21
PJESA E DYTE KODI PENAL DHE LEGJISLACIONI PENAL Kapitulli I BURIMET E TË DREJTËS PENALE Nocioni dhe llojet e burimeve Burimi i të drejtës penale mund të kuptohet në dy mënyra:në atë formale dhe materiale. Burimet formale Me burimin e së drejtës penale në kuptimin formal nënkuptohen aktet juridike që përmbajnë norma penale- juridike , me të cilat përcaktohen veprat penale dhe sanksionet penale. D.m.th. si burim formal I së drejtës penale është legjislacioni penal që gjendet në fuqi. Burimet materiale Në kuptimin material, burimin e të drejtës penale e paraqesin marrëdhëniet shoqërore të rregulluara përmes normave penale juridike. Megjithatë, edhe pse nocioni burim i së drejtës penale shprehet në kuptimin formal dhe material, zakonisht me nocionin burim i së drejtës nënkuptohet burimi formal, d.m.th. aktet juridike në të cilat shprehen normat si rregulluese të marrëdhënieve shoqërore.Si KUSTETUT A SI BURIM I SE DREJTES PENALE Kushtetuta është ligji më I lart dhe me fuqi juridike më të madhe në çdo shtet të civilizuar. Me kushtetut përcaktohen rregullimi shoqëror, ekonomik dhe politik I shtetit, të drejtat dhe liritë e qytetarve, barazia e tyre e nje varg vlera te tjera te rendesishme.  T e gjitha nor mat penale d uhet te interpr etohen ne perputhshme ri me sistemin kustetues. Ne kushtetute percaktohen themelet e disa parimeve kryesore te drejtes penale si p.sh: parimi I kufizimit te dhunes dhe I krijimit te kushteve per zhdukjen e saj e saj; parimi I legalitetit ne percaktimin e veprave dhe sanksioneve penale. Kushtetuta me disa dispozita te saj paraqitet edhe si burim I drejtperdrejt I drejtes

burimet e se drejtes penale.doc

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: burimet e se drejtes penale.doc

7/27/2019 burimet e se drejtes penale.doc

http://slidepdf.com/reader/full/burimet-e-se-drejtes-penaledoc 1/21

P J E S A E D Y T EK O D I P E N A L D H E L E G J I S L A C I O N I P E N A L

K a p i t u l l i I

B U R I M E T E T Ë D R E J T Ë S P E N A L EN o c i o n i d h e l l o j e t e b u r i m e v e

Burimi i të drejtës penale mund të kuptohet në dy mënyra:në atë formale dhemateriale.

Burimet formaleMe burimin e së drejtës penale në kuptimin formal nënkuptohen aktet juridike qëpërmbajnë norma penale- juridike , me të cilat përcaktohen veprat penale dhesanksionet penale. D.m.th. si burim formal I së drejtës penale është legjislacioni

penal që gjendet në fuqi.Burimet materialeNë kuptimin material, burimin e të drejtës penale e paraqesin marrëdhënietshoqërore të rregulluara përmes normave penale juridike.

Megjithatë, edhe pse nocioni burim i së drejtës penale shprehet në kuptiminformal dhe material, zakonisht me nocionin burim i së drejtës nënkuptohet burimiformal, d.m.th. aktet juridike në të cilat shprehen normat si rregulluese tëmarrëdhënieve shoqërore.Si

KUSTETUTA SI BURIM I SE DREJTES PENALE

Kushtetuta është ligji më I lart dhe me fuqi juridike më të madhe në çdo shtet tëcivilizuar.

Me kushtetut përcaktohen rregullimi shoqëror, ekonomik dhe politik I shtetit, tëdrejtat dhe liritë e qytetarve, barazia e tyre e nje varg vlera te tjera terendesishme.

 Te gjitha normat penale duhet te interpretohen ne perputhshmeri me sisteminkustetues.

Ne kushtetute percaktohen themelet e disa parimeve kryesore te drejtes penale sip.sh:

• parimi I kufizimit te dhunes dhe I krijimit te kushteve per zhdukjen e saj esaj;

• parimi I legalitetit ne percaktimin e veprave dhe sanksioneve penale.

Kushtetuta me disa dispozita te saj paraqitet edhe si burim I drejtperdrejt I drejtes

Page 2: burimet e se drejtes penale.doc

7/27/2019 burimet e se drejtes penale.doc

http://slidepdf.com/reader/full/burimet-e-se-drejtes-penaledoc 2/21

penale, ajo ne menyre te drejtperdrejt proklamon disa vepra si te kunderligjshmedhe kunderkushtetuese dhe qe duhen te ndeshkohen. Keto jane: tradhtia e shtetit,pranimi I kapitullimit te vendit, nxitja e urrejtjes nacionale, raiale apo nacionale,nxjerrja me dhune e deklaratave apo pohimeve, privimi I paligjshem I lirise, hyrjae kunderigjshme ne banesen e huaj dhe ne lokale te tjera etj.

E DREJTA PENALE NDERKOMBETARE SI BURIM I SE DREJTES PENALE

Si burime të së drejtës penale paraqiten edhe marrëveshjet ndërkombëtare kurato rregullojnë qeshtje penalo juridike. Këto marrëveshje mund të paraqiten si burim direkt dhe indirekt i së drejtëspenale.

Si burim indirekt, marrëveshjet ndërkombëtare mund të paraqiten kurratifikohen dhe shpallen me ligj te posaçëm kombetar që ka veprim tëdrejtpërdrejtë. Ne shumicen e rasteve kontratat nderkombetare paraqiten si

burime indirekte.

marrëveshjet ndërkombëtare paraqiten si burim I drejtpërdrejtë i së drejtëspenale kur ato ne menyre te drejtperdrejt aplikohen nga gjykatat kombetare.

Per vendin tone rendesi juridike kane keto kontrata ne vijim, te cilat vendi yneeshte obliguar t'i plotesoj:

− KATER KONVENTAT E GJENEVES MBI HUMANIZMIN E LUFTES 1949

− KONVENTA E LUFTIMIT DHE PARANDALIMIT TE KRIMIT TE GJENOCIDID 1948

− KONVENTA MBI ELLIMINIMIN E GJITHA DISKRIMINIMEVE RACIALE 1966

LIGJI PENAL SI BURIM I SE DREJTES PENALE

E drejta penale është e drejtë ligjore. Konsiderohet e drejtë ligjore ngase burim kryesor dhe primar I saj është ligji.

Si burim kryesor i të drejtave penale të shteteve bashkëkohore është kodi penal apoligji penal.

Me nocionin Ligj Penal

-Nenkuptojm çdo dispozitë ligjore me të cilën rregullohen çështjet nga fusha e sëdrejtës penale.-Nocioni ‘Ligj Penal” ka domethënie më të gjërë se nocioni “Kod Penal”, sepseligji penal nenkupton gjdo dispozite penalo juridike pamarr parasysh a gjindenkodin penal apo ne ndonje ligj tjeter.

 Ndërsa me nocionin Kod Penal-Nënkuptojmë ligj të rëndësishëm në të cilin në mënyrë të sistematizuar 

 përmblidhen dispozitat penalo juridike.

Page 3: burimet e se drejtes penale.doc

7/27/2019 burimet e se drejtes penale.doc

http://slidepdf.com/reader/full/burimet-e-se-drejtes-penaledoc 3/21

-Kodi penal konsiderohet me fuqi juridike me te madhe se sa ligji penal.

Me legjislacion penal -Kuptojme te gjitha ligjet penale, kodin penal dhe tere sistemin e ligjeve dhedispozitave te tjera qe jane ne fuqi.

E DREJTA ZAKONORE

Në të gjitha shtetet të cilat e miratojnë parimin elegalitetit, e drejta zakonore nukështë burim në të drejtën penale.

Përjashtimisht, zakoni mund të paraqitet si burim I se drejtes penale nese ligji einkorporon ne dispozitat e veta ose ne ndonje menyre tjeter mbeshtet ne te.Keshtu eshte vepruar me disa vepra penale kundër njerëzimit dhe vlerave tëmbrojtura me të drejtën nderkombetare. Gjithashtu disa vepra penale kunder

dinjitetit dhe moralit mbeshteten ne drejten zakonore.

PRAKTIKA GJYQESORE

Praktika gjyqësore së bashku me shkencën e të drejtës penale kanë ndërtuar njëvarg nocionesh dhe institucionesh të cilat ligji nuk i njeh por që kanë zbatim tëgjerë si p.sh: Vepra afatgjatë penale, kryerja indirekte e veprës, pakujdesiaprofesionale, ndikimi i pakujdesisë, tentimi I kualifikuar. 

Mirëpo, edhe krahas asaj që u tha më lartë, praktika gjyqësore tek ne nuk është

burim formal I së drejtës penale.

Asnjë gjykatë nuk mund të gjykoj në bazë të udhëzimeve të gjykatave të larta asnë bazë të vendimeve të tyre, por kryesisht në bazë të ligjit.

Qëndrimet parimore dhe kuptimi i gjykatave të larta kanë rëndësi juridike, përshkak se paraqesin ndihmën profesionale për gjykatat e ulëta, por vetëm aq sakanë mbështetje në ligj.

SHKENCA E SE DREJTES PENALE

Shkenca e se drejtes penale nuk mund te jete burim I drejtperdrejt I se drejtespenale poziteve.

Mirepo ajo ka ndikim ne formimin dhe aplikimin e kesaj dege te drejtesise. P.sh mendihmen e shkences se drejtes penale jane ber nje varg institucionesh dhenocionesh te drejtes penale dhe gjithashtu shkenca juridike ushtron ndikim terendesishem ne zhvilllimin dhe reformimin e legjislacionit penal.

Page 4: burimet e se drejtes penale.doc

7/27/2019 burimet e se drejtes penale.doc

http://slidepdf.com/reader/full/burimet-e-se-drejtes-penaledoc 4/21

Kapitulli II

  KODI PENAL

PJESA E PERGJITHSHME DHE E POSAQME E KODIT PENAL

Me zhvillimin e legjislacionit penal dhe shkences te se drejtes oenale, u pa se njenumer I madhe I normave penale- juridike permbajne disa elemente qe jane teperbashketa per te gjitha normat penale- juridike.

Keshtu u formuan rregullat e pergjithshme te se drejtes penale te cilat formohennga tri nocione themelore:

− nocioni I vepres penale− nicioni I pergjegjsise penale− nocioni I sanksioneve penale dhe masave te trajtimit te detyrueshem

Kontribut me te madh ne formimin e normave te pergjithsme penale- juridike dharevulicioni francez pas te cilit per here te pare ne histori ne kodin penal te franceste vitit 1791 u parapane disa parimme te rendesishme si norma norma tepergjithshme penale- juridike.

 Të gjitha kodet penale që u nxorrën pas Kodit Penal të Francës të vitit 1791ndahen në dy pjesë:

PJESA E PERGJITHSHME

-Pjesa e përgjithshme e kodit penal paraqet një sisitem të normave penale- juridike me të cilat përcaktohen parimet e së drejtës penale si dhe nocionetdhe institucionet themelore të së drejtës penale siç janë: V. Penal,përgjegjësia penale, dënimet, llojet e tjera te sanksioneve penale, mbrojtjaenevojshme, nevoja ekstreme etj.

-Pra me normat e pjeses se pergjithshme rregullohen qeshtjet qe jane teperbashketa per te gjitha veprat penale dhe ndheskueshmerine e tyre.

-Gjithashtu me normat e pjejses se pergjithshme manifestohet qendrimi I njivendi mbi qeshtjet parimore te politikes kriminale.

PJESA E POSACME

-Pjesa e posaçme e kodit penal paraqet sisitem të normave penale-juridikeme të cilat përcaktohen veprat penale veç e veç si dhe sanksionet penaledhe masat e trajtimit te detyrueshem që mund tu shqiptohenkryesve tëveprave të këtilla.

Normat penale-jurdike të pjesës së posaçme nuk mund te aplikohen pa-aplikimin edhe të normave të pjesës së përgjithshme të legjislacionit penal.

Page 5: burimet e se drejtes penale.doc

7/27/2019 burimet e se drejtes penale.doc

http://slidepdf.com/reader/full/burimet-e-se-drejtes-penaledoc 5/21

Normat e pje- sës së përgjithshme I plotësojnë normat penale-juridike tëpjesës së posaçme.

-Karakteristikë e normave penale-juridike të pjesës së posaçme është seçdonjëra prej tyre I ka dy pjesë: DISPOZITIVI DHE SANKSIONI

• Dispozitivi

Në dispozitiv përcaktohen elementet e veprës penale kush mund të jetëkryes dhe çka konsiston veprimi I kryerjës.

Varësisht nga perberja e dispozitivit njihet:

dispozitivi I rendomtë-Me dispozitiv të rëndomtë nënkuptojm ato norma me të cilatnuk përcaktohen tiparet e V.P por vetëm emërtimi I tyre

dispozitivi përshkrues -Dispozitiv përshkrues koniderohen ato norma me të cilatcaktohen tiparet e veprës penale.

Dispozitivi udhëzues (normat blankete)-Dispozitiv udhëzues-konsiderohet ajo norme, e cila lidhur medisa tipare të veprës penale të caktuar, udhëzon në ndonjënormë tjetër të ligjit penal.

Perveq ketyre eshte I njohur edhe

dispozitivi I perbere-dispozitivi I perbere ne te shumten e rasteve percaktonelementet e veprave penale te perbera.

-dispozitivi I perbere nenkupton normat ku vepra penale

parashihet me ndermarrjen e dy apo me shume veprimeve tecaktuara, me ndermarrjen e njerit prej llojeve te veprimeve tecatuara apo normat ku menyra e kryerjes se vepres penaleeshte caktuar ne menyre alternative ose normat ti clatparashikojne se vepra penale mund te kryhet nga persona tendryshem dhe normat te cilat caktojne se vepra penale mundete kryhet ndaj objekteve te caktuara ne menyre alternative.

-Eshte menyre me ekonomike sepse me nje denim mund teperfshihen shume variante te nje vepre penale.

PARIMET E KODIT PENAL

Kodi Penal bazohet në:

parimin e shtetit të së drejtës,

parimin e barazisë para ligjit,parimin e drejtesise në caktimin e fajësisë dhe të dënimit si dhe ne

parimin e humanizmit.

Page 6: burimet e se drejtes penale.doc

7/27/2019 burimet e se drejtes penale.doc

http://slidepdf.com/reader/full/burimet-e-se-drejtes-penaledoc 6/21

PARIMI I LEGALITETIT (LIGJSHMERISE) NE DREJTEN PENALE

Për futjen e parimit të legalitetit ne të drejtën penale jane angazhuar juristë dhefilozofë të njohur të shek XVIII siç janë: Montesku, Bekard dhe avokati Servan.

Kerkesa e parimit te legalitetit erdhi si kerkese kryesore e borgjezise revolucionare

dhe si reagim kunder arbitraritetit te jurispodences feudale.Formulimin konciz të këtij parimi në gjuhën latine “Nullum Crimen, Nulla Poenasine lege” për herë të parë e dha penalisti I njohur gjerman Anselm Fojer Bahu.

Parimi I legalitetit”Nullum crimen nulla poena sine lege” ne gjuhën shqipe d.m.th“ Një vepër nuk mund të konsiderohet vepër penale dhe kryesi I saj nuk mund të dënohet nëse më parë nuk është paraparë me ligj si veperpenale”.

Pas revolucionit francez ne vitin 1789 ky parim u pervetsua ne deklaraten edrejtave te njeriut dhe qytetarit qe u aprovua ne kuvendin kushtetutdheneste Frances.

Gjithashtu parimi I legalitetit per here te pare ne drejten penale u pervetsua nekodin penal te Frances te vitit 1791 dhe 1810.

Pas luftes se dyte boterore parimi I legalitetit fitoj dimensione te gjera dhe upervetsua ne deklaratat dhe konventat nderkombetare me te rendesishme shiq jane:Deklarata e pergjithshme mbi drejtat e njeriut 1947; Konventaeuropiane per mbrojtjen e drejtave dhe lirive themelore te njeriut 1950;Pakti nderkombetare mbi drejtat civile dhe politike 1966.

Për shkak të rëndësisë së shumëfishtë për të drejtat , liritë dhe sigurinë juridike tëqytetarëve, në sisitemin tonë judike parimi I legalitetit është ngritur edhe në rang

të normës kushtetuese dhe është përvetësuar në kushtetutë.

Parimi I legalitetit ka rendesi shoqeroro- politike dhe juridike:

RENDESIA SHOQERORO- POLITIKERendesia shoqerore konsiston ne sigurimin e qytetarve nga arbitrariteti dhekeqperdorimet e organeve shteterore.

RENDESIA JURIDIKEparimi I ligjshmerise kerkon permbushjen pese pustulateve, shtyllavekryesore te ligjshmerise:

1)vetem ligji te jete pburim I drejtes penale (nullum crimen sine legescripta)

2) ndalohet aplikimi I analogjise

3) ndalohet veprimi retroaktiv I ligjit

4) ligjedhenesi duhet te sherbehet me terma te qarta dhe pecize

Page 7: burimet e se drejtes penale.doc

7/27/2019 burimet e se drejtes penale.doc

http://slidepdf.com/reader/full/burimet-e-se-drejtes-penaledoc 7/21

5) ligji qe parasheh vepren penale, duhet te parashohe edhe sanksioninper ate veper penale

Kapitulli III

INTERPRETIMI I LIGJEVE PENALE

KUPTIMI DHE RENDESIA E INTERPRETIMIT NE TE DREJTEN PENALE

Me interpretim në të drejtën penale kuptojmë përcaktimin e kuptimit të drejtë tënormës së caktuar penale-juridike. Është veprimtari logjike e të menduarit që kapër qëllim të gjejë kuptimin e drejtë të ligjit e normave penale-juridike nëmomentin e aplikimit të ligjit.

Me ane të interpretimit bëhet e mundshme që norma penale-juridike që është epërgjithshme dhe abstrakte të aplikohet ndaj kryerësit kokret të veprës penale.

Nevoja për interpretim del nga fakti se çdo tekst i ligjit mund të kuptohet nëmënyra të ndryshme për shkak të:Jo përsosshmërisë së gjuhës, përdorimit tëshprehjeve joadekuate ose shprehjeve me kuptim të shumëfishtë, të mospërcaktimit të nocioneve që përdoren në tekst dhe shkallës së lartë tëabstraksionit.

Kufijtë e interpretimit i përcakton parimi i ligjshmërisë. Përmes interpretimit nukguxon të zgjerohet ligji në rastet të cilat nuk janë përfshi me dispozita përkatëse,gjithashtu nuk guxon të ndryshohet kuptimi dhe qëllimi i ligjit.

LLOJET E INTERPRETIMEVE TË LIGJEVE PENALE

I. SIPAS ORGANIT I CILI BEN INTERPRETIMIN DALLOHEN:

1. Interpretimi Autentik apo i ObligueshëmInterpretimin autentik, ligjor dhe të obligueshëm e kryen organi që e ka nxjerrëligjin I cili interpretohet. Ky interpretim është i detyrueshëm për organet dhepersonat .

Si forme e posaqme e interpretimit autentik konsiderohet interpretimi qe behet netekkstin e kodit penal rreth shprehjeve të përdorura në ligj.

Interpretimi autentik bëhet sipas procedurës që vlen për nxjerrjen e ligjeve.

2. interpretimi gjyqesorështë interpretim të cilin e bënë gjykata gjatë aplikimit të ligjit në rastin konkret.Ky interpretim nuk ka efekt te pergjithshem obligues.

Interpretimin gjyqesor nuk e bejne vetem gjykatat por edhe organet e tjera

Page 8: burimet e se drejtes penale.doc

7/27/2019 burimet e se drejtes penale.doc

http://slidepdf.com/reader/full/burimet-e-se-drejtes-penaledoc 8/21

shteterore qe I aplikojne ligjet.

Gjykaten nuk e obligon interpretimi qe ka ber me heret per ndonje raste konkret sidhe gjykata e shkalles se pare nuk eshte e obliguar t'i permbahet interpretimevete gjykates me te larte, Mirepo qendrimet parimore te gjykates supreme ushtrojnendikim ne interpretimin unik te ligjeve penale.

3. Interpretimi doktrinar (shkencor)Interpretimi i ligjeve penale është interpretim që e bënë shkenca e së drejtëspenale.

Ky lloj interpretimi nuk është I obligueshëm për organet që merren me aplikimin eligjeve penale.

Kur ne ligji disa qeshtje nuk jane te qarta shkeca e se drejtes penale mund tendihmoje ne sqarimin dhe zgjidjen e tyre. Gjykatat organet e tjera qe interpretojneligjet mund ti arsyetojne vendimet e tyre me qendrimet e shkences se drejtespenale.

II. METODAT E INTERPRETIMIT

1. INTERPREIMI GRAMATIK behët me ndihmën e rregullave të gramatikës dhe sintaksës.

Intepretimi gramtik sëndërtohet duke analizuar shprehjet dhe nocionet e pjesëvetë tekstit te ligjit

Nocionet juridike duhet interpretuar sipas rregullave te shkences se drejtesise,nocionet teknike sipas shkences teknike, ndersa fjalet e jetes se perditshme duhetinterpretuar sipas kuptimit te tyre te zakonshem.

2. INTERPREIMI LOGJIK Interpretimi logjik mbeshtetet ne rregullat e logjikes

përcaktimi I përmbajtjes dhe kuptimit të ligjit bëhet me anë të të menduarit dhenxjerrjes së konkluzave.Si mënyra specifike të interpretimit logjik paraqiten:

 Argumentum a contrarioArgumentum a contrario është metodë e konkludimit logjik përmes së cilës

zbatimi i një dispozite përjashtohet në rastet tjera nëse ajo është paraparvetem për rastin konkret dhe keshtu ben perjashtim nga normat epergjithshme.

 Argumentum a fortiori Argumentum a fortiori paraqitet në dy aspekte:

•  Argumentum a maiori ad minus d.m.th. diçka që vlen për rastin më të butë duhet të vlejë edhe për rastin më të

Page 9: burimet e se drejtes penale.doc

7/27/2019 burimet e se drejtes penale.doc

http://slidepdf.com/reader/full/burimet-e-se-drejtes-penaledoc 9/21

rëndë. Psh nese nje veper denohet kur kryhet nga pakujdesia ajo aq me teperdenoht kur kryhet me dashje.

• argumentum a minori ad maius

d.m.th. Nëse është lejuar diçka në rastin më të rënd, mund të merret se ështëlejuar edhe në rastin më të butë.

Kështu që p.sh kryersi i cili ka tentuar ta kryej një vepër penale, por vullnetarishtështë tërhequr nga tentimi ndëshkues, mund të lirohet nga dënimi, prandaj ështëe logjikshme që gjykata, nëse nuk e liron nga dënimi, të njëjtin mund t’ia zbus.

Argumentumad absordumNe disa raste shfrytezohet edhe argumentum ad absordum. Interpretimi Iketille shfrytezohet per te provuar se aplikimi I ndonje norme do te qonte neperfundim absurd.P.SH.qendrimi se denimmi I shlyer nuk merret fare parasysh eshte apsurd neraport me nenin perkates te kodit penal ku thuhet se te dhenat mbidenimin e shlyer mund t'i jepen gjykates, prokurorise dhe policise lidhur me

proceduren penale qe zhvilloht kunder personit te cilit I eshte shlyer denimi.

Asnjëra prej këtyre mënyrave specifike të konkludimit logjik nuk kanë zbatim tëmadh në të drejtën penale, për shkak të parimeve të ligjshmërisë. Ato mund tëzbatohen përjashtimisht në dobi të kryersit të veprës penale. Në disa raste vetligjvënësi jep mundësi për një konkludim të tillë.

3. INTERPRETIMI HISTORIK Interpretimi historik paraqet interpretimin në bazë të analizës së kushteve dhe

rrethanave nën të cilat është nxjerrë një ligji.Me qëllim të njohjes së këtyre kushteve shfrytëzohen materialet për nxjerrjen eligjit siç janë: Para projektet, projektet, amendamentet, diskutimet, shqyrtimipublik etj.

Ky interpretim shfrytëzohet kur dëshirohet të konstatohet qëllimi i nxjerrjes sëdispozitës së caktuar dhe aktualiteti i saj.

Lidhur me interpretimin historik në teorinë e së drejtës penale njihen dy lloje tëinterpretimit:

-Interpretimi subjektiv

Sipas interpretimit subjektiv-kuptimi I ligjit penal përcaktohet sipaskohës qe është nxjerrë

-Interpretimi objektivsipas interpretimit objektiv kuptimi I ligjit apo normës së caktuarpenale-juridike përcaktohet sipas kohës dhe kushteve kur bëhetaplikimi I tij.

Page 10: burimet e se drejtes penale.doc

7/27/2019 burimet e se drejtes penale.doc

http://slidepdf.com/reader/full/burimet-e-se-drejtes-penaledoc 10/21

4. INTERPRETIMI SISTEMATIK Interpretimi I normes në bazë të vendit që është radhitur në sisitemin e ngushtëdhe të gjërë të legjislacionit penal si dhr ne baze te lidhshmerise se saj me normatdhe institucionet e tjera juridike.

5. INTERPRETIMI KOMPARATIV (KRAHASUES)

Interpretimi krahasues apo komparativ, mbështetet në krahasimin e dy apo mëtepër teksteve autentike të të njëjtit ligj, të shpallur në gjuhë të ndryshme meqëllim të përcaktimit të rëndësisë së disa shprehjeve dhe nocioneve.

6. INTERPREIMI TELEOLOGJIK (SIPAS QELLIMIT) 

 Teksti I dispozites interpretohet sipas qellimeve sociale te ligjeve.

Kjo eshte metode kryesore e interpretimit te ligjit sepse me te percaktohet

kuptimi aktual bashkohor I ligjit kurse llojet e tjera te interpretimeve vetem eplotesojne dhe e saktesojne kete.

III. INTERPRETIMI SIPAS VELLIMIT

Interpretimi sipas vëllimit është atëher kur fjalëve, termave apo nocioneve që janë përdorur në tekstin e normave penale mund tu jepet kuptimi I ngushtë apo Igjerë.

Në të drejtën penale sipas vëllimit njihen dy lloje të interpretimeve: 1. INTERPREIMI I NGUSHTE

ekzsiton atëher kur fjalve, termave apo nocioneve që janë përdorur ne ligjinpenal u jepet kuptimi I ngushtë

2. INTERPREIMI I GJERE

ekziston atëher kur fjalve, termave apo nocioneve të ligjit penal u jepet kuptimi Igjerë.

ANALOGJIA

 Në drejtësi analogjia në kuptimin e gjerë paraqet zgjedhjen e mardhënjeve shoqërore në bazë tënormavetë cilat I rregullojnë mardhënjet e ngjajshme.

Kurse në të drejtën penale analogjia paraqet rastin kur një vepër që nuk është paraparë me ligj si vepër  penale, të konsiderohet si e këtill në bazë të ngjajshmërisë me vepren penale.

Page 11: burimet e se drejtes penale.doc

7/27/2019 burimet e se drejtes penale.doc

http://slidepdf.com/reader/full/burimet-e-se-drejtes-penaledoc 11/21

Analogjia si mënyrë e krijimit të veprave të reja penale është e ndaluar ne të drejtën penale ngase ështënë kundërshtim me funksionin themelor të parimit “Nullum crimen nulla poena sine lege”.Po të lejohej analogjia në të drejtën penale kjo do të shkaktonte pasiguri juridike, do ta dobësonte besimin e qytetarëve në sisitemin juridik.

ANALOGJIA E LEJUAR Jo çdo lloj analogjie është e ndaluar. Analogjia si mënyrë e interpretimit të së drejtës eshte e lejuar. Meanalogji si mënyrë e interpretimit të ligjit në bazë të ngjashmërisë, zgjidhet rasti konkret në kuadër tëligjit. D.m.th analogjia eshte e lejuar kur ajo nuk eshte ne kundershtim me parimin e legalitetit.

në të drejtën penale konsiderohet se është e lejuar analogjia po që se ajo është në favor të të fajsuaritdhe nëse interpretimi I tillë nuk është në kundërshtim me normat dhe parimet tjera penale-juridike.

 Në disa raste vetë ligji udhëzon në zbatimin e analogjise në disa vepra penale, duke përdorur nocionin“edhe nëndonjë rast tjetër të ngjashëm” (klauzola gjenerale).

ANALOGJIA E NDALUAR Përfshirja e rasteve qe nuk jane te parapara me ligj në dispozitat me të cilat rregullohen rastet engjashme dhe zgjidhja e tyre në bazë të këtyre dispozitave, paraqet analogjinë si mënyrë e krijimit të sëdrejtës (creativan analogique). Kjo lloj analogjie eshte e ndaluar 

 Nga kjo del që përmes analogjisë nuk mund të krijohen as vepra të reja penale, e as të zgjerohenelementet e veprave ekzistuese. Gjithashtu, nuk mund të sajohen sanksione te reja penale

Pra analogjia e ndaluar shprehet në rastet kur edhe me ane te interpretimit tejkalohet kufiri I kuptimit tënormës që është përcaktuar. 

Kapitulli IV

  VEPRIMI I LEGJISLACIONIT PENALVESHTRIME TE PERGJITHSHME

Veprimi I legjilcionit penal d.t.th se ai eshte ne fuqi dhe se gjykatat jane teobliguara ta zbatojne ne rastet konkreteNjihen tri lloje të veprimit të ligjeve penale:1.Veprimi I ligjit penale në kohë2.Veprimi I ligjit penal në hapsirë3.Veprimi I ligjit penal ndaj personave

VEPRIMI I LIGJIT PENAL NË KOHË

Ligji penal fillon të veprojë prej momentit të hyrjës së tij në fuqi dheaplikohet gjersa të pushoj së vepruari.

Ligji penal hynë ne fuqi tetë ditë pas shpalljes në gazetën zyrtare. Koha prejshpalljes së ligjit në gazetën zyrtare e gjerësa të hyjë ne fuqi quhet Vocatio Legis.

-Ligji penal vepron derisa të abrogohet me ligjin e ri shprehimisht ose ne menyre

Page 12: burimet e se drejtes penale.doc

7/27/2019 burimet e se drejtes penale.doc

http://slidepdf.com/reader/full/burimet-e-se-drejtes-penaledoc 12/21

te heshtur. Ligji penal abrogohet shprehimisht në rastet kur ligji I ri parashehdispozitë të posaçme me të cilën e abrogon atë të më parshmën.Ne menyre teheshtur ligji penal abrogohet kur ligji nuk permban dispozite mbi abrogimin port enjejtat qeshtje I rregullon ne menyre te ndryshme.

-Poashtu ligji penal pushon së vepruari edhe ne rastet kur skadon afati për të cilënështë nxjerrë. Kjo ndodh kur ligji penal është nxjerrë me qëllim që të veproj vetëmpër një kohë të caktuar.

- Veprimi retroaktiv i ligjit do të thotë zbatimi i ligjit në rastet që kanë ndodhurpara nxjerrjes së tij, përkatësisht para hyrjes në fuqi. Veprimi retroaktiv i ligjitpenal në të drejtën penale parimisht eshte I ndaluar.  Nga rregulla e theksuar mëlartë del se Kryersi I veprës penale do të dënohet sipas ligjit penal që ka qenë nëfuqi në kohen e kryerjes së veprës.

- Aplikimi I ligjit mete bute. Nga rregulla e përgjithshme ekziston përjashtimi iparaparë ne kodin penal sipas të cilit nëse pas kryerjes së veprës penalendryshohet ligji, zbatohet ligji i cili është më i butë për kryesin. Ligj më i bute përkryesin e veprës penale, është ai ligj:

• Ligji i cili nuk e kualifikon veprën e kryer si vepër penale,

• ligj i cili e parasheh ndonjë rrethane te re për përjashtimin ekundërligjshmërisë .

• Ligji i cili parasheh mundesi me te medha Për lirimin nga dënimi apozbutjen e dënimit.

• Ligji i cili parasheh llojin me te bute te denimit Në qoftë se të dy ligjetparashohin të njëjtin lloj të dënimit, më i butë është ai ligj i cili parasheh

shkallën më të ulët të dënimit.• Ligji i cili nuk parasheh mundesine e shqiptimit te denimit plotesues

• Ligji i cili parasheh afat me te shkurter te parashkrimit etj.

VEPRIMI I LEGJISLACIONIT PENAL NË HAPSIRË

- institucioni I veprimit te legjislacionit penal ne hapësire percakton cili ligj penalzbatohet kur vepra penale është kryer në vend,jashtë vendit nga shtetasit taneapo nga shtetasit e huaj dhe shume qeshteje te tjera lidhur me kete.

Me qëllim që të evitohen konfliktet e mundshme se cili shtetas është kompetent

të gjykojë kryersin e caktuar të veprës penale, me dispozitat e kodit penal ështërregulluar veprimi I legjislacionit penale në hapsirë.Me këto dispozita penale-juridike janë aprovuar pesë parime qe janenderkombetarisht te njohura. Këto janë:

PARIMI TERRITORIAL

Parimi I territorialështë parim themelor, kurse parimet e tjera janë të natyrësplotësuese. Ky parim është themelor për shkak se më së shpeshti aplikohet në

Page 13: burimet e se drejtes penale.doc

7/27/2019 burimet e se drejtes penale.doc

http://slidepdf.com/reader/full/burimet-e-se-drejtes-penaledoc 13/21

praktikë.

Sipas këtij parimi legjislacioni penal I një vendi aplikohet ndaj të gjithë personaveqë kryejnë vepra penale në teritorrin e tij, pa marrë parasysh se a janë shtetas tëtij, shtetas të huaj apo persona pa shtetësi. Sipas dispozitave të legjislacionitpenal me territor të një vendi nënkuptojmë:- Sipërfaqen toksore- Sipërfaqen ujore brenda kufijve- Sipërfaqen ajrore mbi to

Sipas ligjit mbi bregdetin është paraparë se zona territoriale e detit shtrihet dhjetëmilje nautike nga toka kurse jashte kesaj siperfaqeje konsiderohet det I hpur.

Legjislacioni penal I një shteti aplikohet edhe ndaj secilit që kryen vepër penale nëanijen e tij, pa marrë parasysh se ku ndodhet në kohën e kryerjes së veprëspenale.

Gjithashtu Legjislacioni penal I një shteti aplikohet ndaj secilit që kryen vepërpenale në ne aeroplan ose ncfardo mjeti transporti te regjistruar ne emer terepublikes se kosoves pamvarsisht se ku gjendet.

parimi territorial e perjashton rregullen ne bis in idem (nuk guxon te denohetper te njejten veper dy here) ngase legjislacioni yne penal zbatohet ndajpersonave qe kryejne vepra penale ne kosove edhe nese ata jane ndeshkuar perato vepra ne shtetin tjeter, mirepo sipas kodit penal dhe konventavenderkombetare ne masen e denimit duhet te llogaritet denimi I vuajtur per tenjejten veper ne shtetin tjeter si dhe paraburgu gjate procedures se ekstradimit.

Pejashtim nga parimi territorial parashihet per personat qe kane idemnitet,imunitet juridiko-material. Deputetet, ministrat dhe gjykatesit e gjitha instancave

e kane kete imunitet per veprat qe kane te bej me detyren e tyre.Përjashtim nga zbatimi i parimit territorial parasheh e drejta ndërkombëtare sipassë cilës personat të cilët gëzojnë imunitet diplomatik perjashtohen nga juridiksioniI shtetit tone. Keta jane: shefat e shteteve të huaja, funksionarët e huaj diplomatikdhe konsular të organizatave ndërkombëtare, anëtarët përcjellës të tyre dheanëtarët e familjes se tyre. Ne kosove kete imunitet e gezojne edhe antaret eEULEX, OSBE dhe te KFOR.

VEPRIMI I LEGJISLACIONIT PENAL PER VEPRA QE KRYHEN

 JASHTE VENDIT E drejta jone penale sa I perket aplikimit te legjislacionit tone penal per vepra qekryhen jashte vendit ka pervetsuar disa parime te pergjithshme, keto jane:

PARIMI REALSipas parimit real legjislacioni yne penal aplikohet në rastet kur vepratpenale kryhen jashtë territorit të vendit tonë, por me të cilat dëmtohen aporrezikohen të mirat juridike të shtetit tonë.

Page 14: burimet e se drejtes penale.doc

7/27/2019 burimet e se drejtes penale.doc

http://slidepdf.com/reader/full/burimet-e-se-drejtes-penaledoc 14/21

Sipas dispozitave të ligjit penal legjislacioni ynë penal aplikohet ndajshtetasit tonë, shtetasit të huaj dhe personave pa shtetësi që jashtë shtetitkryen vepër penale kundër rregullimit shoqëror dhe sigurisë së vendit.

Zbatimi I parimit real eshte parapare per shumice e veprave penale kunder

te drejtes nderkombetare dhe per vepra per te cilat rp. E kpsoves sipasmarrveshjeve nderkombetare ka marr per obligim ndeshkimin e kryeresvete tyre. Gjithashtu parimi real zbatohet per disa vepra penale shume terenda me te cilat rrezikohet siguria e kosoves ose popullit te saj si p.shveprat terroriste.

parimi real eshte primar ngase e perjashton rregullen ne bis in idem (nukguxon te denohet per te njejten veper dy here) ngase legjislacioni yne penalzbatohet ndaj personave qe jane ndeshkuar per ato vepra ne shtetin tjeter.

PARIMI I PERSONALITETIT AKTIV

Sipas parimit të personalitetit aktiv apo parimit nacional legjislacioni ynëpenal aplikohet ndaj shtetasit tonë edhe kur kryen ndonjë vepër penale jasht vendit po që se hasen në territorin tonë apo ekstradohet.

Parimi I personalitet aktiv respekton rregulen ne bis in idem sepse sipaslegjislacionit tonë penal ndaj shtetasve tonë që kanë kryer vepra penale jashtë vendit ndjekja penale nuk do të ndërrmeret në këto raste:

- Nëse kryesi në tërësi e ka vuajtur dënimin që I është shqiptuar jashtëvendit.- Nëse kryesi jashtë vendit me aktgjykim të formës së plotfuqishme

është liruar osë dënimi I është falur.- Nëse për veprën penale sipas ligjit të huaj ndiqet në bazë të kërkesëssë të dëmtuarit, ndërsa kërkesa e tillë nuk është ushtruar.

Gjithashtu per aplikimin e parimit te personalitetit aktiv duhet te egzistojidentiteti I normave qe d.t.th se vepra qe konsiderohet penale sipasligjeve tona duhet te konsiderohet veper penale edhe sipas ligjeve te shtetitku eshte kryer vepra. Mirpo nese ajo veper eshte e ndeshkueshme sipas parimevenderkombetare, me leje te prokurorit te shtetit mund te fillohet ndekja penale edhe pse ajoveper nuk kosiderohet veper penale ne shtetin ku eshte kryer.

Parimi I personalitet aktiv zbatohet edhe kur personi pas kryerjes se vepres

penle behet banor I kosove.

PARIMI I PERSONALITETIT PASIVSipas parimit të personalitetit pasiv legjislacioni ynë penal aplikohet edhendaj të huajve të cilët jashtë territorit të vendit kryejnë vepra penale kundërshtetasit tonë ose kundër vendit tonë.

Për aplikimin e këtij parimi duhet që shtetasi I huaj të haste në territorin

Page 15: burimet e se drejtes penale.doc

7/27/2019 burimet e se drejtes penale.doc

http://slidepdf.com/reader/full/burimet-e-se-drejtes-penaledoc 15/21

tonë ose të ekstradohet.

Quhet parim pasiv ngase në aspektin kriminal shtetasi apo vendi ynë janëpasivë, janë viktima të veprave penale.

Parimi I personalitet pasiv eshte susidiar, respekton rregulen ne bis in idem,ngase legislacioni yne penal aplikohet vetem nese ne vendin e huaj nuk

eshte ushtruar mrojtja e nevojshme. Gjithashtu per aplikimin e parimit tepersonalitetit pasiv duhet te egzistoj identiteti I normave. Mirpo nese ajo vepereshte e ndeshkueshme sipas parimeve nderkombetare, me leje te prokurorit te shtetitmund te fillohet ndekja penale edhe pse ajo veper nuk kosiderohet veper penale ne shtetinku eshte kryer.

PARIMI UNIVERZALSipas parimit universal legjislacioni ynë penal aplikohet edhe ndaj të huajit Icili kryen vepër penale jashtë vendit ndaj shtetasit të huaj apo personit tëhuaj.

Për aplikimin e këtij parimi duhet që shtetasi I huaj të haste në territorin

tonë ose të ekstradohet.

Arsyeshmeria e këtij parimi është obligimi ndërkombëtar I çdo shteti që taluftojnë kriminalitetin pa marrë parasysh se kur kryhet dhe e mira e kujtdëmtohet.

ky parim zbatohet në rastin e kryerjes së veprave të rënda penale ngashtetasit e huaj. Vepra te tilla jane p.sh: krimet e luftes gjenocidi dhe krimete tjera kunder njerzimit, veprat penle me karakter internacional si trafikimi Inarkotikeve, trafikimi me njerez, terrorizmi nderkombetar etj.

Parimi univerzal eshte susidiar (respekton rregulen ne bis in idem). Gjithashtu per aplikimin e parimit unierzal duhet te egzistoj identiteti Inormave. Mirpo nese ajo veper eshte e ndeshkueshme sipas parimeve nderkombetare,me leje te prokurorit te shtetit mund te fillohet ndekja penale edhe pse ajo veper nukkosiderohet veper penale ne shtetin ku eshte kryer.

PARIMI I JURIDIKSIONIT PERFAQESUES

Sipas parimit te juridiksionit perfaqesues eshte parapare me konventen europianembi transferrin e ndjekjes penale te vitit 1978 dhe me kodin penal te kosoves.

Sipas parimit te juridiksionit perfaqesues ne rastet kur shtatsi i huaj kryen veperpenale ne territorin e Kosoves edhe pse gjykatat tona kane te drejt ta denojne nebaze te parimit territorial eshte parapar mundesia qe vendi yne te heq dore ngakjo e drejt dhe ndjekja penale ti besohet shtetit te huaj shtetesin e te cilit e kakryersi i vepres penale apo qe ne at shtet ka vendqendrim te perhershem.

Kushtet qe duhet plotesuar per ta aplikuar kete parim jane:1. Shteti I huaj te ndermarr ndjekjen penale.2. I huaji ne vendin tone te kete kryer veper penale per te cilen eshte parapare

Page 16: burimet e se drejtes penale.doc

7/27/2019 burimet e se drejtes penale.doc

http://slidepdf.com/reader/full/burimet-e-se-drejtes-penaledoc 16/21

deri ne 10 vjet burgim, per veprat penale kunder sigurise ne komunikacion nuk kakufizime.3. kerkohet reciprociteti d.m.th qe edhe shteti I huaj te veproj ne te njejtenmenyre me shtetasit tane.4.juridiksioni perfaqesues nuk mund te lejohet nese I demtuari nga vepra penaleeshte shtetas I kosoves dhe ai e kundershtone kete, perveq kur kerkesa e tij

pasurore eshte siguruar.

EKSTRADIMI

Me ekstradim ne te drejten penale nenkuptojm dorezimin e kryersit te veprespenale prej nje shteti ne shtetin tejter me qellim qe kryersi te denohet per veprenpenale te kryer ose me qellim qe ndaj tij te ekzekutohet denimi i shqiptuar meaktgjykim te plotfuqishem.

Ekstradimi me se shpeshti behet ne rastet kur ndonje person kryen ndonje veperpenale ne nje shtet dhe para se te zbulohet gjate procedures penale apo pasi qe ieshte shqiptuar denimi arratiset ne shtetin tejter me qellim qe ti shmangetdenimit ne rastet e tilla shteti ne te cilin gjendet ky person ia dorezon shtetit ne tecilin e ka kryer vepren penale.

Ekstradimi është formë kryesore e ndihmës juridike midis shteteve në fushën e sëdrejtës penale dhe mundëson luftimin e kriminalitetit në permasa ndërkombëtare.

Ne pajtim me konvetat nderkombetare ekstradimi është rregulluar me dispozitakushtetuese, me kodin e procedurës penale dhe me kontrata bilaterale. Mirepo nemynyre te hollesishme eshte rregulluar me ligjin per bashkpunim juridiknderkombetare ne qeshtjet penale.

ne kontratat per ekstradim duhet cekur se per cilat lloje te veprave penale do tebehet dorezimi i fajtorit,kjo behet ne keto tri menyra :me metoden eEnumeracionit me q’rast ceken llojet e veprave penale per te cilat do te behetekstradimi, me metoden eliminatore me q’rast ceken llojet e veprave penaleper te cilat nuk do te behet eksradimi dhe me metoden e Klauzoles gjeneraleme q’rast lloji i veprave penale per te cilat do te behet ekstradimi caktohet sipasllojit dhe mases me te but te denimit.

Kushtet te cilat duhet te plotesohen per ekstradimin e personit ne shtetin e huajsipas ligjit per pashkpunum jurid nderkombetare ne ceshtjet penale jane:

1. shtetasi i vendit nuk mund te ekstradohet

2. vepra per te cilen kerkohet ekstradimi eshte kryer ne teresi ne territorin eKosoves kunder nje banori te Kosoves.

3. te egzistoj identiteti I normave

4. identiteti I personit qe kerkohet te ekstrdohet eshte vertetuar.

5. Te kete prova te mjaftuesme, per te mbeshtet dyshimin e bazuar qe personi I

Page 17: burimet e se drejtes penale.doc

7/27/2019 burimet e se drejtes penale.doc

http://slidepdf.com/reader/full/burimet-e-se-drejtes-penaledoc 17/21

cili kerkohet te ekstradohet te kete kryer veper penale.

6. nuk lejohet ekstradimi per vepra penale per te cilaaat parashihet denimi mevdekje

7. te mos kete rrezik per denim johuman ose degradues.

8. kryersit e veprave penale politike dhe ushtarake nuk mund te ekstradohen.

9. personi qe kerkohet te ekstradohet mos te gezoj te drejten e mbrojtjes perrefugjat ne kosove.

10.  ekstradimi most e jete ne kundershtim me drejten nderkombetare.

11. Parimi I specialitetit - personi mund të dënohet vetëm për atë vepër penalepër tëcilën është ekstraduar e jo edhe për ndonjë vepër tjetër penale.

12. vepra penale mos te jete e parashkruar.

13. Personi I cili kerkohet te ekstradohet ende nuk eshte liruar ose denuar nefome te prere dhe kur vepra penale eshte kryer kunder kunder banorit tekosoves, kerkesa pasurore juridike e te damtuarit te jete e siguruar.

E DREJTA E AZILIT

 Termi azil rrjedh prej fjalës latine Asylum që do te thot Strehim.

Në të drejtën penale me azil nënkuptojmë strehimin e shtetasve të huaj apopersonave pa shtetësi në shtetin e caktuar që ndiqen për shkak të aktiviteteve tëtyre të cilat për interesin e gjithë njerzimit nuk konsiderohen vepra të dëmshmepor të dobishme.

Vështruar historikisht e drejta e azilit është më e vjetër se ekstradimi, kete e kanjohur e drejta hebraike, ajogreke, romke dhe me vone e drejta e mesjetes.Nekuptimin e tanishe e drejta e azilit është paraqitur në mesin e shekullit XIX meqëllim që të mbroheshin kryesit e veprave penale politike qe ne pike te funditkishin karakter progresiv.

Në deklaratën univerzale mbi të drejtat e njeriut parashihet se çdo person ka tëdrejtë të kërkojë azil në shtetin tjetër nësë është I ndjekur nga shteti shtetesine ete cilit e ka.

Mirëpo të drejtën e azilit nuk mund ta gëzoj personi që ka kryer krime kundër tëdrejtës ndërkombëtare ose nësë ka kryer vepër që janë në kundërshtim meparimet dhe qëllimet e veperimeve së Kombeve të Bashkuara.

Page 18: burimet e se drejtes penale.doc

7/27/2019 burimet e se drejtes penale.doc

http://slidepdf.com/reader/full/burimet-e-se-drejtes-penaledoc 18/21

  PJESA TRETEVEPRA PENALE DHE PERGJEGJESIA PENALE

KAPITULLI I

NOCIONI DHE ELEMENTET VEPRES PENALE

 NOCIONI I VEPRES PENALE

Definimi i nocionit të veprës penale paraqet një nga çështjet themelore të teorisë të së drejtës penale

Lidhur me përcaktimin e nocionit të veprës penale në teorinë e së drejtës penale janë shqyrtuar mendime të ndryshme.

Para së gjithash vepra penale trajtohet si fenomen juridik ngase me veprën penale sulmuhen veprat tëcilat sipas klasës që gjendet në pushtet kanë rëndësi të posaçme dhe si të tilla janë të mbrojtura edhe melegjislacionin penal.,

Vepra penale konsderohet edhe si fenomen social. Në aspektin social vepra penale është sjellje enjeriut e cila është në kundërshtim më interesat e shoqëris.

Gjithashtu vepra penle konsiderohet si veprim apo sjellje e njeriut të caktuar më të cilën dëmtohenvlerat e caktuara shoqërore.Vepra penale është manifestim I mospajtimit të personit të caktuar me

normat që gjenden në fuqi dhe manifestone edhe personalitetin e kryersit te vepres penale.

 NOCIONI FORMALO- MATERIAL I VEPRES PENALE

NOCIONI FORMALKuptimi formal i veprës penale ka prejardhjen nga shkolla klasike, sipas të cilës vepra penale ështëfenomen juridik, përkatësisht fakt juridik që prodhon pasoja juridike. Vepra penale eshte një ngjarje në botën e jashtme që ndikon në krijimin e pasojave juridike për shoqërinë ose individin. Vepra penale paraqet shkelje të normave ose shkelje të Ligjit penal por jo dhe shkelje te moralit ose rregullave teshoqerise. Nocioni formal veprën penale e shpjegon vetëm në aspektin juridik.

NOCIONI MATERIALsipas kuptimit material, vepra penale eshte veper apo sjellje e cila demton vlerat elementare te njeriut,te shoqërise dhe të sistemit juridik, vlera nga te cilat varet egzistenca e individit, kombit dhe shoqerise. Ne baze te shkalles se rrezikimit te ketyre vlerave te rendesishme shoqerore, me legjislacion penal percaktohet kufiri dhe sistemi I sanksioneve penale.

NOCIONI MATERIALO-FORMAL I VEPREËS PENALEEdhe kuptimi formal edhe ai material jane te nje anshme dhe nuk e percaktojne ne teresi institucionin e

Page 19: burimet e se drejtes penale.doc

7/27/2019 burimet e se drejtes penale.doc

http://slidepdf.com/reader/full/burimet-e-se-drejtes-penaledoc 19/21

vepres penale.

Vepra penale pecaktohet ne menyre adekuate vetem me nocionin formal- materiali cili merr parasysh sinocionin formal ashtu dhe ate material.

 Nocionin unik materialo-formal te veprës penale e njeh edhe Kodi i Penal i Kosovës. Kështu, sipasnenit 7 të KP, si vepër penale konsiderohet vepra e cila permbush keto kater kushte:

1. Vepra eshte e kundërligjshme d.m.th vepra me ligj definohet si vepër penale,2. Vepra duhet te kete pasoja te demshme dhe te rrezikshme, ky kushte bente munndur tekuptohet a eshte fjala per veper penale apo per kundervajtje.3. Karakteristikat e vepres definohen me ligj4. Ligji parashikon per vepren sanksione penale ose masën e trajtimit të obliguar 

ELEMENTET THMELORE TE VEPRES PENALE

Vepra penale perbehet prej pese elementeve kryesore: 

1) VEPRIMI I NJERIUT;2) RREZIKSHMERIA SHOQERORE;

3) KUNDERLIGJSHMERIA;

4) PERCAKTUESHMERIA E VEPRES PENALE ME LIGJ;

5) PERGJEGJESIA PENALE E KRYESIT (FAJESIA).

Per tu konsideruar nje vepër si veper penale duhet qe ne menyre kumulative ti posedoj këto peseelemente.

Elementet e veprës penale ndahen ne

1. ELEMENTE OBJEKTIVE Ne elementet objektive bejne pjese:

a)veprimi i njeriut; b)rrezikshmeria shoqerore;

c)kunderligjshmeria dhe

d)percaktueshmeria e vepres penale me ligj.

elementet objektive ndahen ne:

- Elemente formaleSi elementet formale numerohen: a)veprimi i njeriut me pasojen e shkaktuar; b)kunderligjshmeria dhe c) percaktueshmeria e vepres penale me ligj.

- Elemente materialeSi elemente materiale numerohet: rrezikshmeria shoqerore.

2. ELEMENTE SUBJEKTIVE Ne grupin e elementeve subjektive ben pjese vetem:

Page 20: burimet e se drejtes penale.doc

7/27/2019 burimet e se drejtes penale.doc

http://slidepdf.com/reader/full/burimet-e-se-drejtes-penaledoc 20/21

a) pergjegjesia penale e kryesit (fajesia).

FIGURA E VEPRES PENALE

Figura e veprës penale nënkupton tërësinë e elementeve të veçanta të veprës së caktuar penale.

Domethënë çdo vepër penale ka elemente të veta të veçanta, sipas tëcilave dallohet nga veprat e tjera penale. Këto elemente të veçanta e bëjnë fizionominë dhe specifikën e veçantë të saj.

Elementet e veçanta dallojnë nga elementet e përgjithshme të veprës penale që kushtëzojnë ekzistimin eçdo vepre penale në përgjithësi, derisa elementet e veçanta e kushtëzojnë ekzistimin e veprës penalekonkretisht te caktuar 

Elementet e përgjithshme konkretizohen nëpërmes elementeve të veçanta. Kështu që vepra si element i përgjithshëm konkretizohet nëpërmjet veprimit dhe pasojës konkretisht të caktuar.

Kapittulli II

OBJEKTI DHE SUBJEKTI I VEPRESPENALE

OBJEKTIT I VEPRES PENALEOBJEKTI MBROJTËSMe objekt mbrojtës nënkuptojmë të mirat te cilave i ofrohet mbrojtja penale-juridike nga vepra penaledhe kunder te cilave eshte drejtuar vepra penale.

Se cilat të mira dhe interesa duhet të mbrohen varet nga nevojat reale të shoqërisë së caktuar, përkatësisht shtetit. Objekte te cilat duhet te mbrohen nga e drejta penale janë ato të mira dhe vlera, që janë vitale per njeriun, popullin e nje vendi dhe per komunitetin nderkombetar. Këto janë p.sh jeta,integriteti trupor dhe shëndeti i njeriut, liritë themelore dhe të drejtat e njeriut, prona dhe mjedisi jetësor.

Ekzistojnë dy lloje të objekteve të mbrojtura: 

OBJEKTI MBROJTËS I PËRGJITHSHËMObjektin e përgjithshëm mbrojtës në të drejtën tonë penale e përbëjnë: 1) qytetari dhe 2) sistemikushtetues juriduk, 3) siguria e vendit dhe 4) vlerat te mbrojtura me drejten nderkombetare tëshikuara në unitetin e tyre.

Objekt I përgjithshëm është tërësia e të gjitha të mirave materiale që janë të mbrojtura me tëdrejtën penale.

Page 21: burimet e se drejtes penale.doc

7/27/2019 burimet e se drejtes penale.doc

http://slidepdf.com/reader/full/burimet-e-se-drejtes-penaledoc 21/21

OBJEKTI MBROJTËS GRUPOR Objekti grupor eshte kongretizim I objektit te pergjithshem te veprave penale. Objekti grupor  perfshine disa objekte te veqanta qe jane te ngjashme mes veti.

Për shembull, jeta dhe trupi i njeriut, prona, ekonomia, detyra zyrtare,... paraqesin objektegrupore.

Objektin mbrojtës grupor e përbëjnë vlerat që sulmohen nga grupi i veprave penale. Radhitja ekëtyre grupeve të veprave penale është bërë sipas rëndësisë të vlerave të sulmuara që mbrohen.

OBJEKTI I VEPRIMIT

Objekti i veprimit është objekti ndaj të cilit kryhet akti i veprës penale. Për të shkaktuar lëndim objektittë mbrojtur është e nevojshme të ndërmerret akti i kryerjes se vepres penale ndaj objektit të caktuar. Teçdo vepër penale, akti realizohet në ndonjë objekt dhe ai paraqet elementin qenësor të veprës penale.

Objekti i veprës mund të jetë:OBJEKTI SULMUESObjekti sulmues eshte lenda ndaj të ciles është drejtuar akti i veprës penale. Kështu, tek vjedhja objekti Imbrojtur është prona,objekti i sulmuar është pronësia, kurse objekt gramatikor është sendi i huaj iluajtshëm.

OBJEKTI GRAMATIK Objekti gramatikor është lëndë mbi të cilën kryhet akti. Tek disa vepra penale, objektet e sulmuara dhegramatikore jane te njejta. Kështu te vrasja, jeta e njeriut është objekt i sulmuar mbrojtës dhe gramatikor.

SUBJEKTI I VEPRËS PENALE