29
UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS FAKULTETI I ADMINISTRATËS SË BIZNESIT DEGA ADMINISTRATË PUBLIKE PUNIM SEMINARIK LËNDA: SISTEMI UDHEHEQES NE BE TEMA: BASHKIMI EUROPIAN DHE INSTITUCIONET E SAJ STUDENTI: MENTORI 1

Punim seminarik sistemi udheheqes ne be

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Punim seminarik sistemi udheheqes ne be

UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS

FAKULTETI I ADMINISTRATËS SË BIZNESIT

DEGA ADMINISTRATË PUBLIKE

PUNIM SEMINARIK

LËNDA: SISTEMI UDHEHEQES NE BE

TEMA: BASHKIMI EUROPIAN DHE INSTITUCIONET E SAJ

STUDENTI: MENTORI

Kumanovë,2016

1

Page 2: Punim seminarik sistemi udheheqes ne be

PERMBAJTJA

HYRJE.............................................................................................................................................3

1.Prezantimi i Bashkimit Evropian..................................................................................................4

1.1 Historia e BE.............................................................................................................................4

2.FUNKSIONIMI I BASHKIMIT EUROPIAN............................................................................5

3.STRUKTURAT E BASHKIMIT EUROPIAN...........................................................................6

3.1.Shtylla e parë - Komunitetet Evropiane....................................................................................6

3.2. Shtylla e dytë - Politika e Jashtme dhe e Sigurisë së Përbashkët.............................................7

3.3.Shtylla e tretë-Bashkëpunimi në fushat e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme...................7

INSTITUCIONET E BASHKIMIT EUROPIAN

4.Këshilli Evropian..........................................................................................................................8

4.1.Roli i Këshillit Evropian............................................................................................................8

5.KËSHILLI I UNIONIT EVROPIAN..........................................................................................9

5.1.Përbërja ,vendimet dhe roli i kryetarit te Këshilli te Unionit Evropian...................................10

6.PARLAMENTI EVROPIAN.....................................................................................................11

6.1.Roli i Parlamentit Evropian.....................................................................................................12

6.2.Komisionet e Parlamentit Evropian.........................................................................................12

7.KOMISIONI EVROPIAN.........................................................................................................13

7.1.Roli i Komisarëeve ne Komisionin Evropian..........................................................................13

8.GJYKATA EVROPIANE E TE DREJTAVE...........................................................................14

8.1.Vendimet e Gjykates Evropiane të së drejtave........................................................................15

9.GJYKATA E REVIZORËVE...................................................................................................15

10.POLITIKA EKONOMIKE.....................................................................................................16

Konkluzion....................................................................................................................................17

Literatura e Shfrytezuar.................................................................................................................18

2

Page 3: Punim seminarik sistemi udheheqes ne be

HYRJE

 Ne 9 maj 1950,Schuman (ministri i puneve te jashtme i Frances),hodhi idene e krijimit te BE.Ai

propozonte nje Europe federale te ngjashme me SHBA- n qe do te realizohej permes bashkimit

ekonomik dhe shoqeror te popujve.

Bashkimi Evropian është një bashkësi e disa shteteve Evropiane e themeluar me qëllim të lirisë

së qarkullimit të mallrave. Në fillim të themelimit përbëhej nga një numër i vogël shtetesh. Me

rënien e Bashkimit Sovjetik, u bë paraqitja e kërkesave për anëtarësim nga shtete ish-komuniste.

Edhe pse si organizatë gjithë-Evropiane është Këshilli i Sigurimit të Evropës, nga shumë vende

të botës edhe BE njihet si organizatë gjithë Evropiane.

Çfarë përmban ky punim?

Ky punim është udhëzues mbi funksionimin e Bashkimit Evropian (BE). ‘Si funksionon BE-ja’:

si merren vendimet në nivel të BE-së dhe kush i merr këto vendime.

Në thelb të këtij procesi të vendim-marrjes janë institucionet e BE-së — siç është Parlamenti,

Këshilli dhe Komisioni Evropian — për të cilat mund të keni dëgjuar, si dhe institucione të tjera.

Për të sqaruar se si funksionon BE-ja, ky publikim fillimisht sqaron si bëhet legjislacioni i BE-së.

Pastaj pasqyron secilin nga institucionet e BE-së, si dhe agjencitë dhe organet që i mbështesin

ato

3

Page 4: Punim seminarik sistemi udheheqes ne be

1.Prezantimi i Bashkimit Evropian

1.1 Historia e BE

Guri i themelit për krijimin e Bashkimit Evropian u vendos nga Ministri i Jashtëm Francez,

Robert Schuman, në deklaratën e tij të 9 majit të vitit 1950, në të cilën ai parashtroi idenë e

përpunuar më parë me Jean Monnet për bashkimin e industrive evropiane të qymyrit dhe çelikut.

Sipas tij, kjo do të përbënte një nismë historike për ndërtimin e një “Evrope të organizuar dhe

vitale”, pa të cilën paqja në botë do të ishte e pamundur. Plani Schuman u bë realitet me

nënshkrimin në Paris të Traktatit Themelues të Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut më

18 prill të vitit1951.

Në nënshkrimin e traktatit merrnin pjesë Gjermania, Franca, Belgjika, Italia, Holanda, dhe

Luksemburgu. Një tjetër zhvillim i rëndësishëm erdhi disa vjet më vonë me Traktatet e Romës,

të 25 marsit të vitit 1957, të cilat krijuan Komunitetin Ekonomik Evropiandhe Komunitetin

Evropian të Energjisë Atomike (EUROATOM).

Këto komunitete filluan nga puna me hyrjen në fuqi të traktateve më 1 janar të vitit 1958. Krijimi

i Bashkimit Evropian me Traktatin e Mastrihtit shënoi një hap te mëtejshëm në rrugën e

bashkimit politik të Evropës. Megjithëse ky traktat u nënshkrua më 7 shkurt të vitit 1992, një

numër pengesash gjatë procesit të ratifikimit (miratimi nga qytetarët e Danimarkës vetëm pas një

referendumi të dytë ; procesi gjyqësor në Gjermani për deklarimin antikushtetues të miratimit)

bënë që Traktati të mos hynte në fuqi deri më 1 nëntor të vitit 1993.

Traktati i Mastrihtit i referohet vetvetes si “një fazë e re në procesin e krijimit të bashkimit

akoma më të ngushtë ndërmjet popujve të Evropës”. Krahas një numri ndryshimesh për Traktatet

e Komunitetit Evropian dhe Euroatomit, ai përmban edhe instrumentin për krijimin e Bashkimit

Evropian - procesi për krijimin e së cilit ende konsiderohej si i papërfunduar. Traktati përbën

hapin e parë në rrugën drejt krijimit të një sistemi kushtetues Evropian, në të cilin do të

përfshihen edhe vetë komunitetet.

Bashkimi Evropian mori një zhvillim të mëtejshëm me Traktatin e Amsterdamit i cili u

nënshkrua me 1 tetor të vitit 1997 dhe hyri në fuqi më 1 maj të vitit 1999 pas ratifikimit nga të

gjitha shtetet anëtare.

4

Page 5: Punim seminarik sistemi udheheqes ne be

Traktati i Amsterdamit ka modifikuar përmbajtjen e Traktatit të Mastrihtit në pesë fusha

kryesore :

-liria, siguria dhe drejtësia,

-qytetaria e Bashkimit,

-politika e jashtme,

-institucionet e BE-së

Gjate samitit të Nicës më 7-11 dhjetor 2000, kryetarët e shteteve dhe të qeverive si dhe ministrat

e jashtëm të shteteve anëtare, pas një maratone të gjatë bisedimesh, ranë dakord për miratimin e

një kushtetute për Bashkimin Evropian. Traktati i Nicës përmban dispozita mbi ndarjen e

pushteteve dhe procedurat vendimmarrëse të BE-së.

Traktati u miratua në mënyrë përfundimtare nga qeveritë e shteteve anëtare më 26 shkurt të vitit

2001, datë kur u nënshkrua nga ministrat e jashtëm. Pas kësaj, hyri në fuqi më 1 shkurt 2003, pas

ratifikimit nga parlamentet e të gjitha shteteve anëtare.1

2.FUNKSIONIMI I BASHKIMIT EUROPIAN

Në thelbin e BE-së janë shtetet anëtare 28 vendet që i përkasin Unionit dhe qytetarët e tyre.

Karakteristika unike e BE-së është se, krahas sovranitetit dhe pavarësisë të të gjitha këtyre

vendeve, ato kanë bashkuar një pjesë të ‘sovranitetit’ të tyre, në mënyrë që të fitojnë fuqinë dhe

përfitimet e madhësisë. Bashkimi i sovranitetit, në praksë do të thotë se shtetet anëtare delegojnë

një pjesë të kompetencave të tyre vendim-marrëse në institucionet e tyre të përbashkëta që ata

kanë krijuar, në mënyrë që vendimet për çështje specifike me interes të përbashkët, mund të

bëhen në mënyrë demokratike në nivel evropian.

Kështu, BE-ja qëndron diku mes sistemit të plotë federal si ai i Shteteve të Bashkuara dhe

sistemit të lirshëm të bashkëpunimit ndërqeveritar si ai i Kombeve të Bashkuara. BE-ja ka arritur

shumë që nga krijimi i vet në vitin 1950. Ka krijuar tregun e vetëm të mallërave dhe shërbimeve

që përfshin 28 vende me rreth 500 milionë qytetarë, të cilët janë të lirë të lëvizin dhe të vendosen

aty ku dëshirojnë. Krijoi valutën e përbashkët euron tani një nga valutat kryesore në botë, e cila

1 https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Bashkimi_Evropian#Historia

5

Page 6: Punim seminarik sistemi udheheqes ne be

e bën tregun e vetëm më efikas. BE-ja është gjithashtu furnizuesi më i madh botëror i

programeve për zhvillim dhe ndihmë humanitare.

Këto janë vetëm disa nga arritjet e deritanishme. Për të ardhmen, BE-ja është duke punuar për ta

nxjerrë Evropën nga kriza e tanishme ekonomike. BE-ja kryeson luftën kundër ndryshimit të

klimës dhe pasojat e këtyre ndryshimeve; meqë ka në plan të rritet, ju ndihmon vendeve fqinje të

përgatiten për anëtarësim në BE, është duke ndërtuar një politikë të përbashkët të jashtme, e cila

do të ndihmojë në shtrirjen e vlerave evropiane në mbarë botën. Suksesi i këtyre ambicieve varet

nga aftësia për të marrë vendime efikase dhe në kohë, si dhe aftësia për t´i implementuar ato

mirë2

3.STRUKTURAT E BASHKIMIT EUROPIAN

3.1.Shtylla e parë - Komunitetet Evropiane

-Shtylla e parë përbëhet nga tri Komunitetet Evropiane (Komuniteti Evropian, Komuniteti

Evropian i Qymyrit dhe Çelikut dhe Euroatomi). Në momentin e themelimit të BE-së,

Komuniteti Ekonomik Evropian mori emrin Komuniteti Evropian. Një ndryshim i tillë synon të

shprehë kalimin nga një komunitet tërësisht ekonomik në një bashkim politik. Përfshirja e të trija

komuniteteve në një shtyllë të vetme nuk nënkupton ndonjë unifikim të tyre. Shtylla e parë

përfaqëson juridiksionin komunitar në formën e tij më të lartë.

Brenda kuadrit të Komunitetit Evropian, institucionet komunitare mund të hartojnë normat

komunitare në fushat përkatëse të veprimtarisë së tyre, të cilat zbatohen direkt mbi shtetet

anëtare dhe kanë epërsi ndaj së drejtës së brendshme. Në zemër të KE-së qëndron tregu i

përbashkët me katër liritë e tij themelore (liria e lëvizjes së personave, mallrave, shërbimeve dhe

kapitalit) si dhe rregullat mbi konkurrencën.

3.2.Shtylla e dytë - Politika e Jashtme dhe e Sigurisë së Përbashkët

2 Nazmi Maliqi -Shkencat Politike(skript me tekste te zgjedhura),Shkup 2010

6

Page 7: Punim seminarik sistemi udheheqes ne be

Përpara hyrjes në fuqi të Traktatit të Bashkimit Evropian, bashkëpunimi politik ndërmjet

shteteve rregullohej nga marrëveshjet e vitit 1970 “mbi Bashkëpunimin Politik Evropian” si dhe

nga Akti i Përbashkët Evropian. Këto marrëveshje parashikonin kon sultime të rregullta ndërmjet

ministrave të jashtëm dhe kontakte të vazhdueshme ndërmjet departamenteve qeveritare.

Megjithatë, të gjitha vendimet merreshin me unanimitet. Përsa u përket çështjeve të sigurisë,

bashkëpunimi kufizohej vetëm në aspektet politike dhe financiarë.

Megjithatë, krizat ndërkombëtare të viteve ‘90 (Lufta e Gjirit, lufta civile në ish-Jugosllavi)

treguan se instrumente të tilla të politikës së jashtme nuk ishin në gjendje t’i siguronin Bashkimit

Evropian ndikimin e merituar në arenën ndërkombëtare.

Me Traktatin e Bashkimit Evropian, Kryetarët Shteteve dhe Qeverive ranë dakord të zhvillonin

një politikë të jashtme dhe sigurie të përbashkët. Pjesa më e madhe e vendimeve, në kuadër të

kësaj politike, merren ende nëpërmjet bashkëpunimit të shteteve. Megjithatë, janë parashikuar

një sërë mjetesh të reja si, për shembull, pozicionet e përbashkëta, masat dhe veprimet e

përbashkëta si dhe vendimet kuadër.

3.3.Shtylla e tretë-Bashkëpunimi në fushat e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme

-Bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve gjyqësore dhe policore të shteteve anëtare synon t’u ofrojë

qytetarëve evropiane liri, siguri dhe drejtësi, duke parandaluar dhe luftuar bashkërisht krimin,

racizmin dhe ksenofobinë. Bashkëpunimi gjyqësor ka të bëjë gjithashtu me lehtësimin dhe

përshpejtimin e bashkëpunimit në fushën e zbatimit të vendimeve penale, lehtësimin e

ekstradimit ndërmjet shteteve anëtare, vendosjen e normave penale uniforme në luftën ndaj

krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafikut të drogës.

Njëlloj si në fushën e politikës e jashtme dhe sigurisë së përbashkët, bashkëpunimi në fushën e

drejtësisë dhe të punëve të brendshme zhvillohet jashtë kuadrit vendimmarrës të Komunitetit

Evropian.3

INSTITUCIONET E BASHKIMIT EUROPIAN

4.Këshilli Evropian3 https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Bashkimi_Evropian#Struktura

7

Page 8: Punim seminarik sistemi udheheqes ne be

Si institucion është themeluar prej vitit 1974 dhe thjeshtë thiret edhe Samiti Evropian.Edhe pse

është trup i lartë në Union për krijimin e politikës së saj,nuk ka fuqi ligjëdhënëse.Kryesia e saj

rrotullohet bashkarisht me Kryesin e Këshillit.

Mbledhjet mbahen dy her në vit-në të marin pjesë shefat e shteteve dhe qeverive,ministrat për

punë të jashtme dhe kryetarët e komisionit Evropian dhe të Parlamentit Evropian. Këshilli

Evropian pparaqet,në realitet institucion ndërqeveritar,e formuar me iniciativë të kryetarit të

Francës Zhiskar Desten në vitin 1974 me detyrë themelore që ti forcoj proceset integruese në

zgjerimin dhe forcimin e Unionit Evropian vecanërisht në lëminë e ekonomisë dhe politikës

monetare.

Vecanërisht rol të rëndësishëm Këshilli Evropian fiton pas marëveshjes së Mastrihtit,kurse për

aktivitetin e vet është obliguar të paraqes raport me shkrim pas secilit Samit të Parlamentit

Evropian.

Sipas marrëveshjes së Lisbonit,Këshilli Evropian u qas në lidhjen e marëveshjes për stabilizim

dhe asocim në Unionin Evropian për vendet e ashtuquajtura Ballkanit perendimor

(Maqedonia,Shqiperia,Kroacia,Bosnja dhe Hercegovina,Serbia dhe Mali i zi).

Republika e Maqedonisë marrëveshjen për stabilizim dhe asocim e nënshkruajti e para nga

vendet e Evropës Juglindore në prill të vitit 2001.Përndryshe, Maqedonia me Unionin Evropian

ka vendosur marëdhenië diplomatike që prej vitit 1995,me cka filloi procesin e bashkëpunimit në

lëminë e tregtisë dhe transportit.Në vitin 1996 Maqedonia arriti anëtarsi të plotdrejtshme në

Programin FARE.

4.1.Roli i Këshillit Evropian

Këshilli Evropian në kornizat e Unionit Luan rol gjithnjë më të rëndësishëm.Ai jep raport para

Parlamentit Evropian dhe rekomandon anëtare të reja për zgjerimin e Unionit

Evropian.Vendimet themelore mundë të sjellen për një,më shumë ose të gjitha anëtaret-shtete ose

ndërmarrje-kompani.Rekomandimet janë të obligueshme.Aktet ligjore dhe vendimet tjera

shpallen në gazeten zyrtare të Unionit Evropian,në të gjitha gjuhët zyrtare të anëtarëve të

Unionit.

8

Page 9: Punim seminarik sistemi udheheqes ne be

Secili shtet-anëtar në selinë e Këshillit të Unionit Evropian në Bruksel përfaqësohet nga

delegacioni nacional.

Këshillin Evropian e përbëjn përfaqësues të shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve-

anëtare,kryetari dhe një anëtar i Komisionit Evropian dhe ministrat për punë të jashtme.Mbidhet

cdo 6 muaj,kurse sipas nevojës 3-4 herë në vitë.

Këshilli Evropian paraqet institucion të rëndëshishëm në Bashkimin Evropian në procesin

integrues të Unionit.Kompetencat e tij nga aspekti politik-juridik nuk janë rigorizisht të caktuara

dhe efikasiteti krijues i tij varet edhe nga përfaqësuesi i vendit që është kryetar i Komisionit

Evropian. Roli tejet të rëndësishëm në instancët e fundit të Unionit Evropian ka në politikën e

përbashkët të jashtmë-sigurisë dhe mbrojtjes Evropiane në ndërtimin e strategjisë,kurse tejet më

pak,gati ndikim të parëndësishëm ka në bashkëpunimin gjyqsor dhe policor Evropian.Këshilli

Evropian në Unionin Evropian ka rol të rëndësishëm në sferën ekonomike dhe politike në

punësim me cka i miraton përfundimet.

Prandaj Këshilli Evropian llogaritet për ndërtues i integrimeve Evropiane,vecanërisht ajo për

Aktin e Përgjithshëm Evropian të vitit 1987.4

5.KËSHILLI I UNIONIT EVROPIAN

Këshilli i Unionit Evropian ose deri vitit 1992 Këshilli i Ministrave,paraqet qendër kryesore të

vendimeve të Unionit Evropian.Këshilli i Unionit Evropian sipas karakterit të tij të punës,është

trup i lartë ndërqeveritar i Unionit Evropian i cili funksionon me shkallë të lartë të bashkëpunimit

reciprok,solidaritet dhe besueshmëri në mardhëniet ndërmjet shteteve Evropian që e përbejn

Unionin.

Krahas anëtarëve ekzistuese,edhe secila anëtare e re prfaqësohet në këshillin e Unionit Evropian

përmes ministrit të punëve të jashtme, i cili është përgjegjës edhe para parlamentit të vet nacional

,dhe para mendimit publik të vendit të tij.

4 Zeqirja Idrizi- Integrimet evropiane-Historia,Institucionet,Politika fq.81 - Shkup 2009

9

Page 10: Punim seminarik sistemi udheheqes ne be

Në kornizat e Unionit Evropian ekzistojn mbi 25 lloje këshillesh ndër të cilet më të rëndësishëm

janë Këshilli i Përgjithshëm,Këshilli për cështje ekonomike dhe financiare,Këshilli për

bujqësi,transport dhe lidhje për industi etj.Ato mblidhen 2-4 herë gjatë vitit.

5.1.Përbërja ,vendimet dhe roli i kryetarit te Këshilli te Unionit Evropian

Kryesin e Këshillit e përbëjnë anëtarë nga secili shtet i Unionit dhe Kryetari

ndrohet,respektivisht rrotullohet ne cdo 6 muaj-në janar dhe qershor secilin vit.Përfaqësimi

konkret nga një anëtar prej secilit vend është kushtëzuar edhe në varshmëri të problemit që është

në rend ditë të mbledhjes (bujqësi,financa,ekonomi,politik e jashtme etj).

Sëlia e Këshillit është në Bruksel kurse në qershor dhe tetor secilin vit kryeson edhe ne

Luksemburg.Këshilli ka sekretariatin e vet.Prej formimit të BE në vitin 1951,e deri ne sjelljen e

aktit të përbashkët Evropian në vitin 1987,vlerësim i përgjitshëm për Këshillin e Ministrave është

ngadalësia e tij kurse sipas mënyrës së funksionimit në masë të madhe është jotransparent.

Vendimet e tij sjellen me shumic votash,kurse për cështje më të rëndësishme anëtarja e caktuar

ka të drejtën e vetos.

Në përgatitjen e mbledhjeve për Këshillin marin pjesë 2 komitete të përfaqësuesve të

përhershëm,prej të cilëve komiteti i parë i përgadit mbledhjet dhe vendimet,kurse i dyti meret me

cështjet teknike.

Të dy komitetet kryesojnë njëherë në jave dhe pergadisin mbledhjet e Këshillit dhe praktikisht të

gjitha aktet juridike për të cilat vendos Këshilli i Unionit Evropian,kalojnë nëpër të dy komitetet

e përfaqësuesve të përhershëm.

Roli i kryetarit te Këshillit ëshë që ta zgjerojn,forcojn dhe thellojn Unionin Evropian ,ti

organizojn dhe kriesojn me mbledhjet,te gjej zgjidhje kompromise dhe të pranueshme me interes

të përbashkët të Unionit,te kujdesët vazhdimisht për bashkimin dhe kontinuitetin në proceset e

vendimeve të tij.

10

Page 11: Punim seminarik sistemi udheheqes ne be

Këshilli i Unionit Evropian në vitn rrjedhes mbanë mbledhje mujore me qëllim që ti zgjidhin

problemet e paraqitura,në përgatitjen të më parshme të komisioneve kompetente dhe grupeve

punuese.

Këshilli i Unionit Evropian aktivisht mer pjesë në përgatitjen dhe sjelljen e ligjeve te reja që

duhet të zbatohen në kornizat e Unionit Evropian.Numri i anëtarëve të Këshillit të Unionit

Evropian kur unioni kishtë 15 anëtarë ishte 87 (prej të cilëve vendet e mdhaja

Gjermania,Franca,Britania e Madhe ,Italia nga 10 vota,kurse prej shteteve më të vogla nga 2-8

vota në varshmëri me të madhësis së vendit dhe nr te popullsisë),në zgjerimin vijues të Unionit

Evropian nga 15 në 27 anëtar,numri i përgjithshëm do të rritështe në 345.5

6.PARLAMENTI EVROPIAN

Parlamentin Evropian e perbejn 626 anetar te zgjedhur ne 5 vjet,nga te cilet nga Gjermania 99

anetar,Franca,Italia dhe Britania e Madhe nga 87 anetar secila,Spanja 64,Holanda

31,Belgjika,Greqia dhe Portugalia me nga 25 secila,Suedia 22,Austria 21,Danimarka dhe

Finlanda nga 16,Irlanda 15,Luksemburgu 6 anetar.Parlamenti Evropian zgjidhet ne cdo 5 vite.

Qendra e Parlamentit Evropian eshte ne Strasburg-Francë.Mban seance plenare mujore,ndersa ne

Bruksel mbahen seanca të komisioneve.

Sekretariati gjeneral i Parlamentit Evropian ndodhet ne Luksemburg.

Parlamenti Evropian zgjidhet përmes votimit direkt universal në bazë të vulnetit politik të

popujve të unionit Evropian dhe paraqet kuvendin më të madhë multinacional në botë.Parlamenti

Evropian i përfaqëson 370 milion qytetar dhe praktikisht lenë,përvec tjerash,-kontroll të

pushtetit ekzekutiv te unionit.Parlamenti Evropian paraqet garant për interesat Evropiane dhe

mbrojtjës të lirive të qytetarëve që realizohen përmes paragjykimeve dhe peticioneve personale

dhe kolektive.Për atë qëllim Parlamenti emëron ndërmjetësues për funksionim administrativ.6

5 Arta Ibrahimi,Institucionet Politike të BE-se,Shkup 2003

6 Paskal Milo,Bashkimi Evropian-ideja,integriteti,identiteti,e ardhmja, Tiranë 2002

11

Page 12: Punim seminarik sistemi udheheqes ne be

6.1.Roli i Parlamentit Evropian

Parlamenti paraqet institucion domethënës e cila mban bashkëpunim i ngushtë me parlamentet

kombëtare të shteteve-anëtare të unionit.

Principet e pushtetit të Parlamentit janë të ndarë në tri kategori:

1.Pushteti Ligjvënës

2.Pushtetit Buxhetor

3.Kontrolli Ekzekutiv

Në fillim ende që nga marrëveshja e Romës nga viti 1957 Parlamenti kishte rol

konsultativ,kushtetues dhe përmes komisionit bëheshe propozimi,ndërsa këshilli i ministrave të

punëve të jashtme të shteteve anëtare të bashkimit Evropian i cili pranonte kto propozime.

Parlamenti përmes deputetëve të saj ka të drejtë ti plotëson dhe ti ndryshon propozimet e

komisionit.Parlamenti mund ta ndal procedurën ligjvënëse paralelisht ose së bashku me

Këshillin.Parlamenti jep pëlqimin e gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare që i nënshkruan

Unioni ,si dhe inkuadrimin kah Unioni Evropian të anëtarëve të rinj,marrëveshje asocim

shoqërues me shtete tjera.

6.2.Komisionet e Parlamentit Evropian

Ne Paralamentin Evropian funksionojnë 17 komisione : Komisioni për politik të

jashtme,komisioni për buxhet,komisioni për kontroll të buxhetit,komisioni për liri dhe të drejtat e

qytetarëve,komisioni për qështje ekonomike dhe moentare,komisioni për drejtësi dhe treg i

brendshëm,komisioni për industri,komisioni për punësim dhe qështje sociale,komisioni për

qështje ekologjike,komisioni për bujqësi dhe zhvillim rural,komisioni për peshkatari,komisioni

për politikë regjionale,komunikacion dhe turizëm,komisioni për kultur rini,arsim,medja dhe

sport,komisioni për zhvillim dhe bashkëpunim,komisioni për qështje kushtetuese,komisioni për

të drejtat e grave dhe komisioni për ankesa.7

7 Institucionet e Bashkimit Evropian,(dokumente Franceze,Paris 2005;përkthyer nga Ambasada Franceze në Tiranë,2007)

12

Page 13: Punim seminarik sistemi udheheqes ne be

7.KOMISIONI EVROPIAN

Komisioni Evropian ka rol të rëndësishëm dhe e paraqet zemrën e Unionit Evropian,sepse nga ai

rrezaton energjia dhe pulsi i institucioneve tjera,organeve,dhe trupave të Unionit Evropian.

Komisioni Evropian funksionon me 20 komisarë dhe 16000 të punësuar në Komision. Këshilli i

Unionit Evropian dhe Parlamenti Evropian janë të lidhura përmes propozimeve të Komisionit.

Komisioni Evropian kujdeset edhe rreptësisht i respekton ligjet dhe integritetin e tregut të

përbashkëet,politikën që e udhëheq me sektorët e bujqësis dhe zhvillimit regjional janë të

mbështetura dhe drejtuara nga Komisioni Evropian.

Pastaj bën politika për bashkëpunim dhe zhvillim me shtete tjera evropiane nga Evropa Qendrore

dhe lindore,nga Afrika,Karaibet dhe Pacifiku.

7.1.Roli i Komisarëeve ne Komisionin Evropian

Komisarët kanë rol të rëndësishëm në Komisionin Evropian dhe propozohen nga qeveritë

nacionale të shteteve anëtare të Unionit Evropian.Por prapë se prapë detyra themelore e tyre

është që të punojnë për interesaë e Unionit Evropian,forcimin dhe zgjerimin e saj.

Presidenti i Komisionit Evropian zgjidhet në pajtim e strukturat udhëheqëse të shtetit nga ku vjen

dhe në konsultim dhe pajtim me Këshillin e Unionit Evropian dhe Parlamentin Evropian.

Anëtaret tjerë të Komisionit zgjidhen nga 14 shtetet të Unionit dhe në bashkëpunim me

presidentin e ri të Komisionit.

Legjitimiteti demokratik i Komisionit kontrollohet nga Parlamenti Evropian dhe në rast të

keqpërdorimit mund tua shpreh jo besimin dhe ti detyroj në dorëheqje kolektive.Në punët ë

komisionit janë të kycur 16000 punëtor dhe për këtë arsye komisioni llogaritet si institucioni më

i madh në Union,bile edhe në botë.

Komisioni është i përbërë nga 26 drejtoritë gjeneralë dhe 15 shërbime speciale.Në krye të së cilit

drejtorat gjendet drejtori gjeneral dhe bashkë më komisarin e marrin përgjegjësinë e plotë për

punën drejtorati gjeneral.

Komisioni Evropian është i përbërë nga 20 anëtar të ashtëquajtur komisar të cilët mblidhen një

herë në javë në Bruksel,nga të cilët nga dy prej Gjermanisë,Francës,Britanisë së Madhe,Italisë

13

Page 14: Punim seminarik sistemi udheheqes ne be

dhe Spanjës dhe nga një prej anëtareve tjera.Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes së Nicës në

Komision bëjnë pjesë nga një anëtar prej secilit shtete anëtar i unionit Evropian.Vendi i

Komisionit Evropian është në Bruksel.

Deri ne vitin 1993 emërohej "Komisioni" prej atëher me "Komisioni Evropian" dhe paraqet

njërin prej organeve më të rëndësishme të Unionit Evropian.

Me marrëveshjën e Mastriktit në vitin 1993 Komisioni funksionon si "Komision

Evropian".Komisioni Evropian merr iniciativa për zgjerimin e Unionit Evropian e posacërisht ai

është "ruajtës" i marrëveshjes të Unionit Evropian dhe pushtetit Ekzekutiv të unionit edhe

Komisionit i është besuar realizimi i buxhetit të Unionit Evropian.

Nga fillimi i vitit 2005 të gjitha shtetet e unionit Evropian do të kenë nga një përfaqësues në

Komisionin Evropian,e cila numëron 27 anëtar dhe ku përdoret principi i rotacionit.8

8.GJYKATA EVROPIANE E TE DREJTAVE

Gjykata Evropiane e të Drejtave kryesisht kujdeset për ruajtjen e të drejtëss së Unionit Evropian

gjat zbatimit dhe sqarimit.Atë e përbëjn 15 gjyqtarë dhe 8 mbrojtës juridik .Mbajnë mbledhje me

përbërje të plotë,me mundësi për formimin e këshilleve prej 3-7 gjyqtarë,kurse vendimet sjellen

me shumic votash në mbledhjen të cilat janë të mbyllura për publikun.

Mbledhjet mbahen në selin e tijë në Luksemburg.Gjyqi Evropian i të drejtavë së bashku me

gjyqin e shkallës së parë e përbëjn sistemin gjyqsor të Unionit Evropian.

Ky gjyq i të drejtave me krijimin e Bashkësis ekonomike Evropiane në vitin 1957 dhe Bashkësia

Evropiane për energji Atokmike në vitin 1958,bëhet institucion i përbashkët gjyqsor Evropian i

Unionit Evropian,kurse anëtarët e saj i emrojnë qeveritë e vendeve-anëtare me mandat prej 6

vejtësh.

Gjyqi Evropian i te drejtave edhe pse ende nuk është përgatitur kushtetuta Evropiane ,përmes

gjygjit evropian të drejtave i sigurohet njëllojshmëri në shpjegimin e të drejtës së përbashkët

Evropiane.

8 Blerim Reka ,Studime Evropiane,Tetove 2004

14

Page 15: Punim seminarik sistemi udheheqes ne be

8.1Vendimet e Gjykates Evropiane të së drejtave

Gjyqi bie vendime nga lëmi të ndryshme edhe ne rast të konflikteve dhe në të kundërshtime

tëndryshme mund të sjell masa dënuese dhe të ndryshoj dhe anuloj vendime dhe zgjidhje me anë

të votimit të shumicës dhe prandaj me të drejt llogaritet si institucion më i lartë i të drejtës në

Unionin Evropian.

Gjyqi i të drejtave funksionon deri në vitin 1989 kur Këshillit i shoqërua Tribunali i instancës së

parë i cili i ndërmerr kompetencat për marrëveshjet dhe vendimet e të gjitha institucioneve të

unionit.

Kontrollën Kryesore të Unionit kanë 15 anëtarë nga shtetet-anëtare.Dhe selia e saj është në

Luksemburg.Ai është i obliguar ti verifikoj harxhimet e Unionit dhe prandaj me të drejtë

kontrollin e tyre e llogarisin për rojtar të financave.

9.GJYKATA E REVIZORËVE

-Gjykata e revizorëve - kontrollon nëse kanë arritur të gjitha të hyrat e Unionit, dhe nëse të gjitha

shpenzimet e tij janë bërë në mënyrë legale dhe të rregullt dhe nëse me buxhetin e UE-së

menaxhohet në mënyrë racionale. Gjykata është themeluar në vitin 1977. Detyra e saj është që

vazhdimisht të kontrollojë nëse kanë arritur të gjitha të hyrat e Unionit Evropian dhe nëse të

gjitha shpenzimet janë bërë në mënyrë ligjore dhe të rregullt.

Një nga funksionet kryesore të Gjykatës është që t’u ndihmojë autoriteteve buxhetore

(Parlamentit evropian dhe Këshillit) me atë që për çdo vit u paraqet raport, për vitin paraprak

financiar. Gjykata e revizorëve e jep mendimin e saj, para miratimit të normativave financiare të

UE-së.

Gjykatën e përbëjnë nga një anëtar i secilit vend anëtar me mandat prej gjashtë vitesh, me

mundësi rizgjedhjeje. Anëtarët e Gjykatës e zgjedhin kryetarin me mandat prej tre vitesh.Selia e

Gjykjatës është në Luksemburg9

10.POLITIKA EKONOMIKE

9 Zeqirja Idrizi- Integrimet evropiane-Historia,Institucionet,Politika fq.97-99 - Shkup 2009

15

Page 16: Punim seminarik sistemi udheheqes ne be

Bashkimi tregtar-Që në origjinën e tij, BE ka përcaktuar një treg të vetëm ekonomik përgjatë territorit

te të gjithë anëtareve të saj. Aktualisht është në përdorim një kurs i vetëm këmbimi në 16 anëtaret e

eurozonës. E konsideruar si një ekonomi në vetme, BE gjeneron një GDP nominalë prej 18,39 trilion

dollarësh amerikan që arrin gjeri në 22 % të output-it total ekonomik të botës në terma të purchasing

poëer parity, gjë që e bën atë ekonominë më të madhe në botë për nga GDP nominalë dhe e dyta si bllok

ekonomik tregtar. Është gjithashtu eksportuesi më i madh i mallrave (të mirave), importuesi i dytë më i

madh dhe partneri tragtar më i madh i disa vendeve si India dhe Kina.Shtetet anëtare të BE kanë

dizenjo pasaporte të standardizuara me fjalët “Bashkimi Evropian” në gjuhët anëtare (nacionalë). Dy nga

objektivat kryesore të Komunitetit Ekonomik Evropian ishte zhvillimi i një tregu të përbashkët që u quajt

më pas tregu i vetëm dhe bashkimi i doganave midis shteteve anëtare. Tregu i vetëm përfshin qarkullimin

falas të të mirave, kapitalit, njerëzve, shërbimeve brenda BE dhe bashkimin e doganave që përfshinte

aplikimin e një tarifë të vetme të jashtme për të gjitha të mirat që hynë në treg. Kur të mirat janë pranuar

në treg, ato nuk mund të bëhen më subjekt i taksave doganore, diskriminuese apo kuotave të importit kur

qarkullojnë brenda shteteve të BE. Shtetet jo anëtare të BE-se si  Islanda, Norvegjia, Zvicra marrin pjesë

në tregun e vetëm por jo në bashkimin doganor.- Kjo gjysme tregti është e mbuluar nga legjislacioni i BE.

Lëvizja e lirë e kapitalit është menduar që të lejojë investimet si psh : blerja e pronave. Deri në bashkimin

monetar kjo pjesë ka qenë shumë e avashte, me pas pati zhvillim të shpejte. Lëvizja e lirë e kapitalit deri

tani është unikë sepse lejohet në mënyre të barabarte edhe shtete jo anëtare. Lëvizja e lirë e personave

nënkupton që qytetaret mund të levizn lirisht ndërmjet shteteve anëtare për të jetuar, punuar, studiuar apo

për të dalë në pension.10

KONKLUZION

Bashkimi Evropian (EU) është i veçantë. Ai nuk është shtet federal si Shtetet e Bashkuara të

Amerikës sepse shtetet e tij anëtare mbeten kombe sovrane të pavarura. Ai nuk është as

organizatë e pastër ndër-qeveritare, si Kombet e Bashkuara sepse vendet e tij anëtare mbledhin

10 Hivzi Sojeva: Ekonomia e aplikueshme,Fakulteti Juridik, Prishtinë, 2004

16

Page 17: Punim seminarik sistemi udheheqes ne be

diça prej sovranitetit të tyre — dhe në këtë mënyrë fitojnë fuqi të përbashkët dhe ndikim më të

madh se sa po të kishin vepruar individualisht.

Ato mbledhin sovranitetin tyre përmes marrjes së përbashkët të vendimeve nëpërmjet

institucioneve të përbashkëta, si ai i Parlamentit Evropian. i cili zgjedhjet nga qytetarët e BE-së,

Këshilli Evropian dhe Këshilli, të cilët përfaqësojnë qeveri kombëtare.

Ata vendosin në bazë të propozimeve nga Komisioni Evropian, i cili përfaqëson interesat e BE-

së si tërësi. Mirëpo, çfarë bën secili prej këtyre institucioneve? Si punojnë ata bashkë? Kush

është përgjegjës për çfarë?

Ky punim i jep të gjitha përgjigjet. Ai po ashtu paraqet një përmbledhje të shkurtër të agjencive

dhe organeve të tjera që janë të përfshira në punën e Bashkimit Evropian. Qëllimi është që t’u

jepen udhëzime të dobishme për vendimmarrjen e BE-s

LITERATURA E SHFRYTEZUAR

Zeqirja Idrizi- Integrimet evropiane-Historia,Institucionet,Politika fq.6 - Shkup 2009

Blerim Reka ,Studime Evropiane,Tetove 2004

Arta Ibrahimi,Institucionet Politike të BE-se,Shkup 2003

17

Page 18: Punim seminarik sistemi udheheqes ne be

Paskal Milo,Bashkimi Evropian-ideja,integriteti,identiteti,e ardhmja, Tiranë 2002

Institucionet e Bashkimit Evropian,(dokumente Franceze,Paris 2005;përkthyer nga Ambasada Franceze në Tiranë,2007)

Hivzi Sojeva: Ekonomia e aplikueshme,Fakulteti Juridik, Prishtinë, 2004

Nazmi Maliqi Shkencat Politike (skript me tekste te zgjedhura) Shkup 2010

https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Bashkimi_Evropian#Historia

https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Bashkimi_Evropian#Struktura

18