127
S TUDIME S OCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë DREJTOR LEKË SOKOLI KRYEREDAKTOR SEJDIN CEKANI BORDI BOTUES: ALEKSANDRA ÅLUND University of Linköping, Suedi MARTIN BERISHAJ Universiteti i Lubjanës, Slloveni JUDITH BLAU University of North Carolina - Chapel Hill, SHBA MIRELA BOGDANI Oxford University, Angli GIOVANNA CAMPANI University of Florence, Itali ALBANA CANOLLARI Universiteti “Kristal”, Shqipëri LIQUN CAO Eastern Michigan University, SHBA BLENDI ÇEKA Universiteti i Tiranës, Shqipëri MARINA DALLA Universiteti i Athinës, Greqi ISMET ELEZI Instituti i Sociologjisë, Shqipëri KRISTO FRASHËRI Akademia e Shkencave, Shqipëri ILIR GËDESHI Qendra e Studimeve Ekonomike e Sociale, Tiranë KLARITA GËRXHANI University of Amsterdam, Hollandë EGLANTINA GJERMENI Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, Shqipëri ARJAN GJONÇA London School of Economics and Political Science, Angli BARBARA HEYNS New York University, SHBA ANJEZA HOXHALLARI Universiteti Bogazici Stamboll, Turqi ITENA HOXHALLARI Instituti i Sociologjisë, Shqipëri DUSHAN JANJIC The Instituite for Social Sciences, Belgrade, Serbi KARL KASER Universiteti Karl Franzes i Gracit, Austri SABRI KIÇMARI Universiteti i Bonit, Gjermani ZEF MIRDITA Universiteti i Zagrebit, Kroaci IRENA NIKAJ Universiteti Fan Noli, Korçë, Shqipëri PAJAZIT NUSHI Universiteti i Prishtinës, Kosovë ENRIKETA PANDELEJMONI Universiteti Gracit, Austri JAN NEDERVEEN PIETERSE University of Illinois - Urbana Champaign, SHBA ROLAND SEJKO Bota shqiptare, Romë, Itali ZAMIRA SINOIMERI Universiteti Marin Barleti, Shqipëri ENKELEIDA TAHIRAJ University College London, Angli FATOS TARIFA Eastern Michigan University, SHBA JAY WEINSTEIN Eastern Michigan University, SHBA OLTA XHAÇKA, New York University of Tirana, Shqipëri HAMIT BEQJA, Kryetar Nderi TONIN ÇOBANI SILVANA HAXHIAJ NORA MALAJ SERVET PËLLUMBI Kryetar ENIS SULSTAROVA GËZIM TUSHI ALFRED UÇI Instituti i Sociologjisë BORDI AKADEMIK:

STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë 2 No 1... · 2019. 12. 9. · KARL KASER Universiteti Karl Franzes i Gracit, Austri SABRI KIÇMARI Universiteti i Bonit, Gjermani

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

  • STUDIME SOCIALERevistë e Institutit të Sociologjisë

    DREJTORLEKË SOKOLI

    KRYEREDAKTORSEJDIN CEKANI

    BORDI BOTUES:

    ALEKSANDRA ÅLUNDUniversity of Linköping, Suedi

    MARTIN BERISHAJUniversiteti i Lubjanës, Slloveni

    JUDITH BLAUUniversity of North Carolina - Chapel Hill, SHBA

    MIRELA BOGDANIOxford University, Angli

    GIOVANNA CAMPANIUniversity of Florence, ItaliALBANA CANOLLARI

    Universiteti “Kristal”, ShqipëriLIQUN CAO

    Eastern Michigan University, SHBABLENDI ÇEKA

    Universiteti i Tiranës, ShqipëriMARINA DALLA

    Universiteti i Athinës, GreqiISMET ELEZI

    Instituti i Sociologjisë, ShqipëriKRISTO FRASHËRI

    Akademia e Shkencave, ShqipëriILIR GËDESHI

    Qendra e Studimeve Ekonomike e Sociale, TiranëKLARITA GËRXHANI

    University of Amsterdam, HollandëEGLANTINA GJERMENI

    Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, ShqipëriARJAN GJONÇA

    London School of Economics and Political Science, AngliBARBARA HEYNS

    New York University, SHBA

    ANJEZA HOXHALLARIUniversiteti Bogazici Stamboll, TurqiITENA HOXHALLARIInstituti i Sociologjisë, ShqipëriDUSHAN JANJICThe Instituite for Social Sciences, Belgrade, SerbiKARL KASERUniversiteti Karl Franzes i Gracit, AustriSABRI KIÇMARIUniversiteti i Bonit, GjermaniZEF MIRDITAUniversiteti i Zagrebit, KroaciIRENA NIKAJUniversiteti Fan Noli, Korçë, ShqipëriPAJAZIT NUSHIUniversiteti i Prishtinës, KosovëENRIKETA PANDELEJMONIUniversiteti Gracit, AustriJAN NEDERVEEN PIETERSEUniversity of Illinois - Urbana Champaign, SHBAROLAND SEJKOBota shqiptare, Romë, ItaliZAMIRA SINOIMERIUniversiteti Marin Barleti, ShqipëriENKELEIDA TAHIRAJUniversity College London, AngliFATOS TARIFAEastern Michigan University, SHBAJAY WEINSTEINEastern Michigan University, SHBAOLTA XHAÇKA,New York University of Tirana, Shqipëri

    HAMIT BEQJA,Kryetar Nderi

    TONIN ÇOBANISILVANA HAXHIAJ

    NORA MALAJ

    SERVET PËLLUMBIKryetarENIS SULSTAROVAGËZIM TUSHIALFRED UÇI

    Instituti i Sociologjisë

    BORDI AKADEMIK:

  • STUDIME SOCIALERevistë e Institutit të Sociologjisë

    Vëll. 2, Nr. 1, 2008

    Përmbajtja:

    Hivzi ISLAMI

    Lekë SOKOLI & Nora MALAJ

    Gëzim TUSHI

    Harillaq KEKEZI

    Mark TIRTA

    Albana CANOLLARI

    Brunilda ZENELAGA

    Martin BERISHAJ

    Libra dhe autorëHamit BORIÇIFlorika BushiLekë Sokoli

    Abstracts in inglishTë dhëna për autorëtJeta shkencore & veprimtaria e IS

    Decentralizimi aktual, si ndarje specifiketerritoriale-politike e Kosovës ....................... 5Organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri(1991-2007) ............................................ 19Pluralizmi politik shqiptardhe shoqëria civile .................................... 33Pluralizmi politik - Europa Lindore dhepërvoja e Shqipërisë ................................... 45Shtresime të hershme e të mirëfillta nëKanunin e Lekë Dukagjinit .................... 59Identiteti kulturor dhe modelimi i tij ndërstudentët shqiptarë në Itali dhe Angli ..... 69Gratë e dhunshme, viktima tëshumëfishta të dhunës ............................. 89Shteti nacional në kapërcyell sociologjik ... 103

    “Delli” publicistik i një akademiku ........ 113Si mund të formohet një etnolog? ........... 116Pse një libër për prostitucioninprofesionist? ............................................ 118

    ............................................................. 121

    ............................................................. 125

    ............................................................. 129

  • Ndarjet e njëpasnjëshme, të imponuara e të dhunshme, të territorit etnogjeografik të sh-qiptarëve sollën tragjedi të mëdha në rraf-shin kombëtar, politik, ekonomik, social,familjar etj. Ndërkaq edhe vetë Kosova,një hapësirë relativisht e vogël (10.887km²), por si nyje më nevralgjike në Ball-kan për një kohë të gjatë, nuk u shpëtoindarjeve dhe rikompozimeve tëbrendshme territoriale të saj. Ndarjet qëpo ndodhin tash, në emër të një decen-tralizimi të tipit “europian”, nuk mundtë cilësohen ndryshe përveçse si njëcopëtim sui generis dhe, më konkretisht,si luftë e Serbisë për territore, në formë tëkontrollit shtetëror-etnik të territorit.Zaten, katër luftëra që i zhvilloi Serbia nëhapësirat e ish-Jugosllavisë në fund të shek-ullit XX ishin luftëra për territore, si ob-jektiv i kahmotshëm i politikës serbe përkrijimin e Serbisë së Madhe. Për dallimnga këto luftëra të armatosura, sot nëKosovë luftën agresive për territorializimSerbia po e bën me mjete politike dhediplomatike, duke siguruar një mbështetjetë fortë nga Rusia në raportet e krijimit tënjë “lufte të re të ftoftë” midis saj dhePerëndimit, veçanërisht SHBA-ve.

    Në fillim, nga të gjitha instancatndërkombëtare dhe kosovare, nocioni dhepërmbajtja e decentralizimit dukeshinjoshëse, sepse shpjegoheshin si reformimi pushtetit vendor dhe afrim i shërbimevepushtetore e shtetërore afër qytetarit.Meqenëse decentralizimi është çështjeshumë komplekse, pritej që për vënien etij në jetë të merreshin parasysh kriteretbazë, reciprokisht të lidhura e të kush-tëzuara, para së gjithash kriteri de-mografik, gjeografik, ekonomik, admin-istrativ, juridik, politik etj. Mirëpo, posanisi debati rreth tij, u pa qartë se de-centralizimi nuk u mbështet në këtokritere e as në kriteret e Kartës Europi-ane për Vetëqeverisjen Lokale, sikundërqë nuk doli në funksion të qytetarit koso-var, por u reduktua kryekëput në funk-sion të bashkësisë etnike serbe, e cila vazh-don ta injorojë jetën institucionale dhegjithë realitetin e krijuar në Kosovë pas12 qershorit 1999. Pa u konsoliduar dhefunksionalizuar (centralizimi) pushtetiqendror në gjithë territorin e Kosovës(problemi i Mitrovicës dhe i veriut tëKosovës) nis decentralizimi i tij!

    Bashkësia ndërkombëtare, me qëllimqë të gjejë një zgjidhje politike për Kos-

    DECENTRALIZIMI AKTUAL, SI NDARJESPECIFIKE TERRITORIALE-POLITIKE E KOSOVËS

    HIVZI ISLAMI - Akademia e Shkencave e Kosovës

    Studime Sociale 2008, 1 (1): 5-18

  • 6 Decentralizimi aktual, si ndarje specifike territoriale-politike e Kosovës

    ovën, para një viti e gjysmë krijoi GrupinNegociator (Grupin e Unitetit!), i cili, siçdo të dëshmohet më vonë, u vu plotë-sisht në funksion të manovrimeve të kësajbashkësie. Këtë e treguan edhe takimet eVjenës (nga nëntori 2005 deri në mars2007), që u zhvilluan pa asnjë transpar-encë për opinionin kosovar. Në fakt, nëVjenë nuk u negociua, por u biseduavetëm për privilegjet që do të kenë serbëtnë Kosovë pas përcaktimit të statusit finaltë saj! E gjithë kjo u shpjegua nga Grupiynë si çmim që duhet paguar për çfarëdovarianti të pavarësisë së Kosovës.

    Në vijim do të përqendrohemi nëkatër çështje: 1. në versionet serbe tëndarjes së Kosovës; 2. në modelin endarjes së Kosovës sipas ndërkombëtarëve,para planit të Marti Ahtisarit; 3. nëskemën e decentralizimit sipas GrupitNegociator të Kosovës; dhe 4. në decen-tralizimin sipas dokumentit final të MartiAhtisarit, me një vështrim të posaçëm nëvështirësitë e tij, deri te pamundësia eimplementimit në praktikë.

    Versionet serbe të ndarjes së Kosovës

    Qarqet e ndryshme serbomëdha, poredhe vetë Serbia zyrtare që nga viti 1945e deri nën vënien e Kosovës nën protek-torat civil dhe ushtarak ndërkombëtar(qershor 1999), kishin pasur disa variantetë zgjidhjes së çështjes së Kosovës, porgjithnjë në dëm të shqiptarëve. Pas LuftësII Botërore nuk u bë bashkimi i Kosovësme Shqipërinë, në frymën e Rezolutës sëBujanit (1943-1944), por Kosova (meshumicë dërmuese të popullsisë shqiptare)u fut me forcë ushtarake nën Serbi/Jugosllavi si “krahinë autonome”, me sta-tus konstitucionalo-politik më të ulët seVojvodina (ku mbi 50% ishin serbë). Mekëtë pozitë mbeti deri në Kushtetutën etretë të Jugosllavisë (1963), kur edhe ubarazua me Vojvodinën, ndërkaq terri-toret e tjera shqiptare nuk iu bashkuan

    Kosovës, por mbetën në kuadrin tri re-publikave të tjera (Maqedonisë, Serbisëdhe Malit të Zi). Përveç mbetjes së Kos-ovës brenda sistemit juridiko-politik tëSerbisë, variantet me shumë ose me pakpërkrahje, varësisht nga evolucioni ipozitës së përgjithshme të Serbisë në ish-Jugosllavi dhe më gjerë, ishin edhe shpërn-gulja e shqiptarëve në Turqi dhe instalimii serbëve në Kosovë në vitet 50-të të shek-ullit të kaluar, pastaj rikolonizimi në vitet80-të e 90-të, ridefinimi territorial i Kos-ovës, enklavizimi, ndarja e saj në dy ent-itete apo edhe ndarja (përkufizimi) midisshqiptarëve dhe serbëve, që e mbështeste“babai” i kombit serb dhe inspiruesi i tëgjitha tragjedive në ish-Jugosllavi, Dobri-ca Qosiçi. Përjashtim këtu bënte pozicio-ni konstitucional-politik i Kosovës nëvitet 70-të, kur, sipas Kushtetutës së vitit1974, Kosova ishte një nga tetë përbërësitdhe njësitë e ish-Federatës Jugosllave, metë drejtë vetoje në të gjitha organet feder-ative dhe me kufijtë e vet, që nuk mundtë ndryshoheshin pa pëlqimin e Kuven-dit të Kosovës. Subjektiviteti politik iKosovës u rrënua me dhunë, me forcapolicore dhe ushtarake, në mars të vitit1989 nga regjimi i Millosheviçit, por mepërkrahjen e plotë të të gjitha instancavetë atëhershme federative. Bashkësiandërkombëtare ishte krejtësisht indiferentendaj kësaj sjelljeje të Serbisë dhe tëJugosllavisë së atëhershme.

    Madhësia e territorit të Kosovës prej10.887 km² dhe kufijtë e sotëm të saj ukornizuan herën e fundit në vitin 1958.Deri në vitin 1954 ajo kishte një territorprej 10.690 km², ndërsa në vitin 1958sipërfaqja e saj u rritet me 197 km² dhemadhësia e sotme territoriale prej 10.887km² nuk ndryshon. Në vitin 1958,ndërkaq, Serbia, duke ia marrë rrethit tëvet të Rashkës 197 km² dhe duke ia bash-kuar rrethit të Mitrovicës dhe brenda tijkomunës së Leposaviqit, ia “dhuroi” Ko-sovës këtë sipërfaqe. Në këtë mënyrë num-

  • 7Studime Sociale Vëll. 2 Nr. 1

    ri i vendbanimeve të Kosovës u rrit nga1389 më 1954, në 1438 më 1958. Nukështë këtu fjala për kurrfarë këmbimi ter-ritoresh me Preshevën apo Bujanovcin, siçflasin të painformuarit. “Dhurimi” kishtepër qëllim që Leposaviqi si komunë tëzgjerohej territorialisht dhe në pikëpamjeetnodemografike të rritej numri i serbëveedhe në këtë komunë, edhe në Kosovë;përveç tri fshatrave shqiptare, në këtë ko-munë të gjitha vendbanimet e tjera ish-in serbe dhe sot e gjithë ditën mbetënserbe. Këto ndryshime territorialo-ad-ministrative u përligjën natyrisht edheme akte adekuate juridike. Deri në fundtë shekullit XX, skema territorialo-poli-tike e Kosovës pësoi dhe ndryshime tëtjera, të gjitha jo në dobi të qytetarëve,veçanërisht të shqiptarëve.

    Skema territorialo-politike dhe ad-ministrative në 22 komuna ishte stabili-zuar për gati 25 vjet: nga viti 1960-1985.Tendenca e haptë e një ndarjeje tëbrendshme të Kosovës, në formë të en-klavave etnike në vitet 80-të, pas ardhjessë Millosheviçit në pushtet, ishte formi-mi i komunave të reja. Nga viti 1985 derinë vitin 1991 numri i komunave u rrit

    nga 22 në 31 sish; në disa prej tyre, sipasregjistrimit të vitit 1991, të bojkotuar ngashqiptarët, dominonte popullsia serbe(Zveçani 79%, Shtërpca 66,3%, ZubinPotoku 53,4%), ndërkaq në disa të tjerapërbërja e serbëve në popullsinë epërgjithshme sillej midis 20 dhe 30%(Novobërda 31,3%, Fushë-Kosova25,7%, Obiliqi 19,6%. Gora paraqiste njëspecifikë, sepse rreth 94% të popullsisë sëpërgjithshme e përbënin myslimanët(boshnjakët). Opoja (100% shqiptarë)kishte mbetur pa status të definuar, pa as-një organ komunal dhe natyrisht pa bux-het. Leposaviqi si komunë tashmë ekzis-tonte. Nga komunat e reja, Malisheva(100% shqiptarë) ishte komuna e parë eformuar në vitin 1985 dhe ajo shërbeu sipretekst për formimin e komunave të për-mendura, ku pushtetin e drejtonin serbët;ajo ishte dhe mbeti komuna më e pazh-villuar. Formimi i tyre nuk ishte bërë përtë përmbushur nevojat e qytetarëve dhepër organizimin më të mirë të pushtetitvendor, por për arsye politike, pra për ser-bët. Ekzistonin edhe projekte të tjera tërikompozimit territorial të Kosovës nëkuadër të Planit Hapësinor të Serbisë dhe

    1948 1958

    Ndarja politike-territoriale e Kosovës 1948-1958

  • 8 Decentralizimi aktual, si ndarje specifike territoriale-politike e Kosovës

    të njësive zgjedhore në Serbi (përfshirja enjë pjese të mirë të territorit të Kosovësnë njësinë zgjedhore të Leskovcit në fillimtë viteve 90-të gjithashtu ishte në këtëfunksion). Millosheviçi i formoi 8 komu-na dhe ai mund të formonte komuna ser-be sa të donte, por formoi aq sa plotëso-heshin kërkesat maksimale të serbëve tëKosovës. Megjithatë, regjimi i Millo-sheviçit, pasi e rrënoi në tërësi subjektivi-tetin politik të Kosovës (1989), vazhdon-te ta shihte atë vetëm si pjesë integrale tëSerbisë, por me numër të reduktuar tëshqiptarëve (600.000 deri 800.000) osemadje pa shqiptarë, në saje të zbatimit tëpolitikës së spastrimit etnik etj., që dolisheshazi në Rambuje (1999) nga kryetarii atëhershëm i Serbisë M. Millutinoviç.

    Në vitet 90-të ideja e rikompozimitterritorial të Kosovës u aktualizua sërish,së pari në Institutin Gjeografik “J. Cvijiç”të Akademisë Serbe të Shkencave dhe tëArteve (1993), dhe në partinë politike“Nova Demokratija”, si satelite e PartisëSocialiste të Millosheviçit. Për ridefiniminterritorial të Kosovës u paraqitën edhe dyprojekte të Branisllav Kërstiçit (“Kosovamidis të drejtës historike dhe të drejtësetnike”, Beograd, 1994, dhe “Kosova paragjyqit të historisë”, Beograd, 2000);Kërstiçi ishte konsulent kryesor dhenënkryetar i Qendrës Koordinuese tëQeverisë së Serbisë për Kosovën (shefi iQendrës ishte N. Çoviç) dhe KishësOrtodokse Serbe, si dhe eksponent i poli-tikës së shkatërrimit të individualitetit tëKosovës dhe të politikës kolonizuese nëKosovë. Shqetësimi i tij kryesor ishte in-dividualiteti juridiko-politik i Kosovës,pastaj shtrirja territorialisht kompakte,numri dhe perspektiva demografike e sh-qiptarëve dhe brengosja për kinse rrez-ikimin e prosperitetit demografik, ko-mbëtar e shtetëror të Serbisë dhe të ser-bëve. Për realizimin e interesit serb dhevënien e Kosovës nën sovranitetin e plotëtë Serbisë, sipas tij, duhej amortizuar “al-

    banizmi i Kosovës” dhe duhej “thyerplotësisht” dominimin numerik dhe re-produktiv i shqiptarëve dhe kjo përmesrikompozimit territorial të Kosovës, kr-ijimit të autonomisë diferenciale dhe rrje-dhimisht ndarjes së Kosovës, ku serbët dot’i sendërtonin “të drejtat e tyre historike”mbi bazë të monumenteve kulturo-his-torike (kishat dhe manastiret), të cilat, si-pas tij, ishin të uzurpuara nga shqiptarët,si dhe rrëmbimin e territoreve të pasurame resurse nëntokësore dhe mbitokësore,ku shqiptarët përbënin shumicën dër-muese. Pas propozimit për ndarjen e Ko-sovës në dy entitete (2000), Kërstiçi nëvitin 2002 hartoi projektin e tretë për in-stalimin e serbëve në 24 lokacione.Ndërkaq serbët e Kosovës, të udhëhequrnga qarqet kishtare, kërkonin që të orga-nizoheshin në kantone, që nuk ishte pro-jekt i ri, sepse me të kishte dalë para luftëshistoriani D. Batakoviç (1998), përfaqë-sues i Kishës Ortodokse dhe njeriu i be-sueshëm i Koshtunicës, ambasador nëLondër, pastaj në Athinë, ndërkaq nëtakimet e Vjenës, gjendej në delegacio-nin e Serbisë për çështje të trashëgimisëkulturore dhe fetare. Në fillim të vitit2004, Kërstiçi doli me projektin tjetërpër ndarjen e Kosovës në dy entitete si-pas modelit të Qipros, ku, sipas tij, qëtë dy entitetet do të mbeteshin nën pro-tektoratin e OKB-së.

    Në fillim të vitit 2004, kryeministri iSerbisë V. Koshtunica kërkoi ndarjen eKosovës në dy entitete ose kantonizimine saj, të cilat madje duhej të siguroheshinnga forcat policore-ushtarake serbe. Kan-tonizimi nënkuptonte edhe ndarje të retë brendshme administrativo-territorialedhe ndërrimin e kufijve komunalë, për-katësisht atë që delegacioni i Beogradit earriti në Vjenë në muajt shkurt-tetor2006. Në maj të vitit 2004, qeveria e Ser-bisë miratoi projektin e ndarjes së Kos-ovës në pesë kantone: i Anamoravës, iSharrit, i Qendrës, i Dukagjinit dhe i Ver-

  • 9Studime Sociale Vëll. 2 Nr. 1

    iut. Me këtë projekt, i cili, sipas qarqeveserbe, nënkuptonte për serbët “autonomibrenda autonomisë”, Serbia i njoftoi edheqendrat ndërkombëtare të vendosjes. Pro-jekti mund të realizohej vetëm me spastri-me masive etnike të të dy palëve, sh-qiptarëve dhe serbëve, dhe rrjedhimishtme dhunën dhe tragjedinë e komuniteteveetnike. Ndërkaq, organizatat e paanshmendërkombëtare, duke u marrë me versio-nin e ndarjes së Kosovës, të paraqitura ngaqeveria e V. Koshtunicës, këmbimin edetyrueshëm të bashkësive etnike sh-qiptare dhe serbe e konsideronin shumëtë rrezikshëm dhe si të tillë të papran-ueshëm. Ato tërhiqnin një paralele midiskëtij varianti, nëse pranohej ndërkombë-tarisht, dhe Traktatit të Lozanës të vitit1923, të mbështetur edhe nga Fuqitë eMëdha, kur transferimi i dhunshëm i pop-ullsisë turke dhe greke u përcoll me dhunë,shkatërrime dhe viktima në njerëz (ESI –European Stability Iniciative, 2004).

    Ideja për ndarjen e Kosovës qarkulloiprej më se 40 vjetësh në përsiatjet e “ba-bait” të kombit serb, D. Qosiçit. Kur ubë kryetar i Jugosllavisë së tretë apoJugosllavisë së Zhablakut (1992), sizgjidhje definitive të problemit të Kosovësdhe, më konkretisht, të çështjes shqipta-ro-serbe, siç thoshte ai, projektin për ndar-jen e Kosovës më 5 janar 1993 (60:40%në favor të serbëve) ua paraqiti edhe bash-këkryetarëve të Konferencës së Gjenevëspër ish-Jugosllavi, S. Vensit dhe D. Ov-enit në selinë e OKB-së në Nju-Jork. Mirë-po, siç shihet nga shënimet e vetë Qosiçit(tetor, 2004), këta dy diplomatë të ran-gut të lartë, këtë projekt e hodhën poshtëduke theksuar se me ndarjen e Kosovësbëhet edhe ndarja e Maqedonisë, që nuke dëshiron as BE as Amerika. Ndarjen eKosovës përmes enklavizimit etnik gjatëgjithë viteve 90-të e mbështeste, madjeedhe e nxiste Kisha Ortodokse serbe.

    Në librin e tij të fundit “Kosova”,botuar në Beograd në tetor të vitit 2004,

    Qosiçi e përsëriti tezën për ndarjen e Ko-sovës dhe ndarjen ose përkufizimin terri-torial midis serbëve dhe shqiptarëve, duketheksuar se meqenëse “Serbia nuk ka forcëbiologjike që ta ruajë territorin e saj”,atëherë Kosova duhet të ndahet. Ndarja esaj dhe përkufizimi territorial midis sh-qiptarëve dhe serbëve do të bëheshinnatyrisht në proporcione hapësinore sipasprojeksioneve të Qosiçit, që do të thotëse pjesa që do ta merrnin shqiptarët mundtë bashkohet me Shqipëri dhe dy popujtdhe dy shtetet mund të jetojnë njëri skajtjetrit dhe për këtë qëllim autoritetet eBeogradit duhet të bisedonin drejtpërdrejtme Tiranën zyrtare, duke e kapërcyerPrishtinën. Sipas tij, ndarja dhe përkufiz-imi i tillë paraqesin “kompromisin midistë drejtës historike dhe të drejtës etnikedhe zgjidhjen racionale të antagonizmaveshekullore ndëretnike”. “Në Kosovë dheMetohi, rreth manastireve të mëdha serbedhe enklavave etnike, duhen formuar sh-tete të vogla të pavarura sikurse San Mari-no, Andora, Vatikani, Lihtenshtejni dhebashkësi të ngjashme shtetërore-juridikee sovrane në Europë, siç është Alandi nëFinlandë. Territoret serbe në veri të Kos-ovës duhet t’i bashkohen Serbisë, të cilati përkisnin që nga çlirimi nga Turqia derinë vitin 1878, ndërsa territoret jugore tëKosovës dhe një pjesë e Metohisë, kujeton shumica shqiptare, t’i bashkohen Sh-qipërisë ose shtetit të pavarur shqiptar, nëqoftë se këtë e dëshirojnë shqiptarët eKosovës”, theksoi ai.

    I vetmi shqiptar që angazhohet përndarjen e Kosovës në vija etnike, përkatë-sisht në “lëkundjen e kufirit mes Kosovësdhe Serbisë dhe zhvendosjen humane tëpopullsisë” (“Epoka e Re”, 30 e 31 dhje-tor 2005 dhe 1 e 2 janar 2006), ështëRexhep Qosja. Në këtë pikë Qosja dheQosiqi kanë pikëpamje pothuajse identike(D. Æosiæ, Kosovo, Novosti, Beograd, 2004,ff. 1-257; libri, që përmban shënimet dhetekstet nga ditarët e Qosiqit, që njihet si

  • 10 Decentralizimi aktual, si ndarje specifike territoriale-politike e Kosovës

    “baba i kombit” serb, është përgatitur ngavajza e tij, Ana Qosiq-Vukiq.). Po çfarëpasojash sjell ndarja e Kosovës dhe dhuri-mi i “10% të territorit të Kosovës” dhe“zhvendosja humane e popullsisë”, kjonuk është vështirë të dihet: çka do tëndodhë me rreth 100.000 shqiptarë nënjë territor prej më se 1.000 km katrorenë tri komunat shqiptare në Luginën ePreshevës? Do të vijnë në Kosovën e stër-dendur përmes “zhvendosjes humane”, tëcilat, deri sot, siç dihet, gjithkund janëpërcjellë me dhunë, shkatërrime dhe vik-tima? Vetëm një Kosovë territorialishtnjë dhe unike, e pavarur, demokratikedhe e zhvilluar mund t’i mbajë sh-qiptarët në këto territore dhe ta avan-cojë pozitën e tyre të përgjithshme. Nëfund, shtrohet pyetja: në emër të kujtflet Qosja për dhurimin e “10% të ter-ritorit të Kosovës”ose 1.100 km katrore?”

    Modeli i ndarjes së Kosovës sipasndërkombëtarëve para M. Ahtisarit

    Të gjitha instancat relevante ndërko-mbëtare, duke përfshirë edhe Këshillin eSigurimit, sot e kundërshtojnë ndarjen eKosovës, sikundër nuk pranojnë që Kos-ova të kthehet në gjendjen e para vitit 1999dhe të bashkohet me ndonjë shtet tjetër.Mirëpo, që në ditën e parë të hyrjes sëforcave ndërkombëtare më 12 qershor1999, si misione ushtarake dhe civile, enxitën ndarjen e Kosovës, nga instalimi iKFOR-it përgjatë lumit Ibër në veri tëKosovës e deri tek takimet e Vjenës gjatëvitit 2006. Kryeadministratori i parë iKosovës (1999-2001), Bernard Kouch-ner, në librin e tij, “Les guerriers de la paix,Paris, 2004 (“Luftëtarët e paqes”), shkru-an se sot e gjithë ditën mbetet e paqartëpse Mitrovica mbeti e ndarë që nga in-stalimi i trupave të NATO-s. Në nëntortë vitit 2001 kryeadministratori i dytë,Hans Hakerup, kishte nënshkruar njëmarrëveshje në Beograd me qeverinë e

    Serbisë, që ishte në kundërshtim me Re-zolutën 1244 dhe me Kornizën Kush-tetuese të Kosovës; nga marrëveshja kish-te dalë një i ashtuquajtur Këshill i Lartë,me shumë ingjerenca. Në emër të nxitjessë serbëve që të dilnin në zgjedhjet e 17nëntorit 2001, marrëveshja parala-jmëronte koncesione të reja politike,ekonomike dhe mbase edhe territoriale,duke i hapur rrugë paralelizmit të push-tetit dhe enklavizimit të Kosovës.

    Në favor të tendencës së legalizimittë enklavave serbe dhe veprimit të struk-turave paralele shkonte edhe projekti iKëshillit të Europës për reformimin epushtetit vendor, i përgatitur jo mbi ba-zën e kritereve gjeografike dhe de-mografike, por në mbështetje të kriteritetnik. Veprimi i strukturave paralele dheenklavizimi, të mbështetura nga Beogradidhe të toleruara nga UNMIK-u dhe in-stancat e tjera ndërkombëtare, ishin dhembetën burim i përhershëm i konfliktevedhe një nga pengesat serioze në implemen-timin e tetë standardeve të imponuara ngabashkësia ndërkombëtare në nëntor të vitit2003, të cilat, sipas Morton Abramovi-chit, ish-udhëheqës i lartë në qeverinëamerikane (anëtar i Grupit Ndërkombëtartë Krizave, ICG) dhe pjesëmarrës në Kon-ferencën e Rambujesë (1999), “në këtëbotë të sotme vetëm Danimarka dhe Nor-vegjia mund t’i përmbushin”!

    Në tetor të vitit 2002, pasardhësi iHakerupit, kryeadministratori MichaelSteiner kishte përgatitur një projekt tëdecentralizimit të Kosovës, që përmblid-hej në formimin e njësive komunale, tëcilat do të kishin këshillat lokale, organetadministrative dhe buxhetin, ndërsa çësh-tjet e tjera do të precizoheshin në takimetme Qendrën Koordinuese të Serbisë përKosovën të N. Çoviçit. Nga harta e pre-zantuar e Steinerit serbët do të kishin 38njësi të tilla komunale, shqiptarët 5 dhesllavo-myslimanët 2. Por ky projekt, përdisa arsye, mbeti i parealizuar.

  • 11Studime Sociale Vëll. 2 Nr. 1

    Decentralizimi si ndarje e Kosovëssipas Grupit Negociator të Kosovës

    Në kuadër kinse të reformimit tëpushtetit vendor, i pari nga kosovarët qëe hapi çështjen e decentralizimit ishte kry-etari i Asociacionit të Komunave të Kos-ovës, sot ministër i Pushtetit Lokal dhezëvendëskryeministër, Lutfi Haziri, gjë tëcilën e dëshironin edhe qarqe serbe edheqarqe të caktuara ndërkombëtare. Ish-kry-etari i ndjerë i Kosovës, dr. Ibrahim Rug-ova, kishte ndërhyrë duke kërkuar që de-

    centralizimi të mbetej çështje ebrendshme e institucioneve të Kosovës,me ç’rast për një kohë pasoi një heshtje.Megjithatë, më vonë, në bisedat për pro-cesin e decentralizimit u përfshi më fu-qishëm bashkësia ndërkombëtare dhe vetëSerbia zyrtare. Në bisedimet e Vjenës, qëu zhvilluan gjatë vitit 2006, Beogradikërkonte 17-18 komuna të reja, grupinegociator i Kosovës ofroi 6 komuna ose5+1 (Graçanica, Novobërda e zgjeruar,Ranillugu, Parteshi, Kllokoti dhe komunaserbe e Mitrovicës Veriore, ndërsa bashkë-

    Plani i decentralizimit sipas kryeadministratorit Michael Steiner (2002): 38 njësi ko-munale për serbët, 5 shqiptarët dhe 2 për sllavo-myslimanët

  • 12 Decentralizimi aktual, si ndarje specifike territoriale-politike e Kosovës

    sia ndërkombëtare e vështronte me simpatigrupin tonë, duke e lavdëruar për konstruk-tivitet. Koncesionet që u bënë në Vjenë ngaana e ekipit tonë natyrisht se nuk mund tërevidohen, konkretisht të reduktohen. Kyishte si duket edhe qëllimi kryesor i grupittë Ahtisarit. Ekipi kosovar ofroi më shumëse sa priste edhe bashkësia ndërkombëtaredhe vetë Beogradi. Kërkesat e popullatësshumicë nuk u morën parasysh në Vjenëdhe aq më pak kërkesat e bashkësive të tjeraetnike joserbe, p. sh. të boshnjakëve, sikomunitet i dytë për nga vëllimi de-mografik pas serbëve.

    Ekipi Negociator i Kosovës, alias “Ele-fantët”, pothuajse sa herë kthehej nga Vje-na jepte deklarata euforike: i mundëm, inokautuam serbët, rezultati 2 me 0, 8 me 2në favor të Kosovës e marrëzira të tjera. Nëtë vërtetë, ky ekip, si “zemërgjerë dhe fle-ksibël”, më tepër ndaj bashkësisë ndërko-mbëtare, nga takimi në takim tërhiqej, çkashihej nga rritja e numrit të komunave ser-be dhe më tepër të vendbanimeve serbebrenda tyre. Kështu, p. sh. në fillim Kllokotidhe Parteshi nuk figuronin fare si komuna,ndërsa komuna e Graçanicës në versionin eparë kishte 11 (100 km²) dhe në të fundit16 komuna kadastrale serbe, që përputhetme numrin e vendbanimeve (131 km²).Komuna e Novobërdës, në fillim kishte 16(130 km²), kurse tash ka 21 vendbanimeserbe (196 km²). Komuna e Ranillukut, nëversionin e parë kishte më pak, ndërsa tashka 13 fshatra serbe (69 km²) e kështu meradhë. Edhe komuna kadastrale me 12 ban-orë serbë (numër ky i deklaruar sipas deleg-acionit të Beogradit) ka marrë territor prej9,14 km², aq sa është mesatarisht madhësiae një komune kadastrale. Koncesioni më imadh u bë lidhur me zonat e veçanta: nëfillim serbët kërkuan 40 zona të tilla, ndër-sa delegacioni kosovar i refuzoi që të gjitha.Mirëpo, në fund delegacioni i Beograditkërkoi 42 zona, kurse Grupi ynë pranoi 39zona të veçanta. Disa objekte në këto zonanuk kanë madje asnjë vlerë kulturo-historike,

    por janë ngritur për qëllime politike nëpjesën e dytë të shekullit XX.

    Nga fundi i vitit 2006, kur problemi idecentralizimit nisi të shtrohej seriozisht,së pari u formuan tri “komuna” të reja, dyme shumicë shqiptare (Hani i Elezit dheJuniku) dhe një me shumicë turke (Ma-musha). Këto madje nuk u quajtën as ko-muna, por pilot-njësi nënkomunale. Sipasnjë raporti vlerësues të funksionimit të tyre,të bërë nga Ministria e Pushtetit Lokal,OSBE-ja dhe UNMIK-u, edhe në gjysmëne parë të vitit 2007 do të jenë vetëm pilot-njësi nënkomunale (Koha ditore, 29. 12.2006), ndërkaq komunat serbe, pa u testu-ar asnjë instrument i funksionimit të tyre,u shpallën në Vjenë bashkësi territoriale-politike, me shumë ingjerenca, deri tek tëdrejtat për të bashkëpunuar dhe me shtetete tjera! Edhe ky fakt flet se komunat e rejajoserbe, Mamusha, Juniku dhe Hani i Elez-it, janë vetëm një farsë, sikundër ishte rastime komunën e Malishevës në vitin 1985,formimi i së cilës u shërbeu si pretekst au-toriteteve të Serbisë për formimin e 8 ko-munave serbe, ku ose dominonte populla-ta serbe, ose përbënte mbi 20% të popull-sisë së përgjithshme, por pushtetin vendore drejtonin serbët.

    Decentralizimi sipas dokumentit final tëM. Ahtisarit

    Pas përfundimit të takimeve të Vjenësdhe koncesioneve të mëdha që bëri delega-cioni kosovar në favor të serbëve, M. Ahti-sari prezantoi skemën e tij territoriale-ad-ministrative të Kosovës, të përmbledhur në6 komuna të reja ose 5+1 (aq sa kishte pran-uar delegacioni kosovar), që do të funk-sionojnë si minishtete specifike. Si minish-tete serbe do të jenë: komuna e Parteshit,me tri fshatra serbe, të shtrira në 28,7 km²dhe me rreth 5.000 banorë; komuna e Kl-lokotit, me 4 fshatra, 23,4 km² dhe me rreth4.500 banorë (në kuadër të kësaj komunenë “propozimin gjithëpërfshirës” ishin para-

  • 13Studime Sociale Vëll. 2 Nr. 1

    parë edhe katër fshatra tjera: Letnica,Shashari, Vërnezi dhe Vërnakolla, të banu-ara kryesisht me popullsi të konfesionit ka-tolik, por në “ndryshimet në propozimingjithëpërfshirës” u hoqën, sigurisht me in-sistimin e Ipeshkvisë Katolike); komuna eRanillugut, me 13 fshatra, të shtrira në69,28 km² dhe me rreth 4.790 banorë;komuna e Novobërdës, me 24 fshatra, 196km² dhe afër 7.000 banorë, prej të cilëve26% janë shqiptarë; Graçanica, me 16 fs-hatra, 131 km² dhe rreth 18.600 banorë(3,7% shqiptarë). Minishtete do të jenëedhe komunat më parë të formuara, në ko-hën e Millosheviçit (Zubin Potoku,Zveçani, Shtërpca), ndërkaq komuna e Lep-osaviqit, si e vetmja komunë ku kanëdominuar serbët (me vetëm tri fshatra sh-qiptare: Ceraja, Koshutova dhe Bistrica eShalës), me këtë madhësi territoriale ështëformuar në vitin 1958. Veriu i Kosovës dheMitrovica dhe komunat e saj, serbe dhe sh-qiptare, të propozuara nga ekipi ynë dhe tëaprovuara në versionin final të M. Ahtisarit,mbesin çështje më vete. Komunat serbe Mitro-vica e V., Graçanica dhe Shtërpca do të marrindhe kompetenca të zgjeruara (Aneksi III, neni4 dhe alinetë 4.1.1. dhe 4.2.2).

    Paketa e Ahtisarit nuk duket kurajuesepër Kosovën dhe shqiptarët, sepse nga gjith-sej 4 temat e paketës, në të gjitha bëhet fjalëvetëm për serbët dhe privilegjet e tyre nëKosovë (decentralizimi; trashëgimia kultur-ore: kishat dhe manastiret; minoritetet dheekonomia: çështja e pronave të serbëve tëKosovës dhe bashkëpunimi i tyre në fush-ën ekonomike me Serbinë).

    Modeli i rikompozimit të tashëm ter-ritorial të Kosovës, që po quhet decentral-izim, duket se është afër modelit të Qosiçit,versionit të tij të fundit, ati të vitit 2004,dhe nuk ka asnjë lidhje me dimensioninfunksional të njësive territorialo-politike dhenuk është në funksion të përmirësimit tëpozitës politike, kulturore dhe ekonomiketë serbëve të Kosovës, por është luftë përterritore me mjete politiko-diplomatike.

    Qosiçi, siç u theksua, propozonte formim-in e minishteteve serbe brenda Kosovës,sikurse janë San Marino, Lihtenshtejni,Andorra, Vatikani etj, për të cilat janë in-teresante disa të dhëna: San Marino, repub-lika më e vogël në botë (nën mbrojtje tëItalisë), me 61 km² dhe 28.117 banorë(2005); Lihtenshtejni (Liechteinstein), njëprincipatë e vogël, në Europën e Mesme,midis Zvicrës dhe Austrisë, me një sipër-faqe prej 157 km² dhe me 33.987 banorë(2006); Andorra, republikë me 6 vend-banime, midis Spanjës dhe Francës, me njësipërfaqe prej 453 km² dhe me 67.313 ban-orë (2006); Vatikani (Città del Vaticano),për të cilin di pothuajse çdo qytetar në botë,ka një sipërfaqe prej 0,44 km² (44 ha) dhe783 banorë (2005). Shumë më të komp-likuara dalin minishtetet serbe, komunat dhehapësirat rreth kishave dhe manastireve, meterritore të zgjeruara apo eksterritore, në dëmtë tokave të pronarëve shqiptarë. Këto do tëjenë madje zona të mbrojtura, me një sistemtë posaçëm sigurie (policia vendore dhe ush-tarët e KFOR-it, ndoshta plus rusët)!

    Vështirësitë e implementimit të planit tëM. Ahtisarit

    Injorimi i kritereve bazë, që pasqyrojnërealitetin kompleks gjeografik, ka bërë qënumri i banorëve në komunat e reja serbe

    Ranillugu, një nga komunat e reja serbe,me 13 fshatra, të shtrira në 69,28 km² dheme rreth 4.790 banorë

  • 14 Decentralizimi aktual, si ndarje specifike territoriale-politike e Kosovës

    të jetë tepër i vogël, struktura ekonomike enjëanshme, përbërja kombëtare homogjene(serbët) dhe forma e tyre gjeometrikishttepër e parregullt, që vështirëson ngritjen esistemeve infrastrukturore e të tjera. Komunae Graçanicës do të ketë një shtrirje deri 20km gjatësi, që do të thotë se qytetari ështëshumë larg përmbushjes së nevojave të tij.Qytetari serb i Dobratinit apo i Suvi Dol-lit, vendbanime këto që tashmë janë pjesë eLipjanit, për një shërbim civil duhet tëudhëtojë së paku 20 km deri në Graçanicë,ose qytetari serb i Koretishtës, që është ter-ritorialisht pjesë e Gjilanit, nevojat civileduhet t’i përmbush në Novobërdë (Artanë).

    Komunat e reja serbe, sikundër edhekomunat më parë të formuara me shumicëserbe, do të kenë lidhje horizontale mesvetes, por e keqja më e madhe është se atodo të kenë edhe lidhje vertikale me Beogra-din, që nënkupton se pushteti qendror iSerbisë do t’i dirigjojë strukturat pushtetoreserbe dhe do t’i instrumentalizojë edhe mëtepër se deri tash serbët e Kosovës. Qysh nëgjysmën e dhjetorit 2006, para shpalljes sëpaketës së Ahtisarit, njeriu më përgjegjës iEuropës në Kosovë, përfaqësues i H.Solanës dhe drejtues i Zyrës CivileNdërkombëtare (ICO) dhe kryesues iekipit planifikues të misionit të ardhshëmndërkombëtar në Kosovë, Trobjorn Sol-strom, u garantoi serbëve se “decentraliz-imi do t’u mundësojë komunave serbe tëkenë lidhje me njëra-tjetrën dhe me au-toritetet e Beogradit” (sipas agjencisë ser-be të lajmeve “Beta”, 12. 12. 2006; “Ex-spress”, 13 dhjetor 2006).

    Kjo pa dyshim do të prodhojë josta-bilitet dhe tensione e konflikte të reja midisserbëve dhe shqiptarëve. Raportet ndëret-nike do t’i vështirësojë edhe më tepër terri-torializimi i objekteve ortodokse serbe, ikishave dhe i manastireve, që gjenden nëvendbanimet dhe rajonet shqiptare, të cilavedo t’u vihet në dispozicion një sistem i tërëpër mbrojtjen e tyre dhe të territorit të tyre;sistemi i mbrojtjes nënkupton aparatin poli-

    cor e ndoshta edhe ushtarak. Serbia kërkoi42 zona mbrojtëse, me nga 5.500 ha secila,madje si kërkesë “e zbritur”! Uzurpimi itokës së pronarëve shqiptarë (rreth 800 ha)rreth manastirit të Deçanit dhe protestate qytetarëve të atjeshëm ishin tashmëshenjë se qetësia atje është tepër e brishtë.Vetëm tash jemi të vetëdijshëm se sa dëmena kanë sjellë ngjarjet e 17 dhe 18 marsit2004, nxitja e të cilave mbeti enigmë edhesot e gjithë ditën.

    Cila do të jetë qëndrueshmëriaekonomike-financiare e komunave serbe,kryesisht rurale, kjo është një çështje mëvete. Kush do t’i financojë dhe si do tëmbushet buxheti i këtyre komunave, gjith-ashtu mbetet problem më vete. Kështu sijanë dizajnuar komunat e reja serbe, njëpjesë të mjeteve do t’ua sigurojë Serbia, siçe parasheh edhe plani i Ahtisarit, ndërsapjesa tjetër do të vijë nga buxheti i Kos-ovës, pra nga shqiptarët; serbët deri më tashnuk kanë paguar taksa për asgjë, madje asenergji elektrike, as ujë etj.

    Komunat serbe sigurisht do të kenëgjyqet dhe policinë e tyre. Drejtuesit e tyredo t’i caktojë Beogradi, sigurisht në mar-rëveshje me Kishën Ortodokse serbe. Amund t’u besohet planeve se ministri për-katës i qeverisë së Kosovës do t’i emërojëgjykatësit dhe drejtuesit e policisë së ko-munave serbe?

    Gjatë diskutimit për problemin e de-centralizimit, ekipi ynë në Vjenë nuk e sh-troi një çështje esenciale: pozitën e sh-qiptarëve në Luginën e Preshevës, nëse jopër zgjidhjen e problemeve të tyre, për t’ishfrytëzuar si argument për të relativizuardhe amortizuar kërkesat e autoriteteve tëBeogradit për privilegjet e serbëve në Kos-ovë. Për rreth 100.000 shqiptarë, të shtrirënë tri komuna (Presheva, Bujanoci dheMedvegja) dhe 65 fshatra brenda tyre, nënjë sipërfaqe prej 1.250 km², nuk po kujdesetaskush, as Kosova, as Shqipëria e as bashkë-sia ndërkombëtare. Më të sakrifikuarit janëbërë shqiptarët e Luginës: pa lidhje komu-

  • 15Studime Sociale Vëll. 2 Nr. 1

    nikimi madje as në rrafshin kulturor meKosovën. Janë pamundësuar rrethanat qët’i realizojnë të drejtat e tyre kombëtare,shoqërore, politike-shtetformuese dheekonomike brenda Serbisë. Nuk mund t’izgjidhin as problemet elementare jetësore,sepse, përveç tjerash, kufijtë janë bërëpengesë: duke qenë nën juridiksionin e Ser-bisë, kufijtë e kontrolluar me Maqedoninë,me Bullgarinë (përmes Serbisë) dhe meKosovën po e pengojnë seriozisht funksion-imin e jetës ekonomike. Ka mbetur pa ukthyer një numër i madh i shqiptarëve nështëpitë e tyre pas konfliktit të armatosurnë vitin 2000; vendbanimet e komunës sëMedvegjës dhe të pjesës së Karadakut të Pre-shevës dhe Bujanocit gati janë braktisur ngashqiptarët, duke lënë edhe pronat e tyre tëpaluajtshme. Në anën tjetër, presioni usht-arako-policor është rritur: pas ndjekjes sëforcave ushtarake serbe nga Kosova, kon-centrimi i tyre është bërë pikërisht në terri-torin e Luginës së Preshevës.

    Insistimi që të vihej një shenjë barazi-mi midis pozitës së serbëve të Kosovës dhepozitës së shqiptarëve të Luginës së Pre-shevës është kërkesa më normale për të gjithëata që nuk duan të bëjnë diskriminime mi-dis popullatave. Për më tepër, atje ka rre-thana për organizimin normal të jetës nëdisa vendbanime. Pse, p.sh. Tërnoci, si fs-hat më i madh në Serbi, të mos bëhej ko-munë më vete, ose Rahovica, Miratoci etj.Por kjo do të duhej të shtrohej në Vjenë.Problemi shqiptar në Luginë është aq ko-mpleks sa del mashtruese dhe e dëmshmeavokatia mediale e një “elefanti” nga Eki-pi Negociator (Veton Surroi), çfarë bëhejgjatë takimeve të Vjenës dhe më vonë. Përavancimin e pozitës së gjithëmbarshme tëshqiptarëve të Luginës së Preshevës,produktive janë vetëm angazhimetkonkrete të Kosovës, të Shqipërisë dhe tëfaktorit ndërkombëtar, por në instancatrelevante vendimmarrëse.

    Delegacioni kosovar nuk e shtroi asçështjen e decentralizimit, që ka mbështetje

    në argumentin e funksionalitetit dhe nëpërmbushjen e nevojave të qytetarëve. Nëkuadër të decentralizimit, a thua nuk ështëe arsyeshme dhe e domosdoshme që tëmendohet për ndarjen e Prishtinës dhe tëqendrave të mëdha urbane në disa komu-na. Nuk do mend se qytetari i Prishtinës,më këtë presion të madh që ushtron përdit-shmëria e qytetit, sillet vërdallë me ditë eme javë për të marrë një dokument theme-lor, letërnjoftimin, pasaportën apo ndonjëcertifikatë. Në anën tjetër, në rrethanat e njëkaosi urbano-hapësinor dhe të mungesës sëkulturës urbane, çfarë i karakterizonmetropolin tonë dhe 6 mezoqendrat, ndarjaadministrativo-territoriale e këtyre qendravemundëson një zhvillim të harmonizuar ter-ritorialo-urban, zgjidhjen më lehtë të njëvarg problemeve social-ekonomike, kultur-ore e infrastrukturore, pengimin e ndërtimit“të egër”, të “terrorit urban” etj. Nuk kashenja që kjo çështje të shtrohet në institu-cionet e Kosovës, pa u pyetur instancatndërkombëtare dhe Beogradi zyrtar.

    Përdorimi i kadastrës si mjet përgrabitjen e territorit dhe manipulimet eBeogradit me të dhëna etno-demografike

    Edhe pse në rastin e Kosovës dhe tëbisedave rreth decentralizimit, angazhimetpolitike të Serbisë zhvillohen për territore,megjithatë, lufta politike sot po bëhet edheme shifra. Në hapësirat ballkanike faktistatistiko-demografik është bërë dhe indika-tor shumë i rëndësishëm në përcaktimin estatusit konstitucional-politik dhe tëzgjidhjes së raporteve politike dhe etnike.Prandaj këtu, në këtë segment demografi-ko-shoqëror bëhen edhe shumë spe-kulime, ku shquhet pushteti serb dhe in-stitucionet e tij. Në konstituimin e një-sive politiko-territoriale e administrative,të vogla apo të mëdha, nuk ka dyshim senjë nga kriteret themelore është numri ipopullsisë. Nga u nxor në Vjenë numri ipopullsisë në vendbanimet e komunave

  • 16 Decentralizimi aktual, si ndarje specifike territoriale-politike e Kosovës

    të reja serbe, kur në Kosovë nga vitit 1981nuk ka pasur regjistrim të popullsisë? EntiStatistikor i Kosovës, në mungesë tëregjistrimit, nuk ka dhe natyrisht nukmund të ketë asnjë të dhënë për indika-torët bazë demografikë, siç është p.sh. ësh-të numri i përgjithshëm i popullsisë. In-stitucionet e tjera jo se jo. Mbetet të be-sohet se të dhënat që janë përdorur nëtakimet shqiptaro-serbe në Vjenë janë tëgrupit të Beogradit. Për opinionin koso-var, numri i banorëve të bashkësive të rejapolitiko-territoriale serbe, zonat e mbroj-tura dhe shumëçka mbetën në fshehtësi.

    Si i siguroi Serbia të dhënat për num-rin e serbëve për komunat e reja? Regjistrimtë popullatës serbe në Kosovë nuk ka pasurqë nga viti 1991, por as ndonjë hulumtimapo vlerësim shkencor. Ndërsa nëregjistrimin e popullsisë të vitit 2002 nëSerbi, me sa dihet, janë përshirë vetëm ser-bët e Kosovës të ngulitur gjithandej në Ser-bi, por edhe këtë numër autoritetet zyrtareserbe nuk e kanë bërë të ditur, duke e ruaj-tur si shantazh për përdorim politik.Ndërkaq, shifrat që u prezantuan në Vjenëpër vendbanimet e komunave të reja nukjanë as të rrumbullakosura, siç veprohet nëanalizat statistiko-demografike dhe mëshumë në shqyrtimet politike, kur nuk katë dhëna të sakta (regjistrimet, anketimetetj.), por ato u dhanë si të dilnin nga ndonjëregjistrim special i popullsisë (të dhënatjepen në njëshe, dhjetëshe, qindëshe). Nëqoftë se Serbia zyrtare ka bërë fshehtas ndon-jë regjistrim në vendbanimet dhe enklavatserbe në Kosovë këtë vit apo vitin e kaluar,këtë duhet ta dijë pushteti vendor dhe qen-dror. Diçka të tillë nga institucionet tonanuk kemi dëgjuar. Ndoshta në Vjenë del-egacioni i Beogradit ka treguar buriminnga i ka siguruar të dhënat.

    Manipulimet e delegacionit të Beogra-dit në Vjenë janë pa dyshim pjesë e fush-atës për rritjen e numrit të serbëve në Kos-ovë për qëllime politike: grabitja sa më emadhe e territorit. Në aktakuzën e Prokuror-

    isë së Tribunalit të Hagës (pika 30 e ak-takuzës “Paraqitja e fakteve”), të ngriturkundër Ramush Haradinajt, na kujtohenmanipulimet flagrante sa u përket shifravedhe raporteve të popullatës sipas përbërjesetnike për vitin 1998 në komunat (Buri-mi, Deçani, Gjakova, Klina dhe Peja) ku kavepruar ai (ZOD). Shifrat nuk jepeshin tërrumbullakosura, por spekulohej sikursetash në Vjenë. Qëllimi ishte që të jepej samë i madh numri i serbëve dhe josh-qiptarëve, kinse të ndjekur nga vendet etyre dhe për këtë të ngarkohej me faj Ha-radinaj. Më 15 mars 2005 me fakte kishimbërë një denoncim publik të këtyre spe-kulimeve, të cilat ia dërguam po atë ditëdhe Tribunalit të Hagës.

    Meqenëse bëhet fjalë për luftën për ter-ritore, serbët si njësi për strukturën e popu-llimit në bisedime i përdori komunat ka-dastrale e jo vendbanimet (Kosova ka 1.300komuna kadastrale dhe 1.445 vend-banime), ndonëse numri i komunave ka-dastrale në komunat e reja përputhet menumrin e vendbanimeve, përveç në një rast(në komunën e Novobërdës, në komunënkadastrale të Koretishtës përfshihet edhe njëfshat); na kujtohet insistimi i Karaxhiçit qësi bazë për ndarjen e Bosnjës të merrej ka-dastra. Si duket, Grupi ynë le që nuk e kakuptuar përdorimin e komunave kadastralenga ana e Beogradit, por, siç po shihet qartë,nuk ka pasur as të dhëna të vetat. Në njëvizitë që i bëri nga fundi i majit 2006(atëherë thuhej se përfunduan bisedimet përdecentralizimin) Akademisë së Shkencavedhe të Arteve të Kosovës kryetari i delega-cionit të Kosovës në bisedimet në Vjenë,Lutfi Haziri, për t’i shpjeguar anëtarëve tësaj rrjedhën e këtyre bisedimeve, në pyetjense nga i ka delegacioni ynë të dhënat përnumrin e banorëve për komunat e reja ser-be, së pari tha nga Enti Statistikor i Kos-ovës, që menjëherë mori përgjigjen nega-tive, pastaj tha nga UNHCR-ja, që prapënuk doli e saktë, dhe herën e tretë iu referuaKryqit të Kuq, ku doli edhe më qesharak.

  • 17Studime Sociale Vëll. 2 Nr. 1

    Të gjithë e kuptuan se delegacioni ynë nukposedonte asnjë të dhënë!

    Shumë komuna kadastrale-vend-banime rurale, të banuara me serbë, në ko-munat e reja në periudhën midis regjistri-meve 1981-1991 kanë shënuar rënie tënumrit të popullsisë apo kanë pasur stag-nim. Duke iu referuar të dhënave të statis-tikës vitalo-demografike (N, M dhe SHN)të institucioneve statistikore të Serbisë përvitet 90-të të shekullit XX, vërehet tenden-ca e zvogëlimit të numrit të lindjeve dhe erritjes së numrit të vdekjeve të popullatësserbe në Kosovë, prandaj rezultati ështëzvogëlimi i vazhdueshëm i shtimit natyror.Në anën tjetër, procesi i shpërnguljes së ser-bëve nga Kosova vazhdonte edhe në këtovite, përkundër pushtetit të fuqishëm qëkishte vënë Serbia në Kosovë. Në situatëne tendosur politike dhe armiqësisë së futurmidis shqiptarëve dhe serbëve dhe instru-mentalizimin e serbëve të Kosovës përqëllime politike nga pushteti qendror i Ser-bisë, serbët e Kosovës në rastin e parë tëvolitshëm e braktisnin Kosovën. Ndërkaqdihet situata pas hyrjes së forcave ndërko-mbëtare në vitin 1999: emigrimi i vazh-dueshëm. Por edhe po t’i marrim si popul-latë rezidenciale (de jure), numri i serbëvenga lëvizja negative natyrore ka treguargjithnjë tendencë në rënie. Në komunën eGraçanicës, nga 12 vendbanime serbe dhebashkësive të tjera joshqiptare, në version-in e takimeve në Vjenë në 8 sish, madje rel-ativisht të mëdha, del rritja e numrit të pop-ullsisë (Graçanica, Çagllavica, Llapnasella,Uglari, dy Gushtericat, Livagja e Shullano-va). Në komunën e Kllokotit, sipas këtijversioni në të gjitha vendbanimet (4) pop-ullsia ka bilanc pozitiv (Kllokoti, Mogilla,Vërbovci dhe Gërnçari), ndërsa në peri-udhën 1981-1991 tri fshatra kishin shtimnegativ dhe e katërta shënoi stagnim. Vend-banimet Partesh, Budrigë e P. dhe Pasjan nëkomunën e re të Parteshit, në periudhën1981-1991 kishin një rritje fare të vogël tënumrit të popullsisë, ndërsa sipas versionit

    të Vjenës një rritje mjaft të lartë. Nga 12vendbanime rurale në komunën e re të Ra-nillukut (100% serbë) referohet të kishinrritje të numrit të popullsisë dhe tri stag-nim, ndërsa të tjerat rënie, ndërkaq në peri-udhën 1981-1991, 8 prej tyre kishin shënu-ar rënie dhe dy stagnim. Sipas kësaj ten-dence, të gjitha vendbanimet e kësaj ko-mune, në mbështetje të dinamikës së sh-timit natyror, do të duhej të kishin zvogëlimtë ndjeshëm të numrit të popullsisë.

    Komuna e Novobërdës (e zgjeruar)paraqet një situatë etniko-demografike mëvete, por dallohet edhe në pikëpamjegjeografike, infrastrukturore, zhvillimoreetj. Në kohën e regjimit të Millosheviçit ish-te komunë me vetëm 10 vendbanime, ndër-sa në versionin final të negociatave për de-centralizim u zgjerua në 23 komuna kadas-trale ose në 24 vendbanime, ku serbët për-bëjnë ¾ e popullsisë, ndërsa shqiptarët rreth¼. Të gjitha fshatrat, veçanërisht ato serbekanë një strukturë të imët të popullimit:një fshat serb në këtë komunë referohet nëVjenë të ketë vetëm 12 banorë (Mozgova)dhe 6 fshatra midis 25 dhe 80 banorë(Draganca, Miganovci, Tirinca, Bolevci,Turiçevci dhe Manishinca). Në periudhënmidis regjistrimeve zyrtare 1981-1991, 11vendbanime serbe kishin rënie të numrittë popullsisë (Turiçeci, Makreshi E.,Makreshi P., Mozgova, Strazha, Carevci,Bolevci, Manishinca, Tirinca, Parallova dheMiganovci), kurse tri fshatra kishin gjend-je pothuajse stagnante demografike (Kuf-ca E., Koretishta, Draganca).

    Në vendbanimet serbe të të gjitha ko-munave të reja, por edhe të komunave ekz-istuese serbe (Leposaviqi, Zubin Potoku,Zveçani, Shtërpca) procesi i mosshënimit de-mografik ka hyrë në një fazë të thellë, ndërsafshatrat me numër të vogël të banorëve gjendennë prag të shuarjes së jetës. Mirëpo, meqë nëangazhimin serb është fjala për luftë për terri-tore e jo lufta qytetari afër pushtetit dhemeqenëse çdo komunë kadastrale mesatarishtka 9,14 km² dhe çdo vendbanim 8,22 km²,

  • 18 Decentralizimi aktual, si ndarje specifike territoriale-politike e Kosovës

    Serbia lufton për hapësira e jo për përmirë-simin e jetës së serbëve të Kosovës. Edhevendbanimi me 12 banorë (rasti i Mozgovës)ka territorin e vet kadastral prej më se 9 km²;për Beogradin edhe vendbanimi pa serbë sot,por që kanë jetuar dikur, e ka territorin mekëtë sipërfaqe. Prandaj, përdorimi i komunavekadastrale është në funksion të një politike mirëtë konceptuar e të paramenduar të Beograditpër grabitjen e territorit.

    Përfundim

    Decentralizimi, që nisi si reformim ipushtetit vendor dhe si afrim i shërbimeveafër qytetarit, përfundoi me një ndarje suigeneris të Kosovës. Decentralizimi i karak-terit shtetëror-etnik të territorit, do të jetënjë paralizim i plotë i jetës funksionale dheinstitucionale të Kosovës dhe i gjithë siste-mit ekonomik, i përcjellë më vështirësi tëpapërballueshme, në radhë të parë për sh-qiptarët. Pushteti asimetrik i komunavenënkupton fuqi shumë më të madhe push-tetore të komunave serbe, brenda të cilavedo të mbetej edhe një numër i shqiptarëvedhe në këtë mënyrë ata do të bëhen mi-noritet brenda minoritetit. Kufijtë e komu-nave serbe janë bërë tashmë pjesë e doku-menteve ndërkombëtare dhe nuk mund tëndryshohen pa pëlqimin e instancave për-katëse ndërkombëtare. Ndonëse serbët e ar-ritën qëllimin e tyre, i grupuan të gjitha fsha-trat dhe mëhallët e tyre në komuna të reja e tëvjetra serbe, megjithatë autoritetet e Beogra-dit, që negociuan në emër të serbëve të Kos-ovës, mbetën të pakënaqur, sepse nuk u in-teresojnë privilegjet e serbëve të Kosovës, qënuk i ka asnjë minoritet tjetër në Evropë, porsovraniteti i Beogradit mbi Kosovën, tëcilin e kishte fituar me dhunë ushtarakeqë nga pushtimi i saj në vitin 1912.

    Me pasojat e modelit të decentraliz-imit, të bërë tashmë transparent nga Mar-ti Ahtisari, Kosova dhe shqiptarët do tëpërballen, pas zgjidhjes së statusit çfarëdoqë të jetë ai dhe atë në kontekst afatgjatëkohor, para së gjithash, me pengesat nëfunksionimin praktik të jetës politike, sho-qërore dhe ekonomike. Shqetësimet dhetensionet mund të rriten edhe më tepërnga përkeqësimi i situatës edhe ashtu tërëndë ekonomike (norma e lartë e pap-unësisë, mungesa e investimeve në degëtpropulsive, zvarritja e procesit të privati-zimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe trans-formimi i ndërmarrjeve publike dhepërgjithësisht ngecja e reformave struktur-ore në ekonomi etj.), izolimi i kosovarëvenga bota për shkak të ashpërsimit të regjim-it të vizave dhe mungesës së dokument-eve të udhëtimit etj.

    Ndërkaq, të gjitha parashikimet janëqë pas deklarimit të statusit final në formëtë pavarësisë së mbikëqyrur nga ana e bash-kësisë ndërkombëtare, serbët sigurisht dota shpallin entitetin e tyre në formë të Aso-ciacionit apo Bashkësisë së Komunave Ser-be, të lidhura vertikalisht me pushtetinqendror të Beogradit, i cili dhe do të kon-trollojë të paktën rreth 1/5 e territorit tëKosovës, pa llogaritur sipërfaqen e zonavembrojtëse rreth kishave dhe manastireve,që shtrihen në komunat e banuara me shu-micë shqiptare. Në anën tjetër, pastërheqjes së UNMIK-ut, do të instalohetnjë forcë europiane dhe ndërkombëtare eqeverisjes (civile dhe e sigurisë), dhe Ko-sova, pothuajse sikurse deri tash, do tëvazhdojë me një qeverisje tri rrafshesh: eKosovës, e Serbisë dhe ajo ndërkombëtare!E vogël është Kosova për t’u qeverisur ngadisa pushtete, por edhe më e vogël për t’ucopëtuar aq shumë!

  • Në këto vite të paskomunizmit,binomi “shoqëri civile” ështëndër më të artikuluarit. Kjonëse i referohemi ligjërimit politik, anal-izave, komenteve apo pasqyrimeve me-diatike, apo edhe bisedave të jetës sëpërditshme. Madje, pas konceptit“demokraci” vështirë të gjesh sot kon-cept tjetër më të përdorshëm se sa ai ishoqërisë civile (Pëllumbi, 2000: 9).Sado që shqiptarët kanë filluar të famil-jarizohen vonë me konceptin shoqëricivile, për botën ai nuk është një kon-cept i ri. Megjithatë ai nuk është njëkoncept i dhënë njëherë e mirë, pra ipandryshueshëm. Le t’u referohemi, sifillim, përpjekjeve të sotme për rivlerë-simin e këtij koncepti. Në “Jeta ime”,Bill Klintoni tregon se përpunimi i njëkoncepti të ri mbi shoqërinë civile ish-te pjesë e programit të tij. Domethënëishte pjesë e të ashtuquajturës “doktri-na Klinton”. Ai i referohet, madje pa efshehur krenarinë, një leksioni të Hill-ari Klintonit, aktualisht një ndër kan-didatet kryesore për presidente e SHBA-ve, e cila në pragun e këtij mijëvjeçaritheksonte (Klinton, 2005: 422) se:

    Ndërsa po hyjmë në mijëvjeçarin e ri, keminevojë për një politikë të re të vlerave. Keminevojë për një etikë të re të përgjegjësisëqytetare dhe të gjykimeve individuale për tëtjerët. Duhet të japim një përkufizim të ri tëshoqërisë civile, një shoqëri që u përgjigjetpyetjeve të vështira që bëjnë forcat politikedhe ato të tregut. Duhet t’i bëjmë vetes py-etjen: si mund të kemi një shoqëri që të nambushë përsëri, që të na bëjë të ndihemi sejemi pjesë e një diçkaje më të madhe se vetja?.

    Në këtë citim jepet, në fakt, konteks-ti apo sfondi në të cilën merr kuptim dhebëhet e domosdoshme shoqëria civile, ecila ka të bëjë me vlerat, përgjegjësinëqytetare, gjykimet mbi të tjerët e raportetme ta, me mbushjen e një boshllëku qëkrijon politika dhe tregu. Që ka të bëjë,më tej, me një qëllim (të jetës) që kapër-cen jo vetëm përkushtimin ndaj pushtetitdhe pasurisë, por edhe ndaj vetvetes.

    Nëpër 2-3 mijëvjeçarët e fundit, kon-cepti “shoqëri civile” ka evoluar. Për Aris-totelin, për shembull, ajo ishte sinonimme shtetin (koinonia politike). Pak ashumë edhe për Ciceronin (societas civi-lis). Në Mesjetë, “shoqëria civile” nënk-

    ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILENË SHQIPËRI (1991-2007)

    LEKË SOKOLI - Instituti i SociologjisëNORA MALAJ - Universiteti “Kristal”, Instituti i Sociologjisë

    Studime Sociale 2008, Vëll. 2, Nr. 1: 19-31

  • 20 Organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri (1991-2007)

    uptonte institucionet shtetërore, për t’i dal-luar ato prej institucioneve të plotfuqishmefetare. Loku dhe Rusoi vazhdonin që, mekëtë term, t’i referoheshin shtetit, ku ai ish-te vetë sundimtari. Pra, duke ia kundërvënëkonceptin “shoqëri civile” regjimit despo-tik. Te Hegeli, “shoqëria civile” nënkuptonteato institucione që, në atë kohë, mbartnininteresat e individit në ndërgjegje sipërore(mbiindividuale), që mishërohej në fundtë fundit nga shteti. Marksi e identifikoi“shoqërinë civile” me “shoqërinë borgjeze”.Për Antonio Gramshin, shteti është barasme shoqërinë civile plus shoqërinë politike.Këtu ndahet, mesa duket për herë të parë,shoqëria civile me atë politike1.

    Por kurdoherë “shoqëria civile” kanënkuptuar “qytetërimin”, një gjendje nëtë cilën njerëzit i rregullojnë marrëdhëni-et e tyre me anë të ligjit, ka nënkuptuarnjë risi, një progres në raport me pikënisjenetj. Për të ardhur kështu te koncepti isotëm perëndimor i shoqërisë civile, metë cilin kuptohet “një arenë publike, kubëhet i mundur organizimi i qytetarëvedhe ku orkestrohen veprimet për interesatë përbashkëta” (Sokoli, 2006). Megjithësekëto interesa janë gjithfarëshe, qytetarimund të marrë pjesë në veprimtaritë e sho-qërisë civile i nisur nga nevojat shpirtërorepersonale për realizimin e vetvetes. Pra sho-qëria civile, parimisht, përjashton veprim-tarinë prodhuese dhe atë politike.

    Njëfarë “formule” (disi e sajuar) dotë na e lehtësonte disi kuptimin e asaj qëpërmban shoqëria civile. Pra:

    Shoqëria civile = shoqëria në tërësi –(shoqërinë militare /ushtarake + sho-qërinë politike + shoqërinë ekonomike)

    Në shoqërinë civile ndodhemiatëherë kur jemi pjesë civile (jo ushtarake)e shoqërisë, por kur nuk votojmë (politi-

    ka) dhe kur nuk paguajmë taksa (sipër-marrja), domethënë kur nuk jemi dukepunuar, prodhuar ose blerë (përmbushjee nevojave materiale). Realizimi i intere-save politike ka të bëjë kryesisht me par-titë politike, që lokalizohen midis sho-qërisë civile dhe shtetit. Ndërsa realizimii interesave ekonomike lidhet me tregun.Ndaj edhe kërkesa për ripërkufizimin eshoqërisë civile, si në citimin e mësipërm,ka të bëjë kryesisht me raportet e saj mepolitikën dhe tregun.

    Ndër shndërrimet e gjithanshme tëtranzicionit paskomunist shqiptar, ato qëlidhen me krijimin dhe konsolidimin e njëshoqërie të vërtetë civile, sado të thjeshtanë dukje, janë, në gjykimin tim, më tëvështirat. Madje nëse u referohemi kon-cepteve globalizuese del se krijimi i njëshoqërie civile, në kuptimin e vërtetë tëfjalës, në kuadrin e një vendi të veçantëështë thuajse i pamundur. Vështirësitë nëkrijimin e shoqërisë civile dalin edhe nësei referohemi njëfarë kalendari kohor tëzhvillimeve paskomuniste, të dhënë ngastudiuesit socialë. Një shembull: men-jëherë mbas rënies së sistemit komunist,Ralf Dahendorf publikoi “Vështrime rrethrevolucionit në Europë”. Jacques Rupnik,një ndër politologët më në zë të kohës sonë,ka bërë një krahasim të këtij botimi me qin-dra publikime dhe kërkime të tjera, që i kaprodhuar njëra nga disiplinat më të reja tëpolitologjisë perëndimore - “tranzicion-ologjia”. Ai e cilëson atë si një nga udhë-zuesit më të mirë për botën e panjohur tëEuropës së Re. Dhe Dahendorf përshkruantri fusha të përgatitjeve paskomuniste,secilën me nga një plan vetjak të përkohs-hëm, me disa afate kohore. Konkretisht:

    Hyrja e demokracisë - 6 muaj.Kalimi në ekonomi tregu - 6 vjet.Zhvillimi i një shoqërie civile - 60 vjet.

    1. Lidhur me përkufizimin e shoqërisë civile shih,për shembull, Pëllumbi 2000, fq. 9-15; Sulstarova,

    2003, fq. 77-84; Sokoli, 2006, fq. 35-41.

  • 21Studime Sociale Vëll. 2 Nr. 1

    Referuar rastit të Shqipërisë, duket senë të tri këto çështje vërehet njëfarë pra-pambetje jo vetëm kundrejt vendeve tëEuropës Lindore, por edhe vendeve të ra-jonit. Kjo më e theksuar në kultivimin eshpirtit civil, qytetar, në krijimin e shoqërisëcivile. Sidoqoftë, kuptimi i shoqërisë civileështë i lidhur me (vet)organizimin. Lidhurme këtë çështje V. Havel2, thotë:

    Çdo shoqëri, detyrimisht ka nevojë për or-ganizim. Por që ky organizim t’u shërbejënjerëzve dhe jo të ndodhë e kundërta, duhetqë njerëzit të çlirohen dhe të krijohet një hapë-sirë ku ata të vetorganizohen në mënyradomethënëse për ta.

    Këtej dalim në përfundimin se sho-qëria civile identifikohet në një masë tëkonsiderueshme me të ashtuquajturat or-ganizata të shoqërisë civile (OSHC), meOJQ-të apo OJF-të3.

    Disa çështje metodologjike

    Për realizimin e këtij studimi ështëshfrytëzuar dokumentacioni që ka të bëjëme veprimtarinë e organizatave të sho-qërisë civile të Shqipërisë apo edhevendeve të tjera të rajonit të Ballkanit. Janëshfrytëzuar gjithashtu artikuj apo libra tëautorëve shqiptarë e të huaj, që i refero-hen drejtpërdrejt shoqërisë civile (si: Pël-lumbi, 2000; Sulstarova, 2003; Rupnik,2004; Krasniqi, 2004, Tushi, 2006 etj.).Janë shfrytëzuar, më tej, edhe raportet eorganizatave monitoruese vendore endërkombëtare, siç janë raportet peri-odike të zhvillimit njerëzor të UNDP,

    raporte të USAID etj. Në mënyrë tëveçantë është bërë një analizë e hollësishmee të dhënave të tre-katër adresarëve mbiorganizatat e shoqërisë civile, të publikuarderi sot në Shqipëri4.

    Duke pasur si pikënisje të dhënat eadresarëve të mësipërm, kemi bërë edhenjëfarë sondazhi, në të cilën janë intervis-tuar 133 individë, nga të cilët 45 (rreth34 për qind) drejtues apo përfaqësues tëorganizatave të shoqërisë civile, ndërsa tëtjerët studiues e analistë të pavarur, përfaqë-sues të medieve, si dhe studentë të Univer-sitetit të Tiranës, Shkodrës dhe Elbasanit.Janë bërë, gjithashtu, një varg verifikimeshpërmes komunikimeve me e-mail,shqyrtimit të të dhënave të publikuaranga vetë OJF-të në Web Site-t e tyre.

    Për realizimin e këtij studimi janëkapërcyer disa vështirësi që lidhen, parasë gjithash, me faktin se në Shqipëri, ndry-she nga shumë vende të tjera, ende nukështë krijuar fondi arkivor mbi organiza-tat e shoqërisë civile. OJF-të e para sh-qiptare u krijuan në vitin 1991. Ndërsa ipari ligj që rregullonte funksionimin e tyreu miratua në vitin 19945. Deri atëherëOJF-të janë organizuar me iniciativë, ba-zuar vetëm në faktin se paketa kushtetuesee vitit 1991 kishte sanksionuar për herëtë parë të drejtën e qytetarëve për t’u or-ganizuar në mënyrë të lirë e të pavarur.Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale,institucioni përgjegjës për bashkëpuniminmidis shtetit dhe OJQ-ve, nuk ka pub-likuar deri më sot asnjë studim me të dhë-na analitike të besueshme për OJF-të. Zëri“shoqëri civile” ende nuk figuron si zë mëvete në publikimet e INSTAT-it6, sikurse

    2. Cituar nga Sulstarova, 2003, fq. 77.3. Ligji nr. 8788, datë 7. 5. 2001 “Për organizatat

    jofitimprurëse” sanksionoi ndryshimin e emrit të më-parshëm OJQ (Organizata joqeveritare) në OJF (Or-ganizata jofitimprurëse).

    4. Ata janë: “Guidebook of Albanian Civil Soci-ety Foundation” (ACSF, 2000); “Directory of Alba-nian Non Profit Organisations working on Women’s

    Rights and Gender Equality” (Center of Gender Alli-ance for Development (CGAD, 2004), “Directory ofAlbanian NPOs” (Partners-Albania, 2005) dhe “Adresa-ri i OJF-ve shqiptare, 2007” (Partners-Albania, 2007).

    5. Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, ligji nr.7850, datë 29 korrik 1994.

    6. Shih, për shembull, INSTAT- Statistical AnnualYear Book, 2002.

  • 22 Organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri (1991-2007)

    janë për shembull, demografia, niveli ijetesës, mjedisi, degët e ekonomisë etj.

    Në mungesë të statistikave zyrtare, tëdhënat e këtij studimi janë kërkuar nëmënyrë më shumë empirike, sikurse ngakrahasimi i burimeve të ndryshme të in-formacionit, shoqëruar në mjaft raste mepërllogaritjet tona.

    Numri i OSHC-ve, vendndodhja dhefusha e veprimtarisë

    Përcaktimi i numrit të saktë të orga-nizatave të shoqërisë civile (në vijimOSHC) që veprojnë në Shqipëri është ivështirë, në mos i pamundur. Kjo përdisa arsye. Para vitit 2001 shoqatat dheorganizatat e tjera të shoqërisë civile, tënjohura me emrin NGO (OJQ dhe, pasvitit 2001, OJF), regjistroheshin nëdikasteret qendrore, siç ishin Ministriae Drejtësisë, e Kulturës, e Shëndetësisë,e Punës etj. Por ato mund të regjistro-heshin, gjithashtu, edhe në bashkitë erretheve të ndryshme të Shqipërisë aponë gjykatat e shkallës së parë. Pas vitit2001, regjistrimi duhet bërë vetëm nëGjykatën e Tiranës. Gjithsesi nuk ka njëdokumentacion publik dhe të dhëna tësakta mbi numrin e OJF-ve, ndikimin,strukturën dhe aktivitetin e tyre (Kras-niqi, 2004: 64). Mungojnë gjithashtureferimet zyrtare të besueshme nga in-stitucione që mbulojnë aspekte të veçan-ta të shoqërisë civile dhe organizatavetë saj. Në këto kushte për përcaktimi e

    përafërt të numrit të OJF-ve që veprojnënë Shqipëri do t’u referohemi studimevedhe adresarëve të realizuara nga individëapo institucione vendase e ndërko-mbëtare, megjithëse të dhënat e tyre janëdisi kontradiktore. Kjo sepse disa u ref-erohen OJF-ve (apo OJQ-ve) të regjis-truara. Disa vetëm atyre që vlerësohense janë aktive dhe kanë potenciale përrealizimin e projekteve të mëdha etj.Numri më i madh i OJF-ve raportohetnë një botim të “Qendrës së Medias” tëvit it 2003, sipas të ci l i t vetëm nëGjykatën e Tiranës janë regjistruar 1470shoqata (Muka, 2003). Ndërsa në njëraport të USAID-it (2002) mbi sho-qërinë civile në Shqipëri, theksohet se“ekzistojnë 400 deri 800 OJQ, prejt ë c i l ave ve tëm 200 j anë ak t ive”(SPAI, 2001).

    Për të përcaktuar me njëfarë përafërsienumrin e OJF-ve u jemi referuar katëradresarëve të realizuar deri më sot në Sh-qipëri, respektivisht në vitet 2000, 2004,2005 dhe 2007. Sipas tyre del se numri iOJF-ve aktive në vitin 2000 ishte 302, nëvitin 2005 numri i tyre shkoi në 349,ndërsa në vitin 2007 në 440. Nga njëfarëpërllogaritje del se raporti i OJF-ve tëvlerësuara si “aktive” me ato që janë vlerë-suar si “joaktive” është afërsisht 1:4. Mbibazën e informacioneve dhe përllog-aritjeve tona është hartuar tabela 1.

    Disa shifra krahasuese mbi numrin eOJQ-ve shqiptare me ato të vendeve tëtjera të rajonit jepen në tabelën 2.

    Tabela 1: OJF dhe OJF aktive në Shqipëri

    OJF-të Sipas viteve Organizata për të drejtat e2000 2005 grave e barazinë gjinore

    Të regjistruara 1200 1500 1087Aktive 302 349* 42

    7. Ky është numri i OJF-ve të kontaktuara nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (2004).

  • 23Studime Sociale Vëll. 2 Nr. 1

    Bazuar në shifra e tabelës del qartë se,kundrejt popullsisë, në Shqipëri ka shumëmë pak OJQ se në vendet e tjera të Ball-kanit, sidomos shumë më pak OJQ tëvlerësuara si aktive (Krasniqi, 2004: 74).

    Të dhëna janë të krahasueshme edhe meKosovën, e cila është në fazat e para tëndërtimit të shoqërisë civile.

    Në vlerësimin “aktive” ose “joaktive”për OJF-të, ne konsideruam edhe faktin

    Tabela 2: OJQ dhe OJQ aktive në vendet ballkanike

    OJQ Shqipëria Bullgaria Rumania Serbi-Mali Maqedonia Kosovai Zi

    Gjithsej 1500 8000 30000 20000 4000 1000Vlerësuar si aktive 273* 1900 = = 2500 50

    Tabela 3: OJF që kanë ose jo Web site & adresa e-maili në vitet 2005 dhe 2007

    Rezultati Viti 2005 Viti 2007Web site Adresë e-mail-i Web site Adresë e-mail-i

    Kanë 16.6 78.2 21.8 80.4Nuk kanë 83.4 21.8 78.2 19.6Gjithsej 100.0 100.0 100.0 100.0

    Burimi: Partner of Albania. Directory of Albanian NPOs, 2005Partnerët-Shqipëri: “Adresari i OJF-ve”, 2007

    Tabela 4: OJF të vlerësuara “aktive”, sipas fushës së veprimtarisë (viti 2000)

    Fusha e veprimtarisë OJFNë numër Në përqindje

    Fondacione 14 4.6Të drejtat e njeriut 26 8.6Edukim qytetar e patriotik 14 4.6Ekonomi 20 6.6Fëmijët, mbrojtja e të drejtat e tyre 11 3.6Gratë, barazia gjinore 36 11.9Kultura, arti 67 22.2Minoritetet 3 1.0Mjedisi, ekologjia 31 10.3Humanizmi, besimi 14 4.6Qendra koordinimi 5 1.7Rinia 29 9.6Shëndeti 19 6.3Organizata kërkimore 9 3.1Të tjera 4 1.3Gjithsej 302 100.0

  • 24 Organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri (1991-2007)

    nëse ato kanë një adresë të saktë, një adresëe-maili apo një Web Site të tyren.

    Lidhur me vendndodhjen e OJF-ve, rezulton se ka njëfarë shpërpjesëti-mi midis Tiranës dhe rretheve të tjera.Në raportin e zhvil l imit njerëzor(UNDP, 2002) theksohet, për shembull,se gjysma e tyre kanë selinë në Tiranë dhese vitet e fundit vihet re prirja e rritjes sënumrit të OJQ-ve jashtë Tiranës, sikurseajo e shtrirjes së veprimtarisë së tyre nëzona e rajone periferike.

    OJF-të shqiptare veprojnë më shumënë fushën e barazisë gjinore, të të drejtavetë fëmijëve, të shëndetit publik dhe çësh-tjeve sociale. Banka Botërore (WBR,2004) raporton se OJF-të janë shumë mëaktive dhe të suksesshme në fushën socialese në fusha të tjera. Të dhënat mbi shpërn-

    darjen e NGO-ve sipas fushës së veprim-tarisë jepen në tabelën 4.

    Por cila është prirja që konstatohet,lidhur me fushat e veprimtarisë së OJF-ve? Veprimtaria OSHC-ve varet kryesishtnga prioritetet e vendosura nga donatorët.Në vijim (tab. 5) janë sistemuar disa tëdhëna që kemi përshtatur bazuar në njëstudim të UNDP (2005). Ato japin njëinformacion interesant lidhur me kapac-itetet e OJF-ve shqiptare, vendndodhjete tyre dhe fushat e sotme të veprimtarisë,sikurse edhe në të ardhmen.

    Siç shihet, ka prioritete si në zërin“Reforma në administratën publike dheforcimi i shërbimeve civile” etj., që nukmbulohen me kapacitete të OJF-ve dheinstitucioneve të tjera. Nga vlerësimi i bërëdel se vetëm 143 OJF kanë kapacitete për

    Tabela 5: Prioritetet e UNDP dhe kapacitetet e OJF-ve të Tiranës e rretheve

    Prioritetet e UNDP Vendndodhja e OJF-veTiranë Të tjera Gjithsej

    Reforma në administratën publikedhe forcimi i shërbimeve civile0 0 0Decentralizim dhe qeverisje lokale 2 0 2Forcimi i institucioneve qeverisëse 3 1 4Përmirësimi i mjedisit 20 1 21Siguria personale e komunitare 34 7 41Siguria socio-ekonomike 31 12 43Siguria mjedisore 26 18 44Informim dhe ndihme juridike 25 3 28Barazi gjinore 23 6 29Gjithsej 164 48 2128

    Tabela 6: Prioritetet e UNDP, OJF-të dhe organizatat e tjera

    Total OJF dhe institucione të tjera që vlerësohen se kanë kapaciteteOJF Arsimi Media Sindikatat

    167 143 8 11 8

    8. Numri 212 u referohet 167 institucioneve (ndërto 147 OJF) që vlerësohet se kanë kapacitete për

    fushat respektive. Disa OJF janë vlerësuar se kanëkapacitete për më shumë se një fushë prioritare.

  • 25Studime Sociale Vëll. 2 Nr. 1

    të përballuar sfidat e së ardhmes, të cilatpërputhen me objektivat globale tëmijëvjeçarit të ri. Referuar praktikës sëderisotme, del se kjo mund e duhet tëndikojë një strukturim të OJF-ve dhe ri-dimensionim e veprimtarive të tyre.

    OJF apo IJF9?

    Raporti OJF-IJF (NGO-NGI) nukështë i vendosur një herë e mirë. Kjo sepsekonstatohet zgjerim apo tkurrje e veprim-tarisë së OJF-ve, qoftë edhe të atyre të vlerë-suara si aktive. Këto janë të kushtëzuarakryesisht nga (pa)mundësia për të gjeturburime financimi. Rezulton, nga ana tjetër,se OJF-të shqiptare nuk janë tërësisht tëpavarura nga politika, e cila injekton push-tet kudo. Një studiues i intervistuar thotë:

    “Unë kam ndjekur dinamikën e veprimtarisësë OJF-ve në Tiranë prej më shumë se dhjetëvjetësh dhe kam konstatuar një tkurrje apozgjerim të veprimtarisë së tyre, sipas korrentevepolitike. Disa OJF ishin mjaft aktive gjatëmandateve qeverisëse të PD-së, para vitit1997. Gjatë dy mandateve të PS-së, dolënnë avangardë të shoqërisë civile disa OJF tëtjera, por u tulatën pas rikthimit në pushtettë PD-së, në mesin e 2005-ës”.

    Kjo tregon se shoqëria civile shqiptareështë ende e ndikuar nga politika.Ndonëse pranohet njëfarë interference epolitikës në shoqërinë civile, si praktikë enjohur edhe në vende të tjera (Pëllumbi,2000: 12), tipike për Shqipërinë është fak-ti se, ndryshe nga përvoja perëndimore, ku

    zyrtarët dhe politikanët krijojnë OJF apoangazhohen në to vetëm pas largimit ngaposti publik që mbajnë, në Shqipëri ndodhe kundërta: zyrtarët dhe politikanët vazh-dojnë njëkohësisht aktivitetin politik dhepublik, si dhe administrimin e OJF-ve nëinteres të tyre (Krasniqi, 2004: 67).

    Kjo stimulohet edhe nga donatorët,të cilët, nën petkun e “përputhshmërisësë veprimtarisë së OJF-ve me strategjitë ezhvillimit kombëtar”, shpesh priren të“orientohen” nga ato OJF që janë më afërqeverisë apo që drejtohen drejtpërdrejt oseme “mëkëmbës” nga politikanë aktivë. Njëe intervistuar, mjaft e shquar në fushën eOJF-ve të grave, pohon kështu:

    “Nuk ka pse të çuditeni nëse edhe ne sh-kojmë pas politikës (pushtetit), derisa vetëdonatorët “rendin” pas saj. Në mjaft rasteata, gjatë procedurave të aplikimeve, nakërkojnë edhe miratime me shkrim nga insti-tucionet shtetërore. Një pjesë e tyre e kanëngrënë “çorbën e prishur” (kupto: janë kor-ruptuar). Vijnë në Shqipëri “me shkelma”,pastaj nuk duan të ikin më. OJF-të qëqarkullojnë “pjesën e luanit” të fondeve janëpikërisht ato të ministrave që shkojnë e vijnë,deputetëve e pushtetarëve. Ata bëjnë“strategjitë”, ata i zbatojnë, ata kanë pushtet,pará, akses në shoqërinë civile. Në 4-5 vitet efundit, partitë kryesore kanë shpallur “afriminme shoqërinë civile” jo si partneritet, porduke tërhequr një herë e mirë disa të quajtur“përfaqësues” të saj10. Kjo është një goditje eshoqërisë civile shqiptare, ende në fëmijërinëe saj, për të mos thënë një përpjekje për tahequr qafe njëherë e mirë”11

    9. NGI (Non Government Individuals), ose IJF –“Individë jofitimprurës” është përdorur për të karak-terizuar organizatat e shoqërisë civile që e kanë hum-bur anëtarësinë (në rastin e OJF-ve me anëtarësi) osedrejtohen nga një individ i vetëm (në rastet e OJF-vepa anëtarësi), pra pa borde drejtues etj.

    10. Ideja e përfshirjes së individëve nga shoqëriacivile në qeverisjen socialiste (2001-04) u pasua menjë zell më të madh të PD-së, e cila arriti një kulm të

    sajin me KOP-in (Komiteti i Orientimit të Politikave)para dhe gjatë fushatës elektorale të vitit 2005, për t’uharruar pas saj.

    11. Në të njëjtën linjë, një aktivist i shoqërisë civile,nga Universiteti i Shkodrës, tha në mënyrë më të troçtë:“Në rastin e Shqipërisë, mund të duket me vend qëkrahas klasifikimit “OJQ”ose “IJQ” (OJF, IJF) të për-doret edhe një lloj tjetër grupimi: “OJQ” (organizatëjoqeveritare) dhe “OPQ” (organizatë proqeveritare).

  • 26 Organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri (1991-2007)

    Por sa “OJF” janë në të vërtetë “IJF”?Një përgjigje, gjithsesi të përafërt, mundta marrim nga studimet që u referohenstrukturave të OJF-ve. Sipas një studimitë “Partner of Albania” (2002), del sevetëm 5-10 për qind e OJF-ve kanë struk-tura funksionale me drejtor, punonjës,kryesi dhe anëtarësi. Nga sa rezulton, tëqenit “IJF” apo “OJF” lidhet edhe me një-farë fleksibiliteti të tyre. Pjesa më e madhee OJF-ve përbëhen nga grupe të vogla, nganjë deri në tre persona, pra mund të kon-siderohen IJF. Megjithatë pranohet se or-ganizatat e vogla kanë një fleksibilitet mëtë madh për të punuar e për të ecur,ndërkohë që organizatat e mëdha, të cilatvuajnë nga mentaliteti i vjetër i regjimitkomunist, duket se kanë shumë vështirësipër të funksionuar si duhet në Shqipërinëe “re” (Krasniqi, 2004: 65).

    Profesionalizmi dhe vijimësia

    Lidhur me profesionalizmin e OJF-ve, raportohet për shembull se vetëm 35OJF shqiptare kanë shkruar një raport fi-nanciar të shpenzimeve me ndihmën e rr-jetit amerikan ORT/USAID. Jemi, gjith-sesi, në një stad në të cilin institucionet e

    shoqërisë civile mund të konsiderohenende, në shumicën e tyre, si institucionetë “dhomave private” (Sokoli, 2006a).

    Lidhur me dinamikën e OJF-ve tëvlerësuara si “aktive”, krahasuam tëdhënat e adresarëve të vitit 2000 me atotë atij të vitit 2005 dhe i pasqyruam atosi në vijim (tab. 7).

    Në trajtë grafike, kjo dinamikë e OJF-ve paraqitet në grafikun 1.

    Siç shihet nga të dhënat e mësipërme,një pjesë e konsiderueshme e OJF-ve tëthemeluara në dhjetëvjeçarin 1991-2000,nuk ekzistojnë më (disniveli i kurbave “a”dhe “b”, deri në vitin 2000).

    Organizatat mendore të shoqërisë civile13

    Në tabelën 4 (shih) është dhënëstruktura e OJF-ve, sipas fushave të vep-rimtarisë14. Megjithëse pohohet se studi-

    Tabela 7: OJF “aktive”, sipas viteve te themelimit

    Numri i OJF-ve, sipas viteve Gj

    A 1 21 21 21 30 61 48 59 30 6 298B = 10 14 10 5 20 21 33 45 49 47 45 26 7 6 33812Vitet 1990 91 92 93 94 95 96 97 98 99 00 01 02 03 04 =

    Numri i OJF-ve aktive sipas viteve të themelimit të tyre (Burimi: Guidebook of Albanian Civil SocietyFoundation, 2000)B. Numri i OJQ-ve aktive sipas viteve të themelimit të tyre (Burimi: Directory of Albanian NPOs, 2005)

    12. Në fakt, janë analizuar 349 OJQ, referu-ar adresarit 2005 (Partners-Albania), por për11 prej tyre data e themelimit nuk figuron nëadresarin në fjalë.

    13. Termi “organizata mendore” nuk është i ri përshqiptarët. Ai është përdorur nga Branko Merxhani,

    studiues social i viteve ’30-të, për të karakterizuar atoorganizata të shoqërisë civile që merren me kërkime,me idetë, me mendimin (think tanks).

    14. Ky është i vetmi adresar i publikuar n ë Sh-qipëri, që i rendit OJF-të sipas fushave të veprimtarisëdhe jo sipas alfabetit.

  • 27Studime Sociale Vëll. 2 Nr. 1

    mi i dukurive të jetës shoqërore ështënjë ndër karakteristikat e OJF-ve sh-qiptare, përsëri si numër ato përbëjnë3.1 për qind të totalit të OJF-ve. Ngaanaliza e strukturës së brendshme të kë-tyre organizatave del gjithashtu se kërki-mi (research) përbën 20-40 për qind tëveprimtarisë së tyre. Vetëm në ndonjërast të shkëputur ai arrin në 60-80 përqind. Pjesa tjetër e veprimtarisë përfshinedukim, trainime, asistencë juridike,ndërgjegjësim etj.

    Megjithatë numri i organizatavemendore të shoqërisë civile, në pesëvitet e fundit është rritur nga 915 në 23,gjithsesi me një ritëm më të madh se aii OJF-ve në përgjithësi. Studimi ynëtregon se kryerja e sondazheve si pjesë e“vlerësimit të gjendjes” nuk është njëekskluzivitet i organizatave kërkimore tëshoqërisë civile. Thuajse të gjitha OJF-të bëjnë sondazhe e studime, pra në një-farë mënyre bëhen edhe organizatakërkimi (research organisations). Njo-hja apo vlerësimi i nevojave konsidero-het si fazë e parë e shumë projekteve.Në disa projekte të mëdha janë bërësondazhe në fillim e në fund, për të kra-hasuar ndryshimin e gjendjes ose efek-tivitetin e vetë projektit.

    Por masivizimi i sondazheve, nëmungesë të kapaciteteve apo për shkaqetë tjera, ka ndikuar negativisht në cilës-

    inë e kësaj fushe të kërkimit shkencorsociologjik. Nga ana tjetër ka, gjithsesi,një numër organizatash që kërkimin ekanë si objekt kryesor apo edhe të vetëmtë veprimtarisë dhe kanë arritur të krye-jnë studime mjaft cilësore.

    Si pjesë e këtij studimi është edhenjë grup intervistash (anketimesh) të re-alizuara me 133 anketues, realizuar “njëpër një” (face to face) ose përmes inter-netit, në të cilat një grup pyetjesh kish-in të bënin me sondazhet (mënyrën e re-alizimit dhe realizuesit, përfituesit e tyre,besueshmërisë së tyre, dobinë shoqëroretë tyre etj.) Në tabelën 7 është dhënë për-bërja e këtij “kampioni studimi”.

    Këtej del se në mbi 90 për qind tërasteve media i konsideron organizatatmendore të shoqërisë civile (ResearchOrganisations) si partnere të saj dheanasjelltas. Por ajo, të paktën në 78-80për qind të rasteve, i konsideronsondazhet e tyre si të mirëqena dhe ukrijon hapësirat e nevojshme, pavarë-sisht nëse besohen apo jo. Lidhur mebesueshmërinë e sondazheve të organi-zatave të special izuara, rezultati i“sondazhit” tonë është ky: rreth 70 përqind e të intervistuarve pohojnë sesondazhet e kryera drejtpërdrejt nga in-stitucionet ndërkombëtare kanë një niv-el të pranueshëm besueshmërie. Atapohojnë se sondazhi më i plotë dhe më

    Tabela 7:

    Përfaqësueshmëria Në numër Në përqindje

    Drejtues apo përfaqësues tëorganizatave të shoqërisë civile 45 33.8Studiues e analistë të pavarur 37 27.8Përfaqësues të mediave 27 20.3Studentë dhe të tjerë 24 18.1Gjithsej 133 100.0

    15. Gjashtë prej tyre janë përfshirë në “Think Tanks in Central and Eastern Europa. Freedom House, 2000”.

  • 28 Organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri (1991-2007)

    i besueshëm ndër sondazhet e realizuaraderi sot në Shqipëri, e që mund të kon-siderohet si model, është ai i realizuarnga ORT/USAID në vitin 1998 (Shih).Por kjo shifër zbret në 58 për qind, nësekjo bëhet edhe me partnerë vendas dhenë 42 për qind për sondazhet e kryeranga vetë institucionet vendase.

    Por shumica e të intervistuarve, ngasektori i medieve, pohojnë se besuesh-mëria e sondazheve të tyre (vetë media-ve) nuk është më e madhe se 50 përqind. Pak a shumë njësoj: shumica e për-faqësuesve të shoqërisë civile shprehindyshime të mëdha në vërtetësinë esondazheve të vetë OJF-ve.

    Një studiues i intervistuar u shprehse “manipulimi është duke u shndërru-ar në një praktikë kulturore”. Ai e ilus-troi këtë me një shembull:

    “Shkova një ditë në zyrën e një shoku, qëdrejton një TV të njohur. E gjeta në tryezëmbi një sondazh për audiencën, duke përf-shirë strukturën sociale të teleshikuesve të këtijstacioni televiziv. E pyeta se ku i kishte anket-at, por ma ktheu, duke qeshur: “Anketat ibëjnë sociologët, ne s’kemi nevojë për to.Atë që ju e bëni në shumë kohë, me shumëenergji e para, unë e bëj për një gjysmë dite.Ja, nuk të pëlqejnë?”, më pyeti duke mëtreguar tabelat e grafikët…”

    Përvoja e këtyre viteve ka treguarse në mjaft raste sondazhet e manipulu-ara janë përdorur edhe politikisht, si-domos gjatë fushatave elektorale dhe ikanë paraprirë manipulimit të opinion-it e të vetë rezultatit të zgjedhjeve. Nërealizimin e sondazheve konstatohetgjithashtu mungesë kapacitetesh dhepaaftësi metodologjike, mosrespektim ikritereve të përzgjedhshmërisë etj. Kjokonstatohet sidomos kur OJF-të epaspecializuara për sondazhe bëjnëvlerësimin e nevojave të komuniteteve.Në të kundërt, në këto vite janë reali-

    zuar studime cilësore empirike, të ba-zuara në anketime e intervista mbi njëvarg problemesh sociale, siç janë mi-grimi, varfëria, marrëdhënieve famil-jare, kriminaliteti e dhuna, droga,vullnetarizmi etj., etj., që kanë shër-byer si bazë e debateve publike përkëto çështje dhe, në disa raste, edhepër hartimin e ligjeve. Përmes tyresociologjia empirike shqiptare ka njo-hur, g j i thses i , n j ë fa rë zhv i l l imi .Megj i tha të s tud imet soc io log j ike(edhe empirike) vazhdojnë të jenë mëshumë fryt i vullnetarizmit akademiktë studiuesve të veçantë dhe angazhim-it të pjesshëm të tyre në organizatat eshoqërisë civile. Sidoqoftë studimetsociologjike të studiuesve të mirëfilltëmbeten më të pasponsorizuarat.

    Disa përfundime

    Nga studimi dhe monitorimi i ve-primtarisë së OJF-ve shqiptare rezul-tojnë pesë arritjet më të rëndësishme tëperiudhës 1991-2007. Ato janë: kriji-mi i lidhjeve reciproke kombëtare endërkombëtare (1); ndihma dhe për-pjekjet për zbutjen e konflikteve dhenxitjen e dialogut midis grupeve tëndryshme (2); roli i tyre aktiv dheunanim në procesin e integrimit (3);ndihmesa e dhënë në hartimin e disaligjeve të rëndësishme (4); funksionimii tyre si organizata mendore (5), sipasmodelit “think tank”.

    Një çështje e rëndësishme ka të bëjëme faktin se OJF-të, në mungesë të buri-meve të brendshme të ekzistencës sëtyre, kanë qenë dhe janë kryesisht nëvartësi të donatorëve të huaj. Kjo kakrijuar deri njëfarë pesimizmi për vetësistemin demokratik të vendosur nëShqipëri dhe rolin e shoqërisë civile nëkëtë proces. Sipas Fatos Lubonjës, publi-cist dhe aktivist i njohur i shoqërisë civile,Shqipëria paskomuniste ka dështuar edhe

  • 29Studime Sociale Vëll. 2 Nr. 1

    në rrafshin e krijimit të shoqërisë civile. Nëreferatin “Shoqëritë posttotalitare, rasti iShqipërisë”16, ai thotë:

    Sfida kishte të bënte me mbushjen e hapë-sirës mes njerëzve dhe pushtetit. Ideja qen-drore huazohet, sigurisht, nga Perëndimi,sipas së cilës shoqëria civile duhet të jetëpalë përballë shtetit, duke ilustruar kështunjë ide të Xhon Lokut. Nëse përpiqemi t’ikrahasojmë dy situatat, shoqërinë civile nëPerëndim, me gjithë përvojën e sjellë dhe atëqë ndodhi aktualisht, përftojmë një hibridqë është gjithashtu përshkrues i shoqërive tëtjera eurolindore. Me pëlqen ta krahasoj këtëfenomen me pemët, por problemi është seshoqëria civile nuk po rritej nga rrënjët e lart.Pse? Sepse ishte Perëndimi që po e ushqentekëtë pemë, e cila nuk kishte ardhur në jetë sishprehje e nevojave te popullit. Elementi idytë i asaj se pse shoqëria civile ishte ndryshe,ka të bëjë me atë se shpeshherë kjo shoqërizëvendësoi shtetin social (welfare state),duke u kthyer në një farë menaxhueseje tëndihmave humanitare. Sigurisht që sho-qëria civile edhe në rastin e Shqipërisë ish-te e lidhur me idenë e Antonio Gramshit,sipas së cilës shoqëria civile mund tëndikojë me prurjen e ideve. Sigurisht qëdisa suksese janë arritur... Por në fund kjopemë duhej të kthehej në pozicionin nor-mal me rrënjë poshtë, por kjo nuk ndodhi.

    Sidoqoftë organizatat e shoqërisëcivile shpesh krijohen dhe shuhen në për-puthje me projekte të dhëna që, gjithsesi,kanë një kohëzgjatje të caktuar. Ose, në tëtjera raste, ato janë të detyruara të ndër-rojnë emrin dhe objektin e veprimtarisë,për t’iu përshtatur përparësive të përcak-tuara nga donatorët. Pra, OJF-të shqiptareende kanë vështirësi për krijimin e fizion-omisë dhe maturimit të tyre. Me këtë lid-

    het, për shembull, fakti se është rriturndjeshëm numri i OJF-ve që ofrojnë shër-bime, sepse donatorët kanë si përparësi tëfinancimeve të tyre pikërisht ofrimin eshërbimeve (UNDP, 2005: 120).

    Përgjithësisht nuk konstatohen aftësipër të siguruar një mbijetesë të pavarur tëOJF-ve. Gjithashtu, nëse i referoheminumrit të vullnetarëve të tyre, del se af-tësitë për mobilizimin e publikut janëende minimale. Vullnetarizmi, ky ind idomosdoshëm i shoqërisë demokratike(Dervishi, 2004), vlerësohet përgjithë-sisht si tipar i shoqërisë parademokra-tike që lamë pas. E njëjta gjë mund tëthuhet për kooperimin e kolektivizmin.

    Konstatohet se vitet e fundit ështërritur përfshirja e organizatave të shoqërisëcivile në çështjet publike, në rritjen endërgjegjësimit publik, të angazhimitqytetar në vendimmarrjen qeverisëse etj., kujanë shquar veçanërisht disa prej tyre, si lëviz-ja “Mjaft”, Zyra për Mbrojtjen e Q