928
PËRMBAJTJA Çështje Civile Nr.i vendimit Data PALËT Faqe (00-2016-) .07.2016 kundër ................................ 229 (00-2016-2155) 07.07.2016.......Natalia Dushku, Andia Dushku kundër Natasha Dushku, Silvana Suvaria, Harilla Xhoxhi, Anë Xhoxhi, Fotion Boçi................ 230 (00-2016-2165) 07.07.2016........Gjin Krepi, Kreshnik Krepi, Arlinda Krepi, Oreta Krepi kundër Byroja Shqiptare e Sigurimit, Shoqëria e Sigurimeve “ATLANTIK” Sh.a. Tiranë në mungesë............................. 231 (00-2016-2199) 07.07.2016......Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare kundër Shoqëria “ABAU” sh.p.k................. 232 (00-2016-2168) 07.07.2016.......Xhafer Muhameti kundër Agjencia e Kthimit Kompensimit të Pronave Tiranë, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, Seres Libohova (Turku), Odin Libohova, Erval Libohova, Silven Libohova, Mimoza Libohova, Nermin Dino, Nevin Dino, Frenklin Dino, Lejla Dino. . 233 (00-2016-2170) 07.07.2016.........Kërkuese: Alije Sulo Trashëgimtarët ligjorë të Sabiha Zaimi: Uvil Zaimi, Anila Qeraxhiu; Trashëgimtarët ligjorë të Halim Sulo: Alije Sulo, Nimfa Hafizi (Sulo), Najada Dedia (Sulo), Petrit Sulo, Artan Kokoshi, Armir Lopci kundër Eftimi Lito 1

REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/civile_penale_admin_korrik_1_copy_1... · Web viewLënien ne fuqi të vendimit civil nr.9831 datë 05.12.2011 të Gjykatës së Rrethit

  • Upload
    others

  • View
    16

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

REPUBLIKA E SHQIPERISE

PËRMBAJTJA

Çështje Civile

Nr.i vendimit Data PALËT Faqe

(00-2016-).07.2016 kundër

229 (00-2016-2155)07.07.2016Natalia Dushku, Andia Dushku kundër

Natasha Dushku, Silvana Suvaria, Harilla Xhoxhi,

Anë Xhoxhi, Fotion Boçi

230 (00-2016-2165)07.07.2016Gjin Krepi, Kreshnik Krepi, Arlinda Krepi,

Oreta Krepi kundër Byroja Shqiptare e Sigurimit,

Shoqëria e Sigurimeve “ATLANTIK” Sh.a. Tiranë

në mungesë

231 (00-2016-2199)07.07.2016Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare kundër

Shoqëria “ABAU” sh.p.k.

232 (00-2016-2168)07.07.2016Xhafer Muhameti kundër Agjencia e Kthimit

Kompensimit të Pronave Tiranë, Zyra e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Vlorë, Seres Libohova

(Turku), Odin Libohova, Erval Libohova,

Silven Libohova, Mimoza Libohova, Nermin Dino,

Nevin Dino, Frenklin Dino, Lejla Dino

233 (00-2016-2170)07.07.2016Kërkuese: Alije Sulo

Trashëgimtarët ligjorë të Sabiha Zaimi: Uvil Zaimi,

Anila Qeraxhiu;

Trashëgimtarët ligjorë të Halim Sulo: Alije Sulo,

Nimfa Hafizi (Sulo), Najada Dedia (Sulo), Petrit Sulo,

Artan Kokoshi, Armir Lopci kundër Eftimi Lito

(në mungesë), Apostol Lito (në mungesë), Josif Lito,

Paskal Lito (në mungesë). K.K.K.Pronave pranë

Bashkisë Tiranë (zëvendësuar nga AKKP Tiranë)

(në mungesë)

234 (00-2016-).07.2016 kundër

235 (00-2016-).07.2016 kundër

(00-2016-).07.2016 kundër

(00-2016-).07.2016 kundër

(00-2016-).07.2016 kundër

Çështje Penale

134 (00-2016-1189)06.07.2016Të pandehur: Bledar Bello, Olsi Trekanaku

135 (00-2016-1190)06.07.2016Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së

Parë për Krime të Rënda

Të pandehur: Taulant Omeri, Ramadan Dudumi

136 (00-2016-1357)06.07.2016Të pandehur: Afërdita Papamihali

137 (00-2016-1197)06.07.2016Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Kurbin

I pandehur: Vladimir Mjeshtri në mungesë

138 (00-2016-1196)06.07.2016I pandehur: Roland Duriçi

Kundër: Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Dibër

139 (00-2016-1359)06.07.2016Të pandehura: Arjana Mallkuçi, Eljana Peci

140 (00-2016-).07.2016Të pandehur:

141 (00-2016-1194)06.07.2016Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan

I pandehur: Kujtim Balla

142 (00-2016-1191)06.07.2016I pandehur: Avni Buci

143 (00-2016-1358)12.07.2016Kërkuese: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Berat

I pandehur: Edmond Xhelanj

144 (00-2016-1222)13.07.2016Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Tiranë

I pandehur: Latif Luca

145 (00-2016-1223)13.07.2016I pandehur: Valter Tabaku

146 (00-2016-1216)13.07.2016Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pukë

I pandehur: Averon Qerimi

147 (00-2016-1217)13.07.2016Të pandehur: Kadri Resuli, Albano Resuli

148 (00-2016-).07.2016Të pandehur:

149 (00-2016-1219)13.07.2016Të pandehur: Ylber Cami në mungesë

150 (00-2016-1218)13.07.2016I pandehur: Muhamet Nallbani

151 (00-2016-1224)13.07.2016Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

I pandehur: Bledar Bedini

152 (00-2016-).07.2016Të pandehur:

153 (00-2016-1220)13.07.2016I pandehur: Dritan Dajti në mungesë

154 (00-2016-1221)13.07.2016Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Vlorë

Të pandehur: Gentian Hoxha, Fatjon Hoxha

155 (00-2016-).07.2016Të pandehur:

156 (00-2016-1348)20.07.2016I pandehur: Klement Dautaj

157 (00-2016-1354)20.07.2016Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

I pandehur: Redjan Rraja

158 (00-2016-1346)20.07.2016Të pandehur: Zef Kola, Anila Kola, Marie Kola

159 (00-2016-1347)20.07.2016Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier

Të pandehur: Alket Guraj, Gentjan Xhelaj

160 (00-2016-1351)20.07.2016Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Vlorë

I pandehur: Gjergj Memokondaj

161 (00-2016-1349)20.07.2016Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Kurbin

I pandehur: Agim Vathaj

162 (00-2016-).07.2016Të pandehur:

163 (00-2016-1352)20.07.2016Të pandehura: Vjollca Koja, Hajrie Zajmi, në mungesë

164 (00-2016-).07.2016Të pandehur:

(00-2016-).07.2016Të pandehur:

(00-2016-).07.2016Të pandehur:

(00-2016-).07.2016Të pandehur:

(00-2016-).07.2016Të pandehur:

Çështje Administrative

(00-2016-).07.2016 kundër

411 (00-2016-2659)06.07.2016Zalo Hysi kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Tiranë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore

Tiranë

412 (00-2016-2661)06.07.2016Hysen Minxhozi kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Tiranë, Instituti i Sigurimeve

Shoqërore Tiranë

413 (00-2016-2656)06.07.2016Sami Kapidanja kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Shkodër

414 (00-2016-2674)06.07.2016Arjan Osmani kundër Drejtoria e Shërbimit të

Kontrollit të Brendshëm

415 (00-2016-2670)06.07.2016Brunilda Myftari kundër Ministria e Punës, Çështjeve

Sociale dhe Shanseve të Barabarta; Shërbimi Social

Shtetëror; Qendra Polivalente Ditore Kamëz Tiranë

416 (00-2016-2657)06.07.2016Behije Krraba kundër Instituti i Sigurimeve Shoqërore

Tiranë, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore

Elbasan

417 (00-2016-2393)06.07.2016Albania Mobile Communications Sh.a kundër

Bashkia Krumë Has, Qarku Kukës

418 (00-2016-2388)06.07.2016Ema Bejdo kundër Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

së Shtetit

419 (00-2016-2397)06.07.2016Arben Deda kundër Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

së Shtetit

420 (00-2016-2888)06.07.2016Altin Doko kundër Inspektoriati Ndërtimor

Urbanistik Kombëtar

421 (00-2016-2392)06.07.2016Shoqëria “2X L” Sh.p.k kundër Drejtoria Rajonale

Tatimore Lezhë

422 (00-2016-2889)06.07.2016Gega Center GKG Sh.p.k kundër Drejtoria e

Apelimit Tatimor,Drejtoria e Përgjithshme e

Tatimeve, Drejtoria Rajonale Tatimore

Shkodër

423 (00-2016-3144)06.07.2016Ermelinda Nexhipi kundër Shërbimi Social Shtetëror,

Drejtoria e Shërbimit të Brendshëm

424 (00-2016-2961)06.07.2016Abaz Driza kundër Zyra e Gjendjes Civile Qarku Fier

425 (00-2016-2549)06.07.2016Ismail Bajrami kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Burgjeve; Drejtoria e Institucionit të Ekzekutimit të

Vendimeve Penale Rrogozhinë

426 (00-2016-2417)06.07.2016Zelije Çira kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Dibër

427 (00-2016-2508)06.07.2016Prefekti i Qarkut Tiranë kundër Lulzim Nurja

428 (00-2016-2381)06.07.2016Shoqëria “KORABI 2007” Sh.p.k kundër Inspektoriati

i Ndërtimit Urbanistik Kombëtar Tiranë

429 (00-2016-2405)06.07.2016Shoqëria “Favina” shpk, Shoqëria “Larti” shpk kundër

Komisioni i Prokurimit Publik

430 (00-2016-2406)06.07.2016Enkeleda Vathi Sylari kundër Drejtoria e Shëndetit

Publik Lushnjë

431 (00-2016-2180)12.07.2016Spiro Luarasi kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Tiranë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore

Tiranë

432 (00-2016-2179)12.07.2016Gani Çira kundër Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve

Tiranë

433 (00-2016-2178)12.07.2016Kujtim Nerjaku kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Durrës (ZVRPP)

434 (00-2016-2443)13.07.2016Farije Koka kundër Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

së Shtetit (DPPSh)

435 (00-2016-3072)13.07.2016Edmond Liço kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Policisë së Shtetit Tiranë

436 (00-2016-3143)13.07.2016Lazime Hoxha kundër Drejtoria e Shëndetit Publik Pukë

437 (00-2016-3089)13.07.2016Miklovan Kararaj kundër Drejtoria e Policisë së Qarkut

Gjirokastër, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së

Shtetit Tiranë

438 (00-2016-2883)13.07.2016Kërkues: Autoriteti i Mediave Audiovizive

Tiranë

439 (00-2016-2891)13.07.2016Shoqëria “Vila” Sh.p.k kundër Spitali Rajonal Durrës,

Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Durrës

440 (00-2016-2890)13.07.2016Subjekti “Gramo” Shpk kundër Drejtoria

Rajonale Tatimore Korçë

441 (00-2016-2754)13.07.2016Shoqëria “Eurondërtim 2000” sh.p.k kundër Instituti i

Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor (I.S.K.SH)

442 (00-2016-2732)13.07.2016Gjergji Likuri kundër Drejtoria e Policisë së Qarkut

Gjirokastër

443 (00-2016-2295)20.07.2016Andi Hasandoçaj kundër Njësia e Mbikëqyrjes së

Lojërave të Fatit Tiranë, Ministria e Financave

444 (00-2016-).07.2016 kundër

445 (00-2016-).07.2016 kundër

446 (00-2016-).07.2016 kundër

447 (00-2016-).07.2016 kundër

448 (00-2016-).07.2016 kundër

449 (00-2016-2817)20.07.2016Johana Hysomema kundër Universiteti “Ismail

Qemali” Vlorë

450 (00-2016-).07.2016 kundër

451 (00-2016-).07.2016 kundër

452 (00-2016-).07.2016 kundër

453 (00-2016-).07.2016 kundër

454 (00-2016-).07.2016 kundër

455 (00-2016-).07.2016 kundër

456 (00-2016-).07.2016 kundër

457 (00-2016-).07.2016 kundër

458 (00-2016-).07.2016 kundër

459 (00-2016-).07.2016 kundër

460 (00-2016-).07.2016 kundër

461 (00-2016-).07.2016 kundër

462 (00-2016-).07.2016 kundër

463 (00-2016-).07.2016 kundër

464 (00-2016-).07.2016 kundër

465 (00-2016-).07.2016 kundër

466 (00-2016-).07.2016 kundër

467 (00-2016-).07.2016 kundër

468 (00-2016-).07.2016 kundër

469 (00-2016-).07.2016 kundër

470 (00-2016-).07.2016 kundër

471 (00-2016-).07.2016 kundër

472 (00-2016-).07.2016 kundër

473 (00-2016-).07.2016 kundër

474 (00-2016-).07.2016 kundër

475 (00-2016-).07.2016 kundër

476 (00-2016-).07.2016 kundër

477 (00-2016-).07.2016 kundër

478 (00-2016-).07.2016 kundër

479 (00-2016-).07.2016 kundër

480 (00-2016-).07.2016 kundër

481 (00-2016-).07.2016 kundër

482 (00-2016-).07.2016 kundër

483 (00-2016-).07.2016 kundër

484 (00-2016-).07.2016 kundër

485 (00-2016-).07.2016 kundër

486 (00-2016-).07.2016 kundër

487 (00-2016-).07.2016 kundër

488 (00-2016-).07.2016 kundër

489 (00-2016-).07.2016 kundër

490 (00-2016-).07.2016 kundër

491 (00-2016-).07.2016 kundër

492 (00-2016-).07.2016 kundër

493 (00-2016-).07.2016 kundër

494 (00-2016-).07.2016 kundër

495 (00-2016-).07.2016 kundër

496 (00-2016-).07.2016 kundër

497 (00-2016-).07.2016 kundër

498 (00-2016-).07.2016 kundër

499 (00-2016-).07.2016 kundër

500 (00-2016-).07.2016 kundër

Moskompetenca Civile

00-2016-227920.07.2016Violeta Seva kundër Zyra e Gjendjes Civile, Qarku

Vlorë, Prefektura Vlorë, Zyra e Gjendjes Civile,

Komuna Kotë Vlorë

00-2016-.07.2016 kundër

00-2016-228320.07.2016Fatbardha Mustafa Pali, Qemal Mustafa Pali, Merita

Mustafa Citozi kundër Sami Aqif Rami, Xhavit Murat

Mata, Zyra Vendore e Regjistrimit te Pasurive te

Paluajtshme Mat

00-2016-228420.07.2016Tomi Dhamo kundër Agron Dhamo

00-2016-228520.07.2016Namik Shehaj kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Hekurudhave Durrës

00-2016-229720.07.2016Orion Cenalla, Zeqir Shehu, Admir Kasa kundër

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare

00-2016-229819.07.2016American Capital Shpk kundër Drejtoria Rajonale

Tatimore Tiranë, Drejtoria e Apelimit Tatimor,

Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve

00-2016-230719.07.2016Elona Karalli kundër Drejtoria Rajonale Tatimore

Gjirokastër

00-2016-230819.07.2016Zini Isaraj, Ylli Alikaj kundër Këshilli i Qarkut

Gjirokastër

00-2016-.07.2016 kundër

00-2016-241706.07.2016Zelije Çira kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Dibër

00-2016-.07.2016 kundër

00-2016-.07.2016 kundër

00-2016-256013.07.2016Shoqëria Tregtare “Arblev” Shpk, Shoqëria Tregtare

“Start-Co” Shpk kundër Autoriteti Portual Durrës

00-2016-.07.2016 kundër

00-2016-.07.2016 kundër

00-2016-.07.2016 kundër

00-2016-269513.07.2016Kostandin Erkoçeviç kundër Zyra e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Shkodër

00-2016-.07.2016 kundër

00-2016-278406.07.2016Shoqëria Shalom Travel Shpk kundër Drejtoria e

Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore Tiranë

00-2016-.07.2016 kundër

00-2016-279213.07.2016Shoqëria “Trezhnjeva” Shpk kundër Qendra e

Botimeve Zyrtare

00-2016-.07.2016 kundër

00-2016-.07.2016 kundër

00-2016-.07.2016 kundër

00-2016-.07.2016 kundër

00-2016-.07.2016 kundër

00-2016-.07.2016 kundër

ÇËSHTJE CIVILE

Nr. 11117-02987-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-2155 i Vendimit (229)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Artan Broci

Kryesues

Majlinda AndreaAnëtare

Admir Thanza

Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 07.07.2016, mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËS:NATALIA DUSHKU

ANDIA DUSHKU

TË PADITUR:NATASHA DUSHKU

SILVANA SUVARIA

HARILLA XHOXHI

ANË XHOXHI

FOTION BOÇI

OBJEKTI:

Konstatimi pjesërisht i pavlefshëm i testamentit

nr.261, datë 19.05.2006, për pasurinë e paluajtshme

nr.6/38-1 në ZK 8524 dhe për pasurinë nr.6/23-N

e llojit truall dhe ndërtesën e ngritur mbi këtë truall.

Konstatimi e pavlefshmërisë absolute të kontratave të shitjes datë 21.09.2011,

datë 17.03.2009 dhe kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme.

Detyrimin e të paditurve Natasha e Silvana që të njohin paditësit bashkëpronarë

për pasuritë e paluajtshme nr.6/38-1, 6/23/1-1, 6/23/1-2, 6/23/1-3 në ZK në Elbasan.

Të detyrohen të paditurat Natasha e Silvana të njohin paditëset bashkëpronare

mbi shtesat anësore të ndërtesës tre kate e soletë që janë bërë pa leje

në truallin 24 m2, e cila është në proces legalizimi.

Sigurimin e padisë duke pezulluar veprimet për tjetërsimin

e pasurisë së paluajtshme të përmendura më sipër.

Urdhërimin e ZRPP Tiranë të bëjë ndryshimet përkatëse.

Baza Ligjore: Nenet 92/1, 316, 320, 317, 348, 349, 379, 407, 410 të Kodit Civil

dhe 32/a i Kodit të Procedurës Civile,

ligji 9482/2006, nenet 103, 105 të Kodit të Familjes.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr.1599/4266, datë 09.07.2013, ka vendosur:

“Pranimin pjesërisht të padisë.

Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të veprimit juridik të testamentit të të ndjerit trashëgimlënës Shyqyri Dushku (kryer me aktin noterial nr.216 Rep., dt.19.05.2006 të noterit N.Kokoneshi Elbasan), për pasuritë e paluajtshme e për pjesët vijuese:

· Për 1/12 pjesë, mbi pasurinë e paluajtshme nr.6/38-1 e llojit truall me sipërfaqe 64.08 m2 dhe ndërtesë banimi 1 kat me sipërfaqe 43,36 m2, pasuri këto të ndodhura në Zonën Kadastrale 8524, lagja e Re, qyteti Elbasan;

· Për 1/6 pjesë, mbi pasurinë e paluajtshme nr.6/23-N e llojit truall + ndërtesë (e ngritur mbi këtë truall), me sipërfaqe të njëjtë 24 m2, pasuri këto që aktualisht janë të ndara në pasuri të veçanta vijuese: truallin me nr.6/23/1; katin përdhe të kësaj ndërtese, me nr.pasurie 6/23/1-1, katin e parë të kësaj ndërtese, me nr.pasurie 6/23/1-2 dhe katin e dytë të kësaj ndërtese, me nr.pasurie 6/23/1-3, pasuri këto me sipërfaqet përkatëse të ndodhura në Zonën Kadastrale 8524, lagja e Re, qyteti Elbasan;

· Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së shitjes, dt.21.09.2011 e lidhur në Elbasan para noteres A.Limani midis të paditurve Natasha Dushku dhe Harilla Xhoxhi për shitjen e pasurive të paluajtshme truall + ndërtesë banimi 1 kat (ku trualli ka sipërfaqe 64.08 m2 dhe ndërtesa ka sipërfaqe 48,36 m2), pasuri këto që kanë të njëjtin numër 6/38-1, të ndodhura në Zonën Kadastrale 8524, lagja e Re, qyteti Elbasan;

Kthimin e palëve të kontratës së shitjes, dt.21.09.2011 (lidhur midis të paditurve Natasha dhe Harilla ) në gjendjen e mëparshme në këtë mënyrë:

· E paditura Natasha brenda 1 muaji që ky vendim do të marrë formë të prerë, detyrohet ti kthejë të paditurit Harilla vlerën 3.521.946,00 (tre milion e pesëqind e njëzet e një mijë e nëntë qind dyzet e gjashtë) lekë, duke pasur parasysh indeksin e rritjes së çmimeve nga dt.21.09.2011 e deri ditën e ekzekutimit të kësaj pjese të vendimit.

· Të paditurit Harillë dhe Anë, brenda 1 muaji që ky vendim do të marrë formë të prerë, detyrohen tu lirojnë paditësave dhe të paditurës Natasha pasuritë e paluajtshme me nr.6/38-1 të llojit truall me sipërfaqe 64.08 m2, dhe ndërtese banimi 1 kat, me sipërfaqe 48,36 m2 të ndodhura në Zonën Kadastrale 8524, lagja e Re, qyteti Elbasan;

Detyrohen të paditurit Harillë dhe Anë, të njohin paditësit si pronare ( në pjesë) pasurisë së paluajtshme nr.6/38-1 ( truall dhe ndërtese banimi) me sipërfaqet e sipërcituara të ndodhura në Zonën Kadastrale 8524, lagja e Re, qyteti Elbasan;

Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së shitjes, dt.17.03.2009 e lidhur në Elbasan para noteres A.Limani midis të paditurve Natasha Dushku dhe Fation Boci për shitjen e pasurive të paluajtshme me nr.6/23/1-3, me sipërfaqe njësi 30 m2 (kati i dytë i ndërteses) në Zonën Kadastrale 8524, lagja e Re, qyteti Elbasan;

Kthimin e palëve të kontratës së shitjes, dt.17.03.2009 (lidhur midis të paditurve Natasha dhe Fatjon) në gjendjen e mëparshme në këtë mënyrë:

· E paditura Natasha brenda 1 muaji që ky vendim do të marrë formë të prerë, detyrohet ti kthejë të paditurit Fatjon vlerën 2.088.000,00 (dy milion e tetëdhjetë e tetë mijë) lekë, duke pasur parasysh indeksin e rritjes së çmimeve nga dt.17.03.2009 e deri ditën e ekzekutimit të kësaj pjese të vendimit.

· I padituri Fatjon, brenda 1 muaji që ky vendim do të marrë formë të prerë, detyrohen t’u lirojnë paditësave dhe të paditurës Natasha pasuritë e paluajtshme me nr.6/38/1-3, me sipërfaqe njësie 30 m2 (kati i dytë i ndërtesës) në Zonën Kadastrale 8524, lagja e Re, qyteti Elbasan;

Detyrohet i padituri Fatjon të njohë paditëset si pronare (në pjesë) të pasuritë e paluajtshme me nr.6/38/1-3, me sipërfaqe njësie 30 m2 (kati i dytë i ndërtesës) në Zonën Kadastrale 8524, lagja e Re, qyteti Elbasan;

Detyrimin e të paditurës Natasha të njohë paditëset me cilësinë e bashkëpronarëve në 1/12 pjesë, mbi pasurinë e paluajtshme me numër 6/38-1, dhe për 1/6 pjesë secilën nga pasuritë e paluajtshme, me nr.6/23/1; 6/23/1-1; 6/23/1-2 dhe 6/23/1-3 me llojet dhe sipërfaqet e tyre përkatëse ( që do të rezultojnë të regjistruara, në kohën e dërgimit të këtij vendimi civil në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Elbasan, pasuri këto, që në tërësi ndodhen në Zonën Kadastrale 8524, lagja e Re, qyteti Elbasan.

Detyrimin e të paditurës Natasha, të njohë paditëset me cilësinë e bashkëpronarëve në 1/6 pjesë secilën nga pasuritë e paluajtshme, shtesa anësore të ndërtesës 3 kat e soletë, që është bërë pa leje në pasurinë e paluajtshme me numër 6/23-N ( e llojit truall + ndërtesë e mbi këtë truall me të njëjtën sipërfaqe 24 m2) e që aktualisht kjo ndërtesë + truall janë të ndara në pasuri të veçanta dhe janë në proces legalizimi; Mbi truallin dhe shtesën anësore (që do të përfitohet, pas procesit të legalizimit mbi pasuritë me nr.6/23/1; 6/23/1-1; 6/23/1-2; 6/23/1-3), e paditura Natasha detyrohet të njohë paditëset me cilësinë e bashkëpronarëve për 1/6 pjesë, pasuri këto, që ndodhen në Zonën Kadastrale 8524, lagja e Re, qyteti Elbasan.

Detyrohen të paditurit Harilla dhe Anë të njohin paditëset, me cilësinë e pronarëve ( me pjesë), mbi pjesën e pasurisë së paluajtshme që do të përfitohet pas procesit të legalizimit (shtesë anësore banese) mbi pasurinë e paluajtshme nr.6/38-1 (truall + ndërtesë), në Zonën Kadastrale 8524, lagja e Re, qyteti Elbasan.

Detyrohet e paditura Natasha të njohë paditëset, me cilësinë e bashkëpronarëve për 1/12 pjesë, mbi pjesën e pasurisë së paluajtshme që do të përfitohet pas procesit të legalizimit (shtesë anësore banese) mbi pasurinë e paluajtshme nr.6/38-1 (truall + ndërtesë), në Zonën Kadastrale 8524, lagja e Re, qyteti Elbasan.

Rrëzimin e padisë për pjesën tjetër të objektit të padisë, që lidhet me detyrimin e të paditurve Harillë, Anë dhe Fatjon të njohin pronar të paditurën Natasha.

Pushimin e gjykimit të çështjes kundër të paditurës Silvana;

Ligjërimin e masës së sigurimit të padisë aplikuar gjatë gjykimit të kësaj çështje civile me vendimin e ndërmjetëm të dt.26.04.2013, sipas të cilit: Pezullohej kryerja e çdo lloj veprimi juridik , që tjetërsonte pasuritë e paluajtshme me numra 6/38-1, 6/23/1, 6/23/1-1, 6/23/1-2, 6/23/1-3, pasuri këto, që ndodhen në Zonën Kadastrale 8524, lagja e Re, qyteti Elbasan. Të pezullohej nga Bashkia Elbasan dhënia e lejeve të zhvillimit dhe e lejeve të ndërtimit për pasuritë e paluajtshme 6/38-1, 6/23/1, 6/23/1-1, 6/23/1-2, 6/23/1-3, (me sipërfaqet e tyre përkatëse) pasuri këto, që ndodhen në Zonën Kadastrale 8524, lagja e Re, qyteti Elbasan.

Një kopje e këtij vendimi tu dërgohet ZRPPaluajtshme Elbasan, ALUIZNI-t Elbasan 1 dhe Bashkisë Elbasan.

Shpenzimet gjyqësore në vlerën 12 mijë lekë, në dobi të paditësve, u ngarkohen të paditurve Natash, Harillë Anë dhe Fatjon.”

Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.342/10-2014-1410, datë 07.04.2014, ka vendosur:

“Ndryshimin e vendimit civil nr.1599/4266, datë 09.07.2013 të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan si më poshtë:

Rrëzimin e padisë.

Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës paditëse.”

Kundër vendimit të gjykatës ka bërë rekurs pala paditëse e përfaqësuar nga NËNA e tyre Marjeta Dushku, e cila ka kërkuar bazuar në nenin 485/b të Kodit të Procedurës Civile, prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, për këto shkaqe:

· Nuk është respektuar dhe është zbatuar keq ligji material, neni 379 i Kodit Civil lidhur me cenimin rezervës ligjore, në lidhje dhe me nenin 361 të Kodit Civil, pasi me testamentin e lënë nga testatori Shyqyri Dushku është cenuar pjesa e këtyre trashëgimtarëve që u takon mbi bazën e trashëgimisë ligjore.

· Vendimi i Gjykatës së Apelit nuk është arsyetuar lidhur me atë pjesë të padisë ku është vendosur rrëzimi i padisë për pjesën tjetër të objektit të padisë, që lidhet me detyrimin e të paditurve Harillë, Anë dhe Fatjon të njohin pronar të paditurën Natasha si dhe pushimin e gjykimit të çështjes kundër të paditurës Silvana (për shkak të heqjes dorë) për të cilën mendojmë se ajo gjykatë duhej të vendoste lënien në fuqi të vendimit për këtë pjesë.

· Në pjesën arsyetuese gjykata e apelit përmend si palë ndërgjyqëse shtetas që nuk kanë lidhje me çështjen objekt gjykimi.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Majlinda Andrea, konstatoi mungesën e palëve ndërgjyqëse, dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

I. Rrethanat e çështjes

1. Nga aktet e dosjes gjyqësore rezulton se paditësit Natalia dhe Andia Dushku fëmijë të të ndjerit Ilir Dushku janë në marrëdhënie të posaçme me të paditurën Silvana Dushku, nipër të saj (i ndjeri Ilir Dushku ka qenë vëllai i Silvana Dushkut dhe të dy këta trashëgimtarë të të ndjerit Shyqyri Dushku, bashkëshorti i të paditurës Natasha Dushku.)

2. Në të gjallë të trashëgimlënësit Shyqyri Dushku është përpiluar testamenti me nr.261, datë 19.05.2006, nëpërmjet të cilit ia ka shprehur vullnetin se e gjithë pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme në pronësi të tij në momentin e vdekjes së tij t’i kalojë gruas së tij, Natasha Dushkut. Bëhet fjalë për pasurinë apartament banimi dhe truall prej 48,36 m2, e identifikuar si pasuria me nr.6/38-1, si dhe pjesa e objektit dhe truall prej 24 m2, e identifikuar si pasuria nr.6/23-N. Testamenti është nënshkruar rregullisht nga testatori Shyqyri Dushku, ku i pranishëm dhe nënshkrues ka qenë edhe djali i tij, Ilir Dushku.

3. Referuar certifikatës së vdekjes datë 15. 01.2007 të Zyrës së Gjendjes Civile të Bashkisë Elbasan, ka vdekur në datën 24.06.2006 shtetasi Shyqyri Dushku dhe ndërmjet aktit noterial nr.184/41, datë 16.01.2007 është përpiluar procesverbali i çeljes së testamentit noterial nr.261, datë 19.05.2006. Më tej, nëpërmjet vendimit civil nr.148, datë 25.01.2007, të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan është lëshuar dëshmia e trashëgimtare testamentare për testatorin Shyqyri Dushku duke e përcaktuar si trashëgimtare testamentare e tij, bashkëshortja Natasha Dushku, e cila trashëgon në të gjithë pasurinë e lënë prej tij. Vendimi ka marrë formë të prerë në datën 09.02.2007 pa u ankimuar.

4. Nëpërmjet vendimit civil nr.2446, datë 13.12.2007, të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan është lëshuar dëshmia e trashëgimisë ligjore e trashëgimlënësit Shyqyri Dushku, duke u përcaktuar si trashëgimtarë ligjorë të radhës së parë të tij bashkëshorten Natasha Dushku dhe fëmijët Ilir Dushku e Silvana Dushku.

5. Rezulton se në datën 24.10.2012 ka vdekur Ilir Dushku dhe nëpërmjet vendimit civil nr.2700/13-2012-7260, datë 20.11.2012 të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan është lëshuar dëshmia e trashëgimisë ligjore të trashëgimlënësit Ilir Dushku duke u përcaktuar si trashëgimtarë ligjorë të radhës së parë të tij bashkëshorten Marjeta Dushku dhe fëmijët Natalia Dushku e Andia Dushku. Vendimi ka marrë formë të prerë në datën 05.12.2012 pa u ankimuar.

6. Nëpërmjet kontratës së shitblerjes nr.5950/2644, datë 21.09.2011, pala e paditur Natasha Dushku i ka shitur të paditurit Harilla Xhoxhi një godinë banimi me sipërfaqe ndërtimore 48,36 m2 dhe sipërfaqe trualli 64.08 m2.

6.1. Ndërsa, nëpërmjet kontratë së shitblerjes nr.1189/672, datë 17.03.2009, pala e paditur Natasha Dushku i ka shitur të paditurit Fation Boci katin e dytë të një godine banimi me sipërfaqe ndërtimore 30 m2 me nr.pasurie 6/23/1-3, ZK nr.8524. Të dy kontratat janë regjistruar në ZRPP Elbasan.

7. Në datë 09.01.2013, pala paditëse ka paraqitur padi ku kërkon konstatimin pjesërisht të pavlefshëm të testamentit dhe konstatimin e pavlefshëm të kontratave të shitjes për dy pasuritë (sipas objektit), duke pretenduar cenimin e rezervës ligjore për dy paditëset e mitura.

8. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr.1599/4266, datë 09.07.2013, ka vendosur:

· “Pranimin pjesërisht të padisë.

· Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të veprimit juridik të testamentit të të ndjerit trashëgimlënës Shyqyri Dushku (kryer me aktin noterial nr.216 Rep., dt.19.05.2006 të noterit N.Kokoneshi Elbasan), për pasuritë e paluajtshme e për pjesët vijuese:

· Për 1/12 pjesë, mbi pasurinë e paluajtshme nr.6/38-1 e llojit truall me sipërfaqe 64.08 m2 dhe ndërtesë banimi 1 kat me sipërfaqe 43,36 m2, pasuri këto të ndodhura në Zonën Kadastrale 8524, lagja e Re, qyteti Elbasan;

· Për 1/6 pjesë, mbi pasurinë e paluajtshme nr.6/23-N e llojit truall + ndërtesë (e ngritur mbi këtë truall), me sipërfaqe të njëjtë 24 m2, pasuri këto që aktualisht janë të ndara në pasuri të veçanta vijuese: truallin me nr.6/23/1; katin përdhe të kësaj ndërtese, me nr.pasurie 6/23/1-1, katin e parë të kësaj ndërtese, me nr.pasurie 6/23/1-2 dhe katin e dytë të kësaj ndërtese, me nr.pasurie 6/23/1-3, pasuri këto me sipërfaqet përkatëse të ndodhura në Zonën Kadastrale 8524, lagja e Re, qyteti Elbasan;

· Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së shitjes, dt.21.09.2011 e lidhur në Elbasan para noteres A.Limani midis të paditurve Natasha Dushku dhe Harilla Xhoxhi për shitjen e pasurive të paluajtshme truall + ndërtesë banimi 1 kat (ku trualli ka sipërfaqe 64.08 m2 dhe ndërtesa ka sipërfaqe 48,36 m2), pasuri këto që kanë të njëjtin numër 6/38-1, të ndodhura në Zonën Kadastrale 8524, lagja e Re, qyteti Elbasan;

· Kthimin e palëve të kontratës së shitjes, dt.21.09.2011 (lidhur midis të paditurve Natasha dhe Harilla ) në gjendjen e mëparshme në këtë mënyrë:

· E paditura Natasha brenda 1 muaji që ky vendim do të marrë formë të prerë, detyrohet ti kthejë të paditurit Harilla vlerën 3.521.946,00 (tre milion e pesëqind e njëzet e një mijë e nëntë qind dyzet e gjashtë) lekë, duke pasur parasysh indeksin e rritjes së çmimeve nga dt.21.09.2011 e deri ditën e ekzekutimit të kësaj pjese të vendimit.

· Të paditurit Harillë dhe Anë, brenda 1 muaji që ky vendim do të marrë formë të prerë, detyrohen tu lirojnë paditësave dhe të paditurës Natasha pasuritë e paluajtshme me nr.6/38-1 të llojit truall me sipërfaqe 64.08 m2, dhe ndërtese banimi 1 kat, me sipërfaqe 48,36 m2 të ndodhura në Zonën Kadastrale 8524, lagja e Re, qyteti Elbasan;

· Detyrohen të paditurit Harillë dhe Anë, të njohin paditësit si pronare ( në pjesë) pasurisë së paluajtshme nr.6/38-1 ( truall dhe ndërtese banimi) me sipërfaqet e sipërcituara të ndodhura në Zonën Kadastrale 8524, lagja e Re, qyteti Elbasan;

· Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së shitjes, dt.17.03.2009 e lidhur në Elbasan para noteres A.Limani midis të paditurve Natasha Dushku dhe Fation Boci për shitjen e pasurive të paluajtshme me nr.6/23/1-3, me sipërfaqe njësi 30 m2 (kati i dytë i ndërteses) në Zonën Kadastrale 8524, lagja e Re, qyteti Elbasan;

· Kthimin e palëve të kontratës së shitjes, dt.17.03.2009 (lidhur midis të paditurve Natasha dhe Fatjon) në gjendjen e mëparshme në këtë mënyrë:

· E paditura Natasha brenda 1 muaji që ky vendim do të marrë formë të prerë, detyrohet ti kthejë të paditurit Fatjon vlerën 2.088.000,00 (dy milion e tetëdhjetë e tetë mijë) lekë, duke pasur parasysh indeksin e rritjes së çmimeve nga dt.17.03.2009 e deri ditën e ekzekutimit të kësaj pjese të vendimit.

· I padituri Fatjon, brenda 1 muaji që ky vendim do të marrë formë të prerë, detyrohen tu lirojnë paditësave dhe të paditurës Natasha pasuritë e paluajtshme me nr.6/38/1-3, me sipërfaqe njësie 30 m2 (kati i dytë i ndërtesës) në Zonën Kadastrale 8524, lagja e Re, qyteti Elbasan;

· Detyrohet i padituri Fatjon të njohë paditëset si pronare (në pjesë) të pasuritë e paluajtshme me nr.6/38/1-3, me sipërfaqe njësie 30 m2 (kati i dytë i ndërtesës) në Zonën Kadastrale 8524, lagja e Re, qyteti Elbasan;

· Detyrimin e të paditurës Natasha, të njohë paditëset me cilësinë e bashkëpronarëve në 1/12 pjesë, mbi pasurinë e paluajtshme me numër 6/38-1, dhe për 1/6 pjesë secilën nga pasuritë e paluajtshme, me nr.6/23/1; 6/23/1-1; 6/23/1-2 dhe 6/23/1-3 me llojet dhe sipërfaqet e tyre përkatëse ( që do të rezultojnë të regjistruara, në kohën e dërgimit të këtij vendimi civil në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Elbasan, pasuri këto, që në tërësi ndodhen në Zonën Kadastrale 8524, lagja e Re, qyteti Elbasan.

· Detyrimin e të paditurës Natasha, të njohë paditëset me cilësinë e bashkëpronarëve në 1/6 pjesë secilën nga pasuritë e paluajtshme, shtesa anësore të ndërtesës 3 kat e soletë, që është bërë pa leje në pasurinë e paluajtshme me numër 6/23-N (e llojit truall + ndërtesë e mbi këtë truall me të njëjtën sipërfaqe 24 m2) e që aktualisht kjo ndërtesë + truall janë të ndara në psuri të veçanta dhe janë në proces legalizimi; Mbi truallin dhe shtesën anësore (që do të përfitohet, pas procesit të legalizimit mbi pasuritë me nr.6/23/1; 6/23/1-1; 6/23/1-2; 6/23/1-3), e paditura Natasha detyrohet të njohë paditëset me cilësinë e bashkëpronarëve për 1/6 pjesë, pasuri këto, që ndodhen në Zonën Kadastrale 8524, lagja e Re, qyteti Elbasan.

· Detyrohen të paditurit Harilla dhe Anë të njohin paditëset, me cilësinë e pronarëve (me pjesë), mbi pjesën e pasurisë së paluajtshme që do të përfitohet pas procesit të legalizimit (shtesë anësore banese) mbi pasurinë e paluajtshme nr.6/38-1 (truall + ndërtesë), në Zonën Kadastrale 8524, lagja e Re, qyteti Elbasan.

· Detyrohet e paditura Natasha të njohë paditëset, me cilësinë e bashkëpronarëve për 1/12 pjesë, mbi pjesën e pasurisë së paluajtshme që do të përfitohet pas procesit të legalizimit (shtesë anësore banese) mbi pasurinë e paluajtshme nr.6/38-1 (truall + ndërtesë), në Zonën Kadastrale 8524, lagja e Re, qyteti Elbasan.

· Rrëzimin e padisë për pjesën tjetër të objektit të padisë, që lidhet me detyrimin e të paditurve Harillë, Anë dhe Fatjon të njohin pronar të paditurën Natasha.

· Pushimin e gjykimit të çështjes kundër të paditurës Silvana;

· Ligjërimin e masës së sigurimit të padisë aplikuar gjatë gjykimit të kësaj çështje civile me vendimin e ndërmjetëm të dt.26.04.2013, sipas të cilit: Pezullohej kryerja e çdo lloj veprimi juridik , që tjetërsonte pasuritë e paluajtshme me numra 6/38-1, 6/23/1, 6/23/1-1, 6/23/1-2, 6/23/1-3, pasuri këto, që ndodhen në Zonën Kadastrale 8524, lagja e Re, qyteti Elbasan. Të pezullohej nga Bashkia Elbasan dhënia e lejeve të zhvillimit dhe e lejeve të ndërtimit për pasuritë e paluajtshme 6/38-1, 6/23/1, 6/23/1-1, 6/23/1-2, 6/23/1-3, (me sipërfaqet e tyre përkatëse) pasuri këto, që ndodhen në Zonën Kadastrale 8524, lagja e Re, qyteti Elbasan.

· Një kopje e këtij vendimi t’u dërgohet ZRPPaluajtshme Elbasan, ALUIZNI-t Elbasan 1 dhe Bashkisë Elbasan.

· Shpenzimet gjyqësore në vlerën 12 mijë lekë, në dobi të paditësve, u ngarkohen të paditurve Natash, Harillë Anë dhe Fatjon.”

8.1. Kjo gjykatë ka arsyetuar (në mënyrë të përmbledhur) se, trashëgimlënësi Shyqyri me vullnetin e tij ka përjashtuar fëmijën e tij madhor Ilir (që ishte gjallë, kur vdiq babai i tij Shyqyri), por veprimi i të ndjerit Shyqyri është pjesërisht i pavlefshëm, pasi me disponimin e tij (me testament) ka përjashtuar nga trashëgimia, paditëset Andia dhe Natalia, të cilat me datën 24.06.2006, dita e vdekjes së trashëgimlënësit, kishin cilësinë e trashëgimtarëve të tjerë të mitur që trashëgojnë me zëvendësim babain e tyre Ilir, i cili është trashëgimtar ligjor i radhës së parë të të ndjerit Shyqyri, sipas neneve 92/a, 111, 379, e 407 të Kodit Civil të vitit 1994. Në këto kushte, paditëset kanë zotësinë për të trashëguar me testament në pasurinë trashëgimore të të ndjerit Shyqryri, dhe kanë fituar bashkëpronësinë mbi pasuritë e paluajtshme nr.6/38-1 e nr/6/23N. Për rrjedhojë, meqenëse e paditura Natasha Dushku ka tjetërsuar këto pasuri dhe meqenëse tjetërsimi i tyre duhet të bëhej vetëm me pëlqimin e bashkëpronarëve, kontratat e shitjes janë absolutisht të pavlefshme, duke rregulluar gjykata edhe pasojat e pavlefshmërive të konstatuara (sipas dispozitivit).

9. Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.342/10-2014-1410, datë 07.04.2014, ka vendosur:

“Ndryshimin e vendimit civil nr.1599/4266, datë 09.07.2013 të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan si më poshtë:

Rrëzimin e padisë.

Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës paditëse”.

9.1. Kjo gjykatë ka arsyetuar (në mënyrë të përmbledhur) se, paditësit e mitur Natalia Dushku dhe Andia Dushku nuk konsiderohen si trashëgimtare me zëvendësim të trashëgimlënësit Shyqyri Dushku, për shkak se nuk provohet cilësia e tyre si trashëgimtarë ligjore të atit të tyre Ilir Dushku, në momentin e vdekjes së trashëgimlënësit testamentar Shyqyri Dushku. Këta nuk gëzojnë cilësinë e rezervatarit ligjor për shkak të mungesës së ekzistencës faktike e juridike të qoftë dhe njërit prej rasteve të nenit 361 të Kodit Civil në momentin e çeljes së trashëgimisë testamentare.

10. Kundër këtij vendimi ka paraqitur rekurs pala paditëse, e përfaqësuar nga NËNA e tyre Marjeta Dushku, e cila ka kërkuar bazuar në nenin 485/b të Kodit të Procedurës Civile, prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, për shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

II. Ligji i zbatueshëm

11. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile:

11.1.Neni 14: “Gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin”.

11.2. Neni 16§1: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

12. Dispozitat e Kodit Civil:

12.1. Neni 360: “Trashëgimtarët ligjorë janë fëmijët, fëmijët e fëmijëve, bashkëshorti, prindërit, vëllezërit e motrat dhe fëmijët e vëllezërve e të motrave të paravdekur, gjyshi e gjyshja e të paralindurit e tjerë, personat e paaftë për punë në ngarkim të trashëgimlënësit, të afërmit e tjerë deri në shkallën e gjashtë, si dhe shteti. Këta thirren në trashëgim sipas radhës të caktuar në këtë Kod. ”.

12.2.Neni 361: “Në radhë të parë thirren në trashëgim fëmijët dhe bashkëshorti i aftë ose i paaftë për punë, duke trashëguar secili në pjesë të barabarta. Kur një nga fëmijët ka vdekur para trashëgimlënësit, është bërë i padenjë për të trashëguar, ka hequr dorë nga trashëgimi, ose është i përjashtuar nga trashëgimi, në vend të tij hyjnë me zëvendësim fëmijët e tij dhe kur për shkaqet e sipërme nuk mund të jenë trashëgimtarë, vijnë në trashëgim të paslindurit e tyre pa kufizim. Në këtë rast, pjesa e prindit që nuk trashëgon, ndahet ndërmjet të paslindurve në pjesë të barabarta. Kur përveç bashkëshortit nuk ka trashëgimtarë të tjerë të radhës së parë, në trashëgim thirren ata të radhës pasardhëse të parashikuar në nenin 363 të këtij Kodi dhe kur nuk ka të tillë, thirren trashëgimtarët e radhës tjetër pasardhëse të parashkruara prej nenit 364 të këtij Kodi. Në çdo rast bashkëshorti merr 1/2 pjesë të trashëgimit. Kur nuk ka trashëgimtarë të radhëve të sipërme, trashëgimi i mbetet bashkëshortit pasjetues.”.

12.3.Neni 371: “Trashëgimtarë të paaftë për punë janë ata që në kohën e vdekjes së trashëgimlënësit nuk kanë mbushur moshën 16 vjeç, ose 18 vjeç kur vazhdojnë mësimet, burrat që kanë mbushur moshën 60 vjeç dhe gratë që kanë mbushur moshën 55 vjeç, si dhe, pavarësisht nga mosha, ata që janë invalidë të grupit të parë dhe të grupit të dytë.”.

12.4.Neni 379: “Trashëgimlënësi nuk mund të përjashtojë nga trashëgimia ligjore fëmijët e tij të mitur ose trashëgimtarë të tjerë të mitur që trashëgojnë me zëvendësim (neni 361, paragrafi i dytë), si dhe trashëgimtarët e tij të tjerë të paaftë për punë në qoftë se thirren në trashëgim, dhe as të cenojë me testament në çdo mënyrë qoftë, pjesën që u takon këtyre trashëgimtarëve në bazë të trashëgimisë ligjore, përveç kur këta janë bërë të padenjë për të trashëguar.”.

12.5.Neni 407: “Testamenti është i pavlefshëm kur disponimi me testament i trashëgimlënësit, i përjashton nga trashëgimia ligjore trashëgimtarët e tij të mitur ose të paaftë për punë, ose cenon pjesën e tyre ligjore.”.

12.6.Neni 412: “Kur disponimi me testament është i pavlefshëm për shkak se disponimi nga trashëgimlënësi ka përjashtuar nga trashëgimia ligjore trashëgimtarët e tij të mitur ose të paaftë për punë, ose cenon pjesën e tyre ligjore (neni 407), trashëgimtari, i përjashtuar nga trashëgimi ose të cilit i është cenuar pjesa ligjore, ka të drejtë të kërkojë nga trashëgimtarët e tjerë, sipas rastit, dorëzimin ose plotësimin e pjesës që i takon atij në bazë të trashëgimisë ligjore”.

III. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

13. Fillimisht, Kolegji Civil çmon të shprehet lidhur me kërkesën me shkrim nr.2790, datë 07.07.2016 të paraqitur nga përfaqësuesja e palës së paditur Harilla Xhoxhi, avokatja Veronika Vangjeli, me të cilën vinte në dijeni Kolegjin Civil për pamundësinë e paraqitjes në këtë seancë gjyqësore për arsye shëndetësore. Kolegji Civil vlerësoi të mos e pranojë këtë kërkesë për shkak se i është dhënë fund shqyrtimit gjyqësor dhe gjykata është në shpallje të vendimit (shih procesverbalet e seancave gjyqësore në Gjykatë të Lartë, datë 29.06.2016 dhe 07.07.2016).

14. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim e në vlerësim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, pjesës arsyetuese të vendimeve gjyqësore dhe pretendimeve të paraqitura në rekurse, vlerëson se në marrjen e vendimit nr.342/10-2014-1410 të Gjykatës së Apelit Durrës nuk është respektuar ligji material dhe procedural civil dhe për këtë arsye vendimi i kësaj gjykate duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

15. Kolegji Civil çmon se rekursi i paraqitur nga pala paditëse Natalia Dushku dhe Andia Dushku përmban shkaqe nga ato që parashikon neni 472 i Kodit të Procedurës Civile, që e bëjnë të cenueshëm vendimin nr.342/10-2014-1410, datë 07.04.2014 të Gjykatës së Apelit Durrës.

16. Për sa rezulton nga kërkesë padia e paraqitur në këtë proces gjyqësor, si dhe në analizë të pretendimeve të parashtruara gjatë procesit gjyqësor, konstatohet se pala paditëse nëpërmjet padisë ka kërkuar pavlefshmërinë e testamentit me nr.261, datë 19.05.2006, duke pretenduar se ky akt është hartuar, duke mos mbajtur në konsideratë kërkesat ligjore në lidhje me respektimin e rezervës ligjore. Konkretisht ky testament ka përjashtuar nga trashëgimia, paditëset Andia dhe Natalia, të cilat me datën 24.06.2006, dita e vdekjes së trashëgimlënësit Shyqyri, kishin cilësinë e trashëgimtarëve të tjerë të mitur që trashëgojnë me zëvendësim babain e tyre Ilir, i cili është trashëgimtar ligjor i radhës së parë të të ndjerit Shyqyri.

17. Kolegji Civil çmon se gjykata e apelit në mënyrë të gabuar ka arsyetuar se paditëset e mitura Natalia Dushku dhe Andia Dushku nuk konsiderohen si trashëgimtare me zëvendësim të trashëgimlënësit Shyqyri Dushku, për shkak se nuk provohet cilësia e tyre si trashëgimtarë ligjore të atit të tyre Ilir Dushku, në momentin e vdekjes së trashëgimlënësit testamentar Shyqyri Dushku, duke interpretuar në mënyrë të gabuar lidhjen mes nenit 361 dhe 379 të Kodit Civil.

18. Në nenin 379 të Kodit Civil përcaktohet qartësisht se: “Trashëgimlënësi nuk mund të përjashtojë nga trashëgimia ligjore fëmijët e tij të mitur ose trashëgimtarë të tjerë të mitur që trashëgojnë me zëvendësim (neni 361, paragrafi i dytë), si dhe trashëgimtarët e tij të tjerë të paaftë për punë në qoftë se thirren në trashëgim, dhe as të cënojë me testament në çdo mënyrë qoftë, pjesën që u takon këtyre trashëgimtarëve në bazë të trashëgimisë ligjore, përveç kur këta janë bërë të padenjë për të trashëguar”.

19. Në përcaktimin e mësipërm është dhënë kuptimi i rezervës ligjore që do të thotë se, testatori nuk mund të përjashtojë nga trashëgimia fëmijët e tij të mitur ose trashëgimtarët e tjerë të mitur që trashëgojnë me zëvendësim, si dhe trashëgimtarët e paaftë për punë në qoftë se këta thirren në trashëgim. Gjithashtu, testatorit i ndalohet që të cenojë me testament pjesën që u takon këtyre trashëgimtarëve sipas trashëgimisë ligjore, përveç kur këta janë bërë të padenjë për të trashëguar. Pra në rastin e fundit, kur trashëgimlënësi disponon me testament pasurinë e tij, pavarësisht se nuk shprehet posaçërisht për përjashtimin, përjashtimi rezulton nga përmbajtja e testamentit. Duke cenuar “me testament në çdo mënyrë qoftë, pjesën që u takon këtyre trashëgimtarëve në bazë të trashëgimisë ligjore”, kemi cenim të rezervës ligjore që sjell si pasojë pavlefshmërinë e testamentit, për atë pjesë që cenon rezervën ligjore (qëndrim i mbajtur nga Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në vendimin nr.1, datë 19.02.2014).

20. Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, në vendimin nr.1, datë 19.02.2014, kanë pranuar se: “ ... Në lidhje me çështjen objekt gjykimi ... Testamenti në këtë rast është pjesërisht i pavlefshëm, për cenimin e rezervës ligjore. Ky testament është pjesërisht i pavlefshëm për këto pjesë pasi, ka cenuar rezervën ligjore të fëmijëve të mitur, të cilët trashëgojnë me zëvendësim pasi prindi sipas nenit 361/2 i Kodit Civil është përjashtuar nga trashëgimia me anë të disponimit me testament nga ana e testatorit. Përjashtimi nga trashëgimia në këtë rast është bërë në mënyrë të heshtur sepse testatorja duke ia lënë pasurinë e saj njërit fëmijë, ka përjashtuar në mënyrë të heshtur fëmijët e tjerë.”

21. Në të njëjtën mënyrë në rastin në shqyrtim, testatori Shyqyri Dushku duke ja lënë pasurinë vetëm bashkëshortes së tij, ka përjashtuar në mënyrë të heshtur djalin Ilir, ashtu edhe vajzat e tij të mitura (paditëset), të cilat trashëgojnë me zëvendësim. Në këto rrethana, është cenuar rezerva ligjore për këto të fundit, pasi është cenuar pjesa e trashëgimisë që do t’i takonte paditëseve si trashëgimtare të mitura që trashëgojnë me zëvendësim.

22. Sipas nenit 361 të Kodit Civil: “Në radhë të parë thirren në trashëgim fëmijët dhe bashkëshorti i aftë ose i paaftë për punë, duke trashëguar secili në pjesë të barabarta. Kur një nga fëmijët ka vdekur para trashëgimlënësit, është bërë i padenjë për të trashëguar, ka hequr dorë nga trashëgimi, ose është i përjashtuar nga trashëgimi, në vend të tij hyjnë me zëvendësim fëmijët e tij dhe kur për shkaqet e sipërme nuk mund të jenë trashëgimtarë, vijnë në trashëgim të paslindurit e tyre pa kufizim. ...”

23. Pra, në rastet kur prindi është i përjashtuar nga trashëgimi, në vend të tij hyjnë me zëvendësim fëmijët e tij dhe jemi në kushte e cenimit të rezervës ligjore, nëse nuk respektohet neni 379 i Kodit Civil (“Trashëgimlënësi nuk mund të përjashtojë nga trashëgimia ligjore ... trashëgimtarë të tjerë të mitur që trashëgojnë me zëvendësim (neni 361, paragrafi i dytë)... dhe as të cenojë me testament në çdo mënyrë qoftë, pjesën që u takon këtyre trashëgimtarëve në bazë të trashëgimisë ligjore...”). Synimi i rezervës ligjore në dobi të fëmijëve është mbrojtja e të miturve, qoftë kur ata janë fëmijët e mitur të trashëgimlënësit qoftë kur ata janë fëmijë të mitur të fëmijëve të tij.

24. Kolegji Civil çmon se bazuar në nenet 407 e 412 të Kodit Civil, testamenti është i pavlefshëm kur është cenuar rezerva ligjore dhe trashëgimtari, i përjashtuar nga trashëgimi ose të cilit i është cenuar pjesa ligjore, ka të drejtë të kërkojë nga trashëgimtarët e tjerë, sipas rastit, dorëzimin ose plotësimin e pjesës që i takon atij në bazë të trashëgimisë ligjore.

25. Për sa më sipër, Kolegji Civil vlerëson të pabazuar vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës që ka rrëzuar padinë, ndërkohë që gjykata e shkallës së parë ka arsyetuar me të drejtë për pjesën e konstatimit të cenimit të rezervës ligjore dhe pavlefshmërisë së pjesshme të testamentit të trashëgimlënësit Shyqyri Dushku.

26. Nga ana tjetër, Kolegji Civil çmon se lidhur pasojat e pavlefshmërisë së testamentit dhe të veprimeve juridike të mëtejshme të kryera me pasuritë objekt gjykimi, është e nevojshme që të kryhet një hetim më i plotë, të analizohen dhe zgjidhen drejtë të gjitha pasojat e ardhura. Në këto kushte, ky Kolegj çmon se duhet të prishet vendimi nr.342/10-2014-1410 i Gjykatës së Apelit Durrës dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues, si një gjykatë që i ka mundësitë ligjore të bëjë, si zbatimin e drejtë të ligjit, edhe vlerësim të fakteve dhe provave.

27. Gjykata, në funksion të zgjidhjes së drejtë të çështjes dhe për sqarim të plotë të situatës juridike dhe faktike të secilës pale ndërgjyqëse, gjatë rigjykimit të çështjes duhet të vlerësojë pjesën që i takon palës paditëse. Po ashtu, të ketë në vëmendje se nuk mund të ketë detyrim për njohje pronësie për pasuri në proces legalizimi dhe të paregjistruara sipas ligjit (ndërtime pa leje dhe të pa përfshira në qarkullimin civil).

Gjykata e apelit duhet të hetojë dhe vlerësojë gjithë kërkimet në lidhje me pjesët takuese të trashëgimtarëve për secilën pasuri, e në varësi edhe të statusit faktik të pronave/ndërtimeve (duke vlerësuar edhe ligjin nr.9482, datë 16.02.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, apo ndryshime të statusit që mund të kenë pësuar ndërtimet pa leje), t’i japë përgjigje dhe vendosë mbi gjithçka që kërkohet (sipas nenit 6 të Kodit të Procedurës Civile).

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 485/c të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.342/10-2014-1410, datë 07.04.2014, të Gjykatës së Apelit Durrës dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 07.07.2016

Nr. 11118-00203-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-2165 i Vendimit (230)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përberë nga:

Artan Broci

Kryesues

Majlinda AndreaAnëtare

Admir Thanza

Anëtar

Në datën 07.07.2016, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen civile me nr.11118-00203-00-2013 akti, që ju përket palëve:

PADITËS: GJIN KREPI, përfaqësuar nga

avokat Nazmi Troci

KRESHNIK KREPI, përfaqësuar nga avokat Nazmi Troci

ARLINDA KREPI, përfaqësuar nga

avokat Nazmi Troci

ORETA KREPI, përfaqësuar nga avokat Nazmi Troci

TË PADITUR: BYROJA SHQIPTARE E SIGURIMIT, përfaqësuar më autorizim nga juristja Greta Ambeli

SHOQËRIA E SIGURIMEVE “ATLANTIK” SH.A. TIRANË, në mungesë

OBJEKTI:

Shpërblimin e plotë të dëmit pasuror dhe jo pasuror, shpenzimet e varrimit,

shpenzimet e tjera të nevojshme e të arsyeshme për dëmin e shkaktuar

nga aksidenti automobilistik i datës 02.01.2008

nga i cili gjeti vdekjen shtetësja Meridiana Krepi.

Baza Ligjore: Nenet 31, 48, 153 të K.Pr.Civile,

Nenet 608, 625/a, 640, 643 të K.Civil,

Nenet 2, 10, 13, 17/b të Dekretit nr.295, datë 15.09.1992

“Për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike

për përgjegjësinë ndaj palëve të treta, i miratuar

me ndryshim me ligjin 7641, datë 01.12.1992”.

Vendimi nr.12, datë 14.09.2007 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin civil nr.9831, date 05.12.2011, ka vendosur si vijon:

Pranimin e pjesshëm të kërkesë padisë.

Detyrimin e palës së paditur Byroja Shqiptare e Sigurimit që të dëmshpërblejë paditësin Gjin Krepi për aksidentin e ndodhur me datë 02.01.2008 ku ka gjetur vdekjen shtetësja Meridiana Krepi në shumën 421.115 (katërqind e njëzet e një mijë e njëqind e pesëmbëdhjetë) lekë; shumë kjo që do ti shtohet vlera e kamat vonesave prej 28.434 (njëzet e tetë mijë e katërqind e tridhjetë e katër) lekë deri në datën e kryerjes së aktit të ekspertimit datë 14.12.2009 dhe pas kësaj date do ti shtohet interesi ditor prej 76.5 lekë në ditë.

Detyrimin e palës së paditur Byroja Shqiptare e Sigurimit që të dëmshpërblejë paditësin Kreshnik Krepi për aksidentin e ndodhur me datë 02.01.2008 ku ka gjetur vdekjen shtetësja Meridiana Krepi në shumën 421.115 (katërqind e njëzetë e një mijë e njëqind e pesëmbëdhjetë) lekë; shumë kjo që do ti shtohet vlera e kamat vonesave prej 28.434 (njëzet e tetë mijë e katërqind e tridhjetë e katër) lekë deri në datën e kryerjes së aktit të ekspertimit datë 14.12.2009 dhe pas kësaj date do ti shtohet interesi ditor prej 76.5 lekë në ditë.

Detyrimin e palës së paditur Byroja Shqiptare e Sigurimit që të dëmshpërblejë paditësen Arlinda Krepi për aksidentin e ndodhur me datë 02.01.2008 ku ka gjetur vdekjen shtetësja Meridiana Krepi në shumën 421.115 (katërqind e njëzetë e një mijë e njëqind e pesëmbëdhjetë) lekë; shumë kjo që do ti shtohet vlera e kamat vonesave prej 28.434 (njëzet e tetë mijë e katërqind e tridhjetë e katër) lekë deri në datën e kryerjes së aktit të ekspertimit datë 14.12.2009 dhe pas kësaj date do ti shtohet interesi ditor prej 76.5 lekë në ditë.

Detyrimin e palës së paditur Byroja Shqiptare e Sigurimit që të dëmshpërblejë paditësen Oreta Krepi për aksidentin e ndodhur me datë 02.01.2008 ku ka gjetur vdekjen shtetësja Meridiana Krepi në shumën 421.115 (katërqind e njëzetë e një mijë e njëqind e pesëmbëdhjetë) lekë; shumë kjo që do ti shtohet vlera e kamat vonesave prej 28.434 (njëzet e tetë mijë e katërqind e tridhjetë e katër) lekë deri në datën e kryerjes së aktit të ekspertimit datë 14.12.2009 dhe pas kësaj date do ti shtohet interesi ditor prej 76.5 lekë në ditë.

Rrëzimin e kërkesë padisë për pjesët e tjera.

Pushimin e gjykimit për të paditurin shoqëria e Sigurimit “Atlantik” Sh.A. me heqje dorë.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1831, datë 10.07.2012, ka vendosur:

Lënien ne fuqi te vendimit civil nr.9831 date 05.12.2011, te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane për pjesën qe ka pushuar gjykimin për Shoqërinë e Sigurimeve “ Atlantik”.

Ndryshimin e vendimit te mësipërm për pjesën tjetër te tij ne këtë mënyrë:

Pranimin pjesërisht të padisë.

Detyrimin e Byrosë Shqiptare te Sigurimeve qe te dëmshpërblejë paditësat Gjin Krepi, Kreshnik Krepi, Arilinda Krepi e Oreta Krepi në shumën 3.134.587 (tremilion e njëqind e tridhjetë e katër mije e pesëqind e tetëdhjetë e shtate) leke si dhe interesat bankare mbi këtë shume nga data e aksidentit deri në ekzekutimin e vendimit.

Kundër vendimit të mësipërm ka ushtruar rekurs pala e paditur Byroja Shqiptare e Sigurimit, e cila kërkon ndryshimin e vendimit të gjykatës së Apelit dhe lënien ne fuqi te vendimit të gjykatës së shkallës së parë duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:

· Gjykata e apelit duhej të linte në fuqi përllogaritjen e ekspertit të gjykatës së shkallës së parë, si një mënyrë llogaritje taksative e saktë.

· Gjatë periudhës së gjykimit të çështjes, edhe sot, udhëzimi nr.24 aplikohet de jure dhe de facto, pasi është i autorizuar nga ligji për përcaktimin e formulës së përllogaritjes.

· Udhëzimi nr.24, datë 15.11.2007 është i detyrueshëm për tu zbatuar nga shoqëritë e sigurimit, institucione publike ose private por edhe vlerësuesit e dëmeve në sigurime. Ekspertet, në përllogaritjen e demit, duhet të bazohen në këtë udhëzim në të cilin përcaktohen saktë formula të përllogaritjes së dëmeve.

· Është i drejtë arsyetimi i gjykatës së shkallës së parë për sa i përket përfshirjes në përllogaritje sipas vendimit unifikues nr.12, datë 14.09.2007 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

· Vërtetimi se punonjësja Meridiana Krepi ka marrë 32.000 lekë në muaj, nuk përbën prove që duhet të merret parasysh nga gjykata, pasi referuar udhëzimit të mësipërm, vërtetimi i të ardhurave neto personale për tre vitet e fundit, i detajuar për çdo muaj, duhet të lëshohet nga punëdhënësi dhe të konfirmohet nga Sig.Shoqërore ose tatim taksa.

· Për sa kohë që e ardhura prej 14.000 lekë është e konfirmuar nga Instituti i Sig.Shoqërore, ajo përbën provë të vetme ligjore.

Kundër vendimit të mësipërm kanë ushtruar rekurs edhe paditësat Gjin Krepi, Kreshnik, Arlinda dhe Oreta Krepi, të cilët kërkojnë ndryshimin e vendimeve, pranimin plotësisht të kërkesë padisë, detyrimin e palës së paditur që të bëjë pagesën e dëmit në masën 9.296.013 lekë, detyrimin e palës së paditur që të paguajë shpenzimet gjyqësore në masën 352.297 lekë si dhe detyrimin që të paguajë interesin ditor në vlerën 1.265 lekë. Shkaqet që parashtrohen në rekurs janë si me poshtë:

· Të dy gjykatat nuk kane respektuar ligjin.

· Të dy gjykatat në dhënien e vendimeve kanë gabuar duke zbatuar dhe u bazuar vetëm në një akt nënligjor, udhëzimin nr.24, datë 15.11.2007 të Ministrisë së Financave.

· Të dy këto gjykata kanë vepruar në shkelje të nenit 16/II të K.Pr.Civile. Nuk kanë zbatuar dispozitat e K.Civil mbi shpërblimin e dëmit. Kodi Civil prevalon mbi aktet nënligjore.

· Të dy vendimet e gjykatave nuk janë mbështetur në Vendimin Unifikues nr.12/2007 të K.B.Gjykatës së Lartë.

· Të dy gjykatat kanë injoruar kërkesën e nenit 10 të Dekretit nr.295, datë 15.09.1992 e cila përcakton se përgjegjësia e palës së paditur nuk mund të jetë me e vogël se vlefta 20.000.000 leke për person.

· Të dy gjykatat kanë injoruar nenin 643 të K.Civil, pasi nuk janë marrë parasysh të gjitha faturat e shpenzimeve të varrimit dhe ato mortore.

· Gjykata e shkallës së parë ka dhënë një vlerë totale në masën prej 1.684.460 lekë, vlerë e cila nuk është e përcaktuar dhe llogaritur as nga eksperti në aktin e ekspertimit.

· Vetë Udhëzimi nr.24, datë 15.11.2007 i Ministrit të Financave është i kundraligjshëm sepse nuk i është përmbajtur çështjeve për të cilat është autorizuar nga Dekreti 295/1992.

· Udhëzimi i mësipërm është një akt nënligjor i cili rregullon administrimin e kërkesave të të dëmtuarve nga ana e kompanive të sigurimit dhe nuk rregullon të drejtat e të dëmtuarve.

· Ky udhëzim dhe në pikëpamjen hierarkike nuk ka fuqi juridike me të madhe se sa K.Civil, se ligji për sigurimin e detyrueshëm apo vendimit unifikues i Gjykatës së Lartë, aq më shumë kur është në kundërshtim me to.

· Ky udhëzim nuk është burim i së drejtës, prandaj ai nuk duhej zbatuar nga gjykatat që kanë dhënë vendimet që po rekursojmë.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Admir Thanza, dëgjoi përfaqësuesin e palës paditëse, avokatin Nazmi Troci, që kërkoi pranimin e kërkesë padisë; dëgjoi përfaqësuesen e palës së paditur juristen Greta Ambeli, që kërkoi prishjen e vendimit nr.1831, datë 10.07.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.9831, datë 05.12.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; si dhe pasi diskutoi çështjen në tërësi:

V Ë R E N

I. Rrethanat e çështjes:

1. Nga shqyrtimi gjyqësor ka rezultuar se me datë 02.01.2008 rreth orës 1045 në rrugën Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur Mabë, ka ndodhur një aksident i rëndë automobilistik. Mjetit tip Benz me targë Sh 1527 E, me drejtues paditësin Gjin Krepi së bashku me bashkëshorten e tij të ndjerën Meridiana Krepi po udhëtonte me drejtim nga Shkodra në Tiranë.

2. Në afërsi të fshatit Mabë Lezhë, drejtuesi i mjetit paditësi Gjin Krepi ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit të tij për shkak të ndërprerjes papritmas të rrugës nga një motoçikletë. Ai ka dalë jashtë rruge e për pasojë është dëmtuar pasagjerja e këtij mjeti Meridiana Krepi, e cila pas dërgimit në Spitalin Rajonal Shkodër ka humbur jetën.

3. Në bazë të aktit të ekspertimit autoteknik datë 29.01.2008 ka rezultuar se shkaku determinat në ndodhjen e këtij aksidenti janë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor të kryera nga drejtuesi i mjetit tip ciklomotor, shtetasi Ndue Meli, fakt ky i konfirmuar edhe nga riekspertimi autotentik datë 30.09.2009 i kryer nga një grup ekspertësh.

4. Shtetasi Ndue Meli është gjetur fajtor për këtë aksident dhe është dënuar me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë nr.166, datë 27.07.2010, lënë në fuqi me vendimin e Gjykatës së Apelit Shkodër nr.356, datë 23.12.2010.

5. Mjeti motorik “Loncin”, shkaktar i aksidentit ka qenë mbi 50 CC dhe ka qenë i pasiguruar për përgjegjësinë ndaj personave të tretë. Kështu që në bazë të nenit 17, të Dekretit nr.295, datë 15.09.1992, miratuar me ndryshime me ligjin 7641, datë 01.12.1992, është i padituri Byroja Shqiptare e Sigurimit.

6. Për këtë dëm të shkaktuar paditësi i është drejtuar Shoqërisë së Sigurimeve Atlantik Sh.a., me kërkesat datë 06.05.2008 dhe 08.09.2008, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Kështu ai i është drejtuar gjykatës me padinë në gjykim me të cilën ka kërkuar shpërblimin e plotë të dëmit pasuror dhe jo pasuror, shpenzimet e varrimit, shpenzimet e tjera të nevojshme e të arsyeshme për dëmin e shkaktuar nga aksidenti automobilistik i datës 02.01.2008 nga i cili ka gjetur vdekjen shtetasja Meridiana Krepi, në vlerën 9.296.013.0 lekë.

7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin civil nr.9831 datë 05.12.2011, ka vendosur si vijon:

· Pranimin e pjesshëm të kërkesë padisë.

· Detyrimin e palës së paditur Byroja Shqiptare e Sigurimit që të dëmshpërblejë paditësin Gjin Krepi për aksidentin e ndodhur me datë 02.01.2008 ku ka gjetur vdekjen shtetësja Meridiana Krepi në shumën 421.115 (katërqind e njëzetë e një mijë e njëqind e pesëmbëdhjetë) lekë; shumë kjo që do ti shtohet vlera e kamat vonesave prej 28.434 (njëzet e tetë mijë e katërqind e tridhjetë e katër) lekë deri në datën e kryerjes së aktit të ekspertimit datë 14.12.2009 dhe pas kësaj date do ti shtohet interesi ditor prej 76.5 lekë në ditë.

· Detyrimin e palës së paditur Byroja Shqiptare e Sigurimit që të dëmshpërblejë paditësin Kreshnik Krepi për aksidentin e ndodhur me datë 02.01.2008 ku ka gjetur vdekjen shtetësja Meridiana Krepi në shumën 421.115 (katërqind e njëzetëe një mijë e njëqind e pesëmbëdhjetë) lekë; shumë kjo që do ti shtohet vlera e kamat vonesave prej 28.434 (njëzet e tetë mijë e katërqind e tridhjetë e katër) lekë deri në datën e kryerjes së aktit të ekspertimit datë 14.12.2009 dhe pas kësaj date do ti shtohet interesi ditor prej 76.5 lekë në ditë.

· Detyrimin e palës së paditur Byroja Shqiptare e Sigurimit që të dëmshpërblejë paditësen Arlinda Krepi për aksidentin e ndodhur me datë 02.01.2008 ku ka gjetur vdekjen shtetësja Meridiana Krepi në shumën 421.115 (katërqind e njëzetë e një mijë e njëqind e pesëmbëdhjetë) lekë; shumë kjo që do ti shtohet vlera e kamat vonesave prej 28.434 (njëzet e tetë mijë e katërqind e tridhjetë e katër) lekë deri në datën e kryerjes së aktit të ekspertimit datë 14.12.2009 dhe pas kësaj date do ti shtohet interesi ditor prej 76.5 lekë në ditë.

· Detyrimin e palës së paditur Byroja Shqiptare e Sigurimit që të dëmshpërblejë paditësen Oreta Krepi për aksidentin e ndodhur me datë 02.01.2008 ku ka gjetur vdekjen shtetësja Meridiana Krepi në shumën 421.115 (katërqind e njëzetë e një mijë e njëqind e pesëmbëdhjetë) lekë; shumë kjo që do ti shtohet vlera e kamat vonesave prej 28.434 (njëzet e tetë mijë e katërqind e tridhjetë e katër) lekë deri në datën e kryerjes së aktit të ekspertimit datë 14.12.2009 dhe pas kësaj date do ti shtohet interesi ditor prej 76.5 lekë në ditë.

· Rrëzimin e kërkesë padisë për pjesët e tjera.

· Pushimin e gjykimit për të paditurin shoqëria e Sigurimit “Atlantik” Sh.A. me heqje dorë.

7.1. Duke arsyetuar: “...Gjykata konstaton se në rastin objekt shqyrtimi gjyqësor, plotësohen kushtet e përcaktuar në nenet 608 e vijues të K.Civil dhe Dekretit nr.295, datë 15.09.1992, miratuar me ndryshime me ligjin 7641, datë 01.12.1992. Gjykata çmon se shpërblimi i dëmit në rastin objekt shqyrtimi gjyqësor duhet të bëhet në bazë të dispozitave të Udhëzimit të Ministrit të Finacave nr.24, datë 15.11.2007. ...Dalja e këtij akti ligjor plotësonte boshllëkun e krijuar në legjislacion, çka çoi në daljen e udhëzimit unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.12, datë 13.09.2007. ...Me daljen e tij siç përcaktohet në vetë udhëzimin unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.12, datë 13.09.2007 ai pushon së vepruari. Kështu që gjykata çmon se me daljen e këtij udhëzimi vakumi ligjor i krijuar, plotësohet dhe përllogaritja e dëmit pasuror dhe jo pasuror për aksidentet e ndodhura mbas hyrjes së këtij udhëzimi do të përllogariten në bazë të kritereve të përcaktuar në të. Kështu që në rastin objekt shqyrtimi gjyqësor dëmi që u është shkaktuar paditësve do të llogaritet në atë të dispozitave të udhëzimit të Ministrit të Financave nr.24, datë 15.11.2007, sepse aksidenti ka ndodhur pas hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi. Kështu që gjykata çmon se në këtë rast duhet të merret në konsideratë varianti i dytë i aktit të ekspertimit i cili përcakton se. Gjykata çmon se paditësit duhet të përfitojnë edhe kamat vonesat e përllogaritura për shumat e dëmit pasuror dhe jo pasuror të pa marra. Në arritjen e këtij përfundimi gjykata ka parasysh faktin që paditësit i janë drejtuar shoqërisë së sigurimit Atlantik Sh.A. për shpërblimin e dëmit. Dëmi pasuror dhe jo pasuror që i është shkaktuar paditësve është në vlerën 421.115 lekë për secilin paditës, në total për të katër paditësit në vlerën 1.684.460 lekë. Kësaj shume do tu shtohet edhe kamat vonesa e përllogaritur në shumën 28.434 lekë për secilin paditës deri në ditën e kryerje së aktit të ekspertimit datë 14.12.2009 pas kësaj dite shumës së dëmshpërblimit do ti shtohet edhe interesi ditor prej 76.5 lekë në ditë.”

8. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1831, datë 10.07.2012, ka vendosur:

· Lënien ne fuqi të vendimit civil nr.9831 datë 05.12.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për pjesën që ka pushuar gjykimin për Shoqërinë e Sigurimeve “Atlantik”.

· Ndryshimin e vendimit te mësipërm për pjesën tjetër te tij ne këtë mënyrë:

· Pranimin pjesërisht të padisë.

· Detyrimin e Byrosë Shqiptare te Sigurimeve qe te dëmshpërblejë paditësat Gjin Krepi, Kreshnik Krepi, Arilinda Krepi e Oreta Krepi në shumën 3.134.587 (tremilion e njëqind e tridhjetë e katër mijë e pesëqind e tetëdhjetë e shtatë) lekë si dhe interesat bankare mbi këtë shumë nga data e aksidentit deri në ekzekutimin e vendimit.

8.1.Me arsyetimin: “...Gjatë gjykimit në këtë shkallë gjykimi u deklarua nga përfaqësuesja e palëve të paditura se eksperti A.Bakiu, i cili kishte bërë vlerësimin e dëmit pasuror dhe jo pasuror i është hequr liçenca, fakt që rezulton i vërtetë. Në këto kushte, ky këshill gjyqësor, në bazë të nenit 465/2 të K.Pr.Civile vendosi përsëritjen pjesërisht të hetimit gjyqësor, duke thirrur si ekspert z.Gramoz Ylli, të cilit në bazë të nenit 224 e vijues të K.Pr.Civile ju dhanë detyrat përkatëse. Sipas akt ekspertimit te përpiluar prej tij:Vlerësimi i demit pasuror e jopasuror është bërë në bazë të Kodit Civil dhe Vendimit Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.12, datë 14.09.2007, Udhëzimit të Ministrisë së Financave nr.24, datë 15.11.2007.

Konkretisht:

· Në rastin e parë sipas Vendimit Unifikues të Gjykatës së Lartë e dispozitave ligjore të K.Civil janë dhënë 2 variante të vlerësimit të demit:

A) Demi total ( minimal) 9.805.776 lekë.

Demi total ( maksimal) 17.709.136 lekë.

B) Demi total ( minimal) 11.329.647 lekë.

Demi total ( maksimal) 19.233.007 lekë.

· Në rastin e II-të sipas Udhëzimit të Ministrisë se Financave demi është përllogaritur në masën 3.134.587 lekë (për secilin trashëgimtar nga 783.646 lekë).

· Për sa më lart, ky këshill gjyqësor i Gjykatës se Apelit, vlerëson si të ligjshëm rastin e fundit që paditësat të dëmshpërblehen nga Byroja Shqiptare e Sigurimit në masën 3.134.587, (tre milion e njëqind e tridhjetë e katërmijë e pesëqind e tetëdhjetë e shtatë) lekë, duke marrë secili paditës shumën 783.646 lekë), pranon këtë variant, pasi vlerëson të drejtë dhe arsyetimin e bërë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane, e cila i është përmbajtur Udhëzimit të Ministrisë së Financave nr.24.

· Është kjo gjykatë që ka pranuar variantin që ka përllogaritur dëmin në bazë të kritereve tabelave të Udhëzimit të Ministrisë së Financave dhe që ky këshill gjyqësor e çmon qëndrim ligjorë. Duke qenë se vlera e masës së dëmit me riekspertimin e realizuar nga ky këshill gjyqësor, ka ndryshim në lidhje me vendimin e dhënë nga gjykata e faktit, ai vlerësohet i drejtë në pjesën që bën fjalë për pushimin e gjykimit për Shoqërinë e Sigurimeve “Atlantik” dhe duhet të ndryshojë për pjesën tjetër në këtë mënyrë: Detyrimin e Byrosë Shqiptare së Sigurimeve që të dëmshpërblejë paditësat Gjin Krepi, Kreshnik Krepi, Arlinda Krepi e Oreta Krepi në shumën 3.134.587 lekë (nga 783.646 lekë për secilin trashëgimtar) si dhe interesat bankare mbi këtë shumë nga data e ndodhjes së aksidentit 02.01.2008, deri në ekzekutimin e vendimit.”

9. Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, kanë ushtruar rekurs si pala e paditur Byroja Shqiptare e Sigurimit, dhe paditësit Gjin Krepi, Kreshnik, Arlinda dhe Oreta Krepi, me shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

II. Ligji i zbatueshëm.

10. Dispozitat e K.Pr.Civile që parashikojnë:

10.1. Neni 6: “Gjykata që gjykon mosmarrëveshjen duhet të shprehet mbi gjithçka që kërkohet dhe vetëm për atë që kërkohet”.

10.2. Neni 14: “Gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin”.

10.3. Neni 16: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët.”.

11. Dispozitat e K.Civil që parashikojnë:

11.1. Neni 608:“Personi që, në mënyrë të paligjshme dhe me faj, i shkakton tjetrit një dëm në personin ose në pasurinë e tij, detyrohet të shpërblejë dëmin e shkaktuar. Personi që ka shkaktuar dëmin nuk përgjigjet kur provon se nuk ka faj. Dëmi quhet i paligjshëm kur është rrjedhim i shkeljes ose i cenimit të interesave dhe i të drejtave të tjetrit, që mbrohen nga rendi juridik ose nga zakonet e mira.”

11.2. Neni 609:“Dëmi duhet të jetë rrjedhim i drejtpërdrejtë dhe i menjëhershëm i veprimit ose mosveprimit të personit. Mospengimi i një ngjarjeje nga personi që ka detyrimin ligjor për ta mënjanuar, e ngarkon atë me përgjegjësi për dëmin e shkaktuar.”

11.3. Neni 625:“Personi që pëson një dëm jopasuror ka të drejtë të shpërblehet

kur: a) ka pësuar një dëmtim të shëndetit, të integritetit fizik ose psikik të tij;...”

11.4. Neni 640: “Dëmi pasuror që shpërblehet përbëhet nga humbja e pësuar dhe fitimi i munguar. Shpërblehen gjithashtu shpenzimet e kryera në mënyrë të arsyeshme për të shmangur ose pakësuar dëmin, ato që kanë qenë të nevojshme për të përcaktuar përgjegjësinë dhe masën e dëmit, si dhe shpenzimet e arsyeshme të kryera për të siguruar shpërblimin në rrugë jashtëgjyqësore”.

11.5. Neni 641: “Personi që i ka shkaktuar tjetrit një dëm në shëndetin e tij, detyrohet ta shpërblejë dëmin, duke patur parasysh humbjen ose pakësimin e aftësisë për punë të të dëmtuarit, shpenzimet që janë bërë për mjekimin e tij, si dhe shpenzime të tjera që kanë lidhje me dëmin e shkaktuar.”

12. Dispozitat e Dekretit nr.295, datë 15.09.1992, “Për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike për përgjegjësinë ndaj personave të tretë”:

12.1. Neni 17: “Personi, të cilit i është shkaktuar një dëm nga përdorimi i mjetit motorik, ka të drejtë të kërkojë shpërblimin e dëmit nga fondi i kompensimit, deri në vleftat minimale të shumës së siguruar, në qoftë se: a) mjeti motorik, me të cilin u shkaktua dëmi, nuk mund të identifikohet; b) mbajtësi i mjetit motorik, me të cilin u shkaktua dëmi, nuk është i siguruar sipas dispozitave të këtij dekreti; c) mjeti motorik, i identifikuar ose jo, ishte i vjedhur ose i grabitur nga personi përgjegjës për shkaktimin e dëmit; ç) shpërblimi i dëmit nuk mund të paguhet nga siguruesi për shkak të falimentimit të tij.”

12.2. Neni 18: “Nga fondi i kompensimit paguhen: a) Në rastin e përmendur në nenin 17, shkronja "a" - vdekja, dëmtimi i shëndetit dhe dëmet pasurore, që e kalojnë vleftën 25.000 lekë, duke përjashtuar dëmin e shkaktuar mjetit motorik; b) në rastet e përmendura në nenin 17, shkronja "b", "c" dhe "ç" - vdekja, dëmtimi i shëndetit dhe dëme pasurore, duke përfshirë edhe dëmin e shkaktuar mjetit motorik..”

12.3 Vendimi nr.12, datë 14.09.2007 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës

së Lartë.

III. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson:

13. Pala që ka regjistruar ankimin, konkretisht paditësat Gjin Krepi, Kreshnik, Arlinda dhe Oreta Krepi, legjitimohen ratione personae t’i drejtohet Gjykatës së Lartë lidhur sa më sipër.

14. Ankimi është paraqitur brenda afatit ligjor, ndaj edhe legjitimohet ratione temporis. Gjithashtu rezulton se ankimi i është njoftuar palës tjetër ndërgjyqëse.

15. Në lidhje me thelbin (legjitimimi ratione materia), Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se rekursi i paraqitur nga paditësat Gjin Krepi, Kreshnik, Arlinda dhe Oreta Krepi, përmban shkaqe ligjore nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që të motivojnë cënimin e vendimit nr.1831, datë 10.07.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

16. Në lidhje me rekursin e paraqitur nga pala e paditur Byroja Shqiptare e Sigurimit, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se nuk përmban shkaqe ligjore nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që të motivojnë cenimin e vendimit nr.1831, datë 10.07.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

17. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, çmon se vendimi nr.1831, datë 10.07.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë, është dhënë në interpretim dhe zbatim të gabuar të ligjit material, e për këtë shkak ai duhet të ndryshohet.

18. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë lidhur me padinë e ngritur nga paditësit Gjin Krepi, Kreshnik, Arlinda dhe Oreta Krepi ka vendosur pranimin e saj pjesërisht. Në vendimin e saj gjykata e shkallës së parë ka konkluduar se shpërblimi i dëmit në rastin objekt shqyrtimi gjyqësor duhet të bëhet në bazë të dispozitave të Udhëzimit të Ministrit të Finacave nr.24, datë 15.11.2007 dhe ka përcaktuar mbi këtë vlerësim shumat përkatëse të dëmshpërblimit për secilën palë paditëse.

19. Gjykata e Apelit Tiranë, konform nenit 465/2 te K.Pr.Civile ka vendosur të përsërisë pjesërisht te hetimit gjyqësor duke thirrur një ekspert tjetër të fushës përkatëse në bazë të nenit 224 e vijues të K.Pr.Civile, duke i caktuar dhe detyrat përkatëse.

20. Në vijim, gjykata e apelit pasi ka shqyrtuar aktin e ekspertimit ka konkluduar në ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë lidhur me vlerat e dëmshpërblimit. Ajo ka mbajtur të njëjtin qëndrim si gjykata e shkallës së parë, duke vlerësuar variantin që ka përllogaritur dëmin në bazë të kritereve tabelave të Udhëzimit nr.24, datë 15.11.2007, të Ministrisë së Financave.

21. Në vlerësimin e gjykatës së apelit, pretendimi i palës paditëse për zbatimin e Vendimit Unifikues nr.12, datë 14.09.2007 është i pabazuar, pasi sipas saj, në arritjen e këtij përfundimi gjykata ka patur parasysh se ky është një akt ligjor në fuqi, i cili nuk mund të anashkalohet në bazë të pretendimeve të paditësit për paligjshmëri të tij. Pasi me daljen e tij siç përcaktohet në vetë vendimin unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.12, datë 13.09.2007 ai pushon së vepruari.

22. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi i gjykatës së apelit, i bazuar në argumentimin e mësipërm, është marrë në interpretim dhe zbatim të gabuar të ligjit material, e konkretisht nenit 608 e vijues të Kodit Civil, mbi shpërblimin e dëmit jashtëkontraktor.

23. Fillimisht, Kolegji Civil vlerëson se, sikurse ka rezultuar e provuar nga dy gjykatat e faktit, aksidenti i trashëgimlënëses Meridiana Krepi të paditësave, që përbën edhe rastin e sigurimit në çështjen objekt gjykimi, ka ndodhur në datën 02.01.2008, kohë kjo e cila daton pas dhënies së interpretimit njehsues të Vendimit Unifikues nr.12, datë 14.09.2007, dhe gjithashtu pas hyrjes në fuqi të Udhëzimit nr.24 datë 15.11.2007 të Ministrit të Financave, por përpara hyrjes në fuqi të Ligjit nr.10076, datë 12.02.2009, “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, i cili rregulloi tërësisht fushën e sigurimit të detyrueshëm në këtë sektor. Ky ligj shfuqizoi ligjin nr.7641, datë 01.12.1992 dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të këtij të fundit. Në këto kushte, ngjarja e sigurimit prej së cilës pala paditëse pretendon shpërblimin e dëmit jashtëkontraktor në çështjen objekt gjykimi, përbën një rast të veçantë, ku efektet rregullatore të ligjit të sipërcituar nuk mund të aplikoheshin.

24. Në vijim të analizës së mësipërme, thelbi i pretendimeve të palës rekursuese paditësave Gjin Krepi, Kreshnik, Arlinda dhe Oreta Krepi, qëndron në përzgjedhjen ndërmjet aplikimit të Vendimit Unifikues nr.12, datë 14.09.2007, apo udhëzimit të Ministrit të Financave nr.24, datë 15.11.2007.

25. Për sa më sipër, Kolegji Civil çmon të ndalet në analizën e efekteve të një vendimi unifikues, për interpretimin dhe zbatimin e njësuar të normave ligjore në fuqi.

25.1 Kolegji Civil vlerëson se interpretimi i ligjeve është në kompetencë të gjykatave të juridiksionit të zakonshëm dhe sidomos të Gjykatës së Lartë. Në këtë kuptim Kushtetuta i ka dhënë Gjykatës së Lartë autoritetin të njësojë ose ndryshojë praktikën gjyqësore, pra të mbajë qëndrime në çështje të veçanta me qëllim unifikimin e vendimmarrjes së gjykatave të zakonshme. Ky funksion ushtrohet nga Gjykata e Lartë, duke tërhequr për shqyrtim në Kolegjet e Bashkuara çështje të caktuara. Sa më sipër, vjen si pasojë e pozicionit të saj si organi më i lartë i sistemit gjyqësor dhe lidhet me funksionin e përgjithshëm të saj për të siguruar uniformitetin e interpretimit të normave ligjore nga ana e gjyqtarëve të zakonshëm, përmes përcaktimit të linjave të interpretimit të cilave gjyqtarët duhet t’u përmbahen. Përfundimet unifikuese në të cilat arrin Gjykata e Lartë, nuk vlejnë vetëm për rastin konkret të zgjidhur prej saj, por për të gjitha rastet e ngjashme për gjykatat e tjera, ose vetë kolegjet e thjeshta të asaj gjykate. Barazia në të drejta, mes të tjerash, përcakton edhe detyrimin për vendimmarrje të njëjtë dhe të qëndrueshme në çështje të ngjashme nga gjykatat e zakonshme. (Vendim i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë nr.06 datë 17.02.2012).

25.2 Për sa më sipër, Kolegji Civil ri-thekson se nuk përbën kompetencë të gjykatave të faktit, pozicionimi i Vendimeve Unifikuese të Gjykatës së Lartë në rendin juridik shqiptar dhe as vënia në dyshim e detyrimit ligjor që kanë po këto gjykata, që të marrin parasysh dhe zbatojnë në çështje analoge zgjidhjet e dhëna në vendimet unifikuese. Thënë kjo, në lidhje me rastet e shpërblimit të dëmit jashtëkontraktor, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë me vendimin nr.12, datë 14.09.2007, kanë unifikuar praktikën gjyqësore në lidhje me zbatimin e neneve 608, 609, 625, 643/a e vijues të Kodit Civil. Në këtë vendim Kolegjet e Bashkuara janë shprehur, në thelb, për subjektet që kanë të drejtën subjektive (legjitimimin aktiv) për të kërkuar dëmshpërblimin e dëmit pasuror e jopasuror të pësuar, figurën e dëmit biologjik apo dëmit mbi shëndetin (si figurë e posaçme e dëmit jopasuror), figurën e dëmit moral dhe atij ekzistencial, metodologjinë e përllogaritjes së masës së dëmshpërblimit etj. Në lidhje me masën e dëmshpërblimit, vendimi unifikues shprehet se gjykatat duhet të mbështeten në vlerat përkatëse të përcaktuara nga aktet normative në fuqi dhe në mungesë të këtyre kritereve tabelare, ato vendosin sipas bindjes së tyre të brendshme, duke lënë të lirë mundësinë e përcaktimit të masës së dëmshpërblimit rast pas rasti.

25.3 Në vijim të kësaj analize, në çështjen objekt gjykimi, ndryshe nga argumentimi i Gjykatës së Apelit Tiranë, Kolegji Civil çmon se, Udhëzimi nr.24, datë 15.11.2007 i Ministrit të Financave dhe Vendimi Unifikues nr.12, datë 14.09.2007 nuk duhet të interpretohen e zbatohen, duke përjashtuar domosdoshmërisht njëri - tjetrin për çdo figurë të dëmit jashtëkontraktor, por duke patur një qëllim të vetëm, zgjidhjen e drejtë dhe në përputhje të plotë me ligjin të mosmarrëveshjeve mbi shpërblimin e dëmit jashtëkontraktor. Vetëm në rast të kundërshtisë së drejtpërdrejtë të parashikimeve të këtij udhëzimi me njësimin e kryer nga Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, do të konkludohet për zbatimin e këtij të fundit, jo për shkak të prevalencës a priori të vendimit unifikues, por për shkak të faktit të thjeshtë se, duke marrë në konsideratë se unifikimi i kryer me anë të këtij vendimi lidhet me interpretimin dhe zbatimin e ligjit të kohës në fushën e sigurimit të detyrueshëm dhe shpërblimin e dëmeve të shkaktuara nga mjetet motorrike, për aq sa udhëzimi i Ministrit të Financave nuk përputhet me vendimin unifikues, ai për rrjedhim vjen në kundërshtim dhe me vetë ligjin.

25.4 Kolegji Civil vlerëson se në rastin konkret, ajo çka dallon unifikimin e praktikës nga Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë nëpërmjet Vendimit Unifikues nr.12, datë 14.09.2007 dhe Udhëzimin nr.24, datë 15.11.2007, të Ministrit të Financave, është dhe trajtimi i dëmit jo pasuror. Kështu, udhëzimi në pikën II/B të tij parashikon ndër të tjera vlerën përkatëse të dëmshpërblimit për kategorinë e dëmit të referuar prej tij si “dhimbje psikike për shkak të vdekjes së një të afërmi (bashkëshort, fëmijë, prind)” në vlerën fikse prej 30.000 lekësh. Kolegji Civil vlerëson se një parashikim i tillë kufizues e i njëjtë në vlerë për çdo rast sigurimi me pasojë vdekjen, vjen në kundërshtim me sa kanë arsyetuar Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në Vendimin Unifikues nr.12, datë 14.09.2007, e për pasojë në kundërshtim me ligjin e kohës. Parashikimi i kësaj vlere nuk mund të konsiderohet në vetvete një kriter tabelar i një akti normativ i asaj kategorie që referon vetë Vendimi Unifikues, sa kohë që mbetet një vlerë fikse dhe e kufizuar, e konsideruar në mënyrë të gabuar si e përshtatshme për të dëmshpërblyer këtë pjesë të dëmit jashtëkontraktor për të gjitha rastet e sigurimit me pasojë vdekjen e një të afërmi.

25.5 Në këtë pikë, Kolegji Civil çmon të ritheksojë se në frymën e Vendimit Unifikues të sipërcituar, për caktimin e masës së dëmshpërblimit në lidhje me dëmin moral të shkaktuar, në parim, përveç prezumimit të thjeshtë mbi ardhjen e pasojës morale dhe afërsinë gjinore, gjykata mban parasysh se çdo individ ka personalitetin e tij, unik dhe të ndryshëm nga të tjerët. Prandaj, edhe shkalla e vuajtjes së pasojave morale dhe masa konkrete e dëmshpërblimit mund të ndryshojë rast pas rasti. Për këtë qëllim, gjykatat e faktit janë përpara detyrimit të shqyrtimit në çdo rast të rrethanave konkrete të çështjes për të çmuar shkallën efektive të dhimbjes e vuajtjes shpirtërore të shkaktuar. Shuma e dëmshpërblimit për dëmin moral, për shkak të natyrës subjektive dhe të brendshme të tij, nuk mund të llogaritet mbi skema fikse të paracaktuara vetëm për këtë qëllim. Prandaj, gjykata e cakton atë mbështetur në parimin e dhënies së drejtësisë, sipas bindjes se saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi i të gjitha rrethanave të çështjes në tërësinë e tyre, duke u mbështetur edhe në kritere eventuale normative të zbatueshme sipas natyrës së të drejtës së cenuar, në rast se këto kritere ekzistojnë. (Vendim Unifikues nr.12, datë 14.09.2007, i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë).

25.6 Në analizë të pretendimeve të ngritura në rekurs, Kolegji Civil vlerëson se në ndryshim nga Vendimi Unifikues nr.12, datë 14.09.2007, vendim ky i cili ka ofruar interpretimin uniform të ligjit të kohës mbi shpërblimin e dëmit jashtëkontraktor, Udhëzimi i Ministrit të Fina