30
Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 91 Per nevoja që kishte Ministria e Brendshme, ishte ngritur një kamp me rreth 150 të burgosur, të cilët ishin organizuar në disa reparte si marangoz, rrobaqepës, mekanikë, përkthyes dhe këpucarë. Të ardhurat e realizuara prej tyre llogarteshin ne 1.628.336 lek brenda vitit 1950. Në janar 1950 në Sukth u ngrit kampi me robërit monarkofashistë grek. 267 Rreth 400 veta merrnin pjesë në punë çdo ditë për shpyllzime, prashitje pambuku, vreshtari, korrje, mbledhje domatesh etj. Puna ishte dy orë larg vajtje kthim. Sipas analizave te vitit, llogariten 80.000 ditë punë dhe 1.628.336 lek të ardhura. Gjithsej kampi kishte 616 grek. Kampi i Valiasit ishte ngritur që në vitin 1948. Në këtë kamp bënin pjesë të internuarit, robërit e luftës dhe të burgosur. Në janar 1950, në kamp ndodheshin edhe 200 gjermanë. Pjesa më e madhe e të internuarve ishin gra. Në maj të vitit 1950 ky kamp kishte 733 vetë. Në Vlorë ka qenë ngritur një kamp me 50 veta që quhej “Lufta e Vlorës” dhe në Fier një kamp tjetër. Përveç kampeve të punës me të burgosur, në vitin 1950 ishin ngritur edhe disa kampe internimi. Në Tepelenë, 1352 të internuar, në Valias 733 vetë, në Porto Palermo 91,kampi i gjermaneve me 212 dhe kampi i grekëve me 605 veta. Në total llogariten në vitin 1950 të jenë 2993 të internuar, prej të cilëve janë aktivzuar në punë 2500 veta. Në punë janë aktivizuar, përveç të rriturve dhe grave edhe fëmijët. Kampi nr. 2 në Selenicë filloi më 2 maj 1951. Në këtë kamp punuan çdo ditë 788 të burgosur. Kushtet e punës ishin shumë të vështira, mungonte uji i pishëm dhe shumë të burgosur ishin sëmurë. Gjatë vitit 1951 janë realizuar në këtë kamp 120.259 ditë pune. Kampi i quajtur “Kombinati Stalin” filloi në korrik 1951 dhe çdo ditë janë aktivizuar 299 të burgosur. Në Urën Vajgurore ishte ngritur kampi për ngritjen e aeroportit dhe kane punuar 2000 te burgosur. Gjatë vitit 1954, sipas raportit vjetor të Degës së Kampeve e Burgjeve, 268 janë aktivizuar në punë 4272 të dënuar dhe të arrestuar, por duke i llogaritur forcat për çdo kamp, llogariten rreth 6684 të burgosur. Në kampin nr.1 ishin aktivizuar 1159 vetë, në Kampin nr .2, 2769 të dënur, në Kampin nr. 3, 1252 të dënuar dhe në Kampin nr.4, 394 të dënuar, në punëtorinë e artizanatit, 679 vetë dhe në Kampin e të internuarve, 431 veta, nga të cilët 200 gra dhe fëmije dhe 215 burra. Gjatë vitit 1956, aktivizimi në punë sipas kampeve ishte: Reparti 301, Bulqizë ka aktivizuar 931 të dënuar, nga 1047 që kishte gjithsej. 269 Në Rinas, ku ishte dislokuar, kampi nr. 2, ose Reparti 303, ishin aktivizuar 800 të burgosur. Në Zadrimë Lezhe, ndodhej kampi nr.3, ose Reparti 305 me 1284 të burgosur të angazhuar në bonifikimin dhe sistemimin e lumit Gjadër. Në Tiranë, për ndërtim pallatesh, ishin aktivizuar të dënuarit e kampit nr.4, me një efektiv prej 333 forca pune, nga 400 që kishte kampi. Në punëtorinë e artizanatit, që ishte një kamp me shërbime të ndryshme, ishin angazhuar 581 të burgosur. Për tharjen e kënetës së Tërbufit ishte dislokuar kampi nr. 5, ose Reparti 309, me një forcë prej 700 të dënuar. Në gjithë vendin punonte një ushtri e tërë të burgosurish që kapte numërin 5000 veta, por në raportimet zyrtare, thuhej se ishin angazhuar 4044 të burgosur. Reparti (kamp ose burg) Te denuar ordiner Te denuar politik Shuma Reparti 301 Bulqizë 716 - 716 Reparti 303 Rinas - 401 401 Reparti 305 Zadrimë 668 93 761 267 Po aty, dosja nr 17 268 Arkivi i Ministrisë së Brendëshme, Fondi Dega e Kapmpeve dhe Burgjeve, D.34, V.1954 269 Arkivi i Ministrisë së Brendëshme, Fondi Dega e Kapmpeve dhe Burgjeve, D.47, V.1956

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 91 Per nevoja që kishte Ministria e Brendshme, ishte

  • Upload
    others

  • View
    7

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 91 Per nevoja që kishte Ministria e Brendshme, ishte

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

91

Per nevoja që kishte Ministria e Brendshme, ishte ngritur një kamp me rreth 150 të burgosur, të cilët ishin organizuar në disa reparte si marangoz, rrobaqepës, mekanikë, përkthyes dhe këpucarë. Të ardhurat e realizuara prej tyre llogarteshin ne 1.628.336 lek brenda vitit 1950. Në janar 1950 në Sukth u ngrit kampi me robërit monarkofashistë grek.267 Rreth 400 veta merrnin pjesë në punë çdo ditë për shpyllzime, prashitje pambuku, vreshtari, korrje, mbledhje domatesh etj. Puna ishte dy orë larg vajtje kthim. Sipas analizave te vitit, llogariten 80.000 ditë punë dhe 1.628.336 lek të ardhura. Gjithsej kampi kishte 616 grek. Kampi i Valiasit ishte ngritur që në vitin 1948. Në këtë kamp bënin pjesë të internuarit, robërit e luftës dhe të burgosur. Në janar 1950, në kamp ndodheshin edhe 200 gjermanë. Pjesa më e madhe e të internuarve ishin gra. Në maj të vitit 1950 ky kamp kishte 733 vetë. Në Vlorë ka qenë ngritur një kamp me 50 veta që quhej “Lufta e Vlorës” dhe në Fier një kamp tjetër. Përveç kampeve të punës me të burgosur, në vitin 1950 ishin ngritur edhe disa kampe internimi. Në Tepelenë, 1352 të internuar, në Valias 733 vetë, në Porto Palermo 91,kampi i gjermaneve me 212 dhe kampi i grekëve me 605 veta. Në total llogariten në vitin 1950 të jenë 2993 të internuar, prej të cilëve janë aktivzuar në punë 2500 veta. Në punë janë aktivizuar, përveç të rriturve dhe grave edhe fëmijët. Kampi nr. 2 në Selenicë filloi më 2 maj 1951. Në këtë kamp punuan çdo ditë 788 të burgosur. Kushtet e punës ishin shumë të vështira, mungonte uji i pishëm dhe shumë të burgosur ishin sëmurë. Gjatë vitit 1951 janë realizuar në këtë kamp 120.259 ditë pune. Kampi i quajtur “Kombinati Stalin” filloi në korrik 1951 dhe çdo ditë janë aktivizuar 299 të burgosur. Në Urën Vajgurore ishte ngritur kampi për ngritjen e aeroportit dhe kane punuar 2000 te burgosur.

Gjatë vitit 1954, sipas raportit vjetor të Degës së Kampeve e Burgjeve,268 janë aktivizuar në punë 4272 të dënuar dhe të arrestuar, por duke i llogaritur forcat për çdo kamp, llogariten rreth 6684 të burgosur. Në kampin nr.1 ishin aktivizuar 1159 vetë, në Kampin nr .2, 2769 të dënur, në Kampin nr. 3, 1252 të dënuar dhe në Kampin nr.4, 394 të dënuar, në punëtorinë e artizanatit, 679 vetë dhe në Kampin e të internuarve, 431 veta, nga të cilët 200 gra dhe fëmije dhe 215 burra. Gjatë vitit 1956, aktivizimi në punë sipas kampeve ishte: Reparti 301, Bulqizë ka aktivizuar 931 të dënuar, nga 1047 që kishte gjithsej.269 Në Rinas, ku ishte dislokuar, kampi nr. 2, ose Reparti 303, ishin aktivizuar 800 të burgosur. Në Zadrimë Lezhe, ndodhej kampi nr.3, ose Reparti 305 me 1284 të burgosur të angazhuar në bonifikimin dhe sistemimin e lumit Gjadër. Në Tiranë, për ndërtim pallatesh, ishin aktivizuar të dënuarit e kampit nr.4, me një efektiv prej 333 forca pune, nga 400 që kishte kampi. Në punëtorinë e artizanatit, që ishte një kamp me shërbime të ndryshme, ishin angazhuar 581 të burgosur. Për tharjen e kënetës së Tërbufit ishte dislokuar kampi nr. 5, ose Reparti 309, me një forcë prej 700 të dënuar. Në gjithë vendin punonte një ushtri e tërë të burgosurish që kapte numërin 5000 veta, por në raportimet zyrtare, thuhej se ishin angazhuar 4044 të burgosur.

Reparti (kamp ose burg)

Te denuar ordiner Te denuar politik Shuma

Reparti 301 Bulqizë 716 - 716 Reparti 303 Rinas - 401 401 Reparti 305 Zadrimë 668 93 761

267 Po aty, dosja nr 17 268 Arkivi i Ministrisë së Brendëshme, Fondi Dega e Kapmpeve dhe Burgjeve, D.34, V.1954 269 Arkivi i Ministrisë së Brendëshme, Fondi Dega e Kapmpeve dhe Burgjeve, D.47, V.1956

Page 2: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 91 Per nevoja që kishte Ministria e Brendshme, ishte

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

92

Reparti 307 Tiranë 455 9 464 Reparti 309 Tërbuf - 557 557 Punëtoria e Artizanatit 388 139 527 Burgu i Tiranës 302 319 621 Burgu i Shkodrës 189 127 316 Burgu i Vlorës 302 262 564 Burgu i Burrelit 6 240 246 Burgu i Korces 95 105 200 Shuma 3121 2252 5373

Kjo statistikë i përket vitit 1957.270

Këtu nuk janë llogaritur personat në pritje të gjykimit, të cilët qëndronin pranë degeve të punëvë të brendëshme të rretheve.

Gjatë vitit 1958 dhe 1959, kampet vazhduan të spostohen në zona dhe fronte të reja pune.Të ardhurat e realizuara gjatë vitit 1959, raportohen 161.438.454 lek.271 Gjatë vitit 1961, 4345 të dënuar ishin shpërndarë në 6 kampe pune dhe 4 burgje. Një pjesë e konsiderueshme e të dënuarve gjatë vitit 1961-1962, ishin përqëndruar në Tiranë në ndërtime pallatesh, vepra industriale dhe kulturore. Raportet thonë se “Tiranën e kemi rrethuar nga veriu dhe jugu, nga lindja dhe perendimi me të dënuar, ….. të ruhen nga legatat e huaja”.272 Pra, është e kuptueshme se kjo “ushtri sklleverish” nuk ishte lavdi për pushtetin komunist, i cili përpiqej ta fshihte në sytë e botës, por që nuk fshihej.

Në vitin 1962, me rastin e 50 vjetorit të pavarsisë së shtetit shqiptar, Kuvendi Popullor, jep një amnisti të madhe , ku përfituan lirim 1211 të dënuar ordiner dhe 144 të dënuar politik273.

Në vitin 1965 kampet ishin vendosur në Elbasan, për ndërtimin e fabrikës së çimentos, Rubik, uzina e shkrirjes se bakrit, Bulqizë, në minierën e kromit, Fushë Krujë, në fabrikën e çimentos. Në bazë të një urdhëri të kryeministrit datë 24.11.1966, çdo vit në Tiranë do të ndërtoheshin 150 pallate banimi, gjatë periudhës 1966-1970. Në shkurt të vitit 1966 u krijua reparti 315, në Belsh të Elbasanit i cili përbëhej nga mosha të reja 14 deri 24 vjeç. Ky kamp kishte rreth 373 të dënuar dhe një personel prej 14 punonjës, officer dhe police dhe 40 ushtar, të cilët bënin shërbimin e detyruar në sigurimin perimetrik të kampit. Në vitin 1966 filloi puna për sistemimin dhe taracimin e bregdetit Jon, ku për një periudhë më shumë se dy dekada punuan mira të burgosur, në kushte tepër të vështira, të cilët e transformuan plotësisht pejsazhin natyror duke krijuar plantacione të tëra me agrume. Nga viti 1968 deri më 1990, një pjesë e konsiderueshme të burgosur politik, u dislokuan në minieren e Spaçit, i quajtur reparti 303. Perveç ketyre kanë ekzistuar edhe disa kampe të tjera si Qafa e Barit, Pukë, Tërnovë, Dibër, Batër Martanesh.

Frontet e punës ku u aktivizuan të burgosurit kanë qenë më të vështirët dhe të shtrirë në gjithë teritorin e Republikes. Në një letër të Ministrit të Ndërtimit Josif Pashko drejtuar Kryetarit të Këshillit të Ministrave Mehmet Shehu me 6.4.1963 i kërkon të aktivizohen te burgosurit në veprat industriale që do të ndërtoheshin me 270 Arkivi i Ministrisë së Brendëshme, Fondi Dega e Kapmpeve dhe Burgjeve, D.9, V.1958 271 Arkivi i Ministrisë së Brendëshme, Fondi Dega e Kapmpeve dhe Burgjeve, D.71, V.1959 272 Po aty, dosja nr 71 273 Arkivi i Ministrisë së Brendëshme, Fondi Dega e Kapmpeve dhe Burgjeve, D.85, V.1962

Page 3: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 91 Per nevoja që kishte Ministria e Brendshme, ishte

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

93

ndihmën e Republikës Popullore të Kinës. Konkretisht kërkoheshin 2000 të burgosur në vitin 1963 dhe 1000 në vitin 1964 të cilët do të punonin në uzinën e Bakrit Rubik, çimentos F.Kruje, Elbasan dhe Uzinen e sodës Vlorë.274 Në një raport të ministrisë së Ndërtimit në vitin 1964 informohemi se në vitin1963 në Laç dhe Vlore kanë punuar 860 të burgosur dhe në vitin 1964 janë aktivizuar 1400 të burgosur në kampet e mësipërme dhe 330 në F.Kruje dhe 250 në Rubik.275 Për të kuptuar sa do pak një botë të paimagjinueshme vuajtje e mjerime do të ndihmonin kujtime të ish të burgosurve politik te derdhura në prozë a poezi, e midis tyre në mënyrë të veçantë Arshi Pipa me poezinë Kanali të përmbledhura në vëllimin me poezi, “Libëri i burgut”. Poezia i kushtohet jetës së tmerrshme të të burgosurve në Kanalin Vlloçisht Korçë në vitin 1948. Poezia ka vlerën e një dokumenti bashkëkohor sepse është shkruar nga autori në vitet kur ishte duke vuajtur në atë kamp të tmerrshëm. Autori ishte vendosur aty në vitin 1948 me disa të burgosur të burgut të Durrësit.276 Përshkrime të atyre tabllove të

274 Arkivi Qendror i Shtetit, Ministria e Ndërtimit (494),d.174,v.1963, fl.1 275 Arkivi Qendror i Shtetit, Ministria e Ndërtimit (494),d.174,v.1963. 276 Pipa,A. Libri i Burgut, 1994 Rilindja ”Kampi i Vlloçishtit ishte një hapsire e gjërë e rrethuar me tela me gjemba.Të burgosurit prej 1300 deri 1600 vetë sipas periudhave të grumbullimit banonin në tri baraka dërrase të mbuluara me mushama. Brenda kampit kishte dy puse për uji rreth dy metra të thellë por ishte uji gjoli vetëm për pastrim. Ndër baraka jetonin së bashku politikanë dhe ordiner.Vjedhjet ishin të shpeshta të bëra prej ordinerëve të cilët nxiteshin nga rojet. Po të ankoheshe ndëshkimin e kishe ti dhe jo vjedhësi mjafton që ky ta mohonte fajin. Mentaliteti i rojeve ishte ky: Politikët janë përfaqësues të klasës kapitaliste borgjeze, kurse ordinerët janë proletarë dhe si të tillë kanë të drejtë të plaçkisin të parët. Puna kishte arrit deri aty sa njeriu të flente me trasë të bukës nën kokë. Ushqimi i përditshëm në kamp përbëhej prej 800-850 gram bukë, nga dy lugë gjellë, zakonisht patate të paqërueme me vaj dhe një lugare çaj. Sheqeri dhe vaj ishin krejt të pamjaftueshme……Kur ndodhte të kalojshim tu shkue në punë nëpër të mbjella misri ose panxhari të burgosurit mundoheshin të merrnin ndonjë kalli ose panxhar. Lufta e klasave u zbatue me terbim mbi të burgosurit politikë, prej këtyne ata që ishin fshatarë shikoheshin më pak ashpër, të gjithë të tjerët që nuk ishin fshatarë e që ishin tregtarë, intelektualë etj, quheshin klasat shfrytëzuese që duhet të zhdukeshin. Ndodhi që ndonjë i kësaj klase u vesh si fshatarë për të shpëtuar nga tërbimi i rojeve. Në hapjen e kanalit, një palë gërmojshin token (mjetet ishin vetëm beli dhe lopata) dhe një palë e mbartshin tutje me qerre, një palë e tretë bëjshin skrapatën dmth lëmojshin faqen e pjerrët të kanalit .Qerrkat shtyheshin ndër vende me të vështira, mbi dërrasa të trasha. Plot aksidente ndodhën tu kalue kësisoj me qerrka, kur dhogat bashkojshin dy anët e kanalit. Mjetet e punës duheshin mbart me vete sado larg të ishte puna. Më të rëndat u ngarkoheshin “armiqve të betuar” dmth njerëzve me njëfarë personaliteti, që jo rrallë ishin më pleqtë dhe më të dobëtit. Puna vazhdoi deri në fund të nëntorit. Në kanalin për Dunavec u punue në pjesën më të madhe të zhytur në baltë deri në brez. Ky kanal i gjatë disa kilometra i gjërë mbi 10 metra dhe i thellë mbi 3 metra ishte më i vështiri. Pikturat e dhënuna në këtë tingëllim dhe në të tjerët janë vetëm specimene të torturave që bëheshin në Vlloçisht. Ditën ato bëheshin nën preteksin e zakonshëm se të burgosurit sabotonin punën, natën se gjatë punës kishin “konspirue”që t`arratiseshin –Epiteti “carist”ishte prej më të përdorshmit në kamp për të cilësue politikanët. Ata që nuk kryenin normën, përveç se dënoheshin pa bukë, por edhe torturoheshin mbasi të lihej puna. Ishte kjo një shfaqje e pashembullt mizorie, mbasi ata që torturoheshin ishin gati gjithmonë njerëzit që nuk kishin fuqi kurrsesi të bënin normën, pleq të sëmurë, të çmendur nga torturat e mëparshme. Në njëfarë kohe rojet gjetën një mënyrë origjinale torture, ndërsyen kundër nesh ordinerët, fundrrin e ktyne tu u bë agjitacion, tu i kërcënue. Ata provuan por pa sukses që të armiqsonin të burgosurit politik midis tyne.Unë kujtoj këtu rastin e një shoku durrsak i cili pse nuk ndigjoi me zhyt një shok të tijn në kanal, e pësoi gjithashtu fatin e tij. Natën rojet torturojshin të ndihmuar prej disa të burgosurve të cilët morën emrin “brigadat e zeza”. Të burgosurit merreshin nga shtrati dhe shpiheshin në komandë ose në një tjetër vend mbas telave dhe aty torturoheshin mizorisht.Mbas torturës shpesh vinte veçimi. Disa herë veçimin e bëjshin për të dhënë shembull brenda kampit. Puna e bërë prej të burgosurve në Maliq është e mahnitshme, (autoritetet vetë çuditeshin)kur të krahasohet ushqimi krejt i mangët, mjetet e thjeshta të punës dhe natyra e kësaj. Puna nuk qe gjithnje në afërsi të kampit: Pati raste kur ajo ishte 6-7 km larg. Atëhere duhej me u zgjue me natë, me ecë, ose më saktë me rendë 2 orë rresht për me mbërri në vendin e punës. Puna kryesore u bë në kanalin e madh për derdhjen e Dunavecit, lumit të Korçës. Kanale më të vogëla u hapën në Libonik, një tjetër

Page 4: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 91 Per nevoja që kishte Ministria e Brendshme, ishte

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

94

tmerrshme të dhunës çnjerzore dhe torturave kanë bërë edhe shumë dëshmitarë okularë që kanë mbijetuar, si At Zef Pëllumbi me veprën e “Rrno për me tregue”, Agim Musta, e shumë të tjerë.

Sipas raportimit zyrtar më 1956, nga 5346 të dënuar që ishin vendosur në burgje dhe kampe, 1321 ishin të sëmure, nga të cilët 890 të sëmurë, rezultonin për shkak të kushteve të këqia të burgut dhe pjesa tjetër raportoheshin me sëmundje të trashëguara, por që janë keqësuar. Nga sëmundjet më të përhapura ishin ato TBC, ku raportoheshin 334 të sëmure.277 Uria që sundonte në të gjithe teritorin e vendit, por veçanërisht në burgje, konsiderohej si një vuajtje tjetër, përveç privimit të lirisë së të burgosurve. Kjo duket qartë në një raport, ku thuhet se të dënuarve u është dhënë ushqim më shumë se norma e tyre, kështu që ata nuk e kanë ndjerë si duhet dënimin.278 Pra duket qartë se përmirsimi i kushteve të banimit dhe të trajtimit të të dënuarve, nuk ishte në misionin e shërbimit të burgjeve, pasi keq trajtimi ishte pjesë e filozofisë së politokës penale të sistemit të diktaturës. Gjatë vitit 1949, janë raportuar 59 të vdekur nga të burgosurit politik dhe 14 të burgosur ordiner të cilët ishin në burgje. Në këto të dhëna nuk përfshihen ata që kanë vdekur në kampe pune dhe qendra internimi. Në kampin e internimit Tepelene, kishin vdekur 3 burra, 12 gra dhe 28 fëmijë. Në vitin 1950 janë raportuar të kenë vdekur 39 të burgosur dhe 53 të internuar. Gjatë vitit 1951, gjendja ka ardhur në keqësim, ku raportohen 5132 të sëmurë, 178 të vdekur, nga të cilët 129 të burgosur dhe 48 të internuar. Sëmundjet më të përhapura kanë qenë TBC, ku janë identifikuar të vdekur për shkak të kësaj diagnoze 46 persona. Vitet në vazhdim, nuk sollën ndonjë përmirsim në kushtet dhe trajtimin e të burgosurve. Viti 1952 shënon një rritje të madhe të shifrave të fatkeqësive, ku raportohen 207 të vdekur, 101 të burgosur politik dhe 106 të dënuar ordiner.279 Në këto vite kishin ndërruar jetë në burgun e Burrelit disa prej personaliteteve të medha të politikës dhe kulturës shqiptare si Xhevat Korça, ish ministër i periudhës së monarkisë, Koço Kota, ish kryeministër, Gjergj Kokoshi, ish ministër i arsimit dhe deputet, Ethem Haxhiademi, Arqile Tase, Xhevat Leskoviku, Mihal Ballkameni etj. Nga analizat e drejtorise se kampeve dhe të burgjeve, vdekjet e shumta në radhët e të burgosurve dhe të internuarve pranohen zyrtarisht të jenë rritur si rezultat i punës së rëndë në kampe dhe i sëmundjeve të shumta.280

Në disa raste është hedhur dyshim per menyrën e vdekjes së të dënuarve dhe janë bërë deklarime për ekzekutime të planifikuara nga ana e komandave, si mënyrë

fshat rrëzë kënetës së Maliqit dhe ne Klos, një fshat afër Korçe. Nje pjesë e të burgosurve u dërgua në anën tjetër të kënetës, për me ndihmue në kanalizimin e Devollit. Një pjese të burgosurve ju ejtën këmbët, gjë që u shkaktue sipas mendimit të mjekeve prej mikrobeve të llucës së gjolit. Çizmet mungonin fare, shpesh të burgosurit nuk kishin as këpucë.Unë vetë kam ecë zbath për shume kohë. Kur ktheheshim nga puna, rojet që vetë ishin të palodhur, na vërsuleshin me britma dhe shkopinj, që të ecnim sa më shoejt. Këtë e bënin jo se kishin frikë mos arratiseshim, por vetëm që të na mundonin. Domosdo më të dobëtit rrëzoheshin dhe po të mos ishte ndihma e shokëve, shkelmoheshin e vdisnin. Do të përmendi këtu vetëm rastin e një tregëtari, i cili në një shenjë kohe u rrëzua. I biri i cili i rrinte pranë , e ngarkoi mbi shpatulla dhe e mbarti deri në kamp. Dha shpirt po sa arriti në kamp dhe të birit nuk ju dha leje, që të ishte pranë të atit kur ky po jepte shpirt, as ta varroste. Në përdorimin e të burgosurve ndër kampe pune, për me ba vepra të mëdha ndërtimi dhe bonifikimi, Partia Komuniste Shqiptare ndoqi shembullin e Partisë Bolshevike ecila shfrytëzoi miliona të burgosurish në disa nga veprat më të mëdha të komunizmit. 277 Arkivi i Ministrisë së Brendëshme, Fondi Dega e Kapmpeve dhe Burgjeve, D.47, V.1956 278 Arkivi i Ministrisë së Brendëshme, Fondi Dega e Kapmpeve dhe Burgjeve, D.2, V.1948. 279 Arkivi i Ministrisë së Brendëshme, Fondi Dega e Kapmpeve dhe Burgjeve, D.25, V.1952 280 Po aty, dosja nr 25

Page 5: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 91 Per nevoja që kishte Ministria e Brendshme, ishte

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

95

parandalimi të çdo rezistence, apo hakmarrje ndaj të burgosurve të veçantë. Në raportin e vitit 1950 informohemi se një i burgosur është vrarë pa paralajmrim vetëm se ka shkelur vijën e ndaluar.281 I dënuari ishte dënuar dy vjet dhe pas dy muajve lirohej. Edhe ky krim si shumë të tjerë të pa deklaruar nga zyrtarët nuk është ndëshkuar. Në raportin e datës 7.6.1952 thuhet se masat ndëshkimore kanë qenë të ekstreme. Në kampin nr 1 dhe 2 të burgosurit janë qëlluar me shkop nga policët, punëtori operativ në kampin e monarko-fashistëve grek Lushnjë ka plaçkitur dhe torturuar të internuarit. Janë konstatuar edhe mjaft sjellje imoraliteti.282 Keqtrajtimet e kishin bazën në filozofinë e urrejtjes që ishte mbjellë nga shteti midis shtresave të ndryshme të vendit, veçanërisht ndaj të burgosurve politik.Vendosja e etiketimit “armiq të popullit” ishte nxitje direkte për dhunë, për veçim, për poshtërim dhe diskrititim. Në raportin e vitit 1956 thuhet: “Ne kishim qëllim të godisnim disa të meta të zbutjes së luftës së klasave dhe urrejtjen karshi armikut, por në disa reparte janë hedhur në ekstrem dhe kërcet druri”283. Nxitja e urrejtjes ndaj të burgosurve politik klasave të pasura e intelektualëve, të quajtur “klasa shfrytëzuese” apo “carist” ishte strategji e udhëheqjes dhe shtrihej nga maja e piramidës deri në përfaqësuesin më të ulët të saj në bazë.

Ministria e Punëve të Brendshme me shkresë nr 1374 datë 1.8.1968,284 i ka përcjellë Prokurorisë së Përgjithshme denoncimin e qytetarit S.H ish k/infermjer në kampin e Bulqizës ku thuhet se gjatë vitit 1957 janë kryer disa krime: kanë vrarë në prit të burgosurin H.S. Ka vdekur në tortura i burgosuri S.M. Eshte hedhur në një oxhak galerie i burgosuri M.I. Janë pyetur 12 persona dhe është provuar nga organet e hetuesise, se është kryer krim kundër të dënuarve me bashkëpunimin e stafit. Nga hetimi konkludohej se 2 nga tre viktimat objekt hetimi janë vrarë nga persona me shërbim në Kampin e Bulqizës. Konkretisht i dënuari H. S i dënuar me 17 vjet për përvetsim të pasurisë socialiste në vitin 1953 është vrarë natën e datës 24.2.1957. Kjo vrasje ka qenë rezultat i një kombinacioni të përgatitur me kohe nga H.L duke e drejtuar vetë si punën ushtarake administrative dhe operative agjenturore në bashkëpunim me punëtorin operativ. Ata kanë provokuar nëpërmjet të burgosurit në shërbim të organeve të punëve të brendshme M. I, arratisjen nga kampi të burgosurin H. S, duke organizuar vrasjen e tij në telat me gjemba të rrethimit. Komandanti i burgut, i pyetur, pohon “…..Bashkëpunëtori i organeve tona M. I, na informoi se një grup të dënuarish duan të arratisen. Të dënuarin M.I, e udhëzuam ti udhëhiqte drejt telave duke i caktuar vendin dhe e siguruam se ndaj tij nuk do të qitej me armë ndërsa ndaj të tjerëve do të vepronim. Në pritë vendosëm oficerin R.G e Z. H. Ata u urdhëruan që ndaj të parit që do te kalonte telat të mos qëllonim se ishte i tyre, kurse mbi të tjerët të vepronim”.285 Qëllimi i vrasjes, sipas komandantit të burgut ishte për të forcuar disiplinën në kamp. “Këtë kombinacion mora të gjitha masat ta fshihja,- deklaron komandanti i burgut,- e analizuam rezultatin e kombinacionit dhe pamë se kishim dështuar, se nuk na erdhën të gjithë në pritë dhe H.S, nuk ishte më i rrezikshëm se të tjerët”.286 Në këtë mënyrë janë vrarë edhe dy të dënuar të tjerë, brenda një viti, ku njëri prej tyre ishte bashkëpunëtori me komandantin e burgut. Kjo ngjarje është hetuar 10 vjet pasi ka ndodhur nga Hetuesia e Përgjithshme, e cila i ka

281 Arkivi i Ministrisë së Brendëshme, Fondi Dega e Kapmpeve dhe Burgjeve, D.10, V.1950 282 Arkivi i Ministrisë së Brendëshme, Fondi Dega e Kapmpeve dhe Burgjeve, d.25, V.1952 283 Arkivi i Ministrisë së Brendëshme, Fondi Dega e Kapmpeve dhe Burgjeve, d.47, V.1965. 284 Arkivi Qendror i Shtetit, Prokuroria e Përgjithshme (492),d. 66,v.1969 285 Po aty, dosja nr 66 286 Po aty, dosja nr 66

Page 6: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 91 Per nevoja që kishte Ministria e Brendshme, ishte

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

96

gjet fajtor per vrasje drejtuesit dhe personelin e repartit, por nuk del e qarte në se janë ndëshkuar apo jo.287 Këto dëshmi për vrasje dhe tortura në burgjet komuniste vinë nga burime zyrtare. Por kanë edhe vlerë përgjithsuese, për qindra raste të tjera të cilat janë mbuluar nga shteti. Në këtë mënyrë janë eleminuar shumë të burgosur veçanërisht politik. Një prej tyre ka qenë Ali Maliq Agolli i vrarë nga një bashkëvuajtës. Ngjarja është hetuar nga organet hetimore dhe vrasësi është dënuar nga gjykata. Por në lidhje me këtë ngjarje shumë ish të burgosur politik bashkëkohës dëshmojnë se kemi të bëjmë me një nxitje të sigurimit të shtetit. Në të vërtetë ne nuk mund ta provojmë këtë, por duke parë skena të tilla si kjo e Bulqizës, dyshojmë të kemi të njëjtin skenar.

Ushqimi që u jepej të dënuarve ishte i pa mjaftueshëm dhe shumë larg sasisë së kalorive që duhet të marrë organizmi për të jetuar. Në burgje deri në vitin 1950 është përdorur vetëm buka, në pjesën më të madhe e misrit që ishte plot mbeturina.”500 gram bukë misri ose patate të ziera në vend të bukës, me vite të tëra. Më vonë u vu një lugë supë këllirë. Me vite pa bërë banjo, tortura, hekura korent, arkivola”,- kështu e përshkruan atë situatë Pjetër Arbnori ish i burgosur politik në burgun e Burrelit.288 Në mars 1950 qeveria vendosi që krahas bukës të gatuhej edhe supa, duke e interprtuar si zemergjërësi të qeverisë. “Ky vedim ka pasur rëndësi politike,-thuhej ne nje raport ,- sepse komentohet se pushteti popullor megjithëse ata kanë kryer krime e faje kundër shtetit e shoqërisë, mendon për shëndetin e tyre . …Të sqarohen të burgosurit për rëndësinë politike të problemit, se pushteti popullor mendon për ata, megjithë veprimtarinë e tyre armiqësore”.289 Mungesa e ujit dhe e ushqimit kanë qenë dy tortura më të rënda se tortura fizike. Me ditë të tëra pa uji dhe në fund një supë të krypur si shëllirë djathi, apo ndonjë kokërr ulli ose një copë djath. Kjo vjen si një kujtim i tmerrshëm nga të gjithë ata të dënuar politik që e kaluan këtë torturë.

Me vendimin nr 61 datë 10.2.1954 percaktoheshin normat e ushqimit dhe të veshmbatjes për të burgosurit që punonjnë për llogari të ndërmarrjeve shtetërore.290 Këto jo vetëm që nuk ishin të përshtëshme për shëndetin e të burgosurve, por ishin edhe fyese për dinitetin njerzor. Kjo normë ushqimi e cila ka mbetur në fuqi për një periudhë të gjatë të sundimit komunist, ka qenë shkatërruese për shëndetin fizik dhe mendor të të burgosurve dhe shkaku kryesor i qindra vdekjeve dhe sëmundjeve të pashërueshme. Në bazë te një llogaritje nga vetë administrata e burgjeve konstatohet se një i burgosur në kampin e Spaçit shpenzon 4400 kalori në ditë dhe në bazë të normave të ushqimit një i dënuar merr vetëm 1700 kalori.291

287 Po aty, dosja nr 66 288 Historia e Shqipërisë për shkollat e mesme, Tiranë, 1994, fq 232 289 Arkivi i Ministrisë së Brendëshme, Fondi Dega e Kapmpeve dhe Burgjeve, D.10, V.1950. 290 Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi, Këshilli i Ministrave (890),d. 616,v.1954 291 Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi, Prokuroria e Përgjithshme (492),d. 96,v.1974

Page 7: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 91 Per nevoja që kishte Ministria e Brendshme, ishte

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

97

Burgu i Tepelenës dhe i Ballshit

Filozofia e re e burgimit i konceptonte burgjet si institucione korrektuese, perveç rolit parandalues të kriminalitetit dhe garantimit të sigurisë publike nëpërmjet zbatimit të vendimeve penale të dhëna nga gjykatat. Në rregulloren per administrimin e burgjeve të vitit 1952, në disa dispozita të veçanta parashikohej puna e detyruar për

Page 8: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 91 Per nevoja që kishte Ministria e Brendshme, ishte

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

98

çdo të burgosur me gjendje të mirë shëndetsore si dhe detyrimi për të ndjekur kurse profesionale që lidheshin me prodhimin e gjërë dhe mësime për shkrim dhe lexim në gjuhën amtare dhe më tej plotësimi i njohurive arsimore. Misionin korektues të burgjeve, rregullorja e vitit 1986, e parashikonte në këtë mënyrë: “Komandat e reparteve të riedukimit dhe të burgjeve riedukimin e bëjnë nëpërmjet: a) Zbatimit me rigorozitet të të gjitha normave që rregullojnë regjimin e kryerjes së dënimit të të dënuarve. b) Aktivizimit të tyre në punë prodhuese. c) Punës ideopolitike, edukative e kulturore.292 Më tej në dispozitën nr 77 të rregullores, thuhej se puna edukative ka për qëllim edukimin e fajtorit duke krijuar tek ai botkuptim e ideologji të qartë mbi sistemin….293 Deri në vitin 1962, forma të edukimit politik janë bërë vetëm me të dënuarit ordiner. Në fund të vitit 1950, me rekomandim të këshilltarëve sovjetik, u vendosën disa punonjës, të cilët quheshin instruktor politik dhe u ngarkuan të drejtonin punën politike me të dënuarit. Sipas informacioneve të ndryshme dhe raporteve të shqyrtuara, për edukimin e të burgosurve janë përdorur forma të ndryshme pune si biseda politike dhe leksione, aktivitete artistike, lexim libri, më së shumti politik, shfaqje filmash. Nga raporti i komandës së kampit ku ishin vendosur grekët dhe quhej kampi i monarkofashistëve, më 24.7.1952, thuhej se në kamp zhvillohen këto aktivitete javore:

Mësim i gjuhës ruse 3 herë në javë nga ora 5-6 pasdite.

Mbledhje e brigadës 3 herë në javë nga ora 6-7 pasdite.

Mbrëmje letrare një herë në javë, ora 6 pasdite.

Kor, volejboll dhe vallëzim çdo të diel 5-7.30 pasdite.

Orari i punës, çdo ditë deri në orën 15.

Organizimi i aktiviteteve sipas këtyre programeve, që duken të çuditshme dhe të pa realizueshme në kushtet e një mbijetese të të burgosurve që duhet të punonin në kushte shumë të vështira dhe të pa ngopur, duhet parë si mënyrë rezistence ndaj shtypjes dhe mungesës së lirisë. Dëshira për liri është shprehur nga ish të burgosurit në mira vargje të shkruara në letra cigaresh dhe të ruajtuara me kujdes, për ti shpëtuar censurës dhe kapjes nga personeli i burgjeve. Shume të burgosur mundën të mësojnë gjuhë të ndryshme, duke ëndërruar se një ditë do të prekin botën e lirë. Të dënuarit u shfrytëzuan për përkthimin e shumë librave të karakterit teknik, që u nevoiteshin institucioneve si dhe shumë vepra të tjera, letrate, politike dhe historike.

292 Rregullore mbi sigurimin dhe riedukimin e të dënuarve në repartet e riedukimit e burgjet, Botim i Ministrisë së Punëve të Brendshme.Tirane 1986. 293 Po aty, rreguulore,…

Page 9: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 91 Per nevoja që kishte Ministria e Brendshme, ishte

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

99

Mbi përkthimet e bëra nga të burgosurit politikë

Në vitet e para, veçanërisht pas periudhës 1945-1948, nëpër burgje dhe kampe u lejuan të qarkullojnë libra të gjinive të ndryshme në të gjitha gjuhët të letërsisë dhe filozofisë botërore, klasike dhe të shekullit 20. Siç shkruan ish i burgosuri politik Tanush Kaso, mund të lexoje me kënaqësi La Martin, Bodlerin, Gëten, Danten, Hygojn dhe të harroje se ku ishe. Shpesh qelitë e burgut ktheheshin në klasa të vërteta mësimi, ku të dënuar të cilët kishin studjuar jashtë vendit në fusha nga më të ndryshme, përhapnin pikpamjet e tyre shkencore, filozofike, linguistike dhe historike tek bashkëvuajtësit. Komandat e burgjeve dhe veçanërisht punonjësit e sigurimit, nuk e pëlqenin këtë lloji komunikimi midis të burgosurve, që herë pas here merrte ngjyra si anti shtet, anti parti, anti komunizem dhe për ta parandaluar një komunikim të tillë kishin sofistikuar supervizimin, madje kishin ngarkuar edhe ndonjë të burgosur që të raportonte se si shkonin punët në kamp. Në raportin e vitit 1959 të Degës së Kampeve dhe Burgjeve, thuhet se aktiviteti armiqësor në kampe e burgje është përqëndruar në agjitacion e propogandë kundër pushtetit popullor me tendenca arratisje dhe organizimi. Elementë që zhvillojnë këtë aktivitet janë kryesisht të prejardhur nga organizata kunderrevolucionare, si balliste, zogiste, pjestarë të Ballit, indipedentë dhe

Page 10: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 91 Per nevoja që kishte Ministria e Brendshme, ishte

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

100

element të tjerë.294 Për të zbuluar dhe shpartalluar këtë veprimtari, përveç masave agjenturore operative që janë marrë nga organet e sigurimit të shtetit kemi marrë masa për transferimin e të dënuarve, nga Reparti 309 Thumanë, në Burgun e Burrelit, të Tiranës dhe të Vlorës. …..Në këtë mënyrë kemi mundur të parandalojmë punën e elementit armik. …. Një punë e mirë është bërë në studimin e bashkëpunëtorëve që janë nëpër kampe e burgje, në bashkëpunim me degën dhjetë, kemi bërë transferimin e tyre. Në këtë mënyrë është kontrolluar veprimtaria e elementit armik dhe janë shpërndarë ata që kanë patur tendenca arratisje .295 Edhe në raportin e vitit 1962, ngrihet i njëjti shqetësim nga ana e administratës së burgjeve. Në raportin me titull “Veprimtaria armiqësore nëpër burgje”, thuhet: “Përfaqësues të Ballit, Legalitetit, Socialdemokracisë, të dënuar për agjitacion e propogandë kundër pushtetit popullor, po e paraqesin situatën të paqëndrueshme, gjendjen ekonomike të vështitë dhe aludojnë se do të ketë ndërhyrje nga jashtë. Po nxisin arratisje duke thënë se kalimi jashtë kufive të atdheut do tju krijojë kushte për një luftë efikase kundër pushtetit popullor. 296 Numëri i atyre personave që konsideroheshin kontigjente të rrezikshme për sistemin nuk ishte i vogël, madje komandat ishin të frikësuar, për situate të vështira dhe për sigurinë e bashkëpunëtorëve të cilët në momentin kur zbuloheshin rriheshin nga të burgosurit. Duke qenë të ndërgjegjshëm në efektivitetin e ulët që kishte tek të burgosurit propoganda që bëhej nga organet përkatëse, i kishin kushtuar një rëndësi të veçantë punës operative dhe agjenturore. Në një material përmbledhës për “historikun e repartit 309” në vitin 1967, shkruhet midis të tjerave se në kamp ishte krijuar një gjendje e rëndë nga veprimtaria armiqësore e të dënuarve. Janë marrë masa duke goditur e shpartalluar katër grupe që vepronin aktivisht në kamp. Disa nga krerët e krupeve si Pjetër Arbnori, P.V e të tjerë janë mbyllur në burgun e Burrelit, të tjerë janë dërguar në kampe të tjera.297 Për arsye të mos përhapjes së paknaqësisë për regjimin dhe për të mbajtur sa më të izoluar çdo mendim që ishte kundër sistemit dhe për arsye të një trajtimi të veçantë, të burgosurit politik janë mbajtur të ndarë nga ata ordiner. Përzierja e tyre mund të bëhej vetëm për arsye të veçanta dhe mungesë hapsirash. Kjo ndarje argumentohej në këtë mënyrë nga menaxherët e burgjeve “Duke qenë se nëpër burgjet tona kemi shumë elementë armiq të klasës, me mentalitete të mykura, si në burgjet për armiq të popullit dhe ordiner, thuhet në raportin e vitit 1950, ky dikaster ka vendosur ndarjen e tyre sipas këtyre kategorive: Të dënuarit më vete, nga të paraburgosurit, ushtarakët dhe të rinjt”. 298 Për të minimizuar riskun e ndikimit të dënuarve me krime dhe qëndrime të ndryshme mbi njëri tjetërin, ishte parashikuar një klasifikim shumë i hollsishëm i të dënuarve, por që ishte i pamundur për tu zbatuar në praktikë, pasi mungonin hapsirat e mjaftueshme. Në kushtet kur të burgosurit qëndronin në kapanone ose fjetore të mëdhaja deri në qindra persona bashkë, ndikimi ishte i pa evitueshëm.

Në kushtet e një trajtimi antihuman, të përbuzjes, dhunës fizike dhe psikologjike, veçanërisht në periudhën e hetimit, shumë të burgosur e mendonin vetëvrasjen si rrugëdalje dhe shpëtim nga ferri. Në bazë të studimeve, rezulton se ambjenti i burgut dhe burgosja kanë ndikim në rritjen e vetëvrasjeve tre deri pesë herë më shumë se në jetën e lirë. Kushtet në të cilat janë mbajtur të dënuarit gjatë periudhës komuniste dhe keqtrajtimi i tyre, kanë qenë të lidhura drejt përdrejtë me humbjen e shumë jetëve.

294 Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendëshme, Fond Dega e Kampeve e Burgjeve, D.80, V.1960 295 Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendëshme, Fondi Dega e Kampeve e Burgjeve, D.71, V.1959 296 Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendëshme, Fondi Dega e Kampeve e Burgjeve, D.80, V.1962 297 Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendëshme, Fondi Dega e Kampeve e Burgjeve, D.45, V.1965 298 Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendëshme, Fondi Dega e Kampeve e Burgjeve, D.10, V.1950

Page 11: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 91 Per nevoja që kishte Ministria e Brendshme, ishte

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

101

Duke shqyrtuar raportet e periudhës, të cilat i referohen Burgut 313, rezultojnë disa vetëvrasje dhe qindra tentativa vetëvrasje. Në vitin 1948 një i burgjosur duke mos u vënë re nga shërbimet e brendshme, është varur me çarçafë të grisur në qelinë e burgut të Tiranës. Raportet kanë fiksuar shumë data të tjera të rasteve të vetëvrasjeve në këtë institucion, si viti 1962, datat 18.9.1968; 23.4.1969; 1.10.1970; 23.3.1971; 16.5.1971; 6.8.1971; 3.10.1971 dhe shumë raste të tjera.

Krahas shumë të dënuarve të cilët keqtrajtimi i detyronte të vetëflijoheshin, shumë të tjerë guxuan të “çanin rrethimin” duke rrezikuar jetën për të fituar lirinë. Arratisjet dhe revoltat kanë qenë skena të përhershme në burgjet e sistemit komunist, megjithë disiplinën e rreptë dhe rrezikun që i kërcënonte.

Raste vetëvarjesh në burgje

Gjatë vitit 1950, raportohen të jenë bërë 20 arratisje nga burgjet dhe kampet. Katër të burgosur ishin arratisur nga burgu i Durrësit, 6 ishin arratisur nga kampet, Ura e Bones, Peqin, Bishqem, 6 ishin të internuar të arratisur nga kampi i Valias dhe kampi i robërve Sukth. Të internuarit e arratisur u kapën të gjithe, përjashto një të vrarë. Gjatë vitit 1951, kanë ndodhur 19 arratisje, nga të cilët 13 të dënuar politik dhe 6 të dënuar ordiner. Nga kampi nr 1 Maliq, të dënuarit janë arratisur katër herë. Në kampin nr 2, arratisjet kanë ndodhur në dy raste. Në kampet e punës arratisjet ishin

Page 12: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 91 Per nevoja që kishte Ministria e Brendshme, ishte

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

102

më të mundëshme, për shkak të punës në terren të hapur dhe udhëtimit të gjatë për në vendin e punës. Raportet e ndryshme flasin për arratisje edhe nga burgjet si Shkodra, Tirana, Berati etj, ndonëse mundësia e kontrollit dhe supervizimit këtu ishte më e madhe. Më 31.10.1953, nga kampi i Kamzës, u arratisën katër të burgosur politik, të cilët megjithëse ishin qëlluar me armë nga rojet, mundën të kalonin rrethimin. Arratisja u realizua nëpërmjet një tuneli 12 metra të gjatë, i cili niste nga kanalet e shkarkimit të ujrave të zeza dhe përfundonte pas telave të rrethimit. Të arratisurit mundën të kapërcenin kufitë dhe të kalonin jashtë vendit. Por në të shumtën e rasteve fati nuk i ndihmonte të dënuarit që ta realizonin ëndrrën e tyre për të shpëtuar. Në vitin 1953, gjatë arratisjes së tre të burgosurve nga kampi i fushës së aviacionit Berat, njëri prej tyre, i cili ishte i dënuar politik, u vra në tentativë për arratisje.299

Krahas dënimeve me vdekje dhe dënimeve me burgim, gjatë regjimit komunist, janë zbatuar edhe dënime të tjera, si dënimet me kusht, dënimi me gjobë, internim dëbimi dhe masat e tjera plotësuese. Dënimi dhe lirimi me kusht ishte parashikuar në Kodin Penal të vitit 1952 dhe u ruajt pa ndryshime edhe në Kodin Penal të vitit 1977 dhe amendametet e tjera të më vonëshme. Dënimi me kusht mund të jepej nga gjykata kur çmohej se shkalla e rrezikshmërisë shoqërore të veprës dhe të dënuarit është e tillë që nuk ka nevojë për veçim ose për të vuajtur dënimin në kampet e riedukimt ose në burgje. Lirimi me kusht është zbatuar kryesisht për krimet kundër pasurisë socialiste 81;86, shëndetit,145;149 transportit 109, për veprimtari kundër organeve të pushtetit popullor 239; 241(dispozita te Kodit Penal te v.1952)

Në kushtet e një shoqërie të mbyllur dhe të centralizuar në të gjitha qelizat e saj bëhej e mundur mbajtja nën kontroll lehtësisht e personave të dënuar me kusht, ose që mund të liroheshin me kusht. Në dispozitën 38 të Kodit Penal të vitit 1977, parashikohej që organizatat shoqërore (e rinisë, gruas,frontit, bashkimet profesionale etj) duhet të bënin edukimin dhe përmirsimin e fajtorit të dënuar me kusht.300 I dënuari me kusht ishte nën surveimin e organeve shtetërore dhe të organizatave të partisë, të cilat kishin autoritet mbi gjithshka. Periudha për të cilin mund të jepej dënimi me kusht ishte jo më shumë se pesë vjet dhe jo më pak se një vit. Në vitin 1950 janë dënuar me kusht 8% ose 1131 të dënuar. Në vitin 1951 dënimet me kusht zinin 11% ose 1122 persona. Në vitin 1954 ishte 9% ose 478 të dënuar. Pas viteve 1960, në kuadër të zbatimit të “vijës së masave” që nënkuptonte tërheqjen e mendimit të masave në të gjitha aspektet e jetës së shoqërisë, ishte parashikuar në aktet ligjore se organizatat e masave mund tu kërkonin organeve te drejtësisë dënimin me kusht për një të pandehur, në vend të dënimeve të tjera, duke marrë përsipër edukimin e të dënuarit. Kjo ishte në zbatim të porosive të E.Hoxhës për vënjen e drejtësisë në vartësi të parties.

Lirimi para kohe me kusht ishte parashikuar si mundësi për të dënuarit me heqje lirie dhe me riedukim nëpërmjet punës , kur ata tregonin me sjelljen dhe punën e tyre se janë përmirsuar dhe vepra e kryer nuk paraqet rrezikshmëri të theksuar shoqërore. Në Kodin e Procedurës Penale ishin parashikuar detaje të zbatimit të dispozitës për lirimet para kohe me kusht. Dy kanë qenë kushtet kryesore për të përfituar nga dispozita ligjore e lirimit me kusht: Sjellja e mirë dhe realizimi i normës dhe së dyti i dënuari duhet të kishte kryer gjysmën e dënimit. Por në periudhën e vuajtjes së dënimit përfshiheshin edhe përfitimet që kishte i dënuari nga ditët e punës, amnistitë dhe dekretet e Presidiumit të Kuvendit Popullor. Për përmirsimin e praktikës së

299 Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Fondi Dega e Kampeve dhe Burgjeve, D.30, V.1953 300 Kodi Penal i Republikës Popullore Socialiste te Shqipërisë, Tiranë 1977

Page 13: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 91 Per nevoja që kishte Ministria e Brendshme, ishte

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

103

lirimeve me kusht Prokuroria e Përgjithshme, Gjykata e Lartë dhe Ministria e Brendshme kanë nxjerrë udhëzime të vazhdueshme herë pas here, duke theksuar kufizimet dhe politikën nga duhet të udhëhiqen komisionet në miratimin e kërkesave për lirim me kusht. Sipas udhëzimeve për të bërë propozime sa më të studjuara janë ngritur komisione në çdo rreth dhe në qendër ku marrin pjesë kuadro të organeve të prokurorisë dhe të Ministrisë së Punëve të Brendëshme. Për të patur një kontroll më rigoroz për krimet kundër shtetit dhe krimet e tjera ordinere të dënuara mbi 10 vjet, propozimet pasi i studionte komisioni i rrethit i dërgoheshin për miratim komisionit qendror. Në udhëzimin e vitit 1968, parashikohei që për disa krime të rënda të aplikohei vija e masave, duke pyetur rrethin përkatës ku i dënuari ka kryer krimin, marrjen e mendimit nga populli, ose sipas rastit edhe nga organizatat e masave.301 Për të dënuarit për krime kundër shtetit duhej të merrej opinjoni i degës së punëve të brendëshme. Kufizimet më të rëndësishme që ishin në zbatimin e dispozitave për lirim para kohe me kusht ishin së pari natyra e krimit të kryer. Personat që kishin kryer krime kundër shtetit, përvetsim të pasurisë socialiste, vrasje me dashje, ose krime të tjera të rënda dhe që ishin përsëritsa specifik (në të njëjtin krim) ose gjenerik (përsëritsa në krime të ndryshme) në kategoritë e krimeve që përmendëm më lart, nuk mund të liroheshin me kusht.Të dënuarit me heqje lirie më pak se një vit mund të përfitonin vetëm në raste të jashtëzakonshme. Pra ata zakonisht nuk përfitonin lirim me kusht. Komisionet për të bërë propozimin duhet të kishin parasysh, përveç kushteve ligjore edhe këto kritere specifike : qëndrimin e mirë moralo politiko shoqëror në kamp ose në burg, rehabilitimin e plotë të dënuarit dhe punën që ka kryer për realizimin e tejkalimin e normës. Në tabelën që vijon jepen të dhëna mbi kërkesat, refuzimin dhe lirimet me kusht nga viti 1964-1969. Në vitin 1967 kemi një dyfishim të dënuarve të liruar me kusht për shkak se janë përfshirë disa të sëmurë dhe të dënuar me moshë madhore.Të dënuarit për krime kundër shtetit megjithë se dispozitat ligjore nuk bënin përjashtime, ishin të penguar në udhëzimet e vazhdueshme të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në tabelën që vijon shihen qartë diferencimet.302

Vitet 1964 1965 1966 1967 1968 1969 gj l.k Gj l.k Gj l.k Gj l.k gj l.k Gj l.k K.k.shtet 1634 3 1492 22 1446 54 1479 75 1333 28 1342 8 K.ordiner 2602 122 2545 139 2566 230 2888 334 2833 364 2617 194 Shuma 4236 125 4037 161 4012 284 4367 409 4166 392 3959 202

Përfitimi i lirimit me kusht ishte më i kufizuar për krimin e vrasjes, më pas

krimeve seksuale, vjedhjeve të pasurisë socialiste dhe krimeve kundër shtetit. Tabela që vijon u përket lirimeve me kusht gjatë viteve 1967-1968 sipas veprave penale.

Llojt e krimeve 1967 1968 1969

(6 mujori pare)

Shuma

Krime kunder shtetit. Nenet 64-78

75 28 8 111

Vrasjet Nenet 138-139 14 17 11 42 Vjedhje P.socialis Neni 80 39 36 18 93

301 Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi, Prokuroria e Përgjithshme (492),d. 65,v.1969 302 Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi, Gjykata e Lartë (493),d. 49,v.1971

Page 14: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 91 Per nevoja që kishte Ministria e Brendshme, ishte

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

104

M.seksuale me dhune Neni 160-161

16 10 14 40

Krime të tjera 265 301 151 417 Shuma 409 392 202 1003

Lirimi me kusht konsiderohej një institucion i së drejtës penale që shpreh

karakterin demokratik dhe human të saj. Në udhëzimet e vazhdueshme kërkohej që mos të shihej thjesht aspekti penal, por ideologjik dhe politik i problemit. 303 Në anlizën e lirimeve me kusht në vitin 1971, Prokurori i Përgjithshëm i referohet E.Hoxha i cili orjentonte se “..dënimi është një armë në duart e partisë dhe të popullit për të mbrojtur fitoret tona socialiste nga elementët keqbërës dhe për të mbështetur fuqimisht punën edukuese të partisë me masat,- dhe e mbyllën raportin duke thënë se,-Sikurse të gjitha veprimet e organeve tona edhe lirimet me kusht, mbajnë vulën klasore dhe shprehin qëndrimin tonë ndaj armikut të klasës”.304 Më tej komentohet se lirimi me kusht është një aspekt i rëndësishëm i politikës penale që bëjnë organet e drejtësisë dhe duhet parë i lidhur ngushtë me politikën që bën partia në fushën e procedimit penal. Kjo masë penale, rekomandohej të shikohet si masë edukative dhe stimuluese, krahas punës, edukimit ideologjik dhe formave të tjera, per rikthimin e të dënuarve në shoqëri. Në raportet e shumta mbi lirimet me kusht, shikohet se ka vepruar subjektivizmi më shumë se në procedime penale dhe gjyqësore. Kjo favorizohej edhe nga dispozitat ligjore dhe udhëzimet përkatëse. Kështu thuhej se të dënuarit deri në një vit nuk përfitonin, vetëm në raste të jashtëzakonshme. Një i dënuar mund ta përfitonte lirimin me kusht në se kishte kryer ½ e dënimit, por parashikohej se mund ta përfitonte edhe më parë, në raste tepër të veçanta.”Rastet e veçanta” të fiksuara në aktet ligjore apo nën ligjore krijonin mundësi për subjektivizëm. Kështu kishte raste të lirimeve pa mbushur këtë afat, duke spekuluar me rastet e veçanta. Në raport përmenden një i dënuar me 9 vjet burgim, i cili është liruar me kusht pasi ka kryer 2 vjet e 7 muaj burg dhe plot raste të tjera. 305 Shqyrtimi i kërkesave nga komisioni ishte gjithashtu subjektiv, i përgjithshëm me konkluzione të tilla si “ka realizuar normën, është i sjellshëm, i disiplinuar”.Në disa raste janë liruar me kusht të dënuat të krimeve të rënda jashtë kritereve ligjore, për shërbime të tjera, si bashkëpunim me operativëte sigurimit apo komandat e burgjeve. Nuk shikojmë ndonjë arsye serioze për ti penguar të dënuarit deri në nje vit për të përfituar nga ligji për lirimin me kusht. Nga ana ligjore mund të mos jepet, në se gjyqtari gjatë gjykimit vendos që ta ulë dënimin në kufitë minimal, ta zëmë në gjashtë muaj, kur ajo vepër është parashikuar të dënohet deri në dy vjet. Mund të ketë një arsye që tingëllon pak si politike, ose më mirë të themi ju shërben bindjeve dhe parimeve te kohës për “edukimin e njeriut të ri”. Kështu në bindjen e drejtuesve të shtetit e partisë , burgjet konsideroheshin si “shkolla të vërteta të edukimit dhe përmirsimit për fajtorët”.306 Kjo sot tingëllon shumë komike, kur kemi parasysh se sa tragjedi janë memorizuar në qelitë e errëta të burgjeve të sistemit komunist. Në këtë kuadër mendoj se strukturat e shtetit kishin bindjen se duhet të kalonin sa më shumë shtetas në “shkollat e vërteta”, nënkupto në burgje. Në raporte të vazhdueshme të Prokurorisë së Përgjithshme dhe organeve të partisë, janë tërhequr vërejtje për të kufizuar në maksimum lirimet me kusht të dënuarve, jo vetëm për krime kundër shtetit por edhe krime të tjera të rënda

303 Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi, Prokuroria e Përgjithshme (492),d. 49,v.1971. 304 Po aty, dosja nr. 49 305 Arkivi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, shkresë nr.316, datë 18.2.1991. 306 Po aty, shrkrese nr 316

Page 15: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 91 Per nevoja që kishte Ministria e Brendshme, ishte

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

105

dhe dënime të gjata. Për disiplinimin dhe disa kufizime në aplikimin e lirimeve me kusht, Gjykata e Lartë, në një analizë të vitit 1971, rekomandon që të mbahen parasysh faktorët e mëposhtëm: Dinamika e kriminalitetit, rrezikshmëria e krimit të kryer dhe personit që ka kryer krimin, vendi dhe koha kur është kryer krimi. Të mbahen parasysh dekretet dhe amnistitë, pasi ndodhte që të dënuarit të përfitonin duke u bërë mbivendosje të përfitimeve.307 Zbatimi i kësaj mase penale, ka qenë në vartësi të situatës. Në raste krizash dhe tensionimi, lirimet me kusht janë kufizuar dhe në situate më të ekujlibruara janë aplikuar në masë më të gjërë. Në prag të rënjes se diktaturës, vitet 1990-1991, kemi një numër të lartë të personave që kanë përfituar nga lirimet më kusht. Këtë çështje e trajton Drejtoria e Zbatimit te Vendimeve Penale ne nje informacion te zgjeruar date 18.2.1991, akt, nr 316. Sipas këtij informacioni nga qershori 1990 deri më 15.2.1991, ishin liruar me kusht 798 të dënuar, nga të cilët 107 për krime kundër shtetit. Prej tyre 200 ishin përsëritsa dhe 81, përsritsa mbi tre herë. Në Repartin 303, Spaç, gjykata e Mirditës kishte bërë 57 lirime në një ditë. Raporti mbyllet me shqetësimin se komandat e institucioneve nuk ishin shprehur para gjykatave për çështjet. Drejtuesit e kampeve dhe burgjeve, i shqetësonte lirimi i një pjese të dënuarve dhe nuk ishin në gjendje të kuptonin ritmin dhe drejtimin që po merrte shoqëria në ato moment. Por, po të gjykohet objektivisht, lirimi në raste kur një person është përsëritës në krim, është i kundraligjshëm dhe kjo ka ekzistuar në të gjitha kodet penale të vendit tonë, nga 1928 dhe ekziston edhe sot.

Lirimi me kusht, nuk ishte e vetmja mënyrë e përfitimit të të dënuarve. Deri në vitin 1962 janë bërë amnisti të shpeshta dhe disa dekret falje. Politika penale ishte një politikë e luftës klasore. Ajo siç e kemi argumentuar më sipër kishte si mision kryesor goditjen e klasave të pasura dhe kundërshtare të regjimit komunist. Barazia para ligjit ishte thjesht një propogandë. Kjo duket jo vetëm në goditjet, denimet penale, por edhe në aplikimin e dënimeve alternative, në lirimet me kusht, ne dekretet e presidentit për falje dhe amnistite. Në përgjithësi dekretet dhe amnistitë përjashtonin të burgosurit politik, pavarsisht nga mosha dhe rrethana të tjera lehtësuese. Më 5 Nëntor 1945 Kryesia e Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar jep një amnisti për të gjithë të dënuarit që kishin kryer krime ordinere deri më 28 nëntor 1944 (Ditën e çlirimit) Nga komentet e Ministrit të Drejtësisë gjatë diskutimit të projekt ligjit, thuhet qartë se qëllimi kryesor i amnistisë ishte lirimi i vendeve për kontigjente të tjera që do të bëheshin objekt i goditjes nga regjimi komunist. Pas kësaj amnistie janë bërë edhe shumë të tjera si ligji nr 167 datë 26.11.1945 ku falen 555 të burgosur dhe të dënuarve me dënim të përjetshëm u konvertohet në 30 vjet dënim për 139 të dënuar. Me dekretin nr 173 datë 12.9.1946 u bënë falje për të burgosurit armiq të popullit me rastin e Konferencës së Pezës. Numëri i të burgosurve politik që përfituan ishte rreth 285 veta dhe ordiner 113. Me dekretin nr 207 datë 19.11.1946 shpallet ligja nr 335 datë 12.9.1946 “Për faljen e të arratisurve të akuzuar për faje penale”. Afati i dorzimit ishte 45 ditë. Nga të dhënat shikohet se shteti nuk qe korrekt me të dorzuarit, pasi personat e dorzuar ju nënshtruan një procesi të egër ndëshkimor dhe persekutimi. Amnistia më e madhe e kësaj periudhe është bërë me rastin e ditës së çlirimit në vitin 1950. Në mbledhjen e datës 23.11.1950 të Këshillit të Ministrave që e drejtonte E.Hoxha Kryetar i Këshillit të Ministrave, Ministri i Mbrojtjes dhe Ministri i Jashtëm u falën 253 të burgosur politik, 708 ordiner , gjithsej 961 dhe 566 të internuar, gra, burra dhe fëmijë. Në fjalën e hapjes E.Hoxha tha:” Byroja Politike e K.Qendror ka vendosur me rastin e festës së çlirimit të bëjë amnisti. Për këtë duhet të diskutojmë

307 Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi, Gjykata e Lartë (493),d. 49,v.1971, Raport i gjykatës së Lartë.

Page 16: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 91 Per nevoja që kishte Ministria e Brendshme, ishte

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

106

mirë”.308 M.Shehu Z/Kryetar i Këshillit të Ministrave u përgjigj, për të burgosurit politik kemi qenë shumë të shtërnguar”.309 Edhe me dekretet e mëvonëshme, të burgosurit dhe arratisurit politik janë përjashtuar. Kështu me dekretet 3005,3006,3007,3008 dt 23.11.1959 janë përjashtuar 207 persona të arratisur ku përfshiheshin figurat kryesore te politikës shqiptare me në krye A.Zogun.310 Me amnistine dhe dekretet e vitit 1959 u liruan 1136 të dënuar, ose 24%. Nga këta vetëm 170 ishin të dënuar politik. Me dekretin nr 3572 datë 8.10.1962 u falën 1013 të dënuar ordiner, 166 të dënuar armiq të popullit, 59 të dënuara gra ordinere, 4 të dënuara gra armiq të popullit dhe 27 të dënuar me kombësi të huaj. Në total 1269 e barabartë me 28% të numërit të përgjithshëm të të dënuarve. Është i qartë diferencimi politik dhe diskriminimi ndaj të dënuarve politik, i cili është zbatuar edhe në aspekte të tjera te politikës penale. Lirimet masiv që kryheshin gati çdo vit kishin të bënin më shumë me pamundësinë e sistemimit të dënuarve sepse arrestimet ishin masive deri ne 5 herë më shumë se lirimet.

Viti 1964 1965 1966 1967 1968 1969

Gjithsej

Kërkesa 549 715 1154 1543 1620 965 6545

Refuzuar 424 554 869 1134 1128 763 4972

Të liruar

me kusht

125 161 284 409 392 202 1573

24%

Nga viti 1964 deri në vitin 1969( 5 vjet e gjysëm) kanë qenë 6565 kërkesa për lirim me kusht, ku janë refuzuar 4972 dhe janë pranuar 1573

308 Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi, Këshilli i Ministrave (490),d. 506,v.1950 309 Po aty, dosja nr. 506 310 Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi, Këshilli i Ministrave (490),d. 619,v.1959

Page 17: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 91 Per nevoja që kishte Ministria e Brendshme, ishte

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

107

KREU I TRETË

POLITIZIMI I ORGANEVE TË DREJTËSISË 1966-1976

III.1 Ashpersimi i Situates politike në vend.

Goditjet që ju dhanë fjalës së lirë në Konferencn e Tiranës, ishin një provë e qartë se E.Hoxha, nuk kishte ndërment të bënte lëshime dhe ndryshime në frymën e Kongresit të XX të Partisë Komuniste të Bshkimit Sovjetik dhe aq më tepër të dënonte Stalinin dhe të hiqte dorë nga kulti i individit dhe praktikat staliniste, pavarsisht nga dekleratat e vazhdueshme të tij. Një prej kërkesave të dala nga Kongresi i XX ishte rishikimi i marrdhënjeve me Jugosllavinë dhe rivendosja e unitetit brenda kampit socialist. Udhëheqja shqiptare, në lidhje me këtë çështje, megjithë disa lëshime të vogla që kontribuan për një klimë pak më pozitive në marrdhënjet me Jugosllavinë, nuk reflektoi pozitivisht, për shkak se me rishikimin e marrdhënjeve ndërshtetërore duhej të pranohei edhe rehabilitimi i figurave kryesore të udhëheqjes shqiptare të dënuar dhe eleminuar si mbështetës të vijës jugosllave.

Ngjarjet që vijuan brenda vendit dhe në arenën ndërkombëtare, sidomos revoltat në Hungari dhe Poloni, ndikuan për thellimin e konfliktit shqiptaro-jugosllav, sepse në analizat e saj udhëheqja shqiptare fajsonte “titistët”, gjë që solli edhe kundër reagimin e Titos, në adresë të stalinizmit dhe binomit Hoxha-Shehu. Nga ana tjetër ngjarjet në bllokun komunist dhe ndërhyrja sovjetike, pa shkaktuar reagimin e NATO-s, tregonte se do të ruheshin ekujlibrat midis kampeve dhe “nuk do të mbështetnin asnjë prej vendeve të kampit socialist, në se do të përpiqeshin të shkëputeshin nga sfera e ndikimit sovjetik”.311 I orjentuar nga situatat e zhvilluara në kampin socialist dhe më tej, duke llogaritur edhe vështirsitë e brendshme ne rast të ndërprerjes së mbështetjes nga Bashkimi Sovjetik dhe vendet e tjera të bllokut socialist, udhëheqja shqiptare intensifikoi përpjekjet për të siguruar mbështejen e Kinës. Burim i konfigurimit të ri në kampin socialist dhe i prishjes së marrëdhënjeve ndër shtetërore u bë qëndrimi ndaj tezave të shtruara në Kongresin e XX të PKBS dhe Dekleratën e Moskës, “mbi karakterizimin e epokës, ҫështjen e luftës dhe të paqes, rrugët e kalimit për në socializëm dhe uniteti i kampit socialist”312 dhe rivaliteti ndërmjet dy fuqive më të mëdha për lidershipin në kampin socialist. Partia Komuniste Kineze, nuk ishte dakort me frymën e re liberale të shpallur nga PKBS dhe për këtë pati në krah edhe udhëheqësit shqiptar dhe disa vende të tjera komuniste si Vjetnamin dhe Korenë.

Në mbledhjen e Bukureshtit, të mbajtur në qershor 1960, PPSh nuk ju bashkua thirrjes së Hrushovit, për dënimin e Partisë Komuniste të Kinës, duke sjellë në rritjen e acarimit të marrëdhënjeve shqiptaro-sovjetike dhe në ndërprerjen e ndihmave dhe kredive të akorduara për ngritjen e ekonomisë shqiptare. Qëndrimi që mbajti delegacioni shqiptar, i kryesuar nga Enver Hoxha, në Konferencn e Moskës, të

mbajtur 15 nëntor 1960, ҫoi në prishjen përfundimtare të marrëdhënjeve shqiptare- 311 Duka,V.- Historia e Shqipërisë, 1912-2000, Tiranë 2007, fq.269 312 Dyrmishi, D.-Lufta politike në udhëheqjen e PKSh (PPSh)1944-1960, Tiranë 2011, fq.251

Page 18: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 91 Per nevoja që kishte Ministria e Brendshme, ishte

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

108

sovjetike, e cila pati si pasojë ndërprerjen e të gjitha marrveshjeve ekonomike, tërheqjen e specialistëve rus, kthimin e studentëve shqiptar, të cilët ishin me studime në Bashkimin Sovjetik. Në këto kushte “Shqipëria mori rrugën e aleancës me Kinën e largët, një aleancë që u lidh për interesa pragmatiste”.313

Në vitin 1961, qeveritë e dy vendeve nënshkruan disa marrëveshje për dhënje paisjesh, ndihmë teknike dhe mbështetje me specialist. Marrdhënjet me kinezët u zhvilluan intensivisht deri në fillimin e viteve 70, kur Kina u afrua me ShBA, gjë që solli reagimet e komunistëve shqiptar, të cilët kishin zgjedhur rolin e marksistëve dogmatik. Lidhja me kinezët gati dhjetë mijë km larg, solli për momentin shpëtimin e ekonomisë së vendit nga falimentimi, por krahas kishte edhe disa aspekte pozitive në krahasim me marrëdhënjet shqiptaro-ruse dhe shqiptaro-jugosllave. Në qoftë se sovraniteti shtetëror i Shqipërisë, ka qenë i rrezikuar, në rrugë dipllomatike, apo me një agresion të hapur nga dy shtetet aleate më të ngushta të Shqipërisë komuniste, gjatë marrëdhënjeve me Kinën, kjo frikë nuk ekzistonte më. Ndërhyrja e udhëheqjes kineze në marrëdhënjet dhe jetën e brendshme të PPSh, nuk ka ekzistuar, ose mund të ketë qenë minimale, për shkak të largësisë, të kulturave krejt të ndryshme, gjuhës së panjohur, interesave të pakta të shtetit kinez, ndërkohë kur ndërhyrjet e jugosllavëve dhe të rusëve në punët e brendëshme të PPSh dhe në nxitjen e luftës midis klaneve, kanë qenë të vazhdueshme. Nga ana tjetër ndikimi i eksperiencave kineze, në tërë aspektet e jetës së shoqërisë shqiptare ka qenë shumë i madh. Mbi përvojën e “Revolucionit Kulturor Kinez”, PPSh ngriti në këmbë gjithë popullin shqiptar, për të shkatërruar institucionet fetare dhe zakonet e vjetra, për revolucionarizimin e jetës, zbatimin e vijës së masave, për të “krijuar njeriun e ri” sipas frymës kineze.

III.2 Eleminimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe mbrojtjes ligjore.

Dobësimi i pozitave të shtetit shqiptar si rezultat i prerjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, e detyruan udhëheqjen politike të vendit tonë të ndërmerrte disa hapa të domosdoshëm për të siguruar vazhdimësinë dhe forcimin e rendit socialist. Në politikën e jashtme siç dihet, kursi i ndërmarrë konsistonte në zgjedhjen e një aleati të ri, i cili së pari mori përsipër mbështetjen e planeve ekonomike për ngritjen e industrisë së re shqiptare dhe shpëtimin e ekonomisë nga kolapsi i plotë dhe nga ana tjetër mbështeti sigurimin e produkteve ushimore për popullsinë, të cilat nuk siguroheshin në vend. Në politikën e brendshme reformat e marra janë njohur si masat për për revolucionarizimin e jetës së brendshme, luftën kundër burokrtaizmit, eleminimin përfundimtar të fesë, forcimin e vijës së masave etj, të cilat gjithashtu patën si yll polar revolucionin kulturor, që po zhvillohej në Kinë. “Qëllimi i zbatimit të këtij revolucioni në varjantin shqiptar ishte një përpjekje e udhëheqjes së PPSh-së për të rivendosur autoritetin e vet në organizatat lokale të partisë, për të nënshtruar sërisht popullin, për të luftuar të gjitha “mendësite e dëmshme të trashëguara nga e kaluara” si dhe për të rivendosur ndikimin e saj në të gjithë sektorët e jetës”.314 Udhëheqja e lartë e PPSh, kishte arrit në përfundim se burokratizimi paraqet një rrezik

313 Historia e Popullit Shqiptar IV, 1939-1990, Botim I Akademisë së Shkencave, Tiranë, 2008, fq.302 314 Duka, V.- Histori e Shqipërisë, 1912-2000, Tiranë,2007, fq.282

Page 19: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 91 Per nevoja që kishte Ministria e Brendshme, ishte

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

109

për partinë dhe sistemin socialist, prandaj lufta kundër burokrtatizmit dhe ndikimeve të tjera të ideologjisë së huaj do të përbënte boshtin e reformave të ndërmarra në fillimin e vitit 1966 dhe gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist. Veçanërisht pas Konferencës së Tiranës, filloi freskimi i radhëve të partisë me përfaqësues nga prodhimi, klasa punëtore dhe fshatarsia kooperativiste, të cilët kishin më garanci, për të mos dalë nga vija dhe për të mos ju kundërvëne udhëheqjes. Në këtë kuadër u ndërmorën disa masa për shkurtimin e administratës së lartë deri në 50%, për qarkullimin e kuadrove dhe që të gjithë nëpunësit dhe punonjësit e arsimit, të kulturës dhe të shkencës të punonin çdo vit, një muaji në prodhim. Krahas masave kundër burokrtatizimit, po trumbetohej me të madhe zbatimi i vijës së masave, që nënkuptonte marrjen e mendimit nga poshtë dhe nxitjen e iniciativës së masave për ndërmarrjen e reformave dhe përmirsimin e administrimit dhe qeverisjes. E keqja e zbatimit të vijës së masave nuk qëndronte tek marrja e opinjoneve dhe mendimeve nga poshtë, që është një gjë krejt normale dhe e vlefshme për një qeverisje demokratike, por tek manipulimi i tyre, siç ishte në rastin e shkatërrimit të kishave dhe xhamive dhe ndalimit të çdo aktiviteti fetar, e cila është thënë se ishte “iniciativë e masave”, kur në të vërtetë ka qenë nxitje nga lartë. Në emër të popullit është folur edhe në drejtësi, por kurrë nuk ka qenë mendimi i tij për ekzekutime apo mbushje të burgjeve e kampeve me njerëz të pafajshëm, thjeshtë se mendonin ndryshe.

Reforma në administratë frymëzohej nga motive politike, por ajo diktohej edhe nga kriza ekonomike e financiare që kalonte shteti.315 Shkurtimet në administratë kishin qëllim të dyfishtë, nga njëra anë të eleminoheshin dhe spostoheshin kuadro të cilët nuk ishin të besuar për partinë dhe nga ana tjetër të lehtësohej buxheti i shtetit nga shpenzimet e tepërta. Nga shkurtimet e bëra rreth 15 mijë kuadro të administratës kaluan direkt në prodhim.316 Në thelbin e tyre të gjitha këto masa synonin rritjen e kontrollit të partisë dhe të diktatorit mbi të gjitha pushtetet dhe mbi individin.

Ndikimi i strukturave të partisë mbi pushtetin gjyqësor ishte shfaqur që me instalimin e qeverisë komuniste dhe kishte marrë përpjestime gjithnjë e më të mëdha gjatë viteve në vazhdim. Ja se si është shprehur një prokuror në Konferencën e prokurorëve më 06.08.1952: "….ne ndodhemi në një det paligjshmërie dhe se në këtë det jemi futur të gjithë, po për të dalë duhet të orientohemi nga politika e Partisë, se ajo të jetë kompasi i punës sonë, ne duhet të orientohemi dhe përvetësojmë shkencën dhe eksperiencën sovjetike….".317 Drejtuesit kryesorë të prokurorisë dhe gjykatave ishin edhe antarë të partisë, madje të strukturave drejtuese të saj, kështu që detyrimisht në punën e tyre do të përçonin vijën e partisë para drejtësisë. Mundet që ata të kishin edhe mendim tjetër dhe mund të ishin të zënë ngushtë nga ndërhyrjet e partisë, por ishte e pa mundur që të vepronin ndryshe, sepse pasojat do të ishin të rënda. “Mua dhe shokët e mi të Byrosë Juridike ajo gjendje na ka tronditur shumë._ deklaron Profesor Ismet Elezi në intervisten e dhënë për gazetën Standart- Por s’kishim rrugë tjetër. Së bashku me të tjerët hodhëm nga një lopatë me dhe mbi arkivolin e drejtësisë. Ky ishte akti i parë i tragjedisë që u luajt në kurriz të sistemit të organeve të drejtësisë”.318

315 Historia e Popullit Shqiptar IV, 1939-1990, Botim i Akademisë së Shkencave, Tiranë, 2008, fq.284 316 Po aty, Historia fq.285 317 Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi Prokuroria e Përgjithshme (492),d.6,v.1952 318 Gazeta Standart, Shatator 2009.

Page 20: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 91 Per nevoja që kishte Ministria e Brendshme, ishte

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

110

Në këtë fushatë që e udhëhiqte partia dhe personalisht udhëheqësi i saj Enver Hoxha, më 06.09.1966 në mbledhjen e Byrosë Politike319 i vjen radha për t'u suprimuar Ministrisë së Drejtësisë dhe institucionit të avokatisë. Në Kushtetutën e vendit, ishin parashikuar 17 ministri, por ngritja ose suprimimi i ministrive të ndryshme sipas nevojave ishte lënë si mundësi, që mund të bëhet me ligj. Për suprimimin e Ministrisë së Drejtësisë, ishte rezervuar një mbledhje e posaçme e Byrosë Politike, pasi nuk kishte të bënte thjesht me një ndryshim të kabinenti të këshillit të ministrave, por me paraqitjen e disa tezave nga forumi më i lartë i partisë dhe i gjithë jetës politike e shtetërore të vendit, për të rritur kontrollin e partisë mbi organet e drejtësisë. Për herë të parë në këtë mbledhje shpaloset haptazi mendimi i diktatorit për kontroll të plotë mbi gjykatat, të cilat formalisht konsideroheshin organe të pavarura si në Kushtetutë edhe në ligjin për organizimin dhe funksionimin e drejtësisë. Kjo mbledhje ishte parapërgatitur shumë më përpara dhe ishte diskutuar edhe nga ekspertë të drejtësisë të institucioneve të ndryshme, të cilët kishin sjellë propozimet e tyre, por mendimi i tyre ishte i orjentuar, për përfundimin në të cilin duhej të arrihej. Një veprim i tillë, nuk kishte ndodhur asnjë herë gjatë historisë së shtetit të pavarur shqiptar, as gjatë periudhave kur vendi ishte i pushtuar dhe nuk kishte ndodhur as në qeveritë e vendeve të bllokut komunist. Udhëheqja komuniste e Shqipërisë po eleminonte Ministrinë e Drejtësisë, si të panevojshme, duke ja kaluar kopetencat Gjykatës së Lartë dhe duke krijuar mbivendosje në detyrat e ekzekutivit mbi gjyqësorin dhe mbi të gjitha duke i dhënë përparësi udhëheqjes politike, që e ushtronte Komiteti Qendror i Partisë dhe Kongresi i saj, të cilët E.Hoxha i konsideron “shtabi drejtues i diktaturës së proletariatit”.320

"Ne po diskutojmë çështjen sot se duhet të ekzistojë Ministria e Drejtësisë, apo jo?- tha Enver Hoxha në hapjen e mbledhjes- Në se duhet të ekzistojë, vihet pyetja, të mbahet me kopetencat që ka, apo t'i rriten, dmth t'i jepen të tjera. Apo ndoshta nuk na nevojitet fare dhe duhet ta suprimojmë? Kjo çështje na vihet për diskutim sot”.321 Natyrisht, që Ministria e Drejtësisë nuk kishte kaq kopetenca sa ka sot, pasi ekzekutimi i vendimeve penale, ka qenë nën administrimin e Ministrisë së Punëve të Brendëshme dhe disa shërbime të tjera që mbulon sot kjo ministri nuk ekzistonin, por kishte marrë disa kopetenca që kishin të bënin me kontrollin e gjyqësorit, madje edhe të ndërhynte në vendimet e tij. Më poshtë E.Hoxha vazhdon komentet duke thënë: “Kushtetutën dhe dhënien e drejtësisë i kemi drejt. Në rast se ngrihet problemi se nuk e kemi drejt bazën, d.m.th., parimin duke pranuar shkarazi që Gjykata e Lartë ka të drejtë të marrë vendime, po mbi to nuk mund të ndërhyjë askush, as qeveria që udhëheq gjithë jetën politike ekonomike, kulturore të vendit, kurse kjo sipas kësaj pikëpamje duhet të udhëheqë edhe drejtësinë, atëherë sipas kësaj pikëpamje del që edhe Ministria e Drejtësisë që është një pjesë e qeverisë duhet të ketë kompetenca në këtë drejtim. Sipas një gjykimi të tillë qeveria duhet të drejtojë edhe gjykatat. Një shtrirje e tillë e problemit atakon legjislacionin tonë, atakon ligjet dhe Kushtetutën. Nëqoftë se mendojme se po u prish Ministria e Drejtësisë na u dobësoka diktatura e proletarjatit, do të thotë se nuk kuptohen, cilat janë funksionet e njërit apo të tjetrit organ të diktaturës së proletariatit. Ministria e Drejtësisë nuk është shtabi i diktaturës së proletariatit. Ky shtab përbëhet nga Kongresi, dhe Komiteti Qendror. Partia dhe Komiteti Qendror u kanë dhënë kompetenca Byrosë Politike, Qeverisë, Presidiumit te Kuvendit Popullor, Gjykatës së Lartë dhe Ministrisë së Drejtësisë, që të veprojnë në 319 Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi, Prokuroria e Përgjithshme (492),d. 8,v.1966. 320 Po aty, dosja nr. 8 321 Po aty, dosja nr. 8

Page 21: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 91 Per nevoja që kishte Ministria e Brendshme, ishte

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

111

bazë të direktivave të tyre. Pra, koka e diktaturës së proletariatit është Kongresi i Partisë dhe Komiteti Qendror jo Ministria e Drejtësisë”.322 Në këtë koment të gjatë, kuptohet qartë se drejtësia ishte vënë nën kontrollin e qeverisë dhe të gjitha këto nën drejtimin e partisë. “Të mendosh gjithashtu se gjykatat dhe Gjykata e Lartë janë të pavarura nga kërkush, -vazhdon më tej E.Hoxha,- dhe të thuash nga ana tjetër se, duhet të jenë të varura nga qeveria, kjo do të thotë të mohosh drejtimin e Presidiumit të Kuvendit Popullor mbi Gjykatën e Lartë dhe aq më keq të mohosh rolin e partisë për të ndërhyrë për korigjimin e vendimeve të marra nga gjykata, kur ato nuk janë të drejta, të mohosh pra rolin e partisë dhe të Presidiumit të Kuvendit Popullor, për drejtimin e drejtësisë. Si duhet t'i kuptojmë kompetencat e Byrosë Politike e të Presidiumit të Kuvendit Popullor. Në rast se Byroja Politike do të marrë një raport mbi gabime në veprimtarinë e Gjykatës së Lartë, ajo s'mund të marrë vendim drejtpërsëdrejti. Çështja duhet të shtrohet në rrugë shtetërore se jemi shtet dhe bazohemi në ligje. Në një rast të tillë, Byroja Politike, pasi shqyrton çështjen ngarkon anëtarët e saj që janë njëkohësisht edhe anëtarë të Presidiumit të Kuvendit Popullor, që kur të venë në mbledhje të Presidiumit ta ngrenë këtë çështje, pasi të kenë folur më parë me Kryetarin e Presidiumit që është edhe ai antarë i K.Q të Partisë, në emër të Byrosë Politike të shtrojnë çështjen. Është Presidiumi i Kuvendit Popullor, ai që ka të drejtë të thërrasë Gjykatën e Lartë dhe të kërkojë llogari për një vendim të padrejtë. Presidiumi ka të drejtë gjithashtu edhe të revokojë ligjin dhe të propozojë të shpërndahet Gjykata e Lartë. Vendimin e merr Kuvendi. Në bazë të frymës së partisë dhe Kushtetutës të ligjeve të pushtetit popullor, duke përfituar edhe nga eksperienca e B.Sovjetik dhe mësimet e Leninit, këtyre organeve ne u kemi dhënë kompetenca që ato duhet t'i zbatojnë. Ne kemi caktuar që gjykatat të jenë të pavarura në vendimet që marrin. Por dihet se Gjyka e Lartë zgjidhet nga Kuvendi si dhe organet e tjera të larta. Edhe gjykatat poshtë nuk i zgjedh ministri i Drejtësisë, por populli. Prandaj s'mund të thuhet se gjykatat janë të pavarura dhe të paprekura nga askush. Asnjë nga ne nuk është i pavarur nga vija e partisë dhe çështjes së popullit, dhe Kushtetuta këtë çështje e ka zgjidhur drejt. Gjykatat poshtë nuk janë të pavarura. Gjykatësin kur ta shoh të nevojshme mund ta thërrasi sekretari i partisë apo kryetari i Komitetit Ekzekutiv dhe këto t'i shqyrtojnë atij situatën që ka krijuar në parti e në popull një vrasje, dhe cili është opinioni i partisë dhe popullit për këtë çështje. Nuk mund të mendohet që gjykatat të mos influencohen nga opinioni i partisë dhe i popullit për këtë çështje”.323

Duke vazhduar me orjentimet e tij, E.Hoxha kërkon ti imponojë gjykatave që në marrjen e vendimeve të marrë mendimin e partisë dhe të masave. “Gjersa gjykatësi pranon zërin e një dëshmitari dhe kjo është e detyrueshme,- thote E.Hoxha,- atëherë ca më tepër duhet të dëgjohet zëri i gjithë masës dhe aq më tepër i partisë. Mbi bazën e këtij opinioni, gjykatësi duhet të vendosë drejt dhe në mënyrë revolucionare. Mund të qëllojë që një ligj nuk është i plotë, këtë boshllëk gjykatësi duhet ta vërtetojë pikërisht me opinionin e partisë dhe të masave. Një gjyqtar duhet të marrë kurdoherë vendime në përputhje me frymën e partisë dhe të interesave të popullit. Kur bëhet një vrasje, ne nuk kemi si japim një vendim të drejtë pa e shqyrtuar çështjen, prandaj pyesim më parë partinë dhe ajo na jep të dhëna dhe mendimin e saj”. 324 Edhe Gykata e Lartë, rekomandon udhëheqësi i shtetit nuk mund të privohet për të vajtur poshtë që të kontrollojë, ndihmojë dhe frymëzojë gjykatat në vijën e partisë. Edhe qeveria duhet të kontrollojë gjykatat. Kryetari i Këshillit të Ministrave është anëtar i Byrosë 322 Po aty, dosja nr. 8 323 Po aty, dosja nr. 8 324 Po aty, dosja nr. 8

Page 22: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 91 Per nevoja që kishte Ministria e Brendshme, ishte

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

112

Politike, pra në linjën e parties.325 Komentet dhe kopetencat që prezanton E.Hoxha, duket se vinë si rezultat i një deliri madhështie të pa kurueshëm, i cili mendon dhe beson se ai di gjithshka dhe nuk duket i vërtetë kur ju drejtohet popullit “ne nuk jemi koka e Zeusit, jeni ju, pa jemi ne”. Ai shprehet se “është e vërtetë se ne nuk kemi kryer studime në drejtësi, por kemi 25 vjet që merremi me zbatimin e politikës së drejtë të partisë, bëjmë edhe ligje, prandaj shkolla 25-vjeçare e partisë që kemi bërë ne nuk mund të krahasohet me 25 universitete juridike”.326

Me Vendim nr. 144 të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH datë 06.09.1966 u suprimua Ministria e Drejtësisë dhe kopetencat i kaluan Gjykatës së Lartë. Në këtë mënyrë u finalizua goditja kundër institucionit të drejtësisë dhe mbrojtjes së të drejtave të individit. U vendos kontrolli i plotë i partisë mbi gjyqësorin dhe liritë dhe të drejtat e njeriut. Ky proces kishte filluar që me instalimin e Partisë Komuniste në pushtet. Janë të dokumentuara me dhjetëra raste të ndërhyrjes së partisë dhe vetë diktatorit mbi gjyqësorin, me urdhëra konkretë për dënime të ashpëra ndaj kundërshtarëve të tij, të cilët ishin etikuar armiq të popullit, një pjesë e të cilave janë prezantuar më lartë.

Në fushatën e ndërmarrë për vënjen e dreitësisë nën kontrollin e partisë, natyrish që një ndër hallkat më të rëndësishme që duhej eleminuar, ishte sistemi i mbrojtjes ligjore, i cili ishte mundësia e vetme për një proces të drejtë ligjor, edhe pse avokatia e ushtronte veprimtarinë e sajë nën një presion të madh nga strukturat e shtetit. Barazia para ligjit, e drejta për një proces të rregullt dhe të shpejtë gjyqësor, e drejta e informimit dhe e dëgjimit, e drejta e mbrojtjes, e të tjera kanë qenë formale në shtetin e diktaturës komuniste. Prokuroria e Përgjithshme në disa inspektime kishte vërejtur se procedimi penal zhvillohet nën presionin e hetuesve, se bëhen pyetje sugjestionuese dhe presion psikologjik e dhunë fizike, se mashtrohen të pandehurit që të pranojnë fajin në përfitim të lehtësirave etj. Gjithashtu ishte vërejtur se në shumë raste avokatët pengoheshin në punën e tyre, duke mos ju gjetur ambjen takimi, surveime të bisedave, kufizim kohe etj. Por natyrisht që raportet mbi inspektimet nuk e ndryshonin përmbajtjen e një sistemi të tërë, i cili në të shumtën e rasteve punonte me dy standarte, pra nga njëra anë fliste për të drejtat, nga ana tjetër i dhunonte ato, pa pësuar kurrfarë ndëshkimi.

Në të njëjtën mbledhje që u vendos për eleminimin e Ministrisë së Drejtësisë, u vendos edhe eleminimi i avokatisë. Enver Hoxha, në lidhje me këtë çështje u shpreh: “Përsa i përket avokatisë, unë prej kohësh kam qenë i mendimit që ky funksion të suprimohet. Kë mbron avokati tek ne? Kundër kujt lufton ai? Kundër drejtësisë sonë popullore”.327 Mendimi i E.Hoxhës, siç del qartazi në këtë paragraf është se avokatia mbron kriminelët, mbron “armiqtë e popullit” dhe nuk e shikon rolin e saj si një faktor të rëndësishëm për një process të rregullt ligjor, madje ai avancon duke e konsideruar avokatinë një kundërshtare të drejtësisë dhe jo një partnere të saj. Sipas E.Hoxhës, “në esencë tek ne parashikohet që drejtësia popullore të mbrojë fill e për pe interesat e popullit, pa harruar edhe interesat e atij që është i pandehur. Kur është kështu përse ne të lëmë njëfarë avokati Suat Asllani ose Koço Dilo, që të dalin dhe të mbrojnë një kriminel, ose vjedhës para gjykatave popullore. Ç'na duhen njerëz të tillë”.328 Gjatë

325 Po aty, dosja nr. 8 326 Po aty, dosja nr. 8 327 Po aty, dosja nr. 8 328 Po aty, dosja nr. 8

Page 23: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 91 Per nevoja që kishte Ministria e Brendshme, ishte

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

113

diskutimit në Byronë Politike, E.Hoxha mundohet të sqarojë se mbrojtja ligjore është e nevojshme vetëm në vendet borgjeze, për mbrojtjen e klasave të varfëra. “Në Perëndim është ndryshe,-komenton E.Hoxha,- avokati atje mbron njerëz që politikisht dhe ekonomikisht janë të shtypur nga pushteti borgjez. Kushdo e di se partia i zgjidh çështjet pa avokat, bile probleme shumë më të rëndësishme e delikate, pa i çuar fare njerëzit në gjyq”.329 Diktatori këtu duket i sinqertë kur thotë se partia i zgjidh problemet pa i çuar në gjyq. Më poshtë vijon komentet “gjersa në gjykatat tona kemi organizata dhe njerëz partie, të vendosur e revolucionarë, për të zbatuar drejtësinë popullore, përse është e domosdoshme të kemi avokatë? Këta një krimineli që nuk i duhet zbutur faj, përpiqen ta nxjerrin të pafajshëm, pra nuk veprojnë drejt. Kurse po të jetë puna për ta zbutur fajin, atë e zbut gjykata jonë popullore me frymë partie dhe ndërgjegje të pastër. Atëherë përse t'i dëgjojmë në gjyq zërat e avokatëve borgjezë si ato që përmenda”?330

Me vendim nr. 57 datë 22.04.1967 të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH "Mbi suprimimin e avokatisë" u hoq institucioni i avokatisë, me motivin "se gjykatat dhe prokuroritë, si organe të popullit e të diktaturës së proletariatit mbrojnë ligjet e ligjshmërinë socialiste dhe të drejtat e qytetarëve, dhe se avokatia si profesion, në kushtet e vendit tonë nuk shihet e nevojshme".

III.3 Gjyqet kundër fesë dhe shkaterrimi i struktures se besimit

Për realizimin e misionit të tyre, komunistët shqiptarë, synonini të grumbullonin rreth vetes të gjitha energjitë fizike dhe intelektuale të shoqërisë dhe të eleminonin çdo mendim, ide, grup shoqëror, apo individ, që nuk ishte në akord me ideologjinë marksiste-leniniste. Në funksion të kësaj strategjie udhëheqja komuniste shqiptare do të trajtonte edhe çështjen e fesë dhe të besimeve. Qëndrimi i komunistëve ndaj fesë, ka qenë gjithnjë në varësi të rrethanave dhe zhvillimit të situatave. Kështu gjatë viteve të Luftës, Partia Komuniste, për të krijuar një front sa më të gjërë dhe gjithpërfshirës në luftë për çlirimin e vendit, ju bëri thirrje drejtuesve të feve në Shqipëri për tju bashkuar lëvizjes antifashiste Nacional Çlirimtare, ku një pjesë e tyre ju bashkua lëvizjes dhe një pjesë ju bashkua forcave nacionaliste, duke mos patur besim tek komunistët. Por krerët kryesorë të klerit shqiptar, musliman, bektashi, katolik dhe ortodoks, u përfshinë në politikën e fashizmit, duke e pranuar pushtimin nga Italia fashiste, duke u kënaqur me shpërblime dhe madje duke bërë edhe deklerata në favor të pushtuesit. “ Pak javë pas agresionit Italian eksponentët e lartë të bashkësisë katolike shqiptare shprehnin zyrtarisht pëlqimin e tyre për regjimin e ri, duke e rreshtuar gjykimin e tyre politik krahas atij të krerëve mysliman dhe ortodoksë të vendit”.331 Më datën 30 tetor 1944 Agjensia Telegrafike Shqiptare transmetonte

329 Po aty, dosja nr. 8 330 Po aty, dosja nr. 8 331 Roberto Moroco dela Roka, Kombi dhe feja në Shqipëri 1920-1944, Përktheu Luan Omari, Tiranë, fq.211

Page 24: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 91 Per nevoja që kishte Ministria e Brendshme, ishte

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

114

fjalimin e kreut të myslimanëve shqiptarë Bexhet Shpati, i cili midis të tjerave tha: “..Le të kërkojmë nga qielli fitoren për armët e lavdishme të Italisë Fashiste, sepse pas triumfit të tyre do të vijë një Erë e re përparimi dhe lumturie për gjithë popujt myslimanë”.332 Ndërsa Kryetari i Kishës autoqefale Visarion Xhuvani, më 8 prill organizonte mitingje në mbështetje të pushtuesve, Arqipeshkvi Thaçi, deklaronte se kishte besim që, nën mbrojtjen e Italisë, Shqipëria më së fundi do ta ketë të garantuar zhvillimin e vet shoqëror, ekonomik dhe shpirtëror.333 Sigurisht, nuk kemi një qëndrim uniform nga të gjithë krerët e feve në Shqipëri dhe një qëndrim pro fashist ishte më tepër pragmatist që lidhej me nevojat për mbështetje financiare që kishin komunitetet fetare si dhe me çështjen kombëtare, por edhe arsye karriere personale. Nga rradhët e drejtuesve të bashkësive fetare, pati shumë prej tyre që kërkuan të qëndrojnë jashtë politikës, për të mos rënë as në lojën e fashizmit dhe as të komunizmit, por frika e bashkuar me urrejtje kunder komunizmit, bëri që ata të mos ishin indiferent ndaj zhvillimeve që po ndodhnin në atdheun e tyre.

Pas marrjes së pushtetit nga komunistët, nuk u morën masa të hapura armiqësore kundër institucioneve fetare, pasi një gjë e tillë do të ishte e parakoshme dhe do të rriste dyshimin ndaj forcave komuniste në prag të zgjedhjeve të dhjetorit dhe nga ana tjetër do të komplikonte çështjen e njohjes së qeverisë shqiptare nga aleatët, aq më tepër kur qarkullonin disa opinione negative që i etiketonte komunistët si njërëz pa atdhe e pa fe. Ndër kohë udhëheqja e vendit filloi të merrte masat e para për kontrollin, disiplinimin dhe eleminimin e institucioneve fetare dhe të drejtuesve të tyre. Kontrolli mbi fetë kishte të bënte më së pari me imponimin dhe këmbënguljen e Qeverisë Shqiptare, për shkëputjen e lidhjeve të kishës katolike me Selinë e Shenjte. “Që në vitin 1945 Hoxha ftoi në një mbledhje arqipeshkvin katolik të Shkodrës Gaspër Thaçin dhe arqipeshkvin e Durrësit, Viçens Prendushin dhe u propozoi të shkëpusnin lidhjen me Vatikanin dhe viheshin në krye të një kishe katolike shqiptare”.334 Në vitin 1945, kur po kthehej nga Roma, delegati apostolik Imzot Leone G.B. Nigris, u ndalua në Durrës dhe nuk u lejua të hynte në Shqipëri.335 Për shkak të lidhjeve me Italinë dhe të shkollimit të tyre në perendim, krerët katolik paragjykoheshin si të rrezikshëm për regjimin komunist dhe u goditën në mënyrë të veçantë nga bashkësitë e tjera fetare. Një tjetër masë që mori shteti në drejtim të fesë ishte ndarja e saj nga arsimi. Arsimi u shekullarizua dhe publikimet fetare, predikimet dhe komunikimet e tjera në publik ju nënshtruan censurës shtetërore. Kjo nisi në Kongresin Antifashist të Arsimtarëve të mbajtur më 27 nëntor 1944 në Korçë dhe u përforcua me konsolidimin e pushtetit të komunistëve, ku jo vetëm që u hoqën nga programet mësimore lëndët fetare, por shkolla u kthye në një qendër të rëndësishme të luftës kundër fesë, për “formimin e njeriut të ri me botkuptim marksist leninist”. Qeveria kërkoi ndryshimin e statuteve të komuniteteve fetare dhe ndyshimin e procedurave ne caktimin e funksionarëve fetarë, i cili u kontrollua nga shteti. Reforma agrare u zbatua edhe mbi pronat e kishave, të xhamive dhe të teçeve, duke i shpronësuar dhe ndarë fshatarëve pa shpërblim, gjë që solli dobësimin ekonomik të këtyre institucioneve dhe vartësinë e tyre nga subvensionet e shtetit. Në planet e shtetit komunist për eleminimin e feve, ndër masat më radikale ishin eleminimet fizike të drejtuesve të komuniteteve fetare. Eleminimin e drejtuesve kryesorë të komuniteteve fetare shteti komunist e justifikonte me qëndrimin e tyre gjatë Luftës. Kështu një pjesë e të eleminuarve u listuan në grupin e kriminelëve të Luftës dhe 332 Po aty, Kombi ….fq.258 333 Po aty, Kombi….fq. 211 334 Edëin Jacques, Shqiptarët , Përktyer nga Edi Seferi, Tiranë, 2002 335 Imzot Zef Simoni, Persekutimi i kishës katolike në Shqipëri nga 1944-1990.

Page 25: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 91 Per nevoja që kishte Ministria e Brendshme, ishte

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

115

bashkëpunëtorëve me fashizmin, ndaj të cilëve u morën masa ekstreme të ekzekutimit dhe krahas tyre u ekzekutuam dhe u dënuan me burgim të gjatë shumë prej klerikëve të cilët kishin mbështet lëvizjen nacionaliste. Mendoj se ekzekutimet dhe dënimet e disa klerikëve gjatë viteve të para pas çlirimit, nuk janë bërë vetëm për shkak të petkut të tyre, pra për shkak të qenjes prift, apo hoxhë, megjithë urrejtjen që ushqenin komunistët për fenë, por për shkak se janë konsideruar kundërshtarë të programit të Partisë Komuniste dhe të lëvizjes antifashiste Nacional Çlirimtare. Kështu krahas me Maliq Bushatin dhe Lef Nosin, në një proces u ekzekutua edhe Patër Anton Arapi. Mbështetja e forcave pushtuese, ose të ishe pjesë e administratës së tyre, pjesmarrja me forcat e Ballit apo të Legalitetit dhe për më tepër kundërvënja forcave partizane, konsiderohei krim dhe dënohej me burgim të gjatë ose me vdekje, pavarsisht se çfarë profesioni kishe apo cilës shtresë i përkisje. Por në se ndaj klerit të përfshirë në politikë shteti komunist kishte plane për eleminimin e tyre, për pjesën tjetër, synonte të vendoste kontrollin, disiplinimin dhe ti shtronte se sa ti eleminonte.336 Pas proceseve të para dhe dënimit të përfaqësuesve kryesorë të katër feve kryesore në vend, regjimi komunist i cili ishte në gjueti të klerikëve, gjeti pretekse të shumta për të vazhduar me eleminimet fizike dhe burgosjet e tjera. Pas një numëri seancash gjyqësore të inskenuara, urdheri jezuit u nxuar jashtë ligjit më 1946, ndërsa françeskanët më 1947. Të akuzuar se “keni punuar për t’i përgatitur fushë të favorshme fashizmit Italian, keni ndihmuar organizatat tradhëtare të krijuara nga armiku e qeveria kuislinge, keni sabotuar rezistencën e popullit duke kryer akte terrorizmi, keni punuar për legalizimin e okupacionit dhe fashistizimin e vendit”,337 u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan 7 klerikë më 4 mars 1946. Deri në vitin 1950, ishin dënuar me ekzekutim, ose burgim dhe gjithashtu me internim që jepej si dënim plotësues thuajse të gjithë krerët kryesorë të kishës katolike, ortodokse , të bashkësisë islame dhe bektashi. Në dëshmitë e At Jak Gardini, klerik italian i cili ka shërbyer si meshtar në disa prej famullive të malësive të veriut dhe pedagog ne Kolegjin e Fretënve Jezuit, i arrestuar ne v.1945 thuhet: “…Të nesërmen e arrestimit më transferuan në një nga burgjet e hapuna Nergut në qytetin e Shkodrës. Përflitej se ishin nja 30 burgje të mbushura plot. …E kuptova se po filloja një jetë të re, jetën e të burgosurit. …. Fjetja për tokë, vuajtjet nga insektet, ankthi i pyetjeve, ulërima e të torturuemve, shtrydhja e pafund e ndërgjegjes vetjake për të zbuluar fajet e pa bame, vetmimi, kërcnimet, fymjet, shamja, mundimet për me nxjerrë ndonjë sekret. Ishte një fund ferri me të ba me e dishirue vdekjen si nje shirim, deri në tundim të vetvrasjes në qoftë se prangat do ta kishin lejue”.338

Dekreti nr 743 i vitit 1949, “Lidhur me komunitetet fetare”, u ndoq nga dekretet e vitit 1950 dhe 1951, të cilat i vunë këto komunitete nën kontrollin shtetëror dhe sidomos detyruan kishën katolike romake që të ndërpriste të gjitha marrdhënjet me Vatikanin. Një pjesë e konsiderueshme e drejtuesve të kishës katolike u dënuan me denime të ndryshme si agjent e spiunë të Vatikanit, një akuzë standart e përdorur pa prova për të gjithë të akuzuarit njëlloj. Një shkallëzim të mëtejshëm në luftën kundër fesë, “zakoneve prapanike” shënoj i quajturi “Revolucioni kulturor dhe ideologjik” shqiptar i nisur në vitin 1966 nën shembullin e Partisë Komuniste Kineze me “Revolucionin Kulturor”. Në fjalimin e 6 shkurtit 1967, Enver Hoxha inkurajoi lëvizjen e të rinjve anembanë vendit për të mbyllur kishat e xhamitë. Disa prej të cilave u shkatërruan megjithë vlerat kulturore që kishin, të tjerat u transformuan në 336 Albert Doja, Bektashizmi në Shqipëri.Histori politike e një lëvizje fetare, Tiranë 2008, fq 90 337 Tomorr Aliko, Antologjia e krimit komunist, Tiranë, 2006, fq.176 338 At GARDINI, Dhjetë vjet burg në Shqipëri (1945-1955) Romë 1986.Cituar prej Gazetës Shqip datë 4.3.2007

Page 26: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 91 Per nevoja që kishte Ministria e Brendshme, ishte

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

116

depo dhe objekte te tjera. Në shtator të vitit 1967 u deklarua zyrtarisht se të gjitha ndërtesat fetar, ku përfshiheshin 2169 kisha, xhami, manastire dhe institucione të tjera fetare, u mbyllën. Më 13 nëntor 1967 dekreti 4337 anulloi dekretet e vitit 1949, 1950 dhe 1951 mbi komunitetet fetare, këto të fundit humbën statusin e tyre ligjor dhe funksionarëve të tyre iu ndalua që të kryenin funksionet e deriatëhershme. Dekreti 4337 i kundërvihet nenit 18 të Kushtetutës së vitit 1946, e cila ishte atëhere në fuqi, që jo vetëm siguronte lirinë e ndërgjegjes dhe të besimit por gjithashtu pohonte: “Të gjitha komunitetet fetare janë të lira për sa i takon besimit të tyre, si për praktikimin e tij, ashtu edhe për shprehjen e hapur të tij”.339 Viti 1967 shënon një fazë të re në luftën kundër fesë dhe lirisë së besimit. Lufta kundër fesë u integrua me luftën kundër zakoneve të vjetra e prapanike, me masat për emancipimin e gruas dhe revolucionarizimin e vendit. Kudo po zhvillohei një propogandë e madhe për ngritjen e të rinjve në këmbë për shembjen e institucioneve fetare, për asgjësimin e ikonave dhe çdo gjë që i përkiste të kaluarës. Nëpër mure kudo ishin afishuar fletë rrufetë kundër priftërinjve e hoxhallarëve. Megjithatë kjo lëvizje arriti ta nxjerrë kishën dhe xhaminë jashtë ligjit, të shembë institucionet dhe të eleminojë drejtuesit e tyre, por nuk arriti të zhdukë besimin në masën e gjërë të popullit, sepse feja ishte e lidhur ngushtë me jetën shpirtërore të njerëzve dhe zbatohej kudo në ritet dhe zakonet e përditshme. Ajo shfaqej në format e saj në lindje dhe në vdekje, në martesa dhe në festa, në mbjelljet dhe në të korrat, pra në të gjitha aspektet e jetës. Klerikët që kishin mbetur i kryenin disa shërbesa fshehtas, duke rrezikuar nga surveimi i organeve të sigurimit. Një prej ekzekutimeve në vitet 70, që bëri jehonë edhe jashtë Shqipërisë dhe që shkaktoi reagimin e mjaft shteteve ishte, ishte ekzekutimi i Dom Shtjefën Kurtit. Akuzat kundër tij ishin mjaft absurde. Në revistën Historike nr 4 viti 1981 në një artikull “Lëvizja Revolucionare kundër fesë në vitet gjashtëdhjetë”.340 Aty thuhet që Kurti (kupto Dom Shtjefën Kurti) kryente aktivitet armiqësor, ky aktivitet konsistonte në sabotazh, organizimin dhe inkuraimin e vjedhjeve masive në Kooperativën Bujqësore Fushë-Milot. Ai po ashtu kryente agjitacion e propogandë kundër shtetit, kjo akuzë bazohej në disa takime që kishte patur me persona të tjerë, ku pretendohej se kishte thënë se situata politike në Shqipëri do të ndryshoje së shpejti, pas ndërhyrjes së forcave imperialisto revizioniste, po ashtu thuhej se kishte mbjellë vrerë kundër sistemit kooperativist etj.341 Në artikull, nuk thuhet gjë për ekzekutimin e tij, por ai u ekzekutua më 11.06.1970, sipas rregjistërit të të ekzekutuarve dhe të vdekurve në Burgun 313 të Tiranës, ku vendi i varrimit nuk eshte shënuar, por është lënë me një shënim”në vendin e caktua”, praktikë kjo që zbatohej për rastet kur i dënuari ishte personalitet me rëndësi.

339 Kushtetuta e Republikes Popullore të Shqipërisë,Tiranë 1976 340 Lëvizja Revolucionare kundër fesë në vitet gjashtëdhjetë , Revista “Historike”, nr.4 v.1981 341 Po aty, Revista Historike,……

Page 27: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 91 Per nevoja që kishte Ministria e Brendshme, ishte

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

117

III.4 Internimet dhe dëbimet.

Instituti i internimit në Shqipëri është parashikuar në legjislacionin e periudhës së para çlirimit, në Kodin Penal të vitit 1928. Më 7 mars 1925 ka dalë ligji mbi internimin e propogandistëve. Sipas të cilit, për propogandat e rrezikshme kundra indipedencës, tërësisë e njësisë së Republikës Shqiptare, ashtu edhe kundër regjimit që bëhen haptazi ose fshehurazi e nuk mund të provohen nga ana e gjykatës, mund të internohet autori i tyre nga 2 muaj gjer në një vit, me vendim të komisionit të përbërë prej prefektit, komandantit të gjandarmerisë, prokurorit të vendit. Vendimi është i prerë me pelqimin e Këshillit të Ministrave342. Në vitin 1928 dhe 1932 ligjit të mësipërm ju bënë ndryshime sipas të cilit organi që kishte të drejtë për vendosjen e kësaj mase ishte vetëm Këshilli i Ministrave. Kjo masë dënimi u aplikua edhe nga pushtuesit fashist gjatë Luftes se Dyte botërore. Më 2.6.1939 doli një dekret i ri mbi masat kundër një kategori njerëzish të rrezikshëm “per sigurimin e rendit publik”. Në nenin 2 të këtij dekreti thuhet: “Personat që janë të njohur si fajtorë të zakonshëm dhe çmohen të rrezikshëm për sigurimin publik si dhe ata që zhvillojnë ose kanë shfaqë qëllimin për të zhvilluar aktivitet të drejtuar për të përmbysur rendin publik, ekonomik, ose shoqëror të vendosur në shtet ose për të penguar veprën e fuqive të shtetit, ose një aktivitet çfardo që të sjelli dëm interesave të vendit, mund të internohen nga 1 deri në 5 vjet”.343 Me gjithë parashikimin ligjor, masa e internimit është zbatuar në raste shumë të rralla dhe për një afat të shkurtër gjatë regjimit të Zogut, ku është adresuar veçanërisht ndaj familjeve të cilët kishin të arratisur dhe nuk ju dorzoheshin drejtësisë. Gjatë periudhës së Luftës, siç e kemi trajtuar më lartë, janë ngritur disa kampe përqëndimi nga fashistët Italian, krahas shumë të internuar jashtë vendit.

Në vitin 1945 të gjitha këto dispozita u shfuqizuan dhe u hartuan akte të reja mbi internimet, sigurisht shumë më të ashpëra jo vetëm nga sasia e dënimit, por edhe nga hapsira e madhe që kishte, ku mund të internonte këdo pa asnjë llojë arsye dhe pa asnjë shkak. Institucioni i internim dëbimit, si masë administrative është rregulluar në bazë të dekret ligjës nr 649 datë 10.1.1949 dhe është ndryshuar më vonë me dekretin nr 1906 dt 02.08.1954, nr 3021 date 12.01.1960, nr 4137 datë 9.5.1966 dhe me dekrete të tjera të mëvonshme. Dënimi me internim dhe dëbim, u parashikua edhe në Kodin Penal, si dënim gjyqësor. Në nenin 22 të Kodit Penal të vitit 1952 përcaktohet në këtë mënyrë masa e dënimit me dëbim “ Dëbimi është largimi i të dënuarit nga vendbanimi për një kohë nga gjashtë muaj deri në 5 vjet me ndalim ose jo që të qëndrojë në një ose në disa vende të caktuara. Kur dëbimi jepet si dënim plotësues bashkë me dënimin me heqje lirie, koha e tij llogaritet nga dita e vuajtjes së heqjes së lirisë. Dëbimi jepet për një vepër penale për një kohë nga një gjer në 5 vjet, në rastet kur gjykata e çmon se qëndrimi i fajtorit në vende të caktuara është shoqërisht i rrezikshëm. Dëbimi kundër të huajve mund të jepej edhe me nxjerrjen e tyre jashtë kufive të shtetit shqiptar.344 Në nenin 21 të Kodit Penal përcaktohet masa e internimit: “Internimi është largimi i të dënuarit nga vendbanimi me detyrim që të qëndrojë në një vend të caktuar me ose pa punë korektonjëse. Internimi si dënim kryesor jepet për një kohë nga një gjer në 10 vjet. Internimi pa punë korektonjëse jepet për një kohë nga gjashtë muaj gjer në pesë vjet dhe ekzekutohet pas vuajtjes së dënimit kryesor.345

342 Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi Ministria e Punëve të Brendshme (152), d…,v.1925 343 Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi, Këshilli i Ministrave (490),d. 255,v.1970 344 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë 1959. 345 Po aty, Kodi Penal,……

Page 28: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 91 Per nevoja që kishte Ministria e Brendshme, ishte

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

118

Internimi nuk jepet kundër të miturve sipas ligjit, por në të vërtetë janë me mira ata që kaluan fëmirinë në kampet e internimit. Edhe në Kodin Penal të vitit 1977 janë ruajtur këto dispozita thuajse të pa ndryshuara, ç`ka dëshmon se asgjë nuk kishte ndryshuar në politikën penale të shtetit komunist ndaj shtetasve të tij edhe pse sistemi i diktaturës komuniste tashmë funksiononte mirë dhe mund të themi se ishte konsoliduar.

Në vitin 1949 doli për herë të parë dekreti vetëm për dëbimin, jo internimin si masë administrative, për personat që janë shoqërisht të rrezikshëm e sidomos për personat e arratisur dhe familjet e tyre. Në mënyrë të përmbledhur përmbajtja e dekreteve ishte si vijon: “Për personat që janë shoqërisht të rrezikshëm mund të vendoset dëbimi nga vendbanimi i tyre dhe për shtetasit e huaj dëbimi jashtë shtetit. Për arratisje brenda shtetit mund të vendoset dëbimi i familjes dhe konfiskimi i pasurisë. Për arratisje jashte shtetit konfiskimi është i detyrueshëm. Me dorzimin e të arrestuarit pushon masa e dëbimit e marrë kundra familjes. Mund të kthehet pasuria. Dëbimi konfiskimi i pasurisë dhe kthimi i saj, bëhet me vendim të arsyetuar të një komisioni të veçantë pranë Ministrisë së Brendëshme. Koha e dëbimit nuk mund të jetë më shumë se 5 vjet. Komisioni mund të revokoje dëbimin edhe para afatit të caktuar në vendimin e dëbimit.346

Masa e internimit ose dëbimit administrative vendosej nga një komision i veçantë i cili kishte në përbërje 7 veta të caktuar me dekret të Presidiumit Kuvendit Popullor dhe që kryesohet nga Ministri i Punëve të Brendshme. Në mbledhjen e Komisionit merr pjesë edhe Prokurori i Përgjithshëm ose zëvendësi i tij. Kundër vendimeve të Komisionit mund të bëhet protestë në Këshillin e Ministrave nga Prokurori i Përgjithshëm. Në diskutimin e projekt ligjit, raportohet të jetë marrë parasysh eksperienca sovjetike, i njohur si vendi i Gulagut. Në përpunimin e projekt ligjës,-raportonte M.Shehu,-është shfrytëzuar eksperienca sovjetike për sa i përket internim dëbimeve si masë administrative dhe dispozitat e neneve 21dhe 22 të K.Penal shqiptar.347 Me ndryshimet e herë pas hershme që i është bërë ligjit për internimet dhe dëbimet, vetëm sa është theksuar dhe forcuar kontrolli mbi zbatimin e internimeve dhe janë kufizuar të gjitha mundësitë për tu mbrojtur, apo për tu shprehur. Në dekret nr 3027 datë 12.1.1960 mbi internim dëbimet parashikohej kjo përbërje e komisionit: Kryetari që është një Zëvendës kryetar i Këshillit të Ministrave, Zëvendësi i tij që është Ministri i Punëve të Brendëshme, Prokurori i Përgjithshëm dhe Kryetari i Gjykatës së Lartë.Vendimet e Komisionit merren me shumicë votash dhe janë të formës së prerë. Neni 6 i dekretit të vitit 1954 që bën fjalë se mund të protestohet nga Prokurori i Përgjithshëm abrogohet.348 Të internuarit dhe të dëbuarit, kishin vetëm një dallim me të burgosurit, se e kryenin dënimin familjarisht, por të drejtat e tjera dhe detyrimet ishin gati të njëjta. Dekreti nr 4137 datë 9.5.1966, parashikonte që largimi i paligjshëm i personave të internuar si masë administrative, nga vendi i qëndrimit të detyrueshëm ose gjatë udhëtimit për në atë vend, dënohet nga gjykata me heqje të lirisë gjer në tre vjet. Kthimi i personit të dëbuar si masë administrative në vendin ku është ndaluar qëndrimi i tij, dënohet nga gjykata me internim ose heqje të lirisë gjer në 2 vjet. Kështu nga pikpamja e sanksionit, internimi dhe dëbimi si masë administrative, trajtohen një llojë si internimi dhe dëbimi i vendosur nga gjykata (Neni 229 i K.Penal).

346 Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi, Prokuroria e Përgjithshme (492),d. 64,v.1969 347 Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi, Kuvendi Popullor (890),d. 231,v.1953 348 Po aty, dosja nr. 231

Page 29: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 91 Per nevoja që kishte Ministria e Brendshme, ishte

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

119

Në vitin 1969 u diskutua që të hiqet internimi dhe dëbimi si masë administrative dhe të lihej vetëm si dënim penal i dhënë nga gjykata. Kjo u hodh poshtë nga juristët pasi sillte disa vështirsi për gjykatat. Konkretisht shumica e internimeve dhe dëbimeve ishin dhënë si masë administrative nga komisioni dhe në se do të ndryshohej procedura, duhej që të internuarit të liroheshin, gjë që konsiderohej e pamundur për pushtetin e kohës, sepse jo vetëm donte ti mbante nën kontroll një kategori të caktuar njerëzish, por edhe ti shfrytëzonte në punë krahu. Problemi i dytë “ishin personat që do të kryenin veprime antiparti por që nuk arrinin në krim kundër shtetit dhe nuk dënoheshin nga kodi penal”.349 Pra kuptohet që internimi jepej edhe pa prova nga komisioni, kurse gjykata duhet të bazohej në prova dhe fakte. Së treti do të ishte problem me familjet e të arratisurve, kur nuk provohej se ata kane dieni për antarin e familjes së tyre. Së katërti do të dilnin probleme per largimin nga qyteti të hajdutëve, prostitutave dhe elementëve të tjerë problematik për rendin por që nuk kanë prova të përfshirjes në krime. 350 Pra ngërçi i këtij projekti vinte nga dënimet me internim dhe dëbim pa u bazuar në prova, por thjeshtë me paragjykime. Mendojme se ka qenë nje ide e mirë kalimi i internim dëbimit vetëm në kopetencë të gjykatës, pasi si do që të ishte kjo e fundit do të përpiqej të bazohej në prova gjë që do të sillte një reduktim të numërit të të internuarve. Duke mbetur ne kopetencë të komisioneve si masë administrative dhe në kopetencë të gjykatave gjatë shqyrtimit të procesit penal, gjykatat e kanë dhënë në raste më të rralla këtë masë dënimi.

Numri i përgjithshëm i personave që kanë kaluar në internim dëbim gjatë viteve 1949-1969.351

Loji I

dënim

Motivi 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 Shuma

Interni

m

Polit 579 646 20 194 213 312 202 216 557 372 92 26 99 98 197 157 127 3528

Ordiner

- 11 - - 13 - - - - - 19 30 1 299 85 98 58 614

Gjiths

ej

579 657 20 194 226 312 202 216 557 372 111 56 100 397 282 255 185 4141

Dëbim Politik - 26 23 33 30 17 35 25 43 9 17 23 1 - 2 2 - 286

Ordin

er

- - -

Gjithsej

-

Totali 579 673 43 227 256 329 237 241 600 381 128 79 101 397 284 257 4997

Në këto shifër përfshihen edhe 379 persona të internuar dhe dëbuar gjatë viteve 1949-1952 të cilët janë internuar në bazë të dekretit nr 649 dt 19.01.1949. Në momentin e hartimit te këtij raporti rezultonin të jenë 868 të internuar, nga të cilët 578 për veprimtari armiqsore dhe 250 për veprimtari keqbërëse. Nga 578 për veprimtari armiqsore: 115 u janë arratis pjestarët e familjes, 90% janë në zona kufitare, 124 kanë patur tendenca arratisje, ose kanë nxitur të tjerët për arratisje, 23 dyshohen si agjentë të huaj,13 elementë antiparti, 303 për qëndrim të keq të familjeve, janë nga familje reaksionare. Perveç krimeve, ose dyshimeve që kishin strukturat e shtetit, për individë të veçantë ose familje që nuk e pajtoheshin me sistemin, kishte shumë të internuar ose të dëbuar për asry të shkeljeve të tjera të karakterit ordiner, si vrasje, papunësi, akte që nuk pajtoheshin me normat dhe rregullat standarte të

349 Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi, Kuvendi Popullor (890),d. 255,v.1970 350 Po aty, dosja nr. 255 351 Po aty, dosja nr.255

Page 30: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 91 Per nevoja që kishte Ministria e Brendshme, ishte

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

120

shoqërisë komuniste. Kjo kategori përbënte rreth 290 persona, te cilët ishin internuar për vjedhje të përsëritura, për të parandaluar vrasjet, sjellje të padenjë në shoqëri, marrdhënje seksuale jashtë martese, etj. Shumica e personave të kësaj kategorie ishin nga qytetet, 279 nga 290 gjithsej. Në zonat qytetare, shoqëria ështe më e organizuar dhe për rrjedhojë më e kontrolluar.352

Internimi dhe dëbimi kishte filluar që në vitin 1945, megjithë se nuk del e qartë mbi çfarë baze ligjore. Në nje evidencë të vitit 1947 konstatohet që gjatë vitit 1947 nga janari ndodheshin 1272 të internuar dhe ishin të vendosur në Kruje dhe në Berat. Një pjesë ishin rob lufte, kryesisht gjerman.

Kamp internimi

352 Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi, Kuvendi Popullor (890),d. 255,v.1970