296
1

Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

1

Page 2: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

2

Page 3: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

3

Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese

në Republikën e Kosovës

Adrianit Ibrahimi

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Republika e Kosovës

Abstrakti

Qëllimi i këtij punimi konsiston në hulumtimin e procesit të zgjedhjes së

gjyqëtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Më konkretisht

hipoteza që kam dashur të vërtetoj ka të bëjë me atë se procesi i zgjedhjes së

gjyqëtarëve të Gjykatës Kushtetuese manifestohet me implikime të caktuara

politike. Me fjalë tjera ky proces sipas mendimit tim nuk është tërësisht objektiv

dhe në asnjë rast nuk është thjesht një procedurë juridiko administrative. Kjo

për arsye se komisioni i posaçëm për shqyrtimin e aplikacioneve të kandidatëve

për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës ndër të tjera përbëhet nga

Kryetari i Kuvendit, Udhëheqësit e secilit grup parlamentar, Avokati i Popullit,

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, etj. Paradoksi këtu qëndron në faktin se këta

anëtarë të këtij komisini mund të paraqiten në procedurë kushtetuese qoftë si

paditës qoftë si shkelës të supozuar të Kushtetutës. Në këtë pikë natyrshëm

lindin dyshime në objektivitetin e atyre gjyqëtare për arsye se në njërën apo

tjetrën formë duhet të gjykojnë ata persona të cilët e kanë votuar atë si

gjyqëtar/e. Sidoqoftë komisioni vetëm i propozon kuvendit kandidatët ndërsa

Kuvendi i voton ose jo ata dhe tutje (ata që marrin votat e mjaftueshme) i

propozon tek presidenti për dekretim. Mirpo pikërisht këtu kjo procedurë bëhet

edhe më e dyshimit sepse kjo po i bie që Kryetari i Kuvendit dhe Shefat e

grupeve parlamentare si anëtarë të komisionit përzgjedhës po i seleksionojnë

Page 4: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

4

kandidatët dhe po i’a dërgojnë vetes për votim. Andaj nëse e trajtojmë situatën

nga ky këndvështrim atëherë ku po mbetet kuptimi i funksionit të komisionit?

Sa i përket metodologjisë së punës duhet theksuar që trajtimi i temës fillon me

një vështrim të shkurtër historik por konsideroj të domosdoshëm për të kaluar

tek organizimi, funksionet dhe kompetencat e këtij institucioni. Më tutje

hulumtimi përqëndrohet kryesisht në mënyrën e zgjedhjes së gjyqtarëve, bazën

juridike të këtij procesi, kriteret për gjyqtarë si dhe zbatimin e këtyre kritereve

respektivisht këtyre normave juridike kompetente. Natyrisht që janë bërë edhe

disa krahasime mjaft interesante lidhur me mënyrën e zgjedhjes së gjyqtarëve në

vende të ndryshme të botës për të përmbyllur punimin me të disa konstatime si

rezultate të hulumtimit.

Fjalë të rëndësishme: Gjykata Kushtetuese, procesi i zgjedhjes së gjyqtarëve,

implikimet politike

Hyrja

“Veprën më të shkëlqyer që mund të ketë nxjerrë ndonjëherë mendja dhe

vendosmëria njerëzore është kushtetuta. Në një botë ndryshimesh dhe

trazirash, populli amerikan nuk ka asgjë më të vlefshme se këtë dokument të

madh” William E. Gladstone

Mendoj që thënia e cituar më lart mjaft mirë e pasqyron rëndësinë e kushtetutës

si akti më i lartë juridiko-politik, e pse jo edhe akti më i shenjtë i një vendi.

Duke e pasur parasysh këtë fakt, kjo ka qenë arsye e mjaftueshme për mua që të

hulumtoj më shumë rreth Gjykatës Kushtetuese respektivisht organit i cili është

autoriteti përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës dhe kontrollin e

kushtetutshmërisë.

Page 5: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

5

Sidoqoftë qëllimi i këtij punimi konsiston në hulumtimin e procesit të zgjedhjes

së gjyqëtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Më

konkretisht hipoteza që kam dashur të vërtetoj ka të bëjë me atë se procesi i

zgjedhjes së gjyqëtarëve të Gjykatës Kushtetuese manifestohet me implikime të

caktuara politike. Me fjalë tjera ky proces sipas mendimit tim nuk është

tërësisht objektiv dhe në asnjë rast nuk është thjesht një procedurë juridiko

administrative. Kjo për arsye se komisioni i posaçëm për shqyrtimin e

aplikacioneve të kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës

ndër të tjera përbëhet nga Kryetari i Kuvendit, Udhëheqësit e secilit grup

parlamentar, Avokati i Popullit, Kryetari i Këshillit Gjyqësor, etj. Paradoksi

këtu qëndron në faktin se këta anëtarë të këtij komisini mund të paraqiten në

procedurë kushtetuese qoftë si paditës qoftë si shkelës të supozuar të

Kushtetutës. Në këtë pikë natyrshëm lindin dyshime në objektivitetin e atyre

gjyqëtare për arsye se në njërën apo tjetrën formë duhet të gjykojnë ata persona

të cilët e kanë votuar atë si gjyqëtar/e. Sidoqoftë komisioni vetëm i propozon

kuvendit kandidatët ndërsa Kuvendi i voton ose jo ata dhe tutje (ata që marrin

votat e mjaftueshme) i propozon tek presidenti për dekretim. Mirpo pikërisht

këtu kjo procedurë bëhet edhe më e dyshimit sepse kjo po i bie që Kryetari i

Kuvendit dhe Shefat e grupeve parlamentare si anëtarë të komisionit

përzgjedhës po i seleksionojnë kandidatët dhe po i’a dërgojnë vetes për votim.

Andaj nëse e trajtojmë situatën nga ky këndvështrim atëherë ku po mbetet

kuptimi i funksionit të komisionit?

Pra në vija më të trasha qëllimi i punimit është ky që u elaborua më sipër.

Ndërsa sa i përket metodologjisë së punës duhet theksuar që trajtimi i temës

fillon me një vështrim të shkurtër historik por konsideroj të domosdoshëm për të

kaluar tek organizimi, funksionet dhe kompetencat e këtij institucioni. Më tutje

hulumtimi përqëndrohet kryesisht në mënyrën e zgjedhjes së gjyqtarëve, bazën

juridike të këtij procesi, kriteret për gjyqtarë si dhe zbatimin e këtyre kritereve

respektivisht këtyre normave juridike kompetente. Natyrisht që janë bërë edhe

disa krahasime mjaft interesante lidhur me mënyrën e zgjedhjes së gjyqtarëve në

vende të ndryshme të botës.

Personalisht mendoj që Gjykata Kushtetuese është institucion i domosdoshëm

për të gjitha shtetet që synojnë demokraci dhe kushtetutshmëri të plotë si dhe

respektim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Kjo është me interes të

Page 6: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

6

veçantë sidomos për Kosovën si një shtet i ri dhe me shumë sfida gjatë

tranzicionit.

Historik i shkurtër për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës

Në aspektin e përgjithshëm Gjykata Kushtetuese si institucion i karakterit që e

ka sot, për herë tëparë është paraqitur në Austri ne vitin 1920 dhe aktualisht

funksionon në një numër të madh të shteteve si mekanizëm kryesor për

mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë 1.

Ndërsa sa i përket Kosovës mendoj që Kosova në përgjithësi nuk ka traditë të

gjatë të kontrollit kushtetues.2 Fillet e para të drejtësisë kushtetuese në Kosovë

pasuan me reformat kushtetuese të vitit 1971 të cilat avancuan pozitën

kushtetuese të Kosovës në kuadër të ish- Federatës Jugosllave. Kjo situatë i

mundësoi Kosovës të bëjë riorganizimin e saj në fusha të caktuara politiko

juridike, përfshirë këtu edhe fushën e mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe

ligjshmërisë së saj.

Tutje më 1972 miratohet amendamenti dhjetë (10) në Ligjin Kushtetues të

Kosovës i cili themeloi Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Ky hap bëri që Dega

Gjyqësore Kushtetuese (e cila deri atëherë gjendej në kuadrin e Gjykatës

Supreme) të transformohet në Gjykatë Kushtetuese. Institucioni i Gjykatës

Kushtetuese u ruajt edhe në kuadër të arkitekturës së re kushtetuese të vitit

1974. Gjykata Kushtetuese e Kosovës si mekanizëm për mbrojtjen e

kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë ishte funksionale deri më 1990 ku përmes

masave anti - kushtetuese pasoi heqja e autonomisë kushtetuese të Kosovës.

Suprimimi kundërkushtetues i autonomisë së Kosovës dhe shkëputja për rreth

19 vite deri më 2009, shkaktoj një vakuum në zhvillimin e gjyqësisë

1 Arsim Bajrami,”Sistemi Kushtetues i Republikës së Kosovës”,Prishtinë 2012, faqe 333. 2 Po aty, faqe 334.

Page 7: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

7

kushtetuese.3 Megjithëse edhe gjatë kësaj periudhe pati disa përpjekje si p.sh

me Kushtetutën e Kaçanikut (7 shtator 1990) apo Kornizën Kushtetuese për

Vetëqeverisje të Përkohshme të Kosovës (15 maj 2001), ku ishte paraparë që në

kuadër të Gjykatës Supreme të Kosovës të themelohet një Kolegj i veçantë për

mbrojtjen e Kornizës Kushtetuese (i cili Kolegj ishte pasiv për gjatë gjithë

kohës).

Sidoqoftë duhet theksuar që megjithëse rrethanat e krijimit të Gjykatës

Kushtetuese të Kosovës ishin specifike, ky proces nga shumica e autorëve të

kësaj lëmie përmblidhet në tri faza kryesore:

Faza e parë: themelimi dhe krijimi i bazës ligjore për funksionimin e këtij

organi;

Faza e dytë: mbylljen e procesit tranzicional të këtij organi sipas Propozimit

Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës të 26 marsit 2007 të propozuar nga

Presidenti Ahtisari që ndërlidhet me përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur;

Faza e tretë: fillimi i procesit të pavarur të funksionimit të Gjykatës

Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Nga themelimi në shkurt të vitit 2009

deri tani, kjo gjykatë ndër tjerash pati dy raste mjaft sfiduese lidhur me

vlerësimin e ushtrimit të funksionit kushtetues të dy presidentëve Pacolli dhe

Sejdiu që e bënë këtë Gjykatë mjaft të sfiduar qysh në fillet e saj.

Kompetencat e Gjykatës Kushtetuese dhe natyra juridike e vendimeve të

saj

Gjykata Kushtetuese duhet të garantoj stabilitetin e sistemit juridik dhe

institucional. Autoritetin e nevojshëm për këtë ky institucion e merr nga

kushtetuta. Me fjalë të tjera stabiliteti jo vetëm juridiko-politik por edhe ai

shoqëror në tërësi është i garantuar vetëm atëherë kur Gjykata Kushtetuese në

mënyrë të drejtë dhe rigoroze e bën interpretimin përfundimtar të kushtetutës.

3http://www.gjk-ks.org/?cid=1,2 , web-faqja e Gjykatës Kushtetuese së Kosovës, sektori Për Gjykatën,

Historiku, qasur më 23 Dhjetor 2014.

Page 8: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

8

Në aspektin e përgjithshëm kompetencat e gjykatave kushtetuese mund të

ndahen në tri fusha kryesore:4

1. Kontrolli i kushtetutshmërisë dhe vlerësimi i ekzistimit të pajtueshmërisë së

akteve juridike me kushtetutën dhe ligjin;

2. Kontrolli i ekzistimit të shkeljeve, cenimit ose mosrespektimit të kushtetutës

nga organet dhe institucionet shtetërore, përfshirë këtu edhe shkarkimin e

zyrtarëve të lartë shtetëror;

3. Kontrolli i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së zgjedhjeve, referendumeve

dhe akteve tjera juridike e politike.

Pra mund të përfundojmë se Gjykatat Kushtetuese kanë autorizime mjaft të

gjëra në mbrojtjen e Kushtetutës. Ato bëjnë kontrollin e përgjithshëm të sistemit

juridik nga aspekti i pajtueshmërisë të akteve dhe veprimeve me Kushtetutën.

Në rast të vlerësimit të egzistimit të papajtueshmërisë së akteve juridike me

kushtetutën, Gjykata Kushtetuese ka kompetencën ti anulojë apo ti shfuqizojë

ato. Marrim si shembull organin ligjdhënës i cili njëkohësisht është edhe organi

që miraton vetë kushtetutën. Në rast të miratimit të një ligji, në qoftë se Gjykata

Kushtetuese këtë të fundit e vlerëson si jo kushtetuese, ajo mund të anuloj apo

shfuqizoj aktin përkatës juridik, qoftë në tërësi apo vetëm pjesë të caktuara të tij.

Gjithashtu, gjykatat kushtetuese vlerësojnë shkeljen e kushtetutës edhe nga ana

e institucioneve shtetërore dhe konstatojnë plotësimin e kushteve për

shkarkimin dhe largimin nga detyra të zyrtarëve të lartë shtetëror, që nga

presidenti e gjerë tek zyrtaret e niveleve të ndryshme. Në theks të veçantë për

këtë është kontrollimi i kushtetutshmërisë nga ana e presidentit, sidomos kur

bëhet fjalë për tradhëtinë ndaj vendit, keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo shkelje

tjera të rënda të kushtetutës.

Pra në përgjithësi mund të thuhet se për nga natyra juridike vendimet e Gjykatës

Kushtetuese mund të ndahen në katër(4) grupe kryesore:5

4 Arsim Bajrami & Xhavit Shala, “Sistemi Kushtetues dhe organizimi i jurisprudencës”, OSBE, Prishtinë, 2010, faqe 25.

5 Po aty,faqe 30.

Page 9: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

9

a)Vendimet me të cilat anulohet legjislacioni ose akti tjetër juridik (anulimi

nënkupton gjithashtu edhe anulimin e pasojave juridike të krijuara nga akti

juridik në fjalë).

b)Vendimi me të cilin bëhet shfuqizimi i një ligji ose akti juridik (shfuqizimi

është një masë më e butë e shkeljes së kushtetutës për arsye se ajo nuk

nënkupton edhe anulimin e pasojave juridike krijuara nga akti juridik në fjalë).

c)Vendimi me të cilin konstatohet shkelja e kushtetutës nga autoriteti zyrtar si

dhe plotësimi i kushteve për shkarkimin e tij.

d)Vendimi me të cilin konstatohet jo kushtetutshmëria ose kundërligjshmëria e

një procesi elektoral, referendumi ose të ndonjë procesi tjetër për zgjedhjen apo

shkarkimin e ndonjë titullari të lartë shtetërorë.

Sa i përmet mënyrës së marrjes së vendimeve duhet cekur se vendimet e

Gjykatës Kushtetuese merren me shumicën e votave të anëtarëve të saj, me

përjashtim të rasteve kur kërkohet shumica e kualifikuar prej 2/3 të votave të

anëtarëve të saj si p.sh me rastin e vlerësimit të ekzistimit të shkeljeve

kushtetuese nga shefi i shtetit dhe shkarkimit kushtetues të tij. Për dallim nga

procedurat gjyqësore vendimi i gjykatës kushtetuese nuk kumtohet publikisht në

séance të gjykatës por i dërgohet palëve në kontestin kushtetues. Vendimet e

Gjykatës Kushtetuese të Kosovës shpallen në gazetën zyrtare. Përndryshe ato

janë të formës së prerë, të zbatueshme që nga moment i marrjes si dhe të

detyrueshme për gjyqësorin dhe të gjithë personat dhe institucionet e

Republikës së Kosovës.6 Gjithashtu duhet të theksohet që gjyqësia kushtetuese

vepron vetëm në një instancë dhe ndaj vendimeve të saj nuk mund të apelohet

asnjë ankesë ose mjet tjetër juridik të rregullt apo të jashtëzakonshëm.

Nëse i referohemi statistikave të Raportit Final Statistikor të Gjykatës

Kushtetuese (2009-2014)7 atëherë gjatë periudhës 02.02.2009 – 31.10.2014,

Gjykata Kushtetuese ka mbajtur 2 seanca publike dëgjimore (në rastet KI

187/13 dhe KO 119/14) dhe 36 seanca plenare. Në 163 kolegje shqyrtuese, të

mbajtura gjatë kësaj periudhe, janë marrë 168 vendime (duke përfshirë

aktvendimet, aktgjykimet, vendimet për masë të përkohshme, vendimet për

6 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, neni 116, paragrafi 1. 7Shih Pasqyrë e përgjithshme e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Gjykata Kushtetuese e Republikës

së Kosovës, 2014.

Page 10: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

10

heqje nga lista të kërkesave dhe vendimet për refuzim të kërkesës për masë të

përkohshme).

Subjektet që mund të fillojnë procedure para gjykatës kushtetuese

Çështja e parë që parashtrohet te Gjykata Kushtetuese ka të bëjë me përcaktimin

e subjekteve që kanë të drejtë të fillojnë procedurë para kësaj gjykate.8

Kushtetuta e Republikës së Kosovës autorizon dy subjekte me të drejtën e

ngritjes së një procedure para gjykatës kushtetuese:

1. Propozuesit e autorizuar-organet shtetërore9(Shefi i shtetit,Qeveria,

Parlamenti përmes numrit të caktuar të deputetëve, Gjykata Supreme, Prokurori

publik, Ombduspersoni, Agjensionet e Pavarura si dhe subjektet tjera të

përcaktuara me Kushtetutë);

2. Iniciativa kushtetuese- qytetarët dhe subjektet tjera joqeveritare.

Lidhur me çështjen se a kanë mundësi qytetarët të iniciojnë një rast para

Gjykatës Kushtetuese në përgjithësi ekzistojnë dy koncepte teorike. Në rastin e

parë Gjykata Kushtetuese nuk merret me shkeljet individuale të të drejtave dhe

lirive të qytetarëve, por vetëm me kontrollin e akteve të përgjithshme juridike.

Në lidhje me këtë autori i veprës “Kontrolli Kushtetues” Prof.Sokol Sadushi,

thekson se mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të individëve e bëjnë gjykatat e

rregullta dhe organet administrative.10 Mirëpo në anën tjetër të medaljes dihet

se të drejtat dhe liritë e qytetarëve janë kategori kushtetuese dhe duhet të

gëzojnë mbrojtjen përkatëse.11 Në këtë drejtim pajtohet edhe Prof. Kurtesh

Saliu, i cili citon se “njëra ndër prerogativat që hyn në kuadër të juridiksionit

kushtetues të një Gjykate Kushtetuese është edhe mbrojtja e lirive dhe të

drejtave të qytetarit”.12

Për këtë arsye në Kushtetutën e Republikës së Kosovës në kuadër të palëve të

autorizuara për të ngritur çështje para Gjykatës Kushtetuese përfshihen edhe

8 Arsim Bajrami, Sistemi Kushtetues i Republikës së Kosovës, Prishtinë 2012, faqe 335. 9 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, neni 113. 10 Sokol Sadushi, “Kontrolli Kushtetues”,Tiranë 2004, fq. 186. 11 Doracak për pregaditjen e provimit të jurisprudencës,Botimi III, Prishtinë 2008 12 Kurtesh Saliu “E Drejta Kushtetuese” Prishtinë 2004, fq 179-180

Page 11: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

11

individët, por me kusht që kjo të bëhet vetëm pasi të jenë shteruar mjetet e

rregullta juridike si dhe shkelësi i pretenduar të jetë një autoritet publik.13

Lidhur me këtë në ligjin për Gjykatën Kushtetuese saktësisht përcaktohen

kushtet të cilat duhet të plotësoi një ankimim individual. Parashtruesi i kërkesës

ka për detyrë që të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i

janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi

dëshiron ta kontestoj.14 Sa i përket afatit të parashtrimit të kërkesës, kërkesa

parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve, që nga dita kur parashtruesit i

është dorëzuar vendimi gjyqësor. Në rastet tjera afati fillon të ecë në ditën kur

vendimi ose akti është shpallur publikisht apo kur ligji ka hyrë në fuqi.15 Në

rastet kur parashtruesi pa fajin e tij nuk ka qenë në gjendje të parashtrojë

kërkesën brenda afatit të përcaktuar, Gjykata Kushtetuese ka për detyrë që në

bazë të kërkesës së parashtruesit ta kthejë atë në gjendjen e mëparshme

(restitutio in integrum).

Lidhur me ankimimin individual, për fund mendoj që ankimimi individual si

kategori kushtetuese pa dyshim se është në përputhje me frymën e standardeve

moderne evropiane dhe aquis communitare. Mirëpo rritja e popullaritetit të

ankimimit individual mbase do të vë në pikëpyetje edhe funksionalitetin dhe

rrezikun potencial që Gjykata Kushtetuese të shndërrohet në një gjykatë të

zakonshme faktike, sepse të tilla do të krijoheshin edhe percepcionet! Prandaj

për të ruajtur kredibilitetin e gjykatës kjo rritje pa dyshim kërkon efikasitet më

të madh të gjyqtarëve seleksionues në filtrimin e lëndëve jo potenciale.16 P.sh

Në Spanjë dhe Gjermani afër 97-98 % e lëndëve nuk pranohen, apo hidhen

poshtë nga komisionet filtruese. Në Shqipëri, brenda një viti janë sjellë në

gjykatë 243 lëndë prej të cilave janë pranuar vetëm 18 apo 7.4 %/.17

Në rastin e Republikës së Kosovës, Gjykata Kushtetuese ka ndërtuar tashmë një

traditë dhe një standard sa i përket kësaj prerogative kushtetuese. Ky standard

13 Kushtetua e Republikës së Kosovës,2008, neni 113 paragrafi 7.

14 Ligji nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese neni 48. 15 Po aty, neni 49. 16 Gjyqtarë seleksionues janë gjyqtarët qe bëjnë filtrimin e kërkesave dhe zakonisht janë komisione treshe.

17 Buletini i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë 2002

Page 12: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

12

vërehet në aspektin procedural të pranimit të lëndëve por edhe atë

vendimmarrës. Mirëpo nuk duhet harruar se një problematikë e madhe dhe

sfidë për Gjykatën Kushtetuese, padyshim mbetet mungesa e komunikimit të

mjaftueshëm me Gjykatën Evropiane të Drejtësisë. Fjala është për komunikimin

zyrtarë, dhe përderisa kjo e fundit të mos ketë në tryezë një rast të pretendimit të

shkeljes kushtetuese për të cilin Gjykata Kushtetuese ka dhënë interpretimin e

saj, do të jetë e vështirë të konfirmojmë nëse interpretimi i kushtetutës është

apo nuk është konform standardeve evropiane dhe ndërkombëtare.

Përbërja dhe organizimi i Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese është autoriteti përfundimtar që interpreton dhe përcakton

përputhshmërinë e ligjeve, akteve nën-ligjore dhe veprimeve ose mos

veprimeve të autoriteteve publike me Kushtetutën Republikës së Kosovës.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës është themeluar me Ligjin për

Gjykatën Kushtetuese Nr. 03/L-121. Ky Ligj rregullon aspektet organizative

dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Gjykata

Kushtetuese ka simbolin dhe vulën e vet të përcaktuar me rregulloren e punës.

Selia e saj është në Prishtinë ku edhe zhvillon seancat e saja, përveç në rastet

kur ajo vetë merr vendim ndryshe.

Sa i përket buxhetit, Gjykata Kushtetuese financohet nga buxheti i Republikës

së Kosovës. Ajo përgatit propozimin vjetor të buxhetit dhe e dërgon në Kuvend

për miratim. Propozimin si të tillë nuk ka të drejtë të ndryshohet apo

modifikohet në çfarëdo mënyre. Edhe menaxhimi i buxhetit bëhet në mënyrë të

pavarur nga gjykata, megjithëse i nënshtrohet auditimit të brendshëm dhe të

jashtëm nga Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës. Sa i përket

ndërtimit të brendshëm, Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë (9) gjyqtarë

me mandat nëntë (9) vjeçar pa të drejtë rizgjedhje. Në kuadër të gjyqtarëve të

gjykatës, zgjidhet me votim të fshehtë Kryetari dhe Zv/Kryetari, me mandat tre

(3) vjeçar në kuadër të mandatit të përgjithshëm. Detyrat e të cilëve janë të

përcaktuara në ligjin për Gjykatën Kushtetuese.

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, paditë

civile dhe shkarkimi nga detyra për vendimet e marra, mendimet e shprehura

Page 13: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

13

dhe veprimet e bëra brenda fushës së përgjegjësive si gjykatës i Gjykatës

Kushtetuese. Përndryshe në nenin 118 të kushtetutës së Republikës së Kosovës

parashihen dy raste në të cilat Presidenti mund të shkarkoj gjyqtarët e Gjykatës

Kushtetuese. Në rastin e parë kemi të bëjmë me mospërfillje të rëndë të

detyrave, me ç’rast duhet që 2/3 e gjyqtarëve (nga nëntë sa janë gjithsej) të

propozojnë shkarkimin e gjyqtarit në fjalë tek Presidenti. Ndërsa në rastin e dytë

kemi të bëjmë me kryerjen e krimeve të rënda. Kuptohet që në këtë rast

nevojitet një bazë e besueshme gjyqësore që vërteton se gjyqtari kushtetues ka

kryer një krim të rëndë sipas legjislacionit penal. Me fjalë të tjera mund të

thuhet se neni 118 i Kushtetutës i mbron nga shkarkimi nga një institucion i

jashtëm duke garantuar kështu imunitetin e tyre. Kjo konfirmon edhe njëherë që

Gjykata Kushtetuese është një institucion plotësisht i pavarur dhe nuk është i

obliguar të përgjigjet para asnjë institucioni, përveç në rastet kur nxjerr raportin

vjetor të punës mirëpo edhe kjo bëhet vetëm me qëllim të informimit të publikut

të gjerë.18

Procesi i zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese

Ligji nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, në

nenin 4 përcakton kushtet për emërimin e gjyqtarëve, si: të jenë shtetas të

Republikës së Kosovës; jurist të shquar me reputacion të shkëlqyeshëm

profesional me jo më pak se dhjetë (10) vjet përvojë pune, individ me

reputacion të shkëlqyeshëm moral, të cilët kanë aftësi të plotë veprimi dhe të

cilët nuk janë dënuar për vepër penale.

Së këndejmi neni 6 i ligjit në fjalë përcakton procedurën për zgjedhjen dhe

emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Rrjedhimisht hap i parë është themelimi i Komisionit për shqyrtimin e

kandidaturave, i cili Komision zhvillon tërë procedurën deri në votimin në

Kuvend për zgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues.

18 Enver Hasani & Ivan Čukalović, Komentari i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Botimi I, Prishtinë 2013, faqe 605.

Page 14: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

14

Përndryshe komisioni i posaçëm për shqyrtimin e aplikacioneve të kandidatëve

për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese ka këtë përbërje: 1. Kryetari i Kuvendit;

2. Udhëheqësit e secilit grup parlamentar; 3. Kryetari i Këshillit Gjyqësor të

Republikës së Kosovës; 4. Avokati i Popullit; 5. Përfaqësuesi i Këshillit

Konsultativ për Komunitete; si dhe 6. Përfaqësuesi i Gjykatës Kushtetuese.

Komisioni zhvillon intervistë me secilin kandidat, shqyrton të gjitha

kandidaturat duke i veçuar ato që i plotësojnë të gjitha kushtet për tu zgjedhur

gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese. Në këtë mënyrë komisioni

krahas listës së gjithë kandidatëve formon edhe listën e ngushtë, për t’i dërguar

si të tilla të dy listat në Kuvend për votim së bashku me një arsyetim pse disa

kandidatë janë të favorizuar më shumë se tjerët. Realisht kjo çështje19 lë shumë

hapsirë të interpretimit të lloj-llojshëm. Kjo për arsye se krijohen dy mundësi të

vendosjes (për listën e ngushtë dhe për listën e të gjithë kandidatëve që

plotësojnë kushtet) gjë që nënkupton se ata që janë në listë të ngushtë kanë

ndonjë përparësi dhe të tjerët mund mos merren fare parasysh nga Kuvendi!

Në fund, me propozimin e Kuvendit Gjyqtarët emërohen nga Presidenti i

Republikës së Kosovës, për një mandat nëntëvjeçar, pa mundësi vazhdimi.20

Pyetje me rëndësi në këtë kontekst është nëse Presidenti i Republikës mund të

refuzojë një propozim të Kuvendit? Kushtetuta nuk jep ndonjë përgjigje të qartë

për këtë, megjithatë mendoj që për aq kohë sa Presidenti i Republikës vishet me

të drejtën e emërimit, natyrshëm që mund edhe ta ushtroj të drejtën e refuzimit

të një propozimi të Kuvendit.21Mirëpo megjithatë Presidenti duhet të arsyetojë

që një apo disa nga kushtet e kërkuara nuk janë plotësuar. Në të kundërtën

kuptohet që presidenti duhet që të bëjë emërimin e gjyqtarëve të propozuar nga

Kuvendi.

Në dorën tjetër vërejmë kushtet që duhet të plotësojnë gjyqtarët kushtetues. Së

këndejmi duhet të theksojmë se historia e gjyqësisë kushtetuese të ish vendeve

komuniste ka treguar se suksesi më i madh i është arritur në ato raste kur

gjykatat kushtetuese kanë qenë të përbëra jo nga gjyqtarë të rregullt, avokatë

19 Pika 11 e nenit 6 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese.

20 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, neni 114, paragrafi 2. 21 Komentari ligjor i Kushtetutës, faqe 603.

Page 15: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

15

dhe juristë tjerë teknik por nga personalitetet e jetës akademike dhe të papërvojë

dogmatike në punët e gjyqësorit të rregullt.22 Në këtë drejtim mendoj që edhe

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës është një shembull mjaft i

mirë.23

Neni 114.1 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës parasheh tri kushte

themelore sa i përket kandidatëve për pozitën e gjyqtarit kushtetues të cilat janë:

1. Të jetë jurist i shquar; 2. Të ketë personalitet të lartë; si dhe 3. Të ketë jo më

pak se 10 vite përvojë pune. Gjithashtu theksohet se “ Kualifikimet e tjera

përkatëse janë të rregulluara me ligj”.24 Së këndejmi nëse i referohemi nenit 4

në paragrafin 1.2 të ligjit nr. 03/L-121 Për Gjykatën Kushtetuese të Republikës

së Kosovës vërejmë se ndër të tjera gjyqtari kushtetues duhet të plotësojë këto

kritere: “të ketë jo më pak se dhjetë (10) vjet përvojë pune profesionale

veçanërisht në fushën e së drejtës publike dhe kushtetuese të dëshmuar, mes

tjerash, përmes punës profesionale si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, shërbyes

civil ose mësimdhënës universitar dhe punë tjera të rëndësishme të natyrës

juridike”. Pra fillimisht nuk specifikohet se cila përvojë profesionale juridike

konkretisht është e nevojshme për të qenë gjyqtarë i Gjykatës Kushtetuese. Në

këtë drejtim ka mundësi që kandidati për gjyqtarë të përmbushë kriterin e

kërkuar duke e kryer një punë administrativo juridike e cila siç theksohet në ligj

është punë e rëndësishme e natyrës juridike ngjashëm sikur përvoja profesionale

e kandidatit tjetër i cili marrim si shembull ka shërbyer më se dhjetë vite si

profesor i së drejtës kushtetuese. Ndërsa në anën tjetër koncepti “jurist i shquar”

i shfrytëzuar në nenin 114 të kushtetutës së Kosovës dallon thelbësisht nga

karakteristika e juristit që kërkohet të ushtrojë profesionin e gjyqtarit të rregullt

dhe se kjo ngërthen në vete një pamje shumëfish më komplekse të shkencës

juridike dhe filozofisë së të drejtës.25 Rasti gjerman i gjyqësisë kushtetuese

është shembull shumë i mirë në të cilën më shumë se 75% e gjyqtarëve janë

profesorë/akademik të fushës së tillë, jashtë rrethit të rregullt gjyqësor.

22 Po aty, faqe 602. 23 http://www.gjk-ks.org/?cid=1,41, qasur më 23 Dhjetor 2014. 24 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, neni 114, paragrafi 1. 25 Më gjerësisht shih: Osman Ismaili, “Kushtetuta e Republikës së Kosovës pas tetë viteve”, Revista Global Challenge, Vol.

Nr. 1, Tiranë, 2016, faqe 36.

Page 16: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

16

Ndërsa sa i përket kushtit të tretë ku kërkohet që kandidati duhet të ketë së paku

dhjetë (10) vite përvojë pune profesionale, duhet të theksojë që rastet e ngritura

e ngritura pranë këtij institucioni rëndom janë çështje mjaft delikate dhe shumë

të rëndësishme për shtetin dhe shoqërinë. Duke e pasur parasysh këtë më duhet

të theksoj se gjyqtarët kushtetues përveç që duhet patjetër të jenë jurist të shquar

do të duhej të kishin edhe një nivel mjaft të theksuar të përvojës profesionale.

Rëndom preferohet që gjyqtarët të jenë persona në përfundim e sipër të karrierës

së tyre profesionale, kjo për faktin se supozohet që pikërisht në atë fazë ata janë

në kulminacionin e karrierës së tyre. “Erfahrung vor Jugend” është një fjalë e

urtë gjermane që nënkupton se përvoja shpeshherë është më e nevojshme se

vullneti dhe energjia për punë. Pra me fjalë të tjera mendoj që nuk do të ishte e

tepërt në qoftë se në të ardhmen në ndryshimin eventual të ligjit për Gjykatën

Kushtetuese në nenin 4 ndër të tjera të parashihet që kandidatët për gjyqtarë

kushtetues të kenë 15 ( pesëmbëdhjetë ) apo edhe më shumë vite përvojë pune

profesionale në fushën e së drejtës kushtetuese.

Disa kushtetuta përveç dy subjekteve kryesore (propozuesit e autorizuar dhe

iniciativës kushtetuese) përcaktojnë edhe një mënyrë tjetër të fillimit të

procedurës para Gjykatës Kushtetuese. Në këto raste në rast të dyshimit për

shkeljen e Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese fillon vetë procedurën ex-officio

(sipas detyrës zyrtare).26 Kuptohet se në këto raste gjykata kushtetuese

përfundimisht e konfirmon pushtetin e vet për mbrojtjen e kushtetutës dhe bëhet

i barabartë me tri pushtetet tradicionale. Besoj që edhe Gjykata Kushtetuese e

Kosovës së shpejti do të transformohet edhe në këtë aspekt për t’ia dhënë vulën

e fundit Republikës së Kosovës si një shtet kushtetues dhe demokratik.

Procesi i zgjedhjes të gjyqtarëve kushtetues në disa vende të botës

Mënyra e zgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, koha e qëndrimit në

detyrë, mosha e zgjedhjes së gjyqtarit nuk trajtohen në të njëjtën mënyrë në të

gjitha kushtetutat me kontrollim centralist.

Në shumicën e rasteve në zgjedhjen e gjyqtarëve marrin pjesë parlamenti,

ekzekutivi dhe presidenti. Në disa kushtetuta si në atë të: Hungarisë, Polonisë,

Sllovakisë, Gjermanisë, Letonisë etj, rolin parësor në zgjedhjen e gjyqtarëve

26 Arsim Bajrami, Sistemi Kushtetues i Republikës së Kosovës, Prishtinë 2012, faqe 335

Page 17: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

17

kushtetues e ka parlamenti. Kështu p.sh në Gjermani gjysma e gjyqtarëve

zgjidhët nga Bundestagu (dhoma e ultë) dhe gjysma nga Bundesrati (dhoma e

lartë). Ndërsa në sistemet tjera gjyqtarët kushtetues caktohen nga organet

ekzekutive pa ndërhyrjen e organeve përfaqësuese. Por ka edhe sisteme mikste

(të përziera) në të cilat kërkohet një lloj bashkëveprimi ndërmjet organeve

përfaqësuese dhe organeve ekzekutive si p.sh: Austria, Armenia, Franca,

Rumania etj.

Tek sistemet mikste (të përziera) të përzgjedhjes së gjyqtarëve dallojmë dy

forma të bashkëveprimit të institucioneve. Forma e parë: kur procedura fillon

me përzgjedhjen e kandidatëve nga organi legjislativ dhe përfundon me

dekretim tek presidenti apo kryeministri. Forma e dytë: përmes bashkëveprimit

Presidenti, Kuvendi dhe autoritetet gjyqësore zgjedhin nga një numër të caktuar

gjyqtarësh

.

Kështu p.sh gjyqtarët kushtetues të Spanjës emërohen nga Mbreti, ndërsa katër

(4) prej tyre propozohen nga parlamenti, katër (4) të tjerë propozohen nga

senati, dy (2) nga qeveria dhe dy (2) nga Këshilli i Përgjithshëm Gjyqësor. Në

Itali 15 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjedhën sipas një shpërndarje të

ekuilibruar ndërmjet disa institucioneve kushtetuese. Një e treta (1/3) e

gjyqtarëve caktohen nga organet e larta të drejtësisë së zakonshme dhe

administrative (Gjykata e Kasacionit, Këshilli i Shtetit dhe Gjykata e

Llogarive), një e treta (1/3) nga Presidenti i Republikës dhe një e treta (1/3)

nga parlamenti në seancë të përbashkët.27

Sa i përket Francës duhet theksuar që ekziston një shpërndarje e ekuilibruar me

ç’rast nga nëntë anëtarët e Këshillit Kushtetues, tre i propozon presidenti, tre

Kryetari i Asamblesë Kombëtare dhe tre senati. Krahas kësaj, neni 56 i

kushtetutës së Francës ka përcaktuar një privilegj të veçantë për ish presidentët

duke u njohur atyre të drejtën automatike për të qenë anëtarë të Këshillit

Kushtetues.28 Megjithatë roli i tyre është më tepër konsultativ, meqenëse ata

nuk gëzojnë të drejtë vote.

27 Kushtetuta e Republikës Italiane, neni 135, Romë, 1947. 28 Arsim Bajrami, Parlamentarizmi(Aspekte Krahasuese),Prishtinë 2010, fq. 317.

Page 18: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

18

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë që nga themelimi i saj ka

kaluar nëpër disa sisteme të përzgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës

Kushtetuese.29 Një prej tyre është sistemi ku secili organ është kompetent për

zgjedhjen e një pjese të gjyqtarëve kushtetues, pa qenë i ndërvarur nga organi

tjetër. Më vonë, me “Ligjin për dispozitat kryesore kushtetuese” 4 gjyqtarë të

Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti ndërsa 5 nga Kuvendi. Ndërsa sipas nenit

125 të kushtetutës së vitit 1998, formula e zgjedhjes së gjyqtarëve u përqendrua

në bashkëpunimin e dy institucioneve të larta të shtetit: Presidentit të

Republikës dhe Kuvendit. Në bazë të kësaj formule, gjyqtari i Gjykatës

Kushtetuese konsiderohet i zgjedhur kur akti i emërimit të Presidentit të

Republikës e merr pëlqimin në Kuvend.

Konkludime

Sa i përket konkludimeve të dala nga ky hulumtim theks të veçantë do t’i

kushtoj procesit të zgjedhjes së gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese, si një

segment shumë i rëndësishëm madje do të thosha shtyllë kurrizore e vet

Gjykatës Kushtetuese. Në këtë drejtim duhet cekur se Gjykata Kushtetuese e

Republikës së Kosovës si një gjykatë e krijuar rishtazi natyrisht që kërkon

shumë punë për të zhvilluar kredibilitetin e saj dhe për të ndërtuar standarde të

qëndrueshme në sistemin juridik të vendit. Ndërsa njëri ndër segmentet më së

shumti në nevojë mendoj që është pikërisht procesi i zgjedhjes së gjyqtarëve

kushtetues.

*Shikuar në kuptimin e përgjithshëm, gjyqtarët kushtetues kërkohet që të

votohen nga një shumicë e kualifikuar parlamentare, e cila natyrshëm që është

shumëfish më e lartë se sa shumica që bart zakonshëm një qeveri e koalicionit.

Propozimi meqë duhet të arrij shkallën prej 2/3 të deputetëve të pranishëm dhe

që votojnë, është i prirë të jetë konsensual në kuptimin e asaj që asnjë parti

politike (apo as koalicioni që kontrollon qeveria) të mos mund ta votojë e

vetme. Në këtë kuptim, propozimi për emërimin e gjyqtarëve kushtetues duhet

të jetë konsensual dhe si i tillë ky vendim konsiderohet si juridikisht neutral dhe

i pakontrollueshëm nga një parti e vetme apo koalicion i vetëm.

29 http://www.gjk.gov.al/web/Perberja_90_1.php , web-faqja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, qasur më 23 Dhjetor

2014.

Page 19: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

19

*Megjithatë nëse i referohemi komisionit për shqyrtimin e kandidaturave dhe

analizojmë përbërjen e tij (e cila është si vijon: Kryetari i Kuvendit, shefat e

grupeve parlamentare, Avokati i Popullitetj, etj), atëherë mund të japim dy

supozime: 1. deputetët e kuvendit dhe udhëheqësit e grupeve parlamentare,

pavarësisht faktit që mund të jenë politikanë dhe njohës të proceseve të

ndryshme sidomos politike në vend mund të mos jenë njohës profesional të

çështjeve kushtetuese dhe juridike sidomos ato që hyjnë nën juridiksionin e

Gjykatës kushtetuese. Ndërsa nën 2 në aspektin profesional nuk është edhe

shumë e pranueshme duke pasur parasysh se të njëjtit deputet i propozojnë për

votim kandidatët, e më pas i votojnë vetë.

*Ngjajshëm qëndron situata edhe me Ombudspersonin (anëtarë i komisionit) i

cili vetë zgjidhet nga Kuvendi dhe së bashku deputetët janë subjekte potenciale

për të iniciuar procedura pranë Gjykatës Kushtetuese. Natyrisht se kjo krijon

hapësirë të mendohet edhe rreth interesave personale si dhe implikimeve

subjektive duke siguruar në këtë mënyrë ndikim të madh tek kandidatët dhe

duke ndikuar në anshmërinë e gjyqtarit në të ardhmen. Prandaj do të ishte

shumë i pranueshëm një ndryshim i ligjit aktual për Gjykatën Kushtetuese

lidhur me dispozitat për themelimin e komisionit, duke përfshirë kësaj radhe

anëtarë më kompetent lidhur shkencat juridike dhe më profesional në aspektin e

implikimeve politike, si p.sh (Përfaqësues nga Akademia e Shkencave, nga

Fakultetet Juridike të Universiteteve Publike, nga Oda e Avokatëve, Këshilli

Prokurorial, Këshilli Gjyqësor e pse jo edhe shoqërisë civile, etj ).

*Mundësi të ngjashme keqintepretimi krijohen edhe në nenin 6, paragrafi 2.11

ku mbi bazën e kësaj dispozite Kuvendit i dërgohen për votim nga Komisioni

dy lloje kandidaturash, një me listë të ngushtë dhe një me listë që i plotësojnë

kushtet. Në këtë rast anshmëria që tregon komisioni mund të ndikojë që

kandidatët jashtë listës së ngushtë të mos merren fare parasysh.

Literatura

1. Buletini i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, 2002.

2. Doracak për pregaditjen e provimit të jurisprudencës, Prishtinë 2008,

Botimi III.

Page 20: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

20

3. Kurtesh Saliu, E Drejta Kushtetuese, Prishtinë 2004.

4. Osman Ismaili, “Kushtetuta e Republikës së Kosovës pas tetë viteve”,

Revista Global Challenge, Vol. Nr. 1, Tiranë, 2016.

5. Kushtetua e Republikës së Kosovës, 2008.

6. Kushtetuta e Republikës Italiane, Romë, 1947.

7. Sokol Sadushi, Kontrolli Kushtetues, Tiranë 2004.

8. Enver Hasani & Ivan Čukalović, Komentari i Kushtetutës së Republikës

së Kosovës, Botimi I, Prishtinë 2013.

9. Pasqyrë e përgjithshme e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së

Kosovës, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, 2014.

10. Arsim Bajrami, Parlamentarizmi(Aspekte Krahasuese), Prishtinë 2010.

11. Arsim Bajrami, Sistemi Kushtetues i Republikës së Kosovës, Prishtinë

2012.

12. Arsim Bajrami & Xhavit Shala, Sistemi Kushtetues dhe organizimi i

jurisprudencës, OSBE, Prishtinë, 2010.

13. Ligji nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

14. http://www.gjk-ks.org/?cid=1,2 , web-faqja e Gjykatës Kushtetuese së

Kosovës, qasur më 23 Dhjetor 2014.

15. http://www.gjk.gov.al/web/Perberja_90_1.php , web-faqja e Gjykatës

Kushtetuese të Shqipërisë, qasur më 23 Dhjetor 2014.

Page 21: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

21

Administrimi kolektiv i të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta si

mënyrë e mbrojtjes nga keqpërdorimi dhe keqshfrytëzimi-Republika e

Maqedonisë si rast studimi

Meriton Arsllani,

Universiteti Shën Kirili dhe Metodi Shkup,

Fakulteti Juridik Justinijani i Parë,

Shkup-Maqedoni,

Abstrakti E drejta e mbrojtjes së pronësisë intelektuale është një nga të drejtat dhe liritë

themelore të garantuara me Deklaratën univerzale për të drejtat e njeriut,

Paktin ndërkombëtar për të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore, por edhe

me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, e cila i garanton të drejtat që

dalin nga krijimtaria shkencore e artistike. Autorët dhe bartësit e të drejtave të

përafërta kanë të drejtë që të drejtat e tyre t'i realizojnë individualisht, por këtë

mund ta bëjnë edhe në mënyrë kolektive, përmes organizatave (shoqatave) për

administrim kolektiv të të drejtës së autorit dhe të drejtave tjera të përafërta.

Çështja e administrimit kolektiv me të gjitha problematikat e saj është

aktualizuar me zhvillimin tekniko-teknologjik e sidomos atë informatik, ku

mundësohet qasje më e gjërë e individëve deri te veprat e ndryshme autoriale,

andaj bëhet e pamundur që bartësit e të drejtave të ushtrojnë kontroll mbi

gamën e gjerë të shfrytëzimit të veprave autoriale, si veprat e shkruara,

muzikore dhe ato audio-vizuale. Për këtë shkak, përveç harmonizimit të

legjislacionit me aktet ndërkombëtare, nevojitet punë më intenzive me qëllim

njohjeje dhe aplikim të regullave për mbrojtje nga keqpërdorimet, duke pasur

parasysh mundësitë dhe rrethanat me të cilat ballafaqohemi.

Fjalë e rëndësishme: Administrimi kolektiv, E drejta e autorit dhe të drejtat e

përafërta, Administrimi kolektiv ne R.e Maqedonisë.

Page 22: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

22

Hyrje

Jemi dëshmitarë të faktit se të drejtat e pronësisë intelektuale, ku bëjnë

pjesë edhe e drejta e autorit dhe të drejtat e përafërta janë pre e sulmeve të

vazhdueshme dhe mbrotja e tyre përbën një nga sfidat më të mëdha të kohës në

sistemet juridike. Duke marrë parasysh zhvillimin e shpejtë teknologjik,

sidomos zhvillimin e teknologjisë informatike, qasja deri te veprat e ndryshme

të autorëve lehtësohet dhe kështu ritet rreziku për keqpërdorim eventual të të

drejtave nga ana e shfrytëzuesve të ndryshëm.

Mbrojtja e të drejtave materiale dhe morale që dalin nga krijimtaria

shkencore, letrare e artistike kanë gjetur vend në një morri aktesh

ndërkombëtare (UNDH 1948, article 27; ICESCR 1966, article 15; TRIPS)30,

si dhe disa direktiva dhe regullore të Unionit Europian. E gjitha kjo me të

vetmin qëllim të mbrotjes sa më efikase nga falsifikimi dhe pirateria. Këto akte

dhe legjislacionet pozitive të shteteve, përbëjnë mekanizmin e mbrojtjes dhe

ndëshkimit të çdo lloj keqpërdorimi dhe keqshfrytëzimi të veprave.

Për të pasur një sistem më të sofistikuar të mbrojtjes dhe parandalimit nga

keqpërdorimet, duke qenë të vetëdijshëm për faktin që për vepra të caktuara

është e pamundur kontrolli individual i përdorimit të tyre, me dispozita të

ndryshme është paraparë edhe mundësia e administrimit kolektiv me të drejtat

që burojnë nga to.

Praktika e tillë është e njohur edhe në R. e Maqedonisë, për të cilën do të bëhet

fjalë në pjesën e tretë të këtij punimi.

2.Rëndësia e administrimit kolektiv të të drejtës së autorit dhe të drejtave

të përafërta

Në periudhën antike, në kohën e Greqisë antike dhe Perandorisë Romake

nuk ka ekzistuar e drejta e pronësisë intelektuale dhe nuk është vlerësuar

krijimtaria e mendjes e materializuar (regjistruar) në letër.

Në atë periudhë veprat letrare janë shkruar për shpërblim, i cili është

paguar nga ana e organizuesve të lojërave të cilët kanë dashur t'i shfrytëzojnë të

njejtat. Njëherit, e drejta e botimit të veprave të shkruara ka qenë e njësuar me të

30 Konventa e Bernës për mbrotje të të drejtave mbi veprat letrare dhe artistike; Marrëveshja për regjistrim

ndërkombëtar të veprave audiovizuale; Konventa ndërkombëtare për mbrojtjen e performuesve, prodhuesve të

fonogramëve dhe organizatave radiodifuzive.

Page 23: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

23

drejtën e pronësisë mbi shkrimin, prandaj me botimin e veprave janë

marrë tregtarët e librave, të cilët e kanë organizuar procesin e riprodhimit të

veprave të shkruara.

Nga kjo, mund të arrihet në përfundim që e drejta e botimit dhe e drejta e

shfaqjes publike të veprës ka qenë e inkorporuar në të drejtën e pronësisë mbi

sendin në të cilin vepra ka qenë e fiksuar. (Henneberg 1996, 9)

Në periudhën e mëvonshme kur arrihet një nivel më i lartë i zhvillimit

dhe vjen deri te zbulimi i makinës së shtypit nga Johanes Gutenbergu në

shek.XV, raportet në mes të autorëve të veprave të shkruara dhe botuesve

fillojnë të ndryshojnë. Kjo periudhë njihet edhe si periudha e privilegjëve të

autorëve dhe botuesve, ku botuesve dhe autorëve të ndryshëm ju janë dhënë

privilegje të caktuara për veprat e shkruara dhe të botuara.

Në fillimin e shekulli të XVIII fillon kalimi nga faza e privilegjeve të

autorëve dhe botuesve në fazën e regullimit ligjor të sferës së drejtës së autorit.

Ligji i parë për mbrojtjen e të drejtës së autorit është sjellur në Angli në vitin

1709 në kohën e sundimit të mbretëreshës Ana dhe kështu ligji njihet me emrin

Statute of Anne. (Daboviq-Anastasovska dhe Pepeljugoski 2012, 28) Ky ligj i ka

njohur autorit të drejtën ekskluzive që veprën e vetë ta shfrytëzojë duke e

riprodhuar për periudhë kohore 14 (katërmbëdhjetë) vjeçare, e cila e drejtë ka

mundur të vazhdohet.

Pas sjelljes së Statute of Anne vazhdon edhe sjellja e ligjeve që mbrojnë

të drejtat e autorëve edhe në shtete tjera dhe këtu fillon edhe periudha e

zhvillimit modern në këtë sferë. Statute of Anne është ligji i parë i cili i njohu

autorit të drejtën e tij ekskluzive të shfrytëzimit të veprës pa mos e humbur të

drejtën e pronësisë mbi të.

Në kohën në të cilën jetojmë e drejta e autorit dhe të drejtat e përafërta janë në

një nivel mjaft të lartë të zhvillimit të tyre. Por, paralelisht me zhvillimin riten

edhe mundësitë e keqpërdorimit të ketyre të drejtave, ose, thënë më mirë,

pengimin dhe pamundësimin e titullarit të së drejtës që të realizojë përfitimet

materiale që burojnë nga këto të drejta.

Duke qenë koshient për shkeljet e mëdha që ju bëhen të drejtës së autorit

dhe të drejtave të përafërta, duke mos shkuar më larg, por duke marrë shembuj

nga jeta e përditshme si kopjimi i programeve kompjuterike, kopjimi i veprave

audiovizuele (filmave), kopjimi i pjesëve të librave, shfaqja e pautorizuar e

veprave skenike, vënien në dispozicion të publikut veprat e fiksuara dhe të

ngjashme, duhet të jemi të shqetësuar për këtë realitet. Gjithsesi, këtu nuk bën

Page 24: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

24

pjesë ajo që në literaturën bashkëkohore perëndimore njihet si Fair

use.31 Fair use gjithashtu nuk përfshihet në dispozitat për regullimin e

administrimit kolektiv të të drejtave, sepse në një situatë fair use nuk parashihet

leje nga autori apo edhe kompenzim ndaj tij. Fair use paraqet një mundësi, ose

sipas avokatit amerikan Richard Stim, ajo paraqet më shumë një mbrojtje, se sa

një e drejtë e njohur/e garantuar. (Stim 2010, 200)

Prandaj, si nevojë e mbrojtjes nga keqpërdorimet, shkenca juridike ka

paraparë disa mënyra të mbrojtjes dhe njëra nga to konsiston në administrimin

kolektiv të këtyre të drejtave.

Në sistemet juridike si fille të para të zhvillimit të organizatave për

administrim kolektiv të të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta,

paraqiten ndërmjetësuesit në formë të shoqërive të autorëve. Në Francë,

paraqitet Shoqëria e autorëve të veprave të shkruara (shkrimtarëve), ndërsa në

vitin 1850 edhe Shoqëria e autorëve e kompozitorëve. (Stim 2010, 199) Ndërsa,

si organizatë e parë për administrim kolektiv të të drejtave paraqitet Shoqëria

franceze SACEM në vitin 1850.

Në kohën e sotme të gjitha shoqatat nacionale janë të anëtarësuara në

Konfederatën ndërkombëtare të shoqërisë së autorëve dhe kompozitorëve

(CISAC)32, kurse në kuadër të shteteve anëtare të Unionit Europian, Norvegjisë

dhe Zvicrës është themeluar GESAK33 në vitin 1990. Gjithashtu, në vitin 1985

është formuar edhe Asociacioni ndërkombëtar i autorëve të veprave

audiovizuale me seli në Bruksel (AIDAA). (Daboviq-Anastasovska dhe

Pepeljugoski 2012, 202)

2.1. Regullimi juridik i administrimit kolektiv të të drejtës së autorit dhe të

drejtave të përafërta

Regullimi juridik i shfrytëzimit të të drejtës së autorit dhe të drejtave të

përafërta është mjaft kompleks, sidomos duke u mbështetut në dallimet që

ekzistojnë në të drejtën kontinentale dhe atë anglo-saksone. Këto dallime në

regullimin juridik të shteteve, janë si pasojë e faktit që kjo fushë është lënë në

dispozicion të vetë shteteve, vetëm duke dhënë udhëzime për mënyrën se si këto

çështje të trajtohen.

Në çështjet e regullimit juridik të të drejtës së autorit dhe të drejtave të

përafërta me rëndësi të veçantë paraqiten disa akte ndërkombëtare si

Marrëveshja për aspektet afariste të të drejtave të pronësisë intelektuale

(TRIPS), Marrëveshja për regjistrim ndërkombëtar të veprave audiovizuale, 31 Nënkupton përdorimin e veprave të autorit pa leje paraprake dhe përdorim (shfrytëzim) pa pagesë të

kompenzimit, për shkaqe dhe nevoja të caktuara. 32 http://www.cisac.org/. 33 http://www.authorsocieties.eu/.

Page 25: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

25

Konventa ndërkombëtare për mbrojtjen e performuesve, prodhuesve të

fonogramëve dhe organizatave radiodifuzive (Konventa e Romës), si dhe

direktivat e Unionit Europian për zbatim 2004/48/ЕЗ, për radiodifuzionin

satelitor dhe ritransmetimit kabllovik 93/83/EEC, Direktiva për administrim

kolektiv të të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta dhe licencimit multi-

territorial të të drejtave mbi veprat muzikore për përdorim online (në rrjet) në

tregut e brendshëm 2014/26/EU etj. Në plan nacional, regullimi i administrimit

kolektiv të të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta paraqitet në fund të

shek.XX, si shembull mund të përmendet Mbretëria e Bashkuar, ku që nga viti

1988 parashihet që "e drejta e performuesit për vënie të veprës së dispozicion të

publikut nuk mund të realizohet vetëm se nëpërmjet të shoqërisë (organizatës)

për administrim kolektiv të të drejtave". (Copyright, Designs and Patents Act

1988, MacQueen et al. 2011, 234)

Në rrethana të zhvillimit të lartë teknologjik është e pamundur të

kontrollohet shfrytëzimi i veprave të ndryshme sidomos duke pasur parasysh

transmetimin dhe ritransmetimin kabllovik të veprave të autorëve si ato skenike,

muzikore dhe audiovizuele.

Prandaj, në këtë frymë Direktiva e Unionit Europian për administrim

kolektiv të të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta, dhe licencimit multi-

territorial të të drejtave mbi veprat muzikore për përdorim online (në rrjet) në

tregut e brendshëm 2014/26/EU, parasheh dhe regullon mundësinë e

administrimit kolektiv të të drejtave. Me këtë direktivë, organizata për

administrim kolektiv definohet si organizatë e autorizuar për administrim të të

drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta, në dobi të vetë titullarëve e cila

themelohet dhe kontrollohet nga vetë ata dhe ka karakter jofitimprurës.

(2014/26/EU, neni 3)

Direktiva e Unionit Europian për radiodifuzionin satelitor dhe

ritransmetimit kabllovik 93/83/EEC, në nenin 9 parasheh që vendet anëtare janë

të obliguara të sigurohen që të drejtat e titullarëve (autorëve dhe bartësve të të

drejtave të përafërta), për të lejuar dhe refuzuar autorizimin e operatorëve

kabllovikë për ritransmetim kabllovik të realizohen vetëm përmes organizatës

(shoqatës) për administrim kolektiv. (93/83/EEC, neni 9) Kjo zgjidhje ia

pamundëson titullarit të së drejtës, që në mënyrë individuale të realizojë të

drejtat që dalin për të, duke e cilësuar këtë të drejtë, si e drejtë e cila

ekskluzivisht realizohet përmes organizatës për administrim kolektiv.

Gjithashtu, në drejtim të realizimit kolektiv të të drejtave të cilat mund të

realizohen edhe individualisht, e njejta direktivë (93/83/EEC) në nenin 10

parasheh obligim që shtetet anëtare të sigurojnë se realizimi kolektiv sipas nenit

9 të theksuar më lartë, nuk do të zbatohet për të drejtat të cilat i gëzon

organizata radiodifuzive në lidhje me transmetimin, pa marrë parasysh nëse të

drejtat janë të sajat ose janë bartur. Me këtë, ligjdhënësi i Unionit Europian ju

Page 26: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

26

jep liri të zgjedhjes organizatave radiodifuzive për të përcaktuar nëse të

drejtat e tyre do t'i realizojnë përmes organizatës për administratim kolektiv ose

jo, duket mos i përfshirë këto të drejta në grupin e të drejtave që realizohen

ekskluzivisht në mënyrë kolektive.

Veç kësaj, Direktiva e Unionit Europian për zbatim të të drejtave të

pronësisë intelektuale, në nenin 4 i parasheh organizatat kolektive si të

autorizuara për të paraqitur kërkesë për mbrojtje juridike të të drejtave, duke i

barazuar me vetë titullarët e të drejtave dhe subjekteve të tjerë të autorizuar për

shfrytëzim të të drejtave të pronësisë intelektuale. Kështu, organizatat për

administrim kolektiv të të drejtave mund të paraqiten në rolin e të autorizuarit

(përfaqësuesit) për mbrojtje të të drejtave të titullarëve, por vetëm nëse kjo është

e përcaktuar edhe sipas dispozitave të së drejtës pozitive. (2004/48/EC, neni 4)

Në anën tjetër, përveç legjislacionit të Unionit Europian administrimi

kolektiv është çështje regullimi edhe në akte të tjera ndërkombëtare. Këtu mund

të përmendet Marrëveshja për aspektet afariste të të drejtave të pronësisë

intelektuale (TRIPS), e cila i jep mundësi titullarit të së drejtës të mbrohet nga

keqpërdorimi i mundshëm nga organizata për administrim kolektiv të të

drejtave. Marrëveshja i obligon shtetet anëtare që të parashohin procedura dhe

mjete juridike për pengim të shkeljeve, procedura këto, që do evitojnë krijimin e

pengesave për tregtim dhe njëherit do sigurojnë masa mbrojtëse kundër

keqpërdorimit të të njejtave. (TRIPS, neni 41)

3. Administrimi kolektiv i të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta

në Republikën e Maqedonisë

Një nga të drejtat dhe liritë themelore është e drejta e pronësisë

intelektuale. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë në nenin 47 përcakton se

të drejtat që dalin nga krijimtaria shkencore, artistike dhe llojet e tjera të

krijimtarisë janë të garantuara. Republika e Maqedonisë nxit, ndihmon dhe

mbron zhvillimin teknologjik dhe shkencor. Fusha e të drejtës së autorit dhe të

drejtave të përafërta në Republikën e Maqedonisë, regullohet me Ligjin për të

drejtën e autorit dhe të drejtat e përafërta34 i sjellë në vitin 2010, i cili përveç

mënyrave tjera të realizimit të të drejtave e parasheh edhe realizimin

(administrimin) kolektiv.

Administrimi kolektiv në Republikën e Maqedonisë bëhet përmes

organizatave për administrim kolektiv, të cilat kanë statusin e personit juridik

me karakter jofitimprurës, që në emër të vet dhe për llogari të titullarëve të të

drejtave ndërmarrin veprime të caktuara të përcaktuara me ligj.

34 "Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr.115/10, 140/10, 51/11, 147/13 dhe 154/15.

Page 27: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

27

Organizata për administrim të të drejtave është kompetente për lidhjen e

punëve juridike me shfrytëzuesit e të drejtave, mbledhjen dhe shpërndarjen e

kompenzimit nga shfrytëzimi, si dhe mbrojtjen e titullarëve të të drejtave

përpara organeve shtetërore dhe subjekteve të tjera. Për kryerjen e veprimtarisë

së tillë, organizata siguron leje (liçencë) nga Ministria e Kulturës. Ligjdhënësi

në mënyrë shprehimore i përcakton të drejtat dhe detyrimet e organizatës.

Në administrimin kolektiv përfshihet kalimi joekskluziv i të drejtave të

caktuara nga titullari i të drejtës në organizatën për administrim kolektiv. Është

me rëndësi të theksohet se në Republikën e Maqedonisë, ligjdhënësi bën

dallimin në mes të drejtave që mund të realizohen nga vetë titullari i të drejtës

(qoftë personalisht, individualisht apo përmes përfaqësuesit të autorizuar), si

dhe të drejtave të cilat realizohen vetëm përmes organizatave për administrim

kolektiv të të drejtave, kështu duke i ndjekur praktikat bashkëkohore dhe

direktivat e Unionit Europian. Gjithashtu, ligjdhënësi në mënyrë të detajuar

përcakton edhe përmbajtjen e statutit të organizatës, autorizimet e saj, kontrollin

e brendshëm dhe të jashtëm të saj e sidomos mënyrën e finasimit dhe ndarjen e

përfitimeve të realizuara nga shfrytëzimi i veprave, duke përcaktuar përqindjet

nga shumat e fituara.

Sa i përket çështjes së përcaktimit të vlerës së kompenzimit për

shfrytëzimin e veprës, ligjdhënësi në Republikën e Maqedonisë përcakton 3

(tre) mënyra të cilat e plotësojnë njëra tjetrën, edhe atë: kontratën e veçantë

inter partes të lidhur ndërmjet organizatës dhe shfrytëzuesit konkret; kontratën

e përgjithshme të lidhur ndërmjet organizatës dhe shoqatave të kategorive të

caktuara të shfrytëzuesve dhe aktin e përgjithshëm (tarifën) të organizatës për

përcaktimin e kompenzimit për shfrytëzim të veprës.

Me Ligjin për ndryshim dhe plotësim të ligjit për të drejtën e autorit dhe

të drejtat e përafërta35 të vitit 2013, me qëllim të ndjekjes dhe kontrollit mbi

transmetimin publik të veprave të mbrojtura, organizata për administrim

kolektiv të të drejtave obligohet që në organizatat radio-televizive (radio-

televizione) të sigurojë dhe instalojë sistem të evidentimit elektronik.

Mirëpo, edhe përkundër regullimit të detajuar të pothuajse të gjitha

çështjeve që i përkasin administrimit kolektiv të të drejtës së autorit dhe të

drejtave të përafërta, në aspektin praktik shumë pak gjejnë zbatim të njejtat, kjo

si pasojë e faktit që shoqëria shumë pak është e njohur me këtë sferë. Në

Maqedoni, si organizata për administrim kolektiv të të drejtave janë të

regjistruara: Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të veprave muzikore36 e cila

është anëtare e regullt e Konfederatës ndërkombëtare të shoqërisë së autorëve

35 "Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr.147/13. 36 http://www.zamp.com.mk/.

Page 28: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

28

dhe kompozitorëve (CISAC)37 dhe deri më sot numëron 1493 anëtarë, si

dhe Industria muzikore maqedone e cila ndërpreu së funksionuari më 1 (një)

janar të vitit 2016 për arsye të marrjes së licencës nga ana e Ministrisë për

kulturë.38

4. Përfundimet

Në rrethana të zhvillimit të lartë teknologjik është e pamundur të

kontrollohet shfrytëzimi i veprave të ndryshme, sidomos duke pasur parasysh

transmetimin dhe ritransmetimin kabllovik të veprave të autorëve, si ato

skenike, muzikore dhe audiovizuele. Prandaj, në akte të ndryshme

ndërkombëtare si dhe me dispozita të brendshme të shteteve tentohet që këto

çështje të regullohen dhe të arrihet një mbrotje më efikase përmes administrimi

kolektiv të së drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta nga ana e

organizatave jofitimprurëse, të themeluara nga vetë autorët.

Në Republikën e Maqedonisë në mënyrë të detajuar ligjdhënësi i regullon

çështjet që i përkasin administrimit kolektiv të të drejtave me anë të Ligjit për të

drejtën e autorit dhe të drejtat e përafërta të vitit 2010, mirëpo, edhe përkundër

kësaj, vërehet mungesa e interesimit për themelim të organizatave për mbrotje

kolektive të të drejtave, edhe pse, jemi dëshmitarë të shkeljes së vazhdueshme

që çdo ditë ju bëhet këtyre të drejtave.

Prandaj, mendoj që nuk është e mjaftueshme vetëm inkorporim i

dispozitave të konventave dhe akteve të tjera ndërkombëtare në të drejtën

pozitive si dhe harmonizim të legjislacionit në përputhshmëri me direktivat e

Unionit Europian, sikurse Maqedonia në rastin konkret, por nevojitet edhe

njohje dhe familjarizim i subjekteve të së drejtës, sidomos, shfrytëzuesve të

veprave të ndryshme të autorëve me këto dispozita, me qëllim që të arrihet një

nivel më i lartë i zhvillimit dhe një siguri më e madhe nga keqpërdorimi dhe

keqshfrytëzimi.

37 http://www.cisac.org/Cisac-Home/Our-Members/Members-Directory/(society)/74. 38 http://www.mmi.mk/.

Page 29: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

29

Referencat

Libra

1. Daboviq-Anastasovska, Jadranka, dhe Pepeljugoski, Valentin. E drejta e

pronësisë intelektuale. Shkup:Akademik, 2012;

2. Henneberg, Ivan. Autorsko pravo. Zagreb:Informator, 1996;

3. MacQueen, Hector, Waelde, Charlotte, Laurie, Graeme, Brown, Abbe,

Contemporary Intellectual Property Law and Policy, Second Edition, New

York:Oxford University Press, 2011;

4. Stim, Richard. Patent, Copyright & Trademark. Berkeley-California:Nolo,

2010.

Akte normative

1. Deklarata universale për të drejtat e njeriut (Universal Declaration of Human

Rights UNGA Res 217 A(III) UDHR) ˂http://www.un.org/en/universal-

declaration-human-rights/˃;

2. Direktiva e Unionit Europian për administrim kolektiv të të drejtës së autorit

dhe të drejtave të përafërta, dhe licencimit multi-territorial të të drejtave mbi

veprat muzikore për përdorim online (në rrjet) në tregut e brendshëm (Directive

of the European Union on collective management of copyright and related rights

and multi-territorial licensing of rights in musical works for online use in the

internal market 2014/26/EU) ˂http://eur-lex.europa.eu/legal-

content/EN/TXT/PDF/?uri=CELEX:32014L0026&from=EN˃;

3. Direktiva e Unionit Europian për radiodifuzionin satelitor dhe ritransmetimit

kabllovik (Directive of the European Union on the coordination of certain rules

concerning copyright and rights related to copyright applicable to satellite

broadcasting and cable retransmission 93/83/EEC) ˂http://eur-

lex.europa.eu/legal-

content/EN/TXT/PDF/?uri=CELEX:31993L0083&from=EN˃;

4. Direktiva e Unionit Europian për zbatim të të drejtave të pronësisë intelektuale

(Directive of European Union on the enforcement of intellectual property rights

2004/48/EC) ˂http://eur-

lex.europa.eu/LexUriServ/LexUriServ.do?uri=OJ:L:2004:195:0016:0025:en:PD

F˃;

Page 30: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

30

5. Konventa ndërkombëtare për mbrojtjen e performuesve, prodhuesve të

fonogramëve dhe organizatave radiodifuzive (International Convention for the

Protection of Performers, Producers of Phonograms and Broadcasting

Organisations) ˂http://www.wipo.int/treaties/en/text.jsp?file_id=289757˃;

6. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë "Gazeta zyrtare e Republikës së

Maqedonisë" nr. 52/91, 1/92, 31/98, 91/01, 84/03, 107/05, 3/09 dhe 49/11.

7. Ligji për të drejtën e autorit dhe të drejtat e përafërta në Republikën e

Maqedonisë "Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr.115/10, 140/10,

51/11, 147/13 dhe 154/15";

8. Ligji për ndryshim dhe plotësim të ligjit për të drejtën e autorit dhe të drejtat e

përafërta në Republikën e Maqedonisë "Gazeta zyrtare e Republikës së

Maqedonisë" nr.147/13;

9. Marrëveshja për aspektet afariste të të drejtave të pronësisë intelektuale

(Agreement on trade-related aspects of Intellectual property rights - TRIPS)

˂http://www.wipo.int/treaties/en/text.jsp?file_id=305907˃;

10. Pakti ndërkombëtar për të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore

(International Covenant on Economic, Social and Cultural Rights 993 UNTS

(ICESCR)

˂http://www.ohchr.org/EN/ProfessionalInterest/Pages/CESCR.aspx˃.

Linqe 1. http://www.authorsocieties.eu/;

2. http://www.cisac.org/;

3. http://www.cisac.org/Cisac-Home/Our-Members/Members-

Directory/(society)/74;

4. http://www.mmi.mk/;

5. http://www.zamp.com.mk/;

Page 31: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

31

Servitutet Sendore sipas legjislacionit ne fuqi, menyrat e fitimit dhe te

shuarjes te se drejtes sendore

JEHONA SHALA

Universiteti “Hasan Prishtina”,Prishtinë,

Abstrakti

Servitutet sendore, konsistojnë në radhë të parë, në një të drejtë sendore, e cila

e bën të mundëshme që në dobi të një sendi të paluajtshëm të përdoret e

shfrytëzohet një send tjetër i paluajtshëm. Servituti pat një origjinë të pavarur,

të cilën e shoqëroi edhe gjatë fazave të mëvonëshme të zhvillimit të saj.

Literatura juridike, Ligjet, Kodet civile të shtetëve të ndryshme përdorën për

servitutet sendore nocione të ndryshme. Këto koncepte juridike të ndryshme për

servitutet sendore sigurisht që gjejnë trajtimin e tyre doktrinar në këtë punim.

Servituti sendor përbën të drejtën e pronarit të një pasurie të paluajtshme që

për nevojat e kësaj pasurie të paluajtshme të kryejnë veprime të caktuara në

pasurinë e paluajtshme të pronarit tjetër. Nisur nga rëndësia që servitutet

sendore paraqesin për të drejtën, por edhe nga ana e vështërsive që ai mbartë

në vetë vete, jemi përpjekur që në këtë punim të trajtojmë përkufizimin, nocionin

e servituteve sendore, elementet e rëndësishme të tij siç janë objekti dhe subjekti

i servituteve sendore, duke vazhduar me llojet e servituteve sendore deri tek

mënyrat e fitimit dhe të shuarjes së servituteve sendore.

Fusha e studimit: E drejta Pronësore, Servitutet Sendore

Fjalë kyçe: servitut, send dominant, sendi shërbyes, paluajtshmëri, ndërtim,

vendim gjyqësor, parashkrim, libri i tokave, intabulacionet, titulli juridik,

ushtrim i së drejtës etj.

HYRJE

Servitutet si një institutë me rëndësi në të drejtën civile, paraqesin një interes të

posaqëm që lidhet ngushtë më të drejtën e pronësisë. Nisur nga rëndësia të cilën

e kanë servitutet për të drejtën, ligjëvënësi i ka garantuar asaj përveq mbrojtjes

së posaqme me anë të padive të ndryshme, edhe një sërë efektesh tjera juridike.

Servitutet sendore, në vetëvete përbëjnë një institutë i cili paraqet një laramani

në dhënien e nocionëve dhe koncepteve që e karakterizojnë atë. Në frymën e

Page 32: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

32

interpretimit bashkëkohorë, në këtë punim shkencor instituti i servituteve

sendore konform rregullimit ligjor në fuqi, interpretohet në një ndërthurrje të dy

elementëve përbërëse të tij, fitimit dhe humbjes. Në këtë vështrim, këtij instituti

i mundësohet interpretimi shkencor bashkëkohorë, duke kapërcyer kështu edhe

pengesat ideologjike të vrejtura në interpretimin e këtij instituti gjatë kohës së

lindjes dhe zhvillimit të tij.

E drejta e servituteve është një e drejtë reale që nënkupton të drejtën e një

personi, që në përmasë dhe në mënyrë të caktuar, të shfrytëzon sendin pronar i

të cilit është personi tjetër. Në këtë aspekt koha dhe mënyra në të cilën u krijuan

servitutet sendore mbetët ende vështirë të përcaktohet. Ndër servitutet e para,

hasim ato servitutet të cilat ishin të domosdoshme për zhvillimin e jetës

normale, e ato ishin servitutet e rrugës dhe servituti i ujit. Si mënyra për shuarje

e servitutit sendor përmenden këto: veprimi juridik, heqja dorë, kalimi i kohës,

me shkatërrimin e sendit, me vendim të organit gjyqësor, me bashkim etj.

HISTORIKU DHE NOCIONI I SERVITUTEVE

Me emrin e përbashkët iura in re aliena quhen të gjitha të drejtat të cilat kanë

efekt juridiko civil, ndërsa nuk janë pronë. Të gjitha këto të drejta janë

grumbulluar në tri grupe: servitutet ( servitudes), disa forma të qirasë (qesimit)

afatgjatë të tokës me efekt juridikosendor (superficies,ius in agro vectigali dhe

emphitheusis) dhe e drejta e pengut (fiducia, pignus dhe hypothenca).

Insitutet juridike të përfshira me këtë emer të përbashkët janë të ndryshme për

nga përmbajtja dhe janë paraqitur në kohë të ndryshme, prandaj është shumë

vështirë që të nxirren disa karakteristika të përbashkëta që nga to kishin për ta

bërë tërësinë. Koha dhe mënyra e krijimit të disa servituteve është shumë e

vëshirë të vërtetohet. Ligji i XII tabelave nuk i ka njohur servitutet si

marrëdhënie e veçantë juridike, megjithëse i ka rregulluar disa marrëdhënie të

cilat më vonë janë renditur në mes të servituteve tokësore (servitudes

praediorum. Servitutet e para të cilat i hasim, janë ato të cilat janë të

domosdoshme për të shfrytëzimin e fushave-servitutet e rrugës dhe të ujit. Më

Page 33: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

33

vonë kanë ardhë të tjerat: servitutet e nxerrjes së rërës, gëlqerës, kullotjes së

bagëtisë etj.39

Përpjekjet për të përkufizuar servitutin sendor janë të shumënumërta dhe të

llojllojta, si në teori ashtu edhe në legjislacione. Përkufizimi më i shkurtër i

servitutit sendor, me gjasë, do të mund të bëhet në këtë mënyrë. Servituti sendor

është një e drejtë sendore, e cila bën të mundshme (ose, në bazë të së cilës bëhet

e mundëshme) që në dobi të një sendi të paluajtshëm të përdoret e shfrytëzohet

një send tjetër i paluajtshëm. Mirëpo, nga ato që dimë për servitutin, e edhe për

servitutin sendor, ky përkufizim nuk është i plotë. Nga përkufizimi i përmendur

del e qartë se fjala është për një të drejtë, bile për një të drejtë sendore, e cila

është e lidhur për sendet e paluajtshme, në bazë të së cilës shfrytëzohet

ekonomisht njëri send, duke e shfrytëzuar ose përdorur një send tjetër.40

Në vazhdim po japim definicionin ligjor ku thuhet,” Servituti sendor është e

drejta e pronarit përkatës të një paluajtshmërie (paluajtshmëria dominuese) që

një paluajtshmëri tjetër (paluajtshmëria shërbyese) në një mënyrë të caktuar ta

shfrytëzojë apo të ndalojë kryerjen e veprimi të caktuar ose të përjashtojë

ushtrimin e së drejtës së caktuar, të cila rrjedhin nga e drejta e pronësisë në

paluajtshmerinë shërbyese.”

“Servituti sendor duhet t’i sigurojë ndonjë dobi titullarit të servitutit, përndryshe

servituti është i palejuar.”

“Një servitut sendor nuk mund ta detyrojë pronarin e paluajtshmërisë shërbyese

për një veprim.”41

Nga aspekti i autorizimeve të titullarëve të së drejtës së servitutit, servituti ishte

e drejtë reale mbi sendet e huaja, e cila e autorizonte titullarin e së drejtës së

servitutit që në një masë të caktuar të vepronte përherë në sendin e huaj ose që

prej zotëruesit të pasurisë shërbyese të kërkonte që objektin e servitutit të mos e

përdorte në një mënyrë të caktuar.42

Në literaturën juridike, servitute sendore konsiderohen ato servitute në bazë të të

cilave pronari i një sendi të paluajtshmë duhet të durojë që pronari i një sendi

tjetër të paluajtshëm të shfrytëzojë sendin e tij të paluajtshëm për nevojat e

39 Bilalli Asllan,Bahtiri Bedri,”E drejta Romake”,faqe 328-330,Prishtinë 2015 40 Statovci Ejup,”E drejta e servituteve-Aspekte komperative”,faqe 99,Prishtinë 2009 41 Ligji Nr.03/L-154,Për pronësinë dhe të drejtat tjera sendore,neni 252,http://www/gazetazyrtare.com 42 Ivo Puhan,”E drejta Romake”,faqe 262,Shkup,1988

Page 34: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

34

sendit të vet ose pronari të mos shërbehet në interesin e këtij pronari të dytë me

sendin e vet të paluajtshëm, për shkak se ekziston servituti sendor. Servituti

sendor (real) ka për objekt gjithmonë sendet e paluajtshme dhe në këtë mënyrë,

parimisht, krijon lidhje të përhershme midis dy sendeve të paluajtshme.43

Regjistrimi i servitutit - Servitutet do të regjistrohen në regjistër për të dy pjesët

shërbyese dhe dominuese (sunduese) të njësisë së pronës së paluajtshme.

Regjistrimi i servituteve do të përfshijë llojet e servituteve dhe kohën e

servituteve, nëse janë me kohëzgjatje të caktuar.44

1.3 USHTRIMI I SË DREJTËS SË SERVITUTEVE SENDORE

Legjislacioni jonë në fuqi pra Ligji për Pronësin dhe të drejtat tjera sendore, në

lidhje me ushtrimin e së drejtës së servitutit sendor përcakton se:

1. Titullari i të drejtës së servitutit sendor duhet ta ushtrojë servitutin në atë

mënyrë, që pasurisë së paluajtshme shërbyese t'i paraqesë ngarkesën më të

vogël të mundshme.

2. Gjatë ushtrimit të një servituti, titullari i servitutit i ruan në mënyrë adekuate

edhe interesat e pronarit të paluajtshmërisë së ngarkuar, derisa nuk cenohet

ushtrimi i servitutit.

Meqenëse servituti është një raport i caktuar juridik, atëherë nga ky raport me

rastin e ushtrimit të servitutit dalin pozita e anës aktive dhe pozita e anës pasive

e pronarit dominant dhe e pronarit shërbyes. Të drejtat dhe detyrimet e pronarit

të sendit dominant lidhur me ushtrimin e servitutit dalin varësisht nga origjina e

të drejtës së servitutit.45

“E drejta e servitutit duhet të ushtrohet në kohën dhe në mënyrën që sjell më

pak vështirësi e shqetësime për pronarin e pronës shërbyese.”46

1.2 OBJEKTI DHE SUBJEKTET E SERVITUTEVE SENDORE

Servitutet sendore për objekt kanë sendin. Sendi është gjithmonë i paluajtshëm.

Kjo paluajtshmëri, që është shërbyese, mund të jetë në pronësi të çdokujt. E

drejta e servitutit sendor konstituohet në favor të paluajtshmërisë, me qëllim që

43 Games Andrija,”Bazat e të drejtës reale”,faqe 145,Prishtinë 1978 44 Meha Murat,Steiwer Fredrik,Bublaku Hajzer,”Procedurat për regjistrimin e pronës dhe shërbimet komunale”,Faqe

12,Prishtinë 2011. 45 Ligji Nr. 03/L-154,Ligji për Pronësinë dhe të drejtat tjera sendore, neni 254, http://www/gazetazyrtare.com 46 Kodi Civil i Shqipërise,neni 285-291

Page 35: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

35

sendi i paluajtshëm, për të cilin është konstituuar servituti të shfrytëzohet në

mënyrë të plotë, ose në mënyrë komode. Sendet në bazë të legjislacionit në fuqi

përkufizohen në këtë mënyre: “Sende konsiderohen sendet e luajtshme,

paluajtshmeritë dhe të drejtat jotrupore.

Sendi i luajtshëm “ Sendet e luajtshme janë objektet trupore të pavarura, që

nuk janë në mënyrë të përhershme të lidhura me tokën ose pjesët e tokës dhe që

në përgjithësi mund të lëvizin”

Paluajtshmëria- Paluajtshmëria është një pjesë e caktuar e sipërfaqes tokësore,

e cila është e kufizuar ose mund të kufizohet.

Subjektet e servituteve sendore përcaktohen në bazë të faktit se kush është i

autorizuar i të drejtës së servitutit sendor i autorizuar është gjithmonë pronari i

paluajtshmërisë dominuse.

Kur paluajtshmëria dominuse është objekt i më shumë subjektëve, atëherë të

autorizuar janë të gjithë bashkë pronarët, gjegjësisht pronarët e përbashkët.47

Në termet ligjore servitutet janë “mjete juridike private”, që krijojnë interesa

rreth përdorimit të tokës. Të gjitha këto terma përfshinë në thelb të drejta reale

pronësore në pasurin apo pronën e dikujt tjetër.48

2.1 FITIMI I SERVITUTEVE SENDORE

Në shekujt e parë të histories romake, praktika ka njohur vetëm disa raste të

shfrytëzimit të tokës së huaj. Mirëpo, ky shfrytëzim nuk është konsideruar si e

drejtë e veçantë, por pjesë përbërse e të së mirë së privilegjuar,

përkatësisht të drejta të cilat dalin nga fakti i posedimit të së mirë së

privilegjuar.49

Me ligji shprehimisht thuhet se,“Servituti sendor krijohet në bazë të një punë

juridike, një vendimi të organit shtetëror ose një ligji.

Për krijimin e një servituti sendor sipas punës juridike është e nevojshme një

kontratë dhe

47 Aliu Abdulla,”E drejta sendore” faqe160-161,Prishtinë 2004, 48 Antony Dnes And Dean Lueck ,”Asymmetric Information and the Structure of Servitude Law”,faqe 1 49 Bilalli Asllan,Bahtiri Bedri,vepër e cituar,faqe 335

Page 36: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

36

regjistrimi në regjistrin e të drejtave në paluajtshmëritë. Me kontratë palët duhet

të merren vesh,

për krijimin dhe përmbajtjen e servitutit.

Dispozitat në paragrafin 1 dhe 2 të këtij neni do të zbatohen në të gjitha rastet

përveç nëse me

vendim administrativ ose me ligj të veçantë parashihet ndryshe.”50

Nga kjo nënkuptohet se servituti mund të fitohet me anë të tri bazave juridike:

së pari më punë juridike që në të shumtën e rastëve janë kontratat: së dyti me

vendim të organit shtëtëror, në bazë të së cilit titulli juridik shërben për fitimin e

të drejtës së servitutit: dhe së treti si bazë për fitimi e të drejtës së servitutit është

ligji. Servitutet sendore mund të krijohen edhe për një periudhë të caktuar

kohore siç është rasti i servituteve sezonale, të cilat krijohen për një periudhë të

shkurtër kohore, ky lloj i servitutit është i përmendur në ligjin për tokën

bujqësore të Kosovës.

Fitimi i servitutit në bazë të veprimit juridik është fitimi më i rëndont, më i

shpeshti që ka një rëndësi të madhe. Shprehjet veprim juridik ose titull si

përdoren në një pjesë të kodeve dhe të literaturës, përdoren në një kuptim të

përgjithshëm, i cili në vetëvete përmban edhe kontratat edhe testamentin.

Servituti mund të krijohet inter vivos në bazë të kontratës dhe mortis cause në

bazë të testamentit.51

Regjistrimi i servitutit sendor bëhet në librin e tokave, bëhet në librat e tapive-

librat e intabulacionit. Por nëse nuk ekziston as librat e tokave, as ato të tapive,

regjistrimi i servitutit bëhet në regjistrat publikë. Në Kosovë nuk ka pasur dhe

nuk ka libra të tokës.52

Fitimi i servitutit në bazë të vendimeve gjyqësore ose të organëve

shtetërore. Një mënyrë të tillë të fitimit të servituteve sendorë e ka paraparë

edhe Ligji jonë bazë, Ligji për pronësinë dhe të drejtat tjera sendore. Nga

ligjëvënësit ky emërtim i përcaktuar në vetëvetë përmban vendimin e gjyqit ose

të organit administrativë, që d.m.th, mënyrën e fitimit të servitutit me vendim

gjyqësor dhe me vendim të një organit tjetër administrativë.53

Fitimi i servitutit sendor me parashkrim fitues. Ky është një fitim original i

të drejtës së sevitutit në sendin e huja, duke e ushtruar përmbajtjen e tij

(posedimi) mbi sendin shërbyes në dobi e interest ë pronarit të sendit dominant 50 Nr. 03/L-154,Ligji për Pronësinë dhe të drejtat tjera sendore,neni neni 253,http://www/gazetazyrtare.com 51 Statovci Ejup,vepër e cituar,faqe 182 52 Më hollësisht:E.Statovci,Marrëdhëniet pronësore-juridike në sendet e paluajtshme në KSA të Kosovës,Prishtinë 1977 53 Më hollësisht shih Ligji Nr. 03/L-154,Ligji për Pronësinë dhe të drejtat tjera sendore,neni

Page 37: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

37

për një kohë të caktuar. Disa sisteme juridike kërkojnë që ky ushtrimi servitutit

mbi sendin e tjetrit gjatë një kohe të caktuar të mos jetë kundërshtuar nga

pronari i sendit shërbyes.54 Në lidhje më proceduren e regjistrimit dhe

përmbajtjes së saj, legjislacione për pasuritë e paluajtshme na jep këtë

përfundim: “Pronari i një pasurie të paluajtshme regjistron një servitut duke i

paraqitur regjistruesit aktin e krijimit të servitudit në formën e kërkuar nga ligji;

ai duhet të përmbajë:

a) natyrën e servitutit, periudhën për të cilën ka efekt ky servitut, si dhe

ndonjë konditë apo

kufizim që ka efekt mbi të; dhe

b) pasurinë e paluajtshme ose pjesën e saj, që preket nga ky servitut.55

2.2 SHUARJA E SERVITUTIT SENDOR

Deri në këtë pjesë, pamë fitimin e servituteve sendore, formimin dhe zhvillimin

e tij nëpër periudha të ndryshme kohore, tani na mbetet të shohim edhe rastet e

përfundimit apo të shuarjes së servitutit sendor. Me ligj, shprehimishtë është

trajtuar çështja e shuarjes së sevitutit sendor në këtë mënyrë:

“Për shuarjen e servitutit sendor janë të nevojshme deklarata e pronarit të

paluajtshmërisë dominuese për heqjen dorë nga servituti sendor dhe regjistrimi

në Regjistrin e të drejtave në paluajtshmëritë.”56

Shuarja e servitutit me anë të veprimit juridik. Servituti, sikurse është thënë,

fitohet me anë të veprimit juridik. Por, servituti edhe shuhet me anë të veprimit

juridik. Këtu mbi të gjitha dhe para së gjithash mendohet në shuarjen e servitutit

me anë të kontratës. Pronari aktual i sendit shërbyes dhe pronari aktual i sendit

dominant, mund të merren vesh, që servituti të shuhet në bazë të kontratës. Në

qoftëse në anën aktive ekziston bashkëpronësia, për shuarjen e servitutit

kërkohet pëlqimi i të gjithë bashkëpronarëve. Me rastin e shuarjes së servitutit

kërkohet edhe pëlqimi i një përsoni të tretë kur ky ka ndonjë interes në sendin

dominant, siç është hipoteka, usufructi etj. Në lidhje më formën e duhur të

kontratës është e paraparë që kontrata të jetë e lidhur më shkrim.

54 Statovci Ejup,vepër e cituar,faqe 214-215 55 Përmbledhje legjislacione për pasuritë e paluajtshme, neni 42 56 Ligji Nr. 03/L-154,Ligji për Pronësinë dhe të drejtat tjera sendore,neni 260,http://www/gazetazyrtare.com

Page 38: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

38

Shuarja e servitutit me anë të renoncimit. Mënyra tjetër e shuarjes së

servitutit është renoncimi, heqja dorë nga servituti me shprehje të një anshme të

vullnetit të titullarit të servitutit. Për shuarjen e servitutit me renoncim nuk

kërkohet pëlqimi i pronarit aktual të sendit shërbyes. Kur servituti është i

papjestueshëm, një bashkëpronar me renoncim nuk mund të shuaj servitutin pa

pëlqimin e bashkëpronarëve tjerë. Edhe kur sendi dominant është i ngarkuar me

barrë në dobi të përsonave të tretë, si hipoteka, servituti nuk mund të shuhet me

renoncim, nëse më atë rast u shkaktohet atyre ndonjë dëm. 57

Shuarja e servitutit me kalimin e kohës. Servituti sendore mund të shuhet më

kalimin e kohës, në ato raste kur ai është lidhur për një përiudh të caktuar

kohore. Në rastet kur servituti është i lidhur për ndonjë kusht të caktuar, atëherë

në momentin e plotësimit të atij kushti shuhet edhe e drejta e servitutit.

Shuarja e servitutit sendor me shkatërrimin (humbjen) e sendit. E drejta e

servitutit, mund të shuhet më veprimin e ngjarjeve natyrore ose me vullnetin e

të autorizuarve juridik, ose për arsyet të disa rrethanave që kishin si pasojë

shuarjen e të drejtave ekzistuese: p.sh, servitutet shuheshin me veprimin e

ngjarjeve natyrore ose kur zhdukej objekti, kur sendi ndryshonte esencialisht,

kur bëhej i pamundur ushtrimi i mëtutjeshëm i së drejtës.58

Shuarja e servitutit sendor me vendim të organit shtetëror. Servituti sendor

siç mund të fitohet me vendim të organit shtetëror ashtu edhe mund të shuhet.

Në rastet e përpjestimit të pronësisë, me anë të vendimit gjyqësor, mund të

krijohet një servitut dhe të shuhet një tjetër dhe anasjelltas.

Shuarja e servitutit sendor me anë të bashkimit (konsolidim). Servituti është

e drejtë sendore mbi sendin e huaj, në rastet kur bëhet bashkimi në atë mënyrë

që përsoni i njejtë të bëhet edhe pronar i sendi dominant edhe pronari i sendit

shërbyes, në të tilla raste ndodh shuarja e servitutit sendore sipas parimit nemini

res sua servit.

Shuarja e servitutit me mosushtrimin e tij. Servituti sendor me mosushtrim

shuhet në dy raste. Nëse shuarja është rezultati i mosushtrimit të zakonshëm të

servitutit, afati për shuarjen e servitutit është më i gjatë. Ndërkaq, kur ushtrimin

e servitutit sendor e kundërshton pronari i sendit shërbyes, afati për shuarje e

servitutit është më i shkrutër.59

57 Statovci Ejup,vepër e cituar,faqe 253-254 58 Mandro Arta, ,“E drejta Romake”,faqe 226, Tiranë 2004 59 Statovci Ejup,vepër e cituar,faqe 263-264

Page 39: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

39

PËRFUNDIMI

Servitutet sendore, janë të të drejta sendore në bazë të të cilave arrihet, që në

dobi të sendit të paluajtshëm, të përdore ose të shfrytëzohet një send tjetër i

paluajtshëm. Përpjekjet për të kufizuar servitutet sendore, kanë qenë të shumëta

dhe të llojëllojshme, që nga moment i krijimit e deri në formimin dhe zhvillimin

e mirëfilltë të tyre. Instituti i servituteve, është një institute me një rëndësi të

veçantë për të drejtën civile, dhe këtë më së miri na e dëshmon dhënia e

përkufizimëve për servitutet në shumicën e Kodëve Civile edhe Ligjeve të

shumë shtetëve të ndryshme. Koha por edhe mënyra e krijimit të servituteve

është e vështirë që të përcaktohet. Ligji i XII tabelave, nuk i ka njohur servitutet

si marrëdhënie e vaçantë juridike, megjithëatë se më vonë ky Ligj i ka

rregulluar disa marrëdhënie të cilat më vonë kanë qenë pjesë e servituteve.

Servituti vërtet ka origjinë të përbashkët me pronësinë, buron nga e njejta

substancë, por origjina e servitutit dhe formimi gradual i tij është i pavarur nga

pronësia.

Në të drejtën tonë zakonore e drejta e servituteve ka qenë e paraparë në Kanunin

e Lek Dukagjinit, Kanuni i Idriz Sulit, në këto kanune kanë qenë të parapara

edhe shumë veçori të ndryshme për servitutet dhe llojet e servituteve sendore.

Rëndësia që kanë servitutet, kanë bërë që secili shtet në legjislacionin e tyre, të

parashohin krijimin e këtij institute të veçantë juridik, format e fitimit, shuarjes

si dhe mbrojtjen juridike në rast të cënimit apo pengimit të realizimit të kësaj të

drejte. Edhe legjislacioni jonë parasheh Ligjin mbi Pronësinë dhe të drejtat tjera

sendore, ku në kuadër të këtij ligji është i paraparë edhe instituti i servituteve në

përgjithësi por edhe servitutet sendore në veçanti, në kapitullin e III, nenet 252-

260.

Sa i përket fitimit të servituteve sendore kjo çështje duhet të shikohet në një

kontekst të caktuar historik, të marrëdhënieve shoqërore si dhe në nivel të

caktuar të prodhimit dhe zhvillimit social. Megjithatë mënyrat e fitimit të

servituteve sendore kanë ndryshuar me kalimin e kohës si dhe me zhvillimin e

vet institutit të servituteve sendore.

Servitutet sendore përveç fillimit e kanë momentin edhe të shuarjes së tyre, ku

me anë të kësaj paraqesin edhe specifikat e nje servituti si e drejtë sendore.

Arsyet për këtë shuarje mund të jenë të ndryshmë, ndërsa ligji jonë bazë nuk i

ka të parapara shprehimishtë të gjitha ato mundësi për shuarjen e servitutit

sendore, mirëpo këtë çështje e ka trajtuar në mënyrë me specifike.

Page 40: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

40

Zhvillimit aktual të vendit tonë, i nevojitet një legjislacion civil më i

modernizuar, ku si model do të mund të merrëshin vendet e zhvilluara

perendimore. Në këtë mënyrë do të mund të arrihej plotësimi i aspiratës tonë,

për një zhvillim më të madhë ekonomik, duke mundësuar kështu forma dhe

kushte më të lehta për fitimin dhe gëzimin e të mirave matriale.

Bazuar në përkufizimet e mësipërme të dhënat për servitutet, shtjellohen në këtë

punim në mënyrë të detajuar të gjitha elementet dhe llojet e servituteve sendore,

konsekuenca ligjore, mënyrat e fitimit dhe të humbjes së tij dhe padyshim edhe

mbrojtja që e drejta i garanton këtij instituti të veçantë në mënyrë të posaçme.

LITERATURA

I. Aliu Abdulla, “E Drejta Sendore”, Prishtinë 2004

II. Aliu Abdulla, “E Drejta Civile -Pjesa e Përgjithshme”, Prishtinë 2013

III. Antony Dnes And Dean Lueck ,”Asymmetric Information and the

Structure of Servitude Law”, University of Arizona, USA, 2007

IV. Bilalli Asllan, Bahiri Bedri,“E Drejta Romake”,Prishtinë 2015

V. Statovci Ejup,“E Drejta e Servituteve-Aspekte komperative”, Prishtinë

2009

VI. Statovci Ejup,“Marrëdhëniet Pronësore Juridike në sendet e paluajtshme

në KSA të Kosovës”, Prishtinë,1977

VII. Games Andria ,“Baza e të drejtës reale”, Prishtinë 1978

VIII. Meha Murat, Steiwer Fredrik, Bublaku Hajzer,”Procedurat për

regjistrimin e pronës dhe shërbimet komunale”, Prishtinë 2011

IX. Metzger Ernest,”Adam Smith and Roman Servitudes” Roman Law

Resources,University of Aberdeen, 2003

X. Mandro Arta,“E drejta Romake”, Tiranë 2004

XI. Puhan Ivo,“E drejta Romake”, Shkup 1988

XII. Presented by Meumann White Attorneys, “Servitudes over immovable

property and implications”

Page 41: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

41

XIII. Shehu Avni,“Pronësia”,Tiranë, 2000

XIV. Tutulani-Semini Mariana,“Korniza ligjore e regjistrimit të pasurive në

Shqipëri dhe e drejta e pronësisë”,Tiranë 2001

LEGJISLACIONE

I. Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë. Miratuar me ligjin nr.7850,

datë 29.7.1994; ndryshuar me ligjet nr.8536, datë 18.10.1999;

nr.8781, Datë 3/5/2001 dhe nr.17/2012, datë 16/02/2012;121/2013,

datë 18/04/2013

II. Ligji për Pronësinë dhe të drejtat tjera sendore, Prishtinë, Nr. 03/L-

154, Datë 25/06/2009

III. Ligji për tokën Bujqësore Nr 02/L-26, Datë 01/06/2007

IV. Ligji për Themelimin e Regjistrit për të Drejtat e Pronës së

Paluajtshme i Kosovës. Prishtinë, Nr. 2002/5

V. Përmbledhje Legjislacioni për Paluajtshmëritë, Nëntorë 2008

Page 42: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

42

PROCEDURAT ALTERNATIVE SIPAS KPPK-SË, NË VËSHTRIM

TË VEÇANTË NEGOCIMI I MARRËVESHJES PËR PRANIMIN E

FAJËSISË

Llegum magister: Edona Morina, Kosovë

ABSTRAKT

Ky punim është nxitur me ndryshimet që solli Kodi i ri i cili hyri në fuqi me 1

janar 2013, i cili karakterizohet me një mori ndryshime dhe plotësime si dhe

zgjedhje të reja që mbështesin tendencën për mbrojtje të të drejtave të njeriut e

njëhkohësisht edhe efikasitet të procedures penale. Në vazhdën e ndryshimeve

materiale dhe procedurale, Kodi i ri i procedurës penale i dha një rëndësi të

posaçme zgjidhjes së çështjeve penale me anë të aplikimit të procedurave

alternative.

Procedurat penale alternative gjithnjë e më shumë vijnë në shprehje. Si rezultat

i zgjedhjes së një numri enorm të çështjeve penale vendet janë gjithnjë në

kërkim të proceseve alternative për të trajtuar rastet penale përtej gjykimeve

tradicionale formale. Marrëveshja për pranimin e fajësisë është konsideruar

shpesh si një zgjidhje e mundshme për problemet e grumbullimt të lëndëve,

periudhave të gjata të paraburgimit dhe për të ndihmuar për të adresuar

abuzimet serioze të të drejtave të njeriut që rezultojnë nga një keqfunksionim i

sistemit të drejtësisë penale.

Punimi është i përqëndruar kryesisht në shpjegimin teorik dhe praktik të

procedurave alternative të zgjidhjes së çështjeve penale në vështrim të veçantë

të institutit të marrëveshjes për pranimin e fajësisë, mbështetur edhe nga

shembuj praktik që korrespondojnë me pjesën teorike, me theks dhe vështrim të

veçantë në aspektin procedural.

Në këtë studim është bërë përpjekje që të pasqyrohen dhe të shtjellohen të gjitha

elementet e rëndësishme që kanë të bëjnë me temën në fjalë. Punimi përveq

objektit dhe qëllimit të studimit përmban nocionin, format, karakteristikat,

avantazhet, disavantazhet, si dhe kritikat drejtuar këtij instituti juridik. Punimi

përmban edhe vështrimin krahasues të marreveshjes për pranimin e fajësisë,

bazën juridike sipas Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, rolin e

Page 43: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

43

pjesëmarrësve, rrjedhën e procedurës dhe marrjen e aktgjykimit në bazë të

marrëveshjes për pranimin e fajësisë, arsyet, rreziqet dhe vështirësit praktike

në zbatim.

Si shtojcë punimi përmban formularët për marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë

për çdo fazë të procedurës si dhe përfundimin dhe literaturën e cila është

përdorur për realizimin e këtij punimi.

Fjalët kyçe: KPPK, procedurat alternative, marreveshja mbi pranimin e

fajësisë, efikasiteti i procedures penale.

1. Hyrje

Sistemet e drejtësisë penale në mbarë botën përballen me numra të enorm të

çështjeve gjyqësore të pazgjidhura. Presioni që ky numër i lëndëve të

pazgjidhura te rritet mund të jetë edhe më serioz në vendet post-konfliktuoze,

që përballen me probleme të tjera të tilla si burimet e kufizuara dhe mjedis

politik i brishtë. Në sistemet e drejtësisë të mbingarkuara me raste kriminale

mund të jetë e vështirë, në mos e pamundur, të mbahen gjyqet në mënyrë të

duhur dhe në kohë, për çdo person të akuzuar.

Marreveshja për pranimin e fajësisë dhe procedurat alternative të zgjedhjes se

çështjeve penale gjyqësore mund të ndihmojë për të lehtësuar disa nga këto

probleme. Megjithatë, në vendet që nuk e kanë përdorur më parë negocimin e

marrevshjes së pranimit të fajit, ky lloj i reformës është një ndryshim serioz në

sistemin ligjor dhe duhet të trajtohet me kujdes në kontekstin e përgjithshëm të

sistemit ekzistues të drejtësisë penale.

Edhe Republika e Kosovës në mesin e vendeve postkonfliktuoze ballafaqohet

me një numër të madh’ të lëndëve të pazgjidhura të cilat mbeten të

grumbulluara në sirtarët dhe shkrimoret e gjykatave dhe prokurorive. Kjo rrjedh

si rezultat i një numri të faktorëve me të cilët kryesisht ballafaqohen vendet në

tranzicion, siç janë baza joadekuate dhe e pamjaftueshme ligjore, joefikasiteti,

mungesa e llogaridhënies, numri i vogël i gjyqtarëve e prokurorëve dhe

mungesa e burimeve të mjaftueshme materiale.

2. Teksti kryesor

Në sistemet e mëparshme shqyrtimi kryesor ishte rezultati i pritshëm i çfarëdo

hetimi apo aktakuze. Mirëpo, ekzistojnë disa arsye përse prokurori i shtetit apo i

pandehuri kërkojnë alternativa, dhe gjykata duhet t’i mbështesë ato alternativa.

Page 44: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

44

Arsyeja e parë përse prokurori i shtetit kërkon alternativa është avancimi i

hetimeve, pasi që marrëveshjet për pranimin e fajësisë mund të rezultojnë në atë

që i pandehuri të bëhet dëshmitar bashkëpunues.

Në këtë mënyrë, i pandehuri mund të sigurojë prova shtesë kundër personave

tjerë të cilët kanë kryer vepra penale dhe në këtë mënyrë të avancojë në hetimet

e tij/saj. Ky është mjet i rëndësishëm për hetimet e ndërlikuara, veçanërisht për

krimin e organizuar dhe korrupsionin. Një arsye tjetër për të kërkuar alternativa

tjera është mbrojtja e viktimës nga ripërjetimi i asaj nëpër të cilën ka kaluar në

gjykatë, gjë që mund të jetë përvojë traumatike dhe e vështirë. Alternativat

gjithashtu mund të sigurohen nëse i pandehuri kërkon trajtim në vend të

dënimit. Shumë raste mund të përfitojnë nga efikasiteti i gjyqësorit.

Përkundër reformave të bëra në sistemin gjyqësor dhe atë prokurorial pas

shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës në vitin 2008, si dhe

reformave në fushën penale në vitin 2013 numri i lëndëve të pazgjidhura

kallëzimeve penale vazhdon të jetë në rritje e sipër.

Në përpjekje për të adresuar këtë problem, Kuvendi i Republikës së Kosovës,

më 6 nëntor 2008 miratoi Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të

Kosovës dhe Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës Penale

të Kosovës, i cili është bërë pjesë e KPP dhe u rregullua çështja e negocimit të

kushteve për pranimin e fajësisë si dhe favoret që mund t`i realizojë i akuzuari

në rast të arritjes së marrëveshjes së tillë, natyra dhe përmbajtja dhe efektet e

marrëveshjes për pranimin e fajësisë si dhe procedura e cila duhet ndjekur nga

palët e përfshira në këtë proces. Natyrisht, marrëveshja për pranimin e fajësisë u

rregullua detajisht në 16 paragrafë të veçantë të nenit 308 A të KPP të këtij

Kodi. Në vazhdimësi të reformimit të sistemit tonë të drejtësisë me 1 janar 2013

hyri në fuqi Kodi i Ri i Procedurës penale i Kosovës, i cili karakterizohet me një

mori të ndryshmeve dhe plotësimeve si edhe të zgjedhjeve të reja të cilat

mbështesin fuqishëm tendencën për mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe

efikasitetin e procedurës penale. Kodi i ri i vitit 2013 solli ndryshime thelbësore

të cilat përshkojnë gjithë procedurën penale, e edhe procedurat alternative, te

cilat udhëzojnë prokurorin e shtetit që t’i marrë parasysh dhe t’i shfrytëzojë

gjykimet alternative në të gjitha ato raste kur një gjë e tillë është e përshtatshme

dhe kur është në interes të përgjithshëm. Gjithashtu, prokurori i shtetit dhe

gjykata duhet t’i marrin parasysh të drejtat e të pandehurit dhe palës së dëmtuar

gjatë këtyre gjykimeve alternativave, dhe duhet ta përfshijnë kompensimin dhe

konfiskimin e pasurive në rastet kur është nevojshme. Këto gjykime alternative

janë të rëndësishme për krijimin e një sistemi të drejtësisë penale që garanton

një gjykim të drejtë të rasteve penale, por që e bënë atë me shpejtësinë e duhur

për ruajtjen e të drejtave të të gjitha palëve.

Page 45: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

45

Këto alternativa përfshijnë diversionin sipas nenit 148, pezullimin e

përkohshëm të procedurës sipas nenit 230, dhe negocimin e marrëveshjes për

pranimin e fajësisë sipas nenit 233.

Në vendet me sistem juridik kontinental, marrëveshja për pranimin e fajësisë

është relativisht një risi dhe disa vende ende nuk e njohin këtë institut.

Literatura juridike e këtyre vendeve është mjaft e kufizuar në këtë drejtim, duke

pasur parasysh kohën relativisht të shkurtë prej kur ky institut parashihet në

legjislacionet e tyre përkatëse apo prej fillimit të zbatimit të tij. Kohëve të

fundit, vërehet qartë tendenca e shumë vendeve për të instaluar në sistemet e

tyre juridiko-penale marrëveshjen për pranimin e fajësisë, ashtu siç kishin bërë

më parë Italia, Franca, Serbia, Bosnja e Hercegovina, etj.

Për dallim nga vendet me sistem kontinental, në vendet anglosaksone

marrëveshja për pranimin e fajësisë ka një traditë mjaft të gjatë dhe funksionimi

i sistemit juridik në këto vende nuk mund të paramendohet pa zbatimin e

marrëveshjes për pranimin e fajësisë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një

prej vendeve më të zhvilluara të botës që ka burime jashtëzakonisht të mëdha

për hetimin, ndjekjen dhe gjykimin e rasteve penale dhe kryerësve të tyre, mbi

nëntëdhjetë përqind të rasteve penale zgjidhen me marrëveshje për pranim.

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara në vendimet e saj disa herë ka

potencuar domosdoshmërinë e zgjidhjes së rasteve përmes marrëveshjes, meqë

në të kundërtën sistemi juridik i vendit do të binte në kolaps.

Edhe pse ky institut ka perejardhje nga e drejta anglosaksone nocionin e tij do ta

jap sipas Kodit të Procedurës Penale të Kosovës. Negocimi i marrëveshjes për

pranimin e fajësisë, rregullohet me nenin 233 të Kodit të Procedurës penale në

fuqi, i cili ka hyrë ne fuqi me 1 janar 2013, i cili me përmbajtjen e vet i

përgjigjet nenit 308 A të Kodit të përkohshëm të procedurës penale të vititi

2008, që rregullonte këtë institut.

Marrëveshja për pranimin e fajësisë sipas nenit 233 parag1 dhe 2 nënkupton

negocimin e kushteve të marrëveshjes me shkrim për pranimin e fajësisë

nëpërmjet prokurorit të shtetit dhe të pandehurit, në bazë të së cilës i pandehuri

dhe prokurori i shetit pajtohen për akuzat e përfshira në aktakuzë, ndërkaq i

pandehuri pajtohet të pranojë fajësinë në shkëmbim për pajtimin e prokurorit të

shtetit që ti rekomandojë gjykatës dënim më të butë, ashtu siç parashihet me ligj

ose të marrë parasysh konsiderime të tjera në interes të drejtësisë.

Page 46: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

46

2.2 Format e formave të marrëveshjes për pranim të fajit

Është evidente ekzistenca e disa formave të marrëveshjes për pranim të fajit, të

cilat nuk përjashtojnë njëra-tjetrën dhe mund të kombinohen:

▪ Charge bargaining – marrëveshje për përmbajtjen e aktit të prokurorit sa i

përket përshkrimit dhe kualifikimit juridik të veprave penale, ku prokuroria

pajtohet të heqë një akuzë më të rëndë në këmbim për fajësinë për një shkelje

më të vogël.

▪ Fact bargaining – pajtueshmëri apo ujdi për prezantimin e një verzioni më të

favorshëm të fakteve të pretenduara në këmbim të pranimit të fajit.

▪ Nolo contendere pleas – sanksioni pranohet pa dhënie të deklaratës për

pranim të fajit në mënyrë të qartë; ka disa përparësi për të akuzuarin, e në fakt i

shmanget krijimit të obligimeve për kompensim të dëmit e cila do të mund të

ndërlidhej në procedurë civile, që do të pasonte pas

përfundimit të procedurës penale në të cilën i akuzuari është deklaruar si

fajtor60

▪ Alford pleas – paraqet rastin kur i akuzuari nuk e pranon fajin, por deklarohet

se prokuroria ka dëshmi të mjaftueshme për të përcaktuar fajin jashtë çdo

dyshimi të arsyeshëm.61

60 I akuzuari as e pranon e as nuk e konteston akuzën; në shumë legjislacione nuk parashihet si e drejtë e të

akuzuarit; shërben si alternativë e deklaratës për pranim të fajit dhe shfrytëzohet gjatë procedurës së

marrëveshjes për pranim të fajit. Deklarata sipas së cilës i akuzuari nuk i konteston faktet e rastit, mirëpo thotë

se assesi nuk ka kryer vepër penale, mund të kuptohet se i akuzuari nuk i kupton akuzat ndaj tij. Kjo deklaratë

futet në procesverbal me pëlqim të gjykatësit (në raste të veçanta të prokurorit) dhe ka dy përparësi: a) i akuzuari

të thotë se në aspektin formal nuk ka aktgjykim ndëshkues edhe pse është shqiptuar dënimi, dhe b) kjo deklaratë

pamundëson që ndaj të akuzuarit të ngritet padi civile për kompensim, R.A. Carp/R.Stidham, fq. 165.

61 Emrin e ka marrë sipas rastit në Gjyqin Suprem të SHBA-ve, North Carolina v. Alford, 400 U.S. 25 (1970).

“Henri Alford në dhjetor të vitit 1963, është akuzuar për vrasje të shkallës së parë, për të cilën mund të

shqiptohej denim me vdekje. Të pandehurin e kanë ngarkuar deklarimet e dy deshmitarëve të cilët kanë

vertetuar se kanë qenë prezent kur ai doli nbga banesa, ka marrë revolen dhe tha se do të ”lajë llogarit me dike

“ dhe pas kohe kur u kthy tha se “kreva punën”. Alford u muar vesh me prokurorin ashtu që do të pranon

fajsinë në ndërrim qe akuza të kualifikoj vepren në vrasje të shkallës së dytë e cila nuk mund të tërheq denimin

me vdekje. Gjykatësi aprovoi pranimin dhe shqiptoi denimin më të lartë të mundshëm për veprën e ricilësuar 30

vite burgim. I pandehuri u ankua se pranimi i fajsisë së tij ishte rezultat i presionit dhe frikës nga denimi me

vdekje, që në të vertet është i pafajshëm. “Kam pranuar fajsinë vetëm për ate se me thanë se ka prova të forta

dhe të mjaftueshme kundër meje...Nuk kam vrarë askend dhe po pësoj nga veprimet e tjetrit...Pranova fajsinë më

që më thanë në të kunderten, kur prokurori bind provon porotës që jam fajtor, do të përfundoj në karrikën

Page 47: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

47

▪ Sentence bargaining – pranimi i fajit çon në drejtim të zvogëlimit apo zbutjes

së dënimit, gjegjësisht në drejtim të përcaktimit të dënimit me kohëzgjatje më të

shkurtër sesa që supozohet se do ta caktojë gjyqi, në rast se do të organizohej

procedurë e rregullt gjyqësore.

2.3 Karakteristikat themelore të Marrëveshjes për pranimin e fajësisë

Një ujdi apo marrëveshje për pranimin e fajësisë është çdo marrëveshje në një

çështje penale në mes të prokurorit dhe të pandehurit të cilin i akuzuari pranon

fajësinë për një akuzë të veçantë në këmbim të një koncesioni nga prokurori.

Kjo mund të thotë se i pandehuri do të pranojë fajësinë për një akuzë më pak

serioze, ose një nga disa akuza, në këmbim për shkarkimin e detyrimeve të

tjera; ose ai mund të thotë se i pandehuri do të pranojë fajësinë për akuzën

origjinale penale në këmbim të një dënim më të butë.62

Marrëveshjet për pranimin e fajësisë në fakt përfshijnë tri fusha të negociatave:

1. Negocimi mbi objektin e akuzës (Charge Bargaining): Kjo është një

formë e zakonshme për të njohur gjerësisht e marrëveshjes për pranimin e

fajësisë. Ajo përfshin një negocimin e akuzave të veçanta (akuza) ose

krime me të cilat i pandehuri do të përballet në gjyq. Zakonisht, në

këmbim të marrëveshjes për tu shpallur "fajtor" për një sanksion më të

vogël, një prokuror do të shkarkojë akuzat më të rënda ose akuzat tjera që

i ngarkohen të pandehurit . Për shembull, në këmbim për shkarkimin nga

akuza për vrasje të shkallës së parë, një prokuror mund të pranojë një

marrëveshje për pranimin e fajësisë vetem për vrasje, i cili duhet të jetë

subjekt i miratimit të gjykatës.

2. Negocimi mbi deklaratën e pranimit të fajësisë (Sentence Bargaining):

Negocimi mbi deklaratën e pranimit të fajësisë përfshin negocimin për

fajësinë, për akuzën e deklaruar, në këmbim për një dënim më të lehtë.

elektrike.“Megjithate gjykata refuzoi ankesen duke theksuar që pranimi paraqet faktin e zgjedhjes së

vullnetshme të tij, andaj nuk ka arësye që gjykata të mos respektoj zgjedhjen e tij. Duke u ballafaquar me dy

alternativa, i pandehuri e zgjodhi ate që në atë moment i bëhëj më më e pranueshme. Kjo që të pandehurit, siç

thekson ai ka pranuar fajsinë vetëm që ti shmangët denimit me vdekje, nuk do të thotë që pranimi i tij nuk ka

qenë zgjedhje e tij e vetëdijshme dhe e arsyeshme” 62 Garner, Bryan A., ed. (2000). Black's law dictionary (7th ed. ed.). St. Paul, Minn.: West Group. p. 1173.ISBN 0-314-

24077-2.

Page 48: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

48

3. Kjo kursen prokurorin që jo domosdoshmërisht duhet zgjidhur çështja

përmes gjykimit për tu provuar e vërteta. Ai siguron të pandehurin me

një mundësi për një dënim të lehtë.

4. Negocimi mbi faktet (Fact Bargaining): Negocimi dhe marrëveshja mes

prokurorit dhe të pandehurit mund të bëhet edhe në pranimin e fakteve të

caktuara në çështjen konkrete penale, duke eliminuar nevojën që

prokurori ka për t’i provuar ato, në këmbim për një marrëveshje për të

mos i futur disa fakte të tjera në prova.

Vlefshmëria e një ujdie si marrëveshja mes prokurorit dhe të pandehurit për

pranimin e fajësisë varet nga tri komponente themelore:63 a)Njohja mbi heqjen

e të drejtave të tyre; b)Dokumenti i heqjes dorë vullnetare; c)Bazë faktike për të

mbështetur akuzat për të cilat i akuzuari pranon fajin.

2.3 Rëndësia e Marrëveshjes për pranimin e fajësisë

Duke e pranuar qëndrimin në drejtësi penale efikase, pjesërisht, mund të

sigurohet edhe nëpërmjet veprimeve të cilat mundësojnë

dekriminalizim,depenalizim, forma alternative të ndjekjes penale dhe

thjeshtësim të procedurës penale, duhet të bëhet dallimi në mes të marrëveshjes

për pranimtë fajit, si raport në mes të autorit të veprës (në cilësinë e të dyshuarit

apo të akuzuarit dhe detyrimisht mbrojtësit të tij dhe prokurorit publik, si

paditës zyrtar, si alternativë e procedurës gjyqësore, nga negocimi me qëllim të

kompensimit që mund të zhvillohen në mes të autorit të veprës dhe të dëmtuarit,

të cilat i udhëheq personi i tretë i papërfshirë në rast (mediatori) dhe ka karakter

të alternatives së ndjekjes.64

Shtrohet pyetja se cila është rëndësia e kësaj marrëveshje dhe pse është ky

institut kaq i përhapur? Përgjigja do të ishte se marrëveshja për pranimin e

fajësisë është një mjet shumë i dobishëm për zgjidhjen e shpejtë dhe efektive të

rasteve penale, në përpjekje që:

a) Të lejojë sistemin e drejtësisë penale të funksionojë në mënyrë më efikase;

b) Të lejojë prokurorët dhe hetuesit të hetojnë rastet tjera;

63Shih më shumë në vegëzen:

http://criminal.findlaw.com/criminal-procedure/plea-bargaining-areas-of-

negotiation.html#sthash.xyk17wKT.dpuf

64 Udhëzues për marrëveshjen për pranimin e fajësisë- Doracak për Profesionistët, fq 115 të verzionit 3

gjuhësh, viti 2011. Përgatitur nga Prof. Dr. Gordana Buzharovska në bashkëpunim me Prof. Dr. Gordan

Kalajxhiev.

Page 49: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

49

c) Të lejojë prokurorët dhe hetuesit të zhvillojnë rastet kundër kryerësve të

veprave më të rënda;

d) Të ruaj kapacitete të vlefshme gjyqësore.

Lidhur me çështjen e shtrirjes dhe përhapjes së vazhdueshme të marrëveshjes

për pranimin e fajësisë edhe në sistemet kontinentale dhe për arsyet që shpiejnë

deri tek nevoja për zbatimin e këtij instituti, ndoshta përgjigja më e drejtë në

këtë pyetje jepet nga Shoqata e Juristëve Amerikanë (American Bar

Association), ku në një komentar lidhur me këtë çështje thuhet:

“Marrëveshja për pranimin e fajësisë është prevalente për shumë arsye

praktike, sic janë: të pandehurit shmangin koston e përfaqësimit të tyre në

gjykim, rrezikun e dënimit të ashpër dhe publicitetin që mund të zgjojë një

gjykim i hapur; prokurori kursen kohën dhe shpenzimet e një shqyrtimi të gjatë;

dhe sistemi i gjykatave nuk ngarkohet me barrën e mbajtjes së gjykimeve dhe

administrimin e provave për secilin rast dhe secilën vepër penale e cila

paraqitet pranë gjykatës”.65

Ka faktorë shtesë të cilët bëjnë edhe më të rëndësishëm zbatimin e

marrëveshjes për pranimin e fajësisë, si:

a) Me hyrjen në marrëveshje për pranim, të pandehurit i garantohet e drejta në

gjykim brenda një kohe të arsyeshme. Përveç kësaj, me hyrjen në marrëveshje i

pandehuri në masë të konsiderueshme shmang pasigurinë lidhur me

përfundimet që do të nxjerr gjykata dhe sanksionin penal që do t’ia

shqiptojë.Njëkohësisht, ai siguron zbatimin me kohë të sanksionit penale të

shqiptuar ndaj tij.

b) Qëllimi i shqiptimit të dënimeve nga gjykata ndaj kryerësve të veprave

penale nuk është vetëm punitiv. Me zhvillimin dhe evolvimin e të drejtës penale

dhe drejtësisë penale, në sistemet juridike bashkëkohore si qëllim shumë i

rëndësishëm i dënimit është edhe rehabilitimi i kryersëve të veprave penale.

Hapi i parë dhe ndoshta më i rëndësishmi në procesin e rehabilitimit është

pranimi i fajit nga kryerësi dhe gatishmëria e tij për të bartur përgjegjësinë për

veprimet kriminale. Pranimi i fajësisë, si pjesë integrale e procesit të

marrëveshjes për pranimin e fajësisë, paraqet një hap të rëndësishëm në

procesin e rehabilitimit të kryerësit të veprës penale.

c) Lëshimet e bëra nga prokurori dhe i pandehuri mundësojë aplikimin e masave

korrektuese të cilat janë më të përshtatshme për të pandehurin se masat që

65 American Bar Association, Commentary on Plea Bargaining, SHBA, 1968

Page 50: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

50

gjykata mund të kishte shqiptuar në mënyrë të njëanshme. Si rezultat i kësaj,

dënimi i caktuar mund të shërbejë më mirë për arritjen e objektivit të

rehabilitimit dhe parandalimit të kryerjes së veprave penale në të ardhmen.

d) Bashkëpunimi i të pandehurit me organin e hetuesisë dhe atë të ndjekjes, kur

një gjë e tillë është pjesë e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, paraqet

ndihmesë shumë të madhe për këto organe në zbulimin dhe ndjekjen e

kryerësve tjerë të veprës së njejtë apo më të rëndë penale.

Përkundër faktit se marrëveshja për pranimin e fajësisë është kritikuar nga disa

juristë e akademikë të shquar, në SHBA dhe në disa vende tjera mbi nëntëdhjetë

përqind e rasteve penale zgjidhen me anë të marrëveshjeve për pranim.

Nga kjo që u tha mund të themi se janë tre avantazhe të mëdha për arritjen

marrëveshjes për pranimin e fajësisë:

ajo mund të lehtësojë mbipopullimin e çështjeve penale nëpër gjykata për

të mos pritur rradhën për gjykim dhe rastet e ngecjeve dhe parashkrimit të

lëndëve;

ajo është një mjet i dobishëm për ndjekje penale komplekse; dhe

ajo mundëson shqiptimin e dënimeve më krijuese, individuale dhe

ndoshta dënimeve të pa mbikqyruara (noncustodial).

2.4 Arsyet e zbatimit në favor të marrëveshjes për pranimin e fajësisë dhe

prespektiva e marrëveshjes për pranimin e fajësisë

Marrëveshja për pranimin e fajësisë në Evropën Lindore, por edhe në Kosovë

përkundër të gjitha reformave të gjëra ligjore në fushën e drejtësisë penale, ende

nuk ka gjetur zbatim të kënaqshem sa për t’i liruar gjykatat nga numri i madh i

çështjeve gjyqësore.

Perderisa dimë që nga praktika gjyqësore e SHBA nga 90 deri 95 % të rasteve i

zgjidh më negocimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, dhe kjo

funksionon edhe në shumë vende tjera të Evropës perendimore dhe të botës në

përgjithësi, e ardhmja dhe instiucionalizimi i marrëveshjës për pranimin e

fajësisë në Kosovë ka potencial për një sistem më efikas ligjor në të ardhmen.

Hapi i menjëhershëm në drejtim të realizimit të suksesshëm të sistemit të

bisedimeve për pranimin e fajësisë, përveç infrastrukturës së sistemit juridik të

Kosovës, duhet të përfshijë krijimin e mekanizmave të kontrollit për të siguruar

funksionimin e duhur të sistemit në të ardhmen.

Page 51: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

51

Megjithatë, mospërputhjet potencialisht problematike që ekzistojnë në mes të

institucionit të negocimimeve dhe marrëveshjes për pranimin e fajësisë, që

rrjedhin nga tradita kundërshtuese e SHBA-së dhe tradita inkuizitore që ndiqet

në Kosovë, numri i çështjeve penale që arrijnë marëveshje për pranimin e

fajësisë, që nga inkorporimi i këtij instiuti në legjislacionin tonë është në rritje e

sipër.

Andaj arsyet dhe përgjigja në pyetjen se” Çka pritet nga marrëveshja për

pranim të fajit?” janë përmbledhur si në vijim:

Shkarkim të gjyqeve nga një pjesë e lëndëve ku palët do të arrijnë të

merren vesh

Për shkak se nuk ekziston kufizim sa i përket natyrës dhe peshës së

veprave penale për të cilat është e lejuar marrëveshja për pranim të fajit,

palët mund ta zbatojnë marrëveshjen për pranim të fajit çdoherë kur të

vlerësojnë se ajo është në dobi të të dyja palëve;

Gjykatësit do të kenë më shumë kohë t’u kushtojnë lëndëve komplekse

penale me gjendje faktike të komplikuar, numër të madh dëshmish dhe

autorësh e të ngjashme;

Zvogëlim të shpenzimeve të procedurave gjyqësore për shkak se

zvogëlohet në masë të konsiderueshme kohëzgjatja prej fillimit të

procedurës penale deri në sjelljen e aktgjykimit;

Rol proaktiv të palëve;

Përfundim të procedurës në fazë më të hershme me sjellje të vendimit

meritor;

Rezultat të qartë përfundimtar i cili mbështetet mbi konsultime, biseda

dhe kompromise në mes të palëve dhe mbrojtësit të cilat rezultojnë me

nënshkrim të propozim- marrëveshjes për pranim të fajit;

Aftësi të mbrojtësit për të vlerësuar se sa është e volitshme për klientin e

tij që të shprehë gatishmëri për pranim të fajit, gjegjësisht të bëjë pranim

të krimit para gjyqit, përkundrejt rezultatit përfundimtar të procedurës të

cilën e përbëjnë veprimet e zakonshme procedurale nëpër stadet e saja të

ndryshme.

2.5 Rreziqet e mundëshme respektivisht vështirësitë praktike

Rreziqet e mundshme gjatë implementimit të marrëveshjes për pranimin e

fajësisë në kornizën tonë ligjore dhe zbatimi i tij mund të na sjell:

Korniza të gjera të sanksioneve të parapara në KP-së;

Page 52: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

52

Politika ndëshkuese e cila sillet rreth minimumit ligjor të paraparë të

sanksioneve;

Nevoja për ndryshime në KP sa i përket zbutjes së dënimeve në rast të

procedurës për marrëveshje për pranim të fajit, gjegjësisht dhënies së

deklaratës për pranim të krimit;

Vështirësi për palët që të vlerësojnë nëse më shumë u konvenon

marrëveshja për pranim të fajit apo procedura e rregullt penale;

Praktika e pabarabartë gjyqësore në shqiptimin e sanksioneve penale për

vepra të njëjta apo të ngjashme penale;

Mosekzistimi i sanksionit të llogaritur mesatar për vepra të ndryshme

kriminale sipas praktikës gjyqësore gjatë disa viteve të kaluara etj.

3. PËRFUNDIMET

Marrëveshjet për pranimin e fajësisë mund të ndihmoj vendet pas konfliktit për

të menaxhuar më mirë sistemet e tyre të drejtësisë penale, duke evituar shtyrjen

e çështjeve gjyqësore dhe në rënien e numrit të njerëzve në paraburgim.

Megjithatë, politikëbërësit, avokatët, ligjvënësit dhe ofruesit e ndihmës

ligjore duhet të kuptojnë se negocimi i marrëveshjes për pranimin e fajësisë

është një ndryshim potencialisht kompleks i sistemit të drejtësisë penale dhe

mund të kërkojë ndërrime serioze në kulturën ligjore.

Marrëveshjet për pranimin e fajësisë mund t’i ngrisin problemet ekzistuese

në sistemin e drejtësisë penale, të tilla si mungesa e qasjes në avokatët

mbrojtës, korrupsion apo gjyqësor të politizuar. Për këtë arsye, negocimi i

marrëveshjes për pranimin e fajësisë nuk është një proces që të nxitojmë për

ta miratuar, por është një reformë që duhet trajtuar kujdesshëm. Ky kujdes

duhet të perqëndrohet në vlerësimin, qëllimet pas miratimit të bisedimeve

për pranimin e fajësisë dhe gjendjen aktuale të kriminalitetit në sistemin

konkret të drejtësisë.

Page 53: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

53

Shoqëria nuk është në gjendje të pranojë se individët të cilët janë të lidhur

me krimet e rënda të tilla si terrorizmi të shpëtojnë me dënime më të lehta

vetëm sepse kanë pranuar fajin për akuzat e vënë përpara.66

Hartuesit e politikave duhet gjithashtu të vlerësojnë qëndrimet e publikut

ndaj sistemit të drejtësisë penale dhe si negocimi i marrëveshjes për

pranimin e fajësisë mund të kontribuojë në ndërtimin e besimit në sistemin

formal të drejtësisë.

Në përfundim deklarimin e fajësisë shihet nga publiku i gjerë si promovimin

e padrejtësisë sepse dënimi nuk është matur sipas seriozitetit të veprës

penale – krimit por sipas aftësisë të kryerësit , që të jetë në gjendje për të

negociuar dhe për të siguruar një dënim më të vogël me prokurorinë

(Herzog, 2004 ).

Shoqëria percepton Marrëveshjen për pranimin e fajësisë si sakrificë e

kualitetit për kuantitetin dhe drejtësisë për efektivitetin administrativ.

Në fund të fundit, marrëveshjet për pranimin e fajësisë mund të kontribojnë

në një sistem të fortë të drejtësisë penale dhe qasje më të mirë për drejtësi.

I. REFERENCAT

A. Libra, artikuj dhe punime të tjera

Abraham Blumberg, “The Practice of Law as Confidence Game:

Organizational Cooptation of a Profession”, 1 Law and Society Review

15, (1967).

American Bar Association, Commentary on Plea Bargaining, SHBA,1968

Andrew, Ashworth, Mike Redmayne, The Criminal Process, 2005, 3rd

edition, Oxford University Press, kapitulli XII, theksuar sipas N.

Garoupa/F.H. Stephen

Bazuar në shkrimet e Profesorit Herrman, marrë nga Gunter Widmaier

“Der strafprozessuale Vergleich”, (1982).

Bennett L. Gershman, “Prosecutorial Ethics and Victims' Rights: The

Prosecutor's Duty of Neutrality”, Pace Law Faculty Publications,(2005).

66 http://www.lawteacher.net/free-law-essays/judicial-law/what-is-plea-bargaining-purpose-it-serves-justice-problems-law-

essay.php

Page 54: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

54

Braha, Brulinda “Te drejtat themelore të të akuzuarit në legjislacionin

penal shqipëtar dhe përçasja e tyre me parimet e Konventës Evropiane

për të Drejtat e Njeriut’; punim për mbrojtjene gradës shkencore Doktor,

Tiranë, 2013.

Buzharovska,Nanev,Misoski, Hulumtim krahasues i zgjidhjeve për

përshpejtim dhe thjeshtësim të procedurës penale, RMDPK, nr. 1/2008

David A. Starkweather, “The Retributive Theory of "Just Desserts" and

Victim Participation in Plea Bargaining”, Indiana Law Journal, Vol. 67,

(1992).

Erik Luna, “Bargaining in the shadow of the law-the relationship between

plea bargaining and criminal code structure”, Marquis Law Review,

(2007).

F. Andrew Hessick III, Reshma M. Saujani, “Plea Bargaining and

Convicting the Innocent: the Role of the Prosecutor, the Defense Counsel,

and the Judge”, B.Y.U. Journal of Public Law, fq. 197 (2001-2002).

Frank , Easterbrook, Criminal Procedure as a Market System, Journal of

Legal Studies, 1983, 12, стр. 289-332; Steven Shavell, Foundation of

Economic Analysis of Law, Harvard University Press, 2004; Thomas

Miceli, The Economic Approach to Law, Stanford University,Press,

2004. N. Garoupa,F.H. Stephen

G.M. Grossman, M.L. Katz, “Plea bargaining and social welfare”, The

American Economic Review 73

George Fisher, “Plea Bargaining’s Triumph: A History of Plea

Bargaining in America”, Stanford University Press (2003).

George Fisher, “Plea Bargaining’s Triumph: A History of Plea

Bargaining in America”, Stanford University Press, (2003).

Gordana, Buzharovska, Gordan, Kalajxhiev; Udhëzues për marrëveshjen

për pranimin e fajësisë- Doracak për Profesionistët, fq 115 të verzionit 3

gjuhësh, viti 2011.

Gjeçovi, Shtjefën, “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, Prishtinë, 2001.

Hajdari, Azem “E drejta e procedurës penale”, Prishtinë, 2010.

Hajdari, Azem “Efikasiteti procedural dhe të drejtat e njeriut në

procedurën penale”, Prishtinë, 2011.

Hajdari, Azem “Procedura penale-Komentar”, Prishtinë, 2010.

Hajdari, Azem “Sistemi i drejtësisë për të mitur-Komentar”, Prishtinë,

2010.

Hyseni, Bashkim, Shala, Afrim “Mbrojtja e detyruar me avokat në

procedurën penale të Republikës së Kosovës”.

Page 55: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

55

Josephine Gittler, “Expanding the Role of the Victim in a Criminal

Action: An Overview of Issues and Problems”, 11 Pepperdine Law

Review (1984).

Komentar i marrëveshjes për pranimin e fajësisë, Law Journal, SHBA.

Komentari mund të gjendet në faqen e internetit: http://www.jstor.org

Maloku, Etrur “Marrëveshja për pranimin e fajësisë”; punim diplome

master, 2011, Prishtinë

Mandro,Arta “Relativizmi” i lirisë së profesioneve të lira në funksion të

një shërbimi “absolutisht” në të mirë të qytetarëve dhe në përputhje me

ligjin: Zgjidhjet alternative të mosmarrëveshjeve: Ndërmjetësimi dhe

Arbitrazhi”, Tiranë, Shqipëri, 2008.

Mario Chiavario, “La riforma del processo penale”, (1990).

Murati, Rexhep “Disa çështje mbi imunitetin penalo-procedural”,

Revista “Përparimi” Prishtinë, 1991.

Murati, Rexhep “Efikasiteti i procedurës penale dhe mbrojtja e të

drejtave dhe lirive të të pandehurit në procedurë penale”, 1996, nr 3,

Prishtinë.

Murati, Rexhep “Judical criminal system in Kosovo and the protection of

human rights and fundamental freedoms”, 8/12/2011.

Murati, Rexhep “Main Characteristics of the Judical Criminal System in

Kosovo” Deccenium Moztanicense, Rijeka, 2008.

Murati, Rexhep “Protection of Human Rights Under Kososvo’s Criminal

Code and Criminal Procedure Code”, Chicago-Kent Law Review,

Volume 80, Number 1, 2005.

Murati, Rexhep “Rishikimi i procedurës penale për shkak të fakteve dhe

provave të reja”, Universiteti i Prishtinës- Fakulteti Juridik, Prishtinë,

2006, fq. 350.

Murati, Rexhep “Some aspects of Human Rights and Freedoms

Protection in Criminal Procceedings”, Prishtina, 2008.

Murati, Rexhep, Sahiti, Ejup, Elshani, Xhevdet Komenntari Kodit të

Procedurës Penale i Republikës së Kosovës”, Prishtinë, 2014.

Nova, Koço “Procedura penale – Pjesa e përgjithshme, Tiranë 1966.

Sahiti, Ejup “ Të drejtat dhe liritë e njeriut të vështruara nga aspekti

procedural”, 1998.

Sahiti, Ejup “Dëshmia e dëshmitarit si provë në procedurën penale”,

Prishtinë, 1993.

Sahiti, Ejup “E drejta e procedurës penale”, Prishtinë,1984,1988; 2005.

Sahiti, Ejup, Murati, Rexhep “E drejta e procedurës penale”, Prishtinë,

Page 56: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

56

2013.

Stephen J. Schulhofer, Plea Bargaining as Disaster, Yale Law Journal,

1992, 101, стр. 1979- 2009. Russell Christopher, The Prosecutors’s

Dilemma: Bargains and Punishment, Fordham Law Review, 2003

Tim H. Arendt, “Human condition”, (1958).

Tulkens van de Kerchove, La Justice Pènale, во European Criminal

Procedures, (ed. Delmans-Marty/Spencer), Cambridge University Press,

2002

B. Akte juridike dhe tekste ligjore

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e cila hyri në fuqi me15 qershor

2008.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, 28 nëntor 1998.

Kodi Penal i Kosovës, Kodi nr. 04/L-082, G.Z., Nr.19/2012, dhe Nr.

30/2012.

Kodi i Procedurës Penale të Kososvës, Kodi nr. 04/L-123, G.Z.,

Nr.37/2012.

Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, LIGJ Nr.7895, datë 27.1.1995, i

përditësuar.

Kodi i Procedurës Penale të Shqipërisë, LIGJ Nr.7905, datë 21.3.1995, i

përditësuar në tetor 2004.

Udhëzues i Kodit të Procedurës Penale të Kososvës, Prishtinë, 2013.

Kodi i Drejtësisë për të mitur, Kodi nr. 03/L-193, G.Z. Nr. 78/2010.

“Udhëzimet mbi marrëveshjet për pranimin e fajësisë”, Zyra e

kryeprokurorit të Shtetit të Kosovës dhe Zyra e kryeprokurorit të

EULEX-it.

Ligji për Prokurorinë e shtetit, Ligji Nr.03/L-223, G.Z. Nr.83/2010.

Ligji nr.03/L-003 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Kodit të Përkohshëm

të Procedurës Penale të Kosovës, nr.2003/26, i datës 06.11.2008.

Ligji për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet penale. Ligji nr.

04/L-31.

Ligji për Ndërmjetësim i Republikës së Kosovës, ligji nr. 03/L-057.

Ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve. Ligji nr. 04/L- 015.

“ Kodi I Procedures Penale të Republikës së Shqipërisë”, ligji nr.7905,

date 21.03.1995

Ligji nr. 8813, datë 13.06.2002 “Për disa shtesa dhe ndryshime me ligjin

nr.7905, date 21.03.1995

Page 57: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

57

Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Serbisë, Gazeta Zyrtare e

Republikës së Serbisë, Ligji No. 46/2006, Beograd 2006

Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Serbisë, Beograd 2011

Ligji i Procedurës Penale të Republikës së Maqedonisë, Gazeta Zyrtare

No. 15/2005 dhe Ndryshimet nga viti 2008 dhe 2009, Shkup 2009

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Neni III, Paragrafi 2[3].

Kodi i Procedurës Penale i Republikës Federale të Gjermanisë, Gazeta

Zyrtare Federale e Republikës Federale të Gjermanisë, Berlin 2009

Kushtetuta e Italisë

Kodit të Procedurës Penale të Italisë të vitit 1988

Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Francës, Seksioni VIII, Neni

495-7.

Les chiffres-clés de la Justice, Ministria e Drejtësisë e Francës, Tetor

2006.

Kodi i Procedurës Penale të Tajvanit, nenet 455-2 deri 11.

Margaret K. Lewis “Sistemi i Ri Kundërshtues i Tajvanit dhe Sfida e

Neglizhuar per Reforma Drejtuar Efikasiteti” 49 Zhurnali i Virgjinias për

Ligjin Ndërkombëtar 651 (2008-2009).

JE Ross (2006), "The Entrenched Position of Plea Bargaining in United

States Legal Practice", The American Journal of Comparative Laë (The

American Journal of Comparative Law) 54: 717–732, JSTOR 20454559.

Marco Fabri, “Theory Versus Practice of Italian Criminal Justice

Reform”, 77 Judicature 211, 213 n.4 (1994).

Timothy Sandefur, In Defence of Plea Bargaining, Regulation, 2003, Vol.

26, No. 3, pp. 28-31.

6 Recommendation No. R (87) 18 concerning the simplification of

criminal justice.

Timoty Lynch, The Case Against Plea Bargaining, Regulation,2003, Vol.

26, No. 3, fq. 24-27.

Abraham S. Goldstein, “Converging Criminal Justice Systems: Guilty

Pleas and the Public Interest”, 31 Israeli Law Review, (1997).

Joachim Herrman, “Bargaining Justice - A Bargain for German Criminal

Justice?”, 53 University of Pittsburgh Law Review, (1991-1992)

Joachim Herrman, “The Rule of Compulsory Prosecution and the Scope

of Prosecutorial Discretion in Germany”, 41 University of Chicago Law

Review, (1974).

Page 58: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

58

C. Dokumente ndërkombëtare

Deklarata e Përgjithshme e të Drejtave te Njeriut e vitit 1948 (Universal

Declaration on Human Rights, G.A.res 217 A(III), U.N. Doc A/810 at

71).

Konventa Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të

Njeriut e vitit 1950, me protokollet shtesë (Europian Convention for the

Protection of Human Rights and Fundamental Freedoms,(ETS No. 5),

213 U.N.S. 222, entered into force Sept. 3.1953, as amened by Protocols

No 3,5,8, i 11 wich entered into force on 21 September 1970, 20

December 1971, 1 January 1990, and 1 November 1998 respecttively).

Karta e gjelbër – Mbrojtja e të dyshuarve dhe e të pandehurve në

procedurat penale të Bashkimit Europian (Green Paper from the

Commision: Procedural Safeguards for Suspects and Defendants in

Criminal Procedings throughout th European Union, Brussels, 19. II.

2003 COM (2003)75 final).

Propozimi i Garancive të Përbashkëta Minimale Procedurale( Proposal

for A Council Framework Decision on Certain Procedural Rights in

Criminal Procedeedings throughout the Europian Union, COM (2004)

328 final).

D. Burime nga interneti

http://en.wikipedia.org/wiki/Plea_bargain

http://en.wikipedia.org/wiki/Plea_bargaining_in_the_United_States#Hist

ory_and_constitutionality.

http://legal-dictionary.thefreedictionary.com/Plea+Bargaining

http://www.americanbar.org/groups/public_education/resources/law_relat

ed_education_network/how_courts_work/pleabargaining.html

http://chicagounbound.uchicago.edu/cgi/viewcontent.cgi?article=1987&c

ontext=journal_articleshttps://www.bja.gov/Publications/PleaBargaining

ResearchSummary.pdf

http://monderlaw.com/guilty-plea/

http://criminal.findlaw.com/criminal-procedure/plea-bargain.html

http://criminal.findlaw.com/criminal-procedure/plea-bargaining-areas-of-

negotiation.html#sthash.xyk17ëKT.dpuf

http://www.jstor.org

Page 59: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

59

Krahasimi i ligjeve per azil kerkim ne Shqiperi dhe Kosove.

Eldisa Cirogu

La Sapienza , phd ne Studime Politike

Rome,

Itali,

Rigert Cirogu ,

La Sapienza , Rome, Itali,

Abstrakti:

Migrimi është një proçes dhe fenomen që fillon dhe ka përcaktuar më së shumti

historinë e njerëzimit dhe mënyrën e zhvillimit të tij. Fenomeni i migrimit është

sot e kësaj dite në programet politike të pjesës dërrmuese të forcave e lëvizjeve

politike në të gjitha vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim . Legjislacioni

ndërkombëtar mbi migrimin dhe azilin përbën në ditët tona një nga fushat më të

zhvilluara të së drejtës ndërkombëtare.

Për të arritur këto standarte Shqipëria ka bërë shumë hapa përpara. Një listë

veprimesh e aktesh që duheshin ndërmarrë, është filluar me Marrëveshjen e

Stabilizim Asociimit me BE të vitit 2003. Në këtë marrëveshje parashikohen 8

prioritete (fusha me përparësi) e një nga këto është edhe azili dhe migrimi.

Ky punim ka pikerisht si synim te analizoje se si Shqiperia dhe Kosova jane

përshatur nga ana legjislative, normativave te Bashkimit Europian per te ofruar

një tutelë sipas standarteve ndërkombëtare.

Fjalët e rëndësishme: migrimi, azil kerkues, risia legjislative, Kosove,

Shqiperi,

Page 60: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

60

1. Hyrja

Migrimi si proces i përhershëm i lëvizjes së njerëzve si dhe rritja e

vazhdueshme e numrit të migrantëve dhe problemet që ndërlidhen me këtë, ka

ndikuar që migrimi të gjendet në qendër të vëmendjes në shumë shtete të botës.

Pothuajse të gjitha vendet, pa dallim, ballafaqohen me sfida që ndërlidhen me

migrimin, qofshin si vende të origjinës, transitit apo vende të destinacionit

përfundimtar. Kjo bëhet edhe më aktuale në ditët e sotme, posaçërisht duke

pasur parasysh faktin se përafërsisht, vlerësohet se në ditët e sotme jetojnë diku

rreth 214 milion njerëz jashtë vendit të vendlindjes së tyre ose 3% e numrit të

përgjithshëm të njerëzimit, dhe se ky numër ka pësuar rritje enorme, veçanërisht

në 20 vitet e fundit. Gjatë periudhës së viteve 1965-1990, numri i migrantëve,

ndërkombëtarisht është rritur për 45 milion, me një shkallë rritje prej 2.1% për

vit, përderisa shkalla e tanishme e rritjes është 2.9% në vit. Po ashtu, numri i

përgjithshëm i migrantëve në nivel global, ka pësuar rritje këto vitet e fundit,

nga diku rreth 150 milion në vitin 2000, në 214 milion në kohët e sotme, që i

bie se çdo i 33 njeri sot është migrant (përderisa në vitin 2000, ka qenë çdo i 35)

E drejta e migracionit në vendin tonë, në formë të shkruar, daton që me

Statutet e Shkodrës, të përditësuara deri në vitin 1469 e pikërisht me nenin 1, të

këtyre Statuteve, ku parashikohet barazia e të huajve me qytetarët e komunës së

Shkodrës67.

Lidhja e fortë e kësaj të drejte me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut,

janë të shprehura e të rrënjosura në zakonet e popullit shqiptar shumë më

përpara se sa të shfaqeshin në dokumentet e njohura ndërkombëtarisht si fillesat

e të drejtave të njeriut.

Migrimi përmban si element largimin, i cili është një term i përgjithshëm që

përfshin çdo lloj forme lëvizjeje për çfarëdolloj shkaku. Disa njerëz largohen

nga vendi i tyre si migrantë jovullnetarë, sepse janë viktima të politikës –

përfshirë këtu dhunimin e të drejtave të njeriut, luftrave ose katastrofave në

shkallë të gjerë. Këta janë refugjatë. Mund të them pra që çdo refugjat është një

migrant, por jo çdo migrant është një refugjat.

67 Aty thuhet:

“Mbi lirinë e të huajve për të ardhur dhe për t’u vendosur në qytetin tonë Nëse ndokush do të dëshironte të vendosej në qytetin tonë, qoftë ky njeri i Mbretit apo i ndonjë fisniku, ai duhet t’i shërbejë

vetëm Komunës sonë dhe askujt tjetër. Qytetari ynë, apo sllavi ose arbëreshi, që do të përpiqeshin ta kapnin e ta bënin

pronë të tyre, do të detyroheshin t’i paguanin 50 perperë mbretit, ndërsa robin duhet ta lenë të lirë. Çdo qytetar i

Komunës sonës duhet ta mbrojë atë me çdo kusht.”

Page 61: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

61

Refugjatët largohen nga vendi i tyre, nuk kanë më mbrojtjen e këtij vendi dhe si

rrjedhim përftojnë mbrojtjen e bashkësisë ndërkombëtare të ushtruar në

territorin e vendit ku njihen si refugjatë.

2. Hipoteza

Historikisht, shtetet kanë vendosur vetë ose në marrëveshje mes tyre për

trajtimin e refugjatëve në shkallë të gjerë. Aktet e para ndërkombëtare në këtë

fushë i përkasin fillimit të viteve 30 të shekullit të kaluar, mbi të gjitha me

Kushtetutën e Organizatës Ndërkombëtare të Refugjatëve. Pas Luftës së Dytë

Botërore, akti kryesor universal për refugjatët njihet si Konventa e vitit 1981 në

lidhje me Statusin e Refugjatëve. Republika e Shqipërisë e ka ratifikuar këtë

Konventë në vitin 1992.68

Standartet në trajtimin e refugjatëve njohën një nivel të ri pas krijimit të

Bashkimit Europian, bashkim i cili ka synuar dhe synon krijimin e një hapësire

me standartet më të larta në fushën e mbrojtjes dhe realizimit të të drejtave të

njeriut.

Me ndryshimin e sistemit Shqipëria hyri në rrugën e përpjekjeve të përshtatur,

arritur dhe zbatuar standartet ndërkombëtare në shumë fusha, përfshirë këtu atë

të ofrimit të mbrojtjes ndërkombëtare dhe trajtimit të refugjatëve. Pas

nënshkrimit të Konventës së Refugjatëve, Shqipëria zhvilloi një kuadër ligjor

dhe një sistem azili për këtë qëllim.

Ky studim synon te vertetoje qe Shqipëria ka bërë hapa përpara në fushën

e azilit dhe migrimit, pavarësisht se është një vend në zhvillim ,ndërgjegjësimi

për rritjen e rolit të Shqipërisë si vend që jo vetëm prodhon por edhe pret

migrantët anëmbanë botës, duke përfshirë edhe refugjatët mestyre, është një

plus shumë i rëndësishëm për arritjen e synimeve të Shqipërisë në rrugën e saj

të integrimit.

68 Ashtu si shumica e akteve të tjera ndërkombëtare, kjo Konventë ka përcaktuar standartet minimale për trajtimin e tyre

duke lënë të hapur mundësinë për një trajtim më të favorshëm nga shtetet që e kanë këtë mundësi.

Page 62: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

62

3. Metodologjia

Si hap i parë metologjik shqyrtimi i legjislacionit në këtë fushë, i cili ka qenë i

bollshëm dhe lëhtësisht i gjetshëm.

Si hap i dytë, ka qenë shqyrtimi i pjesës tjetër të literaturës së studiuar me

qëllim nxjerrjen edhe të opinioneve të ndryshme të aktorëve të përfshirë në këtë

fushë qoftë nga Shteti Shqiptar qoftë nga organizatat ndërkombëtare,

veçanërisht UNHCR, si edhe dokumenteve të BE për këtë qëllim.

Po kështu, si një hap i tretë metodologjik ka qenë kontakti me organizata si

UNHCR, IOM, RMSA, si edhe kontakti me zyrtarët e policisë kufitare

4. Historiku i Legjislacionit ndërkombëtar mbi azilin dhe migrimin

Legjislacioni ndërkombëtar mbi migrimin dhe azilin përbën në ditët tona një

nga fushat më të zhvilluara të së drejtës ndërkombëtare. Kjo ka ardhur si

rezultat i pranimit të fenomenit të migrimit si një fenomen i pashmangshëm, që

ndodh për arsye nga më të ndryshmet por mbetet gjithsesi tipar i sjelljes

njerëzore.

Rregullimi ndërkombëtar i proçesit të migrimit, ka nisur me traktate e

marrëveshje dypalëshe mes shteteve për të arritur sot në një tërësi konventash

ndërkombëtare69.

-mbi refugjatët

a. Konventa e vitit 1951 në lidhje me statusin e refugjatëve.

b. Protokolli i vitit 1967 ndaj Konventës së vitit 1951 në lidhje me statusin e

refugjatëve.

c. Statuti i UNHCR (Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB për Refugjatët).

d. Parimet udhëheqëse mbi personat e shpërngulur brenda vendit.

e. (pjesërisht) Konventa Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe

Lirive Themelore e vitit 1950.

f. Deklarata Universale e të drejtave të Njeriut.

g. (pjesërisht) Pakti Ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike, 1966.

69 Glossary on Migration (Fjalorth mbi Migrimin), IOM (Organizata Ndërkombëtare për Migrimin),

Page 63: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

63

h. (pjesërisht) Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat ekonomike, shoqërore e

kulturore.

i. (pjesërisht) Konventa e OKB mbi të Drejtat e fëmijës, 1989

-mbi emigrantët

a. Konventa Ndërkombëtare për mbrojtjen e të Drejtave të Punonjësve Migrantë

dhe Anëtarëve të Familjeve të tyre, 1990.

b. Protokolli i OKB kundër Kontrabandimit të Migrantëve nga deti, toka dhe

ajri, që shton Konventën e OKB kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar,

2000.

c. (pjesërisht) Pakti Ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike, 1966.

d. (pjesërisht) Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat ekonomike, shoqërore e

kulturore.

Në regjimin ndërkombëtar të mbrojtjes së refugjatëve, pozicionin qendror e ka

Konventa70 e vitit 1951 dhe Protokolli i saj i vitit 196771. Konventa e vitit

1951 ka karakter gati "kushtetues". Ajo formulon rregulla me vlefshmëri

objektive, të shoqëruara nga detyrime të pandashme.

Konventa e vitit 1951 dhe Protokolli i saj i vitit 1967 janë të vetmet dokumenta

universale dhe shprehja më e qartë e solidaritetit ndërkombëtar për mbrojtjen e

refugjatëve. Dispozitat e Konventës mbeten standarti që përdoret për të gjykuar

çdo masë për mbrojtjen dhe trajtimin e refugjatëve. Dispozita e saj më e

rëndësishme, parimi i moskthimit mbrapsht i parashikuar në Nenin 33, është

guri themeltar i regjimit ndërkombëtar të mbrojtjes së refugjatëve.

Në vendet që nuk kanë pranuar asnjë dokument ndërkombëtar për refugjatët,

baza më e paktë e mbrojtjes së refugjatëve është Statuti i UNHCR-së në

mënyrën që ai është zhvilluar me kalimin e kohës. Si agjenci e OKB e ngarkuar

me zbatimin apo mbikëqyrjen e zbatimit të Konventës së vitit 1951 dhe në

përgjithsësi të të drejtave të refugjatëve, UNHCR ka ndërmarrë një numër

veprimtarish për të përcaktuar dhe për të forcuar lidhjet midis të drejtës

ndërkombëtare për refugjatët dhe të drejtës ndërkombëtare për të drejtat e

njeriut në mënyrë që secila të mund të përdoret më mirë për mbrojtjen e

refugjatëve. 70 Konventa është një dokument shumëpalësh i përvijimit të standarteve me një zbatim gati të përgjithshëm, që krijon një

regjim të veçantë ligjor ndërkombëtar për personat që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare. Ai është një dokument me

karakter të përgjithshëm që, nga vetë natyra e tij, kërkon zbatimin e dispozitave të tij në tërësinë e tyre midis të gjitha palëve

kontraktuese. Ky në të vërtetë është një kusht thelbësor që secila palë të japë pëlqimin që traktati të jetë detyrues për ta. 71 Objekti dhe qëllimi kryesor i Konventës së vitit 1951 së bashku me Protokollin e saj të vitit 1967 ishte në fakt krijimi i një

regjimi për mbrojtjen e refugjatëve në bazë të së drejtës ndërkombëtare, që ishte universal në zbatueshmërinë e tij dhe

jodiskriminues në zbatimin e tij.

Page 64: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

64

Një burim tjetër i legjislacionit janë normat dhe parimet e të drejtës

ndërkombëtare të zbatueshme në lidhje me refugjatët të cilët u drejtohen të

gjitha shteteve, pavarësisht nga pranimi i dokumenteve ndërkombëtare72.

5. Nocione të rëndësishme

- Refugjati

Sipas Konventës së vitit 1951 në lidhje me statusin e refugjatëve, refugjat

është çdo person që për shkak të një frike të bazuar se mos përndiqet për shkak

të racës, fesë, shtetësisë, përkatësisë në një grup të caktuar shoqëror apo

mendimit politik, ndodhet jashtë vendit të shtetësisë së tij/saj dhe nuk është në

gjendje, ose për shkak të kësaj frike, nuk dëshiron të përfitojë nga mbrojtja e atij

vend

Këto elementë i quajmë elementë të përfshirjes:

1. frika e bazuar

2. përndjekja (se mos përndiqet)

3. arsyet e dhëna në përkufizimin e konventës (për shkak të racës, fesë,

shtetësisë, përkatësisë në një grup të caktuar shoqëror apo mendimit politik),

4. qenia jashtë vendit të origjinës (ndodhet jashtë vendit të shtetësisë së tij/saj;

5. mungesa e mbrojtjes shtetërore (nuk është në gjendje, ose për shkak të kësaj

frike, nuk dëshiron të përfitojë nga mbrojtja e atij vendi).

-Azilkërkuesit73 Nënkategoria e azilkërkuesve është përdorur nga Asambleja e Përgjithshme që

nga viti 1981 në rezoluta të përgjithshme, që lidhen me UNCHR. Termi mund

t’i referohet ose një individi statusi prej refugjati i të cilit nuk është përcaktuar

ende nga autoritetet, por kërkesa e të cilit për strehim i jep atij/asaj të drejtë të

gëzojë njëfarë statusi mbrojtës në bazë të asaj se ai/ajo mund të jetë

refugjat/refugjate, ose mund t’u referohet dyndjeve masive grupesh të përziera

në një situatë kur përcaktimi individual i statusit të refugjatit është jopraktik.

Rastet mund të jenë :

72 Për shembull, normat e të drejtës zakonore ndërkombëtare në lidhje për mbrojtjen e refugjatëve siç është parimi i non-

refoulement (moskthimit mbrapsht). Parimi i moskthimit i ndalon shtetet që të kthejnë mbrapa, të dëbojnë ose ekstradojnë

një person të caktuar në territoret ose shtetet ku ka dyshime të bazuara se atij i kërcënohet seriozisht jeta ose liria, për

shkak të racës, besimit, kombësisë, anëtarësisë në një grup të caktuar shoqëror ose për shkak të bindjeve të tij politike. 73 Historikisht ky koncept ka qenë i lidhur ngushtë me Përfundimin nr. 22 të Komitetit Ekzekutiv, miratuar nga rezoluta e

Asamblesë së Përgjithshme 36/125

Page 65: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

65

6. Analizë e kuadrit ligjor në Shqipëri

Sistemi shqiptar i azilit i ka fillimet e veta që me nënshkrimin dhe ratifikimin e

Konventës së vitit 1951 nga Republika e Shqipërisë në vitin 1992. disa dispozita

paraprake që hapën rrugën për zhvillimin e mëvonshëm të këtij sistemi u

parashikuar edhe në Ligjin për Migracionin të vitit 1995. Zhvillimet e

mëvonshme në Ballkan – veçanërisht lufta në ish Jugosllavi, pozita gjeografike

e Shqipërisë si një pikë e rëndësishme për kalimin tranzit të të huajve për në

vendet e Bashkimit Europian dhe nevojat e ngritjes dhe zgjerimit të

legjislacionit shqiptar në nivelet e kërkuara nga BE bënë që në bashkëpunim me

UNHCR, Shqipëria të miratonte të 14 dhjetor 1998 një ligj të posaçëm për

azilin74.

Veprimtria konkrete me refugjatët dhe vënia në jetë dhe në provë e këtij ligji,

patën kulmin e vet nga pranvera e vitit 1999 kur Shqipëria hapi dyert për afro

gjysëm milion njerëz të larguar nga Kosova si pasojë e genocidit serb. Me

largimin e shumicës së refugjatëve nga Kosova, vëmendja u drejtua tek proçesi i

integrimit të refugjatëve dhe personave të tjerë që gëzonin azil në R. Sh. çka

solli edhe nevojën e rregullimeve të mëtejshme ligjore në këtë fushë. Bashkë me

marrjen përsipër të më shumë kompetencave dhe detyrave në këtë fushë nga

Qeveria Shqiptare, u arrit ndërtimi i kapaciteve administrative, akomoduese dhe

shërbimeve të tjera në këtë kuadër, bazuar edhe në ligjin nr. 9098, miratuar në

vitin 2003, për Integrimin dhe bashkimin Familjar të personave që kanë

përfituar azil në R. Sh.

Modifikimi i fundit bërë ne këtë sektor daton me Ligjin Nr. 121/2014” PËR

AZILIN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”.

Ligji ka per qellim parashikimin e kushteve e te procedurave per dhenien dhe

heqjen e azilit ne Republiken e Shqiperise te drejtat dhe detyrimet e refugjateve

dhe te personave nen mbrojtje te perkohshme e plotesuese permbajtjen e statusit

te refugjatit te drejten e tyre per bashkim familjar si dhe parashikimin e

kushteve per integrimin e refugjateve e te personave nen mbrojtje plotesuese ne

Republiken e Shqiperise.

Gjithashtu nder risite e projektligjit eshte edhe Perjashtimi nga moskthimi ne

rastet kur ka arsye per ta konsideruar si nje rrezik per sigurine e Republikes se

Shqiperise ose eshte denuar me nje vendim te formes se prere per kryerjen e nje

74 Ligji Nr. 8432, dt. 14. 12.1998, ndryshuar me Ligjin Nr. 10060 të vitit 2009

Page 66: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

66

krimi te rende per te cilin parashikohet nje denim minimal prej 7 vjetesh me

heqje lirie.

Një përmbledhje të akteve ligjore që veprojnë në R. Sh dhe kanë impaktin e tyre

në fushën e azilit:

a) Kushtetuta e RSH. Neni 40 parashikon se të huajt kanë të drejtën e strehimit

në RSH sipas ligjit.

b) Ligji për Azilin i vitit 1998, i ndryshuar në vitin 2009 dhe ne 2014

c) Ligji për Integrimin dhe Bashkimin Familjar të personave që kanë përfituar

azil në R. Sh.

d) Ligji për të Huajt (miratuar në vitin 1999 dhe ndryshuar apo kaluar si ligj i ri

në vitin 2008 dhe 2013).

e) VKM për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në RSH;

dhe një sërë aktesh të tjera ligjore e administrative.

Nga ana e zbatimit praktik dhe arritjeve konkrete,

a) ka nën administrimin e vet që prej vitit 2004 një qendër pritje për

azilkërkuesit në nivelin e kërkuar të standarteve ndërkombëtare;

b) vendosjen e një sistemi të përzgjedhjes të zbatuar nga policia kufitare e RSH;

c) miratimin e VKM përkatëse dhe përfshirjen e gjithë të huajve që kërkojnë

apo përfitojnë azil në RSH në skemën e sigurimeve shëndetësore dhe të ofrimit

të shërbimeve shëndetësore si për shtetasit shqiptarë.caktuar, qoftë edhe nëse

ardhja e tyre ka qenë spontane apo e ndihmuar nga një program evakuimi.

Më poshtë jepen në mënyrë skematike kërkesat apo elementët që duhet të

përmbushen që të jepet statusi i refugjatit krahasuar me ato që duhet të

përmbushen që të jepet mbrojtje plotësuese.

Ligji ngre Komisionin Kombetar per azilin dhe refugjatet si autoritet i vetem

kompetente vendimmarres mbi ankimimet kunder vendimeve te institucioneve

qe japin azil Ai ploteson statusin e mbrojtjes plotesuese i cili eshte pothuaj i

barabarte me ate te refugjatit ,zgjeron statusin e mbrojtjes se perkohshme duke

percaktuar afatet procedurat Ai parashikon detyrimin per regjistrim te shtetasve

ne regjistrin e Gjendjes civile, parashikon perjashtimin nga moskthimi kur

shtetasi perben rrezik per Republiken e Shqiperise ose kur eshte denuar 7 vjet

minimalisht.

Page 67: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

67

Ligji parashikon gjithashtu statusin e mbrojtjes plotesuese i cili eshte

status pothuajse i barabarte me ate te refugjatit Nga ana tjeter ligji zgjeron

trajtimin e mbrojtjes se perkohshme duke percaktuar afatin e kesaj mbrojtjeje

rrethanat per refuzimin perfundimin si dhe kufizimin e saj ne kushte te caktuara,

ligji percakton edhe rrethanat ose kriteret perjashtimin e personit ne mbrojtje te

perkohshme nga ushtrimi i te drejtes se azilkerkuesit gjate kohes kur ky ka

aplikuar per azil dhe gjithashtu parashikon detyrimin per regjistrim ne regjistrin

kombetar te gjendjes civile dhe regjistrin e administruar nga autoriteti

pergjegjes per azilin dhe refugjatet azilkerkuesve refugjateve dhe personave ne

mbrojtje.

Ligji parashikon perjashtimin nga parimi nderkombetar i moskthimit ne rastet

kur konsiderohet rrezik per sigurine e Republikes se Shqiperise ose kur personi

eshte i denuar me nje vendim te formes se prere per vepra penale minimumi i

denimit per te cilat eshte 7 vjet.

Gjithashtu ligji per te garantuar siguri dhe regjim te ngurte per personat qe

perfitojne status parashikon kufizimin e lirise se levizjes se azilikerkuesit ne

territorin e Republikes se Shqiperise Dhe gjithashtu trajton ne menyre te

detajuar praktiken dokumentare dhe proceduren qe con Republika e Shqiperise

per azilkerkuesit refugjatet dhe personat ne mbrojtje.

Ne pligj jane futur per here te pare nocione te reja si vendi i trete i sigurt

azilkerkues i mitur i pashoqeruar e keshtu me radhe.

Dhe sigurisht praktika tashme e konsoliduar nderkombetare per refuzimin e

azilit si rrjedhoje e ardhjes se shtetasit nga nje vend i trete i sigurt duke perfshire

edhe trajtimin e vecante te te miturve te pashoqeruar qe kerkojne azil dhe

zbatimin e parimit te interesit me te larte te femijes.

Keto pak a shume jane aspektet kryesore te ligjit te ri per azilin ne Republiken e

Shqiperise.

7. Analizë e kuadrit ligjor në Kosovë

Kuadrit ligjor në Kosovë në sektorin e azilit eshte rrjedhoje e misionit të

“STRATEGJISE SHTETËRORE PËR MIGRIM DHE PLANI I VEPRIMIT

2013-2018”, me te cilin synohet :

- parandalimi dhe luftimi i migrimit të parregullt;

- përmirësimi i menaxhimit të migrimit ligjor dhe qarkullues;

- transformimi dhe zhvillimi i migracionit në faktor pozitiv ekonomik

Page 68: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

68

Numri i përgjithshëm i migrantëve në nivel global ka pësuar rritje këto vitet e

fundit.

Kjo rritje është ndjerë edhe në Ballkanin Perëndimorë dhe Republikën e

Kosovës si pjesë e Ballkanit Perëndimor, ku ka pasur rritje të konsiderueshme të

migrantëve të parregullt, dhe atë kryesisht nga vendet si: Afganistani, Pakistani,

Bangladeshi, Algjeria, Maroku, Kongo, Siria, etj. Kjo rritje sipas këtij raporti

vjen kryesisht përmes Turqisë në Greqi dhe pastaj nga Greqia në Shqipëri apo

Maqedoni ku vazhdohet për në vendet tjera, duke përfshirë edhe Republikën e

Kosovës.

Bazuar në të gjitha këto, Republika e Kosovës ka ndërmarrë një varg masash

me qëllim të menaxhimit sa më efikas të migrimit si dhe zvogëlimit dhe

parandalimit të efekteve negative që burojnë posaçërisht nga migrimi i

parregullt. Në këtë aspekt, Republika e Kosovës ka hartuar dhe miratuar një

varg ligjesh dhe akte nënligjore, dokumente strategjike dhe dokumente tjera. Në

mesin e këtyre vlen të veçohen, Ligji për Azilin, Ligji për të Huajt, Ligji për

Kontrollin e Kufirit, Ligji për Shtetësinë e Kosovës, Strategjinë për

Menaxhimin e Integruar të Kufirit, Strategjinë për Luftimin e Trafikimit me

Njerëz, si dhe janë plotësuar dhe ndryshuar një numër i ligjeve përfshirë këto që

u përmendën më lartë, si dhe disa ligjeve të reja, ku vlen të përmendet Ligji për

Parandalimin dhe Luftimin e Trafikimit me Njerëz dhe Mbrojtjen e Viktimave

të Trafikimit.

Po le te ndalemi tek Ligji për Azil : Ky ligj rregullon dhënien e azilit dhe njohjen e statusit të refugjatit, dhënien

e statusit të mbrojtjes plotësuese apo të përkohshme, personave që kanë nevojë

si dhe kthimin e tyre në vendin e origjinës, të prejardhjes ose në një vend të

tretë.

Miratimi i procedurave të qarta për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave për

azil është vendimtare për menaxhimin efektiv të flukseve migratore të përziera.

Në këtë aspekt, Kosova siguron qasje në procedurat e drejta të azilit për të huajt

që kërkojnë mbrojtje në territorin e saj, në përputhje me standardet

ndërkombëtare të vendosura nga Konventa e Gjenevës 1951 në lidhje me

Statusin e Refugjatëve dhe Protokollit të saj të vitit 1967, si dhe direktivat

përkatëse të BE-së.

Sipas legjislacionit vendor për azil, statusi refugjatit i jepet përmes procedurës

së përcaktimit individual, e cila përbëhet nga një vlerësim i plotë në bazë të

meritave të kërkesës. Ligji gjithashtu parashikon mbrojtje të përkohshme që do

të jepet për grupet e njerëzve në rastet e flukseve masive të huajve të cilët janë

të detyruar të largohen nga vendet e tyre të origjinës. Në mënyrë të ngjashme,

mbrojtja plotësuese duhet të jepet personave të cilët nuk i plotësojnë kriteret për

statusin e refugjatit, por për të cilët kthimi në vendin e origjinës nuk është i

Page 69: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

69

mundur pasi ata mund të jenë të ekspozuar ndaj torturës apo trajtime të tjera jo-

njerëzore dhe degraduese.

Qendra për Azilkërkues është funksionale, me kapacitet për të akomoduar

deri në 50 azilkërkues. Qendra për Azilkërkues organizon akomodimin,

kontrollin mjekësor, ndihmën mjekësore dhe sociale të personave të cilët

kërkojnë mbrotje ndërkombëtare. Qendra është e tipit të hapur që nënkputon se

azilkërkuesit e akomoduar janë të lirë të lëvizin duke respektuar rregullat e

brendshme të Qendrës.

8. Konkluzioni

Risite kryesore te ketyre ligjeve kanë si synim perafrimit e legjislacionit të

Kosovë dhe Shqipërisë me legjislacionin e BE-se. Keto dy shtete jane te

vendosura për zhvillimin dhe fuqizimin e politikave dhe praktikave të azilit

lidhur me përcaktimin e statusit të refugjatit dhe mbrojtjen e personave në

nevojë, në përputhje me legjislacionin e BE-së dhe të drejtën ndërkombëtare.

Për rrjedhojë, koordinimi ndërmjet institucioneve që merren me mbrojtjen e të

drejtave dhe lirive themelore të të huajve që kërkojnë mbrojtje në Kosove është

esencial.

Kosova dhe Shqiperia kane bërë harmonizimin e legjislacionit të azilit me

legjislacionin e BE-së. Përmbushja e kritereve lidhet pikërisht me forcimin e

bashkëpunimit me Zyrën Evropiane për Mbështetje të Azilit (EASO). Në këtë

kuadër te dyja shtetet kane filluar bashkëpunimi më EASO-në duke shkëmbyer

pyetësorin standard për gjendjen e migrimit dhe azilit.

Bibliografi

1-Konventa e Gjenevës” Mbi statusin e Refugjatit”, miratuar nga Asambleja e

Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 28 korrik e vitit 1951, hyrë në fuqi

më 22 prill 1954 dhe Protokollit të New York-ut, 4 tetor 1967, miratuar me

Dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, nr. 200, datë 03.06.1992

2- Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

3-Ligji nr. 8432, datë 14.12.1998” Për azilin në Republikën e Shqipërisë”, i

ndryshuar me ligjin nr. 10060, datë 26.01.2009” Për disa shtesa dhe ndryshime

në ligjin nr. 8432, datë 14.12.1998,” Për azilin në Republikën e Shqipërisë”.

4- Ligji nr. 8942, datë 19.09.2002” Për ratifikimin e Konventës Europiane për

Shtetësinë”

Page 70: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

70

5-Glossary on Migration (Fjalorth mbi Migrimin), IOM (Organizata

Ndërkombëtare për Migrimin).

6- Manuali i UNHCR për proçedurat e përcaktimit të Statusit të refugjatit, botim

i vitit 1992.

7- LIGI Nr. 121/2014 “PËR AZILIN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

8- LIGJI NR. 04/L-217 PËR AZIL NE REPUBLIKËN E KOSOVËS / Nr. 32 /

30 GUSHT 2013, PRISHTINË

Page 71: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

71

SISTEMI I DREJTËSISË PËR TË MITUR NË KOSOVË

Rastet e paraqitura të delikuencës së të miturve, me një vështrim të

posaçëm në Qendrën Korrektuese në Lipjan, gjatë viteve 2010 – 2015

Egzona Morina (LLM)

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Republika e Kosovës,

Abstrakt

Punimi “Sistemi i Drejtësisë për të Mitur në Kosovë - Rastet e paraqitura të

delikuencës së të miturve, me një vështrim të posaçëm në Qendrën Korrektuese

në Lipjan, gjatë viteve 2010 – 2015”, në vijim do të trajtoj konceptin e

Drejtësisë për të Mitur, karakteristikat, rolin dhe rëndësinë e saj. Po ashtu, me

anë të këtij punimi, në koordinim me institucionet përgjegjëse, ligjet dhe

rregullativën tjetër juridike do të sjellë një këndvështrim më ndryshe mbi

Sistemin e Drejtësisë për të Mitur në Republikën e Kosovës, duke ofruar

statistika të sakta lidhur me rastet e paraqitura të delikuencës së të miturve me

një vështrim të posaçëm në Qendrën Korrektuese në Lipjan, ku do të pasqyrohet

prezenca reale e të miturve në këtë Qendër. Interesimi im drejtuar mbi këtë

çështje është një përpjekje për ta analizuar situatën aktuale të të miturve në

konflikt me ligjin, me anë të statistikave të sakta, sipas evidencave të këtij

institucioni për periudhën kohore 2010 – 2015, me qëllim, krijimin e një tabloje

të qartë të kriminalitetit të të miturve në vend. Gjithashtu, përmes këtij punimi

do të ofroj më shumë informacione për trajtimin, të drejtat, obligimet, procesin

e riedukimit, risocializimit, riintegrimit dhe mënyrën e jetesës së të miturve me

një vështrim të posaçëm në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Fjalët kyçe: Sistem, i mitur, qendër korrektuese, burgim, të drejta, obligime,

riedukim, risocializim, riintegrim.

HYRJA

Sistemi i Drejtësisë për të Mitur në Republikën e Kosovës, ka për qëllim që të

miturit, si kryes të veprës penale t’i ofrojë mbrojtje për shkak të specifikave,

respektivisht aftësisë për ta kuptuar realitetin duke pasur parasysh faktet e

Page 72: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

72

pjekurisë – zhvillimin shpirtëror emocional, mendor dhe intelektual të të

miturit.75 Sistemi i Drejtësisë për të Mitur synon t’i japë drejtësi të merituar

shtresës me të ndjeshme në shoqëri, më konkretisht - të miturve.76 Ky sistem,

synon mirëqenien e të miturit dhe siguron që çdo reagim ndaj kryesve të mitur

të jetë në proporcion me rrethanat e kryesit dhe veprës penale.77

Sistemi i Drejtësisë për të Mitur është ndërtuar mbi parimet themelore dhe

mundëson mbrojtjen efektive të të miturve në të gjitha rastet në procedurë

gjyqësore si dhe në fazën e riedukimit, risocializimit dhe riintegrimit të tyre.

Sistemi i drejtësisë për të mitur, mbron të drejtat dhe sigurinë e të miturve, si

dhe mirëqenien e tyre fizike dhe mendore. Përderisa, burgimin e të miturve e

parasheh vetëm si masë të fundit.78

Sistemi i drejtësisë për të mitur përbëhet nga ligjet, politikat, udhëzuesit, normat

zakonore, sistemet, profesionistët, institucionet për trajtim të posaçëm për

fëmijët në konflikt me ligjin79 dhe parasheh që procedura gjyqësore, pjesë e së

cilës është i mituri, të jetë sa më konfidenciale.80

SISTEMI I DREJTËSISË PËR TË MITUR NË KOSOVË

Të kuptuarit e nocioneve “Drejtësi për të mitur” dhe “Delikuencë”

Drejtësia për të mitur konceptohet si pjesë integrale e procesit të zhvillimit për

secilin vend, brenda një kuadri të zgjeruar drejtësie sociale për të gjithë të

miturit duke kontribuar në mbrojtjen e të rinjve dhe në ruajtjen e një rendi

paqeje në shoqëri.81

75Sipas, udhëzuesit të IGJK për mësim në distance ‘’Drejtësia për Fëmijë në aspektin penal; https://igjk.rks-

gov.net/Uploahttps://igjk.rks-gov.net/Uploads/Documents/elpt2016_.pdfds/Documents/elpt2016_.pdf 76 Sipas Kodi Penal të Kosovës, i mitur konsiderohet personi ndërmjet moshës katërmbëdhjetë (14) dhe tetëmbëdhjetë (18)

vjet.76 Të miturit ndahen në ‘’të mitur të rinj’’ nga (14-16 vjet) dhe të ‘’të mitur të rritur” nga (16-18 vjet) dhe në

Rekomandimin CM/Rec (2008) 11 të Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare për Rregullat Evropiane për shkelësit e

ligjit me moshë të re, subjekte të sanksioneve ose masave, 5 Nëntor 2008. 77Rregullat e Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e të Miturve, të cilëve u është hequr liria- Miratuar nga Asambleja e

Përgjithshme me rezolutën 45/113, datë 14 dhjetor 1990 II – Qëllimi dhe zbatimi i rregullave parag. 11, nën (a). 78Neni 3 parag.1- Parimet udhëzuese “Kodi Penal për të Mitur” po citoj: Privimi i lirisë do të shqiptohet vetëm si

mjet i fundit dhe do të kufizohet në afatin sa me të shkurtër të mundshëm. Gjatë privimit të lirisë të shqiptuar si

dënim, kryerësit të mitur i ofrohet edukim, ndihmë psikologjike, e sipas nevojës edhe ndihmë mjekësore për të

lehtësuar rehabilitimin e tij dhe Rregullat e Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e Të Miturve, të cilëve u

është hequr liria, Miratuar nga Asambleja e Përgjithshme me rezolutën 45/113, datë 14 dhjetor 1990 “ I-

Perspektivat themelore” parag. 1 dhe 2 dhe Standardet ndërkombëtare Rregullat e Pekinit (Neni 13). 79Treguesit e Drejtësisë për Fëmijë, faqe 50 – “ Gjendja në Kontestin Global” Prishtinë, 2013, faqe 9. 80Hajdari, Azem: “ E drejta e procedurës penale e të miturve”, Prishtinë, 2005, – Parimi i gjykimit me dyer të mbyllura.

81 Rregullat standard e minimale të Kombeve të Bashkuara për administrimin e drejtësisë për të mitur

("Rregullat e Pekinit") Miratuar nga rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme 40/33 e datës 29 nëntor 1985,

“Dispozitat e përgjithshme”.

Page 73: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

73

Drejtësia për të mitur përbëhet nga normat juridike, me anë të të cilave behet

mbrojtja e të drejtave të të miturve. Qëllimi i drejtësisë për të mitur është të

siguroj se fëmijët82 janë shërbyer në mënyrën më të mirë të mundshme dhe

mbrohen nga sistemet e drejtësisë.83 Ajo në mënyrë specifike synon të sigurojë

zbatimin e normave dhe standardeve ndërkombëtare për të gjithë fëmijët, të cilët

vijnë në kontakt me sistemin e

drejtësisë si viktima, dëshmitarë dhe të dyshuar për një vepër penale, apo për

arsye tjera, ku ndërhyrja gjyqësore është e nevojshme, për shembull lidhur me

kujdesin e tyre, privimin e lirisë ose për mbrojtjen e tyre.84

Drejtësia për të miturit, nuk mbulon vetëm situatat në të cilat është shfaqur një

konflikt me legjislacionin penal. Ajo përfshin edhe çështje të tilla si;

parandalimi i delinkuencës, zbatimi i ligjit, gjykimi dhe rehabilitimi.85

“Personat e mitur që janë në konflikt me ligjin njihen si delikuent,

ndërsa,“veprimet e caktuara negative të manifestuara nga ana e tyre, që janë në

kundërshtim me normat shoqërore dhe rendin juridik paraqesin delikuencën e

të miturve.86 “Termi Delikuencë (devijim) rrjedh nga fjala latine “deliquare”, që nënkupton

përgjithësisht shprehjet, sjelljet dhe veprimet e përsëritura të të miturve që bien

ndesh me moralin, zakonet dhe ligjet e mjedisit ku jetojnë. Shikuar historikisht,

delikuenca e të miturve është e vjetër sa edhe vetë njeriu dhe shoqëria.

Delikuent është ai individ i cili me veprimet e veta jo vetëm që shkel normat e

mjedisit, por edhe cenon të drejtat dhe liritë e tjetrit dhe bie direkt në konflikt

me të tjerët87. Pra, delikuent quhet ai që ka sjellje të përsëritura devijuese, që

bën vepra kriminale, duke shkelur kështu normat ligjore në fuqi.88

Delikuencën e të miturve e kuptojmë si shprehje të tërësishme e të gjitha

sjelljeve të të miturve, që nuk janë në pajtim me normat e shkruara dhe të

pashkruara të sjelljeve shoqërore (juridike e morale). 89

82 Shëndeti Mendor dhe të Drejtat e Njeriut vol.9 (2010) Nr.2. Drejtësia për të Mitur dhe disa prej parimeve të saj të

rëndësishme, faqe 23. 83 UN ‘Common Approch to Justice for Children’, Mars 2008 84 Shëndeti Mendor dhe të Drejtat e Njeriut vol. 9 (2010) Nr. 2. Drejtësia për të Mitur dhe disa prej parimeve të saj të

rëndësishme, faqe 23. 85 Sufaj, Femi – Sota, Marinela – Gjoka, Rasim: “Manual Trajnimi për Profesionistët që punojnë me fëmijët në Sistemin

Penitenciar”, 2012, faqe 6. 86 Mendim personal; LL.M. Egzona Morina.

87 Broshurë - Dhuna në mes të bashkëmoshatarëve dhe delikuenca e të miturve

http://www.kosovopolice.com/repository/docs/2._Dhuna_ne_mes_te_bashkemoshatareve_dhe_delikuenca_e_te

_miturve.pdf 88 Delikuenca e të miturve në Kosovë në periudhën 2003 - 2006 “ Nocioni i Delikuencës” – Përkufizimi i objektit të

studimit, faqe 6.

89 Latifi, Vesel: “Kriminalistika e Delikuencës së të Miturve”, Prishtinë, 1982, “Botëkuptimet e ndryshme rreth

delikuencës së të miturve”, faqe 21-22.

Page 74: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

74

Atë, gjithashtu, mund ta konsiderojmë si shenjë të falimentimit të një procesi

psikik normal të socializimit. Shkurt, gjithçka që do të vërë në punë

mekanizmin e të mësuarit të tolerancës së frustracionit dhe identifikimit,

rrezikon të jetë me origjinë të sjelljeve antisociale. 90

“Në kuptimin juridik, sjellja delinkuente është ajo sjellje që bie në kundërshtim

me ligjin. Në kuptimin sociologjik, sjellja delinkuente përbën një devijim nga

një normë sociale, dhe në kuptimin moral, kjo sjellje konsiderohet e tillë, nëse

nga individi thyhet një normë morale e shoqërisë, ku vetë ai bën pjesë.91

Delikuenca e të miturve shprehet nëpërmjet kryerjes së veprave penale nga ana

e të miturve, si: vrasje, lëndime të rënda trupore, lëndime të lehta trupore,

pjesëmarrje në rrahje, rrezikim të sigurisë, delikte seksuale, vjedhje, grabitje etj.

Personat e mitur mund të jenë; kryes, bashkë kryes, nxitës apo ndihmës të

veprës penale.92

Si shkaqe që ndikojnë në formimin e një të mituri delikuent, dhe në përgjithësi

në formimin e grupeve asociale përmenden: varfëria, probleme me drogën apo

alkoolin, mospërshtatshmëria sociale, pasiguria e të rinjve në ardhmërinë e tyre,

brengat e përditshme për sigurimin e ekzistencës, nevoja për afirmimin e

personalitetit, disavantazhi në shkollim, revolta kundër familjes (mungesa e

mbështetjes së familjes) dhe shoqërisë etj.93

LEGJISLACIONI VENDOR DHE NDËRKOMBËTAR

Instrumentet vendore dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të të

miturve

Në legjislacionin e secilit shtet janë përfshirë dispozita të caktuara lidhur me

mbrojtjen e të drejtave të të miturve dhe ekzekutimin e sanksioneve penale në

rastet kur të miturit bien në konflikt me ligjin. Duke marr parasysh se “zhvillimi

i gjithanshëm fizik e psikik i personave të mitur dallon nga zhvillimi i

personave të rritur,94 shtetet në mbarë botën kanë shtuar kujdesin më të madh

ndaj kësaj kategorie shoqërore. “Për ketë arsye në rastin kur të miturit kryejnë

90 Beqo, Ani – Doci, Blerta: “Të miturit në konflikt me ligjin” Analizë e faktorëve të riskut që ndikojnë në kriminalitetin e të

miturve, faqe 29. 91 Gjoka, Rasim – Zenelaga, Brunilda: “Komunikimi mes të miturve në institucionet e vuajtjes së dënimit”, (Karakteristika

psiko-sociale tek të miturit që kryejnë sjellje delinkuente (kriminale)), faqe 3. 92 Statistikat e Jurisprudencës për Persona të mitur – 2015, “Shpjegime për shfrytëzuesit“, faqe 39. 93 Latifi, Vesel: “Kriminalistika e Delikuencës së të Miturve”, Prishtinë, 1982 “ Botëkuptimet e ndryshme rreth delikuencës

së të miturve, faqe 23. 94 Sahiti, Ejup – Murati, Rexhep: “E drejta e Procedurës Penale”, Prishtinë, 2013, “Procedura ndaj të Miturve, faqe 425

Page 75: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

75

vepra penale, të drejtat bashkëkohore parashohin rregullim të posaçëm për

trajtimin e tyre.95 Qëllimi i trajtimit specifik të të miturve kryerës të veprave

penale, pikësëpari është që i mituri të risocializohet dhe të kompensohet ajo që

në edukimin e tij është lëshuar, në mënyrë që të kthehet si anëtar i dobishëm i

shoqërisë.96 Kjo, arsyetohet edhe me faktin se, duke e pasur parasysh moshën e

tyre të re, ka më shumë shpresë për përmirësim, në anën tjetër nëse nuk

ndërmerren masa adekuate për përmirësimin e tyre, mendohet se ata edhe për

një kohë të gjatë do t’i shkaktojnë dëm shoqërisë.97 Standardet e drejtësisë për

të mitur janë zhvilluar në nivel rajonal dhe global. Andaj, normat e një spektri

juridik të ndryshëm (p.sh.: dispozitat normative, procedurale apo

penitenciare)98 për mbrojtjen e të miturve janë specifikuar në;

Instrumentet vendore, si:

1. Kushtetutën e Kosovës,99

2. Kodin Penal,

3. Kodin e Procedurës Penale,

4. Kodin Penal për të Mitur,

5. Ligjin mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale etj.

Instrumentet ndërkombëtare, si:

1. Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut100

2. Konventën për të Drejtat e Fëmijëve101

3. Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut102

4. Direktivat e OKB-së për parandalimin e delikuencës së të

miturve (Direktivat e Riadit, 1990)103

5. Rregullat Minimum Standard të OKB-së për Administrimin e

Drejtësisë për të Miturit” (Rregullat e Pekinit), 1985104

6. Rregullorja e OKB-së për Mbrojtjen e të Miturve të Deprivuar

nga Liria e tyre (Rregullat e Havanës), 1996105

95 Po aty. 96 Po aty. 97 Po aty. 98 Sqarim: mbi bazën e të cilave është vendosur çështja. 99 Të Drejtat dhe Liritë Themelore: Neni 23 -“Dinjiteti i njeriut”, neni 26- “E Drejta e Integritetit Personal”, neni 27-

“Ndalimi i Torturës, Trajtimit Mizor, Çnjerëzor ose Poshtërues”, neni 50- “Të Drejtat e Fëmijës” parag. 1,3,4,5 etj. 100 Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, u miratua më 10 dhjetor të vitit 1948, Asambleja e Përgjithshme e

Kombeve të Bashkuara – disa nga nenet e Deklaratës, si: neni 5, 8, 9, 10, 11 etj. 101 Konventa për të Drejtat e Fëmijës është miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 20 nëntor

1989. 102 Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut është miratuar Këshilli i Evropës, më 04.11.1950 në Romë. 103 Direktivat e Riadit janë miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 14 Dhjetor 1990 104 Rregullat e Pekinit janë miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 29 Nëntor 1985. 105 Rregullat e Havanës janë miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 14 dhjetor 1990.

Page 76: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

76

7. Rregullat Standard Minimum të Kombeve të Bashkuara lidhur

me Masat e Mosarrestimit (Rregullat e Tokios),1990.106

8. Rregulloren e Këshillit të Evropës për masat dhe sanksionet

(Rregulloren Evropiane) 107

9. Rregullat e Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e të Miturve të

Privuar nga Liria108

10. Paktin Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike109

11. Konventën kundër torturës dhe vuajtjeve të tjera ose trajtimit

mizor, jonjerëzor apo degradues etj.

MASAT DHE DËNIMET E ZBATUESHME NDAJ TË MITURVE

(Sipas Kodit Penal për të Mitur)

Në rastet kur të miturit kryejnë vepra penale (tiparet e të cilave janë të

përcaktuara me ligj), janë paraparë sanksione penale ose masa të trajtimit të

detyrueshëm. Procedurën e shqiptimit të këtyre sanksioneve dhe masave ndaj të

miturve e rregullon Kodi i Drejtësisë për të Mitur. Sipas këtij Kodi “masat që

mund të shqiptohen ndaj të miturve janë: masat e diversitetit dhe masat

edukative.110

Masat edukative që mund të shqiptohen ndaj të miturve janë: masat disiplinore,

masat e mbikëqyrjes së shtuar dhe masat institucionale. Për dallim nga masat,

ndaj të miturve mund të shqiptohen edhe dënime, si; gjoba, urdhri për punë në

dobi të përgjithshme dhe burgimi për të mitur.111 Sipas Kodit të Drejtësisë për

të Mitur “ndaj të miturve të rinj të grup - moshës nga (14-16 vjeç) mund të

shqiptohen vetëm masa edukative.112 Parimisht, edhe ndaj të miturve të rritur

të grup-moshës nga (16-18 vjeç) shqiptohen masa edukative, por në rastet e

caktuara me ligj mund të shqiptohet masa e dënimit me burg për të mitur .113

106 Një sërë parimesh që kanë për qëllim promovimin e masave të tjera të sigurisë përveç arrestit në burg, si edhe disa

standarde minimale lidhur me personat të cilët janë në kushtet e vuajtjes së alternativave të dënimit me burgim. 107 Rregullorja Evropiane, u miratua nga Këshilli i Evropës në vitin 2008. Gjithashtu, sipas Konventës Evropiane për të

Drejtat e Njeriut janë edhe standardet dhe rekomandimet tjera evropiane. 108 Miratuar nga Asambleja e Përgjithshme me rezolutën 45/113, të datës 14 dhjetor 1990. 109 Miratuar dhe hapur për nënshkrim, ratifikim dhe aderim nga Asambleja e Përgjithshme me Rezolutën e saj 2200 A (XXI),

të datës 16 dhjetor 1966. 110 Neni 7 paragrafi 1: “Masat dhe dënimet e zbatueshme ndaj të miturve” - Kodi i Drejtësisë për të Mitur,

Nr. 03/L-193 111 Po aty. 112 Seria 5: Statistikat Sociale Statistikat e Jurisprudencës për Persona të mitur – 2015, faqe 39. 113 Po aty

Page 77: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

77

Qëllimi i burgimit për të mitur është që të kontribuohet në rehabilitimin dhe në

zhvillimin e kryerësit të mitur, veçanërisht në edukimin e të miturit, edukimin e

specializuar, aftësitë profesionale dhe në zhvillimin e duhur personal.

Përveç kësaj, burgimi për të mitur duhet të ndikojë pozitivisht në të miturin

përmes mbrojtjes, ndihmës dhe mbikëqyrjes për ta parandaluar recidivizmin.114

Ekzekutimi i dënimit me burgim për të mitur mbahet në institucionin korrektues

për të mitur.115 Në Kosovë ekzekutimi i dënimit me burgim për të mitur bëhet

në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

QENDRA KORREKTUESE NË LIPJAN

(Vështrim i Përgjithshëm)

“Qendra Korrektuese në Lipjan është ndërtuar në vitin 1978, si institucion

korrektues për të mitur dhe femra.116 Në fillim është populluar vetëm me të

mitur ndërsa nga viti 1981 ka filluar edhe popullimi me femra. Si institucion i

tillë ka vepruar deri në vitin 1989 për të startuar pastaj, në vitin 2000. Gjatë

periudhës 1998 - 1999, destinimi i kësaj qendre ka qenë jashtë menaxhimit

institucional.117 Objekti i Qendrës Korrektuese gjendet në anën e djathtë të

rrugës magjistrale Lipjan – Magurë, në kilometrin e parë të kësaj rruge, e cila në

veri kufizohet me lumin Sitnica, në Jug me rrugën për Magurë, ndërsa në

perëndim me Qendrën e Paraburgimit në Lipjan.118 Të miturit janë të sistemuar

në objekte apo kate të veçanta ndërsa femrat e mitura, në mungesë të hapësirave

janë të vendosura së bashku me madhorët. “Kapaciteti total i Qendrës

Korrektuese në Lipjan është 145 vende dhe posedon 6 lokale të veçanta. Pjesa e

jashtme përbëhet nga objekti i administratës, ndërsa pjesa e brendshme përbëhet

nga objekte të banimit dhe ato përcjellëse, si p.sh. qendra ambulantore (ku

merren shërbimet adekuate mjekësore), shkolla, shtëpia e nënave (ku janë të

vendosura femrat që kanë fëmijë – deri kur fëmija të mbushë moshën 8

muajshe). Përveç objekteve të banimit ka edhe 12 objekte tjera përcjellëse.119

Të burgosurit në këtë Institucion mund të vendosen nga 6 persona në një dhomë

(kjo vlen për të miturit), ku secila dhomë posedon TV, tavolina me karrige si

114 Neni 32: “Qëllimi i burgimit për të mitur” - Kodi i Drejtësisë për të Mitur, Nr. 03/L-193 115 Neni 136: “Ekzekutimi i burgut për të mitur” - Kodi i Drejtësisë për të Mitur Nr. 03/L-193 116 Portali zyrtar: Ministria e Drejtësisë http://www.md-ks.net/?page=1,71 117 1998 – 1999 ( në rrethana lufte ) 118 Po aty 119 Të dhëna të siguruara drejtpërdrejtë nga Qendra Korrektuese në Lipjan.

Page 78: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

78

dhe mobiliet për vendosjen e gardërobës, po ashtu banjat dhe tualetet janë

ndaras nga dhomat, ku kanë qasje në ujë të ngrohtë gjatë tërë kohës.120 Sa i

përket kushteve higjienike, secilit të mitur i sigurohen mjete të mjaftueshme për

higjienën personale dhe hapësirave ku ata jetojnë dhe punojnë. Furnizimi me

gjëra higjienike të nevojshme bëhet sipas orarit të përcaktuar nga ana e

Institucionit.121Qendra Korrektuese në Lipjan është specifike për sa i përket

kategorisë së të burgosurve për arsye se është e vetmja Qendër në Republikën e

Kosovës që akomodon të mitur, si;

1. Femra të mitura të dënuara,

2. Femra të mitura me masë edukative korrektuese,

3. Femra të mitura të paraburgosura,

4. Të mitur të dënuar,

5. Të mitur me masa edukuese korrektuese,

6. Të mitur në paraburgim.

Të gjitha këto kategori të të burgosurve janë të ndarë ndërmjet veti dhe nuk

kanë qasje me njëri-tjetrin nëpër pavijone.122

Aktivitetet e Qendrës Korrektuese në Lipjan që lidhen me riedukimin,

risocializimin dhe riintegrimin e të miturve

Në Qendrën Korrektuese në Lipjan punohet sipas rutinës. Qendra Korrektuese

organizon aktivitete të ndryshme që kanë për qëllim ri-edukimin, ri-socializimin

dhe ri-integrimin e të miturve. Të gjitha aktivitetet që zhvillohen në Qendër, si;

koha e qëndrimit në shkollë, në bibliotekë, në trajnime, në shëtitje, në program,

në koncert, në shfaqje, në sallën e sportit – aktivitete sportive, në fushën e

futbollit dhe aktivitete të tjera

120 Po aty 121 Po aty – sqarim: Mënyra e funksionimit të Qendrës Korrektuese në Lipjan është - konform Rregullave të Kombeve të

Bashkuara për Mbrojtjen e të Miturve të Privuar nga Liria - Të miratuara nga Asambleja e Përgjithshme me rezolutën

45/113, të datës 14 dhjetor 1990. 122 Të dhëna të siguruara drejtpërdrejtë nga Qendra Korrektuese në Lipjan.

Page 79: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

79

kulturore, përcaktohet nga drejtoria.123 Gjithashtu, Qendra Korrektuese siguron

edhe mbajtjen e orëve të veçanta me psikolog dhe punëtorë profesional-social.

Qendra Korrektuese në Lipjan ofron një atmosferë risocializuese për të gjithë

banoret e saj. Ekziston dhe funksionon edhe arsimi shkollor për të mitur në

kuadër të shkollave të Komunës së Lipjanit ku ka profesor të lëmive të

ndryshme mësimore. Të miturit i marrin dëftesat në kuadër të dy shkollave të

qytetit, asaj fillore dhe të mesme. Dëftesat, diplomat dhe certifikatat e kurseve

apo trajnimeve janë të njëjta me ato të kurseve jashtë burgut dhe në to nuk

specifikohet se i mituri ka qenë i institucionalizuar.124

Tabela 1. Numri i nxënësve që kanë ndjekur shkollimin në periudhën 2011-

2015 në QKL.

Viti

Numri i nxënësve të regjistruar gjatë viteve 2010 -

2015

M F Gjithsej:

2011 90 - 90

2012 91 - 91

2013 65 2 67

2014 76 - 76

2015 87 02 89

Burimi: Të dhëna nga Qendra Korrektuese në Lipjan.

Qendra Korrektuese në Lipjan organizon edhe trajnimet profesionale për të

mitur në disa drejtime, siç janë:

1. elektroinstalues,

2. hidroinstalues

3. ndërtimtari dhe

4. makineri.125

Të miturit të cilët tregohen të suksesshëm gjatë mbajtjes se këtyre trajnimeve

certifikohen nga Ministria e Mirëqenies Sociale, dhe në certifikatat e tyre nuk

figuron askund Qendra Korrektuese, me qëllim që personat e mitur të mos

paragjykohen në të ardhmen.126

123 Të dhëna të siguruara drejtpërdrejtë nga Qendra Korrektuese në Lipjan. 124 Po aty - sqarim: konform Rregullave të Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e të Miturve të Privuar nga Liria - Të

miratuara nga Asambleja e Përgjithshme me rezolutën 45/113, të datës 14 dhjetor 1990 “Arsimimi, trajnimet profesionale

dhe puna, paragrafi 40, faqe 7. 125 Po aty.

Page 80: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

80

Po ashtu, në Qendrën Korrektuese në Lipjan organizohen trajnime edhe në

lëmin e informatikës. Qendra posedon kabinetin i cili është donacion nga

UNICEF-i, ku kryesisht merren hapat e parë mbi përdorimin e kompjuterëve

dhe profesionalizimin e punës me kompjuter. Përveç trajnimeve në informatikë,

femrat mund të ndjekin edhe kurse të tjera, si në; rrobaqepësi, floktari,

bukëpjekje dhe aftësim profesional për kuzhinë.127

Tabela 2. Të dhënat statistikore për periudhën 2013 – 2015, lidhur me

angazhimin e të miturve në aftësimin profesional në QKL.

2013 2014 2015

Elektroinstalues 03 03 06

Ndërtimtari 01 01 08

Hidroinstalues 03 05 09

Burimi: Të dhëna nga Qendra Korrektuese në Lipjan.

Shërbimet kryesore në Qendrën Korrektuese në Lipjan

Në kuadër të Qendrës Korrektuese në Lipjan lidhur me; mbarëvajtjen e punëve

në këtë Institucion, ekzekutimin e ligjshëm të dënimit me burgim për të mitur

dhe realizimin e procesit të risocializimit dhe riedukimit të të miturve ekzistojnë

disa shërbime profesionale ku secili prej tyre ushtron detyra dhe punë të

caktuara gjithmonë duke u bazuar në ligj, akte nënligjore udhëzime dhe

rregullore, si dhe duke i respektuar parimet themelore të lirive dhe të drejtave të

njeriut.

Si shërbime kryesore në këtë Institucion janë:128

1. Shërbimi Juridik – Administrativ,

2. Shërbimi i Sigurimit,

3. Shërbimi i Risocializimit - Riedukimit,

4. Shërbimi Shëndetësor dhe

5. Shërbimi Ekonomik – Financiar.129

126 Rregullat e Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e Të Miturve, të cilëve u është hequr liria / Miratuar nga

Asambleja e Përgjithshme me rezolutën 45/113, datë 14 dhjetor 1990 - Arsimimi, trajnimi profesional dhe

puna, paragrafi 41, 42. 127 Po aty. 128 Të dhëna të siguruara drejtpërdrejtë nga Qendra Korrektuese në Lipjan. 129 Po aty.

Page 81: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

81

Të drejtat e avokatit në raport me të miturit

Në Qendrën Korrektuese në Lipjan, të miturit kanë të drejtën e këshillimit ligjor

dhe u krijohet mundësia që në çdo rast të kërkojnë ndihmë ligjore. Avokatët

mund t’i kontaktojnë të miturit çdo ditë (përfshirë edhe ditën e shtunë), brenda

orarit të punës. Prezenca e avokatit është e detyrueshme edhe gjatë

intervistimeve të ndryshme të të miturve. Avokatët në emër të të miturve mund

t’u parashtrojnë kërkesa organeve të ndryshme, si p.sh. Gjykatave të Apelit për

lirim me kusht etj.130 I mituri ka të drejtë që në çdo kohë të ketë kontakte dhe

komunikim të papenguar me mbrojtësin dhe familjen.131

Të drejtat e familjareve në raport me të miturit

Në Qendrën Korrektuese në Lipjan, të miturve u lejohen vizitat çdo javë (të

dielave), nga një deri në dy orë. Përveç kësaj, ky institucion ofron edhe

mundësinë e vizitës-shtesë (ekstra) të cilën mund ta kërkojë secili i mitur, kur

ka: rast vdekje, raste sëmundjesh apo lëndimesh të rënda në familje, kur

familjarët vijnë nga shtetet tjera, në ndonjë përvjetorë apo ngjarje tjetër të

veçantë, edhe nëse vizitat e rregullta i ka të kryera (shfrytëzuara), e që janë në

pajtim me ligjin dhe rregulloret e aplikueshme në Shërbimin Korrektues të

Kosovës.132 Njëherit, familja ka të drejtë të jetë që në çdo kohë e informuar

lidhur me procesin nëpër të cilin do të kaloj i mituri, si; drejtpërdrejtë, me

telefon, me anë të korrespondencës etj.133

Rastet e paraqitura të delikuencës se të miturve, me një vështrim të

posaçëm në Qendrën Korrektuese në Lipjan gjatë viteve 2010 – 2015

Me një vështrim të posaçëm, në vijim do të prezantohen statistikat mbi gjendjen

reale të prezencës së të miturve në Qendrën Korrektuese në Lipjan. Në këtë

kuadër është e domosdoshme të qartësohet se të dhënat e prezantuara në formë

tabelare janë siguruar nga evidencat e sakta të këtij Institucioni.

130 Po aty – konform Rregullave të Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e të Miturve të Privuar nga Liria - Të miratuara nga

Asambleja e Përgjithshme me rezolutën 45/113, të datës 14 dhjetor 1990 - (a) Të miturit duhet të ketë të drejtën në

mbrojtje juridike dhe të jenë të aftë për të kërkuar falas ndihmë juridike, kur ndihma e tillë është e disponueshme, dhe të

komunikojë rregullisht me mbrojtësit ligjorë. Privatësia dhe konfidencialiteti i komunikimeve të tilla duhet të garantohen; 131 Rregullat e Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e të Miturve të Privuar nga Liria - Të miratuara nga Asambleja e

Përgjithshme me rezolutën 45/113, të datës 14 dhjetor 1990, paragrafi 60, faqe 9. 132 Të dhëna të siguruara drejtpërdrejtë nga Qendra Korrektuese në Lipjan. 133 Po aty.

Page 82: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

82

Tabela 3. Numri i rasteve të të miturve prezent në QKL, gjatë viteve 2010 –

2015.

2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015

Të mitur

prezent 127 76 87 94 74 104 127

Burimi: Të dhënat e siguruara drejtpërdrejtë nga Qendra Korrektuese në Lipjan

Tabela e mësipërme na lejon të krijojmë një ide, se numri i të miturve në

konflikt me ligjin vazhdon të mbetet shqetësues. Siç edhe mund të kuptohet nga

shifrat e lartcekura, përderisa nga viti 2010 deri në vitin 2013 kemi pasur një

ulje të lehtë të numrit të të miturve prezent në Qendër, ky numër përgjatë dy

viteve të fundit prapë ka shënuar rritje.

Studimi i këtyre të dhënave dhe krahasimi i tyre na ndihmon të kuptojmë

(numrin real të të miturve në konflikt me ligjin të përfshire në vepra penale).

Gjithashtu, pasqyrimi i të dhënave në mënyrë statistikore është një indikator i

dobishëm nxitës dhe na ndihmon që të ndërmarrim alternativa parandaluese. Në

Qendrën Korrektuese në Lipjan, mosha mesatare e të miturve prezent në

Qendër, gjatë viteve 2010 - 2015 sillej rreth 16 - 17 vjeçar/e, ndërsa koha e

qëndrimit në ketë Institucion sillej prej 1 deri në 10 vite.

Tabela 4. Numri i të miturve prezent në Qendrën Korrektuese në Lipjan, gjatë

vitit 2016.

Statusi

Numri i të miturve

prezent në QKL – Viti

2016

Të mitur të paraburgosur 7

Të mitur të dënuar 9

Të mitur me Masë Edukative 34

Femra të mitura të

paraburgosura 0

Femra të mitura të dënuara 2

Femra me Masë Edukative

Korrektuese 1

Burimi: Të dhëna nga Qendra Korrektuese në Lipjan

Page 83: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

83

Në funksion të analizës sa më konkrete, sipas të dhënave të siguruara nga

Qendra Korrektuese, në fund paraqesim statistikat që lidhen me recidivizmin

(përsëritësit e veprave penale), veçanërisht për periudhën kohore 2010 - 2015.

Nga tabela në vijim vërejmë se, “fenomeni i përsëritjes së veprave penale i

njohur si “Recidivizëm” është shumë më i shfaqur tek gjinia mashkullore.

Tabela 5. Recidivizmi (përsëritja e veprave penale) tek meshkujt dhe femrat në

periudhën 2010-2015.

Recidivist: 2010 2011 2012 2013 2014 2015

Meshkuj 10 11 16 17 24 20

Femra / / / 2 / /

Burimi: Të dhëna nga Qendra Korrektuese në Lipjan.

Ndihma post-penale

Qendra Korrektuese në Lipjan, ofron shërbime të ndryshme me qëllim asistimin

e të miturve në rivendosjen e tyre në shoqëri pas mbajtjes së dënimit. Qendra

Korrektuese në Lipjan, posedon programin “Menaxhimi i rastit pas lirimit”.

Qëllimi i këtij programi individual është që të punohet me secilin të mitur, gjatë

kohës së qëndrimit të tyre në Qendrën Korrektuese në Lipjan, në mënyrë që të

miturit të përgatiten për kushtet e punës dhe jetës normale kur të lirohen pas

dënimit. Me anë të këtij programi, punohet me çdo të mitur në mënyrë

individuale. Në këtë program marrin pjesë edhe prindërit e të miturve, zyrtari

sprovues i rastit, si dhe ekipi multi-profesional i Qendrës Korrektuese në Lipjan,

që punon me të mitur gjatë gjithë kohës së qëndrimit të tyre në Qendër. Ky

program synon që të përgatisë të miturit, që në të ardhmen të jenë të dobishëm

për shoqërinë, familjen dhe të kyçen në ndonjë zanat apo punë për të cilën ata

trajnohen në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Page 84: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

84

PËRFUNDIMI

Duke u bazuar në atë që u trajtua më lartë, mund të konkludojmë, se Kosova në

fushën e drejtësisë për të mitur ka shënuar progres të madh. Me diferencimin e

sistemit penal për të mitur nga ai për të rritur, Kosova ka arritur të krijoj një

bazë të mirë ligjore, lidhur me sistemin e drejtësisë për të mitur në përputhje me

standardet e kërkuara nga instrumentet ndërkombëtare. Me hyrjen në fuqi të

Kodit Penal për të Mitur, me pranimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara

mbi të Drejtat e Fëmijëve në Kushtetutën e Kosovës dhe me miratimin e shumë

ligjeve dhe akteve të tjera nënligjore janë krijuar mundësi të mira për të miturit

që me efikasitet dhe efektshmëri t’i realizojnë të drejtat e tyre.

Duke e pasur parasysh se, kriminaliteti i të miturve efekton në cilësinë e

ardhshme të jetës dhe nuk është një problem i thjeshtë, gjatë gjithë këtyre viteve

të tranzicionit, në Kosovë janë bërë hapa të rëndësishëm, në mënyrë që sistemi i

drejtësisë për të mitur, në çdo fazë t’i përgjigjet sa më mirë, sa më shpejt, me

kosto sa më të ulët kërkesave të të miturve që janë në konflikt me ligjin.

Duke e ditur se, drejtësia për të mitur është një parakusht i rëndësishëm për

barazinë dhe zhvillimin e shoqërisë, në Kosovë është punuar shumë në këtë

drejtim. Një shembull i mirë, për të cilin Kosova është vlerësuar pozitivisht,

është Institucioni Korrektues i Lipjanit. Institucioni Korrektues në Lipjan si

institucion i vetëm korrektues për të mitur është i fokusuar në zhvillimin e

personalitetit të fëmijëve, rehabilitimin pozitiv, dhe përgatitjen e tyre për

rikthim-riintegrim në shoqëri pas mbajtjes së dënimit, në mënyrë që ata të

jetojnë në harmoni me normat ligjore dhe shoqërore.

Përmes këtij studimi kam analizuar, arritjet në sistemin e drejtësisë për të mitur,

pasurimin e kornizës ligjore në Kosovë - që ka të bëjë me mbrojtjen e të

drejtave të të miturve, si dhe përmes statistikave të sakta, kam sjellë edhe një

tablo të qartë të numrit të të miturve të dënuar në vendin tonë.

Në fund studimi mbyllet me, statistikat mbi gjendjen reale të recidivizmit dhe

ndihmën post-penale, që ka të bej me “Menaxhimin e rasteve pas lirimit”,

program ky që synon të përgatisë të miturit, që në të ardhmen të jenë të

dobishëm për familjen dhe shoqërinë.

Page 85: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

85

Llojllojshmëria e Servituteve Sendore

Arjana Shala

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prishtinë- Kosovë,

Arbër Shala

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prishtinë- Kosovë,

Abstrakti

Servitutet në përgjithësi me theks të posaçëm servitutet sendore në shkencën

juridike por edhe në praktikë konsiderohen si lloji më i vjetër i servituteve. Këto

të drejta sendore në sendet e huaja janë të një rëndësie të posaçme në jetën

shoqërore përgjithësisht, andaj edhe në normimin e tyre juridik sigurohet edhe

mbrojtja e tyre.

Çfarë trajtimi kanë servitutet sendore me Ligjin për Pronësi dhe të Drejta tjera

Sendore të Republikës së Kosovës si dhe krahasimi i tyre me legjislacionin e

Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë, do të vë në pah ky

punim.

Shikuar nga aspekti dyanësor, njëri në të drejtën që i takon personit mbi sendin

e huaj, dhe tjetrin mbi kufizimin në të drejtën që ka pronari mbi atë

send.Përmes këtij shqyrtimi empirik dhe normativ punimi mëton të sigurojë një

vizion të qartë të llojllojshmërisë së servituteve sendore, krijimin dhe mbrojtjen

pasi që sistemi juridik i vendit tonë mbron me efikasitet dhe i garanton këto të

drejta mbi sendet e huaja.

Fjalët e rëndësishme: servitute sendore, llojllojshmëria, rregullimi juridik.

Page 86: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

86

Hyrja

E drejta e servituteve sendore e njohur dhe e zbatuar në të drejtën romake, edhe

sot bazamentin e saj e ka nga e drejta romake, por e modifikuar me ndryshimet

e kohës dhe e normuar me dispozitat e Ligjit për Pronësi dhe të Drejta tjera

Sendore të Republikës së Kosovës. Gjithashtu në vendet e tjera të rajonit fokus

kryesor i kanë llojet e servituteve sendore.

Kur merret parasysh fakti se servitutet sendore ndahen në dy grupe ato tokësore

dhe urbane, medoemos që një trajtim i detajuar shpehet përmes këtij punimi.

Këto lloje të servituteve trajtohen në aspektin e doktrinës juridike si dhe

trajtimit normativ të Ligjit për pronësi dhe të drejta tjera sendore.

Ndryshimet në legjislacion në mes të vendeve të rajonit kanë rezultuar edhe me

rregullimin e të drejtës së servituteve sendore dhe llojeve të tyre në mënyra të

ndryshme, e kjo çështje, përkatësisht aspektet krahasuese në mes të Kosovës

dhe vendeve të rajonit duke i dhënë theks të veçant trajtimit normativ në

Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Maqedonisë, të cilat paraqiten në

pjesën e fundit të punimit.

1. Në përgjithsi për servitutet

Doktrina juridike shumë qartë ka përcaktuar nocionin e servituteve, e cila e

drejtë buron nga e drejta e pronësisë. Përderisa “E drejta e pronësisë është e

drejtë subjektive e karakterit absolut e cila titullarit të saj i bën të mundur që

sendin e caktuar ta përdor, ta shfrytëzoj dhe ta disponoj në mënyrën më

absolute të mundshme,134 e drejtë e pronësisë konsiderohet edhe e drejta mbi

sendin përkatësisht e drejta e një titullari mbi sendin e tij. Megjithatë në të

drejtën pronësore ka kufizime, dhe ato kanë qenë të njohura që nga e drejta

romake, më kontretisht në Ligjin e XII tabelave, ku janë përfhsirë edhe në

formë të shkruar disa kufizime konkrete të të drejtave pronësore, e të tilla

kufizime paraesin të drejtën e servituteve.

Historiku i servituteve është shumë i hershëm, fillimisht në të drejtën romake

ishin të vetmet iura in re aliena.135 Ndryshe nga posedimi me mirëbesim

“bonae fidei possession” çdo iura re aliena është një e drejtë absolute në

dispozicion kundër gjithë botës, madje edhe kundër pronarit.136 Pasi që pasuria e

mbajtësit te servitutit specifikohej, atij i ipej e drejta e caktuar e veprimit ne

134 Abdullahu,Prof.Dr.Aliu,E Drejta Civile, Prishtinë,2013,Fq.302. 135 Statovci, Ejup, E Drejta e Servituteve, Prishtinë, 2009,Fq.17. 136 Grveber,Dr.Jur. Erwin,The Roman law of damage to property : being a commentary on the title of the digest Ad legem

aquiliam (IX. 2) : with an introduction to the study of the Corpus juris civilis, Clark,New Jersey,2004,Fq. 243.

Page 87: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

87

token e tjetrit sikur te ishte e tija, pavarësisht nga fakti se nuk kishe te drejta

pronësore mbi atë pronësi.137

Ashtu siç ka qenë i njohur dhe përkufizuar servituti siaps të drejtës romake, pra

që servituti ishte e drejta mbi sendin e tjetrit, gjegjësisht kufizim për pronarin në

shfrytëzimin e sendit të vet në mënyrën më absolute të mundshme, ashtu ësthë

edhe në drejtat positive.

2. E drejta e servituteve

Në Republikën e Kosovës të drejtat sendore janë taksativisht të numëruara me

Ligjin për Pronësi dhe të Drejta tjera Sendore të Republikës së Kosovës, (në

vazhdim LPDTS), e drejta e servituteve hynë në grupin e të drejtave sendore që

përcaktohet me të këtij ligji.

Definimi i të drejtës së servituteve ka ekzistuar qysh herët, e sot në doktrinën

juridike mund të hasim definime të ndryshme, por të cilat esencialisht janë të

njejta.

Në terminologjinë juridike me servitut nënkuptohet barra që i ngarkohet një

prone për përdorimin dhe dobinë e një prone fqinjë të një pronari tjetër.138

Një definim tjetër përcakton që servituti është një e drejtë reale e kufizuar, ku

një barrë vendoset në një pasuri të paluajtshme duke kufizuar të

drejtat,kompetencat ose liritë e pronarit të paluajtshmërisë për një pjesë të

madhe ose vogël të paluajtshmërisë në favor të një personi , ose pronari të një

paluajtshmërie tjetër.139

3. Llojet e servituteve

Qysh në kohën e Justinianit është bërë ndarja e servituteve, përkatësisht koha e

Justinianit qe ajo kur përfundoi ndarja sistematike e servituteve në dy grupe të

mëdha: Në servitute reale dhe në ato personale.140

Servitutet reale ose sic i përcakton LPDTS-ja servitude sendore i përkitnin

përherë tokave dhe sit ë tilla u emërtuan jura praediorum.

Parimisht servitutet krijohen për sendet e paluajtshme, mirëpo nuk përjashtohet

mundësia e servituteve për sendet e luajtshme, por realisht në praktikë këto raste

janë të pakta

137 Noyes, C.Reinold,The institution of property,Clark,New Jersey,2007,Fq.184. 138 Gojani,Skender,Fjalori i terminologjisë juridike,Prishtinë 2013.Fq.244. 139 file:///C:/uploads-documents-2011-08-Servitudes_over_immovable_property_and_their_implications.pdf 140 Puhan,Dr.Ivo, E Drejta Romake, Prishtinë, Fq.264.

Page 88: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

88

Servitutet edhe pse janë të klasifikuara në dy grupe, ekzistojnë edhe ndarje

brenda këtyre dy grupeve.

Kriter për ndarjen e servituteve në servitute sendore respektivisht servitute

personale, merret fakti se, servituti a është krijuar në dobi të pronarit të

përhershëm të një paluajtshmërie apo në dobi të një personi të caktuar. Në qoftë

se servituti është konstituar në dobi të pronarit të përhershëm të një

paluajtshmërie quhet servitut sendor(real). Ndërsa, nëse konstituohet në dobi të

një personi të caktuar, ky servitut quhet servitut personal.141

3.1. Servitutet sendore

LPDTS-ja duke filluar në nenin 252 deri në nenin 264 trajton servitutet në

përgjithësi. Rrjedhimisht në nenin 252 përcakton nocioni e servituteve sendore:

Servituti sendor është e drejta e pronarit përkatës të një paluajtshmërie

(paluajtshmëria dominuese) që një paluajtshmëri tjetër (paluajtshmëria

shërbyese) në një mënyrë të caktuar ta shfrytëzojë apo të ndaloj kryerjen e

veprimi të caktuar ose të përjashtoj ushtrimin e së drejtës së caktuar, të cila

rrjedhin nga e drejta e pronësisë në paluajtshmërin shërbyese.142

Distanca e paluajtshmërisë nuk është me rëndësi, çka nënkuptohet që nuk

kërkohet të jetë një paluajtshmëria fqinje apo shumë afër.

Servituti duhet të shërbej për një qëllim të caktuar, kjo është e paraparë

shprehimisht me LPDTS-në ku përcaktohet që: Servituti sendor duhet t'i siguroj

ndonjë dobi titullarit të servitutit, përndryshe servituti është i palejuar.143

4. Llojet e servituteve sendore

Përpos ndarjes kryesore të servituteve në sendore dhe personale, ekzistojnë edhe

nëngrupe të këtyre llojeve të servituteve.

Për dallim nga doktrina juridike, ligji në Kosovë nuk e trajton fare , përkatësisht

në asnjë dispozitë nuk trajtohen nënllojet e servituteve sendore.

Ndarja tradicionale e servituteve sendore ndanë këto në:

● Servitute Tokësore ose Fushore, dhe

● Servitute Shtëpiake.

141 Abdullahu,Prof.Dr.Aliu,E Drejta Sendore,Prishtinë, 2014,Fq.247. 142 LIGJI NR.03/L-154 PËR PRONËSINË DHE TË DREJTAT TJERA SENDORE,Prishtinë 2009, neni 252, para.1. 143 LIGJI NR.03/L-154 PËR PRONËSINË DHE TË DREJTAT TJERA SENDORE, Prishtinë 2009 neni 252, para.2.

Page 89: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

89

4.1. Servitutet Tokësore ose Fushore

Janë servitute mjaft të lashta, e si servituti më i vjetër është servituti tokësor

fshatar.

Servitutet tokësore ishin të drejta reale të konstituuar në tokën e huaj në favor të

pronarit të përcaktuar individualisht të tokës tjetër. Më servitute tokësore ishin

të ngarkuar pronarët e pasurive shërbyese, ndërsa të favorizuar ishin pronarët e

pasurive sunduese.144

Servitutet tokësore ekzistojnë gjithmonë midis dy tokave. Servituti tokësor është

një e drejtë sendore në sendin e huaj e cila krijohet në dobi të pronarit aktual të

tokës dominante duke e ngarkuar pronarin aktual të tokës shërbyese. Me qëllim

të shfrytëzimit sa më të mirë ekonomik, si dhe të shtimit të vlerës së tokës

dominante.145

Në të drejtën romake servitutet tokësore( fushore) ishin servitutet tokësore

fshatare dhe të qytetit. Realisht të bëhet një ndarje e servituteve tokësore, ose të

bëhet numërimi i tyre taksativ është shume e vështir për arsye që janë të shumta

në numër dhe mjaft të ndryshueshme.

Si servitutet tokësore më të rëndësishme janë:

● Servituti i rrugës;

● Servituti i nxjerrjes së ujit;

● Servituti i rrugës së domosdoshme;.

Servituti i rrugës (Right of Way): Ky lloj i servitutit ka të bëjë me të drejtën e

ecjes në pronën e dikujt tjetër, kalimi me bagëti ose vozitja e makinës nëpër

pronë. Rruga në të cilën ekziston e drejta e servitutit mund të përcaktohet

specifikisht ose në terma të përgjithshëm, varësisht me qëllimin e palëve të

përfshira në krijimin e servitutit.146

Servituti i rrugës së domosdoshme (Way of necessity): Pëlqimi i pronarit të

pronës e cila është objekt i nënshtrimit këtij lloji të servitutit nuk është i

nevojshme dhe ky lloj i servitutit mund të konsiderohet si e drejtë nga ana e

pronarit të tokës e cila është e rrethuar nga toka tjetër në atë masë sa që ai ose

ajo nuk ka qasje të drejtpërdrejtë ose të mjaftueshme në rrugën publike dhe si

rezultat i kësaj është i/e detyruar të kaloj në tokën fqinjë që është në pronësi

privatë.147

Servituti i rrugës së somosdoshme mund të trajtohet edhe në pikpamje më të

gjerë apo e drejta e ndjekjes së kafshëve, ku kuptohet përpos të drejtës së

144 Puhan,Dr.Ivo, E Drejta Romake, Prishtinë, Fq.264. 145 Abdullahu,Prof.Dr.Aliu,E Drejta Sendore,Prishtinë, 2014,Fq.252. 146file:///C:/uploads-documents-2011-08-Servitudes_over_immovable_property_and_their_implications.pdf. 147file:///C:/uploads-documents-2011-08-Servitudes_over_immovable_property_and_their_implications.pdf

Page 90: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

90

kalimit sic u trajtua pronari I servitutit gëzon të drejtën e ndjekjes së kafshëve

shtëpiake.

Servituti i nxjerrjes së ujit (Weater Servitudes): Në përgjithësi ky lloj i

servitutit i jepet personit i cili e mbanë të drejtën reale për nxjerrje të ujit nga

prona mbi të cilën servituti është dhënë. Po ashtu mund të japë të drejtën e

udhëheqjes së ujit nëpër pronë nëpërmes tubave dhe brazdakeve, dhe të ruaj ujin

e tepërt.148

4.2.Servitutet Shtëpiake ose Urbane

As sa i përket servituteve urbane ligji nuk parasheh ndonjë dispozitë.Në

literaturën juridike, servituti shtëpiak më së shpeshti definohet se është një e

drejtë sendore në sendin e huaj, i cili krijohet në dobi të pronarit ose poseduesit

aktual të sendit dominant dhe në ngarkim të pronarit ose të poseduesit aktual të

sendit shërbyes, me qëllim të përdorimit të shtëpisë( ndërtesës dhe tokës

ndërtimore).149

Servitutet shtëpiake( urbane) për tu dalluar nga e drejta fqinjësore ato duhet të

jenë të regjistruara në librat publik,ose të fituara me parashkrim fitues.150

Numri i këtyre është shumë i madh, dhe njëlloj si tek servitutet tokësore nuk

bëhet ndonjë përcaktim i tyre, madje është pothuajse e pamundur të numrohen

të gjitha servitutet urbane.

Disa nga servitutet shtëpiake ose urbane janë:

● Drita, pamja;

● Mbështetja e murit;

● Servituti ujit;

● Detyrimet kushtëzuese;

● Kalimi i tymit;

● Ndërtimi i shtëpisë në lartësi të caktuar;

● Kalimi i ujrave; etj.

Si lloj i Servitutit Urban pra është edhe mbështjetja e murit.

E drejta që ta mbështes ndërtesën e vet në murin e shtëpisë së huaj është një lloj

servituti shtëpiak mjaft i shpeshtë.Ushtrimi I këtij servituti duhet të bëhet në

mënyrë të kujdesshme. Në disa raste, jo vetëm që ekziston e drejta e

mbështjetjes së murit, por ekziston edhe mundësia që disa pjesë të ndërtesës së

tij të shtrihen mbi sipërfaqen e oborrit.151Detyrimet kushtëzuese konsiderohen

148 Po aty. 149 Statovci, Ejup,E Drejta e Servituteve, Prishtinë,2009,Fq.177-.... . 150 Abdullahu,Prof.Dr.Aliu,E Drejta Sendore,Prishtinë, 2014,Fq.257. 151 Abdullahu,Prof.Dr.Aliu,E Drejta Sendore,Prishtinë ,2014,Fq.257.

Page 91: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

91

si servitutet urbane më të rëndësishme, dhe të tilla në doktrinën juridikë janë

shumë.

Përpos ndarjes tradicionale të servituteve, në doktrinën juridike ekzistojnë edhe

ndarje të tjera të llojeve të ndryshme të servituteve si ato servitute pozitive dhe

negative, servitutet të dukshme dhe padukshme etj.

5.Mbrojtja e servituteve sendore

Servitutet trajtoheshin si të drejta të pandashme dhe unike,152 e të njëjtave ju

sigurohej mbrojtje juridike. Është e drejtë e pamohueshme e titullarit të së

drejtës së servitutit sendor të kërkoj mbrojtje, nëse i cenohet kjo e drejtë.

LPDTS përcakton shprehimisht të drejtën e mbrojtjes duke përcaktuar: Nëse

cenohet një servitut sendor, titullarit i takojnë të drejtat për pushimin e cenimit

sipas nenit 102 të këtij ligji.153 E neni 102 në paragrafin e parë përcakton që :

Nëse pronësia cenohet përmes largimit ose marrjes së posedimit të sendit,

pronari mund të kërkoj ndërprerjen e mëtejme të cenimit. Nëse priten cenime të

mëtejme, pronari mund të ngritë padi për cenimet e tilla.

Padia për mbrojtjen e servitutit sendor është padi e veçantë juridiko-sendore dhe

emërtohet me emrin Padi Konfesore ( Actio Confesoria).Këtë padi ka të drejtë ta

paraqes personi, i cili ka të drejtën e servitutit ndaj çdo personi të tretë, si dhe

ndaj pronarit të paluajtshmërisë shërbyese154.

LPDTS po ashtu përcakton që në qoftë se poseduesi i një paluajtshmërie

dominuese pengohet në ushtrimin e një servituti sendor të regjistruar në

regjistrin e të drejtave në paluajtshmëri, atëherë poseduesi përshtatshmërisht e

gëzon të njëjtën mbrojtje të posedimit sikurse pronari.155

6.Llojet e servitutet sendore në Shqipëri dhe Maqedoni

Servitutet përkatësisht servitutet sendore në Shqipëri rregullohen nga Kodi Civil

i Republikës së Shqipërisë. Për dallim nga LPDTS-ja servitutet sendore në

Shqipëri emërtohen si servitute detyruese dhe trajtimi i tyre në kod bëhet prej

nenit 265 deri tek neni 280.

Një hapë para në trajtimin e llojeve të servituteve sendore është Shqipëria.

Kodi Civil i Shqipërisë parasheh disa lloje të servituteve detyruese.

● “ servitutet e rrjedhjes së ujërave” ( në Kod njihen me termin “ rrjedhja e

ujërave”).Këto servitute normohen nga nenet 266-271;

152 Puhan,Dr.Ivo, E Drejta tomake, Prishtinë, Fq.263. 153 LIGJI NR.03/L-154 PËR PRONËSINË DHE TË DREJTAT TJERA SENDORE, Prishtinë 2009, neni 258. 154 Abdullahu,Prof.Dr.Aliu,E Drejta Sendore,Prishtinë,2014,Fq.265-266. 155 Po aty, neni 259.

Page 92: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

92

● “ servitutet e ndërtimeve” ( në Kod njihen me termin “ servitutet që

rrjedhin nga ndërtimet”).Këto normohen nga neni 272;

● “ servitutet e marrjes së ujit” ( në Kod këto njihen me termin “ servitutet

që rrjedhin nga marrja e ujit”). Këto servitute normohen nga nenet 273-

276;

● “ servitutet e kalimit” që normohen nga nenet 277-279; dhe

● “ servitutet e vendosjes së gypave, kabllove e telave” të normuara nga

neni 280.156

Sikurse LPDTS-ja i Kosovës edhe KCSH ka paraparë dispozita të veçanta për

mbrojtjen e të drejtës së servituteve, në rastin tonë servitutet detyruese. Neni

292 “ Mbrojtja e servitutit” përcakton që:” Personi që ushtron një servitut, ka të

drejtë të kërkojë gjyqësisht nga kushdo që kundërshton këtë të drejtë, duke

kërkuar sipas rastit rivendosjen e plotë të saj, pushimin e cenimit që i bëhet si

edhe shpërblimin e dëmit të shkaktuar” . Pra neni 292 përcakton të drejtën e

titullarit të servitutit për ngritjen e padisë.

Sa i përket fitimit të servituteve detyruese KCSH parasheh dispozita të veçanta

për krijimin e servituteve në përgjithësi.

KCSH përcakton që: Pronari i një prone që, në bazë të ligjit, ka të drejtë të

kërkojë nga pronari i një prone tjetër krijimin e një servituti, në mungesë të një

marrëveshjeje, mund t’i drejtohet gjykatës. Servituti detyrues mund të krijohet

edhe me akt të organit shtetëror, në rastet e parashikuara me ligj. Vendimi duhet

të përcaktojë rregullat e ushtrimit të servitutit dhe shpërblimin e dëmit

përkatës.157

Për dallim nga RSH në Maqedoni servitutet sendore emërtohen në të njëjtën

mënyrë si në Kosovë.

LPDTS-ja i RM përcakton edhe llojet e servituteve sendore ( ligji i Kosovës nuk

parashihte ndonjë lloj të veçantë, në anën tjetër ai i RSH përcakton 5 lloje të

veçanta të servituteve detyruese).

Llojet e servituteve sendore në RM janë:

● Servitutet sendore fushore;

● Servitutet shtëpiake;

● Servitutet tekniko-komunale;.

LPDTS i RM-së, lidhur me mbrojtjen e servituteve nuk ka ndonjë dispozitë të

veçantë qe përcakton mbrojtjen e tyre siç ishte rasti me RSH dhe RKS, por për

trajtimin e çështjes së mbrojtjes së servituteve sendore në mënyrë analoge

zbatohen dispozitat e mbrojtjes së të drejtës së pronësisë. Mbrojtjen e bënë

gjykata, dhe inicimi i procedurës për mbrojtje e bënë titullari i të drejtës së

servitutit me paraqitjen e padisë.

156 Skrame,Olti,Komentari i Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë-Vëllimi i parë,Tiranë,2011, Fq.358. 157 KODI CIVIL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, Tiranë,2014,neni 265.

Page 93: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

93

Për fitimin e të drejtës së servituteve sendore në RM ligji përcakton disa baza

juridike dhe atë: në bazë të punës juridike,parashkrim fitues dhe vendim të

organit shtetërorë.158

Përfundimi

Servitutet si institucion u paraqitën qysh në kohën e të drejtës romake, si një

kufizim në të drejtën e pronësisë së pronarit, dhe e drejtë e të autorizuarit të së

drejtës së servitutit. Që atëherë por edhe sot servitutet u trajtuan dhe u

përcaktuan me norma juridike, duke u klasifiuar në lloje të ndryshme.

Servitutet sendore të përcaktuara në legjislacionin e Kosovës, por edhe të

vendeve të tjera paraqesin të drejtën e pronarit përkatës të një paluajtshmërie

“paluajtshmëria dominuese”, që një paluajtshmëri tjetër “paluajtshmëria

shërbyese”, në një mënyrë të caktuar ta shfrytëzojë apo të ndaloj kryerjen e

veprimi të caktuar ose të përjashtoj ushtrimin e së drejtës së caktuar, të cila

rrjedhin nga e drejta e pronësisë në paluajtshmërin shërbyese.

Punimi ka nxjerr në pah se në mënyrë të ngjashme servitutet rregullohen edhe

Në legjislacionin e Shqipërisë dhe Maqesonisë.

Referencat

I. Abdullahu,Prof.Dr.Aliu,E Drejta Civile, Prishtinë,2013;

II. Abdullahu,Prof.Dr.Aliu,E Drejta Sendore,Prishtinë 2014;

III. file:///C:/uploads-documents-2011-08-

Servitudes_over_immovable_property_and_their_implicatio

ns.pdf ;

IV. Gojani,Skender,Fjalori i terminologjisë juridike,Prishtinë 2013;

V. Grveber,Dr.Jur. Erwin,The Roman law of damage to property: being a

commentary on the title of the digest Ad legem aquiliam (IX. 2) : with an

introduction to the study of the Corpus juris civilis, Clark,New

Jersey,2004;

VI. Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, Dhjetor 2014

VII. Ligji per Pronësi dhe të Drejta tjera Sendore, NR.03/L-

154,Prishtinë, 2009;

VIII. Ligji për Pronësi dhe të Drejta tjera Sendore,Maqedoni,2001;

158 Më detaisht shih- LPDTS i RM, neni 199-200.

Page 94: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

94

IX. Noyes, C.Reinold,The institution of property,Clark,Neë

Jersey,2007;

X. Puhan,Dr.Ivo, E Drejta Romake, Prishtinë;

XI. Skrame,Olti,Komentari i Kodit Civil të Republikës së

Shqipërisë-Vëllimi i parë,Tiranë,2011;

XII. Statovci, Ejup, E Drejta e Servituteve, Prishtinë,2009.

Page 95: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

95

Regjistrimi i së Drejtës së Pronësisë sipas Kornizës Ligjore në Fuqi

Blerta

Rudi

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Republika e Kosovës

Abstrakti:

Duke u nisur nga fakti se në Kosovë fusha e të drejtave pronësore meriton një

studim shumë të hollësishëm për shkak të kompleksitetit të saj nëpër vite, në këtë

punim shkencor do të trajtohet Pronësia si e drejta më absolute e drejtës

sendore, dhe regjistrimi saj në Regjistrin e të Drejtave mbi Pronën e

Paluajtshme, me qëllim mbrojtjen e së drejtës së pronarit dhe ofrimin e sigurisë

juridike.

Definimi i së drejtës së pronësisë dhe mbrojtja e saj ka qenë dhe mbetet qëllimi

kryesor i rregullimit ligjor. Rregullimi i të drejtave pronësore dhe regjistrimi i

tyre haset në të gjitha shtetet evropiane, i bazuar në një kornizë ligjore dhe

institucionale që i përshtatet rrethanave të kohës.

Meqenëse në Kosovë ndryshimi i regjimeve ka ndikuar që gjendja në fushën e

drejtave pronësore në aspektin ligjor të jetë komplekse dhe njëherit e

komplikuar, nëpërmjet këtij punimi jemi munduar të paraqesim sistemin e

regjistrimit të drejtave pronësore, si dhe krahasimin e tij me vendet e ndryshme

evropiane në bazë të metodave përshkruese dhe krahasuese, të cilat do ta

ndihmojnë lexuesin që të kuptoj pikat e përbashkëta apo dallimet që e

karakterizojnë me sistemet e shteteve tjera.

Regjistrimi i të drejtave pronësore është element kyç i cili ofron bazë të sigurt

për të fituar, shfrytëzuar dhe disponuar me të drejtat mbi tokën. Krahas

Page 96: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

96

pikëpamjes ligjore, efekti dhe rëndësia e regjistrimit të së drejtës mbi pronën

mund të vlerësohet po ashtu edhe me rëndësi për ekonominë e vendit, pasi që

sigurimi i të drejtave mbi pronën paraqet siguri për investime afatgjate, dhe që

ekonomia e një shteti të ketë rritje.

Si përfundim, rezultatet e pritura nga ky punim kanë për qëllim të pasqyrojnë

se trajtimi i institutit të regjistrimit të pronësisë është mjaft i rëndësishëm dhe i

veçantë në sistemin juridik dhe ekonomik të vendit.

Fjalët e rëndësishme: E drejta e pronësisë, Legjislacioni, Regjistrimi i të

drejtave pronësore, Regjistri, Kadastra.

Hyrja

Definimi i të drejtës së Pronësisë dhe mbrojtja e saj ka qenë dhe mbetet qëllimi

kryesor i rregullimit ligjor. Në Kosovë ndryshimi i regjimeve ka ndikuar që në

fushën e të drejtave pronësore të mbesin gjurmët e modeleve ligjore të

trashëguara nga ngjarje të kaluara. Sistem i trashëguar ishte edhe sistemi i

tapive, ku nëpërmjet tapisë mundësohej bartja e pronësisë. Ky sistem në

mungesë të librave të tokës, kishte rëndësi të pakontestueshme sa i përket

regjistrimit të drejtave të pronësisë, pasi që kështu krijoheshin bazat e para të

një lloj kadastre, mirëpo kishte mangësi të shumta.

Në raportet dhe studimet e ndryshme të përpiluar nga juristë, trajtimi i

regjistrimit të pronësisë mbi pronën e paluajtshme është i rrallë. Vërehet një

mungesë literature e theksuar në këtë drejtim, pasi që edhe në kuadër të librave

të të drejtave sendore, regjistrimi përfshin një pjesë shumë të vogël të trajtimit,

duke i pamundësuar si studentëve të Fakultetit juridik ashtu dhe të gjithë të

interesuarve të tjerë që të dinë më shumë rreth këtij institucioni të rëndësishëm

juridik.

Po e cilësoj si institut të rëndësishëm juridik duke u bazuar në efektin konstituiv

që i jep fitimit të drejtës së pronësisë, parimit të ligjshmërisë dhe publicitetit në

Page 97: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

97

mbrojtjen e të drejtave pronësore të titullarit dhe si formë nëpërmjet të cilit

mundësohet administrimi më efektiv i tokës.

Kështu që, duke u nisur nga roli i regjistrimit të drejtës së pronësisë si në

aspektin juridik ashtu edhe ekonomik, shpresoj po ashtu se trajtimi i kësaj teme

do të kontribuoj sado pak në shqyrtimin juridik të tij.

1.Korniza ligjore në fushën e të drejtave pronësore dhe regjistrimit të

tyre

Situata e krijuar në Kosovë në vitet e pasluftës, kishte nevojë për ndërhyrje në

aspektin ligjor, pasi që administrata e UNMIK-ut me nxjerrjen e vendimeve dhe

udhëzimeve të reja, si dhe mos definimi se cilat aktet ligjore kishin mbetur në

fuqi nga e kaluara, kishin ndikuar që si rezultat të kishim një grumbull ligjesh,

rregulloresh, vendime të cilat bënin situatën edhe më të komplikuar pasi

krijonin konfuzitet se cili ligj është i aplikueshëm në rastin e caktuar.

Për zgjidhjen e kësaj situate u konsiderua e nevojshme krijimi i një strategjie

për përmirësimin e gjendjes, ku me përkushtim të madh juristët e vendit dhe

ndërkombëtar filluan punën në hartimin e legjislacionit të ri në fushën e të

drejtave pronësore.Perpjekjet për rregullimin ligjor të fushës së drejtave

pronësore u konkretizuan në vitin 2009, pasi që korniza ligjore mbi të drejtat

pronësore u kompletua me nxjerrjen e ligjit: ”Për pronësinë dhe të drejtat

sendore” nr. 03/L -154, i cili është ligji themelor për të gjitha drejtat sendore,

përfshirë këtu të drejtën e pronësisë dhe regjistrimin e saj, përkatësisht nenet

115- 124 përcaktojnë qartë ligjet që rregullojnë regjistrimin dhe shtjellojnë

parimet mbi të cilat funksionon instituti i regjistrimit të drejtave të pronë

paluajtshme, me një theks të veçantë në trajtimin e parimit të përparësisë së

regjistrimit. Deri me miratimin e këtij ligji, në Kosovë si ligj në fuqi ishte Ligji

mbi Marrëdhëniet Themelore Pronësore-Juridike i RSFJ-së, i vitit 1980.

Me miratimin dhe amandamentimin e mëvonshëm të tij “Ligji për themelimin e

regjistrit mbi të drejtat e pronës së paluajtshme” si dhe e ligjit mbi Kadastrën,

nr 2003/5, u mundësua të hidhen bazat e sistemit të ri kadastral në Kosovë

Page 98: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

98

Ligji për themelimin e regjistrit mbi të drejtat e pronës së paluajtshme është ligj

relativisht i shkurtër me gjithsej 10 nene. Pjesa e parë përmban sqarime për

fushëveprimin e ligjit, pastaj përcaktohen organet përgjegjëse të përfshira në

regjistrim, të drejtat reale që mund të regjistrohen, baza ligjore për regjistrim,

efektet e regjistrimit, dhe më tutje shtjellohet procedura e regjistrimit.

Regjistri i të drejtave mbi pronën e paluajtshme (RDPP), si regjistër publik

njeh dhe zbaton vlefshmërinë e të drejtave të pronës së paluajtshme në Kosovë

sipas ligjeve në fuqi159 duke shërbyer si një bazë e saktë e të gjitha

transaksioneve pronësore të regjistruara, qoftë të së drejtës pronësisë apo

drejtave tjera sendore. Regjistri për regjistrimin e të drejtave mbi pronën e

paluajtshme kryen funksionin e librave të tokës dhe si bazë të regjistrimit ka

aktin juridik të fitimit të pronësisë mbi pronën e paluajtshme e caktuar e cila

është e përcaktuar në bazë të matjeve kadastrale.

Ligji për Regjistrin solli shumë ndryshime në aspektin e regjistrimit dhe

forcimit sigurisë juridike të të drejtave të pronarit mbi pronën, pasi themelimi i

Regjistrit të drejtave mbi pronën e paluajtshme (RDPP), do të kishte karakter

publik dhe qytetarët do të kishin qasje më të lehtë për njohjen dhe verifikimin

e drejtave pronësore, që nënkupton mundësi për realizimin e parimit të

publicitetit dhe në të njëjtën kohë qarkullim më efikas dhe i sigurtë i të

drejtave mbi paluajtshmëritë.

Gjithashtu, ligji është në përputhshmëri të plotë me legjislacionin e BE – së dhe

mundëson zbatimin e direktivës së Komisionit Evropian të vitit 2007 lidhur me

të dhënat hapësinore për secilin shtet. Ligji nuk ka implikime buxhetore por

krijon bazë për gjenerim të ardhurash dhe mjedis të favorshëm afarist për

biznese.160

Në bazë të ligjit mbi themelimin e Regjistrit të të drejtave mbi pronën e

paluajtshme Pronësia si instituti juridik më i rëndësishëm i drejtës civile në

159 Ligji për themelimin e Regjistrit te të drejtave të pronës së paluajtshme. 160 Transkript i mbledhjes plenare të kuvendit të republikës së kosovës, të mbajtur më 12 maj 2011, fq.28, e publikuar në:

http://www.assemblykosova.org/common/docs/proc/trans_s_2011_05_12_10_al.pdf (11.10.2016)

Page 99: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

99

përgjithësi, e i së drejtës sendore në veqanti161 së bashku me të drejtat tjera

sendore, përcaktohen si të drejta mbi pronën e paluajtshme.

2. Pronësia si koncept juridik

Të drejtat sendore e veçanërisht pronësia janë instituti më i lashtë i drejtës

civile dhe konsideroj se është instituti më i rëndësishëm i sistemit juridik të një

vendi.

E drejta e pronësisë ndaj një sendi nuk përfaqëson vetëm të drejtën mbi atë send

por, si marrëdhënie juridike, përfaqëson edhe marrëdhënien themelore, më të

rëndësishme juridike pronësore.162

Legjislacioni ynë jep përkufizimin mbi pronësinë duke u mbështetur në Ligjin

mbi pronësinë dhe të drejtat tjera sendore, nr. 03/L -154, neni 18

thekson:“Pronësia është e drejta e tërësishme në një send. Pronari mund të

disponojë me sendin sipas dëshirës së tij, veçanërisht atë ta posedojë dhe ta

përdorë, me atë të disponojë dhe të tjerët t’i përjashtoj nga çfarëdo ndikimi,

nëse nuk kundërshtohet nga ligji ose nga të drejtat e një të treti”.

Një përkufizim i tillë absolut haset edhe ne Kodin civil gjerman i cili i jep të

drejtë pronarit të sillet si të dojë me objektin e pronësisë së tij, gjithmonë në

kornizat e përcakuara me ligj, por duke i përjashtuar të tjerët. (neni 903)

E drejta e pronësisë është e rregulluar dhe e mbrojtur me dispozita ligjore dhe

kushtetuese, është një e drejtë e transferueshme, dhe si e tillë kërkon rregullim

të veqantë lidhur me vëllimin e të drejtës që bartet dhe titullarin kujt i bartet.

Në këtë mënyrë, regjistrimi i saj në regjistrin e të drejtave mbi pronën e

paluajtshme është i domosdoshëm dhe ka si qëllim mbrojtjen e së drejtës së

pronarit dhe ofrimit të sigurisë juridike.

161 Aliu, A., E drejta sendore (Pronësia), Prishtinë, 2004, faqe 47. 162 Doracaku për përgatitjen e provimit të jurisprudencës, 2008, fq.396.

Page 100: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

100

Neni 2.1 i ligjit mbi Regjistrin e drejtave mbi pronën e paluajtshme përcakton

vetëm të drejtat më të rëndësishme sendore të regjistrueshme duke e lënë në

mënyrë të përgjithësuar se të drejtat e pronave të paluajtshme që mund të

regjistrohen janë të drejtat që i takojnë tokës, ndërtesave dhe banesave dhe si të

tilla kjo kategori përfshinë :

1. Pronësinë;

2. Hipotekat;

3. Servitutet,

4. Të drejtat e shfrytëzimit të pronave komunale, publike, shoqërore dhe

pronave shtetërore dhe

5. Barrat dhe ngarkesat pronësore.163

Mirëpo, në ligjin në fuqi nuk përcaktohen cilat forma të pronësisë mund të

regjistrohen në regjistrin mbi të drejtat mbi pronën e paluajtshme, duke lënë të

hapur interpretimin sipas gjykimit individual. Por edhe pse nuk përcaktohet

qartë, ky formulim i nenit duhet të kuptohet se në Regjistrin e të drejtave mbi

pronën e paluajtshme mund të regjistrohen të gjitha format në të cilat mund të

shprehet pronësia.

3. Regjistrimi i drejtës së pronësisë

Regjistrimi si koncept i përdorur në terminologjinë juridike është mjaft i

hershëm.

Si koncept juridik regjistrimi do të thotë : regjistrimi zyrtar i interesave të

njohura ligjërisht në tokë dhe të cilat zakonisht janë pjesë e një sistemi

kadastral.164.

Qëllimi i regjistrimit të së drejtës së pronësisë është që të krijohet një pamje e

gjerë lidhur me kufijtë e asaj toke, pronarin dhe te drejtat mbi të. Të regjistrosh

drejtën e pronësisë nënkupton krijim të pasojave juridike dhe përgjegjësi për të

gjithë personat e tretë që të respektohet e drejta e pronësisë tjetrit.

163 Ligji Nr. 04/L-009 “Për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 2002/ 5 për themelimin e regjistrit të të drejtave të pronës

së paluajtshme”.

164 Ciparisse, G., Multilingual thesaurus on land tenure: English version, fq.89.

Page 101: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

101

Regjistrimi si akt juridik i vërtetimit të drejtës pronësisë krahas nenit 7 të ligjit

“Për themelimin e regjistrit mbi të drejtat e pronës së paluajtshme" parashihet

edhe me ligjin: ”Për pronësine dhe të drejtat sendore” nr.03/L -154, ku aty

shprehimisht në nenin 115 theksohet që për fitimin, ndryshimin e përmbajtjes,

bartjen, shuarjen e pronësisë është e nevojshme një punë juridike e vlefshme si

bazë juridike ndërmjet titullarit dhe një pale tjetër, si dhe është i nevojshëm

regjistrimi i qdo ndryshimi juridik ne regjistrin e të drejtave në paluajtshmëritë,

mirëpo aty nuk është dhënë ndonjë sqarim më i qartë se çfarë është regjistrimi,

më shumë janë përqendruar në pasojat juridike që sjell akti i regjistrimit.

Poashtu, duke u ndërlidhur këtu me nenin 124 të po këtij ligji, përcaktohet qartë

prezumimi ligjor se një e drejte sendore i takon vetëm atij titullari tek i cili është

i regjistruar e drejta sendore në Regjistrin e të drejtave mbi pronën e

paluajtshme.

Në këtë mënyrë regjistrimi paraqitet si institut i rëndësishëm për arsye të efektit

konstituiv në fitimin e së drejtës së pronësisë, parimit të ligjshmërisë dhe

publicitetit në mbrojtjen e të drejtave pronësore të titullarit dhe si formë

nëpërmjet të cilit mundësohet administrimi më efektiv i tokës.

Regjistrimi kryhet nëpërmjet një procedure rigoroze ligjore e bazuar në kriteret

e domosdoshme siç janë: dokumentet juridike të verifikuara nga noteri, ose

vendimi i organi administrativ apo gjyqësor, dokument letërnjoftimi,

certifikatën e vjetër (me përjashtim të fitimit të pronësisë me vendim gjyqësor)

dhe një formular aplikim.

Të gjitha këto dokumente shërbejnë për regjistrimin e drejtës së pronësisë në

regjistër dhe mungesa e ndonjërit prej kushteve të lartëpërmendura sjell

pavlefshmërinë.

Vlefshmëria e aktit me të cilin regjistrohet pronësia është kriter i rëndësishëm i

procedurës së regjistrimit, andaj parimi i ligjshmërisë konsiderohet një nga

parimet bazë të regjistrimit të pronësisë.

Sipas ligjit mbi pronësinë, kushtet kryesore të fitimit të drejtës së pronësisë janë

puna juridike dhe dorëzimi i sendit (modus aquirendi).

Page 102: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

102

Tek sendet e paluajtshme, mënyrë e dorëzimit konsiderohet regjistrimi i saj në

regjistrin e pronave, si element thelbësor i vlefshmërisë së veprimit juridik.165

Sistemi i cili e kërkon regjistrimin për efekt të fitimit të pronësisë ose të

drejtave tjera reale i bazuar në matjet gjeodezike dhe harta kadastrale quhet

sistem kadastral, lloj ky i cili është i zbatueshëm edhe në Kosovë. Andaj, sipas

sistemit tonë kadastral regjistrimi ka efekt konstituiv në momentin e regjistrimit

të së drejtës në Regjistër dhe jo para regjistrimit.

Nëse bejmë vështrim krahasues në shtetet evropiane vërejmë se regjistrimi si

efekt konstituiv aplikohet edhe në Qipro166, Skoci, Austria, Kroacia, Republika

e Çekisë, Anglia, Estonia, Hungaria, Slovakia, Slovenia, Gjermani. 167

Në këtë punim do të shtjellojmë shkurtimisht vetëm regjistrimin e të drejtës së

pronësisë mbi sendet e paluajtshme.

Paluajtshmëria sipas legjislacionit në Kosovë definohet në këtë mënyrë:

paluajtshmëria shtrihet në hapësirën mbi sipërfaqen e tokës dhe në hapësirën

nën sipërfaqen e tokës, duke përfshirë pasuritë natyrore nëntokësore, bimët me

rrënjë nën tokësore dhe objektet tjera të lidhura me bazament tokësor duke

përfshirë një ndërtesë, e cila është në pronësi të një personi tjetër për dallim nga

pronari i paluajtshmërisë, mbi të cilën është ndërtuar ndërtesa; pronësia në njësi

të ndërtesës,e drejta e ndërtimit dhe e drejta e qirasë sendore sipas dispozitave

përkatëse mbi qiranë. 168

Format e pronësisë të cilat mund të regjistrohen në Regjistër nuk janë të

përcaktuara shprehimisht mirëpo nga ligji për pronësisnë dhe të drejtat tjera

sendore trajtohen veq e veq format e pronësisë që mund të regjistrohen e të

cilat janë:

a) pronësia individuale;

b) bashkëpronësia;

c) pronësia etazhe apo në njësi të ndërtesës.

165 Shehu, A., “Pronësia”, Tiranë, 2006, fq.107. 166 Ligji mbi pronën e paluajtshme, Gazeta Zyrtare e Republikës së Qipros, (26.09.2016).

http://www.moi.gov.cy/moi/DLS/dls.nsf/All/E76E80BF8616912CC2256FF9002C69B9/$file/Cap224_low_res.pdf 167 Kodi Civil Gjerman , neni 873 , http://www.fd.ul.pt/LinkClick.aspx?fileticket=KrjHyaFOKmw%3D&tabid=505e

(29.09.2016). 168 Ligji mbi pronësinë dhe të drejtat tjera sendore, neni 10.

Page 103: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

103

3.1 Bashkëpronësia, prona e përbashkët dhe prona në etazhe

Duke qenë që prona e paluajtshme mund të jetë objekt i pronësisë i një individi

por edhe i shumë personave, në rastet e këtilla është e nevojshme që të bëhet

ndarja e vëllimit të së drejtës së pronësië për secilin pronar në masën që iu

takon.

Ligji për pronësinë dhe të drejtat sendore nuk trajton rastin e regjistrimit të

bashkëpronësisë, por duke marrë parasysh që bashkëpronësia është formë e

pronësisë konsideroj se vlejnë të njëjtat rregulla dhe procedura njëjtë si në

rastin e regjistrimit të pronësisë individuale, me të vetmin dallim se zyrën

kadastrale komunale në certifikaten e pronësisë tek bashkëpronësia shkruhen

emrat dhe pjesët e caktuara që janë në pronësi të secilit person fizik apo juridik.

Kodi Civil i Shqipërisë specifikon edhe formën e njoftimit që duhet bërë nga

ana e bashkëpronarit kur ai dëshiron të shesë pjesën e tij, forma njoftimit duhet

të jetë me shkrim169.

Pronësia etazhe apo pronësia në njësi të ndërtesës është pronësi e veçantë në një

banesë, një hapësirë (lokal) afariste ose një vend parkim garazhi së bashku me

pjesën e bashkëpronësisë në paluajtshmëri në të cilën ndodhet pjesa e

ndërtesës170

Pjesa e bashkëpronësisë në paluajtshmëri nuk mund të ndahet nga pronësia e

veçantë në njësi të ndërtesës sepse Pronësia e përbashkët ekziston në

paluajtshmëri (toka) mbi të cilën qëndron ndërtesa dhe kjo vlen edhe për të

gjitha pjesët, instalimet dhe pajisjet, të cilat nuk janë në pronësi të veçantë ose

në pronësi të një personi të tretë.

Sipas ligji për pronësinë dhe të drejtat tjera sendore të Republikës së Kosovës,

titullari i pronësisë në njësi të ndërtesës ka të drejtë nëpërmjet deklarimit në

zyrën kadastrale komunale të ndajë pronësinë e tij në pjesë edhe më të vogla,

pra të krijojë bashkëpronarë në atë mënyrë, që së bashku në secilën pjesë të

bashkëpronësisë pjesa e veçantë e pronësisë është themeluar mbi një banesë të

caktuar ose një hapësirë të një ndërtese që është ndërtuar ose do të ndërtohet në

atë paluajtshmëri.

169 Kodi Civil i Shqipërisë, neni 204, e publikuar në:

http://justice.gov.al/UserFiles/File/Legjislacioni_Brendshem_Web/Kodi_Civil.pdf (25.09.2016). 170 Ligji për pronësinë dhe të drejtat tjera sendore , neni 57 pika .1

Page 104: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

104

Pjesa e veçantë e pronësisë janë hapësirat e caktuara si dhe pjesët përbërëse të

ndërtesës që i takojnë këtyre hapësirave, të cilat mund të ndryshohen,

mënjanohen ose plotësohen, pa u cenuar pronësia e përbashkët ose pronësia e

veçantë e personave të tretë përtej masës së lejuar ose pa u cenuar pamja e

jashtme e ndërtesës171, ndërsa çdo pronari i takon pjesa e cila është në

përpjesëtim me vlertën e katit ose të pjesëve të katit që i përkasin atij.

Karakteristikë e këtij lloji të pronësisë është se nuk mund të tjetërsohet apo të

ngarkohet pa pjesën tjetër të bashkëpronësisë, andaj është e nevojshme

marrëveshja kontraktuese në situatën në të cilën ndodh ndryshimi juridik i

tjetërsimit apo i ngarkimit me hipotekë dhe domodoshmërisht regjistrimi i saj në

Regjistrin e të drejtave në paluajtshmëritë. Regjistrimi duhet të bëhet në pëlqim

me bashkëpronarin.

Të gjitha vendimet të cilat mirren nga bashkëpronarët në njësi të ndërtesës

duhet të jenë me shumicë votash, dhe të gjitha kufizimet në rast të tjetërsimit

duhet të regjistrohen në Regjistër, njëjtë sikur shuarja apo fitimi i pronësisë në

njësi të ndërtesës.

Rregullimi ligjor i pronësisë në njësi të ndërtesës sipas legjislacionit të

Republikën Kosovës i përshtatet modelit të fundit që përfshin kombinimin e

pronësisë së veçantë të banesës dhe të tokës së bashku me strukturat e

përbashkëta.

4. Titullarët të cilët mund të regjistrojnë të drejtën e pronësisë

Marëdhënia juridike e drejtës së pronësisë si njëra nga të drejtave sendore

kryesore është marrëdhënie e cila krijohet mes njerëzve lidhur me sendet.

Legjislacioni në vendin tonë ka përcaktuar se titullar i të drejtave sendore,

respektivisht në rastin tonë i të drejtës së pronësisë mund të jetë çdo person

duke përfshirë këtu si personat fizik dhe personat juridik të regjistruar, nëse me

ligj nuk parashihet ndryshe, shteti – komunat si dhe personat e huaj

Ligji për themelimin e Regjistrit mbi të drejtat e paluajtshme dhe ligji i

amandamentuar më vonë nuk e trajtojnë fare rregullimin se kush ka të drejtë të

regjistrojë drejtën e pronësisë në Regjistër, pasi që ligji mbi pronësinë dhe të

171 Ligji për pronësinë dhe të drejtat tjera sendore , neni 60.

Page 105: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

105

drejtat tjera sendore ka përcaktuar se titullar i drejtës sendore mund të jetë çdo

person. Andaj. në mënyrë indirekte prezumohet se të gjithë titullarët e drejtës së

pronësisë kanë të drejtë të regjistrojnë pronën e paluajtshme.

Në Kosovë aplikohet sistemi i regjistrimit të aktit juridik të vlefshëm, me

regjistrimin të cilit njëkohësisht në çertifikatën e pronësisë regjistrohet edhe

emri i pronarit përkatës. Në rastin kur regjistrohet bashkëpronësia atëherë si

titullarë regjistrohen të gjithë pronarët sipas pjesës që posedojnë.

4. Përfundimet

Deri në vitin 2000, në Kosovë u aplikua sistemi i tapive si sistem i trashëguar.

Juridikisht u quajt kështu pasi TAPIA ishte dokumenti publik që dëshmonte të

drejtën e pronësisë mbi një paluajtshmëri .

Në vitet 2000 filloi një etapë e re në Kosovë, por e cila shoqërohej me kaosin

e ligjeve të trashëguara, udhëzimeve, rregulloreve te reja që u nxorrën nga

administrata e Unmik-ut me qëllim të zgjidhjes së situatës së krijuar, dhe të

gjitha së bashku krijonin konfuzitet se cili ligj është i aplikueshëm në rastin e

caktuar, dhe si rrjedhim bën që gjendja e ndërlikuar legjislative praktikisht të

vazhdojë.

Aktualisht, Kosova karakterizohet me sistem kadastral të regjistrimit të tokës i

cili në vete përfshin edhe Regjistrin për të drejtat mbi pronën e paluajtshme.

Funksionalizimi i sistemit të regjistrimit të drejtës së pronësisë në regjistër

është i bazuar në Ligjin e Pronësisë dhe të Drejtave tjera Sendore, si dhe në

Ligjin për themelimin e Regjistrit të të drejtave të pronës së paluajtshme, ligj ky

i cili u amandamentua dy herë me qëllim të rregullimit më të detajuar të

regjistrimit të drejtave mbi pronën e paluajtshme.

Në Kosovë aplikohet sistemi i regjistrimit i të drejtës së pronësisë sipas llojit të

regjistrimit të dokumenteve-veprimeve juridike dhe efekti i regjistrimit i të

drejtës së pronësisë në Regjistër ka karakter konstituiv, si element thelbësor i

vlefshmërisë së veprimit juridik.

Page 106: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

106

Format e pronësisë të cilat mund të regjistrohen nuk janë të përcaktuara

shprehimisht mirëpo në Ligjin për Pronësisë trajtohen këto forma të pronësisë:

1. pronësia individuale; 2. bashkëpronësia; 3. pronësia etazhe apo në njësi të

ndërtesës.

Sikur Kosova të zbatonte kohë më parë një sistem efikas të regjistrimit të tokës

konsideroj se do të zvogëlonte mosmarrëveshjet dhe kontestet e shumta mbi

pronat,ku si pasojë edhe gjykatat janë tej mase të mbingarkuara.

Si përfundim, trajtimit te kësaj teme do i shoqëroj disa rekomandime të cilat

konsideroj se do ti ndihmojnë zhvillimit të sistemit të regjistrimit të së drejtës

së pronësisë.

Rekomandime

Zhvillimi i fushatave sensibilizuese dhe futja në planprogramet mësimore të

Fakultetit Juridik si lëndë obligative: “Regjistrimi i Paluajtshmërive” në

mënyrë që të kemi vetëdijësim më të madh që të rritet numri i regjistrimeve të

së drejtës së pronësisë

Për shkak të rëndësisë së jashtëzakonshme së këtij instituti juridik, shteti

Kosovës duhet të përgatisë strategjitë dhe politikat e zhvillimit me qëllim të

përsosjes së sistemit të regjistrimit të tokës dhe të drejtave mbi të, për të krijuar

një ambient të favorshëm për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Referencat

1. Aliu, A., E drejta sendore (Pronësia), Prishtinë, 2004,

2. Ciparisse, G., Multilingual thesaurus on land tenure: English version,

3. Doracaku për përgatitjen e provimit të jurisprudencës, 2008,

4. Kodi Civil i Shqipërisë

5. Kodi Civil Gjerman

6. Ligji për pronësinë dhe të drejtat tjera sendore,

7. Ligji Nr. 04/L-009 “Për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 2002/ 5

për themelimin e regjistrit të të drejtave të pronës së paluajtshme”

8. Ligji mbi pronën e paluajtshme, Gazeta Zyrtare e Republikës së Qipros

Page 107: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

107

http://www.moi.gov.cy/moi/DLS/dls.nsf/All/E76E80BF8616912CC2256F

F9002C69B9/$file/Cap224_low_res.pdf

9. Shehu, A., “Pronësia”, Tiranë, 2006, fq.107.

10. Transkript i mbledhjes plenare të kuvendit të republikës së kosovës, të

mbajtur më 12 Maj 2011, e publikuar në:

http://www.assemblykosova.org/common/docs/proc/trans_s_2011_05_12

_10_al.pdf

Page 108: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

108

Sfidat e femrave në biznese – Studim praktik në Shqipëri

Msc. Joana Lleshi

Universiteti i Tiranës, Republika e Shqipërisë,

Msc. Rigerta Memoçi

Universiteti i Tiranës, Republika e Shqipërisë,

Abstrakti:

Qëllimi i këtij studimi është paraqitja e sfidave dhe barrierave të cilat prekin

femrat dhe që ndikojnë në mundësinë e rritjes së tyre në profesion. Këto sfida

janë të lidhura kryesisht me barrierat që krijojnë diferencime në gjini dhe me

krijimin e asaj që prej shumë studiuesve është quajtur “tavani i qelqtë”.

Metodologjia e përdorur në këtë studim është e mbështetur në mbledhjen e të

dhënave në praktikë nëpermjet instrumentit kërkimor intervistë. Mostra e marrë

në shqyrtim eshtë e përbërë prej 32 femrave të cilat i përkasin moshave të

ndryshme, pozicioneve specialiste dhe menaxhere dhe të cilat punojnë kryesisht

në kompani me aktivitet tregtar dhe shërbimi.

Nëpërmjet këtij studimi u arrit të identifikohen dy kategori barrierash që

pengojnë femrat në Shqipëri për rritjen e tyre në karrierë; barrierat sociale

dhe barrierat strukturore. Rezultatet e studimit tregojnë që akoma në Shqipëri

“tavani i qelqtë” po ndikon në promovimin dhe rritjes së mundësisë së femrave

për tu zhvilluar më shumë profesionalisht.

Fjalët e rëndësishme: femra, menaxherë, biznese, tavani i qelqtë, gjini, barriera

sociale, barriera strukturore

Page 109: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

109

1. Hyrja

Edhe pse janë realizuar shumë zhvillime në aspektin e karrierës, mundësia e

femrave për t’u zhilluar në nivele të larta profesionale vazhdon të jëtë ne nivele

jo të konsiderueshme. Egly (2003), Hymowitz & Schellhardt(1986) si dhe Stone

(2013) nëpërmjet punës së tyre kanë treguar se ekzistojnë një sërë barrierash që

pengojnë femrat që të jenë në pozicione të larta drejtuese në organizatë qofshin

këto psikologjike, sociale apo organizative.

Nga ana tjetër qëndrojnë edhe raportet ndërkombëtare si ato të FTSE të cilat

tregojnë që numri i femrave në pozicione të tilla drejtuese po rritet gjithnjë e me

shumë. (Sealy & Vinnicombe, The Female FTSE Board Report, 2012). Bazuar

në këto studime ky punim synon të analizojë se cilat janë barrierat e femrave në

Shqipëri në rritjen e tyre në karrierë; A është arritur që të thyhet “tavani i

qelqtë”? Për të bërë një analizë më të mirë të problemit janë realizuar 32

intervista me femra në pozicione të caktuara pune.

Pjesa e parë e studimit është e përbërë nga rishikimi i literaturës e cila tregon

pikpamjet dhe studimet e kryera në këtë fushë. Në pjesën e dytë do të tregohet

një përshkrim i metodologjisë së përdorur. Në pjesën e fundit do të paraqiten

rezultatet dhe përfundimet e arritura nga ky studim.

2. Rishikim Literature

Në 2012, rritja e numrit të aktiviteteve të ndryshme të biznesit ka ndikuar edhe

në rritjen e numrit të femrave në bordet drejtuese në tërë botën. Ekziston një

rritje me rreth 15% të femrave në bordin dejtues të FSTE100, si dhe një rritje

me rreth 6.6% ne bordin ekzekutiv. Dhjetë firma të tjera kanë femra në bordin e

tyre drejtues dhe më shumë se 50% të kompanive tashmë kanë më shumë se një

grua në bord, gjë që demostron që po lëvizim larg asaj që quhet

Page 110: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

110

tokenizem.172(Sealy & Vinnicombe, The Female FTSE Board Report2012,

2012).

Hulumtimet nga Corporate Citizenship dhe ICCSR kanë analizuar iniciativat e

biznesit në fuqizimin e femrave dhe ndikimin që kanë ato në zhvillimin e

tregjeve. Kjo tregon se bizneset po i shohin femrat si konsumatore potenciale,

punonjëse, furnizuese dhe mbështetëse. Bizneset shohin një numër përfitimesh

nga investimi në fuqizimin e grave.

Së pari, investimi tek femrat shpërndan mundësi ekonomike duke krijuar një

komunitet më të fortë dhe si rezultat një bazë të gjerë punonjësish dhe

konsumatoresh potencial. Së dyti, duke rritur numrin e grave në gjithë zinxhirin

e vlerës dhe duke investuar në nivelin e trajnimit dhe edukimit të tyre një

kompani mund të arrijë nivele të larta produktiviteti. Së fundi, angazhimi i

grave në rrjetin shpërndarës në tregjet në zhvillim dhe targetimi i tyre si një

grup potencial konsumatorësh mund ta ndihmojë kompaninë të rrisë shitjet.

(Citizenship, 2012).

Organizatat që dëshirojnë të maksimizojnë mundësitë që vijnë nga diversiteti i

gjinive në menaxhimin e lartë, duhet të sigurojnë që sjelljet e femrave lider janë

perceptuar ashtu siç duhet dhe përkrahen për vlerat e tyre të vërteta. Ata duhet të

përditësojnë proçesin e tyre menaxherial si: zhvillimi i lidership-it, kompetencat

e lidership-it dhe mënyra e vlerësimit të tyre.(Vanderbroeck, 2010)

Megjithatë, edhe pse kohët kanë ndryshuar vazhdojmë të kemi një dominim të

meshkujve në pozicionet më të larta hierakike në biznese, në administatën

publike apo edhe në fushën politike.

Femrat duken se janë të predispozuara për të mos qënë pjesë e ketyrë niveleve.

Përpara tyre shfaqen një sërë problemesh, shpesheherë të pakuptueshme. Për të

treguar këtë fenomen përdoret termi i “tavanit të qelqtë”. Ky term i referohet

barrierave me të cilat përballen femrat për të kaluar në pozicione të larta në

organizatë. (Hymowitz & Schellhardt, 1986).

Sipas (Browne, 2003), “tavani i qelqtë” i referohet barrierave anësore që

frenojnë individin për të levizuar apo zhvilluar në karrierën e tyre duke krijuar

kështu ndarje të punës sipas gjinive apo racës. 172Do të thotë të jesh pjesë e një grupi të vogël, ose minoriteti, pra dhe përbën pjesë të vogël të popullatës, më pak se 15%.Në

problemet e gjinisë ajo shfaqet si një fenomen i cili vjen si rezultati i një posti të punës që nuk mund të kryhet nga femrat.

Page 111: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

111

Barrierat kryesore që pengojnë femrat në zhvillimin e tyre në sektorin privat

janë: barrierat sociale, që janë jashtë vendimeve dhe kontrollit të bizneseve(

barriera këto që kanë të bëjnë me mundesitë e arsimimit dhe të zhillimit sipas

gjinisë); barriera strukturore , që janë në kontrollin e bizneseve (praktikat e

rekrutimit, klima

në orgnizatë, trajnimet, standarte speciale ose të ndryshme etj); dhe barriera

qeveritare (ligjet mbrojtëse etj). (Commision, 1995).

Paula Stone në studimin e saj tregon që barrierat më të mëdha që femrat kanë

për tu rritur profesionalisht janë barriera të cilat krijohen më shumë si rezultat i

steriotipeve të shumta që kanë për femrat, steriotipe që janë te bazuara në

traditën e të parit femrën shtëpiake dhe jo profesionale. Pavarësisht kësaj ajo

mbështet faktin që femrat e kanë më të vështirë që të arrijnë shpërndarjen e

duhur të kohës midis familjes dhe punës. Ajo tregon që 90% e femrave largohen

nga vendi i punës pasi bëhen nëna për shkak të kushteve jo të favorshme që

bizneset ofrojnë për të arritur një balancim më të mirë të kohës midis punës dhe

familjes.(Stone, 2013)

Pavarësisht se si grupohen këto lloje barrierash, i rëndësishëm është fakti që

duhet të identifikohen dhe të shmangen në çdo organizatë. Gjithashtu sipas

studimeve tregohet që mënyra efektive se si një individ udhëheq, nuk është e

lidhur me aspektin biologjik, pra e ndarë midis gjinive, por vjen si rezultat i

proçesit të socializimit (Eagly A. , 1994).

Sipas (Eagly, 2003), nuk është “tavani i qelqtë” ai që ndikon që femrat të mos

jenë pjesë e bordeve menaxhuese, por një sërë pengesash që hasin ato gjatë

rrugëtimit të tyre drejt këtij destinacioni. Sipas tyre disa nga pengesat për

zhvillimin e femrave në biznes janë: paragjykimet, çështjet e lidership-it,

përgjegjësia e familjes, mosinvestimi aq sa duhet në ndërlidhjet shoqërore (ose

kapitalin social), si dhe diskriminimi (mendësitë) ndaj lidership-it të grave. Një

mëtaforë më e mirë për të përshkruar këtë gjendje mund të jetë labirinti. Për

fermat të cilat aspirojnë drejt top leadership-it, ekzistojnë rrugë por që janë me

shumë kthesa, me shumë të papritura dhe të pritura.

Pavarësisht këtyre studimi i realizuar nga (Barsh, 2012) tregon faktin që femrat

do të dëshironin të ishin pjesë e bordeve drejtuese, por në krahasim me

meshkujt aspiratat e tyre për pozicion të tillë janë më të ulëta në përqindje.

Page 112: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

112

Një tjetër studiues tregon raportin që ekziston ndërmjet pagës mesatare të

meshkujve dhe atyre të femrave për të njëjtën pozicion pune. Nga studimi i tij

rezulton që femrat fitojnë rreth 75% të asaj që fitojnë meshkujt.(Valle, 2004)

3. Metodologjia

Në mënyrë që të kuptohet situata e femrave në organizatë, mënyra se si ato

trajtohen , barazia gjinore dhe ekzistenca ose jo e barrierave për zhvillimin dhe

rritjen e tyre në organizatë, u realizua një përqasje përmes intervistave. U

zgjodhën intervistat për shkak të një sërë avantazhesh që ato ofrojnë si një

metode kërkimore. Nëpërmjet intervistës mund të kuptohen pikëpamje të

ndryshme të subjektit dhe të kuptohen ekperiencat e tyre.(Kvale, 1996).

Intervistat lejojnë individët që të përçojnë tek të tjerët një situatë nga

prespektiva e tyre. Intervista i ka bazat e saj në një bisedim të përditshëm por

pyetjet e të cilës janë të kontrollueshme nga kërkuesi.

Kështu intervista luan një rol të rëndësishëm në depërtimin e thellë ndaj

fenomeneve në studim si dhe në pasurim e të kuptuarit të fenomenit.(Bryman,

2004)

Pavarësisht se ekzistojnë studime të ndryshme për rolin e femrës në biznes,

akoma në Shqipëri një studim i tillë kualitativ , i cili tenton që të identifikojë

problematikat në këtë aspekt nuk është realizuar. Në shumicën e rasteve ato janë

studime më shumë në formën e raporteve, në formën treguese, numerike të

zhvillimit të femrave ne biznes. Kështu pyetjet e intervistës u mbështën nga

studimi i realizuar prej Mc Kinsey në 2012 dhe në studimin e Stone në 2013, të

përshtatura me situatën në Shqipëri.

Ky studim u përqëndrua në pyetje të hapura të cilat i japin mundësi çdo personi

të intervistuar të të përshkruajë më mirë situatat, motivet, problemet dhe për të

dhënë një opinion të përgjithshëm rreth situatës. Shembuj të pyetjeve që ju

drejtuan personave të intervistuar të cilat ishin vetëm femra janë :“Ekzistojnë të

njëjta oportunitete në ngritje në detyrë si për meshkujt edhe për femrat?”,

“Pse?” , “A mendoni se ka pengesë në parandalimin e femrave në nivelin më

të lartë në profesion , pavarësisht nga arritjet e tyre dhe meritat (si per shembull

Page 113: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

113

nje vlerësim i punës jo i barabartë, shpërblime jo të barabarta etj)”. Përveç

këtyre, të intervistuarave ju kerkua që të përcaktonin të tjera çështje relevante në

mënyrë që asnjë shqetësim i rëndësishëm të mos mbetet i pa indetifikuar.

Ky studim u realizua me 32 femra prej të cilave pjesa më e madhe të tyre i

përkiste intervalit të moshës 31-40 vjece prej 42% dhe 38% përbenin femrat e

moshës 41-50 vjeçe, ndërsa shpërndaja sipas pozicionitm pjesën më të madhe e

përbënin femrat të cilat ishin në pozicione specialist dhe vetëm 17 femra ishin

në pozicione menaxheri. Kohëzgjatja e intervistës varioi nga 20 deri ne 40

minuta.

Përpunimi i te dhënava cilësore është realizuar me ndihmën e programit Nvivo.

Për shkak të masës së vogël të kampionit rezultatet e këtij studimi nuk mund të

përcaktohen si përfaqësuese të të gjithë situatës aktuale për të shpjeguar situatën

në të cilat ndodhen femrat në organizata. Megjithatë përmes këtij studimi i cili

mund të konsiderohet më tepër me natyrë kërkuese, mund të arrijmë në disa

konkluzione të rëndësishme. Hulumtimi i realizuar është cilësor me qëllim për

të nxjerrë në pah situatën që paraqitet në organizatat shqiptare e shprehur kjo

përmes opinionit të vetë femrave.

4. Rezultatet

Gjatë analizës së të dhënave u vu re që tema e trajtuar përbënte një problem

shumë te mprehtë në Shqipëri. Analiza e të dhënave të mbledhura gjatë

intervistave nxorri në dukje shumë probleme me të cilat femrat ndeshen sot në

ambientin e punës.

Sipas analizës së të dhenave, një ndër sfidat me të cilat femrat përballen në

vendin e punës ishte mentaliteti patriarkal që shoqëria shqiptare zotëronte.

Kështu njëra prej të intervistuarave shprehej:

“Meshkujt shihen si më të pushtetshëm, më të plotësuar. Ndoshta kjo vjen nga

vetë fakti se ata gjithnjë janë parë si më të fortët e shoqërisë” .

Sfida e tjetër për të cilët shumë femra e diskutuan gjatë intervistës ishin edhe

dhënia e mundësive për t’u rritur në karrierë. Sipas tyre nivelet e larta

Page 114: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

114

menaxheriale janë pozicione të cilat në vazhdimësi jane zotëruar dhe vazhdojnë

të zotërohen nga meshkujt. Kjo vjen si rezultat i perceptimit të këtyre

pozicioneve për individë të cilët janë më pak të lidhur me përgjegjësi familjare,

janë të gatshëm të levizin dhe të jenë fleksibël me kërkesat e biznesit, dhe keta

individë i përkasin gjinisë mashkullore.

“ Për mua ka qënë shumë e vështirë që të fitoja vendin e punës aktuale. Në çdo

takim të realizuar më është kërkuar pjesa e fleksibiltetit dhe për mundësitë që

unë si femër kisha për t’i realizuar. Pajtohem me faktin që fleksibilitetiti është

diçka që duhet planifikuar pasi ndikon në jetën tone, por besoj është e njëjta gjë

edhe për meshkujt. Shpërndarja e përgjegjësisë familjare duhet të jetë e njëjtë

dhe te dy gjinive ti jepen të njëjtat mundësi”.

Problematikë tjetër që shumë prej femrave i pengonte në punën e tyre të

perditshme apo e shikonin si faktor pengues për t’u rritur në të ardhmen në

karrierën e tyre ishte balancimi i jetës familjare me ate profesionale. Ato

tregojnë faktin që një prej shkaktarëve kryesorë ne krijimin e problemeve për

këtë balancim janë kushtet që shumë kompani në Shqipëri ofrojnë dhe të cilat

duhet të ndryshohen.

Pavarësisht këtyre sfidave, gjatë analizës së të dhënave u vu re që edhe pse

mendimit të ndryshëm që eprorët kishin në lidhje me pozicionin dhe

përfaqësimin e femrave në organizata, ato vazhdonin të mendonin që posedonin

aftesitë e nevojshme për një pozicion drejtues. Shumica e tyre aspironin që në

një të ardhme të kishin një pozicion me përgjegjësi më të mëdha.

“Do të doja që pas 5 vjetesh të isha pse jo drejtoreshë e sektorit”

“Do të më pelqente të isha menaxhere e përgjithshme në këtë institucion”

Prej të gjithë këtyre problemeve që u parashtruan më lart, femrat e e

intervistuara u shprehëen pozitive dhe besonin në aftësitë dhe mundësitë që

kishin për t’u promovuar. Gjithashtu janë dhënë sugjerime nga ana e tyre për

përmirësimin e situates, si përshembull: krijimi i punëve me orare fleksibël,

ndarja e përgjegjësive familjare, specializimet, kualifikimet, ambicia etj.

Page 115: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

115

5. Përfundimet

Në analizën që iu bë të dhënave u arrit në identifikimin e disa problemeve dhe

kategorizimin e tyre në dy kategori kryesore; barriera sociale dhe barriera

strukturore. Së pari, nga analiza e të dhënave u konstatua si një problem

mentaliteti patriarkal. Në shumë kompani, sipas këtij studimi, ekzistonin

praktika që i konsideronin femrat si të papërshtatshme për të zotëruar pozicione

drejtuese. Për më tepër, kishte dhe paragjykime lidhur me aftësitë që ato kishin

për një pozicion drejtues. Një tjetër problem i evidentuar ishte edhe balancimi i

kohës. Përveç përgjegjësive në ambientin e punës, mbi femrat rëndonin edhe

përgjegjësitë familjare, kryesisht në aspektin kohor. Për to ishte pothuajse e

pamundur që të punonin në orare të zgjatura, jashtë orarit zyrtar dhe kishte një

mungesë të theksuar të orareve fleksibël të punës. Ekzistonte një klime

mosbesimi në lidhje me aftësitë që kjo e fundit zotëronte. Së katerti, u evidentua

dhe problemi i mundësive. Një pjesë e konsiderueshme e të intervistuarave

deklaruan se nuk ekzistojnë të njëjtat oportunitete zhvillimi në punë. Ata

trajtohen ndryshe nga punëdhënesit tyre vetëm si rrjedhojë e gjinisë së tyre.

Limitet e studimit. Numri i ulët i femrave të marra në intervistë përbën limitin

kryesor të këtij studimi. Gjithashtu disa prej femrave të intervistuara nuk

kushtuan kohën e duhur për të realizuar një studim efektiv si dhe disa prej tyre

jepnin një pergjigje të pergjithësuara dhe në formë teorike më tepëriz se sa

dhënia e një përvoje të tyren në punë. Në këtë mënyrë, limitet e këtij studimi

nuk lejuan që të paraqitej një pamje e saktë e problemeve dhe barrierave që

kanë femrat e punësuara në bizneset në Shqipëri.

5. Referencat

Barsh, J. &. (2012). Unlocking the full potential ofwoman at work. McKinsey.

Browne, M. N. (2003). Many paths to justice: The glass ceiling, the looking

glass and stategies for, Hofstra Labor & Employemnt Law Journal.

Page 116: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

116

Bryman, A. (2004). Social Science Research Methods. Oxford: Oxford

University Press.

Citizenship, C. (2012). Women mean Business Empowerment in Developing

Markets. UK: Nottingham University.

Commision, F. C. (1995). Good for Business: MAKING FULL USE OF THE.

Washington.

Eagly, A. (1994). Social role theory of sex difference and similarity. Harvard

Business Review .

Ealy, A. &. (2003). The female leadership atvantage: An evaluation. The

Leadership Quarterly.

Hymowitz, C., & Schellhardt, T. D. (1986). The Glass ceiling. The wall street

journal .

Kvale, S. (1996). Interviews: An Introduction to Qualitative Research

Interviewing. Sage Publications , 1.

Sealy, R., & Vinnicombe, S. (2012). The Female FTSE Board Report. FTSE.

Sealy, R., & Vinnicombe, S. (2012). The Female FTSE Board Report2012.

Cran�ield International Centre for Women Leaders.

Stone, P. (2013). Challenging Stereotypes and Creating Real Options for

Women in the Professions. Hunter College and Graduate Center, CUNY .

Valle, M. (2004). In search of the 75 cents-on-the-dollar woman. Equal

Opportunities International .

Vanderbroeck, P. (2010). The traps that keep women from reaching the top and

how to avoid them. Journal of Management Development .

Page 117: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

117

6. Shtojca

INTERVISTA Nr. ____

PREZANTIMI: Përshëndetje, quhemi ________dhe____________ dhe jemi

përfshirë në një studim në lidhje me rolin e gruas në botën e biznesit shqiptar.

Për këtë qëllim kemi realizuar një pyetësor të shkurtër. Informacioni do të jetë

konfidencial dhe anonim. Ju lutem që pergjigjet të jenë sa më të sinqerta në

mënyrë që studimi të jetë sa më i vlefshëm.

Data e intervistimit __ /__/ 2016.

Ora e fillimit të intervistës

____

Ora e mbarimit të

intervistës __

Pozicioni…………………………………………………………………………

Vitet në këtë lloj pune ………….....................................................................

Mosha 21-30 31-40 41-50 50-60 >60

1. A mund të na tregoni pak rreth background-it tuaj. Si keni arritur deri

këtu ku jeni aktualisht? Sa vite pune keni në këtë pozicion?

2. Sa përqind e punonjësve janë në pozicionet drejtuese?

3. Pse mendoni se ka kaq pak femra në pozicione drejtuese?( Nqs ka)

4. Ekzistojnë të njëjta oportunitete në ngritje në detyrë si për meshkujt

edhe për femrat? Pse?

5. Mendoni se femrat e kanë të vështirë që të imagjinojnë veten e tyre në të

tilla funksione?

6. Cilat janë sfidat më të mëdha me të cilat përballen gratë në vendin e

punës?

7. Mendoni se meshkujt dhe femrat trajtohen në mënyra të ndryshme në

punë? Pse?

8. Si e balanconi punën me jetën private? Mendoni së përgjegjësia

familjare po ndikon në suskesin në punë?

Page 118: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

118

9. A mendoni se ka pengesë në parandalimin e grave në nivelin më të

lartë në profesion, pavarësisht nga arritjet e tyre dhe meritat (si për

shembull një vlerësim i punes jo i barabartë, shpërblime jo të barabarta

etj.)

10. Ku e shikoni veten pas 5 vjetesh?

Page 119: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

119

Rendesia e Internet Marketing

(Rasti : Marketingu në internet dhe Shqipëria)

Msc Armira Lazaj

Universiteti “Luarasi”, Tirane, Shqiperi,

Abstrakti:

Marketingu në internet dhe shërbimet elektronike konsiderohen si fushat më të

reja të kërkimit të cilat paraqesin një rëndësi strategjike për bizneset që kanë

drejtuar përpjekjet e tyre drejt tregut elektronik.

Studimet kanë treguar se sjellja e konsumatorëve online ndryshon (në disa

aspekte të rëndësishme) nga sjellja e konsumatorëve në tregun tradicional. Nga

ana tjetër manaxherët duket të kenë një kuptim të mirë të nevojave të

konsumatorëve për ti përmbushur ato në mënyrë efektive dhe efiçiente në

mjedisin elektronik.

Cilësia e shërbimeve elektronike është një koncept mjaft i diskutuar sidomos

vitet e fundit.

Ajo është përkufizuar si: “Shkalla në të cilën, një website lehtëson apo ndihmon

proçesin e blerjes (duke e bërë atë sa më efektiv dhe efiçient) dhe shpërndarjen

e produkteve apo shërbimeve”.

Cilësia e shërbimeve elektronike është një tregues i fuqishëm i kënaqësisë

konsumatore në website.

Fjalët e rëndësishme: Marketing, Internet, Online, Website, Shërbim,

Konsumator

Page 120: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

120

Hyrja

Globalizimi i tregjeve, nevoja për përdorimin e teknologjive të reja në fushen e

biznesit, si dhe intensifikimi i konkurrencës po bëhen gjithnjë e më të

rëndësishem. Kjo tendencë pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kjo është

epoka e informacionit. Çdokush përdor informacionin për të marrë vendime dhe

për të reduktuar riskun e perceptuar. Zhvillimet e fundit në fushën e

teknologjive të informacionit kanë bërë që interneti dhe komponenti më i ri

World Wide Web të jenë në fokusin e marketerëve të cilët kanë kuptuar

rëndësinë strategjike dhe fuqinë e tij.

173"Kur ne e lidhim informacionin në internet, e nxisim veten për të zbuluar

fakte, të krijojmë ide, të blejmë dhe të shesim gjëra, duke krijuar kështu

marrëdhënie të reja me një shpejtësi dhe shkallë që ishte e paimagjinueshme në

epokën analoge": Shkruan Zoti Berners-Lee.

Kjo ide e thjeshtë e “Lidhjes se informacioneve” që ka transformuar politika

dhe ka përmbysur qeveritë çoi në shpikjen e bizneseve të sotme më të njohura

globale, dhe në mënyrë të pakthyeshme ka ndryshuar ndërveprimet tona sociale

me botën.

Nevoja për marketingun në internet

Marketingu në internet adaptohet sipas nevojave të konsumatorëve, redukton

kostot e transaksioneve, lejon zhvendosjen e konsumatorëve nga sjelljet bazuar

në kohë dhe lokalizim (dobia e vendit, kohës, zotërimit) tek sjellje jo të

përkoshme dhe të palokalizuara.

Studimet e fundit në fushën e marketingut në internet janë ndarë në dy grupe të

mëdha ku grupi i parë pajtohet me mendimin se Web-i ka ndryshuar logjikën

dominante të marketingut kurse grupi tjetër nuk pajtohet me këtë mendim.

Megjithatë duhet të theksojmë se të dy grupet janë të mendimit se përfitimet e

marketingut në internet dominojnë problemet që mund të ketë ai.

173 http://webfoundation.org/about/vision/history-of-the-web/

Page 121: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

121

Në ditët e sotme interneti, përfaqëson platformën më të madhe elektronike për

biznesin në sektorin biznes-konsumator, e cila ofron jo vetëm oportunitete të

shumta për marketerët por edhe një mënyrë të re dhe dinamike për realizimin e

aktiviteteteve marketing.174“Marketingu në internet konsiderohet si një nga

mënyrat më moderne të realizimit të biznesit si dhe një nga zonat më të nxehta

që kërkon studime të mëtejshme.”

Kërkimet e fundit në fushën e shërbimeve marketing theksojnë cilësinë e

shërbimeve si një nga prioritetet më të rëndësishme për kërkimet aktuale dhe ato

në të ardhmen. Fokusi i industrive të ndryshme tek cilësia e shërbimeve lidhet

me fuqinë konsumatore në rritje, intensifikimin e konkurrencës dhe saturimin e

tregjeve.

Cilësia e shërbimeve elektronike është bërë një nga elementët bazë të

diferencimit të ofertës në treg.

Shërbimet elektronike konsiderohen si një mjet për t‟iu drejtuar nevojave

konsumatorëve dhe iu referohen shërbimeve me vlerë të shtuar të cilat kanë për

qëllim të sigurojnë një vlerë specifike për konsumatorët në tregun elektronik.

Nga ana tjetër ato konceptualizohen si mjetet kryesore të marketingut në

internet, biznes- konsumator. Shërbimet elektronike në këtë punim përcaktohen

si tipare të website-it të cilat shtojnë vlerën e proçeseve dhe kënaqin më së miri

nevojat e konsumatorëve online.175“Shërbimet elektronike përfshijnë të gjitha

shërbimet bashkëvepruese të cilat shpërndahen nëpërmjet internetit duke

përdorur telekomunikimin e avancuar, informacionin dhe teknologjitë

multimedia.

”Shërbimet elektronike mund të përkufizohen si tërësia e përpjekjeve para, gjatë

dhe pas transaksioneve online”.

Marketingu në internet në Shqipëri dhe krijimi Marrdhënia

Konsumator,Website,Shërbim.

Në Shqipëri marketingu nëpërmjet internetit është një risi. Ai filloi të aplikohej

si një formë për të thirrur në tregun shqiptar të huajt. Analizat e marketingut

online tregojnë se ende sot fjlëkërkimet që lidhen me Shqipërine më së shumti

pikëzohen në “Travel Albania” dhe “Acomodation Albania”, pra udhetime per

174 http://www.netregistry.com.au/resources/what-is/online-marketing/what-is-online-marketing/ 175 http://www.uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/12/Dizertacioni-Ervin-Myftaraj.-Maj-2014.pdf

Page 122: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

122

ne Shqipëri. Këto kërkime janë të orientuara më pak për klimën “Weather

Albania”, ndersa kerkimet e tregut janë ende shumë larg. Kjo sepse oferta e

tregut Shqiptar, të ngritur kryesisht mbi importe, nuk paraqet ndonjë interes.

Shumë pak prodhues kanë përmirësuar imazhin e tyre në rrjetin botëror të

informacionit këto vitet e fundit, ndërsa shumica e biznesmenëve shqipëtar edhe

kur përdorin postën elektronike, pavarësisht se kanë faqe interneti të kompanive

të tyre përdorin adresa që merren falas ne internet, si: hotmail, yahoo etj, duke

humbur maksimalisht besueshmërinë.

Në databazat kryesore të shkëmbimeve tregtare në internet , kompanite janë

shumë të pakta. Format e marketingut online sot janë aq të sofistikuara saqë

profesionistët janë në gjëndje qe, pa bërë asnje shkelje etike, të mësojnë dhe

orientimin në treg te vizitorëve të rastësishëm të tyre apo atyre klientëve të

piketuar, të cilëve u dërgohet një email I thjeshtë.

Programet e suksesshme të marketingut në internet kalojnë në katër hapa gjatë

ndërtimit të marrëdhenieve me konsumatorët por, konsumatorët mund të

progresojnë midis këtyre hapave në mënyra të ndryshme.(Figura 1)

fig.1

Në stadin e vetëdijes, konsumatori kupton se agjensia mund të jëtë një partner i

mundshëm për shkëmbimin por nuk ka filluar asnjë lloj komunikimi apo blerje

të ndonjë prej produkteve/shërbimeve të saj. Në disa rrethana një ekspozim i

vetëm në internet mund të krijojë vetëdijen por mund të mos çojë në veprim. Në

këtë situate mund të duhen disa ekspozime. Për të krijuar vetëdijen agjensitë, së

pari, duhet të ofrojnë një adresë të thjeshtë website-i e cila të kujtohet lehtësisht

nga konsumatorët dhe së dyti, marka në internet duhet të jetë e njëjtë me markën

tradicionale (diferenca është vetëm www.com).

Në stadin e eksplorimit, konsumatori sheh mundësinë e shkëmbimit me

agjensinë dhe ndoshta mund të nisë të gjykojë për blerjet. Në këtë stad ka një

investim minimal tek marrëdhëniet midis dy palëve dhe zgjidhja është më se e

lehtë. Qëllimi i këtij stadi është tërheqja, ndërtimi i besimit, normave dhe fuqisë

Vetëdija Eksplorimi Angazhimi Zgjidhja

Page 123: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

123

të marrëdhënieve me konsumatorët. Në stadin e angazhimit, palët pjesëmarrëse

në marrëdhënie ndiejnë një sens obligimi dhe përgjegjësie kundrejt njëra-tjetrës.

Një sens i fortë obligimi dhe përgjegjësie krijohet kur konsumatorët vazhdojnë

të regjistrohen në bazën e të dhënave të agjensisë, pra ata duan të kenë një

marrëdhënie dhe të marrin informacion të personalizuar sipas karakteristikave

personale.

Zgjidhja ndodh kur njëra ose të dy palët dalin nga marrëdhënia. Shpesh herë

problemet teknike mund të behen arsye subjektive që konsuamtori të largohet

nga website-i agjensisë dhe të mos kthehet më.

Eksperienca e konsumatorëve në internet

“Eksperienca konsumatore mund të manaxhohet më mirë në qoftë se website-i

siguron bashkëveprim me përdoruesit e tij, pra, këta të fundit nuk kërkojnë

vetëm informacion por kërkojnë eksperiencë dhe bashkëveprim në të”.

Ulrike Gretzel (Profesor i Univrsitetit te Queensland,Brisbane).

Eksperienca mund të përmirësohet vazhdimisht nëpërmjet site-ve që ofrojnë

bashkëveprim, mundësojnë fokusim të vëmendjes apo ofrojnë sfida për

përdoruesit e tyre.

Një eksperiencë pozitive në website do të rritë kohën e shpenzuar në të. Kjo

varet jo vetëm nga përmbajtja e site-it por influencohet edhe nga komunitetet si

për shembull, forumet e diskutimit online. Nga ana tjetër vetë përmbajtja e

website-it përcakton nivelin e bashkëveprimit duke ofruar oportunitete të

shumta për përdoruesit dhe zgjedhje të shumfishta për aktivitetetet që

dëshirojnë.Website-et më të suksesshëm në ditët e sotme konsiderohen ata që

strukturohen rreth çështjeve të mëposhtme: Objektivat e organizatës; Nevojat,

dëshirat dhe pritjet e konsumatorëve; Produktet apo shërbimet e ofruara. (Figura

Page 124: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

124

2).

fig.2

Organizatat duhet të mendojnë objektivisht për këto tre dimensione. Ato duhet

të njohin mirë tregun e synuar, dëshirat, nevojat, pritjet e konsumatorëve si dhe

proçesin e vendimmarrjes dhe më pas të diskutojnë me ndërtuesit e website-ve

për të përfshirë shërbimet elektronike më të rëndësishme. Lind pyetja: Cili është

qëllimi i website-it? Teknika më e përdorur për të vendosur në lidhje me

qëllimin dhe objektivat që do të arrihen nëpërmjet website-it tij është,

brainstorming me të gjithë personat apo pozicionet në organizatë duke filluar

nga niveli më i lartë menaxherial deri tek personat që përmbushin porosinë apo

sigurojnë mbështetje për konsumatorët.

Promovimi i produkteve apo shërbimeve;

Shitja e produkteve apo shërbimeve ;

Sigurimi i shërbimeve dhe mbështetje për konsumatorët;

Sigurimi i informacionit për organizatën dhe produktet ose shërbimet e

saj ;

Krijimi dhe konsolidimi i identitetit të organizatës dhe ose markës;

Website-et duhet të dizenjohet në mënyrë të tillë që të jenë tërheqës për

vizitorët; të sigurojnë trafik; të përfshijë elementë të marketingut gojor (të

inkurajojë vizitorët të rekomandojnë produktet dhe shërbimet tek të tjerët); të

inkurajojnë vizitorët për t‟ju dërguar mesazhe nëpërmjet postës elektronike, të

reja, njoftime, ofertat speciale mbi baza të rregullta; të stimulojnë besnikërinë

konsumatore; të ofrojnë “stickness” për të inkurajuar konsumatorët të qëndrojnë

në site dhe të vizitojnë zona të ndryshme dhe të përfshijnë elementë

bashkëveprimi.

Suksesi i Web-siteve

Produktet dhe shërbi

met

Objektivat

Nevojat e konsuma

torëve

Page 125: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

125

Sot më shumë dhe më shumë përdorues/klient e përdorin internetin për të

kërkuar produktet apo shërbimet që ato kanë nevoj. Biznesi juaj I vogël do të

ketë rritje të besueshmërisë duke e patur një website. Nëse ju e keni një website

dhe është I punuar mesatarisht, atë duhet ta ridizajnoni ne mënyrë profesionale

sepse do ti siguroj biznesit tuaj një imazh më profesional dhe do të frymëzoj

vizitorët/klientet tuaj të kenë besim më të madhë tek kompania juaj. Dizajni I

website-t, qëndrueshmëria, optimizimi I website-t, etj të gjithe këto ndikojnë

në ndërtimin e nje besueshmërie më të fort tek konsumatoret tuaj.

Website ju kursen paratë - Si pronar I çdo biznesi të vogël ju ndoshta do të

mendoni se nuk do ta përballoni financiarisht një website professional, por në

të ardhmen e afërt ju nuk do të përballoheni pa të. Megjithëse edhe pse kostoja

e zhvillimit dhe dizajnimit të një website ndryshon, gjenerimi I cmimeve për

website sillet reth 300€ e deri ne 1000 € e siper, për pagese vjetore, e në disa

raste edhe në 150€. Krahaso cmimin e reklames në një gazetë, dhe në krahasim

me cmimin e reklamës në një gazetë ju mund të merrni përgjigje më të saktë.

Konsideroni tregun tuaj potencial dhe ju mund të arrini më shumë me një

website. Kjo është një kosto shumë efektive për të promovuar biznesin tuaj.

Do të mundesojë të mbaj klientet të informuar -Mendoni website-in tuaj sikur

të jetë nje broshurë online ose nje katalog. Është shumë e thjeshtë dhe e shpejtë

për t’i freskuar informatat për produktin apo shërbimet tuaja në ëebsite se sa në

materialet e shtypura,Website-i ju mundëson një mënyrë më të lehtë dhe më

efektive që konsumatorët tuaj të njoftohen për ardhjen e produkteve të reja, si

psh: ngjarjet e ardhshme, ofertat promovuese , apo për ndonjë shërbim tjetër që

ju ofroni. Ndryshe nga reklamat e printuara të cilët shpejt bëhen të vjetruara.

Website juaj i biznesit do të mund të siguroj informacione aktuale dhe njoftime

të kompanisë tuaj.

Gjithmonë është I hapur- Website është në gjendje gadishmërie 24 orë për cdo

konsumator tuajin edhe kur dyqani apo zyra juaj është e mbyllur, duke ju ofruar

atyre (konsumatorëve tuaj) me lehtësi t’ i shqyrtojnë produktet apo shërbimet

tuaja.

Në ditët e sotme kur koha është e kufizuar, website-i është një ndër pikat e më

kryesore të shitjes e cila qëndron gjithmonë e hapur dhe ju kursen kohën

konsumatorëve tuaj, duke e shyqrtuar produktin apo shërbimet tuaja nga

shtëpia, puna, etj dhe të bëjë porosinë brenda 60 sekondave.

Website mundëson targetimin e një tregu të gjërë- Nëse ju i promovoni

produktet apo shërbimet tuaja, website-i juaj do të ofrojë pika alternative të

shitjes. Sikurse një shitës me pakice, nje website eCommerc (shitore online)

Page 126: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

126

është një vend i mirë për të shitur produktet tuaja në një treg të gjërë

botëror, madje edhe shërbimet mundë të jenë në dizpozicion global.

Website ofron një vend ku ju mund të prezantoni punët tuaja- Nuk ka rëndësi

se në cfarë lloji të biznesit keni ju, website është vendi i duhur për të prezantuar

punët tuaja, duke i vendosur në portfolin tuaj ose foto galerinë, dhe në këtë

mënyrë ju mund të demostroni se çfarë e bënë biznesin tuaj unike nga të tjerët.

Reagimet e konsulmatorëve, gjithashtu do të jene prezente.

Website kursen kohën tuaj- Dhënia e informacioneve për klientët tuaj merr

kohë, nëse kjo bisedë bëhet në telefon, ballë për ballë, në broshura, apo në

email. Me një kataloge online ju mundë të ofroni informacione të shumta rreth

produktit apo shërbimeve. Në momentin që website juaj funksionon, ai është në

dizpozicion për konsumatorët tuaj në çdo kohë, dhe ju e kurseni kohën tuaj.

Dhe cfarë është koha ? Koha është para.

Përmirson shërbimin për klientët - Ndoshta ju jeni një kontabilist dhe doni t’i

keshilloni klientit tuaj se si duhen lehtësuar praktikat e tyre të kontabilitetit,

apo jeni një mjek dhe dëshironi pacientët tuaj t’i mbani të freskët me

informacione shëndetësore.Duke përfshirë një faqe NDIHME, duke shtuar

artikuj ose duke ngarkuar një artikull për t’ ju përgjigjur të gjitha pyetjeve të

klientëve apo pacientëve tuaj ju mund t’i mbani ata të “freskët”.

Perfundime dhe Rekomandime

Perfundimet dhe rekomandimet vijne ne formen e disa avantazheve dhe

disavatazheve ne kete studim.

Një nga të vërtetat absolute e kohëve të sotme është fakti që rrjetet sociale dhe

internet ndikojnë në jetën tonë në të gjitha aspektet. Kjo është një cështje se

cilës po I kushtohet rëndësi sidomos kohët e fundit. Rrjetet sociale tërheqin

vëmëndjen e mijërave përdoruesve me interesa të ndryshme sociale , ekonomike

, kulturore dhe politike.

Page 127: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

127

Cfarë është më e rëndësishme për pronarët e bizneseve se sa për ti promovuar

produktet dhe shërbimet e tyre në perspektiva më të gjëra në treg?! Me anë të

internetit, bizneset të vegjël, mesëm ashtu edhe të mëdhenj, janë të arritshme për

miliona përdorues. Biznesi juaj mund të arrijë perspektiva globale. Kjo mund të

bëhet duke ndjekur strategjitë e ndryshme te Web Marketing. 176Duke parë

avantazhet e Web Marketing në ditët e sotme duhet marrë në konsideratë prania

e tij.

1.Kosto e reduktuar- Kostoja e fillimit është vetem një fraksion i mijëra eurove

që reklamat në Yellow Pages, televizion dhe radio kushtojnë. Përveç kësaj,

reklamat tradicionale mund të perdoren vetëm për një kohë të shkurtër.

Ndërkohë një fushatë në Web Marketing mund të japë rezultate afatgjata.

2.Lehtësia e matjeve të rezultateve - Marketingu i berë në gazeta apo revista

është shumë i vështirë të tregojë ndikimin e drejtpërdrejtë të shitjeve për

biznesin tuaj. Me Web Marketing, çdo gjë mund të gjurmohet dhe të ilustrohet

me grafikë të detajuar. Grafikët ilustrojne trafikun e rritjeve dhe suksesit të

marketingut për biznesin tuaj. Duke përdorur një mjet të lirë të analizës të

trafikut si Google Analytics, është e lehtë për të llogaritur kthimin tuaj të

investimeve. Keshtu ju mund të vleresoni vlerat e shkëlqyera që janë gjeneruar

nga Web Marketing. Në internet është më e lehtë për kompanitë të dinë

pothuajse menjeherë në qoftë se fushata e tyre është duke punuar apo jo, çfarë

kompanie apo përdoruesi është i interesuar në produktet e tyre. Pra, sukseset

janë të identifikueshme.

3.Rezultate në kohë reale- Me Web Marketing ju nuk duhet të prisni javë për të

parë një rritje të ndjeshme në biznesin tuaj. Me nje fushatë të SEO, ju mund të

shikoni rezultate në kohë reale. Këto rezultate ju mundesojnë që të bëni

rregullime me strategjinë tuaj të marketingut për të arritur efektin e dëshiruar.

Nëse strategjia juaj e marketingut nuk është duke punuar në menyrë efektive,

mjetet monitoruese në kohe reale ju lejojnë lehte të vendosni saktësisht se ku po

gaboni.

4.Informacion i lartë për produktet. - Konsumatorët sot duan të krahasojnë

kritikat dhe mendimet e miqve, blogjeve të besuara dhe ekspertëve të industrisë

176 http://www.uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/12/Dizertacioni-Ervin-Myftaraj.-Maj-2014.pdf

Page 128: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

128

para se të marrin një vendim. Nëse ju mund të siguroni cilesine, informacion të

pershtatshem me atë që njerezit janë në kërkim, atëherë hapi tjeter i konvertimit

të përdoruesve në klientë është shumë i lehtë.

5.I pëlqyer nga konsumatorët.- Konsumatoret nuk pëlqejnë metodat ndërhyrëse

të marketingut tradicional si reklamat në gazeta dhe reklamat televizive. Kur

dikush blen një gazetë apo revistë, ata duan të lexojnë artikuj interesantë jo të

bombardohen me reklama të parëndesishme. Në avantazhet e Web Marketing

është edhe fakti që ju mund të synoni konsumatorët pikërisht kur ata janë në

kërkim për produktet dhe sherbimet që biznesi juaj mund të ofrojë

6.Disponimi i shpejtë i informacionit- Një tjetër nga avantazhet e Web

Marketing është disponimi i shpejtë të informacionit nga klientet apo

përdoruesit. Duke lundruar në internet, ata mund të marrin informacion shumë

lehtë në lidhje me produktet që ata dëshirojne të blejnë. Përveç kësaj, ata mund

ta marrin këtë informacion në çdo kohë të ditës.

Persa i perket Disavantazheve e Web Marketing, i rendisim si Marrja e

kënaqësisë me vonesë , si pasojë e shpërndarjes së ngadaltë të porosisë; Gabime

në plotësimin e porosive.; Mundësi për mashtrime.; Bashkëveprim ngativ me

tregtarin online.; Pamundësi për ta kontrolluar apo provuar produktin para

blerjes.; Besnikëri e ulët nga eksperiencat online.; Kosto e të paturit

kompjuterin dhe kosto e rrjetit të internetit.; Linjë interneti e ngadaltë dhe koha

e gjatë për të hapur faqet e internetit.; Humbje e privatësisë apo informacioneve

personale.

Referenca

http://webfoundation.org/about/vision/history-of-the-web/

http://www.netregistry.com.au/resources/what-is/online-marketing/what-is-

online-marketing/

http://www.uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/12/Dizertacioni-Ervin-

Myftaraj.-Maj-2014.pdf

http://www.uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/12/Dizertacioni-Ervin-

Myftaraj.-Maj-2014.pdf

Page 129: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

129

Tregtia dhe zhvillimi ekonomik ndërkombëtarë

Eralda Metaliaj;

University of Tirana, Faculty of Economics

, Tirane, Albania;

Gjat viteve të fundit është zhvilluar një literaturë e konsiderueshme në lidhje me

efektet e liberalizimit të tregtisë në performancën e procesevev

makroekonomike dhe mikroekonomike . Mund të themi se ekziston lloj-

llojshmëri në literaturën tregtare , liberalizimin e tregtisë , efektet në të ardhurat,

punësim dhe balancin e pagesave por nuk ekziston ende ndonjë prove

përfundimtare dhe një gjuhë e përbashkët mes kërkuesve rreth efekteve të

mardhënieve të tregtisë dhe liberalizimit të tregtisë në ekonomi .Globalizimi ka

ndikuar ekonomitë në kombe të ndryshme. Për shkak të zhvillimit të shpejtë të

veglave efikase të komunikimit dhe rritjes së ngjarjeve të korporatës ,

ekonomitë e gjithë botës janë bërë per t`u vetadaptuar ne kushtet e marketit

dinamik. Në lidhje me rastin e marketit shqiptarë është e vështirë të imagjinohet

funksionimi i një ekonomie të izoluar nga tregu tjetër ndërkombëtarë ,sherbimet

dhe faktorët e prodhimit . Rëndësia e komunitetit ndërkombëtar luan një rol më

të rëndësishëm në kushtet e ekonomisë në tranzicion ,për shkak të izolimit të

thellë në të kaluarën . Si pasojë, qëllimi kryesor I kësaj flete shtrihet në studimin

dhe analizën në ndikimin e liberalizimit të tregtisë dhe proceset e integrimit në

indikatorët e zhvillimit dhe tregtisë shqiptare me të huaj. E rëndësishme do të

jetë gjithashtu : investigimi I ndikimit të liberalizimit të tregtisë në konkurrenca

,duke vazhduar me studimin e rregullave të tregtisë në mënyrë që të rritet

konkurrenca.

Page 130: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

130

Fjalët kyce : Liberalizimi I tregtisë , Globalizimi , Konkurrenca , Rritja

1. Prezantimi

Bilanci i çmimeve dhe përfitimeve nga globalizimi për grupe të ndryshme të

shteteve dhe ekonomisë botërore është një nga temat më të flakta të debateve të

zhvilluara . Përgjatë gjith kursit të studimeve të mia mund të them se Drejtimi

Financiar Ndërkombëtarë është fusha ime e preferuar sepse në njëfarë mënyre

përmbledhë gjithë njohurinë makro,mikro ekonomike dhe lidh ato me vendimet

financiare vendimtare me zhvillimin e kompanive multinacionale , balancin

tregtar të shtetit dhe rritjen ose reduktimin e vlerës ekonomike të shtetit në

lidhje me vendimet per tregti të hapur ,të drejtat ligjore , sistemin bankar ,

shkëmbimin e normave dhe stabilitetin gjeneral te shtetit. Integrimi është tema

më themelore e cdo mendje per debat ekonomik në kontekstin shumëpalësh,

dypalësh, liberalizim të tregtisë regjionale. Kjo letër është bazuar në një

rishikim të literatures në tregtinë ndërkombëtare dhe ndikimet e saj në ekonomi

, duke u thelluar më tej në kontekstin shqiptarë.

2 Shqyrtimi i literaturës

Tregtia ndërkombëtare është shkëmbimi i kapitalit, mallrave dhe shërbimeve

përtej kufijve ndërkombëtarë ose territoreve , të cilat mund të përfshijnë

aktivitetet e qeverisë dhe individit. Ndërsa tregtia ndërkombëtare ka qenë e

pranishme gjatë gjithë të historisë së ekonomisë , rëndësina e saj ekonomike,

sociale dhe politike ka qenë në rritje në shekujt e fundit, është supozim i tregtisë

ndërkombëtare se një nivel i mjaftueshëm i paqes dhe stabilitetit gjeopolitik

janë mbizotëruese në mënyrë që të lejojnë shkëmbimin paqësor të tregtisë dhe

që do të zhvillohet në mes të kombeve. Përfitimet e tregtisë ndërkombëtare i

Page 131: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

131

gëzohen të dy vendet , vendi eksportues , si dhe vendet importuese. Të gjitha

teoritë ekonomike të tregtisë ndërkombëtare sugjerojnë se ajo rrit efikasitetin.

Në këtë drejtim, tregtisa ndërkombëtare është si një teknologji të re. Ajo shton

kapacitetit prodhues të të gjitha vendeve që merren me tregti. Një pjesë e

efikasitetit është për shkak të përparësisë krahasuese, si në teoritë e Ricardo dhe

Heckscher-Ohlin. Përveç kësaj, disa efikasiteti vjen nga duke përfituar nga

kthimit në rritje. Tregtisë në bazë të përparësisë krahasuese duhet të tentojnë të

përfitojnë vendet e vogla më shumë se vendet e mëdha. Në qoftë se dallimi

është i madh, atëherë një vend fiton një avantazh të madh nga tregtia. Në qoftë

se dallimi është i vogël, atëherë ka vetëm një avantazh të vogël nga tregtia.

Vendet e vogla kanë më shumë gjasa se sa vende të mëdha për të gjetur se

çmimet relative në tregun botëror. Një përfitim tjetër nga tregtia është se ajo

nxit dinamizmin dhe përtrirjen brenda një ekonomie. Një ekonomi që është e

mbyllur për të tregtisë është ai në të cilin industritë joefikase dhe firmat

prapambetur janë të mbrojtur mirë. Në fakt, studimet tregojnë se pengesat për

tregtinë janë shkaku kryesor i prapambetjes ekstreme. Vendet që janë më të

mbyllura për tregti priren të jenë më të varfrit në botë. Vendet që kanë reduktuar

pengesat e tregtisë dhe rritjen e peshës së importeve dhe eksporteve në

ekonomitë e tyre kanë tendencë të jetë në mesin e më të shpejtë në rritje të

kombeve. Rritja e tregtisë ndërkombëtare është vendimtare për vazhdimësinë e

globalizimit. Pa tregtinë ndërkombëtare, kombet do të jenë të kufizuara për

mallrat dhe shërbimet e prodhuara brenda kufijve të tyre. Tregtia ndërkombëtare

është kryesisht e kufizuar në tregtinë për mallra dhe shërbime, dhe vetëm në një

masë më të vogël të tregtisë në kryeqytet, punë. Tregtia me mallra dhe

shërbime mund të shërbejë si një zëvendësim për tregtinë e faktorëve të

prodhimit. Në vend që të importohet një faktor prodhues, një vend mund të

importojnë mallra që e bëjnë përdorimin intensiv të këtij faktori të prodhimit

dhe në këtë mënyrë mishërojnë atë. Tregtia ndërkombëtare është gjithashtu një

degë e ekonomisë, e cila, së bashku me financat ndërkombëtare, formon degën

më të madhe të quajtur ekonomia ndërkombëtare.Tregtia është një funksion të

vlerës së shtuar: është proces ekonomik me të cilin një produkt gjen tregun e

saj, në të cilin rreziqet specifike janë të përballohen nga tregtari.

Page 132: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

132

2.1 Tregtia nderkombëtare

Zhvillimi nderkombëtar ekonomik injekton konkurrencë globale dhe prandaj

njësia e biznesit vendas tenton që të bëhet shumë efikas duke u ekspozuar

konkurrimit ndërkombëtarë. Për shkak të integrimit me ekonominë boterore

sipërmarrësit mund të kenë lehtësisht kyçje me krijimet teknologjike. Ata mund

të përdorin teknologjinë më te fundit për të përmirësuar produktivitetin. Shtetet

ne zhvillim kanë vlera me të larta te proteksionizmit në krahasim me shtetet e

zhvilluara. Shtetet që kanë pranuar ato njësi matëse janë parë duke korrur të

mirat e një regjimi te hapur të tregut. Ekonomia botërore ështe duke marrë hapa

të mëdhenj dhe duke lëvizur në një ritëm të veçantë. Globalizimi ka prekur

ekonomitë e kombeve të ndryshme. Tregtia ndërkombëtare dhe ekonomia

botërore janë dy subjekte të pandashme dhe duhet që t'i adresohemi njëherësh.

Hence,një sistem ndërkombëtarë tregtie duhet të dizajnohet,e cila përballet me

kërkesat e ekonomisë botërore ne ndryshim. Më shumë dhe më shumë kompani

janë duke e bërë prezencën globale të tyre të ndjehet nga nje rrjet i fortë. Kjo ka

ngritur shumëllojshmërinë në transaksionet nderkombëtare. Mund të perfshijë

investimet direkte,tregtinë dhe shërbimet. Ka një ngritje ne aktivitetet

ekonomike në të gjitha kombet. Kjo ka berë të nevojshme prezantimin e

udhezimeve te caktuara ,te cilat qeverisin transaksionet nderkombëtare në

mungesë së këtyre udhëzimeve ,mund të ketë jo harmoni mes kombeve tregtare.

3 Shqipëria nën liberalizimit e tregtisë

Një ekonomi që është e mbyllur për tregti është ajo tregti në të cilën industritë

joefikase dhe firmat prapambetur janë të mbrojtura mirë. Në fakt, studimet

tregojnë se pengesat për tregtinë janë shkaku kryesor i prapambetjes ekstreme.

Vendet që janë më të mbyllura për tregti priren të jenë më të varfrit në botë.

Lidhur me rastin në Shqipëri është e vështirë të imagjinohet funksionimin e një

ekonomie të izoluar nga tregu ndërkombëtar , shërbimeve dhe faktorëve të

prodhimit .Rëndësia e komunitetit ndërkombëtar merr një rëndësi të lartë në

kushtet e ekonomive në tranzicion, për shkak të izolimit të thellë në të kaluarën.

Page 133: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

133

Vendet që kanë reduktuar pengesat e tregtisë , dhe kanë rritur sasinë e

importeve dhe eksporteve në ekonomitë e tyre kanë tendencë të jenë në mesin e

vendeve me rritje më të shpejtë .

3.1 Dinamika e eksporteve dhe importeve

Vëllimi i tregtisë është një tregues i rëndësishëm për progresin e tregtisë, dhe

llogaritet si: shuma e importeve dhe eksporteve në vend. Gjatë viteve të

tranzicionit në Shqipëri prezantoi një dominim të importit në bilancin tregtar,

duke sjellë në këtë mënyrë një deficit të lartë tregtar për të gjitha vitet e

përfshira në studim. Bilanci i Tregtisë në Shqipëri është raportuar nga Instituti i

Statistikave (INSTAT) ka një vlerë mesatare prej -15,804.76 milionë nga viti

1993 deri në vitin 2015. Mangësia strukturore në Shqipëri janë faktori kryesor

që shkakton deficitet . Partnerët kryesorë tregtarë .të Shqipërisë janë Italia,

Greqia, Turqia , Kina, Gjermania, Serbia, Zvicra, Spanja, Franca, Maqedonia

dhe Bullgaria. Sipas llogaritjeve në aspektin e vëllimit të tregtimit në radhë të

parë është e pushtuar nga vendet e BE-së me një Mesatare 69.17%, e ndjekur

nga Italia me 37.44%, dhe Greqia 13.3%. Pavarësisht marrëveshjeve të shumta

tregtare, tregtia me vendet e rajonit mbetet shumë e ulët në vlerë, në 1993-2014

llogaritur përafërsisht 0: 07% .lidhur me rastin shqiptar bilanci tregtar ka qenë

shpesh në rënie (importet janë rritur në mënyrë të qëndrueshme kundrejt

eksporteve).

Vlera më e lartë e arritur në vitin 2011 (347,107 milionë lekë), dhe më të ulët në

vitin 1994 (43632000). Megjithatë, në vitin 2013 ka konfirmuar rikthimin e tij,

sepse ka 266.133.000 shifra që tregon tabelën e mësipërme. Përmirësimin e

bilancit të tregtisë ka filluar në vitin 2011 dhe tregon një përmirësim të

vazhdueshëm dhe për shkak të rënies së eksporteve nga importet. Analiza e të

dhënave tregon se niveli i eksporteve ka rritur vlerën e saj maksimale prej 20

vjetësh në vitin 2013. Eksportet arritën në mbi 246 miliardë lekë, rikthyer në

mënyrë të konsiderueshme dhe duke përmirësuar bilancin tregtar të Shqipërisë.

Page 134: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

134

2009 është një nga vitet ku të dy treguesit rënë në krahasim me vitin e kaluar

(importet dhe eksportet). Viti 2010 shënon një rekord me një rritje prej 55%, e

cila është ndjekur nga një rritje të vogël në vitet e mëvonshme. Në vitin 2014,

eksportet u ulën me 12% më shumë se vitin e kaluar duke arritur një rritje të ulët

të eksporteve (me përjashtim të vitit 2009) në 14 vitet e fundit.

3.3 Huaja Direkte e Investimeve

Që nga fillimi i tranzicionit ka qenë një tendencë për rritjen e IHD-ve në

Shqipëri. Natyrisht vlera e investimeve të huaja direkte ka qenë më e lartë se

vlera e parave të dërguara. Gjatë një periudhe të gjatë prej dhjetë viteve 2002-

2012, raporti i këtyre dy vlerave duket të jetë interesante. Në 2002- 2006,

investimet e huaja direkte u me vlerë të ulët në krahasim me parat e dërguara .

Në këtë katër vjet emigrantët sollën në shtëpi 3-4,5 më shumë euro se

investitorët e huaj të drejtpërdrejtë kan sjell. 2006 - 2013 është periudha që sjell

rritjen progresive të vlerës së investimeve të huaja direkte. Kjo periudhë kohore

shënon një moment pozitiv për ekonominë lokale. Duke bërë këtë lloj analize

krahasuese tregon se si remitancat janë pozicionuar kundër IHD-ve, duke hetuar

me kujdes rolin e secilit tregues dhe dy prej tyre në ekonominë e vendit. Në

vitin 2010 regjistroi dallimin më të lartë midis vlerës së dërgesave të

emigrantëve dhe vlerës së investimeve të huaja. Sipas Bankës së Shqipërisë,

investimet e huaja direkte u rritën me 39% gjatë vitit 2013 në krahasim me vitin

2012, duke arritur nivelin e 923 milionë euro. Në total, bilanci i pagesave është

pozitiv dhe si rezultat, rezervat valutore janë rritur , në fund të vitit ishin të

mjaftueshme për të mbuluar 4.6 muaj importe të mallrave dhe shërbimeve

.Llogaria e shërbimit ka shënuar një bilanc pozitiv në mes të të hyrave dhe

shpenzimeve rreth 97 milionë, 4 milionë më shumë se e njëjta periudhë një vit

më parë. Kontributi kryesor ishte për shkak të bilancit pozitiv të shërbimeve të

udhëtimit që zënë të ardhurat më të madh dhe koston e shërbimeve, me

përkatësisht 66% dhe 72% të totalit. Rritja vjetore e të ardhurave gjatë kësaj

periudhe ishte kryesisht për shkak të rritjes së numrit të vizitorëve të huaj rreth

Page 135: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

135

29%. Gjithashtu pjesa më e lartë në pagesën e TVSH-së ka pasur sektorin e

shërbimeve, e ndjekur nga sektori i prodhimit . Është vurë në dukje rëndësia e

reduktimit të ndërtimit dhe të prodhimit të sektorit si një kontribues për TVSH-

në dhe rritje të konsiderueshme në pjesën e shërbimeve në total të TVSH-së, në

përputhje me aktivitetin ekonomik në vend. Sektorët që rënë pagesa TVSH

krahasuar me vitin e kaluar janë: prodhimin e energjisë, prodhimi i naftës,

ndërtimin e ndërtesave, tregtinë dhe lëndë djegëse të prodhimit, duke cituar ata

me peshë bigest. Sektorët që është paguar TVSH-në më të lartë se një vit më

parë dhe janë: Telekomunikacioni dhe shërbimeve.. Telekomunikacioni është

një nga aktivitetet më dinamike në sektorin e shërbimeve në Shqipëri. Ajo është

zhvilluar kryesisht nëpërmjet privatizimit dhe investimeve pasuese të bëra nga

investitorët e huaj dhe në një farë mase nga investimet e brendshme. Si rezultat i

investimeve të bëra pas privatizimit, numri i abonentëve të telefonisë mobile në

fund të vitit 2011, arriti në 5,2 milionë. Ky nivel i penetrimit të telefonisë së

lëvizshme të 187%, është e ngjashme me vendet e zhvilluara si Gjermania.

Prania e kompanive të huaja ka shkaktuar rritjen e konkurrencës në treg, duke

ofruar cilësi më të mirë, me kosto të ulët dhe të krahasueshme me rajonin. Një

klasifikim i ri në shërbimet është kategori - shërbime për përpunimin e inputeve

fizike pronësi të tjerëve . Të ardhurat e kësaj kategorie arritën në 70 milionë

euro, të cilat janë shërbimet që janë të ofruara nga rezidentët ndaj jorezidentëve

gjatë përpunimit të mallrave në pronësi nga jorezidentët Industria e shërbimeve

.Financial ka bërë ndryshime në sajë të zhvillimit të IHD-ve. Hyrja e bankave të

huaja dhe privatizimin e bankave në vend, ka kontribuar në konsolidimin e

sistemit bankar. Në përgjithësi, bankat e huaja kanë luajtur një rol pozitiv, në

lidhje me efikasitetin dhe stabilitetin e sistemit bankar në ekonomi. Ato kanë

forcuar menaxhimin e rrezikut dhe qeverisjes e bankave përmes alokimit efikas

të kapitalit dhe rritjen e konkurrencës duke futur shërbime moderne bankare dhe

të sofistikuar. Megjithatë, karakteristikat e përgjithshme pozitive të ofruara nga

standardet ndërkombëtare për sistemin bankar, nuk i përmbushin ende të gjitha

nevojat e ekonomisë. NVM-të kanë një qasje të kufizuar në financimin nga

bankat dhe është e nevojshme për të përmirësuar skemat e garantimit të kredive.

Është e rëndësishme të theksohet se norma e interesit të ofruara nga bankat e

NVM-ve është ende e lartë për tu përballuar.Sektori i shërbimeve është

kontribuesi më i madh i tatimit mbi të ardhurat, i pasuar me të njëjtën peshë te

Page 136: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

136

prodhimit dhe transportit. Fitimet e kompanive në pothuajse në të gjithë sektorët

e ekonomisë kanë refuzuar një periudh 12-mujore, krahasuar me një vit më

parë. Rënia më e madhe në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë u

shënua nga sektori i ndërtimit me -24.3%, pasuar nga sektori i prodhimit me -

16.7%, sektori i transportit me -13.9% dhe sektorin e tregtisë - 13.1%. I vetmi

sektor në rritje është sektori i shërbimeve + 0.4%.

5. Konkluzionet

Globalizimi është rezultat i disa zhvillimeve dhe proceseve, ndërkombëtarizimi

i tregjeve financiare, të decentralizimit dhe të liberalizimit të tregtisë , zhvillimi

i komunikimit mes vendeve përmes IT etj.Dëshmitë e viteve të fundit të cilat

janë gjithnjë e në rritje mbështetin pohimin se tregtia ndërkombëtare nxit

produktivitetin përmes rritjes së konkurrencës. Që nga ajo është supozuar që

vendet të prodhojnë të njëjtin grup të varieteteve, hapja e tregtisë i bën tregjet

më konkurruese duke ulur çmimet dhe rritur masën. Si pasojë, reduktimi i

barrierave tregtare stimulon rritjen duke ulur fuqinë e tregut të firmave vendase.

Ky ndikim ndryshon nga destinacioni dhe origjina e eksporteve dhe importeve

.Shqipëria, mbetet një vend me zhvillim me një luhatshmëri të lartë të çmimeve,

të bilancit tregtar udhëhequr nga importi, me burime të kufizuara për

përballimin me tregun global, një nivel i pamjaftueshëm i konkurrencës së

firmave, një mjedis jo shumë të sigurt për investitorët e huaj. Lidhur me këtë në

vendin tonë duhet të bëjnë bilancin e tregut të ekonomisë dhe për të siguruar

konvergjencën strukturore drejt vendeve të BE-së sa më shpejt që të jetë e

mundur. Shqipëria ka arritur një rritje ekonomike pozitive në vitet e fundit,

pavarësisht ndikimit të krizës globale financiare. Ndjekja e politikave

makroekonomike dhe reformave, të mirë-strukturuar, u përqëndrua në

privatizim, integritetet fiskale, liberalizimin e tregtisë, klimës së biznesit,

energjisë dhe sektorit financiar, këto kanë bërë të mundur që ekonomia

shqiptare të jetë më elastike në ekonomitë e Jug-Lindore.

Page 137: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

137

Referencat

1. International Monetary Fund and World Bank, "Market Access for

Developing Countries' Exports", 2001.― World Bank, Globalization, Growth,

and Poverty: Facts, Fears, and an Agenda for Action, forthcoming‖.

2. World Bank Reports, 2008,2009…2012

3. World Bank, Globalization, Growth, and Poverty: Facts, Fears, and an

Agenda for Action, forthcoming. IMF, World Economic Outlook, May 1997

4. ―TRADE LIBERALISATION: BOOSTING EMPLOYMENT AND

GROWTH‖, OECD Trade Policy Working Paper no. 107, January 2011

5. OECD 2013‖ Interconnected Economies:Benefiting from Global Value

Chains‖ OECD publishing

6. Beckman, F. and Scheiber, T. (2012): “Not So Trustworthy Anymore?

The EURO as a Safe Haven Asset in Central, Eastern and Southeastern

Europe”, Focus on European Economic Integration, Q2/12 report.

7. Dvorsky, S., Scheiber, T. and Stix, H. (2009): “The 2008 Fall Wave of

the OeNB Euro Survey – A First Glimpse of Households’ Reactions to the

Global Financial Crisis”, Focus on European Economic Integration Q2 / 0 9

Links:

1.http://www.worldbank.org/depweb/beyond/beyondco/beg_12.pdf

2.http://finance.mapsofworld.com/trade/international-world-economy.html

3.http://www.omicsonline.com/open-access/business-strategies-of-smes-

innovation-types-and-factors-influencing-their-innovation-albanian-case-2162-

6359-1000319.php?aid=68887

4.http://www.iob-evaluatie.nl/sites/iob-

evaluatie.nl/files/Country%20report%20Ethiopia%20(final).pdf

5.http://www.instat.gov.al/al/themes/tregtia-e-jashtme.aspx

Page 138: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

138

6.https://www.bankofalbania.org/web/Raporti_i_Stabilitetit_Financiar_3433_1.

php

7.https://www.bankofalbania.org/web/pub/zhvilimet_makroekonomike_7694_1.

pdf

8.https://www.bankofalbania.org/web/Marreveshjet_e_tregtise_se_lire_dhe_inte

grimi_tregtar_midis_vendeve_te_Evropes_Juglindore_Vleresime_te_Modelit_t

e_Gravi_6503_1.php

9.https://www.bankofalbania.org/web/Efekti_i_ldquo_kurbes_J_rdquo_ne_tregt

ine_dypaleshe_Ndikimi_i_nencmimit_te_monedhes_ne_bilancin_tregtar_nderm

jet_Shqi_6941_1.php

10.https://www.weforum.org/reports/global-competitiveness-report-2014-2015

11.http://www2.deloitte.com/us/en/pages/tax/topics/transfer-pricing.html

12.https://www.bankofalbania.org/web/Time_series_22_2.php?evn=agregate_d

etaje&evb=agregate&cregtab_id=689&periudha_id=5

Page 139: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

139

Faktorët që mundësojnë gjetjen e shmangieve të taksave që shkaktohen

nga nën-vlerësimi i mallrave

Autori 1: Arta Fazliu

(Studente në Master / Universiteti i Prishtnës)

Autori 2: Mentor Gashi

(PhD Candidat)

Abstrakt:

Në këtë punim është marrë në shqyrtim një faktor rreziku që mund të shkakton

shmangien nga taksat importuese. Faktori i riskut që kemi marr për shqyrtim

është vlera doganore e mallit, respektivisht nën-deklarimi i vlerës së mallit në

zhdoganim. Prandaj edhe pse gjatë importit të mallit, paraqiten edhe disa faktorë

tjerë risku si; origjina e mallit, klasifikimi tarifor, sasia e mallit të deklaruar,

kushtet e dërgesës, ku secili prej tyre mund të shkakton shmangie, ne kemi marr

këtë faktor i cili edhe nga kërkimet e ndryshme në këtë fushë konsiderohet të

jetë njëri ndër faktorët më relevant dhe më me ndikim. Gjatë punës në këtë

punim kemi paraqitur ndikimin e vlerës doganore të metodat e vlerësimit dhe

nga shqyrtimi i literaturës kemi gjetur dhe paraqitur elemente më fuqishëm që

ndikojnë në kontrollin e vlerës së mallit, respektivisht që shfrytëzohen për

parandalimin dhe zbulimin e shmangieve të shkaktuara nga faktori nën deklarim

i vlerës së mallit.

Fjala kyqe: Evazion dhe shmangie, vlerë doganore, sasinë e mallit, origjinë e

mallit, klasifikim tarifor.

Page 140: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

140

1. Hyrja

Gjatë përgaditjes së këtij punimi, kemi marrë në shqyrtim një faktor risku

përmes së cilës mund të shkaktohet shmangie nga taksat e importit, i cili faktor

risku është mos deklarimi i vlerës së mallit në rastin kur importohet. Pasi që

nëse gjatë importit apo në zhdoganim importuesi e deklaron një vlerë më të

vogël të mallit, kjo mund të ndikon drejtë për drejtë pagesë më të vogël të

taksave të importit. Prandaj dhe është një fenomen i përhapur tek evazuesit

fiskal. Për të kryer këtë punim kemi shfrytëzuar referencat specifike për

problemin e caktuar që e kemi parashtruar. Ky punim përmbanë konceptin mbi

vlerën doganore të mallit, metodat e vlerësimit të mallrave, të cilat janë metoda

që përfshihen pothuajse në të gjithë legjislaturën doganore në të gjithë vendet e

botës, po ashtu kemi trajtuar edhe ndikimin e vlerës doganore në detyrimet dhe

taskat e importit, respektivisht sa më e vogël vlera e mallit rrezulton me pagesë

më të vogël të taksave . Pasi kemi trajtuar vlerën doganore, metoda e vlerësimit

dhe ndikimin e vlerës së mallit në taksa, kemi identifikuar dhe paraqitur

elementet e kontrollit që ndihmojnë në parandalimin dhe gjetjen e shmnagieve

të taksave nga faktori nën-deklarim i mallit doganor, të cilat përdorimi i këtyre

elementeve mundëson më pak shmangie fiskale, dhe më shumë të hyra për

arkën e shtetit.

2. Faktorë risku në shmangien e taksave dhe elementet që mundësojnë

gjetjen e shmangieve të taksave që shkaktohen nga nën-vlerësimi i

mallrave

Pasi që mos deklarimi i saktë i vlerës së mallit, apo nën deklarimi, shkakton

evazion fiskal, atëherë gjatë ketij punimi kemi trajtuar vlerën e mallit nga

koncepti i tij deri tek vlerësimi i malli që mund të bëhet duke përdorur metodat

e vlersimit. Pastaj kemi paraqitur edhe veprimet apo elemente që duhet ti

ndërmerrë një auditor për të provuar nëse gjatë importit të mallrave janë

deklaruar saktë vlera e tyre. Siç dihet nëndeklarimi i mallit gjatë importit

shkakton shmngaie nga taksat e importit.

Page 141: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

141

2.1. Vlerësimi doganor i mallrave

Vlerësimi doganor i mallrave përdoret për të përcaktuar vlerën e mallrave, kur

ato mallra janë në procedurat e ndryshme doganore, duke përfshirë; procedurën

e importit, eksportit , procedurat doganore me ndikim ekonomik, ku përfshinë

procedurat e magazinimit doganor, përpunimit të brendshëm, përpunimit nën

kontroll doganor, importit të përkohshëm. Bazuar në (Customs Manual

Valuation, 2016 ) përcaktimi i vlerës doganore të mallit është e domosdoshme

sepse në bazë të vlerës doganore përcaktohet edhe taksat, respektivisht

detyrimet doganore për mallrat e importuara dhe që kanë qëllim zhdoganimin e

tyre. Vlerësimi i mallrave përveç evidencave statistikore, rëndësi të veçantë ka

atëherë kur për mallrat e caktuara, detyrimeve doganore përcaktohen në bazë të

vlerës së mallrave apo “ Ad Valurem” , deri sa ndoshta nuk do të kishte shumë

rëndës për ato mallra të cilat përcaktimi i detyrimeve doganore bëhet në formë

tjetër, p.sh. në bazë të sasisë dhe jo vlerës.

2.2. Kalkulim i vlerës doganore të mallit

Për të kalkuluar vlerën e mallit doganorë, kemi në funksion gjashtë metoda të

vlerësimit të mallrave, të cilat secila prej tyre ka rolin e saj në kalkulimin,

respektivisht përcaktimin e vlerës së mallit doganor. Në vijim po paraqesim

gjashtë metodat e vlerësimit të mallit, të cilat janë të njohura ndërkombëtarisht

dhe po thuajse në të gjitha legjislacionet doganore të vendeve të ndryshme janë

të përfshirë këto metoda në legjislaturën e tyre. Prandaj kriter për vlerësimin e

mallit apo caktimin e bazës doganore në të gjitha sistemet doganore

bashkëkohore janë caktuar sipas marrëveshjes se përgjithshme mbi dogana dhe

tregtinë ( GATT ). Bazuar në (Customs Manual Valuation, 2016 ), po ashtu

procedura dhe mënyra e caktimit të bazës doganore është instrumente i

rëndësishëm i politikes doganore ne secilin sistem doganor . Edhe në Kosovë në

bazë të (Kodit doganor dhe të Akcizave të Kosovës Nr.03-L/109) si dhe

Udhëzimit Administrativ 2009/11, janë përfshirë metodat e vlerësimit si

instrumente për përcaktimin e vlerës doganore, respektivisht kalkulimin e drejt

të detyrimeve doganore. Gjashtë metodat e vlerësimit janë: 1. Metoda e vlerës

Page 142: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

142

së transaksionit , në bazë te çmimit kontraktues; 2. Metoda e vlerës ne bazë te

çmimit te mallrave identike; 3. Metoda e vlerës ne bazë te çmimit te mallrave te

ngjashëm 4. Metoda e vlerës ne bazë te çmimit për njësi; 5. Metoda e vlerës ne

bazë te vlerës se përllogaritur; 6. Metoda e vlerësim ne bazë të të dhënave të

disponueshme.

2.2.1.Metoda e parë e vlerësimit – bazohet në çmimin e paguar realisht apo që

duhet të paguhet nga blerësi për shitësin e mallrave .Kjo nënkupton pagesën e

plotë të bërë apo që duhet bërë nga blerësi në favor të shitësit te mallrat e

importuara . Në çmimin e paguar për mallin duhet të shtuar edhe elementet tjera

si : shpenzimet e dërgimit , provizioni dhe taksat e tjera që e kanë përcjellë

mallin deri të pika hyrëse. Pra në këtë metodë nuk behet rritja e bazës doganore

, pranohet çmimi fatural .

2.2.2.Metoda e dytë e vlerësimi – Nëse nuk mund të zbatohet metoda e pare

atëherë provohet metoda e dytë e vlerësimit. Kjo metodë bazohet në vlerën

doganore të mallrave identike te eksportuar për ne Kosovë ne te njëjtën kohe

apo përafërsisht te njëjtën kohë sikur se mallrat qe janë duke u vlerësuar.

Mallrat identike janë mallra që janë të prodhuar në të njëjtën vend si mallrat që

janë duke u vlerësuar , po ashtu duhet të jene të njëjta në të gjitha aspektet siç

janë: karakteristikat fizike , cilësia ,dhe reputacioni, dallimet të vogla ne dukje

nuk janë te rëndësishme.

2.2.3.Metoda e tretë e vlerësimit – Kur nuk gjene zbatim metoda paraprake (e

dyta) atëherë provohet ne vlerësim kjo metodë. Metoda e tretë e vlerësimit

bazohet në vlerën doganore të mallrave të ngjashme të eksportuar ne Kosovë në

të njëjtën apo përafërsisht në të njëjtën kohe , me mallrat që kane për tu

vlerësuar. Mallrat e ngjashme mund te dallohen ne disa aspekte me mallrat qe

janë duke u vlerësuar mirëpo të cilat janë prodhuar në të njëjtën vend , mund të

kryhen të njëjtat funksione dhe janë të këmbyeshme nga pikëpamja tregtare.

Kur mallrat e ngjashme nuk janë prodhuar nga i njëjti prodhues si mallra që

kane për tu vlerësuar personi përkatës mund të shfrytëzon mallrat e ngjashme të

prodhuar nga një person tjetër.

Page 143: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

143

2.2.4.Metoda e katër e vlerësimit – Bazohet në çmimin e shitjes se mallrave ne

Kosovë. Vlera doganore bazohet në çmimin e çdo njësie (cope) , në të cilën:

mallrat e importuara , mallrat e importuar identike , mallrat e importuara të

ngjashme , janë shitur në Kosove në gjendje siç janë importuara për

konsumuesit pa ndonjë lidhje me shitësin . Çmimi i njësie duhet të lidhet me

shitjet me shumicë në kohen e importimit të mallrat që duhet te vlerësohen .

2.2.5.Metoda e pestë e vlerësimit – bazohet në shpenzimet e prodhimit të

mallit, zakonisht përdoret me rastet kur importuesi dhe shfrytëzuesi janë të

lidhur. Vlera doganore në metodën e pestë është vlerë e sendërtuar ,bazohet në

shumën e pikave të poshtëshënuara :

shpenzimeve apo vlera e materialeve të fabrikimit apo përpunimit tjetër të

përdorur në prodhimin e mallit të importuara

informat të detalizuar nga eksportuesi , prodhuesi i jashtëm , direkt apo

indirekt. SH.D. ka të drejtë të kërkoj informata plotësuese nga eksportuesi

i jashtëm, këto informata do të merreshin nga administrate përkatëse

doganore e vendit të eksportuesit me pajtimin e saj. Informatat do te

nxirreshin nga evidence zyrtare e afarizmit të vet eksportuesit .

Një shume për profitin prodhuesit me shpenzimet të përgjithshme të tij ,

plus – shpenzimet e transportit ,sigurimeve , ngarkimit te cilat janë të

ndërlidhur me mallrat deri në piken hyrëse në Kosovë .

2.2.6.Metoda gjashtë e vlerësimit – kjo është e fundit dhe përdoret atëherë kur

vlera doganore e mallit nuk mund të përcaktohet sipas seksioneve 13 dhe 14 të

kodit doganor të Kosovës , dhe caktohet ne bazë të informatave të cila i ka ne

dispozicion shërbimi doganor ne Kosove .Vlera doganore në këtë metode arrihet

duke përdorur mjetet e arsyeshme që janë ne pajtueshmëri me parimin e

vlerësimit të organizatës botërore të tregtisë . Kjo bënë të mundur metodat prej

1-5 në mënyrë fleksibile që të përshtaten në rrethana jo të zakonshme.

Shembull: Metoda 2 apo 3, vlera doganore mund te zbatohet në vlerën e

transaksionit të mallrave të importuar identike apo të ngjashme të prodhuar në

vendin tjetër si vend i eksportit të mallrave të cilat janë në vlerësim e sipër.

Metoda 4 limiti kohor për shitje mund të zgjatet . Vlera doganore mund te

zbatohet ne çmimin i cili mund te jete i paguar për mallra nëse ato janë blerë

ndoshta duke iu referuar në çmimin eksportues për shitje për ne Kosovë të

Page 144: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

144

lëshuar prej furnizuesit. Kjo qasje do të ishte në pajtim me parimet e vlerësimit

të OBT. Ne mund të cekim edhe për një kategori të vlerësimit të mallrave si:

vlerësimi i mallrave pa pagesë; vlerësimi i mallrave zëvendësuese pa pagesë;

vlerësimi i mallrave me qira; vlerësimi i mallrave të përdorur; vlerësimi i

mallrave të humbur, të dëmtuar apo me defekt.

3. Auditimi i Vlerës doganore

Nëse nuk mund të mund të përcaktohet vlera e mallit në rastin e zhdoganimit të

mallit, respektivisht atëher kur zhdoganohet, kjo nuk do të thotë që nuk mund

të ketë ndërhyrje të më vonshme tek vlera e mallit nëse kemi informata të reja

për një vlerë të mallit e cila nuk është deklaruar saktë me rastin e paraqitjes për

zhdoganim. Bazuar në (Post -Clearance Audit (PCA), Volume 1. 2012) pikrisht

për këtë doganat e vendeve të ndryshme kanë instaluar në kuadrin e vet edhe

sektorë kontrolli apo auditit i cili detyrë kryesore e ka që të hetojë shmangiete e

mundshme doganore për periudhën e caktuar retroaktive. Këto mekanizma

kontrollojnë jo vetëm shmangiet e taksave nga vlera e mallit, por edhe nga

origjina e mallit, klasifikimi tarifor, sasia e pa deklaruar, eksportet fiktive,

shkelja e procedurave të tjera. Por qëllimi i këtij punimi është të shqyrtohen dhe

të paraqiten vetëm elementet që përdoren për të zbuluar apo gjetur shmangiet e

taksave të shkaktuar nga nën-vlerësimi i mallit, apo mos deklarimi i saktë i

vlerës reale të mallit të caktuar doganor që është zhdoganuar. Elementet e

auditit që përdoren për të provuar verifikimin e vlerës së mallit apo në përpjekje

për të gjetur vlerën e saktë të mallrave të zhdoganuar në një periudhë të më

vonshme janë:

3.1. Harmonizimi i të dhënave të DUD-it me dokumentet

mbështetese

Gjatë auditimit, njëri nga elemenetet të cilat kontrollohet për të provuar

saktësinë e vlerës së deklaruar, auditori bënë harmonizimin e të dhënave në

dokumentet përcjellëce të mallit në import si: faturat, kontratat, çertifikatat e

caktuara, dokumentet e transportit, i krahason dhe harmonizon me të dhënat e

paraqitura në deklaratën doganore ( Customs Manual Valuation, 2016).

Page 145: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

145

3.2. Kontrolli i llogarive kryesore apo kontabilitetit

Ky element kontrolli është thelbësore në një auditim, i cili shqyrtojnë llogaritë e

operatorit me kujdes, në mënyrë që të konstatojë gjitha blerjet e mallrave nga

vendet e tjera nëse është bërë regjistrimi i duhur në libra kontabël. Auditori

gjatë kontrolli ushtron aktivitet në përpjekje për të konstatuar nëse mund të

zbulon:

Faturim të dyfisht

Nënvlerësim të mallit

Ngarkesat e pa deklaruara

Pagesat shtesë për dërgesat ose pagesat që duhet ti shtohet çmimit të

dekalruar për zhdoganim

Qëllimi i këtij kontrolli është që të sigurohet që të gjitha faturat e pranuara nga

vendet tjera janë në dispozicion për të kontrolluar në llogaritë e kompanisë.

3.3. Kontrolli dhe krahasimi i llogarive të përgjithshme

Qëllimi i këtij kontrolli është që të verifikojë në mënyrë të përgjithshme, nëse

shumat e deklaruara të llogarive në kontabilitet përputhen saktësisht apo

përafërsisht me vlerat doganore të deklaruara në periudhën e audituar. Auditori

duhet të shqyrtojë klasifikimin e llogarive operatorit dhe për të identifikuar

llogaritë që lidhen me blerjet nga furnizuesit me vendet e tjera me qëllim për të

përcaktuar nëse ka ndonjë mospërputhje në mes të këtyre llogarive dhe

deklaratat përkatëse. Audituesi duhet të studiojë bilancin dhe llogarinë e fitimit

dhe humbjes (d.m.th pasqyrën e të ardhurave) për llogaritë përkatëse, siç janë

shpenzimet dhe asetet (p.sh. mallrat e blera, aksione, etj.) në lidhje me blerjet

nga vendet e tjera. Përveç kësaj, auditori duhet të verifikojë harmonizimin në

mes të kontabilitetit dhe deklaratave doganore.

3.4. Kontrolli i pagesave të mallit

Është e rëndësishme për një auditim që lidhet me vlerën e deklaruar doganore,

që të kontrollohen pagesat e bëra të mallrave të importit në mënyrë që të

konfirmojnë se vlera doganore është paraqitur si duhet. Për këtë qëllim, përveç

verifikimit të pagesave të mallit, analizohen edhe lëvizja e parasë për pagesë të

mundshme të mallit me para në dorë (nëse qasja në këtë informacion është në

Page 146: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

146

dispozicion). Në këtë rast kur shumat e parave dërgohen jashtë vendit, dhe si të

tilla janë shumë më të larta se sa vlera e importit të deklaruar për atë shumë

duhet arsyetuar sepse mund të jenë pagesat të mallit i cili mall ka vlerë më të

lartë se sa vlera që është deklaruar për zhdoganim.

3.5. Verifikimi i vlerave në vendin e eksportit

Edhe ky është njëri ndër elementet më të fuqishëm që mundëson verifikimin e

vlerës së mallit doganore. Gjatë auditimit për çdo mall për të cilin paraqitet

dyshimi se nuk është deklaruar saktë me qëllim të shmnagieve të taksave,

auditori i rastit mund të përdor mekanizmin e verifikimit të vlerës së mallit tek

vendi i eksportuesit për të konstatuar se a është e njëjta vlerë e mallit e cila është

eksportuar nga ai vend. Madje nëse nga përgjigjia konfirmohet se e njëjta vlerë

është eksportuar për mallin e caktuar, auditori në këtë rast krijon bindshmërin

për vlerë të saktë të mallit, në rastin tjetër nëse vlera e eksportit verifikohet që

ishte më e madhe nga ajo vlerë që është deklaruar për zhdoganim atëher

konstatohet shmangie, dhe në këtë rast ndërmirren veprime për të rregulluar

gjendjen e deklaruar, respektivisht për të inkasuar taksat shesë që rrejdhin nga

shmangiet që janë shkaktuar si rrezultat i mos deklarimit të pa saktë të vlerës së

mallit.

3.6. Shkëmbimi i të dhënave tregtare me vendet në marrëveshje

Shkëmbimi i të dhënave është njëri ndër menkanizmat relevant i cili mundëson

të konstatohen harmonizimi apo diferencat e të dhënave tregtare, respektivisht

në ratsin tonë, të konstatohet saktësia e vlerave të mallit doganor, duke

krahasuar vlerën e mallit të caktuar në eksport dhe vlerën e atij malli në import.

Çdo diferencë apo ndryshim i vlerës të një malli, rezulton të jetë objekti i

trajtimit të mëtejshëm, respektivisht nëse edhe në këto rast paraqitet të jetë vlera

e mallit nga vendi i eksportit më e lartë se sa vlera e atij mallit gjatë paraqitjes

për zhdogaim, konstatohen shmangiet e taksave përmes elementit të riskut nën-

vlerësim i mallit.

Page 147: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

147

4. Përfundimet

Duke pasur parasysh që problem i evazionit fiskal është prezent në të gjitha

vendet e globit, pa përjashtuar edhe vendet më të zhvilluara , por me në nivel të

ndryshëm, deri sa vendet në zhvillim me zbatimi të ulët të ligjit kanë gjithmon

tendencë të kenë evasion fiskal më të lartë se sa vendet e zhvilluara ku zbatimi i

ligjit është i ashpër. Për tu shkaktuar evazion përdoren mënyra të ndryshme, po

ne kemi marrë vetëm evazioni nga mos deklarimi i saktë i vlerës së mallit (nën-

deklarimi) që është njëra nga mënyrat që mund të shkaktohet evazion fiskal

respektivisht mos pagesë të plotë të taksave doganore me rastin e importit. Po

njëkohësisht kemi paraqitur edhe elementet që përdoren si mekanizmat për të

parandaluar dhe zbuluar evazioni që shkaktohen nga ky faktor risku,

respektivisht nëndeklarimi i mallit. Gjatë shqyrtimit të elemenetve që ndihmoj

auditorin për të zbuluar shmnagiet nga nëndeklarimi kemi gjetur të jenë:

kontrolli i librave tregtare dhe dokumenteve që përcjellin mallin e importit,

kontrolli i pasqyrave financiare, kontrolli i pagesave të mallit të importuar,

verifikimi i vlerave të mallin në vendet të eksportit, përdorimi i shkëmbimit të të

dhënave me vendet në marrëveshje.

Referencat:

1. Customs Manual on Valuation, update May 2016, This Manual provides

a guide to the interpretation of the law governing Valuation for Customs

Purposes which is set out in Commission Delegated Regulation (EU) No.

2015/2446 and Commission Implementing Regulation No. 2015/2447

laying down the detailed rules and implementing provisions of

Regulation (EU) No 952/2013 of the European Parliament and Council

establishing the Union Customs Code, and it should be read in

conjunction with these regulations.

2. Kodi Doganor dhe i Akcizave të Kosovës, Nr. 03/L-109

3. Ligji Nr. 04/L-099 për ndryshim dhe plotësim të Kodit Doganor dhe të

akcizave të Kosovës Nr. 03/L-109

4. Udhëzimi Administrativ Nr. 11/2009 për Implementimin dhe e Kodit

Doganor dhe të Akcizave të Kosovës

5. World Customs Organization, Guideline for Post -Clearance Audit

(PCA), Volume 1.

6. World Bank, Washington DC, 2011, Post Clearance Audit Reference and

Implementation Guide.

Page 148: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

148

Implikimet ekonomike të Marrëveshjës së Stabilizim Asociimit për

Kosovën drejt Bashkimit Evropian

Marigonë VRAJOLLI

Universiteti i Prishtinёs ''Hasan Prishtina'', Republika e Kosovёs

Abstrakt:

Shteti i Kosovës ka kaluar periudhën e rindërtimit të saj duke orientuar veten

drejt zhvillimit ekonomik. Zhvillimi dhe rritja e prosperitetit në Kosovë është

prioritet i institucioneve vendore. Ky zhvillim në Kosovë ka marrë një kujdes

mjaft të veçantë përmes përkrahjes institucionale, kështu duke hartuar qëllime

ekonomike për një stabilitet të qëndrueshëm ekonomik, tërheqja e investitorëve

vendor e ndërkombëtarë dhe integrimet evropiane. Procesi integrues është bërë i

mundur me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit si instrument i Bashkimit

Evropian vetëm për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky proces ka adresuar

prespektivën evropiane dhe ka inkurajuar bashkëpunim rajonal. Kosova, është

vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që ka nënshkruar MSA-në. Kjo

marrëveshje është marrëveshja e parë kontraktuale në mes të BE-së dhe

Kosovës; një marrëveshje e cila kërkon angazhimin e të dyja palëve në lidhje

me rrjedhën e veprimit të detajuar drejt përmbushjes së MSA-së. Marrëveshja

me Kosovën është përshtatur me situatën specifike dhe pritet që të mbulojë disa

çështje të rëndësishme të bashkëpunimit të ndërsjellët. Fillimisht, duke krijuar

një zonë të tregtisë së lirë ndërmjet BE-së dhe Kosovës, në këtë mënyrë për t’u

antarësuar duke identifikuar objektiva të përbashkëta socio-ekonomike dhe

politike.

Fjalët kyqe: zhvillimi ekonomik, institucionet vendore, Marrëveshja e

Stabilizim- Asociimit, Kosova, bashkëpunimi, zona e tregtisë së lirë

Page 149: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

149

1. Hyrje

Ideali dhe rruga e Kosovёs pёr nё familjen e Bashkimit Evropian ёshtё urё e

gjatё e mbushur me sfida dhe pёrvoja tё ndryshme. Gjatё kёtij rrugёtimi Kosova

duhet tё deklaroj mё tё mirёn e mundshme pёr popullin e saj fillimisht dhe mё

pas edhe pёr tёrё rajonin, nё pёrgjithёsi. Bashkimi Evropian si organizatё

supranacionale sot mё e madhe nё Evropё, konsiderohet synim kyç pёr vendet e

Ballkanit Perёndimor, sidomos pёr shkak tё periudhёs nё tё cilёn Ballkani po

kalon, e anёtarёsimi konsiderohet si 'shpёtim' pёr zhvillim institucional tё kёtyre

shteteve. Nё mesin e kёtyre shteteve tё Ballkanit Perёndimor, Kosova ende ka

disa kufizime. Megjithatё, nёnshkrimi i MSA-sё konsiderohet si ngjarje mё e

freskёt nё aspektin e arritjeve shtetёrore ёshtё bёrё pjesё mё diskutabile dhe mё

rёndёsishme pёr shumё analistё, ekspertё, ekonomistё, politikanё etj. Sfidat tё

cilat do tё sjell MSA do tё jenё me pёrgjegjёsi dhe mundёsi pёr Kosovёn por qё

nё kёtё rast gaditёshmёria e Kosovёs pёr implementimin e detyrave nga

marrёveshja ёshtё e madhe. Duke e pasur parasysh njё ekonomi tranzicionale nё

Kosovё, njё treg i punёs i vogёl por numri i tё papunёve mjaft i madh, njё

standard jetёsor i ulёt dhe me dallime tё klasave. Thelbёsisht, Kosova duhet tё

punoj akoma mё shumё pёrmes mundёsive qё ofrohen nga jashtё dhe ndihmesa

institucionale pёr biznese private. Andaj, pёrmes kёtij punimi kam synuar qё sё

paku tё paraqes nё parim se cilat janё tё mirat dhe problematikat e Kosovёs nё

rrugёtimin e saj. Si fillim, kapitulli i parё do tё shtjellojё tё kuptuarit e emёrtimit

tё vetё termit MSA, synimet dhe aspektet qё do tё prek mё shumё marrёveshja.

Marrёveshja ёshtё e veshur me petkun ekonomik, prandaj arena mё shumё e

përfshirë do tё jetё aspekti ekonomik. Kosova duhet tё ketё prioritet ekonominё

e sidomos tё zhvillojё njё treg me forca mё konkurruese dhe tё jetё mё e begatë

nё bashkёsi. Pёrmes kёsaj, marrёveshja si mundёsi e Kosovёs pёr në BE do tё

afrohet çdoherё e mё shumё. Pёrmes MSA-sё, Kosova do tё arrijё dukshёm tё

promovojё vlerat e tregut vendor nё arenёn ndёrkombёtare dhe kёsisoj tё rritet

ndikimi i saj dukshёm nё bashkёsinё ndёrkombёtare. Nё pёrgjithёsi, realizmi i

marrёveshjes mbetet prioritet kyç i qeveritarёve dhe popullit. Njё perspektivё

me pёrgjegjёsi dhe njё mundёsi e mirё e pret vendin vetёm atёherё nёse drita e

Page 150: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

150

cila del prej saj do tё jetё e mbushur me aspekte pozitive dhe rezultatet mё tё

mira tё mundshme.

2. Cka nënkupton Marrëveshja e Stabilizim- Asociimit për Kosovën?

Marrёveshja e Stabilizim Asociimit nёnkupton njё marrёveshje e cila vendoset

mes njё shteti (shteti si pjesё e njё bashkёsie ndёrkombёtare) dhe Bashkimit

Evropian (si njё organizatё supranacionale e shtrirё nё territorin evropian).

Duke pasur parasysh qё nёnkupton njё marёdhёnie kontraktuale e cila vendoset

mes njё shteti dhe vetё Bashkimit Evropian, atёherё roli i kёsaj marrёveshje do

tё nёnkupton njё rol kontribues nё aspektin ekonomik (pёr qka edhe vetё

marrёveshja ёshtё e specializuar) por edhe nё atё politik. Fakti qё Kosova ёshtё

njё shtet kandidat potencial, atёherё edhe Marrёveshja pёr Stabilizim Asociim

konsiderohet si hap i njё mundёsie tё mirё nё rrugёn e ndёrtimit institucional

dhe nё rrugёn e Kosovёs drejt BE-sё. Mekanizmi Pёrcjellёs i Marrёveshjes pёr

Stabilizim –Asociim (MPSA) ёshtё baza pёr dialogun e rregullt mes BE-sё dhe

autoriteteve kosovare mbi çёshtjet e BE-sё.177 Negociatat pёr Marrёveshjen e

Stabilizim Asociimit kanё filluar nё tetor 2013178 dhe si tё tilla kanё marrё

kohё derisa ёshtё bёrё harmonizimi i politikave vendase me ato evropiane dhe

reformat ligjore nё vend. Duke e vlerësuar natyrёn ekonomike tё cilёn synon tё

kontribuoj dhe tё reformoj MSA-ja, atёherё sfera ekonomike e vendit e cila po

pёrballet me sfidat tranzicionale ёshtё ajo e cila mё shumё do tё pёrmirёsohet

dhe tё ndihmohet pikёrisht prej kёsaj marrёveshje. Ndihmes tё madhe nё hapjen

e negociatave pёr Marrёveshjen e Stabilizim Asociimit dha rruga e dialogut e

hapur me Serbinё, e cila lё tё kuptohet qё njё prej kritereve tё anёtarёsimit, ajo

politike179, ka filluar tё implementohet nёpёrmjet rrugёs sё saj tё zhvillimit tё

dialogut politikë me Serbinё e cila kishte sjellё edhe njё normalizim tё

marrёdhёnieve mes kёtyre dy vendeve. Por kur flasim pёr MSA, pёr

implementimin e saj ёshtё i rёndёsishёm edhe kriteri ekonomik; vendi duhet tё

arrijё tё ketё njё ekonomi funksionale dhe tё konkurrueshme me tregjet

evropiane. Nё kuadёrin e kritereve ekonomike do tё hynin sfidat ekonomike me

tё cilat duhet tё pёrballet vendi, kёsisoj: ridefinimin e vendit me ekonominё dhe 177 Hajrrullahu, V., ''Gjendja aktuale dhe sfidat kryesore pёr Kosovёn drejt rrugёs sё anёtarёsimit nё Bashkimit Evropian'',

FES-Conference Paper, 2008, fq.9 178 Shehu, B., ''Kosova nis zyrtarisht negociatat pёr MSA'', Fokus, 28 Tetor 2013, http://www.dw.com/sq/kosova-nis-

zyrtarisht-negociatat-p%C3%ABr-msa/a-17188357, (Parë në 21 Shkurt 2016) 179 Ndёr kriteret kyqe gjatё anёtarёsimit tё shteteve nё BE janё: kriteri politik, ekonomik dhe juridik. Mё vonё vendoset edhe

njё kriter tjetёr i Madridit mё 1995, i ashtuquajtur edhe si ‘kriteri administrativ’.

Page 151: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

151

strukturat ekonomike, liberalizimin e tregut, vendosjen e njё sistemi tё

qёndrueshёm legal dhe infrastrukturё institucionale pёr garantimin e

funksionimit tё tregut tё lirё, stabilitet makroekonomik, etj.180 Pёrmes MSA-së

vendi do tё fitojё jo vetёm nё aspektin ekonomik por edhe nё rrugёtimin e saj

nё tёrёsi pёr nё BE, sepse kjo tё mundёsonte shtetit tё kuptojё qё harmonizimi

me kriteret e BE-sё dhe pёrparimi i vendit nё sektorin ekonomik, do tё ndikonte

pozitivisht edhe nё integrimin e vendit nё plotёni pёr nё familjen e madhe tё

shteteve evropiane. Duke i parё anёt negative qё kanё shoqёruar ekonominё

vendase qё nga paslufta, bashkёpunimi nё planin ekonomik me vendet e

zhvilluara do tё ndihmonte Kosovёn tё hartonte njё strategji tё qartё nё aspektin

e veprimit ekonomik dhe pёrmes bashkёpunimit ekonomik tё ketё edhe njё

mundёsi pёr ndryshime buxhetore nё favor pozitiv.

Prandaj, synimet e Asociimit janë:

Tё mbёshtesё pёrpjekjet e Kosovёs pёr forcimin e demokracisё dhe

shtetin e sё drejtёs;

Tё kontribuoj nё stabilitetin politik, ekonomik dhe institucional nё

Kosovё si pёr stabilizimin e rajonit;

Tё sigurojё njё strukturё tё pёrshtatshme pёr dialogun politik, kështu

duke lejuar zhvillimin e marrёdhёnieve tё ngushta politike ndёrmjet

palёve;

Tё mbёshtesё pёrpjekjet e Kosovёs pёr zhvillimin e bashkёpunimit

ekonomik dhe ndёrkombёtar, nёse lejojnё rrethanat objektive

gjithashtu edhe nёpёrmjet pёrafёrimit tё legjislacionit tё BE-sё me atё

tё Kosovёs; dhe

Tё nxisё bashkёpunimin rajonal nё tё gjitha fushat e trajtuara me

kёtё Marrёveshje.181

MSA ka fokus tё veqantё nё spektrin ekonomik duke ndihmuar kёsisoj qё

Kosova tё bёhet njё vend mё i pёrshtatshёm pёr tё zhvilluar biznese tё

mirrёfillta por poashtu do tё nxiste edhe pёrkrahjen e investitorёve tё huaj nё

180 GAP, ''Kriteret ekonomike tё Kopenhagёs, Cfarё duhet tё bёjё Kosova?'', Qeshor 2009, fq.06,

http://www.institutigap.org/documents/8897_Kriteret_Ekonomike_te_Kopenhages.pdf, (Parë në 21 Shkurt 2016) 181 Ministria e Integrimeve Evropiane, ''Marrёveshja e Stabilizimi Asociimit –Ndёrmjet Kosovёs nё njёrёn anё dhe

Bashkimit Evropian dhe Komunitetit Evropian tё energjisё, nё anёn tjetёr'', Kosovё, http://www.mei-

ks.net/repository/docs/Kosovo-EU_SAA_Final_SQ.pdf, (Parë në 22 Shkurt 2016).

Page 152: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

152

vend. Njё numёr i madh i produkteve tё Bashkimit Evropian tё cilat do hyjnё nё

Kosovё pas fillimit tё zbatimit tё Marrёveshjes sё Stabilizim Asociimit, do tё

lirohen nga taksat doganore dhe disa prej tyre do tё kenё zbritje tё tatimit

doganor. Nga taksat doganore pritet tё lirohen edhe ato produkte tё cilat tё

njёjtat prodhohen edhe nё Kosovё.182 Për më tepër, qёllimi i MSA-sё ёshtё tё

ndihmojё nё tё mirё të kosovarёve pёr tё hyrё mё lehtё nё tregun evropian,

krijimin e vendeve tё reja tё punёs pёrmes rritjes sё konkurrencёs, uljen e

çmimeve dhe tregje mё tё konkurrueshme. Por MSA do tё rezultoj edhe me disa

pasoja negative pёr vetё vendin, duke pasur parasysh qё 2/3 e buxhetit tё

Kosovёs sigurohen pёrmes taksave/doganave dhe se kjo do tё shёnonte njё

regres nё tё ardhurat shtetёrore tё vendit nё kёtё sektor por qё do tё

kontribuonte nё sjelljen e mё shumё pёrfitimeve dhe tё ardhurave pёr vend

pёrmes MSA-sё. Marrёveshja ёshtё hapi i parё i rёndёsishёm i Kosovёs si shtet

qё nga pavarёsimi i saj dhe si e tillё do tё stimulonte edhe shtetet e tjera qofshin

ato europiane apo mё gjerё nё shtrirjen e partneritetit tё tyre me njё vend tё tillё.

Mundёsi e mirё mbetet fakti se edhe pёrkundёr qё Kosova nuk ёshtё njohur nga

pesё shtetet e BE-sё, ka mundёsuar qё ratifikimi i Marrёveshjes tё bёhet edhe

duke mos u ratifikuar nga parlamentet kombёtare tё shteteve, gjё qё do tё

shmangte mundёsinё e pёrdorimit tё pozicionit ‘kundёr’ dhe si e tillё tё mos

kontribuonte nё ofrimin e njё perspektive tё qartё shtetёrore ndёrkombёtare.

3. Roli i Marrëveshjës së Stabilizim Asociimit në zhvillimin ekonomik të

Kosovës

Bashkimi Evropian kishte vendosur marrëdhënie kontraktuale me vendet e

Ballkanit Perëndimor që nga viti 1997, siç thuhet në konkluzionet e Këshillit

Evropian. Në të njëjtën kohë, ekonomia e Kosovës, në veçanti, përballej me

shumë sfida të rëndësishme. Historikisht, 183në vitin 1988, prodhimi i

përgjithshëm i Kosovës ishte e dominuar nga industria, e cila përbënte rreth

50% të GDP-së, ndërsa bujqësia përbënte vetëm rreth 20% të GDP-së. Gjatë

182 Kosova Sot, 'MSA-ja liron nga taksa doganore edhe produktet nga Kosova', Janar 2016, https://www.kosova-

sot.info/lajme/70451/msa-ja-liron-nga-taksa-doganore-edhe-produktet-nga-kosova, (Parë në 22 Shkurt 2016). 183 UNDP, Raporti i Zhvillimit Njerëzor, Kosova, 2006, fq.27.

Page 153: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

153

viteve '90, ekonomia e Kosovës kishte shënuar një rënie të konsiderueshme,

fillimisht për shkak të mungesës së investimeve të nevojshme dhe së dyti për

shkak të shkatërrimit të infrastrukturës së prodhimit dhe kapaciteteve të

shkatërruara në vitin 1999. Megjithëse, para vitit 1999 ekonomia e Kosovës

ishte e fokusuar në industri, energjetikë e metalurgji, materiale të ndërtimit dhe

përpunimin e produkteve bujqësore. Megjithatë, papunësia ishte shumë e lartë

dhe sektori privat mbetej për një kohë i dobët. Në këtë mënyrë ishte dashur që të

përmisohej mjedisi i të bërit biznes dhe të mbështetej zhvillimi i sektorit privat.

Përpjekje të mëdha qenë më se të nevojshme kështu për të synuar zhvillim

ekonomik, krijimi i vendeve të reja të punës dhe çështjeve që ndërlidhen me

konkurrencën dhe kështu për të arritur rritje më të qëndrueshme dhe afatëgjate.

Ndërsa në ditët e sotme, 184Kosova është anëtare e CEFTA dhe ka një regjim

tarifor për të gjitha mallrat industriale dhe produkteve bujqësore, me të gjithë

anëtarët e CEFTA-s. Poashtu, Kosova ka një regjim liberal tregtar dhe është një

ekonomi e hapur por me disa kufizime në tregti. Kur flasim për tregtinë, duhet

pasur parasysh që tregtia është një sektor kyç në kuadër të Marrëveshjes së

Stabilizim-Asociimit për faktin se u ofron bizneseve të përfitojnë nga MSA me

reduktimin e barrierave tregtare dhe krijimin e një tregtie transparente. Në këtë

dritë, hapja e tregtisë luan një rol të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës në

shumë aspekte. Ajo ka qenë e evidentuar se tregtia ndërkombëtare është një nga

përbërësit më të rëndësishëm të rritjes ekonomike dhe zhvillimit, duke rezultuar

në të ardhura më të larta dhe nivelet e mirëqenies për shoqëritë.185 Në këtë

rrugë, përfitimet e MSA-së për Kosovën përfshijnë një sferë të gjerë zhvillimi.

Në fushën ekonomike, marrëveshja e Kosovës me tregjet e BE-së ka kontribuar

në një total prej 29.9% të eksporteve që rrjedhin në vendet anëtare të BE-së në

gusht të vitit 2015.186 Por si rezultat i nënshkrimit të MSA-së, Kosova do të

përfitoj kushte të volitshme si; blerja e lëndës së parë me çmime mjaft të

volitshme, të cilat do të ofrojnë stimuj për reformime të mëtejshme ekonomike

në vend. Kjo do të jetë e mirëpritur pë bizneset dhe ekonominë kosovare për

shkak që gjatë dekadës së fundit Kosova ka një performancë të dobët në

184 Komisioni Evropian, Marrëveshja e Stabilizim Asociimit në mes të Bashkimi Evropian dhe Kosova, Bruksel, 2012 185 Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Dimensioni tregtar i MSA-së me BE-në dhe ekonomia e Kosovës,

Prishtinë, 2015, fq.3. 186 Murati, K., ''Shenjat e Kosovës në përputhje me pika - tani çka?'', Global Risk Insights, 1 Nëntor 2015

http://globalriskinsights.com/2015/11/kosovo-signs-on-the-dotted-line-now-what, (Parë në 15 Shkurt 2015).

Page 154: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

154

treguesit e tregtisë. Në tetë muajt e parë të vitit 2013, Kosova ka shënuar një

deficit tregtar prej 1,391,970,000 EURO.187 Kështu, deficiti i vazhdueshëm

tregtar reflekton në një bazë të dobët të prodhimit dhe poashtu në mungesën e

konkurrencës ndërkombëtare. Për të rritur konkurrencën, investime të

mëtejshme janë të nevojshme në kapitalin njerëzor dhe infrastrukturë fizike.188

Rrjedhimisht, në Kosovë, importet, eksportet mbulohen nga eksportet —që janë

rritur gradualisht gjatë të njëjtës periudhë. Lidhur me eksportin dhe importin e

Kosovës, partner kryesor tregtar janë vendet e CEFTA-s të cilat marrin pjesë

me (35.4%) për eksport dhe (24.6%) për import, ndërsa vendet e BE-së marrin

pjesë me (20.0%) për eksport dhe (43.0%) për import.189

Figura 1: Totali i Eksportit dhe Importit për Dhjetor 2013-2015 në Kosovë.

Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës, Statistikat e Tregtisë së Jashtme,

2015

Tregtia e Kosovës me vendet anëtare të BE-së rrit bashkëpunimin e mëtejshëm.

Lëvizja e lirë e mallrave, lëvizja e kapitalit dhe të punëtorëve në tregun e

Bashkimit Evropian përfaqësojnë themelet e tregut të brendshëm të lirë. Kjo do

të thotë se mallrat janë tregtuar në mesin e vendeve anëtare të BE-së dhe

trashëgimtarët e MSA-së pa ndonjë pengesë, tani dhe Kosova. Megjithëse,

efekti i MSA-së varet më shumë nga aftësia e vendit partner për të zbatuar të

gjitha standardet e nevojshme, si: rritja e konkurrencën e saj me produktet të

brendshme, stimulimi për eksportet dhe rritja ekonomike. Sipas vlerësimeve të

ndikimit të kryera nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë,

187 Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ''Ndikimi i tregtisë BE- Kosovë: vlerësimi i rezultateve dhe implikimet'', Nr. 03,

2014. 188 Komisioni Europian, Gjetjet kryesore të raportit 2015 për Kosovën, Bruksel, 2015. 189 Agjencia e Statistikave të Kosovës, Statistikat e Tregtisë së Jashtme, Dhjetor 2015, http://ask.rks-

gov.net/publikimet/cat_view/14-tregtia-e-jashtme/115-statistikat-e-tregtise-se-jashtme-2015, (Parë në 16 Shkurt 2016).

Page 155: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

155

preferencat e MSA-së do të çojë 190në një rritje të importeve dhe eksporteve,

në afat të shkurtër dhe të mesëm. Në këtë mënyrë, liberalizimi i tregtisë me

vendet partnere sjellin rritjen e eksporteve, shumëllojshmëri më të madhe të

produkteve, fitimet e mirëqenies, zgjerimin e prodhimit, etj. Prandaj,

institucionet e Kosovës duhet të luajë një rol të rëndësishëm unifikues në rritjen

e ndërgjegjësimit në lidhje me përparësitë dhe mundësitë e promovimit të

produkteve në tregun e BE-së, si dhe përmbushjen e të gjitha kërkesave të

nevojshme gjatë periudhave të dhëna kalimtare nga vet BE-ja. Në këtë kontekst,

Institucionet e Kosovës duhet të fillojnë të kenë si prioritet mbrojtjen e

sektorëve të veçantë të ndjeshëm ekonomik si dhe liberalizimin e të gjitha

produkteve, të tilla si makineri, që sjellin kosto më të larta.191

4. Përfundime

Objektivi i parë i studimit ishte për të konstatuar implikimet e MSA-së në

zhvillimin ekonomik të Kosovës. Bazuar në përvojat e zhvillimit ekonomik të

vendeve që kanë kaluar nëpër fazën e tranzicionit në vitet e fundit, mund të

themi se marrëveshjet e tilla kanë luajtur një rol kyç dhe shumë të rëndësishëm

në zhvillimin ekonomik dhe njëkohësisht të kenë një ndikim multidimensional

pozitiv. Këto lloj marrëveshjesh janë shumë të nevojshme për periudhën e

tanishme të zhvillimit në të cilën gjendet Kosova, pasi ajo po përballet me një

mungesë të burimeve të veta financiare për investime. Edhe pse Kosova ka një

regjim liberal tregtar, në përgjithësi ka disa kufizime të tregtisë dhe një nivel

shumë i lartë i papunësisë e cila mbetet sfida kryesore ekonomike e shoqërisë

kosovare. Prandaj duhet konsideruar që suksesi në periudhën e vështirë gjatë

190 Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Asistenca teknike për zhvillimin e mëtejshëm të politikave tregtare të Kosovës:

përgatitja e Kosovës për aspektet tregtare të negociatave të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE-në, 2013 191 Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ''Ndikimi i tregtisë BE- Kosovë: vlerësimi i rezultateve dhe implikimet'', Nr. 03,

2014

Page 156: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

156

krizës do të mund të ndryshohet dhe të kaloj në progres jo vetëm nga angazhimi

i qeverisë, por edhe bashkësive transnacionale në përgjithësi, në veçanti,

Bashkimi Evropian. Në këtë mënyrë bashkëpinimi EU-Kosovë do të sjell

rritjen e eksporteve, kështu duke ardhur edhe deri te një baraspeshë e tregtisë,

shumëllojshmëri të produkteve në treg, fitimet e efiçiencës, rritje të faktorëve të

prodhimit e forma të tjera të bashkëpunimit të ndërsjellët ekonomik me vendet e

Bashkimit Evropian, etj.

5. Bibliografia

1 Agjencia e Statistikave të Kosovës, Statistikat e Tregtisë së Jashtme, Dhjetor

2015, http://ask.rks-gov.net/publikimet/cat_view/14-tregtia-e-jashtme/115-

statistikat-e-tregtise-se-jashtme-2015

2 GAP, 'Kriteret ekonomike tё Kopenhagёs, Cfarё duhet tё bёjё Kosova?',

Qeshor 2009,

http://www.institutigap.org/documents/8897_Kriteret_Ekonomike_te_Kopenha

ges.pdf

3 Grupi për Studime Juridike dhe Politike, 'Ndikimi i tregtisë BE- Kosovë:

vlerësimi i rezultateve dhe implikimet', nr. 03, 2014

4 Hajrrullahu, V., 'Gjendja aktuale dhe sfidat kryesore pёr Kosovёn drejt rrugёs

sё anёtarёsimit nё Bashkimit Evropian', FES-Conference Paper, 2008

5 Komisioni Europian, Gjetjet kryesore të raportit 2015 për Kosovën, Bruksel,

2015 Komisioni Evropian, Marrëveshja e Stabilizim Asociimit në mes të

Bashkimi Evropian dhe Kosova, Bruksel, 2012

6 Kosova Sot, 'MSA-ja liron nga taksa doganore edhe produktet nga Kosova',

Janar 2016, https://www.kosova-sot.info/lajme/70451/msa-ja-liron-nga-taksa-

doganore-edhe-produktet-nga-kosova

7 MIE në Kosovë, 'Marrёveshja e Stabilizimi Asociimit –Ndёrmjet Kosovёs nё

njёrёn anё dhe Bashkimit Evropian dhe Komunitetit Evropian tё energjisё, nё

Page 157: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

157

anёn tjetёr', http://www.mei-ks.net/repository/docs/Kosovo-

EU_SAA_Final_SQ.pdf

8 Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Dimensioni tregtar i MSA-së

me BE-në dhe ekonomia e Kosovës, Prishtinë, 2015

9 MTI, Asistenca teknike për zhvillimin e mëtejshëm të politikave tregtare të

Kosovës: përgatitja e Kosovës për aspektet tregtare të negociatave të

Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE-në, 2013

10 Murati, K., 'Shenjat e Kosovës në përputhje me pika - tani çka?', Global Risk

Insights, 1 Nëntor 2015 http://globalriskinsights.com/2015/11/kosovo-signs-on-

the-dotted-line-now-what

11 Shehu, B., 'Kosova nis zyrtarisht negociatat pёr MSA', Fokus, 28 Tetor 2013,

http://www.dw.com/sq/kosova-nis-zyrtarisht-negociatat-p%C3%ABr-msa/a-

17188357

12 UNDP, Raporti i Zhvillimit Njerëzor, Kosova, 2006

Page 158: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

158

Analiza e strategjive të ndërmarrjeve të vogla

Arian Krasniqi,

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Republika e Kosovës

[email protected]

Abstrakti:

Qëllimi i këtij hulumtimi është të vlerësojë dhe të analizojë rëndësinë e

strategjive të ndërmarrjeve të vogla në Kosovë, ndërlidhjen e objektivave të

ndërmarrjes me strategjitë e saj dhe implementimin e tyre nga këto

ndërmarrje. Pse disa biznese kanë sukses dhe pse disa falimentojnë? Burimet e

suksesit dhe të dështimit për një biznes mund të jenë të natyrave të ndryshme

në të cilin ndikojnë shumë faktorë, mirëpo një pikë shumë e rëndësishme dhe

vitale për bizneset është menaxhimi i strategjive biznesore dhe menaxhimi i

përparësive konkurruese të cilat i bizneset i posedojnë në raport me rivalët e

tyre në treg dhe në industri.

Modeli i hulumtimit përdorë kombinim e metodave cilësore dhe sasiore në

mënyrë që të shqyrtohet problemi më thellësisht. Poashtu modeli përfshin

teorinë si dhe pjesën praktike e cila është realizuar në sektorin e ndërmarrjeve

të vogla. Metodat e shfrytëzuara janë analizat teorike, kombinimin e të

dhënave cilësore dhe sasiore si dhe metodat krahasuese.

Nga hulumtimi është vërtetuar se në vendin tonë, strategjitë dhe menaxhimenti

strategjik i ndërmarrjeve kanë filluar vonë të aplikohen, madje në shumicen e

ndërmarrjeve këto strategji ende nuk kanë filluar të integrohen plotësisht në

planifikimet dhe proceset e tyre biznesore. Mirëpo lufta për mbijetësë dhe

rritja e ndërmarrjeve në këtë kohë bashkëkohore dhe shumë dinamike, e cila

karakterizohet me një konkurrencë shumë të fortë, është e vështirë që të

arrihet pa menaxhimin e strategjive.

Page 159: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

159

Fjalët e rëndësishme: strategjia, menaxhimi strategjik, planifkimi,

ndërmarrjet e vogla, objekivat strategjike, struktura organizative,

operacionet.

1. Hyrja

Qëllimi i këtij punimi është të vlerësojë dhe analizojë rëndësinë e strategjive të

ndërmarrjeve të vogla në Kosovë dhe implementimin e strategjive nga këto

ndërmarrje.

Zhvillimi i sektorit të NVM-ve në Kosovë duhet të marrë rolin primar në

zhvillimin ekonomik të vendit. Por për zhvillimin e këtij sektori nevojiten

politika aktive dhe përmirësim i ambientit të biznesit, në përmirësimin e të cilit

duhet të ndikoj qeveria me politikat e saj favoriuzuese dhe stimuluese ndaj

biznesëve. Zhvillimi i këtij sektori ka një rol kyç në rritjen ekonomike dhe

krijimin e vendeve të reja të punës, i cili si faktorë do të ndikonte në stabilitetin

ekonomik dhe mirëqeniqën sociale të qytetarëve.

Në vendin tonë, strategjitë dhe menaxhimet strategjike të ndërmarrjeve kanë

filluar më vonë të aplikohen, madje në shumicen e ndërmarrjeve këto strategji

ende nuk kanë filluar të integrohen në planifikimet dhe proceset e tyre

biznesore, si një ndër faktorë kryesorë mund të jenë kosto e lartë e zhvillimit të

strategjive dhe njohuritë e nevojshme për zbatimin apo menaxhimin e tyre.

2. Menaxhimi strategjik në firmat e vogla

Strategjitë dhe menaxhimi i tyre (menaxhimenti strategjik) janë faktorë kyç në

suksesin e bizneseve, duke i përdorur teknikat, aktivitetet dhe konceptet

strategjike. Gjithashtu ndikonë në realizimin e qëllimeve të ndërmarrjes, duke e

bërë ndërmarrjën më efikase në alokimin e resurseve të saja dhe më efektive në

arritjen e objektivave që i ka. Mirëpo, pa marrë parasysh natyrën e tyre, qëllimi i

Page 160: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

160

cilësdo strategji192 është të përshkruaj një plan të veprimeve, synimeve dhe

rezultateve për një projekt apo ndërmarrje konkrete. Përmes zhvillimit të

strategjive të mirëfillta dhe menaxhimit të mirë të tyre mund të krijohet dhe të

arrihet avantazhi konkurues. Pra ndikojnë drejtpërsëdrejti në rritjen e

performancës së ndërmarrjes, çka është edhe karakteristikë e strategjive dhe

menaxhimit strategjik.

Sipas Kume (2010) menaxhimi strategjik është po aq jetik për bizneset e vogla

sa edhe për të mëdhatë . Nga themelimi i tyre, të gjitha organizatat kanë një

strategji, edhe në qoftë se strategjia e tyre zhvillohet nga operacionet e

përditshme. Edhe nëse kryhet në mënyrë joformale ose nga një

pronar/sipërmarrës i vetëm, procesi i MS mund të rrisë në mëynrë të

konsiderueshme zhvillimin dhe prosperitetin e firmave të vogla. Gjithshtu është

e rëndësishme të theksohet se strategjitë e marketingut duhet të jenë në

pajtueshmëri me drejtimin, synimet dhe strategjitë e përgjithshme të

organizatës193. Kërkimë të rëndësishme gjithashtu përmbledhin që kompanitë e

mëdha i kushtojnë më shumë vëmendje menaxhmentit strategjik dhe kanë

shumë më shumë strategji detale të përgaditura se sa bizneset e vogla194.

2.1 Ndikimi i strategjisë dhe strukturës në vendimmarrjen operacionale të

organizatës

Duke ditur së operacionet shërbejnë për realizimin e strategjisë së organizatës,

për realizimin e objektivave strategjike, është e kuptueshme së varësisht nga

lloji i strategjisë që zhvillohet në një organizatë duhet të zhvillohen edhe

operacionët përkatëse të cilat përputhen më strategjinë dhe janë në funksion

të strategjisë. Gjithashtu këto së bashku duhet t’i përshtaten edhe strukturës

së ndërmarrjes.

192 Barritt, Ch. & Alderman, F. Lee, 2004. Creating a Reusable Learning Objects Strategy. San Francisco, USA: Pfeiffer, fq.

9 193 Wood, B. Marian, The Marketing Plan Handbook. 2nd ed. New Jersey, USA: Pearson Prentice Hall, 2005 194 Skokan Karel, Pawliczek Adam, Piszczur Radomír, Strategic Planning and Business Performance of Micro, Small and

Medium-Sized Enterprises, Vol. 5, Journal of Competitiveness , Issue 4, pp. 57-72, December 2013, fq. 70

Page 161: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

161

Tabela 1: Lokacioni operacional i bizneseve në Kosovë

Lokacioni operacional i

bizneseve

%

Në një vend në Kosovë 83.7

Dy e më shumë vende në Kosovë 15.5

Në Kosovë dhe jashtë vendit 0.8

Totali 100.00

Burimi: BSCK Survey195, 2010.

Nga tabela mund të vërejmë se bizneset kosovare operacionet e tyre më së

shumti i kanë të lokalizuar në vendin në të cilin veprojnë, do të thotë aty ku

operojnë, dhe nuk vërehën shumë shtrirje në vende të tjera (fshatra, qytete,

rajone), gjëgjësisht duke përfshirë shtrirjet edhe jashtë vendit në shtete tjera.

Pra qëllimet e tyre për zgjerim të tregut dhe aspiratat globaliste nuk shprehen

shumë

3. Rasti studimorë

3.1 Metodologjia e hulumtimit

Ky hulumtim përbehët nga dy pjesë, i cili përfshin pjesën teorike dhe atë

praktike. Pjesa teorike e hulumtimit përfshin literaturen, artikujt nga revistat

shkencore dhe informatat e shfrytëzuara nga webi, ndërsa pjesa praktike e

hulumtimit përfshin intervistat e realizuara me ndërmarrjet e vogla. Punimi

është mbështetur duke i shfrytëzuar të dhëna primare dhe të dhëna

sekondare, duke shfrytëzuar literaturë bashkëkohore nga fusha e

195 Entrepreneurship and Small Business Development in Kosovo, Research report, Prishtinë, Mars 2011

Page 162: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

162

menaxhmentit strategjik si dhe hulumtimeve e punimeve të cilat janë realizuar

rreth kësaj fushe.Hulumtimi është realizuar përmes pesë intervistave, ku si

mostër janë marrë biznese të vogla të cilat i takojnë fushave të ndryshme të

veprimtarive biznesore. Katër prej intervistave janë realizuar në Gjakovë dhe

rrethinë të saj, ndërsa njëra është realizuar në parkun e biznesit në Drenas.

Intervista është e tipit të strukturuar me gjithsej 11 pyetje, e cila përmban

pyetje të hapura, të mbyllura dhe me alternativa. Intervistat kanë zgjatur nga

40 minuta për secilën.

Page 163: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

163

3.2 Prezantimi dhe analiza e rezultateve

Pyetjet gjatë

Intervistes Agro-AF

NPT

Garden

NPN

Alping

Niki-

M

Jakova

Inovation

Përqindja

Center PO JO

A keni pasur biznes

plan para së të

hapëni firmen Po Jo Po Po Po 0,8 0,2

Gjatë planifikimit

të strategjive, a i

përdorni teknikat e

analizave dhe

matricave Po Po Jo Jo Jo 0,4 0,6

Pjesëmarrja e

departamenteve

dhe punëtorëve në

planifikim

strategjik Jo Po Po Jo Po 0,5 0,5

A keni njohuri të

mfajtueshme mbi

klientët dhe target

grupin tuaj Po Po Jo Jo / 0,5 0,5

A keni

informacione mbi

konkurencën dhe

aksionet e tyre Po Po Po Po /

Page 164: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

164

A perdorni softver kompjuterik ne planifikin dhe ne kontrollin strategjik

Jo

Jo Jo Jo Jo 1

Periudhat e rishikimit te implementimit te strategjive

Vjetore 6 Mujore

3 Vjeqare

Vjetore Vjetore

Cfare prisni ne vitin 2017 Me i mire

Me i mire

Me i keq

Njejte Me i mire

Profiti i ndermarrjes tuaj eshte

Rritur Rënie

I njejte

Renie /

A keni marre kredi nga banka Subvencion Jo Jo Jo Donacione 0,4 0,6

Burimi: Autori

Tabela 2: Rezultatet e pytjeve të mbyllura

Nga tabela mund të vërejmë se 80% e bizneseve të intervistuara kishin biznes

plan kur e kanë filluar biznesin, ndërsa 20% prej tyre nuk kishin. Përveç këtyre

pyetjeve, në intervistë janë trajtuar dhe analizuar të dhënat cilësore të

bizneseve që kanë të bëjnë më çështjët:

Strukture organizative e ndërmarrjeve: Përgjithësisht këto biznese

shfrytëzonin strukturën Piramidë apo hierarkike, dmth përdorin një strukturë

të thjeshtë organizative, që fillontë me pronarin në krye të biznesit, duke

pasuar më menaxherët dhe drejtorët dhe në fund të piramidës janë punëtorët.

Page 165: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

165

Përdorimi i teknikave analitike dhe matricave gjatë planifkimit strategjik: 40

% të bizneseve të intervistuara kanë përdorur matricat, matrica e përdorur nga

të dy bizneset ka qenë SWOT analiza, ndërsa Matricen e vlerësimit të faktorëve

të jashtëm dhe të brendshëm e ka shfrytëzuar një biznes. Ndërsa tri bizneset e

tjera nuk i përdornin matricat dhe teknikat tjera për planifikim të strategjive

dhe biznesit, duke konsideruar që nuk kanë njohuri në aplikimin e këtyre

matricave dhe analizave biznesore.

Pritjet për vitin 2017: Sa i përket pritjeve të bizneseve, 60% prej tyre janë

më optimiste duke parashikuar që ky vit do të jetë më i mirse sesa viti

paraprak, ndërsa 40% prej tyre kanë shënuar rënie duke theksuar që ambienti i

paqendrueshëm biznesorë dhe faktori politik ka ndikuar në kërkesë. Ndërsa

20% tjera kanë deklaruar që fitimi i tyre ishte i pandryshueshëm.

Përdorimi i softuereve për planifikim strategjik: Vërehet qartë nga tabela

se intergrimi i softuereve për planifkim strategjik ende nuk ka filluar. Bizneset

vlerësohen të jenë faktorët kyç dhe kryesorë të cilat shtynë zhvillimin e

teknologjive të reja për të arritur përparësi strategjike në zhvillimet e

suksesshme fitimprurëse196.

Kreditë nga Banka: Nga tabela mund të konstatojmë se kredi nga banka

nuk kanë marrë 60% prej tyre, mirëpo 40% e bizneseve tjera kanë marrë

subvencione nga ministria dhe donacione të ndryshme, që do të thotë se kredi

nuk kanë shfrytëzuar asnjë nga bizneset për shkak të interesit të lartë që është

edhe një kufizim për veprimtarinë biznesore.

Strategjitë që kanë prioritet me të lartë nga ndërmarrjet: Nga kjo tabelë

mund të vërejmë qartë se ndër strategjitë më të rëndësishme të bizneseve

kanë të bëjnë me:

196 Mustafi, Skender. Matured and still emerging: The Changing Position of The Internet in Business Strategies of

Companies Since the DotCom Hype, FHNW, Olten, 2011

Page 166: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

166

Agro-AF

NPT

Gard

en

NPN

Alpi

ng

Nik

i-M

%

1.Përmirësimi i cilësisë së

produkteve/shërbimeve

+ + 50

%

2.Diferncimi i

produkteve/shërbimeve

+ + 50

%

3.Marketingu dhe aktivitetet

reklamuese

+ + + 75

%

4.Investimi në teknologji + 25

%

5.Trajnimi i të punësuarve

(strafit)

- - - - 0.0

0

6.Kostot më të ulëta + + + 75

%

Page 167: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

167

Tabela 3: Strategjitë më të rëndësishme të ndërmarrjes

Burimi: Autori

1.Arritjen e kostove më të ulëta, e cila ka ndikin direkt në arritjen e fitimeve të

bizneseve, dhe që këto fitime mund të shfrytëzohen për aktivitete tjera apo të

investohet në diçka të re. Kjo strategji synohet nga 75% e bizneseve të

intervistuara

2.Marketingu dhe aktivitetet reklamuese, definimi dhe implementimi i një

strategjie të fortë të marketingut është pothuajse faktori i vetëm më i

rëndësishëm qe kontribuon në drejtim të suksesit të qëndrueshëm afatgjatë të

çfarëdo biznesi197. Sipas të dhënave të marra nga këto biznese theks të

veçantë është duke u dhënë aktiviteteve reklamuese të cilat i informojnë

konsumatorët më ofertat e reja të këtyre bizneseve, dhe format që

shfrytëzohën më së shumti nga këto biznese janë reklamat në vet objektin e

biznesit dhe mediumet. P.Drucker ka theksuar qartë rolin e marketingut198

për suksesin e ndërmarrjës dhe qëndrueshmërinë e saj i cili është i

pakontestueshëm.

3.Përmirësimi i cilësisë së produkteve/shërbimeve, rreth 50% e këtyre

bizneseve deklarojnë që kjo është njëra ndër stratëgjitë më të rëndësishmë

dhe vazhdimisht shihet tendenca e realizimit të kësaj strategjie për arsye të

tërheqjës së konsumtaroëve të rinjë dhe mbajtjen e atyre ekzistues.

4.Diferencimi i produkteve/shërbimeve, po ashtu rezultojë si strategji e

rëndësishme e bizneseve, ku 50% prej tyre theksuan që një diferencim i mirë i

produkteve do të rritë fitimin e biznesit dhe do të sjellë klient të ri. Nga

diferencimi mund të krijohen përparësitë konkurruese199, të cilat janë

thelbësore për suksesin afatgjatë të ndërmarrjës.

197 A & C Black Publishers Ltd: Choosing Your Marketing Strategy, UK, 2006 198Drucker, P.: The Practice of Management, Harper & Row, New York, 1954, citat në faqën 37 të librit Evans, J.R.&

Berman, B,:Marketing, New York, 1987 199 Fred R. David, „Menaxhimi Strategjik – Koncepte dhe rastet studimore“, Botimi i 13-të, Prishtinë, Janar 2014,

(Përkthimi Shqip), fq. 10

Page 168: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

168

5.Trajnimi i të punësuarve (stafit), nga intervistat me këto biznese, kjo strategji

ende mbetet e parëndësishme dhe nga to nuk është duke u bërë diçka në

ndryshimin e kësaj çasje. Ende vazhdon qasja tradicionale për mos trajnimin e

stafit dhe duke mos e konsideruar RH si faktorin kryesorë. Gjithashtu nga një

hulumtim i zhvilluar në lidhje me programet edukuese të bizneseve të

vogla200, ka evidentuar që këto programe për trajnimin dhe edukimin e stafit

kanë hasur në rezistence nga pronari-menaxheri i biznesit të vogël.

6. Kostot më të ulëta, si një strategji shumë e rëndësishme, 75% deklarauan që

kjo është njëra nga strategjitë që përpjeken të arrijnë vazhdimisht që ndikon

direkt në profitin e ndërmarrjeve. Përveç kësaj, arritja e kësaj strategjie mund

të sigurojë edhe përparësi konkurruese në krahasim më bizneset e tjera.

3.3 Hipotezat

H1: Vështirësitë në financim janë pengesë për realizimin e strategjive. Është

esenciale për bizneset e vogla që të kenë qasje në financim nga jashtë si psh

nga: bankat, subvencionet dhe mbështetjet qeveritare, investitorët etj, për

arsye të operimit, implementimit të strategjive dhe rritjes së tyre.

H2: Jostabiliteti politik dhe ambienti i paqendrueshëm biznesorë janë faktorë

destabilizues i zhvillimit të bizneseve. Jostabiliteti politik në vend dhe ambienti i

paqendrueshëm biznesorë, kanë ndikuar në performancen e bizneseve duke

qenë faktorë destabilizues në implementimin e strategjive dhe duke ndikuar në

uljen e fitimeve dhe gjithashtu me mos përkrahjen e bizneseve me

subvencione dhe forma të tjera nga ana e qeverisë.

H3: Probabiliteti për sukses i bizneseve që kanë plane strategjike është më i

madh tek ato që posedojnë këto plane, se sa të ato të cilat nuk kanë plane dhe

strategji. Rezultatet e hulumtimit tregojnë që organizatat që i përdorin

konceptet e menaxhimit strategjik janë më profitabile dhe më të suksesshme

se ato që nuk i përdorin. Bizneset që i përdorin konceptet e menaxhimit

200Gary Gorman, Dennis Hanlon, Wayne King, Some research perspectives on entrepreneurship education, enterprise

education and education for small business management: a ten-year literature review. International Small Business

Journal, April-June 1997 v15 n3 p56(22), fq. 13

Page 169: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

169

strategjik tregojnë përmirësim të dukshëm në shitje, profitabilitet dhe

produktivitet krahasuar me firmat pa planifikim sistematik.

4. Përfundime

Nga ky hulumtim mund të vijmë në përfundim se strategjitë dhe menaxhimit

strategjik i ndërmarrjeve të vogla në vendin tonë është shumë pak i aplikuar dhe

vendimet mbi udhëheqjen e biznesit nuk bazohen në strategji dhe analiza

përmes teknikave dhe metodave të planifikimit strategjik, mirëpo më shumë

janë të bazuara mbi intuiten dhe vendimet e pronarëve të biznesit. Hulumtime të

ndryshme kanë ardh në përfundim se menaxhmenti strategjik ka efekt në

performancen e bizneseve të vogla, gjithashtu implementimi i menaxhmentit

strategjik ka një lidhje pozitive me pjesën e tregut të kompanisë. Për me tepër,

faktorët infrastrukturorë, mjedisorë dhe socio-kulturorë në mënyrë signifikantë

kanë impakt në menaxhimin strategjik të bizneseve të vogla201. Përfundimet e

nxjerrura nga hulumtimi janë:

- Në mungesë të strategjive dhe planeve, mekanizmi i kontrollit nuk mund të

realizohet në mënyrë adekuate dhe që të gjitha këto së bashku ndikojnë së direkt

mbi performancen e bizneseve.

- Zhvillimi i strategjive adaptive dhe i strategjive participative janë të lidhura

direkt me performancen e biznesit të vogël. Modeli mbështet kërkimin që firmat

të cilat shfrytëzojnë kombinime të proceseve për zhvillim të strategjive në vend

të fokusimit tek një proces ekskluzivisht, janë më premtuese që të kenë

sukses202.

- Posedimi me një strategji të mirëfilltë nga biznesi i vogël, implementimi dhe

kontrolli saj do të ishin kruciale për suksesin e biznesit dhe ngritjen e

performancës së tij, gjithashtu udhëheqja efektive dhe arritja e qëllimeve do të

ishte më e realizushme për këto biznese se sa ato të cilat nuk posedojnë fare

strategji.

- Ndërmarrjet të cilat i lidhin objektivat e tyre me planifikimin dhe menaxhimin

strategjik në tërësi, kanë probabilitet shumë më të lartë që ti arrijnë ato, në

krahasim më ndërmarrjet të cilat nuk kanë objektiva të qarta dhe të cilat nuk i

menaxhojnë strategjitë e tyre.

201 Ben, Etim Udoh and Agu. O. Agu, The impact of strategic management on corporate performance of selected small

business enterprises in cross river state, International Journal of Current Research Vol. 4, Issue, 11, pp.152-158,

November, 2012, fq. 158 202 Martie-Louise Verreynne & Denny Meyer, Small business strategy and the industry life cycle, Springer Science+Business

Media, LLC. 2008, Small Bus Econ (2010) 35:399–416, fq. 412

Page 170: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

170

5. Referencat

1. Barritt, Ch. & Alderman, F. Lee, Creating a Reusable Learning

Objects Strategy. San Francisco, USA: Pfeiffer, 2004.

2. Ben, Etim Udoh and Agu. O. The impact of strategic management on

corporate performance of selected small business enterprises in cross

river state, International Journal of Current Research Vol. 4, Issue, 11,

pp.152-158, November, 2012.

3. Burnes, Bernard, Managing Change. 4th ed. London, UK: Pearson

Educated Limited, 2004, fq. 207

4. Drucker, P.: The Practice of Management, Harper & Row, New York,

1954.

5. Entrepreneurship and Small Business Development in Kosovo,

Research report, Prishtinë, Mars 2011

6. Enver A. Kutllovci, Menaxhimi i resurseve njerëzore (Qasja

strategjike), Prishtinë, Qershor 2014.

7. Fred R. David, „Menaxhimi Strategjik – Koncepte dhe rastet

studimore“, Botimi i 13-të, Prishtinë, Janar 2014, (Përkthimi Shqip)

8. Gary Gorman, Dennis Hanlon, Wayne King, Some research

perspectives on entrepreneurship education, enterprise education and

education for small business management: a ten-year literature

review. International Small Business Journal, April-June 1997 v15 n3

p56(22), fq. 13

9. Government programme for prevention of informal economy in

Kosovo 2010 – 2012.

10. Graham Beaver & Caroline Ross, Strategic Change , (1999), 251-261

11. Martie-Louise Verreynne & Denny Meyer, Small business strategy and the industry life cycle, Springer Science+Business Media, LLC. 2008, Small Bus Econ (2010) 35:399–416, fq. 412

12. Peter M. Ginter, W. Jack Duncan, Linda E. Swayne. Strategic

Management of Health Care Organizations. 4th ed. New Jersey, USA:

Blackwell Publishing, 2002.

13. Porter, E. Michael: What is Strategy, Harvard Business Review, Boston, USA,2001

14. Robert A. Blackburn, Mark Hart, Thomas Wainwright, "Small business performance: business, strategy and owner‐manager characteristics", Journal of Small Business and Enterprise Development, Vol. 20 Iss: 1, pp.8 – 27

Page 171: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

171

15. Skokan Karel, Pawliczek Adam, Piszczur Radomír, Strategic

Planning and Business Performance of Micro, Small and Medium-

Sized Enterprises, Journal of Competitiveness, Vol. 5, Issue 4, pp. 57-

72, December 2013.

16. Vasilika Kume, “Manaxhimi strategjik”, Pegi, Tiranë , 2010. 17. Wood, B. Marian, 2005. The Marketing Plan Handbook. 2nd ed. New

Jersey, USA: Pearson Prentice Hall 20 Iss 1 pp. 8 – 27.

Page 172: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

172

Privatizmi dhe korrupsioni

PhD.Cand Erisa MUSABELLI

Universiteti “Aleksander Moisiu” Durrës,Shqiperi [email protected]

PhD.Cand Eldisa CIROGU

Universita di “La Sapienza”,Roma,Italia, [email protected]

Abstrakt

Ky punim analizon lidhjen ndërmjet korrupsionit dhe privatizimit. Në veçanti,

do të studiojmë se si korrupsioni ndikon në çmimin e blerjes dhe strukturën e

tregut të post-privatizimit. Modeli parashikon se privatizimi në vendet me

qeveri me nivel të lartë të korruptimit rezulton në një shkallë më të lartë

përqendrimit të tregut se sa në vendet ku qeveritë janë më pak të korruptuara.

Çmimi blerjes gjithashtu ka të ngjarë të jetë më i lartë, kur një qeveri është

shumë e korruptuar se sa kur zyrtarët e qeverisë janë të ndershëm apo në

mënyrë të moderuar të korruptuar. Së fundmi, dhe ndoshta çuditërisht, tregojmë

se një angazhim më i fortë për të përvetësuar të ardhurat e shtetit mund të

zvogëlojë përfitimet e zyrtarëve qeveritarë nga korrupsioni.Arsyeja është se sa

më shumë të etur të jenë zyrtarët e qeverisë për të marrë ryshfet, aq më pak do

të perfitojnë

Fjalë kyce: korrupsioni,privatizimi,strukture tregu.

Hyrje

Procesi i reformës ekonomike në Shqipëri filloi në korrik të vitit 1992, kur

programi i qeverisë u mbështet nga marrëveshja "Stand By" me Fondin Monetar

Ndërkombëtar. Objektivat kryesorë ishin: 1.Stabiliteti makroekonomik, i cili

synonte reduktimin e deficitit buxhetor, kontrollin e inflacionit dhe liberalizimin

e çmimeve.2.Ristrukturimi i sektorit shtetëror nëpërmjet eliminimit të

subvencioneve prej shtetit, nxitja dhe zhvillimi i konkurrencës së lirë dhe

riorganizimi i sektorit publik, përfshirë sistemin bankar.3. Privatizimi i

ekonomisë, që u konceptua si një transferim i të drejtave nga sektori shtetëror në

sektorin joshtetëror, duke synuar rritjen e standardit të jetesës nëpërmjet

Page 173: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

173

eliminimit të joefikasitetit të shtetit. Në fillim të viteve ‘90, njësitë ekonomike

që vepronin në të gjithë sektorët e ekonomisë ishin në gjendje mjaft të vështirë.

Ndërhyrjet për rikapitalizim kërkonin investime në vlera të mëdha të

papërballueshme, të cilat kërkonin tërheqjen e kapitaleve të huaja apo vendase

private për të riaktivizuar dhe përdorur me efektivitet burimet natyrore dhe

njerëzore të këtyre sektorëve.. Ndërmjet faktorëve të tjerë, kostot e larta të

lëndëve të para të importuara, joefikasiteti në drejtimin e ndërmarrjeve

shtetërore dhe rregullat e reja të tregut, bënë që produkti i prodhuar në vend të

ishte më i shtrenjtë se produkti i importuar. Megjithë koston e ulët të fuqisë

punëtore në krahasim me vendet e tjera, shumica e ndërmarrjeve shtetërore

dështuan.

Procesi i privatizimit në Shqipëri

Në procesin e transformimit ekonomik, që po pëson vendi ynë, privatizimi është

konceptuar jo vetëm si ndryshim pronësie, por si një alternativë e re që do të

sigurojë funksionimin efektiv të veprimeve të " lojtarëve të tregut ", privatë apo

shtetërorë, dhe të garantojë konkurrencë legale midis tyre. Ky proces shoqërohet

me një kompleks problemesh, ndryshimesh dhe interesash politikë, socialë,

makro dhe mikroekonomikë dhe ligjorë. Synimi përfundimtar i qeverisë,

nëpërmjet procesit të privatizimit, është realizimi i transferimit të të drejtave

shtetërore tek privatët në të gjitha format e saj dhe nëpërmjet një procesi të

vazhdueshëm dhe eficient. Në këtë kontekst, privatizimi është përkufizuar si

transferim i tre lloje të drejtash nga shteti tek sektori privat: · të drejtës së

pronësisë; · të drejtës së përdorimit; · të drejtës së zhvillimit; Nëpërmjet

transferimit të të drejtës së pronësisë (shitjes), shteti çlirohet nga të gjitha llojet

e rrezikut që lidhen me administrimin e ndërmarrjes apo të shoqërisë, ndërsa

nëpërmjet transferimit të të drejtës së përdorimit (kontratat e administrimit,

shërbimit etj. ) shteti, përgjithësisht, mbetet i përfshirë në monitorimin e

kushteve kontratore dhe të rrezikut financiar nëse njësia ekonomike del me

humbje. Kontratat e koncensionit, të skemave BOT; BOOT; ROT dhe dhënia

me qira apo enfiteozë janë ndër mënyrat e përdorura gjatë privatizimit për

transferimin njëkohësisht të të drejtës së përdorimit dhe asaj të zhvillimit, të

cilat përfshijnë ose jo shtetin në rrezikun financiar, në varësi të kontratave

Page 174: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

174

specifike. Në Shqipëri transferimi i të drejtës së pronësisë është përdorur

gjerësisht në procesin e privatizimit gjatë periudhës 1991-2000.

Objektet e privatizimit

Shqipëria ka qenë një nga ekonomitë më të shtetëzuara, ku pothuajse e gjithë

prona private ishte e çrrënjosur. Për këtë arsye, privatizimi nuk është

konsideruar thjesht si një transferim të drejtash, por kryesisht si një mënyrë e

rikthimit për njerëzit, e të drejtave të mohuara për një gjysmë shekulli.Ky

proces privatizimi ka përfshirë çdo gjë që shteti e konsideronte si pronë të tij,

domethënë, tokën, shtëpitë, ndërmarrjet dhe shoqëritë.

Probleme administrative të pasprivatizimit

Metoda e privatizimit masiv, që u përdor në Shqipëri, u bazua kryesisht në

blerjet nga brenda (punëtor dhe drejtues) të ndërmarrjeve dhe rezultoi në një

strukturë mjaft të shpërndarë pronësie. Punëtorët dhe ish-punëtorët janë prezent

në më shumë se 80 për qind të ndërmarrjeve të privatizuara, ndërkohë që

mungoi plotësisht angazhimi i institucioneve financiare në këtë proces.

Mungesa e fondeve të investimit në këtë proces, që mund të angazhoheshin në

emër të individëve të veçantë për monitorimin e drejtimit dhe për të influencuar

në procesin e vendimmarrjes, i privoi këta individë nga ky shërbim i

specializuar, një situatë kjo e Shqipërisë krejt ndryshe nga ç’ndodhi në

Republikat Çeke e Sllovake dhe në Poloni. Struktura e shpërndarë e pronësisë,

që rezultoi nga kjo metodë, solli si rezultat një sjellje pasive dhe mungesë

motivimi nga ana e drejtuesve për të ristrukturuar ndërmarrjet e tyre në

periudhën e pasprivatizimit. Kështu, për 45 ndërmarrjet e marra në shqyrtim,

indeksi i ristrukturimit rezultoi më i vogël se 2.5 (në një shkallë nga 1-

minimumi deri në 5-maksimumi), duke demostruar për përpjekje të

pamjaftueshme nga ana e administratorëve për të transformuar ndërmarrjet. Ky

indeks tregon se si mesatare masa e ristrukturimit të këtyre ndërmarrjeve pas

privatizimit ka qenë e ulët, krahasuar me vendet e tjera në tranzicion. Për më

tepër, kjo ndikon edhe mekanizimin e qeverisjes së ndërmarrjes, që nuk mund të

funksionojë siç duhet: drejtuesit e ndërmarrjeve nuk kanë një motivim të madh

për t’u angazhuar në ristrukturim të thellë, si rrjedhim, situata e pafavorshme

vështirëson mjaft tërheqjen e kapitaleve të reja aq të nevojshme për këto

Page 175: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

175

ndërmarrje të privatizuara. Dhe rezultati final do të jetë: efekte negative në

performancë. Në këtë kuadër, vërehet një tendencë për të lëvizur drejt një

strukture më të përqendruar pronësie në këto ndërmarrje. Nga studimi ynë

rezulton se në vitet e pasprivatizimit ka ndodhur një përqendrim i pronësisë

midis ndërmarrjeve me një numër të madh aksionmbajtësish, megjithëse numri i

ndërmarrjeve me më shumë se 100 aksionerë është akoma i madh (46.7%) gjë

që reflekton një strukturë akoma të shpërndarë. Ky përqendrim mund të shihet

jo vetëm në numrin e aksionerëve, por edhe përsa i përket paketave të tyre të

aksioneve. Kështu, paketa kontrolluese e aksioneve është përqendruar në duart e

shumë pak pronarëve. Për më tepër, drejtuesit rezultojnë të jenë më të motivuar

në ndërmarrjet me struktura të tilla të përqendruara të pronësisë. Është e

rëndësishme të përmendim se për secilin nga aspektet e ristrukturimit

(ristrukturimin e mjeteve, ristrukturimin e përdorimit të burimeve,

ristrukturimin e strukturës drejtuese, risktrukturimin e produktit dhe tregut të

synuar dhe risktrukturimin financiar) për struktura me pronësinë më të

shpërndarë kemi edhe indekset më të vogla të ristrukturimit.

Privatizim vs korrupsion

Prej më shumë se 2 dekadash, privatizimi është konsideruar si një nga ilaçet

themelore kundër korrupsionit.Logjika ishte e thjeshtë.Nëse korrupsioni

përkufizohet si përdorim i postit publik për përfitime personale, reduktimi I

postit publik nënkupton edhe reduktimin e korrupsionit. Meqenëse korrupsioni

buron nga sektori publik, (dmth. nga abuzimi me postin publik apo shtetëror),

reduktimi i këtij sektori automatikisht do të reduktonte edhe korrupsionin. Sa

më pak të ndërhyjë shteti në treg, sa më pak kompetenca dhe rol të ketë ai në

ekonomi, aq më pak korrupsion do të ketë.Në ekstremin e tij logjik ky arsyetim

thotë se pa shtet nuk ka korrupsion. Pra, në një rast hipotetik ku shteti apo

hapësira publike zhduket, zhduket edhe korrupsioni, pasi në këto kushte nuk ka

poste publike dhe për pasojë nuk mund të ketë abuzim të postit publik për

interesa personale. Kemi të bëjmë pra, me një filozofi që identifikon shtetin me

korrupsionin dhe tregun e lirë me mungesën e tij. Për pasojë, procesi i

privatizimit, që reduktonte sektorin publik (shtetëror) dhe zgjeronte sektorin

privat, pritej që përveç se të rriste efikasitetin e operatorëve ekonomikë në treg,

të eliminonte edhe korrupsionin.Sot, pas pothuajse njëzet vjetësh privatizim të

vazhdueshëm, mund të themi pa frikë se diçka e tillë nuk ka ndodhur. Për të

qenë të saktë, duhet thënë se dukshëm ka një rënie të lehtë të korrupsionit

administrativ, sikurse parashikohet nga teoria neoliberal. Megjithatë, duket se

Page 176: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

176

ka një rritje të korrupsionit të nivelit të lartë apo asaj që shpesh quhet kapja e

shtetit.Është ajo që shpesh në debatin publik quhet privatizimi i pushtetit

publik.Ky pushtet nuk përdoret më për të mirën e publikut, por për të

maksimizuar fitimet dhe pasurimin e atyre që janë në pushtet. Nga kjo

pikëpamje mund të themi pa frikë se, sa më shumë ka avancuar procesi i

privatizimit, aq më shumë është rritur edhe fenomeni i korrupsionit si kapje e

shtetit. Në këtë aspekt, teoria e antikorrupsionit ka prodhuar efektin e kundërt të

asaj që parashikohej,Pse ndodh diçka e tillë ?

Së pari,proçesi i privatizimit rrit pafundësisht pikat e kontaktit mes sektorit

publik dhe atij privat.Është pikërisht në këtë pikë-takim, mes funksionarit

publik dhe aktorit privat, ku ndodh ajo që ne e quajmë shpesh

korrupsion.Privatizimi nuk është thjesht proçesi i transferimit të pronës publike

në duar private.Ai nuk është një proçes i fundmë, por nënkupton zgjerimin e

vazhdueshëm të hapësirës së tregut privat.Privatizim do të thotë krijim i

vazhdueshëm i tregjeve të reja, jo vetëm në hapësirat që më parë ishin shtetërore

(p.sh. telefonia celulare apo Albtelekomi), por edhe në hapësira që vazhdojnë të

jenë publike (si arsimi apo shëndetësia). Por, krijimi i tregjeve të reja kërkon më

shumë dhe jo më pak ndërhyrje nga shteti .Tregu nuk ekziston vetem apriori, ai

krijo het me rregullim, legalizim, arbitrim, et j. Kjo do të thotë se më shumë

privatizim nënkupton edhe më shumë rregullim dhe ndërhyrje ligjore nga ana e

shtetit, në mënyrë që të garantohet mirëfunksionimi i tregjeve të reja, sidomos

kur këto hapen në pika delikate si arsimi, energjia elektrike apo shëndetësia,

Dhe sa më shumë shteti bie në kontakt me sektorin privat që zgjerohet

vazhdimisht.

Arsyeja e dytë:

Rritja e pikë-takimit mes sektorit publik dhe atij privat shoqërohet me një

diferencim gjithnjë e më të madh të pagave në nivele drejtuese mes sektorit

publik dhe atij privat.

Dy janë arsyet

Së pari,sektori publik është gjithnjë e më i neglizhuar nga ana e shtetit dhe

theksin e vë tek sektori privat.

Së dyti,sektori privat në Shqipëri, shpesh si pasojë e mungesës së burimeve

njerëzore dhe si pasojë e konkurrencës së ashpër në treg, ofron paga

jashtëzakonisht të larta për nivelet drejtuese.Rezultat i është një varfërim relativ

i sektorit publik, pavarësisht rritjes së vazhdueshme të pagave aty, sidomos në

nivelet drejtuese. Sot, çdo menaxher banke, pa folur për nivel drejtori të

përgjithshëm, ka të ardhura vjetore shumë më të larta se vetë kryeministri apo

çdo ministër në qeveri. Kjo prodhon një mospërputhje midis rolit social dhe

Page 177: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

177

përfitimit financiar.Është njëmospërputhje problematike në ekonominë e tregut,

ku vlera e rolit social përcaktohet gjithnjë e më tepër financiarisht. Pra, nuk

mjafton të jesh ministër për të qenë pjesë e elitës sociale, duhet të kesh edhe

financat e duhura që të bësh jetën e elitës, çka nuk përballohet dot me pagat e

shtetit. Kjo shpjegon pjesërisht edhe paradoksin e denoncimit të korrupsionit të

zyrtarëve apo politikanëve të lartë.Nga njëra anë, pothuajse të gjithë e

denoncojnë korruptimin e tyre.Nga ana tjetër, një politikan apo funksionar i

lartë me stil të ulët jetese shikohet shpesh me përbuzje.

Arsyeja pse tundimi për tu korruptuar kthehet në realitet na sjell tek arsyeja e

tretë,që shpjegon rritjen e korrupsionit si pasojë e procesit të privatizimit.

Interesi personal, si përcaktuesi themelor i sjelljes së funksionarit publik.Sot

funksionari publik, sidomos në nivelet e larta, gjithnjë e më shpesh motivohet

tërësisht nga interesi personal, që në shumicën e rasteve do të thotë

maksimizimi i të ardhurave financiare.Që interesi personal ka qenë faktor i

rëndësishëm edhe gjatë komunizmit nuk ka dyshim, pavarësisht se publikisht ai

denoncohej shpesh.Të ndjekësh interesin tënd personal jo vetëm që nuk është

gabim, jo vetëm që është pjesë e natyrës njerëzore, por është mirë edhe për

shoqërinë në përgjithësi. Kështu, modeli i sjelljes që dominon tregun,

maksimizimi i fitimit apo i interesit personal, iu vesh edhe sektorit publik. Për

pasojë, zyrtari publik sillet si biznesmeni në treg. Ai e trajton postin publik si

pronë private, nëpërmjet të cilës ai ose ajo synon maksimizimin e fitimit

personal dhe jo realizimin e interesit përgjithshëm.

Arsyeja e katërt dhe e fundit. Humbja e interesit të përgjithshëm si objektiv

orientues i politikëbërjes.Arsyeja se përse funksionari publik e ka të lehtë të

korruptohet nuk është vetëm

shtysa për përfitim personal, por edhe sepse interesi i përgjithshëm është

pothuajse inekzistent në politikëbërje.Filozofia aktuale qeverisëse bazohet në

idenë se nuk ka një interes të përgjithshëm publik, por një mori interesash, që në

përplasje me njëri-tjetrin, prodhojnë një rezultante që duhet ndjekur nga qeveria

Përfundimet

1.Problemi i strategjisë së re të privatizimit qëndron në mënyrën e hartimit, por

më tepër në mënyrën e zbatimit.

2.Privatizimi përbën vetëm një nga elementet e proçesit të reformimit të

ekonomisë dhe te gjithë shoqërisë.

Page 178: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

178

3. Në shumë raste papunësia është rezultat i privatizimit dhe i ristrukturimit të

ndërmarrjes pas privatizimit.

4.Monopolizim dhe mungesë konkurrence. Ndërmarjet shtetërore mbrohen nga

konkurenca me anë të ligjeve dhe vendimeve shtetërore që u japin atyre

monopol në sektorë të veçantë ose mbrojtje përmes tarifave të larta dhe

barrierave për të eliminuar konkurencën e huaj.

5.Mungesë të motivit të fitimit.

6.Nivel artificial të çmimeve. Në ekonominë e planifikuar shteti vendos

çmimet,pa i lejuar tregun të vendosë për to.

7.Mundësia e korrupsionit e cila shoqëron privatizimin

Referencat

1.Mema F.“Post privatization in Albania: Success or Failure”, Konferenca

Ndërkombëtare “Integration and transformation in Albania, Hungary and

Macedonia” Bamberg, Gjermani, 5-7 July 2001.

2. Mema, F “Privatizimi në Shqipëri: arritje, të meta, e ardhmja” Monografi,

Tiranë, Korik 1997

3.Privatizimi dhe efikasiteti itij ne Shqiperi,

https://www.bankofalbania.org/web/pub/fatmirmema_134_1.pdf

4.Privatizimi dhe efikasiteti I tij ne Shqiperi ,

https://www.bankofalbania.org/web/pub/vasipano_164_1.pdf

5.Effects of privatization and ownership in trasition

economy.http://elibrary.worldbank.org/doi/abs/10.1596/1813-9450-4811

6. Adnan Filipovic, Furman University “Impact of Privatization on Economic

Growth “Issues in Political Economy, Vol. 14, August 2005

Page 179: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

179

ROLI I ARSIMIT NË ZHVILLIMIN EKONOMIK TË NJË VËNDI

Egzon S. Zariqi

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Republika e Kosovës

[email protected]

Abstrakti:

Kjo është temë e cila është e ndarë në dy pjesë, qëllimi kryesor i pjesës së

parë është trajtimi i rolit të arsimit që ka në zhvillimin ekonomik dhe efektin e

edukimit në produktivitet të punës, përdorim të teknologjisë, efektin mbi

shëndetin, do të mundohemi të tregojmë ndërlidhjen në mes arsimit dhe

zhvillimit ekonomik në vende të ndryshme si ato të zhvilluara ashtu edhe në ato

në zhvillim, disa arsye pse vendet investojnë shuma të mëdha në arsim. Më

shumë do të ndalemi së cilat janë mekanizmat përmes të cilave arsimi ndikon në

zhvillimin ekonomik të një vendi, trajtohet shumë rëndësina e arsimit të lartë,

jepet një vështrim shumë specifik për debatet e vendeve me demokraci të lartë

sa i përket arsimit që fokusohen në: qasje të barabartë për arsim dhe sa duhet

të financohet arsimi nga fondet publike në vende të ndryshme.

Në pjesën e dytë është pjesë krejt tjetër e cila trajton sistemin e arsimit

Kosovar dhe zhvillimin ekonomik, jepët një kënd vështrim për reformat në

sistemin e arsimit, zhvillimet aktuale në arsim, treguesit sasiorë që kryesisht

kanë të bëjnë me qasjen dhe përfshirjen në arsim, nivelin e arsimit të fuqisë

punëtore; indikatorët financiarë të arsimit;dhe krejtë në fund do të trajtohen

permës Lakores se Heckman-it do të japim përkufizime se në cilin nivel të

Page 180: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

180

shkollimit duhet të investohet dhe cilat janë kostot e opertune dhe norma e

kthimit nga këto investime.

Fjalët e rëndësishme: Arsimi, Cilësia, Zhvillimi Ekonomik, Investimet në

arsim

HYRJE

Më arsim do të kuptojmë njoftimin me fenomene të reja për të cilat nuk

dimë shumë dhe kemi për qëllim zgjerimin e dijes sonë, pra arsimi është procesi

i lehtësimit të të mësuarit. Njohuritë, aftësitë, vlerat, besimet dhe zakonet e një

grupi të njerëzve janë transferuar në njerëz të tjerë, me anë të tregimit,

diskutimit, mësimdhënies, trajnimeve etj. Arsimimi shpesh zhvillohet nën

drejtimin e edukatorëve, por nxënësit mund t’a edukojnë vetën në një proces të

quajtur të mësuarit autodidaktik203. Arsimi ka qenë dhe do të mbetët padyshim

shtylla më e fortë që ka mbajtur dhe mbanë çatinë e shoqërisë.

Arsimi bënë pjesë në grupin e qëllimeve kryesore në zhvillimin ekonomik, ai

është i domosdoshëm për t’a përmirësuar cilësinë e jetës. Arsimimi ka rol

qënësor, sepse mundëson kuptimin dhe absorbimin e teknologjive moderne dhe

gjithashtu e ndihmon aftësinë shtetërore për zhvillim vetanak204.

203 John Dewey - Democracy and Education. The Free Press. pp. 1–4 ISBN 0-684-83631-9. 204 But Dedaj - Ekonomiksi i Sektorit Publik (Tema të zgjedhura) – Prishtinë 2013, faqe 18.

Page 181: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

181

Arsimi dhe zhvillimi ekonomik

Kapitali njerëzor është një element bazë për rritjen ekonomike të qëndrueshme

dhe të shpejtë. Posaqërisht kapitali njerëzor është i rëndësishëm për vendët në

tranzicion pasi këto vende janë duke reformuar ekonomitë e tyre drejtë

ekonomive të tregut. Ndërsa progresi drejt ekonomisë së tregut në fazat e para të

tranzicionit varej nga vullneti dhe vendosmëria e qeverisë për zbatimin e

reformave, zhvillimet në fazat e mëvonshme të këtyre ekonomive varen

kryesisht nga aftësia e kapitalit njerëzor për të përfituar dhe përdorur njohuritë e

nëvojshme për ndërtimin e aftësisë konkuruese të ekonomisë205.

Pa dyshim arsimi është çelës për rritjen e efikasitetit ekonomik dhe

qëndrueshmërisë sociale, ai është faktori kryesor i zhvillimit të qëndrueshëm

ekonomik të çdo vendi, por ndërlidhja në mes arsimit dhe rritjes ekonomike,

është mjaft komplekse. Qytetarët e vendeve të zhvilluara kërkojnë më shumë

arsimim dhe jo vetëm për arsye ekonomike, ndërsa për vendët në zhvillim sipas

studiuësve të ndryshëm me anë të të metodave ekonometrike kanë argumentuar

se ekziston një lidhje e vogël apo mungesë e lidhjes mes rezultateve të arsimit

dhe rritjes ekonomike. Kjo është pasojë e korrupsionit dhe infrastrukturës së

varfër ligjore që e bënë të vështirë shndërrimin e produktivitetit të shumicës së

njerëzve të arsimuar në të mira për shoqërinë si tërësi. Sipas Mark Rogers nga

Universiteti i Oksfordit206, vjen më një përfundim që rezultatet e arsimit të

lartë gjenerojnë rritje më të shpejtë ekonomike vetëm në vendët me shkallë të

ulët të korrupsionit, ekonomi të vogël informale dhe nivel të ulët të emigracionit

mes shtresave më të arsimuara.

205 A. Hoti & N.Adnett - Schooling in a High Unemployment Economy: The case of Kosova, Staffordshire University

Business School, Economics Division Working Paper - 2004

206 Mark Rogers (2003) Directly Unproductive Schooling: How country characteristics affect the impact of schooling,

Harris Manchester College, University of Oxford.

Page 182: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

182

Viteve të fundit shumë shtete (qeveri) janë duke e trajtuar arsimin, dhe

veçanërisht arsimin e lartë, si një përcaktues shumë të rëndësishëm të

performancave ekonomike të vendëve të tyre. Ndër arsyet për këtë vëmendje të

shtuar kah arsimi janë të shumta, por në vijim janë të cekura vetëm disa më bazë

të fortë:

1. OECD ka vlerësuar se një vit shkolle shtesë ndikon ta rrisë BPV afatgjatë

për 6%, dhe kjo arrihet nëse niveli më i lartë i arsimimit ndikon në

produktivitetin shumë më të lartë në punë, inovacione dhe shfrytëzim më

të shpejtë të teknologjive të reja207.

2. Edhe Trendi Matematikor Ndërkombëtar dhe Studimit të Shkencës

(TIMSS) dhe Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studenteve

(PISA) kanë krahasuar nivelët e arritjeve arsimore në mes të vendeve dhe

kanë …

3. Vendët që kanë rritur pjesëmarrjen e GDP-së për arsim, kanë pasur edhe

tendenca në rritjen e cilësisë, cilësinë e kanë rritur duke rregulluar

infrastrukturën, duke ngritur numrin e profesorave në 100 student (kanë

ndikuar edhe në rritjen e çmimit për studime).

4. Globalizimi, ekonomia e re dhe rritja e mobilitetit gjeografik të puntorëve

me produktivitet të lartë të punës kanë bërë që vëmendja e qeverisë të

drejtohet në rritjen e konkurencës në nivel global dhe të bazuar në dije.

Vendët e Bashkimit Evropian (BE) i ndërmoren këta hapa pas nënshkrimit të

Strategjisë së Lisbonës në vitin 2000, ku kjo stratëgji ka përfshirë tre (3) qëllime

që të arrihen deri në vitin 2010, sistemët e arsimit dhe trajnimit duhet të

207 OECD (2003a) Reviews of National Policies for Education: South Eastern Europe Volume 1, Paris: OECD.

Page 183: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

183

organizohen rreth cilësisë, qasjes dhe hapjes ndaj botës208, pra një

ekonomi të bazuar në dije.

Mekanizmat e arsimit mbi rritjen ekonomike

Nga pikëvështrimi teorik, janë të paktën tre mekanizma përmes të cilëve

arsimi mund të ndikojë në rritje ekonomike. Së pari, arsimi rrit kapitalin

njerëzor të qënësishëm në fuqinë punëtore, e cila rrit produktivitetin e punës me

aplikimin e modeleve të reja të punës që kanë të bëjnë uljen e kostove dhe

ngritjen e kualitetit, dhe kështu do të ketë rritje ekonomike në mënyrë të

vazhdueshme drejt një niveli më të lartë të ekuilibrit të prodhimit, produktiviteti

në punë këtë aspekt arrihet duke u japur bonuse dhe insentiva financiare për

rezultatet pozitive në punë. Së dyti, arsimi mund të rrisë kapacitetin inovativ të

ekonomisë, si dhe njohuritë e reja për teknologjinë, produktet dhe procesët e

reja që nxisin rritje. Arsimi i lartë luan një rol qendror në forcimin e përfshirjes

së punonjësve në proceset inovative. Për të kontribuar në proceset inovative

duhet kontribut i vazhdueshëm i njohurive apo i të mësuarit, këto njohuri ata

mund t’i përmirësojnë më anë të programeve të arsimit të zakonshëm dhe të

mësuarit në vendin e punës por edhe aplikmin e teknologjive të reja, që në

vendët e pazhvilluara ata këto teknologji mund t’i eksportojnë nga vendët që më

herët i kanë kaluar këto faza. Së treti, arsimi mund të lehtësojë përhapjen dhe

transmetimin e njohurive të nëvojshme për të kuptuar dhe përpunuar

informacionet e reja dhe për të zbatuar me sukses teknologjinë e re të hartuar

nga të tjerët, të cilat përsëri promovojnë rritje ekonomike209 pra më integrimin

e teknologjive të reja dhe bashkëpunimit globale në sferën e arsimit pa dyshim

që është bërë transformimi i të mësuarit në arsimin e lartë nga klasa 208 The Lisbon Strategy 2000-2010, Economic and Scientific Policy - Employment and Social Affairs

www.europarl.europa.eu/document/activities/cont/201107/20110718ATT24270/20110718ATT24270EN.pdf 209 Eric A. Hanushek & Ludger Woßmann - The role of education in economic growth, Feb. 2007

Page 184: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

184

tradicionale, programet akademike të vendëve të zhvilluara janë “kopjuar”

apo më mirë të themi janë marrur si model për vendët e varfëra por që kanë

pasur disa karakteristika të njëjta, dhe produktet arsimore të cilat janë vënë në

dispozicion të nxënësve, si librat në mënyrë elektronike, video të ligjëratave të

universitetëve më prestigjoze në botë etj.

Mënyra më e mirë për të matur nëse një ekonomi po ecë përpara është për të

parë nëse të ardhurat mesatare të njerëzve janë duke u rritur. Për të arritur deri të

rritja e të ardhurave mesatare për njerëzit, duhet të ndodhin dy gjëra:

produktiviteti ka nevojë për t’u rritur, dhe të ardhurat e krijuara nga

produktiviteti i rritur, duhet të kthehët për punëtorët në formën e pagave më të

larta.

Rëndësia e arsimit të lartë

Shumica e vendëve i kushtojnë rëndësi të madhe arsimit në përgjithësi dhe

arsimit të lartë në veçanti për një afat të gjatë kohor. Arsimi i lartë ka të bëjë më

procesët e të studjuarit në universitete dhe kolegje, ku përfshijnë personat mbi

moshën 17-18 vjeçar/e , universitetët dhe kolegjet janë ato institucione që e

bëjnë përgaditjen e personave për t’u ballafaquar më jetën në aspektet

profesionale. Pothuajse të gjitha universitetët apo kolegjet në botë punën që e

bëjnë në teori arrijnë t’a zbatojnë edhe në praktikë, gjë që do të thotë se ata janë

të gatshëm për të dalur në tregun e punës si persona të aftë për atë punë.

Në gjithë literaturën e shfletuar për këtë temë vendët më demokraci të

zhvilluar debatet sa i përket arsimit i fokusojnë në: qasje të barabartë për arsim,

sa duhet të financohet arsimi nga fondet publike dhe se a kemi cilësi apo

kualitet të arsimit për t’u krahasuar me vendët tjera.

Page 185: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

185

Qasje të barabartë për arsim: Arsimi është një element kyç në strategjitë

kombëtare të reduktimit të varfërisë dhe luan një rol qendror në këtë aspekt. Pa

arsim varfëria shpesh transformohet në brezin tjetër, prandaj promovimi i

arsimit është së gjithmonë duhet të investojmë në çdo individ210. Të gjithë

studentët anë e mbanë botës meritojnë qasje të barabartë në resurset arsimore si

programet akademike, kurrikulare, mësimdhënies, objektet, teknologji, dhe

materialeve mësimore, pa marrë parasysh gjininë, racën, ngjyrën, apo origjinën

e tyre kombëtare.

Pavarësisht progresit të jashtëzakonshëm në drejtim të arritjes së barazisë

gjinore në arsim, pabarazitë gjinore mbetën në shumë vende. 31 milionë vajza

janë ende jashtë shkollës në mbarë botën. Ka shumë pëngesa që i pëngojnë

vajzat për t’u arsimuar janë: varfëria, izolimi gjeografik, martesat e hërshme,

vlerat kulturore dhe dhuna me bazë gjinore. Edukimi i vajzave është thëlbësore

për mirëqënien sociale dhe ekonomike të një vendi si ajo promovon shëndetin

dhe mirëqenien e brezit të ardhshëm211.

Financimi i arsimit nga fondet publike: Nëse nisemi nga Uganda një shtet që

ka rreth 38 milion banor, më të ardhura për kokë banori 657 dollar amerikan për

vitin 2014212, presidenti i tyre Y. Museveni theksojë së për të pasur zhvillim

ekonomik duhet transformim i shoqërisë, ku tek transformimi i shoqërisë ka

përfshirë reformim (radikal) të arsimit fillor dhe atë të përgjithshëm duke

larguar çfarëdo pagesë për shkollim dhe rezultatet kanë qenë së regjistrimet në

shkolla u shumëfishuan213.

210 Draft - Zehn Ziele für Bildung BMZ Bildungsstrategie 2010-2013 211 Report - The Millennium Development Goals – 2010

212 World Bank – GDP per Capita http://data.worldbank.org/indicator/NY.GDP.PCAP.CD (Vizituar më

21.06.2015)

213 Joseph E. Stiglitz “Globalizimi dhe pakënaqësitë e shkaktuara prej tij” - faqe 103-104.

Page 186: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

186

Në Shqipëri, prej vitit 1992, me pak përjashtime, buxheti për arsimin në

përgjithësi nuk ka qenë më i lartë se 3% e PBB-së, ose më mirë të themi 10-

15% të gjithë shpenzimeve të buxhetit. Duhet theksuar se këto shifra i referohen

arsimit në përgjithësi, jo vetëm atijë universitar. Vendët e zhvilluara

perëndimore në kuadrin e OECD-së e financojnë arsimin e tyre në nivelët 5 -

8% të PBB-së, nga i cili 1 - 3% e PBB-së shkon drejtpërdrejtë për arsimin e

lartë dhe kërkimin shkencor. Shqipëria, aktualisht, shpenzon 0.4 – 0.6% të PBB-

së. Kjo shifër duhet të rritet në vitet në vazhdim si premisë e suksesit të vendit

në arsimimin e lartë të popullsisë214.

Një shembull i mirë është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku personat

që ndjekin studime pas shkollës së mesme, të tilla studimet e bachelorit,

studimet 4 vjeçare, masterit, të doktorates por edhe programe për formim

profesional, nëse do të kenë nevojë për mjete financiare, financohen nga ana e

qeverisë më kredi mjaft të ulta, këto kredi janë të ndara në dy pjesë dhe janë

pjesë e Programit Federal të Kreditit të Drejtpërdrejta për Studentët (FDSLP)

dhe të familjës së tyre (FFELP), njerën pjesë e jep Departamenti Amerikan i

Arsimit dhe pjesa tjetër jepët nga subjektet tregtare të tilla si bankat, unionet e

kreditit dhe firmat që merrën më shërbime financiare.

Ndërsa për shtetin e Kosovës, arsimi fillor dhe ai i mesëm financohen

tërësisht nga buxheti shtetëror, dhe nga disa analiza nga plani strategjik i

Arsimit të Kosovë 2011-2016, parashihet që arsimi i lartë do të financohet nga

buxheti shtetëror rreth 96 milionë euro, ku pothuajse 95% nga ky financim

shkojnë për infrastrukturë dhe pjesëmarrje dhe vetëm 0.28% për kërkimet

shkencore, inovacione dhe transfer të teknologjisë.

214 MASSH - Raporti përfundimtar për reformimin e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor – Tiranë 2014

Page 187: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

187

Cilësia arsimore dhe zhvillimit ekonomik: Arsimi përveç që është e drejtë

njerëzore themëlore, arsimi poashtu është motor për zhvillimin ekonomik.

Gjëndja e përgjithshme arsimore e popullsisë së një shteti pjesërisht përcakton

nivelin e arsimit të fuqisë punëtore të atij shteti. Disa shtete i theksojnë

komponentët e ndryshëm të arsimit. Për shembull, një shtet që nuk ka program

arsimor profesional në shkollat e mësme nuk do të ketë fuqi punëtore ‘të

shkathtë’215.

Cilësia është rezultat i shumë faktorëve që janë të ndërvarur dhe e ndikojnë

njëri tjetrin në mënyrë reciproke. Kontribuesit e përgjithshëm në përmirësimin

e cilësisë së arsimit përfshijnë: trajnimin efektiv të mësimdhënësve, të

mbështetur me një sistem efektiv të certifikimit të mësimdhënësve, praktikat

efektive të mësimdhënies, lidershipin dhe mënaxhimin efektiv.

Pasi që edukimi cilësor ka ndikim të drejtpërdrejtë mbi zhvillimin

ekonomik të një shteti, ai është më shumë në qendër të raportimit, ku sasia nuk

vëhet në fokus. Për të ngritur nivelin e arsimit, nuk është e mjaftueshme të

zgjatet koha për arsimim, apo thjeshtë vitet e shkollimit. Mirëqënia ekonomike

nuk mund të promovohet përmes zgjatjes së thjeshtë të viteve të arsimit

tëdetyrueshëm apo rritjes së numrit të studentëve që përfundojnë arsimin e

lartë216.

Sistemi arsimor dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës

Zhvillimi i arsimit në Kosovë ka kaluar në disa periudha kohore duke marrë

për bazë zhvillimin e ngjarjëve që në ato periudha padyshim janë reflektuar në

zhvillimin e arsimit.

215 Eric A. Hanushek & Ludger Woßmann "The role of cognitive skills in economic development" - (2007)

216 ZBE, MASHT dhe GIZ, Edukimi Cilësorë - Pikëpamja e përgjithshme

http://www.giz.de/expertise/downloads/giz2013-alb-seminari-1.pdf - (Vizituar më 23.06.2015)

Page 188: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

188

Sistemi i arsimit Kosovar ishte i lidhur me sistemin e arsimit të ish-Jugusllavisë,

qe deri në vitet 1990, okupuesi përherë përcaktojë politikat e veta për arsim. Në

mbështetje të materialëve burimore kam vlerësuar së pothuajse në përgjithësi

para vitëve 1941-44 sistemi i arsimit karakterizohej me mbajtjen e mësimit në

gjuhën serbe dhe atë me një numër të vogël të paraleleve të nxënësve. Hapi i

parë për mësimin legal, ishte periudha e viteve 1941/45, ku mësimi kryesisht

mbahej në objekte private. Mirëpo, tempoja e zhvillimit të arsimit në gjuhën

shqipe ishte në rritje dhe zhvillim të rëndësishëm në vitet e ’70-ta, mirëpo arsim

të mirëfillt kombëtar kemi tek në vitet ’90-ta.

Sistemi i pavarur i arsimit të Kosovës e mbijetojë më sukses të plotë luftën e

fundit dhe menjëherë pas çlirimit, filloi procesin e reformimit të plotë në

bashkëpunim me administratën ndërkombëtare të udhëhequr nga misioni i

Kombeve të Bashkuara i quajtur UNMIK.

Kthesa e madhe historike e sistemit të arsimit ishte ajo e vitit 1999/2000, duke

filluar përgaditjet e gjithëmbarshme për transferimin e një sistemi të

komanduar në një sistem të hapur dhe të orientuar në ekonominë e tregut.

Një shtet i pazhvilluar ekonomikisht siç është Kosova karakterizohet me

arsimim të ulët dhe duke e ditur rëndësinë e arsimimit në rritjen ekonomike, do

të jetë e nevojshme të praktikojmë reforma të cilat kanë synim përmirësimin e

cilësisë që në mënyrë indirekte të ndikojnë edhe në sferat ekonomiko-sociale.

Hyrja në reformimin e plotë të sistemit të arsimit, u bë në vitin 2002 kur u

themelua Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT), ku kjo

ministri erdhi me politika të qarta dhe me një program shumë dinamik për

zhvillim dhe zbatim të reformave në arsim217.

217 Nexhmie Osmani - Reforma e Sistemit të Arsimit në Kosovë 2000 – 2010, http://www.germ-a.com/?p=1861

Page 189: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

189

Zbatimi i reformave për arsimin e mesëm të lartë dhe synimi për arsim

cilësor: Reforma e sistemit të arsimit të mesëm të lartë të Kosovës përfshinte:

1. Kornizën ligjore, nëse bëjmë krahasim në kohët e mëhershme, korniza

ligjore apo më mirë të themi e drejta për t’u arsimuar është shumë më e

madhe, asnjëherë askush nuk ka të drejtë të ja ndalojë dikujtë tjetër

arsimimin. Sot çdo shkollë ka udhëheqësinë e vetë, ka këshillin-bordin e

nxënsave të cilët mbledhën çdo fund muaj dhe i paraqesin kërkesat e tyre

për problemët që ballafaqohen çdo ditë dhe kërkojnë ndryshime të

vazhduëshme218.

2. Zhvillimin e planprogrameve të reja dhe tekstet shkollore:

planprogramet dhe tekstët mësimore disa vite më herët kanë qenë një

problem mjaft i madh, për arsye që pothuajse popullsia totale e Kosovës

ishin të nacionalitetit shqipëtar dhe atyre ju imponohej që mësimin ta

vijonin në gjuhën serbe, jo që nuk ka pasur tekste mësimore adekuate

shqipe, por vetë politikat e hartuara nga Ish-Jugosllavia kanë pasur për

qëllim mos ngritjen e cilësisë të arsimit në shtetin e Kosovës.

3. Aftësimin e mësimdhënësve dhe rikualifikimin e tyre: titulli akademik i

mësimdhënësit paraqet edhe cilësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies

në mënyra indirekte, pra sa më i lartë titulli akademik aq më e lartë edhe

signifikanca e orës mësimore.

4. Sistemin e ri të vlerësimit dhe të mësimdhënies: sistemi i mësimdhënies

disa vite më herët ka qenë “Qasje transmetuese” pra është fokusuar në

transmetimin e dijes nga mësimdhënësi tek nxënësi. Pra, fokusi kryesor i

kësaj qasje janë vetëm “njohuritë” që fiton nxënësi dhe jo “bërja,

218 KEC – Promovimi i të drejtave të femijës në fushën e Arsimit – Raporti 1 – 2009/10

Page 190: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

190

sjellja”219. Tani për tani mësimdhënia është duke shkuar drejt

mësimdhënies bashkohore ndërkombëtare, atë së çfarë e përgaditë

mësimdhënësi në orën mësimore e aplikojnë në praktikë në kabinete të

informatikës dhe laboratore të ndryshme.

Arsimi i lartë në Kosovë

Kosova ka popullsinë më të re në Evropë. Rreth 70% e popullsisë janë nën

moshën 30 vjeçare dhe rreth 50% e popullsisë janë nën moshën 25 vjeçare.

Duket qartë se edhe nëse Kosova arrin nivelin rajonal të rritjes ekonomike, do të

jetë vështirë që tregu kosovar të absorbojë të gjithë të rinjtë e aftë për punë.

Është e qartë që Kosova ka nevojë për investime të huaja direkte dhe më qëllim

që të arrijë këtë, Kosova ka nevojë për fillimin e reformave në sektorë të

ndryshëm, të identifikojë mundësitë dhe avantazhet konkuruese220.

Ndonëse, shikuar në aspektin afatshkurtër, popullsia e Kosovës shihet si

pengesë, në aspektin afatmesëm dhe afatgjatë, popullsia e re e Kosovës përbën

potencial të cilin askush në rajon nuk e posedon. Kosova ka fuqi punëtore të

cilën nuk e ka askush. Me qëllim që kjo pengesë të mund të kthehet në pasuri

ose vlerë për Kosovën, duhet të synojmë që të përmirësojmë mënyrën e

aftësimit të fuqisë punëtore. Politikat arsimore janë instrument kyç në

përmbushjen e këtij synimi. Politikat arsimore mund të përdoren për pasurimin

e popullatës së re me aftësi që tregu i sotëm i kërkon. Në anën tjetër vendët e

219 ZBE, MASHT dhe GIZ, Moduli 3 – “Mësimdhënia dhe të Nxënit” faqe 16.

220 GAP – Analizë, Pasqyra e Arsimit të Lartë Privat në Kosovë – Prishtinë

Page 191: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

191

Bashkimit Evropian përballen me sfidën e mplakjes së popullsisë, dhe kjo është

një ndër problemet që reflektohen edhe në aspektin ekonomik. Pra, Kosova më

aftësimin e fuqisë punëtore, në të ardhmën mund të arrijë që të t’i përmbush disa

kërkesa për vende pune në vendët e Bashkimit Evropian.

Arsimi i Lartë për pjesën më të madhe të studiuesve dhe politikë-bërësve është

konsideruar si një nga shtytësit kyç të konsolidimit demokratik dhe prosperitetit

ekonomik. Aftësimi profesional dhe dituria e fituar përmes arsimit të lartë janë

faktorë të rëndësishëm në gjënërimin e vendëve të punës dhe krijimin e

mirëqënies se një shteti dhe një shoqërie. Në këtë kuptim, universitetët luajnë

një rol qendror në krijimin e stabilitetit politik dhe social si dhe në konsolidimin

e një shoqërie demokratike221.

Problemet e Arsimit të Lartë në Kosovë: Problemi thelbësor me nivelin e

cilësisë së arsimit të lartë si në sektorin publik edhe në atë privat, është në fakt

një problem i gjithë sistemit arsimor në Kosovë. Kjo nënkupton që pa një

reformim radikal (gjithëpërfshirës) të sistemit arsimor, nuk do të arrijmë

zhvillim të qëndrueshëm ekonomik por as edhe zhvillim të mirë të kapitalit

human.

Reforma të veçanta duhet t’i kushtohen ngritjës së cilësisë, Agjensioni i

Akreditimit të Kosovës (AAK) duhet të zbatojë masa të rrepta për ngritjen e

cilësisë dhe duhet të jetë më dorë-shtrënguar sa i përketë licencimit të

universitetëve, kolegjeve e njësive akademike të arsimit të lartë në Kosovë.

Shteti i Kosovës duhet t’i kushtojë më shumë rëndësi arsimit të lartë dhe në

vazhdimësi duhet të këtë reformim të sistemit në ngritjen e cilësisë arsimore,

221 W. Benedek, B. Baliqi, A. Hoti, J. Baćević, I. Damjanovski – Impact of Higher Education and Human Capital

on the Economics and Political Development of Kosovo - 2010

Page 192: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

192

dhe nëse analizojmë Planin Strategjik të Arsimit në Kosovë 2011-2016 do të

shohim së Financimi për Arsimin e Lartë në cakun e Sigurimit të cilësisë i

kushton rëndësi shumë pak, rreth 0.15% të totalit. Problem pothuajse i njejtë

është edhe me cakun për kërkimet shkencore, inovacionet dhe transferin e

teknologjisë që i kushtohet rëndësi vetëm 0.28% të totalit, po ashtu edhe më

analizimin e tregut të punës që i kushtohet edhe më pak rëndësi. Kërkimeve

shkencore duhet t’i kushtohet rëndesi të madhe për arsye se kërkimi apo

hulumtimi shkencor mund t’i sigurojë përgjigjet kryesore që hartuesit e

politikave do të kenë nevojë t’i dinë për vendimet e tyre strategjike për

strukturën e ardhshme ekonomike, strategjinë e arsimit, kornizën ligjore dhe

institucionet e sigurisë që të sigurohet një mjedis për zhvillim të suksesshëm

ekonomik dhe shoqëror.

Kthimi nga investimet në arsim

Arsimi në vendet në zhvillim ka një kthim më të lartë të investimit sesa në ato

industriale, pasi që kapitali njerëzor është më i rrallë në këta të parë dhe në këtë

mënyrë më i vlefshëm. Femrat e arsimuara shoqërohen me një shkallë më të

lartë të kthimit të investimit sesa meshkujt e arsimuar. Është konstatuar se

arsimi i përgjithshëm (kundrejtë atijë profesional) siguron fitime më të larta.

Norma e kthimit të investimit në kapitalin njerëzor- Lakorja e Heckman-it:

Për më tepër, për shkak të formimit të veçantë të sinapseve të trurit, është e

nevojshme që të investohen më shumë burime në arsimin parashkollor; norma e

Page 193: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

193

kthimit të investimit në kapitalin njerëzor është më e lartë kur programet

synojnë moshë sa më të hërshme të jetës222.

Figura 1: Normat e kthimit nga investimi në kapitalin human

Burim: Heckman (2008)

Evidencat empirike tregojnë gjithashtu se investimi në kapitalin njerëzor në

moshë të hërshme është më fitimprurës, kryesisht për shkak të dy faktorëve: së

pari së të rinjtë kanë një horizont kohor më të gjatë dhe për këtë arsye mund të

fitojnë më shumë gjatë ciklit jetësor nga arsimimi i hershëm dhe së dyti arsimi

është

një proces dinamik, ku shkathtësitë e hërshme njohëse dhe jo-njohëse e bëjnë

më të lehtë të mësuarit më vonë në jetë223.

Në kontekst të Kosovës nuk ka studime të efektit të arsimimit në rritjet

ekonomike të vendit, ose rezultatet ’shoqërore’ (dhe jo-monetare), p.sh. në

formë të përmirësimit të shëndetit, uljes së krimit, ngritjes së pjesëmarrjes

qytetare, planifikimit familjar etj. Mirëpo ka dëshmi empirike se individët

përfitojnë në formë të pagës më të lartë, posaçërisht femrat: Për çdo vit shkolle

222 James J. Heckman (2007)- The Case for Investing in Disadvantaged Young Children 223 MEI & GIZ - Material diskutimi për të arriturat, sfidat dhe rekomandimet në fushën e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë –

Tetor 2012

Page 194: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

194

shtesë, paga e femrave ngritët për mesatarisht 7.5%, ndërsa ajo e meshkujve për

3.3%. Një pjesë e kthimit në investim në arsimim për individin vjen edhe në

formë të gjasave për punësim . Edhe efekti në gjasat për punësim është më i

lartë tek femrat224. Por beneficionet kryesore ekonomike të arsimit të lartë

kapen kryesisht nga të diplomuarit individualë në formë të pagës më të lartë.

Si përfundim për temën

Si përfundim mund të themi së asnjë vend nuk mund të arrijë zhvillimit të

qëndrueshëm ekonomik pa investime të konsiderueshme në kapitalin njerëzor.

Arsimi sjell produktivitet dhe kreativitet tek njerëzit dhe promovon sipërmarrjen

dhe teknologjitë përparimtare. Në vazhdimësi ka tëndenca për t’a promovuar

arsimin dhe vazhdimisht është duke u mbështetur e drejta për arsim dhe si

stimulim për t’u regjistruar në shkolla apo fakultete kostoja për arsim është

minimale ose raste të veçanta largohet krejtësisht.

Është cekur së ndikimi i arsimit të lartë në rritjen ekonomike dallon nga vendi

në vend, përshembull në vendët më korrupsion të ulët, ekonomi të vogël

informale mund të ketë ndikim më të madh por edhe më të shpejtë, kështu që

për shtetin e Kosovës duhët një infrastrukturë e gjatë për t’u rregulluar.

Pothuajse të gjitha vendet që kanë arritur të aplikojnë reforma në arsim qëllimet

kryesore kanë qenë në ngritjen e cilësisë, sepse cilësia ndikon drejtëpërdrejtë në

produktivitet, dhe më rritjen e produktivitetit në një mënyrë apo tjetrën vjen

zhvillimi social dhe ai ekonomik.

Kohëve të fundit Bashkimi Evropian ka paralajmëruar për vlerësimin (jo të

mirë që është bërë) e skemës së bursave të BE-së, dhe konsiderohet se

institucionet lokale të Kosovës pas kthimit të kandidatëve nuk ju kanë ofruar

224Avdullah Hoti (2004) Human Capital and Unemployment in Transition Economies: The Case of Kosova

Page 195: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

195

punë. Dhe nëse vendoset për ndalimin e kësaj skeme ose granti për shkollim,

pasojat do të jenë negative për trendët zhvillimore në Kosovë respektivisht për

gjeneratat e reja të studentëve.

Pa ngritjen e resurseve njerëzore dhe përgaditjen për tregun e punës nuk ka rritje

ekonomike. Më rëndësi është sistemi i arsimit, prandaj konsiderohet se nevojitet

një reformim i vazhdueshem i sistemit të arsimit në Kosovë. Përveq arsimit

universitar rëndësi të veçantë kanë edhe ngritja e kapaciteteve njerëzore përmes

trajnimeve, ndërlidhja e arsimit me komunitetin e biznesit, krijimin e qendrave

të aftësimit profesional si dhe forma të tjera institucionale të veprimit të cilat do

ta rrisin cilësinë e arsimit dhe përgadisin kuadro të afta për tregun e punës.

Rekomandime

1. Reforma në arsim duhet bërë dalëngadalë, më përkushtim e më përkujdesjen

më të madhe, por nëse ato nuk dimë t`i bëjmë vetë, duhet t`i përfaqesojmë të

arriturat e të tjerëve. Pra, duhet t’a shikojmë ndonjë shtet i cili ka pasur

infrastrukturën dhe disa karakteristika të njejta më shtetin tonë.

2. Nëse reformimin e nisim pa planprogram, pa pajisje dhe mjete adekuate për

mësim dhe buxhet të bollshëm është më shumë së një dështim. Pse dështim?

Sepse nxënësit apo studentët nuk janë eksperiment, dhe së për t’a ditur a po

funksion një reformë duhet të kalojnë disa vite.

3. Të gjitha nivelet e sistemit të arsimit duhet të forcojnë lidhjet me tregun e

punës dhe të inkurajojnë rritjen e vetë-punësimit, shembull shkollat e mesme

profesionale (zanatit) dhe universitetët duhet të vëjnë kontakte të rregullat

me punëdhënës si dhe të kujdesën për mundësitë për punësim të atyre që

mbarojnë arsimin. Duhet të bëhen një vlerësim i rregullt sesa u mësohen

Page 196: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

196

nxënësve dhe studentëve shkathtësitë e përgjithshme që janë kyçe dhe që

kërkohen në tregun e punës.

4. Duhet të zhvillohet një sistem i këshillimit për karrierë në kuadër të

shkollave dhe të institucioneve të arsimit të lartë. Universiteti i Prishtinës

duhet të zhvillojë module ku do mësohej planifikimi i karrierës dhe zhvillimi

profesional, të cilat module do u ofroheshin të gjithë studentëve.

5. Programet e studimit të institucioneve publike e private të arsimit të lartë

duhet të pasqyrojnë nevojat e tregut të punës dhe duhet të përmirësojnë

punësueshmërinë e të diplomuarve duke promovuar transferin e teknologjisë,

inovacionin dhe ndërmarrësinë. Një mënyrë për të arritur këtë mund të jetë

nëpërmjet një dialogu të vazhdueshëm me punëdhënësit, mirëpo mund të jetë

e dobishme edhe përshtatja e programeve studimore me përparësitë

zhvillimore dhe strategjitë e punësimit në vend.

6. Rëndësi të veçantë duhet t’i kushtohet kërkimeve shkencore sepse ato

sigurojnë përgjigjje për hartuesit e politikave që ata të marrin vendimet e tyre

strategjike për strukturën e ardhshme ekonomike, strategjinë e arsimit,

kornizën ligjore dhe institucionet e sigurisë që të sigurohet një mjedis për

zhvillim të suksesshëm ekonomik dhe shoqëror.

Page 197: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

197

Referencat

1. A. Hoti & N.Adnett - Schooling in a High Unemployment Economy: The

case of Kosova, Staffordshire University Business School, Economics

Division Working Paper – 2004

2. A. Hoti - Human Capital and Unemployment in Transition Economies:

The Case of Kosova - 2004

3. But Dedaj - Ekonomiksi i Sektorit Publik (Tema të zgjedhura) – Prishtinë

2013, faqe 18.

4. Draft - Zehn Ziele für Bildung BMZ Bildungsstrategie 2010-2013

5. Eric A. Hanushek & Ludger Woßmann - The role of education in

economic growth, Feb. 2007

6. Eric A. Hanushek & Ludger Woßmann - "The role of cognitive skills in

economic development" - (2007)

7. GAP – Analizë, Pasqyra e Arsimit të Lartë Privat në Kosovë – Prishtinë

8. James J. Heckman - The Case for Investing in Disadvantaged Young

Children - 2007

9. John Dewey - Democracy and Education. The Free Press. pp. 1–4

ISBN 0-684-83631-9.

10. Joseph E. Stiglitz “Globalizimi dhe pakënaqësitë e shkaktuara prej tij” -

faqe 103-104.

11. KEC – Promovimi i të drejtave të femijës në fushën e Arsimit – Raporti 1

– 2009/10

12. Mark Rogers (2003) Directly Unproductive Schooling: How country

characteristics affect the impact of schooling, Harris Manchester

College, University of Oxford.

13. MASSH - Raporti përfundimtar për reformimin e Arsimit të Lartë dhe

Kërkimit Shkencor – Tiranë 2014

14. MEI & GIZ - Material diskutimi për të arriturat, sfidat dhe

rekomandimet në fushën e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë – Tetor 2012

15. Nexhmie Osmani - Reforma e Sistemit të Arsimit në Kosovë 2000 – 2010

16. OECD (2003a) Reviews of National Policies for Education: South

Eastern Europe Volume 1, Paris: OECD.

17. Report - The Millennium Development Goals – 2010

18. The Lisbon Strategy 2000-2010, Economic and Scientific Policy -

Employment and Social Affairs

Page 198: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

198

19. World Bank – GDP per Capita

http://data.worldbank.org/indicator/NY.GDP.PCAP.CD (Vizituar më

19.10.2016)

20. W. Benedek, B. Baliqi, A. Hoti, J. Baćević, I. Damjanovski – Impact of

Higher Education and Human Capital on the Economics and Political

Development of Kosovo - 2010

21. ZBE, MASHT dhe GIZ, Moduli 3 – “Mësimdhënia dhe të Nxënit” faqe

16

22. ZBE, MASHT dhe GIZ, Edukimi Cilësorë - Pikëpamja e përgjithshme

http://www.giz.de/expertise/downloads/giz2013-alb-seminari-1.pdf -

(Vizituar më 19.10.2016)

Page 199: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

199

Narkomania dhe Kriminaliteti

Hanife Hoxhaj

Fakulteti Juridik Master, Suharekë, Kosovë,[email protected]

Fluturë Avdiu

Fakulteti Juridik Master, Gllogoc,

Kosovë,[email protected]

Ky punim synon të shtjellojë narkomaninë si faktor sociopatologjik, ndikimin e

saj në shoqëri dhe një numër të statistikave që pasqyrojnë praninë e kësaj

dukurie të dëmshme në shoqëri. Trajtim në këtë punim jemi munduar të i japim

edhe raportit të narkomanisë me kriminialitetin, se sa ndikon narkomania në

përhapje të kriminalitetit dhe se çfarë vepra penale mund të kryhen nga

përdorimi i narkotikëve dhe se çka mund të shkaktojë përdorimi i tyre.

Pasi që kjo dukuri e dëmshme është mjaftë e përhapur në shoqëri është gjihnjë e

nevojshme që të bëhën përpjekje që nëpërmjet masave preventive të

parandalohet dhe të mbrohet shoqëria nga kriminaliteti. Po ashtu, jemi

munduar që sado pak nëpermjet këtij punimi të paraqesim disa nga faktorët që

ndikojnë në paraqitjen e saj, se kush janë përdoruesit më të shpeshtë të drogave

narkotike si cilat veprat penale janë më të shpeshta si pasojë e përdorimit të

drogave dehëse duke ndikuar kështu paraqitjen e kriminaliteti në një shoqëri.

Page 200: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

200

Fjalët e rëndësishme: Substanca psikotrope,

Kriminalitet,Trafikim,Viktimë, Fëmijë, i rritur.

Faktorët socio-patologjik

Quhen socio-patologjik për arsye se kanë të bëjnë me një sëmundje shoqërore e

cila kaplon raportet e caktuara në një rrafsh më të gjerë. Këto dukuri kanë të

bëjnë me atakimet dhe cënimet e disa vlerave morale, njerëzore, sociale, të cilat

kontibuojnë në paraqitjen e sjelljeve delikuente dhe kriminale në një vend. Si

faktorë sociopatologjik përmenden prostitucioni, patologjia seksuale,

alkoolizmi, narkomania, bixhozi, bredhja, lëmosha, dukuria e AID-sit, dukuritë

e vetëvrasjeve, hakmarrja dhe gjakmarrja. Këto lloje të faktorëve ndikojnë në

jetën e njeriut që mund tëshpie deri të kryerja e ndonjë vepre penale. Janë disa

shkaqe tek të cilat vie deri tek disa nga këto lloje të faktorëve si papunësia,

problemet familjare, lakmia, e shumë shkaqe të tjera.

Si një ndër faktorë e cila duhet të përmendet është përdorimi i substancave

narkotike e cila është e ndaluar me dispozita ligjore. Në vendin tonë kjo çështje

është e rregulluar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Blerja, posedimi,

shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe

analoge, prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave

psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike përbëjnë

vepër penale.

Narkomania

Termi narkomani rrjedh nga fjala greke “narko”-dehem dhe “mania”-tërbim me

të cilën shprehen epshet për kënaqje, dëfrim me mjete narkotike (drogë).

Me narkomani kuptojmë deshirën jonormale dhe të zgjatur që manifestohet nga

disa individ për lëndë (substance) toksike ose drogë, të cilat i kanë njohur

aksidentalisht ose të cilat i përdorin vullnetarisht duke kërkuar prej tyre efekte:

qetësuese, euforizante ose dinamike dëshirë kjo që bëhet shumë shpejtë një

Page 201: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

201

zakon tiranik dhe që ushtron në formë të padiskutueshme rritjen e progreseve të

dozave225.

Narkomania paraqet dukurinë negative shoqërore e cila manifestohet në

përdorimin e drogave dehëse dhe pijeve të tjera narkotike, kjo dukuri është

shumë e përhapur në botën bashkëkohore dhe paraqet një problem shqetësues

ngase konsumini i tyre prek edhe të miturit, ndërsa të rriturit disa e përdorin për

përfitimet e tyre ekonomike duke shitur në mënyra të ndryshme kundërligjore.

Të gjitha drogat dehëse mund të jenë natyrore dhe sintetike. Natyrore janë ato

droga dehëse dhe pije narkotike që gjenden në natyrë, që merren drejtperdrejt

nga natyra, ndërsa droga dehëse apo pijet narkotike sintetike janë ato të cilat

prodhohen në mënyrë artificiale.

Llojet e drogave dehëse dhe subsancave psikotrope

Ekzistojnë disa lloje të drogave si marihuana, hashashi, kokaina, heroina,

amfetaminat, haluciongjenët, solvantet, opiumi.

Drogat merren në mënyra të ndryshme dhe varet nga lloji i drogës dhe ndikimi i

saj psh.heroina, kokaina merren përmes të thithurit nga hunda si dhe me

injektim në venë, kurse drogat tjerë si marihuana, hashashi, opiumi merren me

anë të thithjes së tyre në formë cigareje ose në formë çaji apo gjethet e

përtypura.

Personat të cilët mund të ndikohen janë të ndryshëm sidomos në ato vende ku

zhvillimi ekonomik është i lartë më së shumti është e prekur pjesa e shtresës së

lartë sidomos fëmijët e tyre si shkuarja nëpër klube të ndryshme, shoqëria me

persona të ndryshëm. Shtresa e ulët gjithashtu përfshihen nga mërzija e kësaj

jete nga problemet e shumta ekonomike tek të cilët mund të arrijn të kryejnë

vepra penale të ndryshme si psh. vjedhje të hollash, sendesh që të ketë një dozë.

Në vendin tonë në Kosovë kjo dukuri më herët nuk ka qenë shumë e përhapur

mirëpo tani këtij problemi është duke iu rritur numri, institucionet si policia e

RKS-së gjithashtu edhe organizata Labyrinth kanë arritur të nxjerrin disa

statistika lidhur me këtë dukuri, si psh.Policia e RKS-së në vitin 2011, policia e

Kosovës ka realizuar 186 operacione dhe ka arrestuar 547 persona të dyshuar

për trafikim të drogës ndërsa më bazë të raportit vjetor 2014 ka nxjerr disa

statistika si:

225 www.lirenti.com/threads/1308-Narkomania

Page 202: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

202

Burimi:Raporti vjetor 2014 I Policis së Kosovës

Sipas statistikave këtu vërejmë një ndryshim tek veprat penale nga viti paraprak

ai 2013 në këtë 2014 numri i këtyre veprave është duke u rritur si ajo e

Kultivimit të narkotikëve 87%, ndërsa Posedim i narkotikëve 37.4%.226

Ndërsa konfiskimet të cilat i kanë bërë gjatë vitit 2014 dhe 2015 sipas raportit

2015 të policisë së Kosovës biem në përfundim se ka një ulje të

konfiskimeve.227

Burimi:Raporti vjetor 2015 I Policis së Kosovës

226Raporti vjetor 2014 I Policisë së Kosovës. 227 Raporti vjetor 2015 I Policisë së Kosovës

Vepra

Penale

2013 2014 Krahasimi

%

Kultivim

nartotikeve

31 58 +87

Posedim I

narkotikeve

428 588 +37.4

KONFISKIME 2014 2015 Kra

hasi

mi

%

Substancënarkotike(HEROINE) 9kg606.34gr 9kg585.85gr 00%

Substancë narkotike(KOKAIN) 21kg104.6gr 54.5gr -

100

%

Substancënarkotike(MARIHUAN

A)

734kg913.3g

r

461kg721.09g

r

-

37%

Substancë narkotike( Bimë

Kanabis)

6930 2557 -

63%

Page 203: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

203

Organizata joqeveritare Labyrinth është organizatë e cila merret me problemet e

narkomanëve gjithashtu e cila ka nxjerr disa statistika prej vitit 2002 deri më

05.06.2015 në bazë ajo të moshës, statusit, përdorimin e drogave të para,

edukimi, në bazë të nacionaliteteve, vendbanimeve në territorin e Kosovës.

Sipas disa të dhënave nga OJQ-së Labyrinth i cili ka ndarë përdorimin e këtyre

substancave si psh, sipas vendbanimeve Prishtinë 353 ka shkuar numri, mandej

me numër të madh vie Gjilani me 122, Gjakova me 70, Prizreni me 127,

Mitrovica me 84, Burim me 4, Hani i Elezit me 0, Lipjan me 6228.

Sipas gjinisë më së shumti janë meshkujt me 92.62% ndërsa femrat me 7.38%.

Mosha mesatare është 28, të papunsuar janë 66.13% ndërsa të punësuar 33.30%

këtu ne e vërejmë se personat e papunësuar janë më së shumti pjesë e kësaj

dukurie.

Shembull:

Shembulli 1:Raporti I OJQ Labyrinth lidhur me gjinin dhe gjendjen sociale

lidhur me perdorimin e drogave dehëse

228 Raporti i OJQ Labyrinth-Prishtinë 2002-29/05/2015

1101201301401501601701801901

Series 3

Series 2

Series 1

Page 204: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

204

Gjithashtu sipas OJQ-së Labyrinth ka qenë si studim edhe gjendja martesore

sipas se cilave del ne perfudim se të pamartuarit janë përdoruesit më të

shpeshtë.

Shembull:

Shembulli 2:Raporti OJQ lidhur per perdorimin e drogave dehësesipas statusit

martesor

Në bazë të edukimit në shkolla fillore numri 288 me 27.25%, Fakultet numri 46

me 4.35%, shkolla fillore e pambaruar 13 me 1.23%, shkolla e mesme 677 , e

64.05%, analfabet 9 e 0.85% dhe shkollë të lartë 6 me 0.57%. Sipas këtyre

statistikave e vërejmë se më së shumti janë përdorues të shkollave të mesme

mandej shkollat fillore të cilat duhet të vetëdijesohen të tjerët që ky fenomen

I Martuar

31.22%

I Fejuar 0.47%

I/E Ve

0.09%

I Shkurorëzuar 6.72%

I Pamartuar 60.36%

Page 205: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

205

ndikon si në gjendje psikike ashtu edhe fizike dhe vetëm me anë të seminarëve

dhe trajtimi i tyre si dhe ndonjë lëndë e posaçme të mësohet dhe t’i kushtohet

një rëndësi më e madhe. Edhe psikologët e ndryshëm kanë dhënë mendimet

etyre lidhur me këtë faktor si Psikologia Dafina Muçaj, thotë se janë shumë

faktorë që po ndikojnë në përhapjen e fenomenit të përdorimit të drogës tek të

rinjtë, sidomos tek moshat e mitura.“Studimet e nivelit botëror thonë se, ajo çka

ndikon në përdorimin e drogave, më së shumti është kureshtja. Madje, ndikimi i

bashkëmoshatarëve, është një prej faktorëve të rëndësishëm që ndikon tek një i

ri për ta nisur drogën. Pra, ka faktorë të ndryshëm, por në vendin tonë, mendoj

Shembulli 3:Raporti I OJQ lidhur me konsumimin e drogave dehëse në

edukim

Edukimi

Numri

Përqindja

Shkolla Fillore 288 27.25%

Fakulteti 46 4.35%

Shkolla fillore e

pambaruar

13 1.23%

Shkolla e mesme e

pambaruar

16 1.51%

Shkolla e mesme 677 64.05%

Analfabet 9 0.85%

Shkolla e Lartë 6 0.57%

Page 206: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

206

se njëri prej faktorëve është qasja e lehtë tek drogat dhe çmimi shumë i ulët i

substancave narkotike”, shprehet psokologia Muça

Raporti i narkomanisë me kriminalitetin dhe parandalimi

Duke pasur parasysh rrethanat narkomania trajtohet si faktor kriminogjen ngase

një numër i personave, të cilët konsumojnë drogën dehëse dhe pijet e tjera

narkotike, jepen pas kryerjes së një varg sjelljeve delikuente dhe kriminale.

Shumë narkoman mirren me veprime të ndaluara dhe kriminale. Posaçërisht ata

mirren me shitblerjen dhe shpërndarjen e drogave dehëse dhe me nxitjen e të

rinjëve dhe të miturve për konsumimin e drogave dehëse, po ashtu individët

narkomanë jepen edhe pas kryerjes së krimeve të vjedhjes, tregtisë me armë,

organizimit të prostitucionit, plackitjes, thyerjes së dyqaneve dhe objekteve të

tjera, me qëllim të sigurimit të mjeteve financiare për blerjen dhe sigurimin e

drogave dehëse. Personat narkoman janë të kyqur edhe në krimet e dhunës, e

sidomos me organizimin e prostitucionit, reketizmit, kindnapimit të fëmijëve e

shantazheve të ndryshme dhe shpesh marrin pjesë edhe në shkelje të rendit

publik229.

Për këtë arsye, në shumë vende janë bërë përpjekje për pengimin dhe evitimin e

dukurisë së narkomanis. Këto përpjekje kanë konsistuar në ndërrmarrjen e

masave për rregullimin juridik të prodhimit, shitjes dhe përdorimit të llojeve të

ndryshmë të drogave dehëse dhe pijeve narkotike. Mirëpo pa marrë parasysh të

gjitha këto masa represive dhe dënime rigoroze e drakonike, prodhimi,

qarkullimi dhe shpërndarja ilegale dhe trafikimi i drogave dehëse dhe

substancave psikotrope në botën bashkëkohore është në ekspansion, të dhënat

më të reja të statistikave kriminale tregojn për rritjen e numrit të trafikantëve të

zbuluar dhe sasinë e madhe të drogave dhe te konfiskuar nëpër vise të ndryshmë

të botës.

Gjithashtu janë miratuar konventa si ajo e Gjenevës e viteve 1925,1931,1946

dhe 1953. Konventa më e gjithanshme, konsiderohet Konventa e Vjenës e vitit

1971, dhe kjo quhet “Konventa unike mbi substancat psikotrope”. Në këtë

konventë janë caktuar se cilat substanca konsiderohen si pije narkotike si dhe

është rregulluar në mënyrë të hollësishmë çështja e prodhimit, vënies në

qarkullim si dhe ndalimi i keqpërdorimit dhe për përdorimin për nevoja

229Halili Ragip, Kriminoligjia, Prishtinë, 2011, fq. 314

Page 207: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

207

medicinale230. Në këtë konventë janë paraparë edhe masat preventive dhe

represive për ndalimin e keqpërdorimit të drogave dehëse. Sikur në të gjitha

vendet e botës edhe në vendin tonë në Kosovë kjo dukuri është e rregulluar me

dispozita ligjore të cilat janë të parapara në Kodin Penal të Republikës së

Kosovës i cili ka hyrë në fuqi më 1 janar 2013, të cilat hynë në kuadër të një

kapitulli XXIII të cilat emërtohen si veprat penale të narkotikëve231. Me anë të

cilave mundohet parandalimi dhe luftimi i këtyre veprave në shoqërinë tonë.

Përfundimet

Duke pasur parasysh që narkomania është një dukuri negative në shoqëri kjo

duhet të arrihet të bëhet parandalimi i saj. Duke parë statistikat sidomos kohët e

fundit është në një rritje e cila po prek gjeneratat e reja sidomos të miturit. Sikur

ne që jemi një vend në tranzicion ballafaqohemi me këtë problem të cilat duhet

arritur mënjanimi i tyre sidomos tek të miturit të cilët vijojnë mësimin,kontributi

i familjes, interesimi i prindërve për fëmijet e tyre se me kë shoqërohen luan rol

që mund të arrihet që fëmija e tyre mos të bëhet një narkoman. Ndryshimi i

sjelljeve mund të arrihet të kuptohet tek një narkoman si ajo zbehje në fytyrë, i

dobët me peshë, i nervozuar në mungesë të dozës e disa veti tjera. Me anë të

trajnimeve mund të arrihet që një narkoman të arrijë të shërohet si dhe organeve

tjera, kujdesin ndaj tyre, kontrollin e tyre etj. Ka pasur raste kur një narkoman

për shkak të dozëz së caktuar ka kryer një vepër penale si ajo e vjedhjes,

vrasjeve e vepra tjera të ndryshme vetëm që të arrijë të ketë një shumë të hollash

që të arrijë të ketë dozën e caktuar. Mund të arrihet të luftohet kjo dukuri

negative në shoqëri me bashkëpunimin e organeve dhe vetëdijesimin e

qytetarëve për efektet negative që ndikojnë në shëndetin e tyre, familjen, në

mjedisin dhe shoqërinë.

230 Vepra e cituar,fq.315 231 Kodi penal I RKS 1janar 2013

Page 208: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

208

Bibliografia;

Halili, Ragip, Kriminologjia, Prishtinë, 2011

Kodi Penal I Republikës së Kosovës 1Janar 2013

Raporti vjetor i Policisë së Kosovës 2014

Raporti vjetor I Policisë së Kosovës 2015

Raporti i OJQ-së, Labyrinth, Prishtinë, 2010

www.lirenti.com/threads/1308-Narkomania

http://koha.net/?id=8&arkiva=1&l=86282

Page 209: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

209

PUNIM HULUMTUES

TEMA:

“Dixhitalizimi i si faktorë nxitës në hapjen dhe menaxhimin e bizneseve”

Punuan: 1.Admir Krasniqi

Republika e Kosovës, Fakulteti Ekonomik Prishtinë

([email protected])

2.Aldi Zogaj

Republika e Kosovës, Fakulteti Ekonomik Prishtinë

([email protected])

Abstrakti:

Globalizimi dhe efekti i ti janë shumë dimensionësh. Ai mund të llogaritet edhe

si një variabël(përparsi,dobësi) varësisht nga këndvështrimi i natyrës së biznesit

dhe analizave që i bëjnë.Për disa lloje organizatash kjo është një avantazh

kryesor dhe arsye e ekzistencës së tyre.Këtë hulumtim e kemi realizuar që të

mbulojmë një boshllëk teorik,praktik që mund ti qasen studentet ata të cilët

merren me biznese dhe ata që dëshirojnë ti futen kësaj fushe.jemi munduar ti

thjeshtëzojmë dhe ti rendisim në mënyrën më logjike të mundshme. I kemi

sjellur disa fakte si si janë të varura bizneset në kohën tone ndërmjet vete,si e

shfrytëzojnë konkurrencën si arsye të ekzistimit dhe zhvillimit të afarizmit.Si u

qasën në botën teknologjike dhe si ndryshoj mjedisi operues i bizneseve,si ju

lehtësua puna e tyre menaxherike,si po shkojnë bizneset tek një menaxhim

dixhital të tërsishëm,dhe si funksionon sistemi (SAP).

Page 210: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

210

Do ta kemi edhe rezultatet e hulumtimit nëpërmjet pyetsorit. Ne përdorëm një

system on-line të intervistimit të disa mostrave në nivel vendi.Mostrat kanë

përfaqsuese të popullimit se kemi të bëjmë me dy lloje të respondentëve. Të

dhënat e mbledhura i kemi koduar dhe rezultatet mund ti shohim në pjesën e

fundit të punimit.Aty mund ta shohim se sa përdorin,besojnë menaxhimit

dixhital dhe qka mendojnë për një të ardhme të afërt lidhur me biznesin e tyre.

Dhe a ju ka lehtësuar punën dixhitalizimi?!

Fjalët kyqe:

informatik,menaxhim,ndërvarësi,internet,bizne

s,telekomunikim,varësi,komunikim,zhvillim,S

AP,etj.

Hyrje

Në një seri artikujsh kam studiuar dhe

trajtuar disa aspekte të rëndësishme të

internetit dhe ndërmarrjeve. Ndër elementet më të rëndësishme që janë

vënë në pah janë zhvillimi i internetit, zhvillimi i biznesit, ndikimi i biznesit

në zhvillimin e internetit, ndikimi i internetit në zhvillimin e biznesit si dhe

varësia e biznesit nga interneti. Ky është një artikull i cili mund të

ndërlidhet me atë seri artikujsh meqë varësia e bizneseve në këtë rast nuk

ka të bëjë jo vetëm me nënshkrimin e kontratave të ndryshme, por edhe me

vetë zhvillimet teknologjike,e posaçërisht me zhvillimet e teknologjisë

informative.

1.Ndërlidhja dhe varësia mes të bizneseve

Fig:I. Bashkëveprimi mes organizatave (Tubaro, P.2010)

Shumë strategji të reja dhe modele të biznesit janë vazhdimisht në ndikim nga

mënyrat e ndryshme të strukturimit, ndërlidhjes dhe koordinimit të aktiviteteve

Page 211: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

211

të niveleve të ndryshme nëpër organizata. Këto ndryshime janë duke ndodhur jo

vetëm në brendi të

organizatave, por edhe në të gjitha aktivitet e tyre që kanë të bëjnë me

ndërveprimin e tyre me partnerët, konsumatorët dhe palët tjera të treta, madje

ndonjëherë edhe në tërë zinxhirin furnizues232.

Kjo është duke shfaqur një ndërveprim mes organizatave i cili po shndërrohet

në një sistem i cili nga Barnes (2007) është definuar si “zhvillim i

infrastrukturës mes telekomunikimit dhe kompjuterit, i udhëhequr ose/dhe

shfrytëzuar nga dy ose më shumë organizata me qëllim të shkëmbimit të

informatave për të mbështetur aplikacionet ose proceset e biznesit”. Nga

zhvillimet në tregun botërorë mund të vërehet se mundësitë e reja të

ndërlidhjes së automatizuar mes organizatave kanë detyruar kompanitë të

ndryshojnë strategjitë e tyre të bashkëveprimit dhe të menaxhimit të rreziqeve

për shkak të nivelit të lartë të varësisë mes veti. Përkundër këtij fakti,

shfrytëzimi i tregtisë elektronike (njohur edhe si e-komerc) për të përmirësuar

efikasitetin e zinxhirit të furnizimit është promovuar me të madhe si

tek shitësit me të vogël gjithashtu edhe tek tregtuesit e njohur në përgjithësi.

Mënyra tradicionale e partneritetit mes organizatave është ndryshuar nën ndikim

nga teknologjit ë e reja të cilat kanë bërë që ndërlidhja të mos ndërpritet në

nivelin e nënshkrimit të marrëveshjeve, por të vazhdojë më tej deri në nivelin e

ndërtimit të një infrastrukture të përbashkët teknologjike mes partnerëve.Ky lloj

i partneriteti, është fjala për partneritetin B2B, shfrytëzon karakteristika të

ndryshme të bashkëveprimit përmes realizimit të veprimeve dhe marrëveshjeve

të ndryshme siç është përcaktim i standardit të përbashkët për numërimin e

produkteve, themelimin e teknologjive të përbashkëta të identifikimit të

produkteve ose/dhe shërbimeve, përcaktim të standardeve të përbashkëta të

shkëmbimit të të dhënave, ngritja e tregjeve të përbashkëta elektronike,

themelimi i qendrave të përbashkëta për sinkronizimin e të dhënave233. Për më

tepër, mjedisi i kompjuterizimit në re (nga anglishtja cloud computing)

shfrytëzohet si mjet i cili mundëson bashkëveprim më efikas në rrjetet e

sistemeve ku kanë qasje shumë kompani të profileve të ndryshme.

232 Li, F. (2007). What is e-business how the Internet transforms organizations. 233 – Barnes, S. (2007). E-commerce and v-business: digital enterprise in the twenty-first century

Page 212: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

212

Mënyra e re e realizimit të partneriteteve është më e organizuar, shumë e

sofistikuar dhe më e suksesshme në rrjedhën e informacioneve të bizneseve. Për

më tepër, kjo mënyrë po i sjell kompanitë më afër njëra tjetrës, që nuk është

element i bashkëveprimit tradicional, por në anën tjetër po krijon varësi mes

kompanive meqë investimet në projektet e bashkëveprimit janë gjithnjë në rritje

e sipër.

Ky bashkunim I thellë përcaktohet nga investimet e bëra nga partnerët në një

projekt të përbashkët.Natyrisht, lloji i partneritetit, intensiteti i investimeve,

rëndësia në realizimin urgjent të këtyre investimeve, marrja e barrëve të

menaxhimit dhe bashkë-koordinimit ndryshojnë nga industria në industri, nga

vendi në vend, si dhe nga struktura e tregjeve elektronike si dhe në shumë raste

edhe të atyre tradicionale.

2.Ndikimi i Internetit në ndryshimet dhe zhvillimin e biznesit

Interneti dhe teknologjitë informatike jo vetë që kanë çrregulluar sinjalet e

tregut, por gjithashtu kanë ndryshuar edhe rëndësinë e shumë faktorëve kyç të

biznesit tradicional.Interneti ofron mundësi të reja marketingu, duke ndryshuar

ndërlidhjen dhe ndërveprimin në mes funksioneve të marketingut, duke shtuar

mjete të reja marketingu, instrumente të reja, e të tjera.

Në këtë mënyrë, përfshirja në biznesin elektronik, për shkak të këtyre

ndryshimeve, relativisht është lehtësuar.Interneti ka mundësuar rikonfigurimin e

industrive ekzistuese të cilat

kanë qenë të ndërlidhura

ngushtë me shpenzime të

larta komunikimi,

shpenzime të larta për

mbledhjen e

informacioneve, dhe

shpenzime të larta për

transaksione. 234Për më

tepër, tregjet e suksesshme në Internet siç janë Amazon.com, eBay.com e të

234 Porter, Michael E. (2008). On competition (2nd ed.). Harvard Business Press.

Page 213: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

213

tjera, kanë lehtësuar depërtimin e kompanive në biznesin elektronik përmes

ofrimit të mundësive të cilat ndërli dhin mundësi e rëndësishme biznesi – është

një teknologji e patjetërsueshme.Suksesi i vepruesve të parë (anglisht: first-

movers) në biznesin elektronik, siç janë Yahoo,Galileo,Amazon.com

,eBay.com, Google.com e të tjerë, ka ndryshuar tërësisht mënyrën tradicionale

të të bërit biznes.Këto kompani u bënë udhëheqëse të tregut për një kohë të

shkurtë duke shitur produkte dhe/ose shërbime virtuale, duke vepruar si

ndërmjetësues në shitje, duke shitur hapësirë për reklamim në Internet, duke

ofruar “gjithçka falas”, duke qenë vend në të cilin të tjerët mund të realizojnë

aktivitetet e tyre dhe shumë veprime tjera; shumica e aktiviteteve të tyre nuk

kishin asgjë të përbashkët me aktivitetet në tregjet tradicionale.

Meqë tregu elektronik është rrjeti depërtimi dhe veprimi i kompanive arrin

kufijtë e vetë rrjetit të Internetit.

Deri ku ka Internet, deri në atë vend është i gjerë tregu i kompanisë.Kështu,

faktor kyç në tregjet elektronike është shpërndarja e cila ndërlidhë mes veti

porosinë dhe konsumimin.Për këtë, faktorët si vendi në të cilin kompania është

themeluar (që nënkupton serverët), si dhe vendi në të cilin produkti është

deponuar nuk janë të rëndësishëm. Është informata ajo e cila qëndron në ballë

dhe e cila “përmbushë” nevojat dhe dëshirat e konsumatorëve.Për më tepër, të

ndryshuarit e kuptimit të koncepteve siç është “vendi në Internet”, ka ndikuar në

ndryshimin e kuptimit të koncepteve tjera siç është planifikimi i produktit,

planifikimi i shpërndarjes, planifikimi i kapacitetit e të tjerë. Ky ndryshim ka

ngritur lirinë e të bërit biznes dhe planifikimin e aktiviteteve të kompanive, pa

ndikuar negativisht kënaqjen e konsumatorëve. Nga pikëpamja e biznesit, ka

ndryshuar konceptin e konkurrimit pasi që një kompani elektronike është

konkurrente e të gjitha kompanive tjera qofshin ato elektronike apo tradicionale

edhe atë në tërë botën235.Interneti u ka mundësuar dhe lehtësuar kompanive

depërtimin dhe lëvizjen nëpër tregje të llojeve të ndryshme. Kështu që, rritja dhe

segmentet e tyre të tregut ndryshojnë relativisht lehtë dhe relativisht

shpejtë. Gama dhe trajta e ofrimit të produkteve dhe shërbimeve nga ana e

kompanive ndryshon thuajse çdo ditë. Është normale për biznesin elektronik,

sepse për biznes të suksesshëm, që kompanitë të kenë model të biznesit që

235 – England, E., & Finney, A. (2007). Managing interactive media: project management for Web and digital media (4th

ed.)

Page 214: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

214

vazhdimisht evoluon duke ofruar produkte ose/dhe shërbime të reja (p.sh.

karakteristika e Facebook “kyçja përmes Facebook”), largimin e

produkteve/shërbimeve ekzistuese (p.sh. Google Inc. mbylli Google Buzz),

blerja e kompanive me produkte/shërbime të cilat plotësojnë

produktet/shërbimet ekzistuese të kompanisë (p.sh. Google Inc. bleu

Youtube.com), dhe shumë veprime të tjera.

Për shkak të teknologjive të Internetit, dinamizmi i ndryshimeve si në tregun

elektronik ashtu edhe në atë tradicional është i lartë.

Trilogjia e zhvillimit është fundamenti mbitë cilin krijohet baza e zhvillimit të

përgjithshëm të biznesit në ditët e sodit, duke përfshirë biznesin tradicional dhe

atë në Internet. Kjo trilogji mund të perceptohet vetëm në

pikëpamjen e përgjithshme, ndërsa në pikëpamjen e zhvillimit të biznesit është

një proces që zhvillohet në prapavijë. Është një proces shtytës që ndikon

drejtpërdrejtë ose tërthorazi në zhvillimin e strategjive të reja të biznesit. Të

kuptuarit të drejtë të këtij zhvillimi bëhet përmes analizës së çështjeve si

zhvillimi i teknologjive të Internetit dhe hapat e përmirësimit të biznesit

elektronik, të kuptuarit e depërtimit të

bizneseve në ambientin elektronik,

ndikimi i Internetit mbi modelet

tradicionale të biznesit, ndikimi i

Internetit mbi ndryshimet në treg, lëvizja

e bizneseve tradicionale drejt zhvillimit

të strategjive të biznesit elektronik,

ndikimi i internetit në zhvillimin e

strategjive inovative të bizneseve

tradicionale e të tjera.

Në njërën anë, konkurrentët e

drejtpërdrejtë shtynë njëri tjetrin për

pjesë më të madhe të tregut dhe në anën

tjetër ata lëvizin drejt një tregu tjetër për të ndikuar ndaj bizneseve tjera (shih

figurën). Nga figura mund të vërejmë

se tregtuesit sipas tregjeve të tyre mund të ndahen në tre lloje: tregtues

tradicional, tregtues në Internet dhe tregtues me treg të përzier. Kështu,

tregtuesit tradicional të ndikuar nga zhvillimet në Internet gjithnjë e më shumë

Page 215: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

215

lëvizin drejtë zgjerimit të tregut të përgjithshëm përmes pjesëmarrjes në

Internet, pra kalojnë nga tregtues tradicional në tregtues me treg të përzier.

Përfundimisht, zhvillimet e teknologjive të Internetit kanë krijuar mundësi

shumë të mira për të themeluar biznese të reja ose/dhe për të përshtatur bizneset

ekzistuese në ambientin e ri tregtues. Interneti ka “krijuar” kompani të reja,

tregtuesit në Internet, me modele tërësisht të reja të biznesit, por me synim të

njëjtë si bizneset tradicionale: të fituarit përmes kënaqjes së konsumatorit.

3.Interneti dhe strategjitë e biznesit

Shumë kompani kanë pasur ide të mrekullueshme për t’i implementuar në

internet. Për më tepër, ato madje kanë zhvilluar modelet e biznesit për këto ide.

Më në fund, për shkak të mungesës së strategjisë ose duke implementuar

strategji të gabuar, pas investimit të milionave nga kapitali i tyre, ato kanë

dështuar drejt implementimit të modeleve të zhvilluara të biznesit. Pra, mahnitja

nuk është pjesë e biznesit dhe zhvillimeve të tij, por strategjia është elementi

kyç për biznes të suksesshëm.Pa dyshim Porter (2011) ka të drejtë kur thekson

se të pasurit strategji është disiplinë, meqë ajo kërkon përqendrim të fortë mbi

rentabilitetin dhe jo vetëm mbi rritjen. Gjithashtu, strategjia, është vullnet për të

zhvilluar tregtime të mëdha duke përzgjedhur çfarë të bëhet dhe çfarë jo. Në

këtë mënyrë, mjeti bazë për të kuptuar ndikimin e teknologjisë informative mbi

kompanitë është modeli i zinxhirit të vlerave. Sepse çdo aktivitet përfshinë

krijimin, përpunimin dhe komunikimin e informacioneve, dhe teknologjia

informative ka ndikim të madh mbi zinxhirin e vlerave.

Edhe pse interneti u mundëson kompanive depërtim të lehtë në tregun në

internet, ato duhet zhvilluar strategji të cilat sigurojnë depërtim të suksesshëm

dhe rritje stabile si në biznesin tradicional – nëse kompanitë janë tradicionale

dhe përpilojnë strategji për depërtim në tregun në internet – ashtu edhe në

tregun në internet. Për këtë çështje, Porter (2001) vlerëson se zinxhiri i vlerave

duhet të jetë shumë i harmonizuar, ku aktivitetet e kompanisë përputhen si një

sistem i cili vetë-fuqizohet. Në këtë mënyrë, cilido konkurrent që tenton të

imitojë strategjinë duhet zëvendësuar sistemin e tërë ekzistues në vend të

kopjimit të një ose disa karakteristikave të produktit ose të kopjimit të një ose

dy mënyrave të realizimit të aktiviteteve të caktuara.

Page 216: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

216

Figura:

II.Lakorja e

miratimit

(Waser, 2011)

Në fazat e para

të implementimit

të teknologjisë,

sinjalet e tregut mund të jenë të pa sigurta meqë teknologjitë e reja shtynë

eksperimentime të papërmbajtura, si nga kompanitë ashtu edhe nga

konsumatorët, dhe këto eksperimentime shpesh janë ekonomikisht të pa

qëndrueshëm. Prandaj, si pasojë, sjellja e tregut

deformohet dhe duhet interpretuar me kujdes (Porter, 2008).

Për këtë, strategjia e implementimit duhet bazuar në strukturën e fuqive të

kompanisë për të realizuar biznes elektronik e cila analizon në njërën

anë kombinimin mes dimensioneve të teknologjisë, kompanisë, dhe njerëzve,

dhe në anën tjetër strategjinë e biznesit, adoptimin e biznesit elektronik dhe

menaxhimin e zinxhirit të furnizimit.Duke u mbështetur në pozicionimin

strategjik në njërën anë, dhe në informacionet e përmbledhura nga studimi i

strukturës së aftësive të kompanisë për të realizuar biznes elektronik në anën

tjetër, mund të implementohen dy strategji implementimi: strategjia e

implementimit të përnjëhershëm dhe strategjia e implementimit hap-pas-hapi

(shih figurën 2, respektivisht figurën 3).

Figura:III. Implementimi i

përnjëhershëm

Depërtimi drejt një modeli të

caktuar të biznesit në

internet,nga ana e kompanive

të themeluara në baza

tradicionale, shkatërron

modelin e biznesit ekzistues

Page 217: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

217

të implementuar me sukses. Pra, dallimi mes këtyre

dy strategjive është menaxhim i rreziku meqë hapat e ndryshimit të

modelit të biznesit kanë madhësi dhe hendeqe të ndryshme.

Figura:IV.

Implementimin hap-pas-

hapi

Për në fund, meqë interneti

shkatërron modelin e

biznesit të zhvilluar

paraprakisht, madje edhe

modelet e implementuar

me sukses, secila kompani

duhet zhvilluar strategji të cilat mundësojnë implementimin e suksesshëm e

modeleve të biznesit elektronik.Madje, interneti dhe ambienti në të është duke u

bërë çdo ditë më tërheqës për zhvillimin e aktiviteteve të biznesit, madje edhe

për personat privat, prandaj ka nevojë për strategji të cilat 1) plotësojnë, në

vend të kanibalizojnë, strategjitë ekzistuese të biznesit të

kompanisë dhe 2) krijojnë përparësi konkurruese – këto përparësi konkurruese

duhet buruar nga efektiviteti operativ dhe pozicionimi strategjik – të cilat

konkurrentët nuk mund t’i kopjojnë. 236

4.Menaxhimi dixhital

Niveli i ndikimit, gjithashtu, është i lartë edhe në industrinë e shërbimeve siç

janë bizneset që kanë të bëjnë me hoteleri, udhëtim dhe turizëm, bankat,

shërbimet shëndetësore e të tjera. Rezultate të arritura nga studime të shumta

tregojnë se teknikat e reja të të mësuarit përmes mjeteve elektronike siç janë

rrjetet neurologjike artificiale (anglisht: artificial neural networks) ose makinat

vektoriale mbështetëse (anglisht: support vector machines), janë në gjendje të

ofrojnë parashikime shumë të sakta lidhur me shumë probleme të bizneseve të

ndryshme (Baesens et al., 2003). Për shembull, duke u bazuar në ndonjë grup të

Porter, Michael E. (2008). On competition (2nd ed.). Harvard Business Press.

Page 218: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

218

caktuar të të dhënave nga aplikimet e mëparshme për mbështetje financiare,

institucionet financiare konstruktojnë modele financiare për të parashikuar nëse

një aplikues i caktuar do të jetë në gjendje ose jo të paguaj borxhin financiar për

të cilin aplikon.Kurdo që kërkohet tek shumë sipërmarrës të NME-ve si ata

menaxhojnë biznesin, me vendime të çfarë llojeve të problemeve,përgjigja e

tyre është shpesh: "rregull e pranoj, intuitë, duke iu referuar ndërmarrjeve të

tjera të suksesshme të biznesit Mode "Në të vërtetë, këto gjëra kanë një rol të

caktuar për marrjen e vendimeve të biznesit ndërmarrje, por vendimet e vërtetë

e duhura të ndikojë drejtpërdrejt në funksionimin e të dhënave duhet të jetë,

vetëm të dhënat në mënyrë që të reflektojë gjendjen e vërtetë të biznesit.

Prandaj, në mënyrë që të përmirësohet rrënjësisht nivelin e menaxhimit të

ndërmarrjeve, të menaxhimit të bëhet menaxhimin e turbullt racional, ajo duhet

të menaxhohen në bazë të të dhënave që MBF (Menaxhimi nga figurat),

përmirësojnë vendimmarrjen e menaxhimit më shkencore.Faza fokus

menaxhimin, atëherë, kur operatorët e marrjes së vendimeve të biznesit, të cilat

duhet të veprojnë një bazë dixhitale!?Kështu,operatori duhet të përqëndrohet në

rritjen e shitjes dhe pjesë të tregut. Në këtë fazë, menaxhimi duhet të

përqëndrohet në të ardhurat, fitimin bruto, diferencë kontributit, fitimi pikë

arrijnë shumën në shitje, pjesën e tregut dhe rritjen e shitjeve, shkalla e

produkteve të kualifikuar, kënaqësinë e konsumatorit dhe figura të tjera të

biznesit.

5.Çka është SAP(Sistemet Alikacionet Produktet-Shërbimet)?

Shkurtesa SAP rrjedh nga gjermanishtja, “Systeme, Anwendungen, Produkte” e

që në shqip ka kuptimin Sistemet Aplikacionet dhe Produktet. Për herë të parë

SAP u përdor në vitin 1972 nga pesë ish punëtorë të IBM në filialin Meinheim,

Gjermani. Meqë, terminologjia informative dhe ajo e biznesit elektronik shumë

shpesh referohet në anglisht, po përmendim se kuptimi i SAP në anglisht është

“Systems Applications and Products.”. Idea origjinale e SAP ishte që tu ofrohet

konsumatorëve mundësia për të ndërvepruar me bazën e përbashkët të të

dhënave të kompanisë për një gamë të caktuar të aplikacioneve.

Së fundi SAP ka përmbledhur produktet në një faqe të vetme interneti emëruar

mySAP.com, gjithashtu ka shtuar aplikacione të reja të biznesit elektrnonik

duke përfshirë CRM (Menaxhimi i Marrëdhënieve me Konsumatorët nga

anglishtja Customer Relationship Management ) si dhe SCM (Menaxhimi i

Zinxhirit të Furnizuesve nga anglishtja Supply Chain Management).

Nga modulet të cilat përfshihen tek SAP shërbimet për të realizuar shërbimet

kryesore të biznesit janë:

Page 219: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

219

FI – Kontabiliteti Financiar (anglisht: Financial Accounting)

FSCM – Menachimi i Zinxhirit të Furnizimit Financiar (Financial

Supply Chain Management)

CO – Kontrolli (anglisht: Controlling)

MM – Menaxhimi i Materialeve (anglisht: Materials Management)

SD – Shitjet dhe Shpërndarjet (anglisht: Sales and Distribution)

LE – Zbatimi i Logjistikës (anglisht: Logistics Execution)

PP – Planifikimi i Prodhimit (anglisht: Production Planning)

QM – Menaxhimi i Kualitetit (anglisht: Quality Management)

PM – Mirëmbajtja e Depove (anglisht: Plant Maintenance)

PS – Sistemi i Projekteve (anglisht: Project System)

HR – Burimet Njerërzore (anglisht: Human Resources) 237

Metodologjia e Implementimit të SAP

Implementimi i SAP sistemit në një kompani është projekt i madh i cili kërkon

muaj ose një vit angazhim.Sidoqoftë, për implementimin e një metodologjie të

një SAP projekti përdoret një qasje e përgjithshme që zakonisht përputhet me 5

fazat:

Faza 1: Planifkimi i projektit.

Faza 2: Skematizimi i projectit.

Faza 3: Realizimi.

Faza 4: Përgatitja përfundimtar.

Faza 5: Futja në veprim.

Për më tepër, secila fazë e realizimit duhet të realizohet bazuar në synimet

specifike dhe në planin specifik të realizimit. Për realizimin e SAP projekteve

tanimë ekzistojnë lëmi veprimi si “Menaxhimi i SAP Projekteve” (anglisht:

SAP Project Management) dhe ” Menaxhimi i SAP Ndryshimeve në

Organizatë” (anglisht: SAP Organizational Change Management).

6.Hulumtimi

a.Vështrim mbi Hulumtimin- Hulumtimi na tregon qartazi se si mendojnë

veprojnë dhe supozojnë ata të cilët merren dhe do të merren me biznes kundrejtë

1 237 www.globalguideline.com(Systems, Applications, and Products (SAP) Guides)

Page 220: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

220

dixhitalizimit të ekonomisë(iekonomia).Janë disa attribute të cilat na japin I

informacione të qarta lidhur me të ardhmen e dixhitalizimit total.

b.Puna në të ardhmen në këtë tem-Lidhur me dixhitalizimin mbahen konferenca

dhe shumë korporata apo biznese duke u bazuar në globalizmin(tregjet e largta

gjeografikisht) e kanë si metod të imponuar.Ne e pamë se dixhitalizimi krijonë

lehtësi,besueshmëri,siguri,saktësi dhe mbanë një imixh sa I përket” good willit”

të organizates.

c.Metodilogjia e hulumtimit ka qenë pyetsori i cili ka përmbajtur:

1.dhjetë(10)pyetje,

2.60 respodent,

3.on-line,

4.Distanca kohore Krijuar(03.03.2016).

5.SPSS- të dhënat e përpunuar

1.A është njëra ndër arsyet(TIK)

dhe dixhitalizimi i ekonomisë

se ju dëshironi ta zgjeroni

biznesin(apo hapni një biznes të ri)?

a.Po(plotësisht).

(43.48%)

b.JO(nuk i/do përdori për biznes).

(4.35%)

c.Njëra nga arsyet.

(39.13%)

d.70% e arsyes është kjo.

(13.04%)

Page 221: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

221

2.A do/i përdorni(TIK) dhe data

bazat elektronike për ruajtjen e

të dhënave dhe komunikimin në

lidhje me biznesin(afarizmin)?

a.Po i/do i përdori

(90.91%)

b.Jo nuk i/do i përdori sepse nuk

kam njohuri.

(0.00%)

d.Jo në të gjitha aspektet.

(4.55% )

c.Jo nuk i besoj virtualitetit(aspak).

(4.55%)

3.Virtualiteti dhe memorizimi

elektronik është afarizmi i të

ardhmes

,konkurrenca do të ju a

imponojë në një formë?

a.Do ta përdori.

(27.27%)

b.Ndoshta(mundë të ndodhë).

(63.64%)

c.Nuk pëlqej të mendoj diqka të tillë.

(4.55%)

d.Jo(kam metoden time).

(4.55%)

4.A i/do përdorni metodat

elektronike për reklamimi të

produktit apo biznesit tuaj?

a.Po(i pashmangshëm).

(82.61%)

b.Jo(aty nuk i përshtatet).

(4.35%)

c.Metoda t'jera përdori.

(8.70%)

d.Është i kotë.

(4.35%)

5.A ju ka lehtësuar punën

dixhitalizimi në mbajtjen e

shënimeve

(kuantitative, kualitative)?

"kliko dy opcione".

a.Ka lehtësuar punën.

(83.33%)

b.Ka rritur saktësinë.

(44.44%)

c.Ka rritur shpejtësinë.

(38.89%)

d.Ka zvogluar sigurinë.

(16.67%)

e.Ka rritur sigurinë.

(33.33%)

6.Dixhitalizimi a ka ndikuar

në reduktimin e puntorëve?

a.Po

(83.33%)

b.Jo

(16.67%)

Page 222: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

222

©ServeyMoncy2016AdmirKrasniqi

7.Dixhitalizimi(robotika) a ka/do

ndikuar në produktivitetin

e biznesit tuaj?

a.Po.

(61.11%)

b.Jo.

(16.67%)

c.Nuk varet vetëm nga makineria

moderne.

(11.11%)

d.Varet nga konkurrena se qka

përdor.

(11.11%)

8.Shkalla e dixhitalizimit ka arritur

në një

kulm që ka reduktuar punën e

mundishme a e ka rritur monotonin

e punës së njëjtë?

a.Jo(shumë më mirë).

(16.67%)

b.Po(qëndrimi para kompjuterit).

(44.44%)

c.Për disa punë e ka rritur.

(33.33%)

d.Ende nuk i përdori metodat e reja.

(5.56%)

9.Aspektet e komunikimit dhe

japjes së detyrave(virtuale) ju

pëlqejnë?

a.Po sepse s'ka humbje kohe.

(38.89%)

b.Jo më pëlqen takimi fizik me

nën/mbivartës.

(11.11%)

c.Disa situata(punë)e preferoj.

(50.00%)

10.Rreth deklarimeve dhe pagesave

(tatimit,furnitorët) a e ka lehtësuar

punën dixhitalizimi?

a.Po(e mira më e madhe).

(94.44%)

b.Jo(vetëm se mu ka imponuar).

(5.56%)

Page 223: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

223

Referencat:

1.Barnes, S. E-commerce and v-business: digital enterprise in the twenty-first

century, Butterworth Heinemann. (2007). 2. Li, F.

What is e-business: How the Internet transforms organizations.Wiley

Blackwell.(2007). 3. Porter&Michael E.

On competition (2nd ed.). Harvard Business Press. (2008).

4.Mustafi, S., Jost, L., & Nguyen, T. The Relationship between Online and

Offline Marketing. Integration The Vlsi Journal. (2011). FHNW, Olten.

5.Takimi Ministral i Mesdheut për Ekonomi Dixhitale

30,Shtator,Bruksel(Deklarata e përbashkët) . 6.

www.globalguideline.com (marrur më 10.03.2016)

7.Ligjeratat(UP-Ekonomik,N.Skenderi”Hyrje në Biznes”,M.Berisha-

Namani”Informatika e Biznesit)2013-2015,Prishtinë

Prishtinë,Kosovë Nëntor 2016

Page 224: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

224

Bashkimi i Kërkesëpadive në Procedurën Civile – Kontestimore

Egzon Doli

Universiteti i Prishtinës, Prishtinë-Kosovë,

[email protected]

Abstrakti:

Bashkimi i Kërkesëpadive si institut i procedurës kontestimore ka rëndësi të

posaçme për faktin se janë shumë të shpeshta rastet kur pala paditëse në një

procedurë kontestimore nuk ka vetëm një kërkesë ndaj palës së paditur, por në

padinë e tij parashtron disa kërkesa, si të tilla p.sh. “...kthimin e sendit siç ka

qenë në momentin e nënshkrimit të kontratës, shpërblimin e dëmit për

shfrytëzimin e sendit si dhe fitimin e humbur për shkak të pamundësisë së

disponimit të sendit nga pronari...”. Menagjimi i situatës së tillë, kur kemi të

bëjmë me bashkim të kërkesëpadive, nga ana e gjyqtarit që e gjykon lëndën,

kërkon një profesionalizëm më të lartë se në rastin kur kemi të bëjmë më një

kërkesë të vetme të palës paditëse.

Fjalët e rëndësishme: Bashkimi i Kërkesëpadive, Procedura Kontestimore,

Bashkimi eventual i Kërkesëpadive, Bashkimi komulativ i Kërkesëpadive,

Bashkimi Alternativ i kërkesëpadive.

1.Hyrja

Në këtë punim do të trajtohet një institut procedural që i përket procedurës

kontestimore dhe që si i tillë kanë rol të rëndësishëm sepse mardhëniet

Page 225: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

225

juridiko-civile në plot raste nuk janë thjesht vetëm me nga një kërkesë të vetme,

por ato shpesh mund të jenë mes disa palëve ose personave dhe me disa kërkesa

të ndryshme.

Më bashkimi e kërkesëpadive, si institut procedural kuptojmë kur pala paditëse

në procesin kontestimorë, ndaj palës së paditur parashtron dy apo më shumë

kërkesa në një padi të vetme dhe që për ato kërkesa zhvillohet e njejta

procedurë.

Në rastin kur kemi të bëjmë me bashkim të kërkesëpadive, procedura civile,

përkatësisht kontestimore për gjykatën dhe palët është më e komplikuar se në

rastin kur kemi të bëjmë me një kërkesë të vetme ose vetëm me një palë

paditëse dhe një të paditur.

Ky konstatitm bëhet për faktin se kur procedura civile zhvillohet duke zbatuar

këtë institut procedural mund të jetë më e gjatë se normalisht, sepse duhen

trajtuar shumë prova, duhen dëgjuar më shumë dëshmitarë, ekspert etj, andaj

gjykata në raste të tilla duhet të shpreh një profesionalizëm më të madh

2.Teksti Kryesor

Parimi i Ekonomizimit, si për palët në procesin kontesitmorë ashtu edhe për

gjykatën, është shkaku kryesorë se pse një palë vendos që të disa kërkesa e tij ti

përfshijë në një padi të vetme. Poashtu shkak tjetër i rëndësishëm se pse një apo

më shumë palë paditëse i përfshijnë dy apo më tepër kërkesa në padinë e tij/tyre,

është ekzistimi i bazës së njejtë juridike prej nga e kanë burimin ato kërkesa

ndaj palës së paditur. Në kuadër të bashkimit të kërkespadive kemi tri lloje të

bashkimit:

1. Bashkimi komulativ i kërkesëpadive

2. Bashkimi eventual i kërkesëpadive, si dhe

3. Bashkimi alternativ i kërkesëpadive

Page 226: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

226

Bashkimi komulativ i kërkesëpadive

Fillimisht duhet cekur se padia është veprimi disponibil i personit fizik

ose juridik dhe veprimi i parë procedural, me paraqitjen e së cilës fillon procesi

kontestimorë për çka edhe prodhohen efektet e para juridike si për palën

paditëse ashtu edhe për të paditurin.

Në parim, pala paditëse paraqet një padi dhe një kërkesë kundër palës së

paditur, mirëpo janë të shumta rastet në praktikë kur pala paditëse në një padi

paraqet dy a më shumë kërkesa ndaj palës së paditur dhe që kjo ndryshe në

shkencën juridiko-civile njihet si bashkim i kërkesëpadive. Për bashkimin e

kërkesëpadive në një padi flet edhe neni 255 i LPK-së. Në rastin kur paditësi në

padinë e tij përfshinë disa kërkesa ndaj palës së paditur dhe kërkon nga gjykata

që për të gjitha ato kërkesa të vendosë përnjëherë me një vendim, atëher kjo

njihet si bashkimi komulativ i kërkesëpadive. Pra në rastin e tillë paditësi

kërkon nga gjykata që me vendimin e saj ta detyroj të paditurin që ti përmbushë

të gjitha kërkesat në mënyrë komulative ndaj tij, mirëpo kjo kërkesë e palës

paditëse nuk e pengon gjykatën që të nxjerrë aktgjykim të pjesshëm duke i

aporvuar vetëm disa nga kërkesat e paditësit (Neni 147 i LPK-së). Si rast tipik i

bashkimit komulativ të kërkesëpadive mund të jenë në rastet e shkaktimit të

dëmit si rezultat i fatkeqësisë në komunikacion, kështu P.SH personi B në

cilësinë e taksitit është goditur në veturën e tij nga personi A, pa fajin e tij, me

çka i është dëmtuar makina dhe si rezultat i kësaj ai nuk mund ta ushtroj për

disa ditë profesionin e taksistit dhe në këtë rast personi B në padinë e tij mund të

parashtroj disa kërkesa ndaj personit A, siç janë: Kërkesa për dëmshpërblim: për

shkak të shpenzimeve në rregullimin e makinës, Kërkesa për fitimin e humbur

për shkak se ai nuk ka mundur për disa ditë ta shfrytëzoj makinën e tij taksi si

dhe Kërkesën për shpërblimin e dhimbjeve shpirtërore (frikws) të pësuara me

rastin e aksidentit.

Për të ekzistuar bashkimi komulativ i kërkesëpadive duhet që

paraprakisht të plotësohen disa kushte. Si kusht elementarë është ekzistimi i

bazës së njejtë faktike ose juridike për të gjitha ato kërkesa, të njejtën bazë

faktike ose juridike e kanë të gjitha ato kërkesa të cilat mund të subsumohen në

Page 227: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

227

të njejtën normë juridike, si psh. disa autorë kërkojnë shpërblimin e dëmit nga

një librari për shkak të shkeljes së të drejtës së autorit.238 Nëse kërkesat e palës

paditëse nuk janë të lidhura për të njejtën bazë faktike ose juridike, atëher ato

kërkesa mund të përfshihen në një padi vetëm nëse për të gjitha ato kërkesa

ekziston kompetenca lëndore dhe territoriale e të njejtës gjykatë, pastaj për të

gjitha ato kërkesa është përcaktuar lloji i njejtë i procedurës (pra nëse për njërën

nga kërkesat e palës paditëse kompetente është gjykata që zhvillon procedurën

jokontestimore, ndërsa për kërkesën tjetër gjykata që zhvillon procedurën

kontestimore, atëher s’kemi të bëjmë me bashkim komulativ të kërkesëpadive)

dhe që gjykata pas vlerësimit të këtyre rrethanave vjen në përfundim se

përfshirja e këtyre kërkesave në një padi i kontribuon ekonomizimit të gjykimit,

e nëse gjykata vlerëson se kjo nuk i kontribuon ekonomizimit të gjykimit atëher

më së voni në seancën pregaditore ose seancën për shqyrtimin kryesorë, gjykata

me aktvendim e ndanë procedurën, ndaj të cilit aktvendim lejohet ankimi (Neni

206 parag.1 i LPK-së).

Me legjislacionin e më hershëm ishte paraparë që nëse nëse për njërën nga

kërkesat e palës paditëse është kompetent trupi gjykues ndërsa për kërkesën

tjetër gjyqtari i vetëm, atëher në lidhje me padinë vendosë trupi gjykues sepse

konsiderohet që një çështje vendoset në mënyrë më profesionale nga trupi

gjykues se sa nga gjyqtari vetëm, ndërsa me legjislacionin e ri të procedurës

kontestimore neni 15 parag.1 parashihet se në procedurën pranë gjykatës së

shkallës së parë vendos vetëm gjyqtari individual. Si edhe tek rasti i

bashkëndërgjyqësisë, edhe tek bashkimi komulativ i kërkesëpadive mund të

ekzistoj bashkimi komulativ i njëkohshëm ose fillesar i kërkesëpadive dhe

bashkimi komulativ i mëvonshëm ose sukcesiv i kërkesëpadive. Tek bashkimi

komulativ fillestarë i kërkesëpadive pala paditëse në momentin e paraqitjes së

padisë në gjykatë parashtron të gjitha kërkesat përnjehërë që ka ndaj palës së

paditur, ndërsa tek bashkimi komulativ i mëvonshëm i kërkespadive, pala

paditëse pas paraqitjes së padisë por jo më vonë se seanca për shqyrtimin

kryesorë të qështjes mund të paraqes edhe kërkesa të reja që ka ndaj palës së

njejtë, të cilat kërkesa nuk i ka përfshirë më herët në momentin e dorëzimit të

Page 228: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

228

padisë në gjykatë dhe kjo mund të ndodhë me kusht që kërkesat e reja të kenë të

njejtën bazë faktike ose juridike me kërkesa e mëhershme të paraqitura në padi.

Bashkimi eventual i kërkesëpadive

Në rastët kur pala paditëse përfshinë në padinë e tij dy apo më shumë

kërkesa të cilat janë të ndërlidhura mes tyre dhe që kërkon nga gjykata që nëse e

refuzon kërkesën e parë, ta aprovoj kërkesën e dytë me rradhë, atëher kemi të

bëjmë me bashkimin eventual të kërkesëpadive. Kjo radhitje e kërkesave, duhet

të jetë e caktuar në padi nga paditësi239. Bashkimi eventual i kërkesëpadive

ndodhë zakonisht kur paditësi shpreh pasigurinë e tij në lidhje me atë se a do të

ketë sukses me kërkesën e parë ndaj palës së paditur. Për të ekszituar bashkimi

eventual i kërkesëpadive duhet parapraktisht të ekzsitoj baza e njejtë faktike ose

juridike, pastaj të ekzsitoj komeptenca lëndore dhe territoriale e gjykatës së

njejtë për të dyja kërkesat e palës paditëse, si dhe që për ato kërkesa të jetë

paraparë lloji i njejtë i procedurës, pra procedura kontestimore.

Një tjetër çështje e rëndësishme, kur është fjala e bashkimit eventual të

kërkesëpadive, është edhe vlera e objektit të kontestit, normalisht kjo vjen në

shprehje në kontestet pasuroro-juridike. Dispozita e nenit 30 të LPK-së në lidhje

me vlerën e objektit të kontestit përcakton se te vlera e objektit të kontestit

merret parasyshë vetëm kërkesa kryesore, mirëpo në rastin e bashkimit eventual

të kërkesëpadive, pala paditëse ka dy kërkesa: njëra kryesore e tjetra eventuale,

andaj këtu mund të themi se vlera e objektit të kontestit në rastin e bashkimit

eventual të kërkesëpadive do të mund të caktohet sipas vlerës së kërkesës së

parë (kryesore) të palës paditëse, e nëse kërkesa e parë i është refuzuar, atëher

vlera e kërkesës së dytë (eventuale) do të ishte vendimtare në përcaktimin e

vlerës së objektit të kontesit.

Page 229: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

229

Neni 255 i cili edhe flet për këtë institut procedural, nuk e pengon palën

paditëse të paraqes më shumë kërkese në mënyrë eventuale, pra jo vetëm dy por

edhe 3 apo 4 kërkesa ndaj palës së paditur, të cilat kërkesa do të vijnë në

shprehje vetëm nëse secila nga kërkesat paraprake i refuzohen paditësit nga

gjykata. Poashtu i njejti nen ka përcaktuar shprehimisht se me aprovimin e

kërkesës së parë të palës paditëse, nga gjykata, shuhet gjyqëvarësia e krijuar me

kërkesën numër dy. Si shembull tipik i bashkimit eventual të kërkesëpadive

është kur pala paditëse në cilësinë e kreditorit, në padinë e tij kërkon nga

gjykata, që ta zgjidhë kontratën me të paditurin e nëse gjykata e refuzon

kërkesën për zgjidhjen e kontratës, atëher ta detyroj të paditurin që të

përmbushë detyrimin, përkatësisht çmimin kontraktues brenda afatit të caktuar

ndaj paditësi si kreditorë.

Pala e paditur nga paditësi i cili ka parashtruar dy kërkesa eventuale ndaj tij, ka

të drejtën dhe detyrën e tij që brenda afatit ligjorë prej 15 ditësh të parashtroj

përgjigje në padi nga momenti i dorëzimit të padisë nga gjykata. Nëse i padituri

nuk parashtron përgjigje në padi atëher gjykata mund të nxjerrë aktgjykim për

shkak të pandëgjueshmërisë ose mosbindjes për duke e aprovuar njërën nga

kërkesat e palës paditëse varësisht se për cilën ekziston themelësia e kërkesës, e

në rastin tjetër kur pala e paditur ka parashtruar përgjigje në padi, duke e pohuar

kërkesën e parë ose të dytë të paditësit, atëher gjykata mund të nxjerrë

aktgjykim në bazë të pohimit dhe në këtë rast nuk lëshohet në themelësinë e

kërkësës së pohuar nga i padituri, për shkak se kjo konsiderohet si veprim

disponibil i tij.

Bashkimi Alternativ i Kërkesëpadive

Gjithashtu edhe tek bashkimi alternativ i kërkesëpadive kemi të bëjmë më

një mardhënje detyrimore mes kreditorit i cili paraqitet si paditës dhe debitorit

që paraqitet si i paditur. Ky bashkim ekziston atëher kur paditësi në padinë e tij

parashtron disa kërkesa ndaj të paditurit dhe që i padituri në këtë rast ka të drejtë

Page 230: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

230

të zgjedh mes disa alternativave për përmbushjen e detyrimit ndaj

paditësit dhe me përmbushjen e njërës nga kërkesat e paditësit konsiderohet se

është përmbushur në tërësi detyrimi ndaj tij. Si shembull i një detyrimi

alternativ do të mund të ishte rasti kur kreditori kërkon nga debitori që në emër

të borxhit prej 35`000 Euro, t’ia dorëzoj atij makinen e markës mercedez ose

t’ia dorëzoj në pronësi banesën e tij dhe në rastin e tillë me dorëzimin e makinës

ose të banesës nga debitori, përmbushet në tërësi detyrimi i tij ndaj kreditorit.

Pra tek bashkimi alternativ i kërkesëpadive paditësi parashtron dy ose më

shumë kërkesa, ndërsa i padituri ka të drejtën e zgjedhjes së cilën nga këto

kërkesa do të përmbushë ndaj paditësit, në atë mënyrë që të fshihet në tërësi

detyrimi ndaj tij, që do të thotë se kemi të bëjmë më një ofertë që paditësi i bën

të paditurit. Kur është fjala për zgjedhjen e njërës prej alternativave për

përmbushjen e detyrimit, këtë të drejtë e kanë: Kreditori, Debitori dhe Personat

e tretë.240 Bashkimi alternativ i kërkesëpadive nuk rregullohet shprehimisht me

dispozitat procedurale të ligjit mbi procedurën kontestimore, por për rregullimin

e këtij instituti procedural mund të shërbehemi me dispozitat e së drejtës

materiale, përkatësisht me ligjin mbi mardhënjet detyrimore(LMD) nga neni

387 deri 392. Dispozitat e LMD-së parashohin edhe disa rregulla speciale në

lidhje me zgjedhjen e debitori (të paditurit) ose kreditorit (paditësit) mes

alternativave për të përmbushur detyrimin. Kështu neni 388 i LMD-së parasheh:

Zgjedhja quhet e bërë kur pala të cilës i takon e drejta e zgjedhjes e njofton

palën tjetër për atë që e ka zgjedhur dhe nga ky moment zgjedhja nuk mund të

ndryshohet apo revokohet. Poashtu me këtë ligj është kufizuar e drejta e

debitorit (të paditurit) që zgjedhjen e tij për përmbushjen e detyrimit mes disa

alternativave ndaj kreditorit (paditësit) ta bëj brenda një përiudhe të caktuar

kohore, e cila peridhë është paraprë deri sa të mos jetë bërë përmbarimi i

dhunshëm në sendet e debitorit. Ndërkaq ka gjithashtu raste kur e drejta e

zgjedhjes mes alternativave për përmbushjen e detyrimit i takon kreditorit, kjo

sepse kështu janë pajtuar ai dhe debitori ose këtë të drejtë ja ka njohur ligji,

andaj në raste të tilla nëse debitori në peridhën e caktuar kohore nuk e

shfrytëzon të drejtën e tij, pra nuk deklarohet lidhur me përmbushjen e detyrimit

Page 231: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

231

ndaj tij, atëher kjo e drejtë mund ti kaloj debitorit. Përpos këtyre dy

subjekteve, e drejta e zgjedhjes se alternativave për përmbushjen e detyrimit, në

raste të caktuara i takon edhe personave të tretë të cilët në mardhënjen midis

kreditorit dhe debitorit e përcaktojnë se cili send do të dorëzohet në emër të

përmbushjes së detyrimit, e nëse këta persona të tretë nuk e bëjnë një gjë të tillë

brenda afatit të caktuar, atëher lënden e përmbushjes së detyrimit e cakton

gjykata.

Përgjegjësia për demtimin e sendit i cili është lëndë e detyrimit: Kur objekti i

detyrimit është shkatrruar tërësisht ose pjesërisht dhe për këtë përgjegjësinë e

mban debitori, atëher detyrimi kufizohet në objektin e mbetur nëse të drejtën e

zgjedhjes e ka pasur debitori, e nëse të drejtën e zgjedhjes e ka kreditori dhe

sendi është shkatruar për fajin e debitorit, atëher kreditori ka të drejtë të kërkoj

objektin mbetur ose shpërblimin e dëmit. Ndërkaq kur objekti i detyrimit është

shkatrruar tërësisht ose pjesërisht dhë për këtë përgjegjësinë e mban kreditorit,

atëher detyrimi i debitorit ndaj tij shuhet, por nëse e drejta e zgjedhjes i ka

takuar debitorit atëher ky mund të kërkoj nga kreditori shpërblimin e dëmit dhe

ta kryerj detyrimin e vet nga objekti i mbetur, përkatësisht objekti i pa

shkatrruar.

3.Rastet e Studimit

Si raste tw studimit kanw shwrbyer lwndwt e inicuara pranw Gjykatws

Themelore nw Gjakovw, Deprtamenti i Pwrgjithshwm-Divizioni Civil, nw tw

cilat lwndw pala ose palwt paditwse ndaj palws apo palwve tw

paditur/paditurve ka parashtruar dy apo mw shumw kwrkesa nw njw padi tw

vetme, pwr tw cilat wshtw zhvilluar procedura e njejtw dhe wshtw nxjerrw

akgjykim i njejtw pwr tw gjitha kwrkesat.

4.Përfundimet

Bashkimi i Kwrkeswpadive si institut i paraparw me Ligjin mbi Procedurwn

Kontestimore nw Republikwn e Kosovws, wshtw nw funksion të realizimit të

Page 232: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

232

një parimi mjaft të rëndësishëm në procedurë kontestimore, siç ai i

ekonomizimit të gjykimit. Me zbatimin e kwtij instituti procedural, arrihet

ekonomizimi i gjykimit për faktin se veprimet procedurale siç janë psh. padia,

përgjigja në padi, ankesa etj, kryhen vetëm njëherë, poashtu në raste të tilla

gjykata cakton vetëm një seancë pregaditore dhe një seancë për shqyrtimin

kryesorë të çështjes juridike etj. Me bashkimin e kërkesëpadive, përpos

ekonomizimit të gjykimit arrihet edhe siguria juridike kjo sepse në raste të tilla

kemi të bëjmë me të njejtat fakte që paraqiten nga paditësit apo të paditurit, me

çka mundësohet gjykimi i njëllojtë i çështjes juridiko-kontestimore nga gjykata.

5.Referencat

1. Brestovci, Faik, E Drejta Procedurale Civile I (ribotimi i IV-të),

Universiteti i Prishtinës,Prishtinë 2006.

2. Dauti, Nerxhivane, E Drejta e Detyrimeve-Pjesa e Përgjithshme,

Universiteti i Prishtinës, Prishtinë,2013. Ligji për Procedurën

Kontestimore Nr.03/L-006, neni 255

3. Kodi Civil i Shqipërise, kreu III neni 438.

4. Ligji për Procedurën Kontestimore Nr.03/L-006, neni 394 parag.1.

5. Ligji për Procedurën Kontestimore Nr.03/L-006, neni 394 parag.1.

6. Morina, Iset dhe Nikçi, Selim, Komentari i Ligjit për Procedurën

Kontestimore, GIZ, 2012.

7. http://www.uamd.edu.al/neë/ëp-content/uploads/2013/01/PALET-

NDERGJYQESE-NE-PROCESIN-GJYQESOR-CIVIL-.pdf (marrë me

dt. 09.04.2015).

Page 233: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

233

NDIKIMI I BURIMEVE TE RIPËRTËRITSHME TË ENERGJISË NË

ZHVILLIMIN E EKONOMISË SË KOSOVËS

RAST STUDIMI: PARKU I ENERGJISË ME ERË NË SHTIME

Autoret:

Fatlind Morina, Master i Shkencave Ekonomike ne Menaxhment dhe

Informatikë, Asistent ne Universitetin “Kadri Zeka”.

Shqipdon Abazi, Master i Shkencave Ekonomike në Menaxhment dhe

Informatike

Prishtinë, 2016

Abstrakti

Page 234: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

234

Në këtë punim shkencor, kemi hulumtuar gjendjen e energjisë elektrike në

Kosovë, se si po ndikon në mënyrë negative energjia elektrike në bizneset të

cilat operojnë në Kosovë.Kemi shqyrtuar të gjitha kapacitetet për prodhim të

energjisë elektrike që ka Kosova, për të plotësuar kërkesat të cilat për momentin

janë të papërballueshme dhe të cilat janë cdo ditë në rritje. Kemi theksuar qe,

nga zgjidhja që do të bëjë Qeveria e Kosovës për plotësimin e kërkesave për

energji elektrike, do të caktojë edhe ndikimet që do të ketë sektori energjetik në:

shëndetin e komunitetit ku do të instalohen këto kapacitete gjeneruese, rëndësi

të theksuar do të ketë në aspektin ekonomik, si në punësim, rritjen e të

ardhurave për Qeverinë Qendrore dhe ato Lokale, dhe shumë ndikime tjera në

aspektin ekonomik.

Në këtë punim shkencor kemi marr si rast studimi Parkun Energjetik me Erë në

Komunën e Shtimes, se çfarë kapaciteti do të ketë ky Park Energjetik, si do të

ndikojë në ekonominë e Kosovës, si dhe në ekonomin e Komunës së Shtimes.

Fjalët e Rëndësishme:

Energjitë e ripërtëritshme,

Ekonomia e Kosovës,

Energjia Elektrike,

Parku i energjisë elektrike në Shtime.

Hyrja

Energjia dhe burimet e mjaftueshme të energjisë përbëjnë një nga sfidat më të

mëdha të civilizimit njerëzor, e sidomos të vendeve në zhvillim. Mungesa e

Page 235: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

235

burimeve të mjaftueshme të energjisë dhe kapitalit për t’i shfrytëzuar ato

burime, ka ngritur nevojën për shfrytëzim sa më efiçient të sasisë ekzistuese të

energjisë.

Sot, Kosova përballet me zgjedhje kritike energjetike dhe zhvillimore që do të

ndikojnë në furnizimin me energjinë në dispozicion për të plotësuar nevojat

themelore, dhe për të siguruar rritjen e ekonomisë. Këto zgjedhje do të ndikojnë

po ashtu në shëndetin e popullatës, do të përcaktojnë potencialin e krijimit të

vendeve të punës në sektorin energjetik, nga ana tjetër integrimi evropian është

një tjetër sfidë e madhe.

Qëllimi i temës është identifikimi i sfidave dhe propozimi i mundësive për

ristrukturimin e sektorit energjetik të vendit ashtu që ai të shndërrohet nga

harxhues i buxhetit të Kosovës në financues të tij, nga pengues i zhvillimit

ekonomik në nxitës dhe mbështetës të tij.

1. Sektori energjetik në Kosovë

Furnizuesi dhe prodhuesi kryesor i energjisë elektrike në Kosovë është operatori

vendor KEK. Të dy termocentralet me linjit të KEK-ut prodhojnë 97% të

energjisë elektrike të përdorur në vend me një kapacitet total të instaluar të

energjisë prej 1478 MW. Është paraparë që këto dy termocentrale të shkyçen

nga rrjeti në vitin 2024, dhe të zëvendësohen me një termocentral të ri.

Shqetësimi kryesor në sektorin e energjisë është mungesa e furnizimit që shpie

në ndërprerje të rregullt të energjisë, së bashku me degradimin mjedisor lidhur

me operacionin. Për të plotësuar kërkesën në rritje për energji (një rritje prej

25% në konsumin vjetor është parashikuar deri në vitin 2020), burime të reja të

prodhimit të energjisë duhet të zhvillohen.

Page 236: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

236

Tabela.1. Kapacitetet e instaluara prodhuese të energjisë elektrike

Burimi: Strategjia e energjisë se Republikës së Kosovës 2013 - 2022

Njësitë prodhuese

Kapaciteti i njësive (MW) Futja në operim Instaluar Neto Min/max

Termocentralet A1 65 Nuk operon 1962 A2 125 Nuk operon 1964 A3 200 182 100-130 1970 A4 200 182 100-130 1971 A5 210 187 135 1975 TC Kososva A

800 551 B1 339 310 180-260 1983 B2 339 310 180-260 1984 TC Kososva B 678 620 Total TC 1478 1171

Hidrocentralet HC Ujmani 35 32 1983 HC Lumbardhi 8.80 8.00 1957 (2006) HC Dikanci 1 1.00 0.94 1957 (2010) HC Radavci 0.90 0.84 1934 (2010) HC Burimi 0.86 0.80 1948 (2011) Total HC 46.56 42.58 Energjia nga era

1.35 2010

Total 1,525.91 1,213.58

Page 237: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

237

Energjitë e ripëtëritshme dhe potenciali i Kosovës për energji të

ripërtëritshme

Prognozat e dala nga studimet e deritanishme, për potencialin energjetik

ekonomikisht të shfrytëzueshëm të vendit nga burimet e ripërtëritshme faktojnë

se Kosova mund të gjenerojë energji nga këto burime:

Potencialet e Ujit

Uji konsiderohet si një burim i rëndësishëm prej të cilit Kosova mund të përfitoi

sa i përket prodhimit të energjisë elektrike. Sipas disa studimeve të bëra nga

ekspertë të Shqipërisë, në Kosovë241, janë identifikuar rreth 77 vende

potenciale për të ndërtuar hidroelektrana të vogla. Kapaciteti i instaluar i tyre

pritet të jetë rreth 130 MW, pa përfshirë elektranat më të mëdha si ajo e Zhurit.

Potenciali i diellit

Me afërsisht 278 ditë me diell, Kosova mund të konsiderohet si një vend që ka

predispozita të qarta për shfrytëzimin të këtij burimi.

Potenciali i Erës

Studime të bëra242 tregojnë një potencial të madh të energjisë së erës në

Kosovë duke u bazuar në matje të sakta dhe profesionale sipas kërkesave

standarde për investitorë. Potenciali i përgjithshëm i energjisë së erës në Kosovë

është përafërsisht 328 MW.

241 Mjedisi, Energjia, Transporti dhe Zhvillimi Rajonal, Task Forca për integrim Evropian, Dhjetor 2012.

242Energjia e ripërtëritshme si një shans i zhvillimit ekonomik në Kosovë, Evroenergie

L.L.C.,Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit – GIZ,2013.

Page 238: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

238

Tabela 2. Potenciali i Kosovë për energji të ripërtëritshme

2. Ndikimi i investimeve në Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë në

Ekonominë e Kosovës

Përmes shfrytëzimit të drejtë të burimeve të ripërtëritshme të energjive dhe

mbrojtjes së tyre mund të arrihen këto qëllime:

1. Mbështetja e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik

Përvoja e zhvillimit ekonomik në dekadat e fundit e sidomos kur është fjala për

vendet në zhvillim243, ka vënë në pah se investimet ne energji te ripërtëritshme,

243 INVESTIMET E JASHTME DIREKTE NЁ KOSOVЁ, RIINVEST, SHTATOR 2002, FAQE 12.

Nr. Projekti Kapacite

ti në MW

1 Shtime 1 100

2 Shtime 2 27

3 Kitka, 30

4 Golesh(

Windpow

er)

1.36

5 Nek

Zatriq

30

6 Bajgore 50

(Matjet

vazhdojn

ë)

7 Skenderaj 50

(Matjet

vazhdojn

ë)

8 Budakova 40

Total 328.36

Page 239: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

239

konsiderohen të rëndësishme për shkak të efekteve të tyre të shumanshme

pozitive e sidomos për shkak se:

Investimet e huaja direkte, ku hynë edhe investimet në energji te

ripërtëritshme, ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillim ekonomik në ato vende

të cilat janë në tranzicion, pra në ketë kategori hynë edhe Kosova.

Investimet në energji të ripërtëritshme do të ndikonin në ndaljen e

reduktimeve të rrymës elektrike, e cila është një prej faktorëve kryesor që

ndikon në bizneset të cilat operojnë në Kosovë.

Me investim në energji të ripërtëritshme do të krijohej një ambient më i

përshtatshëm për investimet e huaja direkte në Kosovë,

Figura 1: Pjesëmarrja e sektorëve në zhvillimin dhe ndërtimin e energjisë së

erës

Pajisjet elektroteknike dhe elektronike

Transporti

Prodhimtaria e metalit dhe përpunimi

Ndërtimtaria

Institucionet financiare

Shërbimet profesionale

Industria e gomës dhe e plastikës

Posta dhe telekomunikacioni

Shërbimet e TI-së

Kërkimi dhe zhvillimi

Produktet kimike

Burimi: (EWEA - The European Wind Energy Association,

2012).

2. Krijimi i vendeve të reja të punës

Page 240: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

240

Krijimi i vendeve të punës është një çështje veçanërisht e ngutshme për

Kosovën si vendi cili po përballet me normë papunësie prej dy-shifrash me një

normë të shpejtë të rritjes së të rinjëve që hyjnë në fuqinë punëtore. Me një

normë papunësie prej 46 përqind dhe një normë të ulët punësimi (29 përqind),

Kosova ka ritmin më të dobët të punësimit në Evropë.

Zhvillimi i energjive të ripërtëritshme vlen që një kohë të gjatë si motor për

krijimin e vendeve të reja të punës

Figura e mëposhtme tregon zinxhirin e vlerave të krijuar në sektorët në të cilët

mund të krijohen vende të reja pune.

Figura 2. Zingjiri i vlerave të shtuara

Burimi: Energjia e ripërtëritshme si shancë i zhvillimit ekonomik në Kosovë,

Studimi GIZ, Prishtinë 2012, faqe 57.

3. Rritja e sigurisë së furnizimit me energji elektrike

Page 241: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

241

Parakusht themelor për zhvillim ekonomik është sigurimi i energjisë elektrike.

Si pasojë e mungesës së sigurisë te energjisë elektrike, sektori privat po pëson

shume dëme, pra siguria e furnizimit me energji elektrike në Kosovë është

kushti kryesor për tërheqjen e investimeve të huaja, por edhe stabilitetit për

bizneset në Kosovë. Jostabiliteti me furnizim me energji elektrike, bizneseve

kosovare i kushton në mbi 300 milionë euro humbje në vit.

4. Parku i energjisë me erë në Komunën e Shtimes

4.1 Qëllimi dhe objektivat

Objektiva kryesore e Parkut te energjisë me erë në Shtime është ngritja e parkut

më të madh të energjisë me erë në Kosovë, në periferi të qytezës së Shtimes, me

një kapacitet prodhues total prej 100MW. Duke qenë se aktualisht Kosova

përballet me probleme të mëdha sa i përket furnizimit me energji elektrike dhe

përmbushjes së nevojave në vend me energji, projekti në fjalë do të jetë një

mbështetje e madhe në veçanti për zhvillimin e sektorit prodhues, me implikime

në gjenerimin e punësimit në Kosovë, ku papunësia mendohet të ketë arritur

shkallën prej mbi 40% të papunë.

Ky park do të ketë rreth 10% të kapacitetit total të bruto prodhimit të energjisë

të instaluar në Kosovë, ndërsa prodhimi i energjisë do të zëvendësoj rreth 5% të

konsumit total, sipas parashikimeve të ZRrE-së. Për më tepër energjia e

prodhuar nga era do të reduktojë në masë të madhe ndotjen e ajrit i cili

përndryshe do të shkaktohej nga termoelektranat ekzistuese kosovare.

Page 242: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

242

Kosto e projektit kap shumën prej rreth 100 milion €, mjete te cilat janë të

siguruara nga investitorët e huaj.

4.2 . Pozita gjeografike

Komuna e Shtimes gjendet në pjesën qendrore të Kosovës. Territori i komunës

së Shtimes ka një sipërfaqe prej 134 km2 (13,450.8 hektarë), gjegjësisht, 1,2 për

qind të territorit të Kosovës. Afër 48,4 % e territorit të komunës është tokë

bujqësore dhe bujqësia është një nga prioritetet zhvillimore të

komunës.Kryqëzimi i akseve rrugore të rëndësishme në relacionet Prizren -

Prishtinë dhe Prizren-Ferizaj-Shkup janë segmente me rëndësi për zhvillimin e

mëtutjeshëm të komunës.

4.3. Kapaciteti prodhues

Fillimisht, në fazën e parë të projektit, do të ngritën 20 njësi prodhuese (turbina

me erë) me një kapacitet prej 2.5MW për njësi. Deri në përfundim të projektit

do të ngritën 40 turbina me kapacitet të gjithmbarshëm prej 100MW.

Duke u bazuar në matjet dhe nga përllogaritjet e bëra parashikohet se çdo

turbinë do të prodhojë rreth 8GWh në vit ndërsa prodhimi total për një vit do të

sillet nga 150GWh deri në 170GWh.

4.4. Financimi

Mjetet për përfundimin e projektit janë të siguruara dhe garantuara nga

investitorë të huaja. Me marrëveshjen e partneritetit është garantuar se me

krijimin e kushteve të parapara sipas marrëveshjes, investitori do të investojë

shumën 100% të projektit. Nga momenti i sigurimit të dokumentacionit të

nevojshëm për investime (licenca nga ZRrE), partnerët me marrëveshjen e

Page 243: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

243

partneritetit janë zotuar se do të fillojnë me investime në afatit më të shkurtë të

mundshëm.

4.5. Përfituesit

Projekti i energjisë me erë “KL-Energy” do të ndikoj në mënyrë të

drejtpërdrejtë në stabilitetin energjetik të Kosovës.

Pamjaftueshmëria e energjisë elektrike dhe reduktimet e shumta të saj do të

lehtësoheshin në masë të madhe nga realizimi i projektit, për më tepër i gjithë

projekti do të ndikoj edhe në shfrytëzimin e burimeve të rinovueshme të cilat

nuk e ndotin ambientin.

Kosova ka një shkallë të papunësisë afër 45% dhe njëra nga arsyet kryesore

llogaritet të jetë mungesa e energjisë elektrike e cila krijon vështirësi në

funksionimin e bizneseve dhe fabrikave prodhuese.

Realizimi i projektit ndikon në stabilitetin afatgjatë të vendit dhe po ashtu në

përmbushjen e objektivave afatgjata, sigurimin e energjisë elektrike nga burimet

e rinovueshme sipas EU-së 20% deri në vitin 2020.

Përveç ndikimit në aspektin nacional, projekti do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë

edhe në komunën e Shtimes. Realizimi i projektit pritet të kushtoj afërsisht 150

milion EUR, përfitues të të cilit do të jenë firmat vendore të cilat do të jenë të

inkorporuara në mënyrë të drejtpërdrejtë në realizimin e projektit.

3. Përfundimet

Më poshtë kemi paraqitur disa përfundime pas konsultimit me literaturë të

ndryshme:

Page 244: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

244

Sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm me energji përbën objektiv

strategjik kryesor. Të gjitha kategoritë e konsumatorëve të energjisë duhet

të jenë në gjendje të gëzojnë furnizim efiçientë dhe të pandërprerë të

energjisë, dhe të cilësisë adekuate. Për këtë kërkohen investime për

rehabilitim të sistemeve energjetike ekzistuese dhe ndërtimin e

kapaciteteve të reja.

Kërkesa për energji deri tani është rritur në mënyrë të pakontrolluar. Ajo

do të jetë e lartë në vitet e ardhshme, kjo kryesisht edhe për arsye së

parashikohet një rritje relativisht e shpejtë e zhvillimit ekonomik të

vendit. Kjo kërkesë duhet të përballohet, por kërkohet edhe të merren

masa që ajo të mbahet nën kontroll.

Integrimi i Kosovës në BE kërkon edhe zbatimin e objektivave 20-20-20

të planit te BE-së për fushën e energjisë që kërkon nga shtetet anëtare që

deri në vitin 2020 te: (i) reduktojnë me 20% emetimin e gazrave që krijon

efektin “serë”, (ii) Rritjen në 20% pjesëmarrjen e burimeve të

ripërtëritshme në konsumin e energjisë, dhe (iii) Përmirësimin me 20% të

efiçiencës së energjisë.

Kosova ka një potencial të kënaqshëm të burimeve të ripërtërishme për

prodhimin e energjisë që e bën tregun Kosovar treg të mirë për investime

të fushën e energjisë së pastër. Ekzistojnë studime të cilat e vlerësojnë

potencial të Kosovës në fushën e energjisë së pastër si konkurruese me

vendet e rajonit. Përmes shfrytëzimit të drejtë të burimeve të

ripërtëritshme të energjive dhe mbrojtjes së tyre mund të arrihen këto

qëllime:

1. zhvillimi ekonomik,

2. mbrojtja e ambientit,

3. krijimi i vendeve të reja të punes,

Page 245: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

245

4. decentralizimi i prodhimit të energjisë,

5. nxitja e konkurrencës në treg,

6. përshpejtimi i zhvillimit të inovacioneve.

4. Referencat

1. Renewable and Alternative Energy. New York: Britannica Educational

Publishing. Robert, C. (2012).

2. Renewable Energy Sources. Rajendranagar, India: Acharya N.G.

Ranga Agricultural University. A. Mani, K. Sada Siva Rao dhe C.

Gopala Rao (2012).

3. Doracaku për Burimet e Ripërtëritshme tëritshme të Energjisë.

Prishtinë: UNDP. Naser, S., Maliq, P. dhe Besim, V. (2013).

4. Opsionet për Energji të Qëndrueshme për Kosovën. Berkeley:

Universiteti i Kalifornisë. Daniel, M., Maryam, M. dhe Daniel. (2012).

5. Deklaratë mbi Sigurinë e Furnizimit në Kosovë (energji elektrike, gaz

natyror dhe naftë), Zyra e Rregullatorit për Energji. Prishtinë, 2013.

6. Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2013 – 2022. MZHE.

Prishtinë 2013.

7. Plani Kombëtar i Veprimit për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë

2011 – 2020. MZHE, Prishtinë 2013.

8. Balanca Afatgjate e Energjisë 2013-2022, KOSST & ZRrE, Ministria

e Zhvillimit Ekonomik. Prishtine 2013.

Page 246: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

246

9. Tarifat nxitëse dhe rëndësia e tyre për investime në Kosovë, Dardan

Abazi dhe Rinora Gojani, Botuar nga INDEP në kuadër të KOSID.

Prishtine 2014.

10. Efiçienca për Zhvillim: Ekonomiksi i Efiçiencës së Energjisë në

Kosovë. Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të

Qëndrueshëm (KOSID). Maj 2014.

Page 247: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

247

BALLAFAQIMI SHOQËRISË KOSOVARE ME REALITETIN E

RAPORTIMIT TË INTEGRUAR TATIMOR

Nuhi Çerkini

Kandidat në studimet master drejtimi,

Financa,Kontabilitet dhe Banka, Universiteti Prishtinës -Kosova,

[email protected] .

Abstrakti :

Në këtë punim shtjellohet rëndësia e raportimit të integruar tatimor si një

funksion elementar dhe shtytës i zhvillimit të qëndrueshëm të shtetit dhe

mënyra e integrimit të raportimit tatimor nga legjislacioni vendor tek ne.

Pastaj mundohet të prezantohet një strukturë e selektuar ,përmes së cilës bëhen

analiza të ndryshme mbi baza teorike dhe praktike për drejtuesit e subjekteve

ekonomike ,kontabilistët ,auditorët ,financierët dhe brezat e pasues tjerë të tyre

.Sic jemi në dijeni për nevojën që ka informacioni kontabël i besueshëm dhe

transparent ,gjykojmë ky element sa është i nevojshëm aq i rëndësishëm të

rritjes se efikasitetit në lidhje me vendimarrjet e subjekteve ekonomike dhe

zhfrytëzuesve të informacionit kontabël , poashtu si një prej plotësimit për

raportim financiar korrekt për integrimin e Kosovës drejt Bashkimit Europian.

Ky punim është një “kurorzim” pas një pune të lodhshme hulumtuese dhe

shkencore në fushën e raportimit tatimor , produkt ky shumë i nevojshëm për të

gjithë zhfrytëzuesit e informacionit kontabël dhe pasqyrave financiare të

pregatitura nga subjektet ekonomike të ndryshme në vend. Një fenomen tjetër i

rëndësishëm i konstatuar gjatë studimit të këtij punimi është edhe efekti i

çështjes së trajnimit të profesionistëve, kontrollimit te vazhdueshem dhe

menyres se zbatimit te legjislacionit vendor gjatë përpilimit të informacionit

kontabël dhe ndikimi të këtyre elementeve në saktesine e hartimin të pasqyrave

financiare .Poashtu është shtjelluar relacioni në mes raportimit kontabël dhe

raportimit fiskal.Rezultatet e arritura në lidhja midis raportimit kontabël dhe

raportimit tatimor është sa komplekse aq edhe dinamike, ndaj ky studimin edhe

pse në Kosovë është ndër të parët në këtë fushë, ka kufizimet e veta dhe lë

Page 248: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

248

mundësi për studime dhe hulumitme të mëtejme.Ky hulumtim duke marrë

parasysh nevojën e raportimit të drejtë dhe zbatimit të legjislacionit fiskal

është i bazuar në“ Teorinë e politikës së ligjeve ”, duke përdorur qasjën

induktive të mbledhjes së të dhënave për përpilimin e studimit.

Fjalët e rëndësishme : Legjislacioni fiskal, Integrimi, Informacioni kontabël,

SNRF-të, Raportimi tatimor.

1. Hyrje

Sic e dijmë cdo vend i zhvilluar,i pa zhvilluar apo në zhvillim e sipër

ashtu si jemi ne në këto dy decediet e fundit, është i varuar nga shumë faktorë

të brendshëm apo të jashtëm të cilët ndikojnë në stabilizimin e ekonomisë si:

papunësia,inflacioni, mosfunksionimi i derregullimit, korrupsioni dhe

ineglizhenca e respektimit të obligimeve fiskale në vend .Prandaj në këtë

punim është munduar që të selektohet njëri prej këtyre faktorëve dhe të

shtjellohet më tej.Ndër problemet kyqe që kanë kërkuar zgjidhje drejtuesit e

njësive ekonomike ka qenë zhvillimi i vazhdueshem dhe përmirësimi i kuadrit

ligjor për kontabilitetin dhe raportimin financiar , element ky që do të çonte në

dhënien e një informacioni të besueshëm dhe relevante për të gjitha palët e

interesuara për të (si investitoret e huaj ashtu edhe ata vendas) në uljen e

informalitetit në vend si dhe eliminimin e korrupsionit në administratën

publike. Problemi me rezultatin e këtij lloji është se, në pikën e divergjencave,

nuk mund të jetë konfuzion konceptual dhe vështirësitë në integrimin dhe

menaxhimin e dy sistemve konceptualisht shumë të ndryshme rregull.244

2. Integrimi Raportimit Tatimor

Si pjesë e rëndësishme e sistemit të legjislacionit të vendit, raportimi

tatimor nuk është e lehtë që të kuptohet dhe analizohet në aspektin praktik

prandaj ky element është i rëndësishëm si pjesë e realitetit të shoqërive në

tranzicion.Pas përfundimit të luftës, shoqëria kosovare ndodhet përballë

integrimit të raportimit financiar nga pjesa dërrmuese e biznesit, kjo për vetë

faktin sepse jemi duke jetuar akoma në kushtet e një ekonomie “të pasigurtë”.

Raportimi tatimor është bërë pjesë e këtyre ndryshimeve të vazhduashme ,të

cilat jo pak kanë ndikuar në raportimin e njësive të ndryshme ekonomike.

Shtrohet pyetja “Në çfarë niveli pasqyrat financiare në shoqërinë kosovare

sigurojnë se janë transparente dhe te besueshme dhe përmbushin objektivitetin

244 Judith Freedman 2008, Oxford University Centre for Business Taxation

Page 249: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

249

dhe realitetin tatimor ? “(Fejzo E. 2011).Relacioni mes dy fushave, ajo

e kontabilitetit dhe ajo tatimore , është një lidhje që ka egzistuar, egziston dhe

do të egzistojë në drejtim të analizës dhe zgjedhjës së problemeve mjafte

brengosëse , në aspektin që subjektet e ndryshme ekonomike të respektojne

llogaritjen dhe përmbushjen të obligimeve të tyre , si dhe faktin që të dhënat

dhe informacionet kontabël të jenë relevante dhe të besueshme.Evoluimi i

sistemit kapitalist në vendin tonë ka bërë që interesi parësor i zhfrytezuesve të

informacionit kontabel dhe pasqyrave financiare në lidhje me politikën e

tatimeve mund te çojë në situata të maksimizimit të profitabilitetit dhe vlerës

së njësisë ekonomike që është qëllimi kryesor i pronarëve të subjekteve

ekonomike . 245

3. Rasti studimi – anketimi

Pyetjet janë formuluar ne përputhje me qëllimin e studimit.Pyetësori eshte

shpërndare për t‟u plotësuar nëpërmjet dy mënyrave kryesore atë të

ballafaqimit drejtpërdrejt me të anketuarin dhe nëpërmjet plotësimit të tij në

mënyrë elektronike (me e-mail). Disavantazhi i saj është pamundësia e marrjes

së opinioneve të drejtpërdrejta lidhur me sugjerimet apo mundësitë e

përmirësimit të këtyre raportimeve.Ne kete

studim pytsori eshte shperndare ne 115 kopje material dhe elektronike, por në

këtë mostër të rendomtë kanë marrë pjesë vetëm 40 të anketuar (pra 34.78% e

tyre), të cilët kanë qenë përfaqësues të kompanive që operojnë në fusha të

ndryshme të biznesit por edhe persona të angazhuar brenda tyre si dhe në

profesionistë që ushtrojnë aktivitet në mënyrë të pavarur të tillë si teknik

kontabilisti, kontabilits i certifikuar,auditor, duke u bazuar në këto moster dhe

rezultate nuk mund të paraqesim një pasqyrim të saktë. Pytesori është realizuar

gjatë periudhës Janar/Shkurt 2015 dhe statistikat janë nxjerrur përms programit

‘SPSS’.

Anketa e të punësuarve dhe kompanive ekonomike

1.1.1 Karakteristikat themelore të anketuarve

Nga të dhënat e marra nga vrojtimi në terren rezulton se peshën më të

madhe të njësive ekonomike dhe të anketuarve të tjerë e zë Ferizaj me 37.5%

pastaj Prishtina vije me 30%, më pas vjen gjilani, me 7.5 % dhe t fundit

renditen Shtimja dhe Lipjani me nga 12.5 % .Duke u bazuar ne ankete: 42.5%

jane femra kurse 57.5% meshkuj.

245 Trade economy -http://www.econlib.org/library/Enc/FreeTrade.html

Page 250: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

250

Tabela 1.Përmbledhja e të dhënave

Komuna Frekuen

ca

Përqindja Shtime 5 12.5

% Ferizaj 15

37.5 % Gjilan 3 7.5 % Prishtinë 1

2 30 % Lipjan 5 12.5% Total 4

0 100.0 %

Burimi: Të dhënat nga anketa

Figura 1. Nga cila komunë jeni ? Figura 2. Gjina

juaj ?

Duke u bazuar ne figuren 1, mbizotron grup-mosha deri ne 20 vjet vjet me 40

% nga totali e ndjekur me 23.33 % mosha 41-50 vite .Kjo na bënë që të

kuptojmë se në fushën e kontabilitetit pjesa më e madhe e profesionisteve janë

të rinjë dhe me një pervojë të ulët në krahasim me vendet në rajon , por kjo

mund të arsyetohet përmes argumenteve të paraqitura më lartë në kapitujt e

mëhershëm në aspektin kontabël jemi duke u ballafaquar me standartet ,

rregullat e integruara në shoqërinë kosovare mbas lufte .

5

15

3

12

5

0

2

4

6

8

10

12

14

16

Shperndarja sipas lokacionit

42.50%57.50%

Gjinia

Femer

Mashhkull

Page 251: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

251

Tabela 2.Çfarë moshe jeni ?

Grup-mosha Frekuen

ca

Përqindja Nën 25 vjeç 12 30.00% 25-30 vjeç 1

0 25.00%

31-35 vjeç 5 12.50% 36-40 vjeç 3 7.50% 41-45 vjeç 6 15.00% 46-50 vjeç 0 0.00% 51-55 vjeç 4 10.00% 56-60 vjeç 0 0.00% 66-70 vjeç 0 0.00% Total 4

0 100.00%

Burimi: Të dhënat nga anketa

Kurse lidhur me parashtrimin e pyetjes ndaj të anketuarve se në çfarë niveli

arsimor posedojnë,vërejm se 92.5 %, kanë përfunduar studimet beçelor dhe atë

në drejtimin Banka dhe financa me rreth 7.5 % , kundrejt kontabilitetit me 6.4

% dhe drejtimet tjera ne nivel me te vogel.Duhet cekur se nje pjese e

kenaqeshme kan perfunduar studimet master kurse ne nivel me te larte nuk kemi

hasur gjate anketimit . Mund të konkludojmë se të gjithë të anketuarit vijnë nga

pjesa e profesionit të kontabilitetit. Pra pjesa më e madhe eshtë ajo e financave

e cila udhëheqë duke mos anashkaluar edhe MBA .

Tabela 3. A keni përfunduar studimet beqelor ?

Diplomë në beqelor

Frekuenca

Përqindja Po 37 92.5 % Jo 3 7.5 % Total 40 100.0 %

Burimi: Të dhënat nga anketa

Page 252: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

252

Figura 3.Në cilin drejtim keni përfunduar studimet beqelor?

Duke patur parasysh faktin që realiteti social–ekonomik në Kosovë pas

luftës ka ndryshuar me hapa të shpejtë e pasqyruar kjo edhe në ndryshimet e

shumta të legjislacionit veçanërisht në fushën fiskale ka sjellë si

domosdoshmëri përshtatjen e burimeve njerëzore të punësuar jo vetëm në

administratën publike por edhe tek kompanitë dhe bizneset private. Kjo ka

bërë që një pjesë e konsiderueshme e specialistëve të punësuar në

kompani të mëdha, të trajnohen dhe të çertifikohen nga administrata

shtetërore për t‟iu përshtatur këtij realiteti.

Tabela 3. Sa vite përvojë pune keni bërë ?

Eksperienca në

punë

Frekuenc

a

Përqindja 0-5 vjet 3

1

77.5

% 6-10 vjet 4 10.0

0 % 11-15 vjet 1 2.5% 16-20 vjet 2 5.0

% 21-25 vjet 0 0.0

% 26-30 vjet 2 5.0

% 31-35 vjet 0 0.0

% Total 4

0

100.0%

Burimi: Të dhënat nga anketa

Nga të dhënat e mësiperme mund të japim një opinion se peshën më të madhe të

anketuarve e përbëjnë pjesa me më pak se 5 vite përvojë pune , të ndjekur me

ata që kanë 6-10 vite , eksperience për dallim prej pasardhësve tjerë të cilët janë

më të reduktuar.Si mund t’a shpjegojme kete informatë të përpunuar nga të

dhënat ? Në opinion logjik mund të themi se jemi nje popull dukshem i ri dhe ne

74

6.4 4.6 13.8 1.10

50

100

Fusha studimeve

Page 253: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

253

tranzicion ku perfshihet edhe fusha e kontabilitetit dhe fusha tatimore dy fusha

të rëndësishme për zhvillimin e vendit tonë.

Figura 4. Sa here keni bere trajnime brenda nje viti ?

Duke u bazuar ne figuren 4, lidhur me trajnimet,74% jane pergjigjur pozitivisht

ndersa 26 % negativisht. Kurse saj perket periudhes brenda nje viti pjesa me e

madhe me 43.33% jane pergjigjur se cdo 9 muaj bejne trajnime dhe pjesa prej

36.67% cdo 3 muaj,dhe cdo 12 muaj 16.67%.

Karakterisitkat e kompanive ekonomike

Nga të dhënat e vrojtuara të pasqyruara në Tabelën 8, u vu re se njësitë

ekonomike të cilat kanë edhe peshën më të madhe janë ato që aktivitetin e tyre

e kryejnë që prej 11-15 vitesh me 41.67%, të ndjekura nga ato me jetëgjatësi 6-

10 vjet, dhe 0-5 vjet respektivisht me 19.4% dhe 18.3%. Me këtë jepet një

përgjigje që u deduktua nga rezultatet mbi vjetërsinë e ushtrimit të profesionit

më sipër.

Pra, eksperienca në profesion ka lidhje me “moshën” e ndërmarrjeve ku

punojnë.

36.67

43.33

16.67

3.33

0

10

20

30

40

50

çdo 3 muaj çdo 9 muaj çdo 12 muaj Asnjehere

Periudha e trajnimeve brenda nje viti

Page 254: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

254

Figura 5.Sa eshte koha egzistencës së kompanisë suaj ?

Shohim se profesionistët e ndryshem të cilët punojnë në ndermarrje të degëve të

ndryshme , për nga vjetërsia kompanisë, kanë moshë më të lartë prej 41.67 % ,

11-15 vite që e verteton faktin se mbasë lufte janë themeluar numri më i madhë

i subjekteve ekonomike kurse më vjetërsi më të ulët janë te subjektet tjera .

Figura 6. Cili është aktiviteti primar i kompanisë suaj ?

Koncentrimi kyqë në anketimin dhe përpilimin e këtij punimi ka qenë në

ndermarrjet që mirren me shërbime të kontabilitetit dhe kjo kryesisht në

qytetet si Ferizaj dhe Prishtinë , por duke mos anashkaluar edhe sektorët tjerë

ku me 25 % ka pjesmarrje fusha e financave dhe të tjera.

16.67

25

41.67

12.5 10.3

0

10

20

30

40

50

0-5 vjet 6-10 vjet 11-15 vjet 16-20 vjet 21-25 vjet

Jetëgjatesia kompanive ekonomike

4.16

25

0

45.83

16.67

4.16 4.16

01020304050

Sektori i aktivitetit ekonomik

Page 255: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

255

1.1.1.1.1 4.Konkluzionet dhe rekomandimet

1.1.1.1.2 Të krijohet rritja e përfaqësimit të grupeve të interesit gjatë hartimit/ndryshimit

të ligjeve dhe rregullave tatimore.. Kjo mund të realizohet me një

bashkëveprim më të afërt mes institucioneve shtetërore dhe organeve

rregullatore sic eshte KKRF-ja në vend.II. Nevoja në nivel edhe me të lartë

midis rregullave te kontabilitetit dhe rregullave tatimore, gjë e cila do te krijone

integrim edhe më të shpejtë në vendin tonë. Edhe pse mjaft studiues janë të

mendimit se këto dy raportime nuk mund të jenë kurrë të pavarura nga njëra –

tjetra. Mendoj se kjo mund të realizohet nëpërmjet bashkëpunimit të KKRF,

dhe Ministrisë së Financave, evidentimit faktoreve të cilët kanë impakt në

krijimin e dallimeve midis raportimit financiar dhe tatimor.

Anashkalimi i raportimit te integruar të subjekteve ekonomike gjatë

përpilimit të pasqyrave financiare. Kjo mund të realizohej nëpërmjet

reduktimit së ndryshimeve të shpeshta te ligjeve,akteve normative dhe

rregullave fiskale nga ana e institucioneve shtetërore dhe organeve

rregullatore.

Nga organet rregullatore dhe institucionet shtetërore të rritet

mundësia dhe format e ushtrimit të kontrollit fiskal, pasi ato janë në

sens të kundërt me interesin e drejtuesve për të zvogëluar barrën e

taksave, pavarësisht interesit të tyre për maksimizimin e vlerës

ekonomike të njësisë ekonomike.

5. Referencat

2 Research methodology & Methods and techniques - C. R. Kothari

Jelçiq,Bozhidar Shkenca mbi financat dhe e drejta financiare, Prishtinë,

1985

Asllanaj, Rrustem “ Kontabiliteti financiar “, Prishtinë, 2010 faqe. 12-345

Komoni,Sabahudin: Financat, Prishtinë, 1985, 2012

Aliu,Muhamet “Raportimi financiar – ligjerata “, Prishtinë , 2014 faqe. 20-

Page 256: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

256

54

Desai, M.A., Foley, C.F. and Hines Jr., J.R. (2004) The costs of shared

ownership: evidencefrom international joint ventures, Journal of Financial

Economics, vol. 73, faqe. 323–374

Brgsthaler, D., Elliott, W.B. and Hanlon, M. (2002), How Firms Avoid

Losses: Evidence of Use of the et Deferred Tax Asset Account. Working Paper,

available on: http://papers.ssrn.com/sol3/papers.cfm?abstract_id=355780

(consulted at 15.07.2011).

Cuzdriorean, D. (2010), The relationship between accounting and taxation: A

brief international literature review, Analele Universității din Oradea, faqe.

496-502, gjindet në

:http://anale.steconomiceuoradea.ro/volume/2010/n1/077.pdf .

Page 257: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

257

TRAJNIMI SI PROCES I RËNDESISHËM NË ZHVILLIMIN E

NDËRRMARRJES

Ramë Hajraj (c) M.sc

Universiteti i Gjilani “Kadri Zeka”, Republika e Kosovës

[email protected]

Abstrakti

Në ekonominë e sotme çështjet rreth zhvillimit të resurseve humane janë

themelore. Për këtë secila ndërmarrje bënë përpjekje maksimale që të rekrutojë

në radhët e veta njerëz që kanë dije. Arritjen e këtyre objektivave menaxherët e

resurseve humane e realizojnë nëpërmjet trajnimit dhe zhvillimit. Kur

menaxherët apo punëdhënësit e vërejnë se për të qenë më kooperativ në treg,

duhet të bëhet rritja e produktivitetit të punonjësve, atëherë investojnë në

trajnime të punonjësve ekzistues. Njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë

trajnimeve u ndihmojnë punonjësve të rrisin suksesin në ndërmarrje. Ndërsa në

të kaluarën trajnimi konsistonte para së gjithash në organizimin thjesht të

kurseve të trajnimit, sot gjithnjë e më tepër flitet për një proces trajnimi i cili

duhet të programohet mirë.

Fjalët kyçe: investimet në trajnim; nevojat për trajnim; njohuritë, aftësitë dhe

zotësitë; resurset humane; stafi i shërbimit doganor.

JEL kualifikimi: Z, Z0, Z19.

1. Hyrje

“Të trajnosh (formosh) do të thotë të ndihmosh personat, grupet dhe organizatat

të mësojnë për të ndryshuar: për të arritur më mirë objektivat personale dhe ato

të organizatës të cilat propozohen në raport me ambietin”

(Quaglino)

Page 258: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

258

Sot ambienti i biznesit konsiderohet mjaft kompleks dhe që ndryshon shpejt.

Zhvillimet e shpejta teknologjike dhe ndryshimet e vazhdueshme strukturore, që

synojnë një fleksibilitet të madh dhe mundësi më të madhe përshtatjeje me

ambientin, janë faktorët kryesorë të cilët bëjnë që trajnimi i resurseve humane të

konsiderohet shumë i domosdoshëm për mbijetesën e ndërmarrjeve.

Të fitosh një njohuri, të zhvillosh një zotësi, të modifikosh një qëndrim është

gjithmonë një proces ndryshimi nga një gjendje në një tjetër.

Funksionet e rekrutimit dhe të seleksionimit janë vetëm stadet e para të

sigurimit të një stafi efektiv në punë. Drejtuesit, përgjegjësit, dhe punonjësit

duhet të trajnohen vazhdimisht në qoftë se do të duan të përdorin me efektivitet

potencialin e tyre.

2. Ç’është trajnimi

“Procesi i trajnimit është procesi i përvetëmit sistematik të sjelljeve,

koncepteve, njohurive, roleve apo aftësive që sjellin në një përformancë më të

mirë në punë”

Goldstein, 1991

Trainimi është një proces ku individët përvetësojnë njohuri për të ndihmuar në

arritjen e objektivave të organizatës.

Trajnimi i punonjësve është përpjekje e ndërmarrjes për të përmirësuar

përformancën aktuale dhe të ardhshme të punonjësve.

Në qoftëse menaxherët apo punonjësit duan që të pasurohen me aftësi të reja,

ata duhet të trajnohen vazhdimisht.

2.1. Pse lind nevoja për trajnim

Ndërmarrjet e suksesshme nëpërmjet trajnimit dëshirojnë që ta qartësojnë

vizionin e tyre tek të punësuarit. Për ta përkrahur dhe zhvilluar atë vizion, të

punësuarit duhet të kenë njohuri të mjaftuara të cilat mesiguri se ndryshojnë nga

ato që janë mësuar në shkollimin formal, njohuri të cilat plotësohen nëpërmjet

edukimit joformal - trajnimeve.

Nevoja për trajnim mund të lind për shumë arsye:

Page 259: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

259

Kur fillojnë punën, të gjithë punonjësit duhet të mësojnë si bëhen punët

në ambientin e ri, duke përfshirë këtu edhe gjërat që nuk janë të shkruara në

ndonjë manual politikash apo procedurash,

Punonjësit e rinjë, edhe kur janë zgjedhur me ndihmën e programeve të

mira të rekrutimit dhe seleksionimit, mund të kenë zotësi të pamjaftueshme,

Ndryshimet teknologjike mund të diktojnë nevojën për zotësi të reja

pune,

Riorganizimi i punës mund të kërkojë nga punonjësit të përvetësojnë më

shumë zotësi,

Punonjësit që transferohen apo që promovohen mund të kenë nevojë për

më shumë zotësi,

Ndryshimi në strategjitë e ndërmarrjes/institucionit mund të kërkojë që

drejtuesit të adaptojnë sjellje të reja lidershipi dhe të fitojnë njohuri në fusha të

reja të tila si manaxhimi strategjik.

2.2. Metodat më të përdorshme të trajnimit

Që të jetë i suksesshëm trajnimi duhet të ketë qëllime të qarta dhe reale. Për këtë

për trajnimin e stafit përdoren metoda të ndryshme. Disa nga metodat më të

përdorshme në trajnimin e stafit janë:

1. Trajnimi gjatë punës,

2. Trajnimi jashtë punës,

3. Trajnimi në klasë,

4. Trajnimi në ambiente të ngjajshme me kushtet e punës,

5. Trajnimi nëpërmjet televizionit.

2.3. A është trajnimi investim i mirë për ndërmarrjen

Trajnimet mund të jenë të shtrenjta, dhe përveq kostos që nevojitet për ta

realizuar trajnimin, janë poashtu edhe kostot të cilat nevojiten për analizën dhe

vlerësimin e efikasitetit të programit.

Ka shumë lloje dhe tipe të trajnimeve. Disa nga trajnimet janë më të suksesshme

dhe më efektive se të tjerët, varësisht nga qëllimi dhe situata. Por, asnjë lloj i

trajnimit nuk mund të klasifikohet si më i suksesshmi në të gjitha situatat.

Page 260: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

260

2.4. Trajnimi ka rëndësi të madhe në kohët e sotme

Sot ambienti i biznesit konsiderohet mjaft kompleks dhe që ndryshon shpejt.

Zhvillimet e shpejta teknologjike dhe ndryshimet e vazhdueshme strukturore, që

synojnë një fleksibilitet të madh dhe mundësi më të madhe përshtatjeje me

ambientin, janë faktorët kryesorë të cilët bëjnë që trajnimi i resurseve humane të

kosiderohet shumë i domosdoshëm për mbijetesën e ndërmarrjeve të biznesit

dhe për rritjen e efiçencës.

Eksperienca e vendeve OECD (Organisation for Economic Co-operation and

Development) tregon se nevoja për trajnim gjatë punës për punonjësit publik ka

qenë e neglizhuar për një kohë të gjatë. Vetëm në fund të viteve 60, qeveritë

filluan të zbulojnë nevojën për këtë lloj trajnimi.

Kjo qe koha kur reforma e administratës publike ishte në axhendat e tyre dhe

filluan të zbatoheshin teknika të reja të manaxhimit në shërbimin publik, si

sistemet e buxhetit, metodat e planifikimit dhe ato të organizimit.

Duke konsideruar rolin vendimtar të trajnimit në realizimin e reformave

administrative publike në shumicën e vendeve të OCED, e drejta dhe detyrimi i

nëpunësve civil për tu trajnuar është përcaktuar në kushtetutë dhe trajnimi është

rregulluar ose nëpërmjet ligjit të shërbimit civil ose nëpërmjet akteve nënligjore.

Trajnimi në shërbimin publik në këto vende ka synuar dy objektiva të

përgjithshme:

Mbështetjen e zbatimit të reformës në shërbimin civil dhe administratën

publike

Përmirësimin e aftësive dhe kualifikimit profesional të stafit për të rritur

efiçencën e shërbimit publik.

2.5. Kush është përgjegjës për trajnimin

Trajnimi ashtu si dhe të gjitha aktivitetet e tjera të personelit është përgjegjësi jo

vetëm e specialistëve të menaxhimit të resurseve humane por edhe e drejtuesve

dhe e vetёpunonjësve. Pa mbështetjen dhe angazhimin e menaxhimit

(drejtuesve) të nivelit të lartë, ndërmarrjet mund të mos u kushtojnë vëmendjen

e duhur aktiviteteve të trajnimit. Kjo është e vërtetë, sidomos në rastet kur

ndërmarrjet kanë objektiva afatshkurta dhe dëshirojnë rezultate të

menjëhershme. Në këto raste ato nuk kanë shumë kohë për të pritur përfitimet

nga trajnimi.

Page 261: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

261

Shumë varet nga drejtuesit dhe eprorët e drejtpërdrejtë të punonjësit që do të

trajnohet, përderisa janë ata të cilët vlerësojnë edhe kërkesat për periudhën

aktuale edhe ato për një periudhë të mëvonshme për stafin që ata manaxhojnë.

Lidhja e trajnimit me performancën e kërkuar të njësisë të institucionit apo të

projektit për të cilën ata janë përgjegjës është padyshim një avantazh.

Efektiviteti i një sistemi trajnimi kërkon gjithashtu edhe mbështetjen dhe

kooperimin e të gjithë punonjësve. Vetëm mbështetja e menaxhimit nuk është e

mjaftueshme.

Individi (nëpunësi) është i pozicionuar mirë në identifikimin e pikave të forta

dhe të dobta të tij, dhe të nevojave të tij për zhvillim në lidhje me realitetin dhe

kërkesat e punës. Në disa rethana individi mundet edhe të investojë për procesin

e trajnimit. Kur ndërmarrja fillon të përqafojë një filozofi të mësimit dhe

përmirësimit të vazhdueshëm, është e domosdoshme një pjesëmarrje më aktive

e të gjithë personave të interesuar në projektimin dhe zbatimin e sistemit të

trajnimit në ndërmarrje.

2.6. Llojet e trajnimit të vazhdueshëm

Trajnim profesional fillestar (kontratë mësimi apo kualifikimi) - Kjo ka të bëjë

me zhvillimin e tranimit në formën e një stazhi mësimor në institucion. Praktika

e vendeve të tjera tregon që ky lloj trajnimi ka filluar të interesojë dhe kuadrot e

ardhshëm.

Trajnim adoptimi (në periudhën e provës) - Ky mund të jetë trajnim plotësues

për të rinjtë që nuk kanë ekperiencë profesionale. Ky gjithashtu mund tu

shërbejë edhe punonjësve të rinj pavarsisht nga ekperienca e tyre e mëparshme,

me një objektiv orientimi.

Rifreskim i njohurive për njohuritë që nuk përdoren dhe janë vjetëruar.

Aktualizim i njohurive - Trajnim për zhvillimin e njohurive profesionale

Trajnim plotësues - Në fushat e afërta për të lehtësuar aftësinë për të marrë

përsipër aktivitete të cilat deri tani i realizonte një specialist i një fushe tjetër.

Trajnim evoluimi - Trajnim për zhvilimin e karrierës, për të autorizuar apo

shoqëruar një promocion. Një promovim do të thotë një ndryshim i pozicionit të

punës; detyrat që duhet të kryen nga punonjësi nuk do të jenë më po ato, pra

edhe njohuritë, aftësitë dhe zotësitë nuk janë më po ato.

Page 262: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

262

2.7. Procesi i trajnimit

Puna për hartimin e programeve të trajnimit kërkon përgjigjen e pyetjeve të tilla

si:

- Si do të evidentohen nevojat për trajnim,

- Çfarë mundësish paraqiten lidhur me nevojat për trajnim,

- Si të harmonizohet trajnimi me dimensionet e tjera të menaxhimit të burimeve

njerëzore për institucionin,

- Cilët janë faktorët të cilët pengojnë dhe lehtësojnë investimet në trajnim që të

plotësojnë objektivat e dëshiruara.

Në përputhje me hapat e procesit të trajnimit ka një konsesus që menaxhimi i

programeve të trajnimit përfshin disa etapa, të cilat mund të dallohen si më

poshtë:

Përcaktimi i nevojave për trajnim,

Hartimi i programit të trajnimit,

Planifikim i aktiviteteve të trajnimit,

Realizimi,

Vlerësimi i trajnimit.

- Fillohet me analizën e nevojave për trajnim nëpërmjet të cilës bëhet mbledhja

dhe organizimi i të dhënave, në bazë të të cilave vendoset nëse është i

nevojshëm apo jo përpunimi i një programi formimi,

Në bazë të të dhënave të mbledhura nga faza e parë konceptohet programi

i formimit: përcaktohen objektivat dhe përmbajtja e tij,

Më pas bëhet planifikimi i programit të formimit: parashikimi i resurseve

humane dhe materialeve të nevojshme për realizimin e aktiviteteve që u

korrespondojnë objektivave të aprovuar të formimit,

Pas realizimit të aktivitetit të trajnimit duhet të bëhet vlerësimi i

programit të formimit, Ky realizohet nëpërmjet një tërësie aktivitetesh që lejojnë

t’i caktohet një vlerë programit të trajnimit ose një apo shumë përbërësve të tij.

Përcaktimi i kësaj vlere ndihmon drejtuesit, formuesit, klientët të marrin një

vendim kundrejt programit të trajnimit: të modifikohet apo të pezullohet ai.

“Një vlerësim i duhur i nevojave për trajnim duhet të konvergjojë me drejtimin

e ndryshimit organizativ, karrierën që ndjekin ose mundt të ndjekin punonjësit

dhe ndryshimet teknologjike që ndodhin”.

Page 263: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

263

“Analiza e nevojave për trainim duhet të jetë pjesë e analizës së problemit, që

është e rëndësishme për menaxhimin e cilësisë, dhe që përcakton nëse trainimi

do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë, apo duhen kërkuar zgjidhje të tjera

më pas”.

2.7.1. Përcaktimi i nevojave për trajnim

Në këtë etapë të parë bëhet mbledhja dhe organizimi i të dhënave, në bazë të të

cilave vendoset nëse është i nevojshëm apo jo përpunimi i një programi trajnimi

pra ky është hapi që siguron bazimin në parimin themelor që: trajnimi duhet të

bazohet mbi atë çfarë kërkon institucioni dhe çfarë kërkojnë punonjësit dhe jo

çfarë ofron një projekt apo një institucion i vaçantë i nteresuar.

Eksperiencat e deritanishme të trajnimit kanë treguar se nganjëherë punonjësit

marrin trajnim jo se u nevojitet, por për arsye të tjera. Për shembull, në disa

ndërmarrje, një program trajnimi shërben si një shpërblim për performancën e

kaluar të punonjësit.

Trajnimi duhet të ofrohet në bazë të nevojave. Pa përcaktuar nevojat për

trajnim, një ndëmarrje nuk mund të jetë e garantuar që do të hartohet një

program i përshtatshëm trajnimi për njerëzit të cilët kanë me të vërtetë nevojë

për të.

Nevojat për trajnim mund të përcaktohen si kërkesa specifike të lidhura me

përgatitjen profesionale të individëve që kanë të bëjnë jo vetëm atë që individët

bëjnë (aktivitetin e tyre), por edhe atë që mendohet të bëjnë (planet dhe

projektet e tyre) dhe si do ta bëjnë (modeli i tyre kulturor), duke iu referuar

gjendjes së veçantë të marrdhënies së tyre me ndërmarrjen.

Në rastin tonë nevoja për trajnimin e stafit të shërbimeve doganore është e

obliguar, si për punonjësit e rinjë ashtu edhe për të gjithë punonjësit tjerë gjatë

tërë kohës, sa herë të paraqitet nevoja për njohuri të reja.

Përfundim

Trajnimi dhe zhvillimi ashtu si dhe të gjitha aktivitetet e tjera të personelit janë

përgjegjësi jo vetëm e specialistëve të Menaxhimit të resurseve humane por

edhe e drejtuesve dhe e vetë punonjësve. Pa mbështetjen dhe angazhimin e

Page 264: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

264

menaxhimit (drejtuesve) të nivelit të lartë, ndërmarrjet mund të mos u kushtojnë

vëmendjen e duhur aktiviteteve të trajnimit.

Për të treguar vlerën e trajnimit dhe zhvillimit ka vështirësi. Janë bërë përpjekje

për të vlerësuar kosto-përfitime të aktiviteteve të trajnimit, por analizat lidhur

me këtë proces janë shumë të sofistikuara. Prandaj dhe aktivitetet e vlerësimit të

trajnimit janë shpesh të neglizhuara.

Trajnimi duhet të ofrohet në bazë të nevojave. Pa përcaktuar nevojat për

trajnim, një ndërmarrje nuk mund të jetë e garantuar që do të hartohet një

program i përshtatshëm trajnimi për njerëzit të cilët kanë me të vërtetë nevojë

për të.

Referencat

1. Dr. Sc. Enver A. Kutllovci “Menaxhimi i resurseve humane”, Prishtinë 2004.

2. Dr. Ymer Havolli “Menaxhmenti i resurseve njerëzore”, Riinvest: Prishtinë,

2003.

3. Mr. Sc. Theranda Beqiri “Menaxhimi i burimeve njerëzore”, Prishtinë, 2005.

4. Enno Bozdo “Menaxhimi i burimeve njerëzore”, Instituti i trajnimit të

administratës publike. VITI I BOTIMIT??

5. Sjellja organizative, Toena.

6. Shërbimi Doganor – Pejë.

Page 265: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

265

Globalizimi financiar në vendet në zhvillim (çështja e valutës) – rasti i

Kosovës

Zijad Krasniqi

Universiteti i Prishtinës ”Hasan Prishtina”, Republika e Kosovës;

[email protected]

Abstrakt

Ky studim analizon përfitimet dhe sfidat me të cilat është përballur ekonomia e

Kosovës. Në përgjithësi studimi vlerësoi se valuta e re e përdorur në Kosovë

ishte e dobishme në sjelljen e stabilitetit makroekonomik dhe financiar dhe

zgjidhjen e problemit të besimit në monedhën.

Termi globalizim financiar i referohet procesit ku tregjet financiare në vendet e

ndryshme të botës janë të integruara si një. Globalizimi financiar kërkon futjen

e një monedhe të vetme në gjithë botën, të menaxhuar dhe të rregulluar nga një

autoritet i vetëm monetar ndërkombëtar.

Kosova ka një sistem financiar në rritje. Procesi i liberalizimit dhe

derregullimit filloi në vitin 1999. Që nga fundi i vitit 1999 Kosova është një

ekonomi e hapur financiarisht me një monedhë të konvertueshme të plotë. Në

kushtet e flukseve të kapitalit, ajo është shumë më e hapur se sa shumë vende

evropiane.

Monedha ishte projektuar edhe për të siguruar një mbështetje kritike për një

strategji të jashtme të orientuar drejtë zhvillimit, e cila ishte një

domosdoshmëri, më shumë se një zgjedhje, duke pasur parasysh madhësinë e

tregut të brendshëm. Ky punim shqyrton një dimension të rëndësishëm të

globalizimit financiar në Kosovë: të monedhës (konvertimit nga DEM në

EURO).

Fjalët kyqe: Globalizimi, Monedha, Banka Qendrore e Kosovës, Derregullimi

Page 266: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

266

Hyrje

Miratimi i një monedhe të huaj të qëndrueshme ka qenë i nxitur nga gatishmëria

e vendeve të cilat janë të destinuara për arritjen e stabilitetit makroekonomik

nëpërmjet inflacionit të ulët dhe besueshmërisë së lartë.246

Marka Gjermane u adoptua në mënyrë të njëanshme, si një monedhë e ligjshme

de facto në Kosovë, dhe nuk pati ndonjë negociatë me Bundesbankën Gjermane

apo Bankën Qendrore

Evropiane në atë kohë. Adoptimi i markës gjermane dhe më pas adoptimi i

euros, nuk ishte i rastësishëm. Ajo pasonte dy dekada të paqëndrueshmërisë

ekstreme monetare, shoqëruar me një shkallë të lartë të përdorimit jozyrtar të

markës gjermane si një rezervë vlerashdhe mjet shkëmbimi. Në periudhën e

parakonfliktit, marka gjermane ishte valuta më e përdorur; kishte shuma të

konsiderueshme të parave të gatshme në qarkullim. Popullsia ishte e

familjarizuar me këtë monedhë. Në kohën kur Kombet e Bashkuara morën

administrimin e

Kosovës, adoptimi i strukturës monetare bazuar në përdorimin e markës

gjermane u paraqit si një zgjedhje e natyrshme. Përdorimi i një monedhe të

qëndrueshme ishte i rëndësishëm në mirëmbajtjen e një stabiliteti

makroekonomik dhe luante një rol vendimtar në rindërtimin e besimit të

njerëzve në sektorin financiar.

Mbështetja për zhvillimin e sektorit financiar

Eurozimi mbështeti zhvillimin e sektorit financiar të Kosovës, i cili duhej të

krijohej nga fillimi pas konfliktit. Në fillim, në Kosovë nuk kishte banka dhe

praktikisht të gjitha transaksionet bëheshin në para të gatshme. Në fakt, për gati

dy vite, në Kosovë nuk kishte

sektor financiar dhe entiteti i vetëm financiar, Micro Enterprise Bank (MEB),

ishte i specializuar në mikrokredi. Megjithatë, dy vitet e ardhshme dëshmuan

një zhvillim të vrullshëm të ndërmjetësimit financiar në Kosovë, veçanërisht atë

të sektorit bankar. Midis marsit

246 Backé, P. and Wójcik, C., “Unilateral Euroisation: A Suitable Road Towards Joining the Euro Area For

Central and Eastern European EU Accession Countries?”,03 Sep 2015, Research Gate network for scientists and

researchers, (accessed 01 April 2016)

Page 267: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

267

dhe nëntorit 2001, u themeluan gjashtë banka, të cilat sollën një konkurrencë aq

të nevojshme në këtë sektor.

Në vitet 2002 dhe 2003, shtatë bankat tregtare të Kosovës u zgjeruan në mënyrë

domethënëse. Duke pasur parasysh përmasat e vogla të ekonomisë dhe

popullsisë së Kosovës, dhe përvojat negative me bankat në të kaluarën, sistemi

financiar i Kosovës karakterizohet

nga një pjesëmarrje e fuqishme e entiteteve të huaja. Bankat evropiane tregtare,

së bashku me agjencitë e zhvillimit dhe institucione të tjera financiare, janë bërë

aksionerët kryesorë të dy bankave më të mëdha të Kosovës. Banka Amerikane e

Kosovës u krijua me pjesëmarrje

kapitali nga USAID në nëntor 2001, dhe iu shit në fillim të vitit 2003 të bankës

“Raiffeisen”. MEB u emërtua ProCredit Bank në gusht të vitit 2003. Pesë

bankat e tjera kanë sipërmarrës vendas si aksionerët e tyre kryesorë.

Eurozimi

Hedhja në qarkullim e euros përfundoi me sukses më 28 shkurt 2002. Kështu,

nga ky moment, ekonomia e Kosovës është “euroizuar” tërësisht dhe në mënyrë

të efektshme. Eurozimi shpesh

përkufizohet si adoptimi i Euros si monedhë ligjore dhe monedhë zyrtare nga

autoritetet e një vendi jashtë Zonës Euro247. Ky përkufizim nënkupton

gjithashtu, që autoritetet vendosën që të refuzonin instrumentet e politikave të

tyre monetare dhe të braktisnin

monedhën e tyre kombëtare. Duhet të theksoj sërish se rrethanat e Kosovës

paskonfliktit ishin, dhe ende janë, disi specifike, politikisht dhe ekonomikisht.

Duke marrë parasysh përdorimin e gjerë jozyrtar të markës gjermane dhe rolin e

saj, i cili është shumë i madh, sa ndryshe mund të quhet thjesht një monedhë

paralele, UNMIK-u e pranoi këtë zgjedhje si një “fait accompli” (fakt i kryer).

Stabiliteti monetar si pasojë e globalizimit

247 https://www.ecb.europa.eu/mopo/eaec/html/index.en.html

Page 268: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

268

Në kohën kur Kosova zgjodhi eurozimin, inflacioni vjetor ishte mbi 40 për qind.

Monedha e saj zyrtare (dinari) u zhvlerësua tërësisht dhe përdorimi i saj ishte

pothuajse joekzistues. UNMIK-u nuk po zëvendësonte thjesht një monedhë

kombëtare të zhvlerësuar, por gjithashtu po vendoste në Kosovë një themel

monetar të shëndoshë të nevojshëm për rindërtimin ekonomik, shoqëror dhe

politik në vitet që do të pasonin.

Adoptimi i euros si një monedhë kombëtare solli gjithashtu, stabilitet monetar

në Kosovë. Rreziku i zhvlerësimit të monedhës kombëtare u zhduk. BPK-ja, e

cila vepron si një agjent fiskal për administratën lokale, nuk ndërmerr rrezik

këmbimi, ndërsa administron rezervat zyrtare. Këto rezerva investohen

kryesisht brenda vendeve të Zonës Euro, në banka qendrore dhe në institucione

financiare me norma të larta. Ekonomia e Kosovës nuk përballon rreziqe

këmbimi

domethënëse. Në të njëjtën mënyrë, euroizimi ka penguar që në Kosovë të ketë

normë të dyfishtë këmbimi të monedhës, ligjore dhe informale248. Kjo në fakt

duhet të çojë në një kosto më të ulët

të huamarrjeve dhe në rritjen e investimeve, në nxitjen e rritjes ekonomike dhe

të mirëqenies249.

Stabiliteti makroekonomik

Euroizimi në Kosovë kishte gjithashtu disa objektiva politikë afatgjatë. Nga

shumë kjo konsiderohet si “i pakthyeshëm”. Euroizimi në Kosovë pritet që të

kujdeset për stabilitetin ekonomik, të zgjidhë problemin e besueshmërisë, por

kryesisht të rrisë disiplinën fiskale duke eliminuar mundësinë e riprodhimit të

parave për të mbuluar deficitet fiskale. Pas një periudhe më të gjatë kohore, kur

të plotësohen kushtet e tjera gjithashtu, kjo duhet të çojë në rritjen e investimeve

të huaja direkte.

Në përfundim, nëse euroizimi nuk i ka zgjidhur të gjitha problemet financiare në

Kosovë, dhe nëse euroizimi ka sjellë kufizime në drejtimin e një politike të

248 Kadrijaj Dushu, A. and Merovci, S., “The Effects of Exchange Rate Market in the Economy of Kosova”,

Acta Universitatis Danubius. (Economica, Vol 10, No 4, 2014, pp. 5-18

249 http://bqk-kos.org/repository/docs/2010/CBK_WP_no.2.pdf

Page 269: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

269

pavarur monetare, përparësitë e tij pa dyshim janë pozitive, kryesisht sepse

përdorimi i euros ka ndikuar në stabilitetin e sektorit financiar.

Përfundime

Miratimi i euros në Kosovë ka qenë shumë i dobishëm në sjelljen e stabilitetit

makroekonomik, duke pasur parasysh fazën në zhvillim në të cilën Kosova

ishte. Përvojat inflacioniste shoqëruar me rënien e sistemi financiar në ish-

Jugosllavi gjatë viteve të 90-ta kanë shkatërruar besimin në monedhën vendase

dhe si rezultat, çoi në shkallë të lartë të zëvendësimit të monedhës në Kosovë.

Euro ka sjellë një stabilitet shumë të nevojshëm monetar për uljen e inflacionit,

duke eleminuar rrezikun e kursit të këmbimit, ndikoi në uljen e kostove të

transaksionit dhe promovimin e tregtisë ndërkombëtare dhe investimeve të

huaja direkte. Kosova është në një situatë të avancuar në krahasim me

ekonomitë e vogla të hapura të cilat përballën me efektet përçarëse të

qarkullimit të monedhës së dyfishtë, dhe konkurencës së pabalancuar midis një

monedhe kombëtare dhe një monedhe fortë të huaj.

Referencat

1. Backé, P. and Wójcik, C., “Unilateral Euroisation: A Suitable Road

Towards Joining the Euro Area For Central and Eastern European EU

Accession Countries?”,03 Sep 2015, ResearchGate network for scientists

and researchers, (accessed 01 April 2016)

2. http://bqk-kos.org/repository/docs/2010/CBK_WP_no.2.pdf, (accessed

03 April 2016)

3. Kadrijaj Dushu, A. and Merovci, S., “The Effects of Exchange Rate

Market in the Economy of Kosova”, Acta Universitatis Danubius.

(Economica, Vol 10, No 4, 2014, pp. 5-18

4. http://news.bbc.co.uk/2/hi/business/437844.stm , 03 Sep 1999, (accessed

10 April 2016)

5. Stliglitz, J., ‘Globalization and growth in emerging markets’, Journal of

Policy Modeling, Vol 26, 2004, pp 465-484

6.

Page 270: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

270

7. Czinkota, M., Ronkainen,I., Moffet,M., ‘Biznesi ndërkombëtar’, Tiranë,

2010

8. https://www.ecb.europa.eu/mopo/eaec/html/index.en.html , (accesed 10

Aprill 2016)

Page 271: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

271

Misioni i EULEX-it në Kosovë

Ardit Berisha ,

Universiteti “Haxhi Zeka “ , Pejë- Kosovë,[email protected]

Abstrakt

Kosova e pasluftës është përballur më një sistem të brishtë të sundimit të ligjit ,

më një kaos në vete më doganat poashtu edhe policinë, pastaj duke vazhduar më

korrupsion të lartë, krim të organizuar ,krime të luftës e edhe më ndërhyrje

politike në sistemet gjyqësore . Ky mision i bashkimit Evropian për sundimin e

ligjit në Kosovë u vendos në vitin 2008 dhe që përfaqëson misionin më të madh

të politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjës të bashkimit evropian .

Synimi Eulexit ishte që të luftonte problemet ekzistuese në fushën e ligjit në

Kosovë ,duke përfshirë këtu mungesën e kapacitetëve ,ndikimin politik

,korrupsion ,krimin e organizuar ,krimet e luftës dhe në vecanti mungesën e

sundimit të ligjit në veriun e shtetit të ri. Ky mision ka qenë dhe është një nga

misionet më të kritikuara . Kritikat kanë ardhur nga ish-punonjësit e EULEX-it

,Parlamenti Evropian dhe nga Gjykata Evropiane e Auditorëve , si dhe nga

organizatat tjera ndërkombëtare në Kosovë sikurse KFOR-i. . Metodat

shkencore, që janë aplikuar gjatë hartimit të këtij punimi janë të përcaktuara

nga vetë qëllimi i hulumtimit . Gjatë hartimit të këtij punimi është shfrytëzuar

literatura shkencore e një spektri të gjerë që ka të bëj më fushën e këtij punimi.

Po ashtu, janë shfrytëzuar edhe studimet e instituteve kërkimore-shkencore,

raportet vjetore te institucioneve të ndryshme vendore dhe ndërkombtare si dhe

te dhënat e publikuara në internet.Misioni i EULEX-it gjithashtu ka rolin edhe

të monitorimit,mentorimit dhe këshillimit ,ndërsa ruan edhe disa përgjësi

ekzekutive . EULEX-i përkrahet nga 28 shtete anëtare të bashkimit Evropian

dhe pesë vende tjera kontribuese (Kanada,Norvegji ,Zvicra ,Turqia,dhe SHBA),

mandati i saj në Kosovë është deri më 14 qërshor 2018 .

Fjalët kyqe:Kosova ,Eulexi ,Misioni ,Mandati .

Page 272: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

272

Hyrje

Ky mision i bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë u vendos në

vitin 2008 dhe që përfaqëson misionin më të madh të politikës së përbashkët të

sigurisë dhe mbrojtjës të bashkimit evropian . Synimi Eulexit ishte që të

luftonte problemet ekzistuese në fushën e ligjit në Kosovë ,duke përfshirë këtu

mungesën e kapacitetëve ,ndikimin politik ,korrupsion ,krimin e organizuar

,krimet e luftës dhe në vecanti mungesën e sundimit të ligjit në veriun e shtetit

të ri. Ky mision ka qenë dhe është një nga misionet më të kritikuara . Kritikat

kanë ardhur nga ish-punonjësit e EULEX-it ,Parlamenti Evropian dhe nga

Gjykata Evropiane e Auditorëve , si dhe nga organizatat tjera ndërkombëtare në

Kosovë sikurse KFOR-i. Misioni i EULEX-it gjithashtu ka rolin edhe të

monitorimit,mentorimit dhe këshillimit ,ndërsa ruan edhe disa përgjësi

ekzekutive . EULEX-i përkrahet nga 28 shtete anëtare të bashkimit Evropian

dhe pesë vende tjera kontribuese (Kanada,Norvegji ,Zvicra ,Turqia,dhe SHBA),

mandati i saj në Kosovë është deri më 14 qërshor 2018.

Qëllimet dhe objektivat e studimit tonë

Të japim një studim të mirëfilltë rreth punës së këtij misioni që studiuesit

e rinjë të marrin si referencë në punimet e ardhshme të tyre

Pjesëmarrësit të njoftohen me shumë me sfidat që ka kaluar ky mision

dhe punën që ka berë në fuqizimin e sundimin e ligjjit në Kosovë

Të sjellim para pjesëmarrëseve një analizë rreth impaktit që ka pasur ky

mision në përmisimin e jetës dhe sigurisë së qytetarëve të Kosovës .

Të japim rekomandimet e nevojshme për përmisimin e çasjes së ketij

misioni ndaj strategjive për siguri publike dhe në forcimin e sistemit

doganor .

Metodologjia e punimit shkencore

Në këtë punim shkencore ne kemi aplikuar të dhenat primare dhe sekondare ,

më të dhenat primare ne kemi aplikuar raporte të nxjerra nga organet

ndërkombëtare për monitorimin e punës së EULEX-it dhe raportet e raportuesve

për ballkanin përendimor , tek të dhenat sekondare ne kemi aplikuar forma të

Page 273: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

273

ngjajshme të studimeve që kanë të njejtën tematike më studimin tonë të nxjerra

nga revistat shkencore ndërkombëtare dhe kombëtare . Ne kemi aplikuar edhe

literaturë që ka të bejë me vetë qëllimin e punimit tonë që vjen nga studiuesit e

këtij misioni.

1.0 VENDOSJA E SUNDIMIT TË LIGJIT NË KOSOVË

1.1

Kosova përballet me sfida të jashtëzakonshme në fushën e sundimit të ligjit, dhe

duke e bërë këtë të lirë nga ndikimi politik. Institucionet e saj të sundimit të

ligjit u shuan plotësisht në luftën e viteve 1998-1999. Në përgjithësi, zyrtarët e

sundimit të ligjit duhet të jenë të lirë nga ndikimi politik në një shoqëri të thurur

ngushtë dhe me konflikte të shpeshta të interesit. Zyrtarët kosovarë shpesh

perceptohen si të korruptuar duke ushqyer kështu pritjet e ulëta të popullatës

vendore. Institucionet e dobëta lejojnë që të lulëzojë krimi i organizuar. Krimet

e luftës shkaktojnë probleme politike, por duhet të adresohen për t‟i dhënë fund

mosndëshkimit dhe paqartësisë. Në fund, Prishtina nuk mund të rregullojë

komunitetet serbe të pabindura në veri, duke krijuar një hapësirë të pasiguruar.

Ky kapitull do të mbulojë se si këto vështirësi dëmtojnë sundimin e ligjit në

Kosovë.

1.1 Kapacitetet

Rënia e institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë ishte e pashmangshme.

Regjimi i Milosheviçit i mbante shqiptarët e Kosovës jashtë policisë dhe

gjyqësorit. Shumica e zyrtarëve të sundimit të ligjit vinin nga grupet minoritare

dhe ikën nga Kosova gjatë luftës, duke lënë pak policë, prokurorë apo

gjykatës.Misioni i OKB-së në Kosovë (UNMIK) nuk e zgjidhi problemin.

Gjersa UNMIK-u tentoi të integronte shqiptarët e Kosovës në gjyqësor duke

përdorur panele hibride ndërkombëtare-vendore me shqiptarët e Kosovës si

shumicë, sistemi degradoi pasi që shqiptarët e Kosovës i mbivotonin homologët

e tyre ndërkombëtarë, duke marrë shpesh vendime të dyshimta në rastet kur

përfshiheshin minoritetet etnike.UNMIK-u reagoi duke i ndryshuar panelet

hibride, ku shumica përbëhej nga ndërkombëtarët dhe duke ju lejuar vendorëve

që të apelonin tek UNMIK-u për të caktuar gjykatës ndërkombëtarë dhe

prokurorë ndërkombëtarë për një rast.Zyrtarët vendorë i kalonin rastet e

rrezikshme tek gjykatësit dhe prokurorët ndërkombëtarë.Zyrtarët e UNMIK-ut,

kështu, kalonin pak kohë me homologët e tyre kosovare dhe edhe më pak kohë

për trajnimin dhe këshillimin e tyre.Aftësitë në polici stagnuan nën UNMIK-un.

Pasi arritën një nivel bazik të sigurisë, trajnimet për Shërbimin Policor të

Kosovës (SHPK) u bënë sporadike.Matjet e llogaridhënies u përdorën rrallë në

institucionet e sundimit të ligjit dhe kur ato bëheshin, vlerësimet që rezultonin

Page 274: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

274

nuk përdoreshin për të përmirësuar efikasitetin.Doganat ishin e vetmja gjë e

ndritur ku UNMIK-u vendosi autoritetin e vet dhe ishte në gjendje që të

ndërtojë ca kapacitete vendore.Pavarësia dhe gjashtë vitet pasuese kristalizuan

këto dështime. Aftësitë ekzistuese nëgjyqësor u bënë të pavlefshme me një

sistem të ri që zhvendoste institucionet e Kosovës nga një sistem organizimi në

tjetrin. Ndryshimi detyroi gjykatësit dhe juristët të ri-trajnohen. Dispozitat

ligjore të Kosovës, që kanë pësuar disa herë ndryshime madhore, e ka bërë

trajnimin më të vështirë pasi që prokurorët dhe gjykatësit duhet të përcjellin një

sistem ligjor që vazhdimisht pëson ndryshime fondamentale.Sa i përket policisë,

SHPK nuk ishte e përgatitur për të trajtuar krimet serioze dhe vazhdon të ketë

vështirësi.Kjo mungesë e trajnimit la një gjyqësor me një besim të ulët dhe një

forcë policore pa trajnimin dhe resurset për të sulmuar diçka më të vështirë se

krimi i nivelit të ulët. Qeveria e Kosovës e përkeqësoi problemin duke mos i

plotësuar pozitat në gjyqësor, duke ju dhënë gjykatësve dhe prokurorëve pak të

trajnuar një sasi shumë të madhe të punëve. Gjersa në institucionet gjegjëse

shpesh ka mungesë të kandidatëve të kualifikuar, shpeshherë refuzohen të

kualifikuarit për arsye politike.Gjyqësori dhe policia nuk kanë personel të

mjaftueshëm apo të trajnuar për të trajtuar çështjet tjera të sundimit të ligjit në

Kosovë.

1.2 Ndikimi politik

Përtej kapaciteteve, institucionet për sundimin e ligjit të Kosovës vuajnë nga

ndikimi politik i spikatur. Avokatët mbrojtës rregullisht rrjedhin materiale

gjyqësore tek media për t‟i bërë presion gjyqësorit. Gjykatësve dhe prokurorëve

u mungon sigurimi adekuat, duke i bërë të cenueshëm ndaj frikësimit.

Gjykatësit ofrojnë qasje pa kufizim palëve gjatë orarit të punës, duke ju lejuar

individëve të bëjnë apele emocionale apo politike që ndikojnë në procedurën

gjyqësore të tyre. Zyrtarët qeveritarë vënë në dyshim paanshmërinë e gjykatave

në media, nuk zbatojnë vendimet dhe debatojnë vendimet gjyqësore duke vënë

në siklet gjykatësit. Mungesa e fshehtësisë, kërcënimet, apelet personale dhe

kritikat publike shkaktojnë që gjykatësit dhe prokurorët të veprojnë në bazë të

shqetësimeve politike, dhe jo atyre ligjore. Nxitjet për t‟i rezistuar presionit janë

të ulëta. Gjykatësit dhe prokurorët nuk u përballen me standardet etike dhe nuk

u lejuan që të marrin pronësinë e sundimit të ligjit në Kosovë në kohën e

UNMIK-ut, duke mos lënë motiv për të vendosur pavarësinë e gjyqësorit.

Institucionet pas pavarësisë bënë pak për t‟i liruar gjykatësit dhe prokurorët nga

ndikimi politik. Rregullat për caktimin e rasteve nuk ekzistojnë dhe nuk ka

sistem për të caktuar automatikisht rastet tek prokurorët dhe gjykatësit.

Konflikti i interesit vazhdon i pavërejtur.Zbrazëtirat procedurale parandalojnë

Page 275: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

275

zgjidhjet e rasteve të ndjeshme. Prokurorët nuk parashtrojnë aktakuza ndaj të

pandehurve me ndikim; gjykatësit shpeshherë vonojnë seancat dëgjimore me

muaj; poashtu ka raste kur gjykatësit dhe avokatët deklarohen të sëmurë për

periudha të gjata. Prokurorët dhe gjykatësit që kanë kryer shkelje etike rrallë

disiplinohen dhe pothuajse asnjëherë nuk shkarkohen. Kur presioni politik është

kaq i lartë dhe kosto e dorëzimit kaq e ulët, ndikimi politik deformon sundimin

e ligjit.

1.3Korrupsioni

Duke u vendosur në vendin 33 nga 100 sish, Kosova është më afër Uzbekistanit

(17) despotik të korruptuar se modelit të Estonisë (68) në Indeksin e Perceptimit

të Korrupsionit të Transparency International.Shpërdorimi i pozitës zyrtare

është forma më e zakonshme e korrupsionit, edhe pse ryshfeti dhe përvetësimi

ndodh gjithashtu. Besim që qeveria apo gjyqësori do të luftojnë korrupsionin

është i ulët. Institucionet vërtetojnë këtë cinizëm me pak hetime pavarësisht

indikacioneve për korrupsion të gjerë sikurse profesionet e shumta të deputetëve

të Kuvendit dhe mospërputhjes në mes të hyrave të raportuara të politikanëve

dhe pasurive të tyre të shtrenjta. Presioni politik pengon gjykatësit dhe

prokurorët vendorë për të vepruar mbi rastet e korrupsionit, të cilat, në vend të

kësaj, përcillen tek prokurorët dhe gjykatësit ndërkombëtarë, qofshin ata të

UNMIK-ut para pavarësisë apo EULEX-it pas saj. Përtej hezitimit të

institucioneve për të luftuar korrupsionin, përpjekjet kundër korrupsionit në

Kosovë luftojnë dy forca sistematike që inkurajojnë korrupsionin. Së pari,

pritjet e ulëta nga institucionet mundësojnë mungesën e llogaridhënies. Pasi që

qytetarët pranojnë shpesh ekzistimin e korrupsionin zyrtar, ata nuk i besojnë

zyrtarëve qeveritarë që të luftojnë atë në mënyrë të besueshme. Kur programet

kundër korrupsionit arrijnë pritje të ulëta, qytetarët pranojnë rezultatet. Së dyti,

korrupsioni i përhapur krijon më shumë korrupsion. Zyrtarët arsyetojnë

korrupsionin pasi që homologët përfshihen në të dhe vuajnë pak pasoja. Kultura

e korrupsionit riprodhon veten.

1.4 Krimi i organizuar

Ndërmarrjet e krimit të organizuar janë shume aktive në Kosovë. Me rënien e

sundimit të ligjit pas luftës gjatë viteve 1998-1999, mungesa e zbatimit të ligjit,

dominimi i ekonomisë joformale dhe mungesa e mallrave nxiti konkurrencën në

mes „organizatave‟ kriminale për pjesë të tregut. Ato u ngulitën në Kosovë dhe

UNMIK-u nuk ishte i suksesshëm në çrrënjosjen e tyre. Pas pavarësisë, krimi i

organizuar vazhdoi me ndërhyrje të pakta. Mungesa e sigurisë për dëshmitarët i

bën ata caqe të lehta për frikësim. Të frikësuar për sigurinë e tyre, ekzistojnë

Page 276: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

276

raste kur prokurorët dhe gjykatësit përfshihen në të njëjtat sjellje që shkaktohen

nga ndikimi i padrejtë politik: pranimi i preferencave të jashtme, vonimi i

rasteve dhe mosdeklarimi i konfliktit të interesit. Ata shpesh nuk ndjekin

penalisht rastet e krimit të organizuar, ose duke i injoruar ato apo duke ju

përcjellë gjykatësve dhe prokurorëve ndërkombëtarë. Policia ka mungesa të

dukshme për t‟i koncentruar burimet për të luftuar krimin e organizuar. Ata

gjithashtu shmangin hetimin e krimeve financiare dhe konfiskimin e pasurisë,

gjë e cila është veçanërisht problematik pasi që mënyra më e lehtë e

parandalimit të krimit të organizuar është të rritet rreziku u humbjeve

financiare. Duke pasur parasysh pozitën e rrënjosur nga lufta, grupe të krimit

tëorganizuar ende vazhdojnë të mbesin aktive në Kosovë, duke marrë parasysh

institucionet „e frikësuara‟ të sundimit të ligjit që i lejojnë ato të vazhdojnë.

Mosmarrëveshjet brenda dhe jashtë Kosovës e bëjnë problemin e krimit të

organizuarmë akut. Jashtë Kosovës, mosmarrëveshjet rreth statusit pengojnë

shkëmbimin e informacionitme institucionet e Kosovës. Kosova duhet të luftojë

një problem e vetmuar, për të cilin shumështete i bashkojnë resurset. Brenda

Kosovës, institucionet rrallë bashkëpunojnë, duke penguarzyrtarët të cilët

luftojnë krimin e organizuar. Për shembull, gjersa prokurorët dhe zyrtarët

epolicisë duhet të bashkëpunojnë për të hetuar krimin e organizuar, ata nuk

përdorin një sistem të përbashkët për numrin e referencës së rastit, që do të thotë

se ata ka të ngjarë që nuk kanë njohuri për aktivitetet e njëri-tjetrit, duke

parandaluar bashkërendimin.

1.5 Krimet e luftës

Krimet e luftës janë një problem veçanërisht i ndërlikuar në Kosovë. Lufta dhe

mungesa e sundimit të ligjit lejoi një shfaqje të dhunës ndëretnike dhe brenda

etnike. Gjatë kësaj kohe mijëra civilë u zhdukën apo u vranë. Për të parandaluar

mosndëshkimin e kriminelëve të luftës, është e nevojshme të gjinden dhe të

dënohen ata. Ndjenjat popullore, megjithatë, zmbrapsen nga hetimet. Ka pak

mundësi për të hetuar dhe akuzuar ish forcat ushtarake dhe paraushtarake serbe

të cilat kryen krime kundër njerëzimit gjatë dhe para vitit 1999, kurse ende

shumica i reziston pohimeve individuale kundër ish-anëtarëve të Ushtrisë

Çlirimtare të Kosovës (UÇK). UNMIK-u rriti vështirësinë e hetimeve duke

hetuar shumë pak raste, shumica e të cilave ishin serb. Hendeku nëntë vjeçar në

mbledhjen e provave e uli numrin e rasteve që mund të hetohen dhe gjykohen.

Hetimet janë të nevojshme në këtë mënyrë për të parandaluar mosndëshkimin

për krimet e luftës, por do të kenë pak rezultate për shkak të rezistencës

popullore dhe provave të pakta.

Page 277: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

277

1,6 Kontrolli i territorit

Ligji i Kosovës mungon gjerësisht në veri të vendit. Serbët vendorë të cilët

jetojnë në tri komuna veriore të Kosovës vazhdojnë t‟i rezistojnë integrimit në

sistemin ligjor të Kosovës. Me përjashtim të KFOR-it, forcat ndërkombëtare

kanë pasur pak ndikim dhe sundimi i ligjit është në masë të madhe inekzistent.

Sjellja jo-bashkëpunuese nga serbët e veriut të Kosovës dhe insinuatat e

institucioneve të Serbisë në veri e mbanin UNMIK-un jashtë, por UNMIK-u

pothuajse nuk protestonte këto veprime Raportet e OKB-së pranojnë përfshirjen

e Serbisë në veri, por duken komfore që të lejojnë autoritetin e Serbisë të

përhapet. Ka gjasa që UNMIK-u ishte i kujdesshëm që të mos acaronte qeverinë

e Serbisë, edhe pse rezistenca lokale dhe mungesa e përgjithshme e sigurisë në

veri ishin gjithashtu faktorë. Në çdo rast, periudha e UNMIK-ut rezultoi që këto

komuna veriore të ndaheshin nga Prishtina dhe lidhen më afër me Beogradin.

Këto lidhje nuk e kanë përmirësuar sundimin e ligjit në veri të Kosovës. Gjersa

reputacioni i veriut si qendër e “mungesës së ligjit dhe konfliktit” është i

ekzagjeruar, aty nuk ka institucione të besueshme të sundimit të ligjit. Popullata

nuk i beson policisë; gjykatat penale praktikisht nuk ekzistojnë; dhe gjykatat

civile janë fushëbeteja etnike. Krimi i organizuar ka kaluar nëpër një ngritje të

vazhdueshme në veri pasi që kjo shihet si një zonë e parregulluar ku popullata

nuk i pranon tarifat e vendosura nga Prishtina dhe gëzon trajtim preferencial nga

Beogradi. Ndërmarrjet kriminale kështu veprojnë pa frikë nga ndjekja për

evazion fiskal, trafikim apo aktivitet tjetër kriminal. Kontrabanda është e

shfrenuar. Bandat kriminale bëjnë çmos për të frikësuar popullatën lokale,

sidomos në veri të Mitrovicës, ku vetëm pak kanë guximin të dalin natën apo të

bashkëpunojnë me Prishtinën.Serbët e Kosovës në veri kështu vuajnë nga

mosbesimi dhe pasiguria e thellë, duke refuzuar institucionet e jashtme të

sundimit të ligjit gjersa kanë pak burime të veta.

PËRFUNDIMI DHE REKOMANDIMET

Në ketë studim të tonë arritëm të konkludojmë se misioni i bashkimit Evropian

për sundimin e ligjit në Kosovë u vendos në vitin 2008 dhe që përfaqëson

misionin më të madh të politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjës të

bashkimit evropian . Synimi Eulexit ishte që të luftonte problemet ekzistuese

në fushën e ligjit në Kosovë ,duke përfshirë këtu mungesën e kapacitetëve

,ndikimin politik ,korrupsion ,krimin e organizuar ,krimet e luftës dhe në

Page 278: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

278

vecanti mungesën e sundimit të ligjit në veriun e shtetit të ri. Kosova përballet

me sfida të jashtëzakonshme në fushën e sundimit të ligjit, dhe duke e bërë këtë

të lirë nga ndikimi politik. Institucionet e saj të sundimit të ligjit u shuan

plotësisht në luftën e viteve 1998-1999. Në përgjithësi, zyrtarët e sundimit të

ligjit duhet të jenë të lirë nga ndikimi politik në një shoqëri të thurur ngushtë

dhe me konflikte të shpeshta të interesit.Rënia e institucioneve të sundimit të

ligjit në Kosovë ishte e pashmangshme. Regjimi i Milosheviçit i mbante

shqiptarët e Kosovës jashtë policisë dhe gjyqësorit. Përtej kapaciteteve,

institucionet për sundimin e ligjit të Kosovës vuajnë nga ndikimi politik i

spikatur. Avokatët mbrojtës rregullisht rrjedhin materiale gjyqësore tek media

për t‟i bërë presion gjyqësorit. Gjykatësve dhe prokurorëve u mungon sigurimi

adekuat, duke i bërë të cenueshëm ndaj frikësimit. Gjykatësit ofrojnë qasje pa

kufizim palëve gjatë orarit të punës, duke ju lejuar individëve të bëjnë apele

emocionale apo politike që ndikojnë në procedurën gjyqësore të tyre.Duke u

vendosur në vendin 33 nga 100 sish, Kosova është më afër Uzbekistanit (17)

despotik të korruptuar se modelit të Estonisë (68) në Indeksin e Perceptimit të

Korrupsionit të Transparency International.Shpërdorimi i pozitës zyrtare është

forma më e zakonshme e korrupsionit, edhe pse ryshfeti dhe përvetësimi ndodh

gjithashtu.Ndërmarrjet e krimit të organizuar janë shume aktive në Kosovë. Me

rënien e sundimit të ligjit pas luftës gjatë viteve 1998-1999, mungesa e zbatimit

të ligjit, dominimi i ekonomisë joformale dhe mungesa e mallrave nxiti

konkurrencën në mes „organizatave‟ kriminale për pjesë të tregut. Ato u

ngulitën në Kosovë dhe UNMIK-u nuk ishte i suksesshëm në çrrënjosjen e tyre.

Pas pavarësisë, krimi i organizuar vazhdoi me ndërhyrje të pakta.Ligji i

Kosovës mungon gjerësisht në veri të vendit. Serbët vendorë të cilët jetojnë në

tri komuna veriore të Kosovës vazhdojnë t‟i rezistojnë integrimit në sistemin

ligjor të Kosovës. Me përjashtim të KFOR-it, forcat ndërkombëtare kanë pasur

pak ndikim dhe sundimi i ligjit është në masë të madhe inekzistent.

Rirja e efiqënqes së institucioneve të misonit të Bashkimit Evropian në

raport me institucionet e Republikës së Kosovës .

Reduktimin e ndikimit politik dhe krijimin e një mekanizmi brenda

prokurorisë që do e kontrollonte rastet e përfshirjes në ndikime politike .

Rritjen e efikasitetit në Agjensionin Kundërkorupsion dhe fuqizimin e

mekanizmave të tjerë indirekt që do të luftojnë kurropsionin në nivel

qendror dhe atë lokal .

Page 279: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

279

Bashkëpunimi më efikasë në mes Misionit të Bashkimit Europian dhe

autoriteteve Kosovare në luftimin e krimit të organizuar .

Bashkëpunimi më efikase në mes Misionit të Bashkimit Europian dhe

Gjykatës Speciale në zbardhjen e rasteve nga krimet e luftës .

Bashkëpunim më efikasë në mes Misionit të Bashkimit Europian dhe

Autoriteteve Vendore në shtrirjen e sorvanitetit dhe kontrollin administrativ

të Kufive , fuqizimin e sistemit doganor në gjithë territorin e Kosovës .

Referencat

I. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, "Raporti i Sekretarit të

Përgjithshëm mbi Administratën e Përkohshme në Kosovë," (12 korrik

1999), UN Doc S/1999/779, në dispozicion në:

http://www.unmikonline.org/SGReports/S-1999-779.pdf.

II. Grupi Ndërkombëtar i Krizave, "Gjetja e barazisë: Nivelet e drejtësisë në

Kosovë," (12 shtator 2002), Raporti për Ballkan nr. 134, në dispozicion në:

http://www.crisisgroup.org/~/ media / 2032.pdf

Files/europe/Kosovë%2032.pdf.

III. Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, “Rregullorja nr. 2000/64 mbi

caktimin e gjykatësve / prokurorëve dhe / ose ndryshimin e vendit të

gjykimit", (15 dhjetor 2000), UN Doc UNMIK/REG/2000/64, në

dispozicion në: http://www.unmikonline.org/regulations/2000/reg64-00.htm.

IV. Tom Perriello dhe MariekeWierda, “Lessons from the deployment of

international judges and prosecutors in Kosovo,” Qendra Ndërkombëtare

për Drejtësi Tranzicionale, (Mars 2006), f. 19, në dispozicion në:

http://ictj.org/sites/default/files/ICTJ-FormerYugoslavia-Courts-Study-

2006-English_0.pdf.

V. Eric Scheye, “UNMIK and the significance of effective program

management: the case of Kosovo,” në Security Sector Reform and UN

Integrated Missions, editorë. H. Hänggi & V. Scherrer, (Gjenevë, Zvicër:

DCAF, 2008),p. 181-182

Page 280: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

280

Roli i NVM-ve në Zhvillimin e Ekonomisë Lokale në Kosovë

Msc. Blerim Morina (PhD Candidate)

Iniciativa për Ndërmarrësi dhe Zhvillim Ekonomik Lokal,

Prishtine – Kosovë,

Abstrakti:

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM-t) janë duke u bërë gjithnjë e më të

rëndësishme për krijimin dhe zhvillimin e një ekonomie moderne, dinamike dhe

të bazuar në dije. Kjo është për shkak të kapacitetit të tyre për nxitjen e

ndermarresisë dhe për shkak të aftësisë së tyre për të qenë fleksibël dhe të

përshtaten shpejt në një treg që ndryshon, dhe për të gjeneruar vende të reja

pune.

Sektori i NVM është shtylla kurrizore e ekonomisë në vendet me të ardhura më

të larta, ndërsa ajo është më pak e zhvilluar në vendet me të ardhura të ulëta.

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) raporton se më

shumë se 95% e ndërmarrjeve në zonën e OECD-së janë NVM.

Këto ndërmarrje punësojnë rreth 60% e punëtorëve të sektorit privat, të japë një

kontribut të madh në fushën e inovacionit dhe të mbështesë zhvillimin rajonal

dhe kohezionin social. Gjithashtu, NVM-të në shumicën e vendeve me të

ardhura të ulëta kanë kontribut të rëndësishëm në rritjen e PBB-së dhe krijimin

e vende të reja pune.

Page 281: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

281

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM-t) janë firmat e pavarura të cilat

punësojnë një numër të caktuar, deri 250 të punësuarve në Bashkimin Evropian,

ndërsa SHBA firmat me më pak se 500 punonjës.

Fjalët e rëndësishme: NVM-t, Zhvillimi ekonomik, Programet mbështetëse etj.

1. Hyrja

Ky hulumtim është një rast studimi që tregon dinamikën e zhvillimit të NVM-ve

në Kosovë. Të dhënat primare janë mbledhur me anë të të dhënave cilësore të

raporteve kërkimore dhe literaturës shkencore në këtë fushë.

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM-të) në Kosovë janë shumë të

rëndësishme për rritjen ekonomike. Përqindja e NVM-ve llogaritet rreth 99% në

ekonominë e Kosovës dhe rreth 70% e të punësuarve në Kosovë janë të

punësuar nga NVM-të, për këtë arsye ato kanë një efekt të rëndësishëm në

punësimin e forces punëtore të vendit. Struktura e ndërmarrjeve është e

dominuar kryesisht nga ndërmarrjet mikro (1-9 punonjës) dhe niveli i rritjes

është i qëndrueshëm, por ende në nivel të ulët.

Prandaj ky është një studim cilësor për të ilustruar dinamikën dhe rolin e NVM-

ve në Kosovë. Ka një numër të pengesave që ndikojnë në rritjen e tyre,

faktorëve të tillë si: aksesit në financa, konkurrencës, korrupsionit dhe

pengesave të tjera të tregtisë, kompetencat e menaxhimit, mungesës së

kualifikuar të punëtorve, strategjitë e marketingut, nivelin e inovacionit dhe

investimet në teknologji, etj.

Nisur nga rrjedhat historike të ekonomisë Kosovare e cila e pësoj fatin e

shpërbërjes në vitet e 90-ta dhe tranzicionit të vonshëm dhe të ngadalshëm, ku si

pasojë roli i ndërmarrësit u mishërua me nevojën e egzistences ekonomike të

shoqërisë sonë, duke pasur parasysh kulturen ndërmarrëse në Kosovë dhe stadet

e zhvillimit, komponente me rëndësi në promovimin dhe avancimin e sajë

paraqiten shoqatat e biznesit të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në orientimin

e potencialit biznesor përmes anëtarësimit dhe dhënjes së shërbimeve

profesionale mbështetëse (organizimit të trajnimeve për biznese, hartimit të

Page 282: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

282

planeve të biznesit, hulumtimeve të tregut, krijimit të identitetit, rrjetizimin,

etj.).

Industria e sherbimeve konsulente në Kosovë është relatavisht e re dhe në etapat

e sajë fillestare, ku një rolë të rëndësishëm në zhvillimin e sajë e kanë

organizatat donatore si: EBRD përmes programit TAM-BAS (Turn Around

Management and Business Advisory Services); USAID përmes KPEP (Kosovo

Private Enterprise Programme); Progrmi KOSME si dhe organizatat vendore si:

Agjencia per Ndermarrje te Vogla dhe te MeNVM (skema e vouchereve); BSC

Kosova (trajnime për ndërmarrësi dhe zhvillim të bizneseve), dhe së fundmi

Krijimi i Këshillit të Konsulentëve të Bisnesit BCC (CMC, diagnostifikimi i

biznesit, etj.)

2. Kategorizimi i NVM-ve dhe faktorët përcaktues

Kategoria e mikro, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM-të) është i përbërë

nga ndërmarrjet që punësojnë më pak se 250 persona dhe kanë një xhiro vjetore

që nuk kalon 50 milion euro, dhe / ose një bilanc total vjetor jo më shumë se

43.000.000 € .

Faktorët kryesorë që përcaktojnë nëse një kompani është një NVM-ve janë:

1. Numri i të punësuarve dhe

2. Qarkullimi ose bilanci total.

Tabela 1. Kategorizimi i NVM-ve

Lloji i Bizneseve Punësuarit Të ardhurat Bilanci i

gjendjes

MeNVM < 250 ≤ € 50 m ≤ € 43 m

Vogla < 50 ≤ € 10 m ≤ € 10 m

Mikro < 10 ≤ € 2 m ≤ € 2 m

Burimi: Komisioni Evropian

Page 283: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

283

Një nga përkufizimet e biznesit të vogël është dhënë nga “Committee for

Economic Development” sipas të cilit duhet të plotsohen dy ose më shumë nga

karakteristikat vijuese250:

- Menaxhimi i firmës është i pavarur ku zakonisht pronarët janë edhe

menaxher,

- Kapitali është në pronësi të një individi ose grupi të vogël,

- Shtrirja dhe të punësuarit janë kryesishtë lokal,

Ndërmarrjet e vogla dhe të meNVM (NVM) janë një grup shumë heterogjene.

Firmat operojnë në tregje shumë të ndryshme (urbane, rurale, lokale, kombëtare,

rajonale dhe ndërkombëtare); mishërojnë nivele të ndryshme të aftësive,

kapitalit, sofistikimit dhe orientimin e rritjes, dhe mund të jetë në formal apo

ekonomisë informale.

3. Format legale te NVM-ve

Përmirësimi i mjedisit të biznesit, duke siguruar që i gjithë legjislacioni i ri

është efikas dhe transparent me anë të konsultimeve të zgjeruara publik-privat

dhe disa forma të analizave të ndikimit rregullator.

Zhvillimi i mëtejmë i institucioneve dhe kapacitetin e tyre për të zbatuar dhe

monitoruar programet mbështetëse të biznesit, në mënyrë progresive duke marrë

fonde mbi aktivitetet që donatorët janë aktualisht, rindërtimin e partneriteteve të

biznesit, për promovimin e mësimit sipërmarrës.

Sondazhi Intervista e bërë për këtë studim njofton për një numër të

karakteristika të tjera kryesore të sektorit të NVM-ve në Kosovë.251 Figura

tregon se "Biznes Individual (BI)" është forma dominuese ligjore sidomos në

mesin e solo-sipërmarrësit dhe bizneset e tjera mikro me më pak se 10 persona

të punësuar.

250 Riinvest (2005). Mustafa .M, Kutllovci.E, Gashi.P, Krasniqi, B Biznesi i vogël dhe i mesëm. 251 KOSME Raport Studimi i NVM-ve 2014

Page 284: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

284

Në këto kategori të madhësisë 92% dhe 77% e bizneseve respektivisht janë

duke përdorur formularin e BI.

Ndërmarrjet e vogla dhe të meNVM (10-249 persona të punësuar), janë më

shpesh të organizuar si një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (SH.PK). Në këtë

kategori, 43% janë duke përdorur formularin SH.P.K.

Rreth 10% e atyre të organizuara si një "Biznes Individual (BI)" janë aktualisht

duke planifikuar të ndryshojnë formën e tyre ligjore në një Kompani me

Përgjegjësi të Kufizuar (SH.PK). Kjo ka të bëjë kryesisht biznese në kategorinë

e madhësisë prej 2 deri në 9 personave të punësuar në sektorë të ndryshëm.

Figura 1. Frekuenca (%) e formave ligjore midis NVM-ve, sipas madhësisë

4. Dinamika e Zhvillimit të NVM-ve ne Kosove 2007-2011

Roli i sektorit privat, e posaçërisht i NVM-ve ka qenë relativisht i dobët.

Pavarësisht kësaj, Kosova është ende në fazën e tranzicionit ku ndërmarrësia

dhe krijimi i bizneseve të vogla pritet të luaj rol thelbësor në rrugën drejt një

Page 285: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

285

ekonomie moderne të tregut të lire dhe si rrjedhim edhe drejt zhvillimit dhe

rritjes ekonomike252.

NVM-të përbëjnë shtyllën kurrizore të ekonomisë së Kosovës. Sipas të dhënave

të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), në fund të 2011,

NVM-të (përfshirë ndërmarrjet mikro) përbënin rreth 99,97% të të gjitha

bizneseve që veprojnë në vend (për më shumë detaje, shih tabelën nr. 2 më

poshtë).

Tabela nr. 2 Statistikat e ndërmarrjeve sipas madhësis 2007-2011

4.1. NVM-t sipas formës së menaxhimit

Si duket statuti ligjor i ndërmarrjeve dhe madhësia e tyre, ka ndikim edhe në

formën e menaxhimit. Rezultatet nga anketa dëshmojnë se tek NVM-të, në

Kosovë ende nuk kemi ndarje të funksionit të pronës dhe menaxhmentit. Në

fakt, nga të gjitha ndërmarrjet e anketuara mund të vërejmë se 86.46 % e tyre

menaxhohen nga pronarët dhe vetëm 13.54 % menaxhohen nga menaxherët e

caktuar.

252 Strategjia e Zhvillimit te NVM-ve 2012-2016 me vision 2020

Page 286: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

286

Tabela 3. Ndërmarrjet sipas formës së menaxhimit

Burimi: Agjencia e NVM-ve

4.2. Struktura gjinore dhe mosha e themeluesve të NVM-ve

Struktura gjinore e pronarëve të ndërmarrjeve është element i rëndësishëm në

analizën dhe përcjelljen e aktiviteteve të ndërmarrjeve. Edhe pse në vendin tone

pjesëmarrja e femrave në udhëheqjen e ndërmarrjeve është e vogël, viteve të

fundit shihet një ngritje e pjesëmarrjes së femrave në regjistrimin e

ndërmarrjeve253.

Tabela 4. Struktura gjinore e NVM-ve

Burimi: Agjencia e NVM-ve

253 Agjencia e NVM-ve Raport – Hulumtimi i 800 Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme

Page 287: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

287

Figura 2. Struktura gjinore e themeluesve

Burimi: Agjencia e NVM-ve

Figura 3. Struktura moshore e pronarëve të biznesit

Burimi: Agjencia e NVM-ve

Page 288: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

288

Figura 4. Niveli i edukimit të pronarëve të biznesit

Burimi: Agjencia e NVM-ve

5. Struktura sektoriale e NVM-ve

Ekzistojnë indikacione se struktura sektoriale e NVM-ve në Kosovë po

përmirësohet në dobi të prodhimit në krahasim me dy anketimet e

mëparëshme254. Ndryshimet konsistojnë në zvoglimin e pjesëmarrjes së

ndërmarrjeve tregtare dhe rritjen e pjesëmarrjes së ndërmarrjeve prodhuese dhe

shërbyese në numrin e përgjithshëm të ndërmarrjeve. Megjithatë veprimtaria

kryesore e ndërmarrjeve të anketuara është e koncentruar në tregti (55.3%),

prodhimi ( 30.3%), ndërkaq pjesa tjetër (13.3%) përfshin të gjitha veprimtaritë

shërbyese.

Tabela 8. Krahasimi i madhësise së ndërmarrjeve sipas sektorëve (%)

254 Profili Rrethina institucionale dhe konkuruese e NVM-ve ne Kosove RIINVEST 2001

Page 289: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

289

Struktura e veprimtarive ekonomike është e ndarë në sektorë të ndryshëm ku

tregtia (me shumic dhe pakic) e ndërmarrjeve dominon aktivitetin

ekonomik255

Figura 5: Struktura e ndërmarrjeve sipas aktivitetit ekonomik (2003-2010)

Burimi: Sfidat dhe Perspektiva e NVM-ve në Kosovë Shiroka-Pula Justina

6. Anëtarësimi i NVM-ve në asociacione të biznesit

Pjesëmarrja në asociacione, klube apo forume të cilat kanë funksion të

shkëmbimit të përvojave, kontakteve, avancimit të klimës ekonomike,

përcjelljes së trendëve të zhvillimit të bizneseve është faktor shumë i

rëndësishëm për afirmimin e ndërmarrjeve. Nga përgjigjet e të anketuarve mund

të vërejmë se ekziston një vakum i komunikimit apo prezencës së ndërmarrjeve

në institucionet e lartshënuara. Nga ndërmarrjet e anketuara 83.91% e tyre kanë

deklaruar se nuk janë pjesëmarrës në asociacione të ndryshme, përderisa vetëm

16.09% e tyre janë pjesë e organizimeve të cekura më lartë.

255 Sfidat dhe Perspektiva e NVM-ve në Kosovë Shiroka-Pula Justina

Page 290: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

290

Figura 6. Anëtarësimi në asociacione të biznesit

Burimi: AMNVM Raport – Hulumtimi i 800 Ndërmarrjeve të Vogla dhe të

MeNVM

Figura 7. Niveli i mbështetjes nga organizatat e shërbimeve të biznesit

Burimi: AMNVM Raport – Hulumtimi i 800 Ndërmarrjeve të Vogla dhe të

Mesme

Page 291: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

291

7. Masat qe duhet ndërmarr qeveria në mbështetje të krijimit dhe

zhvillimit të NVM-ve

Me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për zhvillimin e bizneseve në fokus

të këtij hulumtimi kanë qenë edhe masat që duhen marrë në favor mbështetjes,

krijimit dhe zhvillimit të NVM-ve. Rrjedhimisht është tentuar që të analizohet

opinioni i përfaqësueseve të ndërmarrjeve për masat të cilat do të ndikonin

pozitivisht për përmirësimin e ambientit afaristë për bërje të biznesit. Rezultatet

nga hulumtimi na bëjnë me dije qe ulja e taksave dhe thjeshtimi i sistemit fiskal

është prioriteti kryesorë i ndërmarrjeve që duhet të adresohet nga institucionet

shtetërorë. Në fakt 82% prej tyre kanë theksuar këtë si prioritet i madh. Tre

prioritet tjera me radhë që janë theksuar nga mbi 2/3 e ndërmarrjeve të

anketuara janë zvogëlimi i taksave për eksport dhe promovimi i produkteve

vendore, krijimi i fondit për NVM, dhe rritja e mbështetjes perms agjencive për

mbështetje të NVM-ve.

Page 292: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

292

Figura 8. Masat qe duhet ndërmarr qeveria në mbështetje të krijimit dhe

zhvillimit të NVM-ve

Burimi: ANVM – Raport – Hulumtimi i 800 Ndërmarrjeve të Vogla dhe të

MeNVM

Përfundime (Rekomandime)

Si rekomandime për akterët relevant të cilët janë të implikuar në zhvillimin dhe

promovimin e NVM-ve rekomandohet të ndërmerret disa hapa:

Page 293: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

293

1. Organizimi dhe mbajtja e trajnimeve për rëndësinë e planifikimit operativ dhe

strategjik të aktivitetit ekonomik për periudha më të gjata kohore, që do të

rezultonin me zgjerimin e afarizmit dhe plotësimin e tij me aktivitete të reja.

2. Krijimin e politikave për stimulime financiare ata të cilët kanë ambicie për të

zhvilluar biznes.

3. Aplikimin e masave stimuluese për eksportet nga ana e qeveris, si

thjeshtësimin e procedurave burokratike, zvogëlimin e tarifave doganore, etj.

4. Përforcimi i marrëdhënieve ekonomike me vendet tjera të rajonit, me qëllim

që të krijohen kushte të favorshme për depërtimin e produkteve vendore në

tregjet rajonale dhe ato të Bashkimit Evropian.

5. Krijimi i masave lehtësuese për investitorët e huaj, përfshirë thjeshtësimin e

procedurave administrative të licencimit të kompanive ndërkombëtare të cilat

shprehin interes për të investuar në vendin tonë.

6. Përgatitja e legjislaturës bankare nga BQK, me qëllim të lehtësimit dhe

zbutjes së kritereve kreditore për kompanitë që dëshirojnë të shfrytëzojnë

format e ndryshme kreditore për zhvillim të biznesit.

7. Afatet kohore për kthimin e kredisë duhet të zgjatën (të aplikohet grejs

perioda), dhe njëkohësisht duhet të zbatohen politika kamatore më të

arsyeshme, në mënyrë që kreditë bankare ndihmojnë zhvillimin e biznesit e jo të

bëhen pengesë e zhvillimit të tij.

9. Duhet të stimulohet anëtarësimi i NVM në asociacione të biznesit, sepse kjo

përbënë një faktor me rëndësi për zhvillimin e aktivitetit të tyre.

Page 294: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

294

Literatura

- Mustafa .M, Kutllovci.E, Gashi.P, Krasniqi, B (2005). Biznesi i vogël dhe i

mesëm. Riinvest

- Shiroka-Pula J. Sfidat dhe Perspektiva e NVM-ve në Kosovë Analizë

Krahasuese dhe Empirike 2013

KOSME Raport Studimi i NVM-ve 2014

- AMNVM 2011, Hulumtimi i 800 NVM-ve në Kosovë

- Agjencia e NVM-ve 2011, Strategjia e zhvillimit të NVM-ve (2012-2016) me

vision 2020

- MTI mars 2013 Strategjia për Zhvillimin e Sektorit Privat 2013-2017

- Profili Rrethina institucionale dhe konkuruese e NVM-ve ne Kosove

RIINVEST 2001

ASK 2013, Rezultatet e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve 2008-2012

Page 295: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

295

Katalogimi në botim – (CIP)

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”

34(496.51)”2016”(063)

33(496.51)”2016”(063)

Qasje / Qendra për Avancimin e Studimeve Juridike dhe

Ekonomike. – Prishtinë : Universiteti i Prishtinës : Qendra

për Avancimin e Studimeve Juridike dhe Ekonomike, 2016.

- libra : ilustr. ; 21 cm. – (Libri i Punimeve)

[Libri] I : Kongresi i Parë Ndërkombetar i Shkencave

Juridike dhe

Ekonomike Prishtinë, 29-30 tetor 2016. – 290 f.

Literatura pas çdo punimi.

ISBN-978-9951-00-181-6

ISBN-978-9951-00-182-3

Page 296: Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës ......3 Procedura e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës Adrianit

296