27
Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 121 Jan Shk Mars Prill Maj Qersh Korr Gusht Shta Tet Nënt Dhjet N/r Total 1272 1158 1115 1126 1110 867 878 884 895 881 886 976 Kampi Berat 855 792 762 770 743 565 575 575 586 571 583 583 Kampi Krujë 416 366 353 356 367 302 303 309 309 310 303 303 Të dhënat i referohen Fondit të Degës së Kampeve dhe Burgjeve në Arkivin e Ministrisë së Brendëshme. 353 Kriteret për internimin dhe dëbimin si masë administrative, parashikoheshin në ligjet e përmendura më lartë dhe rregulloren mbi të internuarit dhe të dëbuarit. Internimi dhe dëbimi do të aplikoheshin kundër pesonave që paraqesin rrezikshmeri të theksuar shoqërore si: Pjestarë të veçantë ose të gjithë familja e një personi që arratiset jashtë shtetit, kur ajo banon në afërsi të zonës kufitare. Mund të internohen edhe një pjesë ose disa pjestarë të familjes së një personi që arratiset jashtë shtetit, të cilët banojnë jo në zona kufitare, kur një masë e tillë i shërben prevenimit të arratisjeve të tjera të mundëshme nga ajo zonë. Elementë antiparti, qëndrimi i të cilëve në vendin ku banojnë bëhet i rrezikshëm. Persona të veçantë ose familje të personave që banojnë në afërsi të zonave kufitare dhe që paraqesin rrezikshmëri për tu arratisur. Elementë me tendencë të mprehtë terrori. Kundër pjestarëve madhorë të familjeve të kriminelëvë të luftës që janë arratisur jashtë shtetit, pjestarë të personave të tjerë të t`arratisurve jashtë shtetit kur ata kanë prejardhje klasore reaksionare dhe vet paraqesin rrezikshmëri. Për të dy këto kategori, kjo masë të merret kur banojnë në qytetet kryesore. Në raste të veçanta, masa e internim dëbimit mund të merret edhe kundër personave që kanë kryer vepra të tilla keqbërëse si vjedhje, prostitucion, vagobantazh me perseritje, por kur këta banojnë në qytetet kryesore. 354 Nga raporti mbi internim dëbimet gjatë vitit 1967, shikohet të jenë si të dënuar me internim dhe dëbim 1189 persona, nga të cilët 791 të internuar, duke shënuar një rritje 49% të krahasuar me vitin 1966, 1965. Kjo lidhet jo me shtimin e shkeljeve, por me ashpërsimin e kontrollit mbi shoqërinë dhe me acarimin e luftës së klasave, në kuadër të nisjes së të ashtaquajturit revolucion ideologjik dhe forcim të vijës së masave. Të dhënat flasin qartë se nga drejtohej goditja dhe ku përqëndrohej kontrolli i plotë i shtetit. Nga 1189 të internuar dhe dëbuar 496, raportohen të jenë shtresa të pasura, 421 ishin shtresa të mesme, 272 janë shtresa të varfëra dhe 555 persona janë nga fshati, 634 nga qyteti.Arsyet e internimit konkludohet të jetë, 432 persona kanë pjestarë të familjes të arratisur, 105 kanë tendencë arratisje, 288 kanë rrezikshmëri shoqërore, 19 persona antiparti, 285 sjellje të padenjë në shoqëri, vjedhje, kurvëri etj. Në shkallë vendi rezultonin 270 familje të internuara, nga të cilat 122 nga fshati dhe 148 nga qyteti. 355 Nga raportet e Ministrisë së Brendëshme shihet qartë se pjesa më e madhe e të internuarve janë nga shtresat e pasura dhe më pak nga shtresat e mesme dhe të varfëra. Kjo komentohet se “politika e goditjeve me anën e internimeve është e 353 Arkivi i Minisrisë së Punëve të Brendshme, Fondi Dega e Kampeve dhe Burgjeve, d.10,v.1950 354 Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi, Kuvendi Popullor (890),d. 255,v.1970 355 Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi Prokuroria e Përgjithshme (492),d. 60,v.1967

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist · Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 122 drejtë”.356 Kështu nga 1189 të internuar dhe

  • Upload
    others

  • View
    12

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist · Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 122 drejtë”.356 Kështu nga 1189 të internuar dhe

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

121

Jan Shk Mars Prill Maj Qersh Korr Gusht Shta Tet Nënt Dhjet N/r Total

1272 1158 1115 1126 1110 867 878 884 895 881 886 976

Kampi Berat

855 792 762 770 743 565 575 575 586 571 583 583

Kampi Krujë

416 366 353 356 367 302 303 309 309 310 303 303

Të dhënat i referohen Fondit të Degës së Kampeve dhe Burgjeve në Arkivin e Ministrisë së Brendëshme.353

Kriteret për internimin dhe dëbimin si masë administrative, parashikoheshin në ligjet e përmendura më lartë dhe rregulloren mbi të internuarit dhe të dëbuarit. Internimi dhe dëbimi do të aplikoheshin kundër pesonave që paraqesin rrezikshmeri të theksuar shoqërore si: Pjestarë të veçantë ose të gjithë familja e një personi që arratiset jashtë shtetit, kur ajo banon në afërsi të zonës kufitare. Mund të internohen edhe një pjesë ose disa pjestarë të familjes së një personi që arratiset jashtë shtetit, të cilët banojnë jo në zona kufitare, kur një masë e tillë i shërben prevenimit të arratisjeve të tjera të mundëshme nga ajo zonë.

Elementë antiparti, qëndrimi i të cilëve në vendin ku banojnë bëhet i rrezikshëm. Persona të veçantë ose familje të personave që banojnë në afërsi të zonave kufitare dhe që paraqesin rrezikshmëri për tu arratisur. Elementë me tendencë të mprehtë terrori. Kundër pjestarëve madhorë të familjeve të kriminelëvë të luftës që janë arratisur jashtë shtetit, pjestarë të personave të tjerë të t`arratisurve jashtë shtetit kur ata kanë prejardhje klasore reaksionare dhe vet paraqesin rrezikshmëri. Për të dy këto kategori, kjo masë të merret kur banojnë në qytetet kryesore. Në raste të veçanta, masa e internim dëbimit mund të merret edhe kundër personave që kanë kryer vepra të tilla keqbërëse si vjedhje, prostitucion, vagobantazh me perseritje, por kur këta banojnë në qytetet kryesore.354 Nga raporti mbi internim dëbimet gjatë vitit 1967, shikohet të jenë si të dënuar me internim dhe dëbim 1189 persona, nga të cilët 791 të internuar, duke shënuar një rritje 49% të krahasuar me vitin 1966, 1965. Kjo lidhet jo me shtimin e shkeljeve, por me ashpërsimin e kontrollit mbi shoqërinë dhe me acarimin e luftës së klasave, në kuadër të nisjes së të ashtaquajturit revolucion ideologjik dhe forcim të vijës së masave. Të dhënat flasin qartë se nga drejtohej goditja dhe ku përqëndrohej kontrolli i plotë i shtetit. Nga 1189 të internuar dhe dëbuar 496, raportohen të jenë shtresa të pasura, 421 ishin shtresa të mesme, 272 janë shtresa të varfëra dhe 555 persona janë nga fshati, 634 nga qyteti.Arsyet e internimit konkludohet të jetë, 432 persona kanë pjestarë të familjes të arratisur, 105 kanë tendencë arratisje, 288 kanë rrezikshmëri shoqërore, 19 persona antiparti, 285 sjellje të padenjë në shoqëri, vjedhje, kurvëri etj. Në shkallë vendi rezultonin 270 familje të internuara, nga të cilat 122 nga fshati dhe 148 nga qyteti.355

Nga raportet e Ministrisë së Brendëshme shihet qartë se pjesa më e madhe e të internuarve janë nga shtresat e pasura dhe më pak nga shtresat e mesme dhe të varfëra. Kjo komentohet se “politika e goditjeve me anën e internimeve është e 353 Arkivi i Minisrisë së Punëve të Brendshme, Fondi Dega e Kampeve dhe Burgjeve, d.10,v.1950 354 Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi, Kuvendi Popullor (890),d. 255,v.1970 355 Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi Prokuroria e Përgjithshme (492),d. 60,v.1967

Page 2: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist · Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 122 drejtë”.356 Kështu nga 1189 të internuar dhe

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

122

drejtë”.356 Kështu nga 1189 të internuar dhe dëbuar në vitin 1967, 496 janë të shtresave të pasura, 421 të shtresave te mesme dhe 272 nga shtresa të varfëra, të cilët vinin kryesisht nga qytetet Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Berat. Masa e internimit dhe dëbimit është marrë kryesisht për sjellje të padenja në shoqëri. ”Kjo masë ,-thuhet në raport,-ka qenë e drejtë sepse shërben për parandalimin e kriminalitetit i cili filloi të aktivizohet pas marrjes së masave kundër shtrëmbërimeve burokratike”.

Trajtimi dhe të drejtat e të internuarve ishin parashikuar në një rregullore të posaçme të vitit 1962, e cila në fakt ishte krejt formale sepse asgjë nuk realizohej nga ato që ishin parashikuar. Në nenin 2 thuhet “Të internuarit gezojnë të gjitha të drejtat që gëzojnë shtetasit e R.P.Shqipërisë por pa lejen përkatëse të organeve të punëvë të brendshme nuk mund të largohen nga teritori ku janë dërguar për të vuajtur dënimi. Në rast se të internuarit largohen nga vendi i internimit pa leje dënohen sipas nenit 229 të Kodit Penal.357 Të dënuarit nuk gëzojnë të drejtën elektorale, në qoftë së kjo përmendet në vendim të gjykatës që ka vendosur internimin. Në nenin 28 të K.Penal parashikohej se gjykata mund të vendos humbjen e se drejtës elektorale kur jep një dënim me heqje të lirisë ose internim për një kohë më shume se dy vjet. Kujtojmë se internimi jepej deri në 10 vjet dhe më pas kishte zgjatje afati. Kështu nga viti 1965 deri në gusht 1967 u ishte zgjatur afati 117 personave dhe ishin liruar me plotësim kohe vetëm 73 vetë ose 38% e tyre. Në nenin 5 parashikohej që personat e internuar, me kërkesën e tyre kanë të drejta të marrin dhe mbajnë me vete fëmijet e tyre të mitur. Për këtë organi i puneve të brendëshme bën pashaportizimin e të internuarit. Gjithashtu personi i internuar ka të drejtë të marrë me vete edhe pjestarë të tjerë të familjes, gruan, burrin, nënën, ose të tjerë, mbasi të jetë dhënë autorizimi përkatës nga organet e punëve të brendëshme. Shkelja e të drejtave dhe arbitrariteti ndaj të internuarve dhe të dëbuarve, dokumentohet edhe në raporte zyrtare të organeve përkatëse. Një raport i vitit 1961, mbi inspektimet dhe kontrollin në kampet e te internuarve Savre, Gradisht të Lushnjës dhe Shtyllas, Ferma e “Clirimi” në Fier si dhe kampin e të huajve Seman Fier dhe Çermë Lushnjë, raportohet: “Në lidhje me administrimin dhe zbatimin e ligjshmërisë, ka të internuar që nuk kanë të qartë sa do të qëndrojnë atje, nuk janë bërë antarë kooperative dhe punojnë si argatë, refuzohen për të ndjekur shkollat të mesme dhe të larta”.358 Në lidhje me strehimin e tyre, raportohet se në disa raste gratë janë ndarë nga burrat e tyre dhe flejnë në kapanone të ndara. Gjendja e paisjeve është e mjerueshme. Këpucët, ushqimet, rrobat mbahen të varura mbi krevat në mure. Në të njejtin vend flenë, hanë, gatuajnë duke munguar higjena. Uji i pishëm mungon, ka ngjyrë të kuqe dhe është i ngrohtë.359

Në një informacion dërguar Kuvendit Popullor mbi disa probleme mbi internim dëbimet rezulton: Deri më 1969 kanë qenë 849 të internuar dhe 295 të dëbuar në rrugë administrative, gjithsej 1144 persona.360 Nga këta 807 ishin për qëndrime armiqsore ndaj pushtetit popullor dhe 337 për vepra ordinere,118 janë individë të tjerët familjarë. Nuk janë llogaritur ata që qëndrojnë përgjithnjë në vend internimi. Në prill 1965 kanë qenë 794 persona të internuar e dëbuar. Pasqyrë statistikore e të internuarve dhe dëbuarve deri më 03 janar 1969.361

356 Po aty, dosja nr.60 357 Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, Tiranë 1959 358 Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi, Prokuroria e Përgjithshme (492),d. 69,v.1967 359 Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi, Prokuroria e Përgjithshme (492),d. 20,v.1961 360 Po aty, dosja nr. 20 361 Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi, Prokuroria e Përgjithshme (492),d. 69,v.1967

Page 3: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist · Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 122 drejtë”.356 Kështu nga 1189 të internuar dhe

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

123

Rrethi

F

I

E

R

L

U

Sh

Nj

Ë

B

E

R

A

T

K

O

R

Ç

Ë

V

L

O

R

Ë

E

L

B

A

S

A

N

D

U

R

R

Ë

S

Sh

K

O

D

Ë

R

T

E

P

E

L

E

N

Ë

K

R

U

J

Ë

S

A

R

A

N

D

Ë

T

I

R

A

N

Ë

P

O

G

R

A

D

E

C

Gj

I

R

O

K

A

S

T

Ë

R

L

E

Z

H

Ë

P

U

K

Ë

K

U

K

Ë

S

Rr

E

S

H

E

N

D

I

B

Ë

R

T

R

O

P

O

J

Ë

M

A

T

P

Ë

R

M

E

T

S

kr

a

p

ar

Gjth

sej

Internua

r

14

2

12

0

2

6

8

0

10

2

4

5

5

4

79 8 3

5

4

7

3

8

1 3

3

1

6

2 4 4 1 2 1 7 2 849

Dëbuar 34 15

2

8 - 11 1

3

8 25 - 1

5

1

9

- - 4 3 - - 3 - - - - - 295

Gjithsej 17

6

27

2

3

4

8

0

11

3

5

8

6

2

10

4

8 5

0

6

6

3

8

1 3

7

1

9

2 4 7 1 2 1 7 2 1144

362

Kjo statistikë e vitit 1969 tregon se në këtë periudhë gati në gjithë rrethet e Shqipërisë ishin vendosur të internuar. Deri në këtë periudhë kampet e internimit ishin perqëndruar në Lushnjë dhe Fier, ndërsa në vitet e para pas çlirimit të internuarit ishin vendosur në Tepelenë, Porto Palermo, Valias, Berat. Lëvizja e të internuarve edhe në zonat veriore u bë me propozim të Ministrisë së P.Brendëshme me qëllim që të aktivizoheshin te internuarit në hapjen e tokave të reja në kooperativat e reja malore, të cilat u formuan pas vitit 1967.

Sipas të dhënave rezulton që në kampet e internimit dhe dëbimit kanë kaluar mira njerëz. Mira fëmijë u lindën dhe u rritën larg vendlidjes së tyre, larg shtëpisë dhe farefisit të tyre, duke qenë të survejuar, të rrethuar dhe shfrytëzuar, për të vetmin faj që mund të ishte përkatësia, apo kishin një dënuar ose arratisur në shtëpi apo farefis.

362 Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi, Prokuroria e Përgjithshme (492),d. 64,v.1969

Page 4: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist · Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 122 drejtë”.356 Kështu nga 1189 të internuar dhe

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

124

KREU I KATËRT

ZHVILLIMET NË SISTEMIN E DREJTËSISË NËN NDIKIMIN E KUSHTETUTËS SË VITIT 1976.

IV.1 Kushtetuta e vitit 1976- deshmi e shkaterrimit të shtetit ligjor.

Pas një periudhe 30 vjeçare të zbatimit të Kushtetutës së vitit 1946, udhëheqja e shtetit komunist të Shqipërisë, vendosi të miratonte një kushtetutë të re e cila do të mbështetej në realitetin e ri të krijuar dhe do të garantonte zhvillimin e mëtejshëm të shoqërisë komuniste e të shtetit të diktaturës së proletariatit. Gjatë 30 vjetëve të regjimit komunist kishin ndodhur ndryshime të mëdha në fushën ekonomike, sociale, politike dhe kulturore të vendit, të cilat pasqyrohen në mënyrë të përmbledhur në preambulën e Kushtetutës së vitit 1976. Në fushën e pronësisë, nëpërmjet shtetëzimeve dhe konfiskimeve, reformës agrare dhe kolektivizimit të bujqësisë ishte arritur të eleminohei plotësisht prona private dhe grupet shoqërore të lidhura me të. Këto reforma kishin qenë pjesë e misionit të Kushtetutës së vitit 1946, për ndërtimin e bazës ekonomike të socializmit. Në hyrjen e Kushtetutës së re thuhet: “Kapitalistët e çifligarët u shpronësuan dhe mjetet kryesore të prodhimit kaluan në duart e popullit. U hap rruga për industrializimin socialist të vendit. Reforma Agrare ia dha tokën atij që e punon dhe kolektivizimi i bujqësisë e futi fshatin në rrugën e socializmit. Vendin e pronës private dhe të ekonomisë shumë formshe e zuri prona shoqërore mbi mjetet e prodhimit dhe sistemi i vetëm i ekonomisë socialiste në fshat dhe qytet”.363

Nën drejtimin e Partisë së Punës, të frymëzuar nga Revolucioni Kulturor Kinez, u shpall mobilizimi i përgjithshëm për eleminimin e fesë dhe shkatërrimin e institucioneve fetare, për krijimin e njeriut të ri të bindur dhe nënshtruar verbërisht ndaj politikës së partisë dhe për shkatërrimin e çdo tradite që nuk lidhej me ideologjinë komuniste. “U shembën bazat e obskurantizmit fetar. Figura morale e njeriut punonjës, ndërgjegjja dhe botkuptimi i tij formohen në bazë të ideologjisë proletare, e cila është ideologji sunduese”.364

I gjithë procesi i zhvillimit dhe i ndërtimit të socializmit në Shqipëri mbante firmën e vetme të PPSh, e cila ishte forcë e vetme politike drejtuese e shtetit dhe e shoqërisë, e mbështetur në ideologjinë marksiste-leniniste. Ky fakt i cili në mënyrë jo direkte kishte gjet pasqyrim edhe në Kushtetutën e vitit 1946, të ndryshuar më 1950, tani sanksionohej qartë në dokumentin themeltar të shtetit. “Populli shqiptar ka gjetur dhe gjen frymëzim të vazhdueshëm në doktrinën e madhe të marksizëm leninizmit, nën flamurin e së cilës, i bashkuar rreth Partisë së Punës dhe nën udhëheqjen e saj, ai çon përpara ndërtimin e shoqërisë socialiste për të kaluar pastaj gradualisht në shoqërinë komuniste”.365

Kushtetuta e vitit 1976 u komentua si nevoje e ndryshimeve në shtetin socialist të Shqipërisë dhe ndryshimeve që ishin bërë në shtetet e emërtuara si revizioniste, bile kundërrevolucionare, të cilat nuk përbënin më model për shtetin socialist shqiptar. 363 Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.Tiranë 1976 364 Po aty, Kushtetura,…. 365 Po aty, Kushtetuta,…..

Page 5: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist · Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 122 drejtë”.356 Kështu nga 1189 të internuar dhe

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

125

Kushtetuta e vitit 1976, shkruante gazeta Z.Popullit “trupëzon parimet e formuluara nga Marksi, Engëlsi, Lenini dhe Stalini, veçanërisht në fushën e teorisë së diktaturës së proletariatit, parime prej të cilave kanë devijuar revizionistët.”366Kushtetuta në këtë mënyrë konceptohet si një insturment i luftës së klasave. Ndryshimi më i rëndësishëm që sjell Kushtetuta e vitit 1976, ka të bëjë me emërtimin e shtetit si Republikë Popullore Socialiste. Ky ndryshim mbështetej në mendimin se vendi ynë tashmë kishte hyrë në fazën më të lartë të ndërtimit të socializmit dhe për më tepër komunistët shqiptarë i atribonin vetes rolin e liderit në mbrojtjen e marksizëm-leninizmit në botë. RPSSh, shpallej shtet i diktaturës së proletariatit që mbështet në unitetin e popullit rreth PPSh dhe ka në themel aleancën e klasës punëtore me fshatarsine kooperativiste…367 Në ndryshim nga çdo model i mëparshëm i vendit tonë si dhe i vendeve të tjera socialiste, roli udhëheqës i PPSH, si forca e vetme politike udhëheqëse e shtetit dhe shoqërisë, u sanksionua me kushtetutë. Më tej kushtetuta sanksionoi edhe ideologjinë marksiste- leniniste si ideologji sunduese, në bazë të së cilës zhvillohet gjithë rendi shoqëror socialist.368 Duke qenë një dokument krejt ideologjik, Kushtetuta e re e ritheksoi luftën e klasave si mënyrë të triumfit përfundimtar të socializmit mbi kapitalizmin dhe të ndërtimit të shoqërisë komuniste dhe rolin e dy klasave kryesore të fshatarsisë kooperativiste dhe të klasës punëtore. Në vazhdim të frymës revlucionarizuese dhe të goditjes së burokrtatizmit, u sanksionua në kushtetutë lidhja e inteligjencës dhe punonjësve të administratës me punën fizike dhe kontrolli i administratës nga klasa punëtore dhe fshatarsia kooperativiste. “..klasa punëtore, si klasë udhëheqëse e shoqërisë, fshatarsia koperativiste si dhe punonjës të tjerë, nën udhëheqjen e Partisë së Punës së Shqipërisë, ushtrojnë kontroll të drejtëpërdrejtë dhe të organizuar mbi veprimtarinë e organe shtetërore, të organizatave ekonomike e shoqërore dhe të punonjësve të tyre për mbrojtjen e fitoreve të revolucionit dhe për forcimin e rendit socialist”.369 Rrethanat e reja politike në të cilat u miratua Kushtetuta e vitit 1976, ku vendi ynë nuk ishte pjesë e asnjë aleance ndërkombëtare dhe kishte mbetur pa asnjë aleat të rëndësishëm në politikën e tij, bënë që të sanksinohej parimi i “mbështetjes në forcat e veta” dhe i ndalimit të dhënjes së koncesoineve, krijimi i shoqërive dhe institucioneve tjera ekonomike e financiare e të huaja ose të përbashkëta me monpolet dhe me shtetet kapitaliste si dhe marrja e kredive prej tyre.370Angazhimi më i rëndësishëm kushtetues në fushën e kulturës dhe edukimit mbetet “një veprimtari e gjërë ideologjike dhe kulturore për edukimin komunist të punonjësve, për formimin e njeriut të ri”.371

Kushtetuta e 1976, si dhe ajo e vitit 1946, shpall parimin e unitetit të pushteteve në vend të ndarjes dhe balances midis tyre. Vendimi i Byrsë Politike për suprimimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe mbrojtjes ligjore, 10 vjet para miratimit të kushtetutës, e kishte vënë pushtetin gjyqësor totalisht nën kontrollin e partisë dhe kishte theksuar rolin e partisë si pushtet real mbi kuvendin, presidiumin, qeverinë dhe organet gjyqësore. Duke marrë parasysh situatën e krijuar në ushtri dhe duke e konsideruar atë një mbështetje të fuqishme për mbajtjen e pushtetit, në Kushtetutën e vitit 1976, u sanksionua se “sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë

366 Gazeta Zëri Popullit ,date 9 janar 1980 367 Kushtetuta e RPSSh, Tirane 1976, neni 2 368 Po aty, neni 3 369 Po aty, neni 10 370 Po aty, neni 28 371 Krasnici, A. -Sistemet politike në Shqipëri 1912-2008, Tiranë, 2010, fq.215

Page 6: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist · Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 122 drejtë”.356 Kështu nga 1189 të internuar dhe

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

126

është komandant i Përgjithshëm i Frcave të Armatosura dhe Kryetar i Këshillit të Mbrojtjes”.372

Edhe pse Kushtetuta garanton një numër të drejtash themelore, me kufizime specifike të rëndësishme lidhur me të drejtën e ndërgjegjes, shprehjes dhe grupimit, ajo njëkohësisht formulon një parim të përgjithshëm i cili kufizon ushtrimin e të drejtave themelore në rastet kur interesi i individit konflikton me interesin e përgjithshëm. Ndërmjet të drejtave të garantuara teorikisht nga Kushtetuta, përfshihen

Barazia para ligjit pavarsisht nga seksi, raca, kombësia, pozita sociale apo gjendja ekonomike (neni40) Liri për punë shkencore dhe krijmtarinë letrare e artistike (neni 51) Liri e shprehjes, shtypit, organizimit, grupimit, mbledhjes dhe demostrimit publik (neni 53) E drejta për tu bashkuar në organizata të ndryshme që veprojnë në fushat politike, kulturore e çdo fushë tjetër të jetë së vendit (neni 54) Padhunshmëria e personit (neni 56) Padhunshmëria e banesës (neni 57) Fshehtësia e korospondencës dhe mjeteve të tjera të komunikimit (neni 58) E dejta për të paraqitur peticione, ankesa, vërejtje dhe sugjerime ndaj organeve kopetente shtetërore mbi çështje personale, sociale dhe shtetërore.(neni 59)

Por, nenet në vijm parashikonin kufizime të të drejtave dhe i bënte të pazbatueshme të gjitha të drejtat e mësipërme. Kështu në nenin 39 të drejtat dhe detyrat e qytetarëve percaktohen mbi bazën e pajtimit të interesit të individit me ato të shoqërisë socialiste, e përparësi i jepet interesit të përgjithshëm. Të drejtat e qytetarëve janë të pandashme nga përmbushja e detyrave të tyre e nuk mund të ushtrohen në kundërshtim me rendin socialist. Në nenin 37 thuhet se shteti nuk njeh asnjë besim fetar dhe mbështet e realizon propogandë ateiste, me qëllim krijimin e një vizioni shkencor materialist tek njerëzit. Në nenin 55 theksohet se krijmi i organizatave me natyrë fashiste, antidemokratike, fetare apo antisocialiste janë të ndaluara, ashtu si dhe ndalohet nxitja e urrejtjes kombëtare e raciale. Formulimi i këtyre neneve për sa kohë që ato zbatohen për aktivitete fetare apo antisocialiste jo të dhunshme, shkon shumë më larg se kufizimi mbi ushtrimin e të drejtave të njeriut si ato që mund të imponohen në akord me standartet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Kufitë brenda përbrenda të cilëve lejohej ushtrimi i lirisë së shprehjes ishin shumë të ngushtë. Kjo pohohet edhe në një artikull të publikuar në revistën Drejtësia Popullore në vitin 1977, ku pohohet: “Në vendin tonë nuk ka liri mendimi për elementët armiq, të cilët duke spekulluar me demokracinë, përpiqen të përhapin pikëpamjet dhe idetë e tyre antisocialiste, reaksionare, liberale, borgjeze dekadente apo revizionioste, me qëllim që të provokojnë degjenerim dhe shthurje në të gjitha sferat e jetës, artit, kulturës, ekonomisë dhe ushtrisë”.373 Në nenin 56 Kushtetuta, sanksiononte paprekshmërinë e personit, mosdënimin për një vepër që nuk parashikohet si krim. “Asnjë s’mund të arrestohet pa vendim gjykate ose pa miratim të prokurorit.Asnjë s’mund të dënohet pa qenë i pranishëm vetëm në rast se vërtetohet ligjërisht mungesa e tij dhe asnjë s’mund të internohet e dëbohet, veçse

372 Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, Tiranë 1976. 373 Revista Drejtësia Populore 1979, cituar në Gulagu shqiptar dhe Europa, botim i QSHRT nr 8 2006

Page 7: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist · Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 122 drejtë”.356 Kështu nga 1189 të internuar dhe

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

127

në raste të veçanta të parashikuara në ligj”.374 Lidhur me të drejtat e qytetarëve gjatë procedimit penal, kushtetuta nuk shkon më tej. Ajo nuk sanksionon të drejtën e mbrojtjes ligjore, mbrojtjen nga tortura dhe keqtrajtimi, të drejtën e informimit dhe të dëgjimit, të drejtën për një gjykim të shpejtë dhe të drejtë, respektimin e dinitetit njerzor, të drejta të veçanta për të miturit në konflikt me ligjin etj. Edhe parimin e mosdënimit pa ligj e jep të cunguar, pasi nuk sanksionon edhe të drejtën për të mos u dënuar më shumë se sa është parashikuar në sanksionet e parashikuara, parim i cili është i sanksionuar në dekleratën universale mbi të drejtat e njeriut dhe në të gjitha konventat ndërkombëtare. Kushtetuta e vitit 1976 ishte një hap prapa duke e krahasuar edhe me kushtetuten e vitit 1946, pasi sanksionoi rolin udhëheqës të PPSh dhe të ideologjisë marksiste- leniniste, dobësoi shtetin ligjor dhe drejtësinë në vend, politizoi më tej forcat e armatosura, shkollën kulturën dhe artin. Në frymën e Kushtetutës së re filloi ndryshimi i kodeve dhe ligjeve kryesore të shtetit.

IV.2 Kodi Penal i vitit 1977- instrument i luftes se klasave

Një vit pas miratimit të Kushtetutës, u miratua Kodi i ri Penal, i cili sanksiononte politikën penale të shtetit komunist në frymën e Kushtetutës së re dhe të rrethanave të reja në të cilat ndodhej vendi. Duke u nisur nga përmbajtja e tij dhe sipas shumë studjuesve e penalogëve, kodi penal i vitit 1977, shënonte një regres në krahasim me Kodin Penal të vitit 1952. Kjo duket tek pjesa e përgjithshme që ka të bëjë me parimet dhe tek zgjerimi i mëtejshëm i figurave të krimit që dënoheshin me vdekje dhe me burgim të gjatë.

Parimi i mosdënimit pa ligj, që ishte i sanksionuar në nenin 2 të Kodit Penal të vitit 1952 si dhe në dekleratën universale mbi të drejtat e njeriut u hoq fare në Kodin Penal të vitit 1977. Nga ana tjetër mbeti në fuqi neni i trashëguar nga Kodi i vitit 1952, për dënimin për veprimtari armiqsore para çlirimit,375 ndonëse kishte kaluar një periudhë prej më se 35 vjetësh nga koha kur kishte mbaruar Lufta. Me sa duket ky nen ishte ruajtur kryesisht për emigrantët politik, që kishin qenë drejtues apo antarë të forcave opozitare gjatë luftës, të cilët megjithë se ishin kryer disa amnisti, një grup i konsiderueshëm personash me në krye mbretin Zog, që tashmë kishte vdekur, ishin përjashtuar nga çdo lloji falje dhe pritej arrestimi dhe dënimi i tyre. Afati maksimal i parashkrimit të një vepre penale që parashikohet të dënohet me vdekje ishte 20 vjet.376 Në Kodin Penal të vitit 1977 u hoq parashkrimi për veprat penale që përbëjnë krime të çdo kategorie dhe u parashikua vetëm për kundravajtjet. Pra shihet se kemi të bëjmë me kufizime dhe shterngime më të mëdha se Kodi Penal i vitit 1952, ndonëse jemi 25 vjet më pas, pa bërë krahasime me kodet penale të vendeve të tjera. Kodi Penal që hyri në fuqi në vitin 1977 shtoi nenet që parashikonin dënimin me vdekje, duke arritur në një shifër rekord, 33 të tilla. Në një raport që i dërgohet Enver Hoxhës nga Spiro Koleka që mbante postin e Nënkryetarit të Presidiumit të Kuvendit

374 Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, Tiranë 1976, neni 56 375 K.Penal i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë v.1977, neni 77 376 K.Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë v.1952,neni 52

Page 8: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist · Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 122 drejtë”.356 Kështu nga 1189 të internuar dhe

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

128

Popullor, mbi dënimet me vdekje për periudhën 1952 deri më 1977,377 rezulton se gjatë këtyre viteve (25 vjet e 9 muaji) janë dhënë dënime për 6937 krime, për të cilat ligji parashikon dënim me burgim deri me vdekje. Për krime kundër shtetit janë dhënë 3347 dënime, ndërsa për krime të tjera si vrasje dhe vjedhje të pasurisë shtetërore, 3590 dënime. Në total gjatë kësaj periudhe, rezulton të jenë dhënë 747 dënime me vdekje, nga të cilat 283 ose 37.8% për krime kundër shtetit, nga të cilët janë ekzekutuar 197 të dënuar politik. Dënimet e dhëna me vdekje për veprën penale vrasje rezulton të jenë falur në masën 47%. Pra dënimet dhe ekzekutimi me vdekje janë dhënë kryesisht për vepra penale kundër shtetit. Opinioni i hartuesit të raportit është se “punonjësit e tyre, krimet kundër shtetit (sabotimet, arratisjet, puçet) dhe autorët e tyre i urrejnë, i luftojnë dhe i dënojnë pa rezervë, pse rrezikshmëria e tyre është më e qartë për ta, ndërsa krimet e tjera nuk i kuptojnë kurdohere dhe si duhet”.378

Seksioni i parë i Kodit Penal të vitit 1977, ashtu si edhe ai i vitit 1952 trajton krimet politike, që konsiderohen si krime kundër shtetit. Ai ruan me pak ndryshime, formulimet e seksionit korespondues të Kodit Penal të vitit 1952. Krimet kundër shtetit mund të dënohen edhe me vdekje, përjashto krimin e nxitjes së urrejtjes raciale e kombëtare, për të cilin dënimi është tre deri në 10 vjet burgim. Dënimet plotësuese si konfiskimi i pasurisë së të akuzuarit, një ndëshkim që më parë aplikohej për të gjitha krimet kundër shtetit, me kodin e vitit 1977 nuk aplikohej. Kjo dispozitë është vendosur duke patur parasysh ndryshimet që kishin ndodhur në zotërimin e pronës. Prona private ishte eleminuar dhe e vetmja formë pronësie që ekzistonte ishte prona shteterore, ndërsa individi nuk zotëronte asgjë, të vlefshme për tu konfiskuar.

Shumica e neneve që përcaktojnë krimet kundër shtetit formulohen në një mënyrë shumë të vagullt, çka ju mundëson gjykatave një interpretim shumë të gjërë. Psh neni 53 për sabotimin pohon: “ Një veprim a mosveprim që tenton të dobësojë apo minojë aktivitetin shtetëror apo atë të PPSH, ekonominë socialiste, organizimin dhe drejtimin e shtetit dhe të shoqërisë, do të ndëshkohet me heqje të lirisë për jo më pak se 10 vjet, ose me vdekje”.379Një koment tek revista Drejtësia Popullore ne vitin 1981 duket që tregon se interpretimi i tij ka shkaktuar probleme, por vetë komenti ofron vetëm disa direktiva shumë të përgjithshme e standarte të dyshimta për sigurimin e provave. Ai citon si një shembull të “sabotimit të aktivitetit shtetëror “ nxjerrjen e urdhërave të cilët nuk janë në përputhje dhe nuk shërbejnë për zbatimin e ligjeve të shtetit, por kanë qëllime kundërrevolucionare, në kundërshtim ose në dhunim të këtyre ligjeve. Sabotimi i aktivitetit të PPSH përshkruhet si aktivitet që i kundërvihet politikës dhe ideologjisë së Partisë, me qëllim përhapjen e pikpamjeve borgjezo revizioniste lidhur me luftën e klasave, mbi diktaturën e proletariatit, mbi aleancën ndërmjet klasës punëtore dhe fshatarsisë kooperativiste”, etj. Sabotimi i organizimit dhe drejtimit të shtetit dhe shoqërisë karakterizohet si veprim ose mosveprim i cili ka si qëllim krijimin e lidhjeve organizative të cilat minojnë parimet e centralizmit demokratik dhe i hapin rrugën vetë administrimit revizionist, dhe që tentojnë të pengojnë aktivitetin e rregullt dhe normal të organizatave sociale përmes dështimit të tyre për të përmbushur detyrat, ose realizimin e dobët të tyre. Kështu, të gjitha grupet e shpallura armiqësore, gjate viteve 70 në ushtri, kulturë, ekonomi , komentohet se kishin tentuar të sabotonin zhvillimin e vendit në fushat përkatëse të jetës së vendit. 377 Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi Presidiumi K.Popullor, Dosja nr 118, viti 1977 378 Po aty, dosja nr 118 379 K.Penal i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, Shtëpia Bot 8 Nëntori v.1977, neni 53

Page 9: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist · Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 122 drejtë”.356 Kështu nga 1189 të internuar dhe

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

129

Mund të themi se akuza për kryerjen e sabotomit ishte e përdorur për të gjithë drejtuesit e shtetit dhe të Partisë shtet, të cilët u eleminuan gjatë sundimit të qeverisë komuniste, sidomos gjatë viteve 70.

Kodi Penal i vitit 1977, që u miratua pas Kushtetutës së vitit 1976 u mbështet në parime politike dhe ideologjike. Në qëllimin dhe kuptimin e dënimit penal shprehet qartë ky karakter, ku thuhet: “Dënimi penal është një mjet shtërngues me karakter politik e ideologjik i shtetit socialist në luftën e klasave dhe armë e fuqishme e diktaturës së proletarjatit në luftën kundër armiqve të saj për ruajtjen dhe forcimin e rendit socialist”.380 Në nenin 1 dhe 2 jepet në mënyrë më të qartë karakteri politik dhe ideologjik i politikës penale, ku thuhet: “Legjislacioni penale në Republikën P.S.Shqipërisë udhëhiqet nga politika e PPSh dhe bazohet në ideollogjinë e klasës punetore, në marksizëm –leninizmin dhe buron nga Kushtetuta e R.P.S.Shqipërisë. Legjislacioni penal ka për detyrë të mbrojë shtetin socialist, PPSh, si forcë e vetme politike udhëheqëse e shtetit dhe shoqërisë, pasurinë socialiste, të drejtat dhe interesat e shtetasve, gjithë rendin shoqëror socialist nga veprat shoqërisht të rrezikshme me anë të zbatimit të dënimeve kundër atyre që i kryejnë ato. …..”.381 Koncepti i drejtësisë së pa anshme hidhet qartësisht poshtë në komente të ndryshme mbi kodin i cili kritikon shtetet “kapitaliste” dhe “revizioniste” të cilat kamuflojnë, në emër të të drejtave të barabarta për të gjithë, karakterin klasor të legjislacionit të tyre penal. Legjislacioni shqiptar përkundrazi, thuhet që nuk e fsheh, por e thekson fuqimisht faktin që interesat e Partisë, si maja e shpatës së klasës punëtore, e si zëdhënsja fuqiplotë e vullnetit të masave punonjëse, janë prodominuese në krejt përbërjen e tij.382

Kodi Penal i vitit 1977 në nenin 17 parashikohen llojet e dënimeve. “Kundër personave që kanë kryer krime nga gjykata jepen këto dënime kryesore: 1 Riedukim nëpermjet punës. 2 Heqje e lirise. 3 Me vdekje”.383 Kundër personave që kanë kryer kundravajtje penale nga gjykata jepen këto dënime kryesore:1 Qortim shoqëror.2 Gjobë .3 Riedukim nëpërmjet punës.4 Heqje e lirise.

Kundër personave që kanë kryer vepra penale nga gjykata mund të jepen edhe këto dënime plotësuese: 1 Heqje e dekoratave.2 Ndalim i ushtrimit të një veprimtarie ose mjeshtërie të caktuar.3 Heqje të së drejtës së zgjedhjeve. 4 Dëbim.5 Internim.384

380 Kodi Penal i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë , Shtëpia Bot 8 Nëntori.1977,neni 16 381 Po aty Neni 1 dhe 2 382 Drejtësia Popullore nr,1,1979, cituar në Gulagu shqiptar dhe Europa, botim i QSHRT nr 8 383 Kodi Penal i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë , Shtëpia Bot 8 Nëntori.1977, neni 17 384 Po aty, Kodi……,

Page 10: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist · Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 122 drejtë”.356 Kështu nga 1189 të internuar dhe

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

130

IV.3 Kriza e sistemit të drejtësisë në vitet 1970-1990

Zhvillimet që ndodhën në vitet 1960-1970, rezultuan në një krizë të përgjithshme të qeverisjes dhe regjimit komunist në Shqipëri. Pas një periudhe më shumë se 15 vjet marrdhënje intensive politike, ekonomike dhe kultrore me Republikën Popullore të Kinës, Shqipëria për motive ideologjike i shkëputi lidhjet dhe e shpalli atë si devijuese nga rruga e marksizëm-leninizmit. Ndërprerja e marrdhënjeve me Kinën u shoqërua me ndërprerjen e kredive dhe financimeve të disa veprave të rëndësishme të industrisë, të cilat pas disa viteve do të ktheheshin në breza të ndryshkut të sistemit komunist, si Kombinati Metarlugjik, fabrika të pasurimit dhe përpunimit të metaleve me ngjyrë etj. Vështirësi do të krijoheshin veçanërisht për furnizimin e popullit me produkte ushqimore, për shkak të politikës së vetëizolimit të shtetit shqiptar dhe nga ana tjetër për shkak të politikës ekonomike të ndjekur brenda vendit. Kolektivizimi deri në zonat më të thella, eleminimi përfundimtar i pronës private, disa eksperimente te tjera ekonomike si krijimi i tufzave, shpenzimet kolosale nga buxheti i shtetit për fortifikimet ushtarake, për shkak të vetizolimit dhe shpalljes armiq e kundërshtar i të gjitha vendeve e shteteve që nuk ishin socialiste, kishin sjellë krizë dhe varfëri ekstreme. Kjo situatë e vështirë ekonomike u harmonizua me rifillimin e një lufte të ashpër në gjirin e PPSh dhe me shkallëzimin e luftës së klasave, të cilat së bashku sollën ndikime të drejtpërdrejta në sistemin e drejtësisë dhe në ashpërsimin e dënimeve penale.

Pas një periudhe gati 10 vjeçare të ekujlibrit në gjirin e Partisë, rifilloi një fazë e re eleminimesh e pastrimesh, po me atë revansh dhe egërsi siç ishte zhvilluar më parë midis klaneve dhe grupeve rivale. Goditjet e para u dhanë lidhur me festivalin e këngës në radiotelevizion që u zhvillua në dhjetor 1972. Në fjalimin që mbajti Enver Hoxha në janar 1973 në mbledhjen e Presidiumit të Kuvendit Popullor, ju referua festivalit dhe shprehu vlerësime negative për rrymën dekadente në art dhe letërsi, për shmangje nga fryma kombëtare etj. Ky fjalim ishte sinjal për një sërë artikush kritikë të derdhur nga kalemxhinjt e gatshëm për të shprehur besnikërinë ndaj udhëheqësit duke hedhur vrerë kundër festivalit, organizatorëve, këngëtarëve dhe kompozitorëve. Në plenumin e katërt të K.Q.P.P.Sh, që u mbajt në qershor 1973, ju dha një goditje e mëtejshme letërsisë dhe arteve dhe u dënuan si përgjegjës kryesor për shkeljen e vijës së partisë në fushën e arsimit dhe të kultrës Fadil Paçrami dhe Todi Lubonja, të cilët vuajtën disa vjet burg politik si dhe disa kuadro të tjerë të lartë dhe këngëtarë, kompozitorë që ishin pjesmarrës në festivalin e 11-të. Pas plenumit të katërt, u thellua më tej lufta e klasave dhe censura mbi krimtarinë, duke shtuar përndjekjet dhe goditjet për çdo shkrimtar apo artist, që kishte një devijm sa do të vogël nga realizmi socialist. Në këtë fushatë u arrestuan dhe u dënuan me vdekje dy mësues nga Librazhdi, Genc Leka dhe Vilson Blloshmi për shkak të poezive të tyre dhe dhjetra të tjerë si Visar Zhiti, Fatos Lubonja, etj u dënuan me burgim të gjatë për agjitacion e propogandë.

Pas dëmimeve të kuadrove drejtues në fushën e arsimit dhe të kulturës, fushata e gjuetisë u drejtua nga ushtria dhe ekonomia. Kjo fushatë, nisi në vitin 1974, në plenumin e V të KQPPSh, ku u morën në analizë tezat e këshillit të mbrojtjes, të cilat ishin përgatitur nga specialisë të Ministrisë së Mbrojtjes, që drerjtohej nga Beqir Balluku. Tezat e këshillit të mbrojtjes ishin shpërndarë në njësi ushtarake për

Page 11: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist · Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 122 drejtë”.356 Kështu nga 1189 të internuar dhe

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

131

diskutim, pa qenë dakort drejtuesit e tjerë të ushtrisë, Petrit Dume dhe Hito Çako dhe pa u vënë në dieni strukturat drejtuese të partisë.385 Kjo situatë çoi në mbajtjen e një aktivi partie në ushtri, në korrik të vitit 1974, nga ku veprimtaria e Beqir Ballukut u shpall “armiqësore, antiparti, antikombëtare e komplotiste”.386 Si rezultat i gjithë kësaj situate, më shumë të krijuar në mënyrë artificiale, u dënuan me vdekje tre drejtuesit kryesor të ushtrisë dhe shumë të tjerë kuadro të niveleve më të ulta u dënuan me burgim, u internuan dhe u përjashtuan nga partia dhe shërbimet në administratë dhe forcat e armatosura. Dhuna e përdorur gjatë procedimit penal, presioni psikologjik mbi jetën e të akuzuarve dhe të familjes së tyre, kishin sjellë që të akuzuarit ti pranonin akuzat ashtu siç i kishin ngritur punonjësit e sigurimit dhe hetuesit. Kjo duket në dialogun pyetje përgjigje midis gjykatësit dhe Beqir Ballukut, ku ai pranon gjithshka që thotë gjykatësi, gjë që është e pa zakont për një të akuzuar sa do i fajshëm të jetë. Kështu pyetjes se gjyqtarit në seancat gjyqësore kundër Beqir Ballukut dhe grupit “armiqësor” në ushtri, se futja e literaturës së huaj në ushtri konsiderohet si propogandë borgjezo revizioniste, Beqir Balluku, i pergjigjet: “Unë e kam thënë, që ky veprim ose futja e literaturës është diversion ideologjik në gjirin e ushtrisë”.387 Gjyqtari pyet : “Cila është detyra që vuri Partia dhe shoku Enver në Plenumin e 4 te- te KQ lidhur me luftën në frontin ideollogjik”.

B.Balluku përgjigjet: “Partia hodhi parullën dhe theksoi me forcë mbylljen e shtigjeve të penetrimit të ideologjisë së huaj”

Gjyqtari:“E dini këtë?”

B.Balluku:“Po”.

Gjyqtari: “Në se konsistonte veprimtaria e Todi Lubonjës dhe Fadil Paçramit?”

B.Balluku:”Konsitonte në lidhje me këtë çështje”.

Gjyqtari :“Po në qoftë se është kështu, është identike, me veprimtarinë e Todi Lubonjës dhe të Fadil Paçramit”.

B.Balluku:”Plotësisht kështu, identike”.

Gjyqtari: “Atëhere çfarë tju themi juve”?

B.Balluku: “Armiq. Armiqtë imperialist –revizionistë, unë kam deponuar edhe para trupit gjykues, nuk do të kishin kurrë mundësi të bënin një punë të tillë. …Ne në postet që na kishte besuar Partia kemi kryer detyrën e tyre dhe jemi bërë agjenci e shpërndarjes së librit të ideologjisë së huaj”.

Gjyqtari: “Jeni dakort me procesverbalet e hetuesise”?

B.Balluku: “Po i kam firmosur të gjitha. Jam armik i popullit “.388 Ishte ky deklarimi në seancën e fudit të gjykimit. Sëria e goditjeve dhe eleminimeve në gjirin e Partisë së Punës, vazhdoi në fushën e ekonomisë, ku mos realizimin e planeve të parashikuara për shkak të politikës izoluese dhe të centralizuar, udhëheqja e lartë e konsideroi si

385 Dyrmishi,D. veper e cituar, fq.287 386 Po aty, Dyrmishi……., 387 Gazeta Tirana Observer, Mbi deshmite e Beqir Bkuallut,10 gusht 2007 388 Po aty, Gazeta……..

Page 12: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist · Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 122 drejtë”.356 Kështu nga 1189 të internuar dhe

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

132

pasojë e pa aftësisë dhe sabotimit të drejtuesve të lartë të ekonomisë dhe tregtisë. Në maj të vitit 1975, Plenumi i 7-të i KQ të PPSh vuri në bankën e të akuzuarve si sabotatorë të ekonomisë drejtuesit e lartë të saj, Koco Theodhosi, Abdyl Këllezi e Kiço Ngjela dhe antarë të tjerë të KQ, që mbanin lidhje me ta.389 Pas vetëvrasjes së ish kryeministrit Mehmet Shehu, në dhjetorin e vitit 1981, i cili u cilësua armik i partisë, eleminimet vazhduan me ish Ministrin e Mbrojtjes, Kadri Hazbiu, Ministrin e Punëve të Brendshme Feçorr Shehu dhe Ministrin e Shëndetsisë Llambi Ziçishti dhe vëllaj i tij Mihallaq Ziçishti, si dhe shumë kuadro të tjerë të cilët u dënuan me vdekje dhe me burgim.

Ngjarja më e njohur që tronditi jo vetëm sistemin e drejtësisë në fillim të viteve 70, por të gjithë regjimin komunist, ishte revolta e të burgosurve politik në kampin e Spaçit. “Reparti i riedukimit nr 303 është dislokuar në minierën e Spaçit, Mirditë në qershor 1968 dhe në atë periudhë vuanin dënimin 560 të dënuar për krime kundër shtetit, të cilët punojnë nën tokë”,390 përveç të dënuarve ordiner. Të burgosurit politik në maj të vitit 1973, u revoltuan dhe hodhën parulla të hapura politike kundër komunizmit dhe Enver Hoxhës, ngritën flamurin kombëtar pa simbolet komuniste. “Në formë të organizuar ju kundërvunë personelit të repartit, krijuan çrregullime serioze duke penguar veprimtarinë normale të organeve të shërbimit, paralizuan punën në minierë duke sabotuar prodhimin, dogjën stendat e emulacionit, kryen një veprimtari të shfrenuar kundër pushtetit popullor”.391 Për këtë u muarën në përgjegjësi penale 66 të dënuar, nga të cilët katër u dënuan më vdekje dhe të tjerët me afate të ndryshme burgimi.392 Regjimi komunist mobilizoi forca të shumta policore dhe teknike për shtypjen e revoltës dhe parandalimin ngjarjeve të tilla edhe në burgjet dhe kampet e tjera. Me gjithë masat shtërnguese të marra nga organet shtetërore, për tju ulur kokën të dënuarve politik të këtij kampi, i cili ishte më i madhi në vend me rreth 1200 të dënuar, mjaft ngjarje kishin ndodhur, vetëm pak kohë pas revoltës, ku ishin marrë 8 masa penale ridënim, 164 masa disiplinore me izolim.393 Kjo ngjarje dhe revolta e të burgosurve të Qaf Barit më 1984, ishin një sinjal i qartë që paralajmronte krizën dhe rënjen e regjimit.

Në një raport të vitit 1970 jepet një panoramë e plotë e situatës në burgje dhe kampe. Në atë periudhë në burgjet dhe kampet e Shqiperisë ndodheshin 4145 të dënuar, nga këto 1420 për krime kundër shtetit dhe 2724 ordiner. Kampet dhe burgjet ishin dislokuar në 9 rrethe. Burgjet ndodheshin në Tiranë dhe Burrel, ndërsa kampet në Bulqizë, Spaç, Elbasan, Kuçovë, Vlorë, Borsh, pra 2 burgje dhe 7 kampe. Në Spaç dhe Bulqizë punohej në minjerë ndërsa në kampet e tjera në bujqësi. Në burgje vuajnë dënimin të burgosur me rrezikshmëri të madhe shoqërore ose që janë të sëmure e pleq. Në Burrel ishin vendosur të burgosur me rrezikshmëri të madhe. Në Tiranë vuanin dënimin të sëmurët dhe të pa aftët fizikisht dhe pleq. Në raport theksohet se ka patur shkelje të ligjshmërisë në lidhje me të dënuarit si rrahje, fyrje e raste të tjera ndëshkimore të cilat kanë shkaktuar ankesa nga të burgosurit deri në organet më të larta të Partisë dhe shtetit. Një prej skenave më të dhimbshme në burgjet e Shqipërisë gjatë periudhës komuniste, ishte dhuna e ushtruar nga të dënuarit mbi bashkëvuajtësit e tyre, e cila në mjaft raste nxitej nga vetë komanda. Dëshmi e qartë e kësaj janë

389 Dyrmishi, D vepër e cituar, fq.290 390 Arkivi Qendror i Shtetit, F.Prokuroria e Përgjithshme (492), V.1969, D.99, fl.15 391 Arkivi Qendror i Shtetit, F. Prokuroria e Përgjithshme (492), V.1974, D.96, fl.2 392 Po aty, dosja nr. 96 393 Po aty, dosja nr .96

Page 13: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist · Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 122 drejtë”.356 Kështu nga 1189 të internuar dhe

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

133

kujtimet e Pater Zef Pllumbit, i cili akuzon drejt për drejtë komandat për nxitjen e dhunës mbi të dënuarit, si metodë për tju shmangur fajsisë dhe përgjegjësisë nga ana e personelit. Në burgun e Burrelit raportohet në vitin 1972, se janë 27 të sëmurë mendorë, (psikopat), disa prej të cilëve paraqesin rrezikshmëri të theksuar, të cilët dhunonin të dënuarit e tjerë 394, por nuk është bindës kualifikimi i gjendjes shëndetsore të drejtuesve të burgjeve që e kanë shkruar këtë raport, sepse shumë ankesa të burgosurve të këtij burgu famëkeq, që i drejtoheshin prokurorisë dhe drejtuesve të shtetit, i cilësojnë këta persona si vegla të komandës për të dhunuar bashkëvuajtësit.(shiko në fund disa letra të skanuara). Gjendje e mjerueshme raportohet edhe në kampin e grave në Kuçovë. Në bazë të një raporti të Prokurorisë së Përgjithshme datë 24.04.1974, Kampi i grave Kuçovë kishte 322 të dënuara, shumica e tyre flenë për tokë ku dhomat janë të mbipopulluara dyfishin e kapacitetit. Në një dhomë me kapacitet 48 të dënuara banojnë 70 gra e vajza, të ngjeshura sa nuk hapet porta. Të dënuara të tjera flenë në lavanteri, në koridor dhe në ambjentet e punës. 395 Për krime politike vuanin dënimin në këtë kamp 35 gra, nga të cilat një pjesë ishin me kombësi të huaj, si ruse, çeke, jugosllave, të martuara me shtetas shqiptar dhe shumica e tyre ishin të dënuara në vitet 1975-1978,396 periudhë që lidhet me një shkallëzim të luftës së klasave.

Në burgun 313, në Tiranë, ku shërbente si qendër paraburgimi dhe një seksion si pikë grumbullimi për shpërndarjen e të dënuarve nëpër kampe pune, raportohet nga prokuroria e Tiranës një gjendje e mjeruar, sidomos për të miturit në pritje të gjykimit, të cilët mbaheshin në ambjente të përbashkëta me të rriturit.397

Një letër e shkruar nga dy ish të dënuar politik Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezha, me profesion gazetarë, nga burgu i Spaçit, në korrik të vitit 1978, ndonëse në atë kohë u mbajt e fshehur për opinionin, e tërboi udhëhejen e lartë të vendit dhe organet e sigurimit e të drejtësisë së vendit. Dy ish të dënuarit politik, me pikpamje komuniste utopike dhe idealist për Bashkimin Sovjetik, ju drejtuan Komitetit Qendror, nëpërmjet Ramiz Alisë dhe Hysni Kapos për të larguar Enver Hoxhën nga pushteti, për të demokratizuar partinë dhe shoqërinë, heqjen dorë nga komunizmi primitive dhe vetizolimi.398 Duke mbajtur qëndrim kritik ndaj propogandës komuniste, të veshur me parulla nacionaliste për flamur, e atdhe, në një kohë që vendi përjetonte një krizë të përgjithshme jo vetëm ekonomike, por edhe shpirtërore, autorët shkruajnë: “Një shtet ku në rendin e ditës janë parullat patriotike (“për flamurin”, “për atdheun”, “për trojet e shenjta” etj , ai as nuk ka vdekur, as nuk është vrarë, por është kalbëzuar. Në vijm të këtij gjykimi, në një shtet ku jeta e përgjithshme dhe e veçantë i nënshtrohen mendimit dhe rrugës politike të një situate të përjetshme dhe kur ky mendim permanent dhe politik- bëhen qëllim jete për popullin, pa dyshim që ky shtet është pushtuar ( si në formacionin shoqëror edhe në atë familjar) nga një humnerë amoraliteti. Këtë e ka vërtetuar historia e kolltukëve obskurantist të shumë mbretërive e sundimtarëve të së kaluarës që jetojmë, pavarsisht se këta “udhëheqës” e të “zgjedhur” të popullit janë munduar të notojnë me të gjitha metodat e demokracisë, barazisë dhe lirisë”.399 Kjo letër u bë shkak që dy ish të dënuarit politik u sollën 394 Arkivi Qendror i Shtetit, F. Prokuroria e Përgjithshme (492), V.1972, D.42, fl.46 395 Arkivi Qendror i Shtetit, F. Prokuroria e Përgjithshme (492), V.1974, D.96, fl.13 396 Arkivi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, shkresë nr 122, datë 14.5.1985 e Repartit 318 Lushnjë. 397 Arkivi Qendror i Shtetit, F. Prokuroria e Përgjithshme (492), V.1974, D.96, fl.3 398 Gazeta Panorama, Letra e dy te burgosurve, korrik 2009 399 Po aty, Panorama….

Page 14: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist · Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 122 drejtë”.356 Kështu nga 1189 të internuar dhe

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

134

menjëherë në qelitë e burgut të Tiranës dhe pas një hetuesie të shpejtë që të dy u ekzekutuan, duke u bërë kurban i shpirtit të protestës kundër regjimit dhe diktatorit. Miratimi i Kodit penal më 1977 dhe i Kushtetutës së re më 1976, kishin thelluar krizën në dhënjen e drejtësisë. Në të gjitha raportet dhe analizat e prokurorisë dhe të gjykatave, theksohet me të madhe marrja e mendimit të masave dhe të partisë në dhenjen e vendimeve nga gjykatat, zhvillimi i gjyqeve të hapura dhe diferencimi politik në dhënjen e vendimeve. Diferencimi politik, kishte të bënte me përjashtimin nga ndjekja penale në rast se i akuzuari bënte pjesë në një rreth shoqëror të favorizuar dhe në thellim të masave penale në se bënte pjesë në një rreth shoqëror, që konsideroheshin klasa të përmbysura, apo bijë të tyre. Në arsyetimin e gjykatës së lartë për dënimin me vdekje të G.Lekës dhe V.Blloshmit thuhet se të pandehurit, rrjedhin nga familje armike. Në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme “Mbi procedimet dhe arrestimet gjate vitit 1971 dhe tre mujori parë i vitit 1972 “ thuhet se gjate periudhës 15 mujore janë pushuar hetimet për 2345 çështje me 1650 të pandehur, nga të cilat 1472 çështje janë pushuar për mungesë të elementëve të krimit, për 615 të pandehur janë pushuar hetimet për mungesë provash rreth fajt për të cilin akuzoheshin dhe për 258 të pandehur janë pushuar hetimet për politikë diferencimi.400 Kjo binte ne kundërshtim me parimin e rëndësishën të drejtësisë që është barazia para ligjit. Kjo pranohej deri diku edhe nga organet e drejtësisë dhe ato hetimore, pasi po në këtë raport u tërhiqet vëmendja organeve hetimore dhe atyre të prokurorisë që të jenë sa më të kujdesshëm në rastet e politikës së diferencimit për të shmangur subjektivizmin.

Ankesat e të dënuarve dhe të arrestuarve që drejtoheshin strukturave të ndryshme të pushtetit dhe të partisë, e tregojnë më qartë karakterin e drejtësisë popullore, siç thirrej ajo në kohën e diktaturës, që i kushtohej më shumë politikës dhe interesave të partisë se sa dhënjes së drejtësisë. Kështu një i arrestuar me emrin E.I nga Lezha në nje letër dërguar E.Hoxhës më 19.11.1972 shkruan “……Hetuesinë e kanë ba si kanë dasht vetë, nuk mi kanë lexue thanjet, tue më thanë se do të lirojmë dhe me torutra, presion dhe dhunë kam firmos”.401 Një i arrestuar tjetër me inicialet M.D në një ankim para prokurorisë deklaron:” Me datën 22.12.1971 në orën 11 të natës jam thirrë në zyrën e hetuesisë nga hetuesi. Në fillim më priti mirë, bile n/kryetari më dha edhe një cigare. Më vonë më pyeti pse kam ardhë nga Italia dhe me cilin keni lidhje. Atëhere ai u ngrit në këmbë dhe më goditi me grusht, më kapi nga nofullat dhe më goditi në gjoks”.402 Nga hetimi i prokurorisë më 28.12.1971, konfirmohet se thënjet e të arrestuarit janë të vërteta. Qytetarja A.Ç i shkruan E.Hoxhës më 3.4.1972 se hetuesja Sh.S ka përdorur lloj lloj presionesh, fjalë fyese nga më të ulëtat, do të heq nga puna, do të burgos etj. Një qytetare tjeter nga Korça i shkruan E.Hoxhës se “shefi i krimeve guxoi të më nxjerrë revolverin në zyrë. Në birucën ku isha, hapnin derën policë të shumtë për të më parë dhe për tu tallur me një femër të pa mbrojtur e pa të drejta, por me drejtësi nga pas”.403 Në letrën e datës 5.7.1972, i burgosur politik S.B, në burgun e Burrelit i drejtohet Prokurorit te Përgjithshëm, “Ndër torturat më shtazarake që përjetojmë në burgun e Burrelit, së pari është tymi i qymyr gurit të cilin e ndezim midis dhomës. Së dyti është zhurma që nuk pushon ditë e natë. …Nuk pretendojmë të kemi banjo, sikur përflitet, as me u çlirua prej grushteve e fyerjeve, por ju lutem

400 Arkivi Qendror i Shtetit, F. Prokuroria e Përgjithshme (489), V.1972, D.39 401 Arkivi Qendror i Shtetit, F. Prokuroria e Përgjithshme (492), V.1972, D.44 402 Po aty, dosja nr 44 403 Po aty, dosja nr.44

Page 15: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist · Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 122 drejtë”.356 Kështu nga 1189 të internuar dhe

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

135

autoriteteve të burgut të na shpëtojnë prej tymit se u verbuam dhe prej zhurme se u shkatërruam nga nervat”.404

Ne vitin 1988 bëhen disa ndryshime te tjera ne Kodin Penal dhe kufizohen veprat penale për te cilat parashikohej dënim me vdekje në 11 raste. Ekzekutimin i një tjetër poeti në vititin 1988 ne qytetin e Kukësit me vdekje me varje në litar dhe me ekspozim të kufomës para opinionit publik tërë natën deri ne 11 të ditës, si në kohët e mesjetës, dëshmon se egërsia e diktatures ishte akoma e fresket dhe rinore, pavarsisht ndryshimeve ligjore që thamë më lart.

Udhëheqja e shtetit komunist, pas vdekjes së Enver Hoxhës, deklaroi vazhdimësinë e veprës dhe ideve të tij, por kjo nuk ishte më e mundur vetëm me dëshirat dhe përpjekjet e një klani sa do i fuqishëm të ishte ai. Vendi ishte zhytur në krizën më të thellë ekonomike, politike dhe sociale. Për të dalë nga kjo situatë dhe për ti zgjatur ditët e sundimit të saj, qeveria ndërmori disa reforma të pjesshme ekonomike dhe qeverisëse, të cilat nuk mundën ta mbanin në këmbë më tej pushtetin komunist. Në kuadër të reformave të marra nga qeveria, u hoq neni i agjitacionit dhe propogandës dhe neni i arratisjes u konsiderua kundravajtje për kalim të paligjshëm të kufirit. Por organet e rendit dhe të sigurimit të shtetit, si dy levat më besnike të shtetit dhe Partisë së Punës, vazhdonin me të njëjtin intensitet dhe me të njëjtat mjete e metoda të përmbushnin misionin e tyre. Kjo frymë e “gatishmërisë”, së institucioneve të diktaturës së proletarjatit shkaktoi qindra viktima nga qytetarët shqiptarë, të cilët duke ëndërruar një jetë më të mirë dhe të informuar nga ndryshimet ligjore, ju drejtuan kufive, por u gjetën nën breshërinë e ushtarëve dhe rojeve kufitare, duke i shtuar viktimat e krimit komunist.

Ne vitin 1990, vit që shënon fillimin e lëvizjes demokratike për shembjen e sistemit më të eger që kishte njohur shoqëria shqiptare, Shqiperia kishte këto burgje dhe kampe:

404 Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi Prokuroria e Përgjithshme (492), V.1972, D.42

Page 16: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist · Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 122 drejtë”.356 Kështu nga 1189 të internuar dhe

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

136

Reparti

311 Qafe Bari

Reparti 305 Sarande

Reparti 321 Burrel (burg)

Reparti 303 Spaç

Reparti 301 Bulqize

Reparti 313 Tirane (burg)

Reparti 314 Kavaje

Reparti 327 Gjirokaster

Reparti 325 Tirane

Reparti 318 Lushnje

Gjatë vitit 1991 u mbyllen kampet famëkeqe Spaç, Qafe Bari , Bulqizes, Burgu i Burrelit dhe për një kohë shumë të shkurter u mbyllen te gjitha kampet e punes duke u trasheguar vetem dy burgje, i Burrelit dhe burgu i Tiranës në gjendje të mjeruar dhe me histori te dhimbeshme.

Shteti demokratik me ndihmen e pakursyer te organizmave ndërkombëtare ndermori reforma të thella në të gjitha drejtimet për përmirsimin e shërbimit të burgjeve dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. Reformat konsistuan në ndryshimin e akteve ligjore dhe nënligjore duke i përafruar me standartet europiane, në ndryshimin e stafit dhe trajnimin e tij, në përmirsimin e kushteve të trajtimit dhe në rehabilitimin social. Prej fillimit te proceseve demokratike e deri tani kemi nje rritje dhe përmirsim të pakrahasueshem të shërbimit të burgjeve në radhë të parë në konceptimin si shërbim publik, në respektimin e të drejtave themelore te njeriut, në lidhjen me shoqërine civile, në zgjerimin e kapaciteteve dhe përmirsimin e standarteve të trajtimit.

Page 17: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist · Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 122 drejtë”.356 Kështu nga 1189 të internuar dhe

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

137

Aneksi i dokumentave

Page 18: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist · Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 122 drejtë”.356 Kështu nga 1189 të internuar dhe

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

138

Page 19: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist · Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 122 drejtë”.356 Kështu nga 1189 të internuar dhe

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

139

Page 20: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist · Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 122 drejtë”.356 Kështu nga 1189 të internuar dhe

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

140

Page 21: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist · Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 122 drejtë”.356 Kështu nga 1189 të internuar dhe

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

141

Page 22: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist · Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 122 drejtë”.356 Kështu nga 1189 të internuar dhe

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

142

Page 23: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist · Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 122 drejtë”.356 Kështu nga 1189 të internuar dhe

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

143

Page 24: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist · Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 122 drejtë”.356 Kështu nga 1189 të internuar dhe

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

144

Page 25: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist · Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 122 drejtë”.356 Kështu nga 1189 të internuar dhe

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

145

Page 26: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist · Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 122 drejtë”.356 Kështu nga 1189 të internuar dhe

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

146

Page 27: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist · Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 122 drejtë”.356 Kështu nga 1189 të internuar dhe

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

147