15
NPQ “Aeroporti i Gjakovës” SH.A 20 Shtator, 2016 Page 1 of 15 Plan biznesi 2017 - 2019 Plani i Biznesit 2017 – 2019 NPQ “Aeroporti I Gjakovës” SH.A

Plani i Biznesit 2017 2019 - aeroportigjakoves.comaeroportigjakoves.com/assets/cms/uploads/files/Plani Operativ 2017 - 2019 .pdf · Plan biznesi 2017 - 2019 NPQ “Aeroporti i Gjakovës”

  • Upload
    others

  • View
    44

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Plani i Biznesit 2017 2019 - aeroportigjakoves.comaeroportigjakoves.com/assets/cms/uploads/files/Plani Operativ 2017 - 2019 .pdf · Plan biznesi 2017 - 2019 NPQ “Aeroporti i Gjakovës”

NPQ “Aeroporti i Gjakovës” SH.A 20 Shtator, 2016

Page 1 of 15

Plan biznesi 2017 - 2019

Plani i Biznesit 2017 – 2019 NPQ “Aeroporti I Gjakovës” SH.A

Page 2: Plani i Biznesit 2017 2019 - aeroportigjakoves.comaeroportigjakoves.com/assets/cms/uploads/files/Plani Operativ 2017 - 2019 .pdf · Plan biznesi 2017 - 2019 NPQ “Aeroporti i Gjakovës”

NPQ “Aeroporti i Gjakovës” SH.A 20 Shtator, 2016

Page 2 of 15

Plan biznesi 2017 - 2019

Përmbledhje ekzekutive

Ky plan i zhvillimit është dokument dytësor pas planit të biznesit për operim të ndërmarrjes për

vitin 2017 – 2019 i cili dokument definon qartë misionin dhe vizionin, objektivat dhe rezultatet e

pritshme të ndërmarrjes.

Ky plan i zhvillimit do t’i nënshtrohet rishikimit dhe azhurnimit në bazë vjetore nëse është e

nevojshme dhe miratohet nga Bordi i Drejtorëve.

Historiku i Aeroportit të Gjakovës

Aeroporti i Gjakovës ishte ndërtuar që pas luftës së dytë botërore për nevoja të agrokulturës,

kurse ne vitet e 90’ta ka pushuar së funksionalizuari.

Menjëherë pas luftës së fundit në Kosovë, Aeroporti i është dhënë në shfrytëzim KFOR-it Italian,

të cilët menjëherë filluan investimet për ndërtimin dhe funksionalizimin e aeroportit, me ҫ’rast

ka filluar ndërtimi i pistës së re që në vitin 1999 dhe ka përfunduar në vitin 2001. Ky aeroport u

emërua “A.M.I.KO” që në gjuhën Italiane do të thotë “Aeronautika Militare Italiana in Kosovo”,

kurse në gjuhën Shqipe do të thotë “Aeronautika Ushtarake Italiane në Kosovë”.

Aeroporti ndodhet në një pozitë të mirë gjeografike me një perimetër prej 7 km, dhe me shumë

pak mjegull brenda vitit. Në këtë aeroport janë kryer shumë fluturime për nevoja ushtarake

dhe humanitare kurse kanë ateruar kryesisht avion dhe helikopter transportues ushtarak dhe

civil. Aeroplani më i madh që ka ateruar në këtë aeroport është Boeing 737. Pista është e

asfaltuar në gjatësi prej 1800 m. Përreth aeroportit gjenden kodra të lartësisë që nuk kalojnë

1000 m.

Përgjatë kësaj periudhe mbi 13 vjeqare në Aeroportin e Gjakovës janë trajtuar më shumë se

27.000 Aeroplanë të ndryshëm ku është bërë transporti i mbi 220,000 pasagjerëve (kryesisht

ushtarakë por edhe civil), si dhe transporti i më shumë se 40,000 ton mallërave të ndryshëm.

Me datën 18 dhjetor 2013 Aeroporti i është dorëzuar Qeverisë së Kosovës si donacion nga ana

e Forcave Ajrore Italiane.

Nga fundi i vitit 2013 deri në fund të vitit 2015 Aeroporti është menaxhuar nga Qeveria e

Kosovës, më konkretisht Janar – Prill 2014 nën kompetencat e Ministrisë së Tregtisë dhe

Industrisë, e më pas nga Maji 2014 e tutje nën kompetencat e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Gjatë kësaj periudhe në aeroportin e Gjakovës janë zhvilluar disa aktivitete kryesisht ushtrime

të ndryshme të forcave Amerikane dhe atyre Kosovare (F.S.K dhe Policia e Kosovës).

Partneriteti

Qasja e afarizmit të kompanisë do të jetë transparente dhe etike, e bazuar në statutin e

ndërmarrjes dhe legjislacionin në fuqi.

Kjo do të arrihet në bashkëpunim me NJPMNP, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Ministrinë e

Infrastrukturës, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Ministrinë

e Punëve të Brenshme, Autoritetin e Aviacionit Civil, Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës,

dhe akterët tjerë të involvuar apo ndikuar drejtëpërdrejtë apo tërthorazi në fushëveprimin e

ndërmarrjes.

Planifikohen pjesëmarrje në takimet me donatorë dhe investitorë të interesuar për

bashkëpunim apo edhe mundësinë me PPP.

Misioni dhe Vizioni

Fillimisht Aeroporti i Gjakovës në fazën aktulale synon që përmes studimit të fisibilitetit për

funskionalizim dhe shfytëzim të resurseve të trashëguara, të determinojë fushëveprimin e vet,

Page 3: Plani i Biznesit 2017 2019 - aeroportigjakoves.comaeroportigjakoves.com/assets/cms/uploads/files/Plani Operativ 2017 - 2019 .pdf · Plan biznesi 2017 - 2019 NPQ “Aeroporti i Gjakovës”

NPQ “Aeroporti i Gjakovës” SH.A 20 Shtator, 2016

Page 3 of 15

Plan biznesi 2017 - 2019

në bashkëpunim me Insiitucionet Qeveritare dhe ato të cilat ofrojnë shërbime aeronautike

apo përmes PPP.

Misioni dhe vizioni në aspetkin e përgjithshëm përmban:

Objektivat

1. Funksionalizim të aeroportit varësisht nga fushëveprimtaria e përcaktuar si rezultat i

studimit të fisibilitetit.

2. Zhvillimi i një veprimtarie që do të mbështet dhe kontribuon në planet dhe zhvillimet

ekonomike të vendit duke siguruar përfshirjen e ndryshimeve dhe aplikimin modeleve

të reja më të përsosura.

Rezultatet dhe Aktivitetet

1. Shërbimet profesionale (bazike administrative për funksionalizim të ndërmarrjes)

Aktivitetet; studim fisibiliteti dhe vlerësim asetesh me mundësi financimi nga

donatorët apo vetë aksionari.

Aktivitetet; krijimi i kontakteve me partnerët vendor dhe ndërkombëtar (takimet,

promovimet, prezantimet), DDD, certifikim ISO, prezantime, abonim, publikime e

promovime, shërbime juridike, evaluim e auditim, shërbime bankare dhe udhëtime.

2. Mundësia e funksionalizimit të Aeroportit me PPP

Aktivitetet; organizim i takimit me Aksionarët, Investitorin(rët) e interesuar dhe AAC.

3. Mirëmbajtje dhe riparime të paisjeve ekzistuese

Aktivitetet; mirembajtje te paisjeve të zjarrefikesve, eletrike, sanitari,

kondicionereve, kamerave, pastrimit hapsires, autoparkut, gjeneratorëve.

4. Paisje për mbarëvajtjen e punëve

Aktivitetet; paisje per zyrë (PC, softuare, router), paisje për sigurim fizik (rrethoja,

kamera, monitorim, hard disk, PC), paisje për sanitari, për zjarrëfikje dhe

mirëmbajtje.

Aktivitet; paisja me program të kontabilitetit sipas standardeve të kërkuara me ligj.

5. Personeli profesional i fushës së aviacionit dhe sigurisë

Aktivitetet; struktura organizative, rekrutimi.

Misioni;

Të operojë, mirëmban dhe ruan kualitet të lartë të shërbimeve aeronautike dhe të

sigurojë qëndrueshmëri financiare dhe shërbime efikase, efiqiente të aviacionit .

Vizioni;

Aeroport i sigurtë me operime të kualitetit të lartë dhe me qëndrueshmëri financiare

që me sukses dhe efektivitet të promovojë dhe t’u shërbejë nevojave ekonomike dhe

sociale të vendit.

Page 4: Plani i Biznesit 2017 2019 - aeroportigjakoves.comaeroportigjakoves.com/assets/cms/uploads/files/Plani Operativ 2017 - 2019 .pdf · Plan biznesi 2017 - 2019 NPQ “Aeroporti i Gjakovës”

NPQ “Aeroporti i Gjakovës” SH.A 20 Shtator, 2016

Page 4 of 15

Plan biznesi 2017 - 2019

6. Trajnimi i personelit në fushën e aviacionit sipas standardeve të kërkuara

ndërkombëtare

Aktivitetet; trajnimet profesionale, mbrojtja në punë, sigurimet shëndetsore, ngritja

e kapaciteteve.

7. Shpenzime operative

Aktivitetet; komunali, komunikim, furnizim.

Page 5: Plani i Biznesit 2017 2019 - aeroportigjakoves.comaeroportigjakoves.com/assets/cms/uploads/files/Plani Operativ 2017 - 2019 .pdf · Plan biznesi 2017 - 2019 NPQ “Aeroporti i Gjakovës”

NPQ “Aeroporti i Gjakovës” SH.A 20 Shtator, 2016

Page 5 of 15

Plan biznesi 2017 - 2019

Korniza Logjike e paraqitjes së Rezultateve dhe Aktiviteteve

Rezultatet Aktivitetet

Treguesit (indikatorët) e

arritjeve objektivisht të

verifikueshëm

Burimet dhe mënyrat e

verfikimit Supozimet

1. Shërbime profesionale

1.1 studimi i fisibilitetit

1.2 vlerësim i aseteve

1.3 krijimi i kontakteve

me partnerët vandor

dhe ndërkombëtar

(takimet,

promovimet,

prezantimet)

1.4 DDD

1.5 certifikime

1.6 abonime

1.7 prezantime

1.8 publikime e

promovime

1.9 shërbime juridike

1.10 evaluim e

auditim

1.11 shërbime

bankare

1.12 udhëtime

Me 2 certifikime (ISO &

AAC/ONAC), 1 abonim

për program të financave,

3 audite, 2 evaluime.

Bazuar në

fushëveprimtarinë e

ndërmarrjes.

Studimi i fisibilitetit dhe

vlerësimi i aseteve me

mundësi të financimit

nga donatorët

konsideruar që AGJ

veq është pjesë e listës

së donatorëve

2. Mundësia e

funksionalizimit me PPP

2.1 organizim i takimit

me Aksionarët,

Investitorin(rët) e

interesuar dhe AAC

Me minimum 2 takime me

aksionarin dhe partnerët

lidhur me funksionalizimin

e AGJ përgjatë vitit 2017.

Takimet e mbajtura me

aksionarin dhe

partnerët.

Gjatë takimit me Limak

dhe vizitës së

përfaqësuesve të Limak

në AGJ, Limak ka

shprehë interesim për

bisedime me aksionarin.

Page 6: Plani i Biznesit 2017 2019 - aeroportigjakoves.comaeroportigjakoves.com/assets/cms/uploads/files/Plani Operativ 2017 - 2019 .pdf · Plan biznesi 2017 - 2019 NPQ “Aeroporti i Gjakovës”

NPQ “Aeroporti i Gjakovës” SH.A 20 Shtator, 2016

Page 6 of 15

Plan biznesi 2017 - 2019

3. Mirëmbajtje dhe

riparime të paisjeve

ekzistuese

3.1 mirëmbajtje të

paisjeve të

zjarrefikësve

3.2 paisjeve eletrike

3.3 paisjeve të sanitarisë

3.4 kondicionerëve

3.5 kamerave

3.6 pastrimit hapsirës

3.7 autoparkut

3.8 gjeneratorëve

Të mirëmbahet makineria

e domosdoshme /

nevojshme (zjarrëfikjes,

pastrim të borës, fshirje të

pistës & parkingut) dhe 5

gjeneratorëve me qëllim

të mbajtjes në gjendje të

mirë / funksionale.

Duke konsideruar

ndonjë avari të

mundshme dhe

mirëmbajtje të

domosdoshme për

sigurim të kontinuitetit të

sektorit.

Kushte për tu plotësuar

për sigurim të

mbarëvajtjes së punës.

4. Paisje për mirëmbajtje

në punë

4.1 paisje per zyrë (PC,

softuare, router)

4.2 paisje për sigurim fizik

(rrethoja, kamera,

monitorim, hard disk,

PC)

4.3 paisje për sanitari

4.4 për zjarrëfikje

4.5 mirëmbajtje

4.6 programi i

kontabilitetit sipas

standardeve të

kërkuara me ligj.

Nevojë e domosdoshme

është për 4 PC, 1 softuer

(origjinal) Microsoft Office

për të gjithë PC, 1

mbrojtës nga virusët për të

gjithë PC, 1 ruter për

shpërndarjen e wifi në të

gjitha zyrat.

Bazuar në problemet e

përditshme gjatë punës

si rezultat i vjetërsisë së

paisjeve kompjuterike të

trashëguara nga KFOR.

Duke mos harruar

rëndësinë dhe

sensibilitetin e programit

të financave.

Absolutisht do të

ndikojnë direkt në

përmirësim të punës,

efikasitet, efiçiencë dhe

evitim të humjes së

shënimeve përkundër

ruajtjes së tyre në baza

javore.

5. Personel profesional

të fushës së aviacionit

dhe sigurisë

5.1 struktura

organizative

5.2 rekrutimi

Nga 10 punëtorë

aktualisht në funksion

kalojmë në 36 (duke përfshirë

sigurimin fizik 20 staff) bazuar

në nevojat për operim

efektiv dhe efiçient.

Bazuar në numrin aktual

të punonjësve,

angazhimet e tyre,

rezultatet e arritura,

efiçiencë dhe ligjet në

fuqi.

Me plotësimin e

nevojave për zyrtar të

prokurimit, zyrtar të

sigurisë & sigurimit dhe

njohës të fushës së

aviacionit, dukshëm do

të rritet efikasiteti në

punë.

6. Trajnimi i personelit në

fushën e aviacionit sipas

6.1 trajnimet

profesionale

6.2 mbrojtja në punë

Të gjithë punëtorët kanë

nevojë për trajnime

profesionale në fushën e

Konsideruar njohuritë e

mangëta të personelit

në fushën e aviacionit,

Konsideruar që ANP ka

konfirmuar trajnimin

Page 7: Plani i Biznesit 2017 2019 - aeroportigjakoves.comaeroportigjakoves.com/assets/cms/uploads/files/Plani Operativ 2017 - 2019 .pdf · Plan biznesi 2017 - 2019 NPQ “Aeroporti i Gjakovës”

NPQ “Aeroporti i Gjakovës” SH.A 20 Shtator, 2016

Page 7 of 15

Plan biznesi 2017 - 2019

standardeve të kërkuara

ndërkombëtare

6.3 sigurimet

shëndetsore

6.4 ngritja e

kapaciteteve

aviacionit. Parashihen diku

së paku 25 punëtorë të

trajnohen në vit.

reagimit në

emergjenca, përdorim

të paisjeve në

dispozicion.

falas të personelit të

sigurimit fizik.

7. Shpenzime operative

7.1 komunali

7.2 komunikim

7.3 furnizim

Komunalitë dhe

komunikimi janë procese

të obligueshme mujore

përderisa furnizimi sipas

nevojave.

Bazuar në kontrata dhe

detyrime ligjore.

Kushte për tu plotësuar

për mbarëvajtjen e

punës.

Page 8: Plani i Biznesit 2017 2019 - aeroportigjakoves.comaeroportigjakoves.com/assets/cms/uploads/files/Plani Operativ 2017 - 2019 .pdf · Plan biznesi 2017 - 2019 NPQ “Aeroporti i Gjakovës”

NPQ “Aeroporti i Gjakovës” SH.A 20 Shtator, 2016

Page 8 of 15

Plan biznesi 2017 - 2019

Strategjia

Aeroporti i Gjakovës planifikon të realizojë strategjinë e vet duke u bazuar kryesisht në nëntë

fusha të konsideruara me rëndësi dhe prioritet të lartë;

1. kryerjen e një studimi të fisibilitetit për të identifikuar me saktësi fushëveprimin e

aeroportit për investime kapitale

2. bashkëpunim të ngushtë me Ministritë përkatëse

3. sigurim fizik të aeroportit bazuar në rekomandimet e MPB si rezultat i raportit të vlerësimit

të sigurisë dhe sigurimit

4. vlerësim profesional të aseteve në disponueshmëri dhe funksionale të cilat janë

trashëguar nga KFOR

5. strukturë organizative dhe operuese adekuate dhe me performancë të lartë

6. çertifkim nga ISO

7. inicimi i zgjidhjes së qështjes së pronave

8. mundësi të funksionalizimit me PPP (varësisht nga rezultati i studimit të fisibilitetit), dhe

9. licencim nga AAC/ONAC (që plotësisht varet nga pikat paraprake).

SWOT analiza

Strength Përparësitë Weakness Dobësitë Oportunities Mundësitë Threat Rreziku

Aeroporti me

aparaturë i dhuruar

nga KFOR

Situata e dobët

financiare

Vullneti qeveritar për

mbështetje

financiare dhe

profesionale

Ҫështja pronësore

Infrastruktura e

gatshme për

aeroport

Mungesë e një

studimi të fisibilitetit /

përcaktimit të saktë

të veprimtarisë

Financim (qeveria e

RKS apo donatorë) i

studimit të fisibilitetit

Konkurenca në

regjion dhe kërkesat

e tregut

Pozita strategjike,

Klima dhe Terreni i

përshtatshëm

Mungesë e

ekspertizës së fushës

aeronautike

Funksionalizimi me

PPP (aviacion civil,

shkollë të aviacionit,

fabrikim të

mobilierisë së

avionëve, riparim të

avionëve, aeroport

ndihmës i ANP,

aeroport ushtarak,

shërbime kargo,

fluturime të lira)

Siguria dhe sigurimi

Paisjet në dispozicion Amortizimi i

pjesshëm i paisjeve

Investim në

mirëmbajtje

Shpenzimet

operative pa

gjeneruar të hyra

Ndikimet ekonomike

Funksionalizimi i Aeroportit të Gjakovës do të ketë jashtëzakonisht implikime pozitive në

ekonominë e vendit. Si rezultat do të kontribuojë në rritje të punësimit, qarkullim monetar,

turizëm, infrastrukturë dhe biznese.

Struktura organizative

Organizimi i personelit i paraqitur në figurën e mëposhtme përfshinë edhe pozicionet e

planifikuara e jo aktualisht të kontraktuara nga Aeroporti i Gjakovës.

Page 9: Plani i Biznesit 2017 2019 - aeroportigjakoves.comaeroportigjakoves.com/assets/cms/uploads/files/Plani Operativ 2017 - 2019 .pdf · Plan biznesi 2017 - 2019 NPQ “Aeroporti i Gjakovës”

NPQ “Aeroporti i Gjakovës” SH.A 20 Shtator, 2016

Page 9 of 15

Plan biznesi 2017 - 2019

Bordi Drejtoreve

Kryeshefi Ekzekutiv

Zyrtari Lartë Financiar

Kontabilist

SekretariTeknik i

Aviacionit Zyrtari Prokurimit

Menaxher Operativ

Auomekanik 2

Elektricist 2

Hidraulik

Pastrim

Menaxher i Sigurimit Fizik

Njësia e sigurimit fizik

Asistent Administrativ

Komisioni Auditimit

Auditori Brendshëm

Page 10: Plani i Biznesit 2017 2019 - aeroportigjakoves.comaeroportigjakoves.com/assets/cms/uploads/files/Plani Operativ 2017 - 2019 .pdf · Plan biznesi 2017 - 2019 NPQ “Aeroporti i Gjakovës”

NPQ “Aeroporti i Gjakovës” SH.A 20 Shtator, 2016

Page 10 of 15

Plan biznesi 2017 - 2019

Ekzekutivi i Aeroportit të Gjakovës punon nën menaxhimin direkt të Bordit të Drejtorëve. Njësia

për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik është linja

direkte e raportimit të NPQ “Aeroporti i Gjakovës” SH.A.

Menaxhmenti respektivisht ekzekutivi i Aeroportit të Gjakovës ka përgjegjësinë e plotë mbi

implementimin e aktiviteteve të ndërmarrjes.

Departamenti i mirëmbajtjes përbëhet nga gjashtë punonjës me përvojë në aeroport të cilët

kujdesen për mirëmbajtje të paisjeve, hapsirës, makinerisë, objekteve, materialit, rrjetit elektrik

dhe atij të ujësjellësit, zjarrëfikjes, pastrimit, rezervave të depove, etj.

Nga i gjithë personeli i paraqitur në skemën e mësipërme që përbëjnë gjithsejt 42 veta,

aktualisht janë të punësuar vetëm 15 (përfshirë 5 BD). Kurse pjesa tjetër prej 27 vetave do të

rekrutohet në të ardhmen për mundësimin e operimit effiҫient.

Analiza e planit financiar

SHËRBIME PROFESIONALE gjithsejt 347,800 € të planifikuara sipas nevojave strategjike aktualisht

të identifikuara;

Studimi i fisibilitetit është në veqanti me një rëndësi dhe urgjencë të lartë që na

ndihmon në orientimin e saktë të fillimit të biznesit, caktimin e prioriteteve, shkurtimin e

kohës së financimit nga buxheti i shtetit – pra shpejton procesin e fllimit të gjenerimit të

të hyrave. Është duke u punuar në mundësinë e financimit nga donatorët (* ref.fusnota

në buxhet), por për siguri eventuale është përfshirë edhe në buxhet propozim në mënyrë

që të mos ngec ecuria e punëve për funksionalizim vetëm për shkak të mungesës së

financimit të këtij studimi.

Vlerësimi profesional i pasurisë së aeroportit është bazë ligjore financiare për fillim të

saktë të funksionimit të ndërmarrjes. Është duke u punuar në mundësinë e financimit

nga donatorët (* ref.fusnota në buxhet), por për siguri eventuale është përfshirë edhe në

buxhet propozim në mënyrë që të mos ngec ecuria e punëve për funksionalizim vetëm

për shkak të mungesës së financimit të këtij vlerësimi.

Ҫertifikimi nga ISO është i domosdoshëm me standarde ndërkombëtare.

Ҫertifikimi dhe licencimi i aeroportit nga AAC poashtu i obligueshëm për

funksionalizimin e aeroportit, respektivisht shërbimeve aeroportuale.

DDD (deratizimi, dezinfektimi, dezinsektimi) i objekteve është i domosdoshëm për

mbrojtjen e paisjeve nga dëmtimet prej brejtësve, insekteve, etj. Poashtu edhe

mbrojtjes së personelit të aeroportit.

Takimet dhe prezantimet, të planifikuara për vënjen e kontakteve dhe bashkëpunim

me akterët, partnerët, investitorët e mundshëm për zhvillim të vazhdueshëm.

Prokurim dhe abonim për program (software) kontabiliteti si domosdoshmëri ligjore për

saktësi financiare dhe transparencë.

Marketing, postera/pllakata, promovime, materiale, publikime, reprezentacion; të

planifikuara për shitje të produktit/shërbimit.

Shërbimet juridike të parashikuara për qfarëdo shpenzimi në lidhje me ndonjë rast

kontestues.

Auditimi i domosdoshëm në baza vjetore bazuar në ligjin për NP.

Shërbimet financiare janë parashikuar për transakcionet bankare.

Regjistrimi në baza vjetore për automjetet në dispozicion.

Page 11: Plani i Biznesit 2017 2019 - aeroportigjakoves.comaeroportigjakoves.com/assets/cms/uploads/files/Plani Operativ 2017 - 2019 .pdf · Plan biznesi 2017 - 2019 NPQ “Aeroporti i Gjakovës”

NPQ “Aeroporti i Gjakovës” SH.A 20 Shtator, 2016

Page 11 of 15

Plan biznesi 2017 - 2019

Udhëtimet zyrtare jashtë vendit të planifikuara për takimet me investitor dhe trajnime

të personelit në legjislaturën ndërkombëtare të aeronautikës.

MUNDËSIA E FUNKSIONALIZIMIT ME PPP të planifikuara disa takime dhe prezantime me partnerë

afarist, aksionarin dhe investitor potencial.

MIRËMBAJTJE e RIPARIME të paisjeve ekzistuese gjithsejt 33,000 € të parashikuara sipas

nevojave të identifikuara gjatë punës aktuale, në veqanti për;

Makineri të zjarrëfikjes, elektrikës, sanitari, kondicionerëve, kamerave, pastrimit të

hapsirës dhe instrumenteve të aeronautikës që konsiderohen me rëndësi të veqantë

për mbrojtjen e aeroportit dhe aseteve.

Mirëmbajtje të autoparkut dhe rezervarëve të derivateve.

Mirëmbajtja e paisjeve të punës zyrtare si PC, prinetrë, sever, webfaqe dhe fotokpje.

Mirëmbajtje të gjeneratorëve, UPS-ve dhe trafove.

PAISJE gjithsejt 49,200 € të planifikuara sipas nevojave të identifikuara deri më tani të cilat

poashtu ndikojnë drejtëpërdrejtë edhe në mirëmbajtje dhe operim efiҪient.

Software (Microsoft office, anti virus), router, PC të domosdoshëm për mbarëvajtjen e

punëve administrative.

Sigurim fizik (kamera për monitorim, hard disk, PC, rrethoja).

Paisje të vogla pvr sanitari, zjarrëfikje, elektrikë në rastet e avarive si rezultat i kushteve

klimatike apo dëmtimeve të tjera.

PERSONELI përbën pjesën më të madhe me 785,304 € që paraqet vetëm numrin e

domosdoshëm të personelit për operim dhe mirëmbajtje. Për periudhën 2017 – 2019

planifikohen personel me pozita kyqe të nevojshme për funksionim të ndërmarrjes duke

përfshirë edhe sigurimin fizik që paraqet numër të konsiderueshëm të personelit. Është

planifikuar që sigurimi fizik të jetë pjesë e aeroportit e jo ofrues shërbimi i jashtëm me qëllim të

plotësimit të standardeve të kërkuara me ligj. Njëherit t’i mundësojë menaxhmentit mbikqyrjen

e plotë mbi sigurimin e ndërmarrjes dhe ulejn e kostos për buxhet të aeroportit.

BENEFITET / TRAJNIMET e personelit gjithsejt të parashikuara 57,900 € që janë kryesisht ngritje

profesionale në fusha të ndryshme të veprimtarisë së ndërmarrjes që konsiderohet si

komponent i rëndësishëm për përmbushjen e misionit dhe vizionit të ndërmarrjes. Përgjatë

përpilimit të këtij plani, përveq synimit për përmbushjen e obligimeve ligjore/rregullative për

trajnime në fusha të caktuara, rëndësi e veqantë i është dhënë edhe pregaditjes profesionale

të zyrtarëve pvrballë disa proceseve dhe projeketeve tv rëndësishme, si procesi i certifikimit të

ndërmarrjes, projekti i funksionalizimit të ndërmarrjes, zhvillimi dhe implementimi i sistemeve të

sigurisë dhe cilësisë, si dhe vetëdijësimi i gjithë personelit për funksionet dhe rëndësinë e

shërbimeve që do të ofron ky aeroport në një të ardhme të afërt. Parashikimi i trajnimeve

përfshinë fushat si; burimet njerëzore, proceset e prokurimit, shërbimet teknike, ICT, siguri e

sigurim, mbrojtje në punë, etj në lidhshmëri me fushëveprimtarinë e ndërmarrjes.

Page 12: Plani i Biznesit 2017 2019 - aeroportigjakoves.comaeroportigjakoves.com/assets/cms/uploads/files/Plani Operativ 2017 - 2019 .pdf · Plan biznesi 2017 - 2019 NPQ “Aeroporti i Gjakovës”

NPQ “Aeroporti i Gjakovës” SH.A 20 Shtator, 2016

Page 12 of 15

Plan biznesi 2017 - 2019

Disa nga benefitet tjera të parashikuara në planin financiar rezultojnë si domosdoshmëri ligjore

si rekrutimi, uniforma, mbrojtja në punë dhe sigurimi shëndetsor. Kurse parashifet që transporti

vajtje/ardhje të jetë i organizuar nga ndërmarrja për efiҫiencë në punë duke konsideruar

distancën e vendpunimit.

SHPENZIMET OPERATIVE janë planifikuar gjithsejt 114,720 € në bazë të shpenzimeve mujore

paraprake dhe detyrimeve ligjore të kontraktuara si: komunali, komunikim, furnizim. Është

planifikuar zgjerimi i rrjetit të komunikimit (internet MG dhe VHF) për efikasitet të sigurimit fizik.

BUXHETI - tabela e mëposhtme paraqet buxhetin e nevojshëm operacional për periudhën

2017 – 2019 për mirëmbajtjen e aeroportit.

Page 13: Plani i Biznesit 2017 2019 - aeroportigjakoves.comaeroportigjakoves.com/assets/cms/uploads/files/Plani Operativ 2017 - 2019 .pdf · Plan biznesi 2017 - 2019 NPQ “Aeroporti i Gjakovës”

NPQ “Aeroporti i Gjakovës” SH.A 20 Shtator, 2016

Page 13 of 15

Plan biznesi 2017 - 2019

Plani Operativ Financiar per periudhen 2017 - 20192017 - 2019 2017 2018 2019

PershkrimiVlera totale

ne EURO€ € €

Sherbime Profesionale

Studim Fisibiliteti* 200,000 200,000 - -

Vleresimi I aseteve* 20,000 20,000 - -

Certifikim sipas ISO 27,000 9,000 9,000 9,000

Certifikim dhe Licencim I aeroportit 30,000 30,000 - -

DDD 3,000 1,000 1,000 1,000

Takime dhe prezantime (biznes plan,

raportime) 3,000 1,000 1,000 1,000

Prokurim dhe abonim program kontabiliteti 12,000 10,000 1,000 1,000

Marketing (sign boards, reklama, promovime,

materiale, pubikime, reprezentacion)7,500 2,500 2,500 2,500

Sherbime juridike 9,000 3,000 3,000 3,000

Auditim 18,000 6,000 6,000 6,000

Sherbime financiare 3,600 1,200 1,200 1,200

Regjistrim I automjeteve 2,700 900 900 900

Udhetime zyrtare jashte vendit (transport e

akomodim) 12,000 4,000 4,000 4,000

Gjithsejt Sherbime Profesionale 347,800 288,600 29,600 29,600

Mirembajtje e Riparime

Mirembajtje te paisjeve (zjarrefikesve,

eletrike, sanitari, kondicionereve, kamerave,

pastrimit hapsires)

12,000 4,000 4,000 4,000

Mirembajtje te paisjeve (PC, printera,

fotokopje, UPS, server, webfaqe)6,000 2,000 2,000 2,000

Mirembajtje te autoparkut (servise, riparime,

lyerje)12,000 4,000 4,000 4,000

Mirembajtje te gjeneratoreve 3,000 1,000 1,000 1,000

Gjithsejt Mirembajtje e Riparime 33,000 11,000 11,000 11,000

Paisje

Paisje per zyre (PC, software, router) 7,200 2,400 2,400 2,400

Paisje per sigurim fizik (rrethoja, kamera,

monitorim, hard disk, PC) 30,000 30,000 - -

Paisje per sanitari 1,500 500 500 500

Paisje per zjarrefikje 3,000 1,000 1,000 1,000

Paisje per mirembajtje 7,500 2,500 2,500 2,500

Gjithsejt Paisje 49,200 36,400 6,400 6,400

Personeli

Bordi I Drejtoreve 151,200 50,400 50,400 50,400

Personeli I AGJ 449,280 149,760 149,760 149,760

Njesia e sigurimit fizik 144,000 48,000 48,000 48,000

Kontribute 40,824 13,608 13,608 13,608

Gjithsejt Paga 785,304 261,768 261,768 261,768

Page 14: Plani i Biznesit 2017 2019 - aeroportigjakoves.comaeroportigjakoves.com/assets/cms/uploads/files/Plani Operativ 2017 - 2019 .pdf · Plan biznesi 2017 - 2019 NPQ “Aeroporti i Gjakovës”

NPQ “Aeroporti i Gjakovës” SH.A 20 Shtator, 2016

Page 14 of 15

Plan biznesi 2017 - 2019

Plani Operativ Financiar per periudhen 2017 - 2019 2017 - 2019 2017 2018 2019

PershkrimiVlera totale ne

EURO€ € €

Paisje

Benefite

Sigurim Shendetsor 5,400 1,800 1,800 1,800

Mbrojtje ne pune 15,000 5,000 5,000 5,000

Trajnime (trajnim, akomodim, transport) 15,000 5,000 5,000 5,000

Transporti 7,200 2,400 2,400 2,400

Uniforma (stafi i sigurimit dhe mirembajtjes) 11,700 3,900 3,900 3,900

Rekrutim (publikime) 3,600 1,200 1,200 1,200

Gjithsejt Benefite 57,900 19,300 19,300 19,300

Komunali

Energji elektrike 54,000 18,000 18,000 18,000

Uje 5,400 1,800 1,800 1,800

Mbeturina 3,600 1,200 1,200 1,200

Tatim ne prone 6,720 - 3,360 3,360

Gjithsejt Komunali 69,720 21,000 24,360 24,360

Komunikim

Sherbime tjera (postare) 1,500 500 500 500

Telefoni fikse & celular 3,600 1,200 1,200 1,200

Internet 7,200 2,400 2,400 2,400

Zgjerim I rrjetit te komunikimit (tel. internet, VHF radio)6,000

2,000 2,000 2,000

Gjithsejt Komunikim 18,300 6,100 6,100 6,100

Furnizim me Material Harxhues

Material zyrtar 7,200 2,400 2,400 2,400

Derivate (automjete, gjenerator) 9,000 3,000 3,000 3,000

Pjese rezerve (auto, gjenearor) 4,500 1,500 1,500 1,500

Gjithsejt Furnizim me Material Harxhues 20,700 6,900 6,900 6,900

Te tjera

Shpenzime te paparashikueshme 6,000 2,000 2,000 2,000

Gjithsejt Shpenzime te paparashikueshme 6,000 2,000 2,000 2,000

Gjithsejt Shpenzime Operative 1,387,924 653,068 367,428 367,428

* Studimi I Fisib ilitetit dhe Vleresimi I Aseteve/Pasurise me mundesi te financohet nga ndonje donatore

Sidoqofte, cilado forme te aprovohet, implikimet financiare/buxhetore nuk do te jene te medha.

Page 15: Plani i Biznesit 2017 2019 - aeroportigjakoves.comaeroportigjakoves.com/assets/cms/uploads/files/Plani Operativ 2017 - 2019 .pdf · Plan biznesi 2017 - 2019 NPQ “Aeroporti i Gjakovës”

NPQ “Aeroporti i Gjakovës” SH.A 20 Shtator, 2016

Page 15 of 15

Plan biznesi 2017 - 2019

NPQ "Aeroporti i Gjakoves" SH.A përmbledhje e buxhetit

Plani Operativ Financiar per

periudhen 2017 - 20192017 - 2019 2017 2018 2019

PershkrimiVlera totale ne

EUR

Vlera totale

ne EUR

Vlera totale

ne EUR

Vlera totale

ne EUR

Sherbime Profesionale 347,800 288,600 29,600 29,600

Mirembajtje e Riparime 33,000 11,000 11,000 11,000

Paisje 49,200 36,400 6,400 6,400

Paga 785,304 261,768 261,768 261,768

Benefite 57,900 19,300 19,300 19,300

Komunali 69,720 21,000 24,360 24,360

Komunikim 18,300 6,100 6,100 6,100

Furnizim me Material Harxhues 20,700 6,900 6,900 6,900

Shpenzime te paparashikueshme 6,000 2,000 2,000 2,000

Gjithsejt 1,387,924 653,068 367,428 367,428

Aprovuar:

_________________________

Brikenda Kryeziu

Kryesuese e Bordit të Drejtorëve

NPQ “Aeroporti i Gjakovës” SH.A