24
LEGALIZIMET STUDENTËT E MJEKËSISË Refuzohet studimi i gjuhës shqipe të vendosur me programet e reja Programi i PS-së për hipotekimin »6 UDHËHEQËS NË GJYSMË SHEKULLI Ditët e fundit tragjike të Heroit të Popullit, Bajram Curri »16 E MËRKURË 27 MARS 2013 VITI IX, NR. 2932 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com SONDAZHI/ VOTIMET Votat e PS-PD nuk kanë ndryshuar nga viti 2009 »4 TAKSAT E REJA Skema si do të veprohet me pagat mbi 30 mijë lekë Sa do të përfitojnë të punësuarit që marrin rroga të ulë- ta. Debate në komi- sion, projektligji merr vetëm votat e mazhorancës »5 Tkurret LSI, FRD dhe AK nga 1.2 për qind të votave. Shqiptarët më homofob se çdo vend. S’kanë besim te demokracia dhe partitë VOTIMET E DEKRETEVE »3 Memoriali për të kujtuar të dënuarit politikë Çështja çame në qendër të politikës, Vangjel Dule bën lojën e Greqisë Qëndrimi i PDIU »6 Nga DENION NDRENIKA Arta e Preveza në 10 mijë km 2 me Shqipërinë Nga AGIM DOÇI Kemi mbetur pa opozitë!... Nga LUAN KURTI Atmosfera e Pashkëve në Shqipëri »10 »11 »11 Opinion “Post-Bllok” vendoset në ish-zonën e udhëheqjes komuniste për të mos harruar diktaturën dhe dhunën e ushtruar Emrat e propozuar do të krijojnë boshllëk në mandatet e gjykatave të tjera. Opozita bojkoton diskutimin e afateve »3 »2 SI DO TË NDAHET REGJIS- TRIMI NGA DËMSHPËRBLI- MI PËR TOKËN E ZËNË PROPOZIMET PËR KOMPEN- SIMIN DHE DOSJET E PA- HAPURA TË PRONARËVE OLLDASHI: PS GËNJEN, BREN- DA VITIT MBYLLET I GJITHË PROCESI I INFORMALITETIT »20 ALKET RIZAI: Nuk kam faj, do të arratisem prapë për mijëra shqiptarë

PS legalizimet, sondazhi, taksat paga

Embed Size (px)

DESCRIPTION

PS legalizimet, sondazhi, taksat paga

Citation preview

Page 1: PS legalizimet, sondazhi, taksat paga

LegaLizimet

Studentët e mjekëSiSë

Refuzohet studimi i gjuhës shqipe të vendosur me programet e reja

Programi i PS-së për hipotekimin

»6

udhëheqëS në gjySmë Shekulli

Ditët e fundit tragjike të Heroit të Popullit, Bajram Curri»16

E mërkurë27 mars 2013Viti iX, Nr. 2932Tel: 04 2 233 991Fax: 04 2 233 998Çmimi: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com

Sondazhi/ votimetvotat e PS-Pd nuk kanë

ndryshuar nga viti 2009

»4

TaksaT e Rejaskema si do të veprohet me

pagat mbi 30 mijë lekë Sa do të përfitojnë të punësuarit që marrin rroga të ulë-ta. Debate në komi-sion, projektligji merr vetëm votat e mazhorancës »5

Tkurret LSI, FRD dhe AK nga 1.2 për qind të votave. Shqiptarët më homofob se çdo vend. S’kanë besim te demokracia dhe partitë

Pas Kushtetueses, dy vende vakante në Gjykatën e Lartë

VoTimeT e DekReTeVe

»3

memoriali për të kujtuar të dënuarit politikë Çështja çame në qendër

të politikës, Vangjel Dule bën lojën e Greqisë

Qëndrimi i PDIU

»6

nga denion ndrenika

Arta e Preveza në 10 mijë km2 me Shqipërinë

nga agim doÇi

Kemi mbetur pa opozitë!...nga luan kurti

Atmosfera e Pashkëve në Shqipëri

»10

»11

»11

opinion

“Post-Bllok” vendoset në ish-zonën e udhëheqjes komuniste për të mos harruar diktaturën

dhe dhunën e ushtruar

Emrat e propozuar do të krijojnë boshllëk në mandatet e gjykatave të tjera. Opozita bojkoton diskutimin e afateve

»3

»2

Si do të ndahet regjiS-

trimi nga dëmShPërbLi-

mi Për tokën e zënë

ProPozimet Për komPen-

Simin dhe doSjet e Pa-

haPura të Pronarëve

oLLdaShi: PS gënjen, bren-

da vitit mbyLLet i gjithë

ProceSi i informaLitetit

»20

alket rizai:

Nuk kam faj, do të arratisem prapë për mijëra shqiptarë

Page 2: PS legalizimet, sondazhi, taksat paga

02 E mërkurë 27 mars 2013 •

« POLITIKË

LEGALIZIMET, PARTIA SOCIALISTE FTOI NË TRYEZË BANORËT E RRETHINAVE TË TIRANËS

Rama: Garantojmë një pronë të kapitalizuar“Ju i duheni të palegalizuar Berishës. Këtë zgjedhje keni bërë deri tani”

Oli Xhilaga

Kapitalizim dhe urbanizim të ndërtimeve pa leje ofron Partia Socialiste në alterna-

tivën e saj për të qeverisur vendin pas 23 qershorit. Të thirrur në një tryezë, banorë të rrethinave të Tiranës u njohën me projektin e kësaj partie lidhur me procesin e legalizimeve. Në fjalën e tij kreu i Partisë Socialiste përmblodhi në një panoramë të detajuar atë çfarë është bërë deri tani me një proces të tillë. Njëkohë-sisht anonçoi dhe projektin “Për Rilindje” të partisë që ai drejton.

DeklarataNë nisje të fjalës së tij në këtë

tryezë kreu i socialistëve risolli në kujtesë premtimin e kampit blu. “Do të përfundojmë proces-in e legalizimeve brenda vitet e 2006”, pika 14 e programit të PD-së më 2005. Kryeministri Sali Berisha gjithmonë në prag të zgjedhjeve u kthehet premti-meve për legalizimet. Që nga viti 2005 deri tani ka legalizuar më pak se 5% të gjithë ndërtimeve pa leje. Që Partia Demokratike të mbarojë procesin e legalizimeve, qytetarët duhet të presin 160 vjet”, - u shpreh Rama lidhur me një çështje të tillë. Në gjykimin e tij, procesi i legalizimit të objek-teve pa leje duhej të kishte për-funduar tashmë. “Këtë zgjedhje keni bërë deri tani, zgjidhni e merrni. Mund të thoni se ky është yni, mund ta keni nga anët tuaja, por kështu s’e keni, se ka ikur në drejtim të paditur.

Ju i duheni të palegalizuar atij. Këtë zgjedhje keni bërë gjithë këto vite dhe mendoj se nuk u ka dalë mirë. Procesi i legalizi-mit duhej të kishte përfunduar”, - nënvizoi Rama. Kryesocialisti bëri me dije se Partia Socialiste ka qenë e para që ka propozuar të parin projekt legalizimi që në vitin 2002. “Unë së bashku me një grup pune kemi propozuar të parin projekt legalizimi në vi-tin 2002, kur askush nuk kishte haber se mund të trajtohej pro-jekti i legalizimeve. Projekt për të garantuar nga njëra anë jo vetëm se nuk do t’ju shemben shpitë, por për të garantuar që përmes titujve të pronësisë ato shtëpi të kthehen në asete të aksesueshme”, - deklaroi Rama.

AkuzaPor në ligjëratën e gjatë të

tij mbi një proces kaq të rëndë-sishëm për shumë qytetarë sh-qiptarë kreu socialist parashtroi dhe arsyet se pse qeveria aktu-ale nuk e realizon dot procesin e legalizimeve. “Ata po e lënë Shqipërinë me ndërtime pa leje, pasi nuk arritën dot të ndalonin ndërtimet pa leje me një numër qesharak legalizimesh dhe përkundër një numri që presin legalizime. Nga njëra anë e gjetën kuadrin ligjor me një ligj që ishte operativ, dhe pse kishte nevojë për shumë elemente të tjera, dhe tani që po ikin po e lënë me një kaos të gjerë. Me këta që janë në qeveri, këta do

të lënë stërnipërit e stërnipërve e stërnipërit e stërnipërve pa u legalizuar. Ju keni ardhur në Ti-ranë thjesht të keni një shtëpi, nuk keni ardhur për të ikur nga fshati në qytet”, - u shpreh Rama. Sipas tij, qeveria e ka lënë këtë proces rrugëve, duke e mbajtur zvarrë për t’u zhvatur ryshfete qytetarëve që kanë nevojë për të legalizuar ndër-

timet e tyre. “Populli me paratë e veta ka paguar 15 milionë lekë këta ushtarë dhe repartin e par-tisë që merret me legalizimet. Kjo është një tallje e dyfishtë. Me një gur vrasin dy zogj. Tallje me ata që jetojnë në ndërtime pa leje, tallje me pronarët, që u është thënë se lekët e le-galizimeve do t’jua japim juve”, - tha ai. Por për Ramën në këtë

vazhdë talljesh janë ngritur dhe agjencitë që merren me legali-zimet. “ZRPP-ja është një tjetër shkallë tmerri, sepse leje nga ato “Shaban-Tapi” këta kanë dhënë me mijëra. Shabani ka hapur dhe një uebsite. Aty ku historia ka ndaluar më 2009-n dhe tani do të shikoni se si do të rifreskohet uebsite për zgjedhjet e 2013”, - u shpreh

ALTERNATIVA“Procesi i legalizimeve është një proces kompleks. Ai fillon me nevojën që shtëpia e ndërtuar të kthehet në kapital, ashtu si dhe ato zona ku është ndërtuar të kthehen në komunitete urbane për të siguruar të gjitha ato komoditete që i duhen njeriut. Çfarë është bërë me urbanizimin? Realisht është bërë pak ose aspak. Bëhen disa rrugë dhe ngulen menjëherë flamujt e PD-së, dhe aty mbaron. Ajo që nuk ka ndodhur dhe që duhet të ndodhë është që ato ndërtime pa leje të bëhen asete të kapitalizueshme të shoqëruara me urbanizim.”

PROCESI“Që nga viti 2005 deri tani janë legalizuar më pak se 5% e ndërtimeve pa leje. Që PD-ja të mbarojë procesin, qytetarët duhet të presin 160 vjet. Procesi i legalizimit të objekteve pa leje duhej të kishte përfunduar tashmë. Partia Socialiste ka qenë e para që ka propozuar të parin projekt legalizimi që në vitin 2002. Me këta që janë në qeveri, këta do të lënë stërnipërit e stërnipërve e stërnipërit e stërnipërve pa u legalizuar. Ju keni ardhur në Tiranë thjesht të keni një shtëpi, nuk keni ardhur për të ikur nga fshati në qytet.”

Akuzat e PS

Ahmetaj: Qeveria dështoi në sektorin e naftës

Dështimi dhe dëmet për shkak të keqqever-isjes së sektorit të naftës ishin një tjetër arsye për të cilën Partia Socialiste u kërkoi qytetarëve të mos votojnë më 23 qershor Berishën. Në vlerësimin e sekretarit për sipërmar-rjen pranë PS-së Arben Ahmetaj dështimi nis që nga kërkimi, prodhimi, për-punimi e deri tek tregtimi me pakicë, proces i cili është në faliment të plotë. Sipas tij, në këta 8 vjet kërkimi në sektorin e naf-tës ka dështuar dhe asnjë pikë naftë e re nuk është zbuluar. Njëkohësisht kësaj situate i shtohet dhe shkrir-ja e Institutit të Naftës, eliminimi i mbikëqyrjes së prodhimit dhe i monitorimit të impaktit në mjedis, të cilat për Ah-metajn janë veç disa nga veprimet e kësaj qeverie që kanë mundësuar daljen jashtë çdo kontrolli të këtij sektori. “Borxhi në dëm të interesave të shqiptarëve është 150 milionë dollarë. Shteti eksporton naftë bruto duke bërë që vendi të humbasë miliona dol-larë. Shqipëria prodhon 1 milion tonë naftë në vit, ajo eksportohet bruto, kur nevoja e tregut të brend-shëm është 650 mijë tonë në vit. Nevojat e vendit mund të plotësoheshin me naftën vendase”, - vuri në dukje Ahmetaj. Sipas tij, menaxhimi korruptiv dhe politik i kompanisë “Albpetrol” po i shkakton vendit humbje të mëdha ekonomike.

DËSHTIMI

kreu i PS-së. Në vlerësimin e tij konflikti i pazgjidhur me pronat ka shkaktuar sot mbi 8 mijë të vdekur në Shqipëri. “Se çfarë ndodhi me pronat në Shqipëri, kjo dihet. Histori barbare, kaosi, falsifikim dokumentesh, kalim pronash nga njëri tek tjetri, makinacione që i përkasin një historie që na turpëron si vend në mes të Europës”, - u shpreh Rama.

Alternativa, Rama: Legalizim dhe regjistrim i pronavePROJEKTI I PS-së PËR LEGALIZIMIN

BASHKIA E TIRANËS REAGON PAS AKUZAVE TË PS-sëBashkia e Tiranës nëpërmjet Anila Bishës

ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Socialiste. “Edi Rama e ka të pamundur të ndahet nga politika konfliktuale”, - kjo është fjalia që Bisha ka theksuar në deklaratën e saj. “Fakti që selia rozë nëpërmjet kryetarit të saj sulmojnë më së tepërmi punën e Bashkisë së Tiranës, duket që Rama e ka peng faktin që nuk arriti dot të realizonte atë që ne po realizojmë”, - thotë Bisha. Kësaj here çështje debati mes ish-kryetarit Rama dhe gjithë Bashkisë së Tiranës është bërë një leje ndërtimi, të cilën

Rama e ka pezulluar gjatë drejtimit të tij. Kësaj here Rama ka ngritur zërin duke akuzuar se drejtuesi aktual, Basha, abuzon me dhënien e lejeve, duke i dhënë ato në duart e miqve të tij, si dhe në vende të papërshtatshme për ndërtime. Kësaj akuze Bisha iu përgjigj duke sqaruar se ka një vendim të Gjykatës së Strasburgut, që tregon se pezullimi i asaj leje nga Rama është bërë me të padrejtë dhe që Bashkia në duart e Bashës i ka dhënë qytetarit në fjalë të drejtën për të zhvilluar pronën e tij, duke treguar barazi dhe drejtësi ndaj të gjithë banorëve të

Tiranës. “Për zbatimin e lejes së ndërtimit të marrë në vitin 1998 lidhur me objektin të cilit i referohen këshilltarët e majtë, objekt që u pezullua nga ish-kryetari i Bashkisë për vite me radhë, ka një vendim të Gjykatës së Strasburgut, që e cilëson të paligjshëm vendimin e z. Rama. Natyrisht, Bashkia e Tiranës dhe asnjë institucion tjetër, qoftë dhe Partia Socialiste, nuk mund të qëndrojë mbi ligjin”, - ka sqaruar me fakte Bisha, duke i kërkuar Partisë Social-iste dhe kryetarit të saj të heqin dorë nga akuzat e padrejta që bëjnë ndaj një pune shembullore.

“Me votën për PS-në legalizimi është i sigurt”, - ky është premtimi i kreut të PS-së, që e shoqëron atë dhe me projektin e kësaj partie për një proces të tillë. “ Ne do ta integrojmë - dhe kjo është shumë e rëndësishme - procesin e legalizimeve me procesin e regjistrimit të pronave. Regjistrimi i fundit i plotë pronave të këtij vendi daton në vitin 1432. Defteri i sanxhakut arnaut. Dihet çfarë bënë komunistët me pronat dhe që atëherë nuk ka më regjistër të plotë. Sot që flasim janë të regjistruar vetëm 60% të pronave, 40% është e par-egjistruar. Ne do të legalizojmë me prioritet shumë të madh ndërtime që janë në tokë private apo në tokë shtet”, - u shpreh Rama. Sipas tij, aty ku

toka është private dhe atyre që kanë ndërtuar në truallin e tyre shtëpinë dhe aty ku është shtet do të legalizohet përderisa është thënë se do të legalizohet. “Por në pjesën ku shtëpia është ndërtuar në pronën e dikujt, legalizimi të

kalojë në proces normal të sigurt, që duhet ta garanto-jmë ne si qeveri për pronarët. Të gjitha këto prona përbëjnë një kuadrat me përmasa 7 me 8 km, por për një kuadrat me përmasa 7 me 8 km kanë mbetur duke u përvëluar

në ajër mijëra pronarë dhe dhjetëra mijë familje njerëzish që nuk legalizohen dot”, - vlerësoi Rama. Madje dhe për këtë ka një premtim. “Ne kemi një premtim solemn që këtë kuadrat shqiptar 7 me 8 do ta nxjerrim nga fundi i dheut dhe do e nxjerrim nga procesi për pronarët dhe ata që duan të legalizohen. Nuk do të ketë pronë publike që do legalizohet përmes korrupsionit. Kompensimi në natyrë do të ketë kompensim financiar. Proces me transpar-encë, por duhen mekanizma të transparencës dhe ne jemi të gatshëm t’i ndërtojmë këto mekanizma”, - tha Rama. Ai apeloi fort ndaj çdo tenta-tive për të ndërtuar në zonat bregdetare duke u favorizuar nga fushata elektorale.

Page 3: PS legalizimet, sondazhi, taksat paga

03• E mërkurë 27 mars 2013

»POLITIKË

Eno Bozdo

“Rama një mace e zezë për bizneset”

Zëvendësministri i Ekonomisë Eno Bozdo ka deklaruar se lideri social-ist Edi Rama ka vetëm një plan: rritjen e tak-save, që do të shkaktojë falimentimin e biznesit. Në një dalje publike për mediet Bozdo u shpreh: “Le t’i pyesë zoti Rama këta sipërmarrës se si ndihen për planin e tij, për rritjen e taksave. Le t’i pyesë ata, po pati guxim, kur ata vetë e dinë që do të detyrohen t’i heqin punëtorët nga puna, po u ra për pjesë taksa me kate e Ramës, që edhe ai vetë nuk e di se sa kate do të ketë, por ka thënë se do t’ua tregojë pas zgjed-hjeve. Ata do të thonë se duan të rritin biznesin e tyre dhe të punësojnë më shumë njerëz dhe jo t’i heqin punëtorët nga puna sa hap e mbyll sytë. Ata do të tregojnë se i vetmi plan konkret qe ke ti, zoti Rama, plani për rritjen e taksave me 50 % për bizneset e vogla, dëmton pikërisht ata sipërmarrës që krijojnë vende pune. Ata do të të trego-jnë, z.Rama, se je ti me taksën tënde me kate që shkatërron klimën e favorshme për rritjen e biznesit”, - tha Bozdo.

Kryeministri Berisha

“Trefishojmë subvencionet për fermerët”

Trefishim të subven-cionimeve për fermerët ka premtuar Kryeministri Sali Berisha gjatë një takimi me fermerë në Kosovë të vogël të Lushnjës. Kreu i qeverisë deklaroi se përveç kësaj në Sh-qipëri në katër vjetët e ardhshëm do të ngri-het sistemi më i mirë i vaditjes. “Ne synojmë që në katër vjetët që vijnë jo vetëm të trefishojmë subvencionet, por ju garantoj se, ashtu siç ndërtuam rrugë, do të ndërtojmë sistemin më modern të vaditjes. Në katër vjetët që shkuan me subvencionet e qeverisë dhe investimet private janë punësuar në sektorin e bujqësisë së paku 100 mijë punëtorë. Ne kemi qëllim madhor që në katër vjetët që vijnë të punësohen së paku 130 mijë punëtorë”, - deklaroi Berisha. Duke u ndalur tek akciza e naftës, kreu i qeverisë theksoi se skema e tollonave ka qenë korruptive dhe se heqja e taksave ndaj fermerëve është disa herë më e kushtueshme se ndarja e tollonave.

PDPRITET RIFILLIMI I NEGOCIATAVE PËR VENDET VAKANTE NË GJYKATËN E LARTË

Hapet loja e anëtarëve në gjykataDekretet e Kushtetueses me mandat deri më 2014 në Gjykatën e LartëErvin Koçi

Presidenti i Replikës ka hapur lojën e emërimit të anëtarëve në gjyka-

tat e vendit me dekretimet që bëri për dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. Dy kan-didaturat për zëvendësimin e posteve vakante në Gjykatën e Kushtetuese, Gani Dizdari dhe Besnik Imeraj, janë dy anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe man-dati i tyre përfundon në fillim të vitit 2014. Me dekretimin e dy kandidaturave të tyre tani u hapën edhe dy vende të tjera në Gjykatën e Lartë, duke sjell një rotacion për emërimin e anëtarëve. Kjo lojë dekre-timesh në gjykata u konfirmua edhe në Komisionin e Ligjeve, ku deputetët e mazhorancës bënë edhe seancat dëgjimore me sesion prej kandidaturave për postet vakante në gjykata. Kësisoj, pas një periudhe rreth 3-javore Presidenti i Republikë, Bujar Nishani, do të fillojë përsëri negociatat me kryetarët e gru-peve parlamentare të partive për emërimin e dy gjyqtarëve të tjerë në Gjykatën e Lartë, pasi Gani Dizdari dhe Besnik Imeraj do të lënë postin e tyre pas emërimit si anëtarët të Gjykatës Kushtetuese.

Gjatë votimit të tri dekreteve të Nishanit - Imeraj, Dizdari dhe Xhezair Zaganjori - deputeti i Partisë Demokratike Enkelet Alibej abstenoi për ty kandida-turat për Gjykatën Kushtetuese. Dizdari dhe Imeraj nuk patën kundër vetëm opozitën, por dhe deputetin Alibeaj. “Vota ime është pro zotit Xhezair Zagan-jori dhe vota ime është ‘absten-

im’ për dy kandidaturat e tjera të Gjykatës Kushtetuese. Linja poli-tike dhe morale që kam mbajtur edhe në të gjitha rastet e tjera besoj se në këtë rast është një logjikë e pastër shkak-pasojë”, - tha deputeti demokrat Enkelejd

Alibeaj. Javën e kaluar, pas kon-sultimeve me partitë politike, Presidenti Nishani i propozoi Kuvendit 3 kandidaturat për Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë. Opozita kundërshtoi lëvizjet në Kushtetuese me ar-

gumentin se nuk mund të bëhen më herët se 21 maji, kur dy prej anëtareve në detyrë u skadon mandati. Në këtë datë parlamen-ti do të jetë i shpërndarë, kështu që emërimi i tyre i mbetet legjis-laturës së ardhshme.

Vonesat e KQZ për shkak të partive

Manjani: Palët të gjejnë konsensusin për tri ligjet

Lëvizja Socialiste për Integrim u ka bërë sërish thirrje partive politike të lënë mënjanë deba-tet dhe të bashkëpunojnë për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Deklarata e tij vjen një ditë pasi në Kuvendin e Shqipërisë u miratua marrëveshja tripalëshe për ndërtimin e gazsjellësit TAP, ku edhe për votimin e tri ligjeve të integrimit palët politike të gjejnë të njëjtin konsensus. “LSI-ja men-don se janë të gjitha kushtet jo më për t’u marrë me çështjen e statusit, por për të çelur negociatat për anëtarësim brenda këtij viti. Këto kushte do të vijnë e do të bëhen më të kapshme dhe më të prekshme në qoftë se do të miratohen këto tri projektakte; në qoftë se ne pas mosmiratimit të këtyre tri projektakteve marrim statusin e vendit kandidat, që duhej ta kishim marrë, nuk duhet të harrojmë për asnjë çast përgatitjen e një klime pozitive për zgjedhje të lira e të ndershme në këtë vend. Është koha të fokusohemi shumë edhe në këtë çështje, me qëllim që të garantojmë që çdo shqiptar të votojë lirisht dhe të zgjedhë demokratikisht”, - tha nënkryetari i partisë Ylli Manjani. I pyetur për vonesat e prokurimit të apara-turave për zgjedhjet elektronik Manjani tha se kjo ka ardhur për shkak të bllokimit që ka bërë politika në KQZ.

LSIREAGIMI I PARTISË SË ÇAMËVE PAS DEKLARATAVE TË PBDNJ-së

Çështja çame kusht për koalicionPDIU largon Dulen nga Berisha, shkak rezoluta

Çështja çame është një nga kushtet e vendosura nga partia “Drejtësi, Integrim dhe Unitet” për koalicionet zgjedhore. Pas deklaratave të bëra nga kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule se, nëse LSI-ja do të pranojë koalicionin me PDIU-në ky do të largohet, ka ardhur edhe replika e partisë çame, e cila thekson se kauza që kjo forcë politike ka ngritur duhet të pranohet nga të gji-tha partitë. Ky reagim i PDIU-së vjen disa ditë pasi Kryeministri Berisha kishte thekuar se është në negociata me PBDNJ-në për ta marrë në koalicion, por, me sa duket, prezenca e partisë së çamëve nuk e lejon ribashkimin e Berishës me Dulen pas një shkëputje katërvjeçare. PDIU-ja nëpërmjet një komunikate për shtyp ka akuzuar kreun e PDBNJ-së se ai punon për inte-resat e Greqisë dhe jo të partisë së tij. Sipas sekretarit politik të PDIU-së Adrian Tana, përgjigjja

më e mirë për Dulen është qën-drimi pro rezolutës për Çamëri-në në parlament. “Deklaratat e djeshme të zëdhënësit të vet-emëruar të qeverisë greke në Tiranë, Vangjel Dule, se klika të cilën drejton do të refuzojë ftesat për bashkëpunim të par-tive politike që janë në koali-cion me PDIU-në vërtetojnë qëndrimin tonë të kahershëm se Dule, Bollano e kompani nuk

përfaqësojnë minoritetin grek, aq më pak të drejtat e nje-riut që trumbetojnë. Çështja çame, e cila fal PDIU-së është sot në qendër të politikës sh-qiptare, nuk mund të zvenitet nga tentativat e pashpresa të kamikazëve të Athinës në Tiranë. Ajo, si një çështje e të drejtave të njeriut, nuk mund të goditet nga shovinistë si zoti Dule”, - tha Tana.

Deputeti i Partisë demokratike Fatos Hoxha iu kundër-përgjigj akuzave të socialistit Pandeli Majko se procesi për tri dekretet e Presidentit është an-tikushtetues. Sipas Hoxhës, dekreti i ish-presidentit Bamir Topi është bërë nga pazare, duke përbaltur figurën e ish-presidentit të Republikës.

Aku

za

Xhezair Zaghanjori, pasi dështoi në emërimin e tij si president i Re-publikës, tani pritet që të emërohet kryetar i Gjykatës së Lartë. Posti i ri që pritet të marrë vjen pas përfundimit të mandatit të kryetares aktuale të Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj. Kë-sisoj ai do të ketë sërish një post të rëndësishëm në drejtësinë shqip-tare, duke kaluar nga Kushtetuesja tek e Larta.

Zaga

njor

iDy kandidaturat për zëvendësimin e posteve vakante në Gjykatën e Kushtetues, Gani Dizdari dhe Besnik Imeraj, janë dy anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe mandati i tyre për-fundon në fillim të vitit 2014. Me dekretimin e dy kandidaturave të tyre tani u hapën edhe dy vende të tjera në Gjykatën e Lartë, duke sjell një rotacion për emërimin e anëtarëve.

Vak

nca

Ndarja e Vangjel

Dules me Berishën er-

dhi në vitin 2009, pasi

në koalicionin e PD-së

në ato zgjedhje ishte e

pranishme edhe par-

tia çame dhe PBDNJ-

ja nuk pajtohet me

programin e saj.

MBLEDHJA

Opozita “arra-tiset”: “Procesi antiligjor”

Opozita ka refuzuar të votojë për 3 dekretet e Presidentit Ni-shani për dy prej gjykatave krye-sore në vend. Në shenjë proteste për një proces që e konsiderojnë të kundërligjshëm, ata bojkotuan Komisionin. “Ne nuk marrim pjesë në këtë histori çorbe. Këtu ka një palë dekrete të depozitu-ara, të cilat për arsye politike tuajat nuk i sillni për t’i shqyr-tuar, qoftë edhe për t’u votuar kundër, dhe tani na sillni një palë të tjera për t’i mbivendosur. Ky është një proces antikushtetues. Ne po largohemi, se nuk mund të jemi pjesë e kësaj historie”, - tha Pandeli Majko. Mazhoranca i mira-toi e vetme dy propozimet e kreut të shtetit për në Kushtetuese së bashku me kandidaturën e Xhezair Zaganjorit për Gjykatën e Lartë. “Braktisin detyrën sepse nuk duan të votojnë kandidatët. Kanë frikë se pas dy muajsh do të humbin zgjedhjet. Kanë frikë se mbas dy muajsh do të përplasen në Gjykatë Kushtetuese dhe ata duan t’i da-lin përpara situatës kur lideri do t’u kërkojë të sulmojnë Gjykatën Kushtetuese, siç kanë sul-muar me radhë me kapërcim nëpër barrikada KQZ-në, Kuvendin, Kolegjin Zgjedhor dhe të gjitha organizmat që janë marrë me zgjedhjet në Shqipëri”, - tha Rusmali.

Page 4: PS legalizimet, sondazhi, taksat paga

04 E mërkurë 27 mars 2013 •

« politikë

Këto janë gjetje paraprake dhe jo përfundimtare. Një pjesë e gjetjeve paraprake po prezantohen nga Fondacioni Shoqëria e

Hapur në respekt të interesit publik, por në respekt të politikave dhe procedurave të Sondazhit Social Evropian, gardiani i të cilave është Ekipi Qëndror Shkencor, Fondacioni nuk mund të prezantojë më shumë sesa këtë pamje paraprake dhe të pjesshme pa përfun-duar procesi normal i validimit të të dhënave nga Ekipi Qëndror Shkencor i Sondazhit. Këto gjetje paraprake janë të paçertifikuara ende nga Ekipi Qëndror Shkencor, një proces që për të gjitha ven-det pjesëmarrëse në këtë sondazh pritet të përfundojë në vjeshtë 2013. Në shtator-tetor 2013, vetëm pas validimit, Ekipi Qëndror Shkencor vendos për publikimin e gjithë bazës së të dhënave përfundimtare, të cilat bëhen atëherë të përdorshme lirisht dhe të citueshme nga studjuesit dhe të interesuarit e tjerë.

pavarësisht se Shqiptarët deklarojnë se i përka-sin mendimit politik të

qendrës së djathë vetëm 23 përqind e tyre e ndiejnë veten pranë PD. Krahasuar me kët-janë 20 për qind me Partinë Socialiste.

Partitë Të pyetur për përkatësinë

e tyre ideologjike majtas apo djathtas në shkallë kombëtare shqiptarët janë të qendrës, me tendencë djathtas. Përafërsisht 48% e shqiptarëve nuk e ndjejnë veten afër me asnjë partie, rreth 23% e ndjejnë veten afër me Partinë Demokra-tike, rreth 20% me Partinë Socialiste, dhe 4% refuzojnë t’i përgjigjen kësaj pyetje. Për partitë e vogla, 1% e qytetarëve shprehen afër me PDIU dhe po kaq me LSI, 1.2% me Aleancën Kuqezi dhe 1.3% me Frymën e Re Demokra-tike. Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kapin pak më shumë se gjysmën e elektor-ateve potenciale sipas për-katësisë ideologjike. Konkre-tisht, 56.7% e qytetarëve që shprehen djathtas, shprehen edhe më të afërt me Partinë Demokratike, dhe 57.3% e qytetarëve që shprehen majtas ideologjikisht, shpre-hen më të afërt me Partinë Socialiste. Rreth një e treta e qytetarëve si djathtas, si maj-tas nuk ndihen afër me asnjë parti. Ndërkohë, nga qytetarët që identifikohen me Qendrën, pjesa dërrmuese, 73.3% nuk ndjehen afër me asnjë parti. Në nivele të ngjashme të ulëta janë qytetarët e Qën-drës që ndihen më afër me PD dhe PS – rreth 7% me secilën.

E shkuara Një pamje e kryqëzuar

e gjetjeve paraprake mbi partinë e votuar në vitin 2009, dhe partinë që ndjejnë më afër sot, sugjeron se Par-tia Socialiste ruan dy te tretat e elektoratit të 2009-ës dhe gjen të alienuar (jo afër me asnjë parti) 30.6% të atyre që e votuan në 2009-ën. Ndërsa Partia Demokratike ruan 54.5% të zgjedhësve të saj në 2009-ën, dhe gjen të al-ienuar 36.7% të këtyre zgjed-hësve në 2009-ën. Partia që ka pësuar distancimin më të lartë nga elektorati i vitit 2009 është Lëvizja Socialiste për Integrim, me 60% të atyre që e votuan në 2009-ën që shprehen që sot nuk ndihen afër me asnjë parti. Partitë që i ruajnë më bindshëm elek-toratet e tyre të 2009-ës janë PBDNJ, me 80% që ende sot ndihen afër me këtë parti, dhe PDIU me 75% të atyre që e votuan në 2009-ën që shpre-hen që ndjehen më afër me të sot. Nga ata që nuk kanë votuar në 2009-ën dhe që janë potencialisht zgjedhës të rinj sivjet, 9.6% shprehen afër me PS, 16.4% me PD.

TkurreT LSI, barazoheT me voTa me aLeancën kuq e zI dhe Fryma e re demokraTIke

pD-pS, në qershor nuk do t’u lëvizin votatShqiptarët me mendim të djathtë, por nuk ndihen pranë partive politike

Shqiptarët nuk kanë besim te institucionet dhe politika shqiptare. Ndërsa vlerësojnë

se media ka lirinë e plotë të kritikojë ashtu sikurse e ka dhe opozita. Por pavarësisht se shqiptarët nuk kanë besim në institucionet, po ashtu duket se nuk kanë besim as te për-faqësimi në sindikata. Madje kjo edhe pse janë të punësuar pa një kontratë punësimi. Punësimi

Në sondazh bëhet e titur se 84% e qytetarëve nuk kanë bërë dhe nuk bëjnë pjesë në një sindikatë. Fakt ky që duket se tregon mungesën e besimit te to, por dhe mungesën e strategjisë prej sindikatave në brojtjen e së drejtës. Ndërsa dhe shifrat e papunësisë në Shqipëri duket se janë të pamatshme duke qenë se nga sondazhi re-zulton se rreth 48% e të intervistuarve janë duke punuar pa kontratë. Tregues ky që flet dhe mbi detyrën e inspektoriatit të punës që nuk arrin të menaxhojë situatënBesimi

Shqiptarët thuajse në numër absolut janë besimtar. Por pavarësisht kësaj vetëm një pjesë e vogël i kryen ritet në mënyrë të rregullt apo janë praktikant në institucionet e besimit. Të pyetur për besimin fetar dhe praktikimin e tij, gjetjet paraprake sugjerojnë një shoqëri që

e sheh veten si besimtare në masën 7.8 nga 10 shkallë që parashikonte sondazhi. Nga ana tjetër shumë pak prej tyre duket se e kanë të lidhur besimin e tyre me institucionet dhe ritet fetare të rregullta, me vetëm 12% të qytetërave që pohojnë se ndjekin shërbesa fetare të paktën një herë në javë. Homofobia

Në lidhje me homofobinë sondazhi e ren-dit Shqipërinë në vendet më homofobe. Të krahasuara me gjetjet përfundimtare të të njëjtit sondazh në 27 vende të tjera në vitet 2010-2011, gjetjet paraprake për Shqipërinë sugjerojnë se shoqëria shqiptare është më homofobe se 27 të tjerat. Të pyetur nëse mendojnë se gejt dhe lezbiket duhet të jenë të lirë të jetojnë si të dëshirojnë, 53% e të in-tervistuarve thonë “Jo”, përqindje më e lartë edhe se disa vende fqinje si Kroacia dhe Gre-qia. Tashmë në raundin e tij të gjashtë, Hu-lumtimi Social Evropian kryhet sot në mbi 30 vende të Evropës dhe më tej, për të kuptuar stofën sociale, politike dhe kulturore të sho-qërive të ndryshme.Pyetësori mbulon përf-shirjen sociale, besimin fetar, besimi tek in-stitucionet dhe politika, këndvështrimet mbi demokracinë si dhe perceptimet e njerëzve për mënyrën se si po shkon jeta e tyre.

Në fjalën e tij hapëse, Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë

theksoi rëndësinë e të dhënave të besueshme dhe të krahasueshme për politika publike të bazuara në të dhëna dhe debat publik sa më konkret dhe sa më pak spekullativ, sidomos në prag të zgjed-hjeve parlamentare 2013. Ai vuri në dukje se të dhënat e nxjerra janë paraprake dhe të pjesshme, pasi Ekipi Qëndror Shkencor i Sondazhit Social Evropian i bën publike të gjitha të dhënat dhe bazën e plotë të tyre në përfundim të procesit të validimit, në vjeshtë 2013. Realizimi i Sondazhit

Social Evropian koordinohet nga zyrat qëndrore nëCity University London. Gjatë muajit dhjetor 2012 – shkurt 2013 janë kryer në Shqipëri 1.208 intervista të vlefshme, ballë për ballë, shtëpi më shtëpi, në të 12 qarqet e Shqipërisë, në fshat dhe qytet. Teknika e intervistimit sjell risi në Shqipëri, pasi intervistat janë kryer nëpërmjet tabletave komjuterike që mundësojnë hedhjen e të dhënave në kohë reale në kompjuter duke evituar kështu gabimin njerëzor në kalimin e tyre nga letra në kompjuter, por edhe problematikat e njohura me ndershmërinë në intervistim.

Mos spekulloni me shifrat në prag të zgjedhjeve

drejTorI ekzekuTIv I FondacIonIT ShoqërIa e hapur

ShqIpTarëT më homoFobë Se Të 27 vendeT e Tjera Të be

Fjala mbetet e lirë, por s’ka nivel demokracie

SonDazhi: të Dhënat janë paraprake

4

26 m

ars 2

013

la.soros.

ww

w AFSO

2,2

2,4

3,1

3,9

5,4

1,8

2,2

2,8

3,2

4,5

0,0 1,0 2,0 3,0 4,0 5,0 6,0 7,0 8,0 9,0 10,0

Besimi tek politikanët

Besimi tek partitë politike

Besimi tek parlamenti

Besimi tek sistemi ligjor

Besimi tek policia

Urban Rural

0 = Aspak besim 10 = Besim të plotë

6

26 m

ars 2

013

la.soros.

ww

w AFSO

4,5

8,9

0

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

Sa demokratike mendoni se është Shqipëria

0 = Tepër i pakënaqur 10 = Tepër i kënaqur 0 = E parëndësishme 10 = Tepër e rëndësishme

10

26 m

ars 2

013

la.soros.

ww

w AFSO

3,2

3,3

3,8

5,8

0 1 2 3 4 5 6

Sa të kënaqur me gjendjen aktuale ekonomike në Shqipëri

Sa të kënaqur jeni me mënyrën si po e kryen qeveria punëne saj

Sa të kënaqur me funksionimin e demokracisë në Shqipëri

Sa të kënaqur në përgjithësi me jetën e tyre sot

0 = Tepër i pakënaqur 10 = Tepër i kënaqur

14

26 m

ars 2

013

la.soros.

ww

w AFSO

47,8%

22,7%

19,6%

4,0%

1,4%

1,3%

1,2%

1,0%

1,0%

0% 5% 10% 15% 20% 25% 30% 35% 40% 45% 50%

Asnjë parti

PD

PS

Refuzon

Tjetër

FRD

AK

LSI

PDIU

Page 5: PS legalizimet, sondazhi, taksat paga

05• E mërkurë 27 mars 2013

»EKONOMI

Shqipëri- Britani

Hiqet taksimi i dyfishtë mbi kapitalin

Tatimi i dyfishtë mbi të ardhurat dhe kapita-lin mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe do të eleminohet. Bizneset dhe personat do të tatohen nga njëra palë, që do të përcaktohet nga vetë sub-jektet. Marrëveshja është nënshkruar mes ministrit të Financave, Ridvan Bode, dhe ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Nicholas Cannon. Ministri Bode tha se, kjo marrëveshje i hap rrugën rritjes së bashkëpunimit tregtar, luftës së kontrabandës dhe korrupsionit. amba-sadori britanik e vlerësoi si shumë të rëndësishme këtë marrëveshje. Por, sipas tij, edhe pse Shqipëria ofron mundësi të shumta për biznesin, prania e sipërmarrjes an-gleze është shumë e ulët. Sipas Cannon, investitorët hasin probleme me admin-istratën tatimore dhe zbatmin e ligjit në gjykata. Volumi i shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Britanisë arrin në 30 milionë dollarë. Eksportet shqiptare drejt Britanisë zënë 5% të totalit.

Sërish në rënie interesi i bonovetë thesarit

Bonot e thesarit kanë arritur në nivelin prej 6,13 për qind në ankan-din e djeshëm, duke kapur nivelin më të ulët historik. Norma mesatare e ponderuar e interesit për bonot me maturim 12-mujor kishte qenë 6.21% në ankandin e fundit. Gjithsej në an-kand u kërkua financim në vlerën e 10.3 miliardë lekëve, ndërsa oferta arriti në 13.2 miliardë lekë. Kjo ofertë e lartë duket se ka qenë një prej arsyeve të rënies të interesit të bonove, e shoqëruar kjo edhe me politikën monetare të Bankës Qendrore, e cila uli në fund të janarit normën bazë të interesit të monedhës vendase. Rënia e lehtë e intere-save u konfirmua edhe në ankandin e bonove me maturim 3-mujor, që u emetuan me një normë mesatare të ponderuar interesi prej 5.04 për qind, nga 5.05 për qind që ishte në ankandin e mëparshëm. Interesat e bonove janë ulur përtej parashikimeve, për shkak të rritjes së vëmendjes edhe nga individët për të investuar.

MARRËVESHJA

Komisioni për Ekonominë mori në shqyrtim edhe projektligjin “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sis-temin e taksave vendore”, të ndryshuar”, i cili ka për qëllim të adresojë ankesat e disa subjekteve që ush-trojnë aktivitet në fushën e telefonisë celulare, si dhe OST-ja kanë adresuar lidhur me praktikën e ndjekur nga disa bashki dhe komuna të ndryshme në vend, në aplikimin e një tarife të quajtur prej tyre si “Tarifë e telefonisë celulare”.

RRUSHAJ: PËRFITOJNË 220 MIJË PERSONA, EFEKTI 2.5 MILIARDË LEKË

Taksë zero për gjithë pagat nën 30 mijë lekëDebate në komision, projektligji merr vetëm votat e mazhorancës

Rreth 220 mijë persona pritet të përfitojnë nga heqja e tatimit mbi të ardhurat për pagat në dhe nën 300 mijë lekë. Ndërkaq efekti në bux-het pritet të jetë 2.5 miliardë lekë. Shifrat i ka bërë publike zëvendësministri i Financave, Alfred Rrushaj, në Komisionin e Ekonomisë, ku mes debatesh është miratuar projektligji për heqjen e tatimit mbi të ardhu-rat personale deri në 30 mijë lekë. “Automatikisht individit i rritet paga me 2 mijë lekë në muaj ose me 24 mijë lekë në vit, duke rritur kështu fuqinë e tij blerëse. Nëpërmjet këtij vendimi do të rritet mirëqenia e këtyre individëve”, - është shprehur Rrushaj. Ai ka hed-hur poshtë pretendimet e deputetëve të Partisë Social-

iste në komision, të cilët kanë kundërshtuar hapur draftin, duke e cilësuar atë si një ni-smë elektorale. Drafti i qever-isë parashikon taksë zero për të gjithë pagat në dhe nën 30 mijë lekë. Ligji ekzistues

parashikon që të ardhurat nga punësimi nga 0-10 000 lekë nuk janë të tatueshme për efekt tatimi mbi të ardhurat personale, ndërsa të ardhurat nga 10 001 – 30 000 lekë të tatohen 10% të shumës mbi

10 000 lekë dhe të ardhurat nga 30 001 e më tepër, tato-hen 10% të shumës mbi 0 lekë. Qëllimi i këtij projektligji është që nëpërmjet mostak-simit, të të punësuarve me të ardhura nga 0 - 30 000 lekë, të cilët më parë taksoheshin me 10% të shumës mbi 10 mijë lekë, të rriten të ardhurat e disponueshme të tyre, të cilat janë një faktor i rëndësishëm i rritjes së nivelit të konsumit. Synimi i këtij ndryshimi, sipas qeverisë është heqja e barrës tatimore të individit punë-marrës me të ardhura mod-este nga paga. Politika tati-more në këtë këndvështrim prezanton tiparin e saj social. Gjithashtu projektligji zgjeron gamën e atyre që përfitojnë nga ulja e barrës fiskale.

NOKA PREZANTON PROJEKTLIGJIN NË KOMISIONIN E VEPRIMTARIVE PRODHUESE

Rriten gjobat për ndërtimet informaleMPPT: Pushteti vendor përgjegjësi për eleminimin e fenomenit

Brikena Dervishaj

Pushteti vendor do të ketë më tepër përgjegjësi për të parandaluar fenom-

enin e ndërtimeve në kundër-shtim me ligjin, ndërsa gjobat për ata që do të ndërtojnë pa leje do të jenë më të rënda. Min-istria e Punëve Publike ka para-qitur para Komisionit Parlamen-tar të Veprimtarive Prodhuese ndryshimet në ligjin për plani-fikimin e territorit, duke thek-suar se masa e gjobave për të parandaluar fenomenin e ndërti-meve informale do të ndryshojë në përpjesëtim të zhdrejtë me vlerën e objektit. Sipas një stu-dimi të Bankës Botërore, bëhet fjalë për rreth 80 mijë objekte informale, të cilat janë ndërtuar pas hyrjes në fuqi të ligjit për le-galizimin e objekteve informale.

Gjobat Zv/ministri i Punëve Pub-

like, Ernest Noka, tha se, ndry-shimet në ligj parashikojnë eleminimin e ndërtimeve infor-male dhe rritjen e përgjegjë-sive për pushtetin vendor. Më konkretisht sipas relacionit të projektligjit, për çdo banesë pa leje që vlerësohet deri në 10 milionë lekë shkelësit e ligjit do të paguajnë 30 për qind të vlerës, për banesat deri në 50 milionë lekë do të paguahet 20 për qind e vlerës dhe për ato mbi 50 milionë lekë do të paguhet 15 për qind e vlerës së ndërtesës. Deputetët e opozitës kanë kundërshtuar ndryshimet në ligj dhe kanë kërkuar zhvillimin e bisedi-meve me palët e interesit. Ndër ndryshimet e tjera që prek ligji është edhe heqja e miratimit nga Këshilli i Rregullimit të Ter-ritorit për planet e detajuara të pushtetit vendor. Pas miratimit

të planeve të përgjithshme, ndryshimet do të mund të bëhen nga vetë vendorët nën monitorimin e këshillit teknik pranë çdo njësie të pushtetit vendor. Komisioni miratoi ndry-shimet pa votat e opozitës.

Legalizimet Procesi i legalizimeve pritet

të mbyllet brenda vitit 2013. Kjo do të jetë edhe mundësia

e vetme që kanë qytetarët sh-qiptarë për legalizimin e ndër-timeve pa leje. ALUIZNI është duke plotësuar të gjithë infor-macionin që duhet për të veri-fikuar se sa është numri i ndër-timeve pa leje, aplikantët e të cilëve kanë tejkaluar afatin ligjor dhe mbi këtë informacion do të ketë një vendimmarrje. Në krye të listës për lejet e munguara të ndërtimit qën-

dron qyteti i Tiranës e më pas qytetet e tjera urbane. Ligji i le-galizimeve ka hyrë në fuqi rreth 6 vite më parë, por ritmet nuk kanë qenë shumë të kënaqshme deri në mes të këtij viti, kur u bënë disa ndryshime në organizimin e ALUIZNI-t, gjë që e ka shtuar volumin e punës për këtë in-stitucion, e cila deklaron se gjatë një jave legalizohen më shumë se 2 mijë objekte.

PARANDALIMI

Planet rregulluese vendore janë tepër të rëndësishme për parandalimin e ndërtimeve informale. Dhe një përgjegjësi direkte është ajo e pushtetit lokal lidhur me evidentimin e objekteve informale. Sipas ekspertëve të Agjencisë së Legalizimeve, vënia në jetë sa më parë e planeve rregulluese është me rëndësi jetike pasi vënë në jetë procedura më të hapura dhe më efektive të lejeve të ndërtimit, duke përfshirë edhe një regjistër të veçantë në ZRPP për regjistrimin e lejeve të ndërtimit. E thënë ndryshe, planet rregulluese do të forcojnë edhe më shumë procesin e kontrollit dhe të prishjes së ndërtimeve pa leje. Strategjia e re për të drejtat e pronësisë sheh nevojën e identifikimit të ndërtimeve pa leje të realizuara pas për-fundimit të afatit ligjor për legalizim, për të evituar krijimin e situatave të ngjashme në të ardhmen.

BILANCI

Deri në 2012 janë legalizuar 37 100 objekte

Deri në 2012 janë legalizuar 37 100 objekte. Kjo është shifra e bërë publike nga ministri i Punëve Publike dhe Trans-porteve, Sokol Olldashi, në fillim të këtij viti, duke raportuar për arritjet e vitit të kaluar. Sipas tij, veç legazimit të objekteve të ndërtuara në kundërshtim me ligjin, gjatë vitit të kaluar është miratuar edhe kalimi i pronësisë për 3 646 objekte, si dhe është miratuar shpërblimi për 1 146 pronarë, të cilëve u është zënë prona nga këto ndërtime, proces që aktualisht kryhet nga Agjen-cia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në bashkëpunim me ALUIZNI-n. Gjithashtu, kanë për-funduar procedurat e plotësimit të dokumentacionit për 90 mijë objekte informale, pavarësisht se procesi është tepër i vështirë dhe nuk ka përfunduar për të gjitha këto objekte. Sipas min-istrit Olldashi janë derdhur në fondin e kompensimit financiar për ish-pronarët, trualli i të cilëve është zënë nga ndërtimet informale një shumë prej 1 091 516 147 lekësh gjatë vitit 2012, fond që vijon të shtohet nga pagesat që kryejnë aktualisht personat që janë pjesë e procesit të legalizimit të ndërtimeve në kundërshtim me ligjin. Ky fond kompensimi administrohet nga ALUIZNI dhe AKKP-ja, të cilat në bashkëpunim konkludojnë në dhënien e kompensimit financiar të ish-pronarëve të prekur.

Page 6: PS legalizimet, sondazhi, taksat paga

06 E mërkurë 27 mars 2013 •

« SOCIALE

REPUBLIKA E SHQIPËRISËINSPEKTORATI I LARTË I DEKLARIMIT DHE KONTROLLIT

TË PASURIVE DHE KONFLIKTIT TË INTERESAVE

NJOFTIMInspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive kujton të gjithë

të zgjedhurit dhe nëpunësit publikë që 31 Marsi i vitit 2013 është afati i fun-dit për deklarimin e interesave private periodike vjetore për vitin 2012.

Në formularin e ri të deklarimit, krahas ndryshimeve (shtesave dhe pakësimeve) të interesave private, duhen plotësuar dhe shpenzimet mbi 500.000 lekë për arredim, shërbim shëndetësor, arsimin dhe pushime, të realizuara gjatë periudhës Tetor-Dhjetor 2012, si dhe duhen bashkëlidhur dokumentat justifikues për pasuritë, të ardhurat dhe detyrimet (sipas ndry-shimeve në ligjin e deklarimit të pasurive, tetor 2012).

Formulari i ri i deklarimit të interesave private mund të shkarkohet nga faqja zyrtare e ILDKP www.hidaa.gov.al.

Ju rikujtojmë që çdo tejkalim afati në dorëzimin e formularit të deklarimit të interesave private

dënohet me gjobë nga 50.000-100.000 lekë.

GJUHA SHQIPE, PROGRAM NË PROVIMIN E SHTETIT

Refuzojnë të studiojnë gjuhën shqipeShumë të ngarkuar me lëndë të tjera

Studentët në Universitetin e Tiranës refuzojnë të studio-jnë gjuhën shqipe. Kjo lëndë me miratimin e dekanateve dhe re-ktoratit bashkë me Ministrinë e Arsimit është vendosur të jetë lëndë me zgjedhje për çdo degë dhe fakultet të UT-së, mirëpo ende s’ka filluar të zhvillohet. Studentët refuzojnë ta zgjedhin atë, edhe pse ajo ka një numër kreditesh të caktuara. Situata paraqitet më problematike në Fakultetin e Mjekësisë, ku studentët tregojnë se nuk u duhet kjo lëndë në profesionin që ata do të ndjekin. Drejtuesit e këtij Fakulteti thonë se gjuha shqipe është futur në program, por ende nuk ka nisur të shpjegohet, pasi nuk ka as-një student që ta ketë përzgjedhur atë. Dekani Bajram Hysa tregon me keqardhje se kjo lëndë do të jetë një pjesë e provimit të shtetit, për të cilin do të ushtrohen të gjithë që të fitojnë pro-fesionin e tyre dhe do t’i vinte shumë keq nëse studentët e mjekësisë s’do të merrnin titullin “mjekë” pikërisht se mund të penalizohen në këtë pjesë të provimit. “Ata nuk e kuptojnë që pengesat që do të hasin do t’i bëjnë të humbin vendin e punës dhe janë të pandërgjegjshëm

për lëndën që ne po u ofrojmë. Gjithsesi, ne duhet t’i sensibi-lizojmë ata ta kenë më shumë vëmendjen ndaj gjuhës së kombit, në radhë të parë si një tregues amtar dhe në radhë të dytë për vendin e tyre të punës”, - thotë Hasa. Nga ana tjetër, de-kani shpjegon se pikërisht stu-dentët e Fakulteti të Mjekësisë kanë një ngarkesë shumë të madhe në lëndë. “Ata studiojnë 70 lëndë, ku të tjera pritet të

hyjnë në ndryshimin e kurrikulës, duke qenë se lëndë të reja hyjnë çdo vit dhe një lëndë përbën një ngarkesë”, - bën me dije ai.

Gjithsesi, studentët e Mjekësisë nuk janë të vetmit që refuzojnë studimin e gjuhës shqipe. Në çdo fakultet të UT-së gjuha shqipe është propozuar si lëndë me zgjedhje, mirëpo në as-një nga këto fakultete nuk ka arritur të fillojë prezantimi i saj, sepse studentët nuk e kanë përzgjedhur. Dekanët e fakulteteve të tjera tregojnë se nuk mund të kenë një pedagog të gjuhës shqipe për një orë në javë të përzgjed-hur si lëndë vetëm nga një student. Hysa u bën apel dekanëve të tjerë të zgjedhin një program sensibilizues për të gjithë studentët.

Erta Bode

“Post-Bllok” është memo-riali që do t’i kujtoj kryeqytetit izolimin e diktaturës që ka kaluar i gjithë populli ynë nën drejtimin e Enver Hoxhës. Me-moriali u përuruar dje në hyrje të zonës së Bllokut, si shenjë e vuajtjeve të diktaturës. Tri objekte autentike të përfshira në këtë memorial janë bun-keri, një pjesë e Murit të Ber-linit, si dhe shtyllat e galerisë të marra nga kampi famëkeq i Spaçit. Vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka deklaruar se tri objektet për-faqësojnë izolimin, paranojën dhe terrorin e diktaturës. Qël-limisht është zgjedhur zona e Bllokut për këtë memorial, meqenëse në kohën e diktat-urës ajo ka qenë një rrugë ku banorët e Tiranës nuk mund të lëviznin, si dhe aty është bun-keri i ndërtuar nga diktatura. Tani që Shqipëria jeton në një tjetër sistem politik, tani që është demokraci dhe gjithçka është e lirë, ky memorial u ngrit në shenjë respekti për të gjithë ata që nuk e deshën atë sistem barbar, por dhe që nuk i rezistuan dot atij. Jo pa qël-lim janë përzgjedhur pikërisht tri objekte autentike, ku secili ka domethënien e tij. Bunkeri, në hyrje të zonës së Bllokut, e njohur për izolimin hermetik gjatë diktaturës komuniste, si pjesa e qytetit ku banonte no-menklatura e atëhershme ko-muniste, duke arritur të shpre-hin me këtë objekt dhe gjithë

izolimin që përfaqëson një dik-taturë për më tepër ajo që ka kaluar populli ynë, pasojat e së cilës janë ende nëpër këmbë.

Objekti tjetër është një pjesë nga Muri i Berlinit, që peshon 2.6 tonë, dhuratë e Senatit të Berlinit, e cila tr-egon kufizimin që kanë pasur në lëvizshmëri gjithë popujt që kanë përjetuar diktaturën si dhe politikën paranojave që ka ndjekur ai sistem, për të kuj-tuar se sot shqiptarët lëvizin të lirë, pa viza, në Europë. Objekti i tretë janë shtyllat e kampit të Spaçit, ato që sjellin rrëqethje te çdo shqiptar, pasi ai kamp

ka qenë tortura dhe terrori që diktatura e Enver Hoxhës ka lënë mbi popullin tonë. Ky memorial i ideuar nga ana ar-tistike nga Fatos Lubonja dhe Ardian Isufi vjen si homazh për të gjithë ata që vuajtën izolimin dhe persekutimin ko-munist, por edhe si kujtesë për të shkuarën tonë jo të largët. Në ceremoninë e inaugurimit të këtij memoriali të iniciuar nga Bashkia e Tiranës ishin të pranishëm Kryetarja e Kuven-dit Jozefina Topalli, Kryeminis-tri Sali Berisha, ambasadorja e Republikës Federale Gjermane Karola Myler-Holtkemper, drej-

tuesja e Fondacionit Federal për Trajtimin e Diktaturës, dr. Ana Kaminski, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, përfaqësues të shoqatave të përndjekurve politikë të regjimit komunist, deputetë, përfaqësues të Këshillit Bashkiak të Tiranës etj. Kryetari i Bashkisë së Ti-ranës, Lulzim Basha, e ka nisur fjalën e tij duke kërkuar ndjesë që për shumë vjet në Tiranë ka munguar qoftë dhe një shenjë përkujtimi apo refleksioni për këtë periudhë të errët të kryeqytetit më famëkeq të Eu-ropës komuniste.

MEMORIALI “POST-BLLOK”, LIRIA NË RRUGËN E BLLOKUAR

Monumentet e memorialit, shenja të një diktature

Specialistët: Të merren masa konkrete

Erozioni detar, asgjë konkrete, studime vetëm në letër

Erozioni detar vazhdon të gërryejë bregdetin, por nuk merren masa konkrete në terren. Specialistët tanë kryejnë studime, të cilat mbeten veç në letër, dhe askush nuk merr përgjegjësinë për të luftuar këtë fenomen natyror, që po shkatërron bregdetin shqiptar. Specialistët e Institutit të Gjeoshkencave kanë parashikua se pas disa vjetësh do të jetë një situatë alarmante, që do jetë tepër e vështirë për t’u korri-gjuar, duke theksuar se një shkak i rritjes së këtij faktori është dhe dora e njeriut. Njerëzit kanë shkatërruar natyrën duke ndërtuar sa më afër vijës bregdetare, duke lejuar që ajo të gër-ryhet nga ujë dhe era pa pasur asnjë masë mbrojtëse natyrore, siç është kurora e pemëve. “Zona problematike shtrihen që nga Vlora deri në grykëderdhjen e Bunës, pothuajse i gjithë bregdeti i Adriatikut, i cili është me karakter të ulët e ranor. Ndërsa pjesa e bregdetit të Jonit nuk është e influencuar ose mund të jetë fare pak”, - shprehet Klodian Zaimi, specialist në Institutin e Gjeoshkencave. Në këtë situatë specialistët thonë se është e nevojshme që të ngrihet një strategji për 20 vjetët e ardhshëm për të luftuar erozionin detar. Ndërkaq ata u tër-heqin vëmendjen qytetarëve që të mos ngrenë vetë prita apo blloqe betoni, pasi këto të fundit me kalimin e kohës ndikojnë negativisht, duke e favorizuar këtë fenomen. Specialistët kërkojnë që Ministria e Mjedisit të marrë masat e duhura duke mos lejuar thellimin e kësaj situatë, e cila vite më vonë nuk do të gjejë zgjidhje. “Specialistët tanë bëjnë studime shkencore, që shpeshherë arrijnë dhe në rezultate frytdhënëse për të luftuar këtë fenomen, por ato asnjëherë nuk merren parasysh. Çdo studim mbetet në letër. Me këtë dua t’i bëj apel Ministrisë së Mjedisit që të tregojë vëmendje ndaj fenomeneve nega-tivë si dhe të marrë masa ndaj pritave dhe digave që njerëzit ndërtojnë pa kriter dhe pa leje”, -tha Zaimi.

RELIEVI

Page 7: PS legalizimet, sondazhi, taksat paga

07• E mërkurë 27 mars 2013

»AKTUALITET

Tmerri” i policisë greke, shqiptari Alket Rizai që mbajti pezull një burg të

tërë, është shprehur dje se gjithçka e ka bërë për të dhë-në një mesazh. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me modera-toren e emisionit me “Zemër të Hapur” Evis Ahmeti, në televizionin “News 24”, Alket Rizai rrëfen se tentativa e tij e radhës për t’u arratisur erdhi si pasojë e drejtësisë së mun-guar. Në emison foli nëna dhe e dashura e tij greke.

Rrëfimi i Alketit Mes të tjerave, Rizai tha se

“Gjendja ime tani është shumë e mirë, ndodhi ajo që patë, mora peng 7 policë. E bëra për të dhënë një mesazh, na dëno-jnë kot se jemi shqiptarë. Mua më akuzojnë kot. Më akuzojnë për 4 vrasje. Në këtë shtet nuk e gjen dot të drejtën, jo unë, por të gjithë shqiptarët. Nëse për mua do kishte një fakt mirë, por nuk ka. Këtu keqtraj-tohen të dënuarit, për inciden-tin e fundit, të huajve këtu ju thyejnë brinjët, nuk i çojnë as në spital. Kisha dy bashkëpu-nëtorë në këtë ngjarje, ata janë keqtrajtuar. Kush është ai qorr që nuk do sy? Nuk e di surprizën e radhës, por do riarratisem. Që nesër do doja të kthehesha në Shqipëri për gjykim, jam 100% i pafajshëm. Nuk po them se nuk jam ëngjëll, por as djall nuk jam. Këta më kanë kapur për krime që s’i kam bërë. Nuk kam lidhje fare me vrasjet. E kam pranuar që kam grabitur bankat greke. Deri në pikën e fundit të gjakut do luftoj, jo vetëm për vete, por

Policia e Shtetit filloi dje pro-cesin e trajnimit të punonjësve të policisë, që do të ngarko-hen me detyra për garantimin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, që do të zhvillohen më datë 23 qershor 2013. Në këtë trajnim të parë, të zhvilluar pranë Qen-drës së Formimit Policor, janë përfshirë drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit në nivel Qendror dhe Lokal, ndërkohë që në ditët në vijim do zhvil-lohen të tjera trajnime për të gjithë punonjësit e policisë, që do angazhohen me detyra gjatë këtij procesi zgjedhor. Drejtori i Përgjithshëm i Poli-cisë së Shtetit, gjatë fjalës së tij tha se “Parimi i shtetit të së drejtës “askush nuk mund të dalë mbi ligjin” është shprehja konkrete e etikës profesionale të çdo punonjësi të Policisë së Shtetit. Morali i punonjësit të

Një i vidhte, një i shiste

Vidhnin pllakat e monumentit“Pavarësia”, dy bien në pranga

Nga komisariati nr.3 është bërë arrestimi i dy person-ave që grabisnin pllakat e monumentit të Pavarësisë. Në pranga ranë Amarildo Demiri, 18 vjeç, lindur në Poliçan dhe banues në Tiranë Qemal Mustafa, 18 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë. Në vendin e quajtur “Sheshi Pavarësia”, shtetasi Qemal Mustafa është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë duke vjedhur pllaka e Monument i Pavarësisë. Shtetasi Qemal Maliq Mustafa kur është pyetur ka deklaruar se ato pllaka i ka shitur në pikën e grumbullimit të hekurit në rrugën “Jordan Misja”, të cilat janë blerë nga ana e shtetasit A.D, me një vlerë 2000 lekë që i ka shitur në pikën e grumbullimit në Kashar. Në cilësinë e provës materiale është sekuestrua një sqepar dhe një thikë për heqjen e pllakave.

Nga Italia vinin të çmontuar

“Montimi” zbulon rrjetin qëtrafikonte motorët sportivë

Pas nje hetimi 1 mujor është finalizuar operacioni “Mon-timi”, ku u zbulua një rrjet që trafikonte motorë. Në pranga ranë Ardian Zhegu, 28 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë dhe Besnik Hoxhallari, 26 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë, si dhe punohet për kapjen e shtetasit Arber Elezaj, 26 vjeç, lindur në Vlorë e banues në Tiranë. Ata në periud-hën kohore dhjetor 2012 mars 2013 kanë trafikuar disa mjete motorike si motoçikleta sportive e luksoze. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 motorë, 2 të markës “Ducati” dhe “Motorini”, një “Triumpf”, të gjitha prodhim i vi-tit 2012, të cilat nga verifikimet në sisteimin ASF/2 Interpol janë të vjedhura në Itali dhe kapin një vlerë prej rreth 120 mijë euro. Motorët vinin nga Italia të çmontuara në pjesë dhe kalonin të fshehura nëpër konteniere, në rrugë detare.

Do t’i dërgonte për në Itali

Pranga turkut me 6 emigrantë pakistanezë në trailerin e tij

Dje paradite është arrestuar në kryeqytet një turk, për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, teksa ishte i kërkuar dhe i dënuar në mungesë me 10 vjet burg. Seksioni kundër Trafiqeve të Paligjshme në policinë e kryeqytetit, mbi bazën e informacioneve të administruara ka bërë ar-restimin në flagrancë të shtetasit turk Ramadan Mehmet Sancaktar, 56 vjeç, lindur në Komotini Greqi dhe banues në Izmirde, Turqi, me kombësi dhe shtetësi turke. Arrestimi i tij është bërë për arsye se ai dyshohet të ketë ndihmuar për kalim të paligjshëm të kufirit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në kamionin e tij, tip benz trajler me targa turke 35AH2075 janë gjetur të fshehur pasi kanë kaluar kufirin nga Greqia 6 shtetas me origjinë të vetëdeklaruar pakistan-eze me destinacion më pas italinë. Aktualisht, janë kryer të gjitha veprimet e duhura procedurale ku janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një kamion Benz trajler, një aparat celular, si dhe sende të tjera. Shtetasit pakistanezë, pasi u intervistuan në prani të përkthyesit do të akomodo-hen në Karec, Vorë, Tiranë për veprime të mëtejshme dhe kompetencë Drejtorisë rajonale për Kufirin dhe Migracionin.

KRYEPOLICI BURGAJ: ASKUSH S’MUND TË SHKELË MBI LIGJIN, PARIMI YNË

Zgjedhjet, policia e gatshme për rolin e sajAmbasadori Wollfarth: Kam besim se policia do bëjë më të mirën

policisë, më shumë se në çdo aspekt tjetër të veprimtarisë së tij në këtë proces zgjedhor, duhet të manifestojë etikë profesionale në përmbushjen e të gjithë kërkesave të Kodit Zgjedhor, të shpalos dinjitet si shtetas, si qytetar, si për-faqësues dhe të jetë garan-tues i sigurisë publike, duke

qenë tërësisht i paanshëm dhe i depolitizuar përkundrejt vetë procesit zgjedhor”,- evi-dentoi Burgaj. Ndërkohë Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, duke e cilësuar punën e Policisë së Shtetit gjatë procesit zgjed-hor absolutisht thelbësore për suksesin e zgjedhjeve,

evidentoi dhe rolin profesional të policisë gjatë proceseve të mëparshme zgjedhore. “Gjatë zgjedhjeve të viteve 2007, 2009 dhe 2011, raporti për-fundimtar i OSBE/ODIHR, ka vërejtur, që roli policisë ishte profesional gjatë gjithë proce-seve zgjedhore. Kjo është një histori e shkëlqyer. Zgjedhjet parlamentare demokratike të 23 qershorit 2013 do të për-faqësojnë një aktivitet me shumë rëndësi në Shqipëri dhe procesi i suksesshëm, do të jetë më i përshtatshëm ose më i përshtatshmi për am-biciet e vendit për integrim në familjen evropiane dhe për popullin shqiptar. Unë kam besim se Policia e Shtetit Shqiptar do të bëjë sërish më të mirën dhe do të rezultojë e suksesshme në mbështetjen e një procesi zgjedhor demokratik”,-theksoi ai.

SHQIPTARI QË “TMERROI” BURGUN, NËNA DHE E DASHURA GREKE

Alketi: Do arrastisem prapë përmijëra shqiptarë të pafajshëm

për mijëra shqiptarë të dënuar padrejtësisht”.

Nëna dhe e dashuraNëna e tij, Donika Rizai e

ftuar në emision tha se, “Është futur brenda padrejtësisht. Mbi të janë ngritur disa akuza që asnjëherë nuk janë vërtet-uar. Për të gjitha këto akuza e kam thënë vazhdimisht që prej 13 vjetësh se Alketi nuk do ta ndërpresë arratisjen, ose drejtësi ose do arratiset në

jetë të jetëve. Para se të mer-rte peng gardianët e burgut, ai diskutoi me mua në telefon, por nuk më ka thënë gjë. Ai është njeri me sedër nuk du-ron dot padrejtësitë. Pasi i liroi pengjet, më mori përsëri në telefon dhe më tha mami 13 dyer u hapën, por e 14 nuk m’u hap, por unë do ja dal prapë. Ai nuk i ka prekur një fije floku askujt. Do ta vazhdojë rrugën deri në fund, por pa gjakderd-hje”. E dashura greke e Alket

Rizait, Aspasia Mitropia, tha se “Besoj ato që ka thënë Alketi, ai nuk është vrarës. Alketi është shumë mirë nga gjendja psikologjike dhe e vetmja gjë që mendon është sesi të ar-ratiset sërish, pasi ai është i pafajshëm”. Në emision është prononcuar edhe avokati i Alket Rizait. Sipas tij, “Në Greqi ekziston një racizëm ekstrem 50% e të burgosurve janë të huaj atje, pjesa më e madhe janë turq dhe shqiptarë”.

Page 8: PS legalizimet, sondazhi, taksat paga

08 E mërkurë 27 mars 2013 •

« AKTUALITET

Goditën me qytën e armës punonjësin

Grabisin pikën e basteve, një në pranga, një në kërkim

SHKODER - Grabitet me armë zjarri një pikë bastesh sportive në qytetin e Shkodrës. Ngjarja është shënuar rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme në lagjen “Vasil Shanto”, kur dy persona, njëri prej të cilëve tashmë i arrestuar, kanë hyrë të maskuar dhe me armë në lokalin e basteve duke goditur me qytën e automatikut punon-jësin, 24-vjeçar Dritan Gradeci, i cili ka marrë plagë të rënda në kokë. Pas kësaj, të dy grabitësit kanë mundur të marrin shumën e xhiros ditore që ndodhej në arkë, prej 70 mijë lekësh, dhe janë larguar qetësisht. Sipas policisë, të dy autorët kanë lëvizur në këmbë. Ndërkaq, është vënë në pranga njeri prej tyre, 39-vjeçari H. Halili, ndërsa është shpallur në kërkim A. Garubi, 40 vjeç.

Ngjarja 11 vjet më parë

Kërkohej për vrasje në Belgjikë, kapet në Shkodër

Një shqiptar i kërkuar për vrasje në Belgjikë është vënë në pranga dje në Shkodër. Policia lokale ka bërë me dije se ka ndaluar një 38-vjeçar nga Malësia e Madhe, i cili dys-hohet se ka kryer një vrasje në Belgjikë 11 vjet më parë. Sipas policisë, Shpend Ali Rruka 38 vjeç, nga fshati Vorfë i Malësisë së Madhe është prangosur nga policia pasi ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Shkodrës. Bëhet e ditur se ai dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër, më 16.01.2002 ka vrarë me thikë në Liezh të Belgjikës, shteta-sin e El Arabi Muad. Policia theksoi se ka marrë informacion për praninë e tij në Shqipëri dhe ka bërë të mundur ndalimin.

Prangat në Tiranë

Kapen 2 në kërkim enjë tjetër për kanosje

Dy të kërkuar dhe një tjetër për kanosje ranë dje në pranga nga Sektori i Operacioneve Speciale dhe Kërkimit. I pari i kapur është Besim Selmani, 25 vjeç, lindur dhe banues në Pukë, i shpallur në kërkim për “Shkatërrim të pronës me zjarr”. Ndërkaq, në Bathore-Kamzë Tiranë, në ambientet e banesës së tij u bë kapja e personit në kërkim Fatjon Alcani, 23 vjeç. Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 4 muaj burg. Ndërkaq, XH.Arapi është arrestuar pasditen e djeshme në zonën e Laprakës nga forcat e Komisariatit nr 3, teksa 50-vjeçari do proce-dohet për veprën penale të kanosjes me armë.

Me thikën e bukës

Sherr me të dashurën, motrabinjake i ngul thikën 30-vjeçarit

Motra binjake i ngul thikën në kurriz të dashurit të mo-trës së saj. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur dje në kryeqytet ku dy motra binjake dhe i dashuri i njërës prej tyre janë bërë protagonistë të një sherri dhe konflikti që ka sjellë për paso-jë plagosjen e këtij të fundit. K.Kuleli, 30 vjeç, nga Dibra, për shkak të xhelozisë dhe mosmarrëveshjeve të krijuara së fundmi me të dashurën e tij S.Buzuko 22-vjeçare, mesnatën e së shtunës ka shkuar në shtëpinë e të dashurës së tij dhe ka shpërthyer me forcë derën kryesore dhe më pas ka godi-tur me grushta 22-vjeçaren, e cila ndodhej në shtratin e saj. Pas sulmit ndaj motrës, binjakja A.Buzuko ka marrë thikën e bukës që ndodhej në tavolinën e ngrënies dhe e ka goditur 30-vjeçarin në shpinë. Pas mjekimit në Spitalin Ushtarak, K.Kuleli ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë të dy palët.

DURRËS, SISTEMOHEN KOLEKTORËT E UJËRAVE TË ZEZA E TË BARDHA

Investimi, ngrihen stacione të reja pompimiSipërfaqja e riskuar nga përmbytjet del nga harta e zonës problematike

DURRES- Një investim nga qeveria dhe Ndërmarrja e Ujës-jellës-Kanalizimeve në Durrës ka vendosur t’i japë zgjidhje në mënyrë të ndjeshme çështjes së disiplinimit të kolektorëve të ujërave të zeza e të bardha. Janë tre projekte që kanë mar-rë miratimin nga byroja teknike dhe bordi i shoqërisë së Ujës-jellës-Kanalizimeve dhe që kanë të bëjnë me investimin në pikat në të nxehta. Drej-tori i Ujësjellës-Kanalizimeve, Doklead Ademi, ka deklaruar se: Sistemi kanalizimeve në të gjithë rrjetin e Durrësit është në fazë intensive, kole-ktorët janë në gjendje kritike dhe kjo kërkon detyrimisht ndërhyrje në kohë sepse shi-rat e vjeshtës dhe të dimrit, u shoqëruan me përmbytje në disa zona”. Prej disa ditësh është programuar përqendrimi në tre drejtime, së pari, do të pastrohen kolektorët kryesorë për të liruar derdhjen e ujit në kanalet e mëdha dhe që andej

në det, më pas Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve do të ndërhyjë në rehabilitimin e disa segmenteve dhe nyjeve problematike të bëra pengesë në këto vitet e fundit. Ademi ka thënë se, “gjithçka do të funksionojë në mënyrë zinx-hir në çastet e ndërrimit të

të gjitha pompave të pompi-mit. Ujësjellësi ka planifikuar që brenda këtij viti të ketë të përfunduar pastrimin dhe ven-dosjen e funksionimit të plotë të 5 kolektorëve”. Pikërisht prej këtyre kolektorëve dhe funksionimit të 8 stacioneve të pompimit varet kullimi ose

përmbytja e lagjeve të tëra në Durrës. Për shkak të blloki-meve të shpeshta dhe mosin-vestimeve në vite është bërë domosdoshmëri pastrimi i kolektorëve, pusetave dhe ndërrimi i të gjitha pompave. Shërbimi i kanalizimeve ka nisur të pastrojë kolektorët e pusetat, duke organizuar grupe me dy turne, ndërsa të gjitha stacionet e pompimit do t’i nënshtrohen rikonstruk-sionit të plotë dhe rinovimit të pompave. Burime nga Ujësjellës-Kanalizimevet tha-në se “nyja më problematike është në stacionin e pompi-mit numër 7, ky stacion nuk ka funksionuar prej dhjetë vitesh duke sjellë përmbytje të mëdha në Plazh, Shkozet, NISH Tulla dhe në Kënetë. Ky stacion pompimi është vënë në punë plotësisht, dhe më shumë se 1/3 e sipërfaqes së rriskuar nga përmbytjet tash-më ka dalë nga harta e zonës problematike. A. Ajazi

DREJTORIA E HIGJIENËS DURRËS PENALIZON BASHKI E KOMUNA

Nuk largohen mbeturinat inerte, po bllokojnë akset rrugore

ARTUR AJAZI

DURRES- Drejtoria e Higjie-nës dhe e Epidemiologjisë në Durrës ka nisur penalizimin e bashkive dhe komunave të qarkut të Durrësit, pasi pas kontrolleve në terren, ajo ka konstatuar se, grumbuj masivë të mbeturinave, përfshi këtu edhe inertet, po rrezikojnë bllokimin e akseve rrugore. Ato ditët e fundit ka gjobitur edhe bashkinë e qytetit bregdetar për shkak se, kjo e fundit nuk ka larguar prej muajsh një sasi të konsiderueshme mbeturinash nga hyrja e Shkozetit. Sipas zonjës Vera Mersini, specialiste në DHE Durrës: Do të gjobiten e penalizohen bashkitë e komu-nat që tolerojnë firmat private të derdhin mbeturinat e tyre në ambiente banimi.

Mbeturinat Depozitimi prej më shumë

muajsh i mbeturinave urbane dhe inerteve në afërsi të pallat-eve të banimit në Shkozet, apo në Xhafzotaj e Katundi Ri, ka sjellë revoltë të vazhdueshme tek banorët, ndaj u detyruam të veprojmë sipas ligjit”. Nga ana tjetër edhe familjarët janë shprehur se “mbeturinat nuk u përkasin familjeve aty pranë, por bizneseve dhe kompanive të ndryshme në afërsi të bane-save. Ka më shumë se dy vjet që tonelata me plehra hidhet në këtë zonë rreth 1 km nga Ura e Dajlanit dhe që gjendet në mes të zonës industriale

të Shkozetit”. Aktualisht në Shkozet, janë disa kombinate dhe fonderi industriale që ndo-tin në mënyrë të qëllimtë mje-disin duke depozituar mbeturi-nat. Plehrat në këtë zonë janë jo vetëm mbeturina ushqimore e ambalazhe të produkteve ushqimore, por edhe hekura, goma, xhama, blloqe të dëmtu-ara betoni, katrama, tuba, gurë, llaç, tjegulla, lecka, materiale të papërdorura prej druri deri tek orendi shtëpiake. Bashkia e Durrësit, dhe komunat e

tjera në qark janë vënë disa herë në dijeni për këtë situatë alarmante. Banorët u shpre-hën se kanë kërkuar ndihmë edhe tek Drejtoria e Higjienës dhe Epidemiologjisë, si dhe në Prefekturë, por ende nuk ka një zgjidhje përfundimtare. Mjetet e rënda përpunojnë në këtë shesh ngarkesa me mbeturina të gjithëllojshme duke mos u shqetësuar fare nga kritikat dhe ankesat e banorëve. Në ras-tet e konfrontimit me persona që hedhin mbeturinat, familjarët

janë ndjerë të pambrojtur dhe kjo i ka detyruar të tërhiqen. Kjo është pika më problema-tike në Durrës e mbetur jashtë çdo lloj ndërhyrje nga shërbimi komunal dhe nga institucionet përgjegjëse. Mbeturinat kanë krijuar një grumbull të madh dhe kanë zënë një shesh të madh në hyrje të zonave të banuara. Por gjithsesi Drejtoria e Higjienës dhe Epidemiologjisë në Dur-rës edhe kësaj here u mjaftua thjesht me gjobitje ndaj in-stitucioneve të pushtetit lokal.

Page 9: PS legalizimet, sondazhi, taksat paga

09• E mërkurë 27 mars 2013

»AKTUALITET

LEDIA LLESHI

ELBASAN- Bashkia Elbasan në zbatim të ligjit të ri për ur-banistikën dhe akteve norma-tive ka ngritur një grup pune për verifikimin e të gjitha ob-jekteve që kanë shtesa pa leje dhe që nuk janë hipotekuar për shkak të shkeljeve të ndry-shme. Një përfundim të pro-cesit të verifikimit Drejtoria e Urbanistikës pranë Bashkisë Elbasan, në zbatim të ligjit do të bëjë verifikimin e këtyre shtesave dhe do të përgatisë dosjet përkatëse për dhënien e lejeve të shfrytëzimit nëpërm-jet një procesi të gjatë.

Shtesat Edmond Hasballa, drejtor i

zyrës së urbanistikës në bash-ki, është shprehur se të gjitha shtesat, të cilat janë ndërtuar pa leje do të verifikohen nga një grup pune që është ngritur në njësinë vendore. Dosjet e këtyre objekteve do ti ka-lojnë Këshillit Bashkiak për miratim. Hasballa ka theksuar gjithashtu se do të jepen leje shfrytëzimi vetëm për ato shtesa, të cilat nuk përbëjnë shqetësim për qytetarët, pasi në të kundërt ato do të prish-en duke liruar hapësirat pub-like. Zbatimi i aktit normativ do të sjellë edhe hipotekimin e këtyre objekteve të lëna jashtë procesit të legalizimit. “Ligji i ri krijon mundësitë për rifutjen edhe një herë në proces të objekteve që kanë shtesa dhe si pasojë nuk kanë mundur të marrin leje shfrytëzimi. Drejtoria e Urbanistikës do të bëjë veri-fikimet nëpërmjet një grupi pune për të gjitha këto ob-jekte dhe do t’i japë lejen e shfrytëzimit për pjesën e ob-jektit. Pjesa tjetër do të veri-fikohet dhe do të analizohet

Pengoi memorialin

Ish-i përndjekuri Tufapërfundon në polici

Për të disatën herë ish-i përndjekuri Skënder Tufa, u shoqërua në polici. Ngjarja e djeshme ndodhi pasi Tufa u për-poq të pengonte përu-rimin e memorialit “Post-bllok” në hyrje të zonës së bllokut në kryeqytet. Tufa dhe disa ish-të dënuar të tjerë tentuan të prishin ceremoninë, duke u përpjekur të futen me forcë në zonën ku po mbanin fjalimet e tyre Kryemin-istri Berisha, kryebashkiaku Basha e personalitete të tjera. Në këtë moment kanë ndërhyrë forcat e policisë, duke shoqëruar në komisariat Skënder Tufën dhe dy persona të tjerë, Petrit Lipja dhe Dejzo Dhembi. Kjo nuk është hera e parë që Tufa dhe ish-të përndjekur të tjerë përfundojnë në polici.

Apel për referimin e vendndodhjes së re

Zgjedhjet, lëvizjet e qytetarëve vështirësi për njoftimin nga bashkia

ELBASAN- Shumë banorë të qytetit të Elbasanit kanë ndryshuar vendbanim, por nuk e kanë bërë këtë ligjërisht nëpërmjet gjendjes civile. Ky fakt ka sjellë vështirësi në njoftimin e tyre për zgjedhjet e përgjithshme të 23 Qershorit nga ana e institucionit vendor. Ka edhe nga ata qytetarë që janë shpërngulur nga një lagje në tjetrën dhe emri përsëri i figuron për të votuar në qendrën e votimit të mëparshme. Nënkryetari i bashkisë së Elbasanit Serafin Papa, tha se po punohet për të njoftuar të gjithë qytetarët në mënyrë që çdo qytetar të ketë të drejtën e votimin ne qendrën përkatëse në ditën e zgjedhjeve. Papa u bëri thirrje qytetarëve që të referojnë shpërnguljet e tyre nga një lagje në tjetrën pasi kjo krijon vështirësi në njoftimin në kohë për qendrën e tyre të votimit. “Kemi probleme me gjetjen e qytetarëve në vendbanimin e regjistruar. Shumë prej tyre janë shpërngulur në lagje të ndryshme apo kanë marrë shtëpi me qira, por nuk janë të regjistruar në vendba-nimin e tyre. Kjo ka bërë të vështirë njoftimin në kohë për zgjedhjet të çdo qytetari”. Ai theksoi se pavarësisht këtyre problemeve janë pastruar listat e zgjedhësve dhe është vendosur numri i qendrave të votimit. Në qytetin e Elba-sanit janë 116 qendra votimi dhe 97 460 votues. Ndërkohë që partitë politike kanë gjetur konsensus midis tyre edhe për qendrat e votimit në subjektet private. Aktualisht janë afishuar lista e votuesve dhe të gjithë qytetarët mund të verifikojnë emrin e tyre për të shmangur edhe problemet që mund të lindin nga vështirësitë e njoftimit që është edhe detyrë e pushtetit vendor. L. Lleshi

PROBLEME NË DISA AKSE RRUGORE, IZOLOHEN NGA UJI 310 BANESA

Rikthehen reshjet, rikthehen përmbytjet në ShkodërRrëshqitje dherash në disa qarqe, dëmtohen banesa në Elbasan

SHKODËR- Moti i mirë gjatë ditëve të fundit ndikoi në një tërheqje të ndjeshme të nivelit të ujit në zonat e përmbytura në Shkodër, por rikthimi i reshjeve të shiut gjatë ditës së hënë ka përkeqësuar sërish situatën e përmbytjeve. Mësohet se në disa prej komunave të zonës së Nën-shkodrës niveli i ujit ka shënuar sërish rritje. Krahas rritjes së sipërfaqeve të përmbytura të tokës bujqësore, si dhe izolimit të banesave, shqetësuese pa-raqitet situata edhe në qarkullimin e automjeteve, sidomos në akset rrugore Shkodër-Obot, Shkodër-Dajç, si dhe Shkodër-Velipojë, ku si rezultat i rik-thimit të nivelit të lartë të ujit, qarkul-limi është bllokuar. Mësohet se në të gjithë rrethin janë të izoluara nga uji 310 banesa, ndërsa 4100 hektarë tokë vijojnë të mbeten nën ujë. Ndërkohë

shembja e dherave në fshatin Xibrakë të Elbasanit ka dëmtuar rëndë dy shtë-pi banimi, të cilat janë tashmë të pa-banueshme. Gjendja është përkeqësuar orët e fundit pasi banesa ka dëmtime të mëdha në themele, mure e çati. Për pasojë 9 pjesëtarët e këtyre familjeve kanë braktisur ndërtesën e janë siste-muar përkohësisht tek fqinjët e tyre. Kryefamiljari Ramazan Shkalla shprehet se në këtë shtëpi banojnë dy familje, të cilat tashmë ndodhen nën qiell të hapur pasi nga çasti në çast mund të shembet. Ai thotë se është njoftuar pushteti ven-dor që ka dërguar aty një grup pune për të parë nga afër situatën. Por komuna nuk ka mundësi financiare. Ai kërkon që në të ar-dhmen të largohet nga ky vend. Rrëshqitje për shkak të reshjeve ka pasur edhe në rrugën Elbasan-Gjinar dhe në disa akse

të tjera dytësore në Elbasan. Reshjet e mëngjesit të djeshëm kanë rikthyer rrëshqitjet e dheut në kodrën e Currilave, në pjesën perëndimore të qytetit të Dur-rësit. Balta e grumbulluar është mbiven-dosur mbi rrëshqitjet e kohëve të fundit duke bllokuar lëvizjen e automjeteve në këtë zonë tepër të frekuentuar, për shkak të lokaleve buzë detit. Dhjetëra metër kub dhera dhe baltë vazhdojnë të jenë në rrugë dhe ndërmarrjet në varësi të bashkisë nuk kanë bërë asnjë përp-jekje për evadimin e tyre. Vitet e shkuara balta dhe dherat janë hedhur në det, në afërsi të plazhit të Currilave. Lokalet dhe shtëpitë e ngritura në krahun e kodrës vazhdojnë të jenë të rrezikuara, që prej disa muajsh. Situata të ngjashme ka edhe në anën perëndimore të kodrave të Kall-mit, në Porto Romano dhe në Spitallë.

PROCESI NËPËRMJET KËSHILLIT BASHKIAK, GRUP PUNE NGA URBANISTIKA

Pallatet me shtesa, mundësi në të ardhmen për hipotekim

për kushtet teknike, konflik-tet me fqinjët apo pengimin e projekteve vendore. Nëse nuk kanë konflikte dhe nuk ka probleme teknike një listë e këtyre objekteve shtesa do t’i prezantohen Këshillit Bashki-ak. Do të jetë kjo strukturë që do të vendosë më pas për

vazhdimin ose jo të procesit të legalizimit. Pas këtij miratimi pronarët do të aplikojnë për më tej dhe ligji përcakton edhe rrugët që duhet të ndiqet për lejen e përdorimit të objektit”. Bashkia Elbasan numëron afër-sisht 100 objekte të palegali-zuara për shkak të shtesave.

Po kështu nëpërmjet një akti normativ do të nis edhe një proces verifikimi për shtesat e pallateve të vjetra. Edhe në këtë proces do të shikohet kri-teret teknike dhe urbanistike. Pas kualifikimit do të jetë më pas Këshilli vendor që do të vendosë legalizimin e tyre.

Dosjet e këtyre objekteve do ti kalojnë Këshillit Bashkiak për mira-tim. Hasballa ka theksuar gjithashtu se do të jepen leje shfrytëzimi vetëm për ato shtesa, të cilat nuk përbëjnë shqetësim për qytetarët,

pasi në të kundërt ato do të prishen duke liruar hapësirat pub-like. Zbatimi i aktit normativ do të sjellë edhe hipotekimin e këtyre

objekteve të lëna jashtë procesit të legalizimit. “Ligji i ri krijon mundësitë për rifutjen edhe një herë në proces të objekteve që kanë shtesa dhe si pasojë nuk kanë mundur të marrin leje shfrytëzimi.

Page 10: PS legalizimet, sondazhi, taksat paga

10 E mërkurë 27 mars 2013 •

« opinion

zakonisht merret shkas nga ndonjë ndodhi a vepër për të shkruar më parë në mendje copëza idesh e mandej, nëse e mbush atë, pra mendjen, e hedh në ndonjë fije kartë. Nëse ke pak mundësi apo hapë-sirë për ta dërguar diku për botim pasi e ke shkruar, aq më mirë ndihesh dhe kur thonë e “mban veten me gajret”. Rrjeti shoqëror “Fejsbuk” na jep mundë-si pa na u hidhëruar që po e shkruajmë në gjuhën

tënë. Meqë shqipen e dua shumë, nuk po e shkruaj “Facebook”. Këtu zuri fill një diskutim përgjithësisht i njohur dhe i ditur nga të ditur dhe të paditur. Nuk lidhet fare me ndonjë kujtesë filmash nxitur nga ndonjë zhvillim. “Hije që mbeten pas”, Matilda Makoçi, “Marjeta” me emrin e filmit sa mbaj mend (se nga Tirana asokohe 2-3 gjëra të ndodhura nuk harrohen), i tha të fejuarit prokuror: “Unë e dua dhe do ta mbroj tim atë! Ne jemi një”! Por Agroni nuk u pajtua me gjëmën që i kishte bërë babai i së fejuarës dhe gjeti forcë ta prishte fejesën, kurse Matilda jo. Nuk thonë kot “bëmë baba të të ngjaj”. Jo, nuk lidhet me këtë. Disi “lidhet” me Dhespot Fotin. Me Kishën tonë Autoqefale. I shkrova bashkëdiskutuesit tim nëse më jepte leje ta trajtoja temën, meqë ishim “palë”. Edhe nëse nuk më jepte, nuk mërzitesha, sepse profili është personal e kështu që e respektoj pafundësisht këtë të drejtë të tij, sikurse do të isha mjaft mirë nëse edhe me mua bënin të njëjtën gjë. Sido-qoftë, duke shmangur rreshtat e tepërt, po paraqes pikëpamjet.

Që në fillim saktësoj se çdo keqinterpretim i këtyre që shkruaj, nuk më përket as mua, as njerëzve të mi familjarë, farë e fis, as formimit tonë. Nuk kam asgjë prej gjëje me kurrkënd, qoftë sllav, grek, mysliman, ortodoks, katolik, bektashi, protestant, budist apo çfarëdo tjetër. Respektoj plotësisht qenien e gjithkujt, kështu që keqinterpretime nga dashakeqësia i hedh poshtë dhe nga moskuptimi, kërkoj ndjesë. Kur flitet për figura të larta të besimit, padyshim që ndjesa nga moskuptimi është jashtëzakonisht e madhe preje meje. Bashkëdiskutuesi në prag të ditëve të shenjta të ortodoksëve publikoi një fotografi (të tijën) me Kryepeshko-pin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Fortlumturinë e Tij Anastas Janullatos. Emri i Hirësisë është gojuar e përgojuar. Unë nuk po bëj këtë. Mos ma thoni se nuk qëndron hiç.

Në fotografi komentova: “O vëlla, Zoti të dhëntë hare e gë-zim e ta dëgjoftë brengën që kemi të gjithë ne ortodoksët për mungesën e shqiptarisë në Kishën Tonë Autoqefale”!

E di që menjëherë do të më hidheni e më kuturisni se këto fjalë janë të hidhura, të pavend apo ironike a ngacmuese. Duke më vënë përballë origjinën time nga Vunoi i Himarës së Vlorës, fare mirë mund të më thoni se pse e flas, sipas jush, ashtu fjalën e mirë. Unë gjatë tërë kohës pyes vetëm më thoni ju lutem nëse gënjej për çka po shkruaj. Normalisht që aty-këtu kam përdorur ironi apo ndonjë frazë filmash, por jo me të keq, përveçse për të rikthyer në kujtesë historinë tonë të dhimbshme me fqinjët grekë dhe me kishën greke. “Po si merresh vesh me gjuhën e qoftëlar-gut (figurative kjo fjalë) o besimtar i mirë? Se të të flasë shqip si të ka bërë nëna e baba është më mirë më duket mua. Si të bëhet të falesh në Zot kur kujton se kanë dashur të na shpëlajnë me far’ e fe, kur na kanë hidhëruar gjuhën e këngën, vajin dhe shpir-tin? Nuk kam gjë hiç me Hirësinë e Tij, Fortlumturinë Anastas, përkundrazi, origjina e Tij (me sa di unë) nga Durrësi më jep besë e shpresë se diçka i do shqiptarët, ndonëse kurrë nuk i ka mbrojtur, por me dashuri është përpjekur tërë këta vjet që t’ua falë mëkatet në greqisht dhe t’u mësojë këtë gjuhë me të njëjtën devotshmëri me metoda moderne e jo si vite me radhë duke helmuar Petro Ninin, Negovanin e tanët peshkopë të dëlirë”!

Paskëtaj a kisha shkuar larg te Petro Nini apo Negovani? Mora dhe vërejtje se po përfshija besimin me politikën. Kam mirëkuptim të pafund.

Andaj mendova dhe i shkrova bashkëbiseduesit tim të mirë, korrekt dhe tepër të hapur për të trajtuar çështje të ndjeshme: “Duhet të kujtojmë tërë këta shqiptarë të mjerë që grekët ua ndërruan emrat me zor, që i lanë si fakirë 20 vjet në dyert e am-basadave, që i hapën ndonjë shkollë në 2013 pas 20 vjetësh emi-gracion, që i nisin me detyrim të votojnë qafirët (figurative edhe kjo fjalë) në Himarë dhe në trojet etnike të shqiptarëve, që nuk u dhanë një abetare, që i kthejnë pavarësisht moshës në kufi, sepse nuk kanë emrat e vendlindjes në gjuhën e hidhërimit (ende figura-tive), që i shfarosën çamët e nuk po shohin dritë të bardhë”. Këtu i shkrova bashkëdiskutuesit se pajtohesha me të: “Nuk duhet të merremi me politikë me punët e Kishës, sepse nuk jemi si Kisha, që e bën këtë në çdo rast në mbrojtje të ndonjë gjakprishuri (unë vazhdoj me figura deri në fund të shkrimit) që i është mbushur mendja se është grek. Kot merremi me Negovanin dhe Luarasin,

se ata donin të na jepnin shqipen e nënës, më mirë me grekun që na vret me rrënjë e me degë”.

Diskutimi mori kritika aq më tepër në ditët e mëdha në pritje të ringjalljes së Jezu Krishtit. Prandaj shtova: “Unë bëra një urim të sinqertë pa u përfshirë në punën e Perëndisë. Unë urova që ta kemi përsëri shqiptare kishën tonë. U kërkoj ndjesë të gjithëve që nuk mendojnë si unë, nuk kam dashur të prek askënd. Gjithkush është i lirë ta ndiejë veten si s’ka më mirë, qoftë edhe si grek, qoftë edhe si shqiptar që nuk mendon se greku na ka shfarosur, qoftë edhe si sh-qiptar palaço që urren fqinjët tanë që kanë vuajtur tërë jetën për të na zhdukur. Sinqerisht nuk kisha qëllim të keq”! Besoj se shumëçka shkruaj unë nuk janë sajesa të miat. Normal që na tregon historia. Edhe nëse ka qenë e njëanshme, e keqtreguar, e keqbërë, përderisa dikush tjetër nuk na ka vërtetuar të kundërtën.

Në fakt, më duhet të vendos këtu një pjesëz interviste që bëra këtë muaj me drejtoreshën e Arkivit Qendror të Shtetit Nevila Nika për RTK-në në Prishtinë dhe gazetën “Illyria” në SHBA. Ja ç’më tregoi zonja Nika, që për mua ishte befasi e mirë përkundër mosvlerësimit të nxitur prej fshehjes së historisë, përfshi orto-doksinë: “Për sa i takon ortodoksisë shqiptare, unë jam befasuar kur kam parë që në një kishë të vogël në Vokopolë afër Beratit prifti i asaj kishe, që është ortodokse, mban regjistrin e kishës në gjuhën shqipe. Jam duke folur për fundin e shekullit XIX. Një gjë që më ka befasuar, më ka mrekulluar. Kush e dinte këtë fakt? Kush është marrë me këtë? Askush. Jemi gjithnjë duke thënë që “Patriarkana nuk i donte dhe kishte... Shqiptarët”! Jo sepse po fole gjithnjë kështu, do të gjendet dikush tjetër që do të thotë “jo, nuk ishte e vërtetë”! Dhe përderisa do ta thotë dikush tjetër, atëherë duhet të thuash të vërtetën! Unë e kuptoj që Patriarkana e Stam-bollit, meqenëse Kisha Greke ishte më e fuqishme dhe donte të thoshte që “jemi trashëgimtarë të Bizantit”, “e “kemi të drejtat”... Të gjitha këto i kuptoj. Por elementi shqiptar, ne, normal ne kishim qenë nën Perandorinë Bizantine, ritet e krishtera i bënim sipas Kishës së Lindjes, ortodokse, por nuk ishim grekë, ishim shqiptarë dhe vazhdojmë të jemi! Ka disa gjëra që është me gjithë mend ka ardhur momenti, ka vite që ka ardhur, por ne vazhdojmë të shkojmë në atë qerthullin e të sharit ose të të lëvduarit. O do të shajmë, o do të lëvdojmë! Nuk e di, nuk them një rrugë të mesme në traun e ekuilibrit, por ka një zigzage”!

Po vazhdoj pas kësaj ndërhyrjeje që e quaj me vend.Tema mbeti nëse votuesit kishin ardhur me hir apo me pahir.

Dihet që edhe me pahir, kështu që vazhdova edhe mbi të vërtetat e mëdha që duken sheshit se si nuk i kemi mbrojtur në shtëpitë e lartësive tona patriotike që janë rrënuar dokudo, së paku me sa shohim nëpër lajme. Unë, siç shkrova më lart, vazhdoj me figura apo terma ironikë, mirëpo për diskutimin, jo adresimin ndaj ndokujt.

“Nuk ka rëndësi cilin votuan. Rëndësi ka që u sollën me de-tyrim nga grekziu. E di që ndërruan emrat me dhunë. Sepse greku bën gjithçka. E di që ne si shtet dhe shoqëri e kemi menderosur. Nuk shfajësoj veten. Ne nuk duhet ta pranonim Fortlumturinë e Tij në Kishën tonë që në fillim. Aty ku është greku qoftë edhe me origjinë nga Durrësi, mynxyrë ka në mos sot, nesër. Ata të shtëpisë së Petros së Luarasëve janë ata që ndërtuan varrezat e kopukëve grekë që përdhunonin shqiptarët. Grekë, ortodoksë që nuk mbrohen nga Kisha jonë, por nga kishtarët grekë. Ndaj Kisha duhet të na kthehet. Me dëshirë, me mirësi, me ndershmëri, me

përulje ndaj Perëndisë që do t’i falë kriminelët grekë të shpirtit, gjuhës dhe jetës. Një njeri i Perëndisë tërhiqet vetë nga e keqja që i bën shqiptarëve, nëse i do vërtetë. Të mos ua heqë Fan Nolin. As ikonat në shqip. As meshën të mos ua përdhosë me gjuhën e pakuptueshme. Çfarë ka të keqe këtu? Meqë ne kemi tërë këto faje e përgjegjësi edhe për shtëpitë e njerëzve tanë të ndritur, duhet të ulim kokën te paçavuret zemërngrira greke”?

Të dashur lexues! Më shani nëse nuk ju vjen përshtat kjo që shkruaj, por ju lutem më thoni nëse po gënjej.

Duke pasur parasysh që shumë shqiptarë kanë ikur me vite e prej vjetësh në Greqi, ku tokat e tyre etnike ishin copëtuar e sh-qiptarët vendas dëbuar e masakruar, normal që mendova se mos po teproja diçka. Fundja, ka edhe njerëz që ndihen mirë me të drejtë të Zotit në Greqi. Shumë gjë e mirë, normale sa më s’bën, sidomos nëse nuk kemi në kujtesë se çfarë të keqe mund të na kenë bërë grekët. Këtu nuk kam ironi.

“Ndoshta ne “greku hidhërim” nuk na ka bërë gjë personalisht”. Kështu nisa të shkruaj sërish. “Mua jo e jo. As më ka vrarë, as vjed-hur, asgjë prej gjëje. Kemi edhe nuse e dhëndurë grekë. Nuk më mërzit fare kjo! E keqja që na ka bërë është historia jonë që nuk e kemi më prej grekëve të zinj Çamërinë (nuk kam asnjë lidhje me çamët, që të mos thoni se flas nga vetja, as krushqi), Konicën e të tjera vise. A nuk është e zeza jonë kjo? A do të ishte më mirë që Arta e Preveza të ishin me ne dhe së paku 6 mijë rrënjë ullinj e vreshta në 10 mijë km2 të Çamërisë të ishin me Shqipërinë? Ky është faji ynë që nuk i kemi, apo që po t’i kishim do të ishim më mirë? Shfarosja e shqiptarëve nga greku është e zeza e të gjithëve, si të 100 vjetve apo 20 vjetve më parë. Edhe asokohe kështu thuhej, që nuk na gjeti gjë, por pas 120 vjetësh nuk gjejmë dot varret e shqiptarëve. Kjo do të ndodhë edhe me cilindo që pas 20 vjet në Greqi do të jetë 50, pra do të humbë gjuhën, do të asimilohet, normale si rrjedhë historike. Që të mos ndodhë kjo, nuk duhet t’i marrim gjërat lehtë. Pikërisht debati që po bëjmë ne ka shkas Kishën tonë Autoqefale. Nëse do ta kishim shqiptare siç u ndërtua, do të bisedonim të përçarë sot? Ja, kjo është e zeza greke! Përsëris që nuk kam gjë me Fortlumturinë e Tij”!

Domosdo që menjëherë në këtë linjë diskutimi, vijnë edhe kri-tikat se nuk po bëjmë dot paqe. Në fakt, nuk po bënim luftë, veçse parashtronim brengat tona të njëjta, ndoshta edhe me këndvësh-trime të ndryshme. “Mirë e ke, sepse ka shqiptarë që nuk e ndjejnë veten keq me grekun, ka edhe nga ata që edhe pse greku nuk i ka bërë gjë personale, ndihen të vrerosur nga asimilimi dhe dhuna, masakrat dhe gjenocidi ndaj shqiptarëve të tjerë”-shtova shkurt.

E thjeshtë që në diskutime ka mospajtime, ndaj bëhen. Lum-turohem shumë nga kjo, aq më shumë që mirëkuptimi ishte i pran-ishëm tërë kohën. Fundja, pikëpamjet janë personale, ndërtohen nga formimi, historia, ndryshimet nëse janë bërë apo duhen bërë. Aty-këtu ndeshim edhe këndvështrime me karakter fetar, fatmirë-sisht jo problematike, ndoshta edhe paragjykuese. Na tregohet që figurat kishtare janë të niveleve të larta. Absolutisht që janë, vetëm një gomar flet ndryshe e për sa e njoh veten, unë nuk jam. Kështu që shtova fjalitë e fundit. “Nuk jam mysliman. Edhe po të isha nuk do të përbënte ndonjë krim, sikurse nuk është krim për askënd, qoftë mysliman, budist, ortodoks, katolik apo bektashi. Mua më vjen mirë që ti (i drejtohem bashkëdiskutuesit tim) dis-kuton. Sinqerisht! Fortlumturia e Tij meriton respekt për formimin e jashtëzakonshëm akademik! Unë nuk kam besuar kurrë se këtë formim Fortlumturia e Tij e përdor kundër shqiptarëve, të cilët i udhëheq në besim, ndonëse është grek. Pra, të ndajmë gjërat. Unë dua që Kishën ta kemi shqiptare. Kam gabim këtu? Unë dua që ikonat të jenë në shqip. Mbaj faj këtu? Unë dua që Fan Stilian Noli, Petro Nini Luarasi, Papa Kristo Negovani, Visarion Xhuvani, Kristofor Kisi të lëvdohen e nderohen e jo përçmohen e mos për-menden. Krim është ky? Unë dua që meshën ta dëgjoj në gjuhën e nënës time, sikurse grekët në gjuhën e nënës së tyre. Të mos e them këtë? Unë dua që Kisha të mos mbrojë vetëm 2-3 veta që mendojnë se kanë ndonjë origjinë të paprovuar greke, por të mbështesë edhe shqiptarët që të hapin shkolla shqipe në Greqi dhe shqiptarët ortodoksë që të kenë Kishë Autoqefale në gjuhën shqipe në Greqi. E rëndë është kjo kërkesë”?

E falënderova me zemër e sinqeritet bashkëbiseduesin tim për mirëkuptimin dhe diskutimin! I thashë që shkrimin do t’ia dërgoja ta lexonte njëherë ai, meqë ishte zanafilla me fotografinë që ven-dosi. I thashë që pikëpamjet e kundërta nuk kanë pse na ndajnë. “Fundja, - shtova unë, - të dy jemi shqiptarë që e dimë me gjak e shpirt se çfarë na ka bërë greku jetë e mot e andaj pajtohemi që të mos na ndodhë më”.

Ju lutem më thoni nëse po gënjej!

Ju lutem më thoni nëse po gënjej

nga denIon ndrenIka

A do të ishte më mirë që Arta e Preveza të ishin me ne dhe së paku 10 mijë km2 të Çamërisë të ishin me Shqipërinë?

Page 11: PS legalizimet, sondazhi, taksat paga

11• E mërkurë 27 mars 2013

»opinion

të bësh opozitë është tjetër gjë, ndërsa të shpifësh e të mbash peng integrimet është destruktive dhe antieuropiane. Zhgani i shpifësve nuk ka fuqi tjetër përveçse të hedhë baltë mbi të vërtetën. Sipas meje, zhgani i pengmarrësve, është dhe më i zi. Pa dashur të bëhem prokuror i opozitës apo avokat i mazhorancës, vala e shpifjeve, që ka shpërthyer të gjitha “digat” e durimit, ka përmby-

tur mediet mëngjarashe, saqë njerëzit që i lexojnë dhe na rretho-jnë na pyesin: “Ku e kanë hallin këta?” Krejt e qartë: duan pushtet me zor, pra pa votë. Do të përpiqem të hedh në këtë shkrim fakte dhe vetëm fakte për shpifësit dhe “pengmarrësit”, apo më saktë, bllokuesit e mundësisë së integrimit të vendit. Mbasi “detyruan” të përveshin mëngët dhe diplomatë e ambasadorë që të numëroj-në votat e të hapin kuti votimesh, opozitarët kanë prej vitit 2005, e më pas gjatë vitit 2009, që nuk rreshtin së shpifuri.

Sapo e hipi Nano në karrigen e kryetarit të PS-së Edvin K. Ramën, thonë që Edvini u ka deklaruar tyre: “O bëhem kryemi-nistër. ose hiç!” Fatkeqësisht u bë një hiç, ose më mirë Mister Hiçi.

I mbajti deputetët e grupit të tij parlamentar 26 muaj pa hyrë në parlament. Rroga nuk u paguhej sipas Rregullores, njerëzit të gjithë thonë: “ku pyesin për rrogën ata”; apo: “Ata janë milionerë”. Madje nga “të vetët” doli me dimension barcalete se “Edvini e ka bërë PS-në si autobus, ku nuk i flitet shoferit”.

Lindi, u rrit dhe më pas “vdiq” një lëvizje ndryshe brenda vetë partisë. Më kurajozi nga ata “iku” ose u “vetëpërjashtua” nga PS-ja. Disa deputetët listash na rezultuan se ishin fitues tenderash, dhe ata ikën. Emrat e tyre dihen. Shqipëria ka mbetur pa opozitë. Opozitarët më interesantë u bënë ata që vetë PD-ja i emëroi në krye të disa funksioneve, që mbasi u mbaroi mandati, ia nisën sharjeve dhe akuzave me zhargon mjeran rrugaçësh.

Themeluan dhe partiçka me emra “Fryma e Re”, duke harruar se u vjen era goja (!). Mbasi përfituan privilegje maksimale falë kolltukëve që ngrohën për 5 vjet, duke konsumuar maksimalisht njëri paçë e tjetri xhel, dalin sallave e rrugëve, duke pretenduar që ata e bëjnë Shqipërinë.

Ishin 5 vjet e gjysmë njëri 1 dhe tjetri 2 i drejtësisë shqiptare. Nuk merret vesh a është Topi i Spahiut, apo është Spahiu i Topit!

Ahere lind pyetja: pse nuk pastruat institucionet e pavarura që vareshin prej jush, por të gjithë shqiptarët ankohen për nive-lin mjeran të drejtësisë shqiptare? Për më tepër, lëshoheshin dekrete nga godina e “ish-ambasadës sovjetike”, apo ish-zyra e Haxhi Lleshit, në të mirë të persekutorëve.

Ish-prokurorë e ish-hetues të cikaturës propozoheshin për në zyra të nderuara të gjykatave të larta, dekoroheshin dhe shpër-bleheshin në mënyrën më të pamerituar persekutorët. Tashti kanë “lëkurë” kaq të fortë, sa bëjnë homazhe tek ish-të përnd-jekurit që bënë grevën “demokratike” të urisë. Sa kishit kolltukë, si nuk u kujtuat për atë komunitet, që vuajti në palcë e në shpirt burgjeve e përndjekjeve të pashembullta. Maratona “hap kutitë” e “mbyll kutitë” u diskreditua nga mënyra se si votoi Topi në zgjed-hjet bashkiake. Ishte e ububushme deklarata e tij dhe e zonjës Rama “për ngjarjen në bulevard” kur u lemeris vendi më 21 janar.

U rrahën policët dhe gardistët me hunj në sytë e popullit dhe të të gjithë Europës. Shembull i pashembullt i një grushti shteti, që u “vlerësua” prej topçinjve si “ngjarje në bulevard”. Harruan “dashnorët e paçes” që jemi dhe anëtar të NATO-s. Kujtuan se me dyqind “rrethanorë kryqtarë” rrëzohet një qeveri e ligjshme.

Megjithëse fatkeqësisht dhe tragjikisht ikën katër jetë njerë-zore. Në kodin moral të shekujve e të njëqind viteve shtet thuhet se “gërgasi asht ma i zi se dorasi”. Edvini mbledh turmat dhe i cakton detyrat se kush do bëjë homazh, kush do bëjë protestë

dhe kush do të bëjë festë (!).Madje dhe ambasadori i nderuar A. Arvizu deklaroi se “ishin

me axhendë tjetër” ata që mbahen mend si rrahës, dhunues dhe dajakxhinjt e 21 janarit.

Ku e gjejnë forcën, pra, këta opozitarë?Përgjigjja është e qartë dhe e thjeshtë: duan pushtet me çdo

kusht dhe jashtë limiteve të mandatit qeverisës, që falë votës së shqiptarëve u certifikuan si normale. Sinqerisht, opozita ia ka in-atin qeverisë “Berisha” dhe strukturave të Forcave të Armatosura e Ministrisë së Mbrojtjes që Shqipëria u pranua në NATO.

Pra, në inat të kësaj mrekullie, që sot jemi anëtar të Paktit të Atlantikut Verior dhe të versuar si faktor stabiliteti në rajon e më gjerë, opozita me fabrikën e shpifjeve i është vërsulur me doku-mente të vjedhura në rrugë të jashtëligjshme, duke harruar se kjo përbën krim shtetëror në drejtim të nxjerrjes së sekretit shtetëror.

Egërsia e opozitës ndaj qeverisë merr frymëzim nga uria për pushtet. Por do të vijë pranvera e vitit 2013 dhe përsëri nga isti-kami i opozitës do të anatemohen arritjet e Shqipërisë, anëtarësi-mi në NATO, integrimi në Europë dhe të gjitha këto për të fituar karriget e pushtetit. Por populli do të dijë të ndajë shapin nga sheqeri. Ai të ndëshkon me votën e tij të lirë. Kur Edvin Rama për 11 vjet radhazi e katranosi Tiranën, merreni me mend – larg qoftë! – se si do ta katranos qeverinë, pse jo dhe Shqipërinë!

Mazhorancën do ta uroja të mos humbasë me autogola. E them këtë se e majta nuk i bën dot gola, po kur e djathta ngatërron portën e saj me atë të kundërshtarit dhe autogolin e quan fitore, atëherë votuesi heziton. Heziton dhe mungon te kutia e votimit. Gjatë ndenji në pushtet kjo mazhorancë, sepse fitoi zgjedhjet dy herë nga popullit, por edhe katër vjet i bëjnë mirë të fitojë më 23 qershor. Ndërsa këta “rilindësit” ndoshta duan të rilindin përsëri amanetet e baballarëve të tyre. Nuk i dihet!...

ka nisur java e Pashkëve katolike dhe ato orto-dokse janë në prag. Këto festa kanë një traditë qindra, mijëravjeçare dhe përbëjnë një eveni-ment në jetën e besimtarëve të krishterë. Në shumë qytete dhe treva, jo vetëm në qendra, por dhe në periferi, do të përjetohet atmosfera e gë-zimit, e urimeve të ndërsjella për një vit të mbarë, për më shumë paqe, mirëkuptim, harmoni, për të

qenë më afër frymës dhe bekimit hyjnor... Kjo përkon edhe me nisjen e pranverës, me gjallërimin e natyrës, me aromat e luleve, me ngrohtësinë dhe flladin dehës. Është një ftesë, një simbolikë për të lënë mënjanë për një çast hallet, brengat, streset, mërzinë, sherret, qejfmbetjet, dëshpërimin, monotoninë e së përditshmes dhe për t’u kredhur në një botë ëndrrash, fantazish, për të qenë më pranë natyrës dhe krijuesit, për të gjetur dhe zbuluar kuptimin e jetës, “dashurinë!” Secili do të festojë sipas xhepit dhe mundë-sive. Lumturinë nuk e përcakton sasia e ushqimeve në tavolinë apo në sofër, por mirëkuptimi, harmonia, fjala e ëmbël, buzëqeshjet, reciprociteti i faljeve dhe falënderimeve, bindja se pranë nesh kemi njerëz që i duam dhe na duan, që nuk do të na urrejnë, nuk do të na gjykojnë dhe brak-tisin në çastet e vështira, por do të na zgjasin dorën dhe do të na inkurajojnë për një fillim të ri. Natyrisht, kjo në terrenin ku jetojmë duket shumë poetike, larg realitetit. Shpresa, besimi, perspektiva janë vrarë ditë pas dite, janë ngarkesa të një barke të shkalafitur, pa timon që vërtitet mes dallgëve të oqeanit të tërbuar, gati për t’u përplas-ura me shkëmbinjtë e mprehtë, apo për t’u gjerbur nga vorbullat përpirëse. Një mori ngjarjesh, situatash ta zënë gazin në grykë, të bëjnë të dridhet shtati dhe të mos gjesh dot rrugëdalje, përgjigje. Papunësia që rritet me rit-me galopante, përtej statistikave, deklarimeve optimiste, varfëria që i përngjan “Poemës së mjerimit” të Migjenit, që po bluan dhe kokrrat e fundit të bereqetit në magjet e zbrazura, lumëzat e lypësve, që kanë pushtuar shesh-et, trotuaret, të rinj të dëshpëruar që tundin diplomat si “flamujt e një shprese të shkyeme”, njerëz të ngujuar në kulla nga gjakmarrja, gra të divorcuara, të dhunuara nga brutaliteti i bashkëshortëve, të cilat edhe kur merren nën

mbrojtje nga policia nuk mund t’i shpëtojnë torturës, ndëshkimit barbar; “Rozafat”, që në vend të murosjes theren me thika mu si kafshët, masakrohen në sy të fëmijëve. Madje, meqë i cekëm këto krijesa të pafajshme, nga mediet na u njoftua ca javë më parë se një nënë humbi të dytin fëmijë radhazi nga të ftohtët dhe bënte apel e gjora për një strehë nga bashkia. Derisa lutja e saj të dëg-johet, të tjera ngjarje do të kenë ndodhur në këtë qytet. E keqja i ka hapur dyert kanatë në këtë vend dhe e mira duket si mysafire që ndihet ligsht në zgrip të odës. Ka edhe plot e plot të tjera, por s’ia vlen t’i përmendim, është mëkat të flasësh për gjëmat në ditët e shënuara…Njerëzit kanë nevojë të harrojnë, të flasin për gjëra të bukura, për gjëra të thjeshta, të dëlira, për shprehje dhe gjeste mirësie. Por jam i bindur se si zakonisht politikanët do të vrapojnë nëpër katedrale, nëpër sheshe, salla dhe podiume për t’u “familjarizuar” me ta, për të ngritur një dolli, për të mbajtur plot patos ligjëratat e sukseseve imagjinare, për të baltosur kundër-shtarët dhe për të rrëmbyer kurorat e dafinave si maratonomak

të lirisë. Fushata elektorale është në prag, secili bën llogaritë, nuk le rast t’i shpëtojë nga dora për të demonstruar se i dhimbset vatani, integrimi, se është patriot me gjen e me bindje, se nuk e zë gjumi natën për hallet e miletit. Liderët ndërkohë bluajnë në mendje emrat e kandidatëve për listat, kërkojnë t’u japin dorën e fundit. Ata që kanë më tepër para dhe natyrisht që e kanë shpre-hur qartazi besnikërinë ndaj tyre, do të jenë në krye fare. “Burrat e mirë”, të cilët janë xhepshpuar si lipsen askujt. Madje një burrë pa lekë nuk i hynë në punë as familjes së vetë. Kohët kanë ndrysh-uar dhe morali po ashtu. Gostia elektorale kap harxhe që i kalojnë dhjetëra fish ato të mbretërve dikur dhe e bën sofrën e thjeshtë të njerëzve të popullit në këto ditë të lume, të ngjaj si reliken e hirushes së përrallës. Një kandidat vlen 200 -300, një milion euro; lekët nuk pinë më ujë, janë si të shkoqurat e kafeve. Kandidatët tanë rrëkëllejnë nëpër zijafete zakonisht uiski, xhin, amaro mote-negro, se pijet e vendit nuk tregojnë klas. Paçka se vlera e një apo dy gotave të tilla është baras me rrogën ditore të një nëpunësi,

kjo s’duhet zënë me gojë. Integrimi në Europë ka ca kon-dita, ca kleçka që vetëm ata mund t’i kuptojnë. Dinjiteti është pikë shumë e rëndësishme dhe këtu s’duhet kursy-er! Bie fjala një person blen “Benz” tipi i fundit kur nuk ka shtëpi ku të fusë kokën, vetëm e vetëm për të ruajtur krenarinë, ose vesh kostum të shtrenjtë përsipër kano-tierës së grisur. Ose dikush që e quan veten xhentëlmen (njeri që i ka ecur në jetë), shpenzon pa fund për kumar dhe orgjira ndërkohë që prindërit, motrat, vëllezërit e tij ziejnë krundet për të mbajtur frymën gjallë. Kjo është mendësia e shoqërisë shqiptare që i ka çuditur dhe i ka lënë pa gojë të huajt. Një vend ndër më të varfrit në Europë, që çdo dy vjet derdh shuma marramendëse për të kuruar imazhet e kandidatëve për parlament, komuna apo bashki. Shuma që po të investoheshin për punësim apo për njerëzit në nevojë do ta bënin jetën shumë më të mirë se sot. Por përtej kësaj panorame të zymtë, fes-tat e pashkëve nuk po mënojnë të vijnë përsëri. Krahas shiut të pandërprerë, halleve dhe nevojave të përdit-shme, atmosfera e zgjedhjes së Papa Françeskos në Vatikan, është parë si shenjë e mirë, si një ogur i bardhë nga gjithë besimtarët në vendin e shqipeve.

Kemi mbetur pa opozitë!...

Atmosfera e Pashkëve në Shqipëri

nga agIm doÇI

nga Luan kurTI

Page 12: PS legalizimet, sondazhi, taksat paga

12 E mërkurë 27 mars 2013 •

« goSSip

Will Smith: pse refuzova filmin “Django unchained”

Will Smith mendohej se do të ishte protagonisti i filmit “Django Unchained”, por aktori 44-vjeçar refuzoi ofertën e regjisorit Quentin Tarantino për të interpretuar rolin e skl-lavit të lirë që kërkon hakmarrje. Protagonisti i sagës “Men In Black” shpjegoi se nuk e pranoi rolin pasi personazhi Django, i interpretuar nga Jamie Foxx, nuk ishte kryesori në film. “Nuk ishte Django në qendër të filmit dhe unë doja që të isha protagonist kryesor. Personazhi tjetër ishte pro-tagonisti”, theksoi Will Smith, i cili i referohet mentorit të Djangos, doktorit King Schultz, i interpretuar nga Christo-pher Waltz, por që në ceremoninë e çmimeve Oscar fitoi si aktori më i mirë joprotagonist. Will shton gjithashtu që u përpoq të bindte Tarantinon që Djangos t’i jepte një rol më të rëndësishëm në skenar: “I thashë që doja unë ta vrisja të keqin e filmit (Leonardo Di Caprio), por nuk pranoi. Gjithsesi, mendoj se është një film brilant, por nuk bënte për mua.”

hefner ka fjetur me mbi një mijë femra

Hugh Hefner thotë se ka qenë në shtrat me “mbi një mijë” femra gjatë jetës së tij. Krijuesi i revistës Playboy, tash 86-vjeçar, i cili u martua për të tretën herë në dhjetor, thotë se gjithmonë ka qenë besnik gjatë martesave, por e ka “kompensuar” mungesën e seksit me femra të tjera kur ka qenë i vetëm. “Me sa femra kam fjetur? Si mund ta di? Mbi një mijë, sigurisht. Kishte zhurmë në jetën time kur u martova, dhe kur isha i martuar kurrë nuk kam tradhtuar. Por e kam kompensuar këtë kur nuk isha i martuar. Ju duhet të qëndroni besnikë”, ka thënë Hefner.

rihanna këshillohet nga mjekët që të ndryshojë stilin e jetës

Rihanna deri më tani ka anuluar dy data të turneut të saj “Diamonds World Tour”, për shkak të sëmurjes dhe sipas disa raporteve të reja, doktorët e kanë këshilluar sensa-cionin e popit se e vetmja mënyrë që ajo të mund të pu-nojë me intensitet më të lartë është që të bëjë ndryshime serioze në stilin e jetës së saj. Një burim ka thënë se dok-torët e kanë paralajmëruar Rihannan se do t`i duhen muaj që ajo të merr veten nga problemet me laringitisin. “Ata i kanë thënë se ajo ka nevojë për ndryshime serioze në sti-lin e jetës së saj, ose sëmundja mund të përsëritet. Kjo e frikësoi Rihannan. Por nuk e ndali atë që të thithë duhan, të pijë alkool dhe të qëndrojë zgjuar deri në orët e vona. Trupi i saj ishte dobësuar dhe kishte nevojë për pushim. Tani ajo është në një mision që të fillojë të kujdeset për veten e saj”, ka thënë burimi për perezhilton. Në misionin për shërimin e plotë Rihanna do t`i duhej ta lërë prapa edhe të dashurin e saj Chris Brown. “RiRi mori kërcënime me vdekje, sulme verbale dhe prishi marrëdhëniet me shoqen e saj Katy Perry”, shtoi burimi.

Nëse ngriheni gjatë natës,humbNi produktivitetiN

lëngjet janë të rëndësishme dhe të domosdoshme për organizmin e njeriut. Çdo kom-pani që prodhon çajra apo lëngje të ndryshme gjith-

monë i etiketonë produktet e saj si produkte që përmbajnë antioksidues. Antioksidues është një emër që përmbledh elementet që janë të afta të luftojnë radikalet e lira. Radi-kalet e lira vetë përfaqësojnë molekula speciale të afta për të shkatërruar molekulat e tjera si madje dhe qelizat e trupit. Shkencëtarët bazuar në këtë formuluan edhe listën e pijeve më të dobishme në të gjithë botën. • lëngu i shegës: Nga

mbledhja e gjithë el-ementëve të përmendur më sipër, ky lloj lëngu përmban edhe kalcium, fosfor, magnez, hekur dhe natrium. Është një lëng me dobishmëri shumë të lartë për sistemin kardiovaskular. Megjithatë, kjo lloj pijeje nuk rekomandohet për per-sonat që vuajnë nga ulcera apo aciditeti. Lëngu i nxjerrë nga farat e shegës është një antioksidues i fuqishëm. Vetëm 30 minuta pas mar-rjes së lëngut të shegës, aktiviteti ynë rritet me 32 për qind. Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe përmirëson tretjen e ushqimeve. Ai përdoret me sukses edhe në sëmundjet e zorrëve dhe mënjanon helmet e organizmit. Lëngu i shegës jep rezultate në luftimin e paraziteve që zhvillohen në zorrë.

• lëngu i manaferrave: Manaferrat njihen për aftësinë e tyre për të zmadhuar shikimin dhe për të luftuar diarrenë. Kjo lloj pije lufton njëkohësisht edhe diabetin, qelbëzimin e bajameve, si dhe ruan rininë e gjithë trupit.

• Çaji: Lloji i tij nuk ka rëndë-

Ekspertët u rekomandojnë të gjithëve që zgjohen një apo më shumë herë gjatë natës për të shkuar në banjë që të kërko-jnë ndihmën e mjekut.Shëtitjet e natës deri në banjë janë të

dëmshme për produktivitetin e tuaj, ka treguar hulumtimi i kryer në Universitetin e Maastrichtit në Holandë. Gjatë hulumtimit janë kontrolluar 385 meshkuj dhe 261 femra me probleme të tilla dhe është testuar aktiviteti i tyre dhe produktiviteti në punë. Është konstatuar që njerëzit të cilat vuajnë nga nokturnia, siç quhet kjo sindromë, kanë produktivitet të reduktuar të punës për madje 24 për qind, çka është më shumë se humbja e produktivitetit te personat që vuajnë, për shembull, nga astma ose sëmundja kronike obstruktive e mushkërive. Nokturia prek gati një të tretën e personave të rritur, por zakonisht shikohet si problem më i vogël, i cili nuk është aq i rëndë-sishëm për shëndetin dhe aktivitetin. Por, nokturia ndikon negativisht edhe në gjumë dhe aktivitetet ditore dhe veçanërisht në produktivite-tin e punës. Ekspertët u rekomandojnë të gjithë personave që zgjohen një apo më shumë herë gjatë natës, të kërkojnë ndihmën e mjekut.

si, por në këtë klasifikim nuk bëhet fjalë për çajin e shisheve që blihet në markete. Çaji i zier lufton sëmundjet e zemrës, si dhe një sërë infeksionesh të ndryshme. Një rol të rëndë-sishëm që luajnë çajet është dhe për lehtësimin e sëmundjes së sheqerit. Kjo sëmundje karakterizohet nga çrregullimi në këmbim të karbohidrateve, si pasojë e pamjaftueshmërisë së prodhimit të insulinës.

• lëngu i mollës: Molla është sinonim i vitalitetit dhe shëndetit. Ky lëng për kurim mund të për-doret për sëmundjet e fshikëzës, sëmundjet e veshkave si dhe mëlçisë. Vitamina C dhe beta-karoteni që ky lëng përm-ban, kanë shumë ndikim pozitiv në shëndetin tonë.

pijet që duhet të konsumoni

Page 13: PS legalizimet, sondazhi, taksat paga

13• E mërkurë 27 mars 2013

»goSSip

antonio Banderas feston në MalagaAntonio Banderas rrallë humb festimet e vitit që bëhen në Malaga me rastin e festivalit të lindjes. Ai është fotografuar teksa ndiqte festimet së bashku me familjen e tij, gruan Melanie Griffith dhe vajzën 17-vjeçare, Stella. Në at-dhe Banderas ndjehet si në shtëpinë e tij madje vishet dhe me një veshje festive dhe bashkohet me turmën.

alicia, gruaja me më shumë operacione në BotëAlicia Douvall i është nën-shtruar deri tani rreth 71 operacioneve plastike nën anestezi totale. 49 ndërhy-rje ajo i ka bërë në fytyrë, 17 në gjoks, 2 në vithe, një në bark, 2 në këmbë. Këtyre ndërhyrjeve u shtohen edhe 260 trajtime të tjera me injeksione botoksi, duke u bërë kështu femra me më shumë ndërhyrje kirurgjik-ale në botë.

Britney Spears, sërish në formëBritney Spears tregoi se është rikthyer në formë. Këngëtarja amerikane u fotografua me bikini gjatë një dite pushimi në Malibu, të hënën dhe duket se ka hequr kilogramët e tepërt. 31-vjeçarja kishte disa probleme të vogla pasi rrobat e banjos kishin tendencën të binin, kështu që u detyrua që t’i tërhiqte sipër herë pas here.

Dr Dre i inspiruar

nga eminemEminemi ka qenë inspirimi kryesor që Dr Dre të rikthehet në studio për të realizuar materiale të reja muzikore. Reperi veteran së fundi ka punuar në albumin e tetë të Eminem, albumi i cili pason atë të vitit 2010, “Re-covery”, dhe thotë se duke luajtur rolin e producentit e ka bërë atë të dëshirojë të realizojë edhe disa këngë të veta. “Em është duke përfunduar projektin e tij. Dhe për mua, unë jam i inspiruar sërish për t’u kthyer në studio”. “Vërtet po kënaqem me jetën dhe po kënaqem me të qenit kreativ dhe provoj gjëra të reja dhe gjëra të ndryshme me veten, vetëm mundohem të jem sa më aktiv”, ka thënë Dre për Power 106 FM. Dre nuk ka nxjerrë album që nga ai i vitit 1999 i titulluar “2001” dhe ka punuar në albumin e tretë “Detox” për rreth një dekadë, me datën e lansimit që u shty në vitin 2005 dhe pastaj në vitin 2010.

rod Stewart

i KuShton Këngë biJëS Së brAKtiSur

rokeri veteran Rod Stewart në albumin e tij të parë të shkruar nga vetë ai në 22 vjet ia ka kushtuar një këngë vajzës së tij, të cilën e kishte dhënë për adoptim para 50 viteve. Krijuesi i hitit “Maggie May” ka pasur fëmijë me të dashurën e tij Sue Boffey, kur ai kishte vetëm 17 vjet, por çifti e kishte dhënë fëmijën në adoptim pasi që nuk kishin kushtet për ta rritur. Sarah Streeter ka

kontaktuar rokerin pas vdekjes së nënës birësuese të saj në vitin 2008, dhe çifti gradualisht kanë krijuar një lidhje të afërt pas një fillim të stuhishëm në ribashkimin e tyre. Tani Stewart i ka kushtuar këngën e quajtur “Brighton Beach”, e cila paraqet detaje të lidhjes së tij me Boffey dhe Streeter. “Është për një vajzë reale, e cila ka thyer zemrën time, afera ime e parë e dashurisë, emri i saj ka qenë Sue Boffey dhe ka qenë nëna e fëmijës tim të parë, e cila është adoptuar sepse ne nuk kemi pasur as vend ku ta fusnim kokën”, tha ai për “The Independent”. “Martesa nuk ishte konsideruar dhe ka qenë njollë e vërtetë në karakterin tënd kur e ke lënë një vajzë shtatzënë në atë kohë. Sarah ende nuk e di për këngën, por do t’i pëlqejë. Ne sapo kemi filluar ta quajmë njëri-tjetrin baba dhe bijë, çka ishte e vështirë sepse unë nuk i kam ndërruar pelenat e saj dhe nuk e kam përcjellë në shkollë, e as nuk e kam ndihmuar të bëjë detyrat e saj.” Albumi i Stewart do të dalë në treg në maj.

Page 14: PS legalizimet, sondazhi, taksat paga

14 E mërkurë 27 mars 2013 •

« Bota

nga Homeri tek H.G.Uellsi, ishujt në letërsi-në evropiane janë përshkruar si parajsa të “puthura” prej Diellit, vende të magjishëm,

vende ku rendi natyror është i përmbysur me efekte të tmerrshëm. Për udhëheqësit e eurozo-nës, Qipro është rasti në fjalë.

Në një farë kuptimi, ata mund të fajësojnë vetëm vetveten. Ata nuk duhej të kishin vënë asnjëherë emrin e tyre të shtunën që kaloi në grabitjen e legalizuar të llogarive të vogla e të siguruara të kursimit që u maskua si një kon-tribut për shpëtimin financiar të Qipros. Sërish, Nicos Anastasiades, Presidenti proevropian i Qipros, nuk duhej që të kishte këmbëngulur për të lehtësuar barrën mbi milionerët e huaj që kanë depozitat e tyre në ishull – kryesisht rusë.

Sulmi i propozuar ndaj kursimeve të bankave u hodh në fundin e Mesdheut të martën kur as edhe një anëtar i vetëm i Parlamentit të ishul-lit nuk votoi për të, qoftë edhe në një formë të zbutur me nxitim. Por tani dëmi është bërë. Të gjithë frikërat e dikurshme për integritetin e un-ionit monetar 14-vjeçar të eurozonës janë duke u rishfaqur, teksa disa politikëbërës të eurozo-nës po hedhin idenë që Qipro mund të largohet.

Këto frikëra kombinohen me ankthet e rinj për impaktin gjeopolitik që do të kishte paqën-drueshmëria e Qipros. Ishulli është jo vetëm fizikisht i ndarë mes qipriotëve grekë dhe turq, por ai gjithashtu është me vendndodhje në një rajon të ndezur ku përplasen interesat ushta-rakë, diplomatikë, energjetikë dhe financiarë të të paktën një gjysmë dyzine fuqish botërore.

Si e tillë, Qipro na kujton edhe një herë se telashet që shkaktojnë ishujt janë përgjithë-sisht në përpjestim të zhdrejtë me përmasat e tyre: mendoni Taivanin që nga 1949, Kubën në 1962 dhe Falkland në 1982. Kriza financiare e Evropës preku lartësi spektakolare në Islandë dhe në Irlandë. Megjithatë, Qipro është jashtë prej trajektores së politikave të saj që kur fitoi pavarësinë nga Britania në vitin 1960.

Kabinat e kuqe telefonike, kutitë e shtyllave, mënyra e gatimit të peshkut, pub-et dhe prak-tika e të ngarit të makinës në të majtë ilustrojnë se si kultura britanike ka mbijetuar mes qipriot-ëve edhe pas pavarësisë. Në terma diplomatikë, ndikimet kanë qenë më pak të shënuar. Qipro iu bashkua Komonuelthit në vitin 1961, por, duke mos dashur të bëhej pjesë në Luftën e Ftohtë, u kujdes që edhe të bëhej një vend themelues i Lëvizjes së të Pareshtuarve, bashkë me shtete të tjerë si Egjipti, India dhe Indonezia. Duke qenë më pranë Izraelit, Libanit dhe Sirisë se sa Evropës kontinentale, dhe e trazuar për shkak

kriZaMund të jetë një “tërmet” gjeopolitik

të konflikteve civilë mes komuniteteve grek dhe turk, Qipro vështirë se do ta kish imagjinuar në atë epokë se fati i saj do të varej prej procesit të integrimit evropian.

Gjithçka ndryshoi pas pushtimit turk të vi-tit 1974, i shkaktuar prej një grushti shteti të mbështetur prej grekëve që synonte bashkimin e Qipros me Greqinë. Me ishullin e ndarë, me zonat e tij veriore të pushtuara nga trupat turke, qipriotët grekë kërkuan mbështetje diploma-tike nga çdo qoshe e botës. Në vitin 2006 kjo kapi maja kaq absurde saqë Qipro, për t’u afruar me Francën, në vitin 2006 u bë anëtare e Or-ganizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, klubi botëror i shteteve frëngjishtfolës.

Ndërkohë, Muri i Berlinit kishte rënë dhe Bashkimi Evropian po përfshinte në gjirin e tij shumicën e Evropës lindore dhe qendrore. Qipro u anëtarësua në BE në vitin 2004, pjesërisht për

të shmangur izolimin rajonal, pjesërisht prej përfi-timeve ekonomikë, dhe pjesërisht për të mbajtur larg Turqinë. Rrugës, Qipro bëri disa miq të dys-himtë si Slobodan Miloshevici, diktatori serb regji-mi luftëdashës i të cilit, i goditur prej sanksioneve të perëndimorëve, përdori ishullin për operacio-net e vet financiarë. Edhe rusët postkomunistë erdhën në Qipro – të tërhequr jo prej patatinave angleze, por prej besueshmërisë së ligjit anglez sa u përket transaksioneve financiarë.

Në krizën aktuale, interesat e Rusisë janë shumëplanëshe. Kremlini nuk ndan domos-doshmërish interesat e bizneseve dhe të pas-urve të rinj rusë për të mbajtur Qipron si një qendër investimesh me taksim të lehtë, si dhe një vend për të fshehur paratë. Por interesave energjeteke ruse mund t’u pëlqejë një thelë nga pasuria e gazit natyror. Po kështu, nëse Kremlini do të humbasë bazën e vet detare në Tartus të Sirisë, atëherë me shumë gjasa do i pëlqente një zëvendësuese në Qipro.

Interesat afatgjatë të Rusisë kërkojnë që Qipro të qëndrojë në eurozonë dhe në BE. Mirën-johës për mbështetjen e rusëve në grindjen e madhe për ishullin, qipriotët grekë janë shpesh herë avoketër të dobishëm të kauzave të Moskës. Në vitin 2008, ashtu si Rusia ata argumentuan kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ata janë gjithashtu vendosmërisht kundër ndëshkim-it të Moskës nga BE-ja për copëtimin e Gjeorgjisë.

Por kriza më e fundit tërheq Britaninë, Greqinë, Izraelin, SHBA dhe Turqinë, për të mos përmendur Gjermaninë, si vendim marrësja e domosdoshme e

eurozonës. Shumë pranë, një luftë civile po ndodh në Siri dhe trazirat politike shqetësojnë Egjiptin dhe Irakun. Qipro nuk është imune as edhe nga tensionet ndërkombëtarë për Iranin. Emergjenca ekonomike e ishullit u intensifikua në korrik të vitit 2011 kur një ngarkesë armësh iraniane, e kapur nga marina amerkane dhe të magazinuara në një bazë qipriote, shpërtheu duke lënë gjysmën e ven-dit pa energji elektrike.

Në orët dhe ditët në vijim, në rrezik do të jetë shumë më tepër se sa aftësia paguese e bankave të Qipros apo anëtarësia e saj në euro-zonë. Për shembull, çdo plan shpëtimi financiar i lidhur me të ardhurat e pritshme nga burimet e reja të gazit të zbuluara në Qipro, që vlerëso-hen afro 80 miliardë dollarë, do të shkaktojë një grindje të fortë dhe pretendime për pronësinë e aseteve. Mes pretenduesve do të jenë qipri-otët turq, të mbështetur nga Turqia, prania e të cilës në Qipron veriore shërben si një kujtesë e përhershme e brishtësisë politike të ishullit. Një grindje e tillë do të përthithte Greqinë, mbro-jtëse tradicionale e qipriotëve grekë dhe Izrae-lin, partneri i tyre në energjetikë. SHBA, Flota e Gjashtë e të cilës e bën fuqinë dominuese në Mesdhe, do të futej edhe ajo në lojë, e po kështu Britania që ka dy baza ushtarake në Qipro.

Parandalimi i daljes jashtë kontrolli të këtyre situatave do të kërkojë aftësi të lartë prej bur-rash shteti të të gjithë atyre që janë të përf-shirë. Ndoshta mendimi se viti që vjen shënon 100-vjetorin e atentatit të Franc Ferdinandit do të përqëndrojë shumë mendje.

Page 15: PS legalizimet, sondazhi, taksat paga

15• E mërkurë 27 mars 2013

»BOTA

Qeveria qipriote do t’i mbajë të mbyllura të gjitha bankat e vendit deri të enjten. Kjo u njoftua papritur të hënën në mbrëmje

nga Banka Qendrore.Në Qipro klientëve të pasur do

t’u merret një taksë e posaçme me detyrim, e cila është më e lartë, nga sa mendohej deri tani. Ministri qipriot i Financave, Mihalis Sarris, i tha radios britanike BBC se taksa e detyrueshme për depozitat mon-etare mbi 100.000 euro mund të arrijë deri në 40 për qind. Deri tani ka qenë fjala për 30 për qind.

Ndërkohë bankat e vendit, të mbyllura që nga mesi i marsit, do të hapen përsëri, pa përjashtim, bëri të ditur ministri qipriot i Financave të hënën në mbrëmje vonë. Më parë ishte njoftuar se me përjashtim të dy institu-cioneve të mëdha financiare të dëmtuara, Bank of Cyprus dhe Laiki Bank, bankat e tjera do të hapeshin që këtë të martë. Siç mësoi agjencia gjermane e lajmeve (DPA) nga Ministria e Financave në Nikosia, bankat e vogla kishin protestuar me forcë, që të mos hapeshin veçmas nga dy të mëdhatë. Ato kanë pasur frikë nga vërshimi i klientëve. Bankat qëndrojnë të mbyllura që nga data 16 mars.

Laiki Bank Group, QiproVerifikimi i trasferimit të parave jashtë shtetit

Kryetari i Parlamentit qipriot Ginnakis Omirou do të verifikojë tani njoftimet për trasferime shumash jashtëzakonisht të larta parashë jashtë shtetit dhe për tër-heqjen e depozitave në javët dhe ditët para mbylljes së bankave. Siç mësoi agjencia gjermane e lajmeve (DPA) nga parlamentarë në Nikosia, Omirou ka kërkuar nga bankat një listë të të gjitha trans-ferimeve jashtë vendit të javëve të fundit. Ai do të verifikojë, nëse zyrtarët e lartë, që ndodhen në qendrat vendimmarrëse të Bankës Qendrore, apo edhe në ndërtesën presidenciale, të cilët ishin në dijeni të vendimit të afërt për mbylljen e bankave, kanë dërguar pjesë të pas-urive të tyre jashtë vendit.

Natën duke u gdhirë e hëna qeveria e Qipros ra dakord me partnerët e saj ndërkombëtarë për kredi miliardëshe. Si kompensim sektori bankar i vendit mesdhetar duhet të tkurret. Ndryshe nga ndihmat për Irlandën dhe Portu-galinë personat me xhirollogari të pasura duhet të kontribuojnë për shpëtimin e bankave.

KushtetPresidenti i Qipros, Nikos

Anastasiades, thotë se kushtet e paketës së re të shpëtimit prej13 milirardë dollarësh janë “të dhimb-shme”, por atij i duhej të binte dakord me huadhënësit ndërkom-bëtarë për të shpëtuar vendin nga rrënimi ekonomik. Në një fjalim televiziv mbrëmë drejtuar vendit, Presidenti qipriot tha se zgjedhja nuk ishte e lehtë. Ai tha se në bankat e Qipros do të vendosen kufizime ndaj kapitalit për të parandaluar depozituesit nga tërheqja masive e të hollave. Por ai shtoi se kufizimet do të jenë shumë të përkohshme. Shumica e bankave duhet të riphapeshin të martë, por tani do të mbeten të

QIPRO

Natën duke u gdhirë e hëna qeveria e Qipros ra dakord me partnerët e saj ndërkombëtarë për kredi miliardëshe. Si kompensim sek-tori bankar i vendit mesdhetar duhet të tkurret. Ndryshe nga ndihmat për Irlandën dhe Portu-galinë personat me xhirollogari të pas-ura duhet të kontri-buojnë për shpëtimin e bankave. Presi-denti i Qipros, Nikos Anastasiades, thotë se kushtet e paketës së re të shpëtimit prej13 milirardë dollarësh janë “të dhimbshme”, por atij i duhej të binte da-kord me huadhënësit ndërkombëtarë për të shpëtuar vendin nga rrënimi ekonomik. Në një fjalim televiziv mbrëmë drejtuar ven-dit, Presidenti qipriot tha se zgjedhja nuk ishte e lehtë

Masa “të dhimbshme”. Sportelet ende mbyllur

mbyllura deri të enjten. Bankat në Qipro janë mbyllur për më shumë se një javë gjatë krizës dhe për-masat e tërheqjes së depozitave nga konsumatorët në Automate kanë qenë të kufizuara.

“Dhimbje koke” për BENorma prej 10 për qind për

taksimin e korporatave e ka bërë Qipron tërheqëse për investitorë të huaj. Por ky vend ka edhe tipare të tjera tërheqëse, thotë Kate Phylaktis, e cila jep leksione mbi Financat Ndërkombëtare në Shkollën Cass të Biznesit në Londër dhe ka punuar më parë si konsulente e qeverisë qipriote. “Nuk është vetëm taksa. Në ishull flitet anglishtja, flitet shumë mirë. Sistemi ligjor bazohet në sistemin britanik. Pra, ky vend ka institu-cione shumë të mira që i kupton kushdo. Ky fakt tërheq investi-torët e huaj”.

Agjencia Moody’s që analizon mbarëvajtjen e tregjeve financiare përllogarit se në bankat qipriote ka 31 miliardë dollarë të depoz-ituara nga rusët. Zonja Phylaktis thotë se lidhjet mes dy vendeve u forcuan pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik:

“Në Qipro banojnë rreth 20 mijë familje ruse. Këto familje kanë prona, kanë depozita bankare, bi-znese – të gjitha sjellin të ardhura për Qipron”. Gjatë javëve të fundit, media gjermane ka publikuar raporte të zbulimit sipas të cilave Qiproja përdoret nga rusë të kor-ruptuar për pastrim parash.

Kate Phylaktis thotë se këto dyshime e kanë bërë Bashkimin Evropian të kërkojë masa të forta në shkëmbim për paketën e ndi-hmave. “Në një kohë kur afrojnë zgjedhjet, udhëheqësit gjermanë po tregohen shumë energjikë, pasi nuk u mbetet shumë kohë që të bindin votuesit se nuk do të lejo-jnë financimin e oligarkëve rusë”.

Këto akuza ndaj Qipros janë të ekzagjeruara, thotë James Ker-Lindsay, ekspert për Evropën jug-lindore në Shkollën Ekonomike të Londrës, i cili ka jetuar më parë në Qipro: “Nuk diskutohet se rusët e kanë përdorur Qipron për pastrim parash. Por ne po ashtu e dimë se rusët kanë përdorur edhe vende të tjera për pastrim parash”.

Zoti Ker-Lindsay thotë se shumë shtetas të huaj e kanë konsideruar Qipron si strehë të sigurtë: “Për shembull në të gjithë Lindjen e Mesme, në Afrikën e Veriut, në Evropën Lindore, në Bri-tani – Qiproja shihej si një strehë e sigurtë në kulmin e luftës civile libaneze. Kishte gjithmonë njerëz që vinin dhe fillonin një jetë të re në Qipro. Po ashtu nga Evropa jug-lindore dhe Ballkani gjatë luftrave të viteve 1990”.

Britania, e cila ka një bazë ushtarake në Qipro, ka dërguar një avion me një milion euro në ishull, në rast se ushtarët e saj kanë probleme me tërheqjen e parave nga bankat. Analistët thonë se kjo tregon se sa shqetësuese është për partnerët evropianë kriza në Qipro.

Page 16: PS legalizimet, sondazhi, taksat paga

16 E mërkurë 27 mars 2013 •

« Speciale

nga Ismet balaj

Kush ishte Bajram Curri?Bajram Curri ishte një nga

udhëheqësit më të shquar për gjysmë shekulli (fundi i shekullit XIX dhe çereku i parë i shekullit të njëzetë,) që i priu popullit shqiptar për pavarës-inë kombëtare, për bashkimin e territoreve shqiptare, që mbetën padrejtësisht jashtë kufijve politik më 1913, në një shtet të vetëm, në shtetin shqiptar, si dhe për vendos-jen e një rendi demokratik të përparuar për kohën.

Në vitet 1909-1912 udhëhoqi luftën antiosmane, duke luajtur rol parësor për fitoren e pavarësisë. Në vitet e rrezikshme të copëtimit të mëtejshëm të Shqipërisë prej shteteve shoveniste serboma-lazeze (1912-1920) ai ishte i pari që organizoi qëndresën popullore për mbrojtjen e ter-ritoreve dhe të shqiptarëve në trojet e veta etnike.

Bajram Currit iu ngarkua detyra që të shkatërronte lëvizjen separatiste esatiste, që u shërbente edhe fqinjëve tanë. Edhe këtë mision e kreu me sukses, duke i asgjësuar rebelët bashibozuk, që punonin edhe për armiqtë historikë të vendit tonë - serbëve. Në vitet 1920-1924 ishte në krah të forcave politike demokratike kundër forcave konservatore feudal-çifligare, me qëllim konsolidimin e një shteti republikan të përparuar. Për pjesëmarrjen në lëvizjen e mar-sit 1922, që synonte rrëzimin e qeverisë së Zogut, u dënua me vdekje Bajram Curri bashkë me major Ismail Haki Kuçin e të tjerë. Ishte pushka e parë dhe e fundit për fitoren dhe mbro-jtjen e Revolucionit Demokratik Borgjez të qershorit 1924.

Kur Revolucioni Demokratik dështoi dhe Ahmet Zogu u rik-thye në Shqipëri me ndihmën dhe përkrahjen financiare, materiale dhe ushtarake nga qeveria e Serbisë, menjëherë u organizua një terror i pamëshirshëm kundër ith-tarëve të revolucionit. Bajram Curri, megjithëse iu bë thirrje të linte atdheun e të shkonte me të tjerët në arrati, vendosi të rrijë në vend të të parëve të tij, në Krasniqe të rrethit të Tropojës. Filluan ditët e zeza dhe të fundit në jetën e tij.

Shumë hamendësime ka pasur për vrasjen e Bajram Currit në Shpellën e Dragob-isë. Dokumentet që ruhen në Arkivin Qendror të Shtetit dhe librat në Bibliotekën Kombë-tare, Tiranë, janë dëshmitarët më bindës se cili ishte qëllimi, ç’mjete u përdorën dhe ç’masa u morën në dimrin e egër të janar–marsit 1925. Këto sqaro-jnë si përfundoi jeta e këtij martiri të pavarësisë, të lirisë dhe të demokracisë.

Dokumentet flasin:Nga libri: “Dokumente dhe ma-

terial historike nga lufta e popullit shqiptar për liri dhe demokraci (1917-1941)”. (Botuar nga Arkivi Qendror i Shtetit).

…Në vijim të shkresës sonë (Ministria e Luftës i drejtohet Ministrisë së Drejtësisë mbi

Ditët e fundit tragjike të Heroit të Popullit

bajram Curri(Me rastin e 88-vjetorit të rënies)

aktgjykimin e dënimin me vdekje të Bajram Currit dhe Ismail Haki Kuçit) nr. 834, dt. 21.3.1923… Aktgjykimet e gjykatores së shtetrrethimit që përmbajnë dënimin e disa oficerëve, nuk na janë komuni-kuar rregullisht. Prandaj lutemi të na dërgohen të paktën kopjet e pjesëve të aktgjyki-meve që u përkasin oficerëve të dendem, që kështu të bajmë shënimet e duhuna në regjistra. Oficerët e dënuem janë: kolonel Bajram Curri, ma-jor Ismail Haki Kuçi…. Ministri I Luftës I.Tatzoti.

2. Nga libri “Bajram Curri patriot”, f.27-32. Bib. Kombë-tare S. 27.103 ndër të tjera thuhet: “...Kanë ardhë lajme se partizanët e Bajram Currit po fitojnë terren ma shumë. Ata janë shumë aktiv në Pukë, Dibër, Mirditë dhe i përzëjnë funksionarët e qeverisë zo-gut…..10.000 franga kush ta tregojë se ku është Curri…

3. Profesor Qazim Xhelili në

librin “Vebi Dibra, personalitet dhe veprimtar i shquar i lëvizjes kombëtare”, botim 1998, në faqen 181-182 vëren: “Lëvizja e marsit 1922 është vlerësuar në mënyra nga më të ndryshme: si rrjed-hojë e drejtpërdrejtë e dhunës së Ahmet Zogut, me të cilën synonte të qëronte hesapet me kundërshtarët e tij politik (Historia e Shqipërisë, vëll. III, Tiranë, 1984, faqe 261; edhe

si lëvizje për krijimin, forcimin dhe demokratizimin e shtetit shqiptar, si shprehje e krizës politike në shoqërinë shqip-tare, si luftë midis rrymash e grupimeve politike për pushtet, midis pozitës dhe opozitës etj. Një gjë është e vërtetë: ajo pati pasoja jo të mira. Ajo dështoi dhe pas kësaj qeveria u hakmor ashpër kundër pjesëmarrësve në kryengritje. Ajo dënoi me vdekje shumicën e ud-hëheqësve të lëvizjes, burgosi 330 veta, vrau 70 të tjerë; u plaçkitën dhe u dogjën qindra shtëpi fshatarësh; u pushuan nga puna një numër I madh oficerësh, midis tyre edhe Bajram Curri, të cilin qeveria e gjurmonte për ta vrarë.

4. Nga libri “Bajram Curri (Trajtesa dhe dokumente), faqe 199-201.(Botuar nga Arkivi Qendror i Shtetit).

Telegram i Kryeministrisë dërguar komandantit të opera-cionit të Veriut, Ceno beg Krye-

ziut*, ku e urdhëronte të kapej me çdo kusht Bajram Curri.

Tel .nr.21, 9 janar 1925….Currin gjallë a dekë duhet ta zini dhe fuqinë e tij duhet ta shkatërroni krejt, duhen marrë gjitha masat kështu të shuhet revolucioni i Kosovës e të mos përsëritet ma.

Tel. i komandantit të operacionit të Veriut Ceno beg Kryeziu, drejtuar Kryeministrit, me anën e të cilit e njoftonte mbi operacionin e kryer kundër pasuesve të Bajram Currit.

Tel. nr.28, Bunjaj*** 12 janar 1925, Fondi 252. d.9, original: “Mbas një bombardimi që bamë me topa në Krasniqe, Curri me gjithë komita mori bjeshkët e Nikaj –Merturit, pa ba pushkë aspak…Për 12 orë kam dhanë urdhën të dorëzohet. Operacioni do të bahet I rreptë mbi anëtarët e Currit. Currin duhet ta lypë kjo komandë ku të gjendet…

Fondi 252, dosja 799, fl.1 origjinal: Ju njoftojmë simbas

një teleg. nr.23,me 30.03 1925 të komandës së Kosovës (në Krumë)mbas një lufte të përgjakshme që është bërë në bjeshkët e Dragobisë, i ar-ratisuri Bajram Curri ka mbetur i vrarë dhe shoku i tij Shefqet Draga kapë gjallë, në përpjekje kanë mbetur pesë xhandarë të vrarë dhe katër janë plagosur. Në vendndejen e Bajram Currit janë gjetur edhe shtatëd-hjetë armë. Shokët e tij janë shpërndarë… dhe po ndiqen prej fuqisë operative.

5. Nga libri i profesor doktor Marenglen Vërli “Nga Kosova për Kosovën, profile biografike”, botim 2006, fq.134, thuhet: “Në një deklaratë të botuar në shtypin e Beogradit, ministri i Brend-shëm, Ceno beg Kryeziu, duke komentuar vrasjen e Bajram Currit, deklaronte, se”… e kish pasë kërkue nevoja … (vrasjen e tij) për të sigurue qetësinë e Shqipnisë dhe të Mbretënisë Jugosllave….”. Çdo lexues e kupton qartë se si dhe pse u ekzekutua Bajram Curri duke shuar kështu edhe Komite-tin Kombëtar për Mbrojtjen e Kosovës, me qendër në Shkodër. Kjo vrasje që ishte edhe një dëshirë e mbretërisë serbe dhe asaj malazeze. Për realizimin e kësaj vrasje kishin vënë të dy këto shtete në dis-pozicion miliona dinarë, pra një vrasje me pagesë të majme.

(Shih më lart edhe pika 2. Qeveria shqiptare kishte vënë për të paguar 10mijë franga për ta vrarë ose zënë rob Bajram Currin). Kjo u realizua realizua nga qeveria shqiptare e Ahmet Zogut. Këtë e dësh-mon edhe Ceno Beg Kryeziu. Duket edhe si një porosi e marrur: “Të shuhet revolu-cioni (këtu kërkesat e drejta të shqiptarëve për kthimin e Kosovës shtetit shqiptar)…e të mos përsëritet ma…”

*Ceno beg Kryeziu ishte dhëndëri i Ahmet Zogut. Mbas disa vjetësh, kur ishte në Vjenë ambasador i Shqipërisë, me njerëz të paguar nga Zogu, u vra, por edhe vrasësi u vra nga një tjetër për t’u fshehur kështu dora e vrasësit.

**…Të shuhet revolucioni i Kosovës e të mos përsëritet ma. Këtu fjala revolucion duhet kuptuar: “Të shuhen kërkesat e kosovarëve për të t’u bashkuar me shtetin amë”. Për këtë ndër të tjera u vra edhe Bajram Curri, Shefqet Draga vdiq nga ngrirja e këmbëve, që pësoi në Shpellë të Dragobisë; qeveria e mbylli Komitetin e Mbrojtjes Kom-bëtare të Kosovës, që ishte në Shkodër (1918-1924). I përndoqi dhe ekzekutoi anëtarët e komitetit, dy prej të cilëve ishin edhe ata të dy që përmendëm më lart. Ky ishte një shërbim i rëndësishëm që i bëhej Serbisë për ta mbajtur Kosovën të pushtuar.

*** Fshati Bujan është ngjitur me qytetin Bajram Curri, në jug të tij. Ishte deri në fund të vitit 1925 qendra ad-ministrative e rrethit. Më pas u caktua fshati Tropojë; edhe rrethi mori emrin “Tropojë”, nga “Malësia e Gjakovës”, që e kishte deri atëherë.

Page 17: PS legalizimet, sondazhi, taksat paga

17• E mërkurë 27 mars 2013

»perSonazh

Maria Salomea Sklodowska lindi më 7 nëntor 1867 në Varshavë të Polonisë. I ati

ishte profesor i matematikës dhe fizikës dhe e ëma mësuese e fillores. Ajo është më e vogla e familjes me katër vajza dhe një djalë. Brenda dy vjetëve, më 1876 dhe 1878 ajo humbet një motër nga tifoja dhe mëmën nga tuberkulozi. Në këtë dëshpërim të thellë vajza gjen strehë në mësime. Ajo shkëlqen në të gjitha lëndët dhe më 1883 e merr diplomën e shkollës së mesme me medalje ari. Në këtë kohë ajo përkrah teorinë pozitiviste të Oguste Comte dhe i bashkohet universitetit lëvizës ilegal që zhvillon në Poloni leksione klandestine për masat e gjëra, në kundërshtim me rusifikimin e sho-qërisë që ka ndërmarrë perandoria ruse. Ajo dëshiron të ndjekë studimet e larta dhe të japë mësim në këtë universitet lëvizës, por studimet e larta janë të ndaluara për vajzat. Kur motra e madhe niset për studime mjekësore në Paris, Maria pajtohet si guvernante në provincë, duke shpresuar të mbledhë ca lekë me qëllim që të kthehet e të japë mësim në Poloni. Në krye të tri vjetëve ajo vjen në Varshavë, sepse një kushëri i krijon mundësi të punonte në një laborator që e kishte ëndërr.

 Studimet e larta

Më 1891 Maria niset sërish për Paris. Ajo banon te e motra dhe i kunati, në një shtëpi jo larg Gare du Nord (Stacioni i Veriut). Më 3 nëntor 1891, ajo regjistrohet si studente për fizikë në Fakultetin e Shkencave të kryeqytetit. Midis 1825 studentëve të Fakultetit të Shkencave, janë regjistruar vetëm 23 vajza. Shumica e tyre janë të huaja, sepse shkencat fizike nuk kanë hyrë ende në shkollën e vajzave franceze të epokës. Në mars 1892 ajo zë një dhomë më vete në lagjen latine, që është më e qetë dhe më afër fakultetit, në të cilin Maria ndjek ndjek dy palë leksione: fizike dhe matematike. Dy vjet më vonë, në korrik 1893, ajo fiton një diplomë për shkencat fizike, duke qenë e para. Bursa prej 600 rublash që i jep Polo-nia, i krijon mudësi të vazhdojë edhe më tej studimet në Paris. Një vit më vonë ajo merr një diplomë tjetër, për matematikë, duke zënë vend të dytë. Me këto dy diploma ajo ngurron të kthehet në Poloni.

Më 1894 Marie fillon punë në laboratorin e kërkimeve fizike. Shoqëria e industrisë kombëtare i beson disa kërkime shkencore lidhur me cilësitë magnetike në markat e ndryshme të çelikut. Ajo punon në kushte të thjeshta dhe kërkon një mënyrë që t’i drejtojë edhe punët e veta kërki-more. Një profesor i universitetit të Friburgut e prezanton një mbrëmje me Pierre Curie. Pierre është drejtor në Shkollën Bashkiake për fizikë dhe kimi industriale dhe studion magnet-izmin për të cilin punon edhe ajo. Gjatë këtij bashkëpunimi lind një admirim i ndërsjellë. Maria shkon në Varshavë, te të vetët, me qëllim që të japë mësim dhe të marrë pjesë në emancipimin e Polonisë, por Pierre Curie kërkon që ajo të rikthehet në Paris, të vazhdojë kërkimet dhe të jetojnë bashkë. Çifti martohet më 26 korrik 1895.

Gjatë viteve 1895-1896 ajo përgatit konkursin për titullin profe-sor që t’u japë mësim vajzave në fakultet. Në seksionin e matema-tikës zgjidhet e para, por Marie nuk vendosi për postin e mësueses, duke menduar të fillonte tezën e dok-toratës. Paralelisht ajo ndjek edhe kurse të tjera dhe grumbullon punët

Pranvera e frankofonisë

marie Curie, dy herë nobeliste

e saj të para kërkimore e shkencore për cilësitë e çelikut.

Më 12 shtator 1897, çifti Curie sjell në jetë vajzën e parë, Irenën.

 Teza e doktoratës

Zbulimi i rrezeve X nga Röntgen më 1895 ka zgjuar një interes të madh në bashkësinë shkencore dhe ka krijuar kushte për veprimtari të tjera kërkimore e shkencore. Por rrezet Becquerel, të zbuluara nga Henri Becquerel, nuk kanë zgjuar ende entusiazmin e duhur. Marie Cu-rie që është duke kërkuar një subjekt teze për doktoratën, më 1897 zgjedh që t’u përkushtohet studimit të këtyre rrezeve që prodhon uraniumi. Atelieja e saj modeste që ua la në

fizikës në shkollën e Lartë Normale.Më 1902 ajo fiton një decigram

klorur radiumi që i lejon të identifikojë pozicionin e këtij elementi në tabelën e Mendelejevit. Ajo mbron tezën e doktoratës në shkencat fizike me titull Kërkime për substancat radioak-tive, më 25 qershor 1903 në fakulte-tin e shkencave, në universitetin e Parisit me vlerësim shumë të lartë.

Më 10 dhjetor 1903, Marie Curie fiton çmimin “Nobel”, të cilin e ndan me Pierre Curie dhe Henri Becquerel. Ajo është e para grua në atë kohë që merr një çmim “Nobel”. Çifti bëhet kështu i famshëm dhe zbulimet e tyre nxitin admirim sa shkencor aq edhe popullor. Më 1903 Marie mer edhe një Medalje. Vitin që pason ajo merr një Medalje tjetër dhe sjell në jetë vajzën e dytë, Evën.

 Mësim dhe kërkim shkencor

Pasi merr çmimin “Nobel”, më 1904 Pierre Curie emërohet profe-sor me titull i një katedre të fizikës së përgjithshme në fakultet dhe fiton të drejtën për të ndërtuar një laborator në oborrin e fakultetit, kurse Marie në nëntor 1904 fiton postin e përgjegjëses së punëve në katedër. Por, më 19 prill 1906 Pierre vdes papritur në një aksident rrugor. Marie e duron vështirë këtë humbje dhe mbështetet nga i ati i Pierrit dhe i vëllai. Ajo bëhet e para grua në Francë, drejtore e një laboratori uni-versitar, në të cilin mbron kryesisht kanditaturat e vajzave kërkuese ose studente ; nga viti 1906 deri më 1934 kryejnë studimet 45 të tilla. Më 1906 ajo ngarkohet të zëvendësojë edhe leksionet e bashkëshortit të saj, Pierre Curie. Në leksionin përurues, më 5 nëntor 1906 në amfiteatrin e fizikës së Fakultetit të Shkencave, në Sorbonë, ndër të tjera ajo thotë: «Sot ne festojmë një fitore të madhe. Sepse gruaja është pranuar të japë

mbijetoi, ajo i dha dorën e fundit përkthimit Principia mathematica të Newton-it, i vetmi përkthim francez i teorisë së tij që i ka qëndruar kohës. Përkthimi u botua pas vdekjes së saj nga Voltaire. Ndërsa Marie Curie, me fat tjetër, emërohet profesore e katedrës së fizikës së përgjithshme dhe radioaktivitetit më 16 nëntor 1908, kur kishte përafërsisht moshën e Emilisë në prag të vdekjes.

Më 1910 , e ndihmuar nga një profesor tjetër, Maria arrin të veçojë një gram radium në formën e metalit të pastër. Po atë vit ajo boton stu-dimin Traktati i radioaktivitetit. Më 4 nëntor 1911 merr pjesë në Kongresin Solvay, organizuar nga ky kimist dhe industrialist belg. Kongresi bashkon një numër të madh fizikanësh si Max Planck, Albert Einstein, Ernest Rutherford e të tjerë. Ajo është e vetmja grua në këtë kongres, por edhe në dy të tjerët. Më 10 dhjetor 1911 Marie merr çmimin tjetër “Nobel” për kimi. Kështu ajo bëhet i pari njeri në botë që ka fituar dy çmime “Nobel” për punë në dy shkenca të mëdha.

Më 1911 Marie është pak e sëmurë. Ajo bëhet operacion dhe ndërmerr një pushim të gjatë, gjatë të cilit fizikanë dhe kimistë të tjerë vazh-duan të hedhin dritë për funksionimin atomit. Për të konkretizuar punën e saj shkencore, në fillim propozohet krijimi i Institutit të radiumit, kushtuar kërki-meve mjekësore kundër kancerit dhe trajtimeve radioterapike. Ky institut, më vonë mori emrin Instituti Curie.

Kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore, Marie u mobilizua si të gjithë anëtarët e tjerë të Institutit. Me ndihmën e Kryqit të Kuq ajo mori pjesë në konceptimin e njësive kirurgjikale të lëvizshme dhe të ambulancave radiologjike të pa-jisura me aparate Röntgen. Më 1916 ajo shkon rregullisht në front dhe realizon radiografi të shumta. Në këtë veprimtari shoqërohet nga vajza e saj Irena, 18-vjeçare, Nobelistja e ardhshme për shkencat kimike që e ndau çmimin “Nobel” me të shoqin Frédéric Joliot. Në fund të luftës Marie punon në Institutin e radiu-

mit. Irena, vajza e çiftit Curie, bëhet asistente e saj. Instituti i radiumit në këtë kohë priste shumë studentë dhe fizikanë, sidomos të huaj, nga të cilët shumë ishin femra, duke kontribuar kështu në emancipimimin feminist si në Francë ashtu edhe jashtë.

Më 1921 një gazetare amerikane organizon mbledhjen e shumës 100 000 dollarë, me qëllim që Marie të blejë 1 gram radium për Institutin. Marie udhëton për herë të parë në Amerikë më 20 maj 1921. Më 1929 ajo blen gramin e dytë që ia bën dhu-ratë Universitetit të Varshavës.

Shumë e kërkuar jashtë, ajo udhëton në vende të ndryshme dhe vihet në krah të Albert Einstein në Komisionin Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Intelektual. Ekspozimi i gjatë ndaj elementeve radioaktive që studioi gjatë jetës, kuptohet që i krijuan probleme shkencëtares Marie Curie, sidomos në nivelin e shikimit dhe dëgjimit. Më 1920 ajo mendon se radiumi mund të ishte përgjegjës lid-hur me disa probleme të shëndetit të saj. Ajo doli e prekur nga një leuçemi dhe anemi e rëndë. E dobët, sidoqoftë, ajo drejtoi seksionin e fizikës dhe kimisë në Institutin e radiumit. Më 29 qershor 1934 u shtrua në një Sanatorium dhe u shua më 4 korrik. Asambleja e Kombeve të Bashkuara e shpalli vitin 2011 „viti Marie Curie“ dhe Vit ndërkombëtar të kimisë, për për të përkujtuar 100-vjetorin e çmimit të saj Nobel për kimi.

Eshtrat e Marie e Pierre Curie janë vendosur në Panteon në Paris, më 20 prill 1995 me vendim të Presi-dentit François Miterrand, në prani të Presidentit polonez Lech Walesa. Ajo është sot e vetmja grua e nderuar në Panteon për meritat e saj të veçanta shkencore. Pranë Institutit Curie në Paris është ngritur një muze, në lokalet ku shkencëtarja punoi derisa vdiq. Shumë institute, spitale dhe shkolla në Francë dhe në botë sot mbajne emrin Marie Curie. Ajo ka edhe dy monumente në Poloni, një në universietin që mban emrin e saj dhe një në një qytet të lashtë.

 Përgatiti: Feride Papleka

mësim në arsimin e lartë (...) ». Të mos harrojmë se dy shekuj më parë Emilie du Chatelet, megjithëse e lindur në agim të Shekullit të Dritave, grua e shkencës, dishepulle e Newton-it nuk e fitoi të drejtën si shkencëtare sa qe gjallë. Vetëm tani, pasi janë botuar të gjitha punimet dhe korrespondenca e saj, bota shklencore është ndërgjegjësuar për origjinalitetin dhe statusin si intelektuale e jashtëzakonshme që i kushtuan mërira dhe sarkazma nga bashkëkohësit në kohën e vet. Duke e parandier vdekjen, natën që do të sillte në jetë një vajzë që nuk

dispozicion drejtori i shkollës bashki-ake të fizikës dhe kimisë industriale, kthehet në një kantier pune. Në dhje-tor ajo përpunon një protokol përvoje për vete, si dhe për bashkëshortin dhe vëllanë e tij. Kështu ajo shqyr-ton shumë metale dhe zbulon se rrezet Becquerel janë cilësi e atomit dhe jo cilësi kimike. Rezultatet e kësaj pune i paraqit më 12 prill 1898 në Akademinë e Shkencave në Paris. Atë vit Marie Curie fiton çmimin e Akademisë me një shumë prej 4000 frangash për punën mbi cilësitë mag-netike të metaleve. Këto çmime do të përsëriten edhe dy herë të tjera më 1900 dhe më 1902.

Më 1898, Pierre lë mënjanë punët e veta dhe i bashkohet Marisë në studimin e radioaktivitetit. Qël-limi i tyre është të veçojnë nga shkëmbinjtë radioaktivë, elemente me origjinë rrezatimi të panjohur. Falë një financimi, atyre u vijnë në laboratorin e tyre në Paris disa tonë mineral uranium nga Bohemia. Për-punimi i mineralit, një proces mjaft i rrezikshëm që kërkonte mjaft saktësi, realizohej në një hangar që ndodhej pranë ateliesë, i ndarë thjesht nga një oborrr. Marie dhe Pierre Curie zbuluan në të vërtetë dy elemente të rinj, të quajtur : polonium (emërtuar sipas emrit të vendlindjes së saj) dhe radium. Më 18 korrik 1898 Marie njofton zbulimin e poloniumit, katër-qind herë më radioaktiv se uraniumi dhe më 26 dhjetor lajmëron zbulimin e radiumit, nëntëqind herë më rrezat-ues se uraniumi. Duheshin trajtuar disa tonë mineral për të fituar një gram radium. Kuptohet që kjo punë e madhe me tonë të tëra minerali, është bërë në kushte të vështira, në lokale jo shumë të përshtatshme për mbrojtjen e shëndetit. Më 26 tetor 1900 Maria emërohet profesore e

Page 18: PS legalizimet, sondazhi, taksat paga

18 E mërkurë 27 mars 2013 •

« DoSSier

pavijoni 17 në muzeun kombëtar

nga albert kotini

kur lexon nga viti në vit për luftën e çlirimit të Tiranës, çdo ushtarak i thjeshtë, në çdo vend të botës qoftë, befasohet përpara

kësaj beteje që ia “kalon” edhe Stalingradit apo rënies së Berlinit, kur kanë parasysh se sa banorë kishte atëherë Shqipëria. Në komunikatën e jashtëzakonshme të fondit “Komanda e Shtabit të Përgjithshëm” dosja 257, viti 1944, me titull “Tirana u çlirua”, thuhet: “Sot më dt.17.11.1944, në ora 8°°, u likuiduan të gjitha rezistencat e fundit gjermane….”. Një ekstazë marramendëse euforike filloi nga kjo date, dhe për çdo përvjetor një legjendë e treguar për kopshte, e deri tek Ak-ademia Ushtarake “Mehmet Shehu”, kur trumbe-tohej për legjendarin… Nëpër kronikat origjinale, qe fillojnë nga “Buletini i veprimtarisë luftarake të D I S” (nëntor 1944), përshkruhet beteja me të rënët, për çdo ditë gati 20 gjermanë, përballë çdo partizani. Për 19 ditë epike, mbyllet me një shifër prej 2000 të vrarësh gjermanë, prej të cilëve mbi 1000 veta, vetëm për Mushqetanë. Për këtë fakt, Vaskë Gjino, ish-komisari i Br. IV S në luftimet e Mushqetasë, pranon se janë vrarë vetëm 240 gjermanë. Njëkohësisht në historiografinë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, deri më sot është mohuar fakti i ndihmës, që ka bërë RAF-anglez në goditjen e trupave gjermane për këtë betejë. Për datën 4 nëntor 1944, po në këtë buletin shkruhet: “Në afërsi të hotel “Londonit” dhuron jetën për çlirimin e Tiranës një punëtor”. Kështu deri më 17 nëntor nuk jepet asnjë parti-zan i vrarë, por në fund statistikat nxjerrin 127 partizanë dëshmorë dhe 290 vetë të plagosur. Nga Br. IV S, jepen në listën e dëshmorëve, deri në 18 partizanë, dhe sado të mblidhen shumat e të gjithë të vrarëve, nga komunikatat dhe kroni-kat e përditshme të kësaj beteje, nuk plotësohen kurrë këto shifra që ju përkasin, 127 dëshmorëve. Po të jetë kështu, nuk ka pse të hezitohet ngritja e një obelisku në qendër të Tiranës. Në këtë bu-letin jepet më 4.11.1944, komunikata se: “Më 2.11.1944, ra heroikisht skuadër komandanti Bajram Shahini dhe një partizan… Bie heroikisht nga zjarri takeve armiq Jorgji Gori dhe nën/toger Ahmet Kali… Ranë heroikisht edhe komunisti Riza Taçi, partizanët Arif Qamili dhe Maliq Ymeri. Po në këtë datë, ra heroikisht partizani Rexhep Hajdar Mulla...”. Po në datën 2 nëntor jepet komunikata: “Ky sulm detyroi, 35 ermenë të armatosur mirë të dorëzohen...Me një sulm të lehtë mbetën të vrarë 4 gjermanë dhe po këtë natë, u dorëzuan 71 bal-listë, të tradhtarit Abaz Ermenji të armatosur me mushka dhe me një mitraloz. Më 5 nëntor 1944, mbetën të vrarë partizani trim Tahir Frakulli dhe ditët e fundit të çlirimit të Tiranës ranë heroik-isht, Seit Polisi, Tahir Fraku, Nikolla Pena, Shaqir Oshafi etj. Armiku humbi mbi 50 vetë... Më 6 nën-tor u vra Shaban Sali nga Mallakastra, ndërsa më 3 nëntor Fetah Selca, Sotir Pojani...”.

Kaq janë të dhënat e mbledhura nga komu-nikatat origjinale të dala gjatë ditëve të luftës në Tiranë. Mirëpo për të mbrojtur këtë lavdi të mitizuar me legjenda heroike, partizanësh të tipit Rambo, të cilët vrasin jo më pak se 4 gjer-manë secili, djegin e përballen më disa tanke, etj, e bëjnë pabesueshmërinë historike në ku-fijtë e zbulimit të vetvetes një fakt zakonshëm ngjarjeje. Kjo sëmundje patologjike e euforisë, që sot veteranët e justifikojnë me konceptin se na duhej për të ngritur moralin lartë dhe se nuk kishin më tepër trimëri vendet e tjera që luftuan me gjermanët, në vend që të pastrohej nga his-toria në vitet në vazhdim, u be paradoksale. Kur këta preken në këto statistika të gënjeshtërta dhe në disa tabu të mbetura, menjëherë hid-hen në sulm, si një bllok të çmendurish, duke u shprehur: “Mos na mohoni luftën antifashiste, sepse gjaku i derdhur na çliroi”; dhe slogane të tjera me të cilat është e mbarsur një histori to-talisht e mashtruar e luftës. Historia, në veçanti ajo e luftës antifashiste nuk qëndron në këmbë pa fakte, argument, e dokument, as me çdo lloj ekuivoku të droguar nga propaganda, përveç se me një reference shkencore e logjike. Dihet që fitimtarët kanë bërë historinë, por kombet e mençura si p.sh , ai gjerman dhe polak, po e ri-shikojnë historinë e luftës midis tyre, po ashtu edhe amerikanët me japonezët, sepse lëvizja e lirë e studentëve midis atyre vendeve, kërkon një të vërtetë historike në te mirën e popujve.

Në gazetën “Mundimi” të datës 28 nëntor 1944, e cila shpërndahej nga RAF dhe USA F,

organizuar nga Mehmet Shehu, ndërsa në Bër-zhitë, u bë një kasaphanë e vërtetë, duke luftuar trup më trup me gjermanët dhe ditën e çlirimit të Tiranës, të vrarët (edhe robërit i vramë), na dhanë urdhër për t’i djegur me benzinë të cilin e zbatuam. Br. I S arriti brenda në Tiranë vetëm deri te Rr. e Barrikadave dhe nuk e kaloi dot bulevardin. Atje ku është selia e gazetës “Zëri i Popullit”, Osman Gazepi, që ishte pro gjerman, ka luftuar me trimëri duke bllokuar mjaft forca partizane. Forcat partizane për çlirimin e Tiranës u përballën me ato që vinin, nga tërheqja për tu bashkuar, me gjermanët e mbetur ne kryeqytet dhe të grumbulloheshin në Shkodër e më pas të shkonin në Berlin, për mbrojtjen e qytetit”.

Në lidhje me luftën e Tiranës, nuk është fjala se nuk është luftuar dhe po mohojmë luftën, por është fjala se kjo luftë është bërë jashtë unazës së saj nga forca partizane që përmblidhnin rreth 5000 veta. Asnjëherë në të gjitha botimet për këtë luftë nuk është thënë se sa gjermanë, kanë qenë brenda në Tiranë?! Ky mashtrim me statis-tika që fillon që në luftën e Tiranës, vetëzbulon gënjeshtra të mëdha. Kështu p.sh në qoftë se në Mushqeta është lapidari me mbi 1000 gjermanë të vrarë për ata dëshmorë që janë betonuar atje, është një turp për këtë fakt të paqenësishëm. Spekulimi është bërë jo vetëm me numrin e 28000 dëshmorëve, por edhe me numrin e vet-eranëve, 70000 mijë. E gjithë lufta nacional-çlirimtare, kundër gjermanëve, në veçanti ajo e Tiranës, ka të bëjë me luftën që u bëhej gjer-manëve në prapavijë të tyre, kur tërhiqeshin, nëpër pika kalimi dhe siç është e dokumentuar në të gjithë dokumentet e Vermahtit, kjo tër-heqje filloi që më 1 tetor 1944. Në dokumentet gjermane më 12 tetor 1944, thuhet edhe për Athinën që u zbraz në këtë datë edhe pse forcat partizane greke arrinin në atë kohë mbi 35000 veta, por kurrsesi nuk shkruajnë në historinë e tyre, që çlirimi i Athinës të jetë ndonjë meritë e partizanëve dhe jo e tërheqjes së gjermanëve.

Në albumin “Epopeja e Luftës ANÇL, e viteve 1939-1944”, shkruhet: “Ne jemi frymëzuar në luftën tonë, nga gjeniu i kohërave të sotme Stalin. Por një faktor me rëndësi për zhvillimin e drejtë të kësaj miqësie janë udhëheqësit tanë që mbro-

nët që të hiqnin dorë nga mësymja! Por tiranasit nuk epeshin përpara terrorit armik. Ata luftonin tok me partizanët për çlirimin përfundimtar të kryeqytetit, pa u kursyer të bënin çdo sakrificë për hir të arritjes së këtij pikësynimi. Pothuajse të gjitha kronikat e dokumentuara, faktet e botuara në disa libra për këtë lavdi të stisur, përtej kufi-jve të imagjinatës, bëjnë të qeshin edhe vetë ata pjesëtarë të luftës partizane që jetojnë sot.

Myfit Guxholli, ish partizan i Br. IV S, dhe pjesëmarrës në luftën e Tiranës, tregon: “Është bërë luftë barrikadash, por jo luftë frontale. Lufta brenda në qytet ka qenë e papërfillshme, për rezistencën që ka pasur. Lufta reale, është bërë jashtë unazës së Tiranës. Kështu për të ndihmuar forcat gjermane, që ndodheshin brenda Tiranës, të cilat ishin vetëm disa reparte mbrapa vije, dhe xhandarmëria shqiptare, që nuk e kalonin të 300 vetët, dhe në tërheqje e sipër do të largoheshin nga Tirana. Për të ndihmuar këto forca, u nis një kolonë gjermane nga Elbasani. Në periferi të rre-thit të Tiranës, gjatë rrugës Elbasan-Tiranë, u bënë 4 prita: Prita në Qafën e Krabës, Bërzhitë, Ura e Farkës. Këto nga Br. IV S. Drejtimi tjetër ishte, Kombinat-Ura e Beshirit, ku u zunë prita nga Br. VIII S, ndërsa nga Kisha e Shën Prokopit, deri në bulevard ishte me detyrë Br. I S. Në Linzë, ishte shtabi operativ. Komandant Dali Ndreu, nën.komandant Nexhip Vinçani, dhe Qazim Kondi. Komandant i D I, ishte Mehmet Shehu. Detyra e të gjithë forcave partizane ishte, që të kapnin dhe të asgjësonin forcat gjermane brenda në Tiranë, t’i asgjësonin dhe të takoheshin të tre brigadat e mësipërme, triumfalisht në Tiranë. Ky objektiv nuk u realizua, sepse gjermanët e çanë rrethimin dhe u tërhoqën në drejtimin Vorë-Shkodër, duke realizuar objektivin e tyre.

Kjo është e vërteta dhe jo, siç është shkruar deri më sot. Akoma nuk e dimë se sa gjermanë janë vrarë brenda në Tiranë, sepse e tërë lufta është bërë jashtë rrethinave të saj. Forcat gjermane që dolën nga rrethimi, patën pritën e fundit në Prezë, nga batalioni Antonio Gram-shi (batalioni V i Br. I S). Mbas vdekjes, Mehmet Shehut, u akuzua si tradhtar që i la gjermanët të çanin rrethimin. Kjo për të justifikuar, mosrealizi-min e planit të madh partizan. Gjermanët, kishin organizuar pika mbështetëse të fortifikuara, si në Shën Prokop; Kodër e Kopilit (varrezat e dësh-morëve); Farkë dhe dy mitraloza me kullë rrotul-luese të vendosura, një në sheshin “Skënderbej”, që kontrollonte të katër rrugët e bulevardit dhe tjetra tek ushtari i panjohur. Në qoftë se ka vend për të studiuar është prita e Kërrabës e organi-zuar nga Br. IV S, e cila i shkaktoi dëme të mëd-ha kolonës së madhe gjermane, por megjithatë 300 veta nga kjo kolonë, mundi të arrijë në Tira-në dhe të sigurojë tërheqjen e të gjithë gjerma-nëve në drejtimin Vorë-Shkodër. Në pritën e urës së Peshkatarëve, ishin mbi 500 partizanë të

shkruhet: “Tash na kanë ardhë hollësitë e bete-jës së famshme të Tiranës, të treguara prej gojës së dy oficerëve të naltë të UPVNÇL, komisarit të Korparmatës I dhe atij të divizionit të parë, të cilët morën pjesë vet në këtë përleshje epike, që përfundoi me çlirimin e kryeqytetit të Sh-qipërisë. Beteja e Tiranës, u mbarua me sukses të premten në mëngjes. Në këtë mënyrë garni-zoni gjerman, dikur i madh, i fortë, u copëtua në pjesë të vogla të shpërndarë aty-këtu dhe të rrethuar nga të gjitha anët prej partizanëve dhe popullit të kryeqytetit. Më në fund, mbasi këto pjesë të veçanta u rrethuan të gjitha, atëherë partizanët, filluan t’i sulmojnë një e nga një, duke kaluar shtëpi më shtëpi dhe duke i djegur qendrat armike me gjithë gjermanë brenda. Ajo që i theu gjermanët ishte se ata nuk mundeshin më që të merrnin ndihma nga jashtë. Një fuqi armike që po vinte nga Durrësi u sulmua në rrugë prej Br. IV dhe u detyrua të tërhiqesh nga kishte ardhur. Fuqia tjetër që vinte nga Rr. e El-basanit, u sulmua dhe u shfaros e gjitha nga Br. VIII S. RAF, u erdhi në ndihmë partizanëve, duke i bombarduar kazermat gjermane. RAF sulmoi dhe ndaloi fuqinë gjermane, që mundoheshin të vinin prej Elbasanit në Tiranë, fuqi të cilën më vonë partizanët e rrethuan dhe e shfarosën. Or-ganizuesit e fitores, ku nderi më i madh i takon së pari komandantit të Korparmatës së Parë, majorgjeneral Dali Ndreut dhe komandantit të D I Mehmet Shehut (veteranit të luftës së Span-jës), bashkë me komisarët e tyre kolonel Hysni Kapo dhe kolonel Kristo Themelko”.

Ky informacion që u jepej aleatëve, në veçanti atyre anglo-amerikanë, në fakt, siç do ta argu-mentojmë më poshtë, nuk qëndron fare. Pse? Çlirimi i Tiranës është keqinterpretuar në të gjitha botimet e saj, në veçanti në “Historinë e luftës antifashiste nacional-çlirimtare” (vitet 1939-1944, nën kujdesin e ISM-L). Kështu në këtë libër te mbetur, që nga viti 1990, e deri më sot, si një tabu që s’duhet prekur, sepse na mohohet lufta shkruhet: “Operacioni mësymës i UNÇLSH, për çlirimin e Tiranës (29 tetor-17 nën-tor 1944), që ishte një nga operacionet më të mëdha, më të rëndësishme, më të ashpra e më të suksesshme për çlirimin e plotë të Shqipërisë. Ajo u krye, sipas planit që përpunoi komandanti i përgjithshëm i UNÇL-së, shoku Enver Hoxha. Op-eracioni i Tiranës kishte karakterin e luftës fron-tale, ku u dukën qartë shkalla e lartë e organizmit të UNÇLSH-së dhe virtytet e larta morale-politike të saj. Në faqen 27 shkruhet: “Të tërbuar nga goditjet e UNÇLSH-së në Tiranë dhe nga humbjet që kishin pësuar, nazistët më 1 nëntor, u lëshuan nëpër lagjet e kryeqytetit që mbanin ende në thonjtë e tyre, e u vunë flakën një numri të madh shtëpish. Mbi lagjet e çliruara gjermanët qëllonin me artileri e mortaja, pa asnjë dallim që të shtrën-gonin popullsinë të bënte presion mbi partiza-

Page 19: PS legalizimet, sondazhi, taksat paga

19• E mërkurë 27 mars 2013

»DoSSier

jnë me fanatizëm interesat e popujve, njerëzit që e kuptuan më mirë vëllazërimin e popujve: Titua i madh, i Jugosllavisë dhe Enveri i Ynë...”. Më 17 nëntor Tirana ishte e lirë, dhe me këtë rast komandanti i përgjithshëm gjeneral-kolonel En-ver Hoxha i drejtohet kështu UNÇL-së: “Për gati 5 muaj me radhë ushtria e jonë është në ofen-sivë të pareshtur në të gjitha anët e Shqipërisë. Me mijëra gjermanë janë vrarë, me qindra robër janë të panumërt e janë shkatërruar”. Në gazetën “Bashkimi” dt.17.11.1945, shkruan: “Komiteti Ekzekutiv i nën/prefekturës vendosi që 17 nën-tori të bëhet festa e kryeqytetit, sepse çlirimi i Tiranës ishte çlirimi i të gjithë Shqipërisë”. Për-menda Stalinin dhe Titon, sepse nga ata u mësua që si propaganda të deformonte çdo realitet për të mitizuar luftën kundër nazizmit. Kjo përvojë në tekstet tona nuk e ngreh lavdinë, por në fakt e mitizon në kufijtë e mashtrimit.

- Dëshmia e ballistit Islam Lleshi për luftimet në Tiranë.

Në kuptimin e ngjarjes për luftën e Tiranës, dëshmitari Islam Lleshi thotë: “Kur batalioni “Besnik Çano” u kthye në Shqipëri nga Kosova, u shpërnda, sepse kaq ishte funksioni për të cilin u ngrit. Divizioni I S, kaloi Shkumbinin dhe u ven-dos shtabi në Priskë. Atëherë mbi 200 intelektu-alë të batalionit “Besnik Çano”, që ndodheshin në Tiranë, u përfshinë nga propaganda komuniste, që i ftonte për të shtuar radhët e brigadave par-tizane. Ne nuk dinim gjë se çfarë bëhej dhe që në të njëjtën kohë kishte partizanë që donin të largoheshin nga lufta nacional-çlirimtare, sepse ishin mjaft të neveritur nga sjellja e idealit ndryshe nga sa vepronin. Propaganda komu-niste ndërtohej në këtë mënyrë: “Në Kongresin e Përmetit, aleatët “ndihmonin partizanët” dhe në fakt anglezët po i ndihmonin ata. Gjermanët po largoheshin nga ishujt e Greqisë. Megjithatë, njerëzit nuk po e hanin, që të shtonin radhët par-tizane. Atëherë komunistët përdorën metodën e panikut. Vinin agjitatorë dhe thoshin: Këtu do të bëhet luftë! Do të vrasin në qytet gjermanët për hir të partizanëve, e do të bëjnë raprezalje, sidomos tek të rinjtë, prandaj hajdeni e armato-suni. Ne, Balli Kombëtar nuk dinim gjë, kur i ka-pte agjitatori komunist dhe i fuste në brigadat

sulmuese, në veçanti në Tiranë për të marrë me vete edhe 3-4 të tjerë. Kështu shtohej fronti nacional-çlirimtar. Kur takonim shokët tanë të lagjes, që po shkonin partizanë dhe i pyesnim në familje, atëherë merrej vesh se kishin ikur. Të habitur, sepse ishin nga ata, që pak më parë kishin thënë se, “unë vdes, por pushkë me dorë nuk kap”. Helmi i propagandës komuniste, kishte arritur t’i infektonte dhe ata kishin ikur. Ana tjetër e kësaj viktime të propagandës par-tizane ishte se po të rrinin në shtëpi do të na vrasin gjermanët, atëherë pse të mos vemi më mirë partizanë. Kjo propagandë depërtoi edhe te Balli Kombëtar. Disa zyrtarë të asaj kohe të kompromentuar, gjatë kohës së italianëve dhe të gjermanëve, i lanë zyrat dhe shkuan në mal te partizanët. Ky panik u ndje te Balli Kombëtar dhe tek-tuk dolën partizanë, pasi kishin dhënë prova se kishin vrarë disa gjermanë. Në këtë mënyrë do të ishin të besueshëm. Në këtë panik, djali ikte nga shtëpia dhe ndahej zyrtarisht nga familja. Parulla e përgjithshme që përfshiu familjet tiranase ishte: “Nënë do të ikim, që të ruajmë kokën, jo të luftojmë”. Kështu që edhe familja i çon-te me dëshirë fëmijët e vet. Në gusht të vitit 1944, ky panik që pat kapur Bal-lin Kombëtar, influencoi shumë, aq sa u mor një vendim që të mos shkonin par-tizanë, sepse së shpejti pritej zbarkimi anglo-amerikan. Ky zbarkim ishte një mashtrim total dhe një zhgënjim që na detyroi për të dalë në mal me çeta edhe Balli Kombëtar. Në gusht të vitit 1944 u krijuan çetat e Ballit, të cilat do të shkonin të luftonin jo kundër gjermanit (ashtu siç porositën anglezët) apo pro partizanëve për t’u shërbyer atyre, por vetëm të ruanin kokën dhe të mos asgjësoheshin nga komunistët. Synimi i Bal-lit ishte me karakter mbrojtës. Kështu dolëm në Mëzes, e atje u bashkua me ne edhe Musa Picari (i cili më parë ishte vetëmbrojtës për fshatin) dhe që deri atëherë quhej herë ballist, herë zogist, por që në fakt ishte forcë territoriale që mbron-te fshatin e vet me urdhër nga regjenca. Të tilla forca territoriale kishte shumë, që kishin mbirë si

kërpudha në Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut, mbi 15 të tilla. Enver Hoxha, këto i ka goditur si ballistë, por që në fakt nuk kanë qenë ballistë. Haxhi Farka, në Farkë, kishte organizuar forca territoriale dhe nuk merrte urdhra nga Balli Kom-bëtar (Mithat Frashëri), por urdhrat i merrte nga regjenca, po kështu edhe armët për vetëmbrojtje. Ky është dallimi i forcave territoriale nga Balli Kombëtar. Këtë vetëmbrojtje forcat territoriale e organizuan vetë, me ndihmën e regjencës në Kavajë, Shijak etj. Mirëpo injoranca e thith shpesh propagandën komuniste për t’i quajtur forca terri-toriale të gjithë si ballistë. Kështu, kur erdhi shta-tori i vitit 1944, forcat e Ballit Kombëtar filluan të tërhiqeshin nga Jugu dhe të grumbulloheshin nga Jugu në Shijak. Të gjithë ballistët nga Përmeti, Sa-randa e Vlora (nga Korça jo), u bënë bashkë në shtator të vitit 1944, duke u bashkuar edhe me forcat e Abaz Ermenjit.

Deri në fund të shtatorit, para luftës së Tira-nës, Mithat Frashëri, Hasan Dosti erdhën në Shi-jak, ku unë kam pirë kafe me ta. Në Durrës, Shijak, një mori luftëtarësh të Ballit, e kishin shpresën te zbarkimi i aleatëve. “Inteligence Servise”, kishte disinformuar, kishte hapur fjalë 2-3 muaj më parë se do të zbarkonin në Shqipëri. Kur po thyheshin gjermanët, mendonim se anglo-amerikanët do ta linin Rusinë, dhe jo Gjermaninë të bëhej ruse. Morëm zëmër se, ne shqiptaret do të ishim pa Rusinë. Në vitin 1944, diplomati anglez Hill, u shpreh: “Ne do të zbarkojmë që t’i presim rrugën rusëve…”. Ky disinformacion ishte bindës edhe për vet Hitlerin, aq sa të gjithë bregdetin shqiptar, gjer-manët e minuan. Kjo na mbajti gjallë të gjithë ne nacionalistëve, sepse prisnim zbarkimin. Mirëpo fakti i zbarkimit ishte vendosur që në Jaltë, midis Çurçillit e Stalinit. Kur zbarkuan aleatët në Itali, Tito i kërkoi Stalinit: Si t’ia bëjmë po të zbarkojnë në drejtim të Jugosllavisë? Stalini iu përgjigj se nuk do të zbarkojnë aty. Kështu që Tito e dinte që anglezët nuk zbarkonin në bregdetin shqiptar e jugosllav (Jalta është e pazbardhur krejtësisht për Shqipërinë). Historiani anglez Barkes, në analet e diplomacisë angleze shkruan për këtë “zbarkim” në Shqipëri (Durrës), kur edhe Çurçilli e donte këtë zbarkim ndërsa Ruzvelti jo për t’i mbajtur fjalën e dhënë Stalinit në Jaltë. E gjithë kjo amulli e poli-tikës së madhe na mbajti me shpresa që t’i qën-dronim idesë sonë për të mos u bashkuar me ko-munistët, sepse anglo-amerikanët nuk i donin ata. Disinformimi i “Inteligence Servise” për të zbarkuar në Ballkan, bllokoi me mijëra gjermanë aty, prandaj këtë interes panë ata. Më 3 tetor 1944, armata alpine gjermane tërhiqet nga ishujt Egje. Radhët partizane, nga frika e gjermanëve, më tepër se sa luftonin për ideal të atdheut, po shtoheshin çdo ditë. Pritnin ditën e triumfit për të hyrë në Tiranë.

Në Tiranë, ka qenë një bandë ushtarake, që e quanin banda para ushtarake, e krijuar që nga koha e Zogut, deri në vitin 1944. Partizanët dhe komunistët agjitatorë këtë bandë e morën 2-3 herë në Priskë, te shtabi i tyre. Ali Nallbani, i binde lodrës dhe shkoi partizan. Ne, tiranasit, u habitëm që Liu i Hajros (i biri i Nallbanit), doli partizan me lodër (daulle). Si more?! Filluan të dalin nga Tirana vajza dhe djem që nuk të binte ndër mënd fare.

Hajde, thoshin, se nuk do të kemi më luftë, do të lajmë rrobat dhe vetëm do të thërrasim: Para partizanë! Shtabi partizan, po studionte të bënte diçka luftë, se ballë për ballë me gjermanët, nuk kishin bërë kurrkund luftë. Erdhi Br. I S (Mehmet Shehu) në Priskë, dhe Dali Ndreu, ndërsa Br. IV, u vendos në Laprakë, që ishte katund atëherë. Balli Kombëtar ndodhej akoma në Tiranë e Durrës.

Cila ishte në fakt lufta e Tiranës? Në atë kohë, gjermanët kishin një pikë të avancuar në Linzë dhe një postë të xhandarmërisë atje. Këto e pen-

gonin Mehmet Shehun të vinte në Priskë. Shtabi partizan, çfarë bënte? Te Rr. “Bardhyl”, deri te Ki-nostudioja (lagjja “Guerile”, u quajt më vonë), për çdo natë nga 10 tetori, ora 23-24°°, qëllonin me pushkë dhe bomba në çdo mëhallë. Ne kujtonim se po bënin luftë partizanët me këtë pikë në Linzë. Ata vinin deri te Rr. “Bardhyl”, qëllonin rrallë me pushkë për 30 minuta, hidhnin një bombë rrugës dhe me këtë avaz, vazhduan për ditë rresht. Asn-jëherë partizanët nuk hynë brenda në Tiranë.

Një ditë takoj, një të njohur, ish partizan i di-kurshëm, por i larguar, sepse kishte hyrë në polici. Rexhep Kokomani quhej, të cilin e vranë më vonë, kur partizanët u futën në Tiranë. Rexhepi ishte vetë i dytë, me një toger Marku (Mirditor) dhe duke pirë një gotë “Shliv” malazeze, i them Mar-kut: “Mark, po luftoni shumë me partizanët, po ju takon të luftoni çdo natë. Marku u habit. Ku mor i tha? Te “Varret e Bamit”, - i thashë unë, po kris çdo natë pushka. Marku tha: “Jo mor! Ata e kanë tak-tikë, sa me mbajtë popullin me gajret, se gjoja po luftojnë. Ata janë caktuar që të qëllojnë 2-3 herë këto dhjetë ditët që kaluan. A nuk e shikon që e gjithë Tirana është e qetë e plot lëvizje?”. Kjo, gjë të kujtonte sikur luftohej nga partizanët, e u bë si taktikë, deri në datën 26 qershor 1944. Parti-zanët bënin gjoja, sikur luftonin dhe tërhiqeshin, prej pikës së Linzës, ku gjermanët dhe xhandarët ndenjën atje sa morën urdhrin për t’u afruar më në qytet. Deri në atë kohë, vetëm ajo pikë i bllokoi të gjithë partizanët. Kur u tërhoqën gjermanët nga vendi që sot njihet si “Tiranë e Re”, mbaj mënd, që vetëm një mitraloz ishte te sheshi “Skënder-bej”, atje ku është shatërvani sot, dhe një tjetër te xhamia e vjetër (atje ku është sot “Ushtari i pan-johur”). Kështu që xhandarët e Linzës, u tërhoqën me urdhër dhe erdhën te Shkolla e Kuqe më 25 tetor 1944. Rruga “Bardhyl” mbeti si një zonë ku-fitare, midis xhandarëve dhe partizanëve. Nga të dy krahët e kësaj rruge, nuk lëviznin të dy palët, në Veri ishin partizanët dhe në Jug xhandarët, të cilët qëndronin sikur të ishin marrë vesh. Me të hyrë partizanët, vjen Mehmet Shehu dhe krijon shtabin te shtëpia e Dullë (Abdulla) Qyqes (Qyqja). Në oborr të kësaj shtëpie dykatëshe, poshtë rinte familja e Dullës dhe lart shtabi i Mehmet Shehut. Në atë familje ishte dhëndëri im Haxhi Qyqja, i Ballit (kishte marrë motrën time). Më datë 1 nën-tor 1944, ishte plotësisht kufiri i rrugës “Bard-hyl” rruga e “Shëngjergjit” (sot “Ali Demi”), si një zonë e lirë. Kur në këtë datë, në mbrëmje filluan trazirat e para të terrorit, u vranë partizanët, ma-jor Hamit Greblleshi (ish oficer i Zogut me karrierë, në prapavijë), vranë edhe tre të tjerë, emrat e të cilëve mund te lexohen, tek obelisku i shoqatës së përndjekurve politikë. Të gjithë kujtonin se i ka vrarë Mehmet Shehu, por në fakt nuk kishte luftë, midis partizanëve dhe xhandarëve në kufijtë e rrugës “Bardhyl”, por ishte vrasja prapa krahëve që bëhesh natën nga partizanët për njerëz të caktuar. Kështu p.sh kur fola për Markun, ai kishte shkuar vetë, nëpër rrugët e atyre shtëpive nga hidheshin bombat natën, sepse po vrisnin njerëz të pafajshëm, duke ma faktuar këtë tinëzllëk me emra konkretë. Në datë 8 nëntor 1944, xhandarët largohen edhe nga Shkolla e Kuqe, deri te “Pazari

i ri” (rruga “Saraçi”), që ishte zona që ndante gjermanët nga partizanët. Kur erdhën deri në “Pazarin e ri” natën, parti-zanët menjëherë, shkuan me lista nëpër shtëpi, duke i vrarë, sipas informacion-eve të këshilltarëve nacional-çlirimtarë. Te Rr. “Saraçi”, vranë dy oficerë, si Ab-dulla Saraçin (kapiten) dhe Muharrem Likën, oficer i prapavijës, akademist dhe oficer i kohës së Zogut, të cilët vetëm po lëviznin nga shtëpia në rrugë. Përsëri u hap fjala, se i vrau Mehmet Shehu. Jo! Në fakt nuk i kishte vrarë Mehmet Shehu, por Kristo Thmelko, i cili në një batal-ion disipline çdo natë, me 4-5 veta me listë, përpara se të hynin partizanët në rrugët që lëshonin xhandarët gjatë tërheqjes, sipas informacioneve të këshilltarëve të lagjeve i vrisnin ku të mundnin. Më duhet të theksoj një të

vërtetë, që ka të bëjë me Sejfulla Malëshovën, dhe e ka përmendur edhe Hoxha në veprën 3 të tij. Kështu, kur ishte Enver Hoxha në Berat, së bashku me Koçi Xoxen, Sejfulla Malëshova i vjen në mbledhje me një frymë dhe i thotë Enverit, se: “Janë duke vrarë oficerë. Hapni sytë!. Të mos i vrasim oficerët e Zogut, se na duhen për ushtri-në nesër”. Enveri i kthehet: “E flet me përgjegjësi këtë t’i Sejfulla? Po, ata janë oficerë me kulturë, dhe na duhen për ushtrinë më vonë”.

(vijon numrin e ardhshëm)

Page 20: PS legalizimet, sondazhi, taksat paga

20 E mërkurë 27 mars 2013 •

« KulturëVallet tradicionale greke kanë

ngritur siparin e aktiviteteve të “Pran-verës së Kulturës Greke”, të cilat kanë nisur më 25 Mars në Tiranë. Teatri i valleve tradicionale greke, një ndër më të vjetrit dhe më të rëndësishmit në shtetin helen, ka dhënë një kon-cert në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, në ditën e festës kombëtare të Greqisë, ditë që shënoi edhe çeljen e “Pranverës...” në vendin tonë. Shfaqje koreografike, konfer-encë shkencore, koncerte muzikore, ekspozitë dhe kulinari do jenë pjesë e eventeve, që do të vijojnë deri më 23 Prill. Ambasadori Leonidas Rokanas i ka dhuruar ndërkohë ministrit Aldo Bumçit një mozaik portret dixhital me figurën e Nënë Terezës. Mozaiku, një portret i Nënë Terezës, përbëhet në mënyrë simbolike nga një numër shumë i madh fotografish fëmijësh anonimë, të cilët ajo i ka ndihmuar. Pasi të zmadhohet dhe të stampohet, ky portret do të zbukurojë hapësirën publike të Tiranës që mban emrin e Nënë Terezës.

“Larmia e aktiviteteve (të cilat përfshijnë kinematografinë, pikturën, muzikën, fotografinë, librin e përk-thyer, shkencën madje edhe ‘kulturën e stomakut’ (dmth. kuzhinën greke) ka qëllim t’u prezantojnë shqiptarëve sa më shumë fusha të veprimtarisë së kulturës greke) me bindjen se kultu-ra lë gjurmë në marrëdhëniet midis shteteve fqinje, kontaktet dhe aktiv-itetet kulturore nxjerrin në pah qën-drimet e komunikimit dhe gërshetimin ndërmjet tyre, ndaj dhe politikat duhet të ndjekin drejtimet, të cilat na trego-jnë kontaktet kulturore”, shkruhet për këto aktivitete në faqen e internetit “Miqtë e qytetërimit grek dhe Vatrës së Tiranës F.G.K-së”. Kështu, më 19 mars nga “Galeria EXPO” u inaugu-rua ekspozita e piktorëve shqiptarë, të cilën u frymëzuan dhe pikturuan në Greqi, peizazhe, monumente, his-

Valle tradicionale dhe kulari, në pranverën e kulturës greke

tori apo mitologji. Kështu, deri më 1 prill, ekspozita do të strehojë rreth 50 tablo të 15 piktorëve të njohur për punën e tyre artistike si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë saj. Qëllimi është që të dëshmohet se Greqia nuk ka reshtur së vëni në lëvizje fantazinë

artistike, syrin dhe dorën e artistëve shqiptarë. Ndërkohë, më 20 Mars, në Muzeun Historik Kombëtar është çe-lur Ekspozita e Librit të Përkthyer (në greqisht dhe shqip). Në “listën” e ekspozitës skedohen rreth 500 tituj përkthimesh të shkrimtarëve grekë

dhe shqiptarë, në letërsi (rreth 230 tituj), në histori (rreth 50), fetarë (rreth 100), shkrime të lashta greke (rreth 60), në gjuhë (mbi 60 tituj) etj. Aktivitetet vijnë të realizuara nën kujdesin e Fondacionit Grek të Kulturës dhe Vatrës Greke të Tiranës.

Çfarë është vatra e Tiranës?Fondacioni Grek i Kulturës është

institucioni zyrtar kulturor i Greqisë për përhapjen e gjuhës dhe kulturës greke përtej kufijve të saj. Në qytete të kontinenteve të ndryshëm, nga Berlini në Melburn, në kryeqytetet e ballkanik, por edhe në qytete ev-ropiane nga Odesa deri në Trieste funksionojnë Filiale dhe Vatra të F.G.K duke promovuar qëllimet e tij, “perspektivën e takimit të popujve nëpërmjet kulturës, vizion i cili frymë-zohet dhe prej idesë evropiane.Veça-nërisht në Tiranë Vatra e F.G.K synon përforcimin e lidhjeve tradicionale ndërmjet popullit grek dhe atij sh-qiptar, në shkëmbimin e të mirave kulturore, në bashkëkrijimin e shpre-hive të reja artistike dhe në përhap-jen e gjuhës greke, sepse të mësuarit gjuhën greke sjell më afër kulturën greke me shoqërinë shqiptare. Është karakteristik fakti se më shumë se 250 shtetas shqiptarë duke ndjekur mësimet e gjuhës greke, marrin pjesë në një proces kulturor që afron dy pop-ujt, dhe promovon marrëdhëniet e mira me të gjitha shtetet e Ballkanit”, vëre-het nga Fondacioni Grek i Kulturës.

Dario Fo, mesazh në Ditën botërore të TeatritSot, dita e teatrit. Në Tiranë vijon takimin Rrjeti Evropian i Teatrove Publikë

Shqipëria është përmenduar veçanërisht në Evropë në këtë 27 Mars, që shënon Ditën Botërore të Teatrit. Jo për ndonjë arsye tjetër, por për faktin se në Tiranë u mbajt për disa ditë Takimi i Rrjetit Evropian të Teatrove Publikë. Ky rrjet, që këtë vit shënon 25-vje-torin e themelimit të tij ka sjellë në Tiranë mbi 50 përfaqësues për të diskutuar për problemet, sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit të teatrove evropianë sot.

Pikërisht diçka të tillë ka vëre-jtur dhe i mirënjohuri Dario Fo, personaliteti i madh i teatrit italian dhe botëror, fituesi i çmimit Nobel (1997), i cili ka shkruar mesazhin për teatrin për vitin 2103.Ndër-kohë në nderim të kesaj dite, sot

në mbrëmje, do të ketë një takim të lirë mes artistësh të teatrit rreth tryezës së rrumbullakët në Teatrin Kombëtar. Dita Botërore e Teatrit është krijimi i Institutit Ndërkom-bëtar të Teatrit (ITI). Ajo festohet çdo vit në 27 mars nga Qendrat e ITI-së dhe komuniteti ndërkombëtar teatror në të pesë kontinentet. Për të festuar këtë ditë, organizohen ngjarje të ndryshme teatrore, kom-bëtare dhe ndërkombëtare. Një nga më të rëndësishmet është qarkul-limi i Mesazhit të Ditës Botërore të Teatrit, përmes të cilit, me ftesë të ITI-së, një figurë e shquar në mbarë botën, reflekton mbi temën e Teat-rit si pjesë e Kulturës së Harmonisë dhe Paqes Botërore. Mesazh i parë i Ditës Botërore të Teatrit është shkruar nga Zhan Kokto (Francë) në vitin 1962. I dyti nga Artur Miller (1963) dhe më vonë, nëpër vite: Ellen Stjuart (1975), Vaclav Havel (1994), Ariane Mnuçkin (2005), Sulltan bin Mohammad Al Qasimi (2007), Augusto Boal (2009) dhe Xhohn Malkoviç (2012). Mesazhi përkthehet në më shumë se 20 gjuhë, lexohet për dhjetëra mijëra spektatorë para shfaqjeve teatrore në të gjithë botën dhe shtypet në qindra gazeta të përditshme dhe në mediat audio-vizuale. Mesazhi i vitit 2103 është shkruar nga personaliteti i madh i teatrit italian dhe botëror, fituesi i çmimit “Nobel” (1997), Dario Fo. b.goce

“Për herë të parë, mbi 50 artistë krijues të teatrit evropian janë vendosr në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë për Asamblenë e Përgjithsme pranverore të ‘European Theatre Convention’ (ETC). Takimi i mbahtur nga Teatri Kombëtar Shqiptar nga 21 – 24 Mars, shënoi edhe 25-vjetorin e themelimit gjatë kësaj kohe dhe konferenca e lokalizuar në Shqipëri vuri theksin në zgjerimin e vazhdueshëm të rrjetit të teatrove publikë në Evropë. Konferenca, e cila u hap zyrtarisht me një pritje të enjten më 21 Mars nga drej-tori artistik i Teatrit Kombëtar, Kristaq Skrami, në prezencën e ministrit të Kul-turës së Shqipërisë, Aldo Bumçi, ofroi dy ditë debati që provokonin mendime”, thuhet veç të tjerave në deklaratën pub-like në Ditën Botërore të Teatrit, lëshuar nga ETC. Nga ana e saj, ETC ka folur edhe për ansamblenë e teatrove të mbajtur në Tiranë. “Profesionistë të teatrit nga e gjithë Evropa u mblodhën për të diskutu-ar se si performojnë rrjetet e artit, në të gjithë konfigurimet e tyre të ndryshme, për atë se si mund t’u ofrojnë teatrove individualë një hapësirë për të lulëzuar në një qasje kolektive duke sfiduar krizat aktuale në Evropë”, vërehet në deklaratë, ndërsa bëhet e ditur se, “Mysafirë nga rrjete të tjera kyçe teatrore evropiane

PAS KONVENTËS TË ETC...iu bashkuan kolegeve të tyre të ETC në debatin e hapur më 22 Mars për të shqyr-tuar mundësitë që rrjetet – të mëdhenj dhe të vegjël, zhvilluar përmes modeleve të reja apo strukturave standarde – mund t’iu ofrojnë anëtarëve të tyre”. Tërhiqet vëmendja për drejtuesit në panelet e dis-kutimit: Manfred Beilharz nga Instituti Ndërkombëtar i Teatrit, Staffan Valdemar Holm nga mitos21, Hugo de Greef nga Shoqata e Festivalit Evropian dhe Christa Müller, përfaqësuese e ETC. Delegatët e ETC gjithashtu u takuan në seanca të veçanta të punës për të marrë në konsideratë projekte të ardhshme bashkëpunimi artistike, duke

përfshirë Turin Pranveror të Teatrit ETC (18-24 Prill 2013). Përgatitjet përfundim-tare për “Young Evrope 2 Festival”, i cili do të mbahet më 13-16 Maj në Teatrin Parkaue, Berlin, Gjermani etj., ishin gjithashtu tema diskutimi të këtij takimi. Një projekt i ri madhor është afër realizimit ndërkohë të tjerë janë në plan. Dy iniciativa të ar-dhshme të ETC janë Art of Ageing (2013 -2015), një kërkim ndërkulturor ambicioz dhe një projekt i ri krijues interpretativ, i cili përballet me realitetet dhe sfidat e shoqërive evropiane etj. Gjithastu flitet edhe për Teatrin Kombëtar të Kosovës, të votuar si anëtari më i ri i ETC.

Page 21: PS legalizimet, sondazhi, taksat paga

21• E mërkurë 27 mars 2013

»Kulturë

Dy universitete turke janë hapur gjatë viteve të fundit në kryeqytetin e Bosnjës, Sarajevë, qytet të ndikuar nga osma-nët, duke sjellë me vete

një valë të studentëve dhe kulturës turke, në këtë shtet me popullatë shumicë myslimane, i cili ende po shërohet nga plagët e luftës brutale etnike para gati dy dekadave. Inves-timet turke janë përhapur në gjithë Ballkanin, madje edhe në Kroaci dhe Serbi, banorët shumicë të krishtere të të cilave vende ende i konsiderojnë sulltanët nga Konstantinopja si push-tues, e jo çlirimtarë. Turqia pushtoi Ballkanin para pesë shekujve, vërehet në një shkrim të “Washington Post”. Tani fuqia turke ka filluar të depërtojë në këtë rajon me mjete më paqësore.

Turqia gjithashtu ka ndërmjetësu-ar në negociatat ndërmjet ish-arm-iqve të përbetuar në Ballkan. Kjo prani në rritje e Turqisë ka zgjeruar fushën e saj të ndikimit edhe në Evropë, në momentin kur gjasat për anëtarësimin e vendit në BE duken të dyshimta. “Udhëheqësit turqë po punojnë për një Perandori të re Osmane, për një Perandori më të butë”, tha Amir Zukic, shefi i zyrës së agjencisë turke të la-jmeve, Anadollu, në Sarajevë, e cila ka zgjeruar kapacitetet gjatë muajve të fundit. “Turqia, një ish-fuqi rajonale, po përpiqet të kthehet me hapa të mëdhenj”. Prania e Turqisë në Bosnje ishte kryesisht e përgjumur gjatë më shumë se 40 viteve, sa ishte ky shtet ballkanik pjesë e Jugosllavisë komu-niste, e cila nuk ishte aq e kapshme për ndikimin religjioz dhe kulturor të Turqisë. Por gjatë mesit të viteve ‘90-të, gjatë periudhës së copëtimit të Jugosllavisë, ndihmat turke filluan të rrjedhin në drejtim të myslimanëve, të cilët përbëjnë gjysmën e popullatës në Bosnjë. Që nga ajo periudhë, fond-et turke kanë ndihmuar në rikonstruk-timin e monumenteve nga periudha osmane, të cilat ishin shënjestër e shkatërrimeve me motive etnike. Tani është vështirë të mos vërehet ndikimi kulturor i Turqisë. Zyrtarët e lartë tur-që janë vizitor të vazhdueshëm në Sa-rajevë. Një ndërtesë krejtësisht e re e ambasadës së Turqisë është ndërtuar në afërsi të “Luginës së Snajperëve”, një korridor, në të cilin, gjatë rrethimit trevjeçar të qytetit gjatë kohës së luftës, myslimanët boshnjakë, të cilët kishin vështirësi që të vazhdonin jetën e tyre të përditshme, në vazh-dimësi ishin në shënjestër të snajperi-stëve serbë. Dy qendrat më të mëdha turke në Bosnjë janë dy universitetet, të financuara nga Turqia, në të cilat pjesa më e madhe e studentëve janë turq. Në Universitetin Ndërkombëtarë të Sarajevës, studentët të cilët hyjnë kah porta kryesore e ndërtesës që u hap para dy viteve, duhet të kalojnë nën sytë vëzhgues të Sulltan Mehmet

“Mbrojtja e Sokratit” – Pla-ton, me regji të Dritero Kasapit dhe Dino Mustafiq, me Bajrush Mjakun në rolin e Sokratit është shfaqur këto ditë në Mongoli. I shoqëruar me pjesë-marrjen e aktorëve Besfort Idrizi dhe Ibrahim Xhemaili, shfaqja është prezantuar më 22 deri 26 mars në festivalin e monodramës “Muza e Shenjtë” me ftesën e Ministrisë së Kul-turës në Mongoli. Në festival merrnin pjesë 10 shfaqje nga Mongolia dhe vendeve të tjera rreth e qark botës. Pjesëmar-rja në këtë festival realizohet me përkrahjen e ministrisë për kulturë në RM. Kjo pjesëmarrje ndërlidhet me manifestimin e

40-vjetorit të punës profesion-ale teatrore të aktorit Bajrush Mjaku. Me këtë rast u realizua shfaqja “Armik i popullit” – H. Ibsen në regji të Dino Mustafiq. Në kornizat e manifestimit u promovua edhe libri “Ditari i ditarit të një të çmenduri”, i cili është përmbledhje përshtyp-jesh, shkrime e fotografi për shfaqjen “Ditari i një të çmen-duri” dhe çështje të tjera për dhe rreth teatrit, si dhe pikë-pamje të vetat të Bajrush Mja-kut në lidhje me monodramën e tij “Ditari i një të çmenduri”. Kjo e fundit e ka pasur premierën më 2001 dhe që atëherë janë luajtur mbi 70 shfaqje të saj në botë. Shfaqja “Mbrojtja e

MJAKU NË MONGOLIArtisti merr pjesë në

festivalin e monodramës “Muza e Shenjtë” në UlanbatorSokratit” – Platoni, pjesëmarrëse në festivalin e monodramës “Muza e Shenjtë” në Ulanbator, Mongoli, e pati premierën në shkurt 2012 në Shkup. Deri tani ajo ka marrë pjesë në shumë festivale teatrore, siç janë: Fes-tivali ndërkombëtar teatror i formave të vogla” në Vraca,

Bullgari, Festivali i teatrit poli-tik në skenën e Teatrit Tribunal në Stokholm, Suedi, Festivali i monodramës në Zemun, Serbi, festivali më i madh i këtij lloji në Ballkan, Festivali i dramës antike në Stobi, Maqedoni etj. Ka fituar dhjetëra çmime, në Turqi, Serbi, Luksemburg, Francë etj.

RIKTHIMI I ‘Perandorisë Osmane’

NË BALLKAN

Pushtuesit, Sulltanit osman, i cili në vitin 1463 solli islamin në Bosnjë. Ky Universitet privat financohet nga bi-znesmenët turq, të afërt me partinë politike të Kryeministrit të Turqisë, Reçep Tayyib Erdogan. Universiteti filloi punën në vitin 2004 dhe tani aty studiojnë 1500 studentë. Tani ky institucion synon të arrijë numrin prej 5 mijë studentëve, sa është ka-paciteti i ndërtesës së re të Univer-sitetit. Ligjëratat mbahen në gjuhën angleze dhe Universiteti ka curricu-lume Perëndimore, me lëndë si bi-znesi dhe inxhinieria. Por si studentët turq, ashtu edhe ata boshnjakë, thek-sojnë se pjesa më joshëse e Univer-sitetit është shkëmbimi kulturor që po ndodh aty. “Turqit janë të interesuar të vijnë këtu, ngase besojnë se Bos-nja, përkundër të gjitha problemeve

që ka, do të anëtarësohet në BE para Turqisë. Dhe ata këtë e shohin si një urë mes dy vendeve”, thotë Mi-hamed Haxhiabdic, zëvendës-rektori i shkollës. “Turqve ju pëlqen Bosnja. Është shtet evropian, por ata kanë ndjenjën se janë në shtëpi. Aroma, kultura, është dukshëm turke”, shton ai. Studentët boshnjakë e përcjellin me interesim ekonominë turke në for-cim e sipër. Niveli zyrtar i papunësisë në vendin e tyre vitin e kaluar ishte 46 për qind, shumë më i lartë se në Turqi. Shumica prej studentëve turq, të cilët përbëjnë 65 për qind të num-rit të përgjithshëm të studentëve,

thonë se kanë ardhur këtu, për të shijuar lirinë, larg syve vëzhgues të familjeve të tyre. Disa thonë se planifikojnë të qëndrojnë në rajon dhe të zhvillojnë biznese. “Kur isha i vogël, dëshiroja të shkoja në ndonjë shtet të huaj. Dëshiroja të mësoja një gjuhë të huaj”, thotë Fatih Selcuk, një student 19-vjeçar nga Izmiri. “Bos-nja ka qenë në Perandorinë Osmane, prandaj është e ngjashme me Turqinë. Babai më tha se duhet të shkosh në Bosnjë, ngase është shtet sllav, por mysliman”. Shkolla tjetër turke në Sa-rajevë, Universiteti Ndërkombëtarë Burch, është hapur në vitin 2008 dhe ka lidhje me Fethullah Gulenin, një klerik me ndikim mysliman turk, i cili drejton nga Pennsylvania, SHBA, një lëvizje ndërkombëtare religjioze dhe edukuese. Edhe zyrtarët në Burch fla-

sin për dëshirën për të forcuar lidhjet mes Turqisë dhe Ballkanit. Studentët në këtë shkollë janë më të prirë që të jenë konservatorë religjioz, por si-kurse edhe në Universitetin Ndërkom-bëtarë të Sarajevës, curriculumi është sekular. Ekspansioni turk në rajon vjen në momentin, kur ëndrra turke për anëtarësim në Be duket tejet e largët. Fuqitë Perëndimore, në veçan-ti Gjermania, frikësohen se 74 milionë banorët e Turqisë mund ta vërshojnë Evropën, në kërkim të vendeve të pu-nës. Disa zyrtarë madje kanë shpre-hur dilemën se a është Turqia fare një shtet evropian. Por Bosnja është qartazi në Evropë, përkundër faktit se Sarajeva është e mbushur përplot me dyqane dhe qendra, të cilat i ngjaso-jnë atyre në Stamboll. Prania e shtuar e Turqisë në rajonet evropiane, të cilat dikur ishin pjesë të Perandorisë së saj, është një mënyrë për të kompensuar përjashtimin e saj nga BE-ja, thonë disa analistë. Ndikimi gjithnjë e më i madh i Turqisë ka shqetësuar disa serbë në Bosnjë, të cilat udhëheqin qeverinë paralele në Bosnjë, nën sis-temin e komplikuar të diktuar nga marrëveshja paqësore e vitit 1995. Zyrtarët nga radhët e qeverisë pa-ralele janë ankuar se pjesa myslimane e Bosnjës po bie nën ndikimin e një ish-fuqie imperialiste.

“Për islamistët, kthimi i Turqisë në Ballkan është një përmbushje e ambicieve. Por për shumë serbë, e gjithashtu edhe për shumë kroatë, beteja e tyre kombëtare nga shekulli i 19-të mbetet e ngulitur në kokat e tyre”, thotë Esad Hecimovic, redak-tor i programit të lajmeve në OMT, kanalit privat televiziv, i cili po shfaq serialin për jetën e sulltan Sulejmanit. Megjithatë, madje edhe Serbia dhe Kroacia kanë mirëpritur investimet turke. Turqia ishte investuesi i tretë më i madh në Kroacinë Mesdhetare, në tri çereket e para të vitit 2012, ndërsa Er-dogan ka ndjekur lidhje më të ngushta me Serbinë, rivalin shumëvjeçar të Turqisë. Diplomatët turqë gjithashtu kanë punuar në ndërmjetësimin e ne-gociatave mes qeverive të Serbisë dhe Bosnjës. Përpjekjet në Ballkan i kanë ofruar Turqisë një vend-puqje të re për shtim ekonomik, në momentin kur po përballet me dhunën etnike, e cila ka kapluar Sirinë fqinje. Atje, një shtet shumëkombësh, i cili gjithashtu ka qenë pjesë e Perandorisë Osmane, po rrezikon të copëtojë veten, një zhvil-lim ky i cili ka ngjashmëri me atë që i ndodhi Jugosllavisë. Shumë njerëz në Ballkan besojnë se ata janë vetëm një pikë kalimtare, në rrugën e Turqisë për realizimin e synimeve më të gjëra të saj. “Ata janë një fuqi e madhe ra-jonale. Ballkani gjithmonë ka qenë një shteg i tyre për të pushtuar Evropën. Është dashur të kalojnë nëpër këtë rajon”, thotë Hayruddin Somun, ish-ambasador i Bosnjës në Turqi.

“Turqia, një ish-fuqi rajonale, po përpiqet të kthehet me hapa të mëdhenj”. Prania e Turqisë në Bosnje ishte kryesisht e përgju-mur gjatë më shumë se 40 viteve, sa ishte ky shtet ballkanik pjesë e Jugosllavisë komuniste, e cila nuk ishte aq e kapshme për ndikimin religjioz dhe kulturor të Turqisë.

Page 22: PS legalizimet, sondazhi, taksat paga

22 E mërkurë 27 mars 2013 •

« SPECIALE

VLADIMIR TICO,

mjeku që i shërbeu pacientëve durrsakë

I përket plejadës së mjekëve të shkollës shqiptare, të cilët punuan dhe punojnë me një idealizëm dhe përkushtim për t’i shërbyer sa më mirë popullit dhe vendit. Ai mbetet një nga

figurat e shquara të neuropsikia-trisë shqiptare dhe mbetet një nga pasardhësit e denjë të mjekut të shquar durrsak neuropsikiatrit Dhimitër Vokopola, i cili mbetet një nga më të mëdhenjtë e këtij specialiteti në vendin tonë.

Vladimiri lindi në Durrës më 19.05.1938, në një familje e mirëfilltë qytetare durrsake. Ai mbaroi shkollën fillore, unike dhe gjimnazin “16 Shtatori”, një ndër gjimnazet më të mira të vendit tonë, në Durrës dhe më pas filloi Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Në fund të vitit të katërt të mba-rimit të mësimeve, për arsye që ai edhe sot, pas shumë e shumë vjetësh, nuk është akoma i qartë për përjashtimin nga ky fakultet me motivacionin “i padenjë dhe i padëshirueshëm për shkollën tonë”. Dhe e gjitha kjo për shkak se në bisedat me disa shokë kishte shprehur disa mendime që ndoshta ishin në kundërshtim me parimet e partisë etj.

Për këto gjëra qesharake ai shkon të punojë në disa zona të thella malore të rrethit të Te-pelenës (Progonat të Kurveleshit dhe Sinanaj) deri në vitin 1961. Gjatë kësaj periudhe ai punoi me ndërgjegje dhe pa u lodhur në shër-bim të banorëve të këtyre zonave, duke fituar respektin dhe simpatinë e tyre.

Në vitin 1961 ai u thirr dhe kreu shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Burrel deri në vitin 1963. Gjatë kohës kur ishte ushtar ai kreu de-tyrën e ndihmësmjekut në repartin ushtarak dhe në të njëjtën kohë që punonte shumë mirë vazhdoi t’i kërkonte Rektoratit të Universitetit të Tiranës për të mbaruar Fakulte-tin e Mjekësisë vitin e fundit. Dëshi-ra e tij u realizua me ndihmën e jashtëzakonshme dhe dashamirëse të Rektorit të atëhershëm të USHT-së Kahreman Ylli (njeri i shquar i inteligjencies shqiptare në këtë periudhë, se ishte një bir i një familjeje patriote dhe dashamirëse nga Skrapari) për të cilin edhe sot e kësaj dite dr. Ladi ruan respektin dhe mirënjohjen më të madhe.

Mbasi mbaroi Fakultetin e Mjekë-sisë, në korrik të vitit 1965 filloi punën si mjek neuropsikiatër pranë spitalit neuropsikiatrik të Durrësit, ku punoi deri në vitin 1966 nën udhëheqjen e mjekut të mirënjohur, doktorit të shkencave mjekësore, neuropsikiatrit Dhimitër Vokopola.

Në dhjetor të vitit 1966 ky spital u transferua në qytetin e Elbasanit, në një godinë të re të sapondërtuar, dhe dr. Vladimir Tico shkoi dhe punoi deri në vitin 1972 në këtë qytet. Në Elbasan ai gjeti njerëz shumë bujar, që për të u bënë si pjesëtar të familjes së tij. Prandaj edhe ata 6 vjet të punës së palodhur të vazhdueshme e të vështirë me shumë pacientë dhe me dashamirësinë e kolegëve, sido-mos të mjekut të shquar neurop-sikiatër elbasanas Hydaj Molloholli, ai nuk i ndjeu vitet e qëndrimit atje. Dhe për këtë periudhë ai flet me ad-mirim për popullin dhe për kolegët që ai punoi.

Më pas ai u transferua përsëri në Durrës pranë poliklinikës të qytetit si mjek neuropsikiatër. Gjatë gjithë kohës që nga viti 1972 dr. Ladi ka dhënë mësim me kompetencë mjekësore të lëndës përkatëse në

shkollën e mesme mjekësore të Durrësit, ku janë arsimuar breza të tërë ndihmësmjekësh dhe infer-mierësh të aftë, një pjesë e të cilëve punojnë edhe sot në zonën e Kavajës, Ishmit, Shijakut dhe Durrësit. Për 22 vjet me radhë dr. Tico ka qenë anëtar dhe kryetar i KEMP-it të Durrësit, duke dhënë një kontribut shumë të madh ne problemet e invaliditetit në drejtim të mjekimit, shërimit dhe shërbimit të këtyre të sëmurë fat-keq. Ai ka marrë pjesë në të gjitha sesionet shkencore të organizuara nga Fakulteti i Mjekësisë në bashkëpunim me klinikën e neu-ropsikiatrisë të spitalit të Tira-nës, duke qenë aktiv në shumë raste me diskutimet e tij shumë të vlefshme, se ishin reale nga një përvojë e madhe të tij gjatë ush-trimit të profesionit. Me një respekt të veçante ai kujton dhe flet për profesorët Ulvi Vehbiu, Xhavit Gjata dhe Bajram Preza, mjekë të shuar të neuropsikiatrikes shqiptare.

Dr. Vladimir Tico ka botuar disa referate nga praktika e tij per-sonale nëpër revista mjekësore: “Mbi trashëgiminë e sëmundjes së skizofrenisë dhe çrregullimet depresive”. Një punim tjetër është “Mbi neurozat sipas interpretimit të Frojdit”, si dhe disa punime mbi aksidentet cerebovaskulare

Megjithëse është në pension, ai vazhdon të kontribuojë duke mjekuar shumë pacientëve durr-sakë në specialitetin e tij, banorë të qytetit bregdetar të Durrësit

Vladimir Tico mbetet një mjek i shquar durrsak, që u shërbeu gjithë jetën të sëmurëve me sëmundje nervore me një kompetencë dhe aftësi profesionale të lartë.

JOLANDA URUMI, NJË SHËMBËLLTYRË E GRUAS SHQIPTARELindi në Durrës më 1932 në një familje e vjetër

qytetare. Edhe edukimin e saj e mori nga familja, duke u bërë një nga vajzat më të mira durrsake, më e emancipuar dhe humane. Më e respektuara gjithë jetën nga qytetarët durrsakë. Shkollën fillore dhe shtatëvjeçare e mbaroi në Durrës, ndërsa më 1946 kreu me sukses në Tiranë shkollën e infermierisë, ku si mësuesi i tyre në atë kohë ishte dr. Jani Basho, që i dha shumë vendit në drejtim të përgatitjes së infermierisë shqiptare, që vendi ynë kishte shumë nevojë në vitet e para pas çlirimit.

Duke qenë se ajo ishte shumë e kujdesshme në shërbim si infermiere e re e porsadiplomuar, që gjithmonë u shërbente pacientëve duke qëndruar gjithmonë pa u lodhur, sidomos në turnet e natës, tamam një sakrificë e madhe humane si dhe me mësime doli shumë mirë më 1.04.1947 Jolandën e mbajtën si infermiere në spitalin e Tiranës. Atje ajo filloi punën pranë një infermieri shumë të vjetër, i cili ishte dhe kryeinfermier në spital, Tahir Jahjai, të cilin dr. Shiroka, i cili në ato vite porsa kishte ardhur nga Shkodra, e kishte si një nga organizatorët e tij më të aftë. Tahir Jahjaj, që sot është harruar, ishte kryein-fermieri i repartit të kirurgjisë, që drejtonte Frederik Shiroka dhe këtu filloi Landa punën. Shiroka i madh e përgatiti për kryeinfermjer Tahirin dhe krijoi një besim të madh, sepse pa tek ai në radhë të parë rregullin, seriozitetin dhe aftësinë profesionale. Prandaj për të kishte një besim të madh për punën e kujdesshme të tij dhe pas shumë operacioneve i jepte udhëzimet për-katëse për ndjekjen e të sëmurit në orët e mëpasme (siç kujton Landa më vonë, sepse për këtë infermier nuk është folur asnjëherë).

Me Jolandën dhe Jahjain vinin të punonin edhe dy mjekë (studentë të viteve të fundit, që më vonë e mbaruan në Bullgari): Dhimitër Shyti dhe Mak-sut Drasa, nxënës të dr. Shirokës. Jolanda edhe me aprovimin e familjes dëshironte të kthehej në Dur-rës në qytetin e saj, prandaj i bëri një kërkesë te prof. Fejzi Hoxha, në atë kohë drejtor i spitalit të Tiranës, që iu pranua. Ajo transferohet më 1.08.1948 në Dur-

rës, pranë spitalit të neuropsikiatrisë te dr. Dhimitër Vokopola (neuropsikiatri i parë shqiptar), i cili ishte drejtor spitali. Atje ajo punoi deri më 1949. Dëshira e saj e madhe ishte që të punonte në kirurgji, sepse në vitet e para të punës kishte mësuar edhe mirë si instrumentiste në sallën e operacionit, pranë dr. Shi-rokës në Tiranë. Prandaj, duke qenë se kishte punu-ar në këtë sektor dhe kishte përfituar shumë dhe mbi të gjitha kirurgjia, bëri ç’ishte e mundur të futej në këtë sektor dhe vetë dr. Vokopola e ndihmoi duke parë tek ajo një këmbëngulje. Për Jolanda Urumin ki-rurgjia ishte pasioni i saj, sepse si e re ajo kuptoi që shërbimi dhe puna në kirurgji ishte me të vërtetë e lodhshme, por shumë konkrete e lidhur direkt me pacientin që shërohej. Këtë dëshirë të madhe ajo e realizoi edhe nëpërmjet kirurgut të aftë dhe vjetër që erdhi në Durrës, Spiro Treskës, për të cilin deri në fund të jetës ajo e ruajti respektin e madh, si njeri dhe si mjek i aftë dhe me shumë përvojë. Këto ku-jtime Landa m’i tregoi kur sapo kisha filluar punën në Durrës si kirurg i ri. Gjithashtu Landa kujton dhe ruan respekt të veçantë për mjekët e vjetër, të cilët vinin here pas here në Durrës për të ndihmuar, si dr. Osman Jonuzi, dr. Fadil Spahiu, Petro Cani etj., me të cilët ajo punoi si instrumentiste, që e kishte futur në sallën e operacionit dr. Treska për të punuar dhe ajo u bë më vonë një nga infermieret më të afta në ki-rurgji, duke u ndihmuar shumë mjekëve gjatë gjithë jetës, si dhe mua në fillim pata fatin të punoja me të.

Kur më 1950-1951 në qytetin e Kavajës ra në formë sporadike poliomieliti. Në disa raste ishte Jolanda Urumi që shprehu e para gatishmërinë për të shkuar si vullnetare atje, ku pati edhe përkrahjen dhe dëshirën e mjekut të shquar patolog dhe shumë atdhetar e humanist, që punonte si drejtor spitali në Kavajë, dr. Musa Ohrit. Ajo qëndroi gati një vit dhe punoi pa u lodhur, duke shërbyer dhe fjetur në spi-tal, sepse Landa kishte mësuar nga mësuesi i saj, që infermieret e repartit e thërrisnin “baba”, Tahir Jah-jain, i cili u thoshte se infermieri e ka punën më të vështirë pranë të sëmurit, ai duhet të bëjë sakrifica

dhe të zbatojë çdo terapi në mënyrë rigoroze sipas udhëzimeve të mjekut. Këtë mësim ajo e ruajti dhe e zbatoi tërë jetën e saj kur erdhi përsëri në Spitalin e Durrësit në sallën e operacionit dhe që punoi tërë jetën deri sa doli në pension më 1988 (më gjatë dhe më mirë për të mund të flasë dr. Miri Hoti, i cili punoi shumë vjet me të).

Ajo ishte një instrumentiste e shquar. Asistonte në shumë operacione të ndryshme dhe shumë të vështira me shumë kujdes dhe profesionalizëm dhe kirurgët gjithmonë mbeteshin të kënaqur prej punës së saj. Pas daljes në pension të një punon-jëse të shquar të infermieristikës shqiptare, të Vitori Titanit, në mars të vitit 1965, Jolanda Urumi u bë kryeinfermiere e sallës së operacionit të kirurgjisë të spitalit të Durrësit.

Kështu, kur unë fillova punën si kirurg në Durrës më 8 gusht 1966, takimin e parë e bëra me Jolanda Urumin, pavarësisht se ne si familje të vjetra durrsake njiheshim prej kohësh dhe kishim miqësi me to. Më ku-jtohet edhe sot pas 46 vjetësh se fjala e madhe për mua nga Landa ishte: “Shyqyr që edhe Durrësi u bë me një mjek kirurg durrsak, i pari në historinë qytetit.”

Për Landën unë personalisht ruaj kujtimet më të mira, sepse si mjek kirurg i ri unë mësova nga ajo shumë gjera. Ishte ajo që më dha instrumentet fillimisht që të mësoja në shtëpi si të qepja në një jastëk për ushtrimin e dorës, ishte tamam një prak-tikë e madhe për mua që ajo dhe infermierja tjetër shumë e mirë, Vera Cërriku, Osmani, Kadriu, Isufi, Përparimi etj., më mësuan pa u lodhur për gjërat el-ementare në kirurgji, prandaj e përsërisë edhe një herë se për to ruaj kujtimet dhe respektin më të madh edhe tani pas shumë vjetësh.

Personel të tillë si Jolanda, Mihallaqi, Dhori, Vi-toria e shumë e shumë të tjerë, të cilët punuan duke bërë sakrifica të mëdha dhe me ndërgjegje dhe përkushtim të madh në shërbim të njeriut, nuk i vijnë më Durrësit. Ata do të mbeten një shembull i vërtetë dhe i gjallë për popullin dhe mjekësinë shqiptare.

Page 23: PS legalizimet, sondazhi, taksat paga

23• E mërkurë 27 mars 2013

»SPORT

S T A F F

kryeredaktorBRAHIM SHIMA

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO

MARIGLEN MULLA

politika: OLI XHILAGA, ERVIN KOÇI ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

marketing: ELIGERTA DYRMISHI

cel: 067 20 62 200

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

www.gazetametropol.com

e-mail:[email protected]

e-mail:[email protected]

Asgjë shqetësuese për Etrit BerishënTë gjithë kanë mbajtur frymën në minutat e para të ndeshjes, kur pas një

pëplasje me Osmanin, Etrit Berisha është shtrirë në tokë duke mbajtur gjurin dhe më pas në minutën e 23-të të ndeshjes ka lënë fushën. Por, fatmirësisht heroi i Oslos nuk ka gjë serioze. Këtë e ka konfirmuar vetë portieri i kom-bëtares sonë në pushim të ndeshjes. “Jam mirë. Edhe pse është shpejt, besoj se nuk kam gjë serioze, thjesht një goditje në gju”, ka deklaruar Berisha.

Formula 1 që sapo ka nisur këtë sezon, duket mjaft premtues, falë edhe episodeve që kanë ndodhur në garën e dytë. Padyshim,episodi që bëri më tepër bujë ishte ai i kampionit të botës, Fetel, i cili bëri një paraka-lim në fund të garës ndaj shokut të skuadrës, ku doli më pas i pari, teksa kishte urdhër të qartë se nuk duhet ta parakalonte. Për këtë episod të pazakontë, ka reaguar edhe shefi i skuderisë së Red Bull, Kristian Horner. “Fetel e mori vesh shumë mirë se çfarë i thamë në radio, por vendosi të na in-joronte.”,- tha shefi i Red Bull, Kristian Horner, i cili ishte shumë i qartë, dhe shpjegoi parakalimin e pilotit gjerman ndaj shokut të tij të skuadrës, Mark Veber, në Çmimin e Madh të Malajzisë. Kur u pyet nëse i kishin thënë Fetelit-it t’i rikthente vendin e parë Veber-it, Horner u përgjigj: “Me të vërtetë men-doni se do e linte ta parakalonte po t’i kishim thënë ne?” Edhe pse tre herë kampion bote, skuderia austriake nuk e ka pranuar sjelljen në pistë të Fe-tel, i cili rrezikoi shumë në duelin me shokun e skuadrës, edhe pse urdhrat ishin që pilotët të mbanin pozicionet

Murinjo në verë tek Çelsi: “Tani më duhet të mendoj për Realin”

UEFA ul dënimin për Ibrahimoviçin, në fushë kundër Barcelonës

Trajneri i Realit të Madridit ka kaluar një fundjavë të Londër dhe kjo ka mjaftuar që shtypi britanik të merret vetëm me të ardhmen e por-tugezit. Prania e tij në kryeqytetin britanik si dhe prania në “Stamford Bridge” për të ndjekur miqësoren mes Brazilit e Rusisë është komen-tuar nga shtypi si një parapërgatitje për “zbarkimin” përfundimtar të tij në qershor tek Çelsi. Nga ana e tij trajneri i Realit të Madridit, gjatë një interviste të dhënë për rrjetin mediatik “Sky” ka deklaruar: “Unë vij shpesh në Londër, pasi kam një shtëpi këtu. Ne jemi të dashu-ruar me Londrën ndërsa vajza jonë do të studiojë këtu. Sa herë vij në Londër, sa herë njerëzit më shohin rrugëve ose duke bërë Pazar, men-jëherë nisin spekulimet se unë do të kthehem. Unë e kam thënë dhe e them gjithnjë se jam i dashuruar pas Londrës. Kam kaluar një kohë të mrekullueshme këtu dhe një ditë do të kthehem. Pra për të mos i rënë në qafë gazetarëve jam vetë unë që kontribuoj sadopak në këto spekulime. Dhe e bëj këtë sepse jam i marrosur pas Londrës. Kam kujtime të forta emocionale me Çelsin dhe një ditë do të kthehem në futbollin britanik, tek Çelsi ose te ndonjë skuadër tjetër. Natyrisht që Çelsi është diçka krejt ndryshe për mua krahasuar me ndonjë klub tjetër, është në zemrën time sikurse dhe Interi. Një ditë do të kthehem.”Reali i Madridit

Thënë këto Murinjo nuk ka har-ruar të nënvizojë me të madhe se ai është trajner i Realit dhe gjithçka

e ka të lidhur me këtë klub. “Unë vij në Londër dhe do të vijoj të kthe-hem këtu, por në fund të ditës do të jem në Madrid. Jam shumë i lid-hur me këtë skuadër dhe me punën që bëj aty. Jam shumë i angazhuar në ambiciet e klubit deri në fund të sezonit. Jemi në finale e kupës së Mbretit ku do të luajmë ndaj Atle-tikos së Madridit si dhe jemi mes 8 më të mirave në Champions me objektivin për të shkuar më tej. Të gjithë që më njohin e dinë fare mirë se unë jam një profesionist ndaj mendoj vetëm për punë në Madrid”- ka thënë Murinjo.Mançester United

“Unë mendoj se Mançester United është mbretëria e Sër Aleks Fergusonit dhe do të uroja me gjithë zemër që të vazhdonte sa më gjatë aty.”Benitez

“Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë për të dhe për Çelsin. Uroj ta përfundojë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.”“Daily Mail”: “Murinjo te Çelsi punë e mbaruar”

Sakaq, nga ana tjetër gazeta bri-tanike “Daily Mail” ka bërë të ditur se mes trajnerit aktual të Realit, Zhoze Murinjo dhe bosit të Çelsit, Roman Abramoviç është mbyllur gjithçka për sa i takon transferimit të portugezit në Londër në qershor. Sipas kësaj gazete të dy palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe tashmë mungon vetëm firma për të zyrtarizuar gjithçka. “Daily Mail” këmbëngul se nuk ka më asnjë pengesë për rikthimin pas 5 vjetësh të Murinjos tek Çelsi.

Zllatan Ibrahimoviç do të jetë në fushë në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampion-eve mes PSG-së dhe Barcelonës. Sipas gazetës “Mundo Deportivo” UEFA duket se ka marrë parasysh kërkesën e klubit francez dhe ka vendosur ta ulë nga dy në një masën e pezullimit për sulmuesin suedez. Në këtë mënyrë PSG-ja do të ketë gati për këtë sfidë të

madhe sulmuesin e saj kryesor. Ibrahimoviç u dënua me dy nd-ehsje pezullim në përballjen në Champions kundër Valencias në ndeshjen e parë në “Mestalla” të vlefshme për 1/8 e finaleve. Pra-nia e Ibrës në fushë pritet ta bëjë edhe më interesant duelin mes PSG-së dhe Barcelonës, duke ditur dhe të kaluarën jo shumë të kënd-shme të suedezit në “Camp Nou”.

RED BULL NUK FAL FETEL

e tyre dhe të mbyllnin garën të qetë. Horner shtoi: “Vetel dhe unë kemi folur për atë që ndodhi dhe do të flasim sërish para garës së ardhshme.” Takimi i radhës me Formulën 1 do të jetë më 14 prill me Çmimin e Madh të Kinës, megjithatë gjërat tek Red Bull nuk duken edhe aq pozitive pas inci-denteve të fundit. Prej kohësh mes Veber dhe Fetel ekziston një “krisje” e marrëdhënieve, por një acarim i mëte-jshëm që në fillim të sezonit mund të jetë shumë negativ për të dy pilotët si

dhe skuderinë austriake. Veber: Fetel duhet “dënuar”

Mark Veber vazhdon të ruajë inatin e episodit që ndodhi në garën e fun-dit. Kështu, edhe dje Veber deklaroi se Fetel duhet të mësohet me rregullat e skuadrës dhe një mënyrë e mirë është duke u dënuar. “Unë nuk kam çfarë them shumë, mbase duhet të flasë më tepër Fetel rreth kësaj. Ai theu rregullat, dhe duhet të mësojë të mos ta bëjë një gjë të tillë. Mbase një mënyrë e mirë do të ishte një dënim për të”,- tha Veber.

KUQEZINJ ME KATËR YJEE papërmbajtshme ka qenë dje kombëtarja jonë që ka shkatërruar Lituaninë 4-1. Me vrullin e Oslos, kuqezinjtë, edhe pse me shumë ndryshime në formacionin titullar, kanë zhvilluar një

ndeshje edhe më të mirë se ajo me Norvegjinë, duke treguar se janë në rrugën e duhur

E papërmbajtshme ka qenë dje kombëtarja jonë që ka shkatërruar Lituaninë 4-1. Me vrullin e Oslos, kuqezinjtë, edhe pse me shumë ndryshime në for-

macionin titullar, kanë zhvilluar një ndeshje edhe më të mirë se ajo me Norvegjinë, duke e dominuar totalisht ndeshjen. Pavarësisht se bëhej fjalë për një ndeshje miqësore dhe në një terren të rënduar nga shiu, kuqez-injtë kanë luajtur me entuziazëm dhe me një lojë shumë të qartë e të disiplinuar faktikisht. Që në fillim të takimit lojtarët tanë kanë marrë në dorë frenat e lojës dhe kanë dominuar vullnetin e tyre në fushë. Falë pasi-meve të sakta dhe një dominimi në mesfushë, kombëtarja jonë e ka mbyl-lur në mbrojtje kundërshtarin dhe pas një traverse të Osmanit në 26’ goli nuk ka vonuar. Në minutën e 32-të Alban Meha ka shënuar një super-gol. Ka qenë një goditje dënimi në pozi-cion ballor në një distancë të madhe, rreth 35 metra, që është ekzekutuar me mjeshtëri e forcë nga Meha, duke e lënë të shtangur portierin lituanez. Pa e marrë ende veten lituanezët, kuqezinjtë kanë gjetur golin e dytë. Në minutën e 37-të Migjen Basha fut një top vertikal para dhe Edgar Çani me mjeshtërinë e një sulmuesi race ka mposhtur portierin duke shënuar go-lin e dytë. Edhe pas këtij goli kuqezin-jtë kanë vazhduar lojën sulmuese dhe në 43’ Migjen Basha ka gjetur golin e tij të parë me fanellën e kombëtares dhe të tretin të ndeshjes. Ishte një ka-sion model i ekipit tonë që u finalizua me sukses nga Basha në hyrje të to-nës. Me rezultatin historik për kuqez-injtë 3-0 është mbyllur pjesa e parë. Në të dytën ritmi ka rënë paksa, por sërish loja e mirë e tanëve ka vazh-duar Çani e Bogdani kanë qenë gjith-

monë shqetësim i vazhdueshëm për mbrojtjen kundërshtare, çka i shtyu ata në gabim. Në 59’ lituanezët kanë shënuar një autogol. Agolli harkon nga e majta dhe mbrojtësi lituanez, Paniolis në përpjekje për të larguar topin e ka dërguar në rrjetën e tij dhe 4-0. Normalisht pas këtij rezultati të thellë ritmi i kuqezinjve ka rënë dhe në të kanë ndikuar edhe ndërrimet e shumta që janë bërë. Në këtë mënyrë

në minutën e 75-të Lituania gjeti go-lin e nderit me Evaldas. Me rezultatin 4-1 ka përfunduar ky takim që ka lënë një shije shumë të mirë tek të gjithë shqiptarët. Pas fitores në Norvegji, ndeshja e djeshme me Lituaninë, pa-varësisht se ishte një miqësore, tregoi se kombëtarja është në rrugën e duhur. Duket qartë se ky ekip ka filluar të funk-sionojë ashtu siç e kuron trajneri De Biazi, çka vetëm mund të na gëzojë.

Page 24: PS legalizimet, sondazhi, taksat paga

24 E mërkurë 27 mars 2013 •

« hipotekat