Upload
others
View
109
Download
2
Embed Size (px)
Citation preview
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI “
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI PARASHKOLLOR
PUNIM DIPLOME
TEMA: “Metodika e Mësimit të Këngës”
Mentori: Kandidatja:
Prof.ass. Msc.Mimoza Kurshumlia Albiana Kelmendi
Gjakovë, Korrik 2018
2
Ky punim dioplome u mbrojt më _______________ para komisionit vlerësues në përbërje:
1. _________________ Kryetar
2. _________________ Anëtar
3. _________________ Anëtar
Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën ___________________
3
PËRMBAJTJA
FALENDERIME DHE MIRËNJOHJE………………....……………….……………………4
ABSTRAKT…………………………………………………………….………………………..5
HYRJE……………………………………………………………………………….…………..6
Zhvillimi historik i edukimit muzikor…………..………………………………………….....7
Të dhëna për zhvillimin e edukimit tonë muzikor……………………………….………...…8
Metodika…………………………………………………………………………….…………..10
Qëllimi dhe Objektivat e Edukimit Muzikorë Parashkollorë (Parafillorë)……................12
Edukata Muzikore……………………………………………………………………………...13
Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike…………………………...………………………15
Këndimi……………………………………………………………………………………….....16
Përdorimi i instrumenteve në këngë…………………………………………………...……...20
Rezymeja………………………………………………………..……………………….…...30-31
Referencat………………………………………………………………………………..…. 32-33
4
FALENDERIME DHE MIRËNJOHJE
Për realizimin e temës së diplomes, kam gjetur mbështetje nga njerëz shumë të veqantë për mua,
që dëshiroj t’iu shpreh mirënjohjen time të përzemërt.
Dua të shpreh falenderime të veqanta për Prof. Ass.Msc. Mimoza Kurshumlia, që me udhëzimet,
këshillat, përkushtimin e saj dhe me mbështetje profesionale dhe morale më ka ndihmuar për
realizimin e saktë të punimit të diplomes duke ma lehtësuar peshën e punës.
Falenderoj shoqërinë e cila më ka ndihmuar dhe më kanë ofruar përkrakje maksimale prej fillimit
e deri në mbarim.
Falenderimi për të cilin është e vështirë të gjejë fjalët më me peshë, fjalët që shprehin
mirënjohjen time të pafund për përkrahjen, motivin, mbwshtetjen e pakushtëzuar, i dediktohet
familjes sime.
Familja ime, prindër të dashur që gjithmonë jeni munduar të më udhëzoni drejtë rrugës sa më të
drejtë, ju falenderoj pafundësisht për qdo gjë që më keni dhënë sidomos dashurinë, edukimin dhe
përkrahjen në qdo hap të jetës.
Pa ju, nuk do e kisha arritur këtë sukses kaq të rëndësishëm për mua, andaj ju jam pergjithmonë
miërnjohëse.
Gjakovë, Korrik 2018
5
ABSTRAKT
Në këtë temë diplome do të trajtohet metodika e mesimit të këngës, temë kjo mjaftë e rëndësishme për t’u studiuar. Si fillim do të flas për zhvillimin historik të Edukates Muzikore, duke ofruar të dhëna për zhvillimin e edukimit muzikor. Më pas do të vazhdojë me metodiken- si një mënyrë dhe formë e veprimit në punën mësimore me anë të ligjerimit. Historikun e metodologjise si dhe metodat e mesimdhënies në klasë. Poashtu, punimi do të ofrojë të dhëna mbi objektivat e edukimit muzikor parashkollorë, si psh nxitjen e emocioneve pozitive, inicimin e interesimit për muzikë, kultivimin e spontanitetit të të shpehurit muzikorë etj. Rëndësia edukativo-arsimore e muzikës poashtu do të elaborohet. Këndimi poashtu do të zgjerohet si temë, duke diskutuar se qfarë rëndësie ka kënga në edukimin dhe arsimimin muzikor, cila këngë duhet të mësohet dhe me qfarë procedure metodike. Për më shumë, do të spjegohen edhe format e përjetimit të këngës, si: përjetimin e këngës përmes demostrimit, përvetësimin e këngës, përkryerjen artistike të këngës, përdorimin e instrumenteve në këngë, përpunimin e ritmit, melodisë, vargjeve etj. Si përfundim në temë janë paraqitur disa foto nga praktika me nxënësit e nivelit parashkollorë gjatë kohës së studimeve, si dhe plan programi mësimorë gjatë një dite të praktikes.
Fjalët kyçe:
1.Zhvillimi
2.Metodika
3.Muzika
4.Këndimi
5.Fëmijë
Albiana Kelmendi
Korrik, 2018 – Gjakovë.
6
HYRJE
Trajtimi metodik i qështjëve, proceseve, dukurive, që i përkasin arsimimit muzikor të
përgjithshëm, përkatesisht mësimit te muzikës, është bërë në mënyrë teoriko-praktike, aq sa e
lejon natyra e metodikes si disipline shkencore me karakter aplikativ, prandaj është proceduar në
mënyrë komplementare shtjellimi teorik dhe mundwsia e zbatimit praktik. Duhet përmendur
fakti se brenda lëndës së metodikës disa tema vetvetiu qojnë më natyrshem në trajtimin më të
theksuar teorik, kurse disa kanë natyrë më të theksuar praktike.
Trajtimi i dukurive mësimore në punën praktike të studentit-mesimdhenesit të ardhshëm, duhet
të realizohet duke i’u përmbajtur parimit prijes të dijes të njohjes në art, që është përjetimi, pra
dukuria më parë duhët të përjetohet emocionalisht e pastaj të arrihet njohja e vetdijshme për të
përfunduar me interpretim të vetëdijshëm. Këto parime janë marrë si konstante, të qëndrueshme,
përtej lëvizjeve në aktualitetin momental si në zgjedhjen e përmbajtjeve për trajtim, ashtu edhe
për metodologjinë e realizimit të tyre. Mirëpo, kjo është bërë duke lënë hapesirë për modalitet
dhe liri krijuese, ashtu siq e kërkon arti.
Duke e ndjekur këtë procedure metodike muzikore në kuptimin se përvetsimi i dukurive dhe i
fenomeneve muzikore duhet të mbështetët në perjetimin emocional, nënkupton se edhe në bazën
e ushtrimit të shkathtësive dhe të shprehive muzikore qëndron emocioni si proces nismëtar, mbi
të cilin ato ushtrohen dhe përvetsohen. Metodika e edukimit dhe arsimimit muzikor është
realizuar nëpërmjet procedurave me tërheqëse të bazuara në aktivitetin e plotë emocional-
psikologjik, intelektual dhe fizik të nxënësve.
Metodologjia e edukimit edhe e arsimimit të ndjenjës melodike është bazuar pikëspari në
këngën, përkatësisht në këndimin, gjithashtu edhe në ushtrimin e intonimit, për arsye se intonimi
është shumë i rëndësishëm në këndim.
7
ZHVILLIMI HISTORIK I EDUKIMIT MUZIKOR
Artet gjithnjë, që nga fillimet e jetës shoqërore të njeriut, kanë luajtur rol të rëndësishëm.
Posaqerisht arti muzikor ka qenë i pranishem në shfaqjet e ndryshme jetësore, sepse ai zinte vend
të ndryshëm. Nëpërmjet këngës njerëzit luste perënditë që të sillnin shi, diell, të kishte gjueti të
bollshme të tjera. Në këtë rend shoqëror përvoja e të rriturve bartej në brezat e rinj brenda jetës
familjare dhe gjatë vetë procesit të punës.
Sikurse për muzikën, ashtu edhe për edukimin muzikor, në komunitetin e parë nuk ka të dhëna
konkrete, kështu që vetëm nëpërmjet kërkimeve krahasimtare mund te flitet për kulturen
muzikore të asaj kohe. Përdorimi dhe zhvillimi i instrumenteve muzikore ne Greqi, Romë dhe
Etruria qëndron në shkallën e kontrastit të zhvillimit të kulturës së këtyre vendeve. Instrumentet
e asaj kohë ishin relativisht të thjeshta dhe në të vërtetë ishin huazuar nga kulturat e tjera.
Instrumenti primar ishte Lira, muzikantet e përdornin për t’i thurur këngë zotit. Instrumente të
tjera të përdorura në këto vende përfshinin harpat vertikale, të trashëguara nga orienti, lahuta nga
Egjiptianet, lloje të ndryshme fyejsh dhe organosh, te cilat u luajtën fillimisht nga gratë.1
Grekët e vjetër, muzikës i kushtonin vënd të rëndësishëm në sistemin e tyre edukativ. Muzikën e
trajtonin në prizmin e funksionit etik, të bindur në fuqinë ndikuese që ka ajo në njeriun. Të
grekët, nocioni muzikë kishte kuptim më të gjerë arsimor (disa disiplina), prandaj dhe Platoni
shprehej: “Sa më e mirë të jetë muzika në shtet, më i mirë do të jetë edhe shteti.” Qellimi i
edukimit muzikor ishte arritja e harmonisë shpirtërore të njeriut.
Nga shekujt e parë të përhapjës së krishterimit hasen figura të klerikëve muziktarë, veprimtaria e
tyre shtrihej në drejtim të besimit të tyre për rolin edukativo-fetar që ka muzika.
Vlen të përmendët Nikete Dardani nga Remesiana (shek. IV). Ai shprehej për aspektin etik,
estetik dhe metodik të këndimit: “Duhet kënduar më fortë me shpirt sesa me zë: “Zortja e zërit,
1Instrumenti Muzikor. 31 Dec. 2008, sq.wikipedia.org/wiki/Instrumenti_muzikor.
8
bertitjet, qjerrjet … janë të ndaluara” : “Kur këndohet bashkërisht të ujdisen zërat njesh.” Këto
dhe mendime të tjera vazhdojnë të ruajnë dometheniën e tyre praktike të edukimit muzikor.
Muzika rilindase afirmoi polifoninë, ashtu si dhe konsolidimin e muzikës intrumentale, që do të
shkonte duke evoluar drejt orkestrës moderne.
U Shfaq Madrigali si gjini profane e cila bashkonte tekstin me muzikën, duke qenë shprehja
paradigmatike e muzikës rilindase. Në 1498 Ottaviano Petrucci ideoi një sistem shtypshkrimi të
përshtatur për muzikën, në pentagram, me të cilin filloi të botonte muzikë.
Përhapjën e muzikës dhe teorisë muzikore në një shkallë më të gjërë e bëri të mundur shpikja e
makines së shkrimit. Muzika u bë gjithashtu më e vetëmjaftueshme me aksesin e saj në formë të
shtypur, duke funksionuar në mënyrë autonome. 2
Opera lindi në fund të shek XVI, ishte një inciativë e një rrethi eruditesh (Camerata Fiorentina),
që më zbulimin se Teatri i Greqisë së lashtë këndohej, ata hodhën idenë e muzikalizmit të
teksteve dramatike. Opera e parë ishte Dafne (1594), e Jacopo Peri.
Të dhëna për zhvillimin e edukimit tonë muzikor
Muzika popullore Shqiptare përbën një ndër pasuritë më të çmuara të vendit. Në përshkrimet e
studiuesve të huaj të ardhur në Shqipëri gjatë shekujve XVIII-XIX është arritur përafërsisht në
konkluzionin se pasuria kryesore e Shqipërisë është folklori muzikor.
Folklori muzikor shqiptar e bën jetën e vet në një ndarje specifike, që lidhet me format e të
shprehurit muzikor dhe me tipet kryesore të instrumenteve të përdorur. Lumi i Shkumbinit, që
përshkon mes për mes Shqipërinë, përvecse ndan dy dialektet kryesore të vendit në Gegë në Veri
të Shkumbinit dhe në Toskë në Jug të Shkumbinit, shërben edhe si kufi natyror për klasifikimin e
tipologjisë së folklorit muzikor.
2Muzika e Rilindjes Evropiane. Wikimedia Foundation, 19 Mar. 2018, sq.wikipedia.org/wiki/Muzika_e_Rilindjes_Evropiane.
9
Nisur nga roli i dorës së parë që ka në traditën shqiptare, folklori muzikor studiohet si lëndë e
veçantë në shkollat e mesme të përgjithëshme, në ato artistike, si edhe në Akademinë e Arteve të
Tiranës, ku formohen edhe etnomuzikologët e ardhëshëm.3
Fryma iluministe e Rilindjes sonë Kombëtare përfshiu edhe sferën e muzikës, sepse kënga
patriotike, e kultivuar në rrethe veprimtarësh, paraqiste shpallim emocional të ideve të tyre.
Kënga si formë e zëshme bënte ndikim patriotik dhe estetik, sidomos të të rinjte. Është koha kur
paraqitet një numër krijuesish muzikorë, si: Palok Kurti, Frano Ndoja, Thanas Floqi etj. Këta jo
vëtëm që kompozonin këngë patriotike dhe pjesë instrumentale, por ato edhe përvetësoheshin
nga anetarët e klubeve dhe të shoqërive patriotike, si dhe nga publiku me i gjërë, duke ndikuar në
zhvillimin e jetës muzikore në qytete.
Qysh nga nismetarët e Shkollës së parë shqipe të Korqës (1887), Sevasti, Parashqevi e Gjerasim
Qiriazi, filloi përshtatja e këngëve shqipe në bazë të kritereve didaktike. Me paraqitjen e
muzikantëve profesionistë gjithnjë e më në numër, ngrihet niveli i kulturës muzikore, që
nënkupton edhe dimensionin edukativ në kuptimin më të gjërë të këtij zhvillimi.
Pas përfundimit të luftës së Dytë Botërore, kur Kosova sërish përfshihet në juridiksionin e ish -
Jugosllavisë, ndërpritet bashkëpunimi me Shqipërinë. Kjo ndërprerje sjell pasoja shumë të rënda
në arsimin shqip.
Praktikisht, kjo do të thoshte parashikimi i një numri shumë të madh veprash të obligueshme nga
muzika e popujve të ish-Jugosllavisë, më se zvogëlohej hapësira e muzikës kombëtare. Kjo
fushatë nuk pati sukses, sepse gjatë viteve të 80-ta me këmbëkulësi ajo u refuzua nga
institucionet e atëhershme të Kosovës, kurse prej viteve te 90-ta u hartuan plan-programet tona të
pavarura.4
3“Muzika Shqiptare.” Wikipedia, 16 May 2018, sq.wikipedia.org/wiki/Muzika_shqiptare.
4Spahiu, Seniha. Metodika e Mesimit te Muzikes. Prishtine, 2008. Faqe 31-33
10
METODIKA
Në teorinë dhe praktikën e punës mësimore, çështja e metodave është një nga problemet me
rëndësi të veçantë. Fjala “metodë” rrjedh nga gjuha greke (methodos), që do të thotë rrugë ose
mënyrë me të cilat udhëhiqemi me rastin e realizimit të detyrave dhe veprimeve të punës.
Në punën mësimore, përdorimi i metodave shpie në realizimin e qëllimeve dhe detyrave
edukative dhe arsimore. Metodat mësimore janë procese të veprimeve të përbashkëta të mesuesit
dhe të nxënësve në mësim.
Metodat mësimore janë struktura të përmbajtjes didaktike, të organizuara dhe të planifikuara
drejt organizimit të zhvillimit të procesit mësimor në përvetësimin e diturive, shkathtësive dhe
shprehive të reja, si dhe të përsëritjes dhe përforcimit të tyre.
Përdorimi i drejtë i metodave mësimore ndikon edhe në formimin e personalitetit të nxënësve,
duke i aftësuar dhe përgatitur ata për jetë dhe punë, sidomos për vetarsimim dhe vetëmësim.
Definicioni i metodës mësimore:
“Metoda mësimore është mënyrë, mjet dhe formë e veprimit në punën mësimore me anë të
ligjërimit dhe të përvetësimit të diturive, shprehive dhe shkathtësive, ku realizohet drejtë dhe
përpunohet materiali edukativo-arsimor dhe në atë përpunim bëhet përshtatja psikologjike dhe
ideologjike e materialit sipas mjedisit të caktuar shkollor, që mundëson zhvillimin e
personalitetit shoqëror të nxënësit dhe të të gjitha aftësive të tij”.
Historiku i metodologjisë:
Në Greqinë antike (Spartë dhe Athinë) tërë procesi i punës edukativo-arsimore është zhvilluar në
bazë të metodave ekzistuese. Sokrati, Platoni dhe Aristoteli, në punën e tyre arsimore, përdornin
me të madhe metodat mësimore. Mark Fabie Kuintiliani, në vend të ndëshkimeve trupore,
kërkon nga mësuesit të kohës së tij të përdorin metoda përkatëse mësimore.
Gjatë mesjetës, dominonte mendimi se mjafton përdorimi i vetëm një metode (monometodizmi).
Përkrahës të këtij mendimi nga kohët e mëvonshme janë: Jan Amos Komenski, Xhon Loku,
Rusoi, Pestaloci, Herbarti etj.
11
Mësimdhënia dhe metodat në klasë
Në këtë pjesë është shumë i rëndësishëm përdorimi i rrugëve dhe metodologjive për të forcuar
njohuritë muzikore. Disa nga teknikat e mëposhtme janë dhënë për të plotësuar më mirë
objektivat e orës së mësimit, duke i integruar ato me elementet dhe njohuritë muzikore të kësaj
kurrikule. Ato mund të përshtaten sipas nivelit të shkollës apo klasës ku ju jepni mësim. Cilado
qoftë rruga e ndjekur për mësimdhënie, ajo duhet:
• të edukojë kënaqësinë e të bërit të muzikës,
• të zhvillojë aftësitë për të kuptuar muzikën dhe për të mbajtur qëndrim ndaj saj,
• të zhvillojë aftësitë krijuese të çdo nxënësi.
Lodrat që lëshojnë tinguj të ndryshëm ose veglat muzikore janë shumë të dobishme për fëmijët.
Veglat muzikore lodra kanë një ndikim shumë të madh në zhvillimin e trurit, sidomos gjatë
periudhës së zhvillimit të neuroneve.
“Kur dëgjojmë muzikë, në tru krijohet një reaksion kimik, që në një farë mënyre na shpërblen
duke na dhuruar lumturi.”
12
QËLLIMI DHE OBJEKTIVAT E EDUKIMIT MUZIKORË
PARASHKOLLORË (PARAFILLORË)
Sigurimi i kushteve për zhvillimin fizik, intelektual, social, emocional dhe moral të fëmijëve janë
qëllimet e edukimit dhe arsimimit të përgjithshëm parashkollorë, në mënyrë që zhvillimi i tyre të
jetë më i suksesshëm dhe më i plotë.
Qëllimi në të vërtetë është mjaft kompleks, sepse zhvillimi i aftësive muzikore është një proces i
gjatë i transformimit kuantitativ dhe kualitativ i dispozitave muzikore të trashëguara.
Edukimi muzikor ka një varg objektivash të qarta edukative:
• Veprimtaria muzikore duhet t`u sjellë gëzim dhe disponim të mirë, si dhe të nxisë
emocione positive:
• Të përkrahet dhe të kultivohet spontaniteti i të shprehurit muzikor të lirë të fëmijëve, pra
të nxitën mundësistë krijuese të tyre:
• Të bëhen nismat e zhvillimit të veshit muzikor nëprmjet ndjenjës ritmike, melodike e të
memories muzikore:
• Të zhvillohet dhe të kultivohet zëri i fëmijëve dhe gradualisht të aftësohen për këndim
dhe muzikim individual dhe të përbashkët.
Realizimi i objektivave edukative - muzikore gjithnjë duhet të bazohet në mundësitë përjetuese
dhe përcepuese të fëmijëve të kësaj moshe. 5
Objektivat e metodikës së mësimit të muzikës: Objektin kërkimor të
metodikës së mësimit të muzikës e përbëjnë dukuritë, proceset dhe qështjet që i perkasin
edukimit muzikor, përkatesisht mësimit të muzikës. Nga vetë objekti i metodikës së edukimit
dhe të arsimimit të përgjithshëm muzikor dalin më afër objektivat studiues që i referohen, dhe
këto janë:
5Spahiu, Seniha. Metodika e Mesimit te Muzikes. Prishtine, 2008. Faqe 34-45
13
• Qëllimet dhe objektivat e edukimit dhe arsimimit muzikor, si dhe përcaktimi i
përmbajtjeve muzikore, duke marrw parasysh kriterin edukativ-muzikor në pajtim të
plotë më kërkesat qe i parashtrohen edukimit dhe arsimit të përgjithshëm.
• Duke u bazuar në kërkimet e pedagogjisëë muzikore, pedagogjisë së përgjithshme,
pedagogjisë së fëmijëve, psikologjisë së aftësive muzikore, didaktikës, si dhe shkencave
të tjera ndihmëse, t’i studioje dhe përcaktojë metodat, format dhe procedurat më të
përshtatshme që sjellin rezultate më tëkënaqshme në realizimin e qëllimeve dhe të
objektivave të edukimit dhe arsimimit të përgjithshëm muzikor.
• Së fundi, metodika e mësimdhënies së përgjithshme muzikore na aftëson neve studentëve
si nga ana teorike, ashtu edhe praktike, që të realizojmë me sukses në mënyrë sa më
krative, efikase dhe racionale edukimin e pergjithshëm muzikor.6
EDUKATA MUZIKORE Edukata muzikore e njohur në disa vende e shtete edhe si Pedagogjia e muzikës është një fushë, e
cila mirret me procesin e mësimdhënies dhe atij të të mësuarit në lëminë e muzikës. Rol të
rëndësishëm luajnë këtu përspektiva e edukimit, arsimimit, mësimdhënësit, nxënësit dhe ajo e
mësimdhënies. Pedagogjia e muzikës dallon nga pedagogjia muzikore e praktikës.7
Ç’është muzika?
Edukimi muzikor është pjesë përbërëse dhe shumë e rëndësishme e kurrikulës, e cila lidhet
ngushtë me zhvillimin intelektual, social, kulturor dhe afektiv të nxënësve. Duke punuar me
kurrikulën e re të muzikës, mësuesit u japin mundësi nxënësve të përftojnë aftësinë për të
zhvilluar, jo vetëm krijimtarinë e tyre dhe shpirtin kritik, por dhe aftësinë për të punuar
individualisht ose në grupe.
6Spahiu, Seniha. Metodika e Mesimit te Muzikes. Prishtine, 2008. Faqe 20-22
7 “Edukata Muzikore.” Wikipedia, 10 July 2017, sq.wikipedia.org/wiki/Edukata_muzikore
14
Muzika është pjesë e jetës sonë të përditshme dhe një formë joverbale e komunikimit dhe e
transmetimit të ideve përmes tingujve dhe simboleve muzikore.
Edukimi i veshit muzikor, dëgjimi, mësimi i notave, praktika vokale dhe instrumentale, shprehja
dhe krijimi zhvillohen të ndërthurura së bashku.
Kjo lëndë mundëson kombinimin e njohurive muzikore dhe teknikave, duke i përdorur ato për
t’u frymëzuar, për të imagjinuar, për të gjetur dhe për të shprehur ndjenjat. 8
Edukimi muzikor është fushë edukative e cila integrohet natyrshëm me fushat e tjera të kurikulit.
Integrimi ndërfushor bëhet gjatë gjithë procesit të edukimit parashkollor. E veçanta e edukimit
muzikor është se shtrihet në të gjitha aktivitetetet e fëmijës parashkollor, i nxitë dhe i frymëzon
fëmijët për aktivitetete të ndryshme.
Dëgjimi i këngëve, ritmit dhe librave me figura, është një mënyrë e madhe për të zhvilluar tek
fëmijët aftësitë komunikuese dhe të folurit. Këndimet dhe ritmet, kanë një ndikim të madh
pozitiv në gjuhën e një fëmije, po ashtu në zhvillimin e të shkruarit dhe të lexuarit.Studimet kanë
treguar atë se fëmijët të cilët e pelqejnë muzikën, këndimin, pretendojnë të flasin më thjeshtë.
8Majlinda Hala, and Violeta Shamku. Libër Mësuesi Edukim Muzikor 1-2-3-4-5. 2011, mediaprint.al/uploads/books/muzika-1-52.pdf
15
EDUKIMI DHE ARSIMIMI I NDJENJËS MELODIKE
Hyrje në edukimin dhe arsimimin e ndjenjës melodike
“Kënga mbetet vazhdimisht forma
me aktive e komunikimit muzikor”
Fëmija, para se t’i shqiptojë fjalët e para, para se t’i hedhë hapat e parë, fillon të reagojë ndaj
tingullit. Kështu, tingujt e fortë, të ashpër e shqetësojnë, e bëjnë të qajë, kurse tingujt e butë,
ninullat e nënës, e qetësojnë. Sado që kjo ende nuk është reagim muzikaliteti, është më tepër
reagim refleksiv ndaj frenkuencave akustike të intensitetit të ndryshëm, prapëseprapë mund të
konsiderohet një para-filllim i reagimit emocional ndaj karakterit të ndryshëm të tingujve. Ky
reagim është jo aq i diferencuar, sepse edhe emocionet ende nuk janë të qarta.
Pyetjes se ‘si hyn muzika në jetën e fëmijës?, mund t’i jepet përgjigjja: së pari, fëmija e përgjon
muzikën, pastaj e dëgjon më i përqendruar dhe më pastaj përpiqet ta riprodhojë. Që nga muaji i
gjashtë (6) fëmija kthehet në drejtim të muzikës, e përgjon dhe perpiqet të reagojë. Muzika zgjon
tek ai disponim, gëzim, qetësim.
Më vonë fillon ta kërkojë më me ngulm burimin e këngës dhe nga fundi i vitit të parë përpiqet ta
imitojë këngën e të rriturve, duke i inkuadruar edhe lëvizjet e duarve të veta. Në fillim, lëvizjet
nuk janë të kordinuara, por me kohë vjen duke u harmonizuar këndimi me levizjet-me rrjedhën
ritmike.
Ndjenja melodike ka zhvillim më të ngadalshëm në krahasim me ndjenjën ritmike. Deri nga
mosha dyvjeqare (2) fëmija nuk është në gjëndje të interpretojë në mënyrën të saktë terësi
melodike. Këndimi i fëmijëve nuk është sa duhet i diferencuar, është më tepër ligjerim i intonuar.
Kjo është fazë e këndimit, pra, është fazë kur fëmija bënë skicimin e përgjithshënm të vijës
melodike. Duke u bazuar në përshtypjet në rritje, si dhe aktivitetit të veshit muzikor, të organeve
të zërit, fëmija arrin të këndojë më me siguri lartësi tingëllore, përkatesisht përmbajtje muzikore.
16
Këndimi i sigurt është pasqyrë e përqendrimit të veshit, krijimit të përfytyrimeve dhe kordinimit
më të mirë të veshit muzikor dhe të aparatit të këndimit.
Në moshën shkollore edukimi dhe arsimimi muzikor-institucional ndikon dukshëm në ngritjen e
zhvillimit të aftësive muzikore, duke nxjerrë në pah edhe më shumë ndryshimet individuale.
Ndjenja melodike e nxënësve tregon gradë të ndryshme si në pikëpamje të përceptimit (kuptimit)
të terësive-ritmike(këngëve) ashtu dhe në prodhimin e saktë të tyre. Ky proces është i lidhur me
kujtesën muzikore.9
Këndimi
Dëgjimi i këngëve, ritmit dhe librave me figura, është një mënyrë e madhe për të zhvilluar tek
fëmijët aftësitë komunikuese dhe të folurit. Këndoni fëmijës suaj. Fëmijët nuk duan asgjë më
shumë se zërin e prindërve. Këndimet dhe ritmet, kanë një ndikim të madh pozitiv në gjuhën e
një fëmije, po ashtu në zhvillimin e të shkruarit dhe të lexuarit.
Studimet kanë treguar atë se fëmijët të cilët e pelqejnë muzikën, këndimin, pretendojnë të flasin
më thjeshtë. Këndimi është komponent shumë i rëndësishëm i edukimit dhe i arsimimit të
përgjithshëm muzikor. Ai paraqet formë shumë aktive të mësimdhenies muzikore, sidomos kur
këndohet bukur dhe drejtë. Pjesëmarrja në këndim ndikon në mënyrë të jashtëzakonshme në
zhvillimin e veshit muzikor dhe njekohësisht kultivon zërin e nxënësve.
Nxënësit në këtë veprimtari janë shumë aktivë dhe kur kjo realizohet në mënyrë artistike bëhët
burim i gëzimit krijues dhe i vetëbesimit. Krijohet gjendje shpirtërore shumë pozitive duke e
rritur entuziazmin jetësor.
Këndimi i këngëve të kompozitorëve kombëtarë dhe botërorë, të stileve dhe të epokave të
ndryshme, zgjeron kulturën muzikore dhe horizontin e pergjithshëm kulturor të nxënësve.
Këndimi i përbashkët i bëë nxënësit entuziastë, ngase e ndiejnë vetën pjesë të një bashkësie që ka
efekt komplekt në formimin e personalitetit, si dhe të vetëdijësimit social.
9Spahiu, Seniha. Metodika e Mesimit te Muzikes. Prishtine, 2008. Faqe105-106
17
Kënga në edukimin dhe arsimimin muzikor
Kënga zë vënd të veqantënë procesin mësimor, sepse në tërë aktivitetin mësimorë këndimi është
forma më e shpeshtë. Kënga, si krijim më elementar, më i lashtë muzikor i njeriut është më e
afërt për të. Toni i shoqëruar më fjalën arstistike i krijon njeriut përshtypje shumë të fuqishme
me ndjësi intime. Kjo begati e ndjenjës dhe e mendjës së njeriut, kjo gjuhë emocionesh, që
depërton në vetëdije, po edhe në nënvetëdije, duhet t’i afrohet fëmijës-nxënësit sa më herët, sa
më shumë- të edukohet, të aftësohet, ta dojë atë, të jetë i gatshëm ta dëgjojë dhe ta këndojë.
Cila këngë duhet të mësohet dhe me qfarë procedure metodike?
Mëqenëse kënga është produkt i krijuar nga tingulli muzikor dhe fjala artistike, duhet patur
kujdes që, si njëri element përbërës i saj, ashtu edhe tjetri, të kenë vlerë artistike. Ky qëllim duhet
të jetë imprevativ në zgjedhjën e këngës, sepse vetëm kënga me vlerë artistike muzikore-poetike
mund të edukojë, ndaj ky është dhe qëllimi i këngës. Vend të merituar do të ketë kënga popullore
autktone (e burimit), pulsi dhe fryma e së cilës jeton thellë në qenien e nxënësve tanë. Numri i
madh i këngëve nga literaturës e muzikës artistike janë thesarë i artë për ndikim pozitiv në
pikëpamje edukative-artistike.10
Ndërtimi muzikor i këngës ka rëndësi të veqantë. Kënga e zgjedhur duhëet të ketë melodi të
bukur, me logjikë dhe freski intonative-tonale, qëështë e lidhur organikisht me ritmin përkatës po
aq të rëndëishëm. Krahas melodisë dhe ritmit, forma e këngës është elementi integrues dhe
vetëm kur ajo është e qartë dhe e logjikshme kënga fiton terësinë e saj shprehëse. Edhe ambitusi i
këngës është element përbërës i saj, prandaj duhet të sillet në mediumin e regjistrit të zërave të
moshës së caktuar.
10Spahiu, Seniha. Metodika e Mesimit te Muzikes. Prishtine, 2008. Faqe 118-120
18
Procedura metodike e përpunimit të këngës sipas veshit
Përpunimi i këngës sipas veshit është procedurë në mesimdhënie, por ajo është e pranishme edhe
gjatë tërë edukimit dhe arsimimit të përgjithshëm muzikor. Procedura metodike e përpunimit
mund të realizohet në variante të ndryshme. Fillimisht duhet të zgjedhet qështja se kur dhe si do
të bëhët prezantimi i parë i këngës dhe më pastaj, në pajtim me këtë, vazhdon procedura e
metejshme e përpunimit.
Njëra nga variantet (1) e mundshme është kur nëpërmjet bisedës hyrëse, e cila lidhet me
përmajtjen poetike të këngës, krijohet disponim i mirë, atmosferë e përshtatshme për ta filluar
procesin e përvetësimit të këngës. Në vazhdim bëhët recitimi i vargjeve dhe analiza e tyre për të
arritur te demonstrimi i këngës nga mesimëdhë nësi.
Varianti tjetër (2) i procedures realizohet në mënyrë që pas bisedës rreth përmbajtjes dhe titullit
të këngës bëhët demonstrimi i saj nga mësimdhënësi për të vazhdur proceduren e mëtejshme.
Variantinëvijim (3) ndryshon nga variantetet e para, sepse procedura fillon me demonstrimin e
drejtperdrejte te kenges nga mesimdhenesi dhe pastaj behet njohja e perbajtjes poetike dhe titulli
I kenges per te vazhduar procedura e metejshme.
Procedura e plote metodike e perpunimit te kenges sipas varianteve te paraqitura mund te
sqarohet edhe me mire nepermjet pasqyres ne vijim, ku verehen te gjitha fazat e procedures
metodike prej fillimit deri te perkryerja artistike e kengës.11
11Spahiu, Seniha. Metodika e Mesimit te Muzikes. Prishtine, 2008. Faqe 120-121
19
Përjetimi i këngës nëpërmjet demonstrimit
Prezantimi i drejtëpërdrejtë i këngës nëpërmjet demonstrimit nga mësimdhënësi bën që nxënësi
ta përjetojë tërë bukurinë e këngës me të gjitha nuancat muzikore e gjuhësore, të zgjohet
interesimi i tyre, të nxitet kërshëria për këngën e re. Kjo mund të arrihet jo vetëm kur ajo i ka të
gjitha ato cilësi artistike, por nëse edhe paraqitja e parë e këngës bëhët në mënyrë artistike, që
nënkupton se mesimdhënësi duhet t’i njohë kërkesat elementare të këndimit të drejtë dhe të
bukur. Duke kënduar me artikulim të mirë, sidomos me shqiptim të drejtë të fjalëve, frymarrje të
drejtë, qëndrim dhe mimikë të duhur, e bën më interesante përmbajtjen muzikore dhe gjuhësore
të saj. Kështu lind dëshira e nxënësve që edhe të këndojnë këngën në këtë mënyrë.
Duke e filluar procedurën metodike të përpunimit të këngës në mënyrë direkte me demonstrimin
e saj, njëkohësisht krijohet disponimi i mirë si parakusht për ta përjetuar atë.12
Përvetësimi i këngës
Para se të filllojë përvetësimi i këngës është e nevojshme që ajo të demonstrohet edhe një herë në
terësi, pastaj të kalohet nëpërvetësimin e saj. Kjo duhet të bëhët për ta ripërtrirë përjetimin e
këngës, gjë që nxit gaditshmërinë e nxënësve për ta përvetësuar. Tash fillon faza analizuese-
sintetizuese e procedures së përpunimit të këngës, ngase ajo së pari ndahet në fraza(analiza), të
cilat përvetësohen dhe më pastaj lidhen në terësi më të mëdha (sinteza) deri në fund të këngës.
Vetë procesi i përvetësimit të këngës sipas veshit zhvillohet duke i dëgjuar, mbajtur mend dhe
reduktuar frazat me kendim altrenativ në mes të nxënësve dhe mësimdhënësit në formë “të
jehonës”. Për këtë arsye të mbajtjes së intonacionit të pastër dhe mos-shkëputjes së frazave, ato
në kalimet alternative duhet të këndohet pa ndërprerje.
Këndimi i tillë zhvillon veshin muzikor të nxënësve, sidomos memorien, ndjenjën për tërësinë e
formës së këngës, tërësinë e kuptimit të vargjeve, si dhe mundëson aktivitetin e plotë të tyre.
Kështu veprohet deri në përfundimin e melodisë, përkatësisht strofës së parë e më vonë duke
përfshirë edhe strofat tjera.
12Spahiu, Seniha. Metodika e Mesimit te Muzikes. Prishtine, 2008. Faqe 122-123
20
Përkryerja artistike e këngës nëpërmjet përforcimit
Rëndësia e kësaj faze qëndron në faktin se përforcimi nuk është përsëritje stereotipe, por faze me
plot kreativitet, duke sjellë në qdo interpretim ndonjë risi.
Kënga mund të këndohet në tërë klasën, në grupe dhe në mënyrë individuale. Qdo herë duke
zbatuar këndim të drejtë dhe të bukur: duke kënduar me gjallëri emocionale në temp dhe ngjyrim
dinamik përkatës, mund të arrihet interpretimi artistik që sjell përjetime të thella emocionale-
estetike.
Në kuadër të interpretimit të këngës duhet të theksohet rëndësia e veqantë e këndimit të butë (të
lehtë) si nga pikëpamja estetike, ashtu edhe teknike. Bukuria e zërit të nxënësve shprehet
sidomos në këndimin e lehtë, prandaj nuancat dinamike brenda suazave “messo piano -
messofortë (masatarisht lehtë-mesatarisht fortë)” janë më të përshtatshme. Kjo nuk do të thotë se
nuk do të këndojnë edhe fuqishëm, kur atë e kërkon qasti psikologjik i këngës.
Nga aspekti teknik këndimi i butë ndihmon zgjerimin e ambitusit të zërave të nxënësve, vërejtjen
e gabimeve eventuale gjatë këndimit, si dhe ruajtjen e zërave të njomë të tyre, sidomos nga
këndimi i fortë, ndaj të cilit anojnë, për shkak të zhvillimit të hovshëm psiko-fizik.13
PËRDORIMI I INSTRUMENTEVE NË KËNGË
Në metodikën e përpunimit të këngës vërehen qëndrime të ndryshme lidhur me përdorimin e
instrumentit. Disa pedagogë muzikorë mendojnë se përdorimi i instrumentit gjatë ushtrimit të
këngës së re nuk është i arsyshëm, sepse nxënësit, të mbeshtetur në intonimin e instrumentit, nuk
bëjnë përpekje të duhur për ta intonuar këngën me zërin e tyre. Sipas këtij mendimi del se
këndimi me shoqërim instrumental ose zëvendësimi i zërit të mesimëdhënësit me instrument nuk
e zhvillon sa duhet këndimin e pavarur të nxënësve. Megjithatë, kjo vërejtje që nuk është
krejtësisht pa vend, mund të modifikohet me përdorimin komplementar të instrumentit, duke mos
e zvogëluar rolin e këndimit aktiv të nxënësve dhe të mesimdhënësit.
13Spahiu, Seniha. Metodika e Mesimit te Muzikes. Prishtine, 2008. Faqe 123
21
Shikuar nga praktika, është fakt se këndimi i mesimdhëniës është mjeti primar, por jo dhe i
vetmi. Herë-herë instrumenti e zëvendëson mesimdhëniën. Shpesh zëvendëson edhe zërin e
njomë të nxënësve, por ata atëherë mund të mos jene pasivë. Përkundrazi, mund të bëhët këndimi
i brendshëm, gjatë të cilit veprimtaria fiziologjike e zërit zëvendësohët më dëgjim dhe me proces
mendor.
Njohuritë e fituara në këtë mënyrë janë mjaftë të qëndrueshme. Përveq kësaj, kur melodia
zhvillohet nga dy burime tingëllore të ndryshme, bëhët i mundshëm zhvillimi më i gjerë i
përceptimeve muzikore. Kënga e pasuruar më shoqërim harmonik funksional zhvilllon ndjenjën
harmonike të nxënësve, e kjo është objektiv mjaftë i rëndësishëm i edukimit dhe i arsimimit
muzikor.
Hyrja instrumentale, që i bëhët këngës, e percakton tempin, mundëson fillimin e përbashkët të
këngës, pastaj kalimet mes strofave padyshim, zgjojnë vëmendjën e tyre më shumë se sa kur
këndojnë vetëm “a capella” ( pa shoqërim instrumental). Së fundi, përjetimi artistik është i
fuqishëm kur zëri i nxënësve pasurohet me shoqërim instrumental, duke u arritur një formë e
lartë dhe komplekse e muzikimit të nxënësve.14
Përpunimi i elementeve muzikore të këngës
Në hyrje të procedurës, këngën e interpreton mësimdhënësi me qëllim të perjetimit të saj nga
nxënësit. Kjo njëkohësisht krijon disponim të mirë dhe nxitje për përvetësimin e këngës.
Përpunimi i ritmit
Vetë melodia e këngës si terësi melo-ritmike, duhet të zbërthehet në elementet përbërëse.
Duke analizuar melodinë do të vëqohet së pari ritmi, por, para se të punohet, vërehet masa, në
këtë rast edhe paramasa. Poashtu veqohen dhe ushtrohen paraprakisht motivet karakteristike me
paramasa, që të mos paraqesin vështirësi gjatë interpretimit të ritmit në terësi.
14Spahiu, Seniha. Metodika e Mesimit te Muzikes. Prishtine, 2008. Faqe 125
22
Përpunimi i melodisë, i vargjeve. Procedura përfundimtare (sinteza
e melodisë dhe vargjeve)
Procedura e përpunimit të këngës sipas veshit kërkon nga mësimdhënësi që ta prezantojë (ta
demonstrojë) këngën në mënyrë sa më të kompletuar, me intonacion e ritëm të saktë dhe realizim
sa më artistik. Preferohet që në këtë prezantim të parë, mësimdhënësi ta shoqërojë këngën më
shoqërim harmonik në instrument, në mënyrë që të ndihet e tërë “atmosfera” e këngës dhe të
krijohet një disponim i mirë.
Përpunimi i melodisë: Interpretimi i lartësive tonale me solmizim në kuadër të melodisë kërkon
parapërgaditje, së pari duke e kënduar shkallën në të cilën është kënga, si dhe ushtrimin e
motiveve melodike me kërcime intervalore. Për ta mësuar mëlodinë e këngës, mësimdhënësi
interpreton fraza të rrumbullakuara (fjali), të cilat pas tij i përsërisin nxënësit në formë “jehonë”
pa ndërprerje. Mësimdhënësi herë pas here e shoqëron këngën në instrument për të mbështetur
intonacionin e saktë. Melodia mësohet me tekst poetik, por edhe me rrokje neutral si: alternativë
për të pasur përsëritje sa më kreative. Pasi të jetë mësuar e gjithë melodia e këngës, nxënësit e
këndojnë të gjithë këngën në tërësi të shoqëruar në instrument nga mësimdhënësi.
Përpunimi i vargjeve: Fillimisht bëhët recitimi i vargjeve që të përjetohet dhe të kuptohet
përmbajtja poetike, kurse në vijim të procedures bëhët ligjerimi ritmik i tyre për t’u përshtatur
gjatësive ritmike të melodisë. Shqiptimi i qartë me theksin e drejtë pa dyshim do të kontribojë në
përjetimin dhe kuptimin e përmbajtjes poetike. Mjeshtrit e këngës thonë: “Këndo sikur të
flasësh.” Edhe nxënësit e shoqërojnë ritmin me duartrokitje (me aranzhim sa më kreativ).
Procedura përfundimtare (sinteza e melodisë dhe vargjeve): Kur të jenë përpunuar të dy
elementet përbërese të këngës (vlen të ceket se përmbajtja e këngës duhet të jetë me tekst
adekuat për moshën e ciklit parashkollor), do të bashkohen në një terësi muzikore-poetike. Me
këtë rast duhet të shpjegohet se zakonisht në qdo ton vjen një rrokje, por ngjan që nëpërmjet
lidhjes shprehese të mundësohet këndimi i dy a më shumë toneve në një rrokje.
23
Përkryerja artistike e këngës- Gjatë gjithë kohës duhet synuar interpretim sa më artistik, duke
pasur kujdes në tempin allegro(gëzueshëm) dhe një contrast dinamik në mes të pjesës a dhe b të
këngës.
Përkryerja artistike e këngës sipas tekstit notal, si dhe përdorimi i instrumenvteve i nënkupton
të gjitha kërkesat e interpretimit muzikor, qe u prezantuan gjatë përpunimit të këngës sipas
veshit. 15
Përpunimi i këngës- Bëhët prezantimi i përmbajtjës poetike të këngës dhe titullit të saj, duke e
recituar mësimdhënësi. Në vazhdim, bashkë më nxënësit, analizohet përmbajtja e saj. Përsëritet
demonstrimi i sërishëm i këngës nga mësimdhënësi.
15Spahiu, Seniha. Metodika e Mesimit te Muzikes. Prishtine, 2008. Faqe 130-131
24
Disa foto nga praktika me nxënësit e nivelit parashkollor gjatë kohës së studimeve
Fig.1. Foto nga praktika ku tregon, fëmijët duke
ngjyrosur në librin e caktuar.
Fig. 2. Në foto vërehët buzëqeshja dhe entuziazmi i fëmijëve pas përfundimit të punimit të
luleve me mjete recikluese.
25
Spjegimi më detajisht i planit mësimor
Sikur qdo ditë tjetër, fëmijët po vinin dhe i prisja te dera që t’u dhuroja mirë se ardhje.
Ata më përshëndetën me plot ëmbëlsi.
Plotësuam kalendarin.
Përsëritëm stinet e vitit, muajt e vitit, ditët e javes. Gjithashtu komentuam motin e asaj dite.
Në takimin e përbashkët me fëmijët biseduam për qiellin, hënën, yjet. Njëri pas tjetrit treguan një
ëndërr të bukur që ata kanë parë.
Bashkëbiseda po zgjerohej, në mënyrë që të kyqemi tek kënga “Ëndrra” që do të mësohej sot.
KËNGA“ËNDRRA”
I II
Një ëndërr të bukur, Dua të fluturoj,
un e shikoj. e të ngjitem lart në re.
Duket sikur nisem, E të bëhëm yll,
të fluturoj. të shkëlqej si një diell.
Refreni
Por kur nis të udhëtoj,
qiellit i afrohem.
Sapo diellin e takoj,
më del ëndrra e zgjohem.
Unë do të ngjitem lartë mbi re,
se e ndjej në zemër.
Sa vjen ora shkoj e fle,
ta shikoj në ëndërr.
26
Në magnetofon dëgjuam regjistrimin e këngës.
E këndova frazën e parë të këngës, me nga dy përsëritje të rreshtave.
“Një ëndërr të bukur,
unë e shikoj.
Duket sikur nisem,
të fluturoj.”
E këndova së bashku me fëmijët njëherësh deri sa e mësuam mirë.
Në të njejtën procedurë vazhdova e këndova edhe frazën e dytë për fëmijët.
“Dua të fluturoj,
e të ngjitem lart në re.
E të bëhëm yll,
të shkëlqej si një diell.”
Fëmijët e mësuan lehtë këngën, I’u kërkova ta përsëritin disa herë e më pastaj kaluam te refreni.
“Por kur nis të udhëtoj, Unë do të ngjitem lartë mbi re,
qiellit i afrohem. se e ndjej në zemër
Sapo diellin e takoj, Sa vjen ora shkoj e fle,
më del ëndrra e zgjohem. ta shikoj në ëndërr.”
27
Tek refreni, e këndova me fraza ku u ndala pjesë pjesë për ta diskutuar deri kur arritën ta
mësojnë të gjithë.
Loja për këngën
Fëmijët e formuan rrethin të kapur dorë për dore. Esenca e rrethit ishte që të gjithë fëmijët ta këndojnë këngën e mësuar së bashku.Ata shprehen entuziazëm dhe ishin të gëzuar për këngën.
Pjesa përfundimtare e orës: Fëmijëvë I’u kërkua të shprehin përmes vizatimit ëndrrën e tyre më të bukur.
28
Konceptet(njohuritë) kryesore që mësohen përmes arteve
• Tingulli, • Vija, • Ngjyra, • Forma, • Hapsira, • Drejtëpeshimi,
• Melodi, • Harmoni, • Dinamike, • Rol/karakter, • Këngë, • Pjesë instrumentale,
• Prespektiva, • Lëvizja , • Ritëm,
Parimet
• Kontrasi, • Përseritja, • Ndryshimi, • Krahasimi, • Theksi, • Ekuilibri, • Tërsia,
Veprimtaritë kryesore artistike:
• Këndimi, • Interpretimi në instrumente muzikore, • Loja(kreative), • Vizatimi, ngjyrosja, modelimi, • Vallëzimi, • Loja teatrale, skeqi,dialogu etj,
• Valle, • Dramatizëm (lojë teatrale), • Pejsazh, • Portret, • Dizajn/zbukurim, • Natyrë e qetë, • Orkester. • Kor, • Ekspozitë. • Shfaqje/performancë etj.
29
ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Fusha kurrikulare: Ed.Muzikore / Lënda: / Shkalla e kurrikulës: 1 / Klasa: Parafillore
Koncepti bazë i fushës së kurrikulës: Tekstet letrare dhe joletrare
Tema / njësia mësimore: Kënga “ Ëndrra”
Kontributi në rezultatet e kompetencave kryesore për shkallën I: I-4, III-1, IV-2.
Kontributi në rezultatet e fushës së kurrikulës për shkallën I: 1.3, 2.2
ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Fjalët kyçe: qielli, hëna, yjet.
Rezultatet e të nxënit të lëndës: Të këndojë këngën “ Ëndrra”.
Shqipton saktë tekstin e këngës.
Kriteret e suksesit: Shpreh informacionet e tij rreth këngës
Mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: magnetofon, CD, zilka, lapsa me ngjyra, fletë A4, ngjyra
Përdorimi i TIK-ut:
Çështjet e ndërlidhura (korrelacioni): Gjuhë komunikim, Jeta dhe Puna, Art
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE RRJEDHËS SË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Pjesa hyrëse: Në takimin e përbashkët ndërrojmë kalendarin dhe pastaj ftojmë fëmijët të flasin për
qiellin, hënën, yjet dhe emocionet që provojnë gjatë soditjes. Nxiten të tregojnë një ëndërr të bukur që ata kanë
parë.
Pjesa kryesore: Degjojmë regjistrimin e këngës në magnetofon, dhë mësojmë tekstin e melodinë në fraza ose fjali.
Këndohet kënga nga edukatorja pjesë pjesë ku ndalem dhe komentojmë tekstin, këndohet kënga deri sa mësohet
mirë nga fëmijët duke i motivuar ata që kënduan mirë.
Pjesa përfundimtare dhe vlerësimi i të nxënit të orës mësimore: I’u kërkoj fëmijëve të shprehin përmes
vizatimit ëndrrën e tyre më të bukur.
30
REZYMEJA
Në këtë temë diplome është trajtohuar metodika e mesimit të këngës. Si fillim është spjeguar
zhvillimi historik i Edukates Muzikore, duke ofruar të dhëna për zhvillimin e edukimit muzikor.
Më pas duke vazhduar me metodiken- si një mënyrë dhe formë e veprimit në punën mësimore
me anë të ligjerimit, duke pasuar me historikun e metodologjise si dhe metodat e mesimdhenies
në klasë. Poashtu, punimi ka ofruar të dhëna mbi objektivat e edukimit muzikor parashkollorë, si
psh nxitjen e emocioneve pozitive, inicimin e interesimit për muzikë, kultivimin e spontanitetit të
të shpehurit muzikorë etj.
Rëndësia edukativo-arsimore e muzikës poashtu është elaborouar ne kete punim. Këndimi
gjithashtu është zgjeruar si temë, duke diskutuar se qfarë rëndësie ka kënga në edukimin dhe
arsimimin muzikor, cila këngë duhet të mësohet dhe me qfarë procedure metodike. Për më
shumë, rëndësi e posaqme i është dhënë formave të përjetimit të këngës, si: përjetimin e këngës
përmes demostrimit, përvetësimin e këngës, përkryerjen artistike të këngës, përdorimin e
instrumenteve në këngë, përpunimin e ritmit, melodisë, vargjeve etj. Si përfundim në temë janë
paraqitur disa foto nga praktika me nxënësit e nivelit parashkollorë gjatë kohës së studimeve, si
dhe plan programi mësimorë gjatë një dite të praktikes.
E gjithë puna ime deri këtu reflekton një temë mjaft interesante dhe me rëndësi sistematike për ta
hulumtuar dhe studiuar. Ishte një temë mjaft interesante dhe emocionusese. Muzika dhe edukimi
i saj paraqesin pjesët më kryesore të jetës së njeriut. Kjo temë le të kuptojë se sa është i
rëndësishëm edukimi muzikorë në ngritjen e individeve në aspekte të ndryshme jetësore.
Muzika ka ekzistuar krahas me njeriun, duke marrë parasysh që qdo tingull në natyrë reflektohet
në melodi dhe muzikë. Gjatë kohës është zhvilluar aq shumë dhe i është jepur rëndësi e madhe,
duke shërbyer kështu si pjesë e pa ndashme e jetës sonë.
Fokusi kryesore i kesaj teme është tek fëmijët e nivelit parashkollorë, dhe rëndësinë e muzikës në
zhvillimin e tyre.
Gjatë punimit të kësaj teme të diplomes, kisha eksperienca të ndryshme. Vet rëndësia e temës më
ka shtyrë që edhe në të ardhmen të orientohem duke i japur interes të veqantë. Mësova shumë se
31
si mund ti aplikojë njohuritë gjatë viteve të studimeve, poashtu dhe praktikës, në një punim i cili
e përshkruan më së miri rëndësinë e edukates muzikore tek të gjitha gjeneratat, me fokus në
fëmijët e sistemit parashkollorë.
32
REFERENCAT
Materiali nga Librat
1. Spahiu, Seniha. Metodika e Mesimit të Muzikës. Prishtinë, 2008. Faqe 20-131
2. Majlinda Hala, and Violeta Shamku. Libër Mësuesi Edukim Muzikor 1-2-3-4-5. 2011,
Faqe 1-52.
33
Materiali nga Interneti
3. Instrumenti Muzikor. 31 Dec. 2008, sq.ëikipedia.org/ëiki/Instrumenti_muzikor.
4. Muzika e Rilindjes Evropiane. Ëikipedia Foundation, 19 Mar. 2018,
sq.ëikipedia.org/ëiki/Muzika_e_Rilindjes_Evropiane.
5. “Muzika Shqiptare.” Ëikipedia, 16 May 2018, sq.ëikipedia.org/ëiki/Muzika_shqiptare.
6. “Edukata Muzikore.” Ëikipedia, 10 July 2017, sq.ëikipedia.org/ëiki/Edukata_muzikore.