70

RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 1 of 70

RAPORT

I VLERËSIMIT TË JASHTËM

Për Programin e studimit Msc

"Banka dhe Tregjet Financiare"

SHLUP “LUARASI”

Eksperti i vlerësimit të jashtëm:

Prof. Sherif BUNDO

Tetor 2015

Page 2: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 2 of 70

RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit MSc në “Bankat dhe Tregjet Financiare”

RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM

Për programin e studimit “Master i Shkencave” në “Bankat dhe Tregjet Financiare”

Tabela e të dhënave të licencimit për programin e studimit

1 IAL Aplikues: SHLUP Luarasi

2 Fakulteti që e ofron Fakulteti Ekonomik

3 Urdhëri/VKM i licencimit/riorganizimit UMASH Nr. 483, date

12/10/2012

4 Titulli i programit të studimit: Master Shkencor “Bankat

dhe Tregjet Financiare”

5 Cikli i studimit: Cikli i Dytë

6 Kohëzgjatja e programit të studimit: 2 vite/4 semestra

7 Kreditet në total (ECTS): 120 ECTS

8 Forma e studimit (me kohë të plotë/të pjesshme/në distancë/):

Me kohë të plotë

9 Gjuha (shqip/tjetër): Shqip

10 Programi ofrohet nga institucioni SHLUJ Luarasi

11 Programi ofrohet në bashkëpunim me institucione të tjera -

12 Diplomë e përbashkët (shëno emërtimin): -

13 Diplomë e dyfishte (shëno emërtimin): -

14 Niveli në Kornizën kombëtare të kualifikimeve Niveli 7

HYRJE

I. Baza ligjore e funksionimit të SHLUJ “Luarasi” Shkolla e Lartë Universitare Jopublike “Luarasi” është institucion jopublik i arsimit të lartë, i cili e ushtron veprimtarinë e tij konform Ligjit Nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe aktet nënligjore të dala në bazë dhe për zbatim të tij. SHLUJ “Luarasi” është liçencuar për ushtrimin e aktivitetit si shkollë e lartë universitare, jopublike, me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 611, datë 11.09.2003 “Për dhënien e lejes për hapjen e shkollës së lartë universitare, jopublike “Luarasi.” Sipas këtij vendimi shkolla është e nivelit universitar, dhe ofron programe studimi në një degë të vetme – Drejtësi, me kohëzgjatje të kursit të studimit 4 vjet. Mbi bazën e këtij akti institucioni ka nisur veprimtarinë e mësimdhënies në vitin akademik 2003 - 2004, në mjediset që ndodhen në adresën: Rruga “Avdi Kazani”, Nr.1, Tiranë. Me Urdhër Nr. 324, datë 21.06.2010, të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës “Për miratimin e ndryshimit të programit të studimit “Drejtësi” të Shkollës së Lartë Private “Luarasi”, është miratuar ndryshimi i programit të studimit në “Drejtësi” në SHLUJ “Luarasi” në program

Page 3: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 3 of 70

studimi të ciklit të parë, me kohë të plotë, me 180 kredite dhe me kohëzgjatje të programit 3 vite akademike. Në përfundim të studimit, sipas urdhërit, lëshohet “Diplomë e Nivelit të Parë (DNP)”, në “Drejtësi.” Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 490, datë 23.06.2010 “Për hapjen e programeve të reja të studimeve, në Shkollën e Lartë Universitare Private “Luarasi”, Tiranë” sanksionon:

a) Hapjen e programit të studimi të ciklit të parë, me kohë të plotë, në “Administrim Publik” – program i cili nuk është bërë asnjëherë funksional dhe është mbyllur formalisht me Urdhër Nr. 188, datë 15.05.2015, të Ministrit të Arsimit dhe Sportit “Për riorganizimin e njësive kryesore të institucionit të arsimit të lartë “Shkolla e Lartë Universitare Private “Luarasi.”

b) Hapjen e programeve të studimit të ciklit të dytë, në: “E Drejtë Publike e Administrative”; “E Drejtë Civile e Tregtare”; “E Drejtë Penale”, me kohë të plotë, me 120 kredite dhe kohëzgjatje 2 vite akademike.

c) Hapjen e programit të studimit “Master i Nivelit të Parë”, në “Specialist/Jurist në Administratën Publike”, me kohë të plotë, me 60 kredite dhe kohëzgjatje 1 vit akademik.

Me Urdhërin Nr. 71, datë 18.02.2008, të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës “Për akreditimin institucional të programit dhe diplomës të Shkollës së Lartë Universitare, Jopublike “Luarasi”, është realizuar akreditimi i parë institucional si dhe akreditimi i programit të studimit të ciklit të parë dhe diplomës me titull “Jurist”, të kësaj shkolle. Sipas raportit të vlerësimit të brëndshëm, me Urdhërin Nr. 271, datë 29.06.2012, të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës “Për akreditimin e programeve të studimit “Bachelor” në “Drejtësi” dhe Master Profesional në “Specialist/Jurist në Administratën Publike” të Shkollës së Lartë Universitare Jopublike “Luarasi”, është realizuar akreditimi i parë i programeve të sipërpërmëndura. Po sipas këtij raporti, me Urdhërin Nr. 308, datë 27.07.2012, të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës “Për hapjen e programeve të reja të studimit të ciklit të dytë Master Profesional në “Financë dhe Menaxhim Risku” dhe “Marketing dhe Reklamë” pranë Shkollës së Lartë Private “Luarasi”, është bërë hapja e programeve të studimit “Master Profesional” në “Financë dhe Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite dhe kohëzgjatje 1.5 vite akademike. Në vijim, me Urdhërin Nr. 483, datë 12.10.2012, të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës “Për hapjen e disa programeve të reja të studimit të ciklit të parë dhe të dytë pranë Shkollës së Lartë Private “Luarasi”, është bërë ccelja e disa programeve të studimit qe ka të bëje me këtë raport, ose me programe të përafërta me këtë raport:

a) Hapja e programeve të studimit të ciklit të parë “Bachelor” në “Ekonomiks”, “Administrim Biznes” dhe “Financë Bankë”, me kohë të plotë, me 180 kredite dhe kohëzgjatje 3 vite akademike.

b) Hapja e programeve të studimit të ciklit të dytë “Master Profesional” në “E Drejtë Bankare dhe Financiare” dhe „Kontabilitet”, me kohë të plotë, me 90 kredite dhe kohëzgjatje 1.5 vite akademike

c) Hapja e programeve të studimit të ciklit të dytë “Master i shkencave” në “Menaxhim Ekzekutiv” dhe “Bankat dhe Tregjet Financiare”, me kohë të plotë, me 120 kredite dhe kohëzgjatje 2 vite akademike.

Me Urdhër Nr. 188, datë 15.05.2015, të Ministrit të Arsimit dhe Sportit “Për riorganizimin e njësive kryesore të institucionit të arsimit të lartë “Shkolla e Lartë Universitare Private “Luarasi”, institucioni është riorganizuar në dy njësi kryesore:

a) Fakulteti Ekonomik b) Fakulteti i Dtrejtësisë

II. Pak komente mbi zhvillimin institucional i SHLUJ “Luarasi”

SHLUJ “Luarasi” përfaqëson një nga institucionet e para jo publike të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë i themeluar me objektiv krijimin e një qëndre të edukimit dhe kërkimit shkencor. Strategjia e zhvillimit, sipas institucionit dhe dokumentave themelore të tij, është e fokusuar në tre drejtime kryesore: Mësimdhënia, Kërkimi Shkencor dhe Kontributi për

Page 4: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 4 of 70

Shoqërinë, pjesë të trekëndëshit të dijes. Duke startuar me degën e drejtësisë, për shkak të nevojave të tregut dhe interesave të vëndit, SHLUJ “Luarasi”, përgjatë këtyre viteve, ka krijuar dhe konsoliduar një reputacion relativisht të mirë në këtë fushë. Vizioni i SHLUJ “Luarasi” përmblidhet në angazhimin për krijimin e një institucioni serioz, ndër më të mirët, që prodhon profesionistë të kërkuar nga tregu, me kontribute në zhvillimin e dijes në hapësirën shqiptare. Studentëve pretendohet tu ofrohet një edukim cilësor që reflekton rezultatet e kërkimit shkencor të vazhdueshëm, të arritjeve në shkencën shqiptare dhe bashkëkohore. Institucioni ka identifikuar, në këto 12 vite eksperiencë, ndër pikat më të forta të tij:

a) Studentët - Aktualisht janë diplomuar 1110 studentë, rreth 80% e të cilëve punësohen që vitin e parë pas diplomimit. Studentë nga SHLUJ “Luarasi” kanë fituar provimin e hyrjes në Shkollën e Magjistraturës, punojnë në administratën publike, kompani private, organizata ndërkombëtare, etj., duke reflektuar kudo standardin e lartë cilësor të edukimit.

b) Stafin akademik që përfaqësohet nga disa prej pedagogëve më të shquar në fushën e drejtësisë dhe ekonomisë. Pedagogët, përgjithësisht, kanë një karrierë shumë të pasur e të larmishme në fushën akademike, shkencore e mësimdhënëse.

c) Politikat lidhur me aplikimin e bursave dhe mbështetjen e studentëve për praktikat e punës. SHLUJ “Luarasi” ofron bursa studimi për studentët e shkëlqyer duke vlerësuar ekselencën dhe stimuluar konkurencën. Studentët asistohen financiarisht dhe përmes lidhjeve me biznesin realizohet mbështetja e tyre për praktikat e punës.

d) Bashkëpunimin kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar i cili po zgjerohet çdo vit akademik, dhe që synon zgjerimin e kapitaleve njerëzore të cilët sjellin eksperiencat e tyre më të mira në fushën e drejtësisë dhe ekonomisë.

e) Infrastrukturën dhe logjistikën bashkëkohore që bëjnë të mundur zhvillimin normal të procesit mësimor dhe i ofrojnë studentëve komoditetin e nevojshëm për realizimin me sukses të programit të studimit dhe zgjerimin e aftësive të tyre profesionale.

III. Struktura organizative e SHLUJ “Luarasi” SHLUJ “Luarasi” është i organizuar sipas organigramës që i bashkëngjitet raportit. Struktura organizative mbështetet në përcaktimet e Ligjit Nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe aktet normative të institucionit – Statut dhe Rregullore, të cilat i bashkëngjiten raportit. Statuti dhe Rregullorja e institucionit përcaktojnë në mënyrë të detajuar përbërjen, kompetencat e secilit organ/autoritet dhe mënyrën e funksionimit të Organeve Drejtuese, Autoriteteve Drejtuese të IAL –së, njësitë bazë si dhe njësitë ndihmëse/administrative. Në mënyrë të përmbledhur struktura e SHLUJ “Luarasi” paraqitet si më poshtë: Organet drejtuese të IAL -së Senati Akademik Rektorati Këshilli i Etikës Autoritetet drejtuese të IAL -së Rektori Njësitë ndihmëse/administrative Administratori Kancelari Zyra e financës Sekretaria mësimore Kabineti i informatikës Biblioteka Autoritetet drejtuese të Fakultetit Dekani Përgjegjësi i Departamentit Organet drejtuese të Fakultetit Këshilli i Fakultetit

Page 5: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 5 of 70

Njësitë bazë – Fakulteti i Drejtësisë 1) Departamenti i së Drejtës Publike dhe Administrative 2) Departamenti i së Drejtës Private dhe Civile 3) Departamenti i së Drejtës Penale

Njësitë bazë Fakulteti Ekonomik 1) Departamenti i Financë Bankë 2) Departamenti i Administrim Biznesi 3) Departamenti i Ekonomiksit

5. Programi që vlerësohet: “Master i shkencave” në “Banka dhe Tregje Financiare” Programi i studimit “Master i Shkencave” në “Banka dhe Tregje Financiare” është hapur në vitin 2012, konform Urdhërit Nr. 483, datë 12.10.2012, të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës “Për hapjen e disa programeve të reja të studimit të ciklit të parë dhe të dytë pranë Shkollës së Lartë Universitare jopublike “Luarasi”, si pjesë e programeve të studimit që ofrohen nga Fakulteti Ekonomik. Fakulteti Ekonomik është një nga njësitë kryesore të SHLUJ “Luarasi” i cili ofron studime në dy ciklet e studimit: Bachelor dhe Master. Programi i studimeve Master shkencor në Banka dhe Tregje Financiareofrohet nga Departamenti i Financë Bankës, pjesë përbërëse e Fakultetit Ekonomik. Ky departament vepron si njësi bazë mësimore-kërkimore, që përfshin fusha kërkimi homogjene në disiplinat e financë, bankës tregjeve financiare si dhe të kontabilitetit. Në këtë kuadër, departamenti nxit, bashkërendon dhe administron veprimtaritë e mësimdhënies me veprimtaritë kërkimore, duke respektuar lirinë akademike të personelit akademik dhe të drejtën e tij për të shfrytëzuar burimet materiale dhe financiare në dispozicion të departamentit. Departamenti i Financë Bankë ka si objektivë të vet strategjike kualifikimin e studentëve me njohuri të përgjithshme, e të përshtatshëm për kërkesat e institucioneve financiare dhe bankare të ekonomisë, si dhe të aftë për të punuar në administratën e sektorit privat apo atij publik. Programi i Studimeve Master shkencor në Banka dhe Tregje Financiare synon dhe pretendon të harmonizojë studimin e kombinuar të teorive më të përparuara në fushën e financave, të bankave dhe të tregjeve financiare, me qëllim përdorimin në praktikë dhe në teren të aftësive të fituara. Programi synon projektimin dhe përdorimin me efektivitet të aftësive të fituara në këtë program. Kjo përfshin përvetësimin e profesionit dhe formimin profesional të studentëve njëherësh me organizimin dhe mirëfunksionimin e organizatave. Mjedisi i biznesit bashkëkohor dhe suksesi varen shumë nga ndryshimet e shpejta në sistemet e menaxhimit të financave, bankave dhe të tregjeve financiare. Ky raport prezanton shkallën e saktësisë së raportit të vlerësimit të brendshëm të cilësisë së programit të ciklit të dytë të studimit “Master i Shkencave” në “Banka dhe Tregje Financiare”, sistemi me kohë të plotë, në SHLUJ “Luarasi”, kryer nga Grupi i Vlerësimit të Brendshëm, i ngritur mbi bazë të urdhërit të drejtuesit të njësisë Nr. 1, datë 11.06.2015. GRUPI I VLERESIMIT TE BRENDSHEM te SHLUJ Luarasi, ka pasur kete perberje:

1. Dr. Gelina Maliqi Kryetar 2. Dr. Altin Kulli Sekretar 3. Prof. As. Dr. Dudi Suli Anëtar 4. Dr. Oriona Fjerza Anëtar 5. Ilir Hysa/Student Anëtar

PROGRAMI I STUDIMEVE, ADMINISTRIMI NË SHËRBIM TË MISIONIT TË NJËSISË

1. Misioni dhe Objektivat e programit të studimit

Pjesa përshkrimore

Qëllimi i programit

Page 6: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 6 of 70

Programi Master shkencor në Banka dhe Tregje Financiare sipas dokumentave të shkollës së lartë universitare jo publike "Luarasi", ka si qëllim studimin e kombinuar të metodave dhe formave bashkëkohore të funksionimit dhe menaxhimit të bankave dhe tregjeve financiare, pajisjen e studentëve me njohuri të avancuara, në funksion të përdorimit të këtyre dijeve në të gjitha nivelet e menaxhimit dhe drejtimit bankar dhe tregjeve financiare. Programi është strukturuar për të edukuar studentët me njohuritë bazë në fushat e bankës dhe tregjeve financiare, njohuri të cilat do t‟i ndihmojnë të mendojnë në mënyrë analitike dhe kritike për zgjidhjen problemeve të fushës. Misioni i programit është përgatitja e individëve të kualifikuar për karrierë në sektorin privat, duke siguruar një arsimim të gjerë profesional dhe shkencor. Ky mision është konceptuar në harmoni të plotë me misionin e përgjithshëm të SHLUJ “Luarasi”, me standardet ndërkombëtare, si edhe risitë që synon të sjellë ky institucion në arsimin e lartë. Objektivat formues dhe karakteristikat e programit të studimit, sipas dokumentave të shkollës Objektivat e programit përcaktohen në Rregulloren e Programit të Studimit “Master i Shkencave” në “Bankat dhe Tregjet Financiare”, që i bashkëngjitet raportit dhe konsistojnë:

Objektivi kryesor i programit Master shkencor në Banka dhe Tregje Financiareështë t‟u japë studentëve njohuritë e nevojshme për formimin e tyre si specialistë të sektorit bankar dhe të fushës së tregjeve financiare.

Në funksion të këtij objektivi kryesor, programi synon dhënien e një tërësie njohurish në formimin e thelluar teorik dhe praktik në fushën e shkencave të avancuara të ekonomiksit, kontabilitetit dhe drejtimit bankar, menaxhimit të portofoliT, etj., me objektiv kryesor formimin e specialistëve të aftë për të punuar në fushën e bankave dhe për realizimin e studimeve të avancuara në këtë fushë.

Programi synon të përgatisë profesionistë të aftë të sektorit bankar dhe tregjeve financiare kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu ky program synon të përgatisë specialistë të aftë për vazhdimin e studimeve të mëtejshme në fushat e bankave dhe tregjeve financiare.

Në përfundim të programit, studenti aftësohet për t‟u punësuar në sektorin bankar dhe në institucione të ndryshme të tregjeve financiare. Njohuritë që ofrohen nga ky program dhe kompetencat që marrin studentët nëpërmjet tij krijojnë bazën për një karrierë kërkimore dhe akademike duke mundësuar vazhdimin e studimeve të ciklit të tretë.

Tregu i punës për specialistët që diplomohen në këtë program vjen në rritje dhe statistikat flasin për kërkesa të qëndrueshme që i përgjigjen dhe dinamikës së dukshme të rritjes së ekonomisë shqiptare. Kurrikuli i ofruar jo vetëm që optimizon njohuritë por dhe krijon fleksibilitetin e nevojshëm për t‟u përshatur me vecoritë që kërkon tregu specifik.

Objektivat formues dhe karakteristikat e programit të studimit Objektivat formues specifikë të programit të studimit të ciklit të dytë Master shkencor në Banka dhe Tregje Financiare janë si më poshtë:

Formimi i ekspertëve dhe specialistëve cilësorë si në aspektet teorike ashtu edhe në aftësitë aplikative në fushën e financave publike, hartimit, analizës dhe menaxhimit të buxhetit, menaxhimi i bankave, sigurimeve dhe tregjeve financiare; qeverisjen e korporatave,etj.

Pajisja e tyre me njohuritë themelore teorike, njohje e thelluar e debateve dhe praktikave bashkëkohore ndërkombëtare si dhe eksperiencës shqiptare në fushën e Banking-ut qëndror, financave publike, qeverisjen e korporatave, në sferën e ndërtimit, funksionimit dhe menaxhimit të bankave, bursave dhe tregjeve financiare, shoqërive të sigurimit, fondeve specifike të investimeve apo pensioneve, institucioneve e strukturave të specializuara në sferën e politikave fiskale, tatimore e doganore; përfitimi i njohurive të qëndrueshme në fushën e të drejtës bankare, financiare e fiskale, etj.

Page 7: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 7 of 70

Të dhëna të përgjithshme për programin e studimit Programi i studimit Master shkencor në Banka dhe Tregje Financiare është hapur në vitin akademik 2012 - 2013, sipas Urdhërit Nr. 483, datë 12.10.2012, të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës “Për hapjen e disa programeve të reja të studimit të ciklit të parë dhe të dytë pranë Shkollës së Lartë Universitare Jopublike “Luarasi.” Programi i studimit ”Master i shkencave” në “Bankat dhe Tregjet Financiare” është hartuar në përputhje me politikat kombëtare të parashikuara në planin strategjik mbi arsimin e lartë të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës dhe planit të zhvillimit institucional të SHLUJ “Luarasi.” Numri i Stafit Akademik dhe Administrativ të MSC në “Bankat dhe Tregjet Financiare”

Viti Akademik Numri i Stafit Akademik të MSC në

“Bankat dhe Tregjet Financiare” Numri i Stafit Administrativ

të Programit

2012 - 2013 8 10

2013 - 2014 3 10

2014 - 2015 --- ---

Raporti pedagog/student ndër vite për këtë program studimi:

- Për vitin akademik 2012-2013 është 1 pedagog për 1 student (ose 1 student/pedagog). - Për vitin akademik 2013-2014 është 1 pedagog për 3 studentë (ose 3 studentë/1

pedagog). Numri i studentëve të programit në vite, është si vijon:

Viti Akademik Programi i Studimit të Ciklit të Dytë “Master i Shkencave” në “Bankat

dhe Tregjet Financiare”

2012 - 2013 8

2013 - 2014 8

2014 - 2015 ---

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve1

Standardi I.1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.

Kriteri 3 Programet e studimeve hartohen në përputhje me misionin dhe qëllimin e institucionit; Kriteri 4 Programet e studimeve hartohen në përputhje me nevojat e tregut të punës; Kriteri 5 Programet e studimeve hartohen në përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit; Kriteri 6 Programet e studimeve pasqyrojnë vullnetin e institucionit për ruajtjen e vlerave kulturore të kombit.

Programi i studimit “Master i Shkencave” në “Bankat dhe Tregjet Finaciare”, synon studimin e kombinuar të teorive më të përparuara ne fushën e financave, tregjeve financiare dhe të bankave, me qëllim përdorimin e aftësive të fituara në fushën e financave, është hartuar në përputhje me misionin dhe qëllimin e SHLUJ “Luarasi”.

Programi është hartuar në mënyrë të tillë që tju përgjigjet nevojave të tregut. Ai synon që ti përgjigjet konkurencës dhe nevojave të institucioneve financiare dhe ndërmarrjeve të ndërmjetësimit financiar të ekonomisë shqiptare që ndryshojnë me rritme të shpejta.

Misioni specifik i programit, është përgatitja e individëve të kualifikuar për karrierë në sektorin privat dhe publik, në babnka, kompanie të sigurimeve, në administratën tatimore, doganore dhe

Page 8: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 8 of 70

në administratën publike, me ambicie arsimim të gjerë profesional dhe shkencor.

Programi që ofrohen nga ky institucion është iniciuar nisur nga objektivi që stadi aktual i zhvillimit ekonomik të vendit mundëson punësimin e specialistëve të kualifikuar të fushës, premisë e cila është në konformitet edhe me studimin e tregut të punës.

Politikat e mësimdhënies dhe programet e ofruara nga SHLUJ “Luarasi”, janë hartuar mbësshtetur edhe në politikat kombëtare të parashikuara në planin strategjik mbi arsimin e lartë të Ministrisë së Arsimit dhe të Sportit.

Programet e studimeve, ofruar nga SHLUJ “Luarasi”, mbajnë parasysh ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare, si dhe synojnë promovimin e kulturës dhe të traditës.

Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Kriteri 1 Programet e studimeve janë përshtatur me strategjinë për zhvillim të institucionit;

Programi i studimit “Master i Shkencave” në “Bankat dhe Tregjet Finaciare”, është hapur në kuadër të implementimit të strategjisë së zhvillimit institucional të SHLUJ “Luarasi” 2012 – 2106. Në këtë program objektivi kryesor është zgjerimi dhe rritja cilësore e këtij institucioni.

Standardi I.3 - Programet e studimeve ofrohen në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.

Kriteri 1 Përmbatja e programeve të studimeve është në përputhje me kriteret e përcaktuara nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi; Kriteri 2 Emërtimi i programit të studimit është në përputhje me nivelin e kualifikimit të arritur dhe të përcaktuar nga Korniza Shqiptare e Kualifikimit.

Nga shqyrtimi me kujdes i tërësisë së akteve, dokumentacionit, programeve të studimit, statutit të SHLUJ, etj, rezulton se Programi i Studimit “Master i Shkencave” në “Bankat dhe Tregjet Finaciare”, është hartuar në përputhje me kriteret e përcaktuara nga ligji Nr. 9741, date 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në RSH”, i ndryshuar. Emërtimet, dokumenatcioni, titujt e diplomave, të programeve, lëndëve, përmbajtja e tyre si dhe tërësia e dokumentacionit për hapjen dhe licensimin e programit, janë në përputhje me aktet nënligjore të nxjerra në bazë dhe për zbatim të këtij ligji. Emërtimi i programit të studimit është në përputhje me nivelin e kualifikimit të arritur dhe të përcaktuar nga Korniza Shqiptare ligjore e Kualifikimit.

Standardi I.11 - Institucioni harton një plan zhvillimi të programeve të studimeve, të rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit.

Kriteri 1 Institucioni harton një plan strategjik në nivel institucioni për zhvillimin dhe përmirësimin e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni harton një plan strategjik në nivel institucioni për përmirësimin e rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit.

SHLUJ “Luarasi” ka miratuar Planin Strategjik të Zhvillimit për periudhën 2012-2016, i cili adreson si zhvillimin dhe përmirësimin e programeve të studimeve ashtu edhe përmirësimin e rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit.

Page 9: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 9 of 70

Konkluzionet e vlerësimit të vlerësuesit të jashtëm:

“SHLUJ” Luarasi zhvillon veprimtarinë e vetë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, si në nivel institucional ashtu edhe në nivelin e programeve të veçanta të studimeve.

Programi i studimit “Master i Shkencave” në “Bankat dhe Tregjet Finaciare” është hartuar dhe zbatohet në përputhje këto akte ligjore dhe nënligjore si dhe me misionin dhe qëllimin e SHLUJ “Luarasi.”

Programi i studimit “Master i Shkencave” në “Bankat dhe Tregjet Finaciare”, është hartuar si një program në harmoni dhe në plotësim të kërkesave të tregut të punës. Programi është në koherencë me kriteret universale të “Kartës së Bolonjës”, standartet institucionale dhe programore që aplikohen në tërë Hapësirën Europiane të Arsimit të Lartë (HEAL).

Programi është akoma në fazën embrionale. Ai nuk ka filluar të zbatohet në masë të plotë. Akoma nuk ka një gjeneratë studentësh të diplomuar me diplomën Master i shkencave në Bankat dhe Tregjet Financiare. Për rrjedhojë nuk ka një test të plotë që të tregojë se sa është asimiluar dhe pranuar nga tregu kjo diplomë dhe ky program.

Programi është hartuar në përputhje me Planin e Zhvillimit Institucional si dhe me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar. Megjithatë nuk ka një objektivë specifike dhe veçori të këtij programi në raport me programet e tjera analoge të shkollave të tjera të larta, megjithë që hapja e programit është bërë pas kryerjes së një studimi të tregut të punës.

Programi reflekton përvojën pozitive dhe vlerat që SHLUJ “Luarasi” ka shfaqur në treg.

2. Struktura akademike e Fakultetit Ekonomik

Pjesa përshkrimore Fakulteti përgjegjës për programin e studimit Master shkencor në Banka dhe Tregje Financiare është Fakulteti i Ekonomisë. Ky fakultet është organizuar në tre njësi bazë që janë:

1. Departamenti i Administrim Biznesit;

2. Departamenti i Financë-Bankës;

3. Departamenti i Ekonomiksit;

Në vitin akademik 2014-2015 secila prej njësive bazë ka në përbërje të saj të paktën 7 pedagogë efektiv, nga të cilët, të paktën 3 prej tyre, gëzojnë tituj ose grada shkencore. Konkretisht departamentet janë organizuar:

1. Departamenti i Administrim Biznesit ka në përbërje të tij 7 pedagogë efektiv (PAE), nga të cilët: 2 pedagogë me titull Prof. As. Dr., 2 pedagogë me gradën shkencore “Doktor”, 1 pedagog në proces doktorature, 2 pedagogë me diplomë Master Shkencor; si edhe 8 pedagogë me kontratë (PAK) nga të cilët: 2 me gradën shkencore “Doktor”, 6 pedagog me diplomë Master Shkencor (1 prej së cilëve me kualifikimin CFA.)

2. Departamenti i Financë Bankës ka në përbërje të tij 7 pedagogë efektiv (PAE), nga të cilët: 3 pedagogë me gradën shkencore “Doktor”, 1 pedagog në proces doktorature, 3 pedagogë me diplomë Master Shkencor; si edhe 7 pedagogë me kontratë (PAK), nga të cilët: 1 pedagog me gradën shkencore “Doktor”, 2 pedagogë në proces doktorature, 4 pedagogë me diplomë Master Shkencor.

3. Departamenti i Ekonomiksit ka në përbërje të tij 8 pedagogë efektiv (PAE), nga të cilët: 4 pedagogë me gradën shkencore “Doktor”, 4 pedagogë me diplomë Master Shkencor; si edhe 12 pedagogë me kontratë (PAK) nga të cilët: 1 pedagog me titull Prof. As. Dr., 1 pedagog në proces doktorature, 10 pedagogë me diplomë Master Shkencor.

Çdo departament është i organizuar në grupe mësimore dhe kërkimore. Titullarët e grupeve emërohen nga Dekani, mbi bazën e propozimit të përgjegjësit të departamentit. Përbërja e departamenteve për vitin akademik 2014 – 2015 është si në vijim:

Nr.

Departamenti i Administrim Biznesit

Nr. Departamenti i Financë Bankës

Nr. Departamenti i Ekonomiksit

Page 10: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 10 of 70

1. Prof. As. Dr. Fisnik Brovina Përgjegjës i departamentit

1. Dr. Banush Xhabrahimi Përgjegjës i departamentit

1. Dr. Orjona Fjerza Përgjegjës i departamentit

2. Prof. As. Dr. Aleksander Biberaj

2. Dr. Gelina Maliqi 2. Dr. Ani Mbrica

3. PhD. Altin Hoti 3. Dr. Altin Kulli 3. Dr. Aelita Mane

4. Dr. Krenar Ibrahimi 4. Doktorant Manjola Duli 4. PhD. Roland Sahatcija

5. Doktorant. Arian Galdini 5. MSC Loreta Çiço 5. MSC Jorina Verli

6. MSC Nertil Meta 6. MSC Silvana Jance 6. MSC Vinjola Ademi

7. MSC Irida Nikolli Miko 7. MSC Sonila Malko 7. MSC Vilma Gjeci

8. MSC Denisa Kele

Tregues të matshëm: ORGANIGRAMA E FAKULTETIT EKONOMIK

Autoritetet drejtuese të Fakultetit të Ekonomisë:

1. Dekani 2. Përgjegjësi i njësisë bazë ( Departamentit)

Organe drejtuese:

1. Këshilli i Fakultetit Njësitë bazë :

1. Departamenti i Administrim Biznesit; 2. Departamenti i Financë Bankës; 3. Departamenti i Ekonomiksit

Numri i personelit akademik për çdo njësi bazë: Personel Akademik Efektiv (PAE) dhe Pesonel Akademik me Kontratë (PAK), Personeli Administrativ (PA), titujt/gradat.

Page 11: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 11 of 70

Tabela 1 – Viti Akademik 2014 – 2015

Tabela 1/1 – Viti Akademik 2013 – 2014

Shkolla e Lartë Universitare Jopublike “LUARASI”

Fakulteti Ekonomisë

Numri i PAE Numri i PAK Numri i PA Total

Gjithsej

Tituj/Grada

Gjithsej

Tituj/Grada Gjithsej

Tituj/Grada

1.Departamenti i

Administrim Biznesit

7 2Prof.As. Dr. 2 Dr. 1 Doktorant

7 1 Dr./ 2 Doktorant

10* 1Doktorant/ 5 MSC

24

2.Departamenti i Financë

Bankës

7 3 Dr./ 1 Doktorant

8 2 Dr./ 2 Doktorant 1 CFA

15

3.Departamenti i

Ekonomiksit

8 4 Dr.

13 1 Prof.As.Dr./ 1 Doktorant

21

TOTAL 22 2Prof.As. Dr. 9 Dr./ 2 Doktorant

28 1 Prof.As.Dr./ 3 Dr./ 5 Doktorant/ 1 CFA

10 1Doktorant/ 5 MSC

60

Shkolla e Lartë

Universitare Jopublike “LUARASI”

Fakulteti Ekonomik

Numri i PAE Numri i PAK Numri i PA Total

Gjithsej

Tituj/ Grada

Gjithsej

Tituj/ Grada Gjithsej

Tituj/

1.Departamenti i

Administrim Biznesit

2 1 Prof. As.Dr. 1 Dr.

18 2 Prof. Dr./ 2 Prof. As. Dr. 3 Dr./ 5 Doktorant

10* 1Doktorant/ 5 MSC

30

2.Departamenti i Financë

Bankës

2 1 Dr./ 1 Doktorant

24 2 Prof. Dr. / 1 Prof. As. Dr. 4 Dr. / 7 Doktorant 2 CFA

26

3.Qëndra e Kërkimit Shkencor

3 2 Dr./ 1 MSC

3 2 Dr. / 1 MSC

6

TOTAL 7 2 Prof.As.Dr. 4Dr./ 2 Doktorant

45 4 Prof. Dr. / 3 Prof. As. Dr. 7Dr. / 12 Doktorant

10 1Doktorant/ 5 MSC

62

Page 12: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 12 of 70

Tabela 1/2 – Viti Akademik 2012 – 2013

* Personeli Administrativ i Fakultetit Ekonomik është i njëjtë për të gjitha departamentet. Këshilli Shkencor i Programit të studimit dhe Koordinatori i programit të studimit Tabela 2

Vlerësimi sipas standardeve

Standardi/Kriteret

Standardi II.2 - Institucioni organizohet në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, për përmbushjen e misionit të tij.

2 CFA

Shkolla e Lartë

Universitare Jopublike “LUARASI”

Fakulteti Ekonomik

Numri i PAE Numri i PAK Numri i PA Total

Gjithsej

Tituj/ Grada

Gjithsej

Tituj/ Grada Gjithsej

Tituj/

1.Departamenti i

Administrim Biznesit

2 1 Prof. As. Dr. 1 Dr.

12 2 Prof. Dr./ 1 Prof. As.Dr./ 2 Dr./ 4 Doktorant

10* 1Doktorant/5 MSC

24

2.Departamenti i Financë

Bankës

2 1 Dr./ 1 Doktorant

16 5 Dr./ 3 Doktorant 1 CFA

18

3.Qëndra e Kërkimit Shkencor

2 2 Dr./

2 1 Prof. As.Dr./ 1 MSC

4

TOTAL 6 1 Prof.As.Dr./

4 Dr./ 1 Doktorant

30 2 Prof. Dr./ 2 Prof.As.Dr./ 7 Dr./ 7 Doktorant 3 CFA

10 1Doktorant/5 MSC

46

Nr. Emër Mbiemër Titulli/Grada Pozicioni në Këshillin Shkencor

1. Roland Sahatcija Dr. Përgjegjës i programit të studimit

2. Fisnik Brovina Prof. As. Dr. Koordinator i programit të studimit

3. Aelita Mane Dr. Anëtar

Page 13: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 13 of 70

Kriteri 1 Institucioni organizohet në mënyrë që të përmbushë misionin e tij; Kriteri 2 Institucioni ka së paku dy Fakultete; Kriteri 3 Fakulteti organizohet në njësi bazë. Çdo fakultet ka, së paku, tri të tilla, nga të cilat dy departamente; Kriteri 4 Departamenti duhet të ketë në përbërje të tij të paktën 7 anëtarë efektivë si personel akademik, ndër të cilët të paktën 3 duhet të jenë me gradën shkencore “Doktor”.

Shkolla e Lartë Universitare Jopublike “Luarasi” si institucion jopublik i arsimit të lartë, që ushtron veprimtarinë e tij konform Ligjit Nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe aktet nënligjore të dala në bazë dhe për zbatim të tij, ofron programe studimi në degët drejtësi dhe ekonomi.

Institucioni është organizuar në funksion të kërkesave të ligjit dhe misionit të tij. Kjo shkollë përbëhet nga dy fakultete, ai i Drejtësisë dhe nga Fakulteti i Ekonomisë, organizim i cili është konform me Urdhërin Nr. 188, datë 15.05.2015, të Ministrit të Arsimit dhe Sportit “Për riorganizimin e njësive kryesore të institucionit të arsimit të lartë,

Çdo njësi kryesore përbëhet nga 3 njësi bazë (Departamente).

Fakulteti Ekonomik përbëhet nga: 1. Departamenti i Administrim Biznesit 2. Departamenti i Financë Bankës 3. Departamenti i Ekonomiksit

Çdo Departament (njësi bazë) përbëhet nga të paktën 7 anëtarë personeli akademik efektiv, prej të cilëve 3 pedagogë mbajnë tituj dhe grada shkencore, sipas përshkrimit që kërkon ligja.

Standardi II.3 - Njësitë e institucionit angazhohen drejtpërdrejt dhe me përkushtim për realizimin e programeve të studimeve.

Kriteri 1 Njësitë bazë dhe kryesore janë të ndërgjegjshme për përgjegjësitë që kanë për realizimin e programeve të studimeve; Kriteri 2 Njësitë bazë dhe kryesore përfshihen në procesin e rekrutimit të personelit akademik të nevojshëm dhe në vlerësimin e tij.

Njësia kryesore përgjegjëse për programin e studimit “Master i Shkencave” në “Bankat dhe Tegjet Financiare” është Fakulteti i Ekonomisë. Fakulteti Ekonomik në përmbushje të detyrimeve ligjore, konform Statutit dhe Rregullores, realizon: o Rekrutimin e stafit akademik për këtë program

studimi; o Mbikqyrjen e ecurisë së programit të studimit; o Ndjekjen e planit mësimor;

Rekrutimi i stafit akademik efektiv realizohet me konkurim të hapur. Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për personel akademik, për vendet e lira të punës, propozohen nga departamenti, verifikohen dhe miratohen nga Dekani. Departamenti i Financë Bankës ka mundesi qe te perfshihet me mire në cilësinë dhe funksionimin e këtij procesi.

Rektori ngre me urdhër të brendshëm një komision për organizimin e procedurës, shqyrtimin e aplikimeve dhe përzgjedhjen e kandidatëve fitues. Pas shqyrtimit të dosjeve të aplikanëtve të interesuar, komisioni paraqet, me anë të një procesverbali, kandidatët e kualifikuar përpara Rektorit, të cilët emërohen nga Administratori.

Administratori i SHLUJ “Luarasi” nënshkruan kontratat e punës me personelin akademik, në përfundim të procedurës përshkruar më sipër.

Page 14: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 14 of 70

Konkluzionet e vlerësimit te vleresuesit të jashtëm: Për programin e studimit Master shkencor në Banka dhe Tregje Financiarenjësia kryesore përgjegjëse është Fakulteti Ekonomik i SHLUJ “Luarasi.” Kjo njësi është organizuar konform përcaktimeve ligjore të parashikuara në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Fakulteti Ekonomik (njësia kryesore e programit të studimit) ka në përbërje të tij 3 Departamente, me të paktën 7 pedagogë efektiv për çdo departament, nga të cilët të paktën 3 prej tyre gëzojnë tituj ose grada shkencore. Pjesa me e madhe e pedagogëve me MSC janë në proçes doktorature. Në fushën e ekzekutimit te programit dhe të mësimdhënies në këtë diplomë të nivelit Master, mungon eksperienca. Stafi akademik nuk ka qënë shumë i qëndrueshëm dhe kjo gjykoj nuk ka dhene frutet dhe cilësitë e kërkuara. Nderkohe drejtuesit e moduleve jane me eksperience ne mesimdhenie dhe ne kerkimin shkencor. Proçedura e emërimit të stafit akademik të Fakultetit Ekonomik kryhet në përputhje me dispozitat e Statutit dhe Rregullores së SHLUJ “Luarasi”, përmes një procesi konkurues që përfshin njësinë bazë dhe ato kryesore.

3. Personeli akademik dhe ai mbështetës

Pjesa përshkrimore Personeli i SHLUJ “Luarasi” është i strukturuar në:

a) personel akademik; b) personel ndihmës mësimor – shkencor; c) personel administrativ;

Personeli akademik i Fakultetit Ekonomik përbëhet nga Personel Akademik Efektiv dhe Personel Akademik i jashtëm dhe me Kontratë. Personeli akademik kryen veprimtari mësimore, kërkim shkencor ose të aplikuar, shërbime për zhvillimin e institucionit, konsultim dhe këshillim për studentët dhe detyra administrative. Personeli akademik gëzon liri akademike në punën e tij mësimore dhe kërkimore, në përputhje me aktivitetin dhe statusin që ka. Titullarët e moduleve të programit të studimit “Master i Shkencave” në “Bankat dhe Tegjet Financiare” janë në përgjithësi pedagogë efektivë (mbi 60% e tyre) ndërsa shumica e titullarëve të moduleve që janë pedagogë të jashtëm, me kontrate pune, mbajnë gradën shkencore Doktor. Shkolla e Lartë Jo Publike, LUARASI ka në strukturën dhe organigramën e saj edhe personelin administrativ, i cili i shërben gjithë shkollës dhe nuk është i ndarë apo i ngarkuar për diploma dhe fakultete të veçanta. Personeli administrativ i SHLUJ “Luarasi” përbëhet nga:

1. Administratori 2. Kancelari 3. Sekretaria Mësimore 4. Zyra e Financës 5. Biblioteka 6. Shefi i logjistikës 7. Punonjëse sanitare

Rekrutimi i stafit akademik bëhet në përputhje me Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe me dispozitat e Statutit dhe të Rregullores së SHLUJ “Luarasi”, përmes një procedurë të konkurimit të hapur, duke garantuar një proçes transparent, të paanshëm dhe objektiv. Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për personel akademik, për vendet e lira të punës, propozohen nga përgjegjësi i departamenti përkatës, pas konsultimit me anëtarët e departamentit. Kriteret e rekrutimit nuk rezulton që të jenë të diferencuara dhe të përshtatura për lëndë, apo grupe lëndësh të caktuara. Struktura aktuale e stafit akademik dhe administrativ të institucionit plotëson kërkesat ligjore dhe nevojat për zhvillimin normal të procesit mësimor. Ndërkohë, shkolla deklaron se është

Page 15: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 15 of 70

ndër objektivat e saj që të përmirësojë cilësinë në rekrutimet e reja, te cilat determinohen kryesisht për shkak të mobilitetit të personelit akademik. Tregues të matshëm: Cilësia e stafit drejtues, mësimdhënës dhe administrativ për çdo njësi

Viti Akademik 2014 – 2015 Tabela 3

Fakulteti Ekonomik Departamenti i Financë Bankës

Personeli Akademik Efektiv Emër Mbiemër

Detyra në Dep.

Titulli /Grada

Personeli Akademik me Kontratë Emër Mbiemër

Titulli /Grada

Institucioni ku punon full time

1. Banush Xhabrahimi

Përgjegjës

Dr. 1. Mateo Spaho Dr. UET

2. Gelina Maliqi Dr. 2. Ermela Kripa Dr. UET

3. Altin Kulli Dr. 3. Avis Andoni Doktorant UET

4. Manjola Duli Doktorant 4. Fabian Pjetri Doktorant

5. Loreta Cico MSC 5. Olga Ikonomi MSC

6. Silvana Jance MSC 6. Admir Ramadani

CFA/MSC OSCE Albania

7. Sonila Malko MSC/CFA 7. Julinda Kllapi MSC Sicred sha

8. Klajdi Demko MSC BKT

Nga tabela e mësipërme më rezulton se jo të gjithë pedagogët dhe titullareët e lëndëve të Departamentit të Financës kanë formimin e përshtatshëm akademik për nivelin e kërkuar të lëndëve dhe të programeve të diplomës Master i Shkencave në Bankat dhe tregjet Financiare.

Të dhënat sipas kualifikimit dhe Raportet midis tyre. (Viti akademik 2014 – 2015) Personeli Administrativ i Fakultetit Ekonomik është i njëjtë për të gjitha departamentet. Të dhëna sipas moshës (Viti akademik 2014 – 2015) Tabela 5

Personeli sipas titujve /gradave Numri i PAE dhe PA me moshë:

(25-35) (36-45) (46-55) (56-65) (66-68)

Profesorë 0 0 0 0 0

As. Prof 0 0 2 0 0

Doktorë 1 5 1 2 0

Lektorë në proçes Doktorature 0 2 0 0 0

Lektorë me MSC 7 2 0 0 0

Personeli Administrativ 3 5 0 2 0

Tabela 6

Personeli sipas titujve /gradave

Numri i PAK me moshë:

(25-35) (36-45) (46-55) (56-65) (66-68)

Profesorë 0 0 0 0 0

As. Prof 0 0 0 1 0

Titulli Departamenti i Financë Bankës

PAE PAK Raporti PAE/PAK

Profesorë 0 0 0/0

Profesorë të As. 0 0 0/0

Doktorë 3 2 3/2

Lektor Doktorant 1 2 1/2

Lektor me MSC 3 4 3/4

Personeli Administrativ

Page 16: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 16 of 70

Doktorë 1 2 0 0 0

Lektorë në proçes Doktorature 2 3 0 0 0

Lektorë me MSC 12 6 0 1 0

Cilësia e stafit drejtues, mësimdhënës dhe administrativ për programin e studimit Viti Akademik 2013 – 2014 Tabela 3/1

Fakulteti Ekonomik Departamenti i Financë Bankës

Personeli Akademik Efektiv Emër Mbiemër

Detyra në Dep.

Titulli /Grada

Personeli Akademik me Kontratë Emër Mbiemër

Titulli /Grada

Institucioni ku punon full time

1. Roland Sahatcija

Përgjegjës

Dr. 1. Agim Binaj Prof. Dr. Universiteti Bujqësor i Tiranës

2. Arian Galdini Doktorant 2. Vjollca Karapici

Prof. Dr. Universiteti i Tiranës

3. Dorina Matraku

Prof. As. Dr Universiteti i Tiranës

4. Ali Shengjergji

Dr. Universiteti “Aleksander Xhuvani”, Elbasan

5. Benard Dosti Dr. Universiteti i Tiranës

6. Banush Xhabrahimi

Dr. Universiteti „Iliria”, Tiranë

7. Arif Murrja Dr. Universiteti Bujqësor i Tiranës

8. Artan Gjergji Doktorant Agjencia Kombëtare e Ushqimit

9. Juna Dafa Doktorant Universiteti i Tiranës

10.

Holtjona Bello Doktorant UET

11.

Uarda Hoti Doktorant Autoriteti i certifikimit të ekspertëve kontabël

12.

Kristal Hyka Doktorant Universiteti i Tiranës

13.

Teuta Nunaj Doktorant Fryma e Re Demokratike

14.

Matilda Shehu

Doktorant Universiteti i Tiranës

15.

Frida Mustafaraj

MSC Ministria e Drejtësisë

16.

Saimir Struga MSC Ministria e Mbrojtjes

Page 17: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 17 of 70

17.

Florenca Haxhi

MSC Kryeministri

18.

Besmira Pema MSC Vodafone

19.

Albana Idershaj

MSC Universiteti i Tiranës

20.

Erald Dore MSC Banka Intesa San Paolo

21.

Enkeleda Pipa MSC Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

22.

Admir Ramadani

MSC/CFA Sicred sha

23.

Iva Veshi MSC Shoqëri private

24.

Sonila Malko MSC/CFA Ministria e Ekonomisë

Fakulteti Ekonomik Departamenti i Administrim Biznesit

Personeli Akademik Efektiv Emër Mbiemër

Detyra në Dep.

Titulli /Grada

Personeli Akademik me Kontratë Emër Mbiemër

Titulli /Grada

Institucioni ku punon full time

1. Roland Sahatcija

Përgjegjës

Dr. 1. AgimBinaj Prof. Dr. Universiteti i Tiranës

2. Arian Galdini Doktorant 2. VjollcaKarapici Prof. Dr. Universiteti i Tiranës

3. DorinaMatraku

Prof. As. Dr -

4. Ali Shengjergji Dr. -

5. Benard Dosti Dr. Universiteti i Tiranës

6. Banush Xhabrahimi

Dr. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë

7. Arif Murrja Dr. Universiteti i Tiranës

8. Artan Gjergji Doktorant Ministria e Transporteve

9. Juna Dafa Doktorant -

10. Holtjona Bello Doktorant Ministria e Integrimit

11. Uarda Hoti Doktorant Universiteti “Aleksander Moisiu”, Durrës

12. Kristal Hyka Doktorant Bashkia e Tiranës

13. Teuta Nunaj Doktorant Birra Tirana

Page 18: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 18 of 70

14. Matilda Shehu Doktorant Shoqëri Private

15. Frida Mustafaraj

MSC -

16. Saimir Struga MSC Focus Group

17. Florenca Haxhi MSC Shoqëri Private

18. Besmira Pema MSC UET

Fakulteti Ekonomik Qëndra e Kërkimit Shkencor

Personeli Akademik Efektiv Emër Mbiemër

Detyra në Dep.

Titulli /Grada

Personeli Akademik me Kontratë Emër Mbiemër

Titulli /Grada

Institucioni ku punon full time

1. Perparim Kabo Dr. 1. Adela Shera Dr. Universiteti i Tiranës

2. Luljeta Buzi Dr. 2. Endri Raco Dr. Universiteti Politeknik i Tiranës

3. Denisa Kele MSC 3. Reina Stefa MSC Ministria e Punëve të Brendshme

Të dhënat sipas kualifikimit dhe Raportet midis tyre (Viti Akademik 2013 – 2014) Tabela 4/1

Titulli Departamenti i Financë Bankës

PAE PAK Raporti PAE/PAK

Profesorë 0 2 0/2

Profesorë të As. 0 1 0/1

Doktorë 1 4 1/4

Lektor Doktorant 1 7 1/7

Lektor me MSC 0 11 0/11

Personeli Administrativ

* Personeli Administrativ i Fakultetit të Ekonomik është i njëjtë për të gjitha departamentet. Të dhëna sipas moshës (Viti Akademik 2013 – 2014 ) Tabela 5/1

Personeli sipas titujve /gradave Numri i PAE dhe PA me moshë:

(25-35) (36-45) (46-55) (56-65) (66-68)

Profesorë 0 0 0 0 0

As. Prof 0 0 1 0 0

Doktorë 0 1 0 3 0

Lektorë në proçes Doktorature 0 1 0 0 0

Lektorë me MSC 1 0 0 0 0

Personeli Administrativ 3 5 0 2 0

Tabela 6/1

Personeli sipas titujve /gradave

Numri i PAK me moshë:

(25-35) (36-45) (46-55) (56-65) (66-68)

Profesorë 0 1 2 1 0

As. Prof 0 1 1 0 1

Doktorë 2 5 1 0 1

Page 19: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 19 of 70

Lektorë në proçes Doktorature 5 5 2 0 0

Lektorë me MSC 14 3 0 0 0

Cilësia e stafit drejtues, mësimdhënës dhe administrativ për programin e studimit.

Viti Akademik 2012 – 2013 Tabela 3/2

Fakulteti Ekonomik Departamenti i Financë Bankës

Personeli Akademik Efektiv Emër Mbiemër

Detyra në Dep.

Titulli /Grada

Personeli Akademik me Kontratë Emër Mbiemër

Titulli /Grada

Institucioni ku punon full time

1. Roland Sahatcija

Përgjegjës

Dr. 1. Ali Shëngjergj Dr. Universiteti Aleksander Xhuvani, Elbasan

2. Arian Galdini Doktorant 2. Adriatik Kotorri

Dr. Universiteti i Tiranës

3. Endri Raco Dr. Universiteti Politeknik i Tiranës

4. Benard Dosti Dr. Universiteti i Tiranës

5. Adela Shera Dr. Universiteti i Tiranës

6. Holtjona Bello Doktorant UET

7. Dorina Klosi Doktorant Bashkia e Tiranës

8. Kristal Hyka Doktorant Universiteti i Tiranës

9. Brisilda Bala MSC/CFA Banka Intesa San Paolo

10.

Enea Zafiri MSC CEZ shpërndarje

11.

Erald Dore MSC Banka Intesa San Paolo

12.

Vanina Jahaj MSC Shoqëri Private

13.

Estela Koçi MSC Banka Credins

14.

Mimoza Zeneli

Ministria e Ekonomisë

15.

Olga Konomi OSEC Albania

16.

Enkeleda Pipa Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

Page 20: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 20 of 70

Fakulteti Ekonomik Departamenti i Administrim Biznesit

Personeli Akademik Efektiv Emër Mbiemër

Detyra në Dep.

Titulli /Grada

Personeli Akademik me Kontratë Emër Mbiemër

Titulli /Grada

Institucioni ku punon full time

1. Fisnik Brovina

Përgjegjës

Prof. As.Dr.

1. Lili Sula Prof. Dr. Universiteti i Tiranës

2. Altin Hoti Dr. 2. Andrea Koxhaj Prof.Dr. Universiteti i Tiranës

3. Qamil Talka Prof.As.Dr. -

4. Petrit Dollani Dr. Universiteti i Tiranës

5. Forcim Kola Dr. Universiteti Aleksandëe Moisiu, Durrës

6. Dorina Bërdufi Doktorant Universiteti i Tiranës

7. Ermir Hajdini Doktorant Kryeministri

8. Edlira Mali Doktorant Birra Tirana

9. Eniana Gobuzi Doktorant -

10. Rozana Haxhiallushi

MSC -

11. Aurora Sulçe MSC Focus Group

12. Nikolin Mane MSC Shoqëri private

Fakulteti Ekonomik Qëndra e Kërkimit Shkencor

Personeli Akademik Efektiv Emër Mbiemër

Detyra në Dep.

Titulli /Grada

Personeli Akademik me Kontratë Emër Mbiemër

Titulli /Grada

Institucioni ku punon full time

1. Perparim Kabo Dr. 1. Doriana Matraku

Prof.As.Dr. Universiteti i Tiranës

2. Luljeta Buzi DR. 2. Zamir Molla MSC Shoqëri Private

Të dhënat sipas kualifikimit dhe Raportet midis tyre. Tabela 4/2

Titulli Departamenti i Financë Bankës

PAE PAK Raporti PAE/PAK

Profesorë 0 0 0/0

Profesorë të As. 0 0 0/0

Doktorë 1 5 1/5

Lektor Doktorant 1 3 1/3

Lektor me MSC 0 8 0/8

Personeli Administrativ

Page 21: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 21 of 70

* Personeli Administrativ i Fakultetit Ekonomik është i njëjtë për të gjitha departamentet. Të dhëna sipas moshës (Viti Akadmik 2012 -2013) Tabela 5/2

Personeli sipas titujve /gradave Numri i PAE dhe PA me moshë:

(25-35) (36-45) (46-55) (56-65) (66-68)

Profesorë 0 0 0 0 0

As. Prof 0 0 1 0 0

Doktorë 0 1 0 3 0

Lektorë në proçes Doktorature 0 1 0 0 0

Lektorë me MSC 0 0 0 0 0

Personeli Administrativ 3 5 0 2 0

Tabela 6/2

Personeli sipas titujve /gradave

Numri i PAK me moshë:

(25-35) (36-45) (46-55) (56-65) (66-68)

Profesorë 0 0 1 1 0

As. Prof 0 1 0 1 0

Doktorë 1 3 2 1 0

Lektorë në proçes Doktorature 2 4 1 0 0

Lektorë me MSC 6 6 0 0 0

Kontratat e punës individuale të institucionit me personelin akademik janë hartuar konform Kodit të Punës së RSH, dhe Ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe akteve të tjera normative n/ligjore. Kontratat administrohen nga Kancelari i institucionit dhe zyra e financës. Dokumentacioni përkatës Model i kontratës së punës/personel akademik efektiv – Aneks Nr.7 Model i kontratës së punës/personel akademik me kontratë – Aneks Nr.8 Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi II.1 - Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ angazhohen për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve.

Kriteri 1 Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me objektivat e programeve të studimeve dhe për arritjen e tyre; Kriteri 2 Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Personeli akademik, personeli mësimor shkencor dhe ai administrativ janë angazhuar pranë SHLUJ “Luarasi” në përputhje me kërkesat e programeve të studimit. Rekrutimi dhe numri i tyre është ndërtuar në përputhje me strategjinë afatmesme dhe afatgjatë të zhvillimit të institucionit. Veprimtaria mësimore, kërkimore dhe administrative është përcaktuar në kontratën e punës. Jo gjithmonë kriteret e rekrutimit të këtij personeli akademik dhe pedagogjik janë rigorozisht të përcaktuara në përputhje me kërkesat e lëndëve dhe të programeve. Personeli administrativ i SHLUJ “Luarasi” është personel i punësuar me kohë të plotë në institucion që ndihmon në realizimin sa më korrekt të planit mësimor në çdo program studimi. Objektivi i përbashkët në veprimtarinë e stafit

Page 22: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 22 of 70

akademik, ndihmës mësimor – shkencor dhe administrativ është realizimi i objektivave të programeve të studimit, në përputhje me strategjinë e zhvillimit të institucionit.

Standardi II.4 - Personeli akademik angazhohet në hartimin dhe zbatimin e politikave të zhvillimit të institucionit.

Kriteri 1 Personeli akademik luan rol kryesor në hartimin e kurrikulës dhe në vendimet institucionale që i përkasin organizimit të programeve të studimeve; Kriteri 2 Rekrutimi i personelit të ri dhe përcaktimi i ngarkesës mësimore bëhet në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Personeli akademik i Fakultetit Ekonomik është plotësisht përgjegjës, nëpërmjet pjesëmarrjes në strukturat përkatëse vendimmarrëse kolegjiale të institucionit, në hartimin e kurrikulës dhe vendimarrjen sa i takon programeve të studimit. Këto struktura përfshijnë: Senatin akademik, që është organ kolegjial vendimmarrës i SHLUJ “Luarasi”, i cili ka këto kompetenca: a) përcakton drejtimet kryesore të punës mësimore

shkencore. b) miraton programet mësimore të fakulteteve; c) miraton normat vjetore të ngarkesës mësimore

shkencore për personelin akademik; d) miraton Statutin dhe Rregulloren e SHLUJ

“Luarasi” me 2/3 e votave të anëtarve të tij; e) vlerëson, miraton programet e reja të studimit, të

kërkimit e të zhvillimit apo pjesë të tyre, si dhe hapjen, ndryshimin apo mbylljen e njësive mësimore e kërkimore;

f) miraton propozimet e Këshillave të fakulteteve për dhënien e titujve shkencorë;

g) miraton planin strategjik të zhvillimit të SHLUJ “Luarasi”;

h) miraton strukturën dhe organigramën e Fakulteteve;

i) shqyrton dhe miraton raportin vjetor të veprimtarisë mësimore dhe kërkimore shkencore të SHLUJ “Luarasi” në një mbledhje të hapur për të gjithë personelin akademik, administrativ dhe për studentët;

j) siguron që kryerja dhe vlerësimi i të gjitha provimeve të bëhet në përputhje me standardet e institucionit që garantojnë cilësinë dhe transparencën e duhur.

Këshillin e Fakultetit, i cili ka këto kompetenca: a) miraton planin mësimor të fakultetit; b) miraton programet mësimore të fakultetit; c) miraton tekstet në përdorim të studentëve; d) i propozon Rektoratit strategjinë e zhvillimit të

fakultetit; e) i propozon Rektorit vendosjen e lidhjeve me

universitete/shkolla të larta të vendit e të huaja, anëtarësimin në shoqata kombëtare e ndërkombëtare, që shfaqin interes për procesin mësimor dhe shkencor;

Page 23: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 23 of 70

f) miraton rregullat dhe programet e studimit të ciklit të dytë;

g) miraton propozimet e departamenteve për dhënien e titujve shkencorë.

Departamentin, i cili ka këto kompetenca: a) harton dhe shqyrton planet mësimore dhe i

propozon Këshillit të Fakultetit ndryshimet përkatëse;

b) shqyrton programet mësimore dhe bën ndryshimet e nevojshme;

c) shqyrton dhe miraton tekstet mësimore; d) realizon programin mësimor sipas planit të

miratuar dhe kontrollon cilësinë e mësimdhënies; e) përcakton tematikën e punës shkencore dhe

kontrollon realizimin e saj; f) realizon programet e studimit të ciklit të dytë; g) organizon mbështetjen dhe këshillimin e

studentëve të vitit të fundit të programeve të studimit Bachelor lidhur me mundësitë që ofron Departamenti për programet e studimit të ciklit të dytë.

Rekrutimi i stafit akademik realizohet konform Statutit dhe Rregullores me procedurë të konkurimit të hapur duke garantuar një proçes transparent, të paanshëm dhe objektiv. Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për personel akademik për vendet e lira të punës, propozohen nga përgjegjësi i departamenti përkatës, pas konsultimit me anëtarët e departamentit. Dekani pasi verifikon propozimin e përcjell pranë Rektorit për miratim dhe për ndjekjen e mëtejshme të procedurave për shpalljen e vendeve të lira të punës. Rektori ngre me urdhër të brendshëm një komision për organizimin e procedurës, shqyrtimin e aplikimeve dhe përzgjedhjen e kandidatëve fitues. Pas shqyrtimit të dosjeve të aplikanëtve të interesuar, komisioni paraqet me anë të një procesverbali kandidatët e kualifikuar përpara Rektorit, i cili i propozon Administratorit emërimin e personelit akademik të kualifikuar. Administratori i SHLUJ “Luarasi” nënshkruan kontratat e punës me personelin akademik, në përfundim të procedurës përshkruar më sipër. Përcaktimi i ngarkesës mësimore bëhet në përputhje me Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Udhëzimin Nr. 20, datë 09.05.2008, të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës “Për veprimtarinë e personelit akademik në institucionet publike të arsimit të lartë” si dhe me dispozitat e Statutit dhe Rregullores së SHLUJ “Luarasi.” Në përgjithësi mësimdhënia e normuar vjetore, për personelin akademik, nuk ka qënë realizuar sepse numri i programeve të studimit që ofron institucioni është shumë i kufizuar në raport me

Page 24: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 24 of 70

numrin e personelit akademik që kërkohet nga ligji. Një fenomen i tillë ndodh edhe nga fakti që Diploma Master i Shkencave në Banka dhe Tregje Financiare, është ende në fazat fillestare.

Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin dhe vlerësimin e personelit.

Kriter 1 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin e personelit në përputhje me statutin dhe rregulloren; Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përbën së paku 70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programeve respektive të studimeve; Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit; Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të dhënash të raporteve të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për vende vakante, etj.

Rekrutimi i stafit akademik është bërë në përputhje me Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe me dispozitat e Statutit dhe të Rregullores së SHLUJ “Luarasi.”

Rekrutimi realizohet me procedurë të konkurimit të hapur.

Titullarët e moduleve të programit të studimit “Master i Shkencave” në “Bankat dhe Tegjet Financiare” janë kryesisht pedagogë efektivë (të paktën 70 % e tyre) ndërsa titullarët e moduleve të cilët janë me kontrate pune gëzojnë të paktën gradën shkencore “Doktor”

Njësia e Brëndshme e Sigurimit të Cilësisë së SHLUJ “Luarasi” ka organizuar pyetësorë, të adresuar studentëve për vlerësimin e procesit të mësimdhënsies, të realizimit të programeve dhe të vlerësimit të pedagogëve.

Pyetësorët janë hartuar në mënyrë të tillë që të përfshijnë të gjitha indikatorët e mësimëdhënies dhe të arrihet një vlerësim sa më i drejtë i pedagogut. Përveç vlerësimit të studentëve pedagogu, në fund të vitit akademik, vlerësohet nga Përgjegjësi i Departamentit ku ai bën pjesë dhe Dekani i Fakultetit.

Në raportin e vetëvlerësimit thuhet se: këto metoda vlerësimi janë transparente dhe i bëhen me dije çdo pedagogu. Në fakt nga takimi me stafin na rezultoi se pedagogët nuk kishin informacion lidhur me rezultatet e anketave dhe të opinionit të studentëve. Studentët u shprehën se janë në dijeni dhe kanë marrë pjesë rregullisht për plotësimin e pyetësorëve.

Dosjet e procedurës së rekrutimit, dokumentacioni i pedagogut dhe kontrata e punës mbahen në mënyrë të rregullt nga Kancelari dhe Zyra e Financës së institucionit.

Standardi III.2 - Personeli akademik (me grada shkencore dhe tituj akademikë) mbulon nevojat e institucionit dhe i ka të përcaktuara qartë përgjegjësitë.

Kriteri 1 Përgjegjësi i programit ka të paktën titullin “Profesor i asociuar” ose, gradën shkencore “Doktor” (“PHD”) të fituar pranë universiteteve perëndimore dhe përvojë akademike në këto universitete; Kriteri 2 Titullari i lëndës/modulit në programet e studimeve “Master i Shkencave” ka të paktën gradën

Përgjegjësi i programit të studimit Master shkencor në Banka dhe Tregje Financiare mban gradën Doktor i shkencave.

Titullarët e moduleve të programit të studimit Master shkencor në Banka dhe Tregje Financiarembajnë gradën shkencore Doktor, ndërsa lektorët e disiplinave të ndryshme, në shumicën e tyre, mbajnë diplomën Master i Shkencave, kanë përvojë profesionale mbi 5 vjet dhe kryesisht janë në proces doktorature.

Page 25: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 25 of 70

shkencore “Doktor”; Kriteri 3 Titullari dhe pedagogët e lëndës/modulit në programet e studimeve “Master profesional” ka të paktën gradën shkencore “Doktor” ose, diplomën “Master Profesional” ose “Master Shkencash” dhe një përvojë profesionale së paku 5-vjeçare në profesionin në të cilin ofrohet ky program studimi; Kriteri 4 Rektori, zv/rektori, drejtori dhe zv/drejtori i qendrës ndëruniversitare, dekani, zv/dekani, drejtori, përgjegjësi i departamentit, përgjegjësi i shërbimit, përgjegjësi i programit janë të punësuar me kohë të plotë në institucionin që ofron programin e studimeve; Kriteri 5 Institucioni siguron personel të mjaftueshëm për udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e praktikave profesionale.

Konstatojmë se ngarkesa e pedagogëve në lëndë mësimore (numri i lëndëve për një pedagog) është e lartë dhe kjo e veshtireson realizimin, megjithe qe nje pedagog ka module te lendeve apo grup lendeve te ngjashme.

Në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, SHLUJ “Luarasi” ka të punësuar me kohë të plotë (pedagogë efektivë), Rektorin dhe Zv/Rektorin e SHLUJ “Luarasi”, si dhe Dekanin e Fakultetit të Ekonomisë dhe Përgjegjësin e Departamentit të Financës, përvec punonjësve të tjerë akademikë dhe pedagogjikë në Departamente dhe Fakultete të tjera.

Institucioni siguron personel të mjaftueshem akademik për udhëheqjen dhe mbikyrjen e praktikave profesionale, në bazë të fushës së interesit që ka studenti, duke respektuar standartin 1 pedagog me 12 studentë për çdo praktikë profesionale.

Institucioni ka marrëveshje bashkëpunimi me kompani dhe institucione shtetërore dhe private për realizimin e praktikave të studentëve. Sipas fushës dhe profilit të programit të studimit, studenti është orientuar, këshilluar, ndjekur nga afër për të realizuar me sukses praktikat mësimore në fusha dhe veprimtari specifike të këtij programi studimi.

Standardi III.5 - Studentët që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave” apo programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë kanë udhëheqës për tezën.

Kriteri 1 Studentët që ndjekin këto programe studimesh kanë një udhëheqës për punën kërkimore dhe tezën që përgatisin për marrjen e diplomës në përfundim të studimeve të këtij cikli; Kriteri 2 Udhëheqësi ka të paktën gradën shkencore “Doktor”; Kriteri 3 Udhëheqësi nuk mbikëqyr më shumë se 5 (pesë) studentë njëkohësisht për temat me karakter kërkimor të aplikuar (si ato të ofruara në programet e studimeve në fushat e shkencave të natyrës, shkencave mjekësore, etj.) dhe më shumë se 10 (dhjetë) studentë njëkohësisht për temat e ofruara në programet e studimeve në fushat e shkencave shoqërore e humane.

Parimisht në aktet rregullative të SHLUJ “Luarasi” ështa paraparë që studentët në punimet e tyre të diplomimit dhe në mikrotezat të drejtohen nga një pedagog drejtues, por Institucioni nuk e ka arritur fazën e diplomimit të studentëve të nivelit Master i Shkencave në Banka dhe Tregje Financiare.

Në qoftë se do të respektohet kërkesa që drejtuesit e punimeve duhet të jenë vetëm me gradën shkencore Doktor, atëherë institucioni nuk e ka mundësinë dhe numrin e pedagogëve me gradën doktor që të mbulojë gjithë numrin e studentëve.

Kriteri i mbikqyrjes deri në dhjetë studentë prej një pedagogu është paraparë në dokumentat e shkollës.

Standardi III.6 - Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi është në përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit dhe është parashikuar të përgatitet teza.

Kriteri 1 Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar

Konkludohet se të gjithë udhëheqësit që drejtojnë punën kërkimore të studentëve të cilët përfundojnë

Page 26: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 26 of 70

udhëheqësi është në përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit. Kriteri 2 Udhëheqësi ka njohuri të avancuara teorike dhe aftësi të veçanta kërkimore në fushën në të cilën ofrohet programi i studimeve dhe në të cilën është parashikuar të hartohet teza.

ciklin e dytë të studimit “Master i Shkencave” në “Bankat dhe Tregjet Financiare”, kanë gradën shkencore “Doktor”, titujt akademik “Prof. As. Dr.”, ose “Profesor”. Ne rastet kur Fakulteti nuk ka pasur numrin e mjaftueshem te profesoratit, ka angazhuar per kete mision edhe pedagoge te jashtem me kontrate, me grada dhe tituj shkencore.

Kualifikimi i tyre shkencor është i orientuar në fushën e këtij programi studimi ose fusha të ngjashme me të. Ata janë në përgjithësi autorë të cikleve të leksioneve, kanë botuar artikuj shkencorë apo monograf, kanë marrë pjesë në konferenca e trajnime në këtë fushë studimi.

Standardi III.7 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ për përmbushjen e misionit të tij.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon një angazhim optimal të personelit ndihmës mësimor-shkencor për realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbatjen e laboratorëve e mjediseve shkollore; Kriteri 2 Institucioni dëshmon një përdorim optimal të burimeve njerëzore për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve të ciklit të dytë.

Për realizimin optimal të programit të studimit Master shkencor në Banka dhe Tregje Financiare SHLUJ “Luarasi” ka në dispozicion një laborator të informatikës.

Stafi akademik, ndihmës mësimor – shkencor dhe administrativ është i angazhuar plotësisht në përmbushjen e objektivave të këtij programi studimi

Standardi III.8 - Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi.

Kriteri 1 Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi; Kriteri 2 Ngarkesa mësimore e zhvilluar nga personeli akademik në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë dhe organizimi e drejtimi i tyre, vlerësohen me orë mësimore.

Përcaktimi i ngarkesës mësimore të personelit akademik në SHLUJ “Luarasi”, është bërë në përputhje me: o Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; o Udhëzimin Nr. 20, datë 09.05.2008, të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës “Për veprimtarinë e personelit akademik në institucionet publike të arsimit të lartë”; o Statutin e SHLUJ „Luarasi” o Rregulloren e SHLUJ “Luarasi” o Kontratën individuale të punës të lidhur midis pedagogut me SHLUJ “Luarasi”

Në përgjithësi mësimdhënia e normuar vjetore, për personelin akademik, nuk realizohet sepse numri i programeve të studimit që ofron institucioni është shumë i kufizuar në raport me numrin e personelit akademik që imponohet nga ligji.

Veprimtaritë në të cilat angazhohet personeli akademik në SHLUJ “Luarasi”, janë:

mësimdhënie; kërkim shkencor; aktivitete në mbështetje të programit mësimor; praktika mësimore; udhëheqje e temave të diplomës; tutoriat për studentët;

Page 27: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 27 of 70

mbështetje për institucionin; punë administrative në funksion të programit të studimit

Në llogaritjen e ngarkesës mësimore të stafit pedagogjik dhe akademik, SHLUJ “Luarasi” është bazuar në normativat e ngarkesave, konvertuar në orë mësimore sipas koefiçentëve të përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve, bazuar në: zhvillimin e leksioneve, seminareve, ushtrimeve, laboratoreve, praktikave mësimore apo profesionale, si dhe veprimtari për përgatitjen dhe mbështetjen e procesit të mësimdhënies: përgatitje individuale, zhvillim të kurrikulave, përtëritje të materialeve didaktike dhe hartim të materialeve të reja, modernizim të metodave dhe të procedurave të transmetimit e të kontrollit të dijeve, përgatitje të materialeve didaktike nëpërmjet teknologjive të informacionit e komunikimit dhe përdorimi i këtyre teknologjive në veprimtari të mësimdhënies, provime, kontrolle të pjesshme të dijeve, udhëheqje teze udhëheqje të projekteve e detyrave, konsultime të programuara me studentët,etj. Aktiviteti i sipërpërmëndur është konvertuar në orë mësimore, si më poshtë vijon:

1 orë leksion/ 1.5 orë mësimore

1 orë ushtrime/seminare 1.0 orë mësimore

1 orë laborator 0.8 orë mësimore

1 orë praktikë mësimore / profesionale 0.5 orë mësimore

provime / mbrojtje teze diplome 0.4 / 0.5 orë mësimore/student;

udhëheqje teze diplome cikli I / II 15 / 30 orë mësimore/diplomë;

udhëheqje e projekteve të lëndëve 2 orë mësimore/projekt;

udhëheqje e detyrave të lëndëve 0.5 orë mësimore/detyre;

kontrolle të pjesshme të programuara të dijeve 0.3 orë mësimore/student;

recensë teze diplome cikli I / II 5 / 10 orë mësimore/recensë;

Veprimtaritë mbështetëse për institucionin, për personelin akademik me kohë të plotë, planifikohen 150-300 orë pune, që i korrespondojnë 10-20% e gjithë ngarkesës mësimore vjetore.

Standardi III.9 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.

Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të hollësishme për anëtarët e personelit akademik të përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit;

SHLUJ “Luarasi” disponon dosjet e plota të pedagogëve efektivë dhe të pedagogëve me kontratë që zhvillojnë aktivitet akademik në programet e ofruara nga SHLUJ “Luarasi.” Dosja e pedagogëve mbahet e plotë në zyrën e Kancelarit të SHLUJ “Luarasi” dhe kontratat individuale të punës në zyrën e Personelit.

Page 28: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 28 of 70

Kriteri 2 Institucioni disponon për secilin semestër listën e plotë të personelit akademik, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe personelit administrativ; Kriteri 3 Institucioni përcakton dhe publikon kriteret dhe procedurat për rekrutimin e personelit akademik.

Dosja e pedagogut, nga inspektimi në vënd, rezulton se përmban këto dokumenta:

CV

Diplomë dhe çertifikatë e notave të ciklit të parë të studimit (e noterizuar)

Diplomë dhe çertifikatë e notave të ciklit të dytë të studimit (e noterizuar)

Kopje e noterizuar e titullit/gradës shkencore (e ekuivalentuar në MAS, nëse e fituar jashtë vëndit)

Çertifikata të trajnimeve të ndryshme kualifikuese,

Çertifikatë e njohjes së gjuhëve të huaja

Dëshmi penaliteti

Librezë shëndetsore

Librezë pagese të kontributeve të detyrueshme të Sigurimeve Shoqërore

Librezë Pune

SHLUJ “Luarasi” disponon listën e plotë të stafit akademik dhe administrativ të tij. Kjo listë përkon me programet e studimit të ofruara nga SHLUJ “Luarasi” në vitin përkatës akademik dhe për secilin semestër. Titullarët e moduleve dhe plani mësimor miratohen nga Senati Akademik i SHLUJ “Luarasi.”

Rekrutimi i stafit akademik është bërë me proçedurë konkurimi të hapur, bërë publik në organet e medias së përditshme, duke synuar një proçes transparent, të paanshëm dhe objektiv. Shpallja e proçedurës për rekrutimin e stafit akademik ka qënë afishar njëherësh edhe në tabelën e njoftimeve të institucionit

Konkluzionet e vlerësimit të vlerësuesit të jashtëm:

SHLUJ “Luarasi” ka të punësuar personel akademik relativisht të kualifikuar, me tituj dhe grada shkencore, si dhe me aktivitet shkencor (autorë tekstesh, monografish, artikuj shkencor, cikle leksionesh etj.), në fushën ku orientohet programi i studimit. Personeli akademik është pjesë e hartimit të politikave të zhvillimit të institucionit dhe vendimmarrjes mbi elementët më të rëndësishëm të aktivitetit akademik, nëpërmjet organeve kolegjiale ku përfaqësohet.

Institucioni respekton normat ligjore të raportit Personel akademik/student dhe personel administrativ/student.

Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin dhe vlerësimin e personelit. Punësimi i stafit akademik realizohet me procedurë të konkurimit të hapur duke garantuar një proçes transparent, të paanshëm dhe objektiv.

Personeli akademik 2014 - 2015 mbulon nevojat e institucionit dhe i ka të përcaktuara qartë përgjegjësitë e tij akademike dhe administrative. Personeli akademik efektiv mbulon të paktën 70% të proçesit mësimor në çdo program studimi.

Lëvizjet e shpeshta të personelit akademik, ngarkesa e tyre me shumë lëndë, mungesa e eksperiencës së shumicës së tyre si dhe niveli akademik deri diku i kufizuar, për shkak të të qënit në proces formimi shkencor dhe në proces të shkollës së dokoraturës, e kane vështirësuar përmbushjen e detyrimeve ndaj studentëve dhe programit në diplomën e nivelit Master i Shkencave në Banka dhe Tregje Financiare.

Personeli akademik efektiv dhe ai me kontratë është i angazhuar në proçesin e mësimëdhënies, kërkimit shkencor, aktivitete në mbështetje të programit mësimor, praktika mësimore, udhëheqje e temave të diplomës, tutoriat për studentët, mbështetje për institucionin, punë administrative në funksion të programit të studimit.

Page 29: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 29 of 70

1. Infrastruktura në funksion të programit të studimit, logjistika dhe shërbime të tjera ndaj komunitetit

Pjesa përshkrimore

Shkolla e Lartë Universitare Jopublike “Luarasi” e ka selinë dhe ambjentet infrastrukturore në adresën: Rr. “Dritan Hoxha”, Nr. 127/1, Tiranë, në një ambient unik, në një objekt i cili është funksional dhe i dedikohet vetëm aktivitetit të ushtruar nga ky institucion. Sipërfaqja e përgjithshme e pjesës së objektit që disponohet nga institucioni, mbi bazën e kontratës së qirasë me Nr. 3996 Rep. dhe Nr. 1724 Kol., datë 25.09.2102, amenduar përkatësisht më 21.07.2014 dhe 16.12.2014, me afat vlefshmërie deri në 14.09.2019, është 2562 m2. Mjediset sikurse edhe të gjitha fasilitetet infrastrukturore/logjistike janë në shërbim, në mënyrë të pandarë, për të dy njësitë kryesore të SHLUJ “Luarasi”: Fakultetin e Drejtësisë dhe Fakultetin Ekonomik. Godina është funksionale për shërbime të karakterit publik dhe plotëson gjithë kushtet e mësimdhënies normale, e ndërtuar me materiale cilësore bashkëkohore, dhe është çertifikuar zyrtarisht se plotëson të gjitha kushtet teknike dhe ato higjeno - sanitare për ushtrimin e aktivitetit. Ajo garanton lëvizje të lirshme, zhvendosje pa harxhuar kohë dhe vonesa të cilat të mund të cënojnë procesin e mësimdhënies. Objekti është i ndarë në ambiente të ndryshme, në funksion të veprimtarisë së mësimdhënies, si më poshtë:

a. Auditorë mësimi. b. Ambiente për personelin akademik. c. Ambiente për personelin administrativ. d. Ambiente për bibliotekën, për shërbime ndaj studentëve, për senatin, salla

audiovizive, kompjuterash, multimedia, etj., të kësaj natyre. e. Arkivë, magazina. f. Ambiente teknike (të cilat i shërbejnë funksionimit të godinës si: kaldaja, motor

gjenerator, depozita uji dhe elektropompa, depo, kabina elektrike, etj.). g. Oborr. h. Parkim.

Këto ambiente specifikohen, me të dhënat përkatëse mbi funksionin dhe sipërfaqen e tyre, në tabelën 7 në vijim dhe planimetrine e secilit kat te godinës që i bashkëlidhet këtij raporti. Ambientet në funksion të mësimdhënies, stafit dhe shërbimit ndaj studentit janë të pajisura me të gjitha pajisjet e nevojshme (tavolina, karrige, kompjutera, etj.) që mundësojnë zhvillimin e normal të aktivitetit të përditshëm të institucionit dhe lehtësojnë realizimin me sukses të programeve të studimit të ofruara. Godina është përshtatur plotësisht për institucion të arsimit të lartë dhe plotëson të gjitha kriteret teknike si edhe normativën e sipërfaqes së shfrytëzueshme, sipas përcaktimeve të Udhëzimit Nr. 11, datë 28.2.2011 “Për procedurat dhe dokumentacionin për hapjen e një institucioni privat të arsimit të lartë, programeve të studimit universitar në ciklin e parë dhe ciklin e dytë, programeve të studimeve jouniversitare, të natyrës profesionale, si dhe procedurat për pezullimin dhe revokimin e licencës.” SHLUJ “Luarasi” ka organizuar zhvillimin e procesit të mësimit në auditore, për të gjitha programet master që ofrohen nga ky institucion, nga ora 15.30 – 21.00, nga dita e martë deri ditën e premte të çdo jave. Ky grafik dhen kalendar në mësimdhënie është bërë për tiu përgjigjur dhe përshtatur kërkesave dhe interesave të studentëve, të diplomave të nivelit Master, të cilët janë në marrëdhënie punësimi. Organizimi i orarit të mësimit në auditore në këtë mënyrë ka bërë të mundur që e njëjta sipërfaqe (ambientet mësimore) dhe infrastruktura përkatëse në përdorim të shfrytëzohet dy herë, në mënyrë paralele. Në zbatim të strategjisë së zhvillimit afatgjatë të institucionit, që parashikon zgjerimin e IAL –së me programe të reja studimi, SHLUJ “Luarasi” ka nënshkruar me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Kontratën e Qirasë me Nr. 11436 Rep., dhe Nr. 1838 Kol., të datës 29.08.2013, me anë të së cilës ka fituar posedimin, për një periudhë 20 vjeçare, mbi objektin ish Konvikti i Shkollës së Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi”, Rruga e Elbasanit, Tiranë, me sipërfaqe funksionale prej 2 822 m2. Ky objekt është në fazën përfundimtare të rikonstruksionit

Page 30: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 30 of 70

të plotë dhe premtohet se do të fillojë funksionimin e vet si mjedis në të cilin do të ushtrohet aktiviteti i institucionit me fillimin e vitit akademik 2015-2016. Me zhvendosjen e aktivitetit në këtë ambient, pas marrjes së miratimit përkatës nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, garantohet që do të sigurohet një standart cilësor edhe më i lartë i infrastrukturës dhe logjistikës së mësimdhënies. Në objekt janë duke u realizuar investime të konsiderueshme në respekt të plotë të parametrave teknikë të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi. SHLUJ “Luarasi” ofron logjistikë moderne mësimdhënieje e cila është në shërbim të nevojave të stafit akademiko – administrativ dhe studentëve. Studentët dhe stafi kanë akses të plotë në sisteme që mundësojnë përdorimin e teknologjisë bashkëkohore, lehtësojnë komunikimin pedagog – student, dhe i shërbejnë realizimit të programit të studimit. Ambientet e mësimdhënies janë të pajisura me kompjutera me akses të palimituar në internet, videoprojektorë, ekrane të mëdha, etj. Institucioni disponon një domain-name dhe një domain e-maili, i cili është implementuar në server-at e Microsoft në mënyrë që të bëhet i aksesueshem nëpërmjet Office 365, apo Outlook Express. Të gjitha pajisjet kompjuterike janë të vendosura në rrjet, i cili kontrollohet nga një server mail-server. Studentët gëzojnë akses të plotë në rrjetin Lan të internetit dhe Ëi-Fi, cilësia e të cilit është shumë e lartë. Aksesi sigurohet nëpërmjet një IP të dedikuar me një shpejtësi prej 4Mb/s. Studentët dhe stafi akademik mund të shfrytëzojnë në mënyrë të pavarur këtë akses, si për procesin mësimor ashtu edhe për kërkimin shkencor. Web page i IAL – së është një platformë dinamike, në përditësim të vazhdueshëm, që ofron informacion të detajuar lidhur me programet e studimit, strukturën organizative të institucionit, përbërjen e stafit akademik, etj., dhe njëkohësisht mundëson shpërndarjen e shpejtë të informacionit mbi aktivitetet e zhvilluara. Ndër objektivat primarë, afatshkurtër, të institucionit është dixhitalizimi i plotë i informacionit që duhet të vendoset në dispozicion të studentëve dhe i sekretarisë mësimore, nëpërmjet instalimit të sistemeve më të avancuara teknologjike. Kjo objektivë deklarohet se do të plotësohet me kalimin në ambjentet e reja. Shkolla e Lartë Universitare Jopublike "Luarasi" ka në dispozicion një Bibliotekë që shërben si mbështetje e programit akademik dhe e veprimtarisë shkencore të institucionit. Biblioteka siguron shërbim falas për studentët, personelin mësimdhënës e administrativ, si dhe për persona të tjerë të interesuar. Biblioteka disponon një koleksion që përbëhet nga një inventar i kufizuar libra dhe botime profesionale në gjuhën shqip dhe në gjuhë të huaj, në funksion të sigurimit të literaturës bazë dhe literaturës së rekomanduar në programet e studimit të fushës së drejtësisë dhe ekonomisë, që ofron institucioni. Literatura në shërbim të lëndëve dhe të programit të studimeve të nivelit Master i Shkencave në Banka dhe Tregje Financiare, është e varfër, e limituar dhe e pamjaftueshme. Meqënëse edhe studimet nuk janë tërësisht të plotësuara në nivelin Master, për shkak të vonesës së instalimit të diplomës (në vitin akademik 2015-2015 do ketë studentë në vitin e parë të studimeve Master), lihet detyrë dhe kërkohe që të shtohet numri i botimeve të karakterit akademik, në mënyrë të veçantë nga fusha e bankave, botime për ndërmjetësimin financiar, për tregjet dhe institucionet financiare, për teorinë dhe drejtimin e Portofolit, për sigurimet dhe risigurimet, për pasuritë e paluajtëshme dhe Drejtimin Financiar, për drejtimin Financiar ndërkombëtar dhe Financat ndërkombëtare, për riskun dhe menaxhimin e riskut, etj. Këto botime nuk i mungojnë tregut shqiptar të arsimit të lartë në fushën e financës dhe të bankave. Biblioteka ka një siperfaqe prej 94.89 m2 dhe krijon mundësi akomodimi të njëkohëshëm, si sallë studimi, për 20 persona, në tavolina që janë të pajisura me kompjuter individual dhe me akses të palimituar në internet. Si salla leximi për studentët janë në dispozicion edhe disa ambiente të tjera, përfshirë klasat e seminareve, që janë të hapura çdo ditë nga ora 09:00 – 22:00. Fondi i bibliotekës, është relativisht i pasur, vetëm për fakultetin e Drejtësisë.

Biblioteka disponon disa publikime periodike që i përkasin fushave të programeve të studimit – Drejtësi dhe Ekonomi - në mënyrë të veçantë koleksionet e Fletores Zyrtare dhe raportet e politikave monetare të Bankës Shqipërisë, dhe pretendohet se ka planifikuar zgjerimin e

Page 31: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 31 of 70

gamës së abonimeve afatgjatë në periodikët më të rendësishëm të këtyre fushave të botuar në Shqipëri dhe jashtë saj, duke filluar nga viti akademik 2015-2016. Përsa i përket teknologjisë, biblioteka është e pajisur me një sistem të përparuar informacioni për një shërbim efektiv ndaj studentëve dhe pedagogëve. Biblioteka përdor programin ProCite 4 dhe baza e të dhënave të krijuara në të mund të konvertohet në një program më të avancuar. Baza e të dhënave është punuar sipas standardeve ndërkombëtarë, gjë që mundëson shkëmbimin e të dhënave me Bibliotekën Kombëtare, bibliotekat evropiane, si dhe vendosjen e partneritetit me institucione brenda dhe jashtë vendit për shkëmbim e huazim të informacionit (abonime online). Biblioteka në funksion të azhornimit të stafit akademik dhe studentëve publikon listën e hyrjeve të reja, listën e abonimeve vjetore dhe bibliografi selektive sipas tematikës. Për çdo student ka kartelë regjistrimi dhe sigurimi të literaturës, si dhe sistem të kompjuterizuar të shërbimit bibliotekar. I gjithë fondi i bibliotekës është i informatizuar. Çdo njësi e koleksionit të Bibliotekës është e evidentuar (fonde të hapura) dhe në mjediset e saj shërbehet nga dita e hënë deri ditën e premte, nga ora 8.30 deri 14.00 dhe nga ora 15.30 deri 19.00. Ky orar është i shpallur në mjediset e saj. Biblioteka on line është një tjetër veçori e infrastrukturës universitare. Për vitin akademik 2014 -2015 u sigurua aksesimi i përkohshëm në bibliotekën elektronike EBSCO, me synimin për ta shnndërruar në abonim të përhershëm duke nisur nga muaji Tetor 2015. Adresa për përdorimin e kësaj platforme është: EBSCO host URL: http://search.ebscohost.com/login.aspx?authtype=ip,uid&profile=ehost

Burimet elektronike të adresave që ofrojnë materiale falas (tekste të plota frë books dhe revista të huaja), punonjësi i bibliotekës i evidenton përmes internetit. Disa nga këto adresa, të cilat janë funksionale për bibliotekën elektronike, janë: www.lawlink.coe.int; www.lawlink.nsw.gov.au; www.localjuris.com.fr; www.açessmylibary.com/article-161-16233801; https://doaj.org/. Biblioteka ofron shërbimin e saj virtual duke u mundësuar përdoruesve edhe lidhje me biblioteka dixhitale ndërkombëtare, të tilla si: http:// www.thefrwlibrary.com/; http:// www.gutenberg.org/; http:// www.gutenberg.org/, etj. Biblioteka është pjesë e sistemit http://www.cobiss.net/default-al.asp, një sistem i regjistrimit bibliografik për të gjithë rajonin e Europës Juglindore. Në pasurimin e bibliotekës dhe promovimin e produktit shkencor të stafit akademik një rol të rëndësishëm ka luajtur, ndër vite, “Luarasi University Press” e cila është një njësi e menaxhuar nga SHLUJ “Luarasi.” Kjo njësi ka krijuar një traditë të mirë në lidhje me veprimtarinë botuese që përfshin kryesisht fushën e drejtësisë. Vitet e fundit botimeve të Luarasit i janë shtuar edhe tituj dhe zëra nga fusha e ekonomisë apo botime të përbashkëta nga të dy fushat.SHLUJ “Luarasi” publikon, dy herë në vit, periodikun e saj, “MENDIMI, STUDIME NË JURISPRUDENCË DHE EKONOMI”, e cila destinohet për lexuesin e specializuar nëpërmjet botimit të studimeve shkencore në fushat e drejtësisë dhe ekonomisë. Kjo revistë është konceptuar si një forum për autorë të këtyre fushave, profile të spikatura në fushën e kërkimit shkencor dhe botimeve por edhe për kërkuesit e rinj. SHLUJ “Luarasi” nuk disponon rezidenca për strehimin e studentëve. Tregues të matshëm:

Mjediset e fakultetit Tabela 7

Mjediset për Fakultetin/përgjegjës për programin e studimit Sasia Sipërfaqja

Salla për leksione 5 337.9 m²

Klasa për seminare 5 189 m²

Salla për aktivitete promovuese 1 62 m²

Laboratorë për lëndët 1 39.1 m²

Laboratorë informatike 1 35.8 m²

Salla për bibliotekë 1 94.8 m²

Salla leximi 2 30.36 m²

Korridore/holle 8 481.7 m²

Page 32: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 32 of 70

Mjedise për aktivitetet e qeverisë studentore 1 21.2 m²

Mjedise shlodhëse si kafeteri/ fast-food/etj 1 70 m²

Nyje hidrosanitare për studentët 2 79 m²

Etj.... (oborr,magazina, ambienti rojeve, arkiva) 4 1324 m²

Norma m2/për student (3,769m²/566 student) 6.7 m²/student

Sipërfaqja totale e objektit actual (godinë + oborr) është 3,769m². Nga kjo sipërfaqe 70m² i përket kafeterisë e cila nuk është në posedim të SHLUJ “Luarasi”, por është totalisht në funksion të studentëve. Nga sipërfaqja totale e godinës, 357 m² nuk përdoret për zhvillimin e procesit mësimor pasi në raport me numrin aktual të studentëve kjo hapësire është e panevojshme për tu shfrytëzuar. Kjo sipërfaqe ndodhet në katin e tretë të godinës. Procesi mësimor, siç u shpjegua më sipër, është i organizuar në dy periudha të ndryshme të ditës, në varësi të ciklit të studimit. Norma m2/për student llogaritet si mëposhtë:

Cikli i parë i studimit, “Bachelor” zhvillon procesin mësimor nga ora 09.00 – 15.00. Numri total i studentëve në këtë cikël për të dy Fakultetet e SHLUJ “Luarasi” është 374. Norma m2/për student është 10.1 (3,769m²/374 student)

Cikli i dytë i studimit, “Master i Shkencave” dhe “Master Profesional” për të dy Fakultetet e SHLUJ “Luarasi” zhvillon procesin mësimor nga ora 15.30 – 21.00. Numri total i studentëve në këtë cikël është 192. Norma m2/për student është 19.6 (3,769m²/192 student)

Mjediset për stafin: Sasia Sipërfaqja

Zyrë për Administratorin 1 28.9 m²

Zyrë për Rektorin 1 28.9 m²

Zyra për Dekanin/zv dekanin/ kancelarin 3 57.7 m²

Zyra për sekretarinë mësimore 2 41 m²

Zyra për departamentet/qëndrat kërkimore 6 113.5 m²

Zyra për personelin akademik 1 11.2 m²

Zyrë për financën 1 21.5 m²

Zyrë për Njësinë e SBC 1 21.3 m²

Salla për mbledhje

Mjedis për stafin e shërbimit 1 20.3 m²

Nyje hidrosanitare për personelin akademik 1 27 m²

Norma m2/për person (371 m²/54 persona) 6.9 m²/person

Dokumentacioni përkatës Planimetria e Godinës - Aneksi Nr.9 Kontrata e qirasë së objektit - Aneksi Nr.10

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi II.5 - Institucioni siguron infrastukturën e nevojshme për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë që ofron.

Kriteri 1 Institucioni ka një vendndodhje të përhershme, që nënkupton mjedis qendror administrativ dhe mjedis ku zhvillohet veprimtaria mësimore; Kriteri 2 Këto mjedise janë në

SHLUJ “Luarasi” e ushtron aktivitetin e saj mësimdhënës në një ambient unik, në një objekt i cili është funksional vetëm për aktivitetin e ushtruar nga ky institucion. Objekti shërben si mjedis për zhvillimin e mësimdhënies si dhe si mjedis administrativ njëherësh. Pjesa administrative është e veçuar dhe nuk pengon apo nuk interferon me pjesën për

Page 33: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 33 of 70

dispozicion të institucionit për jo më pak se 6 vjet; Kriteri 3 Nëse programi i studimit ofrohet në më shumë se një godinë, institucioni siguron menaxhim efikas dhe kontroll të vazhdueshëm për arritjen e standardeve dhe zbatimin e politikave arsimore të hartuara për realizmin e programeve të studimeve që ofron; Kriteri 4 Institucioni garanton kapacitete dhe mjedise të mjaftueshme për realizimin e praktikave profesionale të parashikuara për realizimin e programeve të studimeve në fushat e shëndetësisë, veterinarisë, bujqësisë, shkencave teknike, etj.

mësimdhënie.

Objekti disponohet nga institucioni, mbi bazën e kontratës së qirasë me Nr. 3996 Rep. dhe Nr. 1724 Kol., datë 25.09.2102, amenduar përkatësisht më 21.07.2014 dhe 16.12.2014, me afat vlefshmërie deri në 14.09.2019. Ndërkohë, SHLUJ “Luarasi” ka nënshkruar me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Kontratën e Qirasë me Nr. 11436 Rep., dhe Nr. 1838 Kol., të datës 29.08.2013, me anë të së cilës ka fituar posedimin, për një periudhë 20 vjeçare, mbi objektin ish Konvikti i Shkollës së Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi”, Rruga e Elbasanit, Tiranë, me sipërfaqe funksionale prej 2 822 m2.

Standardi V. 1- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij.

Kriteri 1 Institucioni siguron tekste mësimore cilësore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme dhe bashkëkohore; Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme që e ndihmon studentin për për realizimin me sukses të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës; Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime periodike dhe librari elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të nevojshme për realizimin me sukses të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës; Kriteri 4 Përgjegjësit e programit kanë hartuar një plan të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës nga studentët, përfshirë edhe buxhetin e planifikuar për këtë qëllim; Kriteri 5 Biblioteka ka orare të shërbimit në përshtatje me oraret e programeve të studimeve dhe nevojat e studentëve.

SHLUJ “Luarasi” ka vënë pjesërisht në dispozicion të studentëve, nëpërmjet bibliotekës, tekstet mësimore të përcaktuara në syllabuse-t e lëndëve dhe literaturën ndihmëse të nevojshme, përzgjedhur mbi bazën e planit të hartuar nga përgjegjësi i programit.

Biblioteka ka një fond relativisht të pasur me libra të fushës së jurisprudencës që ndihmojnë studentët në realizimin me sukses të programit të studimit. Ndërkohë në Bibliotekë, fondi i librave dhe i literaturës së fushës së financës është i limituar dhe i pamjaftuesëhm. Në të mungopjnë libra, tekste dhe botime universitare të nevojshme për ndërmjetësimin financiar, për tregjet dhe institucionet financiare, për bankat dhe risqet, për financat ndërkombëtare, për tregjet e kapitalit dhe bursat, për pasuritë e paluajtëshme dhe investimet financiare, për Teorinë dhe Drejtimin e Potrofolit, për Financat Moderne, për Teorinë dhe Praktikën e sigurimeve dhe të risigurimeve, për Menaqxhimin e Riskut, etj.

Synimi kryesor i SHLUJ “Luarasi” mbetet pasurimi i mëtejshëm i bibliotekës, duke konsideruar se programet e studimit të Fakultetit Ekonomik janë funksionale për një kohë relativisht të shkurtër – prej vitit 2012, si edhe garantimi i aksesit të plotë për studentët dhe stafin akademik në librari elektronike shkencorë të fushës juridike dhe ekonomike me fillimin e vitit akademik 2015 - 2016.

Biblioteka e SHLUJ “Luarasi” disponon disa botime periodike të lidhura me programin e studimit. Ngelet detyrë zgjerimi i gamës së këtyre botimeve.

Që nga hapja e programit është ofruar shërbimi i bibliotekave falas online dhe gjatë vitit akademik 2014-2015 aksesi pjesor në librari elektronike ndërkohë që është planifikuar dhe do të realizohet abonimi i plotë vjetor për vitin e ri akademik.

Orari i bibliotekës është konceptuar me synimin për t‟i ardhur

Page 34: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 34 of 70

në ndihmë studentëve të ciklit të parë që zhvillojnë mësim paradite dhe studentëve të ciklit të dytë që e zhvillojnë mësimin në orët e pasdites. Oraret e bibliotekës janë shpallur pranë ambjenteve të saj.

Standardi V. 2- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë të mjaftueshëm dhe mjedise të përshtatshme mësimore.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në sasi të mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin e programit të studimeve; Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit; Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve dhe për zhvillimin e praktikave të parashikuara nga programi i studimit, në përputhje me qëllimet e programit, si dhe mirëmbahen dhe janë në përmirësim të vazhdueshëm; Kriteri 4 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve që ofron, ka së paku një laborator, për secilin grup leksionesh ku parashikohen praktika laboratorike.

SHLUJ “Luarasi” zotëron në masë të konsiderueshme ambiente për realizimin e programit të studimit, sipas përshkrimit të bërë më sipër dhe specifikimeve në tabelat përkatëse.

Ambientet ku zhvillohet mësimi plotësojnë kriteret teknike si edhe normativën e sipërfaqes së shfrytëzueshme, sipas përcaktimeve të Udhëzimit Nr. 11, datë 28.2.2011 “Për procedurat dhe dokumentacionin për hapjen e një institucioni privat të arsimit të lartë, programeve të studimit universitar në ciklin e parë dhe ciklin e dytë, programeve të studimeve jouniversitare, të natyrës profesionale, si dhe procedurat për pezullimin dhe revokimin e licencës.”

Në funksion të realizimit të programit të studimit institucioni ofron infrastrukturë të përshtatshme mësimdhënieje që përfshin pajisje elektronike dhe teknologjike në shërbim të nevojave të stafit dhe studentëve.

Mjediset mësimore, në varësi të funksionit të tyre (auditorë, salla leksionesh, klasa seminaresh) janë të pajisura me mjetet e përshtatëshme për mësimdhënie, përfshirë: kompjutera, videoprojektorë, lidhje interneti, etj.

Konkluzionet e vlerësimit të vlerësuesit të jashtëm: SHLUJ “Luarasi” ka të siguruar infrastrukturën e nevojshme për realizimin e programeve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve që ofrohen prej saj. Në dispozicion të studentëve dhe stafit janë vënë mjedise mësimore që plotësojnë standartet teknike. Mjediset janë të pajisura me teknologjinë e nevojshme, bashkëkohore, që garanton zhvillimin me sukses të procesit të mësimdhënies dhe kërkimin shkencor.

Zhvendosja e institucionit në një objekt të ri, brënda një kohe të shkurtër (fillimi i vitit akademik 2015-2016), gjykohet që do të përmirësojë ndjeshëm rritje të mëtejshme në cilësinë e infrastrukturës dhe të logjistikës.

SHLUJ “Luarasi” zotëron laboratorët e nevojshëm për mbarëvajtjen e procesit mësimor, të pajisur me teknologjinë përkatëse.

SHLUJ “LUARASI” zotëron një bibliotekë që ka nevojë të pasurohet me libra, botime, tekste universitare dhe me literaturë tjetër të fushës së ekonomisë dhe veçanërisht të fushës së financave dhe të tregjeve financiare. Institucioni planifikon dhe alokon fondet e nevojshme për pasurimin e vazhdueshëm të fondit të bibliotekës. Vlerësojmë si pozitive faktin që institucioni e njeh shumë mirë

Page 35: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 35 of 70

gjëndjen dhe e vlerëson si sfidë të tij pasurimin e shpejtë të bibliotekës edhe me literaturë të fushës ekonomike, për t‟i shërbyer më mirë nevojave të programeve të reja të studimit që ofrohen nga Fakulteti Ekonomik. Në vijim, brenda vitit akademik 2015-2016, institucioni premton se do të garantojë edhe aksesimin në mënyrë të pandërprerë të bibliotekës online.

2. Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare Pjesa përshkrimore

SHLUJ “Luarasi” sa i takon financimit dhe menaxhimit të burimeve financiare funksionon konform legjislacionit në fuqi që rregullon veprimtarinë e shoqërive tregtare. Institucioni çdo vit, në mënyrë të rregullt, auditohet nga një ekspert kontabël i regjistruar. Sikurse pasqyrohet në tabelën e mëposhtme, pasqyrat financiare dhe raportet e auditimit të jashtëm që i bashkëngjiten raportit pjesa më e madhe e të ardhurave të institucionit, në tre vitet e fundit, vijnë nga tarifat e studimit që paguhen nga studentët. Për sa i përket kapaciteteve menaxhuese, “Panorama Group”, pjesë e së cilës është edhe SHLUJ “Luarasi”, dhe Zyra e Financës, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, bashkërendojnë çështjet financiare dhe menaxhuese.

Tregues të matshëm:

Të ardhurat dhe financimet e ndryshme në tre vitet e fundit Tabela 8

Të ardhurat nga: Viti 2012 %

Viti 2013 %

Viti 2014 %

Pushteti qendror

Pushteti vendor

Fonde jopublike:

Grantet për kërkim dhe kontratat

Konsulencat, shërbimet

Tarifat për dhe gjatë shkollimit 99.35 99.98 99.20

Sponsorizimet

Shërbimet trainuese (kualifikimi i vazhdueshëm)

Donacionet, aktivitetet siguruese, fondacione etj

Te ardhura te tjera nga veprimtaria 0.65 0.02 0.80

Aktivitetet tregtare (mensa, kafe, bare, residencat, etj)

SHUMA 100.00 100.00 100.00

Shpenzimet për studentët që ndjekin programin e studimit, kosto e studimit për student për vit akademik

Shpenzimet Viti 2012

% Viti 2013

% Viti 2014

%

Kosto e punës 57.74 68.97 62.78

Qera 21.48 18.45 21.52

Shpenzime të tjera 20.78 12.59 15.70

Totali Shpenzimeve 100.00 100.00 100.00

Kosto e studimit për student për vit akademik llogaritur si raport i shpenzimeve për vit akademik dhe numrin e studentëvë paraqitet si në vijim:

Page 36: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 36 of 70

Sikurse pasqyrohet nga tabela, kosto për student ka ardhur në ulje si rezultat i përmirësimit të vazhdueshëm të menaxhimit të resurseve, rritjes se numrit të studentëve në vite dhe uljes së vlerës së qerasë vjetore që institucioni paguan, duke berë që raporti kosto fikse/të ardhura të jetë në përpjestim të zhdrejtë. Sikurse është paraqitur edhe në tabelat e mësipërme, pjesa më e madhe e të ardhurave nga pagesat e studentëve shkon për shpenzime që k a n ë lidhje me koston e punës (kryesisht pagesat e pedagogëve), si edhe qeranë. SHLUJ “Luarasi”, në përputhje me strategjinë e zhvillimit institucional, ka përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme stafin pedagogjik, si nga pikëpamja sasiore, ashtu edhe cilësore. Kjo gjë ka sjellë rritje të kostos së punës në mënyrë progresive. Nga analiza financiare e kryer nga institucioni rezulton se të ardhurat mesatare për student për vitin akademik 2012-2013 janë 1,760 Euro, ndërsa shpenzimet mesatare për këtë vit akademik janë 2,100 Euro. Diferenca prej 340 Eurosh është financuar prej pronarit. Për vitin akademik 2013-2014 të ardhurat mesatare për student janë 1,650 Euro, ndërsa shpenzimet mesatare për student janë 1,460 Euro. Diferenca prej 190 Euro është fitim.

Transparenca dhe kontrolli i brendshëm financiar, Auditimi dhe rezultatet. Situata financiare e SHLUJ “Luarasi” kontrollohet në mënyrë të rregullt nga institucionet kompetente shtetërore. Përveç kësaj, çdo vit, institucioni auditohet nga një ekspert kontabël i autorizuar i cili përgatit raportin përkatës që disponohet nga institucioni dhe njëkohësisht depozitohet pranë QKR – së, konform legjislacionit në fuqi që rregullon veprimtarinë e shoqërive tregtare.

Kapacitetet menaxhuese financiare Burimi i të ardhurave të institucionit janë pagesat nga tarifat e studimit dhe pagesat e studentëve për shërbimet administrative. Ndërkohë, pronari ka financuar disbalanca të përkohshme të krijuara në diferencat midis të ardhurave e shpenzimeve, cfarë dëshmon për një kontinuitet financiar me risqe minimale për institucionin. Gjatë 12 viteve aktivitet SHLUJ “Luarasi” ka dëshmuar se ka kapacitetet e mjaftueshme për ruajtjen e gjendjes optimale financiare dhe përmirësimin e vazhdueshëm të saj, në funksion të rritjes së cilësisë së mësimdhënies dhe shërbimeve për studentët. Dokumentacioni përkatës Planimetria e Godinës – Aneks Nr. 9 Kontrate e qirasë – Aneks Nr. 10

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE Standardi II.5 - Institucioni vlerëson dhe dokumeton gjendjen e tij financiare.

Kriteri 1 Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm ose të brendshëm) të situatës financiare të tij; Kriteri 2 Në raportin e auditit paraqiten të gjitha detyrimet financiare, pagat e personelit, shpenzimet operative, etj;

SHLUJ “Luarasi” realizon, nëpërmjet ekspertit kontabël të regjistruar, një auditim të përvitshëm, të jashtëm, të situatës financiare të tij. Eksperti kryen kontrollin e llogarive kontabël, pasqyrimin në librat financiarë (libri i shitjeve, libri i blerjeve), shqyrton plotësimin e kritereve sipas standarteve të kontabilitetit, zbatimin e ligjit për shoqëritë tregtare dhe kryen analizën e riskut. Në përfundim të procesit hartohet Raporti i Auditit i cili disponohet nga institucioni dhe njëkohësisht depozitohet pranë QKR – së konform legjislacionit në

Viti 2012-2013

Viti 2013-2014

Viti 2014-2015

Kosto/Student (Eur) 2,100 1,460 1,100

Page 37: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 37 of 70

Kriteri 3 Raporti i auditit përmban një pasqyrë të qartë të granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të ciklit të parë.

fuqi që rregullon veprimtarinë e shoqërive tregtare.

VI - BURIMET FINANCIARE DHE VLERËSIMI FINANCIAR Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni harton një raport financiar që përmban një pasqyrë tëhollësishme financiare të të ardhurave nga tarifat e shkollimit dhe kontributeve të tjera financiare për studentët ose ndarjen e burimeve financiare; Kriteri 2 Institucioni dokumenton raportet financiare për tri vitet e kaluara akademike; Kriteri 3 Institucioni dëshmon një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programit të studimit dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave të domosdoshme në të ardhmen.

Për cdo vit kalendarik institucioni harton pasqyrat financiare konform standarteve të kontabilitetit dhe Ligjit “Për Shoqëritë Tregtare.” Këto pasqyra miratohen nga Administratori i SHLUJ “Luarasi” dhe depozitohen pranë Qëndrës Kombëtare të Regjistrimit dhe organeve tatimore. Në pasqyrat financiare janë të detajuara llogaritë e aktiveve dhe të detyrimeve, pasqyrat e të ardhurave dhe shpenzimeve, pasqyra analitike e kapitalit, pasqyra e aktiveve dhe amortizimi për periudhën përkatëse. Gjëndja financiare e institucionit paraqitet e qëndrueshme, me kapacitete financiare të mjaftueshme për të garantuar ecurinë e programeve të studimit dhe përmirësimin e cilësisë së infrastrukturës.

Konkluzione: SHLUJ “Luarasi” ushtron aktivitetin e vet në konformitet të plotë me Ligjin “Për Shoqëritë Tregtare” dhe aktet n/ligjore në fuqi. Institucioni dokumenton rregullisht veprimtarinë e vetë financiare nëpërmjet pasqyrave financiare vjetore dhe auditimit të jashtëm të përvitshëm të llogarive të tij nga ekspert kontabël i regjistruar. Institucioni dëshmon për gjendje optimale financiare që mundëson përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe shërbimeve për studentët si dhe garanton ecurinë financiare të institucionit dhe nplotësimin e ambicieve strategjike të tij.

3. Sistemi i Brendshëm i Sigurimit të Cilësisë

Pjesa përshkrimore SHLUJ “Luarasi” ka krijuar si strukturë të saj të brëndëshme, të posaçme, Njësinë e sigurimit të cilësisë, e cila është kompozuar në përputhje me kriteret e kërkuara nga aktet ligjore dhe nënligjore dhe që organizativisht është aktive. Kjo njësi është ngritur fillimisht në formën e Grupit të Brendshëm të Sigurimit të Cilësisë, sipas dokumentacionit në vitin 2007, me urdhër të Rektorit të SHLUJ “Luarasi”, në kuadër të vlerësimit për akreditimin e programit të studimit në Drejtësi si dhe të akreditimit të parë institucional. Me miratimin e Ligjit Nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, NjBSC ka vepruar si një njësi e përhershme, e rinovuar herë pas here në përbërjen e saj, për t‟iu përgjigjur zhvillimeve të institucionit, si hapja e Fakultetit Ekonomik dhe e programeve të reja të studimit, apo për të përfshirë në të pedagogë të rinj. NjBSC ka në përbërje të saj dy anëtarë që prej vitit 2007, gjë që garanon vazhdimësinë e njësisë dhe transferimin e ekspertizës.

Page 38: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 38 of 70

Aktualisht, NjBSC vepron me përbërje sipas Urdhërit Nr. 5, datë 21.10.2014 të Rektorit në konformitet me nenin 70 të Statutit të shkollës. Njësia e brëndëshme e sigurimit të cilësisë, varet direkt nga Rektori i SHLUJ “Luarasi”, funksionon si njësi unike për të gjithë fakultetet, departamentet dhe diplomat e kësaj shkolle. Njësia ka programet e saj të punës, strategjinë dhe veprimtari që shpreh angazhimin e saj lidhur me respektimin e programeve, të curikulave, të mësimdhënies, të formave të kontrollit të dijes, të organizimit të detyrave, punimeve të kursit, provimeve, etj. Sigurimi i cilësisë ka qënë i fokusuar te studenti në çdo aspekt të mësimdhënies dhe mësimnxënies, që nga përmbajtja e kursit dhe rezultatet e edukimit, te shërbimet mbështetëse e deri te punësimi, përfshirë edhe menaxhimin e institucionit. Dipas dokumentacionit dhe akteve të tjera të shkollës, misioni i NjBSC përfshin:

Monitorimin e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies

Organizimin e procesit të vlerësimit të brendshëm

Hartimin dhe publikimn e raporteve periodike të vlerësimit të brendshëm

Ndjeken e procesit të akreditimit institucional dhe të programeve

Bashkëpunimin me APAAL për sigurimin e cilësisë

Trajnimin e personelit akademik lidhur me sigurimin e cilësisë Ajo, NJSBC, ka është autonome në ushtrimin e veprimtarisë. Gëzon, me dokumentacion mbështetjen financiare për realizimin e misionit të saj. SHLUJ “Luarasi” planifikon fondet e nevojshme për kryerjen e vlerësimeve periodike, organizimin e trajnimeve, publikimin e raporteve të NjSBC, si dhe garanton sigurimin e infrastrukturës dhe logjistikës së nevojshme. Njësia ka rregulloren e vet, hartuar konform dokumenteve bazë të APAAL: Udhëzuesi për ngritjen dhe funksionimin e NjBSC dhe Manuali për NJBSC. Edhe pse, në këndvështrimin strukturor, në drejtim të niveleve akademnike të përbërjes së njësisë së brëndëshme të sigurimit të cilësisë, në drejtim të dokumentacionit dhe të kompletimit me aktet e nevojshme, njësia e brëndëshme e sigurimit të cilësisë është funksionale dhe aktive, si vlerësues i jashtëm shpreh rezervat e mia për këtë njësi në këto drejtime:

Veprimtaria e njësisë më duket më shumë si veprimtari rutinore se sa si aktivitet i mirëfilltë akademik dhe periodik që garanton në çdo segment të shkollës kontrollin e cilësisë së mësimdhënies,

Pedagogët dhe stafi akademik nuk ishte i njohur dhe i informuar lidhur me veprimtarinë dhe konkluzionet e kontrolleve të cilësisë të njësisë,

Në aktet dhe sistemin e anketimeve duket sikur përdoren metoda të standartizuara, për degë, fakultete dhe diploma relativisht të ndryshme midis tyre.

Veprimtaria e NjBSC është reflektuar në mbledhjen sistematike të të dhënave administrative, anketimin e studentëve dhe të diplomuarve, intervistimin e pedagogëve dhe të studentëve, proces ky që përmbyllet me një raport vjetor që analizon statusin e institucionit ose/dhe të programit të studimit, përkundrejt standardeve shtetërore të cilësisë. Tabelat në vijim tregojnë emrat, strukturën dhe progresin akademik të përbërjes së antarëve të njësisë së brëndëshme të sigurimit të cilësisë.

Tregues të matshëm: Të dhëna për anëtarët e NjBSC aktuale

Anëtarët e NjBSC Detyra që ka në në NjBSC Sa kohë ka në këtë detyrë

1 Ilirjana Nano Kryetar 7 vite

2 Fisnik Brovina Anëtar 9 muaj

3 Lorenc Stojani Anëtar 7 vite

4 Altin Maliqi Anëtar 9 muaj

5 Silvana Ramadani Anëtar (studente) 9 muaj

Page 39: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 39 of 70

Të dhëna sasiore për punën konkrete të NjBSC Njësia realizon periodikisht intervistat nëpërmjet pyetësorëve të gjithë masës së studentëve prej të cilëve vjel opinionin lidhur me vlërësimin e programeve, lëndëve, mësimdhënies, pedagogët. Përmbajtja e pyetësorëve është standarde dhe konsiston në vlerësimin nga ana e studentit të 14 përbërësve me një interval nga 1 (vlerësimi më i ulët) deri në 4 (vlerësimi më i lartë). Plotësimi i pyetësorit bëhet në mënyrë krejtësisht konfidenciale. Me përfundimin e plotësimit të pyetësorëve, NjBSC nxjerr mesataren e vlerësimit për çdo pedagog lënde me një shifër për çdo përbërës të pyetësorit. Pyetësori për vlerësimin e pedagogut konsiderohet një nga indikatorët më të rëndësishëm për vlerësimin e performancës së pedagogut, për të mos thënë e vetmja.

Anketime lidhur me vlerësimin e pedagogëve:

Nr Viti akademik Programi Numri i anketimeve

Numri i studentëve pjesëmarrës

1 2012-2013 “Master i Shkencave” në “Banka dhe tregje financiare”

2 2x7=14 studentë

Rezultatet e pyetësorëve njësia ja ka përcjellë sistematikisht organeve dhe autoriteteve drejtuese të institucionit për çdo lëndë dhe pedagog së bashku me një set rekomandimesh përkatëse. Në përfundim të programit të studimit, studentët bëjnë vlerësimin e programit nëpërmjet pyetësorit të përgatitur nga NjBSC. Përpunimi i të dhënave dhe administrimi në tërësi i procesit realizohet po nga NjBSC. Anketime lidhur me vlerësimin e programit:

Programi Numri i anketimeve

Numri i studentëve pjesëmarrës

% në raport me numrin e përgjithshëm të studentëve që

ndjekin këtë program

“Master i Shkencave” në “Banka dhe tregje financiare”

2 7 87,5 %

Lidhur me vlerësimin e programeve, të procesit të mësimdhënies si dhe të eficenës dhe performancës së stafit pedagogjik dhe akademik, shkolla është bazuar edhe në rekomandimet e vlerësuesve të jashtëm, të cilët kanë qënë prezentë si për akreditim ashtu edhe për inspektim apo bashkëpunim. Vrejtjet e tyre janë vlerësuar seriozisht nga organet kompetente të SHLUJ “Luarasi,” t cilat kanë qënë fokusuar në:

Përmbushjen e kritereve ligjore, mbi personelin efektiv për njësitë bazë të dy fakulteteve, ku secili department ka në përbërje të tij 7 pedagogë efektiv, nga të cilët të paktën 3 prej tyre gëzojnë gradën shkencor “Doktor.”

Rekrutimin e pedagogëve me një proçes transparent, të paanshëm dhe objektiv, me kritere të paracaktuara dhe të qarta.

Pasurimin e bibliotekës së SHLUJ “Luarasi” me libra, revista dhe botime të ndryshme në funksion të programeve të studimit që ofrohen nga institucioni, veçanërisht të fushës së ekonomisë dhe të financës,

Për të ndërgjegjësuar gjithë stafin akademik dhe administrativ mbi rëndësinë e përvetësimit të kulturës së cilësisë nga çdo njësi e SHLUJ “Luarasi”, NjBSC në bashkëpunim me Këshillin e Fakultetit k a zhvilluar periodikisht seminare informuese dhe trajnuese me stafin e institucionit në lidhje me përbërësit dhe rëndësinë që mbart sigurimi i cilësisë në përgjithësi dhe Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë në veçanti.

Vlerësimi sipas Standardeve

Page 40: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 40 of 70

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE Standardi II.3 - Institucioni, për akreditimin e programeve të studimeve, përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e tyre.

Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë informacion në vetëvlerësimin institucional; Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e pritshme, rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë; Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta: Të tërthorta:

a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin programet e studimeve, të të diplomuarve;

b. Sondazhe të vlerësimit të didaktikës, kurrikulës, të mësuarit;

c. Pyetje konceptuale; d. Intervista; e. Etj.

Të drejtpërdrejta:

a. Teste të standardizuara kombëtare/ndërkombëtare (p.sh. provimi i shtetit për profesionet e rregulluara);

b. Dëgjime në auditor; c. Vlerësimi me nota/pikë; d. Testime paraprake dhe

përfundimtare; provime për module, praktikë;

e. Vlerësimi i detyrave të kryera nga studentët (detyra kursi për të analizuar të kuptuarit konceptual, provimet, referatet);

f. Vëzhgime gjatë kryerjes së ushtrimeve/praktikës;

g. Etj.

SHLUJ “Luarasi”, ka krijuar në përbërje të organigramës së tij, një strukture permanente, Njësinë e Brendshme të Sigurimit të Cilësisë, e cila përgjigjet dhe angazhohet për vlerësimin dhe ecurinë e programeve të studimit nëpërmjet instrumentave matës dhe vlerësues.

Ndër të tjera, NJBSC përdor instrumenta matës siç janë:

- Pyetësorve të studentëve për programin e studimit. Këto pyetësorë përmbajnë pyetje lidhur me cilësinë e mësimdhënies, pritshmëritë e studentit nga programi konkret, aftësitë teorike dhe praktike të përfituara, etj.. Pyetësori realizohet në përfundim të ciklit të studimit.

- Pyetesorve të studentëve për pedagogët. Këto pyetësor përmbajnë pyetje lidhur me aftësitë profesionale dhe komunikative të pedagogut, përdorimin prej tij të teknologjive të avancuar të mësimdhënies, metodologjin e mësimdhënies, literaturat ndihmëse të sygjeruara, etj,. Ky pyetësor zhvillohet në mënyrë periodike, dy herë në vit, në përfundim të çdo semestri.

- Shpesh herë në pyetësorë ka pyetje dhe shprehje që nuk garantojnë vjeljen e opinioneve të sakta dhe nuk garantojnë kontroll të plotë dhe të besueshëm të cilësisë së mësimdhënies.

- Disa përfundime të shprehura në raportin e vetvlerësimit të brëndshëm për programin e studimit Master i Shkencave Banka dhe Tregje Financiare, nuk kanë fare lidhje me këtë profil. Konkluzionet janë qartë për programe apo diploma të tjera si Drejtësi, apo për nivelet bachelor të studimit.

Sondazhe të studentëve që kanë përfunduar programin e studimit. NjBSC mban kontakte të vazhdueshme me studentët alumni të SHLUJ “Luarasi” për të vlerësuar cilësinë e programeve të studimit të ofruara nga institucioni, në lidhje me tregun e punës dhe plotësimin e kritereve për studime të mëtejshme të studentit në IAL brënda dhe jashtë vëndit.

Page 41: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 41 of 70

VIII - INSTITUCIONI GARANTON SIGURIMIN E CILËSISË Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar standardet institucionale dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për akreditimin e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e duhura për sigurimin e cilësisë; Kriteri 3 Institucioni harton një politikë të qartë dhe ndjek procedurën e vlerësimit periodik të efikasitetit të veprimtarive që kryen për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve të studimeve që ofron; Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma formalë për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimeve që ofron; Kriteri 5 Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to; Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë publikuar.

SHLUJ “Luarasi” është akredituar për herë të parë në nivel institucional në vitin 2008, me urdhërin e Ministrit të Arsimit nr. 71, datë 18.02.2008 “Për akreditimin institucional, të programit dhe të diplomës së shkollës së lartë universitare jopublike Luarasi.” Ky akreditim institucional është pasuar në vite nga akreditime të programeve të mëposhtme:

- “Bachelor” në “Drejtësi” - “Master Profesional” “Specialist/Jurist në Administratën

Publike” - “Master i Shkencave” në “E Drejtën Civile dhe Tregtare” - “Master i Shkencave” në “E Drejtën Penale”

SHLUJ “Luarasi” përdor një sërë mekanizmash dhe procedurash që synojnë kontrollin, ndjekjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Megjithatë në këtë drejtim.

Ky funksion realizohet nëpërmjet një strukture të përhershme – NjBSC, e cila mundëson aplikimin e praktikave më të mira kombëtare dhe ndërkombëtare për sigurimin e cilësisë.

NjBSC bën vlerësimin e ecurisë së programeve të studimeve në disa drejtime që përfshijnë elementet si më poshtë:

Syllabuset - nëse parashtrojnë ndryshime të temave të

trajtuara dhe nëse bien në përsëritje me disiplina të tjera që janë trajtuar apo do të trajtohen përgjatë programit.

Literatura - nëse përputhet me programin e parashtruar

në syllabus, i përmban të gjitha elementet për t‟u konsideruar e nivelit shkencor, dhe nëse përshtatet me nivelin e dijeve të studentëve të regjistruar në program. Për programe ku ka të regjistruar studentë me një background të avancuar në karrierë juridike/ekonomike, mbahet parasysh që syllabuset konkrete të pasurohen me nivel dijesh edhe më të avancuara.

Cilësia e marrëveshjeve të shkollës me institucione dhe

ndërmarrje të tjera, publike dhe/ose private bazohet në institucionin me të cilën lidhet marrëveshja e bashkëpunimit (Institucione qëndrore të administratës shtetërore dhe institucione prestigjoze private në vënd) si dhe modalitetet e bashkëpunimit me këto institucione.

Sipas raporteve dhe dokumentave, rezulton se SHLUJ

“Luarasi” ka diskutuar në nivel departamenti problematikat që lidhen me programin e studimit, zhvillimin e kurrikulës dhe të aspekteve të

Page 42: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 42 of 70

mësimdhënies, duke i transmetuar vendimet dhe diskutimet edhe në nivel Këshilli Fakulteti e më tej, për çështje të parashikuara në Statutin e Rregulloren e institucionit edhe në nivel Senati.

SHLUJ “Luarasi” është në procesin e përgatitjes së një

strategjie të posaçme për përmirësimin e cilësisë, e cila, siç doli nga inspektimi në vënd, do të referojë edhe ndryshimet institucionale në strukturën e shkollës.

Konkluzione të vlerësimit të vlerësuesit të jashtëm: SHLUJ “Luarasi” realizon sigurimin e cilësisë në përputhje me standardet dhe udhëzimet për

sigurimin e cilësisë në Hapësire ̈n Europiane të Arsimit të Lartë.

Institucioni përdor në mënyrë periodike instrumenta matës dhe vlerësues për ecurinë e programeve të studimeve, përfshirë: intervistat me studentët, orët e tutoriatit, anketimet/pyetësorët, etj,. Sigurimi i cilësisë garantohet nëpërmjet krijimit të një strukture autonome të specializuar - Njësia e Brendshme e Sigurimit të Cilësisë, dhe është pjesë e dokumenteve strategjikë të institucionit. Njësia varet nga Rektori dhe e ka mbështetur veprimtarinë e saj në përputhje me aktet ligjore dhe me aktet rregullative të shkollës. Lidhur me performancën dhe aktivitetin e njësisë së brëndëshme të sigurimit të cilësisë për Programin e Studimit Master i Shkencave në Banka dhe Tregje Financiare, shpreh rezerva. Të njëjtat rezerva shpreh edhe për njohjen e rezultateve të punës së njësisë me pedagogët dhe stafin. Njësia e Brendshme e Sigurimit të Cilësisë harton analiza dhe raporte periodike vjetore në të cilat jepen rekomandime për përmirësimin e procesit.

POLITIKAT E FORMIMIT TË STUDENTËVE

7. Programi i studimit, organizimi i tij

Pjesa përshkrimore Programi i studimit “Master i Shkencave” në “Bankat dhe Tregjet Financiare”, është hapur në vitin akademik 2012 – 2013, në bazë të Urdhërit Nr. 483, datë 12.10.2012, të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës “Për hapjen e disa programeve të reja të studimit të ciklit të parë dhe të dytë pranë Shkollës së Lartë Private “Luarasi.” Qëllimi i programit të studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave” në “Bankat dhe Tregjet Financiare”, sipas dokumentave në dosjen e vetvlerësimit dhe në raportin e GBV, është arritja e objektivave të mëposhtme:

Formimi i ekspertëve dhe specialistëve cilësorë si në aspektet teorike ashtu edhe në aftësitë aplikative në fushën e financave publike, hartimit, analizës dhe menaxhimit të buxhetit, menaxhimi i bankave, sigurimeve dhe tregjeve financiare; qeverisjen e korporatave,etj.

Pajisja e tyre me njohuritë themelore teorike, njohje e thelluar e debateve dhe praktikave bashkëkohore ndërkombëtare si dhe eksperiencës shqiptare në fushën e Banking-ut qëndror, financave publike, qeverisjen e korporatave, në sferën e ndërtimit, funksionimit dhe menaxhimit të bankave, bursave dhe tregjeve financiare, shoqërive të sigurimit, fondeve specifike të investimeve apo pensioneve, institucioneve e strukturave të specializuara në sferën e politikave fiskale, tatimore e doganore; përfitimi i njohurive të qëndrueshme në fushën e të drejtës bankare, financiare e fiskale, etj.

Programi synon t‟u japë specialistëve kompetencat profesionale të mëposhtme mbi:

Page 43: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 43 of 70

njohjen dhe menaxhimin e suksesshëm të bankave Qendrore dhe atyre tregtare, shoqërive të sigurimit dhe tregjeve financiare në tërësi apo sektorëve specifikë të tyre në veçanti,

hartimin, analizimin dhe menaxhimin e financave publike dhe buxhetit;

planifikimin dhe menaxhimin e sektorit të tatimeve dhe doganave. Pas përfundimit të programit të studimeve të ciklit të dytë “Masteri i Shkencave” në “Bankat dhe Tregjet Financiare”, studentët supozohet se mund të punësohen në drejtimet e mëposhtme: Punonjës e drejtues bankash, shoqërish sigurimi apo institucione financiare në sektorë : politika monetare, mbikëqyrje bankare, operacionet monetare, sistemi pagesave, financa dhe kontabiliteti, statistikat bankare, teknologjitë e informacionit, analist dhe oficer kredie, analizë risku e menaxhim portofoli, shërbime të ndryshme bankare për klientët, sistemi leasing, marketingu bankar dhe sigurimeve, drejtori apo struktura të specializuara në studimin e tregjeve financiare kombëtare e ndërkombëtare, drejtues e specialistë të sektorit dhe institucioneve publike si Ministria e Financave, e Ekonomisë, etj., departamenteve financiare e ekonomike të Bashkive e Komunave; drejtues korporatash apo menaxherë kryesorë të tyre; drejtori financiare apo kontabiliteti në institucionet publike kombëtare e lokale, sistemi i tatimeve dhe taksave, doganave, organe shtypi e media të specializuara në sferën financiare, bankave, projekte të ndryshme zhvillimi kombëtare e ndërkombëtare si BE, Banka Botërore, FMN, PNUD, UNESCO, FAO, etj., OJF shqiptare e të huaja, institucione ndërkombëtare të specializuara në fushën financiare e bankare, analistë financiarë në masmedia, etj. Literatura bazë dhe ndihmëse për programin e studimit Master shkencor në Banka dhe Tregje Financiareështë përcaktuar mbi bazën e syllabusit të cdo lënde. Struktura akademike e programit të studimit Master shkencor në Banka dhe Tregje Financiareparaqitet si në vijim:

Viti Akademik 2012 – 2013 SEMESTRI I PARË MËSIM: 16 Janar 2013 – 13 Prill 2013 PROVIM: 15 Prill 2013 – 4 Maj 2013 SEMESTRI I DYTË MËSIM: 9 Maj 2013 – 22 Qershor 2013 PROVIM: 24 Qershor 2013 – 6 Korrik 2013 PUSHIMET E VERËS MËSIM: 6 Shtator 2013 – 04 Tetor 2013 PROVIME: 21 Tetor 2013 – 2 Nëntor 2013

Viti Akademik 2013 -2014 SEMESTRI I PARË: MËSIM: 21 Nëntor 2013 – 20 Dhjetor 2013 PUSHIM: 21 Dhjetor 2013 -8 Janar 2014 MËSIM: 9 Janar – 6 Mars PROVIME: (7 Mars – 27 Mars SEMESTRI I DYTË: PRAKTIKË MËSIMORE: Prill 2014 – Maj 2014 TEMA E DIPLOMËS: Maj 2014 – Korrik 2014

Page 44: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 44 of 70

MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS: 23 -24 Korrik 2014 Viti Akademik 2014 -2015 SEMESTRI I PARË MËSIM: 20 Tetor 2014– 20 Dhjetor 2014 PUSHIM: 04 Janar 2015 MËSIM: 05 Janar 2015 – 14 Shkurt 2015 PROVIME: 16 Shkurt 2015– 28 Shkurt 2015 SEMESTRI I DYTË PRAKTIKE MËSIMORE: Mars- Prill PËRGATITJE PËR TEMËN: Prill - Qershor 2015 MBROJTJE TEME DIPLOME: 16 -17 Korrik 2015

1 vit akademik ka 30 javë mësimore në auditor 1 Semestër ka 15 javë mësimore në auditor 1 ECTS = 25 orë mësimore punë të studentit 1 orë mësimore = 60'

Emërtimi i Diplomës është: “Master i Shkencave” në “Bankat dhe Tregjet Financiare” Plani mësimor sipas modelit të Tabelës 10. Tabela 10

Nr. Lëndët Lloji i Veprimtarisë

ECTS Leksion Seminar Total Punë e pavarur

Semestri 1

01 Mikroekonomi e Avancuar

A 6 30 30 60 90

02 Kontabiliteti Nacional

B 6 30 30 60 90

03 Bankat dhe Drejtimi Bankar

B 6 30 30 60 90

04 Kontabiliteti Financiar

B 6 30 30 60 90

05 Institucionet Financiare dhe Tregjet e Kapitaleve

B 6 30 30 60 90

Gjithsej 30 150 150 300 450

Semestri 2

06 Makroekonomi e avancuar

A 6 30 30 60 90

07 Investimet dhe Menaxhimi i Portofolit

B 6 30 30 60 90

08 Standardet Ndërkombëtare Bankare dhe Financiare

B 6 30 30 60 90

09 Ekonometri e aplikuar (Tregje Financiare)

B 6 30 30 60 90

Page 45: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 45 of 70

Plani mësimor i ndarë sipas Veprimtarive Formuese (A-F) Tabela 11

Tipi i veprimtarisë dhe simboli percaktues për të

Fushat disiplinore apo veprimtari të tjera formuese

Kredite

Totali i krediteve Veprimtari në disiplina të formimit te

Mikroekonomi e Avancuar 6

12 ECTS 6ECTS

të përgjithshëm (bazë)

Makroekonomi e Avancuar 6

Veprimtari në disiplina karakterizuese te programit të studimit

Kontabiliteti Nacional 6

( Simboli: B ) Formimi i specializuar Investimet dhe Menaxhimi i Portofolit

6

Standardet Ndërkombëtare, Bankare dhe Financiare

6

Bankat dhe Drejtimi Bankar 6

Kontabiliteti Financiar

6 48 ECTS

Strategjia Financiare e Korporatave 6

Ekonometri e aplikuar (tregje financiare)

6

10 Strategjia Financiare e Korporatave

B 6 30 30 60 90

Gjithsej 30 150 150 300 450

Viti 1 60 300 300 600 900

VITI 2

Semestri 1

01 Lëndë me zgjedhje nga grupi C

C 6 30 30 60 90

02 Lëndë me zgjedhje nga grupi C

C 6 30 30 60 90

03 Lëndë me zgjedhje nga grupi D

D 6 30 30 60 90

04 Praktikë E 12 100 200

Gjithsej 30 280 470

Semestri 2

05 Tema e diplomës F 30 120 630

Gjithsej 30 120 630

Viti 2 60 90 90 400 1100

Gjithsej (Viti 1+2) 120 390 390 1000 2000

Page 46: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 46 of 70

Institucionet Financiare dhe Tregjet e Kapitaleve

6

Veprimtari në disiplina të ngjashme ose/dhe integruese, që lidhen me disiplinat karakterizuese ( Simboli: C)

Metodologjia e Kërkimit në Menaxhim/E Drejta Bankare dhe Financiare

6 12 ECTS

Auditi Financiar dhe Bankar/Marketingu Bankar dhe Financiar

6

Disiplina me zgjedhje të studentit, ndërdisiplinat e ofruara nga institucioni ( Simboli: D )

Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit/ Menaxhimi i Burimeve Njerëzore dhe Karrierës/ Sociologji Organizative

6

6 ECTS

12 ECTS

30ECTS

30ECTS

gjuhë të huaja, informatike, prezantuese(Simboli: E)

Praktikë Mësimore 12

Teza e diplomës ( Simboli: F )

Teza Diplomës 30

Totali

120

Plani mësimor i lidhur me personelin akademik përkatës

Tabela 13

Lënda /Moduli

Pedagogu përgjegjës /Pedagogët

Titulli/grada

Departamenti Ngarkesa mësimore

(orë)

Statusi PAE apo PAK

1. Mikroekonomi e Avancuar

Fisnik Brovina Mirela Pekmezi

Prof. As. Dr. Msc

Ekonomiks 60 PAE PAK

2. Kontabiliteti Nacional

Bernard Dosti

Dr. Finance Banke

60 PAK

3. Bankat dhe Drejtimi Bankar

Adriatik Kotorri

Dr. Finance Banke

60 PAK

4. Kontabiliteti Financiar

Arif Murrja Holtjana Bello

Prof. As. Dr. Doktorant

Finance Banke

60 PAK PAK

5. Institucionet Financiare dhe Tregjet e Kapitaleve

Altin Hoti Erald Dore Vanina Jahaj

PhD. Msc-MBA

Msc

Finance Banke

60 PAE PAK PAK

6. Makroekonomi e Avancuar

Adela Shera Dr. Finance Banke

60 PAK

7. Investimet dhe Menaxhimi i Portofolit

Altin Hoti Erald Dore Vanina Jahaj

Dr. MBA-Msc

Msc

Ekonomiks

60 PAE PAK PAK

8. Standardet Arif Murrja Prof.asc.Dr Finance 60 PAK

Page 47: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 47 of 70

Ndërkombëtare Bankare dhe Financiare

Holtiana Bello Olga Konomi

Doktorant Msc

Banke PAK PAK

9. Ekonometri e aplikuar (tregje financiare)

Endri Raco PhD

Administrim Biznes

60 PAK

10 Strategjia Financiare e Korporatave

Altin Hoti Brisilda Bala

PhD CFA-Msc

PAE PAK

11. Lëndë me zgjedhje nga grupi C(Metodologjia e Kërkimit ne Menaxhim)

Jonida Teta Dr. PAK

12. Lëndë me zgjedhje nga grupi C(Audit financiar e bankar)

Vjollca Karapici

Prof. Dr. PAK

13. Lëndë me zgjedhje nga grupi D(Menaxhim i Burimeve Njerzore)

Fisnik Brovina Dorina Leka

Prof. As.Dr. Doktorant

PAE PAK

Mënyra e llogaritjes së krediteve për 1 njësi ECTS për për programin e studimit Master i shkencave në Banka dhe Tregje Financiare, është bazuar në këto llogaritje:

Leksionet: rreth 10 orë në auditor dhe rreth 15 orë punë e pavarur e studentit Seminaret: rreth 10 orë në auditor dhe rreth 15 orë punë e pavarur e studentit Praktikën Profesionale: rreth 4 orë në auditor dhe rreth 21 orë punë e pavarur e

studentit Provimi përfundimtar: rreth 8 orë në auditor dhe rreth17 orë punë e pavarur e studentit

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

I - PROGRAMET E STUDIMEVE TË OFRUARA Standardi I. 1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe të akredituara të studimeve, të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS); Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara gjatë një viti nga një student që ndjek një program studimi me kohë të plotë është 60 kredite;

Akreditimi i parë institucional i SHLUJ “Luarasi” është bërë me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 71, datë 18.02.2008, “Për akreditimin institucional të programit dhe diplomës të IAL “Luarasi.” Neni 62/4 i Ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.

SHLUJ “Luarasi” ofron programe të akredituara edhe në fusha të tjera përveç Bankave dhe tregjeve financiare.

Si vlerësues shpreh rezervën që sasia e orëve të leksioneve për secilën lëndë, në një numër relativisht të madh lëndësh, mbi 30 të tilla, si për programet e nivelit Bachelor, ashtu edhe për programet e nivelit Master është pothuaj e njëjtë. Kjo nuk shpreh dhe nuk duhet të shprehë realitetin. Nuk mund të ketë

Page 48: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 48 of 70

lëndë të standardizuara.

Po kështu shpreh rezervën që edhe vëllimi i orëve në seminare është përsëri i njëjtë. Është po i njëjtë edhe vëllimi i krediteve në të gjitha lëndët. Këto fakte tregojnë që lëndët nuk janë vlerësuar në mënyrë reale dhe se nuk është bërë dhe nuk bëhet diferencimi i tyre në funksion të peshës, rëndësisë, rolit, karakterit formues, nevojës në praktikë, ndarjes në lëndë teorike dhe në lëndë praktike, nevojës për punë në auditor dhe punë të pavarur, për punë laboratorike dhe zgjidhje ushtrimesh, për ushtrim të studentëve në auditor dhe punë të drejtuar të tyre, etj.

Struktura e vitit akademik garanton që studenti që ndjek një program studimi me kohë të plotë, në përfundim të vitit akademik realizon 60 kredite;

Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, “Master i arteve të bukura” apo “Master Profesional” i pajisin studentët që zotërojnë diplomën universitare “Bachelor” me njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor apo trajnim të mirëfilltë profesional; Kriteri 3 Programet e studimeve “Master i Shkencave” ose “Master i arteve të bukura” dhe “Master Profesional” synojnë të zgjerojnë njohuritë e fituara në ciklin e parë të studimeve; Kriteri 4 Programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë (në mjekësi, stomatologji, farmaci, veterinari, arkitekturë) i pajisin studentët me njohuri të thelluara dhe kompetenca shkencore, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor sipas fushës. Pas përfundimit të tyre si dhe përfundimit me sukses të provimit të shtetit për programin specifik, studentët fitojnë të drejtën e ushtrimit të një profesioni të rregulluar sipas ligjit në fuqi; Kriteri 5 Programet e studimeve të këtij cikli i pajisin studentët me kompetenca të përgjithshme dhe profesionale që synohen të arrihen apo të zgjerohen gjatë zhvillimit të tij; Kriteri 6 Programet e studimeve “Master i Shkencave” ose “Master i arteve të bukura”dhe programet e

Programi i studimit i ciklit të dytë, “Master i Shkencave ” në “Bankat dhe Tregjet Financiare” ofron njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim të pavarur në një fushë të caktuar dhe specifike.

Programi është konceptuar të zhvillojë dhe thellojë më tej njohuritë e përfituara nga studentët në ciklin e parë të studimit, në e tregjeve financiare e bankare.

Programi i studimeve i pajis studentët me kompetenca të orientuara dhe specializuara në sferën e instrumenteve dhe politikave monetare, kontabilitetit bankar, marketingut bankar dhe sigurimeve, analizës së riskut dhe investimeve, tregjeve, kapitaleve dhe bursave, standardet ndërkombëtare financiare dhe bankare, analizë dhe menaxhim i buxhetit qendror dhe atyre lokale apo të organizatave e institucioneve të ndryshme, politikat dhe paketat fiskale, sistemin e taksave dhe tatimeve dhe menaxhimin e tij, funksionimin dhe specifikat e doganave, sistemet dhe funksionimi i auditit të brendshëm dhe të jashtëm, qeverisjen financiare të korporatave, legjislacionin specifik financiar, bankar e fiskal, etj.

Përfundimi i këtij programi studimi krijon mundësi për thellimin e njohurive dhe vazhdimin e kualifikimit profesional dhe kërkimeve shkencore ne sistemin e ciklit të tretë ne fushat e mësipërme ose fusha te kombinuara qe lidhen me tregjet financiare e sistemin bankar. Studentët plotësojnë vëllimin e nevojshëm të krediteve dhe marrin njohuritë e domosdoshme për të vazhduar dhe kurorëzuar me sukses studimet në shkollën e doktoraturës dhe për të realizuar një studim të thelluar.

Page 49: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 49 of 70

integruara të studimeve të ciklit të dytë krijojnë baza të qëndrueshme njohurish për studimet e ciklit të tretë doktoratës, duke përfshirë aftësimin për kërkimin shkencor dhe plotësimin e parakushteve (njohuri, aftësi dhe kompetenca) për pranimin në ciklin e tretë të studimeve; Kriteri 7 Programet e studimeve “Master Profesional” kanë objektiva të qartë profesionalë, të justifikueshëm, të arritshëm, me synime të qarta për arritjen e kualifikimit të nevojshëm dhe në përputhje me kërkesat e tregut të punës.

Standardi I.4 - Programet e studimeve ofrohen në përshtatje me nivelin e studimeve.

Kriteri 1 Përmbajtja dhe renditja e objektivave të programeve të studimeve synojnë arritjen e qëllimeve të tyre në përputhje me nivelin e studimeve në të cilin ofrohen ato; Kriteri 2 Metodat e vlerësimit të studentëve nëpërmjet kontrollit të vazhdueshëm të njohurive me anë të testeve me përgjigje alternative apo provimeve përfundimtare dëshmojnë ecurinë dhe arritjet e studentëve për ciklin përkatës të studimeve.

Programi i studimit Master shkencor në Banka dhe Tregje Financiareështë konceptuar në mënyrë të tillë që synon arritjen e objektivave të përcaktuara të parapara si program i ciklit të dytë, me të gjitha tiparet e një programi studimi shkencor.

Metodat e vlerësimit të studentëve në këtë cikël studimi janë paraparë në programet individuale të lëndëve, Në përgjithësi ato ndryshojnë nga njëra lëndë te tjera, megjithë që ndryshimet nuk janë thelbësore. Për vlerësimin e vazhduar programet individuale të lëndëve dhe praktikat individuale të pedagogëve nxorën në pah faktin që përdoren disa metoda dhe elementë të vlerësimit të vazhduar të dijeve si:

o Vlerësim i angazhimit të studentëve në seminar dhe i pjesmarrjes së rregullt të tyre, o Detyra kursi, për pothuaj shumicën e lëndëve, o Prezantime dhe esse, o Provime pjesore të pjesëve të lëndës, të kapitujve apo të elementëve të veçantë.

Për verifikimin përfundimtar të dijeve, në këtë program janë paraparë këto forma vlerësimi:

Provim me gojë

Provim me shkrim

Temë diplome

Standardi I.5 - Programet e studimeve synojnë të arrijnë dimensione ndërkombëtare.

Kriteri 1 Programet e studimeve mbështeten në përvojën disavjeçare dhe praktikat e mira të vendeve europiane; Kriteri 2 Programet e studimeve janë ndërkombëtarisht konkurruese për nga elementet që përmbajnë (të dhëna të përgjithshme, objektivat kryesorë, plani mësimor, kreditet, kushtet e pranimit në tometodat e vlerësimit, kriteret dhe procedurat e

Programi i studimit Master shkencor në Banka dhe Tregje Financiare është program shumë i ri për këtë shkollë. Brënda shkollës mungon përvoja, eksperienca dhe praktikat e mira. Gjykoj që ato janë më tepër të pranishme prej anagzhimit të një numri të konsiderueshëm stafi akademik të jashtëm, me përvojë, që janë mësimdhenës në disa Departamente dhe Fakultet me përvojë në Shqipëri.

Programi i studimit Master i shkencave në Banka dhe Tregje Financiare, është bazuar te programet më të mira të shkollave shqiptare të larta dhe me

Page 50: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 50 of 70

tranferimit të krediteve e njohurive të fituara, diplomat që jepen në përfundim etj.) duke afirmuar vlerat e arsimit universitar në Shqipëri; Kriteri 3 Programet e studimeve janë hartuar në përputhje me objektivat e përcaktuar në legjislacionin dhe direktivat e BE-së për arsimin e lartë dhe profesionet e rregulluara.

përvojë. Por, në të nuk ka shumë veçori që duhej të reflektohej nga emërtimi i veçantë i diplomës. Ndërkohë, shkolla “Luarasi” ka mundësuar organizimin e leksioneve të hapura me profesorë dhe profesionistë të shquar të kësaj fushe në arenën ndërkombëtare, dhe aktivitete të tjera.

Standardi I.6 - Programet e studimeve përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor.

Kriteri 1 Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor; Kriteri 2 Programet e studimeve hartohen në përputhje me profilin e Institucionit të Arsimit të Lartë dhe strategjinë e tij për zhvillim; Kriteri 3 Personeli akademik angazhohet në punën kërkimore shkencore për realizmin e programeve të studimeve; Kriteri 4 Puna kërkimore e personelit akademik të angazhuar për realizimin e programit të studimeve përkon me synimet për arritjen e qëllimeve të tij.

Ky program studimi ofron studime të thelluara teorike dhe praktike në fushën e tregjeve financiare dhe sistemit bankar. Gjithashtu në dispozicion të studentit është dhe biblioteka e SHLUJ “Luarasi” e cila premton për të ofruar në të ardhmen një gamë të gjërë librash. Gjykoj që lidhjet e forta të shkollës me institucione, me ndërmarrje publike dhe private, vëndase dhe të huaja, krijon kushte të mira për aftësim profesional.

Ky program studimi është i veçantë në llojin e vet dhe në përputhje me profilin e SHLUJ “Luarasi” duke vazhduar njohuritë e thelluara në fushën e ekonomisë.

SHLUJ “Luarasi” ka patur në organigramën dhe në strukturën e tij Qendrën e Kërkimit Shkencor si një departament të vecantë, e cila është shkrirë më vonë në departamentet e riorganizuara. Kjo praktikë që ka shërbyer si veçori për Fakultetin e Drejtësisë nuk ka pasuar edhe në Fakultetin e Ekonomisë dhe në Departamentin e Financës.

Standardi I.7 - Programet e studimeve “Master Profesional” ofrohen në përputhje me nevojat e tregut të punës.

Kriteri 1 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional” ofrohen në përputhje me nevojat e tregut të punës; Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional” synojnë të plotësojnë nevojat në sektorët përkatës të ekonomisë vendase apo të huaj.

Nuk kanë qënë objekt i vlerësimit të ekspertit të jashtëm programet e ciklit të dytë Master Profesional.

Standardi I.8 - Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës.

Kriteri 1 Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës, dhe hartohen në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar; Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e nevojave të tregut të punës, kryen një studim tregu, i cili përfshin:

a. mundësitë e punësimit të studentëve në tregun vendas

Programi i studimit Master shkencor në Banka dhe Tregje Financiare ka si ambicie që ti përgjigjet nevojave të tregut kombëtar të punës, sipas studimit përkatës të tregut hartuar në momentin e licencimit të programit.

Është e nevojshme që herë pas here të organizohen debate dhe diskutime aktive lidhur me faktin se sa afër zhvillimeve të tregut janë lëndët dhe programet e tyre në këtë diplomë dhe program studimi.

Page 51: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 51 of 70

ose atë rajonal, komëtar a ndërkombëtar;

b. kërkesat e punëdhënësve; c. një parashikim të përafërt për

numrin e pritshëm të studentëve që mund të regjistrohen në këtë program;

d. numrin e të regjistruarve në programe të ngjashme në institucionet simotra.

Standardi I.9 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe interesave kombëtare.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe studimi që nuk bien ndesh me interest kombëtare; Kriteri 2 Programet e studimeve synojnë të ndihmojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.

Programi i ciklit të dytë të studimeve Master shkencor në Banka dhe Tregje Financiarei ofruar nga SHLUJ “Luarasi” është në përputhje me Standartet Shtetërore të Cilësisë të njohura nga MAS dhe respekton traditën kombëtare.

Programi i studimit reflekton vlerat kombëtare të fushës në Republikën e Shqipërisë.

Standardi I.12 - Kohëzgjatja dhe numri i krediteve për programet e studimeve të këtij cikli janë në përputhje me me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Kriteri 1 Programet e studimeve “Master i Shkencave” realizohet me 120 kredite europiane ECTS, ku përfshihen 30-40 kredite europiane ECTS për projektin kërkimor dhe tezën që duhet përgatitur në përfundim të këtyre programeve të studimeve. Kohëzgjatja normale e tyre është 2 vite akademike;

Programi i studimit parashikon të realizohet me 120 kredite europiane (ECTS) për 2 vite akademike. Këto kredite janë të shpërndara në 13 lëndë/disiplina, në praktikën mësimore si dhe në projektin kërkimor (tezën e diplomës) e cila mbrohet në përfundim të ciklit të studimeve dhe ka 30 kredite.

Kriteri 2 Programet e studimeve “Master Profesional” realizohen me 60-90 kredite europiane ECTS. Kohëzgjatja normale e tyre është 1-1.5 (një deri në një vit e gjysmë) vite akademike.

Kriteri 3 Programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përfundojnë me marrjen e diplomës “Master i Shkencave”. Ato realizohen me jo më pak se 300 kredite europiane ECTS (360 kredite europiane ECTS për studimet në fushën e mjekësisë). Kohëzgjatja normale e programeve të integruara të studimeve është jo më pak se 5 vite akademike (6 vite për studimet në fushën e mjekësisë).

Standardi II.6 - Institucioni siguron menaxhimin efikas të informacionit në lidhje me programet e studimeve.

Page 52: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 52 of 70

Kriteri 1 Informacioni i ofruar për programet e studimeve, modulet dhe syllabuset është lehtësisht i konsultueshem për studentët; Kriteri 2 Informacioni për programet e studimit, modulet dhe syllabuset ofrohet në forma të ndryshme të shkruara dhe elektronike.

SHLUJ “ Luarasi.” ka ofruar dhe vë në dispozicion të studentëve syllabuset e lëndëve që përmban ky program. Studentët mund të marrin informacion shtesë mbi planin mësimor, stafin akademik dhe syllabuset e lëndëve. Këtë informacione janë të publikuar në faqen zyrtare të Web të SHLUJ “Luarasi.”

Standardi II.8 - Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë parashikojnë një plan diplomimi.

Kriteri 1 Plani i diplomimit shpjegon mënyrën e diplomimit në përfundim të studimeve brenda afatit të parashikuar; Kriteri 2 Për realizimin e programeve të studimeve “Master i Shkencave” janë parashikuar 30-40 kredite për projektin kërkimor dhe tezën.

Kohëzgjatja e programit të ciklit të dytë të studimit “Master i Shkencave” në “Bankat dhe Tregjet Financiare”është 2 vite akademike, gjithsej i organizuar ne 4 semestra. Të gjitha lëndët në këtë program studimi janë semestrale dhe kanë kreditet përkatëse. Gjatë programit të studimit studenti i nënshtrohet një praktike mësimore pranë një ndërmarrje apo institucioni që zgjat deri në tre muaj.

Në përfundim të programit, studenti përveç testimeve të njohurive në lëndët përkatëse përgatit një punim nën udhëheqjen e pedagogut përkatës (me grada dhe tituj në përputhje me Ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar). Punimi sipas këtij programi studimi është vlerësuar me 30 kredite.

Konkluzionet e vlerësimit të vlerësuesit të jashtëm: Programi i studimit “Master i Shkencave” në “Bankat dhe Tregjet Fianciare”është hartuar në përputhje me objektivat e përcaktuara në legjislacionin dhe direktivat e BE-së për arsimin e lartë dhe profesionet e rregulluara për këtë qëllim. Programi i studimit “Master i Shkencave” në “Bankat dhe Tregjet Fianciare”realizohet me120 kredite europiane (ECTS) për 2 vite akademike, dhe i ofron studentit studime të thelluara teorike dhe praktike në fushën e financave dhe të ndërmjetësimit financiar. Programi i studimit “Master i Shkencave” në “Bankat dhe Tregjet Fianciare”është aktual dhe i përgjigjet nevojave të tregut. Ky program bazohet në legjislacionin aktual në fuqi dhe trajton çështjet më të rëndësishëme në këtë fushë.

8. Mësimdhënia

Pjesa përshkrimore

Mësimëdhënia në programin e studimit Master shkencor në Banka dhe Tregje Financiarerealizohet nëpërmjet: leksioneve, projekteve dhe detyrave, praktikave, seminareve, laboratorëve dhe punimeve të tjera të ngjashme të parashikuara në programin mësimor. Programi i studimit Master shkencor në Banka dhe Tregje Financiarerealizohet me 120 kredite europiane (ECTS) (60 ECTS për vit akademik), për 2 vite akademike, dhe i ofron studentit studime bazike teorike dhe praktike në fushën e ekonomisë, menaxhimit dhe në mënyrë të veçantë në fushat profesionale të bankave, ndërmjetësimit financiar, tregjeve financiare dhe vlerësimit financiar. Këto kredite janë të shpërndara në 13 lëndë/disiplina, në praktikën mësimore që zhvillohet në institucionet private me të cilat SHLUJ “Luarasi” ka marrëveshje bashkëpunimi si dhe në projektin kërkimor (tezën e diplomës) e cila mbrohet në përfundim të ciklit të studimeve dhe ka 30 kredite. Kontrolli i njohurive të studentëve realizohet nëpërmjet provimeve të pjesshme apo provimeve përfundimtare, provimeve integrale, të cilat përgjithësisht organizohen në formë të shkruar.

Page 53: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 53 of 70

Megjithatë, pedagogu i lëndës k a t ë d r e j t ë n d h e mund të vendosë për të kryer provimin në formën e një provimi me gojë, projekt ose detyrë, sipas përcaktimit në syllabusin përkatës. Provimet organizohen dhe kryhen nga pedagogët e lëndëve. Procedura e kontestimit të rezultateve të provimeve përcaktohet në rregulloren e institucionit. Sistemi i vlerësimit përfundimtar të studentit është në përputhje me sistemin e notave që aplikohet në Republikën e Shqipërisë me notat nga 1 në 10. Lidhur me provimet e ndërmjetme dhe format e verifikimit të dijeve, të parashikuara në syllabuset e programit, vlerësimi bëhet sipas një sistemi të përcaktuar nga pedagogu përkatës (pikë, nota) që i bëhen paraprakisht të njohura studentit.

Tregues të matshëm:

Ngarkesa totale në auditor për Format e mësimdhënies në programin e studimit

Tabela 14

“Master Profesional” në “Bankat dhe Tregjet Financiare”

Format e mësimdhënies Orët totale në auditor

a. Leksione 390

b. Seminare 390

c. Praktikë profesionale 100

d. Prova finale (Teza e Diplomës) 100

Në total 1000

Format e kontrollit të njohurive Tabela 15

Format e kontrollit të njohurive

Pjesa (në % )ndaj të totalit Ndjekja e lëndës dhe pjesëmarrja aktive Specifikuar në syllabuset përkatëse Plotësimi i detyrimeve (laboratorike, detyrave të kursit) Specifikuar në syllabuset përkatëse Testimet gjatë vitit Specifikuar në syllabuset përkatëse Provimi përfundimtar Specifikuar në syllabuset përkatëse

Etj Specifikuar në syllabuset përkatëse

Në total Specifikuar në syllabuset përkatëse

Aktivizimi i studentëve në komponentët e aktivitetit të njësisë Tabela 16

Aktiviteti shkencor i IAL Numri i studentëve të aktivizuar

Për punime shkencore individuale të pedagogëve 6

Për projekte shkencore në rang Departamenti 4

Për projekte shkencore në rang Fakulteti 2

Për projekte shkencore në bashkëpunim me të tjerë 1

9. Studentët

Procedurat e pranimit të studentëve Pranimi dhe regjistrimi i aplikantëve në Programin e Studimit të Ciklit të Dytë “Master i Shkencave” në “Bankat dhe Tregjet Financiare”, pranë SHLUJ “Luarasi”, realizohet në përputhje me Ligjin Nr.9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, udhëzimet normative të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Statutin

Page 54: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 54 of 70

dhe Rregulloren e SHLUJ “Luarasi”, si edhe Rregulloren e Programit të Studimit të Ciklit të Dytë “Master i Shkencave” në “Bankat dhe Tregjet Financiare”. Në këtë program studimi, sipas akteve të vëna në dispozicion të vlerësuesve të jashtëm, pranohen për t‟u regjistruar shtetas shqiptarë dhe të huaj, që plotësojnë kushtet e mëposhtëme: Shtetasit shqiptarë duhet të:

Vërtetojnë me dokument zyrtar mbarimin e shkollës së mesme në Shqipëri ose jashtë saj (ekuivalentuar sipas kritereve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit).

Vërtetojnë se zotёrojnё njё diplomё të studimeve të ciklit të parë, Bachelor, së bashku me certifikatën e notave dhe suplementin e diplomës, ose zotërojnë një diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar si ekuivalente me të nga MAS, si dhe ata persona që zotërojnë një diplomë qё vërteton përfundimin e studimeve të ciklit të dytë ose të ciklit të tretë.

Zotërojnë dëshmi të gjuhës angleze ose japin provimin e gjuhës angleze në përfundim të studimeve, Niveli B1, mbi bazën e një testimi të njohur ndërkombëtar, sipas përcaktimit të Udhëzimit Nr.14, datë 28.03.2011, të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës.

o Cambridge ESOL – University of Cambridge examination o IELTS – International English language Testing System o TOEFL – Test of English as a Foreing Language o TOEIC – Test of Enlish for International Communication o Michigan Test o PTE – General Pearson Test of English

Pranojnë ose kryejnë pagesën e tarifës së caktuar semestrale ose vjetore të shkollës.

Plotësojnë kriteret e tjera të parashikuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Shtetasit e huaj, përveç kushteve të mësipërme, duhet të:

Paraqesin kopjen e noterizuar të lejes së qëndrimit në momentin e regjistrimit.

Paraqesin dëshminë e njohjes së gjuhës shqipe, të lëshuar nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës.

Si rregull, sekretaria e fakultetit të ekonomisë bën verifikimin e dokumentacionit të kandidatëve referuar legjislacionit në fuqi dhe rregulloreve të sipërpërmendura. Përzgjedhja e kandidatëve bëhet nga një komision i caktuar nga dekani i çdo fakulteti, mbështetur në dokumentacionin e paraqitur. Numri i pranimeve bazohet në mundësitë reale të fakultetit për një mësim normal dhe brenda standardeve të kërkuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Menjëherë pas regjistrimit studenti nënshkruan “Kontratën e Regjistrimit” nga e cila burojnë të drejtat dhe detyrimet e palëve. Kushte specifike të pranimit të studentëve Për këtë program studimi aplikohen këto kritere specifike për përzgjedhjen e kandidatëve, përveç kritereve të përgjithshme të renditura më sipër.

Të vërtetojnë se zotёrojnё njё diplomё të studimeve të ciklit të parë, Bachelor, në të gjitha programet e ofruara në shkencat Ekonomike, së bashku me certifikatën e notave dhe suplementin e diplomës, ose zotërojnë një diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar ekuivalente me të nga MAS, si dhe ata persona që zotërojnë një diplomë qё vërteton përfundimin e studimeve të ciklit të dytë ose të ciklit të tretë në fushën e Drejtësisë.

Gjithashtu, në Programin e Studimit të Ciklit të Dytë Master shkencor në Banka dhe Tregje Financiarepranohen për t‟u regjistruar, me plotësim të njohurive formuese (me debit formimi), shtetasit shqiptarë ose të huaj të cilët:

Vërtetojnë se zotёrojnё njё diplomё të studimeve të ciklit të parë, “Bachelor”, në Shkenca Sociale me programe të ngjashme me fushën Ekonomike si: Shkenca Politike, Diplomaci, Marrëdhënie Ndërkombëtare, etj., së bashku me certifikatën e notave dhe suplementin e diplomës, ose zotërojnë një diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar ekuivalente me to nga MAS, si dhe ata persona që zotërojnë një diplomë qё vërteton përfundimin e studimeve të ciklit të dytë ose të ciklit të tretë në fushat e mësipërme.

Page 55: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 55 of 70

Kanë të drejtën e pranimit vetëm aplikantët nga fushat e mësipërme, njohuritë formuese të të cilëve konsiderohen të përputhshme e të pranueshme për regjistrimin në program për jo më pak se 2/3 e numrit të përgjithshëm të krediteve të tyre (jo më pak se 120 kredite).

Vlerësimin e programeve të studimit të ciklit të parë e kryejnë një grup komisioni pedagogësh të Fakultetit të Ekonomisë, të emëruar nga Dekani.

Njohjen e krediteve të realizuara dhe procedurën për plotësimet e krediteve të mangëta (debiteve të formimit) e kryejnë nga Departamenti përkatës, me miratimin e Dekanit të Fakultetit Ekonomik, në përputhje me Udhëzimin e Ministrit të Arsimit Nr.14, datë 3.4.2008 “Për hapjen dhe organizimin e programeve të studimit të ciklit të dytë në institucionet publike të arsimit të lartë.”

Statistikat Përgjithësisht, nota mesatare e studentëve në hyrje është mbi 7 dhe në përfundim të një viti studimesh konkludohet që studentët arrijnë të kenë pothuaj të njëjtin nivel të mesatares në rezultatet e provimeve të tyre. Numri i studentëve në hyrje dhe në dalje në vite mbetet konstant deri në përfundim të këtij programi studimesh. Nga statistikat rezulton se 87.5% e studentëve kanë tendencën të mbarojnë studimet e ciklit të dytë brenda afateve normale të përcaktuara për këtë cikël studimesh (2 vjet) dhe vetëm një pjesë e vogël ka tendencën të mbarojë me vonesë këto studime. Kalueshmëria e studentëve për çdo vit është 100%. 87.5% e studentëve janë diplomuar pa vite përsëritëse në këtë program studimi. SHLUJ “Luarasi” gjeneron statistika për studentët lidhur me sa më sipër, bazuar në Ligjin Nr.9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, neni 58, i ndryshuar, dhe aktet nënligjore në fuqi, si dhe bazuar në Udhëzimin Nr.9, datë 25.02.2010 “Për mbledhjen, përpunimin dhe raportimin e të dhënave statistikore” për sistemin universitar, dhe në Udhëzimin Nr.31 datë 16.09.2014 “Për pajisjen e institucioneve të arsimit të lartë publik dhe privat me regjistrat bazë të studentëve”, si dhe udhëzime të tjera të MAS që dalin për çdo vit akademik. Këto statistika SHLUJ “Luarasi” i raporton rregullisht në MAS sipas udhëzimeve të vazhdueshme dhe afateve të përcaktuara nga kjo Ministri. Raportet me studentët dhe të diplomuarit SHLUJ “Luarasi” ka krijuar kushte të mira, të ngrohta dhe një klimë të përshtatshme për marrëdhënie shumë të mira komunikimi me studentët, si gjatë procesit mësimor ashtu dhe pas diplomimit. Studentet kontaktojnë shpesh pedagogët dhe diskutojnë mbi problematikat e hasura në praktikë. SHLUJ “Luarasi” ka ngritur një stukturë të veçantë - Zyrën e Studentit dhe Këshillimit të Karrierës, e cila ofron shërbimin e këshillimit të studentëve, u mundëson atyre leksione të hapura me të ftuar akademikë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, trajnime profesionale në fushën ekonomike, internship-e si edhe praktika të ndryshme profesionale në institucionet publike dhe private me të cilat kjo zyrë ka komunikime të vazhdueshme. Pranë SHLUJ “Luarasi” janë organizuar dhe veprojnë suksesshëm senatet e fakulteteve me senatorët përkatës për çdo grup, të kryesuar nga Presidenti dhe Zv./Presidenti i Senatorëve. SHLUJ “Luarasi” nëpërmjet Zyrës së Studentit dhe Këshillimit të Karrierës, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e Senatit Studentor, realizon informimin e vazhdueshëm të studentëve në të gjitha drejtimet, si në aspektin e procesit mësimor ashtu edhe në aspektin social, duke mundësuar pjesëmarrjen e studentëve në organizime të tilla si konkurse në rang universiteti dhe kombëtar, apo në aktivitete sportive dhe sociale. Këshillimi i karrierës ndihmon studentët për të hyrë në tregun e punës dhe për zhvillimin e karrierës. Zyra e Studentit dhe Këshillimit të Karrierës pranë SHLUJ “Luarasi” ka komunikime të vazhdueshme dhe bashkëpunime me institucione publike dhe private, të cilat paraqesin vazhdimisht pranë institucionit njoftimet e tyre për punësimin e studentëve, konform rregullave, procedurave dhe kritereve të institucioneve. Gjithashtu, SHLUJ “Luarasi” ka marrëveshje të ndryshme me institucione të administratës publike dhe jo publike, për t‟u ofruar studentëve suportin e zgjerimit dhe plotësimit të njohurive praktike dhe krijimit të eksperiencave në profesionin e tyre të ardhshëm. Zyra e Studentit dhe Këshillimit të Karrierës është në dispozicion të studentëve duke u ofruar informim të vazhdueshëm, sugjerime dhe

Page 56: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 56 of 70

orientime për karrierën, si dhe mundësi për zgjerimin e njohurive profesionale, përmes marrëdhënieve me institucione të tjera publike dhe private që kjo zyrë vendos, në dobi të studentëve. SHLUJ “Luarasi” ka krijuar databazën e studentëve që diplomohen me të dhënat e tyre bazë të komunikimit (numër telefoni dhe e-mail), si dhe në vijimësi edhe të dhënave të tyre lidhur me punësimin. Pranë SHLUJ “Luarasi” funksionon edhe rrjeti i studentëve ALUMNI Luarasi, i cili bashkon të diplomuarit ndër vite. Roli i Rrjetit të Studentëve ALUMNI Luarasi është të ruajë një marrëdhënie të vazhdueshme mes studentëve aktualë, stafit akademik dhe të gjithë të diplomuarve. Nëpërmjet takimeve të vazhdueshme dhe aktiviteteve të ndryshme, Rrjeti Alumni ndihmon në transmetimin e ideve, nismave, inovacionit, të cilat janë mëse të nevojshme pas procesit të diplomimit dhe sidomos në përballjen me tregun e punës. Rrjeti i Studentëve ALUMNI Luarasi inkurajon studentët aktualë që në momentin e përfundimit të studimeve të bëhen pjesë aktive e tij. SHLUJ “Luarasi” organizon takimet e përvitshme të Rrjetit ALUMNI. Në këto takime ALUMNI Luarasi ndajnë me njëri-tjetrin përvojat e deritanishme në karrierë dhe në jetë.

Cilësia në hyrje dhe në dalje e studentëve Tabela 17

Programi i studimit MSC në

“Bankat dhe Tregjet

Financiare”

Studentë të regjistruar në vitin e

Parë (për herë të parë)

Nota Mesatare

Studentë të diplomuar në vitin e

fundit (pa vite përsëritëse)

Nota Mesatare

2012-2013 8 7.5 --- ---

2013-2014 --- --- 7 7.8

Në total 8

Mobiliteti i studentëve brenda sistemit të arsimit të lartë në vend Pranë SHLUJ “Luarasi” pranohen për të ndjekur studimet universitare, edhe studentët që vërtetojnë me dokumente zyrtare, konform legjislacionit në fuqi, transferimin nga një institucion tjetër i arsimit të lartë publik ose privat. Për studentët që dëshirojnë të transferojnë studimet e tyre pranë SHLUJ “Luarasi”, institucioni ka ndërtuar strukturën e pranimit dhe shqyrtimit të dokumentacionit përmes Komisionit të Ekuivalentimit të programeve mësimore. Nëse përputhshmëria e programeve i pajis studentët me kreditet e nevojshme, studentët regjistrohen për të vazhduar vijimësinë e studimeve në vitin akademik vijues, duke plotësuar njëkohësisht të gjitha kushtet e domosdoshme dhe specifike të pranimit të studentëve në SHLUJ “Luarasi.” Ky proces i lejon studentët të mbartin lëndët e paekuivalentuara për t‟i shlyer ato në vijimësi të studimeve të tyre.

Të dhëna për punësimin e studentëve Tabela 18

Periudha e të dhënave (2013-2014)

Programi i studimit MSC në “Bankat dhe Tregjet Financiare”

Numri total i të

diplomuarve

Numri total i të punësuarve (në përputhje me

diplomën)

Numri total i të punësuarve (jo në

përputhje me diplomën)

7 7 ---

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Page 57: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 57 of 70

Standardi IV.1 - Studentët kanë të drejtë të ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Studentët që ndjekin programet e studimeve “Master i Shkencave” apo “Master Profesional” zotërojnë së paku diplomën universitare “Bachelor” dhe kanë grumbulluar 180 kredite ECTS; Kriteri 2 Pranimi në programet e integruara të studimeve bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi; Kriteri 3 Studentët plotësojnë kriteret e pranimit të përcaktuara nga institucioni; Kriteri 4 Studentët e këtyre programeve të studimit japin deri në diplomim edhe provimin e gjuhës angleze mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare. Për programet e studimeve “Master Profesional” niveli i gjuhës angleze është B2, ndërsa për programet e studimeve “Master i Shkencave” dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë niveli i gjuhës angleze është C1, sipas Kuadrit Europian të Gjuhëve; Kriteri 5 Institucioni vlerëson herë pas here politikat e pranimit dhe ndikimin e tyre në përparimin e mëtejshëm të studentëve në programin e studimit, si dhe harton plane të mundshme për ndryshimin e kritereve të pranimit.

Për t`u pranuar në Programin e Studimit të Ciklit të Dytë Master shkencor në Banka dhe Tregje Financiarepranë SHLUJ Luarasi, studentët duhet të zotërojnë së paku diplomën universitare “Bachelor” dhe të kenë grumbulluar 180 kredite ECTS.

Pranimi dhe regjistrimi i kandidatëve në Programin e Studimit të Ciklit të Dytë Master shkencor në Banka dhe Tregje Financiarepranë SHLUJ “Luarasi”, realizohet në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr.9741 datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, udhëzimeve normative të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Statutit dhe Rregullores së SHLUJ, si edhe Rregulloren e Programit të Studimit të Ciklit të Dytë “Master i Shkencave” në “Bankat dhe Tregjet Financiare”.

Për t`u pranuar në Programin e Studimit të Ciklit të Dytë Master shkencor në Banka dhe Tregje Financiareshkolla aplikohen gjithashtu edhe kritere të veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve, të përcaktuara në Rregulloren e Programit të Studimit të Ciklit të Dytë “Master i Shkencave” në “Bankat dhe Tregjet Financiare”, të përmendura më sipër në pjesën e kushteve specifike të pranimit të studentëve. Gjithashtu, në përfundim të studimeve të këtij cikli, studentët nuk diplomohen nëse nuk kanë paraqitur dokumentin e mbrojtjes së gjuhës angleze sipas kriterit ligjor.

Standardi IV. 2- Institucioni informon studentët në lidhje me: statusin e institucionit, të programeve të studimeve që ofron dhe me politikat e punësimit.

Kriteri 1 Studentëve u jepet informacion për mundësitë për punësim pas diplomimit në përfundim të këtyre programeve të studimeve; Kriteri 2 Studentëve u jepet informacion për akreditimin e institucionit dhe të programeve të studimeve që ofrohen si edhe për

Nga praktika pranë shkollës së lartë universitare jo publike Luarasi si dhe në bazë të dokumentacionit, konkludoj se studentëve të këtij programi u jepet informacion i hollësishëm lidhur me mundësitë për punësim që ofron programi,

SHLUJ “Luarasi” ka komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me institucione publike dhe biznese private, të cilat informojnë lidhur me oportunitete për punësimin e studentëve, informacion i cili u vihet në dispozicion.

Page 58: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 58 of 70

njohjen dhe vlefshmërinë, brenda dhe jashtë vendit, të diplomës së lëshuar nga ky institucion; Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës.

Studentët kishin dijeni dhe ishin të mirëinformuar lidhur me akreditimin e institucionit dhe programeve të studimit, vlefshmërisë së diplomës, etj., nëpërmjet platformës elektronike, broshurave informuese, kontakteve dhe shpjegimeve të drejtëpërdrejta në auditor, në momentin që atat interesohen për regjistrin si dhe me anë të dokumentit mbi përformancën e institucionit që i bashkëngjitet kontratës së regjistrimit të studentit.

SHLUJ “Luarasi” ofron në vazhdimësi, këshillimin periodik të studentëve. Në SHLUJ “Luarasi” funksionon Zyra e Studentit dhe Këshillimit të Karrierës, e cila ndihmon dhe orienton studentët në përzgjedhjen e profilizimit të tyre më të ngushtë dhe kualifikimet akademike që ata duhet të marrin.

SHLUJ “Luarasi” ka komunikime dhe bashkëpunime të vazhdueshme me institucione publike dhe private, të cilat përcjellin vazhdimisht pranë institucionit njoftimet e tyre për punësimin e studentëve. SHLUJ “Luarasi” ka krijuar databazën e studentëve që diplomohen me të dhënat e tyre bazë të komunikimit (numër telefoni dhe e-mail), si dhe në vijimësi edhe të të dhënave të tyre lidhur me punësimin dhe karrierën.

Standardi IV. 3- Institucioni, kur aplikon për vlerësimin dhe akreditimin për herë të dytë, disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e të diplomuarve në programet e studimeve që kanë përfunduar; Kriteri 2 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet para përfundimit të programit apo mospërfundimin me sukses të vitit akademik; Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për ecurinë akademike të studentëve që nga pranimi deri në diplomim.

SHLUJ “Luarasi” disponon regjistra të rregullt, përgatit dhe përpunon statistika dhe gjeneron informacione dhe statistika për nevpojat e studentëve në përmbushje të detyrimeve që burojnë nga zbatimi i Ligjit Nr.9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i Udhëzimit Nr.9, datë 25.02.2010 “Për mbledhjen, përpunimin dhe raportimin e të dhënave statistikore” për sistemin universitar, i Udhëzimit Nr.31, datë 16.09.2014 “Për pajisjen e institucioneve të arsimit të lartë publik dhe privat me regjistrat bazë të studentëve”, si dhe i urdhërave dhe udhëzimeve të tjera të MAS që dalin për çdo vit akademik. Këto statistika SHLUJ “Luarasi” i ka raportuar rregullisht në MAS sipas udhëzimeve të vazhdueshme dhe afateve të përcaktuara nga kjo Ministri.

Gjithashtu, SHLUJ “Luarasi” disponon statistika për numrin e të diplomuarve, të dhëna të cilat raportohen periodikisht vit pas viti pranë MAS. Të dhënat e të diplomuarve mbahen në regjistrin bazë të studentëve, respektivisht sipas fakultetit dhe programit përkatës.

SHLUJ “Luarasi” ka dosje me të dhënat përkatëse për secilin student të regjistruar, si dhe disponon në formë elektronike dhe të shkruar, të dhëna për ecurinë e studentëve gjatë zhvillimit të këtij programi studimor që nga pranimi deri në diplomim (regjistri

Page 59: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 59 of 70

bazë i studentëve ku pasqyrohen notat për secilin student).

Standardi IV. 4- Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me statistikat e punësimit të studentëve që janë diplomuar pas përfundimit të programeve e studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Institucioni mban një bazë të dhënash të studentëve të punësuar pas përfundimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë apo të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë si dhe për vendet e punësimit të tyre; Kriteri 2 Institucioni mban një bazë të dhënash për studentët që vazhdojnë studimet e mëtejshme në ciklet e tjera të studimeve etj.

SHLUJ “Luarasi”, sipas informacionit që morrëm pranë Departamentit dhe Fakultetit të Ekonomisë, ndjek punësimin e studentëve dhe ecurinë e tyre mbas përfundimit të studimeve. Gjykoj se kjo praktikë nuk ka ecurinë e plotë dhe nuk ka dhënë dhe nuk jep aktualisht frytet e dëshiruara për shkak të një numri të madh faktorësh që lidhen me zbatimin e ligjeve dhe të praktikave të respektimit të kontratave të punësimit dhe të kodit të punës, në të gjitha subjektet private në RSH.

Aktualisht, SHLUJ “Luarasi” nuk disponon një bazë të dhënash për studentët që përfundojnë këtë program studimi dhe që vazhdojnë studimet e mëtejshme në ciklet e tjera të studimeve, por në të ardhmen e afërt mendohet që të krijohet edhe një bazë e tillë të dhënash duke filluar nga brezi i vitit aktual të diplomimit.

Standardi IV. 5- Institucioni informon studentët në mënyrë të vazhdueshme dhe të detajuar, në lidhje me programet e studimeve.

Kriteri 1 Studentët informohen në mënyrë të detajuar për programet e studimeve, afatin e përfundimit dhe organizimin e programit, statusin e akreditimit të programit; Kriteri 2 Studentët informohen për rezultatet e vlerësimit gjatë dhe në përfundim të programit; Kriteri 3 Përgjegjësi i modulit diskuton hapur me studentët rezultatet e këtyre vlerësimeve.

Nga kontaktet me studentët, gjatë inspektimit në institucion, na rezultoi se studentët informohen nga Sekretaria Mësimore, por edhe nga stafi akademik, mbi programin e studimit, statusin e tij – i akredituar ose jo, organizimin e studimeve dhe kohëzgjatjen e këtij programi.

Studentët informohen edhe lidhur me rezultatet e verësimit prej pedagogut të secilës lëndë, apo nëpërmjet sekretarisë mësimore. Programi është i publikuar në platformën e njoftimeve të sekretarisë së Fakultetit Ekonomik, në portalin dhe faqen e institucionit në internet, si dhe është i disponueshëm në çdo moment pranë Sekretarisë Mësimore të Fakultetit Ekonomik.

Standardi IV. 6- Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve.

Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim studentëve, ndjek ecurinë e tyre dhe i ndihmon për trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve dhe problematikave që lidhen me procesin mësimor; Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për këshillimin e karrierës) ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën profesionale, në rastet kur parashikohet një e tillë.

Pranë shkollës funksionon struktura e posaçme e Zyrës së Këshillimit të studentëve, në të cilën bëjnë pjesë edhe punonjës pedagogjikë dhe staf administrativ i shkollës. Zyra e Këshillimit të Karrierës i ndihmon studentët të realizojnë ambiciet e tyre, të gjejnë veten në tregun e punës, të bëjnë aplikime të efektshme, të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe për rrjedhojë të përmbushin kriteret e punëdhënësve.

Studentët e SHLUJ “Luarasi” të këtij cikli studimi mbështeten gjatë gjithë procesit të formimit akademik nga Zyra e Studentit dhe Këshillimit të Karrierës. Në përfundim të praktikave profesionale apo internship-eve, institucioni që ka pranuar dhe drejtuar studentët në periudhën kohore të caktuar,

Page 60: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 60 of 70

është rekomanduar që të lëshojë një dokument zyrtar për punën e kryer nga studentët, aftësitë, cilësitë dhe kapacitetet e treguara gjatë kohës së punës së kryer dhe ky dokument i shtohet CV-së së tyre. Kjo zyrë u ofron studentëve mbështetje maksimale gjatë gjithë këtij procesi.

Konkluzionet e Vlerësuesit të Jashtëm Pranimet në SHLUJ “Luarasi” realizohen konform rregullave dhe procedurave të legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë, specifikuar në Statutin dhe Rregulloren e SHLUJ “Luarasi”, si dhe në rregulloren e programit të studimit. Studentëve u jepet informacion i duhur lidhur me mundësitë për punësim që ofron programi, sikundër të dhëna të plota lidhur me performancën e institucionit dhe studentëve alumni. Studentëve u jepet informacion edhe lidhur me akreditimin e institucionit dhe programeve të studimit, vlefshmërisë së diplomës, etj., nëpërmjet platformës elektronike, broshurave informuese, por edhe dokumentit mbi përformancën e institucionit që i bashkëngjitet kontratës së regjistrimit të studentit. SHLUJ “Luarasi” mban statistika vjetore të rregullta për numrin e studentëve të regjistruar në programet e studimeve dhe bazën e të dhënave mbi punësimin e të diplomuarve. SHLUJ “Luarasi”, vazhdimisht, gjatë këtij programi studimi, informon studentët mbi programet dhe kurrikulat mësimore specifikisht sipas degëve, si dhe mbi ecurinë e procesit të akreditimit të programeve përkatëse. Në secilin prej moduleve, studentët në mënyrë të vazhdueshme dhe koherente marrin informacione përkatëse lidhur me rezultatet e vlerësimit, si dhe diskutohen në mënyrë transparente këto rezultate. Pranë SHLUJ “Luarasi” funksionon, si strukturë e veçantë, Zyra e Studentit dhe Këshillimit të Karrierës, e cila ofron shërbime këshillimore në dobi të studentëve. Pranë SHLUJ “Luarasi” janë organizuar dhe veprojnë senatet e fakulteteve me senatorët përkatës për çdo grup, të kryesuar nga Presidenti dhe Zv./Presidenti i Senatorëve. SHLUJ “Luarasi”, nëpërmjet Zyrës së Studentit dhe Këshillimit të Karrierës, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e Senatit Studentor, realizon informimin e studentëve dhe bashkëpunime të vazhdueshme me institucione publike dhe private, për kryerjen e praktikave mësimore dhe krijimin e oportuniteteve për punësim.

10. KËRKIMI SHKENCOR NË FUNKSION TË PROGRAMIT TË STUDIMIT.

Pjesa përshkrimore Kërkimi shkencor, që lidhet me programin e studimit Master i Shkencave në Banka dhe Tregje Financiare, ka qënë dhe është i vakët. Kjo ka lidhje me disa faktorë si:

1. Faktin që programi është i ri, nuk është fituar eksperienca dhe lidhjet e mjaftueshme me institucione dhe qëndra kërkimore të cilat të lehtësojnë dhe të mundësojnë kërkimin shkencor,

2. Pedagogët që bëjnë pjesë në mësimdhënie në këtë program, janë gjithashtu të rinj dhe ata kanë qënë në lëvizje të vazhdueshme,

3. Mungojnë pedagogë efektivë me tituj dhe grada shkencore që të mund të drejtojnë projekte kërkimi dhe të krijojnë apo të konsolidojnë punime të përbashkëta me institucione të tjera brënda dhe jashtë vëndit,

4. Duhet nënvizuar se ka një eksperiencë të mirë të shkollës në kërkimin shkencor dhe në buletine shkencore në fushat e tjera, si në Fakultetin e Drejtësisë, eksperiencë e cila sapo ka filluar të shtrihet edhe në fushën e ekonomisë dhe të menaxhimit. Kjo eksperiencë është shtrirë në projekte, organizimin e konferencave, të botimeve, të revistave, të debateve të përbashkëta, etj.

Aktiviteti shkencor individual i stafit akademik të SHLUJ “Luarasi” evidentohet çdo vit akademik nëpërmjet plotësimit të formularit të standartizuar për këtë aktivitet. Formulari i aktivitet shkencor është i organizuar si më poshtë vijon:

Page 61: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 61 of 70

Formular për planifikimin e kërkimit shkencor për vitin akademik (ky formular plotësohet çdo fillim viti nga pedagogët efektiv të SHLUJ “Luarasi”) Formulari për realizimin e kërkimit shkencor të planifikuar (ky formular plotësohet në përfundim të vitit akademik nga pedagogët efektiv të SHLUJ “Luarasi”) SHLUJ “Luarasi” ka patur në strukturën e tij Qëndrën e Kërkimit Shkencor, si një departament të vecantë, i cili kishte objektiv kryesor kërkimin shkencor në rang institucioni. Me riorganizimin e departamenteve në vitin akademik 2014 - 2015 përbërja e QKSH-së u shkri në departamentet e riorganizuara. Kështu çdo departament, ka në përbërje të tij grupe kërkimore të përbërë nga 3 – 4 pedagogë të fushës përkatëse, titullari i së cilës ka të paktën gradën shkencore “Doktor.” Këto grupe kanë për objekt të kryejnë hulumtime brënda fushës së departamentit ku ato bëjnë pjesë dhe ti paraqesin ato për diskutim në Departament e më tej në Këshillin e Fakultetit përkatës. Për funksionimin e këtyre njësive shpreh një lloj rezerve dhe gjykoj që duhet konsideruar si një nga drejtimet e punës në të ardhmen. Në Janar të vitit 2015 me Urdhër të Rektorit është ngritur Njësia për Koordinimin e Kërkimit Shkencor. Kjo njësi angazhohet me koordinimin e veprimtarisë kërkimore shkencore të institucionit.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi III.3 - Personeli akademik angazhohet në veprimtari shkencore të organizuara në kuadër të programit të studimeve.

Kriteri 1 Personeli akademik publikon rregullisht artikuj, materiale shkencore në disiplinën përkatëse; Kriteri 2 Personeli akademik, nëpërmjet angazhimeve në këto veprimtari jep ndihmesën e tij në zhvillimin e shkencës ose në zhvillimin e sektorëve të prodhimit apo të shërbimit.

Një pjesë e mirë e personelit akademik të SHLUJ “Luarasi” është autor tekstesh mësimore, monografive shkencore dhe cikleve të leksionit në funksion të programeve të studimit të ofruara nga SHLUJ “Luarasi.” Por, duhet nënvizuar se kjo nuk ka ndodhur për pedagogët dhe programin Master i shkencave në Banka dhe Tregje Financiare.

SHLUJ “Luarasi” publikon revistën periodike “Mendimi”, e cila përmban shkrime shkencore të pedagogëve të institucionit, por edhe shkrime të studiuesve jashtë tij. Veprimtaria kërkimore e stafit akademik është publikuar edhe në revista të tjera shkencore, të cilat muajt e fundit kanë zgjeruar spektrin duke përfshirë përveç fushës juridike edhe atë ekonomike dhe financiare. Angazhimi në kerkim shkencor ka rritur cilësinë e mësimdhënies dhe pedagogët kane qënë burim i ideve në funksion të zgjidhjes së problemeve në kuadër të reformimit të shtetit ligjor dhe fushën e ekonomisë.

Standardi III.4 - Institucioni ofron programe mësimdhënieje edhe në gjuhë të huaj, me një personel akademik të kualifikuar.

Kriteri 1 Personeli akademik që angazhohet në mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka kryer studimet universitare në atë gjuhë ose zotëron një certificate për njohje të avancuar të saj; Kriteri 2 Personeli akademik që angazhohet në mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka një përvojë në mësimdhënie në atë gjuhë, prej së paku një semestri.

SHLUJ “Luarasi” nuk ofron program studimi në gjuhë të huaj.

SHLUJ “Luarasi” ka në kurrikulën e tij lëndën, Gjuhë e Huaj (Anglisht). Titullari i kësaj disipline është autor i teksteve mësimor “Legal English 1” dhe “Legal English II” dhe ka qënë pedagog efektiv në SHLUJ “Luarasi” nga viti akademik 2003-2004 deri në Dhjetor të vitit 2014.

Page 62: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 62 of 70

Standardi III.10 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të personelit të tij.

Kriteri 1 Institucioni organizon programe specifike për kualifikimin e mëtejshëm profesional të personelit akademik e të personelit mësimorshkencor; Kriteri 2 Institucioni u ofron personelit akademik dhe atij mësimor-shkencor mundësinë e kualifikimeve të mëtejshme brenda dhe jashtë vendit.

SHLUJ “Luarasi” ka organizuar trajnime dhe programe kualifikimi profesionale për personelin akademik për avancimin e metodave të mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor.

Personeli akademik i SHLUJ “Luarasi” është mbështetur për kualifikime të mëtejshme, brenda ose jashtë vendit, si dhe për ndjekjen e procedurave në përfitimin e titujve dhe gradave shkencore.

Standardi III.11 - Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me veprimtarinë kërkimore-shkencore të personelit akademik të tij.

Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të studimeve shkencore të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi; Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë të dhënash për botimet (tekste, monografi, libra, artikuj apo kumtesa në konferenca) brenda e jashtë vendit të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi; Kriteri 3 Institucioni disponon një bazë të dhënash për projektet kërkimore shkencore kombëtare e ndërkombëtare në të cilat ka marrë ose merr pjesë personeli akademik i angazhuar në këtë program studimi.

SHLUJ “Luarasi” disponon të dhëna për studimet shkencore, tekstet, monografitë, librat, artikujt apo kumtesat në konferenca si dhe të dhëna për projektet kërkimore shkencore kombëtare e ndërkombëtare në të cilat ka marrë pjesë personeli akademik.

Aktiviteti shkencor individual i stafit akademik të SHLUJ “Luarasi” evidentohet dhe inkuadrohet në raportin vjetor të veprimtarisë akademike.

Konkluzionet e vlerësimit të vlerësuesit të jashtëm:

SHLUJ “Luarasi” krijon kushtet e nevojshme për zhvillimin e aktivitetit kërkimor shkencor në nivel institucional dhe mbështet veprimtarinë kërkimore shkencore individuale të personelit akademik.

Veprimtaria kërkimore dhe shkencore e stafit të angazhuar në programin Master i shkencave në Banka dhe Tregje Financiare ka qënë dhe është i vakët.

Personeli akademik ka realizuar aktivitet kërkimor dhe shkencor që është prezantuar në konferencat shkencore të organizuara nga vetë institucioni dhe në konferenca të organizuara nga institucione të tjera brenda apo jashtë vendit, kryesisht nqë fushën e të drejtës dhe fusha të tjera, por jo në fushën e ekonomisë dhe të financave. kjo edhe për shkak të mungesës së eksperienceës dhe të faktit që stafi akademik është relativisht i ri, në proces formimi dhe pa përvojën e duhur kërkimore dhe shkencore.

SHLUJ “Luarasi” publikon revistën periodike “Mendimi”, e cila është një tribunë e mendimit shkencor, kryesisht në fushën e të drejtës dhe që kohët e fundit është zgjeruar duke përfshirë në fokusin e saj edhe fushën e ekonomisë.

Personeli akademik i SHLUJ “Luarasi” është angazhuar, në vazhdimësi, në trajnime të ndryshme, nga lektorë të huaj, që kontribuojnë në drejtim të përsosjes së metodikës mesimdhënëse.

SHLUJ “Luarasi” disponon të dhëna për studimet shkencore, tekstet, monografitë, librat, artikujt apo kumtesat në konferenca si dhe të dhëna për projektet kërkimore shkencore kombëtare e ndërkombëtare në të cilat ka marrë ose merr pjesë personeli akademik i

Page 63: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 63 of 70

angazhuar në programet e studimit të ofruara nga SHLUJ “Luarasi.”

11. Bashkëpunimi kombëtar, ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me publikun Pjesa përshkrimore

SHLUJ "Luarasi", në përputhje me strategjinë e zhvillimit institucional, ka qenë i angazhuar dhe i hapur, për zgjerimin e bashkëpunimit në planin kombëtar dhe atë ndërkombëtar. Institucioni e ka përcaktuar zgjerimin e bashkëpunimit si një prioritet të vetin.

Shkolla ka realizuar dhe ka vendosur kontakte dhe ka nënëshkruar marreveshje bashkëpunimi me IAL publike dhe jo publike, në të cilat adresohen cështjet që kanë të bëjnë me shkëmbimin e eksperiencave në mësimdhënie, realizimin e mobilitetit të plotë të studentëve, organizimin e veprimtarive kërkimore shkencore të përbashkëta, bashkëpunimin në fushën e botimeve, etj.

Në planin konkret institucioni ka realizuar bashkëpunime të frytshme me institucione të tjera homologe dhe jo vetëm, brenda dhe jashtë vendit, të cilat janë materializuar në aktivitete kurrikulare dhe ekstra - kurrikulare, si trajnime për studentët dhe personelin akademik, leksione të hapura, seminare, etj. Nënvizohet vecanërisht marrëveshja e bashkëpunimit midis SHLUJ “Luarasi” dhe Universitetit të Lodz, Poloni, Universiteti Del Salento në Itali, etj.

Në listën e marrëveshjeve të nënshkruara për bashkëpunim me institucione te tjera përmendim:

1. Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi midis SHLUJ “Luarasi” dhe Bounville College, UK, 09.05.2012

2. Marrëveshje bashkepunimi midis Universitetit “Aleksander Moisiu” dhe SHLUJ “Luarasi”, 01.02.2013

3. Marrëveshje Bashkëpunimi” midis SHLUJ “Luarasi” dhe Universiteti Del Salento, Itali, 25.02.2013

4. Marrëveshje Bashkëpunimi” midis Universitetit Luarasi dhe Universitetit Pavia Itali, 30.10.2009.

5. Marrëveshje Bashkëpunimi midis SHLUJ “Luarasi”, dhe Kolegjit Iliria, Kosove, 21.11. 2014

6. Marrëveshje Bashkëpunimi midis Universitetit të Lodz, Poloni dhe SHLUJ “Luarasi”, datë 05.12.2014

7. Marrëveshje Bashkëpunimi midis SHLUJ “Luarasi” dhe Kolegjit Riinvest, Kosovë, Janar 2015

8. Marrëveshje bashkëpunimi midis Akademise Profesionale të Biznesit Tiranë dhe SHLUJ “Luarasi”, 30. 01. 2015

9. Marreveshje Bashkëpunimi midis SHLUJ “Luarasi”, dhe Institutit për Studime ligjore dhe demokratike Gjilan - Kosovë, për organizimin e konferencave shkencore rajonale, 07.03.2015.

10. Marrëveshje Bashkëpunimi midis Institutit për Studime ligjore dhe demokratike dhe SHLUJ “Luarasi”, Kosovë, 07.03.2015

11. Marrëveshje Bashkëpunimi midis Qendrës së taksave dhe politikave të taksimit të Universitetit të Lodz-it, Poloni, dhe SHLUJ “Luarasi”, 02.06.2015

SHLUJ “Luarasi” ka ftuar në auditorët e saj për leksione dhe debate personalitete, kryesisht nga fusha e drejtesisë apo nga institucione shkencore dhe universitete prestigjioze evropiane. Gjithashtu janë ftuar dhe janë mirëpritur në institucion disa nga ekspertët të fushës së ekonomisë, të të drejtës, të mediave dhe të fushave të tjera, të vëndit tonë.

SHLUJ “Luarasi” inkurajon dhe nxit krijimin e aleancave të suksesshme me aktorë të rëndësishëm të biznesit në vend, si studio të ndryshme ligjore, Banka Credins, Dhoma e Tregtisë së Tiranës, “Fokus Grup”, “Hysenbelliu Grup”, etj., për të mundësuar praktika mësimore, internshipe të studentëve apo edhe një dialog të vazhdueshëm mbi reformat dhe zhvillimin ekonomik në vend, si dhe për t‟i shërbyer me dije praktike studentëve, sikurse është rasti i projektit të përbashkët me kompaninë Birra Korca. Me këta aktorë janë formalizuar

Page 64: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 64 of 70

disa marrëveshje bashkëpunimi, si në vijim:

Marrëveshje bashkepunimi midis SHLUJ “Luarasi” dhe Shoqatës Shqiptare te Bankave, 26.03.2012

Marrëveshje bashkepunimi midis SHLUJ “Luarasi” dhe Bankës Credins, 26.07.2012

Marrëveshje Bashkëpunimi midis SHLUJ “Luarasi” dhe Organizatës së Punëdhënësve të Shqiperisë “Biznes Albania”, 12.11.2012

Marrëveshje bashkepunimi midis dhe Zyrës së Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë 24.01.2014

Marrëveshje bashkëpunimi midis SHLUJ “Luarasi” dhe Posta Shqiptare SHA, 30.12.2014

Marrëveshje bashkëpunimi midis SHLUJ “Luarasi” dhe Komitetit të Helsinkit në Shqipëri, 2014

Kryesisht në funksion të zhvillimit të praktikave të studentëve SHLUJ “Luarasi” ka konkluduar marrëveshjet përkatëse me:

Marrëveshje bashkepunimi midis SHLUJ “Luarasi” dhe Shoqatës Shqiptare te Bankave, 26.03.2012

Unionin e Gjyqtarëve, datë 21.06.2012

Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, datë 21.06.2012

Marrëveshje bashkepunimi midis SHLUJ Luarasi dhe Bankës Credins, 26 Korrik 2012

Marrëveshje Bashkëpunimi midis Organizatës e Punëdhënësve te Shqiperisë Biznes Albania, 12.11.2012

Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë, datë 20.01.2014

Marrëveshje bashkepunimi midis dhe Zyrës së Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë 24.01.2014

Dhomën Kombëtare të Noterisë, datë 27.01.2014

Gjykatën e Rrethit Tiranë, datë 31.01.2014

Gjykatën e Apelit Civile të Tiranës, datë 3.02.2014

Gjykatën Administrative Tiranë, datë 10.02.2014

Shkollën e Magjistraturës, datë 18.03.2014

Marrëveshje bashkëpunimi midis SHLUJ “Luarasi” dhe Postës Shqiptare SHA, datë 30.12.2014

Institucionin e Avokatit të popullit, datë 19.05.2015

Marrëveshje bashkëpunimi midis SHLUJ “Luarasi” dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në proces nënshkrimi

Tregues të matshëm: Të dhëna për bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar Tabela 20

Aktivitete shkencore individuale dhe në rang Programi studimi në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar në vitet e fundit

2012-2013 2013-2014 2014-2015

1 Numri i pjesëmarrësve si partnerë në projekte Kombëtare apo ndërkombëtare

0 0 -

2 Numri i Leksioneve dhe seminareve me lektorë të huaj (ose orë mësimore)

3 leksione 1 seminar

6 leksione 1 seminar

-

3 Numri i pjesëmarrësve në trainime fushën e kërkimit shkencor jashtë vendit

0 0 -

4 Mobiliteti i studentëve nga dhe drejt programit të studimit

0 0 -

5 Infrastruktura në funksion të kërkimit shkencor

Në funksion të kërkimit shkencor SHLUJ “Luarasi” ka vendosur departamentet, sallë interneti me akses 24h, abonimin në resurse on-line, sallën e bibliotekës, si dhe pajisje

Page 65: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 65 of 70

teknike dhe teknologjike ndihmëse

6 Numri i pjesëmarrësve në aktivitete

shkencore jashtë IAL/ jashtë vendit dhe prezantime

1 jashtë institucionit

2 jashtë institucionit

1 vendit -

7 Numri i Çmimeve ndërkombëtare në

fushën e kërkimit shkencor. 0 0 -

Komunikimi dhe bashkëpunimi me institucionet e tjera shtetërore, organizata profesionale, komunitetin e biznesit, tregun e punës dhe aktorë të tjerë shoqërorë të rëndësishëm për arsimin e lartë: Tabela 21

Institucionet dhe Organizatat bashkëpunuese

Lloji i bashkëpunimit

Gjykatet e niveleve të ndryshme praktika mësimore, internshipe

Zyrat e noterisë praktika mësimore, internshipe

ZRPP praktika mësimore, internshipe

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave praktika mësimore

Shkolla e Magjistraturës praktika mësimore, internshipe

Zyra e së Drejtës së Autorit trajnim

Ministria e Cështjeve Vendore seminar

Posta Shqiptare ShA leksion, internshipe

Hysenbelliu Group praktika mësimore, internshipe

Focus Group praktika, intershipe

Banka Credins trajnim, praktika mësimore, internshipe

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave praktika mësimore

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

VII - INSTITUCIONI GARANTON MARRËDHËNIE BASHKËPUNIMI, TË BRENDSHME DHE TË JASHTME Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të vet.

Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit; Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit Brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së vazhdueshme të punës së tyre, garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.

SHLUJ “Luarasi” ka mundësuar klimën e bashkëpunimit ndërmjet stafit të saj të brëndshëm me institucione, qëndra kërkimore dhe subjekte të tjera brënda dhe jashtë vëndit.

Njësitë kryesore dhe bazë të shkollës organizojnë takime e analiza periodike për aspekte të ndryshme të punës në institucion dhe garantojnë përmirësimin edhe më tej të këtij bashkëpunimi të frytshëm.

Page 66: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 66 of 70

Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj.

Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave të programeve të studimeve dëshmon se ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj; Kriteri 2 Institucioni ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të programeve të studimeve që ofrojnë; Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime profesionale të mëtejshme në bashkërendim me punëdhënësit; Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të programeve të studimeve.

SHLUJ “Luarasi” ka vendosur marrëdhënie të mira bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorë të biznesit gjithashtu jashtë vëndit.

SHLUJ “Luarasi” ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me punëdhënës për të mundësuar kryerjen e praktikave profesionale nga studentët. Në varësi të programit të studimit këto praktika janë realizuar pranë bizneseve apo institucioneve të ndërmjetësimit financiar, banka, kompani sigurimesh, etj, etj.

SHLUJ “Luarasi”, nëpërmjet marrëdhënieve me aktorët e biznesit, ka realizuar në vazhdimësi trajnime, ëorkshop-e etj., që i krijojnë mundësi studentëve të marrin njohuri praktike dhe thellojnë dijet.

Institucioni analizon në vazhdimësi ecurinë e marrëveshjeve të bashkëpunimit, në funksion të realizimit të programeve të studimit. Përfitime financiare nga marrëveshjet nuk ka pasur.

Konkluzionet e vlerësuiesit të jashtëm: SHLUJ “Luarasi” ka bashkëpunime me institucione të tjera homologe dhe aktorë të biznesit, brenda dhe jashtë vendit, të cilat janë materializuar në aktivitete kurrikulare dhe ekstra - kurrikulare, si trajnime për studentët dhe personelin akademik, leksione të hapura, seminare, etj. Këto marrëveshje janë të institucionalizuara dhe të materializuara, të nënëshruara dhe të firmosura. SHLUJ “Luarasi” ka siguruar organizimin e praktikave mësimore të studentëve dhe internship -e në institucione të ndryshme apo biznese vëndase, duke krijuar në këtë mënyrë lidhjen student – tregu i punës.

Page 67: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 67 of 70

ANALIZA PËRMBLEDHËSE PËR IMPLEMENTIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT RVJ mbyllet me “Analizën përmbledhëse të RVJ” sipas metodës SWOT (Strengths-pikat e forta, Weaknesses- pikat e dobëta, Opportunities-mundësitë, Threats-pengesat).

a. Pika të forta 1) Hartimi dhe funksionimi i programit Master shkencor në Banka dhe Tregje

Financiarenë SHLUJ “Luarasi” është në përputhje me vizionin, misionin dhe planin strategjik të zhvillimit të institucionit.

2) Programet e studimit respektojnë standardet akademike. Plani mësimor, syllabuset, metodat e mësimdhënies e mësimnxënies janë në përgjithësi sipas kërkesave të standardeve akademike.

3) Specializim në vetëm dy profile studimi dhe me nga dy nivele studimi në secilin profil në fushën e ekonomisë,

4) Cilësia e kurrikulës së ofruar për këtë program studimi. 5) Vlerësimi i rregullt i performancës së stafit akademik nga studentët. 6) Vlerësimi i drejtë dhe objektiv i performancës së studentëve. 7) Ofrimi i bursave të pjesshme dhe të plota për të tërhequr maturantët dhe studentët

e suksesshëm. 8) Kërkesa për personel akademik me tituj/grada dhe eksperiencë. Ky tregues garanton

një cilësi të lartë të mësimdhënies. 9) Angazhim i studentëve ne internship dhe punë kërkimore pranë bizneseve të ndryshme. 10) Lidhje organike e biznesit dhe e institucioneve të ndërmjetësimit financiar me shkollën

dhe pjesërisht edhe me programin. 11) Marrëdhënie dhe komunikim cilësor, i ngrohtë dhe bashkëpunues ndërmjet stafit dhe

studentëve. 12) Ekzistenca e një infrastrukture të përshtatëshme dhe investimi për tu transferuar në

një ambjent tjetër, modern dhe të kohës, 13) Kushte komode në ambientet e punës. 14) Marrëdhënie të institucionalizuara me universitetet e huaja. 15) Komunikim i hapur me autoritetet menaxhuese. 16) Zgjidhja në kohë e problematikës financiare dhe e proçedurave administrative të

programit dhe të institucionit, 17) Tendenca e autoriteteve menaxhuese për të qenë të hapur kundrejt risive.

b. Pika të dobëta

1) Numri i ulët i pedagogëve me grada dhe tituj shkencorë në funksion dhe në dispozicion të programit të studimit, është i ulët,

2) Paqëndrueshmëria e stafit pedagogjik dhe akademik, lëvizjet e shpeshta të tyre prekin nivelin e cilësisë së mësimdhënies,

3) Numri i titujve dhe njësive në bibliotekë është shumë i limituar. Në mënyrë të veçantë mungojnë tituj, botime, tekste, libra dhe literaturë në funksion dhe në shërbim të programit të studimeve Mastr i shkencave në Banka dhe Tregje Financiare.

4) Në programin e studimit, shkolla ka trajtuar në mënyrë të standartizuar me të njëjtin numër orësh për leksione, për seminare, për studim dhe me të njëjtin sasi kreditesh për secilën lëndë. Kjo nuk përputhet me realitetin dhe i trajton lëndët në mënyrë uniforme.

5) Në disa raste, studentët vijnë me nivel të ulët të njohurive në hyrje të programit. Kjo kërkon aplikimin e lëndëve apo të moduleve parapërgatitore.

6) Informacion i kufizuar për mundësitë e financimit të jashtëm. 7) Niveli i ulët dhe i kufizuar i punës kërkimore dhe shkencore, shpërpjestimi me programet

dhe fushat e tjera të shkollës, 8) Mungesa e bashkëpunimeve dhe e marrëveshjeve të specializuara në fushën e bankave,

të ndërmjetësimit financiar dhe të financës në përgjithësi, 9) Numri i kufizuar i studentëve. 10) Procesi i rekrutimit shpesh herë është i standartizuar dhe kriteret janë të përgjithëshme,

ato nuk i adresohen një tregu të kualifikuar në mënyrë të posaçme dhe që i përshtatet

Page 68: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 68 of 70

kërkesave dhe interesave të programit Master i Shkencave në Banka dhe Tregje Financiare.

c. Mundësitë:

1) Rekrutimi i stafit të ri, i mirëarsimuar dhe me perspektivë për kualifikime të mëtejshme dhe kontribute për rritjen e mëtejshme të cilësisë.

2) Konsolidimi i programeve të ofruara nga institucioni, veçanërisht në nivelin e dytë dhe të tretë të studimit,

3) Shtimi dhe rekrutimi i pedagogëve të rinjë me grada shkencore dhe me tituj akademikë, të aftë dhe të p[ërshtatshëm për të drejtuar procesin

mësimor dhe kërkimin shkencor,

4) Përmirësimi i infrastrukturës ekzistuese. 5) Implementimi i lëvizjes së lirë të stafit dhe studentëve përmes përfshirjes në

programet e BE-së Erasmus + dhe Horizon 2020. 6) Rritja e interesit të shoqërisë në të mësuarin e vazhdueshëm.

7) Negocimi dhe nënshkrimi i një numri më të madh marrëveshjesh bashkëpunimi me universitete dhe institucione të tjera.

8) Rritja e numrit të studentëve.

d. Pengesat:

1) Ndikimi i krizës financiare globale në burimet financiare të publikut të gjerë dhe të institucionit.

2) Ndryshimi i vazhdueshëm i kuadrit ligjor dhe nënligjor të arsimit të lartë. 3) Niveli i ulët i studentëve që rekrutohen mbas pranimeve dhe seleksionimit nga arsimi i

lartë publik në fushën e financës dhe të ekonomisë në përgjithësi, 4) Mungesa e traditës dhe e eksperiencës në programin në fjalë, 5) Mungesa e kulturës së punës dhe e detyrimit ligjor në sektorin privat lidhur me pranimet

e stazhierëve dhe trajtimin e tyre në respekt të nevojës për karrierë, në përputhje me nevojat dhe strategjitë e zgjerimit të vetë ndërmarrjeve dhe të institucioneve,

6) Numri i madh i institucioneve të arsimit të lartë jopublik në Shqipëri. 7) Konkurenca e pandershme në tregun e arsimit të lartë në Shqipëri.

Në përfundim të vlerësimit të përmbushjes së standardeve shtetërore të cilësisë për programet e ciklit të dytë të studimeve, me cilësinë e ekspertit të jashtëm, arrij në përfundimin se programi “Master i Shkencave” në “Bankat dhe Tregjet Financiare” që ofron SHLUJ “Luarasi” i plotëson kriteret e cilësisë, duke kerkuar që të reflektojnë rezervat dhe duke plotësuar kushtet e përmëndura në këtë raport, brënda një periudhe kohore te arsyeshme.

Eksperti i Vlerësimit të Jashtëm

Profesor Sherif BUNDO, Fakulteti i Ekonomisë, U. TIRANËS Profesor i Ftuar, Universiteti POITIERS, FRANCË Tiranë, tetor 2015

Page 69: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 69 of 70

SUMMARY ANALYSIS FOR THE IMPLEMENTATION OF THE STUDY PROGRAM

EER closes with "comprehensive analysis of EER" according to the SWOT method (Strengths, Weaknesses, Opportunities, Threats).

a. Strengths 1) The composition and functioning of the program “Master of Science in Banking and

Financial Markets” at SHLUJ "LUARASI" is consistent with the vision, mission and strategic plan of development of the institution.

2) The study programs respect academic standards. The curriculum, syllabus, teaching and learning methods are generally according by academic standards.

3) Specialization in only two study profiles and with two levels in each profile study in economics,

4) The quality of the curriculum provided for this study. 5) Regular assessment of the academic performance from the students. 6) Fair and objective assessment of student performance. 7) Offering partial and full scholarships to attract successful graduates and students. 8) Qualified academic staff with scientific titles/degrees and experience. This indicator

ensures a high quality of teaching. 9) Students are engaged in internships and research work at various businesses. 10) Strong links with business and financial intermediation institutions with the school and

partly with the program. 11) Good relationships and communication levels; warm and cooperative between staff and

students. 12) The existence of an adequate infrastructure and investment, giving the opporunity to be

transferred to another building, modern and up to date. 13) Comfortable work environments. 14) Institutionalized relations with foreign universities. 15) Open communication with Management. 16) Fast solution to the financial issues and administrative procedures of the program and the

institution, 17) Management tend to be open to innovation.

b. Weaknesses 1) Low number of lecturers with academic titles in the disposal of the study program. 2) Instability of teaching and academic staff, their frequent movements affects the quality

level of 3) teaching, 4) The number of literature in the library is very limited. Specifically missing titles,

publications, articles, books and literature in the service of the study program “Master of Science in Banking and Financial Markets”.

5) In this program of study, the school has treated as standardized with the same number of hours for lectures, seminars, study - with the same amount of credits for each course. This does not correspond to reality and treats subjects in a uniform manner.

6) In some cases, students come with a low level of knowledge of the program. This requires the application of preparatory courses or modules.

7) Limited information on external funding opportunities. 8) The low and limited scientific work and research, disproportion with other programs and

areas of the school. 9) Lack of cooperation and agreements in the field of banking, financial intermediation and

finance in general. 10) The limited number of students.

Page 70: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM SHLUP LUARASI Msc Bankat... · Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me 90 kredite

Page 70 of 70

11) The recruitment process is often standardized, and the criteria are general, they do not apply to a qualified market in particular and the requirements and interests of the “Master of Science in Banking and Financial Markets” program.

c. Opportunities 1) Staff recruitment of young, well-educated and with prospective for further qualifications

and contributions to further enhancing quality. 2) Consolidation of programs offered by the institution, particularly in the second and third

years of study, 3) Increase the recruitment of new lecturers with scientific degrees and academic titles,

professional and suitable to run the teaching and research process, 4) Improving the existing infrastructure. 5) The implementation of the free movement of staff and students through involvement in EU

programs, Erasmus + and Horizon 2020. 6) Increased interest of society in continuous education. 7) High numbers of negotiations and signing of cooperation agreements with universities and

other institutions abroad. 8) Increase of the number of students.

d. Threats 1) The impact of the global financial crisis on the financial resources of the public and the

institution. 2) Continuing changes in the ongoing legal and regulatory framework of higher education. 3) Low level of students recruited after admission and selection of public higher education in

the field of finance and economy in general, 4) Lack of tradition and experience in the program in question, 5) Lack of work culture and legal liability in the private sector on admission of interns and

their treatment in respect of the need for careers in accordance with the needs and strategies of expansion of enterprises and institutions themselves,

6) The high number of nonpublic higher education institutions in Albania. 7) Unfair competition in the higher education market in Albania.

At the conclusion of the evaluation for meeting the state standards of quality for the programs of the second cycle of studies, I conclude that the program "Master of Science in Banks and Financial Markets" that provides SHLUJ "LUARASI" meets the criteria of quality, by requiring to reflect about the reserves and fulfilling the conditions mentioned in the report within a reasonable period of time.

External Evaluation Expert

Sherif BUNDO, Professor

Faculty of Economy, University of Tirana, Albania

Invited Professor, University of Poitiers, France