153
UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË Disertacion i përgatitur nga Msc. Arsim Nuli në kërkim të gradës shkencore “DOKTOR” Tema e Disertacionit: Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio ekonomike e tyre Udhëheqësi shkencor: Prof. Dr. Gjovalin Gruda Tiranë, 2017

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia ... · Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre 3 Parathënie Studimi i

  • Upload
    others

  • View
    15

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË

Disertacion i përgatitur nga

Msc. Arsim Nuli

në kërkim të gradës shkencore

“DOKTOR”

Tema e Disertacionit:

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia

socio – ekonomike e tyre

Udhëheqësi shkencor: Prof. Dr. Gjovalin Gruda

Tiranë, 2017

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

2

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË

Disertacion i përgatitur nga

Msc. Arsim Nuli

në kërkim të gradës shkencore

“DOKTOR”

Tema e Disertacionit:

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia

socio – ekonomike e tyre

Udhëheqësi shkencor: Prof. Dr. Gjovalin Gruda

Mbrohet _____________ 2017, para jurisë së përbërë nga:

1. ____________________________________, Kryetar

2. ____________________________________, Anëtar oponent

3. ____________________________________, Anëtar oponent

4. ____________________________________, Anëtar

5. ____________________________________, Anëtar

Tiranë, 2017

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

3

Parathënie

Studimi i zonës së Drenicës në kuadrin e Gjeografisë Fizike u realizua në bashkëpunim

me mentorin tim, i cili më orientoi në këtë fushë, falë dëshirës së madhe që kisha për të

studiuar në këtë drejtim. Përqëndrimin dhe thellimin në këtë fushë e konsideroja si sfidë

profesionale, krahas zhvillimeve të reja të studimeve gjeografike, mirëpo falë ndihmës

profesionalo – shkencore të udhëheqësit fillova këtë disertacion, i cili vlerësohet mjaft i

rëndësishëm për këtë zonë, njëkohësisht edhe për trevën e Kosovës.

Zhvillimi shoqëroro – ekonomik në këtë zonë është i lidhur ngushtë me pasuritë natyrore

që ka, veçanërisht vitet e fundit është vërejtur një shfrytëzim dinamik i tyre në përfitime

maksimale, si rezultat po ndikon negativisht në mjedisin jetësor, pa llogaritur pasojat për

brezat e ardhshëm.

Pozita gjeografike gati në qendër të trevës së Kosovës, i ka dhënë kësaj zone një

potencial të madh natyror përfshi pasuritë gjeologjike, klimatike, hidrografike, tokat

bujqësore dhe ato drusore.

Në këtë kuadër, nëpërmjet këtij studimi bëhet një përpjekje për të integruar dhe paraqitur

më mirë lidhjen e ngushtë midis faktorëve modelues të relievit të zonës dhe kushteve të

veçanta që kanë ndikuar në evolucionin e tij, sidomos atij të ri dhe të sotëm, të cilët

mundësuan që kjo zonë të jetë nga më të dendurat me popullsi në Kosovë.

Një rëndësi e veçantë i është kushtuar klimës së mesme kontinentale, përfshi sasinë e

energjisë, temperaturën, erërat, reshjet etj., të cilat kanë krijuar kushte për zhvillimin e

jetës në këtë zonë. Rrjeti hidrografik, mbulesa e tokës bujqësore dhe ajo bimore,

trajtohen në kapitujt në vijim, duke i dhënë një rëndësi të veçantë zonës sot dhe në

perspektivë.

Në realizimin e këtij disertacioni u kërkua mund dhe disiplinë, për këtë qëllim falenderoj

Zotin që më mundësojë arritjen e këtij qëllimi, njëherazi me vlerë jetësore. Një

falënderim i veçantë për mentorin tim Prof. Dr. Gjovalin GRUDA, i cili me urtësinë e tij

më ndihmoj dhe edukoj në frymën shkencore, njëherazi përpjekjet e tij për të realizuar

këtë qëllim shkencor vërehen në çdo kapitull. Falënderoj të gjithë pedagogët, kolegët, të

cilët me vërejtjet, sugjerimet dhe këshillat e tyre më kanë ndihmuar në çdo formë në

realizimin e këtij synimi. Në veçanti falënderoj familjen time, e cila me përkrahjen pa

masë dhe vullnetin që më dhanë, më ndihmuan në arritjen e këtij objektivi shkencor.

Disertanti:

Arsim Nuli

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

4

Pasqyra e lëndës

Faqe

Tema e disertacionit...............................................................................................................

Parathënie...............................................................................................................................

Pasqyra e lëndës.....................................................................................................................

Lista e fotove dhe figurave....................................................................................................

Lista e hartave........................................................................................................................

Lista e tabelave......................................................................................................................

Lista e grafikëve.....................................................................................................................

I. HYRJE................................................................................................................................

Kapitulli I

Veçoritë fiziko – gjeografike të zonës së Drenicës

I.1. Pozita gjeografike dhe rëndësia e saj...............................................................................

I.2. Karakteristika të përgjithshme.........................................................................................

I.2.1. Ndërtimi gjeologjik.......................................................................................................

I.2.1.1. Përbërja litologjike (terrigjen, magmatike e gëlqerore)..........................................

I.2.1.2. Karakteristikat strukturore (rrudhosëse dhe ato shkëputëse)..................................

I.2.1.3. Evolucioni morfotektonik i ri dhe i sotëm..............................................................

I.2.1.3.1 Pasuritë minerale të zonës së Drenicës.................................................................

I.2.1.4. Rëndësia morfogjenike e faktorëve morfostrukturor në relievin e sotëm..............

I.3. Veçoritë e përgjithshme të relievit..................................................................................

I.3.1. Evolucioni morfotektonik e morfologjik i relievit.......................................................

I.3.2. Komplekset gjenetike dhe shfrytëzimi praktik i tyre...................................................

I.3.3. Nënnjësitë morfologjike të Drenicës...........................................................................

I.3.3.1. Kurrizi kodrinoro-malor Çiçavicë – Carralevë.....................................................

I.3.3.2. Pellgu i Drenicës Klinë-Komoran.........................................................................

I.3.3.3. Kurrizi kodrinoro-malor i Llapushës.....................................................................

I.3.3.4. Vlerësimi ekonomik i pasurive natyrore të Drenicës sot dhe në perspektivë........

Kapitulli II

Veçoritë klimatike të zonës së Drenicës

II.1. Tiparet klimatike të zonës së Drenicës dhe vlerësimi ekonomik i tyre..........................

II.1.1. Rrezatimi diellor..........................................................................................................

II.2.2. Era...............................................................................................................................

II.2.3. Temperaturat e ajrit.....................................................................................................

II.2.4. Lagështira e ajrit..........................................................................................................

II.2.5. Vranësira.....................................................................................................................

II.2.6. Reshjet.........................................................................................................................

II.2.7. Vlerësimi i potencialit klimatikë të zonës dhe përspektiva e shfrytëzimit të tij.........

1

3

4

6

7

8

9

10

13

15

15

16

20

21

23

32

33

34

35

40

41

46

49

52

59

59

63

65

69

71

73

78

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

5

Kapitulli III

Veçoritë hidrografike të zonës së Drenicës

III.1. Karakteristikat e përgjithshme, faktorët dhe kushtet e formimit të regjimit të

rrjedhjes së përroit të Drenicës, Klinës e Mirushës...............................................................

III.1.1. Koeficienti dhe moduli i rrjedhjes, faktorët dhe kushtet e formimit të tyre..............

III.1.2. Ecuria vjetore, stinore e prurjes së lëngët; periudha e plotave dhe pakave, faktorët

dhe kushtet e formimit të saj, vlerat e shfrytëzimit për ujitje dhe ujë të pijshëm..................

III.1.3. Prurjet e ngurta, vlerat e tyre gjatë periudhës së lagët dhe asaj të thatë, vlerësimi

ekonomik i tyre......................................................................................................................

III.1.4. Vlerësimi i potencialit ujor të zonës dhe përspektiva e shfrytëzimit të tij.................

Kapitulli IV

Mbulesa e tokës në zonën e Drenicës

IV.1. Karakteristikat e përgjithshme të tokave, faktorët dhe kushtet e formimit të tyre në

zonën e Drenicës....................................................................................................................

IV.1.1. Zonaliteti vertikal i tokave.........................................................................................

IV.1.2. Karakteristikat fiziko-kimike e mekanike të tokave dhe pjelloria e tyre në varësi të

kulturave bujqësore................................................................................................................

IV.1.3. Tokat azonale (hidromorfe dhe aluviale), kushtet e formimit dhe vlera bujqësore e

tyre.........................................................................................................................................

IV.1.4. Vlerat bujqësore të tokave të kafejta malore dhe atyre të murrme pyjore malore.....

IV.1.5. Vlerësimi i pjellorisë së tipeve të tokave të Drenicës................................................

Kapitulli V

Mbulesa bimore në zonën e Drenicës

V.1. Veçoritë e përgjithshme të mbulesës bimore të zonës, kushtet e zhvillimit dhe

zonaliteti i shtrirjes.................................................................................................................

V.1.1. Kati bimor i dushkut...................................................................................................

V.1.2. Kati bimor i ahut dhe haloreve....................................................................................

V.1.3. Kati bimor i kullotave dhe shkurreve alpine...............................................................

V.1.4. Përdorimi dhe mbrojtja e potencialit pyjor të zonës...................................................

V.1.5. Vlerësimi i pasurive drusore.......................................................................................

Përfundime...........................................................................................................................

Rekomandime.......................................................................................................................

Përmbledhje..........................................................................................................................

Literatura..............................................................................................................................

84

94

95

101

103

107

110

112

114

116

121

129

131

134

135

137

141

143

147

149

150

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

6

Lista e fotove dhe figurave

Foto I.1. Industria e ferronikelit në Drenas............................................................................

Foto I.2. Vendburimi i boksitit në Gremnik..........................................................................

Foto I.3. Gurëpërpunues në Çikatovë (Drenas).....................................................................

Foto I.4. Prishja e peizazhit natyror nga shfrytëzimi i gurëve në malet e Drenicës..............

Foto I.5. Burimi i Banjës (Skënderaj), uji mineral e termal..................................................

Foto I.6. Kurrizi kodrinoro – malor horstik i Çiçavicës, i cili përfundon me rrëpirë

shkëputje gjatë pellgut grabenor të Drenicës nga perëndimi.................................................

Foto I.7. Kurrizi kodrinoro – malor horstik i Çiçavicës, i cili përfundon me rrëpirë

shkëputje në pellgun grabenor të Drenicës në skajin VP të tij (qafa tektonike e Lubovecit)

Foto I.8. Kurrizi kodrinoro-malor i Çiçavicës, rrëpira e shkëputjes e shpatit lindor mbi

relievin kodrinor liqenor pliocenik të Fushës së Kosovës.....................................................

Foto I.9. Gryka tërthore komplekse e Carralevës, e cila pret horstin rreshpor paleozoik të

kurrizit kodrinoro – malor me të njëjtin emër........................................................................

Foto I.10. Gryka tërthore komplekse e Drenicës (Bardhit të Madh), e cila pret horstin

magmatik të kurrizit kodrinoro – malor të Çiçavicës............................................................

Foto I.11. Masivi magmatik i kurrizit kodrinor-malor të Goleshit, rrëpira e shkëputjes në

relievin kodrinor liqenor pliocenik të Fushës së Kosovës.....................................................

Foto I.12. Relievi relativisht i butë i fundit liqenor pliocenik të pellgut të Drenicës............

Foto I.13. Relievi kodrinor flishor në veri të pellgut grabenor të Drenicës i lidhur me

vlerat e vogla të ngritjeve tektonike të këtij bazamenti strukturor.........................................

Foto I.14. Reliev i butë kodrinor i pellgut grabenor të Drenicës në VP i modeluar me

molasat liqenore pliocenike...................................................................................................

Foto I.15. Pellgu grabenor i Mirushës i mbathur nga depozitimet liqenore pliocenike, i

kufizuar nga lindja me kurrizin kodrinoro-malor horstik të Carralevës................................

Foto I.16. Kurrizi kodrinoro – malor horstik magmatik i Koznikut, gjatë kufirit JL të

Rrafshit të Dukagjinit, i cili përfundon me rrëpirë shkëputjeje.............................................

Foto I.17. Relievi gati i rrafshtë i pellgut grabenor të Mirushës, kufizohet nga JL me

rrëpirën e shkëputjes të shpatit VP të kurrizit kodrinoro – malor të Pagarushës...................

Foto I.18. Rrjeti rrugor dhe ai hekurudhor në zonën e Drenicës, i ndërtuar në grykën

tërthore komplekse të Drenicës, e cila pret horstin magmatik të kurrizit kryesisht

kodrinoro – malor të Çiçavicës..............................................................................................

Foto I.19. Vendbanimet e vendosura në reliev fushor e kodrinor të pellgut të Drenicës, të

kufizuara me rrëpirën e shkëputjes së shpatit të kurrizit horstik malor të Çiçavicës nga

perëndimi i tij.........................................................................................................................

Foto II.1. Dëmet nga breshëri në ekonominë bujqësore të Drenicës.....................................

Foto II.2. Hapësirë e përshtatshme për kultivimin e bletëve në Skënderaj............................

Foto III.1. Përroi i Drenicës, erozioni anësor i krijuar gjatë përmbytjeve ............................

Foto III.2. Ujëvarat në përroin Mirusha.................................................................................

Foto III.3. Ndotja e përroit Klina nga mbetjet urbane...........................................................

Foto III.4. Ndotja e ujit në rrjedhjen e përroit Drenica, shkaktuar nga Ferronikeli...............

Foto III.5. Rregullimi i shtratit të përroit Klina.....................................................................

Foto III.6. Burimi termal i Baicës..........................................................................................

Foto III.7. Shfrytëzimi kolektiv i ujit nga puset në Skënderaj...............................................

25

26

28

29

30

41

42

43

44

45

46

47

48

49

50

51

52

54

58

78

83

86

92

100

101

102

104

106

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

7

Foto IV.1. Shtrirja e tokave të kafenjta malore mbi molasat liqenore në pellgun e

Drenicës.................................................................................................................................

Foto IV.2. Tokat smonica në Drenicë gjatë kufirit JP të rrëpirës shkëputëse të kurrizit

kodrinor të Berishës...............................................................................................................

Foto IV.3. Kultivimi i drurëve frutorë në zonën e Drenicës..................................................

Foto IV.4. Kultivimi i perimeve nëpër serra në zonën e Drenicës........................................

Foto IV.5. Kultura e grurit dhe misrit e mbjellë në Skënderaj..............................................

Foto IV.6. Qyteti i Skënderajt, i cili shtrihet në të djathtë të përroit Klina............................

Foto IV.7. Vatra të erozionit në Skënderaj............................................................................

Foto V.1. Masivi i mbulesës së dushkajës në Drenicë...........................................................

Foto V.2. Mbulesë bimore e përzier gjatë katit të dushkut në Drenicë.................................

Foto V.3. Sipërfaqe me kullota në kurrizin kodrinoro – malor horstik të Goleshit...............

Foto V.4. Prerja pa kriter e pyjeve të ahut në pjesën VP të sektorit qëndror të Drenicës......

Foto V.5. Prerja pa kriter e pyjeve të dushkut në zonën e Drenicës......................................

Foto V.6. Hapësirë e kultivuar me halorë në komunën e Skënderajt....................................

Foto V.7. Masiv pyjor në pjesën VP të zonës së Drenicës, i cili duhet të vendoset nën

mbrojtje shtetërore.................................................................................................................

Foto V.8. Mbulesë bimore e dushkut në Blinajë...................................................................

Fig. I.1. Profili gjeologjik i zonës së Drenicës (Fusha e Kosovës – Rrafshi i Dukagjinit)....

Lista e hartave

Harta I.1. Pozita gjeografik e zonës së Drenicës në kuadër të trevës së Kosovës ................

Harta I.2. Ndërtimi gjeologjik i zonës së Drenicës ...............................................................

Harta I.3. Pasuritë minerale në zonën e Drenicës..................................................................

Harta I.4. Relievi i zonës së Drenicës....................................................................................

Harta I.5. Rrjeti rrugor dhe ai hekurudhor i zonës së Drenicës.............................................

Harta I.6. Shtrirja e vendbanimeve në zonën e Drenicës.......................................................

Harta II.1. Zgjatja faktike e diellzimit orë/vit në zonën e Drenicës.......................................

Harta II.2. Shpërndarja e reshjeve në zonën e Drenicës........................................................

Harta II.3. Potenciali diellor në zonën e Drenicës për përfitimin e energjisë elektrike.........

Harta II.4. Potenciali i erës në zonën e Drenicës për përfitimin e energjisë elektrike........... Harta III.1. Rrjeti ujor në zonën e Drenicës........................................................................................

Harta III.2. Pellgu ujëmbledhës i Drenicës............................................................................

Harta III.3. Pellgu ujëmbledhës i Klinës................................................................................

Harta III.4. Pellgu ujëmbledhës i Mirushës...........................................................................

Harta III.5. Potenciali ujor i zonës së Drenicës.....................................................................

Harta IV.1. Tipat e tokës në zonën e Drenicës......................................................................

Harta IV.2. Klasa e produktivitetit të sipërfaqes tokësore në zonën e Drenicës...................

Harta IV.3. Vatrat e erozionit në zonën e Drenicës...............................................................

Lista e tabelave

Tabela II.1. Rrezatimi i përgjithshëm vjetor (KWh/m2 muaj) në kushtet e motit të

kthjellët gjatë periudhës 1961-1990 në vendmatje në Sllatinë..............................................

Tabela II.2. Zgjatja faktike e diellzimit (orë), mesatarja 21 vjeçare (1961-1990).................

111

114

116

117

120

126

128

132

133

136

138

139

140

141

142

22

14

17

31

33

56

57

62

76

81

82

85

88

90

93

105

109

125

127

59

61

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

8

Tabela II.3. Zgjatja e diellzimit sipas stinëve (orë), mesatarja 21 vjeçare për periudhën

1961-1990..............................................................................................................................

Tabela II.4. Shpërndarja vjetore e drejtimeve të erës në %...................................................

Tabela II.5. Rastisjet e shpejtësisë (m/s) së erës në %...........................................................

Tabela II.6. Rastisja mesatare e erës dhe qetësisë (%)..........................................................

Tabela II.7. Vlera mesatare vjetore e erës (m/s) për vitin 2012 (Instituti

hidrometeorologjik i Kosovës)..............................................................................................

Tabela II.8. Shpejtësia mesatare vjetore e erës sipas drejtimeve m/s....................................

Tabela II.9. Temperatura mesatare e ajrit në °C gjatë periudhës 1961-1990........................

Tabela II.10. Temperaturat mesatare në °C sipas stinëve të vitit..........................................

Tabela II.11. Periudha me ngrica për zonën e Drenicës........................................................

Tabela II.12. Pragjet e temperaturave për zhvillimin e kulturave bujqësore.........................

Tabela II.13. Tensioni i avujve të ujit në mb gjatë viteve 1961-1990...................................

Tabela II.14. Lagështira mesatare relative e ajrit në %..........................................................

Tabela II.15. Vranësira mesatare mujore shumëvjeçare (°) gjatë viteve 1961-1990.............

Tabela II.16. Numri mesatar i ditëve të kthjellta...................................................................

Tabela II.17. Numri mesatar i ditëve të vranëta.....................................................................

Tabela II.18. Sasia e reshjeve në mm sipas stinëve të vitit gjatë periudhës 1961 – 1990.....

Tabela II.19. Mesataret mujore të reshjeve në mm (1961-1990)...........................................

Tabela II.20. Numri mesatar i ditëve me reshje ≥ 0.1 mm....................................................

Tabela II.21. Numri i ditëve me shtresë bore periudha 1961-1990.......................................

Tabela II.22. Numri mesatar i ditëve me breshër gjatë periudhës 1961 – 1990....................

Tabela III.1. Prurjet mesatare stinore e vjetore të përrenjve Drenica, Klina, Mirusha në

m3/sek.....................................................................................................................................

Tabela III.2. Prurjet mesatare mujore në m3/sek të përrenjve të zonës së Drenicës..............

Tabela III.3. Prurjet minimale (pakat) dhe maksimale (plotat) në përrenjtë e zonës së

Drenicës.................................................................................................................................

Tabela III.4. Sipërfaqja nën ujë dhe ajo e përgjithshme e tokave të kultivuara.....................

Tabela IV.1 Tipat e tokave në ha dhe % në zonën e Drenicës...............................................

Tabela IV.2. Sipërfaqja bujqësore në zonën e Drenicës........................................................

Tabela IV.3. Përdorimi i tokës bujqësore sipas llojeve të kulturave të mbjella në ha në

zonën e Drenicës....................................................................................................................

Tabela IV.4. Klasa e produktivitetit të tokave në ha dhe % në zonën e Drenicës.................

Tabela V.1. Sipërfaqja e përgjithshme e mbulesës bimore në zonën e Drenicës..................

Tabela V.2. Sipërfaqja në ha e pyjeve të dushkut në Drenicë...............................................

Tabela V.3. Sipërfaqja e ahishteve në ha në zonën e Drenicës..............................................

Tabela V.4. Sipërfaqja në ha e kullotave dhe livadheve në Drenicë.....................................

Tabela V.5. Sipërfaqja e pyjeve në ha në zonën e Drenicës..................................................

Lista e grafikëve

Grafiku II.1. Sasitë vjetore të rrezatimit të përgjithshëm në Aeroportin Ndërkombëtar të

Prishtinë “Adem Jashari”.......................................................................................................

Grafiku II.2. Zgjatja e diellzimit sipas stinëve në orë në Drenicë.........................................

Grafiku II.3. Shpërndarja vjetore e drejtimit të erës në % vendmatja Sllatinë......................

61

63

64

64

64

64

65

66

66

67

70

70

71

72

72

73

74

75

77

78

96

96

98

99

113

118

119

124

130

131

134

135

137

60

61

63

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

9

Grafiku II.4. Sasia mesatare e reshjeve të shiut në mm sipas stinëve gjatë viteve 1961 –

1990........................................................................................................................................

Grafiku II.5. Reshjet mesatare mujore në mm për Drenicën gjatë viteve 1961-1990...........

Grafiku II.6. Shuma vjetore e numrit mesatar të ditëve me reshje në Drenicë......................

Grafiku IV.1. Sipërfaqja e tokës në ha dhe % në zonën e Drenicës sipas tipave..................

Grafiku IV.2. Sipërfaqja e tokës bujqësore në % për Drenicën.............................................

Grafiku IV.3. Sipërfaqja e tokës sipas llojeve të kulturave bujqësore në Drenicë................

Grafiku IV.4. Sipërfaqja e tokës bujqësore me kultura të mbjella në secilën komunë..........

Grafiku IV.5. Sipërfaqja bujqësore (ha, %), e mbjellur me drithëra sipas komunave...........

Grafiku V.1. Sipërfaqja e florës në zonën e Drenicës............................................................

Grafiku V.2. Sipërfaqja e pyjeve në % në zonën e Drenicës.................................................

74

75

76

113

118

119

121

123

130

137

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

10

HYRJE

Njohja e veçorive fiziko-gjeografike të zonës së Drenicës dhe shfrytëzimi

ekonomik i pasurive natyrore të saj paraqitet mjaft me rëndësi në këtë disertacion,

pikërisht për këtë qëllim është bërë ky studim shkencor, njëherazi i pa trajtuar deri më

tani në këtë pjesë të trevës së Kosovës. Shumëllojshmëria e përbërjes litologjike, kushtet

e një relievi kodrinoro – malor, të klimës së mesme kontinentale, rrjeti hidrografik, llojet

e tokës dhe mbulesa bimore, njëherazi kanë nxitur domosdoshmërinë tepër të

rëndësishme për të trajtuar problemet e shumta shkencore, të cilat paraqiten për t’i

studiuar.

Midis çështjeve të shumta në këtë punim, kemi trajtuar njëkohësisht strukturat

gjeologjike që e ndërtojnë këtë zonë, format e shumta të relievit, kontrastet morfologjike

të kurrizeve kryesisht kodrinoro-malore të Çiçavicës, Carralevës, Berishës, Koznikut,

Pagarushës, Llapushës etj., të atyre grabenore të Drenicës dhe Mirushës brenda tyre, si

rrjedhojë e drejtpërdrejtë e diferencimit tektonik të ri dhe atij të sotëm.

Një çështje tjetër mjaft me rëndësi përmendim kushtet natyrore të klimës së mesme

kontinentale, hidrografisë, mbulesës së tokës dhe asaj bimore, në dukuritë e sotme të

evolucionit gjeomorfologjik dhe drejtimi i këtij evolucioni në perspektivë, nga të cilat

është modeluar relievi i kësaj zone me format e veçanta.

Ky punim i disertacionit mendojmë se do të jetë një bazë mjaft me rëndësi në

thellimin e mëtejmë të studimeve fiziko – gjeografike të kësaj zone në të ardhmen.

Natyrisht, gjatë trajtimit të problemeve të lartpërmendura janë shfaqur edhe dobësi, të

cilat do të përmirësohen me sugjerimet dhe kritikat pozitive që do të bëhen për këtë

qëllim.

Qëllimi i studimit

Studimi i veçorive fiziko – gjeografike të zonës së Drenicës, shfrytëzimi i

pasurive natyrore për zhvillimin ekonomik të saj në mënyrë të drejtë e racional, paraqet

një detyrë me rëndësi mjaft të veçantë në këtë drejtim në ditët e sotme. Qëllimi i studimit

në këtë disertacion është njohja për së afërmi e vlerave shkencore që ofron kjo zonë.

Objekt studimi në këtë kuadër shkencor është zona e Drenicës, potenciali fiziko –

gjeografik dhe vlerat ekonomike.

Objektivat e studimit shkencor

Bazuar në kushtet e përmendura më lart, për realizimin e këtij studimi, synojmë

përmbushjen e disa objektivave që janë:

Identifikimi i kufijve natyror dhe pozita gjeografike e zonës,

Analiza e kushteve të ndërtimit gjeologjik, evolucionit morfotektonik,

morfoklimatik e morfogjenik të relievit dhe njësitë morfologjike të zonës së Drenicës.

Identifikimi i pasurive natyrore të zonës, gjendja e shfrytëzimit dhe përspektiva në

të ardhmën.

Shqyrtimi i veçorive karakteristike të elementëve klimatikë, përfshi rrezatimin

diellor, erën, temperaturën e ajrit, lagështirën, vranësirën dhe reshjet në këtë zonë.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

11

Evidentimin dhe shfrytëzimin e pasurive ujore, si rrjetit ujor, pasuritë nëntokësore

etj., në zhvillimin ekonomik të saj.

Analizimi dhe pasqyrimi i gjendjes të mbulesës së tokave, bimësisë dhe rëndësia

e tyre në zhvillimin ekonomik të zonës.

Analiza e potencialit turistik të zonës, vlerat dhe mundësitë e shfrytëzimit të tyre

Rëndësia socio – ekonomike e potencialeve natyrore sot dhe në përspektiv etj.

Metodologjia e studimit

Për të realizuar qëllimin dhe objektivat e këtij studimi, në arritjen e rezultateve

shkencore është përdorur një metodologji e karakterit përshkrues dhe analizues, kurse

metodat e përdorura janë:

Metoda e të dhënave dhe hulumtimit është realizuar nga shfrytëzimi i një

literature të gjerë gjeografike dhe historike, hulumtimi i studimeve shkencore të

ngjashme, për zonat kodrinoro - malore në trevën e Kosovës dhe jashtë saj.

Metoda e vrojtimit në terren, fotografimi i dukurive në reliev dhe analiza

përkatëse e tyre, mundësojë evidentimin dhe përcaktimin e formës përfundimtare të

zonës.

Përdorimi i të dhënave gjeologjike për të përcaktuar rolin e evolucionit

morfotektonik gjatë periudhave të ndryshme gjeologjike.

Metoda hartografike dhe shfrytëzimi i Sistemit të Informatave Gjeografike

ndihmoi për të sistemuar dukuritë e zonës, analizimin e veçorive gjeografike, klimatike,

hidrografike, tokave dhe bimësisë së zonës.

Metoda e analizës sedimentologjike për të përcaktuar faktorët tektonikë,

klimatikë, hidrografikë, floristikë në evolucionin e relievit.

Metoda matematikore është shfrytëzuar për të përcaktuar vlerat e mjaft dukurive

të temperaturës, reshjeve, ecurisë vjetore, stinore të rrjedhjes së ujrave, sipërfaqes së

tokës etj.

Metoda statistikore është përdorur për përpunimin e të dhënave klimatike,

hidrografike, floristike, ekonomike të zonës.

Metoda e analizës përdoret në të gjitha çështjet e kapitujve, analizimi i hartave

gjeologjike, tektonike dhe topografike, ku është bërë një studim i hollësishëm për secilën

tematikë.

Metoda e krahasimit është shfrytëzuar për të evidentuar përdorimin në kohë të

ndryshme të pasurive natyrore të zonës (minerale, klimatike, hidrografike).

Metoda e fotove është përdorur për të pasqyruar nëpërmjet pamjes vizuale

proceset dhe dukuritë, të cilat manifestohen në reliev, sipërfaqet e tokës bujqësore, katet

bimore etj.

Organizimi i studimit

Për realizimin e qëllimit dhe objektivave të disertacionit në periudhën kohore të

ndarë nëpër vite, ishte e nevojshme që ky studim të organizohet në pesë kapituj, të cilët

plotësojnë njëri – tjetrin.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

12

Në kapitullin e parë janë dhënë sqarime për pozicionin gjeografik, kufijtë natyror

dhe rëndësia gjeografike e zonës, gjithashtu, janë treguar ndërtimi gjeologjik, njësitë

morfotektonike dhe morfologjike të zonës së Drenicës.

Në kapitullin e dytë sqarohet potenciali klimatik i Drenicës, njëherazi janë

analizuar të gjitha elementet e saj, duke i parashtruar ato në lidhje të ngushtë me

rrezatimin diellor sëbashku me diellzimin, sepse sasia dhe intensiteti i tij përcaktojnë

karakteristikat themelore të klimës. Krahas rrezatimit janë trajtuar me përparësi erërat,

temperaturat e ajrit, reshjet etj., duke dhënë shpërndarjen në kohë dhe sektor të ndryshëm

të zonës së Drenicës, të cilat janë vlerësuar në varësi të zhvillimit ekonomik të kësaj

zone, veçanërisht për bujqësinë, turizmin dhe pasuritë ujore, për të cilat jemi bazuar në

atlasin klimatik dhe institucionet përkatëse.

Në kapitullin e tretë rëndësi të veçantë i është kushtuar vlerësimit të pasurive të

rrjetit ujorë të zonës në studim, i cili paraqitet relativisht i dendur, por me sasi të vogël

rrjedhje në pjesën më të madhe gjithëvjetore. Në punim është bërë një përpjekje për

klasifikimin e këtij rrjeti mbështetur kryesisht në ecurinë vjetore të regjimit të rrjedhjes,

kurse në varësi të ndërtimit gjeologjik është përcaktuar njëkohësisht koeficienti dhe

moduli i kësaj rrjedhje.

Regjimi klimatik dhe ujorë i lartpërmendur janë shfrytëzuar në kapitullin e katërtë, për

analizën e tipave të tokave (të kafejta malore, murrme pyjore malore, azonale) dhe

potencialit bujqësorë të tyre në varësi të kulturave tradicionale të kësaj zone, veçanërisht

drithërat, foragjeret dhe drurë frutor.

Në kapitullin e pestë përmenden karakteristikat e përgjithshme të mbulesës

bimore, katet bimore të dushkut, ahut dhe kullotave alpine, të cilat paraqesin një pasuri të

konsiderueshme për zonën e Drenicës, njëherazi trajtohet mënyra e përdorimit dhe

mbrojtja e potencialit pyjor të saj.

Ky studim shkencor është mbyllur me pjesën e veçantë të përfundimeve të

potencialeve natyrore dhe rëndësisë socio – ekonomike të tyre. Po ashtu të shoqëruar me

rekomandimet për përmirësimin e këtyre kushteve të lartpërmendura, të cilat ndikojnë në

zhvillimin ekonomik afatgjatë dhe përspektiv si rrjedhojë e njohjes dhe analizimit të

pasurive natyrore si në aspektin teorik njëherazi dhe atë praktik.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

13

PJESA E PËRGJITHSHME

Kapitulli I

Veçoritë fiziko – gjeografike të zonës së Drenicës

I.1. Pozita gjeografike dhe rëndësia e saj

Në kuadrin e përgjithshëm fiziko-gjeografik të kësaj zone spikasin kufijtë

morfologjikë e morfotektonikë të shprehur pothuajse me të gjitha njësitë tjera kufizuese,

të tilla si kurrizi VL i Bjeshkëve të Nemuna në VP, vargmalet e Sharrit në JL, fushat

grabenore ndërmalore, si ajo e Fushës së Kosovës nga VL dhe ajo e Rrafshit të

Dukagjinit nga JP.

Trajta e përgjithshme e një pragu strukturor shprehet dukshëm në gjerësinë afro

VP (Mali i Thatë) – JL (kurrizi Carralevë - Pagarushë) rreth 70 km, kurse gjatësia nga

VL (kurrizi i Çiçavicës) në JP (Mrasor) afro 50 km. Lartësitë më të mëdha të Drenicës

janë: Kërshi i Goleshit në VP (1142 m), Carraleva (1200 m), Çiçavica (1091 m), Berisha

(1055 m), Kozniku (1042 m), Goleshi (1018 m) etj1.

Nga përbërja litologjike kjo zonë dallohet për mbizotërimin e shkëmbinjve

magmatikë dhe më pak atyre gëlqerorë, të cilët pasqyrohen mjaft mirë në format e

ndryshme të relievit. Pozicioni dhe përmasat e shtrirjes kanë përcaktuar njëherazi

rëndësinë e veçantë fiziko – gjeografike me pasuritë natyrore të shumta, të cilat lidhen me

pozitën gjeologjike, veçanërisht shtrirjen e saj midis zonës tektonike të Sharrit dhe asaj të

Mirditës, kurse në lindje ajo e Vardarit. Këto zona kanë përcaktuar një shumëllojshmëri

shkëmbinjsh dhe strukturash rrudhosëse e shkëputëse në përmasa dhe tipare

morfotektonike të ndryshme, të cilat shprehen në komplekset morfologjike karakteristike

të relievit, duke nxitur njëherazi karakterin selektiv të dukurive morfogjenike të jashtme.

Përgjithësisht njësitë morfotektonike të kësaj zone janë ripërtërirë prej kushteve

tektodinamike të reja dhe atyre të sotme, të cilat karakterizohen nga një mbizotërim i

ngritjeve gjatë tërë etapës së evolucionit morfotektonik të tyre. Kjo dukuri tektonike ka

përcaktuar tiparet e shprehura kryesisht kodrinore të relievit të saj dhe format e

larmishme të këtij relievi. Falë këtyre dukurive tektonike ky reliev dallohet gjithashtu për

kontraste morfologjike të shprehura midis kurrizeve kryesisht kodrinore e fushave

grabenore ndërmalore kufizuese, të cilat dallohen njëherazi për një drejtim afro

meridional të shtrirjes së tyre. Këto tipare morfologjike, siç do të trajtohen më poshtë,

lidhen me amplitudën më të madhe të ngritjeve tektonike të strukturave pothuajse në

qendër dhe periferi të kësaj zone, e cila ndërtohet kryesisht nga shkëmbinjtë e

lartpërmendur. Me rëndësi morfologjike paraqitet njëkohësisht, shtrirja e nivelit bazë të

erozionit në periferi VL (Sitnica) dhe JP (Drini i Bardhë) gjatë këtij pragu, pra në pellgjet

grabenore brenda tij si Drenica, Klina e Mirusha, të cilat kanë si ujëndarës relievin e

kësaj zone. Një veçori dalluese e relievit të Drenicës është zhvillimi morfologjik i

vrullshëm, veçanërisht nga kuaternari i mesëm deri sot, i cili shprehet kryesisht me

amplitudat e ngritjeve tektonike, duke çuar në uljen e vazhdueshme të nivelit bazë të

erozionit, i shoqëruar me përshpejtimin e erozionit regresiv të përrenjve deri tek lartësitë

1 Harta topografike 1:50000, Mitrovicë, Pejë dhe Prizren, 1989.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

14

kulmore të relievit (kurrizi i Çiçavicës). Tektonika bllokore e re pliocen-kuaternare dhe

ajo e sotme, ka përcaktuar njëkohësisht trajtën e përgjithshme të një horsti të strukturave

të kësaj zone, të cilat shprehen në reliev me një prag strukturor, kryesisht kodrinor i

kufizuar nga dy pellgje grabenore (Drenicës në VL dhe Mirushës nga JP).

Harta I.1. Pozita gjeografike e zonës së Drenicës në kuadër të trevës së Kosovës

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

15

Pozita gjeografike e kësaj zone dhe lartësia mbi nivelin e detit kanë përcaktuar

njëkohësisht kushtet e një klime të mesme kontinentale, e cila dallohet nga një dimër i

ftohtë dhe i lagësht, kurse vera është e nxehtë dhe e thatë. Drenica dallohet për hapje

relativisht të gjerë drejt dy fushave grabenore ndërmalore të lartpërmendura dhe lugjeve

të përroit të Klinës, Drenicës dhe Malishevës, duke u gjendur në qendër të qarkullimit të

masave ajrore të ndryshme me ndikime të shprehura në klimën e saj. Këto erëra në

përgjithësi fryjnë gjatë stinës së dimrit dhe sjellin mot të ftohtë me reshje bore, kurse nga

veriu erërat depërtojnë nga lugina e lumit Ibër, duke sjellë mot me ngrica dhe ulje të

theksuar të temperaturave. Këto veçori të kushteve klimatike kanë një ndikim të

drejtpërdrejtë në përcaktimin e pasurive ujore të kësaj zone, në të cilën sasia më e madhe

e ujërave rrjedh gjatë pellgut ujëmbledhës të përrenjve të lartpërmendur. Ky rrjet ujor me

vlerat relativisht të mëdha të dendësisë së tij, përbën njëkohësisht dukurinë

relievformuese të jashtme, duke çuar në modelimin e kompleksit gjenetik të relievit

përkatës. Ky tip relievi ka shtrirje të gjerë, i cili renditet menjëherë pas atij strukturor,

duke u paraqitur njëherazi me një evolucion morfologjik të shprehur, veçanërisht në

relievin e ndërtuar nga shkëmbinjtë terrigjenë. Me rëndësi të veçantë paraqiten gjithashtu

lugjet dhe grykat e formuara prej këtij rrjeti ujor, të cilat kanë krijuar kushte të

përshtatshme për lidhjen e pjesëve të Drenicës, njëkohësisht edhe me zonat tjera, duke i

shtuar njëherazi praninë e qafave tektonike. Një rëndësi të veçantë në këtë zonë paraqet

mbulesa bimore relativisht e pasur, e cila ndikon drejtpërdrejtë në përcaktimin e regjimit

të rrjedhjes ujore dhe pasuritë drusore për ekonominë e vendit.

I.2. Karakteristika të përgjithshme

Në kapitullin e parë është trajtuar pjesa më komplekse për zonën e Drenicës

ndërtimi gjeologjik dhe veçoritë e përgjithshme të relievit.

I.2.1. Ndërtimi gjeologjik

Në kuadrin e përgjithshëm morfotektonik e morfologjik gjithë zona e Drenicës

përfaqëson një prag strukturor horstik, i cili është diferencuar nga tektonika e re pliocen-

kuaternare prej dy fushave grabenore ndërmalore më të mëdha të trevës së Kosovës, pra

Fushës së Kosovës në verilindje dhe asaj të Rrafshit të Dukagjinit nga jugperëndimi.

Tektonika bllokore e kësaj periudhe ka diferencuar njëkohësisht strukturën e këtij

pragu, e cila ka çuar në formimin e pellgut grabenor të Drenicës në VL dhe atë të

Mirushës (Malishevës) nga JP i tij, duke krijuar përthyerje të dendura të relievit, por me

kontraste morfologjike pak të shprehura. Territori i Drenicës në pjesën më të madhe

përfshihet në zonën tektonike Drin-Ivanica dhe pjesërisht atë të Sharrit në JL, e ndërtuar

kryesisht prej rreshpeve të paleozoit, flishet e kretakut dhe shkëmbinjve magmatikë,

mermereve dhe kuarciteve të ndërthurura me rreshpe. Në Drenicë përfshihet, gjithashtu,

zona ofiolitike Mirdita në Perëndim, e cila në pjesën dërrmuese ndërtohet nga gëlqerorët

e magmatikët e mesozoit, duke i shtuar njëkohësisht nënzonën perëndimore të Vardarit

nga lindja dhe asaj të Durmitorit në VP (Harta Gjeologjike dhe ajo Tektonike e Kosovës,

në shkallë 1:200000, 2006 ). Në këto kushte morfostrukturore zona e Drenicës paraqitet

mjaft e ndërlikuar, e cila lidhet jo vetëm me shtrirjen në këto zona tektonike, por edhe

kontaktet tektonike midis tyre. Gjatë këtyre kontakteve janë krijuar breza të gjerë

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

16

shkatërrimi, të cilat shprehen në reliev me një shumëllojshmëri formash, duke nxitur

njëherazi karakterin selektiv të dukurive morfogjenike të jashtme.

Në zonën e Drenicës shtrirjen më të gjerë e kanë molasat neogjenike dhe ato të

kuaternarit, të përfaqësuara nga depozitimet pliocenike liqenore dhe ato aluvionale (me

zhavore, rëra dhe lymra të ndryshme), të cilat ndërtojnë strukturat grabenore, kurse pas

tyre rënditen flishet dhe gëlqerorët e kretakut, magmatikët e mesozoit dhe rreshpet e

paleozoit, që ndërtojnë strukturat horstike (harta I.2).

I.2.1.1. Përbërja litologjike (terrigjene, magmatike dhe gëlqerore)

Në kuadrin morfologjik të zonës së Drenicës me rëndësi paraqitet edhe përbërja

litologjike, veçanërisht në drejtim të vlerave të dendësisë dhe thellësisë së copëtimit të

relievit, tipat gjenetik të tij, sidomos të atij strukturor, si rrëpirat, pragjet dhe shkallët

strukturore. Në formimin dhe zhvillimin e komplekseve gjenetike të relievit të Drenicës

me rëndësi paraqitet veprimtaria e erozionit me karakterin e tij selektiv, i cili kushtëzohet

nga shumëllojshmëria e shkëmbinjve në përbërjen e kësaj zone.

Shumëllojshmëria e shkëmbinjve të zonës së Drenicës, të tillë si ata terrigjen, magmatikë

dhe gëlqerorë pasqyrohen në relievin e saj me kompleksin morfologjik karakteristik.

Shkëmbinjtë terrigjenë

Këto shkëmbinj ndërohen kryesisht nga flishet, molasat, të cilët përfshijnë

pothuajse pjesën më të madhe të zonës së Drenicës dhe shumë më pak rreshpet e

Paleozoit. Molasat janë formuar gjatë etapës neogjenike të evolucionit liqenor të fushave

dhe pellgjeve grabenore ndërmalore. Shkëmbinjtë terrigjenë përbëjnë pjesën më të madhe

të kurrizit kodrinoro-malor në VL të pragut strukturor të Drenicës, të cilët ndërthuren me

brezat e shumtë të molasave liqenore neogjenike, veçanërisht gjatë pjesës qëndrore të

kësaj zone. Kurse në sektorin JP dhe JL të pragut strukturor vërehet ndërthurje e këtyre

shkëmbinjve me ato gëlqerorë e magmatikë.

Flishet e kretakut paraqiten të papërshkueshëm, prandaj në këtë zonë ata krijojnë

forma të relievit kryesisht kodrinor (600-700 m) dhe dendësisht të copëtuar nga rrjedhjet

ujore. Këta shkëmbinj ndërtojnë gjithashtu një kurriz kodrinor me lartësi 700-750 m në

brezin e molasave neogjenike.

Kurrizi VL i bllokut perëndimor ndërtohet në pjesën më të madhe nga të njëjtit

shkëmbinj, të cilët formojnë një strukturë gjysmëhorstike, kurse skajin VP dhe atë JL

flishet ndërthuren me pako gëlqerorësh, mbi të cilët janë modeluar format më të larta të

relievit, duke krijuar njëherazi kontrastet më të shprehura me ato të zhvilluara vetëm në

flishe.

Në skajin JL kurrizi kodrinoro-malor qëndror ndërtohet, gjithashtu, prej flisheve,

të cilët shtrihen në një gjerësi nga 2,5 km në 4 km midis Javorit e grykës së Carralevës,

pranë kontaktit me molasat liqenore neogjenike. Në pjesën jugore të Skënderajt, pra deri

tek kthesa e menjëhershme e përroit të Klinës në drejtim të jugperëndimit dhe të lugishtes

së Pagarushës molasat vendosen mbi gëlqerorët, duke dëshmuar se pjesa më e madhe e

këtij pragu strukturor, sidimos pjesa jugore e tij, ka qenë e mbuluar nga liqeni neogjenik.

Molasat neogjenike shtrihen në të dy pellgjet grabenore të Drenicës dhe Mirushës, duke

krijuar relievet më të ulëta (600-700m) dhe janë dendësisht të copëtuara falë përbërjes së

Harta I.2. Ndërtimi gjeologjik i zonës së Drenicës

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

17

Harta I.2. Ndërtimi gjeologjik i zonës së Drenicës

Burimi: Harta gjeologjike e Kosovës

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

18

tyre prej zhavoreve, argjilave e rërave pak të çimentuara, pra lehtësisht të

gërryeshme me përshkueshmëri të dobët të tyre. Përgjatë molasave në pjesën më të

madhe të fushave grabenore ndërmalore atë të Drenicës dhe Malishevës, përrenjtë e kësaj

zone (Drenica dhe Mirusha) gjatë zallishtores e kanë krijuar shtratin e tyre me gjerësi

tepër të ndryshme. Molasat kanë mbathur strukturat grabenore të mbivendosura gjatë

tektonikës së re bllokore pliocen – kuaternare, të cilat përfaqësohen nga ranorët, argjilorë,

konglomerate liqenore dhe depozitime aluvionale, proluvionale e deluvionale kuaternare.

Pjesa më e madhe e kurrizit malor qëndror ka qenë, gjithashtu, i mbuluar prej

molasave liqenore neogjenike, pra gjatë fazës të lidhjes së gjerë të tij me atë të Rrafshit të

Dukagjinit. Dëshmi e një lidhjeje të tillë është prania e këtyre molasave mbi shkëmbinjtë

terrigjenë të këtij kurrizi midis Krushevës dhe Rezallës, në Llaushë, Tërdevc e Ujmirë.

Në këto kushte përmasat e shpërlarjes së molasave neogjenike gjatë kuaternarit kanë

nxjerrë në reliev këto kurrize të lartpërmendura kryesisht kodrinore. Prania e

depozitimeve molasike pliocenike në bllokun malor nga gryka e Drenicës deri tek ajo e

Carralevës në lartësinë 650-750 m, pra rreth 50 m nën lartësinë kulmore të tij, lë të

mendohet se gjatë etapës liqenore relievi i këtij blloku ka qenë mbuluar prej këtyre

depozitimeve, të cilat janë shpërlarë më vonë (gjatë kuaternarit të mesëm), duke nxjerrë

në reliev fragmentet e peneplenës neogjenike.

Molasat liqenore neogjenike në pellgun e Drenicës kanë trashësi të përgjithshme rreth

140-150 m, duke dëshmuar njëherazi për vlerat e diferencimit tektonik të bazamentit

grabenor të tij. Në pjesën VP të pellgut molasat neogjenike të përfaqësuara me zhavore,

argjila dhe ranorë janë pak të qëndrueshëm ndaj grryerjes falë pranisë së argjilave në këto

depozitime. Pjesa më e madhe e kurrizit të Drenicës (Çikatovë - Tërnavë) pra me gjatësi

rreth 12 km deri në Dashevc, përfaqëson fundin molasik të liqenit pliocenik, i cili arrin

lartësinë 700-750 m.

Molasat liqenore të pleistocenit (90 m trashësi) ndërtojnë tërë pellgun grabenor të

Mirushës (Malishevës) prej Llapushnikut e deri në Kijevë dhe Pogragjë, i cili është

mbivendosur tektonikisht në pjesën më të madhe mbi shkëmbinjtë gëlqerorë. Këto

shkëmbinjë ndërtojnë pjesën perëndimore, JP e lindore, ndërsa ato flishore siç është

theksuar më lart, ndërtojnë kryesisht pjesën VL e veriore të tij. Depozitimet molasike

kuaternare ndërpresin ato neogjenike pliocenike në një brez të ngushtë midis Panorcit e

Carrallukës dhe Mirushës.

Lidhja midis pellgjeve grabenore të Drenicës dhe fushave grabenore ndërmalore

kufizuese të Fushës së Kosovës në VL dhe asaj të Rrafshit të Dukagjinit në JP, është

mundësuar nga grykat tektonike në mes kurrizeve malore.

Pas tyre për nga shtrirja vijnë shkëmbinjtë rreshporë të Paleozoit, të cilët për nga

rëndësia morfologjike renditen pas flisheve, pasi ndërtojnë sektor të rëndësishëm të

relievit të zonës, veçnërisht kurrizin kryesisht kodrinor të Blinajës, pjesën qendrore të

Maleve të Drenicës (Berishë - Carralevë) etj. Pjesa dërrmuese e këtyre shkëmbinjve

shtrihen midis Fushticës në VP dhe Shtimes nga JL me gjatësi rreth 14 km dhe gjerësi 2 -

7 km, të cilët në pjesën më të madhe kufizohen nga shkëmbinj magmatikë, kurse në JP

gjatë kufirit me kurrizin kodrinoro – malor të Carralevës kufizohen me flishet dhe

gëlqerorët e kretakut. Pjesa tjeter e këtyre shkëmbinjve shtrihet në një brez të ngushtë nga

Gradina e Madhe (Malet e Drenicës) në VP deri në grykën e Carralevës në JL me gjatësi

rreth 13 km dhe gjerësi 2 – 4 km, të cilët kufizohen me shkëmbinjtë gëlqerorë dhe

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

19

molasat liqenore. Trajta morfologjike e këtyre shkëmbinjve lidhet me tektoniken bllokore

të re, të cilët me shkëputje normale gjatësore ulen gradualisht drejt JL, veriut dhe VP

derisa zhyten tektonikisht nën molasat liqenore neogjenike të fushës grabenore

ndërmalore të Fushës së Kosovës dhe asaj të Drenicës, kurse ato të Maleve të Drenicës

zhyten tektonikisht nën flishet e kretakut (Harta Gjeologjike e Kosovës, shk. 1:200000,

2006).

Shkëmbinjtë magmatikë (serpentinite) dhe ata efuzivë bazikë (vullkanik)

Pavarësisht se janë të qëndrueshëm ndaj dukurive gërryese, kanë një shtrirje të

vogël në Çiçavicë, Golesh dhe Koznikë, prandaj roli morfologjik i tyre në relievin e kësaj

zone është i kufizuar.

Trajta përgjithësisht e çrregullt e kurrizit VL të zonës së Drenicës nga përthyerjet

e dendura prej shkallësh strukturore të shumta, veçanërisht midis grykës së Dubovcit në

VP dhe asaj të Fushticës nga jugu, lidhet me daljet e shumta fragmentare të

serpentiniteve, të blloqeve të kuarcit dhe mermereve gjatë krahut JP të strukturës horstike

të këtij kurrizi. Në vazhdim këta shkëmbinj ndërtojnë përgjithsisht malin e Goleshit me

lartësi 1018 m dhe paraqiten tejet të tektonizuar nga shkëputjet gjatësore dhe ato tërthore

kufizuese me rreshpet dhe kuarcitet paleozoike nga perëndimi, jugu dhe veriu i tij. Kurse

në pjesën lindore shkëputja normale ndanë këtë masiv drejtpërdrejt nga molasat liqenore

neogjenike. Këta shkëmbinj në trajtën e një brezi të ngushtë, ndërtojnë relievin kodrinor

të Dobrostanit, kurse në pjesën VL ato dalin me gjerësi 200-600 m. Shkëmbinjtë

magmatikë, të cilët ndërtojnë masivin e Koznikut (Rahovec-Mrasor), në sektorin verior të

saj shtrihen pothuajse në qendër të tij midis Dushit dhe Përçevës, duke formuar lartësitë

nga më të mëdhatë të relievit (maja e Bokës 707 m), ata efuzivë në skajin perëndimor

midis Mrasorit dhe Gremnikut. Shkalla e lartë e tektonizimit të tyre lidhet me tektonikën

e re bllokore dhe me shkëputjet tektonike që i shoqërojnë, kryesisht të karakterit normal,

të cilët kanë përcaktuar njëkohësisht edhe kontrastet morfologjike të theksuara në reliev.

Vlen të përmendet se në përgjithësi rëndësia morfologjike e këtyre shkëmbinjve

lidhet ngushtë jo vetëm me shkallën e fortësisë së tyre, por edhe me vlerat e ngritjeve

tektonike të reja dhe të sotme ku ato janë përfshi. Natyrisht, tektonizimi i tyre është

shoqëruar me praninë e konsiderushme të mineraleve të nikelit, kromit, hekurit, boksiteve

dhe magnezitit, të cilat i mundësojnë zonës së Drenicës një zhvillim ekonomik sot dhe në

perspektivë.

Shkëmbinjtë gëlqerorë

Këta shkëmbinj ndërtojnë kurrizin kryesisht kodrinor të Kosmaçit, Drenicë-

Carralevë, bllokun e Rahovecit (Pagarushës) dhe atë të Llapushës (Prekorupës), në të

cilët zhvillimi i dukurive karstogjenetike ka krijuar tipin e relievit karstik (siç do të

trajtohet më poshtë), veçanërisht tek ai i Rahovecit dhe pjesa veriore e atij të Llapushës.

Vargu kodrinoro-malor midis Baicës dhe Carralevës, ndërtohet prej shkëmbinjve

gëlqerorë shtresë trashë të kretakut e gëlqerorë mergelorë me një gjatësi rreth 8 km dhe

gjerësi 1 – 2 km, pastaj vijnë rreshpet e Paleozoikut pothuajse në bërthamën e strukturës

së Carralevës. Shtrirja e brezit të mermereve dhe pjesërisht atyre ultramafikë me

gëlqerorët në krahun JP, krijojnë një shkallë strukturore midis Lluzhnicës dhe Lladrovcit.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

20

Në ndryshim nga dukuritë e lartpërmendura, blloku perëndimor i zonës ndërtohet në

pjesën dërrmuese prej shkëmbinjve gëlqerorë të kretakut, të cilët shtrihen në trajtën e një

brezi të gjerë midis Sementishtes e Rahovecit në JL dhe Turjak-Panorcit nga VP me

gjatësi mbi 14 km dhe gjerësi 1 – 5 km, të cilët kufizohen me magmatikët në perëndim

dhe molasat liqenore neogjen – kuaternare nga JP e VL. Këta shkëmbinjë ndërtojnë

pjesërisht edhe masivin e Koznikut, i cili përfundon në molasat liqenore të kuaternarit e

pjesërisht të neogjenit. Në kompleksin e shkëmbinjve të fortë renditen gëlqerorët, në të

cilët janë modeluar format e larta dhe më të mprehta të relievit, duke i shtuar edhe vlerën

e madhe të thellësisë së copëtimit. Në këta shkëmbinj gjithashtu shpjegohen edhe rrëpirat,

nga më të lartat në relievin e kësaj zone, të tilla përmendim ate në JP nga Klina në

Therandë. Nga shkalla e fortësisë pas tyre vijnë menjëherë rreshpet paleozoike, të cilat

ndërtojnë pjesën më të madhe të pragut dhe zonës së Drenicës në tërësi, duke formuar

pjesët kulmore të Çiçavicës dhe të Drenicë-Carralevës (Po aty).

I.2.1.2. Karakteristikat strukturore (rrudhosëse dhe ato shkëputëse)

Zona e Drenicës shtrihet gati në qendër të Kosovës, me kufij natyrorë të shprehur

pothuajse ndaj të gjitha njësive morfologjike kufizuese. Në kuadrin e përgjithshëm

morfotektonik e morfologjik gjithë kjo zonë përfaqëson një prag strukturor, i cili është

diferencuar nga tektonika e re pliocen-kuaternare prej dy fushave grabenore ndërmalore

të Kosovës në lindje dhe Rrafshit të Dukagjinit nga perëndimi. Tektonika bllokore e kësaj

periudhe ka përfshirë njëkohësisht strukturën në trajtë horsti të këtij pragu, e cila ka çuar

në formimin e pellgut grabenor të Drenicës në verilindje dhe atij të Mirushës

(Malishevës) nga jugperëndimi i tij, duke krijuar përthyerje të dendura të relievit të këtij

pragu, por me kontraste pak të shprehura. Rrjedhojat e tektonikës bllokore në këtë zonë

janë njëkohësisht strukturat dytësore në trajtë blloku, të cilat shprehen me forma

karakteristike të relievit. Gjatë sektorit qëndror të kësaj zone shtrihen pellgjet grabenore

të lartpërmendura, të cilët veçojnë tre kurrize kodrinoro-malore. Mbizotërimi i strukturës

grabenore në kufijtë dhe brenda kësaj zone ka ndikuar drejtpërdrejtë në shkallëzimin

tektonik të dendur të bazamentit strukturor të saj në trajtë horsti me shkëputje normale të

shumta gjatësore dhe tërthore, të cilat kanë rëndësi morfologjike të veçantë në relievin e

zonës. Në këtë dukuri tektonike ka ndikuar edhe fakti se strukturat e kësaj zone

përfshihen në zonën tektonike Drin-Ivanica dhe pjesërisht në atë të Sharrit e Ofiolite

(pjesa më e vogël) me përbërje litologjike të ndryshme. Rrjeti i dendur i shkëputjeve

tektonike gjatësore dhe atyre tërthore bashkëshoqëruese lidhet drejtëpërdrejtë me një

shtrirje te tillë të fushave dhe gropave grabenore ndërmalore të lartpërmendura. Në

relievin e kësaj zone ato shprehen me rrëpirat tektonike në përmasa dhe tipare

morfologjike të ndryshme, të cilat përbëjnë njëherazi kufijtë morfotektonik e morfologjik

të saj me nënnjësitë kufizuese. Kurse shkëputjet normale në kufijtë e dy pellgjeve

grabenore të saj i ndajnë ato me kurrizet kodrinore-malore kufizuese. Vlen të theksohet se

përmasat më të mëdha dhe tiparet morfologjike më të qarta i kanë rrëpirat kufizuese të

kësaj zone, veçanërisht ajo JP nga Klina (Dersniku) në Therandë dhe ajo VL Çiçavicë-

Golesh. Këto tipare morfologjike të këtyre rrëpirave lidhen drejtpërdrejt me vlerat shumë

më të mëdha të uljeve tektonike të bazamentit grabenor të pellgut të Drenicës dhe

Mirushës. Midis tyre bën përjashtim rrëpira e shkëputjes e shpatit VL të kurrizit

kodrinoro-malor të Carralevës me një gjatësi rreth 12 km, e cila përfundon në pjesën

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

21

jugore të Drenicës midis grykës tektonike të Llapushnikut dhe asaj të Carralevës.

Bashkëshoqëruese të shkëputjeve gjatësore janë edhe ato tërthore, të cilat ndërpresin

vazhdimësinë e strukturave shkëmbore terrigjene, magmatike dhe atyre gëlqerore në

shtrirje, duke çuar në krijimin e kurrizeve kryesisht kodrinore të veçanta, të ndara midis

tyre nga gryka tërthore dhe qafa tektonike. Midis grykave të formuara veçojmë atë të

Drenicës, Sllatinës, Llapushnikut dhe ajo e Carralevës, të cilat ndërpresin kurrizin

kodrinor-malor të Çiçavicës, Goleshit, Kosmaçit, Carralevës dhe bllokun malor të

Nerodimës, kurse gryka e Mirushës ndanë bllokun kryesisht kodrinor të Llapushës me atë

të Koznikut. Një dukuri tjetër morfotektonike e pragut strukturor të zonës së Drenicës

theksojmë edhe vlerat relativisht të vogla të ngritjeve tektonike të tij (800-900 m), të cilat

ndërtojnë kurrizet kryesisht kodrinore të lartëpërmendura.

Në kuadrin e përgjithshëm morfologjik të zonës së Drenicës, të modeluar në

njësinë morfotektonike të pragut strukturor me të njejtin emër, vërehet se relievi i saj në

tërësi përputhet me tektonikën bllokore të re, pra kurrizet kryesisht kodrinore janë

modeluar në strukturat horstike, kurse pellgjet kufizuese gjatë atyre grabenore. Nga

tektonika rrudhosëse ruhen tiparet morfologjike të kreshtës monoklinale tek kurrizi

Drenicë-Carralevë, kurse drejtimi VP i kësaj tektonike ruhet në kurrizin e Çiçavicës dhe

atij Rahovec-Koznik. Lidhur me raportin e rrjedhjeve ujore me këto struktura, theksojmë

se përgjithësisht ky rrjet përshtatet, gjithashtu, me tektonikën bllokore, pra pjesa më e

madhe e tyre kalojnë përgjatë pellgjeve grabenore të trashëguara, duke ruajtur në pjesën

dërrmuese tiparet morfologjike të këtyre pellgjeve. Një shpërndarje e tillë e rrjedhjeve të

përrenjve, të kushtëzuar nga dukuritë tektodinamike, kanë ndikuar në një evolucion

morfologjik relativisht më të shpejtë dhe vlera më të mëdha të dendësisë e të thellësisë së

copëtimit të relievit në pjesën perëndimore se në atë lindore të kësaj zone.

Në bazë të sqarimit të deritanishëm del se rolin kryesor e ka luajtur tektonika

bllokore, e cila shprehet në format kryesore të relievit, si trajta tepër e çrregullt e shtrirjes

së pragut strukturor ku është modeluar relievi i zonës. Kurse ajo rrudhosëse e shkëputëse

deri në mbihipje takohet në kreshtën monoklinale Drenicë-Carralevë dhe drejtimin

mbizotërues VP-JL të këtyre kurrizeve, pellgjeve dhe rrjedhjeve ujore kryesore.

Theksojmë se, pavarësisht nga roli morfogjenik përcaktues i tektonikës bllokore

në zonën e studimit, drejtimi i përgjithshëm VP-JL i kurrizeve kryesisht kodrinore dhe i

pellgjeve grabenore midis tyre janë ruajtur nga tektonika rrudhosëse oligo-miocenike,

kurse drejtimi meridional ruhet në masivin kryesisht gëlqeror të Llapushës dhe atë

rreshpor midis grykës së Carralevës në jug dhe asaj të Drenicës nga veriu.

I.2.1.3. Evolucioni morfotektonik i ri dhe i sotëm

Në zonën e Drenicës ashtu si në të gjithë trevën e Kosovës evolucioni

morfotektonik i ri dhe i sotëm nis me tektonikën e re, pikërisht në bazamentin strukturor

të peneplenës neogjenike. Në këtë kuadër evolucioni morfotektonik i ri (pliocen-

kuaternar) dhe i sotëm i kësaj zone është drejtuar nga tektonika bllokore e kësaj periudhe.

Në kuaternar të mesëm fuqizimi i diferencimit tektonik çoi në uljen e vazhdueshme të

nivelit bazë të erozionit, duke përshpejtuar gërryerjen në relievin kodrinoro-malor dhe

depozitimin në gropat kufizuese. Diferencimi i parë në përmasa shumë të mëdha ishte

jasht këtij pragu në strukturat grabenore të fushave kufizuese të Rrafshit të Dukagjinit

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

22

dhe Fushës së Kosovës. Kurse diferencimi i dytë në përmasa shumë më të vogla ndodhi

brenda pragut duke çuar në formimin e pellgut grabenor të Drenicës dhe atij të Mirushës.

Këto pellgje kalonin etapën liqenore njëkohësisht me ato kufizuese, duke pasur lidhje

relativisht të gjerë midis tyre deri në mbyllje të etapës liqenore në kuaternar, kurse ai i

Drenicës i nënshtrohet tektonikës ngritëse të bazamentit grabenor të saj, e cila shprehet në

relievin relativisht të çrregullt të fundit liqenor të kuaternarit të poshtëm. Shpatet

kufizuese të këtyre pellgjeve përfaqësojnë rrëpira shkëputjesh të formuara gjatë planit të

shkëputjes normale ku është bërë diferencimi tektonik midis tyre, duke u karakterizuar

nga përthyerje të dendura të relievit por me kontraste pak të shprehura në relievin e kësaj

zone falë vlerave të vogla të thellësisë së copëtimit.

Fig. I.1. Profili gjeologjik i zonës së Drenicës (Fusha e Kosovës – Rrafshi i Dukagjinit)

Profili gjeologjik tërthor i zonës së Drenicës shpreh mjaft mirë rëndësinë e

tektonikës bllokore të re dhe të sotme në ripërtëritjen e strukturave horstike dhe atyre

grabenore, të cilat sot janë vendimtare në krijimin e formave të relievit në dy skajet që

shprehet shumë mirë, ku strukturat grabenore ndërmalore ajo e Fushës së Kosovës nga

lindja dhe Rrafshit të Dukagjinit në perëndim veçojnë këtë prag me shkëputje normale.

Kurse midis këtyre shkëputjeve normale kufizuese është bërë diferencimi brenda këtij

pragu strukturor. Pellgjet grabenore i ndërtojnë molasat e neogjenit përfshi edhe ato të

kuaternarit, kurse ato horstike dhe bazamentin e tyre e ndërtojnë shkëmbinjtë magmatikë

(intruziv - efuziv), ata sedimentar të flishit, magmatikë dhe gëlqerorë (të mesozoit) dhe

rreshpet e paleozoit.

Një dukuri tjetër morfotektonike e pragut strukturor të zonës së Drenicës janë

njëkohësisht vlerat relativisht të vogla të ngritjeve tektonike të tij (800-900 m), të cilat

ndërtojnë kurrizet kryesisht kodrinore të sektorit VL, në qendër dhe JP.

Nga trajtimi i mësipërm kuptohet se stadi i evolucionit në këtë zonë lidhet drejtpërdrejtë

me etapën më të re të zhvillimit morfotektonik të bazamentit strukturor të saj, prandaj

përgjithësisht paraqitet relativisht i ri. Dëshmi e një evolucioni të tillë janë shtrirja

relativisht e gjerë e fragmenteve të sipërfaqes erozionale neogjenike të Llapushës, në

bllokun e Rahovecit, Koznikut, Blinajës, atij midis grykës së Drenicës e Sllatinës etj.,

pavarësisht nga vlerat e mëdha të dendësisë së copëtimit (përveç atij të Rahovecit dhe

pjesën veriore të Llapushës në gëlqerorë). Faktori i ruajtjes së kësaj sipërfaqeje është

amplituda e vogël e ngritjes tektonike të bazamentit grabenor të saj me vlerë 200-300 m,

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

23

duke nxitur veprimtarinë gërryese në grykat tërthore, pasi në pjesën dërrmuese ato

kalojnë gjatë pellgjeve të trashëguara (përrenjtë Drenica, Mirusha etj.).

Nga trajtimi i mësipërm theksojmë se njësia morfotektonike e zonës së Drenicës

fillon të ngrihet nga kuaternari i mesëm (faza liqenore), pra me ngritje të vazhdueshme

deri në ditët e sotme, (në varësi të përbërjes gjeologjike flishe, magmatikë) duke formuar

vargjet kodrinore-malore, kurse ndërmjet tyre fundet liqenore (molasa). Pikërisht në

kuaternar të ri gjithë relievi i zonës së Drenicës merr formën pothuajse përfundimtare të

sotme të saj, por gjithnjë duke pësuar ndryshime nga evolucioni i sotëm morfotektonik,

sidomos nga rrjedhjet ujore dhe elementet tjerë klimatikë.

I.2.1.3.1. Pasuritë minerale të zonës së Drenicës

Në kuadër të evolucionit gjeotektonik në zonën e Drenicës janë formuar pasuri të

shumta minerale, të cilat përbëjnë një bazë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të

Drenicës në kuadër të Kosovës. Pasuritë minerale të zonës së Drenicës, të ndryshme nga

tipi gjenetik dhe mosha, me gjithë sipërfaqen e saj të vogël, shpjegohen me zhvillimin e

ndërlikuar gjeologjik dhe jashtëzakonisht dinamik të strukturës së saj (Grupë autorësh.,

1990). Siç u theksua më lart, ndërtimi gjeologjik i ndërlikuar i zonës së Drenicës,

llojshmëria e përbërjes litologjike dhe kushtet tektodinamike të zhvillimit morfotektonik

e morfologjik, janë shoqëruar me formimin e mineraleve të dobishme dhe ndryshojnë nga

përbërja lidhur me dukurinë e formimit të shkëmbinjve terrigjenë, magmatikë e

gëlqerorë.

Përbërja litologjike e larmishme, si: sedimentare, magmatike (intruzive dhe

efuzive), metamorfike, në mënyrë të veçantë efuzivët miocenik, ndikimi i evolucionit

morfotektonik me shumë faza, veçanërisht asaj të re, janë shoqëruar me krijimin e

mineraleve të dobishme në trevën e Kosovës, e të zonës së Drenicës. (Elezaj Z, Kodra A.,

2008). Shumë prej këtyre mineraleve janë shfrytëzuar herët, mirëpo një numër i madh i

tyre janë zbuluar dhe përdoren në masë të gjerë edhe sot. Theksojmë se, nga ndërtimi

gjeologjik i ndërlikuar i zonës së Drenicës, siç u theksua më lart, ka çuar në krijimin e

shumë llojeve të mineraleve dhe vendburimeve të rëndësishme të pasurive minerale,

lëndë djegëse dhe ato metalore e jometalore.

Nga studimet e bëra në zonën e Drenicës janë zbuluar këto pasuri minerale: të tilla

si qymyr, nikel, krom, boksite, hekur, magnezit, gurë gëlqeror dhe dekorativ, ujë

termomineral etj., (Harta e mineraleve të Kosovës, në shkallë 1:200000, 2006).

Në zonën e Drenicës gjatë shekullit të XX janë zbuluar rezerva qymyri (të tipit

linjit) kryesisht në pjesën jugore të Skënderajt, Drenas dhe Klinë, i cili gjendet midis

basenit qymyror të Fushës së Kosovës në JL dhe atij të Rrafshit të Dukagjinit nga

perëndimi. Studimet kishin filluar në vitin 1955 nga Instituti Gjeologjik “Geozavodi” nga

Beogradi, të cilat u ndanë në dy faza, e para në vitin 1955 dhe e dyta në 1965 e në

vazhdim. Gjatë këtyre periudhave u konstatuan rezervat e qymyrit, të cilat nuk

ndodheshin në kushte të njëjta gjeologjike të ndërtimit, kështu baseni qymyror i

Skënderajt ishte më i cekët se ai i Drenasit. Në varësi të përbërjes litologjike të pellgut të

qymyrit në zonën e Drenicës ndahet në sektorin e lindjes dhe ate të perëndimit. Sektori

lindor ndërtohet kryesisht nga shkëmbinj flishorë dhe pjesërisht prej atyre të paleozoit

(gëlqerorë kristalor e kuarcitet) dhe serpentinet të jurasikut. Kurse sektori perëndimor

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

24

shkëmbinjtë rreshporë ato gëlqerorë ranorë, konglomerate dhe më rrallë edhe nga

serpentinite (Dushi M., 2012).

Sipërfaqja e basenit në Skënderaj vlerësohet midis 3.5 - 4 km2 me trashësi 16 m,

thellësi 23 m dhe vlera kalorike të qymyrit 7.300 kJ/kg, kurse rezerva të kategorisë B, C1

vlerësohen 59.728.000 t. Në këtë pjesë baseni i qymyrit shtrihet nën vendbanimet e

komunës së Skënderajt, të tilla si: Polaci e Prekazi, në të cilët jetojnë mbi 5.000 banorë

me rreth 400 ekonomi familjare. Sipërfaqja e basenit të Drenasit vlerësohet 1.5 - 2 km2

me trashësi 8 m, thellësia e shtresës së qymyrit është e pjerrët dhe shkon midis 8 – 81 m,

kurse rezervat llogariten rreth 26.000.000 t. të kategorisë C2, në hapësirën e të cilit

ndodhen fshatrat Gllobar, Poklek dhe Komoran me afro 6.000 banorë dhe rreth 600

ekonomi familjare. Sipërfaqja e basenit të Klinës llogaritet mbi 3 km2 me trashësi 35 – 40

m dhe thellësi 31 – 35 m, kurse vlera kalorike e tij është 5.450 kJ/kg. Rezervat e qymyrit

llogariten rreth 980 milion t të kategorisë C1, të cilat shtrihen nga Klina deri në Tuçepë

(Po aty).

Kurse studimet e kryera nga Instituti Inkos në vitin 2007, me kërkesë nga

Ministria e Energjetikës dhe Minierave, konstaton se rezervat gjeologjike për basenin e

Skënderajt janë rreth 106.639.520 t, pra me një ndryshim vlere prej 46.912.366 t nga

Instituti Geozavod.

Meqenëse, për nevoja energjetike në Kosovë shfrytëzohen rezervat e qymyrit në

Fushën e Kosovës, atëhere, në zonën e Drenicës këto rezerva qymyri do të shfrytëzohen

në perspektivë, duke krijuar kushte për zhvillimin ekonomik të saj, falë lidhjeve të mira

nepërmjet rrjetit të dendur rrugor dhe atij hekurudhor, i cili e lidh Drenicën me të gjitha

zonat tjera të trevës së Kosovës dhe më gjerë. Nga termocentralet e Kosovës këto

vendburime i ndanë kurrizi kryesisht kodrinor i Çiçavicës, prandaj dhe shfrytëzimi i tyre

për prodhimin e energjisë elektrike do të jetë mjaft i lehtë. Gjatë këtyre viteve përjashtim

bëjnë vetëm banorët lokalë të cilët e shfrytëzojnë qymyrin kryesisht në shtresat

sipërfaqësore të pronave të tyre.

Një rëndësi të veçantë duhet kushtuar ndotjes së ambientit nga shfrytëzimi pa

kriter i rezervave të qymyrit, sidomos djegija e tij dhe grumbullimi i hirit. Natyrisht,

duhet të merren masa për pasojat që do të shkaktohen drejtëpërdrejtë në ajër dhe përrenj,

të ndikuara në mënyrë të veçantë nga lagështira e ajrit dhe erërat.

Mineralet metalore

Ndër pasuritë natyrore më me vlerë llogariten ato metalore, të cilët janë baza e

zhvillimit ekonomik, përmirësimit të kushteve të jetesës dhe punësimi për komunitetin

lokal e më gjerë.

Rezervat e nikelit në zonën e Drenicës gjenden në disa vendburime si në atë

Golesh (Kodra), Çikatovës, Baks, Prellovc, Javor etj., të cilat gjenden në trajtë dhe forma

të ndryshme, kurse shfrytëzimi i tij fillon në fund të shekullit të XX-të. Studimet e kryera

në këtë zonë nga Instituti Gjeologjik “Geozavodi” më 1963, krijuan kushte për

themelimin e ndërmarrjes mineralike “Magura”, e cila kishte për qëllim vazhdimin e

studimeve në kërkimin e mineraleve në vitet në vijim. Në vitin 1978 filloi ndërtimi i

objektit industrial të hekur – nikelit në Drenas, kurse në vitin 1985 filloi prodhimi i

rregullt i nikelit, duke vazhduar deri në vitin 1991 në kohën kur masat e dhunshme serbe

ndërhynë me qëllim ndërpritjen e prodhimeve.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

25

Deri në këtë vit ishin të punësuar 1996 punëtorë nga Drenica dhe mëgjerë, ku

prodhoheshin rreth 6.801 t nikel, e cila vazhdoj deri në vitin 1998 ku u ndërpre prodhimi

përfundimisht. Pas përfundimit të Luftës në Kosovë (1999), prodhimi filloi, por me sasi

më të vogël, e cila çoi në privatizim të plotë të ndërmarrjes. Kurse në vitin 2006

privatizohet nga kompania NewCo Ferronikeli Complex L.L.C., për të filluar

shfrytëzimin e mineraleve një vit më vonë (2007), mirëpo numri i punëtorëve është

reduktuar dukshëm.

Në dy vendburimet kryesore në Golesh janë zbuluar rezerva me vlerë 7.375.341 t

me 1.33% Ni dhe 0.06% Co në Golesh nga të cilat (98.100 t nikel dhe 4.425 t kobalt) dhe

Çikatovë 12.730.706 t me 1.31% Ni dhe 0.07% Co, prej tyre (150.430 t metal nikel dhe

8.011 t kobalt), kurse rezerva e përgjithshme në dy vendburimet është 20.106.047 t.

Mineralet shfrytëzohen nga Miniera e Çikatovës në Drenas, e cila përbëhet nga dy trupa

mineralë “Dushkaja” dhe “Suka” (rreth 1 km afër njëra - tjetrës) dhe “Kodra” e Goleshit

në Lipjan.

Ndërtimi gjeologjik i vendburimeve të nikel-kobaltit paraqitet me kompleks

litologjik të ndikuar edhe nga veçoritë morfotektonike të zonës së Drenicës, të cilat i

përkasin kryesisht peleozoit, neogjen e pliocen-kuaternarit. Vendburimet e xeherorëve të

nikelit silikat janë formuar nga përqëndrimi i nikelit në koren e prishjes të ultramafikëve

(lateritizuar). Vendosja e trupave mineralë në zonën e mineralizuar gjendet në kontakt me

rreshpet dhe ranorët (Golesh). Vendburimi i përket tipit hidrotermal dhe lokalizohet

brenda serpentiniteve. Trupat xeherorë kanë formë thjerëzore dhe damarore me trashësi

prej 1-6 m.

Foto I.1. Industria e ferronikelit në Drenas

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

26

Rezervat e kromit janë zbuluar në disa lokalitete të zonës së Drenicës si Golesh,

Dritan (Dobroshevc), të lidhura me masivin ultramafikë kryesisht në dunite, i cili gjendet

në formë thjerëzash, pllakash dhe forma të çrregullta. Ky masiv në masë të madhe është

serpentinizuar dhe tektonikisht është i çrregullt, në pjesën më të madhe u përfshi nga

sedimente të moshave të reja. Kurse ato në Rahovec (Kramovik, Zatriq, Sferkë) lidhen

me masivin peridotito – serpentinit, të cilat llogariteshin rreth 10.000 t. Pas studimeve të

kryera në shekullin XX-të, për mineralin e kromit krijohen kushte për shfrytëzimin e tyre

edhe në ditët e sotme, gjithashtu duhet vazhduar studimet përfundimtare për njohjen më

të thellë të këtyre rezervave. Pjesa dërrmuese e këtij minerali në pjesën e Rahovecit është

shfrytëzuar në tërësi ose ka mbetur ende, por me cilësi të dobët minerare.

Studimet për kërkimin e këtij minerali në këtë pjesë filluan pas Luftës së Dytë

Botërore, natyrisht në bazë të vlerës që kishte për zhvillimin ekonomik të vendit, duke

vlerësuar përdorimin e tij në radhë të parë në metalurgji dhe industri kimike për shkakë të

rëndësisë strategjike që ka. Kromi në metalurgji është shfrytëzuar për prodhimin e

çelikut, i cili kishte përdorim të gjerë në industri, pastaj prodhimet metalike etj. Në

masivin e Dritanit kromi gjendet në disa pjesë si Përroni i Sukës dhe Kroni i Çalabisë, të

cilat shtrihen afër hekurudhës që e lidh këtë zonë me Fushën e Kosovës dhe Rrafshin e

Dukagjinit. Pas Luftës së Dytë Botërore ishin bërë disa studime në thellësitë 577 m, 591

m dhe 606 m, të cilat vërtetuan trupat mineralë të kromit në formë thjerëtash me përmasa

25 m gjatësi dhe 2 – 8 m gjerësi, pra me një sipërfaqe rreth 100 m2. Një pjesë e këtyre

Foto I.2. Vendburimi i boksitit në Gremnik

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

27

trupave mineralë për shkakë të daljes së tyre në sipërfaqe është shfrytëzuar me metoda të

ndryshme, kurse kanë mbetur pa u shfrytëzuar rreth 3.000 t mineral të varfër me

përmbajtje të Cr2O3 prej 15 – 20 %. Studimet tregojnë se në këto lokalitet gjenden disa

vendburime të vogla, në të cilat llogariten rreth 4.000 deri në 5.000 t, kryesisht të klasës

III (më pakë se 44 % të Cr2O3). Pikësynohet vazhdimi i hulumtimit të këtij minerali,

sidomos në shtresat e thella, në të cilat mendohet se ka rezerva të mëdha, nga të cilat do

të shtohet potenciali prodhues në perspektivë. Në lokalitetin tjetër Kroni i Çalabisë

studimet tregojnë për një shfaqje të vogël të mineralit të kromit të klasës së III me

përmbajtje të Cr2O3 prej 30 %.

Një mineral tjetër me rëndësi në këtë zonë është edhe boksiti, i cili gjendet në

masivin e shkëmbinjve ultramafik të Rahovecit e Gremnikut 5 deri në 10 km në juglindje

të Klinës, në një sipërfaqe prej 15 – 20 km2, me gjatësi rreth 15 km dhe gjerësi rreth 3.5

km. Mineralizimi i boksiteve në këtë zonë është i lidhur me depozitimet karbonatike të

kretakut të sipërm në nivelin turonian-mastrihtian. Rezervat e llogaritura të boksitit

arrijnë në rreth 2.7 milion ton. Studimet për këtë mineral filluan në vitin 1953, për të

filluar shfrytëzimin e tyre në vitin 1966, njëkohësisht në këtë vit u zbuluan trupat

mineralë të boksitit të kategorisë A + B në rreth 1.200.000 t me përmbajtje mesatare të

Al2O3 prej 51 % dhe SiO2 rreth 3 %. Studimet e kryera në 45 shpime deri në vitin 1977

treguan për rezervat e mineralit të boksitit në rreth 3.385.000 t të kategorisë A+B dhe

përmbajtje mesatare të Al2O3 = 48%, SiO2 = 2.36%, Fe2O3 = 37.18%. Mendohet në këtë

zonë të ketë rezerva të kategorisë C1 rreth 1.700.000 t dhe asaj C2 rreth 5.000.000 t, duke

llogaritur më shumë rezerva pas studimeve që do të bëhen në vijim. Mineralet kryesore

që ndodhen në boksite janë: diasporiti, bemiti, limoniti etj., por përmbajtjen më të madhe

e kanë mineralet e aluminit dhe hekurit. Në këtë zonë me analiza radiometrike janë

konstatuar përmbajtje të metaleve të rralla; uranium 3.5 – 9.4 gr/t dhe torium 17.3 – 47

gr/t, duke dëshmuar për praninë e vendburimit të lëndëve radioaktive, të cilat paraqesin

rëndësi të veçantë në zhvillimin ekonomik të saj (Po aty).

Me rëndësi të dukshme në këtë zonë është edhe minerali i hekurit. Studimet e

deritanishme në zonën e Drenicës zbuluan në rrethinën e Verbovcit, Tërstenikut të tipit

eolitik të hekurit. Rezervat e hekurit në fshatin Tërstenik vlerësohen në 483.557 t, me

përmbajtje hekuri 33.40% dhe nikeli 0.95%. Rezerva hekuri janë zbuluar gjithashtu edhe

në pjesën jugore të pellgut Drenica, mbi gëlqerorët e kretakut të sipërm të tipit sedimentar

piziolitik-olitik, në territorin e Carralevë-Shtime me vlerë 420.000 t.

(Strategjia minerare e Republikës së Kosovës, 2011).

Mineralet jometalore

Në zonën e Drenicës, përveç mineraleve metalore, janë zbuluar edhe rezerva të

konsiderueshme të mineraleve jometalore. Për nevojat e zhvillimit ekonomik një vend me

rëndësi e zë magneziti, i cili në zonën e Drenicës gjendet në serpentinitet e Goleshit, i

lidhur me shkëmbinjtë ultramafikë (pjesa veriore e Magurës), që është shfrytëzuar deri në

vitin 1999 me rezerva 110.000 ton/vit. Këto minerale gjenden edhe në rrethinën e Dritanit

dhe Dubovcit, por janë të pastudiuara sa duhet. Trupat mineralë paraqiten në formë

damarësh, shumica prej tyre kanë shtrirje afro meridionale. Tektonika e masivit

peridotito-ultramafikë ka qenë shumë e fuqishme dhe gjendet në dy drejtime gati tërthor

strukturore. Në Golesh shfrytëzimi i këtij minerali fillon në vitin 1928 dhe vazhdon deri

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

28

në vitin 1938 (në pragë të Luftës së II-të Botërore), duke prodhuar rreth 130.664 t të

magnezitit të papërpunuar, apo afro 66.290 t të magnezitit të pjekur kaustik, të cilët u

eksportuan në vendet e ndryshme të Europës (95%). Kurse në minierën e Dubovcit gjatë

viteve 1946 – 1963 ishin prodhuar rreth 53.640 t magnezit, e cila ishte mbyllur për të mos

funksionuar më, për shkakë se mbante materie të dëmshme dhe mungesës të teknologjisë

për pasurimin e mineralit. Damarët xeherorë të magnezitit në Golesh që janë në

shfrytëzim dhe studim të mëtejmë kanë trashësi 0.5 – 3 m (mesatarisht 2 m), kurse

trashësia më e madhe e tyre arrin 18 m. Gjatësia e këtyre damarëve ndryshon prej 100 –

500 m, kurse gjatësinë më të madhe e ka ai i “Magurës 1” rreth 1200 m. (Fig. I.4. Dushi

M., 2009).

Studimet e kryera në vendburimin e Goleshit vlerësojnë rreth 2.000.000 t rezerva

të kategorisë C2, kurse varfërimi i mineralit në bazë të kategorisë A+B+C1 llogaritet në

2.358.457 t edhe pse nuk është përfunduar studimi. Kurse në vendburimin damaror të

Dubovcit të kategorisë A+B+C1 janë vlerësuar rreth 964.949 t rezerva, të cilat mund të

shfrytëzohen në të ardhmen në bazë të investimeve që duhet të bëhen për këtë qëllim.

Studimet e kryera në Golesh vlerësojnë rreth 68.131.000 t dunite, kurse minerali i

kuarciteve gjendet në këtë zonë me rreth 148.000 t, ndërsa rëra kuarcite është vërtetuar në

disa lokacione me vlerë të përgjithshme afro 8.676.000 t.

Shkëmbinjtë gëlqerorë janë shumë të përhapur në zonën e Drenicës dhe gjenden

në sasi të madhe. Në grupin e këtyre shkëmbinjve hyjnë: gëlqerorët, dolomitet, mergelet

dhe gëlqeror të ndryshëm të metamorfizuar. Në Drenicë gëlqerorët shtrihen në fshatin

Çikatovë e Vjetër – Vasilevë 50.396.000 m3, Korreticë të Epërme 15.612.000 m3, Shalë

(Sedllar) 9.753.000 m3 dhe Gremnik me 4.588.000 m3, të cilat përmbajnë rezerva të

përgjithshme përkatësisht 84.584.000 m3 (Dushi M., 2009). Hulumtimet kanë treguar se

këta gurë mund të shfrytëzohet për prodhimin e agregateve për beton, prodhimin e gurëve

të thyer për shtresat bartëse të rrugëve etj. Kohët e fundit po shfrytëzohen edhe në pjesët

tjera si Malishevë (Llapushë), duke sjellur mjaft përfitime në ekonominë familjare

banorëve të zonës.

Foto I.3. Gurëpërpunues në Çikatovë (Drenas)

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

29

Shfrytëzimi pa kriter i gurorëve në vitet e fundit ka shkaktuar prishjen e peizazhit

natyror, duke ndihmuar edhe dukurinë e gërryerjes së tokës (erozionit).

Foto I.4. Prishja e peizazhit natyror nga shfrytëzimi i gurorëve në malet e Drenicës

Në zonën e Drenicës janë të njohura vendburime të argjilës me rëndësi të madhe

si lëndë e parë për prodhimin e tullave, tjegullave, enëve etj. Lokalitetet e pasura me

argjilë janë te Malisheva e Skënderaj, që cilësohen me veti të mira plastike dhe pa prani

të elementeve të dëmshëm (ranorë, gëlqerorë, squfur).

Në Malishevë sedimentet e pliocenit janë të përfaqësuara me argjila, rërë dhe

zhavor, rezervat e kategorisë B, janë rreth 250.000 m3. Kurse në Skënderaj për

shfrytëzimin e argjilës është ngritur fabrika, e cila prodhon tjegulla, tulla dhe blloka, duke

krijuar kushte të rëndësishme në këtë komunë, veçanërisht në punësimin e të rinjve, pasi

kjo veprimtari ekonomike kërkon numër të madh punëtorësh. Përgjithësisht pas vitit 2000

të gjitha fabrikat dhe minierat në Kosovë u privatizuan (përjashtuar minierën Trepça afër

Mitrovicës), një faktë i cili ndikoj në zvoglimin e numrit të punëtorëve dhe prodhimin e

lëndës minerale natyrisht, këtu duhet përjashtuar disa sektor industrial, të cilët kanë bazë

të mirë prodhimi mbështetur në lëndën e parë të mjaftueshme.

Në zonën e Drenicës janë zbuluar edhe disa burime të ujërave termo-minerale, për

të cilat ende nuk janë bërë studimet e duhura për vlerësimin e saktë dhe vlerën

ekonomike të tyre. Disa nga banjat (burimet) e njohura deri tani, si ato të Malishevës,

Baicës, Poklekut, Vërbocit (Drenas), Banjës (Skënderaj) etj., përdoren kryesisht për

kurimin e disa sëmundjeve.

Rëndësia e tyre do të bëhet e dukshme, duke krijuar kushte për investime nga

qeveria lokale në ngritjen e objekteve adekuate, të cilat duhet të pajisen me infrastrukturë

të nevojshme, për të ofruar shërbime kurative për shërimin e disa sëmundjeve,

veçanërisht reumatizmën dhe sëmundje lëkure.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

30

Foto I.5. Burimi i Banjës (Skënderaj), uji mineral e termal

Ujërat minerale që dalin nga thellësia e tokës, përmbajnë minerale të ndryshme,

në veçanti kripëra e gazra të tretura, të cilat ndikojnë pozitivisht në organizmin e njeriut.

Këto burime kanë rëndësi të madhe, sidomos për kërkimin e disa llojeve të mineraleve të

dobishme.

Nga sqarimi i mësipërm vërehet se, ndërtimi kompleks morfotektonik i zonës së

Drenicës dhe shumëllojshmëria e përbërjes litologjike me moshë nga paleozoi deri në

kuaternar, janë mjaft të përshtatshëm me praninë e pasurive minerale të shumta në këtë

zonë, të cilat kanë krijuar kushte për zhvillimin ekonomik sot dhe në perspektivë.

Pavarësisht nga studimet e pamjaftueshme në këtë zonë, mendojmë se rezervat minerale

janë një bazë e rëndësishme e zhvillimit të saj. Në këtë kuadër rëndësi të veçantë paraqet

shfrytëzimi racional dhe ruajtja e mjedisit gjatë këtij përdorimi, veçanërisht të lëndëve

minerale, gjatë shfrytëzimit pa kriter të tyre do të krijohen vatra erozioni, dëmtimi i

peizazhit natyror, duke i shtuar edhe ndotjen e mjedisit.

Një rëndësi të veçantë në ruajtjen e pasurive natyrore në këtë zonë dhe

shfrytëzimin racional të tyre, paraqet zbatimi i ligjeve aktuale për pasuritë natyrore dhe

hartimi i planeve mjedisore, të cilët do të krijojnë kushte për një zhvillim ekonomik të

qëndrueshëm sot dhe në perspektivë.

Më poshtë po e paraqesim hartën e shpërndarjes së pasurive minerale në këtë

zonë, të përpunuar nga Harta e mineraleve të Kosovës në shkallë 1: 200000, përjashtuar

guroret e hapura pas vitit 2006, të cilat nuk janë të paraqitura në te.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

31

Harta I.3. Pasuritë minerale në zonën e Drenicës

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

32

I.2.1.4. Rëndësia morfogjenike e faktorëve morfostrukturor në relievin e sotëm

Nga trajtimi i dukurive morfogjenike kryesore të zonës së Drenicës del se rolin

vendimtar e ka luajtur tektonika bllokore e re, e cila shprehet në format e relievit, të tilla

si trajta tepër e çrregullt e shtrirjes së pragut strukturor ku është modeluar relievi i kësaj

zone, kurrizet kryesisht kodrinore horstike, pellgjet grabenore e shkallët strukturore, duke

u ndarë midis tyre nga rrëpira tektonike më të shprehura në kufinjtë me zonat kufizuese

(fig I.1). Kurse struktura rrudhosëse e shkëputëse deri në mbihipje takohet në kreshtën

monoklinale Drenicë-Carralevë dhe drejtimin mbizotërues VP-JL të këtyre kurrizeve,

pellgjeve dhe rrjedhjeve ujore kryesore në sektorët e sipërm të tyre. Karakteri kryesisht

kodrinor i relievit në zonën e Drenicës shprehet nga mbizotërimi i lartësive 600 – 900 m

(97%), kurse pjesa tjetër (malore) shprehet në majat e relievit të kurrizeve Carralevë,

Çiçavicë, Kosmaçë etj.

Natyrisht, kushtet tektodinamike kanë ndikuar fuqimisht në përcaktimin e

përmasave të formave kryesore të relievit, veçanërisht lartësitë e tyre, nëpërmjet vlerës së

ngritjeve, duke i dhënë relievit të kësaj zone trajta të buta (me përjashtim të fushave

grabenore kufizuese).

Në veçoritë morfogjenike karakteristike të kësaj zone, vërejmë vlerat e thellësisë

së copëtimit, kryesisht në shkëmbinjtë gëlqerorë, ultramafikë, flishorë, kurse ato të

dendësisë së këtij coptimi shtrihen pothuajse tërësisht në terrigjenë. Vlerat e thellësisë së

copëtimit të relievit janë njëkohësisht një tregues i rëndësishëm i amplitudës së ngritjeve

tektonike me vlerë 800 - 900 m. Shkalla e copëtimit të relievit lidhet njëkohësisht me

përparimin e erozionit regresiv të rrjedhjeve ujore në varësi të ndërtimit litologjik (spikat

pjesa VL e kurrizit të Çiçavicës nga degët e majta të lumit Sitnica). Kurse vlerat mesatare

të thellësisë së copëtimit kanë çuar në krijimin e disa lugishteve, të cilat i kanë dhënë një

karakter mjaft të përthyer relievit. Një dukuri tjetër morfologjike është gjithashtu se

përmasat dhe drejtimi i shtrirjes së tyre pothuajse përputhet me atë të shkëputjeve

tektonike ku ato pothuajse janë modeluar. Në veçanti theksojmë se përbërja litologjike ka

luajtur rol kryesor në këto tipare morfologjike, të cilat shprehen në relievin e sotëm me

kontraste të shprehura ndaj formave kufizuese të tyre.

Krahas dukurive morfogjenike të lartëpërmendura, me rëndësi në modelimin e

relievit të kësaj zone, paraqiten edhe ato të jashtme, të tilla si veprimtaria e rrjetit të

rrjedhjeve ujore, ajo karstogjenetike dhe dukuritë shpatore, të cilat kanë krijuar tipat

gjenetik të relievit me të njëjtin emër, duke i dhënë atij një karakter kompleks në stade të

ndryshme evolucioni. Natyrisht, stadi i evolucionit të relievit në zonën e Drenicës lidhet

drejtpërdrejtë me etapën më të re të zhvillimit morfotektonik të bazamentit strukturor të

saj. Shpërndarja e rrjetit lumor, kryesisht nëpër pellgjet e trashëguara të tyre, i ndikuar

edhe nga diferencimi tektonik në pellgjet grabenore kufizuese, kanë ndikuar në një

evolucion morfologjik relativisht më të shpejtë dhe vlera më të mëdha të dendësisë e të

thellësisë së copëtimit të relievit në pjesën perëndimore se në atë lindore të zonës.

Rëndësia morfogjenike e relievit sot shprehet kryesisht në trajtat e trashëguara të

tij pra të transformuara nga tektonika e re pliocen-kuaternare, e cila çoi në formimin e të

gjitha formave të relievit të kësaj zone. Në pjesën VL të Drenicës shtrihet blloku malor

Çiçavicë-Carralevë me lartësi relativisht më të madhe se ai verior i kufirit të Drenicës,

kurse në qendër shtrihet një reliev kodrinor dhe VP ai nga Klina deri në bllokun e

Rahovecit. Midis këtyre formave të relievit janë ndërtuar pellgjet grabenore të Drenicës

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

33

dhe Mirushës, të cilët janë mbathur nga molasat liqenore, duke krijuar kushte për

formimin e tokës bujqësore.

I.3. Veçoritë e përgjithshme të relievit

Relievi i zonës së Drenicës dallohet për karakterin e theksuar të trajtave

kodrinoro- malor, forma të larmishme, shkallën e lartë të dendësisë së copëtimit dhe ate

mesatare të thellësisë së këtij copëtimi, pjerrësi mesatare deri në të madhe të shpateve,

larminë e tipave gjenetike të tij etj.

Harta I.4. Relievi i zonës së Drenicës

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

34

Në tiparet morfologjike të shpateve në relievin e kësaj zone kanë ndikuar

fuqimisht edhe ndryshimet klimatike gjatë periudhës kuaternare, të cilat manifestohen në

fazat akullnajore dhe ato ndërakullnajore. Natyrisht, dukuritë morfogjenike, të lidhura me

këto ndryshime klimatike kuaternare kanë vepruar njëkohësisht me toktonikën e krijimit

të maleve gjatë kësaj periudhe. Në këto kushte deshifrimi i rolit morfologjik të

ripërtëritjes tektonike dhe kushteve klimatike në modelimin e rrëpirave në veçanti dhe të

relievit në tërësi paraqitet mjaft i vështirë. Kështu etapat dhe intensiteti i zhvillimit të

relievit në këtë zonë mund të sqarohen nëpërmjet studimit të materialeve copëzore të

depozituara në pellgun e Drenicës dhe ate të Mirushës, të cilat dëshmojnë edhe për

faktorët dhe kushtet relievformuese.

I.3.1. Evolucioni morfotektonik e morfologjik i relievit

Në kuadër të dukurive morfotektonike e morfologjike relievi i Drenicës në tërësi

është formuar gjatë një pragu strukturor, i cili është diferencuar nga tektonika e re

pliocen-kuaternare. Diferencimi i parë u bë jashtë këtij pragu, duke përfshirë strukturat

grabenore kufizuese të Fushës së Kosovës në lindje dhe Rrafshit të Dukagjinit nga

perëndimi i tij. Në të njëjtën kohë diferencimi ka përfshirë edhe strukturën e këtij pragu,

duke çuar në formimin e pellgjeve grabenore të tillë si ai i Drenicës dhe Mirushës (fig.

I.1). Këto pellgje dallohen nga përthyerje të dendur të relievit, por me kontraste pak të

shprehura të tij në këtë zonë. Pellgjet e krijuara gjatë këtij pragu kanë qenë të lidhur me

fushat grabenore ndërmalore kufizuese në etapën liqenore të zhvillimit të tyre. Një lidhje

e tillë e këtyre pellgjeve me Fushën e Kosovës në lindje dhe Rrafshin e Dukagjinit nga

perëndimi ka vazhduar deri në mbyllje të etapës liqenore në kuaternar (Kodra. A., Elezaj

Z. Gjeologjia e Kosovës 2008). Në të njëjtën kohë këto fusha grabenore ndërmalore

pësuan një diferencim shumë më të fuqishëm, gjë që shprehet nga trashësia e

depozitimeve liqenore pliocenike me vlerë deri në 700 m për Fushën e Kosovës dhe 900 -

1000 m tek Rrafshi i Dukagjinit. Kurse gjatë pellgut të Drenasit trashësia e këtyre

depozitimeve arrinë 140 - 150 m, ajo e (Malishevës) Mirushës deri në 90 m, pra shumë

herë më e vogël prej atyre kufizuese.

Tektonika bllokore e re me shkëputje normale i ka dhënë përgjithsisht një trajtë të

tillë të gjitha strukturave të shkëmbinjve magmatikë, flishorë dhe rreshpeve paleozoike,

të cilët ndërtojnë tre kurrizet kodrinore-malore më të mdhenjtë të pragut, atë VL, në

qendër dhe JP të tij, duke u ndarë midis tyre me dy pellgjet grabenore të lartpërmendura.

Mbizotërimi i theksuar i strukturës grabenore në të dy anët kufizuese (VL-JP) dhe gjatë

kësaj zone ka ndikuar drejtpërdrejtë në shkatërrimin tektonik të dendur të bazamentit

strukturor të saj në trajtë horsti me shkëputje normale gjatësore e tërthore, të cilat kanë

rëndësi morfologjike të veçantë në relievin e zonës. Mbizotërimi i shkëputjeve gjatësore

lidhet drejtpërdrejtë me një shtrirje të tillë në tërësi të fushave dhe gropave grabenore

ndërmalore, të cilat përbëhen tërësisht nga molasat liqenore pliocenike dhe kuaternare

kryesisht aluvio-deluvionale-koluvionale. Në relievin e kësaj zone ato shprehen me

rrëpirat tektonike në përmasa dhe tipare morfologjike të ndryshme, të cilat përbëjnë

njëherazi kufijtë natyror morfotektonik e morfologjik të saj me nënjësitë kufizuese, kurse

shkëputjet normale në kufijtë e dy pellgjeve grabenore të saj i ndajnë ato me kurrizet

kodrinore-malore kufizuese. Shkëputjet tërthore ndërpresin vazhdimësinë e strukturave

terrigjene, magmatike dhe gëlqërore në shtrirje, duke çuar në krijimin e kurrizeve

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

35

kryesisht kodrinore të veçanta, që ndahen nga gryka tërthore dhe qafa tektonike (Gryka e

Drenicës, Llapushnikut, qafa e Dulës etj).

Dukuri tektodinamike e strukturave të kësaj zone është vlera relativisht e vogël e

ngritjeve tektonike të saj (800-900 m), gjatë të cilave janë formuar kurrizet kodrinore-

malore të lartpërmendura. Këto vlera janë rreth 300-400 m më të vogla se ato të njësive

morfostrukturore të zonave tjera në lindje të Kosovës, duke ndikuar drejtpërdrejtë në

mbizotërimin e një relievi kodrinor (rreth 97%).

Një veçori tjetër dalluese e këtij pragu theksojmë raportin e drejtimit të rrjedhjeve

ujore, me atë të shtrirjes së strukturave të kësaj zone, i cili përcaktohet nga fakti se niveli

bazë i erozionit të këtyre rrjedhjeve gjatë tërë periudhës së evolucionit morfotektonik e

morfologjik të relievit në zonën e Drenicës. Në tërësi drejtimi i këtyre rrjedhjeve kanë

qenë pellgjet liqenore ku ato kalojnë, duke formuar kështu lugina grabenore në trajtë

pellgu, të cilat janë modeluar në pellgjet e tyre të trashëguara (Drenica, Klina, Mirusha).

Kjo përshtatje e tyre me strukturën bllokore të zonës, ndiqet njëkohësisht nga përputhja e

relievit me këtë strukturë në tërësi. Këto tipare morfologjike i detyrohen drejtpërdrejtë

ndërthurjes së këtij pragu strukturor në trajtë horsti me ato grabenore gjatë tij.

Në relievin e sotëm të zonës së Drenicës ky tipar morfotektonik pasqyrohet me

krijimin e kurrizeve kodrinore-malore horstike me pellgjet grabenore kufizuese, duke

pasur një lidhje gjenetike midis tyre.

Në varësi të karakterit të lëvizjeve tektonike, përbërjes litologjike kushteve

klimatike vazhdon edhe evolucioni i relievit të sotëm të kësaj zone. Lëvizjet diferencuese

neotektonike vazhdojnë edhe sot, të cilat nxisin evolucionin morfologjik pothuajse në

këto përmasa, duke përcaktuar njëkohësisht tiparet karakteristike të relievit gjatë këtij

pragu strukturor.

I.3.2. Komplekset gjenetike dhe shfrytëzimi praktik i tyre

Relievi i zonës së Drenicës dallohet për një kompleks morfogjenik i lidhur

ngushtë me veçoritë e zhvillimit morfotektonik, morfologjik, e morfoklimatik. Në varësi

të faktorëve dhe kushteve të lartpërmendura të formimit në relievin e zonës së Drenicës

veçohen këto tipa gjenetik: relievi strukturor, ai karstik dhe lumor.

Relievi strukturor është një nga tipat më të përhapur në relievin e zonës së Drenicës, i

cili ka kaluar nëpër etapat e zhvillimit morfotektonik të strukturave ku ai është modeluar.

Prania e strukturave të thjeshta deri tek ato më të ndërlikuarat, krahas përbërjes

litologjike të shumëllojshme kanë përcaktuar tiparet kryesore morfogjenike të këtij tipi.

Strukturat mbizotëruese të zonës së Drenicës janë ato shkëputëse (horst-grabenor), kurse

ajo rrudhosëse ka një shtrirje shumë më të kufizuar nga fakti se janë ripërtëri nga

shkëputjet tektonike të reja. Midis tyre mbizotërojnë shkëputjet normale duke u dhënë

strukturave rrudhosëse tiparet e monoklinaleve, të horst-antiklinaleve etj. Gjithë ky

kompleks strukturash, bashkë me ndërtimin litologjik të tyre kanë përcaktuar

njëkohësisht karakterin diferencial të dukurive relievformuese të jashtme. Në kuadrin e

përgjithshëm morfologjik të zonës së Drenicës, të modeluar në njësinë morfotektonike të

pragut strukturor të saj, vërehet se relievi i saj në tërësi përputhet me tektonikën bllokore

të re, pra kurrizet kryesisht kodrinore janë modeluar në strukturat horstike, kurse fushat

grabenore ndërmalore të lartpërmendura e së bashku me pellgun e Drenicës dhe atë të

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

36

Mirushës të formuar në këtë strukturë. Nga tektonika rrudhosëse ruhen tiparet

morfologjike të kreshtës monoklinale tek kurrizi Drenicë-Carralevë, kurse drejtimi VP i

kësaj tektonike ruhet në atë të Çiçavicës dhe Rahovec-Koznik.

Format më kryesore të relievit strukturor janë kurrizet kryesisht kodrinore

horstike, rrëpirat tektonike, pellgjet grabenore, shkallët strukturore, pragjet strukturore,

grykat tërthore etj.

Në relievin e zonës së Drenicës spikasin strukturat e kurrizeve kryesisht

kodrinore, të cilat takohen në sektorin VL, atë qëndror dhe VP, së bashku me pellgjet

kufizuese gjatë saj. Kurrizet kryesisht kodrinore më tipike janë ato të formuara në

rreshpet paleozoike, flishet e kretakut, gëlqerorët e kretakut të ndërthurur në ultramafikë

(serpentinite), terrigjenë, në ranorët e konglomeratet e molasave të pellgjeve grabenore.

Midis tyre vlejnë të përmenden kurrizi Çiçavicë, Golesh, Drenicë, Berishë, Carralevë,

Blloku Rahovec-Koznik. Nga tektonika rrudhosëse ruhen tiparet morfologjike të kreshtës

monoklinale tek kurrizi Drenicë-Carralevë, Rahovec-Koznik.

Element i rëndësishëm i relievit strukturor janë edhe rrëpirat e shkëputjeve krahas

lugjeve, grykave e qafave të shumta, të cilat përbëjnë elementet morfologjike më të

shprehur në relievin e këtyre kurrizeve në tërësi. Në pragun strukturor të Drenicës ato

shtrihen kryesisht në kufijtë e tij me Rrafshin e Dukagjinit në perëndim dhe Fushën e

Kosovës nga lindja. Krahas tyre veçohen edhe ato gjatë këtij pragu, pra pellgu i Drenicës

dhe ai i Malishevës (Mirushës). Mosha e rrëpirave është e ndryshme dhe evolucioni i tyre

ka kaluar nëpër disa etapa, duke filluar nga mioceni e deri në pliocen-kuaternar. Rrëpirat

tektonike më të mëdha shtrihen gjatë kontaktit të kësaj zone me fushat grabenore

kufizuese dhe me pellgjet gjatë kësaj zone, kurse përmasat dhe tiparet morfologjike të

tyre përcaktohen nga vlerat e diferencimit tektonik, pjerrësia fillestare e planit të

shkëpujes dhe shkalla e fortësisë së shkëmbinjve që i ndërtojnë. Midis tyre spikat

shkëputja gjatësore Çiçavicë – Shtime, Fushticë – Carralevë, Skënderaj – Ujëmirë,

tërthoren e Sllatinës, Drenasit, Llapushnikut etj., gjatë të cilave janë modeluar rrëpirat e

shkëputjeve me të njëjtin emër në kufijt e nënjësive morfologjike të lartpërmendura. Në

përmasa relativisht më të vogla paraqiten gjithashtu rrëpirat e shkëputjeve të shpateve

kufizuese të bllokut perëndimor midis Gllarevës e Llugaxhisë, Dresnik, Gremnik e

Volljak, gjatë pjesës VL të këtij blloku. Rrëpira shkëputjesh janë edhe ato kufizuese të

pellgut të Drenicës e Mirushës etj., të cilat veçohen për lartësitë relative tepër të

ndryshme, veçanërisht ato të kurrizit VL dhe sektorit jugor të bllokut perëndimor.

Një vend të rëndësishëm në relievin strukturor zënë gjithashtu pellgjet grabenore

të formuara në këtë zonë, pra ajo e Drenicës dhe Mirushës, të cilat janë formuar kryesisht

në etapën pliocen-kuaternar. Ato lidhen me uljet e fuqishme neotektonike, të cilat kanë

kaluar etapën liqenore të evolucionit pliocen – kuaternar.

Element tjetër me rëndësi në relievin strukturor paraqiten shkallët strukturore, të

cilat janë të lidhura me tektonikën bllokore dhe me ndërthurjen e shkëmbinjve me fortësi

të ndryshme. Në zonën e Drenicës veçohen ato në lugun e Drenicës, kurrizin VL në

drejtim të Fushës së Kosovës, pjesa midis Bardhit të Madh dhe Sllatinës, Carralevës,

Kosmaç - Gurakuq, Lluzhnicës, duke i shtuar njëherazi atë të Lladrovcit, Dersnik -

Gremnik, Volljak, Kramovikut, Mirushës etj.

Me rëndësi në relievin strukturor janë pragjet strukturore të formuara kryesisht në

kufijtë ndarës midis pellgjeve grabenore midis të cilave në zonën e Drenicës tiparet

morfologjike të dukshme i ka pragu strukturor i Llapushnikut midis pellgut të Drenicës

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

37

dhe të Mirushës. Element i rëndësishëm në relievin strukturor janë edhe grykat tërthore të

formuara nga mospërshtatja e rrjetit hidrografik në strukturat e kësaj zone, të cilat ndajnë

kurrizet kodrinore – malore të formuara në këto struktura, ku më të mirënjohurat është

ajo e Drenicës (Dobroshevcit), Sllatinës, Llapushnikut dhe Carralevës, të cilat ndërpresin

kurrizin e Çiçavicës, të Goleshit, Kosomaçit, Carralevës, Nerodimës, kurse gryka e

Mirushës ndan bllokun kodrinor të Llapushës me atë të Koznikut.

Relievi karstik, ky tip relievi dallohet për forma të larmishme dhe origjinale, i cili

zhvillohet nga dukuritë karstike në stukturat gëlqerore të kësaj zone. Këta shkëmbinj

kanë një shtrirje relativisht të gjerë në zonën e Drenicës gjatë sektorit JP të bllokut

perëndimor, Berishë-Carralevë etj.

Kushtet më të përshtatshme për zhvillimin e këtyre dukurive i kanë gëlqerorët e

mesozoit, veçanërisht ato të kretakut, pasi përmbajnë më pak material të patretshëm, janë

masivë dhe në shumë raste paraqiten shtresëtrashë dhe dendësisht të tektonizuara, kurse

sipërfaqja e përgjithshme e tyre në këtë zonë është mbi 30 km2. Zhvillimi i karstit këtu

nxitet dhe nga kushtet tektodinamike me mbizotërim të ngritjeve, të cilat shoqërohen me

shkëputje kryesisht normale, i cili shprehet me format e relievit sipërfaqësor dhe atij

nëntokësor. Çarjet dhe plasaritjet e shumta në gëlqeror, që kanë përmasa e drejtime të

ndryshme, kanë fuqizuar dukurinë e karstifikimit dhe shërbejnë si fillim i erozionit

karstik. Në zhvillimin e karstit ndikon edhe mbulesa e varfër bimore si rrjedhoj e prerjeve

pa kriter të kësaj bimësie dhe humbjes së ujrave nëpër rrjetin e çarjeve të ndryshme, të

cilët përshkojnë masën e shkëmbinjve gëlqeror.

Në sektorin e bllokut perëndimor prania e dukurive karstike është më e dukshme

pasi pykëzimi tektonik i shkëmbinjve ultramafikë të Gremnikut në gëlqerorë gjatë

shkëputjes tektonike tërthore Dushë-Gllarevë (Harta Gjeologjike dhe Tektonike e

Kosovës, shk, 1:200000, 2006), e cila ka ndarë sektorin verior të këtij blloku në dy pjesë,

në atë VP dhe atë JL, nepërmjet lugishtes së linjës shkëputëse të Sferkës me gjatësi 1-2

km. Meqenëse pjesa më e madhe e këtyre shkëmbinjve ndërtojnë bazamentin e kësaj

lugishte, gjithë relievi i këtij sektori është modeluar pothuajse tërësisht në gëlqerorët e

kretakut me zhvillim të ndryshëm të dukurive karstogjenetike. Në pjesën veriperëndimore

relievi paraqitet dendësisht i karstifikuar, pra me vlera shumë të vogla të dendësisë së

copëtimit, duke çuar në formimin e një seri hinkash e dolinash (gropa) në përmasa nga

50-80 m e diameter deri në 120-130 m. Këto forma zënë një sipërfaqe të përgjithshme

rreth 18 km2 midis grykës së Klinës në veri dhe Përçevës nga jugu, me një gjatësi 6 km

dhe gjerësi 3.5 km. Në juglindje shtrihet pjesa tjetër e sektorit verior të bllokut

perëndimor, i cili shënon ndryshime të theksuara të relievit, lidhur në veçanti me

zhvillimin e karstit sipërfaqësor, pavarësisht nga përbërja litologjike pothuajse e njëjtë.

Tipari morfologjik karakteristik i relievit në këtë sektor, në raport me atë VP të

lartpërmendur, është zhvillimi shumë më i pakët i formave karstike sipërfaqësore, pra me

përjashtim të hinkave të rralla, krahas vlerave të mëdha të dendësisë së copëtimit në të

gjithë shtrirjen e tij.

Mungesa e depozitimeve molasike neogjenike në këtë sektor lë të mendohet se

gjatë etapës liqenore të evolucionit në pellgun e Mirushës ky sektor përfaqësonte një

shkallë strukturore pak të diferencuar nga bazamenti grabenor i këtij pellgu, i cili ndodhet

në një regjim tektonik ngritës nga kuaternari i ri deri sot. Këta faktorë morfotektonikë

kanë përcaktuar një periudhë relativisht më të re të dukurive karstogjenetike në raport me

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

38

sektorin VP të lartpërmendur. Mungesa e formimit të lugishteve gjatë këtij sektori lidhet

në radhë të parë me amplitudën e vogël të ngritjeve tektonike të reja të strukturës

gëlqerore të tij dhe karakterit të përkohshëm të rrjedhjeve ujore, duke ruajtur vetëm

shtretërit e tyre.

Në zhvillimin e karstogjenezës gjatë këtij kurrizi të bllokut perëndimor kanë

ndikuar njëkohësisht një sërë shkëputjesh lokale, të cilat përshkojnë tërthorë masën

gëlqerore. Ato kanë përcaktuar drejtimin e shtrirjes dhe përmasat e formave kryesore të

relievit karstik sipërfaqësor, krahas përshpejtimit të qarkullimit të ujërave në thellësi të

masivit, duke kushtëzuar mungesën pothuajse të plotë të rrjedhjeve ujore sipërfaqësore.

Një rol të rëndësishëm në dukuritë karstogjenetike kanë luajtur edhe kushtet e një relievi

lehtësisht të valëzuar, pra në trajtën e një pllaje, e cila vazhdon pothuajse në të gjithë

shtrirjen e këtij kurrizi, duke rujatur mjaft mirë fragmentet e sipërfaqes erozionale

neogjenike të ngjajshme me atë të Llapushës (Prekorupës). Zhvillimi i dendur i formave

të relievit karstik sipërfaqësor deri në përmasat e hinkave dhe dolinave, i ka dhënë relievit

të kësaj sipërfaqeje një trajtë tepër të përthyer, e cila lidhet me praninë e kurrizeve

ndarëse kodrinore. Përmasat e shtrirjes së këtyre formave të relievit karstik sipërfaqësor

shtrihen në një sipërfaqe rreth 16 km2, ku numrin më të madh e përbëjnë hinkat me

diametër 30-80 m. Kurse dolinat zënë pothuajse pjesën qëndrore të këtij kurrizi, pra atu

ku trashësia e masës gëlqerore është më e madhe, duke arritur një gjatësi 500-600 m dhe

gjerësi 250-300 m. Siç u theksua më lart, drejtimi i shtrirjes së këtyre dolinave është afro

lindje-perëndim, pra pothuajse i njëjtë me atë të shkëputjeve tektonike tërthore ku ato

janë modeluar, duke dëshmuar dukshëm për praninë e një karsti të orientuar.

Relievi lumor përfaqëson një ndër tipat më të rëndësishëm të relievit në zonën e

Drenicës, pavarësisht nga karakteri i përrenjve të rrjedhjeve ujore të saj. Përfaqësohet prej

rrjetit të lugjeve, të cilët përshkojnë relievin e kësaj zone, të cilat në këtë zonë formohen

gjatë kuaternarit. Rrjeti i lugishtave, tiparet morfologjike të tyre janë formuar si rrjedhoj e

një evolucioni morfologjik i lidhur kryesisht me ndryshimet klimatike. Veprimtaria e

rrjedhjeve ujore është dukuria morfogjenike e jashtme kryesore e modelimit të relievit në

këtë zonë.

Gjatë pleistocenit kushtet tektodinamike me mbizotërim të ngritjeve çuan në

fuqizimin e erozionit të rrjedhjeve ujore i shoqëruar me formimin e lugjeve dhe

lugishtave. Një pjesë e këtyre lugishtave, si ai i Drenicës e Mirushës janë formuar gjatë

pellgjeve grabenore të trashëguara me të njëjtin emër.

Lidhur me raportin e rrjedhjeve ujore me strukturat e formuara në zonën e

Drenicës, theksojmë se përgjithësisht rrjeti përshtatet gjithashtu me tektonikën bllokore,

pra pjesa më e madhe e tyre kalojnë gjatë pellgjeve grabenore të trashëguara, duke ruajtur

në pjesën dërrmuese tiparet morfologjike të tyre. Këtu bën përjashtim përroi i Klinës, i

cili kalon pothuajse gjatë boshtit të strukturës flishore në të gjithë gjatësinë e rrjedhjes së

sipërme deri tek gryka tërthore e Ujmires. Lugu i rrjedhjes së sipërme të Klinës, midis

Skënderajt dhe grykës së Ujmirit, është e tipit epigjenik (me mbivendosje), sepse ajo

është thelluar në molasat neogjenike, të cilat mbulonin flishet e kretakut gjatë pragut

strukturor të Drenicës. Me rëndësi morrfologjike në krijimin e këtij lugu, krahas dukurisë

së epigjenezës, është dhe shkëputja tektonike lokale, e cila përgjithsisht ndiqet nga

rrjedhja e përroit të Klinës deri në Ujmir. Kurse përroi i Drenicës dhe ai i Mirushës

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

39

rrjedhin tërësisht në molasat neogjenike të pellgjeve grabenore me të njëjtin emër deri tek

hyrja në grykat tërthore të tyre.

Rrjedhjet e këtyre përrenjve, të cilët modelojnë relievin e kësaj zone, formojnë

kthesa të menjëhershme gjatë sektorëve të poshtëm të rrjedhjes së tyre, duke formuar

grykat tërthore përkatëse. Ky rrjet ujor ka shfrytëzuar njëkohësisht, mjaft shkëputje

gjatësore dhe ato tërthore, duke u përshtatur me tektonikën shkëputëse, të cilat kanë

përcaktuar njëherazi karakterin kompleks të këtyre grykave.

Natyrisht, ndryshimet e theksuara të nivelit bazë të erozionit midis Rrafshit të

Dukgjinit (370 m) në perëndim dhe Fushës së Kosovës (550 m) nga lindja, të cilat lidhen

me vlerat më të mëdha të diferencimit tektonik të bazamentit grabenor të Rrafshit të

Dukagjinit, kanë përcaktuar drejtimin e rrjedhjes perëndimore të përroit të Klinës dhe

Mirushës, kurse në lindje ai i Drenicës. Një shpërndarje e tillë e rrjedhjeve ujore, të

kushtëzuar nga dukuritë tektodinamike, kanë ndikuar në vlera më të mëdha të dendësisë e

të thellësisë së copëtimit të relievit në pjesën perëndimore në raport me atë lindore të

kësaj zone.

Ndikimi i rrjetit të përrenjve në modelimin e relievit në kurrizet kodrinore-malore

të zonës së Drenicës, i shoqëruar njëkohësisht me atë strukturor e karstogjenetik, i ka

dhënë atij një karakter kompleks poligjenetik. Erozioni regresiv i degëve të lumit Sitnica

ka arritur deri tek kulmi i kreshtës monoklinale të Çiçavicës, i cili është nxitur nga

përbërja flishore dhe tektonizimi i dendur i tyre. Kjo veprimtari gërryese ka çuar në

formimin e disa grykave dhe qafave ndarëse, në të cilat spikat gryka e Brusnikut dhe qafa

tektonike e Lubovecit. Në këtë kurriz (VL) ndikimin më të madh ka pasur përroi i

Drenicës, i cili ka formuar kufijtë morfologjikë midis tre blloqeve kodrinore nepërmjet

rrjetit të degëve të tij. Mjaft karakteristike paraqitet edhe drejtimi i rrjedhjes së Klinës në

raport me atë të strukturës së vargut kodrinor-malor qëndror, e cila në sektorin e sipërm të

saj deri në Skënderaj ruan një shtrirje tipika gjatësore. Kurse në sektorin e poshtëm pret

në drejtim diagonal (midis Skënderajt dhe Ujmirit) dhe tipik tërthor (midis Ujmirit dhe

qytetit të Klinës) këtë strukturë. Ky raport i përroit të Klinës me strukturën terrigjene të

kurrizit kodrinor, ka ndikuar drejtpërdrejtë në drejtimin e copëtimit dhe tiparet e tjera

morfologjike të relievit në këtë sektor.

Mjaft karakteristik paraqitet fakti se tek blloku perëndimor rrjeti i dendur i degëve

nga e majta e lumit Drinit i Bardhë në këtë sektor është thelluar në trashësinë e molasave

liqenore neogjenike, të cilat kanë arritur me erozion regresiv deri tek kontakti i tyre me

gëlqerorët. Kjo veprimtari gërryese i ka dhënë tiparet morfologjike të një muri natyror me

origjinë strukturore këtij blloku. Rrjedhja e Mirushës nga jugu formon tipare

karakteristike gjatë shtrirjes, duke formuar gjatë tij kanionin me të njëjtin emër dhe

njëkohësisht një shkallëzim tektonik të relievit në këtë sektor.

Në relievin e pellgut të Drenicës dhe atë të Mirushës dukuria morfologjike e

jashtme kryesore e modelimit të relievit të tyre është veprimtaria e ujërave rrjedhëse

sipërfaqësore në përmasat e përrenjve e rrëkeve, të tillë si Drenica, Vërbovci dhe

pjesërisht Klina, Brusniku, Mirusha etj.

Në ndryshim nga përroi i Drenicës, i cili përgjithësisht rrjedh gjatë boshtit të

strukturës grabenore, ai i Mirushës, përkundrazi, kalon gjatë skajit JP të pellgut grabenor

me të njëjtin emër, duke kushtëzuar një asimetri strukturore të theksuar të shpateve dhe

një shtrirje të degëve gati tërësisht nga ana e djathtë e tij. Rrjedhja kryesore e Mirushës, e

cila ndjek pothuajse drejtimin e shkëputjes tektonike me të njëjtin emër, përbën jo vetëm

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

40

dukurinë morfologjike të jashtme kryesore të zhvillimit të relievit, por edhe nivelin bazë

të erozionit për dukuritë tjera relievformuese të këtij pellgu.

Përfundimisht theksojmë se lugjet dhe lugishtet e përrenjve të lartpërmendur janë

formuar në trashësinë e molasave liqenore pliocen-kuaternare, gjë që shprehet tek

gjerësia e lugut të Drenicës me vlerë 500-600 m, kurse ai i Mirushës dhe Klinës deri në

400 m.

Shfrytëzimi i komplekseve gjenetike të relievit të krijuara nga dukuritë e përmendura

më lart është i një rëndësie të madhe, sepse relievi me të gjithë komplekset gjenetike të tij

ka krijuar kushte të përshtatshme për zhvillimin e gjithanshëm ekonomik.

Lidhur me komplekset gjenetike të relievit si ato strukturor, karstik, lugjet, lugishtet e

rrjedhjeve ujore, pellgjet grabenore etj., paraqesin kushte të përshtatshme për shtrirjen e

qendrave rurale e atyre urbane, veçanërisht në fundin e pellgjeve grabenore të Drenicës

dhe Mirushës. Krahas qendrave të shumta të banimit relievi kompleks i kësaj zone ka

krijuar kushte të përshtatshme për shfrytëzimin e pasurive natyrore sipërfaqësore dhe

nëntokësore. Kushtet tektodinamike të zhvillimit të këtij relievi kanë ndikuar

njëkohësisht në veçoritë klimatike të regjimit ujor sipërfaqësor dhe atij nëntokësor, të

mbulesës së tokave dhe asaj të bimësisë.

Në relievin karstik të zonës së Drenicës siç është theksuar më lart janë krijuar

dolinat me përmasa nga më të ndryshmet, të cilat kanë fund gati të rrafshtë të mbathur me

materiale të imëta të ç’gelqerizimit të ardhura nga shpatet, duke krijuar kushte për

formimin e tokës bujqësore dhe kultivimin e tyre.

Në sektoret ku rrjedhjet ujore kalojnë tërthor strukturave janë formuar gryka

tërthore të thella e të ngushta, të cilat janë të përshtatshme për ndërtimin e veprave

hidroteknike (diga), në drejtim të shfrytëzimit të tyre për prodhim të energjisë ujore,

kalimin e rrugëve të komunikacionit etj.

Tarracat lumore gjatë lumit Drini i Bardhë kanë rëndësi të madhe praktike për

kërkimin e mineraleve të dobishme (magnezitet), të materialeve të ndërtimit, për gjetjen e

ujërave nëntokësore dhe shfrytëzimin e tyre si tokë bujqësore, për ndërtimin e qendrave

rurale (të shumta në zonën e Drenicës) dhe atyre urbane si qyteti i Skënderajt, Klinës,

Malishevës të ndërtuar në anën e djathtë të përroit të Klinës e Mirushës. Gjatë lugjeve një

përbërës morfologjik tepër i rëndësishëm janë edhe zallishtoret e mbathura rëra, argjila,

zhavorre, të cilat shfrytëzohen si toka bujqësore, materiale ndërtimi.

I.3.3. Nënnjësitë morfologjike të Drenicës

Në kuadrin e zonimit tektonik dhe përbërjes litologjike në zonën e Drenicës, janë

kushtëzuar formimi i strukturave kryesore të zonës, veçanërisht ajo shkëputëse (horst-

grabenore) siç është përmendur më lart, ku veçohen kurrizet kodrinoro-malore horstike të

kufizuara nga pellgjet grabenore. Në kuadrin e përgjithshëm morfologjik zona e Drenicës

ka trajtën e një pellgu strukturor midis njësive morfologjike grabenore kufizuese. Krahas

tektonikes një rol morfologjik të rëndësishëm luajn njëkohësisht dukuritë relievformuese

të jashtme, veçanërisht atij lumor.

Trajtimi i relievit të kësaj zone, nisur nga veçoritë morfologjike e morfotektonike

të parashtruara më lart, do të bëhet në bazë të përbërësve kryesorë të tij, të tillë si kurrizi

kodrinoro-malor Çiçavicë-Carralevë, ai i Llapushës dhe pellgu i Drenicës.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

41

I.3.3.1. Kurrizi kodrinoro-malor Çiçavicë-Golesh

Krahasuar me përbërësit tjerë morfologjik të Drenicës, ky kurriz veçohet nga

përmasat më të mëdha, tiparet e një relievi kodrinoro-malor relativisht më të shprehur dhe

një shtrirje gjatësore karakteristike deri në 32 km, gjerësi 3-8 km dhe lartësi 700-1000 m.

Në tërësi formimi i këtij kurrizi është bërë gjatë një strukture horstike, i cili lidhet

drejtpërdrejtë me shtrirjen e tij midis fushës grabenore ndërmalore të Fushës së Kosovës

në VL dhe pellgut të Drenicës me të njejtën origjinë në JP, duke u ndarë midis tyre nga

rrëpira shkëputjesh. Shkëputjet gjatësore kufizuese, si ajo e Çiçavicë-Shtime nga VL dhe

ajo Lubovecit, Sllatinës, Fushticës dhe Carralevës, i kanë dhënë strukturës së këtij kurrizi

trajtë bllokore në shtrirje (Harta Gjeologjike, e Tektonike e Kosovës, shk, 1:200000,

2006). Në pjesën dërrmuese ndërtohet nga rreshpet paleozoike, të cilat ndërthuren me

blloqe kuarcitesh dhe mermerësh, veçanërisht sektori jugor midis grykës së Drenicës dhe

asaj të Fushticës, kurse shkëmbinjtë magmatikë (serpentinite) përbëjnë kryesisht malin e

Goleshit (Po aty).

Në bazë të ndryshimeve morfologjike, të kushtëzuara kryesisht nga veçoritë

morfotektonike të lartpërmendura, ky kurriz kodrinor ndahet në pjesën veriore me

Çiçavicën dhe atë jugore midis grykës së Drenicës dhe Carralevës, të cilat janë trajtuar

veçmas më poshtë.

Kurrizi i Çiçavicës Shtrihet në pjesën afro lindore të zonës së Drenicës me kufij natyror morfologjik

të spikatur, të cilët përfaqësohen nga struktura grabenore e Fushës së Kosovës në VL, ajo

e pellgut të Drenicës me të njejtën origjinë në JP.

Foto I.6. Kurrizi kodrinoro – malor horstik i Çiçavicës, i cili përfundon me rrëpirë

shkëputje gjatë pellgut grabenor të Drenicës nga perëndimi

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

42

Kurse në VP kufiri morfologjik përfaqësohet nga qafa tektonike e Lubovecit dhe gryka

tërthore e Drenicës në JL me një gjatësi rreth 18, km gjerësi 2-8 km dhe lartësi 600-1000

m (Çiçavica 1091m).

Kurrizi kodrinoro – malor i Çiçavicës në pjesën më të madhe të tij ndërtohet prej

shkëmbinjve rreshporë të paleozoit, kurse në një distancë rreth 5 km, midis grykës së

Brusnikut dhe qafës së Lubovecit përbëhet nga flishet e kretakut, duke ndryshuar mjaft

nga përmasat dhe tiparet morfologjike. Këto ndryshime përputhen me vlerat më të mëdha

të ngritjeve tektonike të strukturës rreshpore (200-300 m), të cilat kanë nxjerrë në reliev

përmasat më të mëdha se ato të strukturës flishore të pjesës VP.

Në përgjithësi kurrizi ruan tiparet morfologjike të një kreshte monoklinale, shpina

e të cilës bie nga VL, duke u karakterizuar nga një asimetri strukturore e shprehur e

shpateve, pavarësisht nga origjina tektonike e njejtë e tyre. Struktura lindore e kësaj

kreshte paraqitet dendësisht e copëtuar nga degët e majta të lumit Sitnica, duke i dhënë

asaj një trajtë tepër të përthyer me lartësi relative 150-200 m, derisa përfundon në glacis

të fundit të shpatit mbi molasat liqenore pliocenike. Erozioni regresiv i degëve të lumit

Sitnica ka arritur deri tek kulmi i këtij kurrizi, i cili është nxitur nga përbërja flishore dhe

tektonizmi i dendur i tyre, duke çuar në formimin e disa majave, grykave dhe qafave

ndarëse. Midis tyre veçohen gryka e Brusnikut dhe qafa tektonike e Lubovecit, duke

krijuar kushte të përshtatshme njëkohësisht për shtrirjen e rrjetit të qendrave të banimit.

Foto I.7. Kurrizi kodrinoro – malor horstik i Çiçavicës, i cili përfundon me rrëpirë

shkëputje në pellgun grabenor të Drenicës në skajin VP të tij (qafa tektonike e Lubovecit)

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

43

Në vazhdimin JL shtrihet pjesa më e lartë dhe njëherazi më e gjerë e kurrizit të

Çiçavicës, e cila paraqet tipare morfologjike krejt të ndryshme, lidhur me vlerat më të

mëdha të ngritjeve tektonike dhe përbërjen pothuajse tërësisht rreshpore të strukturës së

tij, veçanërisht në qendër të saj midis Krasaliqit dhe Gradicës me lartësi mbi 1000m.

Tipari morfologjik karakteristik i këtij kurrizi është asimetria strukturore e dukshme e

shpateve, ku krahas tektonikës bllokore ka ndikuar edhe përbërja litologjike e ndryshme e

shpatit JP, pra rreshpe, flishe e serpentinite me shkallë fortësie tepër të ndryshme midis

tyre.

Foto I.8. Kurrizi kodrinoro-malor i Çiçavicës, rrëpira e shkëputjes e shpatit lindor mbi

relievin kodrinor liqenor pliocenik të Fushës së Kosovës

Pjesa JL e këtij kurrizi shtrihet menjëherë nga gryka e Drenicës në atë të

Carralevës me një gjatësi rreth 24 km, gjerësi 6-8 km, kurse lartësia 600-800 m, duke u

karakterizuar nga një reliev pothuajse tërësisht kodrinor. Këtu bën përjashtim vetëm maja

e Goleshit me lartësi 1018m, i cili ka një drejtim shtrirjeje afro meridionale, pra të njejtë

me atë të strukturës së lartëpërmendur ku është formuar.

Në pjesën dërrmuese ndërtohet nga shkëmbinj rreshporë të paleozoit, të cilët

ndërthuren me blloqe kuarcitesh e mermeresh, kurse gati në qendër të këtij kurrizi del

masivi i serpentiniteve të Goleshit në trajtën e një trekëndëshi në kontakt tektonik me

rreshpet, të cilat diferencohen mjaft mirë edhe në relievin e sotëm.

Pjesa më e madhe e shkëputjeve tektonike kryesore janë shfrytëzuar nga degët e majta të

lumit Sitnica, veçanërisht dega kryesore e tij ai i Drenicës, të cilët kanë formuar kufijtë

morfologjik midis tre blloqeve kodrinore të veçantë të këtij kurrizi në tërësi. Prania e

depozitimeve molasike pliocenike mbi këtë bllok kodrinor në lartësinë 650-750 m, pra

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

44

rreth 50 m nën lartësinë kulmore të tij, mendohet se gjatë etapës liqenore relievi i këtij

blloku ka qenë mbuluar prej këtyre depozitimeve. Këzo depozitime më vonë janë

shpërlarë (kuaternari i mesëm), duke nxjerrë në reliev fragmentet e peneplenës

neogjenike, e cila ruhet mjaft mirë në relievin e sotëm.

Foto I.9. Gryka tërthore komplekse e Carralevës, e cila pret horstin rreshpor paleozoik të

kurrizit kodrinoro – malor me të njëjtin emër

Kurrizi kodrinor i Bardhit të Madh, pavarësisht se ka vazhdim të natyrshëm me

Çiçavicën, të cilët ndahen nga gryka e Drenicës, ruan trajtën bllokore tipike me gjatësi

rreth 9 km, gjerësi 3-6 km kurse lartësia 600-800 m, duke ndryshuar menjëherë nga

shtrirja tipike gjatësore e Çiçavicës.

Ky kurriz kodrinor, pavarësisht nga trajta e përgjithshme bllokore, dallohet nga

një asimetri strukturore e dukshme e shpateve, pra me një trajtë lehtësisht monoklinale,

balli i të cilës, pra rrëpira komplekse e shpatit lindor, përfundon në fushën grabenore

ndërmalore të Fushës së Kosovës midis grykës së Drenicës dhe qafës së Sllatinës në një

lartësi relative rreth 200 m. Në shtrirje paraqet dy pamje të ndryshme, ajo midis Bardhit

të Madh dhe grykës së Drenicës në një gjatësi rreth 4 km, i cili përfundon drejtpërdrejtë

në shtratin e kësaj gryke me pjerrësi të madhe dhe trajtë gati vijëdrejtë, duke pasqyruar

mjaft mirë tiparet morfologjike të rrëpirës në shkëputje.

Kurse pjesa tjetër, ajo midis Bardhit të Madh dhe qafës tektonike të Sllatinës,

përkundrazi, përfundon në shkallën strukturore të molasave liqenore pliocenike me lartësi

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

45

600-650 m dhe gjerësi 1,5-2 km, duke krijuar kontrast morfologjik të shprehur me

zvogëlim të menjëhershëm pjerrësie të mbuluar prej glacis të fundit të shpatit.

Foto I.10. Gryka tërthore komplekse e Drenicës (Bardhit të Madh), e cila pret horstin

magmatik të kurrizit kodrinoro – malor të Çiçavicës

Mali i Goleshit shtrihet në skajin verior të këtij kurrizi midis lugut tektonik të

Koreticës dhe atij të Fushticës me gjatësi rreth 6 km dhe gjerësi afro 5 km, i cili lartësohet

deri në 1019 m, duke u diferencuar menjëherë nga një lartësi relative 200-350 m ndaj

kurrizit kodrinor të Bardhit të Madh nga veriu dhe atij të Blinajës në jug me kufijtë

morfologjik të lartëpërmendur. Masivi i shkëmbinjve magmatikë të Goleshit ku është

medeluar mali me të njëjtin emër, dallohet nga një asimetri strukturore e shprehur, e cila

lidhet drejtpërdrejtë me kontaktin tektonik të këtyre shkëmbinjve me rreshpet dhe

kuarcitet paleozoike nga perëndimi, jugu dhe veriu i këtij masivi.

Vazhdimin jugor të këtij mali e përbën kurrizi kodrinor i Blinajës me gjatësi 13

km, gjerësi 5-7 km dhe lartësi 600-800 m, i cili është modeluar në pjesën dërrmuese në

rreshpet e paleozoit me strukturë tipike bllokore, duke u pasqyruar mjaft mirë edhe në

tiparet morfologjike të tij. Vlen të theksohet se drejtimi i shtrirjes së këtij kurrizi kodrinor

është tipik VP-JL, pra i njejtë me atë të kurrizit malor të Çiçavicës në skajin verior, i cili

lidhet me atë të strukturës ku ai është modeluar, por edhe me ato grabenore të fushave

kufizuese. Kurse vlerat relativisht të vogla të lartësisë së këtij kurrizi (200-250 m) ndaj

këtyre fushave janë rrjedhojë e amplitudës së ngritjeve tektonike të strukturës rreshpore të

tij.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

46

Foto I.11. Masivi magmatik i kurrizit kodrinor-malor të Goleshit, rrëpira e shkëputjes e

shpatit perëndimor mbi Fushën e Kosovës

I.3.3.2. Pellgu i Drenicës Klinë-Komoran

Në kompleksin morfologjik të zonës së Drenicës, siç është trajtuar më lart, vend

të rëndësishëm zë edhe pellgu grabenor i Drenicës, i cili shtrihet në VL të kësaj zone

midis vargut kodrinor-malor VL dhe atij qëndror. Ka formën e një elipse të çrregullt për

shkak të ndryshimeve të theksuara të gjerësisë nga 1.5-9 km, duke u zgjatur rreth 40 km

midis Tërnavës në VP dhe Pjetërshticës nga JL, kurse lartësia arrin 560-750 m.

Formimi dhe zhvillimi i këtij pellgu grabenor është bërë njëherazi dhe në lidhje të

ngushtë me të gjitha fushat tjera kufizuese me të njëjtën origjinë, nga diferencimi tektonik

bllokor pliocenik, duke kaluar kështu etapën liqenore të këtij zhvillimi. Kjo etapë e

evolucionit morfotektonik të këtij pellgu shprehet drejtpërdrejtë me praninë e molasave

neogjenike, të cilat në këtë pellg kanë një trashësi rreth 140-150 m, duke dëshmuar

njëherazi për vlerat e diferencimit tektonik të bazamentit grabenor të tij. Në pjesën më të

madhe ky pellg është mbivendosur tektonikisht mbi bazamentin strukturor të zonës

tektonike të Sharrit (Pra Pelagoniane), (Harta Tektonike e Kosovës, shk, 1:200000,

2006), e cila ndërtohet prej shkëmbinjsh me moshë dhe përbërje litologjike të ndryshme.

Ky bazament ka pësuar vlerat më të mëdha të uljeve tektonike thuajse në qendër midis

Komoranit dhe Verbovcit, që shprehet në relievin më të rrafshët të tij në këtë sektor. Ky

bazament del në sipërfaqe midis Drenasit, Dashevcit e Koznicës, i cili përfaqësohet

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

47

kryesisht nga gëlqerorët dhe disa breza të ngushtë ultramafikësh e flishit, duke përbërë

kodrat “dëshmitare” të origjinës tektonike të tij.

Shkëputjet gjatësore normale kufizuese, gjatë të cilave është bërë diferencimi i

bazamentit grabenor të këtij pellgu nga strukturat e vargut kodrinoro-malor verilindor dhe

atij qëndror janë aktive edhe sot. Rrëpirat tektonike të shpateve kufizuese të këtij pellgu,

të cilat janë modeluar gjatë planit të këtyre shkëputjeve, përgjithsisht përputhen me

pjerrësinë fillestare të planit të këtyre shkëputjeve. Në varësi të kësaj origjine ato në tërësi

kanë një shtrirje gati vijëdrejtë, pavarsisht nga disa përthyerje të vogla, me përjashtim të

atij nga JP midis Rezallës dhe Likovcit (Harta Gjeologjike e Kosovës, shk, 1:200000,

2006).

Foto I.12. Relievi relativisht i butë i fundit liqenor pliocenik të pellgut të Drenicës

Në këtë sektor janë pykëzuar tektonikisht molasat neogjenike në masën flishore,

duke përfaqësuar një gji të liqenit pliocenik, i cili shprehet me një përthyerje të theksuar

të rrëpirës kufizuese dhe me një lartësi më të vogël (50-100 m) mbi fundin e këtij pellgu.

Krahas tyre, me rëndësi morfologjike paraqiten edhe shkëputjet tërthore

bashkëshoqëruese, ku më e rëndësishme paraqitet ajo Prishtinë – Drenas, pra përgjatë

grykës tërthore të Drenicës. Uljet tektonike të strukturës grabenore të pellgut vazhduan

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

48

deri në kuaternar të poshtëm, duke u shoqëruar me grumbullimin e molasave gjatë etapës

liqenore të evolucionit morfotektonik të tij. Kurse gjatë kuaternarit të mesëm vlerat e

këtyre uljeve kompensohen me ardhjen e materialeve copëzore prej gërryerjes së relievit

kufizues në ngritje të vazhdueshme të strukturës horstike të tyre (e ngjajshme me atë të

Fushës së Kosovës). Në pjesën VP masa liqenore ka formuar reliev me lartësi 700-750 m,

të cilat përbëjnë ujëndarësit midis përroit të Klinës dhe atij të Drenicës në një gjatësi rreth

7 km. Rrugët e komunikimit gjatë etapës liqenore të këtij pellgu me atë të Mirushës në JP

ruhen mjaft mirë edhe sot nëpërmjet grykës së Llapushnikut, kurse në Rrafshin e

Dukagjinit kjo lidhje është bërë në VP midis Skënderajt dhe Llaushës, duke u mbështetur

me praninë e molasave liqenore mbi flishin e kretakut tek kjo e fundit.

Foto I.13. Relievi kodrinor flishor në veri të pellgut grabenor të Drenicës i lidhur me

vlerat e vogla të ngritjeve tektonike të këtij bazamenti strukturor.

Nisur nga veçoritë morfologjike dhe përmasat e lartpërmendura në pellgun e

Drenicës dallohen dy pjesë përbërëse të tij, sektori VP dhe ai JL, duke u ndarë midis tyre

prej grykës tërthore të Likovës.

Pjesa VP e pellgut të Drenicës në kufijtë e lartpërmendur ka një gjatësi rreth 20

km, gjerësi 8-10 km dhe lartësi 560-750 m, i cili përbëhet nga molasat neogjenike të

përfaqësuara kryesisht me rëra e zhavorre. Në pjesën dërrmuese është modeluar nga

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

49

rrjedhjet sipërfaqësore të ujërave si përroi i Vërbovcit, Klinës e Brusnikut, të cilët

përshkojnë relievin e fundit të këtij pellgu.

Tiparet morfologjike dhe përmasat e pellgut të Drenicës gjatë pjesës JL të tij

paraqiten krejt të ndryshme prej asaj VP të përmendura më lart, duke pasqyruar mjaft

mirë veçoritë morfotektonike të bazamentit strukturor të tij në këtë sektor, pra menjëherë

në JL të grykës së Likovës. Këto ndryshime morfologjike gjatë pjesës JL lidhen

drejtpërdrejtë me ngushtimin pothuajse të menjëhershëm të bazamentit grabenor të këtij

pellgu në JL të tërthores Prishtinë-Drenas, e cila ndiqet nga tërthorja Sllatinë-Korreticë

(Harta Tektonike e Kosovës, shk, 1:200000, 2006). Bashkëshoqëruese të këtyre

shkëputjeve është njëkohësisht ngushtimi i pellgut në këtë sektor deri në 1.5-3 km, kurse

fundi i tij në këtë sektor shtrihet midis 560-600 m lartësi. Evolucioni morfologjik i

rrëpirave të shkëputjeve të shpateve kufizuese ka çuar në krijimin e glacis – kon gjatë

rrëzës së tyre, duke krijuar një lidhje të doradorshme me relievin e fundit të këtij pellgu.

Foto I.14. Reliev i butë kodrinor i pellgut grabenor të Drenicës në VP i modeluar me

molasat liqenore pliocenike

I.3.3.3. Kurrizi kodrinoro-malor i Llapushës

Ky sektor në përgjithsi ka trajtën e një trekëndëshi me gjatësi dhe gjerësi të

përafërt rreth 11 km në pjesën më të madhe të shtrirjes, lartësitë mbizotëruese 500-600 m,

i cili veçohet nga kufij morfologjik të qartë, të tillë si gryka tërthore e Klinës në veri, ajo

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

50

e Mirushës në jug (degët e majta të Drinit), pellgu grabenor i Mirushës në lindje dhe

fushës grabenore ndërmalore të Rrafshit të Dukagjinit nga perëndimi. Relievi më i lartë i

këtij sektori shtrihet pothuajse në qendër mbi shkëmbinjtë gëlqerorë e pjesërisht

ultramafikë të Gremnikut, kurse drejt periferisë, veçanërisht nga veriu dhe lindja, relievi

ulet shumë butë deri sa njësohet me pellgun e Mirushës. Në tiparet morfologjike

karakteristike të relievit të këtij blloku veçohet shtrirja e pjesës dërrmuese të tij (me

përjashtim të kurrizit kodrinor të Gremnikut) nën lartësinë 600 m, pra gati të njëjtë me atë

të fundit të pellgut të Mirushës.

Foto I.15. Pellgu grabenor i Mirushës i mbathur nga depozitimet liqenore pliocenike, i

kufizuar nga lindja me kurrizin kodrinoro-malor horstik të Carralevës

Pykëzimi i shkëmbinjve ultramafikë të Gremnikut në ata gëlqerorë gjatë

shkëputjes tektonike tërthore Dush-Gllarevë (Po aty), e ka ndarë këtë sektor në dy pjesë,

në atë VP dhe atë JL, të cilët kufizohen nga lugu i linjës së shkëputjes të Sverkës me

gjatësi 1-2 km. Për shkak të përbërjes së bazamentit strukturor nga gëlqerorët kretak të

këtij sektori, relievi i tij është modeluar kryesisht me zhvillim të ndryshëm të dukurive

karstogjenetike, duke formuar relievin me të njëjtin emër.

Në pjesën VP relievi paraqitet dendësisht i karstifikuar, pra me vlera shumë të

vogla të dendësisë së copëtimit, duke çuar në formimin e një seri formash karstogjenetike

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

51

(hinka e dolina) në përmasa të ndryshme në një sipërfaqe rreth 18 km2 midis grykës së

Klinës në veri, Përçevës nga jugu, të cilat kanë një gjatësi afro 6 km dhe gjerësi 3.5 km.

Trajta tipike e një blloku e relievit karstik të Llapushës i lëshon vendin kurrizit kodrinor

të Gremnikut, të cilët ndahen midis tyre nga qafa tektonike e Kastratit, e modeluar gjatë

shkëputjes tektonike Dersnik-Përçevë (Po aty). Kjo shkëputje ka shkaktuar një

diferencim tektonik midis tyre me vlerë 100-150 m, duke përcaktuar një ndryshim

lartësie të relievit pothuajse në këto vlera. Përbërja gëlqerore në pjesën më të madhe të

këtij sektori, të ndarë midis tyre nga shkallëzime tektonike të përmasave të ndryshme,

shpien njëkohësisht në ndryshime të theksuara të relievit, duke krijuar kushte të

përshtatshme për shtrirjen e shumë qendrave të banimit në këtë sektor.

Në JL shtrihet me vazhdimësi pjesa tjetër e sektorit të këtij blloku, të cilët ndahen

nga kufiri morfologjik i lartpërmendur, duke shënuar njëherazi ndryshime të theksuara të

relievit, i cili lidhet në veçanti me zhvillimin karstik sipërfaqësor, pavarsisht nga përbërja

litologjike pothuajse e njëjtë e tyre. Në përgjithësi ka trajtën e një trekëndëshi me bazë

lugun tektonik midis Damanekut dhe Dushit, kurse kulmi tek mbyllja tektonike midis

Kijevës e Gllarevës. Tipari morfologjik karakteristik i relievit në këtë sektor, në raport

me atë VP të lartpërmendur, është zhvillimi shumë i pakët i formave karstike

sipërfaqësore, me përjashtim të disa hinkave të rralla, krahas vlerave të mëdha të

dendësisë së copëtimit në të gjithë shtrirjen e tij.

Foto I.16. Kurrizi kodrinoro – malor horstik magmatik i Koznikut, gjatë kufirit JL të

Rrafshit të Dukagjinit, i cili përfundon me rrëpirë shkëputjeje

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

52

Mungesa e depozitimeve molasike neogjenike në këtë sektor provon se ai

përfaqësonte një shkallë strukturore pak të diferencuar nga bazamenti grabenor i këtij

pellgu, i cili ndodhet në kushtet tektodinamike ngritëse nga kuaternari i ri deri sot.

Mungesa e formimit të lugjeve gjatë këtij sektori lidhet në radhë të parë me amplitudën e

vogël të ngritjeve tektonike të reja të strukturës gëlqerore të tij dhe karakterin e

përkohshëm të rrjedhjeve ujore, duke ruajtur kështu pothuajse vetëm shtretërit e tyre.

Këto ndryshime strukturore dhe në përbërjen litologjike të tyre kanë nxitur shtrirjen e një

rrjeti të dendur vendbanimesh, të cilët lidhen me pasuritë natyrore të pranishme në këtë

sektor të pellgut.

Foto I.17. Relievi gati i rrafshtë i pellgut grabenor të Mirushës, kufizohet nga JL me

rrëpirën e shkëputjes të shpatit VP të kurrizit kodrinoro – malor të Pagarushës

I.3.3.4. Vlerësimi ekonomik i pasurive natyrore të Drenicës sot dhe në perspektivë

Në trajtimin e lartëpërmendur të zonës së studimit, janë studiuar veçoritë fiziko-

gjeografike, të cilat kanë bërë këtë zonë me veçori karakteristike në trevën e Kosovës.

Nga pikpamja morfotektonike e morfologjike, zona e Drenicës paraqitet si prag strukturor

i diferencuar në periudhën e miocenit nga tektonika bllokore, veçanërisht gjatë asaj

pliocen – kuaternare. Kjo dukuri tektonike është bërë njëherazi me atë të strukturës

grabenore të Rrafshit të Dukagjinit në perëndim dhe Fushës grabenore të Kosovës nga

lindja. Këto kushte tektodinamike kanë përfshi njëkohësisht vetë pragun brendapërbrenda

tij, i cili ka pësuar diferencim tektonik strukturor duke çuar në formimin e pellgut

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

53

grabenor të Drenicës dhe të Mirushës, të cilët kanë kaluar etapën liqenore deri në

kuaternar të poshtëm. Gjatë kësaj periudhe relievi i kësaj zone pëson ndryshime të

theksuara deri në ditët e sotme, duke u shoqëruar me dukuritë e lartpërmendura.

Tektodinamika në këtë prag ka luajtur rol vendimtar në format e relievit, duke u

shprehur në këtë zonë si pasuritë natyrore, ku zhvillohet veprimtaria ekonomike e njeriut,

duke i shtuar njëkohësisht pasuritë klimatike, ujore, të tokave, të bimësisë dhe faunës.

Shtrirjen më të gjerë në zonën e Drenicës e kanë molasat liqenore pliocen – kuaternare

(mosha e re), pas tyre renditen flishi dhe gëlqerorët e kretakut, kurse shkëmbinjtë

magmatikë (intruziv - efuzivë) dhe rreshpet e paleozoit shtrihen në një përqindje të vogël.

Në periferi të pragut strukturor të kësaj zone shtrihen shkëmbinjtë më të vjetër

(magmatikë, rreshpe të paleozoit), të cilët i formojnë kurrizet horstike malore nga

Çiçavica, Goleshi, Blinaja deri në Carralevë në lindje, kurse në perëndim të tyre vjen

pellgu i Drenicës, i cili ndërtohet me molasat e pliocen – kuaternarit (liqenore -

aluvionale). Në pjesën qëndrore të kësaj zone shtrihet kurrizi horstik kryesisht kodrinor, i

ndërtuar në pjesën dërrmuese nga flishet e kretakut dhe pjesërisht rreshpet e paleozoit dhe

magmatikët, kurse në periferinë perëndimore të tij dalin shkëmbinjtë magmatikë,

gëlqerorët e flishet e kretakut, ndërsa pjesa dërrmuese e pellgut të Mirushës ndërtohet nga

depozitimet pliocenike dhe ato holocenike aluvionale (përroi i Mirushës), (Harta

Gjeologjike e Kosovës, shk, 1:200000, 2006).

Pasuritë natyrore të shumëllojshme janë kusht i një ndërtimi të larmishëm

gjeologjik në këtë zonë, të cilat paraqesin rëndësi të veçantë në zhvillimin ekonomik sot

dhe në perspektivë. Studimet e kryera në zonën Drenicës gjatë shekullit XX-të zbuluan

rezerva të konsiderueshme të pasurive nëntokësore të ndryshme nga tipi gjenetik dhe

mosha, kështu në shkëmbinjtë magmatikë dhe reshpet e paleozoit lidhen rezervat e

mineralit të nikelit, boksitit dhe magnezitit, kurse me ato gëlqerorë të kretakut lidhen

gurët gëlqeror. Ndër pasuritë minerale të dobishme këtu përmendim në radhë të parë

qymyret (85.728.000 t), nikel (20.106.047 t), krom (13.000 t), boksite (10.085.000),

hekur (903.557 t), magnezit (5.305.406 t), gurë gëlqeror (84.584.000 m3) dhe dekorativ

(500 m3), ujë termomineral etj., të cilët krijojnë kushte mjaft të rëndësishme në

shfrytëzimin e tyre sot dhe në perspektivë. Në evolucionin morfotektonik të zonës së

Drenicës, tektonika bllokore e re me shkëputje normale është vendimtare në ripërtëritjen

e strukturave, por edhe formave të relievit që janë krijuar gjatë tyre. Në këto kushte

shpatet kufizuese të vargjeve kodrinoro – malore me fushat grabenore ndërmalore janë

rrëpira shkëputjesh të formuara gjatë planit të shkëputjeve tektonike normale ku është

bërë diferencimi tektonik midis strukturave horstike dhe atyre grabenore. Në të njëjtën

kohë janë krijuar format e relievit nga më të butat, ndër të cilat përmendim ato fushore

325 – 700 m (63%), kryesisht kodrinore 700 – 1000 m (34%) dhe malore mbi 1000 m

(3%). Ato kanë krijuar kushte të përshtatshme për vendosjen me dendësi të

konsiderushme të popullsisë në këtë zonë, e cila është njëherazi nga më të populluarat në

trevën e Kosovës. Në këto kushte veprimtaria socio – ekonomike luan një rol të veçantë

në transformimin e natyrës në dobi të këtij zhvillimi.

Klima e zonës së Drenicës me sasinë e mjaftueshme të energjisë është e

përshtatshme për zhvillimin e kulturave bujqësore (drithërave, bimëve industriale e

foragjere, drurëve frutorë dhe perimeve), kurse format e buta të relievit të ndërtuara nga

molasat dhe flishet (Skënderaj, Drenas), të përbëra nga tokat e kafenjta malore dhe ato

aluvionale janë shfrytëzuar për kultivimin e grurit, misrit, thekrës, jonxhës, lulediellit,

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

54

duhanit, ndërsa në pjesët me kundrejtim jugor e JP kultivohet rrushi (Rahovecë,

Malishevë) etj. Nepërmjet grykave tërthore (Drenicës, Klinës, Llapushnikut, Lushtës,

Runikut) krijohen kushte për depërtimin e erërave, të cilat vijnë në këtë zonë nga lindja

(Fusha e Kosovës) dhe perëndimi (Rrafshi i Dukagjinit), duke u gërshetuar këtu,

njëherazi mund të përdoren për energji elektrike, sidomos në sektorin qendror të

Drenicës. Format e lartpërmendura të relievit krijuan kushte për ndërtimin e një rrjeti të

dendur rrugor, i cili bën këtë zonë udhëkryq në të gjithë trevën e Kosovës. Në dekadën e

fundit rrjeti rrugor është modernizuar shumë, kështu nepër këtë zonë kalon një pjesë e

autostradës Morinë - Prishtinë (rreth 19 km), e cila në mënyrë të drejtëpërdrejtë lidh këtë

zonë me bregdetin Adriatik, por edhe me brendinë e Europës Qendrore. Rrjeti i rrugëve

magjistrale (83 km) krijojnë kushte me rëndësi këtu, duke lidh këtë zonë me Rrafshin e

Dukagjinit në perëndim dhe Fushën e Kosovës nga lindja nëpërmjet rrugës Mitrovicë –

Pejë (24 km), Prishtinë – Pejë (39 km), ajo Prishtinë – Prizren (rreth 20 km). Rrugët

regjionale (rreth 147 km) të shtrira përgjatë kësaj zone, njëkohësisht i kanë dhënë

karakterin e një zone me rrjetin rrugor më të dendur në të gjithë Kosovën, falë kushteve

të relievit, i cili këtu paraqitet me format nga më të butat ndaj zonave tjera të vendit.

Rëndësi të veçantë kanë rrugët lokale, të cilat krijojnë lidhje të mira midis vendbanimeve

rurale dhe qendrave urbane, të cilat në dekadën e fundit janë asfaltuar pothuajse të gjitha,

duke u veçuar me standard të lartë ndërtimi. Rrjeti rrugor ndërurban paraqitet me një

rëndësi të veçantë, pasi krijon kushte për zhvillimin e një jete normale, duke i shtuar edhe

zhvillimin ekonomik sot dhe në perspektivë.

Foto I. 18. Rrjeti rrugor dhe ai hekurudhor në zonën e Drenicës, i ndërtuar në grykën

tërthore komplekse të Drenicës, e cila pret horstin magmatik të kurrizit kodrinoro – malor

të Çiçavicës

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

55

Përgjatë rrjetit rrugor në qendrat urbane, është ndërtuar një infrastrukturë

përcjellëse me ndiçim, sinjalizim, rrjet kanalizimi etj., duke u veçuar me tipare pozitive

në zhvillimin e zonës. Rëndësi të veçantë paraqet hekurudha e linjes Prishtinë – Pejë (45

km), e ndërtuar gjatë shekullit të XX-të, e cila kalon pothuajse në mes të kësaj zone.

Ndërtimi i kësaj hekurudhe kishte për qëllim bartjen e udhëtarëve, lëndëve minerale,

mallërave të ndryshëm etj., duke luajtur rol vendimtar në zhvillimin ekonomik këtu,

veçanërisht atë industrial (bartjen e mineralit të nikelit, kromit) etj. Rrjeti rrugor

gjithashtu ka ndikuar në zhvillimin ekonomik të zonës, veçanërisht me vendosjen e

pikave të karburanteve, marketeve, hoteleve, restoranteve etj., pranë rrugëve

automobilistike, të cilat kanë rëndësi të madhe, duke krijuar kushte punësimi për një

numër të konsiderueshëm të rinjsh në këtë zonë.

Një rëndësi të veçantë në kuadër të formave të relievit përmendim rrjetin ujor dhe

dendësinë e tij, veçanërisht të përroit Drenica, Klina dhe Mirusha, të cilët janë krijuar në

kushtet e formave të relievit, të kushtëzuara nga tektodinamika në ngritje. Kurse drejtimi

i rrjedhjes së tyre është në përshtatje me ato të pellgjeve grabenore ndërmalore ku ato

kalojnë, njëkohësisht kanë shfrytëzuar mjaft shkëputje gjatësore dhe ato tërthore, duke u

përshtatur me tektonikën shkëputëse, të cilët kanë përcaktuar njëherazi karakterin

kompleks të grykave të tyre. Natyrisht, sektor të caktuar të këtyre grykave gjatësore dhe

tërthore krijojnë kushte të mira për ngritjen e ujëmbajtësve dhe ndërtimin e veprave

hidroteknike, të tilla si hidrocentrale, ujëmbajtës etj., në lidhje me këtë përmendim ate në

përroin e Drenicës (gryka e Dritanit) dhe atë të Klinës, të cilët llogariten me rëndësi të

dukshme në ekonominë e zonës.

Prania e shkëmbinjve magmatikë, gëlqerorë dhe terrigjenë ka ndikuar në krijimin

e tipave të tokës bujqësore, ndër të cilat në këtë zonë takohen ato të kafenjta malore, të

murrme pyjore malore dhe ato aluvionale e hidromorfe, duke krijuar një bazë të mirë të

fondit të tokës bujqësore. Veprimtaria ekonomike në këtë zonë është përqëndruar në

pellgun e Drenicës dhe atë të Mirushës me forma relievi të buta, në të cilat shtrihet fondi i

tokës bujqësore, qendrat urbane, ato rurale sëbashku me infrastrukturën e tyre, kurse ato

kodrinore – malore janë të përshtatshme për zhvillimin e blegtorisë, shfrytëzimin e

pyjeve, turizmit malor e dimëror.

Komplekset gjenetike të relievit të zonës së Drenicës të sqaruara më lartë, kanë

krijuar kushte të përshtatshme për shtrirjen e një game të gjerë vendbanimesh, duke i

shtuar edhe dendësinë e vendosjes midis tyre. Natyrisht, dendësi të dukshme kanë ato, të

cilat shtrihen në të dy anët e rrjedhjes së përrenjve të Drenicës, Klinës dhe Mirushës,

duke u shprehur me dendësi mjaft të madhe ndaj njëri – tjetrit. Përmes hartës topografike

në shkallë 1:50000 është llogaritur rrjeti i dendësisë së shtrirjes së vendbanimeve, i

përkufizuar me vlerë 2 – 4 km midis tyre. Dendësia e madhe e shtrirjes së tyre dëshmohet

me format e relievit nga më të butat në trevën e Kosovës, duke i shtuar edhe lidhjet e

mira komunikative midis tyre, veçanërisht rrjetin rrugor, i cili është ndërtuar nëpër gryka,

lugishte dhe fushat e kësaj zone. Me rëndësi në vendosjen e vendbanimeve është largësia

nga qendrat urbane, të cilat shtrihen shumë afër atyre rurale, në veçanti Drenasi, i cili

gjendet midis shumë qendrave rurale, duke i’u krijuar kushte gjeografike pa llogaritur

njësinë administrative që i përkasin. Përveç rrjetit të dendur të rrugëve, një veçori tjetër

me rëndësi përmendim fondin e sipërfaqës së tokës bujqësore, në të cilën mbjellin

kulturat bujqësore, të tilla si: drithërat, perimet, bimët industriale, foragjeret, drurët

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

56

frutorë, duke siguruar të ardhura relativisht të mjaftueshme në ekonominë e tyre

bujqësore.

Harta I.5. Rrjeti rrugor dhe hekurudhor i zonës së Drenicës

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

57

Fakti kryesor i vendosjes dhe përshtatjes së vendbanimeve në këtë zonë në kuadër

të kushteve morfologjike janë edhe prania e burimeve të ujit, të cilat gjenden në kurrizet

kryesisht kodrinoro – malore të pragut strukturor të Drenicës, duke i shtuar edhe

aluvionet në pellgjet e përrenjve të lartpërmendur. Këto pasuri ujore me vlera të larta

fiziko – kimike, në veçanti freskia dhe pastërtia e tij, kanë bërë që banorët t’i shfrytëzojnë

gjatë gjithë kohës së popullimit të kësaj zone.

Harta I.6. Shtrirja e vendbanimeve në zonën e Drenicës

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

58

Në zonën e Drenicës në bazë të kushteve morfologjike rreth 40 % e

vendbanimeve shtrihen në afërsi të përrenjve të Drenicës, Klinës dhe Mirushës, kurse 50

% e tyre janë të vendosura në një reliev të butë kryesisht kodrinor, të krijuar nga

shkëmbinjt flishor, ndërsa pjesa tjetër 10 % shtrihen në terrene kryesisht kodrinoro –

malore. Në Skënderaj nga 51 vendbanime 12 prej tyre shtrihen në reliev fushor (23.5%),

18 në atë kodrinor (35.2%) dhe 21 në reliev malor (41.3%).

Foto I.19. Vendbanimet e vendosura në reliev fushor e kodrinor të pellgut të

Drenicës, të kufizuara me rrëpirën e shkëputjes së shpatit të kurrizit horstik malor të

Çiçavicës nga perëndimi i tij.

Në kuadrin e përgjithshëm të avancimit bashkëkohorë të zhvillimit të teknikës e

teknologjisë, ngritjes së përgjithshme arsimore e shkencore të popullsisë, hartimit të

planeve për mjedisin natyror, duke i shtuar edhe kushtet fiziko – gjeografike të

lartpërmendura, themi se në këtë zonë do të ngritet një bazë e mirë e zhvillimit ekonomik,

e cila do të krijoj kushte të përshtatshme për punësimin e të rinjve, pikësynim i të cilës

është përmirësimi i standardit jetësor tek banorët që jetojnë këtu.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

59

Kapitulli II

Veçoritë klimatike të zonës së Drenicës

II.1. Tiparet klimatike të zonës së Drenicës dhe vlerësimi ekonomik i tyre

Në kuadrin e përgjithshëm klimatik të trevës së Kosovës ku përfshihet edhe zona

e Drenicës, i përket klimës së mesme kontinentale, e lidhur ngushtë me poziten kalimtare

të shtrirjes së saj midis Fushës së Kosovës në lindje, e cila është relativisht më e thatë dhe

më e ftohtë, kurse nga perëndimi hapet gjerësisht ndaj Rrafshit të Dukagjinit më të lagët

në të gjithë shtrirjen territoriale të saj. Veçoritë klimatike të saj janë përcaktuar nën

veprimin e disa faktorëve dhe kushteve të përgjithshëm dhe lokal, midis të cilëve pozita

gjeografike, veçanërisht lartësia mbi nivelin e detit, vlerat relativisht të mëdha të

thellësisë së copëtimit, drejtimi i kurrizeve kodrinore-malore, kundrejtimi i shpateve,

prania e grykave tërthore nga dëpërtojnë erërat e ardhura prej gadishullit Ballkanik dhe

atyre nga Deti Adriatik.

II.1.1. Rrezatimi diellor

Analiza e të dhënave tregon se rrezatimi diellor i përgjithshëm për kushte moti pa

vranësira ka një ecuri të rregullt vjetore. Ai karakterizohet nga një maksimum në muajin

korrik 299.3 KWh/m2 dhe një minimum në muajin dhjetor 70.2 KWh/m2. Kurse sasia e

këtij rrezatimi dhe shpërndarja vjetore, mujore e stinore e tij në kushtet e motit pa

vranësira, është paraqitur në tabelën dhe grafikun e mëposhtëm.

Tabela II.1. Rrezatimi i përgjithshëm vjetor (KWh/m2 muaj) në kushtet e motit të

kthjellët gjatë periudhës 1961-1990 në vendmatje në Sllatinë2

Vendmatja Muajt Shuma vjetore

ANP

I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII

70.8

96

143

184

227.9

246.3

299.3

289.6

225.8

173.5

96.9

70.2

2123.3

2 Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari.”

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

60

Grafiku II.1. Sasitë vjetore të rrezatimit të përgjithshëm në Aeroportin Ndërkombëtar të

Prishtinë “Adem Jashari”

Nga të dhënat e këtij grafiku vërehet se vlera mesatare vjetore e rrezatimit të

përgjithshëm në kushtet e një moti pa vranësira është 2123 orë, i cili shfaqet me ecurinë e

tij nga një vlerë maksimale gjatë muajit korrik me 299.3 KWh/m2, dhe ajo minimale gjatë

dhjetorit me 70.2 KWh/m2.

Rrezatimi diellor është shumë i rëndësishëm për jetën dhe veprimtarinë e njeriut

në zonën e Drenicës, e cila shtrihet midis fushave grabenore ndërmalore të

lartpërmendura. Në këtë zonë sasia më e madhe e energjisë së rrezatimit diellor arrin në

muajt prill – shtator. Vlerësohet se për të njëjtën periudhë sasi më të madhe të energjisë

së rrezatimit diellor marrin sipërfaqet me pjerrësi 30° me kundrejtim nga jugu, kurse në

periudhën e ftohtë të vitit tetor-shkurt, sasi më të madhe të rrezatimit të përgjithshëm

diellor marrin sipërfaqet me pjerrësi 60-65° me kundrejtim drejt jugut. Rrezatimi i

përgjithshëm vjetor në zonën e Drenicës është pothuajse i rregullt gjatë vitit. Shtrirja e

kurrizeve kodrinoro-malore me drejtim afro meridional nuk paraqesin pengesë në sasinë

e përgjithshme të rrezatimit diellor, kurse në një mot të vranët ecuria vjetore e tyre

ndikohet drejtpërdrejtë prej tyre. Vranësirat më shumë janë të shprehura gjatë stinës së

dimrit, ndërsa shtrirja territoriale e tyre është e përqendruar drejt perëndimit (më afër

Dukagjinit) dhe në kurrizet malore.

Sasia e përgjithshme e rrezatimit diellor e shprehur si vlerë mesatare ditore, në

zonën e Drenicës është rreth 4.23 KWh/m2, kurse shpërndarja e saj është e përafërtë në të

gjithë zonën. Vlera maksimale ditore e rrezatimit diellor takohet në muajt e nxehtë të vitit

korrik, gusht dhe minimumi në muajt e ftohtë dhjetor, janar. Gjatë muajit korrik, gusht

dhe maj, qershor, vlerat më të larta ditore arrijnë rreth 5 KWh/m2, kurse gjatë muajit

nëntor, dhjetor dhe janar kanë vlerat më të vogla, afër 2 KWh/m2.

Rrezatimi i përgjithshëm diellor i shprehur si vlerë mesatare vjetore në zonën e

Drenicës është relativisht i lartë dhe merr rreth 1545.58 kwh/m2. (Pllana R., 2015). Këto

vlera dëshmojnë se ky rrezatim i përgjithshëm diellor përbën një pasuri me vlerë për këtë

zonë, e cila mundëson në drejtim të zhvillimit ekonomik të saj.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

61

Diellzimi - Zgjatjen faktike të diellzimit janë marrë nga të dhënat e Klimës së Kosovës.

Ndër këta faktorë një ndikim të madh në zgjatjen faktike të diellzimit kanë vranësirat e

shpeshta e të zgjatura, mbulesa pyjore etj, të cilat ndikojnë në zvoglimin e orëve me

diellzim. Në zonën e Drenicës të gjitha vendbanimet janë vendosur në territore me

ndriçim gjatë tërë vitit, me përjashtim të atyre me shtrirje në veri të kurrizit të Rahovecit

dhe Koznikut, të cilat gjatë stinës së dimrit marrin më pak ndirçim diellor falë pozicionit

të mbrojtur të tyre ndaj kësaj dukurie.

Tabela II.2. Zgjatja faktike e diellzimit (orë), mesatarja 21 vjeçare (1961-1990)

Vendmatja I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII Shuma

Drenas 73 98 144 180 225 244 300 290 223 174 97 61 2109

Klinë 70 95 141 172 204 222 273 266 206 156 90 62 1957

Nga shqyrtimi i të dhënave të tabelës vërehet se në Drenas vlera më e lartë arrihet

në muajin korrik me 300 orë dhe ato më të ulëta në dhjetor me 61 orë. Kjo dukuri

shpjegohet me faktin se korriku karakterizohet nga numri më i madh i ditëve me mot të

qëndrueshëm anticiklonik, duke i shtuar zgjatjen maksimale të ditës gjatë vitit. Kurse

zgjatja vjetore e diellzimit është 2109 orë në Drenas dhe 1957 orë në Klinë.

Tabela II.3. Zgjatja e diellzimit sipas stinëve (orë), mesatarja 21 vjeçare për periudhën

1961-1990

Vendmatja Pranverë Verë Vjeshtë Dimër

Drenas 549 834 494 232

Klinë 517 761 452 227

Lidhur me vlerat stinore të diellzimit theksojmë se vera zë vendin e parë me 834 orë ose

39.3 % të shumës vjetore, kurse ato më të ulëta i përkasin stinës së dimrit me 227 orë ose

11.6% të kësaj shume.

Grafiku II.2. Zgjatja e diellzimit sipas stinëve në orë në Drenicë

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

62

Harta II.1. Zgjatja faktike e diellzimit orë/vit në zonën e Drenicës3

Nga analiza e kësaj harte për zgjatjen faktike të diellzimit, vërehet se në zonën e

Drenicës, numri i orëve me diell luhatet nga 1955 orë deri në 2109 orë, duke veçuar

pjesën lindore me vlerën më të madhe të orëve me diell (2060 – 2109 orë/vit), falë

ndërtimit të një relievi kryesisht kodrinor, kurse pjesa veriore, perëndimore dhe jugore

me sasinë më të vogël të saj (1955 – 1970 orë/vit). Ky ndryshim i orëve me diell për 154

orë/vit më pakë në pjesën perëndimore ndaj asaj lindore të kësaj zone, shpjegohet me

kufizimin e këtyre drejtimeve me vargmalet e Sharrit në jug dhe Bjeshkët e Nemuna në

VP.

3 Të dhëna të përpunuara nga libri, Klima e Kosovës, 2015.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

63

II.2.2. Era

Shtrirja e zonës së Drenicës midis dy fushave grabenore ndërmalore më të

mëdhatë në trevën e Kosovës, të tilla si Fusha e Kosovës në lindje dhe ajo e Rrafshit të

Dukagjinit nga perëndimi, kanë krijuar kushte për një hapje të gjerë drejt këtyre fushave

nëpërmjet grykave tërthore (ajo e Drenicës, Llapushnikut, Mirushës, Klinës etj). Gjatë

këtyre grykave depërtojnë erëra me veti fizike të ndryshme, kurse lëvizja e tyre

përcaktohet nga drejtimi i kurrizeve kodrinore-malore, i lugjeve dhe nga faktorë të tjerë

lokal si: mbulesa bimore, veprimtaria e njeriut, por roli mbizotërues i përket relievit.

Në zonën e Drenicës gjatë vitit fryejnë erëra të cilat shpeshëherë ndryshojnë

drejtimin e shpejtësinë e tyre, të kushtëzuara me vlerat e thellësisë së copëtimit të relievit

dhe drejtimin e këtij copëtimi. Rastisjet më të dendura të erërave gjatë vitit i kanë ato të

ardhura nga jugu, juglindja e jugperëndimi kurse ato perëndimore dhe lindore depërtojnë

përkatësisht nëpërmjet lugut të përroit Klina dhe Fusha e Kosovës me emrin “Kosova”.

Këto erëra në përgjithësi fryjnë gjatë stinës së dimrit dhe sjellin mot të ftohtë me reshje

bore, kurse nga veriu erërat depërtojnë nga lugina e lumit Ibër, e cila njihet me emrin

“Meçava” dhe ndjehen kryesisht gjatë kësaj stine, duke sjellë mot me ngrica dhe ulje të

theksuar të temperaturave. Në tabelën e mëposhtme paraqitet shpërndarja vjetore e

drejtimeve të erës në vendmatje Aeroporti i Prishtinës në Sllatinë.

Tabela II.4. Shpërndarja vjetore e drejtimeve të erës në %

Vendmatja Q V VL L JL J P VP

ANP 12.68 14.15 6.7 1 3.16 4.96 2.03 3.37

Grafiku II.3. Shpërndarja vjetore e drejtimit të erës në % vendmatja Sllatinë

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

64

Tabela II.5. Rastisjet e shpejtësisë (m/s) së erës në %

Vendmatja 0-5 6-9 10-13 >15

A. Prishtinës 34.8 13.9 4.7 1.5

Sipas tabelave të mësipërme rastisjen më të madhe për Drenicën e ka drejtimi i

veriut, VL dhe jugut, kurse rastisjen më të vogël e ka lindja. Gjatë vitit në zonën e

Drenicës theksohen rastisjet e erërave të ardhura nga jugu, perëndimi dhe VL, duke

shkaktuar stuhi të fuqishme, të cilat në disa raste shoqërohen me reshje shiu.

Tabela II.6. Rastisja mesatare e erës dhe qetësisë (%)

Drejtimi i Erës

Vendmatja V VL L JL J JP P VP Q

Klinë Rastisja (%) 8.5 10.3 7.4 6.6 9.2 12.0 15.0 4.0 36.0

Malishevë Rastisja (%) 13.0 16.5 7.0 10.5 8.5 15.0 9.8 8.4 20.0

Mbështetur në të dhënat e tabelës së mësipërme për Drenicën rastisjen më të

madhe e ka drejtimi i VL me 16.5%, nga perëndimi e JP me 15%, kurse rastisjen më të

vogël e ka drejtimi i lindjes me 7% (Pllana R., 2015).

Format e ndryshme të relievit ndikojnë jo vetëm mbi drejtimin, por edhe në

shpejtësinë e erës, të cilat janë paraqitur në tabelën e mëposhtme në vlerat mesatare

mujore, vjetore dhe stinore.

Tabela II.7. Vlera mesatare vjetore e erës (m/s) për vitin 2012 (Instituti

hidrometeorologjik i Kosovës)

Muaji I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII Vj.

Drenica 1.5 2.0 1.9 2.3 1.6 1.0 1.4 1.1 1.1 1.4 1.4 1.4 1.4

Nga të dhënat e kësaj tabele për zonën e Drenicës vërehet se shpejtësia mesatare

vjetore e erës arrinë 1.4 m/s, ajo më e lartë takohet në stinën e pranverës me 3 m/s kurse

më e ulëta në atë të vjeshtës 1.9 m/s, pra me ndryshime relativisht të ulët 1.1 m/s.

Shpërndarja mujore e rasteve me shpejtësi të ndryshme është afërsisht e ngjashme me atë

vjetore, e cila lidhet ngushtë me përmasat e kësaj zone dhe në veçanti nga prania e një

relievi pa kontraste të shprehura.

Tabela II.8. Shpejtësia mesatare vjetore e erës sipas drejtimeve m/s

Drejtimet V VL L JL J JP P VP

Klinë 2.1 2 2.5 2 1.9 2.2 2.4 2.2

Malishevë 1.7 2 1.5 1.6 1.5 2 2.1 1.4

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

65

Në drejtimin e lindjes dhe perëndimit erërat kanë shpejtësinë më të madhe

përkatësisht 2.5 m/s dhe 2.4 m/s, ndërsa shpejtësinë më të vogël e kanë erërat e drejtimit

jugor me 1.9 m/s qyteti i Klinës. Në territorin e Malishevës erërat e drejtimit perëndimor

kanë shpejtësinë më të madhe me 2 m/s, kurse shpejtësia më e vogël është karakteristike

për erërat me drejtim VP 1.4 m/s pra me një luhatje relativisht të përafërt 0.6 m/s. Erërat

me shpejtësi më të madhe takohen kryesisht gjatë gjysmës së ftohtë të vitit, kurse territori

ku ato fryjnë shtrihet midis Klinës dhe Malishevës, duke shkaktuar dëme në kulturat

bujqësore dhe vendbanime.

II.2.3. Temperaturat e ajrit

Regjimi i temperaturave në zonën e Drenicës paraqitet me ndryshime të

dukshme, të cilat i detyrohen kushteve të një relievi kryesisht kodrinor me shtrirje afro

meridionale, largësisë nga deti dhe nga disa veçori të tjera lokale.

Analiza e këtij elementi klimatik të rëndësishëm është bërë mbështetur në hartën e

izotermave tek Atlasi Klimatik i ish Jugosllavisë, në të cilën zona e Drenicës përfshihet

midis izotermeve 11°C deri në 12°C, por mbizotëruese janë vlerat e temperaturave

mesatare vjetore 11°C. Temperatura mesatare vjetore ndryshon nga 10.5°C në Drenas,

Skënderaj dhe Malishevë 11°C. Në tërësi Drenica ka një temperaturë mesatare vjetore të

matur 10.8°C, pra me ndryshime të papërfillshme nga ajo me interpolim në Atlas. Më

poshtë në tabelën II.9 janë paraqitur të dhëna të temperaturës së ajrit për disa vendmatje.

Tabela II.9. Temperatura mesatare e ajrit në °C gjatë periudhës 1961-1990 4

Vendmatja Muajt Mes.

vjetore

Amlit.

mes.

vjetore I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII

Klinë -0.9 2 6.7 11.2 16 19.2 20.7 19.3 15.7 10 5.5 2 11 19.8

Skënderaj -0.2 2.3 6.3 10.9 15.7 18.2 20.1 19.3 16.5 11.4 6.3 1.9 11 19.9

Drenas -1 1.6 5.9 10.5 15.3 18.5 20.2 19.4 15.8 10.2 5.4 1.2 10.5 19.2

A. Prishtinës -1.3 1.1 5 9.9 14.7 17.8 19.2 19.3 15.9 10.6 5.1 0.4 9.8 18

Nga të dhënat e tabelës vërehet se muaji më i ftohtë është janari me vlerë në

Sllatinë -1.3°C, në Klinë dhe Drenas përkatësisht - 0.9°C dhe -1°C, kurse muaji më i

ngrohtë në pjesën më të madhe të Drenicës është korriku dhe gushti, ku nga të dhënat e

tabelës duket qartë se ndryshimi midis këtyre muajve është krejtësisht i papërfillshëm.

Vlerat e dhëna të kësaj tabele dëshmojnë se temperaturat rriten lehtësisht nga lindja drejtë

perëndimit, të cilat i detyrohen drejtpërdrejtë ndikimit të masave ajrore të ngrohta të

ardhura nga fusha grabenore ndërmalore e Rrafshit të Dukagjinit. Kurse vlerat më të ulëta

4 Klima e Kosovës, 2015.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

66

të temperaturave të ajrit në Drenas shpjegohet nga fakti i shtrirjes së tij në afërsi të grykës

së përroit Drenica, i cili hapet drejt Fushës së Kosovës nga vijnë erërat lindore.

Në ndryshimin e temperaturës të kësaj zone një ndikim të dukshëm kanë edhe

erërat e ardhura nga Bjeshkët e Nemuna në VP me ato, të cilat vijnë prej bllokut të Sharrit

nga JL e saj. Krahas vlerave mesatare me rëndësi praktike për zhvillimin e bujqësisë

paraqesin vlerat skajore të temperaturës së ajrit, ku ato maksimale janë regjistruar në

Sllatinë me 40.6°C (24.07.2007), kurse ato minimale i përkasin muajit janar 1985 në

Klinë -30.8°C, kurse në Sllatinë është regjistruar minimalja absolute me -25.2°C

(31.12.2012). Analiza e vlerave të amplitudave vjetore të temperaturës vërehet se territori

perëndimor i zonës së Drenicës ka vlerat më të mëdha 21.4°C, pas të cilit renditet ai

lindor me 19.2°C. Zbutja relativisht e vogël e amplitudave vjetore të temperaturës në

perëndim me 1.2°C nga hapja e gjerë e kësaj zone drejt Rrafshit të Dukagjinit me ndikim

të masave të ajrit relativisht më të ngrohta.

Vlerat e temperaturës mesatare mujore pësojnë rritje të dora-dorshme nga njëri

muaj në tjetrin, por ndryshimet më të mëdha takohen midis muajve të stinëve tranzitore,

veçanërisht ndërmjet prillit dhe majit me vlerë 4.8°C, kurse vlera relativisht më e lartë

arrihet midis tetorit e nëntorit me vlerë 5.1°C. Këto vlera të temperaturave të ajrit luajnë

rol të rëndësishëm në ekonominë bujqësore për zonën e Drenicës. Në tabelën e

mëposhtme janë paraqitur të dhëna për temperaturat mesatare stinore, në bazë të cilave

është bërë analiza e periudhës vegjetative për kulturat bujqësore.

Tabela II.10. Temperaturat mesatare në °C sipas stinëve të vitit

Vendmatja Dimri XII-II Pranvera III-V Vera VI-VIII Vjeshta IX-XI Vjet.

Klinë 0.5 11 20 11.4 10.7

Therandë 1.6 11.1 20.8 11.9 11.3

Skënderaj 0.9 11 19.6 11.4 10.7

Vlerat mesatare stinore të temperaturave të ajrit në këtë tabelë na lejojnë të

gjykojmë se ecuria e tyre tregon se në përgjithësi ato janë pozitive, por më të lartat i

përkasin verës (20.8°C), kurse ato më të ulëta takohen në dimër (0.5°C). Gjatë mëngjesit

të kthjellët dhe të freskët në pranverë shfaqen dukuri të ngricave, të cilat shkaktohen nga

depërtimi i masave ajrore të ardhura nga brendësia e Europës, të cilat sjellin reshje bore

dhe ngrica gjatë fazës së lulëzimit të drurëve frutorë. Në Drenicë periudha me ngrica

është e lidhur njëkohësisht drejtpërdrejtë me karakterin kryesisht kodrinor të relievit, i cili

pasqyrohet gjithashtu, në të dhënat e tabelës së mëposhtme.

Tabela II.11. Periudha me ngrica për zonën e Drenicës

Periudha me ngrica

Vendi Fillon Mbaron

Drenica Sektori lindor 20 nëntor 19 maj

Sektori perëndimor 28 nëntor 19 maj

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

67

Rëndësia e pragjeve të temperaturave në ekonominë bujqësore

Përcaktimi i pragjeve të temperaturave në ekonominë bujqësore është vështirë të

realizohet, pasi ato ndryshojnë në sektorë të ndryshëm të kësaj zone. Vlerësimi i këtyre

treguesve është bërë mbi bazën e disa dukurive të shfaqura gjatë periudhës vegjetative,

duke i shtuar njëkohësisht vlerat optimale të temperaturës së ajrit për kultivimin e

kulturave bujqësore. Midis tyre përmendim kushtet klimatike, të tilla si drita, sasia e

energjisë, numri i ditëve me reshje, erërat, thatësira, ditët me ngrica, koha e fillimit dhe

ajo e mbarimit të tyre, ditët tropike etj., duke vlerësuar edhe lartësinë mbidetare. Rëndësi

të veçantë tek kulturat bujqësore paraqet drita, e cila shndrrohet në nxehtësi, duke ndikuar

kështu të mbijnë dhe të rriten bimët, gjithashtu krijon kushte në procesin e avullimit,

njëherazi dhe përmirësimin e kushteve ekologjike të tyre. Sasia e energjisë është e lidhur

drejtpërdrejtë me lartësinë mbidetare dhe shtrirjen e tokës bujqësore në pellgjet grabenore

ndërmalore dhe ato kodrinore të kësaj zone. Sasia më e madhe e energjisë të rrezatimit

diellor arrin në muajt prill – shtator, kurse maksimumin e saj e ka në muajin korrik rreth

300 KW/m2 me vlerë mesatare ditore 4.23 KWh/m2. Në lartësitë deri 600 m kushtet

optimale të disa kulturave ndërpriten (misri, rrushi), 800 – 1000 ato të kulturave

vjeshtore, përveç elbit, patates etj., kurse në lartësitë mbi 1000 m janë të përshtatshme

vetëm për pyjet dhe kullosat alpine.

Pragjet e temperaturave në varësi të kulturave bujqësore dallojnë midis kulturave

bujqësore, kurse shuma vjetore e temperaturës lëkundet nga 850 deri në 2100 orë (në

zonën e Drenicës është 2109 orë).

Tabela II.12 Pragjet e temperaturave për zhvillimin e kulturave bujqësore

Nga të dhënat e tabelës së mësipërme vërehet se pragu i temperaturave në bujqësi

llogaritet me vlerat 5, 10 dhe 15°C, nga të cilat temperatura prej 5°C zakonisht merret si

kufi i përafërtë i fillimit të periudhës së vegjetacionit, kurse në zonën e Drenicës periudhë

e vegjetacionit llogaritet koha nga 1 prilli deri me 30 shtator, kurse temperatura e ajrit

10°C vlerësohet si tregues kryesor termik i rritjes së bimës. (Pllana R., 2015). Pragjet e

temperaturave sipas kulturave bujqësore nuk janë të njëjta, perimet zhvillohen deri në

temperaturën 2°C, drithërat dhe bimët foragjere nën -25°C (misri -1.5°C), kurse kushtet

optimale për të gjitha kulturat janë nga 15 – 30 °C, ndërsa kufiri i epërm i temperaturave

paraqitet prej 30 - 40°C. Kushtet e mbirjes në sipërfaqen bujqësore të përshtatshme për

Kultura

bujqësore

Temperatura

minimale

Temperature

optimale

Temperature

maksimale

Temepratura

e mbjelljes

Pjekja

Domate 0-2°C 20-27°C 35°C 12°C Mbi 60 ditë

Speca 0-3°C 23-28°C 36°C 13°C 30-40 ditë

Qepa nën 0°C 15-18°C 40°C 2-5°C 50-60 ditë

Gruri -15 -25°C 15-20°C -- 3-4°C 70 ditë

Misri -1.5°C 24-29°C 40°C 10-12°C 90-100 ditë

Thekra -30°C 17-20°C -- 1-2°C 270-400 d.

Tërshëra -15°C 15°C -- 6°C 90-250 ditë

Luledielli 0°C 20-25°C 30°C 8-12°C 75-180 ditë

Jonxha -25°C 10-20°C mbi 40°C mbi 5°C 40-60 ditë

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

68

çdo kulturë bujqësore luhaten nga 1 - 13°C (thekra 1°C, speci 13°C)5. Ndërsa sipas këtyre

kushteve klimatike ato ndahen në kulturat që mbillen në vjeshtë dhe ato në pranverë.

Kulturat vjeshtore janë të gjitha ato, të cilat përballojnë temperaturat e ulëta nën 0 °C

gjatë dimrit, të tilla si gruri vjeshtor, elbi, thekra dhe tërshëra, kurse ato pranverore

gjithashtu, ndahen në të hershme si: gruri pranveror, thekra, elbi, tërshëra, panxhari,

jonxha dhe tërfili, të cilat përshtaten në temperatura më të larta, por përballojnë

temperaturat negative gjatë kësaj faze. Në grupin e dytë hynë ato kultura, të cilat kërkojnë

temperaturat më të larta se 8 °C, të tilla si: misri, fasulja, duhani etj., duke përfshi dhe

perimet, kushtë për zhvillimin e tyre është temperatura mbi 15 °C (përjashtuar qepën,

hurdhën etj).

Gjatë periudhës së mbjelljes tek kulturat pranverore, kushtet optimale të

lagështirës në sipërfaqen e tokës bujqësore janë pothuajse në kriteret që kërkon çdo

kulturë bujqësore. Në muajin prill, kur fillon mbjellja e tyre sasia e mesatare e reshjeve

në zonën e Drenicës luhatet, në Skënderaj 67 mm, Klinë 56 mm, Drenas e Malishevë 52

mm. Kurse sasia mesatare e reshjeve në pranverë është 200 mm, e cila ndikon tek bimët

të mbijnë, natyrisht këtu duhet përmendur edhe sasinë e energjisë që merr toka gjatë kësaj

faze. Në stinën e pranverës, zona e Drenicës merr mesatarisht 4.5 KWh/m2, sasi e cila

nuk është e mjaftueshme për disa kultura bujqësore, prandaj proçesi vegjetativ i tyre

ngadalësohet, natyrisht, në këtë dukuri ndikojnë edhe vranësirat, të cilat janë të shpeshta

gjatë kësaj faze vendimtare për bimët. Sasia e energjisë që merr kjo zonë në muajin prill

nuk është e barabartë, kështu Drenasi merr 180 orë me diell, kurse Klina 172 orë, ndërsa

vranësira mesatare mujore është e njëjtë për këto dy komuna (6 ballë). Tregues vendimtar

që ndikon në fazën e mbirjes së kulturave bujqësore është temperatura, e cila për muajin e

njëjtë në Klinë është 11.2 °C dhe Drenas 10.5 °C, duke plotësuar kushtet për një dukuri të

tillë të drithërave, foragjereve, drurëve frutorë etj. Për mbjelljen e perimeve duhet

temperatura më të larta, prandaj ato në këtë zonë përshtaten për mbjellje në muajin maj,

ku temperatura mesatare e ajrit arrin mbi 15 °C (përjashtuar mbjelljen në serra, e cila

fillon nga muaji mars). Rëndësi të veçantë duhet kushtuar temperaturave negative, të cilat

shpesh janë evidente gjatë muajve të pranverës, duke penguar zhvillimin e kulturave

bujqësore, kur ato janë në fazën vendimtare të lulëzimit. Gjatë dekadës së fundit të muajit

maj, pjesa dërrmuese e kulturave fillojnë fazën e lulëzimit deri në krijimin e dyllit, kjo

fazë paraqitet mjaft me rëndësi për bimën, prandaj sasia e energjisë, reshjeve dhe

teperaturat duhet të jenë optimale. Gjatë këtij muaji sasia e energjisë rritet dukshëm, duke

marr mbi 225 orë me diell, në këtë periudhë rritet edhe sasia e reshjeve, e cila shkon deri

në 80 mm, e lidhur me regjimin pluviometrik që dominon në këtë pjesë kohore. Në

muajin qershor kushtet optimale për kulturat bujqësore rriten dukshëm, pasi gjatë kësaj

faze bimët kanë përfunduar proçesin e frutifikimit dhe pikësynim i tyre është rritja e frutit

dhe pjekja. Kushtet klimatike janë të përshtatshme për të gjitha kulturat, duke llogaritur

sasinë e madhe të energjisë që marrin, pastaj temperaturat dhe reshjet, të cilat luhaten nga

51 mm në Klinë deri në 65 mm për Drenasin. Natyrisht, gjatë kësaj faze sasia e energjisë

dhe e reshjeve që marrin bimët nuk janë në përshtatje me periudhën vegjetative të tyre,

pasi kërkesa e kulturave bujqësore për zhvillimin e frutave rritet ndjeshëm. Një element

negativ këtu duhet përmendur rrebeshet e shiut, të cilat shfaqen në periudhën e muajve

maj, qershor, duke shkaktuar dëme serioze në kulturat bujqësore, por edhe sipërfaqen e

5 Bazat e prodhimtarisë bimore, Prishtinë 2013.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

69

tokës bujqësore, bashkë me to edhe vatrat e gërryerjes së tokës. Gjatë muajve të verës

sasia e enërgjisë që merr kjo zonë është rreth 835 orë, kurse sasia e reshjeve 160 mm, e

cila është e pamjaftueshme për bimën, për këtë qëllim duhet filluar me ujitjen e tyre në

ato sektor ku nevojat janë më të dukshme. Sasia mesatare e reshjeve në këtë zonë 600 –

800 mm nuk i plotëson nevojat e kulturave bujqësore, natyrisht për këtë qëllim janë

ndërtuar sisteme ujitëse, të cilat janë të nevojshme në periudhën e verës ku reshjet janë të

pakëta, sidomos në muajt korrik e gusht që bien mesatarisht 60 mm reshje. Sipërfaqja nën

ujë e tokës bujqësore në zonën e Drenicës është mjaft e vogël (rreth 900 ha), krahasuar

me sipërfaqen e përgjithshme të kultivuar, që është mbi 30.000 ha. Për realizimin e këtij

qëllimi duhet krijuar kushte në rritjen e kapacitetit të sistemit ujitës ekzistues (Ibër -

Lepencë), i cili nuk është i mjaftueshëm për të gjithë zonën, ai përfshin vetëm një pjesë të

vogël të pellgut të Drenicës (mbi 18 km), kurse i gjithë pellgu i përroit Mirusha dhe ai i

Klinës nuk mund të qasen në këtë sistem. Në zhvillimin e kulturave bujqësore ndikim të

dukshëm kanë tipat e tokës bujqësore dhe mënyra e punimit të tyre kështu, në tokat e

lehta dhe të shkrifta kulturat bujqësore duhet mbjellë më herët, sepse ato marrin energji

më shumë dhe ju ndihmojnë bimëve deri në mbirje, kurse tokat e rënda dhe të lagështa

duhet mbjellë më vonë gjatë pranverës.

Rëndësi të veçantë paraqet era, e cila ndikon dukshëm në kulturat bimore,

veçanërsiht gjatë fazës vegjetative, e cila mund të thyej kërcellin e tyre, kurse në fazën e

pjekjes shkuljen e frutit. Në zonë e Drenicës janë të njohura erërat, të cilat fryejnë nga

veriu, VL, perëndimi e JP, duke u ndarë në ato të ftohta, të cilat vijnë nga veriu (lugina e

Ibrit), të lindjes (të hapura nga gryka e Kaçanikut, Morava e Binçës, gryka e Lebanës)

dhe ato të thata, me drejtim nga perëndimi e JP (gryka e Morinës). Këto masa ajri sjellin

dëme të mëdha tek kulturat bujqësore, veçanërisht gjatë periudhës vegjetative të tyre, të

cilat ndikojnë dukshëm në uljen e sasisë së lagështirës tek bima. Në parandalimin e

këtyre masave të thata të ajrit preferohet mbjellja e një brezi me pyje gjatë drejtimit të

perëndimit dhe JP, pikësynim i të cilëve do të jetë ruajtja e kushteve optimale të klimës

tek kulturat bujqësore. Në komunën e Malishevës, Rahovecit, Klinës etj., duhet ngritur

këto breza, në veçanti ndaj pjesëve të hapura ndaj këtyre drejtimeve. Një rëndësi të

dukshme paraqesin numri i ditëve me ngrica, e cila në trevën e Kosovës arrin mesatarisht

80 ditë, e ndryshueshme nga një territor në tjetrin. Në zonën e Drenicës ditët me ngrica

paraqiten me kohëzgjatjen më të madhe në pjesën lindore, gjë që shprehet drejtpërdrejtë

në të dhënat e tabelës së mësipërme (II.11). Ngricat janë një dukuri gjithëvjetore, me

përjashtim të muajve të verës, të cilat shkaktojnë dëme të mëdha në kulturat bujqësore

përfshi edhe drurët frutorë, veçanërisht në fund të pranverës dhe fillimin e vjeshtës. Duke

shqyrtuar këto parametra theksojmë se zona e Drenicës i plotëson të gjitha kushtet për

zhvillimin e kulturave bujqësore si drithërat, drurët frutorë, perimet, bimët industriale etj.

II.2.4. Lagështira e ajrit

Natyrisht një element tjetër mjaft i rëndësishëm i klimës është dhe lagështira e

ajrit me treguesit kryesor të saj si: tensioni i avujve të ujit, lagështira relative dhe deficiti i

lagështirës. Në zonën e Drenicës tensioni i avujve të ujit në atmosferë gjatë vitit

përcaktohet nga temperatura e ajrit dhe është e lidhur drejtpërdrejtë me ecurinë ditore,

mujore dhe stinore të tyre.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

70

Tabela II.13. Tensioni i avujve të ujit në mb gjatë viteve 1961-1990

Vendi Muajt Mesatare

vjetore I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII

Drenica 5 5.5 6.2 7.9 11.2 14 14.8 14.4 12.5 9.8 7.7 5.8 9.56

Burimi: Klima e Kosovës, 2015.

Nga të dhënat e tabelës së mësipërme vërehet qartë se ecuria vjetore e tensionit të

avujve të ujit është pothuajse e njëjtë me vlerat vjetore të temperatusës së ajrit në stinën e

dimrit, e cila dallohet për vlera të mëdha të ndryshimit të tensionit të avujve të ujit, kurse

ajo e verës në përghithësi nuk ka vlera të mëdha të këtyre ndryshimeve. Këto vlera

dëshmojnë drejtpërdrejtë për një përputhje midis ndryshimit të temperaturave dhe ecurisë

vjetore të tensionit të avujve të ujit në zonën e Drenicës. Vlerat numerike të kësaj tabele

dëshmojnë se në pjesën dërrmuese të zonës së Drenicës tensioni mesatar i avujve të ujit

në muajin prill arrinë 7.9 mb, kurse në drejtim të perëndimit vërehet një rritje e kësaj

vlere deri në 8.1 mb. Vlerat skajore të ndryshimit të tensionit të avujve të ujit janë më e

larta në verë 14.8 mb dhe më e ulta në dimër 5 mb.

Vlerat relative - Lagështira relative e ajrit ka një ecuri të kundërt me atë ditore e vjetore

të temperaturës së ajrit, të cilat shprehen me vlerat më të larta në orët e para të mëngjesit,

kurse në orët e mesditës vlerat më të ulëta.

Tabela II.14. Lagështira mesatare relative e ajrit në %

Vendi Muajt

Mes. Vjetore I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII

Drenica 83 77 70 65 67 67 63 62 68 74 80 83 71 1961/90

Nga të dhënat e kësaj tabele shprehet mjaft mirë se në zonën e Drenicës vlera

relativisht të ulëta 62 – 63 % të lagështirës relative i përkasin gjysmës së ngrohtë të vitit,

kurse gjatë periudhës së ftohtë të vitit arrihen vlerat më të larta 80 – 83 %. Të dhënat në

tabelë na lejojnë të gjykojmë për vlerat mesatare të lagështirës relative të muajit janar, në

të cilën arrihen deri në 83% në pjesën më të madhe të kësaj zone, kurse gjatë muajit prill

këto vlera arrijnë 65 %.

Defiçiti i lagështirës - Ecuria vjetore e defiçitit të lagështirës vërehet nëpërmjet të ecurisë

vjetore të temperaturës së ajrit, në të cilën vlerat më të larta arrihen në muajt dhjetor e

janar me 2 mb, kurse gjatë periudhes janar – mars rritja e këtij treguesi është relativisht e

vogël me vlera nga 0.6 në 1.1 mb. Ky tregues në fillim të vjeshtës pëson një ulje të

theksuar deri në vlerën 3 mb, ndërsa në muajt korrik – gusht luhatët në vlera shumë të

vogla 0.4 mb. Ndryshimet e vërejtura në vlerat mesatare të amplitudës vjetore me 10 mb,

për zonën e Drenicës janë rrjedhojë sidomos e formave të larmishme të relievit. Ky

tregues i defiçitit të lagështirës së ajrit në zonën e Drenicës zvoglohet nga lindja në

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

71

perëndim për shkaqe të lartpërmendura, duke i shtuar njëherazi një zvogëlim të tillë edhe

me lartësinë e relievit të saj.

II.2.5. Vranësira

Shtrirja e zonës së Drenicës midis fushave grabenore ndërmalore të Fushës së

Kosovës në lindje dhe Rrafshit të Dukagjinit nga perëndimi, duke i shtuar njëkohësisht

praninë e bllokut malor të Bjeshkëve të Nemuna në VP dhe atë të Sharrit nga JL, krijojnë

kushte për krijimin e vranësirave. Vranësira e kësaj zone përfshihet në kuadrin e

vranësirës së trevës së Kosovës, e cila përcaktohet në radhë të parë nga veprimtaria

ciklonike dhe ajo anticiklonike, e cila dallohet nga ndryshime të shprehura mujore dhe

stinore. Veprimtaria më e madhe e cikloneve në gjysmën e ftohtë të vitit, veçanërisht në

stinën e dimrit e bën këtë periudhë të veçohet për sasinë më të madhe të vranësirës së

përgjithshme, se ajo e gjysmës së nxehtë e vitit. Në veçanti stina e verës karakterizohet

nga veprimtaria më e fuqishme anticiklonike, prandaj edhe moti gjatë kësaj stine

karakterizohet nga vranësira të pakëta.

Një rol të madh në regjimin e vranësirës së përgjithshme luan njëkohësisht lartësia

dhe shkalla e copëtimit të relievit, duke i dhënë atij një karakter tepër të përthyer, e cila

shprehet në shpërndarjen territoriale mjaft të çrregullt të vranësirës. Tabela e mëposhtme

paraqet ecurinë vjetore të vlerave të vranësirës mesatare, duke analizuar në veçanti të

dhënat për stacionet Skënderaj, Drenas, Klinë, pra territori qëndror i kësaj zone.

Tabela II.15. Vranësira mesatare mujore shumëvjeçare (°) gjatë viteve 1961-1990

Vendmatja Muajt Mes.

Vjetore I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII

Skënderaj 6.9 5.7 5.8 5.7 5.6 4.4 3.5 3.6 4.5 5.3 6.8 7.5 5.4

Drenas 7.0 6.5 6.3 6.0 5.8 5.4 4.1 3.7 4.2 5.0 6.4 7.2 5.6

Klinë 7.0 6.4 6.4 6.1 6.0 5.5 4.3 4.0 4.3 5.0 6.4 7.0 5.7

Analiza e të dhënave të kësaj tabele vërehet se vlerat mesatare më të mëdha të

vranësirës takohen në muajt dhjetor 7.5 ballë e janar 7 ballë, ndërsa ato minimale i

përkasin periudhës korrik 3.5 ballë dhe gusht 3.6 ballë (Klima e Kosovës, 2015). Vlen të

theksohet fakti se në zonën e Drenicës arrihen vlerat më të larta të vranësirës mesatare në

territorin perëndimor të saj me 0.3 ballë më shumë se në atë lindor. Kushtet e

ndryshimeve të vlerave të vranësirës janë drejtimi i shtrirjes, kundrejtimi i shpateve të

kurrizeve kryesisht kodrinore dhe prania e blloqeve malore të lartpërmendura në VP dhe

JL të kësaj zone. Bazuar në kushtet e përcaktimit të vlerave të vranësirës mesatare në

zonën e studimit, duket më se e qartë se këto vlera i përkasin kushteve të klimës së

mesme kontinentale.

Nga shqyrtimi i të dhënave për vranësirën mesatare spikasin menjëherë

ndryshimet e dora – dorshme të vlerave të saj midis sektorëve të veçantë të Drenicës

(lindje – perëndim), duke u mbështetur veçanërisht në të dhënat e muajit korrik e dhjetor

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

72

si dhe në atë vjetore. Ritmi i këtyre ndryshimeve nuk është shumë i theksuar, të cilët

shprehen qartë në vlerat 1 – 1.2 ballë, kurse vranësira vjetore për zonën e Drenicës është

nga 5.4 – 5.7 ballë. Në shpërndarjen stinore të vranësirës mesatare vërehet se dimri në

Drenicë karakterizohet për vlerat më të mëdha të vranësirës, pos të cilës renditet gjysma e

dytë e vjeshtës dhe ajo e parë e pranverës.

Një tregues tjetër me rëndësi praktike paraqitet njëherazi numri mesatar i ditëve të

kthjellëta dhe atyre me vrënësira.

Tabela II.16. Numri mesatar i ditëve të kthjellta

Vendmatja Muajt

Shuma I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII

Drenas 3.1 3 4.2 4.2 3.9 5.3 11.4 13.2 11.4 8.5 4 3.2 75.4

Klinë 3.6 3.5 4.1 3.7 2.7 3.3 7.4 9.5 9.3 7.9 3.9 3.2 62.1

Në bazë të analizës së të dhënave në tabelën e mësipërme për ecurinë vjetore të

numrit mesatar të ditëve të kthjellëta, dallohet qartë se muaji gusht shënon vlerën

maksimale në Drenas 13.2 ditë dhe Klinë me 9.5 ditë, ndërsa numri mesatar i ditëve të

kthjellëta arrin vlerën më të ulët gjatë muajit shkurt me 3 ditë në Drenas, kurse për Klinë

muaji dhjetor me 3.2 ditë. Vlera mesatare vjetore e ditëve të kthjellëta ndryshon nga 62.1

ditë në Klinë deri në 75.4 ditë në Drenas.

Ecuria e shpërndarjes së numrit të ditëve me vranësira është paraqitur në tabelën e

mëposhtme.

Tabela II.17. Numri mesatar i ditëve të vranëta

Vlerat e të dhënave të kësaj tabele për zonën e Drenicës tregojnë se muajit dhjetor

i përket numri mesatar më i lartë i ditëve me vranësira, pra 16.3 ditë, duke përbërë 14 %

të shumës vjetore për këtë dukuri. Sasia më e madhe e vranësirës gjatë kësaj periudhe të

ftohtë të vitit flet qartë për veprimtarinë më të madhe ciklonike në këtë stinë, kurse shuma

vjetore e ditëve të vranëta në Drenicë paraqitet me vlerën 116.5 ditë.

Numri i ditëve me vranësira, kryesisht në stinën e pranverës, kërkon një studim të

veçantë, duke marrë për bazë mbjelljen e kulturave bujqësore, të cilat përveç që kërkojnë

sasi të konsiderueshme lagështire, gjithashtu janë të lidhura edhe me sasinë e energjisë që

merr kjo zonë gjatë kësaj periudhe, pra që është e nevojshme për rritjen e tyre.

Vendmatja Muajt

Shuma I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII

Drenas 15.4 12.7 11.5 9.5 7.7 5.9 3.3 2.9 4.8 7.6 11.7 16.2 109.2

Klinë 16 12.1 13 10.1 7.8 5.9 3.9 3.6 5.4 8.5 13.9 16.3 116 .5

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

73

II.2.6. Reshjet

Analiza e regjimit të reshjeve në trevën e Kosovës dëshmon për një

ndryshueshmëri të theksuar në shpërndarjen kohore dhe hapësinore të tyre. Kjo dukuri

pluviometrike lidhet ngushtë me veprimtarinë ciklonike dhe anticiklonike, e cila gjen

kushte të përshtatshme të një relievi të shumëllojshëm dhe një mbulesë bimore relativisht

të pasur.

Shtrirja e zonë së Drenicës midis fushave grabenore ndërmalore të lartpërmendura

dhe largësia nga deti kanë përcaktuar një regjim pluviometrik mesatar kontinental.

Shpërndarja territoriale e vlerave mesatare të sasisë vjetore të reshjeve (600-800 mm) për

këtë zonë është pothuajse e njëjtë me atë të Kosovës (783 mm). Natyrisht, sasia më e

madhe e reshjeve bie gjatë sektorit perëndimor të Drenicës me 783 mm, Carralevë 776

mm, duke i shtuar edhe ate në VP me 746 mm (Harta II.2). Viti me sasi më të madhe të

reshjeve në zonën e Drenicës është ai 1983, në stacionin shimatës në Duhël, në të cilin

janë matur 1199 mm reshje, ndërsa viti me sasi më të vogël të reshjeve vjetore është më

1990, në stacionin shimatës në Malishevë, ku janë matur 389 mm reshje.

Tabela II.18. Sasia e reshjeve në mm sipas stinëve të vitit gjatë periudhës 1961 – 1990

Vendmatja

Stinët

Shuma

vjetore Pranvera Vera Vjeshta Dimri

mm % Mm % mm % mm %

Klinë 162 22.5 153 21.3 218 30.3 185 25.7 718 mm

Skënderaj 199 26.6 177 23.7 193 25.8 177 23.7 746 mm

Malishevë 164 24 155 22.6 185 27 180 26.3 684 mm

Drenas 159 23.8 163 24.4 179 26.8 166 24.8 667 mm

Analiza e vlerave numerike të sasisë së reshjeve sipas shpërndarjes stinore të

kësaj zone bie menjëherë në sy ndryshimi i dukshëm i tyre që bie në pjesën VP me atë

JL. Kështu, në Skënderaj e Klinë sasia e reshjeve që bie në vjeshtë janë 193 mm dhe 218

mm, kurse në Drenas e Malishevë bien mesatarisht 179 mm dhe 185 mm. Pas saj renditet

stina e dimrit, e cila, gjithashtu, në pjesën VP është më e lartë përkatësisht 177 mm dhe

185 mm në Skënderaj e Klinë, të cilat janë të lidhura me rolin kondensues të kurrizit

malor VL të Bjeshëve të Nemuna që marrin një sasi të reshjeve (900 – 1000 mm), kurse

në Drenas dhe Malishevë bien 166 mm e 180 mm ose, të cilat i detyrohen shtrirjes së tyre

në kushtet e një relievi kryesisht kodrinor. Menjëherë pas tyre renditet pranvera e vera me

sasi më të vogël të reshjeve, duke u përputhur në tiparet karakteristike të një klime të

mesme kontinentale. Kurse ndryshimi midis tyre vërehet me vlerat e reshjeve që bien në

pranverë 159 mm dhe 164 mm në Drenas e Malishevë dhe 162 mm përkatësisht 199 mm

në Klinë dhe Skënderaj, pra me një ndryshim më të theksuar në këto të fundit. Në stinën e

verës vlera e sasisë së reshjeve është 155 mm e 163 mm Malishevë dhe Drenas, kurse ajo

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

74

në Klinë e Skënderaj vërehet me 153 mm dhe 177 mm reshje. Nga këto vlera konstatojmë

se pranvera dhe vjeshta janë stinë tranzitore, në të cilat bie sasia më e madhe e reshjeve,

pra që përfaqësojnë 52.4 % (Skënderaj) deri në 52.8 % (Klinë) dhe 50.6 % (Drenas) dhe

51 % (Malishevë) të shumës vjetore, kurse stinët kryesore vera dhe dimri kanë ndryshime

të përfillshme midis tyre, në të cilat bie sasi më e vogël e reshjeve. Këtë gjendje më së

miri e pasqyron grafiku i paraqitur mëposhtë.

Grafiku II.4. Sasia mesatare e reshjeve të shiut në mm sipas stinëve gjatë viteve 1961 –

1990

Një regjim i përafërt karakterizon, gjithashtu shpërndarjen e vlerave mujore të

sasisë së reshjeve, e cila pasqyrohet mjaft mirë në tabelën e mëposhtme, duke shprehur

njëherazi sasinë e tyre të shpërndarë sipas muajve në këtë zonë.

Tabela II.19. Mesataret mujore të reshjeve në mm (1961-1990)

Vendmatja Muajt Mesatarja

mujore I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII

Klinë 64 50 46 56 60 51 55 47 50 54 93 71 58

Skënderaj 59 49 53 67 79 67 61 49 51 52 91 69 62

Malishevë 55 48 49 51 65 62 53 40 49 56 80 77 57

Drenas 58 46 44 52 63 65 57 41 47 53 79 62 56

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

75

Grafiku II.5. Reshjet mesatare mujore në mm për Drenicën gjatë viteve 1961-1990

Nga të dhënat e tabelës së mësipërme vërejmë se sasia më e madhe e reshjeve për

të gjithë zonën takohet gjatë muajit nëntor, e cila arrinë vlerën 93 mm në Klinë e

Skënderaj, të lidhura me afërsinë e tyre ndaj kurrizit malor VL të Bjeshkëve të Nemuna

në kushtet e lartpërmendura. Kurse në Malishevë dhe Drenas gjatë këtij muaji bien deri

në 80 mm reshje, të cilat i detyrohen shtrirjes së tyre në kushtet e një relievi kryesisht

kodrinor. Pas tij renditet dhjetori, përkatësisht vlera e të cilit arrinë në 77 mm në

Malishevë, 71 mm në Klinë e Skënderaj dhe 62 mm reshje në Drenas, por në pranverë

ndryshojnë këto vlera në Skënderaj 79 mm, kurse në Malishevë 65 mm, (së bashku 12 %

e 10 % të shumës vjetore). Muaji me reshje më të pakëta është gushti me 40 mm në

Malishevë dhe Drenas, kurse në Klinë dhe Skënderaj gjatë këtij muaji bien 49 mm reshje.

Tabela II.20. Numri mesatar i ditëve me reshje ≥ 0.1 mm

Vendi I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII Sh.

Drenas 13.5 12.2 11.3 12 12.9 11.8 8.2 7.8 7.4 8.5 12.2 14.4 132.2

Klinë 12.1 12.2 11.2 11.4 12.9 13.1 9.8 8.6 8 9.4 12.2 13.2 134.1

Shpërndarja e numrit mesatar të ditëve me reshje shiu tregon se në këto vendmatje

në muajin dhjetor arrin numrin më të madh të ditëve me reshje shiu, nëntori dhe janari me

vlerë 14.4 ditë. Numrin më të vogël të ditëve me reshje e ka muaji shtator, përkatësisht

7.4 ditë Drenas dhe 8 ditë në Klinë. Numrin më të lartë të reshjeve e kemi në sektorin

perëndimor të Drenicës (Klima e Kosovës, 2015), e lidhur me afërsinë e tyre me blloqet

malore të Bjeshkëve të Nemuna, përkatësisht sektori JL i tyre dhe Malet e Sharrit. Më

poshtë në grafikë janë paraqitur ndryshimet midis komunës së Drenasit dhe Klinës në

shpërndarjen e sasisë vjetore të reshjeve.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

76

Grafiku II.6. Shuma vjetore e numrit mesatar të ditëve me reshje në Drenicë

Harta II. 2 Shpërndarja e reshjeve në zonën e Drenicës

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

77

Reshjet e borës – Reshjet në gjendje bore bien kryesisht në muajt e ftohtë të vitit gjatë

stinës së dimrit dhe përfshijnë të gjithë zonën e Drenicës, në lartësitë mbi 1000 m ku

shtresa e borës qëndron relativisht disa muaj, ndërsa me shkrirjen e ngadalshme të saj

ndikon në regjimin ujor të Drenicës. Në qëndrueshmërinë e shtresës së borës dhe në

numrin e ditëve me shtresë bore ndikon në mënyrë të veçantë karakteri lokal, veçanërisht

temperaturat e ajrit. Kjo dukuri ka rëndësi të madhe për zonën, e cila kushtëzon

furnizimin e përrenjve me ujë dhe burimeve nëntokësore, sidomos në stinën e nxehtë të

verës kur nevojat për ujë rriten.

Shtresa e borës ndryshon prej lindjes nga perëndimi për shkak të kushteve të

lartpërmendura, e cila është paraqitur në tabelën e më poshtme, duke përfshi njëherazi

numrin e ditëve me borë. Reshjet e borës përqëndrohen kryesisht gjatë stinës së dimrit,

fundit të vjeshtës dhe fillimit të pranverës.

Tabela II.21. Numri i ditëve me shtresë bore periudha 1961-1990

Vendmatja Muajt Shuma

vjetore XI XII I II III

Drenas 4.1 12.6 15 10.1 4.5 6.7 ditë

Klinë 2.5 11.5 14.7 11.5 4.1 6.4 ditë

Nga të dhënat e tabelës së mësipërme për Drenasin dhe Klinën vërehet se në këtë

zonë shpërndarja e ditëve me shtresë bore përqëndrohet kryesisht gjatë periudhës nëntor-

mars, të cilët gjatë viteve 1961-1990 nga 12.6 deri në 15 ditë. Shuma vjetore e ditëve me

shtresë bore arrin nga 44.8 ditë në Klinë deri në 47 ditë në Drenas, të cilat pothuajse

përputhen me vlerën mesatare të trevës së Kosovës (51.7 ditë), ndërsa në lartësinë mbi

1000 m vërehet një rritje e dukshme e numrit të ditëve me shtresë bore, e cila shënon

vlerën mbi 100 ditë.

Lidhur me vlerat maksimale absolute të shtresës së borës ato paraqiten tepër të

çrregullta, të cilat përgjithsisht arrijnë deri në 50 cm në pjesët fushore, kurse në kurrizet

kodrinoro-malore mund të arrijë deri në 1 m.

Sasia dhe koha e rënies së borës shfaq interes të jashtzakonshëm në praktikën njerëzore,

pasi shtresa e borës krijon kushte për zhvillimin e turizmit, krijon një mjedis të

shëndetshëm dhe nxit në përgjithësi zhvillimin ekonomik të zonës. Ndikimi i borës në

reliev është i madh, pasi gjatë periudhës së shkrirjes krijon rrjedhje ujore gjatë tërë kësaj

periudhe, të cilat modelojnë atë, duke filluar nga dukuritë shpatore.

Breshëri - Një gjendje tjetër e reshjeve është edhe breshëri, nga i cili përfshihet zona e

Drenicës me intensitet dhe kohëzgjatje të ndryshme, por në tërësi bie pothuajse në të

gjitha stinët. Forma dhe madhësia e kokrrës së breshërit mund të ndryshojë pa ndonjë

rregull të caktuar, kurse gjatë rënies breshëri shoqërohet me shtrëngata shiu dhe për

rrjedhojë shkakton dëme të konsiderueshme në ekonominë e zonës. Numri i ditëve me

breshër paraqitet në tabelën e mëposhtme.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

78

Tabela II.22. Numri mesatar i ditëve me breshër gjatë periudhës 1961 – 1990

Nga analiza e të dhënave të tabelës së mësipërme, shpërndarja e ditëve mesatare

me breshër tregon vlera të përafërta në Drenicë, të cilat takohen nga maji në gusht, pra në

stinën e verës me 0.2 – 0.3 ditë, ndërsa më pakë shfaqen në stinët tjera 0 – 0.1 ditë.

Raste me Breshër janë ai i datës 28 korrik të vitit 2016 në Malishevë e Drenas, zgjati disa

minuta dhe për rrjedhojë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore.

Kurse me datën 1 gusht të vitit 2016, breshëri shkatërroi kulturat bujqësore në disa

fshatra të Skënderajt si Polac, Prekaz, Prelloc, Kozhicë, Çirez dhe Kryshec, kurse kokrrat

kishin madhësinë e arrës. Në dhjetë vitet e fundit në Drenicë janë regjistruar shumë raste

me breshër, rrjedhojat e të cilit llogariten me vlera të larta, i cili dëmet më të mëdha ka

shkaktuar në kulturat bujqësore.

Foto II.1. Dëmet nga breshëri në ekonominë bujqësore të Drenicës

II.2.7. Vlerësimi i potencialit klimatik të zonës dhe perspektiva e shfrytëzimit të tij

Shtrirja e zonës së Drenicës gati në qendër të trevës së Kosovës, midis fushave

grabenore ndërmalore të Fushës së Kosovës në VL dhe asaj të Rrafshit të Dukagjinit nga

Vendi V VI VII VIII IX Shuma

Klinë 0.1 0.3 0.2 0 0 0.6

Drenas 0.2 0.2 0.2 0.1 0.1 0.8

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

79

JP, kanë përcaktuar kushtet e një klime të mesme kontinentale, natyrisht me ndryshime të

theksuara midis skajit VL dhe atij JP. Këto kushte klimatike shprehen drejtëpërdrejtë

edhe në ecurinë ditore, mujore, stinore dhe vjetore mjaft të ndryshme të elementëve të

veçantë të saj.

Në kuadrin e këtij potenciali klimatik, një vend me rëndësi zë rrezatimi diellor, i

cili në këtë zonë ka vlerën mesatare ditore 4.23 KWh/m2, duke u karakterizuar me një

maksimum në muajin korrik 299 KWh/m2 dhe një minimum në muajin dhjetor 70

KWh/m2. Në këtë zonë zgjatja vjetore e diellzimit ka vlerë relativisht të lartë mbi 2000

orë/vit, duke marrë sasinë më të madhe në muajin korrik me 300 orë, kurse muaji me

vlerën më të ultë dhjetori, vetëm 61 orë. Stina e verës renditet e para me sasinë më të

madhe të diellzimit mbi 39 % të shumës vjetore, kurse ajo e dimrit renditet e fundit me

11.5 % të kësaj shume.

Një potencial me rëndësi këtu përmendim erën, e cila është mjaft e shprehur, falë

pozitës qëndrore që ka kjo zonë, veçanërisht kufizimit me fushta grabenore ndërmalore të

lartpërmendura, duke i shtuar grykat tërthore komplekse, gjatë të cilave qarkullojnë erërat

në drejtim të saj. Këtu përmendim grykën e Drenicës, Llapushnikut, Klinës, Carralevës,

Lushtës, të cilat lejojnë të futen erërat nga drejtimet e VL dhe ato nga JP, duke theksuar

edhe ato që vijnë nga lugina e Ibrit, Lepencit, Drinit të Bardhë etj. Më e theksuar është

ajo që vjen nga V dhe VL (14 dhe 6.7 %), pas të cilës renditen ato nga jugu ( rreth 5 %),

VP (3.4 %). Mesatarja vjetore e shpejtësisë së erës arrin 1.4 m/sek, ajo më e lartë takohet

në stinën e pranverës 3 m/sek, kurse më e ulëta në atë të vjeshtës me 1.9 m/sek.

Rëndësi të veçantë në kuadrin e këtij potenciali klimatik ka temperatura e ajrit, e

cila paraqitet me ndryshime të dukshme, falë kushteve të një relievi të butë kryesisht

kodrinor me shtrirje afro meridionale. Temperatura mesatare vjetore në këtë zonë është

10.8 °C, me ndryshime të vogla midis qendrave kryesore të saj, kështu në Drenas ajo

është 10.5 °C, Skënderaj, Malishevë e Klinë 11 °C. Nga analizat e bëra në këtë kapitull

vërehet se temperaturat më të ulëta takohen gjatë muajit janar – 1 °C, kurse ato më të

larta në muajin korrik 20.7 °C. Bazuar në ecurinë stinore të temperaturës mestare të ajrit,

lejohet të theksojmë se në përgjithësi ato janë me vlera pozitive gjatë gjithë vitit, kurse

stina e verës renditet me vlerat më të larta të saj (20.8 °C), ndërsa ato më të ulëta i

përkasin stinës së dimrit (0.5 °C). Natyrisht, vlera mesatare pozitive e kësaj temperature

është vendimtare në zhvillimin e kulturave bujqësore të kësaj zone, të cilat janë sqaruar

më lartë. Gjithashtu, duhet përmendur periudha me ngrica, e cila është e lidhur me

karakterin e formave të relievit dhe shfaqet nga dekada e tretë e nëntorit, duke përfunduar

në ate të dytë të marsit.

Një rol të rëndësishëm në pasuritë klimatike luan lagështira e ajrit me treguesit

kryesor të saj, e cila këtu ka një mesatare vjetore rreth 70 %, duke u theksuar midis

muajve dhjetor me 83 % dhe atij gusht 62 %, e lidhur me ndryshimin e elementëve

klimatikë tjerë gjatë stinëve të vitit.

Me rëndësi në këtë potencial paraqiten vranësirat, të cilat luajn rol vendimtar në

përcaktimin e reshjeve, por edhe ditëve me ndriçim. Vranësirat më të theksuara janë në

pjesën perëndimore, pas të cilës renditet sektori VP dhe ai jugor i zonës, falë shtrirjes së

vargmaleve të Bjeshkëve të Nemuna dhe atyre të Sharrit, kurse vlera mesatare vjetore e

tyre është 5.6 ballë. Vlera mesatare më e madhe e vranësirës takohet në muajin dhjetor

7.5 ballë, ndërsa ajo minimale i përket korrikut 3.5 ballë. Në shpërndarjen stinore të

vranësirës mesatare vërehet dimri, i cili veçohet me vlerën më të madhe të saj, kurse stina

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

80

e verës i ka vlerat më të ulëta. Numri mesatar i ditëve të kthjellta është 75 ditë, me vlerën

më të lartë të tyre në muajt e verës (gusht 13.2 ditë), kurse numri më i vogël i tyre takohet

në stinën e dimrit (janar 3 ditë).

Një rëndësi të veçantë në pasuritë klimatike e kanë reshjet, të cilat në bazë të

kushteve morfologjike në zonën e Drenicës, dëshmojnë për një ndryshueshmëri të

dukshme në shpërndarjen kohore dhe hapësinore të tyre, të lidhura ngushtë gjithashtu me

veprimtarinë ciklonike dhe anticiklonike. Pozita gjeografike e zonës në kuadër të trevës

së Kosovës, veçanërisht midis fushave grabenore ndërmalore të lartpërmendura dhe

largësia nga deti kanë përcaktuar një regjim pluviometrik mesatar kontinental. Vlera

mesatare e sasisë vjetore të reshjeve luhatet nga 600 – 800 mm, duke i shtuar ndryshimet

midis qendrave kryesore në këtë zonë, të tilla si: Drenas me 667 mm, Malishevë 684 mm,

Klinë 718 mm dhe Skënderaj rreth 746 mm. Në shpërndarjen stinore veçohet ajo e

vjeshtës me 218 mm, kurse vlerat mesatare mujore kanë një mospërputhje midis tyre,

duke dalluar muajin nëntor me vlerën më të madhe 93 mm, ndërsa vlerën më të vogël e

ka muaji gusht me 41 mm. Pas reshjeve të shiut me rëndësi paraqiten ato në gjendje bore,

të cilat bien kryesisht në muajt e ftohtë të vitit gjatë stinës së dimrit, duke përfshirë të

gjithë këtë zonë. Qëndrueshmëria e shtresës së borës kushtëzohet nga relievi, sidomos

lartësitë mbi 1000 m, kurse periudha e paraqitjes së borës është nga dekada e fudit e

muajit nëntor deri në atë të dytë të marsit. Vlera mesatare vjetore me borë këtu është 6.7

ditë dhe lëkundet nga 44.8 ditë në Klinë deri në 47 ditë në Drenas.

Potenciali klimatik në zonën e Drenicës është i lidhur ngushtë me faktorët

klimatikë, të cilët krijojnë kushte të dukshme për shfrytëzimin e tyre në veprimtari të

ndryshme ekonomike. Këto pasuri klimatike, të cilat u përmendën më lartë luajnë rol

vendimtarë në krijimin e kushteve për banim, bujqësi, industri, komunikacion, turizëm

etj. Diellzimi si pasuri klimatike ka rëndësi të veçantë në shfrytëzimin e sasisë së

energjisë për zhvillimin e kulturave bujqësore, të cilat janë të lidhura me këtë sasi dhe

periudhën e zgjatjes së tij. Kurse temperaturat e ajrit, sidomos ato stinore paraqiten

vendimtare në mbjelljen dhe kultivimin e drithërave, perimeve, foragjereve etj,

veçanërisht gjatë periudhës vegjetative të tyre, duke i shtuar këtu pragjet e temperaturave

dhe paraqitjen e ngricave, të cilat sjellin pasoja të rënda për bimën. Temperatura mesatare

vjetore pozitive dhe ajo mesatare me vlerë relativisht të lartë (rreth 11 °C), kanë krijuar

kushte për rritjen e një game të gjerë të kulturave bujqësore këtu, duke i shtuar edhe

sasinë e reshjeve (600 – 800 mm), të cilat paraqesin kusht optimal të rritjes dhe kultivimit

të pjesës dërrmuese të këtyre kulturave. Rol vendimtar në bujqësi paraqet shpërndarja

stinore dhe ajo mujore e reshjeve, duke treguar sasinë e pamjaftueshme të ujit për bimët,

veçanërisht periudhën me sasi të pakët të tyre, e cila shoqërohet me temperatura të larta,

pikësynim i të cilës është sigurimi i ujitjes artificiale.

Rëndësi të veçantë në ekonominë e zonës paraqesin diellzimi dhe era, të cilat

krijojnë kushte të dukshme në përfitimin e energjisë elektrike, veçanërisht në

kundrejtimet nga jugu, JL dhe JP. Zhvillimi i teknologjisë, sidomos në dekadën e fundit

krijon kushte me vlerë në sigurimin e pajisjeve për realizimin e një qëllimi të tillë,

pikësynim i së cilës do të jetë një zhvillim i qëndrueshëm ekonomik në këtë zonë.

Natyrisht, një nismë e tillë do të arrihet me ndarjen e fondeve të mjaftueshme nga qeveria

lokale dhe ajo qendrore e Republikës së Kosovës, për sigurimin e panelëve diellor dhe

turbinave të erës, të cilat do të vendosen në kundrejtimet e shpateve që marrin sasinë më

të madhe të energjisë dhe erës. Në zonën e Drenicës sasia mesatare e rrezatimit diellor

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

81

luhatet midis jugut dhe veriut, sikurse që dallohet nga lindja në drejtim të perëndimit, kjo

vlerë në zonën e Drenicës është 4.23 KWh/m2, kurse në qytetet kufizuese me këtë zonë

janë: Prishtinë 4.32 KWh/m2, Pejë 4.24 KWh/m2, Prizren 4.14 KWh/m2. Ndërsa,

shfrytëzimi i erës është i lidhur ngushtë me rastisjen dhe shpejtësinë e saj. Zona e

Drenicës veçohet me rastisje të erës nga drejtimi i veriut, VL dhe JP, ku dominojnë erërat

veriore, VL, VP, jugore dhe ato JP.

Harta II.3. Potenciali diellor në zonën e Drenicës për përfitimin e energjisë elektrike

Nga analiza e hartës së mësipërme konstatohet se në zonën e Drenicës në bazë të

formave relievore nga më të butat, kryesisht kodrinoro – malore, krijohen kushte të

dukshme për vendosjen e panelave të diellit, pothuajse në të gjithë zonën, kurse sasia

mesatare ditore prej 4.20 KWh/m2 është relativisht e përshtatshme për realizimin e kësaj

veprimtarie ekonomike.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

82

Harta II.4. Potenciali i erës në zonën e Drenicës për përfitimin e energjisë elektrike

Në hartë vërehet mjaft mirë se e gjithë zona e Drenicës është e përshtatshme për

vendosjen e turbinave të erës, veçanërisht kurrizet kryesisht kodrinoro – malore, të cilat

krijojnë kushte të mira për përfitimin e energjisë elektrike së bashku me atë diellore, duke

ndikuar në ngritjen e ekonomisë së zonës.

Në dekadën e fundit janë të dukshme aktivitetet ekonomike njerëzore, sidomos në

përfitimin e energjisë elektrike, duke instaluar panelët diellor nëpër çatitë e shtëpive për

të relizuar prodhimin individual të kësaj energjie. Kurse në shpatin VL të kurrizit horstik

të Goleshit janë instaluar tre turbina (flutura) të erës, duke krijuar kushte për prodhimin e

energjisë elektrike, të cilat aktualisht nuk janë vënë në funksion.

Rëndësi të veçantë gjithashtu paraqet rrezatimi diellor, i cili është shumë i

rëndësishëm për jetën dhe veprimtarinë e njeriut në zonën e Drenicës, e cila shtrihet

midis fushave grabenore ndërmalore të lartpërmendura. Të gjitha vendbanimet këtu janë

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

83

vendosur në territore me ndriçim gjatë tërë vitit, me përjashtim të atyre me shtrirje në veri

të kurrizit të Rahovecit dhe Koznikut, të cilat gjatë stinës së dimrit marrin më pak ndirçim

diellor falë pozicionit të mbrojtur të tyre ndaj kësaj dukurie. Kjo pasuri klimatike ka

krijuar kushte të veçanta për zhvillimin e turizmit, pothuajse gjatë të gjitha stinëve,

veçanërisht atyre të nxehta, i cili është i dukshëm në kurrizet kodrinoro – malore horstike,

të tillë si: i Kosmaçit, Drenicës, Carralevës, ai i sektorit VP etj. Natyrisht, duke i shtuar

sasinë e mjaftueshme të diellzimit, burimet me ujë të pastër e cilësorë dhe ajrin e freskët,

kurse në atë dimëror duhet ngritur shtigje për ushtrimin e sportit të skive. Pasuritë

klimatike kanë krijuar kushte për zhvillimin e sipërfaqes me pyje, veçanërisht dushkut

dhe ahishteve, të cilat zën një hapësirë të konsiderueshme në këtë zonë, sëbashku me

parqet natyrore për realizimin e turizmit të gjuestisë. Në bazë të kushteve të përshtatshme

të një klime të mesme kontinentale, në kurrizin kryesisht kodrinor të Blinajës janë nën

mbrojtje 3.000 hektarë, të cilat shfrytëzohen për gjueti të kafshëve të egra.

Potenciali klimatik ka vlerë të madhe kurative, duke krijuar kushte për

shfrytëzimin e hapësirave me pyje për shërimin e sëmundjeve të frymëmarrjes,

mushkërive dhe reumën, duke llogaritur vlerën e orëve me diell, ajrin a pastër, ujin termo

– mineral etj. Natyrisht, një rëndësi të veçantë pasuritë klimatike i kanë dhënë kësaj zone

në kultivimin e bletarisë (apikulturës), aktivitet i cili është i dukshëm në dekadën e fundit,

falë kushteve të përshtatshme të këtij potenciali.

Foto II. 2. Hapësirë e përshtatshme për kultivimin e bletëve në Skënderaj

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

84

Kapitulli III

Veçoritë hidrografike të zonës së Drenicës

Në kompleksin fiziko-gjeografik të zonës së Drenicës, rëndësi të veçantë paraqet

rrjeti hidrografik, i cili lidhet me faktorët dhe kushtet mjaft të përshtatshme për zhvillimin

e tij. Në këtë rrjetë përfshihen përroi i Drenicës, Klinës, Mirushës dhe burimet

nëntokësore. Pasuritë ujore të Drenicës lidhen me kushtet e një relievi kryesisht

kodrinoro-malor me forma të shumëllojshme, me evolucionin dhe ndërtimin gjeologjik të

larmishëm, ku mbizotërojnë ato terrigjene e karbonatike, kushtet e një klime të mesme

kontinentale dhe një mbulesë bimore relativisht e pasur.

Të gjithë përrenjtë e zonës burojnë dhe rrjedhin në territorin e saj, kurse ujërat e

tyre i përkasin pellgjeve detare të Adriatikut dhe Detit të Zi, lumenjve Drini i Bardhë dhe

Sitnicës.

III.1. Karakteristikat e përgjithshme, faktorët dhe kushtet e formimit të regjimit të

rrjedhjes së përroit të Drenicës, Klinës e Mirushës

Në kuadrin hidrologjik zona e Drenicës ka një rrjetë ujor të dendur, por cilësohet

me sasi tepër të pakët uji, si rezultat i përbërjes litologjike dhe kushteve klimatike (klimës

së mesme kontinentale). Me ndërtimin gjeologjik karakterizohet shumëllojshmëria e

shkëmbinjve, dendësia e shkatërrimit tektonik si rrjedhojë e përfshirjes së tyre nga

ngritjet gjatë etapës së evolucionit morfotektonik e morfologjik të strukturave të kësaj

zone. Relievi i pellgjeve ujëmbledhës të këtyre përrenjve ndërtohet prej shkëmbinjve

karbonatikë e terrigjenë me përshkueshmëri dhe fortësi krejt të ndryshme, të cilët

ndikojnë në formimin dhe ecurinë e regjimit të rrjedhjes së këtyre përrenjve (Harta

gjeologjike e Kosovës, në shkallë 1 : 200000, 2006).

Pozicioni morfotektonik i pragut strukturor të Drenicës dhe karakteri i një

tektodinamike në ngritje me vlera të vogla, kanë përcaktuar jo vetëm veçoritë e

përgjithshme të relievit, por edhe drejtimin me përmasat e copëtimit të tij. Në tërësi në

bazë të kushteve të lartpërmendura, drejtimi i rrjedhjeve të përrenjve është në përshtatje

me ato të pellgjeve grabenore ndërmalore ku ato kalojnë, duke formuar kështu lugje në

trajtë pellgu, të cilat janë modeluar në pellgjet e trashëguara.

Ky rrjet ujor ka shfrytëzuar njëkohësisht mjaft shkëputje gjatësore dhe ato tërthore, duke

u përshtatur me tektonikën shkëputëse, të cilët kanë përcaktuar njëherazi karakterin

kompleks të grykave të tyre. Shpërndarja e rrjedhjeve ujore në drejtim të perëndimit

(Klina, Mirusha) dhe në lindje (Drenica) kushtëzohet nga dukuritë tektodinamike, të cilat

kanë ndikuar në një evolucion morfologjik relativisht më të shpejtë dhe vlera më të

mëdha të dendësisë së copëtimit të relievit në pjesën perëndimore se në atë lindore.

Pellgjet ujëmbledhës të përrenjve të Drenicës, Klinës dhe Mirushës karakterizohen nga e

njëjta strukturë gjeologjike e ndërlikuar, përbërje litologjike të shumëllojshme dhe

shkatërrim tektonik të dendur falë kushteve tektodinamike në ngritje gjatë tërë etapës së

evolucionit morfostrukturor të Drenicës.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

85

Harta III.1. Rrjeti ujor në zonën e Drenicës

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

86

Këta faktorë të lartëpërmendur me kushtet e një relievi kryesisht kodrinor –

malor, kanë përcaktuar njëherazi praninë e kushteve të një klime të mesme kontinentale.

Pikërisht me këta faktorë dhe kushte lidhet formimi i pasurisë ujore në këtë zonë, të cilët

shprehen në rrjetin ujor të dendur (afro 4-6 km/km2) dhe karakterin kompleks të ecurisë

së regjimit të rjedhjes së tij.

Shkaku kryesor i një regjimi të tillë lidhet drejtpërdrejtë me ushqimin e tij nga

reshjet e shiut dhe ato të borës, i cili shprehet me një prurje maksimale në vjeshtë, i lidhur

me reshjet e shiut, dhe një tjetër në pranverë nga ujrat e borës së shkrirë, duke formuar në

një regjim rrjedhjeje pluvio-nival. Në këto kushte paraqiten edhe dy minimume të lidhura

me stinën e verës dhe dimrit (reshjet e borës).

Përroi Drenica Në rrjetin ujor të kësaj zone rrjedhja kryesore është ai i Drenicës, i cili

grumbullon dhe rrjedh ujërat e pjesës lindore e pjesërisht qëndrore të saj (pjesën veriore

të kurrizit të Carralevës, atë lindore të Drenicës e Kosmaçit dhe pjesën perëndimore të

Çiçavicë). Pellgu ujëmbledhës shtrihet midis fshatit Karaçicë në jug në lartësinë 1000 m

dhe fshatit Polac nga veriu me lartësi rreth 700 m. Shtrati i këtij përroi në pjesën

dërrmuese deri tek grykëderdhja e tij në lumin Sitnica, pra në një gjatësi 61 km, shtrihet

në pellgun me të njëjtin emër, i cili është thelluar dhe zgjeruar në trashësinë e

depozitimeve neogjenike dhe atyre kuaternare. Ngushtimet e vetme gjatë këtij shtrati

arrihen tek gryka tërthore e Dritanit (Dobroshevcit), e cila ka një gjatësi mbi 3 km, kurse

gjerësia e shtratit zallishtor holocenik arrin 200 – 500 m, duke krijuar tipare karakteristike

morfologjike. Këto tipare të shtratit lidhen me origjinën tektonike të pragut strukturor të

zonës së Drenicës midis dy fushave grabenore ndërmalore të lartpërmendura, duke krijuar

kushtet për rrjedhjen e këtij përroi në drejtim të fushës grabenore ndërmalore të Fushës së

Kosovës të trashëguar nga periudha e evolucionit liqenor pliocen – kuaternar.

Foto III.1. Përroi i Drenicës, erozioni anësor i krijuar gjatë përmbytjeve

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

87

Gjatë zallishtores të ngushtë rrjedhja ujore nuk ka krijuar meandrime, të nxitur

njëkohësisht nga pjerrësia relativisht e madhe e këtij shtrati (8 m/km). Rrjedhja e këtij

përroi paraqitet relativisht e pasur, duke grumbulluar ujërat e një pellgu ujëmbledhës me

sipërfaqe rreth 443 km2 dhe lartësi mesatare të relievit të tij 690 m, pra një reliev tipik

kodrinoro-malor. Ky pellg kufizohet me atë të lumit Drini i Bardhë në perëndim, i cili i

derdh ujërat në Detin Adriatik, kurse nga JL me atë të Lepencit të pellgut detar të Egjeut.

Në përbërjen litologjike të këtij pellgu mbizotërojnë shkëmbinjtë flishor, të cilët kanë

përcaktuar vlera të mëdha të dendësisë së copëtimit 4-5 km/km2, pastaj renditen rreshpet

e Paleozoit dhe ata magmatikë me moshë nga Paleozoi në Kuaternar (Harta Gjeologjike e

Kosovës, shk, 1:200000, 2006), duke u veçuar nga shkallë fortësie e përshkueshmërie të

ndryshme. Pikërisht me këto shkëmbinj dhe kushte klimatike të lartpërmendura

shpjegohet përgjithësisht karakteri i regjimit të çrregullt të rrjedhjes së këtij përroi. Në

relievin e këtij pellgu blloqet malore të Sharrit shtrihen në jug me lartësi mbi 2000 m,

kurse ato të Bjeshkëve të Nemuna (sektori VL) me lartësi deri në 1500 m, të Çiçavicës

mbi 1000 m, të cilat kufizojnë pellgun e Drenicës me lartësi 600 – 700 m. Me ndryshime

morfologjike të theksuara paraqitet relievi i vet këtij pragu strukturor të Drenicës,

kryesisht kodrinoro – malor, duke ndikuar në veçoritë klimatike të këtij pellgu.

Përroi i Verbocit bashkohet me atë të Drenicës në Poklekë në lartësin 570 m, të

cilët vazhdojnë në drejtim të VL deri tek gryka e Dritanit. Nëpërmjet kësaj gryke përroi i

Drenicës futet në Fushën e Kosovës, ku bashkohet me Sitnicën në dalje të fshatit Vragoli

në lartësinë 530 m. Dukuritë morfologjike shprehen në faktin se përroi Drenica veçohet

për disa degë të rëndësishme, të tilla si ai i Klisyrës, Leskit, Zhablakut, Shalës, Dashevcit

etj., me një sipërfaqe të përgjithshme të pellgut ujëmbledhës të tyre rreth 300 km2. Me

rëndësi të veçantë paraqiten kushtet e një klime të mesme kontinentale, e cila dallohet për

reshje relativisht të pasura (600 – 800 mm) të shiut dhe ato të borës, duke u shprehur në

karakterin e regjimit të rrjedhjes dhe ecurinë kohore të tij. Ushqimi i rrjedhjes së këtij

përroi nga ujërat e shiut ndaj atij nga ujërat e borës së shkrirë, shprehet në faktin se

prurjet më të mëdha takohen gjatë muajve të pranverës dhe dimrit. Prurja mesatare

vjetore e Drenicës pika e Drenasit (Dritan) është 1.80 m3/sek, duke pasur një modul dhe

koeficient të rrjedhjes përkatësisht 5.43 l/sek/km2 dhe 0.20. Kjo vlerë e modulit të

rrjedhjes lidhet me faktorët që e kushtëzojnë si: përbërja litologjike, relievi, klima,

bimësia etj. Vlerat e vogëla të modulit të rrjedhjes lidhen me sasinë e reshjeve, që bien në

pellgun ujëmbledhës të Drenicës me vlerë 660 mm në vit.

Në shpërndarjen stinore të prurjes së këtij përroi vërehet një lidhje pothuajse e

drejtpërdrejtë e saj me reshjet dhe temperaturat, të cilat e rendisin stinën e pranverës me

rrjedhjen më të pasur me 46.4% të shumës vjetore, duke dëshmuar për mbizotërimin e

ujërave nga shkrirja e borës në ushqimin e tij. Pas stinës së pranverës renditet menjëhere

stina e dimrit, e cila përfaqëson 30.3% të sasisë së përgjithshme vjetore, duke u shprehur

me ndikim më të madh shirat në ushqimin e rrjedhjes së tij. Stina e vjeshtës me 16% të

shumës vjetore, e cila llogaritet me vlerë dy herë më të vogël se ajo e dimrit falë gjendjes

së reshjeve që bien në këtë pellg, pas tyre renditet stina e verës me prurje rreth 7% të

kësaj shume, e cila ndikon mjaft në kulturat bujqësore, pasi nuk është e mjaftueshme për

të plotësuar kërkesat e tyre. Në ecurinë mujore të rrjedhjes vërehet se prurja më e madhe i

përket shkurtit me 2.14 m3/sek, pas të cilit renditet marsi me 1.92 m3/sek, kurse vlera

minimale takohet në tetor me 0.93 m3/sek, duke pasur ndryshime të theksuara me dy

muajt e parë.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

88

Harta III.2. Pellgu ujëmbledhës i Drenicës

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

89

Përroi Klina Rrjedhja ujore e Klinës është një nga degët e majta të rëndësishme

të Drinit të Bardhë, i cili pikënis gjatë rrëzës së shpatit jugor të Kolashinit në veri të

fshatit Kuçicë lartësinë 1050 m deri në grykëderdhjen e tij në qytezen e Klinës 375 m, ku

bashkohet me Drinin e Bardhë gjatë Rrafshit të Dukagjinit. Shtrati i këtij përroi midis

burimit dhe grykëderdhjes së tij në këtë lum, në një gjatësi rreth 60 km, shtrihet midis

pellgut të Drenicës dhe Rrafshit të Dukagjinit në perëndim, i cili është thelluar dhe

zgjeruar në trashësinë e depozitimeve neogjen – kuaternare. Ngushtimet gjatë këtij shtrati

arrihen tek kthesa e menjëhershme në jug të Skënderajt deri në afërsi të fshatit Ujmirë me

një gjatësi rreth 11 km ku përfundon edhe dega kryesore e Murgës, menjëhere pas tij

shtrihet ngushtimi në hyrje të fshatit Pogragjë deri në hyrje në qytezën e Klinës afro 3 km

gjatësi. Gjerësia e shtratit zallishtor holocenik është 100 – 200 m, e cila krijon një tipar

morfologjik të veçantë në zonën e Drenicës. Këto tipare morfologjike lidhen me shtrirjen

e tij pothuajse gjatë kufirit morfotektonik e morfologjik të pragut strukturor të Drenicës

me Rrafshin e Dukagjinit mbi bazamentin grabenor të tij, duke krijuar kushtet për

rrjedhjen e tij në drejtim të pellgut të Drinit të Bardhë. Gjatë shtratit të tij rrjedhja ujore

ka krijuar edhe meandre, sidomos në pjesën perëndimore të tij midis grykave të

lartpërmendura, kurse pjerrësia e këtij shtrati është 11 m/km. Rrjedhja e këtij përroi nuk

është e pasur, sepse grumbullon ujërat e një pellgu ujëmbledhës me sipërfaqe rreth 425

km2 dhe lartësi mesatare të relievit të tij 710 m, në të cilin bien mesatarisht rreth 700 mm

reshje në vit.

Ky pellg kufizohet me atë të lumit Ibër në veri, VL dhe lindje, i cili i derdh ujërat

në Detin e Zi. Kurse në përbërjen litologjike të tij mbizotërojnë shkëminjtë terrigjenë, dhe

pjesërisht gëlqerorë sidomos në sektorin e sipërm të rrjedhjes, në të cilët janë krijuar

breza të gjerë shkatërrimi, duke përshpejtuar erozionin selektiv gjatë tij. Natyrisht, me

këto shkëmbinj dhe kushtet klimatike të lartpërmendura shpjegohet në përgjithësi

karakteri i veçantë i regjimit të rrjedhjes së këtij përroi, pra i njëjtë me atë të Drenicës. Në

relievin e këtij pellgu blloku malor VL i Bjeshkëve të Nemuna shtrihet në veri e VP të tij

me lartësi mbi 1500 m, ai i Kolashinit të Ibrit në VL me lartësi mbi 1100 m. Kurse në

pjesën jugore e JL kufizohet me kurrizet kryesisht kodrinoro – malore të Drenicës në

lartësinë afro 1000 m, duke ndikuar njëkohësisht në veçoritë klimatike të këtij pellgu

ujëmbledhës. Këto tipare morfologjike të relievit janë rrjedhojë e drejtpërdrejtë e

tektonikës bllokore të re (pliocen - kuaternare), e cila ka përcaktuar njëherazi shtrirjen e

degëve kryesore të këtij përroi. Midis tyre veçohet ai i Radishevës, Rakinicës, Çubrelit,

Runikut etj., nga e djathta me gjatësi afro 10 km dhe pellg ujëmbledhës në Malin e Thatë,

kurse nga e majta ai i Rezallës, Likovcit dhe Murgës, të cilët grumbullojnë ujërat e

sektorit qëndror të Drenicës (Gradinë, Kosmaçë, pjesërisht Çiçavicës).

Një rëndësi të veçantë kanë kushtet e klimës së mesme kontinentale, e cila

veçohet për reshje relativisht të pasura të shiut (700 – 900 mm) dhe ato të borës, duke u

shprehur në karakterin e regjimit të rrjedhjes dhe ecurinë kohore të tij. Ushqimin kryesor

të rrjedhjes së përroit të Klinës e përbëjnë ujërat e shiut dhe ato të borës së shkrirë, i cili

shprehet në faktin se prurjet më të mëdha në këtë përrua takohen gjatë stinës së dimrit

nga reshjet e shiut, pastaj renditet pranvera, duke i përcaktuar një karakter kompleks

regjimit të rrjedhjes së këtij përroi. Prurja mesatare vjetore e përroit të Klinës tek

grykëderdhja në Drinin e Bardhë është 2.08 m3/sek, e cila ka një modul dhe koeficient të

rrjedhjes përkatësisht 4.92 l/sek/km2 dhe 0.20.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

90

Harta III.3. Pellgu ujëmbledhës i Klinës

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

91

Vlera relativisht e ulët e modulit dhe koeficientit të rrjedhjes lidhet me faktorë dhe

kushte të tillë si: përbërja litologjike, relievi, kushtet klimatike, lartësinë, kundrejtimi i

shpateve, mbulesa bimore etj. Këto vlera të vogla të rrjedhjes lidhen ngushtë me sasinë e

reshjeve të rëna në pellgun ujëmbledhës të Klinës me vlerë rreth 700 mm në vit. Bazuar

në ushqimin e rrjedhjes së këtij përroi theksojmë se ajo sipërfaqësore përbën 70 % të

shumës vjetore, kurse ai nëntokësor rreth 30 % të saj.

Mjaft karakteristike paraqitet gjithashtu shpërndarja stinore e prurjes së këtij

përroi, e cila lidhet drejtpërdrejtë me sasinë e reshjeve dhe temperaturat, të cilat e rendisin

stinën e dimrit dhe pranverës me rrjedhjen më të pasur përkatësisht 39% dhe 38.7% të

shumës vjetore, duke dëshmuar për mbizotërimin e regjimit pluvio – nival (shiut dhe

borës) në ushqimin e tij. Kurse stina e vjeshtës dhe verës renditen menjëherë pas tyre me

vlera të përafërta 12.1% dhe 10.1% të kësaj shume, pra me një ndryshim tre herë më të

vogël se ajo e dimrit dhe pranverës, e cila lidhet me shtrirjen e pellgut midis maleve të

lartpërmendura. Në ecurinë mujore të rrjedhjes vërehet se prurja më e madhe i përket

shkurtit me 3.70 m3/sek, pas të cilit renditet marsi me 3.21 m3/sek, kurse vlera minimale

takohet në tetor me 0.70 m3/sek, natyrisht me ndryshime të theksuara ndaj dy muajve të

parë.

Përroi Mirusha Ky përrua është një nga degët e majta të rëndësishme të Drinit të Bardhë

pas përroit të Klinës dhe njëherazi edhe e zonës së Drenicës. Përroi i Mirushës e ka

fillimin e tij gjatë rrëzës së shpatit perëndimor të kurrizit kodrinoro-malor të Carralevës

në lartësinë mbi 800 m me gjatësi 37 km. Shtrati i këtij përroi në pjesën më të madhe

midis burimit deri tek grykëderdhja, shtrihet në pellgun me të njëjtin emër, i cili është

thelluar dhe zgjeruar në trashësinë e depozitimeve neogjenike dhe atyre kuaternare.

Ngushtimet e vetme gjatë këtij shtrati arrihen tek sektori midis Malishevës dhe fshatit

Mirushë dhe atij midis fshatit Bubë deri në grykëderdhje, të cilat kanë një gjatësi 1.5 dhe

7 km. Kurse gjerësia e shtrarit zallishtor të pleistocenit arrin vlera të vogëla 100 – 200,

kryesisht në sektorin e mesëm, e cila krijon një tipar morfologjik mjaft karakteristik në të

gjithë sistemin ujor të trevës së Kosovës. Këto tipare të shtratit lidhen me origjinen

tektonike të pragut strukturor horstik të Drenicës dhe Rrafshit të Dukagjinit, duke krijuar

kushtet për rrjedhjen e Mirushës gjatë këtij pellgu të trashëguar nga periudha e

evoluvionit liqenor pliocen – kuaternare. Gjatë shtratit të tij rrjedhja ujore ka krijuar disa

meandrime, të cilat dendësohen midis grykave të lartpërmendura, kurse pjerrësia e

shtratit është 12 m/km. Përroi i Mirushës duke kaluar nëpër gryka të ngushta në trajtë

kanioni ka formuar 16 vorbulla të erozionit të ndarë nga 12 ujëvara, duke bërë pjesën më

tërheqëse të zonës së Drenicës.

Rrjedhja e këtij përroi paraqitet relativisht e pasur, duke grumbulluar ujërat e një

pellgu ujëmbledhës me sipërfaqe rreth 354 km2 (Departamenti i Bujqësisë, Pylltarisë dhe

Zhvillimit Rural) me lartësi mesatare të relievit të tij 570 m. Ky pellg kufizohet me atë të

lumit Ibër në VL dhe atë të Lepencit nga JL, ujërat e të cilëve derdhen në Detin e Zi dhe

Egje. Në përbërjen litologjike të këtij pellgu mbizotërojnë shkëmbinjtë terrigjenë, pastaj

ata gëlqerorë dhe magmatikë me moshë nga Paleozoi në Kuaternar, duke u veçuar nga

një shkallë fortësie dhe përshkueshmërie tepër të ndryshme. Pikërisht me këto shkëmbinj

dhe kushtet klimatike veçohet në tërësi karakteri kompleks i regjimit të rrjedhjes së këtij

përroi.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

92

Relievi i këtij pellgu kufizohet me blloqet malore të Sharrit në JL me lartësi mbi

2000 m, kurse në relievin e vet këtij pellgu dominojnë kurrizet kryesisht kodrinoro

malore të zonës së Drenicës me lartësi mbi 1000 m, duke ndikuar njëherazi në veçoritë

klimatike të këtij pellgu ujëmbledhës. Këto tipare morfologjike të relievit janë rrjedhojë e

drejtpërdrejtë e tektonikës bllokore të re, e cila ka përcaktuar njëkohësisht shtrirjen e

degëve kryesore të tij, të tilla si Biniqeve, Përockës, Malishevës, Stopanicës, Bubavecit

dhe Kijevës sidhe burimeve karstike.

Foto III.2. Ujëvarat në përroin Mirusha

Përroi i Banjës bashkohet me atë të Mirushës në afërsi të Malishevës në lartësinë

520 m, të cilët vazhdojnë në drejtim të perëndimit deri në Mrasor ku bashkohen me

Drinin e Bardhë në lartësinë 360 m. Mirusha deri në Banjë përshkon një reliev të

copëtuar gjatë një brezi të shkatërrimit tektonik, pas këtij sektori rrjedh nëpër një shtrat

relativisht të gjerë zhavorrishtesh deri në Bubë, i cili vazhdon gjatë një relievi karbonatik

deri sa derdhet në lumin Drini i Bardhë. Në pellgun ujëmbledhës të përroit Mirusha me

rëndësi të veçantë në formimin e rrjedhjes janë kushtet e një klime të mesme

kontinentale, e cila dallohet për reshje relativisht të pasura të shiut dhe atyre të borës,

duke u shprehur në karakterin e regjimit të rrjedhjes dhe ecurinë kohore të tij. Prurja

mesatare vjetore e Mirushës tek grykëderdhja është 2.25 m3/sek, duke pasur një modul

dhe koeficient të rrjedhjes që dallohet për vlera të ulëta përkatësisht 4.10 l/sek/km2 dhe

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

93

0.24. Kjo vlerë e modulit dhe koeficientit të rrjedhjes lidhet me faktorët që kushtëzojnë

këto vlera si: përbërja litologjike, relievi, kushtet klimatike, mbulesa bimore etj. Vlerat e

vogëla të modulit të rrjedhjes lidhen me sasinë e reshjeve të rënë në pellgun ujëmbledhës

të Mirushës 700 mm në vit, veçanërisht me përbërjen karbonatike në krahun e majtë të tij.

Harta III.4. Pellgu ujëmbledhës i Mirushës

Shpërndarja stinore e prurjes në këtë përrua vërehet me një lidhje pothuajse të

drejtpërdrejtë me reshjet dhe temperaturat, të cilat e rendisin stinën e pranverës me

rrjedhjen më të pasur me rreth 41% të shumës vjetore, e cila dëshmon për ujërat nival në

ushqimin e tij. Në rrjedhjen e tij renditet menjëherë stina e dimrit, duke përfaqësuar 38%

të sasisë së përgjithshme vjetore, e cila dëshmonë për një ndikim të shprehur të shirave në

ushqimin e rrjedhjes së këtij përroi. Kurse stina e vjeshtës me 13% të kësaj shume,

paraqitet me një ndryshim gati tre herë më të vogël se ajo e dimrit. Në shpërndarjen

mujore të reshjeve vërehet se prurja më e madhe i përket shkurtit me 1.21 m3/sek, pas të

cilit renditet prilli me 1.08 m3/sek, duke u lidhur me dy stinët më të lagështa të vitit, kurse

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

94

vlera minimale takohet në qershor me 0.58 m3/sek, duke pasur ndryshime të vogla me

muajt tjerë.

III.1.1. Koeficienti dhe moduli i rrjedhjes, faktorët dhe kushtet e formimit të tyre

Midis kushteve kryesore të veprimtarisë së ujrave rrjedhëse, natyrisht kryesore

janë ato klimatike, me të cilën lidhet burimi kryesor i ushqimit të rrjedhjes, ndërtimi

litologjik i lugishtës nëpër të cilën kalojnë, veçoritë e relievit të pellgut ujëmbledhës,

përmasat e këtij pellgu dhe shkalla e mbulimit të pellgut me bimësi. Këto faktorë dhe

kushte ndikojnë njëherazi në mjaft tipare të relievit, të përmasave të rrjedhjes së tyre,

regjimit hidrologjik, duke kushtëzuar shkallën e veprimtarisë morfologjike të këtij rrjeti

ujor.

Në kushtet e klimës së mesme kontinentale të zonës së Drenicës, pra njëherazi

edhe në pellgjet ujëmbledhëse të përrenjve Drenica, Klina dhe Mirusha, regjimi i

ushqimit me ujë varet nga faktorët e lartpërmendur. Në regjimin e rrjedhjes ujore në këtë

rrjet veçohen dy maksimume dhe dy minimume, të lidhur kryesisht me sasinë e reshjeve

të shiut e të borës të rëna në pellgjet ujore të tyre, duke përfshi edhe ujërat nëntokësore.

Sasia e reshjeve të rëna dhe shpërndarja tepër e çrregullt e tyre gjatë vitit, të cilat

përqëndrohen në pjesën më të madhe në pranverë, vjeshtë e dimër, ka përcaktuar edhe

regjimin e rrjedhjes gjatë këtij rrjeti.

Ndërtimi gjeologjik i zonës së Drenicës është një faktor tjetër me rëndëi në

përcaktimin e koeficientit dhe modulit të rrjedhjes, të cilët kushtëzojnë shkallën e

ujshmërisë së rrjedhjes ujore dhe ushqimit të pellgut ujëmbledhës. Roli i relievit është

njëherazi mjaft i rëndësishëm, i cili është rrjedhojë e tektonikës bllokore të re, duke

përcaktuar njëkohësisht shtrirjen e rrjedhjeve ujore në këtë zonë, nepërmjet përmasave të

ujëmbledhësit dhe pjerrësinë e shtratit në të gjithë gjatësinë e shtrirjes së tyre.

Një rëndësi të dukshme në formimin e rrjedhjeve ujore në zonën e studimit i përket edhe

mbulesës bimore, e cila është mjaft e përhapur dhe ndikon drejtpërdrejtë në ushqimin e

përrenjve me ujë.

Përrenjtë e zonës së Drenicës cilësohen për vlera të vogla të koeficientit të

rrjedhjes, ku vlera mesatare e tij për gjithë zonën është 0.22, pra 22% e sasisë së ujit të

rënë nga reshjet hynë në rrjedhje. Kjo vlerë e vogël lidhet me kushtet klimatike,

veçanërisht me sasinë e reshjeve, shtrirjen e gjerë të shkëmbinjve të papërshkueshme si

magmatikë e terrigjenë (vetëm një pjese të vogël nga gëlqerorë të përshkueshëm në

Llapushë, Berishë). Vlera e koeficientit të rrjedhjes në përrenjtë e zonës së Drenicës

lëkundet në kufij shumë të përafërtë nga 0.20 në 0.24, kurse ato më të larta i përkasin

pellgut ujëmbledhës Mirusha 0.24, pra pakë më i theksuar se ai në pellgun Klina dhe

Drenica me 0.20. Ndryshimet e shprehura të përbërësve fiziko-gjeografike të kësaj zone,

veçanërisht në përbërjen litologjike, shkallën e copëtimit të relievit dhe mbulesës bimore,

kanë kushtëzuar ndryshimin e vlerave të këtij koeficienti në të njëjtën rrjedhje. Shkalla e

lëkundjes së rrjedhjes ujore nga njëri vit në tjetrin shprehet në vlerat e mëdha të

koeficientit të variacionit, i cili për të gjithë zonën ka një vlerë 0.40, bile ka periudha

kohore kur rrjedhja sipërfaqësore pothuajse shterron.

Dukuri tjetër karakteristike e modulit të rrjedhjes së këtyre përrenjve për gjithë

zonën e studimit është, gjithashtu, vlera e përgjithshme 4.80 l/sek/km2, e cila lidhet me të

njëjtit faktorë e kushte nga përcaktohen vlerat e koeficientit të rrjedhjes. Në përgjithësi

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

95

vlerat e modulit të rrjedhjes në përrenjtë e Drenicës dallohen për ndryshime të vogla, të

cilët lidhen sidomos me sasinë e njëjtë të reshjeve. Ndryshimet e papërfillshme të

përbërsëve fiziko-gjeografike ku shtrihen pellgjet ujëmbledhës të këtyre përrenjve,

vërehet një ndryshim i vogël i modulit të rrjedhjes. Kështu në përroin e Drenicës moduli i

rrjedhjes është 5.43 l/sek/km2, në atë të Klinës 4.92 l/sek/km2, ndërsa tek ai i Mirushës

takohet vlera më e ulët prej 4.10 l/sek/km2.

Shtresa mesatare e rrjedhjes për gjithë pellgun ujëmbledhës të zonës së Drenicës

është 160 mm, ndërsa vlerat e tyre ndryshojnë në 183 mm në pellgun e Mirushës me 135

mm në atë të Klinës (Kërkime Gjeografike I, Prishtinë 1979).

III.1.2. Ecuria vjetore, stinore e mujore e prurjes së lëngët; periudha e plotave dhe

pakave, faktorët dhe kushtet e formimit të saj, vlerat e shfrytëzimit për ujitje dhe

ujë të pijshëm

Një ndër treguesit më të rëndësishëm të regjimit të rrjedhjes në përrenjtë e zonës

së Drenicës është prurja e lëngët e tyre, të cilët karakterizohen përgjithsisht për prurje

mesatare bazuar në kushtet e klimës së mesme kontinentale, meqenëse pësojnë luhatje

stinore. Ushqimi i përrenjve gjatë zonës së studimit në pjesën më të madhe përbëhet nga

reshjet e shiut dhe të borës afro 70%, kurse pjesa tjetër nga ujërat nëntokësore 30%. Sasia

e reshjeve dhe karakteri tepër i çrregullt i rënjes së tyre gjatë vitit, të cilat përqëndrohen

kryesisht në fundin e stinës së pranverës, dimrit dhe të vjeshtës, ka përcaktuar

njëkohësisht regjimin e rrjedhjes së rrjetit të kësaj zone. Ky regjim shprehet në karakterin

e çrregullt të prurjeve të tyre gjatë vitit dhe ndërmjet viteve, relativisht të pasur (600-950

mm), kurse reshjet e borës lidhur me temperaturat e ulëta gjatë gjysmës së ftohtë të vitit.

Nga pikëpamja e prurjeve mesatare shumëvjeçare vlerën më të madhe e ka përroi i

Mirushës me 2.25 m3/sek, pastaj renditet Klina me 2.08 m3/sek (në grykderdhje) dhe

Drenica me 1.8 m3/sek (Dobroshevc), (Instituti hidrometeorologjik i Kosovës, Prishtinë,

2012).

Në shpërndarjen stinore të prurjes të këtyre përrenjve vërehet një lidhje pothuajse

e drejtpërdrejtë e saj me reshjet dhe temperaturat, të cilat e rendisin stinën e pranverës me

rrjedhjen më të pasur, pasi ajo përbën 43% të shumës vjetore për gjithë zonën, pra 46.5%

në përroin e Drenicës, 41% atë të Mirushës dhe 38.7% për Klinën, duke dëshmuar për

mbizotërimin e ujërave nivale në ushqimin e tyre. Në rrjedhjen e përrenjve Drenica dhe

Klina pas pranverës rënditet menjëherë stina e dimrit, e cila përfaqëson 34.1% të sasisë së

përgjithshme vjetore, pra 30.3% në përroin e Drenicës, 38% te Mirusha dhe 39% për

Klinën, duke shprehur një ndikim më të madh të shirave në ushqimin e rrjedhjes së tyre.

Kurse stina e vjeshtës rënditet me përqindje më të vogël deri në 13% të shumës vjetore,

përkatësisht 16% për Drenicën, 13% për Mirushën dhe 12% për Klinën, pra shumë më të

vogël se ajo e dimrit, për arsye se një pjesë e mirë e reshjeve të saj bien në gjendje bore.

Sasia më e vogël e rrjedhjes shprehet në stinën e verës, e cila lidhet me temperaturat e

larta dhe reshjet e pakëta, me 9% të shumës vjetore. Në pellgjet ujëmbledhëse të këtyre

rrjedhjeve ujore shprehet qartë se ka ndryshime të dukshme midis pranverës dhe dimrit,

pra mesatarisht 9 % më shumë pranvera.

Ecuria vjetore e stinore e prurjes në përrenjtë e zonës së Drenicës është e lidhur

me faktorët e kushtet e lartëpërmendura, ku spikasin kushtet klimatike dhe relievi. Shuma

e përgjithshme vjetore e prurjes në përroin e Drenicës është 1.20 m3/sek, në atë të Klinës

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

96

1.80 m3/sek dhe Mirushës 1.52 m3/sek, pra cilësohen me prurje tepër të vogla. Vlera e prurjeve

stinore është më e lartë në pranverë dhe dimër me 6.68 e 4.36 m3/sek në Drenicë, 8.41 e 8.47

m3/sek në Klinë dhe 7.53 e 6.97 m3/sek në Mirushë, kurse stina e vjeshtës rënditet pas tyre me

2.40 m3/sek për të tre përrenjtë (tabela III.1.).

Tabela III.1. Prurjet mesatare stinore e vjetore të përrenjve Drenica, Klina, Mirusha në

m3/sek, (Instituti hidrometeorologjik i Kosovës 2011, Baza Hidroekonomike e Kosovës,

1983)

Përroi / stinët

Vendmatja / muajt

Pranverë

III-V

Verë

VI-VIII

Vjeshtë

IX-XI

Dimër

XII-II

Vjetore

I-XII

Drenica / Dobroshevc 6.68 m3/sek 1.06 m3/sek 2.29 m3/sek 4.36 m3/sek 1.20 m3/sek

Klina / grykëderdhje 8.41 m3/sek 2.19 m3/sek 2.63 m3/sek 8.47 m3/sek 1.80 m3/sek

Mirusha / grykëderdhje 7.53 m3/sek 1.49 m3/sek 2.30 m3/sek 6.97 m3/sek 1.52 m3/sek6

Duke analizuar tabelën arrihet në përfundim se prurjet ujore në stinën e pranverës

dhe dimrit për të gjithë pellgjet janë më të larta për arsye se, pellgjet ujëmbledhëse të tyre

kanë vlerë mbi mesataren (42% e 36%), dhe reshjet e shiut me ato të borës janë pothuajse

në sasi të njëjtë. Ndërsa vjeshta renditet pas tyre (13%), e cila ka ndryshime të dukshme

me dy stinët e para, veçanërisht me pranverë, me të cilën këto luhatje arrihen mbi tre herë

më të pakta dhe janë karakteristike për të tre përrenjtë. Stina e verës karakterizohet me

prurje shumë të pakët pra 9% të shumës vjetore, e cila i detyrohet faktorëve e kushteve të

lartpërmendura dhe faktit se një sasi e konsiderueshme e ujit shkon për ushqimin e ujrave

nëntokësore, të harxhuara gjatë kësaj stine.

Në bazë të këtyre të dhënave dallohet shumë mirë një nga veçoritë karakteristike

të regjimit të rrjedhjes së rrjetit ujor të zonës së Drenicës, të cilat janë ndryshimet e

shprehura të prurjeve vjetore dhe atyre stinore në varësi nga regjimi i reshjeve dhe nga

format e relievit. Si rrjedhoj e kësaj dukurie vërehet një periudhë me prurje relativisht të

lartë dhe zgjatje afërsisht tetor – maj, kurse tjetra me prurje të pakët kryesisht në muajt

korrik-shtator. Në ecurinë mujore të prurjes përgjithësisht dallohen muajt e pranverës me

sasinë më të madhe të furnizimit të përrenjve me ujë, kurse muajt e dimrit rënditen pas

tyre me sasinë më të madhe të ujit, natyrisht të ndikuar nga reshjet në gjendje shiu.

Tabela III.2. Prurjet mesatare mujore në m3/sek të përrenjve të zonës së Drenicës7

Përroi Muajt

I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII Vendmatja

Drenica Drenas 1.70 2.14 1.92 1.73 1.30 1.12 1.10 0.93 0.97 1.11 1.40 1.84

Klina Klinë 2.45 3.70 3.21 2.90 2.31 1.10 0.70 0.40 0.50 0.54 1.58 2.33

Mirusha Mirushë 1.01 1.21 0.84 1.08 0.74 0.58 0.59 0.63 0.64 0.67 0.95 1.07

6 Grupë autorësh, Kërkime gjeografike, Prishtinë 1979. 7 Të dhënat për përroin e Drenicës dhe Klinës, Insituti hidrometeorologjik i Kosovës, Prishtinë, 2012, kurse

për atë të Mirushës, Baza e Hidroekonomisë (1948-1978), Departamenti i Bujqësisë, Pylltarisë dhe

Zhvillimit Rural, Prishtinë.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

97

Nga të dhënat e tabelës së mësipërme në ecurinë mujore të rrjedhjes në përrenjtë e

zonës vërehet se prurja më e madhe i përket shkurtit me 3.70 m3/sek për përroin e Klinës,

2.14 m3/sek atë të Drenicës dhe 1.21 m3/sek për Mirushën, natyrisht e lidhur me

mbizotërimin e ujërave nga shkrirja e borës, pas të cilit renditen muajt mars (3.21

m3/sek), prill (2.90). Kurse prurjet më të vogla arrihen në muajt e verës, të lidhur

njëkohësisht me modulin dhe koeficientin e rrjedhjes, midis tyre veçohet gushti me 0.40

m3/sek për përroin e Klinës, 0.93 m3/sek atë të Drenicës, ndërsa për përroin e Mirushës

dallohet qershori me prurjen më të vogël 0.58 m3/sek.

Një dukuri tjetër me rëndësi në regjimin e këtij rrjeti gjithashtu është karakteri i

rrëmbyeshëm i tyre, i cili shprehet qartë nga analiza e prurjeve maksimale dhe atyre

minimale të tyre (tabela III.3.). Njohja e regjimit të prurjeve maksimale ka rëndësi tepër

të madhe, sepse shërbejnë në përcaktimin e masave hidroteknike për t’iu shmangur

përmbytjeve, mbrojtjen e tokave nga erozioni, projektimin e kanaleve kulluese etj. Dëmet

më të mëdha në zonën e studimit shkaktohen në sektorin e Malishevës, bazuar në pozitën

e pellgut ujëmbledhës dhe mungesën e kushteve hidroteknike. Duke u bazuar në të dhënat

e tabelave shprehet qartë një nga tiparet karakteristike të regjimit të rrjedhjes së rrjetit

ujor të Drenicës, të cilat janë ndryshimet e theksuara të prurjeve vjetore dhe stinore në

varësi kryesisht nga regjimi i reshjeve. Në këto kushte dallohet një periudhë me prurje

relativisht të lartë dhe zgjatje të konsiderueshme midis tetorit e majit, kurse periudha me

prurje të pakët midis korrikut e shtatorit, duke u shprehur me ndryshime të theksuara

midis tyre.

Prurjet maksimale (plotat) në zonën e Drenicës janë të lidhura ngushtë me

periudhën ujëshumë të vitit, e cila zgjat nga muaji nëntor deri në maj (me ndryshime në

muajt e dimrit). Prurjet maksimale karakterizohen me shira (rrebesheve) të tipit frontal,

që zgjasin disa ditë me radhë dhe përfshijnë njëherazi gjithë zonën, veçanërisht në ato

raste kur këto shira kombinohen ose përputhen me shkrirjen e shpejtë të borës. Këto

prurje janë vrojtuar në stinën e lagët dimër-pranverë, të shoqëruara më shumë nga reshjet

e shiut dhe më pak të kombinuara me ato të borës. Kjo dukuri e rrjedhjes ujore lidhet

edhe me pozitën gjeografike të zonës, e vendosur midis dy fushave grabenore ndërmalore

më të mëdha të tilla si Fusha e Kosovës në lindje dhe Rrafshi i Dukagjinit nga perëndimi.

Plotat me prejardhje nga shirat formohen në vjeshtë, kurse ato të përziera (shi-borë)

formohen gjatë stinës së pranverës. Këto të fundit dallohen me prurje të mëdha,

veçanërisht kur bëhet shkrirja e shpejtë e borës nga ngritja e papritur e temperaturave në

këtë stinë. Lidhur me kohëzgjatjen e plotave ajo është e lidhur ngushtë me veçoritë

fiziko-gjeografike të pellgut ujëmbledhës, konkretisht me përmasat e tij, përbërjen

litologjike, format e relievit, klimës dhe mbulesës bimore. Kështu, në rrjetin ujor të zonës

së Drenicës kohëzgjatja e plotave më të mëdha lëkundet nga disa orë deri në 1-2 ditë,

veçanërisht Drenica dhe Mirusha nga përmasat e pellgjeve dhe pozitës së tyre. Prurjet

maksimale janë të lidhura ngushtë me kulmin e plotave, ku vlen të përmenden dimrat e

viteve 2004, 2016, gjatë të cilëve janë formuar plotat nga më të mëdhatë e zonës (vrojtim

në terren). Me këto prurje janë të lidhura drejtpërdrejtë përmbytjet e mëdha të shoqëruara

me dëme të mëdha në ekonominë e zonës.

Rrjedhja minimale në përrenjtë e Drenicës vrojtohet gjatë periudhës së thatë të

vitit (korrik-shtator), të cilët lidhen me reshjet tepër të pakta dhe avullimin shumë të

fuqishëm për shkak të temperaturave të larta. Gjatë kësaj periudhe rrjeti ujor i zonës

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

98

ushqehet kryesisht nga rezervat e ujrave nëntokësore, të cilat pakësohen gjatë kësaj stine.

Nga analiza e modulit të rrjedhjes në ujëmbledhësit e zonës vërehen ndryshime të

dukshme në pasuritë ujore të tyre, midis të cilëve veçohet pellgu ujëmbledhës i Mirushës

me rezerva më të mëdha nëntokësore, pikërisht nga përbërja karbonatike e tij. Vlerat më

të vogla të prurjes minimale (pakave) takohen në Klinë, kurse Drenica dhe Mirusha kanë

prurje minimale të përafërtë.

Tabela III.3. Prurjet minimale (pakat) dhe maksimale (plotat) në përrenjtë e zonës së

Drenicës

Pellgu Përroi / stacioni Q min Q max

Sitnica Drenica / Drenas 0.02 m3/sek 32.80 m3/sek

Drini i

Bardhë

Klina / Klinë 0.01 m3/sek 49.20 m3/sek

Mirusha / Malishevë 0.02 m3/sek 23.30 m3/sek

Nga të dhënat e kësaj tabele spikasin menjëhere veçoritë e lartpërmendura në të

cilat dallohet përroi i Klinës me prurjen maksimale më të madhe (49.20 m3/sek) e lidhur

ngushtë me sasinë e reshjeve dhe kushtet e relievit prej nga ushqehet, kurse prurje

minimale më të ultë arrin 0.01 m3/sek, e ndikuar kryesisht nga përbërja litologjike. Kurse

Drenica dhe Mirusha rënditen pas tij me prurjen maksimale më të lartë (32.8 me 23.3

m3/sek), kurse ajo minimale me vlerë 0.02 m3/sek.

Në përbërjen litologjike zona e Drenicës është mjaft komplekse, ku mbizotërues

janë shkëmbinjt terrigjenë, magmatikë e gëlqerorët, të cilët ndërtojnë të gjithë pellgjet

ujëmbledhës të rrjetit të kësaj zone. Përbërja e shumëllojshme litologjike ka përcaktuar

njëkohësisht koeficientin e rrjedhjes së tyre, duke ndikuar drejtpërdrejtë tek prurja e ujit

në pellgun ujëmbledhës. Relievi i kësaj zone, siç është trajtuar më lartë, dallohet për

forma të larmishme, në të cilën spikasin kurrizet kryesisht kodrinoro-malore dhe fushat

grabenore ndërmalore midis tyre. Në kushtet e një relievi të tillë në rrjedhjet e sipërme

pjerrësia e shtratit të tyre lëviz nga 4.5° tek Klina, në Drenice e Mirushë 1.3°, kurse në

sektorët fushor kjo vlerë është mjaft e vogël.

Prania tepër e dendur e mbulesës bimore përbën një ndër kushtet e rëndësishme të

shpërndarjes së reshjeve dhe të rrjedhjes ujore, nëpërmjet vonesës në grumbullin të ujrave

sipërfaqësore dhe konsumit të ujit për nevojat jetike të tyre.

Shfrytëzimi i pasurive ujore – një rëndësi të veçantë në zonën e Drenicës paraqet rrjeti

ujor i saj i dendur me prurje të vogël uji, i kushtëzuar nga përbërja litologjike me

përshkueshmëri të ndryshme, të cilët shfrytëzohet nga banorët e saj për nevojat e tyre.

Shfrytëzimi i tokave bujqësore 32.324 ha në fushën e Drenicës dhe Malishevës kërkon

sigurimin e ujitjes së tyre, 988 ha janë nën ujë, kurse 31.336 ha mbi ujë. Sipërfaqja më e

madhe nën ujë (ha) për kulturat bujqësore shtrihet në komunën e Skënderajt 497 ha, në

Malishevë 383 ha, kurse në Drenas 108 ha. Këto të dhëna po i paraqesim në tabelën e

mëposhtme. Sistemi kryesor ujor është ai Ibër-Lepenc, i ndërtuar në fund të shekullit XX-

të me kapacitet të ujitjes rreth 5620 ha, në të cilin përfshihen fshati Hade (Obiliq) në

lindje deri tek ai i Vasilevës (Drenas) nga perëndimi me gjatësi 12 km.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

99

Tabela III.4. Sipërfaqja nën ujë dhe ajo e përgjithshme e tokave të kultivuara

Komuna Sipërfaqja nën ujë (ha) Sipërfaqja e përgjithshme e tokave

të kultivuara bujqësore (ha)

Skënderaj 497 20.433

Malishevë 383 6.701

Drenas 108 4.202

Shfrytëzimi i rrjetit ujor bëhet nëpërmjet të një sistemi kanalesh me gjatësi 17 km,

i shpërndarë në të gjithë pellgun e Drenicës, i cili përveç përdorimit në bujqësi

shfrytëzohet për industri (Fabrika e Ferronikelit). Përveç sistemit të ujitjes në zonën e

Drenicës shfrytëzohen edhe rrjedhjet ujore të përrenjve Drenica, Vërbovcë, Klina,

Mirusha, por me aftësi ujitëse të vogël dhe kryesisht i shfrytëzueshëm për tokat në afërsi

të rrjedhjes së tyre. Studimet e fundit tregojnë se në periudha të ndryshme duhet

projektuar plane për rregullimin dhe zgjerimin e sistemit ujitës ekzistues dhe ndërtimin e

ujëmbajtësve, me qëllim të zhvillimit të kulturave bujqësore dhe ngritjes së ekonomisë

bujqësore këtu.

Në zonën e Drenicës shfrytëzohen disa mundësi për furnizimin e popullsisë me

ujë të pishëm, ku rëndësi të veçantë paraqet ujësjellësi i shpërndarë me tuba, kryesisht në

qendrat urbane dhe më pak në ato rurale, i cili furnizon popullsinë me ujë të pijshëm në

Skënderaj mbi 40 % e vendbanimeve, Drenas afro 50 % dhe Malishevë 50 %. Nga

ujësjellësi rajonal Mitrovica furnizohet me ujë të pijshëm edhe komuna e Skënderajt me

kapacitet 450 l/s, komuna e Drenasit furnizohet nga ujësjellësi rajonal Prishtina, nga

sistemi Ibër-Lepencë, kurse Malisheva nga ujësjellësi i Prizrenit. Me qëllim të

përmirësimit të standardit të jetës dhe furnizimit të popullsisë me ujë të pijshëm në

qendrat rurale janë ndërtuar mjaft ujëmbajtës e puse (në Malishevë 2747), të cilat i

shfrytëzojnë për nevojat e tyre. Bazuar në gjendjen ekzistuese theksojmë se, furnizimi me

ujë në Drenicë nga ujësjellësi i shpërndarë sipas komunave paraqiten me këto vlera,

Skënderaj 52,9 % e popullsisë, Drenas 62,1 % dhe Malishevë 66,3 %. Banorët të cilët

nuk kanë mundësi furnizimi me ujë paraqitet si vijon; në Skënderaj 3,7 %, në Drenas 1,5

% dhe në Malishevë 1,3 % e popullsisë. Rëndësi të veçantë në potencialin ujor të kësaj

zone paraqesin kushtet klimatike me pasuritë e tyre, të cilat krijojnë kushte relativisht të

përshtatshme për sigurimin e sasisë së ujit në pellgjet ujëmbledhëse këtu. Siç kemi

sqaruar më lartë, përbërja litologjike e shumëllojshme dhe sasia mesatare e reshjeve (600

– 800 m) për të gjithë zonën, kanë përcaktuar drejtimin e rrjedhjes dhe sasinë e ujit që

marrin ato, duke i shtuar njëkohësisht modulin dhe koeficientin e vogël të rrjedhjes (4.80

l/sek/km2 e 0.22) për këtë zonë.

Zona e Drenicës në përgjithësi dallohet për rrjetin e dendur ujor sipërfaqësor,

burimeve nëntokësore, të cilat relativisht i plotësojnë kërkesat për ujë të pijshëm, ujitje të

tokës bujqësore dhe zhvillimin e turizmit.

Duhet të vlerësohet sipërfaqja e konsiderueshme e burimeve karstike që zë kjo

zonë dhe ushqimi i rrjedhjeve të tyre, veçanërisht nga bora, e cila do të krijoj kushte në

përcaktimin e saktë të potencialeve ujore dhe rrugët e shfrytëzimit të tyre në veçanti për

ujitjen e sipërfaqeve tokësore të kultivuara.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

100

Rrjedhjet ujore të përrenjve të zonës së Drenicës, përbëjnë një vlerë të dukshme

për prodhimin e energjisë elektrike nëpërmjet ndërtimit të hidrocentraleve të vogël,

veçanërisht në grykat tërthore ndërmalore (Drenicës, Klinës), duke siguruar sasi të

mjaftueshme të kësaj energjie për banorët lokal.

Burimet me ujë të freskët, kanë krijuar kushte për hapjen e ekonomive të vogla

për rritjen dhe kultivimin e peshkut (troftës), të cilat janë duke u shtuar dukshëm, në

veçanti në qendrat rurale, të përcjellura me ngritjen e restoranteve dhe moteleve.

Një veçori tjetër duhet përmendur ndotjen e ujërave sipërfaqësore (përrenjve) dhe

atyre nëntokësore, të shkaktuar nga përdorimi pa kriter i tyre, veçanërisht në objektet

industriale. Natyrisht, ndotjen më të madhe e shkakton fabrika e ferronikelit në Drenas, e

cila për prodhimet industriale e shfrytëzon ujin e përroit të Drenicës, duke hedhur pastaj

një sasi të konsiderueshme të këtij uji përsëri në këtë përrua. Ky ujë i cili hedhet në

përrenjë ka në përbërjen e tij një sasi të konsiderueshme kemikatesh, të cilat nëpërmjet

procesit të avullimit shpërndahen në ajrë, tokë, bimë, në ujërat sipërfaqësorë etj., duke

llogaritur ndotësin kryesor të mjedisit. Mjaft të pranishme janë mbetjet industriale, të cilat

gjatë qëndrimit të tyre në ambient të hapur shndrrohen në materie radioaktive, duke lën

pasoja të rënda për mjedisin gjeografik, veçanërisht kur ato shpërndahen me ndihmën e

erës dhe lagështirës. Pas ndotësve industrial renditen ato urbane, të cilët hedhin pa kriter

ujërat e zeza nëpër rrjedhjet që dërgojnë ujin drejtë përrenjve kryesor të zonës. Këto ujëra

të zeza bëhen të dukshme, sidomos në stinën e verës, kur sasia e ujit në përrenj

reduktohet dukshëm, pothuajse shterron si rezultat i mungesës së reshjeve, duke krijuar

kushte për kundërmimin e tyre, të cilat sjellin pasoja të rënda në shëndetin e njeriut. Me

rëndësi duhet përmendur edhe mbetjet blegtorale, të cilat në mungesë të një objekti për

trajtimin e tyre janë prezente kudo nëpër pjesët ku bëhet mbajtja e kafshëve. Ndotja e

ujërave, veçanërisht atyre nëntokësore, të cilat janë të koncetruara në shtresat e sipërme të

molasave liqenore, paraqet një problem të dukshëm në këtë zonë, duke krijuar kushte që

dërgojnë drejt paaftësisë për shfrytëzimin e tyre.

Foto III.3. Ndotja e përroit Klina nga mbetjet urbane

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

101

Foto III. 4. Ndotja e ujit në rrjedhjen e përroit Drenica, shkaktuar nga Ferronikeli

III.1.3. Prurjet e ngurta, vlerat e tyre gjatë periudhës së lagët dhe asaj të thatë,

vlerësimi ekonomik i tyre

Prurja e ngurtë e rrjetit ujor të përrenjve Drenica, Klina dhe Mirusha që

përshkojnë zonën e Drenicës është e ndryshme, i cili lidhet me veprimtarinë gërryese të

pakët në relievin e pellgut ujëmbledhës të tyre, duke përfshirë edhe sektorët me përbërje

terrigjene. Kushtet natyrore në Drenicë janë relativisht të përshtatshme për një erozion,

midis të cilëve me rëndësi përmendim sasinë dhe intensitetin e reshjeve, përqëndrimi i

tyre kryesisht në gjysmën e ftohtë e të lagët të vitit. Gjatë kësaj periudhe tokat dhe

shkëmbi rrënjësor çahen dhe plasariten, duke krijuar një masë eluvi të shkriftë, i cili

shtrihet mbi një reliev relativisht të pjerrtë dhe mbulesë e varfër bimore etj. Prurja

mesatare shumëvjeçare e të gjithë rrjetit ujor të kësaj zone është rreth 50 kg/s, midis të

cilëve dallohet Klina dhe Drenica me prurjen më të madhe për shkak të përbërjes

litologjike kryesisht në terigjenë lehtësisht të gërryeshme, kurse Mirusha rënditet pas

tyre, sepse një pjesë e relievit në pellgun ujëmbledhës përbëhet nga shkëmbinjt

karbonatikët (pjesa JP) pra me mungesë pothuajse të plotë të rrjedhjes sipërfaqësore për

llogari të asaj nëntokësore. Prurja e ngurtë kryesisht është e lidhur me regjimin e

reshjeve, e cila shprehet në faktin se periudha e lagësht e vitit përfaqëson rreth 80% të

shumës vjetore, kurse ajo e periudhës së thatë rreth 20% të saj. E njëjta dukuri ndjek

ecurinë e shpërndarjes stinore të rrjedhjes së ngurtë, ku veçohet pranvera 43% të prurjes

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

102

vjetore, pastaj stina e dimrit 34%, kurse stinët me rrjedhje më të pakët janë vjeshta 13%

dhe vera 9% të saj. Kjo shpërndarje vjetore e rrjedhjes së ngurtë është e kushtëzuar nga

regjimi i çrregullt i reshjeve, veçanërisht gjatë verës me rritjen e temperaturave shpie në

shkrifërimin e tokës dhe krijimin e korës së tjetërsimit, duke u gërryer më lehtësi nga

erozioni dhe transportuar nga rrjeti ujor i Drenicës. Prurjet e ngurta përdoren

drejtpërdrejtë në dobi të zhvillimit ekonomik (ndërtimtari, infrastrukturës, mirëmbajtjen e

shtretërve të përrenjve etj). Menjëherë pas vitit 1999, me çlirimin e vendit nga pushteti

serb, filloi rindërtimi i shtëpive, objekteve soco – ekonomike, infrastrukturës rrugore në

qytete e qendra rurale etj., duke çuar drejtpërdrejtë në prishjen e ekuilibrit të peizazhit

natyror në zonën e Drenicës. Shrytëzimi i materialeve inerte nëpër shtretërit e përrenjve u

shoqëruan me degradimin deri në shkatërrimin e tyre dhe prurjeve të ngurta. Prurjet e

ngurta llogariten në miliona tonë bazuar në ndërtimin litologjik kryesisht terrigjenë, të

cilët gjatë periudhës me reshje grumbullohen sasi të konsiderueshme zhavorresh, rërash e

lymra. Kompani të ndryshme private shfrytëzojnë këto materiale me qëllim ndërtimin e

rrugëve, shfrytëzimi i të cilave ka ndikuar në rritjen e shkallës së përmbytjeve nëpër

pjesët fushore të zonës.

Gjatë dekadës së fundit është punuar shumë në rregullimin e sistemimin e

shtretërve të përrenjve, sidomos në qendrat urbane, si në Skënderaj ku është realizuar

rregullimi i shtratit gjatë rrjedhjes së përroit Klina, duke llogaritur si një nga veprat

mjedisore me vlerë të veçantë në Drenicë. Kurse për përroin e Drenicës janë bërë

projekte nga Qeveria qëndrore dhe ajo lokale e Drenasit për rregullimin e shtratit të tij

gjatë shtrirjes nëpër këtë komunë, në mënyrë që të parandalohet përmbytja në të dy anët e

shtratit, sidomos gjatë periudhës me reshje të shumëta. Një gjendje e tillë duhet

ndërmarrë edhe në komunën e Malishevës, veçanërisht gjatë rrjedhjes së përroit Mirusha

nga Lubizhda deri në Bubël, ku për çdo vit rrezikohen të përmbyten rreth 195 ha tokë

(MMPH, Instituti për Planifikim Hapësinorë, Komuna e Malishevës, Prishtinë, 2008), të

lidhura me sasinë e reshjeve, sidomos ato të shiut gjatë rënies së tyre në pranverë dhe

vjeshtë.

Foto III. 5. Rregullimi i shtratit të përroit Klina

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

103

III.1.4. Vlerësimi i potencialit ujor të zonës dhe përspektiva e shfrytëzimit të tij

Në zonën e Drenicës, ujërat sipërfaqësore paraqiten mjaft me vlerë në kuadrin e

veçorive fiziko – gjeografike të saj. Nëpër territorin e saj rrjedhin tre përrenj, të tillë si

përroi i Drenicës, Klinës dhe ai i Mirushës, me prurje mesatare shumëvjeçare uji prej 2

m3/sek, të cilët llogariten me një vlerë të vogël të koeficientit dhe modulit të rrjedhjes, ku

vlera mesatare e tyre për gjithë zonën është 0.22 dhe 4.80 l/sek/km2. Ushqimi i përrenjve

gjatë kësaj zone në pjesën më të madhe përbëhet nga reshjet e shiut dhe të borës (afro 70

%), kurse pjesa tjetër nga ujërat nëntokësore (rreth 30 %). Prurjet ujore më të mëdha

realizohen gjatë stinës së pranverës dhe dimrit 7.54 m3/sek me 6.6 m3/sek, të cilat

paraqesin një rëndësi të madhe sidomos për kulturat bujqësore, por edhe ndërtimin e

ujëmbajtësve për t’i shfrytëzuar për ujitje dhe ujë të pijshëm. Stina e verës llogaritet me

vlerën më të vogël të prurjeve të ujit në rrjedhjen e përrenjve, duke marrë vetëm 1.58

m3/sek, vlerë e pamjaftueshme për ekonominë bujqësore, por edhe për nevojat humane.

Për këtë qëllim siç kemi përmendur më lartë duhet të ndërtohen ujëmbajtës për kursimin

e ujit dhe shfrytëzimin e tij gjatë periudhës së thatë të verës. Në pasuritë ujore të

Drenicës përfshihen disa ujëmbajtës të tjerë, ndër të cilët përmendim atë të Vasilevës në

lartësinë 731 m dhe sipërfaqe prej 0.18 km2. Ky ujëmbajtës është formuar nga

shfrytëzimi i materialeve inerte për ndërtimin e rrugëve, i cili shfrytëzohet kryesisht për

peshkim. Studimet e bëra nëpërmjet të projekteve piksynojnë në të ardhmën të ndërtojnë

disa ujëmbajtës të tjerë për të siguruar ujin e pijshëm, ujitjen e tokës bujqësore, prodhim

energjie, peshkim etj., ndër to përmendim: ai në përroin e Klinës me sipërfaqe 239 km2

dhe vëllim 32 milion m3, Dritan në përroin Drenica me sipërfaqe 35 km2 dhe vëllim 23

milion m3. Një rëndësi tepër të veçantë paraqet parku nacional Mirusha, i cili ndërtohet

kryesisht nga shkëmbinj karbonatik duke çuar në krijimin e formave më karakteristike të

relievit (kanioni i Mirushës rreth 2 km) ku gjenden gjithashtu rreth 16 ujëvara. Kurse me

vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, miratuar në Parlament në vitin 2012,

sektori i poshtëm i rrjedhjes së përroit Mirusha deri në grykëderdhje në Drinin e Bardhë

shpallet park (monument natyre) me vlera kombëtare, i cili përfshin një sipërfaqe prej

598 ha që i përket komunave Malishevë, Rahovec dhe Klinë (MMPH, 2012). Rëndësi të

veçantë ka gjithashtu mbrojtja e florës dhe faunës, njëherazi edhe zhvillimit të turizmit,

pasi ky sektor paraqitet me vlera të larta të formave morfologjike, ujërave, pyjeve dhe

kafshëve të egra.

Zona e Drenicës përveç ujërave sipërfaqësore përrenjve, ujëmbajtësve dhe

kanaleve ujitëse dallohet gjithashtu për burimet nëntokësore, të cilët përbëjnë një pasuri

të konsiderueshme ujore, të kushtëzuara nga shumëllojshmëria litologjike me

përshkueshmëri tepër të ndryshme. Shfrytëzimi i ujërave kërkon kujdes të veçantë

krahasuar me zhvillimin ekonomik, duke llogaritur rezervat relativisht të konsiderueshme

dhe kushtet e administrimit në të ardhmën. Ujërat nëntokësore në zonën e Drenicës

gjenden në shkëmbinj të ndryshëm me moshë nga Paleozoi deri në Kuaternar dhe janë

mjaft të rëndësishme. Aluvionet e Drenicës janë të përfaqësuara nga rëra dhe zhavorri

mjaft poroz me prurje prej 3 – 15 l/sek. Pellgu i Drenicës ka një trashësi 400-500 m, me

ndërthurje rërash dhe zhavorresh me vlerë 5-15 m dhe prurje 2-10 l/sek. Sipas studimeve

të kryera është vlerësuar se gjenden rezerva të mëdha uji, kryesisht me presion. Në zonën

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

104

e Drenicës prej vitit 2000 e deri më tani janë bërë disa studime gjeologjike dhe

hidrologjike me metoda moderne për kërkimin e ujërave nëntokësore, kurse në disa

fshatra janë hapur puse me rëndësi tepër të veçantë për ujë. Disa nga burimet e ujit në

Drenicë me veti të mira fizike dhe kimike përmendim: burimi i Kishnarekës në lartësi

700 m dhe prurje 15 l / sek., burimi i Baicës në lartësi 636 m dhe prurje 7 l / sek., burimi

termal i Baicës 623 m dhe prurje 13 l / sek., Baja e Malishevës me prurje 120 – 230 l/sek

dhe ujëmbajtësi me sipërfaqe 2000 m2 me temperaturë konstante 22°, të krijuar gjatë

kontaktit tektonik midis gëlqerorëve të Kretakut të Sipërm dhe flisheve, kurse Banja e

Runikut me prurje 15 l / sek., gjendet në gëlqerorët e triasikut dhe flishet e kretakut, duke

krijuar një mjedis natyror karakteristik me ujë të shumtë, të pastër dhe të freskët.

Foto III.6. Burimi termal i Baicës

Përmirësimi i infrastrukturës dhe ngritja e objekteve adekuate në hapësirat ku janë

paraqitur burimet me ujë mineral dhe termal në funksion të popullsisë së zonës, krijojnë

kushte të përshtatshme për kurimin e disa sëmundjeve, veçanërisht në ngritjen e

ekonomisës së saj, duke ndihmuar edhe në punësimin e një numri të madh të rinjsh, siç

kemi përmendur më lartë.

Në hartën e paraqitur më poshtë do të pasqyrohet potenciali ujor i zonës së

Drenicës, duke i shtuar edhe burimet minerale dhe termale, ujëmbajtësit e projektuar në

të ardhmën dhe parkun nacional të Mirushës, të cilët paraqesin një rëndësi të veçantë në

shumë fusha, veçanërisht në zhvillimin e kulturave bujqësore, sigurimin e ujit të pijshëm

dhe zhvillimin e turizmit sot dhe në perspektivë.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

105

Harta III. 5. Potenciali ujor i zonës së Drenicës

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

106

Në fund theksojmë se, ndërtimi gjeologjik mjaft kompleks i zonës së Drenicës,

kryesisht nga shkëmbinjtë terrigjenë, magmatikë dhe karbonatikë, relievi kryesisht

kodrinoro – malor me fushat dhe pellgjet grabenore ndërmalore midis tyre, kanë krijuar

kushte ku pjesa dërrmuese e vendbanimeve të shtrihet në relievin fushor e kodrinor të saj.

Bazuar në këto kushte shumica e këtyre vendbanimeve shfrytëzon ujërat nga përrenjtë

dhe burimet nëntokësore, të cilët vlerësohen me veti mjaft të mira fizike dhe kimike,

sidomos ato nëntokësore. Në malin Çiçavica janë studiuar dhjetra burime me sasi të

shumta uji me pastërti e freski, të cilët shfrytëzohen për pije nga vendbanimet rurale në të

dy anët e saj, si në Fushën e Kosovës dhe pellgun e Drenicës. Burime të tilla gjenden

edhe në Berishë, Drenicë, Carralevë etj., të cilësuar mjaft të rëndësishme për shfrytëzimin

e tyre në perspektivë. Kurse numri i puseve të hapura për shfrytëzimin e ujit nga banorët

e kësaj zone llogaritet mjaft i madh, të lidhur me veçoritë morfologjike të saj.

Foto III. 7. Shfrytëzimi kolektiv i ujit nga puset në Skënderaj

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

107

Kapitulli IV

Mbulesa e tokës në zonën e Drenicës

IV.1. Karakteristikat e përgjithshme të tokave, faktorët dhe kushtet e formimit të

tyre në zonën e Drenicës

Në kompleksin fiziko-gjeografik të zonës së Drenicës rëndësi të veçantë paraqesin

tokat, të cilat janë mjaft të larmishme si nga cilësitë fizike e kimike, përbërja

mineralogjike dhe nga ajo morfologjike. Zhvillimi i tyre lidhet ngushtë me llojshmërinë e

shkëmbinjve (shkëmbi rrënjësor), format e relievit, kushtet klimatike ku janë formuar dhe

roli i botës organike.

Rëndësi të veçantë në formimin e tokave luan shkëmbi rrënjësor, i cili ndikon në

mënyrë të drejtpërdrejtë në dendësinë e mbulesës bimore, zhvillimin e

mikroorganizmave, vetitë fiziko-kimike dhe shpërbërjen e lëndëve organike, duke

mundësuar procesin e tokëformimit në këtë zonë. Prania e shkëmbinjve magmatikë në

Golesh dhe Koznik, pavarsisht se paraqiten mjaft të fortë ndaj gërryerjes dhe zhvillimin e

fuqishëm të sistemit rrënjor. Ato ndikojnë në formimin dhe rritjen e bimëve, krijimin e

kushteve për tokat e kafejta malore me përbërje humusi 3-6 % dhe trashësi 25-45 cm. Në

këto kurrize kodrinoro-malore zhvillohen tokat me përbërje mekanike relativisht të rëndë,

ngjyrë të errët, strukturë kompakte dhe përmbajtje të lartë magnezi. Shkëmbinjtë

gëlqerorë paraqiten gjithashtu, mjaft të fortë, të cilët ndërtojnë kurrizin pothuajse

kodrinor të Kosmaçit, Drenicë-Carralevë, bllokun e Rahovecit dhe atë të Llapushës.

Zbërthimi i tyre shpie në formimin e tokave të thella, me reaksion neutral, përmbajtje më

të lartë humusi mbi 15 %, trashësi mbi 35 cm, në të cilat shkalla e depozitimit të lëndëve

ushqyese është mjaft e lartë. Krejt ndryshe këto dukuri zhvillohen në shkëmbinjt

terrigjenë kryesisht flishet dhe molasat, të cilat përfshijnë pothuajse pjesën më të madhe

të zonës së Drenicës. Molasat janë formuar gjatë etapës së evolucionit liqenor të fushave

dhe pellgjeve grabenore ndërmalore, kurse shkëmbinjtë tjerë terrigjenë përbëjnë pjesën

më të madhe të kurrizit kodrinoro-malor në VL të pragut strukturor të Drenicës. Ato

ndërthuren me brezat e shumtë të molasave liqenore neogjenike, veçanërisht gjatë pjesës

qëndrore të kësaj zone, kurse ndërthurja e tyre me shkëmbinjtë tjerë shpie në krijimin e

tokave të shumëllojshme gjatë kësaj zone. Në këta shkëmbinj formohen toka të shkrifta

dhe të shpërlara nga baza rrënjësore me reaksion acidik (Dauti M., 1987). Në kushtet e

lartpërmendura janë formuar tokat ranore e argjilore, që përbëjnë fondin kryesor të tokës

bujqësore të zonës, me trashësi deri në 60 cm, por me sasi të vogël humusi.

Theksojmë se, ruajtja dhe pasurimi i tokave kryesisht në depozitimet e përroit të

Drenicës dhe të Mirushës, shpie në rritjen e pjellorisë së tyre, duke përfshi bimësinë, e

cila i furnizon ato me lëndë organike gjatë shpërbërjes së tyre. Një rëndësi të veçantë

marrin masat paraprake për mbrojtjen e tyre nga erozioni, përmbytjet nepërmjet ndërtimit

të kanaleve kulluese dhe ndotja.

Rëndësi të veçantë në formimin e tokave luan edhe relievi, i cili shprehet me

kundrejtimin dhe pjerrësinë e shpateve si element kryesor i tij. Në zonën e Drenicës është

tepër i thyer si rezultat i ndërtimit gjeologjik, krahas veçorive të mbulesës bimore, të

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

108

regjimit hidrotermik, që kanë ndikuar në procesin e tokëformimit të kësaj zone. Relievi

ndikon drejtpërdrejtë në rritjen e procesit të tjetërsimit dhe intensitetin e gërryerjes,

përshpejton varfërimin e tokës me lëndë organike dhe minerale. Relievi dallohet

njëkohësisht për karakterin e theksuar kodrinor – malor, shkallën e lartë të dendësisë së

copëtimit e të thellësisë së këtij copëtimi të relievit, pjerrësinë e madhe të shpateve

sidomos në sektorin perëndimor etj. Në këto kushte janë formuar tokat në pjesët

kodrinore nga më të qëndrueshmet, që shfrytëzohen për mbjelljen e kulturave bujqësore

dhe pjesërisht si truall banimi.

Në zhvillimin e tokave një rol të rëndësishëm luajnë edhe kushtet klimatike

(klimën e mesme kontinentale), e cila në pjesët kodrinoro-malore rrit qëndrueshmërinë e

lartë të shtresës së tokës mbi shkrifërimet karbonatike, duke ngadalësuar përgjithsisht

rritjen apo zvogëlimin e trashësisë së saj. Roli i klimës në procesin e tokëformimit është

shumë i lartë, me të cilin lidhet dukuria e shpërbërjes, tretja e mineraleve dhe të lëndës

organike, zhvillimin e bimëve dhe mikroorganizmave, rrit sasinë e humusit në tokat e

shtrira në lartësi të ndryshme, ndikon në lagështirën e tyre etj. Midis elementëve klimatik

veçohen reshjet të cilat bëjnë tretjen e lëndës organike dhe inorganike, duke përshpejtuar

formimin e shtresës së shkriftë me dukuritë bioklimatike deri në shndërrimin e lëndëve

organike në humus, duke luajtur rolin kryesor në formimin e tokës. Midis elementëve

klimatikë rol shumë të rëndësishëm, luajnë njëkohësisht edhe temperaturat, të cilat

realizojnë shpërbërjen mekanike dhe atë fizike të shkëmbit rrënjësor, duke çuar në

krijimin e korës së tjetërsimit. Sasia e rreshjeve mbi 700 mm në vit dëpërton në shtresat e

tokës, në varësi të shkallës së përshkueshmërisë së tyre, duke çuar në grumbullimin e

kriprave minerale dhe lëndës organike në mënyrë të diferencuar me thellësinë (Gashi H,

Spaho Sh., 2002). Ndikimi i temperaturave të ulëta gjatë stinës së dimrit (ngrirja e

shtresës së shkrifët) ndikon në periudhën e nxehtë të vitit që zgjat mbi 7 muaj të shpejton

tretjen kimike, e cila është e lidhur me rrezatimin diellor. Rrjeti hidrografik rrit

ushqyeshmërinë e bimëve dhe njëkohësisht shton shtresën e lëndëve organike.

Kushtet floristike luajnë rol mjaft të rëndësishëm në formimin e tokës, të cilat

kanë një lidhje të ndërsjelltë midis tyre, pasi prania e shtresës së tokës mbi shpatet e kësaj

zone krijon kushtet për lindjen dhe formimin e mbulesës bimore, duke u paraqitur me

rëndësi në mbrojtjen e tokës dhe pasurimin e saj me minerale dhe humus.

Mbulesa bimore barishtore ndikon në grumbullimin e lëndëve minerale dhe të

azotit të marrun nga atmosfera, duke çuar kështu në pasurimin e tokës me lëndë

ushqyese, të cilat thithen nga bimësia e pyllit. Shpërbërja e kësaj bimësie krijon një sasi

të madhe lënde organike dhe të elementëve të tjerë ushqyes në tokë. Me këto kushte

mbulesa bimore, veçanërisht ajo e dushkajave, ahishteve, rrit në mënyrë të

konsiderueshme pjellorinë e tokës nepërmjet shtimit të sasisë së humusit (Dauti M.,

1987). Kjo lidhje e ndërsjelltë është kusht për formimin e tokës dhe në përcaktimin e

kufirit midis tokës dhe shkëmbit rrënjësor. Mbulesa bimore e dushqeve ndikon në

procesin tokëformues ndërmjet sistemit rrënjor e lëgushës, pavarësisht se zhvillimi i

shtresës së tokës është i ngadaltë.

Roli i njeriut në procesin e tokëformimit është me rëndësi të veçantë, pasi ai

ndikon në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e tokave gjatë shfrytëzimit të tyre për nevojat jetike,

të cilat në mjaft raste shoqërohen me rrjedhoja negative gjatë përdorimit të pakontrolluar

të tyre. Në veçanti prerja pa kriter e mbulesës drusore shpie në një fuqizim të erozionit të

tokave, duke çuar në humbje të konsiderueshme të sipërfaqes së tokës bujqësore.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

109

Theksojmë se të gjithë këta faktor dhe kushte, veçanërisht lartësia mbi nivelin e

detit kanë përcaktuar shtrirjen zonale të tokave në zonën e Drenicës.

Harta IV.1. Tipat e tokave në zonën e Drenicës

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

110

IV.1.1. Zonaliteti vertikal i tokave

Ndër veçoritë fiziko-gjeografike të tokave është edhe shtrirja zonale e tyre

(shtrirja vertikale), bazuar në kushtet e relievit kodrinoro – malor në zonën e Drenicës, i

cili shprehet me format nga më komplekset, i cili përgjithësisht veçohet për kontrast

morfologjik pak të shprehur, duke krijuar kushte të mira për formimin e tipave të

ndryshëm të tokave.

Ndryshimet që pësojnë faktorët kryesor tokëformues (shkëmbi rrënjësor, klima,

rrjeti hidrografik, mbulesa bimore dhe veprimi i njeriut), shprehen edhe në shtrirjen

vertikale të tokave (zonaliteti vertikal). Përgjithësisht në këto kushte, sidomos përbërjes

litologjike, lartësia e relievit dhe klima e kësaj zone gjenden dy tipat e tokave, të tillë si

tokat e kafenjta malore dhe ato të murrme pyjore malore.

Tokat e kafenjta malore

Në kuadër të zonalitetit vertikal dallohet tipi i tokave të kafenjta malore, të zhvilluara

në trajtë të një brezi në lartësinë 600 – 1000 m, të cilat zënë pjesën dërrmuese të

sipërfaqes së kësaj zone, përjashtuar shtretërit e përrenjve Drenica, Klina e Mirusha.

Pikërisht në brezin ku shtrihen këto toka gjenden mbi 80% e qendrave të banimit dhe

fondi i tokës bujqësore, duke mbuluar relievin kodrinoro-malore. Tokat e kafenjta malore

janë formuar në kushtet e klimës së mesme kontinentale nën ndikimin e dukshëm të

dukurive periglaciale, me temperaturë mesatare vjetore 11°C, amplitudë të theksuar

ditore të tyre dhe sasi mesatare të reshjeve me vlerë 700-800 mm, duke u përshtatur mjaft

mirë edhe nga nëntipat e veçantë të tyre. Formimi i këtyre tokave ndikohet nga kushtet e

klimës së nxehtë dhe të thatë të stinës së verës, kurse dimrat janë të ftoftë dhe me reshje

relativisht të pasura shiu dhe bore. Ndryshimet stinore klimatike në këtë tip të tokave

ndikojnë drejtpërdrejtë në dinamikën e regjimit ujor në të gjithë trashësinë e tyre, i cili

është i tipit shpëlarës gjatë periudhës së ftohtë të vitit. Tipi i tokave të kafenjta është i

përshtatshëm për rritjen e mbulesës bimore të katit të dushkajave, të përfaqësuara nga

dushku, shkoza, frashëri, vidhi, bungu, qarri, shparthi, lisi, lajthia etj., kurse shkëmbi

rrënjësor ku zhvillohen këto toka janë ato terrigjenë, magmatikë dhe gëlqerorë. Tipat e

tokave të kafenjta të vendosura kudo në Drenicë, zhvillohen në kushtet e relievit me

pjerrësi mesatare dhe tepër të çrregullt, duke pësuar një erozion të shprehur. Këto toka

kanë kryesisht ngjyrë kafe, teksturë nga subargjilore në argjilore, në të cilat krijohet

horizonti B, me përmbajtje mesatare humusi dhe më pak reaksion acidik. Në bazë të

kushteve të formimit, karakteristikave morfologjike, tokat e kafenjta në Drenicë ndahen

në nëntipat e mëposhtëm.

1. Tokat e kafenjta të zakonshme formohen kryesisht mbi shkëmbinj magmatikë

(Golesh, Koznikë) dhe terrigjenë në pjesën më të madhe të saj, kurse në varësi të

karakteristikave morfologjike këto toka kanë një horizont humusor me trashësi 30 – 40

cm, i cili ka ngjyrë të kafenjtë dhe përbërje mekanike subargjilore të mesme. Në këtë

zonë përfshin rreth 20.758 ha ose 13.9 % të sipërfaqes tokësore.

2. Tokat e kafenjta karbonatike shtrihen mbi shkëmbinj të përzier karbonatikë e

metamorfikë, prandaj në dallim nga tokat e kafenjta kanë ngjyrë më të çelët, profil më të

diferencuar dhe trashësi mesatare, kanë strukturë të shkrifët, porozitet e filtrim të mirë

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

111

dhe janë të përhapura në sektorin JP të Drenicës, duke zënë një sipërfaqe të vogël

tokësore 5.842 ha rreth 3.90 %.

3. Tokat e kafenjta të kuqërremta Në përgjithësi këto toka gjenden mbi shtresat e

kuqërremta të shpërbërjes kimike të gëlqerorëve dhe silikateve, të konglomerateve dhe

ranorëve, prandaj ndryshimi thelbësor i tyre është ngjyra e kuqërremtë, në të gjithë

trashësinë e tyre. Horizonti A ka një trashësi rreth 35 cm, ndërsa trashësia e horizontit B

është 65 – 85 cm, kurse areali i shtrirjes së tyre gjendet në pjesën perëndimore dhe JP të

Drenicës, të cilat shtrihen në një sipërfaqe prej 28.420 ha ose 19 % të sipërfaqes tokësore.

4. Tokat e kafenjta magneziale Në përgjithësi kanë një përhapje të vogël, të cilat

kushtëzohen nga një shtrirje e tillë e shkëmbinjve magmatikë ultramafikë të masivit të

Koznikut etj, prandaj kanë ngjyrë të kafenjtë në të çelur deri në të zezë, përbërje

mekanike subargjilore të mesme deri në të rëndë.

5. Tokat livadhore të kafenjta magneziale shtrihen mbi shkëmbinj ultramafikë

(serpentine e magnezite) dhe në një reliev me nivel të ngritur të ujërave nëntokësore, i cili

kushtëzon një zhvillim të hidromorfizimit dhe moçalizimit për shkak të natyrës pak të

përshkueshme të këtyre shkëmbinjve, prandaj njihen me emrin smonica me shtrirje në

pellgun e Drenicës dhe të Malishevës, duke e zën një sipërfaqe 16.594 ha ose 11.10 %.

Foto IV.1. Shtrirja e tokave të kafenjta malore mbi molasat liqenore në pellgun e

Drenicës

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

112

Tokat e murrme pyjore malore

Këto toka shtrihen mbi ato të kafenjta në kushtet e klimës së mesme kontinentale,

ku dimri është i gjatë dhe i ftohët ndërsa vera e shkurtër, me temperatura mesatare vjetore

7 – 9 °C, praninë e dukurisë të ngrirjes dhe shkrirjes në tokë gjatë dimrit, e cila ndikon

mjaft në dukurinë e tokëformimit. Këto toka formohen mbi shkëmbinj magmatikë e

metamorfikë, në kushtet e një mbulese bimore përgjithësisht të përzier, në të cilën

mbizotërojnë pylli i ahut dhe i pishës. Përveç tyre, përhapje të konsiderueshme ka bredhi,

panja, lajthia, dëllinja, bliri etj. Tokat e murrme pyjore malore zhvillohen në kushtet e

relievit me lartësi mbi 1000 m, por ato gjenden në shpatet e pjerrëta (20 - 30°), në varësi

të mbulesës pyjore, prandaj profili i tyre paraqitet me shkallë të ndryshme zhvillimi.

Tokat janë të cekëta, sidomos kur shpatet janë të zhveshura nga bimësia, ndërsa në

shpatet relativisht të pjerrët dhe mbulesë pyjore të dendur, tokat janë të thella e me profil

më të zhvilluar. Këto toka shtrihen në një sipërfaqe të konsiderueshme në këtë zonë, duke

përfshi rreth 42.271 ha ose 28.3 %.

IV.1.2. Karakteristikat fiziko-kimike e mekanike të tokave dhe pjelloria e tyre në

varësi të kulturave bujqësore

Midis kushteve të formimit të tokave në zonën e Drenicës, me rëndësi të veçantë

paraqiten karakteristikat fiziko-kimike, mekanike dhe pjelloria e tyre. Tokat e kafenjta

malore janë mesatarisht të rënda dhe janë në varësi të përbërjes së shkëmbit rrënjësor, të

cilët përgjithsisht kanë ngjyrën kafe, teksturë nga subargjilore e mesme në argjilore, më e

rëndë në horizontin B, horizont humusor të zgjatur dhe përmbajtje mesatare humusi 4 %

(30 – 40 cm). Nga përbërja kimike këto toka kanë reaksion neutral dhe më pak acidik (pH

6 – 6.5), kompleks thithës koloidal të ngopur me bazë mbi 80 % në përmbajtje humusi të

mirë. Janë të pasura me patos e azot, magnezium dhe të varfëra në fosfor e kalium.

Pjelloria e tokave të kafenjta malore vlerësohet si mesatare dhe renditen pas smonicave

dhe atyre aluviale, në të cilat përdorimi i masave agroteknike mund të përmirësohen lehtë

përfshi mbrojtjen nga erozioni, kushtet e mbjelljes, thellësia e lërimit, përdorimi i

plehrave organike e minerale etj.

Këto toka zhvillohen mbi materialet copëzore me origjinë organike dhe minerale

të ardhura nga shpatet e kurrizeve kufizuese, në të cilat mbillen kulturat e të lashtave,

perimet, drurët frutorë (molla, dardha, kumbulla, ftoi, arra), ato foragjere etj.

Tokat e murrme pyjore malore janë të cekëta, sidomos kur shpatet janë të zhveshura nga

mbulesa bimore, ndërsa në ato relativisht të pjerrëta kërkojnë bimësi të dendur, janë të

thella e me profil të zhvilluar. Masa e argjilës në këto toka është e konsiderueshme

krahasuar me thërmijat e rërës, e cila lidhet me kushtet e formimit të materialeve

fillestare. Me përbërjen kimike këto toka dallohen për nivel të lartë të SiO2 në horizontet

e sipërme, kurse oksidi i kalciumit është në sasi të madhe në horizontet e poshtme, si

rrjedhoj e origjinës biologjike. Profili tipik i këtyre tokave ka në shtresën e sipërme

horizontin (0) të gjetheve të pashpërbëra me trashësi 5 – 15 cm, nën të cilën gjendet

horizonti (A) me një përzierje të lëndëve organike dhe minerale. Në tërësi ka ngjyrë të

errët, strukturë kokrrizore, nuk paraqitet shumë kompakt falë pranisë së rrënjëve të

bimëve. Kurse horizonti (B) ka ngjyrë kafe në të verdhë, është më kompakt, ka strukturë

këndore me trashësi 50 – 140 cm, në të cilën gjenden të grumbulluara oksidet e hekurit

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

113

dhe të aluminit. Në bazë të përbërjes kimike, tokat e murrme pyjore malore kanë reaksion

neutral dhe pak acidike (pH 5.5 – 5.8), shkallë të ngopjes me baza nën 80 %, përmbajtje

të lartë humusi (12%) dhe e pasur me azot, patos, alumin etj. Këto toka përgjithsisht janë

të mbuluara me pyje madje shfrytëzohen si livadhe, kullota dhe ara, kurse për shkak të

klimës më të ftohët kulturat bujqësore janë të kufizuara, në të cilat mund të kultivohen

patatja, thekra, elbi dhe tërshëra.

Tokat aluviale karakterizohen me veti fiziko – kimike karakteristike, profili i tyre

është në trajtë të shtresëzuar me horizonte padiferencuar midis tyre, përbërja mekanike

ndryshon nga subargjilore e lehtë në argjilore me ngjyrë të çelët, kurse nga të gjithë

përbërësit mbizotëron pluhuri (0.02 – 0.002 mm) dhe rëra (>0.02 mm). Në këto toka

shtresa e humusit është e paformuar, lëndët ushqyese janë të përvetësueshme, kurse

shtresat e poshtme të tyre kanë agleim të lehtë, por në raste të veçanta kjo dukuri mungon

krejtësisht. Në bazë të përbërjes kimike, tokat aluviale kanë reaksion neutral me prirje

drejt tendenca aciditetit (Gashi H, Spaho Sh., 2002), por dallohen për pjellori të lartë, në

të cilat rriten mirë të gjitha kulturat bujqësore nëse kultivohen sipas kushteve agroteknike

të përshtatshme. Më poshtë në tabelë dhe grafikë, po paraqesim tipat e tokës në ha dhe %

për këtë zonë.

Tabela IV. 1. Tipat e Tokave në ha dhe % në zonën e Drenicës

Tipat e tokës Sipërfaqja ha Sipërfaqja %

Tokat e kafenjta malore 95.553 64

Tokat e murrme pyjore malore 42.721 28

Tokat aluviale 11.662 8

Grafiku IV. 1. Sipërfaqja e tokës në ha dhe % në zonën e Drenicës sipas tipave

Nga të dhënat e tabelës dhe grafikut shoqërues vërehet se tipat kryesor të tokës në

zonën e Drenicës zënë rreth 150.000 ha, nga të cilat sipërfaqja më e madhe e tokës këtu

është e mbuluar nga tokat e kafenjta malore me 95.553 ha ose 64 % të shumës së

përgjithshme, kurse tokat e murrme pyjore malore renditen menjëherë pas tyre, duke

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

114

përfshi 42.721 ha apo 28 % të sipërfaqes dhe ato aluviale rreth 11.662 ha ose 8 % të kësaj

shume.

Foto IV.2. Tokat smonica në Drenicë gjatë kufirit JP të rrëpirës shkëputëse të kurrizit

kodrinor të Berishës

IV.1.3. Tokat azonale (hidromorfe dhe aluviale), kushtet e formimit dhe vlera

bujqësore e tyre

Në zonën e Drenicës krahas tokave zonale, takohen dhe ato azonale, të

përfaqësuara prej tokave hidromorfe dhe aluviale. Këto toka shtrihen në zallishtoret dhe

terracat e nivelit të parë të përrenjve Drenica, Klina dhe Mirusha, të cilat janë formuar

mbi depozitimet e tyre sidomos në sektorin e poshtëm të rrjedhjes, kurse ato hidromorfe

në pjesët e buta të moçalizuara. Tokat azonale kanë rëndësi të madhe për qëllime praktike

në zonën e Drenicës dhe përbëhen kryesisht prej rërave, zallishteve, argjilave dhe

lymrave të ndryshme. Prania e këtyre materialeve copëzore, kryesisht të imta në këto

toka, dëshmon mjaft mirë për faktin e shkatërrimit shumë më të fuqishëm të shkëmbinjve

terrigjenë se të atyre magmatikë në pellgun ujëmbledhës të përrenjve të kësaj zone.

Përbërja e konsiderueshme e argjilave në këto toka lidhet ngushtë me argjilat liqenore

pliocen-kuaternarit, të cilat janë grumbulluar gjatë etapës liqenore të evolucionit të këtij

relievi, kurse sipërfaqja e përgjithshme e tyre është rreth 11.622 ose 7.78 %.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

115

Tokat hidromorfe

Këto toka gjenden në disa sektor të zonës së Drenicës, kryesisht përgjatë pellgut

ujëmbledhës të përrenjve të lartpërmendur, të cilat janë formuar kryesisht nën ndikimin e

kushteve hidrologjike të veçanta, siç janë grumbullimi i ujërave të reshjeve atmosferike

në pjesët më të ulura, përmbytjet e përrenjve, qëndrimi i ujit për një kohë të gjatë mbi

sipërfaqen e tokës, avullimi i vogël etj. Një rol të rëndësishëm në formimin e tyre luan,

gjithashtu, mbulesa bimore ujëdashëse, në të cilat gjendja e lagështirës paraqitet ajo e

livadheve. Kurse në sasi të madhe lagështie rritet bimësia e moçaleve, të cilët janë të

pasur me materie organike. Bazamenti i formimit të këtyre tokave janë depozitimet

aluvionale dhe ato të liqeneve, e nganjëherë ato liqenore mjaft të përhapura në këtë zonë

dhe me radhë ato deluvionale (Dauti M., 1987). Rrjedhojë e drejtpërdrejtë e formimit të

këtyre tokave është formimi i torfës dhe gleit, të cilat shoqërojnë këtë veprimtari

tokëformuese.

Tokat aluviale Dukuria e formimit të këtyre tokave gjendet pothuajse në të njëjtat territore ku

shtrihen tokat hidromorfe, pra të pasura me lagështi. Depozitimet copëzore ku shtrihen

këto toka janë proluvionet, aluvionet dhe ato deluvional, të cilët grumbullohen në

shkëmbinj të papërshkueshëm, prandaj përhapjen më të madhe e kanë në pellgun e

Drenicës, të Klinës dhe Mirushës. Natyrisht, sipërfaqen më të madhe të përhapjes së tyre

ato e kanë në sektorët e poshtëm të rrjedhjes së këtyre përrenjve, të cilat përbëhen prej

rërash, argjilash e lymrash të ndryshme, në veçanti tek pellgu i Drenicës dhe i Klinës,

kurse në atë të Mirushës nga materiale copëzore të kuqërremta të shpërbërjes së

gëlqerorëve dhe pjesërisht mbi ato terrigjenë. Prania e materialeve copëzore, kryesisht të

imëta dëshmon për faktin se shkatërrimin shumë më të fuqishëm të shkëmbinjve

terrigjenë ndaj atyre magmatikë në pellgun ujëmbledhës të këtyre përrenjve. Trashësia e

konsiderueshme e argjilave në këto toka lidhet ngushtë me argjilat liqenore pliocen –

kuaternare gjatë etapës liqenore të evolucionit morfologjik të këtij relievi dhe me

shpërbërjen kimike të shkëmbinjve magmatikë. Tokat ranore e argjilore shtrihen gjatë

pellgut të Drenicës dhe Klinës, kryesisht në pjesët relativisht të buta të relievit, të cilat

vazhdimisht rrezikohen nga përmbytjet e këtyre përrenjve.

Vlera bujqësore e këtyre tokave është mjaft e lartë, pasi ato janë të përshtatshme

për bimët foragjere, misër, perime etj., të cilat lidhen me lagështirën e pasur të tyre, kurse

me rrjetin kapilar arrihet të rregullohet sistemi i ajrimit, por gjatë punimit të tyre duhet

kujdes i veçantë në lërim gjatë periudhës së lagështë.

Tokat aluviale janë shumë heterogjene në krahasim me vetitë e tyre prodhuese, të

cilat varen nga përbërja fizike, kimike dhe struktura e profilit të tyre, prandaj në këto toka

dallohet horizonti i punueshëm me trashësi mbi 1 m, të cilat i bëjnë mjaft pjellore për

kultivimin e kulturave bujqësore. Një pjesë e konsiderueshme e sipërfaqes së këtyre

tokave përdoren në bujqësi, ku kultivohen të gjitha bimët bujqësore; misri, gruri, patatja,

foragjeret, ato industriale, drurët frutorë (molla, dardha, qershia, pjeshka, kumbulla, ftoi)

etj. Përmirësimi dhe ruajtja e pjellorisë së tokave aluviale kërkon mbrojtjen nga

përmbytja e rrjedhjeve ujore të përrenjve, sigurimin e kullimit dhe shfrytëzimin racional

të tyre, veçanërisht ruajtjen e strukturës gjatë punimit të tyre.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

116

IV.1.4. Vlera bujqësore e tokave të kafenjta malore dhe atyre të murrme pyjore

malore

Në zonën e Drenicës vlera bujqësore e tokave të kafenjta malore është relativisht

më e madhe se e atyre të murrme pyjore malore. Bujqësia në pjesën më të madhe është

prodhimi bazë në ekonominë e zonës dhe njëkohësisht mbi 80% është e privatizuar.

Shpërndarja e tokës bujqësore për familje shkon mesatarisht 0.70 ha, ajo për banorë 0.30

ha, kurse prodhimi i kësaj toke bujqësore është relativisht i lartë dhe përdoret kryesisht

për plotësimin e nevojave të familjeve për drithëra, perime e foragjere. Ndër kulturat

kryesore kultivohet gruri, misri, thekra dhe më pak elbi, kurse në bazë të kushteve

klimatiko – tokësore pjesa më e madhe e tokave bujqësore në Drenicë mbillet me grurë

për plotësimin e nevojave për ushqim. Megjithatë, një sasi të konsiderueshme e

drithërave blihet në treg, pjesa tjetër mbillet me misër, pasi kashta përdoret si ushqim për

blegtorinë. Këto kultura bujqësore në pjesën më të madhe mbillen në tokat e kafenjta

malore, kurse në ato të murrme pyjore malore kultivohen thekra, tërshëra, foragjeret etj.

Një pjesë e konsiderueshme e tokave bujqësore në Drenicë mbillet nga bujqit me

foragjere për të siguruar ushqimin e blegtorisë, e cila është pothuajse veprimtaria

ekonomike kryesore e popullsisë rurale. Një vend me rëndësi zë dhe zhvillimi i

frutikulturës, të cilat shtrihen në pjesën dërrmuese të zonës, midis të cilave mbillen

kumbulla, molla, dardha, qershia, ftoi, pjeshka, arra etj.

Foto IV.3. Kultivimi i drurëve frutorë në zonën e Drenicës

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

117

Natyrisht, veprimtaria ekonomisë bujqësore e kësaj zone, duhet të përqëndrohet më

shumë në drejtim të shtimit të sipërfaqeve të frutikulturës, sidomos me kumbull dhe

mollë, njëherazi dhe shitjen e prodhimeve në treg, për të siguruar të ardhurat për nevojat

e ekonomive familjare. Një vend të rëndësishëm zë njëkohësisht kultivimi i zarzavateve,

të tilla si domatet, specat, qepët, preshi e më pak lakra, të cilat nuk i plotësojnë nevojat e

tyre gjatë vitit, por ato plotësohen nga tregu.

Të ardhurat e siguruara nga toka bujqësore në përgjithësi janë relativisht të larta

deri në mesatare, të cilat lidhen me faktin se këto toka janë pjellore si rrjedhojë e

pasurimit të tyre me plehra organike, prandaj kanë një prodhimtari të mirë. Përdorimi i

makinerive agroteknike moderne në punimin e tokave bujqësore përgjithësisht ka rritur

rendimentin e tyre, duke mundësuar familjet bujqësore të plotësojnë mbi 80 % nevojat e

tyre.

Foto IV.4. Kultivimi i perimeve nëpër serra në zonën e Drenicës

Mbështetur në të dhënat e përgjithëshme të popullsisë së Drenicës vërehet se,

kërkesat bujqësore në përgjithësi nuk plotësohen për arsye të mungesës së fondit të tokës

bujqësore për çdo familje. Në tabelën e mëposhtme jepet sipërfaqja e tokës bujqësore në

zonën e Drenicës.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

118

Tabela IV.2. Sipërfaqja bujqësore në zonën e Drenicës8

Komuna Skënderaj Drenas Malishevë Shuma

Sipërfaqja e tokës në ha 19700 ha 15125 ha 14908 ha 49733

Sipërfaqja e tokës në % 39.6 % 30.4 % 30 % 100 %

Grafiku IV.2. Sipërfaqja e tokës bujqësore në % për Drenicën

Në zonën e Drenicës, toka bujqësore ka një sipërfaqe më të madhe rreth 49733 ha,

pa llogaritur sipërfaqen e komunave tjera me pronësi në këtë zonë. Nga sipërfaqja e

përgjithshme 413635 ha e tokës bujqësore në rang vendi, këtu përfshihen rreth 12 % të

saj, duke dëshmuar qartë sasinë e konsiderueshme të tokës bujqësore për banor në këtë

zonë. Kurse shpërndarja sipas komunave është Skënderaj 4.8 % të sipërfaqës së tokës

bujqësore në trevën e Kosovës, Drenasi 3.7 % dhe Malisheva 3.6 %. Sipërfaqen më të

madhe të tokës bujqësore e ka Skënderaj me 19700 ha, duke zënë 39.6 % të kësaj zone,

kurse Drenasi zë 15125 ha ose 30.4 % dhe Malisheva me 14908 ha ose 30 %. Sipërfaqja

e tokës bujqësore këtu është e lidhur me një reliev kryesisht kodrinor, duke dëshmuar për

format nga më të butat në të gjithë trevën e Kosovës. Natyrisht, këto veçori fiziko –

gjeografike kanë krijuar kushte të përshtatshme për shtrirjen e një numri të madh

vendbanimesh, të lidhura për sipërfaqen e tokës bujqësore, veçanërisht përgjatë pellgjeve

të përrenjve Drenica, Klina, e Mirusha, por edhe gjatë shtrirjes së molasave liqenore dhe

sektorëve të butë, të përbër nga flishet, kryesisht në VP, qendër dhe VL të kësaj zone.

8 Agjensioni i statistikave të Kosovës, Prishtinë 2014.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

119

Tabela IV.3. Përdorimi i tokës bujqësore sipas llojeve të kulturave të mbjella në ha në

zonën e Drenicës9

Komuna Përdorimi i tokës bujqësore sipas llojeve në ha dhe %

Grurë Misër Perime Drurë frutorë Foragjere Lloje tjera Shuma

Skënderaj 6936 ha 1988 ha 100 ha 160 ha 2598 ha 7918 ha 19700 ha

35.2 % 10.2 % 0.50 % 0.80 % 13.1 % 40.1 % 100 %

Drenas 4357 ha 1428 ha 46 ha 184 ha 1495 ha 7615 ha 15125 ha

28.8 % 9.4 % 0.30 % 1.20 % 9.9 % 50.3 % 100 %

Malishevë 4975 ha 1594 ha 112 ha 170 ha 1451 ha 6606 ha 14908 ha

33.3 % 10.7 % 0.75 % 1.15 % 9.7 % 44.3 100 %

Shuma sipas llojeve

në ha dhe %

16268 ha 5010 ha 258 ha 514 ha 5544 ha 22139 ha 49733 ha

32.7 % 10.1 % 0.50 % 1.1 % 11.1 % 44.5 % 100 %

Grafiku IV.3. Sipërfaqja e tokës sipas llojeve të kulturave bujqësore në Drenicë

Bazuar në të dhënat e tabelës dhe grafikut shoqërues, sipërfaqja me e madhe e

tokës bujqësore është mbjellë me kulturën e grurit 16268 ha ose rreth 33 %, me foragjere

mbillen 5544 ha, duke zënë 11 %, misër rreth 5010 ha ose 10 %. Kurse me perime dhe

drurë frutorë mbillen sipërfaqe më të vogla 772 ha, duke zënë së bashku 1.5 % të

9 Po aty.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

120

sipërfaqes, megjithatë një sasi e madhe e sipërfaqeve të tokës bujqësore rreth 22139 ha

mbillen me lloje të kulturave të tjera, të cilat përshtaten me kushtet klimatiko – tokësore

të Drenicës.

Në të dhënat e paraqitura më poshtë në grafikë, vërehet se çdo komunë ka

përparësi kulturën e grurit për faktin se ai përdoret tërësisht për prodhimin e bukës,

prandaj në këtë zonë 1/3 e sipërfaqes së përgjithshme e tokës bujqësore mbillet me grurë,

kurse pjesa tjetër kultivohet kryesisht me misër, i cili përdoret për blegtorinë sëbashku me

drithërat tjera dhe foragjeret.

Foto IV.5. Kultura e grurit dhe misrit e mbjellë në Skënderaj

Kurse kulturat tjera, të tilla si: perimet (speci, domatja, lakra, qepa, spinaçi),

drurët frutorë (molla, dardha, qershia, pjeshka, ftoi, kumbulla), në dekadën e fundit

dukshëm janë rritur sipërfaqet e tokës bujqësore, duke sjellur përfitime të mëdha në

ekonominë bujqësore. Natyrisht, këtu duhet përmendur benificionet e shpërndara nga

qeveria qëndrore dhe ajo lokale, sidhe ato nga OJQ-të ndërkombëtare.

Në zonën e Drenicës rreth 45 % e sipërfaqës së përgjithshme të tokës bujqësore

mbillet me thekër, elb, tërshërë, patate, bimë industriale etj, duke zënë 7918 ha

Skënderaj, 7615 ha në Drenas dhe 6606 ha në Malishevë. Sipas të dhënave nga ASK

(Agjensia e Statistikave të Kosovës) në këtë zonë është braktisur nga përdorimi një

sipërfaqe toke prej 1000 ha, nga të cilat në Skënderaj 300 ha, Drenas 310 ha, kurse në

Malishevë 390 ha. Shkaqet e braktisjes së tokës bujqësore janë kushtet e papërshtatshme

të infrastrukturës dhe gjendjes ekonomike të familjeve bujqësore, të cilat nuk kanë

mundësi të investojnë për shfrytëzimin e saj.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

121

Grafiku IV.4. Sipërfaqja e tokës bujqësore me kultura të mbjella në secilën komunë

Në bazë të dhënave të mësipërme, vërehet se pjesa më e madhe e sipërfaqes së

tokës bujqësore e mbjellë me kulturat e lartpërmendura shtrihet në tokat aluviale dhe ato

të kafenjta malore. Në veçanti këto të fundit shtrihen në kurrizet kodrinoro – malore me

reliev relativisht të butë, të cilat marrin energji diellore dhe sasi të nevojshme reshjesh

gjatë gjithë periudhës vegjetative.

Trajtimi i këtyre tokave përfshin ruajtjen e gjendjes së tyre, mbjelljen sipas

kushteve agroteknike, ripyllëzimin e sipërfaqeve të zhveshura, mbrojtjen nga erozioni,

rregullimin e rrjedhjes së ujrave sipërfaqësore etj. Kujdes të veçantë kërkojnë tokat e

kultivuara, duke përfshi plugimin e thellë dhe përdorimin e shkrifëruesve, sistemin e

kullimit dhe përmirësimin e aftësive ujëmbajtës.

IV.1.5. Vlerësimi i pjellorisë së tipeve të tokave të Drenicës

Me rëndësi të veçantë në tipat e tokave të zonës së Drenicës paraqitet pjelloria e

tyre, sëbashku me masat për mbrojtjen dhe rritjen e sipërfaqes së tokës bujqësore gjatë

shfrytëzimit të tyre. Një pjesë e konsiderueshme e tyre mund të përdoren në bujqësi, në të

cilat kultivohen me sukses pothuajse të gjitha bimët bujqësore: gruri, misri, elbi, thekra,

tërshëra, patatja, bimët industriale, foragjeret, pemët dhe perimet. Veprimtaria kulluese e

tokave hidromorfe dhe atyre aluvionale është kërkesë themelore, pasi ato kanë shkallë të

lartë lagështire, e cila i bën ato të papërshtatshme për kulturat bujqësore dhe

infrastrukture. Në tokat e kafenjta malore dhe ato të murrme pyjore malore gjatë

përdorimit të tyre janë marrë rendimente të larta falë vlerave të pjellorisë së tyre, duke u

përshtatur mjaft mirë në kushtet e klimës së mesme kontinentale. Sasia e argjilës në këto

toka arrinë deri në 40-50 %, me strukturë të ngjeshur dhe përqindje humusi 3 – 6 %.

Tokat e kuqrremta të shpëlara kanë pjellori të lartë dhe shumë të përshtatshme për

punim, kurse ato magneziale (smonica) të vendosura kryesisht në kurrizet e buta

kodrinoro-malore gjatë sektorit qëndror të Drenicës, karakterizohet me përbajtje të lartë

argjile, të përshtatshme për mbjelljen e kulturave bujqësore. Gjatë lërimit të tyre duhet të

përshtaten me kushtet e klimës, sepse ato ngjeshen shumë lidhur me faktin se shkëmbi

rrënjësor është pak i përshkueshëm nga uji, kurse gjatë periudhës së verës ato thahen

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

122

shpejt dhe pësojnë plasaritje të dendura. Tokat livadhore të murrme pyjore kanë pjellori

të lartë, prandaj ruajtja dhe përmirësimi i tyre kërkon marrjen e masave kundër

gërryerjeve të shkaktuara nga reshjet atmosferike. Për këtë qëllim duhet të ndërtohen

prita gjatë shtretërve të përroskave e përrenjve, tarracime me mure të thata gurësh,

rregullimin e kanaleve kulluese për largimin e ujërave të tepërta (Gashi H, Spaho Sh.,

2002). Rritja e pjellorisë së këtyre tokave dhe e rendimentit të tyre kërkon pasurimin me

plehra organike dhe më rrallë ato kimike. Përgjithësisht në të gjitha tipat e tokave të

Drenicës duhet marrë masa për përmirësimin e cilësisë së tokës me sasinë e nevojshme të

plehrave azotike, organike etj., duke përfshi masat mbrojtëse kundër erozionit dhe të

degradimit nëpërmjet pyllëzimeve në territoret e zhveshura. Të gjitha këto masa

pikësynojnë rritjen e rendimenteve për plotësimin e nevojave gjithnjë në rritje për

produkte bujqësore dhe blegtorale.

Trajtimi i tokave në zonën e Drenicës, kryesisht mbrojtja nga degradimi dhe

shtimi i vatrave të erozionit, të cilat në pjesën më të madhe janë dukuri shpatore, shtrojnë

si problem themelor marrjen e masave parandaluese ndaj tyre. Pikësynimi kryesor është

rehabilitimi i shtresës vegjetative të tokës, krijimi i mundësive për ujitje sidomos në trajtë

të shiut, pasi ujitja me rrjedhje të lirë shpie në shpëlarjen e tokës.

Me rëndësi të veçantë paraqitet gjithashtu, rritja e sipërfaqes së tokës bujqësore në

mënyrë të kontrolluar gjatë katit bimor të dushkut për ruajtjen e tyre nga degradimi.

Pikërisht në këtë kat bimor janë kushtet klimatike më të përshtatshme për mbjelljen e

kulturave bujqësore, pasi këto sipërfaqe shtrihen kryesisht gjatë sektorit qëndror në një

reliev të butë kodrinoro – malor.

Kushtet e lartpërmendura ofrojnë gjithashtu, mundësi të mirë në rritjen e

sipërfaqës së tokës bujqësore, e cila kërkon hartimin e një plani afatgjatë dhe mbështetje

institucionale për realizimin e tij.

Shfrytëzimi i potencialit tokësor të zonës së Drenicës Në kuadrin e veçorive fiziko –

gjeografike të kësaj zone, rëndësi të veçantë paraqet shfrytëzimi i pasurive tokësore që

ka. Zhvillimi i tokave lidhet ngushtë me shumëllojshmërinë e shkëmbinjve, format e

relievit, kushtet klimatike ku janë formuar dhe botën bimore, të cilët luajnë rol të

rëndësishëm në krijimin e tipave të tokës, duke ju shtuar vlerën për përdorim në bujqësi,

vendbanime, ndërtimin e rrugëve, kanaleve për ujitje, ujëmbajtës etj.

Sipërfaqja e përgjithshme e tokës bujqësore në këtë zonë vlerësohet rreth 50000

ha, prej të cilave sipërfaqen më të madhe e ka Skënderaj me 19700 ha, duke zënë 39.6 %

të kësaj zone, kurse Drenasi zë 15125 ha ose 30.4 % dhe Malisheva me 14908 ha ose 30

%. Nga sipërfaqja e përgjithshme e tokës bujqësore vlerën më të madhe të saj e zë

kultivimi i drithërave, në Skënderaj 16112 ha, Drenas 12929 ha dhe Malishevë 11000 ha,

duke e renditur kulturën e grurit me pjesëmarrjen më të madhe rreth 16268 ha në të gjithë

zonën. Sipërfaqen më të madhe me grurë e ka Skënderaj 6936 ha, pas saj është Malisheva

me 4975 ha dhe Drenasi me 4357 ha, kurse drithërat tjerë me përqindje më të madhe janë

misri, elbi, thekra tërshëra etj. Me rëndësi pas drithërave në këtë zonë janë foragjeret

(jonxha, tërfili, kolza ), të cilat e zënë një sipërfaqe prej 5544 ha, duke llogaritur vlerën

më të madhe të saj në Skënderaj 2598 ha, Drenasi me 1495 ha dhe Malisheva rreth 1451

ha të kësaj shume. Pjesa tjetër e kësaj sipërfaqeje shfrytëzohet për kulturat tjera

bujqësore, të tilla si: drurët frutorë, vreshta dhe perimet me rreth 772 ha nga sipërfaqja e

përgjithshme. Nga të dhënat e mësipërme vërehet se në zonën e Drenicës dominojnë

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

123

sipërfaqet e tokës bujqësore të mbjellura me drithëra, duke dëshmuar për një hapësirë

rurale, në të cilën rreth 70 % e popullsisë jetojnë nëpër qendra të tipit të tillë, ku prioritet i

tyre është lavërtaria me 80 % të strukturës së saj. Këto sipërfaqe të tokës bujqësore në

pjesën më të madhe të tyre shtrihen në reliev kryesisht kodrinor pjesa dërrmuese, kurse

një sipërfaqe më e vogël e saj në ato fushore. Më poshtë po paraqesim grafikun, në të

cilin shihet pjesëmarrja e sipërfaqës së tokës bujqësore e mbjellur me drithëra sipas

komunave.

Grafiku IV.5. Sipërfaqja e tokës bujqësore (ha, %), e mbjellur me drithëra sipas

komunave

Në zonën e Drenicës, sipërfqja më e madhe e tokës bujqësore shtrihet në tokat e

kafenjta malore, kurse pjesa tjetër në ato aluviale, natyrisht për arsye të zhvillimit të

qendrave urbane dhe ekonomisë përcjellëse. Një rëndësi të veçantë në shfrytëzimin e

potencialit tokësor këtu, përmendim mënyrën e punimit të tokës, e cila është e lidhur me

kushtet e relievit, klimës, hidrografisë, rolin e botës bimore dhe aplikimin e mjeteve

agroteknike. Lidhur me këto kushte, të cilat i kemi sqaruar më lart, vlerësojmë se në këtë

zonë janë krijuar kushte të përshtatshme për kultivimin e kulturave bujqësore të

lartpërmendura, duke llogaritur mënyrën e punimit të tyre dhe sasinë e rendimentit që

japin.

Kusht kryesor në cilësinë e tokës bujqësore është thellësia e lëvrimit të tyre, e cila

preferohet të jetë rreth 25 cm thellësi, pikësynim i të cilës është ruajtja e cilësive fiziko –

kimike e mekanike të tyre, veçanërisht lagështirës dhe dritës, duke i shtuar edhe masën e

plehrimit natyral dhe artificial. Në mënyrë që tokat bujqësore të japin rendimente të larta

preferohet që të mbjellen bimët foragjere afat shkurtër, të cilat përmirësojnë vetitë e tokës

dhe rrisin pjellorinë e tyre. Përdorimi i mjeteve moderne agroteknike është një kusht

tjetër, i cili ndikon në veçoritë e tokës punuese, për këtë qëllim në dekadën e fundit

vërehet tendenca në rritje e shfrytëzimit të tyre, veçanërisht në sektorin privat, ku

sipërfaqja e tokës bujqësore është e madhe.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

124

Një rëndësi të veçantë tek tokat bujqësore ka produktiviteti (boniteti), i cili

përcakton kategorinë ose klasën e pjellorisë së tokës, rendimentin për çdo kategori të saj

dhe krijon kushte për planifikimin shkencor të prodhimit bujqësor në varësi të shtrirjes së

zonës gjeografike. Në bazë të klasifikimit të tokës bujqësore krijohen kushte për një

shfrytëzim sa më racional dhe efektiv të saj, përdorimin në masë të plehrave, ujitjen,

kullimin, mbrojtjen nga erozioni dhe rritjen e rendimentit prodhues. Klasifikimi i tokës

bujqësore sipas produktivitetit është paraqitur në hartën në vijim. Bazuar në analizën e

kësaj harte të klasës së produktivitetit të sipërfaqës së tokës në zonën e Drenicës, vërehet

se klasa nga II – IV, e cila llogaritet mjaft e përshtatshme në bujqësi për kultivimin e

kulturave bujqësore, përfshin rreth 73.432 ha ose 48.5 % të sipërfaqes së përgjithshme të

produktivitetit. Kurse shpërndarjen më të madhe e ka kryesisht në pjesët fushore,

veçanërisht në pellgun grabenor të Drenicës, Mirushës, e Klinës, duke u shtri edhe mbi

molasat liqenore dhe sektorët kryesisht kodrinor me flishe, duke llogaritur një pjerrësi të

vogël të relievit nga 0 – 15 °. Kjo sipërfaqe është e përfaqësuar me tipat e tokave të

kafenjta malore dhe atyre aluviale, në të cilat llogaritet pjesëmarrja më e madhe e tokës

bujqësore me kulturat e dridhërave dhe perimeve, duke zënë një lartësi 700 – 800 m.

Klasa e produktivitetit nga V – VII gjithashtu, konsiderohet si tokë bujqësore,

pyjore dhe tokë për qëllime tjera, e cila llogaritet me një sipërfaqe të përgjithshme 77.792

ha apo 51.5 %, duke u shtri kryesisht nga 800 – 1200 m, të kufizuara nga rrëpirat e

shkëputjeve normale të kurrizeve kryesisht kodrinoro – malore. Kurse tipat e tokave që i

përfaqësojnë janë tokat e kafenjta malore, të murrme pyjore malore, por edhe ato

hidromorfe. Ndërsa, kulturat kryesore që kultivohen në ekonominë bujqësore janë

drithërat, foragjeret, bimët industriale etj., të cilat shtrihen në një reliev me pjerrësi mbi

20 °.

Tabela IV.4. Klasa e produktivitetit të tokave në ha dhe % në zonën e Drenicës

Klasa e bonitetit Sipërfaqja në ha Sipërfaqja në %

II 23.365 15.4

III 24.409 14.8

IV 27.658 18.2

V 3.086 2.1

VI 57.291 37.9

VII 17.415 11.6

Shuma 151.225 100

Nga të dhënat e tabelës vërehet se pjesëmarrjen më të madhe e kanë tokat e klasës

së produktivitetit VI-të me 57.291 ha ose 37.9 % të shumës së përgjithshme, kurse

sipërfaqen më të vogël zën ato të kategorisë së V-të rreth 3.086 ha apo 2.1 % të kësaj

shume, pra me vlera mjaft diferencuese midis tyre.

Natyrisht, sipërfaqet e tokës të klasës së produktivitetit VI – VII, janë të

kultivuara, kryesisht me bimësinë pyjore (dushkut, ahut dhe halore), të cilat zënë një

sipërfaqe të madhe në këtë zonë. Përveç pyjeve, në këto toka një vend të rëndësishëm

zënë edhe kulturat tjera, të tilla si: drurët frutorë dhe foragjeret, por me një sipërfaqe më

të vogël të shtrirjes së tyre.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

125

Harta IV. 2 Klasa e produktivitetit të sipërfaqes tokësore në zonën e Drenicës

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

126

Një rëndësi të veçantë në potencilin tokësor të zonës së Drenicës zënë shfrytëzimi

i sipërfaqes tokësore për ngritjen e qendrave të banimit, duke përfshi rreth 2.100 ha,

kryesisht objekte banimi, të përcjellura me infrastrukturë. Qendrat e banimit janë të tipit

të shpërndarë pjesa dërrmuese, përjashtuar ato urbane, duke u shtri në një reliev kryesisht

fushor dhe kodrinor, në veçanti dallohen vendbanimet në pellgun grabenor ndërmalor të

Drenicës, Mirushës dhe pjesërisht atij të Klinës. Një pjesë e konsiderueshme e

vendbanimeve rurale janë të vendosura në reliev me pjerrësi 0 – 5 °, i cili lidhet

drejtëpërdrejtë me tokën bujqësore, rrugët, në veçanti qendrat urbane (në komunën e

Drenasit, e Klinës), kurse pjesa tjetër e kufizuar me rrëpirat e shkëputjeve normale, të

cilat krijojnë kushte për zhvillimin e bujqësisë dhe sipërfaqeve me pyje (Skënderaj dhe

Malishevë), natyrisht, këto vendbanime shtrihen edhe në reliev më të pjerët se 12 °.

Foto IV.6. Qyteti i Skënderajt, i cili shtrihet në të djathtë të përroit Klina

Me rëndësi në shfrytëzimin e pasurive tokësore të kësaj zone paraqitet, përdorimi

i tokës për ndërtimin e rrjetit rrugor, duke i shtuar rëndësinë e madhe që kanë për banorët

e saj. Sipërfaqja e përgjithshme e shfrytëzuar për zhvillimin e rrjetit rrugor është mbi

2.000 ha, e cila shtrihet në një reliev fushor pjesa dërrmuese, duke i shtuar një rëndësi të

madhe kësaj zone sot dhe në perspektivë. Rrjeti i dendur rrugor dhe ai hekurudhor, të

cilin e kemi trajtuar më lart, kanë krijuar lidhje të mira me të gjitha zonat e tjera të tevës

së Kosovës dhe më gjerë, në veçanti përmendim autostradën, e cila i ka shtuar vlerën

kësaj zone.

Në fund theksojmë se një nga veçoritë kryesore të potencialit tokësor të kësaj

zone është ruajtja e tij, në veçanti nga erozioni dhe ndotja. Ruajtja dhe mbrojtja e

sipërfaqes tokësore ka rëndësi të veçantë, sepse me te janë të lidhura të gjitha

veprimtaritë e njeriut (të lartpërmendura), duke shtuar edhe zhvillimin e bimëve dhe

organizmave në te. Mbrojtja e tokës nga erozioni, ndotja, shterpëzimi, shfrytëzimi

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

127

racional i saj, rritja në mënyrë të vazhdueshme e pjellorisë së tokës mbeten disa prej

detyrave më të rëndësishme të aktivitetit human në këtë zonë. Në sipërfaqen tokësore, e

cila shtrihet në relievin fushor, veçanërisht afër rrjedhjeve ujore, problem i dukshëm

mbetet erozioni dhe përmbytja e tyre nga ujërat dhe ndotja e cila vjen nga hedhja e

mbeturinave, ujërave të zeza, në veçanti nga mbetjet industriale. Kurse në sipërfaqet, të

cilat shtrihen në një reliev kryesisht kodrinor me pjerrësi mbi 12 °, problem kryesor është

erozioni, i cili shkaktohet nga prerja pa kriter e pyjeve dhe shfrytëzimi jo racional i

sipërfaqes së tokës bujqësore, duke shkaktuar probleme serioze në këtë drejtim. Sektorët

më të rrezikuar nga erozioni janë gjatë rrëpirave të shkëputjes të shpateve kufizuese të

kurrizeve kryesisht kodrinoro – malore, të tilla si ai VP dhe lindor i Çiçavicës, Goleshit,

gjatë atij lindor dhe perëndimor të Maleve të Drenicës (sektori qëndror), pjesa VL e VP e

kurrizit të Koznikut, Pagarushës dhe ai JP i Malit të Thatë, duke llogaritur një sipërfaqe

rreth 5.000 ha.

Harta IV.3. Vatrat e erozionit në zonën e Drenicës

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

128

Në dekadën e fundit në zonën e Drenicës janë hartuar plane zhvillimi, të cilat

drejtojnë në përmirësimin e gjendjes të sipërfaqes tokësore, veçanërisht asaj bujqësore,

duke krijuar kushte në përmirësimin e tyre, natyrisht në mbështetje të qeverisë lokale dhe

asaj qëndrore. Midis masave kundër erozionit rëndësi të veçantë kanë ato agroteknike, të

cilat kanë për qëllim rregullimin e rrjedhjeve ujore të përrenjve të kësaj zone për të

ndaluar gërryerjen e tokës punuese bujqësore (Grupë autorësh, 1990). Në këtë drejtim

duhet të hartohen projekte, pikësynim i të cilave është ngritja e një brezi me pyje dhe bari

prej 10 m në afërsi të rrjedhjeve ujore, sidomos në rrjedhjen e përroit Drenica në hyrje të

qytetit të Drenasit, duke renditur pas tij atë të Mirushës në dalje të Malishevës dhe gjatë

fshatrave Lubizhdë e Bubël, ndërsa tek përroi i Klinës në hyrje të qytezës së Klinës.

Kurse në terrenet me reliev të pjerrët duhet të ndërtohen terraca me mure mbrojtëse nga

guri të shoqëruara me mbjelljen e brezave pyjor, në veçanti akacieve, të cilat kanë efekt

pozitiv në parandalimin e kësaj dukurie.

Foto IV.7. Vatra të erozionit në Skënderaj

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

129

Kapitulli V

Mbulesa bimore në zonën e Drenicës

V.1. Veçoritë e përgjithshme të mbulesës bimore të zonës, kushtet e zhvillimit dhe

zonaliteti i shtrirjes

Pasuritë pyjore dhe ato të kullotave mbulojnë një sipërfaqe të konsiderueshme të

zonës, të cilat përbëjnë një burim natyror të ripërtëritshëm me përparësi të madhe në

zhvillimin ekonomik të saj, pasi ato mbeten rezerva të rëndësishme edhe për të ardhmën.

Brezi pyjor është mjaft i shprehur midis ekosistemeve të zonës, në të cilin mbizotërojnë

pyjet e dushkut dhe të ahut të lidhur ngushtë me kushtet e tyre ekologjike dhe edafike.

Evolucioni i vazhdueshëm i ekosistemit pyjor lidhet ngushtë me ndryshimet klimatike, të

cilat përcaktojnë njëherazi veçoritë ekologjike të mbulesës pyjore dhe shpërndarjen e saj

në Drenicë. Në kuadrin e kushteve klimatike dhe pedologjike, me të cilat lidhet mbulesa

bimore, temperatura, reshjet dhe lagështira janë elementë me ndikim të rëndësishëm në

shtrirjen gjeografike të llojeve të ndryshme bimore. Zona e Drenicës shtrihet në brezin e

klimës së mesme kontinentale me temperaturë mesatare vjetore rreth 11°C, në të cilin

stina e dimrit paraqitet me rëndësi të madhe për llojet termofite. Një rëndësi të veçantë ka

shpërndarja e tyre gjatë vitit dhe stinëve, sepse bimët kanë nevojë për lagështirën e tokës

dhe atë të ajrit për të përballuar avullimin.

Faktorët dhe kushtet natyrore të zonës së Drenicës, përbërja litologjike (terrigjenë,

magmatikë, gëlqerorë), veçoritë e një relievi kryesisht kodrinoro-malor (copëtimi

relativisht i madh i relievit) dhe klima e mesme kontinentale kanë kushtëzuar

shumëllojshmërinë e mbulesës bimore. Ato shprehen drejtpërdrejtë në biodiversitetin e

larmishëm në përputhje edhe me zonalitetin vertikal, por në përmasa të ndryshme të

shtrirjes së çdo kati bimor. Kjo mbulesë bimore është dëmtuar shumë nga veprimtaria e

pakontrolluar e njeriut nëpërmjet prerjeve dhe mbikullotjes, duke krijuar sipërfaqe të

degraduara në biodiversitetin e kësaj zone. Faktorët dhe kushtet e lartpërmendura kanë

përcaktuar njëkohësisht llojet dhe përhapjen territoriale të bimësisë, duke u shprehur në

faktin se mbulesa bimore dallohet për mbizotërimin e llojit të Europës së Mesme

(holarktike) dhe veriut të Ballkanit. Ndër veçoritë e shtrirjes së mbulesës bimore me

rëndësi paraqitet zonaliteti vertikal dhe shpërndarje territoriale e ndryshme e saj midis të

cilave veçohen kurrizet kryesisht kodrinoro-malore me një sipërfaqe të përgjithshme rreth

60 %. Në kuadrin administrativ mbulesa bimore zë një sipërfaqe më të madhe në

Skënderaj, pastaj renditen Drenasi dhe Malisheva. Kjo lidhet me faktin se mbulesa

bimore ndikon dukshëm në grumbullimin dhe përqendrimin e ujrave të shiut dhe të borës

së shkrirë, të cilat përbëjnë njëherazi dukurinë e jashtme kryesore në modelimin e relievit

të kësaj zone. Rolin kryesor këtu luajnë pyjet, të cilat pengojnë grumbullimin e masave të

mëdha të borës, krijojnë kushte për formimin e koridoreve të ortekëve dhe rrjedhjeve

ujore të përqëndruara gjatë periudhës së shkrirjes së borës, të cilat njëkohësisht

shkaktojnë shkatërrime të fuqishme në mjedisin ku ato zhvillohen. Kurse mbi kufirin e

sipërm të tyre një rol të dukshëm luan mbulesa barishtore e kullotave, e cila krijon kushte

frenimi ndaj zhvilimit të dukurive shpatore, në veçanti shpëlarjes gjatë reshjeve të shiut

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

130

dhe atyre të borës së shkrirë, pra në stinët kalimtare edhe pse ky brez nuk paraqitet në

sipërfaqe të madhe. Një rol të rëdësishëm mbulesa bimore luan në parandalimin e

gërryerjes së kores së tjetërsimit, sidomos në pjesët me pjerrësi të madhe të relievit, kurse

në shpërbërjen mekanike dhe fizike të shkëmbit një rol të rëndësishëm luajnë drurët

halorë, të cilët dallohen për një sistem rrënjor boshtor, duke dëpërtuar gjatë çarjeve dhe

plasaritjeve të masës shkëmbore deri në shpërbërjen e tyre në trajtë blloqesh.

Sipërfaqja pyjore në Drenicë shtrihet nga 600 - 700 m deri në 1000 - 1200 m,

duke zënë rreth 40997 ha, kurse kullotat 11000 ha, të cilat shtrihen në mbyllje të

ahishteve në një shtrirje mjaft të kufizuar, duke u kushtëzuar drejtpërdrejtë nga kushtet e

lartësisë.

Tabela V.1. Sipërfaqja e përgjithshme e mbulesës bimore në zonën e Drenicës

Zona e Drenicës Dushk Ah Kullota alpine Gjithsej

Sipërfaqja në ha për çdo kat

bimor 31610 9387 11000 51997

Sipërfaqja në % 60.7 18.2 21.1 100

Grafiku V.1. Sipërfaqja e florës në zonën e Drenicës

Krahas lartësisë, me rëndësi në shtrirjen e kësaj mbulese bimore paraqitet

njëkohësisht shkalla e copëtimit të relievit dhe drejtimi i këtij copëtimi, me të cilin lidhen

ngushtë kundrejtimi dhe pjerrësia e shpateve. Me kundrejtimin e shpateve spjegohen

ndryshimet e lartësive të shtrirjes së kateve bimore, të cilat arrijnë vlera 120 - 150 m.

Mjaft e shprehur paraqitet në katin e dushkajës, i cili zbret në 700 – 900 m gjatë kurrizeve

kodrinoro – malore të Çiçavicës, Carralevës, Berishës, Kosmaçit, sektorit VP të Drenicës

deri në kufi me Malin e Thatë, përjashtuar Goleshin, duke pasur një gjerësi në trajtë brezi

rreth 200 m. Kurse në kufijtë e shtrirjes së katit bimor të ahut dhe haloreve vërehet një

shtrirje prej 1000 – 1100 m, të cilët në disa sektorë zbresin në brezat e dushkajes si

bimësi e përzier, pra paraqiten me një kufi më të ngushtë rreth 100 - 150 m. Në mbyllje të

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

131

ahishteve shtrihen kullotat, të cilat kanë një shtrirje mjaft të kufizuar, duke u kushtëzuar

drejtpërdrejtë nga një shtrirje e tillë e lartësive mbi 1100 m. Zonaliteti vertikal i mbulesës

bimore të kësaj zone fillon me atë të dushkut mbizotërues në të gjithë zonën, pastaj

vazhdon me katin e ahut, i cili shtrihet në një brez të ngushtë, kurse në mbyllje të këtij

zonaliteti shtrihen kullotat alpine me areale të kufizuara.

V.1.1. Kati bimor i dushkut

Në zonën e Drenicës me rëndësi të veçantë paraqitet mbulesa bimore e dushkajës,

e cila zënë sipërfaqen më të madhe të saj rreth 60.7 % lidhur drejtpërdrejtë me

mbizotërimin e një relievi kodrinoro – malor, veçanërisht gjatë atij të Çiçavicës,

Carralevës, Drenicës, Berishës, Kosmaçit, Koznikut dhe sektorit VP. Kufijtë e shtrirjes së

dushkajave shtrihen nga 600 – 800 m deri në 900 – 1100 m, duke u paraqitur me zhvillim

të plotë dhe i ruajtur mirë, veçanërisht në kurrizin e Çiçavicës, Berishës dhe ate VP. Kjo

zonë karakterizohet nga lloje të ndryshme dushqesh, të cilët në pjesën më të madhe

kombinohen me drurë të tjerë, duke formuar pyje të përziera. Përfaqësuesit kryesorë të

kësaj mbulese bimore janë: bungu, qarri, shparthi dhe lloje të tjera, me të cilët rriten

njëherazi drurë të tillë si: panja, shkoza, frashëri, mëlleza, krekëza, lajthia, thana, arra,

gështenja, qershia e egër etj. Në tabelën e mëposhtme është paraqitur sipërfaqja e zënë

prej këtij kati bimor, si në Skënderaj 34.7 %, Malishevë 33.3 % dhe Drenas 32 %. Rolin

kryesor në ndryshimin e kufijve natyror të shtrirjes së dushkajës këtu e luan kundrejtimi i

shpateve, pra 600 – 700 m, kufiri i poshtëm deri në 900 – 1100 m ai i sipërm.

Tabela V.2. Sipërfaqja në ha e pyjeve të dushkut në Drenicë

Komuna Skënderaj Malishevë Drenas Shuma

Sipërfaqja në ha 11000 10500 10110 31610

Sipërfaqja në % 34.7 33.3 32 100

Pyjet e dushkut në përgjithësi janë me lajthi, thanë, qershi, gështenjë e plep, të

cilët përfshihen në këtë kat bimor të shtrirë nëpër lugishtet e përrenjve të Drenicës

(sektori i sipërm), Murgës, Bubavecit, Verbovcit, Radishevës etj., kurse në llojet e

dushkut mbizotëron bungu, shparthi, qarri në kufijt e përmendur më lart. Sipërfaqet

pyjore të dushkut të cilat ruhen në gjendje të mirë takohen në fshatrat e Çiçavicës,

Berishës, Carralevës etj. dhe më pak në Kosmaç, Koznik, Llapushë etj.

Një veçori tjetër e kësaj mbulese bimore është fakti se nënpylli i tij me bimësi të ulët

është mjaft e pasur, pasi pyjet e dushkut bëjnë pak hije dhe llogariten si gjysmë kserofite.

Në këtë mjedis natyror krijohen kushte të mira për zhvillimin e kullotave, të cilat duhet

shfrytëzuar me kujdes, pasi kullotja e tyre pa kriter krijon kushte në rifillimin e

gërryerjes, në veçanti e shpëlarjes. Shkalla e shkatërrimit të kësaj mbulese bimore është

më e madhe se ajo e ahishteve, të cilat lidhen me faktin se një pjesë e konsiderueshme e

qendrave të banimit shtrihen në lartësitë e dushkajave. Në këto kushte shfrytëzimi pa

kriter i lëndës drusore për nevoja ekonomike si dru zjarri dhe ndërtime, ka çuar në

krijimin e sektorëve të degraduar të krijuar nga veprimtaria morfologjike e ujërave

rrjedhëse. Midis tyre veçojmë arealet e formuara gjatë rrjedhjes së përroit të Shales,

Radishevës, Runikut etj. dhe ato gjatë sektorit qëndror deri në lartësinë 700 – 800 m.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

132

Rëndësia e bimësisë në zonën e Drenicës, shprehet veçanërisht në zhvillimin e

qëndrueshëm të peizazhit natyror, e cila përbën lëndën e parë për zhvillimin ekonomik të

saj. Më poshtë do të trajtohen disa nga llojet e dushkajës.

Foto V.1. Masivi i mbulesës së dushkut në Drenicë

BUNGU – është dushku më i përhapur dhe më i shfrytëzuar në këtë zonë, i pranishëm në

lartësinë nga 600 m deri në 1100 m, i cili gjendet i përzier me lloje tjera dushqesh si

shkoza, panja, mëlleza, dhe shumë rrallë me ahun. Bungu është dru gjetherënës me

jetëgjatësi mbi 500 vjeçare, i cili frutifikon pas moshës 40 vjeçare në ekzemplarët e

vetmuar dhe në moshën 60 vjeçare kur ndodhet në masiv me përsëritje frutifikimi një

herë në 5 vjet. Preferon kushtet e klimës së mesme, me lagështirë atmosferike të

mjaftueshme, duke u vendosur në toka të kulluara, të shkrifëta. Dallohet si dru

dritëdashës i pranishëm në të gjithë zonën e Drenicës, kryesisht në kundrejtimet jug, VP e

perëndim. Bungu përdoret në industri, për ngrohje, prodhimin e qymyrit, rezerva

dimërore për ushqimin e blegtorisë dhe strehim për kafshët e egra, duke krijuar habitate e

tyre.

QARRI – Në përgjithësi është i përhapur në të gjithë zonën, i cili takohet në lartësitë rreth

800 – 1000 m, duke formuar pyje të pastër dhe të përzier me bungun, shparthin, shkozën,

mëllezën etj. Tipar dallues i qarrit është se rritet shpejtë dhe përshtatet në të gjitha tipat e

tokave, kërkon dritë më pak, kurse procesi i frutifikimit ndodh në periudhën 3 – 5

vjeçare, i cili rritet mjaft shpejt dhe përdoret si lëndë ndërtimi, industri, dru zjarri etj.

SHPARTHI – Areali i këtij druri gjendet pothuajse në të gjithë zonën, i cili përshtatet me

çdo tip toke dhe kushteve të klimës së mesme kontinentale, sidomos temperaturës dhe

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

133

reshjeve, trungu i të cilit arrin një lartësi mbi 20 m, është mjaft i fortë dhe i qëndrueshëm.

Lulëzon në pranverë. Frutifikimi i shparthit bëhet një herë në 5 vjet, ka cilësi të mira, të

ngjashme me bungun, prandaj përdoret gjerësisht në prodhimin e mobiljeve, dërrasave

dhe disa veglave bujqësore.

Në katin bimor të dushkut rriten njëherazi panja, shkoza e bardhë, bliri, frashëri,

lajthia, gështenja, thana, dëllinja, kulumbria, të cilët do të trajtohen më poshtë.

Foto V.2. Mbulesë bimore e përzier gjatë katit të dushkut në Drenicë

LAJTHIA – Druri i lajthisë rritet në përmasat e shkurreve me një lartësi mbi 5 metra,

kurorë të gjerë, është bimë hijedashëse, por në përgjithësi frutifikon në reliev të hapur.

Lajthia përfshihet në grupin e arrorëve, gjen shumë përdorime ku prodhimi kryesor i saj

është fruti, e cila krahasohet me arrën, por ka mëtepër vlera ushqyese, sepse përmban mbi

60 % yndyrna dhe 15 % proteina, prandaj përdoret për konsumim si kokërr, përbërës në

ëmbëlsira, vaj ushqimor etj.

ARRA – Kjo zonë është e mirënjohur për rritjen e arrave, sepse përdoret fruti dhe druri në

prodhimin e mobiljeve të cilësisë së lartë dhe bukuri të veçantë. Me drurin e arrës janë

krijuar plantacione për prodhim fruti, lënde industriale, sepse konsiderohet si dru

kombinat, për shkak të përdorimit të shumëanshëm të saj, por prodhimi kryesor janë

frutat (Rexhepi F, 1994). Këto fruta janë shumë të ushqyeshëm dhe gjejnë përdorim në

prodhimin e ëmbëlsirave, të vajit të arrës dhe vajrave industrial. Druri i arrës është i

ngjeshur, elastik dhe mjaft i qëndrueshëm, prandaj është shumë i përshtatshëm për

prodhimin e mobiljeve për shkak të dekoracioneve në përmbajtje të tij. Lulet e saj janë

mjaltëse, kurse gjethet përdoren në industrinë e regjies së lëkurës, mjekësi etj.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

134

THANA – Druri i thanës gjendet kudo në zonën e studimit në përshtatje me të gjitha

kushtet klimatiko – tokësore të zonës, i shoqëruar me drurët e katit të dushkut, por

zakonisht gjendet në grupe të veçuara, kurse trungu është i hollë, me lartësi deri në 2 m.

Lulëzon në pranverë dhe dallohen nga një brez me ngjyrë të verdhë, frutin e pjek në fund

të korrikut, ka veti shëruese dhe përdoret në industri ushqimore (si lëngje dhe ëmbëlsira).

Kati bimor i dushkajës vlerësohet si një nga pasuritë natyrore nga më të

rëndësishme në zonën e Drenicës, pasi shtrihet në sipërfaqen më të madhe të pyjeve, duke

përfaqësuar një masë mjaft të madhe lënde drusore. Rëndësi të veçantë përbën fakti se

gjatë këtij kati shtrihet një pjesë e konsiderueshme e sipërfaqes së tokave bujqësore,

truallit të banimit dhe rrjetit rrugor, duke ndikuar mjaft në rritjen e shkallës së erozionit

dhe degradimin e tyre. Në përgjithësi dushqet mund të ripërtërihen vetëm nga bimët me

origjinë farore, pra filizat e mbirë nga frutat, të cilët janë mjaft të vështirë të kultivohen,

sepse në shumicën e rasteve sipërfaqja bujqësore e përshtatshme për dushkajën e re është

degraduar10.

V.1.2. Kati bimor i ahut dhe haloreve

Ky kat i mbulesës bimore fillon në lartësi të ndryshme të zonës së Drenicës, i cili

është i shoqëruar me nënkatin e sipërm të dushkut për të kaluar doradorës tek kati i ahut

në lartësinë nga 900 – 1100 m deri në 1300 m, ahishtet zënë 18 % të sipërfaqes së

përgjithshme pyjore të zonës, në të cilat përfshihet edhe një sipërfaqe e vogël me halorë

me shtrirjen më të madhe në kurrizet kodrinoro-malore të Carralevës, Berishës, pjesës VP

të sektorit qëndror etj., falë kundrejtimit dhe gjendjes së lagështirës.

Tabela V.3. Sipërfaqja e ahishteve në ha në zonën e Drenicës

Komunat Skënderaj Malishevë Drenas Gjithsej

Sipërfaqja në ha 3500 3250 2637 9387

Sipërfaqja në % 37.2 34.6 28.2 100

Mbulesa pyjore e ahishteve ka një shtrirje më të vogël krahasuar me atë të

dushkut, e cila në Skënderaj mbulon 37.2 %, Malishevë 34.6 % dhe Drenas me 28.2 %.

Kurse kufijtë e shtrirjes së tyre lidhen në radhë të parë me kushtet klimatiko – tokësore,

veçanërisht kërkesat e përcaktuara të rritjes së këtyre pyjeve ndaj lagështirës,

temperaturave dhe tokave. Pikërisht në këto kushte ekologjike ato kanë zhvillim të plotë,

nuk gjenden në lartësi të tjera dhe bashkëshoqërohet me bredhin e bardhë, me të njëjtat

kërkesa mjedisore. Kurse në sipërfaqe me pjerrësi mbi 30° në këto lartësi rritet pisha e

zezë, e cila kërkon toka skeletore, por me kërkesa më të pakëta ndaj lagështirës.

Pjerrësitë e mëdha të relievit krijojnë kushte topografike të papërshtatshme për

rritjen e ahut në këtë zonë, pasi dihet se ahu ka sistem rrënjor xhufkore, i cili nuk mund të

qëndrojë në këto pjerrësi. Ahishtet përfaqësojnë një bashkësi bimore, e cila nuk zbret nën

kufirin e nënkatit të poshtëm të tij për shkak të mungesës së lagështirës së nevojshme për

rritjen e tij, kurse shtrirja mbi kufirin e sipërm pengohet drejtpërdrejtë nga ngricat dhe

10 Haki Kola, Dushku në Kosovë.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

135

erërat. Kati i ahishteve shoqërohet me ato të halorëve, ku në këtë zonë takohen pisha e

zezë, bredhi etj, të cilët përballojnë dimrin e ftohtë me ngrica, për shkak të veçorive

kserofite të tyre dhe pranisë së rrëshirës. Mbulesa e tokave lidhet me shkallën e aciditetit

të tyre, prandaj haloret rriten në toka të cekëta dhe acide, të cilat paraqiten të rralla dhe

formojnë pyje të veçanta. Në Drenicë ahishtet shoqërohen me lloje bimësh të ndryshme,

të cilat lidhen me kushtet mikroklimatike dhe mbulesën e tokave, veçanërisht një rëndësi

të dukshme kanë llojet e shkëmbinjve ku është formuar kjo bimësi. Shtrirjen më të madhe

ahishtet e zënë në territorin e Skënderajt me 37.2 % të sipërfaqes së përgjithshme pyjore,

pastaj Malishevës 34.6 % dhe në Drenasit vetëm 28 % të kësaj sipërfaqeje.

AHU – Në zonalitetin vertikal përfaqëson drurin kryesor të katit bimor me të njëjtin emër,

i cili rritet deri në 25 – 30 m, ka trung të drejtë e cilindrik, i cili lulëzon në maj dhe

frutifikon në vjeshtë. Shtrihet në lartësinë mbi 1000 m, kryesisht në Carralevë, Berishë,

Çiçavicë (Rexhepi F., 1994) dhe në pjesën VP të sektorit qëndror. Mosha e frutifikimit

është 50 – 60 vjeç dhe ajo e shfrytëzimit në moshën mbi 25 vjeç. Pyjet e ahut kërkojnë

toka të shkrifëta dhe të freskëta me lagështi, kurse trungu i tyre është mjaft i gjerë me hije

të dendur, prandaj bimësia e nënpyllit, veçanërisht ajo barishtore është shumë e varfër.

Kjo bimësi lulëzon shumë herët, pikërisht kur ahishtet janë në fazën e çeljes së gjetheve,

të cilat nuk pengojnë depërtimin e dritës. Kati i ahishteve është frenuesi kryesor i

erozionit në reliev, njëherazi ai shërben si një rezervë e rëndësishme e lëndës drusore,

kurse shfrytëzimi i tij është i pakontrolluar, sidomos në sektorin privat, pasi paraqitet me

masë drusore të bollshme. Pylli i ahishteve është i rrallë dhe paraqitet mjaft i degraduar

në këtë zonë, pikërisht për këtë qëllim duhet të merren masa në shtimin e sipërfaqes me

këtë bimësi, e cila përbën një rezervë drusore me rëndësi të veçantë për zhvillimin e

ekonomisë pyjore të kësaj zone sot dhe në perspektivë.

V.1.3. Kati bimor i kullotave dhe shkurreve alpine

Kati bimor i ahishteve shënon njëherazi kufirin e kullotave alpine, të cilat kanë

një shtrirje tepër të kufizuar në këtë zonë falë sipërfaqes së vogël të shtrirjes së lartësive

mbi 1100 m të vendosjes së tyre. Kjo mbulesë bimore përfaqësohet në pjesën dërrmuese

nga një bimësi barishtore relativisht e dendur dhe pjesërisht nga shkurret e dëllinjës, i cili

mbulon 21 % të sipërfaqës së përgjithshme të kësaj zone.

Tabela V.4. Sipërfaqja në ha e kullotave dhe livadheve në Drenicë

Komuna Skënderaj Malishevë Drenas Gjithsej

Sipërfaqja në ha 3900 3600 3500 11000

Sipërfaqja në % 35.5 32.7 31.8 100

Në shpërndarjen administrative shtrirjen më të gjerë kati bimor i ahut e ka në

komunën e Skënderajt me 35.5 % të sipërfaqes së kësaj komune, kurse në atë të

Malishevës dhe Drenasit përkatësisht 32.7 % dhe 31.8 % të sipërfaqes së tyre. Kullotat

përbëhen nga një numër i madh bimësh barishtore me bashkëshoqërim midis tyre, të cilat

luajnë rol të rëndësihëm për ushqimin e blegtorisë në gjendje të freskët dhe si rezervë

dimërore. Në kuadrin e këtij bashkëshoqërimi bimor mbizotërojnë llojet e Europës së

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

136

Mesme me element floristik karakteristik, të cilat kërkojnë kushte ekologjike të veçantë.

Pjesa dërrmuese e këtyre kullotave shtrihen në mbulesën e tokave të murrme livadhore

malore, duke pasur një lidhje të ndërsjelltë midis tyre. Përhapja e kullotave alpine në këtë

zonë, siç u theksua më lart, paraqitet tepër e kufizuar, të cilat përqëndrohen tërësisht në

kulmet e kurrizeve kryesisht kodrinoro-malore të Goleshit, Carralevës, në skajin VP të

sektorit qëndror. Ndër bimët më të përhapura të kullotave janë barpezmi mijëfletësh,

terfil mali, fushe, arash, livadhesh, tërshër e livadheve, bartheku, telish lëmshor,

bishtpelëza e ndryshme, e kuqe, flokëz qepore, livadhesh, tërshër e verdhë etj (Rexhepi

F., 1994).

Telish lëmshor (Dactylis glomerata), është bimë shumëvjeçare mjaft e përhapur në zonën

e Drenicës, e cila ka sistem rrënjor të fuqishëm me rrënjë të holla dhe masë vegjetative të

ndryshme. Përshtatet shumë mirë në toka të tipave të ndryshëm, ku përballon thatësirën

dhe temperaturat e ulëta, lulëzon nga maji në korrik dhe shërben si ushqim për bagëtinë.

Bishtpelëza e ndryshme (Festuca heterophylla), është bimë shumëvjeçare me kërcell të

hollë, e përshtatshme në tokat gurishtore me prejardhje nga shpërbërja e shkëmbinjve

gëlqerorë, rritet deri në 60 cm dhe ripërtëritje të ngadaltë, shërben si ushqim për kafshë.

Terfili (trifolium), është bimë barishtore shumëvjeçare me kërcell të drejtë e të hollë, me

degëza të vogla që kanë në krye tri gjethe së bashku në trajtë zemre, me lule të vogla në

ngjyrë të ndryshme, i cili lulëzon në muajt qershor-korrik dhe përdoret si ushqim me

vlerë për bagëtinë ose për të pasuruar tokën11.

Përgjithësisht kullotat kanë një prodhim të ulët që shkaktohet nga vendosja e tyre

në pjesët me toka më pak të përshtatshme për rritjen dhe zhvillimin e bimëve.

Përmirësimi i kullotave përfshin pastrimin e tyre nga gurët, ferrat, shkurret pa vlerë

ushqyese dhe barërat e këqija, të cilat ndikojnë në një rritje më të dendur të kësaj bimësie.

Vlera ekonomike e kësaj mbulese bimore shprehet në faktin se ajo përbën një rezervë të

rëndësishme të kullotave verore për blegtorinë, pavarësisht sipërfaqes së kufizuar dhe

shfrytëzimit të pakët. Krahas vlerave ekonomike ajo ka një rëndësi të veçantë për

mbrojtjen e tokës nga dukuritë gërryese, veçanërisht shpëlarjen gjatë rrebesheve të shiut

dhe shkrirjes së borës.

11 Agim Spahiu, Fjalor i botanikës, 2009.

Foto V.3. Sipërfaqe me kullota në kurrizin kodrinoro – malor horstik të Goleshit

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

137

V.1.4. Përdorimi dhe mbrojtja e potencialit pyjor të zonës

Zona e Drenicës përfaqëson një hapësirë të konsiderueshme me pasuri pyjore, të

cilat paraqesin një rëndësi të veçantë për ekonominë e saj, të cilat lidhen me kushte të një

relievi kodrinoro – malor, të një klime të mesme kontinentale dhe veçoritë e tokave.

Tabela V.5. Sipërfaqja e pyjeve në ha në zonën e Drenicës12

Komunat Skënderaj Malishevë Drenas Shuma

Sipërfaqja në ha 14500 13750 12747 41000

Sipërfaqja në % 35.4 33.5 31.1 100

Grafiku V.2. Sipërfaqja e pyjeve në % në zonën e Drenicës

Nga analiza e tabelës dhe grafikut përkatës theksojmë se gjithë zona në fjalë

përfshin në përbërjen e saj një pasuri të përgjithshme pyjore mbi 50.000 ha, e cila ndikon

në zhvillimin e ekonomisë pyjore, përfshi sipërfaqet e komunave fqinje me Drenicën.

Përqëndrimin e sipërfaqeve pyjore më të madhe e ka Skënderaj, kryesisht në Çiçavicë,

pjesa VP e sektorit qëndror etj. Në Malishevë dallohen ekonomitë pyjore të Carralevës,

Berishës, Koznikut, kurse ato të Drenasit janë në Drenicë, Kosmaç dhe pjesërisht në

Çiçavicë. Këto sipërfaqe të konsiderueshme përbëjnë një pasuri me vlerë të veçantë për

zhvillimin ekonomik në tërësi dhe të ekonomisë pyjore në veçanti të kësaj zone. Një

drejtim tjetër i rëndësishëm i shfrytëzimit të pyjeve është dhe ai për zhvillimin e turizmit,

sidomos gjuetisë (në Blinajë), për qëllim çlodhje, argëtimi dhe kurimi. Një rëndësi të

veçantë lënda drusore ka në përdorimin për dru zjarri, ku veçohet kati i dushkut, i cili ka

pësuar dëmtime për faktin se qendrat e banimit janë të vendosura kryesisht gjatë këtij kati

12 Drejtoria për Bujqesi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Skënderaj, Malishevë, si dhe Atlasi hidroekonomik i Kosovës, Prishtinë, 1986.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

138

bimor. Reabilitimi i këtij kati bimor kërkon detyrimisht pyllëzimin e sipërfaqeve të

dëmtuara nga prerjet pakriter e djegiet. Një masë tjetër e rëndësishme për shtimin e

sipërfaqes pyjore është edhe pastrimi i tyre për të krijuar hapësirë rritjes së drurëve të

mbjellur. Sipas të dhënave nga Agjensia e Pyjeve të Kosovës, pjesa dërrmuese e pyjeve i

përkasin moshës së re 0 – 20 vjeç, të cilat përbëjnë një pasuri me vlera të rëndësishme

ekonomike në të ardhmën, kurse shkatërrimi i tyre duhet të parandalohet me akte ligjore

nga pushteti qëndror dhe ai vendor. Dëmtimi i pyjeve ku pjerrësia e shpateve është e lartë

kanë krijuar kushte për rritjen e erozionit, veçanërisht në shpatet kufizuese të përrenjve

dhe përroskave me zhvillim të dendur të këtyre dukurive. Krahas veprimtarisë së

pakontrolluar të njeriut zjarret janë një nga burimet më të rëndësishme në shkatërrimin e

sipërfaqeve pyjore, e cila shprehet në faktin se gjatë vitit 2007 në Drenicë janë dëmtuar

nga zjarri rreth 700 ha pyje, ku humbjet më të mëdha i kanë pësuar sipërfaqet me pyje të

sektorit privat. Natyrisht parandalimi i këtij fenomeni duhet të bëhet me masa ligjore, të

cilat synojnë përmirësimin e gjendjes së pyjeve dhe ruajtjen nga degradimi, në veçanti

nga zjarret. Krahas këtyre projekteve, Agjensia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka

marrë masa për ruajtjen e bimësisë edhe në zonën e Drenicës, ku një përparësi të veçantë

paraqet dushku (bungbutës, qarrit) etj.

Foto V.4. Prerja pa kriter e pyjeve të ahut në pjesën VP të sektorit qëndror të Drenicës

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

139

Ndërhyrja e njeriut në pasuritë pyjore në mënyrë jo të drejtë dhe pa kritere

shkencore, krijon kushte për zhdukjen e tyre dhe prishjen e ekuilibrit ekologjik në natyrë,

e cila do të ketë rrjedhime negative për shoqërinë në këtë zonë. Për këtë qëllim mbrojtja e

potencialit pyjor nga shfrytëzimi pa kriter, nga zhdukja dhe degradimi, është obligim

parësorë nga institucionet që merren me këtë sektor të hartojnë direktiva dhe ligje në

mbrojtjen e tyre.

Foto V.5. Prerja pa kriter e pyjeve të dushkut në zonën e Drenicës

Një ndër masat më të rëndësishme dhe vendimtare për mbrojtjen dhe përtëritjen e

potencialit pyjor janë pyllëzimet në disa pjesë të zonës së Drenicës. Në komunën e

Malishevës janë marrë masa për ripyllëzimin me pyje të një sipërfaqeje prej 40 ha (2007 -

2010), duke vazhduar përpjekjet edhe sot në ruajtjen e tyre, veçanërisht në sektorët, të

cilët kanë pjerrësi të konsiderueshme të relievit. Kurse në komunën e Drenasit janë

projektuar rreth 54 ha me pyje, në veçanti në ato sektorë, të cilët janë degraduar në masë

dhe janë të rrezikuar nga erozioni. Pyllëzimet më të shumta bëhen me halorë dhe dushkë,

në veçanti pisha e zezë, e cila gjen kushte të përshtatshme klimatiko – tokësore në këtë

zonë për t’u rritur, duke u shtri në një sipërfaqe mbi 700 m. Përveç halorëve janë mbjellë

edhe drurë të dushkut, plep, akacje, të cilat kanë zënë një vend të rëndësishëm në sektorë

të ndryshëm, veçanërisht në ato ku shkalla e dendësisë së copëtimit të relievit është e

dukshme.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

140

Foto V.6. Hapësirë e kultivur me halorë në komunën e Skënderajt

Një veçori tjetër e rëndësishme për mbrojtjen e pyjeve dhe të bimësisë në

përgjithësi, është krijimi i parqeve pyjore me vlera kombëtare, të cilat karakterizohen si

masive të veçanta me vlera origjinale floristike, duke i kushtuar rëndësi ekosistemeve të

tyre natyrore në mbrojtjen dhe ruajtjen e tyre. Në zonën e Drenicës ekzistojnë disa parqe

nacionale me veçori unike, të tillë janë ai i Blinajës mbi 3000 ha, në të dy anët e kanionit

të Mirushës rreth 600 ha, në Malet e Berishës mbi 100 ha etj, kurse masivet tjera që duhet

të ruhen janë: kurrizi kodrinoro – malor i Çiçavicës, Kosmaçit dhe ai VP i sektorit

qëndror.

Një rëndësi të veçantë në shtimin e fondit pyjor paraqet intensifikimi i

pyllëzimeve, veçanërisht në ato pjesë që janë dëmtuar dukshëm, duke i shtuar mbrojtjen e

tyre dhe mënyrën e shfrytëzimit sot dhe në perspektivë. Në këtë zonë të studimit, e cila

paraqet një rëndësi të madhe në të gjithë trevën e Kosovës me pozitën qëndrore të saj,

problem kryesor është mos kujdesi në masë të duhur i institucioneve komunale dhe

qeveritare në rritjen e sipërfaqeve pyjore dhe ruajtjen e tyre në të ardhmen. Masat të cilat

duhet të zbatohen janë vendosja e rregullave për shfrytëzimin e pyjeve, hartimi i ligjeve

dhe edukimi i popullsisë, të cilat janë të rëndësishme në ekonominë pyjore dhe ekologjinë

e tyre. Zbatimi i masave ligjore, më i dukshëm duhet të jetë në ato sektor, të cilët janë

pronë private, ku prerja e pyjeve bëhet pa ndonjë kriter, duke krijuar kushte për formimin

e vatrave të erozionit. Këto sektorë siç kemi përmendur më lartë janë, ai VP, Malet e

Drenicës për gjatë sektorit qendror dhe ai VL (Çiçavica) etj.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

141

Foto V.7. Masiv pyjor në pjesën VP të zonës së Drenicës, i cili duhet të vendoset në

mbrojtje shtetërore

V.1.5. Vlerësimi i pasurive drusore

Një rëndësi të veçantë në zonën e Drenices paraqet pasuria drusore e saj, e cila

zënë një sipërfaqe relativisht të madhe, kryesisht ai i dushkut dhe ahishteve. Pasuritë

pyjore përbëjnë një bazë të rëndësishme ekonomike, në saje të kushteve klimatike dhe

llojeve të tokave. Vlerësimi i pasurive drusore do të shërbej për sigurimin e zhvillimit

ekonomik, veçanërisht në qendrat rurale ku është e përqëndruar sasia më e madhe e

sipërfaqeve pyjore. Krahas këtij zhvillimi dhe në bazë të pozitës qëndrore në nivel vendi,

krijohen kushte të përshtatshme për ekoturizmin, dhe atë shëndetësor. Për relizimin e

këtij qëllimi duhet të merren masa për ndryshimin e strukturës organizative në shkallë

komunale me piksynim të hartohen plane afatgjatë për shtimin e sipërfaqes pyjore,

ruajtjen e atyre ekzistuese etj. Nga sipërfaqja e përgjithshme me pyje prej 41000 ha, pjesa

dërrmuese e tyre janë në pronësi private rreth 70 %, kurse mënyra e administrimit

rrezikon shkatërrimin e tyre në të ardhmen për faktin se brenda vitit mbizotëron prerja

ndaj shtimit të tyre.

Pasuritë drusore të kësaj zone sigurohen kryesisht nga dushku, ndër të cilët po

përmendim: shkozën, frashëri, vidhi, krekëza, mëlleku, qarri, bungu, bungbuta etj13. Disa

prej këtyre bimëve janë mjaft të rrezikuara nga prerja e pakontrolluar dhe administrimi jo

efikas, veçanërisht ato në pronësi private. Vlera e përgjithshme e kësaj pasurie krijon

13 MMPH, Libri i kuq i florës vaskulare të Republikës së Kosovës, Prishtinë, 2003.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

142

kushte të favorshme në zhvillimin ekonomik të Drenicës, sidomos hapjen e objekteve në

industrinë e drurit.

Foto V.8. Mbulesë bimore e dushkut në Blinajë

Në kuadrin e përgjithshëm të administrimit të pyjeve në Kosovë nisur në vitin

2006, njëkohësisht edhe në zonën e Drenicës ka filluar inventarizimi i pyjeve, veçanërisht

për mbulesën bimore më të rrezikuar. Në këtë studim janë planifikuar kriteret e mbjelljes

së sipërfaqeve me pyje të dëmtuara, të cilat janë shkatërruar në 15 vitet e fundit. Në

sipërfaqet pyjore janë hapur toka bujqësore për të shtuar mbjelljen e kulturave, të tilla si

gruri, misri, foragjere etj.

Theksojmë se shtimi i sipërfaqeve pyjore kërkon detyrimisht mbjelljen e fidaneve

me farë origjinale nga bimësia e zonës, e cila është përshtatur me kushtet e një relievi

kodrinoro-malor dhe ato klimatiko – tokësore të saj.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

143

PËRFUNDIME

Zona e Drenicës shtrihet gati në qendër të trevës së Kosovës midis kurrizit malor

Mali i Thatë në VP dhe atij të Carralevës në JL, fushat grabenore ndërmalore të Fushës së

Kosovës në VL dhe Rrafshin e Dukagjinit nga JP, duke u veçuar për një pozitë mjaft të

rëndësishme ndaj zonave tjera kufizuese.

Në kuadrin e përgjithshëm morfotektonik e morfologjik gjithë zona e Drenicës

përfaqëson një prag strukturor horstik, i cili është diferencuar nga tektonika e re pliocen-

kuaternare prej dy fushave grabenore ndërmalore të lartpërmendura.

Në tërësi ndërtohet nga një shumëllojshmëri shkëmbinjsh midis të cilëve më

kryesorët janë ato magmatikë, terrigjenë dhe gëlqerorë, ku shtrirjen më të madhe,

natyrisht e kanë ato terrigjenë, ndërsa në sektorin VL dhe atë qëndror mbizotërojnë. Në

pjesën veriore e VP të Drenicës shtrirjen më të gjerë e kanë flishet e kretakut, të cilët i

lëshojnë vendin gëlqerorëve në kurrizin kryesisht kodrinor të Kosmaçit, Berishës,

Koznikut dhe Llapushës.

Rolin kryesor e ka luajtur tektonika bllokore, e cila shprehet në format kryesore të

relievit strukturor me trajta tepër të çrregullta në të gjithë pragun strukturor ku është

modeluar në tërësi relievi i zonës. Strukturat rrudhosëse dhe ato shkëputëse deri në

mbihipje shprehen në reliev me kreshtën monoklinale Drenicë-Carralevë dhe drejtimin

mbizotërues VP-JL të këtyre kurrizeve, pellgjeve dhe lugjeve kryesore.

Zhvillimi morfologjik i vrullshëm i relievit të sotëm është kushtëzuar kryesisht

prej ngritjeve tektonike të vazhdueshme, përbërjes litologjike dhe kushteve të klimës së

mesme kontinentale. Karakteri diferencues i tektonikës bllokore vazhdon edhe sot, të

cilat nxisin evolucionin morfologjik, duke përcaktuar njëkohësisht tiparet karakteristike

të relievit gjatë këtij pragu strukturor.

Në kuadër të evolucionit gjeotektonik në zonën e Drenicës janë formuar pasuri të

shumta minerale me origjinë e moshë të ndryshme, të cilat përbëjnë një bazë të

rëndësishme për zhvillimin ekonomik të kësaj zone, pavarësisht nga sipërfaqja e vogël e

saj, të cilat shpjegohen me zhvillimin e ndërlikuar gjeologjik të strukturës së saj.

Ndërtimi gjeologjik i ndërlikuar i zonës së Drenicës ka çuar në krijimin e shumë

llojeve të mineraleve metalore dhe atyre jometalore dhe vendburimeve të rëndësishme të

tyre midis të cilave përmendim qymyr, nikel, krom, boksite, hekur, magnezit, gurë

gëlqeror dhe dekorativ, ujë termomineral.

Zona e Drenicës bën pjesë në zonën e klimës së mesme kontinentale, e lidhur

ngushtë me poziten kalimtare të shtrirjes së saj midis fushave grabenore ndërmalore të

lartpërmendura, e diferencuar nga ajo lindore relativisht e thatë dhe e ftohtë, kurse ajo

nga perëndimi kryesisht më e lagësht.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

144

Në vlerat vjetore të intensitetit të përgjithshëm të rrezatimit diellor në kushtet e

një moti pa vranësira vërehet një ecuri vjetore pothuajse e rregull, ku sasia maksimale

takohet gjatë muajit korrik me 299.3 KWh/m2, ajo minimale i përket dhjetorit 70.2

KWh/m2, ndërsa numri i orëve me diell është 2123 orë.

Në zonën e Drenicës gjatë vitit fryejnë erëra me drejtime e shpejtësi të ndryshme

me rastisje më të dendura gjatë vitit i kanë ato të ardhura nga jugu, juglindja e

jugperëndimi. Kurse ato perëndimore dhe lindore depërtojnë përkatësisht nëpërmjet lugut

të përroit Klina dhe Drenica. Këto erëra në përgjithësi fryjnë gjatë stinës së dimrit dhe

sjellin mot të ftohtë me reshje bore.

Në tërësi Drenica ka një temperaturë mesatare vjetore 10.8°C, muaji më i ftohtë

është janari me një vlerë mesatare - 1°C, ai më i ngrohtë është korriku dhe gushti me

vlerë 20.7 °C e 19.4 °C, kurse periudha me ngrica fillon nga dekada e dytë e nëntorit dhe

përfundon në fund të majit.

Vlerat mesatare më të mëdha të vranësirës takohen në muajt dhjetor 7.5 ballë, ato

minimale i përkasin korrikut 3.5, kurse numri i ditëve të kthjellta zgjatë afro 85 ditë, atyre

të vranëta 116 ditë. Sasia e reshjeve këtu luhatet midis vlerave 600 – 800 mm, ku pjesa

më e madhe e tyre bien në stinën e vjeshtës 30.3 % të shumës vjetore, ndërsa më pak në

stinën e verës me 21.3 % të kësaj shume.

Zona e Drenicës karakterizohet gjithashtu nga një rrjetë ujor i dendur, por me sasi

të pakët uji të rrjedhjes vjetore, kurse ato nëntokësore janë relativisht të pasura, të cilat

lidhen me shtrirjen e gjerë të shkëmbinjve gëlqeror ujëmbajtës dhe kushteve të klimës së

mesme kontinentale me sasinë relativisht të pasur të reshjeve të shiut dhe atyre të borës.

Në rrjetin ujor të kësaj zone rrjedhja kryesore është përroi i Drenicës (61 km

gjatësi), i cili grumbullon dhe rrjedh ujërat e pjesës lindore e pjesërisht qëndrore të zonës.

Sipërfaqja e pellgut ujëmbledhës është 443 km2, koeficienti i rrjedhjes 0.20, moduli i

rrjedhjes 5.43 l/sek/km2, kurse prurja mesatare shumëvjeçare arrin 1.8 m3/sek, ku në dalje

të fshatit Vragoli bashkohet me lumin e Sitnicës nga e majta e tij.

Rrjedhja ujore e Klinës është dega e majtë më e rëndësishme e lumit Drini i

Bardhë me gjatësi rreth 60 km, e cila grumbullon ujrat e pjesës perëndimore e VP të

zonës me sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës 425 km2, koeficient rrjedhje 0.20, modul

rrjedhje 4.92 l/sek/km2 dhe një prurje mesatare vjetore shumëvjeçare 2.08 m3/sek, i cili

përfundon në këtë lumë tek dalja e qytezës së Klinës.

Përroi i Mirushës është dega e majtë e dyta për nga rëndësia e lumit të Drinit të

Bardhë dhe njëherazi edhe e zonës së Drenicës me gjatësi 37 km, sipërfaqe të pellgut

ujëmbledhës 354 km2, koeficient rrjedhje 0.24, modul rrjedhje 4.10 l/sek/km2. Prurja

mesatare vjetore shumëvjeçare e këtij përroi është 2.25 m3/sek, i cili karakterizohet nga

12 ujëvara dhe përfundon në të njëjtin lumë tek fshati Mrasor.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

145

Burimet ujore më të rëndësishme të Drenicës me veti të mira fiziko – kimike janë

ai i Kishnarekës, Baicës (burimi termal), Baja e Malishevës, Runikut etj., duke përfshi

edhe disa ujëmbajtës, kanale, të cilët shfrytëzohen për ujë të pijshëm, kurim i

sëmundjeve, ujitje të kulturave bujqësore, peshkim, industri dhe zhvillim turizmi.

Mbulesa e tokave është shumë e larmishme, e cila dallohet për cilësitë fiziko -

kimike, mineralogjike dhe morfologjike, prej të cilave në këtë zonë shtrihen tipi i tokave:

të kafenjta malore, ato të murrme pyjore malore, duke përfshi edhe ato azonale dhe

intrazonale.

Tokat e kafenjta janë zhvilluar në trajtë të një brezi në lartësinë 600 – 1000 m, të

cilat shtrihen në të gjithë këtë zonë, kurse në varësi të kushteve të formimit ato ndahen në

këto nëntipa: të kafenjta të zakonshme, ato karbonatike, të kuqërremta, magneziale dhe

livadhore të kafenjta magneziale.

Tokat e murrme pyjore malore zhvillohen gjithashtu në formën e një brezi mbi

1000 m lartësi, të cilat shtrihen në kurrizin kryesisht kodrinor te Kosmaçi, Çiçavica,

Goleshi, Carraleva dhe në VP të zonës.

Në tokat e kafenjta malore kultivohen të gjitha kulturat bujqësore, kurse në ato të

murrme pyjore malore mbillet thekra, patatja, drurë frutor, ndikuar prej kushteve

klimatike, njëherazi këto toka mund të shfrytëzohen kryesisht për kullota.

Pjesa më e madhe e tokës bujqësore e cila në Drenicë zë 12 % të sipërfaqes së

gjithë vendit, mbillet me drithëra (grurë, misër), foragjere, drurë frutorë dhe perime.

Kurse sipërfaqja e tokës së braktisur këtu është rreth 1000 ha, duke krijuar kushte për

zhvillimin e dukurisë së erozionit dhe prishjen e tokave tjera kufizuese.

Mbulesa bimore zë një sipërfaqe të konsiderueshme të zonës, e cila përbën një

pasuri mjaft të rëndësishme me përparësi të madhe në zhvillimin e ekonomisë drusore të

saj. Sipërfaqja e përgjithshme e tyre është rreth 52000 ha, të cilat shtrihet nga 600 – 1200

m.

Kati bimor i dushkut shtrihet prej 600 – 1000 m lartësi, i cili zën sipërfaqen më të

madhe të zonës 31610 ha (60.7 %), lidhur drejtpërdrejtë me mbizotërimin e një relievi

kryesisht kodrinor, kurse llojet drusore janë gjetherënëse si bungu, qarri, shparthi, shkoza,

frashëri, krekëza etj.

Brezi i ahut dhe haloreve takohen në lartësi të ndryshme të kësaj zone, i cili është

i bashkëshoqëruar me dushkun në nënkatin e sipërm të tij rreth 900 – 1100 m, duke zënë

9387 ha ose 18 % të sipërfaqes së përgjithshme pyjore të saj, me llojet kryesore ahu dhe

pisha e zezë.

Mbulesa bimore e kullotave në këtë zonë krahas mbizotërimit të një relievi

kodrinor, ka një shtrirje tepër të kufizuar falë sipërfaqes së vogël të lartësisë mbi 1000 m

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

146

(21 % të sipërfaqes së përgjithshme), të cilat përbëhen nga një bimësi barishtore mjaft e

dendur dhe e shumëllojshme.

Drejtimi kryesor i shfrytëzimit të lëndës drusore në këtë zonë si kudo në Kosovë,

është kryesisht dru zjarri dhe pjesërisht në industrinë e përpunimit të drurit, pasi pjesën

dërrmuese të sipërfaqes së mbulesës bimore këtu e zë dushku.

Drenica ka një pozitë gjeografike të përshtatshme lidhur edhe me ndërtim

gjeologjik të shumëllojshëm, reliev kryesisht kodrinor, të cilët janë një pasuri e

rëndësishme për zhvillimin e disa degëve të ekonomisë, veçanërisht bujqësinë dhe

industrinë. Kurse kushtet e një klime të mesme kontinentale janë të përshtatshme për

rritjen e disa kulturave bujqësore si gruri, misri, thekra, elbi, perime, foragjere etj., kurse

pasurit ujore, të tokave dhe mbulesës bimore krijojnë kushte për rritjen e një bimësie të

larmishme natyrore.

Ekonomia bujqësore në Drenicë dallohet për rendimente të mira prodhimi falë

mbizotërimit të relievit kodrinor, kurse njësitë ekonomike familjare kanë në zotërim një

sipërfaqe toke relativisht të konsiderueshme për këtë veprimtari, njëkohësisht duke i vënë

ato në shërbim të turizmit.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

147

REKOMANDIME

Kushtet natyrore mjaft të përshtatshme dhe zhvillimi social – ekonomik sot e

në perspektivë të kësaj zone kërkojnë të përfundohet asfaltimi dhe zgjerimi i rrugëve

ekzistuese me pikësynim krijimin e një infrastrukture bashkëkohore me rëndësi vendore

dhe për zonat kufizuese të saj.

Industria e shfrytëzimit të nikelit, magnezit, gurëve dekorativ dhe atyre për

ndërtim prej subjekteve private, duhet të kontrollohen nga organet përkatëse për

shfrytëzimin racional të tyre. Në shërbim të kësaj industrie është shumë e nevojshme të

kryhen studime të thelluara për shtimin e rezervave minerale. Një nismë tjetër në këtë

drejtim janë masat parandaluese ndaj erozionit, sidomos në shfrytëzimin e guroreve, të

cilat kanë dëmtuar rëndë mjedisin natyror të kësaj zone.

Furnizimi me ujë në të ardhmen kërkon të riparohet ujësjellësi ekzistues dhe të

ndërtohen të rinj në ato qendra banimi ku mungojnë, pasi burimet ujore këtu janë

pothuajse të konsiderueshme. Të përmirësohen kanalet ujitëse, të cilat do të shtojnë

sipërfaqen e tokës nën ujë, për shtimin e prodhimit bujqësor, pasi zona e Drenicës krijon

kushte të mira për rritjen e kulturave bujqësore. Studimet e kryera deri tani për ndërtimin

e ujëmbajtësve dhe hidrocentraleve të vegjël duhet të vihen në zbatim për vlerat

ekonomike të tyre.

Mbrojtja e tokës nga erozioni, përdorimi i fosforiteve për të ulur shkallën e

aciditetit të tokës, përdorimi i plehrave fosforike, azotike, sidomos atyre organike, janë

ndër masat kryesore për pasurimin e tokave bujqësore me pikësynim rritjen e

prodhimtarisë së tyre. Kurse veprimtaria bonifikuese e tokave gjatë shtretërve të

përrenjve Drenica, Klina e Mirusha është vendimtare për shfrytëzimin e tyre në dobi të

ekonomisë bujqësore.

Veprimtaria bujqësore në këtë zonë duhet të përqëndrohet në drejtim të shtimit

të sipërfaqeve me frutikulturë, perime etj., për të siguruar tregun e shitjes prodhimeve të

tyre brenda dhe jashtë vendit, të cilat janë një burim i rëndësishëm i të ardhurave të

ekonomisë familjare.

Një rëndësi e veçantë duhet t’i kushtohet marrjes së masave parandaluese ndaj

degradimit të tokës nga shtimi i vatrave të erozionit, në veçanti rrëzë kurrizit të Çiçavicës,

Kosmaçit, Malit të Thatë, Koznikut etj., ku gjendja paraqitet mjaft e rëndë deri në

degradim. Midis masave parandaluese janë pyllëzimet me pishë, plep, akacie, ndërtimi i

mureve mbrojtëse prej guri dhe betoni. Territoret më të rrezikuara nga këto dukuri janë

ato nga e majta e përroit Drenica, kurse në qendrat urbane rrezikon përroi i Klinës (në

Skënderaj) dhe Mirusha (Malishevë).

Rëndësi të veçantë duhet kushtuar pyllëzimit të shpateve gjatë lugjeve të

përrenjve, sidomos në sektorët e sipërm të rrjedhjes së tyre dhe në sipërfaqet e braktisura

nga përdoruesit e tokës bujqësore.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

148

Një masë tjetër me rëndësi në parandalimin e erozionit është krijimi i

mundësive për ujitjen e tokës bujqësore me sistem në trajtë shiu, pasi mjaft sipërfaqe

bujqësore kanë pjerrësi që nxit dukurinë e gërryerjes nga ujitja me rrjedhje të lirë.

Shfrytëzimi i pakontrolluar i mbulesës bimore të kësaj zone, veçanërisht ato të

dushkut duhet të vihet nën kontroll të rreptë institucionesh me qëllim të parandalimit të

këtyre dukurive në tokën bujqësore.

Kullotat dhe livadhet duhet të pastrohen nga gurët, shkurret dhe barërat e

këqinj, kurse në sipërfaqet e tokës bujqësore duhet të kryhet mbjellja e tyre me bimësi

foragjere si bazë ushqyese për blegtorinë.

Rritja e mëtejshme e shkallës së modernizimit të infrastrukturës kërkon hapjen

e rrugëve të reja për zhvillimin e turizmit dimëror, ekoturizmit, kurativ, gjuetisë etj., në

mënyrë që potencialet natyrore të zonës të vihen në shërbim të zhvillimit social ekonomik

të Drenicës. Realizimi i këtyre ndërtimeve kërkon planifikimin e investimeve nga

pushteti qendror dhe ai lokal me projekte konkrete, në kultivimin e bimësisë, drurëve

frutorë, blegtori, bletari etj., me synim përmirësimin e kushteve për zhvillimin e konomik

të zonës.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

149

PËRMBLEDHJE

Zona e Drenicës shtrihet gati në qendër të trevës së Kosovës, midis kurrizit malor Mali i Thatë në

veriperëndim dhe Carralevës në juglindje, Fushës së Kosovës në VL dhe Rrafshit të Dukagjinit nga

perëndimi. Karakteristikë e strukturimit tipik bllokor është ndërthurja e strukturave grabenore me ato

horstike, të cilat shtrihen nga lindja drejtë perëndimit. Tektonika bllokore këtu është klasike , e cila ka

ripërtëri të gjitha strukturat rrudhosëse dhe ato shkëputëse të tipit mbihipës dhe natyrisht ju ka dhënë formë

të re me shkëputje normale, pikërisht kjo dukuri është vendimtare në krijimin e formave karakteristike të

relievit, ku ndër horste janë formuar vargjet kodrinoro – malore, kurse në strukturat grabenore fushat

ndërmalore. Ndër pasuritë natyrore janë qymyri, nikeli, hekuri, boksite, magneziti, gurë gëlqeror dhe

dekorativ, ujë termomineral etj. Midis pasurive klimatike veçohet energjia diellore, me të cilën lidhen

temperaturat e ajrit, lagështira e ajrit dhe reshjet, të cilat njëherazi ndikojnë në pasuritë ujore të saj, duke

mundësuar zhvillimin e ekonomisë bujqësore dhe kushte të përshtatshme për banim. Rëndësi të veçantë

paraqet mbulesa e tokave, ku shtrihet fondi i tokës bujqësore, por edhe pyjet dhe kullotat, të cilat

mundësojnë zhvillimin ekonomik të zonës.

Në realizimin e këtij punimi shkencor me titull “Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia

socio – ekonomike e tyre”, janë shfrytëzuar të dhëna të shkruara dhe ekspedita e realizuar dy herë në terren

me udhëheqësin tim shkencor, njëkohësisht të përpunuara me metoda të ndryshme kërkimore.

Fjalë kyçe: Potencialet natyrore, ndërtimi gjeologjik, njësitë morfologjike, pasuritë natyrore, zhvillimi

ekonomik.

SUMMARY

Drenica area is located nearly in the center of Kosovo territory in between the mountainside Mali i Thatë in

North-West and Carraleva in South-East, Fusha e Kosovës in North-East and Rrafshi i Dukagjinit in the

West. The characteristic of the typical structure in block is the conjuncture of the graben structures with

those heuristic which expand from the east to the west. The block in tectonics here is deemed classic which

has renewed all wrinkling and overlapping type of parting structures of the landscape and shaped a new

form with normal parting, where exactly this phenomenon is crucial in creating the characteristic forms of

landscape where among them heuristic there is a mountainous range formed, whereas in the graben

structures we have the intermountain areas. Among the natural resources we have coal, nickel, iron,

bauxite, magnesite, limestone and decorative colorful stone, thermo-mineral water etc. In regard to the

climate potential we can mention the solar energy where we include air temperature, air humidity and

precipitation which positively affect its water potential/capacity hereby enabling the growth of agricultural

economy and suitable conditions for housing. Special importance here is presented by the covering of the

land where a rich fund of agricultural land is spread also the forests and pastures which also count for the

economic development of the area.

In realizing this scientific paper titled “The natural potential of Drenica area and their social – economic

importance” we used many written material and we carried out two field expeditions together with our

science coordinator where the gathered data afterwards was processed through various research methods.

Key words: Natural potential, Geological structure, Morphological units, Natural resources, economic

development

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

150

LITERATURA

1. Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”., (2015), Kontrolli ajror,

temperaturat gjatë viteve 2005-2014, Prishtinë.

2. Agjensia e Statistikave të Kosovës., (2014), Vjetari Statistikor i Republikës së

Kosovës, Prishtinë.

3. Agjensia e Statistikave të Kosovës., (2016), Kulturat e arave në Republikën e

Kosovës 2014, Prishtinë.

4. Agjensia e Statistikave të Kosovës., (2016), Statistikat e Ujërave në Kosovë 2015,

Prishtinë.

5. Ahmetaj I., (1994), Geomorfologija poreçje Mirushe, Prishtinë.

6. Ahmetaj I., (2014), Rreziqet natyrore dhe humane në karstin e Vuthajve, Kërkime

Gjeografike nr.16, Prishtinë.

7. Aliaj Sh., (1988), Tipare të strukturës neotektonike të Shqipërisë, Studime gjeografike

nr.3, Tiranë.

8. Aliaj Sh., (2012), Neotektonika e Shqipërisë, Tiranë.

9. Basha T., (2008), Eksodi rural në Kosovë para dhe gjatë tranzicionit, shkaqet dhe

pasojat, Kërkime gjeografike nr. 14, Prishtinë.

10. Baza e Prodhimtarisë Bimore., (2013), Niveli i I, Prishtinë.

11. Bërxholi A., (1987), Probleme të gjeografisë së popullsisë në zonat kodrinore e

malore të vendit tonë, Studime gjeografike nr. 2, Tiranë.

12. Bollobani (Dodoveci) E., (2016), Punim i Disertacionit të Doktoraturës, Tiranë.

13. Bulliqi Sh., Isufi F., (2003), Krijimi i bazës vektoriale dhe alfanumerike të pjerrësisë

së terrenit në dy komunat moster (Skënderaj, Podujevë), Buletini i F.Sh.M.N-së,

Prishtinë.

14. Bulliqi Sh., (2006), Punim i Disertacionit të Doktoraturës, Prishtinë.

15. Bulliqi Sh., (2013), Energjia e relievit në pjesën VL të Kosovës, Kërkime Gjeografike

nr. 15, Prishtinë.

16. Bulliqi Sh., Isufi F., (2014), Lugina grykore tërthore në pjesën VL të Kosovës,

Kërkime Gjeografike nr. 16, Prishtinë.

17. Bulliqi Sh., Isufi F., (2015), Evolucioni morfotektonik i pjesës VL të Kosovës gjatë

periudhës Paleogjen – Neogjen.

18. Çavolli R., (2014), Koncepti gjeografik i regjionit, Kërkime gjeografike nr. 16,

Prishtinë.

19. Dauti M., (1987), Pedologjia me Bazat e Gjeologjisë, Prishtinë.

20. Doçi R., (2005), Onomastika e Drenicës I, IAP, Prishtinë.

21. Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Malishevë, 2017.

22. Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Skënderaj, 2017.

23. Dushi M., (2009), Pasuritë Minerale të Kosovës, Vëllimi I, Akademia e Shkencave

dhe Arteve e Kosovës, Libri 15, Prishtinë.

24. Dushi M., (2009), Pasuritë Minerale të Kosovës, Vëllimi II, Akademia e Shkencave

dhe Arteve e Kosovës, Libri 16, Prishtinë.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

151

25. Dushi M., (2011), Mineral Resources and their perspective, Gjeoalb 2011 conference,

Mitrovicë.

26. Dushi M., (2012), Qymyri i Republikës së Kosovës, Akademia e Shkencave dhe

Arteve e Kosovës, Libri 21, Prishtinë.

27. Elezaj Z., Kodra A., (2008), Gjeologjia e Kosovës, Prishtinë.

28. Gashi A., Abdullai K., (2002), Atlas i Biologjisë, Prishtinë.

29. Gashi H., Spaho SH., (2002), Pedologjia, Akademia e Shkencave dhe Arteve e

Kosovës, Libri 8, Prishtinë.

30. Gruda Gj., (1985), Veçoritë morfologjike të luginës së Valbonës, Studime

Gjeografike nr. 1, Tiranë.

31. Gruda Gj., (1990), Veçoritë fiziko – gjeografike të Malësisë së Hasit dhe Gjakovës,

Studime Gjeografike nr. 4, Tiranë.

32. Gruda Gj., (1990), Veçoritë fiziko – gjeografike të luginës së Kirit, Studime

Gjeografike nr. 5, Tiranë.

33. Gruda Gj., (1994), Relievet strukturore – erozive, Studime Gjeografike nr. 5, Tiranë.

34. Gruda Gj., (1995), Veçoritë morfologjike të rrëpirave të shkëputjeve dhe atyre të

linjave të shkëputjeve, Studime Gjeografike nr. 8, Tiranë.

35. Gruda Gj., (1997), Vështrim gjeomorfologjik mbi glacis në Shqipëri dhe Kosovë dhe

rëndësia praktike e tyre , Konferenca e IV Ndërkombëtare e Gjeomorfologjisë, Bolonje,

Itali.

36. Gruda Gj., (1997), Formimi dhe evolucioni morfologjik i glacis së Pellgut të

Kolonjës, Studime Gjeografike nr. 10, Tiranë.

37. Gruda Gj., (2003), Gjeomorfologjia, Shblu, Tiranë.

38. Gruda Gj., Bulliqi Sh., (2008), Veçoritë morfologjike të Fushës së Kosovës, Kërkime

Gjeografike nr. 14, Prishtinë.

39. Gruda Gj., (2011), Vlerësimi i potencialit natyror e njerëzor në zhvillimin e

qëndrueshëm të komunës së Martaneshit, Studime Albanologjike nr. 4, Tiranë.

40. Grup autorësh., (1990), Gjeologjia e Shqipërisë, Tiranë.

41. Grup autorësh., (1990), Gjeografia Fizike e Shqipërisë, Volumi I, Tiranë.

42. Grup autorësh., (1991), Gjeografia Fizike e Shqipërisë, Volumi II, Tiranë.

43. Gjoka F., (2003), Tokat e Shqipërisë, Tiranë.

44. Harta Gjeologjike e Kosovës., (2006), 1:200.000, Prishtinë.

45. Harta e Mineraleve të Kosovës., (2006), 1:200.000, Prishtinë.

46. Harta Tektonike e Kosovës., (2006), 1:200.000, Prishtinë.

47. Harta Topografike., (1985), 1:50.000.

48. Holden J., (2011), Physical Geography the basics, London and New York.

49. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës., (2014), Vjetar hidrometeorologjik, Prishtinë.

50. Isufi F., Bulliqi Sh., (2014), Aplikimi i GIS-it në analizën e formave relievore në

komunën e Gllogovcit (Drenasit), Kërkime Gjeografike nr. 16, Prishtinë.

51. Jaho S., (1989), Klasifikimi numerik i klimës së Shqipërisë, Stud. meteorologjike dhe

hodrologjike, nr. 13, Tiranë

52. Kabo M., (2005), Veçoritë gjeomorfologjike të Shqipërisë dhe ndikimi i tyre në

rrjetin hidrografik, Studime gjeografike nr. 15, Tiranë.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

152

53. Kadastri i Ndotësve të Ujërave të Kosovës., (2012), Raport, Prishtinë.

54. Komuna e Drenasit., (2009), Plani zhvillimor komunal dhe urban i Gllogocit 2008 –

2020, Drenas.

55. Komuna e Skënderajt., (2010), Plani i zhvillimit hapësinor dhe analiza e gjendjes

komunale, Skënderaj.

56. Krutaj F., (1994), Disa tipare të morfologjisë karstike në vendit tonë, Studime

gjeografike nr. 5, Tiranë.

57. Meçaj N., (1994), Veçoritë gjeomorfologjike të luginave lumore në vendin tonë dhe

evolucioni i tyre, Studime gjeografike nr. 5, Tiranë.

58. Melo V., (1985), Megastrukturat e Albanideve dhe roli i tyre në formimin e

karaktaristikave të përgjithshme të relievit të Shqipërisë, Studime gjeografike nr 1,

Tiranë.

59. Milosavleviq M., (1986), Meteorologjia, Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore,

Prishtinë.

60. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor., (2008), Gjendja e Mjedisit në

Kosovë, Raport, Prishtinë.

61. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor., (2008), Raport i Gjendjes së

Mjedisit 2006-2007, Prishtinë.

62. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor., (2008), Analiza hapësinore,

Komuna e Malishevës, Prishtinë.

63. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor., (2012), Monumenti i natyrës me

rëndësi të veçantë “Ujëvara e Mirushës”, Prishtinë.

64. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor., (2013), Libri i kuq i florës vaskulare

të Republikës së Kosovës, Prishtinë.

65. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, AMMK., (2016), Buletini Hidro –

Klimatologjik nr. 2, Prishtinë.

66. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural., (2009), Shfrytëzimi i tokave,

Prishtinë.

67. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural., (2013), Inventarizimi Nacional

i Pyjeve Kosovë 2012, Prishtinë.

68. Ministria e Energjisë dhe Minierave., (2007), Strategjia e mineraleve të Kosovës,

Prishtinë.

69. Nuli A., (2013), Zona e Drenicës, potenciali fiziko-gjeografik dhe vlerat ekonomike,

Konferencë shkencore, FHF, Tiranë.

70. Nuli A., (2015), Potenciali ekonomik i zonës së Drenicës, Balkan Journal of

Interdisciplinary Research, Vol. 1, ISSN 2410-759X, Tiranë.

71. Nuli A., (2015), Ndikimi i klimës në bimësinë e Drenicës, Third International

Conference on Business, Law, Administration and Social Sciences, Tiranë.

72. Nuli A., (2017), The hydrographic potential of Drenica area and its use, Journal of

Europian Academic Research, MDJC e – Conference, ISBN 1387-3812, Praga, Czech

Republic.

73. Osmani J., (2003),Vendbanimet e Kosovës, Prishtinë.

Potencialet natyrore të zonës së Drenicës dhe rëndësia socio – ekonomike e tyre

153

74. Pano N., (1989), Rrjedhja ujore sipërfaqësore dhe nëntokësore në rrjetin lumor të

Shqipërisë, Studime meteorologjike dhe hidrologjike nr. 13, Tiranë.

75. Pano N., (2008), Pasuritë ujore të Shqipërisë, Tiranë.

76. Pllana R., (1974), Hidrografski prikaz sliva Sitnice, Buletini i punimeve shkencore,

nr. 2, Prishtinë.

77. Pllana R., (2004). Temperatura, vrërësira dhe erërat në Kosovë (1925-1940), 40

vjetori i Departamentit të Gjeografisë, Prishtinë.

78. Pllana R., (2015), Klima e Kosovës, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës,

Prishtinë.

79. Pruthi V., (1986), Metodat bashkohore për hulumtimin e mineraleve, Disertacioni i

Doktoraturës, Mitrovicë.

80. Pruthi V., etj., (2014), Përcaktimi i zonave sanitare mbrojtëse të grykëpuseve të

ujërave nëntokësore në regjionin e Lipjanit, Kërkime gjeografike nr. 16, Prishtinë.

81. Pushka A., (2002), Aspekte Gjeosociale dhe Gjeopolitike në Kosovës, Prishtinë.

82. Pushka A., (2008), Resurset dhe struktura ekonomike e Kosovës, Kërkime

gjeografike nr. 14, Prishtinë.

83. Qiriazi P., (1988), Dukuri gjeomorfologjike të luginës së Shkumbinit të sipërm,

Studime gjeografike nr. 3 Tiranë.

84. Qiriazi P., (2008), Probleme të trashigimisë natyrore të trevave shqiptare dhe

mundësitë e shfrytëzimit për qëllime turistike, Kërkime gjeografike nr. 14, Prishtinë.

85. Qiriazi P., Sala S., etj., (1999), Ekosistemet karstike të Shqipërisë, Tiranë.

86. Qosja Xh., etj., (2000), Flora e Shqipërisë, Volumi III, A.SH. Tiranë.

87. Ramadani I., (2004), Zhvillimi Rural, Pejë.

88. Ramadani I., Isufi F., (2008), Roli i turizmit në urbanizmin dhe transformimin e

hapësirës, Kërkime gjeografike nr. 14, Prishtinë.

89. Ramadani I., (2013), Qyteti dhe rrethina, Kërkime gjeografike nr. 15, Prishtinë.

90. Ramadani I., (2014), Planifikimi i rrjetit të vendbanimeve në nivel të komunave të

Kosovës, Kërkime gjeografike nr. 16. Prishtinë.

91. Rexhepi F., (1994), Vegjetacioni i Kosovës, Prishtinë.

92. Seferi H., (2013), Punim i Masterit, Prishtinë.

93. Spaho Sh., (2003), Cilësitë agrofizike të tokave të Shqipërisë dhe rrugët e

përmirësimit të tyre, Tiranë.

94. Tërshana A., (2012), Vendburimet e mineraleve të dobishme jometalore dhe kërkimi i

tyre, Shblu, Tiranë.

95. www.drenicapress.info/drenas.

96. www.kosovo-mining.org.

97. www.wikipedia.org/Drenica.