qenë i obliguar ta argumenton (V. Bayer, Biseda me djallin, 1969: f.101).

Për çdo veprim procedural në hetimin është vënë procesverbal, i cili së bashku me vendimet eventuale gjyqësore të marra gjatë hetimit e përbëjnë shkresën e lëndës. Pas përfundimit të hetimit, inkvirenti e tërë lëndën me të gjithë shkresat i dorëzon këshillit gjyqësor, i cili ka sjell vendim për përgjegjësinë penale të të pandehurit (transmissio actorum ad collegium iurisperitorum – bartja e akteve kolegjiumit gjyqësor).

Gjykata, në përbërjen e së cilës nuk ka marr pjesë inkvirenti, aktgjykimin e k sjell vetëm në bazë të shkresave. Atë që nuk e ka në shkresat, nuk ekziston – quad non est in actis, non est in mundo – ka qenë thënie e njohur. Domethënë, gjykata ka sjell aktgjykim pa i parë të pandehurin dhe dëshmitarët, por vetëm në bazë të shkresave nga hetimi. Përveç aktgjykimit dënues de lirues, gjykata ka mundur të sjell aktgjykim me të cilin i pandehuri lirohet nga gjykimi (absolutio ab instantia). Ai nuk shpallet as si fajtor as që lirohet, për arsye se nuk kanë qenë të mbledhura prova të mjaftueshme, por edhe më tutje ka mbetur si i dyshuar. Pozita e tillë procedurale ka qenë shumë e pasigurt, për arsye se ka mundur që procedura të filloj sërish në çdo kohë, kurse ai nuk ka pasur të drejtë të paraqes ankesë se lënda është zgjedhur në mënyrë e plotfuqishme.

41

Page 42: Nocioni, historiku, burimet

Deri tani treguam rrjedhën e procedurës në një shtet konkret në epokë konkrete historike. Ajo është procedura penale gjermane nga koha e B. Karpcov (pas shek.XVII), e cila mund të llogaritet për një nga procedurat klasike evropiane inkuizitore. Siç shihet, procedura peshon kah hetimi dhe për shkak të kësaj e ka marr emrin i tillë.

Nga kjo çka u tha del dallim i madh në mes procedurës penale akuzatore dhe asaj inkuizitore. Për derisa në procedurën penale akuzatore të tre funksionet e ndryshme – ndjekja, mbrojtja dhe gjykimi, janë të ndara dhe të besuara subjekteve të ndryshme, në procedurën penale inkuizitore ato janë të koncentruara në duart e gjykatësit. Inkvirenti e kryen funksionin e ndjekjes, meqë mundësia që i pandehuri të mbrohet vet ka qenë e kufizuar, nga inkvirenti është pritur që në hetimin ti përfaqëson edhe interesat e mbrojtjes së të pandehurit: ai duhet patjetër ta kryen funksionin e vet – ti mbledh provat në bazë të të cilëve këshilli gjyqësor duhet të sjell aktgjykim. Kumulimi i tillë i funksioneve të ndryshme në duart e inkvirentit si mangësi kryesore e procedurës penale inkuizitore, për arsye se ai nuk është i aftë për objektivitet – i imponohen kërkesa të kundërta psikologjike, ndaj të cilëve një njeri nuk mundet të përgjigjet në të njëjtën kohë (V. Bayer, 1997: f.18). ajo paraqet vlerë kryesore e procedurës penale akuzatore në krahasim me atë inkuizitore.

Ai kumulim i funksioneve manifestohet në atë mënyrë që në procedurën penale inkuizitore nuk ka palë, ajo nuk ka karakter të kontestit të palëve para gjykatësit, i cili duhet ta zgjedh atë kontest. I pandehuri gjatë hetimit gjendet i vendosur përkundër organit shtetëror i cili i kryen të gjitha funksionet.

Në vend të vlerësimit direkt të provave që e kishim te procedura penale akuzatore, në procedurën penale inkuizitore ekziston vlerësimi indirekt i mënyrës me shkrim të procedurës – procesverbalet nga hetimi kanë qenë bazë për sjelljen e aktgjykimit, që paraqet mangësi në raport me procedurën penale akuzatore. Procedura inkuizitore ka qenë e fshehtë – në veprimet procedurale asnjë nuk ka pas mundësi të merr pjesë, përveç personave që kanë marr pjesë në ndërmarrjen e tyre. Për shkak të kësaj kjo procedurë nuk ka mundur të mbjell besim te publiku siç ka qenë rasti me procedurën penale akuzatore.

Jokontradiktoriteti është ende karakteristikë e kësaj procedure – i pandehuri nuk ka qenë si palë as që ka pas cilësi të subjektit, ashtu që ka qenë pasiv dhe nuk ka mundur ti kundërshtohet paditësit.

Nuk është i përfaqësuar elementi laik – nuk ka porotë, por kanë gjykuar vetëm gjykatës profesional.

Nga kjo del se, tendenca për efikasitetin e procedurës ka qenë tepër e potencuar në llogari të tendencës, e cila e ka marr parasysh mundësin se i pandehuri është i pafajshëm. Ajo ka qenë aq e fortë, saqë ndaj të pandehurit legalisht është përdor tortura. Edhe ligjet – kodet penale nga ajo periudhë kanë përfshirë skica të instrumenteve për mundim, me ndihmën e të cilëve duhet të zbulohet e vërteta (për shembull, Constitutio Criminalis Carolinae nga viti 1532). A do të mbahet tortura, është varur nga konstituimi trupor, e jo nga faj i të pandehurit. Ashtu, shumë njerëz të pafajshëm rëndë të munduar dhe të dënuar me vdekje, kurse fajtorët fizikisht të fuqishëm kanë arritur ta shmangin dënimin.

Domethënë, i pandehuri nuk ka qenë subjekt, por objekt i procedurës, i cili nuk ka pasur të drejtë në mbrojtje.

Por, edhe pranë mangësive të veta, procedura penale inkvizitore domethënë progres për kohën e vet – ajo ka lënë një benefit të rëndësishëm – se shteti është i

42

Page 43: Nocioni, historiku, burimet

obliguar të kujdeset që kryerësit e veprave penale të dënohen, e jo ajo të jepet të dëmtuarit ta bëj atë, a do të padisë ose jo. Është arritur në njohurin se duhet ekzistuar organ i posaçëm shtetëror, e ai në procedurën inkuizitore është inkvirenti. Ai është parimi i oficialitetit, kur kryerësit e veprës penale do të ndiqen ex officio – sipas detyrës zyrtare. Ky parim ka kaluar edhe në procedurën e përzier penale bashkëkohore, kurse njëkohësisht është edhe maksimë hetimore, si konsekuencë e parimit të oficialitetit, i cili po ashtu ekziston në procedurat penale bashkëkohore të tipit të përzier.

Në kohën e vlefshmërisë së procedurës penale inkuizitore gjendet një sistem i zhvilluar i jashtëzakonshëm i mjeteve juridike, në çka theksi është vënë në kontrollimin e zbatimit të ligjit formal.

4. PROCEDURA PENALE E PËRZIER (BORGJEZO-DEMOKRATIKE)

Në periudhën e iluminizmit është paraqitur një kritikë të ashpër të tipit paraprak të

procedurës inkuizitore. Shumë autorë të njohur, siç kanë qenë Volteri dhe Bekaria, i kanë kritikuar mangësitë e saj nga pozicioni i a.q shkollës të së drejtës natyrore, por edhe nga aspekti psikologjik. Iluministët kanë referuar në përparësitë e procedurës së atëhershme penale në Angli, e ndërtuar sipas tipit akuzator. Për këtë arsye, drejtpërdrejtë pas revolucionit të vitit 1789 në Francë u vënë elementet më të rëndësishme konstruktive të procedurës penale angleze (gjykimi para porotës, të vendosurit për fajin në bazë të parimit të bindjes së lirë të brendshme të gjykatësit). Por, në kohën e sundimit të Napoleonit ato janë ndryshuar dhe plotësuar (D. Krapac, 2000: f.15).

Revolucioni francez borgjez-demokratik nga viti 1789, sjell në ndryshim të formacionit shoqëroro-ekonomik. Vjen deri te liberalizimi i të drejtave dhe lirive politike të qytetarëve si pasqyrë e liberalizmit ekonomik në shoqërinë e porsaformuar kapitaliste. Procedura penale inkuizitore me format e saj të detyrimit klasor dhe mohimi i të drejtave dhe lirive personale të qytetarëve dhe trajtimi i të pandehurit si subjekt në procedurë, nuk i përket borgjezisë liberale në raportet e ndryshuara produktive. Abrogohet procedura penale inkuizitore dhe zëvendësohet me procedurë e re, cila në teori quhet procedura penale e përzier ose borgjezo-demokratike (P. Marina, 1979: f.44-45).

Procedurat penale e shteteve bashkëkohore demokratike evropiane bëjnë pjesë në këtë tip, pra në procedurën penale e përzier, e cila paraqet kombinim i elementeve të të dy procedurave të mëparshme – asaj akuzatore dhe asaj inkuizitore (R. Merle, A. Vitu, 1967: f.73-74; Stefani,G.Levasseur, B.Boulac, 1996: f.71-73; M.L.Rassat, 1995: f.36-40; G.Piquerez, 2000: f.39-43).

Si prototip, pothuaj se i të gjithë kodeve ose ligjeve të procedurës penale të shteteve evropiane është Code d’intruction criminelle (kodi për hetimin penal), i cili ka qenë në fuqi në Francë prej vitit 1808 e deri më 1958, me ndryshime dhe plotësime të caktuara, i cili e ka rregulluar e tërë procedurën penale, e jo vetëm hetimin, ashtu që emërimi nuk korrespondon me përmbajtjen. Për herë të parë në këtë kod vjen në shprehje tipi i përzier i procedurës penale, i cili sot është pranuar pothuaj në të gjithë shtetet kontinentale evropiane, e veçanërisht në Itali, Gjermani, Belgji, Spanjë, ish BRSSSdhe në të gjithë shtetet lindore-evropiane socialiste, ish RSFJ dhe në shtetet që dolën nga ajo,

43

Page 44: Nocioni, historiku, burimet

gjegjësisht Republika e Maqedonisë pas pavarësisë së saj (V. Bayer, 1997: f.20-24; D. Krapac, 2000: f.15-16).

Procedura e përzier paraqet sintezë e dy antitezave, gjegjësisht ka elemente të procedurës penale akuzatore dhe asaj inkuizitore, por modeli i ri nuk paraqet bashkim mekanik i elementeve të njërës dhe procedurës tjetër, por kualitet i ri.

Nga procedura penale akuzatore është marrë ndarja e funksioneve të ndjekjes, mbrojtjes dhe gjykimit, në mes tre subjekteve kryesore, ekzistimi i palëve procedural dhe pozita e tyre e barabartë në kontest si dhe kontradiktoriteti, publiku, dhe drejtpërdrejshmëria në seancën kryesore si dhe parime tjera.

Nga procedura penale inkuizitore është marrë procedura paraprake – hetimi me sekretin dhe jokontradiktoritetin e saj.

Sipas kësaj, procedura penale e përzier i posedon këto karakteristika kryesore:- në të gjithë shtetet evropiane ajo përbëhet nga dy (2) pjesë kryesore: procedura

paraprake (hetimi) dhe seanca kryesore me sjelljen dhe shpalljen e aktgjykimit. Në mes tyre ka edhe pjesë kalimtare – procedura e akuzimit me kontroll eventual të rregullshmërisë së akuzës;

- procedura paraprake kryesisht është e rregulluar sipas yrnekut të hetimit nga procedura penale inkuizitore, vetëm që nuk përdoret tortura. Procedura fillon me iniciativë të organit shtetëror, sipas mënyrës zyrtare, pa marr parasysh se qytetari i dëmtuar e dëshiron atë apo jo. Mirëpo, organi që e jep iniciativën për ngritjen e procedurës penale në shumë shtete nuk është i autorizuar ta zhvillon procedurën. Funksioni i ndjekjes, i cili përbëhet nga të parashtruarit e kërkesës për zbatim të procedurës paraprake dhe përfaqësimi i interesave të ndjekjes në të dhe funksioni i hetimit (të vërtetuarit e fakteve) janë të ndarë dhe u janë besuar organeve të ndryshme shtetërore.

- Funksionin i ndjekjes e kryen prokuror të posaçëm shtetëror ose publik, kurse funksionin i hetimit, parimisht e kryen organ të posaçëm të gjykatës – gjykatësi hetues. Kjo ndarje e funksioneve duhet të siguroj objektivitet të organit që e zbaton procedurën paraprake. Konsiderohet se, nëse faktet i vërteton organ tjetër, e jo ai që e ka dhënë iniciativën për ndjekjen penale, ai do të jetë më objektiv, se sa nëse i vërteton organi i njëjtë i cili ka ngritur procedurën penale.

Mirëpo, në disa shtete që kanë model të përzier të procedurës penale nuk ekzton ndarje të funksioneve, ashtu që i njëjti organ i kryen të dy funksionet – e ndjekjes dhe hetimit (për shembull, prokurori publik).

Ndarja e funksioneve është marr nga procedura penale akuzatore, kurse elementet tjera të procedurës paraprake janë marr nga procedura penale inkuizitore. Ashtu, ajo është e fshehtë – në të nuk mund të marrin pjesë jo vetëm qytetarëve të painteresuar, por as edhe të gjithë subjektet, të cilët për ndryshe marrin pjesë gjatë ndërmarrjes së veprimeve të caktuara procedurale. Ashtu për shembull, në disa shtete në marrjen në pyetje të pandehurin nuk mund të marrin pjesë as mbrojtësi e as prokurori publik; në marrjen në pyetje të dëshmitarëve nuk mund të marrin pjesë as i pandehuri e as paditësi etj.

Procedura paraprake është në formë të shkruar – për çdo veprim i ndërmarr procedural përpilohet procesverbal; ajo është jo kontradiktore. E drejta e mbrojtjes e të pandehurit në shtete të ndryshme evropiane në nivel të ndryshëm është e kufizuar –

44

Page 45: Nocioni, historiku, burimet

veçanërisht e drejta e këqyrjes së shkresave dhe e drejta e kontaktit me mbrojtësin, kurse ai kufizim është bërë me qëllim të pengohet keqpërdorimi i të drejtës së mbrojtjes.

Por në procedurën paraprake, qëllimi i së cilës është të merret vendim se a mund të akuzohet një person në një rast konkret për vepër të caktuar penale ose procedura të ndërpritet dhe të përgatitet material për gjykim në seancën kryesore, nëse mund të arrijmë deri te ai, atëherë të pandehurit duhet ti mundësohet ta paraqet mbrojtjen e vet që të vlerësohet vlera e provave të paditësit.

Pasi që të përfundon procedura paraprake, lënda vjen në ndërstadium, në të cilin në bazë të materialit i grumbulluar në procedurën paraprake (hetimi), merret vendim se a do të ngrihet akuzë kundër të pandehurit, dhe se a do ti dorëzohet gjykatës ose a do të ndërpritet procedura.

Nëse ngrihet akuzë, atëherë vijon faza e dytë – seanca kryesore. Nëse në procedurën penale mbisundojnë elementet e procedurës penale inkuizitore, atëherë në seancën kryesore vijnë në shprehje elementet edhe të njërës edhe të tjetrës, veçanërisht të procedurës penale akuzatore.

Si element i parë i akuzues të seancës kryesore është ai që gjykatësi sjell aktgjykim në bazë të diskutimit të zhvilluar (seanca kryesore), gjegjësisht në bazë të procedurës kontradiktore, në të cilën përveç gjykatësit marrin pjesë edhe dy palë të barabarta (e jo në bazë të rezultateve nga procedura paraprake siç ishte rasti në procedurën penale inkuizitore). Edhe të dy palët në seancën kryesore i përfaqësojnë tezat dhe qëndrimet e veta dhe propozojnë prova për mbështetjen e tyre, i hedhin poshtë akuzat e palës së kundërt, deklarohen për vlerën e provave të parashtruara. I pandehuri ka mundësi të pakufizuara procedurale të mbrojtjes. Më pas, në seancën kryesore janë të përfaqësuara parimet e publikut, gojor dhe vlerësimi i drejtpërdrejtë i provave, me vlerë të njëjtë si dhe në procedurën penale akuzatore.

Mirëpo, edhe pse seanca kryesore është marr nga procedura penale akuzatore, prap së prapë në procedurën penale të përzier ndaj organizimit të saj ndikojnë edhe idetë të ndërmarra nga procedura penale inkuizitore. Elementi më i rëndësishëm inkuizicuez vjen në shprehje në pozitën e gjykatësit në seancën kryesore (veçanërisht të kryetarit të këshillit gjyqësor). Për derisa në procedurën penale akuzatore tërë iniciativën e ndërmarrjes së veprimeve procedurale dhe të dëshmimit e kanë palët, kurse gjykata ka intervenuar vetëm për shkak të mbajtjes së disiplinës së seancës kryesore, gjegjësisht ka qenë pasiv, në procedurën penale e përzier gjykatësi ka rol aktiv, veçanërisht në dëshmimin. Ai ka për detyrë ta vërteton gjendjen faktike, kurse propozimet provuese i ndihmojnë në në të; por ai mund të parashtroj prova në vet iniciativë, të cilët nuk i kanë parashtruar palët, në çka është i lirë. Nga ana tjetër, pikë së pari gjykatësi e merr në pyetje të pandehurin, dëshmitarët dhe ekspertët, e që më pas me lejen e tij palët mund tu parashtrojnë pyetje. Parimi që gjykatësi në seancën kryesore ta hulumtoj të vërtetën për faktet ndaj të cilëve do ta mbështesë aktgjykimin e vet, në teori quhet maksimë hetuese ose inkuizitore, e ndërmarr nga procedura inkuizitore (V. Bayer, 1997: f.23).

Element i mëtutjeshëm i seancës kryesor i ndërmarr nga procedura inkuizitore është e drejta e gjykatësit, e paditësit dhe mbrojtësit që ta marrin në pyetje të pandehurin, edhe pse në procedurën penale e përzier i pandehuri nuk është i obliguar të përgjigjet në pyetjet e tyre.

Siç shihet, në seancën kryesore gërshetohen elemente të procedurës penale akuzatore dhe asaj inkuizitore, me çka seanca kryesore ka rëndësi dominonte në

45

Page 46: Nocioni, historiku, burimet

procedurën penale e përzier. Duke e pas parasysh vlerësimin i drejtpërdrejtë të provave, ende më tepër vjen në shprehje rëndësia e seancës kryesore, për arsye se në atë mënyrë eliminohet ndikimi i shkresës së hetimit ndaj sjelljes së aktgjykimit.

Në procedurën penale e përzier është vënë porota, gjegjësisht elementi laik (por jo ashtu siç ka qenë në Romë). Vënien e porotës tërheq edhe braktisjen e teorisë legale provuese dhe vënia e teorisë së vlerësimit të lirë të provave.

Nëse e krahasojmë me modelin paraprak – procedurën penale inkuizitore, procedura penale e përzier me format e veta demokratike të veprimit paraqet hap i rëndësishëm progresiv në zhvillimin e procedurës penale.

5. E DREJTA E PROCEDURËS PENALE NË RSF TË JUGOSLLAVISË

1. Në kohën e LNÇ në territoret që kanë qenë në kontrollin e njësive partizane pushtetin gjyqësor e kanë marr organet ushtarake të atyre njësive, kurse prej vitit 1942 edhe organet nacional-çlirimtare. Rregullat e pakta të pushtetit të ri në fillim ka të bëjë me organizimin e gjykatave ushtarake dhe me të drejtën penale materiale (përcaktimi i veprave penale dhe dënimeve). Gjykimet kanë qenë të udhëhequra nga parimi i ligjshmërisë revolucionare, i cili si kriteri kryesor ka imponuar marrje të interesave të luftës nacional-çlirimtare.

Njëra nga aktet më të rëndësishme normative nga lëmia e judikaturës gjatë LNÇ është Dekreti për gjykatat ushtarake nga 24 maj 1944, pjesa e tretë i të cilit e rregullon procedurën penale dhe ajo paraqet akt i parë nënligjor. Domethënë, Dekreti përmban sistem dispozitash me karakter penal-procedural, edhe pse është jo i plotë. Procedura sipas Dekretit përbëhet nga dy pjesë: nga hetimi, i cili mbaron me ngritjen e akuzës ose me ndërprerjen e procedurës, dhe nga seanca kryesore. Hetimin e zhvillon organ të posaçëm – hetuesi gjyqësor, i cili ka ekzistuar në kuadër të çdo gjykate ushtarake, e i cili një herë ka qenë edhe prokuror. Ai ka vendosur për mbajtjen e të pandehurit në paraburgim dhe në burg hetues, si dhe për ndërprerjen e hetimit në marrëveshje me kryetarin e gjykatës. Pasi që ta ketë kryer hetimin, hetuesi ka përpiluar aktakuzë dhe e ka përfaqësuar para gjykatës. Në raste të tilla hetuesi e ka kryer funksionin e prokurorit ushtarak. Nga ky koncentrim i funksioneve vërehen edhe përzierje të procedurës inkuizitore.

Seanca kryesore ka filluar me leximin e aktakuzës, e më pas është marr në pyetje i pandehuri dhe dëshmitarët, dhe sipas nevojës janë parashtruar edhe prova tjera. Dekreti nuk përmban dispozita për mjetet e rregullta juridike. Mirëpo, deri në ekzekutimin e dënimit kapital – dënimet me vdekje ka ardhur pasi të është marr leje nga Gjykata e lartë ushtarake (P. Marina, 1979: f.52-53).

Nga formimi i gjykatave pas Ligjit për rregullimin e gjykatave nacional-çlirimtare nga 26 gusht 1945, në procedurat penale filluan të zbatohen rregullat juridike të Ligjit për procedurën penale të Mbretërisë Jugosllave, i miratuar më 16 shkurt 1929, i cili ka hy në fuqi në tërë territorin e Jugosllavisë më 1 janar 1930. procedura e posa formuar nga viti 1929 ka qenë e tipit të përzier kryesisht sipas yrnekut të Kodit austriak të vitit 1873. procedura është bazuar në parimin e akuzimit dhe çdo herë ngrihet

46

Page 47: Nocioni, historiku, burimet

me kërkesë të paditësit të autorizuar (publik, privat ose subsidiar) para gjykatës e cila është përbërë nga gjykata profesionale. Nuk është paraparë pjesëmarrje të qytetarëve në përbërjen e gjykatës. I pandehuri ka pas të drejta të zgjeruara të mbrojtjes formale në çdo stadium të procedurës. Procedura paraprake është zhvilluar në dy stadiume: vëzhgimi, në të cilin në mënyrë sumare policia ka grumbulluar informata të nevojshme për prokurorin shtetëror; dhe hetimi, si vazhdim i vëzhgimit, që e la zhvilluar gjykatësi hetues për vepra më të rënda. Ka qenë i braktisur vlerësimi legal i provave, kurse është vënë bindja e lirë gjyqësore. Kodi detaisht e ka rregulluar procedurën para gjykatës së qarkut, kurse ka paraparë edhe dispozita diferenciale për procedurën sumare para gjykatësit individ. Ka ekzistuar sistem i zhvilluar mjetesh juridike, i cili ka qenë tepër i komplikuar.

Në seancën kryesore, si pjesë e dytë procedurës kanë qenë të përfaqësuar parimet e publikut, mënyrës gojore, drejtpërdrejtshmërisë dhe parimi i të vërtetës materiale. Janë vënë garanca më të forta për të pandehurin dhe për liritë e qytetarëve. Me parimet e veta LPP të vitit 1929 paraqet vepër legjislative progresive, e cila ka qenë në harmoni me reformën më e zbatuar të së drejtës penale materiale dhe me reformën gjyqësore.

2. Ligji i parë i procedurës penale i Jugosllavisë së re është miratuar më 12 tetor të vitit 1948. ai paraqet sistem i procedurës penale, nën ndikim të fuqishëm të procedurës penale sovjetike, me elemente të fuqishme të procedurës inkuizitore, vënia e së cilës është arsyetuar me nevojën e luftës efikase kundër elementeve kundër revolucionare. Ai ndërpret çdo lidhje me Ligjin i vitit 1929 dhe del një tip krejtësisht i ri i procedurës penale, në të cilin mbrojtja e fitimeve revolucionare i ka paraprirë mbrojtjes së të drejtave individuale qytetare. Karakteristika kryesore të këtij ligji janë:

- procedurën penale e ka ngritur dhe e ka zhvilluar prokurori publik, kurse të gjithë hetuesit kanë qenë nën mbikëqyrjen e tij;

- është prezent parimi i oportunitetit në ngritjen e ndjekjes penale – prokurori publik lirisht ka vendosur se a do ta merr ndjekjen;

- nuk ekziston padi subsidiare si kolektiv i aktivitetit të tij;- procedura penale nuk është e palës: prokurori publik vet e ka zbatuar procedurën

paraprake, ka ndikim të madh ndaj gjykatës dhe autorizime tjera që i takojnë si një organ shtetëror, e jo si palë procedurale;

- të drejtat e të pandehurit janë reduktuar: mbrojtja me mbrojtës është e mundshme vetëm në pjesën e procedurës e cila zbatohet para gjykatësit, i pandehuri nuk ka të drejtë në kundërshtim kundër akuzës së prokurorit publik, kohëzgjatja e burgut hetues nuk është i kufizuar;

- kompetencën vendore të gjykatave e ka caktuar prokurori publik, përsëritje të procedurës penale nuk mund të kërkon i pandehuri, por vetëm prokurori i autorizuar publik etj.

3. Pas 4 viteve gjendja esencialisht ka ndryshuar. Më 10 shtatorë 1953 është sjell Kodi i procedurës penale, i ri dhe më liberal, i cili hyri në fuqi më 1 janar të vitit 1954. procedura penale është rregulluar në mënyrë të njëjtë siç ishte me Kodin i vitit 1929 , me modifikime të nevojshme të diktuara nga rregullimi i ri shoqëror. Ai Ligj gjatë validitetit të tij është përkryer me shumë ndryshime dhe plotësime (1957, 1959, 1965, 1970 dhe 1973), nga të cilët më të rëndësishmet janë kryer në vitin 1967 kur hetimi plotësisht është marr nga kompetencat e organeve të punëve të brendshme dhe është transformuar në veprimtari e pastër gjyqësore. Janë paraparë kushte të rrepta për

47

Page 48: Nocioni, historiku, burimet

hapjen e saj, është zgjeruar e drejta e mbrojtjes së të pandehurit dhe janë vënë elemente të rëndësishme të kontradiktoritetit dhe të palës së publikut në procedurën paraprake penale, janë ashpërsuar kushtet për caktimin e paraburgimit dhe është shkurtuar koha e zgjatjes së tij para parashtrimit të akuzës.

Kodi i vitit 1953 është përcaktuar në parim për procedurën penale bashkëkohore të tipit modern, në të cilën prokurori publik ka pozitë të palës procedurale e obliguar që në emër të shtetit të kryen ndjekje penale, pa asnjë mundësi që vet drejtpërdrejtë ta zhvillon procedurën dhe të ndikoj në epilogun e saj. Pushteti i udhëheqjes dhe të sjelljes së vendimit në procedurë janë kompetenca të gjykatësit. Sërish është vënë padia subsidiare, si formë e kontrollit efikas në punën e prokurorit publik. Dukshëm është përmirësuar pozita e të pandehurit dhe të drejtat e tij vazhdimisht zgjerohen: mund të ketë mbrojtës në çdo stadium të procedurës, mund të paraqet kundërshtim kundër akuzës, i cili shkakton kontroll gjyqësor të asaj aktakuze dhe e mbron të pandehurin nga akuza e pabazë; shkaqet për përcaktimin e paraburgimit janë përcaktuar në mënyrë precize, kurse kohëzgjatja e tij në procedurën penale është e kufizuar dhe është në kontroll të vazhdueshëm gjyqësor; për gjykim të pa arsyetueshëm dhe privim i pabazë nga liria, të pandehurit i takon dëmshpërblim etj.

Pas Kushtetutës së RSFJ të vitit 1974 është miratuar Ligji i procedurës penale më 24 dhjetor të vitit 1976, i cili hyri në fuqi më 1 qershor të vitit 1977. ligji ishte formalisht i ri, kurse në thelb ishte pak i ndryshuar nga Kodi i atëhershëm i procedurës penale të vitit 1953, parimet dhe institutet e të cilit mbetën të pandryshuara. Në ndryshime të caktuara në legjislacionin e procedurës penale duhet të vij për shkak të nevojës që dispozitat e Kodit të atëhershëm të harmonizohen me rregullim i ri kushtetues. Në vend të ligjit për ndryshim dhe plotësim është miratuar ligj i ri, me arsyetim se për shkak të zgjidhjeve të reja kushtetuese për bartje të një pjese nga maetira procedurale në kompetenca të organeve republikane ligjdhënëse (rregullimi i kompetencës reale të gjykatave), është e pa mundshme të mbahet kod, i cili nënkupton vëllim i plotë i kodifikimit të së drejtës së procedurës penale. Në raport me Kodin të vitit 1953, ndryshimet e bëra kanë të bëjnë në radhë të parë në organizimin e gjykatave, i cili pas decentralizimit të përgjithshëm të shtetit federal nuk mundej më të rregullohej me ligje federale.

Përveç kësaj, mundësia është e shfrytëzuar që të përmirësohet dhe të modifikohen dispozita të caktuara të legjislacionit që ka qenë valid në atë kohë, në radhë të parë me qëllim të shpejtimit dhe arritjes së shkallës më të madhe të efikasitetit të procedurës dhe përforcimi i disiplinës procedurale. Përveç tjerash, është vënë mundësia që akuza përveç pas kundërshtimit, para plotfuqishmërisë të ekzaminohet edhe në mënyrë zyrtare gjykatësi dhe mjet i ri i jashtëzakonshëm: kërkesë për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të prerë. Ligji më pas është i ndryshuar dhe i plotësuar, në vitin 1985 kur është hapur mundësia që në kushte të caktuara të lejohet ekzekutimi i aktgjykimeve penale të palëve (M. Grubaç, 1995: f.49-51).

6. E DREJTA E PROCEDURËS PENALE E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

48

Page 49: Nocioni, historiku, burimet

Pas pavarësimit dhe pas njohjes së Republikës së Maqedonisë mbetën në fuqë disa dispozita nga ish Jugosllavia, në mes të cilëve edhe ato që kanë të bëjnë me legjislacionin penal. Domethënë, pas miratimit të kushtetutave të shteteve të reja, trashëgimtare të ish Jugosllavisë, vazhdoj kontinuiteti i brendshëm juridik sipas rregullimit të brendshëm të ish Jugosllavisë (N. Matovski, 1994: f.315).

Në këtë kuptim, në pajtim me n.5 p.1 të Ligjit kushtetues për zbatimin e kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, Ligji i atëhershëm federal për procedurën penale (Gazeta Zyrtare e RSFJ nr.4/77, 74/84, 14/85, 74/87, 57/89 dhe 3/90) ishte marr si ligj republikan në vitin 1991 (Gazeta zyrtare e RM nr.53, 22 nëntor 1991).

Shpesh herë shtetet trashëgimtare janë via facti të detyruara ta mbajnë kontinuitetin e brendshëm juridik me të parit e tyre.

Shteti ynë 4 pas pavarësisë, më korrik të vitit 1995 Ministria e drejtësisë e ofroj Draftin për miratimin e ligjit për procedurën penale, i përgatitur nga komisioni profesional dhe nga ekipi profesional, në përbërjen profesionale e të cilit bënë pjesë edhe kuadër të judikaturës dhe universitar. Në pyetje ishin ndryshime urgjente, si fazë e parë e reformës e së drejtës së procedurës penale maqedonase, qëllimet kryesore e së cilëve janë harmonizimi i Ligjit të atëhershëm i procedurës penale me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, me aktet më të rëndësishme ndërkombëtare që i tanojnë të drejtat e njeriut – me Konventën evropiane për mbrojtjen e të drejtat e njeriut dhe lirit themelore, me Paktin ndërkombëtar për të drejtat qytetare dhe politike si dhe me jurisprudencën e Komisionit evropian dhe Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg dhe Komitetin e të drejtave të njeriut të Kombeve të bashkuara.

Projekt-ligji ishte lëndë i ekspertizës së Këshillit të Evropës, ekspertët e të cilëve mbajtën disa takime me anëtarët e Komisionit, me qëllim që teksti i tërësishëm tu afrohet standardeve të përbashkëta evropiane.

Ky Draft përjetoj finalizimin e vet në seancën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë e mbajtur më 26 mars 1997, kur Parlamenti ynë e miratoi Ligjin e parë maqedonas të procedurës penale (Gazeta zyrtare e RM-së nr.15, 3 prill 1997).

Në tërësi duhet ndjekur fazën e dytë e reformës së legjislacionit penal maqedonas (përveç Ligjit për procedurën penale, Kodit penal dhe Ligjit për përmbarimin e sanksioneve penale) e a.q reforma bazë, afati i zbatimit në shtetet e civilizuara evropiane i së cilës zakonisht i tejkalon dy përbërjet parlamentare, gjegjësisht 8 vjet. Gjatë kësaj periudhe duhet shqyrtuar procedura penale në përgjithësi, veçanërisht struktura e saj, modeli, parimet themelore, pjesëmarrja e subjekteve në procedurë etj.

Në ndërkohë, me iniciativë të Ministrisë së drejtësisë, Komisioni profesional dhe grupi ekspertësh përpunuan Propozimin për miratimin e ligjit për ndryshime të Ligjit për procedurën penale në korrik të vitit 1999, tekst prej 110 dispozitave ligjore. Me këtë ligj propozohen ndryshime urgjente dhe precizim të dispozitave për paraburgimin dhe kohëzgjatjen për shkak të pajtimit me Amendamenti III të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, zgjidhje të reja që kanë të bëjnë me marrjen e përkohshme të sendeve që mund të shërbejnë si provë në procedurën penale, veçanërisht marrja e drogës, plotësimi i dispozitave për mjetet e jashtëzakonshme juridike, për dërgimin e letrave gjyqësore, vënia e dispozitave të reja për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut, për veprimin policor në procedurën parapenale si reaksion i formave të reja të kriminalitetit me elementet e organizimit dhe lidhshmërisë ndërkombëtare.

49

Page 50: Nocioni, historiku, burimet

Mirëpo, ky propozim i ri për ndryshime dhe plotësime të LPP ende nuk ka hy në procedurë parlamentare.

Është e nevojshme të shënohet se, gjatë nivelimit të Ligjit për procedurën penale (nga viti 1953) dhe Ligjit për procedurën penale (nga viti 1976) të ish RSFJ, është vepruar si tepër shpejt pa ndonjë studim bazë të zbatimit praktik të zgjidhjeve normative, gjegjësisht pa hulumtime të zbatuara paraprake empirike dhe shkencore. Tani ekziston mundësia që në reformë bazë të aderohet vetëm me plotësimin e kushteve të këtilla paraprake, që do të paraqesin kthim i rëndësishëm në kuptimin pozitiv.

Në vitet e fundit të ish Jugosllavisë ishin prezente tendencat për qasje ne revizion më bazë i Ligjit për procedurën penale, gjegjësisht në reformë të së drejtës së procedurës penale (J. Buturoviç, 1988: f.51 dhe 1989: f.97), me qëllim që të eliminohen pasojat nga ndryshimet e shpeshta të paarsyeshme parciale, për arsye se LPP si burim kryesor i së drejtës së procedurës penale duhet të paraqes materia relative stabile (N. Matovski, 1989: f.10).

Edhe në plan komparativ reforma të tërësishme mund të gjenden shumë rrallë (përjashtim janë ligjet e procedurës penale të Portugalisë, dhe të Italisë nga viti 1987, gjegjësisht 1989). Me të shpeshta janë ndryshimet parciale që zbatohen nga rasti në rast ose në kornizat e reformës më të gjerë që zbatohet me hapa të vogla (për shembull, në Gjermani) dhe e cila do të ishte e pranuar edhe për ne.

Procedura penale e Republikës së Maqedonisë është procedurë e tipit të përzier, si dhe procedurat shteteve evropiane kontinentale, të cilët njohin tre forma kryesore: procedura e rregullt penale, procedura e shkurtër ose sumare penale dhe procedura penale ndaj të miturve. Procedura e rregullt penale kalon nëpër disa stadiume: procedura paraprake, akuzimi me kontroll eventual të të pandehurit, seanca kryesore, procedura pas mjeteve juridike (dhe dërgimi i procedurës për shkak të ekzekutimit).

Burime kryesore të së drejtës së procedurës penale janë Kushtetua e Republikës së Maqedonisë (1991) dhe Ligji i procedurës penale (2005), kurse sekondare: Ligji për gjykatat (2006), Ligji i këshillit gjyqësor republikan (2003), Ligji për prokurorinë publike (2005), Ligji për avokaturën (1992) dhe Ligji për punë të brendshme (2006).

Parime themelore, në të cilët bazohet procedura jonë janë: parimi akuzator, oficialiteti, legaliteti, legjitimiteti, parimi i drejtpërdrejtë, parimi gojor, publiciteti, parimi kontradiktor, parimi i kërkimit të së vërtetës dhe parimi i procedurës së drejtë.

Si fakte provuese që shërbejnë si burim i njohurive për përcaktimin e fakteve janë: dëshmitari, eksperti, këqyrja, pranimi dhe provat materiale; kurse si masa për sigurimin e pjesëmarrjes së personave: ftesa, sjellja, premtimi i të pandehurit se nuk do ta lëshon vendin e qëndrimit, garancia dhe paraburgimi.

Funksionin e gjykimit e kryejnë gjykata themelore (27), gjykata e apelit (4) me seli në Shkup, Manastir, Shtip dhe në Gostivar, dhe Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë; funksionin e akuzimiz e kryejnë ajo themelor (22), ajo e lartë (3) dhe prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë; kurse funksionin e mbrojtjes e kryejnë avokatët të bashkuar në Dhomë të avokatëve të Republikës së Maqedonisë.

Ligji njeh një sistem të zhvilluar të mjeteve juridike, edhe atë tre lloje të mjeteve të rregullta: ankesa e aktgjykimit të shkallës së parë, ankesë e aktgjykimit të shkallës së dytë dhe ankesë e vendimit, dhe katër lloje të mjeteve të jashtëzakonshme: përsëritja e procedurës, zbutja e jashtëzakonshme e dënimit, kërkesa për mbrojtjes së ligjshmërisë dhe kërkesa për rishqyrtim i jashtëzakonshëm i aktgjëimit të plotfuqishëm.

50

Page 51: Nocioni, historiku, burimet

Kushtetua si akt më i lartë i shtetit modern të organizuar, në pjesën që ka të bëj me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut përfshin të drejta dhe garanca të caktuara nga lëmia e procedurës penale, që duhej më detalisht të rregullohen me ligj. Pas miratimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë në nëntor të vitit 1991, shihet se më shumë dispozita me të cilat rregullohen ato të drejta dhe garanca të përfshira me Ligjin federal i procedurës penale, që me Ligjin kushtetues për zbatimin e Kushtetutës u ndërmor si rregull republikane, nuk ishin në pajtim me aktin më i lartë juridik. Mënyra e vetme për zgjidhjen e tyre dhe mënjanimin i pasojave të funksionimit normal të rregullimit juridik kanë qenë vendimet e Gjykatës kushtetuese dhe qëndrimet e ndërmarra parimore të Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë.

Në pajtim me rregullat e përgjithshme të rregullimit juridik për harmonizim të ligjit me kushtetutën (n.51 të Kushtetutës së RM) u imponua si e domosdoshme nevoja për harmonizimin e Ligjit të procedurës penale me Kushtetutën, që ishte edhe detyra e parë e Komisionit dhe grupit ekspertësh për përpunimin e tekstit të ri të LPP.

51

Page 52: Nocioni, historiku, burimet

KREU IV

BURIMET E SË DREJTËS SË PROCEDURËS PENALE

Burimi i së drejtës në kuptimin formal është akt i përgjithshëm juridik, gjegjësisht akt i cili përmban normë e përgjithshme juridike, në bazë të secilës formohen, gjegjësisht rrjedhin akte të caktuara juridike, të cilët krijojnë norma të caktuara juridike (Enciklopedia juridike I, 1989: f.543).

Burim i së drejtës në përgjithësi janë rregullat e përgjithshme detyruese të sjelljes, të cilët vlejnë për të gjithë situatat dhe janë të parapara në norma të caktuara, gjegjësisht dispozitë, kurse ato janë dispozitat kushtetuese dhe ligjore të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Duke e pas parasysh ndërlikueshmërinë e rregullimit juridik dhe raportet shoqërore që ai i rregullon, është e pa mundshme që një akt i vetëm legjislativ të jetë burim i vetëm i së drejtës. Për këtë arsye si burim i së drejtës së procedurës penale nuk paraqitet vetëm një ligj, por më shumë dispozita ligjore, të cilët nuk kanë rëndësi të njëjtë, dhe sipas kësaj ndahen në burime kryesore dhe dytësore të së drejtës së procedurës penale.

Miratimi i ligjeve me të cilët rregullohet procedura penale, organizimi i organeve të procedurës penale dhe avokaturës janë nën kompetencat e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë (n.68 të Kushtetutës së RM).

1. DISPOZITAT KUSHTETUESE DHE LIGJORE

Dispozitat kushtetuese dhe ligjore paraqesin kategori primare të burimeve të së drejtës së procedurës penale, të cilët sipas rëndësisë së vet ndahen në burime kryesore dhe dytësore të së drejtës së brendshme të procedurës penale.

A. BURIMET KRYESORE të së drejtës së brendshme të procedurës penale janë:

1. KUSHTETUTA e shtetit, respektivisht KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË nga 17 nëntor 1991.

Kushtetuta ka tretman të burimit kryesor të së drejtës së procedurës penale, për arsye se përfshin një numër të madh të dispozitave të cilët direkt apo indirekt kanë të bëjnë me lëmin e procedurës penale dhe me rregullimin e organeve që marrin pjesë në atë procedurë. Këto norma hyjnë në kushtetutë për shkak të rëndësisë së tyre politike. Në bazë të këtyre dispozitave kushtetuese ligjet sjellin dispozita më të afërta për materien që ka të bëjnë ato rregulla (V. Bayer, 1966: f.62).

52

Page 53: Nocioni, historiku, burimet

Në pjesën e dytë të Kushtetutës të RM-së, që ka të bëj me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit, gjegjësisht në pikën 1 me titull: LIRITË DHE TË DREJTAT QYTETARE DHE POLITIKE, janë të përfshirë dispozita të cilët direkt kanë të bëjnë me të drejtën e procedurës penale.

Ashtu, në kushtetutë është paraparë:- se jeta e njeriut është e pacenueshme, se në RM-së nuk mund të shqiptohet

dënimi me vdekje (n.10);- ndalohet çdo formë e mundimit, çdo sjellje dhe ndëshkimi jo njerëzor dhe

nënçmues;- liria e njeriut është e pacënueshme (n.12 p.1) dhë në atë kuptim askujt nuk

mund ti kufizohet liria përveç me vendi të gjykatës dhe në rast dhe procedurë e vërtetuar me ligj (p.2);

- personi i ftuar, i arrestuar ose i privuar nga liria, patjetër të njoftohet me shkaqet e ftesën, arrestimin ose me privimin nga liria e tij si dhe me të drejtat e tij të caktuara me ligj dhe nga ai nuk mund të kërkohet deklaratë. Personi ka të drejtë në mbrojtës në procedurë policore dhe gjyqësore (p.3);

- personi i privuar nga liria duhet menjëherë, e më vonë në afat prej 24 orëve nga momenti i privimit nga liria të nxirret para gjyqit, i cili pa anulim do të vendos për ligjshmërinë e privimit nga liria (p.4);

- paraburgimi me vendim të gjyqit mund të zgjatë më së shumti 90 ditënga dita e paraburgimit (p.5) – i ndryshuar me Amandamentin III, sipas të cilit më së shumti mund të zgjasë 180 ditë;

- personi i paraburgosur mundet që nën kushte të caktuara me ligj të lëshohet të mbrohet në liri (p.6);

- personi i pandehur për vepër penale do të llogaritet si i pafajshëm për derisa faj i tij nuk vërtetohet me aktgjykim të plotfuqishëm (n.13 p.1) – ajo është prezumimi i pafajësisë së të pandehurit;

- personi i privuar në mënyrë jo ligjore nga liria, i arrestuar ose i dënuar në mënyrë jo ligjore, ka të drejtë në dëmshpërblim dhe të drejta tjera të vërtetuara me ligj (n.13 p.2);

- askush nuk mund të gjykohet përsëri për vepër për të cilën ka qenë më i gjykuar dhe për të cilën është sjell aktgjykim i plotfuqishëm (n.14 p.2);

- garantohet e drejta në ankesë kundër akteve të caktuara juridike të sjellura në procedurë në shkallë të parë para gjyqit (n.15);

- garantohet liria dhe fshehtësia e letrave dhe e të gjithë formave tjera të OPSHTEWE (n.17 p.1);

- vetëm me vendim të gjykatës mund të bëhen përjashtime nga parimi i pacenueshmërisë së fshehtësisë së letrave nëse ajo është e domosdoshme për zhvillimin i procedurës penale ose nëse atë e kërkojnë interesat e mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë (p.2) si dhe dispozita tjera të kushtetutës.

2. LIGJI I PROCEDURËS PENALE I RM-së (Gazeta zyrtare e RM-së nr.15, 3 pril 1997) i cili paraqet ligjin i parë maqedonas të procedurës penale.

Ligjin ynë i parë maqedonas të procedurës penale e normon në mënyrë sistemime pothuaj e tërë lëmin e së drejtës së procedurës penale dhe sipas kësaj e përfshin pjesën më të madhe të asaj të drejte. Ligji njeh tre forma kryesore të procedurës penale:

53

Page 54: Nocioni, historiku, burimet

procedura e rregullt penale, procedura e shkurtër penale dhe procedura penale ndaj të miturve. Normat ligjore i rregullojnë të gjithë institutet procedurale, parimet themelore, mjetet provuese, subjektet, objektet e PP, stadet e PP, mjetet juridike, gjegjësisht tërë sistemin e së drejtës së procedurës penale.

3. LIGJI PËR GJYKATAT (Gazeta zyrtare e RM-së nr.36/95, 45/95).Ky ligj bën pjesë në burimet kryesore të së DPP, për arsye se i përcakton

parimet themelore të pushtetit gjyqësor, të cilin e kryen Gjykata supreme e RM-së, gjykatat e apelit dhe gjykata themelore, gjegjësisht përcakton kompetencën dhe organizimin e gjykatave, zgjedhja dhe shkarkimi i gjykatave dhe porotës, të drejtat, obligimet dhe imuniteti i tyre, administrata e judikaturës, administrata gjyqësore, sekretari, këshilltarët e pavarur gjyqësor, këshilltarët gjyqësor, bashkëpunëtorët profesional, praktikantët, policia gjyqësore etj. Në dispozitat e përgjithshme Ligji i parasheh parimet themelore në punën e gjykatave: parimi i ligjshmërisë, barazia e palëve, parimi i drejtë, publiciteti, parimi i kontradiktës, parimi i shkallës së dytë, parimi foljor, parimi gojor, parimi i drejtpërdrejtë, e drejta në mbrojtje, vlerësimi i lirë i provave, vërtetimi i të vërtetës materiale dhe parimi i ekonomisë së procedurës.

4. LIGJI PËR KËSHILLIN REPUBLIKAN GJYQËSOR (Gazeta zyrtare e RM-së nr. 80/92).

Këshilli republikan gjyqësor është organ i ri në sistemin tonë. Ligji e përcakton organizimin e tij, ai si organ propozon zgjedhje të gjykatësve, bën shkarkimin e tyre, propozon numër të caktuar të gjykatësve për zgjedhje në Gjykatën kushtetuese të RM-së.

5. KODI PENAL I RM-së (Gazeta zyrtare e RM-së nr.37/96).Edhe pse Kodi penal në mënyrë sistematike e normon pjesën më e madhe e së

drejtës sonë materiale penale, ai përfshin disa dispozita me karakter procedural-juridik, si për shembull, dispozitat që përcaktojnë se për cilat vepra kryesit do të ndiqen me propozim, padi private, gjegjësisht me pëlqim. Duke e marr parasysh atë se Ligji i procedurës penale gjallë bën zbatimin e së drejtës penale materiale, njohja e kodit penal imponohet si e domosdoshme për ti kuptuar normat e Ligjit të procedurës penale dhe duke e pas parasysh faktin që kompetencën e gjykatave dhe prokurorëve publik parimisht është e përcaktuar sipas dënimit të i paraparë për veprën penale në Kodin penal.

B. BURIME SEKONDARE të së drejtës së procedurës penale i llogarisim ato që rregullojnë disa lëmi tjera të raporteve shoqërore, por përfshin edhe dispozita me karakter procedural-juridik.

1. LIGJI PËR PROKURORINË PUBLIKE (Gazeta zyrtare e RM-së nr.80/92, 19/93, 9/94, 9/96, ).

Duke e pas parasysh atë se prokurori publik kryen njërën nga tre funksionet themelore të procedurës penale – funksionin i ndjekjes, dispozitat e këtij ligji kanë karakter të burimit të së DPP. Vet ligji bën definimin e prokurorisë si organ i vetëm dhe i pavarur shtetëror që i ndjek kryesit e veprave penale të përcaktuara me ligj, parimet mbi të cilët është vënë (centralizmi dhe hierarkia subordinare), organizimi dhe kompetenca,

54

Page 55: Nocioni, historiku, burimet

imuniteti, të drejtat dhe obligimet e prokurorëve publik dhe zëvendësve të tyre, bashkëpunëtorët profesional etj.

2. LIGJI PËR AVOKATURËN (Gazeta zyrtare e RM-së nr.80/92). Avokatura në ligj është definuar si shërbim i mëvetësishëm dhe i pavarur

publik që siguron ndihmë juridike dhe kryen autorizime publike në pajtim me ligjin. Sipas kësaj, në procedurën penale avokatët e kryejnë funksionin e mbrojtjes, si një nga funksionet themelore, kurse ligji i përcakton kushtet për kryerjen e veprimtarisë së avokatit, të drejtat dhe obligimet e avokatëve dhe përgjegjësia e tyre, si dhe mënyra e organizimit të tyre.

3. LIGJI PËR PUNËT E BRENDSHME (Gazeta zyrtare e RM-së nr.19/95)Ky ligj përveç asaj që e përcakton organizimin dhe autorizimet e këtyre

organeve, përfshin edhe dispozita procedurale-juridike, veçanërisht në autorizimet e tyre në procedurën parapenale dhe paraprake; detyrën ti zbulojnë gjurmët, lëndët që mund të shërbejnë si provë, të grumbullojnë informata dhe ta informojnë prokuron publik për veprat e kryera penale. Edhe pse janë subjekt dytësor në procedurën penale, organet e punëve të brendshme me teknikën e vet kriminalistike japin kontribut të rëndësishëm në zbulimin e veprave penale dhe të kryesve të tyre.

2. MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE

Marrëveshjet ndërkombëtare paraqesin kategorinë e dytë e burimeve të së drejtës së procedurës penale.

Marrëveshjet ndërkombëtare mund të jenë burime direkte dhe indirekte të së drejtës së procedurës penale.

Marrëveshjet bilaterale ndërkombëtare mund të jenë burim direkt të procedurës penale, gjegjësisht drejtpërdrejtë të zbatohen në praktikë. Në kreun XXX dhe XXXI, LPP parasheh zbatim të normave të së drejtës ndërkombëtare në procedurën tonë penale. Ashtu, LPP përcakton se ndihma ndërkombëtare penale-juridike kryhet sipas dispozitave të këtij ligji vetëm nëse me këtë ligj nuk është paraparë ndryshe (n.502 të LPP). Po ashtu, ligji përcakton se ekstradimi i të pandehurve do të kërkohet dhe do të kryhet sipas dispozitave të këtij ligji nëse me marrëveshje ndërkombëtare nuk është paraparë ndryshe (n.509 të LPP).

Nga këto dispozita del se LPP e përcakton zbatimin i marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me: 1. Ndihmën ndërkombëtare penale-juridike dhe 2. Ekstradimin. Nga kjo mund të konkludohet se shteti jonë ka lidhur dy lloj marrëveshje ndërkombëtare. Njërit kanë të bëjnë me ndihmën ndërkombëtare penale-juridike, kurse tjerët me ekstradimin. Mirëpo, marrëveshjet e tilla ndërkombëtare janë të rralla: kryesisht ato janë marrëveshje që përfshinë njëkohësisht edhe dispozita për ndihmën penale-juridike edhe dispozita për ekstradimin, edhe atë pa marr parasysh titullin zyrtar të vet marrëveshjes (ekzistojnë marrëveshje që emërohen marrëveshje për ndihmë juridike, kurse përmbajnë edhe dispozita për ekstradimin dhe anasjelltë,

55

Page 56: Nocioni, historiku, burimet

marrëveshje që emërohen marrëveshje për ekstradim, kurse përmbajnë edhe dispozita për ndihmën ndërkombëtare penale-juridike (V. Bayer, 1997: f.4-45), që don të thotë se marrëveshjet kanë karakter të përzier.

Sipas kësaj, burime ndërkombëtare janë marrëveshjet e shumta ndërkombëtare nga lëmia e ndihmës juridike dhe nga lëmia e ekstradimit, të cilët Republika e Maqedonisë i ka ndërmarr me suksesionin nga ish RSFJ ose pas pavarësimit vet i ka lidhur dhe i ka ratifikuar, dhe ashtu janë bërë pjesë të rregullimit të saj juridik (regjistrimi i atyre marrëveshjeve shih në: Dragan Tumanovski, Marrëveshjet ndërkombëtare, Shkup, 2002).

Mirëpo, sipas kriterit që i ka kyçur disa nga ato marrëveshje, mund ti ndajmë në tre, gjegjësisht në katër kategori:

1. Marrëveshje ndërkombëtare për ndihmë juridike dhe për ekstradim që i ka lidhur Jugosllavia, gjegjësisht ish RSFJ (pas vitit 1945);

2. Marrëveshjet që i ka lidhur Jugosllavia e vjetër, gjegjësisht Mbretëria e SKS, duke e marr parasysh kontinuitetitn juridik, në mes Jugosllavisë së vjetër dhe SFRJ e obligojnë edhe RSFJ;

3. Marrëveshjet që i ka lidhur Serbia e mëpërparshme që kanë kaluar në Jugosllavinë e vjetër dhe nga ajo në RSFJ; dhe

4. Marrëveshjet që i ka lidhur Republika e Maqedonisë pas pavarësisë në vititn 1991.

Marrëveshje të këtilla ish RSFJ ka lidhur me disa dhjetëra shtete, disa të lidhura në fund të shek XIX dhe në fillim të shek XX, si për shembull, Marrëveshja për dhënien e fajtorëve në mes Serbisë dhe Holandës nga viti 1896, në mes Serbisë dhe SHBA nga viti 1901, etj (V. Bayer, 1980: f.62-66).

Në këtë vend si ilustrim do ta cekim se Republika e Maqedonisë nga pavarësia e saj në vitin 1991 e deri në vitin 2002 nga sfera e jurisprudencës, gjegjësisht marrëveshje për ndihmë juridike, për ekzekutimin e aktgjykimeve gjyqësore në lëndët penale, për ekstradim dhe për bashkëpunim juridik ka lidhur me Kroacinë, me Sllovenin, me Turqinë, me Shqipërinë dhe me Bullgarinë (D. Tumanovski, 2002: f.8-111).

Por Republikën e Maqedonisë e obligojnë edhe asi marrëveshje ndërkombëtare, të cilët nuk janë kushtuar ndihmës ndërkombëtare dhe ekstradimit, por ndonjë materie tjetër, por të cilët në lidhje me materien që e normojnë sjellin rregulla të caktuara për ndihmë ndërkombëtare për lëndët penale dhe për ekstradimin (V.Bayer, 1997: f.45).

Në fund duhet theksuar se rregullat e të drejtës ndërkombëtare nuk vlejnë vetëm për lëminë e procedurës penale maqedonase të cekura në nenet më parë të cituara: 137, 502 dhe 509 të LPP. Ekzistojnë një varg konventa konsullare dhe marrëveshje tjera ndërkombëtare që e obligojnë Maqedoninë, të cilët përveç tjerash përfshijnë edhe rregulla që zbatohen në procedurën penale.

Ato janë a.q marrëveshjet bilaterale, por ekzistojnë edhe akte tjera ndërkombëtare, gjegjësisht marrëveshje multilaterale që obligojnë një numër më të madh të shteteve nënshkruese të atyre akteve. E tillë është Deklarata e përgjithshme për të drejtat e njeriut e miratuar nga ana e Organizatës së Kombeve të Bashkuara më 10.12.1948, e cila ka rëndësi edhe për procedurën penale, për arsye se përfshin dispozita penale-procedurale, si për shembull, ndalesa që dikush të arrestohet ose të persekutohet në mënyrë arbitrare (n.9), e drejtas e gjykimit të drejtë dhe publik (n.10), prezumimi i

56

Page 57: Nocioni, historiku, burimet

pafajësisë së të pandehurit (n.11 p.1). mirëpo, dispozitat e Deklaratës drejtpërdrejtë nuk zbatohen , për arsye se çdo shtet-nënshkrues i deklaratës ka marr për obligim që në legjislacionin e vet nacional të inkuadron dispozitat nga deklarata. Duke e marr parasysh atë që LPP i ka marr dispozitat nga deklarata nuk paraqitet si burim i drejtpërdrejtë Deklaratës së përgjithshme, por dispozitat përkatëse nga ligji i procedurës sonë penale. Në këtë kuptim mund të thuhet se Deklarata e përgjithshme për të drejtat e njeriut paraqet burim indirekt i së DPP.

Pakti ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike dhe Konventa evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut janë aktet më të rëndësishme ndërkombëtare që i përfshin dhe i rregullojnë liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve që kanë të bëjnë me procedurën penale, që japin garanci dhe mekanizma për mbrojtjen e tyre (N. Matovski, Sistemi i procedurës penale të RM, 2002: f.233).

Nuk ka dyshim se akt më i rëndësishëm juridik i Këshillit të Evropës paraqet Konventa për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe liritë themelore (Convention de Sauvergarde des Driots de l’ Homme et des Libertes Fondamentales, Conventions for the Protection of Human Rights and Fundamental Freedoms), e cila është formuar në Romë më 4 nëntor 1950, kurse është noveluar me protokoll plotësues. Deri tani janë miratuar 11 protokolle. I fundit prej tyre është nënshkruar më 11.05.1994 në Strasburg dhe ka të bëjë me reformën e mekanizmit të Konventës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Si kusht i domosdoshëm për pranim të shteteve në Këshillin e Evropës është aderimi në Konventën. Nuk është pa shkak që, disa teoricienë Konventën e kanë quajtur si çmim më i lartë i Këshillit të Evropës, për arsye se përbërja e saj për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, i bazuar në një mekanizëm të posaçëm të kontrollit të respektimit të dispozitave të Konventës, solli risi e madhe në të drejtën ndërkombëtare. Ai për herë të parë vuri mundësi që rastet e shkeljes së normave ndërkombëtare të hedhen poshtë para forumit ndërkombëtar jo vetëm me iniciativë të shteteve-nënshkruese të Konventës, por edhe me iniciativë të individëve, të cilët në atë mënyrë iu afruan statusit të subjektit në të drejtën ndërkombëtare. Domethënë, në pyetje është ankesa individuale, me çka shtetet-nënshkruese të Këshillit të Evropës duhet ta japin shprehimisht pajtimin e vet për kompetencën e organeve të parapara me Konventën.

Nëpërmjet praktikës të Komisionit dhe të Gjykatës për të drejtat e njeriut është formuar një korpus i tërë rregullash për mbrojtjes e ë drejtave të garantuara të njeriut dhe lirive themelore me Konventën, korpusi i cili paraqet trup i gjallë i cili vazhdimisht ripërtërihet dhe rritet, duke ndikuar në të drejtat kompetente të shteteve-anëtare të Këshillit të Evropës. Kjo në mënyrë juridike-teknike do të ishte e mundshme për arsye se të gjitha dispozitat e Konventës për të drejtat themelore të njeriut lejojnë përjashtime me të cilat atë të drejta mund të kufizohen nëse kufizimi i tillë bazohet në bazë ligjore, nëse është vënë për qëllimi lejuese me Konventën dhe nëse është përpjesëtimisht me qëllimin i nevojshëm në shoqërinë demokratike (n.8-11 të Konventës). Prej këtu, praktika juridike e Komisionit dhe të Gjykatës, si trupa konvencional, në interpretim të (mos)lejimit të kufizimeve të tilla ka rëndësi ekskluzive (D. Krapac, 1995: f.5).

Duke bërë rezymenë e burimeve të së drejtës së procedurës penale, duhet theksuar se burime kryesore ndërkombëtare të së DPP të RM-së janë:

1. Pakti ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike (shkurtimisht PNDCP), i cili hyri në fuqi më 23.03.1976;

57

Page 58: Nocioni, historiku, burimet

2. Protokolli fakultativ i Paktit ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike, i cili hyri në fuqi më 23.03.1976;

3. Konventa evropiane për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore t5ë njeriut (EKÇP), e cila hyri në fuqi në vitin 1953 me 11 protokollet e vet.

Burime sekondare ndërkombëtare janë:1. Konventa e Kombeve të bashkuara kundër torturës dhe ndëshkimeve dhe

veprimeve tjera jonjerëzore dhe degraduese e lidhur më 10.12.1984, e ratifikuar nga ish RSFJ me ligj nga 26.06.1991 e ndërmarr nga Republika e Maqedonisë;

2. Konventa evropiane për mbrojtjen nga tortura dhe trajtimi johuman ose degradues ose ndëshkimi, e lidhur në kornizat e Këshillit të Evropës më 26.11.1990;

3. Konventa për larje, ndjekje, marrje të përkohshme dhe marrje të të ardhurave të fituara me vepër penale, e lidhur në kornizat e Këshillit të Evropës më 08.10.1990, e ratifikuar nga RM-së; dhe

4. Shumë marrëveshje ndërkombëtare nga sfera e ndihmës juridike dhe ekstradimit, të cilët Republika e Maqedonisë i ka ndërmarr me sukcesionin juridik nga ish RSFJ dhe të cilët pas pavarësisë vet i ka lidhur dhe i ka ratifikuar dhe ashtu janë bërë pjesë të rregullimit të vet juridik.

3. ANALOGJIA

Analogjia si burim i së drejtës së procedurës penale, paraqet burimin i tretë të së drejtës së procedurës penale.

Për analogjinë flitet në rastet kur një situatë, e cila nuk është e rregulluar me normë juridike, rregullohet në mënyrë në të cilën është rregulluar situata tjetër, e ngjashme me të parregulluarën. Sipas kësaj, analogjia është plotësim i zbrazëtirave në ligj, ashtu që norma juridike që ka të bëjë me një rast në kushte të caktuara zgjerohet edhe në raste tjera (P. Marina, 1979: f.65).

Analogjia në të drejtën penale paraqet mënyrë krijimi rregulla juridike me anë të ngjashmërisë; dhe e dyta, metodë interpretimi në bazë të ngjashmërisë në kornizat e ligjit ekzistues (Fjalori, 1966: f.25).

Sa i përket analogjisë si burim i së drejtës, ekziston dallim i rëndësishëm në mes të drejtës penale materiale dhe të procedurës penale. Me fjalë të tjera, në të drejtën penale materiale për shkak të ekzistimit të parimit të ligjshmërisë – zullum crimen, nulla poena, sine lege – nuk ka krim, as dënim, pa ligj – analogjia si burim i së drejtës dhe si mjet për zbatimin i ligjit, duke pas parasysh ngjashmërinë të një situate jo të rregulluar me tjetër, e cila në mënyrë juridike është e rregulluar, është e ndaluar.

Në të drejtën e procedurës penale, gjegjësisht në procedurën penale analogjia paraqitet si burim i së drejtës, gjegjësisht është lejuar zbatimi i saj.

Ekziston analogji ligjore dhe juridike.

58

Page 59: Nocioni, historiku, burimet

Në procedurën penale, analogjia si burim i së drejtës paraqitet ashtu që, një situatë e parregulluar rregullohet në mënyrë, në të cilën situata e ngjashme është e rregulluar më me dispozita tjera nga i njëjti ligj. Kjo është a.q analogia legës (analogjia ligjore).

Ashtu për shembull, procedura pas ankesës kundër aktgjykimit të shkallës së dytë nuk është e rregulluar në veçanti me ligj. Mirëpo, gjykata e shkallës së tretë pas ankesës vendos në seancë të këshillit duke qenë në pajtim me dispozitat që vlejnë për procedurën në shkallën e dytë (n.381 p.2 të LPP).

Ose për shembull, kompetenca vendore e prokurorëve publik nuk është e përcaktuar me LPP. Ajo zbrazëtirë juridike plotësohet në atë mënyrë që kompetenca vendore e prokurorit publik përcaktohet sipas dispozitave që vlejnë për kompetencën e gjykatës të atij rajoni për të cilin është emëruar prokurori (n.43 të LPP).

Përveç analogjisë ligjore, në procedurën penale zbatohet edhe analogjia juridike (analogia iuris). Ajo është rasti kur një situatë e pa paraparë as në LPP dhe kërkohet situatë e ngjashme në degë tjetër të së drejtës. D.m.th, në procedurën penale analogjia juridike paraqitet si burim i së drejtës, ashtu që, një situatë e parregulluar me të drejtën e procedurës penale rregullohet në mënyrë në të cilën situatë e ngjashme është e rregulluar në ndonjë degë tjetër të së drejtës.

Ashtu për shembull, në procedurën penale me propozim të personave të autorizuar mund të përcaktohen masa të përkohshme për sigurim të kërkesës pronësore-juridike që është paraqitur për shkak të kryerjes së veprës penale, edhe atë sipas dispozitave që vlejnë për procedurën ekzekutuese (përmbaruese), në çka drejton edhe vet LPP (n.105 p.1).

Madje, që të zgjidhen çështje të caktuara, të cilët janë lëndë të zgjidhjes para gjykatës penale, zbatohen disa dispozita të procedurës kontestimore dhe ekzekutuese (përmbaruese). Ashtu për shembull, gjatë zgjidhjes së kërkesës pronësore-juridike në procedurën penale zbatohen edhe dispozita dhe parime të së drejtës civile.

Nga e tërë kjo del se analogjia ka zbatim të gjerë në procedurën penale, për rregullimin e zbrazëtirave të dalluara juridike. Mirëpo, në procedura penale ekzistojnë edhe situata kur zbatimi i analogjisë është i përjashtuar. Ai është rasti i numërimeve taksative, që i ka shumë në të drejtën e procedurës penale. Ashtu për shembull, shkeljet absolute thelbësore të ligjit formal taksativisht janë të numëruara (n.355 të LPP); po ashtu edhe shkeljet e ligjit material (n.356 të LPP); po ashtu edhe kushtet për përcaktimin e paraburgimit fakultativ (n.184 të LPP); po ashtu dhe ndërprerja e procedurës nga ana e këshillit i cili vendos për kundërshtimin kundër aktakuzës në raste të caktuara (n.262 të LPP); po ashtu edhe dispozitat për seancën kryesore para gjykatës së shkallës së parë që do të zbatohen edhe në procedurën e gjykatës së shkallës së dytë (n.366).

Sipas kësaj, del se, analogjia në të drejtën e procedurës penale në radh të parë zbatohet në rastet që janë të parapara me vet ligjin i procedurës. Në të kundërtën, nuk ka vend për analogjinë ku në ligjin i procedurës është përjashtuar ose kufizuar diç që është e ndërgjegjshme ose volitive. Për plotësimin e ligjit me analogji është i nevojshëm siguri se bëhet fjalë për zbrazëtira të rastësishme, e jo për përjashtime të paqëllimshmet ndonjë vendimi ose instituti. Analogjia duhet të lëviz në kufijtë e qëllimeve të procedurës dhe në pajtim me parimet themelore që udhëheqin me procedurën (T. Vasiljeviç, 1980: f.32-33).

59

Page 60: Nocioni, historiku, burimet

4. PRAKTIKA GJYQËSORE

Praktika gjyqësore është burimi i katërt i së DPP. Me praktikë gjyqësore nënkuptohet mënyra në të cilën një normë juridike zbatohet në më shumë raste dhe situata të njëjta. Duke filluar nga ky nocion i praktikës gjyqësore konstatohet se, në teorinë procedurale dhe në legjislacionet bashkëkohore ekzistojnë dy koncepte të kundërta, dy teza konvergjente të rolit të praktikës gjyqësore: e para praktikës gjyqësore ia pranon kualitetin si burim i së drejtës, kurse e dyta praktikës gjyqësore ia mohon cilësinë e tillë (P. Marina, 1979: f.61).

Sistemet bashkëkohore juridike që konstatojnë se praktika gjyqësore është burim i së drejtës mund të ndahen në dy grupe: në grupin i parë janë ato që praktikës gjyqësore i japin kualitetin e burimit të procedurës penale, gjegjësisht ato janë shtetet në të cilët ekziston të a.q. e drejtë presedane – presedan gjyqësor. Kjo veçanërisht është e zhvilluar në shtetet anglo-saksonike – Angli, SHBA dhe shtete tjera që janë nën ndikimin i tyre juridik, gjegjësisht në familjen e të drejtës së common law. Aktgjykimi gjyqësor më të cilin është i zgjedhur një rast konkret, gjegjësisht kontest penal, llogaritet si i detyrueshëm për të gjitha rastet identike dhe të ngjashme të cilët zgjidhen në mënyrë identike. D.m.th, një aktgjykim gjyqësor ka veprim të ligjit, gjegjësisht aktgjykimi gjyqësor modifikohet në normë e përgjithshme dhe quhet presedan gjyqësor, kurse vet sistemi juridik – sistem i së drejtës presedane. Për të drejtën presedane është relevante se vallë aktgjykimi i marr në bazë të ligjit, zakoneve ose vet nga ana e gjykatësit a është presedan.

Në grupin e dytë bëjnë pjesë sistemet juridike në të cilët praktika gjyqësore merret si burim i së drejtës dhe të procedurës penale, edhe atë vetëm vendimet parimore të gjykatave të kasacionit (Francë, Itali, Belgjik, Zvicër). Për dallim nga e drejta presedane, ku edhe vendimi i gjykatës më të lartë trajtohet si burim i procedurës penale, në shtetet kontinentale vetëm vendimet e gjykatave ë të larta kanë fuqi obliguese për gjykatat më të ulëta, dhe sipas kësaj paraqesin burim i së drejtës për rastet identike.

Këtu është e nevojshme që të sqarohet nocioni KASACION (fr. Casser – të anulohet, të abrogohet). Me këtë nocion nënkuptohet mënyra e rregullimit të mjeteve të rregullta juridike. Ai ka dy karakteristika:

1. Me mjetin juridik mund të hedhet poshtë vendimi gjyqësor vetëm për shkak të shkeljes së rregullave juridike, e jo edhe për shkak të gabimeve gjatë përcaktimit të fakteve; dhe

2. Gjykata e cila ka vendosur pas mjetit juridik mundet vetëm ta abrogon vendimin i hedhur poshtë të gjykatës dhe t’ia kthen lëndën gjykatës më të ulët në gjykim të ri, kurse nuk mundet që vendimi i hedhur poshtë ta kompensoj me vendim personal (Fjalori, 1966: f.125).Sipas konceptit të dytë, gjegjësisht sistemit në të cilin bën pjesë edhe i Republikës

së Maqedonisë, praktika gjyqësore nuk është burim i së drejtës, dhe sipas kësaj as edhe të së drejtës së procedurës penale, ashtu që vendimet e gjykatave më të larta nuk kanë veprim juridik në rastet tjera, ato janë ligj vetëm për një rast konkret.

Për shkak se edhe legjislacioni maqedonas dhe teoria bëjnë pjesë në kategorinë e dytë, e cila praktikës gjyqësore ia mohon kualitetin e burimit të së drejtës, parashtrohet

60

Page 61: Nocioni, historiku, burimet

pyetja, me çfarë argumente mund të mbrohet pikëpamje e tillë dhe në çka përbëhet roli i praktikës gjyqësore në sistemin tonë.

Si përgjigje e kësaj pyetje duhet theksuar se koncepti i tillë bazohet në Kushtetutën e RM-së dhe në LPP, sipas të cilëve gjykata janë organe të pavarura shtetërore që gjykojnë në bazë të Kushtetutës, ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara në pajtim me Kushtetutën dhe e sigurojnë zbatimin e së drejtës dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut (n.98 të Kushtetutës së RM-së dhe n.2 të Ligjit për gjykatat). Sipas kësaj, është relevante se si ndonjë gjykatës ka zgjedhur ndonjë rast konkret – praktika gjyqësore nuk është dhe nuk mund të jetë burim i së drejtës dhe procedurës penale.

Aktiviteti i gjykatave përbëhet në zbatimin e ligjeve në rastet konkrete dhe në diskutimin e raporteve të caktuara shoqërore. Gjykimi i kontesteve paraqet funksion kreativ, për arsye se në bazë të normave abstrakte juridike gjykatat sjellin vendime që kanë rëndësi dhe veprim të normës konkrete juridike, veprim të ligjit, por vetëm për rast për të cilin ka të bëjë vendimi. Dhënia e vendimeve gjyqësore – karakter të burimit të së drejtës do të thotë përjashtim nga parimi i ligjshmërisë dhe trajtimi i gjykatave si organe që formojnë ligje. Pamje e tillë është në kundërshtim me vendin dhe rolin e gjykatave në sistemin e shoqërisë dhe rregullimit politik (P. Marina, 1979: f.62).

Mirëpo, gjykata të ndryshme, derisa edhe këshilla të ndryshme të njëjtës gjykatë në mënyrë të ndryshme mund të interpretojnë një rregull e njëjtë ligjore. Parashtrohet pyetja, a mund të tolerohet ajo. Kuptohet se jo, për arsye se sipas Kushtetutës të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit. Zbatimi jo i barabartë i ligjeve fut një dozë të josigurisë, te qytetarët shkakton dyshim në sigurinë juridike.

Për këtë arsye përpunohet dhe zhvillohet roli ì praktikës gjyqësore dhe ajo përbëhet nga mënjanimi ì interpretimit jo të barabartë dhe ì ndryshëm të rregullave të caktuara ligjore.

Sipas kësaj, te ne ekzistojnë instrumente, të cilët në masë të caktuar kontribuojnë që interpretimi ì ndryshëm ì ligjit të reduktohet në minimum, e mu praktika gjyqësore është instrument për këtë, gjegjësisht ajo kontribuon të fitohet judikatura e unifikuar.

Në formimin e praktikës gjyqësore dhe në barazimin e judikaturës rëndësi kruciale ka roli ì gjykatave supreme të një shteti. Ashtu, në gjykatën supreme ekzistojnë seanca të reparteve gjyqësore, në përbërjen e të cilëve hyjnë edhe gjykatat që gjykojnë sipas specializimit në punët e sferës së njëjtë juridike (n.83 p.1 të Ligjit për gjykatat). Seancat e reparteve gjyqësore mbahen në raste kur do të vërtetohet se në çështjen për zbatimin e ligjit ekziston mosmarrëveshje në mes disa këshillave ose kur një këshill do të vendos ta ndryshoj mendimin juridik ì miratuar në praktikën e vet të deritanishme. Qëllimi ì seancave të këtilla është që të vendos se çfarë qëndrimi juridik do të ndërmerret për çështje e caktuar juridike. Madje, duhet theksuar se, gjykimet juridike të miratuara në këto seanca kanë fuqi obliguese për të gjithë këshillat që hyjnë në përbërjen e repartit. Në këtë mënyrë sigurohet zbatim ì ligjeve nga ana e Gjykatës supreme, reparti ì së cilës ka sjell gjykim juridik. Mirëpo, duhet sugjeruar se këto gjykime juridike nuk kanë fuqi obliguese edhe për gjykatat më të ulëta.

Në rastet kur votat janë të ndara ose kur një këshill do të vendos që ta ndryshon mendimin juridik që ka pas në praktikën e vet ose mendimin ì cili ka qenë ì miratuar nga të gjithë këshillat, caktohet seancë e përgjithshme të gjykatës supreme, për të vendosurit e të cilëve duhet të marrin pjesë së paku dy të tretat të gjykatësve të Gjykatës supreme. Në

61

Page 62: Nocioni, historiku, burimet

atë mënyrë seanca e përgjithshme e Gjykatës supreme siguron zbatim ì vetëm ì ligjit. Mendimet juridike të miratuara në seancën e përgjithshme të Gjykatës supreme për të gjithë këshillat të asaj gjykate, por jo edhe për gjykatat më të ulëta.

Duke e pas parasysh karakterin joobligativ ì gjykimeve juridike të ndërmarra në seancën e përgjithshme të Gjykatës supreme për gjykatat më të ulëta, parashtrohet pyetja për veprimin e tyre dhe për efikasitetin ì tyre në unifikimin e judikaturës. Me fjalë tjera, edhe pse nuk kanë fuqi të obligueshme juridike, kanë efekt të rëndësishëm moral dhe psikologjik ndaj punës së gjykatave më të ulëta, për arsye se janë rezultat ì njohjes së mirë të ligjeve dhe të përvojës së gjykatave të Gjykatës supreme dhe ndikojnë në gjykatat më të ulëta me autoritetin e vet.

Nga e tërë kjo del se, praktika gjyqësore, edhe pse nuk është burim ì së drejtës, prapëseprapë ka ndikim në punën e gjykatave në procedurën penale. Ajo është afër burimit dhe gjykatave, në masë të vogël apo të madhe udhëhiqen nga ajo, për këtë arsye botohen edhe përmbledhje të vendimeve gjyqësore, në të cilët futen vendimet më të rëndësishme dhe më karakteristike, dhe në këtë mënyrë praktika gjyqësore kontribuon për zbatimin e drejtë të ligjeve.

Po ashtu, duhet shënuar se, funksioni ì praktikës gjyqësore është që ta pohon ose mohon rregullshmërinë e mënyrës, në të cilën janë të rregulluara raportet e caktuara shoqërore, kurse për mes kësaj sugjeron edhe në nevojën e ndryshimit legjislativ të ligjeve të dalluara.

Në pajtim me Kushtetutën, Gjykata supreme është gjykata më e lartë në RM-së, e cila e siguron unitetin në zbatimin e ligjeve nga ana e gjykatave. Në këtë kuptim, në ligjin për gjykata (n.35) është përcaktuar se gjykata supreme është kompetente që në seancës e përgjithshme të përcakton qëndrime parimore dhe mendime parimore juridike me rëndësi për zbatimin e ligjeve nga ana e gjykatave.

Edhe pse në ligjin nuk definohen as që janë dalluara nocionet “qëndrime parimore” dhe “mendimet parimore juridike”, konstatohet se në mes tyre ekziston dallim. Qëndrimi parimor paraqet pikëpamje që ì përcakton Gjykata supreme për çështje me rëndësi për sigurimin e zbatimit të ligjit nga ana e gjykatave. Mendimi parimor juridik ì Gjykatës supreme për çështje të dalluara për të cilën në seancën e përgjithshme është ndërmarr qëndrim se praktika gjyqësore nuk është e barazuar në zbatimin e ligjeve. Qëndrimet parimore dhe mendimet parimore juridike që ì përcakton Gjykata supreme e RM-së në seancën e përgjithshme janë të obligueshme për të gjithë këshillat e Gjykatës supreme të Maqedonisë (këshilli penal, civil dhe administrativ). Edhe pse nuk janë të obligueshme për gjykatat themelore dhe të apelit, ato në fakt nuk reflektohen ndaj punës së këtyre gjykatave, duke e pas parasysh vendin dhe rolin e Gjykatës supreme si gjykatë më e lartë e Republikës (Përmbledhje rregullash nga sfera e gjyqësisë. Ligji për gjykatat, n.35, 1996: f.80-81).

62

Page 63: Nocioni, historiku, burimet

KREU V

VLERSHMËRIA (VALIDITETI) Ì SË DREJTËS SË PROCEDURËS PENALE

Me vlerëshmëri të së DPP nënkuptojmë përcaktim ì fuqisë obligative të normave penale procedurale, që bëjnë pjesë në ligjin (LPP). Si dhe çdo të drejtët tjetër pozitive, e drejta e procedurës penale nuk ka vlerë universale. Ajo vlen vetëm për territor të caktuar, në kohë të caktuar, ndaj personave të caktuar dhe ndaj lëndëve të caktuara (D. Krapac, 2000: f.36; M. Grubaç, 1995: f.39). Për këtë arsye vlerëshmëria e së drejtës së procedurës penale përfshin tre komponenta të një çështje të njëjtë, edhe atë lidhur me vendin, kohën dhe personat.

1. VLERËSHMËRIA LIDHUR ME VENDIN (VLERSHMËRIA HAPËSINORE – LOCUS REGIT ACTUM)

Çdo normë vlen, gjegjësisht ka fuqi obliguese në hapësirë të caktuar – territor, gjegjësisht atje ku një shtet ì caktuar me aparatin e vet mund ta siguron zbatimin e saj (Marina, Matovski, 1972: f.68).

Për vlerëshmërinë hapësinore të së drejtës së procedurës penale kryesisht zbatohet parimi territorial (locus regit actum): gjykata dhe organet tjera shtetërore që marrin pjesë në procedurën penale duhet ta zbatojnë të drejtën tonë, “e drejtën e gjykatësit” e a.q lex fori, pa marr parasysh se a është kryer vepra penale në shtetin tonë ose jashtë dhe pa marr parasysh se a është kryer vepra ndaj shtetasit tonë ose ndaj të huajit. Parimi në të njëjtën kohë domethënë se ligji ì huaj penal ì procedurës nuk mund të zbatohet nga organet e vendit të procedurës, as që edhe nga organet e huaj në territorin e vendit (D. Krapac, 2000: f.38; M. Grubaç, 1995: f.41).

Zbatimi ekskluziv ì ligjit tonë të procedurës penale në territorin e shtetit zbatohet me parimin ì sovranitetit shtetëror (T. Vasiljeviç, 1981: f.39).

Në pajtim me parimin ì territorialitetit, e drejta e procedurës maqedonase penale zbatohet në tërë territorin e Maqedonisë, duke nënkuptuar me këtë nocion hapësirën tokësore, ujore brenda kufijve të saj si dhe hapësirën ajrore mbi të, siç është rregulluar në të drejtën tonë penale materiale (n.122 p.2 të KP).

Kufijtë e territorit tokësor janë përcaktuar me marrëveshje bilaterale në mes shteteve fqinje ose me ndonjë akt tjetër, më së shpeshti me marrëveshje paqësore.

Kufijtë e hapësirës ajrore janë në lartësi ndaj së cilës shteti përkatës mund ta ushtron pushtetin e vet shtetëror, duke pas parasysh mundësit teknike me të cilat disponon.

63

Page 64: Nocioni, historiku, burimet

Për shtetet që kanë dalje në det me rëndësi janë nocionet: bregdeti, ujërat e brendshme detare dhe deti territorial (zona detare e gjerë 12 milje nautike nga vija themelore kah deti ì hapur).

Zbatimi ekskluziv ì së drejtës të vendit të procedurës penale është obligative jo vetëm në procedurën e lëndës kryesore penale, por edhe në ndërmarrjen e çdo veprimi tjetër procedural. Ashtu për shembull, në procedurën për ndihmën ndërkombëtare juridike që u jepet me anë të lutjes organeve të huaja të jurisprudencës, gjykatat e vendit ì zbatojnë veprimet procedurale sipas dispozitave të së drejtës sonë penale, edhe pse rezultatet nga ato veprime duhet ti shfrytëzoj gjykata e huaj. Me fjalë tjera, në lidhje me këtë çështje, Ligji shprehimisht parasheh se “për lejimin dhe mënyrën e ekzekutimit të veprimit ì cili është lëndë i lutjes të gjykatës së huaj vendos gjykata sipas dispozitave të vendit” (n.504 p.3 LPP). Po ashtu, gjykatat e huaja ndaj lutjeve të gjykatave tona do të ndërmarrin veprime të caktuara procedurale në kornizat e procedurës për dhënie të ndihmës ndërkombëtare juridike, kuptohet, çdoherë sipas të drejtës së vet. Mirëpo, nga e drejta e brendshme varet se sa vlerë do të ketë ai veprim në procedurën penale para gjykatës së vendit.

Në kohët e fundit indirekt vjen në zbutje të parimit të sovranitetit shtetëror, me pranimin e mundësisë dhe kushte të parapara në dispozitën e n.505 të LPP që në Maqedoni të ekzekutohen aktgjykimet e plotfuqishme penale të gjykatave të huaja. Duke e pas parasysh atë se, aktgjykimi penal ì gjykatës së huaj është bazuar në të drejtën e huaj, e jo ne të drejtën e vendit, në atë mënyrë që pranohet vlefshmëria indirekte e së drejtës së huaj të procedurës penale në rregullimin juridik të vendit. Mirëpo, dispozita ligjore që lejon atë (n.505 p.1 të LPP) është ashtu e formuluar që nuk vë në pyetje parimin e sovranitetit shtetëror: aktgjykimi ì huaj nuk ekzekutohet në mënyrë direkte, por së pari sanksioni zëvendësohet me aktgjykim të gjykatës së Maqedonisë, më pas aderohet në ekzekutimin formal të aktgjykimit të vendit, e jo aktgjykimit të huaj. Por me atë, respektivisht nuk mënjanohet ndikimi ì së drejtës së huaj në rregullimin juridik të vendit (M. Grubaç, 1995: f.42).

Në disa raste janë të mundshme përjashtime nga parimi ì vlerëshmërisë territoriale të së drejtës së procedurës penale, kur bëhet fjalë për vlefshmërinë eksterritoriale të ligjeve procedurale. Ashtu, e drejta e procedurës penale e një shteti mund të zbatohet në territorin e shtetit tjetër në këto raste:

1. Kur shtetet do të lidhin marrëveshje, një shtet mund të pajtohet që në territorin e vet jurisprudencën penale ta kryejnë shteti tjetër sa ì përket qytetarëve të vet që gjenden aty me marrëveshje (për shembull, n.7 ì Konventës së Londrës të anëtarëve të Paktit Verioratlantik të 19 qershor 1951).

2. Në rast okupimi, shteti ì huaj-okupator mundet që shtetit të okupuar në mes tjerash t’ia imponon zbatimin e ligjeve të veta.

3. Në bazë të rregullave ndërkombëtare, e drejta e vendit nuk zbatohet në disa pjesë të territorit të vet në të cilin gjenden lokalet e institucioneve të caktuara diplomatike (ambasada dhe konsullare). Organet e shtetit vendor në ato lokale nuk kanë të drejtë qasje, vetëm në pajtim me shefin ì misionit, ashtu që në atë pjesë të territorit nuk mund të ndërmerren veprime procedurale të procedurës penale dhe të zbatohet e drejta e procedurës penale. Çështja për statusin juridik të këtyre vendeve është ì rregulluar me Konventën e Vjenës për misionet diplomatike prej 18.04.1961 (në ish Jugosllavinë e ratifikuar më 24.04.1964) dhe me Konventën e

64

Page 65: Nocioni, historiku, burimet

Vjenës për raportet konsullare prej 24.04.1963 (në ish Jugosllavinë e ratifikuar më 19.03.1967).

4. E drejta e procedurës penale të vendit nuk zbatohet ndaj anijeve të huaja ushtarake, kur me leje të autoriteteve të vendit do të gjenden në bregdetin vendës.

5. Rregullat e së drejtës së procedurës penale të vendit nuk zbatohen as edhe ndaj aviacionit të huaj ushtarak që do të gjenden në territorin vendës me leje të autoriteteve të vendit (M. Grubaç, 1995: f.42-43).

2. VLERËSHMËRIA LIDHUR ME KOHËN (VLERSHMËRIA KOHORE – TEMPUS REGIT ACTUM)

Sistemi juridik nëpër gjithësi, e me të edhe e drejta e procedurës penale si pjesë e tij është nënshtruar në reforma dhe normat me karakter penal procedural vlejnë në kohë të caktuar, për derisa nuk janë të droguara ose zëvendësuara me norma të reja penalo-procedurale, duke qenë në pajtim me rregullën lex posteriori drogat legi priori (ligji i mëvonshëm e derogon ligjin e mëparshëm).

Çështja e parë dhe kryesore e vlefshmërisë kohore të së DPP përbëhet nga përcaktimi i momentit, në të cilin fillon dhe ndërpret të vlej një ligj penal-procedural. Sipas rregullës së përgjithshme të së drejtës kushtetuese, ligjet hyjnë në fuqi së paku ditën e tetë nga dita e shpalljes, kurse me përjashtim që e përcakton Kuvendi, në ditën e shpalljes (n.52 p.3 të Kushtetutës së RM-së). Sa do të kushtoj koha nga shpallja e ligjit deri në hyrjen e tij në fuqi, e cila quhet vacatio legis, zakonisht është e paraparë në njërën nga dispozitat përfundimtare të ligjit. Ligji i parë maqedonas i procedurës penale është shpallur më 9 prill 1997, kurse hyri në fuqi ditën e tetë nga dita e shpalljes në Gazetën zyrtare të RM-së.

Si karakteristikë e ligjeve procedurale është që shumë shpesh vacatio legis është më i gjatë se minimumi kushtetues (për shembull, LPP i FPRJi shpallur më 30.09.1953, kurse ka hyrë në fuqi më 01.01.1954, d.m.th. vacatio legis – 3 muaj; i njëjti Kod, i niveluar më 11.05.1967, kurse ka hyrë në fuqi më 01.01.1958 – vacatio legis më i gjatë se 7 muaj, e kjo është novela më e rëndësishme e së drejtës së mëparshme të procedurës sonë penale; ose Ligji i procedurës penale nga mars 1985, kurse ka hyrë në fuqi më 01.07.1985 – vacatio legës mbi 3 muaj, si dhe shembuj tjerë).

Vacatio legis i këtillë i ligjeve procedurale parashihet për qytetarët dhe organet e procedurës njoftohen me përmbajtjen e ligjit të ri, kurse deri në fillimin e zbatimit të tij shteti i siguron të gjithë pushtetet materiale, kadrovike, teknike etj, për zbatimin i tij së gjalli.

Ligji penal-procedura ndërpritet të vlej kur do të abrogohet me normë të posaçme – dispozitë e ligjit të ri i cili hyjnë në vendin e tij.

Duke qenë në pajtim me parimin tempuj regit actum, procedura penale zhvillohet sipas dispozitave të ligjit, i cili është në fuqi në momentin e ndërmarrjes së veprimit (D. Krapac, 2000: f.36), gjegjësisht nga ai del se ligjet e reja procedurale zbatohen prej hyrjes së tyre në fuqi ndaj të gjitha rasteve të ardhshme të gjykimeve

65

Page 66: Nocioni, historiku, burimet

penale (M. Grubaç, 1985: f.40). më pas, nuk është me rëndësi që vepra penale, e cila është lëndë e gjykimit është kryer për derisa në fuqi ka qenë ligj tjetër procedural.

Dallimi kryesor në mes të drejtës materiale dhea formale në lidhje me vlefshmërinë kohore përbëhet siç vijon: në të drejtën materiale ndaj kryesit zbatohet ligji që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale (me përjashtim më i butë për kryesin) – n.3 p.1-2 i KP të RM-së; ndërsa në të drejtën procedurale zbatohet ligji i cili nuk ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, por në kohën e gjykimit (Marina, Matovski, 1972: f.70). Sipas kësaj, çështjet materialo-juridike të lëndës penale – ekzistimi i veprës penale, përgjegjësia penale dhe kushtet për shqiptimin e sanksionit penal – zgjidhen sipas ligjit penal, i cili ka qenë në fuqi në kohën kryerjes së veprës penale , duke qenë në pajtim me parimin i legalitetit të veprave penale dhe sanksioneve, kurse çështjet procedurale-juridike sipas ligjit të procedurës penale i cili ka qenë në fuqi në kohën e gjykimit. Kjo nuk donë të thotë se ligjet procedurale kanë veprim retroaktiv, për arsye se ato nuk kanë të bëjnë me veprat penale dhe sanksionet, por me veprimet procedurale dhe raportet që ndërmerren në kohën e tashme dhe atëherë kur vepra penale është nga kohërat e mëparshme. Rregullat e reja procedurale zbatohen pa marr parasysh kur është kryer vepra penale, për shkak të parasupozimit se çdoherë janë më të përkryera dhe më të sigurta për realizimin e qëllimeve të procedurës penale (M. Grubaç, 1995: f.40).

D.m.th. rregullat procedurale vlejnë nga hyrja e tyre në fuqi më parë, nëse nuk është paraparë diç të veçantë. Zgjidhja e atillë quhet parim ì drejtpërdrejtë ì zbatimit të ligjit procedural (sipas atyre rregullave përcaktohet edhe kompetenca e gjykatës). Ligji ì ri procedural zbatohet ndaj lëndëve që janë në rrjedh, por nuk ka asnjë ndikim ndaj veprimeve procedurale, të cilët ndaj atyre lëndëve penale janë ndërmarr sipas ligjit ì cili ka qenë në fuqi më parë. Pjesë e procedurës, e zbatuar sipas rregullave, të cilët më parë janë ndryshuar mbajnë edhe më tej vlefshmëri. Ligji ì ri ì procedurës penale nuk zgjerohet nga mbas. Plotfuqishmëria e veprimit procedural vlerësohet sipas ligjit ì cili ka qenë në fuqi në kohën e ndërmarrjes (tempus regit actum), ashtu që ato veprime mbeten dhe kanë vlefshmëri juridike, e cila del nga to (T. Vasiljeviç, 1981: f.39).

Nga e tërë kjo del se, ligjet e reja procedurale zbatohen në të gjitha veprimet procedurale, në procedura e panisura dhe ato të nisura, të cilët duhet të ndërmerren pas hyrjes së tyre në fuqi dhe se nuk kanë veprim retroaktiv, ashtu që të gjithë veprimet procedurale të realizuara (të ndërmarra) sipas ligjit të vjetër, në procedura krejtësisht të mbaruara ose të pa mbaruara mbeten në fuqi (M. Grubaç, 1995: f.40).

Nga rregullat e cekura janë paraparë përjashtime të caktuara, më së shpeshti në vet ligjin:

- për lëndët për të cilët janë zgjedhur në shkallë të parë ose në shkallë tjetër, qëndrimi ì përgjithshëm ì së drejtës pozitive është që, në të drejtën e parashtrimit të mjetit juridik të llogaritet edhe procedura e mëtejshme që do të zbatohet sipas ligjit të vjetër, e jo sipas ligjit të ri (n.560 të LPP të vitit 1985), për shkak të drejtësisë, për arsye se palët për shkak të ndryshimit të ligjit do të mundej të mbeten pa një të drejtë e rëndësishme, të cilën e kanë pasur deri atëherë, kurse nga ana tjetër, teknikisht nuk do të ishte e mundshme rregullshmëria dhe ligjshmëria e vendimit, ì cili është sjellur sipas dispozitave të një ligji që

66

Page 67: Nocioni, historiku, burimet

shqyrtohet sipas ndonjë ligji tjetër, për arsye se ajo do të ishte e gabuar, nëse jo për diç tjetër, por për shkak të vet ndryshimit të ligjit.

- në lidhje me llogaritjen e afateve – nëse në ditën e hyrjes në fuqi të ligjit të ri të procedurës penale ka qenë në progres ndonjë afat, ai do të llogaritet sipas dispozitave të ligjit të vjetër, e jo sipas ligjit të vjetër (n.556, LPP, 1985). Ky përjashtim është në favor të palës – konsiderohet se ato në procedurën nuk guxojnë të pësojnë dëm pa faj të vet.

3. VLERËSHMËRIA LIDHUR ME PERSONAT (CUIUS REGIO, EIUS IURISDICTIO)

E drejta e procedurës penale në Maqedoni zbatohet kundër të gjithë personave, pa marr parasysh se a janë shtetas të vendit ose të huaj, a është kryer vepra penale në territorin e Maqedonisë ose jashtë, të cilët sipas dispozitave të së drejtës penale materiale të Maqedonisë kanë përgjegjësi penale (n.116-120 të KP të Maqedonisë, gjegjësisht zbatimit të së DPP ì nënshtrohen të gjithë personat ndaj të cilëve gjykatat tona dhe disa organe tjera që marrin pjesë në procedurën penale kanë juridiksion. Juridiksioni (jus – e drejtë + dicere – flas) ose kompetenca gjyqësore, e drejta në gjykim është shprehje me të cilën shënojmë kryerjen e pushtetit gjyqësor në ndonjë shtet (sipas n.98 p.1 të Kushtetutës së RM-së, pushtetin gjyqësor e kryejnë gjykatat).

Mirëpo, nga rregull e përgjithshme ekzistojnë edhe përjashtime kur kundër kategorive të caktuara personash organet tanë nuk mund ta zhvillojnë procedurën penale ose mund ta zhvillojnë vetëm me leje të posaçme nga organi ì autorizuar shtetëror (pas mbushjes së kushteve të caktuara). Si pasojë e kësaj për këto kategori personash është që, e DPP tonë të mos vlej në përgjithësi ose të vlej vetëm me kusht.

E drejta e këtyre kategorive personash kundër tyre që të mos mund të zhvillohet procedura penale ose të mund të zhvillohet vetëm me leje të organit të caktuar shtetëror, zakonisht quhet imunitet penal-procedural. Kjo shprehje vjen nga fjala latine imunitas, -atis, f. – liri, lirim nga ngarkesa e përgjithshme. Përveç kësaj shprehje në disa raste për ta shënuar të njëjtin nocion përdoren fjalët “eksterritorial” ose “eksterritorialitet” (V. Bayer, 1997: f.46).

Ekzistojnë lloje të ndryshme të imunitetit. Imuniteti ì plotë ekziston kur kundër personave të caktuara nuk duhet ngritur dhe të zhvillohet procedurë penale, pa marr parasysh se a janë plotësuar prezumimet. Imuniteti ì pjesërishëm – kur persona të caktuara janë të mbrojtur vetëm nga veprime dhe masa të caktuara të organeve shtetërore, por jo edhe nga mundësia për nisjen dhe zhvillimin e procedurës penale. Imunitet absolut ose ì përgjithshëm është ai imunitet procedural, ì cili e pengon ndjekjen penale për çfarëdo vepër penale, për shembull, imuniteti diplomatik ose ì deputetit. Imuniteti relativ ose funksional është ai imunitet, ì cili e pengon ndjekjen penale vetëm për vepra penale të caktuara, më saktë ato të cilët janë të kryera në lidhje me kryerjen e ndonjë funksioni të caktuar (për shembull, imunitetin që e gëzojnë gjykata, prokurorët dhe avokatët). Imunitet ì pakushtëzuar është ai ìmunitet, ì cili nuk mund të merret deri në skadimin e funksionit, kurse imunitet ì kushtëzuar është ai, ì cili vlen deri sa nga ana e

67

Page 68: Nocioni, historiku, burimet

organit kompetent shtetëror nuk abrogohet, pa marr parasysh atë se ende zgjat funksioni për të cilin është zgjedhur ì pandehuri. Mjet juridik për marrjen e imunitetit penal-procedural është leja për ndjekje penale.

Imuniteti mund të jetë ì përhershëm, kur e përtërijnë funksionin që e kryejnë, kurse ì përkohshëm, ì cili ekziston vetëm për derisa zgjatë funksioni.

Në shtet me rregullim demokratik zakonisht ì gjejmë imunitetet e përkohshme dhe të kushtëzuara.

Imunitetet penale-procedurale janë paraparë pjesërisht me të drejtën e brendshme – të brendshme, kurse pjesërisht me të drejtën ndërkombëtare publike – imunitet ndërkombëtar juridik ose diplomatik.

3.1. IMUNITETI PENAL-PROCEDURAL SIPAS TË DREJTËS SË BRENDSHME (TË VENDIT)

Sipas rregullave të së drejtës së brendshme, të vendit, imunitet penal-procedural gëzojnë kategoritë personash në vijim:

1. Kryetari ì Republikës, imuniteti ì të cilit nuk është ì normuar më detaisht. Për marrjen e tij vendos Gjykata kushtetuese e RM-së me shumicë të 2/3 të votave nga numri ì përgjithshëm ì gjykatësve ((n.83 p.1 dhe 2 ì Kushtetutës së RM-së).

2. Deputetët në Kuvendin e RM-së (n.64 p.1 ì Kushtetutës së RM-së). Ai është ì a.q imuniteti parlamentar, me të cilin nënkuptojmë të drejtë ose privilegj ì anëtarëve të parlamentit që të mos përgjigjen për veprime të caktuara të tyre. Është vënë në kohën e fillimit të parlamentarizmit dhe demokracisë në për gjithësi dhe ka pas për qëllim të siguroj punë e pavarur dhe pa pengesë e parlamentit dhe të garantoj kushte për angazhim ì plotë dhe ì lirë ì anëtarëve të tij në kryerjen e funksionit, për të cilin janë zgjedhur. Imuniteti parlamentar nuk ekziston për vet anëtarët të parlamentit dhe për interesat e tyre, por për interes të përgjithshëm. Për shkak të kësaj, anëtarët e parlamentit nuk munden që vet të japin dorëheqje nga imuniteti parlamentar (Enciklopedia juridike 2, Administrata bashkëkohore, 1989, Beograd: f.1099).

Mirëpo, në lidhje me imunitetin parlamentar, siç është ai ì rregulluar në të drejtën tonë, duhet dallohet dy situata:

a) Deputeti nuk mund të thirret në përgjegjësi penale ose të paraburgoset për mendimin e deklaruar ose për votim në Kuvend (n.64 p.2 të Kushtetutës së RM-së). Domethënë, deputeti ka imunitet material-juridik për veprimtari në Kuvend. Imuniteti ì theksuar ka karakter absolut dhe deputeti për vepër penale eventuale që do ta kryej duke folur ose votuar në Kuvend, nuk do të mund të dënohet respektivisht kjo është shkaku për përjashtimin e kundërligjshmërisë së veprës.

b) Deputeti nuk mund të arrestohet pa leje të Kuvendit, vetëm nëse gjendet duke kryer vepër penale për të cilën është paraparë dënim me burg në kohëzgjatje prej së paku pesë vjet (n.64 p.3 të Kushtetutës së RM-së).

68

Page 69: Nocioni, historiku, burimet

Domethënë, nga ana tjetër, në rast që deputeti të kryej ndonjë vepër tjetër penale, e cila nuk është e ndërlidhur me kryerjen e funksionit të tij të deputetit duke folur ose duke votuar (jashtë kuvendit), gëzon imunitet procedural-juridik.

Kushtetutëdhënësi parasheh se “Kuvendi mund të vendos që imuniteti mund të përdoret mbi deputetin edhe kur ai vet nuk është thirrur në të, nëse ajo është e nevojshme për shkak të kryerjes së funksionit të deputetit (n.64 p.4 të Kushtetutës së RM-së). Domethënë, Kushtetuta jonë realizimin e imunitetit e bënë varësisht nga vullneti ì deputetit, sikur të bëhet fjalë për ndonjë të drejtë e tij personale, nga e cila ai mund të jep dorëheqje. Qëndrimi ì këtillë sikur të mos jetë në pajtim me mendimin teorik se deputetit nuk ì është dhënë imunitet me qëllim që ti mundësohet shmangie nga përgjegjësia penale, por është vënë për funksionim stabil të parlamentit dhe për mbrojtje të deputetëve nga hilet eventuale (V. Bayer, 1997: f.47).

3. Kryetar ì Qeverisë dhe ministrat. Për imunitetin e tyre vendos Qeveria (n.89 p.3 të Kushtetutës së RM-së).

4. Gjykatësit e Gjykatës kushtetuese. Për imunitetin e tyre vendos Kuvendit (n.111 p.2 të Kushtetutës së RM-së).

5. Anëtarët e këshillit Republikan gjyqësor. Për imunitetin e tyre vendos Kuvendit (n.104 p.3 të Kushtetutës së RM-së).

6. Gjykatësi dhe gjykatësit-porotë. Për imunitetin e tyre vendos Kuvendi (n.100 p.1 dhe 2 ì Kushtetutës së RM-së). Në pyetje është imuniteti funksional ì gjykatësve, ì cili së afërmi është ì përcaktuar me Ligjin për gjykatat (1995, n.65 p.1-4) me përmbajtjen në vijim: “gjykatësi dhe gjykatësi-porotë nuk mund të thirret në përgjegjësi për mendim dhe të vendosurit gjatë sjelljes së vendimeve gjyqësore”.Domethënë, gjykatësit gëzojnë imunitet të pjesërishëm material, ì cili ka të bëj

vetëm me veprat penale të kryera gjatë kryerjes së funksionit gjyqësor. Më pas, gjykatësi nuk mund të paraburgoset pa lejen e Këshillit Republikan

gjyqësor, vetëm nëse është gjendet duke kryer vepër penale për të cilën është paraparë dënim me burg prej së paku pesë vjet”. Domethënë, bëhet fjalë për imunitet procedural-juridik, siç ishte ai ì deputetit.

Ligjdhënësi përcakton se, procedura për të vendosurit të imunitetit të gjykatësit është urgjente.

7. Prokurori publik gëzon imunitet. Për imunitetin e tij vendos Kuvendi (n.107 p.1 dhe 2 të Kushtetutës së RM-së).Imuniteti ì prokurorit publik dhe të zëvendës prokurorit publik përbëhet nga ajo

që, nuk mund të thirren në përgjegjësi e as që të paraburgosen për mendimin ì shprehur gjatë kryerjes së funksionit. Ato nuk mund të paraburgosen pa leje të Kuvendit të RM-së, përveç nëse gjendet duke kryer të veprës penale, për të cilën është paraparë dënim me burg prej së paku pesë vjet (n.29 p.1-3 nga Ligji për prokurorinë publike, Gazeta zyrtare e RM-së nr.80/92, 19/93, 9/94, 9/96 dhe /04).

Nga kjo del se imuniteti ì prokurorit publik dhe të zëvendësit të tij është ì rregulluar në të njëjtën mënyrë siç ishte i rregulluar ai i gjykatësve dhe gjykatësve-porotë.

69

Page 70: Nocioni, historiku, burimet

8. Avokatët Imuniteti ì tyre është ì rregulluar me Ligjin për avokaturën (n.17 p.1-3, Gazeta

zyrtare e RM-së nr.90/92) dhe e ka këtë përmbajtje: avokati nuk mund të thirret në përgjegjësi për mendimin e shprehur në gjykim, nga ì cili del se gëzon imunitet funksional. Po ashtu, avokati nuk mund të paraburgoset për vepër penale e kryer për dhënie të ndihmës juridike pa pajtim paraprak të këshillit penal të gjykatës mëtë lartë nga rajoni ì Gjykatës themelore para së cilës zhvillohet procedura penale dhe mendimi ì dhënë nga Oda e avokatëve të RM-së.

Edhe zyra e avokatit gëzon mbrojtje, bastisje të saj mund të kryhet vetëm nëse një gjë e tillë përmban vendimi ì gjykatës për bastisje në prezencë të përfaqësuesit të Odës së avokatëve të RM-së.

3.2. IMUNITETI PENAL-PROCEDURAL SIPAS TË DREJTËS NDËRKOMBËTARE

Sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare publike vlefshmëria dhe zbatimi ì së drejtës së procedurës penale të vendit është e kufizuar në shumë raste. Në disa raste nuk mund të zhvillohet procedurë penale kundër disa personave, të cilët sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare publike gëzojnë imunitet penal-procedural. Në raste tjera bëhet fjalë për mbrojtje ndërkombëtare juridike të hapësirave të caktuara (ndërtesa, banesa etj), në të cilët nuk mund të merren asnjëfarë veprimi të procedurës penale, qoftë edhe kur zhvillohet procedurë kundër personave që gëzojnë imunitet sipas të drejtës ndërkombëtare publike. Ekziston edhe mbrojtje ndërkombëtare arkivave, dokumenteve dhe bagazheve të udhëtimit (valiza), në të cilët organet e procedurës penale në shtetin tonë nuk mund të kryejnë asnjëfarë veprimi penal-procedural.

Ligji ì procedurës sonë penale flet vetëm për “përjashtim të ndjekjes penale për personat që gëzojnë të drejtën e imunitetit në Republikën e Maqedonisë” dhe përcakton se në lidhje me këtë përjashtim vlejnë rregullat e së drejtës ndërkombëtare. Po qe se paraqitet dyshim se vallë a bëhet fjalë për ato persona, gjykata do ti drejtohet për sqarim Ministrisë së punëve të jashtme nëpërmes Ministrisë së drejtësisë (n.137 p.1-3 të LPP), (J. Andrassy, E drejta ndërkombëtare, botimi VI, Zagreb, 1976: f.280, f.300 etj; M. Bartosh, E drejta ndërkombëtare publike, libri II, Beograd, 1956: f.324, f.413, f.500, f.522, f.570 et; L. Fëçrkovski etj, Shkup, 1995: f.194-197).

Sipas të drejtës ndërkombëtare imunitet të plotë penal-procedural gëzojnë shefat e shteteve të huaja kur qëndrojnë në Maqedoni si dhe bashkëshorti ì tyre dhe fëmijët e tyre të mitur, por jo edhe kushërinjtë tjerë. Po qe se shefi ì shtetit gjendet në vizitë zyrtare në shtetin tonë, imunitet të plotë penal-procedural gëzojnë edhe anëtarët e shoqërimit të tij zyrtar. Kundër këtyre personave nuk mund të zhvillohet procedurë penale për çfarëdo qoftë vepër penale. Po ashtu, edhe banesa e shefit të shtetit llogaritet si e paprekshme – në të nuk mund të zhvillohet asnjë veprim procedural.

Sipas të drejtës ndërkombëtare imunitet të plotë gëzojnë edhe agjentët diplomatik të shteteve të huaja të akredituar në Maqedoni (n.29 të Konventës së Vienës për raporte diplomatike nga 18.04.1961, tekst në Fletën zyrtare të RSFJ, shtesë: Megunarodni ugovori ì drugi sporazumi, nr.2, 1964). Kundër tyre në RM-së nuk mund të zhvillohet procedurë penale për asnjë vepër penale. Ai imunitet është pasojë nga

70

Page 71: Nocioni, historiku, burimet

paprekshmëria e tyre personale, e cila u është siguruar nga me të drejtën ndërkombëtare (n.29, VKDO) që tu mundësohet kryerje papengesë të funksionit të tyre dhe të pengohet që organet shtetërore të vendit në çfarëdo mënyre të bëjnë dredhi. Imuniteti fillon të vlej kur agjenti diplomatik do të hy në territorin e Maqedonisë, kurse ndërpritet në momentin kur e ka braktisur, qoftë edhe në rast konflikti të armatosur (n.32 p.2 VKDO).

Nga ekzistimi ì imunitetit nuk mund të konkludohet se përfaqësuesit diplomatik kanë të drejtë ti shkelin ligjet e shtetit-nikoqir dhe të kryejnë vepra penale pa asnjëfarë pasoje pas tyre. Përkundrazi, ato janë të obliguar ti respektojnë rregullat e Maqedonisë (n.41, VKDO). Nëse personi ì tillë kryen vepër penale Qeveria e Maqedonisë mund të kërkoj nga shteti që e përfaqëson që ta revokon diplomatin në fjalë dhe ta dënoj sipas ligjeve të veta (n.9 dhe 31 p.4, VKDO).

Meqë imuniteti ì takon për kryerje papengesë të funksionit të tij, e jo si një e drejtë e tij personale, agjenti ì tillë nuk mund të japë dorëheqje nga ai imunitet. Shtetin që e përfaqëson ka çdoherë të drejtë që të japë dorëheqje nga imuniteti penal-procedural të agjentëve diplomatik “imuniteti nga gjyqësia penale” (në tekstin francezë – l’imunite de la juridiction penale, n.31, VKDO). Ska dyshim se kjo shprehje, e cila nuk është shumë precize përfshin edhe imunitetin e të vepruarit të organeve që nuk janë gjyqësor – prokuroria publike, organet e punëve të brendshme. Përveç kësaj, duhet theksuar se, gjykatat nuk kanë asnjë të drejtë që ti revokojnë agjentët e huaj diplomatik si dëshmitarë (n.31 p.2, VKDO) në procedurën penale kundër ndonjë personi të tretë, ì cili nuk gëzon imunitet. Nuk mund ti dërgoj ftesë, por vetëm mund ta lus që të vjen në dëgjim, kurse në disa shtete ekziston adet, nëse pajtohen agjentët diplomatik të merren në pyetje si dëshmitarë në hapësirat e tyre zyrtare, e jo në hapësirat e gjykatës.

Sipas konventës, cilësi të agjentëve diplomatik që gëzojnë imunitet penal-procedural kanë:

a) Shefat e misioneve të huaja diplomatike në Maqedoni. Shef ì misionit të huaj diplomatik është personi, ì cili shteti që e ka akredituar dhe e ka autorizuar të veproj në atë cilësi (n.1 p.a, VKDO). Madje, nuk është e rëndësishme se në cilin rang gjendet shefi ì misionit – të gjithë shefat e misioneve kanë tretman të barabartë në lidhje me imunitetin penal-procedural (n.14 p.2 VKDO).

b) Anëtarët e personelit diplomatik të misionit (n.1 p.t, VKDO). Me këtë nocion nënkuptohet personi ì cili ka cilësi diplomatike, ì paraqitur në organin kompetent; duhet që shteti jonë ta pranoj që ti jep pasosh diplomatik, të futet në listën diplomatike dhe të ketë legjitimitet diplomatik (këshilltarë, sekretar, atashe).

Po ashtu, sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare imunitet penal-procedural gëzojnë persona të caktuara dhe agjentë diplomatik, edhe pse nuk janë. Ato janë persona që janë në lidhje të ngushtë personale me agjentët diplomatik ose kryejnë funksione të caktuara jodiplomatike në misionin e shtetit të huaj (n.37, VKDO), ato janë këto persona:

a) anëtarët e familjes së agjentit diplomatik, me kusht që të mos jenë shtetas të Maqedonisë (n.37 p.1, VKDO);

71

Page 72: Nocioni, historiku, burimet

b) anëtarët e personelit administrativ dhe teknikë të misionit, si dhe anëtarët e familjeve të tyre, me kusht që mos të jenë shtetas të Maqedonisë dhe të mos kenë vendbanim të përjetshëm (n.37 p.2, VKDO).Shteti ì cili akrediton mund të heq dorë nga imuniteti penal-procedural të këtyre

kategorive personash (n.32 p.1, VKDO).Të gjithë personat e theksuar gëzojnë imunitet të plotë penal-procedural –

kundër tyre organet maqedonase nuk mund të zhvillojnë procedurë penale për çfarëdo qoftë vepre penale.

Nga personeli ì misionit vetëm personeli shoqërues nuk gëzon imunitet të plotë penal-procedural, por vetëm ì kufizuar, me kusht që mos të jenë shtetas të Maqedonisë dhe të mos posedojnë vendbanim në Maqedoni, e treguar me përmbajtjen në vijim: kundër tyre nuk mund të zhvillohet procedurë penale që ì kanë kryer gjatë kryerjes së funksioneve të tyre (n.37 p.3, VKDO). Ai imunitet penal-procedural zakonisht në të drejtën ndërkombëtare njihet si imunitet funksional. Shteti që e akrediton mund të heq dorë nga ai imunitet (n.32 p.1, VKDO).

Sipas të drejtës ndërkombëtare zakonore imunitet penal-procedural nuk gëzojnë asnjë person që gjendet në shërbim privat në ndonjë person që gëzon imunitet penal-procedural.

Nëse agjenti diplomatik ì shtetit të huaj ose anëtarët tjerë të personalit të misionit janë shtetas të Maqedonisë, atëherë të parit ì njihet vetëm imuniteti funksional, kurse tjerëve imunitet në atë masë në të cilën Maqedonia në mënyrë vullnetare ua njeh (n.38 p.1 dhe 2, VKDO).

Imunitet penal-procedural sipas të drejtës ndërkombëtare gëzojnë nëpunësit ndërkombëtar në vijim: përfaqësuesit e shteteve-anëtare në OKB-së në organet kryesore dhe organet ndihmëse të OKB-së dhe të konferencave; funksionarët e OKB-së, të cilët do ti përcakton sekretari ì përgjithshëm, specialist në misione; përfaqësues të shteteve-anëtare në institucionet e specializuara të OKB-së; funksionar të institucioneve të specializuara të OKB-së (n.105 të Kartës së OKB-së, Konventa për privilegjet dhe imunitetet e OKB-së nga 13.02.1946 dhe Konventa për privilegjet dhe imunitetet të institucioneve të specializuara të OKB-së nga 21.11.1947).

Në territorin e Maqedonisë në kohë paqe mund të gjenden njësi të huaja ushtarake, edhe atë për shkaqe të ndryshme – vizitë miqësore për shkak të ndonjë solemniteti. Sipas të drejtës ndërkombëtare zakonore pjesëtarët e njësive ushtarake gëzojnë imunitet të plotë penal-procedural. Përjashtime nga ky imunitet mund të parashihen vetëm me marrëveshje e posaçme në mes Maqedonisë dhe shtetit të huaj përkatës.

Personat që gëzojnë imunitet ì a.q solvus conductus (kalim ì lirë) është institucion ì vjetër ì të drejtës mesjetare, e cila ì ka garantuar kryerësit se gjykatësi nuk do ta arreston nëse ì përgjigjet ftesës dhe nëse paraqitet në gjykim. Këtë sot e përfshin marrëveshjet për ndihmë ndërkombëtare penale-juridike, të cilët dëshmitarëve dhe ekspertëve jashtë vendit u garantojnë se kundër tyre në shtetin ì cili kërkon ndihmë nuk do të ngrihet procedurë e as do të zhvillohet procedurë penale për ndonjë vepër penale që e ka kryer më parë në dëm të tij ndaj shtetasve të tij, nëse ì përgjigjen ftesës dhe paraqiten në gjykim nga shteti qe e jep atë ndihmë. Salvua conductus ka përmbajtje të imunitetit të plotë absolut penal-procedural, por është ì kufizuar, gjegjësisht me afate të shkurtra, në

72

Page 73: Nocioni, historiku, burimet

të cilin autorizuesi ì tij pas ndërprerjes së nevojës për marrje të deklaratës së tij, pa tjetër ta braktis shtetin-lutës (D. Krapa, 2000: f.41).

73

Page 74: Nocioni, historiku, burimet

KREU VI

PARIMET E SË DREJTËS SË PROCEDURËS PENALE

1. NOCIONI DHE QËLLIMI Ì PARIMEVE

Teoria e së drejtës së procedurës penale ka detyrë kryesore që ta tregon materien e përgjithshme të kësaj të drejte, e që të arrihet ky qëllim është e dobishme që disa rregulla procedurale të shpien në disa parime të përgjithshme. Në këtë mënyrë, të gjithë rregullat që do të shpien në parim të caktuar, do të jenë të sistematizuara, e njëherë do të përcaktohet edhe kuptimi i tyre i përbashkët.

Kuptohet se këto parime nuk i përfshin të gjithë normat të së drejtës sonë së procedurës penale që në atë kuptim të mund ti shpie të gjithë normat të atyre aprimeve. Mirëpo, ato parime përfshin një numër të madh norma të rëndësishme të së drejtës së procedurës penale dhe për shkak të kësaj vënie e këtyre parimeve kontribuon që më mirë të kuptohet ajo e drejtë (V. Bayer, 1997: f.101; A. Munda, 1956; f.73).

Edhe pse për fizionominë e tyre nuk pikëpamje unike, teoria sot me parime të së drejtës së procedurës penale nënkupton rregulla të përgjithshme në të cilët mund të arrihet nëpërmes sintezës së dispozitave procedurale, të cilët mund të rrjedhin nga brendia (për shembull, Kushtetuta dhe ligjet) ose nga e drejta ndërkombëtare.

Sa i përket organeve të procedurës penale, të cilët i aplikojnë dispozitat në të drejtën e procedurës penale, ato mund të kuptohet si ndihmesa në interpretimin e atyre dispozitave, veçanërisht atje ku ato mund të përfshijnë të a.q standarde juridike ose qoftë edhe zbrazëtira juridike të cilët duhet plotësuar. Në lidhje me terminologjinë, përmbajtjes dhe kualifikimit, parimet pësuan shumë ndryshime. Teoricienët e së DPP zakonisht i përpunojnë në pjesët e para të ekspozeve të veta teorike, duke theksuar se vlefshmëria e tyre duhet të zgjerohet në tërë procedurën penale (D. Krapac, 2000; f.43-44). Grupi tjetër i teoricienëve parimet themelore i lidhin me subjektet procedurale dhe veprimet procedurale i përpunojnë gjatë vënies së tyre (P. Marina, 1979: f.78; T. Vasijleviç, 1981: f.56-57; M. Ggrubaç, 1995: f.60 dhe 133).

Gjatë kohë në një pjesë të teorisë kontinentale të së DPP është konsideruar se duhet të ekzistoj ndonjë parim themelor të së DPP, në të cilën do të ishin të përcaktuara edhe parimet tjera. Parim i tillë duhet kërkuar në lëmin e standardeve juridike të cilët sot janë përforcuara me normat e së drejtës kushtetuese dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, gjegjësisht mund të bëhet fjalë për parim të “procedurës së drejtë” si parim kryesor.

Por në zhvillimin më të ri të së DPP në teorinë dhe praktikën vërehen ndryshime të caktuara. Ashtu, disa nga parimet më të vjetra që llogaritet si përfitim për liberalizmin civil janë sjell në pyetje për shkak të praktikës së re të organeve të procedurës penale, të

74

Page 75: Nocioni, historiku, burimet

cilët janë të imponuar të kërkojnë zgjidhje për problemin e ngarkesës së jurisprudencës penale. Në procedurën penale të tipit të përzier, nën ndikimin e të drejtës angloamerikane, paraqiten forma të reja procedurale, siç janë marrëveshjet e palëve në procedurën penale rreth përmbajtjes së akuzës dhe mbrojtjes, me të cilët në numër të madh të rasteve shpejt mundet të përfundoj procedura e filluar ose të shmanget fillimi i saj. Mirëpo, këto forma të reja kërkojnë ndryshim të parimeve tradicionale: kufizim i parimit të legalitetit dhe zgjerimi i parimit të përshtatshmërisë, ngushtimi i parimit të inkuizitorit dhe konsolidimi i autonomisë së palëve, veçanërisht të të pandehurit, rishqyrtimit të publikut në seancën kryesore. Këtë fenomen, autor të shquar e quajnë reprivatizim të procedurës penale (A. Eser, 1992: f.167-191; N. Matovski, 1992/93: f.179-190).

Parimet e së DPP mundësojnë sistematizim të dispozitave procedurale dhe të kuptuarit më mirë të tyre. Ligjdhënësi së adresat i tyre shërbehet me parimet që ta harmonizon tendencën për efikasitet të procedurës penale me tendencën për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Subjektet e procedurës penale, në radh të parë gjykatat, si adresat të parimeve, shërbehen me to si drejtime në zbatim të dispozitave. Në zbatimin e dispozitave të së DPP parimet themelore u mundësojnë gjykatave të zgjedhin ndonjë çështje gjatë ndërmarrjes së veprimit procedural ose rregullshmëri të kryerjes kur me metodat e zakonta të interpretimit të dispozitave juridike nuk mund të arrihet zgjidhje ose të plotësojnë zbrazëtirë juridike në rast kur rregulla procedurale nuk jep përgjigje direkte në kësaj çështje. Në rastet e tilla vlera e parimeve si drejtime interpretative është shumë e madhe, veçanërisht për shkak të nevojës për arritje balancë në mes dy tendencave të kundërta për efikasitet të procedurës penale dhe për mbrojtjen e së drejtës së qytetarëve (D. Krapac, 2000: f.45).

Formulimi i parimeve themelore ka rëndësi për konstruimin e sistemit të procesit dhe për zbatim të drejtë së drejtës procedurale.

2. PARIMI AKUZATOR

Parimi akuzator përbëhet nga ajo që procedura penale mund të ngritet dhe të zhvillohet më tutje vetëm nëse ekziston kërkesë nga paditësi i autorizuar dhe ai në bazë është dominus të kontestit, i cili është objekt i procedurës penale (P. Marina, 1979; f.78).

Vënia e këtij parimi në procedurën penale mundëson ndarje të të tre funksioneve themelore në procedurën penale – ndjekja, mbrojtja dhe gjykimi, si dhe besimi i tyre subjekteve të ndryshme si bartës të këtyre subjekteve. Me atë që procedura penale ngrihet me kërkesë të paditësit të autorizuar del se gjykatësi asnjëherë nuk mundet që me vetiniciativë ta ngre procedurën penale, por funksioni i tij përbëhet vetëm nga përcaktimi i fakteve dhe nga gjykimi. Nga del edhe ajo se edhe funksioni i tretë – mbrojtja dhe ai i është besuar personit kundër të cilit është drejtuar ndjekja penale – i pandehuri.

Pasoja e parë e ndarjes së të tre funksioneve ndonjëherë reflektohet me shprehjen latine “nemo jude sine actore”, gjegjësisht se askush nuk mund të jetë gjykatës pa mos ekzistuar paditës. Përveç lidhshmërisë ekzistuese ekziston edhe lidhshmëri tematike:

75

Page 76: Nocioni, historiku, burimet

procedura mund të zhvillohet vetëm kundër personit ndaj të cilit kërkesa ka të bëj dhe vetëm për vepër penale e përshkruar në kërkesën (Rjeçnik LPP, 1966: F.20).

Në krahasim me parimin inkuizitor, i cili përbëhet në atë se, që të tre funksionet të procedurës penale janë të koncentruar në gjykatësin, i cili është subjekti i vetëm i procedurës dhe ai e ngre atë me iniciativë të vet, e jo me kërkesë të paditësit, me qartë mund të shihet thelbi i parimit akuzator , i cili është krejtësisht në kundërshtim me parimin inkuizitor. Parimi akuzator është paraqitur si rezultat i procesit inkuizues.

Parimi akuzator llogaritet se procedurës i jep karakter demokratik, mundëson plotësimin e qëllimit të saj dhe i posedon vlerat në vijim:

- mundëson objektivitet dhe paanësi të gjykatës, me çka funksioni i ndjekjes është ndarë nga funksioni i përcaktimit të fakteve dhe u është besuar subjekteve të posaçme; pçr arsye se organi i cili nuk ka dhënë iniciativë për ngritje të procedurës penale do të mund të jetë më objektiv në grumbullimin e provave se sa sikur të jepte iniciativë. Gjykatësi, duke marr pjesë në procedurë, respektivisht duke e ndjekur kontestin i cili zhvillohet në mes dy palëve të barabarta – paditësit dhe të pandehurit, vihet në pozicion objektiv. Edhe pse nuk ka iniciativë për ngritje të procedurës penale, ai nuk është subjekt pasiv, por për kundrazi: duke e pasur parasysh detyrën që ta përcaktoj të vërtetën, me kujdes të njëjtë i sjell provat e palëve, e nëse konstaton se është e nevojshme që të nxirren edhe prova të cilët ato nuk i kanë propozuar, kurse do të kontribuojnë në përcaktimin e fakteve relevante, ai në mënyrë zyrtare nxjerr fakte.

- Duke ia besuar funksionin e ndjekjes penale subjektit të posaçëm, parimi akuzator mundëson që të formohet organ i posaçëm shtetëror për ngritjen e procedurës penale, i cili ka të drejtë dhe detyrë themelore që ti ndjek kryesit e veprave penale, çdoherë kur prishen raportet shoqërore ose shkelen interesat shoqërore. Koncentrimi i tillë i ndjekjes penale në një organ mundëson që represioni penal kundër veprimtarisë së dëmshme shoqërore të jetë më efikas (P. Marina, 1979: f.79).

- Parimi akuzator mundëson që i pandehuri të fiton status procedural të palës, e cila është e barabartë me palën tjetër – paditësin, statusi i tillë procedural i mundëson të pandehurit garanci për mbrojtje të të drejtave individuale dhe interesave të qytetarëve.Ligji i procedurës sonë penale mirëfilltë e zbaton parimin akuzator, e si verifikim

të saj janë më tepër norma të Ligjit të procedurës penale. Ashtu në n.16 është e paraparë se procedura penale ngrihet me kërkesë të paditësit të autorizuar. Por, kjo rregull e procedurës penale akuzatore është plotësuar medhe me tjerë nga të cilët del se jo vetëm ngritja por edhe rrjedha e mëtutjeshme e procedurës varet nga paditësi i autorizuar. Ajo shihet nga dispozitat, sipas të cilëve që tre llojet e paditësve të autorizuar – prokurori publik, i dëmtuari dhe paditësi privat mund të japn dorëheqje nga kërkesa për ndjekje, nga propozimi ose padia private deri në mbarimin e seancës kryesore të gjykatës së shkallës së parë (n.47 dhe 53 të LPP). Nëse paditësi i autorizuar heq dorë na aktakuza gjatë përgatitjes së seancës kryesore, atëherë kryetari i këshillit me vendim do ta ndërpres procedurën (n.278 të LPP), e nëse paditësi atë e bënë gjatë seancës kryesore, atëherë gjykatësi do të sjell aktgjykim me të cilin refuzohet akuza (n.341 a.3 të LPP).

Si verifikim i zbatimit të mirëfilltë të parimit akuzator në procedurën tonë penale është edhe dispozita sipas së cilës aktgjykimi ka të bëjë vetëm me personin i cili është i

76

Page 77: Nocioni, historiku, burimet

pandehur dhe vetëm për veprën që është lëndë e akuzës së përfshirë në seancën kryesore (n.338 p.1 të LPP), respektivisht në mes aktgjykimit dhe akuzës duhet të ekzistoj identitet subjektiv dhe objektiv. Me fjalë tjera, gjykatësi është i lidhur me akuzën e parashtruar nga paditësi i autorizuar.

3. OFICIALITETI

Oficialiteti definohet si parim procedural, sipas të cilit fillimi dhe zhvillimi i procedurës është detyrë zyrtare e organeve shtetërore (officium), i cili bëhet në interes shtetëror, pavarësisht vullnetit të personit i cili është i dëmtuar me veprën penale (Fjalor, 1966: f.206; Bayer, 1997: f,101; A. Munda, 1956: f.74; Vasijeviç, 1981: f.121; P. Marina, 1979: f.80-81).

Dmth, parimi i oficialitetit i vë një të drejtë prokurorit publik ta ndërmerr ndjekjen penale pa marr parasysh qëndrimin e të dëmtuarit për të, qoftë edhe ai nëse kundërshtohet (M. Grubaç, 1995: f.136). Përkundrazi, procedura penale është jooficiale nëse ngritja e saj varet nga vullneti i të dëmtuarit.

Sipas parimit të oficialitetit, prokurori publik është dominus litis dhe subjekt i vetëm i cili mund të ndre iniciativë për ndjekje penale, me çka ekzistojnë kuptime se parimi i oficialitetit nuk ka të bëj vetëm me iniciativën për ndjekjen penale, por ka të bëj me tërë procedurën penale e cila ngrihet me kërkesë të paditësit të autorizuar, kurse më pas zhvillohet ex officio nga ana e gjykatësit (Bayer, 1997: f.102; N. Ogorelica, 1899: f.417). nga e drejta e shtetit për ndëshkim rrjedh e drejta e organeve të tij – prokurori publik dhe gjykata – në interes publik ex officio ti ndjekin kryesit e veprave penale pa marr parasysh atë se a e ka kërkuar personi ndaj të cilit me veprën penale i është cenuar ndonjë të drejtë subjektive. Iniciativës së prokurorit publik i bashkëngjitet gjykatësi, i cili në procedurën penale bashkëkohore mund ex officio të ndërmerr gjithçka që është e nevojshme për të vërtetuar të vërtetën, derisa ekziston kërkesë të paditësit të autorizuar.

Parim i kundërt i parimit të oficialitetit është ai i dispozicionit, sipas të cilit e drejta e ndjekjes penale i lëshohet gjetjes së të dëmtuarit, parim në të cilin bazohej edhe procedura penale akuzatore.

Parimi i oficialitetit historikisht rrjedh nga procedura penale inkuizitore, është paraqitur në kohën e monarkisë absolute në të cilën është menduar se efikasiteti i ndjekjes penale nuk duhet lënë anash për shkak të procedurës paraprake – procedurës akuzatore, sipas së cilës procedura penale është ngritur ekskluzivisht me padi të personit të dëmtuar me veprën penale (padi private) ose me padi të kujtdo qoftë qytetari (padi e popullarizuar), kur sipas parimit të së drejtës romake nga koha e Republikës – çdokush nga populli “quivis ex populo” ka qen i autorizuar të parashtron padi. Në fillim parimi i oficialitetit ka të bëj me inkvirentin – hetuesin, kurse më vonë gjatë rrjedhës së reformës së procedurës penale në shek XIX pas ndarjes së funksioneve procedurale në më shumë subjekte është bartur nga pushteti gjyqësor në trup të pavarur shtetëror (organ) – prokuroria publike (frengj. Ministere publik, gjerm. Staatanwaltschaft, ital. Publica ministero).

77

Page 78: Nocioni, historiku, burimet

Në procedurën tonë penale në esencë është aprovuar parimi i oficialitetit, për arsye se për numër më të madh të veprave penale procedura ngrihet nga ana e prokurorit publik si organ shtetëror, edhe atë sipas detyrës zyrtare – ex officio, nga vjen edhe vet emri i këtij parimi. Kjo çartë del nga n.42 p.1 i LPP, sipas të cilit e drejtë kryesore dhe detyrë kryesore e prokurorit publik është që ti ndjek kryesit e veprave penale. Në këtë drejtim, prokurori publik duke qenë në pajtim me parimin e oficialitetit e inicion procedurën paraprake, gjegjësisht parashtron kërkesë për zbatim të hetimit (n.151 p.1 i LPP). Më pas, prokurori publik vepron pa marr parasysh vullnetin e personit të dëmtuar (P. Marina, 1979: f.81).

Disa vepra penale i cenojnë ose i dëmtojnë interesat private. Për shkak të kësaj e drejta penale materiale në raste të caktuara qoftë për shkak të respektimit të interesave private (mbrojtja e jetës personale dhe familjare), qoftë për shkak të kërkesës së ekonomizimit (me lëshimin e ndjekjes penale personave privat ngarkohet buxheti shtetëror) përcakton përjashtime nga parimi i oficialitetit, edhe atë:

3.1. NDJEKJA PENALE ME PADI PRIVATE

Padia private është lloj akuze, e cila për një numër më të vogël dhe më lehte vepra penale mund që gjykatës t’ia paraqes i dëmtuari, gjegjësisht personi fizik apo juridik i cili me dispozitë të posaçme është i autorizuar për të. Paditësi privat është i obliguar ta paraqes padinë private në afat prej tre muajsh që kur ka ditur për veprën penale dhe për kryesin (n.48 p.1 i LPP). Në procedurën më e filluar ai i ka të gjitha të drejtat siç i ka edhe prokurori publik, përveç atyre që i takojnë vetëm prokurorit publik si një organ shtetëror: mund të propozoj prova, mund tu parashtroj pyetje të pandehurit, dëshmitarëve dhe ekspertëve, mund të paraqes vërejtje, të jep deklarata, të shqyrtoj shkresa etj (n.55 p. 1-3 të LPP). Nëse heq dorë nga padia private (këtë mund ta bëj deri në mbarimin e seancës kryesore – n.53 të LPP), atëherë gjykatësi duhet patjetër ta ndërpres procedurën (gjegjësisht të sjell aktgjykim me të cilin refuzohet akuza, n.341 al.3 të LPP). Sipas disa autorëve padia private është akt procedural ekskluziv në atë kuptim që në procedurën e filluar me të prokurori publik nuk asnjë autorizim (D. Krapac, 2000: f.48).

Veprat penale të cilët sipas Kodit penal të Maqedonisë të vitit 1996 ndiqen me anë të padisë private janë: nga veprat penale kundër jetës dhe trupit (Kreu XIV) – lëndimi trupor (n.130), yrimi (n.139); nga veprat penale kundër nderit dhe autoritetit (Kreu XVIII) – shpifja (n.172), fyerja (n.173), nxjerrja raporteve personale dhe familjare (n.174) dhe përbuzja me pretekst se ka kryer vepër penale (n.175); nga veprat penale kundër pasurisë (Kreu XXIII) – vjedhja e sendeve me vlerë të vogël (n.235 p.2), fshehja sendeve me vlerë të vogël ose rastësisht të gjetur (n.239 p.2 dhe 5), marrja e sendeve të huaja (n.241), dëmtimi i sendeve të huaja (n.243), mashtrimi me të cilin është shkaktuar dëm me vlerë më të vogël dhe është bërë me qëllim që të dëmton tjetrin (n.247 p.2 dhe 5), keqpërdorimi i besimit (n.252), si dhe disa vepra tjera penale kundër pasurisë të kryera në mes të afërmve të gjakut (ndaj bashkëshortit, vëllait, motrës, adoptuesit etj – n.263) – vjedhje, vjedhje e rëndë, fshehje, marrje e automjetit (n.242), keqpërdorimi i besimit (n.252 p.1).

78

Page 79: Nocioni, historiku, burimet

Për natyrën juridike e ndëshkimit për veprat penale të cilët ndiqen me anë të padisë private, në teori ekzistojnë dy qëndrime të kundërta: sipas të parës bëhet fjalë për e drejtë personale të ndëshkimit e rregulluar juridikisht (për arsye se mundësia për shqiptimin e dënimit ndaj kryesit absolutisht është e përcaktuar nga vullneti i paditësit privat kundër, nga i cili varet edhe ngritja e procedurës); sipas të dytës, bëhet fjalë për e drejtë shtetërore e ndëshkimit (për arsye se mund të shqiptohet vetëm dënim i cili është caktuar me ligj dhe në procedurë ligjore e zhvilluar para gjykatësit kompetent si organ shtetëror). Më i pranueshëm është qëndrimi i parë, për arsye se për veprën penale e cila ndiqet me anë të padisë private, procedura asnjëherë nuk mund të filloj e as të mbaroj me aktgjykim lirues nëse nuk ekziston padi.

3.2. NDJELKA PENALE ME PROPOZIM

Për disa vepra penale procedura ngrihet me iniciativë të personit të dëmtuar ose disa personave tjerë, persona të autorizuar. Ajo iniciativë ka formë të propozimit për ndjekje që i parashtrohet prokurorit publik (n.49 p.1 të LPP) në të njëjtin afat siç edhe padia private (n.48 p.1 të LPP). Sipas kësaj, paditës i autorizuar për këto vepra penale është prokurori publik, por ndjekja e tij penale absolutisht është e përcaktuar nga vullneti i personit i autorizuar për propozim: mund ta ngre vetëm nëse vërtetohet së ekziston propozim dhe duhet të heq dorë nga ndjekja nëse personi i autorizuar e tërheq propozimin (n.53 – nëse i dëmtuari deri në mbarim të seancës kryesore heq dorë nga propozimi). Pa propozim të personit të autorizuar nuk është i lejuar asnjë veprim procedural të ndjekjes penale ( për shembull, mbledhje, lajmërim për veprën penale, paraqitje të aktakuzës etj).

Nëse gjykatësi gjatë procedurës konstaton se nuk ka propozim ose është tërhequr, atëherë është i detyruar që për shkak të ekzistimit të a.q pengesave procedurale ta ndërpres procedurën, gjegjësisht të sjell aktgjykim me të cilin refuzohet akuza (n.341 al.3 të LPP).

Pas paraqitjes së propozimit më tutje vepron prokurori publik sipas parimit të legalitetit të ndjekjes penale. Nëse nuk paraqet aktakuzë ose heq dorë nga ndjekja, atëherë personi i autorizuar për propozim mund ta ndërmerr ndjekjen penale nën kushte të padisë subsidiare.

Ligji nuk parasheh përmbajtje e posaçme për propozimin për ndjekje. Nëse vet i dëmtuari paraqet kallëzim penal ose paraqet propozim për realizim të kërkesës pasurore juridike në procedurën penale, do të llogaritet se me të ka paraqitur propozim për ndjekje (n.49 p.2 i LPP). Padia private e paraqitur në kohë do të llogaritet si propozim i paraqitur në kohë nga ana e të dëmtuarit nëse gjatë procedurës vërtetohet se bëhet fjalë për vepër penale për të cilën ndiqet me propozim (n.49 p.3).

Do ti cekim vetëm disa raste që sipas kodit penale të RM ndiqen me propozim: nga veprat penale kundër nderit dhe autoritetit (Kreu XVIII) – nëse veprat shpifje (n.172), fyerje (n.173) dhe nxjerrja e raporteve personale dhe familjare (n.174 të KP) janë të kryera ndaj organit shtetëror ose ndaj ndonjë përfaqësuesit të tij, ndaj personit zyrtar ose ushtarak në lidhje me shërbimin e tyre ose me realizimin e funksionit të tyre, atëherë ndjekja do të ndërmerret me propozim (n.184 p.4 të KP); nga veprat penale kundër

79

Page 80: Nocioni, historiku, burimet

pasurisë (Kreu XXIII) – dëmtimi i të drejtave të huaja (n.244), mashtrimi sigurues (n.250), marrja e paautorizuar e dhuratave (n.253 të KP) etj.

I dëmtuari dhe paditësi privat mund të heqin dorë nga propozimi, gjegjësisht nga padia private vetëm me deklaratë të vetë deri të gjykatësi para të cilit zhvillohet procedura. Në këtë rast ato e humbin të drejtën që serish të paraqesin propozim, gjegjësisht padi private (n.53 të LPP).

4. LEGALITETI DHE OPORTUNITETI

4.1. NOCIONI

Legaliteti është parim, sipas të cilit prokurori publik është i detyruar të ndërmerr, gjegjësisht ta filloj dhe ta mbaj në rrjedh ndjekjen penale për veprat penale të cilët ndiqen sipas detyrës zyrtare pasi që për të janë plotësuar pushtetet e parapara me ligj, pa marr parasysh se a është bindur personalisht në përshtatshmërinë dhe dobinë e ndjekjes penale në rastet e caktuara (P. Marina, op.cit. f.82; V. Bayer, op.cit f.102; M. Grubaç, op.cit f.138; Krapac, op.cit f. 50; T. Vasiljeviç, op.cit. f.121; G. Piquerez, 2000: f.149; M. Rasat, 1995: f.443-444; G. Stefani, G. Levasseur, B. Bouloc, 1996: f.462-466).

Parimi i legalitetit në të drejtën e procedurës penale duhet të dallohet nga parimi i ligjshmërisë të së drejtës kushtetuese dhe po nga i njëjti parim të së drejtës penale materiale (nullum crimen, nulla poena, sine lege – n.1 i KPRM), të cilët kanë domethënie krejtësisht e ndryshme.

Detyra e prokurorit publik që ta ndërmerr ndjekjen penale në bazë të parimit të legalitetit paraqitet kur janë të plotësuara kushtet e parapara reale dhe juridike me ligj. Kushtet reale janë të plotësuara kur ekzistojnë prova të cilët e pohojnë dyshimin e bazuar se person i caktuar ka kryer vepër penale, e cila ndiqet ex officio, kurse kushtet juridike – nëse nuk ekziston ndonjë pengesë juridike për ndjekjen penale (për shembull, parashkrimi, amnistia, falja etj). Vlerësimin për plotësimin e kushteve e bënë vet prokurori publik.

Si argumente kryesore që janë në favor të parimit të legalitetit janë: siguron zbatim të ligjeve në lëmin e ndjekjes penale dhe e përjashton arbitraritetin dhe trajtimin jo i barabartë i qytetarëve; përforcon sigurinë juridike; i eliminon ndikimet e jashtme, intervenimet politike; bën të pamundshme diskriminimin etj.

Parimi i legaliteti është zhvilluar në të drejtën gjermane kah fundi i shek XIX nën ndikimin e teorive absolute për dënimin, është paraqitur në filozofinë idealiste të Kantit, të cilët kuptimin dhe arsyetimin e dënimit e kanë kërkuar në hakmarrjen, në retribuimin dhe represionin. Në shtetet, legjislacioni penale i të cilëve nuk është bazuar në ide të tilla, legaliteti nuk është pranuar, por për ngritje të ndjekjes penale është pranuar një parim tjetër i njohur si parimi i oportunitetit.

Sipas parimit të oportunitetit për ngritjen dhe për përkrahjen e ndjekjes penale nuk janë me rëndësi vetëm kushtet e parapara me ligj, por edhe përshtatshmëri e ndjekjes nga pikëpamja e interesave shtetërore. Prokurori publik është i autorizuar ta vlerësoj përshtatshmërinë (oportunitetin) e ndjekjes penale edhe kur janë plotësuar të gjitha

80

Page 81: Nocioni, historiku, burimet

kushtet ligjore ai mund që mos të ngre procedurë penale nëse konstaton se ekziston ndonjë shkak për përshtatshmërinë e saj. Vlerësimi duhet të bëhet në interes publik, oportuniniteti nuk donë të thotë despotizëm i prokurorit publik edhe pse i jep autorizime të mëdha.

Si argumente kryesore që janë në favor të parimit të oportunitetit janë: mundëson që të mbaj llogari si për interesat individuale ashtu edhe për ato shoqërore, ka mbikëqyrja ndaj kryesit të veprës penale, familjes së tij ose publikut, mbikëqyr kërkesat e politikës shtetërore në raportet ndërkombëtare, rëndësia e vogël e veprës penale dhe mungesa e pasojave të dëmshme, dëmi më i kompensuar i bërë me kryerjen e veprës penale, papjesëtueshmëri në mes harxhimeve të procedurës dhe efektet e pritura nga gjykimi etj.

Më vonë gjatë shekullit XX edhe në shtetet që e pranuan parimin e legalitetit, heqja dorë graduale nga teoritë absolute për dënimin para ideve utilitariste solli kufizime të tij, gjegjësisht përjashtime.

Mirëpo, përveç zhvillimit të këtillë parimi i legalitetit i ndjekjes penale nuk është vjetëruar. Parimet kushtetuese për barazimin e qytetarëve para kushtetutës dhe para ligjit (n.9 p. Të Kushtetutës së RM-së) dhe për sundimin e së drejtës (n.8 p. 3 i Kushtetutës së RM-së), nga të cilët rrjedh e drejtë themelore e çdo personi që ti dijë kushtet e sakta nën të cilët autoritetet shtetërore represive janë të autorizuar kundër tij të ngrenë procedurë – kërkojnë paraprakisht që me ligj të përcaktohen prezumimet për ngritjen dhe përkrahjen e ndjekjes penale dhe të procedurës. Me të zvogëlohet rreziku nga arbitrariteti i autoriteteve shtetërore.

Edhe procedura jonë penale e ka pranuar parimin e legalitetit. Ajo del nga dispozita e n.17 të LPP, sipas së cilës prokurori publik është i detyruar të ndërmerr ndjekje penale nëse ekzistojnë prova se është kryer vepër penale për të cilën ndiqet sipas detyrës zyrtare. Duke e elaboruar më tutje këtë parim, Ligji jonë e përfshin edhe atë se hetimi ngrihet kur ekziston dyshim kryesor se person i caktuar ka krye vepër penale (n.150 p.1 i LPP).

Dyshimi i bazuar është nocion i përbërë. Në kuptimin logjik d.m.th. shkallë e caktuar për ekzistim të fakteve, kurse në kuptimin juridik është standard i bazuar në kritere objektive dhe të kontrolluara. Dyshimi duhet të bazohet në prova të caktuara me të cilët prokurori publik duhet të disponon kur shqyrton kallëzimin penal që të sjell vendim pozitiv për ngritje të ndjekjes penale.

Në procedurën për vlerësimin e kallëzimit penal ligjdhënësi citon një varg rrethana juridike, ekzistimi i të cilëve paraqet pengesë juridike për ndjekje penale me karakter material-juridik dhe procedural-juridik. Nëse prokurori publik i pohon ato pengesa, atëherë ai është i detyruar që para se të filloj procedura penale ta hedh poshtë kallëzimin penal dhe ta lajmëroj i dëmtuarin për shkaqet për të në afat prej tetë ditësh. Pas procedurës së filluar më, ai është i detyruar që ti shtroj gjykatësit deklaratë se heq dorë nga ndjekja.

Si formë mbikëqyrje apo kontrolli ndaj zbatimit të parimit të legalitetit të procedurës penale nga ana e prokurorit publik, bartës i monopolit të lartpërmendur të ndjekjes penale siguron instituti paditësi subsidiar.

Mirëpo, duhet theksuar se rëndësia reale e parimit të legalitetit në sistemin tonë penal juridik mundet të kuptohet në mënyrë të rregullt vetëm atëherë nëse vjen në shprehje me dispozitën materiale juridike të n.8 të KP të RM-së, e cila mban titullin “Vepra e rëndësisë së vogël”, e cila për nga esenca e vet ka të bëj me të njëjtin problem.

81

Page 82: Nocioni, historiku, burimet

Sipas kësaj dispozite “nuk është penale ajo vepër që edhe pse mban karakteristika të veprës penale paraqet vepër me rëndësi të vogël për shkak të mungesës ose pasojave të cilët janë të parëndësishme dhe shkallës së vogël të përgjegjësisë penale të kryesit”. Nga kje del se, sipas të gjithë dispozitave ligjore do të ishte vepër penale, por nuk është vepër penale nëse ka rëndësi tepër të vogël. E dukshme është ngjashmëri praktike në mes n.8 dhe parimit të oportunitetit. Që në të dy rastet nuk zhvillohet ndjekje penale kundër kryesit të veprës së rëndësisë së vogël. Sipas kodit tonë penale në ndjekje penale ndaj kryesve për veprat e këtilla penale nuk do të vjen për arsye se Kodi penal këto vepra i konsideron si vepra jo penale për shkak të rëndësisë së vogël të tyre, meqë prokurori publik është i autorizuar i detyruar të ndjek vetëm vepra penale, për veprat e këtilla nuk do të ndjek.

Nga e tërë kjo del se në sistemin tonë vlen parimi i legalitetit të ndjekjes penale, por nga ana tjetër, ekziston mënyrë tjetër të realizimit të këtyre qëllimeve, ndaj të cilëve në disa sisteme tjera juridike është prezent parimi i oportuniteti. Përveç e drejta jonë e vë në disa raste të caktuara parimin e oportunitetit.

4.2. PËRJASHTIME NGA PARIMI I LEGALITETIT

4.2.1. Leje për ndjekje penale

Parimi i legalitetit vlen vetëm për ndjekje të veprave penale që ndiqen sipas detyrës zyrtare, e ku ta bëj me vepra që ndiqen me propozim ose me padi private. Parimi i legalitet nuk vlen as edhe për ndjekje të veprave penale kur për shkak të personalitetit të të pandehurit prokurori publik duhet pa tjetër me pas leje nga organi kompetent shtetëror që të mund ta kryej ndjekjen. Ai organi kur e jep lejen nuk ka të bëj me parimin e legalitetit, por jep leje vetëm kur mendon se ajo është e përshtatshme nga aspekti i interesave që i përfaqëson (V. Bayer, Komentar, LPP, 1968: f.73-74). Nga Kodi jonë penal del se për dy vepra penale – cenimi i autoritetit të shtetit të huaj (n.181) dhe cenimi i autoritet të organizatës ndërkombëtare (n.182) ndjekja ndërmerret me kërkesë të shtetit të huaj, gjegjësisht të organizatës ndërkombëtare dhe me leje të ministrit të drejtësisë (n.183 të LPP).

4.2.2. Në procedurën për të mitur

Prokurori publik mund të vendos që të mos kërkoj ngritje të procedurës penale, edhe pse ekzistojnë prova se i mituri e ka kryer veprën penale, nëse konstaton se nuk do të jetë e përshtatshme të zhvillohet procedurë ndaj të miturit duke e pas parasysh natyrën e veprës penale dhe të rrethanave nën të cilët është kryer, jetën e mëhershme e të miturit dhe të cilësive të tij personale, kurse bëhet fjalë për vepra penale për të cilët është paraparë dënim me burg deri më 3 vjet ose dënim me të holla. Për shkak të verifikimit të këtyre rrethanave prokurori publik mund të kërkoj njoftim nga prindërit, gjegjësisht nga tutori i të miturit, nga persona dhe institucione tjera, kurse kur është e nevojshme ai mundet që këto persona dhe të miturin ti ftoj në prokurorinë publike për shkak të informimit të drejtpërdrejtë. Ai mund të kërkoj mendim nga organi i tutorisë për përshtatshmërinë e ngritjes së procedurës ndaj të miturit (n.453 p.1 i LPP).

82

Page 83: Nocioni, historiku, burimet

Po ashtu, kur ekzekutimi i dënimit ose masës së sigurisë është në rrjedh të sipër, prokurori publik mund që mos të kërkoj ngritje të procedurës penale për vepër tjetër penale ndaj të miturit, nëse merret parasysh pesha e asaj vepre penale si dhe të dënimit, gjegjësisht të masës së sigurisë që ekzekutohet, nuk do të kishte për qëllim zhvillimin e procedurës dhe shqiptimin e sanksionit penal për atë vepër (n. 453 p.3 të LPP).

Në të dy rastet, kur prokurori publik do të konstaton se nuk është e përshtatshme që të ngrihet procedurë ndaj të miturit, atëherë do ti informoj për këtë organin e tutorisë dhe të dëmtuarin, të cilët munden që në afat prej 8 ditësh të kërkojnë nga këshilli i të miturve të vendos për ngritjen e procedurës (n.453 p.4).

D.m.th. në procedurën ndaj të miturve bëhet fjalë për a.q oportunitet i kufizuar i vënë në kornizë relativisht e ngushtë.

4.2.3. Shtyrja dhe mos ngritja e ndjekjes penale

Në ligjin e parë të procedurës penale të Maqedonisë të vitit 1997 risi paraqesin zgjidhjet e vëna në vijën e a.q kufizimi i oportunitetit, në kushte të verifikuara ligjore që japin mundësi që prokurori publik të vlerësoj se a do të ngre procedurë penale ose jo, në mes tjerash edhe me qëllim të shkarkimit të gjyqësisë nga lëndët e kriminalitetit të vogël.

Në këtë kuptim prokurori publik në pajtim me të dëmtuarin mund ta shtyj ndjekjen penale për veprën penale për të cilën është paraparë dënim me të holla ose dënim me burg deri më tre vjet nëse i dyshuari është i gatshëm të sillet sipas udhëzimeve të prokurorit publik dhe të plotësoj obligime të caktuara me të cilët mënjanohen pasojat e dëmshme të veprës penale (n.145 të LPP). Zgjidhja e këtillë më tepër duket si diskutim jashtëgjyqësor të kontestit se sa oportunitet klasik. Sipas kësaj, interesi i viktimës. Gjegjësisht interesi publik përmbushet me plotësimin e obligimeve të caktuara, edhe atë në këtë mënyrë: mënjanimi ose kompensimi i dëmit, pagesa e një kontributi të caktuar në dobi të buxhetit ose në qëllime humanitare dhe plotësimi i obligimeve në lidhje me mbajtjen (ushqimin).

Ngjashëm me këtë, prokurori publik nuk është i detyruar të ndërmerr ndjekje penale, gjegjësisht të heq dorë nga ndjekja kur në raste saktë të caktuara do të vlerësoj se sanksioni penal nuk është i nevojshëm ose nuk do të jetë e bazuar (n.146 të LPP), kuptohet, duke i pas parasysh rrethana konkrete të rastit.

Puna e prokurorit publik duhet ti nënshtrohet kontrollit edhe kur ndjekja penale është e bazuar në parimin e legalitetit, edhe pse nevoja për kontroll është e pakrahasueshme kur pranohet parimi i oportunitetit. Ekzistojnë rrethana nga vlerësimi i gabuar ose keqpërdorim të autorizimeve të prokurorit publik dhe për shkak të kësaj në ligj duhet të përcaktohen mekanizma të posaçme të kontrollit për mënjanim të masës së pranueshme të atyre rrethanave.

Sipas Ligjit të procedurës penale të Maqedonisë rreziku i parë mënjanohet me mundësinë e paraqitjes së padisë subsidiare të të dëmtuarit si paditës, në vend të prokurorit publik i cili nuk dëshiron që ta kryej ndjekjen penale. Rreziku i dytë mënjanohet me kundërshtim kundër aktakuzës të prokurorit publik me mundësinë për paraqitje të mjeteve juridike deri në gjykatën më e lartë si dhe me mjete tjera.

83

Page 84: Nocioni, historiku, burimet

4.3. PARIMI I MUTABILITETIT

Parimi i oficialitetit dhe i legalitetit siç i theksua e rregullojnë çështjen e të drejtës së prokurorit të autorizuar publik që të disponon me kërkesën e tij të padisë para ngritjes së procedurës penale. Parimi i mutabilitetit dhe imutabiliteti e rregullojnë çështjen e të drejtës së paditësit që të disponon me padinë në procedurën penale e cila është në rrjedh.

Mirëpo, problem paraqet ajo se, vallë paditësi a ka të drejtë që gjatë procedurës ta ndryshoj qëndrimin e vet në lidhje me ndjekjen penale, gjegjësisht a mund të heq dorë nga ndjekja penale kur në bazë të provave të reja të grumbulluara gjatë procedurës konkludon se nuk ekzistojnë kushte për ndjekje penale ose nuk mund të heq dorë, ashtu që do të detyrohet që të mbes deri në fund të procedurës, derisa nuk sjellet aktgjykim. Në rastin e parë ndjekja është e bazuar në parimin e mutabilitetit (i cili mundëson ndryshim të qëndrimit të paditësit), kurse në rastin e dytë në parimin e imutabilitetit (pandryshueshmëria e qëndrimit të paditësit të autorizuar) (M. Grubaç, 1995: f.144-145).

Sipas kësaj, parimi i mutabilitetit paraqet mundësi për paditësin i cili e ka ngritur procedurën që të heq dorë nga kërkesa për ndjekje deri në sjelljen e aktgjykimit në shkallën e parë, kur padi është konsumuar. Zakonisht kufizohet vetëm në padinë publike, gjegjësisht akuzën që ka paraqitur prokurori publik ose paditësi subsidiar. Parimi me modifikime të vogle është i pranishëm në sistemin tonë të procedurës (n.47 të LPP). Përkundrazi, imutabilitetit është parimi sipas të cilit paditësi nuk mund të heq dorë nga kërkesa për ndjekje, ose nga kërkesa nuk mund të heq dorë deri në fillimin e seancës kryesore (Fjalori, 1966: f.168).

Në procedurën penale maqedonase është i pranishëm parimi i mutabilitetit. Prokurori publik mund të heq dorë nga kërkesa për ndjekje deri sa të fillon seanca kryesore para gjykatës së shkallës së parë, kurse para gjykatave më të larta në raste të parapara me Ligjin tonë (n.47 të LPP). Prokurori publik nuk ka obligim ti paraqes shkaqet për dorëheqjen. Deklarata e tillë e pengon rrjedhën e mëtutjeshme të procedurës, pa marr parasysh se qëndrimin i tillë i paditësit e lejon gjykatësi dhe i pandehuri, i cili mundet që të ketë interes që procedura të vazhdoj dhe të mbaroj me aktgjykim meritor, nëse shihet se do të merret aktgjykim lirues. Gjykatësi duhet që ta ndërpres procedurën penale me vendim në lloj të aktvendimit ose me aktgjykim formal. Me këto vendime gjykatësi nuk lëshohet në zgjidhje meritore, por vetëm vërteton se për shkak të dorëheqjes së paditësit i autorizuar dhe të mbaroj me njërën ndër vendimet meritore (aktgjykim lirues ose ndëshkues)

4.4. VERIFIKIMI I PARIMEVE TË LEGALITETIT DHE OPORTUNITET NË TË DREJTËN KOMPARATIVE

Që të dy sistemet, gjegjësisht që të dy parimet aplikohen në shkallë të ndryshme si në legjislacionin ashtu edhe në praktikë. Ashtu, një rekomandim i Këshillit të Evropës që ka të bëj me thjeshtësimin e jurisprudencës penale sugjeron pranim të përgjithshëm të parimit të oportunitet (Rekomandimi R (87) 18 i Këshillit të Evropës).

84

Page 85: Nocioni, historiku, burimet

4.4.1. Solucioni legalist

Parimi i legalitetit, sipas të cilit ndjekja është obligatore, zbatohet veçanërisht në Gjermani, Spanjë, Greqi, Itali, Suedi dhe në shtetet e Evropës lindore. Duhet të theksohet se Gjermania, sistemi i së cilës është i bazuar në legalitetin e ndjekjes, lejon përjashtime nga parimi në formë të ndarjes në klasa pa pasoja për kriminalitetin bagatel (të vogël) ose në ndarje në klasa në kushte të kryerjes së obligimit në pajtim me të pandehurin (M. Delmas-Marty et autores Procedures penales d‘Europe, Paris, 1995: f.385; Pradel, 1997: f.489).

4.4.2. Solucioni oportunist

Oportunizmi, gjegjësisht parimi i oportunitetit, i cili u lejon organeve të ndjekjes që lirisht të vendosin për hapjen dhe për vazhdimin e ndjekjes ose për heqjen dorë nga fillimi i ndjekjes penale është i pranishëm në shumë shtete siç janë Franca, Belgjika, Luksemburgu, Holanda, Anglia, Skotlanda, Danimarka, Islanda, Norvegjia, në shumë shtete të Afrikës, në Izrael, në SHBA, Kanadë, Japoni, dhe në Kinë (Pradel, 1997: N 381; Marle et Vityu, t.II, N 280; G. Piquerez, 2000: f.149).

5. PARIMI KONTRADIKTOR

Parimi kontradiktor në ligj nuk është formuluar në veçanti, por rrjedh nga pozita procedurale e cila i është dhënë paditësit dhe të të pandehurit me përcaktimin e autorizimeve të tyre në procedurën. Sipas këtij parimi gjykatësi dhe organet tjera shtetërore që marrin pjesë në procedurën penale janë të detyruar ti dëgjojnë që të dy palët mes të cilëve zhvillohet kontesti penalo-juridik – audiatur et altera past.

Kjo u mundëson palëve që ta paraqesin mendimin e vet për të gjithë faktet kontestuese dhe çështjeve juridike që janë lëndë të diskutimit para gjykatësit si dhe të paraqesin argumente në mbështetje të tezave të veta. Kjo donë të thotë se paditësi i autorizuar është i lirë që ta paraqes tërë atë që mendon se do të jetë në favor të akuzës, kurse i pandehuri tërë atë që është në favor të mbrojtjes.

Mirëpo, me paraqitjen e tezave të veta nga ana e palëve nuk është shter parimi kontradiktor, por ai përfshin edhe të drejtë të një pale që në mënyrë kritike ti hedh poshtë akuzat e palës së kundërt, që rrjedh edhe nga vet emri i parimit – contra dicere (P. Marina, 1979: f.80-90; T. Vsiljeviç, 1981: f.115-116; M. Grubaç, 1995: f.133-134; Fjlaori LPP: f.135-136; V. Bayer, 1997: f.129; D. Krapac, 2000: f.55; G. Stefani, G. Levasseur, B. Boulac, 1980: f.619-620; G. Piquerez, 2000: f.657).

Ky parim po ashtu është i njohur edhe si luftë mendimesh në mes palëve, e cila rrjedh nga pozita e barabartë e tyre në procedurë. Edhe pse kontesti penal zhvillohet mes palëve, gjykatësi në tipin e përzier të procedurës penale nuk është arbitër pasiv në kontest, por ka rol aktiv dhe insiston që të paraqiten ato fakte dhe prova, të cilët sipas

85

Page 86: Nocioni, historiku, burimet

mendimit të tij do të kontribuojnë në sjelljen e vendimit të drejtë, gjegjësisht në përcaktimin e të vërtetës.

Parimi kontradiktor u jep të drejtë palëve që të paraqesin propozime, të diskutojnë për to, të japin vlerësim kritik për veprimet të ndërmarra në procedurën provuese, të parashtrojnë pyetje, ti paraqesin mendimet dhe konkludimet e tyre, veçanërisht në fjalët përfundimtare të seancës kryesore dhe në mjetet e tyre juridike. Që të realizohen këto të drejta ligji garanton pjesëmarrje fizike të palëve, duke i njoftuar në kohë palët me materialin e procedurës dhe me kohën e ndërmarrjes së veprimeve procedurale si dhe me mundësinë për dhënie deklarata dhe propozime.

Mirëpo, parimi kontradiktor nuk kërkon pjesëmarrje permanente, e njëkohësishme dhe direkte të palëve gjatë ndërmarrjes së çdo veprimi procedural, për arsye se kjo nuk është e domosdoshme. Ashtu, në procedurën para gjykatës së shkallës së parë, gjegjësisht në a.q procedurën sumare mund të gjykohet edhe pa prezencë të paditësit të autorizuar dhe të të pandehurit, për të cilën është prezumuar se ai është deklaruar dhe ka prezantuar mendimin e vet, gjegjësisht para se të merret në pyetje (n.428 p.1-4 të LPP). D.m.th më me rëndësi është që të sigurohet deklarim i lirë i palëve për të gjithë çështjet.

Procedura jonë penale është e bazuar në parimin kontradiktor, edhe atë që nga fillimi i saj, e jo vetëm në seancën kryesore. Në mbështetje të kësaj janë disa dispozita të LPP. Ashtu, i pandehuri në ekzaminimin e parë në procedurën paraprake duhet të informohet menjëherë, në gjuhën të cilën e kupton, dhe në detaje për veprat për të cilët ngarkohet dhe për provat kundër tij (n.4 p.2).

Mes të drejtave minimale të të pandehurit është edhe e drejta që të ketë kohë të mjaftueshme dhe mundësi për përgatitjen e mbrojtjes së vet dhe të komunikoj me mbrojtës sipas zgjidhjes së vet, si dhe të merr pjesë gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe të mund tu parashtroj pyetje (n.4 p2 al.2 dhe 5 të LPP).

Insistimi i së drejtës sonë pozitive në njoftimin e të pandehurit dhe të së drejtës së tij të deklarimit shihet në dispozitat e mëtutjeshme të Ligjit. Ashtu, përcaktimi i identitetit në ekzaminimin e parë të të pandehurit, në hetim do të njoftohet se pse është i pandehur dhe shkaqet për dyshimin që janë kundër tij, dhe do të pyetet se çka do të theksoj në mbrojtjen e vet (n.210 p.2 të LPP). Pasi që është mbaruar hetimi, aktakuza i dorëzohet të pandehurit, i cili është në liri, e nëse është në paraburgim në afat prej 24 orësh pas pranimit (n.258 p.1), kurse i pandehuri ka të drejtë të parashtroj kundërshtim kundër aktakuzës në afat prej 8 ditësh prej ditës së dorëzimit, në çka gjykatësi e sugjeron se mund ti kthehet, kurse kjo është pasojë e zbatimit të parimit kontradiktor. Këshilli kompetent gjyqësor vendos për aktakuzën në bazë të dy akteve me shkrim që dalin nga palët dhe kjo pjesë e procedurës është për shkak të atij akti me shkrim, por prapëseprapë kontradiktor.

Në shprehje më të madhe parimi kontradiktor vjen në seancën kryesore, e cila krejtësisht është kontradiktore. Ajo fillon me ekspozenë e njërës palë – paditësi priva, gjegjësisht me leximin e aktakuzës ose të padisë private (n.307 p.1), kurse menjëherë pas tij fjalën e merr pala e kundërt – i padituri, gjegjësisht kryetari i këshillit fillon me marrjen në pyetje të tij (n.308 p.1). Procedura provuese si pjesë më e rëndësishme e seancës kryesore kurse kontradiktore në tërësi, gjatë procedurës palët e kundërta – paditësi dhe i padituri, si dhe mbrojtësi i tij, i dëmtuari, përfaqësuese ligjor, i autorizuari dhe ekspertët me leje të kryetarit të këshillit munden në mënyrë të drejtpërdrejtë që dëshmitarëve dhe ekspertëve tu parashtrojnë pyetje (n.319 p.1). Në veçanti fjalët e fundit

86

Page 87: Nocioni, historiku, burimet

të palëve janë në pajtim me parimin kontradiktor dhe gjatë procedurës paditësi dhe i dëmtuari, nga njëra anë, dhe i padituri dhe mbrojtësi nga ana tjetër, kanë të drejtë të përgjigjen në akuzat që i përfaqëson pala e kundërt (n.331 p.1 dhe 2; n.334 p.3).

Më në fund duhet të theksohet se parimi kontradiktor vjen në shprehje edhe në procedurën e mjeteve juridike, gjegjësisht në procedurën e shkallës së dytë të ankesës. Ashtu, një ekzemplar të ankesës gjykata e shkallës së parë i dërgon palës së kundërt, e cila mundet që në afat prej 8 ditësh nga dita e pranimit të ankesës të parashtroj përgjigje të ankesës, me të cilën hedhen poshtë akuzat të parashtruara me ankesën (n.360 p.1 i LPP).

Aplikimi i mirëfilltë i parimit kontradiktor në procedurën tonë penale jep mundësi që të realizohet kjo në vijim:

1. Mundëson vërtetim të së vërtetës.Meqë palët e kundërta kanë të drejtë të paraqesin pohime dhe mendime të

kundërta, si dhe kontradiktore – argumente të kundërta në lidhje me fakte të njëjta, dhe nga kjo mund të konkludohet se çka është e saktë dhe objektive, dhe në këtë mënyrë mund të vij deri te konstatimi i sendeve të palogjikshme, që i përfaqëson njëra nga palët. E drejta pozitive i detyron organet e procedurës, e në veçanti gjykatësin që me kujdes të madh ti grumbullojnë dhe ti nxjerrin si provat që janë të propozuara nga paditësi i autorizuar, po ashtu edhe provat që janë në favor të mbrojtjes, kurse e tërë kjo kontribuon që të shqyrtohet lënda nga të gjithë aspektet dhe të vërtetohet e vërteta.

Parimi kontradiktor mundëson që të kontrollohet çdo provë veçanërisht, për arsye se çdo palë ka të drejtë të vë vërejtje për mangësitë e çdo prove, ashtu që do të mund të mënjanohen sendet të palogjikshme, paqartësimet dhe paplotësimet. Për shembull, me atë që një dëshmitar do të përgjigjet në pyetjen e të dy palëve të kundërta, do të mund të konstatohet se në cilën masë thënia e tij është e saktë dhe përgjigjet në gjendjen e vërtetë të punëve.

2. Parimi kontradiktor mundëson që gjykatësi të merr qëndrim i drejtë në lidhje me çështjet kontestuese juridike, gjegjësisht në mënyrë të drejtë ti interpretoj dhe ti zbatoj normat juridike. Kjo del nga ajo se, përveç vërtetimit të çështjeve faktike, në procedurë domosdo imponohet që të vërtetohet ndonjë çështje tjetër juridike në lidhje me ndonjë lëndë tjetër konkrete, si për shembull, kualifikimi i veprës penale, zbatimi i instituteve të së drejtës penale materiale, si mbrojtja e nevojshme, nevoja ekstreme, dashja, pakujdesia etj.

3. Nga parimi kontradiktor del trajtimi i barabartë i palëve në procedurë. Me atë që i pandehuri ka të drejtë që lirisht ta paraqes mendimin e vet pas të gjithë fakteve dhe çështjeve juridike dhe të përqendrohet në qëndrimet e paditësit të autorizuar, garantohet pozita e tij si palë procedurale dhe si subjekt në procedurën penale, i cili është i barabartë me paditësin. Kjo është në veçanti e rëndësishme për të pandehurin, për arsye se ai gjendet në një pozitë të mjerë, për arsye se kundër tij është filluar ndjekje penale.

Ligji i procedurës sonë penale nuk është përcaktuar për procedurë të pastër penale kontradiktore, siç kanë Britania e Madhe, SHBA, si dhe shtete tjera që bëjnë pjesë në sistemin juridik anglo-saksonik, gjegjësisht në familjen e të drejtës common law. Në këtë sistem parimi kontradiktor e përjashton aktivitetin procedural të gjykatësit i drejtuar kah përcaktimi i gjendjes faktike, ashtu që ai i është lënë palëve. Mirëpo, sipas

87

Page 88: Nocioni, historiku, burimet

procedurës së përzier penale, LPP i imponon gjykatësi që të zhvilloj aktivitet personal procedural gjatë përcaktimit të gjendjes faktike, që në mes tjerash nënkupton se është i detyruar ti vërtetoj edhe ato fakte dhe të nxjerr prova të cilët palët nuk i kanë propozuar. Pozicioni i këtillë i gjykatësit në procedurën penale nuk lejon kontradit e tërësishme (M. Grubaç, 1995: f.134).

Parimi non (ne) bis in idem

(Lat. jo dy herë për të njëjtën punë), gjegjësisht ndalim për gjykim të serishëm për të njëjtën lëndë. Kjo është aforizëm juridike e cila rrjedh nga burimet e vjetra romake, kurse me të shprehet rregulla se kundër të njëjtit person nuk mund të zhvillohet procedurë e re penale për vepër e cila është lëndë e vendimit të plotfuqishëm gjyqësor. Rregulla është pasojë e a.q plotfuqishmërisë materiale dhe paraqet prezumim negativ procedural (pengesë procedurale) për zhvillim të procedurës së re për të njëjtin lëndë. Por, nuk është lehtë që çdoherë identiteti të vërtetohet. Ndonjëherë janë të mjaftueshme të a.q kritere natyraliste që të vërtetohet vepra nga plotfuqishmëria e vendimit dhe vepra për të cilën zhvillohet procedurë e re (Fjalori, f.174).

Parimi arsyetohet me shkaqet e sigurisë së drejtë dhe adekuate të qytetarëve dhe kushtetutat bashkëkohore e kanë inkuadruar si e drejtë themelore të njeriut (M. Grubaç, f.134). Në pajtim me Kushtetutën e RM-së (n.14 p.2), “Askush nuk mund të gjykohet për së dyti për vepër për të cilën më është gjykuar dhe për të cilën është sjell vendim i plotfuqishëm gjyqësor”. (Dispozitë me përmbajtje të njëjtë ka edhe Kushtetuta e Kroacisë – n.31 p.2). Dispozita të ngjashme përmbajnë edhe Pakti ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike nga vitit 1976 (n.14 p.7) dhe Protokolli 7 i Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut (n.4 p.1).

Sigurimi i këtij parimi me dispozitat e rangut kushtetues dhe ndërkombëtar ka domethënie të dyfishtë: e parë, plotfuqishmërisë materiale u bë e drejtë themelore e njeriut dhe qytetarit, i cili shërben si mbrojtje për të paditurin nga përfshirja tej mase e pushtetit shtetëror ndaj të drejtave dhe lirive të tij, dhe e dytë, plotfuqishmëria materiale paraqet sanksion i tipit të vet për hetim i pandërgjegjshëm të veprave penale nga ana e organeve të pushtetit shtetëror. Nëse ato sillen kështu në një lëndë penale, atëherë mund të rrezikojnë që të sjell aktgjykim lirues i cili do ta pengoj hetimin dhe ndjekjen e kryesit të veprës penale qoftë edhe nëse faj i tij ndërkohë bëhet i dukshëm (C. Roxin, 1998: f.411).

Për shkak të kësaj, vendimi i plotfuqishëm gjyqësor, i cili paraqet vendim meritor ka funksion negativ ose cilësi që ta pengoj gjykimin e serishëm në të njëjtën lëndë penale; ai paraqet pengesë procedurale për ngritje të procedurës penale në lidhje me lëndën e gjykuar penale, pa marr parasysh se ajo lëndë a është e zgjedhur me aktgjykim lirues ose ndëshkues ose me vendim me të cilin ndërpritet procedura për shkak të ndonjë pengese e përhershme procedurale (për shembull, parashkrim i ndjekjes penale). Kjo cilësi e vendimit të plotfuqishëm gjyqësor formal emërohet si plotfuqishmëri materiale dhe shprehet me shprehjen ne bis in idem (bis de eadem re ne sit actio). Nëse dikush do të gjykohet për së dyti edhe pse ka ndalesë për të (pengesë procedurale) aktgjykimi i tillë lirues do të jetë jo i drejtë dhe me ankesë do të përmirësohej në aktgjykim lirues (n.356 al.3, në lidhje me n.377 p.1 të LPP) (d. Krapac, 2000: f.167).

88

Page 89: Nocioni, historiku, burimet

6. PARIMI GOJOR

Parimi gojor përbëhet nga ajo që palët të gjithë deklaratat dhe propozimet e veta duhet patjetër ti paraqesin në mënyrë gojore para gjykatësit dhe të gjithë provat duhet të paraqiten në formë gojore. Bazë për vendimin i gjyqit do të paraqes ajo e cila është paraqitur me gojë dhe e shqyrtuar para gjyqit (T. Vasiljeviç, 1971: f.237; 1981: f.235).

Sipas këtij parimi, akuza duhet që në seancën kryesore të paraqitet në mënyrë gojore (duhet të lexohet), edhe pse është parashtruar në formë të shkruar. Nxjerrja e provave në seancën kryesore përbëhet ose nga marrja në pyetje të personave të caktuar (i pandehuri, dëshmitarët, ekspertët), të cilët deklaratat e veta i japin gojarisht ose duke i lexuar në formë të shkruar që do të shërbejnë edhe si provë. Për shkak të vërtetimit të fakteve juridike relevante të seancës kryesore mund të zbatohet edhe këqyrje, kurse kryetari i këshillit konstatimin e gjykatës, gjegjësisht gjendjen faktike e dikton zëshëm në procesverbalin e seancës (n.75 p.3, n.307 p.1-3, n.308, n.316, n.318 i LPP).

D.m.th pa marr parasysh atë se në procedurën paraprake – hetimin ekzistojnë procesverbale për marrjen në pyetje të pandehurin dhe për dëgjimin e dëshmitarëve dhe ekspertëve, të gjithë personat duhet patjetër që gojarisht ti përsërisin deklaratat e veta para këshillit gjyqësor, kurse dokumentet e shkruara lexohen zëshëm në seancën kryesore dhe në këtë mënyrë përmbajtja e tyre bëhet e arritshme për pranishmit.

Parimi gojor nuk është i formuluar qartë në parimet themelore të Ligjit, por është zbatuar përmes dispozitave procedurale në masë e cila nuk përjashton zbatim edhe të parimeve tjera dhe nuk e pengon shpejtësinë dhe përshtatshmërinë e procedurës. Në procedurën paraprake si dhe në të vendosurin e përgjithshëm jashtë seancës kryesore kur bëhet fjalë për çështje aksesore dhe incidente, atëherë vendim sjell individi ose këshilli në procedurë të shkruar, ndonjëherë me propozim ose mendim të palëve, gjegjësisht palës së kundërt. Parimi gojor në masë të plotë ka vlerë në seancën kryesore.

Seanca kryesore është e rregulluar si procedurë gojore, për arsye se në atë mënyrë sigurohet zbatim më i suksesshëm i parimit kontradiktor dhe parimit të publicitetit të seancës kryesore (V. Bayer, 1997: f.155). Paraqitja gojore e seancës kryesore nuk është vetëm detyrë, por edhe e drejtë e të gjithë pjesëmarrësve në procedurë, për arsye se ajo u mundëson që ti plotësojnë, ti korrigjojnë deklaratat e veta dhe të japin sqarime të nevojshme që janë në interes të përcaktimit të së vërtetës dhe për sjelljen e vendimit të drejtë (P. Marina, 1989: f.88-89).

Parimi gojor ka të bëj me organizimin e seancës kryesore para gjykatës së shkallës së parë, po ashtu edhe me organizimin e seancës kryesore para gjykatës së shkallës së dytë (V. Bayer, 1997: f.154).

Parimi gojor është plotësisht në kundërshtim me parimin me shkrim, i cili paraqet një nga karakteristikat më të rëndësishme të procedurës inkuizitore në të cilën si provë është trajtuar vetëm ajo që është bërë në formë të shkruar, kurse e shprehur në rregullën quod non est in acts, non est in mundo. Parimi me shkrim ekziston kur palët të gjithë

89

Page 90: Nocioni, historiku, burimet

deklaratat dhe propozimet e veta i paraqesin me shkrim para gjykatës dhe të gjithë provat për vendimin gjyqësor rrjedhin nga shkresat e lëndës, pa u dhënë mundësi palëve që qëndrimet e tyre ti paraqesin gojarisht para gjyqit.

Por, zbatimi ekstrem i parimit me shkrim e bën të pamundshme objektivitetin e atij që sjell aktgjykimin, hap derën për keqpërdorime dhe e pengon këqyrjen e publikut gjatë gjykimit. Për shkak të kësaj, gjatë reformës të procedurës penale kontinentale të shek XIX njëra nga kërkesat kryesore ishte kyçja e parimit gojor në stadiumin e gjykimit, gjegjësisht në stadiumin e seancës kryesore para gjykatës së shkallës së parë.

Parimi gojor mundëson zbatim më të lehtë dhe më të suksesshëm të kontradiktës në diskutim, shërben sendërtim i parimit të drejtpërdrejtë dhe parimit të oficialitetit dhe kontribuon në përcaktimin e tërësishëm të së vërtetës. Ai në mesë të plotë vjen në shprehje në seancën kryesore, kurse në procedurën paraprake si dhe në të vendosurin jashtë seancës kryesore kur zgjidhen çështje aksesore dhe incidente dhe atëherë vendim sjell individi ose këshilli në procedurë të shkruar, por ndonjëherë me marrjen e mendimit dhe të propozimit i të dy palëve të kundërta.

Edhe për seancën kryesore para gjykatës së shkallës së dytë vlen parimi gojor, që del nga dispozitat e Ligjit (n.365 i LPP), kurse ato e përcaktojnë mënyrën në të cilën ajo seancë përgatitet dhe zhvillohet. Edhe këtu qëllimi i zbatimit të parimit gojor është që sa më me sukses të organizohet parimi kontradiktor i seancës para gjykatës së shkallës së dytë dhe asaj seance ti jepet karakter publik (n.356).

Parimi gojor për shkak të unitetit të vendit dhe veprimit procedural, i cili ndërmerret gojarisht i mundëson palës që menjëherë të deklarohet për akuzat e kundërshtarit të saj procedural, që menjëherë ti sqaroj moskuptimet dhe paqartësitë, kurse gjykatësit sa më shpejt që të reagon dhe ta zhvillon procedurën.

7. PARIMI I DREJTPËRDREJTË

Parimi i drejtpërdrejtë ka të bëj me mënyrën në të cilën gjyqi dhe subjektet tjera procedurale njoftohen me përmbajtjen procedurale.

Parimi i drejtpërdrejtë është asi parimi, sipas të cilit ekspozetë e palëve, nxjerrja e të gjithë fakteve dhe provave dhe e të gjithë veprimeve tjera të nevojshme për formimin e vendimit duhet të paraqiten para gjyqit i cili do ta sjell vendimin, ashtu që ai i pranon pa ndërmjetësim të organeve tjera.

Ky parim është vënë për shkak të asaj se konstaton që përshtypjet ndaj gjyqit i fiton drejtpërdrejtë nga burimi të cilët janë më të qëlluara që të krijohet fotografia e vërtetë për ngjarjen dhe për të gjithë faktet juridike relevante, se sa kur ato përshtypje do ti kishte fituar në mënyrë indirekte.

Parimi i drejtpërdrejtë vlen, para se gjithash, për provat që përbëhen nga deklaratat e të pandehurit, dëshmitarëve dhe ekspertëve, kur gjyqi në kontakt të drejtpërdrejtë me burimin e të dhënave ka mundësi që ta ndjek mënyrën në të cilën janë të lajmëruar këto të dhëna. Përveç kësaj, krijohet mundësia që të vlerësohet sjellja e atij që jep deklaratë: të vendosurit, jo siguria, lëvizja, intonacioni i zërit, reagimi i tij ndaj

90

Page 91: Nocioni, historiku, burimet

pyetjeve kontrollore etj. Ndonjëherë këto elemente kanë vlefshmëri të njëjtë siç ka edhe vet fjala, kurse me procedurë të ndërmjetësimit kjo nuk mund të arrihet (G. Bellavista, 1956: f.173-179; T. Vasiljeviç, 1981: f. 248).

Parimi i drejtpërdrejtë nuk është përmendur në mënyrë direkte në parimet e Ligjit tonë, por del nga normat e tij. Ashtu, si dëshmi për atë se parimi i drejtpërdrejtë është njëri nga parimet themelore në të cilin është ndërtuar procedura jonë penale janë më së shumti dispozita të LPP. Në këtë kuptim është përcaktuar se gjyqi aktgjykimin e vet e bazon vetëm në fakte dhe prova që janë parashtruar në seancën kryesore (n.339 p.1; n.351 p.1 të LPP të Kroacisë). Për këtë qëllim është normuar se në seancën kryesore thirren palët dhe përfaqësuesit e tyre, dëshmitarët, ekspertët dhe personat tjerë të nevojshëm. Ligji insiston që në seancën kryesore në mënyrë permanente të prezantojnë të gjithë anëtarët e këshillit gjyqësor në tërë rrjedhën e saj, për arsye se përcaktohen një ose dy gjykatës ose gjykatës-porote që të marrin pjesë në seancë, që ti zëvendësojnë anëtarët e këshillit në rast të mos prezencës së tyre, e nëse shihet se seanca kryesore do të zgjas më tepër – atëherë përcaktohen edhe gjykatës plotësues (n.275 të LPP).

Nga analiza e shkeljeve të rëndësishme të procedurës penale shihet se çfarë rëndësie ka prezenca permanente e gjykatësve në seancën kryesore, për arsye se shkelja e asaj detyre është shkelje absolute të ligjit formal (n.355 p.1 al.1 e LPP), kurse kjo tërheq abrogim të aktgjykimit. Insistimi i Ligjit tonë ndaj këtij parimi shkon edhe më tutje dhe përcakton se seanca kryesore e cila është shtyrë duhet patjetër që të filloj prej fillimi nëse është ndryshuar përbërja e këshillit (n.297 p.1), e nëse shtyrja ka zgjatur me tepër se një muaj ose, nëse seanca kryesore zhvillohet para ndonjë kryetari tjetër të këshillit, atëherë seanca kryesore duhet të filloj prej fillimi dhe të gjithë provat të paraqiten sërish (n.297 p.3) pa marr parasysh se përbërja e gjyqit nuk është ndryshuar. Qëllimi i kësaj dispozite është që anëtarëve të këshillit gjyqësor tu mundësoj sërish që në mënyrë drejtpërdrejtë ti ruajnë faktet, për arsye se për shkak të zgjatjes së tepërt mund që përshtypjet të harohen dhe të humben nga memoriet.

Parimi i drejtpërdrejtë i mundëson gjyqit që në mënyrë më të sigurt ta vërtetoj gjendjen faktike për arsye se deklaratat e personave mund ti vlerësoj jo vetëm nga pikëpamja e logjikës (si gjykime ose përfundime të vërteta ose jo të vërteta, gjegjësisht të mirë ose të këqij), por edhe nga pikëpamja e psikologjisë (duke pas parasysh ngjyrën dhe tonin e zërit të personit i cili është marrë në pyetje, mimika e tij, të qenit të sigurt ose luhatja gjatë paraqitjes së tij etj). Përveç kësaj, gjatë dëgjimit të drejtpërdrejtë të personave, çdoherë mund të parashtrohen pyetje sipas nevojave të ekzaminuesit, gjegjësisht të gjyqit dhe palëve që është e nevojshme nëse dëshmohet se ekzaminimet e mëparshme nuk kanë qenë të sakta ose të plota.

Po që se nuk do të ekzistonte mundësi e tillë, atëherë gjyqi do të ishte i lidhur me materialin provues që e ka grumbulluar ndonjë tjetër, me çka do të ishte zvogëluar paanësia e tij.

Në mes parimit gojor dhe atij të drejtpërdrejtë ekziston lidhshmëri të ngushtë, por siç pamë ato janë prime krejtësisht të ndryshme, me të cilët tentohet që të arrihen qëllime të ndryshme. Mirëpo, ato shpesh herë gabimisht zëvendësohen njëri me tjetrin, kurse kjo vjen për arsye se ekzistojnë disa mendime se deklarimi i të pandehurit, i dëshmitarëve dhe i ekspertëve në seancën kryesore duhet ti përshkruhet parimi gojor. Por kuptimi i këtillë nuk është në rregull. Parimi gojor do të ishte i realizuar me vet atë se në seancën kryesore do të lexohen deklaratat e personave të marra në procedurën paraprake,

91

Page 92: Nocioni, historiku, burimet

për arsye se me të do të ishte arritur qëllimi i atij parimi. Mirëpo, zbatimi i parimit të drejtpërdrejtë kërkon që personat e përmendur që të merren në pyetje në seancën kryesore, për arsye vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet qëllimi që i shërben parimit të drejtpërdrejtë (V. Bayer, 1997: f.155).

Ky parim është paraqitur në shtetet e evropiane kontinentale si reaksion i procesit inkuizues, në të cilin gjyqi në bazë të procesverbaleve nga hetimi ka sjell vendim për të gjithë deliktet më të rënda, ashtu që në mes mjeteve burimore provuese dhe gjyqit është imponuar procesverbal si mjet i nxjerrur provues (Fjalori: f.181).

Nga një numër më të madh të rregullave të LPP del se te ne është i pranueshëm parimi i drejtpërdrejtë, por nuk zbatohet rreptësishtë në dispozitat e seancës kryesore. Ligjvënësi ka parashikuar drejtë, për arsye se zbatimi i rreptë i këtij parimi do të ishte i padëshiruar për shkak të shumë shkaqeve. Për këtë arsye te ne nuk deri te eliminimi i tërësishëm i procesverbaleve (Fjalori: f.182).

7.1. PËRJASHTIME NGA PARIMI GOJOR DHE AI I DREJTPËRDREJTË

Nga këto dy parime ekzistojnë përjashtime të cilët janë saktë të caktuara në Ligj, me qëllim që të evitohen keqpërdorimet eventuale. Vetëm në këto raste është e lejuar që të lexohen procesverbalet nga deklaratat e të pandehurit, e dëshmitarëve dhe të ekspertëve.

Përjashtimet mund të ndahen në katër grupe:1. Në grupin e parë bëjnë pjesë ato raste kur leximi i procesverbaleve vjen për shkak

të pamundësisë që personat e nevojshëm që duhet të merren në pyetje para gjyqit për shkak të vdekjes, apo mentalisht janë sëmurë, nuk mund të gjenden, ose ardhja tyre para gjyqit është e pamundshme ose e vështirësuar për shkak të sëmundjes, pleqërisë ose shkaqeve tjera të rëndësishme (n.325 p.2 al.1) – që donë të thotë nga shkaqe objektive.

2. Në grupin e dytë bëjnë pjesë ato raste kur nuk ekzistojnë shkaqe objektive që personat e nevojshëm të merren në pyetje gojarisht dhe drejtpërdrejtë, por nga shkaqe subjektive ose nga shkaqe tjera – kur dëshmitarët ose ekspertët pa shkaqe ligjore nuk dëshirojnë të japin deklarata në seancën kryesore (n.325 p.2 al.2 të LPP) ose kur i pandehuri nuk dëshiron që të përgjigjet në pyetje të caktuara (n.309 p.2 i LPP). Në raste të tilla mund të lexohet deklarata e tij e mëhershme ose një pjesë të asaj deklarate – d.m.th nga shkaqe subjektive.

3. Në grupin e tretë janë rastet që gjejnë arsyetim të vet për shkak të nevojës për sqarim të deklaratave të paqarta dhe të kundërta si dhe për shkak të nevojës për kontrollim të vërtetësisë së deklaratave të caktuara. Ashtu, kur i pandehuri gjatë marrjes në pyetje në seancën kryesore do të largohet nga deklarata e mëhershme, mundet që sipas nevojës të lexohet deklarata e tij e mëhershme ose një pjesë e deklaratës (n.309 p.3). Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe kur është në pyetje deklarata e dëshmitarit ose e ekspertit (n.320 të LPP).

4. Në grupin e katërt përjashtohet me dispozicion të palëve, gjegjësisht kur ato janë pajtuar që në vend të dëgjimit të drejtpërdrejtë të dëshmitarit ose ekspertit i cili

92

Page 93: Nocioni, historiku, burimet

është prezent, pa marr parasysh se a ka qenë i ftuar ose jo, të lexohet procesverbali për dëgjimin e tij të mëparshëm (n.325 p.3).Nga e tërë kjo del se, tre grupet e para të përjashtimeve nga parimi gojor dhe

parimi i drejtpërdrejtë janë të domosdoshme dhe gjejnë arsyetim të vet në nevojën për vërtetim dhe sqarim i të gjithë fakteve juridike relevante dhe se të vërtetuarit e të vërtetës nuk mund tu lihet vullnetit të disa personave. Grupi i katërt i përjashtimeve ekziston për shkak të ekonomisë procedurale si shkak, por se a do të vjen deri te leximi i procesverbaleve nga deklaratat e atyre personave në vend të dëgjimit i drejtpërdrejtë, fundi fundit varet nga vendimi i këshillit gjyqësor.

8. PUBLICITETI

Parimi i publicitetit në kuptimin më të ngushtë d.m.th e drejtë që palët ose përfaqësuesit dhe ndihmësit e tyre të marrin pjesë në procedurën dhe në seancën kryesore (publiciteti i palëve) ose e drejtë e personave të tretë që nuk kanë interes në epilogun e procedurës (publiciteti i përgjithshëm) (T. Vasiljeviç, 1971: f.237-238; 1981: f.236).

Parimi i publicitetit në kuptimin më të gjerë, përveç të drejtës në pjesëmarrje në veprimet procedurale përfshin edhe mundësinë që të njihet dita dhe ora e seancës kryesore, mundësinë për shpallje të raportit për veprimet e realizuara procedurale dhe për vendimet e nxjerra dhe mundësinë për shpalljen e shkresave të procedurës.

Që gjatë shekullit XIX parimi i publicitetit i seancës kryesore dhe i shpalljes së aktgjykimeve është ngritur në rang të parimit kushtetues. Kushtetuta jonë e ndjek këtë tendencë dhe përcakton se diskutimi para gjykatave dhe shqiptimi i aktgjykimit janë publike dhe se publiku mund të përjashtohet në raste të përcaktuara me ligj (n.102 p.1 dhe 2 i Kushtetutës së RM-së). Kjo rregull është konfirmuar edhe në të drejtën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut (sipas n.14 p.1 të PNDCP dhe n.6 p.1 i KEDNJ). Ligji jonë për gjykatat, si parim i katërt e parasheh publicitetin (n.10). Ligji i procedurës parasheh se seanca kryesore është publike dhe se në të mund të marrin pjesë persona të moshës madhore (n.279 p.1 dhe 2) nga kjo del se në diskutimin gjyqësor kundër kryesve të moshës madhore të veprave penale mund të marrin pjesë edhe persona të moshës madhore, varësisht prej mundësisë hapësinore të sallës së gjykatës. Nëse në raste të caktuara hapësirat e ndërtesës gjyqësore nuk janë të përshtatshme për mbajtjen e seancës kryesore, atëherë kryetari i gjyqit mund të përcaktoj që seanca të mbahet në një ndërtesë tjetër (n.272 p. I LPP). Nocioni “hapësirë e përshtatshme” nuk donë të thotë se në lëndët penale për të cilët ekziston interes të madh nga ana e qytetarëve që seanca të zhvendoset në fushë të futbollit ose në hall të panairit, por vetëm ajo se kryetari i gjyqit vendimin e vet duhet që ta bazoj në vlerësim të arsyeshëm i të gjithë rrethanave të rastit.

Kurse stadiumet tjera të procedurës penale, veçanërisht procedura paraprake nuk janë publike (D. Krapac, 2000: f.69).

Parimi i publicitetit ishte njëri ndër postulatet e shtetit liberal në shekullin XI, i cili me të pengoj arbitraritetin e gjykimit në procedurën e fshehur penale inkuizitore në monarkinë absolute. Për këtë arsye në shumë dokumente kushtetuese hyri si rregull e

93

Page 94: Nocioni, historiku, burimet

rangut kushtetues, kurse në shekullin XX edhe në dokumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Sipas kësaj, parimi i publicitetit është njëri ndër parimet themelore ndaj të cilëve bazohet çdo procedurë demokratike penale e shtetit juridik, në të cilën nën kontrollin e publikut duhet të nënshtrohet puna e të gjithë organeve shtetërore dhe shoqërore, dhe sipas kësaj edhe puna e organeve të gjyqësisë.

Zbatimi i parimit të publicitetit mundëson që të arrihet:1. Kontroll direkte e qytetarëve (populli, shoqëria) në punën e gjykatave.

Publiku jep mundësi për kontroll të një rrethi të pacaktuar njerëzish ndaj punës së gjyqit dhe të pjesëmarrësve tjerë në procedurë dhe ajo kontroll ndikon në kualitetin e aktivitetit procedural nëpër gjithësi, e veçanërisht në kualitetin e vendimit gjyqësor, për arsye se gjyqi dhe palët, duke e ditur se rrjedhën e seancës e ndjekin një numër të caktuar të qytetarëve të pa interesuar për kontestin, kujdesen që sa më me ndërgjegje ti plotësojnë detyrat e veta, ashtu siç është përcaktuar saktë në Ligj. Gjyqi me kujdes të madh i grumbullon provat dhe bën vlerësimin e tyre dhe formon vendimin, kurse fjalimet e palëve janë sa më serioze dhe objektive, gjegjësisht e tërë procedura zhvillohet me kujdes dhe përgjegjësi të madhe (T. Vasiljeviç, 1981: f.237).

Nga ana tjetër, duke e ndjekur publikisht punën e gjykatave, te qytetarët forcohet besimi në gjyqësinë dhe formohet bindje e sigurisë juridike. 2. Ndikim edukues i qytetarëve

Kjo arrihet në atë mënyrë që pjesëmarrësit në seancë janë të njoftuar me rregullat ligjore, gjegjësisht të informuar se cila veprimtari është rrezik shoqëror dhe paraqet vepër penale (P. Marina, 1989: f.92).

Këto janë anët pozitive të parimit të publicitetit.Mirëpo, ky parim i ka edhe mangësitë e veta. Ashtu, gjykatësi duke e gjet veten

në pjesëmarrjen e publikut, mund të bie nën ndikimin i tij, për arsye se ai mundet që me papërgjegjësi ti imponoj mendim gjykatësit, i cili bazohet në faktorë të ndryshëm që formojnë mendime të gabuara kolektive. Mirëpo, ndonjëherë nga publiku mund që në seancën kryesore të gjendet e vërteta: i pandehuri në prezencë të publikut më të gjerë nuk dëshiron që të paraqes disa ndodhi nga jeta e tij intime, të cilët më shumë do ta kishin sqaruar gjendjen. Publiku mund të jetë i padëshiruar si për të pandehurin, ashtu edhe për të dëmtuarin, e ndonjëherë edhe për ekspertët. Ndonjëherë publiku mund të nxit që të zgjerohet infektim për veprat penale – me imitim dhe sugjestion nga ana e njerëzve mendjelartë – kurse në radhët e kriminelëve depërtojnë mënyra të reja të kryerjes së veprës penale (R. Garaud, Traite, 1926: No 1173). Dhënia publicitet sa më të madh veprës penale dhe të të pandehurit, veçanërisht në shtyp, i prish ndjenjat morale të publikut, duke i kthyer simpatitë dhe ankimet e viktimës dhe duke i drejtuar ato kah i pandehuri.

Të drejtat pozitive bashkëkohore gjatë futjes së parimit të publicitetit në procesin e vet i marrin parasysh anët pozitive, e po ashtu edhe anët negative të zbatimit të këtij parimi dhe përcaktohen për këtë solucion: e mbajnë publikun në procedurë, por duke e pas parasysh atë se ai është indikuar kontra në disa faza – si në procedurën paraprake, gjatë këshillimit dhe votimit, në seancën e këshillit, në procedurën kundër të miturve etj, anët negative të publikut i mënjanojnë në atë mënyrë që për disa faza e përjashtojnë tërësisht ose pjesërisht, e në disa faza në të cilët mbisundojnë anët pozitive të tij, e mbajnë në tërësi ose me modalitete të caktuara.

94

Page 95: Nocioni, historiku, burimet

Përndryshe, Ligji, veprimet procedurale nga procedura paraprake i ndan në dy grupe:1. Veprime procedurale në të cilët mund të marrin pjesë vetëm nëse janë të plotësuara kushte të caktuara (n.161 p.4 i LPP). Në këtë kuptim, paditësi, i pandehuri dhe mbrojtësi mund të marrin pjesë në dëgjimin e dëshmitarit gjatë hetimit, kur pritet që dëshmitari të mos vjen në seancën kryesore, kur gjykatësi hetues do të konstatoj se ajo është e përshtatshme ose kur njëra nga palët ka kërkuar që të merr pjesë në dëgjimin. I dëmtuari mund të merr pjesë në dëgjimin e dëshmitarit vetëm kur pritet se dëshmitari nuk do vjen në seancën kryesore. Në raste të këtilla publiciteti i palëve dhe parimi kontradiktor, të cilët për ndryshe zbatohen në seancën kryesore, duhet patjetër të zbatohen në procedurën paraprake.2. Veprimet procedurale, në të cilët palët mund të marrin pjesë pa kushte të posaçme (n.161 p.1-3 të LPP). Në këtë mënyrë paditësi dhe mbrojtësi kanë të drejtë të marrin pjesë gjatë marrjes në pyetje të të pandehurit (p.1), gjatë bastisjes së banesës (p.3); paditësi, i dëmtuari, i pandehuri dhe mbrojtësi kanë të drejtë të marrin pjesë gjatë këqyrjes dhe dëgjimit të ekspertëve (n.2).

Në të gjithë këto raste, Ligji e detyron gjykatësin hetues që në mënyrë të përshtatshme ti njoftoj të gjithë personat të cilët kanë të drejtë të marrin pjesë në këto veprime procedurale, në kohën dhe vendin e zbatimit të tyre, përveç kur ekziston rrezik që të shtyhet. Nëse i pandehuri ka mbrojtës, atëherë gjykatësi hetues do ta njoftoj vetëm mbrojtësin (n.161 p.5 i LPP).

Edhe pse në procedurën paraprake publiku i përgjithshëm është i përjashtuar, prapëseprapë ekzistojnë veprime procedurale në të cilët publiku është i lejuar, derisa paraqet edhe kusht i cili duhet të plotësohet. Ashtu, Ligji parasheh se gjatë bastisjes së banesës ose personit marrin pjesë dy qytetar të moshës madhore si dëshmitar (n.200 p.3 i LPP).

Nga analiza e dispozitave të LPP del se sa është vlera dhe rëndësia e parimit të publicitetit, për arsye se, nëse në kundërshtim me ligjin ai do të përjashtohet nga seanca kryesore, ajo paraqet shkelje absolute e dispozitave të procedurës penale (n.355 p.1 al.4).

Për shkak të vlerës së këtillë të këtij parimi, rastet kur publiku është i përjashtuar dhe kur seanca kryesore do të shpallet si e fshehtë, në mënyrë precize janë të përcaktuara në Ligj (n.280; n.467 p.1 dhe 2 të LPP): 1. Nëse kjo është e nevojshme për shkak të ruajtjes së fshehtësisë.

Fshehtësia mund të jetë e karakterit të ndryshëm – ushtarak, zyrtar ose ekonomik, gjegjësisht ato janë të dhëna me karakter të besueshëm dhe në vet faktin se ato duhet të paraqiten në seancën kryesore, ekziston rrezik që ato të bëhet të njohshme gjerësisht dhe për shkak të kësaj përjashtimi i publikut paraqitet si i arsyeshëm, që të mos u shkaktohet dëm interesave të përgjithshme. 2. Nëse kjo është e nevojshme që të mbahet rendi publik.

Në raste të caktuara kryerja e një vepre penale mund të shkakton revolt i madh te qytetarët dhe për shkak të kësaj ekziston mundësi potenciale që nëse publiku do të jetë i përfaqësuar mund të vjen deri te prishja e gjykimit dhe për shkak të kësaj vjen deri te përjashtimi i tij.3. Nëse kjo është e nevojshme për shkak të mbrojtjes së moralit, mbrojtjes së personalitetit dhe jetës intime të të paditurit, dëshmitarit ose të dëmtuarit.

95

Page 96: Nocioni, historiku, burimet

Këtu, para se gjithash fjala është për moralin seksual, për arsye se disa delikte seksuale shkaktojnë kuriozitet i madh tek qytetarët.4. Për mbrojtjen e interesit të të miturit (n.467 p.1).

Në procedurën ndaj të miturve publiku çdoherë është i përjashtuar. Fshehtësia nuk është e kufizuar vetëm në seancën kryesore, por edhe më gjerë. Është e futur për arsye se kryesit e mitur gjenden në një fazë të zhvillimit psikik dhe shpirtëror dhe paraqitja e sjelljes së tyre e inkriminuar mund të ketë pasoja negative ndaj psikës së tyre. Ky është përjashtim i obligueshëm i publikut, e nëse të miturit i gjykohet së bashku me personin e moshës madhore, atëherë përjashtimi i publiku është fakultativ.

Vendim për përjashtim të publikut nga seanca kryesore sjell këshilli, edhe atë sipas detyrës zyrtare ose me propozim të palëve në formë të aktvendimit, edhe atë duhet të jetë i arsyetuar dhe publikisht i shpallur, por mundet që të kundërshtohet vetëm me ankesë të aktgjykimit (n.282 p.1 dhe 2 i LPP). Kjo praqet garanci nga keqpërdorimet eventuale.

Mirëpo, përjashtimi i publikut nuk donë të thotë se në seancën kryesore askush nuk mund të merr pjesë. Përkundrazi, përjashtimi i publikut nuk ka të bëj me palët, me të dëmtuarin, me përfaqësuesit e tyre dhe me mbrojtësin (n.281 p.1). Nga ana tjetër, në seancë në të cilën publiku është i përjashtuar, atëherë këshilli mund të lejoj që persona të caktuara zyrtar të marrin pjesë, kurse me kërkesë të të pandehurit kjo mund ti lejohet edhe bashkëshortit të tij, gjegjësisht bashkëshortit jashtëmartesor dhe të afërmve të tij (p.2). E ngjashëm është në procedurën ndaj të miturve, në të cilën këshilli mund të lejoj që në seancën kryesore të marrin pjesë persona që merren me mbrojtjen dhe me edukimin e të miturve ose me pengimin e kriminalitetit të të miturve, si dhe punëtor shkencor (n.467 p.2 të LPP). Pjesëmarrje e të gjithë këtyre personave paraqet garanci se në seancën kryesore do të zbatohen dispozitat ligjore. Nëse publiku ka qenë i përjashtuar në seancën kryesore, atëherë diapozitivi i aktgjykimi do të lexohet në seancë publike (n.344 p.4). Këshilli do të vendos se kur do të përjashtoj publikun gjatë shpalljes së shkaqeve të aktgjykimit, gjegjësisht arsyetimin.

Është e nevojshme që të theksohet se, këshilli i cili udhëheq me seancën kryesore ka autorizim të urdhëroj që nga salla gjyqësore të mënjanohet i pandehuri, mbrojtësi, dëshmitari, interpretuesi ose ndonjë person tjetër i cili e prish rendin (n.286 p.2 i LPP dhe n.287 p.1 i LPP). Mirëpo, kjo nuk mund të identifikohet me përjashtim të publikut, për arsye se këto janë masa disiplinore që ndërmerren me qëllim që të sigurohet punë pa pengesa të gjyqit dhe të mbahet rendi i gjykimit.

9. KËRKIMI I TË VËRTETËS

Arritja e qëllimit të procedurës penale – asnjë i pafajshëm të mos dënohet, kurse fajtorit ti shqiptohet sanksion penal nën kushte të parapara me Kodin Penale (n.1 i LPP), kërkon që të vërtetohen disa fakte. Faktet mbi të cilat bazohet vendimi gjyqësor duhet të vërtetohen me vërtetësi sa më të plotë, ashtu siç kanë ndodhur, gjegjësisht ashtu siç janë në të vërtetë. Tentohet që të vërtetohet edhe vërtetësi e plotë edhe ndaj kryesit të veprës

96

Page 97: Nocioni, historiku, burimet

penale (T. Vasiljeviç, 1981: f.319; T. Zhivanoviq, 1940: f.145-150). Kërkimi për ta fituar të vërtetën në procedurën penale njihet si parim i kërkimit t së vërtetës materiale.

Nocioni është paraqitur në Gjermani në kohën e braktisjes së procedurës inkuizitore dhe të vlerësimit ligjor të provave. Të konstatuarit e fakteve në vendimin gjyqësor, në të cilin gjykatësi ka ardhur, duke i zbatuar dispozitat ligjore për kualitetin e provave të caktuara është e njohur si e vërtetë formale. Përkundrazi kësaj, e vërtetë materiale është e njohur ajo të konstatuarit të fakteve në vendimin gjyqësor në të cilin gjykatësi ka ardhur pa qenë i kufizuar me forma ligjore të të provuarit, dhe i cili sipas përmbajtjes së vet korrespondon me njohurit e gjykatësit për realitetin. Ashtu, nocioni burimor i të vërtetës materiale duhet të kuptohet si nocion i kundërt me nocionin e të vërtetës formale.

Nocioni e vërtetë materiale ka filluar të shfrytëzohet në teorinë kontinentale si term për parimin i porsaformuar i cili duhej ti bashkoj dispozitat provuese të cilët me të drejtën sigurojnë kërkim i papenguar i të vërtetës në procesin penal. Nën këtë parim është vënë vetëm rregulla për vlerësimi i lirë gjyqësor i provave dhe rregulla se pranimi i të pandehurit nuk është akt diapozitiv i palës, por përmbajtje esenciale e mjetit provues (deklarata e të pandehurit).

Çështja e korrektësisë së zbatimit të mbiemrit “materiale” në vend të emrit “e vërtetë”, sipas një proceduralisti pa asnjë arsye ka marr rëndësi të çështjes themelore në të drejtën e procedurës penale të ish Jugosllavisë, për të cilën numër i madh i autorëve kanë menduar se duhet të merret qëndrim. Në variacione të ndryshme është përsëritur mendimi i njëjtë se “e vërteta është forma më e lartë e pasqyrës fizike të realitetit objektiv në vetëdijen e njeriut”, se e vërteta është një dhe se nuk mund të kemi ndarje në të vërtetë materiale dhe formale, se e vërteta është e vetme dhe se nuk mund të bëhet fjalë për e vërtetë e pjesërishme (B. Petriç, Zëri, nr.7/59), për arsye se pjesët e të vërtetës vet vetiu nuk janë të vërteta. Mirëpo, të vërtetat që vërtetohen në procedura të ndryshme mund të shihet se në mënyrë kualitative dallohen dhe në dallimin e kualitetit duhet të përgjigjet dallimi në termet. Sipas një autori përmbajtja e nocionit “e vërtetë materiale” është me karakter negativ, për arsye se e vërteta materiale mu në atë masë në të cilën atributi “materiale” është i arsyeshëm, d.m.th e vërtetë që e kemi njohur me asi mënyrë të të vepruarit nga e cila janë përjashtuar të gjithë format e dëmshme, të cilët për ndryshe do të imponohen për shkak të kujtdo qoftë shkaku (V. Bayer, 1997: f.116).

Çështjet themelore për të vërtetën, në radhë të parë paraqesin objekt studimi të filozofisë dhe logjikës. Këto shkenca në mënyrë të përgjithshme i studiojnë çështjet që kanë të bëjnë me vet nocionin e të vërtetës, me llojet e të vërtetës dhe mundësitë dhe rrugët për gjetjen e të vërtetën. Për këtë arsye, gjatë shqyrtimit të çështjes që ka të bëj me parimin e përcaktimit të së vërtetës në të drejtën e procedurës penale, duhet pa tjetër që të niset nga tezat themelore të filozofisë, sipas të cilëve e vërteta është njohuri e realizueshme, e cila ne vete përmban elemente të objektives dhe subjektives, të absolutes dhe relatives dhe të abstraktes dhe konkretes (Ç. Stevanoviç, V. Gjurgjiq, 1998: f.72-73).

Çështja e të vërtetës në procedurën penale është çështje komplekse, në kornizat e të cilëve duhet të vërtetohet nocioni dhe mundësitë e saj. Nocioni i të vërtetës në procedurën penale nuk duhet dalluar nga nocioni filozofik i të vërtetës. Me të vërtetën në kuptimin filozofik nënkuptojmë pajtim të nocioneve të vetëdijes së njeriut me realitetin objektiv, gjegjësisht me pasqyrën subjektive të realitetit objektiv. Në të kuptuarin e të vërtetës në procedurën penale duhet nisur nga nocioni filozofik i saj (P. Marina, 1979:

97

Page 98: Nocioni, historiku, burimet

f.95). E vërteta në procedurën penale përbëhet nga pasqyrimi i plotë të një ngjarje kriminale, i cili ka ndodhur në të kaluarën në vetëdijen e gjykatësit.

Në procedurën penale duhet të flitet vetëm për të vërtetën, e jo për ndonjë të vërtetë të posaçme materiale. Mirëpo, rëndësi të posaçme ka çështja për mënyrën dhe rrugët për vërtetimin e saj. Mjetet dhe mënyra e kërkimit të së vërtetës në procedurën penale nuk janë incidente. Përkundrazi, mundet dhe guxojnë të përdoren vetëm ato mjete që janë të parapara me LPP edhe atë vetëm në forma të përcaktuara me ligj.

E drejta jonë e procedurës penale përfshin rregulla procedurale në të cilët vjen në shprehje parimi i kërkimit të së vërtetës, gjegjësisht parasheh instrumente përmes së cilëve përcaktohet e vërteta.- Ligji përfshin dispozitë parimore, sipas së cilës gjykatësi dhe organet shtetërore që marrin pjesë në procedurën penale janë të obliguar që në mënyrë të drejtë dhe tërësisht të bëjnë vërtetimin e fakteve që janë me rëndësi që të sillet vendim i ligjshëm dhe me kujdes të barabartë ti shqyrtojnë dhe vërtetojnë faktet që e ngarkojnë të pandehurin, gjithashtu edhe ato që janë dobi të tij (n.14 p.1-2 i LPP). Nga kjo del se obligim i të gjithë organeve të procedurës është që ta zbulojnë dhe ta vërtetojnë të vërtetën, e ajo duhet vërtetuar në praktikë.- Në mes parimeve themelore Ligji përcakton se, “e drejta e gjykatësit dhe e organeve shtetërore që marrin pjesë në procedurën penale, që ta vlerësojnë ekzistimin ose mosekzistimin e fakteve nuk është e lidhur e as e kufizuar me rregulla të posaçme formale provuese” (n.15 p.1). Meqë vlerësimi i ekzistimit apo mosekzistimit të fakteve përbëhet nga vlerësimi i provave, kjo rregull zakonisht është e njohur si “parim i vlerësimit të provave sipas besimit të lirë të gjykatësit”. “I lirë” është ai vlerësim vetëm nga normimi juridik, por jo edhe nga zbatimi i ligjeve të përgjithshme të mendimit të njeriut dhe nga kontrolli i gjykatës më të lartë. Përvoja ka treguar se çdo normim i vlerësimit të provave dëmshëm ka ndikuar në të gjeturin e të vërtetës, ashtu që mendohet se për vërtetimin e saj rëndësi të posaçme ka vlerësimi i lirë i provave (V. B ayer, 1997: f.117-118).- Rëndësi kanë edhe dispozitat ligjore, qëllimi i së cilës është aktivizimi i palëve në të kërkuarin e të vërtetës. Ashtu, palët dhe i dëmtuari munden që gjatë hetimit ti japin propozime gjykatësit hetues që të kryhen veprim të caktuara hetuese (n.160 p.1 i LPP), si dhe të munden që deri në mbarim të seancës kryesore të propozojnë që të nxirren fakte të reja dhe të gjenden prova të reja (n.314 p.5 i LPP), për arsye se në propozimin e provave nuk ka prekluzion. - Që në ekzaminimin e parë organi i procedurës është i obliguar që të pandehurin ta njoftoj se pse akuzohet, ta informoj për shkaqet e dyshimit që janë kundër tij dhe do ta pyet se a ka të shton diç në mbrojtjen e tij (n.210 p.2 i LPP).- Në këtë kuptim janë edhe të drejtat e mbrojtësit, i cili në pajtim me ligjin është i autorizuar që në favor të të pandehurit ti ndërmerr të gjithë veprimet që mund ti ndërmerr i pandehuri (n.71 p.1 i LPP), e nëse i pandehuri gjendet në paraburgim, atëherë mbrojtësi mundet që me të lirisht dhe pa mbikëqyrje të shkruajnë dhe të bisedojnë (n.70 i LPP), e drejtë e cila me përjashtim mund ti nënshtrohet mbikëqyrjes. - Nuk ka prekluzion në propozimin e provave – nuk janë paraparë afate prekluzive, pas skadimit i të cilëve palët nuk do të kishin mundur të propozojnë prova. Ato mund të propozojnë fakte dhe prova të reja deri në mbarimin e seancës kryesore (n.314 p.5 i LPP), si dhe pas mbarimit të saj – në procedurën ankesore – në seancën para gjykatës së

98

Page 99: Nocioni, historiku, burimet

shkallës së dytë (n.365 p.4 i LPP). Mirëpo, ekzistojnë sisteme juridike në të cilët provat mund të parashtrohen deri në mbarimin e seancës kryesore. Për ndryshe prekluzioni është masë e cila e cila duhet të siguroj disiplinë procedurale. - Mënyra në të cilën është e rregulluar pranimi në sistemin tonë të provave. Duke e pasur parasysh se gjatë zhvillimit historik pranimi, si një ndër mjetet provuese, jo vetëm që ka qenë e fetishizuar, por në rast të marrjes së tij, i cili në të shumtën e rasteve ka qenë i imponuar, i ka pasivizuar organet për grumbullimin e provave tjera. Ligji përfshin dispozitë, sipas së cilës gjykatësi është i obliguar që edhe përskaj pranimit të të pandehurit, të mbledh edhe prova tjera. - Parimi kontradiktor mundëson përcaktim i të vërtetës në kuptim të parashtrimit paraprak gjatë përpunimit të atij parimi. - Rregulla se gjyqi është i obliguar edhe me vetiniciativë të grumbulloj prova, kurse nuk është i kufizuar në materialin provues që e paraqesin palët. Ashtu, kryetari i këshillit, duke e përgatitur seancën kryesore mundet edhe pa propozim të palëve të urdhëroj grumbullim të provave të reja për seancën kryesore (n.274 p.3 i LPP), kurse kjo vlen edhe për procedurën e shkurtër (n.430 p.3); Këshilli mund të vendos që të nxjerr prova që nuk janë të propozuara ose nga të cilët propozuesi është tërhequr (n.324 p.6). Gjyqi vendos se kur të provuarit e seancës kryesore do të llogaritet si tërësisht e realizueshme (n.328 p.2, n.336 p.1 i LPP). - Rregulla sipas së cilës, gjyqi i cili gjykon në lëndën penale mundet vet ta zgjedh a.q çështjen prejudikuese sipas dispozitave që vlen për të provuarit në procedurën penale (n.20 i LPP), pa marr parasysh se organi kompetent a i ka zgjedhur ato çështje në mënyrë të rregullt apo jo. E drejta jonë parasheh mëvetshmëri të gjykatës penale gjatë zgjedhjes së çështjeve prejudikuese. Si shkak për këtë qëndrim është rrethana se në procedurat tjera gjyqësore nuk vlen parimi i të vërtetës materiale, së paku jo në atë masë që vlen për procedurën penale. Në këto procedura ekzistojnë edhe asi mënyra të të vepruarit, të cilët nuk ekzistojnë në procedurën penale, për arsye se mund ta rrezikojnë të gjeturin e të vërtetës. - Mjetet e rregullta dhe të jashtëzakonshme juridike janë ato mjete juridike që mundësojnë korrigjimin e vendimeve të paligjshme dhe të pa drejta gjyqësore, vendime që nuk janë të pajtim me të vërtetën, për arsye se nuk përjashtohen gabimet dhe lajthimet gjyqësore. Ky korrigjim është me interes shoqëror që kërkon mënjanim e tërë asaj që mund të shkakton dyshim në sigurinë juridike (P. Marina, 1979: f.466).

Mirëpo, edhe pse gjetja e të vërtetës në procedurën penale është detyrë e të gjithë organeve, prapëseprapë Ligji jonë ka edhe asi dispozita të cilat nuk janë në linjë të vërtetimit të së vërtetës, por përkundrazi janë pengesë për vërtetimin e saj, gjegjësisht e vështirësojnë vërtetimin e saj.

- Ashtu, ligji jonë e detyron organin që zbaton ekzaminimin e të pandehurit ta lajmëroj se nuk është i detyruar ta paraqes mbrojtjen e vet, e as që të përgjigjet në përgjigjet e parashtruara, d.m.th të pandehurit i garanton të drejtën e heshtjes, edhe pse është e njohur se mu i pandehuri, si kryes i veprës penale, mund të kontribuon në sqarimin e fakteve kontestuese dhe për gjetjen e të vërtetës.

- Ligjvënësi parasheh kategori personash të cilët nuk munden të jenë dëshmitar – ai është personi i cili me deklaratën e vet do ta kishte shkelur detyrën e mbajtjes së fshehtësisë zyrtare ose ushtarake dhe mbrojtësi i të pandehurit për atë që i a ka besuar i pandehuri si mbrojtës të vet (n.218 i LPP) dhe kategori personash të cilët

99

Page 100: Nocioni, historiku, burimet

janë të liruar nga detyra për të dëshmuar – bashkëshorti, kushërinjtë e të pandehurit dhe perona tjerë (n.219 i LPP).

- Zbatimi i mirëfilltë i parimit akuzator mund të paraqes pengesë për gjetjen e të vërtetës, veçanërisht lidhshmërinë e gjyqit me të pandehurin.

- Përjashtimi më i rëndësishëm nga parimi i të vërtetës është përfshirë në të a.q ndalesën e reformatio in peius (korrigjim në më të keqe), kur është paraqitur ankesë ndaj aktgjykimit vetëm në favor të të pandehurit kurse gjykata më e lartë nuk mund ta korrigjon në dëm të tij. Kjo ndalesë i imponon gjyqit asi forme të të vepruarit, e cila në raste të caktuara mund ta pengon gjetjen e të vërtetës. Por këtë përjashtim nga parimi i të vërtetës e drejta jonë e parasheh si shkak i rëndësishëm – i pandehuri çdoherë do të kishte abstenuar që të parashtron ankesë, kurse ndalesë është garanci për të pandehurin se nuk do të pëson dëm.Mirëpo, nga ekzistimi i këtyre përjashtimeve nuk guxon të konstatohet se Ligji

jonë nuk insiston në të gjeturin e të vërtetës. Nga rregullat dhe dispozitat e cekura procedurale tentohet që të sigurohen të drejtat individuale dhe liritë e qytetarëve në procedurën penale, para se gjithash, të të pandehurit, dhe në të është arsyeshmëria dhe domosdoshmëria e tyre, edhe pse shkaktojnë dilemë. Zbatimi i tyre nuk mund të llogaritet si pengesë absolute në të gjeturin e të vërtetës, për arsye se çdoherë ekzistojnë edhe mënyra, mjete dhe instrumente tjera me të cilët mund të vërtetohen faktet vendimtare, të cilët siq pamë i parasheh Ligji jonë. D.m.th nuk bëhet fjalë për heqje dorë definitive nga e vërteta, por për kufizim të mjeteve në gjetjen e saj dhe në prezencë i të dy tendencave të kundërta në procesin – tendenca për efikasitetin e procedurës penale dhe tendenca për respektimin i të drejtave dhe lirive të njeriut. Ashtu për shembull, e drejta në heshtje i të pandehurit, ndalimi për të dëshmuar persona të caktuar, pothuaj se çdoherë mund të kompensohen dhe të zëvendësohen me mjete dhe instrumente tjera provuese, repertori i të cilëve është shumë i gjerë. Sipas kësaj, juridiksioni i drejtë në lëndët penale nuk mund të realizohet pa insistimin e vazhdueshëm të gjyqit dhe të organeve tjera të procedurës penale për gjetjen e të vërtetës.

Drejtohen kundërshtime se, në të drejtën, e veçanërisht në procedurën penale, nuk vërtetohet e vërtetë shkencore, por ndonjë e vërtetë juridike, për arsye se me ligj parashihen komponentët që e përbëjnë të vërtetën, gjegjësisht mënyrën dhe mjetet për gjetjen e saj. Si përgjigje e kundërshtimit të tillë duhet theksuar se në procedurën penale nuk vërtetohet ndonjë e vërtetë e posaçme dhe se çdo dyshim në objektivitetin e të vërtetës në procedurën penale është i pabazë, pa marr parasysh elementet e përmendura normative për gjetjen e saj. Siç pamë, ekzistojnë shumë instrumente që mundësojnë gjetjen e të vërtetës si pajtim i shfaqjeve në vetëdijen e njerëzve me realitetin objektiv, instrumente që e mundësojnë vërtetimin e të gjithë fakteve relevante, me të edhe të vërtetuarit e ngjarjes kriminale ashtu siç ka ndodhur në realitet (P. Marina, Vjetori i F.J, 1958).

10. PARIMI I PROCEDURËS SË DREJTË

100

Page 101: Nocioni, historiku, burimet

Nocioni “e drejtë (drejtësi, drejtshmëri)” bën pjesë në nocionet më kontestuese të filozofisë juridike dhe të teorisë juridike, kurse këtu e trajtojmë si kriter proceduralo-juridik për analizë të strukturës së procedurës penale, e cila ka qenë e ndryshme në disa periudha historike. Mirëpo, në çdo procedurë penale racionale e cila insiston që vendimi për fajin dhe dënimin e kryesit të veprës penale të shqiptohet në bazë të gjendjes së vërtetuar faktike dhe zbatimit të drejtë të normës juridike, gjegjësisht në mes kryesit nga njëra anë dhe shtetit të cilit i takon monopoli i ndëshkimit, në anën tjetër, duhet të rregullohet ashtu që ai monopol të zbatohet në mënyrë të drejtë ndaj të gjithëve – sipas të drejtës dhe standardeve normative që ai (shteti) i ka aprovuar për procedurën penale, në të cilën vendoset për të drejtat dhe liritë individuale të qytetarëve.

Të vepruarit në pajtim me standardet autoritative juridike paraqet mjet për realizimin e “tretmanit të drejtë”, gjegjësisht të “procedurës së drejtë” ndaj individit si kryes i veprës penale, i cili gjendet në interaskion me shtetin i cili vetëm ai ka të drejtë ta dënoj (D.J. Galligan, 1996).

Me nocionin “procedurë e drejtë” si parim i procedurës penale nënkuptojmë:- ndalim i diskriminim në mes palëve në procedurën penale, me të cilën do të

zvogëloheshin ose do të kufizoheshin të drejtat e tyre dhe pa arsye do të ishte bërë dallim në pozitën e tyre procedurale;

- vërtetimi i fajit të kryesit të veprës penale dhe dënimi eventual të zbatohen sipas standardeve autoritative juridike, për shembull, (nulla poena sine crime, nullum poena sine lege, nulla anuria sine actione, nulla actio sine culpa, nulla culpa sine iudicio, nullum iudicium sine accusatione, nulla accuisatio sine probatione dhe nulla probatin sine diferensione (L. Ferajoli, 1998: f.69, 460).

- Procedura penale duhet zhvilluar nga organ me prerogative të mëvetshmërisë dhe pushtetit të pavarur gjyqësor; dhe

- Të pandehurit ti mundësohet mbrojtje, me mënjanim të pabarazisë në mes tij dhe pushtetit represiv shtetëror (D. Krapac, 2000: f.85).Nga e tërë kjo del se “drejshmëria” ka të bëjë me konstruksionin e procedurës, e

cila pjesëmarrësve në procedurës duhet tu garantoj mundësi të barabarta për ndikimin e epilogut të saj. Parimi i “procedurës së drejtë” në radh të parë është i drejtuar kah ligjvënësi, i cili gjatë miratimit të dispozitave të së drejtës së procedurës penale duhet patjetër të vetkufizohet që ta sjell në baraspeshë të drejtën e ndëshkimit publik me të drejtat dhe liritë e qytetarëve; më pas, gjykatësit, i cili gjatë zbatimit të dispozitave të së drejtës së procedurës penale me interpretimin e tyre duhet pa tjetër ta arrij atë baraspeshë. Për shkak të rëndësisë së madhe parimi i drejtshmërisë është i konstitucionalizuar në dokumentet kryesore ndërkombëtare për të drejtat e njeriut (n.14 p.1 i PNDLP; n.6 p.1 i KEDNJ), në kushtetutat e shteteve bashkëkohore (për shembull, n.29 p.1 al.1 i Kushtetutës së Kroacisë). Që të sigurohet kjo, Ligji jonë i procedurës penale proklamon se ky ligj i përcakton rregullat me të cilat sigurohet që asnjë i pafajshëm të mos dënohet, kurse fajtorit ti shqiptohet sanksion penal nën kushtet e parapara me Kodin penal dhe në bazë të procedurës së zbatuar ligjore (n.1 p.1 i LPP), me çka, në parimet themelore parasheh se personi i pandehur për vepër penale ka të drejtë në gjykim të drejtë dhe publik, në afat të arsyeshëm, para gjykatës kompetente, e pavarur dhe e paanshme (n.4 p.1 i LPP) dhe në atë mënyrë parasheh disa nga elementet e “procedurës së drejtë”.

Nocioni “proces i drejtë” (fair trial) i marr nga e drejta anglosaksone, nuk është i definuar nga Konventa (G. Piquerez, 2000: f.186). Nocioni “procedurë e drejtë” ka

101

Page 102: Nocioni, historiku, burimet

historianin e vet në të drejtën anglo-amerikane, ku gjykatat e interpretojnë në mënyrë të ndryshme. Në të drejtën kontinentale evropiane është përpunuar në praktikë të Komisionit evropian, gjegjësisht të Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut, e cila e ka vënë si parim mbiligjor që nga viti 1970 dhe është me rëndësi për të gjithë shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, nënshkruese të Konventës evropiane për të drejtat e njeriut, dhe sipas kësaj edhe për Republikën e Maqedonisë. Sipas kësaj praktike, çështja e “drejtshmërisë” ka të bëj me procedurën në tërësi, në të gjithë pjesët e saj, e jo vetëm në stadiumin e gjykimit dhe vlerësohet sipas dy kritereve: të përgjithshme, që vlejnë për çdo procedurë gjyqësore dhe të posaçme, duke e marr parasysh natyrën specifike e procedurës penale (Cohen-Jonathan G, 1989: f.364; G. Piquerez, 2000: f.187).

Elemente të përgjithshme të nocionit “procedurë e drejtë”, të përbashkëta për të gjithë procedurat gjyqësore janë:

1. E drejta e palëve të marrin pjesë në veprimet e procedurës dhe të dëgjohen para se të merren vendimet – auditur et altera pars, kurse gjyqi duhet ti jep mundësi çdo pale të deklarohet për akuzat dhe për kërkesat e kundërshtarit procedural (zbatimi i parimit kontradiktor).Ekziston detyrë që gjyqi dhe organet tjera shtetërore që në kohë ta lajmërojnë

palën për kohën dhe vendin e ndërmarrjes së veprimeve procedurale (për shembull, ftesë e rregullt për seancë para gjyqit) si dhe duhet të ekzistoj edhe komunikim solid gjuhësor me gjyqin. Nga vet pala varet ajo se a do ta shfrytëzon në mënyrë efikase e drejtën e pjesëmarrjes dhe të deklarimit për ankesat faktike dhe juridike të palës së kundërt. Në parim gjyqi nuk është i obliguar që të mësoj dhe ta sugjeroj palën që ta nxit aktivitetin e saj në procedurën penale. Vetëm me përjashtim, ligjvënësi ynë parasheh që, me qëllim që të eliminohet diskriminimi faktik i të pandehurit më të dobët në procedurën penale, gjyqi duhet që i pandehurit ose personit tjetër që merr pjesë në procedurën penale ta njoftoj me të drejtat e tij që sipas ligjit i takojnë si dhe për pasojat e lëshimit të veprimit, që ai ka mundur ti bëj për shkak të mos diturisë (n.12 i LPP).

Me një tërësi rregullash dhe dispozitash të LPP garantohet e drejta e të dy palëve që të marrin pjesë në veprimet procedurale dhe në dëgjimin para vendimmarrjes gjyqësore. Ashtu për shembull, ato janë rregulla për këqyrjen në shkresat e lëndës, për dërgimin e vendimeve, për numrin e ekzemplarëve të parashtresave, për marrjen në pyetje të pandehurin para vendimmarrjes me kërkesë për hapje të hetimit, për paraburgimin, për thirrjen në seancën kryesore, për parashtrimin e mjeteve juridike dhe përgjigjja e tyre, kërkesë për përsëritje të procedurës penale etj.

Por ekzistojnë disa përjashtime kur përkohësisht është e kufizuar e drejta e palëve që të marrin pjesë në dëgjimin, por në rrjedhën e mëtutjeshme të procedurës pala mundet që të kundërshtohet në vendimin e marr pa dëgjimin e saj..

2. E drejta e palës që në procedurë ti ndërmerr të gjithë veprimet që mund ti ndërmerr kundërshtari i saj procedural, a.q barazi e armës: procedura nuk guxon të rregullohet dhe të zhvillohet ashtu që të vjen në diskriminim i paarsyeshëm në mes palëve. Në teorinë e procedurës penale kontinentale nuk ekziston qëndrim i vetëm për nocionin “barazi e armës” në mes palëve dhe me të duhet nënkuptuar vetëm ndalim parimor për ndryshimin e pozitës të njërës nga palët në procedurën penale. E drejta e palës të propozon prova në favor të vet nuk e lidh gjyqin në kuptim absolut. Ligji e autorizon gjyqin që për propozimet e palëve të vendos në pajtim me detyrën e përgjithshme që të kujdeset për shqyrtimin e gjithanshëm të

102

Page 103: Nocioni, historiku, burimet

lëndës, për gjetjen e të vërtetës dhe për mënjanimin e gjithë asaj që e shtyn procedurën dhe nuk shërben për sqarim të punëve (n.294 p.2 i LPP). Për këtë arsye gjyqi nuk është i obliguar të pranoj disa propozime të palëve që dalin nga ato korniza. Por, vendimmarrja për to dhe vet parashtrimi i provave realizohet në kornizat e diskutimin publik, gojor dhe kontradiktor para gjyqit, para të cilit provat parashtrohet në pajtim me parimin e drejtpërdrejtë.Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut ka shqiptuar se nocioni “barazi e armës”

është pjesë e nocionit më të gjerë të “procedurës së drejtë”. Kjo e drejtë d.m.th se në lëndën penale akuza dhe mbrojtja duhet pa tjetër të kenë mundësi të dinë për propozimet, kërkesat dhe veprimet tjera procedurale të kundërshtarit të vet.

3. Vendimet gjyqësore nuk duhet të bazohen në prova joligjore.Ligji i jonë i procedurës penale të vitit 1997 inkuadron risi e rëndësishme në

regjimin e ndalesave provuese – ekskluzion i pakushtëzuar i provave juridike jo valide, duke paraparë në parimet themelore se provat e furnizuara në mënyrë joligjore ose shkelja e lirive dhe të drejtave të vërtetuar në kushtetutë, ligji dhe marrëveshjet e ratifikuara ndërkombëtare si dhe provat që janë nxjerr nga to, nuk mund të shfrytëzohen dhe mbë to nuk mund të mbështetet vendimi gjyqësor (n.15 p.2 i KPP). Në këtë mënyrë insistohet që të fitohet koncept i pastër në ligjin, sipas të cilit, në procedurës penale si material provues mund të shfrytëzohet vetëm ai që është i furnizuar me respektimin e formave themelore procedurale dhe garancive për të drejtat e qytetarëve dhe nga ana e organit kompetent (N. Matovski, 2001: f.235).

Sipas kësaj, palët nuk guxojnë të propozojnë që në procedurën penale të sigurojnë dhe të parashtrojnë prova në mënyrë jo ligjore – pa marr parasysh në atë se sa u përgjigjet interesave të tyre.

4. Vendimet gjyqësore duhet të arsyetohenPërgjithësisht është pranuar mendimi, sipas të cilit, detyra për arsyetim të

vendimeve gjyqësore ka garanci të trefish për “veprim të drejtë”: a) ngritja e kualitetit të vendimit – vendimi i arsyetuar më mirë do ta përcakton gjendjen faktike dhe do ta zbatoj normën juridike, ashtu që palët kanë pamje më të mëdha për “veprim të drejtë”; b) krijimi i bazës informatike për vendimin – në bazë të këtyre informatave palët munden në mënyrë kritike ta analizojnë vendimin i marr dhe ta kundërshtojnë me mjetet e veta juridike; c) vërtetim i nderit të dinjitetit të subjekteve (D.J. Galligan, 1996: f.431).

E drejta jonë e procedurës penale në më shumë vende parasheh detyrë të organeve të procedurës penale, gjegjësisht të gjyqit që ti arsyetoj vendimet e veta (n.144 p.1; n.185 p.2; n.199 p.1; n.267; n.284 p.5; n.359 p.6-10; n.378 p.1-3 i LPP).

Elemente të posaçme të nocionit “procedurë e drejtë”, të cilët i kërkon praktika e Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut janë:

1. Prezumimi i pafajësisë së të pandehuritKjo është prezumimi më i rëndësishëm i së drejtës së procedurës penale, i cili

është përfshirë jo vetëm në dispozitat ligjore (n.2 p.1 i LPP) por edhe në kushtetutat (n.13 p.1 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë) dhe në dispozitat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut (n.14 p.2 i PNDCP; n.6 p.2 i KEDNJ). Zakonisht formulohet me shprehjen se personi i pandehur për vepër penale do të llogaritet si i pafajshëm për derisa faj i tij nuk vërtetohet me vendim plotfuqishëm gjyqësor (n.13 p.1 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë).

103

Page 104: Nocioni, historiku, burimet

Prezumimi i pafajësisë së të pandehurit përfshin dy rregulla: për barrën e të provuarit dhe për ndarjen e rrezikut të mos të provuarit të fakteve të veprës penale dhe të fajit.

Rregulla e parë thotë se i pandehuri në parim nuk është i obliguar juridikisht që ta paraqet mbrojtjen e vet, e as edhe ta dëshmon (n.210 p.2 i LPP), kjo donë të thotë se barra e të provuarit i takon paditësit dhe gjyqit në seancë (n.284 p.2; n.314 p.2 i LPP).

Rregulla e dytë e ndan rrezikun e mos të provuarit të fakteve të veprës penale dhe fajit, ashtu që gjyqi në seancën duhet të sjell vendim lirues, jo vetëm kur është plotësisht i bindur për pafajësinë e të pandehurit, por edhe kur nuk është plotësisht i bindur në fajin i tij, por edhe as në pafajësinë e tij.

Në fakt, ligji kërkon sjelljen e aktgjykimit, me të cilin i pandehuri lirohet nga akuza, në mes tjerash edhe atëherë “nëse nuk është argumentuar se i pandehuri e pakryer veprën penale për të cilën akuzohet” (n.342 p.3 i LPP), në çka shprehje “nuk është argumentuar” duhet të lexohet, gjegjësisht të interpretohet sikur “mos të jetë plotësisht e vërtetuar”, gjegjësisht a fortiori, në përgjithësi nuk është e vërtetuar ose është vërtetuar jo plotësisht.

Siç paralajmërojnë disa teoricienë (V.Bayer, 1995: f.192), në rregullën e dytë bëhet fjalë për prezumimin e pafajësisë së të pandehurit: nëse në fund të argumentimit plotësisht nuk dëshmohet e kundërta (faj i të pandehurit), atëherë mbetet ajo që është prezumuar (pafajësia e tij).

Në këtë shikim, prezumimi i pafajësisë së të pandehurit, për nga përmbajtja përputhet me rregullën in dobio pro reo, sipas së cilës dyshimet, dilemat rreth ekzistimit të fakteve relevante juridike çdoherë duhet të zgjidhen me përcaktimin e tyre përfundimtar në favor të të pandehurit.

Në rastin Barbera, Messaque et Jabardo c/a Espana (aktgjykim nga 6 XII 1988, seria A 146) Gjykata evropiane për të drejtat njeriut ka shqiptuar se prezumimi i pafajësisë së të pandehurit mes tjerash kërkon që, kryerjen e detyrës së vet gjykatat duhet ta fillojnë me bindje se i pandehuri e ka kryer veprës penale e cila i vihet si barrë; se barra e të provuarit i takon paditësit, ashtu që çdo dyshim në ekzistimin e fakteve duhet të reflektohet në favor të të pandehurit. Nga kjo vijon se prezumimi i pafajësisë së të pandehurit do të cenohet nëse vendimi gjyqësor për të pandehurin reflekton ndonjë mendim gjyqësor për faj edhe pse faj nuk ka qenë më parë i dëshmuar në pajtim me ligjin.

2. Garanci të posaçme për mbrojtjen e të pandehuritDispozita e n.6 p.3 i KEDNJ i numëron të drejtat minimale për çdo të pandehur:

në afat sa më të shkurtët, në gjuhën që e kupton, mirë të lajmërohet për natyrën dhe shkaqet e akuzës që është ngritur kundër tij; ti jepet kohë të mjaftueshme dhe mundësi për përgatitjen e mbrojtjes së tij; të mbrohet personalisht ose me ndihmën e mbrojtësit sipas zgjedhjes së tij, dhe nëse nuk disponon me mjete që të paguaj mbrojtës, atëherë të merr avokat zyrtar pa pagesë; ti merr në pyetje vet ose të kërkon që të merren në pyetje dëshmitarët e akuzës dhe të sigurohet prezencë të dëshmitarëve në mbrojtjen me të njëjtat kush si edhe dëshmitarët e akuzës; të shfrytëzoj ndihmë pa pagesë për përkthyes nëse nuk e kupton ose nuk e flet gjuhën në të cilën zhvillohet gjykimi.

Këto të drejta njihen si “minimale”, për arsye se paraqesin kufirin e poshtëm, garanci minimum për mbrojtjen e të pandehurit në kontestin me shtetin, gjegjësisht me policinë shtetërore, me prokurorin publik dhe me gjyqin, të cilën nuk guxon ta zvogëlon

104

Page 105: Nocioni, historiku, burimet

për arsye se në të kundërtën nuk do të kishte ekzistuar as përafërsisht baraspeshë në mes të pandehurit dhe aparatit represiv shtetëror në procedurën penale. Kjo është pendë që e pengon arbitraritetin dhe do të ishte shkatërruar në dëm të sigurisë juridike të qytetarëve (D. Krapac, 2000: f.91).

Dispozita e n.2 të protokollit të KEDNJ parasheh që, çdokush që gjyqi e ka shpallur fajtor për vepër penale të ketë të drejtë të kërkoj nga gjykata më e lartë ta rishqyrtoj aktgjykimin dhe dënimin e tij; dispozita e n.3 nga i njëjti protokoll personit e dënuar pabazë i jep të drejtë në dëmshpërblim; kurse dispozita e n.4 ndalon që dikush sërish të gjykohet ose të dënohet për vepër penale për të cilën më me vendim të plotfuqishëm është liruar, përveç nëse nuk janë gjendur prova të reja ose nëse në procedurën e cila ka paraprij ka ardhur në shkelje të rëndësishme të cilët kanë mundur të ndikojnë në rezultatin e procedurës.

Njohja e lëndës dhe shkaqeve të akuzës d.m.th njohje e fakteve të cilët sipas dispozitave të Kodit penal paraqesin a.q figurë ligjore të veprës penale dhe kualifikim i saj juridik. Ajo është përmbledhje rrethanash të cilët janë konstituive për kundërligjshmëri të ndonjë vepre (gjerm. Tatbestand), me të cilët përcaktohet jo e drejta e ndonjë sjellje njerëzore e cila paraqet sulm të ndonjë të mire e mbrojtur juridike (F. Baçiq, 1998: f.112).

Mundësi reale për përgatitjen e mbrojtjes së të pandehurit, në parim ka vetëm nëse në kohën e lejuar mund që pa pengesë të komunikon me mbrojtësin dhe ta shqyrtoj dhe kopjoj shkresën e lëndës penale (sipas aktgjykimit të GJEDNJ në rastin Lamy c/a Belgique, nga 30 V 1989, seria A 151 – i pandehuri duhet të ketë të drejtë në këqyrje të shkresave të lëndës që të mund në mënyrë të suksesshme të mbrohet).

E drejta jonë e procedurës penale i përpunon dhe intensivisht i rregullon garancitë e posaçme të mbrojtjes së të pandehurit – për njohjen e lëndës dhe shkaqet e akuzës, për të drejtën e përgatitjes në kohë të mbrojtjes, për të drejtën e ndihmë profesionale të mbrojtësit, për mbrojtjen obligatore, për mbrojtjen e të vobektëve etj.

105

Page 106: Nocioni, historiku, burimet

KREU VII

SUBJEKTET E PROCEDURËS PENALE

1. NË PËRGJITHËSI PËR SUBJEKTET E PROCEDURËS PENALE

1.1. NOCIONI

Subjekte të procedurës janë persona të cilët në procedurën penale ndërmarrin veprime të ndryshme procedurale dhe të cilët janë bartës të të drejtave të caktuara, gjegjësisht ato persona të cilët janë të domosdoshëm që të mund të bazohet, të rrjedh dhe të përfundon raporti penal-procedural (T. Vasiljeviç, 1981: f.59), persona mes të cilëve formohet raport penal-procedural (G. Bellavista, 1956: f.94).

Nga vet fakte se ato janë subjekte, nga kjo del se ato ndikojnë në rrjedhën e procedurës penale dhe sipas kësaj nga aktiviteti i tyre varet se a do të ngrihet procedura, dhe nëse ngrihet në çfarë drejtimi do të drejtohet dhe çfarë vëllimi do të ketë.

Sipas kësaj, subjekte të procedurës janë gjyqi, si organ shtetëror të cilit me ligj i është dhënë autorizim dhe detyrë të vendos për lëndët penale, paditësi dhe i pandehuri, të cilët kanë të drejtë ose detyrë të ndërmarrin veprime procedurale, kurse veprimet procedurale vullnetarisht i kryejnë (T. Zhivanoviç, 1940, 1941: f.196-206).

Nocioni për subjektet e procedurës, nga ana e disa autorëve juridik është vënë shumë gjerë, ashtu që me të përfshihet çdo person që merr pjesë në procedurën penale, duke i realizuar autorizimet respektuese ose duke i plotësuar detyrat e caktuara procedurale. Me këtë nocion për subjektet e procedurës janë përfshirë përveç gjyqit, paditësi dhe i pandehuri dhe shumë persona tjerë që marrin pjesë në procedurë – persona që janë të ftuar në seancën kryesore për shkak të dëshmisë, kurse sipas disa autorëve edhe publiku që merr pjesë në seancën kryesore, për arsye se edhe mbi të si pjesëmarrës në procedurë zbatohen pushteti disiplinor dhe dhunues i gjykatës (G. Falchi, 1949, f.129-160).

Disa persona që marrin pjesë në procedurën penale mund të jenë subjekte të disa të drejtave dhe detyrave, por prapëseprapë sipas kësaj të mos jenë subjekte të raportit penal-procedural – dëshmitarët, ekspertët etj. Ato nuk janë subjekte, për arsye se nuk kryejnë veprime procedurale në procedurë, për arsye se dëgjimi, gjegjësisht marrja e mendimit të ekspertit është veprim procedural i gjyqit, e jo veprim procedural i tyre. Personi i cili ka paraqitur kërkesë pasurore-juridike është subjekt i ndonjë raporti tjetër, e jo i raportit penal-procedural. I dëmtuari, organi i tutorisë etj, kanë disa autorizime procedurale, por në procedurën që zhvillohet mes subjekteve tjera.

106

Page 107: Nocioni, historiku, burimet

Subjektet që në procedurën tonë penale e kryejnë funksionin e ndjekjes penale janë: prokurori publik, i dëmtuari si paditës subsidiar dhe paditësi privat (n.39 p.5 i LPP). Se kush do të jetë paditës i autorizuar në një rast konkret varet nga ajo se, vepra penale a do të ndiqet sipas detyrës zyrtare – ex officio ose me padi private, dhe a eka filluar prokurori publik ndjekjen ose ka hequr dorë nga ndjekja. Nëse ai vërteton se nuk ka bazë për ngritje ose për vazhdim të ndjekjes, në ven të tij mund të vij i dëmtuari si paditës subsidiar (P. Marina, 1979: f.120).

Subjektet që e kryejnë funksionin e mbrojtjes janë i pandehuri dhe mbrojtësi i tij.

Subjekt që e kryen funksionin e gjykimit është ekskluzivisht gjyqi.

1.2. RAPORTI RECIPROK MES PALËVE TË PROCEDURËS – GJYQI DHE PALËT

Me vet ndarjen e gjyqit si subjekt i procedurës nga subjektet tjera të procedurës, vjen deri te nocioni i palës. Pala është subjekt e cila kërkon vendim gjyqësor dhe subjekt ndaj të cilit kërkohet vendim i tillë (nocioni procedural, formal i palës) (T. Vasiljeviç, 1981: f.61), gjegjësisht palë të procedurës janë ato subjekte, interesat e të cilëve janë të kundërta. Sipas kësaj, palë janë: paditësi, i cili kërkon nga gjyqi që të ndërmerr veprim dhe të sjell aktgjykim dhe i pandehuri, ndaj të cilit është drejtuar kërkesa e paditësit, gjegjësisht ato persona mes të cilëve zhvillohet kontesti penal-procedural para gjyqit si organ i pavarur. Në procedurën penale akuzatore dhe e përzier me ndarjen e funksioneve të ndjekjes, mbrojtjes dhe gjykimit është arritur barazi parimore mes palëve, gjegjësisht paditësit dhe të pandehurit. Vet funksionin që e ka ndonjë palë e caktuar në procedurë tërheq përparësi dhe pabarazi të caktuara për paditësin dhe të pandehurin, kurse pabarazitë tjera mund të rrjedhin nga kontesti konkret penal-juridik. Dallimi në pozitën e palëve nuk është i shprehur aq si në mes gjyqit dhe palëve, por prapëseprapë ekziston.

Pozita e të pandehurit dallohet nga pozita e paditësit: përveç asaj që është subjekt i raportit procedural, ai mund të jetë edhe objekt hetimi i procedurës. Ashtu, sipas Ligjit (n.251 p.1 i LPP) kontroll trupor i të pandehurit do të ndërmerret edhe pa pajtimin i tij nëse është e nevojshme të vërtetohen fakte të rëndësishme për procedurën penale. Mirëpo, edhe pse i pandehuri ka pozitë më e ndryshme ai nuk është subjekt i procedurës. Edhe pse palët e procedurës janë të barabarta, pozita e prokurorit publik si palë dallohet, për arsye se ai është organ shtetëror dhe në procedurë vjen në shprehje cilësia e tij.

Çështja e palëve në procedurën tonë penale është krejtësisht e qartë. Ligji jonë i procedurës penale e pranon ekzistimin i palëve në n.139 p.6 dhe parasheh se ato janë paditësi dhe i pandehuri.

Në pjesën e teorisë kontestohet ekzistimi i palëve në procedurën penale dhe se ajo është procedurë e tillë. Sidomos prokurorit publik i kontestohet cilësia si palë, për arsye se ai është organ shtetëror të cilit i është besuar funksion special.

Kuptimi se në procedurën penale nuk ka palë nuk mund të mban kritikë. Fakti se prokurori publik dhe i pandehuri nuk i plotësojnë të gjithë kushtet që në procedurën

107

Page 108: Nocioni, historiku, burimet

kontestimore kërkohen për nocionin e palës, d.m.th vetëm ajo se nocioni i palës në procedurën penale nuk është i njëjtë me nocionin e palës në procedurën kontestimore.

Mohimi i ekzistimit të palës në procedurën penale përveç asaj që bazohet në nocionin e palës në procedurën kontestimore, bazohet edhe në nocionin material për palën, që shpie në atë se pala nuk është gjë tjetër përveç bartës i autorizimit materila-juridik, gjegjësisht bartës i obligimit material-juridik për të cilin diskutohet në kontestin. Nocioni i këtillë për palën braktiset gjithnjë më tepër në procedurën kontestimore dhe zëvendësohet me nocionin formal-procedural për palën që është me rëndësi në kontest të veproj si paditës ose si i paditur, në emër të vet, pa marr parasysh se a është në interes të vet apo të huaj.

I pandehuri padyshim është palë, subjekt i raportit material dhe formal juridik, me mundësi procedurale të kundërshtohet në kërkesën e prokurorit publik në lidhje me raportin themelor juridik dhe ndaj personit të autorizuar në lidhje me kërkesën pasurore-juridike dhe ta realizoj mbrojtjen e vet. Pozita e tij si palë dhe si subjekt në procedurë ende me tepër është theksuar në Novelën e LPP nga viti 1967 me të cilën zgjerohen të drejtat e tij, si dhe me Ligjin i parë të procedurës penale të Maqedonisë të vitit 1997.

Edhe pse në procedurë ekzistojnë vetëm dy palë, në anën e paditësit ose në anën e të pandehurit mund të jenë edhe më shumë persona – pjesëmarrës – bashkim i palëve. Por edhe kur në njërën palë ka më tepër pjesëmarrës, njëra ndaj tjetrës sillen si dy palë. Çdo pjesëmarrës gjendet sipas kundërshtarit të vet në procedurë në raport të vet procedural-juridik.

Një palë që të mund të themelon raport procedural-juridik duhet të ketë zotësi të jetë palë. Zotësia e palës (legitimatio ad causam) është mundësi abstrakte juridike me qenë paditës ose i pandehur në procedurën penale (prokurori publik me vet faktin që ka titull të tillë; paditësi privat dhe i dëmtuari si paditës është çdo person ndaj të cilit ligji e autorizon të ngre padi penale; i pandehuri – çdo person i cili sipas dispozitave të së drejtës penale materiale mund tu nënshtrohet sanksioneve penale – person mbi 14 vjet dhe persona tjerë që nuk mund të përgjigjen sipas Kodit penal.

Kryesit e veprave penale të cilët në momentin e kryerjes nuk kanë qenë të përgjegjshëm, mund të paraqiten si të pandehur në procedurë. Papërgjegjshmëria është institut i së drejtës penale materiale dhe nuk përputhet me paaftësinë e të pandehurit që të jetë palë.

Është e mundur që paditësi dhe i pandehuri të ketë aftësi të jetë palë, por të mos të ketë aftësi për kryerje të veprimeve procedurale (legitimatio ad processum). Prokurori publik si nëpunës publik çdoherë është i aftë të ndërmerr veprime procedurale; paditësi privat dhe i dëmtuari si paditës nëse janë të paaftë për kryerje të veprimeve procedurale (persona të mitur, persona të privuar nga aftësia e veprimit) marrin përfaqësues; i pandehuri i cili ka aftësi të jetë palë është i aftë edhe të ndërmerr veprime procedurale ( i mituri dhe i pandehuri i papërgjegjshëm merr ndihmës si mbrojtës profesional).

Nëse i pandehuri sëmuret mentalisht gjatë procedurës, atëherë ajo e pamundëson mbrojtjen e tij efektive, nuk mundet që vet të ndërmerr veprime procedurale, kurse nuk mund të vepron përmes përfaqësuesit si në procedurën kontestimore, për arsye se përfaqësimi procedural në procedurën penale nuk është i mundur – detyrat e të pandehurit shpesh kanë natyrë personale dhe kërkosh nuk mund ti kryej ne vend të tij.

108

Page 109: Nocioni, historiku, burimet

Për shkak të kësaj procedura ndërpritet, për arsye se mungon aftësi për mbrojtje, e o për shkak të asaj se ka pasur ndikim në përgjegjshmërinë.

Realizimi i të drejtave dhe detyrave në procedurën penale është absolute dhe personale. Përfaqësimi aktiv ose pasiv është i pamundur, vetëm nëse ligji shprehimisht nuk e lejon. Përveç subjekteve të raportit penal-procedural (gjyqi, paditësi dhe i pandehuri) ekzistojnë edhe subjekte tjera në procedurë, të cilët nuk kryejnë asnjë funksion nga të cekurit, por të cilëve ligji u njeh të drejta të caktuara dhe u imponon detyra të caktuara. Ato janë subjekte sekondare të procedurës. Këtu bën pjesë i dëmtuari me veprën penale, i cili në procedurën penale mund ta vë dhe mund ta realizoj kërkesën e vet për kompensim të dëmit dhe i cili ka autorizime të caktuara në lidhje me propozimin për ndjekje, argumentim, përfaqësim të kërkesës së padisë, ankesës së aktgjykimit etj. Subjekt tjetër janë organet e punëve të brendshme, gjegjësisht persona zyrtar të cilët kanë detyra dhe të drejta të caktuara në procedurë, sidomos në procedurën parapenale dhe paraprake, si dhe në përpilimin e kallëzimit penal, grumbullimit të informatave të nevojshme për prokurorin publik, zbatimin e këqyrjes dhe ekspertizës (n.142-143 i LPP).

2. GJYKATAT

2.1. NOCIONI DHE LLOJET

2.1.1. Nocioni

Jurisprudenca penale është aktivitet shtetëror i drejtuar kah zbatimi i të drejtës penale në raste konkrete në procedurë të paraparë penale përmes gjykatave penale. Jurisprudenca penale duhet ta bëj normën konkrete abstrakte juridike të kodit penal me sjellje të vendimit i cili paraqet urdhër për organin shtetëror që ta ekzekutoj. Në të drejtën pozitive gjithnjë e më tepër paraqitet tendenca që të mos kufizohet funksioni i jurisprudencës penale vetën në shqiptimin e aktgjykimit, por ai funksion të zhvendoset në domenin e ekzekutimit të sanksioneve, si plotësim i funksionit tradicional të jurisprudencës penale, e jo si funksion administrativ (T. Vasiljeviç, 1981: f.67-68; M. Grubaç, 1995: f.65).

Gjykatat penale janë organe shtetërore, të cilëve u është besuar kryerja e jurisprudencës penale.

Kushtetua e Republikës së Maqedonisë përcakton se pushtetin gjyqësor e kryejnë gjykatat, të cilët janë të mëvetësishme dhe të pavarura dhe gjykata në bazë të Kushtetutës, ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara në pajtim me Kushtetutën (n.98 p.1 dhe 2). Ligji për gjykatat (nga viti 1995), duke e përsëritur përmbajtjen e dispozitës ligjore vetëm atë se gjykatat janë organe shtetërore (n.2 i LGJ).

Në kuptimin procedural gjyqi paraqitet si subjekt i procedurës i cili ka të drejtë dhe detyrë të kryej jurisprudencë penale, gjegjësisht ta zbatoj të drejtën penale materiale në rastin konkret. Gjykata penale nuk mund të refuzoj zgjidhjen e lëndëve penale. Gjyqi i

109

Page 110: Nocioni, historiku, burimet

cili me ligj është përcaktuar që të gjykoj për lëndë të caktuara penale nuk mundet të zëvendësohet me gjyq tjetër me ankesë dhe me kërkesë të palës.

Në lidhje me funksionin themelor, Ligji për gjykata (n.5) përcakton se gjyqi bie vendim në procedurë e paraparë me ligj për: të drejtat e qytetarëve dhe për interesat e tyre; kontestet mes qytetarëve dhe subjekteve tjera juridike; veprat penale dhe punë tjera që me ligj janë vënë në kompetencat e gjyqit.

Edhe gjykimi është detyrë më e rëndësishme për gjykatat penale, ato ndërmarrin veprime procedurale me të cilët përgatitet dhe mundësohet zbatimi i drejtë i ligjit. Këto veprime përbëjnë një stadium të posaçëm në procedurën penale – procedura përgatitore, gjegjësisht paraprake, pas të cilës vijon stadium i ri në të cilin merret vendimi definitiv gjyqësor – seanca kryesore. Zbatimi i procedurës paraprake, po ashtu u është besuar gjykatave, që ende më tepër e thekson rolin e tyre në procedurën penale (P. Marina, 1979: f.121).

Vet fakti që flet për gjykatat penale nuk donë të thotë se ato gjykata duhet të ekzistojnë në sistemin e jurisprudencës si gjykata të posaçme. Organizimi i gjykatave mund të vihet në bazë të parimit të unitetit në jurisprudencë, që donë të thotë se nga i njëjta gjykatë si institut gjykohen kontestet civile dhe penale. Gjykatësit nuk zgjidhen si gjykatës penale ose civil, por si gjykatës të një gjykate në të cilën i gjykojnë ato konteste të cilëve me orar do tu jepen në punë, mirëpo munden tu përcaktohen edhe njërit edhe tjerët. Zgjidhja e këtillë është aprovuar edhe në të drejtën tonë pozitive.

Edhe Kushtetuta (n.98 p.3) edhe Ligji për gjykatat me tekst identik përcaktojnë se organizimi i gjyqësisë është i vetëm, me çka Ligji e përdor termin “sistem i vetëm gjyqësor” (n.24) gjatë përcaktimit që e kryen pushtetin gjyqësor në Maqedoni.

Në të kundërtën, gjykatat janë të rregulluara në bazë të parimit të dyfishësisë së jurisprudencës nëse në gjykatën ekzistojnë gjykatës të posaçëm të zgjedhur apostafat për zgjedhjen e kontesteve penale, kurse gjykatësit e posaçëm për lëndët civile.

Në teorinë ekzistojnë mendime se duhet dalluar jurisprudencën penale nga ajo civile, kurse bazohen në tezën se mes tyre ekziston dallim thelbësor, i cili kërkon përgatitje dhe aftësi më profesionale të gjykatësit, ashtu gjykatësi penale duhet të specializohet.

Gjykatësit penal i nevojiten njohuri të posaçme nga kriminalistika – teknika dhe taktika kriminale, mjekësia ligjore, njohuri të posaçme nga psikologjia, të cilët në procedurën kontestimore nuk janë të nevojshme ose kanë më pak rëndësi. Përveç kësaj, nga ai kërkohet, që me ndihmën e shkencave penale të hy në tërësi në personalitetin i të pandehurit dhe ta ekzaminoj raportin në mes mjedisit shoqëror dhe kriminalitetit.

Nga ana tjetër, për shkak të zgjerimit të vazhdueshëm të shkencave juridike, mendohet se gjykatësi gjithnjë e më tepër mund ta përfshin e tërë lëmin e së drejtës që e zbaton gjyqi.

Mirëpo, këto kërkesa për ndarjen e jurisprudencës penale nga ajo civile nuk kanë gjetur në reflektim i madh në të drejtën pozitive. Nuk kontestohet se gjykatësit penal i nevojiten njohuri speciale, por një herë mendohet se në sistemin e vetëm gjyqësor përgatitje profesionale e gjykatësit edhe pse është e vështirësuar, prapëseprapë nuk është e përjashtuar. Nga ana tjetër theksohet përparësia e sistemit të vetëm gjyqësor me të cilin evitohet jo ekonomizimi, çështja për kuadrin zgjidhet me shfrytëzimin e tij të mjaftueshëm, theksohet pamundësia që në kontestet penale të merret vendim pa pas

110

Page 111: Nocioni, historiku, burimet

njohuri për të drejtën civile, theksohet pamundësia që të zëvendësohet gjykatësi etj (T. Vasiljeviç, 1981: f.69).

2.1.2. Llojet e gjykatave penale

Duke i pas parasysh funksionet e ndryshme që i kryejnë dhe rëndësinë e veprave të cilët u janë besuar për gjykim, ekzistojnë lloje të ndryshme të gjykatave. Për shkak të numrit të madh të lëndëve penale, për të cilët duhet njëkohësisht të zhvillohet procedurë, një gjyq nga çdo lloj i gjykatave nuk është i mjaftueshëm. Sipas kësaj, në çdo lloj të gjykatës ekziston nevojë për numër më të madh të gjykatësve nga i njëjti lloj dhe i tërë territori shtetëror ndahet në mes më shumë gjykatave nga i njëjti lloj, kurse me të hapet problemi i organizimit të rrjetit të gjykatave.

Gjykatat ndahen në të rregullta dhe të jashtëzakonshme. Gjykata të rregullta janë ato gjykata, formimi i të cilëve u tregua si i

vazhdueshëm në rendin shtetëror procedural. Ato ndahen në gjykata me kompetencë të përgjithshme dhe gjykata të specializuara.

Gjykatat e rregullta me kompetencë të përgjithshme, me rregull e kryejnë jurisprudencën penale për të gjithë veprat penale dhe për të gjithë personat e pandehur, përveç atyre që janë vënë nën kompetencë të gjykatave të specializuara.

Gjykatat e specializuara të rregullta penale e kryejnë jurisprudencën penale vetëm për lëndë të caktuar penale ose vetëm lëndë penale të rrethit të caktuar të personave (radio materiae ose intuitu personae), siç janë në disa vende gjykatat për të mitur, gjykatat ushtarake, gjykatat për ministrit etj.

Sa i përket organizimit dhe procedurës të cilën e aplikojnë, gjykatat e specializuara janë vënë në baza të njëjta sikur edhe gjykatat e rregullta, vetëm që janë më mirë të adaptuar ndaj veprave penale, gjegjësisht ndaj kryesve të cilëve u gjykojnë. Te ne në sistemin e mëhershëm penal të RSFJ, si gjykata të specializuara kanë ekzistuar gjykata ushtarake, të cilët më vonë u abroguan.

Gjykatat e jashtëzakonshme janë të tilla, të cilët formohen si të përkohshme, por ndonjëherë edhe si të përhershme për lëndë të caktuara penale, të cilët në një farë mënyre përjashtohen nga gjykatat e rregullta. Te këto gjykata ekzistojnë përjashtime të rëndësishme në lidhje me organizimin dhe procedurën e gjykatave të rregullta, të cilët vijnë në shprehje kur është në pyetje përbërja e gjykatës, mbrojtjes, të drejtës në ankesë etj. Sipas Kushtetutës sonë (n.98 p.4) janë të ndaluara gjykata të jashtëzakonshme.

Gjykata për fakte dhe gjykata për të drejtën. – Në disa të drejta pozitive me gjykim tre shkallësh (për shembull, Franca) të gjykatës e shkallës së tretë i është lënë të merr vendim vetëm për çështjet juridike me mundësi për anulim të vendimit të gjykatës më të ulët për shkak të gabimeve juridike. Ato janë a.q gjykatat e kasacionit, të cilët nuk gjykojnë për kontestin penal-juridik, por vetëm e anulojnë vendimin për shkak të gabimeve juridike dhe nëse mendojnë se është e nevojshme munden edhe që lëndën për gjykim t’ia dërgojnë gjykatës më të ulët.

Gjykatat permanente dhe periodike. – Pa marr parasysh se a janë të themeluara si gjykata permanente ose si të përkohshme, gjykatat funksionin e vet e kryejnë permanent. Por është e mundshme që të ekzistojnë edhe gjykata që caktojnë përkohësisht

111

Page 112: Nocioni, historiku, burimet

takime, për shembull, gjykata e porotës e cila mban mbledhje në sesione të caktuara vjetore (për shembull, la cofur d’assises – në Francë).

Gjykatat e rangut më të ulët dhe më të lartë. – gjykimi i shkallës së parë nuk i është besuar vetëm një lloj të gjykatës, por ekzistojnë dy ose më tepër gjykata që gjykojnë në shkallë të parë. Me dispozitat për kompetencën reale, gjykimi i shkallës së parë për disa vepra penale u besohet njërës, kurse për veprat tjera penale, gjykatave tjera, sipas rëndësisë dhe domethënies së tyre. Ato gjykata, të cilëve u është besuar gjykim për vepra penale më të rëndësishme dhe më të rënda, shkuar nga aspekti më i përgjithshme janë gjykata e rangut më të lartë, kurse për veprat më pak të rëndësishme janë gjykatat e rangut më të ulët. D.m.th rangu është i lidhur për kompetencën reale e shkallës së parë.

Gjykatat e instancës më të lartë dhe më të ulët. Gjykatë e instancës më të lartë është ajo gjykatë që e shqyrton vendimin e ndonjë gjykate tjetër për shkak të ndryshimit eventual. Gjykata e instancës së lartë njëkohësisht është edhe gjykatë e rangut më të lartë në lidhje me gjykatën e instancës më të ulët.

Gjykatat mund të jenë hetuese dhe vendimmarrëse, ndarje e cila është paraqitur si pasojë e kompetencës funksionale. Gjykata hetuese janë atë gjykata që e udhëheqin procedurën paraprake penale, kurse gjykatat vendimmarrje janë ata që sjellin vendime për lëndët penale (in meritum). Si gjykatës hetues vepron gjykatësi hetues i gjykatës themelore. Gjykatësi hetues dhe vendimmarrës përbëjnë një organizim, që nuk është patjetër edhe të jetë.

2.2. LOJET E GJYKATAVE PENALE SIPAS LEGJISLASION TË MAQEDONISË

Kushtetua e Republikës së Maqedonisë përcakton se, llojet, kompetenca, themelimi, anulimi, organizimi dhe përbërja e gjykatave si dhe procedura para tyre rregullohen me ligj që miratohet me dy të tretat e votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve (n.98 p.5 i KRM).

Ligji për gjykatat parasheh se në sistemin e vetëm gjyqësor, pushtetin gjyqësor e kryejnë gjykatat themelore, të apelit dhe gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë (n.24 i LGJ).

Sipas shemës së mëparshme organizative, në Maqedoni kanë ekzistuar këto gjykata: e rregullta (komunale, të qarku dhe Supreme), gjykatat ekonomike (e qarkut dhe Gjykata ekonomike e Maqedonisë), gjykatat për kundërvajtje (komunale dhe Gjykata republikane për kundërvajtje) dhe gjykata ushtarake (si gjykata të specializuara). Me organizimin i ri i sistemit gjyqësor është bërë një koncentrik i pushtetit gjyqësor dhe kompetencës gjyqësore dhe pritet që të rritet efikasiteti dhe azhurnimi në gjykim, të zvogëlohen harxhimet funksionale dhe funksionimi sa më efikas i shtetit juridik (Komenti i n.24 i LGJ, f.69).

Gjykatat themelore themelohen për 27 rajone në Republikën e Maqedonisë, n ëtë cilët janë përfshirë të gjithë komunat dhe rast formimi të komunave të reja, rajonet e caktuara ngelin të pandryshuara (n.28 i LGJ). D.m.th rrjetin e përbëjnë 27 gjykata themelore, me çka është e përcaktuar edhe kompetenca e tyre vendore.

Gjykatat e apelit themelohen për rajonet e më shumë gjykatave themelore. Ekzistojnë tre (3) gjykata të apelit, edhe atë: 1) Gjykata e apelit në Manastir (për

112

Page 113: Nocioni, historiku, burimet

rajonet e gjykatave themelore të Manastirit, Kërçovës, Krushovës, Ohrit, Prilepit, Resnjës dhe Strugës); 2) Gjykata e apelit në Shkup për rajonet e gjykatave themelore të Gjevgjelisë, Gostivarit, Dibrës, Kavadarit, Kratovës, Krivo Pallankës, Kumanovës, Negotinës, Shkupit I, Shkupit II, Tetovës dhe Velesit; dhe 3) Gjykata e apelit në Shtip (për rajonet e gjykatave themelore të Berovës, Vinicës, Delçevës, Koçanit, Radovishit, Sveti Nikoles, Strumicës dhe Shtipit).

Rregullshmëria organizative të gjykatave të apelit është e njëjtë ashtu siç ka qenë edhe rrjeti i gjykatave të qarkut (me përjashtim që juridiksioni i Gjykatës së apelit të Manastirit përfshin edhe gjykatën themelore të Kërçovës).

Në majën e piramidës është vënë Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë, e cila e kryejnë pushtetin gjyqësor në tërë territorin e Republikës, selia e së cilës gjendet në Shkup.

Të gjithë gjykatat në sistemin tonë janë të rregullta – Kushtetuta ndalon themelimin i gjykatave të jashtëzakonshme (n.98 p.4). Një herë ato janë gjykata me kompetencë të përgjithshme, për arsye se e kryejnë jurisprudencën penale për të gjithë veprat penale dhe për të gjithë të pandehurit; ekzistojnë edhe gjykata të instancës më të lartë dhe më të ulët.

2.3. PËRBËRJA DHE ORGANIZIMI I GJYKATAVE

Përbërja e këshillit është caktuar me ligj dhe nuk mund të jetë as më pak e as më shumë nga ajo se sa është paraparë. Përcaktimi i përbërjes së këshillit e përfshin përcaktimin e numrit përbërës, e nëse në përbërjen hyjnë gjykatësit dhe gjykatësit-porotë, atëherë edhe numri përbërës mes njërës dhe tjerëve. Tentohet që numri i anëtarëve të këshillit ti përgjigjet peshës së lëndës që gjykohet dhe të mos teprohet. Sipas disa proceduralistëve, këshilli më tepër se tre anëtar është i hipertrofuar edhe te gjykatat më te larta (G. Falchi, 1949: Nr.26). Numri përbërës i këshillave gjyqësor në të drejtën bashkëkohore i barazuar. Çdo herë numri është tek, dhe meqë bëhet fjalë për kolegjium, asnjëherë nuk ka qenë më i vogël se tre, por edhe më i madh se pesë. Numri përbërës i këshillit, veçanërisht mund të dallohet te llojet e gjykatave të ndryshme, kurse te gjykatat e llojit të njëjtë dhe llojit të njëjtë të veprave penale duhet të jetë i njëjtë. Në përbërjen e këshillit bën pjesë edhe procesmbajtësi, por ai nuk është anëtar i këshillit dhe nuk llogaritet në numrin (T. Vasiljeviç, 1981: f.80-81).

Numrin përbërës të këshillit, ligji e përcakton jo sipas llojeve të gjykatave, por sipas llojit të punëve që gjykata i kryen. Pa marr parasysh si para cilës gjykatë kryhen ato punë.

Ligji, përbërjen e këshillit e përcakton në këtë mënyrë (n.22 i LPP):1. Në shkallë të parë gjykatat gjykojnë në këshilla të përbëra prej dy gjykatës dhe tre

gjykatës-porotë për vepra penale për të cilët me ligj është paraparë dënim me burg në kohëzgjatje prej 15 vjet ose dënim me burg të përjetshëm, kurse më këshilla të përbëra prej një gjykatës dhe dy gjykatës-porotë – për vepra penale për të cilët me ligj është paraparë dënim më të butë (n.22 p.1 i LPP);

113

Page 114: Nocioni, historiku, burimet

2. Gjykatës-individual në shkallë të parë gjykon për vepra penale për të cilët si dënim kryesor është paraparë dënim me të holla ose dënim me burg deri më tre vjet (n.22 p.1);

3. Në shkallë të dytë gjykatat gjykojnë në këshilla të përbëra prej pesë gjykatësve për vepra penale për të cilët me ligj është paraparë dënim me burg në kohëzgjatje prej 15 vjet ose dënim me burg të përjetshëm, kurse në këshilla të përbëra prej tre gjykatësve – për vepra penale për të cilët është paraparë dënim më të butë. Kur gjykohet në shkallë të se seancës, atëherë këshilli është i përbërë prej dy gjykatësve dhe gjykatësve-porotë (n.22 p.2);

4. në shkallë të tretë gjykatat gjykojnë në këshilla të përbëra prej pesë gjykatësve (n.22 p.3);

5. Gjykatat e shkallës së parë, në këshill të përbërë prej tre gjykatësve, marrin vendim për ankesën kund aktvendimit të gjykatësit hetues dhe kundër aktvendimeve tjera kur ajo është e paraparë me ligj, sjellin vendime në shkallë të parë jashtë seancës kryesore, paraqesin propozime në rastet e paraparë me Ligj, e zbatojnë procedurën, sjellin aktgjykim sipas dispozitave të n.505 p.2 (për ekzekutimin e aktgjykimit penal të gjyqit të huaj) – n.22 p.6;

6. Për gjykatësit-individual që gjykon për vepra të caktuara penale, në gjykatat e shkallës së parë ekzistojnë edhe gjykatës që nuk gjykojnë, por vetëm si individual sjellin vendime tjera, gjegjësisht kryejnë veprime tjera në procedurë: gjykatësi hetues, kryetari i gjykatës dhe kryetar i këshillit (n.22 p.4 dhe 5), kurse në procedurën ndaj të miturve – gjykatësi për të mitur i cili e zbaton procedurën përgatitore dhe kryen punë tjera (n.448 p.1-5 i LPP).

7. me kërkesë për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit dhe kërkesë për rishqyrtim të aktgjykimit të plotfuqishëm, gjykata sjell vendim në këshillë i përbërë nga pesë gjykatës nëse bëhet fjalë për vepër penale për të cilën në Ligj është paraparë dënim me burg të përjetshëm, kurse në këshillë i përbërë prej te gjykatësve – nëse bëhet fjalë për vepër penale për të cilën është paraparë dënim më të butë (n.22 p.7);

8. me kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë, gjyqi vendos në këshillë i përbërë prej pesë gjykatësve, e nëse kërkesa është parashtruar kundër vendimit të Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë, për kërkesën ai vendos në seancë të përgjithshme (n.22 p.8);

9. Nëse me Ligji nuk është përcaktuar ndryshe, atëherë gjykatat e shkallës më të lartë bien vendime në këshill i përbërë prej tre gjykatësve (n.22 p.9).Këshillat penal që sjellin aktvendime për lëndë kontestuese duhet të dallohen nga

seancat në të cilët nuk vendoset për lëndë të caktuara, përveç seancës së përgjithshme të Gjykatës supreme (n.22 p.8). seancat nuk kanë të përcaktuar numër përbërës, por vetëm është përcaktuar se kush hyjnë në numrin i tyre përbërës, kurse për punën dhe vendimet e tyre është i nevojshme kuorum.

Sipas kësaj, Gjykata supreme si gjykatë më e lartë mban seancë të përgjithshme në të cilën i përcakton qëndrimet parimore dhe mendimet parimore juridike, jep mendime për propozimet e ligjeve, shqyrton çështje në lidhje me zbatimin i ligjeve dhe praktikës gjyqësore, sjell rregullore dhe program për punën e gjykatës, përcakton mendim për zgjedhje dhe ekzistim të shkaqeve për shkarkim të gjykatësit, e shqyrton raportin për punën e vet dhe raportet për punën e gjykatave tjera (n.35 i LGJ të vitit 1995).

114

Page 115: Nocioni, historiku, burimet

Qëndrimet parimore dhe mendimet parimore juridike të përcaktuara janë të obligueshme për të gjithë këshillat e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë.

Nëse në gjykata ka më tepër këshilla që kryejnë punë, duhet të përcaktohet se cilët lëndë bëjnë pjesë në fushëveprimin i këshillave të caktuara. Lidhja në mes lëndës së dalluar dhe këshillit të caktuar paraqitet atëherë kur lënda në mënyrë të paraparë i jepet atij këshilli dhe më pas mund të lejohet gjykimi i saj. Shpërndarja e lëndëve këshillave të caktuara bëhet për shkak të ngarkimit të tyre të barabartë, për shkak të specializimit eventual faktik etj. Kriteri për përcaktimin i lëndëve këshillave, mund të caktohet në disa mënyra: me rregulloren gjyqësore, me praktika e bërë, por më së shumti me orarin vjetor të punës.

Ekziston edhe institut për gjykatës plotësues. Në fakt, nëse shihet se seanca kryesore do të zgjas më tepër, atëherë kryetari i këshillit mund të kërkoj nga kryetari i gjyqit që të caktoj dy një ose dy gjykatës, gjegjësisht gjykatës-porotë që të marrin pjesë në seancën kryesore që ti zëvendësojnë anëtarët e këshillit në rast të pengimit të tyre (n.275 i LPP).

2.4. GJYKIMI KOLEGJIAL DHE INDIVIDUAL

Gjykata si organ i procedurës mund të përbëhet prej një gjykatësi (gjykatës individual) ose më tepër gjykatësve (këshillë). Në të drejtën pozitive, formimi i gjyqit si individual ose si kolegjial nuk vihet si alternativë, por si kombinim. Gjykatësi individual nuk vjen parasysh si gjyq i shkallës më të lartë. E zakonshme është që në shkallë të parë të kombinohen gjykatësit individual me ato kolegjial ose të marrin vendim vetë gjykatësit kolegjial.

Konstatohet se gjykimi kolegjial mundëson vendim më korrekt, për arsye se ekziston mundësi më e vogël për gabime gjatë vendimmarrjes, për shkak të këtyre rrethanave: në këshillin si përmbledhje i më shumë personave parashikohet vëllim më i madh i përvojës dhe njohurive, plotësim reciprok, korrigjim të anëtarëve të këshillit, evitim të vendimmarrjeve të shpejta dhe të vlerësimit subjektiv të provave për arsye se ekziston kontroll reciproke, që është me rëndësi gjatë vlerësimit të lirë të provave. Duke e pas parasysh fshehtësinë e këshillimit dhe të votimit, gjykatësit janë më të pavarur në formimin e vendimit, për arsye se nuk dihet se a kanë votuar të gjithë për vendimin ose vetëm disa nga këshilli, ndërsa te gjykatësi individual, për shkak të asaj se vet merr vendim, formimi i vendimit është i njëjtë si formim publik. Ndikimet e jashtme të anëtarëve të këshillit janë më pak të mundshme se sa ndaj gjykatësit individual, si edhe vet palët më tepër besojnë në aftësinë dhe në pavarësinë e gjykatës kolegjiale. Gjykatësit më të ri fitojnë përvojë nga puna e gjykatësve më të vjetër. Kolegjialiteti i gjyqit mundëson kombinim të gjykatësve dhe gjykatësve-porotë, gjegjësisht të elementit profesional dhe laik (T. Vasiljeviç, 1981: f.79).

Përkundrazi kësaj, gjykatësi individual ka më tepër ndjenjë të përgjegjësisë, punon më shpejt, punon më lirë, që mundëson themelim një numri më të madh të gjykatave dhe në këtë mënyrë jurisprudenca është më e hapur për qytetarët. Në fund, aplikimi i përbërjes së njëjtë të gjykatës dhe të procedurës së njëjtë e cila zbatohet për veprat e rënda dhe komplekse, për veprat më të lehta penale të cilët janë nën kompetencat

115

Page 116: Nocioni, historiku, burimet

e gjykatësit individual, do të thotë prishje të mjeteve, kohë dhe kuadër edhe përskaj ekzistimit të tezës teorike se gjyqi për të gjithë veprat penale duhet të mundësoj garanci maksimale për gjetjen e të vërtetës dhe zbatimit të drejtë të ligjit (T. Vasiljeviç, 1981: f.80).

Në sistemin tonë gjyqësor gjykatësi individual ekziston vetëm te gjykatat themelore dhe ai është kompetent për gjykim të veprave të caktuara penale nga Kodi penal për të cilët si dënim kryesor është paraparë dënim me të holla ose dënim me burg deri më tre vjet (n.22 p.1 i LPP), më pas veprimet në hetim i zbaton gjyqi i shkallës së parë – gjykatësi hetues, kurse ai është njëri nga gjykatësit e gjykatës themelore në të cilën me orarin vjetor të punës i është besuar zbatimi i procedurës paraprake dhe gjykatësi për të mitur të gjykatës themelore i cili e zbaton procedurën përgatitore dhe kryen punë tjera në procedurën ndaj të miturve (n.448 n.5 i LPP).

Mirëpo, është e nevojshme që të theksohet se vetëm gjykatës individual i gjykatës themelore, i cili gjykon për veprat penale për të cilët si dënim kryesor është paraparë dënim me të holla ose dënim me burg deri më tre vjet, është gjykatës i vetëm i cili në mënyrë meritore vendos si individual për kontestin konkret penalo-juridik. Gjykatësit tjerë që paraqiten si individual – gjykatësi hetues i gjykatës themelore dhe gjykatësi për të mitur të gjykatës themelore, e zbatojnë vetëm procedurën paraprake, gjegjësisht përgatitore në procedurën ndaj të miturve, kurse nuk sjellin vendime meritore.

2.5. POROTA

Gjatë formimit të gjykatës si organ, parashtrohet pyetja se a do të formohet gjykatë ekskluzivisht nga gjykatës të përhershëm (profesional), ose do të formohet gjykatë e përzier nga gjykatës profesional dhe gjykatës qytetar, ose në fund, gjykatë e përbërë nga gjykatës-qytetarë. Nga këto tre zgjidhje të mundshme logjike në të drejtën bashkëkohore aplikohen dy: ose formohet gjykatë ekskluzivisht nga gjykatës-profesional ose formohet gjykatë e përzier. Nuk formohen gjykatë pa pjesëmarrje të gjykatësve profesional (T. Vasiljeviç, 1981: f.74; M. Grubaç, 1995: f.84).

Pjesëmarrja e qytetarëve në gjykim ka ekzistuar në procedurën e parë penale i tipit akuzator. Kjo praktikisht është humbur me paraqitjen e monarkisë absolute, gjegjësisht gjatë aplikimit të procedurës inkuizitore. Është mbajtur vetëm në Angli, edhe atë në formë specifike të porotës, e cila ka qenë rezultat i luftës në mes pushtetit mbretëror dhe elementeve feudale dh qytetare (R. Gararud, 1926: f.1267-1269).

Pjesëmarrja e qytetarëve në gjykim është përbërë nga ajo që çështjet faktike dhe juridike kanë qenë të ndara dhe të dhëna për zgjedhje trupave të ndara të gjykatës së njëjtë. Gjykatësve qytetarë, gjegjësisht porotës i është dhënë që të vendos dhe të gjykoj për çështjet faktike, kurse gjykatësve profesional u është që ta zbatojnë ligjin ndaj fakteve të përcaktuara nga porota dhe të vendimit të saj për fajin. Në këtë mënyrë fitohet gjykatë e përzier nga dy elemente të cilët nuk këshillohen e as vendosin bashkërisht, e as që përbëjnë një kolegjium gjyqësor. Së pari ato janë ndarë nga shkaqet politike: që tu shmangen ndikimeve nga njëra ose ana tjetër, kurse e dyta nga shkaqet procedurale – porota nuk i ka njohur traditat, gjegjësisht ligjet që është dashur të zbatohen. Porotë e

116

Page 117: Nocioni, historiku, burimet

këtillë është themeluar në Francë pas Republikës kah fundi i shek XVIII, kurse gjatë shek XIX është zgjeruar në më shumë shtete të Evropës.

Revolucioni borgjezë francezë i vitit 1789, me vete solli edhe një postulat politik – parim i cili përbëhet nga ajo që, gjatë gjykimit në lëndët penale, përveç gjykatësve profesional duhet të marrin pjesë edhe gjykatës të përkohshëm nga populli. Revolucionarët francezë në këtë parim kanë parë si garanci më solide për liritë personale të qytetarëve kundër tiranisë eventuale të qeverisë: kanë menduar se gjykatësit-qytetarë do të dinë ta ruajnë lirinë dhe dinjitetin e qytetarëve në procedurën penale (V. Bayer, 1955: f.3-4, f.142; N. Matovski, 1981: f.167).

Gjatë shek XIX të gjithë shtet evropiane, me disa përjashtime, e kanë pranuar këtë parim i cili ka marr karakter të parimit kushtetues, gjegjësisht bëhet njëri ndër parimet themelore të rregullimit kushtetues të jurisprudencës në shtetet evropiane. As edhe ndryshimet revolucionare në shek XX, siç janë: Revolucioni i tetorit në ish BRSS dhe revolucioni në Jugosllavi, nuk kanë ndikuar në atë postulat politik, edhe pse e kanë ndryshuar esencën klasike të këtij parimi. Bëhet fjalë për përfitim të kohës moderne, për parim i pranuar nga shtetet borgjezo-kapitaliste, e po ashtu nga shtetet socialiste. Edhe Jugosllavia, kur pas Luftës së dytë botërore e ka organizuar jurisprudencën e vet me vënien e institucionit të porotës, gjegjësisht të pjesëmarrjes së qytetarëve në gjykim, është inkuadruar në rrjedhat në zhvillimin historik.

Në Evropë pjesëmarrja e përkohshme e gjykatësve-qytetarë në kuptimin modern e kanë futur Francezët pas Revolucionit të vitit 1791 dhe më pas ato as pak që kanë menduar për çështjen profesionale – a mund të jenë gjykatës të mirë gjykatësit-porotë.

Edhe shtetet tjera borgjeze Evropiane, sipas shembullit të Francës, institucionin i porotës e kanë futur në jurisprudenca e veta. Edhe shteti i parë i socializmit BRSS pas revolucionit të tetorit, gjatë organizimi organizimit të jurisprudencës së vet e fut institutin i porotës. Forma e gjykimit e cila ka qenë e futur nuk ka qenë origjinale në bazë të konstruksionit të vet formal, por ka qenë e marr nga rregullimi gjyqësor gjerman, me imitim të caktuar të gjyqësisë angleze.

Dukuria e njohur historike e ndërmarrjes së instituteve të caktuara juridike, pas kryerjes së luftës së dytë botërore u vërtetua edhe në rastet e Jugosllavisë, e cila në vitin 1945, gjatë formimit të jurisprudencës së vet u kyç në proceset botërore dhe e inkuadroj institutin e gjykatësve-porotë, kurse me të edhe Maqedonia e cila hyri në përbërjen e saj.

Parashtrohen pyetja: si është organizimi dhe përbërja e gjykatës angleze që ka shërbyer si shembull për reputacion?

Gjykata angleze (ajo penal dhe civile) është përbërë nga dy trupa. Njërin trup e përbënë këshilli i gjykatësve profesional. Ky trup emërohet si “gjyq”.

Trupin e dytë e përbëjnë këshilli i gjykatësve gjykatave të përkohshme dhe qytetarët, gjegjësisht juri, i cili gjykon për ekzistimin ose mosekzistimin i fakteve kontestuese juridike-relevante, pasi që është zbatuar seancë – diskutim, të cilin para tij e zhvillon gjyqi, gjegjësisht këshilli i gjykatësve profesional. Ato marrin vendime për të gjithë çështjet juridike që do të paraqiten gjatë gjykimit, kurse në fund të procesit paraqiten pasoja juridike të dispozitivit të porotës për ekzistim ose mosekzistim të fakteve. Parimisht, e drejta kushtetuese angleze kërkon që dënimi të vij pas vendimit të porotës (the verdict), me të cilin porota vërteton se ekzistojnë fakte, në bazë të cilëve paditësi e bazon kërkesën e vet (D. Krapac, EKP, 1995: f.29).

117

Page 118: Nocioni, historiku, burimet

Në procedurën penale porota bie vendim për atë se a është i pandehuri fajtor për veprën për të cilën akuzohet. Nëse porota bie vendim se i pandehuri nuk është fajtor, atëherë “gjyqi” nuk mund të bëj kurrgjë përveç vetëm se ta lëshoj i pandehurin në liri, i cili në kohën e gjykimit është në burg hetues. Nëse porota bie vendim me të cilën i pandehuri shpallet si fajtor, atëherë “gjyqi” sjell aktgjykim me të cilin i shqipton dënim dhe pasoja tjera juridike të përgjegjësisë penale. Është me rëndësi se porota angleze në kryerjen e funksionit të vet është krejtësisht e pavarur, e pavarur nga gjyqi, gjegjësisht nga këshilli profesional.

Që ta bëjnë porotën sa më e pavarur nga gjykata, Francezët e kanë anuluar funksionin i kryetarit të këshillit në fund të seancës ti rezymoj rezultatet nga seanca e porotës, të cilën Anglezët e kanë emëruar si summing up, duke u frikësuar se kryetari me rezymenë e vet do të ndikon në porotën që të sjell vendim në drejtim të caktuar.

Mirëpo, që nga shek XIX , sidomos në shek XX në Francë u paraqit kritikë e ashpër për punën e porotës franceze, e cila është treguar si gjyq i keq për faktet. Publiku francez dhe ekspertët juridik, vendimet e porotës i kanë quajtur si skandaloze, për arsye se shpesh herë i kanë shpallur si të njohur fajtorët të pafajshëm. Ky ka qenë mënyra e vetme që ta pengoj kualifikimin eventual të veprës dhe shqiptimit të dënimit, i cili i është dukur si tepërt nga ana e gjyqit, edhe përskaj ekzistimit të provave për fajin e të pandehurit (R. Garraud, 1926: f.1451).

Në fund të diskutimeve dhe për punën e porotës, kur janë mbledhur rezultatet dhe argumentet për dhe kundër ekzistimit të këtij institucioni, në favor të saj është theksuar një argument të fortë politik, se “jury” – porota është përfitim i revolucionit francezë dhe të gjithë argumentet të drejtuara kundër ekzistimit të saj kanë mbetur të pafuqishme. Një proceduralist i njohur francezë, në mes tjerash thotë: “Porota është një institucion për të cilën duhet të pajtohemi se duhet të mbahet, për arsye se është paraqitur në Francë me revolucionin dhe ndikimi i tij e ka të paprekshme – pacenuar (Cuche, 1983: f.304).

Belgjianët po ashtu kanë pasur vështirësi të njëjtë me porotën si dhe Francezët. Në vitin 1919 ato kanë zbatuar reformë, e cila është përbërë nga ajo që, porota – ende sjell vendim, por kur do të vjen në rend sjellja e vendimit për dënimin, atëherë porota bashkohet me gjyqin në këshillin i njëjtë, i cili sjell vendim për dënimin edhe atë të gjithë anëtarët barabartë. Me këtë risi është dashur të eliminohet dyshimi i gjykatësve-porotë në gjykatat profesionale dhe me të të pengohet lirimi i personave të pandehur (Ch. Braas, tome, II, 1951: f.57; N. Matovski, 1981: f.172).

Mirëpo, as edhe kjo formë e funksionimit të porotës nuk i ka arritur rezultatet e pritura. Reformat e mëtutjeshme të porotës i ka ndërprerë fillimi i luftës së dytë botërore.

Por, që nda shek XIX në një shtet evropian gjykata që ka funksionuar me pjesëmarrje të porotës ka fituar një konkurrent i rrezikshëm. Në dia shtete gjermane janë formuar gjykata me përbërje të përzier, në të cilët gjykatësit-porotë të përkohshëm bashkërisht me gjykatësit profesional si anëtar i të njëjtit këshill gjyqësor, kanë marr vendim për të gjithë çështjet – si për fajin i të pandehurit, ashtu edhe për dënimin. Këto gjykata të reja i kanë quajtur gjykata skabine – Schoffengerichte – për çka në to kanë shikuar vazhdim i traditës së vjetër gjermane të a.q gjykatave skabine. Të parit që kanë kyçur gjykata me përbërje të këtillë janë shtet gjermane Hanover, Prusia dhe Saksonia. Në vitin 1877 i tërë Rajstahu gjerman ka fituar organizim i vetëm i jurisprudencës, e cila ka njohur tre lloje të gjykatave penale mes të cilëve për veprat penale mesatarisht të rënda

118

Page 119: Nocioni, historiku, burimet

është paraparë gjykatë skabine. Mirëpo, gjykata me përbërje të përzier nuk ka arritur më tepër të zgjerohet në Evropa gjatë shek XIX.

Në shek XX karakteristike është paraqitja e zgjerimit sa më të madh të gjykatës penale të tipit të përzier në llogari të gjykatës që ka funksionuar me pjesëmarrje të porotës. Ashtu, më tepër shtete evropiane, të cilët në jurisprudencën e vet së pari i kanë vënë gjykatat me pjesëmarrje të porotës, filluan ta braktisin këtë institut dhe ti zëvendësojnë me gjykata të tipit të përzier. Rajhu gjerman këtë e bëri në vitin 1924, kantoni zviceran Beri në vitin 1928, Italia në vitin 1931, Austria në vitin 1934, Rusia pas revolucionit të tetorit.

Në ndryshim të këtillë ka ardhur për shkak të asaj se ka mbisunduar bindja se postulati politik – parimi për pjesëmarrjen e gjykatësve-qytetarë në kryerjen e jurisprudencës – mund të realizohet në mënyrë më të mirë, nëse themelohen gjykata të tipit të përzier në të cilin gjykatësit-qytetarë të përkohshëm, gjykatësit-porotë së bashku në përbërje të njëjtë me gjykatës profesional do të sjellin vendim për fajin i të pandehurit, si dhe po ashtu edhe për dënimin. Mirëpo, edhe përskaj të këtij ndryshimi mund të konstatohet se, pothuaj se në asnjë shtet në të cilin ka funksionuar gjykatë me pjesëmarrje të porotës nuk ka ardhur deri te eliminimi i plotë i gjykatësve-porotë të përkohshëm nga pjesëmarrja e tyre në organet e jurisprudencës. Një nga përjashtimet e rralla paraqet Jugosllavia e vjetër, në të cilën me diktaturën e 6 janarit me ligj është abroguar pjesëmarrja e porotës.

Nuk ka dyshim se instituti i porotës grusht më të fortë morri pas luftës së ftohtë botërore, kur e braktisi Franca, shteti i cili pas revolucionit borgjez demokratik i oari e kyçi në Evropën kontinentale me pritje të mëdha se sipas shembullit të Anglisë do të funksionon mirë edhe në Francë, kurse më pas e kyçën edhe shtetet tjera evropiane (D. De Vabres, 1947: f.707). Që gjatë luftës, qeveria e Vishit ka abroguar porotën në vitin 1941 dhe e ka zëvendësuar me gjykatë të përzier. Nga zhiri tradicional francezë sot në sallat gjyqësore të këtij shteti ka mbetur vetëm një element dekorativ i cili përbëhet nga kjo: gjykatësit-qytetarë të përkohshëm në cilësi të gjykatësit-porotë gjatë kohës së seancës kryesore ende ulen në masa të posaçme të caktuara për porotën, e cila është e ndarë nga këshilli i gjykatësve profesional. Kjo është vetëm një pjesë të historisë. Për arsye se dallimi në funksionimin e gjykatës është esenciale, për arsye se pas mbarimit të seancës kryesore gjykatësit porotë së bashku me gjykatësit profesional juristë hyjnë në një këshill të përbashkët i cili vendos për fajin dhe për dënimin. Kjo është gjykatë e përzier e përbërë prej 12 anëtarëve, nga të cilët tre janë gjykatës, kurse 9 porotë. Që të merret vendim i cili nuk është në favor për të pandehurin, nuk është e mjaftueshme shumicë absolute, por së paku tetë vota.

Një nga veçoritë karakteristike të sistemit të vetëm gjyqësor në vendin tonë është ajo që në gjykim përveç gjykatësve të përhershëm, të cilëve marrja me gjykim është profesion për të cilin në veçanti janë përgatitur dhe profesionalisht të aftësuar, marrin pjesë edhe gjykatës porotë (S. Kamhi, B. Çalia, 1974: f.5).

Me atë çka Kushtetuta e Jugosllavisë dhe Maqedonisë ka paraparë se në procesin e gjykimit marrin pjesë gjykatësit dhe qytetarët si gjykatës, gjykatës-porotë ose porota, në mënyrë e përcaktuar me ligj (n.229 p.1 i Kushtetutës së RSFJ dhe n.280 p.1 i RSM), që nga sistemi jonë i mëparshëm të organeve të jurisprudencës pjesëmarrja e qytetarëve në kryerjen e gjykimit është ngritur në rang të parimit kushtetues për gjykatat (P. Marina, S. Georgievski, N. Matovski, 1981: f.65-66).

119

Page 120: Nocioni, historiku, burimet

Kushtetua e Republikës së Maqedonisë e ndjek tendencën e këtillë bashkëkohore dhe përcakton se në procesin e gjykimit marrin pjesë edhe gjykatës-porotë, kur kjo është e paraparë me ligj (n.103 p.3), me çka Ligji për gjykatat parasheh tekst identik (n.36 p.3 i LGJ). Gjykatës-porotë është person i cili merr pjesë përkohësisht në procesin e gjykimit. Si kushte për pjesëmarrjen e këtij personi në kryerjen e funksionit gjyqësor nuk janë kualifikimet e posaçme profesionale dhe juridike.

Në sistemin tonë gjykatësit porotë në procesin e gjykimit janë krejtësisht të barabartë me gjykatësit dhe së bashku me to e përbëjnë trupin e vetëm gjyqësor, gjegjësisht këshillin gjyqësor. Se në cilët raste merr pjesë gjykatësi porotë, është e përcaktuar me ligjet e procedurës. Ato marrin pjesë vetëm në seancën kryesore, gjegjësisht në diskutimin në të cilin shqyrtohet thelbi i kontestit dhe merret vendim për bazimin i kërkesës (Komenti i n.30 të LGJ të vitit 1995 f.84).

Për gjykatës-porotë mund të jetë i zgjedhur shtetas i Maqedonisë i moshës madhore që ka kryer së paku shkollën të mesme dhe që gëzon autoritet në kryerjen e këtij funksioni (n.46 p.1 i LGJ).

Gjykatës-porotë për gjykim të të miturve duhet të jetë person me përvojë më të gjatë në edukim dhe arsim të të rinjve (n.46 p.2 i LGJ). Qëllimi i këtillë i krijimit të porotës kualitative e ndjek Ligji jonë për procedurën penale, i cili në dispozita të posaçme për procedurën ndaj të miturve, duke e përcaktuar përbërjen e gjykatës, parasheh se gjykatësit-porotë zgjidhen nga radhët e profesorëve, mësuesve, edukatorëve dhe personave tjerë që kanë përvojë në edukimin e të miturve (n.448 p.3 i LPP). Kjo është porota e vetme e kualifikuar në sistemin tonë gjyqësor.

Këshilli për të mitur në gjykatën themelore dhe të apelit përbëhet nga gjykatësi për të miturit dhe dy gjykatësve porotë, me çka kryetar i këshillit është gjykatësi për të mitur.

Mandati i gjykatësit-porotë është i kufizuar – zgjidhe në afat prej katër vjet dhe mundet sërish të jetë i zgjedhur (n.47 i LGJ).

2.6. ZGJEDHJA DHE SHKARKIMI I GJYKATËSVE DHE GJYKATËSVE POROTË

Aftësia subjektive e gjykatësit paraqitet në dy lloje: si aftësi abstrakte që të merr pjesë në çdo proces dhe si aftësi konkrete, gjegjësisht si aftësi të një gjykatësi me aftësi abstrakte që të merr pjesë në procedurën e një lënde penale konkrete.

Aftësia abstrakte (e përgjithshme) e gjykatësitNjë persona që të merr cilësinë e gjykatësit dhe që të merr pjesë si organ i

procedurës, duhet që në mënyrë ligjore të emërohet për gjykatës dhe i kyçur në detyrën e gjykatësit në atë gjykatë ku është emëruar.

Janë të mundshme dy mënyra për emërimin e gjykatësit me funksion:1. Emërimi i gjykatësit nga ana e organit kompetent shtetëror dhe kjo pozitë e

gjykatësit i i besohet përherë dhe në këtë pozitë mbetet derisa të paraqitet ndonjë shkak për ndërprerjen e marrëdhënies së punës, e veçanërisht të gjykatësve. Me përjashtim gjykatësi mund të emërohet edhe në afat të caktuar.

120

Page 121: Nocioni, historiku, burimet

2. Me anë të zgjedhjes, ku i zgjedh trupi i caktuar zgjedhor, i cili mund të përputhet me trupin e përgjithshëm zgjedhor i cili kryen zgjedhje politike ose trup reprezentues ose organ i caktuar politik, kolegjiumi gjyqësor i gjykatës më të lartë etj. Zgjedhja mund të jetë e përhershme ose në periudhë e caktuar kohore me të drejtë që trupi zgjedhor ta revokoj me kushte të caktuara. Sa i përket emërimit të gjykatësve-porotë është rregull që zgjedhja të bëhet nëpër

legjislacionet, edhe a të në periudhë të caktuar kohore, por funksioni i tyre mund të ndërpritet në atë periudhë nëse për të paraqiten rrethana të caktuara të parapara me Ligj (T. Vasiljeviç, 1981: f. 83-84).

Që të dy mënyrat e emërimit të gjykatësve të përhershëm – vënia dhe zgjedhja kanë përparësitë dhe mangësitë e veta, por miratimi i njërës apo tjetrës mënyrë më tepër shkaqet e veta i gjejnë në sistemin politik të shtetit përkatës dhe nuk varet aq nga qëndrimi kryesor, por nga modaliteti i njërës apo zgjidhjes tjetër.

Në të drejtën tonë është i miratuar parimi sipas të cilit të gjithë gjykatësit të zgjedhen dhe të mund të revokohen – shkarkohen (n.99 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë).

Parimi i zgjedhjes së gjykatësve është i shoqëruar me plotësimin e kushteve të caktuara të cilët mundësojnë që të zgjedhet person me kualitete të caktuara profesionale dhe morale. Në ligj si kusht për gjykatësin kërkohet – që të mund të jetë i zgjedhur shtetasi i Republikës së Maqedonisë i cili i plotëson kushtet e përgjithshme të parapara me ligj ligjin për marrëdhëniet e punës në organet e administratës shtetërore, i cili është jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës dhe i cili gëzon autoritet në kryerjen e funksionit të gjykatësit (n.43 i LGJ).

Përveç këtyre kushteve, janë të parapara edhe kushte të posaçme: për gjykatës në gjykatën themelore personi duhet të posedoj edhe përvojë pune me mbi pesë vjet, me rezultate të dëshmuara në punët juridike pasi që ta ketë dhënë provimin e jurisprudencës, kurse për gjykatës në gjykatën e apelit mbi nëntë vjet (n.4 p. I LGJ).

Për gjykatës në Gjykatën supreme e Republikës së Maqedonisë, përveç kushteve të përgjithshme Ligji për gjykatat parasheh se personi duhet të jetë profesionist i dalluar juridik dhe të ketë përvojë pune prej mbi 12 vjet me rezultate të dëshmuara (n.43 p.3 i LGJ).

Për gjykatës të Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë mund të jetë i zgjedhur profesor ordinar ose inordinar i cili ka ligjëruar së paku 10 vjet lëndë juridike lidhur me prapsën gjyqësore (n.43 p.4 i LGJ).

Për gjykatës-porotë mund të jetë i zgjedhur shtetasi i moshës së rritur të Republikës së Maqedonisë me shkollë të mesme të kryer, i cili gëzon autoritet në kryerjen e këtij funksioni, kurse për gjykatës të personave të mitur me përvojë më të gjatë në edukim dhe arsim me të miturit (n.46 p.1 dhe 2 i LGJ).

Mirëpo, për zgjedhje të gjykatësit dhe gjykatësit-porotë duhet të plotësohet edhe një kusht negativ – nuk mund të zgjedhet personi i cili me gjykatësin ose me gjykatësin-porotë në gjykatën e njëjtë është në afërsi në linjë të drejtë ose në linjë të palës deri në shkallën e tretë ose është bashkëshorti i tij (n.71 i LGJ).

Gjykatësit i zgjedh i shkarkon Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me propozim të këshillit republikan gjyqësor, kurse gjykatësit-porotë me propozim të gjykatave themelore dhe të apelit.

121

Page 122: Nocioni, historiku, burimet

Për derisa zgjedhja e gjykatësve është e përhershme – gjykatësi zgjedhet pa kufizime kohore në mandatin i tij (n.99 p.1 i Kushtetutës), kurse gjykatësit-porotë zgjedhen në kohë prej katër vjet dhe munden që serish të zgjedhen (n.47 i LGJ).

Gjykatësit dhe gjykatësit-porotë gëzojnë imunitet gjyqësor me përmbajtjen siç vijon: nuk mund të thirren në përgjegjësi për mendim dhe vendosje gjatë marrjes së vendimeve gjyqësore, kurse gjykatësi nuk mund të paraburgoset pa leje të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, vetëm nëse është gjetur duke kryer veprën penale për të cilën është paraparë dënim me burg së paku prej pesë vjet (n.65 i LGJ).

Imuniteti i gjykatësit është institut kushtetues i cili paraqet garanci për pavarësinë në realizimin e funksionit të gjykatësit, ai është imunitet i pjesërishëm material, gjegjësisht imunitet funksional.

Është paraparë edhe inkompatibiliteti – funksioni i gjykatësit është i papajtueshëm me funksionin e deputetit, gjegjësisht këshilltar dhe me funksionet në organet e Republikës, në komunat dhe bashkinë e Shkupit, me çka gjykatësi nuk mund të kryej çfarëdo qoftë funksioni tjetër publik ose profesion. Po ashtu gjykatësi nuk mund të bëhet anëtar dhe të kryej funksion politik në partinë politike ose të realizoj aktivitete partiake dhe politike (n.100 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe n.50 p.1,2 dhe 6 i LGJ).

Shkarkimi i gjykatësve dhe gjykatësve-porotë nga funksioni bëhet në rastet e përcaktuara në Kushtetutën dhe në procedurë e përcaktuar me Ligj, si dhe nga trupi reprezentues – Kuvendi i cili e ka zgjedhur. Ashtu, gjykatësi shkarkohet nëse atë e kërkon vet; nëse përherë e humb aftësinë për kryerje të funksionit të gjykatësit që e vërteton këshilli republikan gjyqësor; nëse i plotëson kushtet për pension pleqërie; nëse është i gjykuar për vepër penale për të cilën është paraparë dënim pa kusht me burg deri më gjashtë muaj; për shkak të shkeljeve të rënda disiplinore të parapara me Ligj që e bën i padenjë për kryerjen e funksionit të gjykatësit që e vërteton këshilli republikan gjyqësor; dhe për shkak të kryerjes joprofesionale të funksionit të gjykatësit (n.99 i Kushtetutës së RM-së). Ligji për gjykatat e përcakton edhe atë se çka llogaritet për shkelje të rënda disiplinore (n.69).

Gjykatësi-porotë shkarkohet nëse atë vet e kërkon; nëse përherë e humbë aftësinë për kryerjen e detyrës; nëse është i gjykuar për vepër penale me dënim me burg së paku prej gjashtë muaj; nëse në mënyrë jo të rregullt ose me pa ndërgjegje e kryen detyrën e gjykatësi-porotë, kurse procedura për shkarkimin i tij do të ngrihet me propozim të kryetarit të gjykatës (n.73 i LGJ).

Që të vërtetohet kryerja joprofesionale e funksionit të gjykatësit është e nevojshme që të kryhet analizë e punës së përgjithshme të gjykatësit.

Me vet zgjedhjen gjykatësi nuk fiton aftësi të përgjithshme, por duhet të kyçet në detyrë, edhe atë pas dhënies së deklaratës solemne dhe pas emërimit në punë të cilën do ta kryej.

Deklaratën solemne gjykatësit e japin para kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, kurse gjykatësit-porotë para kryetarit të gjykatës në të cilën janë zgjedhur, kurse teksti është përcaktuar në Ligjin n.48 i LGJ):

“Deklaroj se gjatë kryerjes së funksionit të gjykatësit do tu përmbahem Kushtetutës, ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara në pajtim me Kushtetutën, se do të gjykoj në bazë të ligjit, ndershëm, ndërgjegjshëm, pavarësisht dhe me përgjegjësi dhe se do ti mbroj të liritë dhe të drejtat e njeriut dhe qytetarit”.

122

Page 123: Nocioni, historiku, burimet

Gjykatësit dhe gjykatësit-porotë janë të obliguar që ta ruajnë sekretin zyrtar pa marr parasysh se si kanë ardhur deri ta ai, e ato janë të dhëna me karakter konfidental – e tërë ajo që si sekret zyrtar është përcaktuar me Ligj ose me ndonjë rregull tjetër (n.86 p.1 dhe 2 i LGJ).

Në të gjithë gjykatat përveç gjykatësve janë të punësuar edhe një i caktuar bashkëpunëtor – jurist që kryejnë punë profesionale në gjykatë, u ndihmojnë gjykatësve dhe në atë mënyrë aftësohen për detyrën eventuale të gjykatësit. Ato i posedojnë këto thirrje: këshilltar i mëvetësishëm gjyqësor, këshilltar gjyqësor, bashkëpunëtor profesional dhe praktikant. Numri i tyre nuk është i kufizuar. Të gjithë këto duhet të jenë jurist të diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës dhe me disa vjet përvojë pune praktike, përveç për praktikantët. Kjo kategori e juristëve shpërndahet në reparte, gjegjësisht në këshilla dhe ato janë nën mbikëqyrjen e kryetarit të repartit, gjegjësisht kryetarit të këshillit. Ato mund të angazhohen në të gjithë llojet e punëve juridike, përveç në gjykim dhe në marrje të vendimit, gjë që është ekskluzivisht nën kompetencat e gjykatësit.

Këshilltari i mëvetësishëm gjyqësor në gjykatën themelore dhe të apelit duhet ti ketë tre vjet stazh në punë juridike pasi që ta ketë dhënë provimin e jurisprudencës, kurse në Gjykatën supreme – shtatë vjet stazh.

Këshilltari gjyqësor në gjykatën themelore dhe të apelit duhet të kenë dy vjet stazh pasi që ta kenë dhënë provimin e jurisprudencës, kurse në Gjykatën supreme e Republikës së Maqedonisë pesë vjet stazh.

Këshilltar profesional në gjykatën themelore dhe të apelit duhet të ketë provim të dhënë të jurisprudencës, kurse në Gjykatën supreme – dy vjet stazh pasi që ta ketë dhënë provimin e jurisprudencës.

Praktikant gjyqësor mund të jetë edhe jurist i diplomuar i cili i plotëson kushtet e përgjithshme për themelim të marrëdhënies së punës në organet e administratës shtetërore, kurse në gjykatat themelore dhe të apelit fiton përvojë në të gjithë sferat e punës gjyqësore. Pas stazhit të praktikantit prej dy vjetësh, gjatë një viti duhet ta jep provimin e jurisprudencës.

Sekretari i gjykatës i ndihmon kryetarit të gjykatës në kryerjen e punëve të administratës gjyqësore. Sekretar mund të jetë jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës, i cili i plotëson kushtet e përgjithshme për punësim.

Gjykatësit kur gjykojnë individualisht ose në këshill, janë të obliguar që të mbajnë veshje e posaçme gjyqësore (togë) me të cilën dallohen nga pjesëmarrësit tjerë në procedurën në gjykim (n.53 p.1 i LGJ).

Gjykatësit-porotë në sistemin tonë, në gjykim i thërret dhe i shpërndan kryetari i këshillit sipas rendit të caktuar përkohësisht, kurse në raste urgjente nuk merret parasysh orari. Por, për gjykime të lëndëve të llojit të caktuar, kryetari i gjykatës mund t përcakton porotë të caktuar, pjesëtar të profesioneve të caktuara (për shembull, specialist për financa, trafik, ndërtimtari etj).

Në disa legjislacione tjera punët janë vënë më ndryshe – mendohet se të gjithë personat që janë zgjedhur për porotë në mënyrë të barabartë janë të aftë për kryerjen e detyrës gjyqësore, ashtu që nuk ka nevojë që të kryhet ndonjë zgjedhje e posaçme për rast konkret, ashtu që përcaktimi bëhet me short, për arsye se mendohet që kjo jep garanci më të mëdha për formimin e paanshëm të gjykatës.

123

Page 124: Nocioni, historiku, burimet

2.7. PËRJASHTIMI

Nocioni i përgjithshëm

Me zgjedhjen dhe me futjen e detyrës gjyqësore, gjykatësi dhe gjykatësi-porotë fitojnë aftësi absolute për kryerjen e detyrës gjyqësore (in abstrakto), gjegjësisht mund të marrin pjesë në cilindo proces. Nga gjykatësi kërkohet që të jetë personi i tretë i cili do të merr vendim, do ta zgjedh kontestin në mes palëve, e ai mund të jetë i tillë nëse nuk ekziston ndonjë lidhje interesash në mes atij dhe palëve.

Mirëpo, gjatë kryerjes së detyrës nuk është e mjaftueshme aftësia absolute e gjykatësit, por është e nevojshme edhe aftësi konkrete. Me këtë nocion nënkuptohet aftësia e gjykatësi me aftësi abstrakte që të merr pjesë në procedurën e një lënde konkrete penale. Profesionalizmi dhe pavarësia në gjykim plotësohet me elementin e objektivizmit (paanësisë). Duke e pas parasysh atë se gjykatësit dhe gjykatësit-porotë si dhe anëtarët tjerë të bashkësisë shoqërore kanë lidhje të ndryshme me persona tjerë, kurse gjenden në raporte të caktuara familjare, pronësore etj, me to, raportet e tilla mund të shkaktojnë dyshim në objektivizmin gjatë zgjidhjes së kontesteve konkrete. Në rastet e këtilla aplikohen masa të posaçme të parapara me ligj dhe mund të vjen deri te përjashtimi i gjykatësit, por relativisht i paaftë dhe ashtu ai mënjanohet nga gjykimi konkret. Aplikohet instituti i përjashtimit, për arsye se është me interes për përforcimin e besimit në drejtshmërinë dhe paanësinë e organeve gjyqësore dhe në interes të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve – në gjykim të mos merr pjesë gjykatës apo gjykatës-porotë për objektivizmin i të cilëve ekziston dyshim (P. Marina, 1979: f.124).

Përjashtimi me propozim të palëve është përjashtim nga rregulla që palët nuk munden të ndikojnë në rregullimin dhe në përbërjen e gjykatës. Instituti i përjashtimit dhe autorizimi i këtillë i palëve kanë arsyetim vetëm nëse faktet që shërbejnë si bazë për përjashtim janë të kontrolluara, për arsye se përbërja më e mirë e gjykatës paraqet interes të përgjithshëm (T. Vasiljeviç, 1981: f.89; M. Grubaç, 1995: f.109).

2.7.1. Shkaqet për përjashtimin (n.36 i LPP)

Shkaqet për përjashtim janë të numëruara në LPP. Gjykatësi apo gjykatësi-porotë nuk guxon ta kryej detyrën e gjykatësit nëse:

1. Është i dëmtuar me veprën penale (al.1) – neto iudex in sua causa – se askush nuk mund të jetë gjykatës në punën e vet. Bëhet fjalë për interes personal në vet kontestin penal. Ligji e përjashton

gjykatësin i cili është i dëmtuar me veprën penale, për shkak se ai konstaton se interesat e tij personale janë në kundërshtim me interesat e të pandehurit, ose për shkak se nga dëmi i pësuar nuk është në diskonim të mirë ndaj të pandehurit.

Në rast se gjykatësi apo gjykatësi-porotë të mos jetë i dëmtuar personalisht me veprën penale, por është i dëmtuar bashkëshorti i tij dhe të afërmit e tij (n.36 al.2), sipas al.6 më me rregull është që të kërkohet përjashtimi i tij.

124

Page 125: Nocioni, historiku, burimet

Është interesante çështja kur gjykatësi apo gjykatësi-porotë nuk është dëmtuar me atë vepër penale, por me vepër penale e cila është kryer gjatë seancës kryesore, atëherë është e rendit që të kërkohet përjashtimi i tij.

Nëse është i dëmtuar ndonjë gjykatës apo gjykatës-porotë plotësues, atëherë nuk mund të kërkohet përjashtim ngase ai nuk merr pjesë në gjykim.

Për përjashtimin e gjykatësit apo gjykatësit-porotë nga këto shkaqe nuk është relevante ajo se gjykatësi i dëmtuar a ka parashtruar kërkesë dëmtimi apo jo.

2. I pandehuri, bashkëshorti i tij, paditësi, i dëmtuari, përfaqësuesi i tyre ligjor ose i autorizuari është bashkëshort kurore ose jashtë kurorës për nga gjaku në linjë të drejtë në cilëndo shkallë në linjë të palës deri në shkallën e katërt, kurse për nga miqësia deri në shkallën e dytë (al.2). Sa i përket këtij shkaku është e nevojshme që të theksohet se vlefshmëria e

martesës vlerësohet sipas dispozitave të Ligjit për martesë, si çështje prejudikuese. Për afërsinë nga gjaku nuk është relevante ajo se a rrjedh nga raporti martesor ose jashtëmartesor.

3. Me të pandehurin, mbrojtësin e tij, paditësin ose me të dëmtuarin është në raport si ndaj tutorit, ose nën tutori, adaptuesit, i adaptuar, ushqyes ose i ushqyer (al.3).Që të kemi përjashtim në këtë bazë duhet që raporti me tutorin ose me adaptuesin

të lidhet në bazë të kontratës së vlefshme. Nëse nuk është lidhur kontratë, kurse nga ana tjetër ekziston raport i tillë faktik, atëherë përjashtimi mund të realizohet sipas al.6.

4. Në të njëjtën lëndë penale ka kryer veprime hetuese ose ka marr pjesë në ekzaminimin e të pandehurit para seancës kryesore, ose ka marr pjesë në procedurë si paditës, mbrojtës, përfaqësues ligjor ose i autorizuar i të dëmtuarit, gjegjësisht të paditësit, ose është marr në pyetje si dëshmitar ose si ekspert (al.4).Konstatohet se këto funksione që janë kryer më parë ndaj të njëjtës lëndë nuk në

pajtueshmëri me funksion e gjykimit, për arsye se gjykatësi duke marr pjesë në ato veprime dhe në atë cilësi ka mundur që të fitoj bindje të fortë për atë që duhet ta gjykoj.

Në teori seriozisht diskutohet se a është e drejtë që nga vendimmarrja të përjashtohet gjykatësi hetues. mbisundon mendimi se gjykatësi hetues nuk mund të merr pjesë në vendimmarrje. Gjykatësi hetues mund të gaboj dhe të bëj ndonjë parregullsi ose shkelje të ligjit. Nga ai nuk mund të kërkohet që në seancën kryesore të jetë gjykatës i vetë, dhe është e qartë se gabimi i tij do të mbetet definitiv.

Mirëpo, ekziston edhe pikëpamje e kundërt – kundër përjashtimit të gjykatësit hetues me argumente se ai është në situatë më të mirë psikologjike dhe juridike që ta vlerëson personalitetin e të pandehurit, për të cilin grumbullon të dhëna gjatë hetimit, kurse mundësi e tillë nuk ka gjykatësi i seancës kryesore; dhe do të ishte e domosdoshme që gjykatësi i cili e ka zhvilluar procedurën paraprake të jetë anëtar i këshillit për vendimmarrje dhe të shërbej me njohurit e tij personale për të pandehurin, shkaqe që nuk janë të pranueshme nga ana e shumicës së teoricienëve.

Ky shkak nuk i përfshin rastet kur gjykatësi ka marr pjesë si anëtar i këshillit gjatë zgjidhjes së kontestit në mes gjykatësit hetues dhe prokurorit publik për hapje të hetimit (n.151 p.7 i LPP) ose gjatë zgjidhjes së kundërshtimit kundër aktakuzës (n.259, 260 i LPP), për arsye se këto nuk paraqesin veprime hetuese.

5. Në të njëjtën lëndë ka marr pjesë në vendimmarrjen e gjykatës më të ulët ose nëse në të njëjtën gjykatë ka marr pjesë në vendimmarrjen e cila hedhet poshtë me ankesën (al.5).

125

Page 126: Nocioni, historiku, burimet

Ky është që aplikohet gjatë zgjedhjes së gjykatësit në gjykatën më të lartë, kurse gjen arsyetim në faktin se gjykatësi duke marr pjesë në gjykimin e shkallës së parë, e ka formuar më mendimin e vet për kontestin konkret penal-juridik dhe është e qartë se ai do të insistoj në të njëjtën, që tregon në paanësinë e tij.

6. Ekzistojnë rrethana që shkaktojnë dyshime në paanësinë e tij (al.6).

Të gjithë këto shkaqe mund t’i ndajmë në tre grupe: a) Në grupin e parë bëjnë pjesë atë që vënë në dukje interesimin personal të

gjykatësit apo gjykatësit-porotë për kryerjen e kontestit në drejtim të caktuar – iudex inhabilis – shkaqet nga al.1-3 (inhabilis – i paaftë, gjykatës i papërshtatshëm).

b) Në grupin e dytë mund të vihen ato shkaqe që tregojnë papajtueshmërinë në mes funksionit të gjykimit të gjykatësit apo gjykatësit-porotë në rastin konkret dhe ndonjë veprimit tjetër procedural që ai ka ndërmarr në rastin konkret, qoftë edhe funksion jo gjyqësor (paditës, mbrojtës etj), funksion gjyqësor në hetimin ose vendimmarrjen në gjykatën më të ulët – iudex inhabilis – shkaqet nga al.4 dhe 5.

c) Grupin e tretë e përbëjnë atë shkaqe që nuk janë të numëruara, për arsye se janë të shumta dhe të ndryshme dhe nuk mund të precizohen. Karakteristikë e përgjithshme e tyre është se shkaktojnë dyshim në paanësinë e gjykatësit – iudex suspectus – shkak nga al.6. këtu mund të vijnë parasysh situata të ndryshme, siç janë: interesat e përbashkëta pasurore, raporti kreditor-debitor (suspectus – i dyshuar).

2.7.2. Procedura rreth përjashtimit

Procedura iniciohet sipas detyrës zyrtare, si dhe po ashtu me kërkesë të palës, kjo është e qartë për arsye se me aplikimin e institutit të përjashtimit mënjanohen dyshimet në objektivizmin e gjykatës, për çka është e interesuar bashkësia shoqërore.

Procedura për përjashtim ngrihet sipas detyrës zyrtare kur ekzistojnë shkaqet nga n.36 al.1-5 i LPP, dhe pasi që gjykatësi dhe gjykatësi-porotë marrin vesh se ekziston njëra nga shkaqet e theksuara, atëherë janë të obliguar që të ndërpresin tërë punën ndaj asaj lënde dhe për këtë ta njoftojnë kryetarin e gjykatës i cili do tu siguroj zëvendësim. Nëse bëhet fjalë për përjashtimin e kryetarit të gjykatës, atëherë ai do të përcakton zëvendësim nga radhët e gjykatësve të gjykatës së vet, nëse kjo është e mundshme apo nëse këtë e kërkon që kryetari i gjykatës më të lartë t’i përcaktoj zëvendësim (n.37 p.1 i LPP).

Sipas detyrës zyrtare procedura ngrihet edhe atëherë kur gjykatësi apo gjykatësi-porotë konstaton se ekzistojnë edhe rrethana tjera që shkaktojnë dyshim në paanësinë e tij që e arsyetojnë përjashtimin i tij (n.36 al.6), dhe ai është i obliguar që të njoftoj kryetarin e gjykatës (n.37 p.2), por vet puna ndaj lëndës nuk ndërpritet.

Përjashtimin mund ta kërkojnë edhe palët (n.38 p.1) – paditësi i autorizuar dhe i pandehuri, edhe sipas të gjitha shkaqeve nga n.36 i LPP. Duke pasur parasysh atë se gjykata sipas detyrës zyrtare ka kujdes në shkaqet e përjashtimit, në praktikë palët këtë e iniciojnë më së shumti sipas al.6, e cila përfshin shumë shkaqe.

126

Page 127: Nocioni, historiku, burimet

Për përjashtimin sipas detyrës zyrtare nuk ekziston ndonjë afat, gjegjësisht kufizim kohor dhe procedura mund të ngrihet pavarësisht nga faza në të cilën gjendet.

Për palët ekzistojnë kufizime: ato mund të parashtrojnë kërkesë për përjashtim deri në fillim të seancës kryesore, e nëse për shkaqet e përjashtimit kanë marr vesh më vonë, atëherë kërkesën e parashtrojnë menjëherë (al.1-5). Kërkesa për përjashtim sipas al.6 palët munden të parashtrojnë më së voni deri në mbarimin e seancës kryesore (n.38 p.2 i LPP).

Pala mu8nd të vë kërkesë për përjashtim të gjykatësit të gjykatës më të lartë në ankesën ose në përgjigjen e ankesës (n.38 p.3).

Palët janë të obliguara që ta arsyetojnë kërkesën e vet, gjegjësisht t’i theksojnë rrethana konkrete për shkak të cilëve mendojnë se ekzistojnë ndonjë nga shkaqet ligjore për përjashtim, gjegjësisht dyshim në objektivizmin e gjykatësit apo gjykatësit-porotë (n.38 p.5 i LPP).

Për kërkesën për përjashtim vendos kryetari i gjykatës, pa marr parasysh se a është ngritur sipas detyrës zyrtare ose nga ana e palëve.

Nëse bëhet fjalë për përjashtim të kryetari të gjykatës, atëherë për këtë vendos kryetari i gjykatës më të lartë. Para vendimmarrjes do të merret deklaratë nga gjykatësi ose gjykatësi-porotë, gjegjësisht nga kryetari gjykatës, kurse sipas nevojës mund të kryhen edhe veprime tjera (n.39 p.3). Nëse kërkohet përjashtim të Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë, atëherë vendimin për përjashtim e sjell seanca përgjithshme e asaj gjykate (n.39 p.2).

Kundër vendimit me të cilin aprovohet kërkesa për përjashtim nuk është e lejuar ankesë e posaçme si mjet i rregullt juridik, kurse kundër vendimit me të cilin kërkesa nuk është aprovuar, atëherë është e lejuar ankesë e posaçme, e nëse vendim i tillë është sjell pas akuzës së ngritur, atëherë mund të hedhet poshtë vetëm me ankesë të aktgjykimit (n.40).

Dhe në fund, mund të kërkohet përjashtim të prokurorit publik (vendos prokurori më i lartë publik, kurse për përjashtimin e prokurorit të Republikës së Maqedonisë – kolegjiumi i zëvendësve); për përjashtimin e procesmbajtësit (vendos këshilli, kryetari i këshillit ose gjykatësi) si dhe për përjashtimin e ekspertit dhe personave të autorizuar zyrtar të Ministrisë së punëve të brendshme (vendos gjykatësi hetues), e nëse gjatë ndërmarrjes së këtyre veprimeve merr pjesë edhe procesmbajtës, atëherë për përjashtimin i tij vendos personi zyrtar që e ka ndërmarr veprimin (n.41 p.2 i LPP).

Për përjashtimin e këtyre personave aplikohen dispozitat që vlejnë për përjashtimin e gjykatësit ose gjykatësit-porotë dhe përjashtimi mund të kërkohet sipas shkaqeve të njëjta.

Mosrespektimi, gjegjësisht shkelja e dispozitave ligjore për përjashtim paraqet shkelje thelbësore e dispozitave të procedurës penale, e kjo ekziston nëse në shqiptimin e aktgjykimit ka marr pjesë gjykatës apo gjykatës-porotë që me vendim i plotfuqishëm është përjashtuar nga gjykimi (n.355 al.1 i LPP) dhe sipas këtij shkaku për parashtrim të mjetit të rregullt juridik – ankesë.

2.8. KOMPETENCA E GJYKATAVE

127

Page 128: Nocioni, historiku, burimet

2.8.1. Nocioni dhe llojet e kompetencave

Duke e pas parasysh atë se ekzistojnë më tepër lloje të gjykatave që duhet të gjykojnë numër të madh të veprave penale, është e domosdoshme që mes tyre të bëhet ndarje e punës që ët mundet të përcaktohet se cila prej tyre do ta gjykoj në rastin konkret. Kjo ndarje e punëve është në interes për bashkësinë shoqërore, e cila është e interesuar që organet gjyqësore të funksionojnë drejtë dhe normal, si dhe po ashtu është në interes edhe për qytetarët – ato të dinë kujt gjykate duhet ti drejtohen. Kjo ndarje e punës mes gjykatave dhe përcaktimi i fushëveprimit të punës të çdonjërës prej tyre, është e rregulluar me ligj dhe emërohet si kompetencë. Kompetenca është aftësi që të kryhet pushteti në rastet konkrete (R. Garraud, 1926: No. 165; T. Vasiljeviç, 1981: f.95), kurse kompetenca gjyqësore (forum) është e drejtë dhe detyrë e një gjykate që të diskutoj lëndë të caktuar penalo-juridik (P. Marina, 1979: f.129, M. Grubaç, 1995: f.115).

Kompetenca e gjykatave përcaktohet sipas shumë kritereve dhe sipas kësaj ekzistojnë më shumë lloje të kompetencave.

Para se gjithash, kompetenca përcaktohet sipas materies, gjegjësisht sipas natyrës së veprës penale, që donë të thotë sipas vet veprës penale që është lëndë e gjykimit (rationae materiae). Për shkak të kësaj kjo kompetencë emërohet si kompetenca lëndore. Janë të formuar tipa të ndryshme të gjykatave, që i shpërndajnë mes veti lëndët penale sipas rëndësisë së tyre, sipas përmbajtjes.

Mirëpo, ekzistimi i numrit të madh të gjykatave të llojit të njëjtë, i cili është i kushtëzuar me numër të madh të lëndëve penale, kërkon që që të përcaktohet rajoni ose të formohet ndonjë kriter tjetër sipas të cilit do të mund të përcaktohet se cila nga gjykatat e llojit të njëjtë duhet të veproj ndaj një lënde e cila bën pjesë në kompetencën lëndore të atij lloj të gjykatës. Kjo është kompetencë sipas territorit – kompetenca vendore, kurse rregullohet sipas vendit të kryerjes së veprës penale dhe sipas vendit të selisë së gjykatës (rationae loci) dhe për shkak të kësaj kjo kompetencë emërohet si kompetencë vendore.

Ndaj të njëjtës lëndë penale, funksione të caktuara mund të shpërndahen në mes gjykatave të ndryshme edhe atë sipas stadiumeve, organeve dhe shkallëve, varësisht prej fazës në të cilën gjendet procedura. Ashtu për shembull, një gjykatë është kompetente që të gjykoj në shkallë të parë, gjykatë tjetër në shkallët dytë, kurse tjetra në shkallë të tretë. Meqë kjo kompetencë përbëhet nga e drejta dhe detyra e një gjykate që të veproj në një pjesë, gjegjësisht të kryej funksione të caktuara në procedurë, emërohet si kompetenca funksionale.

Më ën fund, edhe cilësia e të pandehurit mund të këtë rëndësi për përcaktimin e kompetencës. Ashtu për shembull, në i pandehuri ka cilësinë e personit ushtarak, atëherë për gjykimin e veprës penale, kryes i së cilës është ai, kompetent është gjykata ushtarake, kurse nën kushte të caktuara edhe gjykatës e rregullt. Po ashtu, edhe për gjykimin e veprave penale, kryes të të cilëve janë persona të mitur, atëherë kompetent janë këshilla të posaçme gjyqësore. Meqë në raste të këtilla cilësia e personit i cili është kryes i veprës penale ka ndikim në përcaktimin e kompetencës (rationae personae) – ajo njihet si kompetencë personale.

Nga karakteri që u sqarua deri tani për kompetencën dalin edhe disa pasoja, edhe atë:

128

Page 129: Nocioni, historiku, burimet

1. Kompetencat nuk mund të ndryshohen me marrëveshjet e bëra mes palëve, e as me vendim të gjykatës. Kjo rregull vlen për të gjithë llojet e kompetencave, e në veçanti për kompetencën lëndore.

2. Palët në çdo kohë të procedurës mund të parashtrojnë kundërshtim për kompetencën lëndore, në momente të caktuara edhe për kompetencën vendore.

3. të gjithë organet e procedurës duhet që sipas detyrës zyrtare të mbajnë llogari për kompetencën e vet, për arsye se mosrespektimi i dispozitave ligjore me të cilët rregullohet ajo paraqet shkelje të ligjit formal.

4. Kompetenca e gjykatave vendoset dhe ndryshohet vetëm me ligj.

2.8.2. Kompetenca lëndore

2.8.2.1. Në përgjithësi për kompetencën lëndore

Kompetenca lëndore është e drejtë dhe detyrë e një gjykate që në procedurë të ndërmerr veprime të caktuara procedurale dhe të gjykoj për një vepër penale duke e pas parasysh natyrën e saj.

Në ligj kompetenca lëndore përcaktohet në atë mënyrë që për çdo lloj gjykate të shkallës së parë do të caktohet edhe lloj i veprave penale, të cilët ato t’i gjykojnë. Nëse kompetenca përcaktohet sipas dënimit të penguar në ligj, nëse për një vepër penale janë paraparë më tepër dënime në mënyrë alternative, atëherë kompetenca do të përcaktohet sipas dënimit më të rëndë.

2.8.2.2. Kompetenca lëndore e gjykatave në Republikën e Maqedonisë

Legjislacioni i Maqedonisë kompetencën lëndore e gjykatave të shkallës së parë e përcakton në këtë mënyrë: akti themelor juridik – Ligji për procedurën penale përfshin vetëm dispozitë e përgjithshme, sipas së cilës gjykatat në lëndët penale gjykojnë në kufijtë e kompetencës së vet lëndore e përcaktuar me ligj (n.21 i LPP). Ligji për gjykatat parasheh se gjykatat themelore janë kompetente që të marrin vendim në shkallën e parë ndaj lëndëve nga kompetenca gjyqësore, përveç atyre lëndëve që janë vënë nën kompetencën e gjykatës tjetër (n.30 p.1 i LGJ). Vijon edhe dispozitë tjetër, sipas së cilës gjykatat themelore për rajonet për të cilët janë themeluar janë kompetente për:

- Gjykim në shkallë të parë dhe për kryerjen e punëve në procedurën penale për veprat penale për të cilat është i paraparë dënim me burg deri më mbi 10 vjet, me çka në tekstin e mëtutjeshëm numëron 16 nga gjithsej 27 gjykatave themelore në territorin e Republikës së Maqedonisë, që kanë asi kompetence për gjykim të veprave penale për të cilat është paraparë dënim me mbi 10 vjet, për shembull, Gjykata themelore e Manastirit edhe për lëndët nga rajoni i gjykatës themelore të Resnjës; Gjykata themelore e Kumanovës edhe për lëndë nga rajoni i gjykatave themelore në Kratovë dhe Kriva Pallank, etj (n.32 p.1 al.1 dhe 3).Nga regulativa e këtillë del se në Republikën e Maqedonisë kompetenca lëndore e

shkallës së parë në materien penale i është besuar vetëm një llojit të gjykatave – gjykatave themelore, të cilët në parim marrin vendim për të gjithë veprat penale, por është e ndarë mes tyre në atë mënyrë që një lloj të gjykatave themelore janë kompetente

129

Page 130: Nocioni, historiku, burimet

për shkallën e parë për të cilët është paraparë dënim me burg deri më mbi 10 vjet, kure lloj i dytë i gjykatave themelore janë kompetente në shkallën e parë për veprat më të rëndësishme penale, edhe për ato vepra penale për të cilët është paraparë dënim me bur me mbi 10 vjet.

Sipas komentit të ligjit, duke e pas parasysh funksioni i ri dhe i gjerë i gjykatave themelore (n.32 dhe n.30), me ligjin përcaktohen edhe kompetencat e atyre gjykatave sipas sistemit të grupimit të gjykatave më të mëdha, me çka braktiset parimi i enumerimit pozitiv të kompetencave. Në këtë kuptim, me këtë nen janë përcaktuar edhe kompetencat e gjykatave që do ët veprojnë në punë të caktuara që janë me rëndësi nga kompetenca gjyqësore.

Sipas kësaj përcaktohen edhe tre gjykatat themelore në Manastir, Shkup 1 dhe Shtip, kompetent për veprat penale kundër forcave të armatosura dhe rajoneve të tyre të gjykatave themelore, për shembull, Gjykata themelore për rajonin e gjykatave themelore në Kërçovë, Krushovë, Ohër, Prilep, Resnjë dhe Strugë (n.32 p.5 i LGJ). Kompetenca e këtillë është përshtatur kah organizimi i Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Në kompetencën e shkallës së parë të gjykatave themelore është vënë një kategori tjetër të delikteve – kundërvajtjet, për derisa me ligj nuk është përcaktuar që për lloje të caktuara të kundërvajtjeve të vendosin organe tjera (të doganës, tatimor etj, n.30 p.3 i LGJ).

Gjykata është e obliguar që të kujdeset për kompetencën e vet dhe pasi që do të vërej se nuk është kompetent, do të shpallet si jo kompetent dhe pas plotfuqishmërisë së aktvendimit lëndën do t’ia dërgoj gjykatës kompetente (n.3 p.1 i LPP).

2.8.3. Kompetenca vendore

1. Kompetenca sipas vendit të kryerjes së veprës penale – forum delikti commissi – n.23 i LPP. Kriteri i parë për përcaktimin e kompetencës vendore është ajo se, përcaktohet sipas vendit të kryerjes së veprës penale. Ligji parasheh se, në këtë rast kompetent është gjykata në rajonin e së cilës është kryer vepra penale (n.23 p.1 i LPP). Sipas karakterit të vet, përcaktimi i vendit të kryerjes së veprës penale bënë pjesë në të drejtën penale materiale. Kodi jonë penal (n.31 p.1) parasheh se vepra penale është e kryer në vendin ku kryesi ka punuar (në vendin ku është ndërmarr veprimi) ose ku ka qenë i obliguar që të punoj, si dhe po ashtu në vendin ku është paraqitur pasoja (n.31 p.1 i KPM).

Nëse vepra penale është kryer në rajonin e gjykatave të ndryshme ose në kufijtë e atyre rajoneve, ose nuk dihet mirë se në cilin rajon është kryer, atëherë kompetentë është ajo gjykatë në të cilën paditësi i autorizuar së pari ka filluar procedurën ( forum praeventionis), nëse procedura ende nuk ka filluar, atëherë kompetentë është gjykata në të cilën së pari është parashtruar kërkesa për ngritje të procedurës (n.23 p.3 o LPP).

Nëse vepra penale ka mbetur në tentativë, atëherë si vend për kryerjen e veprës penale do të llogaritet vendi ku kryesi ka punuar (ka ndërmarr veprimin), si dhe po ashtu vendin ku sipas dashjes së tij është dashur të paraqitet pasoja ose ka mundur të paraqitet pasoja (n.31 p.2 i KPM).

Te veprat penale të vazhduar kompetentë është çdo gjykata në rajonin e së cilës është kryer njëra nga veprat penale që bëjnë pjesë në veprën penale e vazhduar.

130

Page 131: Nocioni, historiku, burimet

Te veprat penale të përhershme kompetentë është çdo gjykatë në rajonin e së cilës ka zgjatur pasoja e veprës.

Nëse është kryer vepër penale ndaj anijes ose aviacionit tonë për derisa gjendet në portualen e vendit, atëherë kompetentë është gjykata në rajonin e së cilës gjendet ajo portuale. Në raste tjera kur vepra penale është kryer ndaj anijes së vendit ose ndaj aviacionit të vendit, atëherë kompetentë është gjykata në rajonin e së cilës gjendet protualja amë e anijes, gjegjësisht të aviacionit (n.24 i LPP).

Kompetenca vendore për veprat penale të kryera përmes shtypit, radios dhe televizorit përcaktohet në mënyrë të posaçme: kompetentë është gjykata në rajonin e së cilës shkrimi është shtypur, gjegjësisht ku gjendet radio stacioni ose TV stacioni, e nëse ai vend nuk është i njohur ose gjendet jashtë vendit, atëherë kompetentë është gjykata në rajonin e së cilës shkrimi i shtypur distribuohet. Nëse sipas ligjit përgjigjet autori i shkrimit, atëherë kompetentë është edhe gjykata e vendit në të cilën autori ka vendbanim ose gjykata e vendit ku ka ndodhur ngjarja (n.25 p.2 i LPP). Këto rregulla aplikohen edhe në raste nëse shkrimi ose deklarata janë publikuar për mes radios ose televizorit (n.25 p.3 i LPP).

Në procedurën ndaj të miturve ekziston përjashtim nga rregulla se kompetenca vendore në radhë të parë përcaktohet sipas vendit të kryerjes së veprës penale. Me fjalë të tjera, për gjykimin e të miturit kompetentë është gjykata e vendbanimit të vet. Nëse i mituri nuk ka vendbanim ose nëse vendbanimi i tij është i panjohur, atëherë kompetent është gjykata ku ai e ka vendqëndrimin. Procedura mund të zbatohet para gjykatës së vendqëndrimit të të miturit, ose para gjykatës së vendit të kryerje së veprës penale, nëse merret parasysh ajo se në atë gjykatë më lehtë do të realizohet procedura (n.450 i LPP).

2. Kompetenca sipas vendit të vendbanimit ose vendqëndrimit të të pandehurit – forum domicilli sive residentae. – Kriteri i parë nuk është i mjaftueshëm, për arsye se ndonjëherë nuk dihet vendi i kryerjes së veprës penale ose është jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë, ashtu që nga shkaqet faktike nuk është i mundshëm zbatimi i kriteri themelor, kurse në disa raste është i papërshtatshëm (për shembull në procedurën ndaj të miturve). Për shkak të kësaj është vënë një kriter plotësues për përcaktimin e kompetencës vendore (n.26 i LPP), e cila përbëhet nga ajo që, nëse nuk është i njohur vendi i kryerjes së veprës penale ose nëse vendi është jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë, atëherë kompetentë është gjykata në rajonin e së cilës i pandehuri ka vendbanim ose vendqëndrim (n.26 p.1). Kompetenca e këtillë është subsidiare (plotësuese).

Që të përcaktohet kjo kompetencë është e nevojshme që të dihet, së pari vendbanimi i të pandehurit (ai është vendi të cilin një person e ka zgjedhur me qëllim që të jetoj përherë, ku ka shtëpi, banesë, shitore etj), e më pas edhe vendqëndrim (vend në të cilin një person qëndron përkohësisht jashtë nga vendbanimi i vet, ku përkohësisht gjendet për shkak të ndonjë pune, pushimi etj). Me rëndësi vendbanimi ose vendqëndrimi në momentin e fillimit të procedurës, kurse ndryshimet e mëvonshme nuk ndikojnë.

3. Kompetenca sipas vendit të zënies të të pandehurit ose vendit ku ai vet është paraqitur – forum deprehensionis – n.26 p.3 i LPP. – Ky është kriteri i tretë për përcaktimin e kompetencës së rregullt vendore, i cili aplikohet qoftë edhe sikur mos të dihet vendi i kryerjes së veprës penale, e as vendi i vendbanimit ose vendqëndrimit të të pandehurit. Vendi i kryerjes mund të jetë Republika e Maqedonisë, por të jetë e panjohur ose jashtë vendit, edhe përveç asaj që i pandehuri nuk ka vendbanim e as vendqëndrim në

131

Page 132: Nocioni, historiku, burimet

Republikën e Maqedonisë, atëherë kompetenca vendore përcaktohet sipas vendit ku është zënë, gjegjësisht vendi ku vet ai është paraqitur. D.m.th kompetentë është gjykata, në rajonin e së cilës i pandehuri do të zihet ose vet ai do të paraqitet (n.26 p.3 i LPP).

Nëse ndonjë person ka kryer vepër penale në Republikën e Maqedonisë dhe jashtë Maqedonisë, atëherë kompetentë është gjykata që është kompetente për veprën penale e kryer në Republikën e Maqedonisë (n.27 i LPP) – forum conexitatis.

Edhe pse këto tre lloje të kompetencës vendore janë të rregullta, mes tyre ekziston raport i tillë që ka prioritet forum delicti commissi, për këtë subsidiar është forum domicilli, kurse në vendin e tretë gjatë reagimit të këtillë vjen forum deprehensionis. Rangimi i këtillë ka kuptimin dhe arsyetimin e vet, për arsye se më së shpeshti provat gjinden në vendin ku është kryer vepra penale dhe aty më shpejt dhe më lehtë kontrollohen dhe grumbullohen. Në favor të rangimit të këtillë shkon edhe realizimi i njërës nga qëllimet e dënimit, me fjalët të tjera ndikimi edukativ ndaj të tjerëve qëtë mos kryejnë vepra penale dhe nëpër gjithësi ndaj zhvillimit moralit shoqëror dhe disiplinës së qytetarëve të vëna në n.32 p.2 i Kodit penal, për arsye interes më të madh ekziston në vendin e kryerjes së veprës penale.

2.8.3.2. Kompetenca e jashtëzakonshme vendore

1. Kompetenca e caktuar vendore – forum ordinatum. – Edhe përskaj ekzistimit të tre kritereve në LPP për përcaktimin e kompetencës vendore, prapëseprapë ekzistojnë raste të caktuara kur ajo nuk mund të përcaktohet sipas asnjërit nga to. Ato janë raste të rralla, por prapëseprapë mund të ekzistojnë, si për shembull, personi i cili përgjigjet për veprën penale e kryer jashtë vendit, kurse i dorëzuar autoriteteve të vendit, ose vepër penale e kryer mjet transporti – tren i cili ka qenë në lëvizje; vepër penale kryer në vend të pacaktuar; vepër penale e kryer nga kryes i panjohur etj. Kjo ndodhë në raste, për shembull, në rast të ekstradimit të personit i cili veprën penale e ka kryer jashtë shtetit, atje ka vendbanim dhe atje është privuar nga liria (M. Grubaç, 1995: f.123).

d.m.th nëse sipas dispozitave të LPP nuk mund të përcaktohet se cila gjykatë është kompetente, atëherë Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë do të përcakton njërën nga gjykatat me kompetencë lëndore para së cilës do të zbatohet procedura (n.28 i LPP). Gjykata e këtillë është e njohur si forum ordinatum. D.m.th Gjykata supreme mund të përcakton çfarëdo qoftë gjykate me kompetencë lëndore të territorit të Republikës së Maqedonisë, duke u udhëhequr nga shkaqet procedurale dhe kriminale-politike.

2. Kompetenca e deleguar – forum delegationis – n.31 dhe 32 i LPP. – Kompetenca e deleguar paraqitet me vendim të gjykatës më të lartë, e cila në raste konkrete mund të përcakton që në një lëndë konkrete procedurën ta zbatoj gjykata pa kompetencë vendore, por ndonjë gjykatë tjetër me kompetencë lëndore në rajonin e vet.

Karakteristika themelore e kompetencës së deleguar përbëhet nga ajo se ekziston dhe njihet gjykata e kompetencës vendore, por për shkak të shkaqeve të paraparë në ligj, procedurën e udhëheq gjykatë tjetër me kompetencë lëndore, por gjykata me kompetencë vendore.

3. Delegimi domosdoshëm. – Delegimi i domosdoshëm bëhet kur gjykata me kompetencë vendore është e penguar që të vepron nga shkaqet juridike ose lëndore në

132

Page 133: Nocioni, historiku, burimet

rast konkret. Delegimi është i domosdoshëm për arsye se gjykata kompetente nuk ka mundësi që të ndërmarr ndonjë veprim (n.31 i LPP).

Ligji nuk i numëron shkaqet juridike dhe lëndore, e as që është e mundur. Si raste më të shpeshta ku gjykata me kompetencë vendore s’ka mundësi të ndërmerr ndonjë veprim në një lëndë konkrete janë edhe përjashtimi i një ose më tepër gjykatësve (shkaqe juridike), sëmundja e papritur e gjykatësve, kurse seanca është caktuar, ndërprerja e punës në gjykatë për shkak të epidemisë, kurse në pyetje është rast urgjent (shkaqe lëndore) etj.

Iniciativë për bartjen e kompetencës vendore jep vet gjykata, kurse për bartjen vendos gjykata më e lartë pas dëgjimit të prokurorit publik, kur procedura zhvillohet me kërkesë të prokurorit publik (n.32). Meqë nevoja për delegim paraqitet te gjykatat e shkallës së parë, atëherë për bartjen vendosin gjykatat e apelit ose Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë.

Kundër vendimit për delegim nuk është e lejuar ankesë e posaçme (n.31 p.2 i LPP).

4. Delegimi fakultativ – ose delegimi nga shkaqet e përshtatshmërisë procedurale ose ndonjë shkak tjetër me rëndësi – n.32 p.1 i LPP. – Këtu gjykata me kompetencë vendore me kurrgjë nuk mund të pengohet që të ndërmerr ndonjë veprim, por më e përshtatshme është ndonjë gjykatë tjetër me kompetencë lëndore. Bazë e këtillë e përshtatshmërisë procedurale ekziston atëherë kur është e dukshme se procedurën ndaj një lënde më lehtë, më shpejt dhe me më pak harxhime do ta zbatoj ndonjë gjykatë tjetër. Për shembull, kur njëra nga palët dhe numri më i madh i dëshmitarëve janë nga komuna tjetër ose nga ndonjë rajon tjetër të qytetit. Shkaqet tjera të rëndësishme mund të jenë të ndryshme, për shembull, kur dëshirohet të arrihet efekt i posaçëm i gjykimit, të shmangen prishjet eventuale të rendit publik, të cilët mund të ndikojnë në objektivizmin e gjykatës me kompetencë vendore.

Iniciativa për delegim nga këto shkaqet rrjedh nga gjykata – me propozim të gjykatësit hetues, gjykatësit-porotë ose të kryetarit të këshillit ose me propozim të prokurorit publik i cili ndërmerr veprim para gjykatës që vendos për bartjen e kompetencës vendore kur procedura penale zhvillohet me kërkesë të prokurorit publik (n.32 p.2 i LPP).

2.8.4. Kompetenca personale

Cilësia e të pandehurit mund të ndikoj në përcaktimin e kompetencës vetëm në lidhje me pyetjen se, vallë për gjykimin do të jetë kompetentë gjykatë e rregullt ose e specializuar – gjykatë ushtarake. Në sistemin tonë të mëparshëm kanë ekzistuar gjykata tjera që kanë ndërmarr veprime në procedurën penale, përveç të lartpërmendurve. Në këtë kuptim, rëndësi kishte vetëm cilësia e personit ushtarak, ashtu që të gjithë të pandehurit që e kanë këtë cilësi bien nën juridiksionin e gjykatave ushtarake, të cilët kanë ekzistuar në më shumë shtete evropiane.

Nga kjo del se për përcaktimin e kompetencës së gjykatës ushtarake me rëndësi është cilësia e personit ushtarak dhe nëse i pandehuri ka status të tillë, atëherë për veprën e kryer penale vendos gjykata ushtarake, si gjykatë e specializuar (P. Marina, S. Georgievski, N. Matovski, 1983: f.115).

133

Page 134: Nocioni, historiku, burimet

Në sistemin tonë gjyqësor kompetentë për veprat penale kund forcave të armatosura janë vetëm disa gjykata të caktuara – gjykata themelore në Manastir, Shkup 1 dhe Shtip, kompetenca e së cilëve është e përshtatur kah organizimi i Armatës së Republikës së Maqedonisë. Siç theksuam më, nuk ekzistojnë gjykata ushtarake.

Për përcaktimin e kompetencë në sistemin tonë gjyqësor ndikim mund të ketë cilësia e kryesit të mitur të veprës penale, me çka edhe kryesve të tillë u gjykojnë gjykata të rregullta, por këshilla të posaçme gjyqësore, të cilët përbëhen nga kryetari i këshillit i cili është gjykatës i përhershëm dhe nga dy gjykatës-porotë. Gjykatësit-porotë që marrin vendim së bashku me gjykatësin profesional zgjedhen nga radhët e profesorëve, mësuesve, edukatorëve dhe personave tjerë që kanë përvojë në edukim për të miturit (n.448 p.3 i LPP).

Këshilli për të mitur i gjykatës së shkallës së parë dhe këshilli për të mitur i gjykatës së shkallës së dytë përbëhet nga gjykatësi për të mitur dhe dy gjykatës-porotë, me çka gjykatësi për të mitur si gjykatës profesional është kryetar i këshillit (n.448 p.2 i LPP).

2.8.5. Kompetenca funksionale

2.8.5.1 Në përgjithësi për kompetencën funksionale

Kompetenca lëndore e gjykatave është e përcaktuar me ligj. Mirëpo, kjo nuk donë të thotë se një gjykatë ndërmerr veprime në të gjitha fazat e procedurës. Përkundrazi, ndaj një lënde të njëjte ndërmarrin veprime dhe marrin vendime organe të ndryshme në kornizat e gjykatës së njëjtë dhe lloje të ndryshme të gjykatave, ashtu që aktiviteti i të gjithë atyre ndaj lëndës së njëjtë paraqet një tërësi, për arsye se nuk mund të paramendohet që e tërë përmbledhjen e veprimeve procedurale nga të cilët përbëhet procedura ta ndërmerr organ i njëjtë gjyqësor i prezantuar në personin e njëjtë.

Sipas kësaj, kompetenca funksionale është e drejtë dhe detyrë e një gjykate, gjegjësisht të një organi në kornizat e të njëjtës gjykatë që të ndërmerr veprime në një pjesë të caktuar të procedurës, kurse në pjesët tjera ndaj të njëjtës lëndë duhet të ndërmarrin veprime llojet tjera të gjykatave ose organe tjera në kornizat e gjykatës së njëjtë (P. Marina, 1979: f.140).

Duke i marr parasysh kriteret e rëndësishme, kompetenca funksionale i ka këto forma:

a) kompetenca funksionale në faza – për të cilën mund të flitet atëherë kur i është organeve të ndryshme. Në procedurën e shkallës së parë ekziston fazë hetimore fazë e gjykimit; dhe

b) kompetenca funksionale në shkallë – shkalla e parë, e dytë dhe e tretë.

2.8.5.2. Kompetenca funksionale e gjykatave të Republikës së Maqedonisë

Kompetenca funksionale është e përcaktuar në ligjin tonë për gjykatat së bashku me kompetencën lëndore (n.30, 32, 33, 34).

Gjykata themelore:

134

Page 135: Nocioni, historiku, burimet

1. është kompetentë që të merr vendim në shkallën e parë për veprat penale për të cilat ka kompetencë lëndore;

2. zbaton hetimin sipas dispozitave të LPP;3. sjell vendim pas kundërshtimit që është parashtruar kundër aktakuzës;4. zbaton procedurën përgatitore në procedurën ndaj të miturve (n.455-464 i LPP);5. kryen edhe punë tjerë të përcaktuara me Ligj, si për shembull, vendos për

kërkesën për përsëritje të procedurës penale, si mjet i jashtëzakonshëm juridik për ato lëndë për të cilët ka gjykuar në shkallë të parë; zbaton shqyrtimin e kërkesës për zbutje të jashtëzakonshme të procedurës etj.

Gjykata e apelit ka kompetencë funksionale që të:1. sjell vendim për ankesat kundër vendimeve të gjykatave themelore;2. sjell vendim për konfliktin i kompetencave mes gjykatave themelore nga rajoni i

vet; dhe3. kryej punë tjera të caktuara me ligj.

Gjykata supreme ka kompetencë funksionale që të:1. sjell vendim në shkallë të dytë kundër vendimeve të këshillave të vet kur ajo është

e përcaktuar me ligj;2. sjell vendim në shkallë të tretë dhe të fundit për ankesat kundër vendimeve të

gjykatave të apelit dhe vendimeve të këshillave të veta që i kanë sjell në shkallë të dytë dhe kur kjo është e përcaktuar me Ligj;

3. sjell vendim për mjetet e jashtëzakonshme juridike kundër vendimeve të plotfuqishme të gjykatave dhe vendimeve e të këshillave të vet kur kjo është e përcaktuar me ligj – me kërkesë për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit, me kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë dhe me kërkesë për rishqyrtim i jashtëzakonshëm të aktgjykimit të plotfuqishëm;

4. sjell vendim për konfliktin i kompetencave mes gjykatave themelore nga rajoni i gjykatave të ndryshme të apelit, mes gjykatave të apelit dhe gjykatave themelore, për bartjen e kompetencës vendore në këto gjykata etj; dhe

5. kryej punë tjera të përcaktuara me ligj, mes të cilëve kompetencë më me rëndësi i takon edhe në zgjidhjen e aktvendimeve përfundimtare që janë sjell në procedurën kundërvajtëse siç është kërkesa për rishqyrtim të aktvendimit për kundërvajtje si mjet i jashtëzakonshëm juridik.

2.8.6. Pasojat e jokompetencës dhe konflikti i kompetencave

1. Me rëndësi për juridiksionin e lëndëve penale është kompetenca e gjykatave. Nga ajo se vallë në disa konteste penale-juridike a do të ndërmerr ndonjë veprim gjykata me kompetencë lëndore dhe vendore, në masë varet efikasiteti i represioni dhe mbrojtjes penale të interesave shoqërore, si dhe po ashtu mbrojtja e të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Për shkak të rëndësisë së këtillë të kompetencës, ligjvënësi parasheh se gjykata është e detyruar që të kujdeset për kompetencën e vet dhe pasi që të vërej se nuk është kompetentë, atëherë do të shpallet për jo kompetentë dhe pas plotfuqishmërisë së aktvendimit lëndën do t’ia gjykatës që është kompetente (n.33 p.2 i LPP).

135

Page 136: Nocioni, historiku, burimet

Shqyrtimi i këtillë i kompetencës ex officio – sipas detyrës zyrtare përfshin kompetencën lëndore si dhe atë vendore, me çka pas kompetenca lëndore kujdeset në të gjithë fazat e procedurës, kurse pas kompetencës vendore kujdeset vetëm deri në hyrje në fuqi juridike të akuzës, dhe pas këtij momenti gjykata nuk mund të shpallët për jokompetentë, e as që palët nuk munden të parashtrojnë kundërshtim për kompetencën vendore (n.33 p.2 i LPP).

Sipas përcaktimit të ligjvënësit tonë gjykata jokompetente është e detyruar që t’i ndërmerr vetëm ato veprime në procedurë për të cilët ekziston rrezik që të shtyhen (n.33 p.3).

Nga rëndësia e këtillë e kompetencës del se veprimet procedurale që i ka kryer gjykata jokompetente kanë mangësi, dhe për shkak të kësaj ato mund të sulmohen me mjete të rregullta dhe të jashtëzakonshme juridike. Madje, duhet të merret parasysh se, sipas rregullave për organizimin e gjykatave në sistemet bashkëkohore procedurale, gjykata më e ulët asnjëherë nuk mundet të merr ndonjë veprim ndaj lëndës së kompetencës lëndore të gjykatës më të lartë, por nëse para fillimit të seancës kryesore vërteton se është jokompentë, atëherë me vendim në formë të aktvendimit do të shpallet si jokompetentë, e nëse këtë e vërteton në vet seancën kryesore, atëherë do të sjell aktgjykim formal me të cilin refuzohet akuzimi (n.341 al.1 i LPP).

D.m.th procedurën që e ka zbatuar gjykata me jokompetencë lëndore çdo herë ka mangësi.

Po ashtu, rregull e përgjithshme në procedurat bashkëkohore është se, kur gjykata më e lartë do të vërtetoj se për gjykim nuk ka kompetencë lëndore, por se është kompetentë gjykata më e ulët, atëherë gjykata më e lartë do të shpallet për jokompetente vetëm deri sa të filloj seanca kryesore. Për ndryshe, nëse seanca kryesore ka filluar, atëherë gjykata më e lartë është e detyruar që ta vazhdon procedurën dhe të sjell vendim. Ky përjashtim nga rregulla e përgjithshme për detyrën që të shqyrtohet kompetenca gjen arsyetim në rrethanën që gjykata më e lartë jep garanci të mjaftueshme se kontesti penal do të gjykohet në mënyrë sa më korrekte, gjë që nuk është rast kur gjykata më e ulët gjykon atë që është nën kompetencë të gjykatës më të lartë (P. Marina, 1979 f.143).

Edhe përskaj dispozitave ligjore me të cilat është e rregulluar çështja për kompetencën, në praktikë është e mundshme që disa gjykata në mënyrë jo të barabartë t’i kuptojnë dhe t’i interpretojnë ato dispozita, për shkak të së cilës vjen deri në konflikt të kompetencës, gjegjësisht në kontest rreth çështjes për atë se cila nga gjykatat ka të drejtë dhe detyrë të ndërmerr veprim në rast konkret dhe lëndë të dalluara.

Në konflikt të kompetencës mund të vjen në lidhje me kompetencën lëndore si dhe atë vendor (territoriale), kurse konflikti paraqitet në dy lloje, si:

a) pozitiv – konflikt kur dy ose më tepër gjykata e përvetësojnë të drejtën që të ndërmarrin ndonjë veprim ndaj lëndëve të dalluara; dhe

b) negativ – kur dy ose më tepër gjykata refuzojnë që t’a zgjedhin ndonjë lëndë e dalluar.

Duke e pas parasysh atë se konflikti i kompetencës mundet që negativisht të reflektohet si ndaj interesit shoqëror ashtu edhe ndaj atij individual, që të eliminohen veprimet e dëmshme nga konflikti, në ligj është përcaktuar mekanizëm, gjegjësisht organe dhe mënyra për zgjidhjen e konfliktit. Për derisa nuk zgjidhet konflikti çdokush nga gjykatat është e obliguar që t’i ndërmerr ato veprime në procedurë për të cilët ekziston rrezik që të shtyhet (n.35 p.4 i LPP).

136

Page 137: Nocioni, historiku, burimet

Ekziston rregull e përgjithshme, sipas së cilës konfliktin i kompetencës në mes gjykatave e zgjedh gjykata më lartë (n.35 p.1). kjo në sistemin tonë d.m.th se gjykata e apelit e zgjedh konfliktin e kompetencës në mes gjykatave themelore nga territori i i dy gjykatave të ndryshme të apelit, atëherë konfliktin i tillë e zgjedh gjykata supreme, si gjykatë më e lartë, si dhe konfliktin në mes dy gjykatave të apelit.

Konfliktin eventual në mes gjykatave dhe organeve të administratës dhe në mes gjykatave dhe organeve komunale i zgjedh Gjykata kushtetuese e Republikës së Maqedonisë.

Procedurën për zgjidhjen e konfliktit të kompetencës e ngrenë vetë gjykatat mes të cilëve është paraqitur konflikti, edhe atë varësisht prej llojit të konfliktit. Ashtu, kur konflikti është pozitiv, atëherë procedurën e ngre ajo gjykatë që konstaton se është kompetente dhe se gjykata tjetër ku gjendet lënda duhet që t’ia lëshon kompetencën. Nëse konflikti është negativ, atëherë procedurën e inicion ajo gjykatë që lënda i është dhënë që ta zgjedh, kurse ajo konstaton se kompetentë është ajo gjykatë që ia ka dërguar lëndën.

Vetëm në një rast nuk mund të shkaktohet konflikt negativ të kompetencës. Me fjalë tjera, kur me rastin e ankesës kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë, me të cilën është shpall për jokompetente, ka sjell vendim gjykata e shkallës së dytë, për atë vendim është e lidhur për çështjen e kompetencës edhe gjykata të cilës i është dhënë lënda.

Gjykata më e lartë e cila është kompetente që ta zgjedh konfliktin, është e detyruar që para se të sjell vendim me rastin e konfliktit të kompetencës, të kërkoj mendim nga prokurori publik i cili është kompetentë që të ndërmerr veprime para asaj gjykate kur procedura penale zhvillohet me kërkesë të prokurorit publik (n.35 p. I LPP).

2.8.7. Ndihma juridike

Çdo gjykatë mund ta kryej aktivitetin e vet procedural në kufijtë e territorit që i është përcaktuar me aktin e formimit të saj që e ka miratuar Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht në kufijtë e kompetencës së vet territoriale.

Mirëpo, shpesh herë imponohet nevoja që gjatë procedurës të ndërmerren veprime procedurale edhe jashtë kompetencës territoriale të një gjykate, si për shembull, të kryhet bastisje të shtëpisë, të sigurohen disa mjete provuese, të dëgjohet ndonjë person si dëshmitar, etj. Parashtrohet pyetja, a mundet që gjykata kompetente në raste të këtilla drejtpërdrejtë t’i kryen ato veprime procedurale, edhe pse vendi i ndërmarrjes së tyre nuk gjendet në territorin e asaj gjykate.

Në procedurën tonë penale kjo çështje është e rregulluar në atë mënyrë që gjykatat nuk janë të autorizuara që të ndërmarrin veprime procedurale jashtë territorit të vet, por në rast të nevojës së tillë janë të obliguara që t’i drejtohen për ndihmë juridike gjykatës e cila kompetencë territoriale sipas vendit në të cilin veprimi i tillë duhet të ndërmerret.

Nga kjo rregull e përgjithshme ekziston një përjashtim, i cili përbëhet në të drejtën e gjykatësit hetues që në interes të hetimit të ndërmerr veprime hetuese që janë jashtë kompetencës së vet territoriale, për çka është i obliguar që vetëm ta njoftoj gjykatën kompetente, në territorin e së cilës i ndërmerr ato veprime hetuese (n.154 p.3 i LPP).

137

Page 138: Nocioni, historiku, burimet

3. PROKURORI PUBLIK

3.1. NOCIONI

Prokurori publik është subjekt dhe palë në procedurën penale, i cili në emër të shoqërisë dhe në emër të shtetit jep iniciativë për ngritje të ndjekjes penale. Të gjithë veprimet i kryen në emër të bashkësisë shoqërore, gjegjësisht prokurori publik është organ i posaçëm shtetëror, detyra e të cilit është që ta ngrejë ndjekjen penale për veprat penale që ndiqen sipas rrugës zyrtare.

Në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë është përcaktuar se prokuroria publike është organ i vetëm dhe i pavarur shtetëror që i ndjek kryerësit e veprave penale. Prokuroria publike funksionet e veta i kryen në bazë dhe në korniza të Kushtetutës dhe të Ligjit (n.106 p.1 dhe 2 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë).

Mirëpo, pozita e prokurorit publik në procedurën penale nuk shteret vetëm në kryerjen e funksionit të ndjekjes. Si organ shtetëror i interesuar që ta gjej të vërtetën dhe të sjell vendim i drejtë, prokurori publik ka interes juridik që të ndërmerr veprime procedurale në favor të të pandehurit, të cilat nuk hyjnë në funksionin e ndjekjes. Ashtu për shembull, ai mund të parashtroj ankesë kundër aktgjykimit në favor të të pandehurit. Prokurori publik ka autorizime procedurale vetëm që të kontribuoj që gjykata të sjell vendim i drejtë dhe ligjor, e jo si palë procedurale e cila kryen funksioni e ndjekjes. Në cilësinë e tillë prokurori publik merr pjesë në seancat e gjykatës ankesore, merr pjesë në procedurën për bartjen e kompetencës vendore etj. Si rojtar i ligjshmërisë ngre kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në favor të të pandehurit (dënuarit) edhe në rast kur me aktgjykimin mund të vërtetohet shkelje të ligjit (n.403 p.3 dhe n.408 p.1 i LPP). Që të mund t’i kryej në mënyrë sa më korrekte këto funksione, prokurori publik duhet të jetë objektiv dhe për këtë nëse ekzistojnë shkaqe për dyshim në paanësinë e tij, atëherë ai duhet të përjashtohet. Si organ shtetëror, prokurori publik merr pjesë edhe në procedura jo të drejta penale, siç janë procedura për ekstradimin, procedura për zbatimin e masave të sigurisë, procedura për fshirjen e dënimit etj (Fjalor, 1966: f.120).

Përveç funksionit të ndjekjes, prokurori publik ka edhe funksionin e mbrojtjes së ligjshmërisë, gjegjësisht është i obliguar dhe i autorizuar që të parashtroj mjete juridike për shkak të mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë (n.17 i LPP; n.403 i LPP). Për këtë qëllim ai ndërmerr aktivitete të caktuara në procedura gjyqësore, parashtron mjete juridike, kurse prokurori publik i Republikës së Maqedonisë para Gjykatës kushtetuese të Republikës së Maqedonisë jep iniciativë për ngritje procedurë për vlerësimin e pajtueshmërisë në mes ligjit dhe Kushtetutës, si dhe për pajtueshmërinë e dispozitave tjera me Kushtetutën dhe ligjin (n.17 p.1 i LPP). Kur prokurori i Republikës së Maqedonisë do të konstaton se, për shkak të shkeljes së ligjit ose të ndonjë marrëveshje ndërkombëtare ekziston bazë që të përdor mjet juridik kundër vendimit të kryer gjyqësore ose kundër vendimit i cili është sjell në procedurë administrative ose në ndonjë procedurë tjetër, për edhe është i obliguar, mund të kërkoj që të shtyhet,

138

Page 139: Nocioni, historiku, burimet

gjegjësisht të ndërpritet ekzekutimi i atij vendimi, nëse me kryerjen e saj do të mund të paraqiten pasoja të dëmshme (n.18 p.1 i LPP).

Edhe pse është palë procedurale, prokurori publik punon në bazë të Kushtetutës dhe Ligjit.

Duke parë historikisht, prokurori publik rrjedh që nga shekulli XII kur papa Inokontie III ka vënë ndjekjen ex officio vetëm për disa vepra penale (shpifja – difamatia). Që nga 25.III.1305 për herë të parë përmendet prokurori si përfaqësues i mbretit. Në formën e sotme prokurori publik për herë të parë paraqitet në shekullin XVII në Francë, prej nga përmes Gjermanisë dhe Austrisë zgjerohet edhe në të gjithë shtetet evropiane.

Në Angli (si dhe në shtetet e së drejtës angleze – common law), ku është mbajt një shkallë të lartë të decentralizimit të pushtetit politik, gjyqësia penale ende vepron me iniciativa private, të cilën nga mesi i shekullit XIX ka filluar që ta mbështes edhe policia moderne, e cila gradualisht e ka marr ndjekjen penale në duart e veta. Në sistemet bashkëkohore të gjyqësisë penale janë të rëndësishme katër çështje: e para, pavarësia e tij e jashtme nga pushteti politik në shtet; e dyta, organizimi i brendshëm: raportet në kornizat e prokurorisë publike; e treta, oportuniteti ose legaliteti i ndjekjes: raporti i prokurorit publik me ligjin; dhe e katërta, raporti ndaj qytetarëve, ndaj të cilëve rendi publik u mundëson iniciativë për ndjekje penale për vepra të caktuara penale (A. Perrodet, M. Delmas-Marty, II, 1995: f.352-393).

Prokuroria publike i është përshtatur procedurës së re penale e tipit bashkëkohor në Code d’instruction criminelle nga viti 1808, në të cilin është mbajtur emërimi ministere public. Kodi i Jugosllavisë për procedurën penale gjyqësore të 16.II 1929 i përgatitur sipas shembullit të legjislacionit austriak, ka dispozita për prokurorin shtetëror. Ky organ është paraqitur me emrin prokurori publik, mirëpo shpesh herë njihet si prokuror shtetëror, kurse në disa shtete edhe si prokuror.

3.2. ORGANIZIMI I PROKURORISË PUBLIKE

Organizimi i prokurorisë publike, të drejtat dhe autorizimet e tij janë të caktuara me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe me Ligjin për prokurorinë publike të Republikës së Maqedonisë. Nga këto dy aktet del se organizimin e tij e karakterizojnë dy parime: centralizmi dhe subordinimi hierarkik.

a) Centralizmi është parim i tillë organizativ, me pëlqimin e të cilit, edhe pse ekzistojnë më tepër lloje të ndryshme të prokurorive publike, të gjithë ato paraqesin organ të vetëm, në krye të të cilëve qëndron prokurori më i lartë publik, të cilit të gjithë prokuroritë publike i nënshtrohen (subordinohen). Si argumente që shkojnë në favor të centralizmit janë: siguron koncentrim, homogjenizim dhe përhershmëri të këtij institucioni, siguron zgjuarsi, kujdes më të madh në zbatimin e ligjeve që janë në interes të përgjithshëm në tërë territorin e një shteti, kontribuon për zhvillim në trajtimin e kriminalitetit.

b) Subordinimi hierarkik si parim organizativ përbëhet nga:1. Nënshtrimi i prokurorive më të ulëta ndaj atyre më të lartave;

139

Page 140: Nocioni, historiku, burimet

2. Monokratizmi sipas të cilit, titullar, bartës i funksionit është prokurorit publik, kurse zëvendësit e tij janë përfaqësuesit e tij, të cilët janë të obliguar ta ndëgjojnë dhe gjithçka që do të ndërmarrin dhe flasin, atë e bëjnë nën emrin e tij.

Subordinimi hierarkik përfshin:1. E drejtën dhe detyrën e prokurorit më të lartë publik që t’u jep udhëzime të

obligueshme prokurorive më të ulëta publike për punën e vet. Udhëzimet obligative kanë të bëjnë me ndërmarrjen e masave dhe aksioneve të caktuara për shkak të mbrojtjes të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe qytetarit, mbrojtjes të interesave të bashkësisë shoqërore dhe subjekteve tjera juridike, zbulim më efikas të veprave penale dhe kryerësve të tyre, përdorimi i mjeteve juridike dhe vërtetim i fakteve si dhe aplikimi i së drejtës (n.9 p.1 dhe 2 i LPP). Për dhënien e udhëzimeve të obligueshme ndaj prokurorive themelore publike nga rajoni i vet ose për ndërmarrjen e ndjekjes penale, gjegjësisht për ndërmarrjen e punëve të dalluara që bien nën kompetencën e vet, prokurori i lartë publik është i obliguar që ta njoftoj prokurorin publik të Republikës së Maqedonisë. Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë mundet drejtpërdrejtë nga ana e vet të jep udhëzime të obligueshme, gjegjësisht ta ndërmerr ndjekjen penale si dhe veprime tjera nga kompetenca e prokurorive më të ulët publike në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë.

2. E drejtën e avokimit, sipas së cilës prokurori më i lartë publik mund ta merr ndjekjen penale si dhe punë tjera për të cilët është kompetentë prokurori më i ulët publik (n.10 p.1 i LPP);

3. E drejtën e delegimit, sipas së cilës prokurori më i lartë publik mundet që ta autorizoj prokurorin më të ulët publik që të zhvilloj procedurë ndaj lëndëve të dalluara ose kryej punë tjera të caktuara që bien nën kompetencë të prokurorit tjetër publik (n.10 p.2 i LPP) (S. Georgievski, P. Marina, N. Matovski, 1983: f.155-157).

Prokuroria publike është institucion i vetëm, e cila është me organizim i centralizuar dhe subordinim hierarkik, kurse gjykatat jnë të organizuar në bazë tjetër.

Mandati i prokurorëve publik dhe zëvendësve të tyre është i kufizuar deri në gjashtë vjet dhe në këtë interval kohor mund të zgjedhen serish.

Për dallim nga gjykatat që në funksionin e vet vijnë përmes zgjedhjes, prokurorët publik emërohen. Për prokuror publik dhe zëvendës të tij mund të emërohet personi i cili përmbush kushte të caktuara: të jetë shtetas i RM-së i cili i plotëson kushtet e përgjithshme të përcaktuara me Ligjin për themelimin e marrëdhënieve të punës në organ shtetëror, jurist i diplomuar me drejtim përkatës me provim të dhënë të judikaturës, i cili ka autoritet në kryerjen e funksionit të prokurorit publik, personi duhet të ketë edhe përvojë pune me rezultate të dëshmuara pasi që ta ketë dhënë provimin e judikaturës në punë juridike me mbi pesë vjet, kurse me mbi nëntë vjet për prokuror publik dhe zëvendës prokurori publik në prokurorinë e lartë publike.

Për prokuror publik të Republikës së Maqedonisë dhe zëvendës të tij mund të jetë person i cili, përveç kushteve të përgjithshme duhet të jetë edhe ekspert i dalluar juridik dhe të ketë përvojë me rezultate të dëshmuara në punë juridike mbi 12 vjet.

140

Page 141: Nocioni, historiku, burimet

Për prokuror publik të Republikës së Maqedonisë dhe zëvendës të tij mund të emërohet edhe profesor ordinar ose inordinar i Fakultetit juridik, i cili ka mbajtur mësim në lëndët juridike në kohëzgjatje me pa ndërprerje prej së paku dhjetë vjet në të njëjtin ose në ndonjë titull tjetër të mësimdhënësit (n.24 i LPP).

Përndryshe, emërimin e prokurorit publik, gjegjësisht zëvendësit të tij e kryen Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me propozim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë pasi që të merr mendim nga prokurori publik i Republikës së Maqedonisë (n.25 i LPP).

Për emërimin e prokurorit publik dhe zëvendësit të tij është i paraparë një kusht negativ – nuk mund të emërohet personi, bashkëshorti i të cilit është prokuror publik në të njëjtën ose në prokurorinë më të lartë publike ose në Prokurorinë publike të Republikës së Maqedonisë (n.26i LPP).

Si gjykatësi, ashtu edhe prokurori publik japin deklaratë solemne, teksti i së cilës është përcaktua me Ligj (n.27 i LPP).

Sa i përket përgjegjësisë, prokurori publik i Republikës së Maqedonisë për punën e vet dhe për punën e prokurorisë publike përgjigjet para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, kurse prokurori i lartë dhe prokurori themelor për punën e vet i përgjigjen prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Zëvendës prokurori publik për punën e vet i përgjigjet prokurorit përkatës publik dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë (n.28 i LPP).

Prokuroi publik dhe zëvendësi i tij gëzojnë imunitet me këtë përmbajtje: nuk mund të thirren në përgjegjësi ose të arrestohen për mendimin i theksuar gjatë kryerjes së funksionit, që donë të thotë se gëzojnë imunitet funksional. Ato nuk mund të arrestohen pa leje të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nëse vetëm janë gjetur në kryerje të veprës penale për të cilën është paraparë dënim me burg së paku prej pesë vitesh (n.29 i LPP).

Prokuroi publik dhe zëvendësi i tij mund të shkarkohen nga funksioni pothuaj se nga të njëjtat shkaqe siç edhe gjykatësi (n.31 i LPP), si dhe i larguar nga funksioni për derisa gjendet në paraburgim.

Sipas igjit ndalohet organizimi dhe veprimi politik në prokuroritë publike (n.11 i LPP).

3.3. KOMPETENCA E PROKURORIT PUBLIK

Siç u theksua, e drejtë dhe detyrë themelore e prokurorit publik është që t’i ndjek kryerësit e veprave penale (n.42 p.1 i LPP). Kompetenca e tij është e përcaktuar në Kushtetutë, në Ligjin i procedurës penale dhe në Ligjin për prokurorinë publike.

Për veprat penale për të cilët ndiqet sipas detyrës zyrtare, prokurori publik është kompetentë:

1. Të ndërmerr masa të nevojshme në lidhje me zbulimin e veprave penale dhe gjetjen e kryerësve dhe për shkak të drejtimit të tyre në procedurë parapenale;

2. Të kërkoj zbatim të hetimit; 3. Ta ngre dhe ta përfaqësoj aktakuzën, gjegjësisht propozimakuzën para gjykatës

kompetente;

141

Page 142: Nocioni, historiku, burimet

4. Të paraqes ankesë kundër vendimeve të plotfuqishme gjyqësore dhe të parashtroj mjete të jashtëzakonshme juridike kundër vendimeve të plotfuqishme gjyqësore (n.42 p.1 dhe 2 i LPP; ngjashëm n.15 p.1 i LPP).

Prokurori publik kryen edhe veprime tjera në procedurën penale të përcaktuara me LPP, ka autorizime të caktuara edhe në procedurat tjera.

Për shkak të realizimit të funksionit të ndjekjes, prokuroria publike në bashkëpunim me organet e zbulimit dhe me organet tjerë kompetente si dhe me personat tjerë juridike, kujdeset për ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve për zbulim të veprave penale dhe kryerësve të tyre (n.16 i LPP).

Para ngritjes së procedurës penale ose gjatë zhvillimit të saj, që është ngritur me kërkesë të prokurorit publik, në raste kur bëhet fjalë për vepra të rënda penale dhe për vepra me më shumë kryerës, atëherë ai mund të kërkoj që një ose më tepër inspektor t’i ketë në disponim për një periudhë të caktuar. Për këtë kohë inspektori vepron sipas urdhrave dhe udhëzimeve të prokurorit publik dhe atij i përgjigjet për kryerjen e punëve.

Paraprakisht, funksionari i cili udhëheq me ministri përkatëse ose me ndonjë organ tjetër shtetëror është i obliguar që të pajtohet me kërkesën e prokurorit publik, që përkohësisht ta dërgoj inspektorin në punë te prokuroria publike (n.19 i LPP).

Si organ shtetëror, prokurori publik është i mëvetëm dhe vepron në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve, kurse në sistemin tonë të së drejtës së procedurës penale prokurori publik çdoherë është i lidhur për parimet e oficialitetit dhe legalitetit, që donë të thotë se ndjekjen e ngre ex officio, sipas detyrës zyrtare dhe është i obliguar që ta ngre ndjekjen penale kur ekzistojnë kushtet ligjore për të, gjegjësisht kur është kryer vepër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare.

Përveç autorizimeve si palë procedurale, prokurori publik ka të drejta dhe autorizime të caktuara që dalin nga cilësia e tij si organ shtetëror. Por, përveç këtyre autorizimeve prokurori publik në parim nuk ka pozitë të privilegjuar në lidhje me të pandehurin, por palë e barabartë procedurale.

Kompetenca vendore e prokurorit publik përcaktohet sipas dispozitave, të cilët vlejnë për kompetencën gjykatës të atij rajoni për të cilin është emëruar prokurori (n.43 i LPP), dhe kjo paraqet shembull për analogji në procedurën penale si burim i së drejtës.

Prokurori publik vepron në kufijtë e kompetencës së vet lëndore dhe vendore, kurse vendoset për rajonet e gjykatës të shkallës përkatëse, ashtu që llojet e prokurorit publike t’i përgjigjen llojeve të gjykatave. Në këtë kuptim, prokurori themelor publik vepron para gjykatës themelore, kurse prokurori themelor publik vendoset për rajonin e një ose më shumë gjykatave themelore. Prokurori i lartë publik vepron para gjykatës së apelit, për rajonin e së cilës vendoset prokuroria e lartë publike. Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë vepron para Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë, kurse themelohet për tërë territorin e Republikës së Maqedonisë me seli në Shkup (n.14 dhe 20 i LPP).

Duke qenë në pajtim me rregullat e vëna paraprake organizative, në Republikën e Maqedonisë ekzistojnë 22 prokurori themelore publike dhe tre prokurori të lartë publike për rajonet e gjykatave të apelit në Manastir, Shkup dhe në Shtip.

Në situata të caktuara kur ekziston rrezik që të shtyhet, atëherë veprimet në procedurë i ndërmerr prokurori jokompetentë publik, por për këtë duhet ta njoftoj prokurorin kompetentë publik (n.44 i LPP).

142

Page 143: Nocioni, historiku, burimet

Si në mes gjykatave, ashtu edhe në mes prokurorive publike mund të vjen deri në konflikt të kompetencave, që e zgjedh prokurori më i lartë publik (n.46 i LPP).

Duke qenë në pajtim me parimin e mutabilitetit, prokurori publik mund të heq dorë nga kërkesa për ndjekje deri në fund të seancës kryesore para gjykatës së shkallës së parë, kurse para gjykatës më të lartë – në raste të parapara me LPP (n.47 i LPP).

4. PADITËSI SUBSIDIAR

4.1. NOCIONI PËR PADINË SUBSIDIARE

Me veprat penale që ndiqen ex officio nga ana e prokurorit publik, në të njëjtën kohë u shkaktohet dëm edhe persona tjerë (për shembull, me veprën penale lëndim trupor etj), të cilëve nuk mund t’u mohohet interesi në procedurën penale për dëmshpërblim. Për derisa prokurori publik e kryen funksionin e paditësit të autorizuar, për personat ee dëmtuar ekziston garanci se në procedurën penale do t’i realizojnë kërkesat e veta për dëmshpërblim, por pasi që prokurori publik do të heq dorë nga ndjekja ose nuk e ka ngritur, atëherë interesat e tyre vijnë në pyetje. Personi i dëmtuar mund të ngre kontest civil që t’a realizoj kërkesën për dëmshpërblim, por me rëndësi është ajo se, a mundet që i dëmtuari ta ndërmerr ndjekjen penale dhe a mundet që në procedurën penale të kërkoj mbrojtje të të drejtave të veta.

Kjo e drejtë e të dëmtuarit, që ta ndërmerr ndjekjen nga prokurori publik kur ai është tërhequr, ose ta ngre ndjekjen penale nëse këtë nuk e ka bërë prokurori publik, është e njohur si e drejtë për padi subsidiare (P. Marina, 1979: 155).

Paditës subsidiar është personi i dëmtuar me veprën penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare dhe i cili ka të drejtë që ta ndërmerr ndjekjen penale kur prokurori publik si paditës i autorizuar nuk e ngre ose heq dorë nga ajo. Në këtë mënyrë i dëmtuari bëhet paditës subsidiar.

Në këtë rast paditësi subsudiar paraqitet si subjekt sekondar në procedurë, gjegjësisht si palë në procedurë (M. Grubaç, 1995: f.158).

Instituti i paditësit subsidiar është shumë i rrallë në të drejtat procedurale. Legjislacioni ynë e vëri për arsye se i dëmtuarit i njeh interes që qon në gjykim personin i cili e ka dëmtuar me veprën penale, mirëpo kjo vjen në shprehje kur prokurori publik nuk është i interesuar ose heq dorë nga ndjekja penale.

Për këtë arsye ligji i mundëson të dëmtuarit që në kushte të caktuara të vij në vendin e prokurori joaktiv shtetëror. E drejta austriake, nga e cila e drejta jonë e ka aprovuar figurën e paditësit subsidiar nuk lejon padi subsidiare të të dëmtuarit i cili ndaj të pandehurit nuk ka parashtruar kërkesë pasurore-juridike ose e ka humbur ndërkohë. Duke u paraqitur si paditës, i dëmtuari nuk është i lidhur për parimin e legalitetit të ndjekjes penale si prokuror publik, por vepron duke mbrojtur interesat e veta (D. Krapac, 2000: f.119).

Shkaqet që arsyetojnë institutin e padisë subsidiare janë:

143

Page 144: Nocioni, historiku, burimet

- Pa ekzistimin e padisë subsidiare prokurori publik do të kishte monopol në ndjekjen penale, kurse kjo do të mundet që negativisht të ndikoj në luftën kundër veprimtarisë së dëmshme shoqërore, gjegjësisht kriminalitetit;

- Edhe pse prokurori publik është lidhur për parimin e oficialitetit dhe legalitetit, prapëseprapë ekziston mundësi potenciale për vlerësim të gabuar të fakteve relevante-juridike ose për keqpërdorim të detyrës zyrtare që të mos ngre ndjekje penale ose të heq dorë nga ndjekja penale e cila është ngritur më ose këtë të mos e bëj për shkak të pakujdesit të pamjaftueshëm ose për shkak të profesionalizmit të pamjaftueshëm;

- Nevojë për kontroll dhe mbikëqyrje – po që se prokurori më i ulët publik nuk e ngre ndjekjen penale, kurse në vendin e tij paraqitet i dëmtuari dhe si rezultat i aktivitetit të tij nëse i pandehuri shpallet për fajtor dhe dënohet, atëherë prokurori më i lartë publik do t’i jep vërejtje prokurorit më të ulët publik pse nuk e ngritur ai ndjekjen penale;

- Vet fakti që i dëmtuari ka mundësi që ta ngre ndjekjen penale ose ta ndërmerr ndjekjen penale ndikon në punën e prokurorit publik, gjegjësisht ai më me kujdes dhe me ndërgjegje ta kryej funksionin e vet.

Në doktrinë ekziston kontest rreth arsyetimit të padisë subsidiare, në të cilin ka pjesëtar dhe kundërshtarë të këtij instituti.

Kundërshtarët theksojnë se padia subsidiare i jep mundësi të dëmtuarit që ta sjell të pandehurin në ndjekje e pabazë dhe maltretim dhe përmes këtij instituti të vjen në shprehje hakmarrja e tij. Mirëpo, këto kundërshtime nuk mund të kenë asi karakteri de nuk janë të mjaftueshëm që ta mohojnë bazueshmërinë e padisë subsidiare.

Ky kontest nuk është vetëm teorik, por gjen reflektim edhe në legjislacionet bashkëkohore dhe në praktikë. Ato mund të ndahen në dy grupe kryesore. Në grupin e parë bëjnë pjesë legjislacionet në të cilët ekziston instituti padi subsidiare, siç janë: legjislacionet e Austrisë, Gjermanisë, ish Jugosllavisë, etj. Në grupin e dytë bëjnë pjesë legjislacionet në të cilët nuk ekziston instituti padi subsidiare, por ato personave të dëmtuar u njohin vetëm të drejtën që ta realizojnë kërkesën e tyre për dëmshpërblim në a.q procedurën athezive. Këtu bëjnë pjesë legjislacionet e Francës, Belgjikës, Italisë, Spanjës, dhe disa tjerë të vendeve të Evropës lindore, siç janë Rusia, Çekia, Bullgaria, etj. Dhe në fund, përveç këtyre ekziston edhe një grup i tretë i legjislacioneve në të cilët nuk ekziston padi subsidiare si institut, e as që ekziston nevojë për të, për arsye se nuk ekziston as prokuror publik si subjekt në procedurën penale, kurse ekziston actio popularis, gjegjësisht çdo qytetar te ketë mundësi që për të gjithë veprat penale të jetë paditës i autorizuar.

4.2. POZITA PROCEDURALE DHE AUTORIZIMET E PADITËSIT SUBSIDIAR

Që të mundet i dëmtuari që në kohë ta shfrytëzoj e drejtën e vet që të parashtroj padi subsiduare dhe të merr cilësinë e paditësit të autorizuar, legjislacioni i përcakton prokurorit publik që kur do të konstaton se nuk ka bazë për ndërmarrjen e ndjekjes penale për veprën penale për të cilën ndiqet ex officio, ose kur do të konstatoj se nuk ka

144

Page 145: Nocioni, historiku, burimet

bazë për që ta ndërmerr ndjekjen kundër ndonjërit prej bashkëpjesëmarrësve të paraqitur, duhet që në afat prej tetë ditë për këtë ta njoftoj të dëmtuarin dhe ta udhëzoj se mundet ai vet ta ndërmerr ndjekjen. Kështu do të veproj edhe gjykatësi nëse ka sjell aktvendim për ndërprerje të procedurës për shkak të dorëheqjes së prokurorit publik nga ndjekja (n.56 p.1 i LPP).

Nga ana tjetër, nëse i dëmtuari nuk është i njoftuar se prokurori publik nuk e ka ndërmarr ndjekjen, atëherë mund të jep deklaratë para gjykatësit se në fat prej tre muajsh do ta vazhdoj procedurën nga dita kur prokurori publik e ka hedhur poshtë fletëparaqitje (n.56 p.4), gjegjësisht kur gjykatësi k sjell aktvendim për ndërprerje të procedurës.

Nëse prokurori publik heq dorë nga ndjekja, gjegjësisht nga aktakuza në seancën kryesore, atëherë i dëmtuari është i obliguar që menjëherë të deklarohet se a dëshiron ta vazhdoj ndjekjen. Nëse i dëmtuari nuk është prezent në seancën kryesore, kurse është ftuar në mënyrë të rregullt ose ftesa nuk ka mundur që t’i jepet për shkak të mos paraqitjes në gjyq, për shkak të ndryshimit të adresës ose vendqëndrimit, do të merret se nuk dëshiron që ta vazhdoj ndjekjen. Por, kryetari këshillit i gjykatës së shkallës së parë do t’i lejoj kthim në gjendjen e mëparshme (restitutio in integrum) të dëmtuarit ti cili nuk është ftuar në mënyrë të rregullt ose është ftuar në mënyrë të rregullt, kurse për shkaqe të arsyeshme nuk ka pas mundësi që të vij në seancën kryesore, në të cilën është sjell aktgjykim me të cilin refuzohet akuza për shkak të dorëheqjes së prokurorit publik nga aktakuza, nëse i dëmtuari në afat prej tetë ditë nga marrja e aktgjykimit parashtron lutje për kthim në gjendjen e mëparshme dhe nëse në këtë lutje deklaron se e vazhdon ndjekjen. Në këtë rast, seancë kryesore do të caktohet sërish dhe me aktgjykim do të anulohet aktgjykimi i mëparshëm. Në kësi rasti i dëmtuari mundet që duke e ndërmarr ndjekjen të mbetet duke ngritur aktakuzën e prokurorit publik ose të ngre të re (n.56 p.3 dhe n.57 p.1 dhe 2 i LPP).

I dëmtuari si paditës subsidiar i ka të njëjtat e drejta që i ka edhe prokurori publik, përveç atyre që i takojnë prokurorit publik si organ shtetëror (n.59 p.1). Nga kjo del se, pozita e tij procedurale është e njëjtë me atë të prokurorit publik, me përjashtim të autorizimeve të posaçme të prokurorit publik si organ shtetëror.

Është e nevojshme që të theksohet se në procedurën e cila zhvillohet me kërkesë të të dëmtuarit si paditës, prokurori publik ka të drejtë që deri në përfundim të seancës kryesore vet ta ndërmerr ndjekjen (n.59 p.2 i LPP), pa marr parasysh atë se nuk e ka ngritur ose është tërhequr nga e njëjta (për shembull zhvillohet hetim me propozim të të dëmtuarit, kurse gjatë zhvillimit të tij prokurori publik e ndërmerr ndjekjen). Qëndrimi i këtillë për legjislacionin tonë llogaritet si i arsyetuar, për arsye se janë në pyetje vepra penale për të cilët ndiqet ex officio dhe si paditës i autorizuar në radhë të parë është prokurori publik si organ shtetëror, e më pas edhe i dëmtuari nëse prokurori publik tërhiqet.

Nëse i dëmtuari është i mitur ose person i cili është i privuar nga aftësia e veprimit, atëherë përfaqësuesi i tij ligjor është i autorizuar që ti jep të gjithë deklaratat dhe ti ndërmerr të gjitha veprimet për të cilët sipas ligjit është i autorizuar i dëmtuari. Nëse i dëmtuari ka mbushur 16 vjet, atëherë ai është i autorizuar që vet të jep deklarata dhe të ndërmerr veprime në procedurë (n.60 p.1 dhe 2 i LPP).

I dëmtuari si paditës (paditësi privat dhe paditësi subsiduar) si dhe përfaqësuesit e tyre ligjor, të drejtat e veta mund ti realizojnë edhe për mes të autorizuarit, kurse të

145

Page 146: Nocioni, historiku, burimet

gjithë këto persona janë të obliguar që për çdo eventualitet të ndërrimit të adresës ose vendqëndrimit ta informojnë gjykatën. Të dëmtuarit si paditës, kur procedura zhvillohet më kërkesë të tij për vepër penale për të cilën është paraparë dënim me burg deri më mbi pesë vjet, atëherë gjykata mundet që me kërkesë të tij t’i vë të autorizuar, nëse kjo është në interes të procedurës dhe nëse i dëmtuari si paditës, sipas gjendjes së vet pasurore nuk ka mundësi që ti mbuloj harxhimet e përfaqësimit. Për kërkesën e këtillë sjell vendim gjykatësi hetues, gjegjësisht kryetari i këshillit, kurse të autorizuari e emëron kryetari i gjykatës nga radhët e avokatëve (n.61 p.1dhe 2 i LPP).

Kur prokurori publik, gjegjësisht gjyqi e njofton të dëmtuarin se mund ta ndërmerr ndjekjen, atëherë do ta mëson se cilat veprime mund ti ndërmerr që ta realizoj këtë të drejtë. Nëse i dëmtuari si paditës vdes për derisa zgjat procedura, atëherë bashkëshorti i tij ose bashkëshorti i tij jashtëmartesor, fëmijët, prindërit, adoptuesit, vëllezërit dhe motrat munden që në afat prej tre muajsh nga dita e vdekjes së tij ta ndërmarrin ndjekjen, gjegjësisht të japin deklaratë se e vazhdojnë procedurën (n.56 p.5 dhe 6 i LPP).

5. PADITËSI PRIVAT

5.1. NOCIONI PËR PADINË PRIVATE DHE PADITËSIN PRIVAT

Përveç veprave penale që ndiqen sipas detyrës zyrtare, ekzistojnë edhe asi vepra penale, me kryerjen e të cilëve shkelen dhe rrezikohen interesat personale të njerëzve, me çka ndjekja për kryerjen e veprave të këtilla penale u është lënë në dispozicion personave që janë lënduar ose kanosur me to. Kjo është kategoria e veprave penale që ndiqen me padi private, kurse paditës i autorizuar është paditësi privat. Sipas kësaj, padia e tij si akt i personit të lënduar paraqet prezumim procedural për ngritje të procedurës penale për këtë kategori veprash penale.

Ashtu për shembull, në këtë kategori të veprave penale bënë pjesë edhe vepra penale lëndim trupor (n.130 i KPM), shpifja (n.172), fyerja (n.173), nxjerrja e raporte personale dhe familjare (n.174), marrja e sendeve të huaja (n.241), vjedhja e sendeve me vlerë më të vogël (n.235 p.2 i KP) etj.

Veprat penale për të cilët ndiqet me padi private mund të jenë të kryera kundër personave fizik si dhe atyre juridik. Edhe pse këtë ligji nuk e rregullon ashtu siç duhet, personat fizik kundër të cilëve janë kryer këto vepra penale çdoherë janë të autorizuar të ngren padi private. Mirëpo, nëse është i lënduar personi juridik (për shembull, fyerje ose shpifje e kryer ndaj organit shtetëror ose ndaj ndonjë organizate shoqërore), ai nuk mund të jetë paditës privat (in abstractio), përveç nëse kjo me ligj nuk është rregulluar. Në raste të tilla, këto vepra penale ndiqen me propozim, e jo me padi private, që donë të thotë se propozimi i parashtruar paraqet prezumim procedural për fillim të ndjekjes penale, kurse paditës i autorizuar do të jetë prokurori publik.

Me këto vepra penale që ndiqen me padi private mund të shkelen interesat e të miturve, e personave të cilët plotësisht janë privuar nga aftësia e veprimit. Në raste të tilla

146

Page 147: Nocioni, historiku, burimet

në emër të tyre padi private parashtron përfaqësuesi i tyre ligjor, ndërsa të miturit më të vjetër që kanë mbushur 16 vjet munden edhe vet të parashtrojnë padi private (n.50 p.1 dhe 2 i LPP).

Padia private si akt i paditësit të autorizuar ka edhe disa karakteristika që kësaj padie i japin edhe një shenjë të caktuar, e këto janë:

a) Karakteristika e parë e padisë private është se, e drejta për ngritjen e saj nuk është e drejtë ekskluzive personale e lidhur për personalitetin e të lënduarit, edhe ajo nuk ndërpritet, nuk shuhet me vdekjen e tij, por kjo e drejtë kalon në të afërmit e tij, të cilët në mënyrë taksative janë të cekura në ligj: bashkëshorti i tij, gjegjësisht bashkëshorti i tij jashtëmartesor, fëmijët, prindërit, adoptuesit, vëllezërit dh motrat, të cilët munden që në afat prej tre muajsh pasi që të vdes të parashtrojnë padi, gjegjësisht të japin deklaratë se e vazhdojnë procedurën. Kusht për këtë është që e drejta e padisë private të mos është ndërprerë, gjegjësisht të mos jetë parashkruar as për personin e lënduar, gjegjësisht të mos ketë kaluar afati për ngritjen e padisë private. D.m.th e drejta e padisë private nuk është as e drejtë e trashëguar, gjë që e dëshmon edhe vet ligji ku i cek të gjithë personat që kjo e drejtë kalon në to.

b) Karakteristika e dytë e padisë private është ndarja e saj (n.52 i LPP), kjo d.m.th se, nëse me veprën penale janë të dëmtuar më shumë persona, atëherë për ngritjen e procedurës penale kundër kryerësit të veprës nuk është e nevojshme që të gjithë të dëmtuarit të ngrenë padi private, por procedura penale ngrihet edhe kur vetëm një nga të dëmtuarit do të parashtroj padi private, gjegjësisht ndjekja penale do të ndërmerret me padi private të çdo të dëmtuari. Edhe e kundërta, kur një vepër penale do ta kryejnë më shumë persona si bashkëpjesëmarrës, kurse ka vetëm një të dëmtuar, atëherë padia private mund të ngrihet qoftë vetëm kundër të gjithëve, qoftë vetëm kundër njërit apo disa prej tyre, varësisht nga vullneti dhe akuzat e të dëmtuarit. Po ashtu, i dëmtuari mund të heq dorë nga ndjekja e mëtutjeshme, qoftë ndaj të gjithë të pandehurve, qoftë vetëm ndaj disa prej tyre, gjë që po ashtu varet nga vullneti i të dëmtuarit (P. Marina, 1979: f.160).

Më në fund, ndarja e padisë private shihet edhe në të drejtën e paditësit privat, në rastet e bashkimit ideal, gjegjësisht kur një kryerës do të kryej më shumë vepra penale, t’i padisë qoftë edhe të gjithë, qoftë edhe vetëm për disa nga veprat e kryera. Kjo është e mundshme për arsye se, paditësi privat në kryerjen e ndjekjes penale nuk është i lidhur për parimin e legalitetit, siç është rasti me prokurorin publik.

E drejta për ngritje të padisë private është e kufizuar. Me fjalë tjera, duke qenë në pajtim me ligjin, afati për ngritjen e padisë private është tre muaj nga dita kur personi i autorizuar ka marr vesh për veprën penale dhe për kryerësin e saj (n.48 p.1 i LPP). Ky afat është kusht material-juridik, për arsye se pas skadimit të tij kryerësi i veprës penale nuk mund të dënohet. Sipas kësaj del se, në lidhje me veprat penale që ndiqen me anë të padisë private nuk aplikohen dispozitat e përgjithshme për parashkrimin e të drejtës së ndjekjes penale nga e drejta materiale (n.107 i KPM).

147

Page 148: Nocioni, historiku, burimet

Edhe atëherë kur e drejta e padisë private kalon në të afërmit e të dëmtuarit, afati i parashtrimit të saj është tre muaj, me çka ai afat fillon nga dita e vdekjes së të lënduarit.

Nga dispozitat ligjore del se, ky afat për parashtrim të padisë private prej tre muajsh mund të tejkalohet vetëm në një rast: nëse është ngritur padi private për shkak të veprës penale fyerje, atëherë i pandehuri deri në përfundim të seancës kryesore edhe pasi që të skadon afati prej tre muajsh mundet që të ngre padi private kundër paditësit i cili njëkohësisht ia ka shkaktuar fyerjen – kundërpadi, kur gjyqi bie aktgjykim të vetëm (n.48 p.2 i LPP).

5.2. ARSYETIMI I PADISË PRIVATE

Ekzistimi i padisë private arsyetohet me faktin që ka vepra penale me rëndësi më të vogël, që i godasin më tepër interesat e individëve ndaj të cilëve është kryer vepra penale (nderi, autoriteti, intimiteti, integriteti trupor, pasuria), se sa interesi publik. Lënia vendimit për ndjekjen penale të dëmtuarit, në kësi raste është treguar si e përshtatshme. Në vend të ndjekjes penale i dëmtuari mundet të zgjedh ndonjë mënyrë më të mirë, më e shpejtë për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të veta (rrafshim, qetësim, falje etj) ose të ketë ndonjë shkak tjetër që të mos kryhet ndjekja penale, duke e pas parasysh natyrën e veprës penale, gjykimi i së cilës mund ta cenoj intimitetin e tij. Nëse ndjekja ër ato vepra penale do të ishte kryer ex officio, atëherë i dëmtuari shpesh do të kishte pas mundësi që të pëson dëm nga procedura penale, ndonjë herë edhe më e madhe nga ajo me të cilën e ka pësuar me kryerjen e veprës penale (M. Grubaç, 1995: f.168; T. Vasiljeviç, 1981: f.145). Edhe pse padia private është e lidhur me veprat penale të natyrës më të lehtë, nuk guxon të ç’vlerësohet rëndësia e saj, edhe pse në publik, në praktikën gjyqësore, qoftë në legjislacionin kjo shpesh bëhet. Publiku nuk është shumë i disponuar ndaj paditësi privat, në të cilin sheh një kontestues dinak, kurse gjyqi rastet e padisë private i gjykon më ngadalë, më joefikas dhe me më pak zotim. Legjislacioni në çdo reformë të legjislacionit procedural i vë paditësit privat kushte gjithnjë sa më të rënda për realizim të të drejtës për padi private. Mirëpo, kur është pyetje padia private duhet patjetër të merren parasysh disa rrethana të rëndësishme: se me padi private ndiqen një numër të madh të kryerësve të veprave penale , se këto vepra penale në praktikë marrin pjesë me një përqindje të madhe në kriminalitetin e përgjithshëm; në tërësi paraqesin kriminalitet serioz dhe kanosje e rrezikshme për rendin juridik. Edhe pse është e vërtetë se, në mes paditësve privat ka një numër më të vogël të të personave të sëmur, kontestues me pasione që i grumbullojnë kontestet dhe jetojnë për to, sido qoftë këto janë vetëm përjashtime. Shumica e paditësve privat vijnë në gjyq për shkak të asaj që të mbrohen nga sulmet dhe kanosjet, në bazë të besimit të shëndosh ndaj gjykatës dhe organeve të gjyqësisë, gjë që duhet të shkaktoj sugjerim, e jo mosdisponim. Paditësi privat kryen një lloj shërbimi për shtetin. Shteti duhet ta vlerësoj qytetarin i cili kërkon drejtësi para organeve të tij, për arsye se i jep mundësi që ta verifikoj dhe ta riafirmoj shkakun më të rëndësishëm për ekzistimin e saj, që përbëhet nga e drejta në mbrojtje. Raporti i keq ndaj paditësit privat dhe padisë private çon kah refuzimi i qytetarit nga organet gjyqësore. Më në fund duhet të merret parasysh se padia private që është zgjidhur keq në procedurën penale shpesh sjell në shumë pasoja të rrezikshme jashtë procedurës: i

148

Page 149: Nocioni, historiku, burimet

dëmtuari i cili në procedurën penale nuk ka fituar satisfaksionin e duhur, atëherë është e mundshme që ai të kryej edhe më shumë vepra më të rënda penale. Nga të gjithë këto shkaqe paditësi privat meriton kujdesin e organeve të gjyqësisë si dhe çdo paditës tjetër (M. Grubaç, 1995: f.168-169).

5.3. POZITA PROCEDURALE DHE TË DREJTAT E PADITËSIT PRIVAT

Pozita procedurale e paditësit privat karakterizohet me atë që ai është dominus litis në procedurën e veprave penale për të cilët ndiqet me anë të padisë private. Me fjalë tjera, pasojë nga pozita e tij është ajo që, jo vetëm ngritja e procedurës por edhe rrjedha e mëtutjeshme është varet krejtësisht nga vullneti dhe aktiviteti i tij.

Paditësi privat në mënyrë autonome dhe lirisht disponon me të drejtën e vet e padisë private dhe për shkak të kësaj mundet që me deklaratë të vet drejtuar gjyqit para të cilit zhvillohet procedura të heq dorë nga padia private deri në përfundim të seancës kryesore. Në këtë rast, ai e humb të drejtën që sërish të parashtroj padi private.

Dorëheqja e paditësit privat nga padia mund të jetë e dyllojshme: a) gojarisht – kur paditësi privat në formë të shkruar ose në procesverbal para gjykatësit do të deklaroj se heq dorë nga e drejta e tij për padi; dhe b) me heshtje – kur paditësi privat nuk do të vjen në seancën kryesore, edhe pse është ftuar në mënyrë të rregullt ose ftesa nuk ka mundur t’i jepet për shkak të mosparaqitjes të ndërrimit të adresës ose vendqëndrimit gjyqit. Në këtë rast supozohet se ai është i pa interesuar dhe se nuk dëshiron që të ndjek (n.54 p.1). Mirëpo, nëse nga shkaqe të arsyeshme nuk ka mundur që të prezanton në seancën kryesore ose në kohë ta njoftoj gjykatën për ndërrimin e adresës ose vendqëndrimit, nëse në afat prej tetë ditësh pas ndërprerjes së pengesës parashtron lutje për kthim të gjendjes së mëparshme, atëherë kryetari i këshillit do ta lejoj atë (n.54 p.2 i LPP).

Nga këto nuk duhet të nxirret përfundim se pa pjesëmarrje të paditësit privat asnjëherë nuk mund të mbahet seanca kryesore. Përkundrazi, në procedurë të shkurtër seanca kryesore mund të mbahet edhe pa paditësin privat, nëse ai nuk vjen në seancën kryesore, kurse ka vendbanim jashtë rajonit të gjykatës, në të cilën është parashtruar padia private, nëse deri te gjykata ka dërguar propozim që seanca kryesore të mbahet në mos prezencë të tij (n.428 p.3 i LPP).

Dorëheqja e paditësit privat nga padia shkakton veprime procedurale-juridike si dhe materiale-juridike.

Veprimi procedural-juridik shihet në faktin se, kur dorëheqja është bërë para seancës kryesore, atëherë procedura ndërpritet me aktvendim, kurse kur dorëheqja është bërë në vet seancën kryesore prej fillimit e deri në mbarim, atëherë gjykata sjell aktgjykim me të cilin refuzohet akuza (n.341 p.3 i LPP).

Veprimi material-juridik shihet në atë që, paditësi privat definitivisht e humb të drejtën e tij për padi private dhe nuk mundet që sërish ta parashtroj (n.53 i LPP). Por, në kësi rasti duhet të merret parasysh ndarja e padisë private, kur me veprën penale janë lënduar më shumë persona, atëherë dorëheqja nga e drejta për padi private të njërit nga të autorizuarit nuk ndikon në t drejtat e personave tjerë, ashtu që procedura në raste të tilla mund të ngrihet (P. Marina, 1979: f.163).

149

Page 150: Nocioni, historiku, burimet

Është me rëndësi të shënohet se, si palë procedurale, paditësi privat ka të drejta të cilat janë të tërësishme dhe të përplot. Ashtu, paditësi privat ka të drejtë që parashtroj kërkesë deri të gjykatësi hetues zbatim të hetimit, gjegjësisht propozim që ta plotësoj hetimin. Po ashtu, gjatë hetimit mund ti jep gjykatësit hetues edhe propozime tjera.

Paditësi privat që gjatë hetimit të propozon edhe prova tjera që janë me rëndësi për vërtetimin e veprës penale dhe për gjetjen e kryerësit, të drejtë t’i shqyrtoj shkresat dhe t’i shqyrtoj lëndët që shërbejnë si prova dhe të kërkoj plotësim të hetimit.

Në seancën kryesore, paditësi privat ka mundësi të gjera procedurale: të drejtë të propozoj prova, tu parashtroj pyetje të pandehurit, dëshmitarëve dhe ekspertëve, të paraqes vërejtje dhe sqarime në lidhje me deklaratat e tyre dhe të jep deklarata dhe propozime tjera (n.55 p.1-3).

Nga e tërë kjo del se, paditësi privat i ka të gjitha të drejtat dhe autorizimet e paditësit të autorizuar, edhe pse në krahasim me prokurorin publik, prapëseprapë ka pozitë më të dobët procedurale si palë e akuzës, për arsye se nuk i takon e drejta që ka prokurori publik në dobi të tij që të angazhoj organe tjera shtetërore, sidomos organet e punëve të brendshme dhe shërbimet e tyre kriminalistike, por e lidhin prezumime të caktuara procedurale për dorëheqje nga ndjekja penale, aplikimi i masave disiplinore etj. Paditësi privat nuk është i lidhur për parimin e legalitetit, nuk u nënshtrohet rregullave të përjashtimit, kurse si i dëmtuar me veprën penale mund të merret në pyetje në cilësinë e dëshmitarit (D. Krapac, 2000: f.118).

6. I DËMTUARI

6.1. NOCIONI PËR TË DËMTUARIN

Përveç objekteve tjerë, objekt i procedurës penale mund të jetë kërkesë pasurore-juridike e cila del nga vepra e kryer penale. Por, a do të jetë ai objekt dhe a do të diskutohet në procedurën penale, varet nga vullneti i personit që të drejtë të parashtrojë kësi kërkese, gjegjësisht nga i dëmtuari. Sipas kësaj, i dëmtuari është person, e drejta personale ose pasurore e të cilit është cenuar ose rrezikuar me veprën penale (n.139 p.5 i LPP) dhe i cili ka mundësi që kërkesën e vet që del nga vepra e kryer ta realizoj në procedurën penale.

Para se të parashtrohet pyetja për përcaktimin e pozitës procedurale të të dëmtuarit, i cili e ka parashtrua kërkesën e vet pasurore-juridike në procedurën penale, është e nevojshme të shënohet se i dëmtuari nuk është bartës i ndonjë funksioni themelor në procedurën penale, dhe sipas kësaj, nuk është palë procedurale dhe ka cilësi të subjektit procedural të dorës së dytë.

Por, edhe pse nuk ka cilësi të palës, me vet faktin që mundet ta parashtroj kërkesën pasurore-juridike dhe çka pas saj gjykata duhet të sjell vendim, i dëmtuari ka pozitë të subjektit procedural, gjegjësisht subjekt me rëndësi sekondare, për arsye se edhe vet zgjidhja e kërkesës pasurore-juridike në procedurën penale ka karakter të shkallës së dytë (P. Marina, N. Matovski, 1972: f.149).

150

Page 151: Nocioni, historiku, burimet

Mirëpo, karakteri i këtillë i kërkesës pasurore-juridike nuk e zvogëlon rëndësinë e të dëmtuarit si subjekt procedural, por ai ka mundësi procedurale që në mënyrë aktive të merr pjesë në procedurën penale. Roli aktiv i të dëmtuarit në rastet kur është bashkangjitur me kërkesën e vet për dëmshpërblim del nga fakti që realizimi i vet kërkesës varet5 nga vërtetimi i ekzistimit të veprës penale dhe përgjegjësisë penale të të dëmtuarit, dhe meqë është i interesuar që ta realizoj kërkesën e vet, i dëmtuari ka të drejtë që në procedurën penale t’i ndërmerr të gjitha veprimet që kontribuojnë për të, për arsye se nga ajo varet të vendosurit për kërkesën në procedurën penale. Më pas, i dëmtuari paraqitet nga ana e paditësit të autorizuar, gjegjësisht e koordinon aktivitetin e vet me aktivitetin e prokurorit publik, i cili e kryen funksionin e ndjekjes penale dhe ka cilësi të paditësit të autorizuar.

Po që se ndiqet evoluimi i së drejtës së procedurës sonë penale, mund të konstatohet se Novela e LPP të vitit 1968 e inkuadruar edhe në tekstin të tanishëm të LPP, në masë të caktuar i zgjeron të drejtat e të dëmtuarit, me siguri për shkak të asaj se, mjaftë i zgjeron të drejtat e të dëmtuarit, dhe për këtë llogaritet se do të ishte e paarsyetuar nëse nuk do të ishin të zgjeruar të drejtat e të dëmtuarit. Pra, bëhet fjalë për zgjerim të të drejtave të të dëmtuarit që të ndikoj në epilogun e procedurës penale (V. Bayer, Hyrje, 1968: f. 36).

6.2. POZITA PROCEDURALE DHE TË DREJTAT E TË DËMTUARIT NË PROCEDURËN PENALE

Ligjvënësi përcakton se i dëmtuari ka të drejtë që gjatë hetimit të paraqes të gjitha faktet dhe të propozoj prova që janë me rëndësi për të vërtetuar veprën penale, për t’a gjetur kryerësin dhe për t’i vërtetuar kërkesat pasurore-juridike (n.55 p.1). mirëpo, e drejta e të dëmtuarit për “propozim të provave” për gjykatësin hetues nuk kanë karakter obligativ – ai vet vendos se a do t’i nxjerr provat e propozuara. Nëse gjykatësi hetues nuk pajtohet me propozimin e palëve që të kryhen edhe disa veprime tjera hetuese, atëherë do të kërkoj që për këtë të sjell vendim këshilli (n.160 p.1 i LPP).

I dëmtuari ka të drejtë që t’i shqyrtoj shkresat dhe t’i shqyrtoj lëndët që shërbejnë si prova. Mirëpo, kjo e drejt mundet edhe t’i kufizohet – të privohet nga shqyrtimi i shkresave për derisa nuk dëgjohet si dëshmitar (n.55 p.3).

I dëmtuari mundet që gjatë hetimit t’i jep propozim gjykatësit hetues që të kryhen edhe disa veprime tjera hetues kurse nga gjykatësi hetuese varet se a do t’a pranon propozimin e tij.

Teksti i tanishëm i LPP i jep të drejtë të dëmtuarit që të merr pjesë në këqyrjen dhe në dëgjimin e ekspertëve (n.161 p.2), kurse gjatë dëgjimit të dëshmitarëve i dëmtuari mund të merr pjesë vetëm nëse dëshmitari nuk merr pjesë në seancën kryesore (n.161 p.4).

Në seancën kryesore, si stadium qendror i procedurës penale, vjen në shprehje të plotë roli i të dëmtuarit. Ai ftohet në seancën kryesore (n.273 p.1), kurse pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurorit publik nëse i dëmtuari është prezent, atëherë mundet edhe t’a arsyetoj kërkesën pasurore-juridike, e nëse nuk është prezent, atëherë propozimin e tij do ta lexoj kryetari i këshillit (n.307 p.3).

151

Page 152: Nocioni, historiku, burimet

Në procedurën provuese provat nxirren në atë mënyrë që do ta përcaktoj kryetari i këshillit. Nëse i dëmtuari që është prezent duhet të dëgjohet si dëshmitar, atëherë dëgjimi e tij do të bëhet menjëherë pas marrjes në pyetje të të pandehurit (n.314 p.3).

Kur kryetari i këshillit do ta kryej dëgjimin e disa dëshmitarëve ose ekspertëve, atëherë anëtarët e këshillit munden t’u parashtrojnë pyetje dëshmitarëve, gjegjësisht ekspertëve, edhe atë drejtpërdrejtë. I dëmtuari me leje të kryetarit të këshillit po ashtu mundet që drejtpërdrejtë t’u parashtroj pyetje dëshmitarëve dhe ekspertëve (n.319 p.1), të kërkoj sqarime, t’u jep vërejtje deklaratave të tyre etj. Pas mbarimit të procedurës provuese kryetari i këshillit ia jep fjalën të dëmtuarit i cili flet pas prokurorit publik si paditës (n.331 p.2), dhe jo vetëm që e arsyeton kërkesën pasurore-juridike por edhe i analizon dhe merr qëndrim ndaj provave që janë nxjerr, nga të cilët varet përgjegjësia penale e të pandehurit, për arsye se nga të vërtetuarit e saj varet ajo se ado të realizohet kërkesa e tij në procedurën penale (n.333 i LPP). Më në fund, i dëmtuari ka të drejtë që ta sulmoj aktgjykimin i shkallës së parë me ankesë, por vetëm për shkak vendimit të gjykatës për harxhimet e procedurës penale, e jo edhe për shkak të vendimit për kërkesën pasurore-juridike. Mirëpo, nëse prokurori publik e ka ndërmerr ndjekjen nga i dëmtuari si paditës (n.59 p.2), atëherë i dëmtuari mund të parashtroj ankesë për shkak të gjithë shkaqeve për shkak të të cilëve mund të hedhet oshtë aktgjykimi (n.354).

Sipas tekstin të LPP (n.314 p.5), jo vetëm palët por edhe i dëmtuari ka të drejtë që deri na mbarim të seancës kryesore të propozojnë dhe të nxjerrin fakte të reja dhe të gjenden prova të reja, por mundet edhe t’i përsërisë edhe ato propozime që më parë i ka refuzuar kryetari i këshillit ose këshilli, dhe në këtë mënyrë kryetari i këshillit do ta pyes edhe të dëmtuarin se a ka propozim për plotësim të procedurës provuese (n.328 p.1).

Nga pozita procedurale e të dëmtuarit dhe të drejtave të tij në procedurën penale del se, edhe pse nuk është palë në procedurë, si subjekt procedural luan një rol të rëndësishëm dhe me aktivitetin e vet mund të kontribuon në ndjekjen sa më efikase nga ana e prokurorit publik, për arsye se e plotëson dhe i ndihmon në aktivitetin e tij, dhe me të drejtë mund të emërohet edhe si ndihmës i prokurorit publik gjatë kryerjes së funksionit të ndjekjes penale.

Në kohët e fundit, si në teorinë procedurale, ashtu edhe në legjislacionin, gjithnjë e më tepër rritet rëndësia e të dëmtuarit dhe roli i tij në procedurën penale. Kjo më qartë shihet edhe në atë se, gjithnjë e më tepër zhvillohet një degë kriminologjike – viktimologjia – e cila studion rolin e të dëmtuarit, të viktimës dhe kontributit të tij në kryerjen e veprës penale.

d.m.th viktimologjia si degë e posaçme e kriminologjisë, mundohet që në mënyrë shkencore t’i sqaroj problemet kriminologjike që janë të lidhura me viktimën e veprës penale. Në këtë kontekst, ajo i studion raportin e viktimës dhe të kriminelit, rolin e viktimës në gjenezën e sjelljes kriminale, personalitetin e viktimës dhe karakteristikat e saj biologjike, psikologjike dhe socio-kulturore, problemin e kontributit të kriminelit në dëmshpërblimin e viktimës etj.

Hulumtimet viktimologjike mund të kenë vlerë aplikative në veprimtarinë ligjvënëse dhe në praktikën gjyqësore (Enciklopedia juridike 2 CA, 1989: f.1859).

7. I PANDEHURI

152

Page 153: Nocioni, historiku, burimet

7.1. NOCIONI PËR TË PANDEHURIN

I pandehur është personi kundër të cilit është drejtuar ndjekja penale për vepër të caktuar penale, i cili në procedurë ka cilësi të subjektit procedural dhe pozitë të palës procedurale, gjegjësisht ai është person fizik kundër të cilit paditësi i autorizuar ngre padi penale, kurse gjyqi zhvillon procedurë penale që të vërtetoj se a ka përgjegjësi penale dhe a ekzistojnë kushtet që t’i shqiptohet sanksion përkatës penal. I pandehuri është njëri nga tre subjektet dhe pa të nuk mund të bazohet dhe të mbahet në rrjedh raporti penal procedural-juridik (P. Marina, 1979: f.164, M. Grubaç, 1995: f.177).

Procedura pa person të pandehur nuk është e mundshme, për arsye se hetimi sipas Ligjit mundet të zhvillohet vetëm kundër personit të caktuar (n.150 i LPP), po ashtu edhe aktakuza ngrihet kundër personit të caktuar me emër, mbiemër, dhe me të dhëna tjera personale (n.254 p.1 al.1, n.210 p.1). Parimisht, pa të pandehurin procedura nuk mundet të mbahet, por me përjashtim, të pandehurit mund t’i gjykohet edhe pa prezencën e tij vetëm nëse është në arratisje ose nuk është i arritshëm për organet shtetërore (n.272 p.3 i LPP).

I pandehur është emërtim i gjerë për palën pasive në procedurën penale nga fillimi i saj e gjerë te mbarimi i saj. Mirëpo, Ligji për të pandehurin shfrytëzon emërtime të ndryshme terminologjike duke e marr parasysh atë se a ka filluar procedura penale ose vetëm përgatitet, nëse është në rrjedh, atëherë merren parasysh fazat/stadiumet në të cilët gjendet. Para hapjes së procedurës penale të pandehurin e ardhshëm Ligji e emërton “person për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka kryer vepër penale” (n.150 p.1) ose “person kundër të cilit kërkohet ngritje të hetimit” (n.152 p.2-4 i LPP), gjegjësisht personi kundër të cilit zhvillohet procedura parapenale është i dyshuar (n.139 p.1 al.1).

Personi kundër të cilit zhvillohet hetim ose kundër të cilit është ngritur aktakuzë, propozimakuzë ose padi private është i pandehur. D.m.th i dyshuari bëhet i pandehuri pasi që të hapet hetimi ose pasi që kundër tij do të parashtrohet akuzim ose ndonjë lloj tjetër akuze.

Në statusin e të pandehurit personi mbetet jo vetëm në seancën kryesore, por edhe më tutje për derisa aktgjykimi nuk fiton fuqi juridike, d.m.th edhe në procedurën e mjeteve juridike.

I pandehuri bëhet i gjykuar kur me aktgjykim të plotfuqishëm do të vërtetohet se ka përgjegjësi penale për vepër të caktuar penale (n.139 p.1 al.3), kurse i liruar kur do të hyj në fuqi juridike aktgjykimi lirues që i është shqiptuar.

Cilësia si i pandehur ndërpritet me sjelljen e aktvendimit të plotfuqishëm për ndërprerje të procedurës, me aktgjykimin lirues dhe me aktgjykimi me të cilin refuzohet akuza.

Këto shprehje nuk kanë vetëm domethënie terminologjike, por janë refleks i stadiumit në të cilin gjendet procedura penale, kurse nga stadiumet del pozita specifike e personit kundër të cilit zhvillohet procedura penale dhe posedimi i të drejtave që i ka në disa stadiume. Duke e marr parasysh atë se procedura penale ishte e definuar si sistem i raporteve procedurale në mes subjekteve të caktuara, ato duhet saktë të përcaktohen. Sipas kësaj duhet të përcaktohet edhe i pandehuri. Për këtë arsye parashtrohet pyetja se, a

153

Page 154: Nocioni, historiku, burimet

mundet që pa u përcaktuar i pandehuri të zhvillohet procedura penale? Duke e pasur parasysh atë se në nocionin e procedurës penale, përveç raporteve procedurale hyjnë edhe veprimet procedurale, atëherë nuk mund të kontestohet se veprimet hetuese të cilët MPB dhe gjykatësi hetues do t’i ndërmarrin me propozim të prokurorit publik, kur kryerësi veprës penale është i panjohur, atëherë bëjnë pjesë në procedurën penale, për arsye se kanë për qëllim që të zbulohet kryerësi i veprës penale (n.148 p.1-2). Nëse kryerësi mbetet i panjohur, atëherë procedura ndërpritet për derisa ai nuk zbulohet.

Në procedurën tonë penale cilësi të të pandehurit mund të ketë vetëm personi fizik, për arsye se, duke qenë në pajtim me të drejtën penale materiale, subjekt i veprës penale mund të jetë vetëm person fizik. Më pas, ai person fizik duhet të arrij një moshë të caktuar (14 vjet), të jetë mentalisht i shëndosh, të mos bën pjesë në kategorinë e personave që gëzojnë imunitet diplomatik. Sipas dispozitave të së drejtës penale materiale personat fizik deri më 14 vjet kanë përgjegjësi penale.

Vetëm person i gjallë fizik mund të jetë i pandehur. Kundër personit të vdekur nuk mund të ngrihet ndjekje penale, e nëse ndodh që gjatë procedurës i pandehuri të vdes, atëherë procedura menjëherë ndërpritet me aktvendim (n.135 i LPP).

Në teori ekziston kontest në lidhje me pyetjen se, a mundet që edhe personi juridik të paraqitet në cilësinë e të pandehurit në procedurën penale. Sipas të drejtës sonë pozitive personi juridik nuk mundet të akuzohet në procedurën penale.

Me aftësi e të pandehurit nënkuptohet mundësia që të jetë palë në procedurën penale – aftësi e palës dhe aftësi e të pandehurit si palë procedurale që të ndërmerr veprime në procedurë – aftësi procedurale.

7.2. POZITA PROCEDURALE DHE TË DREJTAT E TË PANDEHURIT

Si subjekt procedural, të pandehurit i takojnë disa drejta të caktuara me ligj që të mund të mbrohet nga akuza. Nga lloj dhe vëllimi i atyre të drejtave varet pozita e tij në procedurë. Se sa do të jenë ato të drejta nuk është vetëm çështje procedurale-juridike, por edhe çështje politike si dhe tregues jo vetëm i pozitës së të pandehurit në procedurën penale, por edhe pozitës së përgjithshme të njeriut të shoqëri.

Pozita e të pandehurit në procedurën penale varet nga tipi i procedurës penale në të cilën gjendet. Nëse procedura penale bazohet në parimin akuzator, atëherë i pandehuri është subjekt procedural, gjegjësisht palë në procedurë i cili disponon me një fond të caktuar të të drejtave dhe detyrave procedurale të koordinuara ma të drejtat dhe detyrat e subjekteve tjerë procedurale. Në të kundërtën, nëse procedura penale është inkuizitore, atëherë i pandehuri nuk është palë, por objekt i procedurës. Në procedurën bashkëkohore penale i pandehuri është subjekt i vetëm i procedurës i cili bën pjesë në radhët e palëve procedurale. Me hapjen e procedurës penale themelohet raport i trefish procedural-juridik në të cilin i pandehuri paraqitet si palë përkundrazi paditësit të autorizuar.

D.m.th shënim i rëndësishëm i pozitës së të pandehurit në procedurën penale është se ai është subjekt dhe palë procedurale. Pozita e këtillë e tij është konsekuencë e domosdoshme të parimit akuzator i cili zotohet për ndarje të funksioneve themelore në

154

Page 155: Nocioni, historiku, burimet

procedurën penale dhe besimi i tyre subjekteve të dalluara, kurse të pandehurit i është besuar funksioni i mbrojtjes.

Prej momentit të fillimit të procedurës penale i pandehuri ka cilësi të subjektit dhe të palës procedurale në procedurë.

Edhe pse kundër tij është ngritur ndjekje penale, personi i pandehur për vepër penale do të llogaritet si i pafajshëm për derisa faj i tij nuk vërtetohet me aktgjykim të prerë gjyqësor (n.13 i Kushtetutës së RM-së, n.2 p.1 i LPP).

Edhe pse pozita e tij në disa stadiume të procedurës ndryshohet dhe dallohet, çdoherë dhe në të gjitha stadiumet i pandehuri e mban cilësinë e subjektit dhe të palës procedurale. Sidoqoftë, pozita e tij si subjekt dhe si palë procedurale vjen në shprehje më tepër në seancën kryesore, ndërsa në procedurën paraprake në shkallë të caktua është e kufizuar.

Gjatë procedurës penale i pandehuri ka të drejta të shumta nga të cilët është e nevojshme të theksohen më të rëndësishmet:

Edhe pse kundër tij është ngritur ndjekje penale, personi i pandehur për vepër penale do të llogaritet si i pafajshëm për derisa faj i tij nuk vërtetohet me aktgjykim të prerë (n.13 i Kushtetutës së RM-së, n.2 p.2 i LPP).

Kjo e drejtë është ngritur në rangun e parimit kushtetues dhe sipas kësaj disa teoricienë juridik paraqet prezumim të pafajësisë së të pandehurit, gjegjësisht të pandehurit i jep të drejtë që të trajtohet si person kundër të cilit ekziston dyshim i bazuar se ka kryer vepër penale, por për të cilin ende nuk është vërtetuar se a është vërtetë i fajshëm. Si konsekuencë i këtij parimi është edhe detyra e paditësit të autorizuar që ta argumenton fajin e të pandehurit, e jo i pandehuri ta argumentoj pafajësinë e vet, gjegjësisht barra e të provuarit bie ndaj paditësit të autorizuar.

Të pandehurit i është garantuar e drejta në heshtje, gjegjësisht që gjatë marrjes së parë në pyetje do të njoftohet se pse është i pandehur dhe do të njoftohet për shkaqet e dyshimit që qëndrojnë kundër tij dhe do të pyetet se çka ka për të paraqitur në mbrojtjen e vet, si dhe do të njoftohet se nuk është i obliguar që ta paraqes mbrojtjen e vet e as të përgjigjet në pyetjet e parashtruara (n.210 p.2), gjegjësisht në seancën kryesore kryetari i këshillit do ta mësoj se i pandehuri ka të drejtë në heshtje (n308 p.4), dhe nëse i pandehuri e shfrytëzon këtë të drejtë, atëherë kjo nuk duhet të merret si rrethanë vështirësuese, gjegjësisht nuk mund të ketë asnjëfarë pasoje për të pandehurin .

Personi i pandehur për vepër penale sipas parimeve themelore të ligjit tonë ka të drejtë në gjykim të drejtë dhe publik, në kohë të arsyeshme, para gjykatës kompetente, të pavarur dhe të paanshme e formuar me Ligj, gjegjësisht çdo i pandehur i ka këto të drejta minimale:

- të informohet menjëherë në gjuhën që e kupton dhe hollësishëm për veprat për të cilat ngarkohet dhe për provat kundër tij;

- të ketë kohë të mjaftueshme dhe mundësi për përgatitjen e mbrojtjes së vet dhe të komunikoj me mbrojtës sipas zgjedhjes personale;

- të gjykohet duke qenë prezent dhe të mbrohet personalisht ose me ndihmë të mbrojtësit sipas zgjedhjes personale, e nëse nuk ka mjete që të paguaj mbrojtës, atëherë ta fitoj pa pagesë kur këtë e kërkojnë interesat e drejtësisë;

- të mos detyrohet që të deklarohet kundër vetes ose kundër ndonjë të afërmi të vet ose ta pranoj fajin;

155

Page 156: Nocioni, historiku, burimet

- të jetë prezent gjatë marrjes në pyetje dëshmitarët dhe të mund t’u parashtroj pyetje (n.4 p.2 i LPP).

I pandehuri ka të drejta të gjera procedurale për rol aktiv në procedurë, sidomos për propozim të provave që i nxjerr gjykata në seancën kryesore. Po ashtu, ai ka të drejtë ankese kundër të gjitha vendimeve që merren gjatë procedurës penale, të drejtë ankese si palë deri te kryetari i gjykatës para të cilit zhvillohet procedura për shkak të anulimit të procedurës dhe parregullsive tjera në hetim, kurse ai duhet t}i shqyrtoj se a kanë bazë ankesat dhe ta njoftoj për atë se çfarë është ndërmarr (n.174 p.1 dhe 2 i LPP).

Mirëpo, institutet e shumta që kanë të bëjnë me pozitën e të pandehurit në procedurën penale, rëndësi të posaçme ka instituti për ndalim në përmirësim kah më e keqja – reformatio in peius, përmbajtja e së cilës përbëhet në atë se, nëse është paraqitur ankesë vetëm në favor të të pandehurit, atëherë aktgjykimi nuk duhet të ndryshohet ë dëm të tij në lidhje me vlerësimin juridik të veprës dhe të sanksionit penal (n.369 i LPP).

Po ashtu, rëndësi ka edhe ekzistimi i institutit beneficium cohaesionis i cili përbëhet në detyrën e më të lartit – gjykatës së shkallës së dytë, në rastet kur për shkakun e ndonjë ankese sjell vendim me të cilin e përmirëson vendimin e shkallës së parë në favor të njërit nga të pandehurit, atëherë ankesën duhet ta përmirësoj edhe në lidhje me bashkë të pandehurit tjerë, edhe pse ato nuk kanë paraqitur ankesë, nëse shkaqet për përmirësim janë në favorin e tyre (n.226, 371, 381, p.3, n.396 p.2, n.406 p.2 i LPP).

Ekziston mjet juridik për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit i cili mund të paraqitet ekskluzivisht në favor të të pandehurit (n.399, 400) si dhe të drejtë për kompensim në rast gjykimi të pa arsyeshëm ose në privim i pabazë nga liria (n.526, 530).

Të gjithë këto të drejta të të pandehurit në procedurën tonë penale në teori njihen si favor defensionin dhe dalin nga pozita e përgjithshme e personalitetit në shoqërinë tonë.

Përveç që i pandehuri është edhe si subjekt edhe si palë procedurale, po ashtu i pandehuri është edhe objekt i procedurës penale. Këtë e dëshmojnë disa dispozita ligjore që lejojnë aplikimin e masave detyruese ndaj të pandehurit.

Ashtu, në zyrat e tij dhe ndal tij personalisht mund të ndërmerret bastisje të banesës, nëse besohet se do të zihet i pandehuri ose do të gjendet gjurmë të veprës penale ose sende që janë me rëndësi për procedurës penale (n.198 p.1 dhe 2 i LPP).

Kontroll trupor ndaj të pandehurit do të ndërmerret edhe pa lejen e tij, nëse është e nevojshme që të vërtetohen faktet që janë më rëndësi për procedurën penale, si dhe po ashtu mund t’i merret edhe gjak për analizë dhe të ndërmerren veprime tjera mjekësore, gjegjësisht intervenime, kuptohet sipas rregullave mjekësore (n.251 p.1 dhe 2 i LPP).

Ndaj të pandehurit mund të ndërmerren edhe masa detyruese, siç janë: arrestimi (n.177), premtim i të pandehurit se nuk do ta lëshon vendqëndrimin (n.178), garancia (n.179) dhe paraburgimi (n.183), të cilët sipas natyrës së vet paraqesin masa për kufizim të të drejtave të personalitetit dhe lirisë së tij. Në teorinë bëhen diskutime se, vallë këto masa a paraqesin sulm ndaj personalitetit të të pandehurit, edhe pse gjatë ndërmarrjes së tyre duhet të respektohet personaliteti dhe dinjiteti i tij.

Të gjitha këto kufizime janë në interes të procedurës, e duke e pasur parasysh se për pengimin e kriminalitetit si dukuri negative shoqërore është e interesuar e tërë

156

Page 157: Nocioni, historiku, burimet

bashkësia shoqërore, mund të vijmë në konstatim se të gjithë këto janë të domosdoshme për realizimin e qëllimit të procedurës penale, gjegjësisht të gjendet e vërteta se a është kryer vepër penale dhe kush është kryerësi i saj, si dhe t’i nënshtrohet sanksioni po qe se është i fajshëm.

Fakti se, ndaj të pandehurit mund të aplikohen masa detyruese në raste të domosdoshme, parimisht nuk e mohon pozitën e tij si subjekt dhe si palë në procedurës penale, por vetë tregon atë se ai mundet edhe vet të shërbej si mjet për t’i vërtetuar faktet relevante juridike nga të cilët varet vendimi i drejtë i gjykatës (P. Marina, 1979: f.168-169).

Kur në procedurën penale u paraqit ideja për individualizimin e dënimit, sipas së cilës dënimi matet jo vetëm varësisht nga pesha e veprës penale, por edhe sipas karakteristikave të personalitetit të kryerësit, atëherë u paraqit nevoja për ekzaminimin e personalitetit të të pandehurit në procedurën penale. Këtë nuk mund ta kryej vet gjykatësi, por me ndihmën e personave të profesionalizuar – ekspertëve nga lëmit e caktuar. Edhe pse ideja nga teoria shumë ngadalë pranohet në të drejtën pozitive dhe shkakton vështirësi në praktikën gjyqësore, Ligji jonë parasheh se sipas nevojës gjykatësi hetues do të gjej të dhëna për jetën e më pashme të të pandehurit dhe për kushtet me të cilat jeton, si dhe për rrethanat tjera që kanë të bëjnë me personalitetin e tij. Gjykatësi hetues mund të përcaktoj kontrollime mjekësore ose ekzaminime psikologjike tëtë pandehurit kur është e nevojshme që të plotësohen të dhënat për personalitetin e të pandehurit (n.165 p.1 i LPP).

Ideja për ekzaminimin e personalitetit të të pandehurit te ne më gjerë është e pranishme në procedurën ndaj të miturve, si në ligjvënësin, ashtu edhe në praktikën gjyqësore. Ashtu, Ligji parasheh se në procedurën përgatitore ndaj të miturve, përveç fakteve që kanë të bëjnë me veprën penale, veçanërisht do të vërtetohen vitet e të miturit, rrethanat e nevojshme për vlerësimin e zhvillimit të tij mental, do të ekzaminohet mjedisi dhe kushtet në të cilët jeton si dhe rrethanat që kanë të bëjnë me personalitetin e tij. Të dhënat për personalitetin e të miturit i gjen gjykatësi për të mitur për mes organit për tutori (n.456 p.1 dhe 3 i LPP).

8. MBROJTËSI

8.1. NOCIONI, PËRMBAJTJA DHE NDARJA E MBROJTJES

Mbrojtja si një nga tre funksionet themelore në procedurën penale paraqet aktivitet procedural të kundërshtimit të akuzës, mohim i plotë ose i pjesshëm se është kryer vepër penale dhe të përgjegjësisë së tij, paraqitja e argumenteve me të cilat hedhet poshtë teza e akuzës; gjegjësisht mbrojtja është përmbledhje nga to veprime që në procedurën ndërmerren me qëllim që të paraqitet gjithçka që është në favor të të pandehurit (T. Vasiljeviç, 1971: f.166; G. Foschini, 1968: N0 127; P. Marina, 1958: f.109; P. Marina etj, 1972: f.94).

157

Page 158: Nocioni, historiku, burimet

Në funksioni e mbrojtjes bëjnë pjesë veprimet procedurale të ndërmarra që të vërtetohen faktet në favor të të pandehurit dhe të aplikohen rregulla që janë më të përshtatshme për të pandehurin dhe me të të merret vendimi më i përshtatshëm gjyqësor (M. Damaska, 1966: f.198), gjegjësisht ato janë veprime procedurale të ndërmarra me qëllim që të kontestohet ekzistimi i përgjegjësisë penale të të pandehurit.

Nëse funksioni i mbrojtjes ndahet me të tjerët dy funksionet penale-procedurale – funksionin e ndjekjes dhe funksionin e gjykimit – dhe nëse merret parasysh kontributi i saj për funksionimin i drejtë të organeve të gjyqësisë dhe për gjetjen e të vërtetës, atëherë mund të nxirret përfundim për vlerën e barabartë e funksionit të mbrojtjes me funksionet e ndjekjes dhe gjykimit.

Duke e pas parasysh atë se ndjekja penale është drejtuar kah i pandehuri, kah personi të cilit organet shtetërore të gjyqësisë mund t’i shqiptojnë sanksion penale po qe se në procedurën vërtetohet se është kryerësi i veprës penale, që për barrë të të provuarit i bie paditësit të autorizuar dhe ka përgjegjësi penale për të, ai më së shumti është i interesuar që të mbrohet, t’i kundërshtohet akuzës dhe ta mohoj ekzistimin e veprës dhe përgjegjësisë penale dhe më pas nga ana e vet të propozoj asi prova që do të jenë në favor të tij.

E drejta jonë pozitive, si dhe të drejtat tjera bashkëkohore nuk lejon njëanësi dhe i detyron këto organe që në mënyrë të ndërgjegjshme, të vërtetë dhe plotësisht të vërtetojnë faktet që janë të rëndësishme për vendimmarrje (n.14 p.1 dhe 2 i LPP). Kjo në fakt është përmbajtja e parimit të të kërkuarit të së vërtetës si një nga parimet të procedurës sonë. Nga kjo del se paraqitja e fakteve dhe provave është në favor të të pandehurit nuk është lënë vetëm në atë.

Më në fund, edhe prokurori publik si një nga paditësit të autorizuar dhe si organ shtetëror, si dhe si bartës i funksionit të ndjekjes, e drejta e procedurës e autorizon që të ndërmerr veprime procedurale në favor të të pandehurit, si për shembull, të parashtroj ankesë si mjet i rregullt juridik, si në dëm ashtu edhe në favor të të pandehurit (n.351 p.3 i LPP). Në këtë mënyrë, edhe pse e drejta dhe detyra e tij themelore është ndjekja e kryerësve të veprave penale (n.42 p.1 i LPP), ekziston mundësi që vetëm pjesërisht ta kryej funksionin e mbrojtjes, gjë që do të varet nga të konstatuarit e tij në një rast konkret.

Nga e tërë kjo del se gjykatësi është paditës i autorizuar, si subjekt i funksioneve penale-procedurale të gjykimit dhe të ndjekjes, në të konstatuarit e vet të paanshëm për të vërtetën, për të cilët janë të obliguar nga rendi juridik, kanë për detyrë që ta mbrojnë të pandehurin kundër të padrejtës (H. Henkel, 1968: f.150).

Kjo veprimtari mbrojtëse e organeve të procedurës penale në favor të të pandehurit, shpesh herë në procedurën penale është e njohur si mbrojtje materiale. Kjo shprehje është paraqitur në literaturën më të vjetër si shënim për mbrojtjen e inkuadruar në veprimtarinë e organeve shtetërore që e kanë inkuadruar procedurën. Mirëpo, në kohën tonë me nocionin mbrojtje materiale nënkuptohet edhe mbrojtja, gjegjësisht veprimi edhe i vet të pandehurit për mbrojtjen e interesave të tij në procedurë.

Mbrojtjes materiale i kundërvihet mbrojtja formale. Me mbrojtje formale nënkuptohet veprimtaria e mbrojtjes të të pandehurit nga ana e mbrojtësit të tij si person i autorizuar për ë treguar ndihmë profesionale juridike (Kern, 1967: f.76; T. Vasiljeviç, 1971: f.166-167; P. Marina, 1958: f.110; B. Petriç, 1973: f.10; M. Iliç, 1973: f.128-129).

158

Page 159: Nocioni, historiku, burimet

Mirëpo, në literaturën më të vjetër, më saktë në teorinë e procedurës gjermane shprehja mbrojtje materiale që moti është hedhur nga disa autorë (von Kries, 1982: f.232). sipas disave proceduralistëve bashkëkohor shprehjet e këtilla çojnë në lajthim, mirëpo, përveç kësaj janë edhe të panevojshme (H. Henkel, 1968: f.150).

Duke u nisur nga nocioni i përgjithshëm për mbrojtjen, duke e trajtuar si aktivitet kompleks procedural që e kryejnë më tepër bartës, mendojmë se më e përshtatshme do të ishte ndarja e mbrojtjes e bërë sipas bartësve të saj në këtë mënyrë:

a) mbrojtje e kryer nga vet i pandehuri, e cila do të mund të emërohet edhe si mbrojtje personale;

b) mbrojtje e kryer nga ana e organeve shtetërore të gjyqësisë që marrin pjesë në procedurë: gjykatësi, prokurori publik, organet e punëve të brendshme dhe organe tjerë të ngjashëm; dhe

c) mbrojtja e kryer nga ana e mbrojtësit të të pandehurit.

Deri tani si ndarje më e pranishme për mbrojtjen është mbrojtja e obligueshme dhe fakultative.

Duke e shqyrtuar natyrën juridike e së drejtës në mbrojtje dhe mbrojtësit n procedurës penale, më parë u konstatua se ajo ka karakter të dyfish: dispozitiv dhe imperativ. Parimisht rendi juridik i jep mundësi të pandehurit që të ketë mbrojtës për çdo vepër penale, pa marr parasysh intensitetin e rrezikshmërisë së tij shoqërore, dhe para se gjithash nga i varet se a do ta shfrytëzoj këtë të drejtë.

I pandehuri në çdo procedurë dhe në çdo fazë të procedurës të shërbehet me ndihmën e mbrojtësit të vet ose i pandehuri mund të ketë mbrojtës gjatë tërë procedurës penale (n.137 i LPP gjerman, n.63 i LPP tonë).

Një qasje komparative tregon se për ligjvënësin bashkëkohor si shkaqe që e imponojnë vënien e mbrojtjes së obligueshme është karakteri i kontestit dhe gjendja personale e personit të pandehur, që tregon në atë se ai nuk është në gjendje që vet të mbrohet (për shkak të disa mangësive të tij fizike dhe psikike, mosha jo e mjaftueshme – mituria etj).

Sipas kësaj, Ligji jonë parasheh tre lloje të mbrojtjes e kryer nga ana e mbrojtësit të të pandehurit, gjegjësisht mbrojtje formale: mbrojtja e obligueshme, mbrojtja fakultative dhe mbrojtja e të varfërve.

8.1.1. Mbrojtja e obligueshme

E obligueshme është ajo mbrojtje kur i pandehuri patjetër të ketë mbrojtës, dhe nëse vet nuk e zgjedh, atëherë do t’i vihet mbrojtës sipas detyrës zyrtare (ex officio).

Rastet e mbrojtjes së obligueshme janë saktë të përcaktuara në Ligj. Sipas Ligjit tonë ato janë:

- nëse i pandehuri është memec, shurdh ose i paaftë që vet të mbrohet (për shembull, i pandehur i papërgjegjshëm), ose nëse kundër tij zhvillohet procedurë penale për vepër penale për të cilën në Ligj është paraparë dënim me burg të përjetshëm, atëherë duhet të ketë mbrojtës që prej marrjes së parë në pyetje;

- i pandehuri duhet të ketë mbrojtës nëse kundër tij është përcaktuar paraburgim në kohë për derisa zgjat paraburgimi;

159

Page 160: Nocioni, historiku, burimet

- i pandehuri duhet të ketë mbrojtës edhe gjatë përpilimit të aktakuzës, ashtu që me parashtrimin e aktakuzës për shkak të veprës penale për të cilën është paraparë dënim me burg deri më dhjet vjet ose dënim më të rëndë me burg;

- të pandehuri që do ti gjykohet në mungesë (n.292) patjetër të ketë mbrojtës pasi që të merret aktvendim për gjykim në mungesë;

- i mituri duhet patjetër të ketë mbrojtës prej fillimit të procedurës përgatitore, nëse zhvillohet procedurë për vepër penale për të cilën është paraparë dënim me burg me mbi pesë vjet, kurse për veprat tjera penale për të cilët është paraparë dënim më të butë – nëse gjykatësi për të mitur vlerëson se të miturit i është i nevojshëm mbrojtës;

- nëse i pandehuri në rastet e mbrojtës së obligueshme në qëndrimet paraprake vet nuk merr mbrojtës, atëherë kryetari i gjykatës do ti vë mbrojtës sipas detyrës zyrtare për rrjedhën e mëtutjeshme të procedurës e deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit. Kur të pandehurit do ti vihet mbrojtës sipas detyrës zyrtare, për këtë do të njoftohet i pandehuri bashkë me dërgimin e aktakuzës;

- nëse vet i mituri, përfaqësuesi i tij ligjor ose të afërmit nuk marrin mbrojtës, atëherë atë do t’a emëroj gjykatësi për të miturit sipas detyrës zyrtare (n.66 p.1-5 dhe n.440 p.1-2 i LPP).

Më në fund parashtrohet pyetja, prej cilit moment të procedurës paraqitet mbrojtja e obligueshme. Ka mendime se as edhe kjo mbrojtje nuk është treguar si e domosdoshme në të gjithë fazat e procedurës penale. Veçanërisht parashtrohet pyetja për nevojën e mbrojtjes së obligueshme në procedurën paraprake në të cilën nuk janë marr vendimet përfundimtare që munden ti godasin interesat e të pandehurit. Në lidhje me këtë pyetje LPP sonë ka pranuar zgjidhje të përzier: në disa raste mbrojtja e obligueshme paraqitet prej fillimit të procedurës, kurse në raste tjera më vonë (M. Grubaç, 1995: f.191).

8.1.2. Mbrojtja fakultative

Në të gjithë rastet tjera mbrojtja e të pandehurit është fakultative. Ajo paraqet e drejtë e të pandehurit që të merr mbrojtës dhe liri të vendos se në procedurë a do të shërbehet me mbrojtës ose jo. Mbrojtësi nuk i imponohet të pandehurit si e drejtë imperative, siç ishte rasti te mbrojtja e obligueshme, por këtu ka karakter të së drejtës dispozitive (N. Matovski, 1981: f.38). sipas Ligjit tonë çdo person ka të drejtë në mbrojtës në procedurën parapenale dhe gjyqësore (n.63 p.1 i LPP).

8.1.3. Mbrojtja e të varfërve

Ligji jonë parasheh një lloj të posaçëm të mbrojtjes fakultative. Me fjalë tjera, kur nuk ka kushte për mbrojtje e obligueshme, kurse procedura zhvillohet për vepër penale për të cilën me Ligj është paraparë dënim me burg deri më mbi tre vjet, atëherë mundet që të pandehurit me kërkesë të tij t’i vihet mbrojtës, nëse sipas gjendjes së vet pasurore nuk mund t’i mbuloj harxhimet e mbrojtjes (n.67 p.1). Mbrojtja e këtillë zakonisht njihet si mbrojtje e të varfërve. Kërkesa për emërim të mbrojtësit të këtillë mund të vihet vetëm

160

Page 161: Nocioni, historiku, burimet

pasi të ngrihet aktakuza, me çka për kërkesën vendos kryetari i këshillit, kurse mbrojtësin e emëron kryetari i gjykatës (n.67 p.2).

8.2. VËNIA E MBROJTËSIT

Ligjvënësi ynë përcakton se mbrojtës mund të vetëm avokati (n.63 p.4 i LPP). Zgjedhja e mbrojtësit varet nga vendimi i lirë i të pandehurit, i cili vet zgjedh se

kush do të jetë mbrojtësi i tij. Mirëpo, edhe avokati lirshëm vendos se a do të pranoj që ndonjë personi ti jep ndihmë profesionale juridike. Me fjalë tjera, mendohet se vetëm nëse ekziston vendim i lirshëm i dyanshëm, atëherë është e mundshme që të realizohet raporti i besimit të dyanshëm, i cili imponohet si i domosdoshëm për realizimin e mbrojtjes së suksesshme.

Ligji shënon se çdo person ka të drejtë në mbrojtës në procedurën parapenale dhe gjyqësore (n.63 p.1 i LPP), me çka i dyshuari në procedurën parapenale duhet të mësohet se ka të drejtë në mbrojtës sipas zgjedhjes së vet dhe se mbrojtësi mund të merr pjesë në marrjen e tij në pyetje (n.63 p .2).

Ligjvënësi po ashtu parasheh se, mbrojtës të pandehurit mund ti sigurojnë edhe përfaqësuesit e tij ligjor, bashkëshorti, gjegjësisht bashkëshorti jashtëmartesor, i afërmi sipas gjakut në vijën e parë, adoptuesi, vëllai, motra dhe ushqyesi (n.63 p.3).

Mbrojtësi legjitimohet me autorizim që e ka marr nga i pandehuri, nga personat që janë të autorizuar ti sigurojnë mbrojtës, ose me vendim të kryetarit të gjykatës, me të cilin është vënë mbrojtësi sipas detyrës zyrtare (ex officio). Është i detyruar që autorizimi t’ia shtroj organit para të cilit zhvillohet procedura, me çka i pandehuri mundet që mbrojtësit ti jep autorizim gojor në procesverbal te organi, para të cilit zhvillohet procedura (n.63 p.5).

Përndryshe, edhe më tepër persona të pandehur mund të kenë mbrojtës të përbashkët, vetëm nëse kjo nuk është në kundërshtim me interesat e mbrojtjes së tyre, si dhe po ashtu, një i pandehur mund të ketë më tepër mbrojtës. Në situatë të tillë mbrojtja llogaritet si e sigurt kur në procedurë merr pjesë vetëm një nga mbrojtësit (n.64 p.1 dhe 2).

Ligjvënës e përcakton edhe rrethin e personave që nuk mund ta kryejnë funksionin e mbrojtjes: mbrojtës nuk mund të jetë i dëmtuari, bashkëshorti, gjegjësisht bashkëshorti jashtëmartesor i të dëmtuarit ose i paditësit, as i afërm i tyre për nga gjaku në vijën e parë në cilën do shkallë, në vijën e palës deri në shkallën e katërt ose për nga miqësia deri në shkallën e dytë (grupi i parë); mbrojtës nuk mund të jetë as personi që është thirr si dëshmitar në procedurë, përveç nëse sipas Ligjit është i liruar nga detyra e të dëshmuarit dhe ka deklaruar se nuk do të dëshmon (grupi i dytë); dhe mbrojtës nuk mund të jetë as personi i cili në të njëjtën lëndë ka ndërmarr veprime si gjykatës që më parë i ka kryer si inkompatibile – të papërputhshme me funksionin e mbrojtjes (n.65 p.1-3 i LPP).

I pandehuri mundet edhe vet të merr mbrojtës tjetër në vend të mbrojtësit të vënë dhe në këtë rast do të shkarkohet mbrojtësi i emëruar. Mundet edhe vet mbrojtësi i emëruar të kërkoj që të shkarkohet vetëm nëse ekzistojnë shkaqe të arsyeshme (n.68 p.1 he 2 i LPP).

161

Page 162: Nocioni, historiku, burimet

Në rastet e këtilla për shkarkim të mbrojtësit vendos, edhe atë, para seancës kryesore gjykatësi hetues, gjegjësisht kryetari i këshillit, në seancën kryesore këshilli, kurse në procedurën ankesore kryetari i këshillit të shkallës së parë, gjegjësisht këshilli që është kompetentë për vendimmarrjen në procedurën e ankesës. Kundër këtij aktvendimi nuk është e lejuar ankesë e posaçme (n.68 p.3).

Kryerja e detyrës në mënyrë jo të rregullt nga ana e mbrojtësit të emëruar është bazë për shkarkimin i tij nga kryetari i gjykatës, edhe a të me anët të kërkimit të të pandehurit ose me vet pajtim. Në vend të mbrojtësit të shkarkuar kryetari i gjykatës do të emëroj mbrojtës tjetër, me çka mbrojtësi i shkarkuar obligohet që ta informoj Dhomën e avokatëve (n.68 p.4).

Duke i përcaktuar të drejtat dhe detyra e avokatëve, Ligji për avokaturën parasheh se avokati është i lirë, i mëvetësishëm, dhe i pavarur në punën e vet dhe në kornizat e ligjit dhe autorizimit mëvetësishëm vendos për mënyrën e përfaqësimit të të drejtave dhe interesave të palës, si dhe për atë se dhënia e ndihmës juridike mund të refuzohet nga shkaqet e përcaktuar me Ligj ose me Kodeksin e etikës së avokatëve (n.12 dhe n.13 p.3 i LA).

8.3. POZITA PROCEDURALE – POZICIONI PARIMOR I MBROJTËSIT

Që të kuptohet më mirë mbrojtja në tërësi dhe dispozitat ligjore me të cilët ajo rregullohet, është e nevojshme që të kemi një paraqitje të qartë për pozicionin parimor të mbrojtësit, çështje për të cilën ekzistojnë mendime divergjente në literaturën penale-procedurale, interpretimi i së cilës është kontestuese (H. Henkel, 1968: f.150).

Në lidhje me pozicionin parimor të mbrojtësit dhe me vendin e tij në sistemin e jurisprudencës të një shteti, në literaturën penale-procedurale ekzistojnë mendime divergjente:

I. Së pari ekziston mendim se mbrojtësi është palë në procedurë. Por, meqë ligjet e procedurës të shteteve bashkëkohore nuk ia njohin këtë cilësi, atëherë ai nuk bën pjesë në subjektet që e formojnë raportin penal-procedural dhe nuk hyjnë në nocionin formal të palës, nuk mundet ashtu të trajtohet.

II. Shesh herë mbrojtësi trajtohet si ndihmës i të pandehurit (Prozefsubjektgehilfe), kuptim që e kritikojnë disa proceduralist, duke theksuar se ai nuk varet nga urdhrat e të pandehurit dhe se nuk mund të llogaritet si përfaqësues i interesave të të pandehurit (Ev. Schmidt, 1967: I2 Erl; Beling, f.119, 148).

III. Në literaturën e huaj, me parë si dhe tash, shpesh është gjetur kuptimi se mbrojtësi është ndihmës i gjykatësit (kuptimi i Vishinski dhe Strogoviçit), kurse në literaturën juridike jugosllave është gjetur kuptimi se mbrojtësi është njëkohësisht është edhe ndihmës i të pandehurit dhe ndihmës i gjykatësit (M. Aqimoviç, 1966: f.91, 93). Por,

162

Page 163: Nocioni, historiku, burimet

kuptimi i këtillë nuk është i pranueshëm, për arsye se do të shkoj në vij të shkatërrimit të ndarjes së funksioneve themelore në procedurën penale dhe participimit të mbrojtësit në realizimin e funksionit të gjykimit.

IV. Teza se, mbrojtësi është përfaqësues i të pandehurit, vetëm kryerës i vullnetit të vet, nuk gjen përkrahës në doktrinën e sotme. E as në rastet e personit të papërgjegjshëm ose personit të pandehur të mitur nuk është përfaqësuar nga mbrojtësi, por paraqitet vet, kurse mbrojtësi është ndihmës i cili vepron pranë tij, e jo në vend të tij (Lowe-Rosenberg, 1963: f. 638; E. Kern, 1965: f.79).

V. Ekziston mendim se mbrojtësi është zëvendës i të pandehurit (Stellertreter des Beschuldischten), i cili është i papranueshëm, për arsye se pozita e tij ka bazën e vet në të drejtën e procedurës penale, nuk i është dhënë autorizim që ta zëvendësoj të pandehurin dhe si subjekt procedural të paraqitet në vend të tij, por vetëm të ndërmerr veprime dhe të paraqitet përveç të pandehurit (R.von Hippel, 1941: f.289; Spendel, 1959: f.739).

VI. Shënimi i mbrojtësit si ndihmë për të pandehurin është zgjeruar shumë në literaturën dhe në legjislacionin. Edhe pse nevoja e kësaj shprehje nuk është e gabuar për nga terminologjia, për mes tij nuk mundet që në mënyrë përkatëse të shprehet thelbi i funksionit të mbrojtjes (H. Henkel, 1968: f.151).

VII. Disa proceduralist mendojnë pozicioni parimor i mbrojtësit për nga nocioni saktë tregohet përmes shënimit të tij si organ i jurisprudencës (Organ der Rechtspflege) me funksioni të përcaktuara dhe të kufizuara. Qëndrimi i këtillë, edhe pse ndoshta është logjik, kur merret parasysh qëllimi i fundit i funksionimit të organeve të gjyqësisë, gjegjësisht që mbrojtja të plotësoj një detyrë shoqërore, me siguri ndoshta nën ndikimin e konceptit të mbrojtjes shoqërore, sidoqoftë është e papranueshme për procedurën tradicionale represive. Edhe pse nuk është kontestuese se prokurori publik dhe mbrojtësi marrin pjesë në realizimin e detyrave të jurisprudencës si bartës të funksioneve të ndryshme, prapëseprapë nuk e gëzojnë lirinë dhe pavarësinë e njëjtë. Nga ana tjetër, mbrojtësi mbetet në varësi të caktuar nga i pandehuri, në çka edhe kur nuk është i shprehur, mbetet fakti se nuk mundet të ndërmerr ndonjë veprim kundër vullnetit të tij.

VIII. Si kuptim më i përshtatshëm për pozicionin parimor të mbrojtësit sipas mendimit tonë është ajo se, kur mbrojtësi duhet të trajtohet si ndihmës procedural i të pandehurit, për arsye se kuptimi i tillë më së shumti i përgjigjet të drejtës pozitive dhe pozicionit të vërtetë që mbrojtësi e ka në

163

Page 164: Nocioni, historiku, burimet

procesin bashkëkohor. Edhe pse ka të drejta dhe detyra të mëvetësishme që janë paraparë me Ligjin e procedurës penale, prapëseprapë nuk është tërësisht i pavarur nga i pandehuri, për arsye se nuk mundet të merr veprime kundër vullnetit të tij. Aktiviteti është i determinuar – detyra e tij primare është mbrojtja e interesave të të pandehurit, me çka aktiviteti i tij si ndihmës procedural i të pandehurit është ehe në dobi për gjykatën në detyrën e saj për gjetjen e së vërtetës dhe me të fitohet një domethënie të posaçme shoqërore (V. Bayer, 1950: f.276, 1964: f.87; M. Damaska, 1966: f.38; N. Matovski, 1981: f.90-91).

8.4. TË DREJTAT DHE DETYRAT E MBROJTËSIT

Që ta kryej mbrojtjen, mbrojtësi ka edhe disa të drejta që duhet ti shfrytëzoj kur këtë e kërkojnë interesat e të pandehurit. Disa nga ato të drejta kanë të bëjnë me ndonjë nga fazat – stadiumet e procedurës penale, kurse tjerët me tërë procedurën.

Së pari duhet të theksohet se si e drejtë themelore dhe si detyrë e mbrojtësit në procedurën penale është që ai të ndërmerr gjithçka që është në interes për të pandehurin, gjegjësisht të gjithë mjetet e lejuara juridike që ia njoh rendi juridik i një shteti. Sipas Ligjit mbrojtësi është i autorizuar ti ndërmerr të gjithë veprimet që mund ti ndërmerr i pandehuri në favor të tij, me çka të drejtat dhe detyrat e tij pushojnë kur i pandehuri do ta revokoj autorizimin (n.71 p.1 dhe 2 i LPP).

Mbrojtësit i takojnë të drejta të shumta. Nga ato më të rëndësishme janë:1. E drejta e mbrojtësit që ti shqyrtoj shkresat dhe lëndët tjerë që shërbejnë si

prova (n.69). Kjo është e drejtë e mbrojtësit që e ka edhe vet i pandehuri (n.124 i LPP). Mbrojtësi e ka këtë të drejtë kur është shtruar kërkesë nga paditësi i autorizuar për

ngritje të procedurës penale, si dhe kur gjykatësi hetues para sjelljes së aktvendimit për zbatim të hetimit do të kryej veprime të nevojshme hetuese.

Nga del se shfrytëzimi i kësaj të drejte për shqyrtim të shkresave dhe lëndëve tjera që shërbejnë si prova është kushtëzuar me marrje në pyetje të të pandehurit, për arsye se i pandehuri merret në pyetje para se të merret aktvendimi për zbatim të hetimit. Edhe i pandehuri mund ta posedon këtë drejtë, mirëpo pasi të merret në pyetje (n.124).

2. E drejta e mbrojtësit në kontakt të drejtpërdrejtë personal dhe me shkrim me të pandehurin i cili gjendet në paraburgim. Duke qenë në pajtim me Ligjin, nëse i pandehuri gjendet në paraburgim, atëherë

mbrojtësi mundet që në mënyrë të lirshëm dhe pa mbikëqyrje të shkruajnë dhe bisedojnë. Me përjashtim, gjykatësi hetues gjatë hetimit mundet që këtë të drejtë ta nënshtroj me mbikëqyrje nëse paraburgimi është caktuar në bazë të n.184 p.2 al.2 (kur ekziston frikë se do ti shkatërroj gjurmët e veprës penale ose do ta pengoj hetimin, duke ndikuar në dëshmitarët, bashkëpjesëmarrësit), kurse ekziston dyshim se i pandehuri do ta keqpërdor komunikimin me mbrojtësin (n.70 i LPP).

164

Page 165: Nocioni, historiku, burimet

Në rast të këtillë bëhet fjalë për liri të kontrolluar të komunikimit, e cila qëndron në mes lirisë së plot dhe ndalimit të plot të kontakteve mes të pandehurit të paraburgosur dhe mbrojtësit të tij (M. Grubaç, 1995: f.197).

Liria e plotë e komunikimit paraqitet me mbarimin e hetimit, gjegjësisht kur akuza ngrihet drejtpërdrejtë pa u zbatuar hetimi.

3. E drejta e mbrojtësit të merr pjesë në marrjen e të pandehurit në pyetje (n.161 p.1 i LPP). Kjo e drejtë ka të bëj me çdo marrje të të pandehurit në pyetje, e jo vetëm në të

parën, por edhe në marrjen e serishme, në rrjedhën e mëtutjeshme të procedurës, si dhe po ashtu edhe në marrjen e të dyshuarit në pyetje para hapjes së hetimit.

4. E drejta e mbrojtësit të merr pjesë në ndërmarrjen e disa veprimeve hetuese (n.161). Përveç marrjes së të pandehurit në pyetje, mbrojtësi ka të drejtë që edhe gjatë

hetimit të merr pjesë në këqyrje dhe dëgjimin e ekspertëve (p.2), në bastisjen e banesës (p.3), kurse në kushte të caktuara edhe në dëgjimin e dëshmitarit (p.4). gjykatësi hetues është i obliguar që në mënyrë të përshtatshme të informoj mbrojtësin për kohën dhe vendin e kryerjes së këtyre veprimeve hetuese, përveç kur ekziston rrezik për anulim. Nëse i pandehuri ka mbrojtës, atëherë gjykatësi hetues do ta njoftoj vetëm mbrojtësin (p.5).

Pas mbarimit të procedurës paraprake – hetimit, të drejtat e mbrojtësit janë të tërësishme, pa asnjëfarë kufizimi.

5. E drejta e mbrojtësit që të parashtroj kundërshtim kundër aktakuzës pa ndonjë autorizim të posaçëm nga i pandehuri, por jo edhe kundër vullnetit të tij (n.259 p.2).

6. E drejta e mbrojtësi që në të gjitha fazat e procedurës të mbledh prova për mbrojtjen e të pandehurit dhe t’ia propozoj gjykatës nxjerrjen e tyre.

7. E drejta e mbrojtësit të merr pjesë në seancën kryesore, ku aktiviteti i tij më së shumti vjen në shprehje, sidomos në procedurën provuese dhe në fjalët e fundit. Ashtu, ai ka të drejtë të merret vesh me të pandehurin që të mund ta harmonizoj konceptin e vet me atë të të pandehurit; ti parashtroj pyetje të pandehurit, dëshmitarëve, ekspertëve, të dëmtuarit. Në fjalët e fundit ka të drejtë të jep analizë dhe vlerësim provave të parashtruara, në mënyrë kritike t’u drejtohet akuzave të paditësit të autorizuar.

8. E drejta e mbrojtësit që në favor të të pandehurit të parashtroj mjete të rregullta dhe të jashtëzakonshme juridike kundër vendimeve me të cilët përfundon procedura penale ose merren gjatë procedurës. Si subjekt i mjeteve juridike, mbrojtësit i takon e drejta që në kushte të caktuara të merr pjesë në seancën e këshillit të gjykatës së shkallës së dytë (n.262 p.1 i LPP) dhe në seancën e këshillit të gjykatës së shkallës së tretë (n.381 p.2).

9. E drejta e mbrojtësit për kompensim të harxhimeve që i ka pas gjatë procedurës penale, si dhe për shpërblim të posaçëm si mbrojtës (n.93 p.1 i LPP), lartësia e së cilit përcaktohet sipas tarifës së posaçme (Fleta Zyrtare e RM-së nr.23/93 dhe 4/94 dhe n.15 i LA), kurse rregulla më të afërta për kompensimin e harxhimeve në procedurën penale para gjykatave sjell Ministri i drejtësisë (n.95 i LPP). Mbrojtësi ka më tepër detyra që u përgjigjen të drejtave dhe japin garanci për

kryerjen profesionale dhe kualitative të mbrojtjes. Në këtë kuptim, ligjvënësi parasheh se

165

Page 166: Nocioni, historiku, burimet

ndihma juridike e palës, sipas kësaj edhe e të pandehurit, avokati e jep ndërgjegjshëm dhe në mënyrë profesionale, duke qenë në pajtim me Ligjin dhe Kodeksin e etikës së avokatëve dhe si sekret eruan atë që ia besuar pala, gjegjësisht i pandehuri (n.13 p.1 i LA).

Mbrojtësi bën pjesë në kategorinë e personave që nuk munden të dëgjohen si dëshmitar, për atë që ia ka besuar i pandehuri si ndaj mbrojtësit të vet, vetëm nëse atë vet e kërkon i pandehuri (n.218 al.2 i LPP), që është në vijë të krijimit të besimit të dyanshëm mes mbrojtësit dhe të pandehurit, si kusht i domosdoshëm për mbrojtje të suksesshme.

Avokati gëzon a.q imunitet funksional – nuk mund të thirret në përgjegjësi për mendimin i shprehur gjatë gjykimit, e as të arrestohet për vepër penale e kryer gjatë dhënies së ndihmës juridike pa pajtim paraprak nga gjykata e lartë dhe pa mendim të Dhomës së avokatëve të RM-së (n.17 p.1 dhe 2 i LA).

Dhënia e ndihmës juridike mundet edhe të refuzohet dhe të dorëzohet nga shkaqet e përcaktuara me Ligjin dhe me Kodeksin i etikës së avokatëve (n.13 p.2 i LA).

Përndryshe, Kodeksi për etikës profesionale të avokatëve është përmbledhje parimesh të miratuara, me anë të cilëve avokatët duhet ta menaxhojnë punën e vet (Hyrje në Kodeksin e DHA të Republikës së Maqedonisë).

9. ORGANET E PUNËVE TË BRENDSHME

9.1. VËSHTRIME TË PËRGJITHSHME

Si karakteristikë e përgjithshme të aktiviteteve të organeve të punëve të brendshme në procedurën penale është ajo që ato edhe pse nuk janë organe të jurisprudencës, por janë organe ndihmëse të gjykatave dhe prokurorive publike, luajnë rol të rëndësishëm në domenin e ndjekjes penale. Gjykatat dhe prokurorit publike nuk kanë organet eve ta të posaçme për ekzekutim, por i shfrytëzojnë organet punëve të brendshme. Roli i këtillë i tyre bën që ato në procedurën penale të kenë pozitë të ndihmësit, subjekte dytësore (P. Marina, 1979: f. 181).

Mirëpo, është interesant se procesualistët e ish Jugosllavisë as që i përmendin organet e punëve të brendshme në librat e veta, edhe pse gjatë përpunimit të disa instituteve dhe gjatë procedurës citojnë disa autorizime të tyre.

Qasja e këtillë na befason se, nëse merret parasysh fakti që në literaturën e huaj nga sfera e të drejtës së procedurës penale organet e punëve të brendshme kanë vend përkatës në subjektet e procedurës penale. Si vërtetim i këtij konstatimi do të theksojmë vetëm disa autorë nga shtetet e ndryshme bashkëkohore evropiane – Franca, Spanja dhe Rusia, të cilët organeve të punëve të brendshme i japin kësi lloj trajtimi.

Aktiviteti i organeve të punëve të brendshme në procedurën penale zhvillohet në dy drejtime: në procedurën parapenale dhe paraprake – hetimi, si stadium i parë i procesit. Akte themelore juridike në të cilët janë të rregulluara të drejtat dhe detyrat e tyre janë Ligji i procedurës penale dhe Ligji i punëve të brendshme.

166

Page 167: Nocioni, historiku, burimet

9.2. AUTORIZIMET E ORGANEVE TË PUNËVE TË BRENDSHME

Këto organe kanë autorizime të rëndësishme në procedurën parapenale kur raportet penale-procedurale si element i dytë i procedurës penale ende nuk janë vënë, faza e cila i parapri procedurës oficiale penale kur duhet të zbulohet kryerësi dhe të sigurohet gjurmët dhe provat për zhvillimin e mëtutjeshëm të procesit.

Në këtë kuptim, nëse ekzistojnë baza për dyshim se është kryer vepër penale për të cilën ndiqet sipas detyrës zyrtare (ex officio), atëherë Ministria e punëve të brendshme është e obliguar që ti ndërmerr masat e nevojshme që të gjendet kryerësi i veprës penale, kryerësi ose bashkëpjesëmarrësi të mos fshehjet ose të mos ik, të zbulohen dhe të sigurohen gjurmët e veprës penale dhe lëndët që mund të shërbejnë si provë, si dhe të mblidhen të gjithë njoftimet që mund të jenë në favor të zhvillimit më të suksesshëm të procedurës penale.

Që të realizohen këto detyra, ligjvënës këtyre organeve u përcakton një sërë autorizimesh: të kërkojnë informata të nevojshme nga qytetarët, të kryejnë kontroll të nevojshëm në mjetet transportuese të udhëtarëve dhe të bagazhit, ta kufizojnë lëvizjen në një hapësirë të caktuar; të ndërmarrin masa të nevojshme në lidhje me të vërtetuarin e identitetit të personave dhe të sendeve; të shpallin ndjekje ndaj personit dhe sendeve pas të cilëve gjurmohet; në prezencë të personit përgjegjës të kryejnë kontroll ndaj objekteve dhe hapësirave të caktuara të organeve shtetërore, institucioneve që kryejnë autorizime publike dhe personave tjerë juridik dhe të realizojnë këqyrjen dokumentacion të caktuar të tyre, si dhe si dhe të ndërmarrin masa dhe veprime tjera të nevojshme. Përpilohet procesverbal ose shënim zyrtar për faktet e vërtetuara gjatë ndërmarrjes së veprimeve të caktuara që janë në interes të procedurën penale si dhe për sendet që janë gjetur ose marr (n.142 p.1 dhe 2 i LPP).

Karakteristike është ajo se për të gjithë këto veprimet e ndërmarra qytetarët mund të kërkojnë nga gjykata që ta shqyrtoj ligjshmërinë, kurse këtë gjykata është obliguar që ta vërtetoj me aktvendim (n.142 p.4).

Ministria e punëve të brendshme e kryen urdhrin për arrestim, si një nga masat detyruese për të siguruar pranin e të pandehurit dhe zhvillimin sa më të suksesshëm të procedurës penale. D.m.th personi mundet edhe në mënyrë të detyrueshme të arrestohet vetëm me vendim gjyqësor dhe vetëm atëherë kur nuk dëshiron që në mënyrë të rregullt ta pranoj ftesën në të cilën është paralajmëruar për mundësinë se në mënyrë të detyrueshme do të arrestohet edhe atëherë kur mosardhjen e vet nuk do ta arsyetoj (142 p.3).

Nga personat që gjenden në paraburgim, si masë më e rreptë që të sigurohet prania e të pandehurit, me leje të gjykatësit hetues MPB mund të grumbulloj informata nëse kjo është e nevojshme që të zbulohen edhe vepra tjera penale të personit të njëjtë, ose vepra penale të kryerësve tjerë. Informatat ee këtilla mund të grumbullohen në kohën që do ta caktoj gjykatësi hetues dhe në prani të tij ose në prani të personit që ai do ta caktoj, gjegjësisht kryetarit të këshillit (n.142 p.5).

Si e drejtë dhe detyrë më e rëndësishme e organeve të punëve të brendshme është përpilimi i kallëzimit penal. Në kallëzimin penale theksohen provat, sendet, skicat,

167

Page 168: Nocioni, historiku, burimet

fotografit, raportet e furnizuara, skicat nga masat dhe veprimet e ndërmarra, shënime zyrtare, deklaratat si dhe materiale tjera që mund të jenë të dobishme për zhvillimin e suksesshëm të procedurës, kurse nuk futet përmbajtja e deklaratave që disa qytetar i kanë dhënë gjatë grumbullimit të informatave. Po ashtu MPB ka detyrë që të bëj edhe plotësimin e kallëzimit penal deri te prokurori publik, nëse vijnë në njohuri për fakte të reja, prova dhe gjurma të veprës penale pas parashtrimit të fletëparaqitjes (n.142 p.6), si dhe detyrë që ta njoftojnë prokurorin publik edhe kur në bazë të njohurive të grumbulluara nuk ka bazë për parashtrim të kallëzimit penal (p.7).

Ligjvënësi u jep të drejtë personave zyrtar të autorizuar të MPB që personat që janë zënë në vendin e kryerjes së veprës penale (in flagranti) t’i drejtoj kah gjykatësi hetues ose t’i mbaj deri sa të vjen ai. Maksimumi i mbajtjes së këtillë është 6 orë (n.143 p.1 i LPP).

Mes autorizimeve tjera më të rëndësishme të MPB bëjnë pjesë edhe:- ta fotografojnë dhe ti marrin gjurmë nga gishtat personit për të cilin ekzistojnë

baza për dyshim se ka kryer vepër penale dhe me leje të gjykatësit publikisht ta shpallin fotografin e atij personi kur është e nevojshme që të vërtetohet identiteti i tij (n.143 p.2);

- të merren gjurmë të gishtave të personit për të cilin besohet se mund të vijnë në kontakt me sendet, nëse kjo është e nevojshme që të vërtetohet se te kujt janë këto sende (n.143 p.3 i LPP).

I paraqitëm të drejtat dhe detyrat më të rëndësishme të parapara në Ligjin tonë i procedurës penale që u takojnë organeve të punëve të brendshme, sidomos për ato që kanë të bëjnë me procedurën parapenale. Autorizimet e tyre zgjerohen edhe procedurën paraprake – hetimin. Ligji për punët e brendshme në dispozitat e përgjithshme e përcakton detyrën e tyre kryesore – pengimi që të kryhet vepër penale, zbulimi dhe zënia e kryerësve të veprave penale dhe dorëzimi i tyre organeve kompetente, si dhe mbrojtja e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të qytetarit të garantuara me Kushtetutën (n.1 p.1 i LPB).

Për nevojat e procedurës penale më rëndësi është ekzistimi i policisë kriminalistike të Ministrisë, e cila mes tjerash e kryen këtë detyrë kryesore (n.12 i LPB). Ajo është e pajisur me mjete dhe instrumente teknike që i mundësojnë realizim të këtyre detyrave komplekse.

Nga e tërë kjo që e thamë del se, organet e punëve të brendshme (organet policore), edhe pse janë subjekt dytësor në procedurën penale janë me autorizime të rëndësishme dhe me aplikimin e teknikës përkatëse kriminalistike kontribuojnë në zbulimin dhe zënien e kryerësve të veprave penale dhe në pengimin e kriminalitetit.

168

Page 169: Nocioni, historiku, burimet

KREU VIII

OBJEKTI I PROCEDURËS PENALE

1. VËSHTRIME TË PËRGJITHSHME

Lëndë e procedurës penale është materia për të cilën diskutohet në procedurë dhe për të gjyqi duhet të sjell vendim (T. Vasljeviç, 1981: f.191; M. Grubaç, 1995: f.23), gjegjësisht vepra penale dhe kryerësi i saj. Sipas kësaj, përmbajtja e procedurës penale përbëhet nga të vërtetuarit e karakteristikave të veprave penale të parapara me Ligj dhe gjetja e kryerësit të veprës penale. Përndryshe, lënda e procedurës penale është shumë kontestuese (S. Ranieri, 1957: f.152-168).

Procedura penale ka lëndë kryesore, pa ekzistimin e së cilës ajo nuk mund të zhvillohet dhe lëndë dytësore, që munden por nuk është patjetër të paraqiten përveç lëndës kryesore.

Lëndë kryesore e procedurës penale (causa criminalis) paraqet diskutimi për një raport konkret penalo-juridik i cili është paraqitur me kryerjen e veprës penale në mes bashkësisë shoqërore e përfaqësuar me shtetin dhe të pandehurin. Lëndë kryesore e procedurës penale është të vërtetuarit se vallë a është kryer vepër penale dhe se a është i pandehuri fajtor.

Më së shumti si objekt i procedurës penale paraqitet një vepër penale si dhe një person – kryerës i asaj vepre, për arsye se çdo vepër penale paraqet ngjarje e posaçme, e cila në një mënyrë manifestohet në botën e jashtme.

Mirëpo, na praktikë janë të shpeshta rastet kur një person ka kryer më tepër vepra penale, si dhe në kryerjen e një vepre të marrin pjesë më tepër persona. Në kësi raste, duke e marr parasysh rrethanën se çdo vepër penale paraqet dukuri e mëvetësishme, atëherë parashtrohet pyetja se vallë a do të ketë aq objekte të posaçme sa do të ketë edhe vepra penale.

Me kryerjen e një vepre penale, përveç cenimit të objekteve mbrojtëse nga ligji, shkaktohet edhe dëm pasuror, lartësia e të cilit varet nga natyra e veprës, dhe parashtrohet pyetja se vallë për atë do të merret vendim në procedurën penale ose në procedurën kontestimore, ku ehe bën pjesë sipas natyrës së vet juridike.

Duhet që të përcaktohen edhe harxhimet, gjegjësisht duhet të merret vendim edhe për harxhimet e procedurës penale. Ato janë lëndë e obligueshme dytësore të procedurës penale.

Më në fund, duhet shënuar se në disa raste zbatimi i drejtë i kodit penal nga zgjidhja paraprake e ndonjë çështje juridike, e cila për nga natyra e vet bën pjesë në ndonjë degë tjetër të së drejtës dhe në kompetencë të ndonjë organi tjetër shtetëror. Por,

169

Page 170: Nocioni, historiku, burimet

për shkak të lidhshmërisë me veprën penale ato çështje zgjidhen në procedurën penale, e jo në atë degë që edhe i takojnë. Këto janë a.q çështjet prejudikuese (paraprake).

Sipas kësaj, si objekt i procedurës penale mund të paraqiten: vepra penale, më tepër vepra penale në lidhje të dyanshme (koneksitet), kërkesat pasurore-juridike që zgjidhen në procedurën athezive, çështjet prejudikuese dhe harxhimet e procedurës penale.

2. VEPRA PENALE

Me vepër penale, si objekt i procedurës penale nënkuptojmë veprën e kundërligjshme që është e përcaktuar me ligj si vepër penale dhe karakteristikat e së cilës janë të përcaktuara me ligj (n.7 i KPM), gjykimi i së cilës i është lënë në kompetencë gjykatave. D.m.th Kodi jonë penal përcaktohet për definim formal ligjor të veprës penale dhe e braktis definimin material për veprën penale si vepër e rrezikshme shoqërore.

Legjislacionet penale evropiane nuk përmbajnë asnjë definim ligjor për nocionin e veprës penale (për shembull, ai francezë, gjerman, zviceran etj), kurse të rralla janë legjislacionet që njohin definim të ngjashëm formal (ai suedez, V. Kambovski, 2002: f.15).

Teoria është e ndarë rreth çështjes se kush janë elementet themelore të veprës penale – disa elemente të definimit juridik të veprës penale janë të pakontestueshme dhe të pranishme, kurse tjetër, përkundrazi, shimë kontestuese. Si elemente të pakontestueshme janë: se ajo është sjellje e njeriut në lloj veprimi ose pasiviteti; e cila është e kundërligjshme, e fajshme dhe ndëshkuese (Gj. Marijanoviq, 1998: f.82).

Për nocionin e veprës penale ekzistojnë më tepër koncepte të ndryshme. Definicionin që e jep nocioni i përgjithshëm i veprës penale dhe që i përgjigjet shkencës bashkëkohore penalo-juridike, sipas disa autorëve të njohur është: vepra penale është sjellje e njeriut e cila me ligj është e përcaktuar si vepër penale, e cila është e kundërligjshme dhe e cila është rrezik shoqëror, për shkak të së cilës cenon ose rrezikon raporte dhe vlera të rëndësishme shoqërore dhe njëkohësisht na e bën të ditur rrezikun e kryerësit (Fjalori, 1966: f.145). Ky definim n e jep nocionin materialo-formal dhe objektivo-subjekt.

Nga e tërë kjo që u tha del se vetëm veprat penale janë lëndë të procedurës penale, e jo edhe llojet tjera të delikteve. Ashtu, lëndë e procedurës penale janë veprat penale, e jo edhe kundërvajtjet që bëjnë pjesë në të drejtën administrative-penale dhe për të cilët është paraparë procedurë e posaçme administrative-penale. Ligji plotësisht e përjashton lidhshmërinë e veprës penale me kundërvajtjet në një procedurë dhe gjykimi i tyre para të njëjtit organ (T. Vasiljeviç, 1981: f. 191). Po ashtu, lëndë e procedurës penale nuk mund të jenë as veprat penale disiplinore që bëjnë pjesë në sferën e së drejtës penale disiplinore dhe për të cilët është paraparë procedurë disiplinore. D.m.th kundërvajtjet dhe veprat penale administrative janë objekt të procedurave tjera: procedura kundërvajtëse si procedurë penale administrative dhe procedura disiplinore.

170

Page 171: Nocioni, historiku, burimet

3. KONEKSITETIT

Në praktikë ndodhë shpesh herë që një person i njëjtë të kryej më tepër vepra penale, si dhe më tepër persona të kryejnë një ose më tepër vepra penale. Në rastet e tilla në mes atyre personave, gjegjësisht veprave penale ekziston një raport i caktuar që i lidh ndërmjet veti, i bën të koneksuar, dhe për këtë shkak ato persona ose ato vepra paraqesin objekt i procedurës së vetme penale.

D.m.th koneksiteti është lidhje që ekziston në mes më tepër personave, gjegjësisht në mes më tepër veprave penale, lidhje me domethënie procedurale-relevante, për shkak të së cilës zbatohet procedurë e vetme dhe merret një aktgjykim të vetëm (P. Marina, 1979: f.103). Koneksiteti ka ndikim edhe në përcaktimin e kompetencës lëndore të gjykatave. Koneksiteti paraqitet në dy lloje: subjektiv dhe objektiv.

Nëse një person është i pandehur për më shumë vepra penale, atëherë ekziston koneksitet subjektiv (personal) (concursus delictorum), për arsye se subjekti është ai që i lidh të gjithë veprat penale, gjegjësisht lidhje në mes tyre, ndërsa në mes vet veprave penale nuk ka asnjë lidhje, ato janë krejtësisht të pavarura. Koneksiteti subjektiv ekziston kur veprat penale janë kryer në bashkim ideal apo real, kur, sipas dispozitave të së drejtës penale materiale shqiptohet dënim i vetëm (n.29 p.1 i LPP).

Nëse më tepër persona marrin pjesë në kryerjen e një vepre të njëjtë penale ose, nëse më tepër persona kanë kryer më tepër vepra penale, ashtu që në mes atyre veprave ekziston lidhje reciproke, atëherë koneksiteti është objektiv (ose real) – concursus plurium ad delictum.

Lidhja realizohet për mes veprës penale, në të cilën ka diçka të përbashkët. Më së shumti koneksitet objektiv ekziston kur një person është kryerës i veprës penale, kurse personat tjerë janë bashkëpjesëmarrës (ndihmës, shtytës etj), gjegjësisht gjykata që është kompetente për kryerësin e veprës penale është kompetentë edhe për bashkëpjesëmarrësit, personat që i kanë ndihmuar kryerësit pas kryerjes së veprës penale, si dhe për personat që nuk e kanë paraqitur përgatitjen e veprës penale dhe kryerjen e veprës penale ose kryerësin (n.29 p.4 i LPP). Mirëpo, koneksiteti objektiv ekziston kur më shumë persona, ndaras dhe mëvetësishëm kanë kryer më tepër vepra penale, në mes të cilëve ekziston lidhje objektive, reale për shkak të së cilës njëra nga ato vepra dhe njëri nga personat paraqitet si kryesor, gjegjësisht prezumim për veprat tjera të kryera nga persona tjerë.

Ashtu, me veprën penale e kryerësit (për shembull, vjedhje sipas n.235 i KP), në koneksitet janë veprat penale të ndihmës, dhënia ndihmë kryerësi pas kryerjes së veprës penale (n.365 p.1 i KP) ose mosparaqitja e përgatitjes së veprës penale dhe të kryerësit (n.363-364 i KP). Në raste të këtilla lidhja në mes të veprës së parë dhe të dytë është reale, objektive dhe ekziston varshmëri, për arsye se ekzistimi i veprës së parë është prezumim për kryerjen e veprës së dytë, me çka që edhe të dy janë objekt i procedurës së vetme. Koneksiteti ekziston edhe te vepra penale fyerje (n.173 i KP), kur përveç padisë është ngritur edhe kundërpadi nga ana e të paditurit, për arsye se paditësi njëkohësisht ia ka shkaktuar fyerjen (n.48 p.2 i LPP) dhe zbatohet procedurë e vetme (n.29 p.2 i LPP. Edhe ky është koneksitet objektiv.

171

Page 172: Nocioni, historiku, burimet

Më në fund, ekziston mundësi që të zbatohet procedurë e vetme për më shumë vepra penale të kryera nga më shumë persona, edhe pse mes tyre nuk ekziston as koneksitet subjektiv e as objektiv. Por, që të arrihet gjer te bashkimi i procedurës është e nevojshme që në mes kryerësve të veprave penale të ekzistoj lidhshmëri e dyanshme, e cila nuk është juridike, por faktike dhe të ekzistojnë prova të njëjta. Këto të dy kushte janë të parapara në LPP (n.29 p.6). Në kësi rasti gjer të bashkimi i procedurës vjen me propozim të prokurorit publik dhe me vendim të gjykatës (n.29 p.6 i LPP), kurse në rastet paraprake me fuqinë e ligjit. Në rast kur ekziston lidhje e tillë e dyanshme e veprave penale, e cila do ta arsyetonte zbatimin e procedurës së vetme, edhe pse nuk ekziston koneksitet subjektiv dhe objektiv – atëherë kjo është çështje faktike – kurse kjo do të jetë kur për shumë vepra penale janë propozuar mjete të njëjta provuese, ose kur më shumë vepra janë kryer në rrethana specifike në lidhje me ndonjë ngjarje (për shembull, në kohë të manifestimeve, demonstratave, garave sportive etj). Por, dispozita për koneksitet të rasteve të tilla nuk duhet të interpretohet ekstenzivisht dhe shpesh të përdoret (n.29 p.6 i LPP).

Koneksitetin, gjegjësisht bashkimin e procedurës e arsyetojnë këto elemente: - ekonomizimi i procedurës, për arsye se të vepruarit e vetëm mundësojnë

koncentrimin e të gjithë mjeteve të njëjta provuese dhe e të gjithë veprimeve procedurale në nj lëndë, me çka procedura duhet ë jetë më e shpejtë dhe më e lirë;

- efikasiteti i të vepruarit të vetëm kur në mes më shumë lëndëve penale ekziston lidhshmëri. Kjo vjen në shprehje kur në procedurës paraprake – hetimin ashtu edhe në seancën kryesore, për arsye se të gjithë faktet që janë me rëndësi më plotë dhe më drejtë vërtetohen, kurse pastrohen dhe mënjanohen kundërthëniet dhe paqartësitë eventuale;

- përjashtohet mundësi për marrjen e vendimeve me kundërthënie kur zbatohet procedurë e vetme. Kjo vlerë të veçantë gjatë koneksitetit objektiv. Ashtu për shembull, evitohet që kryerësi i një vepre penale të lirohet nga akuza, kurse bashkëpjesëmarrësit të shpallen fajtor. Mirëpo, nëse vihet koneksitet kjo nuk donë të thotë se ajo lidhshmëri duhet të

mbetet deri në fund të procedurës, qoftë edhe në çfarëdo kushte. Përkundrazi, gjatë procedurës mund të humbin shkaqet, për shkak të të cilëve është kryer bashkimi, ose mund të paraqiten shkaqe tjera që tregojnë se bashkimi nuk është më i përshtatshëm ose se nuk është i mundshëm më. Në kësi rasti gjykata mundet që deri në fund të seancës kryesore ta ndaj procedurën për disa vepra ose kundër disa personave të pandehur dhe t’i dërgohet gjykatës tjetër që është kompetente (n.30 p.1 i LPP).

Ndarja e këtillë e procedurës gjen arsyetim të vet për shkaqet e njëjta që e arsyetojnë vënien e koneksitetit. Ashtu për shembull, nëse njëri nga të pandehurit ndërkohë sëmuret mentalisht, atëherë procedura e vetme që do të rrjedh nuk ka kuptim. Këto shembuj tregojnë se më e arsyeshme është që procedura të ndahet, se sa të vazhdoj dhe të shtyhet seanca kryesore, si stadium qendror i procedurës penale.

4. KËRKESAT PASURORE-JURIDIKE (PROCEDURA ATHEZIVE)

172

Page 173: Nocioni, historiku, burimet

Vepra penale mund të ketë edhe disa pasoja tjera civile-juridike. Ashtu, me kryerjen e një vepre penale më së shumti shkaktohet dëm pasuror, ashtu që përveç dënimit, ndaj kryerësi parashtrohet edhe çështja e kompensimit të dëmit (P. Marina, 1979: f.106). Ashtu për shembull, me veprën penale lëndim i rëndë trupor, përveç cenimit të integritetit trupor shkaktohen edhe harxhime për mjekim. Ky dëm te vepra penale vjedhje shihet në marrjen e sendeve, gjegjësisht vepra penale mund të shkaktoj dëm edhe në të mirat e huaja që u takojnë personave fizik dhe personave juridik (M. Grubaç, 1995: f.25-26).

Vepra penale në vete ngërthen edhe deliktin civil, i cili personit të dëmtuar i jep të drejtë që të parashtroj kërkesë pasurore-juridike (T. Vasiljeviç, 1981: f.196), për arsye se shkaku për dënimin dhe dëmshpërblimin rrjedh nga veprimi i njëjtë, dhe është e logjikshme që të dy kërkesat të shqyrtohen në një procedurë dhe në të njëjtën kohë.

Se, a do të vjen deri te shqyrtim i vetëm, varet nga dispozicioni i personave të autorizuar, gjegjësisht a do të parashtrojnë atë kërkesë/propozim, por gjykata sjell vendimin përfundimtar, duke mbajt llogari për atë se me këtë a do të shtyhet procedura penale (n.96 p.1 i LPP).

Duke e pas parasysh atë se kërkesa pasurore-juridike për nga natyra e vet bën pjesë në procedurat procedurale-kontestimore (causa civilis adhaeret causae criminali), atëherë edhe vet procedura në të cilën, përveç veprës penale merret vendim edhe për kërkesën pasurore-juridike njihet si procedurë athezive ose përcjellëse.

Por, me rëndësi është që të shënohet edhe ajo se, kërkesa pasurore-juridike e cila realizohet në procedurën penale, propozim-padia për realizimin e saj dhe vendimi i marr për të, mbajnë karakterin e kërkesës civile-juridike, padisë civile dhe aktgjykimit civil, pa marr parasysh që kërkesa rrjedh nga vepra penale që parashtrohet para gjykatës penale dhe që gjykata penale merr vendim (T. Vasiljeviç, 1981: f.196).

Shkaqet që e arsyetojnë procedurën athezive janë:- i dëmtuari mundet që me aktivitetin e vet të kontribuoj në sqarimin e fakteve

dhe gjetjen e të vërtetës, duke i ndihmuar paditësit të autorizuar në grumbullimin e provave, duke e pas parasysh atë se është i interesuar për realizimin e kërkesës së vet pasurore-juridike në procedurën penale, e cila varet nga ajo se, vallë a do të vërtetohet ekzistimi i veprës penale dhe përgjegjësisë penale të kryerësit;

- kualifikimi juridik i disa veprave penale varet nga lartësia e dëmit që është bërë me to. Ashtu për shembull, nga lartësia e dëmit varet se, vallë vjedhja dhe shpërdorimi (n.235 dhe 254 i KP) do të rriten në vepër penale plaçkitje, ose varësisht nga lartësia e dëmit ekziston lloj i rëndomtë dhe i kualifikuar të disa veprave penale;

- me procedurën athezive evitohet merrja e vendimeve kontradiktore po qe se lënda penale dhe lënda pasurore-juridike shqyrtohen ndaras, si për shembull, të merret aktgjykim lirues për lëndën penale, kurse të aprovohet kërkesa për padi, ose përkundrazi. Kjo di të ishte e papërshtatshme dhe oportune, për arsye se që të dy kërkesat rrjedhin nga i njëjti shkak;

- nga aspekti i procedurës ajo është më ekonomike, për arsye se provat për veprën penale dhe përgjegjësinë penale i grumbullon gjyqi, edhe atë sipas detyrës zyrtare, i dëmtuari nuk i mbulon ato harxhime, as harxhimet për provat, ndaj të cilëve ai vet është thirrur; nuk ka parashtresa të komplikuara që duhet të përpilo avokati;

173

Page 174: Nocioni, historiku, burimet

procedura është liruar nga taksat, kurse i dëmtuari mund të shpreson edhe në ndihmë nga ana e prokurorit publik;

- procedura është më e lirë dhe më e përshtatshme për të dëmtuarin se sa procedura procedurale-kontestimore, për arsye se provat i grumbullon gjykata sipas detyrës zyrtare, i dëmtuari nuk i mbulon ato shpenzime, e as shpenzimet për provat në të cilët ai vet është thirrur; procedura është i liruar nga taksat, kurse i dëmtuari mund të shpreson në ndihmë nga prokurori publik;

- procedura para gjykatës penale është më e shpejtë nga procedura kontestimore. I dëmtuari i cili në interes të vet siguron realizimin e kërkesës pasurore-juridike, njëkohësisht siguron edhe sukses të ndjekjes penale në interes shoqëror (T. Vasilejviç, 1091: f.196).

Sipas Ligjit tonë kërkesat pasurore-juridike kanë të bëjnë me kompensimin e dëmit, me kthimin e sendeve ose me anulimin e ndonjë të pune juridike (n.96 p.2 i LPP).

1. KOMPENSIMI I DËMIT – si objekt i procedurës athezive e përfshin i tërë dëmin që është bërë me kryerje ne veprës penale, edhe atë dëmin i pësuar faktik (damnum emergens) dhe fitimin i humbur (lacrum cessans). Për shembull, te vepra penale lëndim i rëndë trupor dëmi përbëhet nga harxhimet e mjekimit të të lënduarit, por gjithashtu e përfshin edhe kompensimin i humbjes që e ka pas i lënduari për shkak të paaftësisë për punë gjatë kohës së mjekimit.

Çështja për dëmin jo material, jo pasuror, ose i njohur si dëmi moral, si objekt i procedurës athezive në literaturën juridike është i kontestueshëm. Mirëpo, nuk ekzistojnë pengesa të posaçme që të mos kërkohet kompensim edhe për këtë lloj të dëmit, për arsye se kjo nuk është në kundërshtim me kuptimin dhe me normat e shoqërisë së civilizuar. Dëmi jo material përbëhet, për shembull, nga sëmundja e pësuar fizike ose psikike (sëmundje shpirtërore për shkak të invaliditetit, për shkak të vdekjes të ndonjë të afërmi, për shkak të cenimit të nderit ose autoritetit, për shkak të frikës së shkaktuar, turpit të shkaktuar etj).

2. KTHIMI I SENDEVE – kur është përmbajtje e kërkesës pasurore-juridike, d.m.th të dëmtuarit ti kthehet sendi i cili i është marr me kryerjen e veprës penale, për shembull, ti kthehet në pronësi, ose në sundim sendi i vjedhur. Sendi do të kthehet nëse është te kryerësi, e nëse është te bashkëpjesëmarrësit që përgjigjen së bashku me kryerësin ose nëse gjendet te ndonjë person i tretë, të cilit sendi i është besuar në ruajtje pasi që është kryer vepra penale ng ana e kryerësit ose bashkëpjesëmarrësit të tij. Mirëpo, po qe se sendi i marr me vepër penale është shkatërruar ose i dëmtuar, atëherë kërkesa pasurore-juridike modifikohet prej kthim të sendit në kërkesë për kompensim të dëmit.

Si send që mund të kërkohet që të kthehet në procedurë athezive duhet të llogaritet edhe ai që është fituar me mjetet e furnizuara me kryerjen e veprës penale, si për shembull, sende të blera me para që janë fituar nga vjedhja, shpërdorimi, plaçkitja etj.

3. ANULIMI I NDONJË PUNE (VEPRE) TË CAKTUAR JURIDIKE – Objekt i procedurës athezive mund të jetë edhe kërkesa për anulim të ndonjë pune juridike ma karakter pasuror-juridik, e cila është paraqitur drejtpërdrejtë me kryerjen e veprës penale, për shembull, puna juridike kontrata për shitblerje e lidhur me forcë, me mashtrim etj. Kjo d.m.th restituim të raporteve të caktuara pasurore-juridike në këtë gjendje, në të cilën ato kanë qenë para kryerjes së veprës penale (P. Marina, 1979: f.109).

174

Page 175: Nocioni, historiku, burimet

Po qe se gjykata vërteton se kërkesa për anulim është me bazë, atëherë me aktgjykimin do të shqiptoj anulim i plotë ose i pjesërishëm të asaj pune juridike, me të gjithë pasojat që dalin nga ajo (për shembull, imponon veprime të caktuara – kthimi i fitimit), por më pas nuk të prek në të drejtat e personave të tretë (n.103 i LPP), për arsye se ato persona nuk marrin pjesë as në procedurën penale, e as në atë athezive, dhe nuk kanë mundësi për mbrojtje të të drejtave dhe interesave të veta, për shembull, të parashtrojnë ankesë ndaj aktgjykimit etj.

Sa i përket iniciativës së ngritjes së procedurës athezive, si prezumim procedural është propozimi i personit i cili është autorizuar që kërkesën pasurore-juridike ta realizoj në kontest/ndërgjyqësi (n.97 p.1 i LPP).

Në këtë mënyrë në Ligj konstatohet se parashtrimi i kërkesës pasurore-juridike që rrjedh nga vepra penale, n fakt është një farë lloj njoftimi për ndërgjyqësin civile para gjykatës penale dhe çështjen për autorizim e bie në çështje për legjitimim aktiv në procedurës kontestimore. Me fjalë tjera, ai i cili me padi civile mund të paraqitet në procedurë kontestimore, atëherë me kërkesën pasurore-juridike mund të paraqitet në procedurë penale (T. Vasiljeviç, 1981: f196).

Pa marr parasysh se personi është privat ose organizatë shoqërore, ngritja e procedurës athezive është lënë nën dispozicion palëve. Gjyqi nuk mundet që sipas detyrës zyrtare të supozon se është parashtruar propozim për ngritjen e kësaj procedure.

Mirëpo, parimi i oficialitetit nuk është krejtësisht i përjashtuar nga procedura athezive (n.100 p.1 i LPP). Ashtu, gjyqi është i obliguar që para se të parashtrohet kërkesa pasurore-juridike të grumbullon prova dhe të shqyrtoj se çka është e nevojshme që të sjell vendim për kërkesën. Gjyqi sidomos është i obliguar që të grumbulloj prova edhe në lidhje me lartësinë e dëmit.

Nëse me shqyrtimin e kërkesës pasurore-juridike dukshëm shtyhet procedura penale, atëherë gjyqi do të kufizohet në grumbullimin e atyre të dhënave, të cilët më vonë nuk mund të vërtetohen ose do të jetë shumë vështirë (100 p.2 i LPP).

Propozimi për realizimin e kërkesës pasurore-juridike i parashtrohet organit të cili i është parashtruar kallëzimi penal ose gjykatësit, edhe më së voni deri në mbarim të seancës kryesore që zhvillohet para gjykatës së shkallës së parë, para së cilës personat të autorizuar munden edhe të heqin dorë nga propozimi (n.98 p.1 dhe 2 dhe n.99 p.1 i LPP). Në raste kur personi i autorizuar heq dorë nga propozimi, atëherë e humb të drejtën që serish të parashtroj propozim të tillë, vetëm nëse me ligj nuk është rregulluar më ndryshe (n.99 p.1 i LPP).

Për kërkesën pasurore-juridike kompetentë është i njëjti gjyq që është kompetentë për lëndën penale, pa marr parasysh shumën e kërkesës për dëmin. Se, a do të merr vendim për kërkesën pasurore-juridike, varet nga provat. Gjyqi asnjëherë nuk do t’a refuzoj kërkesën pasurore-juridike të të dëmtuarit (V. Bayer, 1968: f.117).

Nëse të dhënat e procedurës penale nuk tregojnë bazë e sigurt, as për gjykim të plotë, e as për gjykim të pjesërishëm, atëherë gjyqi do ta drejtoj të dëmtuarin që kërkesën e vet pasurore-juridike ta realizoj në kontest/ndërgjyqësi. Të njëjtën do t’a bëj edhe kur do të sjell aktgjykim me të cilin i pandehuri lirohet nga akuza ose me të cilin refuzohet akuza ose kur me aktvendim do ta ndërpres procedurën penale, ose do t’a hedh poshtë aktakuzën. Kur gjyqi do të shpallët për jokompetentë për procedurën penale, atëherë të dëmtuarin do ta drejtoj që kërkesën pasurore-juridike ta paraqes në procedurën kontestimore që do ta filloj ose do ta vazhdoj gjykata kompetente (n.101 p.3 i LPP).

175

Page 176: Nocioni, historiku, burimet

5. ÇËSHTJET PREJUDIKUESE

Në çdo procedurë, qoftë në atë penale, civile ose administrative mund të paraqitet situatë që për shkak të shqyrtimit të ndonjë çështje që është lëndë e procedurës paraprakisht të shqyrtohet ndonjë çështje tjetër juridike e cila ka natyrë tjetër nga natyra e vet procesit që është zhvillim të sipër. Kështu është e mundshme që në procedurën penale zbatimi i kodit penal të varet nga zgjidhja e ndonjë çështje tjetër juridike të së drejtës civile ose asaj administrative me të gjithë nënllojet, të së drejtës kushtetuese ose ndërkombëtare, për zgjidhjen e së cilës kompetentë është gjykata në ndonjë procedurë tjetër, e jo në procedurën penale (kontestuese, jashtëkontestuese, ekzekutive) ose për zgjidhjen e së cilës kompetentë është ndonjë organ tjetër shtetëror – në të shumtën e rasteve organ administrativ (T. Vasiljeviç, 1981: f.220).

Sipas kësaj, të gjithë ato çështje nga e drejta civile, administrative, familjare etj, nga zgjidhja paraprake e së cilës varet zbatimi i drejtë i kodit penal janë çështje prejudikuese dhe paraqesin objekt të procedurës penale (P. Marina, 1979: f.116).

Sipas karakterit të vet, çështjet prejudikuese mund të jenë të ndryshme dhe shesh herë nga ekzistimi i tyre varet ajo se, vallë në ndonjë sjellje të njeriut është përfshirë edhe ndonjë karakteristikë e veprës penale ose jo. Po qe se ndonjë çështje e këtillë ndikon në zbatimin e kodit penal, atëherë ajo është çështje prejudikuese dhe duhet që paraprakisht të zgjidhet. D.m.th kjo është kriter për vlerësim se vallë ndonjë çështje a është prejudikuese ose jo. Ashtu, ekzistimi i veprës penale bigami (n.195 i KPM) si prezumim paraqitet vlefshmëria e martesës së parë (figura përbëhet: ai që do të lidh martesë, edhe pse është më në martesë do të dënohet me burg prej 3 e gjer më 3 vjet); dhe se a ekziston martesa e parë është çështje nga sfera e së drejtës familjare, ose për shembull, marrja e kundërligjshme e sendit të huaj të lëvizshëm që i është besuar mund të jetë karakteristikë kryesore e veprës penale fshehje (n.239 i KP) si dhe i veprës penale shpërdorim i detyrës (n.354 i KP). Se vallë në një rast konkret do të bëhet fjalë për fshehje ose për shpërdorim varet nga çështja se, a është kryerësi person zyrtar, e kjo është çështje prekudikuese që bën pjesë në domenin e së drejtës administrative, ose vallë në ndonjë rast konkret do të bëhet fjalë për vepër penale vjedhje (n.235 i KP) ose për arbitraritet (n.392) varet nga ajo se, vallë sendi i marr a është i huaj ose në pronësi të atij që merr, kurse çështje e pronësisë së sendeve bën pjesë në domenin e së drejtës civile-pasurore.

Argumentet që e arsyetojnë zgjidhjen e çështjeve prejudikuese në procedurën penale, e jo në ndonjë procedurë tjetër, në të cilën bëjnë pjesë sipas natyrës së vet janë:

- është domosdo e nevojshme që të gjithë elementet nga të cilët varet vendimi për lëndën penale të vërtetohen nga ajo gjykatë që merr vendim për të, për arsye se në këtë mënyrë mund të merret vendim i drejt i cili do të jetë në pajtim të plotë me të vërtetën;

- sidomos duhet të merret parasysh ajo se në të gjithë procedurat tjerë ekzistojnë edhe përjashtime, gjegjësisht zbatohen disa parime të cilët në procedurën penale nuk janë të lejuara. Ashtu për shembull, në procedurën kontestimore ndonjëherë është e mundshme edhe gjetja e të vërtetës formale (për shembull, sjellja e

176

Page 177: Nocioni, historiku, burimet

aktgjykimit për shkak të pranimit ose sjellje të aktgjykimit për shkak të mungesës, etj). Për shkak të kësaj paraqitet nevoja që të gjithë çështjet të zgjidhen në procedurën penale, e jo në ndonjë procedurë tjetër. Nevoja e këtillë potencohet sidomos me faktin që në sistemin tonë të jurisprudencës nuk ekzistojnë gjykata të posaçme penale, civile etj, të cilët do të gjykonin çështje nga degët më të dalluara të së drejtës, por marrin vendime gjykatat e njëjta dhe gjykatësit e njëjtë, gjegjësisht i zgjedhin lëndët penale, civile dhe lëndë tjerë, dhe për këtë shkak nuk ka bazë që gjykata penale të mos merr vendim për ato çështje.

- Më në fund, një argument që e arsyeton zgjidhjen e çështjeve prejudikuese në procedurën penale, e jo në ndonjë procedurë tjetër, është nevoja nga të vepruarit sa më të shpejtë për lëndët penale. nëse çështja e tillë do të ishte zgjedhur në procedurë në të cilën edhe bën pjesë, do të ishte më së që lënda ti dërgohet ndonjë gjykate tjetër ose organi tjetër dhe të pritet për derisa ai merr vendim, me çka do të ishte shtyrë procedura penale, kurse me të do të ishta zvogëluar edhe efekti i saj, për arsye se siç është e njohur ajo është joefikase në pengimin e kriminalitetit, nëse shumë shpejtë zbatohet.

Ligji jonë në lidhje me çështjet prejudikuese merr asi qëndrimi, sipas të cilit, nëse aplikimi i dispozitave të KP varet nga zgjidhja paraprake e ndonjë çështjeje juridike, për zgjidhjen e së cilës është kompetentë gjykata në ndonjë procedurë tjetër ose ndonjë organ tjetër shtetëror, gjyqi që gjykon lëndën penale mundet edhe vet që ta zgjedh atë çështje, sipas dispozitave që vlejnë për të provuarin në procedurën penale.

Sipas disa autorëve domethënia e vërtetë dispozitës së formuluar nuk është sa duhet qartë (T. Vasiljeviç, 1981: 223), për arsye se parasheh vetëm një zgjidhje, duke mos marr asnjë qëndrim ndaj zgjidhjeve tjera eventuale, për arsye se ekziston mundësi që shprehja “mundet” të kuptohet në kuptimin e përjashtimit të çdo zgjidhje tjetër, gjegjësisht paraqitet dyshim se a domethënë kjo në të njëjtën kohë se gjykata penale është e detyruar – e obliguar ta shqyrtoj çdo çështje prejudikuese që do të paraqitet para saj ose vetëm ka autorizim për të, për arsye se ekzistojnë çështje që gjykata penale nuk mund t@ zgjedh pa vështirësi të mëdha (për shembull, çështja për pronësinë e tokës).

Zgjidhja e çështjes prejudikuese në procedurë të posaçme zgjatë shumë, sidomos nëse ato procedurë nuk e zhvillon organi kompetentë sipas detyrës zyrtare. Ngritja e procedurës së posaçme e vënë në detyrë të palës shpesh herë nga ajo kërkon shpenzime të mëdha dhe ajo nuk është gjendje t’i mbuloj.

Për shkak të tërë kësaj që u përmend, dispozita e Ligjit tonë (n.20 i LPP) duhet të kuptohet ashtu që gjykata penale nuk është patjetër që vet ta shqyrtoj dhe ta zgjedh çdo çështje prejudikuese që do të paraqitet gjatë procedurës. Nga dispozita e cituar del se gjykata penale nuk është e përjashtuar nga zgjidhja e çështjes prejudikuese, por se, nëse mendon se është e nevojshme mundet edhe ta ndërpres lëndën penale me aktvendim për derisa çështja prejudikuese nuk shqyrtohet në procedurë përkatëse, gjegjësisht para organit kompetentë. Nëse kjo procedurë është në zhvillim të sipër dhe nëse mundet duhet që ta shfrytëzoj mundësinë juridike që nga organi kompetentë të kërkoj ngritje të procedurës e cila mund të zhvillohet sipas detyrës zyrtare dhe ta pres epilogun i procedurës, por nuk duhet t’i drejtoj palët në procedurë të posaçme për shkak të zgjidhjes së çështjes prejudikuese, për arsye se kjo nuk është edhe aq e përshtatshme (T. Vasiljeviç, 1981: f.223).

177

Page 178: Nocioni, historiku, burimet

Karakteristike është ajo se çështjet prejudikuese që zgjidhen në procedurën penale, gjykata penale i zgjedh sipas dispozitave për të provuarit në procedurën penale, edhe pse ato kanë natyrë tjetër juridike. Ashtu për shembull, cilësia e personit zyrtar ose çështja për pronësinë zgjidhen sipas dispozitave të procedurës penale, e jo sipas asaj administrative, gjegjësisht asaj kontestimore. Vënia e raportit të këtillë të çështjeve prejudikuese nuk mund të shkakton asnjë efekt dhe dëm negativ për shkak të asaj se zgjidhja e asaj çështje juridike ka ndikim vetëm ndaj lëndës penale, për të cilën vendos gjykata penale (n.20 p.1 i LPP).

Çështja për lidhshmërinë e gjykatës penale me vendimin me të cilin për çështjen paraprake e ka sjell gjykata në ndonjë procedurë tjetër ose ndonjë organ tjetër shtetëror (n.20 p.2 i LPP), sipas të cilit “nëse për çështje të tillë paraprake është marr më vendim nga ana e gjykatës në ndonjë procedurë tjetër ose nga ana e ndonjë organi tjetër, vendimi i tillë nuk e lidh gjykatën penale në lidhje me vlerësimin se a është kryer ndonjë vepër penale”. shihet se kjo dispozitë do të thotë vetëm atë që gjykata civile vendimin e vet, për shembull, për kompensim të dëmit, ose organi administrativ, për shembull, për marrjen e lejes për shkak të veprës së kryer e ka bazuar në faktin se është kryer vepër penale, nuk donë të thotë se edhe gjykata penale duhet ta merr parasysh se është kryer vepër penale. vendimi i marr në procedurë tjetër nuk e lidhe gjykatën penale, për arsye se mund të bazohet në të vërtetën formale (për shembull, në procedurën kontestimore edhe pse nuk është patjetër) ose në përshtatshmëri (për shembull, në procedurën administrative). Gjykata vendim i tillë nuk do të pranon nëse ka të bëj me ekzistimin e veprës penale, për arsye se mundet të jetë në ndeshje me të vërtetën materiale, por do të nxjerr prova dhe vet do të vendos për atë çështje, ndoshta edhe i kundërt me vendimin e organit tjetër (T. Vasiljeviç, 1981: f.225).

Mirëpo, gjykata penale është e lidhur për vendimin që e ka marr në ndonjë procedurë tjetër gjykata ose ndonjë organ tjetër shtetëror në lidhje me çdo çështje tjetër prejudikuese, përveç çështjes se a është kryer vepër penale. Gjendja e krijuar me dispozicionin e palëve (në procedurën kontstimore) që e njeh ligji, nëse nuk ka të bëj me ekzistimin e veprës penale, atëherë duhet patjetër të njihet para gjykatës penale, pa marr parasysh atë se a i përkon të vërtetës materiale.

Nëse një çështje nga sfera penale-juridike, e cila është zgjidhur në procedurën penale nga ana e gjykatës penale, atëherë paraqitet si prejudikuese për ndonjë lëndë civile ose administrative, a do të vlefshmëria çështja e zgjidhur në procedurën civile ose në atë administrative është e rregulluar në ato procedura.

6. SHPENZIMET E PROCEDURËS PENALE

Ndërmarrja e veprimeve procedurale, dhe nëpër gjithësi aktiviteti i subjekteve dhe pjesëmarrësve tjerë në procedurën penale janë të lidhur me harxhime të ndryshme që janë të nevojshme mu për shkak të zbatimit të drejtë të procedurës dhe për plotësimin e qëllimit të saj (P. Marina, 1979: f.111). Sipas kësaj, shpenzime të procedurës penale janë shpenzimet e bëra me rastin e procedurës penale prej fillimit të saj e gjer te mbarimi dhe harxhimet për veprimet e ndërmarra hetuese para hetimit (n.88 p.1 i LPP).

178

Page 179: Nocioni, historiku, burimet

Nisur nga ajo se harxhimet financiare dhe materiale janë prezumim të domosdoshëm për aktivitetin e drejtë dhe pa pengesë të procedurës, ligji jonë në mënyrë taksative përcakton se çka bën pjesë në shpenzimet dhe në çfarë mënyre rregullohet pagesa e tyre.

Si shpenzime të procedurës penale sipas Ligjit (n.88 p.2 i LPPP) llogariten:1. Shpenzimet për dëshmitarë, ekspertë, përkthyes dhe specialist, si dhe shpenzime

për këqyrjen. 2. Shpenzimet e transportit të të pandehurit. 3. Shpenzime për arrestimin e të pandehurit, gjegjësisht të personit i privuar nga

liria. 4. Shpenzime e transportit dhe të rrugës së personave zyrtar. 5. Shpenzime për mjekim të të pandehurit gjatë kohës sa gjendet në paraburgim, si

dhe shpenzimet për lindje. 6. Shpenzimet paushalle. 7. Shpërblimin dhe shpenzimet e nevojshme për mbrojtësin, shpenzimet e

nevojshme për paditësin privat dhe për të dëmtuarin si paditës dhe për përfaqësuesit e tyre ligjor, si dhe shpërblimin dhe shpenzimet e nevojshme për të autorizuarit e tyre.

8. Shpenzimet e nevojshme për të dëmtuarin dhe për përfaqësuesin e tij ligjor si dhe shpërblim dhe shpenzime të nevojshme për të autorizuarin e tij.

Që të sigurohet evidentim i plotë dhe matje e drejtë shpenzimeve të procedurës penale, gjykata dhe organet tjera që marrin pjesë në procedurë janë të obliguara ql menjëherë gjatë fillimit të procedurës penale të hartojnë regjistrim të posaçëm për shpenzimet (listë të shpenzimeve), në të cilin në mënyrë sukseseve futen edhe shpenzimet e bëra gjatë ndërmarrjes së veprimeve të caktuara procedurale.

Që të sigurohet zhvillim i mirë i procedurës, të gjitha shpenzimet të theksuara në al.1-5 të n.88, pagesa kryhet paraprakisht nga mjetet e buxhetit organit që e zhvillon procedurën, kurse më pas paguhen nga personat që janë të obliguar ti kompensojnë sipas dispozitave të Ligjit.

Për shpenzimet vendoset në të njëjtin vendim në të cilën vendoset edhe për lëndën penale, për arsye se objekt i procedurës penale edhe pse sipas natyrës së vet ato bëjnë pjesë në procedurën penale. Vetëm në rastet kur mungojnë të dhëna për shumën e saktë të shpenzimeve të bëra, me përjashtim nga vendimmarrja e njëkohësishme, gjykata penale vendos me aktvendim të posaçëm.

Duke e pas parasysh atë se shpenzimet janë bërë në lidhje me veprën penale, vendimi për kompensimin e tyre, për pagesën e tyre varet nga vendimi që ka të bëj me lëndën penale, gjegjësisht nga ajo se a është shpall i pandehuri për fajtor ose është liruar nga akuza.

Sipas kësaj, në lidhje me pagesën e shpenzimeve janë të mundshme këto zgjidhje:a) Kur gjykata do ta shpall për fajtor të pandehurin, në aktgjykim do të shqiptoj se

është i obliguar ti kompensoj shpenzimet e procedurës penale. Në aktgjykimin në të cilin më shumë të pandehur janë shpall për fajtor, në këtë rast gjykata do të përcaktoj se sa pjesë të shpenzime do të mbuloj secili prej tyre, e nëse kjo nuk është e mundshme, atëherë do ti dënoj të gjithë të pandehurit që në mënyrë

179

Page 180: Nocioni, historiku, burimet

solidare ti mbulojnë shpenzimet. Pagesa e shpenzimeve paushalle do të përcaktohet për çdo të pandehur në veçanti (n.91 p.1 dhe 3 i LPP). Me përjashtim, në vendimin me të cilin zgjidhet çështja e shpenzimeve, gjykata

mund ta liroj të pandehurin nga obligimi që ti kompensoj tërësisht ose pjesërisht shpenzimet e procedurës penale nga n.88 p.2 al.1-6 i LPP, nëse me pagesën e tyre do të vihet në pyetje mbajtja e të pandehurit ose të personave të cilët ai është i obliguar ti mbaj. Nëse këto rrethana vërtetohen pasi që është marr vendimi, atëherë kryetari i këshillit mundet me aktvendim të posaçëm ta liroj të pandehurin nga obligimi për kompensim të shpenzimeve të procedurës penale (n.91 al.4 i LPP).

b) Kur do të ndërpritet procedura penale, ose kur do të sillet aktgjykim me të cilin i pandehuri lirohet nga akuza ose me të cilin refuzohet akuza ose kur hedhet poshtë aktakuza, atëherë në aktvendimin, gjegjësisht në aktgjykimin do të shqiptohet se shpenzimet e procedurës penale nga n.88 p.2 al.1-5 i LPP si dhe shpenzimet e nevojshme për të pandehurin dhe shpenzimet e nevojshme dhe shpërblimi i mbrojtësit bien në ngarkesë të mjeteve buxhetore (n.92 p.1), përveç në raste nëse janë shkaktuara me faj të ndonjërit nga pjesëmarrësit në procedurë. Mirëpo, kur procedura për veprat penale që ndiqen me padi private ka mbaruar në

njërën nga mënyrat e theksuara, atëherë shpenzimet e përmendura nga n.88 p.2 al. 1-5, si dhe shpenzimet e nevojshme për të pandehurin dhe shpenzimet dhe shpërblimi për mbrojtësin, bien në ngarkesë të paditësit privat (n.92 p.3).

Pa marr parasysh epilogun e procedurës penale, se i pandehuri do të shpallet për fajtor ose jo, në raste të caktuara një pjesë të shpenzimeve do ti mbuloj ai pjesëmarrës që i ka shkaktuar. Në këtë kuptim, Ligji parasheh se i pandehuri, i dëmtuari, i dëmtuari si paditës, paditësi privat, mbrojtësi, përfaqësuesi ligjor, i autorizuari, dëshmitari, eksperti, përkthyesi dhe specialisti i mbulojnë shpenzimet për ardhjen e vet, për pezullimin e veprimit hetues ose të seancës kryesore dhe shpenzimet tjera të procedurës që i kanë shkaktuar me fajin e vet, si dhe pjesën përkatëse të shpenzimeve paushalle. Për këto shpenzimet sillet aktvendim i posaçëm, përveç për shpenzimet që i mbulojnë paditësi privat dhe i pandehuri për të cilët merret vendim për punën kryesore (n.90 p.1 dhe 2 i LPP).

Shpenzimet e procedurës penale, të cilët paraprakisht janë paguar nga mjetet e buxhetit, detyrueshëm paguhen nga personat që janë të obliguar ti kompensojnë, nëse vet nuk i paguajnë. Pagimin e detyrueshëm e zbaton gjykata kompetente sipas dispozitave që vlejnë për procedurën ekzekutive (n.127 p.1 dhe 2 i LPP).

Përndryshe, rregulla më të afërta për kompensimin e shpenzimeve në procedurën penale para gjykatave sjell Ministri i drejtësisë (n.95 i LPP).

180

Page 181: Nocioni, historiku, burimet

KREU IX

VEPRIMET PROCEDURALE NË PROCEDURËN PENALE

1. NË PËRGJITHËSI PËR VEPRIMET PROEDURALE

Procedura penale përbëhet nga një mori veprimesh që i ndërmarrin subjektet procedurale me qëllim që të përgatisin material për vendimin gjyqësor, që i quajmë veprime procedurale dhe hyjnë në nocionin e procedurës penale.

Veprimet procedurale paraqesin veprimtari të subjekteve procedurale që ato i ndërmarrin në bazë të autorizimeve ose obligimeve të veta ligjore, në kushte të caktuara me ligj, në formë të shkruar dhe përmbajtje të caktuar, me qëllim që të ndikojnë në bazueshmërinë, në rrjedhën ose në mbarimin e raportit procedural (M. Grubaç, 2002: f.235); gjegjësisht ai është sjellje e pjesëmarrësit procedural i cili prodhon efekt i caktuar në procedurën penale (situatë e caktuar procedurale), ndaj së cilës e drejta e procedurës penale parasheh prezumime, formë dhe efekt (D. Krapac, 2000: f.142).

Veprimet procedurale paraqiten si një lloj të posaçëm të veprimeve juridike, për arsye se janë të normuara në mënyrë juridike dhe procedurale-juridike, për arsye se paraqiten në procesin dhe shërbejnë për qëllimet e tij. Nga definicioni shihet se veprimet procedurale ndërmerren në bazë të autorizimeve të caktuara me ligj dhe detyrave të subjekteve procedurale që ti realizojnë të drejtat e veta ose ti plotësojnë detyrat e veta ligjore. Veprimi procedural është një sjellje trupore njerëzore që rrjedh nga subjektet procedural (kryesore dhe dytësor) dhe përfaqësuesit dhe ndihmësit e tyre. Veprimet e personave tjerë në procedurë (për shembull, të dëshmitarëve dhe të ekspertëve) nuk janë veprime të tyre procedurale, por veprime të subjekteve procedurale (gjykata ose palët) që shfrytëzohen me to për të arritur ndonjë qëllim të caktuar procedural. Si veprimi i veprës penale, ashtu edhe veprimi procedural mund të manifestohet në kryerjen ose moskryerjes (për shembull, mosardhja në seancë, lëshimi i parashtrimit të mjetit juridik, heshtja e të pandehurit etj), por për dallim nga veprimi i veprës penale, veprimet procedurale nuk kanë pasoj që manifestohet si ndryshim në botën e jashtme, por vetëm veprim i caktuar procedural-juridik (për shembull, ndërprerja e procedurës, refuzimi i padisë, abrogimi i aktgjykimit etj). Që të ketë veprim procedural-juridik, veprimi procedural duhet të kryhet me vullnet. Ato veprime që nuk kryhen me vullnet të manifestuar nuk kanë veprim procedural juridik, jo për atë se nuk janë veprime procedurale, por për shkak të mungesës së vullnetit të subjektit procedural që i ka ndërmarr.

Qëllimi i veprimit procedural (bazueshmëria, zhvillimi dhe mbarimi i procesit) nuk është patjetër të përputhet me qëllimin e procesit si tërësi (të vërtetuarit e kërkesës penale-juridike), për arsye se subjektet i ndërmarrin veprimet procedurale, duke qenë konform me interesit e vet procedural (paditësi ta bazoj raportin procedural, kurse i

181

Page 182: Nocioni, historiku, burimet

pandehuri ta pengoj bazueshmërin e tij), i cili mund të jetë në kundërshtim me qëllimin e procedurës.

Veprimet procedurale duhet të dallohen nga faktet procedurale (për shembull, vdekje ose sëmurje shpirtërore të të pandehurit), të cilët, po ashtu drejtpërdrejtë ndikojnë në procedurën, por nuk janë sjellje trupore, por situata që nuk bëjnë pjesë në sferën e të vepruarit sipas vullnetit të subjekteve procedurale.

Karakteristikë kryesore e verimeve procedurale është ajo që, ato të ndërmerren në kontinuitet dhe në mënyrë të koncentruar. Duke parë në mënyrë statistike dhe individuale, çdo veprim procedural është autonom kah qëllimi i vet, forma dhe përmbajtja e vet, për marr në tërësi, në mënyrë kronologjike dhe dinamike, ato janë në lidhje të pandërprerë dhe logjike, gjegjësisht në kontinuitet prej fillimit e deri në mbarim të procedurës, renditjen e së cilës e përcakton ligji. Me fjalë tjera, veçori tjetër është koncentrimi i veprimeve procedurale në faza dhe stadiume të procedurës penale. ligjvënësi parasheh se veprimet procedurale kryhen në fazë dhe stadium të caktuar procedural, me radhë të caktuar në kornizat e pjesës së dalluar të procedurës.

Veprimet e shumta dhe të llojllojshme procedurale mund të ndahen dhe të grupohen në mënyra të ndryshme, varësisht nga kriteri i caktuar. Nga pikëpamja e subjekteve procedurale që i ndërmarrin veprimet, ato mund të ndahen në veprime të gjykatës dhe veprime të palëve. Veprime procedurale të gjykatës janë: 1) Veprimet e të provuarit, 2) Veprimet e detyrimit procedural, 3) Veprimet e vendimmarrjes, 4) Veprimet e udhëheqjes së procedurës, 5) Veprimet e dërgimit etj. Veprimet procedurale të palëve janë veprime të shumta dhe të llojllojshme të mbrojtjes, të cilët i kryen i pandehuri, po ashtu veprime të shumta dhe të llojllojshme të paditjes që i kryen paditësi. Në teorinë procedurale ka kuptime se ekzistojnë edhe veprime procedurale të personave të tretë, gjegjësisht subjekte procedurale jo të drejta (dëshmitarët, ekspertët etj). Më e arsyeshme është kuptimi se ato persona nuk janë subjekte procedurale, por veprime procedurale të subjekteve që i ftojnë në procedurë, të gjykatës, gjegjësisht të palëve, në emrin e të cilëve ndërmerret veprimi (përkundrazi T. Zhivanoviç, II, 1941: f.17).

Edhe pse veprimet procedurale nxirren në formë dhe përmbajtje që janë paraprakisht të caktuara me ligj, veprimet procedurale mbeten edhe kur janë të ndërmarra në kundërshtim me ligjin ( për shembull, veprimet të drejtuara kah zvarritja e procedurës dhe keqpërdorimeve tjera procedurale, dëshmimi ose ekspertimi i rremë etj). Sipas këtij kriteri veprimet në procedurën penale ndahen veprime të drejta dhe jo të drejta.

Sipas stadiumit të ndërmarrjes, veprimet procedurale të gjykatës ndahen në veprime hetuese, që ndërmerre në procedurën paraprake për shkak të përcaktimit të kushteve për parashtrim të akuzës; dhe veprime gjyqësore, që i kryejnë organet gjyqësore me qëllim që të sjellin vendim gjyqësor. Veprimet e policisë para procedurës penale nuk janë veprime procedurale, por me përjashtim, mund të jenë, me çka veprimet para fillimit të procedurës penale ndonjëherë i ndërmerr edhe gjykatësi hetues. Në lidhje me vendim e ndërmarrjes, veprimet procedurale mund të ndahen në veprime gjyqësore, që kryhen në gjykatë, dhe veprime jashtëgjyqësore, që kryhen jashtë ndërtesës së gjykatës. Disa veprime mund të jenë edhe me karakter të përzier – për shembull, këqyrja mund të jetë edhe veprim procedural gjyqësor edhe jashtëgjyqësor.

182

Page 183: Nocioni, historiku, burimet

2. VENDI I NDËRMARJES SË VEPRIMEVE PROCEDURALE

Me vend të veprimit procedural llogaritet ai vend në të cilin ndërmerret veprim i caktuar procedural, varësisht nga natyra e veprimit dhe nga rrethanat e rastit. Gjykatat i ndërmarrin veprimet procedurale në atë vend që u është caktuar si kompetencë territoriale me aktin e formimit të tyre. Mirëpo, kompetenca territoriale e një gjykate është nocion shumë i gjerë dhe i pa precizuar, ashtu që është i domosdoshëm vendi i ndërmarrje së çdo veprimi procedural të jetë saktë i fiksuar dhe preciz, që tu jepet mundësi të gjithëve pjesëmarrësve në procedurë të prezentojnë gjatë ndërmarrjes së tyre. Për këtë gjykata është e obliguar që saktë ta caktoj vendin në të cilin duhet të ndërmerret një veprim procedural, e kjo më saktë është vendi i selisë së gjykatës, ose me saktë vendi ku gjendet ndërtesa e gjykatës.

Nga kjo rregull e përgjithshme ka përjashtim në atë që veprime të caktuara mund të ndërmerren jashtë vendit të ndërtesës së gjykatës, si dhe jashtë vendit të selisë së gjykatës, me çka ai vend çdoherë duhet të jetë patjetër në territorin e asaj gjykate. Madje, ndërmarrja e veprimeve të caktuara procedurale jashtë vendit të selisë së gjykatës nuk i është lejuar dispozicionit të lirë të gjykatës, gjegjësisht të organit tjetër që e zhvillon procedurën, por ajo është e lejuar vetëm gjatë ekzistimit të shkaqeve të caktuara. Po ashtu, edhe zgjedhja e vendit tjetër varet nga natyra e veprimit procedural që duhet të ndërmerret.

Në pyetje janë këto përjashtime:- disa veprime procedurale janë të tilla që sipas natyrës së vet ndërmerren në vend

tjetër (jashtë ndërtesës gjyqësore dhe selisë së gjykatës). Për shembull, këqyrja kryhet në atë vend ku ka ndodhur ngjarja kriminale që është objekt i së DP (n.230 i LPP);

- ekzumimi i trupit kryhet aty ku është varrosur trupi;- bastisja e shtëpisë kryhet aty ku gjendet shtëpia; - ekspertimi, përveç në ndërtesën gjyqësore mund të kryhet edhe në vend tjetër:

institut, laboratori etj, nëse për lloj të caktuar të ekspertizës ekziston institucion profesional (n.234 p.2);

- dëshmitarët që për shkak të pleqësisë, sëmundjes ose mangësive të rënda trupore nuk mund ti përgjigjen ftesës, ato mund të dëgjohen në banesën e vet (n.222 p.3);

- edhe pse gjykatësi hetues kryen veprime hetuese vetëm në rajonin e gjykatës, nëse interesi i hetimit kërkon, ai mund të kryej veprime të caktuara hetuese edhe jashtë rajonit të gjykatës së vet, por është i obliguar për këtë ta njoftoj gjykatën, në rajonin e së cilës kryhen veprimet hetuese (n.154 p.2);

- duke qenë në pajtim me ligjin, gjatë hetimit gjykatësi hetues mundet ti besoj kryerje të disa veprimeve hetuese gjykatësit hetues të gjykatës, në rajonin e së cilës duhet të ndërmerren ato veprime, e nëse për rajonin e më shumë gjykatave është përcaktuar një gjyq për të sugjeruar ndihmë juridike të asaj gjykate (n.155 p.1);

- edhe pse seanca kryesore mbahet në selinë e gjykatës dhe në ndërtesën gjyqësore (n.272 p.1), në raste të caktuara, nëse hapësirat e ndërtesës gjyqësore nuk janë të përshtatshme për mbajtjen e seancës kryesore, atëherë kryetari i gjykatës mund të përcaktoj që seanca të mbahet në ndërtesë tjetër (n.272 p.2).

183

Page 184: Nocioni, historiku, burimet

Por, në raste të caktuara seanca kryesore mund të mbahet edhe në vend tjetër të rajonit të gjykatës kompetente, nëse këtë me propozim të arsyetuar të kryetarit të gjykatës e lejon kryetari i gjykatës më të lartë (n.272 p.3), për shkak të ekonomizimit procedural, kur një numër të madh të dëshmitarëve gjenden në atë vend tjetër dhe nëse duhet të kryhet këqyrje, rekonstruksion të ngjarjes në vend tjetër etj.

Vendimi i aktivitetit të prokurorit publik, gjegjësisht kompetencës së vet vendore përcaktohet sipas dispozitave që vlejnë për kompetencën e gjykatës të atij rajoni për të cilin është emëruar prokurori, gjegjësisht përputhet me vendin e aktivitetit të gjykatave përkatëse.

Organet e punëve të brendshme, si organe ndihmëse të gjykatave dhe prokurorive publike, po ashtu i ndërmarrin veprimet procedurale në atë territor në të cilin është i autorizuar të ndërmerr veprime gjykata, gjegjësisht prokurori publik, që u kanë dhënë kryerjen e disa veprimeve procedurale.

3. KOHA E NDËRMARRJES SË VEPRIMEVE PROCEDURALE

3.1. VËSHTRIME TË PËRGJITHSHME

Rol të rëndësishëm në vërtetimin e fakteve në të DP luan kohë, kurse përvoja tregon se, nëse veprimet procedurale ndërmerren menjëherë pas ngjarjes, po aq edhe përshtypjet janë më të besueshme dhe më objektive, dhe me të edhe më afër të vërtetës. Pas skadimit të një kohe të caktuar përkujtimet zbehen, kurse percepcionet humben dhe harohen. Për shkak të kësaj efikasiteti i procedurës penale varet nga të vepruarit e shpejtë, që donë të thotë se veprimet procedurale duhet shpejtë të ndërmerren. E tërë kjo e imponoj nevojën që koha e ndërmarrjes së veprimeve procedurale të rregullohet me ligj. Mospërmbajtja në kohën e veprimeve procedurale ka edhe pasoja të caktuara.

Të gjithë veprimet procedurale ndërmerren në kohë pune, gjegjësisht në atë kohë që është caktuar në pajtim me rregullat për punën e brendshme të gjykatave dhe organeve tjera që marrin pjesë në procedurën penale. mirëpo, veprime të caktuara procedurale mund të kryhet jashtë kohës së punës. Ashtu për shembull, këqyrja kryhet menjëherë, duke mos e marr parasysh kohën e punës. Po ashtu, bastisja e shtëpisë së të pandehurit ose personave tjerë kryhet gjatë ditës, por mund të vazhdoj edhe gjatë natës, nëse ka filluar ditën dhe nuk ka mbaruar, ose nëse këtë e kërkojnë shkaqet e caktuara të parapara me ligj (n.199 p.4 i LPP). Dëgjimi i dëshmitarëve mund të kryhet edhe jashtë kohës së punës, si dhe i pandehuri mund të merret në pyetje në çdo kohë, me çka, në pajtim me rregullat ligjore duhet ti sigurohet pushim i pandërprerë tetë orësh në periudhë prej 24 orë (n.194 p.1 i LPP).

As edhe për kohën e mbajtjes së seancës kryesore nuk ka kufizime, ashtu që mund të mbahet edhe jashtë kohës së punës si dhe në ditët e të dielave.

184

Page 185: Nocioni, historiku, burimet

3.2. AFATET

3.2.1. Nocioni për afatin

Afati është interval kohor në të cilin duhet të ndërmerret ose mos të ndërmerret një veprim procedural. Përcaktimi i afateve ka për qëllim ta përshpejtoj procedurën dhe të siguroj disiplinë procedurale dhe ekonomizim të saj.

Ekzistimi i afateve për kryerjen e veprimeve të caktuara procedurale në procedurën penale gjen arsyetim në nevojën e theksuar nga të vepruarit e shpejtë, në pajtim me parimin e ekonomisë procedurale dhe me efikasitetin e gjyqësisë. Por, arsyetimi i afateve përbëhet nga ajo që ato janë garanci për palët se raportet e tyre penale-juridike do të rregullohen në kohë, kurse të drejtat e të pandehurit nuk do të kufizohen një kohë më të gjatë se sa është e nevojshme.

d.m.th. afatet janë njëra nga format për mes së cilëve precizohet dhe vjen në shprehje roli i kohës në procedurën penale, kurse për mes tyre sigurohet edhe funksionim i drejtë i jurisprudencës penale.

3.2.2 Llojet e afateve

Sipas kritereve të ndryshme ekzistojnë më tepër ndarje të afateve. Ndarja e parë e afateve është në afate ligjore dhe në gjyqësore.

Afate ligjore janë ato për të cilët me ligj në mënyrë precize është përcaktuar koha në të cilën duhet të ndërmerret një veprim procedural, gjegjësisht koha në të cilën një veprim procedural nuk duhet të ndërmerret. Ashtu për shembull, afati ligjor është se kundërshtim kundër aktakuzës mund të parashtrohet në afat prej tetë ditë nga dita e dërgimit, gjegjësisht nga pranimi i aktakuzës (n.259 p.1 i LPP); ose se ankesa e aktgjykimit mund të parashtrohet në afat prej 15 ditë nga dita e dërgimit të kopjes së aktgjykimit (n.350 p.1) etj. Shembull për afat, në skadimin i të cliit një veprim procedural nuk duhet të ndërmerret është se seanca kryesore nuk mund të mbahet para se të kalojnë së paku tetë ditë pasi që i pandehuri ta pranoj ftesën për në seancën kryesore, me qëllim që ti mbese kohë e mjaftueshme që ta përgatis mbrojtjen (n.273 p.3).

Afate gjyqësore janë ato të cilët në bazë të autorizimeve ligjore i përcakton vet gjyqi ose organi që e zhvillon procedurën. Për shembull, afati në të cilin palët duhet të parashtrojnë prova të reja, ose afati në të cilin eksperti duhet të jep konstatimin dhe mendimin e vet etj.

Përveç këtyre dy llojeve të afateve, ekzistojnë edhe afate instruktive (udhërrëfyese), të cilët po ashtu janë ligjore, e në të cilët gjykatat dhe organet tjera të procedurës duhet të ndërmarrin ndonjë veprim procedural në kohë të caktuar ligjore, por lëshimi i të cilit nuk tërheq edhe sanksione (prekluzion). Ashtu për shembull, kur pas mbarimit të hetimit gjykatësi hetues i a dërgon shkresat prokurorit publik i cili është i obliguar që në afat prej 15 ditë të vë propozim që të plotësohet hetimi ose të ngre aktakuzë ose të jep deklaratë se heq dorë nga ndjekja. Këshilli mund ta vazhdoj këtë afat me propozim të prokurorit publik (n.167 p.2); ose se aktgjykimi i shpallur duhet me

185

Page 186: Nocioni, historiku, burimet

shkrim të përpunohet në afat prej tetë ditë pas shpalljes, kurse në punë të komplikuara, me përjashtim, në afatë prej 15 ditë etj.

Ndarja e dytë e afateve është në afate peremptore (prekluzive ose finale), e ai është ai afat, gjegjësisht ajo periudhë në të cilën një veprim procedural duhet të ndërmerret, për arsye se pas skadimit të afatit paraqitet prekluzioni si sanksion procedural i cili e pengon ndërmarrjen e mëtejshme të veprimit procedural; dhe në afate dilatore (joprekluzive, suspenzive ose pezulluese), e ato janë ato afate që munden të vazhdohen dhe lëshimi i të cilëve si pasojë nuk ka pamundësi të kryhet veprim procedural, gjegjësisht se veprimi i lëshuar procedural mundet edhe në mënyrë plotësuese të kryhet.

Afatet ligjore nuk mund të vazhdohen, përveç kur është e lejuar me ligj. Nëse në pyetje është afat, që me ligj është i caktuar për shkak të mbrojtjes të së drejtës së mbrojtjes dhe të drejtave tjera procedurale të të pandehurit, ai afat mund të shkurtohet nëse këtë e kërkon i pandehuri me shkrim ose gojarisht me procesverbal para gjykatës (n.83 p.1). ashtu për shembull, edhe pse paditësi është i obliguar që në afat prej 3 ditë të merr veprim në lidhje me kërkesën e gjykatës për korrigjim të mangësive të aktakuzës (që donë të thotë se afati është ligjor), nga shkaqe të arsyeshme, kurse me kërkesë të paditësit, këshilli mund ta vazhdoj këtë afat (n.261 p.3 i LPP).

Vazhdim të afatit mund të kërkohet për derisa ai zgjat. Përndryshe, nëse më afati ka skaduar, atëherë nuk mund të kërkohet vazhdim të tij, por vetëm kthim në gjendjen e mëparshme.

Afatet gjyqësore janë dilatore (joprekluzive), për arsye se çdoherë me kërkesë të palëve mund të vazhdohen.

Nga afatet duhet të dallohen nga afatizimet. Afatizimi është ditë ose orë saktë e caktuar në të cilën duhet të kryhet një veprim procedural, ashtu për shembull, afatizim është ditë saktë e caktuar në të cilën duhet të mbahet seanca kryesore (n.271 p.1 i LPP); ose dita në të cilën para mbajtjes së seancës kryesore do të dëgjohet dëshmitar ose ekspert i cili nuk mund të vjen n seancën kryesore për shkak të sëmundjes së gjatë ose për shkak të pengesave tjera, ashtu që nuk mund të dëgjohet në vendin ku gjendet (n.276 p.1) etj.

3.2.3. Llogaritja e afateve

Për llogaritjen e afateve duhet të dihet: me cilën njësi kohore matet afati i caktuar, sa njësi kohore zgjat afati, kur fillon afati të rrjedh dhe kur mbaron.

Llogaritja e afateve fillon nga një ngjarje e caktuar. Ashtu për shembull, afati për paraburgim kundër aktakuzës përcaktohet nga dërgimi i aktakuzës (n.259 p.14), afati për ankesë ndaj aktgjykimit nga dita e dërgimit të kopjes së aktgjykimit (n.350 p.1); afati për padinë private tre muaj nga dita kur personi i autorizuar ka ditur për veprën penale dhe për kryerësin (n.48 p.1) etj.

Vet llogaritja e kohës është në orë, ditë, muaj dhe vite. Kjo d.m.th se një veprim procedural mundet dhe duhet të kryhet në atë orë, ditë ose muaj sa zgjat afati. Për këtë, çdoherë kur një deklaratë është e lidhur për afate, do të llogaritet se është dhënë në afat të caktuar, nëse para skadimit të atij afati deklarata i është dhënë atij që është i autorizuar ta pranoj (n.83 p.2).

Me kësi rëndësie është edhe llogaritja e afateve, sidomos përcaktimi i vendit të fillimit dhe mbarimit të afatit, konkludohet nga rrethanat se në lidhje me afatin ligjor ato momente përcaktohen me ligj (n.84 i LPP), që i përjashton lajthimet dhe gabimet

186

Page 187: Nocioni, historiku, burimet

eventuale, e nëse janë në pyetje afatet gjyqësore, atëherë ato fillojnë të rrjedhin nga momenti që e ka caktuar gjykata, gjegjësisht organi i autorizuar.

Kur janë në pyetje afate të caktuara në orë dhe ditë, ajo orë ose ajo ditë në të cilën është kryer dërgimi ose lajmërimi, gjegjësisht ora ose dita në të cilën bën pjesë ngjarja prej kur ka filluar të llogaritet zgjatja e afatit, nuk llogaritet në afatin, por ai fillon të rrjedh orën ose ditën e parë e ardhshme (n.84 p.2). Ashtu për shembull, për aktgjykim i pranuar më 10 maj, afati i ankesës fillon të rrjedh më 11 maj.

Afatet përfundojnë me skadimin e orës së fundit, gjegjësisht ditës së fundit, kur ende mundet të ndërmerret një veprim procedural. Ashtu për shembull, afati për ankesë ndaj aktgjykimit e pranuar më 10 maj mbaron më 25 maj, edhe atë në mes natë. Nga kjo mund të konkludohet se deklarata mund të pranohet edhe pas skadimit të kohës së punës. Sipas kësaj, ankesa ndaj aktgjykimit mund ti jepet edhe nëpunësit kujdestar në gjykatë.

Deklarata mund të dërgohen edhe për mes postës, edhe atë vetëm me rekomandim ose për mes telegrafit. Në raste të tilla, dita në të cilën deklarata është dhënë në postë llogaritet si ditë kur ajo i është dhënë organit që i drejtohet, dhe nëse kjo është bërë në afat, atëherë llogaritet si në kohë, pa marr parasysh atë që deklarata ka arritur në organin kompetentë pas skadimit të afatit.

Në rastet kur dita e fundit e afatit bie në festat shtetërore ose të shtunën ose të dielën, ose në ndonjë ditë tjetër kur organi shtetëror nuk ka punuar, atëherë afati nuk mbaron në atë ditë, por skadon me skadimin e ditës së parë të ardhshme të punës, gjegjësisht afati me fuqi të ligjit vazhdohet (n.84 p.4). Më pas, është irelevante se vallë të gjithë organet ose vetëm ai nuk punon dhe nga cilët shkaqe nuk punon. Po ashtu, nuk është e nevojshme që të gjithë ditët e afatit të jenë ditë pune, por vetëm dita e fundit duhet të jetë ditë në të cilën punon organi.

Mirëpo, fillimi i afateve të caktuara në muaj ose vite fillon të njëjtën ditë në të cilën bie ngjarja, e jo dita e ardhshme. Ashtu, sipas ligjit afatet të përcaktuara në muaj, gjegjësisht në vite mbarojnë me skadimin e asaj dite të muajt të fundit, gjegjësisht vitit që sipas numrit të vet i përgjigjet ditës kur ka filluar afati. Nëse nuk e ka këtë ditë në muajin e ardhshëm, atëherë afati mbaron ditën e fundit të atij muaj. Ashtu për shembull, afati prej tre muajsh, i cili ka filluar më 30 nëntor, mbaron më28 shkurtë.

4. KTHIMI NË GJENDJEN E MËPARSHME – RESTITUTIO IN INTEGRUM

4.1 NOCIONI PËPR KTHIMIN E GJENDJES SË MËPARSHME

Lëshimi i afatit i caktuar për palët, zakonisht sjell në humbje të drejtën për të kryer veprim procedural, gjegjësisht prekluzion. Kjo vrazhdësi e regjimit të afateve prekluzive në disa raste mundet edhe të tregohet si jo e drejtë, për arsye se ndonjëherë gjerë te lëshimi i afatit vjen edhe pa faj të pjesëmarrësit në procedurë. Për këtë arsye, në të drejtën ekziston një institut i posaçëm procedural që i qetëson ato dy interesa të kundërta dhe mënjanon pasojat e dëmshme, të cilët përndryshe do të paraqiteshin prej

187

Page 188: Nocioni, historiku, burimet

afateve prekluzive. Ky institut është kthimi në gjendjes e mëparshme ose restitutio in integrum.

Kthimi në gjendjen e mëparshme është mjet juridik që mundëson që pjesëmarrësi në procedurë, të cilit i ka skaduar afati prekluziv i cili nuk qenë i shfrytëzuar nga shkaqet për të cilët nuk ka ai faj, mirëpo që ta kryej veprimin e lëshuar procedural duhet paraprakisht leje nga gjykata. Kthimi në gjendjen e mëparshme nuk është institut i përgjithshëm i së drejtës së procedurës penale, por masë ekskluzive e ligjit, e lejuar vetëm për veprime saktë të caktuar procedurale dhe pjesëmarrësve saktë të caktuar në procedurë. Sipas ligjit, ky institut mund të shfrytëzohet edhe për shkak të afatit të lëshuar për seancën kryesore (M. Grubaç, 2002: f. 263-264).

D.m.th. ky institut pengon paraqitjen e pasojave të dëmshme për palën kur gjer te lëshimi i afatit ka ardhur pa fajin e saj. Me këtë, ky mjet juridik kontribuon edhe në vërtetimin e gjendjes faktike, dhe me këtë edhe të gjetjes së të vërtetës në procedurën penale (P. Marina, 1979: f.194).

E drejta jonë e procedurës penale lejon shfrytëzimin e institutit kthim në gjendjen e mëparshme, si në rast të lëshimit të afateve, ashtu edhe në rast të lëshimit të afatizimeve. Në lidhje me afatet, kthimi në gjendjen e mëparshme është i lejuar vetëm kur është lëshuar afati për parashtrimin e ankesës kundër aktgjykimit ose aktvendimit për zbatimin e masës për sigurim ose masës edukuese.

4.2. SHKAKU PËR KTHIMIN NË GJENDJEN E MËPARSHME.

Ligji jonë nuk i konkretizon shkaqet për shkak të të cilëve mund të kërkohet kthim në gjendjen e mëparshme, por përmban formulë e përgjithshme: se kthim mund të kërkohet çdoherë kur nga shkaqet e arsyeshme është lëshuar afati për parashtrimin e ankesës. Vallë shkaku se pse kërkohet kthim në gjendjen e mëparshme është i arsyeshëm, paraqet çështje faktike për të cilën vendos gjykata. Kusht i vetëm është se shkaku konkret për lëshimin e afatit nuk mund ti vishet si faj lutësit, e as që paraqitja e shkakut do të mund të pengohet duke qenë lutësi edhe me ndërgjegje më të madhe.

Edhe pse nuk mund të numërohen të gjitha shkaqet në bazë të të cilëve mund të kërkohet kthim në gjendjen e mëparshme, prapëseprapë ato shkaqe mund të kualifikohen në disa grupe.

Ashtu, së pari vijnë shkaqet që janë pasojë e fuqisë madhore – vis major, si për shembull, ndërprerja e komunikimeve për shkak të fatkeqësive të ndryshme kohore: tërmete, vërshime, gjendje e mobilizuar etj.

Më pas vijnë shkaqet që kanë të bëjnë me personalitetin e lutësit, për shembull, sëmundje e rëndë, gabim në regjistrimin e afatit etj.

Më në fund vijnë shkaqet që përbëhen nga gabimet e gjykatës ose ndonjë organi tjetër, për shembull, mësimi i gabuar juridik për afatin në të cilin duhet të parashtrohet ankesë, theksimi gabim i kohës në të cilën është kryer dërgimi i shembullit të aktgjykimit ose aktvendimit, ashtu që i pandehuri nuk ka ditur saktë se kur i është dërguar aktgjykimit, gjegjësisht aktvendimi.

188

Page 189: Nocioni, historiku, burimet

4.3. SUBJEKTET E KTHIMIT NË GJENDJEN E MËPARSHME

Subjekte të këtij mjeti juridik, gjegjësisht personi që është i autorizuar të kërkoj kthim në gjendjen e mëparshme është vetëm i pandehuri (n.85 p.1 i LPP), që është njëra nga konsekuencat e e parimit të favor defensionis (përparësi në mbrojtje).

Duke e pas parasysh se përveç të pandehurit, në favor të tij ankesë mund të parashtron edhe mbrojtësi i tij, përfaqësuesi ligjor, të afërm të caktuar dhe prokuri publik (n.351 p.2 i LPP), parashtrohet pyetja, a munden që edhe këto persona në emër të të pandehurit të kërkojnë kthim në gjendjen e mëparshme. Mbisundon mendimi se me përjashtim të mbrojtësit, të tjerëve nuk duhet tu njihet e drejta e shfrytëzimit e këtij mjeti juridik (ankesës), për arsye se gjatë ekzistimit të mbrojtësit, roli i këtyre personave në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të të pandehurit ka rëndësi të shkallës së dytë. Por, edhe qëllimi i ligjvënësit është që të mos zgjerohet rrethi i subjekteve për shfrytëzimin e këtij mjeti juridik.

Mirëpo, çështja e mbrojtësit, si subjekt i këtij mjeti juridik meriton kujdes dhe interpretim të veçantë, për arsye se në praktikë ekzistojnë raste kur aktgjykimi as që i dërgohet të pandehurit, por në raste të mbrojtjes fakultative i dërgohet vetëm mbrojtësit të tij (n.116 p.3). në raste të tilla, i pandehuri edhe nuk ka mundësi që ta ndjek rrjedhën afatit për të parashtruar ankesë, kurse afati i lëshuar nga ana e mbrojtësit do të jetë në dëm të të pandehurit, edhe pse ai nuk është fajtor për lëshimin e afatit. Sipas kësaj, edhe pse kjo është e drejtë personale e të pandehurit, dhe sipas ligjit, si subjekt për kthimin në gjendjen e mëparshme shprehimisht është theksuar i pandehuri (n.85 p.1), prapëseprapë në pajtim me parimin favor defensionis si dhe në përgjithësi me frymën e legjislacionit tonë penal, kjo dispozitë duhet ashtu të interpretohet, që mjeti i këtillë juridik duhet ti njihet edhe mbrojtësit të të pandehurit, i cili si ndihmës i tij procedural është më kompetentë për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tij.

Mirëpo, ligjvënësi ynë, përveç të drejtës që të kërkoj kthim në gjendjen e mëparshme për shkak të lëshimit të afatit, parasheh edhe të drejtë për shfrytëzimin e këtij mjeti juridik edhe në rastet kur është lëshuar afatizimi (seanca gjyqësore).

Në këtë kuptim, ligjvënësi parasheh se kryetari i këshillit do ti lejoj kthim në gjendjen e mëparshme paditësit privat i cili nga shkaqe të arsyeshme nuk ka mundur që të vij në seancën kryesore ose në kohë që ta njoftoj gjykatën për ndryshimin e adresës ose të vendqëndrimit, nëse në afat prej tetë ditë pas mbarimit të pengesës parashtron ankesë për kthim në gjendjen e mëparshme (n.54 p.2). Përndryshe, nëse në raste të këtilla paditësi privat nuk kërkon kthim në gjendjen e mëparshme në pajtim me ligjin, atëherë mendohet se ai ka hequr dorë nga padia (n.54 p.1).

Kthim në gjendjen e mëparshme mund të kërkoj edhe i dëmtuari i cili nuk është thirrur në mënyrë të rregullt ose është thirrur në mënyrë të rregullt, por nga shkaqe të arsyeshme nuk ka mundur që të vij në seancën kryesore në të cilën është sjell aktgjykim me të cilin refuzohet akuza për shkak të dorëheqjes së prokurorit publik nga aktakuza, për arsye se nuk ka mundur që të deklarohet se a do ta ndërmerr ndjekjen e mëtutjeshme (n.57 p.2).

Dhe në fund, kthim në gjendjen e mëparshme sipas ligjit mund të kërkoj edhe i dëmtuari si paditës i cili nuk qenë i thirrur në mënyrë të rregullt në seancën kryesore (n.58 p.1).

189

Page 190: Nocioni, historiku, burimet

Në të gjitha rastet kur kërkohet kthim në gjendjen e mëparshme për shkak të lëshimit të afatit, të gjithë procedurat janë të njëjta si dhe në raste kur kërkohet kthim për shkak të afatit të lëshuar.

4.4. PROCEDURA PËR KTHIMIN NË GJENDJEN E MËPARSHME

Procedura për kthimin në gjendjen e mëparshme ngrihet me lutje nga personi i autorizuar.

Lutja dërgohet deri te gjykata e shkallës së parë, kurse në të ceket shkaku se pse ka ardhur deri te lëshimi i afatit. Njëkohësisht me lutjen për kthim në gjendjen e mëparshme parashtrohet edhe ankesë kundër aktgjykimit, gjegjësisht aktvendimit, afati i të cilit është lëshuar, nëse ajo nuk ka qenë më e parashtruar. Lutja parashtrohet në afat prej tetë ditë pasi që janë ndërprerë shkaqet në bazë të të cilëve afati është lëshuar. Mirëpo, pas skadimit të tre muajve nga dita e lëshimit nuk mund të kërkohet më kthim në gjendjen mëparshme, pa marr parasysh atë se shkaqet që kanë shkaktuar lëshimin janë ndërprerë ose jo dhe a ka ditur lutësi për këto shkaqe. Në pyetje është i a.q afati absolut (n.85 p.1 dhe 2).

Në lidhje me këtë mjet juridik, rëndësi ka pyetja, kur fillon të rrjedh afati prej tetë ditë: prej ditës kur realisht janë ndërprerë shkaqet që kanë shkaktuar lëshimin – kriter objektiv – ose nga momenti kur lutësi ka marr mesh për ndërprerjen e tyre – kriter subjektiv.

Për kthim në gjendjen e mëparshme vendos kryetari i këshillit me vendim në formë të aktvendimit i cili ka sjell edhe aktgjykimin, gjegjësisht aktvendimin që hedhet poshtë me ankesë. Para se të merr vendim për lutjen, e nëse në të nuk ka prova të mjaftueshme për shkaqet e lëshimit, atëherë kryetari i këshillit mund të urdhëroj që të paraqiten prova me të cilët mbështetet kërkesa.

Edhe pse në LPP nuk është paraparë se vendimmarrja për lutjen është kontradiktore, kryetari i këshillit i gjykatës së shkallës së parë mund ta njoftoj paditësin me lutjen dhe të kërkoj mendimin e tij. Por, nëse nuk është vepruar ashtu, atëherë nuk ekziston ndonjë shkelje të ligjit dhe të procedurës.

Duke marr vendim për lutjen, kryetari i këshillit i gjykatës së shkallës së parë mund ta miratoj dhe të lejoj kthim në gjendjen e mëparshme, mirëpo mundet edhe që mos ta miratoj, gjegjësisht të mos lejoj kthim.

Karakteristikë e kësaj procedure është se aktvendimi i kryetarit të këshillit me të cilin lejohet kthim në gjendjen e mëparshme nuk mund të sulmohet me ankesë. Mirëpo, kundër aktvendimit me të cilin nuk është lejuar kthim, atëherë lutësi ka të drejtë ankese, dhe nëse është parashtruar më ankesë, atëherë së bashku me ankesën kundër aktgjykimit dërgohet deri te gjykata më e lartë që është kompetente që të merr vendim në shkallën e parë. Gjykata së pari merr vendim për kërkesën për kthim në gjendjen e mëparshme dhe nëse konstaton se lëshimi ka qenë i arsyetuar, atëherë do ta shqyrtoj edhe ankesën kundër aktgjykimit, gjegjësisht aktvendimit (n.86 p.2).

Lutja për kthim në gjendjen e mëparshme nuk ka veprim suspenziv, gjegjësisht nuk e shtyn ekzekutimin e aktgjykimit, gjegjësisht aktvendimit. Por, gjykata që është

190

Page 191: Nocioni, historiku, burimet

kompetente që të merr vendim për lutjen mund të vendos që ekzekutimi të ndërpritet, për derisa nuk merret vendim për lutjen (n.87 p.1 i LPP).

5. PROCESVERBALET

5.1. NOCIONI PËR PROCESVERBALIN

Për çdo veprim zyrtar në procedurë (marrja në pyetje të pandehurin, bastisja e banesës, rekonstruktimi i ngjarjes, këqyrja, ekspertimi, dëgjimi i dëshmitarit etj) përpilohet procesverbal njëkohësisht kur kryhet veprimi, e nëse kjo nuk është e mundshme, atëherë më pas në mënyrë të drejtpërdrejtë (n.75 p.1 i LPP). Procesverbali është oficializim me shkrim i rrjedhës dhe i përmbajtjes së veprimit procedural i ndërmarr në procedurën. Sipas natyrës së vet juridike procesverbali është dokument publik, i përbërë nga organi i autorizuar shtetëror në formë e paraparë me ligj.

Procesverbali shërben për fiksim të veprimit të ndërmarr procedural dhe shfrytëzimin e rrjedhës së mëtutjeshme të procedurës, si dhe po ashtu si provë për mënyrën dhe për formën në të cilën është zbatuar veprimi.

Dokumentet tjera të shkruara që përpilohen gjatë procedurës, si për shembull, urdhëratë, vërejtjet, mësimet, deklaratat etj, nuk kanë kualitet të procesverbalit dhe për përpilimin e tyre nuk ekziston ndonjë formë e paraparë ligjore siç është rasti me procesverbalin.

Veprimet procedurale çdoherë zbatohen në pajtim me parimin gojor, kurse procesverbalet si dokumente të shkruara shërbejnë si dokumentacion i atyre veprimeve, gjegjësisht shprehje me shkrim të rrjedhës dhe të përmbajtjes së veprimeve të kryera procedurale. Sipas kësaj, arsyetimi i procesverbaleve gjendet në përshtatshmërinë e tyre për rrjedhën e mëtutjeshme të procedurës penale,e sidomos të seancës kryesore, të shërbejnë si mjet që mundëson njoftim me tërë atë që më parë është ndërmarr në procedurë, për arsye se për mes grumbullimit të materialeve ka për detyrë ta përgatis seancën kryesore dhe zhvillimi pa pengesë të saj. Procesverbali është asi dokumenti që i ruan të gjithë të dhënat për veprimet e ndërmarra nga ndryshimet dhe harresat eventuale, me qëllim që ato besueshëm të riprodhohen në seancën kryesore (P. Marina, 1979: f.332).

Mirëpo, përveç kësaj që procesverbali jep fotografi objektive për veprimet e ndërmarra, ndikon që ato të realizohen në mënyrë e paraparë me ligj, me çka sigurohet ligjshmëri në të vepruarit, kurse njëkohësisht garantohen të drejtat dhe interesat e qytetarëve.

5.2. PËRMBAJTJA E PROCESVERBALEVE

Procesverbali ka dy pjesë: hyrje dhe përmbajtje. Në pjesën e parë, hyrjen, futet titulli i organit shtetëror para të cilit kryhet veprimi, vendi, dita dhe ora kur ka filluar dhe

191

Page 192: Nocioni, historiku, burimet

ka mbaruar veprimi, emrat e personave që prezentojnë dhe në cilën cilësi prezentojnë, si dhe shënimi i lëndës penale sipas së cilës ndërmerret veprimi (n.76 p.1 i LPP).

Në pjesën e dytë – përmbajtjen futen të dhënat esenciale për rrjedhën dhe për përmbajtjen e veprimit procedural, e cila çdoherë është e ndryshme dhe varet nga vet veprimi. Ashtu, shënohet në formë të tregimit, edhe atë vetëm esenca e dëshmisë së dhënë dhe deklaratave. Pyetjet futen në procesverbal vetëm nëse është e nevojshme që të fitohet përgjigje. Nëse është e nevojshme, në procesverbal do të futet edhe pyetja që është parashtruar dhe përgjigjja që është dhënë. Nëse gjatë ndërmarrjes së veprimit janë marr sende ose shkresa, kjo do të shënohet në procesverbal, kurse sendet e marra do ti bashkëngjiten procesverbalit ose do të theksohet se ku gjenden në ruajtje (n.76 p.2).

Gjatë ndërmarrjes së veprimit siç është këqyrja, bastisja e banesës ose e personit, ose njohja e personit ose sendeve (n.225), në procesverbal do të futen edhe të dhënat që janë më rëndësi, varësisht prej natyrës veprimit të tillë, e nëse janë bërë skica, vizatime, plane, fotografi, incizime filmime etj, kjo do të shënohet në procesverbal dhe do ti bashkëngjitet atij.

Në disa raste të caktuara në ligj, në procesverbalin futen edhe paralajmërime të ndryshme, si për shembull, se i pandehuri nuk është i obliguar të përgjigjet në pyetjet ose se dëshmitari është i liruar nga detyra që të dëshmoj etj.

5.2. PËRPILIMI DHE NËNSHKRIMI I PROCESVERBALIT

Procesverbalin e shkruan procesmbajtësi, kurse ai është personi i cili së bashku me organin merr pjesë në veprimin procedural. Vetëm kur kryhet bastisje të banesës ose personit, gjegjësisht veprim që ndërmerret jashtë hapësirave zyrtare të organit, kurse nuk mund të sigurohet procesmbajtës, atëherë procesverbalin mund ta shkruaj personi që e ndërmerr veprimin.

Po qe se njëkohësisht me ndërmarrjen e veprimit procedural nuk mund të përpilohet procesverbali (për shembull, për shkak të kushteve të këqija kohore dhe të terrenit), atëherë obligimi i mbetet që organi ta bëj menjëherë pas ndërprerjes së pengesave, në kohë sa më të shkurtër.

Procesverbalin që e shkruan procesmbajtësi përpilohet në atë mënyrë që personi që e ndërmerr veprimin i tregon zëshëm procesmbajtësit çka të fut në procesverbal. Kjo mundëson kontroll të mënyrës në të cilën përpilohet procesverbali dhe të përmbajtjes së tij, kurse mundëson edhe intervenim të drejtpërdrejtë të personave të interesuar që janë prezentë.

Gjatë formulimit të përmbajtjes duhet të mbahet llogari për nivelin kulturor dhe intelektual të personave, deklaratat e të cilëve futen në procesverbal, që të mund të gjithëve, e në radhë të parë vet atyre tu jetë i qartë dhe i kuptueshëm ajo çka futet në procesverbal (P. Marina, 1979: f.334).

Me kërkesë të personit që merret në pyetje, organi që e ndërmerr veprimin mundet ti lejoj që vet ti diktoj përgjigjet e veta në procesverbalin. Nëse pyetëmarrësi e keqpërdor këtë të drejtë, atëherë ajo mundet edhe ti merret (n.75 p.4).

Edhe pse është akt formal, procesverbali duhet të mbahet në mënyrë të rregullt, në të nuk guxon të fshihet, të shtohet ose të ndryshohet. Nëse paraqitet nevojë që të anulohet

192

Page 193: Nocioni, historiku, burimet

ndonjë pjesë të procesverbalit, ajo do të bëhet me nënvizime, por vendet e nënvizuara duhet të mbesin të lexueshme. Për ndryshe, të gjithë ndryshime, përmirësimet dhe plotësimet futen në fund në procesverbalin dhe duhet të verifikohen nga ana e personave që e nënshkruajnë (n.77 p.1 dhe 2).

Procesverbalin e nënshkruajnë personat që prezentojnë gjatë ndërmarrjes së veprimeve procedurale, gjegjësisht personat që merren në pyetje. Nëse procesverbali përbëhet nga më shumë fleta, atëherë personi që merret në pyetje e nënshkruan çdo fletë.

Por, para nënshkrimit, personi që është marr në pyetje, personat që janë të obliguar të marrin pjesë në veprimet e procedurës, si dhe palët, mbrojtësi dhe i dëmtuari, në se janë prezentë atëherë kanë të drejtë ta lexojnë procesverbalin ose të kërkojnë tu lexohet. Për këtë është i obliguar që ta paralajmëroj personin i cili e ndërmerr veprimin, kurse në procesverbal do të shënohet se a është bërë paralajmërimi dhe a është lexuar procesverbali. Procesverbali çdo herë do të lexohet nëse nuk ka pasur procesmbajtës dhe kjo do të shënohet në procesverbal. Nëse ka pasur përkthyes, atëherë ai nënshkruhet në fund në procesverbalin, si dhe po ashtu nënshkruhen edhe dëshmitarët, prezenca e të cilëve është e obligueshme gjatë ndërmarrjes së veprimeve hetuese siç janë bastisja e banesës ose personit. Nëse personi që duhet ta nënshkruaj procesverbalin është analfabet, atëherë vë gjurmë të treguesit të djathtë, e nëse nuk e ka, atëherë vë gjurmë nga njëri prej gishtave, me çka shënohet se nga cili gisht dhe cila dorë është marrë gjurma.

Nëse personi që është marr në pyetje refuzon ta nënshkruaj procesverbalin ose të vë gjurmë nga gishti, edhe kjo do të shënohet në procesverbal dhe do të ceket edhe shkaku për refuzimin. Nëse veprimi nuk është mundur të kryhet pa pengesë, atëherë në procesverbal do të shënohet dita dhe ora kur është paraqitur ndërprerja, si dhe kur ka filluar veprimi. Nëse ka pas ndonjë kundërshtim në lidhje me përmbajtjen, atëherë në procesverbal do të ceken edhe ato kundërshtime.

Në fund procesverbalin e nënshkruan personi që e ka ndërmarr veprimin dhe procesmbajtësi (n.78 p.3-8).

Gjykatësi hetues mund të caktoj që realizimi i veprimit hetues të incizohet me aparat, për çka paraprakisht do ta njoftoj personin që e merr në pyetje, gjegjësisht personin që do ta dëgjon. Incizimi duhet të përfshi të dhënat e nevojshme për identifikim, e nëse incizohen deklarata të më shumë persona, atëherë duhet të sigurohet që nga incizimi qartë të dallohet se kush e ka dhënë deklaratën.

Me kërkesë të personit të dëgjuar incizimi menjëherë do të riprodhohet, kurse do të incizohen përmirësimit ose sqarimet e atij personi.

Në procesverbalin për veprimin hetues do të futet se është kryer me aparat për incizim auditiv dhe vizual, që e ka kryer incizimin, se personi që dëgjohet paraprakisht është njoftuar për incizimin, se incizimi është riprodhuar dhe ku ruhet incizimi, nëse nuk është vënë në shkresat e lëndës (n.80 p.4).

Gjykatësi hetues mund të përcaktoj që incizimi auditiv tërësisht ose pjesërisht të kopjohet, me çka duhet ta kontrolloj kopjen, ta verifikoj dhe t’ia bashkangjet procesverbalit për ndërmarrjen procesverbalit për ndërmarrjen të veprimit hetues.

Incizimet me zë i ruan gjykata në kohën në të cilën ruhet edhe shkresa penale. gjykatësi hetues mund t’u lejoj personave që kanë interes të arsyeshëm me aparat për incizim auditiv dhe vizual ta incizojnë veprimin hetues (n.80 p.5-7).

193

Page 194: Nocioni, historiku, burimet

5.4. LLOJET E PROCESVERBALEVE

Rregullat e theksuara vlejnë për të gjithë llojet e procesverbaleve që mbahen në procedurën penale. Sidoqoftë, ligji përmban disa dispozita të posaçme për dy lloje të procesverbaleve: procesverbal për seancën kryesore dhe procesverbal për këshillim dhe votim.

5.4.1. Procesverbal për seancën kryesore (n.300-303)

Që të fitohet një duke objektive për seancën kryesore, si stadium qendror i procedurës, për punën saj mbahet procesverbal në të cilin duhet të futet e tërë rrjedha e seancës.

Kryetari këshillit mund të urdhëroj që për tërë rrjedhën e seancës kryesore ose vetëm për disa pjesë të saj të merren shënime stenografike të cilët në afat prej 48 orë duhet të përkthehen, të kontrollohen dhe ti bashkëngjiten procesverbalit.

Rrjedha e seancës kryesore mund të incizohet në magnetofon, kurse leje për këtë jep kryetari i këshillit.

Kryetari i këshillit me propozim të palës ose sipas detyrës zyrtare, mund të urdhëroj që në procesverbal të shënohen deklaratat që mendon së janë të rëndësishme. Në raste të tilla, menjëherë do të lexohet ajo pjesë e procesverbalit, kurse do të lexohet çdoherë kur këtë do ta kërkoj pala, mbrojtësi ose personi, deklarata e të cilit futet në procesverbal (n.300 p.4 dhe 5).

Edhe ky procesverbal ka dy pjesë: hyrje dhe përmbajtje me rëndësi. Në hyrjen duhet të shënohet gjykata, para së cilës mbahet seanca kryesore, vendi

dhe koha e seancës, emri dhe mbiemri i kryetarit të këshillit, anëtarëve të këshillit dhe procesmbajtësit, i paditësit, i të pandehurit, i të dëmtuarit dhe i përfaqësuesit të tij ligjor ose autorizuarit, i përkthyesit, vepra penale që është lëndë e seancës, si dhe vallë seanca kryesore është publike ose publiku është përjashtuar.

Procesverbali duhet të përfshij të dhëna për atë se cila aktakuzë është lexuar, dhe se paditësi a e ka ndryshuar ose e ka zgjeruar akuzën, çfarë propozime kanë parashtruar palët dhe çfarë vendime ka marr kryetari i këshillit ose këshilli, cilët prova janë nxjerr, a është lexuar ndonjë procesverbal ose dokumente tjera të shkruara etj. Nëse në seancën kryesore publiku është përjashtuar, atëherë në procesverbal duhet të shënohet se kryetari i këshillit i ka paralajmëruar të pranishmit për pasojat nëse zbulojnë atë që n ëatë seancë kryesore e kanë marr vesh si sekret.

Deklaratat e të pandehurit, të dëshmitarëve dhe të ekspertëve futen në procesverbalin, ashtu që do të tregohet përmbajtja e tyre esenciale. Këto deklarata futen në procesverbalin vetëm nëse përmbajnë përjashtime ose plotësime të deklaratave të tyre të mëparshme.

Me kërkesë të palëve, në procesverbalin do të futet edhe pyetja, gjegjësisht përgjigjja që e ka marr këshilli si e palejuar (n.302 p.1-4).

Në procesverbalin për seancën kryesore futet i tërë dispozitivi i aktgjykimit (n.348 p.3-5-) me shënim se aktgjykimi është shpall publikisht. Dispozitivi i aktgjykimit i përfshirë në procesverbalin për seancën kryesore paraqet vend-burim. Nëse është marr

194

Page 195: Nocioni, historiku, burimet

aktvendim për paraburgim (n.345), kjo duhet të futet në procesverbal për seancën kryesore (n.303 p.1 dhe 2).

Procesverbali për seancën kryesore duhet të mbaroj me përmbyllje të seancës dhe atë e nënshkruajnë kryetari i këshillit dhe procesmbajtësi. Palët kanë të drejtë ta kontrollojnë procesverbalin e mbaruar dhe shtesat e tij, të vënë vërejtje në lidhje me përmbajtjen dhe të kërkojnë korrigjim të procesverbalit. Korrigjim të emrave, numrave gabimisht të shkruara mund të urdhëroj kryetari këshillit me propozim të palëve ose të personit që është marr në pyetje, ose sipas detyrës zyrtare. Korrigjime dhe plotësime tjera të procesverbalit mund të urdhëroj vetëm këshilli (n.301 p.1-3).

5.4.2. Procesverbal për këshillim dhe për votim

Lloj i dytë i procesverbalit i cili në veçanti është rregulluar me ligj është procesverbali për këshillim dhe për votim (n.82). pas mbarimit të seancës kryesore gjykata tërhiqet në këshillim dhe votim, e cila çdoherë është sekrete dhe në të cilën prezentojnë vetëm anëtarët e këshillit dhe procesmbajtësi. Për këshillimin dhe votimin përpilohet procesverbal të posaçëm në të cilin theksohet tërë rrjedha e votimit dhe vendimi që është marr.

Për dallim nga procesverbali për seancën kryesore, ky procesverbal e nënshkruajnë të gjithë anëtarët e këshillit dhe procesmbajtësi.

Duke e marr parasysh mundësinë që një vendim të mos është marr unanimisht, por me shumicë të votave, çdo anëtar i këshillit i cili ka mbetur pakicë ka të drejtë ta ndaj mendimin e vet, i cili çdoherë futet në procesverbal për këshillim.

Meqë këshillimi dhe votimi janë të fshehtë, procesverbali për to mbyllet në mbështjellëse e posaçme. Këtë procesverbal mund ta shqyrtoj vetëm gjykata më e lartë, kur merr vendim për mjetin e rregullt, dhe në atë rast është i obliguar rishtazi ta mbyll në mbështjellëse të posaçme dhe në të të shënoj se e ka shqyrtuar procesverbalin.

5.5. TË VEPRUARIT ME PROCESVERBALET DHE NDARJA E TYRE

Në raste të caktuara, në ligj është përcaktuar se në deklaratën e të pandehurit, dëshmitarit ose të ekspertit nuk mund të bazohet vendimi i gjyqit (për shembull, në bazë të deklaratave të personave që nuk munden të dëgjohen si dëshmitar – personi i cili me deklaratën e vet do të shkelte detyrën ruajtjes së sekretit shtetëror ose ushtarak dhe mbrojtësi i të pandehurit). Në rastet e këtilla gjykatësi hetues sipas detyrës zyrtare ose me propozim të palëve do të merr aktvendim për ndarje të procesverbaleve për këto deklarata nga shkresat menjëherë, e më së voni deri në mbarim të hetimit, gjegjësisht deri në dhënien e pëlqimit nga ana e gjykatësit hetues se aktakuza mund të ngrihet edhe pa zbatim të hetimit. Kundër këtij aktvendimi është lejuar ankesë e posaçme.

Pas plotfuqishmërisë së aktvendimit procesverbalet e ndara mbyllen në mbështjellëse e posaçme dhe ruhen te gjykatësi hetues, të ndarë nga shkresat tjera dhe nuk mund të shqyrtohen, e as të shfrytëzohen në procedurën (n.79 p.1 dhe 2 i LPP).

Me përjashtim, këto procesverbale mund të shfrytëzohen në këto raste:

195

Page 196: Nocioni, historiku, burimet

- nëse vet i pandehuri kërkon të lexohen procesverbalet e ndara për marrjen në pyetje të tij ose për dëgjimin e personave që ai i ka emëruar. Në raste të këtilla lexohen të gjitha procesverbalet dhe lajmërimet e personave me të cilët ka të bëj kërkesa e të pandehurit;

- nëse në seancën kryesore pas dëgjimit të palëve, këshilli vendos se në procedurën mund të shfrytëzohen procesverbalet për marrjen në pyetje të pandehurin, të cilët janë të ndarë vetëm për shkak të asaj që i pandehuri është marr në pyetje pa prezencë të mbrojtësit, dhe nëse nuk ka hequr dorë nga mos prezenca e mbrojtësit; nëse mbrojtësi nuk ka qenë i njoftuar për marrjen në pyetje të të pandehurit, për çka edhe nuk ka marr pjesë në marrjen në pyetje, dhe në raste tjera të parapara me ligj (n.210 p.9).

Në këto dy raste kundër aktvendimit të gjykatës së shkallës së parë me të cilin është lejuar të lexohen procesverbalet e ndara është lejuar ankesë, për të cilën vendos këshilli i gjykatës më të lartë në përbërje prej pesë gjykatësve.

Kur në rastet e theksuara shfrytëzohen procesverbalet e ndara, atëherë në seancën kryesore sipas nevojës mund të dëgjohet edhe gjykatësi hetues, gjegjësisht personi zyrtar i organit për punë të brendshme, për rrethanat nën të cilët është kryer dhe shënuar marrje në pyetje e të pandehurit, gjegjësisht dëgjimi i dëshmitarit.

Procesverbalet dhe lajmërimet që janë lexuar nuk mund të shfrytëzohen në procedurë tjetër, e as që aktgjykimi lirues mund të bazohet në deklaratat që kanë të bëjnë këto procesverbale.

196

Page 197: Nocioni, historiku, burimet

KREU X

TË PROVUARIT

1. NË PËRGJITHËSI PËR TË PROVUARIT

Në më shumë pjesë sistematike nga sfera e procedurës penale autorët juridik provat i përpunojnë në fazën e hetimit, me të cilin fillon shqyrtimi i rrjedhës së procedurës penale, e sistematik të tillë në lidhje me disa mjete provuese kanë edhe kodet. Dispozitat për provat kanë përparësi në tërë procedurën. Për këtë shkak, studimi për provave duhet ti paraprij studimit për rrjedhën e procedurës (G. Bellavista, 1956: f.155) dhe vendi i saj është në pjesën e përgjithshme të së drejtës së procedurës penale, në pjesën që merret me veprimet procedurale (T. Vasiljeviç, 1981: f.292, pjesa 3).

Me të provuarit nënkuptohen ato veprime që i ndërmerr gjykata që të formon bindje të vet për ekzistimin ose mosekzistimin e fakteve që munden të ndikojnë në vendimin e saj. Aktiviteti i gjykatës ka të bëj me vërtetimin e fakteve që janë të nevojshme për zbatimin e të drejtës. Për këtë, gjatë gjykimit të çdo lënde penale duhet të vërtetohen dy situata – situata faktike dhe juridike. Situata faktike e përfshin ngjarjen kriminale për të cilën gjykohet dhe gjendjen e personit të cilit i gjykohet. Situata juridike përfshin gjetjen e rregullës juridike që duhet të zbatohet në situatën e vërtetuar faktike dhe në vet zbatimin e rregullës juridike. Detyrë e parë dhe më e rëndësishme e çdo procedure, është vërtetimi i drejtë i fakteve që realizohet me nxjerrjen dhe me vlerësimin e provave. Përndryshe, kur funksioni i gjykatësit do të përbëhej vetëm nga zbatimi i së drejtës në një situatë të caktuar faktike, atëherë ai do të ishte shumë e zakontë. Mirëpo, obligimi që të vërtetohen faktet është më i rëndë dhe më me përgjegjësi (T. Vasiljeviç, 1981: f.292).

Nga sistemi i provave dhe nga mënyra se si veprohet me to, varet realizimi i qëllimit të procedurës penale – asnjë i pafajshëm të mos dënohet, kurse fajtorit ti caktohet dënim i merituar (n.1 i LPP). Për këtë, studimit për provat çdoherë i është kushtuar kujdes më të madh.

Sistemi i provave ka qenë i nënshtruar në ndryshime, siç është ndryshuar edhe drejta varësisht prej shkallës së zhvillimit të shoqërisë.

Përfaqësuesi më i rëndësishëm i shkollës pozitiviste të së drejtës penale, Enriko Feri, mendon se sistemi i provave gjatë zhvillimi historik ka kaluar nëpër katër faza: 1) faza primitive – në të cilën provat i janë lënë empirizmit të ashpër dhe të përshtypjeve personale; 2) faza religjioze – në orale (gjykata hyjnore, dyluftimi gjyqësor etj), në të cilën vërtetimi i fajit i është lënë Perëndisë; 3) faza legale – në të cilën vlera provuese e të gjithë provave ka qenë paraprakisht saktë e caktuar në ligj; 4) faza sentimentale – në bindje të brendshme në të cilën gjykatësit ka qenë të lirë në vlerësimin e provave.

197

Page 198: Nocioni, historiku, burimet

Si fazë e pestë Feri e parasheh fazën shkencore – e cila do të bazohet në ekspertizë dhe faktet penale-juridike do të vërtetohen në bazë të metodave shkencore (E. Feri, Sociologjia kriminale, botimi IV, f.762; P. Marina, 1958: f.154, I).

Në lidhje me sistemin e provave, ekzistojnë edhe mendime tjera në literaturën procedurale. Në mes tyre është edhe autori francezë Fransoa Gorf, i cili mendon se në evoluimin e vet sistemi i provave ka kaluar nëpër tre faza: metafizike – me dyluftime orale dhe gjyqësore; faza liberale – në bindjen e brendshme të gjykatësit; dhe faza shkencore – me aplikimin e metodave shkencore në gjetjen e të vërtetës, e cila edhe sot aplikohet në procedurën penale.

Që të realizohet qëllimi i procedurës penale, është e nevojshme të gjendet e vërteta se a është kryer në të vërtetë vepër penale, kush është kryerësi i saj dhe a mund të zbatohet sanksion ndaj kryerësit, kurse deri te e vërteta mund të arrihet për mes vërtetimit të fakteve juridike-relevante. Nga kjo del se gjetja e të vërtetës varet prej procedurës provuese, gjegjësisht në cilën mënyrë grumbullohen provat dhe si veprohet me to. Aktgjykimi merret dhe bazohet vetëm në fakte të vërtetuara në procedurën penale, kurse vet gjykimi d.m.th aplikim të ligjit penal material në një rast konkret të jetës. Për shkak të rëndësisë së këtillë që e drejta jonë e procedurës penale ia jep të provuarit, është paraparë se nuk ekziston prekluzion në propozimin e provave, kurse gjykata dhe organet tjera kanë rol pozitiv në të provuarin. Për këtë, studimi për provat llogaritet si një ndër çështjet qendrore gjatë rregullimit të çdo procedure penale. D.m.th. të provuarit është aktivitet procedural në të cilin gjendet e vërteta e fakteve relevante që shërbejnë si bazë e aktgjykimit (P. Marina, N. Matovski, 1972: f.183).

Vërtetimi i fakteve në procedurën penale është më rëndë se sa në procedura tjera. Me fjalë tjera, nëse i pandehuri me të vërtetë është fajtor, atëherë ai në procedurën penale ka interes të madh që të vështirëson të provuarit, të zhvendos të vërtetën, ta sjell gjykatën në mashtrim dhe me të e pengon gjetjen e të vërtetës, për arsye se në këtë procedurë vijnë në pyetje, përveç pasurisë, të mirat më të mëdha të tij, jeta, liria, nderi etj. Vështirësitë në të provuarit në procedurën penale dalin nga atje që, ajo faktikisht është i kufizuar në lidhje me numrin e mjeteve provuese dhe i drejtuar mu atyre që janë më pak të sigurt. Meqë palët nuk kanë mundësi paraprakisht të kujdesen për provat, për arsye se vepra penale është ndodhi e pa pritshme dhe e dhunshme, në procedurën penale duhet të lejohet shfrytëzim i çdo mjeti të përshtatshëm juridik, kurse sipas natyrës së punëve si mjet juridik paraqiten dëshmitarët, te të cilët saktësia e deklaratës është jo e sigurt, kurse vlerësimi i vlerës provuese është më i rëndë, ose, si provë paraqiten indiciet (R. Garraud, 1926: f.372; T. Vasiljeviç, 1981: f.293).

2. NOCIONI PËR PROVËN

Provë në kuptimin material është çdo bazë ose shkak që flet për vërtetësinë e ndonjë fakti të rëndësishëm në procedurë (B. Markoviç, 1937: f.282; T. Vaslijeviç, 1981: f.294). gjykata duhet të bindet se faktet janë të vërteta. Bindja duhet të bazohet në disa shkaqe që u përgjigjen ligjeve të mendimit.

198

Page 199: Nocioni, historiku, burimet

Prova përfshin dy elemente: bazën provuese dhe mjetin provues. Baza provuese (probatin, argumentum, shkaku) është fakt i caktuar që është më i njohur, në bazë të të cilit bie në përfundim për vërtetësinë e faktit tjetër që duhet të vërtetohet në rastin konkret dhe që është lëndë e të provuarit (P. Marina, N. Matovski, 1972: f.183).

Në procedurën e të provuarit çdo herë niset nga ajo që është e njohur dhe që është më e njohur ndaj asaj që nuk është ende e njohur dhe që duhet të vërtetohet. Nga kjo del se te baza provuese kemi dy fakte mes cilëve ekziston lidhshmëri e ngushtë dhe varësi: fakti i parë, e cili është i njohur, i vërtetuar; dhe i dyti, i cili duhet të vërtetohet dhe që del nga i pari. Për shembull, pohohet se personi A i ka marr send i tundshëm personit B (ose e ka privuar nga jeta – e ka vrarë personin B) dhe për këtë shkak është ngritur ndjekje penale kundër personit A. Fakti që është i panjohur, që ka rëndësi vendimtare dhe që duhet të argumentohet (thema probandi) është se në të vërtetë personi A, a i ka marr send i tundshëm të personit B (ose e ka privuar nga jeta – e ka vrarë personin B). Ky fakt mund të vërtetohet me deklarata personave/dëshmitarëve që do të deklarojnë se kanë parë se se personi A ia ka marr sendin personit B (ose e ka privuar nga jeta – e ka vrarë personin B). Deklaratat e këtyre personave (dëshmitarëve) janë bazë provuese, për arsye se janë më fakte të vërtetuar dhe për mes tyre vërtetohet fakti vendimtar që është lëndë e të provuarit.

Në procedurën penale në lidhje me procedurën rreth të provuarit është e nevojshme të aplikohet metoda induktive dhe deduktive. Nga kjo del se parimet e konkludimit forma logjik aplikohen në procedurën penale. por, për këtyre, në procedurë aplikohet edhe të provuarit dialektik. Këto dy metoda reciprokisht plotësohen, kurse nuk përjashtohen.

Me aplikimin e konkludimit formal logjik mund të arrihet gjer te e vërteta në raste të përcaktimit elementar, kur ekzistojnë më shumë hipoteza, por në realitet është e pranuar vetëm një; ndërsa metoda dialektike aplikohet në raste të përcaktimit dialektik kompleks (P. Marina, 1979: f.201).

Mjetet provuese (media probandi, instrumentum) janë burime nga të cilët gjatë procedurës penale fitohen të dhëna, gjegjësisht gjenden fakte që janë bazë provuese (P. Marina, N. Matovski, 1972: f.184). Në të vërtetë mjetet provuese janë forma në të cilët paraqitet baza provuese. Bazat provuese teorikisht janë të panumërta: një lëndë të provave mund të jetë i vërtetuar me tërë seri bazash provuese. Përkundrazi, mjetet provuese janë të kufizuara, për arsye se janë të kufizuara edhe format në të cilët paraqiten bazat provuese (T. Vasljeviç, 1981: f.294).

Në shembullin e sipërm mjetet provuese janë dëshmitarët që japin të dhëna që e përbëjnë bazën provuese.

Në përgjithësi mund të merret se mjete provuese të gjithë ato burime të dhënash që mundësojnë të vërtetohen faktet, në bazë të të cilëve gjyqi e formon bindjen e vet për vërtetësinë e tyre. Por, kjo nuk donë të thotë se çdo burim i të dhënave mund të jetë mjet provues, për arsye se kjo do të thoshte që të miratohet maksima “qëllimi e arsyeton mjetin”, kurse kjo në procedurën penale do të thotë ekzistim të rrezikut potencial nga arbitrariteti i të provuarit. Miratimi i rregullës së kundërt, se si burim i të dhënave mund të shërbej çdo mjet provues që nuk është i ndaluar me ligj, do të shkaktonte efekt i njëjtë si në rastin e parë.

Çështja për mjetet provuese në të drejtën e procedurës penale maqedonase është zgjidhur në atë mënyrë që Ligji i procedurës penale as edhe në mënyrë taksative i

199

Page 200: Nocioni, historiku, burimet

numëron mjetet e dalluara provuese, e as që përmban ndalesa në lidhje me disa prej tyre, por përmban dispozitë e përgjithshme se gjyqi aktgjykimin e bazon vetëm në fakte dhe prova që janë nxjerr në seancën kryesore (n.339 p.1). Ligji e obligon gjyqin që ta vlerësoj çdo provë ndaras dhe në bazë të vlerësimit të këtillë të nxjerr përfundim se ndonjë fakt a është i argumentuar (n.339 p.2).

Por, Ligji përmban edhe disa dispozita tjera me të cilët rregullohet mënyra e veprimit me disa mjete provuese, kurse nga këto dispozita del se sipas të drejtës sonë së procedurës penale mjete provuese janë: dëshmitari, eksperti, këqyrja, pranimi dhe mjetet materiale.

3. OBJEKTI I TË PROVUARIT (THEMA PROBANDI)

Objekt i të provuarit ka rëndësi të madhe, për arsye se nga ai varet se në procedurën penale a do të vërtetohen fakte që janë të rëndësishme për zgjidhjen e një kontesti penal-juridik, kurse nga vënia e tij varet se në çfarë vëllimi do të jetë aktiviteti i gjykatës dhe organeve tjera të procedurës, si dhe shpejtësia e procedurës.

Në Ligjin tonë i procedurës penale ekziston dispozitë nga e cila rrjedh nocioni i përgjithshëm i objektit të të provuarit – ligji përcakton se të provuarit i përfshin të gjitha fazat për të cilët gjyqi mendon se janë të rëndësishme për gjykimin e drejtë (n.314 p.2 i LPP). Nga përmbajtja e kësaj dispozite del se procedura jonë e procedurës penale në mënyrë të përgjithshme e përcakton objektin e të provuarit. Qëndrimi i këtillë i ligjvënësit është i arsyetuar, për arsye se nuk është e mundshme që të precizohet objekti i të provuarit dhe në lidhje me të, të vihen rregulla të përgjithshme.

Çdo vepër penale, karakteristikat e së cilës janë të caktuara në pjesën e posaçme të Kodit penal, ka specifikat e veta që i karakterizojnë dhe kontribuojnë që të dallohet nga veprat tjera penale i llojit të njëjtë. Për shkak të këtyre specifikave objekti i të provuarit është i ndryshëm për vepra të ndryshme penale. por, edhe pse objekti i të provuarit nuk mund të gjeneralizohet, kjo nuk d.m.th. se të gjitha faktet mund të jenë objekt i të provuarit. Në praktikë ekziston rrezik zvarritja eventuale e procedurës, në çka mund të vjen sidomos në se palët insistojnë që të vërtetohen faktet i parëndësishme, por kjo mund të qon në minimum, për arsye se në konsekuenca të fundit gjyqi është ai që përcakton se cilat fakte do të jenë objekt i të provuarit. Kjo del nga dispozitat ligjore (n.273 p.2), sipas të cilëve, në seancën kryesore, përveç dëshmitarëve dhe ekspertëve që i ka propozuar paditësi në akuzën, gjyqi mund ti thirr edhe ato që janë propozuar në kundërshtimin kundër aktakuzës së të pandehurit. Nga formulimi i këtillë i rregullës ligjore del se ajo do të varet nga konstatimi i tij. Gjyqi bën zgjedhjen e fakteve dhe të provave dhe i nxjerr vetëm ato që mendon se janë të rëndësishme.

Duke u nisur nga qëllimi i procedurës paraprake, duket të supozohet se faktet që janë objekt i të provuarit në të do të jenë më me vëllim dhe më të numërta nga ato që janë objekt i seancës kryesore, për arsye se në të dilet me material i cili është i sintetizuar dhe i cili ka rëndësi më të madhe për zgjidhjen e kontestit përkatës penal-juridik.

Në teorinë procedurale shqyrtohet pyetja, se a është e lejuar që të vërtetohen faktet negative (facta negativa). Me nocionin provë zakonisht nënkuptohet vërtetimi i

200

Page 201: Nocioni, historiku, burimet

fakteve pozitive, gjegjësisht të veprimeve të caktuara konkrete, aktivitete që janë manifestuar në botën e jashtme dhe që kanë qenë të ruajtura. Për shembull, a është ndërmarr veprim të marrjes së sendit të huaj, të privimit nga jeta; a janë shqiptuar fjalë të inkriminuara etj. Por, në raste të caktuara si e nevojshme imponohet që të vërtetohen fakte që nuk kanë pasur asnjë manifestim të jashtëm, si për shembull, vallë në kohë dhe në vend të caktuar ndonjë person nuk ka qenë prezentë; ose nuk ka ndërmarr ndonjë veprime etj. Kjo është me rëndësi sidomos nëse merret parasysh rrethana se ekzistojnë vepra penale që munden të kryhen me moskryerje – delictum omisionis, si dhe vepria penale në kryerje që kryhen me moskryerje – delictum comisivum per omissionem, te të cilët rëndësi vendimtare kanë mu faktet negative.

Sipas disa autorëve juridik faktet që dëshmohen mund të jenë pozitive dhe negative. Dallimi mes negacionit dhe afirmacionit më tepër është në mënyrën dhe në formën se si parashtrohet pyetje, se sa që është esenciale. Është i pabazë pohimi, mendon një autor, i cili shpesh dëgjohet se të provuarit e fakteve negative është i pamundshëm. Fakti negativ i cili duhet të dëshmohet e implikon faktin pozitiv dhe është e mjaftueshme që të dëshmohet e kundërta – fakti pozitiv. Subjekti që është i obliguar të dëshmoj ndonjë fakt nuk mundet nga kjo të lirohet, për arsye se ai fakt negativisht është formuluar (T. Vasiljeviç, 1981: f.295-296).

Në teorinë procedurale zakonisht pranohet qëndrimi se vërtetimi i fakteve negative kryhet për mes zëvendësimit të tyre me faktet pozitive. Për shembull, fakti se i pandehuri merret me shërim ose me dhënie ndihmë medicinave, d.m.th. shëron njerëz pa përgatitje e paraparë profesionale (kuazi mjekësi, n.209 i KP të Republikës së Maqedonisë), i cili në lidhje me përgatitjen është negativ, do të dëshmohet me fakt pozitiv se kohën që e thekson si kohë e studimit në fakultetin e mjekësisë e ka kaluar si nëpunës administrativ (T. Vaslijeviç, 1981: f.296).

Nga këto shembuj fitohet përshtypje vetëm për mënyrën e të vepruarit gjatë vërtetimit të disa fakteve negative. Por, nga ana tjetër në disa raste është e nevojshme dhe e mundshme vërtetimi i vet faktit negativ. Për shembull, mosparaqitja e veprës penale dhe të kryerësit, mosdhënia ndihmë etj, pa u zëvendësuar ky fakt negativ me pozitiv.

Nga e tërë kjo që u tha del se në të provuarit nuk ka nevojë e as shkak që të bëhet dallim në mes fakteve pozitive dhe atyre negative, se faktet negative vërtetohen për mes zëvendësimit të tyre me fakte pozitive, si dhe ajo se në disa raste është i mundshëm vërtetimi i vet faktit negativ.

Disa fakte nuk objekt i të provuarit, për arsye se nuk është e nevojshme që të dëshmohen. Në bazë të kësaj nuk dëshmohen këto fakte:

- faktet e dukshme – të cilët janë prova vetvetiu dhe nuk ka nevojë të dëshmohen (për shembull, të provuarit e moshës madhore për personin i cili është i dukshëm se herët ka dal nga faza e miturisë);

- faktet notore – (noteria non eget probatione). Këto janë fakte natyrore ose njerëzore, ose situata faktike, nga e kaluara ose nga e

tashmja, për të cilët në rreth më të gjerë të njerëzve është zgjeruar njohuri me veçori të së vërtetës, për shkak të mënyrës në të cilën ato fakte janë realizuar ose janë zgjeruar (G. Leone, 1961, T. Vasljeviç, 1981: f.296). Fakti notor duhet të jetë konkret – të bëj vetëm me ngjarjen ose situatën konkrete, si për shembull, në ditën/datën kur ka filluar lufta, në ditën/datën kur ka ndodhur tërmeti katastrofal etj.

201

Page 202: Nocioni, historiku, burimet

- Prezumimet – këto janë institute te të cilët, në bazë të përvojës së përgjithshme merret se ekziston situatë faktike, e cila nuk është dëshmuar drejtpërdrejtë si e vërtetë. Këto prezumime që janë paraparë në ligj, d.m.th. lirim nga të provuarit të disa fakteve nën kushte të caktuara. Ky lirim mund të jetë i përhershëm, pa mundësi që të dëshmohet e kundërta – prezumime absolute (praesumptio turis tantum), dhe nëse dëshmohet, atëherë është me pa domethënie; ose lirimi mund të jetë i përkohshëm për derisa nuk dëshmohet e kundërta (praesumptio turis tantum) – prezumime relative. Çdo prezumim – absolut ose relativ – e lehtëson të provuarin; subjekti që e shfrytëzon prezumimin nuk parashtron asnjë provë për faktin që është objekt i të provuarit, por vetëm provë se janë plotësuar rrethanat që janë bazë për prezumimin dhe faktin që është objekt i të provuarit mendohet se është i vërtetë. Edhe në të drejtën e procedurës penale ekzistojnë prezumime. Ashtu, nëse i

dëmtuari si paditës ose paditësi privat në afat prej tetë ditë nga informimi i gjykatësit hetues nuk parashtron aktakuzë ose padi private, atëherë do të merret se është tërhequr nga ndjekja dhe procedura do të ndërpritet me aktvendim (n.169 p.3 i LPP). Ky është prezumim juridik dhe absolut. Mosardhja e të dëmtuarit në seancën kryesore, edhe pse është thirrur në mënyrë të rregull, do të thotë ndërprerje të procedurës me aktvendim (n.291 p.2 i LPP).

- Fakte të pamundshme janë ato fakte që janë në kundërshtim evident me shkencat teknike dhe natyre si dhe me logjikën. Këto janë pohime absurde, të kundërta me çdo arsye. Për shembull, pohimi se një ngjarje është vëzhguar në largësi prej 30 km pa ndihmë dhe pa përdorim të çfarëdo lloj të aparatit!

- Fakte, dëshmimi i të cilëve është i ndaluar – ekzistojnë fakte, dëshmimi i të cilëve teknikisht do të ishte i mundshëm dhe i nevojshëm, por ato nuk mund të dëshmohen për arsye se ligji e ndalon të provuarin e tyre. Këto janë raste ekskluzive. Për shembull, kur bëhet fjalë për vepër penale nxjerrja e raporteve personale dhe familjare (n.174 i KP të Republikës së Maqedonisë), e vërteta ose jo e vërteta e asaj që paraqitet në lidhje me jetën personale ose familjare të ndonjë personi nuk mund të dëshmohet, përveç në raste të n.176 p.3 i KP). Po ashtu, nuk mund të vërtetohen fakte, me dëshmimin i të cilëve do të shkelej sekreti mbrojtës, siç është paraparë në n.218 p.1 dhe 2 i LPP (T. Vasiljeviç, 1981: f.299-300; P. Marina, 1979: f.205). Se si do të jetë objekti i të provuarit, varet nga natyra e çdo vepër penale, si dhe

nga kushtet konkrete në të cilët është kryer. Por, prapëseprapë, pa marr parasysh dallimet që ekzistojnë në mes veprave të dalluara penale, ekzistojnë fakte të caktuara që janë të përbashkëta për të gjithë veprat penale dhe të cilët çdoherë janë objekt i të provuarit. Ato janë këto fakte:

1. Elementet e përgjithshme të veprës penale, si ato objektive ashtu edhe ato subjektive: veprimi, pasoja, lidhja kauzave, kundërligjshmëria, përcaktueshmëria e veprës penale në ligj dhe faji;

2. Elementet e posaçme të veprës penale, gjegjësisht ato që e karakterizojnë veprën penale që është në pyetje, faktet që kanë të bëjnë me veprimin i kryerjes, për shembull, përdorimi i mjetit të papërshtatshëm ose mënyra gjatë dhënies ndihmë mjekësore te vepra penale mjekim i pandërgjegjshëm të të sëmurëve (n.207 i KP të Republikës së Maqedonisë); vendi dhe koha e ndërmarrjes së veprimit, kur ato

202

Page 203: Nocioni, historiku, burimet

paraqesin elemente të posaçme, si për shembull, marrja e sendeve në kohë të zjarrit, vërshimit ose ndonjë aksidenti tjetër te vepra penale vjedhje e rëndë (n.236 p.1 al.5 i KP të Republikës së Maqedonisë). Dhe mënyra në të cilën është kryer ndonjë vepër penale mund të jetë element i posaçëm , si për shembull, vjedhja e kryer në mënyrë të paturpshme (n.236 p.2 al.3 i KP të Republikës së Maqedonisë); ose të provuarit nga jeta, gjegjësisht vrasja në mënyrë mizore dhe dinake (n.123 p.2 al.1). cilësia personale e kryerësit mund të jetë element i posaçëm te më shumë vepra penale, si për shembull, cilësia e personit zyrtar, person ushtarak ose person me përgjegjësi – cilësia e personit zyrtar te vepra penale keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit (n.353 i KP) dhe shpërdorimi i detyrës (n.354 i KP); cilësia e personit ushtarak te vepra penale moskryerja dhe refuzimi i kryerjes së urdhrit (n.328 i KP), refuzimi për marrje dhe përdorim të armës (n.329 i KP); cilësia e personit me përgjegjësi te vepra penale marrje mit (n.357 p.4 i KP) dhe falsifikimi i dokumenteve zyrtare (n.361 p.3 i KP).

3. Fakte që nuk kanë rëndësi procedurale dhe që paraqesin parakusht për aktivitet të drejtë të gjyqit, siç janë çështjet për kompetencën e gjykatave, përjashtimi i gjykatësit ose gjykatësit-porotë, sigurimi i të drejtës në mbrojtje të të pandehurit etj.

4. Faktet nga të cilët varet vetëm lartësia e dënimit, ku hyjnë edhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese.

5. Faktet që kanë të bëjnë me personalitetin e të pandehurit – tendencat bashkëkohore në të drejtën penale ja të drejtuara kah personaliteti i të pandehurit dhe kah ndriçimi i tij në të gjithë aspektet. Në lidhje me këtë, parashtrohet pyetja, a mundet që në procedurën penale të vërtetohen edhe fakte që kanë të bëjnë me jetën personale dhe intime të njerëzve. Nuk ka dyshim se ndriçimi i personalitetit të të pandehurit është i rëndësishëm që të sqarohen veprimet e tij në lidhje me një ngjarje kriminale që ka ndodhur në të kaluarën. Kjo mundëson individualizim të dënimit dhe në këtë drejtim duhet të vërtetohen edhe faktet. Mirëpo, në nivelin i këtillë vërtetimi duhet të bëhet shumë me kujdes, gjegjësisht të vërtetohen vetëm ato fakte që e prekin personalitetin e të pandehurit, që më në fund do të ndikojnë të merret vendim i drejtë nga ana e gjyqit.

4. BARRA E TË PROVUARIT (ONUS PROBANDI)

Në teorinë procedurale me barrë të të provuarit nënkuptojmë detyrën, obligimin i subjekteve procedurale të paraqesin prova me të cilët vërtetohen faktet relevante juridike (P. Marina, 1979: f.207)., gjegjësisht obligim i çdo pale që në procedurë të jep prova për atë që e pohon (T. Vasiljeviç, 1981: f.311).

Në procedurën bashkëkohore nuk mund të bisedohet për ndonjë ndarje formale të barrës së të provuarit në mes palëve, siç është rasti me procedurën kontestimore. Kur kjo çështje shqyrtohet nga aspekti i vënies së saj në rrjedhën e zhvillimit historik, mund të konstatohet se barra e të provuarit në procedurën penale ka kaluar nëpër më shumë faza (etapa).

203

Page 204: Nocioni, historiku, burimet

Në procedurën penale romake, e cila paraqet tip akuzator të procedurës penale, barra e të provuarit u ka ra palëve, së pari paditësit, duke qenë në pajtim me rregullën actore incubit probatio, ndërsa në procedurën e të provuarit gjyqi ka qenë pasiv, nuk ka pas asnjë obligim dhe nuk ka paraqitur asnjë aktivitet.

Kthim paraqitet në kohën e procedurës inkuizitore, në të cilën gjyqi ka qenë subjekti i vetëm procedural, ka pas obligim ti vërtetoj faktet me vet iniciativë dhe barra e të provuarit i ka takuar atij, si subjekt i vetëm.

Edhe pse në procedurën tonë penale nuk ekziston ndarje formale të barrës së të provuarit mes subjekteve procedurale – palëve dhe gjyqit, prapëseprapë nga parimet në bazë të cilëve ajo është vënë mund të konkludohet se kujt i takon barra e të provuarit.

Nga përmbajtja e dispozitës të n.2 p.1 i LPP, në të cilën është përcaktuar se personi i akuzuar për vepër penale do të llogaritet për jo fajtor për derisa faj i tij nuk vërtetohet me vendim të prerë gjyqësor. Nga kjo del se vërtetimi i ekzistimit të veprës penale dhe të përgjegjësisë pena të kryerësit është obligim, gjegjësisht detyrë e atij që e pohon atë, e ai është paditësi. D.m.th. barra e të provuarit, para se gjithash i bie paditësit, për arsye se në procedurë vërtetohet edhe ajo se a e ka kryer veprën penale i pandehuri dhe se a është fajtor, e jo pafajësia e tij, të cilën i pandehuri nuk është i obliguar ta dëshmon. Për shkak të kësaj, mund të vërtetohet ekzistimi i formulës se, para se gjithash, prova parashtron ai që pohon, e jo ai që mohon – ei incubit probatio qui dicit, non qui negat (G. Stefani, G. Levasseur, B. Boulac, 1996: f.26; M.L, Rassat, 199: f.304; G. Piquerez, 2000: f.402-403).

Por nga ana tjetër, ekzistimi i parimit kontradiktor i mundëson të pandehurit jo vetëm ta mohoj pohimin e paditësit që në mënyrë kritike tu kthehet pohimeve të tij, por edhe vet ai diç të pohon në interes të mbrojtjes së vet, duke e pas parasysh të drejtat e mbrojtje që i ka gjatë tërë procesit – sidomos të drejtën të propozoj prova në favor të tij. Nëse, duke i shfrytëzuar të drejtat e veta, i pandehuri mohon diç, e më pas edhe diç pohon, gjegjësisht thekson fakte pozitive, atëherë barra e të provuarit në lidhje me këto fakte i bie të pandehurit. D.m.th. maksima ei incubit probatio qui dicit, non qui negat në procedurën tonë penale pëson modifikime (P. Marina, 1979: f.209), gjegjësisht gjen aplikim në procedurën tonë penale, vetëm që tash e obligon të pandehurin që të dëshmoj.

Në fund, hetimi i tërësishëm në procedurën penale është drejtuar kah gjetja e të vërtetës materiale, e kjo nuk është e mundshme nëse u lihet palëve. Për shkak të kësaj, në procedurën penale e njërës palë, paditësi i autorizuar, më shpesh prokurori publik i është dhënë detyrë të propozoj prova edhe në dëm edhe në favor për të pandehurin, kurse gjyqi është tërhequr nga roli pasiv në lidhje me paraqitjen e provave. Gjykata penale nuk mund ta fillon procedurën penale pa paditësin i autorizuar, por, pasi që procedura është vënë në lëvizje, atëherë edhe gjyqi e kërkon të vërtetën me të gjithë mjetet që ligji i njeh (T. Vasiljeviç, 1981: f.311-312). Ligjvënësi i jep detyrë gjyqit dhe organeve tjera shtetërore që marrin pjesë në procedurën penale, që realisht dhe plotësisht ti vërtetojnë faktet që janë me rëndësi për marrjen e vendimit gjyqësor (n.14 p.1 i LPP), dhe për shkak të kësaj, gjykatësi hetues që në procedurën paraprake – hetimi, në kujdes të barabartë i shqyrton dhe i vërteton faktet që e ngarkojnë të pandehurin, si dhe po ashtu edhe ato që janë në favor të tij, kurse në procedurën provuese në seancën kryesore këshilli mund të vendos që të nxirren prova që nuk janë propozuar ose nga të cilët propozuesi është tërhequr (n.314 p.5 i LPP). Nga këto dispozita ligjore del se barra e të provuarit në njëfarë mënyre bie edhe mbi gjyqin.

204

Page 205: Nocioni, historiku, burimet

D.m.th. të provuarit në procedurën penale zhvillohet duke qenë aktiv palët, por nuk ka të bëj vetëm me aktivitetin e tyre, por kryhet me aktivitet të njëkohshëm të gjyqit. Nëse gjykatësi lirshëm e shqyrton lëndën kontestuese, ai duhet të ketë jo vetëm liri në vlerësimin e provave, por edhe liri në vlerësimin se cilët prova janë të nevojshme dhe të dobishme për vendimin, si dhe mundësia që vet të qaset në vërtetimin e tyre.

Nga kjo mund të konkludohet se barra e të provuarit në procedurën tonë penale bie mbi të gjithë subjektet që janë bartës të tre funksioneve themelore – ndjekjes, mbrojtjes dhe gjykimit – paditësit të autorizuar, të pandehurit dhe gjyqit.

Këtu mjaftë me rëndësi është një parim. Parimi i akuizicionit procedural (parimi i bashkësisë së rezultateve nga aktivitetet e dalluara të subjekteve procedurale), i cili ekziston në procedurën kontestimore, që pa asnjë kusht vlen edhe për procedurën penale. parimi përbëhet në atë se nuk ka asnjë domethënie fakti nga i cili ka dal prova. Mjet provues, i futur në procedurën penale ndahet nga subjekti që e ka futur, merret si i fituar në proces dhe është në diskonim për të gjithë subjektet procedurale, ashtu që mund të përdoret në cilindo interes (testes et documenta per productionem funt communia). Kjo d.m.th. se njëra palë mund ta shfrytëzoj për vete efektin (rezultatin) i veprimit procedural i kryer nga pala tjetër (T. Vasiljeviç, 1981: f.312).

5. PROCEDURA RRETH TË PROVUARIT

Të provuarit paraqet pjesën më e rëndësishme në procedurën penale. Ekziston disiplinë e posaçme shkencore që merret me provat, gjegjësisht me studimin e metodave për gjetjen, për vërtetimin dhe për shqyrtimin e provave, e kjo është kriminalistika.

Por, për shkak të vlefshmërisë dhe rolit të provave në procedurën penale, përveç kriminalistikës, edhe e drejta e procedurës penale merret me provat.

Procedura me provat përfshin një mori aktivitetesh, të cilët janë të shpërndara në mes subjekteve procedurale, varësisht prej cilave shkaqe është vënë procedura penale. në procedurën e të provuarit të fakteve që janë të rëndësishme për vendimin, me rëndësi është çështja për raportin e gjykatësit ndaj të provuarit. Ashtu, gjykatësit mund ti jepet roli i organizatorit dhe vëzhguesit pasiv të asaj që e bëjnë palët (pozita e gjykatësit në procedurën e pastër penale akuzatore), ose mund ti jepet asi roli që edhe ai vet të përcaktoj jo vetëm fakte që dëshmohen, por edhe prova që do të nxirren për atë qëllim, pavarësisht prej gjetjes së palëve, siç është në procedurën penale bashkëkohore e tipit të përzier, kurse në procedurën hetuese (inkuizitore) të provuarit kryhet vetëm me aktivitetin e gjyqit. Në rastin e parë gjyqi gjykon sipas materialit që e kanë parashtruar palët, kurse në rastin e dytë ai gjykon sipas materialit që mendon se është i nevojshëm, që e grumbullojnë gjyqi dhe palët (T. Vasiljeviç, 1981: f.309-310).

Edhe pse në suaza të të provuarit ndërmerren një mori veprime të ndryshme procedurale, të gjithë këto mund të klasifikohen në tre grupe kryesore, gjegjësisht faza:

1. zbulimi dhe propozimi i provave; 2. nxjerrja dhe sigurimi i provave;3. vlerësimi i provave

205

Page 206: Nocioni, historiku, burimet

I. Zbulimi dhe propozimi i provave është faza e parë në procesin e të provuarit, e cila përbëhet nga zbulimi i burimeve të njohurisë që mundësojnë të dhëna që janë të nevojshme që të vërtetohen faktet relevante juridike. Që në kërkesën e prokurorit publik për zbatimin hetimit, duhet të theksohet rrethanat që duhet të vërtetohen dhe veprimet që duhet të ndërmerren (n.151 p.4 i LPP). Nëse prokurori publik heq dorë nga ndjekja, atëherë i dëmtuari si paditës subsidiar ka të drejtë të propozoj fakte dhe prova që janë më rëndësi për vërtetimin e veprës penale, për gjetjen e kryerësit të veprës penale etj (n.55 p.1 i LPP). Nga kjo del se paditësi i autorizuar është subjekt i cili që prej ngritjes së procedurës penale, si dhe në rrjedhën e saj, zbulon dhe propozon prova.

E vënë në bazë të parimit kontradiktor, procedura jonë procedura që prej ngritjes i mundëson të pandehurit që të informohet mirë për veprat për të cilët ngarkohet dhe për provat kundër tij, të mbrohet personalisht ose me ndihmë të mbrojtësit sipas zgjidhjes së vet (n.4 p.2 al.1 dhe 2 i LPP), gjegjësisht nga kjo del se edhe pala e kundërt e paditësit të autorizuar – i pandehurit, po ashtu, zbulon dhe propozon prova, nëse e shfrytëzon të drejtën e vet të mbrojtjes.

Në fazën e mëtutjeshme të procedurës, edhe atë paditësi në aktakuzën (n.254 p.5 i LPP) dhe i pandehuri në kundërshtimin kundër aktakuzës (n.259 i LPP) propozojnë prova që duhet të nxirren në seancën kryesore.

Palët dhe i dëmtuari munden edhe pas caktimit të seancës kryesore të kërkojnë që të thirren dëshmitar dhe ekspert të ri ose të paraqesin prova tjera të reja, si dhe po ashtu edhe ankesën si mjet i rregullt juridik mund të paraqesin fakte dhe prova të reja (n.274 p.1 dhe n.353 p.4 i LPP).

Nga kjo del se kjo fazë e të provuarit nuk është e kufizuar, nuk është e lidhur për afate. Duke shkuar kah ajo që të shfrytëzohen të gjitha mjetet për zbulimin e të vërtetës, ligji nuk përcakton afate prekluzive për parashtrimin e provave (T. Vaslijeviç, 1981: f.310), as edhe kjo fazë nuk është e ndarë nga të tjerat. D.m.th. në propozimin e provave nuk ka prekluzion.

Por, duke e pas parasysh atë se barra e të provuarit bie në gjyqin dhe në organet tjera shtetërore, edhe ato marrin pjesë në fazën e të provuarit. Në këtë i udhëzon edhe detyra e tyre që me kujdes të barabartë të vërtetojnë faktet që e ngarkojnë të pandehurin, si dhe po ashtu edhe ato që janë në favor të tij (n.14 p.2 i LPP).

Në fazën e përgatitjes së seancës kryesore, kryetari i këshillit mundet edhe pa propozim të palëve të urdhëroj furnizim të provave në seancën kryesore (n.274 p.3 i LPP), kurse në vet seancën kryesore këshillimi mund të vendos që të nxirren edhe provat që nuk janë propozuar, ose nga të cilët ka heq dorë propozuesi (n.314 p.6 i LPP).

Nga e tërë kjo që u tha del se faza e parë në procedurën në lidhje me të provuarit – zbulimin dhe propozimin e provave mund të lidhet me rregullat e të vepruarit që vlejnë për barrën e të provuarit.

II. Nxjerrja dhe sigurimi i provave është faza e dytë në të provuarin, gjegjësisht grupi i dytë i veprimeve procedurale që ndërmerren në suazat e këtij aktiviteti.

a) nxjerrja e provave përbëhet nga njohja e shkaqeve provuese që gjenden në mjetin provues, për shembull, nëse prova është dëshmitar, atëherë nxjerrja përbëhet nga marrja e deklaratës së tij, gjegjësisht nga dëgjimi i tij; nëse prova është dokument i shkruar, atëherë nxjerrja e tij përbëhet nga të lexuarit e tij, me çka njihet

206

Page 207: Nocioni, historiku, burimet

përmbajtja e tij etj. Nxjerrja e provave në fakt është shfrytëzim i mjeteve provuese. Gjyqi penal përcakton se cilët nga provat e propozuara do të nxirren, duke tentuar

që me to të sqarohet rasti, gjegjësisht lënda penale, duke iu shmangur njëanshmërisë në të vepruarin.

Nxjerrja e provave kryhet në formë dhe mënyrë e përcaktuar me ligj. Ashtu për shembull, dëshmitari e jep deklaratën e vet gojarisht; dokumenti i shkruar lexohet me zë para gjyqit etj.

Duke e pas parasysh atë se dallimi në mes funksioneve themelore në procedurën penale dhe bartësve të tyre, nxjerrjen e provave e zbatojnë organet që janë kompetente për të vepruarin në fazat e dalluara ose në një pjesë të saj. Ashtu, në procedurën paraprake – hetimi, provat i nxjerr gjykatësi hetues, kurse në fazën e përgatitjes së seancës kryesore si dhe në vet seancën kryesore, provat i nxjerr kryetari i këshillit.

b) Sigurimi i provave paraqet fiksim të provave të nxjerra, gjegjësisht sigurim të përmbajtjes së tyre në mënyrë dhe formë të përcaktuara me ligj, si dhe nga organet që janë kompetente për ndërmarrjen e veprimeve të tilla procedurale. Ashtu për shembull, nëse nxirret provë dëgjim të dëshmitarit ose ekspertit, të dhënat merren nga ato dhe fiksohen në procesverbal. Në të njëjtën mënyrë sigurohen edhe provat e fituara nga këqyrja e vet vendit, nga bastisja e banesës dhe personit dhe nga veprime të ngjashme procedurale për të cilët përpilohet procesverbal për veprimet e ndërmarra. Sigurimi ka domethënie të posaçme për ato prova për të cilët supozohet se nuk mund të përsëriten në fazat e mëtutjeshme të procedurës. Për shembull, dëgjimi i një dëshmitari i cili është rëndë i sëmurë ose i cili me arsye nuk është prezentë një kohë më të gjatë. Si karakteristikë e këtij sigurimi është të vepruarit në mënyrë që mundëson shfrytëzim të asaj prove në të gjithë stadiumet e ardhshme të procedurës. Në shembullin tonë gjatë dëgjimit të dëshmitarit të këtillë, mund të marrin pjesë palët dhe mbrojtësi dhe ato kanë të drejtë ti parashtrojnë pyetje dëshmitarit, d.m.th ky veprim procedural zbatohet me respektimin e të gjithë formaliteteve që i parasheh ligji. Përveç me përpilim të procesverbalit, provat e nxjerra fiksohen edhe me anë të

fotografimit, skicimit, incizimet në kasetë të magnetofonit etj. III. Vlerësimi i provave – paraqet fazën e tretë në procesin e të provuarit, që ka

rëndësi vendimtare për procesin penal. Me këtë nocion, vlerësim të provave, nënkuptohet vërtetimi i vlerës provueset çdo prove, gjegjësisht shqyrtim të përshtatshmërisë së provave për vërtetimin e një fakti që është i nevojshëm për marrjen e vendimit.

Çdo provë në procedurë duhet ti nënshtrohet vlerësimit, nga ajo të nxirret konkludim për vërtetësinë ose jo vërtetësinë e faktit të caktuar/ vlerësimi i provave paraqet operim intelektual. Gjyqi duhet ti supsumoj shkaqet provuese (materialin provues) nën rregullat e përvojës, kurse nga kjo me anë të deduksionit të konkludoj se vallë fakti që është lëndë e të provuarit është i vërtetë ose jo. Gjatë vlerësimit të provave gjykatësi shërbehet me metodën e deduksionit logjik ose me metodën e induksionit logjik, me shqyrtimin teknikë të provave si dhe me vlerësimin e tyre psikologjik.

Metodat logjike dhe teknike të provave plotësohen me vlerësim psikologjik të provave, nëse janë në pyetje prova që përbëhen nga deklarata të personave. Për shkak të gabimeve në perceptimin, kujdesin dhe kujtesën në kohën e ngjarjes ose në kohën e dhënies së deklaratave, duhet që në mënyrë psikologjike të vlerësohet edhe deklarata më

207

Page 208: Nocioni, historiku, burimet

e sinqertë. Por, edhe përskaj domosdoshmërisë nga njohurit psikologjike, si faktor më i rëndësishëm për nxjerrjen dhe vlerësimit më të drejtë të provave është përvoja e gjykatësit, për arsye se përvoja e madhe e atij që heton mundëson vlerësim më të mirë të provave (G. Foschini, 1958: f.82-103; D. Garraud, 1926: f.276-277; T. Vasiljeviç, 1981: f.314).

Në procedurën tonë vlerësimi i provave nuk është i kufizuar me asnjë rregull formale provuese, por është aprovuar vlerësimi i lirë i provave, gjegjësisht bindja e lirë gjyqësore.

Si veprim procedural vlerësimin e provave nuk e kryen vetëm gjyqi. Atë e kryejnë të gjithë subjektet që marrin pjesë në procedurën penale. në radhë të parë paditësi i autorizuar, gjegjësisht prokurori publik i sjell në vlerësim provat e grumbulluara në hetim që të vendos se a do të kërkojë plotësim të hetimit, a do të heq dorë nga ndjekja e mëtutjeshme ose, nëse mendon se ka baza për ndjekje, atëherë do të ngre akuzë.

Në rrjedhën e procedurës paraprake penale – hetimi, provat i vlerëson gjykatësi hetues dhe në bazë të vlerësimit të vet vjen konkludim se a është e sqaruar gjendja e punëve që të mund të ngre akuzë, dhe në rast të tillë e kryen hetimin (n.167 p.1 dhe 2 i LPP) dhe shkresat ia dërgon prokurorit publik.

Mirëpo, më me rëndësi është vlerësimi i gjyqit që e jep në seancën kryesore, për arsye seai është definitiv dhe vendimtar, gjegjësisht nga ai varet se çfarë do të jetë vendimi në një kontest konkret penal-juridik. Për shkak të kësaj, vlerësimi i provave nga ana e gjyqit dallohet nga vlerësimi i organeve dhe subjekteve tjera. Duke i vlerësuar provat, gjyqi është i obliguar atë ta bëj me kujdes dhe me ndërgjegje, edhe atë çdo provë ndaras, dhe në bazë të vlerësimit të tillë duhet të nxjerr konkludim se a është dëshmuar ndonjë fakt (n.339 p.2 i LPP).

6. NDARJA E PROVAVE (LLOJE PROVASH)

Për ndarjen e provave diskutohet vetëm në teorinë e procedurës, me qëllim që të kyçet në përmbajtjen e tyre dhe në mënyrë të drejtë të kuptohet studimi për provat, për arsye se nga zbatimi i tyre i drejtë në praktikë varet se a do të merren vendime të drejta që do të jenë në pajtim me të vërtetën.

Përndryshe, ligjvënësi ynë nuk flet për ndarje të provave, gjegjësisht nuk e njeh atë, për arsye se e ka aprovuar vlerësimin i lirë i provave. Në teorinë e së drejtës së procedurës penale nuk ekziston një ndarje e vetme të provave, por, përkundrazi, autorë të ndryshëm juridik provat i ndajnë në grupe të ndryshme edhe atë sipas kritereve të ndryshme. Mirëpo, sidoqoftë mbisundon ndarja e trefishtë e provave e cila është më e pranueshme edhe për të drejtën tonë të procedurës penale, edhe atë: direkte dhe indirekte (e bërë sipas vlefshmërisë së fakteve); origjinare dhe të nxjerra (sipas burimit) dhe akuzatore dhe të arsyeshme (sipas lëndës).

I. Si kriter për ndarjen e provave në direkte dhe indirekte shërben vlefshmëria e fakteve që vërtetohen.

208

Page 209: Nocioni, historiku, burimet

Sipas kësaj prova direkte janë ato me të cilët në mënyrë direkte, drejtpërdrejtë vërtetohen faktet relevante, gjegjësisht ato që janë objekt i të provuarit (P. Marina, 1979: f.220). për shembull, deklarata e dëshmitarit okular, i cili ka parë se si i pandehuri merr sende të huaja nga një shitore, ose si i pandehuri me armë zjarri gjuan në ndonjë person; ose pranimi i të pandehurit, deklarata e tij vullnetare e dhënë para gjyqit në seancën kryesore; ose dokument i shkruar origjinal që përmban të dhëna të caktuara. Nga këto prova dalin fakte të rëndësishme, gjegjësisht vërtetohen elementet të përfshira në figurën e veprës penale ose në veprimin e të pandehurit.

Prova indirekte janë ato me të cilët së pari vërtetohen disa fakte dytësore, gjegjësisht të tilla që nuk janë objekt i të provuarit, por për shkak të lidhjes së ngushtë dhe logjike që ato kanë me faktet e rëndësishme, për mes tyre drejtpërdrejtë arrihet gjer te vërtetimi i fakteve të rëndësishme relevante juridike (B. Markoviç, 1930: f.362). për shembull, nuk ka dëshmitar okular (provë direkte), por i pandehuri është vërejtur nga ndonjë person në afërsi të vendit ku është kryer vjedhja, ose te i pandehuri janë gjetur sende të vjedhura. Këto janë fakte dytësore, për arsye se me to nuk vërtetohet se i pandehuri në mënyrë të kundërligjshme ka marr sende të huaja, gjegjësisht ka bërë vjedhje e rëndë. Mirëpo, për shkak të lidhshmërisë së tyre me faktin kryesore me anë të analizës – në mënyrë indirekte arrihet gjer te vërtetimi i faktit vendimtar, gjegjësisht se i pandehuri është kryerës i një vepre penale.

Provat indirekte janë të njohura edhe si indicie dhe këto janë të shpeshta në praktikë dhe për këtë kanë vlefshmëri të posaçme.

Në literaturën juridike shpesh diskutohet për vlerën provuese të indicieve. Gjatë teorisë legale provuese, provat direkte kanë pasur vlerë më të madhe se sa provat indirekte, gjegjësisht indiciet. Përkundrazi kësaj, sipas teorisë së vlerësimit të lirë të provave nuk ekziston asnjë dallim në vlerën provuese mes provave direkte dhe indirekte, për arsye se në bindjen e lirë gjyqësore mund të ndikojnë që të dy.

Legjislacioni pozitiv, po ashtu nuk njeh asnjë ndarje e indicieve. Sidoqoftë, teoria kryen klasifikime të ndryshme të indiceve nga të cilët disa kanë edhe domethënie praktike.

Indiciet ndahen në të drejtpërdrejta dhe indirekte. Indicie të drejtpërdrejta janë ato në bazë të cilëve drejtpërdrejtë merret konkludimi për vërtetësinë e fakteve kryesore, vendimtare që janë objekt i të provuarit. Për shembull, deklarata e dëshmitarit i cili e ka parë të pandehurin në afërsi të vendit ku është kryer vepra penale; te i pandehuri janë gjetur sende të vjedhura që paraqesin corpora delikti, ose të dhëna se i pandehuri harxhon më shumë se sa janë të hyrat e tij.

Indiciet indirekte janë ato në bazë të cilëve konkludohet për ekzistimin e ndonjë fakti tjetër, e për mes tij në mënyrë indirekte konkludohet për ekzistimin e faktit kryesore, vendimtar i cili është objekt i të provuarit (P. Marina, 1979: f.222). për shembull, indiciet indirekte paraqesin gjurmët daktiloskopike të një personi të gjetura në vendin e kryerjes së veprës penale. Nga kjo konkludohet se një person ka enë në vend të caktuar, kurse për mes kësaj në mënyrë indirekte konkludohet për ekzistimin e faktit kryesore – se ai person është kryerës i veprës penale.

Ekziston edhe ndarje e dytë e indicieve në akuzatore dhe të arsyeshme, duke e marr parasysh atë se a shkojnë në favor të tezës së akuzës ose të mbrojtjes së të pandehurit.

209

Page 210: Nocioni, historiku, burimet

Vlerë e posaçme ka alibi (lat. Në vend tjetër), si indicie e arsyeshme. Me të vërtetohet një fakt negativ – se i pandehuri nuk ka qenë në vendin e kryerjes së veprës penale, gjegjësisht shndërrimi i tij në fakt pozitiv – se ka qenë në vend tjetër. Me alibi vërtetohet fakti se në kohën e kryerjes së veprës penale i pandehuri ka qenë në vend tjetër i cili për nga hapësira është mjaftë i larguar nga vendi i kryerjes së veprës penale, dhe meqë nuk ka qenë në vendin e kryerjes së veprës penale, atëherë konkludohet se nuk ka mundur të jetë as kryerës i veprës penale.

Vërtetimi i fakteve për mes provave indirekte, që imponon nevojë për konkludim indirekt, është shumë delikat dhe i komplikuar se sa për mes provave direkte. Për këtë, të vepruarit me indiciet duhet të jetë shumë i kujdesshëm, sidomos për shkak të ekzistimit të vlerësimit të lirë të provave. Me fjalë tjera, duhet insistuar që çdo provë të jetë e vërtetë, e më pas të ekzistoj lidhshmëri logjike mes më shumë indicieve. D.m.th. vetëm në bazë të një indicie të vetme nuk mund të vendoset për ekzistimin e përgjegjësisë penale të të pandehurit (T. Vasljeviç, 1981: f.371). për shembull, vetëm në bazë të faktit që te i pandehuri janë gjetur sendet e vjedhura. Edhe pse as teorikisht nuk është përcaktuar se sa indicie janë të nevojshme që të vërtetohen faktet relevante juridike, sidoqoftë duhet të insistohet që të ekzistojnë më tepër indicie. Përjashtim i vetëm është alibi si indicie e arsyeshme, që tregon në pabazueshmërinë e akuzës.

Duke e pas parasysh vlerësimin i lirë i provave nuk ekziston asnjë dallimi në vlerën provuese mes provave direkte dhe indirekte. Më në fund, indiciet nuk janë mjete të mëvetësishme provuese, por çdo mjet provues – dëshmitar, ekspert etj, mund të jetë si direkte ashtu edhe provë indirekte, varësisht prej raportit të tij me faktin kryesore i cili është thema probandi.

II. Ndarja e dytë e provave është në origjinare dhe të nxjerra, kurse është bërë sipas burimit nga i cili fitohet prova me të cilën vërtetohen faktet. Origjinare është ajo provë që është marr drejtpërdrejtë nga burimi. Për shembull, dokumenti i shkruar në të cilin është kryer falsifikimi; deklarata e dëshmitarit okular i cili me shqisat e veta drejtpërdrejtë i ka vërejtur faktet dhe personalisht i lajmëruar; pranimi i të pandehurit i dhënë para organit kompetentë – gjyqit në formë të paraparë me ligj.

E nxjerr është ajo provë që nuk është marr drejtpërdrejtë nga burimi, por ai sugjeron në ekzistimin e burimit tjetër, burimit të vërtetë. Për shembull, provë e nxjerr është deklarata e dëshmitarit i cili nuk paraqet kujdeset e veta personale, por e paraqet atë që e ka dëgjuar nga të tjerët – dëshmitar pasi që është dëgjuar; ose kopje e ndonjë dokumenti; ose pranim i të pandehurit i dhënë jo gjyqit por ndonjë personit tjetër me të cilin ka qëndruar në burgun hetues, gjegjësisht pranim jashtëgjyqësor.

Ndarja e këtillë ka arsyetimin dhe shkakun e vet në parimin e drejtpërdrejtë. Vlera provuese e provave origjinare dhe të nxjerra varet nga bindja e gjyqit që e

ka marr gjatë vlerësimit të provave, e cila plotësisht është e lirë. Edhe pse provat e nxjerra janë më pak të sigurta, për arsye se janë të larguara nga burimi, kjo nuk donë të thotë se nuk kanë asnjë vlerë provuese, gjegjësisht se kanë vlerë më të vogël nga provat origjinare. Sidoqoftë, duhet të mbahet llogari për lidhjen e provave për objektin e të provuarit. Nëse kjo lidhje është më e dobëte, atëherë është logjike se me të duhet të veprohet shumë më me kujdes, gjegjësisht të merret me rezervë.

210

Page 211: Nocioni, historiku, burimet

III. Ndarja e tretë e provave është në prova akuzatore dhe të arsyeshme, e bërë sipas lëndës, gjegjësisht sipas natyrës së saj.

Prova akuzatore janë ato me të cilët vërtetohet teza e akuzës, gjegjësisht vërtetohen të gjithë elementet kryesore të veprës penale dhe faktet tjera në favor të akuzës.

Prova të arsyeshme janë ato me të cilët pohohet teza e mbrojtjes, gjegjësisht ato që janë në favor të akuzës, me tërësisht ose pjesërisht mohohet akuza dhe i a lehtëson pozitën të pandehurit.

Në praktikë një provë e njëjtë shpesh shërben edhe si akuzatore edhe si e arsyeshme, nga çka konkludohet për relativitetin e kësaj ndarje e cila rrjedh nga rrethana se provat nuk janë çdoherë të definuar qartë dhe preciz mes vete sipas lëndës. Për shkak të kësaj, një provë nuk duhet që çdoherë të trajtohet në nj apo drejtim tjetër, por gjatë shqyrtimit duhet të merret parasysh mundësia për natyrën e vet e dyanshme. Ashtu për shembull, nga deklarata e një dëshmitari del se i pandehuri ka shkelur kalorës me automjetin e vet. Mirëpo, nga deklarata e dëshmitarit të njëjtë del se i pandehuri ka vozitur sipas rregullave dhe se gjer të shkelja ka ardhur me faj të kalorësit që e ka kaluar rrugën e vendit të ndaluar. Sipas kësaj, e njëjta provë ka tretman të provës akuzatore dhe asaj të arsyeshme. Ndonjëherë në praktikë konstatimi dhe mendimi e mjekëve psikiatër mund të jenë dubioze, gjegjësisht të interpretohen edhe si prova akuzatore edhe si të arsyeshme, me çka vërtetohet relativiteti i kësaj ndarje.

Të gjithë pesë llojet e mjeteve provuese – dëshmitari, eksperti, këqyrja, provat materiale, pranimi, mund të paraqiten si prova direkte dhe indirekte, origjinare dhe të nxjerra, dhe akuzatore dhe të arsyeshme.

7. TEORITË E PROVAVE

Të provuarit e fakteve që bëhet në procedurë duhet të qoj gjer të gjetja e të vërtetës. Për këtë qëllim gjykatësi në mënyrë të lirë vendos se çka do të dëshmohet në procedurë dhe cilat mjete provuese. Gjatë zhvillimi historik në mënyrë të ndryshme është vepruar me vlerësimin e provave. Çështja për vlerësimin e provave të nxjerra mund të zgjidhet dhe është zgjidhur në dy mënyra: me dhënien e matëseve për vlerësimin e provave në vet ligjin – teoria e provave legale ose vlerësimin ligjor i provave, ose me vënien e vet gjykatësit që të krijoj kritere sipas të cilëve do ti vlerësoj provat e nxjerra – teoria e vlerësimit të lirë të provave ose bindja e lirë gjyqësore.

I. Teoria e provave legale (vlerësimi ligjor i provave) – kjo teori për vlerësimin e provave është zbatuar në procedurën penale inkuizitore, kurse në disa shtete është zbatuar deri në fund të shek XIX. E pastruar nga vrazhdësia mesjetare dhe e aftësuar në kohën e re, kjo shumë gjatë ka mbet në fuqi. Ashtu, LPP austriak i vitit 1852 dhe Kodi për veprimin gjyqësor dhe veprat penale të Mbretërisë Serbe ti vitit 1865 kanë pasur vlerësimin ligjor të provave. Në Serbi vlerësimi i këtillë ka qenë në zbatim gjer te hyrja në fuqi të Kodit të procedurës penale gjyqësore të vitit 1929.

211

Page 212: Nocioni, historiku, burimet

Teoria e vlerësimit ligjor të provave ekziston atëherë kur vlerësimin e provave të nxjerra dhe vërtetimin e fakteve të vërteta që dëshmohen me to bëhet sipas rregullave të shkruara në ligj, në të cilin është përcaktuar se çfarë sasia dhe kualiteti të provave duhet të fitohet që të mund të merren si fakte provuese që janë objekt i të provuarit (T. Vasiljeviç, 1981: f.316). mjetet provuese që mund të shfrytëzohen për vërtetimin e fakteve kanë paraprakisht të përcaktuara në ligj, si dhe po ashtu kanë qenë paraprakisht e përcaktuar vlera provuese e mjeteve të dalluara provuese.

Aktiviteti i gjyqit ka pas të bëj vetëm me aplikimin e rregullave formale provuese ligjore dhe gjatë vlerësimit të provave gjykatësi nuk ka guxuar të fut asnjë kriter dhe bindje të vet subjektiv (P. Marina, 1979: f.215).

Klasifikimi i provave sipas vlerës së vet ka qenë i tillë që pranimi është llogaritur si provë më e fuqishme – probatio probatinissima (provë mbi provat) dhe regina probationum (mbretëresha e provave).

Dëshmitarët, si mjet më i shpeshtë provues, kanë qenë të klasifikuar sipas përkatësisë së tyre klasore dhe sipas gjinisë, ashtu që deklarata e pjesëtarit të klasës sunduese, personit shpirtëror dhe burrit ka pasur vlerë më të madhe provuese nga deklarata e pjesëtarit të klasës nënshtruese, personit profan dhe gruas. Si provë e plotë – probatio plena janë llogaritur deklaratat pajtuese e dy dëshmitarëve, kurse vetëm në bazë të deklaratës të një dëshmitari nuk është mundur të vërtetohen faktet në pajim me formulën – testits anus, testits nullës.

Vlerësimi ligjor i provave për derisa ka vlej në të drejtën pozitive, ka pasur dy variante – pozitive dhe negative.

Sipas teorisë pozitive provuese gjyqi ka pas për obligim që të merr parasysh se fakti i caktuar është dëshmuar, sipas kësaj dhe se vepra e kryer dhe se i pandehuri është kryerës, nëse fitohet sasi dhe kualitet të provave e cila është përcaktuar në ligj, gjegjësisht gjyqi ka pas për obligim të merr se një fakt nuk është i dëshmuar nëse nuk fitohet sasi dhe kualitet të provave, pa marr parasysh bindjen e tij (T. Vasiljeviç, 1981: f.316).

Sipas teorisë negative provuese gjyqi nuk ka mundur të merr parasysh se ndonjë fakt i caktuar është dëshmuar, sipas kësaj as është kryer vepër penale, e as është përcaktuar përgjegjësia penale, nëse nuk fitohet sasi dhe kualitet të provave, të përcaktuar në ligj (quantum et quale). Por, nëse fitohet kjo sasi dhe kualitet, atëherë gjykatësit i është lënë që sipas bindjes së vet të vlerëson se a është dëshmuar ndonjë fakt apo jo. Nga kjo del se teoria negative provuese nuk e përjashton plotësisht bindjen e lirë gjyqësore. Sipas kësaj, gjykatësi nuk është patjetër që kundër bindjes së vet të shpall një fakt për të dëshmuar, por duhet që edhe përkundrazi bindjes së vet të shqiptoj se një fakt nuk është i dëshmuar, dhe sipas kësaj nuk ka vepër penale, gjegjësisht i pandehuri nuk është kryerës, nëse provat që janë përcaktuar në ligj nuk janë realizuar, edhe pse ai vet është i bindur se provat janë të mjaftueshme.

Absolutio ab instantia (largim nga gjykimi) është institut i posaçëm i cili ka ekzistuar në periudhën e aplikimit të teorisë ligjore të provave. Instituti i këtillë është përbërë nga ajo që, varësisht prej provave i pandehuri a është gjykuar, e as është liruar, por ka mbet në dyshim. Gjendja e këtillë ka qenë e papërshtatshme për të pandehurin, për arsye se i pandehuri ka qenë i kufizuar në të drejtat e tij dhe ka qenë e pasigurt se për së dyti nuk do të ngitet procedurë penale kundër tij.

212

Page 213: Nocioni, historiku, burimet

II. Vlerësimi i lirë i provave (bindja e lirë e gjyqësore) – Kjo është teoria provuese e cila është në kundërshtim me teorinë e vlerësimit ligjor të provave, e cila është e pranishme në të gjithë procedurat bashkëkohore.

Esenca e vlerësimit të lirë të provave është formuluar në të drejtën tonë të procedurës penale (n.15 p.1 i LPP) dhe përbëhet nga ajo që e drejta e gjyqit dhe organeve shtetërore që marrin pjesë në procedurën penale ta vlerësojnë ekzistimin ose mosekzistimin e fakteve nuk është e lidhur, e as e kufizuar me rregulla formale provuese.

D.m.th. bindja e lirë gjyqësore ekziston kur gjykatësi kryen vlerësim për provat e nxjerra, për ekzistimin e fakteve, duke i nënshtruar analizën e vet logjike dhe psikologjike, e më pas nuk është i lidhur me asnjë rregull ligjore për vlerësimin e provave, vetëm me obligim për atë vlerësim që të mbaj llogari, duke i paraqitur shkaqet për vendimin e vet ne arsyetimin (T. Vasiljeviç, 1981: f.317), kurse vendimi i tij kontrollohet nga ana e gjykatës më të lartë për mes ankesës (V. Bayer, 1968: Komentar, LPP, f.72).

Në të drejtën e procedurës penale kjo teori provuese për herë të parë është futur në Francë pas revolucionit borgjezë-demokratik në vitin 1789, kurse përmbajtja e saj është përfshirë në n.342 i Kodit për hetim penal (Code d’instruction criminelle) të vitit 1808, i cili thotë: “Ligji nuk kërkon nga gjykatësit të mbajnë llogari për mënyrën në bazë të cilës ato e kanë formuar bindjen e vet, e as u parasheh rregulla sipas të cilëve duhet ta përcaktojnë plotësinë dhe mjaftësinë e një prove, por nga to thjeshtë kërkon ndërgjegje e mirë dhe e sinqertë që të shqyrtojnë se çfarë përshtypje në mendjen e tyre kanë lënë provat e parashtruara nga i pandehuri, si dhe mjetet e mbrojtjes së tij”. Kjo dispozitë është abroguar si e panevojshme që nga viti 1941.

Miratimi i parimit të vlerësimit të lirë të provave paraqet kthesë dhe progres në procesin e të provuarit, për arsye se nuk është e mundshme që para kohe të vërtetohet vlera provuese e një prove në vërtetimin e fakteve dhe me të, të kufizohet vet vlerësimi i provave si operacion logjik dhe intelektual, për arsye se me të do të injoroheshin provat e vërteta (P. Marina, 1979: f.218).

Mirëpo, gjatë vlerësimit të provave duhet të merret parasysh edhe kjo:- Vlerësimi i provave sipas bindjes së lirë d.m.th. vlerësimi i lirë i provave

materiale, por vlerësim logjik dhe i arsyeshëm, mirëpo që të mund të kontrollohet se a është ashtu, ajo duhet të arsyetohet, ajo nuk guxon të jetë konkludim i pamotivuar (T. Vasiljeviç, 1981: f.317). Vlerësimi i provave dhe bindja e gjykatësit janë të lirë vetëm për nga normimi juridik, por jo edhe nga zbatimi i përgjithshëm ë ligjeve të mendimit njerëzor dhe nga kontrolli nga ana e gjykatës më të lartë, gjer te cila arrihet me rastin e ankesës së parashtruar kundër aktgjykimit (V. Bayer, 1997: f.221), d.m.th. se vlerësimi i lirë i provave nuk është absolut (V. Bayer, 1968: f.72).

- Obligimi i gjyqit që ta arsyetoj vendimin e vet pengon me vlerësimin e provave sipas bindjes së lirë gjyqësore që të mbulohet arbitrariteti i gjyqit. Sipas LPP vlerësimi i provave sipas bindjes së lirë nuk shpie në atë që gjyqi të formon vetëm bindje e brendshme (intime conviction), por përfshin edhe detyrë të gjyqit që ta objektivizon bindjen e vet, ashtu që çdokush do të dijë se si gjyqi ka arrit gjer te bindja e vet. Bindja e gjykatësit duhet të jetë e arsyetuar mjaftueshëm dhe pa kundërthënie të rregullave të logjikës dhe dialektikës (Juhart, Fachi, Garraud, të cituara në: T.Vaslijeviç, 1981: f.318).

213

Page 214: Nocioni, historiku, burimet

- Rëndësia nga arsyetimi i aktgjykimit vërtetohet me faktin që mangësi të caktuara në arsyetimin të aktgjykimit paraqesin shkelje absolute të dispozitave të procedurës penale (n.355 p.1 al.11 i LPP).

- Objekt i vlerësimit të provave sipas bindjes së lirë gjyqësore është çdo provë për vte dhe të gjithë provat së bashku, që del nga n.339 p.1 i LPP. Sipas kësaj dispozite gjyqi është i obliguar që me ndërgjegje ta vlerësoj çdo provë ndaras edhe në lidhje me provat tjera, dhe në bazë të vlerësimit të tillë të nxjerr konkludim se a është dëshmuar ndonjë fakt. Gjatë vlerësimit të vet gjyqi mban llogari edhe për sjelljen e palëve, për sqarimet e dhëna etj. Metoda e vlerësimit përbëhet nga analiza e çdo prove, nga zbatimi i provave tjera, e më pas edhe nga bashkimi në një tërësi (sintezë). Vlerësimi i lirë i provave ka të bëj me vlerësimin e autenticitetit dhe me vlerën e

provave të nxjerra, për çka nuk ekzistojnë rregulla të detyrueshme ligjore. Por, gjykatësin e obligojnë dispozitat e ligjit për paraqitjen dhe nxjerrjen e provave, si në procedurën paraprake – hetimin, ashtu edhe në seancën kryesore. Gjyqi mundet në mënyrë të lirë ti vlerësoj ato prova që janë paraqitur në seancën kryesore (n.339 p.1 i LPP).

Detyrimi i gjykatësit që ti nxjerr provat në mënyrë të paraparë me ligj nuk i pengon vlerësimit të lirë të provave, por në atë mënyrë sigurohet besueshmëri të provave dhe respektim të të drejtave të palëve gjatë nxjerrjes së provave, sigurim të rendit dhe shpejtësisë së procedurës.

214