16
SFIDAT E BASHKIMIT EUROPIAN (BE)

integrimi europian

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: integrimi europian

SFIDAT E BASHKIMIT

EUROPIAN (BE)

Page 2: integrimi europian
Page 3: integrimi europian

Objektivat

Nxënësit duhet të dinë sfidat me të cilat po përballet sot BE-ja.

Nxënësit duhet të analizojnë secilën nga këto sfida.

Nxënësit duhet të njohin rezolutën e BE-së dhe rekomandimet e saj për Shqipërinë

Page 4: integrimi europian

Sfidat e BE-se sot

Pabarazia ekonomike midis vendeve antarëve.

Kriza e Eurozonës. Papunësia Pranimi i antarëve të rinj. Problemet politike. Mjedisi

Page 5: integrimi europian

Pabarazia ekonomike

Një ndër sfidat thelbësore të BE në ditët tona është të vendosë në një stad të ngjashëm zhvillimi të 27 ekonomitë europiane. Niveli i ndryshëm i zhvillimit që kanë mbi të gjitha vendet e Perëndimit me ato ish-komuniste ka sjellë probleme të fuqishme në tregun e përbashkët europian. Pesha më e madhe bie mbi shtetet e zhvilluara, të cilat japin një kontribut domethënës në drejtim të vendeve më pak të zhvilluara. Po punohet me stategji e politika të shumta ekonomike nga ekspertë të fushës, por edhe nga Banka Europiane në mënyrë që zhvillimi të jetë në vazhdim i njëtrajtshëm e progresiv.

Page 6: integrimi europian

Kriza e Eurozones

Kriza që ka prekur vendet e Eurozonës vitet e fundit është jo e para e llojit të saj. Gjithsesi është ndër problemet thelbësore të viteve të fundit. Kriza ka nisur që nga fundi i vitit 2008 ku shume vende të Eurozonës patën kolaps ekonomik e shoqëruar me rritje të borxhit shtetëror.

Page 7: integrimi europian

Papunesia Kriza ekonomike e Eurozonës ka sjellë pasoja të renda në

jetën shoqërore të banorëve të saj. është rritur shumë shkalla e papunësisë vecanërisht në vendet me paqëndrueshmëri ekonomike. Ekpertët e fushës ekonomike në Europë janë përpjekur ta minimizojnë këtë efekt përmes politikave stimuluese e ndihmuese. Pasoja e menjëhershme e rritjes së papunësisë por jo vetëm e saj është edhe emigracioni. Vendet e Europës Perëndimore janë kryeqendrave të emigrantëve jo vetëm nga Europa por edhe nga Azia e Afrika. Metropolet më të mëdha janë metropole multietnike, me popullsi të racave të ndryshme. Ky fenomen ka pasur kurdoherë problemet e tij, pasi përballja e kulturave dhe mendësi të ndryshme shkakton konflikte.

Page 8: integrimi europian

Antaret e rinj

Nëse flitet për sfidat reale të BE-së nuk mund të lihet pa përmendur problemi i antarsimeve të reja. Rruga e antarsimit i është hapur të gjitha vendeve europiane, por vetëm disa arrijnë t’i përmbushin kriteret e nevojshme. Cështja e Turqisë është ndër temat më të nxehta të arenës europiane. Ajo është një ndër vendet e pakta që i është refuzuar kërkesa për antarsim dhe për shumë vite nuk është bërë pjesë e BE. Arsyet e mospranimit të BE lidhen mbi të gjitha me mosrespektimin e rezolutës së BE dhe konfliktet e vazhdueshme që minoritetet islamike krijojnë atje. Pjesë e BE kanë kërkuar të bëhen edhe shtete të tjera jo pjesë e kontinentit Europian, por i është refuzuar kërkesa. Të tillë kanë qenë Izraeli e Maroku. Motivacioni i rrëzimit të kërkesës ka qenë mospërfshirja në këtë rajon gjeografik. Gjithsesi po shqyrtohet mundësia e përfshirjes edhe të vendeve të tjera mesdhetare.

Page 9: integrimi europian
Page 10: integrimi europian

Problemet politike

BE ndeshet sot edhe me probleme të mprehta politike. Kundërshtimi i Kushtetutës së përbashkët nga Franca e Hollanda ka paralizuar këtë proces. Qëndrimi i Britanisë së Madhe në zgjidhjen e krizës ekonomike ka sjellë pakënaqësi të shumta te shtetet e tjera dhe kjo mund të cojë në konflikt politik mes tyre. Marrëdhëniet me SHBA-në janë të acaruara në lidhje me luftën kundër terrorizmit dhe pjesëmarrjen ushtarake në vendet e Lindjes së Mesme. Këto janë dukuri që shqetësojnë Bashkimin Europian sot dhe duan zgjidhje të menjëhershme. Shtoji kësaj edhe konflikti i përhershëm me fqinjen lindore Rusinë e cila kurdoherë kërkon të fitojë territor mbi vendet e Europës Lindore.

Page 11: integrimi europian
Page 12: integrimi europian

Mjedisi

Problemet mjedisore po kërkojnë vëmendje gjithnjë e më të madhe nga organizmat ndërkombëtare një ndër ta edhe BE. Komisioni Europian ka një sektor të vecantë të tij që merret me problemet mjedisore. Ata shohin si problemin thelbësor të këtyre viteve eficensës e resurseve natyrore. Strategjia e 2012 e Komisionit Europian i shtyn të gjitha vendet antare të BE të shndërrohen në ekonomi të zgjuara (pra të dinë të shfrytëzojnë me kriter resurset natyrore duke gjetur edhe burime alternative). Për shumë vite kjo metodë ka qenë e vlefshme. Synimi i ardhshëm është të prodhojnë 20% të energjisë elektrike me anë të energjisë së erës në të gjitha vendet e BE-së. Life është ndër organizmat kryesore të Komisionit Europian në lidhje me problemet mjedisore.

Page 13: integrimi europian
Page 14: integrimi europian

Rekomandimet e BE-se per Shqiperine

BE i ka përcaktuar Shqipërisë, e cila ka firmosur marrëveshjen e stabilizim-asocimit 12 prioritete (rekomandime) të cilat duhen përmbushur nga pala shqiptare me qëllim marrjen e ftesës për të qenë vend kandidat për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Këto prioritete janë :

1. Mirëfunksionimi i parlamentit si nga ana e mazhorancës ashtu edhe nga ana e opozitës.

2. Votimi i ligjeve të cilat kërkojnë 3/5 e votave.3. Zgjedhja e Avokatit të Popullit dhe gjyqtarëve të gjykatës së

Lartë dhe asaj Kushtetuese.4. Mbajtja e zgjedhjeve sipas standarteve europiane.5. Realizimi i reforëms zgjedhore. 6. Depolitizim i administratës publike. Kërkohet transparencë në

emërime për njerëz që shkojnë në ato detyra për shkak të meritave.

Page 15: integrimi europian

Rekomandimet e BE-se per Shqiperine

7. Forcim i shtetit të së drejtës, rritje e pavarësisë së gjyqësorit.

8. Regjistër me të dhëna bindëse ndaj luftës kundër korrupsionit.

9. Forcim i luftës kundër krimit të organizuar.10. Zgjidhje e problemit të pronave11. Të ndërmerren hapa konkretë për mbrojtjen e t ë

drejtave të njeriut, të grave, fëmijëve dhe romëve.

12. Përmirësim i kushteve në qelitë e paraburgimit dhe në burgje. Të mos keqtrajtohen të ndaluarit.

Page 16: integrimi europian

Perfundime

Bashkimi Europian po përballet me probleme e sfida të shumta. Fakti që për shumë vite ky union ka funksionuar e gjithnjë e më shuëm vende kërkojnë të bëhen pjesë e saj tregon se BE ka vlerë të madhe në stabilitetin dhe zhvillimin e një vendi. Këto sfida mund të kapërcehen lehtësisht me kontributin e cdo vendi pjesëmarrës. Arrihet të kuptohen qartë që roli i BE është i jashtëzakonshëm jo vetëm në arenën europiane por edhe atë ndërkombëtare.