162
1 Përpjekja Viti X, nr.19 Tiranë, pranverë - verë 2004 Kosovë 78 Ndryshimi midis ndërhyrjes multilaterale në Kosovë dhe Afganistan dhe ndërhyrjes unilaterale në Irak nga Shkëlzen Gashi Përkthime 86 Letër nga viti 1920 nga Ivo Andriç Letra shqipe 93 Letër nga çmendina në vitin 2000, Al miraj mogut nga Bashkim Shehu Ndërgjegje historike 101 Shqipëria si laborator politik - zhvillimi i shtetit shqiptar gjatë shekullit të njëzetë nga Bernd J. Fischer 117 Konceptet e diplomacisë britanike dhe amerikane ndaj pavarësisë së Shqipërisë gjatë Luftës së II Botërore nga Beqir Meta 129 Politika e etnikes në konfliktin e Kosovës nga Enver Hoxhaj E përtremuajshme kulturore Botim i Qendrës Përpjekja Editorial 2 Ndërhyrja dhe jeta e zhveshur Mbi ndërhyrjen 7 Hibride sterile - mbi implementimin e institucionee perëndimore në Shqipëri nga Fatos Lubonja 15 Politikat e reja të zhvillimit dhe bashkëveprimi midis aktorëve lokalë dhe aktorëve ndërkombëtarë nga Vincenzo de Luca 23 Realja nëpërmjet dhunës - ç është një ndërhyrje ekonomike nga Marie Cuillerai 32 Hapësira morale e aksionit humanitar nga Didier Fassin 42 Mbi ndërhyrjen, ose rikthimi i subjektit të historisë nga Marc Abele 56 Lojra të mëdha e të vogla: brenda OKB-së e rreth e rrotull saj nga Pino Arlacchi 54 Ndërtimi i një shteti gjysmë protektorat dhe përvoja nga Bosnjë - Hercegovina nga Caroline S. Hornstein LËNDA

perpjekja_19

Embed Size (px)

DESCRIPTION

magazine albania

Citation preview

Page 1: perpjekja_19

1Përpjekja

Viti X, nr.19 Tiranë, pranverë - verë 2004

Kosovë78 Ndryshimi midis ndërhyrjes

multilaterale në Kosovë dheAfganistan dhe ndërhyrjesunilaterale në Irak ngaShkëlzen Gashi

Përkthime86 Letër nga viti 1920 nga Ivo

Andriç

Letra shqipe93 Letër nga çmendina në vitin

2000, Al miraj mogut ngaBashkim Shehu

Ndërgjegje historike101 Shqipëria si laborator politik -

zhvillimi i shtetit shqiptargjatë shekullit të njëzetë ngaBernd J. Fischer

117 Konceptet e diplomacisëbritanike dhe amerikane ndajpavarësisë së Shqipërisë gjatëLuftës së II Botërore ngaBeqir Meta

129 Politika e etnikes nëkonfliktin e Kosovës ngaEnver Hoxhaj

E përtremuajshme kulturore Botim i Qendrës Përpjekja

Editorial2 Ndërhyrja dhe jeta e zhveshur

Mbi ndërhyrjen7 Hibride sterile - mbi

implementimin e institucioneeperëndimore në Shqipëri ngaFatos Lubonja

15 Politikat e reja të zhvillimitdhe bashkëveprimi midisaktorëve lokalë dhe aktorëvendërkombëtarë nga Vincenzode Luca

23 Realja nëpërmjet dhunës -ç është një ndërhyrjeekonomike nga MarieCuillerai

32 Hapësira morale e aksionit

humanitar nga Didier Fassin

42 Mbi ndërhyrjen, oserikthimi i subjektit të historisënga Marc Abele

56 Lojra të mëdha e të vogla:brenda OKB-së e rreth e rrotullsaj nga Pino Arlacchi

54 Ndërtimi i një shteti gjysmëprotektorat dhe përvoja ngaBosnjë - Hercegovina ngaCaroline S. Hornstein

LËNDA

Page 2: perpjekja_19

2Përpjekja Editorial

NDËRHYRJA DHE JETA E ZHVESHUR

Nga Fatos Lubonja

Sikurse e tregon edhe titulli i kopertinës ky numër i Përpjekjes (19) idedikohet ndërhyrjes

1 . Pjesën e parë të materialeve e kemi marrë (falë bujarisë

së autorëve që na dhanë të drejtën e botimit), nga punimet e një konferenceantropologjike me titull Concerning intervention (Mbi ndërhyrjen), tëorganizuar në Montreal më tetor 2003 nga Universiteti i Montrealit, departamentii antropologjisë, nën kujdesin e Mariella Pandolfit, profesore e këtij Universitetiku, midis të tjerëve, paraqitën kumtesat e tyre mbi eksperiencat shqiptare edheFatos Lubonja dhe Piro Misha

2. Edhe pjesa tjetër e revistës synon të plotësojë

dhe t i bëjë rezonancë veçanërisht në seksionin e letërsisë dhe të ndërgjegjeshistorike - tematikës së gjerë dhe komplekse të ndërhyrjes.

Krahas ndërhyrjes në titull vendosëm edhe konceptin e jetës sëzhveshur që, sikurse shtjellohet në tekstet e botuara në këtë numër, është ipandashëm nga një tipollogji tepër e përhapur ndërhyrjeje në kohën tonë: ajoqë quhet ndërhyrja humanitare apo aksioni humanitar , shprehje që sotzenë një vend të rëndësishëm si në lëmin konceptual ashtu edhe në atë tëzhvillimeve botërore.

E bëmë bashkimin e ndërhyrjes me jetën e zhveshur në titull, ashtusikurse edhe zgjedhjen e fotos së kopertinës, duke patur parasysh se Shqipëria

dhe më gjerë zonat ku banojnë shqiptarët në Ballkan: Kosova dhe Maqedonia- kanë qenë thuajse vazhdimisht, gjatë këtyre 13 14 vjetëve postkomunizëmobjekt i ndërhyrjeve humanitare dhe ushtarake për shkakun se njeriu shqiptarose më saktë jeta e tij, ka qenë shpesh shprehja par exellence e jetës së zhveshur.

Po ç është jeta e zhveshur që thuajse nuk ka hyrë ende si koncept në

1 Në tekstet e botuara gjendet edhe termi «ndërhyrje » edhe termi « intervencion »pasi nëpërmjet termit intervencion futet në lehtë termi « intervencionizëm ».2 Për mungesë kohe një pjesë e autorëve nuk mundën të na i sjellin materialet e tyre

të shkruara.

Page 3: perpjekja_19

3Përpjekja

debatin intelektual shqiptar?Siç shihet në tekstet që vijojnë citohet shpesh filozofi Giorgio Agamben

i cili e përcakton jetën e zhveshur, me të cilën është marrë gjatë edhe H. Ahrendt,nëpërmjet një dallimi që bëhet në gjuhën greke midis dy nocioneve të jetës: zoédhe bios: me zoé grekët shprehnin një gjë të përbashkët për të gjitha qëniet egjalla: të jetosh, kurse nëpërmjet bios, grekët kuptonin mënyrën e veçantë të tëjetuarit të një grupi apo të një individi.

3  Jeta e zhveshur, pra, është pranë zoé

s të cilës Agambeni i kundërvë jetën politike, një jetë nga e cila nuk është kurrëe mundur të izolosh diçka si jetë e zhveshur një jetë për të cilën, në mënyrëne saj të të jetuarit ka jetë dhe, në të jetuarit e saj, ka pjesë nga mënyra e saj e tëjetuarit kjo përbën formën e jetës, si jetë politike .

Në kulturën shqiptare jeta e zhveshur është ajo që në gjuhën popullorejo rrallë shqiptari i dëshpëruar e quan jetë kafshe apo jetë qeni . Madje nëgjuhën shqipe ka edhe një dallim fjalësh që mund të shërbente për të sqaruarkëtë koncept, e që nuk ka të bëjë me jetën në formën e bios apo zoé-s, - por mevdekjen. Për mbarimin e jetës së njerëzve në shqip përdoret folja vdiq dheemri vdekje kurse për kafshët përdoret folja ngordh dhe emri ngordhje ,por këto të fundit përdoren shpesh edhe për njerëzit jeta e të cilëve ështëreduktuar në jetën e kafshës, dmth në zoé, dmth në jetën e zhveshur . Agambene quan njeriun e reduktuar në këtë gjendje homo sacer, duke e marë këtë termnga e drejta e vjetër romake. Në të drejtën e vjetër romake homo sacer ishte njënjeri që gjithkush mund ta vriste pa u konsideruar kjo vrasje si krim i vrasjes iparashikuar për tu dënuar nga drejtësia.

Sipas Agamben çdo tentativë për të reflektuar mbi kategoritë tona politikeduhet të nisë nga ndërgjegjësimi se në kohën e sotme nuk dimë më asgjë prejgjëje për dallimin që ekziston midis jetës natyrore dhe ekzistencës politike ose,më shkoqur, midis njeriut thjeshtë si qënie që gjallon dhe njeriut si subjektpolitik.

4  Kur jeta bëhet lojë e politikës dhe kjo transformohet në biopolitikë,

thotë Agamben, të gjitha kategoritë themelore të reflektimit tonë, që nga ato tëtë drejtave të njeriut deri tek ato të demokracisë dhe qytetarisë hyjnë në njëproces zhvleftësimi dhe boshësimi.

5

Kush ka jetuar Shqipërinë e komunizmit dhe të paskomunizmit nuk mundtë mos mendojë për këtë proces zhvleftësimi dhe boshësimi , nuk mund tëmos e lidhë konceptin e jetës së zhveshur apo të homo sacer me përvojën ejetës së shqiptarëve gjatë komunizmit dhe pastaj me atë se si u gjetën shqiptarët

3. Giorgio Agamben, Homo Sacer, Einaudi, Torino, 1995.4 Po aty.5 Po aty.

Ndërhyrja dhe jeta e zhveshur

Page 4: perpjekja_19

4Përpjekja

krejt të zhveshur në fillim të viteve 90. Ekzodi i shqiptarëve ishte një ekzod injeriut të zhveshur, i njeriut të katandisur në homo sacer, që jetoi në komunizmine kampeve të punës së detyruar, apo që rropatej në përditësinë e një jete tëzhveshur krejtësisht nga pjesëmarrja në politikë, pra nga jeta politike . Poashtu edhe shqiptarët që mbetën në vend në periudhën e ekzodeve masive dhemë pas janë bërë gjatë këtyre vjetëve vazhdimisht objekt ndërhyrjesh humanitare:kujtojmë operacionet Pelikan në fillim të viteve 90 dhe Alba më 1997. Vrasjae mbi 2000 shqiptarëve gjatë vitit 1997 për shkak të trazirave anarkiste të rëniessë piramidave ishte po ashtu një shprehje par exellence e vrasjes së homosacer për të cilin kërkush nuk kërkoi drejtësi. Homo sacer janë edhe njerëzit eskafeve që janë mbytur me qindra në detin Adriatik gjatë këtyre viteve kujtojmëdy nga tragjeditë më të mëdha, atë të Otrantos dhe atë të fillimit të janarit 2004,kur në rastin e parë mbytësit ishin direkt anijet e Guardias italiane kurse në tëdytin indirekt ato shqiptare (me indiferencën e tyre).

Një anë tjetër e medaljes së jetës së zhveshur është ajo e katandisjes sënjeriut në kriminel dhe vrasës që e ndeshim thuajse përditë në faqet e shtypitshqiptar të mbushura me histori krimesh të padëgjuara që flasin për shpërbërjetë çdo sistemi etik e të çdo dinjiteti njerëzor. Në thelb edhe në këtë rast kemi tëbëjmë me një nga pamjet e homo sacer. Fëmija që shihni në kopertinë duke lypur,pas shumë gjasash, kur të rritet mund të kthehet në një vrasës që shumë lehtë dotë vritet ose do të vrasë çka, në thelb, është e njëja gjë: shprehje e mjerimit të njëshoqërie ku njeriu është i zhveshur nga të mirat materiale nga dinjiteti, nga jetapolitike.

Problemi i ndërhyrjes nuk mundet, pra, të shihet i palidhur me jetën ezhveshur. Vëmendja ndaj mjerimit, vuajtjes, zhveshjes, motivon dhe justifikonaksione humanitare që shpesh justifikojnë dhe shoqërojnë edhe ndërhyrjetushtarake. Por, kur flitet për këtë lidhje, midis ndërhyrjes dhe humanitares,sikurse duket nga materialet që po botojmë, problematika është shumë e gjerë.Nëse aksioni humanitar analizohet në terma të logjikës së aktorëve të tij, të

karrierës së militantëve dhe të marrëdhënieve me pushtetin, siç bëjnë edhe pjesamë e madhe e analistëve të politikës [ ] nga një këndvështrim antropologjik aishihet si një lloj gjuhe që prodhon një tip të caktuar gjykimi mbi botën dhepërvijon një formë të veçantë të eksperiencës kolektive. Mënyra me të cilën ishqyrtojmë gjërat, p.sh. justifikimi i luftrave të drejta ose anketat mbi përgjegjësitëe forcave të ruajtjes së paqes për masakrat e kryera, negocimi i korridorevehumanitare ose administrimi i kampeve të refugjatëve, është thellësisht i ndikuarnga repertori i imazheve dhe veprimeve që përdor dhe ushqen aksionihumanitar.

6 Teza që parashtron Didier Fassin i përmbahet mendimit se kjo

6. Didier Fassin Hapësira morale e aksionit humanitar Përpjekja 19 faqe 32.

Editorial

Page 5: perpjekja_19

5Përpjekja

gjuhë përcakton një hapësirë morale që ngrihet rreth një parimi në dukje i thjeshtëdhe unik: lehtësimi i vuajtjeve të viktimave, çka duket e thjeshtë kur thuhet, porqë është shumë ambige kur vihet në praktikë. Disa nga kumtesat që po botojmëkanë si temë kryesore pikërisht trajtimin e kësaj problematike, kontradiktat dheambiguitetet që paraqisin ndërhyrjet ashtu sikurse sfidat për ndryshim. Dukeqenë se duke iu referuar përvojës shqiptare theksin e vumë tek ndërhyrja dhejeta e zhveshur vlen të theksojmë njërën nga këto:

Ndërhyrja dhe neoliberizmi: Një ndër problemet e lidhjes së ndërhyrjesme jetën e zhveshur është ai që ka të bëjë me lidhjen midis sistemit ekonomik qëka triumfuar sot në botë dhe humanitares. Problemi është, pra, se të pastrehët,të sëmurët me SIDA, lypësit, njerëzit kosh plehërash

7, ata që i quajnë

nevojtarë si dhe mjerimi i tyre që thërret për urgjencë ekonomike, që bën tëdomosdoshme ndërhyrjen, janë në një kuptim më të gjerë dëshmi epamjaftueshmërisë tronditëse të ekonomisë së derregullimit liberal dhe idealit tësaj të vetërregullimit, të laisser faire .

E gjithë problematika që ka krijuar neoliberizmi, për të cilën sot nuk flitetnë Shqipërinë që ka adoptuar në mënyrën më dogmatike kursin e neoliberizmitmë të shfrenuar, ashtu sikurse adoptoi dje stalinizmin më të egër, ka bërë që nëbotë, sikurse tregojnë materialet që po botojmë, të lindin inisiativa të shumtapër ta sfiduar apo korrigjuar këtë model ekonomik. Një mënyrë tjetër e konceptimittë ekonomisë: globalizmi tjetër , ekonomia tjetër , tregtia e barabartë apotregtia etike , ekonomia social , mikro-financa kanë ambicien, deri për të

qenë një alternativë ndaj kapitalizmit, për ndërtimin e nismave që do tëkontribuonin për krijimin e një ekonomie më demokratike dhe më njerëzore ..

8

Ekonomia solidare dhe aksioni humanitar, lindur që të dyja nga fundi iviteve 70, si pasojë e shfaqjes së varfërisë dhe e zhveshjes së popujve tëpërjashtuar, në mjerim dhe në nevojë, të nxjerrë jashtë kuadrit të zhvillimit dhepasurimit, i bëjnë po ashtu jehonë vullnetarizmit me të cilin është abuzuar aqshumë në komunizëm por pa të cilin është vështirë të kuptohet një shoqëri dhetë ekzistojë tesuti i saj social aq i fragmentizuasr sot kudo në botë prejderregullimit dhe vetrregullimit e që gjen shprehjen e vet më dramatike në vendesi Shqipëria ku këto procese shoqërohen me korrupsionin dhe abuzimin e tëfuqishmëve me politikën.

Ndërhyrja dhe aktorët e rinj: Ndërhyrjet po ashtu kanë vënë në diskutimdisa nga shtyllat kryesore mbi të cilat është ndërtuar rendi botëror si sovranitetete shteteve. Ato, po ashtu, ato kanë fuqizuar edhe praninë e atyre mjediseve

7. Sipas shprehjes së Leon Moura, Les hommes-poubelles, Paris, Grasset-Mollat, 2000.8. Marie Cuillerai Realja nëpërmjet dhunës - ç është një ndërhyrje ekonomikePërpjekja 19, faqe 23.

Ndërhyrja dhe jeta e zhveshur

Page 6: perpjekja_19

6Përpjekja

politike mbinacionale, që si fillesë, janë krijime ex nihilo të vetë shteteve, siOKB-ja, institucionet evropiane, etj., por pavarësia e të cilëve ngjall tensione tëreja, meqënëse inisiativa e tyre priret vazhdimisht t i destabilizojë sovranitetetekzistuese. Nga ana tjetër kemi parë të lulëzojnë një tërësi organizatash tëquajtura « joqeveritare », të cilat në mënyrën e tyre, e turbullojnë dhe e bëjnëmë komplekse lojën. Zhvendosja e hapësirës së politikës nga këta aktorë si dhenevojat që diktohen për ndryshim trajtohen në kumtesat e Vincenzo de Lucas,Marc Abele, Pino Arlacchi, Caroline S. Hornstein.

Ndërhyrjet kanë ngritur problemin e imponimit të modeleve perëndimoreqoftë përsa i përket drejtësisë së këtij imponimi ashtu edhe përsa i përketmundësisë së funksionimit të tyre në një kulturë tjetër. Në këtë kontekst shfaqetaspekti i rezistencës ndaj ndërhyrjes (Marc Abele, Fatos Lubonja ).

.

Roli i Evropës dhe roli i SHBA. Cili do të ishte, në këtë kontekst, vendii ndërhyrësve vullnetmirë siç paraqiten OJQ-të? Ndryshimi midis ndërhyrjesnë Kosovë dhe Afganistan dhe ndërhyrjes në Irak, (Shkëlzen Gashi), roli gjithnjëe më në rritje i medias në raport me ndërhyrjen, ose më saktë mediatizimi indërhyrjeve me botën virtuale që krijon, të ndryshme nga ajo e realiteteve -janë tema që trajtohen në këtë numër të revistës Përpjekja gjithashtu.

Bota pas rënies së komunizmit ka njohur zhvillime dhe ndryshime të tillapër të cilat ajo e ve vazhdimisht veten në dyshim dhe në kërkim si tërrugëzgjidhjeve ashtu edhe të trajtimeve konceptuale. Ky numër i Përpjekjesmbi ndërhyrjen është një dëshmi e qartë e kësaj.

Editorial

Page 7: perpjekja_19

7Përpjekja

HIBRIDE STERILE MBI IMPLEMENTIMIN E INSTITUCIONEVEPERËNDIMORE NË SHQIPËRI

Nga Fatos Lubonja

Një histori e shkurtër

Pak kohë pasi Shqipëria u bë me kushtetutë të re demokratike (1998) e cila udebatua gjatë dhe më në fund u cilësua edhe nga specilistët perëndimore e standarteveevropiane dhe ndërkohë që në vend ishte hequr dënimi me vdekje, më ndodhi të bëj njëudhëtim në Veri të vendit sëbashku me një gazetar gjerman, korespondent i Die Velt. Aiishte nisur në kërkim historish që lidheshin me Kanunin ligjin që rregullon jetën eshoqërive tribale e veçanërisht gjakmarrjen që vazhdon të ekzistonë në Veri të Shqipërisë.Ekzotika e gjakmarrjes dhe e ngujimeve duket se e tërhiqnin shumë lexuesin gjerman tëDie Velt.

Në qytetin e Shkodrës midis mjaft historive me gjakmarrje gjetëm edhe këtëhistori të çuditshme: Një polic karriere, ndërkohë që kishte qenë për dore me djalin evogël, e kishin sulmuar dy banditë për t i grabitur pistoletën. Në mbrojtje e sipër aikishte qëlluar dhe kishte lënë vdekur njërin prej banditëve. Pas disa muajsh familja ebanditit, për gjakmarrje, kishte vrarë vëllain e policit duke ia lënë të ve gruan 27 vjeçareme dy fëmijë të vegjël. Sipas Kanunit ishte marrë gjaku, sipas ligjit në fuqi dhe KoditPenal polici kishte qenë në detyrë kurse ai që i kishte vrarë vëllain duhej ndëshkuar.

Ndërkaq midis dy familjeve ishte tension i madh.Në këtë situatë, një ONG lokale që merrej me pajtimit e gjaqeve kishte ndërhyrë

për të arritur pajtimin midis dy familjeve. Më në fund ndërhyrjet e tyre kishin përfunduarme sukses . Ishte nënshkruar akti i pajtimit. Ata më treguan mua dhe gazetarit gjermannjë letër me format A4 ku ishte formuluar teksti i aktit të pajtimit nën të cilin ishinvendosur shumë firma. Në njërin krah ishin firmat e tre pjesëtarëve të njërës familje, nëkrahun tjetër të tre pjestarë të familjes tjetër dhe krahas tyre dhe firmës së kryetarit tëOJQ këtu historia bëhet surreale - ishin edhe dy firma të çuditshme, ajo e shefit tëpolicisë së qytetit dhe ajo e përfaqësuesi i OSBE-së në Shkodër.

Në bisedat e mëvonëshme përfaqësuesit e OJQ së pajtimit të gjaqeve më thanëse në projektet e tyre të ardhshme ishte edhe një ide që, nëse do të arrihej, do të ishtenjë sukses i madh.

Çfarë ideje? i pyeta.

Hibride sterile

Page 8: perpjekja_19

8Përpjekja Mbi ndërhyrjen

Ne do të arrinim një sukses të madh sikur t i bënim një korrigjim të vogëlKanunit.

Çfarë korrigjimi? .Ne duam të arrijmë atë që kanë arritur në Malin e zi. Që gjakmarrja të mos mund

të bjerë mbi gjithë meshkujt e familjes, por vetëm mbi dorasin.

Rënia e komunizmit dhe problemet e fillimit

Kur vendet ish komuniste filluan tranzicionin e tyre poskomunist të gjitha atoishin përqendruar tek ideja e implementimit të institucinoneve demokratike, qeveritaredhe joqeveritare, nëpërmjet të cilave do të arriheshin reforma të tilla të rëndësishmedemokratike si:

- ndarja e pushteteve- gjetja e një rruge për mbushjen e hendekut midis pushtetit dhe popullit (ndërtimi

i shoqërisë civile)- kalimi nga një ekonomi e centralizuar në ekonomi tregu të lirë.

Kjo ide dhe afatet kohore të saj janë shprehur në mënyrë mjat sintetike në librine Ralph Darhendorf Letër një miku çekosllovak (Letter to a Chzechoslovak friend)(1989). Parashikimi i tij është shumë i njohur: nëse për të ndryshuar legjislacionin do tëna duheshin gjashtë muaj, nëse për të parë ndryshime të rëndësishme në ekonomi dotë duheshin gjashtë vjet, për të ndërtuar shoqërinë civile, dmth për të mbushur hendekunmidis popullit dhe pushtetit do të duheshin gjashtëdhjet vjet.

Ky parashikim doli se ishte shumë semplist dhe se në shumë aspekte nuk ipërshtatej të gjitha vendeve ish komuniste. Pas më shumë se dhjetë vjet tranzicionposkomunist është e qartë se vende të ndryshme lindore kanë lëvizur në drejtime tëndryshme. Në më shumë sesa një aspekt nuk ka më kuptim të krahasohen Polonia,Hungaria, Republika Çeke me vendet e Ballkanit apo me Rusinë. Ato kanë pasur përvojamjaft të ndryshme tranzicioni. Sot mund të flitet për një lloj degëzimi çka është edheshenjë progresi.

Edhe në Ballkan ka pasur eksperienca dhe histori të ndryshme gjatë këtyredhjetë vjetëve.

Unë do ta përqendroj kumtesën time në një eksperiencë ballkanike, në një ngavendet më problematke, Shqipërinë, por kjo përvojë në shumë aspekte nuk ështëvetëm shqiptare.

Çështjet kryesore

Shpejt pas kolapsit të regjimit komunist, pasi perëndimorët arritën në terren dhe

Page 9: perpjekja_19

9Përpjekja

vunë re diferencat e mëdha midis realitetit të tyre dhe realitetit të këtyre vendeve, ungrit një pikëpyetje e madhe: a do të mund të implementoheshin dhe të lulëzonininstitucionet demokratike perëndimore në një terren të ndërtuar me tjetër kulturë dhemendësi nga ajo perëndimore? Me fjalë të tjera: ndërkëhë që këto vende u hapën ndajpluralizmit politik dhe tregut të lirë e që të dyja këto nënkuptojnë kompeticionin, a dotë ishte e mundur të mbahej ky kompeticion konstruktiv apo do të degjeneronte nëkonflikt për shkak të mungesës së kulturës së kompeticionit dhe të vlerave pluraliste?A do të mundeshin këto vende të ndërtonin demokracinë dhe shoqërinë civile pakaluar nëpër urën e një shteti autoritar të mbështetur tek nacionalizmi? Kurse në aspektinekonomik: a do të mundeshin këto vende të bëheshin kompetitive në tregun e lirë mediçka tjetër nga ekonomia e zezë apo gri?

Hibridet sterile

Për t iu përgjigjur kësaj problematike le të përdor një metaforë. Ajo çka ndodhinë Shqipëri (dhe jo vetëm) përsa i përket implementimit të institucioneve demokratikeishte diçka e krahasueshme me procesin e shartimit. Fidanet e institucionevedemokratike që u sollën nga Perëndimi nuk u implementuan në një truall neutral, por ushartuan në trungun e vjetër kulturor, në mendësinë e vjetër. Në pjesën më të madhe tërasteve rezultati i këtij procesi shartimi, nëse vazhdojmë të flasim me gjuhë metaforike,sikurse dihet është një hibrid, dhe po ashtu dihet se karakteristika kryesore e hibrideveështë steriliteti i tyre, çka do të thotë se në rastet më të shumta ata nuk janë efektivë,nuk janë të aftë të riprodhohem dhe të zhvillojnë trashëgimtarë, nuk kanë origjinalitet.

Le të fokusohemi në disa nga këta hibride

Puralizmi politik

Komunizmi nuk vdiq si rezultat i suksesit të tij, siç thotë André Maurois përfeudalizmin, ai nuk vdiq, nëse do të shpreheshim duke përdorur një paradigmë tënjohur marksiste - pasi kishte ndërtuar një strukturë e cila kërkonte një superstrukturëtjetër. I ashtuquajturi revolucion demokratik në vendet lindore që në vende tëndryshme mori emra të ndryshëm nuk ishte diçka si Revolucioni Frëng nëpërmjet tëcilit borgjezia, pasi kishte krijuar pushtetin ekonomik, kërkonte të kishte edhe pushtetpolitik. Komunizmi nuk kishte zhvilluar klasa të ndryshme me interesa të kundërta.Periudha e gjatë e totalitarizmit, monopartitizmit dhe barazitarizmit të detyruar nukkishte krijuar në këto vende diçka të ngjashme me klasat e ndryshme social ekonomikeqë do të mund të bëheshin baza për rritjen e partive; që do të mund të përfaqësonininteresa të ndryshme social ekonommike. Nuk kishte Shqipëria baza social ekonomikepër parti konservatore apo liberale, të majta apo të djathta. Partia e parë e madhe e re ekrijuar në Shqipëri pas lejimit të pluralizmit politik ishte një parti e lindur nga lëvizjaantikomuniste: Partia Demokratike, e cila iu kundërvu Partisë së Punës (partia komuniste)

Hibride sterile

Page 10: perpjekja_19

10Përpjekja

e cila shpejt e ndërroi emrin duke u vetëquajtur partia socialiste.Partia antikomuniste (PD) u zhvillua në trungun e kulturë së vjetër totalitare të

kultivuar nga partia mëmë (PPSH). Edhe liderët e saj kryesorë qenë ish komunistë,ndërkohë që kryetari i saj Sali Berisha ishte një ish sekretar partie me ambicie për tëbërë karierë politike edhe në kohën e komunizmit. Nën thirrjen e trungut të vjetër PD urrit shpejt duke tentuar të bëhet e gjithpushtetshme duke zaptuar krejt skenën politike,duke përfaqësuar interesat e të mbarë njerëzve e duke tentuar të përfitojë gjithshka ngapushteti. Ndërkaq ekzistenca e opozitës u bë thjeshtë një fasadë.

Kolapsi i skemave piramidale në 1997 dhe tragjedia njerëzore e shkaktuar prejrënies së tyre ishte shprehja më eksplicite e dështimit të asaj që qe ndërtuar në pesëvjet jo vetëm përsa i përket ekonomisë, por edhe përsa i përket sistemit pluralist. Dypartitë hynë në një konfliktualitet të madh dhe nuk qenë të afta të vendosnin një dialogderisa gjithshka shpërtheu. Më shumë se 2000 vetë gjetën vdekjen gjatë disa muajshanarki.

E njëjta gjë ndodhi me socialistët kur erdhën në pushtet pas kolapsit të skemavepiramidale. Edhe kjo parti, në një mënyrë më të sofistikuar, punoi të bëhet egjithpushtetshme si dhe që të përfaqësojë të gjithë njerëzit.

Përsa i përket programeve politike këto dy parti, e para gjatë 1992 1997 dhe edyta gjatë periudhës 1997 2003 kanë pasur një program të njëjtë: reformat liberalizuesetë privatizimit në emër të kapitalistizimit të vendit.

Partia socialiste në pushtet e cila në periudhën e parë, kur ishte në opozitë,ruajti disa retorika të majta, pasi erdhi në pushtet i harroi krejtësisht ato dhe u tellua nëprocesin e liberalizimit të mëtejshëm të vendit që shpesh e përdori në të njëjtën frymëideologjike siç përdorej në kohën e komunizmit sllogani revolucionarizimi i mëtejshëmi vendit . Ndërkaq, në mënyrë paradoksale, ndërkohë që këto dy parti nuk kanë diferencapërsa i përket programeve dhe reformave ato kanë një konfliktualitet të jashtëzakonshëmmidis tyre.

Si rezultat i kësaj situate jemi larg modelit të pluripartitizmit perëndimor, nukkemi as një dinamikë e majta e djathta të tipit evropian, por dy parti të djathtaaktiviteti politik i të cilave ka degjeneruar në luftën për pushtet midis grupesh tëfuqishme oligarkësh të bashkuar rreth klanesh politike të ndryshme.

Shoqëria civile

Edhe shoqëria civile si një zinxhir institucionesh jo qeveritare është një tjetërshembull i hibrideve sterile.

Ndërtimi i shoqërisë civile ka qenë një nga temat kryesore të ndërhyrjesperëndimore në vendet postkomuniste. Ideja e nevojës së ndërtimit të shoqërisë civileu artikulua teorikisht si nevojë e asaj që Darhendorf e quan mbushja e hendekut midispushtetit dhe popullit , si nje nevojë e rëndësishme për rivitalizimin social të këtyrevendeve duke e shndërruar atë që në propagandën komuniste quhej populli i

Mbi ndërhyrjen

Page 11: perpjekja_19

11Përpjekja

udhëhequr nga partia (në fakt i mbytur nga gjithpushtetshmëria e shtetit dhe eburokracisë). Pra si nevojë e krijimit të asaj hapësire shoqërore që do t i kundërvihejshtetit duke e kufizuar pushtetin e tij. Ky është një funksion që mbështetet në idetë eteoricienëve anglo-saksonë për shoqërinë civile, tek dikotomia shtet shoqëri - civile,që i ka rrënjët filozofike tek Lock sipas të cilit shoqëria civile ekziston përpara shtetitdhe përbën, në një farë mënyre, kundërpartin e tij pasi ky ndërtohet.

1 Gjithë në këtë

kontekst ndërtimi i shoqërisë civile u fut në vendet poskomuniste edhe si nevojë emoderimit të prirjeve nacionaliste që u shfaqën në shumë vende ish komuniste pasrënies së komunizmit, pra si krijuese hapësirash tolerance dhe moderimi në shoqëri.

Nuk munguan edhe idetë gramshiane të shoqërisë civile, të ardhura kryesishtnga eksperienca italiane, që e shohin shoqërinë civile si hapësira në të cilën përpunoheninstrumentet kulturore dhe ieologjike për të transformuar relitetin

2, pra, si shprehje të

dikotomisë domosdoshmëri - liri që i korespondon dikotomisë strukturë - superstrukturë.Nuk mund të mohohet se prurja e këtyre ideve dhe tentativa për t i sendërtuar

ato në realitetin shqiptar ka aspektet e veta pozitive veçanërisht përsa i përket prurjessë ideve, ndër to edhe të ideve kundër nacionalizmit. Kurse sendërtimi i këtyre ideve,me çka kuptoj bërjen vërtet të shoqërisë civile kontrolluese të pushtetit, moderuese tëtendencave radikale apo dhe artikuluese instrumentesh kulturorë dhe ideologjikë përtë transformuar realitetin - çka në perëndim është rezultat i një procesi të gjatë historikdhe kulturor - mund të thuhet se ka dështuar. Paradoksalisht, ajo çka hyri teorikisht përtë qenë shoqëri civile në kuptimin perëndimor doli diçka tjetër pikërisht sepse përndërtimin e saj ndërhyri një faktor i tretë, Perëndimi. Ky ndikoi për krijimin e një modelitë shoqërisë civile që e quajta hibrid steril kryesisht nëpërmjet dy faktorësh.

Së pari, shoqëria civile shqiptare do të merrte kuptimin perëndimor nëse do tëlindte e zhvillohej nga nevojat e brendshme të shoqërisë për tu organizuar në mbrojtjetë interesave të grupeve të ndryshme, më të shpeshtën në formë vullnetare ose dukepaguar aktivistët kryesorë nga kuotat e derdhura nga gjithë pjesëtarët apo nga sponsorëtë pasur, ose edhe nga buxheti i shtetit, si një pjesë e shpërndarjes së taksave. Praduhej të ishte një produkt që, për nga vetë thelbi i natyrës së vet, duhet të ishte ibrendshëm si nga pikpamja e financimit ashtu edhe e motivimit, me rrënjët në tokënshqiptare. Kurse shoqëria civile shqiptare i përngjet një peme me rrënjët në ajër sepseushqimi i saj, dmth. financimi i saj, por në më të shpeshtën e rasteve edhe motivimi, kaardhur nga jashtë. Ishte e vështirë të krijohej ndryshe, dhe nuk mund të mohoshgjithshka nga aktiviteti i saj, por fakti është se kemi të bëjmë me diçka tjetër ngashoqëria civile evropane, pra me një hibrid që në mbi 90% të rasteve ka treguar dhe povazhdon të tregojë se është steril, dmth. i paaftë të vetëshumohet e të zërë rrënjë nëshoqëri. Në momentin kur do të mos ketë më ndihma perëndimore shumica e OJQ-ve tëkrijuara do të mbarojnë dhe, sëbashku me to, edhe shoqëria civile.

Së dyti, Perëndimi e mpleksi idenë e ndërtimit të një shoqëri civile me aksionin

1. J Locke, Il secondo trattato sul governo, Rizzoli, Milano 1998. Shih: Claudio Bazocchi Labalcanizzazione dello sviluppo2. Claudio Bazocchi La balcanizzazione dello sviluppo

Hibride sterile

Page 12: perpjekja_19

12Përpjekja

perëndimor të ndihmave humanitare duke i përdorur OJQ-të e krijuara si kërpurdha,kryesisht me këtë funksion humanitar

për sistemin humanitar perëndimor shoqëri civile dhe OJQ janë e njëjta gjë, kukëtyre të dytave u besohet detyra teknike e privatizimit të welfare dhe e mësimit tëpopullsinë me mendësinë e re me synim aftësimin e saj për tregun e lirë dhe përinstitucionet e reja liberaldemokratike

3

Tek e fundit, më shumë sesa shoqëri civile që do të ushtronte kontrollin mbipushtetin ajo u bë një instrument i riciklimit [të inteligjencies së komunizmit e cila gjetipunë të paguara shumë herë më mirë sesa punët në administratën shtetërore apo edhenë universitete. Duke qenë shpesh e varur nga ndihmat perëndimore ajo, në më tëshpeshtën, ka bërë politikat e këtyre shteteve dhe jo kundërpartin e pushtetit në vend.Pas vitit 1997, kur erdhën socialistët në pushtet, kemi praktikisht eliminimin e shoqërisëcivile si kundërpart e shtetit sepse socialistët e korruptuan atë ose duke thithur direktnë pushtet protagonistët e saj ose duke deklaruar bashkëqeverisjen me të. Madje edhekur hartuan legjislacionin ia hoqën organizatave mbiemrin jo qeveritare , siç kishtehyrë në fjalorin e përditshëm (OJQ) dhe ia vunë thjesht jo fitimprurëse (OJF). Rezultatiështë evident: ndërkohë që vendi ka aq e aq probleme të të drejtave të njeriut, tështypit të lirë, të ekologjisë, të edukimit, të shëndetit, të sigurimeve shoqërore etj. etj.është e vështirë të gjesh sot shoqata jo fitimprurëse që të ngrenë zërin për tu bërëvërejtje dhe kundërshtime politikave të ndryshme qeveritare që kanë krijuar këtoprobleme. Por, edhe kur këto ekzistojnë, janë krejt të pafuqishme për të ndikuar. Ndërkaq,fakti se shoqëria civile shqiptare, - më saktë personalitetet kryesore me të cilët ajoidentifikohej - pa u formuar mirë, u treguan të gatshëm të bëhen njësh me pushtetintregon anën tjetër të medaljes së kësaj simbioze hibridësh sterilë.

Media dhe sindroma Berluskoni

Me rënien e komunizmit ideologjia komuniste u zëvendësua me ideologjinëneoliberiste e cila mori prestigj të madh në vitet 90 edhe në Perëndim. Neoliberizmi, imarrë në formë ideologjike në vendet që dilnin nga dekada ideologjizim të skajshëm tëshoqërise dhe që nuk kishin instrumente kritike, u përkthye në ethe për pasurim indi-vidual si dhe në krijimin e kultit të pronës private dhe të biznesmenit. Njeriu i ri ikomunizmit u zëvendësua me një tjetër njeri të ri: ky ishte biznesmeni. Një nga modeletmë të suksesëshme të biznesmenit që kishin shqiptarët edhe afër vendit të tyre ishteBerluskoni. Miti i Berluskonit kishte hyrë që para rënies së komunizmit në Shqipëri. Aiishte miti i biznesmenit të sukseshëm që kishte ditur të ngrihej e të bëhej i pasur në sajëtë inisiativës dhe aftësive të veta individuale. Ishte pikërisht modeli që kishin në kokëshumë shqiptarë të sapodalë nga një kolektivizim dhe varfëri e detyruar. Shqiptarët uvunë edhe kafe-bareve dhe restoranteve të tyre të reja private emrin Berluskoni. Edhengritjen e tij në majat e pushtetit politik shqiptarët e panë si një rezultat logjik: njeriu që

3. Claudio Bazocchi La balcanizzazione dello sviluppo

Mbi ndërhyrjen

Page 13: perpjekja_19

13Përpjekja

kishte ditur të bëhej një nga më të pasurit në botë, që kishte drejtuar skuadrën efutbollit më të sukseshme në botë, pa dyshim kishte aftësi të veçanta, dhe, kur t i vintekëto aftësi në shërbim të vendit, do të arrinte po atë mrekulli që kishte arritur mekompanitë dhe skuadrën e tij. Shtoi kësaj edhe idene se meqënëse ky ishte i pasur, nukdo të kishte nevojë të vidhte.

Nën modelin e Breluskonit lindi në Shqipërinë e pas viteve 97, kur u lejuanmediat private, edhe një numër i madh gazetash radiosh dhe televizionesh private. Egjithë kjo industri mediatike ka një karakteristikë të veçantë: ajo nuk është rentabël nëvetvete, por financohet nga fitimet e këtyre biznesmenëve të rinj që i nxjerrin fitimet etyre nëpërmjet bizneseve të tjera kryesisht duke shfrytëzuar fuqinë dhe influencën qëu jep fuqia e tyre mediatike mbi politikanët si dhe lidhja që krijojnë me ta në sajë të kësajfuqie, por edhe nëpërmjet shërbimeve apo shantazheve që mund tu kryejnë atyre.Rritja dhe fuqizimi i këtyre oligarkëve më sjell ndërmend filmin e Spilbergut JurasicPark . Ashtu si ata shkencëtarët në Jurasic Park që mendonin se mund t i kontrollonindinozaurët që zhvilluan në epruvetë, në krye të herës edhe shumë intelektualë filluan tëkontribuojnë në gazetat dhe televizionet e këtyre oligarkëve me idenë se ata nuk mundtë bënin shtyp e media pa ta se fjala e tyre atje ishte më e rëndësishme sesa fuqia që pomerrnin mediat e tyre. Por, për një kohë shumë të shkurtër ata u bënë tejet të fuqishëmdhe i kanë kthyer shumicën e gazetarëve dhe intelektualëve të vendit në rrogëtarë qëu shërbejnë interesave të tyre, kurse mediat e tyre në mjete të fuqishme në shërbim tëlobeve të ndryshme politiko ekonomike.

Kemi të bëjmë, pra, me një industri mediatike të cilën e mban gjallë mbështetjapolitike dhe ekonomike dhe që është jashtë ligjeve të konkurencës së lirë dhe tëbarabartë, e cila ka krijuar një botë virtuale nëpërmjet të cilës manipulon opinioninpublik duke fryrë sukseset e duke fshehur dështimet, apo duke devijuar vëmendjen epublikut. Është një hibrid ku ndjehet rrënjët e së kaluarës sepse të kujton kohën kurindustria mediatike, si pjesë e aparatit propagandistik të komunizmit, mbahej më këmbënga shteti për qëllimet e sundimit të shtresës së burokracisë partiake.

Regjimi dhe struktura ekonomike

Pas njëmbëdhjetë vjetësh përpjekjesh për të ndërtuar ekonominë e tregut, nëShqipëri, sipas një artikulli të shkruar nga një nga gazetarët më seriozë të ekonomisë,

4

prodhohet në vend vetëm afro 1/5 e asaj që konsumojmë (afro 350 milion dollarë nëvit). Pjesën tjetër të asaj çka konsumojnë shqiptarët e sigurojmë nga trafiqet e drogësdhe të prostitucionit (afro 350 milion dollarë) nga emigracioni (500 600 milion dollarë- edhe tek kjo shumë ka një pjesë të rëndësishme të pisët) si dhe (afro 700 milion) ngandihmat e huaja dhe nga kreditë. Është e qartë se një ekonomi e tillë vështirë se mundtë konsiderohet ekonomi e tregut të lirë. Kemi të bëjmë me një tjetër lloj hibridi. Kemi tëbëjmë me rezultanten monstruoze të hibridizimit midis tregut të lirë, ekonomisë së

4. Fatos Çoçoli, Panorama

Hibride sterile

Page 14: perpjekja_19

14Përpjekja

paligjshme, krimit të organizuar, korupsionit dhe traditave klanore (pjesa më e madhe eoligarkëve si dhe e bosëve të krimit të organizuar janë kryetarë klanesh familjare).Është e qartë se një strukturë e tillë ekonomike e kushtëzon fuqimisht sistemin politiktë krijuar. Meqënëse pesha e këtyre aktorëve ekonomikë është kaq e rëndësishmeështë thuajse e pamundur të mund të krijohet një politikë që do të synonte të ndryshontekëtë gjendje, që do të tentonte të mbyllte trafiqet, të kthente njerëzit në vend dukekrijuar vende pune si dhe që do ta detyronte shtetin të hynte në praktikat e shtetitligjor. Kuptohet, gjithashtu, se, duke qenë kjo shtresë një pjesë e vogël e shoqërisë,ajo nuk do të prodhojë dot veçse polarizim. Për rrjedhojë, kuptohet, gjithashtu, sepjesa më e madhe jo vetëm mbetet e varfër, por nuk ndjehet as e përfaqësuar dhe nukka instrumente për t i kontrolluar këta njerëz të fuqishëm.

Si përfundimNëse do ta konsiderojmë ekstremin e majtë si kombinimin e barazisë me metodat

autoritare dhe polin e tij të kundërt, ekstremin e djathtë, si kombinimin të pabarazisë memetodat autoritare

5 mund të themi se, nëse me rënien e regjimit komunist Shqipëria

ishte një regjim i ekstremit të majtë, tani, pas njëmbëdhjetë vjetësh tranzicionpostkomunist ne mund të themi se panduli po shkon shumë shpejt në drejtimin eekstremit të djathtë. Një grup oligarkësh po kontrollon në të njëjtën kohë pushtetinpolitik, pushtetin financiar, pushtetin mediatik si dhe krimin e organizuar duke kërcënuarjo vetëm mbijetesën ekonomike të njerëzve, por edhe lirinë e tyre.

Ka ardhur koha për pandulin të kthehet prapsh për kah ato vlera dhe për kahato politika që i konsiderojnë barazinë dhe lirinë si dy kushte të pandashme.

5. Norberto Bobbio, Destra e Sinistra, Donzeli Editore, Roma, 1994

Mbi ndërhyrjen

Page 15: perpjekja_19

15Përpjekja

POLITIKAT E REJA TË ZHVILLIMIT DHE NDËRVEPRIMI MIDISAKTORËVE LOKALË DHE AKTORËVE NDËRKOMBËTARË.

Nga Vincenzo de Luca

Origjina e bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillimin

Bashkëpunimi ndërkombëtar për zhvillimin i përcaktuar si Ndihma Publike përZhvillimin fillon pas Luftës së Dytë Botërore me aktivitetet për zhvillimin të drejtuaranga fuqitë koloniale në territoret e përtej detit nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara.Por, nisma e parë e madhe e bashkëpunimit ndërkombëtar do të jetë Plani Marshall, inxitur nga Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar në zhvillimin e Evropës.

Ndihma për zhvillimin paraqitet si një bashkësi politikash, programesh dhetransferim burimesh financiare që disa vende venë në dispozicion për të ndihmuar nëzhvillim e një vendi partner.

Bazat teorike dhe konceptuale të një bashkëpunimi të tillë lidhen me analizën eKeynes dhe me konceptin e tij mbi shtetin-providencë, mbi rolin e shtetit që duhet tëriparojë defektet e tregut. Kjo analizë do të vihet në zbatim në vendet më pak tëzhvilluara. Në vitin 1960, ekonomisti Rostow përpunon Teorinë e Zhvillimit, e përcaktuarsi teori e stadeve të rritjes (stages-of-growth), sipas së cilës rritja është në përpjestimme investimet dhe këto të fundit janë në përpjestim me kursimet kombëtare. Vendet evarfëra që kryejnë veçse kursime të kufizuara kanë nevojë për një ndihmë të jashtmepër një periudhë kohore prej 10 deri 15 vjetësh që t i bëjnë ballë kësaj mungese burimesh.

Pas suksesit të Planit Marshall dhe ndihmave të para që Bashkimi Sovjetik filloit u jepte vendeve në zhvillim, Kombet e Bashkuara do t i quanin vitet 60 sidhjetëvjeçarin e zhvillimit . Nëpërmjet një Deklarate Zyrtare të Kombeve të Bashkuara,

vendet e industrializuara u angazhuan të shtonin burimet e ndihmës publike për vendetnë zhvillim dhe më 1960 ato krijojnë Grupin e Ndihmës për Zhvillimin në kuadrin eOEBE (Organizatës Evropiane për Bashkëpunimin Ekonomik). Kjo organizatë ishtekrijuar për të nxitur harmonizimin e politikave ekonomike dhe sociale midis promovuesvedhe përfituesve të Planit Marshall. Ky grup do të shndërrohet në komitet kur do tëkrijohet OCDE (Organizata e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik) në dhjetor 1961.

Përgjatë një periudhe tridhjetëvjeçare, nga fillimi i viteve 1960 deri në fund tëviteve 1980, bashkëpunimi ndërkombëtar për zhvillimin ka qenë i ndikuar së tepërminga ndarja e botës në dy blloqe dhe nga klima e luftës së ftohtë që karakterizoi atëkohë.

Politikat e reja dhe bashkëveprimi midis aktorëve

Page 16: perpjekja_19

16Përpjekja

Programet e bashkëpunimit janë realizuar kryesisht me projekte që janëmenaxhuar nga agjencitë e bashkëpunimit të vendeve donatore, ose të organizatavejoqeveritare të po këtyre vendeve, të cilat parashikojnë vetëm një pjesëmarrje të kufizuartë vendeve përfituese. Sektorët më të privilegjuar të bashkëpunimit kanë qënë energjia,infrastruktura dhe bujqësia.

Gjatë viteve 1980, në përgjigje të krizës së borxhit që ndodhi në Meksikë, vendetdonatore vunë disa kushte për politikat e ndihmës dhe për borxhin: adoptimin epolitikave të rregullimit strukturor që synonte pakësimin e rolit të shtetit dhe tëshpenzimeve publike, nxitjen e politikave të privatizimit dhe të liberalizimit. Tërësia ekëtyre politikave njihet si Konsensusi i Washingtonit

sepse ai ishte krijuar ngaInstitucionet e Bretton Woods (Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar).

Një paradigmë e re e zhvillimit

Në fillim të viteve 1990, me mbarimin e luftës së ftohtë dhe me ndryshimin epikëpamjeve nga ana e vendeve donatore dhe institucioneve multilaterale, në debatinmbi zhvillimin filloi të afirmohej një paradigmë e re.

Një nga teoricienët e rrymës së re të politikave të zhvillimit, Joseph Stiglitz, qëka qenë një nga frymëzuesit e metodave të reja të ndjekura nga Banka Botërore, pohonse duhet shkuar përtej Marrëveshjes së Washingtonit për të nxitur një konceptim të ritë zhvillimit të bazuar mbi shndërrimin e shoqërisë. Ky shndërrim duhet të realizohetme pjesëmarrjen e të gjithë komponentëve: qeverisë, sektorit privat, sindikatave,organizatave joqeveritare dhe qendrave kërkimore.

Ishami, Narayan dhe Pritchett, tre ekonomistë të Bankës Botërore, kanë treguarpërmes një modeli ekonometrik se një projekt bashkëpunimi i realizuar me pjesëmarrjene komponentëve lokalë (në këtë rast bëhej fjalë për një projekt për furnizimin me ujë)është shumë më frutdhënës, madje edhe nga pikëpamja ngushtësisht ekonomike, sesanjë ndërhyrje e realizuar nga një vend donator ose nga një agjenci e huaj.

Strategjitë e reja të zhvillimit nuk synojnë vetëm rritjen e prodhimit të brendshëmbruto, por edhe treguesit socialë: shëndetësinë, arsimin, nivelin e varfërisë dhekarakterin e qëndrueshëm të rritjes ekonomike, si edhe përshtatjen e saj me ruajtjen eambientit. Strategjitë e zhvillimit duhet të shërbejnë si nxitës për një shndërrim tëshoqërisë që mbështetet te përparësitë komparative që ajo zotëron dhe këto strategjiduhet të vihen në jetë nga vetë përbërësit e kësaj shoqërie.

Çdo formë e imponuar dhe pa frymë kritike e rekomandimeve lidhur me kushtete jashtme rrezikon të pengojë shndërrimin e vërtetë të shoqërisë dhe, si rrjedhim, edhevetë zhvillimin. Kushtet që vendet në zhvillim të kenë sukses kalojnë nga aftësia e tyrepër t i përshtatur politikat e tyre dhe nga pjesëmarrja politike dhe sociale.

Gjatë viteve 1980 dhe 1990 është vënë re se politikat e privatizimit të disasektorëve publikë të realizuara në Afrikë, të përpunuara dhe të mbështetura ngainstitucione financiare ndërkombëtare, nuk kanë bërë të mundur që të arrihet suksesi iplanifikuar në lidhje me punësimin dhe nganjëherë edhe me përmirësimin e shërbimeve,

Mbi ndërhyrjen

Page 17: perpjekja_19

17Përpjekja

sepse ato janë realizuar pa një politikë përshtatjeje nga ana e vendeve të interesuaradhe shpesh edhe pa marrë parasysh kushtet specifike të çdo vendi.

Një strategji e zhvillimit është e qëndrueshme dhe efikase kur ajo synon tëngrejë në këmbë në vendet në zhvillim kapacitetet që do të administrojnë politikatekonomike dhe sociale. Arsimi, formimi profesional, informacioni dhe dijet bëhen kështufjalët kyçe për zhvillimin dhe për ndihmesën që vendet donatore mund t u sjellin këtyrestrategjive.

Një karakteristikë tjetër e rëndësishme e strategjive të reja të zhvillimit është seato venë gishtin njëherazi si mbi nevojën që strategjitë duhet të konceptohen si afatgjataashtu edhe mbi rëndësinë që marrëdhëniet midis vendeve donatore dhe vendeve nëzhvillim të shndërrohen në një partneritet të vërtetë ku çdo aktor të marrë përsipërpërgjegjësitë e tij. Në të vërtetë, kjo ide e partneritetit dhe e marrëdhënieve midispartnerëve ishte hedhur nga ish-kancelari gjerman Willy Brandt në raportin e tij Veri-Jug të vitit 1980. Por, në atë kohë arsyet politike që lidheshin me sistemin bipolar kishinpërparësi mbi nevojën e efektshmërisë së ndihmës për zhvillim.

Paradigma e re e zhvillimit mund të themi se u shfaq në fillim të viteve 1990. Kyorientim i ri përqëndrohet te përshtatja e politikave nga ana e vendeve në zhvillim, teideja e partneritetit dhe përgjegjësive të ndara midis vendeve donatore dhe vendevepërfituese të ndihmës, te përparësia që u jepet sektorëve socialë, veçanërisht arsimitdhe shëndetësisë, te rëndësia e ndërtimit të kapaciteteve dhe pjesëmarrjes së të gjithëkomponentëve të shoqërisë në politikat e zhvillimit.

Në vitin 1996 përfaqësuesit e vendeve donatore të mbledhur në gjirin e CADpërpunuan një dokument me titull Roli i bashkëpunimit në agim të shekullit të XXI ,i cili përvijon linjat kryesore të startegjisë së re për zhvillimin.

Ky dokument përbën një përpjekje për reflektim të bazuar mbi pothuaj 50 vjetbashkëpunim ndërkombëtar dhe kërkimesh mbi politikat, programet dhe strategjitë ereja për të ardhmen.

Dokumenti fillon me një analizë të situatës botërore: katër të pestat e popullsisësë planetit jeton në vendet në zhvillim, 1.2 miliard njerëz jetojnë me më pak se 1 $ në ditëdhe 1.6 miliard njerëz jetojnë me më pak se 2 $ në ditë.

Dokumenti pohon se vendet e industrializuara duhet të reagojnë me një angazhimmë të fortë kundër varfërisë të skajshme në botë, të nxisin dhe të mbështesin njëzhvillim të qëndrueshëm në vendet më pak të zhvilluara.

Përvoja e grumbulluar nga bashkëpunimi gjatë 50 vjetëve, ka treguar se kurvendet përfituese të një ndihme të jashtme bëhen aktorë të zhvillimit të tyre, siç ishterasti i Planit Marshall, ata arrijnë sukses. Ndihma ka një efekt pozitiv kur ajo përshtatetme një kontekst të favorshëm, kur ekziston një qeverisje e mirë dhe një pjesëmarrje etërësisë së shoqërisë në procesin e zhvillimit.

Vendet donatore kanë propozuar një partneritet të ri ndërkombëtar që synondisa objektiva të zhvillimit të përcaktuara qartë:

- përgjysmimin deri në vitin 2015 të përpjestimit të popullsisë botërore që jetonnë varfëri ekstreme;

- arsimimi deri në vitin 2015 të të gjithë fëmijëve në botë;

Politikat e reja dhe bashkëveprimi midis aktorëve

Page 18: perpjekja_19

18Përpjekja

- ecja përpara drejt barazisë së sekseve dhe zhdukja e pabarazive midis burravedhe grave në arsimin fillor dhe tetëvjeçar deri në vitin 2015;

- ulja me 2/3 e përqindjes së vdekshmërisë te fëmijët dhe të rinjtë nga 1990 derinë 2015;

- vënia në dispozicion të të gjithëve të shërbimeve shëndetësore në fushën eriprodhimit deri në vitin 2015;

- zbatimi i strategjive kombëtare të përqëndruara rreth zhvillimit të qëndrueshëmderi në vitin 2015, me qëllim që të riparohen dëmet e shkaktuara ndaj burimeve mjedisore.

Këto objektiva duhet të arrihen nëpërmjet ndërhyrjeve specifike në bazë vendiduke respektuar kushtet lokale dhe strategjitë kombëtare që ka adoptuar çdo vend.

Vendet donatore e pranojnë se programet e ndihmës nuk janë efikase nëse atonuk integrohen në një tërësi koherente të politikave të vendeve donatore që favorizojnëzhvillimin e vendeve më të varfëra.

Në një botë gjithnjë e më shumë të ndërvarur dhe të globalizuar fillojnë etheksohen pabarazitë midis vendeve, por edhe brenda vetë vendit. Një numër i caktuarvendesh në zhvillim, veçanërisht në Azi (Kina, Koreja, Malajzia), por edhe në Afrikë(Maroku, Tunizia, Botswana), ia kanë dalë mbanë që të pakësojnë varfërinë, ndërsashumë të tjerë sidomos në Afrikën Subsahariane po mbeten prapa gjithnjnë e mëshumë.

Bashkëpunimi ndërkombëtar ka njohur disa nisma të suksesshme siç janëfushata e realizuar nga OMS dhe UNICEF kundër vdekshmërisë foshnjore, nisma embështetur nga OKB në vitet 1980 për garantimin e furnizimit me ujë, fushatat kundërvariolës, difteritit dhe rubeolës.

Në kontekstin kombëtar të shumë vendeve në zhvillim programet e ndihmëskanë qenë më pak efikasë, jo vetëm sepse ato nuk ishin shoqëruar nga një proces ipërshtatjes lokale të politikave dhe të një pjesëmarrjeje të popullsisë, por edhe sepsenuk kishte një qeverisje të mirë dhe nuk kishte kapacitete për të zgjidhur dhe parandaluarkonfliktet.

Roli i vendeve donatore në një marrëdhënie partneriteti duhet të jetë ai i ndihmëspër vendet në zhvillim për të konsoliduar kapacitetet e tyre për zhvillimin. Në njëmarrëdhënie të vërtetë partneriteti aktorët lokale duhet të drejtojnë gjithnjë e më shumëoperacionet dhe programet. Për më tepër, nëse më përpara marrëdhënia e bashkëpunimitvendosej pothuajse vetëm me autoritetin qëndror, sot vendet në zhvillim janë strukturuarme sisteme politike gjithnjë e më të decentralizuara dhe pluraliste.

Në këtë kontekst, ekzistojnë përgjegjësitë për çdo aktor në veçanti dhepërgjegjësi të përbashkëta:

- përgjegjësitë e përbashkëta midis vendeve të industrializuara dhe vendevenë zhvillim janë ato që lejojnë të krijohen kushtet e favorshme për zhvillim, që tërealizohen politikat e parandalimit kundër konflikteve, të luftës kundër korrupsionit, tënxitjes të pjesëmarrjes së shoqërisë civile të vendeve në zhvillim në strategjitë epakësimit të varfërisë;

- përgjegjësitë e vendeve në zhvillim janë ato që lejojnë adoptimin e politikavemakroekonomike adekuate, të përcaktimit të qartë të objektivave konkretë dhe realistë

Mbi ndërhyrjen

Page 19: perpjekja_19

19Përpjekja

të pakësimit të varfërisë, të përmirësimit të qeverisjes;- përgjegjësitë e vendeve donatore kanë të bëjnë me ndihmat për zhvillimin

(vlera botërore e së cilës aktualisht është rritur deri në rreth 60 miliardë $), përmirësiminefikasitetit të ndihmës, harmonizimin dhe koordinimin e politikave dhe programeve,përforcimin e kapaciteteve institucionale të vendeve në zhvillim me qëllim që të shmangetvarësia nga ndihma e jashtme.

Në këtë prizëm, vërehet se nismat e administruara vetëm nga vendet donatorerrallë janë efikase dhe se vendet në zhvillim, qeveritë dhe shoqëritë e tyre civile duhettë bëhen motori i zhvillimit.

Një nga metodat e reja të parashikuara nga kjo strategji ka të bëjë me modalitetine ndihmës buxhetore. Me qëllim që të realizohet një projekt zhvillimi, vendeve partnereu jepet në mënyrë direkte një kontribut financiar për të vënë në jetë programe socialenë sektorët prioritarë (shpesh këtu kihet parasysh shëndetësia dhe arsimi), të cilat janëtreguar në strategjitë kombëtare të këtyre vendeve për uljen e varfërisë.

Ky lloj modaliteti i ndihmës ka avantazhin se është plotësisht në përputhje meparimin e përvetësimit (ownership) të politikave të zhvillimit nga ana e vendevepërfituese, edhe kur nuk është ende e lehtë të zbatohet në situatat ku vendet partnerenuk kanë kapacitetet thithëse dhe të administrimit të burimeve të mjaftueshme dhe kurvendet donatore nuk arrijnë të harmonizojnë procedurat e tyre financiare.

Objektivat e zhvillimit të mijëvjeçarit

Kjo strategji e re, parimet kryesore të së cilës do t i përmend këtu, dhe së cilësi referohet edhe Banka Botërore në drejtimet e reja të politikave të saj të Comprehen-sive Development Framework

të miratuara në vitin 1990, është në origjinën e njëdokumenti të rëndësishëm të titulluar Një botë më e mirë për të gjithë i përgatiturnga Përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara, të Bankës Botërore dhe të Fondit MonetarNdërkombëtar në qershor 2000 dhe të miratuara po atë vit nga Asambleja e Përgjithshmee Kombeve të Bashkuara sëbashku me Deklaratën e Mijëvjeçarit.

Kjo Deklaratë përcakton Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit deri në vitin2015, të cilat i përmenda më sipër (uljen e varfërisë, arsimim për të gjithë, barazinë esekseve, pakësim i vdekshmërisë foshnjore, mundësinë për shfrytëzimin e sistemitshëndetësor dhe respektimi i ambientit).

Me qëllim që të përcaktohej një kuadër ndërkombëtar i përgjegjësive dheangazhimeve si për vendet e industrializuara ashtu edhe për vendet në zhvillim, umbajt në Meksikë, në Monterrey, në mars të vitit 2002 një konferencë ndërkombëtare eorganizuar nga Kombet e Bashkuara mbi financimin e zhvillimit.

Qëllimi përfundimtar i kësaj konference do të jetë përcaktimi i angazhimevefinanciare, politikave dhe programeve të nevojshëm për të arritur objektivat e përcaktuarnga Deklarata e Mijëvjeçarit.

Konferenca e Monterrey u mbyll me arritjen e një marrëveshjeje (Konsensusi i

Politikat e reja dhe bashkëveprimi midis aktorëve

Page 20: perpjekja_19

20Përpjekja

Monterrey), e cila identifikon gjashtë burime financimesh:- burimet financiare të vendeve në zhvillim;- burimet financiare ndërkombëtare;- tregtia ndërkombëtare;- ndihma publike për zhvillimin;- lehtësimi i borxhit;- rritja e veprimtarisë së institucioneve financiare ndërkombëtare në mbështetje

të zhvillimit.

Ndihma publike për zhvillimin përfaqëson sot rreth 25% të totalit të transfertavefinanciare kundrejt vendeve në zhvillim, ndërkohë që potenciali i tregtisë ndërkombëtaredhe i investimeve të huaja është shumë më i rëndësishëm.

Konferenca e Monterrey, që shënoi për herë të parë pjesëmarrjen e vendeve tëindustrializuara dhe të vendeve në zhvillim, përcaktoi një kuadër institucional tëfavorshëm për zhvillimin.

Vendet e varfëra duhet të krijojnë kushtet institucionale që të nxisin investimetkombëtare dhe ndërkombëtare. Vendet donatore duhet të angazhohen, në respekt tëparimit të përvetësimit (të përshtatjes), që t i mbështesin këto vende me anën e rritjessë ndihmës publike për zhvillimin dhe lehtësimin e borxhit ndërkombëtar.

Konferenca e Kombeve të Bashkuara mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm që u mbajtnë Johanesburg në shtator 2002 përcaktoi një strategji për të përmirësuar administrimine burimeve mjedisore në vendet në zhvillim dhe vendosi mbi angazhimet e vendeve tëindustrializuara për të favorizuar furnizimin me ujë të pijshëm në vendet në zhvillim.

Një tjetër nismë që karakterizon kuadrin e ri ndërkombëtar të partneritetit përzhvillimin ka qënë ajo e lëshuar nga mbledhja e G8 që u zhvillua në Këln në vitin 1997lidhur me lehtësimin e borxhit ndërkombëtar të vendeve të varfëra. Marrëveshjet enënshkruara me këtë rast vunë në dispozicion të vendeve me borxhe të mëdha disaburime të konsiderueshme për të zbatuar strategji kombëtare për uljen e varfërisë ngaana e këtyre vendeve. Këto marrëveshje ndikuan gjithashtu që të forcohet partneritetimidis vendeve të industrializuara dhe vendeve në zhvillim.

Partneriteti i ri ndërkombëtar për zhvillimin

Në këtë fazë të re të politikave të zhvillimit, ngritja e kapaciteteve në vendet nëzhvillim luan një rol të rëndësishëm. Çdo vend donator është në gjëndje që të ofrojëmakineri, kompjutera dhe gjithashtu të ndërtojë infrastruktura ose të realizojë projektetë zhvillimit bujqësor me ndërmjetësinë e organizatave joqeveritare ndërkombëtare tëpajisura mirë. Por, kjo formë bashkëpunimi bëhet efikase vetëm në prani të një procesipërvetësimi (përshtatjeje) nga ana e vendeve partnere që përfitojnë nga ndihma. Sfidae vërtetë e bashkëpunimit në shekullin e XXI është ajo e transferimit të dijeve dhenjohurive- në vend të instalimit përgjithnjë të ekspertëve të bashkëpunimit në vendetpartnere- të lidhjes së institucioneve publike kombëtare dhe lokale, të ndërmarrjeve,

Mbi ndërhyrjen

Page 21: perpjekja_19

21Përpjekja

universiteteve, qendrave të kërkimit, organizatave sindikaliste, organizatave joqeveritare,shoqatave, qendrave teknike të vendeve në zhvillim dhe atyre të zhvilluara. Vetëmmarrëdhëniet e zhvilluara të kësaj natyre, natyrisht të mbështetura edhe nga njëtransferim në rritje i burimeve publike (ndihma për zhvillimin) dhe private (investime)do të mund të krijonin kushtet e nevojshme për një zhvillim të qëndrueshëm dhe tëbarabartë.

Në kuadrin e përgjegjësive të përbashkëta, objektivi i partneritetit ndërkombëtarduhet të jetë ai i kthimit të vendeve në zhvillim në vende të afta për të drejtuar strategjitëe tyre të zhvillimit në pavarësi të plotë.

Për të përforcuar këtë prirje të re është e rëndësishme që të mos përsëriten disagabime të së kaluarës: imponimi nga jashtë i kushteve dhe prioriteteve, fragmentimi iprocesit të bashkëpunimit në nisma të pakoordinuara dhe të administruara nga vendetdonatore pa u shqetësuar që të ndiqen prioritetet kombëtare, zëvëndësimi i burimevehumane të jashtme me burime e brendshme.

Me fjalë të tjera, ka rëndësi që të shmanget dukuria e përjetësimit të industrisësë zhvillimit dhe të lejohen vendet partnere që të vendosin priorietet e tyre, të zgjedhinvetë rrugët e tyre të shndërrimeve sociale dhe të zhvillimit. Eshtë domethënëse përvojae zhvillimit e vendeve të Evropës Qëndrore dhe Lindore (Polonia, Hungaria, RepublikaÇeke, Sllovakia) të cilat brenda 10 vjetësh e kanë tejkaluar pozitën e vendeve nëzhvillim dhe janë bërë anëtarë të OCDE dhe Bashkimit Evropian.

Një shembull i partneritetit të ri ndërkombëtar: G8 dhe OCDE me NEPAD

Do të doja ta përfundoja parashtrimin tim me një shembull të partneritetit të rindërkombëtar: atë midis vendeve të G8 dhe nismës afrikane të NEPAD (New Partner-ship for Africa s Development).

Një numër i caktuar i udhëheqësve afrikanë (kryetarët e qeverive të Afrikës sëJugut, të Algjerisë, të Egjiptit, të Nigerisë dhe të Senegalit) në vitin 2001 lëshuan njënismë për zhvillimin e Afrikës që synonte të përcaktonte një strategji të re për zhvillimintë bazuar mbi një trajtim integral. Kjo nënvizonte rëndësinë e demokracisë, tëmirëqeverisjes, të parandalimit dhe të zgjidhjes së konflikteve dhe bazohej mbi parimine përgjegjësisë dhe përshtatjes me kushtet afrikane.

Nisma vjen nga një vizion i përbashkët mbi të ardhmen e Afrikës dhe ka përsynim përfundimtar të luftojë përjashtimin e Afrikës nga zhvillimi botëror nëpërmjetmarrjes së përgjegjësive dhe një angazhimi për një partneritet të ri ndërkombëtar.

Mbledhja e G8 në Gjenovë iu përgjigj kësaj nisme afrikane duke vendosur që tëpërgatiste në bashkëpunim me Përfaqësuesit e NEPAD një plan veprimi për Afrikën, icili njihte parimin e ownership -it, të partneritetit dhe të mutual accountability(përgjegjësisë reciproke). Plani i veprimit u paraqit në mbledhjen e nivelit të lartë të G8të Kananaskis dhe u miratua në mbledhjen vijuese që u zhvillua në Evian në qershorine kaluar.

Ky lloj partneriteti nuk vë kushte të jashtme për dhënien e ndihmës. Çdo part-

Politikat e reja dhe bashkëveprimi midis aktorëve

Page 22: perpjekja_19

22Përpjekja

ner, vendet e G8 nga njëra anë dhe vendet e NEPAD nga ana tjetër, marrin përsipërpërgjegjësitë përkatëse: të parët angazhohen për të rritur ndihmën ndërkombëtare përzhvillimin e Afrikës dhe për të përmirësuar efektshmërinë e ndihmës, ndërsa të dytëtangazhohen për të realizuar përparim në rezultatet ekonomike dhe institucionale dhepër të verifikuar sëbashku rezulatet e arritura falë mekanizmave të kontrollit të vendeveanëtare.

Plani i veprimit mban parasysh strategjitë kombëtare të uljes së varfërisë dheparashikon një mekanizëm të rishikimit të përbashkët, me pjesëmarrjen e OCDE, tëgjëndjes së zbatimit të angazhimeve përkatëse.

Ky shembull partneriteti, vënia në zbatim e të cilit ende nuk ka përfunduar,përmbledh të gjitha karakteristikat e strategjisë së re të zhvillimit përsa i përket parimevetë zbatuara: përgjegjësi e ndërsjelltë, përvetësim, dialog, vizione të përbashkëta,transparencë, harmonizim midis vendeve donatore.

Sfida jonë sot është që të vemë në jetë linjat e veprimit dhe të kapërcejmëvështirësitë që lidhen me vazhdimin e pranisë së strategjive më tradicionale, të motivuaranga vlerësime të politikës ndërkombëtare dhe kombëtare, strategji që ndoshta ishin tëjustifikuara në të kaluarën nga konteksti ndërkombëtar, por që sot duhet të rishikohendhe ndryshohen me shqetësimin e pasjes së një koherence midis politikave të ndihmësdhe Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit.

Mbi ndërhyrjen

Përktheu nga frëngjishtja ArtanPuto

Page 23: perpjekja_19

23Përpjekja

REALJA NEPERMJET DHUNES: Ç ËSHTË NJË NDËRHYRJEEKONOMIKE?

Nga Marie Cuillerai (Université Paris VIII)

Këtë kumtesë e kam ndërtuar rreth trajtimit të një tërësie vështirësish semantiketë cilat, po nxitoj ta them menjëherë, kanë të bëjnë me raportin ndërmjet ekonomisë dhehumanitares. Janë vështirësi që kanë të bëjnë nga njëra anë me vendosjen e lidhjeve tëqarta midis regjistrit të ndërhyrjes dhe atij të ekonomisë sepse, tek e fundit, a nuk pobëhet ndërhyrja, në këtë kohën tonë të globalizimit dhe të derregullimit, shprehje epaturpësisë në ekonomi? Nga ana tjetër janë vështirësi që kanë të bëjnë me raportinmidis humanitares dhe ekonomisë. Çfarë vendi ze ekonomia në ndërhyrjen humanitaretë sotme? Pasi dihet mirë, në fund të fundit, se humanitarja nuk ka të bëjë vetëm me tëmirat materiale të nevojës së parë, por se, sado të ndryshme të jenë ndërhyrjet mekarakter humanitar, ato kontribuojnë në mënyrë globale për vendosjen e një ekonomieqë, në rastin më të paktë, kur ndihmat nuk futen në lojën e ekonomive paralele, mund tëquhet informale.

Do të doja, pra, të përshkruaja një lloj fenomenologjie të lidhjeve midishumanitares dhe ekonomisë, të asaj që do të mund të kuptohej si një urgjencëekonomike, në rastet kur bëhet e domosdoshme ndërhyrja, kur të pastrehët, SDF,lypësit. njerëzit kosh plehërash , sipas shprehjes tronditëse të Leon Moura

1, ata

që i quajnë nevojtarë si dhe mjerimi i tyre e çojnë në një pamjaftueshmëri ngjethësederregullimin liberal dhe idealin e tij të vetërregullimit. Eshtë i qartë fakti se tema epërjashtimit, ashtu sikurse ajo e urgjencës humanitare, moblizojnë energji dhe regjistralegjitimiteti i të cilave qëndrojnë pranë njëri-tjetrit. Termat etikë dhe humanitetpërmbledhin thelbin e kësaj afërsie. Pyetja ime është nëse, dhe në çfarë mënyre, njërefleksion mbi humanitaren mund të hedhë dritë sot mbi ekonominë.

Le të fillojmë me disa vlerësime të përgjithshme mbi ekonominë. Mund të bindemishumë lehtë se regjistrat e ndërhyrjes dhe ato të ekonomisë nuk janë veçanërishtkonvergues në kohën e sotme. Ekonomia, në shprehjen e saj më elementare, që ështëshkëmbimi i vullnetshëm i të mirave ndërmjet dy shkëmbyesve, paraqet një sistembinar që mund të riprodhohet në mënyrë të papërcaktueshme. Po të kemi parasysh

1. L. Moura, Les hommes-poubelles, Paris, Grasset-Mollat, 2000.

Realja nëpërmjet dhunës - ç është një ndërhyrje ekonomike

Page 24: perpjekja_19

24Përpjekja

imazhin e mrekullueshëm të Smithit dhe dorën e tij të padukshme mund të themi seekziston vetëm një ndërhyrje e vlefshme ekonomike në tregje: ndërhyrja e padukshmee Zotit. Ekonomia e tregut ka për model shkëmbimi një matematikë objektive të pajisurme një cikël të mbyllur dhe të pareshtur. Për t iu përmbajtur kësaj paradigme, ndërhyrjahumanitare, që është një institucion, nuk mund të ndërhyjë veçse në marzhinin (zonënqë e rrethon, shën. përkth.) e këtij cikli shkëmbimi, për ta përfshirë dhe për ta rregulluaratë.

Nuk gabon fjalor kush e dërgon përdorimin e termit të ndërhyrjes në sektorin efinancës, tek suplementi monedhë e cila është krijuar për të bërë sa më të rrjedhëshmemanipulimet komplekse të shkëmbimit në natyrë. Kur flitet për ndërhyrje në ekonomikuptohet gjesti i vazhdueshëm i investitorit i cili pozicionohet mbi një vlerë, dhe qëndërhyn për ngritjen apo uljen e saj. Pa hyrë në çështjen e mprehtë të krijimit tëmonedhës mund të vemë në dukje se motivi i ndërhyrjes na vendos menjëherë nëmarzhinin e automatizmit dhe të rrjedhës normale, në marzhinin e vetërregullimit qëështë aq i vyer për teoricienët e mekanizmave të tregut. Sepse të ndërhysh për ngritjenapo për uljen do të thotë, për më tepër, ta shtrëngosh kursin e bursës duke i paraprirë,ta shndërrosh gjithashtu sipas skemës së asaj flluskës financiare për të cilën thuhet sevulos moslidhjen midis ekonomisë reale dhe sferës financiare; ndërmjet botësekonomike të racionalitetit të prodhimit, të punës, të kërkesës dhe botës së firmës, tëspekullimit, të harlisjes irracionale . Dhe, kur kjo flluskë çahet, kemi kthimin tek realiteti.

Përveç kësaj forme ndërhyrjeje, që është ajo e spekulatorit, ekonomia realepranon gjithashtu edhe ndërhyrjen e Shtetit, por tani e bën këtë me më shumë dëshirënë formën e momentit të jashtëzakonshëm, nëpërmjet motivit të urgjencës që hyn nëzemër të krizës. Franca u trondit shumë nga deklarimet e kryeminstrit Lionel Jospin kurmultinacionalja Michelin vendosi pushimin nga puna të mijëra vetëve ndërkohë që pokishte fitime të mëdha. Jospin tha se shteti nuk mund të ndërhynte në gjithçka. Kjo gjëu interpretua si pranim i pafuqisë reale të shtetit - komb për të ndërhyrë në lojëratekonomike të vendimarrjes përfundimtare.

Kur intervencionizmi nuk i shpërfill praktikat ekonomike ai përbën një realitetshumë larg atij që quhet veprim humanitar, ndonëse ndan me të dramaturgjinë oratorike.Krizat e kohëve të fundit e dëshmojnë këtë kur shohim se regjistri leksikor i ndërhyrjessë shtetit prek në mënyrë të veçantë repertorin e urgjencës.

Dje ishte qeveria Bush që mbështeste industrinë e aviacionit me subvencionepas 11 shtatorit. Kohët e fundit në Francë ka një qeveri liberale që është angazhuar përshpëtimin e një prej ndërmarrjeve industriale më të mëdha, duke lëshuar thirrjen: duhetshpëtuar Alstomi »

2, për të ruajtur punëtorët.

Është shqetësuese kur vëren se justifikimet e shtetit përsa i përket ekonomisë

2. Titre en Une du journal Le Monde, 7 octobre 2003.

Mbi ndërhyrjen

Page 25: perpjekja_19

25Përpjekja

përdorin në mënyrë metaforike regjistrin leksikor të urgjencës dhe të gjendjes sëjashtëzakonshme, në një sektor të tregut, atë të punës, ku shteti mbetet megjithatë njëfaktor në mos efikas së paku akoma i autorizuar. Intervencionizmi mbetet një instru-ment i politikës ekonomike që nuk duket i gatshëm t i braktisë sovranitetet; ndërkohëqë pikërisht atje është pika e dobët sepse, për liberalizmin, kemi të bëjmë me ndërhyrjeproteksioniste.

Por përtej këtij përdorimi metaforik të urgjencës dhe të rrezikut eknomik,ndërhyrja duket shprehje e paturpësisë edhe në ekonomi. Pa dyshim; duhet « laisser-faire »

3.Për fat të keq ekonomia reale, gjendja ekonomike e botës, shëndeti i saj janë një

justifikim në vetvete dhe nga shumë pikëpamje - ndër më tronditëset është shtimi dheshtrirja e varfërisë për ekzistencën e një fjale që do të shenjonte rastet e ndërhyrjevehumanitare specifike. E pra kjo fjalë nuk ekziston. Pikërisht nga kjo mungesë do të dojat ia filloja.

Le të vemë në dukje se aksioni humanitar apo ndërhyrja humanitare janëshprehje të përditshme sot, por që nuk ekzistonin, megjithatë, para tridhjetë vjetësh.Flitej për motive humanitare, për organizma humanitare, por humanitarja , e konsideruarsi një realitet social i pavarur, e organizuar nëpërmjet OJQ-ve si Médecin sans Frontièreapo Médecin du Monde apo Amnesty International , nuk kishin vendin që kanësot si në lëmim konceptual ashtu edhe në atë të evolucionit të botës.

Fjala humanitare ka një mbaresë të rrallë në frëngjisht. Ajo është ndërtuar në tënjëjtën mënyrë si dhe termi barazimtar nga termi barazi apo libertar nga liri

4. Ndërmarrja

e një mase barazimtare nuk konsiston detyrimisht në krijimin apo rivendosjen e barazisë,por në krijimin e kushteve të barazisë. Po ashtu humanitarja mund të përkufizohet si njëveprim që synon të krijojë apo të rikrijojë kushtet njerëzore; një aksion që synon tëverë në veprim një mbrojtje kundër kërcënimit të një shkatërrimi të njerëzores. Urgjencahumanitare është urgjenca e trupave të keqtrajtuar, e braktisjes, e jetëve që vuajnë, easaj që G.. Agamben e quan jeta e zhveshur. Është pikërisht mediatizimi i këtyre imazhevetë jetës së zhveshur që kanë përftuar dhe përforcuar fuqinë e ndërhyrjes humanitare.

Eshtë e qartë se ekziston një afërsi midis aksioneve me karakter humanitar dheekonomisë: ato nënkuptojnë të gjitha një thirrje për solidaritet. Siç është rasti i kohëvetë fundit i ditës botërore kundër urisë që ka filluar të përkujtohet që më 1979 nga FAO

3. K. Polanyi, La grande transformation. Aux origines politiques et économiques de notretemps, Paris, Gallimard, 1983, p. 162 : «Për politikanin dhe administratorin laisser faire ështëthejsht një parim që siguron ruajten e ligjit dhe të rendit me çmimin më të vogël dhe mepërpjekjen më të vogël ( ) Ndaj pyetjes « çfarë mundet të bëjë ligji lidhur me subsistencën ? »Bentham përgjigjet : asgjë në mënyrë direkte. Varfëria është Natyra që mbijeton tek shoqëria » :sanksioni i saj fizik është uria. ( J. Bentham, Principles of Civil Code, chap.IV ) ».4. Në frëngjisht humanitaire, égalitaire - égalité, libertaire liberté. (shën i përkth.)

Realja nëpërmjet dhunës - ç është një ndërhyrje ekonomike

Page 26: perpjekja_19

26Përpjekja

(Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë) e cila ka për partnerkudo në botë organizatat kompetente të shoqërisë civile, - në Francë është CFSI(Comité pour la Solidarité Internationale).

Vëmendja ndaj mjerimit, vuajtjes, zhveshjes motivon dhe justifikon aksionehumanitare si dhe inisiativa që janë quajtur të ekonomisë solidare. Ekonomia solidaredhe aksioni humanitar kanë lindur që të dyja nga fundi i viteve 70 si pasojë e shfaqjessë varfërisë dhe e zhveshjes së popujve të përjashtuar, në mjerim dhe në nevojë tënxjerrë në marzhinet e një zhvillimi dhe pasurie prej të cilës ata janë dëbuar. Të tjera pikatë përbashkëta e afrojnë ekonominë solidare me aksionet e organizuara humanitare sivullnetarizmi që i gjallëron ato apo tesuti shoqërizues që ato mobilizojnë nëpërmjetnjëra-tjetrës.

Por, ndonëse eksperiencat e ekonomive solidare lindin përgjithësisht nga nevojate ngutshme materiale, leksiku i ekonomisë solidare nuk ngjall idenë e urgjencës dhenuk të kujton të papranueshmen e jashtëzakonshme siç e ve atë në skenë mediatikishthumanitarja.

Ekonomia solidare të çon në regjistrin e tjetrës: globalizmi tjetër, ekonomiatjetër: një mënyrë tjetër e konceptimit të ekonomisë. Tregtia e barabartë apo tregtiaetike, ekonomia sociale, mikro-financa kanë ambicien për të qenë një alternativë ndajkapitalizmit.

Të ndërrohet ekonomia? Por çfarë kuptojmë me ekonomi ? Një pyetje kjo egjerë. K. Polyani bën në La Grande Transformation

5 (Transformimi i madh) një dallim

shumë të dobishëm që na ndihmon të përballojmë diskutimet pa fund mbi ekonominë:atë midis një koncepti substancialist dhe një koncepti formalist. Koncepti formal iekonomisë tregon sot zgjedhjen racionale: alokacion i burimeve të rralla me qëllime tëpadiferencuara. Tregu vetërregullues është mjedisi i përshtatshëm i ushtrimit të kësajzgjedhjeje në funksion të shtrëngimeve që na imponon rrallësia (e një produkti). Konceptisubstancialist, që ka dalë nga epoka klasike, e vendos ekonominë si shkencën qëduhet t i përgjigjet çështjes së përmbushjes sa më të mirë të nevojave të jetës materiale(livelihood). Polanyi e karakterizon modernitetin nëpërmjet faktit se këto dy konceptegjenden të dërrmuar njëri mbi tjetrin dhe që tregu vetërregullues dhe shkëmbimi tregëtar

5 Ibid., p. 103.66 K. Polanyi, op. cit., p. 182 : « i kthehemi asaj që e kemi quajtur lëvizja dyfishe. Ajo mund të

personifikohet si veprimi i dy parimeve organizuese të shoqërisë, ku secili prej tyre përcaktonsynime institucionale specifike duke patur mbështetjen e forcave speciale të caktuara dhe dukepërdorur metodat e veta. I pari është parimi i liberalizmit ekonomik i sili synon vendosjen e njëtregu vetërregullues që ka mbështetjen e klasave të tregëtarëve dhe adopton si metodë kryesoreshkëmbimin e lirë dhe « laissez faire »; tjetri është parimi i mbrojtjes sociale i cili synon tëruajë njeriun dhe natyrën ashtu sikurse edhe organizimin e prodhimit i cili gjen mbështetjet endryshme të atyre që preken më shumë nga aksioni helmues i tregut në radhë të parë, por jovetëm, klasa punëtore dhe pronarët e tokave dhe që adopton si metodë legazlizimin embrojtjes, shoqatat shtrënguese si dhe instrumente të tjera ndërhyrjeje ».

Mbi ndërhyrjen

Page 27: perpjekja_19

27Përpjekja

i monetarizuar imponohen si e vetmja përgjigje racionalisht më efikase ndaj problemittë jetës materiale

6.

Nën termin ekonomi solidare grupohen një pluralitet nismash të cilat kanë tëpërbashkët origjinën e mobilizimit të tyre. Këta janë promotorë të një ekonomie alterna-tive ndaj asaj të tregut, solidare apo informale, që ngrihet kundër dehumanizimit nërritje të marrëdhënieve të tregut. Ato janë një reagim ndaj kundërshtive që ndesh shtetisocial, ndaj vjetërimit të kompromiseve sociale të dala nga tridhjetë të lavdishmit e qëpo pëprshpejtohen nga globalizimi. Kjo lëvizje ka dalë në pah me forumet sociale tëPorto-Alegre, Seattle etj, ku filloi të dëgjohet skandali i pauperizimit global të tridhjetëvjetëve të fundit dhe dështimi i vazhdueshëm i rregullimit të ekonomisë botërorenëpërmjet tregjeve financiare

7.

Vihet re, gjithashtu, se në emër të solidaritetit po skicohen dy projekte relativishttë ndryshme:

Nga njëra anë kemi partizanët e një ndërhyrjeje më të madhe të shtetit dhe tëshoqërisë civle të përgjegjshme: në Francë kjo është rryma e përfaqësuar nga J-L.Laville, firmëtar i sintezës së Konferencës mbi ekonominë në Forumin Social të PortoAlegre më 2002. Duke u mbështetur mbi eksperiencën e institucioneve ndërmjetëse qëstrukturojnë eksperiencat e ekonomive solidare këta kërkojnë të rigjejnë një veprimekonomik të bazuar mbi solidaritetin . Në këtë perspektivë nismat institucionale tëkohëve të fundit brenda botës ekonomike të tilla si Fondi i investimeve etike, markattregti e barabartë të themeluesve Max Havelaar, Nico Rozen dhe Frans van der

Hoff8, projektet e ndërmarrjeve qytetare, por gjithashtu edhe organizmat ndërmjetës

asociativë apo të sindikatave, pra bashkësia e kësaj përzierjeje sociale synon të riparojëprogresivisht shkatërrimin që i ka bërë tregu lidhjeve sociale, pasi është pikërishtkëputja e lidhjeve sociale përgjegjësja kryesore për pauperizmin në rritje të ekonomisëglobaliste të neoliberizmit. Ekonomia solidare, tepër e fuqishme tek Mauss et Polanyi

9,

ka ambicien e një ekonomie që do të krijonte modele të tjera nga ai i vetërregullimit, njëhibridizim të ndërtuar nga lidhja monetare me lidhjen soiciale; pra ka ambicien e njëekonomie paralele ku do të bashkëekzistonin të futura tek njëra-tjetra, ekonomia e së

mirës publike, ekonomia e reciprocitetit, solidare dhe asociative me ekonominë monetare.Nga ana tjetër kemi një ambicie më radikale se sa ajo e krijimit të një alernative

ndaj kapitalizmit, e cila sheh tek ekonomia solidare mundësinë e ndërtimit të nismave

7. Kriza meksikane, kriza aziatike dhe pastaj kriza argjentinase: dhjetëvjeçari 90 është ai ikrizave financiare globale dhe ai i varfërisë. Shifrat më të fundit të PNUD-it na e kujtojnë këtë:më shumë se 1 miliard persona jetojnë nën pragun e varfërisë, më shumë se 2,4 u mungojnëstrukturat sanitare bazë; 1,6 miliard në qindra vende të botës së tretë dhe të ish Evropës Lindorekanë regjistruar, sipas raporteve të PNUD-it, « brenda njëzetë vjetësh një ulje të nivelit të jetësmë të rëndësishme dhe më të vazhdueshme sesa ajo që kanë njohur vendet e industrializuara gjatëkrizës së madhe ».8. Shih. vepra e tyre L aventure du commerce équitable, Paris, J.C. Lattès, 2002.9. J.-L. Laville, « Avec Mauss et Polanyi, vers une théorie de l économie plurielle » (me Mauss

dhe Polanyi, drejt një teorie të ekonomisë plurale), Revue du MAUSS, n°21, premier semestre2003, La Découverte, Mauss.

Realja nëpërmjet dhunës - ç është një ndërhyrje ekonomike

Page 28: perpjekja_19

28Përpjekja

që kontribuojnë për krijimin e një ekonomie më demokratike dhe më njerëzore . Idejalëvizëse është se është e mundur të rregullohet ekonomia dhe shkëmbimi i mallraveduke u nisur nga respektimi i të drejtave; të drejta civile dhe politike po aq sa edheekonomike, sociale dhe kulturore

10. Projektet e tregtisë së barabartë dhe të tregëtisë

etike që synojnë të riekuilibrojnë marrëdhëniet komerciale midis prodhuesve epunëtorëve të Jugut dhe konsumatorëve të Veriut kanë shpallur kështu parimet e tyre- ndër të cilët - përcaktimi i një çmimi të drejtë që do t i lejonte prodhuesit dhe familjessë tij të jetonte me dinjitet; - kushte pune që do t i korrespondonin minimumit tënormave të BIT, - kritere të progresit . Veprimtari e ekonomisë solidare mbetet njëindivid (themeluesi i Grameen në Bengladesh, Muhammmad Yunus

11, ngulmon në

punën e pavarur), por ai nuk paraqitet në trajtat e reduksionizmit që përmban homoeconomicus, ai merret me tërë kompleksitetin e vet, me vlerat dhe marrëdhëniet që ijapin kuptim jetës së tij, që shprehin dinjitetin e kondicionit njerëzor.

Nëpërmjet luftës për të drejta të reja ekonomia solidare synon, sipas shprehjessë Nancy Neamtan, një « radikalizim të demokracisë » Në këtë rast ekonomia e zgjedhjesracionale nuk identifikohet si një modalitet historik i koordinimit ekonomik që mund t umbivendoset të tjerëve. Po ashtu nuk imagjinohet se pjesëmarrja e shtetit në format esubvencionit për shoqatat solidare mund të sigurojë rifutjen e ekonomisë në politikë.Përkundrazi fuqia e tregut identifikohet në termat e Polanyit si një utopi politike ethemeluar mbi një imagjinar antropologjik të varfëruar. Ky është imagjinari neo-liberalnë të cilin kushtet e ekzistencës quhen rrethana dhe jo kulturë apo qytetërim, imagjinarneo-liberal në të cilin vlerat quhen rregulla të drejta dhe janë arritur në sajë të zhvillimitspontan të shoqërive duke ndjekur një lloj përzgjedhjeje historike nisur nga sjelljet qëkanë qenë më të suksesshmet.

Megjithë diferencat në qasjet e mësipërme, në to identifikohet qartë urgjencaekonomike, bëhet fjalë për t i rivendosur një dimension human, një fytyrë njerëzorekësaj ekonomie të ftohtë dhe abstrakte, shaktërruese të lidhjeve sociale. Është urgjentepër njeriun t i shohë mjetet e tij të jetesës, jetën e tij materiale (livelihood), të riartikuluaranë përputhje me disa vlera dhe zgjedhje jete me përmbajtje etike dhe politike.

Megjithatë, vëmendja ndaj kërcënimit të jetës së zhveshur, që kërkon ndërhyrjenhumanitare të urgjencës nuk le vend, për fat të keq, për atë që do të mund të quhejndërhyrje ekomomiko humanitare. Pse?

Elementi i parë i përgjigjes është se, megjithë objektin të cilit i drejtohen këto dylloj aksionesh joqeveritare: - jeta e zhveshur, i përjashtuari, nevojtari, - urgjencahumanitare ngrihet mbi veprime që bien ndesh me parimet ekonomike. Në parimin eaksionit humanitar është dhurimi pa kundërshpërblim dhe jo shkëmbimi, që duhet tëjetë jo tregtar por reciprocitar

12 - sipas shprehjes aq të shtrenjtë të partizanëve të

10. G. Massiah, gjeograf, nënpresident i Attac, « Le mouvement citoyen mondial » (Lëvizjaqytetare botërore), Mouvements, n°25, janar- shkurt 2003, La Découverte (Zbulimi).11. M. Yunus avec A. Jolis, Vers un monde sans pauvreté, JC Lattès, 199712. Sipas A. Caillé, «  ka shumë sisteme ekonomike të mundshme tregu, rishpërndarja dhe

ekonomia solidare reciprocitare » « Présentation », Revue du Mauss, 21,2003, p. 15.

Mbi ndërhyrjen

Page 29: perpjekja_19

29Përpjekja

globalizimit tjetër. Por edhe sikur ta konsideronim ndarjen dhe dhuratën si formëekonomie alternative ndaj ekonomisë së tregut, si themelin e ekonomisë së solidaritetit,do të mbetej, megjithatë, çështja e të mirave të transferuara. Ushqimi, barnat mjeksorejanë, sigurisht, mallra tregu, por, që në momentin kur ato formojnë kushtet edomosdoshme të mbijetesës, që në momentin kur bëhet fjalë për rivendosjen e shëndetit,jetës normale, kurajos apo dinjitetit për ata më të varfërit dhe më nevojtarët këto të miranuk mund të konsiderohen më si mall tregu.

Nëse Maussi frymëzon aq shumë partizanët më radikalë të ekonomisë tjetër apotë ekonomisë solidare kjo ndodh pasi ata nuk mbështeten vetëm mbi paradigmën edhuratës dhe të reciprocitetit, por sepse ata shohin, në thelb, tek dhënia falasveçanërisht tek rivendikimi i një alokacioni universal të qytetarisë, horizontin e njëutopie premtuese.

13.

Elementi i dytë i përgjigjes është se ndërhyrja humanitare, qenia që vuan ngajeta e zhveshur nuk paraqet interes ekonomik.

Humanitarja synon të ruajë njerëzoren e reduktuar në shprehjen e vet më tëthjeshtë, njerëzoren në gjendje vuajtjeje bruto e që duhet nxjerrë nga kjo gjendje.Njerëzorja e reduktuar në shprehjen e saj më të thjeshtë: trupi që ka uri, të ftohtë; trupii sëmurë, i dobësuar, i frikësuar, i rënë, i heshtur, pa gojë. Një trup i tillë, shpesh i njëfëmije, ekspozohet në fushatat mediatike të Médecin sans Frontière , Médecin duMonde , Agir Contre la Faim (Të veprosh kundër urisë), që i përmenda më lart. Nëskenë vihet një trup shprehja e të cilit duhet të të bëjë të mendosh ndihmomë mua pashprehur përse ai gjendet atje dhe kush e ka plagosur.

Kjo zhveshje nxjerr në pah gjendjen e veçantë të një vuajtjeje ku mjetet epërpunimit që do të duheshin për t i dhënë një kuptim asaj janë dobësuar dhe shfaqentë pamjaftueshme. I tillë është karakteri i urgjencës. Vetëm kështu do të mund të kuptohejpse zhveshja që mobilizon aksionet humanitare nuk është vetëm një varfëri materiale,vetëm një mungesë e përkohshme burimesh. Kemi të bëjmë me një zhveshje ku vuajtjambizotëron jo vetëm pse mungojnë ndihmat, por më thellësisht sepse mundësia përsubjektin e ekspozuar për të bërë diçka ndaj kësaj vuajtjeje është zhdukur. Prandaj jeniju, ne, spektatorët që duhet të ndërhyjmë me urgjencë.

Pikërisht për këtë arsye një nga justifikimet e para të aksionit humanitar kakonsistuar në vendosjen me urgjencë nën paranteza të konsideratave politike, etnikedhe fetare rreth asistencës dhe ndihmës, në një ndërprerje të dallimit midis viktimësdhe xhelatit, agresorit dhe të dëmtuarit deri te heqja dorë e çdo forme mirënjohjeparaprake.

E pra, ndërkohë që vuajte të këtij lloji ka patur gjithmonë, aksionet humanitarejanë një shpikje e vonë. Arsyet e zanafillës së ndërhyrjes humanitare duhet t i kërkojmëtek indinjata, tek harresa e tjetrit, tek etika. Kemi, kësisoj, të bëjmë me një pikë ktheseapo me një vazhdim të historisë? A nuk ka pasur gjithmonë vuajtje dhe mëshirë,

Realja nëpërmjet dhunës - ç është një ndërhyrje ekonomike

Page 30: perpjekja_19

30Përpjekja

dhembshuri dhe solidaritet?Përkohshëmëria e urgjencës, e menjëherësisë së reaksionit, e punës pa pushim

do ta vendoste humanitaren nga ana e asaj që Schopenhaueri e quan mëshira si njëimpuls i pareflektuar. Por edhe kjo është e vjetër sa bota: altruizëm/egoizëm, dhuratë/kërkesë për fitim, hapje/mbyllje, janë në luftë të përjetëshme. Nëse etika e mëshirës siimpuls do të duhej të shprehej tek humanitarja në një dritë të re kjo nuk do të konsistonte,ndoshta, aq te mediatizimi sesa te heqja dorë nga diskuri. Sikur kjo etikë, ky shqetësimi jetës së zhveshur të mos ndodheshin as jashtë dhe as poshtë trupit të jetës sëzhveshur, por brenda kësaj jete. Është fjala pra për një kuptim të etikës të afërt me atëtë Wittgenstein i cili në Shënime të përziera (Remarques mêlées) shkruante: Nëseunë nuk do të mund t ia shpjegoja tjetrit thelbin e asaj që është etike veçse nëpërmjetrrugëve të tërthorta të një teorie, atëhere ajo që është etike nuk do të kishte aspakvlerë.

Kemi të bëjmë, pra, me një etikë imanente të jetës së zhveshur? G. Agamben epërcakton jetën e zhveshur nëpërmjet një dallimi që bëhet në gjuhën greke midis dynocioneve të jetës: zoé dhe bios. Janë dy terma që H. Arendt në Condition de l HommeModerne, në kapitullin që i kushton punës, i përkufizon kështu: nëpërmjet zoé grekëtshprehnin një gjë të përbashkët për të gjitha qëniet e gjalla: të jetosh. Nëpërmjet bios,grekët kuptonin mënyrën e veçantë të të jetuarit të një grupi apo të një individi.Karakteristika kryesore e kësaj jete specifikisht njerëzore, thoshte Arendt, shfaqja

dhe zhdukja e së cilës përbëjnë ngjarje në këtë botë, është se edhe ajo është e mbushurgjithmonë me ngjarje të cilat, tek e fundit, mund të tregohen, pra mund të përbëjnë njëbiografi. Pikërisht për këtë jetë, bios, Aristoteli, duke ia kundërvënë zoé-s së thjeshtë,thoshte se ajo është në një farë mënyre një lloj praksisi (Politique, 1254, a7) »

14. Dhe

Agambeni i jep një kuptim të thjeshtë këtij praksisi duke i kundërvënë jetës së zhveshurformën e jetës një jetë nga e cila nuk është kurrë e mundur të izolosh diçka si jetë ezhveshur një jetë për të cilën, në mënyrën e saj të të jetuarit ka jetë dhe, në të jetuarite saj, ka pjesë nga mënyra e saj e të jetuarit Por kjo përbën formën e jetës, si jetëpolitike .

15

A do të mund të na bindte ky vështrim sqarues mbi jetën e zhveshur, që duketse përcakton specificitetin e ndërhyrjes humanitare, për padrejtësinë e promovimit tënjë tipi ndërhyrjeje të ngjashme me aksionin e urgjencës, por mbi terrene të shkretuarajo nga luftrat apo katastrofat e ushqimit, por, në mënyrë më banale, mbi territore tëshkretuara nga kriza ekonomike dhe financiare botërore? Apo duhet të kuptojmë se kadiçka që na e ndalon ngatërrimin e gjinive dhe që mjerimi, vdekja, sëmundjet, kur janëshkaktuar dukshëm dhe drejtpërdrejt nga shkaqe ekomomike (që nuk degjenerojnë nëluftra) nuk kanë të njëjtin kuptim si shkretimet e shkaktuara nga konfliktet nga zitë ebukës apo nga katastrofat natyrore?

13. Ibid., p. 18.14. H. Arendt, Condition de l Homme Moderne, Paris, Calmann-Lévy, 1983, p. 143.15. G. Agamben, Moyen sans fins, Notes sur la politique, Paris, Rivages, 1995, p. 14.

Mbi ndërhyrjen

Page 31: perpjekja_19

31Përpjekja

Çështja është të dimë nëse duhet bërë ndarja midis këtyre dy lloj jetësh njerëzore,ndërmjet njeriut si një gjallesë e thjeshtë dhe njeriut si subjekt të drejtash, si subjektpolitik. Kjo perspektivë implikon dallimin midis trupit biologjik, trup që vuan nga jeta ezhveshur, dhe trupit politik, ndërmjet asaj që është pa gojë nëse do të flasim mekategoritë tradicionale: jeta natyrore, natyra e të gjallit brenda nesh, dhe asaj që ështëe komunikueshme dhe e shprehshme, pjesa kulturore, shpirtërore e gjallesës njerëzore.

Ne u paraqisnim arsye institucionale dhe principiale për të cilat dukej ejustifikueshme pse nuk është sajuar termi i ndërlikuar i urgjencës ekonomike. Por, a nukduket sheshit se jeta e zhveshur është terminus ad quo i formave të dhunës së sotmeqë na imponohet në formën e një kaosi që quhet krizë financiare, krizë politike, krizëekonomike? Në fakt varfërinë ekonomike (objekt i politikave ekonomike) dhe zhveshjenhumanitare (objekt i shenjtë i ndërhyrjes) i kanë kundërvënë vazhdimisht, në mënyrëimplicite, ndaj njëra-tjetrës. Në këtë mënyrë është ndërfutur një ndarje e vërtetë midisasaj që mendohet si e rendit të katastrofës (humanitare) dhe asaj që, tek e fundit, edhepse paraqet të njëjtat simptoma, i çohet universit të zgjedhjes racionale. Në njerën anëvendosemi në regjimin e urgjencës dhe të ndërhyrjes, kurse, në anën tjetër, konsiderohetse nuk ekziston skandali i jetës së zhveshur. Ose, nëse do ta themi me fjalët e JeremyBentham: Varfëria është Natyra që mbijeton tek shoqëria; dhe sanksioni fizik i sajështë uria . Në këtë perspektivë është e qartë se ekonomia nuk mund të ndërtojë njëetike dhe se projekti i futjes së një dimensioni njerëzor në ekonomi mbetet problematik.

Përktheu nga frëngjishtja Fatos Lubonja

Realja nëpërmjet dhunës - ç është një ndërhyrje ekonomike

Page 32: perpjekja_19

32Përpjekja

HAPËSIRA MORALE E AKSIONIT HUMANITAR

Nga Didier Fassin (EHESS-Universiteti Paris 13)

Për ata që pretendojnë se e studiojnë, veçanërisht nga këndvështrimi i shkencaveshoqërore, aksioni humanitar paraqet një vështirësi të dyfishtë.

Së pari, ai na përmëndet shumë shpesh dhe shumë më tepër se ç mund tëthuhej në të vërtetë për të. Përcaktimet që i janë dhënë duket se nuk i shkojnë shumëpër shtat fjalës humanitar, ndonëse janë bërë përpjekje për t i gjetur një të tillë. E thënëndryshe, aktorët që pretendojnë se janë të tillë nuk janë në vendin që besohet se duhettë jenë. Megjithëse i përfytyron në skena ndërkombëtare fatkeqësish nëpër botë, ata isheh tek janë të përfshirë në programe për parandalimin e toksikomanisë ose në ndonjëkonsultë mjekësore për emigrantët ilegalë në Francë. Megjithëse i paramendon sispecialistë situatash të jashtëzakonshme, luftrash, zije të bukës dhe epidemish, ata igjen ndërkohë duke negociuar me ministrin francez të punëve sociale për ligjin esigurimeve në rast sëmundjeje, i cili siguron një shërbim shëndetësor më të barabartë.Ndërkohë që e mbajnë veten si asnjëanës dhe shpesh shihen si apolitikë, mësohet sezhvillojnë aktivitet në gjirin e lëvizjeve altermondialiste, ku janë edhe nga më aktivët nëpolitikat e lobbing-ut pranë G8 në Evian dhe të Organizatës Botërore të Tregtisë nëDoha për të fituar garanci lidhur me një klauzolë për medikamentet. Kjo strategji eeksesit i bën të vjetërohen analizat që i shohin veprimet humanitare vetëm nëpërmjetimazhit mediatik, d.m.th pak si patetik dhe në një kuadër asistence.

Së dyti, mbi aksionin humanitar janë mbajtur e stërmbajtur plot fjalime, janëbërë shkrime dhe debate që vetë aktorët e aksionit humanitar i prodhojnë mbi aktivitetete tyre. Mbi aksionin humanitar ka ende pyetje dhe kontradikta. Si një dikuri unike nëkëtë fushë, thelbi i literatures në lidhje me të përbëhet nga raportet dhe fjalët e mjekëveqë i kanë dhënë shpirt aksionit humanitar siç janë Bernard Kouchner, Rony Brauman,Jean-Christophe Rufin, Xavier Emmanuelli, të cilët janë po ashtu edhe autorë romaneshtë suksesshëm ose të skenareve për seri televizive dhe filma dokumentarë, gjithmonërreth temës së aventurës humanitare; dhe më tej akoma, në një gjeneratë të re, edhe mëndërkombëtare, nganjëherë e formuar në skenën politike, do të gjesh Fabrice Weissman,Fiona Terry ose Abdel-Rahman Gandour. Ky bollëk diskutimesh, me inflacionin refleksivapo polemik që e shoqëron, priret që të mënjanojë idenë që përkufizon hapësirën eligjshme ku mund të bëhen analiza dhe të shtrohen pyetje që me të drejtë lindin.

2. Ky konstatim i dyfishtë e paraprak më çon drejt përcaktimit të asaj që do tëjetë tema ime. Në lidhje me vërejtjen time të parë, dhe meqënëse bëhet fjalë për tëdiskutuar për vendin dhe sfidat e aksionit humanitar në kuadrin e intervencionit, unë

Mbi ndërhyrjen

Page 33: perpjekja_19

33Përpjekja

do ta trajtoj atë kryesisht në dimensionin e tij ndërkombëtar dhe në lidhje me vendet ekonfliktit. Kjo gjë nuk e shteron aspak shumëllojshmërinë e angazhimeve të aksionithumanitar. Në lidhje me vërejtjen time të dytë, dhe meqënëse bëhet fjalë për të zhvilluarnjë punë kritike mbi aksionin humanitar, sigurisht që nuk do t i përmbahem fushës sëautorizuar, ose të rezervuar dhe të përcaktuar nga aktorët e tij, por në të kundërt do tëshqyrtoj se ka të bëjë me gjërat e pathëna, shpesh të dhimbshme, ku luhen disa prejsfidave kryesore të angazhimeve të aksionit humanitar.

Aksioni humanitar është bërë mënyra kryesore, madje edhe sistemi dominues ireferimit të ndërhyrjes së botës perëndimore në skenat botërore të fatkeqësisë, qoftënë rastet e konflikteve të armatosura, qoftë në rastet e pasojave të tyre pak a shumë tëdrejtpërdrejta, siç janë rastet e epidemive, zisë së bukës, handikapeve ose edhe traumave.Nëse aksioni humanitar është zhvilluar parasëgjithash nëpërmjet aktivitetit tëorganizatave joqeveritare kundër shteteve të konsideruar si të njëanshëm osejokompetentë, hapësira në të cilën ai zhvillohet nuk është aspak autonome, siç etregojnë pikërisht roli ngushtësisht politik i luajtur nga disa prej themeluesve të tij tëcilët bëhen ministra, këshilltarë organizmash multilateralë, siç janë përfaqësuesit einstitucioneve ndërkombëtare për rindërtimin pas luftës. Aksioni humanitar ka hyrëndërkaq në një konkurrencë të fortë, në të njëjtat skena, me institucionet kombëtaredhe ndërkombëtare duke përfshirë këtu edhe ato ushtarake.

Nëse nga kjo pikëpamje aksioni humanitar mund të analizohet në terma të logjikëssë aktorëve të tij, të karrierës së militantëve dhe të marrëdhënieve me pushtetin, siçbëjnë edhe pjesa më e madhe e analistëve të politikës si Annie Collovald, PascalDauvin dhe Jhanna Simeant, atëhere duhet ta shohim atë edhe nga një këndvështrimantropologjik, si një lloj gjuhe që prodhon një tip të caktuar gjykimi mbi botën dhepërvijon një formë të veçantë të eksperiencës kolektive. Mënyra me të cilën i shqyrtojmëgjërat, p.sh. justifikimi i luftrave të drejta ose anketat mbi përgjegjësitë e forcave tëruajtjes së paqes për masakrat e kryera, negocimi i korridoreve humanitare oseadministrimi i kampeve të refugjatëve, është thellësisht e ndikuar nga repertori i imazhevedhe veprimeve që përdor dhe ushqen aksioni humanitar. Teza që parashtroj unë këtu ipërmbahet mendimit se kjo gjuhë përcakton një hapësirë morale që ngrihet rreth njëparimi në dukje i thjeshtë dhe unik: lehtësimi i vuajtjeve të viktimave. Kjo gjë duket ethjeshtë kur thuhet, por do të shikohet se është ambige kur vihet në praktikë. Eshtëunik në tërësinë e tij, por do të dalë në pah shumëllojshmëria e interpretimeve tëfakteve. Ky është parimi më i lartë, të cilit i referohemi para gjithë të tjerëve. Nëpërmjetkëtij parimi agjentët e aksionit humanitar e konsiderojnë pikëpamjen e tyre si të drejtë.Ose edhe më saktësisht, nëpërmjet tij ata e shikojnë edhe veten e tyre si njerëz tëdrejtë . Kjo lloj paraqitjeje krijon një shikim mbi botën që mbështetet më pak në sensine drejtësisë, siç mund te kuptohej për një çast nga vetë fjala, dhe më shumë në sensine të vërtetës dhe të së mirës. Pra, i drejti është ai që thotë të vertetën dhe të mirën.

3. Studimet e shkencave sociale që i janë referuar kësaj hapësire morale, dukepërdorur edhe terma të tjerë si p.sh. ideologjia, deri para pak kohësh ishin të ndara nëstudime që e admironin atë, si Renee Fox, dhe në studime që e denonconin atë meforcë, siç bënte p.sh. Bernard Hours. Propozimi im është i ndryshëm në kuptimin se

Hapësira morale e aksionit humanitar

Page 34: perpjekja_19

34Përpjekja

kërkoj ta shoh problemin nga një këndvështrim tjetër. Nga njëra anë ai synon që tëpërcaktojë termat dhe shpjegimet, si edhe komunitetin njerëzor që ai përfaqëson, dhenga ana tjetër të tregojë sesi zbatohet aksioni humanitar në situata konkrete me gjithëdilemat praktike që ai sjell me vete. E thënë ndryshe, në vend që të shpallim një tëvërtetë të gjithëpushtetshme dhe normative mbi aksionin humanitar, propozimi im ka tëbëjë me analizën nga afër të shfaqjeve dhe të veprimeve konkrete të tij, të të vërtetavedhe difekteve, duke marrë gjithmonë parasysh mendimet dhe debatet që ai vetë kangjallur në gjirin e tij. Kjo analizë e hapësirës morale të aksionit humanitar dhe errjedhojave të tij në praktikë, e cila si çdo punë shkencore duhet të jetë kritike, nukbazohet mbi ndonjë formë të relativizmit moral, me anën e së cilës antropologu merr tëdrejtën për t i parë me ironi kontradiktat e aksionit humanitar. Analiza bazohet mbinevojën për të kuptuar eksperiencën e tij si një moment që hedh dritë mbi kontradikta,të cilat nuk kanë të bëjnë vetëm me aksionin humanitar, por edhe me vizionin tonë përbotën.

Për ta bërë këtë do të bazohem nga njëra anë mbi një studim të kryer në Francërreth historisë së psikiatrisë humane, në kuadrin e së cilës kam pasur takime me anëtarëtë dy shoqatave humanitare franceze më të rëndësishme, Mjekët pa kufi dhe Mjekët ebotës, dhe nga ana tjetër, mbi një vëzhgim të kryer gjatë katër vjetëve mbi veprimtarinëe Mjekëve pa kufi, në fillim si administrator dhe më vonë si nënkryetar, ndërsa sot dukeu gjendur jashtë kësaj organizate. Përmëndja e kushteve në të cilat është kryer vëzhgimishtron disa probleme etike dhe metodologjike, të cilat hasen shpesh në antropologji,dhe më jep dorë që së pari të theksoj se ky vëzhgim është kryer vetëm në Francë (në atëqë unë do ta quaj vendi ) megjithëse bëhet fjalë për ndërhyrje ndërkombëtare.

Ajo që do të përpiqem të tregoj është se në fushat e luftës, aksioni humanitarngrihet mbi një lidhje komplekse dhe ambige me ndërhyrjen ushtarake. Ai i referohetndërhyrjes ushtarake, por edhe ndahet nga ajo, ngrihet mbi të njëjtin model me të, poredhe larg tij. Të dyja këto aksione janë të lidhur me njëri-tjetrin, jo vetëm nga vetëngjarja, sepse janë ushtarakët ata që ofrojnë arsyen pse duhet të ketë aksione humanitare(të plagosurit dhe të shpërngulurit), por edhe për vetë krijimin e kushteve për qëndrimine humanitarëve, duke qenë këta të fundit të mbrojtur ose të paktën të pranuar. Fjalahumanitar është kaq e ngjyruar pozitivisht saqë ajo është bërë objekt i një lufte fjalësh.Shtete të ndryshme kërkojnë ta bëjnë të tyren për t i dhënë një bazë morale ndërhyrjessë tyre, ndërkohë që organizatat joqeveritare përpiqen që ta ruajnë emblemën e tyrenga ky kontaminim. Nevoja për të pasur një vijë ndarëse, si në retorikë (justifikim),ashtu edhe në praktikë (denoncim), është më e fortë se kurrë. Ndërtimi i një hapësiremorale në të cilën aksioni humanitar të zerë vendin e të drejtit dhe popullsitë atë tëviktimave dhe në të cilin politika e asistencës të vihet ballë për ballë me politikën evdekjes vjen pikërisht nga kjo nevojë. Realiteti ku zhvillohet kjo ndërhyrje bëhet njëgur prove për të vërtetat tona.

4. Kur arrijnë në vendin e konfliktit të armatosur, operatorët e aksionit humanitarpërballen gjithnjë me imperativin: të bëhen të dallueshëm nga ushtarakët. Kjo nevojëbëhet edhe më e fortë kur ndërhyrjet e fundit të fuqive perëndimore, si në planin

Mbi ndërhyrjen

Page 35: perpjekja_19

35Përpjekja

shumëpalësh të NATO-s (në Bosnje) ose të Kombeve të Bashkuara (në Timorin Lindor),ashtu edhe në atë dypalësh me SHBA (në Irak) ose me Francën (Bregun e Fildishtë),janë paraqitur nga protagonistët e tyre si ndërhyrje humanitare , një formulë kjo qëpriret të zëvendësojë në fjalorin ndërkombëtar atë të luftrave të drejta . Ndërhyrja mearmë dhe rrjedhimisht ekspozimi ndaj rrezikut për të vrarë jo vetëm ushtarakë, por edhecivilë, në mënyrë që të shmangen vdekje edhe më të mëdha në numër është kthyer nënjë nga shqetësimet kryesore për vendet perëndimore që përballen me konflikte lokaledhe rajonale. Kjo është vërejtjur në mënyrë të veçantë pas genocidit tutsi në Ruanda,kur komuniteti ndërkombëtar qëndroi i pafuqishëm deri në kohën e operacionit tëvonuar dhe traumatik të quajtur Turquoise. Lufta mund të quhet humanitare, qoftë kuri jep fund masakrave (Sierra Leone), qoftë kur lejon mundësimin e ndihmës (Somali).Por, përtej këtij justifikimi moral për ndërhyrjen dhe pavarësisht nga ai, aksioni humanitarështë bërë një element i domosdoshëm i ndërhyrjes. Kështu në Afganistan, në mbështetjetë vijës zyrtare të shpjegimit të ndërhyrjes amerikane në emër të mbrojtjes së ligjshmepas atentateve të 11 shtatorit 2001, parashutimi i ushqimeve kishte si qëllim që tëtregonte dallimin midis një regjimi kriminal dhe një popullsie të pafajshme. Ai synontetë shprehte një ndjenjë keqardhjeje për këtë popullsi dhe në të njëjtën kohë vullnetinpër të ndëshkuar regjimin.

Në këto kushte, gjatë viteve të fundit aktorët e ndërhyrjes humanitare janëgjithnjë e më shumë të pakënaqur me konfuzionin e llojeve të ndërhyrjeve perëndimore.Ky konfuzion, perveç elementëve të natyrës retorike (justifikim i luftës) apo simboliketë tërësisë së ndërhyrjes, merr forma nga më të ndryshmet kur bëhet fjalë për marrëdhënietmidis ushtarakëve dhe humanitarëve. Para së gjithash, humanitarët nuk mund tëveprojnë vetë. Ata e bëjnë këtë gjë veçse kur ushtria u garanton atyre disa kushte tëmjaftueshme sigurie (korridore ose zona ku nuk ka luftime). Më tej, humanitarët duhetndonjëherë të hyjnë në territorin e luftës sëbashku me trupat e ndërhyrjes me qëllim qëtë përfitojnë drejpërsëdrejti nga mbrojtja e tyre (e ashtuquajtura ndihmë e imbarkuar).Dhe së fundi, humanitarët bëhen ndonjëherë agjentë informues në shërbim të fuqivepushtuese (shërbimi sekret). Me qëllim që të distancohen nga partneret e tyre tësikletshëm, përfaqësuesve të organizatave joqeveritare u duhet të ripohojnë pa pushimpavarësinë e tyre, nëpërmjet komunikatave të shtypit, thirrjeve për të dërguarit e tyrenë terren për t iu përmbajtur statusit, replikave ndonjëherë të forta me shefat e ushtrive.

Roli i luajtur nga organizatat ndërkombëtare gjatë kohës së ndërhyrjes në Kosovëtregon ndërkaq se në realitet ky distancim është i vështirë për t u mbajtur. Vetëmgjashtë ditë pas fillimit të sulmit të forcave perëndimore kundër serbëve me arsyetimine ekzistencës së një katastrofe humanitare , raporti i Mjekëve pa kufi Kosova:historia e një deportimi zuri faqet e para të gazetave. Ky studim epidemiologjik i njëlloji të ri, sepse ai nuk synonte të regjistronte të sëmurët, por krimet e luftës dhe krimetkundër njerëzimit, ishte kryer nga një grup satelit i shoqatës Epicentre, e specializuarnë epidemiologjinë e ashtuquajtur të terrenit. Duke njohur përgjegjësinë e serbëve përaktet e palejueshme sipas të drejtës ndrëkombëtare, ky studim u përdor gjerësisht ngaushtritë aleate për të justifikuar drejtësinë e ndërhyrjes së tyre. Disa muaj më vonë,publikimi i këtij raporti u konsiderua në gjirin e shoqatës si një gabim strategjik që pati

Hapësira morale e aksionit humanitar

Page 36: perpjekja_19

36Përpjekja

si efekt jo vetëm paraqitjen e saj si një shoqatë qartazi properëndimore, por edhe simbështetëse e operacioneve ushtarake. Ndërkohë, seksioni grek i Mjekëve pa kufi, icili ishte distancuar nga ky qëndrim dhe kishte organizuar një mision vëzhgimor mesviktimave serbe të bombardimeve, u përjashtua nga lëvizja ndërkombëtare humanitarepër shkak të kësaj disidence provokuese.

6. Vënia në dukje e dallimit me ndërhyrjen ushtarake është thelbësore përpërcaktimin e hapësirës morale të aksionit humanitar, e cila gjendet parreshtur nënkërcënimin e kontaminimit nga fjalët, imazhet dhe praktikat e ndërhyrjes ushtarake. Meqëllim që të mbrojnë pozicionin e tyre të neutralitetit dhe akoma më shumë për të qënënë gjëndje që të justifikojnë qëndrimin e tyre moral të lehtësimit të të gjitha vuajtjeve,aktorët e aksionit humanitar duhet të dallohen nga forcat ushtarake, të cilat konsiderohennjëkohësisht edhe si palë pjesëmarrëse (dhe prandaj e njëanshme) edhe si shkaktare tëdhunës (dhe si rrjedhim nuk mund të cilësohen si mbrojtëse të viktimave). Për ta thënëmë shkurt, humanitarët mund të jenë në anën e jetës (ose të jetëve që duan të shpëtojnë)veçse duke qenë të ndarë me ushtarakët, që nuk mund të jenë veçse në anën e vdekjes(ose të të vdekurve që lufta shkakton në mënyrë të pashmangshme). Biopolitika eshpëtimit (figura më kuptimplotë e së cilës është kirurgu) që ata promovojnë bëhet emundur vetëm kur ata shkëputen nga ata që bëjnë luftën. Sipas presidentit të Mjekëvepa kufi, gjendja e botës së sotme mund të përmblidhet me konfliktin midis renditndërkombëtar kanibal dhe aksionit humanitar .

Ndërprerja e lidhjeve para konfliktit me palët ndërluftuese mund të behet me dymënyra. E para është ajo e kundërshtimit nëpërmjet protestës së argumentuar mirëkundër veprimit ushtarak ose duke i paraprirë atij me anën e shpalosjes së rrjedhojavehumanitare të mundshme (qëndrim ky që mund ta quajmë si pacifist). Së dyti duke mosdhënë asnjë gjykim, për të qënë më pas i lirë për të ndërmarrë aksionin humanitar (kyqëndrim mund të cilësohet si neutralist). Kështu, gjatë luftës së dytë kundër Irakut,Mjekët e botës bënë një fushatë duke u përpjekur për të parandaluar konfliktin dukenënvizuar rreziqet në rast të një krize serioze, në aspektin e refugjatëve dhe të tëshpërngulurve, të epidemive dhe të zisë së bukës, siç bënin thirrje nga ana e tyre edheagjencitë e Kombeve të Bashkuara. Megjithatë Mjekët pa kufi nuk bënë asnjë komentmbi legjitimitetin e ndërhyrjes amerikane, duke konsideruar si detyrë të tyre të vetmembrojtjen e viktimave të ardhshme nëpërmjet pranisë së tyre në Bagdad në momentine hyrjes së trupave amerikane në Irak. Qëndrimi i Mjekëve pa kufi kujtonte se aksionihumanitar konsiston në zëvendësimin e pyetjes kush ka të drejtë në këtë luftë mepyetjen kush ka të drejtë për ndihmë për shkak të luftës .

Në momentin e konfliktit dhe pas tij, krijohet në dukje një unanimitet rrethmbrojtjes së viktimave, kryesisht atyre civile, por gjithashtu edhe ushtarake siç ishterasti i masakrës së kryer nga ushtarët afganë kundër të burgosurve talebanë nënhundën e ushtarakëve amerikanë. Kritikat ndaj gabimeve tragjike që ushtarakët përpiqent i paraqesin si aksidente, por që përbëjnë thelbin e luftës, përcaktojnë edhe pozicionetnë hapësirën morale të luftës. Në këto kushte, marrëdhëniet me forcat ushtarake fituesebëhen delikate dhe ambige. Mund të kihet nevojë për mbrojtjen e tyre, ose edhe të

Mbi ndërhyrjen

Page 37: perpjekja_19

37Përpjekja

veprohet bashkërisht me to, por sidoqoftë rregulli kryesor duhet të mbetet mosbesimindaj tyre. Duhet të ketë gatishmëri për të negociuar vajtjen tek të plagosurit, por edhetë ruhet e drejta për të denoncuar abuzimet. Kjo ndarje rolesh, e cila nuk do të thotë qëushtarakët dhe lufta të jenë detyrimisht në anën e së keqes, dhe që i vendos pa ngurrimhumanitarët dhe viktimat në anën e së mirës, mund të gjendet në vështirësi kur abuzimetnuk prekin vetëm ndërhyrjen ushtarake, por edhe vetë aksionin humanitar. Në këtëmënyrë, dalja në dritë pothuajse e njëkohshme në vitin 2002 e shfrytëzimit dhe dhunësseksuale mbi fëmijët refugjatë në Afrikën Perëndimore nga ana e Save the childrendhe shkeljet në tregun e ndihmës humanitare nga ana e presidentes së shkarkuar tëAction contre la faim, i tronditën organizatat humanitare, por nga ana tjetër u dhanëatyre një mundësi që të kufizojnë rrezikun dhe të marrin masa parandaluese. Megjithatë,këto episode bëjnë fjalë për një mospërputhje midis ngritjes së një hapësire morale dhepraktikave sociale konkrete.

6. Përtej asaj që në fakt është edhe thelbi i përbashkët i veprimtarisë, d.m.thlehtësimi i vuajtjeve të viktimave të fatkeqësive në skenën globale, hapësira morale eaksionit humanitar nuk është gjithmonë homogjene. Kemi qëndrime të ndryshme,veçanërisht mbi nyjen e fortë të justifikimit të ndihmës. Nëse do të bënim një paraqitjeskematike do të kemi përvijimin e një kundërvënie midis përkrahësve të një linje qëmund të quhet si ajo e të drejtave të qytetarit global , me Mjekët e botës që në gazetëne tyre shpalosin se ne luftojmë kundër të gjitha sëmundjeve dhe padrejtësisë , dhembrojtësve të një linje që mund të karakterizohet si ajo e të drejtave të qenies njerëzore ,me Mjekët pa kufi që kanë për kredo etikën mjekësore universale dhe të drejtën për tëpasur ndihmë humanitare . Siç e tregojnë edhe vetë qëndrimet e këtyre dy organizatavendaj luftës në Irak, të parët arrijnë të futen në terrenin politik, duke u përzier me çështjetë rendit botëror, ndërsa të dytët mbeten te kredoja humanitare, duke u shqetësuarvetëm që të sigurojnë vajtjen te i sëmuri ose i plagosuri. Në terrenin e luftrave do tëkishim atëhere dy karakterizime të viktimave dhe të vuajtjeve: nga njëra anë viktimat qëkanë një sfond historik dhe që krijohen nga raportet e forcës dhe të së drejtës, dhe ngaana tjetër viktimat e pastra, të shkaktuara thjesht nga një dhunë pa hyrë në shqyrtiminse kush e ka kryer atë. Por, gjërat në realitet nuk janë kaq të prera me thikë dhe tëvërtetat nuk janë kaq të qarta. Praktika e aksionit humanitar ka treguar se kontradiktatmidis dy koncepteve politike të përcaktimit të viktimave ka sjellë përçarje në gjirin eorganizatave.

Një tregues i kësaj është pikërisht konflikti izraelo-palestinez, i vendosur nëkontekstin e Intifadës së dytë. Ky rast ka vend për të dyja qëndrimet e mësipërme.Palestinezët shihen si viktima të dhunimit të territorit të tyre dhe të zhveshjes ngasovraniteti, me fjalë të tjera shihen si viktima të një procesi historik. Si rrjedhojë,ndërhyhet në mbështetje të tyre për t u lehtësuar vuajtjet. Pra, denoncohen kushtet nëtë cilat ndodhen. Nga ana tjetër mund të vlerësohet se palestinezët dhe izraelitët janënjëkohësisht viktima të brutalitetit të ushtarakëve në rastin e të parëve dhe të verbimittë kamikazeve në rastin e të dytëve. Me një fjalë mund thuhet se janë viktima të dhunëssë pastër. Si pasojë, duhet ndërhyrë tek të dyja palët, duke lehtësuar vuajtjet e tyre,

Hapësira morale e aksionit humanitar

Page 38: perpjekja_19

38Përpjekja

dhe duke denoncuar luftën. Si Mjekët e botës ashtu edhe Mjekët pa kufi kanë kohë qëkanë ndërhyrë në territoret palestineze. Të dërguarit në terren, në pjesën më të madhemjekë ose psikologë, janë dyfish të ekspozuar ndaj njohjes që u bëjnë palestinezëve siviktima historike: nga njëra anë, ata janë a priori të bindur për këtë, dhe ky është edhenjë shkak për një pjesë të tyre që të nisen në këtë mision. Nga ana tjetër, ata binden përkëtë pasi kanë vajtur atje dhe shohin gjendjen nga afër. Por, megjithatë, fizikisht atandodhen veçse nga njëra anë. Vullneti i tyre për të dëshmuar, që është po aq i fortë saedhe ndjenja e pafuqisë për të lehtësuar dhimbjet, shprehet nëpërmjet denoncimit tëabuzimeve dhe krimeve të ushtarëve izraelitë. Kjo përpjekje ndeshet me rezistencën einstancave drejtuese që përpiqen të ruajnë njëfarë neutraliteti dhe, për më tepër, tëruajnë parimin e barazvlefshmërisë midis viktimave dhe vuajtjeve. Kështu, në një raporttë dyfishtë mbi viktimat palestineze të ushtrisë izraelite dhe viktimave izraelite tëatentateve palestineze, Mjekët e botës deklarojnë se nuk ka viktima të mira dhe tëkëqija . Ndërsa në buletinin për donatorët, presidenti Mjekëve pa kufi duhet të ndërhyjëkundër një paraqitjeje të gjykuar si në favor të çështjes palestineze duke kujtuar sevuajtjet janë të njëjta dhe që nuk ka vend për zgjedhje në këtë rast. Kjo kontradiktë kaqënë për të dyja shoqatat e përhershme dhe pasionale. Zyrtarët në qendër akuzoheshinnga të dërguarit e tyre në bazë se tregoheshin të vakët në mbrojtjen që u bënin tëvdekurve palestinezë. Me një fjalë dyshoheshin se mos mbanin anën e një pale. Kurata mbronin vlerat universale të neutralitetit midis kauzave dhe barazvlefshmërisë sëviktimave, në rastin më të mire ata akuzoheshin se ishin apolitikë dhe në rastin më tëkeq se ishin të njëanshëm. Në fakt kjo ndarje në gjirin e organizatave humanitare përsai përket qëndrimit që duhet mbajtur në lidhje me konfliktin izraelo-palestinez nukriprodhon veçse ndarjet në gjirin e shoqërisë franceze, që sigurisht e kanë bazën tendarja midis këtyre dy komuniteteve.

Ndërsa gjëndja në Çeçeni moralisht ka qënë gjithmonë më e lehtë për t upërcaktuar. Gjithë bota është e të njëjtit mendim se viktimat duhen parë vetëm te njëraanë dhe mbrojtja e çeçenëve bëhet edhe më e detyrueshme kur mendohet se ata janëpenalizuar edhe nga mosinteresimi i mediave dhe mbi të gjitha i qeverive perëndimorepër shkak të realpolitikës. Kur Mjekët pa kufi morën çmimin Nobel, të gjithë anëtarëte organizatës mbanin veshur një bluzë ku kishin shkruar me të kuqe emrin Grozni nëkujtim të kësaj lufte të harruar. Në këtë rast mund të dallojmë të dyja llojet e figurës sëviktimës, atë historike dhe atë të viktimës së pastër. Ndërsa përsa i përket anës tjetërkërkush nuk është në gjëndje të paraqesë në skenën ndërkombëtare rastin e vikimësruse, qofshin këta ushtarakë apo civilë. Kur ndodh që kjo të bëhet nga qeveria ruse ajoka për qëllim që të prekë vetëm popullsinë e saj dhe argumentimet e saj skualifikohenmenjëherë si propagandë. Në këto kushte, kur disa muaj më parë përgjegjësi i misionittë Mjekëve pa kufi në Ingusheti u rrëmbye në territorin çeçen u duk sikur në këtë punëishte përzier ushtria ruse. Pas javësh të tëra gjatë të cilave marrëdhëniet me administratënruse u acaruan dhe kur bëheshin takime të fshehta me krerët e rezistencës çeçene,pengu u lëshua dhe u zbulua se rrëmbyesit nuk ishin tjetër veçse anëtarët e një grupime të cilin Mjekët pa kufi kishin patur marrëdhënie të rregullta. Përveç zhgënjimit mbithyerjen e besimit te ata që deri në atë kohë quheshin si miqtë dhe aleatët e tyre,

Mbi ndërhyrjen

Page 39: perpjekja_19

39Përpjekja

organizatën e kaploi një keqkuptim i fortë dhe i trishtueshëm. Doli pra se viktimat mundtë tradhëtonin vetë ata që kishin ardhur t i ndihmonin. Fakti që kishte strategë të tillëqë përdornin miqtë e tyre për të diskredituar armiqtë, që të ishin pra kriminelë dhenjerëz që bënin presion, e trondiste imazhin e dikurshëm heroik të rezistencës çeçene.

7. Në një aspekt më të përgjithshëm, marrëdhënia me tjetrin, ashtu siç mund tëjetë ajo gjatë aksionit humanitar, shoqërohet nga një lloj mosnjohje, ose më saktë nganjë formë e njohjes së pjesshme, d.m.th. që nuk shkon pas rregullave që veprojnë nëboton e ndërhyrjeve humanitare. Mund të thuhet se janë vetë politikat e aksionithumanitar që përcaktojnë, qëllimi justifikon mjetin, këtë neglizhencë relative kundrejttjetrit: të shpëtosh jetë njerëzish, në situata shpesh here të vështira dhe përballëpopullsish të tëra, do të thotë për kirurgun apo përgjegjësit ndihmave ushqimore, përtë ngarkuarin me logjistikën apo epidemiologjistin, se efektshmeria e ndërhyrjeve tëtyre nuk ka të bëjë shumë me detajet antropologjike. Por, duhet vënë re se kjo injorancëpër tjetrin duhet të shihet në një kuadër më të gjerë të intervencionizmit. Ajo shfaqet nëemër të kolonizimit, të fesë, të revolucionit, të zhvillimit apo edhe luftës, dhe varetthjesht nga një lloj mosinteresimi apo edhe paragjykimi. Në çdo ndërhyrje për ndonjëkauzë të lartë përzihen sëbashku qoftë sensi i gabuar qoftë edhe sensi i tepruar i tjetrit.Në këtë situatë janë vetë aktorët e humanitares ata që kërkojnë ndihmën e etnologëvepër të kuptuar gjërat.

Një lloj i parë i njohjes së pjesëshme ka të bëjë me aftësinë për të njohur. Eshtëtjetri që qëndron si subjekt i njohjes atë të cilin ne nuk e njohim: nuk njohim eksperiencëne tij me luftën, situatën që ka qënë para saj, cilat janë shpresat e tjetrit për periudhën emëpastajme. Shpesh thuhet se nuk njihet në mënyrë të mjaftueshme kultura e tjetrit,ose anasjelltas, jemi mësuar që të shpjegojmë një qëndrim ose një veprim të tjetrit nëterma kulturorë. Ky lloj pasqyrimi vjen nga vetë mosnjohja dhe nga mendimi se tjetriështë një subjekt i distancuar nga ne dhe i parë në formë arketipash të ngulitur prejkohësh. Ajo që nuk kapet në marrëdhënien me tjetrin është dimensioni i tij ndërnjerëzor.Kështu individët e një kampi refugjatësh afganë merren si abstraksion moral i viktimësqë duhet mbrojtur, si abstraksion praktik i popullsive për të cilat duhet të kujdeseshose edhe si abstraksion kulturor i pashtunëve, të cilëve u mvishet një sistem vlerashspecifike. Në të gjitha rastet lihet mënjanë mënyra sesi këta të fundit i ndërtojnëmarrëdhëniet e tyre sociale dhe politike si me trupat ushtarake të huaja ashtu edhe memisionet humanitare, si i ndërtojnë marrëdhëniet mes grupit të tyre dhe si janë ato megrupet e tjera, gjë që del edhe nga ato pak studime etnografike që janë bërë në terren.Kushtet në të cilat zhvillohet misioni humanitar e përforcon shpesh këtë neglizhencërelative, si në planin teorik- kur përvijohet figura e viktimës, e popullsive dhe e kulturave-, ashtu edhe në plan praktik- jetesë totalisht e ndarë nga popullsia lokale, trajtim iturmave dhe logjika e bazuar mbi situata epidemiologjike. Kjo gjendje e mosnjohjesnuk ka të njejtën trajtë. Nga njëra anë, ajo duket se është më e qëndrueshme kur bëhetfjalë për grupe të cilat konsiderohen si më të largëta nga ne. Kështu, psikiatria humanitarefilloi të zbatohej fillimisht në ato vende ku tjetri konsiderohej si më i afërt me ne dhemerrej pikërisht me strukturat psikike (kjo ndodhte më shumë me Armeninë ose Bosnjen

Hapësira morale e aksionit humanitar

Page 40: perpjekja_19

40Përpjekja

sesa me Afrikën subsahariane). Nga ana tjetër, kërkohet që kjo gjëndje e mosnjohjes tëtejkalohet nëpërmjet mjeteve që të lejojnë të shohësh marrëdhëniet ndërnjerëzore. Nëterritoret palestineze psikologët nuk kanë mundësinë që të kryejnë shërbime mjekësoretë shëndetit mendor, por ndërhyrja e tyre konsiston në vendosjen e lidhjeve me per-sona në frontin e luftës dhe nëpërmjet dëshmive të ndryshme synohet të kapet eveçanta e një situate.

Një lloj i dytë i njohjes së pjesshme ka të bëjë me rendin e pushtetit. Tjetri nuknjihet si subjekt sovran, si p.sh. strategjitë ose taktikat e tij, autoriteti ose legjitimitetiqë ai mban. Urgjenca e të shpëtuarit të jetëve justifikon shpesh here një marrëdhënieasistence që nuk përfill format e sovranitetit kolektiv, siç është ajo e shtetit, ose ato nëplanin individual. Në këtë kuptim kampi i refugjatëve ofron një situate ideale për aksioninhumanitar sepse aty ai mund të shpalosë në mënyrë efikase mënyrat e tij për t i ardhurnë ndihmë popullsive që të paktën në dukje nuk janë të organizuara brenda një strukturepolitike të zakonshme. Shpërndarja e ushqimeve, vaksinimi për të parandaluar epidemitë,shërimi i pacientëve të shumtë në numër, përpilimi i statistikave, të gjitha këto veprimebëhen sipas disa rregullave dhe protokolleve që janë nën pushtetin e organizmavejoqeveritare. Këto situata e përjashtojnë si ndërhyrjen e shteteve të diskredituar ngadobësia, nga paaftësia ose plaçkitja, ashtu dhe ndërhyrjen e individëve me të cilët, nësituata të tjera, do të duhej të negociohej. Në mënyrë më të përgjithshme, gjëndja ejashtëzakonshme që shkaktohet nga lufta i ndërpret të gjitha format tradicionale tësovranitetit ose autorizon transferimin e tij të përkohshëm në duart e trupave ushtarakenë njërën anë dhe në atë të misioneve humanitare në anën tjetër, të cilat bëhen kështugarantet e rendit social dhe moral. Por, në ndryshim nga ai rend që instalohet nga tirani,rebelët ose fitimitarët, gjendja e jashtëzakonshme humanitare është e vetmja e cilakonsiderohet si e dëshirueshme dhe që është objekt i një konsensusi të gjerë. Askushnë skenën ndërkombëtare nuk e mendon se mund të vijë një ditë që të ketë protesta tëcilat venë në pikëpyetje drejtësinë e pezullimit të sovranitetit në dobi të një komunitetimoral kaq të padiskutueshëm siç janë organizmat që veprojnë në një mënyrë tëpainteresuar për lehtësimin e vuajtjeve dhe në mbrojtje të viktimave.

8. Aksioni humanitar, ai i organizatave joqeveritare për të cilin u fol më sipër, poredhe ai që pretendojnë të kryejnë shtetet dhe ushtritë e tyre ose Kombet e Bashkuaradhe agjencitë e tyre, është kthyer në më pak se një dekade në një element thelbësor tëndërhyrjeve ushtarake në planet, një lloj sfondi i detyruar që shoqëron dhunën dheshpesh here edhe jolegjitimitetin e tyre. Ndryshe nga koha e organizimeve të para,aksioni humanitar është bërë tani një element strukturor i luftrave. Hapësira morale qëpërshkruam më sipër, me ndërlikimet dhe kontradiktat e saj që shfaqen kur ajo përballetme kompleksitetin e fakteve, nuk i përket vetëm këtyre organizatave. Vlerat që atopromovojnë i tejkalojnë kufijtë e tyre. Aksioni humanitar është një kategori erëndësishme e të kuptuarit të botës bashkëkohore. Ndërhyrja për vuajtjet dhe në emërtë viktimave është një mënyrë për të justifikuar aksionin publik dhe nismat private qëshkojnë tej bamirësisë së dikurshme dhe solidaritetit të një kohe. Në këtë kuptim,politikat e të shpëtuarit të jetëve në shoqëritë tona pasqyrojnë më pak një biopushtet,d.m.th. një pushtet mbi jetën, sepse ato nuk rrjedhin nga ndonjë biolegjimitet, e thenë

Mbi ndërhyrjen

Page 41: perpjekja_19

41Përpjekja

ndryshe nga pushteti i jetës. Në skenat ndërkombëtare aksioni humanitar është bërëshprehja më e dukshme dhe më shembullore e vuajtjes dhe e figurës së viktimës. Aipërvijon kështu konturet e një ekonomie morale të kohës sonë.

Hapësira morale e aksionit humanitar

Përktheu nga frëngjishtja Artan Puto

Page 42: perpjekja_19

42Përpjekja

MBI NDËRHYRJEN, OSE RIKTHIMI I SUBJEKTIT TË HISTORISË

Nga Marc Abélès (LAIOS-CNRS)

Midis viteve 1804 dhe 1815 Evropa mori pamjen e një fushe të madhe beteje.Nëse ka ndonjë periudhë kohore së cilës do t i shkonte shumë për shtat nocioni iintervencionit do të ishte pikërisht harku midis atyre viteve. Por, që të kuptohemi, nukdo të bëj këtu rolin e historianit të fushatave napoleoniane. Eshtë shkruar shumë mbikëtë subjekt dhe vetëm një historian me talent të madh do të mund të thoshte diçka tëre mbi ndonjë temë për të cilën kolegët e tij ende nuk e kanë thënë fjalën e fundit.Propozimi im këtu është më modest: bëhet fjalë për shqyrtimin e intervencionit dukendjekur një nga komentuesit më tërheqës të asaj kohe: Tolstojin. Eshtë një mënyrë përt u zhvendosur nga e tashmja dhe për të kuptuar më mirë disa aspekte që janë bërë tëvagullta nën peshën e analizave dhe të kundërshtive.

Pikësëpari, Tolstoji bën pjesë te ata romancierë që kanë ndjerë nevojën për tambështetur subjektin e tregimit të tyre mbi një sfond ngjarjesh historike. Kuptohet sekjo mënyrë veprimi të lejon t i japësh një nuancim krejt të veçantë disa situatave që, nëfund të fundit, janë krejt të rëndomta. Por, në dallim nga pjesa më e madhe e kolegëvetë tij, ajo që i intereson Tolstojit është reflektimi mbi Historinë, mbi atë me H të madhe.Ose, shprehur më mirë, për ta hedhur romanin e tij në arenë, në shpellën e luanëve, - nëkëtë rast luanët janë historianët. Duke lexuar Lufta dhe Paqja , befasohesh nga zbulimise ke të bësh me një kritikë të vërtetë të arsyes historike. Zgjedhja e periudhës kohorenuk është bërë pa qëllim: para së gjithash ajo ka të bëjë me publikun e Tolstojit. Eshtënjë kthim te disa ngjarje që kanë prekur të gjithë rusët; por është edhe një aspekt tjetërqë e karakterizon këtë histori: nëpërmjet personazhit të Napoleonit, ajo paraqet çështjene rolit të burrave të mëdhenj dhe përveç kësaj atë të shkakësive dhe shpjegimit historik.

Sot mund ta lexosh Lufta dhe Paqja pa të rënë në sy fare ky dimension itregimit, duke qënë i përpirë në radhë të parë nga fati i personazheve: Andre Bolkonski,Natasha, Pier Bezukov, princesha Marie, Nikolas Rostov, etj. Antagonizmi midis Francësdhe Rusisë bëhet në këtë rast një lloj dekori që shton dramaticitetin e ngjarjes: Andreaështë plagosur rëndë në Borodino dhe do të vdesë në krahët e Natashës, Pieri sillet sihero i vërtetë, kur, deri atëherë, kishte refuzuar çfarëdolloj angazhimi ushtarak. Luftaështë ajo që shtyn përpara vazhdimisht ngjarjen dhe ajo që do të ishte veçse njëpërshkrim i finsikërisë ruse përfton kësisoj një dimension më të thellë. Në një farë

Mbi ndërhyrjen

Page 43: perpjekja_19

43Përpjekja

mënyre, ambienti i vogël në një pështjellim të madh Kjo është, të paktën, ajo që ejosh dhe e mrekullon lexuesin e Tolstojit. Por nuk është rastësi që ky i fundit e përzienecurinë e ngjarjes në roman me një tërësi vlerësimesh mbi historinë. Ai arrin deri aty sat ia kushtojë pjesën e dytë të epilogut të romanit reflektimit mbi ndikimin që kanë osejo njerëzit mbi ngjarjet. Mirëpo ky meditim na sjell te çështja për të cilën jemi mbledhurkëtu: çfarë është intervencioni? Sepse, vetë nocioni i intervencionit, nënkupton që njënjeri ose një grup njerëzish mund të ushtrojnë pikërisht vullnetin e tyre për të ndryshuarrrjedhën e ngjarjeve.

Në debatin dominues sot, ky voluntarizëm është përcjellë papushim nëpërmjetshembujsh të ndryshëm; vazhdohet të njihet ndikimi i konsiderueshëm që kanë vendimete një njeriu (Bush) dhe të ekipit të tij, qoftë në rastin kur bëhet fjalë për t i mbrojtur atovendime, qoftë edhe në të kundërt, kur denoncohen. Një tjetër shembull: politika ejashtme e Francës është paraqitur vazhdimisht në këtë terren voluntarizmi, si për tëtreguar se vetëm vendosmëria e një qeverie kombëtare ishte në gjendje të shmangterrjedhën e historisë duke penguar luftën në Irak. Nga ana tjetër, përgjegjësi kryesor ikësaj politike, ministri i jashtëm francez de Villepin, është shfaqur gjithmonë si njëadmirues i madh i Napoleonit.

1

Pra, siç thuhet, të ndërhysh do të thotë të mos i lësh ngjarjet të ndjekin rrjedhëne tyre. Ky obsesion i ndërhyrjes u shfaq në mbarim të një periudhe që përkundrazi ukarakterizua nga kujdesi më i madh në këtë fushë. Të mos harrojmë se ajo që kakarakterizuar luftën e ftohtë ishte një përballje nën kërcënimin bërthamor: të lëvizjeqoftë edhe një ushtar, do të thoshte t i hapje udhë një procesi të pakontrollueshëm.Duhej me çdo kusht të shmangej më e keqja, dhe këtej rrjedh edhe rëndësia që iu dhainercisë, dhe mosndërhyrjes. Sot çdo gjë ndodh sikur njeriu, pas daljes nga një periudhëe gjatë ngrirjeje, të ketë gjetur fuqinë për të vendosur mbi historinë. Bile edhe nëfilozofi e gjejmë këtë gëzim për lirinë e rigjetur, sikur bota e çliruar nga pesha e bipolarizmitt i jepte më në fund vend nismës individuale. Mbaroi koha e determinizmave të rëndëdhe e teorive antihumane të historisë. Madje edhe marksistët nuk mbeten pas: Negridhe Hardt (2001) e mbyllin veprën e tyre duke i thurur lavde figurës së Shën Françeskossë Asizit, simbol i këtij humaniteti.

Kohët e fundit gjatë një mbledhje për Evropën, që po zhvillohej në një atmosferemiqësore, nuk ishte çudi për mua të shikoja historianin Bronislaw Geremek të përligjtembështetjen që i dha Polonia SHBA-së dhe t i kthehej Francës, duke i kujtuar se ekishte lënë dikur Poloninë në mëshirë të fatit. Nuk kemi ndërmend të vdesim përGdanskun , ishte kredoja e politikës së ashtuquajtur të mosndërhyrjes . Ajo qëhistoriani i shquar stigmatizonte edhe në emër të bashkëpatriotëve të tij ishte mënyrame të cilën francezët, këta dhënës leksionesh, edhe në rastin e Irakut po radhiteshinnga ana e mosndërhyrjes. Keqkuptimi ishte i plotë, sepse qeveria dhe shumica eopinionit publik, përkundrazi, kishte ndjesinë se po ndikonte me gjithë peshën e tij mbitë ardhmen e marrëdhënieve midis Perëndimit dhe Lindjes së Mesme.

1. Ai është edhe autori i një vepre mbi Njëqind ditët (2002), që flasin për kthimin e Napoleonitnga ishulli i Elbës dhe që u mbyllën me disfatën e Vaterlosë dhe internimin në Shën Helenë.

Mbi ndërhyrjen, ose rikthimi i subjektit të historisë

Page 44: perpjekja_19

44Përpjekja

Nëse flasim për intervencionin, për t iu rikthyer titullit të kësaj konference, ikthehemi një çështjeje që shkon përtej një shqyrtimi të thjeshtë të konflikteve me tëcilat po përballemi. Ajo ka të bëjë me iniciativën historike. Dukuria e intervencionit nëvetvete nuk është diçka e re: pa shkuar thellë në histori deri te Aleksandri i Madh, keminjë shembull të mirë në epokën napoleoniane. Dhe ja ku dolëm përsëri te Lufta dhePaqja: nëse do ta ndiqnim nga afër përpjekjen e Tolstojit, alternimi luftë/paqe/luftë, qëshënon marrëdhëniet midis Francës dhe Rusisë gjatë një dekade, i shëmbëllen një llojlaboratori. Aty eksperimentohet në dimensione reale aftësia e veprimit të individit nënjë situatë historike të dhënë, aftësia e tij për të kuptuar dhe për t i paraprirë rrjedhës sëngjarjeve. Disa prej personazheve e pranojnë vetë se nuk kuptojnë asgjë, siç ndodhme husarin Nikolas Rostov në ndryshim nga princi Andre Bolkonski. Ky i fundit nëfazën e parë të luftës është i mrekulluar nga Napoleoni, tek i cili sheh një lloj demiurgudhe një strateg të dorës së parë.

Pikërisht nëpërmjet personazhit të Bolkonskit Tolstoji i përvishet punës për tëtreguar degradimin e figurës së Napoleonit, mishërim absolut i iniciativës historike tëindividit. Pas betejës së Austerlitzit, Napoleoni përshkon mespërmes fushën e betejësdhe kqyr të rënët dhe të plagosurit. Shikimi i tij bie mbi Bolkonskin ja një vdekje ebukur, thotë Napoleoni . Në fakt princi Bolkonski ishte vetëm i plagosur: ndjentegjakun t i rridhte dhe shikonte sipër tij qiellin e largët dhe të pambarimtë, të përjetshëm.E dinte që atje qëndronte Napoleoni, heroi i tij, por Napoleoni i dukej kaq i vogël, kaqi parëndësishëm në krahasim me atë që ndodhte tani midis shpirtit të tij dhe këtij qielli(vëll.1, fq.385). Pak më vonë Napoleoni arrin ta njohë Bolkonskin në spitalin ku ishteshtruar: Po ti djalosh, i thotë, si ndjehesh tani o trimi im? [ ] Përballë qiellit që shtrihejpërtej, atij qielli të drejtë dhe zemërmadh, që Bolkonski kishte zbuluar dhe kuptuar, çdogjë që ndodhej në shpirtin e Napoleonit i dukej kaq e mjerë, edhe vetë Napoleoni, heroii tij, i dukej meskin me atë vanitetin e tij të vogël dhe gëzimin për fitoren, sa e kish tëpamundur t i jepte një përgjigje perandorit . (fq.386).

Qysh nga momenti i shfaqjes së parë të Napoleonit, janë pikërisht meskiniteti,vogëlsia fizike dhe morale ato që vihen si karakteristika të personazhit. Dhe këtuTolstoji nuk lëshon më pe: sa herë që bëhet fjalë për Napoleonin ai vë në dukje kufizimete individit. Perandori nuk është subjekt i historisë: ai është i pranishëm si një ngapersonazhet e Lufta dhe Paqja . Por njëlloj si edhe të tjerët ai nuk i ka nën kontrollngjarjet. Në fakt tërë pjesa e dytë e romanit përshkohet nga prania napoleoniane, porkjo bëhet nëpërmjet theksimit të pafuqisë së tij që sa vjen e bëhet më e dukshme. Çfarëndodh në të vërtetë? Më 1812 fillojnë luftimet, dhe kjo shënon fillimin e fushatësshkatërrimtare të Rusisë. Çfarë e shkaktoi këtë ngjarje të jashtëzakonshme? pyetTolstoji (vëll.II, fq.7).

Këtu kemi rastin e një ndërhyrjeje tipike. Napoleoni është i bindur se duhet tëndërmarrë një aksion parandalues në mënyrë që koalicioni i drejtuar nga Anglia dheRusia të mos arrijë të cënojë sundimin e tij në Evropë. Duke pushtuar dukatin eOldenburgut dhe qytetet e Hansës, perandori donte të përforconte më tej bllokadënekonomike dhe t i ndalonte Rusisë çdo lloj tregtie me britanikët. Mirëpo bllokadapërbënte një shkatërrim të vërtetë ekonomik për Rusinë. Perandori Aleksandër i kërkon

Mbi ndërhyrjen

Page 45: perpjekja_19

45Përpjekja

Napoleonit t i kthejë dukatin e Oldenburgut që ishte pronë e xhaxhait të tij. Hedhjaposhtë e kësaj kërkese bëhet edhe shkak për fillimin e luftës. Traktati i Tilsitit e kishtevulosur aleancën franko-ruse. Por, duke vendosur të kalonte Niemen dhe të hynte nëRusi, Napoleoni kishte vendosur kështu të hidhte poshtë ultimatumin e Aleksandritdhe të fillonte luftimet me të.

Sigurisht Napoleoni është protagonisti i ngjarjes historike që shënon fillimin epushtimit të Rusisë dhe që mbyllet me tërheqjen shkatërrimtare, gjatë së cilës një pjesëe madhe e armatës franceze u shfaros. Por Tolstoji, megjithatë, nuk është shumë ibindur: Aktet e Napoleonit dhe të Aleksandrit, të cilat dukeshin sikur përcaktoninndodhinë e ngjarjeve, ishin në fakt po aq të kushtëzuara sa edhe veprimet e një ushtaritë zakonshëm, i cili nisej për në fushatë sepse kështu i kishte rënë fati apo se ishte irekrutuar [ ] përmbushja e vullnetit të Napoleonit dhe të Aleksandrit varej nga njëmori rrethanash (vëll.II, fq.9). Dhe në vend të konkluzionit ai shkruante se: ata që nei quajmë burra të mëdhenj janë disa etiketa që u japin ngjarjeve historike emrin e tyre;dhe si të gjitha etiketat, ata nuk kanë lidhje me ngjarjet (vëll.II, fq.11).

Përshkrimi i betejës së Borodinos vë në dukje kufizimet e fuqisë së udhëheqësvembi zhvillimin e ngjarjeve. Napoleoni më kot rreket të afirmojë autoritetin e tij. Aindodhet shumë kilometra larg fushës së betejës dhe peripecitë e luftimeve mund t indjekë vetëm me vështirësi. Napoleoni shikonte përmes një dylbije me rreze të gjatëdhe në rrethin e vogël ai shikonte tym dhe njerëz, herë francezë dhe herë rusë, por seku ndodhte ajo që ai shikonte këtë nuk mund ta përcaktonte kur shihte me sy të lirë(vëll.II, fq.243). Ai nxiton të dërgojë ndihmësit e tij në terrenin e luftimeve, por situatandryshon parreshtur dhe informacionet që i vijnë nuk janë të besueshme. Kjomospërputhje midis dhënies së urdhrave dhe veprimeve çon më në fund në atë që asurdhrat e Napoleonit dhe as ato të marshallëve të tij, që ndodhen më afër fushës sëbetejës, të mos zbatohen: Në më të shumtën e kohës lëvizjet e trupave nuk përputheshinme urdhrat që u ishin dhënë . (vëll.II, fq.244).

Në përshkrimin e Tolstojit Napoleoni del krejt i paaftë për të pasur nën kontrollparametrat e veprimeve. Në të njejtën kohë, ai këmbëngul që të vendosë me kokën e tij,gjë që e shton edhe më shumë pështjellimin që e rrethonte. Në momentin kur i kërkojnëtë dërgojë një divizion shtesë, divizionin e udhëhequr nga Claparède, ai, më në fund,pranon. Ndërkohë që ky divizion ishte nisur, ai ndryshon papritur mendje dhe preferontë dërgojë një divizion tjetër, çka shkakton vetëm humbje kohe. Napoleoni nuk po ekuptonte se përballë trupave ai po luante rolin e atij doktorit, ilaçet e të cilit ia rëndojnësëmundjen të sëmurit, rol që e njihte mirë dhe që e dënonte tek të tjerët (vëll.II, fq.247).

Ajo që përbën vanitetin e Napoleonit në kuptimin e vërtetë të fjalës, dhe qëTolstoji kërkon të na e tregojë duke paraqitur personazhin, është dëshira pothuajse edëshpëruar për të bërë historinë, duke ndërhyrë në rrjedhën e ngjarjeve. Duke u përpjekurme të gjitha mënyrat që të tregojë se ai është zot i marrjes së vendimeve, qofshin këtoedhe iniciativa jo të frytshme, perandori na zbulon një pafuqi të mbuluar ngagjithpushtetshmëria e fasadës. Vanitoz dhe bosh, autokrati është një lodër e vetëdijessë tij të rreme. Ai e mban veten si qendra e botës, dielli rreth të cilit sillen planetet e tjera,demiurgu që bën sipas qejfit luftën ose paqen. Dhe obortarrët i përçojnë atij, si në

Mbi ndërhyrjen, ose rikthimi i subjektit të historisë

Page 46: perpjekja_19

46Përpjekja

pasqyrë, një përfytyrim të rremë të fuqisë së tij. Napoleoni është lodër e një iluzionithemelor që do ta çojë atë drejt humbjes: rrënjët e këtij iluzioni janë te paaftësia për tëqënë i ndërgjegjshëm për situs-in (vendndodhjen) e tij, te fakti se ai vetë është ingërthyer nga një tërësi komplekse raportesh që përcaktojnë dhe përkufizojnë pushtetinqë ai realisht është në gjëndje të ushtrojë. Nëpërmjet skenave të betejës, Tolstoji nxjerrnë pah iluzionin shkatërrues të përfaqësimit të pushtetit absolut, përfaqësim që mbylletme vetëshkatërrim. Sigurisht Napoleoni do të kthehet nga Rusia, por ai do të ketëhumbur thelbësoren pa kuptuar në asnjë çast procesin që po e minon.

Megjithëse i mundur, duhet thënë se trashëgimia historike e perandorit do tëmbetet e madhe. Dhe është përsëri Tolstoji që vëren me hidhërim se ai gëzon një goxhaprestigj mes historianëve rusë, ndërkohë që kundërshtari i tij, marshalli Kutuzov, në mëtë shumtën e rasteve paraqitet nga bashkëkombasit e tij si një komandant i përmasavemë të vogla, një personazh i parëndësishëm dhe jo i spikatur. Mirëpo tabloja qëpërshkruan shkrimtari i fushatës së 1812-ës shkon në të kundërt të këtij imazhi. NëBorodino, Kutuzovi sillet në mënyrë të ndryshme nga Napoleoni. Ai dëgjon herë njërindhe herë tjetrin dhe nuk kërkon të imponojë në mënyrë arbitrare autoritetin e tij. Përvojae gjatë ushtarake ia kishte mësuar, ndërsa urtësia e moshës ia kishte bërë edhe më tëqartë atij se një njeri i vetëm nuk mundej të drejtonte qindra dhe mijëra njerëz qëluftonin kundër vdekjes (vëll.II, fq.250). Këtu kemi të bëjmë me një njeri në moshë tëthyer dhe të lodhur, fjalëpak, që nis e dremit sa herë që kolegët e tij të shtatmadhorisëparashtrojnë strategji të koklavitura. Gjëja që Kutuzovi vlerëson më shumë është durimi.Fjala e tij ishte: të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Ai është një antihero,por kjo do të thotë pikërisht se ai ka një perceptim të drejtë mbi limitet e fuqisë ushtarake.Në ndryshim nga njerëzit që besojnë se komandantët e ushtrisë hartojnë planet eluftës dhe të betejave, ashtu si çdonjëri prej nesh mund ta bënte këtë në zyrën e tijpërpara një cope letre (vëll.II, fq.272), ai e dinte se çdo betejë zhvillohet në kushtegjithmonë të paparashikueshme. Dhe nuk bën dobi fare pretendimi për t i paraprirëatyre ngjarjeve që janë të rendit të rastësisë së papërcaktueshme. Kushtet në të cilatndodhet komandanti i ushtrisë janë shumë të ndryshme: ai nuk ndodhet NË FILLIM, porgjithmonë në mes të një rrjedhe të ndryshueshme ngjarjesh, në një mënyrë të tillë qëkurrë dhe në asnjë çast ai nuk është në gjendje të kuptojë gjithë domethënien e asaj qëpo ndodh . (vëll.II, fq.273). Kështu e përmbledh Tolstoji vizionin e tij qëllimisht kritikndaj aksionit historik. Nuk mund të ketë një fillim, dhe ai që pretendon të jetë urdhëruesii madh dhe të ketë fuqinë të trondisë historinë është, në më të mirin e rasteve, njëmashtrues dhe më shpesh një torollak. E keqja është se historianët bëhen shpeshzëdhënës të këtij iluzioni. Kjo u lejon atyre të mbajnë gjallë fiksionet e tyre nëbashkëpunim me njerëz të famshëm, të cilët, ashtu si Napoleoni, i furnizojnë ata bujarishtme anekdota dhe formula. Ky p.sh. nuk ishte rasti i Kutuzovit, i cili, siç vëren edheTolstoji nuk ka folur kurrë për dyzet shekujt që e vështronin nga maja e piramidave,dhe as për sakrificat që ai kishte bërë për atdheun (vëll.II, fq.584). Por marshalli ruskishte kuptuar një gjë thelbësore: francezët, ndonëse mund t u dukej si fitore, e kishinhumbur betejën vendimtare në Borodino, ku kishin pësuar humbje të mëdha; dhe sepas atij momenti nuk duhet të përballej përsëri me ta. Vendimi më i rëndësishëm i

Mbi ndërhyrjen

Page 47: perpjekja_19

47Përpjekja

Kutuzovit ishte çuditërisht një vendim negativ: të braktisej Moska në duart e francezëve.Ai thjesht parandjente se ballë për ballë me agresorët e sfilitur, populli rus do të ishtemë i motivuar për të bërë një qëndresë dhëmb për dhëmb.

Në vizionin tolstojan, roli i shefit konsiston në drejtimin që i jep, në kanaliziminqë i bën një lëvizjeje që vjen nga më poshtë dhe pikërisht këtu vendoset fati i luftës.Janë masat ato që bëjnë historinë, nëse do të përdornim një shprehje të famshme. Dheështë e qartë se në këtë konceptim të marrëdhënieve politiko-ushtarake ndërkombëtare,duhet ta shohim disi më ndryshe edhe fuqinë e intervencionit. Në fakt për autorin eLufta dhe Paqja , intervencioni në vetevete nuk është një e dhënë vendimtare, por

një çast që historianët e veçojnë duke e rrethuar me një zinxhir shkakësish që kanë njërëndësi relative dhe që pasqyron mbi të gjitha larminë e mundësive. Kjo ide nuk ështëshumë larg tezave të filozofit Leibniz. Më vonë Paul Veyne, fut nocionin e intrigës sinjë përzierje shumë humane dhe shumë pak shkencore shkaqesh materiale, qëllimesh

dhe rastësish; me një fjalë, një pjesëz jete që historiani e veçon sipas vullnetit të tij dheku faktet kanë lidhjet e tyre objektive dhe një rëndësi relative (1971,36) e ka relativizuaredhe ai rëndësinë që i vishet në mënyrë spontane këtij apo atij lloji veprimi që duket sispektakolar, si edhe rolin e autorit të tij të supozuar. Ajo që mbetet e qartë është senocioni i ndërhyrjes funksionon në disa formula, ku subjekti përbën anën më thelbësore,por edhe më të papërcaktueshme. Eshtë pikërisht kjo prani e kudondodhur e subjektitqë më duket se përbën një problem.

Mirëpo zakonisht ky dimension nuk merret në konsideratë as nga partizanët,d.m.th. ithtarët e ndërhyrjes, dhe as nga kritikët, bile as edhe nga ata më të skajshmit.Nëse do të mbetemi te ngjarjet e fundit, ndërhyrja në Irak ka ngjallur reagime të shumtapozitive ose negative. Të gjitha diskutimet, duke filluar nga deklaratat e protagonistëveamerikanë, lidheshin vetëm me një çështje, sigurisht më kryesoren: atë të legjitimitetittë ndërhyrjes. Menjëherë sa sqarohej ky problem kalohej te qëndrimi që duhej mbajtur:dërgimi i trupave, ose në rastin e kundërt, kundërvënia duke i dhënë udhë një lëvizjejetë madhe proteste. Nëse do të përpiqemi t i dekonstruktojmë këto qëndrime, atëheres ka si mos të na bjerë në sy se ato kanë një pikë të përbashkët. Ato e marrin si tënënkuptueshëm karakterin vendimtar të vullnetit të atij që vepron, i mirë apo i keq,sipas kampit të cilit i përkasin. Në këtë mënyrë George Bush i përngjet imazhit tëNapoleonit që ishte i dashur për historianët dhe që ndikon shumë mbi rrjedhën ehistorisë.

Ky lloj imazhi na çon te teoria e përparësisë së subjektivitetit veprues. Ajonënkupton që historia drejtohet nga fuqia e një grupi të vogël, d.m.th. janë burrat emëdhenj (në këtë mes i madh lidhet me rëndësinë e funksionit të tyre) ata që bëjnëhistorinë. Dhe nëpërmjet imazhit të tyre organizma të ndryshme dhe përfaqësuesit etyre përpiqen të lënë vulën e tyre mbi situatën. Nga këtej rrjedh edhe entuziazmi me tëcilin OJQ-të dhe drejtuesit e tyre marrin pjesë në këto nisma në nivelin që u përketatyre. Sigurisht që në çështjen tonë një tjetër problem mbetet për t u zgjidhur, ai ifutjes së hundës që është thelbi i ndërhyrjes. Dhe këtu nuk flitet më për diçka që iafrohet ndërhyrjes, por për vetë ndërhyrjen, d.m.th. për logjikën e futjes së hundës .

Por fuqia e madhe që i njihet në këtë rast subjektit që kryen ndërhyrjen, si edhe kërkesa

Mbi ndërhyrjen, ose rikthimi i subjektit të historisë

Page 48: perpjekja_19

48Përpjekja

për qartësimin e legjitimitetit të akteve të veta, qoftë kur ato mbrohen, qoftë kur hidhenposhtë, prodhojnë mbi këto të dyja një efekt të qartë. Një efekt verbues mund tëthuhet; kamerat e drejtuara mbi Bushin (ose edhe mbi personazhet e rëndësishme që ekritikojnë ndërhyrjen) si dhe mbi ushtrinë e tij në veprim, do të na zhvendosnin ngathelbi i çështjes.

Ajo që nuk shohim, apo që është bërë e padukshme në supermediatizimin dheinteriorizimin e primatit të subjektivitetit veprues është futja e ndërhyrjes në një universqë nuk ka të bëjë fare me këtë logjikë. Puna arrin deri në atë pikë saqë dora-dorës qëzhytemi në terren ushtarakët dhe humanitarët fillojnë të ndeshen me një univers që nuki përgjigjet asfare atyre rregullave që e kanë orientuar deri tani këtë proces. Një dëshmipër këtë është atentati kundër OKB në Bagdad: e përmend me qëllim këtë ngjarje, sepseajo e vë në pozitë të vështirë një organizatë që është marrë gjithmonë me aspektin elegjitimitetit të ndërhyrjes. Kjo nuk e pengon atë të jetë pjesë e logjikës shkoj atysepse mund të bëj diçka, dhe shkoj aty sepse dua të tregoj drejtësinë e kësaj llojndërhyrjeje . Duke u nisur me këtë logjikë, organizata përplaset me të panjohurën, atëfillojnë ta sulmojnë dhe ajo fillon të destabilizohet. Por drejtuesit e saj vazhdojnë tëpohojnë se OKB do të vazhdojë të përmbushë misionin e saj. Pengesa me të cilën do tëpërplaset është terrorizmi.

Një shpjegim i tillë i problemit, cilado qoftë përputhja e tij me realitetin, ështëdomethënës. Sepse, kur shtrohet logjika e ndërhyrjes, është shumë e vështirë tëmendosh se ndërhyrja mund të kryhet në një shoqëri tashmë të konstituuar dhe qëndërhyrësi zë vend në një univers marrëdhëniesh që ekzistojnë përpara tij e që do tëkenë ndikimin e tyre vështirësisht të parashikueshëm. A nuk bëhet historia pikërisht nëkëto nivele nëpërmjet asaj dukurie që shpesh e cilësojnë me nocionin rezistencë? Disashohin tek ky nocion simetrikun e nocionit të ndërhyrjes. Në fakt rezistenca fut në lojënjë përfaqësim që ve në vështirësi edhe vetë idenë e sovranitetit që është e pandashmenga logjika e ndërhyrjes. Rezistenca është një lojë forcash komplekse që nuk futet dotnë kuadrin e idesë së luftës si ndeshje burrash të mëdhenj ». Janë njerëzit e panjohur,jo domosdoshmërisht më të ndërgjegjëshmit dhe më të interesuarit ata që marrin pjesënë këtë lëvizje që pështjellon shoqërinë dhe që përfundon me vënien në vështirësi tëvullnetit të deklamuar aq shpesh të ndërhyrësit.

Rezistenca, ndër cilësitë e tjera të saj, ka edhe atë që ia turbullon ndërhyrësitsiguritë e veta: thënë ndryshe pikërisht ndaj saj ndërhyrësi është më i brishtë se kudo,pasi ai nuk ka reshtur së paraqituri veten si një subjekt që vepron në emër të një vizionitë drejtë të botës duke u ekspozuar edhe nëpërmjet medias në këtë formë. Kjo bën qërezistenca të paraqitet veçse si negative në mediat, çka përforcon prirjen e saj për tëshqetësuar dhe destabilizuar. Cili do të ishte, në këtë kontekst, vendi i ndërhyrësvevullnetmirë siç paraqiten ata të OJQ-ve? Në raportimin e ndërhyrjes humanitare në

kontekstin e luftës midis Etiopisë dhe Eritresë Jean Claude Ruffin (1999) e ka përshkruarmirë çakordimin e vazhdueshëm midis ekipit të dërguar në vend dhe popullit që merrndihmat. Edhe këtu ndërhyrja shkakton një turmë të mjaft të përhapur që bën rezistencë:përballë kësaj dukurie perëndimorët i rikthehen edhe një herë problematikës sëlegjitimitetit. Duke mos e pranuar se faji mund të jetë në anën e tyre, ata e interpretojnë

Mbi ndërhyrjen

Page 49: perpjekja_19

49Përpjekja

çakordimin si keqkuptim.Dhe kjo na çon edhe një herë tek Tolstoi, tek një skenë e Lufta dhe Paqja ku

Napoleoni takohet, pa e ditur, me një personazh që ne, lexuesit, e njohim: Lavrushka,ordinanca i Nikola Rostovit. Në roman hyn historia e madhe sepse, nëpërmjet njëkonstruksioni shumë të hollë Tolstoi i referohet një episodi të librit Historia e konsullatitdhe perandorisë të Thierit. Ky i fundit tregon se si Napoleoni urdhëroi t i sillnin njërob lufte kozak për ta pyetur mbi gjendjen shpirtërore të patriotëve të tij. « Kozaku,duke mos e ditur se përballë kujt ishte, sepse thjeshtësia e Napoleonit nuk kishte asgjëqë mund të ngacmonte imagjinatën orientale mbi praninë e një sovrani, flet me të përecurinë e luftës krejt shpengueshëm, thotë Thieri duke shkruar për këtë episod. » (T. 2,137) E pra, ky kozak, nuk ishte tjetër veçse Lavrushka, na thotë Tolstoi. Thieri na epërshkruan Napoleonin duke e pyetur me shumë zgjuarsi kozakun, kurse Tolstoi merretme këndvështrimin e Lavrushkës. Ky i fundit e ka njohur fare mirë Napoleonin, por kakuptuar gjithashtu se nuk duhet kurrsesi ta tregojë këtë. Është Napoleoni ai që drejtonlojën, ai pret që bashkëbiseduesi t i flasë në mirëbesim. Ai e pyet nëse rusët mendojnëse do ta mundin Napoleonin. I kujdesshëm, Lavrushka, pasi ka menduar një copë herë,i përgjigjet se nëse beteja do të zhvillohet shpejt francezët do të fitojnë, por, nëse do tëduhet të zgjasë tre ditë apo edhe më gjatë, një zot e di se çfarë do të ndodhë. Kjo iaprish terezinë Napoleonit që nxihet në fytyrë. Por shpejt Lavrushka ndërron qëndrimdhe e miklon; « ju keni Napoleonin, i thotë, që ka mundur botën, por me ne do të jetëtjetër mesele. » (T. 2, 138) Përkthyesi përkthen duke hequr pjesën e dytë të kësaj frazeqë nuk do t i pëlqente perandorit. Pastaj Tolstoi i rikthehet teksit të Thieri: « Kozaku iri e bëri të qeshë bashkëbiseduesin e tij.» (Ibid.). Në vazhdim i thuhet robit se ka folurme Napolenonin: « kozaku, i shtangur nga habia, nuk nxorri fjalë » shkruan Thieri. Nëfakt, sipas Tolstoit, Lavrushka shtiret për mrekulli sikur u befasua. Edhe Napoleoni,për të treguar shpirtmadhësinë, i fal lirinë.

Ajo çka na tregon këtu Tolstoi nëpërmjet mpleksjes së tregimit historik mefiksionin është më një anë mënyra se si historia zyrtare na e paraqet një burrë «tëmadh»: të sigurtë në vetvete (lexuesi i Thierit nuk do ta dijë kurrë dyshimin që kaplonNapoleonin teksa dëgjon kozakun); nga ana tjetër çakordimin që ekziston ndërmjetprotagonistit të madh të historisë dhe këtij njeriu të përulur të cilit bashkëbiseduesit ianënvleftësojnë krejtësisht inteligjencën. Shqetësimi i Napoleonit përftohet ngaperceptimi se ai po ndeshet me një realitet të cilin nuk e zotëron. Kurse për LavrushkënTolstoi ve në dukje sesi ai, në mënyrë thuajse të pandërgjegjëshme, kishte bërë njëdeklaratë patriotike. Sikur, pa e vënë re as vetë, ai të kishte dalë në rezistencë. Kjodukuri thuajse e paperceptueshme na intereson në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë. Nëndryshim nga përfaqësimi, që urdhëron ndërhyrjen dhe që organizohet përreth afirmimitsovran të subjektivitetit veprues, rezistenca mund të qëndrojë në një anim shumë tëvogël që e fut njeriun në një lëvizje më globale.

Le të merremi vesh këtu mbi termin « rezistencë » që, prej Luftës së Dytë, ka njëkonotacion shumë të fortë. Nuk është fjala që t i veshim këtij nocioni një vlerë etike,por që ta mendojmë më shumë si pengesën me të cilën ndeshet ndërhyrja: kur themi«kjo reziston» menjëherë hapet një diskur mbi këtë konstante që na fut në problematikën

Mbi ndërhyrjen, ose rikthimi i subjektit të historisë

Page 50: perpjekja_19

50Përpjekja

e legjitimitetit, të arsyeve të mira dhe të këqija të rezistencës. Megjithatë duhet tapranojmë se rezistenca nuk është gjë tjetër, në parim, veçse një përgjigje de facto ndajasaj që perceptohet si një fakt i kryer, ndërhyrja. Ndërsa ndërhyrja paraqitet me njëveshje etike: të ndihmosh, të ruash lirinë etj.

Le t i kthehemi pikës së nisjes, rekuizitës së një subjekti mbajtës të këtyrevlerave dhe me vokacion universaliteti. Bushi, Amerika, OKB-ja. Pse jo Evropa, thonënjëzëri intelektualët tanë, a nuk është ajo që duhet t i japë shembullin botës duke paturparasysh edhe traditat e saj humaniste? Mirëpo, nëse do të flasim me metaforën eStarobinskit (1957) për Zhan Zhak Rusoin, transparenca e qëllimit rrezikon të ndeshetme pengesën e realitetit. Këtu maten kufizimet e diskureve dhe të praktikave naiviteti itë cilave, në garë me etnocentrizmin, nuk reshtin së pushtuari paraskenënndërkombëtare. Në këto kushte, si mund të dilet vallë nga ky rreth vicioz? Për më saktë,si mundet antropologjia politike të gjykojë mbi ndërhyrjen pa qenë njëherësh rob e njëarsyetimi të drejtuar mbi nocionin e legjitimitetit dhe që të çon, tek e fundit, tek zgjedhjae arsyeshme e një subjekti të pavarur? Kjo çështje më duket shumë e rëndësishmesepse ajo kushtëzon në pjesën më të madhe saktësinë e qasjeve empirike. Këto tëfundit nuk janë veçse produkt i një metodologjie specifike që do t i dallonte ngaanalizat e politologëve, në kuptimin se antropologët do të zhvillonin mënyra vëzhgimitë përqendruara mbi « mikrobotën » dhe më afër terrenit se sa ato të kolegëve të tyrepolitologë. Por, ta reduktosh antropologjinë politike të ndërhyrjes thjesht në një zgjedhjetë shkallës së madhësisë në qasjen ndaj dukurisë, sipas meje, nuk mjafton për të vënënë dukje zhvendosjen që ndodh. Ajo çka tërheq vëmendjen në antropologjinë endërhyrjes është ideja e gjithpranishme e një përballjeje midis shtetesh sovrane, e njëraporti përballjeje midis fuqish. Të ashtuquajturat fuqi venë në veprim strategjitë e tyredhe studiuesi social ka si funksion t i analizojë dhe vlerësojë këto strategji. Kjo përpjekjeqë mund të ketë karakter parashikues, me përftimin e diagnozave mbi të ardhmen ebotës, është mjaft e njohur, kështu që nuk është nevoja të zgjatem mbi arsyet që ebëjnë këtë njëherësh sa tërheqës aq edhe të kufizuar. Tërheqës pasi me leximin e këtyreanalizave kemi ndjenjën se po i qasemi një kuptimi global të lojës së forcave që ndeshen.Të kufizuar pasi, megjithë fuqinë tërheqëse të kësaj lloj letërsie, ia kapim shpejt gabimetasaj kur shohim se çdo autor privilegjon këtë apo atë determinizëm në kurriz të një tjetri.Dhe kjo prodhon dukshëm iluzione optike: si do ta shpjegonim ndryshe që specialistëte Luftës së Ftohtë dhe «kremlinologët» kanë qenë aq të pafuqishëm për të parashikuarrrëzimin e bllokut socialist? Për të bërë këtë do të duhej të pranohej që, sado shkëlqimtë ketë sovraniteti, ai nuk është veçse një fasadë. Ky formulim mund të duket padyshimi pavend, por, në fakt, ai del thjesht nga parimi i kujdesit epistemologjik. Siç ka shkruarFoucault:  analiza e pushtetit nuk duhet të postulojë si të dhënë fillestare sovranitetine shtetit, formën e ligjit apo unitetin global të një dominimi; këto nuk janë veçse formatpërfundimtare » (1976, 120). Duke kritikuar teoritë politike klasike ai është ngritur kundër« përdorimit të mënyrave të të menduarit që mbështeten qoftë mbi modele juridike(çfarë e legjitimon pushtetin?) qoftë mbi modele institucionale (çfarë është shteti ?)»(1984, 298). E pra, për çudi, megjithë jehonën e madhe që ka patur mendimi i Foucault

Mbi ndërhyrjen

Page 51: perpjekja_19

51Përpjekja

gjithçka kryhet sikur asgjë të mos e kishte prekur sigurinë e përgjithshme jo vetëm tënxënësve të zgjedhjes racionale se çdo diskur mbi ndërhyrjen duhet të kalojë nëfiltrin e një refleksioni mbi qëllimshmërinë e « fuqive të mëdha » ndërkohë që refleksiynë i parë duhet të konsistojë në atë që të na e heqë këtë fill udhëzues që është bërë përstudiuesit një rrjetë e vërtetë merimange ku ata kapen deri në atë pikë sa që përfundojnënë formulime thuajse tautologjike. Në këtë kontekst eseja e Kaganit ku kritikohetmënyra se si Evropa i jep përparësi negocimit mbi ndërhyrjen duke ia lënë aleatitamerikan monopolin e luftës kundër terrorizmit dhe shteteve rrugaçe është kuptimplote.Sikurse e ka treguar mirë E. Balibar (2003, 104) ajo ndërtohet mbi presupozimin sipas tëcilit politika e një fuqie të madhe nuk mund të jetë veçse një politikë fuqie (Machtpolitic).Ky vizion i gjërave të çon pashmangshmërisht në idenë se vokacioni i Amerikës ështëqë të sigurojë mbrojtjen e botës së qytetëruar (dikur thuhej « botës së lirë ») kundëraksit të së keqes. Pa u zgjatur në shpjegimin e ideologjisë që mbështet këtë diskurmund të themi me Balibarin që « kjo nënkupton që fuqia i përket si veti Amerikës, çkado të thotë se Amerika është unike dhe që ajo është një subjekt (një komb, një popull,edhe ai i prirur drejt ushtrimit që fuqisë me të cilin identifikohet) » (2003, 104). Edhe njëherë në refleksionin rreth ndërhyrjes na imponohet një subjekt i historisë, shteti sovran,kombi dhe populli, të gjitha të përzjera në një fuqi kompakte, që i është përkushtuarmodelimit të historinë sipas imazhit të vet në kurriz të një Evrope që i është nënshtruarpësimit të këtij procesi. A është e mundur të çlirohemi nga ky vizion thjeshtëzues që naçon, nëpërmjet rrugësh të tjera, në impaset e « historisë së madhe » që kritikonte nëkohën e tij Tolstoi? Njëra rrugë do të ishte refuzimi i pozitave të atyre teoricienëve tëcilët, si Kagani, bëjnë lidhjen midis ndërhyrjes dhe politikave të fuqisë. Pra tëkonceptohet « një parim ndërhyrjeje jo vetëm « humanitar », por edhe shtrënguesnëpërmjet mjeteve që na jep sot depërtimi i ndërsjelltë i proceseve ekonomike,teknologjike dhe kulturore, pa përjashtuar forcat e ndërmjetësimit dhe të mbrojtjes sëpopullatave kur piqen kushtet e pranisë së këtyre forcave. » (Balibar, 2003, 49). Pa ustrehuar tek mosndërhyrja, tek pasiviteti, do të ishte e mundur të vihej në veprim ajo qëBalibar e quan « antistrategjia», që do të privilegjonte « përcaktorët lokalë », dukepatur parasysh specifikat historike dhe gjeografike, me një fjalë që i rijep vendin e vetlojës komplekse të marrëdhënieve në terren duke krijuar një pluralitet ndërmjetësimesh.Prapa kësaj formule relativisht abstrakte qëndron një përpjekje për ta menduar këtë tipsituate në terma relacionale pa e fshehur çështjen e « rezistencës » në kuptimin që i jepFoucault termit.

Në përpjekjen e tij për të hedhur poshtë idenë tradicionale të sovranitetit Balibariarrin të rekomandojë dhe « politikat e pa - fuqisë » (Ibid., 75), një lloj oksimoroni efektimë imediat i të cilit do të ishte tregimi i mundësisë së një alternative ndaj Machtpolitik.Evropa do të mundte, sipas tij, të ishte mbështetësja e kësaj « politike të pa - fuqisë »Mund të diskutohet ky propozim që duket se riaktivizon idenë e një subjekti historik,në këtë rast Evropa. Por, duke hedhur poshtë vjegën teorike që ndërton referencënklasike të sovranitetit, mund të merren më mirë masat e një tërësie procesesh që poprekin sot mekanizmat e pushtetit në shkallë planetare. Pikërisht në këtë pikë gjendetçështja nyje e zhvendosjes së vendit të politikës të cilën nuk mjafton vetëm ta shenjosh;

Mbi ndërhyrjen, ose rikthimi i subjektit të historisë

Page 52: perpjekja_19

52Përpjekja

detyra e antropologëve është t i analizojnë kësaj zhvendosjeje natyrën dhe efektet.Për të bërë këtë duhet pranuar të vendosesh në zemër të turbullirave duke marrë njëpozicion të zhvendosur nga qendra.

Nëse e pranojmë në fakt që ndërhyrja, pa qenë assesi një proces i thjeshtëveprim/kundërveprimi, shfaqet sot si zbuluesja (në kuptimin kimik) e bashkëveprimitmidis dukurive të shumta që ekzistojnë përpara saj mundet të bëhet dallimi midis asajçka del nga kjo hedhje poshtë e sovranitetit që përmendet aq shumë dhe asaj që ka tëbëjë me ngritjen në fuqi të formave të reja të veprimit. Më një anë do të vihet në dukjeprania e atyre mjdiseve politike mbinacionale, që si fillesë, janë krijime ex nihilo tështeteve (OKB, institucionet evropiane) të cilëve u njihet gjithnjë e më shumë vendimbizotërues, por pavarësia e të cilëve ngjall tensione të reja, meqënëse inisiativa e tyrepriret vazhdimisht t i destabilizojë sovranitetet ekzistuese. Nga ana tjetër kemi parë tëlulëzojnë një tërësi organizatash të quajtura « joqeveritare », të cilat deklarojnë se ikanë rrënjët e tyre në « shoqërinë civile » dhe që, në mënyrën e tyre, e turbullojnë dhee bëjnë më komplekse lojën. Nuk është nevoja të jesh ekspert i madh për të vënë re seopozicioni midis politikës dhe shoqërisë civile nuk funksionon mirë sepse OJQ-të, tëcilat janë edhe ato në një raport përfaqësimi me ata që u kanë dhënë mandatin, janëpjesëmarrëse në një raport force dhe kërkojnë të ushtrojnë një pushtet « një mënyrëveprimi mbi veprimet » sikurse thotë Foulcault (1984, 316). Ajo që na intereson ështëmënyra se si kontestimet dhe format e ndryshme të rezistencës gjejnë shprehje nëtesutin e shpërhapur dhe të degëzuar të organizatave. Punimet e antropologëve mbikonfliktet e armatosura dhe mbi ndërhyrjen humanitare na lejojnë të depërtojmë mëmirë në këtë dimension të politikës. Kur M. Pandolfi (2002) flet për « sovranitet migra-tor » nuk është fjala thjesht për një metaforë; ajo tregon një proces që na detyron tëndryshojmë shikimin që kemi patur deri dje mbi «çështjet ndërkombëtare». Dallimi meTolstoin qëndron në atë që ky i fundit denonconte me të drejtë mënyrën me të cilënobsesioni i subjektit mbulonte realitetin e marrëdhënies midis pushtetit dhe rezistencës.Që ndërhyrja në këtë fillim të shekulit XXI nuk mund të reduktohet thjesht në ushtrimine fuqisë shtrënguese nga një fuqi e madhe, thjesht në përballjen midis nënshtruesitdhe të nënshtruarit, kjo është një konstante që ne e nxjerrim çdo ditë. Ndërhyrja ve nëveprim rrjetin e tërë atyre organizatave bashkë me ndikimin që ato mund të kenë mbiopinionin publik. Tashmë fuqia që paraqitet si subjekt i historisë është si një parazit isituatave të brendshme. Ndërhyrja bën të lindin strategji paralele që i përzjejnë identitetetaq sa e bëjnë të tejkaluar edhe vetë idenë e luftës legjitime që është aq e rëndësishmenë këtë kontekst. Lidhur me Kosovën Pandolfi na tregon aq mirë se si ndërhyrjahumanitare krijon një investim të vërtetë nga ana e instancave të tilla si agjensitë endryshme të Kombeve të Bashkuara, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Këshilli i Evropës,Banka Botërore, OSBE edhe OJQ e ndryshme. Këto organizma ndërkombëtare zhvillojnëstrategji specifike dhe përpiqen të shtrijnë kontrollin e tyre mbi institucionet lokale. Në

2. « Stafet lokale, për shkak të pozicionit të tyre ndërmjetës, lundrojnë ndërmjet dy formashpolitike të ndryshme. Ata, në fakt, janë dyfish të molepsur: të lindur në paradigmën nacionalistetë familjes së tyre por të riedukuar me paradigmën burokratiko - multikulturaliste  »

Mbi ndërhyrjen

Page 53: perpjekja_19

53Përpjekja

parim ato konsiderohen si apolitike, por veprimi i tyre hyn në një raport forcash të cilinato kontribuojnë për ta modeluar nëpërmjet një bashkëveprimi më shumë a më pak tëinteresuar me grupet lokale që mbahen si bashkëbiseduesit e tyre legjitimë. Kjo rrjetëqë krijojnë në territorin e ndërhyrjes «sovranitetet migruese» është gjenerues ndarjeshtë reja shoqëruar me ngritjen në pushtet të aktorëve të ndryshëm, të cilët, ashtu silocal staffs e përshkruara nga A. Lafontaine

2, janë të shenjuar fort nga futja e tyre në

hapësirën politike të organizatave ndërkombëtare.Një ndër efektet e karakterit gjithnjë e më multipolar të ndërhyrjes ndoshta

është ngjallja, pas kapërcimit të tronditjes fillestare, e formave të rezistencës më tëqëndrueshme dhe më të përhapura. Gjithsesi është e sigurtë se kjo rezistencë gjenjehonën e vet edhe brenda vetë këtyre organizmave transnacionale që mund të shfaqensi vektorë opinionesh efikase. Skena e ndërhyrjes tashmë është e pandashme nga njëmjedis i shenjuar nga lulëzimi i këtyre mjediseve agonike dhe infiltrimi i tyre nga forcaqë nuk mundet më të bëhen të shtëpisë nëpërmjet sovraniteteve cilado qoftë fuqia qëështë vendosur atje. Në këtë aspekt dështimi i negociatave të OBT në Cancun (shtator2003) është kuptimplotë. E mora qëllimisht këtë shembull sepse në shikimin e parë jemilarg çështjes së ndërhyrjes, jemi në një fushë paqësore ku mbretërojnë diplomacia dheteknokracia. Megjithatë, po ta shohim më nga afër, ajo që luhet në këtë rast është eardhmja e marrëdhënieve midis vendeve të pasura dhe vendeve të varfëra. Sigurisht,kush do ta kishte menduar dhjetë vjet më parë se ajo që s ishte veçse një cikëlnegociatash mbi rregullimin e tregëtisë do të bëhej një mjedis i ri politik i konstituar sinjë fushë e mbyllur raporti forcash në shkallë botërore si dhe duke i dhënë lëndëkrijimit të një forumi të vërtetë ku shprehet mesazhi i tjetërmondialistëve.

Për antropologun ajo çka e karakterizon këtë tip mjedisi politik është mungesae ndarjes midis së brendshmes dhe së jashtmes. Mirëpo tekniciteti i lëndëve të trajtuaraështë i tillë që i shkon kjo lloj ndarjeje. Në të njëjtën mënyrë mbyllja e negociatorëve nënjë dekor pallatesh të mëdha si dhe ruajtja e tyre e vazhdueshme të përforcojnë ndjenjëne një ndarjeje midis elitës dhe botës përreth tyre. Por, nuk është thjesht rastësi që nëCancun si dhe në Seattle, asistojmë në mbledhje grupesh presioni që vijnë nga të katëranët e planetit drejt vendit të negociatave. Kjo prani masive ndihmon për të ndryshuarkoncepsionin tonë spontan mbi botën sipas të cilit iniciativa politike dhe diplomatikevjen nga e drejta e një pakice që ka grumbulluar pushtetin dhe dijen. Ja pra se sishfaqet, përbri mjediseve politike të sovranitetit të organizuar përreth ndarjesinstitucionale midis ekzekutivit dhe legjislativit, një hapësirë tjetër ku bëhet gjithnjë emë i vagullt legjitimiteti i monoplit të vendimarrjes. Ky konfigurim i ri nuk e mobilizonnë mënyrë të mjaftueshme vëmendjen e vëzhguesve të cilët përqendrohen më shumëtek spektakli i kontestimit si dhe tek figurat e bashit mediatik. Por ndoshta ka ardhurkoha ta modifikojmë vizionin tonë të politikës që ka mbetur në terrin e kërkimit të njëmjedisi politik të përqendruar dhe të gjithpushtetshëm ndërkohë që po lind një ansambëlmekanizmash që e minojnë përfaqsueshmërinë sovrane që ka qenë prej shumë kohëshbaza praktike e qeverisjes perëndimore.

Do të ishte e gabuar të interpretohej zhvendosja që ndodh si vazhdimësi e një« gjendjeje të jashtëzakonshme » (Agamben, 2003). Po të bënim këtë do të pranohej,

Mbi ndërhyrjen, ose rikthimi i subjektit të historisë

Page 54: perpjekja_19

54Përpjekja

në mënyrë implicite, mbizotërimi i përfaqësimit të përqendruar mbi sovranitetin shtetërorduke e penguar, që në fillim, idenë e ngritjes në pushtet të formave dhe forcave të rejaqë kanë dalë në fushën politike. Do të kishim një rikthim të shtetocentrizmit dhe referimindaj termit anomik më duket problematik sepse refuzon, në parim, mundësinë e marrjes,si pikënisje të analizës, të asaj që më duket thelbësore: shkatërrimi i sovranitetit. Nëkëtë mënyrë edhe një herë teoria nuk merr në shqyrtim të renë më radikale të rrethanëssë krijuar, duke e përfshirë atë në një model ku gjithçka që trondit format tradicionalefutet në lëmin e të jashtëzakonshmes dhe të anomikes. Në perspektivën eantropologjisë, duke u përqendruar tek zhvendosja, i kthejmë shpinën vizionitshtetocentrik dhe përpiqemi të vemë në dukje, nëpërmjet eksplorimit të ambienteve tëreja të politikës, karakterin specifik të rikonfigurimit të raporteve të forcavebashkëkohore.

A i kemi ne sot mjetet për ta menduar zhvendosjen dhe çfarë përfitimi intelektualdhe politik mund të nxirret nga kjo punë? Përsa i përket burimeve të saj specifikeantropologjia politike paraqet interes sepse ka zhvilluar që prej shumë kohësh, nëkundërshtim me konceptet dhe modelizimet që fetishizojnë institucionin shtetëror, njëqasje kulturore të hapur. Karakteristike është vendosja e theksit te çështja e mjedisevepolitike: eksplorimi i tyre është tema thelbësore e kërkimeve antropologjike dhe, dukeu nisur prej saj, mund të ravijëzohen konfigurimet emergjente dhe të matet masa ezhvendosjes. Nëse vihet re në këtë përpjekje edhe një farë prirjeje për të paraprirë,sepse kemi të bëjmë me diçka në lëvizje, nuk është se duhet të biem në një vizionteleologjik apo në një vizion normativ të politikave si divenire. Përkundrazi, interesimipër t u zhytur në zemër të praktikave dhe të materialitetit të pushtetit është që tëofrohet mundësia për të kuptuar më mirë atë që nuk mundet më të përmblidhet nëtermat gjithnjë e më të konsumuara dhe plot ekuivoke të globalizimit dhe mondializimit:një histori vendosmërisht pa subjekt.

Bibliografi

Agamben, G., 2003, Etat d exception, Paris, Seuil.Balibar, E., 2003, L Europe, l Amérique et la guerre, Paris, La Découverte.Foucault, M., 1976, La volonté de savoir, Paris, Gallimard.Foucault, M., 1984, « Deux essais sur le sujet du pouvoir », in Dreyfus, H.,

Rabinow, P., Michel Foucault. Un parcours philosophique, Paris, Gallimard.Kagan, R., 2002, « Puissance et faiblesse », Commentaire, 99.Lafontaine, A., 2002, « Réfugié ou local staff? Changement de statut et enjeux

de pouvoir au Kosovo d après-guerre », Anthropologie et Sociétés, 26, 1, 89-106.Negri, T., Hardt, M., 2000, Empires, Harvard University Press.Pandolfi, M., 2002, «  Moral entrepreneurs , souverainetés mouvantes et

barbelés. Le bio-politique dans les Balkans postcommunistes », Anthropologie et

Mbi ndërhyrjen

Page 55: perpjekja_19

55Përpjekja

Sociétés, 26, 1, 29-51.Rufin, J.-C., 1999, Les Causes perdues, Paris, Gallimard.Starobinski, J., 1957, La transparence et l obstacle, Paris, Plon.Tolstoï, L., 1869, La Guerre et la paix, trad. fran, Paris, Gallimard 1972. Villepin,

D. de, 2002, Les Cent jours, Paris, Mercure de France.

Përktheu nga frëngjishtja Artan Puto, Fatos Lubonja

Mbi ndërhyrjen, ose rikthimi i subjektit të historisë

Page 56: perpjekja_19

56Përpjekja

LOJRA TË MËDHA E TË VOGLA: BRENDA OKB-SË E RRETHE RROTULL SAJ

Nga Pino Arlacchi

Vitet e fundit ka pasur shumë thirrje për reformë të OKB-së. Megjithatë, nukka shumë qartësi, pa folur pastaj për konsensus, se ç do të thotë reformë në praktikë.Si ata që duan prej OKB-së të luajë një rol më të madh në punërat e botës, ashtu edheata që duan ta kufizojnë rolin e saj vetëm në veprimtari humanitare, përdorin gjuhën ereformës së OKB-së , por shpesh kanë parasysh gjëra tepër të ndryshme.

Kuptimi i idesë së reformës së OKB-së është i shumëllojshëm. Shumë njerëzbesojnë se të ndryshosh OKB-në do të thotë të ndryshosh thjesht kuadrin e saj politikdhe institucional, sidomos përbërjen e Këshillit të Sigurimit. Të tjerë kanë parasyshstrukturën e saj financiare dhe administrative, së bashku me procedurat e ndërhyrjesnë fusha të tilla të rëndësishme si ruajtja e paqes dhe zhvillimi. Të tjerë e përdorintermin për të theksuar nevojën e një ndryshimi rrënjësor të të gjithë strukturësshumëpalëshe të krijuar pas Luftës së Dytë Botërore. Sipas kësaj pikëpamjeje nukështë e mundur të ndryshosh thjesht sekretariatin dhe programet e OKB-së duke i lënëkushërinjtë e tyre të pasur, FMN-në dhe Bankën Botërore të paprekura. Mangësitë eorganizmave të Breton Vudsit mund të bien më pak në sy dhe cilësia e strukturave tëtyre mund të jetë më e lartë, por ndikimi i veprimtarive të tyre në shumë vende nëzhvillim po ngre më shumë pyetje se ndikimi i organizatave qendrore të OKB-së. Atokanë nevojë të shndërrohen rrënjësisht, duke ndjekur të njëjtën rrugë.

Le të shohim pse reforma më e mirë e mundshme do të ishte një reformëgjithëpërfshirëse dhe rrënjësore, që lidhet me të treja këto perspektiva, dhe që do tëkishte si bosht procesin e demokratizimit. Me fjalë të tjera, reforma e OKB-së nuk mundtë jetë vetëm një proces rritës, që kryhet hap pas hapi dhe nuk mund të jetë e pjesëshme:duke shtuar vende në Këshillin e Sigurimit, duke hequr pushtetin e vetos, duke krijuarnjë vend për Bashkimin Evropian dhe duke e lënë pjesën tjetër të organizatës siç ështësot. Kjo reformë nuk mund të përmbajë vetëm konsolidimin e administratës dhe krijimine një kuadri të qartë të rregullave të brendshme dhe të lerë të paprekur procesin evendimmarrjes i cili kontrollohet nga shtetet anëtarë më të fuqishëm.

Një përpjekje serioze dhe e suksesshme për reformë nuk mund të anashkalojënatyrën e dyzuar të OKB-së, ku prirja e përbotshme kantiane kapërcehet nga dinamikae politikës ndërkombëtare, dhe as nuk mund të harrojë deficitin e tanishëm të demokracisë

Mbi ndërhyrjen

Page 57: perpjekja_19

57Përpjekja

në marrëdhëniet ndërkombëtare si dhe thirrjen kumbuese për pjesëmarrje tëdrejtpërdrejtë të qytetarëve në procesin e vendimmarrjes së këtyre organizmave globale.

Përse një përqasje kaq rrënjësore është më e përshtatshmja dhe është më e mirëse një strategji reformash graduale, afatgjata?

GJITHÇKA DUHET TË NDRYSHOJË NË MËNYRË QË GJITHÇKA TË MBETETSIÇ ËSHTË

Ka përgjigje të ndryshme për këtë pyetjeje. Njëra prej tyre, që i bie menjëherëndërmend kujtdo që e njeh mirë sistemin shumëpalësh, lidhet me ndërlikimin e vetësistemit. Mekanizmat e OKB-së janë kaq të ndërthurur e të koklavitur sa është e vështirët i ndryshosh në çfarëdolloj mënyre pa përkeqësuar situatën.

Më të shumtën e herës, të gaditësh këtë makineri ose t i shtosh pjesë të reja njëstrukture që është bërë tashmë tepër baroke, është vetëm një ndërmarrje e zvetënuar.Duke mos pasur veprim real, organizata priret drejt ikjes institucionale nga realiteti teknika e vonimit të ballafaqimit me një problem të ndërlikuar, duke ngritur një instituciontë ri për t u marrë me të. Konfliktet thelbësore midis anëtarëve të përhershëm dhe jo tëpërhershëm të Këshillit të Sigurimit, midis vendeve të mëdha e të vogla, Veriut dheJugut, dhe, kohët e fundit, midis SHBA dhe gjithë shteteve të tjera anëtare krijojnë njësasi kaq të stërmadhe diskutimesh, bisedimesh, komitetesh, nënkomitetesh, rregullash,gjysmërregullash, rregulloresh, gjysmërregulloresh saqë nuk është realiste të mendoshpër një ndryshim pak nga pak të OKB-së. Rezultati përfundimtar i çdo pakete të vogëlreformash do të jetë më shumë koklavitje e më shumë burokraci. Në rrethana të tilla,sistemi do të arrijë t i gëlltisë të gjithë elementët e rinj dhe t i përshtasë ato me rendinekzistues.

Një përgjigje e dytë vjen drejtpërsëdrejti nga historia e OKB-së.Kërkesa e pasosur për reforma është pjesë përbërëse e jetës në OKB. Pak njerëz

e dinë faktin se në tetor 1947 pikërisht dy vjet pas përurimit të OKB-së në SanFrancisko Kongresi i SHBA nisi të bënte thirrje për reforma të gjera të financave dhetë administratës së OKB-së. Komiteti i shpenzimeve i Senatit bëri një studim i cili vërejtiprobleme serioze që vinin nga veprimtaritë paralele dhe mbivendosja e tyre,bashkërendimi i dobët dhe shtimi i vrullshëm i mandateve dhe programeve. Qyshatëhere ankesa të ngjashme ka pasur në raste të panumërta.

Me kalimin e viteve, një mori komisionesh të pavarura, studimesh qeveritaredhe akademikësh kanë paraqitur qindra propozime që synojnë të përmirësojnë punëne këtij organizmi botëror, të jetë më i drejtë në marrjen e vendimeve dhe të ndryshojëmandatin.

Reforma ka qenë një nga argëtimet më në modë dhe prodhim në masë i sistemittë OKB-së. Unë u futa në OKB në gjysmën e dytë të 1997-s dhe e gjeta të gjithëorganizatën të angazhuar ethshëm në një ushtrim për kontroll të vetvetes. Pesë grupepune po punonin në Asamblenë e Përgjithshme për aspekte të ndryshme të reformës.

Lojra të mëdhe e të vogla: brenda OKB-së e rreth e rrotull saj

Page 58: perpjekja_19

58Përpjekja

Presidenti i Asamblesë ishte tepër i zënë duke hartuar paketën e tij të reformave.Këshilli i Sigurimit po përfundonte një rishikim të metodave të punës së tij. KëshilliEkonomik dhe Social (ECOSOC) po diskutonte procedurat e tij për ndërveprim meOJQ-të. Sekretari i ri i Përgjithshëm po paraqiste një plan gjithëpërfshirës (dhe tepërmodest) për ndryshime në Sekretariat.

Para se të fashitej reja e pluhurit të këtyre betejave, fushata e udhëhequr ngaSHBA për rishikimin e strukturës së pagesave nga shtetet anëtare zuri vend kryesor nëAsamble për nja tre vjet të tjerë, nga 1998 deri në 2000.

Nga OKB-ja u largova në mes të 2002-it, në kohën që Zëvendës Sekretari iPërgjithshëm po kryesonte një fushatë tjetër për reforma të brendshme.

Thënia e Leopardit se gjithçka duhet të ndryshojë në mënyrë që gjithçka tërrijë siç është është bërë një maksimë ironike me karakter historik që citohet sa e saherë për të për të përshkruar Siçilinë, Italinë, natyrën e historisë dhe të nihilizmitpolitik. Mundimi i përjetshëm për reformë i Kombeve të Bashkuara dhe mungesa eçfarëdolloj rezultati real mund të jetë një shembull tjetër i ndryshimit pa bukë.

E vërteta e çështjes së reformës është se gjatë gjithë historisë së Kombeve tëBashkuara nuk ka pasur ndonjë ndryshim real e të thellë. Gjatë pothuajse 60 vjetëve tëekzistencës së saj, Karta e organizmit botëror është ndryshuar vetëm tre herë. Ndryshimii fundit ndodhi para 30 vjetësh. Këshilli i Sigurimit është zgjeruar vetëm një herë dheECOSOC-u dy herë. Ndryshimet e tjera kanë lidhje me Këshillin e Sigurimit, Asamblenëe Përgjithshme dhe procedurat e ECOSOC-ut, por fusha e zbatimit të tyre është evogël.

Edhe kur kanë dalë në sipërfaqe anakronizma me përmasa të mëdha, asgjë nukështë bërë për të ndrequr situatën. Le të marrim si shembull rastin e Këshillit tëKujdestarisë. Ky është njëri nga gjashtë organet kryesore të organizatës, i cili u ngritpër të garantuar që territoret jo të pavarura të administrohen në të mirën e banorëve tëtyre dhe të paqes e sigurisë. Territoret nën kujdestari shumë prej tyre ish-mandate tëLidhjes së Kombeve ose entitete të shkëputura nga shtetet armike në fund të Luftës sëDutë Botërore kishin fituar pavarësinë aty nga fillimi i viteve 90.

Procesi i dekolonizimit më së shumti kishte përfunduar dhe Sekretari iPërgjithshëm, Butros Gali, kërkoi në raportin e tij të 1994-s mbi punën e organizatës qëAsambleja e Përgjithme të vepronte për shkurtimin e këtij organi. Dhe po Butros Gali,në raportin e tij të mëpasëm vjetor, shprehu keqardhje për mosmarrjen e vendimit tëshkurtimit të Këshillit të Kujdestarisë. Kohë pas kohe janë paraqitur propozime krijuesepër shndërrimin e tij, si psh. sugjerimi për mandate të reja.

Propozimi i fundit u bë në korrik 1997. Në raportin e tij për paketën e reformësKofi Anani ringjalli idenë që Këshilli i Kujdestarisë të rikrijohet si forum përmes të cilitShtetet Anëtare të ushtrojnë kujdestarinë e tyre të përbashkët për integritetin e mjedisitglobal dhe zonat e përbashkëta oqeanet, atmosfera dhe hapësira kozmike . Për fat tëmirë propozimi nuk u mor seriozisht nga Shtetet Anëtare ose nga ndonjë entitet tjetër.Ideja e krijimit të një organi, i cili do të ishte një përsëritje e organeve ekzistuese tëmjedisit (UNEP, Habitat) dhe të Zyrës së Çështjeve të Hapësirës Kozmike, nuk ia ndezi

Mbi ndërhyrjen

Page 59: perpjekja_19

59Përpjekja

gjakun askujt.Ne thjesht përmendëm një rast të skajshëm të paaftësisë për reformë .

Megjithatë, janë të shumta pjesët e OKB-së ku një reformë drastike është urgjente dhee nevojshme. Struktura e Sekretariatit është e mbushur me departamente dhe zyra tëpanevojshme e të fryra, të cilat mbijetojnë pavarësisht nga kritikat. Ekziston ende njëKomision Ekonomik për Evropën me një buxhet prej 22 milionë dollarësh dhe personelprej 220 vetësh i ngritur në 1947 për të ndihmuar rindërtimin e pasluftës të ekonomisëevropiane. Ky organ vazhdon të ekzistojë nën kryesinë e një Nënsekretari të Përgjithshëmdhe merret me gjëra të mbledhura në mënyrë nga më të habitshmet (nga shërbimetstatistikore e deri tek barazia gjinore), pavarësisht nga lindja e Bashkimit Evropian,OECD-së dhe morisë së organizatave shumëpalëshe që veprojnë në një nga rajonet mëtë pasura të botës.

DY FORCAArsyeja e tretë dhe më e rëndësishme pse OKB-ja nuk funksionon dhe duhet

rindërtuar buron nga natyra e saj e dyfishtë. Nga njëra anë, Kombet e Bashkuara janënjë shoqatë shtetesh, një organizëm ndërqeveritar që u ngrit kryesisht për të ruajtursigurinë e përbashkët. Shtetet anëtare janë pjesëtarët dhe vendimmarrësit e saj tëvetëm. Diplomatët dhe anëtarët e qeverive kombëtare bëjnë marrëveshje për mandatet.Këto mandate i jepen për zbatim personelit të organizatës. Anëtarët e personelit tëOKB-së e konsiderojnë veten (kryesisht si) nëpunës ndërkombëtarë që janë gati tëzbatojnë vullnetin e shteteve anëtare. Çdo shtet që i përket kësaj shoqate mundohet tapërdorë për t u dhënë dorë interesave të veta. Në OKB shtetet nuk kanë hyrë për hir tërespektit ndaj idesë së OKB-së , por për hir të asaj çka mund të përfitojnë prej saj.

Nga ana tjetër, OKB-ja është diçka më tepër sesa një forum për bashkëpunimndërshtetëror. Ajo është një organizatë mbarëbotërore, një qeveri botërore në embrionqë shpesh përfaqëson të mirën e përbashkët, e cila e kapërcen shumën e interesave tëveçanta të shteteve. Interesat e të mirës së përbashkët përkrahen nga grupe joqeveritaredhe nga disa prej agjencive të specializuara të OKB-së bashku me organizata të lidhurame to.

Në shumë raste, interesat mbarëbotërore, si të drejtat e njeriut ose nismathumanitare bien në kundërshtim me ato ndërqeveritare, si fjala vjen, siguria. Sa herë qëndodh kështu OKB-ja është e paaftë të funksionojë me efikasitet. Shtetet anëtare më tëfuqishme mundohen ta pengojnë përhapjen e projekteve dhe nismave që përkrahennga aktorë që rrijnë jashtë lojës së madhe shumëpalëshe.

Personeli i OKB-së po e humb gjithmonë e më tepër shpresën sepse nuk merrudhëzime të qarta nga maja e hierarkisë. Askush nuk merr vendime, sepse nuk ekzistojnëvija veprimi dhe strategji të qëndrueshme për të trajtuar këtë lloj të veçantë konflikti.Kështu, rritet ndjenja e pasigurisë dhe forcohet fronti burokratik i mbrojtjes, në kurriztë veprimit dhe efikasitetit.

Ky tension midis forcave ndërqeveritare, që e ka prejardhjen nga sfera esovranitetit shtetëror dhe forcat e shoqërisë civile të botës është tipik për sistemin e

Lojra të mëdhe e të vogla: brenda OKB-së e rreth e rrotull saj

Page 60: perpjekja_19

60Përpjekja

sotëm ndërkombëtar. Kriza e OKB-së dhe shtysa për një reformë të thellë janë shprehjetë rritjes së një bashkësie ndërkombëtare e cila është e pavarur nga shtetet që epërbëjnë: një bashkësi ndërkombëtare që kërkon pjesëmarje dhe përgjegjësi tëdrejtpërdrejtë dhe nuk ka frikë të bllokojë funksionimin e një sistemi shumëpalësh tëdalë mode.

Shoqëria civile globale po e zgjeron ndikimin e saj në pjesë të ndryshme tëOKB-së dhe ushtron një efekt të dyfishtë. Nga njëra anë ajo kontribuon, ndonësetërthorazi, për mosefikasitet dhe paralizë veprimi dhe nga ana tjetër ajo përforconpavarësinë e organizatës.

Përmasa kantiane e OKB-së po ringjall potencialin e organizatës për t u bërë njëlojtar i pavarur ndërkombëtar qoftë në kuptimin ligjor, qoftë në atë politik. Rizbulimi iaspekteve të sistemit që ishin harruar gjatë periudhës së mbizotërimit absolut të forcavendërqeveritare (dmth deri në fund të luftës së ftohtë) po e ndihmon ndjeshëm këtëproces. Gjithmonë e më shumë njerëz po rizbulojnë mundësitë praktike të organitdrejtues tripalësh të Organizatës Ndërkombëtare të Punës i cili kujdeset që sindikatat,qeveritë dhe shoqatat e punëdhënësve të komunikojnë me njëra tjetrën. GjykataNdërkombëtare e Drejtësisë përcaktoi që në vitin 1949 se OKB-ja ka personalitet juridikndërkombëtar, i nënshtrohet ligjit ndërkombëtar dhe zotëron të drejtat dhe detyrimetndërkombëtare.

Në mënyrë paradoksale, trajtimi që shtetet anëtare më të fuqishme i bëjnëorganizatës e përforcon këtë aspekt të OKB-së. Kur mendojnë se mund ta zgjidhin vetënjë problem ndërkombëtar, këto shtete anëtare zgjedhin rrugën e mbylljes së shtigjevendaj OKB-së. Organizata konsiderohet thjesht si një forum për bisedime, sekretariatose vend për ligjësimin e faktit të kryer.

Kur del e qartë se problemi është i ndërlikuar dhe marrëveshja për ndonjërrugëzgjidhje mungon, atyre u vjen ndërmend se OKB-ja ka identitetin e saj. Probleminia paraqisin organizatës me shpresën se me anë të ndonjë veprimi të panjohur, poredhe të pashmangshëm, mund të dalë ndonjë zgjidhje. Kjo rrugë sjell një përfitimtërheqës, sepse i lejon anëtarët t ia hedhin fajin ndonjë tjetri në rast së punët ecin keq.

Konflikti midis forcave mbi-kombëtare dhe dinamikës ndërqeveritare në OKBpo përçan gjithmonë e më tepër kalendarin e punës dhe organet e saj. Ndërsa Këshillii Sigurimit vazhdon të mbizotërohet nga problemet e sigurimit të fuqive të mëdha,nismat në fusha të tjera si zhvillimi, ndihma humanitare, të drejtat e njeriut, mjedisi,trajtohen më tepër nga lojtarë joshtetërorë, agjenci gjysmë të pavarura dhe shtete nëzhvillim.

Me përjashtim të Kofi Ananit, i cili ka deklaruar se veten e konsideron më tepërsi sekretar sesa si gjeneral (angl.: general i përgjithshëm, shën. i përkth.), tëgjithë sekretarët e përgjithshëm të OKB-së kanë theksuar faktin se sekretariati ështënjë organ i pavarur, që nuk varet drejtpërdrejt nga Këshilli i Sigurimit dhe Asambleja ePërgjithshme.

Më energjiku dhe i shprehuri për rolin e tij ka qenë i pari Sekretar i Përgjithshëm,Trygve Li, një ish politikan i njohur në Norvegji, i cili arriti të krijonte, në vitin 1950,

Mbi ndërhyrjen

Page 61: perpjekja_19

61Përpjekja

bërthamën e parë (e të fundit) të një ushtrie të përhershme nën autoritetin e tij tëdrejtpërdrejtë. Dag Hamarskjoldi, U Tani dhe Peres de Kuelari argumentonin se ata qëskicuan kuadrin e OKB-së e kishin të qartë nevojën për dikë që mund të fliste në emërtë interesave më të gjera ndërkombëtare, që ishin më të gjera se shuma e të gjithainteresave të shteteve anëtare të marra së bashku.

Në përputhje më këtë, Peres de Kuelari shtoi se institucioni i i tij duhej tëshërbente për dy blloqe votuesish: qeveritë e shteteve anëtare dhe njerëzit në emër tëtë cilëve qeveritë vepronin. Domethënë, sfera e interesave të Sekretariatit duhej merrejme gjendjen e bashkësisë njerëzore në përgjithësi. Kjo ka kuptimin që nganjëherëSekretari duhet të veprojë përtej pozitave me bazë kombëtare të anëtarëve.

Megjithatë, është tepër e vështirë të praktikosh këtë përqasje pan-njerëzore nërrethana normale. Formimi dhe mendësia e zyrtarëve të OKB-së ka parasysh pothuajsevetëm shërbimin ndaj shteteve anëtare. Këta zyrtarë janë të tërë të barabartë, po disaprej tyre janë më të barabartë se të tjerët. Ky është në vetvete një burim kryesorzhgënjimi. Trajtimi brutal që u rezervohet zyrtarëve të OKB-së që s janë gati t i shërbejnëvullnetit të më të barabartëve (kini parasysh rastin e inspektorëve të OKB-së në Irakpërpara Luftës së Dytë të Gjirit) është një shembull domethënës i asaj çka mund t ungjasë shkelësve të këtij rregulli themeltar e të pashkruar të sistemit.

E për më tepër, përvoja e lidhjeve shumëpalëshe në ditët tona i detyron shumëprej tyre të ballafaqohen me prirjen e përbotshme të organizatës dhe me ndarjet ebesnikërive. Kujt duhet t u binden? Shteteve anëtare më në zë që mundohen tëimponojnë pikëpamjet e tyre për çështjet që shtrohen apo të mirës së përbashkët tënjerëzimit për të cilën kujdeset ndonjë lojtar i jashtëm e që merrret me të njëjtat çështje?Ky është një burim tjetër zhgënjimi që e çon një pjesë të personelit të OKB-së drejt njëkrize serioze identiteti.

Shumica dërrmuese e personelit është e pakënaqur për shkak të burimevejozyrtare nga vjen trysnia dhe autoriteti. Pjesa më e motivuar e personelit është edhemë e pakënaqur. Sipas tyre OKB-ja është shumë larg nga pasqyrimi i profilit të sajmbarëbotëror.

Zyrtarët e OKB-së punojnë në një arenë ku shtetet ndërveprojnë në mënyrë tëpavarur e si njësi të veçanta mbi bazën e rivalitetit, hallit dhe mosbesimit. Edhe psendërtojnë marrëdhënie dhe bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, shtetet nuk ndërtojnë lidhjetë forta midis tyre. Nga ana tjetër, po këta zyrtarë të OKB-së, që janë dëshmitarë tërritjes së një bashkësie ndërkombëtare të njerëzimit, konkurrojnë e kundërshtojnë tarafete diplomatëve profesionistë dhe politikanëve përfaqësues të kombeve që mbizotërojnënë marrëdhëniet ndërkombëtare. Ata arrijnë të shohin mundësinë e një organizatebotërore që udhëhiqet jo vetëm nga interesat e anëtarëve të saj formalë, por edhe ngaparimet globale dhe normat që përmban Karta.

Disa njerëz e shohin bashkësinë ndërkombëtare si diçka që vjen jo nga shtetet,por nga gjendja sociale e njerëzimit. Kjo bashkësi shtrihet përmbi kufijtë kombëtarëdhe qeveriset nga një grumbull normash etike bazë, të cilave do t u duhet të bindeshin

Lojra të mëdhe e të vogla: brenda OKB-së e rreth e rrotull saj

Page 62: perpjekja_19

62Përpjekja

edhe shtetet sovrane. Këtë pikëpamje e ka shtjelluar edhe Emanuel Kanti i cili nëPaqen e përjetshme argumentoi se në shkallë të ndryshme popujt e dheut kanë

hyrë në një bashkësi të përbotshme dhe kjo është zhvilluar deri aty sa dhunimi i tëdrejtave në një cep të botës ndihet kudo .

PROPOZIMMendimi im është se asnjë reformë e OKB-së nuk është e mundur pa një njohje

të plotë të shkaqeve të krizës së saj. Përmasa mbarëbotërore e organizatës duhetpasqyruar plotësisht në kuadrin e saj institucional. Burimi i legjitimitetit të Kombeve tëBashkuara duhet të jetë i vendosur tek e drejta e individit si anëtar i farës njerëzore, siqytetar i botës, dhe kjo e drejtë duhet të shprehet bindshëm në çfarëdo arkitekture tëre të OKB-së.

Duhet të mbushet gjithashtu deficiti demokratik e t u jepet qytetarëve tëbotës, pavarësisht nga kombësia e tyre, e drejta e fjalës mbi ato çështje të botës qëkanë gjithmonë e më tepër ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e tyre të përditshme.

Në këtë mënyrë, çdo përpjekje serioze për reformimin e OKB-së dhe ndreqjene deficitit demokratik duhet të marrë parasysh njëfarëlloj organi global që zgjidhet mevotim të përgjithshëm. Para erës së globalizimit një ide e tillë do të ishte gjykuarutopike. Por tani, kërkesa e qytetarëve të botës për pjesëmarrje në lëmin ndërkombëtarnuk mund të lihet ende mënjanë. Kjo vlen sidomos për ato shtete anëtare, që janëkrenarë për regjimet e tyre demokratike.

Thuhet shpesh se qeveritë që nuk zgjidhen me vota të lira nuk kanë legjitimitetpolitik. Ne jetojmë në një rend global jodemokratik, ku vendimet kryesore merren ngazyrtarë që nuk mbajnë përgjegjësi para njerëzve. Në sistemet demokratike të gjithëqytetarët kanë të drejtën e pjesëmarrjes në vendime që ndikojnë në jetën e tyre. Pseduhet kufizuar kjo e drejtë në nivelin kombëtar, në një kohë kur proceset globale prekindrejtpërdrejt jetën e kujtdo?

Megjithëse tashmë ekziston potenciali politik për demokratizimin e OKB-së, kjonuk mjafton. Si mund të krijohet një parlament botëror, një parlament i të gjithë banorëvetë planetit që, së bashku me Asamblenë e Përgjithshme të Shteteve, do të krijontenjëfarë legjislature botërore me dy dhoma?

Një instrument praktik do të ishte po ai që u krijua në vitet 90 për arritjen esukseseve të mëdha, si psh. traktati i Kiotos për ngrohjen globale, konventa e ndalimittë minave tokësore, Gjykata Penale Ndërkombëtare dhe Konventa e Palermos kundërkrimit të organizuar ndërshtetëror. Fjalën e kam për një traktat të nxitur nga aleancamidis shoqërisë civile (organizata jofitimprurëse, shoqatat vullnetare, grupet e biznesit)dhe shteteve të interesuara. Kjo aleancë mund të hartonte tekstin e një traktati tëpropozuar që do të ngrinte një asamble dhe do të fillonte bisedime në bazë të këtijteksti.

Procesi që do të mund të çonte drejt arritjes së një traktati të tillë është përshkruarnga Falk dhe Strauss para dy vjetësh në Foreign Affairs (janar shkurt): shoqëriacivile mund të organizojë një fushatë të marrëdhënieve publike dhe të bindë shtete (në

Mbi ndërhyrjen

Page 63: perpjekja_19

63Përpjekja

rast se ka nevojë edhe me kompromis) të nënshkruajnë traktatin. Ashtu si në procesinqë përfundimisht çoi tek konventa e minave tokësore, një grup i vogël shtetesh do tëmund të ishin nismëtarët e kësaj rruge. Por ndryshe nga traktati, i cili kërkoi 40 vendepër t u ratifikuar para se të hynte në fuqi, për një asamble të tillë bazat do të mund tëviheshin nga një numër relativisht i vogël vendesh (le të themi 20). Ky numër ështëvetëm një pjesë e vogël e asaj çka do të duhej që asambleja të kishte njëfarë zëri përlegjitimitet demokratik global. E pasi asambleja të fillonte të vepronte, detyra e thithjessë shteteve të reja anëtare do të ishte më e lehtë. Në rast të tillë do të ekzistonte njëorganizatë në të cilën qytetarët do të mund t u kërkojnë të hyjnë qeverive të tyre. Memë shumë shtete anëtare, do të rritej trysnia që të bashkoheshin shtetet joanëtare.Kështu asambleja do të përfshihej në një rend kushtetues ndërkombëtar në evolucione sipër .

Lojra të mëdhe e të vogla: brenda OKB-së e rreth e rrotull saj

Përktheu nga anglishtja Idlir Hoxha

Page 64: perpjekja_19

64Përpjekja

NDËRTIMI I NJË SHTETI NË GJYSMË-PROTEKTORAT PËRVOJA NGABOSNJË-HERCEGOVINA

Nga Caroline S. Hornstein

E dashur Mariella Pandolfi,Zonja dhe Zotërinj

Është nder i madh për mua që më jepet mundësia për të folur në këtë konferencëmbi përvojën që kam pasur në Bosnje dhe Hercegovinë në këta tre vjet e gjysmë.Dëshiroj t ju falenderoj për ftesën, Mariella, sidomos për atë që i bëhet një instituti tëantropologjisë kulturore. Kam kënaqësinë të flas në këtë mjedis akademik rreth punëspraktike për të cilën studimet në antropologjinë kulturore dhe sociologji më përgatitënkaq mirë, edhe pse m u desh njëfarë kohe të hiqja qafe nocionin stereotipik që këto llojstudimesh nuk kanë praktikisht ndonjë zbatim të dobishëm. Njëherë e njëkohë bazën ekisha në Bosnje, me një apartament dhe zyrë në Sarajevë, si përfaqësuese e njëfondacioni politik gjerman në një mjedis në të cilin kanë dalë në sipërfaqe shumë botëtë pjesshme, si pasojë e luftës së 1992 1995-s. M u desh njëfarë kohe të perceptojadhe të njihja ekzistencën e këtyre botëve të pjesshme dhe të kuptoja se, pavarësishtnga ndërveprimi midis tyre, mbyllja ndaj njëra-tjetrës dhe dallimet e tyre përjetësohennë jetën e përditshme. Në njërën anë ekziston bota e kufizuar e të huajve në Bosnje dheHercegovinë, një procesion që hyn në vend së bashku me ngritjen e njëgjysmëprotektorati ndërkombëtar, krahas atyre të huajve që zakonisht arrijnë me ngritjene ambasadave dhe organizmave të tjera të huaja në një kryeqytet. Në Sarajevë, njëqytet me rreth 400.000 banorë, mendohet se sot banojnë rreth 17.000 të huaj. Këtapërfaqësues të organizatave ndërkombëtare, banorët vendas i fusin nën emërtimin epërgjithshëm ndërkombëtarë , si ata që kanë mandat specifik ashtu edhe ata qës kanë. Ndërkombëtarët, nga ana e tyre, i quajnë vendasit lokalë . Nga ana tjetër, nëBosnje-Hercegovinë ka edhe botë të pjesshme etnike, ato bosnjake, kroate dhe serbe.Këtu duhet përmendur edhe bashkësia e vogël hebreje, që përbëhet prej rreth 500anëtarësh dhe e përkufizon veten më tepër si bashkësi fetare sesa si një bashkësietnike. Ky grup është një nga minoritetet krahas tre të ashtuquajturve popuj përbërës(konstitutivë) të vendit. Në shumicën e tyre, qytetarët e mjediseve urbane, e sidomosnë Sarajevë, ende janë politikisht pranë socialdemokracisë dhe e kanë të vështirë tëpranojnë një identitet etnik për veten. Një pjesë e këtij transetniciteti vjen nga martesate përziera, që në Bosnje-Hercegovinën e paraluftës ishin në numër më të madh se kudogjetkë në ish-Jugosllavi dhe kjo sidomos në zonat urbane. Ka të tjerë që janë shumë mëtë lidhur me një identitet transnacional, jugosllav, ose më mirë e vendosin identitetin e

Mbi ndërhyrjen

Page 65: perpjekja_19

65Përpjekja

tyre etnik ose anëtarësinë në një bashkësi fetare në nivel më të ulët se identitete tëtjera. Sot ky grup është bërë si njëfarë skene që përbëhet pjesërisht nga tëashtuquajturit jugosllavët nostalgjikë (polemikë) dhe përfaqësuesit e inteligjencëssë sistemit të vjetër, dhe pjesërisht nga ata të rinj që priren ta gjejnë këtu strehën e tyrepolitike. Ata janë anëtarë të një brezi që i ka ardhur në majë të hundës politika nacionalistedhe e bazuar në etni e etërve dhe nënave të tyre, një politikë me tipare që lidhen mesistemin e vjetër. Por kjo nuk ka ndonjë rëndësi të madhe.

Klasifikimet etnike janë baza e shpërndarjes së burimeve dhe e dhënies sëvendeve të punës në administratë dhe politikë. Ata depërtojnë në media, përcaktojnëhartat mendore dhe gjuhët e lokalëve si dhe të ndërkombëtarëve. Sot askush nuk flet

më serbokroatisht por serbisht, kroatisht ose bosnjakisht, në një kohë që serbët dhekroatët që jetojnë në Bosnje-Hercegovinë nuk do të pretendonin kurrë të flisninbosnjakisht. Këtu po e thjeshtoj shumë çështjen për të bërë të qartë situatën bazë.Identifikimi me një grup etnik mund të vihet re tek pozitat e njerëzve në lidhje mengjarjet politike, pikëpamjet rreth situatës së tyre, vizioneve rreth së ardhmes së shtetitdhe shoqërisë. Ai është një faktor përcaktues për të drejta në punësim dhe strehim,mundësi arsimore, lëvizje në vendet fqinjë. Kjo e fundit përmban potencial të madh përkonflikt për shkak të pozitës së privilegjuar të kroatëve të Bosnjes në krahasim mebosnjakët dhe serbët e këtij rajoni, sepse qytetaria kroate, që e kanë si të dytë, i bën tëmos kenë nevojë për të ashtuquajturat viza shengeni për hyrje në vendet e BE-së, etj.

Së bashku me një ekip prej gjashtë punonjësish vendas që janë të punësuar mekohë të plotë (disa prej të cilëve kanë punuar për fondacionin qysh prej ngritjes sëdegës së Sarajevës në 1997) unë kam misionin e drejtimit të projekteve për nxitje tëkulturës demokratike, shoqërisë civile, pluralizmit partiak dhe vetadministrimit komunitarnë kuptimin e ndihmës; të mësimit të parimeve të demokracisë parlamentare, ekonomisësociale të tregut dhe të pushtetit të ligjit; të përfaqësimit të fondacionit dhe orientimittë tij ndaj parimeve të një politike të moderuar, liberale nga pikëpamja ekonomike dhemoralisht konservatore, në vendin ku jam caktuar; si dhe misionin e raportimit nëGjermani të zhvillimeve në Bosnje-Hercegovinë. Ky është misioni im në teori. Nëpraktikë ne e zbatojmë këtë mision me moton e përfshirjes sidomos të të rinjve nëprojektet tona, qoftë seminare dhe konferenca mbi shndërrimet ekonomike, osediskutime që organizojmë rreth procesit të bashkimit evropian dhe zgjerimit të BE-së,ose aktivitete që kanë si temë rolin e kishave dhe bashkësive fetare në shoqëritëdemokratike. Veç këtyre, ne përdorim mjete të ndryshme për të nxitur të rinjtë të futennë politikë ose të bëhen aktivë në OJQ dhe u ofrojmë atyre bursa studimi për tëpërfunduar studimet ose programe studimi jashtë dhe programe trajnimi në Gjermani.Së fundi, ne e konsiderojmë veten gjithashtu si pikë kontakti dhe ndërmjetës midis dyvendeve, i afrojmë bashkërisht udhëheqësit në fushat e përmendura më lart dhe nëaktivitetet tona, sidomos udhëheqësit politikë nga të dy vendet dhe ndërmarrim nismabashkëpunimi dhe partneriteti midis qyteteve, si psh. midis Mostarit dhe Hajdelbergut.Natyrisht, gjithçka që ofrojmë ne u drejtohet të gjitha grupeve të vendit, aktivitetet qëorganizojmë zhvillohen si në qytete ashtu edhe në bashkësitë më të vogla në çdo cep

Një gjysmë protektorat dhe përvoja nga Bosnjë - Hercegovina

Page 66: perpjekja_19

66Përpjekja

të vendit. Përpjekjet tona përqëndrohen në intensifikimin e kontakteve, dialogut dhebashkëpunimit përtej kufijve. Përpjekjet tona i konsiderojmë të suksesshme kur lidhjete kryera dhe bashkëpunimet e nisura vazhdojnë të funksionojnë prej vetvetes pandërmjetësim të mëtejshëm nga ana jonë. Kjo është një përmbledhje, shkurtimisht, epunës sonë.

Megjithatë, sot nuk dëshiroj të flas kaq shumë mbi punën e projektit tonë, edhepse do të isha e lumtur të flisja më tepër rreth saj gjatë sesionit të diskutimeve; në vendtë kësaj do të përshkruaj mjedisin specifik që përcakton punën e projektit tonë. Bosnje-Hercegovina është një vend në zhvillim, një vend që është i fragmentuar nga anagjeografike dhe strukturore, me një shoqëri që është në të njëjtën kohë dinamike dhestatike, grupet e së cilës kanë kaluar përmes ndryshimesh nga më të rrufeshmet e më tëskajshmet në jetën e tyre të përditshme gjatë këtyre dhjetë pesëmbëdhjetë vjetëve,nga socializmi në kapitalizëm, nga një ekonomi e planifikuar në atë të tregut, nga njësistem njëpartiak në atë shumëpartiak, nga punësimi i garantuar 100% në një papunësiqë sot është në nivelin zyrtar prej 40%, megjithëse sipas disa vlerësimeve kjo shifërduhet të jetë diku rreth 20% në rast se merret parasysh punësimi në ekonominë paraleledhe puna në të zezë. Dyndja migratore nga fshati në qytet kishte filluar qysh përparaluftës dhe ishte shkaktuar prej rënies së prodhimit industrial që në Bosnje-Hercegovinëvinte kryesisht nga industria e rëndë, përfshirë këtu prodhimin e materialeve luftarakedhe të armëve i cili ishte i përqëndruar atje; në të njëjtën kohë prodhimi bujqësor kishtengecur në nivelet e viteve 50. Më vonë, dëbimi, ikja dhe rikthimi, që kishin filluar edhemë parë me migrimin e fuqisë punëtore, këputi në mes gjatë luftës shumë familje, dukei detyruar si pasojë ta organizonin jetën e tyre të përbashkët përmes kufijve dhedistancave gjeografike të pamata. Emigracioni, kryesisht i të rinjve, vazhdon ipazvogëluar deri më sot dhe 60% e tyre shprehin dëshirën të largohen nga vendi.Gjithashtu, në mënyrë që të ketë më shumë vëmendje për këtë problem, ne i orientojmëveçanërisht drejt të rinjve shumë nga projektet tona. Përballë kushteve të tilla të jetesësdhe si reagim ndaj ndryshimeve sociale kaq të shpejta, fanatizmi social dhe kulturorparaqitet i fortë në shumë raste. Pavarësisht nga një dinamikë e tërë lëvizshmërie,ecjeje përpara dhe modernizimi, shoqëria e Bosnje-Hercegovinës mund të cilësohetende si konservatore. Ajo ka tiparet e një bashkësie të mbyllur, me nënbashkësi që janëtë ndjeshme, të pikëlluara dhe nganjëherë edhe të dëshpëruara për ndryshimet. Rëndësiae lidhjes personale etnike dhe nevoja për orientimin tradicional që kërkohet në familjedhe në bashkësinë e besimtarëve takon me ndryshimet strukturore që përshkruhenkëtu. Këto dinamika zhvillimi, amullie ose vonese në fund të fundit ndodhin nënvështrimin e bashkësisë ndërkombëtare, në kuadrin e një gjysmëprotektorati. Më lejoni,ju lutem, të vijoj me një paraqitje më tepër përshkruese, sesa analitike, me qëllim që tëjap një pamje të qartë të kësaj situate specifike.

Në këtë përshkrim do të doja t ju rikujtoja se si janë zhvilluar gjatë fazave tëndërhyrjes ndërkombëtare rendi politik dhe struktura administrative e Bosnje-Hercegovinës deri më sot. Si fillim, dëshiroj t ju jap një vështrim të shpejtë të mjedisitdhe lojtarëve (1) në mënyrë që të dalë sa më qartë se ku jemi dhe me kë kemi të bëjmë.

Mbi ndërhyrjen

Page 67: perpjekja_19

67Përpjekja

Së dyti, do të përshkruaj procesin e ndërtimit të shtetit dhe të pengesave që hasen (2).Së fundi, dëshiroj të kaloj tek ndërveprimi midis politikës lokale dhe ndërkombëtare (3),i cili qysh prej verës së vitit 2003 ka shkaktuar një debat të ndezur mbi të ardhmen eadministratës ndërkombëtare në vend.

(1) Mjedisi dhe lojtarët1. RajoniNë ish-Jugosllavi, Bosnje-Hercegovina qe njëra nga republikat që shpalli

pavarësinë dhe u shkëput nga federata jugosllave pas Sllovenisë1 dhe Kroacisë2 , mereferendumin e 1 marsit 1992. Pavarësia e Bosnje-Hercegovinës u njoh në arenënndërkombëtare më 6 prill dhe lufta filloi po atë ditë. Më 8 qershor të atij viti Këshilli iSigurimit miratoi rezolutën 758 që e shtrinte mandatin e UNPROFOR-it nga Kroacia nëvendin fqinjë. Si detyrë e parë u përcaktua mbrojtja e aeroportit të Sarajevës. Në këtëmënyrë faza e parë e ndërhyrjes humanitare dhe pothuajse-ushtarake filloi me forcatpaqeruajtëse të OKB-së, një fazë të cilën mund ta quash në mënyrë polemike si fazën evëzhgimit pjesëmarrës. Paqeruajtësit u dërguan në një situatë të tillë ku nuk ekzistontemë paqja, sepse mbizotëroi lufta. Detyra e tyre qe mbrojtja e kolonave me ndihmahumanitare dhe e personelit civil në terren. U krijuan zona të ndalim-fluturimit dhekufijtë e jashtëm u vunë nën kontrollin e UNPROFOR-it për të zbatuar embargon earmëve. Duke filluar nga pranvera e vitit 1993, u krijuan të ashtuquajturat zona tësigurimit të cilat në Sarajevë nganjëherë u ngjasonin më tepër një administrate tëpushtimit trevjeçar të qytetit nga forcat serbe. Në Srebrenicë, logjika paqeruajtëse eOKB-së për të mbrojtur njerëzit e saj dhe për të mos ndërhyrë ushtarakisht arriti kulmine saj të lemerishëm në korrik 1995 dhe kuptimi i zonës së sigurimit u zvetënua në tëkundërtën e saj. Forcat helmetkaltra u morën peng nga trupat serbe dhe OKB-ja u bërob i politikës së saj. Fillimi i mbarimit të kësaj faze të parë, e cila mbahet mend nëkujtesën kolektive të vendit si një dështim evropian dhe si tradhti nga Evropa tëparimeve të saj, u shënua nga ndërhyrja e trupave të NATO-s si pasojë e trysnisë sëSHBA, në pranverë 1994, pas sulmit të tregut të Sarajevës me mortaja. Megjithatë,mandati ushtarak nuk u transferua zyrtarisht nga OKB-ja tek NATO/IFOR-i deri nëdhjetor 1995 (për këtë do të flitet poshtë më gjerësisht).

2. Popullsia, 1991 1998Në dhjetor 1995 një marrëveshje paqeje midis palëve ndërluftuese u nënshkrua

në Dejton, Ohajo, nga presidenti kroat, Tugjman, që nuk jeton më, presidenti jugosllav,Millosheviç, që sot gjendet i burgosur në Hagë dhe presidenti bosnjak, Izetbegoviç,që sapo vdiq këtë të dielë.

Marrëveshja e Paqes së Dejtonit (MPD) pasqyron gjendjen e arritur në 1995 mepolitikën e luftës për të krijuar në mënyrë të dhunshme territore etnikisht homogjene,

1. Qershor 1991; lufta 10 ditëshe me Armatën Popullore të Jugosllavisë, JNA; u njoh nga BE nëjanar 1992 dhe nga SHBA në prill 1992.2. Qershor 1992; lufta filloi në verë 1991 dhe vazhdoi me faza deri në fund të nëntorit 1995; u

njoh nga BE në janar 1992 dhe nga SHBA në prill 1992.

Një gjysmë protektorat dhe përvoja nga Bosnjë - Hercegovina

Page 68: perpjekja_19

68Përpjekja

me anë të ikjes, dëbimit dhe rivendosjes, i ashtuquajturi spastrim etnik . Dy hartat epërbërjes etnike të Bosnje-Hercegovinës3 tregojnë gjendjen para shpërthimit të luftësnë 1991, pas regjistrimit të fundit, dhe gjendjen në 1998, pas vlerësimit të pasluftës tëtë dhënave të para të besueshme. Hapësirat e verdha janë zonat e përziera bosnjako-kroate, ato në ngjyrë blu janë kryesisht të banuara nga kroatët; zonat e gjelbra janë tëbanuara kryesisht nga bosnjakët. Nuk ka ende harta më të vona.

3. KthimetPopullsia në 1991 ishte rreth 4 milion. Sipas disa vlerësimeve, 250.000 300.000

veta ranë viktima të luftës; 2.400.000 ikën ose u dëbuan. Në periudhën midis vitit 1996e deri më sot në Bosnje-Hercegovinë janë kthyer nga jashtë rreth 436.000 refugjatë;pak më shumë se gjysmë milioni refugjatë janë kthyer në vendbanimet e tyre tëparaluftës. Deri më sot janë plotësuar rreth 80% të pretendimeve për kthim prone, qëgjithsesi nuk do të thotë se një numër po i njëjtë njerëzish ka marrë në zotërim pronat ekthyera. Në shumë raste, njerëzit kthejnë prindërit ose gjyshërit e tyre në zonat fshatarenga të cilat iu dëbuan familjet; ose shtëpitë dhe apartamentet e kthyera thjesht shiten.

4. Harta politikeBosnje-Hercegovina e dhjetë vjetëve të fundit ka qenë një objektiv në lëvizje .

Topografia e saj sociale, politike dhe kulturore vazhdon të ndryshojë pandërprerë mekthimin e refugjatëve, degradimin e ndërmarrjeve industriale që janë të vështira për t uprivatizuar, ekonominë-hije dhe zonat e saj gri, tregun jozyrtar të punës, migracionin ebrendshëm të lidhur me të gjitha këto dhe faktorë të tjerë. Në shumë vende, refugjatëte rikthyer jetojnë si minoritete, në kundërshtim me situatën e paraluftës; struktura epopullsisë së qyteteve ka ndryshuar nga ana sociale dhe është homogjenizuar 4 ngapikëpamja kulturore për shkak të ardhjes së refugjatëve nga zonat fshatare si dhe përshkak të ikjes, rivendosjes ose emigracionit të anëtarëve të secilit grup etnik. Psh,Sarajeva, një qytet që mburret me të kaluarën e tij multikulturore dhe e përdor për tëshfaqur veten në botën e jashtme, sot ka një popullsi që vlerësohet 85% bosnjake, gjëqë ka ndryshuar imazhin dhe epiqendrën e saj kulturore. Ndërkohë që kufijtë e fortifikuarfizikë brenda vendit janë fshirë me sukses, në qytete dhe fshatra po formohen bashkësietnike që jo vetëm i ruajnë kufijtë e tyre me bashkësitë e tjera, por i restaurojnëvazhdimisht. Në këtë mënyrë, përshkrimi që i bën dikush tjetër identitetit të tij shndërrohetpërnjëherë në diçka që interpretohet si sulm ose sfidë ndaj identitetit tënd. Megjithatë,kontaktet dhe marrëdhëniet midis anëtarëve të grupeve të ndryshme etnike janënormalizuar kudo që ata takohen me njëri tjetrin. Pikërisht për këtë arsye, Bosnje-Hercegovina mund të vështrohet si një objektiv në lëvizje , sepse karakterizimet,historia dhe kultura e saj, të gjitha këto, dallojnë nga njëra-tjetra sipas përkatësisëetnike dhe orientimit politik të personit që i shpreh. Tabloja e problemeve dhe eperspektivave të vendit, shtetit dhe shoqërisë ndryshon shumë, nganjëherë edhe

3. Shih shtojcën.4. Një term i përdorur gjerësisht në Bosnje dhe Hercegovinë për krijimin e territoreve të

mbizotëruara nga një etni.

Mbi ndërhyrjen

Page 69: perpjekja_19

69Përpjekja

kryekëput në varësi të personit me të cilin flet.

Marrëveshja e Dejtonit i dha fund luftës dhe shënoi fazën 2 të ndërhyrjes. Ajopranoi ndarjen e vendit dhe e pasqyron atë me entitetet shtetërore (Republika Srpskadhe Federata Bosnjako-Kroate) si dhe me ndarjen e federatës në dhjetë kantone.Shtojca 7 e Marrëveshjes u garanton refugjatëve të drejtën e kthimit dhe Shtojca 4,kushtetuta, siguron të ashtuquajturin atribut përbërës për tre grupe popullsish që equajnë veten popuj / kombe të Bosnje Hercegovinës në të gjithë territorin evendit dhe në të gjitha nivelet e qeverisjes, administratës si dhe të shërbimit publik.Perspektiva e një shteti multietnik duhej të qëndronte e hapur me këto dy shtojca.

5. Bashkësia NdërkombëtareNë fazën 2 të ndërhyrjes, e cila në përputhje me marrëveshjen e paqes së pari

vendosi një gjysmëprotektorat ndërkombëtar dhe vuri në jetë paqen dhe zjarrpushimin,filloi rindërtimi i shtëpive dhe infrastrukturave dhe vëmendja u përqëndrua në kthimine refugjatëve nga jashtë në Bosnje-Hercegovinë. Nga Këshilli i Zbatimit të Paqes(KZP, 35 shtete, 40 organizata dhe agjenci ndërkombëtare) u krijua Zyra e Përfaqësuesittë Lartë si një agjenci pararojë e organizatave ndërkombëtare. Kryesinë e KZP-së e kanjë Këshill Drejtues (SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia, Japonia,Kanadaja, - vendet e G 8-ës përfaqësues të presidencës së BE-së, përfaqësuesi iKonferencës Islamike); këtij këshilli i është besuar detyra t i japë drejtim politikPërfaqësuesit të Lartë. Ndërsa përgjegjësia për zbatimin civil të Marrëveshjes së Paqessë Dejtonit iu caktua Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë, autoriteti për zbatimin ushtarak iubesua trupave të NATO/IFOR-it në 1995 1996 (IFOR domethënë forcë zbatuese) dheiu transferua SFOR-it (forcë stabilizuese) në 1996. Nën komandën e një gjenerali amerikan,më shumë se 30 vende kontribuan për praninë e NATO-s në Bosnje-Hercegovinë.Nëse pas luftës kjo forcë numëronte 32.000 trupa, sot kemi 12.000 të tilla dhe njëzvogëlim i mëtejshëm deri në 8.000 trupa është planifikuar vitin që vjen, me perspektivënqë të zvogëlohet më tej deri në 6.000 trupa në fund të 2004-s. Veç kësaj, në 2004 kjoforcë do të vendoset nën udhëheqjen e BE-së dhe komandën do ta marrin britanikët(pas përvojës së mëparshme të mungesës së çfarëdolloj politike të përbashkët tëjashtme dhe ushtarake nga ana e Evropës, vendasit e shohin me shqetësim tërheqjene SHBA). Nga ana tjetër, Misionit të Policisë Ndërkombëtare (angl. IPTF), nën mandatine OKB-së, iu besua ndërtimi dhe trajnimi i një force policore dhe shërbimi kufitarvendas (për shumë vjet, kërkesa e krijimit të njësive policore multietnike qe e pamundurtë përmbushej në shumë vende meqënëse nuk kishte më të pranishëm anëtarë tëgrupeve të tjera etnike). Në fillim të vitit 2003 OKB-ja ia kaloi mandatin BE-së. MisioniVëzhgues Evropian i Policisë (angl. EUPM) sot përbëhet nga 500 policë. UNHCR-jamori përsipër bashkërendimin e kthimit të refugjatëve. PNUD-it dhe OSBE-së iu dhanë,në kuptimin më të gjerë të fjalës, detyrat e demokratizimit me anë të bashkërendimit,organizimit dhe vëzhgimit të zgjedhjeve.

Një vit pas mbarimit të luftës gjysmëprotektorati organizoi zgjedhjet dhevendosjen e një qeverie vendase. Kishte filluar koha e krijimit të proceseve demokratike.

Një gjysmë protektorat dhe përvoja nga Bosnjë - Hercegovina

Page 70: perpjekja_19

70Përpjekja

Nuk është për t u habitur që po ato parti nacionaliste5 të cilat në kohë lufte kishintradhëtuar gjindjen dhe popullin e tyre, fituan zgjedhjet. Lufta kishte përfunduarnë një pikë të vdekur, pa fitimtarë e të humbur, edhe pse është krejt e qartë se cila palëishte agresore. Megjithatë, edhe në këtë rast, popullsia nuk është në një mendje.Kështu që nuk është fare habi që të trija palët e vazhduan luftën në politikën epërditshme, u munduan të zgjeroheshin aty ku kishin kapur diçka, ngulnin këmbë nëzbatimin e atyre pjesëve të Marrëveshjes së Dejtonit që u interesonin, ndërkohë qëmundoheshin të bllokonin aspekte të tjera të marrëveshjes prej të cilave kishin frikë përhumbje territori ose kompromise që do t u dobësonin pozitën në lidhje me të tjerët.

Kështu, për dy vjetët e parë të pasluftës duhet të theksojmë se nuk ishte e mundur tëbëhej ndonjë gjë e madhe, për të mos folur pastaj për një shtet siç duhet, me fuqitëpolitike vendase. Në atë kohë të huajt po e kritikonin Marrëveshjen e Dejtonit, edhepse me pëshpëritje, sepse nuk mund të prisnin fuqitë politike lokale të respektonindiçka për të cilën ata vetë kishin dyshime.

6. Organizimi politik-administrativSot, tetë vjet pas përfundimit të luftës, nuk ekziston më ndonjë debat për

mangësitë e organizimit që doli nga Dejtoni. Të shumtë janë ata që nuk e konsiderojnëstrukturën e shtetit dhe sistemin e përfaqësimit politik si një bazë të qëndrueshme përpaqe të përhershme dhe sistem ligjor të qëndrueshëm. Një shtet me trembëdhjetëqeveri e kryeministra (pa rrethin e Bërçkos); një qeveri për të gjithë vendin, dy entiteteme qeveritë e tyre; 10 qeveri kantonesh në federatë; tre presidentë në nivel kombëtar,një president dhe dy zëvendëspresidentë në çdo formacion; tetë ministri në nivelkombëtar; gjashtëmbëdhjetë në nivelin e çdo formacioni dhe po aq në çdo kanton. Njëstrukturë shtetërore dhe administratë publike e tillë nuk është vetëm shumë e ndërlikuarpor është, sidomos, edhe tepër e kushtueshme. Ekzistojnë fusha të mbivendosura tëautoritetit dhe nuk ka ndarje të qartë të kompetencave, të cilat nganjëherë janë vendosurnë vendin e gabuar. Mbajtja e këtij sistemi thith çdo vit 64% të prodhimit kombëtarbruto dhe vështirë se ka ndonjë vendas që mund të shpjegojë strukturën e shtetit.

7. Pushteti legjislativ/ ekzekutivNga një vështrim në të kaluarën del e qartë se katër zgjedhje të përgjithshme në

një hark kohor prej tetë vjetësh si dhe po aq zgjedhje lokale nuk mundën ta bëninelektoratin të njihte më mirë një sistem zgjedhor që ndryshonte përherë dhe që kurrënuk u thjeshtua. Pa u futur në hollësi për sistemin e këtushëm elektoral, ka rëndësi tëmbahet parasysh se ai pasqyron dhe përjetëson përfaqësimin politik sipas përkatësisëetnike. Gjithashtu, nuk është për t u habitur që për shkak të këtij mjedisi, edhe psepartitë politike dallojnë nga njëra-tjetra nga pikëpamja etnike, zor se janë të ndryshmenë programet e tyre, me përjashtim deri në një farë shkalle të socialdemokratëve. Veç trepartive të mëdha nacionaliste dhe socialdemokratëve, të ndara sipas entiteteve

5. Partia e Veprimit Demokratik (SDA), Partia Demokratike Serbe (SDS), BashkësiaDemokratike Kroate (HDZ).

Mbi ndërhyrjen

Page 71: perpjekja_19

71Përpjekja

shtetërore, dmth, sipas linjave etnike, ka dhe shumë parti të tjera e të reja6 që metendencë tërheqin një grup të caktuar etnik. Pesimistët, megjithatë, nuk vënë re faktinse në këtë situatë ekziston hapësira për politikë kompromisi pëtertej linjave etnike dhepolitike, që ndër të tjera, ka sjellë grupime dhe rezultate të qëndrueshme në nivel lokal.Prapëseprapë, në nivel kombëtar ose në atë të entitetit ka ende nevojë për shumë punë.Pikërisht këtu gjendet sfida për qëndrueshmëri politike dhe krijimin e një shteti tëpërbashkët të Bosnje-Hercegovinës. Në këtë çështje do të zgjerohem më poshtë.

(2) Ndërtimi i shtetit dhe pengesat ndaj tijTani më lejoni të trajtoj Fazën e 3-të të ndërhyrjes ndërkombëtare në Bosnje-

Hercegovinë. Ajo erdhi pas fazës së parë të ndërhyrjes pothuajse-ushtarake, humanitaredhe vendosjes menjëherë pas luftës të gjysmëprotektoratit në fazën e 2-të, gjatë sëcilës u zbatuan pushimi i zjarrit dhe tërheqja ushtarake, filloi rindërtimi dhe kthimi irefugjatëve. Prandaj, dëshiroj t i kthehem strukturës së Dejtonit dhe t ju shfaq përsërikuadrin 6, të cilin tashmë e keni parë.

Entitetet shtetërore janë një realitet politik dhe megjithëse disa parti, sidomosato bosnjake, por edhe disa parti kroate, mund t i hedhin poshtë me këmbëngulje sinivel qeveritar dhe administrativ, të gjitha palët e marrëveshjes kanë rënë dakort me to.Sipas pikëpamjes së serbëve të Bosnjes, Republika Srpska përfaqëson bazën dhekushtin paraprak për integrim në një shtet të përbashkët me bosnjakët dhe kroatët.Megjithatë, deri më sot ata kanë pasur probleme me vënien në jetë të pozitës si popullpërbërës të bosnjakëve dhe kroatëve në këtë republikë dhe me pjesëmarrjen e tyre nëprocesin politik. Ecuria e ngadaltë e kthimit të të dëbuarve dhe pengesat e përhershmeqë u kanë nxjerrë autoritetet lokale gjatë viteve, i kanë ndihmuar serbët, në fund tëfundit, të përmbushin synimin e tyre të luftës për krijimin e një territori serb etnikishthomogjen. Nga ana tjetër, deri më sot kroatët kanë luftuar për vetadministrim në zonatme shumicë dërrmuese kroate të Hercegovinës perëndimore, madje edhe me mjeteushtarake, dhe për aq kohë sa patën mbështetje financiare dhe politike nga Kroacia,ruajtën strukturat ekzistuese të administratës kroate qysh nga vitet e luftës. Këtostruktura u shkatërruan për shkak të trysnisë aktive të bashkësisë ndërkombëtare dhesynimet separatiste u braktisën. Njerëzit sot po provojnë politikën e së mundshmes,duke u përpjekur të fuqizojnë vetadministrimin komunal me anë të mjeteve parlamentare.Kroatët, që përbëjnë rreth 11% të popullsisë së Bosnje-Hercegovinës7 , aktualishtkanë mendimin se duhet të kenë më shumë të drejta si minoritet sipas standarteve tëBE-së (psh. ruajtje e gjuhës dhe kulturës së tyre) sesa si një popull përbërës. Nga anatjetër, bosnjakët janë grupi që e mbështet më fort shtetin dhe e konsiderojnë Bosnje-Hercegovinën si shtetin e tyre . Votat e tyre i kapërcejnë linjat partiake dhe shkojnëpër fuqizimin e institucioneve kombëtare në dëm të entiteteve shtetërore dhe kantoneve,gjë që shkakton rregullisht kundërshtim të vetvetishëm nga palët serbe dhe kroate.

6. Në zgjedhjet e përgjithshme të fundit në tetor 2002 në votime pati më shumë se 50 parti.7. Qysh nga 1991 nuk ka pasur regjistrim tjetër. Vlerësimet e sotme janë 11% kroatë, 35%

serbë, 45% bosnjakë, 9% të tjerë.

Një gjysmë protektorat dhe përvoja nga Bosnjë - Hercegovina

Page 72: perpjekja_19

72Përpjekja

Nga këndvështrimi i një anëtarësimi të mundshëm në Bashkimin Evropian, krijimi dheforcimi i institucioneve në rang kombëtar është jo vetëm diçka e arsyeshme por edhe epashmangshme. Megjithatë, përbërja specifike shumetnike e Bosnje-Hercegovinësmund të trajtohet vetëm me një sistem federal që i laton funksionet qeverisëse dheadministrative kombëtare me sa më shumë vetadministrim vendor që të jetë e mundur.Prandaj, prirja e sotme e bashkësisë ndërkombëtare është shmangia e orvatjeve për tëhyrë në bisedime për një Dejton të ri, diçka që është diskutuar shpesh. Në vend tëkësaj, bashkësia ndërkombëtare (për aq sa mund të fusësh në thes me një frazë, gjë qës është fare e lehtë ta thuash po të shohësh dallimet ekzistuese në opinion dhe përçarjete brendshme) sot po synon të bëjë reforma për ta shndërruar strukturën e shtetit nëBosnje-Hercegovinë nga trajta e një rombi në atë të orës me rërë, në kuadrin ekushtetutës së Dejtonit. Ende mbetet e paqartë se cilat funksione do të mbeten nënivelin e entitetit shtetëror në një kuadër kohor afatmesëm, meqenëse disa funksionetë kantoneve po transferohen në një nivel më lart (psh. në kuadrin e reformës sëarsimit) dhe e ardhmja e kantoneve mbetet e paqartë. Nuk ka dyshim se reforma dheracionalizimi i administratës publike ka përparësi dhe duhet të ndodhë. Megjithatë,duhet pritur kundërshtim i madh politik meqënëse qeveria dhe administrata janëshndërruar gjatë viteve në sektorë shpërblimi, sidomos për veteranët e luftës dheushtarët e çmobilizuar. Në këtë mënyrë kanë dalë në skenë administrata paralele kudoku bashkësitë etnike mundën të zhvillonin strukturat e tyre.

Për ta shpjeguar më mirë, do të doja të jepja një shembull nga niveli lokal, si psh.Mostari, qyteti i Bosnje-Hercegovinës që ka heterogjenitetin më të madh etnik (rreth45% kroatë, 40% bosnjakë, 5% serbë e të tjerë, vlerësimet janë të ndryshme). Sipas njëmarrëveshjeje midis autoriteteve lokale dhe ndërkombëtare, Mostarit iu dha pas luftësnjë status i përkohshëm. Qyteti u nda në tri bashkësi të mbizotëruara nga kroatët dhetri nga bosnjakët, secila me kryetarin e saj të bashkisë, dhe në një zonë qendrore, e ciladuke qenë një zonë urbane e përbashkët, administrohet nga dy kryetarë bashkie, njëbosnjak dhe një kroat. Në Mostarin e rrënuar nga lufta zona qendrore supozohej tëshndërrohej në epiqendër riintegrimi; gjithsesi asaj nuk i dhanë statusin e bashkësisëdhe prandaj sot nuk ekziston ende si njësi administrative. Kryetarëve të bashkisë iudhanë një administratë qytetare pa kufij të qartë të fushave të përgjegjësisë, për të mospërmendur të drejtën e mbledhjes së taksave komunale për kryerjen e funksioneve tëndryshme. Në periudhat e mëpasme, fillimisht nën mbikqyrjen e një përfaqësuesi spe-cial të BE-së për Mostarin, me fuqi të veçanta, e më vonë nën mbikqyrjen e zakonshmetë një përfaqësuesi të bashkësisë ndërkombëtare, kryetarët e bashkisë dhe autoritetete tyre të deleguara për kalimin e çfarëdolloj kompetence tek administrata qendrore eqytetit u nxorrën jashtë loje për shkak të opozitës së gjashtë bashkësive dhe si përfundim,sot e kësaj dite entuziazmi i kryetarëve të tanishëm është gjymtuar deri aty sa këta t isabotojnë vetë pozitat e tyre. Në këtë mënyrë ende sot në qytet ekzistojnë dy sistemeparalele dhe një instrument jofunksionues integrimi dhe që të dy bashkë kanë çuar nëshembjen e buxhetit (imagjinar) të qytetit dhe u kanë prerë këmbët shanseve përzhvillim ekonomik. Ndërkohë, filma dhe raporte të shumtë që janë bërë për Mostarinankohen për fatin e qytetit të ndarë dhe të popullsive në të dyja anët e lumit të cilat nuk

Mbi ndërhyrjen

Page 73: perpjekja_19

73Përpjekja

kanë gjetur ndonjë mënyrë për t u kthyer tek njëra tjetra, në një kohë kur mendjen ekanë tek simbolet fetare që kanë mbirë në të dyja anët. Gjithsesi, ajo çka nuk pasqyrojnëkëta raporte është paraqitja e pengesave strukturore që ua bëjnë sistematikisht jetën tëvështirë shumë nismave të përditshme për nxitjen e jetës së përbashkët (psh. shoqatasportive e qytetit) ose nxjerrja në pah e interesave të veçanta të elitave politike lokaledhe tarafeve të tyre, që këto i fshehin pas retorikës së frikës. Gjatë këtij viti ka pasur,përfundimisht, një reagim nga ana ndërkombëtare dhe një komision është ngarkuar mepërgjegjësinë e hartimit të një statuti për të zgjidhur çështjen se cilat fusha kompetencashdhe burime fondesh duhen kaluar në nivel qyteti, si psh. furnizimi me energji elektrikedhe ujë, heqja e plehrave, ndriçimi i rrugëve, trafiku dhe urbanistika, dhe cilat mund tëmbesin në nivel lokal, bashkësie. Në këtë kuadër Mostari është një shembull tipik i tëgjithë Bosnje-Hercegovinës8 . Nisma të tjera për reforma gjatë këtij viti kanë qenë:

Reforma e forcave të armatosura: Të krijohet një ushtri e përbashkët ngabashkimi i ushtrive të të dy entiteteve shtetërore (forcat ushtarake të federatës kanë dyelementë përbërës), hapi i parë do të ishte ngritja e një strukture komande të njësuar, kukomanda mbi të dyja grupet e forcave të armatosura do t i transferohej një autoritetishtetëror. Kufizimi drastik i forcave të armatosura në të dy entitetet është, po ashtu,pjesë përbërëse e reformës dhe domosdoshmëri për anëtarësimin e Bosnje-Hercegovinësnë Partneritetin për Paqe të NATO-s.

Reforma e forcave të sigurisë, duhet t i japë fund, në të njëjtën mënyrë,ekzistencës së dy shërbimeve paralele të shërbimeve të sigurisë që spiunojnë njëri-tjetrin dhe t i vendosë ato nën kontroll parlamentar në nivel kombëtar.

Reforma e administratës doganore dhe futja e tatimit të vlerës së shtuarparashikohet të kanalizojë fonde në nivelin kombëtar dhe më pas këto fonde tëshpërndahen në nivele më të ulëta.

Së fundi, reforma shkollore parashikon, si hap të parë, t i bashkojë të gjithashkollat nën një ombrellë administrative (në Federatë ka më tepër se 50 ndërtesashkollash me dy shkolla nën të njëjtën çati, ku secila funksionon fizikisht e ndarë, medy fakultete, dy drejtori, dy administrata dhe dy buxhete). Si hap i dytë, duhen bashkuarprogramet shkollore në të gjithë territorin e vendit. Mësuesit dhe nxënësit duhenlejuar, siç është bërë deri tani, të përdorin gjuhën e tyre. Problemi politik për këtëreformë ka më shumë të bëjë me luftën për gjuhën sesa me tekste shkollore ose programetë njëjta. Në shumë zona të përziera etnikisht, shkollat e ndara nga ana gjuhësore nukmund të funksionojnë më me fonde publike9 .

8 Ne kemi dhënë ndihmesë me këshillime për administratën e qytetit të Mostarit dhe kryetarëte saj të bashkisë për më tepër se dy vjet në bashkëpunim me qytetin gjerman të Hajdelbergut.Gjatë këtij bashkëpunimi qytetet e Hajdelbergut dhe të Mostarit kanë nënshkruar një traktatmiqësie dhe përveç këshillimit administrativ për krijimin e regjistrit të aktiviteteve, ata kanëfilluar të bashkëpunojnë edhe në fushat e kulturës dhe sportit.9 Një citim nga përfaqësuesi i HDZ-së, (29.8. DW): Kjo është një shkollë e mesme që u ngrit

dhe iu dha emri në bazë të ligjit. Atë e ndjekin dhe do ta ndjekin në të ardhmen fëmijët kroatë.Ajo u ngrit si një shkollë në gjuhën kroate dhe vepron me programe kroate dhe kështu do tëmbetet. Ne duhet të ngremë shkolla të tilla në të treja anët në rast se Bosnje-Hercegovinamendohet se është për këdo dhe jo vetëm për një popull që mundohet të shtypë të drejtatthemeltare të të tjerëve .

Një gjysmë protektorat dhe përvoja nga Bosnjë - Hercegovina

Page 74: perpjekja_19

74Përpjekja

A do të ketë Mostari deri në fund të vitit një statut të ri në rast se vendimarrësitpolitikë bien dakort? A do të merren vesh qeveritë e dy entiteteve dhe t i detyrojnëparlamentet e tyre të miratojnë reformën për forcat e armatosura? A do të jetë e mundurqë të ngrihet përfundimisht një administratë doganore në nivel kombëtar që do tësigurojë të ardhura shtetërore me anë të tatimit të vlerës së shtuar? A do të gjejnë palëtnjë kompromis për reformën arsimore që të mbështetet nga të gjitha ato, apo mos vallënga kjo reformë do të dalin të fituar dhe humbës dhe njëra nga palët, ajo që përfaqësonnjërin prej tre grupeve etnike do të humbasë me vota? Asnjëra nga masat e propozuaranuk ka ardhur prej nismës së autoriteteve politike vendase. A janë këto reformat që ataduan apo reformat që mendohet se ata duan?

Pasi përmenda sa më lart, dëshiroj ta përfundoj duke ndaluar tek:

(3) Ndërveprimi midis politikës vendase dhe asaj ndërkombëtareMasat dhe simbolet e ndërtimit të identitetit kombëtar siç janë flamuri, monedha,

forcat kufitare, pasaportat dhe targat e përbashkëta të automjeteve, në të kaluarën janëvendosur prej palës ndërkombëtare dhe u zbatuan pa pasur shumica parlamentare. Njëautoritet special për vënien në jetë të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit iu dhaPërfaqësuesit të dytë të Lartë, Karlos Vestendorp-it (1997 1999), që erdhi pas KarlBildt-it (1995- 1997), në një konferencë të Këshillit të Zbatimit të Paqes në Bon, në 1997.Përfaqësuesi i Lartë duhet t i japë llogari një paneli të KZP-së katër herë në vit. Aiparaqet një raport që shërben si bazë për diskutim në këtë panel. Nuk ka panel tëveçantë që mbikqyr atë ose vëzhgon vendimet e tij.

Fuqitë e Bonit bënë de jure të mundshme heqjen nga posti të politikanëve qëkishin kundërshtuar vënien në jetë të masave të Dejtonit, nxjerrjen e ligjeve dhe reformaveqë nuk ishin miratuar nga parlamentet dhe rishikimin e ligjeve të miratuara më parë.Heqja nga posti mbi këtë bazë nuk mund të debatohet në gjykatë. Qysh nga fillimi i1998-s, ZPL (dhe askush prej organeve vendase) ka urdhëruar de facto më shumë se100 heqje nga posti, midis tyre kryetarë bashkie, përfaqësues parlamentarë, presidentë,kryeministra, ministra dhe guvernatorë, si dhe ka shpallur ndalime të përjetshme përt u kandiduar ose shërbyer në çfarëdo ofiqi politik ose partiak. Në disa raste ndalimetkanë përfshirë deri edhe vendet administrative të punës në firma me kapital publik.Janë hequr nga posti e janë vënë gjykatës, prokurorë qarku dhe zyrtarë publikë. Janëngrirë llogaritë bankare të mbështetësve të dyshuar të rrjetit të Karaxhiçit. Në shkallë tëgjerë janë dekretuar, ndryshuar ose anulluar ligje dhe janë imponuar ndryshime nëkushtetutë.

Në fund të fundit, ndërtimi i shtetit filloi vetëm me fuqitë e Bonit. U arrit më nëfund që të priteshin nyje gordiane me anë të zbatimit të direktivave të Dejtonit dhePërfaqësuesi i Lartë mori vendime që i dhanë fund një procesi parlamentar të gjymtuar,duke miratuar ligje që kishin rëndësi vendimtare për procesin e ndërtimit të shtetit. Aështë i nevojshëm ndryshimi i breznive në politikë, siç argumentojnë shumë përkrahëstë angazhimit të vazhdueshëm ndërkombëtar, edhe në anën vendase dhe në atëndërkombëtare, përpara se palët të mund të merren vesh për synime politike thelbësoretë përbashkëta? Bosnje-Hercegovina është një shoqëri postkonfliktuale. Brezi i atyreqë e çuan vendin në konflikt dhe e drejtuan gjatë tij nuk është brezi që edhe mund ta

Mbi ndërhyrjen

Page 75: perpjekja_19

75Përpjekja

nxjerrë nga konflikti. Për ata që konfliktin ua donte interesi, fundi i tij nuk mund të jetëi mirëpritur. Ndryshimi i breznive është i nevojshëm. Pozita e ZPL: Nëqoftëse reformatnuk zbatohen, do të ketë sanksione. Ngatërrestarët duhet të marrin përgjegjësi politikedhe mungesa e pjekurisë së politikanëve vendas është një çështje që duhet shkoqitur.Partitë nacionale, veçanërisht, janë vënë në dijeni se gjithçka që nuk ka të bëjë meshtetin e përbashkët do të hidhet poshtë haptazi. Tashmë ndërtimi i shtetit duhet tëvijojë në mënyrë të tillë që ky shtet të mund të ecë më këmbët e veta dhe ZPL tëtërhiqet.

Gjithashtu, ky debat ka të bëjë edhe me standartet e mirëqeverisjes, parimet epërgjegjësisë politike, pjekurinë politike (psh. të partive nacionaliste) dhe me atë se sajanë përmbushur nga pala vendase standarte që shpesh emërtohen evropiane nëpërdiskutime, në mënyrë që vendasit të jenë në gjendje ta qeverisin vetë vendin e tyre. Mesa duket, është më e lehtë ta përcaktosh pjekurinë duke zvogëluar praninë ushtarakedhe hapat për zvogëlimin e numrit të trupave mund të përcaktohen më mirë në përputhjeme situatën e sigurisë.

Sa më shumë të bëni ju të gjithë, aq më pak bëj unë; sa më pak të bëni ju tëgjithë, aq më shumë bëj unë . Kështu e nisi fljalimin e tij drejtuar parlamentit kombëtarrreth një vit më parë. Përfaqësuesi i Lartë i tanishëm, Padi Eshdaun (Paddy Ashdown).

A mjafton legjitimimi nga KZP për të dekretuar heqjen e politikanëve nga postinë një vend të huaj që është anëtar i Këshillit të Evropës? Praktika e heqjes nga postisot po konsiderohet gjithmonë e më tepër arbitrare dhe shihet si një mjet i paligjshëmpër t u mbyllur gojën atyre që kritikojnë politikat e ndërkombëtarëve A mund të bëhetpushteti i ligjit, një parim që përkrahet nga ndërkombëtarët, i besueshëm në rast se vetëata mund të veprojnë jashtë ligjit? A mund të rritet respekti për pushtetin e ligjit kur kynuk funksionon në shtet? Si mund të rrisin legjimitetin dhe besueshmërinë e tyreinstitucionet qeveritare vendase kur njerëzit, psh, për sqarimin ligjor të një çështjejepëlqejnë t i drejtohen më mirë departamentit ligjor të ZPL sesa agjencive ose ministrivevendase?

Ndërkaq ZPL ka zhvilluar struktura dhe ka ngritur një administratë me rreth 780punonjës, 200 ndërkombëtarë dhe 580 vendas, siç kanë bërë edhe organizata të tjera,psh. OSBE. Këto struktura kanë përjetësuar vetveten dhe në to janë formuar gradualishtkarriera profesionale. ZPL është një treg pune që, kryesisht për arsye të rrogave mbimesataren, është bërë gjithmonë e më tërheqës për ndërkombëtarët dhe lokalët. Nukështë për t u habitur që nga ZPL dalin e shkojnë tek publiku akuza se politika vendaseështë shkatërrimtare, kriminale dhe e korruptuar. Fajësimi i politikanëve vendas, menatyrën e tij përgjithësuese, po merr gjithmonë e më tepër një karakter metodik. Aty kusecili është i korruptuar dhe i papërgjegjshëm, ekziston nevoja e atit të kombit, që epërfaqëson këtë në botën e jashtme. Kështu, Eshdauni e ka nxjerrë nganjëherë vetennë skenë si kryeministër i vendit në përmasa të tilla saqë njoftimet për udhëtime të tijajashtë harronin të përmendnin faktin se kryeministri i vërtetë i vendit ose ministri ijashtëm ishin, po ashtu, anëtarë të delegacionit të Bosnje-Hercegovinës. Si mund tërrisësh besimin dhe njëjtësimin me udhëheqjen tënde politike në një situatë të tillë?

Një gjysmë protektorat dhe përvoja nga Bosnjë - Hercegovina

Page 76: perpjekja_19

76Përpjekja

Në rastin e gjysmëprotektoratit të Bosnje-Hercegovinës, sot mund të flasëshpër një zëvendës/demokraci, në kuptimin që veprimet për procesin demokratikndërmerren ashtu siç vepron një zëvendës në emrin e dikujt tjetër ose në vend të tij.Legjitimiteti vjen nga ZPL që papushim thekson se ajo e di çka do e për çfarë ka nevojëpopullsia e vendit. Kur u pa prej rezultateve të votimeve se partitë nacionaliste ishinrizgjedhur në qeverisje pas një pauze prej dy vjetësh, ZPL e interpretoi këtë menjëherësi tregues të vullnetit të votuesve për të kërkuar asgjë më pak se reforma. Në këtëmënyrë, partitë e reja qeverisëse u paraqitën si parti të reformave.

Në një kohë kur vendimet dhe ligjet e miratuara ndryshohen rregullisht ngavullneti i ZPL, puna e parlamenteve ka një karakter të shtirë, sepse ata hiqen sikurndërmarrin procese që ndoshta nuk do të kenë ndikim. Diçka e ngjashme ndodh edhekur projektligjet e hartuara nga ZPL u paraqiten parlamenteve për miratim në afate tëtilla që këtyre nuk u lihet kohë fare për konsultime reale mbi projektligjet.

Në të tetin vit pas Konferencës së Paqes së Dejtonit, diskutimi që ka nisur përstrategjinë e daljes së Bashkësisë Ndërkombëtare po bëhet paralelisht me diskutiminpër një strategji hyrjeje të Bosnje-Hercegovinës në kuadrin e perspektivës së EvropësJuglindore për anëtarësi në BE. Ky është një proces gradual, ku ekziston ende nevojapër ZPL si mbikqyrëse. Gjithsesi, ky diskutim po bëhet në kohën e duhur dhe është inevojshëm për të nisur një proces emancipimi. Urgjentisht duhet që të fillojë procesi izhvendosjes së përgjegjësive, por me sjelljen e saj të sotme, ZPL është më tepërpengesë sesa nxitje për këtë proces. Ajo çka nisi përfaqësuesi i tretë i lartë aty ngafundi i mandatit të tij, dmth. një përqasje për bashkëpunim me zyrtarët e zgjedhurvendas është zvogëluar së tepërmi gjatë mandatit të Eshdaunit. Por tani bashkëpunimidhe marrëveshjet dypalëshe duhet të jenë kusht i domosdoshëm që politika vendasetë marrë në dorë përgjegjësitë për proceset e reformave që janë politikisht delikate.Shanset e zbatimit të tyre do të rriten vetëm në këtë mënyrë. Sot, megjithatë, është bërëzakon që përgjegjësia për vendimet dhe masat delikate t i delegohet Përfaqësuesit tëLartë. Njerëzit tërhiqen në nivelin lokal dhe fshihen pas ZPL. Në fund të fundit kjo kakuptimin e tërheqjes nga politika në vend të rritjes brenda saj; proceset e kërkimit tëkonsensusit ose gjetjes së kompromiseve thjesht shmangen.

A mund të presë për një brez të ri prania ndërkombëtare? Sa e rëndësishme ishtendërhyrja dhe prania në vazhdimësi e saj gjatë fazave fillestare për të garantuar paqen,aq e rëndësishme është të kihet parasysh sot ideja e kapërcimit të kësaj faze. Atje kubashkësia ndërkombëtare rrezikon të bëhet pjesë e problemit është absolutisht enevojshme dhe e rëndësishme që ajo të fusë marshin prapa. Nuk është për t u habiturqë pikërisht në këtë moment qëndresa ndaj tërheqjes në strukturat ndërkombëtareështë më e fortë se kurrë. Administrata ndërkombëtare jo vetëm që nuk është zhvilluar,por e ka bërë veten të përhershme. Sot ajo rrezikon të veprojë në vend të strukturaveinstitucionale vendase, duke penguar zhvillimin e tyre. Autoriteteve vendore, qëpadyshim janë mediokër për nga efikasiteti, u rrëmbehet legjitimiteti kur vazhdimisht utregohet paaftësia dhe korrupsioni i tyre; në politikë besimi nuk mund të rritet kur mbi

Mbi ndërhyrjen

Page 77: perpjekja_19

77Përpjekja

të hidhet një perde dyshimi për kriminalitet dhe korrupsion. E prapëseprapë, bashkësiandërkombëtare këtë e përdor për të përligjur nevojën e qëndrimit në vend. Veç kësaj,punonjësit vendas të administratës ndërkombëtare mundohen ta mbajnë atë të lidhurnë vend, duke qenë se në këtë administratë fitohet sa e sa herë më tepër se ç mund tëjapë rroga në strukturat vendase. Për integrimin e strukturave të ZPL, psh. në ministritëdhe administratat vendase, duhet gjetur një mekanizëm. Përqasje të tilla duhet tëndërmerren në bashkëpunim; zyrtarëve vendas dhe ndërkombëtarë u duhet kërkuar tëgjejnë kohën e përbashkët dhe oraret e punës për kalimin e përgjegjësive dhepërcaktimin e pushtetit legjitim. Ka ardhur koha të fillojë Faza 4, ajo e heqjes së gjiritnga ana e ndërhyrjes ndërkombëtare.

Ju faleminderit shumë për vëmendjen.

Një gjysmë protektorat dhe përvoja nga Bosnjë - Hercegovina

Përktheu nga anglishtja Idlir Hoxha

Page 78: perpjekja_19

78Përpjekja

NDRYSHIMI MIDIS NDËRHYRJES MULTILATERALE NË KOSOVË DHEAFGANISTAN DHE NDËRHYRJES UNILATERALE NË IRAK

Nga Shkëlzen Gashi

Hyrje

Ndryshimi midis ndërhyrjes multilaterale në Kosovë dhe ndërhyrjes nëAfganistan e në Irak konsiston në faktin se në Kosovë ka ndërhyrë organizata eAtlantikut Verior NATO, ndërsa në Irak sikurse edhe në Afganistan kemi ndërhyrjene Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar (ndërhyrje anglo-amerikane). Që të tre këto ndërhyrje, pra në Kosovë (1999), Afganistan (2001) dhe nëIrak (2003) nuk kanë pasur mandatin e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombevetë Bashkuara kjo është e përbashkëta e këtyre ndërhyrjeve edhe pse thuhet se këtondërhyrje kanë autorizim nga rezoluta 1368 (Afganistan), 1441(Irak) dhe në tri rezolutate miratuara për Kosovën (ç është e vërteta, asnjëra nga këto rezoluta nuk autorizonpërdorimin e forcës nga ndonjë entitet i jashtëm, përveçse u bëhet thirrje palëve nëkonflikt që të ndalin dhunën, madje riafirmohet sovraniteti dhe integriteti territorial iRFJ-së. Po ashtu edhe Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan,pat deklaruar se vetëm Këshilli i Sigurimit ka autoritet për të vendosur nëse gjendjabrenda një shteti është aq e rëndë sa duhet ndërhyrë ushtarakisht. Pra, nuk ka pasurautorizim të OKB-së për bombardimet e NATO-s, edhe pse disa konsiderojnë se memiratimin e Rezolutës 1244 realisht miratohen bombardimet e NATO-s, por ky nukështë autorizim ab initio. Fushata e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë e vitit1999 u krye pa autorizimin e Këshillit të Sigurimit, në kundërshtim me pjesën më tëmadhe të ndërhyrjeve ushtarake të fuqive të mëdha në vitet 1990 (Joshua S. Goldstein,Marrëdhëniet ndërkombëtare, Shtëpia botuese DITURIA, Tiranë, 2003, faqe 295).

Ndryshim tjetër midis ndërhyrjes në Kosovë dhe Irak është arsyeja e ndërhyrjes:Në Kosovë ajo është arsyetuar me shkeljen e të drejtave të njeriut (gjenocid) nga anae forcave ushtarako-policore serbe ndaj popullatës së pafajshme civile; në Afganistanështë përligjur me sulmet terroriste të 11 shtatorit (Po e shkëpus një varg nga poeziaDIKUSH E DOGJI AMERIKËN e poetit amerikan Amiri Baraka:

Kush e ka ditur se World Trade Center do të bombardohetKush ua ka thënë 4000 punëtorëve izraelitë të Kullave BinjakeTë qëndrojnë në shtëpi bash atë ditëPse s përzihej Sharoni (përkthyer nga Fadil Bajraj, Brezi 9, nr.50, faqe 12));

Ndryshimi midis ndërhyrjes në Kosovë, Afganistan dhe ndërhyrjes në Irak

Page 79: perpjekja_19

79Përpjekja

kurse ndërhyrja në Irak, fillimisht është përligjur me WMD (armët e shkatërrimit nëmasë), paskëtaj me shkeljen e të drejtave të njeriut nga ana e regjimit të Sadam Huseinit.

Pjesa Kryesore

Sovraniteti nuk mund të shërbejë më si paravan për t u ushtruar dhunë ndaj njëkomuniteti etnik, që do të thotë se të drejtat e njeriut janë më të rëndësishme sesovraniteti. Prandaj, sot, luftë e drejtë mund të konsiderohet, pothuajse, vetëm ndërhyrjahumanitare, gjegjësisht përdorimi i forcës në të drejtën ndërkombëtare lejohet për tëndaluar gjenocidin ndaj një grupi etnik dhe, siç thuhet edhe në artikullin 51 të Kartës sëKombeve të Bashkuara, përdorimi i forcës lejohet në rast vetëmbrojtjeje. Këtu mund tëmerret shembulli i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë apo Neolufta në Kosovë

1 siç e

quan Umberto Eco si shembull i përdorimit të forcës në të drejtën ndërkombëtare përtë ndaluar gjenocidin ndaj një grupi etnik. Me këtë ndërhyrje janë shkelur stricti jurisKarta e Kombeve të Bashkuara (në artikullin 2(4) thuhet se të gjithë anëtarët duhet t ishmangen kërcënimit ose përdorimit të forcës në marrëdhëniet ndërkombëtare kundërintegritetit territorial ose pavarësisë së ndonjë shteti, apo veprimeve që janë nëpapajtueshmëri me Qëllimet e Kombeve të Bashkuara), Konventa e Montevideos përtë Drejtat dhe Detyrat e Shteteve (në artikullin 8 thuhet se asnjë shtet nuk ka të drejtëtë ndërhyjë në çështjet e brendshme apo të jashtme të shtetit tjetër), Deklarata përMoslejim të Ndërhyrjes në Punët e Brendshme të Shteteve (ndalohet ndërhyrja nëpunët e brendshme ose të jashtme të shteteve pa marrë parasysh arsyet), Akti Final iHelsinkit, edhe vetë parimet e NATO-s, por, megjithkëtë, më mirë është të shkelenKartat, Konventat e Aktet e këtilla se sa të shkelen të drejtat e njeriut, apo, më mirë tëthemi, të kryhet etnocid (gjenocid mbase tingëllon joadekuate) ndaj një grupi etnik.Pra, siç ka thënë edhe përfaqësuesi i Hollandës në Kombet e Bashkuara, Peter VanWaslum Asnjë shtet nuk ka të drejtë të terrorizojë qytetarët e vet

2. Por, edhe Këshilli

i Sigurimit i KB ka shkelur Kartën e OKB-së me mosautorizimin për ndërhyrje nëKosovë, sepse në Kartë thuhet se qëllimi i Kombeve të Bashkuara është promovimipër të drejtat e njeriut. Mirëpo, shumë profesorë të së drejtës ndërkombëtare, filozofë,analistë politikë e kanë kundërshtuar këtë ndërhyrje, si p.sh Tzvetan Todorov, i cili,inter alia, thotë Ndërhyrja është bërë kundër pastrimit etnik. Rezultati përfundimtar,përkundrazi, ka qenë forcimi i pastrimit etnik: është krijuar një Kosovë etnikishthomogjene nga ku janë përjashtuar serbët, turqit, ciganët.

2 apo se të drejtat e njeriut

në Kosovë janë shkelur, por jo sikurse në Kolumbi, Turqi dhe në këto raste administrata

1 Umberto, Eco Refleksione mbi Luftën dhe Paqen , Golem l Indispensabile, 2002, përkthyernga Arben Idrizi. 2 Berisha, Imer Intervenimi Humanitar Rasti i Kosovës , Qendra Juridike e Kosovës,

Prishtinë, 2002. 2 Todorov, Tzvetan., Nuk kemi të drejtë t ua imponojmë të tjerëve të mirën , Intervistoi:

Cesare Marinetti, La Stampa, 27.8.2002, përkthyer nga Arben Idrizi.

Ndryshimi midis ndërhyrjes në Kosovë, Afganistan dhe ndërhyrjes në Irak

Page 80: perpjekja_19

80Përpjekja

amerikane nuk ka bërë asgjë3

mirëpo, siç thotë edhe ish-presidenti amerikan Klinton,fakti se nuk është ndërhyrë në shtetet tjera ku ka pasur krime të rënda kundër njerëzimit,nuk do të thotë se nuk duhet ndërhyrë në Kosovë. E parë realisht, poqese NATO-ja kandërhyrë për të ndalur spastrimin etnik, atëherë ajo ka dështuar në realizimin këtijqëllimi, sepse nga Kosova, që nga futja e trupave të NATO-s, janë larguar, sipas tëdhënave të OKB-së, më shumë se gjysma e popullatës serbe (100 mijë serbë).

Njëri ndër disidentët më të njohur të lindjes, dramaturgu Vaclav Havel, vëren sesulmet e NATO-s në Kosovë nuk janë shkaktuar nga ndonjë interes konkret (Luftakundër luftës, faqe 38) për të vazhduar pastaj se Kosova nuk ka fusha me naftë; asnjëanëtar i Aleancës nuk ka pretendime territoriale ndaj Kosovës; dhe se Millosheviçinuk ka kërcënuar integritetin territorial të ndonjërit prej anëtarëve të Aleancës (Rich-ard A. Falk Kosovo, World Order, and the Future of International Law botuar nëAmerican Journal of International Law). Kjo, pra, mungesa e një interesi konkretmbase mund të jetë arsyeja që në Kosovë ka pasur një ndërhyrje multilaterale(megjithkëtë, nuk duhet harruar fakti se për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë nuk kaekzistuar miratimi i të ashtuquajturës P5 anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimittë Kombeve të Bashkuara SHBA-ja, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Rusia dhe Kina).

Kurse ndërhyrja në Afganistanin dhe Irak është diçka tjetër. Këtu ndërhyrjanuk është kolektive, pra, përveçse sulmi nuk është bërë nga NATO-ja, mungon edheautorizimi i KS të OKB-së ndonëse kryeministri Blair pretendon se rezoluta 1441 eautorizon përdorimin e forcës

4; kjo është e para. E dyta, siç thotë edhe Gianni Vatimo,

të thuash se në Irak po luftohet për t ua sjellë demokracinë, edhe me çmimin e përdorimittë armëve dhe shkaktimit të viktimave civile, është diçka që nuk pajtohet me shpirtinliberal e demokratik

5. Por, megjithkëtë, nuk duhet harruar fakti se Iraku ka kërcënuar

paqen dhe sigurinë ndërkombëtare (armatimi bërthamor - inspektorët e OKB-së kanëthënë se nuk ka dëshmi se ekziston WMD, mbështetja për terrorizmin, shkelja brutalee të drejtave të njeriut...),

6 por, nuk mund të thuhet se janë shterrur të gjitha mjetet

diplomatike. Po ashtu edhe ndërhyrja në Afganistan nuk ishte e ligjshme dhe nukmund të konsiderohet armed attack (por, siç thuhet edhe në Rezolutën 1368 terror-ist attack ) sepse Qeveria e Afganistanit nuk e ka dërguar Al Qaeda-n të sulmojëSHBA-të, andaj si rrjedhojë sulmi në Afganistan nuk mund të përligjet në bazë tëartikullit 51 të Kartës së OKB-së

7. Sidoqoftë, me bombardimet e NATO-s në Kosovë, e

3 Paunoviq, Milan Humanitarian intervention As an Abuse of the Principle of Prohibited Useof Force in International Law http:// 194.247.192.52/~nbbm/366.htm

4 Starmer, Keir., Sorry, Mr Blair, but 1441 Does Not Authorise Force , Guardian, March 17,2003.

5 Vattimo, Gianni., Drejtësia që Bush dëshiron të eksportojë në Irak rrezikon të jetë kërcënuese,e përgjakshme, pak laike , La Stampa, 26.3.2003, përkthyer nga Arben Idrizi.

6 SCHMIT, MICHAEL INTERNATIONAL LAW AND THE USE OF FORCE: ATTCKING IRAQ , RUSI JOURNAL,FEBRUARY, 2003. 7 Hassan, Sulman The legality of the United States intervention in Afghanistan , American

Studies Today Online, 9.12.2003.

Ndryshimi midis ndërhyrjes në Kosovë, Afganistan dhe ndërhyrjes në Irak

Page 81: perpjekja_19

81Përpjekja

sidomos me sulmin në Afganistan dhe Irak, ka dalë në pah domosdoshmëria e vendosjessë standarteve të artikuluara qartë për përdorimin e forcës në marrëdhënietndërkombëtare dhe organizata të tjera ndërkombëtare që angazhohen për të drejtat enjeriut) dhe të demokratizohet mënyra e vendimmarrjes në Këshillin e Sigurimit tëOKB-së. (Disa profesorë, si për shembull, Oscar Schachter vëren se është më mirë tëmos ketë një parim që e lejon ndërhyrjen humanitare, sepse kjo mund të shfrytëzohetsi pretekst për abuzim të ndërhyrjeve por, konsideroj se kjo është një qasje e gabuardhe është njëlloj sikur të thuhet se nuk duhet të garantohet sovraniteti dhe integritetiterritorial i shtetit, sepse mund të ndodhë që pastaj ky garantim abuzohet. Pra, duhet tëketë një parim që e lejon ndërhyrjen humanitare dhe që ky parim të mos keqpërdoretduhet të kujdesen OKB, Amnesty International(AI), Human Rights Watch(HRW).

Frederic L. Kirgis në esenë The Kosovo Situation and NATO Military Actiontë botuar në American Journal of International Law thotë se nëse aksioni i NATO-sështë parashikuar për të detyruar qeverinë jugosllave të pranojë planin e paqes përKosovën, atëherë do të duhej autorizimi i Këshillit të Sigurimit sipas artikullit 53. Nëanën tjetër, po qe se aksioni i NATO-s është parashikuar për të siguruar ndihmëhumanitare për popullin e Kosovës ose thjesht për të ndihmuar popullin e Kosovës qëtë zmbrapsë sulmin e armatosur, atëherë autorizimi i Këshillit të Sigurimit nuk do tëishte i nevojshëm

8. Ç është e vërteta, autorizimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të

ndërhyrë në Kosovë do të kishte qenë i nevojshëm, por jo i domosdoshëm edhe sikuraksioni i NATO-s të ishte parashikuar për të shtrënguar qeverinë jugosllave që tëpranonte planin e paqes për Kosovën (pikërisht për këtë edhe është menduar fushataajrore e NATO-s, për më tepër këtë e thotë edhe gjenerali Wesley K. Clark në librin e tijTë bësh luftë moderne faqe 469), sepse ky plan de facto ka nënkuptuar ndihmë për

popullin e Kosovës për të zmbrapsur sulmin e armatosur të forcave serbe, - madje,ndërhyrja e NATO-s në Kosovë mund të përligjet edhe për faktin se të gjitha mjetetdiplomatike për zgjidhjen paqësore të problemit ishin shterrur (Mosnënshkrimi iMarrëveshjes së Rambujesë, edhe për kundër faktit se sipas kësaj marrëveshjejegarantohej integriteti dhe sovraniteti territorial i RFJ-së për më tepër shih parimet epanegociueshme të Marrëveshjes së Rambujesë në librin e Wolfang Petritsch & Rob-ert Pichler Rruga e gjatë në luftë: Kosova dhe Bashkësia Ndërkombëtare 1989-1999 ,faqe 164. Presidenti Clinton, në një fjalim drejtuar popullit serb, pat deklaruar: Aleatëte NATO-s mbështesin popullin serb për ruajtjen e Kosovës si pjesë e vendit tuaj. (HenryKissinger Dëmtimi i Historisë

9) - edhe pse gjatë bombardimeve të NATO-s, vërehet

se NATO nuk ka qenë edhe aq e shqetësuar për të zmbrapsur sulmin e armatosur tëforcave serbe mbi popullatën civile shqiptare. Këtë e dëshmon një deklaratë e gjeneralitWesley K. Clark, komandant suprem i NATO-s gjatë bombardimeve në Kosovë, i cilithotë se ashpërsimi i dhunës dhe mizorive të forcave serbe pas fillimit të bombardimeve

8 Kirgis, Frederic., The Kosovo Situation and NATO Military Action , American Journal ofInternational Law, March, 1999.

9 SHKRIMI DËMTIMI I HISTORISË I HENRY KISINGERIT ËSHTË BOTUAR NË LIBRIN LUFTA KUNDËR

LUFTËS NË FAQE 232-236.

Ndryshimi midis ndërhyrjes në Kosovë, Afganistan dhe ndërhyrjes në Irak

Page 82: perpjekja_19

82Përpjekja

të NATO-s ka qenë krejt i parashikueshëm. Ndërkaq, një shkrimtar serb, VladimirArsenijeviç, në ditarin e tij për luftën, Mexico - Ditari i luftës , thotë: Është fakt ipamohueshëm që NATO e ka mbështetur drejtpërdrejt Sllobodan Millosheviçin dukee ndihmuar për të ndërmarrë këtë valë të fundit të mizorive gjithandej në Kosovë, si dhepër të forcuar kontrollin e tij në gjithë Jugosllavinë. Ndërsa NATO zhvillon luftën e vetkomode nga ajri, civilët shqiptarë janë lënë në mëshirën e forcave ushtarake dheparamilitare serbe atje poshtë në terren (faqe 121). Në rrjedhë të kësaj, shqetësueseështë kur presidenti Klinton në fjalimin e tij për sulmet e NATO-s, thotë se këto sulmekanë tre qëllime, dhe mbrojtjen e civilëve e vë në plan të dytë: Së dyti, të frenojnëpresidentin Miloseviç në shkallëzimin e sulmeve të tij mbi civilë të pambrojtur(DEKLARIM NGA PRESIDENTI CLINTON PËR KOSOVËN, Shtëpia e Bardhë,Uashington, DC, 24 Mars 1999, Dhoma e Fjalimeve, Ora 2:15 P.M. EST) kurse diçkakrejt tjetër del në plan të parë.

Prandaj, Naom CHOMSKY ka të drejtë kur thotë se në rast të paraqitjes sëkrizës humanitare, bota e jashtme ka tri mundësi: të veprojë për ta rënduar katastrofën;të mos veprojë fare; dhe të veprojë për ta zbutur katastrofën; Kosova i takon kategorisësë parë.

10 Pra, nga deklarata e gjeneralit Wesley K. Clark del se ndërhyrja e NATO-s në

Kosovë nuk ka qenë ndërhyrje kryekëput humanitare, sepse nuk është ndërhyrë metrupa tokësore edhe përkundër faktit se ashpërsimi i dhunës dhe mizorive të forcaveserbe pas fillimit të bombardimeve të NATO-s ka qenë krejt i parashikueshëm, por,edhe për faktin se ndërhyrja mund të konsiderohet humanitare poqese qëllimi i tijparësor është të shpëtohen jetët e njerëzve të një grupi, që kërcënohen nga shteti në tëcilin ndërhyhet, ose kur ky nuk është në gjendje t i mbrojë ato

11. Madje, edhe vetë

gjenerali Wesley K. Clark e pranon se sikur të kishin filluar që në fillim përgatitjet përndërhyrje tokësore do të shpëtoheshin shumë njerëz të pafajshëm: Jam i bindur qëplanet dhe përgatitjet për ndërhyrje tokësore e kanë bindur Millosheviçin që tëdorëzohet ( Të bësh luftë moderne , faqe 471). Pra është dashur që të zbatohet qasjaasgjë nuk përjashtohet në realizimin e qëllimeve të Paktit NATO , e jo të kundërshtohej

këmbëngulshëm përdorimi i trupave tokësore arsyeja kryesore që ka ndikuar nëdorëzimin e Millosheviçit ka qenë gatishmëria e Perëndimit për të përdorur trupatokësore (Paddy Ashdown), që do të thotë se Perëndimi duhej të mos e përjashtontepërdorimin e trupave tokësore kundër RFJ-së që në fillim të fushatës ajrore.

Ndërsa në Irak është ndërhyrë me trupa tokësore jo për të shpëtuar jetët enjerëzve, sepse në Irak shqetësim i forcave anglo-amerikane nuk ka qenë siguria dheshpëtimi i njerëzve, por siguria dhe shpëtimi i fushave me naftë

12 apo, siç thotë filozofi

slloven Slavoj Zizek, Çdonjëri e di se kjo luftë është më shumë se për naftë dhe përWMD (weapons of mass destruction) është për atë se çfarë roli do të kenë Shtetet e

10 Chomsky, Naom., The new military humanism lessons from Kosovo , Pluto Press, London,1999.

11 Paunoviq, Milan., Humanitarian intervention As an Abuse of the Principle of ProhibitedUse of Force In International Law . http:// 194.247.192.52/~nbbm/366.htm 12 Roy, Arundhati., Instant-Mix imperial Democracy (By one, get one free), www.cesr.org ,

May 13, 2003.

Ndryshimi midis ndërhyrjes në Kosovë, Afganistan dhe ndërhyrjes në Irak

Page 83: perpjekja_19

83Përpjekja

Bashkuara në shekullin XXI13

. Në fakt, WMD kanë qenë preteksi për ndërhyrje nëIrak, sepse më 14 shkurt, pas 11 javë hetimesh në Irak, inspektorët kthehen për tëraportuar në Këshillin e Sigurimit se nuk ka dëshmi të WMD. Më 28 shkurt sekretaripër mediat Ari Fleischer deklaron se qëllimi amerikan nuk është vetëm çarmatosja, porse qëllimi amerikan përfshin edhe ndërrimin e regjimit .

14 Pra, sulmi në Irak, sikurse

edhe sulmi në Afganistan nuk mund të përligjen me artikullin 51 të Kartës së Kombevetë Bashkuara ku thuhet se përdorimi i forcës lejohet në rast vetëmbrojtjeje, pasi Shtetete Bashkuara nuk kanë qenë të sulmuara nga Iraku dhe e njëjta gjë mund të thuhet edhepër ndërhyrjen në Afganistan që të dy këto ndërhyrje janë unilaterale dhe si rrjedhojëjanë ndërhyrje prima facie jolegjitime. Në dallim nga ndërhyrja në Kosovë ku kërkesate NATO-s kanë qenë të arsyeshme dhe strikte: - iu kërkua Qeverisë jugosllave tëtërhiqeshin nga Kosova të gjitha forcat ushtarake, policore dhe paraushtarake përshkak të krimeve të tmershme që ishin kryer ndaj popullatës civile shqiptare; të pranohejvendosja e pranisë ushtarake ndërkombëtare në Kosovë; të pranohej kthimi i të gjithërefugjatëve; - në ndërhyrjen në Irak, p.sh, është kërkuar fillimisht të hetohet për armëte shkatërrimit masiv, mirëpo, paskëtaj, kur inspektorët e OKB-së deklaruan se nukkishte dëshmi të WMD-ve, atëherë u dha alarmi se në Irak po shkeleshin të drejtat enjeriut dhe se, për këtë arsye, qeveria amerikane kërkonte ndërrimin e regjimit. Ish-sekretari amerikan i financave, Paul O Neil, shkruan në librin e tij se kryetari Bush ekishte pasur në plan ta sulmonte Irakun qysh kur e kishte marrë postin (Koha Ditore,13 janar 2004, faqe 13). Intelektuali francez Bernard Henry Levi (BHL) thotë se Luftakundër terrorizmit duhet të bëhet në një rrafsh tjetër: duhen këputur kanalet financiare,duhet zhvilluar spiunazhi, duhet mbledhur informacion, duhet bërë presion diplomatik,dhe parasëgjithash Amerika, vendet perendimore përgjithësisht, nuk duhet të tregohentë kujdesshme ndaj vendeve që e nxisin terrorizmin ose që e strehojnë atë.

15.

PERFUNDIMI

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ka ngritur problemin se kur e lejon e drejtandërkombëtare përdorimin e forcës nga shtetet e tjera, individualisht ose kolektivisht,për të ndaluar dhunimin e të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe të së drejtëshumanitare. (Jonathan I. Charney, American Journal of International Law), dhe poashtu kjo ndërhyrje ka qenë një test për rolin e NATO-s në Evropën e pas Luftës sëFtohtë. Vetë NATO-ja rrezikohej të shndërrohej në organizatë të parëndësishme apo,thjesht, të shpërbëhej, si rezultat i dështimit. (Wesley K Clark, Të bësh luftë modernefaqe 468). Për më tepër, me ndërhyrjen e NATO-s është dëshmuar ndërkombëtarizimi itë drejtave të njeriut që do të thotë se të drejtat e njeriut nuk mund të jenë më çështje

13 Zizek, Slavoj., Today Iraq. Tomorrow... Democracy , 18.03.2003. 14 Glennon, Michael., Why the security council failed , Foreign Affairs, May/June, 2003. 15 Intervistë e Bernard Henry Lev(BHL) dhënë gazetës Der Spiegel, e cila është publikuar në

gazetën Pasqyra .

Ndryshimi midis ndërhyrjes në Kosovë, Afganistan dhe ndërhyrjes në Irak

Page 84: perpjekja_19

84Përpjekja

e brendshme e shtetit dhe me këtë ndërhyrje duhet të nxiten organizatat rajonale për tëndërhyrë intervenuar me qëllim ndaljen e krimeve kundër njerëzimit, por pa e keqpërdorurkëtë ndërhyrje për qëllime të tjera.

Madje, pas ndërhyrjes së NATO-s, në librat e së drejtës ndërkombëtare nëkapitullin Të Drejtat Themelore dhe Detyrat e Shteteve tek Parimi i mosndërhyrjes(mosintervenimit) është shtuar edhe një nënpjesë për Ndërhyrjen Humanitare kuthuhet se ndërhyrja humanitare jo vetëm që është legale, por duhet të jetë edhe eshpejtë, dhe sikur harrohet se tek Parimi i Mosintervenimit (mosndërhyrjes) ështëthënë se në të drejtën ndërkombëtare të sotme intervenimi është i ndaluar pa marrëparasysh motivet që mund ta shkaktojnë dhe se çdo veprim me të cilin cënohetparimi i sovranitetit është veprim që bie në kundërshtim me parimet themelore të sëdrejtës ndërkombëtare dhe, si i tillë, është keqpërdorim i forcës.

16. Pra është shkaktuar

pështjellim në lidhje me atë se kur duhet të ketë ndërhyrje. Pështjellim i njëjtë ekzistonedhe mes Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Deklaratës Universale të të Drejtave tëNjeriut.

Sdiqoftë, ndërhyrja e NATO-s në Kosovë është humanitare në dallim ngandërhyrja në Afganistan dhe në Irak ndërhyrja vlerësohet si humanitare poqese njështet apo grup shtetesh ndërhyn për të mbrojtur të drejtat e njeriut të një shteti tjetër,pra ku nuk ekziston i ashtuquajturi minimum i rendit moral - edhe pse pas prapashtesëshumanitar mund të fshihen interesa personale të shteteve që u angazhuan që NATO-

ja të bombardojë RFJ-në për të mbrojtur shqiptarët e Kosovës nga dhuna e egër eforcave serbe, edhe përkundër faktit se cënohej integriteti dhe sovraniteti territorial iRFJ-së (Sjellja altruiste nuk është patjetër sjellje joegoiste thonë psikologët socialë).

Pothuajse katër kriteret që një ndërhyrje humanitare të jetë legjitime (GeorgeRight):

*shkeljet kërcënojnë me vdekjen e njerëzve në masë të gjërë;*ndërhyrja do ta shmangë katastrofën;*problemi për të cilin ndërhyet kërcënon paqen dhe sigurinë në rajon;*dhe pasi të jenë shterrur mjetet diplomatike dhe paqësore për zgjidhjen e

problemit;

në rastin e Kosovës janë përmbushur. Përjashtim bën kriteri i dytë ndërhyrjado ta shmangte katastrofën për faktin se nuk është përmbushur as tani pas katërvitesh të ndërhyrjes, pasi, pas futjes së trupave të NATO-s, është larguar nga Kosovagjysma e popullatës serbe NATO-ja ka bombarduar që ta ndalojë spastrimin etnik,por, për fat të keq, spastrimi ka vazhduar edhe pas ndaljes së bombardimeve të NATO-s, vetëm se tani ndryshon përkatësia kombëtare e atyre që janë deportuar tani janëdeportuar serbët. Ndërsa në ndërhyrjen në Irak është plotësuar kriteri i parë - shkeljetkërcënojnë me vdekjen e njerëzve në masë të gjërë dhe kriteri i tretë, por, në të vërtetë,fillimisht si pretekst për ndërhyrje është përdorur WMD, ndërsa më vonë preteksti

16 Shembull është libri E drejta ndërkombëtare publike i Zejnullah Grudës. Kjo nuk do tëthotë se ky libër nuk është në lartësinë e duhur. Përkundrazi. Është libri më i mirë që ka botuarUniversiteti i Prishtinës, të paktën në fushën e shkencave shoqërore.

Ndryshimi midis ndërhyrjes në Kosovë, Afganistan dhe ndërhyrjes në Irak

Page 85: perpjekja_19

85Përpjekja

ndërron - shkelja e të drejtave të njeriut nga regjimi i Sadam Hussein-it. Ndërsa, kriterii dytë është përmbushur pjesërisht, kurse kriteri i katërt shterrja e mjeteve diplomatikedhe paqësore për zgjidhjen e problemit nuk është plotësuar, nuk mund të thuhet seështë përmbushur për faktin se Iraku pat pranuar inspektorët e OKB-së që të bëjnëinspektimin për WMD dhe nga Qeveria e Irakut nuk është kërkuar që të nënshkruajëndonjë marrëveshje në bazë të së cilës do të parashiheshin liri dhe të drejta për pakicatqë jetojnë në Irak, por edhe nuk është bërë presion diplomatik për të drejtat e njeriut,sanksione ekonomike.... Në fund fare: demokratizimi i vendimmarrjes në Këshillin eSigurimit të OKB-së dhe domosdoshmëria e vendosjes së standarteve të artikuluaraqartë për përdorimin e forcës në marrëdhëniet ndërkombëtare duhet të jenë përparësie OKB-së, e veçanërisht e anëtarëve të saj të përhershëm.

Ndryshimi midis ndërhyrjes në Kosovë, Afganistan dhe ndërhyrjes në Irak

Page 86: perpjekja_19

86Përpjekja

LETËR NGA VITI 1920*

Nga Ivo Andriç

Mars 1920. Stacioni hekurudhor Slavonski Brod. Kishte kaluar mesnata. Prejdiku po frynte një erë, që udhëtarëve të kapitur e të përgjumur u dukej më e ftohtë ngasa ishte. Yjet atje lart shkisnin mes reve. Tutje dritat e verdha e të kuqe të sinjalevezhvendoseshin herë më shpejt herë më ngadalë përgjatë shinave të padukshmeshoqëruara nga tingulli i mprehtë i bilbilit të konduktorit dhe me kuisjen e zgjatur tëlokomotivës, që ne udhëtarët i mvishnim zymtinë e lodhjes dhe mërzinë e pritjes sonëtë gjatë e durimhumbur.

Para stacionit, ndanë shinës së parë, rrinim ulur mbi valixhet dhe prisnimtrenin. Nuk e dinim se kur do të vinte, e kur do të nisej. Dinim vetëm që do të ishte plote përplotë me udhëtarë e bagazhe. Burri i ulur pranë meje ishte një shok i vjetër që iakisha humbur gjurmët këto pesë-gjashtë vitet e fundit. Maks Levenfeld, mjek dhe i birii një mjeku. Kishte lindur e ishte rritur në Sarajevo, ku kishte krijuar një klientelë tëmadhe. Ishte çifut nga prejardhja, dhe i kthyer në fenë e krishtere shumë kohë më parë.E ëma kishte lindur në Trieste, bijë e një baroneshe italiane dhe e një oficeri marineaustriak, pasardhës emigrantësh francezë. Në Sarajevo mbahej mend prej dy brezash,për pamjen e saj, qëndrimin dhe mënyrën elegante të veshjes. Ishte e shënjuar me njëlloj bukurie që respektohej e çmohej nga njerëzit, që, përndryshe ishin mjaft të pacipëe të vrazhdë.

Unë dhe Maksi kemi qenë bashkë në shkollën e mesme në Sarajevo, veçse aiishte tre vjet më lart, gjë që për atë moshë ishte shumë. Turbull e kujtoj se më ra në sysapo shkova në të mesmen. Ai sapo kishte hyrë në të katërtën, por vishej ende sifëmijë. Ishte djalë i fortë, Krauti i vogël , me një kostum marinari, me spirancat eqëndisura në cepat e jakës së gjerë. Rrinte ende me pantallona të shkurtra. Këpucët ezeza që vishte i rrinin shumë bukur. Midis çorapeve të vogla të bardha dhe pantallonavetë shkurtra spikatnin pulpat e zhveshura e të fuqishme, të skuqura e tashmë të mbuluaralehtë me qime të rralla e të verdha.

Atëkohë, nuk kishim dhe as që mund të kishim ndonjë lidhje. Na ndante çdogjë - mosha, paraqitja, zakonet e huqet, gjendja financiare dhe shkalla shoqërore e

*Tregimi i Andriçit Letër nga viti 1920 botohet krahas tregimit që vjen më pas të BashkimShehut Letër nga çmendina në vitin 2000 pasi të dy tregimet kanë një lidhje të brendshme: Shehui referohet pikërisht këtij tregimi dhe e ka shkruar në forme letre drejtuar shtatores se Ivo Andriçit.Tregimi i Shehut u shkrua në kohën e rrethimit të Sarajevës si homazh për Sarajevën e braktisur ngaEvropa. U botua për herë të parë në vëllimin homonim në Kosovë 1998.

Letër nga viti 1920

Page 87: perpjekja_19

87Përpjekja

prindërve.Por shumë më mirë e mbaj mend në një kohë më të vonë, kur unë isha në të

pestën e ai në të tetën. Atëherë, ai ishte bërë tashmë djalosh, i hollë e i gjatë, me sy tëçelët që tregonin për një ndjeshmëri të pazakontë dhe për një zgjuarsi të rrallë, por, iveshur pa kujdes, kurse flokët e verdhë e të dendur i binin përmbi fytyrë herë në njërënanë herë në tjetrën. U takuam e u afruam gjatë një debati me ca djem të rritur, në stoline një parku.

Për këta djem shkolle diskutimet nuk njihnin asnjë kufi dhe ata nuk tregoninrespekt për asgjë. Me atë krekosjen tonë të gjitha parimet i vinim në pikëpyetje dhekrejt filozofia tronditej që nga themelet. Paskëtaj, natyrisht, gjërat mbeteshin aty kukishin qenë, por ato fjalë plot pasion ishin të rëndësishme për ne dhe për fatin që napriste, si një shenjë paralajmëruese e bëmave të mëdha dhe pështjellimeve të dhimbshmetë luftrave që do të vinin.

Pas një debati të tillë plot gjallëri, kur u nisa për në shtëpi ende duke u dridhurprej ngazëllimit dhe i bindur në fitoren time (ashtu sikurse kundërshtari im për të vetën)Maksi erdhi me mua. Ishte herë e parë që mbeteshim vetëm. Kjo ma përkëdheli sedrëndhe ma përforcoi ndjenjën e fitores dhe vlerësimin e lartë për veten. Më pyeti çfarë polexoja dhe më vështroi me vëmendje, si të më shihte për hetë të parë në jetë. Unë po ipërgjigjesha me zjarr. Përnjëherësh u ndal, më vështroi drejt e në sy dhe çuditërisht thaqetë: E di, desha të të them, se nuk e citove drejt Ernst Hekel-in.

E ndjeva veten të turpëruar dhe tokën të më shkiste ngadalë nën këmbë, epastaj të kthehej sërish në vend. Natyrisht e kisha cituar gabim - citimi ishte nga njëpamflet i lirë, që më qe kujtuar turbull, dhe, siç ka shumë të ngjarë, i përkthyer keq. Igjithë ngazëllimi që pata u shndërrua në një brerje ndërgjegjeje dhe ndjenjë turpi. Sytëe tij të kaltër më vështronin pa dashamirësi, por pa asnjë shenjë ligësie apo epërsie.Pastaj Maksi e përsëriti në formën e tij të saktë citimin tim fatkeq. Kur arritëm tekshtëpia e tij e bukur në bregun e Miljackës, më shtrëngoi dorën fort dhe më ftoi tëshkoja të nesërmen pasdite të shihja librat e tij.

Ajo pasdite për mua ishte një përvojë e rrallë. Pashë bibliotekën e parë tëvërtetë në jetën time, dhe ishte e qartë që po shihja fatim tim të ardhshëm. Maksi kishteshumë libra gjermanë, dhe disa italianë e francezë që ishin të nënës së tij. M i tregoi tëgjitha këto me një qetësi që ia pata zili më shumë se sa librat, nuk ishte tamam zili, pormë tepër një ndjenjë kënqësie e pakufishme dhe një dëshirë e fortë që një ditë edhe unëtë lëvizja po kaq lirshëm në këtë botë librash, teksa më bëhej se prej saj buronte dritëdhe ngrohtësi. Ai fliste si të ishte duke lexuar ndonjë libër, lirshëm, dhe duke lëvizur pakurrëfarë mburrjeje në këtë botë emrash të lavdishëm dhe idesh të mëdha. E unëdridhesha prej ngazëllimit, i mikluar, duke hyrë gjithë droje në këtë botë njërëzish tëmëdhenj, i friksuar prej botës që kisha lënë jashtë e ku duhej të kthehesha.

Këto vizita pasditeve te shtëpia e shokut tim të vjetër u bënë gjithnjë e më tëshpeshta. Shpejt e përmirësova gjermanishten dhe fillova të lexoj italisht. Madje morame vete në shtëpinë time shkatarraqe nga këto libra të huaj të lidhur bukur. Me shkollënmbeta prapa. Gjithçka që lexoja më dukej se ishte e vërteta, e shenjtë dhe detyra ime elartë, të cilës nuk mund t i shmangesha pa e humbur respektin dhe besimin tek vetja.

Letër nga viti 1920

Page 88: perpjekja_19

88Përpjekja

Dija vetëm një gjë: duhej t i lexoja të gjithë, dhe të përpiqesha të shkruaja gjëra të njëjtaose të ngjashme. Nuk mund të përfytyroja asgjë tjetër në jetë.

Mbaj mend sidomos një ditë. Ishte maj. Maksi po përgatitej për provimetpërfundimtare, por pa ndonjë shqetësim apo përpjekje të dukshme. Më çoi tek një rafti vogël, i veçuar me fjalët Helios Klassiker-Ausgabe të gdhendura në ar. Dhe mbajmend që më tha se rafti qe blerë bashkë me librat. Rafti m u duk si një send i shenjtë,ndërsa druri i tij i mbrujtur me dritë. Maksi nxorri një vëllim të Gëtes dhe nisi të mëlexonte Prometeun.

Mbuloje qiellin tënd, o Zeus,me avuj reshdhe, si ai çunakuqë drizat i shkurton,zbavitu edhe tiduke shkulur lisae kreshta malesh duke rrokullyer.Por tokën timedot nuk më cënondhe as koliben timeqë nuk ma ngrite ti,dhe as vatrën time,për prushin e së cilësmë ke aq fort zili.

Në fund, në mënyrë ritmike, por me forcë, goditi me grusht krahun e karrigesku ishte ulur, dhe flokët i ranë nga të dyja anët, përmbi fytyrën e përskuqur.

Këtu po rri e po krijoj njerëzsipas shembëlltyrës sime,pinjoj, që të më ngjasojnë:të vuajnë e të qajnë,të shijojnë e të ngazëllehendhe ty mos të t përfillin,ashtu si unë 1

Ishte hera e parë që e shihja kështu. E dëgjoja me adhurim e më një si frikë tëlehtë. Pastaj dolëm jashtë në muzgun e ngrohtë dhe vazhduam bisedën rreth poemës.Maksi më përcolli në rrugën e pjerrët ku banoja e pastaj e përcolla unë në bregun elumit, pastaj u kthyem përsëri tek rruga ime e përsëri tek bregu.

Po binte nata dhe njerëzit po rralloheshin, por ne vazhdonim të masnim rrugënduke përsiatur mbi kuptimin e jetës dhe mbi zanafillën e perëndive e të njerëzve. Sidomosnjë gjë e mbaj mend mirë. Herën e parë që arritëm tek ajo rruga ime e patrajtë dhe undalëm te një gardhishte prej druri të murmë, Maksi nderi dorën në një mënyrë tëçuditshme dhe më tha me një zë të ngrohtë dhe plot mirëbesim. E di, unë jam ateist .

Një tufnajë e dendur shtogu po lulëzonte mbi gardhin e rënduar duke përhapur

1. Shqipërimi i vargjeve nga Robert Shvarc

Letër nga viti 1920

Page 89: perpjekja_19

89Përpjekja

një kundërmim të fortë e të rëndë që m u bë si të ishte aroma e jetës vetë. Mbrëmja ishtemadhështore, çdo gjë rreth nesh ishte e qetë, dhe, sipër meje, kupa e qiellit plot yje,dukej si e përtërirë. Isha aq i ngazëllyer sa asgjë s mund të thosha, vetëm ndjeja sendërmjet meje dhe shokut tim të vjetër diçka e rëndësishme kishte ndodhur dhe taninuk qe e mundur që thjesht të ndaheshim e secili të merrte rrugën për në shtëpi të vet.Kështu që vazhduam të shëtisnim deri natën vonë.

Maksi mbaroi maturën dhe kjo na ndau. Iku në Vjenë të studionte për mjeksi.Për një kohë të shkurtër i shkruam njëri-tjetrit, por pastaj letërkëmbimi shteroi. U takuamdisa herë gjatë pushimeve, por pa atë afërinë tonë të dikurshme. Pastaj erdhi lufta, qëna ndau për fare. Dhe tani, pas kaq vitesh, ja tek jemi, u takuam sërishmi në këtë staciontë shëmtuar e të mërzitshëm. Kishim udhëtuar nga Sarajevo me të njëjtin tren, por pa editur, e u pamë vetëm këtu; e tani ishim duke pritur mbërritjen e pasigurt të trenit tëBeogradit.

Me pak fjalë i treguam njëri-tjetrit ç kishim bërë gjatë luftës. Ai kreu vitin eparë, e më pas punoi si mjek në të gjitha frontet austriake, gjithëherë dukë shërbyer nëregjimentet e bosnjakëve. I ati kishte vdekur nga ethet e tifos gjatë luftës, kurse e ëmae la Sarajevon e shkoi tek të afërmit në Trieste. Maksi, muajt e fundit i kishte kaluar nëSarajevo, aq kohë sa i nevojitej të vinte në vijë punët e tij. Në marrveshje me të ëmën ekishte shitur shtëpinë e të atit mbi Miljacka, si dhe shumicën e gjërave të tij. Tani poshkonte tek e ëma në Trieste, e më pas mund të shkonte në Argjentinë, ndoshta madjeedhe në Bolivi. Nuk e tha hapur, por dukej qartë se po largohej përgjithmonë ngaEuropa.

Maksi ishte rritur mjaft gjatë jetës në front, ishte bërë më i ashpër: qe veshursi afarist, me sa mund të shihja. Në errësirë mund të shquaja veç përvijimet e spikaturatë kokës së tij, me flokë të verdhë e të dendur dhe të dëgjoja zërin e tij, që ishte bërë mëi thellë dhe më mashkullor me kalimin e viteve, në dialektin e Sarajevos, mebashkëtingëlloret e zbutura dhe zanoret e zgjatura e të mbytura. Kishte njëfarë ndjenjëpasigurie në të folurën e tij.

Edhe tani ai fliste si të ishte duke lexuar ndonjë libër, duke përdorur shumëfjalë të çuditshme, të mësuara nga librat. Por kjo ishte e vetmja gjë që kishte mbetur prejMaksit të dikurshëm. Përndryshe asgjë nuk të sillte ndër mend poezitë ose librat(asnjëri nuk e kujtoi më Prometeun). Në fillim ai foli për luftën në përgjithësi, me shumëpezmatim, që i shfaqej më fort në tingullin e zërit se sa në fjalët - një pezmatim që nukkërkonte të kuptohej prej tjetrit. Sipas tij nuk kishte fare, si të thuash, fronte kundërshtarenë këtë luftë të madhe, ato ishin përzjerë e shkrirë krejt mes tyre. Vuajtja e përgjithshmee kishte verbuar dhe s e linte të kuptonte asgjë tjetër. Mbaj mend sa u trondita kur aitha se fitimtarët i përgëzonte dhe se i mëshironte ata nga thellësia e shpirtit, pasi imunduri e sheh si janë punët dhe ç nevojitet të bëhet, ndërsa pushtuesit vështirë semund të dyshojnë se çfarë i pret. Fliste me tonin therës e të pashpresë të një njeriu qëka humbur shumë, dhe që tani thotë çfarë të dojë, krejt i vetëdijshëm se askush nukmund t i bëjë keq për ato që thotë, por as nuk mund të nxjerrë ndonjë të mirë prej këtyre.Pas luftës së madhe nga inteligjenca kishte shumë njerëz që ishin të pezmatuar me njëlloj pezmi të veçantë, për diçka të papërcaktuar në jetën e tyre. Këta njerëz nuk mundeshin

Letër nga viti 1920

Page 90: perpjekja_19

90Përpjekja

as ta ngushëllonin veten e të përshtateshin, as të gjenin forca për vendime të prera përtë kundërtën. Siç mu duk mua në atë çast, edhe ai ishte një nga ata.

Por biseda shteroi shpejt, sepse as ai as unë nuk donim të grindeshim atënatë, pas kaq vjetësh, në këtë vend të çuditshëm për t u takuar rishtas. Kështu qëfolëm për të tjera gjëra. Në të vërtetë foli ai. Edhe tani, ai fliste me fjalë të zgjedhurakujdesshëm dhe fjali të ndërlikuara, si njeri që e kalon kohën më shumë me librat se same njerëzit, ftohtazi dhe thatë, duke i thënë gjërat troç, njëlloj sikur të kishin hapur njëlibër mjeksie dhe të gjenim aty simptomat e sëmundjes sonë.

I zgjata një cigare, por më tha që s e pinte, duke e thënë këtë nxitimthi, pothuajseme frikë e mosbesim. E ndërsa unë i ndizja cigaret njërën pas tjetrës, ai fliste me njëfarëmoskokëçarje të shtirur, a thua se ashtu po dëbonte disa mendime të tjera më të zymta.

Shiko, ne të dy sapo kemi ardhur tamam në stacionin kryesor. Kjo do të thotëqë ne kemi kapur dorezën e një dere që të çon në botën e madhe. Ne po ikim nga Bosnja.Dhe unë nuk do të kthehem kurrë, kurse ti, po

Ku ta dish? e ndërpreva mendueshëm, i nxitur nga ai farë trilli që i bën tërinjtë të kërkojnë fatin e tyre vendeve të largëta dhe udhëve të pazakonta.

Jo, jo, ti do të kthehesh, padyshim tha i sigurt, bashkëudhëtari im, si tëbënte një diagnozë, ndërsa unë tërë jetën time do të luftoj me kujtimin e Bosnjes, si mendonjë sëmundje bosnjake. Se ku qëndron shkaku - në faktin që jam lindur e rritur nëBosnje, apo që nuk do të kthehem më kurrë, këtë as vetë s e di. Pak rëndësi ka .

Në një vend të çuditshëm, në një orë të çuditshme, edhe biseda bëhet e tillë,paksa si ëndërr. Vështroja me bisht të syrit përbri meje, siluetën e madhe e të kërrusurtë shokut tim të vjetër dhe bëja çudi me vete. Mendoja se sa pak i ngjasonte atijdjaloshit që godiste me grusht dhe recitonte Mbuloje qiellin tënd, o Zeus!... Mendovaçfarë do të bëhej me ne nëse jeta vazhdonte të ndryshonte kaq shpejt e kaq rrënjësisht.Mendoja se vetëm ndryshimet që vija re tek vetja ishin për mirë dhe ashtu siç duhej.Dhe teksa mendoja të gjitha këto, befas vura re se ky mik po më fliste përsëri. U zgjovanga kujtimet dhe e dëgjova me kujdes, me aq kujdes sa mu bë se zhurmat e stacionitkishin rënë në heshtje dhe vetëm zëri i tij murmuriste nëpër natën me erë.

Po, për një kohë të gjatë vërtet kam menduar se do ta kaloja jetën dukekuruar fëmijët në Sarajevo, ashtu si babai im, dhe që eshtrat e mia ashtu si të tijat do tëpreheshin në varrezën e Koshevës. Kjo bindje gati më ishte lëkundur nga çfarë pashëdhe përjetova në regjimentet bosnjake gjatë luftës, por kur u largova nga ushtria këtëverë dhe ndenja plot tre muaj në Sarajevo, mu bë e qartë se nuk mund të vazhdoja tëjetoja atje. Por edhe mendimi i të jetuarit në Vjenë, Trieste, apo qytete të tjera tëAustrisë më nervozonte, më nervozonte deri në neveri. Dhe kështu fillova të mendojpër Amerikën e Jugut .

Bukur, por dikush mund të pyes, pse po ikën nga Bosnja? e pyeta me atëmungesë takti që kanë njerëzit e moshës sime kur bëjnë pyetje.

Mirë, dikush mund të pyes, por ai dikush nuk mund të presë ndonjë përgjigjetë saktë në një stacion treni. Por nëse, megjithatë duhet të them me një fjalë se çfarë pomë përzë nga Bosnja, mund të them: urrejtja .

Maksi u ngrit vrulltazi, a thua se befas e folura e tij kishte hasur në një ledh të

Letër nga viti 1920

Page 91: perpjekja_19

91Përpjekja

padukshëm. E unë dola në realitetin e një nate të ftohtë në stacionin e trenit të SlavonskiBrod. Era po frynte gjithëherë më fort, gjithherë e më e ftohtë: dritat e sinjaleve poshuheshin e ndizeshin në largësi, lokomotivat e vogla vërshëllenin. Sipër nesh, edhe aiqiell i ulët me yje të rrallë qe zhdukur, dhe veç mjegulla e tymi përftonin një mbulojë qëi shkonin për shtat kësaj rrafshire, ku siç më dukej njeriu qe zhytur gjer në grykë nëtokën e begatë e të zezë.

Atë çast dëgjuam uturimën e një treni ekspres, i pasuar menjëherë ngavëshëllima e fortë e e mbytur, a thua se vinte nga një tunel prej betoni. I tërë stacioni ugjallërua përnjëherësh. Me qindra hije gjer atëherë të padukshme lëvizën nëpër errësirëdhe zunë të vraponin për te treni. Hovëm edhe ne të dy, por turma që na kishtepërfshirë na largoi edhe më. Arrita vetëm të thoja duke bërtitur adresën time në Beograd.

Ndonja tre javë më vonë, në Beograd, më erdhi një letër mjaft e gjatë. Ngashkrimi i madh nuk e kuptova prej kujt vinte. Maksi më kishte shkruar nga Trieste, nëgjermanisht.

I dashur miku im i vjetër,Kur u takuam në Slavonski Brod, biseda jonë ishte pa lidhje dhe e vështirë.

Edhe nëse do të kishim pasur një rast më të mirë e më shumë kohë, nuk e besoj se do takishim kuptuar njëri-tjetrin dhe do i shkonim gjithçkaje gjer në fund. Takimi i papriturdhe nisja e shpejtë e bëri këtë krejt të pamundur. Po bëhem gati të largohem ngaTrieste, ku jeton nëna ime. Po shkoj në Paris, ku kam disa të afërm nga ana e nënës.Nëse do të më lejojnë, si i huaj që jam, të ushtroj profesionin, do të qëndroj në Paris, enëse jo, do të shkoj vërtet në Amerikën e Jugut.

Nuk e besoj që këto rradhë të pakta e të palidhura që po i shkruaj me ngut dotë mund ta shpjegojnë çështjen plotësisht ose të më shfajësonin para teje për këtëarratinë time nga Bosnja. Por sidoqoftë unë po t i shkruaj, sepse ndjej që ta kam

borxh një përgjigje, dhe duke kujtuar kohën e shkollës, nuk dua të më keqkuptosh e tëshikosh tek unë një Kraut dhe aventurier politik të rëndomtë, i cili pa e gjykuar shumëe lë tokën ku ka lindur në çastin kur kjo po fillon një jetë të lirë dhe ka nevojë për çdogrimë të fuqisë së saj.

Por po hyj drejt e në temë. Bosnja është një vend i mrekullueshëm, magjepësdhe krej i veçantë për nga mjedisi dhe njerëzit. Dhe ashtu sikurse ka pasuri mineralenën tokën e Bosnjes ashtu padyshim janë dhe bosnjakët, me një pasuri vlerash moraletë pazbuluara, çka e gjen më rrallë tek bashkëatdhetarët e tyre në trevat e tjera tëJugosllavisë. Por, shiko, ka edhe një diçka që njerëzit e Bosnjes, së paku njerëzit e llojittënd, duhet të kuptojnë e të mos e harrojnë kurrë - Bosnja është një vend urrejtjeje dhefrike.

Por duke e lënë mënjanë frikën, që s është veçse motër e urrejtjes, rezultati inatyrshëm i saj, le të flasim për urrejtjen. Po, për urrejtjen. Dhe vetvetishëm ju sprapsenidhe kundërshtoni kur dgjoni këtë fjalë (e pashë atë natë në stacion), dhe cilido prejjush refuzon ta dëgjojë, ta rrokë e ta kuptojë atë. Por është pikërisht kjo që duhetnjohur, pohuar dhe shqyrtuar. Dhe e keqja e vërtetë qëndron në faktin që askush nukdëshiron ta bëjë këtë dhe as nuk di. Sepse karakteristika fatale e kësaj urrejtjeje ështëqë bosnjaku është i pavetëdijshëm për urrejtjen që gjallon brenda tij, i shmanget

Letër nga viti 1920

Page 92: perpjekja_19

92Përpjekja

shqyrtimit të saj dhe - urren këdo që përpiqet ta bëjë këtë. E megjithatë, është fakt seBosnja dhe Hercegovina më tepër se në trevat e tjera sllave dhe jo sllave, ka njerëz qëjanë gati të shpërthejnë me këtë urrejtje të pavetëdijshme, të vrasin e të vriten, përarsye të ndryshme dhe me pretekste të ndryshme.

E di që urrejtja, ashtu si mllefi, ka funksionin e saj në zhvillimin e shoqërisë,sepse urrejtja jep forcë, dhe mllefi nxit veprimin. E di që ka padrejtësi dhe të këqija tëlashta e të rrënjosura thellë që vetëm rrëketë e urrejtjes e të mllefit mund t i çrrënjosine t i fshijnë nga faqja e dheut. Dhe kur këto rrëke mehen dhe thahen mbetet hapësirëpër liri, për krijimin e një jete më të mirë. Njerëzit që e jetojnë atë kohë e shohin shumëmë mirë urrejtjen dhe mllefin, sepse vuajnë prej tyre, por pinjollët e tyre shohin vetëmfrytet e kësaj force dhe të veprimit të saj. Unë e di mirë këtë. Por ajo që kam parë nëBosnje - është diçka tjetër. Eshtë urrejtje, por që nuk kufizohet tek një çast i vetëm nërrjedhën e ndryshimeve të shoqërisë, dhe as pjesë e pashmangshme e procesit historik;më tepër është një urrejtje që vepron si forcë e pavarur, si qëllim në vetvete. Urrejtje qëi vë njerëzit kundër njëri-tjetrit, dhe i hedh të dyja palët në mjerim e në fatkeqësi, ose ishpie të dy kundërshtarët në varr; urrejtja si një kancer në organizëm, që konsumon eha gjithçka përreth, vetëm që të vdesë i fundit, sepse kjo lloj urrejtjeje , ashtu si zjarri,nuk ka as formë të qëndrueshme, as jetë të vetën: është thjesht bartëse e instiktit tëshkatërrimit ose është vetë shkatërrimi. Ekziston veç në këtë formë dhe vetëm përderisapuna e saj e shkatërrimit të plotë të jetë kryer.

Po, Bosnja është një vend i urrejtjes. Kjo është Bosnja. Dhe me një kontrasttë çuditshëm, që në të vërtetë nuk është dhe aq i çuditshëm, dhe që ndoshta mund tëshpjegohet lehtë me një analizë të kujdesshme, mund të thuhet gjithashtu se pakvende e kanë një besim kaq të fortë; forcë të madhe karakteri, dhe kaq shumë butësidhe pasion dashurie, ndjenja aq të thella, besnikëri e përkushtim të patundur, ose aqshumë etje për drejtësi. Por në thellësi të panjohura e të nëndheshme fshihet urrejtja endezur, një stuhi e ndrydhur dhe e nënshtypur urrejtjeje, që rritet duke pritur orën e saj.Lidhja ndërmjet dashurisë dhe urrejtjes suaj është e njëjtë si ajo ndërmjet maleve tuajatë larta dhe shtresave gjeologjike të padukshme poshtë tyre, mijëra herë më të mëdhadhe më të rënda. Dhe kështu ju jeni të dënuar të jetoni mbi shtresa të thella lëndeshpërthyese që ndizen kohë pas kohe prej çdo shkëndije të dashurisë suaj dheemocioneve tuaja të zjarrta e të vrullshme. Ndoshta fatkeqësia juaj më e madhe ështëse ju nuk dyshoni se sa shumë urretje ka brenda dashurive dhe pasioneve tuaja,traditave dhe ndjenjave. Dhe tamam si nën ndikim e lagështisë dhe ngrohtësisëatmosferike, toka ku jetojmë kalon nëpër trupat tanë dhe u jep atyre ngjyrë dhe formë,duke përcaktuar karakterin dhe drejtimin e mënyrës së jetesës sonë dhe të veprimevetona - kështu ndodh me atë urrejtje të fortë e të nëndheshme e të padukshme përmbi tëcilën njeriu i Bosnjes jeton pa e kuptuar dhe që futet tërthorazi në të gjitha veprimet etij, madje edhe në ato më të mirat.

Përktheu Edlira Hoxhollli     .

Letër nga viti 1920

Page 93: perpjekja_19

93Përpjekja

LETËR NGA ÇMENDINA NË VITIN 2000

Nga Bashkim Shehu

I dashur Ivo Andriç,Mos u habit nëse kjo letër që po të shkruaj është pa datë, s kam ç t i bëj,

sepse në rrjedhën e ditëve dhe të netëve që s kanë të mbaruar e që kapërthehen menjëra-tjetrën, këtu, në këtë botën time, koha ka rreshtur një herë e mirë, ose përkundraziështë bërë vërtet kohë, kohë e zhveshur, e lakuriquar nga zhelet e ronitura e të ndraguratë ditëve, mujave dhe viteve. Kohë lakuriqe, a më kupton, lakuriqe si shtatoret elashtësisë. Po, tamam, vërtet. Vërtet, tamam ashtu sikurse tashmë edhe ti je një shtatore,në një nga ata panteonët hijerërëndë, gati-gati të paafrueshëm falë hijes së tyre tërëndë, porse të stërnjohura këto hapësira ngrehinash monumentale nga të gjithë, ndajdhe kjo letër që po të çoj nuk e ka adresën e marrësit, çka unë nuk e di, por që, edhe pota dija, nuk do të kisha pse ta shkruaja, ngase gjithsesi kjo letër do të mbërrijë gjer nëpanteonin tënd, aty tek gjendet shtatorja yte. Ndërkaq, as adresën time unë nuk e ditamam-tamam, ose nuk e di fare, ose anasjelltazi. Di që jam i mbyllur në një çmendinë,por në cilin qytet, dhe cilit shtet i takon ky qytet, ose përkundrazi cilit qytet-shtet, aponëse nuk i takon askujt, këtë nuk jam asfare në gjendje ta çanësoj. Të kujtohet, besoj,kur jemi parë e takuar, ashtu verbtazi, për herë të parë dhe të fundit në një stacionhekurudhor diku në Jugosllavi, vitin e largët 1948, në janar më duket, po sidoqoftë, siçe sheh, datat e kahershme disi i ruaj në kujtesë, përndryshe nga datat e mëvonshmedhe gjithëherë më të vona që kam frikë dhe druaj të përpiqem të kërkoj e t i gjej, sepsefrikem nga shtatoret, mos ngjallen, druaj mos i zgjoj qoftë dhe për një çast nga gjumi ityre i amshuar e i lumur. Po shtatoren tënde do ta zgjoj ama. Dhe shpresoj se do të mëkuptosh e do të më falësh, ose anasjelltazi. Asokohe, pra, në vitin e tollovitur 1948, nënjë stacion hekurudhor ku treni vinte orë e pa kohë, e rrallë, e nuk dihej nga ç drejtim,tek po rrija ulur në një nga ata stolat e gjatë, që zgjateshin e zgjateshin gjer në kufijtë eankthit, përkundruall peronit dhe bigëzimit të shumëfishtë prej shinash përmbi të cilat,kur e kur, zhvendosej ngeshëm, plogët, ndonjë lokomotivë e vetmuar që shfrynte avulle mërzi, atë mërzinë e vet prej hekurishtesh të mbërthyera nga duart çudibërëse tëshkencës që marshon ngulmueshëm, ndonëse këmbadorazi, që nga koha estërgjyshërve tanë të përbashkët stërnipat e të cilëve kanë pasur fate nga më tëndryshmit, nga më të ndryshmit qenkëshin, pra, fatet e pjellave të skotës sonëpasmajmunore, që nga kafazet prej zooparku e deri te pavdekësimi nëpërmjetpanteonëve, kështu në këta dhjetra, qindra, mijëra vjet e më tepër qëkurse jemi bërë mëtë mençur e më të çmendur, si dhe unë brenda kësaj çmendinës sime pa kohë, tek besojse jam më i mençur se në vitin 1948 dhe ndoshta mu për këtë vetëbesim në mençurinëtime po vazhdojnë të më quajnë të marrë e të çmendur, ose ndoshta përkundrazi dhe

Letra shqipe

Page 94: perpjekja_19

94Përpjekja

anasjelltazi. Në vitin 1948, ndërsa ende nuk kisha lindur, po që isha i gjallë, sikurse ti qëke vdekur e je gjallë e do të jesh gjallë, ti shtatorja e pavdekshme, të kujtohet besoj, ty,fare mirë, ose përkundrazi aspak nuk të kujtohet, në atë stacion hekurudhor takimi ynëi parë dhe i fundit, në vitin 1948, por të paktën të kujtohet se ishim në prag të prishjessë Jugosllavisë me Shqipërinë, prej nga jam unë dhe për çka u fjalosëm dhe çka ështëpërnjëmend e rëndësishme të ta kujtoj po qe se nuk e kujton dhe të ta prish paksa, mëndje, atë gjumin tënd prej shtatoreje. Po ç rëndësi ka, fundja, nga është njëri apo tjetri,nëse, fjala vjen, Moxarti është gjerman dhe Hitleri austriak, apo anasjelltazi? Pastaj,ç do me thënë rëndësi? Ndoshta diçka që rëndon brenda diçkaje të palëndët, siç ështëkujtesa. Dhe shtatoret, me sa duket, janë synim i mundimshëm për të rënduar dukekapërcyer pragun ndërmjet asaj çka është e lëndët dhe asaj çka është e palëndët.Duhet të të kujtohet, prandaj, ose përndryshe sidoqoftë pavarësisht nga e gjithë kjo,po ta kujtoj unë, me anë të kësaj letre, se më the që miqësia e pavdekshmeshqiptarojugosllave së shpejti do të vdirej dhe se unë qenkësha ndoshta i fundit njeringa Shqipëria që po takoje. Po ndoshta bash për këtë, kushedi, të kujtohet që utakuam. Natyrisht, unë u habita duke dëgjuar se si mund të vdiret e të vdesë një diç epavdekshme, sepse ndryshe besoja, siç besoja, përkundrazi, në çdo fjalë të tjetërllojtë,përderisa, siç thashë, në vitin 1948 ende në këtë botë nuk kisha ardhur, ose të paktëns kisha lindur ende. Por prej teje po dëgjoja ndërkaq do fjalë të rëndësishme, fjalë prejshtatoreje përnjëmend, duke u përpjekur të më shpjegoje se me sa kollajllëk lindinhasmëritë përbrenda skotës sonë njerëzore që s është e njëjta skotë, ose tek besohetse nuk është e njëjta skotë, kur i ndan besimi, apo gjaku, apo besimi se nuk jemi të njëgjaku, dhe besimi në besimin e kësaj, dhe diç më the madje për diçka që ishe dukeshkruar apo që kishe ndër mend ta shkruaje së shpejti, diçka edhe si tregim, edhe siletër, njëfarë shartimi i këtyre të dyjave, gjithsesi, dhe kinse të shkruar më 1920, përhasmëritë e Bosnjes që duket sikur qenkësh një vend i qetë, ku gjindja duket sikur porron e do të rrojë në paqe, por që është e përçarë dhe e përshqyer mesveti prej besimeshtë ndryshme dhe gjaqesh të ndryshme dhe besimesh për besime që i kanë rrënjët nëgjaqe të ndryshme dhe gjaqesh që bekohen e mallkohen fshehtazi prej besimesh tëndryshme dhe bash pse ndodh kështu, fshehtazi, nëndheshëm, si prej varresh tejet tëthella dhe gjithsesi të heshtura, bash për këtë, pra, urrejtja, një urrejtje e ndërsjelltë dhegjithëpërfshirëse, ngjizet e grumbullohet e mpikset ligsht e më ligsht dhe fundi dihetcili është dhe është e tepërt të thuhet. Dhe diçka e ngjashme, the ti, do të ndodhte edhendërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë, u përpoqe të ma shpjegoje e të më bindje, mua,ende foshnje e palindur dhe që beson çdo fjalë të tjetërllojtë e të përkundërt nga këto,duke mbetur shurdh ndaj fatthënieve të tilla kobndjellëse, të gjinisë e të llojit tëKasandrës, gjini e shpërndarë anë e përtej në këtë botë dhe n atë botë, në Qiell e nëFerr, po hë, ku e kisha fjelën, harrova për pak, siç më ndodh herëpashere e gjithëherë emë shpesh, mirëpo ja tani prapë m u kujtua, s ka se si të mos më kujtohet se më the qëdiçka të mbrapshtë kishte edhe në miqësinë e pavdekshme shqiptarojugosllave, sepse,the ti, është një miqësi që ka lindur e vdekur, kjo ndërmjet shqiptarëve dhe sllavëve tëjugut. Dhe pate të drejtë. Qenkësh e vërtetë si vdekja se ajo paskësh lindur e vdekur.Ashtu sikurse unë ende nuk kisha lindur. Kishe të drejtë për të gjitha, o shtatore e Ivo

Letra shqipe

Page 95: perpjekja_19

95Përpjekja

Andriçit. Kaq desha të të thosha dhe prandaj mora e nisa ta shkruaj këtë letër, të cilënme kaq po e përfundoj, pasi të të rrëfej se çfarë ka ndodhur me mua dhe me Jugosllavinë,apo ndërmjet asaj dhe meje gjatë kësaj ndërkohe që ti fle gjumin tënd të paqmë prejshtatoreje, që me gjasë, ndërkaq, kurrkush nuk ta ka trazuar. E pra, ti kishe pasur tëdrejtë, miqësia shqiptarojugosllave u zhduk e u zhbë si të mos kishte qenë, dhe s kishtesi të ndodhte ndryshe, gjermësa kishte lindur e vdekur. Midis mbeti vetëm humnera.Pastaj kaluan kaq e kaq vite dhe humnera, kjo humnerë, pra, ndërsa të tjera hapeshin ehapeshin parreshtur, disi u mbyll. Dhe unë munda të kthehem, pra, mbas kaq e kaqvitesh, përsëri tek i njëjti stacion hekurudhor duke pritur pritur një tren të vonuar. Trenivonohej e vonohej a thua koha kishte ndalur në vend, e ngrirë, e kallkanosur. Edhetani, si asokohe, bënte ftohtë. Natyrisht, ato lokomotivat e vjetra ishin zhdukur bashkëme tymnajën e tyre mospërfillëse, a ndoshta kjo qe bërë njësh me mjegullën enjëtrajtshme gjithëpërreth duke i gëlltitur brenda vetes një herë e përgjithmonëlokomotivat e vjetra, kurse tani kishte trena elektrikë, tela dhe tela nderur pa fund,zgjatur përmbi shina gjer në kufijtë e ankthit, dhe stola të drurtë s kishte më, po kishtendenjëse me ngjyra të ndezura, all plastic, dhe gjithandej në ngrehinën dikur të irnosurpor që llamburriste tani brenda dhe jashtë nga mbishkrimet me drita të thekshme kishtelëvizje njerëzish, jo bash të shqetësuar e të tendosur, por disi të çoroditur, apo ashtumë dukeshin mua, dhe përsëri mbishkrime të shndritshme si hëna të panumërtashumëmgjyrëshe përmbi kryet e njerëzve, Pepsi-Cola, Coca-Cola, ose anasjelltas, dhepatjetër, patjetër McDonald. Dhe dyshemeja në sallën e pritjes nuk ishte më ajo edikurshmja, këtu-atje me pllaka të thyera, po vetëm mermer, i lëmuar, i lëmuar, si njëpasqyrë e stërmadhe, por që nuk pasqyron asgjë, ose përndryshe fsheh ngulmueshëmnga sytë e etur të njerëzve gjithçka që pasqyron. Dhe saksitë e luleve, midis ngrehinësdhe peronit, ishin të ndryshme nga ato të dimrit të vitit 1948, veçse lulet, ashtu siatëherë, mardhnin, të mrrolura, të thara prej thëllimit, cok ashtu si lule të lëna përmbi njëvarr ku prej kohësh kurrkush nuk ka shkuar të vajtojë më. Streha, po, edhe strehakundruall peronit ishte po e njëjta, se njeriut me sa duket s i vjen fort për mbarë t indryshojë strehët, ndoshta pse kështu ndjehet më i sigurt, në ngjashmëri me ndjesinëe përftuar nga kupa e pandryshueshme e qiellit, ose anasjelltazi, dhe prandaj ndjehetmë i pasigurt, dhe përkundrazi. Tek po rrija fill vetëm, duke pritur nën strehën e përjetshmetrenin që nuk vinte, kruspull nga të ftohtët si atëherë në dimrin e vitit 1948 me net tëgjata si çdo dimër, por që në janar vijnë e tkurren e shkurtohen, dhe si atëherë ishtejanar edhe tani herën e dytë në mos gabohem, ndërsa vjen e ulet përbri meje një ipanjohur duke ndezur natyrisht një cigare. Dhe, siç është gjithashtu e natyrshme nëkësi rastesh pritjeje të pambarimta, pasi shkëmbyem do fjalë ashtu kot, që kishin tëbënin me motin dhe me vonesat e trenave, përherë e më të zakonshme tashmë, dikur mëpyeti nga vija e për ku po shkoja. I thashë se jam nga Shqipëria dhe se po shkoja nëBudapest, pastaj vazhdova ashtu krejt natyrshëm, ose përkundrazi, me disa sqarimeqë s kisha pse t ia jepja, t i flisja për mëdyshjen time shqetësuese që më shtynte drejtBudapestit. I thashë se kisha ndër mend, pra, mirëpo ende nuk isha në gjendje tëvendosja, të shkoja atje për t i zënë vendin bashkatdhetarit tim të sapovdekur, qëkishte qenë astrologu i oborrit të mbretit Matias, ndërsa ai tjetri përbri meje ma ktheu

Letra shqipe

Page 96: perpjekja_19

96Përpjekja

se, me sa dinte, gjatë mbretërimit të tij në fundshekullin XV mbreti Matias paskësharritur ta bënte oborrin e vet një vatër të Rënesansës, një nga më të ndriturat nëEuropë, ndaj dhe, pas gjithë gjasash, kishte nevojë për astronomë të ditur e jo për asinjerëzish që parathonë fatin duke lexuar zhvendosjet yjore në kupën e qiellit. Fjalosejme qetësi, madje pothuajse shkujdesshëm, ashtu si për të shtyrë kohën, mirëpo pastaj,kur i thashë se isha në mëdyshje ndërmjet kësaj dhe kërkimit të njëfarë hungarezi tëquajtur Laszlo Tot, i cili para do vitesh kishte thyer me çekiç Pieta-në e Mikelanxhelos,dhe se e kërkoja për t ia shkallmuar kokën atij po me çekiç, ky tjetri përbri meje, pasiheshti një grimë herë të shkurtër teksa dyshimi dendësohej në sytë e tij, u ngrit e iku pafolur më asnjë fjalë. I mbetur vetëm, vazhdova të prisja trenin, që kurrë nuk vinte, gjersamë në fund e pashë veten të qarkuar nga ndoca burra që m u avitën si pa u vënë re, athua kishin mbirë nga dheu, dhe tani qëndronin më këmbë, në trajtë gjysmëharkupërballë meje dhe anash meje. Ishin të veshur me uniforma, po veçse me ndoca uniformatë çuditshme, që sikur s ishin të asnjë ushtrie, por që të kujtonin ushtrinë, apo diçka tëtillë, ndoshta bash pse ishin uniforma, ose anasjelltazi. Gjithsesi, vendi ishte në luftëdhe kësodore unë paskësha ngjallur ndoca dyshime, ndoshta me ato përgjigjet e miandaj atij bashkëbiseduesit tim të pakmëparshëm. Prisja të më kërkonin pasaportën,porse ata, pa folur, m u afruan, më rrokën për krahësh e për shpatullash dhe më tërhoqënzhargazi nëpër sallën e pritjes deri në të dalë të ngrehinës së stacionit, ku më rrasën nënjë furgon të errët që u nis vrikthi dhe pastaj nuk pashë dhe as nuk mora vesh gjë prejgjëje derisa më prunë këtu, në këtë shtrat të kësaj çmendine, ku po të shkruaj këtë letër.Këtu gjendem, pra, në çmendinë, çka e kuptova shumë shpejt, sepse çmendinat kanënjë diç të përbashkët në të gjitha vendet e botës dhe në të gjitha kohërat qyshkursekanë dalë për herë të parë në faqe të dheut, dhe sadoqë s kisha qenë kurrnjëherë nëndonjë çmendinë, e kuptova se ku ndodhesha mirëfilli. Se, me sa duket, seç ka diçka tëpërbashkët brenda të gjithë njerëzve dhe brenda çdo njeriu, diç që përfton nëparafytyrimin e tij çmendinën pa qenë askurrë më parë në një të atillë vend. Veçse shtetiku ndodhem nuk di cili është e si quhet, ngase shtetet në këto anë po ndahen e pobashkohen e po prishen e shprishen dita-ditës. Por nuk duhet të jem, pas gjase, fortlarg stacionit hekurudhor ku më morën, me sa munda të ninëzoj prej rrugëtimit tëfurgonit, ndonëse i mbyllur nga të gjitha anët ky furgon që më mori bash tek ai stacioniku u takuam asokohe, në vitin e tejlargët 1948, kur ky vend quhej ende Jugosllavi, e kuu ktheva pas kaq e kaq kohësh, në këtë stacion hekurudhor shtetesh që këmbehen menjëri-tjetrin, copëtohen e bashkohen e rishmazi copëtohen e zhbëhen, teksa në këtëndërkohë kaq të gjatë, ajo, e quajtura Jugosllavi, kishte qenë për mua si shqiptar ngaShqipëria tokë fqinje dhe njëherësh tokë e ndaluar. Dhe mu pse ishte e tillë dhe ngasemë vinte vetëm nëpërmjet pasqyrës magjike të ekranit televiziv, ishte, përveçse vendarmik, a ndoshta bash për këtë, njëkohësisht vend i mrekullirave. E dija që nuk se ishtemë e mira botë e mundshme, siç thotë plaku Lajbnic, po gjithsesi pasqyra e shtrigës,ndonëse nuk më thoshte e nuk ma mbushte dot mendjen që kjo na ishte më e bukurambi faqe të dheut, më dëftonte pamje magjepsëse dhe jo thjesht për syrin. Dhe meqë rafjala te Lajbnici, që thoshte se bota përbëhet prej monadash të mbyllura në vetvete,mirëpo ndërkaq dhe gjithmonë sipas tij secila prej tyre ngërthen të tërën, tërë botën,

Letra shqipe

Page 97: perpjekja_19

97Përpjekja

pra, veçse duke pasqyruar vetëm një pjesë të saj dhe pjesën tjetër duke e ngërthyerpavetëdijshëm, padukshëm, si të thuash, pak a shumë edhe Shqipëria ndaj Jugosllavisësë atëhershme dhe kjo e fundit ndaj Shqipërisë ishin njëfarësoj dy monada qëndërsjelltazi dhe anasjelltazi ngërthenin njëra-tjetrën, sado veçmas, të ndara prejhumnerës së pafund, lidhur si dy planete binjakë të stërlargët, ashtu që çfarë ndodh nënjërin gjithsesi pasqyrohet në tjetrin sado padukshëm porse gjithmonë pashmangshëm,këto dy botë të veçuara e të ndara, këto dy monada, në anën e fshehur e të padukshmetë tyre, Kosova shqiptare dhe Stara Srbija kosovare, teksa pasqyrat e shtrigavemashtronin parreshtur ndërsjelltazi. Kurse tani kemi përsëri pasqyra të magjepsura,copëra të pasqyrës së shtrigës të shndërruar sakaq duke u bërë e bukura e dheut, dhepamje të përkundërta që na japin këto copëra pasqyre që po t i ngjisësh të japin njëpamje të vetme, që është një lumnajë që rrjedh parreshtur e s dihet ku shkon, brus mekoka të prera e gjymtyrë të shqyera, ndërsa gogullat e syve të mbetur gjallë ndonëse tëshkulur nga këto koka vështrojnë kokat e tyre të dikurshme dhe gjymtyrët e shqyeras janë të askujt ose përkundrazi mund të jenë të gjithkujt, vështrojnë, këta sy, ivështrojnë të gjitha këto, nëpër pasqyra të magjepsura, mbetur kundruall këtyre këtasy të shkulur dhe ndërkaq të ngulitur ngrirazi përthellë pasqyrave këta sy të ngrirë,gjithë duke u qelqëzuar. Qelq i verbër, që gjithçka pasqyron dhe që pasqyrohet nëgjithçka, ose anasjelltazi, ose përkundrazi. Kishe të drejtë, o shtatore e Ivo Andriçit,ose përkundrazi, nuk kishe të drejtë. Ndonëse lumi i kufomave rrjedh parreshtur, përsëridua të të them që nuk kishe të drejtë. Kështu është, përnjëmend, përputhazi me fatthënientënde kobzezë, por kështu është dhe kështu nuk është. Po të jetë kështu, atëherë tëgjitha monadat, që janë krijuar prej Zotit dhe që gjithsëbashku janë qenia e Zotit, siçthoshte, me sa më kujtohet në këtë grimë, plaku i mirë Lajbnic, nuk janë më, janëzhdukur e zhbërë, ose përkundrazi, mbetet vetëm një monadë e vetme, ajo që ështëkrijuar prej teje në saje të shkrimit tënd prej demiurgu dhe për çka meritove tëpavdekësoheshe në trajtë shtatoreje, monada jote, pra, që është Sarajeva, dhe qëashtu si në shkrimin tënd prej demiurgu, edhe në shkrimin e kësaj letre që ështëshembëlltyrë e atij shkrimit tënd, veçse shembëlltyrë që pasqyron përçudshëm, ashtusiç i vjen një të çmenduri, siç jam dhe unë, Sarajeva, pra, monada jote, monada emonadave dhe që i përfshin të gjitha monadat e tjera, ashtu padukshëm, përderisa janëzhdukur, dhe pavetëdijshëm, ose anasjelltazi. Atëherë, pasi lumi Miljacka t i ketë gëlltiturtë gjitha kufomat, kjo botë e vetme po do të mbetet e populluar vetëm prej shtatoresh.Pastaj do të thyhen e do shkërrmoqen edhe këto. Edhe Moisiu i rreptë, edhe Davidi ibrishtë, pasi të jetë thyer edhe një herë dhe për të fundit herë edhe Pieta-ja, padyshim.Po edhe shtatoret që trupëzojnë njerëz. Shtatorja e Moxartit ka për të pasur të njëjtin fatsikurse ato të tiranëve më të egër, të mëdhenj, si Stalini, apo të veckël, si Enver Hoxha,apo të tiranëve gjysmakë, si Tito. Sidoqoftë, thuajse e shoh Moxartin duke priturradhën e thyerjes bashkë me ta, njëri pas tjetrit, ose përkundrazi njëkohësisht, qëgjithçka të përfundojë dhe shpejt e shpejt. Po kështu Dante, Shekspiri. Ah, po edheGëte, ai Gëte që ti adhuroje duke soditur bibliotekën e mikut tënd të kahershëm që tëdërgoi atë letrën më 1920, dhe që recitonte vargje të Gëtes. Po, edhe shtatorja e Gëtes,e gdhendur pavdekësisht si ato vargje, edhe ajo pret në vargun e gjatë prej shtatoresh

Letra shqipe

Page 98: perpjekja_19

98Përpjekja

që do të thermohen shqim, patjetër edhe Gëte, madje ndoshta i pari fare, meqë ishte ipari që zbuloi se është diçka që quhet kulturë europiane, në mos gabohem. Po unë duatë dal nga çmendina para se të ndodhin të gjitha këto që kam frikë se do të ndodhin.Madje ndoshta së shpejti, prandaj dhe jam bërë kështu i paduruar. E vetmja dëshirë qëmë ka mbetur, pra, është që, kur të mos më shikojnë më si të çmendur, por të më zënë përtë shëruar, të dal së këtejmi ende pa u thyer të gjitha shtatoret dhe të varem me litar,veçse jo në trekëmbësh, po duke e lidhur litarin tek qafa e ndonjërës prej atyre shtatorevetë panumërta e të paemërta që janë stisur thjesht për të hijeshuar sheshet e zbrazëta tëqyteteve të kësaj monade të vetme ku nuk do të ketë mbetur më njeri i gjallë apo ivdekur.

Bashkim Shehu

Spitali psikiatrik Angelus NovusRomë, Konstantinopol, Kartagjenë, Atlantidë, Aushvic, Hiroshimë, Sarajevë

AL MIRAJ MOGUT

Çudi sesi këto fjalë m u tiposën në tru, për t u shndërruar shumë shpejt nëdiçka si namatisje. Al miraj mogut. Këtë shprehje në gjuhën katalane e dëgjova kalimthinjë ditë prej ditësh nga më të zakonshmet në një nga rruginat e Lagjes Gotike, mesmijëra fjalësh që m i kapte veshi, në spanjisht, katalanisht, anglisht, frëngjisht,gjermanisht dhe në të gjitha gjuhët e tjera që mund të dëgjosh në një ditë vere nëBarcelonën e dyndur me të huaj nga të katër anët e botës. Në këtë labirint gjuhësh, bëratë gjej shtegdaljen duke hamenduar se duhej të ishte shprehje vendase dhe prandaj dotë pyesja ndonjë të njohur vendas. Natyrisht, sadoqë për çudi, kjo qe shndërruarndërkaq në namatisje, duke u përsëritur ashtu vetvetiu parreshtur brenda meje, e mukjo ma nxiste kurreshtjen për t ia mësuar kuptimin. Ishte vetëm kurreshtje, sepse kuptimis kishte rëndësi. Nuk qe hera e parë që ndonjë fjalë më tiposej në tru, kot së koti nëdukje, dhe pastaj po kështu më përsëritej për njëfarë kohe. Mirëpo tani ishte tjetër gjë.Tani kjo tingëllonte për mua gati si formulë magjike, si thënie e tejjetëshme, apo siurdhër që gurronte së brendshmi, thellash të panjohura, e jo thjesht togfjalësh që vintesë jashtmi nga goja e një kalimtari të rastësishëm e gjithësesi të panjohur. Gjithësesi. Almiraj mogut.

Pyeta, pra, një mikun tim vendas çfarë do të thoshte. Dhe ai më shpjegoi seishte në pasqyrën që lëviz. Ai, i habitur, më pyeti pse. Kot, ia ktheva, e kam dëgjuarrastësisht, nuk di pse më ka lënë mbresë, duke e mbyllur me kaq bisedën. Pra, ishte njëshprehje sadokudo e rrallë në përdorimin e përditshëm, ndonëse do të më rastiste tadëgjoja për së dyti e së treti, dhe gjithëherë prej të panjohurish, të cilëve, madje, asfytyrën nuk do të arrija t ua shihja, siç nuk ua kam parë fytyrat më së shumti lexuesvetë mi të mundshëm. Nuk di kur ndodhi kjo përsëritje për herë të dytë e të tretë, apo mos

Letra shqipe

Page 99: perpjekja_19

99Përpjekja

vallë nuk ka herë të tretë, dhe as të dytë ndoshta, po vetëm se ishte një shajni e imja epërsëritur. Sidoqoftë, koha e përsëritjes më bëhet shumë e shkurtër, për aq sa është njëshprehje tejet e rrallë, siç thashë, po edhe më bëhet shumë e gjatë, shumë më vonë sesakur e dëgjova herën a parë, pra, gjermësa tashmë prej kohësh kjo shprehje kumbontevazhdimisht brenda meje. Dhe, mbas të tilla përsëritjeve, do të endesha vazhdimishtrrugëve duke vërvitur shikimin majtas e djathtas për të proftasur së paku njërin që tëhapte gojën e ta thoshte, mirëpo askush nuk do ta thoshte më.

Kuptimi i saj për të tjerët, siç thashë, nuk do të kishte rëndësi për mua asnjëherë.I kisha dhënë sakaq, ndonëse jo mesaduket qysh në krye, një kuptim të vetin, sipaskumbit që kishin fjalët. Al miraj mogut, fluturim dhe rënie. Pjesa e parë, al miraj, çka unëe ndjeja si një fjalë të vetme, ishte vrull, kërcim nga lartësia, dhe ishte fluturim dalldisësnë qiellin e paanë, pezull në ajër. Pjesa e fundit, mogut, ishte rënie, rënie e beftë dhe emenjëherëshme.

Al miraj mogut.Ja, ballkoni në katin e shtatë, në qiellin e shtatë, ashtu i zgjatur e i përhedhur

para, a thua synon të shkëputet vrulltazi nga ballina e ndërtesës, në këtë mbasdite menjë diell verbues, dhe parmaku me gdhendje zbukurimore të një bimësie të dendur, tëharlisur, prej një bote tjetër, dhe përtej tij hapësira për t u hedhur me një tundim tëpashmangshëm tashmë. Kërcim në zbrazëti, fluturim, koha është ndalur tashmë dheunë qëndroj pezull. Dalldisje, apo diçka si dehje, së lartmi të gjitha gjërat kanë një pamjetë tjetërllojtë, ashtu të vogla, aq sa të kaplon njëfarë ndjenje dhembshurie për gjithçka.Kurorat e pemëve anash trotuareve i shquaj të parat pasi jam mësuar sakaq me dritënverbuese të diellit befas rruzulli i tij shumë pranë fytyrës sime dhe më duken ato përhabi të stërbukura, s i kam parë ndonjëherë nga lart, së paku jo nga kjo lartësi, ngasegjithëherë, e gjithëherë e më shumë, kam pasur aq frikë të vështroj poshtë nga ballkoniose dritarja, porse tani jo, tani s kam frikë dhe i vështroj atje poshtë dhe më bëhen siduar të gjelbra fëminore ngritur e zgjatur drejt reve hollake dhe drejt meje dhe miqësishtmë përshëndesin. Pastaj shquaj makinat e panumërta që mbushullojnë rrugën time dhemblidhen e mblidhen grumbull diku dhe ndalen. Sepse dhe koha dhe gjithçka ështëndalur. Luzma njerëzish janë grumbulluar aty poshtë dhe më vështrojnë të palëvizshëm.Unë jam në ajër ndërkaq dhe e ndjej se vazhdoj të ngrihem, sikur diçka më shtyn sëposhtmi. Çatitë dhe tarracat më të larta matanë rrugës, dhe më tej kullat dhe kupolat ekishave dhe kambanoret, më bëhen fare pranë, por kjo nuk është për t u çuditur, sekështu duken gjithmonë edhe po t i shikosh nga dritarja ose ballkoni, ku e ku më pranësesa po ta përshkosh qytetin duke ecur atje poshtë më këmbë. Sidoqoftë, ndërsa kohaështë ndalur, unë vazhdoj e vazhdoj të ngrihem, dhe mesaduket jo thjesht nga hovi ivrullit të parë të hedhjes së vetvetes në zbrazëti. Shpresoj të arrij kësisoj gjer në majëne kodrës së Monzhuikut përkundruall dhe atje të zbres, të ulem butë, pa përplasje. Epse jo? Vështroj sërishmi poshtë, luzmën e njerëzve që sa vjen e zmadhohet, njerëz qëngrenë dorën, ndoshta për të përshëndetur, ose për të mbrojtur sytë nga dielli. Tëgjithë ndjekin ashtu fluturimin tim dhe midis tyre duhet të ketë patjetër tashmë gazetarë,fotoreporterë, kameramanë të kanaleve të ndryshme televizive, gati-gati e ndjej praninëe syve të rrumbullt prej qelqi të kamerave atje poshtë, gati-gati i paraprij kohës së

Letra shqipe

Page 100: perpjekja_19

100Përpjekja

ndalur dhe qysh tani i shikoj njoftimet mbi fluturimin e jashtëzakonshëm, të paparë, tëpabesueshëm të shkrimtarit mysafir të largët në qytetin e Barcelonës, e shikoj vetentashmë nëpër foto dhe ekrane, së poshtmi, si nëpër pasqyra zmadhuese, ndërsainteresimi i lexuesve dhe i të tjerëve që s më kanë lexuar sa vjen e rritet, për këtë që pondodh, që po shkruaj tani, e që do të shkruaj më tej, shumë e shumë herë më i madhinteresimi sesa për ato që kam shkruar, që i kam lënë mbrapa, ta harruara në vetminë edhomës sime të angësht. Ja, po fluturoj përmbi qytet, po shkëputem nga labirinti i këtijqyteti, mesaduket vazhdoj të ngrihem, sepse sytë më lëbyren nga dielli dhe më pulitenvetvetiu qepallat, paskam shkuar përtej Monzhuikut, mesaduket, sepse shikoj detin qëposhtë meje duhet të jetë, një syprinë e madhe e pjerrët, një pasqyrë e shumëfishuarpafundësisht në valëzat e tij ku dielli thërrmohet në regëtima të drithshme, ndaj dhem u lëbyrkan sytë dhe qepallat më puliten drithërueshëm. Ja, tani sytë m u mësuan, tekvazhdoj të gjendem pezull në ajër ndërsa koha e ndalur aq gjatë po fillon të lëvizë, nukshoh më detin tani, që m u mësuan sytë, po pasqyra sërishmi është atje poshtë, një syqë më shikon, luzma e njerëzve që më ndjekin me sy të shqyer dhe që hapet paksa dukelënë aty në mes një zbrazëti në trajtë syri dhe në mes të këtij syri të madh, tejet të madh,është vizatuar përmbi trotuar një siluetë në trajtën e një njeriu të dergjur, të shkapeturaty, mbi trotuar, ku unë bie me një zhurmë të shurdhët. Mogut.

Barcelonë, gusht 1997

Letra shqipe

Page 101: perpjekja_19

101Përpjekja

SHQIPËRIA SI LABORATOR POLITIK - ZHVILLIMI I SHTETITSHQIPTAR GJATË SHEKULLIT TË NJËZETË

nga Bernd J. Fischer

Krijimi i shtetit shqiptar dhe eksperimentet e ndryshme në strukturën e tijpolitike gjatë shekullit të XX-të qenë produkte të trazirave politike, sociale dheekonomike. Në njëfarë kuptimi Shqipëria ishte një shtet rastësor, i cili u ngrit me tëshpejtë në nëntor të 1912 nga një grup intelektualësh dhe udhëheqësish shqiptarë përtë shmangur copëtimin e tokave shqiptare ndërmjet fuqive fituese të Luftrave Ballkaniketë viteve 1912-1913. Meqenëse pavarësia u shpall në një kohë krize, struktura politikeqë Fuqitë e Mëdha i dhanë shtetit të ri nuk erdhi si pasojë as e një përgatitjeje dhe ase një zbatimi të kujdesshëm që mund t i kishte dhënë atij mundësi më të mëdha për tëmbijetuar. Ky ndërtim shtetëror i bërë në nxitim e sipër duket se ka shërbyer si njëmodel fatkeq, i cili është ndjekur nga pushtetmbajtësit lokalë shqiptarë gjatë pjesës mëtë madhe të shekullit të XX-të. Këta pushtetmbajtës ngritën në këmbë regjime personaleqë shpesh u mbrujtën nga pikëpamjet e tyre të caktuara, por edhe nga mangësitë erëndësishme të personalitetit të tyre. Ajo që ne shohim në Shqipëri është përzierja esistemeve politike zakonisht të importuara nga jashtë, që shpërfytyrohen nga dobësitëe udhëheqjes politike vendore, me realitetet politike të brendshme. Këtu nënkuptohetshpesh trashëgimia e periudhës osmane e karakterizuar nga një burokraci joefikase,nepotizmi, krahinarizmi, korrupsioni, dhe një prirje e qartë për dhunë. Tërë këta faktorëkanë ndikuar që të mos arrihet stabiliteti dhe uniteti që kërkohet për të krijuar një shtet-komb të qëndrueshëm tradicional, gjë për të cilën shqiptarët po luftojnë ende sot ekësaj dite.

Principata

Forma e parë qeverisëse e Shqipërisë, ashtu siç iu njoh nga Fuqitë e Mëdha tëmbledhura në Londër në dhjetor 1912 dhe, në radhë të parë, nga Austro-Hungaria dheItalia, ishte zyrtarisht një principatë e pavarur dhe sovrane e trashëgueshme merregull të parëlindjes (primogeniture) nën garancinë e gjatë fuqive .

1 Në vazhdim të një

modeli që kishin përdorur edhe në shtetet e tjera të Ballkanit, Fuqitë e Mëdha ishin tëvendosura të zgjidhnin një princ dhe të ndërtonin një regjim që do të kishte të paktën

1. Stavro Skëndi, The political evolution of Albania (New York: Mid-European Studies Centerof the National Committee for a Free Europe, Mimeographed Series, March 8, 1954), fq.3.

Ndërgjegje historike

Page 102: perpjekja_19

102Përpjekja

pamjen e një regjimi demokratik. Por asgjë nuk u bë me kujdesin e nevojshëm dheShqipëria filloi tranzicionin e saj të vështirë nga një shprehje gjeografike në një shtetmodern nën udhëheqjen e Princit të pafat William Wied. Princi ishte një protestantgjerman tridhjetëepesëvjeçar me profesion ushtarak, i cili kishte një sens të lartë nderidhe detyre, por njohuritë dhe përvojat e të cilit mbi botën e jashtme, dhe në mënyrë tëveçantë për Ballkanin, ishin në më të mirën e rastit të kufizuara. Wied u soll në Durrësnë mars të 1914 me një kredi prej 500.000 paundësh. Princi duhej të mbrohej nga njëtrupë e vogël personale si dhe disa forca ushtarake angleze në Shkodër, por që në fundai thjesht u braktis në fatin e tij.

2 Shqipëria nuk u pajis me një kushtetutë dhe Wied filloi

të krijonte një lloj kabineti, megjithëse disa elementë të parisë shqiptare të përfshirë nëtë nuk kishin tjetër gjë në mëndje përveç interesave të tyre. Esat Pasha, ministri i tij ibrendshëm dhe i luftës, ishte nga më të rrezikshmit, të cilin Wied e shkarkoi vetëm pasivendosi bateritë e topave në kopshtin e pallatit dhe i drejtoi ato nga vila e Esatit qëishte ngjitur me të. Kur u bë e qartë se ministri po përgatitej të bënte qëndresë, topatlëshuan tre predha, nga të cilat njëra përfundoi në dhomën e gjumit dhe në këtë pikegruaja e Esatit doli në dritare duke tundur një shami të bardhë.

3 Në maj të 1914 Esati u

detyrua të lerë vendin në bordin e një luftanije italiane.Megjithë përdorimin e këtyre metodave të forta, Princi nuk arriti të kishte ndikim

as brenda dhe as jashtë Durrësit. Gjashtë muaj pas mbrritjes së tij ai u largua ngaShqipëria për të mos u rikthyer më kurrë. Udhëtarja e mprehtë britanike Edith Durhamështë shprehur se ne edhe mund ta qortojmë Wied për paaftësi, por vetëm një burrëme një forcë të pazakontë karakteri dhe njohje të thellë të vendit mund të çante përparakundër fuqive të rreshtuara kundër tij . Ajo e kishte fjalën këtu për Fuqitë e Mëdha, tëcilat i padiste se komplotonin për ta dobësuar princin në mënyrë që ta kontrollonin mëlehtë. Ndoshta do të ishte më e drejtë të mendohet se fuqitë thjesht nuk shqetësoheshinpër atë që ndodhte në Shqipëri për aq kohë sa ajo nuk krijonte turbullira. Gjithësesi,Fuqitë e Mëdha janë përgjegjëse për sistemin politik të papërshtatshëm që i lanë nëngarkim Wied.

Gjatë kohës së Luftës së Parë Shqipëria u pushtua nga jo më pak se 6 ushtri tëhuaja, që përveç shkatërrimit që i sollën vendit, shpërbënë tërësisht edhe institucionete principatës. Me mbarimin e luftës, udhëheqësit shqiptarë, kryesisht bajraktarë ngaveriu dhe çifligarë nga jugu, u takuan në Lushnjë në vitin 1920 për të rikrijuar një qeverikombëtare. Rezultati më i rëndësishëm i këtij kuvendi ishte Statuti i Lushnjës, i cilirindërtonte principatën, por duke e përshtatur disi atë me kushtet e brendshme.Meqënëse Princi gjatë luftës kishte luftuar në anën e gjermanëve, autoriteti i tij i kaloinjë regjence të përbërë nga 4 anëtarë, një për secilin besim fetar. Me krijimin e tij, kyinstitucion u kujdes të emëronte një kryeministër, një qeveri dhe një dhomë deputetëshme 75 vetë, e cila ligjërisht duhej të kontrollonte qeverinë. Megjithatë, për shkak të njësistemi elektoral lehtësisht të manipulueshëm, dhoma në realitet ishte e përbërë nëtërësinë e saj nga krijesa të atyre bajraktarëve dhe çifligarëve që kishin mbledhurkuvendin. Kryeministri i parë Selejman bej Delvina shërbeu më tepër si një figurë

2. Miranda Vickers, The Albanians, A Modern History (London: I.B. Tauris, 1995), fq.83.3. Joseph Swire, Albania, the Rise of a Kingdom (London: Unwin Brothers Limited, 1929),fq.215.

Ndërgjegje historike

Page 103: perpjekja_19

103Përpjekja

simbol, ndërsa pushteti i vërtetë ishte ndarë ndërmjet bajraktarëve në qeveri dhe nëbazë të fuqisë së trupave që kishin pas vetes. Megjithë rregullimet që i bënë në Kuvendine Lushnjës për ta përshtatur më mirë me realitetin politik shqiptar, përsëri sistemi iprincipatës mbeti plot difekte. Dhe këtë e dinin mirë jo pak veta. Në të vërtetë, pjesa mëe madhe e atyre që mbështetën rindërtimin e principatës në Lushnje e konsideronin atëpothuajse si një mënyrë për të lehtësuar një marrëveshje të përkohshme midis bajraqeve,duke i lejuar forcat e brendshme që të merreshin me trupat e huaja të mbetura në vendpas luftës.

Menjëherë pasi u tejkalua kërcënimi nga jashtë, sistemi i principatës u rrënua sipasojë, në radhë të parë, e një prej mangësive të tij më të mëdha: ai nuk parashikonteasnjë forcë ndërmjetësuese që të shuante armiqësitë lokale dhe krahinore. Në fund tëfundit, dukej se prijësit lokalë ishin të gatshëm të çmonin idealet perëndimore tëdemokracisë, duke respektuar metodat parlamentare të të bërit opozitë, sa kohë që atomund të siguronin sukses. Nëse shihej se ato nuk funksiononin, atëhere çdo kompromispolitik i bërë për të shmangur dhunën fillonte të shkelej. Shpesh Shqipëria tronditejnga rrëzime qeverish dhe turbullira të shkaktuara kryesisht nga refuzimi i fiseve për tëmos iu nënshtruar autoritetit të qëndrës. Ishte pak a shumë i njëjti element që kishteshkaktuar një paqëndrueshmëri të vazhdueshme edhe gjatë periudhës osmane të vendit.

Në vitin 1922 kryeministër u bë Ahmet Zogu, i cili do të sundonte skenënpolitike shqiptare gjatë gjithë pjesës së mbetur nga gjysma e parë e shekullit të XX-të.Ai ishte kryetari i ri dhe energjik i një fisi jo shumë të madh, por që kishte pas vetes njëtrupë të konsiderueshme njerëzish të armatosur, pa të cilën pjesëmarrja në jetën politikeshqiptare të viteve 1920 do të ishte shumë e vështirë. Ai kishte një zgjuarsi natyrale, enjihte mirë njeriun shqiptar dhe kishte edhe një cilësi tjetër që e shtyu të bëjë përpara:një ambicie të pandalur për të shfrytëzuar situatat. Drejtimi që ai mori ishte pak a shumëi kushtëzuar edhe nga arsimimi i tij i cunguar. Ai kishte ndjekur shkollat osmane nëStamboll, pastaj kishte patur një eksperiencë në Perëndim, ku kishte qëndruar gjatëviteve të luftës në Vjenë si mysafir gjysëm rob i qeverisë austriake. Këto eksperiencaprodhuan te Zogu një lloj dyzimi, të cilin ai e zbatoi në politikë dhe në strukturatpolitike të Shqipërisë.

Qëllimi i Zogut ishte të mbetej në pushtet. Por, kjo kërkonte njëfarë uniteti dhestabiliteti. Pra, jo për herë të parë dhe as për herë fundit, dukej se interesat e Zogutpërputheshin me ato të Shqipërisë. Kjo i mveshi Zogut legjitimitetin e nacionalistit,diçka për të cilën ai do të luftonte fort, meqënëse u bë e qartë se mbijetesa e pushtetittë tij varej pikërisht nga kjo. Në mënyrë që të siguronte një mbështetje politike ai krijoinjë lloj partie politike, Partinë Popullore, ndërkohë që kundërshtarët e tij u grupuanrreth Partisë Progresive. Sidoqoftë, të dyja grupimet paraqisnin në thelb të njëjatprograme të vagullta që mbështesnin reformat, arsimin dhe përparimin e vendit. Atonuk mund t i dalloje dot nga përbërja e anëtarëve, sepse elementë nga të gjitha shtresate shoqërisë shqiptare mund t i gjeje si te njëra parti ashtu edhe te tjetra. Mbështetjapër njërën apo tjetrën parti varej plotësisht nga personi që e drejtonte atë.

4

4. Bernd Fischer, King Zog and the Struggle for Stability in Albania , (New York: ColumbiaUniversity Press, 1984), fq.27.

Ndërgjegje historike

Page 104: perpjekja_19

104Përpjekja

Gjatë qëndrimit të tij si kryeministër, që zgjati për një vit, një lloj arritje nëvetvete kjo duke marrë parasysh rrethanat, Zogu shpresoi që të vazhdonte procesin eforcimit të pushtetit. Për këtë qëllim ai filloi të planifikonte rishikimin e Statutit tëLushnjës në një drejtim disi më autoritar. Në këtë pikë principata u dominua plotësishtnga trashëgimia osmane e Shqipërisë. Administrata u mbingarkua me zyrtarë, të cilëtbënë pak apo aspak për të vënë nën kontroll korrupsionin masiv, që vazhdonte qyshnga periudha e fundit e osmane. Qeveritë shqiptare të pasluftës që ligjërisht kontrolloninkëtë strukture ishin intolerante, shtypëse dhe të dhunshme. Ato akuzoheshin, dheishin sipas të gjitha gjasave fajtore, për shumë vrasje dhe atentate kundër qytetarëvedhe të huajve. Gjithë kjo, siç ndodh edhe sot, i frikësoi investitorët dhe agjensitëndërkombëtare të ndihmave, pa të cilat Shqipëria nuk do të ishte kurrë e aftë të mëkëmbejvetë nga moçali ekonomik ku gjendej. Zogu shpresonte se duke rimodeluar sisteminpolitik ose duke e riorganizuar atë sipas linjave më autoritare, gjë që i vinte më përshtatShqipërisë së viteve 1920, do të ndihmonte si synimet e tij për më shumë pushtet,ashtu edhe unitetin dhe stabilitetin e vendit.

Qëllimi i Zogut për centralizim politik pati efektin e bashkimit dhe gjallërimit tëopozitës. Gjëja më e lehtë që i shtynte shqiptarët të kalonin në opozitë ishte përpjekjapër t u hequr privilegjet krahinore dhe personale. Grupi i atyre që e kundërshtuan mëme force Zogun përfshinte një numër në rritje të ish aleatëve të tij dhe kosovarët, tëcilët nuk e vlerësonin mungesën e entuziazmit për një irredentizëm agresiv. Komandantëtlokalë të ushtrisë dhe oficerët e policisë u kthyen kundër Zogut, duke shkaktuarkështu një krizë qeveritare. Në valën e përpjekjeve të tij të dëshpëruara për të formuarnjë qeveri të re, ai i shpëtoi për fije një atentati në shkurt të 1924 duke u plagosur nëdorë dhe në kofshë. Zogu u mënjanua përkohësisht për shkak se duhej të mjekohejdhe sepse zakoni i gjakmarrjes shqiptare i kërkonte të qëndronte në shtëpi derisa nderitë vihej në vend. Ai dha dorëheqjen si kryeministër dhe shpresonte të luante fijet epushtetit nga prapa skenës, por qeveria e re ishte e paqëndrueshme dhe e paaftë tëpërballej në mënyrë efikase me morinë e problemeve që kishte Shqipëria. Në Veri dhenë Jug filloi të rritej pakënaqësia, e cila nxitej edhe nga irredentistët. Kundërshtarët eZogut braktisën parlamentin dhe filluan revoltën e hapur bashkë me disa ushtarakëdezertorë dhe oficerë policie, të mbështetur edhe nga bajraktarët kryesorë të veriut.Qeveria deklaroi mobilizimin e përgjithshëm, por shumë shpejt zbuloi se nuk kishteshumë njerëz për të mobilizuar. Pas kësaj, qeveria ra. Zogu qëndroi dhe u bëri thirrjeqytetarëve të Tiranës për mbështetje, por shumë shpejt u kuptua se ata nuk donin tëjepnin jetën për Zogun. Bashkë me 600 besnikë të tij në 22 qershor 1924 Zogu udetyrua të lerë Tiranën dhe u tërhoq në Jugosllavi pasi u angazhua në disa luftime joshumë të ashpra me trupat e disa prej bajraktarëve të veriut.

Ikja e Zogut u vijua nga një eksperiment tjetër në vend, atij me idetë demokratiketë perëndimit. Ai u zbatua nga lideri i forcave antizogiste Fan Noli, i diplomuar nëHarvard, i cili pjesën më të madhe të jetës e kishte kaluar në SHBA. Ai u kthye nëShqipëri në vitin 1920 si përfaqësues i komunitetit shqiptaro-amerikan i mbrujtur meidetë demokratike amerikane dhe me shpresën për të zëvendësuar rendin e vjetër,korrupsionin, prapambjetjen dhe shfrytëzimin, me oksidentalizim dhe modernizim. Në

Ndërgjegje historike

Page 105: perpjekja_19

105Përpjekja

përgjithësi Noli konsiderohej të ishte një njeri i parimeve dhe patriotizmit, por politikisht,ndonëse udhëhoqi një koalicion të gjerë për të dëbuar Zogun, ai ishte disi jashtërealitetit dhe i paaftë të punonte mirë në ambientin politik të çuditshëm të Shqipërisë.Kjo gjë u duk si nga programi i tij ashtu edhe nga veprimet që ai ndërmori.

Duke i qëndruar besnik parimeve të tij, sapo ai formoi qeverinë e tij të re tëpërkohshme në 16 qershor 1924, Noli shpalli një program ambicioz që tregonte sesaliberal dhe njëkohësisht sesa naiv ishte ai. Midis pikave të tjera programi përfshinte: 1)çarmatimin e përgjithshëm dhe pa dallim të të gjithë popullsisë, 2) ngritjen e autoritetittë shtetit mbi çdo fuqi personale dhe të jashtëligjshme, 3) çrrënjosjen e feudalizmit,çlirimin e popullit dhe të vendosjen përfundimisht të demokracisë në Shqipëri, 4)bërjen e reformave radikale si në administratën civile ashtu edhe në atë ushtarake, 5)balancimin e buxhetit me anën e reformave ekonomike radikale, 6) përmirësimin ekushteve të fermerëve që të siguronin pavarësinë e tyre ekonomike, 7) lehtësira ndajfutjes së kapitalit të huaj, mbrojtjen dhe organizimin e pasurisë së vendit, dhe 8)organizimin e institucioneve të arsimit mbi programe moderne në mënyrë që shkollat tëpërgatisnin qytetarë të aftë, patriotë të mire dhe punëtorë të aftë.

5 Në pjesën më të mire

këto qëllime fisnike mbetën në letër. Reforma agrare që shoqëronte thirrjen e Nolit përçrrënjosjen e feudalizmit nuk bëri rrugë përpara. Në lidhje me arsimin, ajo që arriti tëbënte Noli ishte të thërriste një konferencë. Katolikët propozuan heqjen e sistemit tëshkollave jo të denominuara, një sugjerim ky që myslimanët e kundërshtuan ashpër mearsyetime nacionaliste se nuk ishte e dëshirueshme për interesat e unitetit që tëtheksoheshin dallimet fetare mes nxënësve. Pasi u shkëmbyen akuza të ndërsjellta dhepasi tensioni u rrit shumë konferenca u mbyll pas disa ditësh nga policia.

6

Mungesa e eksperiencës bëri që Noli t i shtonte gabimet e tij. Ashpërsia ndajish kundërshtarëve të tij e çoi deri aty sa të formonte një gjyq politik, i cili do tëkërkonte ndëshkime. Por më domethënës ishte fakti se ai dështoi që ta legalizonteregjimin e tij nëpërmjet zgjedhjeve. Këto gabime e lanë atë pa dy elementë që ishin tëdomosdoshëm për të zbatuar programin e tij radikal, njohjen ndërkombëtare dhe ndihmënfinanciare, dhe nga ana tjetër edhe mbështetjen politike të brendshme. Ndërsa disashtete evropiane e shikonin Nolin si një revolucionar të majtë, pjesa tjetër u mërzit ngafjalimet e tija kritike dhe here-herë bezdisëse në Lidhjen e Kombeve, ku ai pa sukses upërpoq që të siguronte ndihma të jashtme. Ky dështim dhe fakti se ai ndënji jashtëvendit për disa muaj me radhë në kërkim të kësaj ndihme, e bëri situatën e brendshmeedhe më të keqe. Shpejt u bë e qartë se ata që morën pjesë në rebelimin e tij nuk kishingjë tjetër të përbashkët mes tyre përveçse që ndanin të njëjtin mospëlqim dhe zili ndajZogut. Me shumë gjasë Noli ishte i vetmi republikan i bindur në qeverinë e tij dhe ishintë shumtë ata që politikat e tij i shihnin si tepër radikale. Për shembull, programi i tijagrar i armiqësoi menjëherë pronarët konservatorë të tokave, dhe më vonë largoi edhe

5. Joseph Swire, Albania, the Rise of a Kingdom (London: Unwin Brohers Ltd, 1929), fq.434dhe Great Britain, public Record Office, Foreign Office, (këtej e tutje FO) 371/9639 (C10882/48/43 Durrës, 30 qershor 1924).6. Bernd Fischer, Fan Noli and the Albanian Revolutions of 1924 , Eastern European

Quarterly 22, nr.2, June 1988, fq.12.

Ndërgjegje historike

Page 106: perpjekja_19

106Përpjekja

fshatarësinë meqënëse ai nuk u tregua i aftë të gjente fonde për ta zbatuar atë. Gjëndjae rëndë e vazhdueshme ekonomike i ktheu shqiptarët kundër qeverisë njëlloj siç ndodhime qeverinë e mëparshme. Sikur të mos mjaftonte kjo Noli i kalonte mbrëmjet duke iukushtuar dashurisë së tij të parë, librave dhe muzikës. Noli u përball me dezertime ngaqeveria e tij dhe me revolta të armatosura në krahina në vendit. Ndërsa Zogu u treguai aftë të zvogëlonte rastet e dhunës dhe të gjakmarrjes, në kohën e Nolit këto u shtuanpërsëri. Njoftime të shtypit bënin fjalë pothuaj çdo ditë për raste grabitjesh nëpër rrugëapo edhe vrasje. Rrëmbimi i zyrtarëve me qëllim zhvatjen e parave u bë një gjë ezakonshme. Në thelb Shqipëria u kthye në kushtet e dekadave të fundit të administratësturke.

Ndërkohë, Zogu nuk kishte qëndruar duarkryq. Nga baza e tij në hotel Bristolnë Beograd me ndihmën e parave jugosllave dhe britanike, ai filloi rekrutimin e njëushtrie të vogël me rusë të bardhë dhe me trupa jugosllave të maskuara si shqiptarë.Këto trupa iu bashkuan çetës së tij dhe me to Zogu arriti të pushtonte Shqipërinë nëdhjetor 1924.

7 Nuk pati luftime të ashpra, sepse qeveria e Nolit ra menjëherë në fund të

dhjetorit 1924 dhe kryeministri vetë u largua për në Itali i ndjekur nga një grup prej 500mbështetësish.

8 Përpjekja e Nolit ishte ndoshta fisnike, por shumë pak gjëra pozitive

u arritën. Vështirësitë në të cilat ai hasi ishin padyshim po aq të jashtëzakonshme saedhe ato me të cilat u ndesh Princi William Wied. Njëlloj si Wied, edhe Noli është parësi një i huaj që përpiqet të fusë në vend një program të huaj. Në shembullin e Wied, Nolii solli një shërbim të rëndësishëm pasardhësve të tij, duke u treguar se si nuk duhet tëvepronin.

Republika

Menjëherë pas kthimit në Tiranë, Zogu filloi të ndërtonte republikën që do tëishte eksperimenti i dytë politik i Shqipërisë. Zogu veproi me shpejtësi për të hequrqafe të gjithë ata që i kishin dalë kundër dhe nuk ishin larguar nga vendi dhe të bëntepër vete ata që kishin qëndruar asnjëanës. Dobësia e momentit e opozitës i dha atijdorë për të ngritur një qeveri që do të ishte më afër preferencave të tij politike dhe mëafër me realitetet e jetës politike shqiptare. Pas gjithë atyre që kishin ndodhur Zogu ekishte të qartë tashmë se parimi i demokracisë parlamentare, që kishin ngritur në këmbëFuqitë e Mëdha në vitin 1912, nuk përshtatej me kushtet e vendit. Ky sistem politik jovetëm kishte dështuar në krijimin e bazës për një zhvillim të brendshëm të qëndrueshëm,por i kishte shtuar shkallës së lartë të dhunës në vend edhe një përmasë tjetër, atë tëshpërfytyrimit të politikave partiake.

Pas vdekjes apo largimit të shumë armiqve të tij, Zogut i paraqitej një mundësishumë e mirë për të krijuar një regjim autokratik. Ndonëse ai e kishte deklaruar shpeshhere se kjo do të ishte pikërisht ajo që do të ndertonte po t i jepej rasti, ai diti që tëtërhiqej dhe t i linte vend mendimit të kualifikuar kur arriti ta kishte pushtetin në duart

7. Swire, Albania , fq.445.8. FO 371/10654 (C808/52/90): Tirana, 29 dhjetor 1924.

Ndërgjegje historike

Page 107: perpjekja_19

107Përpjekja

e tij. Dhe ndodhi kështu për disa arsye. Arsimimi disi i mangët i Zogut e bëri atë tëbesojë se Evropa do të reagonte me armiqësi ndaj çdo gjëje që nuk do të kishte dukjene një forme qeverisje përfaqësuese. Ai kuptoi gjithashtu se vetem duke hequr dorë ngadëshira për autoritet absolut do të mund të tërhiqte pas vetes burokratët që i kishinshërbyer qeverive.

9 Megjithë frikën e mësipërme, Zogu e dinte se për të mbijetuar dhe

për ta bërë Shqipërinë të përparonte, i duhej të bënte ndryshime të rëndësishme nëstrukturën e sistemit politik shqiptar.

Zogu filloi të vepronte me energjinë e tij karakteristike. Ai ishte i ndërgjegjshëmse i duhej të legjitimonte pushtetin e tij, gjë në të cilën Noli dështoi. Për këtë arsyeZogu thirri një asamble kushtetuese, natyrisht pa një opozitë që të mund t i krijonteprobleme. Në mbledhjen e saj të fundit të janarit 1925 asambleja zëvëndësoi Statutin eLushnjës me një kushtetutë republikane, e cila, të paktën në dukje, i ngjasonte versionitamerikan. Zogu u zgjodh president me një mandat 7 vjeçar dhe do të qeveriste me njëparlament me dy dhoma. Dallimi më i madh ishte se varianti shqiptar linte të gjithëfuqinë ne duart e presidentit. Ai kishte nën kontrollin e tij të plotë qeverinë dhe senatin,të cilat i caktonte dhe i shpërndante sipas dëshirës. Presidenti komandonte ushtrinë,kontrollonte administratën dhe vetëm ai kishte të drejtën të inicionte ndryshime nëkushtetutë. Ai kontrollonte në mënyrë të konsiderueshme edhe asamblenë me anën evetos së plotfuqishme dhe me të drejtën për të shpërndarë parlamentin dhe të thërristezgjedhjet e parakohshme, gjë të cilën ai do ta përdorte kur t i dukej e nevojshme. Vetëmgjyqet mbeteshin në një pozitë pavarësie të pjesshme, ndonëse Zogu kontrollonteemërimet ne sektorin gjyqësor.

10

Nën shtysën e Zogut, asambleja kushtetuese, udhëzonte presidentin që tëndërmerrte një sërë masash të cilat synonin të forconin stabilitetin e vendit. Ushtriaprej 5.000 trupash, e cila ishte bërë një fole e politikanëve dhe ishte burimi kryesor iopozicionit ndaj Zogut, u zëvëndësua me një milici të rregullt dhe më të vogël nënumër. Kjo do t i jepte dorë Zogut, që bashkë me 2.000 trupat e tija personale, tëkontrollonte një nga forcat e armatosura më të fuqishme në Shqipëri.

11

Megjithëse në fushën politike gjërat po sistemoheshin disi, Zogu vazhdoi tëkishte probleme me revoltat e herëpashershme, të nxitura si nga veprimtaria e armiqvetë Zogut në mërgim, ashtu edhe nga refuzimi i bajraktarëve të veriut për të mos iunënshtruar autoritetit qëndror. Këto revolta e bindën atë se republika, megjithë natyrëne saj autoritare, kishte nevojë për rregullime të tjera. Vendi kishte nevojë për më shumëstabilitet dhe Zogu qe i bindur se vetëm monarkia, me të në krye si mbret, mund tasiguronte atë. Monarkia ishte diçka që e kishte ngacmuar që në fëmijëri. Në një intervistëme një gazete gjermane ai na tregon sesi kur ishte i ri e kishin tërhequr bëmat e JulÇezarit dhe Napoleonit, të cilët i admironte më shumë për ndryshimet politike që ata

9. FO 371/11209 (C929/929/90) Durrës, 16 janar 1926 dhe FO 371/10656 (C1865/1062/90)Durrës, 27 janar 1925 dhe Eqerem Vlora, Lebenserinnerungen (Munich: Oldenbourg, 1973),fq.213.10. Stavro Skëndi, The Political Evolution of Albania , fq.9.11. FO 371.11209 (C929/929/90): Durrës, 16 janar 1926 dhe Auswärtiges Amt (këtej e tutje

AA) Politische Abteilung IIB Innere Verwaltung 2 Bd. 1: Tirana, 2 mars 1925.

Ndërgjegje historike

Page 108: perpjekja_19

108Përpjekja

kishin ndërmarrë.12

Nëse dikush do të kundronte uniformën presidenciale të Zogut,me spaleta të florinjta dhe me një kapele sikur të kishte dalë nga filmat e Groucho Marx-it, do ta kuptonte sesa pak kishin ndryshuar dëshirat e tij të rinisë.

Në përpjekjet e tij për të përligjur ndryshimet në sytë e të huajve, ndërkohë qënuk shqetësohej shumë se çfarë mendonin shqiptarët e zakonshëm, Zogu shpjegontese ajo për të cilën kishte nevojë Shqipëria në radhë të parë dhe që i kishte munguar nëtë kaluarën ishte një qeveri e qëndrueshme, e cila do t i nxiste njerëzit që të punonindhe të ndërtonin një shtet mbi themele të forta. Idenë e vazhdimësisë dhe të krijimit tënjë stabiliteti të përgjithshëm aq të nevojshëm për Shqipërinë mund ta përfaqësontevetëm kurora mbretërore, që do të ishte një autoritet i përhershëm dhe që do të ngrihejmbi konfliktet e interesave personale dhe të grupeve politike.

13 Shqetësimi kryesor i

Zogut ishte të bindte italianët për të mbështetur ndryshimin, meqënëse ishin pikërishtitalianët ata që mbështesnin financiarisht kundërshtarët e tij. Pazari u bë. Në vitet 1926-1927 Zogu pranoi që të nënshkruante një mori paktesh ushtarake, politike dheekonomike që do të kërkonin prej tij të hiqte dorë në një masë të madhe nga pavarësiae tij ekonomike dhe deri diku edhe nga ajo politike. Por Zogu ishte i gatshëm ta bëntekëtë gjë se gjithnjë mendonte se do të vinte një ditë kur italianët do të mund tëshmangeshin. Në këmbim, italianët u zotuan se do të mbështesnin ngritjen e monarkisë,do t i jepnin huara të tjera Zogut, nuk do të përkrahnin më kundërshtarët e Zogut dhe,një gjë shumë e rëndësishme kjo për Zogun, italianët u zotuan se do të garantoninstatus quo-në politike në Shqipëri. Zogu filloi te maste pulsin edhe të shteteve të tjeraqë ishin të interesuara për zhvillimet e brendshme në Shqipëri. Në Evropë ndryshimi upërshëndet me disa buzëqeshje dhe me një çinteresim dashamirës.

14 Vetëm Mustafa

Ataturku, presidenti i Turqisë kundërshtoi, duke thënë hapur se Çfarë po ngjet nëShqipëri? A mos po luani ndonjë operetë? .

15

Shqetësimi i tij i vazhdueshëm ishte opinioni i të huajve, prandaj ai gjithmonë ukujdes që t u jepte gjërave një legalitet në sipërfaqe. Ai pati vështirësi të mëdha që tësiguronte se ndryshimi i bërë ishte në rregull nga ana kushtetuese. Meqenëse parlamentinuk mund ta ndryshonte kushtetutën republikane, Zogu bindi deputetët e tij në qershortë vitit 1928 që të kalonte një ligj organik që do të çonte në shpërndarjen e tij dhe nëzgjedhjen e një asambleje kushtetuese të veçantë. Jeta politike shqiptare gjatë periudhëssë republikës ishte padyshim më pak e trazuar sesa kishte qënë në kohën e principatësdhe në këtë rast plani i Zogut ishte zbatuar duke ndjekur disa hapa të thjeshtë. E para,disa dhjetra kandidatë të mundshëm të opozitës u arrestuan dhe tubimet e përgjithshmepolitike u ndaluan. Për shkak të natyrës jo të drejpërdrejtë të procesit zgjedhor, nëfund, vetëm 1.200 anëtarë të kolegjeve elektorale votuan në realitet. Këta ishin zgjedhur

12. National-Zeitung, (Berlin), 14 shtator 1928.13. FO 371/12845 (C6346/1019/90), Durrës, 20 prill 1928.14. Richard Busch-Zantner, Albanien, Neues Land in Imperium (Leipzig: W. Gould, 1939),fq.151.15. FO 371/12846 (C8052/1090/90), Durrës, 23 tetor 1928 dhe FO 371/12846 (C8371/1090/

90): Konstantinople, 1 nëntor 1928 dhe FO 371/12846 (C8804/1090/90), Durrës, 20 nëntor1928 dhe James Tomes, The Throne of Zog në History Today , shtator 2001, fq.47.

Ndërgjegje historike

Page 109: perpjekja_19

109Përpjekja

dhe paguar nga qeveria dhe si rrjedhim nuk u zgjodh asnjë anëtar në asamblenëkushtetuese vota e të cilit të mos ishte e sigurtë për Zogun

16.

Zogu kishte nevojë për pak entusiazëm brenda vendit që të bindte skeptikët, tëcilët vinin në dyshim unanimitetin e popullit të tij. Hapi i tij i parë në këtë drejtim ishtepranimi, në dhjetor të 1927-ës, i titullit Shpëtimtari i Kombit .

17 Më tej Zogu mendoi se

do të ishte e nevojshme të kishte një mbështetje të palëkundur nga qeveria. Duke qënëse ishte e lehtë të shpërndahej dhe të riorganizohej qeveria, Zogu shkaktoi një krizëkabineti, e cila u pasua me dorëheqjen e të gjithë qeverisë, ndonëse kishte pak gjasa qëndonjë anëtar i saj të kundërshtonte Zogun, sepse mund t i kërcënohej pozita, madjendoshta edhe jeta. Brenda 24 orësh u formua një qeveri e re që shpejt u pagëzua meemrin kabineti i marionetave , sepse anëtarët e tij dukeshin të ishin thjesht një koleksionveglash në duart e Zogut.

18

Pasi ndërmori këto hapa, Zogu dhe rrethi i tij i ngushtë menduan se tashmëpuna më e madhe mori fund, duke pritur vetëm të tundnin kurorën mbretërore parapopullit. Por mendjet më të ftohta ia dolën që të bindnin Zogun që të paktën tëinformonte edhe popullin. Konstantin Çekrezi, redaktor i Telegraf , u udhëzua që tëshkruante një varg artikujsh në mbështetje të monarkisë, e cila pati një ndikim të vogëlmeqënëse rreth 90% e Shqipërisë vuante nga analfabetizmi. Kjo u shoqërua nga njëseri e mirëpërgatitur demonstrimesh spontane , të cilat nga fundi i gushtit arritënpërmasa të ethshme. Asambleja u mbyt nga telegrame që e nxisnin atë të hiqte njëformë qeverisjeje që ishte e huaj për traditat e popullit shqiptar. Zogu ishte i kënaqur,ndonëse ministri amerikan në Tiranë shkruante me ironi se çdo vrojtues i kujdesshëmi çështjeve shqiptare do ta kuptonte menjëherë se popullsia e vendit, nëse do të mundtë pyetej, nuk do ta kishte ndjesinë se i ishte kërkuar ndonjë mendim .

19 Asambleja

Kushtetuese u mblodh rregullisht në fund të gushtit 1928 dhe ashtu siç pritej vendosinjëzëri që kurora e ndritshme e fronit historik të Shqipërisë t i jepej Shpëtimtarit tëKombit me emrin Zog I, Mbret i Shqiptarëve .

20

Duket se përsëri ambiciet personale të Zogut janë përputhur me interesat më tëmira të vendit. Me kurorëzimin e tij mbret Zogu tregoi se ai ishte mjaft i fortë për të çuarpërpara një projekt mbi kokat e një populli apatik dhe të tregohej po aq i zgjuar sa tëpriste kur situata e brendshme të ishte e përshtatshme dhe të mos shkaktoheshinndërlikime me shtetet fqinje. Për këtë ndryshim atij i duhet njohur merita, sepse ishtenjë lëvizje e zgjuar. Sigurisht që një republikë shqiptare ishte një anomali, ndërsa njëmonarki me pompozitetin dhe ceremonitë e saj kuptohej më mirë nga një popull që ishtei mësuar t i falej kapedanit dhe pashait. Nuk mund të përjashtohen këtu as argumentatqë theksonin se froni mbretëror përçonte idenë e përhershmërisë dhe të vazhdimësisëdhe se këto atribute ishin veçanërisht të dëshirueshme në qeverisjen e një vendi, siç

16. Joseph Roucek, Characteristics of Albanian politics , Social Science (Janar 1935), fq.73 dheThe Times (Londër), 14 dhjetor 1928.17. AA Politische Abteilung II, Pol.2, Bd.1: Tiranë, 14 dhjetor 1927.18. FO 371/12847 (C4051/1355/90), Durrës, 18 maj 1928.19. United States Department of State 875.88/260, Tiranë, (nr.491), 15 gusht 1928.20. FO 371/12846 (C7017/1090/90), Durrës 8 shtator 1928.

Ndërgjegje historike

Page 110: perpjekja_19

110Përpjekja

ishte Shqipëria, e përçarë nga zënkat e brendshme dhe xhelozitë e jashtme. Ndërkohëqë ishte e vërtetë se besnikëria fisnore ndaj Zogut ishte një fakt ngushtësisht per-sonal, krijimi i monarkisë i dha dorë mbretit të kishte kohë qoftë për të ndryshuarqëndrimin e bajraktarëve dhe qoftë për të zvogëluar ndikimin e tyre. Krijimi i monarkisëishte një hap në drejtim të stabilitetit të përgjithshëm.

Monarkia

Kushtetuta monarkike e 1928 ndreqi ato që Zogu i shihte si mangësitë ekushtetutës presidenciale dhe e linte të gjithë fuqinë, jo vetëm pjesën më të madhe tësaj, në duart e kryetarit të ekzekutivit.

21 Ashtu si edhe në eksperiencat e mëparshme

politike të Zogut, edhe kjo e tanishmja kishte një pamje të jashtme demokratike, por nëfakt Zogu kishte fuqi të pakufizuar legjislative, gjyqësore dhe ekzekutive. Ndërkohë qëvazhdonin të mbaheshin zgjedhje me sistem jodirekt, partitë politike u deklaruan tëjashtëligjshme dhe si rrjedhim parlamenti përbëhej nga zyrtarë që e shkonin kohën etyre me debate të gjata ndaj të cilave Zogu ishte mospërfillës. Edhe kompetencatgjyqësore të Zogut u rritën më tej. Gjatë kohës së presidencës Zogu e mbajti nënkontroll sistemin gjyqësor vetëm nëpërmjet frikësimeve dhe caktimeve të njerëzve të tijnë poste. Tani, vendimet gjyqësore jepeshin në emrin e tij, duke hequr edhe atë pakpavarësi që mund të kishin patur gjykatat. Megjithatë, burimi kryesor i fuqisë së tijvinte për shkak të prerogativave të tij ekzekutive, të cilat ai nuk i ndante me askënd. Ajoçka krijoi Zogu ishte në thelb një monarki e orientuar nga perëndimi ku forma ishteperëndimore, por pushteti në thelb ishte otoman. Monarkia e tij ishte një diktaturëmjaftueshmërisht e qëndrueshme, tradicionale, joideologjike, autoritare në të cilënZogu lejoi të ndërmerreshin reforma politike, me kusht që procesi i tyre të mos vinte nërrezik pozitën e tij.

Kjo strukturë politike i dha Zogut një mundësi që të përmbushte edhe qëllimete tij të tjera si modernizimi dhe oksidentalizimi. Fatkeqësisht për vendin, Zogu nukishte në atë lartësi. Pas shpalljes mbret, Zogun e kaploi nje lloj vetkënaqësie dhe ai ehumbi atë energji që e karakterizoi në vitet e tij të hershme. Ndonëse mbetej ende i aftëpër veprime të vendosura dhe këmbëngulëse, ai nuk e kishte më zhdërvjelltësinëmendore të dikurshme dhe nuk dukej më i aftë për vlerësime të menduara mirë mbimënyrat dhe mjetet që duhej të përdorte ndaj vështirësive që i dilnin përpara. Ky ishtenjë problem më vete, sepse sistemi që ai ndërtoi e pengonte atë nga ana kushtetueseqë të delegonte autoritet. Në këtë mënyrë, pesha kryesore e administrates binte mbishpatullat e tij, një barrë kjo, shpesh, shumë e rëndë për të, pasi Zogu nuk kishte asaftësinë konstruktive dhe as njohuritë për t u përballur me çdo situate.

22 Në rastet më

21. Pretenduesi aktual i fronit, Leka ka deklaruar se kjo kushtetutë eshtë në fuqi pasreferendumit që u mbajt për monarkinë në vitin 1997, të cilin ai e quan se është manipuluar ngasocialistët.22. FO 371/15148 (C1412/1412/90), Durrës, 24 shkurt 1931 dhe FO 371/15149 (C6736/6736/

90), Durrës 25 gusht 1931.

Ndërgjegje historike

Page 111: perpjekja_19

111Përpjekja

të këqija ai i ngjante një sundimtari të vogël oriental, ekstravagant, jo i gjallë, i rrethuarnga një grup parazitësh dhe anëtarësh të klanit të tij, të cilët jetonin në kurriz të tij dhenga të cilët ai nuk ishte në gjëndje të çlirohej. Megjithatë, lloji i shtetit që ai krijoi e pajisiZogun me një sistem të centralizuar që do të ishte i nevojshëm për ta përmbajtur meforcë kaçakllëkun kaotik të malësive dhe të fillonte të bashkonte elementët turbulluestë vendit. Në vitet 1930 qeveria qendrore u njoh në pjesën më të madhe të vendit, dukendihmuar administratën e Zogut që të mblidhte taksat dhe të rekrutonte ushtarë përushtrinë, gjë kjo që mendohej si e pamundur në kohën pas Luftës së Parë Botërore.

Por ndihmesa më e madhe e Zogut ishte më pak e dukshme. Ai krijoi një ambienttë përshtatshëm për rritjen e ndërgjegjes kombëtare shqiptare, një proces ky që vazhdonende edhe sot. Qëndresa e tij ndaj italianëve, të cilët vazhduan në linjën e cënimit tësovranitetit të Shqipërisë, krijoi një fokus, ndonëse negativ, për rritjen e ndjenjëskombëtare. Ndërkohë që Zogu nuk arriti të krijonte një komb, ai gjithësesi u hapirrugën hapave në atë drejtim. Ata që e zëvëndësuan atë në pushtet dhe iu futënpërpjekjeve për ndërtimin e një shteti-komb e kishin detyrën disi më të lehtë pikërishtfalë hapave të bërë nga Zogu në drejtim të zhvillimit të nacionalizmit shqiptar.

Kur Musolini u bind përfundimisht se Italia nuk do ta arrinte kurrë qëllimin e sajpër një sundim të plotë të Shqipërisë sa kohë që Zogu do të ishte në pushtet, ai e rrëzoiatë nga pushteti në prill të vitit 1939. Eksperienca e luftës dhe e qëndresës shqiptare ezhbënë sistemin politik të krijuar nga Zogu. Në 1944 shqiptarët u detyruan ta filloninpunën e tyre shtetndërtuese nën drejtimin e fitimtarëve të luftës së rezistencës, tëPartisë së re Komuniste shqiptare të kryesuar nga Enver Hoxha. Hoxha rridhte nga njëfamilje myslimane e shtresës së mesme, nga jugu i vendit. Njëlloj si Zogu, edhe aikishte kaluar disa kohë jashtë shtetit duke studiuar, ku mësoi që të çmonte letërsinëperëndimore dhe politikat marksiste, që e ndihmuan atë të sendërtonte versionin e tij tëdyzimit, në shembullin e dyzimit politik të Zogut. Menjëherë sapo u kthye në Shqipëri,Hoxha u bashkua me një grup të vogël komunist dhe me formimin e partisë në vitin1941, ai u zgjodh si sekretar i komitetit qëndror. Ai nuk ishte zgjedhja e natyrshme përatë detyrë, por u duk si një kandidat ideal kompromisi falë arsimimit, elokuencës,devotshmërisë dhe pamjes së tij prej të riu të edukuar. Nuhatja e tij politike, ambicia dhekëmbëngulja, të përforcuara edhe nga një ashpërsi e studiuar mirë do ta lejonin Hoxhënqë brenda disa viteve ta shndërronte partinë e tij ende të re me 130 anëtarë nëpretenduesen kyesore të pushtetit.

Qëllimet e Hoxhës ishin të ngjashme me ato të Zogut dhe përfshinin si përparësitë dorës së parë sigurimin e pozicionit të tij, ta ngrinte partinë në nivelin e forcëskryesore të rezistencës dhe të hidhte themelet e një qeverie të re ndërkohë që luftaende nuk kishte mbaruar. Kur i forcoi pozitat e tij, Hoxha hoqi qafe elementet likuidatorëduke shpërndarë komitete qarqesh dhe duke i asgjësuar armiqtë personalë thjeshtduke i ekzekutuar.

23 Duke bërë një lëvizje të guximshme, në shtator të 1942, Hoxha filloi

23. Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste i Komitetit Qëndror i Partisë së Punës sëShqipërisë, Historia e Partisë së Punës së Shqipërisë (Tiranë, Shtëpia Botuese Naim Frashëri ,1971), fq.99 dhe Bernd Fischer, Albania at war, 1939-1945 (Londër, C.Hurst , 1999),fq.230.

Ndërgjegje historike

Page 112: perpjekja_19

112Përpjekja

strategjinë e një fronti popullor në konferencën e Pezës, ku u themelua edhe FrontiNacional Çlirimtar (FNÇ) që e bëri atë të njohur. Por ai u tregua gjithashtu i kujdesshëmqë të mos ta hapte shumë lojën dhe nuk pranoi që të afronte shumë prej elementëveliberalë, duke llogaritur që të mos kishte organizata të tjera të forta të rezistencës jashtëkontrollit të tij. Megjithatë u shfaqën organizata rivale të udhëhequra nga elementëzogistë, liberalë dhe bajraktarë të pavarur, të cilat u vunë në shënjestër të përpjekjeveushtarake të Hoxhës. Por, Hoxha luftoi gjithashtu kundër pushtuesve italianë dhegjermanë, duke përfituar nga perëndimi një ndihmë të gjerë ushtarake për përpjekjet qëbënte. Rivalët e tij, të cilët përfaqësonin klasën sunduese të Shqipërisë së paraluftës,morën pjesë shumë pak në rezistencë. Ata mendonin se mund t i futeshin rrugës sëoperacioneve ushtarake vetëm atëhere nëse kjo do të shërbente si një mbrojtje enevojshme për popullsinë në rast raprezaljesh nga ana e armikut. Popullsia nuk do t imbështeste këta liderë pikërisht për faktin se ata dështuan në sigurimin e kësajmbrojtjeje.

24 Nga ana tjetër, Hoxha nuk kishte se çfarë të humbte nga rezistenca, sepse

raprezaljet e armikut vetëm se shtonin radhët e rekrutëve të tij. Në përpjekje për t umbrojtur nga Hoxha, grupet antipartizane të paorganizuara mire u shtynë që tëbashkëpunonin me gjermanët, duke ia hiqur vetes të drejtën për të rivendikuar pushtetinnë Shqipërinë e pasluftës.

Shqipëria e pasluftës ishte padyshim një nga shqetësimet kryesore të Hoxhës.Mesa duket dinakëria e lindur politike e Hoxhës e ndihmoi atë që të përgatiste mekujdes diktaturën e tij ende pa mbaruar lufta. Ka disa pika kyçe në këtë proces plotdredha dhe kthesa, i cili filloi me konferencën e Pezës kur u themelua Fronti NacionalÇlirimtar. Kjo mbledhje filloi procesin e ndërtimit të administratës krahinore dhe vendorenë formën e këshillave që do të luanin një rol parësor në përhapjen e ndikimit tëHoxhës. Në të njëjtën kohë me mbledhjet e Frontit Nacional Çlirimtar Hoxha organizoiedhe mbledhje partie, të cilat do të forconin pozitën e tij brenda frontit. Pasi moripëlqimin e Kominternit, Hoxha thirri konferencën e parë kombëtare të Partisë Komunistetë Shqipërisë në mars të vitit 1943, e cila zgjodhi një komitet qëndror të përhershëm meHoxhën si sekretar i parë. Konferenca vendosi edhe krijimin e një ushtrie të rregullt tëçlirimit kombëtar nën kontrollin e komunistëve.

25 Këshilli i Përgjithshëm i Frontit

Nacional Çlirimitar nayrisht që e pranoi këtë vendim dhe Hoxha u bë komisari kryesorpolitik. Pas çdo takimi të tillë Shqipëria po bëhej gjithnjë e më shumë një shtet dheHoxha po e forconte më tej pozitën e tij.

Hapi tjetër i rëndësishëm ishte konferenca e dytë e Frontit Nacional Çlirimtarmbajtur në Labinot në shtator 1943, e cila i forcoi dhe i shtriu më shumë këshillatkrahinore dhe lokale që në disa zona kishin filluar të qeverisnin qytete dhe krahina tëtëra duke u konsideruar si pushteti i vetëm i popullit .

26 Kur në 1944 po bëhej e qartë

24. Captured German Records, National Archives, Washington D.C., roll T120 340 AA nr.1607,27. maj 1944 dhe FO 371/48079 (R399/101/5): 5 nëntor 1944.25. Nicolas Pano, The People s Republic of Albania (Baltimore: Johns Hopkins UP, 1968),fq.50-51.26. Luan Omari, The People s Revolution in Albania and the Question of the State Power ,

(Tirana: 8 nëntori, 1986), fq.63.

Ndërgjegje historike

Page 113: perpjekja_19

113Përpjekja

sesi do të përfundonte lufta, Hoxha e shpeshtoi veprimtarinë e tij politike. Në fund tëmajit të 1944 Hoxha thirri kongresin e Frontit Nacional Çlirimtar në Përmet, i cili zgjodhinjë komitet drejtues, dhe disa muaj më vonë në Berat sesioni i dytë i këtij kongresi eshndërroi komitetin në qeveri të përkohshme me Hoxhën si kryeministër. Po në Berat,Hoxha arriti t i mbijetonte një përpjekjeje të rrezikshme për të cënuar udhëheqjen e tij,e organizuar nga jugosllavët dhe aleatët e tyre në byronë politike shqiptare që ekonsideronin Hoxhën si një borgjez nacionalist. Duke u mbrojtur Hoxha u zhvendosedhe më majtas në idetë e tija dhe zhvilloi mendësinë e betejës duke theksuar nocionine armikut të kudondodhur, si atij të brendshëm ashtu edhe atij të jashtëm. Kjo mendësie shtetrrethimit u bë një nga veçoritë më të rëndësishme të ideologjisë që karakterizoiregjimin e Hoxhës deri në vdekjen e tij më 1985.

Republika Popullore

Hoxha ngriti menjëherë në këmbë formën shtetërore socialiste të komanduar.Në vazhdën e shumë konferencave dhe plenumeve të kohës së luftës, menjëherë pasikjes së gjermanëve, Hoxha ngriti një sistem të tijin me anën e dinakërisë dhe brutalitetit.Hapat e parë në këtë drejtim ishin krijimi i gjyqeve popullore speciale që shërbenin përasgjësimin fizik ose mbylljen e gojës të atyre që kishin mbetur nga elementët e elitës sëparaluftës, dhe të ndërtimit të një aparati veçanërisht të gjerë të sigurimit.

27 Pasi këto

masa i garantuan atij sigurinë e nevojshme, Hoxha vijoi me krijimin e një qeverie tëpërhershme. Ndërsa përpara demokracia dhe zgjedhjet e lira kishin zënë një vend tërëndësishëm në propagandën e tij, me ardhjen e Hoxhës në pushtet këto premtime ubënë shumë më pak të rëndësishme.

28 Hoxha krijoi një front demokratik nga Fronti

Nacional Çlirmitar i kohës së luftës i zotëruar nga komunistët. Megjithatë, në dallimnga shumë vende të Evropës Lindore dhe të Ballkanit, Shqipëria nuk e përjetoieksperiencën e qeverisë së koalicionit të pasluftës, sepse në radhë të pare nuk kishteasnjë qeveri shqiptare në mergim që të ishte njohur. Në zgjedhjet e para të 1945 frontiarriti të marrë pushtetin me 93% të votave, sepse vetëm kandidatët e tij u paraqitën nëgarë. Asambleja Kombëtare Kushtetuese që u mblodh në fillim të 1946 i dha fundzyrtarisht monarkisë dhe e shpalli Shqipërinë republikë popullore brenda kufijve tëparaluftës dhe miratoi kushtetutën e re të tipit stalinist. Hoxha mbajti postet e sekretarittë përgjithshëm të partisë, kryetarit të Frontit Demokratik, të ministrit të jashtëm, ministrittë mbrojtjes dhe të komandantit të përgjithshëm të ushtrisë. Më pas u krijua një asamblepopullore konformiste e shoqëruar nga këshillat lokale po aq të bindura. Ndërkohë qëfigurat kryesore të pushtetit zhvendoseshin ose zhdukeshin sipas rastit, strukturastaliniste politike nuk ndryshoi shumë deri në vdekjen e Hoxhës edhe pse gjatë kohëssë tij u miratuan dy kushtetuta të reja.

27. Duke përfshirë deri afërsisht 3,5% të popullsisë me një kostë që shkonte deri në 10-11% tëGDP (shih Ramadan Marmullaku, Albania and the Albanians , (Londër: C. Hurst, 1975), fq.70.28. FO 371/4356 R1471/1471/90PWE, 24 nëntor 1944.

Ndërgjegje historike

Page 114: perpjekja_19

114Përpjekja

Jugosllavët kishin të drejtë kur e konsideronin Hoxhën një nacionalist, dhe ainuk do të pushonte dot së qëni i tillë edhe sikur të donte. Kur Hoxha erdhi në pushtetai u përball me detyrën e rindërtimit të Shqipërisë nga themelet, ose edhe e asaj qëkishte mbetur nga koha e Zogut. Njëlloj si Zogu, edhe qëllimi kryesor i Hoxhës ishtë nëthelb i paracaktuar. Përveç përpjekjeve për të qëndruar në pushtet, në kuptimin e saj mëtë thjeshtë, detyra kryesore e Hoxhës ishte të krijonte një shtet-komb të pavarur dhe tëqëndrueshëm, atë që ai me pathos e përshkruante si unitetin monolitik të popullitshqiptar .

29 Siç e ka shpjeguar edhe një historian gjerman, ajo çka krijoi Hoxha ishte e

kundërta e idesë leniniste të formës kombëtare dhe të përmbajtjes socialiste. Hoxha nëfakt ndërtoi një shtet me formë socialiste, por me përmbajtje nacionaliste.

30 Megjithë

retorikën e ashpër staliniste të gjëndjes së shtetrrethimit që Hoxha adoptoi, ai në faktnuk kishte rrugë tjetër veçse të bëhej po aq nacionalist sa edhe Zogu. Kjo nuk ishteshumë e vështirë për Hoxhën sepse ai kishte prirje të forta nacionaliste. Si edhe nërastin e Zogut, Hoxha i dha rëndësi formave të jashtme, që atij here i vinin nga perëndimisi shtysa intelektuale dhe here nga Bashkimi Sovjetik dhe Jugosllavia kur bëhej fjalëpër modelin. Të dyja bashkë përshtateshin ndaj kushteve të vendit dhe karakterit tëveçantë të Hoxhës, dhe në njëfarë mënyre u nënshtroheshin këtyre të fundit.

Ndërkohë që struktura u ngrit shpejt në këmbë, konsolidimi i diktaturës mori mëtepër kohë. Gjatë viteve 1940 dhe në fillim të 1950 Hoxha u sulmua vazhdimisht ngaKoçi Xoxe, ministri i brendshëm, dhe mbrojtësit e tij jugosllavë. Hoxha arriti të mbijetontenë sajë të çarjes sovjeto-jugosllave dhe asgjësoi me shpejtësi të gjithë ata që ishinlidhur me Xoxen. Hoxha u bë objekt i disa komploteve të keqorganizuara të CIA/SIS, tëcilat parashutuan në vend emigrantë shqiptarë. I informuar nga Moska, që me shumëgjasë i merrte të dhënat nga kryespiuni Kim Philby, Hoxha arrestoi dhe ekzekutoiqindra syresh. Në vitin 1956 Hoxha i mbijetoi spastrimeve të procesit të destalinizimitqë kishte krasitur radhët e udhëheqësve të Evropës Lindore. Një vit më vonë, në 1957,Hoxha hoqi qafe pjesën më të madhe të rivalëve të tij të rrezikshëm dhe arriti takonsolidonte diktaturën e tij. Çmimi kësaj here ishte rritja e paranojës, e cila, siç e kaquajtur një shkrimtar, rezultoi në çmendurinë e kultit .

31 Kjo ndoshta del në pah më

mirë se çdo gjë tjetër te qindra bunkerë të ndërtuar nga Hoxha në vitet 1970 për tëfrikësuar listën gjithmonë në rritje të armiqve të tij. Ndërsa udhëheqjes së tij i janëkanosur rreziqe të mëtejshme, asnjë prej tyre nuk ishte aq i rëndësishëm sa ato të cilëveai u kishte mbijetuar në të kaluarën.

Hoxha e konsolidoi pozitën e tij me metoda gjakatare, ndoshta më pak se Tito,por dallimi këtu qëndron në faktin se, ndërsa Tito filloi disi të zbutej, paranoja dheekstremizmi i Hoxhës u rritën.

32 Në fund të fundit edhe Hoxha filloi të merrte pamjen e

një despoti oriental, të cilit i shërbenin besnikërisht vetëm rrethi i tij i zgjeruar familjar.

29. Enver Hoxha, Kur hidheshin themelet e Shqipërisë së re , (Tirana, 8 nëntori, 1984), fq.5.30. Bernhard Tönnes, Sonderfall Albanien (Munich, Oldenbourg, 1980), fq.500.31. Misha Glenny, The Balkans, 1804-1999 , (Londër: Granta, 1999), fq.559.32. Lyman H. Legters, Eastern Europe: Transformation and Revolution, 1945-1991

(Toronto: D.C. Heath, 1992), fq.526.

Ndërgjegje historike

Page 115: perpjekja_19

115Përpjekja

Aty nga fundi i vitit 1950 më shumë se gjysma e 53 anëtarëve të komitetit qëndror tëpartisë kishin lidhje familjare me njëri-tjetrin. Udhëheqja e partisë, e cila mbahej ebashkuar nga bashkëfajësia në spastrimet vrastare, u kthye në një klan të Hoxhës. Nëthelb Hoxha kishte përvetësuar stalinizmin në përputhje me kushtet lokale.

33 Megjithëse

Hoxha kishte arsimim perëndimor, nepotizmi, klanizmi dhe dhuna që karakterizoi regjimine Hoxhës ishte e njëjtë me atë të periudhës së fundit osmane. Dhe ndoshta nuk ështëe rastit që disa nga biografët e tij, si për të theksuar më tej këtë lidhje, kishin zgjedhurcilësime të tilla domethënëse si Sulltani i kuq ose Faraoni i socializmit .

Shumë studiues kanë shprehur mendimin se vitet e Hoxhës sollën arritje tërëndësishme përsa i përket strukturës politike dhe stabilitetit. Atij i mvishet merita ereduktimit të ndikimit të faktorëve ndarës në shoqërinë shqiptare, si fjala vjen përkatësitëkrahinore, ndarja tradicionale veri-jug, apo edhe dallimet fetare. Eshtë shkruar se këtoarritje janë përmbushur nëpërmjet çuarjes përpara të procesit të ndërtimit të shtetitkomb, duke shtuar këtu edhe ato arritje të kohës së mbretit Zog.

34 Hoxhës i njihet

gjithashtu edhe zhvillimi i një ndjenje të fortë nacionaliste, e nxitur pjesërisht edhe ngaruajtja e suksesshme e integritetit territorial të Shqipërisë.

35

Ndërkohë që ka nevojë për më shumë studime në këtë drejtim, nga perspektivae këtyre 20 vjetëve pas vdekjes së Hoxhës, duket se një pjesë e mirë, në mos jo të gjitha,e këtyre arritjeve janë komprometuar nga konformiteti i ngurtë ideologjik i Hoxhës, ngaizolimi ekstrem, si edhe nga trashëgimia e tmerrshme e terrorit. Me rënien e komunizmitnë 1991, Shqipëria u përfshi nga një hedhje poshtë e dhunshme e çdo gjëje që lidhej meHoxhën, duke e bërë tranzicionin e Shqipërisë drejt sistemit tjetër politik shumë më tëvështirë sesa eksperiencat e vendeve të tjera të Evropës Lindore. Shqiptarët hodhënposhtë në mënyrë të dhunshme aspekte të ndryshme të ideologjisë dhe simboleve tëHoxhës, duke filluar këtu me autoritetin e qeverisë qëndrore. Eksodi masiv i pjesës mëtë mirë të popullsisë (rreth 20% e popullsisë është larguar nga vendi qysh nga viti1990) do ta bëjë këtë tranzicion edhe më të vështirë. Në njëfarë mënyre, shqiptarët ekanë parë të nevojshme që ta rindërtojnë edhe një herë identitetin e tyre. Në dallim ngavendet e tjera ballkanike, ku ishte i nevojshëm një proces rindërtimi, Shqipëria duhej tëndërtohej nga fundi në krye, një detyrë që bëhej edhe më e vështirë nga niveli i ulët inacionalizmit qytetar. Duke hedhur poshtë nacionalizmin e dhunshëm dhe tëpamëshirshëm të Hoxhës, shqiptarët duket se e kanë zëvëndësuar atë me një kthim tëkrahinarizmi dhe të një lloj antiatdhedashurie që pengon ndërtimin e shoqërisë civileshqiptare. Ndoshta ky proces mund të përshkruhej si një riosmanizim i Shqipërisë.Duket qartë se nga të gjitha konfiguracionet politike të diskutuara më sipër, regjimi iHoxhës i ka sjellë dëmin më afatgjatë unitetit dhe stabilitetit politik të Shqipërisë.

Eksperimentet e ndryshme politike që Shqipëria përjetoi gjatë shekullit XX janëmësime për shtetet e reja në zhvillim në shekullin e ri. Disa prej këtyre mësimeve janë të

33. Vickers, The Albanians , fq.181.34. Nicholas Pano, Albania në Joseph Held, ed. The Columbia History of Eastern Europe in

the Twentieth Century , (New York, Columbia UP, 1992), fq.5235. James O Donnell, A Coming of Age: Albania under Enver Hoxha , (New York, Columbia

UP, 1999), fq.239.

Ndërgjegje historike

Page 116: perpjekja_19

116Përpjekja

qarta, duke përfshirë këtu rreziqet e importimit kallëp të koncepteve politike të huaja,pa i përshtatur ato me kujdes me kushtet e brendshme. Mësimet e tjera janë ndoshta jodhe aq të drejtpërdrejta, duke patur parasysh këtu kontrollin mbi botëkuptimin e popullit,që ndikon negativisht në përpjekjet për stabilitet. Përvoja politike shqiptare tregon poashtu për rreziqet që vijnë nga mënyra sesi udhëheqësit politikë shqiptarë të shekullittë 20 vepruan me popullin e tyre. Ndërkohë që tranzicioni i vështirë shqiptar vazhdonnë dekadën e tij të dytë. Ka një farë ironie në faktin se, njëlloj si në fillim të shekullit të20, Shqipëria është ende duke u përpjekur për të ndërtuar një shtet-komb tipik klasik.Duket se shumë prej fqinjëve të saj janë duke ecur përtej asaj strukture. Ndoshta eardhmja e Shqipërisë qëndron pikërisht në ndjekjen e asaj rruge.

Ndërgjegje historike

Page 117: perpjekja_19

117Përpjekja

1) Public Record Office, Foreign Office (më tej PRO,FO,) 371/24866/7677, Shënime të P.Dixon, 18 shtator 1940.2) Mark Mazower, Inside Hitler s Greece. The Experience of Occupation, 1941-1944, YaleUniversity Press, New Haven and London, 1993, f.14.

KONCEPTET E DIPLOMACISË BRITANIKE DHE AMERIKANE NDAJPAVARËSISË SË SHQIPËRISË GJATË LUFTËS II BOTËRORE

Prof. Dr. Beqir Meta

Gjatë Luftës së II Botërore, britanikët ishin të interesuar të nxisnin qëndresën epopullit shqiptar kundër pushtuesve, por kjo prirje ndeshte në kufizime që vinin ngapërllogaritja e interesave të tyre në rajon. Në Foreign Office arritën shpejt në përfundiminse, qoftë statusi i Shqipërisë, qoftë kufijtë e saj, mund të ishin objekt shqyrtimi nëKonferencën e Paqes pas mbarimit të luftës.

Peshën kryesore në këtë qëndrim e kishin pretendimet territoriale greke dhendjeshmëria e Foreign Office ndaj tyre. Ky bosht i politikës britanike do të qëndrontei palëvizshëm gjatë gjithë periudhës së luftës dhe do të përcaktonte shumë qëndrimepolitike të Londrës në këtë periudhë. Gjithashtu ai do të ndikonte dukshëm edhe pasluftës, deri në përfundimin e Konferencës së Paqes.

Këto koncepte penguan mbështetjen britanike për qëndresën antiitaliane tëkombit shqiptar. Deri në prillin e vitit 1940, Britania nuk dëshironte ta përkrahte seriozishtqëndresën kundër italianëve, pasi ajo po përpiqej ta mbante Italinë në një pozicionasnjëanës. Por edhe gjatë verës së vitit 1940, Foreign Office kundërshtoi angazhimin eA. Zogut në planet e rezistencës.

Mendësinë e njerëzve të Foreign Office e paraqiste qartë shefi i seksionit përShqipërinë P. Dixon, i cili theksonte: Sipas pikëpamjes tonë, do të jetë gabim që tënxjerrim në pah emrin e Zogut si figurë e rifitimit të pavarësisë së Shqipërisë. Ai jovetëm që është i diskredituar gjërësisht personalisht, por ne nuk duam ta angazhojmëveten për statusin e ardhshëm të Shqipërisë, për të cilin ne do të ishim të detyruar tëangazhoheshim në ndonjë farë mënyre, në qoftë se do të përdorim ish mbretin.

1) Në

fakt shqetësimi i dytë ishte arsyeja reale e Foreign Office. Për këtë arsye të metat eZogut peshonin më shumë për britanikët, të cilët nuk po i masnin me të njëjtin kut tëmetat e regjimeve autoritare në Ballkan. Ata konsideruan si një aleat të çmuar Mbretine Greqisë dhe gjeneralin Metaksas, të cilët ishin përgjegjësit kryesorë për vendosjen ediktaturës në Greqi.

2)

Në Foreign Office e ndjenin edhe trysninë që vinte nga populli dhe ngaemigracioni shqiptar. Por zyrtarët e tij ishin të vendosur që propaganda britanike të

Ndërgjegje historike

Page 118: perpjekja_19

118Përpjekja

shmangte angazhimin e Londrës për restaurimin e një Shqipërie të lirë.Londra, gjithashtu, nuk donte të hiqte dorë nga përfitimet që vinin prej

angazhimit të shqiptarëve në luftën kundër italianëve. Në diskutimet që u bënë nëForeign Office, në korrik të vitit 1940, u arrit në përfundimin se duhej nxitur lufta eshqiptarëve kundër pushtuesve italianë, por pa u angazhuar kundrejt pavarësisë dheintegritetit të Shqipërisë.

3)

Situata ndryshoi pas sulmit italian kundër Greqisë, në 28 tetor 1940. Tashmë nëLondër u përforcua bindja se një kryengritje e përgjithshme në prapavijat e ushtrisëitaliane në Shqipëri do të ishte një ndihmë e madhe për grekët.

4) Por meqë vlera politike,

strategjike dhe ushtarake e Shqipërisë për Britaninë ishte më e vogël se ajo e Greqisë,Foreign Office për shumë kohë, zbatoi një postulat tjetër në politikën ndaj Shqipërisë:- Asnjë veprim nuk do të ndërmerrej në Shqipëri pa marrë më parë pëlqimin e qeverisëgreke, ose të paktën pa diskutuar me të.

5) Mirëpo grekët ishin kundërshtarë të vendosur

të njohjes së legjetimitetit të shtetit shqiptar dhe të një qeverie shqiptare në mërgim.Ata gjatë gjithë luftës ushtruan një presion të fuqishëm mbi Londrën, që ajo të mosndërmerrte ndonjë hap në drejtimet e lartpërmendura.

Në debatet që zhvilloheshin në Foreign Office u hodh dhe argumenti tjetër, ipaaftësisë së Shqipërisë për të qëndruar si shtet i pavarur pas luftës. Dixoni pohoi seShqipëria nuk do të jetë asnjëherë në gjendje që të qëndrojë më vete. Ajo gjithmonë

do të jetë e varur nga një Fuqi tjetër për mbështetje dhe financime. Kështu që njëdeklaratë që afirmonte pavarësinë e Shqipërisë vetëm se do të zemëronte grekët. Aiedhe më parë kishte sugjeruar Italinë si Fuqi protektore , por kishte paraqitur sialternativë edhe Greqinë e Jugosllavinë, të cilat mund të zinin vendin e saj dhe tëgarantonin bashkërisht Shqipërinë.

6) Zyrtarët e Foreign Office donin të bënin një

deklaratë zyrtare e cila do të shërbente për të nxitur qëndresën në Shqipëri. Por atandjenin vështirësi, sepse nga ana tjetër nuk donin që në këtë deklaratë të afirmohejmbështetja e Britanisë së Madhe për pavarësinë dhe integritetin territorial të Shqipërisë.Ata kishin vetëm dy alternativa. Ose nuk do të përmendej pavarësia e Shqipërisë osenë deklaratë do të thuhej se kufijtë dhe statusi i Shqipërisë do të diskutoheshin nëKonferencën e Paqes.

7) Mirëpo një deklaratë e tillë nuk do të ishte efektive. Ajo më

tepër mund t i ligështonte sesa t u jepte zemër shqiptarëve në qëndresën kundëritalianëve, përderisa ajo do t u bënte atyre të qartë, se Britania e Madhe nuk ishtepërgatitur në këtë moment të angazhohej në restaurimin e Shqipërisë së pavarur pasluftës. Kryeministri grek, Metaksas e konsideroi deklaratën britanike, në cilindo vari-ant që ajo të bëhej, si një gjë të padëshirueshme.

8) Pas mospranimit të kryeministrit

grek, deklarata u la mënjanë për një kohë të gjatë. Ky qëndrim pati ndikim të drejtpërdrejtënë paralizimin e dëshirave dhe përpjekjeve të Londrës për të përkrahur organizimin eqëndresës antiitaliane në Shqipëri deri në fundin e vitit 1942.

3. PRO, FO 371/29712, Shënime të P. Dixon për çështjen shqiptare, 15 shtator 1940.4. PRO, FO, 371/24867, Shënime të P. Dixonit, 30 tetor 1940.5. Arben Puto, Nëpër Analet e Diplomacisë Angleze, Tiranë 1976, f. 73.6. PRO, FO, 371/24868, Relacion i P. Dixonit i datës 12 nëntor 1940 dhe Shënime të P. Nicholstë datës 13 nëntor.

Ndërgjegje historike

Page 119: perpjekja_19

119Përpjekja

Në pranverën e vitit 1941 Londra nuk bëri ndonjë hap për të ndryshuar apondrequr qëndrimin e saj. Ajo vazhdonte ende t i përmbahej pikëpamjes se Shqipëria epavarur nuk mund të jetonte pa përkrahjen e një Fuqie të Madhe. Çdo prononcim ndajsë ardhmes së Shqipërisë do të shtronte çështjen e njohjes së Mbretit Zog, gjë të cilënForeign Office e kundërshtonte.

Por kishin dalë në skenë edhe disa faktorë të rinj të cilët ose e favorizonin osee pengonin mbështetjen britanike për pavarësinë e Shqipërisë.

Ishin shpalosur në mënyrë shumë më të vendosur ambicjet greke për aneksimine Shqipërisë së Jugut gjatë luftës Italo-Greke dhe, lidhur me to, shfaqja e interesit tëJugosllavisë kundrejt territorit shqiptar. Por tashmë kishin dalë në pah edhe disa faktorëtë rinj, të cilët ndikonin që Londra të kapërcente qëndrimin e saj mohues ndaj pavarësisësë Shqipërisë. Këta ishin: Karta e Atlantikut, e cila e angazhonte Britaninë e Madhedhe SHBA për kthimin e të drejtave sovrane, atyre popujve, që u ishin mohuar ngavetëqeverisja; Rindërtimi i pavarësisë së Abisinisë, i cili binte në kundërshtim meqëndrimin mohues ndaj pavarësisë së Shqipërisë, përderisa të dy vendet ishin viktimatë agresionit italian, Deklarata afirmative për rindërtimin e pavarësisë së Shqipërisë, qëishte bërë nga mbreti Zog i cili, në mënyrë të studjuar, kishte shmangur çdo hamendjese pretendonte rikthimin ne fron dhe, gjithashtu, kishte shprehur qëllimet e shqiptarëveme forcë dhe qartësi. Ishte hedhur ideja e një konfederate ballkanike, e cila do të bëntëtë mundur përfshirjen e Shqipërisë si njësi e saj. Si shtesë e këtyre faktorëve të rinjishte edhe ai moral, sepse sipas Dixonit, zhdukja e një shteti me karakteristika kombëtaretë mahnitëshme, ishte e urryer dhe dënohej nga opinioni britanik . Madje personalitetetë njohura angleze, që i gjykonin në mënyrë parimore marrëdhëniet ndërkombëtare dheishin miq të Shqipërisë kishte kohë që po i kërkonin me këmbëngulje Foreign Officerestaurimin e pavarësisë dhe integritetit të saj. Të tillë ishin Philip Noel Barker, EliseHerbert, lordi Cecil, Vernon Bartlett, Viktor Cazalet, Edith Durham, R.M. Hodgson,Geoffrey Le M.Mander, E.C.De Rezny-Martin, F.W. Pethick Laurence, Ben Reley. Atabotuan edhe në gazetën Times një thirrje për të njohur dhe përkrahur pavarësinë eShqipërisë. Ata vlerësonin qëndresën e popullit shqiptar kundër italianëve dhe icilësonin shqiptarët si aleatë të panjohur prej Britanisë së Madhe. Tërthorazi, bëheshinkritika ndaj qeverisë britanike që nuk po bashkëpunonte me udhëheqësit shqiptarë nëluftën kundër pushtuesit.

9) Zyrtari i lartë i Foreign Office O. Sarget pohonte se në

Britani ekzistonte një opinion i gjerë në favor të një Shqipërie të ardhëshme të pavarurdhe neve po na bëhet një presion nga të gjitha anët për t u prononcuar në lidhje mestatusin e ardhshëm të këtij vendi .

10) Megjithatë Foreign Office nuk e kishte patur të

vështirë që ta fashiste këtë presion.

7. PRO, FO, 371/24867/8783. Protokolli i takimit midis FO dhe SOE, 2 dhjetor 1940.8. B. Kondis, A. British Attempt to Organise a Revolt in Northern Albania During the Greek-Italian War. me botimin: Greece and the War in Balkans (1940-1941) Thessaloniki, 29 tetor 1nëntor 1990, f. 117; PRO, FO 371/24868/8924 Ambasadori britanik në Athinë, Palairet përFO, 14 dhjetor 1940.9. PRO, FO, 371/24866, Thirrje e disa personaliteteve britanike botuar në gazetën Times 29nëntor 1940.10. Po aty, Projekt telegram i O. Sargent për M. Palairet.

Ndërgjegje historike

Page 120: perpjekja_19

120Përpjekja

Megjithkëtë rrethanat e reja bënë që në fillim të vitit 1941 në Foreign Office tëevolonte disi mendimi në favor të pavarësisë së Shqipërisë. Shefi i Zyrës për Shqipërinë,Dixoni, tani filloi të nënvizonte më më forcë edhe avantazhet krejtësisht strategjikeqë do të kishte deklarimi i një Shqipërie të pavarur. Ajo do të nxiste qëndresën shqiptare,do t i siguronte Britanisë së Madhe miq dhe popullaritet në Shqipëri, do të ndalontemarshimin e ushtrive greke e jugosllave në Shqipëri në përfundim të luftës dhe, kështu,do të shmangte rindezjen e armiqësive midis këtyre dy shteteve. Do të shmangtekritikat e opinionit britanik ndaj politikës që po ndiqej kundrejt Shqipërisë dhe, sëfundi, do të dobësonte propagandën italiane në Shqipëri.

11)

Ndonëse po evolonte pozitivisht mendimi kundrejt njohjes së pavarësisë sëShqipërisë, qeveria britanike nuk dëshironte të angazhohej për kufijtë dhe për të ardhmene qeverisjes së saj, përderisa qeveria greke i kishte bërë të qarta synimet e saj territoriale.

Në fund të vitit 1941, Foreign Office porositi njërin nga profesorët e njohur tëhistorisë, A. Toynbee që të bënte një studim për problemin shqiptar. Në studimin e tij,Toynbee parashtronte dy zgjidhje të mundëshme: e para, Shqipëria t i lihej në protektoratItalisë; e dyta, të futej në federatë ose konfederatë bashkë me Jugosllavinë dhe Greqinë.Ai e vlerësonte veçanërisht variantin e dytë, sepse ky kishte avantazhin se e zgjidhtenjëkohësisht edhe çështjen e pretendimeve territoriale greke ndaj Shqipërisë së Jugut.

12)

Nga ana tjetër qeveria britanike sprapsi të gjitha përpjekjet e reja të A. Zogutpër njohjen e legjetimitetit të qeverisë së tij. Sekretari i Jashtëm britanik A. Edenishprehej me vendosmëri: ne kemi shmangur çfarëdo angazhimi përsa i përket sëardhmes së Shqipërisë, përderisa grekët dhe jugosllavët kanë disa synime, që i kanëshprehur me forcë dhe që ne duhet t i marrim parasysh në momentin dhe në mënyrëne duhur .

13)

Duke u nisur nga këto premisa, Foreign Office bllokoi edhe një lëvizje tjetër tëMbretit Zog, i cili kërkonte aderimin e Shqipërisë në Deklaratën e Washingtonit të 1janarit 1942 për Kombet e Bashkuara. Zogu i kishte dërguar edhe një letër presidentitamerikan Ruzvelt, që ai ta përkrahte kërkesën shqiptare. Foreign Office, jo vetëm qëbllokoi përcjelljen e telegramit të Zogut për në Amerikë, por ia bëri të qartë se qeveriabritanike nuk do ta mbështeste atë në këtë çështje. Përkundrazi, ajo do të këshillonteedhe qeverinë e SHBA se Mbreti Zog nuk gëzon njohjen tonë .

14) Kështu Londra ende

nuk po e përfillte legjitimitetin ndërkombëtar të shtetit shqiptar.Por nga argumentat që parashtruam më lart duket qartë se edhe pse propozohej

afirmimi i pavarësisë së Shqipërisë, në Foreign Office kjo nuk vlerësohej si një çështjeparimore, si një e drejtë e pamohueshme e kombit shqiptar, e cila kishte një legjetimitettë padiskutueshëm ndërkombëtar. Afirmimi i pavarësisë para së gjithash vihej nëfunksion të ruajtjes së ekuilibrit politik midis Greqisë e Jugosllavisë pas luftës, gjë qëi interesonte më shumë Londrës, për arsye se ajo llogariste që këto dy shtete ballkanikedo të ishin në zonën e ndikimit të saj.

11. PRO, FO, 371/33113/R9586/2066/90, Raport i P. Dixon mbi Shqipërinë, 31 mars 1942.12. PRO, FO, 371/29715 Relacion i A. Toynbee me titull: Northern Epirus 29 tetor 1941.13. PRO, FO, 371/29711, Relacion i A. Edenit për Kryeministrin Çërçill, 31 tetor 1941.14. PRO, FO, 371/33109, Shënime të Dixonit, 14 janar 1942.

Ndërgjegje historike

Page 121: perpjekja_19

121Përpjekja

Gjithashtu koncepti britanik për afirmimin e pavarësisë së Shqipërisë nuk epërjashtonte mundësinë e cungimit të territorit shqiptar, por e presupozonte atë.

Në vitin 1942 u kryen edhe dy studime të tjera nga Instituti Mbretëror iMarrëdhënieve Ndërkombëtare (Royal Institute of International Affairs) me autoreRGD. Loffan dhe A. Zimnern.

15) Në këto studime si zgjidhje më e mundëshme

rekomandohej copëtimi i Shqipërisë midis Jugosllavisë e Greqisë, në vijën kufitare qëduhet të kalonte afër Elbasanit. Por nuk përjashtohej as varianti i integrimit të Shqipërisënë Federatën greko-jugosllave, për të cilën ishte arritur një marrëveshje në parim midisqeverive mbretërore greke e jugosllave në mërgim. Në këto projekte paraqitej si varianti tretë edhe vendosja e Shqipërisë nën protektoratin e një shteti të painteresuar, ide ecila e kishte zanafillën që nga përfundimi i Luftës I Botërore. Por këtë herë si fuqiprotektore propozohej Danimarka.

Vetëm në fund të vitit 1942, kur filluan operacionet e Aleatëve në Mesdhe,Foreign Office e kapërceu përfundimisht fazën e hezitimeve dhe nxitoi të publikontedeklaratën për Shqipërinë. Publikimi i saj tani u diktua nga fuqizimi i qëndresësantifashiste në Shqipëri dhe nga nevojat më të drejtpërdrejta praktike që kishte Londrapër t i shfrytëzuar shqiptarët kur filluan operacionet luftarake në Mesdhe. ForeignOffice tani nxitonte që të mos mbetje në bisht të ngjarjeve por t u dilte përpara atyre.Pas diskutimeve të shumta u miratua pikëpamja e A. Edenit që deklarata ta angazhonteBritaninë e Madhe vetëm në rimëkëmbjen e pavarësisë së Shqipërisë , por jo përintegritetin e saj territorial.

16) Në këto momente qeveria greke në mërgim dhe Mbreti i

Greqisë e shtuan presionin që deklarata të afirmonte hapur mbështetjen britanike përpretendimet territoriale greke.

Deklarata britanike u bë nga A. Edeni, në 17 dhjetor të vitit 1942, në ParlamentinBritanik. Ajo afirmonte mbështetjen britanike për rivendosjen e pavarësisë sëShqipërisë. Në këtë mënyrë ajo shënonte kapërcimin përfundimtar e zyrtar të hezitimevedhe pikëpamjeve negative të deriatëherëshme të diplomacisë britanike kundrejtpavarësisë së Shqipërisë. Por nga ana tjetër, duhet theksuar se deklarata përmbante dyrezerva të rëndësishme, të cilat do të kishin ndikimet e tyre në politikën e mëtejshmebritanike kundrejt Shqipërisë dhe më gjerë akoma në çështjen shqiptare.

Rezerva e parë kishte të bënte me planet për përfshirjen e Shqipërisë në njëKonfederatë Ballkanike. Nga deklarata e Edenit bëhej e qartë se afirmimi i qeverisë sëtij për rivendosjen e pavarësisë së Shqipërisë nuk paragjykonte në asnjë mënyrëpozitën e Shqipërisë në raport me marrëveshjet që mund të lidheshin në të ardhmenmidis shteteve të ndryshme të Ballkanit .

Rezerva e dytë e godiste tërthorazi, por fuqishëm, pavarësinë e Shqipërisë. Ajorihapte diskutimin e kufijve të Shqipërisë pas luftës, megjithëse ata ishin sanksionuarmë parë nga katër akte të rëndësishme ndërkombëtare, në të cilat Britania e Madhekishte qenë palë, madje ndër palët kryesore vendimmarrëse. Në deklaratën e Edenit

15. PRO, FO, 371/33112.16. PRO, FO, 371/33107, Memorandum i Sekretarit të Shtetit për Punët e Jashtme dërguarKabinetit të Luftës, 1 dhjetor 1942.

Ndërgjegje historike

Page 122: perpjekja_19

122Përpjekja

thuhej: Qeveria e MT. e shikon çështjen e kufijve të shtetit shqiptar pas luftës, si njëçështje që do të duhet të merret në shqyrtim në Konferencën e Paqes .

17) Në këtë

mënyrë Deklarata britanike hapi rrugën për një copëtim të ri të trevave shqiptare dhenxiti gjatë gjithë luftës dhe në dy vitet e para pas saj, deri në përfundimin e Konferencëssë Paqes furinë e përpjekjeve të nacionalizmit, qeverisë dhe shtetit grek për aneksimine Shqipërisë së Jugut. Por meqë ky territor ishte vërtet një pjesë jetike e ekzistencës sështetit të pavarur shqiptar, u vu në pikëpyetje edhe vetë afirmimi britanik për pavarësinëe Shqipërisë. Këto dy kontradikta do ta brenin dhe do ta mjegullonin për një kohë tëgjatë politikën britanike ndaj Shqipërisë. Ata do të prodhonin efekte negative në shumëdrejtime. Në këtë mënyrë deklarata britanike ndaj çështjes shqiptare ishte më negativjae deklaratave të Fuqive të Mëdha Antifashiste lidhur me luftën e popullit shqiptar dhetë ardhmen e Shqipërisë. Ajo jo vetëm që krijoi dyshime e shqetësime të mëdha nëqarqet patriotike shqiptare, por u shndërrua edhe në një armë të fortë në duart epropagandës fashiste. Mustafa Kruja e lexoi tekstin e deklaratës së Edenit në KëshillinSuprem Fashist Shqiptar. Ai vuri në dukje se pavarësia dhe integriteti territorial iShqipërisë ishte kërcënuar dhe mund të pritej që grekët dhe jugosllavët të grabisninprovinca shqiptare me ndihmën e Aleatëve, duke e reduktuar Shqipërinë në një shtet tëvogël të pafuqishëm.

18)

Pas deklaratës së 17 dhjetorit, qeveria britanike u ndesh me presionin në rritje tëemigracionit shqiptar dhe të personaliteteve shqiptarofile britanike, të cilët kërkuan qësi rrjedhojë e deklaratës, Shqipëria të pranohej si anëtare e Kombëve të Bashkuara dhetë njihej qeveria e saj kombëtare në mërgim. Ata paralajmëronin se në rast të kundërt nëShqipëri do të vinte përçarja. Ata e konsideronin Mbretin Zog si përfaqësuesin ligjortë këtij shteti. Ndërsa Frontin e Bashkuar të formuar nga Mbreti Zog, Faik Konica, FanNoli të përkrahur dhe nga organizata më e fuqishme e emigracionit shqiptar FederataVatra dhe thuajse pa përjashtim edhe nga të gjithë shqiptarët në vendet e tjera, ku

ata ishin të lirë të shprehnin pikëpamjet e tyre, ata e vlerësonin si një rrethanë që epërforconte të drejtën e njohjes së një qeverie shqiptare

19), e cila do të ishte plotësim

logjik i deklaratës për njohjen e pavarësisë së Shqipërisë.Londra vazhdoi të mbante qëndrim negativ kundrejt njohjes së një qeverie

shqiptare në mërgim gjatë gjithë periudhës së luftës, megjithëse kjo vijë nuk përputhejme pjesën e parë të deklaratës zyrtare të 17 dhjetorit 1942, e cila afirmonte pavarësinëe Shqipërisë. Kështu ajo nuk e vlerësoi Shqipërinë e pavarur si një entitet politik tëqëndrueshëm, por si një terren i hapur për zgjidhje e modifikime në përputhje mekoniunkturat politike në Ballkan.

Pikëpamjet e tij të shprehura në deklaratën e 17 dhjetorit, Edeni i ruajti edhe mëvonë, megjithëse lufta antifashiste në Shqipëri po fuqizohej. Në një letër dërguardeputetit L Hore-Belisha ai shkruante: Është e vërtetë se grekët dhe jugosllavët e

17. PRO, FO, 371/33107, Teksti i Deklaratës së A. Edenit në Dhomën e Komunëve, me 17dhjetor 1942.18. United States National Archives (USNA), Departament of State Records (DS) 875,00/539,telegram i Harrisonit nga Berna dërguar Sekretarit të Shtetit në Washington, 31 dhjetor 1942.19. PRO, FO, 371/43569, Letër e M.L. Teldesli për Ser Hodgson, 18 janar 1943.

Ndërgjegje historike

Page 123: perpjekja_19

123Përpjekja

ndjejnë veten shumë të prekur kur bëhet fjalë për Shqipërinë. Dhe derisa ata janëaleatët tanë, ne jemi të detyruar t i marrim parasysh ndjenjat e tyre. Arsyeja kryesore qëshqiptarët nuk janë përmendur njësoj si grekët dhe jugosllavët (në deklaratat publiketë udhëheqësve britanike B.M) është shumë e thjeshtë: Ndërsa këta janë aleatëttanë, shqiptarët nuk janë aleatë. Kështu pra, shqiptarët nuk duhet të presin që të kenëtë njëjtin trajtim sikur të ishin aleatët tanë .

20) Ky koncept kishte ndikim thelbësor në

pozicionin e qeverisë britanike kundrejt pavarësisë së Shqipërisë.Gjatë viteve 1943-1944 britanikët, jo vetëm nuk pranuan krijimin e ndonjë qeverie

shqiptare, por ata ndiqnin me dyshim ç do përpjekje që mund të bëhej në këtë drejtim.Në fillim të vitit 1943, kur po zhvilloheshin tratativat për krijimin e një qeverie të kryesuarnga Fan Noli, Foreign Office u shqetësua dhe shqetësimin e tij ia shfaqi edheDepartamentit të Shtetit.

21) Ky ishte një qëndrim diametralisht i kundërt me qëndrimin

që u mbajt ndaj qeverive greke e jugosllave në mërgim të cilat jo vetëm që u njohën, poru trajtuan si aleatë të çmuar.

Në përfundim të Luftës qeveria greke i shpeshtoi përpjekjet për të bindur Aleatët,që ata të miratonin pretendimet e saj territoriale. Për këtë arsye Foreign Office bëri njëstudim të ri të këtij problemi. Ai arriti në përfundimin se aneksimi i territorit shqiptar ipretenduar nga Greqia do të prishte mundësinë e mbijetesës së Shqipërisë politikishtdhe ekonomikisht, deri në ekstrem dhe ishte e dyshimtë se si mund të ekzistonteShqipëria si shtet i pavarur në këto kushte .

22) Në këtë mënyrë politika britanike ishte

futur në një rrugë pa krye, sepse nga njëra anë ajo ishte deklaruar për rindërtimin e njëShqipërie të pavarur nga ana tjetër kishte lënë hapur diskutimin e kufijve të saj. Mirëponëqoftëse këto kufij do të ndryshoheshin ashtu siç këmbëngulnin aleatët e saj, grekët,atëhere vihej në pikëpyetje vetë ekzistenca e një shteti të pavarur shqiptar.

Atëherë Foreign Office studioi dhe mundësinë e dhënies Greqisë të një pjesë tëteritorit që ajo pretendonte, konkretisht Delvinën, Himarën, Butrintin dhe ndoshtaedhe Gjirokastrën. Por rezultonte se edhe në këtë rast pavarësia e Shqipërisë dëmtohej.Duke patur parasysh masën e territorit të Shqipërisë, ç do humbje e territorit edhe në

një shkallë të vogël, e cila mund t i imponohet Shqipërisë nga pretendimet më tëbazuara të grekëve dhe jugosllavëve, duket se do ta bënte pavarësinë e saj më tëpasigurtë dhe ndoshta krejtësisht të pambrojtëshme

23) Ky ishte përfundimi tjetër i

studimit i cili e vështirësonte zbatimin e deklaratës zyrtare britanike pa shkelur njërënnga pjesët e saj.

Në vjeshtën e vitit 1944 kur lufta civile në Shqipëri ishte në kulmin e saj, bie nësy një qëndrim tjetër i Londrës. Foreign Office projektoi t i dërgonte një paralajmërimFrontit Nacionalçlirimtar të Shqipërisë, i cili vinte në pikëpyetje respektimin e pavarësisësë Shqipërisë nga qeveria britanike. Departamenti i Jugut sugjeroi që gjenerali Willson

20. PRO, FO, 371/37137 Letër e A. Edenit për anëtarin e Dhomës së Komuneve L Hore Belisha2 tetor 1943.21. PRO, FO, 371/37136 Letër e Ambasadës Britanike në Washington Departamentit tëShtetit, 22 shkurt 1943.22. PRO, FO, 371/43567, Studim i Departamentit të Studimeve të Forin Ofisit (Foreign OfficeResearch Departament FORD) për kufijtë e Shqipërisë, 30 qershor 1944.23. Po aty.

Ndërgjegje historike

Page 124: perpjekja_19

124Përpjekja

t i deklaronte E. Hoxhës se qeveria britanike nuk do të kishte mundësi që në Konferencëne Paqes, të zbatonte në praktikë premtimin e saj për të njohur pavarësinë shqiptare, nëqoftë se bëhet luftë civile .

24) Këtu ka dy gjëra që duhen ndarë. E para, përpjekjet e

britanikëve për të ndaluar luftën civile ishin pozitive në interes të kombit shqiptar. Atosynonin fuqizimin e luftës kundër gjermanëve dhe frenimin e marshimit të komunistëvedrejt pushtetit. Por lidhja e këtyre përpjekjeve me kërcënimin për mosrespektimin epavarësisë së Shqipërisë mund të interpretohej edhe si një justifikim paraprak i Londrëspër veprimet që kishte projektuar të merrte në të ardhmen, ose si vazhdim i skemave tësaj të zbatuara deri në këtë kohë, të cilat mendonte t i çonte edhe më tej pas luftës.Ndryshe nuk kishte përse të lidhej një konflikt i brendshëm civil në Shqipëri më statusine pavarësisë së shtetit shqiptar.

Në çastet e fundit të luftës britanikët i lanë gjërat që të rridhnin lirshëm nëShqipëri. Ata vijuan të ndiqnin vijën e deklaratës së Edenit të dhjetorit 1942. Tëshqetësuar për qëndrimin tolerues të Foreign Office ndaj propagandës antishqiptaretë qeverisë greke personalitetet britanike, zonja Herbert dhe Lordi Cecil i kërkuanForeign Office që të bënte një deklaratë tjetër në favor të pavarësisë së Shqipërisë.

25)

Ndërsa Shoqëria Anglo-Shqiptare i kërkoi edhe një herë Edenit, pranimin e Shqipërisënë Kombet e Bashkuara dhe njohjen e qeverisë shqiptare të vitit 1939.

26) Por këto

sugjerime, edhe këtë herë nuk u mirëpritën në Foreign Office. Atje ishin të shqetësuarende, pasi deklarata e Edenit, e dhjetorit 1942, për rivendosjen e pavarësisë së Shqipërisë,ishte pritur jashtëzakonisht keq nga qeveria greke dhe kishin frikë se ndonjë përsëritje

e saj do të shkaktonte reagime të tjera të ngjashme . Një zyrtar i lartë britanik shprehtemendimin se një deklaratë e tillë, në këto momente, do të shkaktojë më shumë dëm nëGreqi se sa do të ndikojë mirë në Shqipëri .

27) Justifikimi ishte se Papandreu, me qëllim

që të forconte pozitat e tij, po fillonte zbatimin e një vije nacionaliste dhe ndonjëdeklaratë e qeverisë MT., e cila do të interpretohet se ne nuk duam t ia japim Epirin eVeriut Greqisë, do t i shkaktonte atij një dëm të madh . Ndërsa në Shqipëri, tani FrontiNacionalçlirimtar ishte në pozita komanduese dhe nuk kërkon lajkatime nga ne .

28) Pra

Londra për arsye të politikave të saj të mëparshme ishte e shtërnguar të mos e përmendtemë mbështetjen për pavarësinë e Shqipërisë, as sipas deklaratës së saj zyrtare të vitit1942, pikërisht në këto rrethana kur një deklaratë e tillë nevojitej më shumë. Por kjo s dotë thotë se pozicioni i saj afirmativ ndaj pavarësisë së Shqipërisë ishte sprapsur. Porgjithashtu as mëdyshjet nuk ishin kapërcyer.

Londra mendonte se në të kaluarën Shqipëria kishte qenë një qendër turbullirashnë Ballkan dhe mund të ishte e tillë përsëri pas luftës, veçanërisht nga pikëpamja epretendimeve greke ndaj Shqipërisë së Jugut.

29)

24. PRO, FO, 371/43555 Relacion i Departamentit të Jugut i nënshkruar nga O. Sargenti, 26shtator 1944.25. PRO, FO, 371/43556/R 16645/71/90. Shënime të Lowt, 12 tetor 1944.26. PRO, FO, 371/43555, Letër e Sekretarit të Shoqërisë anglo-shqiptare për Sekretarin eJashtëm Britanik, 17 korrik 1944.27. PRO, FO, 371/43556/R 15545/71/90. Shënime të D. Laskeyt, 25 tetor 1944.28. Po aty.29. PRO, FO, 371/43556/R 16987/71/90. Shënime të D. Laskeyt, 23 tetor 1944.

Ndërgjegje historike

Page 125: perpjekja_19

125Përpjekja

Në këtë frymë Departamenti i Jugut i Foreign Office hartoi një dokument tjetërstudimor, i cili për koencidencë datonte pikërisht me çlirimin e Shqipërisë.

30) Në këtë

studim propozohej rishikimi i politikës që Londra kishte mbajtur deri në atë kohë ndajShqipërisë dhe veçanërisht ndaj Frontit Nacionalçlirimtar. Në Departamentin e Jugutmbizotëronte mendimi se ekzistonte një rrezik i madh, nëqoftëse e ardhmja e Shqipërisënuk zgjidhej mbi baza të kënaqëshme për fqinjët e saj, pasi kjo plagë do t i shtynte atapastaj ta copëtonin atë. Edhe në këto momente ruhej pikëpamja se Shqipëria nuk mundtë ekzistonte si një shtet i pavarur, pa një ndihmë të jashtme, veçanërisht në sferënekonomike. Si zgjidhje më e mirë mendohej marrja përsipër e kësaj detyre nga Britaniae Madhe ose nga SHBA. Por Foreign Office mendonte, gjithashtu, se Britania nukishte në gjendje ta përballonte këtë kosto, ndërsa qeveria e SHBA nuk ishte e interesuarnë mënyrë të mjaftueshme për këtë gjë. Kështu që të vetmet vende të cilat mund t ijepnin ndihmë Shqipërisë mbeteshin Italia, Jugosllavia dhe Greqia. Zyrtarët britanikë epërjashtonin Italinë, edhe pse e dinin se ajo nuk do të ishte më në një pozitë që tëzbatonte një politikë imperialiste pas luftës . Ndërsa Greqia kishte pretendime përaneksimin e Shqipërisë së jugut, të cilat mbështeteshin fort prej saj, por ishin pak tëjustifikueshme . Në qoftë se do të realizoheshin këto pretendime, atëherë ekzistenca eShqipërisë bëhej e pamundur . Nëqoftëse nuk do të plotësoheshin, atëhere do tëkishte pak shanse që Shqipëria dhe Greqia të ishin në marrëdhënie miqësore pas luftëspër një periudhë kohe të gjatë .

31) Kështu që binte poshtë edhe mundësia e një lidhjeje

miqësore të Shqipërisë me Greqinë dhe me Turqinë, drejt së cilës ishin të prirurnacionalistët shqiptarë. Kjo zgjidhje ishte më e dëshirueshme për Britaninë e Madhe,por ajo tani kundërshtohej përveç Greqisë edhe nga qeveritë e majta të Shqipërisë eJugosllavisë. Në këto rrethana, politika greke bëhej një faktor që e shtynte Shqipërinëdrejt federatës me Jugosllavinë, e cila favorizohej edhe nga marrëdhëniet e ngushta qëishin krijuar midis qeverive komuniste të të dy vendeve.

Foreign Office shqyrtoi edhe avantazhet e njohjes së shpejtë të qeverisë sëFrontit Nacionalçlirimtar të Shqipërisë, e cila do të kishte si rezultat kryesor parandalimine një konflikti greko-shqiptar. Në këtë rast Londra parashikonte të bënte edhe njëfarëbiznesi, pra duhej fituar diçka. Duhej kërkuar që qeveria të kishte karakter përfaqësuesdhe që ajo të mos ishte një diktaturë komuniste siç kishte filluar të dukej. Departamentii Jugut sugjeronte që në këtë rast të përkrahej edhe pranimi i Shqipërisë në Kombet eBashkuara. Por edhe kjo vijë mbeti në letër dhe nuk u ndoq nga Londra. Kështuqë derinë përfundim të Luftës dilemat e saj ndaj pavarësisë së Shqipërisë nuk u kapërcyen,ndonëse ngjarjet po e shtynin atë drejt kapërcimit të pozicioneve të mëparshme tëperiudhës së luftës.

** *

Deri në verën e vitit 1942 Departamenti i Shtetit nuk kishte ndërmarrë ndonjëstudim apo diskutim të rëndësishëm për çështjen shqiptare. Në fund të korrikut të vitit

30. PRO, FO, 371/43556/R 21847/71/90, Dokument Studimor i Departamentit të Jugut të F.O.mbi Shqipërinë, 28 nëntor 1944.31. Po aty.

Ndërgjegje historike

Page 126: perpjekja_19

126Përpjekja

1942, duke diskutuar për inkurajimin që mund t u jepej shqiptarëve nga një deklaratë epërgjithshme, e cila do të pohonte se njëri nga objektivat e Kombeve të Bashkuaraishte çlirimi i popullit shqiptar nga shtypësit e tij, zyrtari i lartë i Departamentit tëShtetit, Cannon, u shpreh se për këtë deklaratë ekzistonin dy vështirësi kryesore. Edheai, ashtu si zyrtarët britanikë, mendonte që në këtë fazë të mos merrej ndonjë vendimpër të ardhmen e Shqipërisë.

Ndryshe nga britanikët, ai nënvizonte faktin se Shqipëria kishte qenë njërandër viktimat e para të Boshtit. Por edhe ai nuk arrinte të shkëputej nga paragjykimi përpamundësinë e mbijetesës së një shteti të pavarur shqiptar pas luftës. Sipas tij ishtee pamundur që të merrej në konsideratë një Shqipëri e lirë, kur ajo dukej si e pamundur .Por ndryshimi më i rëndësishëm midis amerikanëve e britanikëve lidhur me qëndriminqë do të mbahej ndaj pavarësisë së Shqipërisë, ishte ai mbi përfilljen e interesave dhepretendimeve greke ndaj saj.

Për Londrën, pretendimet greke ishin element qëndror në përcaktimin e qëndrimittë saj ndaj pavarësisë dhe integritetit të Shqipërisë, ndërsa Uashingtoni thuajse nuk ellogariste këtë element.

32) Në përgjigje të kërkesave greke që SHBA të mbështesnin

pretendimet e tyre territoriale ndaj Shqipërisë, nënsekretari i Shtetit Summer Welles, nështator të vitit 1942, i kujtonte qeverisë greke parimin e mirënjohur të politikës amerikanepër të mos bërë deklarata mbi synimet territoriale, pasi ato mund të interpretoheshin sinjë angazhim i SHBA-së.

Ashtu si Foreign Office, edhe Departamenti i Shtetit pati sugjerime nga diplomatëdhe personalitete amerikane që të njihte pa rezerva pavarësinë dhe integritetin territo-rial të Shqipërisë. Ish ministri amerikan në Shqipëri, Charles C. Hart u tha zyrtarëve tëDivizionit të Europës, se ai e njihte mirë Shqipërinë e Jugut dhe se atje nuk ekzistontendonjë problem grek. Madje, krejt ndryshe nga qëndrimet që kishin mbajtur degët eForeign Office, në vjeshtën e vitit 1942, Departamentit të Shtetit i erdhën sugjerime ngaKomiteti Ndërdivizional për Rajonin Ballkanik dhe Danubian, që qeveria amerikane tëbënte një deklaratë në mbështetje të restaurimit të shtetit të lirë shqiptar. Ky komitetvinte në dukje se Copëtimi i Shqipërisë do të krijojë probleme të rrezikshme minoriteteshnë Greqi e në Jugosllavi, të cilat do të zhvlerësonin avantazhet e sigurisë që do tëfitonin këto shtete nga zgjerimi i kufijve në kurriz të Shqipërisë.

33)

Por megjithëse bëheshin këto diskutime, deri në fundin e vitit 1942 edheUashingtoni preferoi heshtjen publike kundrejt pavarësisë së Shqipërisë. Në këtëkohë, kur Foreign Office kishte vendosur që të bënte deklaratën e tij, i kërkoi dy herëradhazi Departamentit të Shtetit që edhe ai të bënte një deklaratë mbi Shqipërinë.Uashingtoni vendosi të bënte një deklaratë në të cilën mbështeste krijimin e një Shqipërietë lirë dhe të pavarur pas luftës.

Më 11 dhjetor 1942, Hulli deklaroi se SHBA nuk e kishin njohur kurrë aneksimine Shqipërisë nga Italia dhe se restaurimi i pavarësisë së Shqipërisë ishte një rrjedhojë

32. PRO, FO, 371/33109, Telegram i Chanceryt për Departamentin e Jugut të F.O, 27 korrik1942.33. USNA, GRDS, RG 59. Memorandum i Komitetit Ndërdivizional për Rajonin Ballkanik dheDanubian.

Ndërgjegje historike

Page 127: perpjekja_19

127Përpjekja

natyrale e Kartës së Atlantikut. SHBA përshëndesnin qëndresën e popullit shqiptarkundër italianëve dhe si qeveria, ashtu dhe populli amerikan prisnin me padurim ditënkur do të mund t u jepnin ndihmë ushtarake shqiptarëve që ata të shporrnin pushtuesit.

Hulli e bëri deklaratën e tij disa ditë para Edenit, dhe ç ka është më e rëndësishmeajo ishte më pozitive, më e drejtë dhe pa ekuivoke, sepse nuk vinte në diskutimintegritetin e Shqipërisë, siç bënte deklarata britanike. Pikërisht për këtë arsyeamerikanët, u shprehën tërthorazi pakënaqësinë e tyre britanikëve për deklaratën eEdenit. Sekretari amerikan i Shtetit i tha ambasadorit britanik në Uashington, lorditHalifax, se deklarata e qeverisë amerikane për Shqipërinë është bërë pas kërkesave tëqeverisë britanike dhe se britanikët bënë një deklaratë, e cila ishte kaq e vakët, saqëishte krejt e pakuptimtë dhe kjo duket se u bë për arsye se një grup grek i kishte dërguarnjë ankesë serioze qeverisë britanike . Ai, gjithashtu, i tha ambasadorit britanik se disazyrtarë amerikanë ishin ankuar se deklarata britanike nuk ishte krejtësisht në përputhjeme politikën tonë .

34) Ambasadori britanik nuk dha ndonjë shpjegim por vetëm i shprehu

keqardhjen ambasadorit amerikan për atë që kishte ndodhur.Por edhe britanikët nuk u kënaqën me përmbajtjen e deklaratës amerikane.

Dixoni e quajti të pakënaqshme atë, ndërsa në shkrimet e tij ai shkruante: Unë mendojse është për të ardhur keq që qeveria e SHBA bëri një deklaratë për restaurimin e njëShqipërie të lirë, pikërisht si një rrjedhojë e Kartës së Atlantikut. Do të ishte më eefektëshme që të paraqitej njohja e Shqipërisë, si një gjest ndaj qëndresës së popullitshqiptar kundër pushtimit fashist .

35) Është e kuptueshme se ky shqetësim buronte

nga fakti se Karta e Atlantikut i mbyllte shtigjet për të vënë në diskutim statusin dhekufijtë e Shqipërisë pas luftës.

Edhe Departamenti i Shtetit pati presione nga të dy krahët lidhur me deklaratënpër Shqipërinë. Në njërën anë ishin personalitetet politike shqiptare në mërgim, disaamerikanë miq të Shqipërisë dhe ndonjë diplomat amerikan që e njihte mirë problemin.Ndërsa në anën tjetër ishte qeveria greke dhe diaspora greke në SHBA. Disa ditë pasdeklaratës së Hullit, Charles Hart i kërkoi Departamentit të Shtetit që të përkrahtekrijimin e një qeverie shqiptare në mërgim, duke e vlerësuar këtë si një hap logjik qëduhej të pasonte deklaratën, e cila kishte afirmuar pa ekuivoke mbështetjen përrestaurimin e pavarësisë së Shqipërisë.

36) Por ai mori përgjigjen se në qarqet e larta qe

vendosur të veprohej me ngadalësi për këtë gjë, sepse ajo krijonte kundërshti politike .Për më tepër Departamenti i Shtetit donte t i shmangej marrjes së angazhimeve politikepër periudhën e pasluftës dhe mendonte që këto çështje të përcaktoheshin nga vetëvendet e çliruara. Pasi dëgjoi këto shpjegime, Harti vuri në dukje domosdoshmërinë embështetjes dhe njohjes së një qeverie shqiptare në mërgim nga SHBA, për arsye seGreqia kërkonte aneksimin e pjesës jugore të Shqipërisë. Udhëheqësi i shquar idiasporës shqiptare të Amerikës dhe njëkohësisht njëri ndër kundërshtarët e njohur

34. USNA, GRDS, RG 59, 875.01/460. Memorandum bisede midis Sekretarit të Shtetit Hull dheambasadorit britanik, Lordit Halifax, 24 dhjetor 1942.35. PRO, FO, 371/33107, Shënime të P. Dixonit mbi Deklaratën Amerikane, 11 dhjetor 1942.36. USNA, GRDS, RG 59, 875, 01/495, Memorandum bisede midis Charles Hart (ishministër iSHBA në Shqipëri) dhe A.A.Berle, 13 janar 1943.

Ndërgjegje historike

Page 128: perpjekja_19

128Përpjekja

politik të A. Zogut, Fan Noli, e përshëndeti deklaratën e Hullit, të cilën e quajti një gjëtë shkëlqyer nga pikëpamja parimore. Por ai shprehu shqetësimin se ajo ishte e destinuartë mbetej në letër, nëqoftëse nuk do të përforcohej me garantimin e integritetit tokësortë Shqipërisë dhe me njohjen zyrtare të Mbretit Zog, si kryetar legjitim dhe logjik iqeverisë shqiptare në mërgim, së cilës t i garantohej edhe një vend në Konferencën ePaqes. Noli e konsideronte rrezikun grek, si një faktor themelor që bënte të domosdoshmenjohjen e Zogut si kryetar i qeverisë shqiptare në mërgim. Gjithashtu ai e konsiderontekëtë akt si një provë të domosdoshme, që duhej ta jepnin Aleatët, për të treguar se atakishin hequr dorë nga politika e pajtimit me Musolinin dhe me Italinë e së nesërmes.

37)

Nga ana e saj qeveria greke në mërgim reagoi në mënyrë energjike kundërdeklaratës amerikane për Shqipërinë. Por qëndrimi i Departamentit të Shtetit ishte mëkonsekuent, ndonëse edhe ai pati disa lëkundje të vogla ndaj presionit grek. SummerWelles i deklaroi përfaqësuesit grek në Uashington, Diamantopulos, se deklarata eHullit i referohej vetëm pavarësisë së Shqipërisë, për arsye të parimit të mosdiskutimittë çështjeve territoriale gjatë luftës, dhe kështu nuk do t i jepej ndonjë përgjigjememorandumit grek mbi Epirin e Veriut .

Qeveria e SHBA, ndonëse nuk e pranoi njohjen e një qeverie shqiptare iupërmbajt me vendosmëri deklaratës së saj për restaurimin e pavarësisë së Shqipërisëpas luftës. Rrjedhim i kësaj vije ishte edhe kundërshtimi i vendosur i kërkesës që bëriqeveria greke në gusht të vitit 1944 për të pushtuar Shqipërinë e Jugut deri në luminShkumbin. Refuzimi amerikan i referohej pikërisht deklaratës së Hullit të dhjetorit 1942.

38)

Pikërisht kjo politikë korrekte dhe konsekuente ndikoi pozitivisht që në tëardhmen edhe politika britanike t i kapërcente dilemat e saj të mëparshme lidhur mepavarësinë e Shqipërisë.

37. PRO, FO, 371/37136. Letër e Fan Nolit dërguar Anton Logorecit.38. PRO, FO, 371/43554.

Ndërgjegje historike

Page 129: perpjekja_19

129Përpjekja Ndërgjegje historike

* E. Hoxhaj (04.10.1969) ka jetuar dhe studjuar në Vjenë, ka kryer doktoraturën në Universitetine Vjenës në Departmentin e Historisë dhe ka qenë bashkëpuntor shkencor pranë këtij Universiteti.Që nga vitit 2000 është Profesor Assistent në Universitetin e Prishtinës ku ligjëron lëndët Historiadhe Politika e Ballkanit, Historia dhe Identiteti. Gjatë viteve 2003 dhe 2004 ka qëndruar në LondonSchool of Economics, duke u specializuar në çështjet e mardhenieve ndëretnike, të identitetit dhenacionalizmit. Boton në revista akademike perëndimore në Vjenë, Berlin, Mynih dhe Londër rrethçështjeve të ndryshme ballkanike.

POLITIKA E ETNIKES NË KONFLIKTIN E KOSOVËS

Nga Enver Hoxhaj*

1. Hyrje

Ky punim synon të paraqesë ato metoda të cilat u përdoren gjatë shekullit XXpër rregullimin e konfliktit etnik në Kosovë. Kësaj udhe nuk do të ndriçohen vetëmshkaqet dhe fazat e këtij konflikti, porse njëkohësisht do të analizohen e klasifikohenedhe strategjitë e praktikuara për zgjidhjen e tij. Moraliteti, realizimi dhe pasojat e tyredo të jenë padyshim gjithashtu objekt i këtij hulumtimi. Meqë konflikti, qoftë nga anashqiptare qoftë nga ajo serbe, nuk perceptohet si i mbyllur, ky punim synon jo vetëmtë plotësojë një boshllëk akademik: sepse edhe sot pas hyrjes së trupave të NATO-s(qershor 1999), ngritjes së Misionit të Kombeve të Bashkuara (UNMIK), tëinstitucioneve qeveritare të Kosovës (dhjetor 2001) dhe rënies së regjimit të Milo eviæ-it në Serbi (tetor 2000) nga palët në konflikt përdoren ose propozohen metoda të vjetra,të dështuara për zgjidhjen e konfliktit.

Që marrëdhëniet shqiptaro-serbe nga të dy popujt perceptohen si konflikt që ika rrënjët qysh në antikitet ose në mesjetë, këtë duhet ia dimë për nder përfytyrimevepërkatëse për veten, për tjetrin dhe për armikun. Si edhe gjetiu, kemi të bëjmë mekonstrukte të ndërtuara nacionaliste dhe me falsifikime historike të motivuara politikisht.Këto imazhe u propaganduan në mënyrë sistematike nga elitat e tyre që në shekullinXIX, për t i legjitimuar autoktoninë, sundimin ekspansionist, politikën e spastrimit dhembizotërimin etnik. Si edhe të tjerët, edhe ky konflikt etnik duhet parë si rezultat i idesësë shtetit-komb dhe i modernes evropiane.

Për shkak të aktualitetit, duke nisur nga vitet 1980 dhe në lidhje me zhbërien eJugosllavisë gjatë viteve 1990, rreth shkaqeve, rrjedhës dhe perspektivave të zhvillimittë këtij konflikti u shkrua shumë dhe u dhanë argumente e skenarë nga më të ndryshmitpër zgjidhjen e tij. Para pak kohësh Konrad Clewing e konkretizoi këtë me një tezë

Page 130: perpjekja_19

130Përpjekja Ndërgjegje historike

bindëse e cila për qasjen tonë ka një rëndësi fort të madhe: Konflikti për Kosovënqenka, sipas këtij autori, që në zanafillën e vet një konflikt territorial-sundues midisshtetit të Serbisë përkatësisht Jugosllavisë dhe popullatës shqiptare shumicë tëKosovës.

1 Serbia kishte, nga njëra anë, që nga viti 1878 - në rrjedhën e politikës

ekspansioniste - pretendime territoriale ndaj viseve të banuara nga shqiptarët në kuadërtë perandorisë otomane; politikë kjo që u vazhdua edhe në fillim të shekullit XX dhe merastin e zhbëries së asaj perandorie në Luftërat Ballkanike (1912/13) pati për pasojëpushtimin e dhunshëm të Kosovës nga Serbia. Një pjesë e shumicës shqiptare tëasokohëshme - përafërsisht rreth 75% e popullsisë - në mënyrë sistematike u vra, udëbua ose u arratis nga frika prej sundimtarit të ri. Për shtetin serb kontrolli mbi këtëhapësirë, ishte për arsye të politikës hegjemoniste dhe asaj nacionale-ideologjike shumëi rëndësishëm në mënyrë që Serbia ta luante rolin e dëshiruar të një fuqie rajonale nëBallkan.

Nga ana tjetër, politizimi i etnikes dhe konflikti etnik në Kosovë nisi me lindjene Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Pikërisht në Kosovë u themelua më 1878-ën Lidhja ePrizrenit e cila synonte, që në një nivel kombëtar-politik, madje edhe ushtarak të mbronteviset shqiptare (dhe të përziera) nga ekspansioni serb dhe të përfaqësonte politikishtshqiptarët përpara fuqive të mëdha evropiane të mbledhura në Kongresin e Berlinit.Kur pas zhbëries së perandorisë osmane u krijua më 1912-ën një Shqipëri e cunguar ku, sipas vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve të mbajtur më 1913-ën nëLondër, pothuaj se gjysma e popullsisë shqiptare mbeti jashtë kufijve për popullinshqiptar shumicë të Kosovës ky konflikt u bë çështje e mbijetesës: përdorimi i dhunëskolektive, përpjekjet për dëbim dhe diskriminimi sistematik kanë karakterizuar sundiminserb mbi shqiptarët gjatë tërë shekullit XX. Por edhe fazat e dominimit të shumicësshqiptare brenda harqesh të shkurtëra kohore janë karakterizuar nga diskriminimi ipakicës serbe të Kosovës.

Në këtë konflikt, sipas Clewing-ut, me rëndësi qendrore janë edhe dy aktorëkryesorë: së pari tërësia e shteteve apo bashkësia ndërkombëtare e cila, për rastin qëpo e trajtojmë në këtë punim, pothuaj gjithmonë, madje edhe në ditët tona tradicionalishtka ndjekur një vije politike që puqet me interesat politike e strategjike të fuqive tëveçanta. Për këtë shkak dhe për arsye të mungesës së gatishmërisë për t i marrëparasysh kushtet konkrete lokale në gjetjen e zgjidhjeve ndërkombëtare, zgjidhja ekëtij konflikti nuk ndodhi në kohën kur ky shtrohej, por vazhdimisht u shty për mëvonë. Së dytë është Shqipëria, për lëvizjen kombëtare të së cilës Kosova ka qenë shkasdhe motiv qendror. Pas krijimit të saj si shtet, në Shqipëri nuk pati asnjëherë gjatëshekullit XX një politikë irredente qoftë për shkak të frikës se një lëvizje e tillë, në rasttë ndonjë konflikti, do ta rrezikonte vetë ekzistencën e shtetit shqiptar karshi shtetitkrahasimisht të fortë serb ose jugosllav, qoftë për shkak të varësisë së drejtpërdrejtë tëShqipërisë nga një fuqi e caktuar ose nga bashkësia ndërkombëtare si tërësi.

1. Konrad CLEWING, Der Kosovakonflikt als Territorial- und Herrschaftskonflikt, 1878-2002.Chronologie und Beteiligte, në: Münchener Forschungen zur Geschichte Ost- und Südosteuropas.Hgg. Hermann BEYER-THOMA / Olivia GRIESE / Zsolt K. LENGYE. München 2002, fq. 181-214.

Page 131: perpjekja_19

131Përpjekja Ndërgjegje historike

Ky interpretim i përgjithshëm shtron përpara nesh një çështje me peshë: Amund të zgjidhet konflikti për Kosovën si konflikt territorial dhe ai i zotërimit nësepërjashtojmë tërheqjen e pushtetit dhe e sovranitetit serb dhe zgjidhjet territoriale nëformën e secesionit?

2. Qasja teorike

Konfliktet etnike janë në të vërtetë shfaqje e modernes. Pas përfundimit tëLuftës së Ftohtë, kur për rrjedhojë zhbërja e Jugosllavisë, e Bashkimit Sovjetik dhe eshteteve të tjera shumëkombësh kishte marrë përmasa të paparashikuara, njoftimet përkonfliktet etnike zunë vend kryesor. Literatura shkencore u pasurua me shumë artikujdhe studime të veçanta për pjesë të ndryshme të botës; u parashtruan teori e hipotezatë ndryshme lidhur me shkaqet, rrjedhat dhe me pasojat e këtyre konflikteve. Duke unisur nga përvojat e marra në Afrikë, Amerikë, Azi, Evropë e në Oqeani, John McGarrydhe Brendan O Leary zhvilluan në këtë mes një taksonomi, e cila i pasqyron formatemprike të tetë modeleve makropolitike për rregullimin e konflikteve etnike.

2 Të dy

autorët patën një qasje pozitive e normative. Së pari, ata donin të zbulonin, nëseekzistojnë parimisht ligje të lëvizjeve (laws of motions), të cilave u binden format erregullimit të konflikteve etnike; kjo do të mundësonte diagnozën paraprake aporetrospektive të përdorimit dhe zbatimit të strategjive të veçanta që premtojnë suksesnë mposhtjen e konflikteve. Së dyti, autorët vlerësuan përparësitë e metodave tëndryshme për rregullimin e konflikteve etnike, për të treguar nëse është i mundurstablizimi i shtetetëve shumëkombëshe në pajtim me institucionet liberale e demokratike.

Klasifikimi dhe hulumtimi i metodave, brenda kësaj kornize teorike, për mposhtjendhe/ose mbarimin e konfliktit të Kosovës, është qëllimi i asaj që vijon. Me përjashtimtë strategjisë së shkëputjes dhe/ose secesionit (pavarësisë), të gjithë modelet e tjerëmakropolitikë për shuarjen e konfliktit u përdorën nga shteti serb, përkatësisht jugosllavgjatë shekullit XX: gjenocidi; shpërngulja me dhunë; integrimi dhe/ose asimilimi;kontrolli hegjemonist; kantonizimi dhe/ose federalizmi; konsocionalizmi ose ndarjae pushtetit, si edhe, nga ana tjetër: arbitrariteti (ndërhyrja e një pale të tretë). Në këtëartikull natyrisht që do të preken edhe mjetet e metodat politike që nga elita shqiptaredhe nga popullata shumicë u përdorën si kundërstrategji.

3. Gjenocidi i tentuar dhe spastrimet etnike

Ndër kombe të ndryshme gjenocidi u shfaq si metodë për përfundimin ekonflikteve etnike. Gjenocidi ishte një dukuri e kohës moderne që në të shumtën eherëve u përdor me rastin e lindjes së ndonjë perandorie të re ose shteti të ri. Nëpërmjet

2. John MCGARRY/Brendan O LEARY, Introduction. The Macro-Political Regulation of EthnicConflict, in: The Politics of Ethnic Regulation. Ed. John MCGARRY/Brendan O LEARY. London,New York, 31997, fq. 1-41.

Page 132: perpjekja_19

132Përpjekja Ndërgjegje historike

asgjësimit të grupeve të caktuara etnike brenda territorit të perandorisë / shtetit bëhejpërpjekja për të stabilizuar përgjithmonë ngrehina të caktuara politike. Por gjenocidiështë përdorur edhe gjatë shpërbërjeve të perandorive, ku një grup etnik rezulton seështë më i ndjeshëm, më i lëndueshëm, nëse në atë hark kohor pjesa më e madhe ekontrollit të pushtetit është në duar të njërit komb të perandorisë. Sipas McGarry-t dheO Leary-t, gjenocidi është treguar si metodë që deri tani ka funksionuar në rastet epërfundimit të konfliktit. Nga ana tjetër gjenocidi nuk ka qënë i suksesshëm për vëniennë jetë të qëllimeve të tij politike. Si rregull, ai pothuajse gjithmonë u zbatua nga njërapalë e vetme dhe për pikëmbështetje bazë pati një formë jodemokratike shtetërore dhenjë ideologji raciste, etnike e fetare.

3 Ky sistem i fundit i besimit i bën të zbatueshme

krimet masive dhe të pranueshme nga njerëzit që shoqërizohen me keqbërësit.4

Në rastin kosovar përdorimi i termit gjenocid është i diskutueshëm. E megjithatënuk ka dyshim, se nga ana e regjimit serb në 1999 u ndërmor një tentativë gjenocidi mbipopullsinë shqiptare, që mundi të ndalohej vetëm nga suksesi i ndërhyrjes ushtaraketë NATO.

5

Me gjenocid kuptohet në përgjithësi vrasja masive sistematike e një grupi tëcaktuar etnik, për të cilën përdoren edhe terma si politocid ose democid. Për përshkrimine një dukurie të ngjashme, i përdorshëm është edhe termi spastrimi etnik , që është injohur për opinionin publik botëror që nga viti 1992 gjatë luftës në Bosnje-Hercegovinë.U përdor edhe gjatë ngjarjeve të luftës në Kroaci dhe Kosovë, për të përshkruarmetodat, sistematikën dhe politikën e dëbimit të dhunshëm të popullsive përkatëse.Gjenocidi dhe spastrimi etnik si dukuri dallohen qartësisht nga njëri-tjetri: në rastine parë bëhet fjalë për asgjësimin tërësor dhe/ose pjesërisht fizik të grupeve të caktuarakombëtare, etnike dhe fetare; në rastin e dytë para së gjithash kemi të bëjmë me dëbimine dhunshëm nga territoret e veta. Megjithatë, sikundër e dëshmon konflikti në Jugosllavi,spastrimet etnike mund të kenë edhe pasoja gjeoncidale.

6

Dukuri të tilla e kanë karakterizuar sundimin serb në Kosovë jo vetëm në fundine tij, por që nga fillimet. Kur Serbia gjatë Luftrave Ballkanike (1912/13) pushtoi Kosovënme shumicë popullsie shqiptare gjë që u pranua si e ligjshme nga fuqitë botërore tëasaj kohe -, për regjimin serb vrasjet masive sistematike ishin një metodë efektive përasgjësimin njëherë e përgjithmonë të dallimeve etnike.

7 Për pasojë të veprimeve të

kësaj natyre, me mijëra njerëz u vranë, dhjetëra mijëra u dëbuan me dhunë dhe morën

3. Shënimi i mësipërm, fq. 6-9.4. Krahaso Alex ALVAREZ, Governments, Citizens, and Genocide. A Comparative and Interdisci-

plinary Analysis. Bloomington 2001, fq. 50, 56-57, 72-73, 76-78, 123.5. Me hollësi Human Rights Watch, Under Orders. War Crimes in Kosovo. New York 2001.6. Norman M. NAIMARK, Fires of Hatred. Ethnic Cleansing in the Twentieth-Century. Cam-

bridge, London 2002, fq. 2v., 139v.7. Për çështjen nëse ky territor përkatësisht popullata shumicë shqiptare gjatë këtyre luftërave

u pushtua ose u çlirua siç pretendohet nga historiografia serbe, krahaso: Holm SUNDHAUSSEN,Kosovo. Eine Konfliktgeschichte, në: Der Kosovo-Konflikt. Ursachen, Verlauf, Perspektiven.Publikuar Jens REUTER/Konrad CLEWING. Klagenfurt dhe të tjerë 2000 (në vazhdim: Konflikti iKosovës), fq. 65-88, këtu fq. 67-69.

Page 133: perpjekja_19

133Përpjekja Ndërgjegje historike

arratinë përpara terrorit. Të dhënat për numrin e viktimave luhaten, mirëpo në shtypine kohës dhe nga bashkëkohës shkruhet e flitet për 20.000-25.000 të vdekur dhe 100.000refugjatë.

8 Carnegie Endowment for International Peace e botoi më 1914-ën një

raport mbi Luftërat Ballkanike dhe mbi shembullin e Kosovës dëshmoi politikënsistematike të shfarosjes në masë, të rrënimit të shtëpive të banimit dhe të dëbimit: nëdritën e rezultateve të hulumtimeve në vendngjarje, komisioni ndërkombëtar përgjegjëspër raportin, dëshmoi se qëllim i këtyre krimeve ishte ndryshimi i strukturës etnike tëpopullatës në një rajon, i cili banohej kryesisht nga shqiptarët.

9 Në Luftën e Parë

Botërore, Serbia e humbi kontrollin mbi këtë territor. Kur pas përfundimit të Luftëstrupat serbe u kthyen përsëri, në përmasa të mëdha, filluan rishtazi masakrat mbipopullatën civile: në një listë të hollësishme jozyrtare për harkun kohor midis viteve1918 -1921 janë regjistruar 12.371 shqiptarë të vrarë.

10

Pasojë e kësaj politike për shumicën e dëmtuar nuk ishte vetëm mungesa egatishmërisë për të qenë pjesë e shtetit të Serbisë, por edhe lufta guerile e trajtuar nëvitet 20 si Lëvizje Kaçake. Edhe vrasja dhe dëbimi i serbëve vendas dhe kolonëvegjatë Luftës së Dytë Botërore duhet parë në këtë këndvështrim. Për këto ngjarje dhepër numrin e shqiptarëve të vrarë gjatë kryengritjes së 1945-ës të shtypur me gjak ngaregjimi komunist jugosllav, për shkak të mungesës së studimeve të mjaftueshme, nukmund të jepen të dhëna konkrete.

11 Vrasja masive e ushtruar dhe diskriminimi patën

edhe një rezultat tjetër. McGarry e O Leary janë ithtarë të mendimit se pas zbatimit tëgjenocidit mbi një popull, shtimi i popullsisë rritet përnjëherë apo edhe dyfishohet.

12

Shkalla e lartë e lindshmërisë së popullatës shqiptare në Jugosllavinë socialiste, njërritje kjo që nuk vërehet në asnjë vend të Evropës, do të mund të ishte gjithashtu njërandër pasojat e veprimeve të tilla nga pala serbe, përkatësisht jugosllave.

13 Ky konstatim,

megjithatë, ka nevojë të gjurmohet më hollësisht. Por nuk ka asnjë dyshim se ky shtimi popullsisë e përmbush kushtin paraprak që edhe brezi i ardhshëm të jetë subjekt ifazës në vazhdim të konfliktit.

Në fazën e re të konfliktit prej fillimit të viteve 80, në opinionin publik serb ritmii lartë i lindjeve të shqiptarëve u paraqit si argument i rëndësishëm për të përligjurvazhdimin e përdorimit të dhunës: shkalla e lartë e lindshmërisë së shqiptarëve uinterpretua si gjenocid biologjik

ndaj serbëve.14

Edhe shkeljet sistematike të të drejtavetë njeriut që nga vitet 90 si edhe spastrimet etnike të kryera në vitet 1998/99 u

9. Carnegie Endowment for International Peace Report, Report of the International Commis-sion to Inquire into the Causes and Conduct of the Balkan Wars. Washington 1914, fq. 151.10. BANAC (si në referncën 8), fq. 297-298; Miranda VICKERS, Between Serb and Albanian. A

History of Kosova. London 1998, fq. 98 (numri i viktimave).11. MALCOLM (Si shënimi 8), fq. 311-13 rreth shifrave dhe për diskutimin rreth literaturës.12. MCGARY/O LEARY (S shënimi 2), fq. 8.13. Për strukturën historike të popullsisë së Kosovës përgjithësisht dhe për ndryshimet e saj

krahaso Konrad CLEWING, Mythen und Fakten zur Ethnostruktur in Kosova. Ein geschichtlicherÜberblick, në: Der Kosovo Konflikt (Si shënimi 7), fq. 25-63.14. Si përfaqësues krahaso Dimitrije BOGDANOVIÆ, Knjiga o Kosovu. Beograd 1985 (Srpska

akademija nauka i umjetnosti, Posebna izdanja, 566).

Page 134: perpjekja_19

134Përpjekja Ndërgjegje historike

përligjën përmes një ideologjie nacionaliste e raciste që në mesin e viteve 1980.15

NgaAkademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë popullata shqiptare e Kosovës ufajësua për gjenocid ndaj serbëve të Kosovës.

16 Jo vetëm intelektualët, por edhe

kisha ortodokse dhe mediat filluan ta quanin shoqërinë shqiptare si kriminale, për tëarritur mbytjen psikike të tyre.

17

Menjëherë pas fillimit të luftës (shkurt /mars 1998) qëllimi përfundimtar ishtevetëm shfarosja fizike e tyre. Si edhe në Bosnje e Hercegovinë, spastrimet etnike nukishin as këtu shfaqje anësore e luftës, por qëllim i saj. Edhe këtu u zbatua po ajo qasje:ushtria serbe, policia, policia speciale si edhe paraushtarakët sulmonin katunde eqytete dhe me atë rast vriteshin grupe njerëzish, dhunoheshin gra, vendbanimetbëheshin rrafsh me tokë dhe njerëz të të gjitha moshave e shtresave socialedëboheshin.

18 Kur pas dështimit të negociatave në Rambouillet, NATO (prej 24 marsit

1999) u përpoq t i ndalte spastrimet etnike , këto megjithatë morën përmasa të papara:rreth 900.000 njerëz u zhvendosën brenda disa javëve në Shqipëri, Maqedoni dhe Maltë Zi, 600.000 të tjerë qëndruan në provincë ose u dëbuan brenda për brenda, 15.000persona konsiderohen tashmë si të vrarë, të zhdukur a të humbur.

19 Shifrat lidhur me

këtë luhaten; dukej sikur politika serbe, së paku përkohësisht, po ia arrinte qëllimit të

15. Krahahso Branka MAGA , The Destruction of Yugoslavia: Tracking the Break-Up 19801992. London 1993, fq. 14, 50; Jasna DRAGOVIÆ-SOSO, Saviours of the Nation . Serbia s Intellec-tual Opposition and the Revival of Nationalism. London 2002, fq. 124vv.16. Memorandum of the Serbian Academy of Sciences and Arts. Answers to Criticisms. Hgg. Kosta

MIHAILOVIÆ/Vasilije KRESTIÆ. Belgrade 1995, fq. 127. Khs. për këtë edhe Branimir ANZULOVIÆ,Heavenly Serbia. From Myth to Genocide. London 1999, fq. 114-118; Enver HOXHAJ, Das Memo-randum der Serbischen Akademie und die Funktion politischer Mythologie im KosovarischenKonflikt, Südosteuropa 51 (2002), fq. 494-527.17. Krahaso për rolin e strukturave dhe aktorëve të ndryshëm në këtë proces: The Road to War in

Serbia. Trauma and Catharsis. Publikuar nga Neboj a POPOV. Budapest 2000 (përkthimi anglisht ivëllimit përmbledhës Srpska strana rata , të botuar më 1996 në Beograd).18. Enver HOXHAJ/Stephan MÜLLER, Ethnische Säuberungen in Bosnien-Herzegowina und Kosova.

Ein Vergleich, në: Der Kosovakonflikt. Bestandsaufnahmen und Lösungsszenarien. Botuar ngaHenriette RIEGLER. Österreichisches Institute für Internationale Politik, Arbeitspapier 28/Septem-ber 2000, fq. 18-28.19. Amnesty International, Violence in Drenica, February-April 1998. June 1998 (Document

Series A # 2); Human Rights Violation Against Women in the Province, August 1998 (DocumentSeries B # 1); Disappeared and Missing Persons. The Hidden Victims of Conflict. August 1998(Document Series B # 2); Orahovac, July-August 1998: Deaths, Displacement, Detentions. ManyUnanswered Questions. August 1998 (Document Series B # 3); Human Rights Watch, HumanitarianLaw Violations in Kosovo. October 1998; Detention and Abuse in Kosovo. December 1998; AWeek of Terror in Drenica. February 1999; Violent Ethnic Cleansing in Dakovica. 3. 4. 1999;Refugees Recount Weeks on the Move. 27. 4. 1999; Separation of Men and Mass Killing NearVucitern 20.5.1999; Ethnic Cleansing in the Glogovac Municipality. July 1999; Manfred NOWAK/Enver HOXHAJ/Katherina KNAUS, Menschenrechtsverletzungen in Rahovec (Orahovac) im Juli1998 Wien 1999 (Ludwig Boltzmann Institut für Menschenrechte. Universität Wien); U.S. Gov-ernment, Fact Sheet. Ethnic Cleansing in Kosovo. 1. 4. 1999; U. S. Department of State, ErasingHistory. Ethnic Cleansing in Kosovo. May 1999; Kosovor Research and Documentation Institute,Documentation of War Crimes in Central Drenica (1998-1999), March 2003.

Page 135: perpjekja_19

135Përpjekja Ndërgjegje historike

saj: në ato mjedise ku më parë raporti i popullsisë sipas përkatësisë etnike ishte 90përqind shqiptarë e 10 përqind serbë, tani u përmbys: 90 përqind serbë e vetëm 10përqind shqiptarë.

20 Megjithatë, kjo politikë, për shkak të sulmeve nga ajri të NATO-s

dhe falë kthimit të pjesës dërrmuese të të dëbuarëve shqiptarë pas mbarimit të luftës,nuk mundi të ndikojë aspak në strukturën etnike të popullsisë. Përkundrazi: tashmëishin serbët lokalë që përballeshin me çështjen e jetesës dhe të mbijetesës. Arratisja etyre, dëbimi, vrasja dhe enklavizimi ishin rezultat i kësaj politike.

4. Kolonizimi dhe shpërngulja me dhunë

Zhvendosjet me forcë të popullsisë janë përdorur gjithashtu gjatë krijimit tëperandorive dhe shteteve të rinj. Kryerja e tyre ndodhte si rregull gjatë dhe pas fundittë luftës ose të luftës civile; jo gjithmonë ato i jepnin fund konfliktit etnik. Ato justifikohenvazhdimisht ose nëpërmjet diagnostikimit nga ana e autorëve të një vërshimi nga njëgrup etnik, ose duke e konsideruar këtë grup si pasardhës të njerëzve, të cilët nukrrjedhin nga ai vend dhe/ose e kanë zaptuar atë si të huaj. Zhvendosjet me forcë kanëpër qëllim krijimin e fakteve të reja politike dhe etnike, të cilat i bëjnë të pamundurapretendimet e mëvonshme territoriale për rajonin.

21

Në Kosovë kjo metodë u përdor gjatë të gjithë shekullit të XX, kur qeveritëserbe dhe jugosllave synonin ndryshimin e strukturës etnike për t i dhënë fundkonfliktit. Për këtë shërbyen si strategji afatgjata përveç spastrimit etnik edhekolonizimi i rajonit me një element sllav dhe shpërngulja me dhunë e popullsisë shqiptare,përkatësisht joserbe. Programi i kolonizimit filloi zyrtarisht në emër të një reformeagrare, ku toka iu mor popullsisë vendase josllave dhe iu dha familjeve të kolonëveserbë dhe malazezë. Në këtë mënyrë regjimi serb synonte të arrinte jo vetëm qëlliminafatgjatë të ndryshimit të strukturës së popullsisë në tërësi, por, me afat të shkurtër e tëmesëm, edhe tre qëllime të tjerë: së pari, për të ndalur shpërnguljen e pjesëve tëpopullsisë serbe dhe malazeze për në Amerikën e Veriut; së dyti, kolonizimi vlente sirepresion kundër Lëvizjes së Kaçakëve, ku toka e të përfshirëve në lëvizje konfiskohejdhe në të nguleshin të sapoardhurit; së treti, nëpërmjet vendosjes së kolonëve duhejtë sigurohej zona kufitare me Shqipërinë.

22

Kolonizimi filloi që në vitin 1914, kur Serbia dhe Mali i Zi nxorën ligjet përkatëse,por në praktikë në atë kohë mbeti shumë i kufizuar. Programi pësoi një hop tëqëndrueshëm vetëm pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, falë shumave të mëdhafinanciare të derdhura nga shteti serb. Vlerësohet se në harkun kohor midis dy LuftëraveBotërore, në Kosovë erdhën e u vendosën rreth 13.000 familje kolonësh, përkatësishtrreth 70.000 serbë e malazezë. Në disa pjesë të Kosovës, kolonizimi shkaktoi ndryshimetë ndjeshme të strukturës etnike të popullsisë. Kjo vlen në radhë të parë për pellgun e

20. NAIMARK (Si shënimi 6), fq. 180.21. MCGARRY/O LEARY (Si shënimi 2), fq. 9-11.22. MALCOLM (Si shënimi 8), fq. 278-279.

Page 136: perpjekja_19

136Përpjekja Ndërgjegje historike

Kosovës, përkatësisht Rrafshin e Kosovës, ku shkalla prej 24 % e pjesës sllave tëpopullsisë, sa ishte në vitin 1919, u ngrit në vitin 1927 në 37%. Megjithëse të ardhuritgëzonin shumë përparësi dhe ndihmoheshin sistematikisht dhe zemërgjerësisht ngashteti, vala e kolonizimit në fund të fundit pati një sukses të kufizuar. Për arsye nga mëtë ndryshmet, shumë kolonë u larguan nga Kosova madje pikërisht në kohën midis dyluftërave botërore; qëllimet e kolonizimit i asgjësoi në masë të mirë sidomos shtimi inatyrshëm i popullsisë shqiptare.

23

Politika e atëherëshme agrare dhe e ajo ndaj popullsisë një ndër qëllimet kishteedhe dëbimin me dhunë të shqiptarëve. Për pasojë të pushtimit brutal ushtarak ngaana e Serbisë, shumë shqiptarë u arratisën në shtetin e sapoformuar të Shqipërisë dhenë Turqi. Sipas një raporti, vlerësohet se Kosova, midis viteve 1910 e 1920 humbi plot150.000 njerëz të saj kryesisht si pasojë e emigrimit të dhunshëm.

24 Megjithatë nga

mesi i viteve 30 udhëheqja dhe inteligjencia serbe mbronin idenë, se qeveria jugosllavekishte dështuar në zgjidhjen e çështjeve të shqiptarëve përmes kolonizimit hap pashapi. Historiani Vasa Çubriloviç në një takim me përfaqsuesit e qeverisë, shtabit tëpërgjithshëm dhe shkencëtarëve, më 7 mars 1937, paraqiti një memorandum, në të cilinai propozonte dëbimin në masë me forcë të shqiptarëve si metodën më të mirë.

25

Mirëpo, qeveria serbe i kishte diskutuar që nga viti 1933 me qeverinë turke planet përzhvendosjen e shqiptarëve, bisedime që rezultuan me lidhjen e një marrëveshjeje midiskëtyre dy shteteve. Kjo marrëveshje parashikonte, që, nga 1939 deri në 1944, të kryhejshpërngulja shkallë-shkallë e 40.000 familjeve turke (de facto kryesisht të kombësisëshqiptare), dhe në këtë mënyrë largimin e rreth 200.000 personave. Vetëm shpërthimi iLuftës së Dytë Botërore e bëri të pamundur realizimin e konventës.

26 Konsiderohet

përgjithësisht se në periudhën midis viteve 1918 - 1941 nga hapësira e Kosovës janëshpërngulur me dhunë rreth 90.000 deri 150.000 persona.

Shpërngulja me forcë e shqiptarëve dhe pakicave të tjera muslimane karakterizoiedhe Jugosllavinë socialiste. Por kjo ndodhi në një kontekst tjetër: duke filluar nga viti1945 në Kosovë ishte zbatuar gjendja e shtetrrethimit dhe terrori policor, kështu qëpopullsia shqiptare, sidomos që nga viti 1948, konsiderohej nga udhëheqja komunistesi element që s mund t i zihet besë.

27 Në këtë klimë, e cila zgjati deri me rrëzimin nga

23. Krahaso BANAC (Si shënimi 8), fq. 296, 299-301, 320, 378; Peter BARTL, Die Albaner, në: Derruhelose Balkan. Die Konfliktregionen Südosteuropas. Botuar nga Michael W. WEITHMANN. München1993, fq. 176-204, këtu fq. 190-191; MALCOLM (Si shënimi 8), fq. 269, 271, 273, 278-88. Pasqyrimië i mrë për këtë temë është M. OBRADOVIÆ, Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu (1918-1941). Pri tina 1981.24. BANAC (Si shënimi 8) fq. 301.25. Ky dokument është përkthyer në anglisht dhe botuar në: Kosovo. In the Heart of the Powder

Keg. Hg. Robert ELSIE. New York 1997, Fq. 400-425. Krahaso për këtë Philip J. COHEN, Serbia sSecret War. Propaganda and the Deceit of History. College Station 1996, fq. 4, 6, 12; BARTL (Sishënimi 23), Fq. 188-191; SUNDHAUSSEN (Si shënimi 7), fq. 76-77.26. Hakif BAJRAMI, Konventa jugosllave-turke e vitit 1938 për shpërnguljen e shqiptarëve, Gjurmime

albanologjike. Seria e Shkencave Historike 12 (1983), fq. 243-271.27. Viktor MEIER, Wie Jugoslawien verspielt wurde. München 21996, fq. 54v.; Tim JUDAH, The

Serbs. History, Myth & the Destruction of Yugoslavia. Yale 22000, fq. 143v.

Page 137: perpjekja_19

137Përpjekja Ndërgjegje historike

pushteti të misnistrit serb të punëve të brendshme Aleksandar Rankoviæ (1966), vazhdoitë ndiqet edhe më tej kjo politikë e shpërnguljes. Vlerësohet se midis viteve 1945 e 1966plot 246.000 njerëz (përveç Kosovës, nga kjo fushatë ishin prekur edhe shqiptarët qytetarë të Maqedonisë si dhe popullata muslimane e Sanxhakut përreth Novipazarit)u shpërngulën për në Turqi; më shumë se 100.000 nga ata duhet të kenë qenë shqiptarëtë Kosovës.

28

5. Ndarja dhe/ose secesioni (mëvetësia)

Ndarja dhe/ose secesioni nuk janë marrë nga shteti serb kurrë ndonjëherë nëkonsideratë si njëra ndër mundësitë për zgjidhjen e konfliktit; përkundrazi, përpopullatën shqiptare shumicë të Kosovës ky variant ka qenë gjithnjë më i preferuaripara se gjithash me rastin e të gjitha zhbërieve të sisemeve politike gjatë shekullit XX.Sipas McGarry-t e O Leary-t ndarja dhe/ose secesioni shkojnë konform me institucionetdemokratike e liberale.

29 Vetëm përmes secesionit mund të respektohet e drejta për

vetëvendosje e grupeve etnike. Si rezultat i lëvizjeve të ndryshme secesioniste dheluftërave të ndryshme në shekullin XX, falë procesit të dekolonizimit dhe të shprishjessë perandorive komuniste, u krijuan shumë shtete të reja. Secesionet ndoqën njëri-tjetrin pas përfundimit të Luftës së Ftohtë kur kufijtë shtetërorë dhe sferat e ndikimittë Fuqive të Mëdha nuk vlenin më si të shenjta. Secesioni, ç është e drejta, e ngërthenedhe mundësinë e përdorimit të dhunës dhe nxjerrjen e problemeve të reja, mirëpopikërisht me zbatimin e secesionit konfliktet etnike u zgjidhën me sukses. Secesonifunksionoi sidomos në rastet e shprishjes së shteteve multietnike, ashtu si edhe nërastet e ndarjes së dy bashkësive etnike që nuk deshën të jetonin më bashkë.

Megjithatë shtrohen disa pyetje të ngutshme, që duhet të marrin përgjigje nëpërputhje me parimin e vetëvendosjes: kush është populli, çfarë është kompaktësiaterritoriale brenda së cilës mund të ushtrohet secesioni, si krijohet popullata shumicëdhe a mos secesioni përbrenda njësisë kompakte territoriale lë shteg që pas secesionittë asaj njësie kompakte te minoritetet e vogla të nxjerrë krye efekti domino. Ka disaarsye që popujt synojnë vetëvendosjen në formën e pavarësisë: mund të jetë njëreagim ndaj diskriminimit dhe poshtërimit etnik, por mund të ndodhë edhe nga pritmëriapragmatike, që shteti i ri do të ofronte liri më të mëdha ekonomike e politike; si arsyemund të shërbejë edhe dëshira për të kërkuar një shtet, në të cilin njerëzit do të përdornintë tjera procese politike nga ato që përdoren në kornizën shtetërore ekzistuese, oseedhe dëshira e elitave nacionaliste për pushtet dhe prestigj, ose mbrojtja e kulturësetnike nga përthithja; një arsye e fundit për copëtimin është fakti, që çështjet etnikenuk janë mallra që mund të shkëmbehen, pra që me kombësinë, gjuhën, atdheun dhekulturën kombëtare nuk mund të bëhet pazar.

Ndarja dhe/ose secesioni mbi bazën e së drejtës për vetëvendosje u zbatua në

28. MALCOLM (Si shënimi 8), fq. 322-323.29. MCGARRY/O LEARY (si shënimi 2), fq. 11-16.

Page 138: perpjekja_19

138Përpjekja Ndërgjegje historike

rastin tonë në Luftën e Dytë Botërore (sado që orientimet politike përgjegjëse kishinekzistuar edhe më parë).

30 Kur trupat italiane e gjermane e kishin pushtuar Kosovën

dhe Maqedoninë Perëndimore, popullata vendëse shqiptare ato trupa i pranoi përçlirimarë. Kolonët serbë, për të cilët u fol më lart, por edhe popullata serbe e vjetër, udëbuan. Në kuadër të pushtimit italian gjerman u krijua një (e ashtuquajtuar) Shqipërie Madhe, e cila ngërthente në vete pjesën më të madhe të Kosovës dhe të MaqedonisëPerëndimore; u krijua një administratë e xhandarmëri shqiptare dhe u rihapën shkollatshqipe. Përkundrejt kësaj vlen të shënohet lëvizja krahasimisht e dobët komuniste, eorientuar përgjatë kufijve të paraluftës në zonën për të cilën po flasim: vërtet që njësitëe para partizane kosovare (si pjesë e lëvizjes jugosllave) ishin krijuar që në 1942, porvetëm nga viti 1944 çlirimi popullor u kthye në një lëvizje masive me deri në 50.000luftëtarë. Rreth 6.000 vetë ranë gjatë luftës. Partizanët kosovarë nuk luftuan vetëm nëKosovë, por edhe në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi dhe Shqipëri.

31

Edhe gjatë kohës së Luftës u bënë përpjekje për zgjidhjen e Çështjes së statusittë Kosovës. Në Mukje (gusht 1943, Shqipëri) përfaqësuesit e lëvizjes çlirimtare populloretë Shqipërisë të udhëhequr nga komunistët dhe të organizatës nacionaliste tërezistencës Balli Kombëtar vendosën si qëllim bashkimin e zonave të banuara ngashqiptarët. Por ky vendim u prapsua në Konferencën e Dytë të lëvizjes çlirimtarepopullore në Labinot (shtator 1943, Shqipëri) si rezultat i trysnisë të lëvizjes partizanejugosllave: u argumentua, që populli i Kosovës do të vendoste pas përfundimit tëluftës, nëse do t i bashkohej Shqipërisë apo Jugosllavisë. Një takim tjetër i rëndësishëm,në të clin u përsëdyt kërkesa për bashkimin e popullit të Kosovës me Shqipërinë, qetakimi i Bujanit (dhjetor 1943-janar 44, Shqipëri e Veriut) i njohur në literaturën historikesi Konferenca e Bujanit. Këtu, në Konferencën e Parë të Komitetit Krahinor të LuftësNacionalçlirimtare, të 49 delegatët, drejtues kosovarë të Partisë vendosën për bashkimine popullit të Kosovës me Shqipërinë.

32 Sërish udhëheqja komuniste jugosllave e

kundërshtoi këtë vendim: edhe kësaj radhe kundërshtimi i zgjidhjes u arsyetua sikurkjo çështje do të zgjidhej pas mbarimit të luftës. Mirëpo, menjëherë pas Luftës, Kosovaiu nënshtrua Gjendjes së Luftës nën administrimin e ashpër ushtarak që solli si pasojënjë numër të konsiderueshëm viktimash. Në një klimë të tillë, po ky Komitet i LuftësNacionalçlirimtare vendosi në Konferencën e tij të Dytë në Prizren (korrik 1945), qëKosova t i bashkohet Serbisë si krahinë e autonome. Marrëveshja e Bujanit u rishikua.

33

Në Kushtetutën e parë të Jugosllavisë (1946) Kosova hyri si Krahina Autonome e

28. MALCOLM (Si shënimi 8), fq. 322-323.29. MCGARRY/O LEARY (si shënimi 2), fq. 11-16.30. Lëvizja e sapopërmendur e Kaçakëve nuk luftonte vetëm kundër shtypjes nga Serbia, por edhe

për bashkim me Shqipërinë. Krahoso për këtë BANAC (Si shënimi 8), fq. 302-305.31. MALCOLM (Si shënimi 8), fq. 288-313.32. Për konferencën Ali HADRI, Gjakova në lëvizjen nacionalçlirimtare. Prishtinë 1974, fq. 179-

184; Radovan RAJOVIÆ, Autonomija Kosova. Istorijsko-pravna studija. Beograd 1985, fq. 206-210,433-437.33. Krahoso BARTL (Si shënimi 23), fq. 194-197, dhe për një pasqyrë të përgjithshme Izber HOTI,

Çështja e Kosovës gjatë luftës së dytë botërore. Prishtinë 1997.

Page 139: perpjekja_19

139Përpjekja Ndërgjegje historike

Kosovë-Metohisë në kuadër të Republikës së Serbisë.34

Secesioni doli sërish si opsion në vitet 90, kur nisi zhbërja e shtetit tëJugosllavisë: sërish nisi ushtrimi i së drejtës për vetëvendosje nga ana e institucionevelegjitime, përkatësisht e atyre të Krahinës Autonome të Kosovës. Secesionin e kishinsynuar që më parë, duke filluar aty rreth viteve 1960, disa grupe marksiste kosovare (sipsh. Lëvizja Revolucionare për Bashkimin Kombëtar të Shqiptarëve e Adem Demaçit),sidomos pas vdekjes së Titos.

35 Edhe në popull ekzistonte prirja për një shtet të

përbashkët të shqiptarëve, sado që në këtë pikë ka mendime të ndryshme: në fund tëviteve 60 në Kosovë shpërthyen trazira që kishin si qëllim përfundimtar ngritjen eKosovës në nivel të një republike të shtatë të Jugosllavisë,

36 kërkesë kjo që po në këtë

formë u përtëri edhe më 1981.37

Në fillim të viteve 90 secesioni i Kosovës nga Serbiadhe ngritja e Kosovës në rang të një republike të barabartë përbrenda një Jugosllavietë rikompozuar u mor parasysh si njëra nga mundësitë. E drejta e secesionit nuk iu njohkosovarëve asnjëherë nga Serbia. Kjo e drejtë refuzohej gjithnjë me arsyetimin sesipas kushtetutës së Jugosllavisë këtë të drejtë e kanë vetëm republikat dhe kombetshtetformuese sllave të jugut por jo krahinat autonome dhe kombësitë siç ishinKosova e kosovarët. Qëllimi politik që Kosova ta arrinte e ta gëzonte statusin e njërepublike nënkuptonte në prapavijë gëzimin e të drejtës për vetëvendosje dhe qeniene tij komb përbenda Jugosllavisë.

38 Pas zhbëries së dhunshme të Jugosllavisë dhe

njëherësh ngritjes së sistemit të aparteidit në Kosovë, gatishmëria e popullatës shqiptareshumicë të Kosovës për një zgjidhje të Çështjes së saj mbi parimet e vetëvendosjessikur perëndoi njëherë e përgjithmonë. Që atëherë, pjesa absolute më e madhe epopullsisë së Kosovës synon pavarësinë e plotë.

39

Ideja e kosovarëve për shtet nuk e ka mbështetjen vetëm tek ndërgjegjjakolektive, por edhe tek një realitet politik institucional në rritje. S ka dyshim që nërritjen dhe pjekjen e kësaj ideje një rol kyç luajtën spastrimet etnike ; shpërnguljet medhunë, sundimi i dhunës mbi ta, shtypja e poshtërimi dhe zbatimi i politikave me qëllimasmilimin e tyre që u përshkruan më lart, të ushtruara nga pushtetet serbe. Kësaj indihmoi, ndonëse tërthorazi, edhe mënjanimi i Shqipërisë në zgjidhjen e Çështjes sëKosovës nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Kishim, megjithatë, të bënim në thelbme një realitet politik, meqë prej 1968-ës kur Kosova, falë ndryshimit të kushtetutësdhe pastaj me kushtetutën e vitit 1974, ishte në pozitë të barabartë me republikat eJugosllavisë. Dhe, në këtë drejtim kontribuan shumë në radhë të parë ngjarjet e viteve

34. Për zhvillimet pas vitit 1945 shihj MALCOLM (Si shënimi 8), fq. 315v. 35. Më hollësisht Tim JUDAH, Kosova. War and Revenge. New Haven, London 2000, fq. 34v.36. Perceptimet e atëherëshme të popullatës janë pasqyruar më së miri tek Mary MOTES, Kosova/

Kosova. Prelude to War 1966 1999. Homestead, Florida 1998, fq. 5-215.37. Për këtë demonstratë dhe për mbresat e asaj kohe krahaso më mirë Julie. A. MERTUS, Kosovo.

How Myths and Truths Started a War. Berkeley, Los Angeles, London 1999, fq. 17-95.38. Georg BRUNNER, Völkerrecht und Selbstbestimmungsrecht in Kosova, në: Der Kosova Konflikt

(Si shënimi 7), fq. 117-119.39. Gazmend ZAJMI, Vepra. vëll. 1 Prishtinë 1997 (Akademia e Shkencave dhe e Arteve të

Kosovës. Seksioni i Shkencave Shoqërore, 9), fq. 5-100, 143-182.

Page 140: perpjekja_19

140Përpjekja Ndërgjegje historike

90. Kur Milo eviæ-i e nisi (nga shkurti i vitit 1989) rrënimin sistematik të këtij realitetiqë po arrinte shkallë pjekurie, përkatësisht kur parlamenti serb në mënyrë antikushtetuesee shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Krahinë (më 26. qershor 1990), 114 parlamentarë(atëherë quheshin delegatë) kosovarë shpallën më 2 korrik 1990 Kosovën të pavarurnë kuadër të Jugosllavisë. Kësisoj u krijua një qeverisje e dyfishtë: nga njëra anëMilo eviæ-i vendosi dhe drejtonte një qeverisje të dhunshme që në Kosovë ushtrohejnga policia serbe dhe ushtria jugosllave; nga ana tjetër kosovarët po i ngrinin shkallë-shkallë strukturat shtetrore paralele të Republikës së Kosovës. Më 7 shtator 1990nga 111 parlamentarë kosovarë u shpall rishtas pavarësia dhe u miratua Kushtetuta eRepublikës së Kosovës . Në shtator 1991 u mbajt Referendumi për Pavarësinë, në tëcilin morën pjesë 87% e qytetarëve me të drejtë vote dhe 99,87% e tyre votoi përpavarësinë e plotë të Kosovës. Mbi këtë bazë po ky parlament e shpalli më 19 tetor1991 pavarësinë e Kosovës dhe pasoi formimi i qeverisë së Republikës së Kosovës.Një vit më vonë u mbajtën zgjedhjet parlamentare e presidenciale, ku kryetari i LidhjesDemokratike të Kosovës u zgjodh president (24 maj 1992). Këto struktura paraleleshtetërore funksionuan deri në hyrjen e trupave të paqes së KFOR sistemi i arsimit,shëndetësisë, taksave dhe shtypit, gjë që u mundësonte kosovarëve, që në fusha tërëndësishme ta anashkalonin shtetin serb dhe të arrinin një ndërkombëtarizim të çështjessë Kosovës.

40

6. Integrimi dhe /ose asimilimi

Integrimi dhe /ose asimilimi kanë për qëllim që t i zvogëlojnë dallimet midisgrupeve etnike në konflikt dhe t i favorizojnë, në kuptimn e plotë të fjalës, më shumë tëdrejtat e individit dhe jo të drejtat e grupeve konkrete etnike. Të dyja këto strategji udëshmuan shpesh të suksesshme në rastet e të huajve/grupeve të emigrantëve nështetet liberale e demokratike, por shumë rrallë patën sukses në rastin e grupeve etnikeautoktone. Të dyja strategjitë mbështesin si rregull parti shumëetnike, qëllimi i tëcilave është gjithashtu ngushtimi i dallimeve etnike midis grupeve të ndryshme. Pornëpërmjet politikës së integrimit, në praktikë jo rrallë është bërë përpjekje për të siguruarprivilegje ekonomike ose sundimin e shumicës përkundrejt grupeve të tjera etnike.Politika e asmilimit shkon edhe më larg dhe përpiqet të vendosë një identitet të ri mbiidentitetin ekzistues ose që të gjitha grupet etnike t i shkrijë në një identitet të ri sipsh. në një identitet sovjetik, jugosllav etj. Të dyja metodat kanë arritur suksese tëcaktuara në historinë e deritashme të konflikteve etnike.

Ndodh rëndom që grupe konkrete etnike të mos jenë plotësisht të kënaqura metë qenët të barabarta në rrafshin e të drejtave civile dhe me barazinë për mundësitë e

40. Me hollësisht Howard CLARK, Civil Resistance in Kosovo. London 2000, fq. 46-151. Shih edheJUDAH, Kosovo (Si shënimi 35), fq. 61-98; MEIER (Si shënimi 27), Fq. 176v.; Lenard COHEN,Serpent in the Bosom. The Rise and Fall of Slobodan Milo eviæ. Boulder, Oxford 2002, fq. 230-244.

Page 141: perpjekja_19

141Përpjekja Ndërgjegje historike

njëjta, por kërkojnë autonomi ose vetëqeverisje. Të dyja strategjitë: ajo e integrimitdhe ajo e asmilmit janë të paracaktuara të dështojnë nëse kemi të bëjmë me grupeetnike, të cilat e mbajnë veten për komb autokton . Politika e asimilimit në hapësiragjeografike të kontestueshme të cilat nga dy ose më shumë grupe etnike mbahen përatdhe të tyre të kahershëm dhe për të cilat gjuha, kultura, feja dhe mitet kombëtare zënëkryet e vendit, konsiderohet nga grupi etnik që i është ekspozuar presionit të asimilimitnga tjetri për synime etnocidi. Edhe rrekje të tilla për të krijuar identitete sintetikisht tëmbivendosura ose mbarëetnike (jugosllavët, sovjetikët) refuzohen nga grupe tëndryshme etnike. Për këtë arsye politikat e këtilla mund të jenë së këndejmi tësuksesshme vetëm nëse ushtrohen mbi grupe etnike, pjesëtarët e të cilave janë tëgatshëm ta marrin identitetin prej qytetari dhe të cilët janë të vullnetshëm ta ndërrojnëidentitetin e vet etnik. Kjo ndodh, siç u tha më lart, rëndom me imigrantët në shtetetdemokratike moderne.

41

Në Kosovë as strategjia e integrimit dhe as ajo e asimilimt nuk kanë arritursuksese afatgjata. Të dy projektet dështuan pikërisht për shkak të parakushteve tësipërpërmendura, të cilat as shteti serb, përkatësisht jugosllav, e as shumica shqiptaree popullësisë nuk donin dhe/ose nuk mundnin t i përmbushnin. Pas spastrimeveetnike gjatë Luftërave Ballkanike dhe arratisjes së pjesëshme nga Kosova të popullsisëshqiptare dhe të qytetarëve të saj të besimit musliman që shqipen s e kishin gjuhëamëtare, Beogradi ushtroi këtu një politikë sistematike të asimilimit. Ky veprim ishte nëkundërshtim me preambulën e Marrëveshjes së Saint Germain-it, të cilën e kishtenënshkruar edhe Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe e Sllovenëve, në kundërshtim mepërmbushjen e detyrueshme të dispoztave ndërkombëtare për mbrojtjen eminoriteteve,

42 mbrojtje kjo e cila kurrë nuk u zbatua në jug të shtetit të sllavëve të

Jugut, gjë që ishte njëhohësisht shkelje edhe e Kartës së Lidhjes së Kombeve dhe emarrëveshjeve të paqes. Në vitet 20 të shekullit XX politika serbe për minoritetet i dhapërparësi asimilimit. Në shërbim të kësaj politike ishte, përkrah kolonizimit, edheserbizimi i jetës publike. Pas përfundimit të Lufës së Parë Botërore u mbyllën rreth

300 shkolla shqipe, u ndalua përdorimi i shqipes si gjuhë zytare; aktivitetet kulturore ushpallën të jashtëligjshme dhe u pengua krijimi i një elite shqiptare. U provua prakësisoj që shqiptarët t i asimilonin në popuj shtetformues sllavë të jugut. Reagimipopullatës shqiptare u shpreh ndër të tjera me mosndjekjen e mësimit në shkollatserbe, gjë që pati për pasojë analfabetizmin e shqiptarëve në shkallë prej 90%; rezistencakundër asimilmit e në shërbim të demonstrimt të identitetit kombëtar u shpreh, më tej,edhe me përdorimin këmbëngulës të gjuhës shqipe në jetën publike, punë kjo që, përpushtetin serb, ishte e ndëshkueshme.

43

41. MCGARRY/O LEARY (Si shënimi 2), fq. 16-22.42. Krahaso Andrej MITROVIÆ, Jugoslavija na konferenciji mira 1919-1920. Beograd 1969, fq.200vv.43. Nga një këndvështrim githëjugosllav shih BANAC (Si shënimi 8), fq. 55, 66, 298-299. Hollësisht

BARTL (Si shënimi 23), fq. 191; MALCOLM (Si shënimi 8), fq. 266-269; SUNDHAUSSEN (S shënimi 7),fq. 74v; COHEN (Si shënimi 40), fq. 54v.

Page 142: perpjekja_19

142Përpjekja Ndërgjegje historike

Ishin dy metoda politike, të cilat e bënë të pavlefshme politikën e asimilimit: nganjëra anë parlamentarizmi, dhe nga ana tjetër lëvizja guerile e shqiptarëve. Elita shqiptare,e cila përbëhej nga një shtresë udhëheqësish lokalë që ishte shkolluar në perandorinëotomane, përpiqej që të drejtat e popullatës shqiptare t i vinte në jetë përmes rrugësparlamentare.

44 Duke qenë se këtyre nuk iu njoh asnjë e drejtë prej minoriteti,

përfaqësuesit e kosovarëve formuan më 1919-ën partinë e tyre mbi bazë fetare tëquajtur Xhemijet (turq: Cemiyet shoqëri ). As që bëhej fjalë të ishte një parti nëkuptimin perëndimor të fjalës, por ajo ishte një përfaqësim interesash, që ishte mjaftaktiv gjatë një periudhe të shkurtër kohe (1919-1925). Ajo mori pjesë në zgjedhjet e paraparlamentare, fitoi 8 vende dhe krijoi koalicion me partinë e kryeministrit Nikola Pashiç.Por ky bashkëpunim zgjati pak, meqë Pashiçi kishte nevojë për të thjesht për të arriturshumicën e votave për kushtetutën e vitit 1921, e cila siguronte sundimin serb nështetin e ri jugosllav. Pas ardhjes në krye të partisë Xhemijet të Ferhat Dragës, vëllai ikryetarit të parë të partisë Nexhip Draga, partia fitoi në zgjedhjet pasardhëse (1923) 14vende në parlament. Por njëkohësisht ndodhi edhe një zhvillim i ri: partia u kthyeshprehimisht në një parti shqiptare, e cila synonte autonominë e Kosovës, futjen emësimit në shqip dhe kthimin e pronave të mëdha pronarëve të shpronësuar në vijim tëkolonizimit që kish filluar.

45 Pas mospranimit të këtyre kërkesave, ajo doli në opozitë

dhe udhëheqësi i saj u dënua me burgim të përjetshëm nën akuzën e lidhjeve meLëvizjen e Kaçakëve.

46 Pas ndalimit të saj lufta guerrile mbeti mjeti i vetëm për të luftuar

shtetin serb dhe politikën e tij të asimilimit. Kjo lëvizje, para së gjithash nën udhëheqjenkarizmatike të Azem Bejtës dhe gruas së tij Shota Galica, ishte e organizuar shumë mirëdhe veproi gjatë në vitet 20 e deri në vitet 30 në pjesën qëndrore dhe perëndimore tëKosovës.

47

Në Jugosllavinë socialiste vërtet që u propagandua zyrtarisht integrimi ipopullsisë shqiptare, por ai hasi në pengesa të mëdha: shqiptarët vërtet që gëzonin tëdrejtë si pakicë kombëtare në baza legale, por politika e Beogradit në fakt nuk orientohejaspak nga integrimi. Shqiparët ishin cilësuar si element të cilit shteti i sllavëve të juguts mund t ia ketë besën, si element që nuk paska marrë pjesë në luftën çlirimtare dhe qëpaska bashkëpunuar me nazistët e me reaksionarët. Për shoqërinë serbe shqiparëtishin trup i huaj i cili e kish pushtuar dhe jetonte në djepin e kombit serb. Në vend tëintegrimit, mbi ta u ushtrua terror shtetëror i cili, siç u përmend më lart, u reflektua sidiskriminim në të gjitha nivelet e fushat deri në kohën e rënies së Ministrit të Punëve tëBrendshme dhe të Shefit të Shërbimit Sekret Aleksander Rankoviæ.

48 Pas kësaj,

44. Gazmend ZAJMI, Vepra. vëll. 2 Prishtinë 2001 (Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës.Seksioni i Shkencave Shoqërore, 10), fq. 53-75.45. Muhamet PIRRAKU, Kulturno-prosvetni pokret Albanaca u Jugoslaviji (1919 1941),

Jugoslovenski istorijski èasopis 17 (1978), fq. 356-370.46. BANAC (Si shënimi 8), fq. 377-378, 391-392, 403-404; MALCOLM (Si shënimi 8), fq. 270-272.47. BANAC (Si shënimi 8), fq. 303-5, 308, 326; MALCOLM (Si shënimi 8), fq. 273-278. Me hollësi

Liman RUSHITI, Lëvizja Kaçake në Kosovë (1918 1928). Prishtinë 1981.48. Jens REUTER, Serbien und Kosova: Das Ende eines Mythos, në: Der Kosova Konflikt (S shënimi

7), fq. 147-148; COHEN (Si shënimi 40), fq. 65.

Page 143: perpjekja_19

143Përpjekja Ndërgjegje historike

udhëheqësia komuniste e dënoi veprimtarinë e shërbimit sekret në këtë Krahinë dhe ukrijuan kushte të tjera për një integrim të drejtë.

49 Kosova mundi ta zgjeronte shkallë

shkallë autonominë e saj në bazë të ndryshimeve të kushtetutës në fund të viteve 60dhe në fillim të viteve 70 dhe shqiptarët përbënin tani pjesën më me peshë në drejtimine partisë komuniste, në administratë e në ekonomi. Filloi një shqiptarizim i jetës publikedhe gjuha shqipe u bë më dominuese se ajo serbishte.

50 Duke qenë se serbët e Kosovës

nuk e zotëronin gjuhën shqipe e për rrjedhojë s mund t i kishin më privilegjet emëparëshme për t i zënë vendet publike të punës dhe për shkak të frikës që i kapi përtë ardhmen si edhe për shkak se gjendja ekonomike në Krahinë ishte shumë e keqe,serbët nisën të shpërnguleshin nga Kosova. S ka dyshim se këtë e ndihmoi edhenacionalizmi agresiv shqipar i viteve 70 dhe 80.

51 Ashpërsimi i marrëdhënieve etnike

në Kosovë dhe shpërngulja e serbëve filloi pas trazirave të pranverës së vitit 1981, tëcilat u shtypën me gjak nga ushtria jugosllave dhe nga policia. Nën moton e ndaljes sëkundërrevoluciont dhe të ndaljes së shpërnguljes së serbëve, në Kosovë u vu

gjendja e jashtëzakonshme dhe procesi i integrimit u shua njëherë e përgjithmonë.52

7. Kontrolli hegjemonial

Një metodë tjetër për mposhtjen e konfliktit etnik është kontrolli hegjemonial,i cili gjithashtu u zbatua në shembullin e Kosovës. Ai nuk është në përputhje mefrymën e vlerave demokratike, e megjithatë ka qënë një mënyrë shumë e zakonshme përstabilizimin e shteteve shumëetnike. Kështu kanë vepruar në histori regjimetperandorake dhe autoritare. Në shumicën e rasteve kontrolli hegjemonial ishte nëduart e një grupi të pushtetshëm etnik, që kishte në dorë sistemet e sigurimit e atopolicore. Në thelb kemi të bëjmë, pra, me një sundim diktatorial të mirëfilltë, i cili ështëi suksesshëm duke bërë të pamundur kthimin e një sfide etnike në struktura pushtetibrenda shtetit, apo bën të pamendueshëm / të pamundur synimin e pushtetit politik

49. Për perceptimet serbe par rrëzimit të Rankoviæ-it dhe për ndikimin mbi jetën politike në Serbikrahaso Louis SELL, Slobodan Milo eviæ and the Destruction of Yugoslavia. Durham 2002, fq. 41-42.50. Krahaso gjerësisht MOTES (si në referencën. 36), fq. 111-198; shih edhe JUDAH, The Serbs (Si

shënimi 27), fq. 151-153.51 Më hollësisht CLEWING, Mythen und Fakten zur Ethnostruktur (Si shënimi 13), fq. 53-63.

Krahaso edhe Hivzi ISLAMI, Dimensioni demografik i çështjës së Kosovës. Prishtinë 1997 dheMarina BLAGOJEVIÆ, The Migration of Serbs from Kosova during the 1970s and 1980s: Traumaand/or Catharsis, në: The Road to War in Serbia (Si shënimi 17), fq. 212-243.52. Për këto demonstrata dhe për situatën politike krahaso MEIER (Si shënimi 27), fq. 43-65;

MERTUS (Si shënimi 37), fq. 29-46; Pedro RAMET, Yugoslavia 1982. Political Ritual, Political Drifit,and the Fetishization of the Past, South Slav Journal 5 (1982), no. 3, fq. 15; Shkelzen MALIQI,Kosova kao katalizator jugoslovenske krize, në: Kosovo Srbija Jugoslavija. Ljubljana 1989, fq.74; Sabrina P. RAMET, Nationalism and Federalism in Yugoslavia 1962 1991. Bloomington 21992,fq. 197; Christopher BENNETT, Yugoslavia s Bloody Collapse. Causes, Course and Consequences.New York 1995, fq. 89.

Page 144: perpjekja_19

144Përpjekja Ndërgjegje historike

nga komunitete etnike inferiore. Sistemi i kontrollit hegjemonial mund të ngrihet jovetëm në regjimet autoritare dhe komuniste, por shumë shpesh edhe në shtetetformalisht demokratike: atje institucionet demokratike, që formalisht i kanë dyert hapurpër të gjithë, ndodhen në duart e një pakice dhe kjo pakicë është sunduese. Hegjemoniamund të shfaqet edhe në një shtet, ku shumica e qytetarëve ka rrugë të lirë për tekinstitucionet dhe vendimet merren mbi bazën e shumicës: në vende ku dy a më shumëgrupe etnike formojnë popullsinë dhe nuk krijojnë institucione të përgjithshme e nismapolitike si dhe nuk arrijnë të ndjekin qëllime të përbashkëta politike, shumica faktikesunduese mund të kthehet në një instrument hegjemonie. Në këto raste monopolizohenpolicia dhe sistemi gjyqësor, dhe praktikohet diskriminimi ekonomik në çështjet epunësimit, në sistemin e arsimit dhe të kulturës dhe në fusha të tjera. Sistemi i shumicësi vendeve liberale demokratike, që është krijuar për pushtetin e fortë të partisë qeverisëse,nuk është garanci për lirinë e pakicave etnike.

Meqë serbët ishin populli sundues në shtetin serb, përkatësisht jugosllav,hegjemonia mbi shumicën shqiptare të popullsisë për sa i përket Kosovës paraqistefazën më të gjatë të formës së sundimit. Formalisht ky lloj sundimi hegjemonial u përligjme mitin e johumanitetit të shqiptarve , mit që në opinionin serb ishte shumë i përhapurgjatë shekullit XX: në shoqërinë serbe e jugosllave shqiptarët u damkosën si elementarmiqësor djallëzor ose trup i huaj johuman, si element që i takon një civilizimi aspak tëzhvilluar; këta u fajsuan përherë për kinse vepra barbare mbi serbët.

53 Në fakt kjo formë

pushteti i jepte mundësinë Beogradit të stabilizonte shtetin shumëetnik serb,përkatësisht jugosllav, të ushtronte terror policor ndaj popullsisë, të krijontediskriminimin në të gjitha fushat e jetës, dhe tua bënte të pamundur shqiptarëve tëkishin pjesë në pushtetin politik. Kjo vlen sidomos për periudhën midis viteve 1913-1940, përgjatë së cilës hegjemonia serbe ishte e një forme brutale të sundimit tëdhunshëm.

54 Pas vitit 1945 shqiptarëve iu lejuan të drejtat nacionale të tyre si grup

etnik përkatësisht si kombësi , mirëpo ato nuk u zbatuan në praktikë për më gjatë sedy dhjetëvjeçarë; në vend të kësaj u vendos rishtas një hegjemoni serbe. Represioniserb dhe politika e frikësimit morën përmasa të gjera pas konfliktit të vitit 1948 tëKominternit, kur Jugosllavia i ndërpreu marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, gjë qëpati për rrjedhojë ndërprerjen e marrëdhënieve edhe me Shqipërinë.

55 Në këto zhvillime

Tirana mori verbalisht një qëndrim armiqësor kundrejt udhëheqësisë jugosllave, gjë që

53. Krahaso si shembuj Vladan GEORGEVITSCH, Die Albanesen und die Großmächte. Leipzig 1913(sidomos fq. 13); Balkanicus (pseud. Stojan PROTIÆ), Le problème albanais, la Serbie et l Autriche-Hongrie. Paris 1913; përkitazi me analizën BANAC (Si shënimi 8), fq. 293-295; Zoran LUTOVAC,Serbisch-albanische Beziehungen in Kosova-Metohija, në: Minderheiten als Konfliktpotential inOstmittel- und Südosteuropa. Botuar nga Gerhard SEEWANN. München 1995, fq. 140-153, këtu fq.141-3; Sundhaussen (si në referencën. 7), fq. 74-78, 80-82, 88.54. Hajredin HOXHA, Elementet e presionit ekonomik ndaj shqiptarëve në Jugosllavinë e vjetër,

Përparimi 16 (1970), fq. 309-333; JUDAH, Kosova (Si shënimi 35), fq. 18-26; MALCOLM (Si shënimi8), fq. 264-289. Në hollësi Hakif BAJRAMI, Rrethanat shoqërore dhe politika në Kosovë më 19181941. Prishtinë 1981.55. REUTER (Si shënimi 48), fq. 148.

Page 145: perpjekja_19

145Përpjekja Ndërgjegje historike

policisë sekrete (UDBA) të drejtuar nga serbi Rankoviæ i shërbeu si pretekst qëKosovën ta paraqiste si zonën më të rrezikshme të Jugosllavisë. Që atëherë terrori dhedhuna policore ishin përditshmëri e realitetit të Kosovës: deri sa përfundoi regjimi iRankoviæ-it, policia sekrete hapi rreth 120.000 dosje për qytetarë të dyshimtë , midistyre rreth 50.000 syresh me karakter shprehimisht politik.

56

Me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pas trazirave të vitit 1981 filloifaktikisht faza pasuese më e gjatë e kontrollit hegjemonial mbi Kosovën e cila zgjati përdy dhjetëvjeçarë, përkatësisht deri me marrjen fund të sundimit serb. Pas shtypjes sëtrazirave me dorën e ushtrisë e të policisë, në Kosovë nisi së pari e ashtuquajtura fazëe diferencimit ideologjik-politik, fazë që në të vërtetë ishte spastrim sistematik sipasstilit komunist, por që në thelb ishte etnopolitik: ky spastrim ishte i orientuar kryesishtkundër shkollave, universitetit, radios e televizionit dhe si pasojë u larguan nga punashumë intelektualë. Njëkohësisht u ushtrua një shtypje sistematike kundrejt masave tëgjera të popullit.

57 Pas marrjes së pushtetit në Serbi nga ana e Milo eviæ-it, hegjemonia

serbe mori një dimankë tjetër: në verën e vitit 1988 shqipja u hoq nga përdorimi zyrtardhe serbishtja u bë edhe një herë gjuha zyrtare e Krahinës; më 24 mars 1989 autonomiae Kosovës u shua me grusht shteti; më 5 qershor 1990 nga policia dhe ushtria u shuanparlamenti dhe qeveria e Kosovës; me miratimin e kushtetutës së re të Serbisë u fut nëpërdorim zyrtarisht nocioni Kosovo i Metohjia .

58 Masat politike e juridike në fuqi të

kushtetutës së re kishin me të vërtetë forcë të madhe vepruese për arsyetimin ediskriminimit të popullatës shqiptare. Ndryshimet kushtetuese juridike sollënmënjanimin shoqëror dhe ekonomik të Kosovës. Në rrjedhë të kësaj, shqptarët u dëbuannga jeta publike, nga politika, ekonomia, administrata, nga shëndetësia, mediat dhenga arsimi. Mediat në gjuhën shqipe u ndaluan dhe Universiteti, Akademia e Shkencavedhe e Arteve, shkollat etj. u serbizuan. U vendos një sistem i aparteidit, i cili rezultoi menjë ndarje horizontale të shoqërisë: lart sundonte administrata e dhunshme e vendosurnga Milo eviæ-i, ndërsa poshtë, kosovarët po ngrinin një shtet në hije.

59

8. Kantonizimi dhe /ose Federalizmi

Këto modele të rregullimit të konflikteve etnike bazohen mbi parimin territorial-

56. POAI., Die albanische Minderheit in Jugoslawien, in: Nationalitätenprobleme in Südosteuropa.Publikuar nga Roland SCHÖNFELD. München 1987, fq. 133-134; Carl Gustav STRÖHM, Ohne Tito Kann Jugoslawien überleben? Graz, Wien, Köln 1976, fq. 228 (numri i dosjeve).57. REUTER, Die albanische Minderheit (Si shënimi 56), fq. 134-139.58. MEIER (Si shënimi 27), fq. 168; MALCOLM (Si shënimi 8), fq. 343-353; SELL (Si shënimi 48), fq.

83; MERTUS (Si shënimi 37), fq. 202. Më hollësisht Esat STATILEVCI, Në mbrojtje të pavarësisë sëKosovës. Prishtinë 1998, fq. 69-158.59. Jens REUTER, Die politische Entwicklung in Kosovo 1992/93. Andauernde serbische

Repressionspolitik, Südosteuropa 43 (1994), fq. 18-30; Stefan TROEBST, The Kosovo War RoundOne: 1998, Südosteuropa 48 (1999), fq. 156-190; MEIER (Si shënimi 27), fq. 154-182; MERTUS (Sishënimi 37), fq. 198-204; Fabian SCHMIDT, Menschenrechte, Politik und Krieg in Kosova 19891999, në: Der Kosova Konflikt (Si shënimi 7), fq. 187-201; SELL (Si shënimi 48) fq. 80-94, 262-278; COHEN (Si shënimi 40) fq. 230-239, si dhe në detaje CLARK (Si shënimi 40), fq. 46-121.

Page 146: perpjekja_19

146Përpjekja Ndërgjegje historike

etnik dhe janë në përputhje me standardet demokratike liberale. Këto paraqesin në tëvërtetë një formë të secesionit të brendshëm. Në rastin e kantonizimit, shteti multietnikndahet në njësi të vogla politike dhe etnikisht homogjene, njësi këto që e gëzojnënjëfarë mëvetësie në miniaturë. Sundimi i shumicës shprehet këtu në formë tëvetëqeverisjes. Vendimet më të rëndësishme merren në nivelin më të ulët, përkatësishtnë kanton. Në praktikë është dëshmuar se kantonizmi mund të përballet me vështirësitë mëdha si, bie fjala, me aftësi të ulët për qeverisje, me vështirësi për arritjen ekonsensusit midis kantoneve e të tjera. Nëse kantonizohen edhe sistemi policor dhe aigjyqsor, shumë shpesh lind rreziku që pushtetin mbi një territor konkret ta marrinorganizata paraushtarake dhe që atë territor ta konsiderojnë zonë të lirë . Gjithsesi kjoformë është më e mirë se cilado formë tjetër e secesionit ose e ndarjes me gjakderdhje.Edhe pseudokantonizimi është një strategji e mundshme e zgjidhjes së konflktitetnik, ku decentralizimi territorial përdoret për shpërndarjen e pushtetit.

Federalizmi është gjithashtu një formë e rregullimit të konfliktit etnik në njështet shumëetnik dhe fort i ngjashëm me kantonizimin: shtetet, republikat, provincatose landet janë, ç është e drejta, më të mëdha se kantonet. Në një federalizëm tëmirëfilltë, si qeveria qendrore ashtu edhe ajo krahinore gëzojnë sfera të ndara të pushtetitdhe janë, në thelb, fuqi, pushtete garuese, konkurente. Përmirësimet apo nenetplotësuese për kushtetutën duhet të bëhen me konsensusin e të dy niveleve të qeverisë.Federalizmi mund të jetë formë efektive e rregullimit të konflikteve etnike, nëse kufijtëe njësive federale përputhen me kufijtë etnikë, fetarë ose gjuhësorë të komuniteteve.Vazhdimisht del në pah se federalizmi jugosllav nuk ishte frutdhënës për zgjidhjen ekonfliktit, sepse në një hapësirë territoriale apo në një pjesë të saj jetonin grupe etniketë përzera. Jo vetëm në Jugosllavi, por edhe gjetiu federalizmi nuk u tregua formë esuksesshme e zgjidhjes së konfliktit në një shtet multietnik: shumë federata në pjesë tëndryshme të botës u zhbënë. Shkaku kyesor i zhbëries së tyre qëndron në faktin pseminoritetet etnike nuk kanë qenë të pranishme në rrafshin e qeverisë qendrore. Kjoshkaktoi frustrimin si me kufijt e brendshëm të përcaktuar ashtu edhe me institucionete vetëqeverisjes të cilat, në secilën krahinë veç e veç, e forcuan konrollin mbi pushtetindhe kësisoj i hapën udhë secesionit. Përkundër vështirësive të këtilla, federalizmi imirëfilltë mund, sipas McGarry-t e O Leary-t, të mbahet për formë e mirë e zgjidhjes sëkonfliktit.

60

Të dyja këto metoda u praktikuan edhe në shembullin e Kosovës. Në federalizminsocialist jugosllav, i cili ishte formësuar sipas gjedhës sovjetike e që s ishte tjetërveçse një pseudofederalizëm, kantonizimi nuk u përdor kurrnjëherë si formë e rregullimittë konfliktit etnik. Pozita faktike e Kosovës ishte në periudhën midis viteve 1945-1966në të vërtetë e ngjashme me atë të një pseudokantoni, sepse i gjithë pushteti mbahejnga Republika e Serbisë dhe serbët ishin popull sundues: Mbi bazën e Kushtetutës sëfederatës jugosllave të vitit 1946 Kosova e Metohija ishte një formë e autonomisëterritoriale e paraparë si Krahinë autonome e Republikës së Serbisë. Në rrafshinjuridik, Kosova kishte aq kompetenca sa ka edhe administrata e një komune. Vojvodina

60. MCGARRY/O LEARY (Si shënimi 2), fq. 30-35.

Page 147: perpjekja_19

147Përpjekja Ndërgjegje historike

e banuar nga popullata shumicë serbe ishte si Krahinë autonome në pozitë më tëmirë. Vetëm më vonë edhe Kosova mundi ta zgjeronte autonominë e saj si KrahinëAutonome, kur rrëzimi i Rankoviæ-it i hapi udhë ndarjes së pushtetit dhe kur filloiprocesi i realizmit të të drejtave autonome të shqiptarëve. Struktura e institucionevedhe kompetencat e këtyre dy krahinave autonome u ngritën në atë mënyrë e nivel qëkëto, si elemente konstitutive të Federatës, ishin në pozitë të barabartë me republikat.

61

Kjo ndodhi falë amendamenteve në kushtetutat e viteve 1968, 1969 e 1971 dhekushtetutës së vitit 1974. Si Vojvodina ashtu edhe Kosova e kishin sovaranitetin e tyrekushtetues, legjislativ e buxhetor; Struktura organizative e autoritetit ligjvënës,ekzekutiv e juridik ishte formësuar sipas atyre të republikave; Krahina ishte e barabartëme republikat edhe në rrafshin e shprehjes së vullnetit dhe të procesit të vendimmarrjes,sepse kjo ishte e përfaqësuar proporcionalisht në Parlamentin federativ dhe në Gjykatënkushtetuese federative. Me kushtetutën federative, Kosovës i garantoheshin edhekufijtë, dhe as territori e as kufijtë e saj nuk mund të ndryshoheshin pa pëlqimin e saj.Në fillim të viteve 80 të dy krahinat e fituan madje edhe të drejtën e vetos, e cila këtyreua bënte të mundshme bllokimin e vendimeve të organeve federative.

62

Ndryshimet kushtetuese të fundit të viteve 60 dhe kushtetuta e vitit 1974shkaktuan në Serbi një diskutim të ndezur rreth pozitës juridike të krahinave autonome.Në mënyrë të veçantë njohja e të drejtave shqiptarëve, të drejta që nga Tito u kuptuansi gurthemel për integrimin e tyre në shoqërinë jugosllave, shkaktoi një frustrim ndërnacionalistët serbë.

63 Që atëherë shumë përfaqësues të elitës serbe bënë një rezistencë

të madhe kundër autonomisë territoriale si metodë e paqëtimit të konfliktit, madje edhesot si shkaktar kryesor i konfliktit shihet kjo kushtetutë e vitit 1974. Në terminologjinëe viteve 80 të Akademisë Serbe të Shkencave, kjo pozitë shprehej kështu: Kushtetutaparaqiste hapin e parë të shkëputjes së Kosovës dhe të bashkimit të saj me Shqipërinë;kjo (kushtetutë) po rrezikon perspektivat e së ardhmes së banorëve serbë në këtëKrahinë; me këtë (kushtetutë) Republika e Serbisë po e humbka kontrollin mbi Krahinën;kjo (kushtetutë) e paska ndarë Serbinë në tresh dhe po ia mohon pikërisht popullitserb, i cili paska dhënë më së shumti viktima për çlirimin e kombeve të sllavëve tëjugut në Luftën e Dytë Botërore, që Serbia të jetë një republikë sovrane e cila do t ipërfshinte të gjithë serbët.

64 Ky qëndrim i Akademisë serbe i shtroi argumentet

kyesore për shuarjen e autonomisë së Kosovës dhe për rikomponimin me dhunë tëSerbisë, me qëllim venien në jetë të projektit të Serbisë së Madhe si komb-shtet, gjë qësolli me vete rrënimin përfundimtar të shtetit të Jugosllavisë.

61. Monika BECKMANN-PETEY, Der jugoslawische Föderalismus. München 1990, fq. 106v., 180v,209v, 232v.62. BRUNNER (Si shënimi 38), fq. 117-135; ZAJMI (Si shënimi 39), fq. 45-53, 103-125.63. DRAGOVIÆ-SOSO (Si shënimi 15) fq. 195-206; Norman CIGAR, Vojislav Ko tunica and Serbia s

Future. London 2001, fq. 9, 19. Diskutimin më të mirë në rrafshin shkencor juridik e ka bërë VojinDIMITRIJEVIÆ, The Constitution as a Factor in the Collapse of Yugoslavia, or as a Sign of DecayingTotalitarianism, në: The Road to War in Serbia (Si shënimi 17), fq. 399-425.64. Krahaso MIHAILOVIÆ/KRESTIÆ (Si shënimi 16), fq. 125-127, 139.

Page 148: perpjekja_19

148Përpjekja Ndërgjegje historike

9. Pëmbledhje

Metodat e përshkruara deri tani ofronin vetëm zgjidhje afatshkurtëra, shumëshpesh jodemokratike për konfliktin e Kosovës. Tre modelet e para ( spastrimet etnike ,shpërnguljet me dhunë e kolonizimet, integrimi dhe/ose asimilimi) u zbatuan përzhdukjen e dallimeve etnike, ndërsa dy të fundit (kontrolli hegjemonial, kantonizimidhe/ose federalizmi) u zbatuan për paqëtimin e konfliktit. Disa herë u përdorën ngashteti serb, përkatësisht jugosllav, njëkohësisht një, dy ose edhe tri metoda. Vetëmsecesioni nuk u përkah apo nuk u zbatua nga elita serbe, ndërsa nga popullata

shqiptare shumicë ai ishte një pikësynim i përhershëm. Pas hyrjes së trupave të paqesdhe krijimit të administratës së UNMIK, një vështrim mbrapa në kohë na tregon, sekonflikti i Kosovës në periudhën nga 1912/13 deri 1999 nuk mund të zgjidhej brendashtetit serb, përkatësisht jugosllav, dhe se përdorimi i këtyre metodave ishte iparacaktuar të dështonte. Formimi i UNMIK tregoi gjithashtu, se konflikti i Kosovësnuk mund të zgjidhet me afat të shkurtër dhe se ai përbën një rrezik për të gjithë rajonin.

UNMIK, në rolin e tij si palë e tretë ndërhyrëse, nëpërmjet krijimit të strukturaveqeverisëse e bën të pamundur kthimin e dhunës dhe synon të krijojë parakushtet përnjë zgjidhje afatgjatë. Këto zgjidhje sillen parimisht, siç e tregojnë dhe përvojat gjetiu,në fushën me tension midis secesionit deri tek integrimi në sistemin e vjetër politik.Megjithatë, brenda administratës së UNMIK kryhet edhe një detyrë tjetër: i ngarkuarii posaçëm i Kombeve të Bashkuara ka edhe rolin e një arbitri, i cili merr vendime, ndjekinteresat e grupeve etnike të përfshira dhe vë përpara përgjegjësisë e i udhëzon përbashkëpunim udhëheqësit e tyre. Kësisoj në këtë konflikt praktikohet edhe një modeli llojit të një ndërhyrjeje të një pale të tretë dhe/ose arbitrazhi, i cili është i njohur edhemë përpara: në kontekstin jugosllav Tito shihej si arbitër i brendshëm.

65 Kjo vlen edhe

për ndarjen e pushtetit.66

Këtu bëhet fjalë për një pseudomodel të ndarjes së pushtetit,gjë që ka karakterizuar edhe federalizmin e Jugosllavisë. E njëjta metodë e paqëtimit tëkonfliktit karakterizon edhe institucionet e sotme qeverisëse kosovare, ku puna erdhitek krijimi i një koalicioni të madh, në të cilin marrin pjesë të gjithë grupet etnike dhe qënuk krijon kushtet paraprake për një kontroll hegjemonial nga ana e shumicës shqiptaretë popullsisë.

Historia e konfliktit për Kosovën si konflikt territorial e konflikt për sundim mbitë tregon se ky nuk mund të zgjidhet me përdorimin e metodave të buta, sidomos po umorën parasysh shkaqet që e lindën këtë konflikt: politikën ekspansioniste serbe dhedëshirën për sundim hegjemonial mbi territorin dhe popullsinë. Nëse bashkësiandërkombëtare nuk e merr parasysh këtë realitet historik e politik dhe perspektivat qërezultojnë nga secesioni në bazë të së drejtës për vetëvendosje, popullatës vendaseshqiptare nuk do t i ofrohen kështu zgjidhje as afatgjate e as demokratike. Po u vepruakështu, konflikti do t i lihej barrë mbi supe një brezi të ardhshëm. Përvojat tregojnë sevetëm secesioni do të ishte zgjidhje praktike dhe e suksesshme, ndërsa të gjitha metodate tjera do të dështojnë, ashtu sikundër ndodhi edhe në të kaluarën.

65. MCGARRY/O LEARY (Si shënimi 2), fq. 27-30.66. MCGARRY/O LEARY (Si shënimi 2), fq. 35-38.

Page 149: perpjekja_19

149Përpjekja Ndërgjegje historike

Page 150: perpjekja_19

150Përpjekja Ndërgjegje historike

Page 151: perpjekja_19

151Përpjekja Ndërgjegje historike

Page 152: perpjekja_19

152Përpjekja Ndërgjegje historike

Page 153: perpjekja_19

153Përpjekja

Page 154: perpjekja_19

154Përpjekja

Page 155: perpjekja_19

155Përpjekja

Page 156: perpjekja_19

156Përpjekja

Page 157: perpjekja_19

157Përpjekja

Page 158: perpjekja_19

158Përpjekja

Page 159: perpjekja_19

159Përpjekja

Page 160: perpjekja_19

160Përpjekja

Page 161: perpjekja_19

161Përpjekja

Page 162: perpjekja_19

This document was created with Win2PDF available at http://www.win2pdf.com.The unregistered version of Win2PDF is for evaluation or non-commercial use only.