8
PROJEKT TEMA:MUNDESITE DHE

Shqiperia dhe Integrimi Evropian

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Shqiperia dhe Integrimi Evropian

PROJEKTTEMA:MUNDESITE DHE

DREJTIMET E ZHVILLIMIT DHE INTEGRIIIT TE

ARDHSHEM RAJONAL DHE EUROPIAN TE SHQIPERISE.

Page 2: Shqiperia dhe Integrimi Evropian

Dua ta filloj kete projekt me shprehjen “E duam Shqiperine ti te gjithe Europa” sepse kjo eshte nje nga parullat e perdorura me shpesh nga protestuesit shqiptare . Ne(shqiptaret ) kemi te drejte qe Shqiperia jone te jete si e gjithe Europa.Aspirata e Shqiperise per tju bashkuar Bashkimit Evropian ka filluar qe me ndryshimin e formes se regjimit nga nje shtet komunist ne nje shtet demokratik ku lirite dhe te drejtat e qytetarit “rrespektoheshin”(vendosur midis thonjzave per te treguar se cfare ishte ne parim , sepse ne te vertete Shqiperia ishte ne periudhen e tranzicionit dhe nuk eshte se rrespektoheshin shume te drejtat e njeriut) Por kjo eshte nje ceshtje tjeter , e rendesishme eshte se vleresohet shume fakti se:ideja e ndryshimit u njëhsua me bashkimin me familjen e madhe europiane.

Page 3: Shqiperia dhe Integrimi Evropian

Pak histori Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me

Bashkimin Europian në vitin 1990, të dy palët nënshkruan Marrëveshjen për Tregtinë dhe Bashkëpunimin në vitin 1992, e cila konkretizoi për herë të parë përpjekjet shqiptare për afrim dhe ndihmë nga Bashkimi Europian. Në vijim të kësaj marrëveshjeje, Shqipëria mundi të përfitonte nga regjimet preferenciale tregtare që Bashkimi Europian u ofronte vendeve të treta. Që në vitin 1991 vendi ynë u bë përfitues i një ndihme ekomike nga Bashkimi Europian. Kjo ndihmë u ofrua në një pjesë të sajën në formën e një kredie për investime, dhe një pjesë tjetër në formën e një granti për çështjet më emergjente. Këtu nuk do lënë pa përmendur edhe ndihmat në bazë ushqimore, e cila erdhi në vendin tonë menjëherë pas rënies së regjimit. Menjëherë pas kësaj Bashkimi Europian lidhi me vendin tonë një marrëveshje ekonomiko-tregtare, Marrëveshjen jo-preferenciale të tregtisë dhe Bashkëpunimit ekonomik, marrëveshje e cila hyri në fuqi në dhjetor 1992[1]. Kjo marrëveshje parashikonte që vendi ynë mund të kryente marrëdhënie tregtare me vendet e Unionit, por nuk kishte përparësi. Kjo për faktin se tregu ynë është jo i një rëndësie potenciale, gjë që vjen nga fakti se vendi ynë ka në popullsi të vogël, me një fuqi të vogël blerëse, si dhe nga fakti se mallrat tona nuk ishin të konkurueshme në tregun e madh të Unionit.

Page 4: Shqiperia dhe Integrimi Evropian

Me ndërhyrjen e Bashkimit Europian në ndihmë të vendit tonë, filluan dhe indikacionet e institucioneve të BE-së në funksion të afrimit të parametrave të vendit tonë sipas modelit që ky institucion ofronte. Që prej kësaj kohe Shqipëria ka pasur një model të cilin duhej të aplikonte për të qënë edhe ajo në të ardhmen pjesë e këtij institucioni.

Gjatë viteve 1991-1996 ndihma e përgjithshme e BE për vendin tonë llogaritet në një shifër që shkon në rreth 511 milionë euro, një pjesë e së cilës përfshinte asistencë teknike, si konsulencë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë e administratës, trainime e studime; ndërsa pjesa tjetër është akorduar për investime në infrastrukturë, në sektorin e prodhimit, në atë shoqëror, në administratën publike dhe në zhvillimin rajonal. Shqipëria dëshmoi premisa të mira për një zhvillim të shpejtë, të cilat rreth vitit 1995 i shtynë autoritetet e shteti shqiptar të bënin hapat e parë për nisjen e negociatave për marrëveshjen e asocimit pranë Bashkimit Europian. Ky vit përkon edhe me anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Europës, akt që dëshmonte për kontributin e madh për demokracinë në Shqipëri. Sot ne përjetojmë një realitet krejt tjetër. Përpjekjet për të hedhur hapa para në rrugën drejt një vendi dhe një jete europiane, janë materializuar me suksese të dukshme. Por ka ende mjaft punë dhe rrugë për të bërë. Dhe natyrisht lind pyetja: “Edhe sa kohë do të na duhet për ta bërë Shqipërinë siç është sot Europa?”

Page 5: Shqiperia dhe Integrimi Evropian

Vendi ynë tentoi që në vitin 1995, kërkesë zyrtare kjo, pas daljes nga gjendja emergjente e tranzicionit të sistemeve, që të hapeshin negociatat për një marrëveshje asociimi drejt Bashkimit Europian. Por në këtë kohë rezultat nuk mund të ishin ende pozitive, pasi edhe progresi i vendit tonë ende nuk ishte në nivelin e duhur, vlerësim ky i bërë pas kësaj kërkese. Me këtë rast Komisioni i BE që u morr seriozisht me këtë vlerësim, vuri në dukje edhe përparësitë që duhet të ndiqte vendi ynë në kuadër të rrugës së tij për integrimin drejt BE-së. Kështu në vlerësimin për mundësitë e tregtisë së lirë të mallrave dhe shërbimeve vendi ynë ishte ende shumë larg parametrave dhe kërkesave të Unionit në këtë drejtim, dhe si të tillë e quajtën kërkesën e vendit tonë si “hap të parakohshëm”.

Një hap tjetër mjaft i rëndësishëm në këtë drejtim, u hodh në tetor 1999, kur Unioni i ofroi Shqipërisë disa koncesione tregtare, duke hequr një pjesë të taksave dhe barrierave tarifore për një pjesë të mallrave të eksportuara nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Europian. Me këtë akt u bë e mundur edhe një njohje më e mirë e tregut europian me atë se çfarë ofronte vendi ynë në këtë drejtim.

Page 6: Shqiperia dhe Integrimi Evropian

Por kërkesë parësore për Unionin ishte transformimi i vendit tonë në një demokraci me baza të qendrueshme, ku në themel të saj të qëndronin institucione të forta të mbështetur nga një ekonomi e zhvilluar dhe e qëndrueshme duke iu referuar konkurencës dhe tregtisë së lirë të mallrave. Tashmë Shqipëria është futur në atë rrugë që ajo e kërkoi me ngulm për mjaft vite me radhë. Ky është ai që quhet proçesi i Stabilizimit dhe i Asociimit.

Në këtë proçes të gjatë dhe jetik jo gjithçka është detyrë e qeverrive që janë në pushtet. Aty ka mjaft vend edhe për kontributin e qytetarëve të vendit tonë. Madje mund të themi se kontributi i tyre mund të jetë po aq i rëndësishëm sa edhe ai i qeverrisë që drejton vendin. Kjo gjë do të thotë përgjegjësi, përkushtim dhe korrektësi nga ana e qytetarëve të vendit tonë në rrugën drejt një jetë më të mirë për të gjithë.

Pikërisht në këtë kohë, jo rastësisht në koiçidencë edhe me fitoren e forcave demokratike 22 mars 1992, që nënshkruhet më 11 maj 1992 në Bruksel e para dhe e vetmja (deri me sot) marrëveshje kontraktuale midis Shqipërisë dhe KE: Marrëveshja e Tregtisë dhe Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtar, që hyri ne fuqi me 1 Dhjetor 1992, për një periudhë 10 vjeçare, automatikisht e ripërtëritshme. Kjo tregon qartë se Bashkimi Europian i vlerëson në mënyrë të veçantë proçeset demokratike dhe reformat ekonomike e sociale.

Page 7: Shqiperia dhe Integrimi Evropian

Ne shpesh kerkojme me ngulm integrimin ne BE , duke menduar vetem ceshtjen e kufinjve , por keto dy gjera nuk duhen ngaterruar . Integrimi nuk duhet keqkuptuar si eleminim i thjeshtë kufijsh, i cili do të bëjë të mundur

lëvizjen e lirë drejt vendeve më të pasura të Europës. Integrimi në Bashkimin Europian

nënkupton, në radhë të parë, përafrimin dhe përqafimin e vlerave themelore mbi bazën e të cilave është ndërtuar dhe jeton ky organizëm i madh ndërshtetëror:

Demokracia, shteti i së drejtës, mbrojtja e të drejtave të njeriut, mbrojtja dhe respektimi i të drejtave të pakicave kombëtare.

Ekonomi funksionale tregu, e aftë t'i bëjë ballë presioneve konkurruese dhe forcave të tregut brenda BE-së.

Page 8: Shqiperia dhe Integrimi Evropian

Ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte titulli, e famshja parullë “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. Çuditërisht ja ku jemi, 15 vjet që nga ndryshimi i sistemit njëpartiak e prapë ne vazhdojmë të kërkojmë të njëjtën gjë. 15 vjet më vonë s’jemi lodhur akoma duke thirrur për Europën, pa pyetur në na do ky klub privat neve apo jo, ne vazhdojmë të përpiqemi të kacavirremi mbi muret e saj. Them kacavirremi se nga dera na e kanë bërë të qartë që s’futemi. Ata e dinë dhe ne e dimë. E megjithatë ne e duam këtë ide të quajtur “Europë”.

Shqiperise I duhet shume qe te arrije aty ku duhet , dhe aty ku Bashkimi Europian pretendon , por shpresat qe ne nje dite te jemi si e gjithe Europa ekzistojne , madje jane te medha . Ne mundemi , kemi gjithcka qe na duhet , vetem me pak pune dhe durim mund ta arrijme . Te mendojme qe ky eshte nje provim I rendesishem qe duhet te marrim , dhe pa te e ardhmja jone nuk do te jete e mire . Keshtu le te jete dhe antaresimi ne BE nje provim I veshtire , qe Qeveria Shqiptare ne bashkpunim me popullin duhet te kaloje , ne menyre qe e ardhmja jone neser te jete me e mire . E te mos ankohemi per fatin qe na ra , ose me mire per ate cka ne nuk ditem te benim . Mbase kalojne edhe 15vite te tjera , edhe 15vite zhgenjimi , dhe 15vite ne nje vend qe nuk te premton te ardhme . Njerezit me te zhgenjyer jane te rinjte , dallohet qarte ne syte e te rinjve qe nuk gjejn dot pune pasi kane mbaruar studimet e larta , shihet tek te rinjte qe luftojne cdo dite ne shkolle me korrupsionin . Shihet tek te rinjte qe cdo vit largohen nga Shqiperia . Ne duam nje vend si gjithe Europa , nje vend pa korrupsion , nje vend qe te jemi te sigurt , nje vend me te ardhme . Dhe pse dua te besoj qe Shqiperia do te jete si gjithe Europa provimi qe duhet te kalojme eshte shume I veshtire , gjithone ngelim , dhe provimi nga shtyhet per vjeshte . Valle sa vjesha do kalojne ? Dhe ne do perserisim cdo vit po te njejtin provim .