Upload
others
View
6
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT
Dega: Program Fillor
PUNIM DIPLOME
TEMA: “NDIKIMI I MOTIVEVE DHE EMOCIONEVE NË TËNXËNË”
Udhёheqёsi shkencor: Kandidatja:Prof.Ass.Dr.Behxhet Gaxhiqi Arlinda Idrizi
Gjakovë, 2017
2
PËRMBAJTJA
MIRËNJOHJE ................................................................................................................................ 3
ABSTRAKT…... ............................................................................................................................ 4
HYRJE…... ..................................................................................................................................... 5
1. MOTIVET................................................................................................................................... 7
1.1. Klasifikimi i motiveve ......................................................................................................... 8
1.2. Pesë vështrime të përgjithshme mbi motivet ..................................................................... 11
1.3. Llojet e motiveve ............................................................................................................... 13
2. EMOCIONET........................................................................................................................... 14
2.1. Teoritë mbi emocionet ................................................................................................... 15
2.2. Llojet e emocioneve ....................................................................................................... 16
2.3. Llojet e ndryshimeve trupore me rastin e emocioneve .................................................. 16
2.4. Ndjenjat .......................................................................................................................... 18
2.5. Llojet e veçanta të ndjenjave.......................................................................................... 19
3. MOTIVIMI DHE MËSIMDHËNIA......................................................................................... 22
3.1. Faktorët e motivimit të nxënësve në mësim................................................................... 22
3.2. Sisteme teorike motivuese.............................................................................................. 24
3.3. Të nxënit si proces aktiv................................................................................................. 26
3.4. Strategjitë për nxitjen e motivimit.................................................................................. 26
3.5. Demotivimi i nxënësve për mësim................................................................................. 29
4. BAZA EMOCIONALE E TË NXËNIT ................................................................................... 31
4.1. Kureshtja dhe interesat e nxënësve në klasë ...................................................................... 32
4.2. Ankthi në klasë .................................................................................................................. 33
4.3. Përballimi i ankthit............................................................................................................. 33
REZYME ...................................................................................................................................... 35
LITERATURA ............................................................................................................................. 36
3
MIRËNJOHJE
Përfundimi i studimeve të mia në nivelin Bachelor po përfundon këtu, por falenderimi im
për ҫdo person që kontribuoi në studimet e mia nuk do të ketë fund asnjëherë.
Respektin dhe mirënjohjen më të sinqertë, ia dedikoj një njeriu me virtyte shumë të larta,
një model se si duhet të jetë një mësimdhënës, një profesor i cili më mësoi se për t’i
poseduar gjërat që ne kemi në mendje duhet të punojmë shumë për to. Është profesori
dhe njëherazi udhëheqësi im shkencor Prof. Ass. Dr Behxhet Gaxhiqi të cilin e falenderoj
për ndihmen e ofruar, mbështetjen akademike dhe konsulecën e nevojshme gjatë
përgatitjes së këtij punimi. Të jam mirënjohëse ҫdoherë i nderuar.
Gjatë këtyre katër viteve të studimeve pata gjithashtu rastin të jem studente e shumë
profesorëve të devotshëm të cilët bënin përpjekje të na mësonin çdo gjë për sa i përket
fushës së mësimdhënies. Jam falenderuse ndaj tyre për ҫdo kritikë apo lëvdatë.
Falenderimi im nuk do të kishte aspak kuptim po qe se miket e mia nuk do të ishin pjesë e
tij. Faleminderit për çdo çast që ju më dhuruat përgjatë këtyre viteve.
Dhe falenderimi im të cilin do ju them çdo ditë të çdo viti është për ju e dashur familja
ime. Mbёshtetja dhe besimi qё ju mё dhuruat mua mё sollёn kёtu, te dita kur unё do
shpёrblehem me titullin “Mёsuese”.
Faleminderit ҫdoherё pёr çdo gjё!
.
4
ABSTRAKT
Qёllimi dhe tematika kryesore e kёtij punimi ёshtё tё analizojё dhe tё paraqesё ҫdo detajqё ka tё bёjё me arsyet se pse nxёnёsit ndryshojnё sjelljet gjatё shkollimit tё tyre.
Trajtimi i gjёrave mё tё rёndёsishme qё pёrjetojnё nxёnёsit gjatё viteve tё shkollimit katё bёjё me atё se ҫfarё mbёshtetje ai posedon nga mёsimdhёnёsi, familja dhe shoqёria.
Tё ashtuquajturat Motive dhe Emocione janё ato qё nxisin dhe analizojnё ҫdo mendimapo ide tё ҫdo personi.
Duke filluar nga sqarimi i kёtyre dy termeve e pёr tё vazhduar mё tej tek analizimi dheshtjellimi i secilës nёndarje tё saj ne bёhemi pjesё e shumё aktiviteteve tё cilat nandodhin çdo ditё e pёr tё cilat nuk dimё se prej nga e kanё prejardhjen.
Ёshtё detyra e ҫdo mёsimdhёnёsi qё tё dijё dallimet individuale qё ka ҫdo nxёnёs dhe tёpunoj me ta dhe pёr ta.
Mё pas trajtojmё mёnyrën se si nxёnёsit pёrballojnё situatat mё tё vёshtira dhe cilёt janёshkaktarёt e tyre.
Puna e ҫdo mёsimdhёnёsi ёshtё qё tё arrijë tё motivoj nxёnёsit nё ҫdo kohё dhe t’i ftoj tёgjithё qё tё jenё pjesё e aktiviteteve tё tij.
Fjalёt kyҫe : motivim, sjellje, nxёnёs, emocione, shkollё etj.
5
HYRJE
Dёshira pёr tё mёsuar brezat e rinj ka anёt pozitive dhe negative tё saj. Mёsimdhёnёsi
duhet tё jetё i pёrgatitur pёr t’u pёrballur me ҫdo sfidё qё i vie nё procesin mёsimor.
Ajo ҫka e dallon ҫdo nxёnёs apo fёmijё nga njёri-tjetri ёshtё sjellja qё posedojnё. Duke
filluar nga ky ndryshim i tyre e pёr tё vazhduar mё pas llojet e nevojave tё cilat secili prej
tyre i ka tё ndryshme, si ajo e shoqёrizimit me tё tjerёt e pёr tё vazhduar me sqarimin dhe
interpretimin e secilës prej saj ne e perfundojmё pjesёn e parё tё termit Motivim pёr tё
vazhduar me njё term tjetёr.
Ndryshimi i tё gjithё pjesёve tё fytyrës dhe trupit, gjestet qё nxёnёsit dhe ҫdo njeri i
pёrdor njihen me emrin Emocione. Se prej nga rrjedh emri i emocioneve, se cilat janё
llojet e tyre, si ndryshon trupi ynё me rastin e tyre, a ndryshojnё ato tek gjinitё tё gjitha
kёto do shtjellohen nё kapitullin e dytё dhe i cili pёrfshin tё gjitha ato gjёra dhe ndjenja
qё ne pёrjetojmё prej ardhjes sonё nё botё.
Pjesa e tretё pёrfshinё mёsimnxёnien e nxёnёsve gjatё procesit mёsimor. Disa fёmijё
kanё lindur pёr tё qenё mё tё aftё nё lёndёt mёsimore e disa tё tjerё nё fusha tё ndryshme
kulturore por tё gjithё ata i bashkon titulli i tyre Nxёnёs.
Si mёsimdhёnёsi i motivon nxёnёsit pёr mёsim, cilat janё lavdёrimet apo shpёrblimet qё
ai ju thotё, cilat janё ndёshkimet apo qortimet nё rastin e mos tё qenurit tё vёmendёshёm
nё procesin mёsimor, si reagojnё nxёnёsit nё kёto raste dhe pse ndodh qё ata tё mos
pёrqendrohen nё klasё gjatё orёs mёsimore janё kёto tё gjitha pytje pёr tё cilat do merren
pёrgjigjet gjatё sqarimit mё tё hollёsishёm tё kёsaj pjese. Mё pastaj disa nxёnёs shpesh
ndihen tё pamotivuar pёr tё shkuar nё shkollё dhe dёshira e tyre e vetme ёshtё qё tё
argёtohen me shoqёrinё e tyre. Pёr ndryshim nga kёta nxёnёs kemi edhe tё tjerё tё cilёt
vetёmotivohen.
Tё gjitha kёto gjёra janё tё shoqёruara edhe me ndonjё shembull apo fotografi se si kёta
nxёnёs veprojnё nё shumё forma brenda njё kohe tё shkurtёr. Ky ёshtё njё problem pёr tё
cilin duhet tё kemi pёrgjigje tё plotёsuar, pёrgjigje tё cilën duhet ta shohim dhe ta
kuptojmё mё afёr duke bashkёpunuar me nxёnёs.
6
Krahas motivimit tё nxёnёsve nё klasё duhet tё sqarojmё gjithashtu tё gjitha situatat
stresuese tё cilat nxёnёsit i kanё gjatё kohёs sё qëndrimit tё tyre nё shkollё, duhet tё
kuptojmё arsyet se prej nga vinё kёto shqetёsime dhe si munden nxёnёsit t’i pёrballojnё
kёto shqetёsime qё ata i kanё.
Kureshtja e nxёnёsve - fёmijёve ёshtё e madhe por sa ata e pёrdorin nё pytjet e tyre qё u
parashtrojnё mёsimdhёnёsve apo a ju parashtrojnё ata tipe tё pytjeve qё do tё zbulojnё
kureshtjen e tyre?
Tё gjitha kёto gjёra do tё kuptohen nё faqet nё vazhdim dhe nё kёtё temё pёr tё cilёn
nxёnёsit janё shembulli kryesor i tё gjitha fjalёve.
Kёshtu qё dhёnia e mё shumё informacioneve pёr kёtё temё do tё ishte shumё.
Motivet dhe emcionet janё tё ndёrlidhuara aq shumё saqё ndonjёherё kёto dy terme
mund edhe tё tingёllojnё si tё njejta.
7
1. MOTIVET
Për realizimin e qëllimeve të veta njeriu duhet t’i përshtatë të gjitha forcat trupore,
mendore, emocionale dhe shpirtërore.
Forca e brendshme e cila i vë në lëvizje të gjitha këto aktivitete dhe arsyeja që e shtyen
organizmin drejt realizimit të qëllimeve të njeriut në jetë e quajmë motiv.
Arsyeja kryesore se pse njerëzit ndryshojnë veprimet, sjelljet dhe qëllimet janë pikërisht
motivet.
“Motivet nxisin dhe drejtojnë sjelljen e individit për arritjen e disa qëllimeve. Ndërkaq
faktorët që e nxisin motivin, vet procesi i krijimit të motivit dhe paraqitja e shkaqeve të
veprimit për të realizuar qëllimet apo nevojat dhe interesat e pamohueshme të tij quhet
motivim.
Fjala motiv rrjedh nga fjala latine motus që do të thotë lëvizje, ndërsa motivum do të
thotë diçka që e vë në lëvizje.”1
Krahas motivit dhe motivimit qëndron edhe një nocion tjetër i cili është motivacioni.
Motivacioni është një term i përgjithshëm që përfshinë faktorët dhe rrethanat që e shtyjnë
personin t’ia fillojë një veprimi dhe të vazhdojë atë fuqishëm dhe me qëndrueshmëri. Në
të folurit e përditshëm, me motivacion nënkuptojmë “pse-të”, respektivisht shkaqet e
sjelljes.
Rëndësia e motivacionit qëndron në sjelljen e njeriut, sepse pikërisht nga motivacioni
varet se në ç’drejtim do të orientohet kjo sjellje.
Kur flasim për motivin atëherë ai është një mendim ose ndjenjë që vepron si epsh
dominues dhe e nxit individin që të ndjekë një aktivitet më shumë se një tjetër. Ndërsa
kur flasim për motivacionin themi se është i pranishëm, është evident kur vëmendja dhe
një energji e rritur përshtaten dhe drejtohen nga kënaqja e nevojave të ndryshme.
Motivacioni përcakton intensitetin dhe qëndrueshmërisë e sjelljes sonë.
1 Terry F. Pettijohn : Psikologjia, Tiranë, 1996, fq, 316.
8
“Intensiteti ka të bëjë me faktin sesa e fortë është sjellja. P.sh. ju mund të jeni pak i uritur
dhe nëse ushqimi është gati, ju do të hanit, por nëse nuk kemi ushqim aty afër, ju ndoshta
do të kryenit një sjellje tjetër. Nga ana tjetër, nëse jeni tmerrësisht i uritur, ajo që ka
mundësi të ndodhë është që ju të angazhoheni në kërkim të ushqimit duke bërë çmos për
të realizuar qëllimin.
Shkalla e motivacionit që ne kemi do të ndikojë mbi qëndrueshmërinë. Disa herë ne do të
kembëngulim për një kohë të gjatë për arritjen e qëllimit, ndërsa herë të tjera do të heqim
dorë (nuk do të jemi të qëndrueshëm) pas një përpjekje të shkurtër.”2
1.1 Klasifikimi i motiveve
Kur flasim për klasifikimin e motiveve atëherë themi se ekzistojnë shumë mendime të
ndryshme për ndarjen e tyre, por klasifikimi më i shpeshtë si dhe më i njohuri është ai
sipas të cilit motivet ndahen në :
-Motive biologjike
-Motive social - psikologjike
Motivet Biologjike - të gjithë mbështetjen kryesore këto motive e kanë te mungesa ose
teprica e ndonjë materie me ç’rast në organizëm shkaktohet çrregullim apo prishje e
drejtpeshimit.
Prishja e këtij drejtpeshimi bën që organizmi të aktivizohet për ta rivendosur përsëri atë.
Motivet biologjike të cilat janë të domosdoshme për mbijetesën e individit apo specieve
janë:
-Motivi i urisë dhe i etjes
- Motivi amnor
- Motivi seksual3
2 Neki Juniku,Kaptina nga Psikologjia, Prishtinë, 2015, fq, 154.3 Terry F. Pettijohn, Psikologjia, Tiranë, fq, 329 .
9
Motivi i urisë dhe i etjes – këto motive janë të njohura si motivet primare. Ato janë të
lindura dhe jo të fituara. Njeriu nuk mëson të jetë i uritur apo i etur por plotësimi i këtyre
motiveve kushtëzon ekzistencën e tij.
Kur flasim për urinë atëherë duhet t’i veçojmë dy zona të veçanta të hipotalamusit.
Hipotalamuesi anësor (HA) duket se ativizohet në fillimin e të ngrënit, ndërsa
hipotalamuesi vendromedial (HVM) ndalon të ngrënit. Ndërkaq etja është gjithashtu
motiv tejet i rëndësishem sepse ka lidhje me një larmi organesh dhe procesesh trupore
përfshirë trurin, veshkat dhe gojën.4
Motivi amnor – tek ky motiv paraqitet dëshirat për të pasur fëmijë dhe gatishmërinë e
nënës për t’u kujdesur për fëmijën e lindur. Këtu përfshihen dy motive : motivi paramnor
dhe pasamnor.
Motivi paramnor mendohet të jetë edhe i lindur por edhe i fituar ndërsa motivi pasamnor
është motiv i lindur.
Motivi seksual – është shkak i shumë sjelljeve dhe veprimeve të individit edhe pse nuk
mund të vërehet. Baza fiziologjike e tij qëndron në tajiten e horomoneve të gjëndrave
seksuale dhe hipofizës. Plotësimi i motivit seksual është nën ndikimin e fuqishëm të
faktorëve socialë.
Motivet social - psikologjike - njerëzit kanë nevojë për lidhje, të jenë me njerëz të tjerë.
Formimi dhe mbajtja e lidhjeve shoqërore siguron mbijetesën dhe riprodhimin.
Tek ky lloj i motivit kemi të bëjmë me kontaktin e vazhdueshëm dhe të domosdoshëm
me personat e tjerë. Ka rëndësi të veçantë për të kuptuar më mirë sjelljen e njerëzve. Këto
motive kanë lindur si rezultat i jetës në shoqëri, si rezultat i kontaktit shoqëror të
njerëzve.
4 Neki Juniku, Kaptina psikologjike, Prishtinë, 2015, fq, 157.
10
Në këtë grup përmenden :
Motivi për shoqëri
Motivi i vetafirmimit
Motivi luftarak
Motivi i sigurisë5
Motivi për shoqëri është prirja e individit që të jetë së bashku me të tjerët, të
bashkëpunojë më të tjerët dhe t’i shmanget vetmisë.
Njerëzit shumë më lehtë i përballojnë vështirësitë dhe tragjeditë e ndryshme me praninë e
të tjerëve. Mendohet se ky motiv është i lindur, i trashëguar por disa autorë të tjerë
mendojnë se origjinën e këtij motivi e gjejnë në paaftësinë e fëmijës që të jetojë vetëm,
në domosdoshmërinë që ai të ketë ndihmën e të rriturve.
Kështu, shumë herët formohet nevoja për t’u mbështetur në të tjerët, për kontakt me të
tjerët. Të afërt dhe të lidhur me motivin për shoqëri është edhe motivi i lidhjes afektive,
nevoja për t’u lidhur emocionalisht me të tjerët, nevoja që të duam dikë dhe kjo dashuri të
na kthehet.
Motivi i vetafirmimit – dëshira parësore e individit që të dallohet me dukjen e vet, me
diturinë dhe mençurinë e tij ose me diçka tjetër. Fjala është për vlerë personale dhe kjo
është ndoshta dëshira më e fuqishme psikologjike e individit.
Motivi luftarak – agresiviteti është padyshim rezultat i shkaqeve të shumta. Është
tendencë e vazhdueshme për sulm fizik apo verbal ndaj të tjerëve.
Faktori vendimtar që ka ndikim më të rëndësishëm në agresivitetin e fëmijëve është
qëndrimi ndaj disiplinës dhe sjellja në familje.
Fëmijët që janë rritur në modele prindërish agresive, zakonisht janë të prirë të shfaqin
sjellje agresive si një formë të reagimit të tyre kundërshtues.
5 Neki Juniku, Kaptina psikologjike, Prishtinë, 2015, fq. 158
11
1.2 Pesё vёshtrime tё pёrgjithshme mbi motivet
Motivimi është subjekt i gjerë e i ndërlikuar që përfshin shumë teori. Disa teori janë
zhvilluar përmes punës me kafshë në laboratorë. Të tjerët janë mbështetur në kërkime me
njerëz në situata ku janë përdorur lojëra ndërsa disa të tjerë kanë lindur nga puna e bërë
në psikologjinë klinike ose industriale.6
Bihevioriste Humaniste Konjitive Socialkonjit
ive
Socialkulturo
re
Burimi i motivit i jashtëm i brendshëm i brendshëm i brendshëm
dhe i jashtëm
i brendshëm
Ndikimet e
rëndësishme
Përforcuesit,
shpërblimet,
nxitjet dhe
ndëshkimet
Nevoja për
vetërespekt,
vetërealizim
dhe
vetëvendosje
Besimet,
atribuimet për
suksesin dhe
pritshmëritë
Qëllimet,
pritshmëritë
dhe synimet
Pjesëmarrja
aktive në
bashkësitë
mësimore
Teoricientët
kryesorë
Skineri Maslou,
Deci
Vaineri,
Grahami
Loke
Bandura
Lave
Vengeri
Pikëpamja biheivioriste për motivimin- sipas kësaj pikëpamje jemi të motivuar të sillemi
për të përfituar përforcuesit e parë dhe të dytë dhe të shmangim ndëshkimin.
Pikëpamjet humanistike në motivim – theksojnë motivimin e brendshëm që do të thotë,
lirinë individuale, zgjedhjen dhe përpjekjen për rritjen vetjake. Pikëpamjet konjitive dhe
socialkonjitive- i referohen bindjeve tona rreth cilësive personale në një situatë të caktuar.
6 Anita Woolfolk, Psikologji Edukimi, Tiranë, 2011, fq.380
12
Krahas vështrimeve mbi pikëpamjet psikologjike është edhe hiearkia e nevojave sipas
Maslowt. Maslow ka vërtetuar se nevojat njerëzore kanë rëndësi hiearkike.
Fig.1 Pesё tipa bazё tё nevojave nё teorinё e Maslowt
Nevojat psikologjike si uria, etja dhe gjumi janë zotëruese dhe bazë në motivim.
Nevojat e ekzistencës janë nevoja për siguri, mbrojtje, stabilitet dhe liri nga frika
e ankthi.
Nevojat e dashurisë dhe përkatësisë i referohen nevojave të njeriut për familje dhe
shoqëri.
Nevojat e respektit rrethojnë reagimet e të tjerëve për ne si individ si dhe për
mendimet tona për veten. Ndjenja jonë e kompetencës kombinon me reagimet e të
tjerëve për të prodhuar ndjenjën tonë të respektit për veten.
Nevoja për vetaktualizim është term për prirjen, pa marrë parasysh përmbajtjen e
nevojave të ulëta, të ndihemi të shqetësuar për sa kohë bëjmë atë që mendojmë se
ia vlen të bëhet.
Nga kjo teori dalin përfundime të rëndësishme për edukimin: Nxënësit që vijnë në
shkollë të uritur, të sëmurë apo të veshur keq, nuk janë të motivuar për të kërkuar diturinë
dhe përvetësimin e njohurive.7
7 Bardhyl Musai, Psikologji Edukimi, Tiranë, 1999, fq,213
13
1.3 Llojet e motiveve
Të gjithë kemi përjetuar ndjenjën kur jemi të motivuar, kur lëvizim me energji drejt një
qëllimi ose kur punojmë edhe në qoftë se jemi të mërzitur nga detyra.
Në këtë mes është diҫka që i jep vrull dhe e drejton sjelljen tonë. Shpjegimi qëndron te
shtysat, dëshirat themelore, nevoja, kureshtja, besimet, vlerat dhe pritshmëritë tjera.
Disa psikologë e kanë shpjeguar motivimin nga pikëpamja e tipareve personale ose e
karakteristikave individuale. Sipas këtyre teorive disa njerëz ndiejnë nevojë të fortë për të
arritur sukses, frikë nga testet, kureshtje për objektet mekanike ose interes të vazhduar.
Ndërsa psikologë të tjerë e shikojnë motivimin më shumë si gjendje, si situatë të
përkohshme.
“Pra, forca e brendshme e organizmit e cila i nxitë dhe i orienton të gjithë mekanizmat e
tij drejt realizimit të qëllimeve në funksion të plotësimit të nevojave kushtëzohen nga dy
lloj faktorësh ose motivesh”8 :
Faktorët e brendshëm Faktorët e jashtëm
Motivimi i brendshëm është ngacmim apo ndryshim i caktuar i mjedisit krijimi i të cilave
është i kushtëzuar nga proceset e brendshme të organizmit. Të gjitha ngacmimet
përfundojnë në qendrat përkatëse nervore, ku i krijojnë ndjenjat e caktuara për ndonjë
nevojë të organizmit dhe pastaj këto ndërlidhen me koren e trurit të madh e cila i
bashkërendon dhe i kontrollon të gjitha ato energji të brendshme dhe i orienton drejt
realizimit së nevojave të caktuara të organizmit. Kur jemi të motivuar së brendshmi, nuk
kemi nevojë për stimuj apo frikë nga ndëshkimet sepse vetë veprimtaria është e
kënaqshme dhe shpërblyese.9
Motivimi i jashtëm është motiv i krijuar nga faktorët e jashtëm, si dhe shpërblimet dhe
ndëshkimet. Ne si individ nuk jemi të interesuar për veprimtarinë por neve na intereson
vetëm se çfarë do të na sjellë ajo.
8 Isuf Zeneli, Baza psikologjike e të nxënit, Prishtinë, 2006, fq,112.9 Anita Woolfolk, Psikologji Edukimi, Tiranë, 2008, fq,377.
14
2. EMOCIONET
Fytyra e kuqe, shkëlqimi i syve, djersët në ballë dhe grushti i grumbulluar ndan të paktën
një gjë të përbashkët: secila është një shenjë e jashtme e asaj që ndonjëherë quhet trazirë
e brendshme apo emocion.
Ndryshe nga motivimi, të cilin mund ta përcaktojmë me saktësi, emocioni është një term
shumë i vështirë për t’u përcaktuar.
Emocioni është dashuria dhe urrjetja, zemërimi dhe frika, krenaria dhe xhelozia. Janë
gjëra që ne na ndodhin (të tilla si dashuria), por edhe gjëra që nuk na duam të na ndodhin
(të tilla si zemërimi apo frika).
Emocionet ndonjëherë zënë vend brenda nesh në mënyrë që ne të bëjmë gjithcka për t’i
ruajtur. Herë të tjera ato krijojnë ndjenja negative që na zënë plotësisht deri sa t’i
eleminojmë ato.
“Emocioni është një ekperiencë e ndërgjegjshme që përfshin ndjenja subjektive apo
private, ekspozim fiziologjik, reagime shprehëse dhe aktivitete të vëzhguara në lidhje me
përvojën. Emocionet luajnë një rol të madhë në udhëheqjen e të gjitha sjelljeve tona.”10
Rrugët e trashëguara, të mësuarit dhe arsyetimi kombinohen me nxitjet e motivuara ose
emocionale për të kontrolluar pjesën më të madhe të asaj që bëjmë.
Eksitimi fiziologjik është pjesë përbërëse e të gjitha emocioneve. Ndërsa ndryshimet e
mekanizmave fiziologjike të emocioneve mund të shihen si një fenomen i përgjithshëm
eksitimi, nxitshmërie.
Zakonisht sa më i madh të jetë eksitimi, aq më intensive është përjetimi emocional. Truri
gjithashtu merr pjesë në emocione. Korja e trurit ka rëndësi për interpretimin e emocionit.
Sistemi limbik veçanarisht hipotalamusi dhe anydala luajnë një rol jetik për emocionin.
Njerëzit janë më të prirur t’u kushtojnë vëmendje, të mësojnë e të mbajnë mend ngjarje,
imazhe e lexime që nxisin reagime emocionale.11
10 Richard A. Kasschau, Psychology, New Jersey, 2003, fq, 306.
15
2.1 Teoritë mbi emocionet
Teoritë mbi emocionet kanë të bëjnë me fiziologjinë dhe proceset e tjera të brendshme
prej të cilave nuk jemi as të vetëdijshëm. Ne reagojmë në mënyra të ndryshme dhe shumë
gjëra ndodhin brenda nesh po të njejtën kohë.
Teoritë mbi emocionet nuk janë të gjitha të sakta por ato trajtojnë çështje komplekse të
emocioneve nga kënde të ndryshme.
Teoritë mbi emocionet të cilat përmenden më shumë janë :
Teoria James – Lange
Teoria Cannon – Bard
Teoria Schachter - Singer12
Sipas teorisë së James – Langes ngacmimet shkaktojnë ndryshime psikologjike në trupin
tone dhe prej këtyre ndryshimeve psikologjike shfaqen emocionet. Kur themi ndryshime
psikologjike në trupin tone atëherë fjala është se përshpejtojnë rrahjet e zemres,
zmadhojnë bebat e syve, e bëjnë frymëmarrjen më të thellë, shtojnë djersitjen dhe si
rezultat i të gjitha këtyre shfaqen emocionet.
Teoria Cannon – Bard thotë se situata na jep çelësin për të interpretuar gjendjen tonë të
trazuar. Psikologët argumentojnë se përjetimet tona emocionale varen nga përceptimi që
ne kemi mbi situatën. Kjo teori pohon se impulset dërgohen përnjëherësh në koren e trurit
dhe sistemin nervor periferik, kështu që reagimi ndaj ngacmuesve dhe artikulimi i
emocionit përjetohen në të njejtën kohë, por në mënyrë të pavarur. Teoricientët konjitivë
pohojnë se korja e trurit interpreton ndryshimet psikologjike në dritën e të dhënave mbi
situatën për të përcaktuar se çfarë emocione ndiejmë.
Vetëm kur e kuptojmë konjitivisht se jemi në rrezik, atëherë ne i përjetojmë ato
ndryshime trupore si frikë.
11 Mimoza Shahini, Seminare të zgjedhura nga lënda e psikofiziologjisë, Prishtinë, 2007, fq,67.12 Terry F. Pettijohn, Psychology, New Jersey, 2003, fq,316.
16
Teoria Schachter – Singer pohon se emocionet tona rezultojnë nga ndikimi i përbashkët i
nivelit tonë të zgjimit dhe interpretimit që bëjmë për një situatë ekzistuese. Kjo teori ka
luajtur një rol të rëndësishëm për sa i përket ndihmesës së saj në njohjen e botës emotive,
duke e evidencuar rolin e proceseve konjitive.
2.2 Llojet e emocioneve
Përpjekjet e shumta për t’i klasifikuar emocionet nuk dhanë shumë rezultate të
dëshirueshme, përveç njërës prej tyre e cila u pranua nga psikologët e shumtë.
Robert Plutchik bëri klasifikimin e plotë të emocioneve dhe e përshkroi emocionin si një
reagim trupor të modeluar, të shkaktuar nga një ngacmues. Me anën e anketave ai bëri një
ndarje të emocioneve parësore, pra bazë dhe në ato dytësore.
“Emocionet parësore bazë janë : frika, habia, trishtimi, neveria, zemërimi, pritja, gëzimi
dhe pëlqimi”.13
Këto emocione parësore kombinohen dhe formojnë emocione dytësore : kur ndodhin së
bashku, pritja dhe gëzimi mbjellin optimizmëm, gëzimi dhe pëlqimi ndezin dashurinë
kurse habia dhe trishtimi ngjallin dëshpërim.
2.3 Llojet e ndryshimeve trupore me rastin e emocioneve
Pothuajse të gjithë ne, në një fare shkalle, i fshehim emocionet tona, megjithatë njerëzit
zakonisht mund të tregojnë se çfarë ndiejmë ne. Megjithëse emocionet shpesh mund të
shprehen me fjalë, shumicën e kohës ne i përcjellim ndjenjat tona pa fjalë.
Ne këtë e bëjmë me timbrin e zërit, shprehjen e fytyrës, gjuhën trupore dhe me veprime të
caktuara.
13 Terry F. Pettijohn, Psychology, New Jersey, 2003, fq, 302.
17
Shprehjet e fytyrës janë ndoshta treguesit emocionalë më të dukshëm. Ne mund të flasim
shumë rreth gjendjes emocionale të një përsoni duke vëzhguar nëse ai po qesh, po qan, po
ngryset. Shumë shprehje të fytyrës janë të lindura jo të fituara.14
P.sh. fëmijët që kanë lindur të verbër kanë të njejtat shprehje të fytyrës sikurse që kanë
fëmijët që shikojnë. Pastaj disa herë të tjera njerëzit i ngrisin vetullat përpjetë dhe kjo
ngritje e vetullave përpjetë për të përshendetur dikë ekziston si e tillë në shumë lloje
kulturash. Mirëpo edhe pse shprehjet e fytyrës mund të jenë universale, interpretimi i
emocionit nga shprehjet e fytyrës nuk është gjithmonë i saktë.
Tri emocione (lumturia, zemërimi dhe neveria) mund të dallohen lehtë, ndërsa tri
emocionet e tjera (habia, frika dhe trishtimi) nuk mund t’i dallojmë lehtë.
Kontakti me sy dhe ngulitja e syve – shpeshherë i gjykojmë njerëzit duke u bazuar në
sasinë e kontaktit me sy që kemi me ta dhe si shkak i kësaj, kur niveli i kontaktit është i
lartë ne e interpretojmë këtë pozitivisht.
Kontakti me sy shërben për të kryer disa funksione si: marrja e informacionit për
vëmendjen dhe paraqitjen fizike, për rregullimin e bashkëveprimit social, për shprehjen e
intimitetit dhe për ushtrimin e kontrollit social. Mirëpo nëse ia ngulim sytë gjatë dikujt,
kjo interpretohet negativisht. Kështu, nga njëra anë neve na pëlqen kontakti me sy, nga
ana tjetër përpiqemi t’u shmangemi njerëzve që i ngulin sytë tek ne sepse kjo na pengon.
Gjuha e trupit – ne transmetojmë informacione përmes pozicionit dhe lëvizjeve të
trupit.15
Ne shpesh përdorim gjeste ose lëvizje trupore për të theksuar atë që po themi. P.sh. kur
jemi të lehtësuar kemi prirjen për t’u shtrirë më prapa në karrige ndërsa kur jemi të
tensionuar qëndrojmë në të ngrirë, me këmbët e bashkuara. Pastaj grushti i shtërnguar,
shenja e fitores me dy gishtat, tundja e dorës në ajër gjatë lamtumirës janë të gjitha gjeste
popullore të kulturave të ndryshme.
14 Charles G. Morris, Albert A. Maista, Psikologjia, Tiranë, 2008, fq,253.15Anita Woolfolk, Psikologji edukimi, Tiranë, 2011, fq. 243
18
Gjithashtu ne mund të përdorim edhe të prekurit si një mjet komunikimi. Shpesh të
prekurit transmeton afeksion si p.sh. një shtrëngim dore, një prekje e lehtë në sup, një
përqafim, megjithëse këto mund të jenë sinjale pushteti, dominimi dhe mospëlqimi.
Largësia që mbajmë midis vetes dhe të tjerëve quhet distancë personale. Kjo distancë
ndryshon në varësi të natyrës së aktivitetit dhe emocioneve që ndiejmë. P.sh. nëse dikush
qëndron më afër teje se zakonisht kjo mund të shpreh frikë ose pakënaqësi.
Veprimet e caktuara mund të shërbejnë si informacion pa fjalë për emocionet. Një
përplasje e dorës mund të na thotë se përsoni që sapo u largua nga dhoma mund të jetë i
inatosur.16 Pra, përcjellja pa fjalë e emocioneve është e rëndësishme.
2.4 Ndjenjat
Psikologjia përoiqet të konstatojë atë që manifestohet si karakteristikë e përgjithshme të
ndjenjat, atë që për të vlen si rregullsi ose ligjësi. Ajo përpiqet të përshkruajë cilësitë e
ndjenjave, të gjejë dhe të sqarojë ndryshimet e tyre nga proceset e tjera psikike, lindjen
dhe zhvillimin e tyre si dhe bazën e tyre fiziologjike.
Pra për ndjenjat themi se janë proces psikik i cili qëndron në të përjetuarit e një qëndrimi
subjektiv ose personal ndaj ngjarjeve, objekteve e me një fjalë ndaj të gjitha atyre
dukurive me të cilat bien në kontakt në jetën e përditshme.
Si cilësi karakteristike e ndjenjave duhet të theksohet edhe ndikimi i tyre në veprimtarinë
e njeriut. Ato mund ta ndryshojnë këtë veprimtari si në drejtimin pozitiv dhe negativ. P.sh
tronditja e pengon veprimtarinë e njeriut, kurse entuziazmi ndihmon shumë në punë.
Në anën tjetër edhe disa emocione mund të kenë efekt pozitiv dhe negativ. Dashuria si
emocion ndonjëherë e nxit dhe e inspiron atë. Emocioni i frikës ndonjëherë e shpejton
aktivitetin tonë, kurse ndonjëherë na shtrëngon në vend dhe na paralizon çdo lëvizje.
16 Charles G. Morris, Albert A. Maista, Psikologjia, Tiranë, 2008, fq.311.
19
Ndjenjat qëndrojnë në lidhje të ngushtë me proceset e tjera psikike. Ato ndikojnë në
shpejtimin e proceseve të tjera psikike, bie fjala asosiacionet, kujtesën dhe imagjinatën.
Ndjenjat ndikojnë posaçërisht në veprimet e vullnetit. Ndonjëherë emocionet mund të
bëjnë edhe ngadalësimin e procesve psikike. Kështu, bie fjala ato mund të ndikojnë
negativisht në procesin e reproduktimit, në asosacionet e po ashtu edhe në veprimet e
vullnetit.17
Emocionet gjithmonë zhduken nëse e drejtojmë vëmendjen në të përjetuarit e tyre. Nëse
përpiqemi të mendojmë se pse jemi të gëzuar apo të pikëlluar, atëherë emocionet e këtilla
dobësohen për nga intensiteti madje edhe zhduken.
Paraqitja e ndjenjave është shpeshherë në lidhje me motivet dhe nevojat tona. Nëse këto
motive përmbushen ose kënaqen, atëherë zakonisht përjetojnë ndjenja kënaqësie kurse
mosplotësimi i tyre shkakton ndjenja pakënaqësie.
2.5 Llojet e veçanta të ndjenjave
Klasifikimi i ndjenjave ishte gjithmonë një problemtaikë e ndërlikuar e psikologëve të
cilët shpesh kishin mendime të ndryshme, për faktin se edhe vet natyra e ndjenjave është
një masë e konsideruar e përzier dhe e pa përcaktueshme.
Psikologët amerikan Dejvid Kreq dhe Riqard Kecfild i ndajnë ndjenjat në gjashtë grupe:18
Ndjenjat parësore janë ato ndjenja të cilat shfaqen herët gjatë zhvillimit të njeriut, të
parat. Janë të lidhura me veprimet që kanë të bëjnë me arritjen apo mos arritjen e qëllimit
të individit, si: gëzimi dhe hidhërimi, frika dhe trishtimi.
Gëzimi dhe hidhërimi janë ndjenja të cilat janë pjesë e pandashme e jetës sonë.
Njeriu është zakonisht i gëzuar kur arrin sukses në realizimin e qëllimeve të veta.
Zakonisht më shumë gëzohemi nëse për realizimin e ndonjë qëllimi kemi bërë
ndonjë mund dhe kur atë qëllim e realizojmë papritmas dhe vrullshëm.
17 Neki Juniku, Kaptina nga Psikologjia, Prishtinë, 2015,fq, 147.18 Isuf Zeneli, Baza psikologjike e të nxënit, Prishtinë, 2006, fq,98.
20
Hidhërimi paraqitet atëherë kur humbasim diçka të rëndësishme për ne. Ndërkaq,
i rrituri hidhërohet nëse e humb ndonjë person shumë të dashur. Hidhërimi shpesh
shprehet duke qarë, megjithatë ndodh që të jemi të hidhëruar, po të mos qajmë.
Frika si ndjenjë përcillet me ndryshime fiziologjike në organizëm: shpejtimi dhe
ç’rregullimi i frymëmarrjes, rritja e shtypjes së gjakut, zgjerimi i bebëzave të
syrit, tharja e gojes e të tjera. Në frikë rritet tendosja e muskujve, bëhen lëvizje,
kështu që shtangohet në vend. Në disa raste frika është e dobishme, sidomos kur
është fjala për rreziqet e vërteta ( rreziku nga rryma elektrike, uji, komunikacioni,
zjarri ).
Zemërimi të fëmijët e vegjël paraqitet si pasojë e pengimit të lëvizjeve të tyre ose
kur nuk iu plotësohet ndonjë dëshirë. Ndërsa tek njerëzit e rritur paraqitet si
pasojë e ndonjë pengese në plotësimin e motiveve të tyre, sidomos nëse ndonjë
person është shkaktari për paraqitjen e këtyre pengesave. Kjo ndjenjë mund të
shfaqet në intensitet të ndryshëm, prej pakënaqësive të zakonshme deri te tërbimi,
me ç’rast individi nuk është në gjendje ta kontrollojë vetën. Bën veprime për të
cilat më vonë pendohet.
Ndjenjat shqisore janë të lidhura me ngacmimet e regjistrit shqisor që përçojnë imazhe
pozitive apo negative në përvojën e individit. Krijimi i tyre varet nga veprimi ngacmues i
konteksit kulturor apo ai shoqëror i mjedisit. Këtu bëjnë pjesë: dhimbja, neveria, tmerri,
kënaqësia dhe pakënaqësia. Ndjenja të tilla paraqiten p.sh krahas ndijimeve të shijes, të
nuhaturit, dhembjes, të ftohtit, të ngrohtit. Ndijimi i dhembjes është gjithmonë i përcjellë
me ndjenja të pakëndëshme.
Ndjenjat e vlerësimit të vetes janë të lidhura me vlerësimin dhe përjetimin e vetë individit
në raport me sjelljet e të tjerëve në momentin dhe mjedisin ku jeton ai. Këtu bëjnë pjesë:
turpi, faji, krenaria, përshtypjet, të mbeturit në faj, të mbeturit e kënaqur apo i pakënaqur.
Turpi përjetohet atëherë kur nuk veprojmë ndaj ndonjë norme a kërkese morale të
cilat vlejnë në rrethin në të cilin jetojnë.
Suksesi nëse ndonjë veprim tonin e çmojmë si diçka të vlefshme, ne na lind
ndjenja e suksesit.
21
Mburrja lind në qoftë se të tjerët i vlerësojnë veprimet ose arritjet tona si diçka
jashtëzakonisht të rëndësishme ose të vlefshme.19
Ndjenjat ndaj të tjerëve janë të lidhura me krijimin e marrëdhënieve të individit me
individin tjetër, me rrethin shoqëror, me situatat dhe me objektet e ndryshme pas një
vlerësimi të caktuar. Këto kanë rëndësi të madhe në krijimin e qëndrimit refuzues të tij
me të tjerët. Këtu bëjnë pjesë: dashuria, urrejtja, xhelozia, zilia, simpatia dhe mëshira.
Dashuria është një ndjenjë e fuqishme, sidomos dashuria amnore e cila
manifestohet me kujdesin e nënës që shfaq ndaj fëmijës dhe në lindjen e
kënaqësisë tek ajo për shkak se arrin t’i kushtojë atë dashuri dhe ndihmë.
Xhelozia e ka burimin nga mungesa e sigurisë personale. Xhelozia haset shpesh
në mes të vëllezërve dhe motrave, shokëve apo miqëve.20
Ndjenjat e vlerësimit të situatave janë të lidhura me vlerësimin e situatave të jashtme të
një mjedisi të caktuar dhe shprehen me habi, çudi, admirim dhe qeshje.
Ndjenjat që shprehin gjendjen emocionale përfaqësojnë kombimin të ndjenjave të një
momenti të veçantë emocional të krijuara në mënyrë të ndërlikuar me veprimin e faktorit
të jashtëm dhe të brendshëm dhe është shumë më vështirë të kuptohen se të tjerat. Këto
nuk janë të lidhura me një situatë të caktuar, janë të papërcaktuara, të pavarura nga
konteksi në të cilën ndodhen dhe papritur kalohet nga një gjendje në një gjendje tjetër
emocionale. Këtu bëjnë pjesë: melankolia, eksitimi (rritja e ndjeshmërisë), ankthi,
zhgënjimi, vetmia.
19 Isuf Zeneli, Baza psikologjike e të nxënit, Prishtinë, 2006, fq,82.20Po aty, fq, 86.
22
3. MOTIVACIONI DHE TË NXËNIT SHKOLLOR
Studimet psikologjike dhe përvoja e përditshme dëshmojnë se suksesi në mësim është i
kushtëzuar dukshëm nga motivacioni.
“Kanë lindur teori të shumta që përpiqen të shpjegojnë motivimin e nxënësve për të
nxënë i cili në të vërtetë paraqitet mjaft i ndërlikuar. Këndvështrimet janë të ndryshme,
por në thelb studimet përqendrohen kryesisht tek impulset e brendshme, nxitjet e jashtme
dhe trashëgimia.”21
Është e qartë se prapa çdo angazhimi apo sjelljeje të qëllimshme të individit, qëndrojnë
motive të cilat mendohet se janë forca që e iniciojnë sjelljen, por edhe faktorë që
përcaktojnë intensitetin e qëndrueshmërinë e çdo sjelljeje. Ndër sfidat më të vështira
përballë së cilës gjendet mësuesi gjatë zhvillimit të punës së tij, është ai i krijimit të një
mjedisi mësimor, i cili duhet të jetë sa më tërheqës, sa më motivues për përvetësimin
efektiv të mësimit prej nxënësve.
3.1 Faktorët e motivimit të nxënësve në mësim
Në gjurmimet psikologjike janë analizuar disa mënyra apo faktorë të motivimit të
nxënësve në mësim :
1. Qëllimi i caktuar
2. Gatishmëria për mësim
3. Niveli i aspiratës
4. Qëndrimet
5. Njohja e rezultatit
6. Garat dhe bashkëpunimet
Qëllimi i caktuar – për t’u zotëruar një lëndë apo material mësimor nuk do të mjaftojë
vetëm leximi dhe përsëritja e lëndës. Para së gjithash duhet të ekzistojë qëllimi i qartë që
ai material të mësohet. Kur individi do të mësojë diçka, aktivitetet e tjera nuk e tërheqin
21 Neki Juniku, Kaptina nga Psikologjia, Prishtinë, 2015,fq,60.
23
vëmendjen e tij. Në të krijohet një gjendje pritjeje e më pastaj një tension ose shtrëngim
që paraqet një orientim të caktuar drejt atij mësimi.
E tërë kjo do të shkaktojë mobilizimin e energjisë e cila shpenzohet pasi ai mësim të jetë
zotëruar. Nëse orvatja është e suksesshme, shtrëngimi do të evitohet. Në anën tjetër,
mossuksesi zakonisht do të shkaktojë frustacion dhe vazhdimin e gjendjes së shtrëngimit.
Gatishmëria për mësim- për të qenë mësimi i suksessshëm, përveç qëllimit të caktuar
dhe orientimit ndaj mësimit, individi poashtu duhet të jetë i gatshëm për atë punë
mësimore. Kjo gatishmëri nënkupton praninë e aftësive të caktuara. Kështu, individi do të
jetë i gatshëm për mësimin e leximit, aritmetikës vetëm kur të ketë arritur nivelin adekuat
të zhvillimit të tij intelektual. Në anën tjetër, aftësitë ndonjëherë mund të jenë më të larta,
kështu që aktiviteti i të nxënit bëhet aq i lehtë saqë mund të jetë i mërzitshëm për
nxënësin. P.sh. nëse nxënësi është i gatshëm për mësimin e leximit, atëherë mësimi dhe
ushtrimet duhet të fillojnë doemos, sepse po të shtyhen së tepërmi, nxënësi nuk do të jetë
i motivuar si më parë.
Niveli i aspiracionit – suksesi të cilin e pret individi se do ta arrijë e paraqet nivelin e
aspiracionit. Aspiratat janë ambiciet e individit, respektivisht ajo që konsiderohet sukses
për vetveten. Niveli i aspiracionit mund të shihet nga ajo se çfarë qëllimesh apo
objektivash mësimore, më të vështira apo më të lehta, i shtron vetes individi për t’i
arritur. Nxënësi apo studenti përcakton objektiva në vështirësi të atillë që të ketë gjasë për
të arritur sukses, duke u nisur nga aftësitë e veta, përjetimi i suksesit sjell si rezultat
ngritjen e nivelit të aspiracionit. 22
Qëndrimet- adhurimi i situatës së të mësuarit apo mos pëlqimi i saj, qëndrimet e individit
ndaj të mësuarit kanë ndikim përkatës në të mësuar. Me fjalë të tjera, nëse individi është
duke mësuar dhe një gjendje e këtillë apo situatë i pëlqen, do të jetë i motivuar të bëjë
ç’është e nevojshme për të vazhduar të jetë edhe më tutje në atë situatë, respektivisht për
të vazhduar të mësojë.
Njohja e rezultatit – njohja e rezultatit të arritur në mësim ndikon fuqishëm dhe
pozitivisht në të mësuarit e mëtejmë. Është më rëndësi që nxënësve t’u thuhet saktësisht
22 Kathleen M. Cauley, Gina M. Pannazzo, Educational Psychology, 2013, fq. 151.
24
se ç’është në punimet e tyre mire e ç’është gabim si dhe t’u sqarohet pse dhe çka është
gabim. Kështu, nxënësit do ta kenë qartë çka kanë zotëruar mirç e në cilat pjesë dhe
çështje duhet të punojnë akoma.
Njohja në rezultatet e arritura për të pasur efekt më të madh motivues,duhet të bëhet
mënjëherë ose sa më parë që është e mundur. Kjo vlen sidomos për cilësimin gjatë vitit
shkollor kur nota e komunikuar do të jetë nxitje për punë të mëtejme mësimore. Nëse
nota është e mirë, ajo do të veprojë si lavdërim, respektivisht si shpërblim, kurse nota e
dobët do të ndikojë si qortim. Në të dy rastet, nota vepron si motiv për mësim të mëtejmë.
Bashkëpunimi dhe garat – me bashkëpunim nënkuptojmë atë lloj veprimi në të cilin
secili anëtar i grupit përpiqet të arrijë rezultat sa më të mirë grupor. Ndërkaq te garat
secili individ përpiqet të arrijë rezultat më të mirë se individi tjetër, ose secili grup të jetë
më i suksesshëm se grupi tjetër. Në shkollë ka forma të ndryshme të bashkëpunimit dhe
të garave. Ndonjëherë nxënësit e një klase angazhohen bashkarisht që të arrijnë rezultate
më të mira me qëllim që klasa e tyre të jetë më e mirë se të tjerët. 23
Disa herë garojnë grupet brenda klasës, shkolla me shkollën tjetër, individi me individ,
qoftë për nga suksesi në mësim, qoftë në ndonjë aktivitet tjetër, si sport, muzikë e të tjera.
Bashkëpunimi dhe gara janë nxitës të fuqishëm në aktivitetin mësimor.
3.2 Sisteme teorike motivuese
“ Motivet sociale kanë lidhje kryesisht me përvojat jetësore, motive të tilla mund të jenë,
si: suksesi, edukimi, të kuptuarit, autonomia, agresiviteti, mbizotërimi.”24 Një vëmendje e
veçantë i është kushtuar nevojës për të ecur përpara dhe dëshirës për të qenë të
suksesshëm.
Nga hulumtimet e shumta mund të themi se një sjellje kompotente, e vë theksin tek tri
aspekte kryesore :
23 Ndue Kaza, Motivimi dhe Mёsimdhёnia, Tiranё, 2009, fq. 71.24 Ludy T. Benjamin,J. Roy Hop,Jack R. Nation,Psychology,Macmilan Publishing Company, 1994, fq. 353.
25
a) Faktet që lidhen me motivimin përcaktohen si elemente motivuese që kanë të
bëjnë me vendimin se çfarë duhet realizuar në një situatë të caktuar.
b) Faktorët e dytë ndryshe quhen edhe pasuri operative sepse kanë rol vendimtar për
kryerjen e detyrave të përcaktuara. Këta faktorë përfshijnë si për mësuesin edhe
nxënësin, dijet dhe qëndrimin individual ndaj nxënies, këtu lidhen aftësitë fizike e
psikike por që varen nga niveli i formimit dhe gatishmëria për pjesëmarrje të
nxënësve në mësim.
c) Faktorët që lidhen me mjedisin, me të cilët nënkuptohet pasuria material, teknike
dhe informative, si dhe klima emocionale pozitive, e cila krijon ngrohtësi, besim
dhe mbështetje.
Situatat mësimore kërkojnë që procesi mësimor të jetë i mbështetur mbi baza shkencore,
ku nxënësi vepron sipas objektivave të përcaktuara nga mësimdhënësi.25
Proceset e motivimit janë të orientuara drejt së ardhmes. Përmes tyre personat
parashikojnë ngjarje apo rezultate për ta dhe përgatiten për të reaguar ndaj një skenari të
dëshiruar apo për të shmangur një të tillë.
Mësuesi në planin e praktikave mësimdhënëse mbështetet në disa momente si :
Shpjegimin e objektivave të veprimtarive, që thuhen në klasë, në atë mënyrë që
nxënësit të jenë më të vetëdijshëm për rezultatet, të cilat mësuesi kërkon t’i
realizojë me nxënësit e tij. Kështu, mësimdhënësi i vë në dijeni ata rreth një
argumenti, studimin e një problem dhe realizimin e një prodhimi i cili ka një
qëllim komunikues.
Mungesa e shpjegimit nuk e vë nxënësin në pozitë të vështirë për objektivat, në të
kundërten ai vihet përballë pamundësisë për të vlerësuar veten.
Objektivat për të cilat punohet nxisin aktivizimin e emocioneve pozitive për
nxënësit dhe kanë për funksion rregullimin e sjelljes.26
Mbështetja nga rrethi ynë dhe vlerësimi i punës që kryejmë janë faktorë shumë të
rëndësishëm në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies.
25 Isuf Zeneli, Bazat psikologjike e tё nxёnit, Prishtinё, 2006, fq. 112.26 Richard Gross, Psychology, The Science of Mind and Behaviour, Third Edition, fq. 157.
26
3.3 Të nxënit si proces aktiv
Të nxënit aktiv nuk është vetëm transmetimi i njohurive nga ana e mësuesit për nxënësit
por edhe në aktivitetin e vazhdueshëm të nxënësve dhe për marrjen e informacioneve në
mënyrë të pavarur.
Nxitja e motivimit tek nxënësit rritet në aktivitetin që ata kanë çdo ditë si: detyrat e
shtëpisë të cilat janë të lidhura me nevojat dhe interesat personale të nxënësve.
Mësuesi duhet të mundohet të krijojë një mjedis sa më motivues. Ai duhet t’i këshillojë
nxënësit për t’i pranuar vlerat personale që ata posedojnë, të vlerësojnë veten e tyre për
atë se çka ata janë.
Të ndihmojë në veprimtaritë shkollore dhe t’i bind ata që t’i shmangen situatave negative
gjatë procesit mësimor në shkollë si dhe të krijojë një mjedis të ngrohtë ku të gjithë
nxënësit të jenë të vlerësuar për atë që bëjnë.
Nxënësi duhet të luajë rolin e përçuesit të njohurive në mjedisin e tij, që do të thotë të
ndajë njohuritë që ai ka me të tjerët.
Nxënësi i motivuar studion sepse dëshiron t’i jap formë mendjes dhe jetës së tij. Prandaj
ai i përqendron të gjitha aftësitë drejt qëllimit që dëshiron ta realizojë. Gjithashtu një
nxënës i motivuar është i bindur se mund t’i realizojë qëllimet e tij nëpërmjet studimit të
lëndëve të ndryshme.
3.4 Strategjitë për nxitjen e motivimit
Një pikё e rëndësishme, interesante e kontrollit dhe pavarësisë është e lidhur me
perdorimin e shpërblimeve për të motivuar nxënësit, në mënyrë të veçantë në shkallën e
përfitimit. Format e shpërblimeve mund të marrin pamje konkrete, si: shpërndarja e
çmimeve të ndryshme dhe dhënia e detyrave me rëndësi të dallueshme.27
27 Borisllav Stevanoviq, Psikologjia pedagogjike, Beograd, fq.85.
27
Kur bëhet fjalë për përgjegjësi në klasë, privilegje apo lëvdata, nota të larta, forma
vlerësimi, të cilat në vend që të lidhen me detyrën, si p.sh duke u ofruar nxënësve numrin
dhe llojin e gabimeve gjatë kryerjes së një pune, marrin më tepër pamje simbolike, të
cilat largohen nga vetë procesi. Ky nivel vlerësimi në distancё mund të japё një mundësi
orientimi për motivimin e nxënësve që të përqendrohen më shumë në vlerësim-shpërblim
se në vlerësim-informacion.
Prandaj ajo çka nxit motivimin mendohet të ndahen në dy grupe :
Lavdërimet dhe qortimet
Shpërblimet dhe dënimet28
Lavdërimet dhe qortimet – efikasiteti i lavdërimeve dhe i qortimeve ndryshon varësisht
nga personaliteti i nxënësit dhe nga rrethanat e përgjithshme.
Lavdërimet nuk duhet të jenë të shpeshta nëse mësimdhënësit nuk duan që t’i bëjnë
nxënësit e varur nga to dhe vetëm në raste të lavdërimeve të bëhen aktiv në orën
mësimore.
Qortimi mund të thuhet se e zbut motivimin për mësim. Disa nga llojet e qortimeve bëhen
për këto arsye: vonesa për mësim, largimi nga mësimi, sjelljet agresive, mungesa dhe
çrregullimi i vëmendjes dhe hiperaktiviteti si dhe shumë lloje të tjera të qortimeve
varësisht nga situata.
“Disa studime tregojnë se lavdërimi nga personat e huaj ka më shumë ndikim në sjelljen
e fëmijëve sesa lavdërimi nga personat e afërt ose nga prindërit. Ndërsa disa të tjerë thonë
se kritika ka më shumë ndikim kur vjen nga ndonjë mik sesa nga të huajt.”29
Shpërblimet dhe dënimet – se çka përjetohet si shpërblim varet kryesisht nga individi. Në
klasë shpërblimet paraqesin mirënjohjet e ndryshme për ndonjë sukses të arritur, notat,
fitimi i privilegjeve të ndryshme, ofrimi i butësisë dhe ngrohtësisë emocionale e të tjera.
28 Caron Tavris, Carole Wade, Psychology in perceptive, Second edition, fq. 31.29 Po aty, fq. 41.
28
Dënimi po ashtu mund të ketë forma të ndryshme siç janë: dënimi fizik, humbja e
privilegjeve, detyrimi që të kryhet ndonjë punë e pakëndëshme, tërheqja e ngrohtësisë
emocionale. Të gjitha këto mund t’i zbatojnë prindërit, arsimtarët ose personat e tjerë të
cilët janë caktuar për të treguar mosaprovimin e ndonjë sjellje dhe për të penguar
shfaqjen e saj në të ardhmen.
Dënimet janë të pakëndshme e ndonjëherë edhe të dhembshme. Dënimi ndonjëherë mund
të ndihmojë për zbutjen e ndjenjës së fajit te fëmija.
Një shkak pse dënimi shkakton sjellje në variable është se përmes tij nuk arrihet
informimi i plotë i individit të dënuar. Dënimi sinjalizon vetëm çka nuk duhet bërë. Pas
dënimit individi mund të bëjë akoma reagime të gabuara deri sa ta zbulojë reagimin që
kërkohet nga ai.30
Kur flasim për vlerën e shpërblimeve si nxitës në të mësuar, duhet bërë dallimin ndërmjet
shpërblimeve intrinsike dhe ekstrinsike. Shpërblimi është ekstrinsik aq sa e bën artificial
qëndrimin e individit ndaj asaj që mësohet. Shpërblimi i nxënësit me të holla kur merr
notën pesë, madje edhe vetë nota pesë që merret pas mësimit të gjatë e të pakëndshëm
janë shembuj të shpërblimeve ekstrinsike. Në anën tjetër, shpërblimet intrinsike janë të
lidhura më ngushtë me vetë veprimin që mësohet apo zotërohet. Kënaqësia që ndihet me
rastin e vallëzimit pas zotërimit të kësaj shkathtësie është shembull i shpërblimit intrinsik.
Nxitja është shenjë e rëndësishme e motivimit të lartë ndërsa rritja e shpërblimit nuk e
shton gjithmonë motivimin.
Në përfundim mund të themi se shpërblimi dhe dënimi janë dy nxitës të fuqishëm në
mësim. Shpërblimi është më i fuqishëm se lavdërimi e dënimi nxit më shumë në mësim
se qortimi. Megjithatë nuk rekomandohet që shpërblimet dhe dënimet të përdoren aq
shpesh, sidomos jo aq shpesh sa lavdërimet dhe qortimet.
30 Caron Tavris, Carole Wade, Psychology in perceptive, Second edition, fq.71.
29
3.5 Demotivimi i nxënësve për mësim
Motivimi është faktori bazë që shtyen nxënësit të kujdesen për mendjet e tyre, jo thjesht
vetëm si objekt por më shumë si strategji që mundëson përpunimin e të dhënave,
hipotezave dhe principeve shpjeguese. Një nxënës mund të jetë intelegjent mirëpo nëse
nuk ka motivim të fortë, ai e humbet interesimin në procesin e studimit.
Shumë nxënës kanë një nivel të ulët motivimi sepse nuk janë të vetëdijshëm për forcat të
cilat i zotërojnë, nuk ndalen të vëzhgojnë e të analizojnë ku lind e ku përfundon
motivimi. Mësuesi është ai i cili duhet të vëzhgojë procesin e luhatjes së motivimit të
nxënësve të tij.
“Ekzistojnë disa faktorë të cilët zbehin dëshirën për të mësuar, si: puna e pakualifikuar e
mësuesve, defektet e vetëorganizimit të punës në institucionet shkollore dhe vlerat e
shoqërisë konsumatore”.31
Shkaku i mungesёs sё motivimit tё nxёnёsve nё shumё raste ёshtё edhe nga: organizimi
joefektiv i veprimtarisё mёsimore, mungesa e pёrkushtimit tё mёsuesve ndaj nxёnёsve,
nga ankthi dhe tensioni nё marrёdhёniet mёsues – nxёnёs dhe nga kerkesat e pabazuara tё
tyre. Mirёpo nё mungesёn e motivimit tё nxёnёsve ndikojnё edhe vetё nxёnёsit, si me
mungesën e interesat pёr mёsim dhe vёshtirёsitё nё pёrvetёsim.
Tek motivimi i nxёnёsve bёjnё pjesё :
Detyrimi pёr tё mёsuar
Teprimet nё lavdёrime
Mungesa e komunikimit dhe dialogut
Detyrimi pёr tё mёsuar – krijon njё efekt negativ. Kur nxёnёsi detyrohet tё bёjё diçka, ai
pёrjeton impulse tё kundёrta, nxitet tё mos e bёjё atё gjё, rebelohet dhe nuk pranon me tё
vetmin qёllim qё tё mbrojё nivelin e autonomisё qё zotёron. Çdo gjё qё e detyrohen
nxёnёsin tё mёsojё pёr tё do tё bёhet e bezdisshme. Ai pastaj humbet rrugën e mendimit,
reflektimit dhe krijimit. Prandaj nxёnёsit nuk duhet tё detyrohen por tё binden me durim.
31 Ndue Kaza, Motivimi dhe Mёsimdhёnia, Tiranё, 1999, fq. 150.
30
Teprimet nё lavdёrime – nё mёnyrё qё lavdёrimet tё jenë efektive duhet tё jenë të
besueshme sepse kur ato janё tё tepruara interpretohen si pёrceptime tё sipёrfaqshme dhe
dobёsi tё mёsuesit. Teprimi i lavdёrimeve dobёson forcёn qё e karakterizon nxёnёsin dhe
i pushton tё gjitha qё i ka nё mendje si p.sh i bёn nxёnёsit dembelё, i shtyen drejt
konformizmit dhe sterotipeve. Nё vend qё tё mendojnё nё mёnyrё tё pavarur, ata flasin
gjёra pa kuptim.
Mungesa e komunikimit dhe dialogut – komunikimi nё shkollё ёshtё njё çёshtje delikate.
“Vёshtirёsia e komunikimit mes mёsuesve dhe nxёnёsve shtrihet nё konteks mё tё gjerё,
qё ka tё bёjё edhe me prishjen e konceptit tё autoritetit dhe tё raportit edukativ.”32
Pёr t’u ndёrtuar njё komunikim i suksesshёm duhet qё mёsuesi t’u ofrohet nxёnёsve dhe
t’i kuptojё ata. Nxёnёsit ndonjёherё gabojnё si dhe sillen nё mёnyra tё ndryshme sepse
nuk janё gjithmonё tё vetёdijshёm pёr veprimet, por mёsuesi duhet tё jetё i pёrgatitur me
profesionalizёm për kёto situata.
Tё komunikosh me adoleshentёt do tё thotё tё kuptosh dhe tё pranosh mosinteresimin e
tyre aktual.
Fig.2 Nxёnёsi i demotivuar pёr mёsim
32 Chiara Liberto, Depresioni, ankthi, stresi, Tiranё, Botimi i dytё, fq. 64.
31
4. BAZA EMOCIONALE E TЁ NXЁNIT
Njё komponentё e rёndёsishme nё procesin e tё nxёnit janё ndenjat tё cilat pёrfaqёsojnё
bazёn organike apo psikologjike tё tё nxёnit.
“ Nё strukturat e SNQ (sistemi nervor qendror) gjenden qendrat e krijimit tё ndjesive apo
baza emocionale e cila udhёheq njeriun nё jeten e tij tё pёrditshme. Tё gjitha ndjenjat e
njeriut sёndërtojnё komponentёn emocionale e cila nё mёnyrё tё pёrkryer kondicionon
bazёn e vet organike pёr sigurimin e proceseve tё cilat krijojnё vetё jetёn. Baza organike
dhe ajo shpirtёrore e njeriut janё tё lidhura ngushtё dhe funksionimi i tyre ёshtё i varur
dhe i kondicionuar njёra nga tjetra.”33
Ndjenjat shёrbejnё si njё sistem paralajmёrimi pёr lёndёt dhe pёrvojën e caktuar qё
nxёnёsit i ndjekin me kёnaqёsi, si dhe ato nё tё cilat nxёnёsit kanё vёshtirёsi dhe nuk
kanё dёshirё qё t’i ndjekin.
Roli i familjes, mёsimdhёnёsit dhe i mjedisit ёshtё shumё i rёndёsishёm nё ndёrtimin,
zhvillimin dhe kultivimin e jetёs emocionale te fёmija dhe tё njeriut nё pёrgjithёsi.
Nxёnёsi nёpёrmjet ndёrtimit mendor e kupton botёn qё e rrethon, por ai duhet ta zhvillojё
dhe ndёrtojё edhe qёndrimin e tij ndaj saj. Qëndrimi ndaj njerёzve, njё gjёsendi apo
dukurie shprehet me anё tё ndjenjave tё cilat mund tё ndryshojnё prej njё momenti nё njё
tjetёr.
Mёsimdhёnёsi ёshtё ai qё duhet t’ua pёrshtatё metodat e punёs sё tij grupeve tё nxёnёsve
me karaktere tё ndryshme dhe t’i motivoj ata pёr punё dhe krijimin e shprehive tё mira.
Qasja profesionale e bёn mёsimdhёnёsin shumё tё suksesshёm nё arritjen e objektivave
dhe qёllimeve nё procesin e tё nxёnit, por nga ana tjetёr arrihet edhe qёllimi i ndёrtimit tё
qёndrimeve dhe i lidhjeve tё qёndrueshme ndёrnjerzore. Nxёnёsi duhet tё jetё: tolerant, i
dashur, komunikues, i hapur dhe i dashur.
33 Zigmund Frojd, Metapsikologjia, Tiranё, Botimi i dytё, fq.17.
32
4.1 Kureshtja dhe interesat e nxёnёsve nё klasё
Nё procesin e tё nxёnit nё klasё ajo çka ёshtё e rёndёsishme ёshtё tё mbajturit zgjuar
nxёnёsit sepse nё momentin qё atyre iu humb interesi pёr tё nxёnё atёherё ora do tё jetё e
dёshtuar. Mёsimdhёnёsi duhet tё bёj pёrpjekje qё ta mbajё nё nivelin e duhur gjallёrimin
e klasёs gjatё detyrës me tё cilën ai merret. Nё qoftё se nxёnёsit i zё gjumi, duhet
mobilizuar ata duke iu dhёnё copёza tё larmishme tё materialeve, gjёra qё iu ngjallin
kureshtjen, duke i befasuar ose duke i ofruar mundёsi pёr tё qenё fizikisht aktiv.
Mёsimdhёnёsi duhet tё mёsojё interesat e tyre dhe t’i pёrfshijё kёto interesa nё mёsime
dhe detyra.
4.2 Ankthi nё klasё
Tё gjithё nxёnёsit ndonjёherё e pёrjetojnё ndjenjёn e ankthit ose tё njё shqetёsimi tё
pёrgjithshёm, dyshim ndaj vetes apo njё ndjesi tensioni. Ankthi mund tё jetё edhe shkak
edhe pasojё e dёshtimit nё shkollё, si p.sh nxёnёsit kanё ecuri tё dobёt nё mёsime sepse
ndiejnё ankth dhe nga ana tjetёr pёrformanca e tyre e dobёt e shton ankthin.
“Ankthi ka pёrbёrёs konjitivё dhe afektivё. Ana konjitive pёrfshin shqetёsimin dhe
mendimet negative ndёrsa ana afektive ka tё bёjё me reagime psikologjike dhe
emocionale, tё tilla si djersitje e duarve, pёrzierje nё stomak, rrahje tё shpeshta tё zemrës
ose frikё. Ankthi mund ta pushtojё nxёnёsin sa herё qё mbi tё ushtrohet trysni pёr tё
pёrformuar mirё, kur mendon pasoja tё ashpra nё rast dёshtimi apo kur bёhen krahasime
konkurruese ndёrmjet nxёnёsve.”34
Kur flasim pёr mёnyrën se si ankthi e pengon procesin e tё nxёnit atёherё themi se
pёrqendrohet nё tri pika: pёrqendrimi i vëmendjes, mёsimi dhe testimi.
Kur nxёnёsit mёsojnё nё njё material tё ri, ata duhet t’i kushtojnё vёmendje. Nxёnёsit qё
janё nё ankth, e ndajnё vёmendjen mes materialit tё ri dhe tё qenit tё vetёdijshёm se
ndihen shumё tё shqetёsuar dhe tё tensionuar. Ata kanё vёshtirёsi nё mёsimin e materialit
i cili mund tё jetё jo i organizuar mirё dhe i vёshtirё pёr ta.
34 Chiara Liberto, Depresioni, ankthi, stresi, Tiranё, Botimi i dytё, fq. 15.
33
“ Shumё nxёnёs qё ndihen nё ankth kanё zakone tё papёrshtatshme tё nxёni. Tё nxёnit e
shprehive pёr tё qenё mё tё qetё nuk e pёrmirёson ecurinё mёsimore tё kёtyre nxёnёsve,
pasi ata duhet tё pёrmirёsojnё edhe strategjitё e tyre mёsimore, edhe aftёsitё e tyre tё tё
nxёnit. Nxёnёsit qё ndihen nё ankth shpesh dinё mё shumё nga se shfaqin nё test. Atyre
mund t’u mungojnё aftёsitё e rёndёsishme pёr bёrjen e testit, ose mund ta kenё mёsuar
materialin, por gjatё testimit ngurosen dhe harrojnё.”35
4.3 Pёrballimi i ankthit
Mёsimdhёnёsi ёshtё ai i cili duhet t’i ndihmojё nxёnёsit tё pёrcaktojnё objektiva reale,
pasi ata shpesh kanё vёshtirёsi pёr tё bёrё zgjedhjen e duhur. Ata synojnё tё zgjedhin
detyra shumё tё vёshtira ose shumё tё lehta.
Nё rastin e parё, munden qё ata tё dёshtojnё, gjё qё e rritё ndjenjёn e pazotёsisё,
parandjenjat e shoqёruara me rezultatet nё shkollё. Nё rastin e dytё, ndoshta ata do t’ia
dalin mbanё, por do tё humbasin ndjenjёn e kёnaqёsisё qё mund t’i inkurajojё ata pёr
pёrpjekje mё tё mёdha. Ata mund tё kenё nevojё pёr t’i drejtuar nё zgjedhjen e qёllimeve
afatshkurta dhe afatgjata.
“ Kёta nxёnёs shpesh punojnё shumё shpejt dhe bёjnё gabime nga pakujdesia apo
punojnё tepёr ngadalё dhe nuk pёrfundojnё detyrën. Meqёnёse ankthi duket se ndёrhyn
tek vёmendja dhe kujtesa, kёta nxёnёs pёrfitojnё shumё nga mёsimi qё lejon pёrsёritjen e
pjesёve qё mungojnё apo qё janё harruar. Testi ёshtё situatë qё krijon ankthin mё tё
madh në shkolla. Nxёnёsit e dinё se testi ndikon shumё nё edukimin e tyre nё tё ardhmen
dhe punёsimin e tyre, prandaj ёshtё e natyrshme tё sjellё ankth.”36
Kur nxёnёsit pёrballen me situata stresuese siç janё: testet, ata mund tё pёrdorin tri
strategji pёrballuese: zgjedhjen e problemeve, menaxhimin emocional dhe shmangien.
35 Bardhyl Musai, Psikologji Edukimi, Tiranё, 1999, fq. 224.36 Po aty, fq. 225.
34
Strategjitё e pёrqendruara te problemi mund tё pёrfshijnё planifikimin e njё grafiku
studimi, mbajtjen e shenimeve tё dobishme ose gjetjen e njё vendi tё mbrojtur pёr tё
mёsuar. Strategjitё e pёrqendruara tё emocioni janё pёrpjekje pёr t’i pakёsuar ndjenjat e
ankthit duke pёrdorur p.sh shpalosjen e ndjenjave tё njё shoku.
Strategjitё e ndryshme janё tё dobishme nё qaste tё ndryshme si, p.sh zgjedhja e
problemit pёrpara menagjimit tё emocionit gjatё njё provimi.
.
Fig.3 Nxёnёsi duke pёrjetuar ankth nё klasё
Pёr çdo nxёnёs qё pёrjeton ankthin nё klasё, pёrballimi i tij do tё jetё mё i lehtё nё qoftё
se mёsimdhёnёsi ёshtё i afёrt me nxёnёsin dhe mёsimdhёnёsi ka raporte tё mira me
prindёrit e nxёnёsve.
35
REZYME
Shumё fjalё janё thёnё pёr tematiken e kёsaj teme e shumё fjalё tё tjera do tё thuhen
sepse kemi tё bёjmё me njё gjё qё ndryshon gjithmonё e nuk ndalet se punuari, e kjo
ёshtё pikёrisht sjellja jonё, sjella e çdo individi tё cilёn ai e ka dhe e ndryshon disa herё
varёsisht me cilin ai person shikon, rri apo bisedon.
Nxёnёsit janё ata tё cilёt japin çdo ditё shpjegime tё shumta pёr sa i pёrket se pse ata
ndonjёherё ndihen me tё gёzuar e ndonjёherё mё tё hidhёruar. Ajo çka i kushtojё rёndёsi
te kjo pjesё ёshtё se familja dhe komuniteti janё ata tё cilёt mё sё shumti kontibuojnё nё
atё se si do tё ndihen kёta fёmijё.
Gjatё vrojtimit tё disa nxёnёsve gjatё praktikës sime mё ka rastisur ti shoh pothuajse
shumё herё ata edhe duke fjetur, duke mos dёgjuar mёsimdhёnёsin dhe shumё pasiv. E tё
gjitha kёto gjёra janё pasojё e mos komunikimit tё familjarёve me fёmijёt e tyre dhe tё
mёsimdhёnёsve me nxёnёsit e tyre sepse po tё kishte komunikim tё suksesshёm ndёrmjet
kёtyre personave nё fjalё atёherё nxёnёsit nuk do tё ishin ata qё i bёjnё kёto gabime.
Mёnyra e vetme pёr tё kuptuar nxёnёsit pёr tё gjitha temat qё i pёrmendem mё lartё ёshtё
qё asnjёherё dhe nё asnjё moment tё mos ndalemi duke i mёsuar ata por njёkohёsisht
duke na mёsuar edhe ata ne sepse nuk ёshtё turp tё mos dish diçka por turp ёshtё tё mos e
lejosh veten tё mёsosh diçka tё re.
Duhet tё punohet shumё qё tё arrihet tё vendoset njё shkallё normale mes motiveve dhe
emocioneve dhe ndikimin e tyre te procesi i nxёnies sepse ato jo vetёm qё ndikojnё por
shpeshherё sjellin gjёra negative tek nxёnёsit.
E gjithё puna ime e finalizuar jep njё mesazh: Mёsimdhёnёsi ёshtё ai qё ka pёr detyrё tё
bёjё procesin mёsimor tёrheqёs qё tё zgjojё dёshirёn e secilit prej nxёnёsve, tё bёhet
pjesё e tij dhe nё tё njejtёn kohё ёshtё detyrё e mёsimdhёnёsit qё tё ketё njohuri pёr
gjendjen emocionale tё çdo nxёnёsi qё ai mёson.
36
LITERATURA
Pettijohn, Terry : Psikologjia, Tiranë, 1996;
Juniku, Neki : Kaptina nga Psikologjia, Prishtinë, 2015;
Woolfolk, Anita : Psikologji Edukimi, Tiranë, 2011;
Musai, Bardhyl : Psikologji Edukimi, Tiranë, 1999;
Zeneli, Isuf : Baza psikologjike e të nxënit, Prishtinë, 2006;
Kasschau, Richard : Psychology, New Jersey, 2003;
Shahini, Mimoza : Seminare të zgjedhura nga lënda e psikofiziologjisë, Prishtinë,2007;
Morris Charles, Maista Albert : Psikologjia, Tiranë, 2008;
Cauley, Kathleen & Pannazzo, Gina : Educational Psychology, 2013;
Kaza, Ndue : Motivimi dhe Mësimdhënia, Tiranë, 2009;
Benjamin, Ludy & Nation, Jack : Psychology, Macmilan Publishing Company, 1994;
Gross, Richard : Psychology, Third Edition;
Stevanoviq, Borisllav : Psikologjia pedagogjike, Beograd;
Tavris, Craon & Wade, Carole : Psychology in perceptive, Second edition;
Liberto, Chiara : Depresioni, ankthi, stresi, Tiranë, Botimi i dytë;
Frojd, Zigmund : Metapsikologjia, Tiranë, Botimi i dytë;
Karaj, Theodori : Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Tiranë, 2005.