52
Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 80-të i botimit Nr. 10 Mbrojtja QENDRA E SIMULIMIT, RRITEN KAPACITETET E FARSH NATO e vendosur të qëndrojë në Kosovë FT do rrisë autoritetin përmes profesionalizmit të saj

Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

  • Upload
    others

  • View
    11

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

Viti i 80-të i botimitNr. 10

MbrojtjaQendra e simulimit,

rriten kapacitetet e farsh

NATO e vendosur të qëndrojë në KosovëFT do rrisë autoritetin përmes profesionalizmit të saj

Page 2: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

Mbrojtja / nr. 10 tetor 2012 2

P ë rmba j t j anumri 10

siri

forcat speciale

forcat ajrore

arsimimi

16

20

24

40

Konflikti në Siri merr përmasa ndërkombëtare

Organizimi dhekomandim-kontrolli (C2) i Forcave Speciale

Nisma e Forcës Ajrore për edukimin e brezit të ri

Kursi i Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen, promovon e përçon mendim të përparuar

Drejtor i Publikimeve: Lavdrim Lita

Kryeredaktor: Kapiten Dritor Papa

Gazetarë: Albert Hitoaliaj

Bejdo Malo Alba Musaraj

Mimoza Golikja

Redaktore korrektore: Elona Shimaj Mako

Graphic Designer:Afërdita Hysaj

Shtypur në shtypshkronjën:“Kristalina KH”

stafi

4 intervista

Forca Tokësore do rrisë autoritetin përmes profesionalizmit të sajProfesionalizmi në rritje që përditë e më shumë i karakterizon Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë...

12

Një zë i ftohtëpër të vërtetathistorike Mbi 1500 trupa ushtarake të ndara në 50 kuadrate që prej datës 17 tetor 2012 kanë filluar përgatitjet për paradën...

8 zyrtare

reportazh

speciale

NATO e vendosur të qëndrojë në KosovëMë datë 11 tetor 2012, ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO u mblodhën në Bruksel, ku zhvilluan takimin e radhës dhe dis-kutuan disa çështje...

28

100 vjet Shtet Shqiptar – 100 vjet Forca të Armatosura ShqiptareMë datën 10.10.2012 në au-ditoriumin e KDS, në kuadrin e aktiviteteve me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë...

Page 3: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

nr. 10 tetor 2012 / Mbrojtja 3

editorial

Shqipëria dëshmoi përmes organizimit të Ministrisë së Mbrojtjes të dy konfer-encave të rëndësishme të Aleancës së Atlantikut të Veriut në Tiranë, se është

një shtëpi e sigurt. Fakti që zyrtarët më të lartë të NATO i besuan anëtarit më të ri të saj organizimin e dy evenimenteve të rëndësishme, si konferenca e 7-të Ligjore e NATO-s po ashtu dhe konferenca e 28 e “NATO BICES Group”, në shtator-tetor, është sinjalizuese për nivelin e lartë të vlerësimit që kanë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe rolin e Shqipërisë në operacionet e sigurisë dhe paqes ndërkombëtare. Zhvillimi i konferencës së 7-të ligjore në Tiranë ku morën pjesë 150 përfaqësues nga komuniteti ligjor i Aleancës, i cili përbëhet nga drejtues të Ministrive të Mbrojtjes të vendeve anëtare dhe këshilltarët ligjorë të NATO së bash-ku me konferencën e 28-të të Bordit të Drejtuesve të Agjencisë së Shfrytëzimit dhe Shkëmbimit të Informacionit/Inteligjencës në teatrin e operacio-neve të Aleancës ishte një risi e shumë pritur nga komuniteti vendas. Sigurisht besimi i Aleancës ndaj anëtarit më të ri të saj është plotësisht e meritu-ar dhe jo e dhuruar.Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami në fjalimin e mbajtur në konferencën e 5 të NATO-s për Transformimin dhe Integrimin e FA-ve vlerësoi se “rezultati i çdo force të ar-matosur matet vetëm nga përgjegjësia e ush-tarakëve të saj. Dhe ushtarakët tanë janë duke punuar shumë mirë, siç na kanë informuar ko-mandantët e NATO-s”. Afërmendsh Forcat e Ar-matosura kanë qenë pararojë e transformimeve të mëdha. Në fakt ka ndryshuar thellësisht organizimi i Forcave të Armatosura pasi janë shndërruar në forca ushtarake profesioniste dhe dukshëm është rritur niveli i arsimimit dhe stërvitjes, po ashtu është rritur sasia dhe cilësia e pjesëmar-rjes në operacionet aleate jashtë vendit, sikurse është pakësuar dhe është në përfundim shkatërrimi i armëve dhe municioneve të tepërt, ndërsa është rritur përfaqësimi civil dhe ushtarak në selinë qen-drore në Bruksel, sidomos është bërë përparim në rrugën e modernizmit të pajisjeve dhe mjeteve, dhe është rritur ndihmesa e këtyre forcave në ndihmë të popullsisë civile në raste fatkeqësish natyrore siç

janë përmbytje dhe zjarret, etj. Gjithashtu sfidë e FA është integrimi i mëtejshëm në të gjitha strukturat euroatlantike, e cila kërkon një konsolidim të arritjeve të tanishme dhe një përpjekje për të shfrytëzuar të gjitha kapacitetet strategjike e intelektuale të Forcës. Me një ndërveprueshmëri më të madhe me faktorët e Aleancës ne do mund të jepnin kontribute edhe më të mëdha për sigurinë globale, çka do të përkthehej në përhapjen pozi-tive të ndikimit në vendime përcaktuese të fateve. Sigurisht ngritja e Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe e Mbrojtjes në varësi të MM do të ndihmojë vendimmarrjen që këto qëndrime të mirë-studiuara, të harmonizuara me parashikimet strategjike dhe koherente mbi çështje të mbrojtjes dhe sigurisë, në nivel Ministrie të Mbrojtjes dhe në nivel Kombëtar, në kuadër të pjesëmarrjes së Shqipërisë në proce-set e integrimit të plotë në NATO, në ministerial të NATO, forume ndërkombëtare apo konferenca mbi sigurinë e mbrojtjen.Sidoqoftë me hapa të shpejtë Shqipëria ka ecur përpara në përtëritjen e koncepteve të saj, duke strukturuar dhe modernizuar Forcat e Armatosu-ra me të njëjtat standardet e “vendeve të mëdha” të NATO-s. Kontributi i Shqipërisë në operacione të ndryshme, konkretisht në Afganistan, është i lavdërueshëm dhe i vlerësuar nga të gjithë.

Lavdrim LitaDrejtor

Page 4: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

Mbrojtja / nr. 10 tetor 2012 4

Profesionalizmi në rritje që përditë e më shumë i karakterizon Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i evidentuar në vlerësimet superlative të marra si në

operacionet brenda vendit apo ato ndërkombëtare, është një tregues i besueshëm se jemi në rrugën e duhur për të qenë tërësisht të ndërveprueshëm me trupat e vendeve anëtare të NATO, e madje jo rrallë, edhe të preferuar të tyre. Ky nivel i arritur nuk është spontan, që ndodh në mënyrë të pavull-netshme, por është reflektim i punës së palodhur dhe ekperiencës së lidershipit të Forcave tona të Armatosura. Një rol vendimtar në këto vlerësime pozitive që përmendëm më lart, zë performanca e personelit të Forcës Tokësore, të cilët nën drejtimin e gjeneralmajor Zyber Dushku, një oficeri me kar-rierë të gjatë dhe të suksesshme Forcat e Armato-sura, janë të kudogjendur për të dhënë edhe jetën me qëllim realizimin e misionit.

Për të marrë një panoramë të zhvillimeve të fun-dit në Forcën Tokësore, ne patëm kënaqësinë të zhvillojmë një intervistë me komandantin e kësaj force, të cilin, në emër të redaksisë së revistës Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi.

Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes së gradës madhore gjeneralmajor, ju u larguat nga pozicioni i zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA për t’u caktuar në një de-tyrë tjetër shumë të rëndësishme, atë të koman-dantit të Forcës Tokësore. Ç’mund të na thoni

Forca Tokësore do rrisë autoritetin përmes profesionalizmit të saj

intervista

për këtë vlerësim të madh që ju është bërë dhe si do ta justifikoni besimin e dhënë?

Marrja e një grade më të lartë, për çdo ush-tarak konsiderohet një vlerësim për punën dhe përkushtimin në kryerjen me sukses të detyrave të ngarkuara. Të qenit Gjeneral, ky moment i jep më shume vlerë. Gjatë gjithë karrierës sime jam përpjekur të bëj më të mirën e mundshme dhe kjo është ajo që më përket mua, ndërsa vlerësimi i pu-nës natyrisht bëhet nga autoritete dhe proçedura të përcaktuara në akte ligjore e nënligjore. Ndjehem i nderuar me vlerësimin dhe ju shpreh mirënjohjen të gjithë atyre që gjykuan se karriera ime duhet të vijojë më tej në një shkallë më të lartë. Krahas të qenit i vlerësuar, ndjej edhe peshën e përgjegjësisë për detyrat që do vazhdoj të kryej.

Detyrën si Komandant i Forcës Tokësore e kam

Intervistë me komandantin e FT, gjeneralmajor Zyber Dushku

Intervistoi: Kapiten Dritor Papa

Page 5: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

nr. 10 tetor 2012 / Mbrojtja 5

intervistapritur natyrshëm, pasi kur një ush-tarak arrin gradën e gjeneralit ai duhet të jetë i përgatitur për çdo sfidë dhe për të marrë çdo përgjegjë-si që përputhet me gradën e tij. Forca Tokësore është një nga forcat kryesore dhe prioritare të Forcave të Armatosura, e cila ndër vite vazhdon të mbajë peshën dhe përgjegjësinë e detyrave nga më të rëndësishmet si brenda dhe jashtë vendit, në opera-cione luftarake dhe joluftarake, duke i dhënë nder e lavdi Shqipërisë. Për arritjet e deritanishme, kanë meritë gjithë efektivat e Forcës Tokësore me kuadrot dhe drejtuesit e saj. Vënia në përdorim e energjive të mija, di-jeve dhe eksperiencës së fituar për t’i çuar më tej këto arritje shpresoj se do të justifikojë sado pak besimin e dhënë.

Forca Tokësore mban intensitetin më të madh të angazhimeve në Forcat tona të Armatosura, kjo për shkak edhe të numrit të madh të person-elit që dërgohet me mision jashtë vendit, pa për-mendur larminë e angazhimeve brenda vendit. Si komandant i ri i kësaj Force, cili është vizioni juaj, pra cilët janë objektivat që ju i keni vënë vetes pasi u dekretuat në këtë detyrë?

Po, është një fakt që Forca Tokësore mban peshën më të madhe si brenda ashtu edhe jashtë vendit dhe tashmë ka një traditë dhe eksperiencë të konsoliduar. Pas këtyre angazhimeve, me të cilat lexuesi dhe opinioni i gjerë janë njohur rregullisht nëpërmjet medias qëndron një punë kolosale dhe një impenjim maksimal i të gjithë ushtarakëve e punonjësve civilë të strukturave të përfshira në këto operacione. Falë këtij përkushtimi është bërë i mundur kryerja me sukses i këtyre detyrave, të cilat kanë qenë të prekshme edhe prej komuniteteve në rajonet ku ne kemi vepruar. Parë në këtë kënd-vështrim, Forca Tokësore mund të konsiderohet pa mëdyshje si kolona vertebrore e Forcave tona të Armatosura, ndaj dhe emërimi në krye të kësaj force, përbën për mua njëherazi jo vetëm vlerësim, por edhe përgjegjësi maksimale.

Objektivat që unë i kam vënë vetes janë derivate dhe reflektim i objektivave madhore strategjike të FA-së. Sigurisht që këto nuk mund të jenë pronë e një njeriu të vetëm. Natyrisht, synimi im në mënyrë të përmbledhur është vazhdimi i konsolidimit të mëtejshëm të Forcës Tokësore, aftësimin e saj në përmbushjen me sukses të misionit për mbrojtjen e sovranitetit, përmbushjen e detyrimeve ndaj Aleancës, si dhe rritjen e kontributeve tona në ndi-hmë të komunitetit, duke u bërë një faktor i rëndë-sishëm në ambientin e sigurisë në vend, rajon e me gjere. Konsolidimi i strukturës së FT-së, është edhe një objektiv tjetër, i cili ka të bëjë me intensifikim e punës për integrim të plotë në NATO, për realizimin

e objektivave të forcës (aftësive) sipas fazave të implementimit, përsosjen e sistemit të menaxhimit të personelit dhe resurseve te tjera, modernizimin në sistem e pajisje, zhvillimin e forcës profesion-iste, konsolidimin e rolit të nënoficerit, harmoniz-imin e sistemit të planifikimit të mbrojtjes dhe plani-fikimit operacional me atë të NATO-s, zhvillimin e kapaciteteve operacionale të strukturave, zhvillimin e grup batalionit, përmirësimin e mëtejshëm të in-frastrukturës për jetesë e stërvitje të efektivave, etj. Planifikimi dhe programimi i objektivave kryesore të FT-së, do të bëjë reale arritjen e kapaciteteve op-eracionale të kërkuara, të cilët sigurojnë plotësimin e detyrave, si dhe angazhimet detyruese për një in-tegrim të plotë në NATO. Nuk do të doja të ndalesha në aspekte specifike, por dua të theksoj se FT do të rrisë autoritetin e vet nëpërmjet profesionalizmit të saj. Sigurisht që deri tani është bërë shumë në këtë drejtim, por jemi të ndërgjegjshëm se na mbetet akoma shumë për të bërë. Shpreh bindjen time të plotë së me angazhimin dhe përkushtimin tonë të përbashkët do ja dalim mbanë.

Zoti komandant, ky vit që po mbyllim është i një rëndësie të veçantë për Forcat e Armatosura, pasi është viti i ristrukturimit dhe implementimit të strukturës së re të Forcave të Armatosura. Ç’mund të na thoni për këtë proces dhe a keni ha-sur në ndonjë vështirësi në zbatimin e tij.

Ky vit është vërtet i rëndësishëm për Forcat e Armatosura në përgjithësi, në këtë kuadër edhe për Forcën Tokësore, sepse përkon me një shkallë të re të konsolidimit të saj. Në fakt, unë do të preferoja të përdorja termin “strukturë e rishikuar” në vend të termit “strukturë e re”, pasi në thelb struktura nuk ka pësuar ndryshime esenciale, por janë bërë disa rregullime të nevojshme për të rritur më shumë efikasitetin dhe funksionalitetin e saj. Reformimi është në përgjithësi një proces jetësor dhe si i tillë vijon kurdo që rrethanat apo kushtet e reja imponoj-në nevojën për ndryshime apo rregullime. Parë në

Page 6: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

Mbrojtja / nr. 10 tetor 2012 6

këtë këndvështrim, në funksion të përmirësimit dhe zhvillimit të mëtejshëm edhe Forca Tokësore nuk bën përjashtim.

Edhe me strukturën aktuale të rishikuar, krahas implementimit, do të vëzhgojmë me kujdes funksion-alitetin e saj, në mënyrë që në një kohë të përshtat-shme në të ardhmen të kemi argumentimin e duhur për eliminimin e ndonjë mangësie apo për përmirësim të mëtejshëm. Procesi i implementimit në struktu-rat e FT ka vazhduar normalisht dhe është drejt për-fundimit. Personeli i emëruar ka marrë në dorë va-zhdimin e punës, të projekteve dhe angazhimeve të planifikuara. Pra, kalimi në këtë strukturë i ngjan një vrapimi stafetë, në të cilin, pavarësisht ndryshimit të vrapuesve, ritmi i vrapimit nuk ndryshon.

Forcat e Armatosura krahas angazhimeve në operacionet e mbështetjes të paqes në Afgani-stan, në stërvitje dhe trajnime brenda dhe jashtë vendit, kanë dhënë një kontribut të çmuar në për-ballimin e emergjencave të stinës. Cilat janë disa nga vështirësitë që ju keni hasur në këtë drejtim dhe sa të përfshira janë elementët të cilët ndesh-en në përballimin e emergjencave në programet stërvitore të Forcës Tokësore?

Siç e përmenda edhe më sipër, gama e angazhi-meve të FT-së është shumë e gjerë, por si më të rëndësishmen do të theksonim pjesëmarrjen në Op-eracionin në Mbështetje të Paqes në Afganistan, ku trupat tanë kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë një punë të shkëlqyer duke i lartësuar emrin ven-dit që me dinjitet përfaqësojnë. Ata kanë treguar vlera të një profesionalizmi të lartë duke shërbyer kështu edhe si ambasadorë të mirë paqes atje. Per-formanca e tyre është vlerësuar maksimalisht edhe nga drejtuesit e lartë të Aleancës dhe të zonave ku ata operojnë.

Krahas angazhimeve jashtë vendit, ne stër-vitemi çdo ditë për të ruajtur aftësitë dhe gatish-mërinë, për të përballuar natyrshëm edhe detyrat e ngarkuara brenda vendit. Pjesëmarrja masive në

përballimin e emergjencave civile të krijuara nga moti apo faktorë të tjerë është një tregues domethënës. Në fakt, përgjatë stërvitjes “Biza 2012”, trupave tona u është dashur të zhvillojnë një sërë opera-cionesh reale, duke u ardhur në krah autoriteteve lokale për fikjen e zjarreve në Parkun Kombëtar “Dajt”, në malet e Bizës, në Ndroq, Babrru, qarku Tiranë, në Shkodër, Pukë, Korçë, Dibër, etj. Në këtë këndvështrim, mund të përmendim faktin se vetëm gjatë muajve gusht – shtator të këtij viti, nga Forca Tokësore janë angazhuar me mijëra trupa dhe qin-dra mjete, duke shuar një numër te konsiderueshëm vatrash zjarri në disa qarqe të vendit. Shfaqja e papritur e këtyre ngjarjeve dhe suksesi përfun-dimtar i arritur, si në operacionet reale ashtu dhe në operacionet stërvitore të kryera, ishin një test i vërtetë i nivelit të gatishmërisë dhe përgatitjes së reparteve tona. Përballja me këto lloj angazhimesh përveç përkushtimit kërkojnë edhe një përgatitje të veçantë. Për këtë arsye ne kemi bërë pjesë të pro-grameve tona stërvitore edhe përgatitjen speciale për fatkeqësitë natyrore si përmbytje, bllokimet nga dëbora dhe përballjen me zjarret. Mund të pohoj se performanca e trupave tona në këtë drejtim nuk ka dallim nga performanca e strukturave të tjera të FA-së, të cilat përballjen me këto lloj fatkeqësish e kanë si misionin e tyre parësor. Ajo çfarë është në dorën tonë dhe që ne aktualisht po e bëjmë, është të përgatitemi dhe të jemi të gatshëm të ndërhyjmë kur ato ndodhin.

Angazhimet në këto operacione nuk bëjnë pjesë në misionin primar të FT, shpesh ata shfaqen në mënyrë të paparashikuar dhe për rrjedhojë sho-qërohen edhe me problematikën e tyre. Një ndër problemet të cilin do të doja ta bëja prezent është konsumimi i aseteve dhe resurseve tona të plani-fikuara për aktivitete të trajnimit dhe të ruajtjes së parametrave të gatishmërisë. Pas çdo ndërhyrje që ne kryejmë në kuadër të emergjencave civile, ne bëjmë edhe kostimin e tyre, por kjo mbetet vetëm

Page 7: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

nr. 10 tetor 2012 / Mbrojtja 7

Program Koncertinivel nënreparti, si dhe kryerja e certifikimit të disa prej nënreparteve të deklaruara në grupimin “NATO Pool of Forces”. Certifikimi ishte një veprimtari që zhvillohej për herë të parë në Forcat tona të Arma-tosura. Aktiviteti u vëzhgua edhe nga përfaqësues të Komandës së NATO-s në Madrid. Kësaj stërvitje i paraprinë masat përgatitore dhe konferencat planë-zuese në të cilat u përcaktuan të gjitha detajet dhe masat për mbarëvajtjen e saj. Rëndësi të veçantë iu kushtua masave të përgatitjes së personelit vlerësues. Forcat tona përgatiten dhe stërviten çdo ditë për të kryer me sukses misionet si brenda edhe jashtë vendit dhe ato që mësojnë gjatë stër-vitjeve i venë në praktikë në fushën e operacioneve. Por, spektri i veprimeve të operacioneve është më kompleks sesa ai i stërvitjeve. Atje gjithmonë bal-lafaqohesh me elementë të paparashikuar dhe janë pikërisht këto elementë të cilët ne i identifikojmë dhe nxjerrim mësime prej tyre. Këto mësime, të cilat ndahen ndërmjet vendeve të aleancës, bëhen pjesë e programeve tona stervitore në mënyrë që të përballojmë me sukses sfidat që ofrojnë misio-net. Pra kemi të bëjmë me një veprim ciklik dhe të vazhdueshëm, pasi teatri i operacioneve ofron va-zhdimisht mësime të reja që duhen mësuar. Edhe në stërvitjen “Biza 2012” mësimet e nxjerra ishin pjesë e programeve tona.

Viti 2012 është viti i një rëndësie të veçantë për të gjithë shqiptarët pasi përkon me 100 vje-torin e pavarësisë dhe krijimit të FA. Cili do të jetë roli i Forcës Tokësore në përkujtimin e këtyre ngjarjeve historike?

Viti 2012 është një vit i rëndësishëm përkujti-mor i historisë sonë kombëtare. Në kuadrin e festi-meve kombëtare për 100 Vjetorin e Pavarësisë edhe Forcat tona të Armatosura festojnë 100 vjetorin e krijimit të tyre. Kemi të bëjmë me një përvjetor të veçantë, prandaj meriton gjithë vëmendjen dhe ku-jdesin e duhur për festimin në mënyrë sa më dinji-toze dhe krenare. Forcat tona të Armatosura (për rrjedhojë edhe FT) do të kenë një rol të rëndësishëm në programin shtetëror për festimin e këtij përvjetori. Aktualisht trupat tona kanë bërë ndarjen e detyrave dhe vazhdojnë përgatitjen për paradën ushtarake, si dhe po marrin pjesë në aktivitete të tjera për nder të 100 vjetorit. Kjo atmosferë festive po ndjehet edhe në bazat ushtarake si Kandahar, Herat, Kabul të Af-ganistanit, atje ku trupat tona kryejnë detyra luftimi dhe mbështetje në interes të paqes së bashku me anëtarët e tjerë të aleancës. Më shumë sesa pjesë-marrja në paradë, Forca Tokësore në këtë përvjetor vjen me një paradë suksesesh dhe arritjesh të rëndë-sishme qe janë të dukshme dhe të prekshme në të gjitha drejtimet. Kjo besoj se është mënyra më e mirë për të pritur 100 Vjetorin e Pavarësisë dhe të krijimit të Forcave tona të Armatosura. Me këtë rast, ju uroj gjithë efektivave të Forcës Tokësore kudo që ata gjen-den - Gëzuar 100 Vjetorin e Pavarësisë dhe Krijimit të Forcave të Armatosura Shqiptare!

Ju faleminderit!

një statistikë. Do të ishte mirë që të gjendej një me-kanizëm i përshtatshëm ligjor që strukturat pjesë-marrëse në Emergjencat Civile të rimbursoheshin për harxhimet e paplanifikuara gjatë ndërhyrjes, në mënyrë që të mos u hyjmë në hak resurseve të cak-tuara për stërvitjen dhe gatishmërinë. Ky është një problem i identifikuar edhe në vende të tjera dhe zgjidhjet mund të gjenden lehtë.

Kohët e fundit përfunduat me sukses stër-vitjen “Biza 2012”, për të cilën morët vlerësimet maksimale si nga ministri i Mbrojtjes zoti Arben Imami, edhe nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi. Ç’mund të na thoni rreth kësaj stërvitje dhe a ishin mësimet e nxjerra nga eksperienca e trupave shqiptare në mision pjesë e programit të saj?

Në lidhje me këtë do të thoja se për vetë misionin që ka Forca Tokësore dhe strukturat vartëse te saj; batalionet e këmbësorisë Zall Herr Tiranë, Vau Dejës Shkodër, Poshnje Berat, batalioni komando, batalioni special, përfshi edhe nënrepartet mbështetëse, nuk kanë kohë për të humbur, pasi ata gjatë gjithë vitit janë në stërvitje, qofshin ato individuale, komplekse, speciale, paradislokuese, etj. Natyrisht stërvitja “Biza 2012” ishte një ndër veprimtaritë stërvitore më masive që janë zhvilluar nga Forcat tona të Ar-matosura këto vitet e fundit. Në këtë stërvitje, ku përgjegjëse kryesore ishte FT-së, përveç reparteve të kësaj force; që kishte numrin më të madhe të efektivave dhe mjeteve (batalionit të dytë të këm-bësorisë, batalionit komando, shtabit të FT-së, bat-erisë së mortajave, kompanisë së MADM-së, togës shëndetësore, togës së ndërlidhjes e struktura të tjera mbështetëse), morën pjesë edhe trupa të Brigadës Mbështetjes Rajonale, Brigadës Logjistike, Batalionit të Policisë Ushtarake dhe ASNI. Qëllimi i kësaj stërvitje ishte kompaktësimi i veprimeve në

Page 8: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

Mbrojtja / nr. 10 tetor 2012 8

NATO e vendosur të qëndrojë në Kosovë

zyrtare

Më datë 11 tetor 2012, ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO u mblodhën në Bruksel, ku zhvilluan

takimin e radhës dhe diskutuan disa çështje të rëndësishme për Aleancën. Implementimi i Paketës së Mbrojtjes miratuar në Çikago, planifikimi i përbashkët i Aleancës dhe statusi i Forcave Nukleare, Afganistani dhe procesi i tranzicionit atje, çështja e Kosovës dhe prezenca e KFOR, ishin pjesë e agjendës së këtij ministeriali.Aleanca shprehu angazhimin për të vazhduar prezencën në Kos-ovë. Situata e sigurisë në Kosovë vlerësohet e qetë, por e brish-të në veri të saj. Ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami theksoi faktin se faktor për destabilitetin në veriun e Kosovës mbeten strukturat paralele të mbështetura nga Beogradi. Ai u shpreh se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në drejtim të ndërtimit të një shteti demokratik, gjithëpërfshirës, ku respektohen për-katësitë e ndryshme etnike. Ministri Imami shprehu qëndrimin e qeverisë shqiptare në mbështetje të dialogut ndërmjet Prish-tinës dhe Beogradit, vendosur mbi baza reciprociteti.Ministri Imami u shpreh për mediat se, Shqipëria do të vazhdojë të jetë një vend model përsa i përket realizimit të detyrimeve të Aleancës, duke vijuar kontributin e saj në operacionet e NATO. Ai theksoi faktin se rezultati i reformave të ndërmarra në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë ka bërë të mundur rritjen e kontributeve që vendi ynë jep në kuadër të Aleancës, gjë që reflektohet veçanërisht në kontributin tonë në teatrin e oper-acioneve në Afganistan. “Forcat tona të Armatosura bëjnë një punë të shkëlqyer në misionin ISAF në Afganistan, - nënvizoi zoti Imami.- Kjo është një e vërtetë e njohur tashmë nga të gjithë partnerët tanë të NATO dhe nga kjo pikëpamje, kjo ësh-të lavdia e ushtrisë sonë, sepse është e para Combat Force, e para forcë luftimi që nxjerr Shqipëria dhe e ka kryer detyrën me nder, me lavdi dhe ka bërë edhe sakrificat e saj sublime, siç është rasti i kapiten Feti Voglit”. Më tej, ministri Imami vuri

në dukje se fokusi kryesor për vitet e ardhshme, krahas detyri-meve të tjera që kemi, do të mbetet Batalioni i Motorizuar dhe Forcat Speciale. Për Batalionin e Këmbësorisë së Motorizuar jemi duke bashkëpunuar ngushtë me Ministrinë e Mbrojtjes së Italisë dhe Forcat e Armatosura të Italisë. Kjo ishte një nga tem-at themelore që diskutova edhe me ministrin Di Paola, çka do të bëjë të mundur që ta kemi të qartë se çfarë kostoje kanë, çfarë mund të planizojmë dhe si duhet ta planizojmë këtë Batalion të Këmbësorisë së Motorizuar. Ministri i Mbrojtjes, z Arben Imami zhvilloi edhe disa takime bilaterale përgjatë kohës së zhvillimit të ministerialit. Takimi me ministrin e Mbrojtjes të Italisë, z. Giam-paolo Di Paola, u fokusua tek bashkëpunimi ushtarak ndërmjet dy vendeve si në kuadër të Aleancës, po ashtu edhe mbi baza bilate-rale. Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin dhe ndihmën që po jep Italia në kuadër të ndërtimit të Batalionit të Motorizuar, asistencën e vazhdueshme të qeverisë italiane për arsimimin dhe trajnimin e ushtarakëve shqiptarë, operacionet e përbashkëta të trupave tanë në Afganistan dhe në teatro të tjerë operacionalë. Ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami u takua edhe me ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, z. Ismet Yilmaz, ku u disku-tua rreth marrëdhënieve të shkëlqyera ushtarake që ekzistojnë ndërmjet dy ministrive dhe forcave tona të armatosura. Minis-tri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, shprehu qëndrimin e qeverisë shqiptare në mbështetje të plotë të Turqisë, pas sulmit të for-cave të regjimit sirian në brendësi të territorit turk. Më tej, dy homologët biseduan rreth bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në kuadër të Aleancës, për të bashkërenduar punën në shumë projekte të rëndësishme në interes dypalësh dhe të Aleancës.Gjatë punimeve të ministerialit, ministri Imami zhvilloi takime të shkurtra edhe me ministra të tjerë të vendeve anëtare të Aleancës, ku shkëmbeu pikëpamjet dhe qëndrimet e Shqipërisë për shumë çështje me rëndësi të madhe për Aleancën dhe ven-det e tjera partnere.

Ministri Imami merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të NATO-s

Page 9: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

nr. 10 tetor 2012 / Mbrojtja 99

zyrtare

Përurohet Qendra e Simulimit në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes

Ditën e mërkurë, më datë 24 tetor 2012, në Ko-mandën e Doktrinës dhe Stërvitjes u zhvillua cere-

monia e përurimit të Qendrës së Simulimit. Në këtë cer-emoni mori pjesë ministri i Mbrojtjes zoti Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Xhe-mal Gjunkshi, gjeneralë, drejtorë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjith-shëm dhe Forcave të Armatosura. Gjithashtu ishte i pranishëm ambasadori i SHBA në Tiranë zoti Aleksandër Arvizu, atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë, përfaqësues të Zyrës së ODC dhe CUBIC etj.Pas fjalës së hapjes të mbajtur nga komandanti i KDS, gjeneral brigade Bardhyl Hoxha, pjesëmarrësit në cer-emoni i përshëndeti ministri i Mbrojtjes, zoti Arben Imami. “Qendra e Simulimit është një institucion i ri për Forcat tona të Armatosura, e cila do t’i shërbejë jo vetëm modernizimit të mëtejshëm, por edhe rritjes së aftësive operacionale të tyre, si forca të denja të familjes së Aleancës së Atlantikut të Veriut, - thek-soi ministri Imami. Përparësitë e sistemit simulativ konsistojnë në drejtim të krijimit dhe konsolidimit të koncepteve të qarta të edukimit profesional ushtarak, rritjes në maksimum të sigurisë gjatë trajnimeve, uljes së kostos dhe kohës së trajnimit, unifikimit të siste-meve të trajnimit ashtu sikurse me ato të ushtrive më të përparuara të vendeve të NATO, si dhe të nxjerrjes së mësimeve nga këto trajnime. Qendra e Simulimit i përgjigjet më së miri objektivit tonë për krijimin e një Force të Armatosur plotësisht profesionale, cilësore dhe të vogël në numër”. Më tej ministri Imami theksoi se qendra është frut i bashkëpunimit të shkëlqyer të qeverisë së SHBA dhe asaj shqiptare, një investim serioz i studiuar dhe plotë-sisht i merituar në funksion të rritjes së cilësisë së edukimit ushtarak, operacionaliteti dhe gatishmërisë së Forcave tona të Armatosura në shërbim të përmbushjes

së misionit të tyre kushtetues. Me këtë rast z. Imami shprehu konsideratat më të larta, në emër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të qeverisë shqiptare për ndihmën e gjithanshme të qeverisë amerikane për Forcat tona të Armatosura dhe konkretisht për këtë qendër, si dhe për ekipin e CUBIC–ut, që e ka ndjekur dhe po e mbështet këtë veprimtari. Gjithashtu ai ka falënderuar të gjithë ushtarakët e punonjësit dhe në mënyrë të veçantë ish-komandantin e KDS, gjeneral brigade (në lirim) Agim Lala, të cilët janë përfshirë për ngritjen e kësaj qendre. Ndërsa ambasadori i SHBA, z. Aleksandër Arvizu, pasi shprehu vlerësimet e tij për Qendrën e Simulimit, theksoi se kjo qendër ofron mundësi të reja për FA shqiptare, por gjithashtu edhe për gjithë Republikën e Shqipërisë. Programi i përdorimit këtu është diçka që në gjuhën ush-tarake njihet si “JCKET”, që përndryshe do të kupton-te veprimet e përbashkëta të teknikave. Shqipëria dhe SHBA kanë nisur të punojnë për këtë projekt që në vitin 2007, ku sigurisht që ka pasur sfida zhvillimi. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për këtë projekt. Shq-ipëria tashmë merr një rol kryesues në rajonin e Ballkanit për trajnimin dhe përgatitjet për katastrofat natyrore, si dhe për punët humanitare. Më pas, ambasadori Arvizu ka falënderuar të gjithë ata që janë angazhuar për ngritjen e kësaj qendre moderne, amerikanë dhe shqiptarë, ofi-cerët, nënoficerët, përfshirë edhe kolegët e CUBIC-ut dhe shprehu bindjen se ngritja dhe funksionimi i saj do t’i shërbejë rritjes cilësore të trajnimeve dhe profesional-izmit në FA shqiptare. Ministri i Mbrojtjes Imami dhe Ambasadori Arvizu zbuluan pllakën e Qendrës së Simulimit, si shenjë e bashkëpunimi të ngushtë midis vendit tonë dhe SHBA. Më pas minis-tri Imami, ambasadori Arvizu, gjeneralmajor Gjunkshi dhe personalitete të tjera që i shoqëronin vizituan mjediset e Qendrës së Simulimit.

Page 10: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

Mbrojtja / nr. 10 tetor 2012 10

Më datë 10 tetor 2012, në ambientet e Hotel Tirana International, zhvilloi pun-

imet Konferenca e 16-të e “Kartës së Adria-tikut” (A-5) në nivelin e Shefave të Shtabeve të Përgjithshëm të vendeve anëtare të kësaj inicia-tive rajonale.Në këtë konferencë morën pjesë: Shefi i Shta-bit të Përgjithshëm i FARSH gjeneralmajor Xhe-mal Gjunkshi, shefi i SHPFA të Kroacisë gjen-erallejtënant Drago Lovriæ, shefi i SHPFA të Maqedonisë, gjeneralmajor Goranèo Koteski, shefi i SHPFA të Malit të Zi nënadmiral Dragan Samardzic, zëvëndësshefi i SHPFA të Bosnjë-Hercegovinës gjeneralmajor Ante Jeleè si dhe zëvendëskomandanti i Komandës Amerikane në Evropë (USEUCOM) nënadmiral Charles Mar-toglio.Konferencën e hapi shefi i SHPFA të Kroacisë, gjenerallejtënant Drago Lovriæ, në cilësinë e Kryetarit të radhës së A-5, i cili falenderoi në mënyrë të veçantë gjeneralmajor Gjunkshin për mikpritjen e ngrohtë dhe vlerësoi nivelin shumë të mirë të bashkëpunimit ndërmjet vendeve të A5, si dhe shprehu bindjen se ky bashkëpunim do të forcohet në të ardhmen, nëpërmjet pro-jekteve të përbashkëta.Më pas, punimet e konferencës i përshëndeti shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, i cili ndër të tjera u shpreh: “Është një kënaqësi e madhe për mua t’ju përshëndes përzemërsisht, në emër të For-cave të Armatosura dhe ju falenderoj për praninë tuaj në këtë konferencë shumë të nderuar. Ne jemi të kënaqur për të mirëpritur të gjithë delegatët dhe pjesëmarrësit në konferencë, si dhe mysafirët e rinj nga vendet tona fqinje. Bashkëpunimi rajonal është rritur gjithnjë e më shumë gjatë viteve të fundit. Vendet e A-5 kanë dhënë një kontribut të madh për forcimin e paqes dhe sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë. Kjo është bërë e mundur nëpërmjet ngritjes dhe zhvillimit të një numri të nis-mave rajonale, të cilat kanë inkurajuar dhe promovuar bashkëpunim ushtarak, tolerancë, ndërtimin e besimit midis vendeve tona, forcimin e aftësive kombëtare dhe më tej avancimin e integrimit rajonal në strukturat eu-ro-atlantike. Bashkëpunimi rajonal dhe partneriteti janë fushat kryesore të politikave tona të mbrojtjes. Ato janë vënë në axhendën ndërkombëtare të të gjithë neve, sepse ato ofrojnë mundësi dhe janë përfitime për të gjithë ven-det tona. Si vende të të njëjtit rajon, ne kemi përgjegjësi ndaj njëri-tjetrit, ashtu siç kemi sfida të përbashkëta të sigurisë (krimin e organizuar, korrupsionin,menaxhimin e ku-fijve), zgjidhja e të cilave kërkon veprime të përbashkëta, duke punuar në një mënyrë bashkëpunuese dhe duke ndjekur një qasje rajonale”.Më tej, gjeneralmajor Gjunkshi theksoi se është koha e duhur për të përmirësuar bashkëpunimin tonë rajonal, për të orientuar dhe zhvilluar atë pas një qasje të re të mjeteve të sigurisë dhe mbrojtjes, u ndal në sfidat e për-bashkëta të sigurisë dhe përgjegjësitë që kemi në nivel rajonal ndaj njëri-tjetrit me qëllim që të ndërtojmë një

Zhvillohet në Tiranë Konferenca e 16-të e “Kartës së Adriatikut” (A-5)

mentalitet të ri të bashkëpunimit dhe zhvillimin e aftësive të përbashkëta për të adresuar më mirë kërcënimet me të cilat përballemi sot dhe për në të ardhmen. “Shqipëria është plotësisht e angazhuar të kontribuojë në nxitjen e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes në nivel rajonal dhe më gjerë. Ne mirëpres-im dhe do të mbështesim çdo nismë rajonale që do të dis-kutohet dhe propozohet në këtë takim, takim i cili do të rrisë më tej miqësinë tonë, për të përmirësuar sigurinë dhe mirëqenien e vendeve tona. Unë jam i bindur për suksesin e kësaj iniciative, e cila do të jetë një tjetër hap për të rritur sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe për të krijuar një të ardhme të suksesshme për vendet tona”, përfundoi fjalën e tij gjeneral Gjunkshi.Punimet e kësaj konference u përshëndetën dhe nga zëv-endësministri i Mbrojtjes z. Arian Starova, i cili ndër të tjera shprehu mirënjohjen e thellë për SHBA, të cilat kanë vendo-sur vullnetin dhe përpjekjet e tyre dashamirëse në themelet e kësaj nisme të provuar tashmë si të suksesshme që prej muajit Maj të vitit 2003.Më pas punimet e Konferencës së 16-të të “Kartës së Adri-atikut” vijuan me diskutime të çështjeve të bashkëpunimit rajonal për ndërtimin e kapaciteteve të qëndrueshme nëpërmjet mbështetjes së stërvitjeve dhe operacioneve të përbashkëta, për vijimësinë e procesit të transformimit të Forcave të Armatosura si dhe për përqasjen rajonale bal-lkanike për mbrojtjen ajrore etj. Në fund të Konferencës, nga Shefat e Shtabeve të Përgjith-shëm të “Kartës së Adriatikut” (A-5), u nënshkrua mar-rëveshja e përbashkët.Konferenca e 16-të e “Kartës së Adriatikut”(A-5), riafirmoi angazhimin e përbashkët për forcimin e mëtejshëm të mar-rëdhënieve ndërmjet nënshkruesve të kartës si dhe thellimin dhe zgjerimin e fushave të bashkëpunimit në të ardhmen.

Page 11: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

nr. 10 tetor 2012 / Mbrojtja 11

Nga data 15-19 tetor 2012 u zhvillua në Tiranë Konfer-enca e 28-të e Bordit të Drejtuesve të Agjencisë së

Shfrytëzimit dhe Shkëmbimit të Informacionit/Inteligjencës në teatrin e operacioneve të NATO. Vendi ynë është anë-tar i kësaj agjencie që prej vitit 2009 dhe përfaqësohet në të nga Shërbimi Informativ Ushtarak. Në konferencë morën pjesë përfaqësues të strukturave të inteligjencës ushtarake të NATO, të komandave të saj operacionale, për-faqësues të strukturave të inteligjencës ushtarake të BE, dhe të vendeve të tjera si Australia, Zvicra, Suedia, Fin-landa, Austria, të cilat kontribuojnë me trupa në operacione të NATO. Konferencën e përshëndeti ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i cili i njohu pjesëmarrësit me arritjet, refor-mat e ndërmarra në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë në përmbushje të detyrimeve si vend anëtar i NATO-s. Ai vuri theksin mbi rolin e institucioneve të in-teligjencës dhe sigurisë në funksion të përballimit të sfidave aktuale dhe të ardhshme në fushën e sigurisë dhe rëndësinë që ka mbështetja e operacioneve me inteligjencë gjithëpërf-shirëse. “Nëpërmjet BICES, tha ai, Shërbimi Informativ Ushtarak, ka një aset të shtuar inteligjence, kontribuon me vlerësime dhe analiza në mbështetje të operacioneve të NATO-s si ISAF, KFOR dhe është tashmë një pjesë integrale e inteligjencës ushtarake të NATO-s...” Ministri i Mbrojtjes Arben Imami falenderoi drejtuesit e agjensisë, të cilët ia besuan organizimin e kësaj konference në Tiranë Ministrisë së Mbrojtjes, respektivisht Shërbimit Informativ Ushtarak, në këtë 100 vjetor të pavarësisë së shtetit shqiptar. Më pas fjalën e mori shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi për-shëndeti pjesëmarrësit duke vënë theksin në rëndësinë dhe rolin e mbështetjes me inteligjencë të operacioneve. Ai njohu pjesëmarrësit me arritjet dhe reformat e kryera në Forcat e Armatosura dhe garantoi edhe njëherë se “...Forcat e Ar-matosura shqiptare janë pjesë integrale e operacioneve të Aleancës. Kontingjentet shqiptare kanë demonstruar pro-fesionalizëm të lartë dhe janë të angazhuara të përmbushin

Zhvillohet në Tiranë Konferenca 28-të e “NATO BICES Group”

me sukses detyra operacionale. Shërbimi Informativ Ush-tarak mbështet me profesionalizëm kontingjentet tona në rajone operacionesh në funksion të mbrojtjes së trupave dhe realizimit me sukses të misionit të tyre....” Drejtori i Agjencisë së Shfrytëzimit dhe Shkëmbimit të Inteligjencës në teatrin e operacioneve të NATO dhe kryetarja e Bordit të drejtuesve i shprehën ministrit të Mbrojtjes vlerësimet pozitive mbi kontributin e shkëlqyer me personel inteligjence dhe informacion të Shërbimit Informativ Ushtarak si pjesë e denjë e komunitetit të inteligjencës ushtarake të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Shqipëria pavarësisht që është një vend i vogël ka dhënë një kontribut të rëndësishëm me inteligjencë në mbështetje të vendimmarrjes politiko-ush-tarake të NATO dhe oficerët e zbulimit dhe kundërzbulimit ushtarak shqiptar janë sot përkrah homologëve të tyre të vendeve të Aleancës në teatrin e operacioneve. Në fjalën e tij, drejtori i Shërbimit Informativ Ushtarak, kolonel Ilirjan Balliu, njohu pjesëmarrësit me angazhimet dhe kontributet e Shërbimit Informativ Ushtarak me personel inteligjence dhe informacion si pjesë e strukturave të inteligjencës ushtarake të NATO dhe me reformat e ndërmarra nga SHIU në funksion të përmbushjes së standardeve dhe de-tyrimeve në fushën e inteligjencës dhe sigurisë. Kolonel Balliu u shpreh se kontributi me inteligjencë dhe shkëmbimi i informacionit nëpërmjet sistemeve të sigurta elektronike ka qenë dhe mbetet fokus i SHIU, duke implementuar pro-jekte ambicioze modernizimi infrastrukturor elektronik. Në këtë konferencë u trajtuan çështje si rëndësia e kon-tributit me inteligjencë në mbështetje të operacioneve të NATO, bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit midis shërbimeve të inteligjencës ushtarake të vendeve anëtare mes tyre dhe me strukturat e NATO, projekte modernizimi rrjetesh shkëmbimi e shfrytëzimi të sigurt të inteligjencës etj. Pjesëmarrësit në konferencë falënderuan ministrin e Mbrojtjes dhe drejtorin e Shërbimit Informativ Ushtarak për mikpritjen, organizimin e shkëlqyer dhe programin his-torik e kulturor organizuar me këtë rast.

Page 12: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

Mbrojtja / nr. 10 tetor 2012 12

Mbi 1500 trupa ushtarake të ndara në 50 kuadrate që prej datës 17 tetor 2012 kanë fil-luar përgatitjet për paradën e

100 vjetorit të shtetit shqiptar. Të ndara sipas Forcave që përbëjnë Forcat e Arma-tosura të Shqipërisë këto kuadrate fillojnë stërvitjen ditore nën tingujt e Orkestrës Frymore të FA, e cila luan marshet nga kompozitorët më të dëgjuar botërorë, por dhe shqiptarë. Në sheshin qendror të Ak-ademisë, në ish-kazermat e Ali Rizait, ku janë organizuar tre parada ushtarake në historinë e Ushtrisë Shqiptare që prej 4 dhjetorit 1912, dëgjon komandat e prera dhe ritmin e hapit ushtarak të kuadrateve nga Forcat Tokësore, nga Forcat Ajrore dhe Forcat Detare. Këto përgatitje ndiqen nga afër nga gjeneralbrigade Viktor Berdo, i cili është dhe kryetari i komisionit organizator të kësaj parade. Po ashtu dhe gjeneralët Zyber Dushku dhe Syrja Gjoka ndjekin nga afër përgatitjen e këtyre trupave për paradën e 28 Nëntorit 2012 në sheshin “Nënë Tereza”. Gjen-eral Viktor Berdo thotë se formën e plotë skenari i paradës e merr më datën 1 nëntor 2012 dhe nga data 20 nëntor do të zhvendosemi në sheshin “Nënë Tereza” ku do të zhvillohen dhe provat gjenerale dhe parada e vërtetë më datën 28 nëntor 2012 në orën 10.00. Gjatë kohës që zhvillohen prova, shikon koman-dantët e Forcave, të cilën udhëheqin dhe drejtojnë vetë këto përgatitje. Ata e konsiderojnë një sfidë të rëndësishme paradën dhe një sfidë shumë të madhe për faktin se ajo zhvillohet në kuadrin e 100 vjetorit

Një zë i ftohtë për të vërtetat historike

rePortazh

të krijimit të shtetit shqiptar. Të 1500 trupat, të cilat do të përurojnë dhe uniformat e reja të Forcave të Armatosura të Shqipërisë janë me gjatësi mbi 175 cm dhe me trupin e drejtë, dinë të parakalojnë me hap rreshtor shumë ritmik. Ata janë autoriteti i plotë i Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Të kthesh kohën mbrapaTë kthesh kokën mbrapa në historinë e paradave

të Ushtrisë Shqiptare duhet të jesh një zë i ftohtë dhe duhet të gjesh sa më shumë zëra protagonistësh për të krijuar një balancë dhe për të bërë të mun-dur të rilexosh historinë tonë të kaluar dhe histo-rinë tonë moderne nën optikën e fakteve dhe larg ideologjizmave. Kërkuam zërin e paradave të viteve 60-90 marinarin Dashamir Ohri, por ai nuk jetonte më. Një zë tjetër është Kreshnik Lushaj, i cili për dy dekada ka qenë mbajtësi i flamurit të paradave. Ai

Bejdo Malo

Dyzet paradat shqiptare nga 1921 deri në vitin 2012

Page 13: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

nr. 10 tetor 2012 / Mbrojtja 13

rePortazh

tregon detaje shumë domethënëse për impenjimin në këto parada. Po ashtu deputeti Fatos Hoxha tregon për atë mobilizim, që ai ka patur për këto parada dhe ato janë bërë për nder të flamurit dhe të shtetit shq-iptar dhe duhet të mënjanet ideologjia. Nëse do ta sjellim kudo historinë e paradave shqiptare atëherë duhet të hedhim poshtë retorikën e ideologjizuar his-torike. Nën shenjën e nderimit për tërë ushtarakët që kanë kontribuar në këto parada duhet ta shikojmë me shumë kujdes bashkëkohësinë e këtyre dy ngjar-jeve pa i tjetërsuar faktet duke i dhënë secilit prej aktorëve atë që i takon Çezarit. Ata që organizuan parada të ashtuquajtura madhështore të diktaturës çuditërisht përfunduar në satër si Mehmet Shehu, Beqir Balluku, Petrit Dume Hito çako Edip Ohri dhe shumë e shumë emra të tjerë dhe duket sikur Enver Hoxha vendimin për eliminimin e tyre i ka marrë nga këto tribuna paradash kur atyre u buzëqeshte me skërmitje për aftësinë e tyre. Që tu japësh zë hum-bësve të kësaj diktature historia duhet të zhvishet nga epizmi artificial, në të cilën janë zhvilluar këto parada dhe është shkruar për to. Është krejtësisht e pamundur të gjesh mes tyre raportin mes trupit dhe epizimit dhe në këtë kontekst ushtarakët janë protagonistë të paradave të kohës së diktaturës, por ata që vendosin përfundimet ishin të tjerë. Lufta brenda llojit shkatërroi edhe ato pak gjera të mira. “Historia është shkencë dhe si e tillë nuk është statike mësohet të ketë shkruajtur Bajram Fevziu, ish-shefi i shtabit të Ushtrisë Shqiptare të viteve 20, që është një ndër protagonistët e paradës së parë shqiptare më datën 25 prill 1921. Ai organi-zoi dhe tre parada të tjera dhe pastaj nuk u dëgjua më. Historia është evolutive ajo kushtëzohet nga dokumentet, faktet, dëshmitë të cilat të shtyjnë nga rishikimi. Nëse bëjmë një kapërcim pindarik nga kolonel Barjam Fevziu tek kolonel Kreshinik Lushaj ata i bashkon mosha 14 vjeçare e fillimit të karri-erës ushtarake, por dhe e pjesëmarrjes në paradën e parë të jetës së tyre. Kreshnik Lushaj thotë se ka një jetë të tërë me paradat, të cilat kishin moralin, përkushtimin dhe ishin një përfaqësim i atyre që marrin pjesë në to, që i shërbenin shtetit dhe kom-bit. Është dhe pjesa shpirtërore fizike dhe morale

tregues i dëshirave, i gatishmërisë për të kryer de-tyrat e ngarkuara shton më tej zoti Kreshnik Lush-aj. Në historinë e 100 vjetorit të shtetit shqiptar një vend të posaçëm zë dhe historia e ushtrisë shq-iptare. Vetëm 6 ditë pas shpalljes së pavarësisë u krijua dhe Ministria e Luftës, e cila formën e saj të vërtetë e mori më datën 25 prill 1921, kur u zhvillua dhe parada e parë ushtarake. Banda e Ti-ranës, që ka luajtur pjesën muzikore të paradës ka zgjedhur pentagrame me marshe të përdorura nga mbretëria austro-hungareze për paradat ushtar-ake. Selahudin Shkoza njihet në historinë e Ushtrisë Shqiptare si organizuesi dhe realizuesi i paradës së parë ushtarake të realizuar në territorin e Shq-ipërisë. Kjo paradë është zhvilluar më datën 25 prill 1921 në Tiranë me rastin e hapjes së punimeve të Parlamentit të parë shqiptar. Selahudin Shkoza lindi më 1867 në katundin Shkozë të Zhurit në Lumë. Ai kreu Akademinë e Artilerisë në Stamboll dhe ishte ministri i tretë i Luftës në historinë 9 vjeçare të shtetit shqiptar. Pas Mehmet Dërrallës dhe Ali Riza Kolonjës ai arriti që të organizonte dhe paradën e parë ushtarake me rreth 250 ushtarë dhe rreth 100 oficerë dhe nënoficerë të ndarë në 7 kuadrate. Kishte tentuar Ali Riza Kolonja në vitin 1918, por nuk ja kish dalë dot mbanë. Kështu paradat ush-tarake deri në vitin 1927 zhvilloheshin sa herë fil-lonte punën Parlamenti. Më datën 28 nëntor 1927 ministri i Mbrojtjes Xhemal Arianitasi organizoi dhe paradën ushtarake të 15 vjetorit të pavarësisë. Por parada më e madhe është organizuar më datën 28 nëntor 1932 në qytetin e Vlorës me rastin e rivarrim-it të eshtrave të Ismail Qemalit nga Kanina në qendër të Vlorës. Në lulishten e këtij qyteti u ndërtua varri dhe memoriali i Odise Paskalit, në vendin ku më parë ishte ndërtuar shtëpia e beut të Vlorës që shpalli pavarësinë. Parada u organizua nga gjeneral Leon Gil-hardi, i cili mbajti dhe një fjalë para popullit të Vlorës. Mbi 500 trupa ushtarake të ndara në 10 kuadrate me nga 50 veta secili parakaluan para mbretit Zog. Por paradat e organizuara më datën 28 nëntor nga min-istri i Mbrojtjes Xhemal Arianitasi, që nga viti 1927 deri në vitin 1938, në vitin 1945 u shuan. Paradat nga diktatura komuniste ndryshuan katërcipërisht. E

Page 14: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

Mbrojtja / nr. 10 tetor 2012 14

para u ndryshua data dhe ato bëheshin më datën 29 nëntor dhe jo më datën 28 nëntor. Madje diktatura nuk e njohu fare datën 4 dhjetor dhe organizonte par-ada më datën 10 korrik, datë e caktuar arbitrarisht nga Enver Hoxha për krijimin e Ushtrisë Shqiptare. Nga viti 1921 deri në vitin 1939 janë organizuar 10 parada më datën 4 dhjetor të këtyre viteve si nder i krijimit të ushtrisë shqiptare.

Gjeneralbrigade Viktor Berdo me detyrën e zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë është dhe ushtaraku që do të organizojë paradën e 100 vje-torit të themelimit të shtetit shqiptar. Sipas zotit Viktor Berdo: “Zhvillimi paradës ushtarake është një aktivitet mjaft i rëndësishëm, që e zhvillon poth-uajse çdo vend me Forcat e Armatosura në raste festash jubilare, siç është dita e pavarësisë së ven-dit. Edhe për Forcat tona të Armatosura në këtë

drejtim është krijuar një traditë, e cila në përshtatje me kohën dhe zhvillimet e Forcave të Armatosura ka patur veçantitë e veta, duke u zhvilluar herë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, herë në Ko-mandën e Doktrinës dhe Stërvitjes dhe në disa ras-te në Sheshin “Nënë Tereza”. Ka patur raste që ajo është zhvilluar me mjete dhe teknikë luftarake dhe në disa raste vetëm me trupa. Pavarësisht, kohës, vendit, përbërjes, numrit të forcave dhe të mjeteve të angazhuara, ajo në çdo kohë ka manifestuar dhe treguar para shqiptarëve, rëndësinë dhe forcën që kanë Forcat e Armatosura në sigurimin dhe rua-jtjen e pavarësisë territoriale të vendit edhe dje në kushtet e ekzistencës së luftës së ftohtë edhe sot në kushtet e demokracisë dhe të qënurit pjesëtar i NATO-s, i kësaj aleance të fuqishme, ku mbrojtja e një vendi bazohet në konceptin e mbrojtjes kolek-tive. Në këtë 100 vjetor të shpalljes të Pavarësisë dhe krijimit të FA, organizimi dhe zhvillimi i paradës ushtarake merr një rëndësi të veçantë. E parë në këtë këndvështrim, do të thosha se krahas detyrave të tjera vëmendja e Shtabit të Përgjithshëm të FA, e vetë drejtuesit më të lartë të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, është përqendruar pikërisht në organizimin dhe zhvillimin sa më të mirë e dinjitoze të kësaj parade. Pikërisht këtij preokupimi i shër-beu edhe zhvillimi i një takimi pune para disa ditësh të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, bërë me drej-tuesit të gjitha strukturave ushtarake e civile të angazhuar në këtë paradë. Më konkretisht në par-adën e këtij viti do të marrin pjesë rreth 30 kuad-rate të FA, të ndara sipas forcave, ku çdo forcë do të përfaqësohet me kuadratet e veta. Do të ketë kuadrate me oficerë, nënoficerë dhe ushtarë pro-fesionistë. Afërsisht do të jenë angazhuar në këtë parade rreth 1500 forca që do të parakalojnë, pa llogaritur këtu forcat që do të angazhohen si forca mbështetëse. Parada është parashikuar të zhvillo-het në Sheshin “Nënë Tereza”, në datën 28 Nëntor, e cila do të jetë pjesë përbërëse e disa aktiviteteve të tjera kulturore në shkallë vendi sipas një progra-

Page 15: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

15nr. 9 shator 2012 / Mbrojtja

mi të veçantë të hartuar nga Komisioni Ndërmin-istror për festimin e 100 vjetorit të Pavarësisë, i ngritur për këtë qëllim. E veçanta e kësaj parade do të jetë demonstrimi i uniformave të reja në Forcat e Armatosura, e cila do të jetë edhe një mundësi për të rritur më tej imazhin dhe dinjitetin e Forcave të Armatosura në sytë e publikut e më gjerë. Në këtë paradë përveç pjesëmarrjes së trupave tona, do të jetë edhe një kuadrat i Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe nga katër flamurtarë të vendeve të NATO-s dhe të vendeve të Rajonit. Kanë kon-firmuar deri tani pjesëmarrjen Belgjika, Kroacia, Danimarka, Franca, Gjermania, Hungaria, Italia, Letonia, Lituania, Holanda, Norvegjia, Polonia, Sll-ovenia, Turqia, Britania e Madhe, Kosova, Maqe-donia dhe Mali i Zi. Po kështu pjesëmarrës në par-adë do të jetë edhe një kuadrat i Organizatës së Veteranëve dhe dy kuadrate nga Policia e Shtetit dhe Grada e Republikës. Për momentin duke e konsideruar Paradën Ushtarake si aktivitetin më të rëndësishëm të FA, për organizimin dhe zhvil-limin e saj janë ngritur dhe funksionojnë tre grupe pune (i përgatitjes për paradë, i mbështetjes dhe i pritjes dhe akomodimit të të huajve), të cilët për vetë rëndësinë që kanë drejtohen nga një gjen-eralë. E gjithë përgatitja për paradë drejtohet nga grupi kryesor i drejtuar nga zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA. Paraprakisht janë formatuar të gjitha kuadratet në forca dhe vijon stërvitje e reduktuar deri në disa orë në ditë. Në datën 17 tetor 2012 u bë rreshtimi fillestar i tyre në KDS. Është parashikuar që në datën 1 nëntor 2012 të fillojë stërvitja intensive gjatë gjithë ditës në Komandën e Doktrinës dhe Stër-vitjes dhe dy-tre ditët e fundit do të bëhen prova direkt tek Sheshi “Nënë Tereza”, vendi ku do të zhvillohet edhe parada në datën 28 nëntor 2012. Pra si përfundim do të theksoja se koha me të vërtetë është e shkurtër, deri në zhvillimin e par-adës, por me masat e marra, përkushtimin e të gjitha strukturave të angazhuara në këtë eveni-ment, angazhimin e drejtpërdrejtë të ministrit të Mbrojtjes dhe të shefit të Shtabit të Përgjith-shëm të FA, Forcat e Armatosura në këtë paradë me rastin e 100 vjetorit do të dinë të tregojnë të manifestojnë imazhin më të mirë të tyre para opinionit dhe publikut shqiptar.

E para paradë me Shqipërinë në NATOKjo paradë është e para që kur Shqipëria

është bërë anëtare me të drejta të plota të NATO. Ky fakt ka një tingëllim tjetër dhe kon-firmon dhe një herë stadin dhe standartet në të cilat ka arritur ushtria shqiptare. Këtë fakt e komentojnë dhe tërë komandat e Forcave, të cilët drejtojnë këtë Paradë. Për gjeneral Vik-tor Berdo parada e parë kur Shqipëria është në NATO, është një ngjarje e madhe sepse në këto tre vjet e gjysmë ne kemi arritur standartet e larat dhe biografia e Forcave të Armatosura

të Shqipërisë ka ndryshuar katërcipërsisht dhe tani jemi një ushtri profesioniste që realizojmë standartet e vendeve anëtare të NATO-s. Kjo do të jetë dhe fryma e kësaj parade. E thellë nga përmbajtja dhe një simbol që ka lidhje me kombin, me paqen dhe me stadin, në të cilën ka arritur kjo ushtri. Parada e 100 vjetorit do të përbehet nga kuadrate të ushtarakëve, të cilët pothuajse të gjithë kanë qenë në misione paqeruajtëse, një objektiv madhor dhe shumë i rëndësishëm. Ata sjellin mesazhin e paqes botërore dhe vërtetoj-në dhe një herë se dinë të kryejnë detyra shumë të rëndësishme. Po ashtu ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka planëzuar një program të deta-juar dhe e udhëheq vetë tërë procesin e kësaj parade për të nderuar si duhet këtë 100 vjetor. Ai ka qenë vetë në krye të shumë e shumë pu-nëve që kanë lidhje me 100 vjetorin duke treguar një impenjim maksimal. Edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi e vlerëson shumë ceremonialin e paradës, e cila tregon dhe shkallën e përgatitjes së efektivit. Për gjeneralin ka një rëndësi shumë të madhe që kjo detyrë të përmbushet më së miri dhe ushtarakët të demonstrojnë dhe një herë tërë përgatitjen e tyre. Në këtë paradë do të marrin pjesë dhe trupa nga Forcat e Mbrojtjes së Ko-sovës, një tjetër tregues shumë kuptimplotë ku ata tregojnë se kanë standard shumë të lartë të përgatitjes së tyre për paqen dhe sigurinë e Ko-sovës. Këto janë risitë që sjell kjo paradë e 100 vjetorit që do të sjellë një atmosferë shumë fes-tive në Sheshin Nënë Tereza më datën 28 nëntor, duke vërtetuar dhe një herë se Forcat e Armatosu-ra tani kanë një tjetër fytyrë kanë një tjetër auto-ritet kanë një tjetër perfomancë dhe një përgatitje sipas standarteve të NATO-s.

Page 16: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

Mbrojtja / nr. 10 tetor 2012 16

Përse Basar al-Assad nuk është rrëzuar ende? Përsëri, tragjeditë njerëzore dhe poli-tike së një vendi të Lindjes së Mesme lidhen pazgjidhshmërisht me atë të liderit të tij.

Nuk është rastësi fakti që pas rrëzimit të Mubarakut në Egjipt, rënies së Libisë të Gedafit, “Luani i Dam-askut” po i reziston fuqishëm rrethimit që për një vit e gjysmë e mban mbyllur në kafaz.

Me sa duket e izoluar nga çështjet e mëdha që kishin përflakur politikën e Lindjes së Mesme të deka-dave të fundit (mbi të gjitha Irakut dhe Afganistanit), diktatura e qetë e Damaskut ishte dhe ende është, një lojtare e rëndësishme në bilancin rajonal. Regjen-ca e al-Assadëve (më parë Hafizi, pastaj djali i tij i dytë Basari) kishte arritur të krijonte përzierjen e përsosur mes grushtit të hekurt dhe bashkëjetesës ndërkulturore: Duke u futur në partinë nacional-so-cialiste Ba’th, klan i Alawitëve (një grup etnik-fetar i pakicës shiite) kishte arritur të mbizotëronte mbi maxhorancën sunni të vendit. Hafizi për të mbajtur aspiratat politike të Vëllazërisë Myslimane, kishte përdorur forcën. Në qytetin Hama masakra e opoz-itës sunnite e urdhëruar nga presidenti në vitin 1982 nuk u harrua kurrë, madje gjeneroi edhe urrejtje ata-vike kundër al-Assadëve. Nuk është çudi që në Hama ndodhën shpërthimet e para të protestave të reja.

Tejkalimet e babait, megjithatë ishin shpërndarë në politikat më pak shtypëse së djalit të tij dhe Basar al-Assad arriti t’i prezantohej opinionit publik vendas dhe atij ndërkombëtar publik si një sundimtar au-toritar, por i moderuar, me pak fjalë, një e keqe e nevojshme për të siguruar stabilitetin e Sirisë dhe rajonit. Në këtë skenar stabiliteti të tolerueshëm kundër-balancoheshin të gjitha të panjohurat e një Sirie të mundshme pa al-Assadët dhe prognozat më

Konflikti në Siri merr përmasa ndërkombëtare

siri

realiste preferonin më shumë ruajtjen e status quo-së se sa rrezikun e një “hapi në errësirë”, me pasig-urinë e një vendi potencialisht të destabilizuar si Iraku i post Husseinit.

Populli sirian filloi të trazojë ujërat dhe protestat që filluan në mars të vitit 2011, çuan në një për-shkallëzim të dhunës që e bëri politikisht të papran-ueshëm regjimin në Damask për standardet euro-amerikane.

Tensioni midis Sirisë dhe Turqisë ka qenë mjaft i lartë në episode të ndryshëm, më seriozi ishte shkatërrimi nga ana e Damaskut në qershor të këtij të një avioni gjuajtës turk që fluturonte mbi breg-detin sirian. Arsyeja kryesore e konfliktit midis ish-aleatëve megjithatë, është çështja kurde: Regjimi sirian në fakt, ka financuar rebelët e PKK-së, ndoshta në përgjigje të logjistikës mbështetëse që Turqia i ka ofruar deri tani rebelëve sirianë. I lodhur nga efektet e dëmshëm të krizës siriane (në mes të tjerave dhe

Alba Musaraj

Page 17: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

nr. 10 tetor 2012 / Mbrojtja 17

siriçrregullimet në kufi me Turqinë dhe problemi i refug-jatëve), Erdogan iu përgjigj ashpër sulmit që erdhi nga territori sirian, duke bombarduar disa objektiva ushtarake siriane dhe duke i kërkuar parlamentit të autorizojë veprime ushtarake përtej kufirit, për të mbrojtur sigurinë e vendit.

Në lidhje me këtë, kryeministri turk thirri një takim urgjent të Këshillit së Atlantikut të Veriut për të dis-kutuar sulmin në bazë të nenit 4 së Paktit të Atlanti-kut, i cili parashikon që palët do të konsultohen “kur, sipas gjykimit së njërës prej tyre, konsiderohet se integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e cilësdo prej palëve është e kërcënuar”. Megjithatë, nuk u thirr neni 5, që përfshin aktivizimin e një meka-nizmi mbrojtës të përbashkët në rastin e agresionit të njërës prej palëve.

Që nga fillimi i kryengritjes kundër Assadit në pranverën e vitit 2011 dihej se Turqia, anëtare e shquar e NATO-s, mund të përfshihej në një konflikt me një projektim që përveç Sirisë i intereson direkt Irakut dhe Iranit, dy fqinjë me të cilët Ankaraja ka marrëdhënie të rëndësishme politike dhe ekonomike, por edhe probleme kronike mbi të gjitha për rivalitetin historik mes Ankarasë dhe Teheranit, pasqyrim i një tjetër konfron-timi shekullor midis sferës së ndikimit në botën sunnite, turke, arabe dhe asaj shiite.

Asgjë që ndodh këtej rrot-ull nuk mund të jetë indifer-ente. Përgjatë kufirit prej gati 1.000 kilometrash midis Sirisë dhe Turqisë luhet një lojë strategjike për ekuilibrin e Levantit në Lind-jen e Mesme: Konflikti midis regjimit të Assadit dhe gueriljes është ushqyer nga bota arabe sunnite dhe nga monarkitë e Gjirit që duan të kompensojnë fuqinë e Iranit dhe të marrin hak mbi ngritjen e shiitëve në Irak pas rënies së Sadamit. Pranvera Arabe ka shkak-tuar shkrirjen e tensioneve që ekzistonin prej disa kohësh dhe që nuk ishin aq të fshehtë.

OKB-ja dhe frika e një konflikti botëror Ndërkohë që tensioni në kufirin midis Turqisë dhe

Sirisë zbardhet, parlamenti turk i hapi dritën e gjel-bër, siç u kërkua nga kryeministri Erdogan, autorizim-it për të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Sirisë, kur kjo të gjykohet e nevojshme. Po ashtu erdhi edhe dënimi nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që, në një deklaratë për shtyp, i kërkoi Damaskut që “këto shkelje të së drejtës ndërkombëtare të ndalen menjëherë dhe mos të përsëriten”, duke ftuar Sirinë të “respektojë integritetin territorial të vendeve fq-injë”.

Gjithashtu, Këshilli i Sigurimit të OKB-së bëri thir-rje për moderim dhe ulje të tensionit, një apel ky i

shtuar vetëm në versionin e dytë të dokumentit dhe presidenti i radhës së Këshillit të Sigurimit, ambasa-dori i Nikaraguas, Gert Rosenthal, konfirmoi se mesa-zhi përfundimtar iu adresua jo vetëm Sirisë, por edhe Turqisë. Në thelb, shprehja “Anëtarët e Këshillit të Sigurimit bëjnë thirrje për përmbajtje”, shtoi në fund të dokumentit, ishte sinjali i pretenduar nga Rusia që edhe Turqisë gjithashtu i takonte përgjegjësia të ulte tensionin në kufirin me Sirinë.

Në fakt, është mjaft e madhe frika se përsëritja e një incidenti si ai që ndodhi, ku mortaja e hedhur nga ana e Sirisë vrau dy gra dhe tre fëmijë në qyte-tin fqinj turk të Akcakale, mund të shkaktojë një luftë të hapur, me pasoja shkatërruese dhe jo vetëm për Lindjen e Mesme.

Anëtarët e Këshillit së Sigurimit të OKB-së kanë

dënuar sulmin nga forcat e armatosura siriane në qytetin turk të Akcakale, i cili rezultoi në vdekjen e pesë civilëve. “Ky episod tregon ndikimin e rëndë që ka kriza siriane në sigurinë e vendeve fqinje, por edhe për paqen dhe stabilitetin e gjithë rajonit”, thanë në deklaratën për shtyp të 15 anëtarët.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, në një deklaratë tha se ai ishte “alarmuar” nga përshkallëzimi i tensioneve në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë dhe lëshoi alarmin se tensionet në ven-det e zonës mund të shndërrohen në një “konflikti rajonal”.

Deklarata Këshillit të Atlantikut Verior për zhvillimet në kufirin turko-sirianSiç u tha më 26 qershor 2012, Aleanca vazhdon

të ndjekë nga afër situatën në Siri. Në funksion së akteve të fundit agresive të regjimit sirian në kufi-rin juglindor të NATO-s, të cilat janë një shkelje fla-grante e ligjit ndërkombëtar, një rrezik i qartë dhe i pranishëm në sigurinë e një prej aleatëve të saj, Atlantiku i Veriut në kuadër të nenit 4 së Traktatit të Uashingtonit, diskutoi bombardimin e vazhdueshëm të Turqisë, në afërsi të kufirit turko-sirian nga forcat

Page 18: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

Mbrojtja / nr. 10 tetor 2012 18

e regjimit sirian.Bombardimet e fundit më 3 tetor 2012, të cilat

shkaktuan vdekjen e pesë shtetasve turq dhe pla-gosjes së shumë të tjerëve, krijuan një shqetësim shumë të madh. Ky akt u dënua fuqishëm nga të gjithë aleatët. Në frymën e pandashmërisë së sig-urisë dhe solidaritetit që rrjedhin nga Traktati i Uash-ingtonit, Aleanca vazhdon të qëndrojë me Turqinë dhe kërkon ndërprerjen e menjëhershme të këtyre ak-teve agresive kundër një aleati dhe i kërkon regjimit sirian t’i japë fund shkeljeve flagrante të së drejtës ndërkombëtare .

Qeveria shqiptare dënon sulmet ushtarake siriane në TurqiQeveria shqiptare dënon goditjen me artileri nga

ana e forcave ushtarake siriane ndaj territorit të Turqisë, si një akt të rëndë, dhunim të normave dhe ligjeve ndërkombëtarë, cënim të integritetit territo-rial dhe sovranitetit të Republikës së Turqisë.

Duke mbështetur plotësisht qeverinë turke dhe kryeministrin turk, reagimin e ligjshëm të tyre ndaj këtij akti tejet të rrezikshëm për paqen dhe stabi-litetin në rajon, qeveria shqiptare i bën thirrje komu-nitetit ndërkombëtar të bëjë çdo gjë që Bashar al-Assadit, kasapit të popullit sirian dhe regjimit të tij, t`i rezervojë fundin që meriton.

Republika e Turqisë, që nga fillimi i krizës është përballur me pasoja të rënda, të gjithanshme të saj, ka mobilizuar burime të mëdha financiare, njerëzore, për të përballuar krizën humanitare të krijuar nga kasaphana e Bashar al-Assadit ndaj popullit të tij. “Bombardimi i territorit turk nga diktatori sirian, është një thirrje tjetër për t`i dhënë atij përgjigjen më të merituar”, thuhet në deklaratën e qeverisë shqiptare.

Pse Irani e mbështet regjimin e Damaskut?Ndërkohë që Aleppo, qyteti i dytë sirian nga

rëndësia komerciale, po kthehet në një grumbull rrënojash, në Damask presidenti sirian Bashar al-Asasd dhe diplomati iranian, Said Jalili, ripohuan besëlidhjen që bashkon të dy vendet.

Për mbi 30 vjet Irani dhe Siria janë bashkuar për të luftuar ndikimin e Saddam Husseinit dhe ato izraelite në Liban.

Të dy e mbështesin politikisht dhe materialisht Hezbollahun, një milici shiite që u bë një parti politike dhe që nga territori libanez lufton me Iz-raelin. Duke kaluar ose duke dorëzuar armë iraniane në territorin e saj, Siria bëhet garant e aksit Teheran-Damask-Liban.

Për Iranin, aleanca me Sirinë është një mjet presioni përballë Perëndim-it, të cilët janë kundër procesit së pasurimit me uranium të kryer nga qeveria e Teheranit.

A është Turqia e gatshme për luftë?

Pozita e Turqisë që nga koha e

demonstratave të para në Damask, në mars të vitit 2011, u tensionua kur qeveria turke urd-hëroi manovra ushtarake në kufi, pranë Kamesh-lit, qytet i Kurdistanit sirian.

Të ndarë ndërmjet Turqisë, Iranit dhe Sirisë, kurdët nuk kanë një shtëpi dhe pretendojnë au-tonomi më të madhe.

Ankaraja është e shqetësuar për ndikimin kurd në Siri që nga fillimi i revoltës dhe mundësisë që pjesa veriore dhe verilindore e Sirisë mund të bjerë në duart e kurdëve.

Turqia akuzon regjimin sirian se ka luajtur kartën kurde për të qëndruar në pushtet. Në fund të vitit 2011, Damasku i kishte dhënë një pjese të kurdëve të drejta të cilat deri në atë moment kishte refuzuar t’i jepte, për të mbajtur në terrenin e tij pushtetin e armatosur të lëvizjes PYD. Në fillim të korrikut, PYD megjithatë, pranoi të nënshkruajë një marrëveshje për t’u bashkuar me këshillin kom-bëtar kurd, i cili është pro rënies së Bashar al-Assadit. Konflikti sirian mund të jetë për kurdët mundësia për të fituar autonomi dhe të drejta më të mëdha në të ardhmen.

Dezertime zinxhir. Cilat janë pasojat? Nga udhëheqja ushtarake tek politik-bërësit,

hendeku zgjerohet. Në mesin e atyre që e lanë al-Assadin në fatin e tij dhe u bashkuan me kry-engritësit janë edhe tre anëtarë të qeverisë së tij. Largimi i fundit është ai i kryeministrit Riad Hijab, që u strehua në Jordani me të gjithë familjen.

Kryesisht janë largimet e udhëheqjes ush-tarake që mund të ndikojnë në fatin e regjimit në Damask dhe ta izolojnë atë në mënyrë ven-dimtare.

Më 18 korrik, pesë drejtues të lartë së push-tetit u vranë në një sulm në Damask. Disa vë-zhgues kanë ngritur mundësinë e manipulimit të sistemit për të hequr qafe njerëzit të cilët po shkëputeshin dhe po humbitnin ndjenjën e soli-daritetit.

A po copëtohet sistemi i sigurisë siriane? Kjo është një pyetje e drejtë, pas sulmit dhe largimit të njerëzve shumë të rëndësishëm.

Page 19: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

nr. 10 tetor 2012 / Mbrojtja 19

Arsye të tjera për të shpjeguar mbështetjen e Katarit ndaj kryengritjes siriane janë afrimi strategjik me Arabinë Saudite, që ishte pjesë e dëshirës së Katarit për të hequr qafe një regjim, atë të Damaskut, duke dobësuar në të njëjtën kohë Iranin. Pastaj ekziston shqetësimi i opinionit publik në vendet e Gjirit përballë shtypjes brutale të një revolte që, për shumë muaj, kishte mbetur paqësore. Nuk duhet harruar presioni i qarqeve fetare në Gjirit që e konsi-derojnë heretik regjimin alawit të Bashar al-Assadit

Alawitët Kjo është bashkësia në të cilën bën pjesë presi-

denti Bashar al-Assad, kështu që është mjaft e ur-ryer. Madje fetarët e konsiderojnë “heretike”. Rreth këtij komuniteti ka thashetheme për mizoritë që alawitët kryejnë mbi pjesën tjetër të popullsisë. Kjo nxit një urrejtje të verbër.

Post Bashar al-Assadit Është mjaft e vështirë të thuhet nëse al-As-

sadi do të rrëzohet ose do të vritet ndonjëherë dhe çfarë mund të ndodhë pas tij, por sa më shumë të kalojë, aq më delikate do të jetë kjo çështje. Komunikimi mes skajeve të ndryshëm që përbën opozitën nuk është gjithmonë i lehtë, por pavarësisht vështirësive këto palë të ndry-shme punojnë për të hedhur themelet e post-Assadit.

Grupe diskutimi mbi modelin ekonomik të ven-dit ose të sistemit së tij legjislativ janë në rrugë e sipër. Këshilli Kombëtar i Sirisë është krijuar për këtë qëllim një vit më parë.

Shpesh shihet rreziku i anarkisë. Grupe të armato-sur, jo gjithmonë të koordinuar në terren, janë shpesh në kundërshtim me njëri-tjetrin.

Prania e luftëtarëve islamikë dhe djihadistë vihet re gjithnjë e më shumë. Sipas opinionit të disa ko-mentuesve, në Siri janë të gjitha kushtet e nevojshme derisa al Kaeda dhe salafistsët zënë rrënjë në vend. Regjimi ka humbur kontrollin e disa pjesëve të mëdha të territorit dhe al-Kaeda e vendos veten pikërisht aty ku ka më shumë kontroll të shtetit.

Cila është fuqia e vërtetë e ushtrisë Siria e lirë? Braktisjet gjithnjë e më të mëdha nga radhët e

ushtrisë, ishin të dukshme në terren. Armatimet e ushtrisë siriane të lirë u pasuruan me autom-jete të blinduar, armë dhe municione.

Katari, Arabia Saudite dhe Kuvajti prej muajsh janë në favor të armatimit së opozitës siriane. Falë financimit nga Shtetet e pasura të Gjirit, muajt e fundit shpërndarja e armëve për rebelët në Siri është rritur mjaft.

Cila është fuqia e vërtetë e trupave të regjimit? Arsenali i forcave të armatosura siriane është

i pajisur mjaft mirë. Ushtria siriane është e trem-bëdhjeta në botë. Forca e saj e madhe është sa-sia kryesore e materialit të luftës që vjen nga Rusia.

Pika e dobët e këtij arsenali është se ai është më i përshtatshëm për një konflikt ndërkombëtar, me avionë luftarakë të shpejtë dhe raketa balis-tike. Megjithatë, mungojnë armët për të luftuar në mënyrë efektive gueriljen e rrugës që prefero-het nga rebelët dhe që duket se e mbizotërojnë. Në afatin e gjatë kjo mund të jetë një humbje për regjimin.

Përse Katari mbështet kryengritjen në Siri? Emirati i vogël dhe i pasur arab merr pjesë në ar-matosjen e rebelimit dhe i jep strehim disa person-aliteteve që u arratisën nga regjimi sirian.

Që nga mesi i viteve 2000, emiri i Katarit, sheiku Hamad Khalifa al-Thani, ka hequr qafe tutelën e Arabisë Saudite në vendin e tij dhe ka vendosur një kontakt me Sirinë, me të cilën sauditët kanë pasur marrëdhënie të këqija.

Katari ka dashur të jetë një aktor me peshë në rapor-tin e forcave ndërkombëtare, në një kohë kur ekuilibrat e Lindjes së Mesme u ndryshuan nga Pranvera Arabe. Për-vojat në Tunizi, Egjipt dhe Libi treguan se sa e dëmshme ishte politikisht të kapeshin pas regjimeve të vjetra.

Page 20: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

Mbrojtja / nr. 10 tetor 2012 20

Komandim-Kontrolli i Forcave Speciale në teatrin e LuftimitNormalisht komandim-kontrolli i Forcave Speciale

duhet të ekzekutohet brenda zinxhirit komandues të tyre. Komandim-kontrolli (C2) i Forcave Speciale për operacionet psikologjike (PSYOP) dhe marrëdhënieve civilo ushtarake (CA), bazuar në rolin unik të tyre në arenën e luftimit, diskutohen veçantë nga komandim kontrolli i Forcave Speciale të tjera. Krijimi i struk-turave të organizuara të komandim-kontrollit për Forcat Speciale duhet të varet nga objektiva speci-fikë, nevojat e sigurisë dhe mjedisi operacional. Ko-mandim-kontrolli i tyre, ekzekutohet nëpërmjet një ose më shumë strukturave si vijon më poshtë.

Komanda e Operacioneve Speciale në arenë (CJ-•SOF). Për të krijuar unifikimin e komandimit të nevojshëm, ç’do komandant luftarak në teatër krijon një komandë vartëse që shërben si pjesë funksionale e Operacioneve Speciale për arenën e luftimit. Komanda e Operacioneve Speciale në te-

Organizimi dhe komandim-kontrolli (C2) i Forcave Speciale

ForCat sPeCiale

Kolonel Dritan Demiraj*Komandant i FS

atrin e luftimit, kryen masivisht misione unike të përshtatura me kapacitetet e Forcave Speciale, të cilat janë të një rëndësie strategjike dhe operacio-nale për komandantët luftarak në teatër. Koman-danti i komandës së operacioneve speciale (SOC), normalisht ushtron kontrollin e operacioneve për të gjitha njësitë speciale të dhëna në mbështetje ose me organikë në teatrin e luftimit. Komandanti i kësaj komande ka dy role kryesore:Këshilltar për Operacionet Speciale në teatrin e

luftimit. Komandanti i komandës për operacione spe-ciale (SOC) këshillon komandantin më të lartë në ter-ren dhe komandantët e njësive të tjera përbërëse për punën që mund të bëjë njësia e Forcave Speciale. Komandanti i kësaj komande, mund të zhvillojë reko-mandime specifike në lidhje me atashimin e Forcave Speciale në arenën e luftimit dhe mundësitë që kanë këto forca për të mbështetur me misione në të gjithë zonën e ekspeditës ushtarake. Komandanti i CJSOF mund të luaj një rol të dyfishtë si një oficer special shtabi në arenën e luftimit. Në këtë rast, komandanti i operacioneve speciale mund të caktojë një zëvendës si përfaqësues në shtabin e arenës të luftës për pu-nët e përditshme rutinë.

Komandanti i Komandës së Komponentit të Opera-cioneve Speciale të Forcës të Bashkuar (JFSOCC). Kur komandanti luftarak rajonal i emëruar si Komandant i Forcës të Bashkuar mund të jetë edhe JFSOCC.

Komandim Kontrolli Operacionali Forcave SpecialeKomandanti i Forcave Speciale të ushtrisë sonë

është komandanti brenda Task Forcës të Bashkuar (JTF) përgjegjës për rekomandime në lidhje me punën që kryejnë Forcat Speciale shqiptare, për planëzimin dhe koordinimin e operacioneve speciale të tyre ose të

“Cilësitë, të cilat zakonisht e bëjnë një ushtri të frikshme, janë zakonet e rregullit për një kohë të gjatë, saktësia e lartë e disiplinës dhe besimi i madh tek Komandanti i tyre.”

Samuel Johnson, 1709-1784

Page 21: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

nr. 10 tetor 2012 / Mbrojtja 21

ForCat sPeCiale

përmbushi me sukses të gjitha misionet operacionale që do ti caktohen. Komandanti i Forcës së Bashkuar të Komponentit Komandues të Operacioneve Speciale (JFSOCC) normalisht që do të jetë komanda me të drejta të plota për Forcat e Operacioneve Speciale dhe për komandim kontrollin e tyre dhe njëkohësisht do të jetë dhe komandant i të gjitha Forcave Speciale shqiptare që ai ka si pjesë e forcave të tij.

Task Forca për Operacionet Speciale Joint. Si-pas rekomandimeve të komandantit të operacioneve speciale në teatrin e luftimit, komandanti i Forcës të Bashkuar mund të krijojë një Task Forcë për Op-eracionet speciale Joint (JSOTF). Një JSOTF është një shtab i përkohshëm për forcat speciale të për-bashkëta, i krijuar për të kontrolluar forcat e op-eracioneve speciale më shumë se në një shërbim, gjatë operacioneve specifike në arenën e luftimit ose gjatë përmbushjes të një misioni specifik. Krijimi i një JSOTF, është i përshtatshëm kur nevojat e komandim kontrollit të forcave speciale kalojnë kapacitetet e shtabit të komandës së operacioneve speciale (SOC). Një Task forcë për operacionet speciale Joint (JSOTF) normalisht formohet rreth elementëve të komandës së operacioneve speciale (SOC) ose nga një njësi speciale ekzistuese me shtim nga shërbimet e tjera të Forcave Speciale. Një Task forcë për operacionet speciale Joint (JSOTF) gjithashtu mund të krijohet veçanërisht si një organizatë e përbashkët dhe mund të transferohet si një paketë e vetme në teatrin luf-tarak. Komandanti i Komandës së operacioneve spe-ciale (SOC) mund të formojë një task forcë për op-eracionet speciale Joint (JSOTF) dhe pastaj të kalojë kontrollin taktik tek ndonjë komponent përbërës që kërkon mbështetjen e Forcave Speciale. Kur krijohet një task forcë për operacionet speciale Joint (JSOTF) dhe shtohen një ose më shumë njësi të huaja, desti-nacioni i kësaj force është forcë detyre për Operacio-net Speciale të Joint të Kombinuara.

Komponenti Komandues i Operacioneve Speciale të Forcës të Bashkuar (JFSOCC) (ose komandanti i JSOTF) do të kontrollojë Forcat Speciale të caktuara

nga KFB në mbështetje të operacioneve të veçanta, si ç’do forcë tjetër konvencionale. Komandanti i Kom-ponentëve të Operacioneve Speciale të Forcës të Bashkuar (JFSOCC) ose JSOTF mund të ushtrojnë komandim kontroll mbi Forcat Speciale të përcak-tuara nëpërmjet një numri të caktuar organizatash (shiko figurën III-2) në rastin e ushtrisë shqiptare, që duhet të jetë nën vartësinë e SHSHP të FA.

Komponenti Ajror për Operacionet Speciale të Përbashkëta (JSOACC) është një komandë në përbër-je të shtabit të JSOTF që shërben për planëzimin dhe ekzekutimin e operacioneve speciale të përbashkëta ajrore dhe për koordinimin dhe mospërplasjen e op-eracioneve të tilla me ato konvencionale dhe ato op-eracione jo ajrore. Normalisht kjo komandë, duhet të ketë epërsi në lidhje me mjetet dhe/ose aftësitë më të shkëlqyera për të planëzuar, për të koordinuar, për të shpërndarë dhe ndarë detyrat, për të kontrolluar dhe për të mbështetur me mjete ajrore të caktuara për operacionet speciale. Komponenti Ajror mund të jetë nën komandën e Forcës Tokësore ose nën ç’do komandë tjetër që nuk është për operacionet spe-ciale ose direkt nën komandën e Komandës të Forcës së Bashkuar.

Komponenti Detar për Operacionet Speciale të Përbashkëta (NSWTG) është një komandë në përbërje të shtabit të JSOTF që ka një komandant të forcave detare i cili shërben për planëzimin dhe ekzekutimin e operacioneve speciale të përbashkëta detare dhe për koordinimin dhe mospërplasjen e operacioneve të tilla me ato konvencionale dhe ato operacione jo de-tare. Normalisht kjo komandë, duhet të ketë epërsi në lidhje me mjetet dhe/ose aftësitë më të shkëlqyera për të planëzuar, për të koordinuar, për të shpërn-darë dhe ndarë detyrat, për të kontrolluar dhe për të mbështetur me mjete detare të caktuara për op-eracionet speciale. Komponenti Detar mund të jetë nën komandën e Shtabit të Përgjithshëm ose nën ko-mandën e Forcave detare ose direkt nën komandën e Komandës të Forcës së Bashkuar.

Elementët e Komponentit Komandues të Opera-

Page 22: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

Mbrojtja / nr. 10 tetor 2012 22

cionet Speciale (SOCCE). Ky element përfaqësues i Forcave Speciale (SOCCE) është pika kryesore për sinkronizimin e aktiviteteve të forcave speciale me op-eracionet që kryhen në tokë dhe në det nga forcat e tjera. SOCCE normalisht është e angazhuar kur Forcat Speciale kryejnë operacione në bashkëpunim me forcat konvencionale. SOCCE mund të pranojë raportet e përvetësimit të objektivave, të operacio-neve të Forcave Speciale dhe të zbulimit direkt nga elementët e FS-e të angazhuara dhe t’i kalojë ato tek seksionet e caktuara të shtabit të mbështetur.

Komandat e Komponentëve të Tjerë të Forcës të Bashkuar. Forcat Speciale mund të jenë nën kontrollin operacional ose kontrollin taktik të komandantëve të komponentëve të tjerë funksional. Shtimet e koman-

dave të tjera do të mund të shtohen sipas natyrës të misionit dhe objektivave që kërkohen të arrihen. (Psh; atashimi i forcave speciale të kompanisë së zhytjes së luftimit në mbështetje të komandantit të ndonjë kompo-nenti dhe/ose flotiljeje të marinës). Ajo që është e rëndë-sishme është që të mos cënohet zinxhiri i komandimit të forcave speciale në mënyrë që komandanti i mbështetur që përfiton nga aktiviteti i Forcave Speciale, të mund të ketë nivele të caktuara komandimi dhe kontrolli për këto forca gjatë realizimit të detyrës. Komandantët e të gjitha niveleve duhet të sigurohen që Forcat Speciale janë të angazhuara brenda kapaciteteve ekzistuese të tyre dhe që renditja e mbështetjes lejon administrimin dhe nevojat e veçanta specifike logjistike të tyre.

Atashimi i komponentëve ajrorë në operacionet spe-ciale është një shembull për direktivat e komandantëve luftarakë në terrenin luftarak për angazhimin e Forcave Speciale dhe marrëdhëniet e komandimit. Të garanto-het qendërzimi i kontrollit dhe decentralizimi i ekze-kutimit i të gjitha misioneve të këtyre forcave, forca e bashkuar mund të caktojë që të gjitha mjetet ajrore për Forcat Speciale, të jenë nën kontrollin operacio-nal të Shtabit të Përgjithshëm. Shtabi i Përgjithshëm mund të kalojë kontrollin taktik të mjeteve ajrore të caktuara për Forcat Speciale tek komandanti i Forcave Speciale. Komandim kontrolli i mjeteve ajrore të cak-tuara për Forcat Speciale si dhe operacionet ajrore për këto forca, duhet të koordinohen në detaje me komandantin e regjimentit të helikopterëve të forcës Ajrore, për të siguruar mospërplasjen e forcave tona në hapësirën ajrore, garantimin e një fluturimi të sig-urtë dhe sigurinë e operacioneve.

Mbështetja e Forcave Speciale ndaj Ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë jashtë shtetit

Kërkesa për mbështetje me Forca Speciale mund të bëhet nga një ekip i një ambasade shqiptare që ndodhet në ndonjë shtet tjetër. Kërkesa specifike mund të fil-lojë nga ambasadori, atasheu ushtarak ose nga ndonjë personalitet tjetër. Kërkesa paraqitet tek ministri i Mbrojtjes. Në qoftë se në arenën e luftimit, ku këto forca janë atashuar nuk ka pengesa në përdorimin e tyre (psh: operacionet antidrogë), kërkesa mund të aprovohet nga komandanti i komandës të opera-cioneve speciale. Shtabi i Përgjithshëm do të sig-urohet që është bërë koordinimi i plotë i nevojshëm me agjensitë përkatëse ndërkombëtare. Mbasi të jetë aprovuar kërkesa (duhen bërë koordinimet e nevojshme që kanë lidhje me Ministrinë e Jasht-me, me zyrën e ninistrit të Mbrojtjes, Komandën e Forcave Speciale të Republikës së Shqipërisë dhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm ku do të bëhet dislokimi), njësitë specifike ose efektiva të Forcave Speciale dislokohen në zonat e caktuara. Me disa përjashtime të vogla, Forcat Speciale të dislokuara për mbështetjen e ambasadorëve do të jenë nën kontrollin operacional të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, sapo të hyjnë në teatrin luftarak. SHSHP do të ushtrojë kontrollin operacional (OP-CON) nëpërmjet komandës së Forcës së Bashkuar, e cila e mban ambasadorin të informuar për planet

Page 23: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

nr. 10 tetor 2012 / Mbrojtja 23

dhe aktivitetet gjatë dislokimit. Mospërplasja dhe Koordinimi i Forcave Spe-

cialeMospërplasja dhe koordinimi me forcat konven-

cionale është një shqetësim kritik për komandantin e Forcave Speciale. Forcat Speciale në përgjithësi për-doren më përpara forcave konvencionale, në thellësi të vijës të frontit të armikut. Koordinimi efektiv është jetësor në kalimin nga operacionet e avancuara që përfshijnë Forcat Speciale me ato që do të vijojnë nga forcat konvencionale dhe sigurimi që ç’do gjë gjatë operacioneve të jetë në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, të mbahet ritmi dhe koordinimi i rrjedhshmërisë të operacioneve në të gjithë fushë-betejën dhe gjatë gjithë ekspeditës ushtarake. Për operacionet që për arsye të ndryshme janë të kufizuara në qëllim dhe kohë, Shtabi i Përgjithshëm mund të kri-jojë një Zonë për Operacione Speciale të Bashkuar (JSO). Një zonë për operacione spe-ciale, është një pjesë toke, deti dhe ajri e përcaktuar nga Shtabi i Përgjithshëm që ka dhe përgjegjësi rajonale, për përdorimin nga SHSHP për kryerjen e operacioneve speciale. SHSHP mund të përdorë Zonën për Opera-cione Speciale të Bashkuar për të përfaqësuar dhe të kryejë stimulimet e opera-cioneve speciale dhe atyre konvencionale, në të njëjtën zonë luftimi. Gjatë për-caktimit të zonës për Op-eracione Speciale të Bash-kuara për Forcat Speciale që të kryejë operacione të pavarura duke asistuar në lehtësimin e kontrollit të op-eracioneve speciale dhe në parandalimin e vrasjeve nga zjarret e njësive dhe reparteve tona, Shtabi i Përgjithshëm duhet gjithmonë të vlerësojë vlerën e izolimit të Forcave Speciale, me përfitimin e integ-rimit të Forcave Speciale në planin e përgjithshëm e fushatës luftarake.

Elementët përfaqësues të Forcave SpecialePër tu integruar komplet me operacionet kon-

vencionale, Forcat Speciale duhet në mënyrë kat-egorike të ketë një përfaqësues në të gjitha sek-torët e forcave të tjera, që të mund të ndikojnë në kryerjen e operacioneve speciale. Për të mbështetur këtë përpjekje, Forcat Speciale sig-urojnë oficerë përfaqësues duke filluar nga indi-vidë deri tek grupe të përbëra nga personel i tyre, për mbështetjen e forcave të tjera dhe koman-dantët e njësive mbështetëse e luftarake gjatë

kryerjes të operacioneve. Përfaqësuesit e Forcave Speciale, kudo që të ndodhen, janë përgjegjës për koordinimin, sinkronizimin dhe për mospërplasjen e misioneve dhe grupeve të tyre me ato konvencio-nale mike. Përfaqësuesit e Forcave Speciale, sig-urohen për shkëmbimin në kohë të informacioneve mbështetëse dhe operacionale. Përfaqësuesit e këtyre forcave mund të marrin pjesë në koor-dinimin e mbështetjes me zjarr, mbifluturimet, rifurnizimin zonal, në përcaktimin e objektivave, në kryerjen e veprimeve mashtruese ndaj kundërsh-tarit, kryerjen e operacioneve psikologjike, MCU dhe për probleme të tjera në lidhje me operacio-net speciale që janë në kryerje e sipër dhe për ato të paracaktuara për tu kryer. Këto përpjekje janë

të rëndësishme për ko-mandantin luftarak në ter-ren që të mbajë të bash-kuara përpjekjet e tij për koordinimin e burimeve dhe mjeteve të kufizuara si dhe për mbajtjen e ritmit të betejës.

Elementët përfaqësues për Operacionet Speciale (SOLE): Shtabi i Përgjith-shëm siguron një përfaqë-sues të forcave speciale tek komanda e Forcave Ajrore dhe Detare për të sinkronizuar dhe koordin-uar operacionet speciale ajrore, detare dhe tokësore me Qendrën e Bashkuar Operacionale. Shefi i QBO, shërben si komandant dhe drejtues për koordinimin me përfaqësuesit e Forcave Speciale nëpërmjet shtabit të Qendrës së Bashkuar Operacionale. Përfaqësuesit koordinues të Operacioneve

Speciale shërbejnë si këshilltarë të parë për koman-dantët e Forcave në lidhje me integrimin, kapacitetet dhe kufizimet e Forcave Speciale.

Ashtu siç përmendëm më lart, organizime të ndry-shme mund të krijohen për përdorimin e forcave spe-ciale. Disa nga këto organizime mund të jenë më të përdorshme gjatë kohës të luftës ose operacioneve të jashtëzakonshme, kurse shumë të tjera mund të jenë shumë më të përshtatshme për kohë paqe ose në raste kryengritjesh me kohë të shkurtër. Sido që të jetë, përzgjedhja e organizimit për përdorimin e Forcave Speciale duhet të varet në objektivë të pa-racaktuar specifik, që janë nevojat e sigurisë dhe mjedisi operacional. Komandim kontrolli (C2) normal-isht ushtrohet nga vetë Forcat Speciale. Kurse vetë Forcat Speciale duhet të sigurojnë përfaqësues në mënyrë që këto forca të integrohen në të gjitha nivelet e forcave me lehtësi.

Page 24: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

Mbrojtja / nr. 10 tetor 2012 24

Komanda e Forcës Ajrore në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, kryesisht Fed-eratën e Sporteve të Ajrit ka marrë nismën

e ngritjes së një organizate për edukimin e kadetëve të ajrit në Shqipëri. Një nismë e tillë vjen në kohën kur interesi i të rinjve për aviacionin dhe fluturimin është rritur së tepërmi. Organizata e kadetëve të Ajrit në Shqipëri pritet të ngrihet në bazë të eksperiencës dhe ndihmës së Organizatës Ndërkombëtare të Kadetëve të Ajrit në Mbretërinë e Bashkuar (IACT). Për këtë qëllim në muajin shtator zhvilloi një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar një delegacion i Forcave Ajrore, i kryesuar nga komandanti i Forcës Ajrore gjeneralbri-gade Dhori Spirollari. Qëllimi i vizitës ishte njohja me infrastrukturën, aktivitetin dhe pajisjet në përdorim nga Organizata e Kadetëve të ajrit të Mbretërisë së Bashkuar, si dhe vendosja e pikave të kontaktit për bashkëpunimin midis dy vendeve. Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të përpjekjeve për ngritjen dhe vendosjen në operim të Organizatës së Kadetëve të Ajrit Shqiptar, në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Kadetëve të Ajrit me qendër në Mbretërinë e Bash-kuar.

Gjatë vizitës komandanti i Forcës Ajrore gjeneral-brigade Dhori Spirollari, zhvilloi një sërë takimesh, siç ishte ai me shefin e Shtabit të Organizatës së Ka-detëve të Ajrit në Mbretërinë e Bashkuar (IACT) zoti David Bilcliffe, përfaqësues të RAF (Royal Air Force Academy), komandantin e Shkollës Qendrore të Glaid-erit kolonel Kevin Hann, anëtarë të bordit të drejtimit të Organizatës së Kadetëve të Ajrit Britanik, etj.

E veçanta e vizitës së delegacionit shqiptar në Shkollën Qendrore të Glaiderit, ishte se gjatë kësaj vizite ata zhvilluan fluturime me avionët pa motor GLAIDER, i cili përdoret për trenerimin e kadetëve të rinj.

Nisma e Forcës Ajrore për edukimin e brezit të ri

ForCa aJrore

Ngritja dhe funksionimi i Organizatës së Kadetëve të Ajrit në Shqipëri ka si qëllim të afrojë të rinjtë dhe të rejat nga mosha 13 deri 19 vjeç në botën e aviacionit në profesionet e pilotit, kontrollorëve ajrorë, teknikëve dhe operatorëve të sistemeve me-kanike dhe elektronike, duke përgatitur kështu br-ezin e e ardhshëm të aviatorëve dhe personelit të mbështetjes për Forcën Ajrore. Ky kontingjent do të jetë baza e personelit profesional të Forcës Ajrore në të ardhmen, si dhe për të gjithë ato biznese që operojnë në fushën e Aviacionit Civil, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e këtij sektori të rëndë-sishëm për vendin tonë.

Përsa i përket infrastrukturës, në Britaninë e Mad-he, Organizata Ndërkombëtare e Kadetëve të Ajrit operon në gjirin e Forcave Ajrore Mbretërore Britan-ike, duke përdorur infrastrukturën dhe pajisje të RAF (Royal Air Force), (aerodrome dhe pajisje të tjera si glaidera/avionë pa motorë). Personeli që mbështet ve-primtarinë e kësaj organizate janë oficerë, nënoficerë të Aviacionit Mbretëror Britanik, kryesisht në baza vullnetare pa pagesë ekstra. Gjithashtu, ky aktivitet mbështetet edhe nga rezervistë, të cilët operojnë gjatë fundjavave dhe në baza vullnetare.

Pajisjet, të cilat përdoren për trajnimin e kadetëve të ajrit, janë avionë pa motorë të tipit Viking 81, Viking 65, si dhe Robin 1, të cilët kanë një kosto shumë të ulët operimi.

Organizata e Kadetëve të Ajrit në Shqipëri do të operojë me avionë pa motor GLAIDER, si dhe avionë të lehtë të dizejnuar specifikisht për trajnimin e të rinjve të moshave nga 13-19 vjeç dhe me kosto shumë të ulët përdorimi, duke sjellë përfitime të natyrave të ndryshme duke përfshirë ato ushtarake dhe civile. Funksionimi i kësaj organizate siguron vazhdimësinë e përgatitjes së brezave të rinj të pilotëve, teknikëve, kontrollorëve ajrorë, si dhe operatorëve të sistemeve mekanike dhe elektronike për Forcat Ajrore Shqiptare, gjithashtu ajo do të ndikojë në rritjen e një brezi të shëndetshëm dhe dashamirës të profesionit që do të

Florinka Alla

Page 25: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

nr. 10 tetor 2012 / Mbrojtja 25

ForCa aJrore zgjedhin në jetë.Organizata Ndërkombëtare e Kadetëve të Ajrit

me qendër në Britaninë e Madhe, do të mbështesë vendin tonë në ngritjen e Organizatës Shqiptare të Kadetëve të Ajrit, si një shoqatë jo fitimprurëse. Kjo organizatë pritet të ngrihet në bashkëpunim me orga-nizma të tjerë shtetërorë dhe civilë siç janë Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Transportit dhe Telekomunika-cionit, si dhe Federata e Sporteve të Ajrit. Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet Forcës Ajrore, e cila do të oper-ojë si Partner Strategjik, do të mbështesë këtë orga-nizatë me infrastrukturë (Bazën Ajrore të Kuçovës), si dhe me personel të kualifikuar si pilotë e teknikë, të cilët do të operojnë kryesisht në fundjavë, pa cënuar kapacitetet operacionale. Vlen të përmendet fakti që pjesa më e madhe e infrastrukturës që do të përdoret për funksionimin e kësaj organizate është ekzistente. Infrastruktura ekzistente dhe personeli i kualifikuar i Forcës Ajrore që do të operojë në këtë organizatë nuk do të kërkojë mbështetje me fonde nga buxheti i shtetit. Financimi i kësaj organizate mendohet të realizohet nga fonde të përfitu-ara nga taksa suplementare për mbikalimet mbi territorin e Republikës së Shqipërisë. Tak-simi suplementar për këtë qël-lim mbështetet mbi faktin se vendi ynë është anëtar i ICAO-s (Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil), si dhe pjesë e EUROCONTROL (Organizimi Evropian për Menaxhimin e Aviacionit Civil dhe Hapësirës Ajrore në Evropë). Të dy këto organizma inkurajojnë shtetet anëtare të investojnë fonde për edukimin e brezit të ri me kulturën e aviacionit, me qëllim garantimin e personelit të specializuar të nevojshëm për aviacionin e së ardhmes.

Organizata Shqiptare e Kadetëve të Ajrit mendo-het të regjistrohet si OJF dhe do të monitorohet nga një bord i posaçëm në përbërje të të cilit do të ketë përfaqësues nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Transportit dhe Telekomu-nikacionit, AAC, si dhe nga Forcat e Armatosura, me qëllim garantimin e transparencës maksimale në menax-himin e fondeve. Me ngritjen e kësaj organizate, do të ketë përfitime të mëdha e gjithë shoqëria, por përfitimi më i madh do të jetë që Forca Ajrore do të ketë në dispozicion për të ardhmen personel të kualifikuar, i aftë për t`u inte-gruar në strukturat e saj me kosto shumë të ulët dhe me nivel të lartë profesional. Implementimi i këtij projekti do të sillte gjithashtu edhe përfitime për zhvillimin e turizmit në vendin tonë.

Në sajë të bashkëpunimit të frytshëm me RAF (Royal

Air Force), do të ofrohen shumë mundësi për shkëmbimin e eksperiencës në fushën e trajnimit të Kadetëve të Ajrit.

Në planet afatshkurtra, duke parë edhe kushtet dhe in-frastrukturën, mendohet që një Skuadrilje e Kadetëve të Ajrit Britanik, e cila operon me personel të RAF, të ribazo-het në Bazën Ajrore të Kuçovës. Kuptohet që një projekt i tillë nuk mund të finalizohet pa mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Transportit dhe Postë-Teleko-munikacionit (Autoritetit të Aviacionit Civil), të cilat do të mbështesin procesin e implementimit të dokumentacionit të nevojshëm për financimin e projektit, nëpërmjet taksimit suplementar të mbikalimeve në hapësirën ajrore të RSH-së.

Me realizimin e këtij projekti, ne do të arrijmë të rritim një brez më të kualifikuar dhe më të afërt me edukimin fizik dhe sportin, projekt i cili do të ndikojë edhe në një jetë më të shëndetshme të të rinjve, larg veseve dhe lokaleve të zhurmshme të Tiranës, apo rretheve të tjera të vendit.

Nisur edhe nga studime të ndryshme të bëra për

këtë fakt, rezulton se marrja me një lloj sporti ndryshon psikologjikisht prioritetet tona, duke na nxitur që ta shohim jetën dhe të ardhmen me më pozitivitet dhe të jemi më produktivë, përsa i përket vendimmarrjes dhe punës në grup. Një fakt tjetër i rëndësishëm është se sporti ndikon edhe në rritjen e kontrollit të trurit në rast të marrjes së vendimeve. Praktikimi i sporteve ajrore nëpërmjet kësaj organizate do të ndikonte që në moshën e adolesh-encës, e cila është edhe faza më e delikate e njeriut, 13-19 vjeçarët të edukohen me mendimin e aktivitetit fizik, sepse shëndeti mendor është i lidhur ngushtësisht me atë fizik dhe kjo duhet të bëhet kulturë e çdo njeriu që në vogëli. Sporti është mjeti i domosdoshëm për të nxitur të rinjtë që të mbajnë një regjim të ekuilibruar për shëndetin e tyre, por efektet e këtij regjimi janë akoma më të duk-shme kur sporti ndërthuret edhe me pasionet e tyre për të fluturuar…për të eksploruar bukuritë që të ofron Shqipëria nga ajri.

Page 26: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

Mbrojtja / nr. 10 tetor 2012 26

100 vjetpavarësi

Page 27: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

nr. 10 tetor 2012 / Mbrojtja 27

Page 28: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

Mbrojtja / nr. 10 tetor 2012 28

100 vjET ShTET ShQIPTAr 100 vjet Forca të Armatosura Shqiptare

konCertiMë datën 10.10.2012 në auditoriumin e KDS,

në kuadrin e aktiviteteve me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, Akademia e Forcave të Armatosura nën kujdesin e veçantë të

ministrit të Mbrojtjes Arben Imami dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi dhe komandantit të Komandës së Doktrinës dhe të Stër-vitjes, gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha zhvilloi punimet se-anca e parë e Konferencës Shkencore Ndërkombëtare “100 vjet shtet shqiptar - 100 vjet FA“ me titull “Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë dhe mjedisi ndërkombëtar“.

Morën pjesë në Konferencë, zv/ministri i Mbrojtjes Arjan Starova, zv/ministri i Mbrojtjes Ekrem Spahu, zv/ministri FSK Bejtush Gashi, shefi i Shtabit të Përgjith-shëm gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Viktor Berdo, zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralbrigade Sandër Lleshi, këshilltari Ushtarak i Presidentit gjeneralbrigade Jeronim Bazo, komandantë Forcash, rektori i Universitetit Mesd-hetar të Tiranës, ambasadori i Austrisë dhe ambasadori i Kosovës, atashetë ushtarakë të akredituar në vendin tonë, studiues nga Institute të Historisë Ushtarake të Austrisë, Gjermanisë, Italisë, Turqisë, Drejtori i Akade-misë së Paqes dhe Sigurisë në Europë, Drejtori dhe stu-diues të Institutit të Historisë së Shqipërisë, studiues nga Instituti i Historisë i Kosovës, përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës, drejtorë drejtorie në MM e SHP, komandantë të Institucioneve, si dhe të ftuar të tjerë.

Fjalën e hapjes së punimeve të konferencës e mba-jti zv/ministri i Mbrojtjes Arian Starova. Duke nënvizuar rëndësinë që ka mbajtja e kësaj konference, në prag të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe shtetit të saj bashkëkohor dhe krijimit të Forcave të Armatosura, theksoi se: “Ky prag përvjetor 1 shekullor është edhe ai themelit të Forcave të Armatosura Shqiptare në 4 dhje-tor të vitit 1912. Bashkimi i këtyre dy përvjetorëve në

tematikën e konferencës së sotme ka rëndësinë themelore që lidhet nëpërmjet pavarësisë së një shteti dhe sigurisë së tij në përjetësi.

Paneli Drejtues i Konferencës përbëhej nga zv/ministri i Mbrojtjes Arian Starova, komandanti i KDS gjeneralbri-gade Bardhyl Hoxha, zv/ drejtori i Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe drejtori i Institutit të Historisë Akademik Beqir Meta, drejtori i Akademisë së Paqes dhe Sigurisë në Europë, Kol. Ing. Mag. Günther J. ROZENITS si dhe Prof.Dr Proletar Hasani, pedagog në Akademinë e Forcave të Armatosura.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së gjen-eralmajor Xhemal Gjunkshi, mbajti kumtesën me temë: “Sfidat e Forcave të Armatosura në 100 vjet Shtet Shq-iptar”.

Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi u shpreh se: ‘’100 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nuk përbën vetëm një akt vendimtar historik, por edhe një moment shumë të rëndësishëm reflektimi për të gjithë rrugën e zhvillimit dhe konsolidimit të tij. Forcat e Armatosura, si një nga kolonat kryesore të këtij shteti kanë dinamikën e vet të lindjes, konsolidimit dhe zhvillimit të tyre, një rrugë 100 vjeçare me pika kulmore dhe sfida mjaft vendimtare”. Më tej gjeneralmajor Gjunkshi duke vënë theksin në kush-tet historike në të cilat janë krijuar Forcat e Armatosura Shqiptare, u ndal në organizimin dhe veprimin e Forcave të Armatosura gjatë 100 viteve të cilat përkojnë me sfidat më të mëdha të ekzistencës së shtetit dhe kombit shq-iptar, të zhvillimit dhe përparimit të tij në gjirin e kombeve të qytetëruara - “ Angazhimi në përballimin e këtyre sfi-dave i kanë dhënë Forcave të Armatosura një vend të nderuar në historinë e lavdishme të kombit dhe të vetë popullit shqiptar. Unë ndihem krenar të them se Forcat e Armatosura Shqiptare në rrjedhat e këtyre 100 viteve të shtetit shqiptar, pavarësisht zhvillimeve e trajtave politike, janë angazhuar të realizojnë më të mirën për kombin dhe

s P e C i a l e

Zhvilloi punimet seanca e parë të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare “100 vjet shtet shqiptar - 100 vjet FA” me titull “Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë dhe mjedisi ndërkombëtar“.

Page 29: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

nr. 10 tetor 2012 / Mbrojtja 29

>> >> >>

atdheun, deri në sakrifica më sublime”, theksoi gjeneral Gjunkshi.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm u ndal në kontributin e shkëlqyer që Forcat e Armatosura Shqiptare kanë dhënë e po japin në operacionet e NATO-s “ Aktualisht Forcat e Armatosura Shqiptare ndodhen të rreshtuara në krah të Aleancës më të fuqishme të globit duke plotësuar mi-sione në interes të mbrojtjes së vendit, paqes dhe sig-urisë në botë. Kontingjentet tona ndodhen sot në kufij gjeografik të paimagjinueshëm nga ato që u angazhuan në fillim Forcat e Armatosura. Standartet e angazhimit të tyre janë cilësore dhe të krahasueshëm me ato të part-nerëve, duke ngritur lart dhe nderuar emrin e tyre dhe të shtetit shqiptar”, u shpreh gjeneral Gjunkshi. Në përfun-dim të fjalës së tij shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FAR-SH-së gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi theksoi: ”Ndërsa dita e Pavarësisë, e në këtë zhvillim edhe krijimi i Forcave të Armatosura Shqiptare do të kujtohen gjithnjë si një pikënisje e një historie të lavdishme që do të pasurohet më tej në vitet që do të vijnë, është përgjegjësia jonë individuale e kolektive ndaj kombit dhe historisë, që siç thotë i famshmi Xh.F. Kenedi”...përpara se të kërkojmë le të ndalemi e të pyesim se çfarë bëjmë ne për kombin...”, përfundoi fjalën e tij në Konferencën Shkencore Ndërkom-bëtare “100 vjet Shtet Shqiptar –100 vjet Forca të Ar-matosura Shqiptare”, u shpreh gjeneral Gjunkshi.

Punimet e Konferencës Shkencore Ndërkombëtare “100 vjet Shtet Shqiptar –100 vjet Forca të Armato-sura Shqiptare”, vijuan me prezantimin e kumtesave në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë të shtetit shqiptar dhe krijimit të Forcave të Armatosura. Në këto kumtesa referuan akademikë dhe studiues të vendit dhe të huaj:

. “Shpallja e Pavarësisë dhe problematika e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar” përgatitur nga zv/ drej-tori i Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe drejtori i Institutit të Historisë Akademik Beqir META; .“Austria-Hungary, the London Conference of Am-bassadors and the creation of the Albanian State “ për-gatititur nga shefi i Departamentit të Strategjisë dhe Historisë në Vjenë Dr.Erwin A.Schmidl, Austri;.”Albania and the Conference of Ambassadors 1912-1913. The role of Italy in the estabilishment of an Albanian indipendent state” përgatitur nga shefi i Sek-sionit në Zyrën e Historisë Ushtarake në Romë, n/kolonel Dr. Fabrizio GIARDINI, Itali; .”The cooperation of the Turkish Forces with the Albanian Forces at the War of Shkodra 1912-1913“ për-gatitur nga studiuesi i Qendrës së Studimeve Strategjike në Stamboll, major PhD. Semih BULUT , Turqi..“The War of Shkodra (1912-1913) and its impact in the establishment of European common Military Force” përgatitur nga major PhD. Thorsten LOCH, studiues i Institutit të Historisë Ushtarake të Bundeswehr-it në Potsdam, Gjermani. .“100 years of the Albanian State: The role of Aus-tria in the establishment and consolidation of Albanian State” përgatitur nga drejtori i Akademisë së Paqes dhe Sigurisë në Europë, kol. Ing. Mag. Günther J. Rozenits, Vjenë, Austri..“Italian political and military interests in Albania af-ter the First World War” përgatitur nga shefi i Seksionit të Historisë Ushtarake, n/kKolonel De Luca, Italy .“Organizimi i ushtrisë së rregullt shqiptare (1927-1938)” përgatitur nga kol. (R) Prof. Dr. Proletar Hasani –

Vështrim i Përgjithshëm Kumtesa e SHSHP të FARSH Përmbledhje

KONFErENCë ShKENCOrE NDërKOmBëTArE

Page 30: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

Mbrojtja / nr. 10 tetor 2012 30

pedagog në Akademinë e Forcave të Armatosura, Tiranë..“Pushtimi italian i Shqipërisë 1939-1943” përgat-itur nga Prof. Dr. Muharem Dezhgiu – studiues në Institu-tin e Historisë, Tiranë. .“The German Policy and the Balkans during the Second World War” përgatitur nga n/kol. Dr.Christian Stachelbeck, - studiues i Institutit të Historisë Ushtarake të Bundeswehr-it në Potsdam, Gjermani. .“Pushtimi gjerman i Shqipërisë 1943-1944” për-gatitur nga major M.A. Marenglen Kasmi - pedagog në Akademinë e Forcave të Armatosura, Tiranë.

Këshilltari Ushtarak i Presidentit, gjeneralbrigade Jeronim Bazo, përshëndeti në emër të komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe vlerësoi punimet e kësaj Konference, falenderoj studiuesit për pr-ezantimet dhe prezencën e tyre si dhe kontributin e dhënë për Konferencën.

Konferencën e përshëndeti zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralbrigade Sandër Lleshi, i cili vuri në dukje se Projekti i Kësaj Konfer-ence shkencore ndërkombëtare “Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë dhe mjedisi ndërkombëtar” e ka zana-fillën në vitin 2011, kur një delegacion i FA Shqiptare, bëri një vizitë në Institutin e Historisë Ushtarake të Bundeswehr-it në Potsdam, Gjermani. Qëllimi i kësaj vizite ishte vendosja e bashkëpunimit institucional në fushën e Historisë Ushtarake, shkëmbimi i eksperiencës në nivel ekspertësh për fushën e Historisë Ushtarake si edhe kryerja e aktiviteteve të përbashkëta shkencore. Në këtë kuadër, në programin e bashkëpunimit dypalësh për vitin 2012, ndërmjet Forcave të Armatosura të Re-publikës së Shqipërisë dhe Forcave te Armatosura të Republikës Federale Gjermane me rastin e 100 – vje-torit të krijimit të Shtetit Shqiptar dhe Forcave të Armatosura, në muajin tetor u planëzua organizimi i kësaj konference shkencore ndërkombëtare. Më vonë në këtë projekt u bashkuan edhe studiues edhe stu-diues nga Austria, Italia, Turqia si edhe studiues të tjerë nga institucionet kërkimore-shkencore vendase. Gjeneral Lleshi vlerësoi arritjet e kësaj konference dhe falenderoi studiuesit vendas dhe të huaj për pjesëmar-rjen në këtë Konferencë.

Komandanti/Rektori i Akademisë së Forcave të Arma-tosura vlerësoi punimet e kësaj Konference. Nëpërmjet pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse, me studiues nga vendi dhe të huaj, kjo konferencë synoi rikujtimin e një ngjarje kaq të rëndësishme për kombin shqiptar, por edhe bal-lafaqimin e fakteve, hedhjen dritë mbi ngjarje të rëndë-sishme të historisë së shqiptarëve në njëqind vitet e fundit. ...Besoj të jem i saktë dhe i drejtë, duke shpre-hur vlerësimin dhe konsideratën e lartë për kontribu-tin që sollën studiuesit gjermanë, austriakë, italianë dhe ai turk, me referatet e tyre sipas meje të bazuara shkencërisht në dokumente e burime historike. Përmes tyre ata u përpoqën të hedhin dritë dhe të paraqesin sa më të plotë, realisht dhe besueshëm rrethanat, rolin dhe ndikimet e shteteve të tyre në ngjarje të tilla të mëdha dhe historike për popullin shqiptar dhe FA shq-iptare, siç janë realizimi i Pavarësisë së Shqipërisë dhe krijimi i shtetit të parë modern shqiptar, natyrisht si-pas këndvështrimeve dhe burimeve të tyre. Ne çmojmë gjithashtu shumë të dhënat, analizat, informacionet dhe burimet e pasura që ata sollën dhe bënë të njohura në këtë Konference Shkencore. Shpresojmë që, studiuesit shqiptarë dhe lexuesit, që do ti kenë ato shumë shpejt në dorë nëpërmjet librit të Konferencës, do të mund t’i përdorin ato si argumente për studimet e tyre me karakter historik dhe shkencor.

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami ju ka akorduar Certifikata falenderimimi lektorëve të Konferencës Shkencore Ndrëkombëtare100 vjet shtet shqiptar - 100 vjet FA“.

Kjo Konferencë është Konferenca Shkencore His-torike e parë e këtyre niveleve dhe përmasave, e cila organizohet dhe mbahet jo vetëm në mjediset tona akademike, por edhe në Forcat tona të Armatosura. Konferenca është me një rëndësi të veçantë dhe i kushtohet 100 vjetorit të Pavarësisë dhe të krijimit të Shtetit Shqiptar, e bashkë me të edhe 100 vjetorit të krijimit të Forcave tona të Armatosura. Seanca e dytë: “Siguria në hapësirën shqiptare, Forcat e Arma-tosura dhe mendimi ushtarak shqiptar në 100 vjet pa-varësi“, do të mbahet në datën 4 dhjetor 2012 dhe do të zhvillohet në Auditoriumin e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

Page 31: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

nr. 10 tetor 2012 / Mbrojtja 31

Në rrafshin e hapësirës kohore njëqind-vjeçare të historisë së lindjes së Forcave të Armatosura Shqiptare, përkrah dhe në mbështetje të shtetit të parë të pa-

varur, shfaqet një histori tepër e larmishme dhe e konturuar përmes sfidave të shumta. Sigurisht që këto sfida vijnë edhe në trajtën e vetë sfidave historike të shtetit Shqiptar.Forcat e Armatosura në vitet 1912-1939Sfida fillestare, ndoshta ishte vetë sfida e lindjes dhe gjallërimit të shtetit të parë shqiptar, që vinte si nevojë dhe domosdoshmëri e organizimit të mbrojtjes territoriale, pavarësisë së vendit, por edhe të ruajtjes së institucioneve kryesore shtetërore dhe qeverisëse, të arritura me aq sakrifica dhe dhimbje. Në kohën e shpalljes së Pa-varësisë së Shqipërisë dhe të krijimit të shtetit të parë modern shqiptar, Qeveria e Përkohshme e Vlorës, e dalë nga mbledhja e Asamblesë Popul-lore, më 4 dhjetor 1912, filloi të formatonte dhe organizonte Institucionet e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura. Këto Forca të Armatosura do të realizonin mbrojtjen dhe sigurinë e vendit, por edhe rendit të brishtë e kaotik në hapësirën e këtij shteti të ri. Madje, këtë ndërmarrje, ju duhej ta bënin në kushtet teje e të vështira, të jashtëza-konshme. Shteti i ri, e i pavarur shqiptar, i duhej që të ngrihej dhe të përfaqësohej ndërkohë që zh-villohej. Lufta e Parë Ballkanike, shumë shpejt u kthye në një aleancë, ku vendet e rajonit synonin të largonin ushtrinë turke nga hapësirat ballkanike e “...Më tepër se kaq, ato njëherësh të kapnin, të mbanin dhe të zotëronin dhe territoret shqiptare për tu zgjeruar më tej...”. Në këto kushte, qever-ia e Vlorës dhe institucionet e para të mbrojtjes

si Ministria e Luftës dhe Shtabi Madhor, e nisën sfidën për ti dhënë jetë projektit të tyre , në hapë-sirat që lejonte koha, për të organizuar forcat ush-tarake, ndoshta jo ashtu si në rastin e një vendi në kushte normale. Mjaft historianë e analistë paj-tohen me faktin që menaxhimi, bashkëpunimi dhe drejtimi i Forcave Ushtarake Shqiptare, në zo-nën ku e shtrinte veprimtarinë dhe njihej pushteti i Qeverisë së Vlorës, ishte hapi i parë dhe ndoshta më i mundshëm, i cili do të krijonte mundësinë për rritje dhe fuqizim të shtetit dhe të vetë Forcave të Armatosura. Sipas Edward Erikson tek libri “Defeat in Detail” thuhet se “...Ky hap u pasua nga organizimi dhe drejtimi i Forcave Rezerviste

Sfidat e Forcave të Armatosura në 100 vjet të shtetit shqiptar

konFerenCa

Kumtesa e gjeneralmajor Xhemal Gjunkshit, shef i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH

Page 32: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

Mbrojtja / nr. 10 tetor 2012 32

ku bazë ishin nën/oficerët dhe ushtarët rezervistë shqiptarë, deri atëherë pjesë e organizimit ush-tarak të forcave turke në Shqipëri...” Hapi i tretë dhe ndoshta më i vështirë, në trajtën e një sfide të madhe, do të ishte angazhimi për ngritjen dhe organizimin e Forcave Aktive, të cilat fillimisht mun-gonin dhe përbëheshin vetëm nga disa dhjetëra ofi-cerë dhe nënoficerë, të cilët kishin ofruar shërbimin e tyre profesionist-atdhetar në Forcat Ushtarake (Armatosura) modeste të Qeverisë së Vlorës. Ky proces tejet i vështirë dhe delikat, por edhe po aq jetik për fatet e Shtetit, vendit dhe qeverisë Shq-iptare të asaj kohe, duhej të kryhej njëherësh me organizimin e Ministrisë së Mbrojtjes (Luftës) dhe Zyrave të Shtabit Madhor. Dhe më tej siç pasqy-rohet në monografinë “Lufta e Parë Ballkanike dhe Shqipëria”, ...ky proces po kryhej, ndërsa duhej menaxhuar drejt me veprimet për mbrojtjen e ter-ritorit nga sulmet e shovinistëve fqinj, si dhe duhej ruajtur e siguruar rendi dhe qetësia në vend. Këtij procesi mjaft delikat i duheshin shtuar edhe përpjekjet në rrafshin e diplomacisë ndërkombëtare, që zhvillonte Qeveria. Liderët kryesorë ushtarakë u përfshinë në procesin për të siguruar marrëveshjet e mirëkuptimit me fqinjët, por edhe për të zgjidhur problemet që lidheshin me organizimin, pajisjen dhe armatosjen e forcave të armatosura. Vlen të cit-ojmë këtu raportin që konsulli austriak i asaj kohe dërgonte në Vienë ku midis të tjerave thuhet “...Të tilla bisedime e marrëveshje u lidhën me Aus-tro-Hungarinë dhe me Italinë për armatime, muni-cione, veshje (Uniforma) dhe rregullore ushtarake aq të domosdoshme për ngritjen, organizimin dhe stërvitjen luftarake të Forcave të Armatosura....” Në vazhdimësi të konsolidimit të tyre, Forcat e Armatosura ndesheshin edhe me sfida në linjën e konceptimit të një vizioni afatgjatë siç ndodhi pas Kongresit të Lushnjës. E thënë më qartë ky proces fillon ti përkasë periudhës së konsolidimit të shtetit

shqiptar, gjatë gjithë viteve të njëzet të shekullit të kaluar. Më së pari, në këtë sfidë duhej rikonceptuar strategjia dhe vizioni i ri për mbrojtjen e vendit. Dhe kjo, gjithsesi, nuk shkëputej nga një situatë e re që kërkonte ngritjen dhe organizimin e Forcave të Armatosura. Siç përshkruhet në “Historia e Popul-lit shqiptar, vëllimi 3, f.40 “... natyrisht që me rre-thanat e reja gjeopolitike dhe gjeostrategjike, por edhe ekonomike e ushtarake të Shqipërisë së vogël, me rreth 800 mijë banorë.., ecnin paralel dhe me shumë dëshirë në vullnetin për liri, pavarësi dhe përparim... Në këto kushte, në konceptin e Qeverisë së dalë nga Kongresi i Lushnjës, pa asnjë dyshim, që një vend kryesor dhe të ngutshëm zuri vendimi për mbrojtjen e vendit, i cili krahas organizimit të forcave të rendit (Xhandarmërisë) sinkronizohej me një veprim të përbashkët me qellim të identifikonte dhe të unifikonte Forcat e Armatosura Shqiptare si ato ekzistuese, por edhe të trashëguara nga vitet e mëparshme e të shpërndara në gjithë territorin e vendit. Këto forca së bashku me oficerët dhe nëno-ficerët e tyre do të shndërroheshin në një bazë të mirë për organizimin e ushtrisë së ardhshme shq-iptare. Fillimisht për drejtimin e këtyre forcave ush-tarake u krijua Komanda e Përgjithshme e Fuqive të Armatosura nën drejtimin e Këshillit të Naltë të Shtetit, që vepronte në përputhje me Statusin Or-ganik të vendit. Duke qenë se kjo qe një komandë fiktive, ajo diktoi nevojën për rikrijimin e Ministrisë së Luftës, që bashkë me elementet përbërës të saj, do të nxisnin krijimin e Ushtrisë Shqiptare. Minis-tria e Luftës, që lindi pas diskutimeve të gjata në këshillin Kombëtar, ishte një sfidë e re për shte-tin dhe qeverinë shqiptare të gjysmës së parë të viteve njëzet. Pikërisht, në këtë hark kohor, Forcat e Armatosura Shqiptare dhe më saktë Ushtria Shq-iptare, përmes shumë përpjekjeve dhe sfidave hod-hën bazat e organizimit të mirëfilltë ushtarak, dhe skicuan linjat e para të një profili ushtarak bashkë-

Page 33: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

nr. 10 tetor 2012 / Mbrojtja 33

kohës. Po ashtu, në këto vite u hartuan dhe mirat-uan ligjet për organizimin dhe kryerjen e shërbimit ushtarak në zonat fushore e më pas edhe në ato malore të vendit. Ndërkaq u publikuan edhe rregul-loret që organizonin jetën, veprimtarinë ushtarake dhe raportin elektoral të ushtarakëve në zgjedhjet, kodi penal, si dhe për depolitizimin e ushtrisë. Në pikëpamje organizative Ushtria, në sajë të Minis-trave të Luftës të spikatur për prirjet e tyre refor-matore si gjeneralbrigade Ali Riza Kolonja dhe kolo-nel Selabaudin Said Shkoza, i dhanë asaj natyrën dhe prirjen e një ushtrie të rregullt, në formë, por edhe në përmbajtje. Krahas përmirësimeve organi-zative, pajisjes dhe stërvitjes, ushtrisë iu desh që përveç detyrave të mbrojtjes së vendit, si në Koplik dhe Dibër në vitin 1920, të përballej dhe ndihmonte edhe në ruajtjen e rendit në vend. Janë pikërisht në këto vite ngjarje të tilla si ato të Mirditës të vitit 1921, lëvizjet e vitit 1922, 1923 dhe sido-mos në vitin 1924, që përbënin një sfidë të vërtetë për vendin dhe rolin e ushtrisë. Vitet 1925-1928 dhe 1929-1939 shtruan sfida të reja përpara, një ndër të cilat ishte rregullimi ligjor i organizimit dhe drejtim-komandimit të Fuqive Armate, si dhe mos përzierja e ushtarakëve në politikë. Kjo masë çoi në largimin e Ushtrisë së Luftës dhe rikthimit të Komandës së Përgjithshme të Fuqive Armate (F.Armatosura) Shqiptare. Sipas stadeve të shtetit të atyre viteve u bë rregullimi i drejtimit të tyre nga komandanti i Përgjithshëm, i cili ishte më parë presidenti dhe më pas mbreti. Gjithashtu, krahas organizimit ushtarak një rëndësi e veçantë i u dha fuqizimit të Shkollës Ushtarake dhe kualifikimit të oficerëve shqiptarë në shkollat dhe akademitë ush-tarake të Italisë, Austrisë, Francës dhe Greqisë. Në këto vite organizmi ushtarak mori një prirje dhe drejtim të ri, atë drejt një ushtrie të rregullt, gjë që rrëzoi sistemin e mëparshëm, të kushtueshëm për një vend si Shqipëria e vogël dhe me rezerva ekono-mike e financiare të kufizuara. Pikërisht në këto vite u shpallën së pari “Ligji për rregullimin e ushtrisë kombëtare” i vitit 1929, kur për herë të parë forcat e saj u ndanë në tri lloje, Forcat Tokësore, Detare dhe Ajrore, ku mbizotëronin Forcat Tokësore. Ky ligj u pasua nga ato të vitit 1934 dhe 1937, të cilët mundësuan edhe rregullimin e mëtejshëm të FA-së, krijimin dhe koordinimin e disa llojeve të armëve dhe shërbimeve, si mjetet e blinduara, spitali dhe shër-bimet shëndetësore ushtarake, roja mbretërore e kufirit etj. U rinovua teknika dhe armatimi ushtarak si dhe u përmirësuan pajisjet dhe trajnimi i ush-tarakëve. Për këto arsye buxheti i Forcave të Arma-tosura njohu një rritje të dukshme, që arriti kulmin në vitet 1932-1933, kur i kaloi 50% të buxhetit të shtetit. Në prag të agresionit fashist, Ushtria Shq-iptare arrinte në mbi 10 000 ushtarakë gjithsej, që nuk ishte pak për një vend me popullsi të vogël si Shqipëria. Forcat e Armatosura në periudhën 1945 -1990Përfundimi i Luftës së Dytë Botërore dhe Çlirimit

të vendit nga pushtuesi i huaj solli sfida të reja të ndryshme për Ushtrinë dhe FA-në tërësi. Ushtria, e dalë nga lufta, iu nënshtrua procesit të shndër-rimit në ushtri klasike të rregullt të kohës së paqes. Numri i forcave ushtarake u shkurtua ndjeshëm. Ato nisën të reformohen, ishin vendosur gradat ushtar-ake dhe misioni i ushtrisë tashmë ishte mbrojtja e sovranitetit dhe tërësisë tokësore të vendit. Por, pas vitit 1966, me heqjen e gradave, u rikthye roli i Partisë së vetme në Ushtri dhe në gjithë FA-në, duke e rritur ndjeshëm dozën e ideollogjizimit në radhët e ushtrisë aktive. Kjo dukuri përbente një sfidë të madhe për ta, sepse roli dhe vija politike e Partisë Shtet duhej futur në çdo aspekt të jetës dhe të veprimtarisë ushtarake të FA-së. Prish-jet me Traktatin e Varshavës dhe më tej edhe me aleatët e tjerë, bënë që Shqipëria të vetëizolohej dhe ashtu si dhe për gjithë sferat e tjera të jetës edhe për sigurinë dhe mbrojtjen e vendit, çdo gjë të bazohej në forcat e veta. Vetëizolimi dhe frika ndaj agresionit të huaj, e shtynë shtetin e asaj pe-riudhe që të rriste me ritme dhe shifra të papara numrin e forcave ushtarake, të teknikës dhe numrin e armëve luftarake si dhe shkallën e fortifikimit të vendit. Kjo rritje solli për rrjedhojë një kosto mjaft të lartë për mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura duke rënduar më tej buxhetin dhe ekonominë e br-ishtë të Shqipërisë. Të gjitha këto aspekte i shtuan sfidat përpara ushtarakëve dhe FA-së, të vendit, të cilat duhej të siguronin me çdo kusht zbatimin e politikave të mbrojtjes së vendit nën një trysni dhe stres tejet të lartë. Forcat e Armatosura pas viteve ‘90Rënia e sistemit monist dhe shndërrimet demokra-tike të viteve nëntëdhjetë të shekullit të XX në Shq-ipëri natyrisht që përfshin edhe ushtrinë dhe për-bërësit e tjerë të FA-së dhe hapin përpara shtetit të ri demokratik shqiptar, një erë të re plot sfida edhe për vetë FA-në. Këto sfida gjendeshin në kon-ceptin e ri bashkëkohor për FA-në, ashtu si edhe për reformimin e vizionit dhe misionit të tyre dhe, sigurisht, për organizimin, përmasat numerike, sim-bolet, arsimimin ushtarak, teknikën dhe armatimin dhe deri tek legjislacioni dhe rregulloret e tyre. Zbatimi i kësaj strategjie dhe vizionit të ri solli për rrjedhojë departizimin dhe zhvendosjen nga simbolet komuniste, shkurtimin e ndjeshëm të numrit të efek-tivave, të njësive ushtarake, të teknikës dhe arma-timeve si dhe përqendrimin e forcave në garnizonet kryesore të vendit, si dhe rishikimin e doktrinës dhe strategjisë ushtarake për organizimin, veprimtarinë dhe përdorimin e FA-ve të Shqipërisë. Në këto vite, të ndryshimeve të shumta, një rrjedhë dhe rëndësi të posaçme mori orientimi për anëtarësimin në or-ganizmat euro-atlantikë për tu përfshirë hap pas hapi në sistemin e mbrojtjes kolektive europiane. Në këtë kuadër, anëtarësimi i Shqipërisë në këtë orga-nizatë ka qenë ndër arritjet historike të saj dhe fryt i përpjekjeve të vazhdueshme për t’u integruar në këtë organizatë, të cilat filluan që me anëtarësimin

Page 34: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

Mbrojtja / nr. 10 tetor 2012 34

në PfP, në vitin 1994. Pjesëmarrja me të drejta të plota në një Aleancë kaq domethënëse, historiki-sht e suksesshme dhe e qëndrueshme, pjesë e të cilës janë vende nga më të zhvilluarat në kontinent dhe më tej, përveç përfitimeve, shtronte edhe një sërë sfidash për Shqipërinë. Angazhimi i FA gjatë periudhës si vend partner dhe më tej vend anëtar i NATO-s ka qenë shumëdimensional. Ndër kërkesat dhe nevojat kryesore ka qenë zhvillimi i Proceseve të Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes dhe zhvillimi i do-kumenteve kryesore strategjik siç janë Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia ushtarake dhe Plani Afat-Gjatë i Zhvillimit të FA-së. Sidoqoftë, evoluimi dhe zhvillimet në kuadrin e gjeopolitikës dhe atyre ekonomike kërkojnë zhvillimin e këtyre proceseve dhe rifreskimin e dokumenteve strategjike të FA-së. Për këtë qëllim, FARSH duke kryer Rishikimin Strat-egjik të Mbrojtjes, i cili është një proces i rëndë-sishëm dhe fryt i bashkëpunimit me aleatët strat-egjik perëndimor synojnë të përfundojnë jo vetëm integrimin e plotë në strukturat euro-atlantike, por edhe plotësimin e prioriteteve kombëtare. Menax-himi i personelit mori një dimension të ri, ku burimet njerëzore janë vlerësuar si aseti më i çmuar i FAR-SH, kjo e cilësuar edhe në Strategjinë e re të Me-naxhimit të Personelit në FARSH. Në këtë kuadër, automatizimi i të dhënave të personelit ka qenë një arritje, e cila i shërben drejtpërdrejt promovimit të njerëzve më të kualifikuar dhe emërimit të personit të duhur në vendin e duhur. Forcat e Armatosura janë konsoliduar si një organizëm ku karriera e çdo ushtaraku bazohet në një sistem grade e karrierë të mbështetur në një ligj organik të veçantë dhe akte të tjera ligjore e nënligjore, që bëjnë të mundur një vlerësim të drejtë dhe shanse të barabarta për të gjithë ushtarakët. Forcat e Armatosura, për herë të parë, që nga krijimi i tyre u angazhuan në opera-cione luftarake të mbështetjes së paqes, të drej-tuara nga organizmat kryesore të sigurisë në nivel global si OKB, NATO, BE etj. Ky angazhim vazhdon të kryhet me sukses dhe profesionalizëm të lartë, angazhim ky që vazhdon të vlerësohet me notat më pozitive nga të gjithë aleatët tanë. Nga një vend që kishte nevojë për ndihmë në sigurinë e tij, Shq-ipëria po kontribuon drejtpërsëdrejti për sigurinë e të tjerëve, në rajonet më të nxehta të konflikteve në botë. Ushtarakët Shqiptarë në këto misione kanë ditur jo vetëm që të fitojnë vlerësimin si “ambasa-dorët tanë të paqes në botë”, por edhe ta ruajnë këtë vlerësim me kalimin e kohës duke krijuar dhe vijuar një traditë të shkëlqyer. Ndër operacionet ku shërbejnë ushtarakët shqiptarë janë Operacioni ISAF në Afganistan, KFOR në Kosovë dhe ALTHEA-s në Bosnje-Hercegovinë. Përveçse rritjes së kontrib-uteve sasiore FARSH-i kontribuon edhe me ato cilë-sore siç është kontributi me forcat speciale dhe në drejtim të trajnimit të Forcave të Armatosura të Ushtrisë dhe Policisë Afgane me anë të misioneve OMLT e POMLT, me ekip mjekësor, etj, çka përfaqëson

një dimension të ri të pjesëmarrjes së Shqipërisë në operacionet ndërkombëtare. Procesi i Standardiz-imit të FA po ashtu përbën një sfidë dhe është një tregues suksesi për zhvillimin e transformimit dhe arritjen e ndërveprimit me NATO-n, gjë e cila kërkon ratifikimin e STANAG-e dhe Publikime të Aleancës, ndër to edhe doktrinat themelore të Aleancës. Paralelisht me këto procese kërkohet edhe modern-izimi i FA-së, ku sapo është prodhuar anija e dytë dhe po punohet për anijen e tretë të Forcave De-tare. Tashmë FARSH-i ka marrë edhe helikopterin e parë EUROCOPTER-COUGAR, i cili do të pasohet nga helikopterë të tjerë. Pjesë e rëndësishme e misionit të Forcave të Armatosura është edhe an-gazhimi i tyre në vazhdimësi në ndihmë të popullsisë civile dhe sidomos në rastet e emergjencave krye-sisht për shkak të dukurive natyrore. Ato i kanë qën-druar pranë popullit dhe autoriteteve të pushtetit vendor në ndihmë të popullsisë civile në përballimin e pasojave të përmbytjeve, zjarreve dhe përballimit të kushteve të vështira të dimrit. Zhvillimi i opera-cioneve për përballimin e emergjencës më të rëndë të viteve të fundit, është gjithashtu dëshmi kuptim-plote e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit të shkëlqyer të Forcave tona të Armatosura me orga-net e pushtetit qendror e atij lokal dhe komunitetit në tërësi. Një arritje kulmore për FA përbën dhe përfundimi i asgjësimit të sasisë së përcaktuar të municioneve të tepërta me shpërthime në poligonet e hapura, proces i cili përfundoi në muajin qershor të këtij viti. Theksoj se tashmë, procesi i demon-timit të sasisë së mbetur do të kryhet në uzinat e demontimit të municioneve dhe se angazhimi i FA në realizimin e objektivit për të përfunduar procesin e eliminimit të municioneve të tepërta dhe të vjetru-ara, të trashëguara nga regjimi i kaluar, deri në fund të vitit 2013 është i plotë dhe maksimal.

Forcat e Armatosura përballë sfidave të reja100 vjetori i shpalljes së pavarësisë është një eve-niment i jashtëzakonshëm dhe që mbart emocione dhe angazhime të mëdha për të gjitha institucionet në vend përfshi këtu edhe FA. Ndër sfidat kryesore të FARSH-i për realizimin me sukses të të gjitha detyrave, që përmban misioni, do të jenë krahas mbrojtjes së vendit edhe vijimi dhe realizimi me sukses i misioneve jashtë vendit, por edhe i anga-zhimit në emergjencave civile. Ndërsa Integrimi i plotë i FARSH në NATO është edhe një ndër sfidat kryesore në rrafshin afat-mesëm dhe afat-gjatë. Ky proces do të vijojë të konkretizohet nëpërmjet reformave dhe modernizimit. Forcat e Armato-sura, tashmë ndjekin edhe angazhimet për përbal-limin e sfidave të reja të sigurisë që vazhdojnë të evoluojnë. Ndërsa agresionet konvencionale ndaj aleancës janë gati të pamundura, aktualisht shumë nga sfidat që NATO është duke u përballuar janë jo-konvencionale dhe diametralisht larg nga qël-limi i krijimit të Traktatit të Atlantikut të Veriut,

Page 35: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

nr. 10 tetor 2012 / Mbrojtja 35

kur u firmos në 1949. Vendi ynë si pjesë e NATO-s për vite me radhe ka qenë i përfshirë në një trans-formim sistematik dhe të vazhdueshëm për të qenë e sigurtë dhe disponojë politikat, kapacitetet dhe strukturat e kërkuara në përballje me sfidat aktuale dhe të së ardhmes, përfshirë sigurisht mbrojtjen kolektive të anëtarëve të saj. Ashtu si forcat e Aleancës, edhe Forcat e Armatosura, janë të an-gazhuara në operacione dhe misione në disa konti-nente dhe ashtu si Aleanca ka edhe Forcat tona të Armatosura synojnë të ruajnë modernen, të jenë të dislokueshme dhe të mbështetshme, pra të ndërve-prueshme. Në këtë drejtim, planifikimi i mbrojtjes kërkon një përqasje më sistematike dhe ka një per-spektivë afat mesme dhe afat gjatë, e cila përfshin identifikimin e kërkesave, zhvillimin dhe shpërndar-jen e kapaciteteve, rishikimi i strukturave ushtarake dhe civile dhe çështjeve të personelit, prokurimet e pajisjeve dhe zhvillimi i teknologjive të reja. Gjatë Samitit të Çikagos u prezantua edhe paketa e kapac-iteteve kritike. Kjo paketë u zhvillua për të ndihmuar Aleancën për të patur kapacitete për operacionet aktuale, përballet me sfidat në zhvillim e sipër dhe të mëvetësojë kapacitetet kyçe. Kjo paketë është e bazuar në planet dhe programet ekzistuese si dhe resurseve reale që kërkohen. Pra, jep garancinë dhe mandatin për të siguruar ato përpara kapaciteteve të tjera. Sot, misionet e reja të NATO-s dhe anga-zhimet në operacione kanë treguar një zhvendosje të zhvillimit të tyre nga një vend i vetëm në koa-licione i përbërë nga formacione shumëkombëshe duke bashkëpunuar sëbashku. Ky realitet kërkon që arritja e një ndërveprueshmërie të mos jetë më si një gjë, që do ishte e mira ta arrinim, por një ele-ment themelorë i operacioneve të NATO-s, e cila njihet edhe si edhe shumëfishim i forcës. Ky fakt

provon që rritja e ndërveprueshmërisë përmirëson efektivitetin e operacioneve të NATO-s dhe shpëton jetë dhe kursen resurse. Në vend të konkluzionit Duke vështruar në retroperspektivë këtë 100-vjetor, vlerësojmë që rruga që kanë ndjekur Forcat e Armato-sura nuk është një vijë lineare, por me ulje ngritjet e veta e pse në ndonjë situatë edhe me shkëputje. Ajo që mbetet konstante ka qenë aktiviteti dhe vullneti i FA për të plotësuar në çdo moment misionin e vet në shërbim të kombit. Pa mohuar asnjëherë ndikimin e zhvillimeve politike, e rëndësishme është që FA kanë arritur të orientohen drejt në çdo moment në interes të kombit e të vendit. Është shumë e vështirë e përse jo e pamundur që me këtë referim të ezaurohet një histori kaq e gjatë dhe dinamike e Forcave tona të Armatosura, megjithatë qëllimi i kësaj kumtese nuk ishte aspak të analizonte apo vlerësonte gjithë këtë histori. Qëllimi kryesor ishte që duke ecur nëpër disa nga momentet kryesore, ne të “ngacmojmë” debatin e analizën, të vlerësojmë historinë ashtu siç ka qenë dhe është zhvilluar dhe të shohim perspektivat e ar-dhshme të saj, të pashkëputur asnjëherë nga ajo e mëvetësimit dhe e zhvillimit të të gjithë kombit shq-iptar. 100 vjet janë një kronologji e gjatë që nuk mund të përmbushet në konturet e këtij referati, por edhe të kësaj konference të nderuar. Aktivitete të tjera do të nxiten e do të zhvillohen me këtë temë e me këtë objekt. Ndërsa dita e Pavarësisë, e në këtë zhvillim edhe krijimit të Forcave të Armatosura do të kujtohen gjithnjë si një pikënisje e një historie të lavdishme, që do të pasurohet më tej në vitet që do vijnë, është përgjegjësia jonë individuale e kolektive ndaj kombit dhe historisë që siç thotë i famshmi Xh.F. Kenedi “... përpara se të kërkojmë le të ndalim e të pyesim se çfarë bëjmë ne për kombin...”

Page 36: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

Mbrojtja / nr. 10 tetor 2012 36

Shpallja e pavarësisë dhe problematika e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar

Akademik Beqir MetaSot, kur mbushet një shekull nga shpallja e pa-

varësisë së Shqipërisë çështja themelore që shpesh i shkon në mendje çdo shqiptari intelektual apo jo, pa-varësisht nga shkalla e dijes, arsimimit, pavarësisht nga krahina apo besimi fetar, pavarësisht nga mosha etj., është se si ishte ecuria e këtij shteti dhe cilat ishin rezultatet e këtij procesi historik. Historianët, politologët, ekonomistët, filozofët etj. shqiptarë e të huaj kanë bërë analiza të shumta dhe kanë sjellë qindra argumente në këtë drejtim. Por për kompleksitetin dhe thellësinë që ka kjo temë, dhe veçanërisht për shkak të reflektimeve e argumenteve të shumta që janë sjellë këto dy dekadat e fundit ende ka vend për analiza e përsiatje historiografike. Për të filluar analizën tonë mendoj se në radhë të parë duhen analizuar premisat e këtij procesi. Duhet theksuar se këto premisa ishin pak të favorshme qysh në momentin e shpalljes së pavarësisë. Pavarësia erdhi si rezultat i dëbimit të perandorisë otomane nga Ballkani. Shqiptarët luajtën një rol me rëndësi në këtë drejtim, pasi ata të paktën qysh prej Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878) bënë përpjekje të shumta për afirmimin e identitetit dhe të ndërgjegjes së tyre kombëtare dhe deri në vitin 1912 arritën disa rezultate në këtë drejtim. E gjithë kjo pe-riudhë i ngjan një cikli të mbyllur përpjekjesh që kishte si objektiv kryesor autonominë politike, territoriale administrative dhe zhvillimin e identitetit kulturor, ar-simor kombëtar tek popullsia shqiptare. Në këto 35 vjet u bënë hapa përpara por gjithsesi procesi i zgjimit kombëtar eci ngadalë dhe pati shumë pengesa. Ma-lin e këtyre pengesave e përbënin dhuna dhe shtypja

specifike dhe shumë e vendosur e shtetit otoman e cila ishte më konstante dhe më e fuqishme se sa kun-drejt çdo populli tjetër ballkanik; politika energjike e shteteve fqinje e cila punoi me forcë për ta sabotuar e deformuar këtë proces; mjafton këtu të përmendim përpjekjet e fuqishme të kishës ortodokse greke në union me qeveritë në Athinë për të penguar zgjimin kombëtar të shqiptarëve ortodoksë, apo përpjekjet e Malit të Zi për të shtrirë ndikimin mbi katolikët shqiptarë të Veriut, për t’i përdorur ata për qël-limet e veta aneksioniste dhe madje për t’i shtyrë ata në konflikt civil me vëllezërit e tyre muhame-danë. Këtyre faktorëve u shtohej edhe një faktor

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë dhe mjedisi ndërkombëtar

PërmbledhJe

Kumtesat kryesore të bëra nga përfaqësuesit shqiptarë në seancën e parë të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare “100 vjet shtet shqiptar - 100 vjet FA” me titull “Shpallja e

Pavarësisë së Shqipërisë dhe mjedisi ndërkombëtar”

Page 37: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

nr. 10 tetor 2012 / Mbrojtja 37

themelor i brendshëm i cili ishte pikë së pari produkt i sundimit të gjatë shumëshekullor osman. Ndarja fetare e popullsisë shqiptare, lidhja e komuniteteve fetare të ndryshme me qendra të huaja, transme-tonte dyshime, ftohtësi, skepticizëm, divergjenca politike e ideologjike të cilat kur ushqeheshin nga faktorë të jashtëm acaroheshin ndjeshëm duke ar-ritur deri në kufijtë e konfliktualitetit. Kësaj ndar-je i shtohej edhe ajo krahinore etj. Aktivistëve të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare ju desh pra që gjatë kësaj periudhe të përballeshin me këtë mal vështirë-sish, pengesash dhe armiqësish. Për më tepër ajo kishte kundër edhe vonesën historike. Koha kur ajo filloi ishte koha e apogjeut të nacionalizmave ballkani-ke, të cilët kishin krijuar shtetet e tyre kombëtare dhe po luftonin për zgjerimin territorial të tyre. Kështu, asaj ju desh të përballet njëkohësisht me disa shtete të organizuara. Përveç Perandorisë Otomane, ajo u ballafaqua edhe me Serbinë, Malin e Zi, Greqinë e Bullgarinë. Pra ishte një raport tërësisht i disfavor-shëm forcash. Ky raport bëhej edhe më disproporcio-nal për shkak të disbalancave në sigurimin e aleatëve të jashtëm. Shtetet ballkanike kishin, sipas rastit, mbështetjen e fuqishme, konsistente dhe rezultative të Rusisë, Francës, madje edhe të Anglisë në mjaft raste. Shqiptarët patën një mbështetje relativisht më të pakët e më pak konsistente nga Austro-Hungaria dhe akoma më pak nga Italia. Duhet shënuar se vetëm pak kohë para Luftërave Ballkanike, Austro-Hungaria dhe Italia filluan të mbështesin kërkesat shqiptare për zhvillimin e identitetit dhe ndërgjegjes kombëtare. Ato me të drejtë ushtruan presion mbi Portën që t’u ga-rantonte shqiptarëve këto të drejta dhe njëfarë au-tonomie, duke parashikuar një periudhë relativisht të gjatë të përgatitjes kulturore, politike të shqiptarëve të nevojshme dhe të mjaftueshme për të formuar një entitet shtetëror. Problemi tjetër i mprehtë me të cilin do të ndeshej shteti shqiptar do të ishte edhe statusi ndërkombëtar i tij i cili, për një periudhë të gjatë kohe, për disa Fuqi të Mëdha ishte një entitet i paqëndrueshëm mbi të cilin mund të merreshin ven-dime të ndryshme. Kështu ndonëse krijimi i një shteti të pavarur shqiptar u vendos nga një Konferencë Ndërkombëtare si ajo e Ambasadorëve në Londër më

1913 e cila përfshinte gjithë “Koncertin Evropian”, kjo u shkel menjëherë me vendimin e Traktatit të Fshehtë të Londrës më 1915 dhe më tej nga projektet që paraqitën Fuqitë fituese në Konferencën e Parisit 1919-1920. Pas kësaj, statusi i pavarur i shtetit shqiptar u konfirmua edhe një herë nga Konferenca e Ambasadorëve në nëntor të vitit 1921. Ky vendim u respektua gjatë periudhës së paqes por sapo filloi Lufta e Dytë Botërore ai u vu në pikëpyetje nga fqinjët tanë dhe nga Britania e Madhe e cila, më deklaratën e saj të 17 dhjetorit 1942, vuri në diskutim pjesë jetike të territorit të këtij shteti siç ishte Shqipëria e Jugut dhe pavarësinë e tij. Sigurisht nuk duhet har-ruar këtu edhe Italia e cila kreu aktin e agresionit të paprovokuar ndaj Shqipërisë. Qëndrimet mohuese të Aleatëve antifashistë u manifestuan edhe në kundër-shtimin e përpjekjeve të qeverisë legjitime shqiptare në ekzil për të bashkëpunuar me ta dhe me fqinjët në rezistencën kundër Boshtit si dhe mohimi dhe ndalimi i dhunshëm i kësaj qeverie për të përfaqësuar inte-resat e shtetit shqiptar dhe për të organizuar rez-istencën shqiptare. Në këtë kuadër ato ndaluan dhe përpjekjet e saj për aderimin në Kartën e Atlantikut dhe më tej pjesëmarrjen e Shqipërisë në Konferencën e San Franciskos. Ky pozicion u kapërcye vetëm pas përfundimit të luftës nën presionin e rrethanave të reja dhe të politikës amerikane e cila mbështeti ria-firmimin dhe respektimin e pavarësisë së Shqipërisë.

Organizimi i ushtrisë së rregullt shqiptare, në vitet 1927-1939Prof. Dr. Proletar HasaniUshtria Shqiptare dhe institucionet kryesore të

saj e kanë zanafillën tek Pavarësia dhe Shteti i parë shqiptar. Ato kanë moshën e Qeverisë së parë dhe të ministrive përbërëse të saj. E thënë në mënyrë figu-rative ato lindën së bashku dhe vinë deri tek ne pikër-isht nga 4 Dhjetori i vitit historik 1912, kur në Vlorë u shpall dhe u promovua Qeveria e Përkohshme, si e para qeveri e një shteti të pavarur dhe modern shq-iptar. Në vizionin dhe strategjinë fillestare të Qever-isë të Përkohshme, të sapoformuar të Vlorës bënte pjesë, një shqetësim i parë dhe ngutshëm i saj ishte edhe”… ngritja dhe organizimi i një force të armato-

Page 38: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

Mbrojtja / nr. 10 tetor 2012 38

sur, e një ushtrie sado të vogël, për tu mbrojtur nga sulmet e fqinjëve”. Tingëllon pak si pabesueshme por, në atë kohë, në Vlorë guxohej të mendohej, madje, për te përzgjedhur modelin e sistemit me të për-shtatshëm te organizimit ushtarak për territorin ku e shtrinte pushtetin Qeveria e Përkohshme e Vlorës! Sipas këtij mendimi, organizatorët ishin të bindur se më i përshtatshëm për kushtet e Shqipërisë së atëher-shme ishte pikërisht modeli ushtarak austro-hungarez! Kjo ishte një dëshmi e forte se Qeveria e Vlorës e kishte një vizion për krijimin dhe organizimin e një force ushtar-ake, për mbrojtjen e pavarësisë dhe të shtetit të vogël shqiptar. Por, lindja ishte tejet e vështirë për shumë ar-sye. Së pari, sepse rrethanat mjaft të ndërlikuara, jo vetëm për mjedisin dhe hapësirën shqiptare. Në pikë-pamje gjeopolitike dhe strategjike, territori shqiptar ishte shndërruar në një objektiv të lakmuar të Luftërave Ballkanike, të ndërruara prej Koalicionit të shteteve ball-kanike kundër Turqisë dhe trupave ushtarake të saj, në tere hapësirën ndërballkanike, ku përfshihej edhe Shq-ipëria. Një ndër synimet kryesore të tyre, e ndërthurur me të parën, ishte shkëputja e pjesëve të territoreve shqiptare dhe tjetërsimi i tyre. Për këto shkaqe lufto-hej në trevat veriore dhe jugore të Shqipërisë, ndërsa në disa zona shqiptare shihej ende një prani e madhe e forcave të ushtrisë turke, ende pa u tërhequr së andej-mi, duke e shtuar kaosin dhe anarkinë dhe duke e trazuar më tej rendin e qetësinë në vend. Po t’u shtohen këtyre rrethanave edhe gjendjen tejet te vështirë ekonomike, financiare dhe ushtarake, si dhe pamundësinë dhe br-ishtësinë e shtetit dhe e Qeverisë së Përkohshme, të porsakrijuara, për t’i menaxhuar drejt dhe ne kohe ato, kuptohet se situata ishte mjaft e vështirë dhe delikate! Megjithëkëtë, synimet dhe përzgjedhjet e mësipërme nuk ishte se mbeten vetëm ide. Përkundrazi, Qeveria e Vlorës ndërmori hapa konkrete për t’i dhënë jete pro-jektit me vizionin dhe strategjinë e saj sado e vagullt dhe e paplotësuar ishte ajo! Në këto rrethana, kur po ngriheshin kumtet e institucioneve të shtetit të ri të pavarur shqiptar, i cili ende nuk e kishte marrë pëlq-imin e shteteve të Fuqive të Mëdha të fillim-shekullit XX, lindën edhe institucionet kryesore të Mbrojtjes. Pikërisht aty i pati filli-met edhe Ushtria dhe organizimi ush-tarak shtetëror shqiptar që, këtë fil-lim dhjetori, mbushin plot njëqind vjet jetë! Në përmbyllje mund të thuhet se, qysh ne krijim Ushtria Kombëtare vlerësohej si një kërkese dhe nevoje e domosdoshme për te mbrojtur Pa-varësinë e vendit, shtetin e ri, te lire dhe sovran nga rreziku i pushtimit te ri. Po ashtu, kjo ushtri shihej dhe vlerësohej si një faktor dhe pjese e krenarisë kombëtare. Qeveria e Për-kohshme e Vlorës, për herë të parë në historinë ushtarake shqiptare, jo vetëm krijoi dhe ngriti realisht insti-tucionet kryesore të mbrojtjes, por

edhe shënoi fillimin e organizimit ushtarak shtetëror shqiptar dhe të Ushtrisë së tij. Ajo u kujdes, bren-da mundësive, rrethanave dhe hapësirës kohore, jo vetëm thjeshte për krijimin dhe kurimin e imazhit, per organizimin, por edhe për vizionin e saj! Kjo ndodhi, pavarësisht se mjaft larg përfytyrimit dhe imazhit të sotëm për to. Në vitin 1920, në kohën e Qeverisë së dalë nga Kongresi historik i Leshnjes nisi orga-nizimi ushtarak i mirëfilltë shtetëror dhe organizimi i Ushtrisë Shqiptare të rregullt. Por, ky organizim dhe Ushtria fazën e dytë të organizimit ushtarak shqiptar. Ky organizim do të shërbente si një përvojë për Ushtrinë Shqiptare, pavarësisht se ecuria e saj u ndërpre me pushtimin fashist të vendit dhe nga Luf-ta e Dyte Botërore që përfshiu edhe Shqipërinë. Ne harkun e gjere kohor njëqindvjeçar te krijimit dhe te ekzistencës se shtetit te pavarur dhe modern shq-iptar, Forcat Ushtarake kane qene nder gjymtyrët e pare, te pazëvendësueshëm dhe më të rëndësishëm të tij. Ato janë parë dhe vlerësuar si krahu i armato-sur për te mbrojtur dhe ruajtur popullin, vendin dhe shtetin e pavarur, sovranitetin e tyre te çmuar! Por, ecuria e organizimit ushtarak, e Ushtrisë dhe më tej e FA. Shqiptare, që nisi në Vlorë, më 4 Dhjetorin e vitit 1912, bashkë me Shtetin e Parë të pavarur e modern Shqiptar vijoi, me veçoritë e veta, përmes periudhave pasuese të historisë, për të ardhur deri më sot, në këtë Njëqindvjetor të rëndësishëm dhe të veçantë, qe përkujtojmë me shume te drejte, me krenari dhe respekt merituar!

Pushtimi gjerman i Shqipërisë 1943-1944Major Marenglen KasmiPrej vitit 1990 mbizotëron në Shqipëri në nivele

të ndryshme intelektuale një debat i ashpër mbi riv-lerësimin e historisë. Qendra e rëndesës së këtij debati qëndron në kohën e Luftës së Dytë Botërore dhe sidomos në periudhën e pushtimit gjerman të Shqipërisë 1943-1944. Në shtator 1943 Hitleri urdhëroi pushtimin e Shqipërisë. Arsyeja e këtij pushtimi nuk bazohej në plane afatgjata apo inte-

Page 39: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

nr. 10 tetor 2012 / Mbrojtja 39

resa të hershme gjermanë në Shqipëri, por bazohej mbi një nevojë të diktuar nga zhvillimet e Luftës së Dytë Botërore. Kapitullimi i Italisë detyroi Komandën e Lartë të Wehrmachtit gjerman të përgatiste një plan pushtues, në mënyrë që të shmangte një çarje të vijës së frontit në Evropën Juglindore, front i cili deri në këtë kohë mbrohej nga divizione italiane. Në datën 09.09.1943, Komandanti i Divizionit të Këmbësorisë 297, Grupimi Tokësor E i Wehrmacht-it gjerman shpërndau në njësitë e tij “Urdhrin Nr. 1 të divizionit për pushtimin e territoreve shq-iptare”. Në këtë urdhër, krahas urdhrave të tjerë dhe masave paraprake të zakonshme për hartimin e një operacioni ushtarak thuhet në pikën pesë të tij (Disiplina gjatë marshimit): “Marshimi është një marrshim luftarak!”. Titulli i urdhrit dhe mënyra e hartimit të tij tregon qartë që ky ishte një urdhër i za-konshëm ushtarak për pushtimin e një vendi, ndonëse me veçori. Koncepti i aparatit pushtues u kristalizua pak kohë para se të kryhej pushtimi. Sipas këtij kon-cepti, Shqipëria duhej të qën-dronte një vend neutral, i pavar-ur dhe të drejtohej nga një qeveri kombëtare, ku Wehrmacht-i gjerman do të qëndronte për të organizuar mbrojtjen ndaj ndonjë zbarkimi të mundshëm në breg-detin shqiptar prej aleatëve anglo-amerikanë. Por, Shq-ipëria, ashtu si edhe çdo vend tjetër i pushtuar nga gjerma-nët, duhej të vihej në shërbim të nevojave të luftës gjermane. Në këtë këndvështrim, Shqipëria siguroi gjatë kohës së pushtimit 17% të nevojës gjermane të kromit. Gjithashtu ajo ishte në Ev-ropën Juglindore furnizuesi i dytë me naftë pas Rumanisë. Pas furnizimit të Gjermanisë me min-erale nëntokësore, Shqipëria financoi edhe mba-jtjen e trupave gjermane dhe instancave të tjera ushtarake. Kjo gjë përbënte një ngarkesë shumë të madhe ekonomike për një vend të pazhvilluar si Shqipëria. Si pasojë, shuma e parave e paguar nga shqiptarët për Wehrmacht-in gjatë pushtimit ar-riti afërsisht në 270 milionë franga ari. Gjithash-tu gjermanët konfiskuan në Romë edhe gjithë ari shqiptar të depozituar në Bankën Kombëtare Ital-iane, me një peshë prej afërsisht tre tonë. Në vitin 1946, në Konferencën e Parisit, qeveria shqiptare kërkoi dëmshpërblimin e Shqipërisë për dëmet e shkaktuara nga gjermanët gjatë luftës. Shuma që ajo kërkoi ishte rreth dy miliardë dollarë amerikanë. Kjo pagesë nuk do të kryhej asnjëherë. Kjo kërkesë mund të konsiderohet si e guximshme, nëse kemi parasysh, se Bashkimi Sovjetik u mjaftua me 12 miliardë dollarë dëmshpërblim për dëmet që i ishin shkaktuar në Luftën e Dytë Botërore. Pas një peri-

udhe 14 mujore pushtimi, gjermanët u larguan nga Shqipëria. Në rast se qendra e rëndesës e politikës gjermane ishte ruajtja e qetësisë në vend nëpërmjet krijimit të një regjimi të pavarur, me autoritet dhe një forcë të vetën ushtarake, mund të thuhet që gjermanët nuk e arritën qëllimin e tyre. Por, prior-iteti më i lartë i gjermanëve ishte mbajtja e regjimit pushtues me sa më pak forca ushtarake të ishte e mundur. Kjo gjë jo vetëm që u arrit, por gjatë vitit 1944 u larguan më tepër trupa nga Shq-ipëria sesa u zëvendësuan me trupa të reja. Këto trupa furnizoheshin me mallra shqiptare të cilat bliheshin po me paratë e shqiptarëve. Përkrah in-teresave të arritura financiare dhe përfitimit të

lëndës së parë të papërpunuar Wehrmacht-i gjer-man arriti të largohej nga Shqipëria me humbje të pakta. Nëse i referohemi burimeve zyrtare të Ambasadës gjermane në Tiranë, në Shqipëri kanë rënë rreth 2400 ushtarë gjermanë, nga të cilët 1800 janë të identifikuar me emra. Por, nëse i referohemi burimeve shqiptare, gjermanët patën në Shqipëri gjatë periudhës 14 mujore të pushtimit disa dhjetëra mijëra më shumë të vrarë. Rishikimi dhe rivlerësimi i ngjarjeve politike dhe ushtarake në Shqipërinë e viteve 1943-1944 kërkon një studim më gjithëpërfshirës dhe të paanshëm. Vetë studime serioze vendase dhe të huaja, ndonëse të bazuara mbi materiale dokumentare solide, lënë pas vetes më tepër pyetje sesa përgjigje bindëse. Gjithashtu edhe lidhjet e ndërsjellat shumëfishe të shumë ngjarjeve historike janë të mbuluara dhe argumentuara vetëm pjesërisht. Pra, e vërteta objektive është shfaqur deri tani në mënyrë selektive dhe të censuruar. Akoma nuk të krijohet bindja, që njollat e bardha e të pambushura të histo-risë do të “arnohen” së shpejti. Fenomeni i revizion-izmit të historisë, vazhdon deri diku akoma të ndikojë në ruajtjen e një interpretimi bardhë e zi të këtyre ngjarjeve tepër përcaktuese për fatin e popullit shqiptar e më gjerë.

Page 40: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

Mbrojtja / nr. 10 tetor 2012 40

Në Akademinë e Forcave të Armatosura, në datën 10 shtator të vitit 2012, u hap Kursi i Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen, “KLSM-2012”, i cili do të vazhdojë deri më datën

7 dhjetor 2012. Misioni i KLSM është përgatitja e ushtarakëve dhe civilëve në nivelin strategjik, të cilët do të jenë të gatshëm të drejtojnë dhe zbatojnë pro-ceset e transformimit në institucionet e mbrojtjes, në përballimin e situatave luftarake brenda dhe jashtë vendit. Në Kursin e Katërt të Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen marrin pjesë 16 ushtarakë e civilë, të cilët vijnë nga FA të Kroacisë, Gjeorgjisë, Greqisë, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, FA të Shqipërisë, si dhe personel civil që punon në institucione të rëndë-sishme të vendit.

Përgatitja e drejtuesve ushtarakë dhe civilë, synon për t’i pajisur ata me mirëkuptimin dhe vendosmërinë e nevojshme për t’u ballafaquar dhe për t’u dhënë zgjidhje ndryshimeve dinamike që do të kërkohen në strukturat e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare, për të dhënë kontributin e tyre në përballimin e sfidave të ardhshme të sigurisë.

Zhvillimi i kursit do të zgjasë 13 javë. Ai është mbështetur dhe mbështetet në vijimësi, nga insti-tucione prestigjioze dhe me vlera ndërkombëtare në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Për të mësu-ar diçka më shumë rreth funksionimit, programit mësimor dhe kurrikulës së këtij kursi po sjellim për revistën”Mbrojtja”, intervistën me Drejtuesin e

Kursi i Lartë për Sigurinë dhe mbrojtjen, promovon e përçon mendim të përparuar

arsimim

KLSM, shef i seksionit të Grupit të Studimeve Strat-egjike, Departamenti i Strategjisë dhe Historisë, nënkolonel Ardian Lulaj.

Kursi i Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen, si va-zhdimi i Kolegjit të Mbrojtjes, ka shtatëmbëdhjetë vjet që nga hapja e tij, duam të dimë diçka më tepër rreth historikut të funksionimit.

Kolegji i Mbrojtjes, sot Kursi i Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen, ka filluar për herë të parë në vitin 1995 në bazë të Vendimit të Këshillit të Mbrojtjes Nr. 15, datë 31.03.1995, “Për krijimin e Kolegjit të Mbrojtjes”. Që nga viti 1995, që shënon fillimin e tij e deri ne vitin 2004, u zhvilluan 4 kurse përkatësisht

Intervistoi: Mimoza GOLIKJA

Intervistë me nënkolonel Ardian Lulaj, Drejtues i KLSM, shef i seksionit të Grupit të Studimeve Strategjike, Departamenti i Strategjisë dhe Historisë

Page 41: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

nr. 10 tetor 2012 / Mbrojtja 41

në vitin 1995, 1996 , 2002, 2004 me pjesëmarrjen e përfaqësueseve të lartë nga Ministria e Mbrojtjes, institucione të tjera të sigurisë, si dhe deputet e poli-tikanë nga i gjithë spektri politik në vendin tonë.

Që nga viti 2007 e në vazhdim ky kurs ka marrë përmasat e një kursi rajonal, sepse krahas përfaqësue-seve të lartë nga Forcat e Armatosura dhe institucio-neve të tjera të sigurisë ka pjesëmarrës nga vendet e rajonit dhe zhvillohet vetëm në gjuhën Angleze. Aktual-isht është duke u zhvilluar Kursi i katërt.

Për të krijuar një ide më të qartë për ju dhe lexuesit mund të themi se në historikun e këtij kursi, përveç pjesëmarrësve nga vendi ynë ka pasur dhe pjesëmar-rës nga shtete tjera dhe më konkretisht, në vitin 2007 nga shtetet si Italia, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova. Në vitin 2008, Italia 2 vetë, Mali i Zi, Bosnja Hercegovina dhe Kosova 2 vetë. Në vitin 2010, Italia, Bosnja Her-cegovina, Serbia, Turqia, Kosova 2 vetë.

Në shtator të këtij viti, u hap KLSM përsëri me pjesëmarrjen e ushtarakëve dhe civilëve nga Minis-tria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm, disa Minis-tri të tjera si dhe pjesëmarrës nga shtetet Kroaci, Greqi, Gjeorgji, dhe Kosovë. Kush është qëllimi i këtij kursi?

Po. Aktualisht është duke u zhvilluar Kursi i Katërt i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes. Përveç oficerëve me gradë Kolonel nga Forcat e Armatosura, ne kemi pjesëmarrës edhe përfaqësues të nivelit të lartë nga institucionet e tjera të lidhura ngushtë me çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes. Ata janë personel civil nga Ministria e Mbrojtjes, Policia e shtetit, Ministria e Ekonomisë, ajo e Financave, Garda e Republikës etj dhe, në vazhdim të saj kemi oficerë me Gradën e lartë

Kolonel nga Kroacia, Gjeorgjia, Greqia dhe Kosova, e cila është e përfaqësuar me 2 veta.

Qëllimi i këtij kursi është t’u ofrojë ushtarakëve dhe civilëve të niveleve të larta drejtuese nga Shq-ipëria dhe vendet e rajonit, në tre fusha themelore:

Së pari, shkëmbimin e eksperiencës midis vendeve të rajonit në fushën e sigurisë dhe reformave të mbrojtjes.

Së dyti, të eksplorojë rrugët e përbashkëta për zhvillimin dhe prosperitetin e rajonit.

Së treti, të promovojë përpjekjet e përbashkëta në mbështetje të integrimit Euro Atlantik.

Konferenca e pestë ACT Shqipëri, që u zhvil-lua pikërisht në ambientet e institucionit tuaj, evidentoi vlerat si dhe kurikulat e këtij kursi me mundësinë e kthimit të tij në një Qendër Ekselence të NATO-s, kush janë objektivat tuaja?

Për të realizuar hapjen dhe funksionimin e këtij kursi, kanë pasur një kontribut të jashtëzakonshëm ata që e krijuan këtë kolegj dhe vendosën urat e bash-këpunimit me institucionet prestigjioze ndërkom-bëtare, si dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të niveleve të larta të drejtimit në Shtabin e Përgjith-shëm e Ministrinë e Mbrojtjes. Prandaj ne sot themi që kjo është një nismë që ka gjetur përkrahje dhe va-zhdimësi të plotë dhe të konsiderueshme nga të gjitha hallkat e hierarkisë, duke filluar që nga Komandanti i KDS Gjeneral Brigade Bardhyl Hoxha, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi dhe Ministri i Mbrojtjes Arben Imami. Objektivi i KLSM është kthimi i tij në një kurs prestigjioz në fushat e lartpërmendura të studimeve, në një forum “par ex-cellence” që të ofrojë analiza të thella, debate dhe

Page 42: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

Mbrojtja / nr. 10 tetor 2012 42

diskutime të cilat do të ndihmojnë në të ardhmen ven-dimmarrësit për çështjet më të rëndësishme që lid-hen me strategjinë dhe politikën e mbrojtjes. Pra puna për funksionimin e KLSM si një qendër Ekselence të NATO-s është një vazhdimësi, por duhet theksuar se kjo nismë është marë nën kujdesin e veçantë të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe mbështetjen e plotë të Ministrit të Mbrojtjes. Jo më larg se më datë 23 tetor 2010, KLSM dhe stafi drejtues i tij u pritën në takime të veçanta nga Ministri Mbrojtjes zoti Arben Imami dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FARSH, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi. Ku dhe njëherë ata treguan bindjen e tyre të palëkundur në investimin në fushën e dijes, jo vetëm si kontribut në Forcat e Ar-matosura por dhe në atë të rajonit si një kontribut në kapacitete e NATO-s.

Aktualisht ne jemi në fazën kur kurrikula e këtij kursi është dërguar në Komandën e Transformimit në SHBA me objektivin që ky kurs, të bëjë pjesë në kurset e njohura dhe certifikuara nga NATO.

Gjatë zhvillimit të tij, ky kurs ofron programe sfiduese në lidhje me çështjet e mjedisit aktual të sigurisë dhe problemeve, si dhe proceseve të sigurisë kombëtare, bashkëpunimit dhe reformave në fushën e sigurisë dhe më gjerë. Më konkretisht ju lutem.

Së pari, duhet të dihet qartë se programi dhe kurri-kula e këtij kursi, janë ndërtuar nën asistencën e institucionit më prestigjioz në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes Qen-drës Marshall, si dhe insti-tucioneve të tjera ndërkom-bëtare në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s, Qendrës së Studimeve të Larta për Mbrojtjen në Itali, Kolegjit të Luftës të Shteteve të Bash-kuara të Amerikës etj.

Bazuar në këto eksperienca, programi i KLSM është konceptuar dhe ndërtuar në katër module krye-sore, ku përfshihen:

Moduli I: Mjedisi i Sigurisë dhe Procesi i Sigurisë Kombëtare

Moduli II: Çështje të Sigurisë BashkëkohoreModuli III: Siguria BashkëpunueseModuli IV: Reformat në Sektorin e Sigurisë dhe

Transformimi i Sistemit të MbrojtjesNë program përfshihen dhe ushtrime praktike siç

është ai për formulimin e strategjisë dhe menaxhimin e krizave. Aktualisht nga dita e hënë më 29 tetor deri më 31 tetor, kursi do të zhvillojë ushtrimin praktikë në menaxhimin e krizave me lektorë nga “Qendra Mar-

shall”. Këto ushtrime praktike, kanë ndikim të drejt-përdrejtë në zbatimin praktik të pjesës teorike dhe rritjen e efikasitetit ndërinstitucional në nivel të lartë drejtimi të agjensive shtetërore dhe jo shtetërore.

Pjesë e rëndësishme e programit akademik janë edhe vizitat studimore në institucionet më të larta të sigurisë brenda Republikës së Shqipërisë dhe në ato të rajonit, si në Maqedoni, Mal të Zi, Kroaci, Kosovë, në Shtabin e NATO-s, Napoli, e Bruksel, në Kolegjin e NATO-s në Romë, në BE dhe në Ministrinë e Mbrojtjes të Mbretërisë së Belgjikës. Këto praktika mësimore plotësojnë më mirë njohuritë e fituara nga pjesëmar-rësit gjatë zhvillimit të programit akademik.

Ne sapo jemi kthyer nga turi rajonal i zhvilluar në Mal të Zi , Kroaci, dhe së shpejti do të shkojmë në Kosovë ku krahas të tjerave, do të bëjmë një vizitë në Komandën e KFOR dhe gjatë muajit nëntor do të vizitojmë Komandën e NATO-s në Napoli dhe Kolegjin e NATO-s në Romë.

Më lejoni të shtoj edhe diçka përsa i përket kë-tyre vizitave, këto vizita shërbejnë për shkëmbimin e mendimeve dhe ndarjen e eksperiencave tona midis

partnerëve. Kështu gjatë vizitës sonë në Akademinë e Mbrojtjes në Kroaci, ne gjetëm pothuajse të njëjtat problematika me të cilat ne përballemi sot në sistemin tonë të arsimimit dhe zgjidhjet pothuajse të njëjta, të bëra si nga lidershipi ynë dhe ai i Kroacisë. Po kështu nga Akademia e Mbrojtjes së Kroacisë na u shtrua kërkesa që Kolegji i Luftës së Kroacisë, të vizitojë vitin tjetër Akademinë tonë të Forcave të Armatosura.

Kursi i Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen, në hier-arkinë e arsimimit të FA është më i larti dhe zhvil-lohet në gjuhën angleze. Kush janë pjesëmarrësit që frekuentojnë këtë kurs?

Është e vërtetë që në hierarkinë e arsimimit të FA, KLSM është niveli më i lartë, por ky nuk ngelet vetëm

Page 43: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

nr. 10 tetor 2012 / Mbrojtja 43

pjesë e Forcave të Armatosura, sepse historikisht në këtë kurs ka pasur pjesëmarrës nga Institucio-net e Sigurisë dhe Mbrojtjes. Numri i pjesëmarrësve në këto katër kurse ka qenë gjithsej 63 vetë. Nga të cilët 3 kanë qenë deputetë të Kuvendit të Shq-ipërisë, 19 ushtarakë nga Forcat e Armatosura, 20 pjesëmarrës civilë nga Institucionet e Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe 21 oficerë nga vendet e rajonit. Pra siç e shikoni, spektri i pjesëmarrjes është shumë i gjerë dhe kontributi i këtij kursi nuk është vetëm tek pjesa e Forcave të Armatosura por është më i gjerë. Kjo përzgjedhje ka një ngjashmëri me pjesëmarrjen e të përzgjedhurve të cilët studiojnë në Qendrën Marshall në Gjermani.

Po me përzgjedhjen e stafit mësimdhënës, një nga garancitë kryesore për nivelin e këtij kursi, si është punuar?

Kur mendojmë dhe punojmë që ky kurs të kthe-het Qendër Ekselence e NATO-s, pa dyshim që ndër pikat kryesore është stafi mësimdhënës. Po ju them që në fillim se mbi 50% e programit mësimor, zhvil-lohet nga Lektorë të huaj kryesisht nga Qendra Mar-shall, Qendra e Studimeve të Larta për Mbrojtjen në Itali (CASD), nga Akademia e Drejtimit Hamburg , nga SHBA etj. Por duhet të dini që për zhvillimin e mësimit, zgjidhen personalitetet më të spikatura në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes nga vendi dhe jo vetëm ushtarakë. Krahas tyre, lektorë në këtë kurs kanë qenë dhe janë ambasadorë të akredituar në Shqipëri, mund të përmendim atë të shteteve si Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Ho-landës, Austrisë, Turqisë, Greqisë, Kroacisë, Malit të Zi, etj, dhe përfaqësues të OSBE-së, Ministria e Mbrojtjes së Sllovenisë, ish-komandanti i KFOR-it, komandanti Qendrës Paqeruajtëse në Bosnjë.

Në përbërje të lektorëve kanë qenë dhe person-alitete të njohura gjerësisht si: Drejtori i CASD Admiral Marcantonio Trevizani, Prof. Carlo Jean, Dr. Fabrizio Luciolli, Prof. Vittorefranco, Prof. Dr. Nicola Pedde, Dr. Paolo Quercia, Dr. Giulia Aubry, LTG Giovanni Marizza nga Italia, Dr Ralf Scholz nga Akademia e Drejtimit Hamburg Gjermani, Dr. Chris

Harmon, Prof. James Wither, Dr. Ana Kovalova, Dr. Valbona Zeneli, Prof Tamir Sinai si dhe Seksioni i Ar-simit Rajonal për Terrorizmin nga Qendra Marshall etj.

Dhe pikërisht më datë 26 tetor, ne kemi Ambasa-dorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri zotin Ettore Sequi.

Pra si përfundim mund të themi pa modesti, se ne në këtë kurs lektojnë profesorët më të mirë të fushës nga vendi dhe nga institucionet më pres-tigjioze ndërkombëtare, si dhe drejtuesit e Insti-tucioneve më të rëndësishëm të vendit dhe komu-nitetit ndërkombëtar të akredituar nga vendi ynë.

Synimi juaj është që këtë kurs ta ktheni në një kolegj rajonal, a keni ju një model, si është bash-këpunimi me partnerët ndërkombëtarë dhe a ju kanë mbështetur ata për këtë?

Ashtu si e theksova që në fillim, ne në radhë të parë kemi patur dhe kemi mbështetjen e plotë dhe të vazh-dueshme të shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe të ministrit të Mbrojtjes, kontributin e drejtpërdrejtë të Komandantit të KDS, si dhe ne vazhdojmë të kemi një mbështetje të vazhdueshme nga partnerët të cilët unë i përmenda më lart, por kryesisht nga Qendra e Stu-dimeve të Larta për Mbrojtjen në Itali (CASD) dhe Qen-dra Marshall. Në mënyrën e organizimit dhe funksionimit të KLSM ne kemi pasur dhe kemi një model dhe ai është “Qendra Marshall” ku shumë kuadro jo vetëm ushtarakë, por edhe nga institucione të tjera civile, kanë patur fatin të studiojnë atje në të cilët bëjë pjesë edhe unë.

Si përfundim duke ju falenderuar për këtë bisedë unë ju them me bindje të plotë se ne pro-vuam dhe tentuam të provojmë përsëri suksesin nëpërmjet motos latine “Sapere Aude”, që do të thotë “Guxo të dish”, e cila është dhe moto e KLSM. Ne shpresojmë dhe besojmë se edhe në të ardhmen Kursi i Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen, do të arrijë të kthehet në një institucion të vërtetë, që promovon e përçon mendimin më të përparuar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Ju faleminderit!

Page 44: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

Mbrojtja / nr. 10 tetor 2012 44

Hapja e kurseve të reja në Qendrën Rekreative është një interesim që Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura po i kushton vëmendjen e veçantë grup moshave të ndry-shme të fëmijëve të FA, jo vetëm argëtimit, por duke dhënë formatin e një konceptimi si forum të ndjekjes së ngjarjeve historike, diskutimeve mbi tema dhe fusha të ndryshme në bashkëpunim me familjarët e Forcave të Armatosura dhe të stafit civil të Minis-trisë së Mbrojtjes. Jo rastësisht, shkrimi im kishte në qendër të vëmendjes hapjen e kursit të ri, siç është ai i kitarës, ku fëmijët tanë do e ndjekin çdo fundjavë në ambientet e QKMBM. Po e fillojmë me çfarë ofron Sektori i Rekreacionit dhe si është kon-ceptuar programi i punës gjatë viteve 2012-2013. Gjatë periudhës së verës, përveç aktiviteteve argë-tuese që u zhvilluan në qendrat e pushuesve në Dur-rës, Jalë, Qeparo etj, sektori ynë është marrë edhe

Familjarët e ushtarakëve, partnerët tanë në edukimin artistiko-kulturor të fëmijëve

qkmbm

me detajimin e gjithë punës duke nxjerrë konkluzi-one dhe duke ndërmarrë hapat e nevojshme për një punë më të mirë dhe më të organizuar, që fëmijët dhe familjarët e ushtarakëve të njihen me kurriku-lat mbi këto disiplina artistiko-kulturore. Ky sektor përbëhet nga emrat e njohur të artit dhe kulturës, si Redon Makashi, Natasha Sela, Ervin Bushati, Ilir Xhaxhiu, Gentian Rushi, si dhe zyra e marrëdhënieve me Komunitetin e përfaqësuar nga Elsa Llukaçej, Mira Bregu dhe Jorida Duro. Ne, vazhdimisht dhe në mënyrë të përsëritur kemi dhënë ide dhe kemi marrë nga pjesa përfituese e këtij komuniteti ku vetë familjarët e ushtarakëve janë partnerë në edu-kimin artistiko-kulturor të fëmijëve të tyre. Hapja e kursit të kitarës ishte produkt i kërkesave të vazh-dueshme të dëshirave të fëmijëve. Stafi i Sektorit të Rekreacionit, fëmijët së bashku me familjarët e tyre bashkëpunojnë për ti krijuar mundësinë këtyre fëmijëve që të mësojnë dhe të përfitojnë njohuri në këto disiplina artistike, të cilat i shërbejnë zhvillim-it emocional, shoqëror dhe kulturor dhe i çon drejt përvetësimit të këtyre njohurive në nivele të larta të tyre. Sektori i Rekreacionit sot mbulon me kurse në disa nivele mbi 200 fëmijë të grup moshave që varioj-në nga 5 deri në 15 vjeç, të cilët marrin pjesë me një lirshmëri në thithjen dhe shpalosjen e programeve të këtyre kurseve. Vetë specialistët e arteve përzgje-dhin pjesë të ndryshme që të jenë sa më të kapshme për fëmijët. Në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë, sektori ynë i ka dhënë një vëmendje organizimeve të ndryshme si ekskursioneve për njohjen e figurave historike dhe të trevave shqiptare, njohje me insti-

Arben MUÇA Përgjegjës Sektori i Rekreacionit

Hapja e kurseve të reja në Qendrën Rekreative është një interesim që Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjith-shëm i FA po i kushton vëmendjen e veçantë grup moshave të ndryshme të fëmijëve të FA jo vetëm argëtimit,

por duke dhënë formatin e një konceptimi si forum të ndjekjes së ngjarjeve historike, diskutimeve mbi tema dhe fusha të ndryshme në bashkëpunim me familjarët e Forcave të Armatosura dhe të stafit civil të MM

Page 45: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

nr. 10 tetor 2012 / Mbrojtja 45

qkmbm

tucione argëtimi për fëmijë, me udhëtime turis-tike dhe promovimin e punës dhe pasqyrimin në këto institucione që këta fëmijë kanë marrë. Nuk do rrimë pa përmendur përkushtimin që i bëhet familjes së ushtarakut, grave të tyre ku me ta-kime të ndryshme me personalitete të njohura, ato njihen me të fshehtat e profesionit të tyre, marrin njohuri në fushat e psikologjise, soci-ologjisë, mjekësisë e të tjera, do të organizohen gjithashtu ekskursione dhe udhëtime turistike brenda dhe jashtë shtetit, takime me personazhe të njohura, sociologë, doktorë, etj. Në muajt në vijim, Sektori i Rekreacionit do të realizojë shumë aktivitete masive si karaoke, eskursione, prezan-time në televizione etj. Tashmë në Sektorin e Re-kreacionit mbulohen kursi i arteve pamore (dega pikturë), kurset e muzikës (degët e Pianos, Kitarës dhe Këngës) si dhe kursi i aktrimit. Le ti marrim me rrallë se çfarë ofrojnë këto kurse. Kursi i edukimit figurativ është kursi më i dashur për fëmijët, aty ato krijojnë me fantazinë e tyre, mendojnë, per-ceptojnë dhe gjykojnë estetikisht për ndërtimin dhe krijimet e tyre. Këtu ato njihen me teknikat e pikturës si p.sh; akuareli, lapustila, bojra lapsi, pune dore si dhe ndërtimi i figurave të ndryshme në plastelinë. Por këtë vit si një vit që po festohet në të gjithë Shqipërinë kursi i arteve pamore ka ndërmarrë një seri aktivitetesh nëpër ekspozita të ndryshme vendore dhe lokale për njohjen me piktorët më të famshëm shqiptarë gjatë shekullit që kaluam. Kursi i aktrimit është kursi ku fëmi-jët ndjehen të lirë ne interpretimin e fabulave dhe tregimeve të ndryshme me temave lirike dhe ato të 100 vjetorit të pavarësisë, poezisë,monologut si dhe diskutime dhe biseda të ndryshme mbi kri-

jime letrare, ese të krijuara nga vete fëmijët duke ja kushtuar atë punës së prindërve të tyre dhe duke ju përshtatur vitit jubilar. Kurset e disipli-nave të artit muzikor merren me lojën në veglat e ndryshme si atë të Kitarës, Pianos dhe Këndimit me këto instrumente ku dhe bëhet thellimi i njohu-rive në këtë lëndë duke u mbështetur në kurrikulat e miratuara nga Ministria e Arsimit. Mësimi dhe këndimi solo dhe në grup ka bërë që fëmijët e Min-istrisë tone të përformojnë në të gjitha aktivitet që QKMBM-ja ka organizuar. Po në kuadrin e 100 vjetorit po krijohet tradita e punës në këto kurse për njohjen e figurave qendrore të artit muzikor si ato për fëmijë dhe kompozitorëve të tjerë të njohur shqiptare. Nuk mund të lëmë pa përmen-dur punën e palodhur të zyrës së marrëdhënieve me komunitetin, e cila është pjesë e kësaj Qen-dre Rekreative. Veprimtaria e saj është e gjere dhe me funksionim të qarte në bashkëpunim me J9 dhe gjithmonë në shërbim të komunitetit të Forcave të Armatosura. Familjaret e Forcave të Armatosura marrin pjesë aktive dhe janë bërë një trup i vetëm me këtë zyrë,duke dhënë dhe zh-villuar ide kreative mundësisht të përcaktuar nga matrica vjetore ku një nga bashkëpunimet është dhe përcaktimi i talenteve të reja dhe realizimi i një Show me një pjesëmarrje të gjerë nga rad-hët e Forcave të Armatosura. Qendra Rekreative tashmë e konsoliduar në formë dhe përmbajtje merr nisma të karakterit me të hapur artistiko - kulturor duke berë shkrirjen e plotë civilo - ushtarake. “Jemi partneret tuaj” marrim mendime dhe ideojmë, zhvil-lojmë aktivitete argëtuese, që jeta për ju dhe fëmijët tuaj të jete sa më kreative, kjo është motoja e Qen-drës se Rekreacionit.

Page 46: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

Mbrojtja / nr. 10 tetor 2012 46

Në jetimoren afgane, shokë nga palët ndërluftuese

aFganistan

Hamidullah, 12 vjeç dhe Rahmatullah, 10, kanë pothuaj çdo gjë të ngjashme. Kanë të njëjtin model flokësh, të njëjtat uniforma blu, të njëjtat shaka, të njëjtat fletore me

anije me vela dhe makina kabriolet në kopertinë. Ata flenë pranë njëri tjetrit në një dhomë të mad-

he, ajri i ngrohtë i së cilës përzihet nga një freskue-se e vendosur në tavan. Ata ushqehen së bashku dhe janë pjesëtarë të së njëjtës skuadër kriketi.

Kur të rriten, ata dëshirojnë të jenë komshinj. Ata kanë ardhur në këtë jetimore, më e madhja në pjesën jugore të Afganistanit, nën të njëjtat rre-thana tragjike. Vetëm një detaj i ndan këta shokë të ngushtë. Baballarët e tyre janë vrarë duke luftuar në anë të kundërta të luftës. Babai i Rahmatullah u vra nga talebanët dhe babai i Hamidullah u vra teksa mbështeste talebanët. Në këtë pjesë etnike pash-tune, ku hakmarrja dhe krenaria shpesh diktojnë ve-prim, Rahmatullah dhe Hamidullah mund të kishin trashëguar problemet e prindërve të tyre, por jo, ata kanë një fillim të ri, të përqafuar me njëri tjetrin. “Pavarësisht asaj që bënë prindërit e tyre, shpre-het drejtori i jetimores, qëllimi ynë është që i mbarë vendi të ketë të njëjtën sjellje si këta jetimë”. Kjo është një prespektivë madhore. Afganistani është plot me fshatra dhe familje që janë të ndara, disa me qeverinë, disa me talebanët. 11 vjet luftë për të sjellë unifikimin e vendit, duket se nuk kanë dhënë asnjë rezultat, por edhe pse në një masë shumë më të vogël, disa plagë shërohen. Kur burrat vdesin në Kandahar, pavarësisht nëse ata janë ushtarakë, civilë apo terroristë, kanë një të përbashkët: Djemtë e tyre dërgohen në të njëjtën jetimore.

Shumë nga nënat e tyre janë gjallë, por gratë në Afganistan shihen si të paafta për të ofruar kujdesje për fëmijët e tyre në mënyrë të pavarur. Ndonjëherë edhe fëmijët që gjenden duke u endur

rrugëve, merren nga policia dhe sillen në këtë jeti-more. Ndonjëherë, xhaxhallarët apo kushërinjtë e fëmijëve i dorëzojnë ata në jetimore, me një sqarim të shkurtër: “I ati e la”. Ata janë djemtë e policëve të vrarë në sulme të organizuara nga talebanët, talebanë të vrarë nga goditjet e forcave ndërkom-bëtare apo edhe fermerë, të cilët kanë shkelur në mjete eksplozive. Qindra sulme çdo vit nënkuptojnë qindra jetimë më shumë, dhe sot mbi 16,700 ndod-hen nëpër jetimore; nga këta 400 në këtë të Kan-daharit.

Ata njihen me emrin “yateem”, një emër që veça-nërisht ngjall dhembshuri; djem pa baballarë, jetimë. Për vite të tëra këta fëmijë mbajnë zi në mënyrë të heshtur, duke shkruar emrin e babait të tyre nëpër

Kandahar, Afghanistan

Page 47: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

nr. 10 tetor 2012 / Mbrojtja 47

fletore apo muret pranë krevatit të tyre. “U bëmë shokë shumë shpejt”Hamidullah erdhi në jetimore në vitin 2009, në

moshën 9 vjeçare. Ajo çfarë ai mban mend nga vdekja e të atit është shumë e mjegullt; një ng-jarje e tmerrshme të cilën nuk e shpjegon dot. Një shkëmbim zjarri në mes të ditës dhe ceremonia mortore të nesërmen përbën gjithçka ai mban mend.

Përpara se të dërgohej në jetimore, ai i kërkoi të ëmës më shumë detaje, e cila i shpjegoi se i ati ishte taleban, dhe se humbi jetën në një betejë në luginën e Arghandab. Ai ka luftuar kundër forcave amerikane dhe afgane për dy vjet me radhë deri sa edhe humbi jetën. Këto ishin pak detaje që ai nuk deshi ti përmendte në jetimore. Shoku i tij, Rah-matullah erdhi në jetimore një vit pas tij. Babai i tij ishte oficer policie dhe u vra nga talebanët ndërsa dilte nga xhamia një ditë të premte. Pak ditë pas kësaj ngjarje, Rahmatullah iu bashkua jetimores, ku pothuaj gjysma e banorëve janë djemtë e policëve apo ushtarakëve afganë të vrarë nga talebanët.

“Ai ishte shumë i mirë, i sjellshëm dhe i zgjuar”, shprehet Rahmatullah për shokun e tij Hamidullah. “Ne u bëmë shokë shumë shpejt”. Tema e vrasjes së baballarëve të tyre nuk është zënë asnjëherë në gojë. “Ne e kemi zakon të mos flasim rreth kësaj ngjarje me njëri tjetrin. Kjo është një çështje e dhimbshme”, shprehet Hamidullah.

“Ky është Kandahari...”Dy djemtë e vegjël filluan të studiojnë së bashku.

Ata i tregonin njëri tjetrit histori dhe bënin shaka së bashku. Çdo ditë ata ndjekin edicionin e lajmeve nëpërmes radios. “Ja, 29 të vdekur dhe 29 të plagosur nga bombardimet”, shprehet Hamidullah. “Informacione rreth sulmeve në Kandahar. Lufta nuk do pushojë deri sa të vijnë në pushtet taleba-nët”, vazhdon Rahmatullah. Fëmijët vazhdojnë të racionalizojnë vdekjet e prindërve të tyre, ndonëse nuk shprehin interes në nxitje hakmarrje. “Babai im vdiq ndërsa punonte për policinë, për të mbrojtur vendin tonë. Unë jam krenar me të”, shprehet një tjetër fëmijë, babai i të cilit është vrarë ndërsa shërbente në policinë e Kandaharit.

“Talebanët për të cilët po luftonte babai im kanë bërë gabime, por janë njerëz të mirë”, shprehet një tjetër, babai i të cilit u vra nga një sulm i avionëve pa pilot të forcave të koalicionit.

Zyrtarët afganë shqetësohen që kjo miqësi e vendosur në jetimore mund të dëmtohet kur djemtë të kthehen në fshatrat e tyre dhe të bien pre e influencës së palëve ndërluftuese. Drejtori i jetimores shprehet se fëmijët e talebanëve të vrarë janë shënjestër e lehtë për rekrutim nga talebanët, pasi të lënë jetimoren. “Ky është Kan-dahari. Ka qenë zemra e talebanëve dhe gjith-monë do ketë prezencë talebane të cilët do kërkojnë për luftëtarë të rinj”, vazhdon drejtori i jetimores.

Për Hamidullah dhe Rahmatullah, ceremonia e diplomimit është pas më shumë se pesë vjetësh. Ata për momentin kanë gjëra të tjera me të cilat duhet të merren; Hamidullah ka provimin e gjuhës, ndërsa Rah-matullah po përpiqet të mësojë veprimet matematiko-re. Çdo mbrëmje ata studiojnë së bashku. Ata duan të bëhen doktorë apo diçka tjetër që nuk ka lidhje me armët. Puna e baballarëve tanë, shprehen ata “ishte shumë e rrezikshme”. Ata nuk e kanë në plan të nxitohen për të lënë jetimoren. “Ne na pëlqen mjaft ky vend”, shpre-het Hamidullah, “këtu kemi çdo gjë që na nevojitet”.

Marrë nga washingtonpost.comPërgatiti: Alba Musaraj.

Page 48: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

Mbrojtja / nr. 10 tetor 2012 48

1927, fillesa e strategjisë së arsimimit ushtarak

dossier

Ashtu siç është shkruar më herët në këtë libër, përgatitja e oficerëve shqiptarë, në mënyrë të veçuar, individuale dhe privatisht, kishte nisur qysh herët, në vitet e largëta 1913,1914 dhe

1915. Të tillë ishin edhe grupet e të rinjve nga Shq-ipëria që zbuluan dhe mësuan artin ushtarak në Shkol-lat Ushtarake të Italisë, si në Shkollën e Trupës së Regjimentit të 10-të të Këmbësorisë të Barit dhe në Shkollën Ushtarake të Këmbësorisë të Modenës. Por, era dhe prirjet perëndimore edhe në fushën e arsimit ushtarak shqiptar, nisi zyrtarisht dhe sipas një kon-cepti krejt të organizuar, pas vitit 1925, në të njëjtën kohë me reformimin e Ushtrisë dhe të Fuqive të Arma-tosura të Shqipërisë. Zyrtarizimi u vulos me dy Trak-tate Dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë edhe në fushën ushtarake, në vitet 1925 dhe 1926. Megjithë zhvillimet e paorientuara dhe të veçuara, që ndodhën në hapësirën shqiptare edhe me arsimimin ushtarak, deri aty nga vitet 1925-1926, në fillimet e vitit pa-sues, 1927 në arsimin ushtarak ende të pakonsoliduar dhe të brishtë të Shqipërisë, u duk sikur nisi të zbato-hej një strategji më e studiuar. Sipas kësaj strat-egjie, krahas duhej të vijonin përpjekjet për ngritjen dhe përmirësimin e shkollës vendase, ku përga-titeshin oficerë të gradave të ulëta, aspirantë dhe nëntogerë, por ende me kufizime, që gjithsesi mbu-lonin numrin më të madh të oficerëve të Ushtrisë dhe të Xhandarmërisë shqiptare. Por, ndërkohë dhe krahas kësaj linje shteti shqiptar parashikoi ven-dosjen e një linje tjetër, atë të shkollimit të nxënësve dhe të studentëve, si dhe kualifikimin e studentëve shqiptarë, tashmë në mënyrë të organizuar, nga in-stitucionet e shtetit nëpër shkollat dhe akademitë ushtarake të Italisë. Por jo vetëm në to, edhe në vende të tjera, pranë ose më larg. E parë në thelb, kjo strategji ishte përcaktuar për shkaqe që lid-heshin me reformimin dhe me tendencat europerën-dimore të shtetit shqiptar të pas vitit 1925 dhe, natyrisht, edhe të forcave të armatosura të tij, ku bënin pjesë Ushtria dhe Xhandarmëria. Intensiteti

Prof. Dr. Proletar Hasani

më i lartë në dërgimin e nxënësve dhe studentëve shqiptarë nëpër shkollat dhe akademitë e mësipërme, të huaja, u përshfaq veçanërisht i plotë pas vitit 1927, për t’u kulmuar në fillimin e viteve Tridhjetë të shekullit XX. Në Janar të vitit 1925, Ushtria Shq-iptare dhe gjithë Fuqitë e Armatosura Shqiptare, i u nënshtruan një reformimi tërësor, në pikëpamje të formës organizative dhe strukturore, ashtu dhe në përmbajtje. Për këtë risi dëshmonin qartë sanksion-imi ligjërisht në Statutin Themeltar (Kushtetuta) të Shqipërisë, sipas të cilit organizimi i Fuqive të Arma-tosura synohej të bëhej sipas modeleve të rregullta perëndimore, bashkëkohore madje, për këtë qëllim u ofrua edhe një organizator ushtarak austriak, kolo-neli e më pas gjeneraldivizioni Gustav Myrdac (Gustav von Mürdatc) , shndërrimi i Ushtrisë nga ajo e sistemit milic në një ushtri të rregullt të kohës. Në ndihmë të projektit të shndërrimit erdhën edhe afro 240 ushtarakë (oficerë) italianë. Po kështu, nga viti 1929, në vitet 1931,1934 dhe 1937, Forcat e Ar-matosura modeste shqiptare i u nënshtruan proces-it të reformimit (rregullimit) sipas standarteve të

Kolegjet (Shkollat) dhe Akademitë Ushtarake Italiane, në Romë, Napoli, Modena, Torino, Kazerta dhe Livorno

Page 49: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

nr. 10 tetor 2012 / Mbrojtja 49

asaj kohe, në organizim, stërvitje, pajisje dhe arma-time. Tashmë ishte krejt e qartë se, pavarësisht ku-fizimeve, synimi ishte europianizimi i forcave të ar-matosura shqiptare me çdo kusht, që t’u jepej atyre jo vetëm një pamje, por edhe një përmbajtje sa më pranë dhe të ngjashme me ato moderne perëndi-more. Tërë këto ndryshime kërkoheshin për arsyen e mungesës absolute të akademive ushtarake në Shq-ipërinë e viteve 20-30 të shekullit XX, nga njëra anë dhe nevojave të ngutshme për një trupë oficerësh të formuar dhe të aftë, të pajisur me një koncept dhe aftësi profesionale për të përballuar sfidat e ndry-shimeve, për të organizuar, stërvitur dhe drejtuar një ushtri të rregullt të kohës, të tipit perëndimor, nga ana tjetër. Këto arsye e nxitën shtetin shqiptar që, edhe për shkak të marrëveshjeve, t’i drejtonte sytë dhe të ngutej në dërgimin e një numri të konsid-erueshëm nxënësish dhe studentësh shqiptarë në shkollat dhe në akademitë e Italisë. Për vënien në jetë të këtij plani, nxitës dhe përshpejtues u bënë edhe ushtarakët e lartë italianë që, duke nisur prej viteve 1926-1927 e në vijim, kishin nisur të vinin në Shqipëri, me detyrë për të përforcuar marrëdhëniet në fushën ushtarake, por natyrisht për të ndihmuar edhe në shndërrimin e Ushtrisë Shqiptare në një ushtri të rregullt, sipas modeleve të atyre viteve. Realizimin e këtij shndërrimi ata e shihnin më së pari tek modeli i oficerit, tek i cili u përqendruan mjaft dukshëm. Në këtë rrjedhë koloneli dhe më pas gjen-eraldivizioni Alberto Pariani, atasheu ushtarak italian i parë dhe me gradën më të lartë ndër ushtarakët e ardhur në Shqipëri qysh në vitin 1927, u emërua pranë Dipartimentit (Departamentit) Ushtarak pra-në Pallatit Mbretëror Shqiptar, i cili u kthye në një mbështetës dhe nxitës të fuqishëm të idesë së më-sipërme. Për këtë dëshmon edhe një dokument i vitit 1929, i lëshuar pikërisht nga gjeneral Pariani, që, në shtator të këtij viti ishte në krye të “Dipartimentit Ushtarak”. Dokumenti, një shkresë që i drejtohet Kryesisë së Këshillit të Ministrave, në Tiranë, është një dëshmi e vërtetë e dukurisë së përmendur më lart, lidhur me arsimimin e oficerëve të ardhshëm shqiptarë. Në atë shkresë të nënshkruar prej A. Parianit shkruhej: “I ngarkuem prej Nalt Madhnis së Tij Mbretit, kam aptenue që 20 djem shqiptarë, që mundësisht të kenë mbarue gjimnazin, të shkojnë n’Itali për me ba studimet (3 vjet, prej të cilave 2 në Modena e nji në Firence) për m’u bae oficera të Gjindarmërisë. Kursi ka me fillue ditën 15 Tetuer, prandaj djemtë duhet të nisen prej Du-rrësit ditën 12 Tetuer për me kenë në Modena me 14 ...”. Kjo shkresë gjeti mbështetjen në Këshillin e Ministrave të Shqipërisë i cili i a komentonte in-teresin e Parianit, Ministrisë së Ar-simit po me anë të një shkrese ku shkruhej: “Sipër ju përshkruhet hapja e shkresës Nr. 1110 d. 26. XI.929 e Di-partamentit Ushtarak pranë Oborrit Mbretnuer, me lutje qi të gjenden 20 djem qi të kenë cilësiet e përmenduna n’atë shkresë dhe të na paraqitet lista qi të përmbajë emrat e tyre tue na tregue edhe datën qi mund të jenë gati

për t’u nisë. Përfundimi pritet sa më parë”. Sipas parashikimeve, së pari përparësi i u dha bursave për të dërguar në shkollat ose kolegjet ushtarake të nxënësve të talentuar ose me prirje të spikatura. Pas përfundimit të shkollës ushtarake, të cilat si rregull zgjasnin 3-4 vjet, nxënësit kalonin në aka-demitë ushtarake, po në Itali, ku ndiqnin studimet e larta për të fituar titullin oficer dhe gradën ushtar-ake. Dy qenë më të shquarat dhe më të njohurat për në atë kohë, por edhe që u zbuluan njëra pas tjetrës nga nxënësit ushtarakë shqiptarë, përkatësisht Kolegji ose Shkolla Ushtarake e Romës dhe Shkolla (Kolegji) Ushtarake “Nunziatella” në Napoli. Të dyja ishin shkolla ushtarake me shumë emër dhe histori të pasur. Madje, me qëllim për të vënë rregull si dhe për të përcaktuar saktë dhe për të gjithë kriteret e nevojshme për të gjithë nxënësit ushtarakë që shkonin për të ndjekur mësimet në shkollat (koleg-jet) ushtarake të Italisë, Komanda e Mbrojtjes Kom-bëtare e Mbretërisë së Shqipërisë hartoi dhe mira-toi një rregullore të posaçme. Ajo titullohej “Rregullore mbi dërgimin e nxansave në kolegjet ushtarake n’Itali”. Kjo rregullore ishte miratuar prej Mbretit A. Zog I, më datë 1 Korrik 1938. Lidhur me qëllimin e hartimit të kësaj rregulloreje, në hyrjen e saj të titulluar “Përgjithsina”, si dhe në pjesët pa-suese, pasqyroheshin tërë kriteret për moshën, të dhënat fizike e shëndetësore, niveli i shkollimit, qën-drimi moral i nxënësit dhe i familjes së tij, si dhe pëlqimi i prindërve për të ndjekur shkollën (kolegjin). Po ashtu, në rregullore parashtroheshin edhe kërke-sat dokumentare që i nevojiteshin nxënësit për të fituar bursën, ashtu si të drejtat dhe detyrimet e bursistit që do të shkonte në shkollë (kolegj) ushtar-ake, në akademi dhe në shkollë aplikacioni (kualifikimi) në Itali. Në përfundim të rregullores jepeshin edhe sanksione që parashikoheshin në rast se bursisti nuk e përfundonte shkollën (kolegjin), akademinë apo shkollën e aplikacionit. Rregullorja kishte vetëm 12 faqe gjithsej. Ajo u shpërnda në të gjitha prefekturat dhe nënprefekturat kryesore të Shqipërisë, madje për të u afishuan edhe disa shpallje që bënin të njohur ekz-istencën dhe vendndodhjen e kësaj Rregulloreje. Për-

Page 50: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

Mbrojtja / nr. 10 tetor 2012 50

para aplikimit bursisti ishte i detyruar të njihej me këtë rregullore për t’i u përmbajtur rregullave dhe kërkesave të përcaktuara në të, gjithsesi me qëllim për të përfituar një bursë të tillë.

Kolegji-Shkolla- Ushtarake e Romës (Collegio-Scuo-la Militare di Roma)

Si të gjitha shkollat dhe akademitë ushtarake ital-iane, ky kolegj ka një histori të hershme dhe të pasur. Kolegji, që më vonë mori emërtimin Shkolla Ushtarake, është vendosur në Pallatin Savjati, ngritur qysh në vitet 1500 ndërmjet lumit Tevere, që përshkon Romën, dhe kodrës së mrekullueshme Granikolo (ish-Kopshti Botanik i Romës), kodër mbi të cilën gjendet monu-menti i heroit kombëtar të Italisë, Garibaldit me gjithë strategët dhe komandantët e tij. Pallati, që më pas u bë pronë e princit Francesko Borghese dhe, më vonë e arqidukeshës austriake Mariana, në vitin 1849 u kap nga trupat pushtuese franceze, kurse në vitin 1870 u bë pronë e shtetit italian, fillimisht si qendër e Gjykatës së Lartë të Luftës, më pas e Gjykatës Ushtarake dhe më në fund seli për Drejtorinë e Artilerisë. Menjëherë pas largimit prej pallatit të Drejtorisë së Artilerisë, në të do të vendosej përfundimisht pikërisht Kolegji Ush-tarak ose Shkolla e Mesme Ushtarake. Qysh në krijim, Kolegji Ushtarak i Romës, përbëhej nga katër kurse që frekuentoheshin prej nxënësve të ardhur kryesisht nga kolegjet e Firences, Milanos dhe Napolit. Qëllimi i krijimit të Kolegjit ishte përgatitja e të rinjve që, në vijim do të ndiqnin studimet e larta në Akademinë Ush-tarake të Modenës, të Romës, të Torinos, të Parmës, të Aviacionit Ushtarak, në Kazerta pranë Napolit, dhe asaj të Detarisë Ushtarake të qytetit Livorno. Në vitet pasuese, nëpërmjet dekreteve të periudhës së mbretërisë italiane, programi mësimor i kolegjit, u njësua me atë të institucioneve të arsimit publik. Për rrjedhojë nxënësit e këtij Kolegji, të cilët kryenin kur-set e plota me kohëzgjatje 4-5 vjeçare, mund të prano-heshin në Shkollat e Larta Ushtarake, në universitetet teknike, të shkencave të natyrës, mjekësisë etj. Në Kolegjin e Romës pranoheshin nxënës të moshës 14-17 vjeçare, sipas disa kërkesave moderne, por tejet rigoroze. Ashtu si dhe në shkollat e mesme të kohës, studimet në Kolegjin e Romës ndaheshin në dy degë, klasike dhe shkencore. Lëndët bazë mësimore që më-soheshin në këtë Kolegj, në fillimet ishin gjuha italiane, latine dhe ajo franceze, si dhe matematika, historia, gjeografia dhe shkencat e natyrës. Në kohën e krijimit, në bankat e Kolegjit u ulën edhe disa nxënës të shquar e të veçantë, si Princi i Napolit, kurse në sezonin e

viteve 1918-1921, Princi i Piemontit, Umber-to i Savojës etj. Sipas dokumenteve të vetë Kolegjit, më pas Shkolla Ushtarake e Romës, nxënësit e parë nga Shqipëria u dukën dhe u ulën për të ndjekur mësimet në të vetëm në se-zonin mësimor të viteve 1925-1929. Ata ishin 13 vetë dhe u ndanë në dy grupe, përkatësisht sipas dy ndarjeve (seksioneve), A dhe B. Në sek-sionin A, që emërtohej “Shkencor” (Scientifi-co), i cili ishte i përzier, bënin pjesë vetëm 8 shqiptarë. Ata ishin nxënësit Jonuz Gjylbegaj, Jusuf Gjylbegaj, Gjon Mark Nikolla, Fadil Isufi, Isamedin Maliqi, Ndue Prenga dhe Neki Sej-dini. Në ndarjen B, gjithashtu shkencor, hynë 5 nxënës shqiptarë, Zef Borshi, Shefik Kalaja, Zija Myftia, Zarid Sulçe dhe Taipur Vërlaci. Në kursin katërvjeçar 1927-1931, që ishte po

ashtu i përzier, erdhën në Kolegjin e Romës vetëm katër nxënës ushtarakë, që ishin Skënder Delvina, Rustan Derna, Atif Golia dhe Shaban Strazimiri. Në rastin e këtij kursi, ka një koherencë ose përputhje të plotë midis dokumenteve që vijnë nga burime arki-vore shqiptare dhe botimeve italiane zyrtare. Një dëshmi e qartë për këtë dukuri është një shkresë e Legatës së Shqipërisë në Romë, ku Atasheu Ush-tarak, nënkolonel Ekrem Libohova, më 11 shkurt 1928, vinte në dijeni komandantin e Përgjithshëm të Fuqive Armate (të Armatosura) se, “... në Shkollën Ushtarake të Romës qenka pranue si student Z. Skënderi Avni Delvina.” Në këtë rast emri i nxënësit i përmendur në dokumentin e Atasheut Ushtarak shqiptar në Itali është konfirmuar edhe në listën e Kursit të viteve 1927-1931, të botuar në Vjetarin e Kolegjit Ushtarak të Romës. Ndërkohë, sipas një dokumenti arkivor shqiptar të Tetorit të vitit 1929, të emërtuar ”Qarkore”, e cila i dërgohej Prefekturës Shkodër prej Komandës së Mbrojtjes Kombëtare të Shqipërisë (Mbretëria Shqiptare), porositej që nxë-nësit të cilët ishin banorë të kësaj Prefekture, duhej të paraqiteshin pranë asaj komande për tu nisur në shkollat ushtarake, në Itali. Midis tyre në këtë qar-kore janë listuar edhe emrat e 12 nxënësve shkodranë që ishin përzgjedhur për të mësuar në Kolegjin Ush-tarak (Shkollën Ushtarake) të Romës. Në dokument sillen emrat e nxënësve “Xhevat Kryeziu, Qazim Be-qiri, Perikli Haxhistasa, Tefik Buza, Emin (Emil-P.H.) Mistura, Esat Efovia, Ashat Pasho, Mark Thani, Luigj Curani, Lec Berdica, Irfan Rifati, Sabahedin Resuli ... “. Edhe në këtë rast qarkorja e referuar më parë, në përqasje me botimin italian me rastin e Njëqindvjetorit të Kolegjit (Shkollës) Ushtarake të Romës, me titullin “Annuario del Centenario 1883-1983, Collegio-Scuola Militare di Roma”, vihen re mospërputhje në vitet aka-demike të cilave u referohet Qarkorja në njërën anë, dhe Vjetari (Annuario) i Kolegjit Ushtarak të Romës, në anën tjetër. Në Qarkoren e krahasuar shkruhet për vitin 1929, kurse në Vjetar për Kursin e viteve 1928-1931 dhe 1928-1932. Ndërkaq lista e Qarkores me atë të Vjetarit kanë mospërputhje mes disa emrave të nxënësve që evidentohen në to. Kështu, ndër 12 emrat e përmendura në Qarkoren e Komandës së Mbrojtjes Kombëtare Shqiptare vetëm 7 prej tyre figurojnë në Kursin e viteve 1928-1931 dhe 1928-1932, në Vje-tarin e Kolegjit Ushtarak të Romës. Ndërsa 5 emrat e tjerë janë të ndryshëm nga Qarkorja tek Vjetari! Në vijim, duke parë dhe vlerësuar ardhjen e nxënësve nga Shqipëria fqinjë, si dhe vështirësitë e tyre të natyr-

Page 51: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

nr. 10 tetor 2012 / Mbrojtja 51

shme në gjuhën e komunikimit dhe të mësimit, që ishte italishtja, në kursin mësimor 1928-1931 dhe 1928-1932, për herë të parë në këtë Shkollë u krijua kursi i veçantë, i cili kishte në përbërje vetëm nxënës shqiptarë. Pikërisht në këtë kurs bënin pjesë nxënësit Pal Ashta, Nikollë Bërdica, Tefik Buza, Beqir Kasmi, Xhevat dhe Qemal Krisezini Emil Demistura, Rifat Efovia, Perikli Haxhistasa, Rifat Peshtani, Mark Cani (Tzani) dhe Luigj Curani. Grupet me nxënës shqiptarë, me përbërje më të madhe erdhën në kurset pasues, në vitet 1930-1933, 1933-1936 dhe 1936-1939. Pas këtij të fundit numri i nxënësve nisi të bjerë duk-shëm. Këto kurba të kundërta e kanë shkakun dhe shpjegimin në nivelin e marrëdhënieve dhe situatat e krijuara në vitet përkatëse, mes dy shteteve, Ital-isë dhe Shqipërisë. Deri në vitin 1936-1938, kurba e marrëdhënieve (politike dhe ekonomike) për rrjed-hojë edhe ato në fushën ushtarake mes Shqipërisë dhe Italisë ishin normale. Ky normalitet u pasqyrua edhe në fushën ushtarake ku, një klimë të përshtatshme pati edhe arsimi ushtarak. Pikërisht në këto vite, në shkollat ushtarake të Italisë ndoqën mësimet në të dy shkollat ushtarake të më-sipërme, të Romës dhe të Napolit, përkatësisht 104 dhe 118 nxënës ushtarakë shqiptarë. Pas vitit 1935-1936 numri i nxënësve ra në mënyrë drastike. Në Shkollën Ushtarake të Romës erdhën vetëm 10 nxënës, kurse në atë të Napolit vetëm 2 nxënës! Kjo rënie e ka shpjegimin tek acarimi dhe kriza e thellë e pas vitit 1936 dhe 1938 dhe, sidomos me pushtimin ushtarak të Shqipërisë të 7 Prillit 1939. Në kursin e viteve 1930-1933, përsëri u krijua një kurs i posaçëm për nxënësit shqiptarë, me 20 vetë. Nxënësit ishin Yrfi Agolli, Jusuf Begeja, Shaban Basha, Xhemil Çelo, Sefedin Çollaku, Isa Çavolli, Aqif Dibra, Rakip Frashëri, Shan Geci, Metush Gjekolli, Qemal Haliti, Hajredin Hallulli, Xhemal Kada, Shena Karagjoni, Maliq Maçi, Ferik Mahmuti, Ndoc Plani, Naim Ramadani, Siri Strazi-miri dhe Zeqir Sulejmani.

Edhe në vitet 1933-1936, u organizua një kurs i veçantë për nxënësit shqiptarë, i cili përbëhej nga një numër nxënësish, më i madhi në këtë shkollë, plot 31. Emrat e tyre ishin Mark Arapi, Dod Bardhoku, Abedin Beqaraj, i cili vinte nga krahina e Piemontit e Italisë, për të vazhduar listën me emrat Reshit Çollaku, Idriz Doda, Sali Doda, Sitki Elezi, Sabri Fiku, Njazi Galip Begolli, Ismail Geca, Teki Haruni, Adil Haxhi Zotani, Ismail Hisa, Bajram Hoxha, Vehap Izeti, Faik Kadiu, Zija Kadrizi, Nuz Kuçi, Rakip Lala, Tahir Mata, Hysni Muharremi, Islam Papici, Vesel Pitarka, Xhemal Rexha, Xhevdet Emin Skënderaj, Asllan Sojli, Skënder Starova, Abdur-

rahman Telkiu, Petro Thaka, Daut Vesija, Sadri Zeqja. Në vitin 1936, efektivat e kurseve të nxënësve, për lehtësi në procesin mësimor, u ndanë nëpër plotone, nënrepart ky i barabartë me togën. Kursi i viteve 1936-1939 u nda në dy plotone (toga), që në përbër-jen e tyre përfshinin 20 nxënës shqiptarë. Në këtë grup bënin pjesë nxënësit Dhimitër Avrami, Reshat Beqiraj, Tomorr Frashëri, Ernest Gjeçi, Frishet Hox-ha, Ramiz Kokomiri, Dilaver Llagami, Ibrahim Prushi, Xhemal Rusi, Stathi Sallabanda, Abdurrahman Emini, Sadik Lila, Abdi Mati, Abdulla Mushaku, Shit Osmani, Minella Nako, Valentin Pervizi, Mark Ranci, Hamit Taga, Qemal Tahiraj dhe Xhavit Xhindi. Gjithashtu në vitin 1936, në sezonin mësimor të kësaj shkolle, të viteve 1936-1940, u hap një tjetër kurs, i cili ishte i tëri shkencor. Kursi ishte i përzier me nxënës ital-ianë dhe shqiptarë. Nxënësit shqiptarë ishin gjithsej

8 vetë, Galip Shabani, Xhavit Hisa, Abdyl Këllezi, Xhemal Osmanlliu, Hysen Preni, Sej-fulla Preza, Lek Vuksani dhe Asim Zeneli. Kursi i fundit që u frekuentua në këtë shkollë nga një grup fare i vogël nxënësish shqiptarë, ishte ai që përkon me vitin e push-timit fashist të Shqipërisë. Kursi nisi më 1939 dhe zg-jati deri në vitin 1942. Ai do të emërtohej “M.O. Gi-nocchio Ramiro” dhe në të u përfshinë dy nxënës, njëri Nexhat Begolli, në seksionin A dhe tjetri në seksionin B, Behlul Hatibi. Në harkun ko-hor 1940-1943, në kursin e emërtuar “M.O. Caldieri Luigi”, në Plotonin 2, bënte pjesë një nxënës i vetëm shqiptar, Nexhat Begolli, i cili figuron edhe në kurs-in e mëparshëm, të viteve 1939-1942, për arsye të pashpjegushme deri më sot. Nëse shihet në pikëpamje sasiore, në tërë historikun e grupeve të nxënësve shq-

iptarë që frekuentuan dhe përfunduan Kolegjin-Shkollën-Ushtarake të Romës, në harkun kohor 1925-1942, në 9 kurse që zgjasin 3-4 vjet secili, sipas të dhënave të bëra të njohura në “Vjetarin e Njëqindvjeçarit 1883-1983”, të kësaj shkolle, sil-len të dhëna të sakta dhe të plota edhe për nxënësit shqiptarë. Kështu, në 17 vjet (1925-1942), në këtë shkollë mësuan gjithsej 112 nxënës të ardhur nga Shqipëria. Nga kjo masë nxënësish ushtarakë, që morën edukimin e mesëm ushtarak në Kolegjin Ushtarak të Romës, veçohen disa prej tyre, të cilët, në vitet pasardhës, me karrierën, shërbi-met dhe aftësitë e tyre profesionale në dobi të Ushtrisë dhe më gjerë, u bënë personazhe dhe personalitete me emër në historinë ushtarake të Shqipërisë. Midis tyre spikasin emrat e Xhemal Kadës, Reshit Çollakut, Abdi Matit, Asim Zenelit, Abdyl Këllezit, Behlul Hatibit, Shaban e Siri Straz-imirit, Abedin Dino Beqarajt, Sitki Elezit, Stathi Sallabandës, Ibrahim Prushit etj.

Page 52: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe gatishmëri-në që demostroi. Zoti gjeneral, më datë 16 gusht 2012, pas marrjes

Mbrojtja / nr. 10 tetor 2012 52

maratona e tiranës

Më datë 21 tetor 2012, Forcat e Armatosura të RSH morën pjesë në aktivitetin spor-

tiv “Maratona e Tiranës-2012” të zhvilluar në Tiranë. Ky aktivitet u organizua nga Bashkia e Ti-ranës, Klubi i Vrapimit “Maratona Tirana” dhe Federata Shqiptare e Atletikës. Kjo maratonë ishte edi-cioni i parë në vendin tonë dhe në të merrnin pjesë rreth 800 garues nga Shqipëria, Kosova, Maqedo-nia, Serbia, Hungaria, Moldavia, Kenia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe përfshinte garim në disiplinat 5km, 10km, gjysmë maratonë 21km, maratonë 42km. Gjithashtu kishte edhe garim në Handbike për personat me aftësi të kufizuar. Ceremoninë e hapjes e për-shëndeti kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha, i cili ishte edhe presidenti i Mara-tonës. Maratona startoi në Sheshin “Skënderbej”. Pjesë e itinerarit ishin rrugët kryesore të Tiranës sipas distancave 5,10,21 dhe 42km dhe përfundonte përsëri në vendin e nisjes. FARSH mori pjesë me rreth 100 pjesëmarrës të cilët garuan në të gjitha disiplinat.Ekipi i FA arriti të marrë 2 medalje me atletët, toger Bl-edar Mesi zuri vendin e I-rë në garën 10km për meshkuj ndërsa toger Renato Dorzi zuri vendin e I-rë në gjysmë maratonë 21km.Pr.II Vladimir Haxhiaj, si i vetmi garues i ekipit të FARSH në maratonën 42km, përfundoi garën në vendin e II-të në renditjen vetëm për pjesëmarrësit shqiptarë, por nuk u klasi-fikua për arsye të një gabimi në sistemin elektronik të matjes.Në garën 5km meshkuj, në vendin e III-të u rendit Pr.II Ru-din Qefalia.Për të gjithë fituesit nga organizatorët u shpërndanë çmime, medalje, kupa dhe certifikata.

Përgatiti: Kapiten Engjëll SHEHU, Drejtoria J-3/7, SHPFA

Përfaqësim dinjitoz i Forcave të Armatosura