17
UNIVERSITETI PUBLIK HAXHI ZEKA FAKULTETI I BIZNESIT- PËJË SHKENCAT E APLIKUARA TE BIZNESIT- PËJË LËNDA: Menaxhment TEMA: Menaxhimi i rrezikut në ndërmarrje 1

Punim seminarik ne menaxhment

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Punim seminarik ne menaxhment

UNIVERSITETI PUBLIK HAXHI ZEKAFAKULTETI I BIZNESIT- PËJË

SHKENCAT E APLIKUARA TE BIZNESIT-PËJË

LËNDA: MenaxhmentTEMA: Menaxhimi i rrezikut në ndërmarrje

Mentori: Studentet:Prof.Dr.Ass.Ibish Mazreku Mirlinda Avdia Faton Imeraj Fitore Hysenaj Suzan Tola

Pejë2013

1

Page 2: Punim seminarik ne menaxhment

PËRMBAJTJA

1. PERKUFIZIMI I NDËRMARRËSISË

2. PROFILI I NDËRMARRËSIT

3. MJEDISI / RRETHINA E BIZNESIT TË VOGËL DHE TË MESËM

4. MENAXHIMI I RREZIKUT NË NJË BIZNES

5. LLOJET E RREZIQEVE

6. MUNDËSIT PËR PARANDALIMIN E RREZIKUT

2

Page 3: Punim seminarik ne menaxhment

PERKUFIZIMI I NDËRMARRËSISË -Nga definicionet e shumta ne do të përkufizojmë ndërrmarësinë në mënyrë të përshtatshme. Richard Cantilllon ndërmarrësin e shihte si aktivitet ekonomik në kushte të pasigurisë.Peter Drucker ndërmarrësinë e paraqet si biznes që organizohet dhe kryhet në mënyrë sistematike dhe të efektshme. Sipas Drakerit, ekonomia nderrmarrëse është fenomen kulturor dhe psikologjik, po aq sa është edhe fenomen ekonomik dhe teknologjik.Thënë shkurt, Ndërrmarrësia si kulturë dhe koncept i të menduarit ekonomik, paraqitet si nje resurs i rrallë, si agjent i ndryshimeve shoqërore (dhe politike). Arma kryesore e ndërmarrësisë është “destruksioni kreativ “ dhe novatorizmi sistematik.

Ëickham numëron disa nga keto atribute :• Rreziku ( risku) • Efektiviteti dhe eficienca – ndërmarrësi siguron eficencë ekonomike nëpermjet

krijimit te fitimit e që paraqet një shpaguarje / kthim të investimeve - shpërblimin për sakrificën

• Inovacioni Kuratko dhe Ëelsch numërojnë katër karakteristika qenësore të ndërmarrësit :

• Njohja e shansave në treg • Gadishmëria për pranimin e rrezikut• Aftësia për të siguruar resurset ( burimet) për investim• Aftësia për të menaxhuar biznesin

PROFILI I NDËRMARRËSIT

Zimmerer dhe Scarborough ( 1998) : një person që krijon një biznes duke u ballafaquar me rrezikun dhe duke synuar realizimin e fitimit dhe rritjen e biznesit duke përfituar nga shansat dhe aftesia për të siguruar dhe menaxhuar resurset ( burimet) .Ndërmarrësi i lëvizë burimet nga një fushë me fitim më të ultë në një fushë me fitim më të lartë përfshirë këtu njerzit, objektet, materialet dhe paranë.(D.Stoks, 29, 2003)

MJEDISI / RRETHINA E BIZNESIT TË VOGËL DHE TË MESËM

• Mjedisi miqësor dhe kërcenues• Mjedisi makro( niveli nacional/ shtetëror dhe ndërkombëtar) dhe mjedisi mikro

(niveli lokal).• Mjedisi nacional/ ndërkombëtar ka të bëjë me poltikat ekonomike të një vendi

( taksat, kredia, valuta, stabiliteti makroekonomik – inflacioni, valuta, punësimi,ndryshimet socio-demografike, ndryshimet teknologjike)

• Mjedisi lokal ( mikro) ndërlidhet me kushtet sociale dhe ekonomike në lokalitete të caktuara apo në sektorë specifik si dhe me nevojat e konsumatorëve.

3

Page 4: Punim seminarik ne menaxhment

MENAXHIMI I RREZIKUT NË NJË BIZNES

Risku është definuarë si një ngjarje e mundshme që ndodhë dhe që ka implikime negative ne ndërmarrje.Rreziku është element faktual fundamental i jetës së një biznesiRreziku mund të ketë domethënie të ndryshme për njerëz të ndryshëm, por çdonjëra nga këto rreziqe mund të ketë pasoja të pa-evitueshme financiare. Rreziqet janë ose të brendëshme ose të jashtme për organizatën dhe se disa nga këto rreziqe është e pamundur të kontrollohen.

Menaxhmenti i riskut është proces i cili merret me menaxhimin e probabilitetit ose ashpërsis negative të rasteve në një gamë apo brenda kufinjeve të percaktuar nga ndërmarrja.

Rreziku: Është definuar si një ekspozim i gjasave (shanseve) për humbje. Rreziku gjithashtu është definuar si një mundësi e paraqitjes së një ngjarjeje jo të favorshme si dhe potencialit të mundshëm për implikimet e sajë në ndërmarrje.

Menaxhimi i rrezikut është proces i menaxhimit të mundësisë së paraqitjes së një ngjarje jo të favorëshme deri në një shkallë të pa-pranueshme apo brenda kufinjëve të caktuar nga një ndërmarrje.

4

KONKURENTËT

ZËVENDËSUESITProduktet / Shërbimet

FURNIZUESIT KONSUMATORËT

KOMPANIA JONË

- Produkti- Shërbimi- Organizimi

SISTEMI FINANCIAR

FAKTORËT SOCIAL

RRETHINA POLITIKE

RRETHINA EKONOMIKE

RRETHINA

Page 5: Punim seminarik ne menaxhment

Sistemi i menaxhimit te riskut është një metodë që në mënyrë sistematike bënë identifikimin, vlerësimin dhe menaxhimin e risqeve qe përballet ndërmarrja.

Analiza e mundesive për rrezikun – është një proces i identifikimit të rrezikut. Me rastin e kryerjes së analizave për rreziqet duhet të pytemi:

1. Çfarë është një ngjarje me rrezik?2. Cilat janë shkaqet që shpiejnë deri tek një rrezik?3. Si monitorohen rreziqet?

LLOJET E RREZIQEVE• Ngjarjet natyrore• Rrethanat politike • Rrethanat ekonomike• Teknologjia • Sjellja e njerëzve • Marëdhëniet legale dhe komerciale • Shtrirja, struktura menaxheriale dhe kontrolli

Nga kjo shtrohet pyetja se cilat burime të vlerave nevoiten të mbrohen? Asetet fizike – Toka, ndërtesa, paisjet dhe inventari (malli)

Asetet fizike – Paratë e gatshme, paratë e pritëshme, borxhi, investimet, ekuiteti. Asetet e konsumatorëve – Konsumatorët, kanalet dhe filialetCilat burime të vlerave nevoiten të mbrohen? Punëtori dhe furnizuesi i aseteve – Punëtorët, furnitorët dhe partnerëtOrganizimi i aseteve – Strategjia, njohuritë, vlerat, sistemet, inovacionet dhe emrat e firmave.

Nga mos menaxhimi i mire vjen deri te shfaqja e pasojave të mundëshme të rreziqeve të cilat mund të veqohen :

Performanca (rezultatet) e dobët Informimi jo –adekuat Humbja e theksuar e klientëve dhe furnizuesëve Humbja e tregut Aplikimi jo-efikas Humbja e moralit Strategjitë e vjetërsuara apo të paqarta Kostot e tepruara

Vlerësimi i rrezikut Me rastin e vlerësimit të rreziqeve duhet shtruar pyetjet ne vazhdim:

1. Përse dëshironi të njoftoheni lidhur me shkallën e rrezikut? 2. Çfarë do të vlerësoni?3. Si do të bëni një vlerësim të tillë?4. Ku do të bëhet vlërësimi i caktuar i shkallës së rrezikut?5. Kur do të bëhet një vlerësim i tillë?

5

Page 6: Punim seminarik ne menaxhment

Identifikimi i zonave kritike në resikun e ndërmarrjeveTre reziqet më të mëdha në operacionet e rrezikut janë :

Risku Operative Risku Financiare Risku Strategjik

Rreziku operacional -Ky rrezik është një funksion i kontrolleve të brendshme, sistemet e informacionit, integritetin e punonjësve dhe proceset operative

Ato përfshijnë: 1. Risku i kredive 2. Riskun e transaksioneve 3. Riskun e mashtrimit

• Risku i Kredis: përmbledh humbjen e të ardhurave qe rezultojnë nga ndërmarrja dhe në paaftësin e tyre për të mbledhur të ardhurat e parashikuar të interesit si dhe humbjen e kapitalit.

• Risku i transaksioneve: ngritet në baza ditore në ndërmarrje si transaksionet që janë proceduar, ato janë të larta për ndërmarrjet, ato trajtojnë një volumi te lartë të transaksioneve të vogla të përditshme

6

Risk Management Feedback Loop

Identify, assess and prioritize risks

Develop Strategies

and policies to measure

risk

Design policies and procedures to mitigate

risks.

Implement and assign Responsibility

Test effectiveness and evaluate

results.

Revise policies and procedures

Rishikimii Procedurave dhe Politikave

Caktimi dhe zbatimi I pergjegjesis

Identifikimi, vlersimi dhe prioritetet e rezikut

Dizajnimi I politikave dhe procedurave per zbutjen e reziqeve

Zhvillimi i strategjive politikave per te matur reziqet

Testet efektive dhe vlersimi I rezultateve

Page 7: Punim seminarik ne menaxhment

• Risku i mashtrimit: i referuara si rrezik integriteti, rreziku mashtrimit është rreziku i humbjes i të ardhurave ose të kapitalit, si rezultat i qëllimshëm i mashtrim nga një punonjës apo klient

Ndërmarrjet ballafaqohen me rrezikun e misionit nëse ato nuk bëjnë definimin e qartë të cakut në treg. Ndërmarrjeve mundet gjithashtu t’iu mungoj mekanizmi i të siguruarit, sepse shërbimet e caktuara financiare shkojnë në drejtim të grupit të caktuar (në shënjestër) të njerëzve

Rreziku financiar

• Risku i likuiditetit: është mundësia e efekteve negative në interesin e pronarve, konsumatorëve dhe të partnerve tjerë të institucioneve mikrofinanciare

• Risku i tregut: perfshin riskun e normës së interesit, riskun e valutes se huajë dhe riskun e investimeve.

Ndrrimi i riskut te jashtëm: është e mundshme për humbjen e të ardhurave ose kapitalit që vjen nga luhatjet vlerave te valutave te jashtme.

Rreziku strategjik -Përfshinë rreziqe të brendshme dhe ato vendime negative që merren nga bizneset ose zbatimi i atyre vendimeve , udhëheqje të varfër, ose joefektiviteti i qeverisjes dhe i mbikëqyrjes

• Risku i qeverisjes: i lidhur me qeverisjen joadekuate apo një strukturë të qeverisjes së dobët.

• Risku i reputacionit: i referohet rrezikut të ardhurave ose të kapitalit që lindin nga opinioni negativ publik, i cili mund të ndikojë ne aftësinë e ndërmarrjes për të shitur prodhimet dhe shërbimet e tyre ose qasjen e tyre në fondet e kapitalit ose fondet e parave te gatshme. Ky është rrezik i humbjes së klientëve, furnitorëve dhe partnerëve si rezultat i reputacionit të dobët të një ndërmarrje.

• Risku i mjedist të jashtem në biznes: i referohet rreziqeve të pandarë të aktivitetit biznesore të ndërmarrjes dhe të mjedisit të jashtëm të biznesit

• Risku i regullatorit dhe pershtatshmëris legale: lind nga shkelja ose jo-përputhshmëria me ligjet, rregullat, rregulloret, praktikat e paraparë, ose standardet etike, që ndryshojnë nga vendi në vend.

Egzistojnë edhe rreziqe te cilat vinë si pasoje e ambientit fizik e ato mund të jenë :• Disa zona janë të predisponuara ndaj rrezikut nga fatkeqësitë natyrore siç janë:

vërshimet, ciklonet (erërat e fuqishme) apo thatësia. • Llojet e tilla të katastrofave dëmtojnë shtëpitë, ndërmarrjet, kanalet e hyrjes së të

ardhurave dhe operacionet .

7

Page 8: Punim seminarik ne menaxhment

LLOJET E

RREZIQEVE

Operacional KrediMashtrimSiguriTransakcion

Rreziqet e jashtme Rregullativat, Konkurenca Shtrirja demografike Mjedisi fizik

Menaxhime të tjera financiare Mos-efikaciteti Integriteti i sitemit

Men. F. për: Asetet dhe detyrimetNorma e interesit Këmbimi valutor Rreziku ndaj likuiditetit

Institucional Misioni socialMisioni komercialVarëshmëria

RREZIQET ME TË CILAT BALLAFAQOHENRREZIQET ME TË CILAT BALLAFAQOHEN NDERMARRJETNDERMARRJET

8

Page 9: Punim seminarik ne menaxhment

MUNDËSIT PËR PARANDALIMIN E RREZIKUT Egzistojnë katër mënyra sesi t’i përgjigjemi rrezikut: shmangia, pakësimi, transferi dhe pranimi i tij. -Shmangia e rrezikut e eliminon rrezikun përmes shmangies ose heqjes dorë nga aktivitetet të cilat janë me rrezik. Disa rreziqeve nuk mund t’ju shmangemi, por ato mund të reduktohen me veprime të kujdesshme të parandalimit, siç ndodh me përdorimin e masave mbrojtëse dhe masave të sigurise, kur të perdorim materiale të rrezikshme.- Pakësimi i rrezikut e minimizon rrezikun, duke përdorur metoda të ndryshme, për më tepër për të pakësuar gjasat e ndodhive të dëmshme.- Transferi i rrezikut i kalon pasojat e rrezikut në një individ apo organizat tjetër, të cilët janë jashtë biznezit tuaj. Sigurimet janë forma më e mirë e transferit të rrezikut, kur një kompani tjetër do te paguaj në rast të dëmit.- Pranimi i rrezikut përfshin pranimin e rrezikut dhe të pasojave, në rast të ndodhive jo të mira. Teoritikisht, pranimi i rrezikut është zgjedhje e planifikuar dhe e menduar. Në përgjithësi, pranimi i rrezikut është i menduar atëher kur, për më tepër, rreziku i humbjes së mundëshme, financiarisht nuk është edhe aq e rëndësishme për biznesin, ose kur kostoja e sigurimit nga dëmi është shumë e kushtushme. Egzistojnë katër kategori të rrezikut të cilat duhet të studijohen: rreziku operacional, rreziku pronësor, rreziku i personelit( të punusuarit) dhe rreziku që ka në qendër konsumatorin. Secila katergori e rrezikut përmban rrezik me potencial humbës, i cili mund ta shkretoj biznesin tuaj. Rreziqet vepruese(operacionale) janë ato pasiguri të cilat e sfidojnë biznesin gjatë operimeve normale. Menaxhmenti efikas kerkon nga ju që të jeni të vetedishëm( të informuar ) për ambientin dhe kushtet në të cilat zhvillohet biznesi juaj, ose për ata faktorë që nëse do të ndryshojnë, mund të dëmtojnë biznesin tuaj. Rreziqet operacionale vargohen nga çështjet makroekonomike deri te ato mikroekonomike. Ketu përfshihet: recesioni, ndryshimet legjislative dhe të tregut, vjetërsimi i produkteve(afati I skadencës), ndryshimet në konkurrencë, humbja( ose vdekja e punëtorve kryesor).Në përgjithësi nga këto rreziqe nuk mund të sigurohemi, këto rreziqe vetëm mund të minimizohen, përmes informacionit dhe planifikimit. Prandaj, kërkohet një monitorim i përhershëm i këtyre sferave, në mënyrë që të reagojmë shpejt në raste të paraqitjes së ndodhive të dëmshme.Minimizimi i rrezikut nga humbja e punëtorve kyç është menaxhment i mirë. Ju duhet që në mënyrë aktive ti trajnoni njerzit për detyra të shumëlllojshme dhe vazhdimisht të bëni përsosjen profesionale të punëtorve tuaj.Ju mund ta zvogloni rrezikun nga vdekja e punëtorve kyç, duke e bërë sigurimin e jetës së tyre. Një hap i tillë, që shumë herë harrohet në bizneset e vogla është edhe sigurimi i humbjes së pronarit – i vetes tuaj. Shumë njerëz mendojne për rrezikun e pronës vetëm atëher kur përmendet menaxhimi i rrezikut. Ky është një shkatërrim( destrukcion) potencial, ose humbje e disa aseteve fizike të biznesit. Me gjasë, më së lehti është që të mbrohemi dhe të sigurohemi kundrejt humbjes së pasurisë. Pa pasur parasysh se a është mbrojtje nga zjarri, system i siguris, ztrategji e mbrojtjes së keshit, ose sigurim i sistemit kompjuteristik, ju duhet ti

9

Page 10: Punim seminarik ne menaxhment

identifikoni rreziqet potenciale dhe te dilni me një plan për zvogelimin e ekspozimit të rrezikut, duke përfshirë rrezikun nga humbja totale. Rreziqet e punëtorve shumë leht mund të konsiderohen si rreziqe operacionale. Më herët folëm për mundësin e humbjes së punëtorve kyç. Të punësuarit gjithashtu janë të involvuar në rreziqet e pronës. Edhe pse ne nuk duam të mendojmë për vjedhjen dhe vandalizmin e punëtorve, megjithatë, ajo mund të ndodhë, prandaj duhet ndërmarr masa mbrojtëse. Punëtort mund të sigurohen kundër rreziqeve, deri në një shkallë të caktuar, përmes kontratave ose polisave të sigurimit. Mënyra më efikase për mbrojtje nga rreziqet e punëtorve është zgjedhja e jujdesshme dhe mbikqyrja e tyre. Me rritjen e biznesit, është e rëndësishme gjetja dhe trajnimi i punëtorëve shtesë. Është më rëndësi të madhe nëse ata janë të aftë dhe të ndershëm.Njëri aspect i sistemit të kontrollit është mekanizmi të cilin ju e përdorni për kontrollin e brendshëm dhe mënura se si e bëni mbikqyrjen e punëtorëve tuaj.Në një anë, punëtorët tuaj presin nga ju besim dhe confidence rreth aftësive të tyre. Në anën tjeter, ju duhet t’i mbikqyrni dhe kontrolloni veprimet e tyre, për ta ruajtur veten dhe biznesin tuaj. Ajo që ndërlidhet me këtë është programi i marrëdhënieve me punëtorë. Sidoqoftë, shumë ndërmarrës nuk e shohin, ose e minimizojnë rëndësinë e pasjes së marrëdhënieve të mira me punëtorë që të keni një biznes të suksesshëm. Punëtorët tuaj janë burimi kryesor i mirëqenjës së biznesit tuaj, prandaj ashtu edhe duhet të trajtohen. Mbajtja e marrëdhënjeve te mira me ata do të zvogëlojë ekspozimin tuaj ndaj rreziqeve të punëtorëve.Formë tjetër e rrezikut të punëtorëve është lëndimi në punë. Biznesi është përgjegjës që të ofrojë një ambient të sigurtë për biznes dhe për punëtorë. Shumica e shteteve perëndimore e praktikojnë një lloj të kompenzimit të punëtorëve, në rast lëndimi kë punë, duke ju ofruar mbulesë sigurimi, megjithatë, kompanitë mund t’i ekospozohen rrezikut në masen e cila shkon përtej asaj që u është paguar me këto sigurime.Rreziqet e fokusuara në konsumatorë gjithashtu mund të paraqiten në forma të ndryshme. Një rrezik i pastër, i cili përgjithësisht mbulohet nga sigurimi, është nëse konsumatori lëndohet në objektet tuaja. Për aktivitetet në shitjen me pakicë, vjedhja nga konsumatori është teëpr e mundëshme, por kjo ndërlidhet me rrezikun e pasurisë. Rreziku më i madh, që shoqërohet me konsumatorë, është në sferën e përgjegjësisë ndaj rrezikut në produkte dhe shërbime kërkon monitorimin e vazhdueshëm të kualitetit të veprimeve tuaja. Për aktivitetet në shitjen me pakicë, vjedhja nga konsumatori është tepër e mundshshme, por kjo ndërlidhet me rrezikun e pasurisë. Rreziku më i madh, që shoqërohet me konsumatorë, është në sferën e përgjegjësisë të produkteve dhe të shërbimeve. Rreziku i vazhdueshëm i konsumatorit është atëherë kur ai më nuk blen tek ju, ose kur nuk paguan për atë që e ka blerë. Mënyra e vetme për reduktimin e këtij rreziku është t’i dalloni konsumatorët tuaj dhe t’i vëzhgoni ata për së afërmi. Fatkeqësisht, shumë biznese të cilat janë në rritje e sipër përqendrohen në rritjen e shitjeve dhe të numrit të konsumatorëve të rinj, pa u fokusuar në dëshirat dhe në afësitë paguese të konsumatorëve. Gjatë gjithë këtij paragrafi, ne kemi bërë fjalë për siguracione, pa hyrë në detaje specifike. Egzistojnë disa lloje të sigurimeve. Në që të gjithë jemi të njohur me sigurimin e jetës dhe me sigurimin nga zjarri. Veç kësaj, ekzistojnë shumëllojshmëri e sigurimeve të mundshme të shkakësive(sausalty), kredisë (credit), ndërprerjës së biznesit (business interruption), borxhit ( liability), garancisë (surety), dhe bëanikërisë (fidelity).

10

Page 11: Punim seminarik ne menaxhment

Siguracioni është i komplikuar dhe i shtrenjtë, ndërsa mund të ketë njërën nga këto tri forma: vetësigurimi, bashkeësigurimi dhe sigurimi i plotë. Është me rëndësi të cekim faktin se derisa rreziqet e nën-siguruara(under-insuring) janë të dallueshme pa vështirësi, mbi sigurimet (over-insuring) gjithashtu mund të shkaktojnë vështirësi financiare. Vetësigurimi është marrje e rrezikut, nga biznesi, pa e involvuar ndonjë kompani të sigurimit. Kjo është e njëjtë sikurse kur s’ke sigurim fare. Derisa shumë kompani të mëdha kanë rezerva të mjaftueshme të keshit ose asete që e mundësojne këtë, shume kompani të vogla nuk e kanë këtë mundësi. Në realitet, rreziku i cili as nuk është i njohur e as i pranuar është vetësiguria.Çasja e bashkësigurimit kërkon nga ju që të merrni një pjesë të paradeterminuar të rrezikut, zakonisht në formë të zbritur. Kjo do të thotë se ju jeni përgjegjës për pagesën e pjesës së parë të dëmit. Plani operativ do të përfundojë jo vetëm më identifikimin e rreziqeve të parashikueshme dhe të rëndësishme, por edhe me prezentaimin e strategjisë tuaj të menaxhimit të rrezikut, prezaentimin e portofolit të siguracioneve dhe të planit të pasigurive. Plani i pasigurimeve të specifikojë se cilët hapa do të ndërmirren në rast të humbjeve signifikante, të pjesshme ose të plota. Plani nuk ka nevoje të jetë i gjatë. Nuk ka nevoje te identifikojë secilin rrezik, por duhet të identifikojë rreziqet më kryesore, të cilat mund ta dëmtojnë biznesin tuaj. Ai duhet të jetë gjithëpërfshirës, me shkrim dhe rregullisht i rishqyrtueshëm. Në vijim do ta paraqesim listën e plotë të pasigurive, e cila nxjerr në pah lëmitë kyçe të shqetësimeve në biznesin tuaj.

Çështjet në Planin e pasigurive

1.Sferat dhe zbutja e rrezikut a) Rreziqet operacionale

1. Alternativat e siversifikimit?2. Trajnimi I kombinuar I punëtorëve?3. Sigurimi I punëtorëve kyç ?4. Mbrojtja e sistemeve dhe shënimeve kompjuteristike ?

b) Rreziqet në pasuri1. Alternativat e sigurimit për katastrofa natyrore, vjedhje dhe dëmtime?2. Sistemet kundër vjdhjeve dhe dëmtimeve fizike ?3. Dalja nga përdorimi ?

c) Rreziqet e fokusuara në të punësuarit1. Zgjedhja e kujdesshme, tranimi dhe mbikëqyrja e punëtorëve?2. Mjedisi i sigurt për punë?3. Procedurat e kontrollit të brendshëm ?4. Marrëdhëniet me punëtorë ?

d) Rreziqet e fokusuara në konsumatorë1. Lëndimet e konsumatorëve ?2. Çështjet e të metave të produktit/ shërbimit ?3. Borxhet e konsumatorëve dhe çështjet e varësisë nga një konsumator ?

11

Page 12: Punim seminarik ne menaxhment

2). Gjerësia dhe thellësia e mbulesës së sigurimit

a). Efikasiteti i shpenzimeve / vlera e polisës së sigurimit ?

3). Plani gjithëpërfshirës i pasigurive a). Strategjitë vepruese për zbutjën e rreziqeve ? b). Veprimet të cilat duhet ndërmarrë në rast të paraqitjes së dëmit(një apo më shumë raste?) c). Veprmit të cilat duhët ndërmarrë në rast të paraqitjes së humbjes katastrofale(totale) ?

LITERATURA

1. Menaxhimi i riskut dhe sigurimet – Xhevat Bakraqi 2. Ndermarresia – Safet Merovci 3. Hulumtim ne internet

12