81
Kuazi Shtetet Ligjerata II

Politika Krahasimtare e Ballkanit 2014

Embed Size (px)

DESCRIPTION

ppp

Citation preview

Bosna dhe Hercegovina

Kuazi ShtetetLigjerata II Definimi i Kuazi shteteve

Etimologjia: quasi, nga latinishtjaquasi, gadi, perafersisht;

Nje kuazi shtet eshte shtet qe mbijeton vetem duke ju falenderuar perkrahjes dhe indulgjences se shtetve fqinje ne njeren ane dhe bashkesise nderkombetare ne anen tjeter dhe jo nga mundesite e veta. Eshte shpesh teritor qe eshte shkeputur nga nje shtet te cilit i ka takuar (Parental state"), duke ju falenderuar perkrahjes se nje ose me shume shteteve fqinje dhe i cili arrite te veje ne funksion sherbime publike ose administrate.

Karakteristikat e Kuazi shteteveEgzistenca e nje loje gjeostrategjike e cila i ben keto shtete te nevojshme (utile);Shtet parental pak i fuqishem;Protekcion dhe mbrojtje e nje shteti tjeter (Shtet mbrojtes-Etat parain"),Mungese e njohjes nderkombetare, Zhvillim i nje vetedije kombetare te fuqishme; Shoqeri relativisht e militarizuar; Funksionim praktikisht te ngjahsem me tjerat shtete;

Shtet i deshtuar, Shtet de Facto, Para-shtet, Pseudo shtet , shtet fantazem, Shtet i ndieshem, shtet i panjohur, shtet secesionist, shtet anomik. Ky nocion eshte zhvilluar ne vitin 1990 nga politikologu Robert H. Jacksonne librin e tij te publikuar ne vitin 1993 :"Quasi-States: Sovereignty, International Relations, and the Third World".

Nga viti 1945 kemi nje shumezim te numrit te shteteve te cilat egzistojne ne teren por te cilat nuk jane te njohura nga Kombet e Bashkuara ose te cilat nuk arrisin te funksionojne ne menyre efikase.Principi i vetedeterminimit ( e drejta e popujve qe te zoterojne vehten) ka uajtur nje rol te rendesishem ne kete proces i cili zhvillohet. Per shembull, dekolonizimi ose periferite e fuqive te medhaja (fundi i BRSS) Kemi shtete te deshtuara ose te avortuara ose shtete te cilat i ka njohur vetem nje numer i vogel shtetesh. Duhen gjithashtu permendur edhe parajsat fiskale ose zonat e franshizuara te cilat perfitojne nga mondializimi i ekonomise.

Bashkesia nderkombetare eshte relativisht e kujdeshme ne raport me keto shtete per shkak te rrezikut te konflikteve dhe kufijeve. Duke pas para sysh peshen gjeostartegjike te shtetit te cilit nje teritor eshte shkeputur ose te shteteve protektore qe e perkrahin, zakonisht preferon te intervenoje ne plan humanitar. Kuazi Shtetet Keto shtete nuk kane kapacitete integrative te cilat i kane shtete perendimore. Perkundrazi, duhen te perballohen me shoqeri te segmentuara dhe shume shpesh te destrukturuara te cilat nuk u njohin asnje legjitimitet. Keto shtet jane Shtete te dobeta qe posedojne burime te limituara ne raport me shoqerite e forta ashtu sic I quan Joel Migdal. (strong societies and Weak States, Princeton Uni. Press 1988.Nuk jane ne gjendje te imponojne te ardhura financiare te nevojshme per finansimin e shpenzimeve publike te shtetit. Kur keto shtete posedojne burime financiare, ato i kane keto te ardhura nga jashte dhe i kane marre pas negociatave te gjata te cilat i bejne ato te mvarura nga shtetet donatore.

Kjo mvarshmeri ben qe keto shtet te kene deficit te sovranitetit ne se paku tri lemi: a) diplomaci; b) kordinim te funksioneve socio-ekonomikec) organizim te hapsires publike.Keto shtete karakterizohen me nje seri kunder-performansash dhe posedojne vetem nje sovranitet negativ.

Koncepti i sovranitetit negativKy koncept eshte teorizuar nga analist Robert Jackson si analog me konceptin e Isiah Berlinit per lirine negative dhe pozitive.Per Jackson-in, sovraniteti negativ e ka origjinen tek procesi i dekolonializimit : eshte liria qe ish kolonive u eshte njohur formalisht nga bashkesia nderkombetre ne forme te nje mbrojtje juridike specifike.I dhene ne moment te emergjences se tyre, ky status formal dhe legal konfirmon njohjen e tyre nderkombatare, gjithnje duke u dhene atyre beneficione nepermjet nje diskriminimi pozitiv.Sot ky status i cili u eshte dhene ketyre shteteve vazhdon qe tu njohet nepermjet principeve te kompenzimit ose mekanizmave tjere te shumte te garancionit. Kjo edhe konsiderohet sipas Jacksonit edhe ajo qe eshte forca e te dobteve.

Cili eshte interesi i ketij koncepti? Me pare, sips Jacksonit, shtetet e dobeta kane qene te dominuara dhe jane zhdukur. Sot, paradoksalisht, kjo dobesi paraqet garancionin me te mire te qendrueshmerise se ketyre shteteve per shkak se eshte pikerisht dobesia e tyre politike dhe ekonomike e cila u mundeson qe te lirohen nga disa forma te kompeticionit nderkombetar. Keshtu, ato perfitojne nga dispozita te jashtezakonshme te se drejtes nderkombetare sic eshte, principi i pabarazise kompenzuese, per shembull. Per kete arsye, per keto shtete, mund te themi se sovraniteti negativ perben aktualisht burimin me te mire politik te tyre.

Koncepti i sovranitetit pozitivNe anen tjeter, sovraniteti pozitiv supozon qe shtetet duhet te kene burimeve te brendshme politike. Ne fakt, nuk eshte atribut formal por nje e dhene substanciale fale se ciles, qeverite mund ti sigurojne funksionet me te rendesihme te shtetit.Keshtu, per te pasur sovranitet pozitiv, shteti duhet:

1) te jete ne gjendje te siguroje vazhdimesine e pushteteve publike dhe te plotesoje kerkesat sociale te ndryshme;2) te siguroje rregull, gjithnje duke garantuar siguri juridike dhe te vendose rregulla te lojes te cilat do te respektohen nga te gjithe parteneret social. 3) shteti duhet te shprendaje te mira materiale dhe simbolike. 4) shteti duhet te jete ne gjendje tu pergjigjet te gjitha formave te konjukturave (grevave, krizave ekonomike) duke parapa, per shembull, kontestimet eventuale nepermjet detektimit te paknaqesive sociale dhe duke dhene pergjigje te duhura.

5) duhet te jete forca e ndermjetesimit e cila i trajton konfliktet nepermes negocimit duke i menaxhuar propozimet dhe kunder-propozimet.6) nese eshte e nevojshme, shteti duhet te jete aktor i cili e zgjedhe konfrontimin nepernjet ligjit dhe te diktoje norma unilaterale; te perdore detyrimin si te fundit nese eshte e nevojshme.Shtetet me sovranitet negativ institucionalizojne, ne favor te tyre, nje regjim te asistuar nderkombetarisht kurseato me sovranitet pozitiv kane resurse politike qe ja u mundesjne pavaresine (shtetet e vjetra perendimore).Mirepo, nese sovraniteti negativ mund ti jepet nje shteti, mund ti njihet ose ti mbrohet, ti dekretohet, sovraniteti pozitiv mvaret, para se gjithash, nga burimet qe qeverite mund te nxierrin nga shoqeria te cilen e kontrollojne.

Tensionet identitare Ne konstatojme sot se nje model perendomor i nje shteti te burokratizuar, posedues te legalitetit racional-legal, reduktues i diferencaave dhe ofrues i modernitetit, nuk ka mundur te gjeneralizohet ne te gjitha zonat kulturore. Perkundrazi, ne shoqerite tradicionale, importimi i kesaj menyre organizimi te politikes ka shkaktuar dhe shkakton ende refuzime.Ky deshtim, qe eshte shkak i egzistimit te nje ndamje gjithnje e me te rendesihme, ndermjet shteteve te importuara dhe shoqerive, manifestohet me se shpeshti me tensione identitare. Dhe ne fund, nepermjet kontestimit te ketij modeli, eshte globalizimi dhe shoqeria perendimore te cilat jane ne shenjester.

LIGJERATA III Kriza e ShtetitSot, shtetet jane te sfiduara dhe te dobesuara nga dy lloj detyrimesh:1) ne aspekt te besnikerise ndaj tij2) ne aspekt te kohezion social. Duke mos arritur te afirmojne rendin politik dhe mbajtjen ekskluzive te identitetit nacional, shtetet shpesh ballafaqohet me revandikime teritoriale, gjithnje e me te shumta te cilat e bejne me te ndieshem kuadrin stato-nacional.Ne anen tjeter, pamundesia e tij per te kontrolluar flukset transnacionale qe hyjne ne teritorin e tij ose shkaperderdhjen ne metroplola te ndryshme, veshtiresite e qeverisjes me te cilat ballafaqohet shteti cdo dite, e reduktojne autoritetin e tij.

Nacionalizmat dhe kuadri stato-nacionalNga fundi i Luftes se ftohte, revandilimet nacionaliste kane njohur nje rritje te konsiderueshme, qofte ne aspekt etnolinguistik ashtu dhe teritorial. Te gjitha levizjet nacional-clirimtare kane per qellim te shnderrojne kombin e tyre ne shtet, edhe pse, shume shpesh ka konfuzion te plote mbi ate se cka nenkupton ky koncept dhe realiteti i tij? Ne fakt, ajo shprehja e famshme e Ernest Renan-it Pse Holanda eshte komb, kurse Hanoveri ose Parma nuk jane, eshte me aktuale se kurre.

Principi i nacionaliteteve.

Ne vitin 1815, principi i nacionaliteteve eshte injoruar nga pjesemarresit e Konferences se Vienes ne favor te nje logjike te ekuilibrit ndershteteror (Balance of Power).Ky princip i nacionalitetit do te triumfoje me vone dhe do te modifikoje thellesisht karten e Evropes, gjate revolucioneve te viteve 1830-1848.Duke vendosur ceshtjen kombeter ne nje intersaksion ndermjet politikes dhe socailes, Marksistat e Internacionales se dyte si Kautski, Roza Luksemburg ose Lenini, i kane kushtuar kesaj ceshtje debat te rendesuhem.Otto Bauer per shembull, thote se nacionaliteti mund te lidhet me persona, cilido qofte vendi i banimit te tyre ose mjedizi soicial ku ata jetojne, derisa ata persona e revandikojne ate.Me fjale tjera, ai duhet te vine nga populli e jo nga teritori.

Nga ana e tij, gjate kohes kur ishte komisar per nacionalitete, ne vitin 1913 Stalini ben nje sinteze duke e definuar kombin si : Nje komunitet njerzor, stabil, historikisht i krijuar, i lindur mbi bazen e nje komuniteti gjuhesor, te nje teritori, te nje jete ekonomike dhe formimi mental i cili rezulton me krijimin e nje komuniteti kulturor.Keshtu qe, ne fillim te shekullit 20, kjo ceshtje behet e rendesishme, jo vetem per qeverite e konfrontuara me revandikime nacionale.

Idealizmi Wilsonian Eshte nje koncepcion i mardhenieve nderkombetare qe rezulton nga politika a presidentit amerikan Woodrow Wilson ashtu sic e ka formuluar gjate presidences se tij 1912-1919. Kjo doktrine te cilen ai e ka perseritur disa here eshte ne ndryshim me politiken mos intervencioniste te SHBA ne politiken evriopiane dhe ate te botes. Kjo doktrine eshte formuluar me diskursin e tij te famshim te 14 pikave ku edhe e integron konceptin e Shoqerise se Kombeve , organizate kjo e destinuar per te prezervuar integritetin teirtorial dhe pamvaresine politike te cdo Shteti, qofte i madh apo i vogel. Wilson-i ka marre pjese gjate 6 muajsh ne negociatat e Parisit ne vitin 1919 per te punuar ne nje arritje marreveshje per perfundimin e Luftes se Dyte Boterore dhe si rezultat arrite ta integroje karten e Shoqerise se Kombeve te kete traktat. Mirepo, edhe pse i jepet cmimi Nobel, ai nuk arrite te binde Kongresin amerikan qe te miratoje kete traktat dhe ky i fundit preferon te konfirmoje traditen jointervencioniste te SHBA-ve. Ky vizion konsiderohet si idealist nga ata qe i takojne rrymes realiste te mardhenieve nderkombetare (Morgentau, Carr, kantz, etj. Me vone do te debatohet per kete vizion si vizion qe mbron institucionet nderkombetare perkunder atyre qe mbrojne nje vizion te mardhenieve nderkombetare te bazuar mbi Shtetin.

Ne diskursin e tij 14 pikesh, Wilsoni potencon: 1) kembimin e lire te mardherave dhe kapitaleve, ( heqjen e te drejtave te doganes, hapja e tregjeve te kapitalit dhe te madherave,) 2) qasje e lire ne dete, 3) abolicioni i diplomacise sekrete, 4) armatimin, 5) restituimin e sovraniteteve ne teritore te okupuara, pas fitoreve ushtarake, si ato te Alzasit, Lorenes ne France ose 5) e drejta e vetedeterminimit te popullit. (vetedeterminimi i popullit: kjo ide e se drejtes se popullit qe te vendose per vetevehten rrjelle drejte nga filozofia e J.J. Rousseau-se. Ky koncept ka njohur formulimin e par politik nga Woodrow Wilsoni. Edhe pse kjo nuk figuron si e tille ne diskurs, disa pika potencojne qarte principin e te drejtes ne autodeterminim. Megjithate, aplikimi i kesaj te drejte te popujve qe te udheheqin vehten u eshte refuzuar per nje kohe te gjate popujve qe kane humbur lufterat (Gjermaneve te austrise, Hungaraezeve etj. Ose atyre qe nuk kan qene te perfaqesuar ne instancat nderkombetare (Ukrainasit, Irlandezet dhe as popujt e kolonizuar nuk do te perfitojne nga kjo formule).

Pas Luftes se Pare Boterore, doktrina Wilsoniane do te inspirohet gjithashtu nga principi i nacioliteteve.Me konferencen e Versaille-it nuk figuron ajo ideja e nje niveli te menduar nga Mezzini ose Stuart Mill dhe i cili kishte per qellim ti jape te drejten e vetevendosjes vetem shteteve ekonomikisht dhe kulturalisht te fuqishme, me Versain, politika e reorganizimit te Kontinentit evropina behet sipas principit te perputhjes ndernjet kufijeve te shtetev dhe nacionaliteteve ose te gjuheve. Ky traktat e ndan teritorin evropian ne 26 shtete.Para vitit 1914, levizjet nacionale te cilat kundershtojne perandorite si austrohungaria ose perandoria osmane kane qene unifikuese kurse pas vitit 1919, kane qene kryesisht te dirigjuara kunder shtetit komb dhe kane marre permasa separatiste. Ne te vertet, te gjitha shtetet e reja te krijuara mbi teritorin e ish-perandorive si Cekoslovakia, Polonia, Rumania dhe Jugosllavia do te mbeten poaq multinacionale sa burgjet e popujve nga te cilat kishin dale.E vetmja diference do te jete hapsira e ngushtuar dhe mospermendja e popujve te oprimuar por me shume perdoret minoritet i oprimuar ose edhe perdoret fjala ballkanizim ne menyre pezhorative. Ndamja e Kontientit Evropian ne shtete teritoriale, etnikisht dhe ghuhesisht homogjene do te shkaktoje deme te rendesihme per popuj te tere. Kembim i popullsise, shprengulja ose eksterminimi masiv i minoriteteve.1) Keshtu, gjate dhe pas Luftes se Pare Boterore, Turqit eksterminijne 1,5 milion Armen (1915) dhe debojne 1.5 milion grek nga Azia e vogel pas Luftes greko-turke ne vitin 1922.2) Mbasandej , me qellim qe Reich-i te ofrojne nje kulm per te gjithje gjermanet, Nacistat organizojne rapatrimin e Gjermaneve si te atyre te Tirolit te Jugut ne Itali. I ekterminojne 6 milion Hebrenj, gje qe e shtyn E. Hobsbawn-in ta kualifikoje Hitlerin si Wilsonian logjik dhe te perfundoje se programi i kombit teritorial homogjen mund te realizohet vetem nga barbaret.

3) Kjo tendence fantazmatike e kerkimit te homogjeneitetit etnik vazhdon pas Luftes e Dyte Boterore ku organizohen transfere masive te disa miliona Gjermaneve nga Cekosllovakia ose Polonia.4) Dekolonizimi eshte faza tjeter ku homogjeneizimi etnik merr permasa globale per shkak te dekolonizimit te nje numri te madhe shtetesh na Afrike ose ne Azi.Mirepo, shtetet afrikane e kane refuzuar cdo lloj remodelimit teritorial dhe kane mbrojtur status quo-n ng frika se nese fillohet te fiksohet shteti sipas nacionaliteteve, atehere nuk do te perfundonte kurre.5) Faza tjeter eshte post-komunizmi (Jugosllavia, Kavlazi, Rwanda etj). Koncepcioni etno-kulturor i kombitKerkimi mitik i krijimit te nje kombi teritorial, etnikisht homogjen, eshte vetem zbatimi i doktrines te ashtuquajtur objektive te kombit.Ne fund te shekullit 19, juristi Gjerman Heinrich von Treitschke, rekomandonte qe te merren para sysh vetem elemetet objektiv si gjuha, religjioni, gjeografia ose etnia per te percaktuar perkatesine nacionale. Ai teorizon traditen komunotariste Gjermane te inicuar nga Johann Herder (1744-1803) dhe ajo qe quhet Sturm und Drang, qe e definon kombin si grup natyror te cilit historia i ka dhene karakteristika objektivisht specifike.Sipas kesaj qasje naturaliste, rezultonte se nuk mundemi te behemi Gjerman : jemi gjerman me lindje ose nuk jemi.

Koncepti Kontraktualist i shetetit

Ernest Renan e konteston kete teze te kombit organiciste pike per pike ne konferencen e tij te njohur Cka esht kombi? te mbajtur me 11 mars 1882.Ai ven perballe teorise gjermane, nje koncepcion subjektiv, ate te nje solidariteti te madh, te nje komuniteti te bashkuar mbi nje teritor te njejte dhe e cila ndan deshiren per te jetuar bashke.Ai e pershkruan kombin si nje teresi qytetaresh te bashkuar perreth nje marreveshje te njejte dhe te cilet deshirojne te ndertojne nje te ardhme te perbashket dhe te ndajne vuajtje dhe kenaqesi se bashku.Kombi sipas kesaj eshe plebishit i perdistshemSipas ketij reprezentimi kontraktualist, kombi eshte sinonim me qytetarin dhe jo etnine. Nuk perben nje te dhene natyrore dhe definohet para se gjithash me nje projekt kolektiv te perbashket.Konstrukcion qe duhet te vije, kombi sipas Renanit e ka kohezionin e tij tek homogjeneitetit qytetar dhe jo tek nje origjine e pretenduar etnike.

Jus soli Jus sanguinis

Teoria e Renan-it e ka origjinen tek teorite politike te Kontratit social te formuluar ne shekullin 18 dhe tek etika racionale e revolucionit Francez.

Kushtet e emergjences se perspektivave te nacionalizmit.

Kjo menyre e ndertimit nacional e hapur dhe dramatike perben procesin me te fuqishem ne aspekt historik sepse nje shqyrtim i thelle i shetetve kombe, teritoriale, na tregon se jane gjithmone teper heterogjene per te mundur te pretendojne ne nje origjine te vetme etnike,Shumica e shteteve jane multietnike dhe multi-komunotare.

Me vone, disa autor tjere I kompletojne keto teori, Gellner propozon nje qasje epistemologjike tjeter duke thene se eshte e kunderta e sensit komun dhe se nacionalizmi lind para kombeve.Me fjale tjera, nuk jane kombet qe i krijojne shtetet dhe nacionalizmin por e kunderta.kombet te konsideruara si natyrore, te krijuara nga zoti, per te klasuar njerzit.jane mit , nacionalizmi i cili nganjehere i merr kulturat paraegzistuese dhe i transformon ato ne kombe, nganjehere i imagjinon, kjo eshte e vertete.Sipas kesaj perspektive, kombet jane vetem artefakte te prodhuara nga bindja, solidariteti dhe loyaliteti i njerezve. kjo nuk do te thote se nuk kane kurrfar efekti praktik, perkundrazi. Por jane komunitete te imagjinuara sipas formules se Anderson-it, substitute simbolike qe u mundesojne njerezve qe te lehtesoje dezintegrimin , zhdukjen e shoqerive tradicionale me te cilat i ka lidhe deri atehere nje ndienje e fuqishme e perkatesise kolektive. Per Gellnerin, nuk ka dshim se nacionalizmi eshte i lidhur ngusht me shtetin teritorial modern nga i cili lind shoqeria industriale.Gellneri dallon tri faza kryesore te historise se njerzimit:1) shoqeria paraagrare dhe pa shtete ku njerzit i perkushtohen gjyetise dhe (ceuillette)2) shoqeria agrare e cila karakterizohet me segmentime sociale te fuqisheme por ne te cilen shumica absolute e njerezve eshe analfabete.3) Faza e shoqerise industriale ku shumica e popullsise beneficon nga nje sistem edukativ homogjen, qe favorizon emergjencen e nje kulture te larte e shprendare nen patronazhin e shtetit.

Ne nje konfigurim te tille, zhvillimi i prollimit dhe i kembimit si dhe procesi i industrializimit e reduktojne izolimin gjeografik te brendshem si dhe modifikojne ndamjen tradicionale te punes dhe kontribuojne ne zhdukjen e vecorive socio-kulturore.Si pasoje e kesaj mirenjohet, nje mobilitet social, shoqeria behet me homogjene dhe kerkon te behet nje entitet politik sovran.Per Gellnerin si dhe per Habsbawni-in, nacionalizmi eshte princip politik qe karakterizon modernitetin i cili duke ju falenderuar ose me mire te themi zhduke vecorite (partikularizmat) e shumte lokal, I mundeson nje shoqerie ta imagjinoje vehten globalisht, duke pas per qellim qe uniteti politik dhe ai nacional te afrohen.

Per tu bere, diskursi nacionalist perveteson historine dhe sipas nevojes e modifikon ate, I referohet tradites, e reinterpreton ate dhe riinventon per ti dhene kuptim te ardhmes, ka mundesi sipas Gellnerit te ringjalle gjuhet e vdekura, fabrikoje tradita, te rehabilitoje objekte te cilat kane nje pasterti dhe perfeksioni edhe pse shume shpesh eshte arbitrar.Vrulli nacionalist ka nga aspekti kulturor nje karakter kreativ , imagjinar dhe shume inventiv.Ne kete aspekt, shembulli i nacionalizmit hebrenj qe ka krijuar shtetin e Izraelit-eshte amblematik.Megjithate, eshte e qarte se jo cdo projekt nacionalist, cfaredo qofte, eshte pranuar ne menyre uniforme dhe simultane nga te gjithe aktoret shoqeror.Perkundrazi, keto projket shume shpesh interiorizohen ndryshe nga nje grupe socio-kulturor ne tjetrin dhe nga diversiteti regjional i shtettit.

Keshtu per te kuptuar me mire depertimin e nje diskursi nacionalist, i cili eshte vendosur mire ne aspekt social, historik dhe lokal, E. Habsbawn ringjadhe sociologjine e sociologut HROCH, e cila tregon mbi tri fazat historike qe njeh cdo levizje nacionaliste.1) E para eshte kulturore dhe letrare pa pasur pasoja ne aspekt politik, kjo faze mundeson shprendarjen e ideve nacionale, se paku tek nje elite e vogel.2) E dyta karakterizohet nga nje mobilizim te grupeve dhe militanteve qe afirmojne dhe mbrojne idene nacionale, zakonisht eshte nje minoritet qe vepron nen kontrollin e nje grupi lideresh.3) Idete shprendahen tek e gjithe popullsia, e cila ben ato te perbashketa per numrin me te madh.Bosnja dhe Hercegovina Sistemi politik (Dayton) Marrveshja e Paqes e Dejtonit e vitit 1995 e percakton Bosnjen-Hercegovinn si shtet i vecante konsociaciativ. Nuk e percakton kushtetuteshmerisht as si federate as si konfederate por nj analiz e ketij dokumenti tregon se ajo sht nj lloj "konfederate asimetrike" e prbr nga dy entitete: a) nje entitet unitar qe eshte Republika Serbe (Republika Srpska) dhe b) nje entitet federal, multietnik qe eshte Federata e Bosnjs dhe Hercegovins (Federacija). Brenda nje shteti kompleks, entiteteve u jane dhene te gjitha karakteristikat e shteteve : teritori, popullsia, shtetsia, kushtetuta, parlamenti, qeveria, gjykatat, sistemi administrativ, ushtria, policia, gjuha zyrtare, flamuri, uniformat, himni, dhe kshtu me radh. Kompetencat e institucioneve qendrore t shtetit jan t kufizuara. Shteti qendror ka kompetenca persa u perket: 1) politikes se jashtme dhe tregtise; 2) doganave; 3) politikave monetare dhe te migrimit;4) kontrolli i trafikut ajror;5) zbatimin e detyrimeve dhe rregulloreve ndrkombtare; 6) rregullimin e transportit n mes t subjekteve. Federata e Bosnjes dhe HercegovinesPrbhet nga 10 kantone. N aspekt politik, kantonet jan njsit territoriale - politike t komuniteteve (grupeve etnike) dominuese nacionale. Ato kane kompetenca mbi: politikat e arsimit, kultures, mediave, strehimit dhe politikave sociale, t krijojn dhe t kontrollojn forcat e tyre policore dhe madje edhe kompetenca persa u perket politikave ekonomike, furnizimit me energji dhe turizmit. Federata sht prgjegjse pr politikat e jashtme dhe politikat monetare , si dhe pr politikat lidhur me mbrojtjen, tregtin ndrkombtare, energjine, doganat, dhe luften kundr krimit.

Kantonet kan kushtetutat e tyre , parlamentet, qeverite , administratat , gjykatat, forcat e policis , dhe kshtu me radh.Kshtu autonomia territoriale e segmenteve kombtare ka garancione kushtetuese n dy nivele : n nivel t shtetit t Bosnjs dhe Hercegovins n form te entiteteve, dhe n nivel t Federats s Bosnje dhe Hercegovines n forme te kantoneve. Territorializimi perputhet me nje institucionalizim te fuqishem te njesive nacionale q shkon nga statusi pothuajse shteteror i entiteteve deri tek autonomia e gjere politike e kantoneve. Principi i proporcionalitetitT gjitha institucionet themelore shtetrore-politike jan te strukturuara sipas principit te proporcionalitetit dhe barazis.Ky proporcionalitet fillon nga dhomat perfaqesuese ne nivel te shtetit qendror. Dhoma e deputeteve e Bosnjes dhe Hercegovines (dhoma e ulet e asambles parlamentare) prbhet nga tre popujt kushtetues. Nj e treta e antarve t saj jan t zgjedhur n Republiken Serbe dhe dy t tretat vijn nga Federata. Dhoma e larte, dhoma e popullit, ndjek parimin e barazis etnike. Ka gjithsej 15 anetar. Nj e treta e antarve t saj (pes serb) zgjidhen nga Parlamenti i Republiks Serbe, dhe dy t tretat (pes boshnjak dhe pes kroat) zgjedhen nga Dhoma e popullit e parlamentit te Federates.

Kryesite e t dy Dhomave prbhen nga nj Boshnjak, nj Serb dhe nj Kroat. Qeveria e Bosnjes dhe Herecegovine qe quhet Kshilli i Ministrave, eshte gjithashtu i perbere n baz t parimit t proporcionalitetit t entiteteve. Jo m shum se dy t tretat e antarve t saj mund t jen nga Federata.Kryetari i Kshillit (qeverise) i cili emrohet nga kryesia e keshillit, emron ministrat dhe zavendesministrat nga t gjith popujt kushtetues. Kto dispozita kushtetuese perbejne kornizn normative pr formimin e nj lloj qeverie t madhe t koalicionit. Qeverit prbhen nga partit e t tre grupeve kombtare.

Presidenca Edhe Presidenca perbehet sipas te njejtit princip. Ajo prbhet nga nj Boshnjak, nj Serb dhe nj Kroat. Madje perberja e Presidences ka edhe dispozita kushtetuese (neni 9 paragrafi 3) thote se "zyrtart e emruar n poste n institucionet e Bosnje-Hercegovins duhet t jene prgjithsisht prfaqsues t popujve t Bosnjs dhe Hercegovins".

Sistemi kushtetues i Federats Esht poashtu i themeluar mbi mekanizma konsociativ. Prve autonomis territoriale kantonale, ai sht i ndrtuar perreth parimit t prfaqsimit proporcional, ose t barabart te komuniteteve boshnjake dhe kroate n t gjitha institucionet me te rendesishme federale politike dhe perreth vendimmarrjes konsensuale dhe shumices se kualifikuar. Parlamenti i Federates prbhet nga dy dhoma. Dhoma e larte (Dhoma e Popullit) sht e perbere sipas principit te barazise. Prfaqsuesit e saj jan t zgjedhur n parlamentet e kantoneve dhe numri i prfaqsuesve te cdo kantoni sht proporcional me prbrjen etnike te popullsise prkatse te kantonit. Pr t parandaluar kantonet qe te kene perfaqesues ekskluziv etnik ne dhomat e uleta, Kushtetuta (neni 8) percakton se ne kete dhome duhet te kete se paku nje boshnjak, nje kroat dhe nje anetar te nga grupet tjera. Secila dhom e zgjedhe kryetarin e dhomes dhe zvendsin e tij, si dhe anetaret qe vine nga popujt kushtetues te ndryshem. Edhe qeverit e Federates jan n thelb t prbra sipas parimi te proporcionalitetit etnik, dhe eshte e percaktuar me kushtetut se s paku nj e treta e ministrave duhet t jen Kroat .

Kryeministrat dhe zavendeskryeministrat e qeverise se Federates, minstrat dhe zavendesministrat e federates duhet te jene nga popuj kushtetues te ndryshem. Presidenti i federates dhe zavendes-presidenti duhet gjithashtu te jene nga popuj kushtetues te ndrysshem dhe zgjedhen te dy ne Dhomen e parlamentit federal me shumice votash te grupeve Boshniake dhe Kroate. Edhe institucionet tjera reflektojne perberjen etnike te entitetit. Fedrata ka tre Ombudspersona : nje Kroat, nje Boshnjak dhe nje perfaqesues i grupeve tjera. Gjykata e te Drejtave te njeriut ka tre gjykates: nje boshnjak, nje kroat dhe nje perfaqesues te grupeve tjera. Madje kushtetuta e Federates thote se si rregull duhet te jete qe ne cdo gjykate federale, duhet te kete nje numer te barabarte gjykatesish boshnjak dhe kroat. Principi i proporcionalitetit etnik eshte norm edhe ne qeverite kantonale, ne pushtetin ekzekutiv dhe gjyqesor. Vendimmarrja ne nivel te pushtetit qendrorT gjitha vendimet e rndsishme merren me konsensus ose me shumic t kualifikuar n t dy Dhomat e parlamentit nacional. Rregulla e shumices persa i perket vendimmarrjes n Kuvend sht prcaktuar dhe spjeguar qarte n Kushtetut e cila thote se: prfaqsuesit duhet t bejne perpjekje maksimale qe shumica t prfshijn t paktn nj t tretn e votave t delegatve apo antarve nga secila njesi teritoriale ".Kryesia Edhe kryesia merr vendime me konsensus dhe "nse t gjitha prpjekjet pr t arritur konsensusin dshtojn", vendimet mund t miratohen nga dy antar te presidences ( Neni 5 Paragrafi 2c). Megjithate, antaret e mbivotuar te presidences kane mundesi pastaj te shpallin nj vendim si te demshem pr interesat vitale te entitetit nga i cili vine dhe, nse ky pohim votohet me dy t tretat e votave ne kuvendi te Republiks serbe ose nga dhoma e popujve te Federates, ky vendimi i presidences nuk ka efekt (neni 5 Paragrafi 2). Kjo eshte nje lloj veto qe u eshte dhene antarve te Presidences se Bosnjes dhe Hercegovines perderisa ata kane mundesi ta hudhin ne votim ne parlametet e tyre kur ata mendojne se interesat vitale te entiteteve te tyre dhe popujve te tyre jane te rrezikuara. Vendimmarrja ne Federaten e Bosnjes dhe HercegovinesNe kete entitet, vendimet me te rendesisheme merren zkonisht me konsensus ose me shumice te kualifikuar dhe zakonisht me aprovim te shumices ne dy dhomat e parlamentit. Vendimet persa u perket interesave te ashtuquajtuara vitale te dy popujve kushtetues merren me marreveshje te nje shumice te dyfishte ne Dhomen e Popujve-me shumicen e deputeteve Boshjnak dhe Kroat. Qeveria duhet te adoptoje vendime te tilla me koncenzus. Persa i perket votimit te rregullave dhe ligjeve ne Republiken Serbe, ato qe kane te bejne me interesin vital, ato duhet te votohen nga shumica e perfaqesueseve te tri klubeve ne Keshillin e popujve te ketij entiteti. Kritikat kunder sistemit politik te BosnjesZakonisht, kritikat e ketij sistemi te dalur nga marreveshja e Dejtonit vine nga dy burime kryesore: 1) Se pari jane ato kunder vete konceptit te demokracise konsociative dhe mundesise se zbatimit e saj ne Bosnje dhe Hercegovine. Keto kritika bazohen ne empirizem (zbatim konkret ne Bosnje) per te kritikuar te gjithe konceptit teorik te cilit ai i takon. Madje kjo eshte nje kundershtim i vjeter ndermjet konsociacionalisteve dhe liberaleve por i jepet nje peshe me e madhe per faktin se kritiket munden tani te marrin raste konkrete se sipas tyre e perforcojne argumentet e vjetra. 2) Kritikat politike, ne anen tjeter, kane qene te motivuara nga shkaqe nacional-politike sepse kritikat e mbrojne nje model tjeter shteti. Cilat jane mangesite e ketij modeli konsociacional: pse nuk funksionon shteti? Zbatimi i rregullimeve konsociative per te ndertuar nje mardhenie politike ne Bosnje dhe Hercegovine justifikohet per tri arsye: 1) E para, Bosnja dhe Hercegovian eshte nje shoqeri paradigmatisht e ndare; shume autor e konsiderojne si shoqeria me e ndare ne Evrope. Historia politike e ketij shteti eshte karakterizuar me bashkejetesen dhe konfliktet ndermjet tri grupeve etnike : kroateve, boshniakeve dhe serbeve. Segmentimet (ndamjet) ne kete shtet kane qene fillimisht fetare, nga shekullin i XI me shizmin. Mbasandej, tjeter faktor diferencues kane qene shtetet te cilat e kane dominuar Bosnjen nga shekulli i 14 deri ne shekullin 20. Boshnjaket kane qene te preferuarit e osmaneve, kroatet te austro-hungarezeve, serbet te Jugosllavise.

2) Nga fillimi, ndamjet fetare dhe etnike te shoqerise boshnjake kane qene te institucionalizuara dhe te njohura si mekanizma konsociativ : nga sistemi i mileteve ne Perandorine osmane, modeli i konfesionalizmit politik te bazuar ne principin e proporcionalitetit dhe barazise gjate Monarkise austro-hungareze deri tek sistemi i kvotave i bazuar ne proporcionalitet dhe paritet ne Jugosllavine komuniste. G. Lehmbruch (1974, 93) thote se sistemi i milletit sic ka qene ai i vendosur ne provincen e Libanit gjate Perandorise osmane i takon tradites se zgjedhjes se konfliktit, gje qe e favorizon zhvillimin e nje kulture politike konsociative. Kjo do te thote se Bosnja dhe Hercegovina ka pas, edhe para luftes, eksperience me mekanizmat konsociativ ne raportet politike te segmenteve te saj shoqeror, edhe pse nuk mund ta konsideronim kete si nje sitem koherent dhe te paster konsociativ.

3) Gjate dhe pas luftes 1992-1995, hendeku u zgjerua ndermnjet segmenteve sociale te Bosnjes. Dhe per here te pare ne historine e ketij shteti, keto segmente jane teritorializuar dhe jane institucionalizuar politikisht. Deri ne fillimin e luftes, tri komunitetet nuk kane pasur bastione gjeografike te fuqishme dhe kane jetuar ne zona te perziera, ne zona etnike te vogla te ngjashme me lekuren e tigrit (Klemeni, 1994). Procesi i teritorializimit i segmenteve nacionale eshte kompletuar pak a shume gjate luftes ne menyre te dhunshme. A) Neprmjet spastrimit etnik te anetareve te komuniteteve tjera nga zonat ku nje komunitet ka pas shumicen absolute ose relative. B) E dyta ka qene pushtimi ushtarak i zonave ku anetaret e grupit sulmues nuk kane perbe shumicen por qe liderat e tyre i kane konsideruar zi zona qe duhet tu takojne per arsye historike, ushtarake ose ekonomike. Shumica e personave te debuar nuk jane kthyer ne shtepia e tyre. Si perfundim, ne Bosnje dhe Hercegovine, ka disa faktor strukturor te cilet e favorizojne vendosnje e nje demokracie konsociative: 1) Nje ndamje etnike dhe fetare e cila e ndan shoqerine ne tri elemente te dallueshem; gadi kjo strukture e shoqerise ideal-tipike e cila e perjashton kompeticionin dualist per dominim si dhe mundesine per segmentin me te madh qe te fitoje supremaci mbi segmentet tjera te shoqerise, 2) koncentrimin gjeografik te segmenteve dhe institucionalizimin e pjesshem te federalizmit administrativ, 3) shteti i vogel dhe numri i vogel i popullsise; 3) koherenca relativisht e forte e brendshme e segmenteve.

Keto jane te ashtuquajturat faktoret ortodoks te cilet disa i konsiderojne si esencial per vendosjen dhe mbijetesen e nje demokracie konsociative. Mirepo, ka edhe faktor te cilet nuk i shkojne ne favor sistemit konsociativ, duke ja filluar nga rreziku qe i kercenohet nga jashte dhe perkrahja e pabarabarte e segmenteve per marreveshjen konsociative. Rreziku nga jashte eshte reduktuar me uljen e tensioneve ne rajon. Shtetet e perendimit nuk i kane kercenuar kurre te tri segmentet dhe ato kane sulmuar zakonisht vetem nje ose dy nga segmentet, gje qe ka shkaktuar krijim te nje hendeku me te madhe ndermjet segmenteve dhe nje ndamje me te madhe te shoqerise. Kjo eshte radikalizuar ne vitete e luftes ku linjat e konfliktit te jashtem kane koinciduar me ndamjet e brendsheme. Si agresori me i madh, Serbia, ka sulmuar boshnjaket dhe kroatet, gje qe ka shkaktuar edhe konflikte te pergjakshme ndermjet segmenteve. Kete linja fronti te jashtme nuk jane stabilizuar ende. Ne disa shtete fqinje sic eshte Kroacia per shembull, niveli i stabilizimit te shtetit dhe e demokracise eshte i mjaftueshem mirepo, Serbia ka qene per nje kohe te gjate jostabile politikisht dhe ne nje proces te shperberjes, fillimisht te unioni Serbi-Mal i Zi dhe pastaj me Kosoven. Serbia e ka perdorur Republiken Serbe si entitet i cili potencialisht mund ti bashkohet Serbise per te friguar faktorin nderkombetar qe ta pengoje njohjen nderkombetare te Kosoves. Kjo eshte edhe shkaku pse bashkesia nderkombetare ka bere pression qe shtetet e Ballkanit te bejne marreveshje ndermjet vehtes me qeelim qe mos te krijohet nje efekt destabilizues domino. Perkrahja e pabarabarte e segmenteve per modelin konsociativ-si nga elitat ashtu edhe nga masat-eshte megjithate pengesa me e madhe e eficieces se ketij modeli. Ka disa arsye per kete mungese te eficieces se modelit konsociacional ne nivel te Bosnjes dhe Hercegovines si shtet, dhe gjithashtu ne nivel te Federates si njesi nen-shteterore : 1) pa koncenzus mbi shtetin, 2) pa koncenzus per sistemin politik, 3) pa strategji konsistuese te aktoreve nderkombetar ne vendosjen e shtetit demokratik, 4) nje strukture e jofavorshme dy-segmentuese e Federates ne raport me nje segment unitar te mbivotuar . Sistemi zgjedhor i Bosnjes dhe Hercegovines. Ne vitin 2002, OSBE-ja e cila me marreveshjen e Dayton-it kishte pergjgegjesi per zgjedhje imponon nje sistem zgjedhor te reformuar dhe te njejte per te dy entitetet e Bosnjes (Republiken Serbe dhe Federaten e Bosnjes dhe Hercegovines). Me kete ligj eshte rregulluar plotesisht sistemi zgjedhor ne nivel te Bosnjes, entiteteve te saj, kantoneve dhe komunave. Bosnja ka nje sistem votimi proporcional dhe nje numer te madhe te njesive zgjedhore i cili eshte imponuar nga sistemi i komplikuar i organizimit shteteror te ketij shteti. Pervec kesaj, struktura dyentiteteshe e ka bere te nevojshme te percaktohet nje sisetm proporcional dhe kompenzues. Duke ju falenderuar sistemit zgjedhor kompenzues, ka ardhur deri tek perzierja e dy niveleve te pragjeve zgjedhore(nga 3-5%), per te mbrojtur, ne menyre te barabarte, te tre popujt kryesor te bosnjes Serbet, Kroatet dhe Boshnjaket. Kjo edhe per faktin se kthimi i perfaqesuesve te ketyre popujve nuk eshte realizuar plotesisht.

Parlamenti i Bosnjes dhe Hercegovines perbehet nga dy dhoma :1) Dhoma e popullit (Vijece Naroda) dhe,2) Asamblese perfaqesuese (Parlamentarna Skuptina). Dhoma e popujve perbehet nga 15 anetar. 10 nga keta i zgjedhe Dhoma e popullit te Federates ( nga 5 Boshnjak dhe Kroat) dhe 5 i zgjedhe Dhoma e popullit te Republikes Serbe (perfaqesuesit serb). Asambleja Perfaqesuese (parlamenti) i Bosnjes dhe Hercegovines numron 42 deputet. 28 jane nga Federata dhe 14 nga Republika Serbe.Persa i perket zgjedhjes se deputeteve te parlamentit (ata te 42), kemi disa njesi zgjedhore. 21 nga 28 deputet qe zgjedhen ne Federaten e Bosnjes dhe Hercegovines zgjidhen me sistem te votes proporcionale dhe ka nje prag zgjedhor nga 3%. 7 mandatet kompenzuese kane nje prag zgjedhor 5%. Gjate shprendarjes se ketyre mandateve marrin pjese vetem partite politike dhe jo kandidatet e pavaruru, gje qe ka per qellim te ruaje pjesemarrjen e te gjitha komuniteteve ne dhomen e parlamentit. I njejti sistem zgjedhjesh eshte ne Republiken Serbe ku nga 14 perfaqesuse te ketij entiteti, 9 zgjedhen ne baze te sistemit te paster proporcional kurse te tjeret ne baze te sistemit kompenzues.

Teritori i Federates se Bosnjes dhe Hercegovines eshte i ndare ne 5 zona zgjedhore kurse Republika Serbe ne tri. Ajo qe duhet te themi se ne te gjitha nivelet zgjedhore votohet me lista te mbyllura, do te thote me lista te percaktuara paraprakisht nga partite politike ose koalicionet dhe vetem ne raste te jashtezakoneshme ka mundesi te ndryshohet kjo forme votimi. Parlamenti i Federates se Bosnjes dhe Hercegovines perbeht nga 98 deputet ku te tri popujt kryesor duhet te kene se pakti 4 vende. Shumica e mandateve (rreth 70%) zgjedhen ne kuader te 10 njesive zgjedhore me shume mandate kurse ndermjet 23-27% perqind te mandateve ne kete dhome perbehn nga mandatet kompenzuese (shumice). Nese partite politike te te gjithe popujve konstitutiv nuk marrin se paku 4 mandate percaktohet lista a mandateve komopenzuese te cilat ndahen mbasandej ndermjet partive politike dhe koalicioneve te cilat kane marre pjese ne zgjedhje, pa marre para sysh numrin e votave qe e kane fituar. Me te njetin sistem zgjedhen 83 deputetit te Parlamentit te Republikes Serbe te Bosnjes.Duhet te cekim se, nga viti 2002, parlamentet e entiteteve kane nga dy parlamente. Republika Serbe e Bosnjes ka ate qe quhet Narodne skuptina dhe Vee naroda, e perbere nga nje numer i barabarte i deputeteve serb, boshnjak dhe kroat te cilet zgjedhen nga klubet e parlamentareve ne Parlament. Gjithashtu, Parlamenti i Federates se Bosnjes ka dhomen e popujve e cila eshte e perbere nga nje numer deputetesh I barabarte nga te tri komunitetet mirepo ne kete rast ata I percaktojne parlamentet e 10 kantonave.

Ballkani, parlamentarizmi dhe jeta politike Marrdhnia ndermjet Parlamentit dhe Presidenti te Republiks T gjitha shtetet kan nj Parlament, por ato nuk jan te gjitha demokraci parlamentare. Persa u perket shteteve te Ballkanit, Serbia dhe Kroacia kane pas ne vitet 1990 sistem gjysempresidencial qe ndryshe mund ta quajme edhe ekzekutiv bicefal (me dy koka). Sisteme te ngjashme ka Franca, Austria, Finlanda, Irlanda dhe Portugalia. Ky sht sistem me nj autoritet ekzekutiv t dyfisht ku Presidenti dhe Kryeministri kan fuqin t marrin vendime (decision-making power). Keto te dy sisteme kane qene sisteme gjysem-presidenciale. Kroacia do ta ndryshoje kete sistem ne vitin 2002 kurse, Serbia ende mbetet shtet gjysempresidencial. Sipas G. Sartori, nj system gjysem-presidencial ka kto karakteristika: 1) S pari, kreu i shtetit (Presidenti) sht zgjedhur me vota direkte ose indirekte - n zgjedhje te percaktuara paraprakisht;2) Se dyti, Presidenti e ndan pushtetin ekzekutiv me Kryeministrin. Ky sistem krijon nje strukturs me pushtet t dyfisht t cilin e karakterizojne tre kritere: A) Presidenti sht i pavarur nga Parlamenti, por atij nuk i lejohet t qeverise vet, prandaj direktivat e tij duhet ti pranoje dhe ti harmonizoje qeveria e tij; B) Se dyti, ne menyre simetrike, Kryeministri i shtetit dhe Kabineti i tij jan t pavarur nga Kryetari ne ate mase sa jane te mvaraur nga parlamenti. Qeveria i neshtrohet pergjegjesise para Parlamentit ose rrezikut te shkarkimit per mosbesim, edhe per faktin se ka nevoje per shumice parlamentare; C) Se treti, struktura bicefale (gjysemparlamntare), mundeson ekuilibra te ndryshem si dhe ndryshim te qendrimeve te pushtetit brenda ekzekutivit per te pasur gjithmone nje lloj autonomie potenciale per secilen komponente te ekzekutivit. Me kushtetutat e para pas ramjes se komunizmit ne Kroaci dhe ne Serbi jane vendosur sisteme gjysempresidencial. E njejta gje ka qene e dhe ne Shqiperi. Presidenti eshte zgjedhur me vota direkte per nje periudhe 5 vjecare. Nese asnje kandidat nuk i fiton 50% te votave atehere ka nje round te dyte. Ne Kroaci dhe ne Serbi, Presidenti ka pas mundesi te rikandidohet nje here (gjithsej dy mandate). Ne KroaciF. Tudjman zgjedht en vitin 1992 dhe 1997. Keto dy mandate konsiderohen si gjysempresidenciale. Pas vdekjes se tij ne 1999, ndryshohet Kushtetuta dhe nje pjese e rendesisheme e kompetencave te Presidentit kalohen tek Qeveria. Stjepan Mesic fiton dy mandate ne 2000 dhe 2005. Ne janar 2010 zgjedhet Ivo Josipovic. Presidenti do te vazhdoje te zgjedhet me vota direkte dhe mandati do te vazhdoje te jete 5 vjecar. Me Kushtetuten e vitit 2000, eshte shnderruar ne nje sistem te paster parlamentar. Qeveria eshta qjo qe inicon ligjet deh kordinon punen e administrates. Me keto ndryshime, Kryeminisitri eshte pergjegjes vetem para Parlamentit qe perbehet nga nje dhome (Legislativi): Zastupnicki dom (Sabor). Me kushtetuta e vitit 2001 e ka shperbere dhomen e larte te Parlamentit qe eshte quajtur Zupanijski Dom. Ne kete dhome kane qene te perfaqesuara regjionet (zhupanije) . Anetaret e Parlamenit kroata zgjedhen per nje mandate 4 vjecar. Shembuj te raportit votues-deputet: SHBA 435 + 100, per me shume se 300 milion banore;Britania e Madhe 659 + 1294 per 60, 2 milion banoreGjermania 656 + 69, per rreth 90 milion banore Franca 577 + 321, per rreth 67 Milion;Italia 630 + 326 per rreth 60 milion; Zvicerra 200 + 46, per 7 milion banore;Ne Ballkan:Kroacia (Sabor) ka ma se paku 100 e me se shumti 160 deputet. Aktualisht ka152. (4.437.460 banore, nje deputet per 29.387 qytetar)Slovenija 130 deputet, 90 ne dhomen e Ulet, 40 ne dhomen e larte (1.988.000, nje deputet per 15.292 banore)Bullgaria 240 deputet (8.167.000 banore, nje ne 34.029 banore)Austria 183 deputet (8.098.000 banore, nje per 44.251)Hungaria 386 (10.022.000 banore, nje per 25.963)Serbia 7,5 milion banore, nje deputet per 30 000 banore.Kosova 1.7 milion banore, 120 deputet.

Ne SerbiPeriudha postkomuniste ka qene e karakterizuar ne Serbi me ndryshime te cilat regjimii Millosheviqit I ka bere per te ja siguruar vehtes pushtetin absolut. Nga viti 1991- 2006 kur kemi ndryshim te kushtetutes se Serbise, ky sistem eshte karakterizuar me tri faza te ndryshme: 1) Faza Prezidencialiste (Millosheviqi 1990-1997); 2) Faza kuaziparlamentare (Milan Milutinovi 1997-2001);3) Faza e bashkjetess (Boris Tadi 2004 -2006). Ne Serbi, pozita kushtetuese dhe fuqia e Presidentit nuk prkon gjithmone me pushtetin e tij real. Ashtu sikur thote Sartori "pushteti nuk sht ceshtje e atij qe e mban por atij qe e ushtron. Mirepo edhe ne sistemet qe vijojne, presidenti do te vazhdoje te kete legjitimitet disproporcional ne raport me Qeverin sepse vte fakti qe zgjedhet nga populli i jep atij legjitimitet.

Sistemi politik i Serbise Parlamenti i Serbise ka vetem nje dhome qe quhetNarodna Skupstina Republike Srbije. Eshte e perbere nga 250 deputet te zgjedhur per nje madat 4 vjecar. Sipas kushtetutes se Serbise te vitit 2006, Serbia ka nje president te zgjedhur per nje mandat 5 vjecar me mundesi te rizgjedhjes nje here. Ka sistem politik gjysempresidencial. Sistemi gjysempresidencial i SerbiseMe kushtetutat e viteve 1990 dhe 2006, Serbia ka sistem politik gjysempresidencial. Sistemet gjysempresidenciale i karakterizon egzistenca e Presidentit, te zgjedhur me vota, dhe Kryeministrit, qeveria e te cilit mvaret nga perkrahja e shumices paralamentare. Kryetari ka zakonisht te drejte:1) te propozoje ligje ose ti kthje tekstet e votuara ne parlament ne rishqyrtim;2) te propozoje ministrat dhe zakonisht, te shperbeje parlamentin ( Duverger 1980; Sartori 1997; Shugart and Carey 1992). Ne modelin e sistemit gjysempresidencial te Serbise, kryetari i shtetit ka:A) veton suspenduese, pak me te shprehur sesa ne vende tjera;B) propozon kandidatet per kryeministra; C) ka mundesi te shperbeje parlamnetin me propozim te kryetarit te qeverise. (art. 109, 112, 113 i kushtetutes se Serbise). Ne Serbi, vetem nga viti 2004 funksionon sistemi gjysempresidencial demokratik i ngjashem me keto siteme ne vende tjera. Gjate regjimit te Millosheviqit, i gjithe kuadri kushtetues ka funksionuar ne menyre jodemokratike. Pas 5 tetorit 2000, Serbia ka pas nje sistem kuaziparlamentar sepse, kryetari nuk ka pas mundesi ta beje punen e tij per shkak te ndryshimit te sistemit dhe konflikteve te shumta brenda koalicionit te DOS-it. Karakteristika baze e sistemit gjysempresidencial nuk eshte nje sinteze e thjeshte e sistemit parlamentr dhe atij presidencial por nje lekundje ndermjet njerit dhe tjetrit sistem (Sartori 1997: 124-5). Kur kryetari dhe shumica parlamentare vine nga partite ose koalicionet e kunderta, raport ndermjet pushtetit ekzekutiv dhe atij legjislativ i perngjan modelit parlamentar per shkak se kryeministri dhe qeveria kane perkrahjen ne parlament dhe, realizimi i programit te tyre politik ka perkrahje ne parlament kurse, kryetari eshte i obliguar te rri ne kuadrin e tij te ngushte te kompetencave. Kjo ka qene situata ne Serbi ndermjet 2004 dhe 2007 sepse Serbia ka pas nje koalicion qeverises te udhhequr nga DSS (Koshtunica) G17 plus i SPONova Srbija, me nje perkrahje te fuqishme te partise socialiste te Serbise dhe ne prezidence ka qene, Boris Tadic, shefi i partise Dekokratike te Serbise e cila si parti ka qene ne opozite.

Ne anen tjeter, kur presidenti dhe shumica parlamentare vine nga e njejta parti ose koalicion partishe, sistemi gjysempresidencial i perngjan me shume sistemit presidencial sepse kryetari, si shef i nje grupacioni politik dominues, ka ndikim me te madh sesa qe ka kompetenca te verteta. Kjo ka qene situate ne Serbi pas zgjedhjeve parlamntare te viti 2008 ku Tadiqi eshte edhe shef i parties qe i fiton zgjedhjet edhe kryetar. Shume shpesh thuhet se ky sistem gjysempresidencial eshte shkak i problemeve te shumta ne procesin politik dhe shkak i kualitetit te dobet te politikave publike dhe se nje kalim ne sistem parlamentar do ta pengonte kryetarin qe te perzihet ne punen e qeverise dhe kjo do ta fuqizonte kryeministrin. Megjithate, ketu nuk kemi te bejme me nje tejkalim te kompetencave te presidentit ose me nje ndamje te paqarte te kompetencave te qeverise dhe presidentit. As nuk eshte kjo ceshtje e mungeses se pergjegjesise e presidentit, nje fshehje te tij pas kryeministrit dhe ministrave. Kemi te bejme me nje faze presidenciale te funksionimit te rregullt te gjysempresidencializmit. Edhe ne shtete tjera kemi pasur raste te shpeshta te bashkejeteses, sic eshte Franca per shembull. Karakteristike tjeter e sistemit gjysempresidencial eshte ceshtja e pergjegjesise se presidentit dhe kryeministrit e cila realizohet ndryshe. Ne sisteme parlamentare, kryeministri e leshon poziten para se te votohet mosbesimi ne parlament, kryetari ne keto sisteme mbetet ne poziten e tij deri ne fund te mandatit. Mirepo, ne kete rast, presidenti e humbe fuqine e tij politike reale nese e humbe perkrahjen ne parlament.

Pas zgjedhjeve te vitit 2008, ne Serbi, kryetari Boris Tadic arrite ti ushtroje kompetencat qe i ka kryetari ne regjime gjysempresidenciale dhe ne fakt ka pas shume me shume pushtet sesa kryeministri i tij Cvetkovic. Megjithate, edhe ne kete situate, Kryetari ka kufizime kushtetuese.Nese votuesit e vleresojne se presidenti nuk e ka kryer punen e tij si duhet, ata kane mundesi ta sanksionojne politiken e kryetarit ne zgjedhje parlamentare. Ky sanksionim behet me zgjedhjen e nje shumice tjeter ne parlament, situate kjo qe ja zvoglon ne menyre te konsiderueshme ndikimin kryetarit ne parlament. Ne kete situate bashkejetese politike, qeveria ka me shume kompetenca sepse ka perkrahje ne parlament.

Persa i perket raportit ekzekutiv-legjislativ, sistemi gjysempresidencial redukton arsyet e konflikteve ndermjet pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ sepse, i jep perparesi te qarte parlamentit ne percaktimin e perberjes se qeverise dhe ne procesin ligjevenes.Fakti qe ndikimi i Presidentit mvaret nga perkrahja e shumices ne parlament, edhe ne raste kur jane nga e njejta parti politike ose koalicioni, ka me pak arsye per konflikte qeverisje. Nese kryetari dhe parlamenti jane nga parti te kunderta, presidenti dhe kryeministri kane mundesi ta kontrollojne njeri tjetrin, gje qe eshte shume e rendesishme ne mjedisin politik te demokracive te reja ku, pushteti ekzekutiv ka tendence ta dominoje procesin politik. Ky sistem zbute konfliktet politike dhe shmange pengesat ne procesin ligjevenes duke mundesuar qe nje anetar i pushtetit ekzekutiv te ndermjetesoje me anetaret tjere te procesit politik. Ne faza ku sistemi i perngjan sistemit presidencial, per faktin se kryetari gjindet ne krye te partise politike e cila dominon legjislativin, kryeministri perqendrohet ne mbejtjen e kontakteve me faktoret kyc te procesit ligjevenes, me qellim qe ti mundesoje atij te funksionoje pa pengesa. Nese kryetari nuk e ka shumicen ne parlament ose ballafaqohet me nje koalicion qe ka shumicen ne parlament, ai rrin jashte konflikteve partiake dhe keshtu vepron si kryetar neutral. Sistemi zgjedhor i SerbiseNe Republiken e Serbise gjate decenive te fundit, jane aplikuar disa sisteme zgjedhore te ndryshme. Zgjedhjet e para ne vitin 1990 kane qene me shumice dhe me dy rounda. Ne vitin 1992 eshte aplikuar sistemi proporcional me 9 njesi zgjedhore. Kete sistem e kishte vendosur Millosheviqi dhe i shkonte ne favor Pertise Socialiste te Serbise. Nepernjet krijimit te njesive zgjedhore te reja, qellimi ishte qe ti shkaterroje bastionet e opozites. Edhe ne zgjedhjet e vitit 1993 eshte aplikuar i njejti sistem zgjedhor.Pas humbjes se zgjedhjeve lokale te vitit 1997, Millosheviqi e ben nje reforme tjeter zgjedhore ku e rrite numrin e zonave zgjedhore nga 9-29. Kjo i mundeson Partise socialiste dhe partise se gruas se Millosheviqit Mira Markoviq te mbajne primatin zgjedhor. Sistemi zgjedhor aktual i cili eshte adaptuar pas ramjes se Millosheviqit ne zgjedhjet e dhjetorit 2000 dhe ato te vitit 2003, eshte sistem proporcional me nje prag zgjedhir 5%. I gjithe teritori i Serbise eshte nje zone zgjedhore. Ky prag zgjedhor ka lene jashte parlamentit nje numer te madh te partive te vogla te cilat insistojne per nje zbritje te ketij pragu ne 3%. Serbia ka lista te mbyllura jodefinitive qe do te thote se partite politike percaktojne renditjen e kandidateve ne liste dhe nga lista qe ato e percaktojne, se paku 1/3 e deputeteve duhet te jete nga lista e paraqitur ne zgjedhje. Serbia, ashtu sikur Kroacia, Sllovenia dhe Mali I Zi ndamja e vendeve behet sipas metodes DHont ashtu qe numri i pergjithshem i votave te vlefshme ndahet ne 250 dhe perfitojne nga kjo ndamje vetem partite te cilat kane fituar me shume se 5% te votave.

Kroacia Kroacia eshte shtet parlamenta. Me ndryshimin e kushtetuse se viti 2000 eshte zavendesuar sistemi gjysemprsidencial dhe eshte vendosur sistem parlamentar. Deri ne vitin 2001, ka pas du dhoma parlamentit mirepo, me ndryshimin kushtetues te viti 2001, abrogohet dhoma e larte e parlamentit (Zupanijski Dom). Me ndryshimin e kushtetutes se vitit 2010 eshte aprovuar integrimi i kroacise ne BE dhe eshte fiksuar numri i deputeteve te diaspores. Nga viti 2013 Kroacia eshte anetare e BE-se. Sipas kushtetutes se Kroacise, parlamenti kroat duhet te kete ma se paku 100 dhe me se shumti 160 deputet. Parlamenti aktual ka 153 perfaqesues te cilet zgjedhen per nje mandat 4 vjecar. Nga ky numer, 8 jane perfaqesuse te minoriteteve te cilet zgjedhen ne nje njesi zgjedhore e cila perfshine te gjithe shtetin. Parlamenti kroat ka pas deri ne 12 deputet te diaspores te cilet gjate viteve 1990 kane votuar masivisht per HDZ-ne. Megjithete, perfaqesuesit e pakicave kane mundesi te zgjedhen edhe ne lista partiake. Edhe diaspora kroate ka te drejte te zgjedhe perfaqesuesit e vet. Numri i perfaqesuseve te diaspores nuk ka kvote te fiksuar paraprakisht por mvaret nga numri i votuesve ne zgjedhje. Dhoma e Larte (Zupanijski dom), para se te abrogohet ne vitin 2001, ka pas nga tre perfaqesuses nga secili regjion (21 regjinone ku edhe Zagrebi e ka statusin e regjionit dhe te qytetit. 5 perfasqesues I ka emruar presidenti nga pjestaret e shoqerise te cilet jane konsideruar si kontribues te shtetit. Tudjmani e ka perdore kete dispozite per te emruar njerzit e HDZ nepermejt te cileve edhe e ka kontrolluar kete dhome parlamenti. Presidenti Ka edhe pushtet ekzekutiv edhe pushtet perfaqesuses. Nga viti 2010 president I Kroacise eshte Ivo Josipovic. zgjedhet me vota direkte me nje madat 5 vjecar.

HDZ-ja e ka dominuar skenen politike kroate deri ne vitin 2000 ku pas vdekjes se Tudjmanit i humbe zgjedhjet. Edhe parlamentare sepse fiton partia soacial-demokrate ne krye me Ivica Racan, edhe presidenciale te cilat i fitonne roundin e dyte, ne shkurt 2000, Stipe Mesic me nje shumice pres 56% te votave. Mnadti i presidentit te kroacise eshte i kufizuar ne dy here nga 5 vjet. Sistemi zgjedhot i KroaciseSistemi zgjedhor i Kroacise ka evoluar nga nje sistem mazhoritar kah nje sitem i perzier me predominace mazhoritare kah nje sistem proporcional. Sistemi mazhoritar eshte vendosur nga HDZ-ja e Tudjmanit, si partia politike dominuese ne vend dhe ka pas per qellim ta fuqizoje ate. Sot, perfaqesuesit e parlamentit kroat zgjedhen sipas sistemi proporcional me nje numer te madhe te njesive zgjedhore dhe shprendarja e mandateve behet sipas metodes dHont.

Sipas ligjit kroat, eshte e parapare qe qytetaret, ne baze te se drejtes se tyre te votes ti zgjedhin perfaqesuesit ne 12 njesi zgjedhore. 10 nga keto njesi i zgjedhin 140 deputet (nga 14 ne secilen zone zgjedhore). Ne njesine zgjedhore 11 zgjedhen perfaqesuesit e diaspores, do te thote Kroatet e Bosnes te cilet kane nenshtetesine kroate dhe ata ne diaspore. Njesia zgjedhore 11 qe eshte njesi zgjedhore e cila mbulon gjithe teritorin e kroacise, zgjedh 3 deputet nga komunitetit serb dhe nje deputet nga te tjeret (Hungarezet, Italianet, Romet etj. )Numri i deputeteve ne Parlament percaktohet sipas metodes dHont ne menyre qe numri i pergjithshen i votave ndahet me 140. Kroacia ka nje prag zgjellor relativisht te larte 5%. Gjate zgjedhjeve parlamentare te vitit 2003, votat e diaspores kane pas ndikim ne formimin e qeverise dhe ne kthimin e HDZ-se ne pushtet. Per kete arsye, numri i deputeteve nga diaspora reduktohet me ndryshimet kushtetuese te viti 2010 ne 3 dhe perfaqesusit e diaspores kane mundesi te votojne vetem ne konzulate. Ceshtja e deputeteve te diasporeska qene ceshte konflikti permanent ndermjet HDZ-se dhe Social-demokrateve. Me kete reforme limitohet ndikimi i tyre ne krjimin e qeverise. Pragu zgjedhor ne Kroaci eshte 5% dhe eshte konsideruar si shume i larte sepse, len ne margjina shume parti politike duke kontribuar ne forcimin e dy partive kryesore.

SlloveniaKa sistem parlamentar. Kryetari i shtetit zgjedhet per nje mandat 5 vjecar me vota direklte dhe mundesi te rizgjedhjes nje here. Shefi i qeverise zgjedhet nga parlamenti me propozim te presidentit dhe nje grupi parlamentar. Kryeministri eshte bartes i vertete i pushtetit ekzekutiv.

Parlamenti i Sllovenise perbehet nga dy dhoma: A) Dravni Zbora dheB) Dravni Savet. Dravni zbor eshte dhoma e ulet e Parlamentit dhe perbehet nga 90 deputet te cielt zgjedhen per nje mandat 4 vjecar, sipas sistemit proporcional, me dhe me nje prag zgjedhor 4%. 88 deputet zgjedhen ne menyre proporcionale dhe 2 deputet u takojne minoriteteve hungareze dhe italiane. Mandated ndahen sipas kvotes se Drup-it. Keshilli nacional (Drzavni Savet) perbehet nga 40 deputet te cilaet zgjedhen per nje mandat 5 vjecar. 22 nga keta jane perfaqesues lokal kurse 18 nga ata jane perfaqesues te interesave socio-profesionale te zgjedhur nga perfaqesuses te shoqatave dhe organizatave te shoqerise civile. Kjo dhime ka kryesisht rol keshillues dhe ka pushtet te limituar legjislativ. te cilet perfaqesojne shefat e firmave, punetoret, zanatlite, katundaret si dhe perfaqesues e komuniteteve lokale. Per popujt autokton pakica italiane dhe hungareze ne parlament- eshte i rezervuar nga nje vend. Ata zgjedhen sipas metodes Hare qe u len mundesi perfaqesuesve te pakicave qe nepermjet votes preferenciale te zgjedhin perfaqesuesit e tyre.

Pushteti gjyqesor Gjykata supreme e Sllovenise shte niveli me i larte gjyqesor. Gjykatesit e saj zgjedhen nga parlamenti me propozim te keshillit te magjistratures. Gjykata kushtetuese eshte e perbere nga 9 gjykates te cilet zgjedhen per nje mandat 9 vjecar nga Asambleja nacionale dhe emrohen nga presidenti. Sllovenia ka zhvilluar nje model social-demokrat per te cilin ka pas nje lloj koncenzusit ndermjet partive politike. Sllovenia ka nivelin me te larte te GDP-se nga te gjithe shtetet e ish-jugosllavise dhe shtetet tjera te evropes qendrore dhje lindore. Sistemi zgjedhor i SlloveniseSllovenia ka 10 zona zgjhedhore. Ne 8 nga keto zona zgjedhen nga 11 deputet kurse ne dy tjerat zgjedhen perfaqesuesit e pakicave italiane dhe hungareze (nga nje deputet). Njesite zgjedhore jane te organizuara ashtu qe zgjedhja e deputeteve behet me numer te afert votash. Persa i perket zgjedhjeve per Dhomen e Larte (Drzavni savet), krijohen 22 njesi zgjedhore ku zgjedhet nga nje perfaqesues i komuniteteve lokale, me nje sitem shumice me nje round.Persa i perket percaktimit te numrit te mandateve ne dhomen e larte, perdoret sistemi i shprendarjes se Droop-it (henry Droop), qe do te thote, ndamja e numrit te mandateve me numrin e pergjithshem te votave plus nje.

Ne Slloveni kemi lista te mbyllura ku secili subjekt zgjedhor fiton mandate mirepo, sipas renditjes se caktuar paraprakisht ne njesite zgjedhore. Mandatet te cilat mbeten te pashprendara ne njesite zgjedhore, shprendahen sipas metodes DHont. Ne ane tjeter, kur zgjedhen perfaqesuesit e pakicave hungareze dhe Italiane, perdoret votimi mazhoritar me nje round. Ne krahasim me shumicen e shteteve perendimore, Sllovenia ka nje prag zgjedhor relativisht te larte (4%) i cili ka per efekt ti eliminoje partite e vogla.

Mali I ZiMali I Zi ka shpallur pavaresine e vet ne vitin 2006 pas nje referendumi te rorganizuar per kete ceshtje. Nje vit me vone (2007), voton kushtetuten e re e cila e zavendeson ate te vitit 1992. Kushtetuta e re e percakton Malin e Zi si shtet parlamentar. Qeveria zgjedhet nga parlamenti dhe validohet nga presidenti eshte pergjegjes para parlamentit. Presidenti zgjedhet me vota direkte per nje mandat 5 vjecar dhe mund te rizgjedhet nje here. Nje deputet duhet te marre rreth 6,000 votash.

Sistemi Zgjedhor i Malit te ZiNe Mal te Zi ka pas sistem zgjedhor proporcional nga fillimi i multipartizmit. E vetmja gje qe ka ndryshuar eshte numri zonave zgjedhore. Ka pasur 14 zona zgjedhore dhe ato jane zhdukur te gjitha. Aktualisht ka vetem nje zone zgjedhore. Gjithashtu ka pas nje prag zgjedhor 5% i cili eshte reduktuar ne 3%. Mandatet ndahen sipas sistemit dHont.Votimi behet me lista te mbyllura. Deri ne zgjedhjet e fundit, minoritete kane pas 5 mandate te rezervuara (3 vende kane qene te rezervuara per Shqiptaret). Me ndryshimin e ligjit zgjedhor eshte ruajtur nje sistem preferencial per minoritet por ndamja e votave te pakicave ndernjet partive nacionale dhe atyre ne pushtet e ka reduktuar numrin e perfaqesuesve te partive nacionale duke e rritur ate te partise ne pushtet.

MaqedoniaMaqedonia eshte shtet parlamnar ku kryetari shtetit zgjedhet me vota direkte dhe ushtron me se shumti dy mandate. Sobranje (Parlamenti) eshte parlament njedhomesh dhe perbehet nga 120 deputet te zgjedhur per nje periudhe 4 vjecare. Sistemi zgjedhor i Maqedonise Eshte ndryshuar pas konfliktit te vitit 2001 pas nenshkrimit te marreveshjes se Ohrit. Keto ndryshime perputhen me marreveshjen e arritur dhe me ndryshimet kushtetuese qe kane pasuar. Modeli i Maqedonise eshte konceptuar si model demokratik konsociativ. Kjo eshte arritur me nje marreveshje gjitheperfishirese te partive maqedonase dhe atyre shqiptare. Maqedonia ka gjithsej 6 njesi zgjedhore ku perafersisht, secila njesi zgjedhore ka dikun rreth 280 000 banore (+3%).Me marreveshjen e Ohrit, 4 nga keto njesi zgjedhore i dominojne maqedonasit kurse 2 shqiptaret. Ndamja e votave behet sipas sistemit te dHont-it. Maqedonia karakterizohet me nje mungese te pragut zgjedhor, gje qe u mundeson te gjitha partive politike te fitojne mandate, nese kane marre vota te mjeftueshme.

Maqedonia ka lista zgjedhore te mbyllura te cilat duhet ti vertetoje Komisioni zgjedhor paraprakisht. Redefinimi i sistemit zgjedhor te Maqedonise ka rezultuar me adoptimin e sistemit te paster proprcional, pa prag zgjedhor, qe shpesh eshte potencuar si mundesi qe ne te ardhmen te coje kah federalizimi i Maqedonise. Megjithate, ndamja e zonave zgjedhore sipas principit etnik ka ndikuar ne nje perfaqesueshmeri me te mire te shqiptareve ne parlament.